Page 1

Faqe 19

Azizi: Problemi i shkrimtarit, mbrojtja nga vetvetja Idlir Azizi për romanin e ri, mungesën e kritikës, lidhjen e shkrimtarit me vendin e origjinës dhe fenomenet e kohës

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 3 korrik 2012. Numër 615. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Mark Marku : Duhet reflektim për të fituar më 2013-ën

Trafiku drejt BE kosovari: Si u pajisa me pasaportë shqiptare për 2 mijë euro Hetimet mbi të deportuarit nga vendet e BE-së zbulojnë skemën e pajisjes me pasaporta biometrike të shtetasve nga Kosova. Një 40-vjeçar nga Podujeva, i cili tentoi të udhëtonte me dokumentin shqiptar drejt Zvicrës, ka treguar për policinë se sekserët i kanë nxjerrë fillimisht një certifikatë shqiptare. “Me të shkova dhe aplikova zyrtarisht në Kamëz. Dy javë më vonë mora pasaportën në zyrat e Drejtorisë së Policisë” Dy mijë euro dhe një identitet i rremë janë të mjaftueshme për të marrë një pasaportë biometrike në Shqipëri. Mjafton të jesh shqiptar i Kosovës dhe me njohjet e duhura, brenda dy javësh pajisesh me këtë dokument, për të

Deputeti i PD shprehet se PD-ja u shfaq si parti e shantazhuar nga LSI-ja gjatë ndryshimeve të fundit në qeveri. Pse qeveria nuk frymëzon më dhe parashikimi për zgjedhjet e 2013-ës Faqe 4-5

Zgjedhja e kandidatëve për deputetë, Braçe: Reagimet e memecëve më bëjnë të qesh Fino: Ajo që kërkon Braçe është e pamundur të realizohet FAQe 6

op-ed / 10-11

koment Arben Idrizi

koment

Përparim Kalo

NgërÇ

lëvizur më pas lirisht në vendet e BEsë. Kjo gjë është bërë tashmë rutinë, aq sa mund të flitet për një fenomen masiv. Skema e përdorur është mjaft e thjeshtë dhe lehtësisht e realizueshme, nëse i paguan dy... Faqe 7

Kollozi: Vendim politik për 80 mijë ndërtimet pa leje pas 2006-s Kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, tha dje se për rreth 80 mijë objektet që janë ndërtuar pasi ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi, do të ketë një vendim politik. Prishja e tyre do të ishte një kosto për ekonominë e vendit. Gati kompensimi i 2700 pronarëve

Kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi

Banditë dhe hajvanë

Masivi i kromit vret minatorin, 3 të arrestuar se s’kishte siguri

Për banditët dhe hajvanët ka sa duket një kod tjetër, “nderi” e “dinjiteti”, “përgjegjësie” e “kulture”...

Trupi i pajetë i 53-vjeçarit u nxor pas tri orësh kërkime, nga 500 metër thellësi e minierës, pasi sasia e madhe e dheut të shkëputur e vështirësoi operacionin e kërkimit

NGA bujar kapexhiu

Lutja e Nënë Terezës për gjykatësit

Rikthehet vdekja në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator humbi jetën, i

mbuluar nga masivi i mineralit që është shembur menjëherë, ndërsa tre persona u arrestuan pas ngjarjes të hetuar për mosmarrje masash sigurie. Dilaver Koçi humbi jetën në mesditë, në galerinë 41, që menaxhohej nga një kompani private emri i së cilës nuk është publikuar; ndërsa 53-vjeçari i shtohet radhës së gjatë të... Faqe 14

Mashtrimi

aksioni

Shumëkujt mund t’i ketë qëlluar të ngjitë shkallët e Ministrisë...

Kërkoi 300 milionë euro Pranga grabitësit shëtitës nga banka në Elbasan, të vilave, pas bastisjes së arrestohet italiani shtëpisë së një polici FAQE 15

Seleksionim individual

FAQE 7

Hapet mundësia për legalizimin e mbi 80 mijë objekteve pa leje, që janë ndërtuar pas vitit 22006, kur ligji i legalizimeve hyri në fuqi. Ardian Kollozi, kreu i ri i ALUIZNI-t tha dje se do të ketë një vendim politik sesi do të trajtohen këto objekte, pasi numri i tyre është shumë i madh dhe prishja do të kishte impakte negative në ekonomi. Duke për folur për emisionin “Prizëm”, të gazetarit Aleksandër Furrxhi, Kollozi... Faqe 9

koment / 11 Financial Times

Manifest për sensin ekonomik Para më tepër se katër vjet, pasi filloi kriza financiare, ekonomitë më të avancuara kryesore botërore mbeten thellësisht në depresion, në një skenë që në masë të madhe i përkujton vitet e ‘30-ta. Shkaku është i thjeshtë: ne mbështetemi në idetë e njëjta, që e qeverisën politikën gjatë asaj dekade. Këto ide, që për një kohë të gjatë ishin hedhur poshtë, përfshinin gabime të thella si për shkaqet e krizës, natyrën e saj dhe për përgjigjen përkatëse. Këto ide kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen publike, duke dhënë mbështetje për kursime të zgjeruara të politikave fiskale në shumë vende. Pra, është koha për një manifest në të cilin ekonomistët kryesorë i ofrojnë opinionit më tepër analiza të mbështetura në prova për problemet tona. Kur flitet për shkaqe, shumë politikëbërës këmbëngulin se kriza ishte shkaktuar nga huazimi...


2

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

politika

Korrik dhjetor 2012 shkurt 2013

fundi i muajit është afati i fundit për refeformën zgjedhore sipas PS është afati i mbarimit të mandatit të kësaj KQZ-je sipas Arben Ristanit është afati kur i mbaron mandati në krye të KQZ

Berisha: Gati të takoj Ramën, por Ristani është personalitet i shquar Kryeministri: “Përballemi me një fenomen të veçantë, që të krijon përshtypjen se në këtë proces nuk kërkohet ligji, por kërkohen kokat në tepsi” TIRANË Kryeministri Sali Berisha

mblodhi dje deputetët demokratë për të informuar se ai ishte i gatshëm që të ulej në një tryezë me kryetarin e opozitës, Edi Rama, për reformën zgjedhore. Në një mbledhje që filloi e mbaroi vetëm me fjalën e Berishës, Kryeministri iu referua punës së deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vlerësuar (ndryshe nga opozita) punën e kryetarit të saj Arben Ristani. Berisha i parapriu vlerësimeve për Ristanin, nisur nga qëndrimi që kryetari i opozitës mbajti në editorialin e fundjavës, sipas të cilit, PS-ja nuk do të votonte asnjë reformë zgjedhore në rast se nuk ndryshonte KQZ-ja aktuale. “…Tani përballemi me një fenomen të veçantë, fenomeni unik që të krijon përshtypjen ndonjëherë se në këtë proces nuk kërkohet ligji, por kërkohen kokat në tepsi, d.m.th. në çdo rast kryetari i PS sulmon dhe demonizon në mënyrën më të papranueshme kryetarin e KQZ-së dhe në qoftë se ju do të krahasoni sulmet që i ka bërë ai Arben Ristanit, me sulmet që i bën ai Lulzim Bashës, ju garantoj se sulmet që i bën Arben Ristanit janë disa herë më të mëdha. Nuk është Arben Ristani që i bind qytetarët e Tiranës, është Lulzim Ba-

sha, prandaj i them zotit Rama: mos u merr me kokat, të merren me ligjet, se Ristani është një nga personalitetet më të shquara dhe më të ekuilibruara të vendit. Unë e përgëzoj sot zotin Ristani për performancën e shkëlqyer që bëri në konferencën me komisionin e Venecias, një konferencë shumë e rëndësishme kjo, një konferencë ku pjesëmarrës kryesorë theksuan se Shqipëria ka plotësuar kodin etik të zgjedhjeve më mirë se kushdo tjetër”,- tha Berisha. Kryeministri shtoi se procesi i deritanishëm për reformën zgjedhore ka ecur pozitivisht, duke kërkuar që i tillë edhe të mbyllet. “…Kokat në tepsi kanë mbetur nga një periudhe tejet e hershme, kur priteshin kokat dhe shqiptarët mbajnë mend vetëm kokën e Ali Pashës, që në fakt duhet të bëjmë ç’është e mundur që

“Ata kanë bërë një detyrë shumë të rëndësishme, askush nuk e ka të përjetshme karrigen në këtë vend dhe kjo është demokracia, por jashtë domonizimeve… Unë nuk them ta nxjerrim si mburojë, por nuk është normale të bëhen editoriale dhe ciu-ciu çdo tri ditë për KQZ-në dhe kryetarin e tij”

ta kthejmë në Shqipëri dhe ta bashkojmë me trupin, sepse nuk ka pse mbetet trupi në Janinë dhe koka në Stamboll. Ndaj dhe i bëj thirrje që ta mbyllim. Kur ekziston vullneti, absolutisht që të gjitha gjërat zgjidhen. Ne kaluam një proces shumë të rëndësishëm për vendin, pavarësisht se nuk u arrit në një konkluzion konsensual, por konsultimet e bëra ishin, për mendimin tim, ndër më të vyerat. Pra ishte një proces që kaloi në një shkëmbim të gjerë mendimesh, kështu që edhe për reformën unë jam i gatshëm që ta takoj zotin Rama, në qoftë se ka qoftë edhe dyshimin më të vogël te qëndrimi i sinqertë i yni dhe vendosmëria jonë për ta zgjidhur problemin”, tha ai. Duke lënë pas, sa duket, etiketimet e shumta që PD-ja e dikurshme ka bërë ndaj drejtuesve të KQZ-së të para disa viteve, Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se sot nuk është etike “që të merremi me sulme personale, ndaj zyrtarëve të administratës së zgjedhjeve”. “Ata kanë bërë një detyrë shumë të rëndësishme, askush nuk e ka të përjetshme karrigen në këtë vend dhe kjo është demokracia, por jashtë domonizimeve…Unë nuk them ta nxjerrim si mburojë, por nuk është normale të bëhen editoriale dhe ciu-ciu çdo tri ditë për KQZ dhe kryetarin e tij. Kështu që shpresoj të ketë një vullnet të qartë, pa ultimatume”, - tha ai, duke shtuar se në një demokraci nuk funksionon logjika “gjithçka ose asgjë”. N.Perndoj

Parku, Berisha atakon Lamen: Ka shkatërruar plazhin e Golemit TIRANË Në mbledhjen e Komitetit Ndërmin-

istror të Planifikimit të Strategjive, ku bëri me dije destinacionet kryesore të shpërndarjes dhe përdorimit të fondit prej 86.4 milionë euro ndihmë e Komisionit Europian, kryeministri Berisha informoi se një nga destinacionet e rëndësishme të këtij fondi ishte edhe mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit. Për pasojë, kreu i ekzekutivit iu referua debatit kryesor për këtë çështje që lidhet me ndërtimin e Rrugës së Elbasanit. “Qeveria nuk mund të mos investojë për ndërtimin e Rrugës së Elbasanit, sepse kjo përbën një domosdoshmëri të madhe, për faktin se Farka, e cila pak vite më parë ishte një zonë shumë modeste në popullatë, sot po shndërrohet, dora-dorës, në një nga qytetet e mëdha të vendit. Natyrisht, është e dhimbshme prerja e atyre pemëve atje, por rruga duhet zgjeruar. Jam i bindur se ata qytetarë të cilët e kanë të domosdoshme rrugën e gjerë, të përshtatshme për të ardhur në qendër të Tiranës, do të votonin, jo një herë, por shumë herë, për zgjerimin e rrugës.

Natyrisht, ato pemë duhet të zëvendësohet 1 nga 1 dhe bashkia po mbjell dyfishin e tyre. Sikundër, zoti ministër Olldashi, për ato pemë që akoma nuk janë prerë, të ndihmohen organizatat mjedisore në marrjen e tyre dhe transplantimin në një vend tjetër”,- tha Berisha. Kryeministri ka atakuar edhe Artan Lamen, një prej aktivistëve që ka dalë në mbrojtje të Parkut Kombëtar. “Shoh që për këtë çështje protestonte edhe ‘shkatërrimtari’ i Golemit, njeriu i 100 profesioneve, që nuk i del zot asnjërit prej tyre. Ju e dini vet emrin e tij e nuk ka nevojë ta them. Shkoni në Golem dhe të gjithë ua tregojnë. Një vit ndenji zëvendësministër dhe e shkatërroi Golemin, sikur ta kishte pronë private dhe, tani na del si ambientalist. Unë kam shumë respekt për shoqatat e mjedisit, por antiglobalistët janë varianti i neomarksizmit. Por, nëse del e flet, kërko të falur për Golemin, për batërdinë që i ke bërë njërës nga perlave të bregdetit shqiptar. Nuk shkon më dot në Golem ai, sepse të gjithë e dinë ç’ka bërë”, - tha ai.

“Shoh që për këtë çështje protestonte edhe ‘shkatërrimtari’ i Golemit, njeriu i 100 profesioneve, që nuk i del zot asnjërit prej tyre. Ju e dini vet emrin e tij e nuk ka nevojë ta them. Shkoni në Golem dhe të gjithë ua tregojnë”

Berisha për finalen: Unë jam fitues si Spanja TIRANË Jehona e finales Spanjë – Itali nuk kaloi dje pa koment nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar. Berisha bëri një paralelizëm mes fitores së tij dhe fitores së Spanjës. Spanja fitoi tre kampionate në 4 vite, ndërsa kryeministri Berisha fitoi 3 palë zgjedhje, 2005, 2009, dhe zgjedhjet lokale të 2011-s. “The winner take it all”, - tha Berisha para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së. Madje, ai tregoi se kishte komunikime me stafin e Ramës deri edhe për sport. “Direkt nga stafi i Edi Ramës vjen një mesazh. Rama më thotë e deklaroi është me Italinë. Lëre thashë e mora vesh rezultatin. Me kë je ti? (e kishin pyetur). Unë me atë që fiton (kishte thënë Berisha).”


E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Gjiknuri: Berisha kërkon të ruajë ristanokracinë Përpjekje për ta shkëmbyer me një lëshim tjetër në reformën zgjedhore, i ka quajtur bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar të reformës elektorale, Damian Gjiknuri, gjithë fjalët e mira që kryeministri Sali Berisha tha për kreun aktual të KQZ-së, Arben Ristani. Duke reaguar në faqen e tij në

rrjetin social Facebook, Gjiknuri, duke denoncuar këtë përpjekje, ka theksuar se Ristani nuk ka më asnjë shans për t’u rizgjedhur në KQZ. “Berisha, duke i thurur lavde Ristanit, kërkon koncesione duke tregtuar një ‘skrap’ që i skadon afati në dhjetor të këtij viti. Ristani është tashmë

‘skrap’, dhe s’ka shanse të riciklohet në KQZ. Duke refuzuar formulën e re të KQZ-së, Berisha kërkon të ruajë jo ‘skrapin’ Ristan, por Ristanokracinë në krye të zgjedhjeve. Ky është problem i vërtetë që ka Berisha, por dhe zgjedhjet në Shqipëri”, - shprehet Gjiknuri.

Ristani: S’largohem nga KQZ, puna që dua Kryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, nuk e fsheh ambicien e tij për të qenë sërish pjesë e këtij institucioni. Edhe pse i vënë në qendër të akuzave më të fundit të opozitës, e cila largimin e tij e ka vënë dhe si kusht për ecurinë e mëtejshme të reformës zgjedhore, Ristani ka bërë të ditur dje se të qenit pjesë e KQZ-së është puna që do donte ta bënte ende. I pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e KQZ-së, nëse do të propozohej nga mazhoranca, Ristani u përgjigj se “Puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej”. Ndërkohë, nga ana tjetër ai u ka kthyer përgjigje edhe akuzave të opozitës dhe kreut të opozitës lidhur me figurën e tij, duke shpjeguar se puna e gjithsecilit matet në bazë të ligjit dhe jo të vlerësimeve të krerëve politikë. “Kriteri i vlerësimit i punës sime apo KQZ-së është shteti ligjor dhe jo

konferenca e radhës për shtyp e kujtdo partie politike në këtë vend. Kriter vlerësimi është shteti ligjor dhe gjykatat kanë folur në mënyrë të vazhdueshme për punën e KQZ. Ashtu sikurse ka folur dhe arbitri ndërkombëtar OSBE, dhe ODIHR”, - tha Ristani, duke folur dje për mediat. Në këtë kuadër ai ka shpjeguar se dhe vendimi për referendumin e plehrave është ligjor dhe se KQZ ka zbatuar vetëm Ligjin. “Në mënyrë konsekuente kemi zbatuar ligjin gjatë gjithë punës sonë”, - vijon Ristani. Gjithashtu, kreu i KQZ-së ka hedhur poshtë dhe logjikën ligjore që përdor opozita kur përllogarit se mandati i anëtarëve aktualë të KQZ-së mbaron në muajin dhjetor. Sipas Ristanit, në bazë të Kodit Zgjedhor, mandati i KQZ-së aktuale mbaron në muajin shkurt, çka do të thotë se përgatitjet e para për zgjedhjet

e ardhshme parlamentare duhet t’i bëjnë pikërisht anëtarët aktualë të këtij institucioni. “Përsa i përket zgjedhjeve për vitin e ardhshëm, mandati i këtij KQZ mbaron në shkurt të 2013-s”, - u shpreh Ristani.

Tryeza për zgjedhjet, PS braktis takimin Damian Gjiknuri u largua në mënyrë demonstrative nga takimi, pasi nuk ishte përcaktuar të ulej në tryezë. Organizatorët: Në panelin kryesor ishte përcaktuar që të uleshin veç përfaqësuesve të institucioneve Fejzi Braushi

Schulz letër Nishanit: Forconi dialogun mes qeverisë dhe opozitës TIRANË Presidenti i Parlamentit

Europian, Martin Schulz, i dërgoi një letër urimi presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, Bujar Nishani, ku mes të tjerash shprehu besimin se si Kryetar shteti ai do të ndihmojë në forcimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës si dhe të nxisë marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, këtë vit. “Zgjedhja juaj vjen në një moment kritik, ndërsa Shqipëria këtë vjeshtë duhet të kalojë një tjetër test në rrugën e saj të integrimit europian. Kam besim se ju do të përfaqësoni unitetin e vendit, të promovoni dialogun mes forcave kryesore politike dhe do të garantoni ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit. Besoj se do të ndihmoni që populli të rifitojë besimin tek institucionet, çka ka dominuar dhe jetën politike shqiptare në kohë të ndryshme. Pavarësisht dështimit keqardhës të liderëve kryesorë politikë të Shqipërisë për të arritur një

marrëveshje për një kandidat konsensual, kam besim se ju do të punoni me të gjitha forcat politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës, i cili është thelbësor për miratimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare, por edhe për plotësimin e 12 kritereve të Komisionit Europian. Mbetem optimist se ju do të jeni i aftë të ulni tensionet politike, të konsolidoni vendin dhe të ndihmoni Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat në këtë vit të rëndësishëm dhe simbolik për popullin shqiptar”, - thuhet në letrën Schulz-it.

Politika shqiptare nuk ngurron të tregojë konfliktet e saj edhe kur palë në procese të caktuara bëhen edhe ndërkombëtarët. Rastin më i qartë është vënë re dje në seminarin e organizuar nga Komisioni i Venecias, Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vendin tonë, me temë “Trashëgimia zgjedhore europiane”, me rastin e 10-vjetorit të hartimit të Kodit të Praktikave të Mira, ku për shkak të mosmarrëveshjeve organizative, përfaqësuesit e opozitës janë larguar prej tryezës në mënyrë demonstrative. Bëhet fjalë për bashkëkryetarin socialist të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili nuk është pajtuar me mospërfshirjen e tij në panelin kryesor të të ftuarve në këtë seminar dhe në shenjë demonstrative është larguar prej këtij seminari. Ndërkohë që kjo s’ka penguar drejtues politikë të institucioneve të rëndësishme në vend si dhe përfaqësues të huaj në këtë tryezë që të përcjellin mesazhe të qarta se reforma zgjedhore në vendin tonë duhet të mbyllet sa më shpejt. Seminari Kryeparlamentarja Topalli, e cila teksa vlerësoi punën e kryer nga komisioni i reformës zgjedhore, kërkoj prej palëve të përfaqësuara në të që ta përmbyllin atë, pasi nuk ka më kohë. “Në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe sigurisht e vlerësueshme. Tani është finishi dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur më tej. Shfrytëzoj këtë rast dhe të ftoj njerëzisht që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt. Është koha tani. Shqiptarët duan statusin dhe ata e meritojnë. Shqiptaret nuk e falin

Ut plictempor moluptiis repudit exerercit mod ea adition. foto filan fisteku

bllokimin dhe këtë e kanë treguar”, tha Topalli. Ndërkohë që ambasadori i OSBE-së theksoi se konkludimi i reformës është shumë afër, në rast se palët politike tregojnë përgjegjshmëri politike për të dhënë konsensus. “Vija e finishit është afër, por vetëm për ata me vullnet politik. Një përfundim në kohë i reformës nevojitet edhe që KQZ të ketë kohë të mjaftueshme për të bërë përgatitjet e duhura në mënyrë të efektshme. Përmbushja e kësaj detyre kërkon, mbi të gjitha, që udhëheqësit politikë t’i lënë mënjanë interesat partiake vetjake dhe të vënë në plan të parë vendin e të nderojnë besimin, që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë”, - tha Wollfarth. Incidenti Por pavarësisht mesazheve të përcjella në këtë panel, politika shqiptare tregoi që në atë moment se gjendet tepër e përçarë, çka nuk ngurron ta përçojë edhe kur në mes janë të huajt. Kështu, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, është larguar në mënyrë demonstrative nga takimi i djeshëm, pasi nga organizatorët nuk ishte përcaktuar të ulej në tryezë, por në rreshtin e dytë të të ftuarve, si dhe se nuk kishte patur një ftesë të shkruar. Duke e konsideruar këtë si jo serioze, ai nuk është pajtuar me faktin që bashkëkryetari opozitar i komisionit të mos të ulej në panelin kryesor të kësaj tryezë, ku temë diskutimi ishin pikërisht çështjet zgjedhore. Ndaj ai ka qëndruar në sallë vetëm pak momente, duke respektu-

ar fjalët përshëndetëse dhe më pas është larguar nga ky seminar. Por nga organizatorët e këtij takimi është shpjeguar se për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve ishte vendosur që deputetët e pranishëm të uleshin në rreshtin e dytë të të ftuarve. Nga ky rregull, sipas tyre, nuk bën përjashtim as Gjiknuri, pasi në panelin kryesor ishte përcaktuar që të uleshin veç përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe krerët e komisioneve të përhershme parlamentare. Gjithashtu, sqarohet se takimi ishte organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Venecias dhe KQZ, dhe jo nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, bashkëkryetar i të cilit është Gjiknuri. Bëhet e ditur se edhe për Gjiknurin, ashtu si dhe për gjithë deputetët e komisionit të Ligjeve, ftesa ka qenë gojore dhe është bërë në mbledhjen e së mërkurës së shkuar të këtij komisioni. Organizatorët bëjnë të ditur edhe faktin se Gjiknuri nuk kishte asnjë arsye që të ulej në panelin kryesor, pasi tema e diskutimit nuk ishte reforma aktuale zgjedhore, por Kodi i Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias. Megjithatë, bëhet e ditur se kushdo pjesëmarrës qoftë i tavolinës kryesore qoftë i rreshtit të dytë, mund të bëhej pjesë e diskutimeve në seancën e pyetjepërgjigjeve. Por përveç Gjiknurit mbledhjen më pas e kanë braktisur edhe deputetët e tjerë të opozitës, si Pandeli Majko, Ermonela Felaj, apo Ethem Ruka, të cilët gjithsesi kanë ndjekur një pjesë të mirë të diskutimeve.


4

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

politika

Erion Braçe komenton reagimet e kolegëve të tij deputetë për mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve të PS-së për 2013

Braçe: Deputetët, reagimet e memecëve më bëjnë të qesh Fino: Ajo që kërkon Braçe është e pamundur të realizohet, për shkak të disa faktorëve që kanë të bëjnë më shumë me sistemin elektoral sesa me mënyrën sesi vepron PS-ja për përzgjedhjen e kandidatëve Fejzi Braushi

Reagime të memecëve. Kështu i ka konsideruar nënkryetari i grupit socialist, Erjon Braçe, reagimet që erdhën nga një pjesë e kolegëve të tij lidhur me qëndrimin e shprehur prej tij se kandidatët për deputetë duhet të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë dhe jo nga kryetari i partisë. Pavarësisht se në këto reagime nuk ishin të pakta dhe ata që e mbështesnin atë në këtë qëndrim, Braçe duke folur sërish në faqen e tij në rrjetin social Facebook, i ka përkufizuar të gjithë si memecë, kjo ndoshta sepse askush deri më tani nuk ka patur guximin të shpreh lirshëm atë çka mendon. “Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!!! Po shoh gazetat dhe më bëjnë të qesh reagimet e memecëve!!”, - shprehet Braçe në mënyrë ironike në komentin e vet. Madje, ai shkon dhe më tej teksa nuk ngurron të sulmojë dhe një prej deputeteve të qarkut të Beratit, Er-

monela Felajn, e cila në reagimin e saj e quajti debatin e hapur nga Braçe si të padobishëm përsa kohë që në Shqipëri nuk është e sigurt vota e shqiptarëve. Sipas Braçes, sugjerimet e shprehura prej tij nuk janë personale, por të qytetarëve që kërkojnë të pyeten. “Njëra paska gjetur dhe ‘vrimën në ujë’!!!.. Njerëzit që sugjeruan këtu janë të trazuar që s’i pyet e s’i dëgjon kush. Unë hapa një mundësi, kjo çupa e quan vrimë në ujë! Po do kemi kohë më pas për t’i sqaruar!!!”, - shkruan më tej Braçe. Ndërkohë dje anëtari i kryesisë së PS-së, Bashkim Fino, e quajti të panevojshëm këtë debat, kjo për vet faktin, sepse sipas tij ajo që kërkon Braçe është e pamundur të realizohet për shkak të disa faktorëve që kanë të bëjnë më shumë me sistemin elektoral sesa me mënyrën sesi vepron PS për përzgjedhjen e kandidatëve. Fino sqaron se sistemi zgjedhor i bën të detyrueshme listat e mbyllura të renditura që para zgjedhjeve, ndërkohë që ka sqaruar se edhe aktualisht PS kandidatët e saj i zgjedh përmes një procesi që nis në bazë dhe përfundon te kryesia. “Ajo që dua të them në mënyrë të veçantë është se besoj se nuk ka një sens të drejtpërdrejtë për zgjedhjen e deputetëve sipas parimit një anëtar-një votë, poshtë në bazë. Ka të bëjë me atë që ne kemi një sistem tjetër zgjedhor. Ne nuk kemi sot një

sistem zgjedhor mazhoritar të pastër, por kemi një sistem zgjedhor proporcional rajonal, pra në rangun e prefekturës, që do të thotë që fleta e votimit ka dy sigla, ose disa sigla. Ka siglat e partive politike që marrin pjesë në zgjedhje, që do të thotë akoma që në fund të fundit qytetari do të shkojë do të votojë në fletën e votimit, për Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, pra kryetarët e partive që kanë siglat përkatëse. Ndërkohë, në rastin konkret, meqenëse kemi të bëjmë me një sistem tjetër zgjedhor, unë mendoj që edhe kjo formë që ka aktualisht partia ime, pra Partia Socialiste, është mëse e mjaftueshme. Nuk është një formë e cila nuk merr në konsideratë mendimin dhe gjykimin e strukturave të partisë në komuna, në bashki dhe në rrethe. Përkundrazi, i merr dhe mbasi i merr këto mendime i trajton në kryesi”-tha Fino.

“Njëra paska gjetur dhe ‘vrimën në ujë’!!!.. Njerëzit që sugjeruan këtu janë të trazuar që s’i pyet e s’i dëgjon kush. Unë hapa një mundësi, kjo çupa e quan vrimë në ujë! Po do kemi kohë më pas për t’i sqaruar!!!”

Nano-Ramës: Së bashku të mundim kryeministrin dështak Ish-kryeministri Fatos Nano vëren se përparimi i axhendës së integrimit europian të vendit tonë po pëson zhvendosje dhe pengesa të pakuptimta dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë. Në një njoftim të shpërndarë dje për mediat nga zyra e shtypit e Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve, bëhet e ditur se “Sali Berisha u dëshmua ndarës dhe dëmtues i axhendës së integrimit europian të Shqipërisë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, sikurse edhe në të gjithë administrimin e procesit të reformave që ndihmojnë integrimin në periudhën post zgjedhjes së Presidentit”, - thuhet në deklaratën në fjalë. Gjithashtu, Nano e quan një lojë politike meskine ftesën që kryeministri Berisha i bëri dje kreut të opozitës për t’u takuar për të zgjidhur çështjet e reformës zgjedhore. “Sali Berisha sot u deklarua i hapur për takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, ndërsa është e qartë për çdo mendje të shëndoshë se ai po bën lojë politike të ngushtë e meskine partiake me ftesa e qëndrime provokative, duke i ofruar opozitës një konsensus negativ Kryetarësh, në mënyrë që të çmontojë dhe zhbëjë betejat dhe qëndrimet parimore për një reformë parlamentare dhe reformë zgjedhore në përputhje me interesin kombëtar, qytetar, demokratik dhe integrues europian”, - thuhet në këtë deklaratë. Në këtë vijë, “Lëvizja Nano”, shpreh mbështetjen e saj për çdo takim e marrëveshje pozitë opozitë për krijimin e hapësirave e kushteve për një qeverisje të pastër të ndershme dhe llogaridhënëse, për organizimin më

2013 të zgjedhjeve të lira. “Lëvizja Nano”, duke përshëndetur turin e kryetarit të PS, Edi Rama, në bazën e PS, e fton atë që të mos humbasë kohë për t’u shpjeguar socialisteve arsyet përse Edi Rama nuk e mbështeti Fatos Nanon për President, por t’u shpalosë projektin e tij për bashkimin e popullit opozitar në mënyrë që të fitohen zgjedhjet e vitit 2013. “Lëvizja Nano shprehet e vendosur në Projektin e saj për bashkimin, përfaqësimin dhe udhëheqjen e të gjithë popullit opozitar drejt fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Së bashku ne e

mundim Sali Berishën. Së bashku ne fitojmë. Së bashku ne e bëjmë Shqipërinë një vend të denjë europian. Vetëm bashkimi i popullit opozitar mund të bëjë të mundur largimin me votë të lirë e të ndershme të kësaj qeverisjeje në vitin 2013. Të bashkohemi të gjithë aktorët dhe faktorët opozitarë që ta largojmë Kryeministrin e pamerituar e dështak Sali Berisha. Të bashkohemi që të fitojmë në zgjedhjet në vitin 2013. Të bashkohemi që ta bëjmë Shqipërinë një vend europian me meritë e dinjitet”, shprehet Nano në këtë deklaratë.

“Lëvizja Nano” e fton Edi Ramën që të mos humbasë kohë për t’u shpjeguar socialisteve arsyet përse Edi Rama nuk e mbështeti Fatos Nanon për President

PS: Ministria e Mbrojtjes po refuzon kontrollin e Kuvendit Partia Socialiste ka denoncuar dje si një precedent të rrezikshëm refuzimin që sipas saj Ministria e Mbrojtjes i ka bërë Kuvendit të Shqipërisë për të hetuar veprimtarinë e saj. Në një dalje për shtyp, anëtari i komisionit të Sigurisë, teksa ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së Kuvendit për të lejuar një grup deputetësh për të kontrolluar veprimtarinë e këtij institucioni, është shprehur se ky përbën në vetvete një atentat ndaj Kushtetutës dhe sistemit demokratik që funksionon në Shqipëri. “Përfaqësuesit e PS në komisionin e Sigurisë, i kërkojnë Kryetares së Kuvendit, si përfaqësuese e këtij institucioni në marrëdhënie me pushtetet dhe institucionet e tjera, që të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese për t’u mundësuar parlamentarëve kryerjen e detyrave të tyre”, - u shpreh Pirro Lutaj. Më tej ai ka bërë dhe një pasqyrë të asaj çka ka ndodhur që nga momenti i miratimit të vendimit në komisionit të Sigurisë deri në refuzimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “Pas një odiseje të tejzgjatur, në mbledhjen e tij të datës 18 maj 2012 komisioni i Sigurisë në mënyrë unanime, mazhorancë dhe opozitë, mori vendimin Nr.8, ku u miratua plani i zhvillimit të seancave dëgjimore dhe të mbikëqyrjes parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe e përcaktoi grupin e punës që do të ndjekë këtë veprimtari në emër të komisionit, të përbërë nga deputetë të mazhorancës e opozitës, vendim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë”.


E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al www.mapo.al

intervistë

MAPO

5 11

Deputeti i PD shprehet se PD-ja u shfaq si parti e shantazhuar nga LSI-ja gjatë ndryshimeve të fundit në qeveri. Pse qeveria nuk frymëzon më, strukturimi i ideve për rithemelin e PD-së te Berisha dhe parashikimi për zgjedhjet e 2013-ës

Mark Marku: Duhet reflektim për të fituar zgjedhjet e 2013-ës “Mendoj se mundësitë ekzistojnë, por është shumë e vështirë të fitojmë në rast se ne nuk reflektojmë dhe krijojmë një alternativë. Ne duhet të kemi një alternativë të jashtëzakonshme, një reflektim të jashtëzakonshëm, duhet të kemi një projekt të jashtëzakonshëm, që t’i bindim qytetarët që të na votojnë” Intervisoi: Rudina Xhunga / Shqip Si e kanë pritur deputetët intervistën tuaj te gazeta Panorama? …Mesa kam diskutuar me deputetë dhe në përgjithësi, ideja e tyre ishte që “po”, qëndrojnë pjesa më e madhe e atyre që kam shkruar tek intervista te ‘Panorama’. Qëndrojnë, por nuk ia vlen të flasësh, cila është ideja e kolegëve? Mendoj që është krijuar një edukate politike te PD-ja, por jo vetëm, që të mos shprehesh është më komode dhe me e suksesshme në kuptimin politik të karrierës politike brenda PD-së. Në një farë mënyre të shprehurit e lirë pothuajse është shndërruar në një lloj anomalie politike gjë që unë e shoh si shumë shqetësuese dhe një nga arsyet që unë mendoj se duhet hapur debati është pikërisht kjo; në një farë mënyre partitë politike në Shqipëri duhet të demokratizohen…Nuk mund ta pranoj si fakt që 20 vjet pas rënies së diktaturës në formacionet politike shqiptare të ketë kaq shumë mungesë debati dhe kjo është një nga arsyet që mendoj se ka ardhur koha që të hapet debati politik në PD… Ju i keni dhënë votat në çdo kohë PD-së, i bindur apo jo? I bindur, sepse në momentin që kur aderon në një force politike normalisht që duhet të mbështesësh aksionin politik të asaj force. Bujar Nishanin si President, e votuat apo jo? Po, sepse është tjetër të votosh dhe tjetër të mendosh. Procesi presidencial ka qenë një proces i drejtë? Unë personalisht kam qenë për një proces politik… Për Nishanin apo Topallin? Unë flas hapur, kam qenë më shume për Topallin, për disa arsye… Tani që po flisni a mund të themi që ju mund të paragjykoheni se po flisni si përfaqësues i një grupi apo Topallit, që është e pakënaqur nga zgjedhja e Presidentit? Jo, nuk ka lidhje fare me Topallin. Nuk di që ajo të jete shprehur apo ka ndërmend. Unë nuk shpreh as mendime grupi dhe as interesa grupi, sepse realisht nuk gjej veten të përfshirë në një grup dhe nuk di që të ketë grupe. Realisht në PD janë më tepër, kam përshtypjen, fantazi, sepse aty është pak e vështirë që të shprehesh mendime. Mendoni sa e vështirë është që të krijosh grupe, kështu që unë individualisht shpreh një shqetësim intelektual që nuk ka kuptim që të mos ketë debat brenda një formacioni politik dhe e gjej absurde se pse i shmangemi debatit politik… …Është e përfaqësuar në mënyrë jo serioze tani që flasim, Presidenca? E kam thënë vazhdimisht që Presidenti i Republikës praktikisht e përcakton vetë seriozitetin ose mosseriozitetin e postit që ka dhe në këtë kuptim presidenca e Nishanit do të përcaktohet shumë, vetë nga z.Nishani… Besoni se z.Nishani do të dëshmojë pavarësi nga Berisha? Po të keni parasysh qëndrimin e tij politik brenda PD-së, mendoj që jo, nuk do të jetë një President i pavarur; por duke pasur parasysh një lloj integriteti, por edhe një dinamike të vetë marrëdhënies mes institucioneve, unë mendoj që logjika do ta çojë drejt një lloj sjelljeje të pavarur, sepse shumë shpejt do të gjendet para një përgjegjësie të madhe, pra të sillet si një partiak në funksionet e Presidentit, gjë që do të ishte e dëmshme për institucionet për pavarësinë, për ekuilibrin e pushteteve në Shqipëri, por edhe për vetë atë. Interesi juaj në mënyrën sesi i drejtoheni publikut është që PD-ja të fitojë më 2013-ën? Së pari, mendoj që PD-ja patjetër për të fituar duhet që të ndryshojë tërësisht, jo të zhduket PD-

ja, por të ndryshojë thellësisht, të rikonceptojë vetveten, të bëjë ndryshime themelore. Dhe së dyti, mendoj që edhe nëse fiton kështu, sepse ka një tezë tjetër, ajo e fitores përmes llogarive, e aleancave me x apo y, duke mbledhur votat, ekziston edhe një ide e tillë që praktikisht është dominuese në PD, që nuk ka problem sepse Berisha dhe PD-ja është bërë praktikisht aq i shkathet politikisht saqë mund të fitojë, por edhe nëse fiton në këtë formë vendi do të jetë në një stanjacion politik… Pse Berisha duhet të ribëjë themelimin e partisë së tij, kur po i fiton të gjitha betejat? Mendoj ta rivitalizojë partinë, sepse një parti edhe konsumohet…sepse një parti nëse shkon vetëm te militantet nuk i fiton kurrë zgjedhjet dhe fakti që PD-ja detyrohet të bëjë koalicion me një parti të majtë për të mbajtur pushtetin, do të thotë që PD-ja vetëm me militantet e vet nuk e mban dot pushtetin, pra është një parti e djathtë që nuk ka një qeveri të djathtë, për këtë arsye unë them që duke rithemeluar PD-në, duke krijuar mundësinë që korrentet e djathta ose të qendrës, duke filluar nga ato tradicionale deri te modernet, mendoj se PD-ja nuk mund të fitojë. Fiton dhe është në pushtet me ndihmën e një partie të majtë që është LSIja. Rithemelim do të thotë që të gjitha këto korrente që janë jashtë PD-së të gjejnë mundësi që të përfaqësohen në PD dhe në këtë kuptim PD-ja bëhet parti fituese, sepse aktualisht PD-ja nuk mund të sigurojë një udhëheqje, program apo një mandat të djathtë vetëm me votat e militantëve të vet. Pra, është në dore të LSI-së, është një parti e shantazhuar? Po, është edhe e shantazhuar, dukshëm e shantazhuar nga LSI-ja dhe mjafton të shikojmë mënyrën sesi ndodhën ndryshimet e fundit të qeverisë; LSI-ja lajmëroi ndryshimin e ministrave të vet sikur ajo të kishte qeverinë e vet dhe PD-ja të vetën. Normalisht në çdo koalicion ka një logjikë të ndryshimeve… Ishte fyese nga ajo e Metës? Mendoj se ishte fyese për sistemin politik dhe për Kryeministrin po e po, sepse në momentin që je në një qeveri nuk mund të ndryshosh katër ministrat e tu dhe një parti tjetër të ndryshojë dy ministrat e vet dhe një tjetër po ashtu dhe të lënë ty me pesë ministra…Ndryshimet në qeveri duhet të bëhen për të reflektuar. Mua do më dukej anormale që Partia Demokratike të shkonte pa ndryshime në qeveri në zgjedhje. Ne duhet t’u japim mesazh shqiptarëve që ne e dimë që ka ca probleme dhe ne po bëjmë ca ndryshime për t’i rregulluar. Po Flamur Noka, është mesazhi i zotit Berisha...

Po, nëse ky është mesazhi, atëherë do të thotë se nuk do ketë mesazh. Ideja do jetë që kështu jemi mirë dhe do shkojmë me këtë qeveri në zgjedhje dhe mua më duket pak e rrezikshme. Mendoj që nuk frymëzon një qeveri e tillë pa ndryshim. Mungesa e dëshirës për ndryshim, apo një lloj kokëfortësie për të mos bërë ndryshime, ka të bëjë me një lloj mosnjohje e perceptimit që qytetarët kanë për ne. Ka një lloj shkëputje të themi të marrëdhënieve me qytetarët. Ju përfaqësoni qytetarin e pakënaqur apo ju përfaqësoni një njeri që duke folur sot e ka të qartë divorcin me PD-në në zgjedhjet e ardhshme? Unë personalisht mendoj se, nëse njeriu arrin të përfaqësojë veten, është mjaftueshëm dhe unë mendoj se përfaqësoj veten me qëndrimet e mia, me moralin tim. Ndaj unë nuk marr përsipër dhe nuk kam dëshirë që të them që jam përfaqësuesi i interesave të qytetarëve apo i një grupi apo i shtresave. Unë personalisht e kam një perceptim për shkak të marrëdhënieve. Kam marrëdhënie me shumë kategori sociale, me shumë njerëz. Në përgjithësi bëj një jetë normale dhe në këtë kuptim më intereson mënyra sesi të tjerët e mendojnë dhe e perceptojnë qeverinë, dhe në këtë kuptim e shpreha një ndjeshmëri të tillë. Unë këtë nuk e mendoj realisht, sepse nuk më intereson në kuptimin që po të mendosh kështu ti nuk thua zë. S’e ke të qartë se çfarë do ndodhë? Unë mendoj se s’do ndodhë asgjë, sepse teksti im është normal konteksti anormal. Po pse Besnik Mustafaj, po pse Aleksandër Biberaj, po pse Gaz Oketa... Personat që përmendët dhe që unë kam shumë respekt, unë mendoj se ata kanë bërë një gabim taktik në marrëdhënie me PD-në. Janë shprehur pasi kanë krijuar konfliktin, një konflikt të brendshëm me PD-në. Ndoshta janë shrehur dhe brenda, por nuk i kanë artikuluar dukshëm idetë e tyre. Ndërkohë që unë nuk po bëj një gjë të tillë, unë s’kam asnjë konflikt në PD. Unë po shpreh. Po mund të ketë PD-ja konflikt me ju... Ajo mbetet diçka për t’u parë, por unë po shpreh diçka normale, po bëj diçka normale. Ky është një moment kur mbushet kupa dhe ju doni të flisni dhe pastaj shkoni me pushime apo ka një projekt politik? Projekti im politik është ky, që unë kam ndërmend që idetë e mia për rithemelimin e PD-së dhe të së djathtës, për mënyrën sesi do paraqitemi në zgjedhjet e ardhshme, kam ndërmend t’i formalizoj në formë të shkruar, të strukturuar, të konceptuar. Idetë e mia në këtë formë do ia paraqes kry-

etarit të PD-së, strukturave të PD-së dhe opinionit publik. Kjo është ajo çka unë mund të bëj në kuptimin politik, pra të qëndroj në PD, nuk kam ndërmend dhe dëshirë që të angazhohem në një formacion politik. Nuk mendoj që këtë ta shtroj si një lloj platforme, sepse kjo do ishte një lloj arrogance e madhe dhe të them që unë do paraqes platformën time për PD-në, por unë do paraqes këndvështrimin tim për atë sesi mendoj se duhet të jetë PD-ja e së nesërmes. Dhe me këtë i shërbej një debati dhe i shërbej artikulimit të disa ideve që praktikisht mungon në PD. Gjithë këtë do ta formalizoj shumë shpejt dhe do e paraqes para strukturave, qoftë para kryetarit të partisë dhe para opinionit publik. Do jetë një material i zgjeruar, e kam menduar dhe pothuajse e kam konceptuar dhe pjesën më të madhe e kam strukturuar. Jashtë kësaj, funksioni më duket thjesht që të qëndrosh në një parti sepse je deputet, mua më duket pa sens dhe s’më jep asnjë sadisfaksion. Të jem në një parti dhe të kontribuoj, po kjo është diçka. Ajo çka kemi bërë deri më tani çfarë kemi bërë kemi qenë korrekt nga pikëpamja politike, sepse kemi patur një kontratë me elektoratin dhe me partinë. Por kontrata është vetëm për pjesën e aksionit politik. Në një farë mënyre unë duke qenë në një parti, duke marrë votat në emër të partisë, unë kolektivizoj aksionin, por jo mendimin. Mendimin nuk pranoj ta kolektivizoj, sepse më duket e rëndë për veten dhe për partinë. Unë kam parë dhe mënyrën sesi janë konformuar ata që kanë shkuar për të shprehur disa nuanca në PD, të rinjtë, apo ata që janë rikthyer. Ata në fakt kanë arritur të njësohen dhe t’i nënshtrohen modelit mbijetues aty në PD dhe kanë humbur dhe identitetin e tyre, por kanë dëmtuar dhe PD-në, pasi janë thjesht një numër më shumë. Në një farë mënyre, nuk përfaqësojnë as veten, as strukturën, pra një strukturë solide. Pra, të rinjtë e KOP-it, si Majlinda Bregu, Lulëzim Basha, Aldo Bumçi thjesht janë konformuar? Absolutisht. Në gjykimin tim, misioni i tyre në nisje për të sjellë diçka të re në PD ka përfunduar në konformizëm brenda PD-së dhe në shuarje të identitetit të tyre politik në gjykimin e tyre. Ata kanë vlerën e tyre personale, por në mënyrën e përfaqësimit ata përfaqësojnë thjesht një strukturë partie, por jo atë për të cilën kanë ardhur në PD. Çfarë i shantazhojnë njerëzit që të konformohen? Po i shantazhojnë shumë gjëra. E para, i shantazhojnë veset, korrupsioni. Disa për shembull siç ishte rasti i kandidaturës për president, që ishte një rast shantazhimi me dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ndaj mendoj se është një gjë shumë e rëndësishme hapja e dosjeve, pasi do çliroheshin nga shantazhimi. Është përgjegjës Berisha për shantazhimin nëpërmjet dosjeve të pahapura? Në rastin konkret të dy kandidaturave, përgjegjësia është shumë e madhe, sepse pse duheshin që të prezantoheshin. Unë jam i bindur se asnjëra palë nuk është e interesuar që të hapin dosjet, sepse kështu i kontrollojnë njerëzit. Por ka dhe dosje të tjera veç atyre të Sigurimit të Shtetit, si dosjet e korrupsionit. Çfarë duhet të bëjë mazhoranca për një mandat të tretë? Paraqesim një alternativ e cila do shumë punë që të bëhet e besueshme. Është shumë e vështirë që pas mandatit të dytë të bëhesh i besueshëm për qytetarët dhe duhet një përpjekje shumë e madhe. Është e besueshme mazhoranca në këtë aspekt? Është e besueshme. Besoj se ka rënë besueshmëria, por gjithsesi është e besueshme edhe për shkak të paaftësisë së opozitës për të ndërtuar alternativën e vet. Me një opozitë tjetër tashmë do ishit në pozitë? Me një opozitë tjetër që do ishte e besueshme para qytetarëve, ne do ta kishim shumë të vështirë të fitonim më 2013. Që do të thotë që, pavarësisht opozitës dhe asaj që mendojnë njerëz si ju, përsëri PD do fitojë? Unë mendoj se mundësitë ekzistojnë, por mendoj që është shumë e vështirë të fitojmë në rast se ne nuk reflektojmë dhe krijojmë një alternativë. Ne duhet të kemi një alternativë të jashtëzakonshme, një reflektim të jashtëzakonshëm, duhet të kemi një projekt të jashtëzakonshëm, që t’i bindim qytetarët që të na votojnë.


6

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

kronikë

Qëllon drejt policisë, pranga të dënuarit me 7 vjet Policia arrestoi dje në Laprakë Besnik Bungajajn, i dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të prostitucionit. Dëshmi nga vendngjarja bëjnë të ditur se Bungajaj bëri rezistencë ndaj policisë, dhe momenti i arrestimit u shndërrua në një ‘betejë’ të vërtetë mes tij dhe policisë. Mësohet se rreth orës

20:30 minuta, policë civilë me maska janë afruar pranë një lokali në zonën e Laprakës, pranë fabrikës ‘Josif Pashko’. Pasi ka vërejtur civilët e maskuar, Bungajaj ka nxjerrë pistoletë dhe ka qëlluar. Lokali ku ishte ulur ai është kthyer në një shesh beteje mes tij dhe policisë. Të tmerruar shumë persona që ishin ulur aty ten-

tuan të dilnin jashtë ambienteve. Brenda pak minutash Policia mundësoi kapjen e 36-vjeçarit dhe shoqërimin e tij drejt komisariatit më të afërt. Mësohet se Bungajaj ishte i skeduar nga policia, pasi në dhjetor të vitit 2009 ai u ekstradua nga Italia nëpërmjet Interpolit për llogari të drejtësisë shqiptare.

Pranga grabitësit shëtitës të vilave pas bastisjes së shtëpisë së një polici Mariglen Myftari nga Fieri akuzohet për një sërë vjedhjesh në Tiranë. Ai hynte në shtëpitë private përmes dritares, por grabitja e shtëpisë së një polici rrugor e çoi në rrjetën e policisë Tiranë Një grabitës shëtitës, që brenda një nate terrorizoi familjen e një polici, baxhanakut të tij dhe fqinjit në lagjen ‘Tufinë’ ka përfunduar në prangat e policisë. Lajmi u bë i ditur për gazetën “Mapo” nga burime të policisë së komisariatit nr.4, të cilët thanë se kishin ndaluar një person të dyshuar për tri vjedhje të kryera së fundmi në disa banesa në kryeqytet, mes të cilave edhe ajo e një efektivi të komisariatit të policisë rrugore. Mariglen Myftari, 29-vjeçari nga Fieri, u arrestua dje në orët e para të mëngjesit nga agjentët e krimeve të komisariatit nr.4, me akuzën e vjedhjes më shumë se tri herë. Specialistët e krimeve thonë se dyshohet se personi i arrestuar prej tyre

mund të jetë një hajdut shëtitës që zakonisht godet në banesat 1-katëshe apo vilat që nuk ruhen me qen, apo edhe banesat e kateve të para të pallateve. Në të gjitha rastet, burimet thonë se ai arrinte të hynte nga dritarja e hapur e banesës ose duke tentuar ta hapte atë. I arrestuari dyshohet se është autor i një serie vjedhjesh, të ndodhura në territorin e këtij komisariati, të cilat janë ende duke u verifikuar nga blutë. Gjatë përballjes me punonjësit e policisë, Myftari ka pranuar tri vjedhjet e fundit që dyshohet të jenë kryer prej tij të premten rreth mesnatës, duke u gdhirë dita e shtunë. Krimet e tjera për të cilat ai dyshohet se mund të jetë autor i ka mohuar ndërsa hetuesit dhe agjentët e krimeve po punojnë për dokumentimin e disa rasteve të tjera, nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve apo ballafaqimit të dëshmive me të dëmtuarit. Mesnatën e të premtes, Myftari me banim në Fier, është drejtuar në banesën e Artur Dhimitrit, efektiv i komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Ky i fundit bashkë me pjesëtarët

Mariglen Myftari, 29-vjeçari nga Fieri, u arrestua dje në orët e para të mëngjesit nga agjentët e krimeve të komisariatit nr.4, me akuzën e vjedhjes më shumë se tri herë...

e tjerë të familjes kishin pak kohë që kishin rënë të flinin, ndërsa djali i tij ishte ende duke lozur në internet, në një nga dhomat e shtëpisë. Rreth orës 23:50, Myftari kaloi murin rrethues të banesës së policit të qarkullimit dhe nëpërmjet një dritareje të hapur të shtëpisë u fut në banesë. Fillimisht ai mundi të kontrollonte dhomën ku ndodhej më së pari, ku sipas burimeve të policisë arriti të merrte një shumë prej 70 mijë lekësh të reja. Më pas u fut edhe në dhomën ku po flinte polici dhe pa u ndjerë mundi të merrte edhe dy aparate telefonash celularë. Burime të policisë shtojnë se kur Myftari ishte futur në dhomën ku ndodhej djali 18-vjeçar i policit, është diktuar prej këtij të fundit që ka vënë alarmin në shtëpi. Adoleshenti mbeti i trembur, nga pamja e njeriut që kishte përballë. Myftari është fiksuar lehtë nga djaloshi 18-vjeçar, i cili më pas i ka dhënë identikitin e tij policisë. Menjëherë adoleshenti dha alarmin ndërsa polici u zgjua i trembur. Në pak sekonda vjedhësi i stërvitur arriti të dilte nga bane-

sa duke kapërcyer murin. Polici mësohet se me pistoletë në dorë arriti ta ndiqte disa metra keqbërësin, por ai mundi të largohej. Menjëherë pas ngjarjes, ky i fundit njoftoi kolegët e tij duke lajmëruar për rastin. Në të njëjtën zonë jo shumë larg banesës së policit, blutë mësuan se i njëjti person kishte mësyrë edhe në banesën e baxhanakut të policit, ku kishte mundur të merrte rreth 60 mijë lekë të reja e disa telefona celularë. Po ashtu ai kishte bastisur edhe banesën e një fqinji tjetër të policit, duke marrë që andej një shumë parash që shkonte te rreth 70 mijë lekë të reja dhe po ashtu disa telefona. Ndërkaq hetuesit thanë se i dyshuari kishte mundur të hapte edhe automjetet e personave në banesat e të cilëve kishte hyrë, por nuk kishte mundur të merrte dot ndonjë objekt apo të vidhte gjë sendi aty. Dy ditë pas krimit të kryer, Myftari ra në rrjetën e agjentëve të krimeve. Gjatë ballafaqimit me të dëmtuarit ata i vunë gishtin këtij, ndërsa policia i komunikoi akuzën e arrestit në flagrancë me akuzën e vjedhjes.

Sherri për parkimin, plagoset me gërshërë djali i një polici Edison Kolaj është plagosur, pasi parkoi makinën e tij pranë një servisi. Policia arreston një 14-vjeçar për krimin Tiranë Përleshja për veturën e parkuar përpara servisit ka plagosur djalin e një oficeri policie të komisariatit nr.4 në Tiranë. Edison Kolaj ka mbetur i plagosur, ndërsa policia arreston si të dyshuar për krimin një 14-vjeçar. E. Xhetani, 14 vjeç, nga Burreli, banues në Tiranë u arrestua nga zyra e hetimit të Krimeve ndaj Jetës me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e një personi, vepër e kryer në

bashkëpunim me dy të tjerë. Ngjarja mësohet se ndodhi mbrëmjen e të dielës në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë bllokut të pallateve të firmës “Hawai” në kryeqytet. Incidenti mësohet se nisi në kohën kur Kolaj, 20 vjeç me banim në Tiranë, parkoi autoveturën e tij, në hyrjen kryesore të një pike të riparimit të automjeteve. Më pas ai u ngjit me shpejtësi për në banesën e tij në një pallat aty përballë për të kryer një porosi, pasi bashkë me familjen po përgatiteshin për të shkuar në një dasmë. Në këtë kohë, personat që ndodheshin në servis donin që ai të hapte rrugën. Kur Kolaj mbërriti tek autovetura, të rinjtë që punonin në ser-

vis nisën të debatonin me të dhe të fyheshin me fjalë të rënda. Më pas, mes tyre nisi konflikti fizik duke degjeneruar në grushta e dhunë. Në grindje e sipër, një prej dy personave që ndodhej me adoleshentin Xhetani goditi djalin e oficerit të policisë me një mjet të mprehtë, që sipas hetuesve dyshohet të ketë qenë gërshërë. Nga goditja ai mori një plagë të rëndë vetëm pak milimetra në afërsi zemrës, por pa e goditur këtë të fundit. Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer në spital, i riu mundi të kalonte rrezi-

kun për jetën, pavarësisht plagës së rëndë që kishte marrë në gjoks. Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ku bllokoi në cilësinë e provës materiale disa objekte që mësohet se janë përdorur në konflikt, kampione gjaku të të dëmtuarit etj. Ndërkaq hetuesit morën disa dëshmi të personave të ndryshëm, të cilët identifikuan si të dyshuar për krimin personat që punojnë në një servis pranë banesës së të dëmtuarit. Policia ndaloi adoleshentin e dyshuar të krimit si dhe një person tjetër i cili më pas u la i lirë. Nga hetimet e kryera, policia tha se kishte identifikuar personat e dyshuar, duke shpallur dy të tillë në kërkim me akuzën e vrasjes.


kronika

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Pas arrestimit, 40-vjeçari nga Podujeva ka treguar për policinë skemën se si ka arritur të përfitojë pasaportën biometrike të rregullt, si banor i Kamzës

Trafiku i kosovarëve nga Rinasi, SHKB në gjyq me Prokurorinë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, gjatë hetimeve të kryera, ka zbuluar se disa punonjës në Rinas janë implikuar në lejimin e udhëtimit për kosovarët Tiranë Falsifikimi i pasaportave

Rrëfimi i kosovarit: Si u pajisa me pasaportë biometrike për 2 mijë € Një 40-vjeçar nga Podujeva, i cili tentoi të udhëtonte me dokumentin shqiptar drejt Zvicrës, ka treguar për policinë se sekserët i kanë nxjerrë fillimisht një certifikatë shqiptare. “Me të shkova dhe aplikova zyrtarisht në Kamëz. Dy javë më vonë mora pasaportën në zyrat e Drejtorisë së Policisë” Leonard Bakillari Tiranë Dy mijë euro dhe një identitet

i rremë janë të mjaftueshme për të marrë një pasaportë biometrike në Shqipëri. Mjafton të jesh shqiptar i Kosovës dhe me njohjet e duhura, brenda dy javësh pajisesh me këtë dokument, për të lëvizur më pas lirisht në vendet e BE-së. Kjo gjë është bërë tashmë rutinë, aq sa mund të flitet për një fenomen masiv. Skema e përdorur është mjaft e thjeshtë dhe lehtësisht e realizueshme, nëse i paguan dy mijë euro personit të duhur. Kjo skemë është rrëfyer nga një kosovar pas arrestimit të tij, në tentativë për t’u larguar drejt Zvicrës nëpërmjet portit të Durrësit. Edhe pse ngjarja është regjistruar në fund të vitit të shkuar, hetimet për të nuk kanë përfunduar, duke përfshirë edhe punonjës të kompanisë “Aleat”. Pas arrestimit, 40-vjeçari nga Podujeva ka treguar për policinë skemën se si ka arritur të përfitojë pasaportën biometrike të rregullt, si banor i Kamzës. Në dosjen e hetuar nga Prokuroria e Durrësit gjendet edhe dëshmia e 40-vjeçarit nga Podujeva, i cili ka shpjeguar se në tentativë për t’u larguar drejt Zvicrës për një problem shëndetësor, ai është përpjekur të sigurojë një vizë, por nuk ia ka arritur qëllimit. Kështu ai ka kontaktuar me një të njohurin e tij kosovar, i cili

i ka dhënë numrin e një shtetasi shqiptar që mund t’i zgjidhte problemin. Në dëshminë e tij, kosovari tregon se e ka kontaktuar në telefon e më pas janë takuar në Tiranë, ku personi nga kr yeqyteti i ka kërkuar 40-vjeçarit shumën prej 2 mijë euro dhe dy fotografi të tijat. Pas një jave, ata janë ritakuar dhe këtë radhë “sekseri” i ka dorëzuar shtetasit kosovar një certifikatë të falsifikuar me fotografinë e tij dhe emrin e një personi tjetër, i cili nuk kishte aplikuar për pasaportë biometrike. Të dy personat kanë shkuar së bashku në Kamëz, ku kosovari ka aplikuar për pasaportë biometrike me certifikatën e falsifikuar. Ai shpjegon se ka ndjekur normalisht procedurat, ku punonjësit e kompanisë i kanë marrë gjurmët e gishtave, si dhe i kanë bërë fotografitë e nevojshme. Aplikimi është bërë me gjenealitetet e një tjetër personi, i cili ishte verifikuar më parë nga personat e përfshirë në këtë aferë, se nuk kishte aplikuar për pasaportë biometrike. Në dëshminë e tij 40-vjeçari nga Kosova tregon se procedura është kryer normalisht dhe pas dy javësh ai është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Tiranë për të tërhequr pasaportën biometrike. Pasi ka marrë dokumentin e identifikimit, i cili ka qenë i rregullt, ai i ka dhënë shumën prej 2 mijë eurove shqiptarit që organizoi gjithë skemën e mashtrimit dhe vjedhjen e identitetit të një tjetër personi, i cili nuk ishte pajisur me pasaportë biometrike. Me këtë pasaportë, shtetasi kosovar tregon se është nisur drejt Zvicrës nëpërmjet portit të Durrësit, ku është ndaluar nga policia, pasi është zbuluar se identiteti që mbante pasaporta ishte i vjedhur. Ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën prej 250 mijë lekësh të reja. Por nga heti-

2

biometrike dhe dyshimet për përfshirjen në këtë aktivitet të zyrtarëve dhe punonjësve të policisë ka futur në një betejë gjyqësore Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Prokurorinë e Tiranës. Në fillim të këtij viti, SHKB referon në prokurori një dosje penale ndaj disa punonjësve të policisë së Rinasit, të cilët dyshohet se kanë favorizuar trafikun e qenieve njerëzore nëpërmjet këtij aeroporti. Shkak për këtë hetim bëhet kthimi i tre shtetasve kosovarë nga autoritetet franceze, pas dyshimeve se pasaportat e tyre ishin të falsifikuara. Pas deportimit në Shqipëri, kosovarët janë marrë në pyetje nga policia, ku kanë rrëfyer gjithë itinerarin e ndjekur prej tyre. Ata kanë treguar se në pamundësi për të siguruar viza, kanë kontaktuar me persona nga Shqipëria, të cilët nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara u kanë sigur uar atyre pasaporta biometrike. Skema është e njëjtë: një certifikate ose patentë e falsifikuar dhe identiteti i një personi që nuk ka aplikuar ende për pasaportë. Në deklarimet e tyre, shtetasit kos-

ovarë kanë deklaruar se janë larguar nga Aeroporti i Rinasit, ku punonjësit e policisë kanë kryer verifikimet përkatëse për dokumentet e tyre të identifikimit, por pa mundur të zbulojnë se ato ishin të falsifikuara. Menjëherë në lojë është futur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili pasi ka kryer verifikimet e nevojshme, ka përcjellë dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Pas hetimeve të kryera nga “Task Forcë” është vendosur mosfillimi i hetimeve për këtë çështje, duke mbyllur kështu dosjen. SHKB nuk ka qenë dakord me vendimin e prokurorisë dhe për këtë arsye në prill të këtij viti i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkon të detyrojë akuzën të rinisë hetimet për këtë çështje. Pas disa seancave gjyqësore, në datën 6 qershor, gjyqtari Arben Micko ka vendosur të rrëzojë kërkesën e SHKBsë, si të pabazuar në ligj dhe prova. Edhe pse po mbushet një muaj nga shpallja e këtij vendimi, në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës nuk është publikuar ende arsyetimi i gjyqtarit për rrëzimin e kërkesës së SHKB-së. Të kontaktuar për këtë çështje, burime pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm thanë se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit, ku sërish do të kërkojnë rifillimin e hetimeve për punonjësit e policisë që dyshohet se janë përfshirë në favorizimin e trafikut të qenieve njerëzore. L.Bakillari

mijë euro i ka kushtuar një pasaportë biometrike një kosovari nga Podujeva. Ai ka dëshmuar në polici se fillimisht sekseri i ka siguruar një certifikatë, me të cilën është prodhuar edhe pasaporta

14

Ditë zgjat skema e falsifikimit të dokumentit, nëse gjen njerëzit e duhur. Sipas dëshmisë, shtetasi kosovar ka marrë pasaportën biometrike në sportelin e drejtorisë së Policisë së Tiranës

met ka rezultuar se të përfshirë në këtë skemë dyshohet se janë edhe punonjës të kompanisë që prodhon pasaportat biometrike. Duke qenë se falsifikimi i dokumentit të identifikimit dhe vjedhja e identitetit të një tjetër personi është realizuar në Tiranë, hetimet për këtë çështje pritet të shtrihen edhe në kryeqytet. Burimet konfirmojnë se dosja penale në ngarkim të shtetasit kosovar të arrestuar me pasaportë false, pritet të transferohet në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të kryejë hetime edhe ndaj punonjësve të kompanisë “Aleat”, të cilët kanë pranuar aplikimin e shtetasit kosovar me certifikatë të falsifikuar. Ky është vetëm një nga rastet e zbuluara nga policia që prej këtij fillim viti. Gjatë kësaj kohe uniformat blu kanë vënë në pranga disa shtetas kosovarë, të cilët janë kapur me pasaporta biometrike të falsifikuara. Skema e përdorur prej tyre është e njëjtë me atë që ka shpjeguar në dëshminë e tij 40-vjeçari nga Kosova.

Lulzim Berisha në një seancë gjyqi

Banda e Durrësit, Apeli konfirmon 4 burgimet e përjetshme Tiranë Gjykata e Apelit për Krime

të Rënda konfirmoi dje dënimet e gjykatës së shkallës së parë për 16 të pandehurit e “Bandës së Durrësit”. Pesë muaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda shpalli vendimin për 16 të akuzuarit, Apeli ka lënë në fuqi katër dënime me burgim të përjetshëm dhe 255 vite burg për të pandehurit e tjerë. Në një seancë të zhvilluar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, trupi gjykues deklaroi se lë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sipas këtij vendimi, do të vuajnë dënimin e burgim të përjetshëm Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Endrit Dokle dhe Indrit Taullai. Ndërsa 12 të pandehurit e tjerë, do të ndajnë 255 vite burgim. Për të penduarin dhe bashkëpunëtorin e

drejtësisë shqiptare, Adriatik Coli, Apeli la në fuqi dënimin me 10 vjet burgim. Ndërsa të pandehurit e tjerë të dy grupimeve rivale në atë që njihet si “Banda e Durrësit”: Kujtim Buna, Sardian Sulejmani, Altin Olloni, Elvin Hioshosmani, Alban Neli, Selman Heti dhe Spartak Kalthi kanë nga 25 vjet heq je lirie secili për të vuajtur. Ndërsa të pandehurit Altin Nikolla dhe Kristian Begu nga 20 vite burg. Ata që u dënuan më pak në përfundim të procesit gjyqësor janë të pandehurit Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti, të cilët do të vuajnë dënimin me nga 21 vite heq je lirie secili. Vendimi u prit me pakënaqësi dhe akuza nga familjarët e të pandehurve edhe nga avokatët e tyre mbrojtës.


8

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

ekonomi

Pronat, regjistrimi fillestar nis në Zogaj të Shkodrës Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZQRPP njofton se ka filluar afishimi publik për Zonën Kadastrale Nr.8596, Zogaj, të rrethit të Shkodrës. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr.8596, saktësisht në adresën, “Qendra e Peshkimit, Zogaj-Shkodër”. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që

kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr.8596, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin

e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik.

AKU: Fermerët, fruta-perimet me hormone dhe pesticide Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po inspekton 475 farmaci bujqësore që janë në gjithë vendin, pasi fermerët shqiptarë po përdorin preparate për pjekje para kohe të fruta-perimeve, hormone dhe pesticide mbi normën e lejuar. Këtë e ka deklaruar Genc Juka, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas tij, fermerët i njohin këto produkte, por hedhja e tyre mbi normën është e qëllimshme dhe jo profesionale. Ndërsa pritet ardhja e një aparature për analizën e produkteve mbi hormone që përdoren. Drejtori Juka, në këtë

situatë rekomandon që të mos blihet mishi dhe produktet e tij në ambiente të hapura. Të dhënat tregojnë se janë bllokuar gjithë pikat e tregtimit të mishit në aksin Fushë-KrujëLezhë. Gjatë periudhës Janar-Qershor janë kryer 14 733 inspektime në 12 qarqe, ku janë marrë 108 masa administrative, gjobë deri në pezullim aktiviteti. Janë bllokuar dhe asgjësuar 34 tonë produkt, të cilat kanë qenë jashtë standardeve, apo të skaduara. Drejtori Juka deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj vere do të rriten kontrollet në zonat bregdetare.

Bizneset shqiptare: Të rrisim konsumin e mallrave kombëtare Në sportelet e Hipotekës

Strategjia e re

BE: Në Shqipëri pronat për femrat ndahet me kanun, të respektohet ligji Strategjia e re pronave që u miratua pak ditë më parë nga qeveria do të rregullojë çështjen e trashëgimisë së pronës edhe nga femrat. Në shumë zona ndarja e pronës bëhet sipas të traditës dhe kanunit, në kundërshtim me të drejtën civile Blerina Hoxha

Bashkimi Europian dhe institucionet të tjera ndërkombëtare i sugjerojnë Shqipërisë që të rregullojë të drejtat gjinore të pronësisë. Për shkak se, sipas konstatimeve të tyre në pjesën dërrmuese të vendit, prona ndahet ose trashëgohet sipas traditës dhe zakoneve dhe jo sipas ligjit dhe të drejtës civile. Në Shqipëri edhe pse ekziston ligji për trashëgiminë që u mundëson qytetarëve që të gëzojnë pasurisë familjare, ky ligj në praktikë nuk zbatohet  e veçanërisht kur janë në pyetje femrat. Në këto raste ndarja e trashëgimisë rregullohet sipas zakoneve, edhe pse sipas ligjit e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes pa marrë parasysh gjininë. Kjo në ndodh në pjesën dërrmuese të vendit dhe sidomos në veriun e vendit. Mirëpo për të riparuar këtë handikap të madh në të drejtat e pronësisë, qeveria duhet të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi. Madje kjo problematikë është shtruar për

ta sensibilizuese për informimin dhe promovimin e të drejtave të grave. “Këto masa do të planifikohen në përputhje edhe me Strategjinë për Barazinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Reduktimin e Dhunës me Bazë Gjinore e Dhunës në Familje dhe planin e saj të veprimit” thuhet në strategji. Në shumë zona të vendit prona ndahet sipas të drejtës zakonore. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, që aplikohet gjerësisht në Veri për të drejtat e pronësisë “Djemtë trashëgojnë pronën, vajzat jo, për shkak se ato martohen dhe krijojnë familje diku tjetër. Vëllezërit i kanë detyrim motrës t’i sigurojnë pushime dy herë në vit nga dy javë apo nga një muaj” Në rast se, femra vendos që të kërkoj pjesën, veprimi i saj has në gjykim të ashpër edhe të rrethit të saj ku është rritur. Në shumë raste, mosrespekti krijohet Nevojiten përmirësime në legjislacion, edhe te rrethi më i rritje e aksesit të grave në institucionet për gjerë i familjes së të drejtat e pronësisë, monitorimi i zbatim- burrit të saj. Por nuk duhet harruar it të legjislacionit rekomandon BE se në shumë raste është femra ajo që zhvillimit të të drejtave pronësore të vetë heq dorë nga trashëgimia familgrave” sugjeron strategjia e re për jare, vetëm e vetëm për t’i ruajtur rarregullimin e të drejtave të pronë- portet e shëndosha brenda familjes. sisë. Për këtë qëllim, nevojiten për- Pra, është  e kotë edhe pse ligji, motrës i mirësime në legjislacion, rritje e ak- garanton të drejtën në ndarjen sesit të grave në institucionet për të e  trashëgimisë familjare në mënyrë të drejtat e pronësisë, monitorimi i barabartë, përkundrazi normat zakozbatimit të legjislacionit, trajnime të nore ende janë shumë të fuqishme, stafeve qendrore dhe lokale që mer- prandaj edhe do të vazhdojë edhe një ren me të drejtat e pronësisë, fusha- kohë respektimi i tyre. zgjidhje edhe në Strategjinë e re për rregullimin e çështjeve të pronësisë, që do të nisë nga zbatimi vitin që vjen dhe që shtrihet deri në vitin 2020. Studimet e bëra kanë treguar se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të respektuar ashtu siç duhet të drejtat pronësore të grave. Të dhënat e grumbulluara nga këto studimet tregojnë se gjendja e grave në zonat rurale është më e pafavorshme. Faktorët kryesorë që kanë kontribuuar në këtë situatë janë njohuritë e kufizuara të grave mbi të drejtat e tyre të pronësisë, problematikat dhe mangësitë në legjislacion (siç është rasti i bashkëjetesës), pasaktësitë në praktikat gjyqësore dhe administrative, si dhe mungesa e monitorimit të zbatimit të ligjit për respektimin e barazisë gjinore. “Kjo situatë duhet përmirësuar përmes garantimit dhe

Projekti “Javë e Biznesit Kombëtar”, u mbajt në Ulqin organizuar nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës, e cila organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti ka për qëllim rritjen, konsumimin dhe bashkimin e prodhuesve shqiptarë në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët. “Javët e Biznesit Kombëtar” ka gjetur mbështetje nga dy qeveritë dhe komunat e të gjitha trevave shqiptare ku edhe po mbahen aktivitetet. AKB-ja po e realizon projektin me qëllim të rritjes së konsumit të prodhimeve kombëtare shqiptare dhe rritjes së eksportit shqiptar në vendet regjionale dhe më gjerë. Po ashtu AKB-ja po promovon vlerat ekonomike kosovare dhe kombëtare për ngritjen e bashkëpunimit regjional.

“Prodhimet jo vetëm nga Kosova dhe ato shqiptare meritojnë një trajtim më të mirë, si dhe të krijojë partneritet me të gjithë afaristët e Malit të Zi dhe aktorët e tjerë për përmirësimin dhe rritjen e eksportit të prodhuesve shqiptar”, tha Agim Shahini, kreu i AKB-së. Sipas tij, Ulqini është i njohur për vizitorët nga Kosova, por atje ka një kohë të gjatë që mungojnë prodhime dhe shërbimet tona. Kjo çështje është ngritur edhe në nivel qeveritar në Mal të zi nga AKB-ja dhe ka gjetur përkrahjen e dy qeverive dhe po realizohet sivjet si pilot -projekt në Ulqin, me qëllim të promovimit të përpjekjeve për rritjen e eksportit në drejtim bilateral. Kreu i AKB-së shtoi se ky është një test sesa qytetarët e këtij vendi janë të gatshëm që t’i konsumojnë prodhimet Made in Kosova.

Banka europiane, thirrje Greqisë të shmangë vonesat në reforma Një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore Europiane i bëri dje thirrje qeverisë së re të Greqisë të shmangë vonesat e mëtejshme në zbatimin e reformave strukturore. Joerg Asmussen, anëtar i bordit të Bankës, i bëri komentet në Athinë, ndërkohë që qeveria e re greke e koalicionit zhvillon bisedime me kreditorët. Qeveria po kërkon t’i bëjë ndryshime programit të Greqisë për shpëtimin financiar, ndërkohë që vendi ndodhet në vitin e pestë të recesionit. Asmussen, i cili u takua me ministrin e Financave, Janis Stournaras, tha se Greqia nuk duhet ta zgjasë më tej vënien në jetë të masave shtrënguese. Kryeministri i ri Antonis Samaras argumenton se kushtet e marrëveshjeve të shpëtimit financiar që filluan në vitin

2010 nuk kanë arritur të nxisin rritjen ekonomike. Por Asmussen tha megjithatë se pa trajtuar problemet themelore të krizës greke, si mungesa e fuqisë konkurruese ekonomike, borxhi i lartë dhe gjendja e fryrë e sektorit publik – kjo nuk do të sjellë gjë tjetër veçse më tepër dhimbje. “Qeveria e re nuk duhet të humbasë kohë të çmuar në kërkim të shmangies nga ky ose ai program. Ajo duhet të përqendrohet në atë se si të maksimalizojë efektivitetin e reformave,” tha ai. Në fillim të këtij viti, Greqia mezi arriti të shmangë falimentimin, por pastaj mundi të sigurojë ristrukturimin e borxhit në marrëveshje me bankat si dhe të marrë kredi shtesë nga vendet e tjera të eurozonës dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.


E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Tungland: Gazsjellësi TAP më shumë shanse se Nabuco Drejtori menaxherial i kompanisë TAP (Trans Adriatic Pipeline), Kjeitl Tungland, në një dalje për mediat ka deklaruar se shanset që projekti i gazsjellësit TAP për të transmetuar gazin drejt Europës nga Shah Denise, sa vijnë e rriten. Tungland ka bërë me dije se mes projektit SEEP (gazsjellësit të Europës Juglindore) që do të kalonte nga Turqia dhe Bullgaria dhe Nabuccos Perëndimore ka fituar projekti i dytë. “Unë jam i kënaqur që konsorciumi Shah Deniz ka marrë një vendim tjetër të rëndë-

sishëm. Kjo qartëson rrugën për vendimin e fundit që do të merret mes TAP dhe Nabucco Perëndimor”është shprehur drejtori Tungland. Sipas tij, TAP mbetet projekti më me prioritet për të fituar, sidomos në tremat financiare. “Ne besojmë që TAP është qartësisht ekonomik, komercial, teknik dhe ka avantazhe strategjike, të cilat e bëjnë atë me përmbajtje më të fort në këtë konkurrim dhe sigurisht që është alternativë më e mirë si për Europën, ashtu edhe për Azerbajxhanin. Ne

mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe transparent me konsorciumin Shah Deniz në muajt e ardhshëm.”- është shprehur për mediat Tungland, drejtori manaxherial i projektit TAP. Konsorciumi Shah Deniz do të vazhdojë të punojë me krerët e të dy projekteve, atij TAP dhe Nabucco Perëndimor. Shah Deniz do të bëjë përzgjedhjen finale mes këtyre dy projekteve, dhe do të përmbyllë marrëveshjet e shitjes së gazit të planifikuar për mesin e vitit 2013.

Kollozi: Vendim politik për 80 mijë ndërtimet pa leje pas 2006 Kreu i ALUIZNI-it, Ardian Kollozi tha dje se, për rreth 80 mijë objektet që janë ndërtuar pasi ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi do të ketë një vendim politik. Prishja e tyre do të ishtë një kosto për ekonominë vendit. Gati kompensimi i 2700 pronarëve Hapet mundësia për legalizimin e mbi 80 mijë objekteve pa leje që janë ndërtuar pas vitit 22006, kur ligji i legalizimeve hyri në fuqi. Ardian Kollozi, kreu i ri i ALUIZNi-it tha dje se, do të ketë një vendim politik se, si do të trajtohen këto objekte, pasi numri i tyre është shumë i madh dhe prishja do të kishte impakte negative në ekonomi. Duke për folur për emisionin “Prizëm”, të gazetarit Aleksandër Furrxhi, Kollozi tha se, të gjitha ato ndërtime që janë zhvilluar apo ndërtuar pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk janë objekt i lig jit të legalizimeve se, ato skualifikohen. Sipas tij, këto ndërtime janë objekt ligjit e inspektimit të ndërtimit, ku vepron inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit por edhe inspektoriatet rajonale të njësive vendore, që nuk duhet të lejojnë ndërtimin e tyre. “Këtu do të ketë një vendimarrje politike pasi numri i atyre ndërtimeve është i madh. Një vendimarrje politike që do të merret në kohën e duhur. E vërteta është kjo që ligji i legalizimeve duhej dhe duhet të konsiderohet si vija fundore si ora zero e ndërtimeve informale në Shqipëri” tha Kollozi, i cili la kuptohej se, qeveria mund të amendojë ligjin e legalizimeve për të përfshirë në proces edhe ndërtesat pas vitit 2006. ”Si drejtor i ALUIZNI-t mund të them se, zgjidhja që dhamë ishte një zgjidhje që duhet ti jepte fund ndërtimeve informale. Kuptohet që institucionet e shtetit, por dhe të njësive ven-

dore duhet të bënin kontrollin e territorit dhe duhet të ndërprisnin ndërtimet pa leje ti shkurajonin ato. Shqiptarët duhet të respektojnë ligjin sepse është ai që prevalon dhe të dëmtuarit do të jenë vetëm ata”, shto i ai. Sipas një raporti të Bankës Botërore pas vitit 2006 kur ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi janë ndërtuar edhe 80 mijë objekte të tjera pa leje. Kollozi shpjegoi se, kohët e fundit ritmet e legalizimit janë përshpejtuar dukshëm. “Kanë qenë 7 mijë të përfunduara deri në momentin kur kam filluar detyrën dhe brenda këtyre tre muajve ne kemi bërë 11500 të tjera’, tha ai. ALUIZNI tha Kollozi, jo vetëm legjitimon, formalizon, legalizon prona, por edhe kujdeset që të kompensojë ish pronarët. “ Tashmë po kujdesemi që ky proces të ecë paralel , pra 20 % i kalon njësive vendore që kanë obligimin ligjor ti investojnë në zonat ku ato janë vjelë dhe 80 % shkon për kompensimin e ish pronarëve. Kemi përgatitur rreth 2700 vendime për tia dërguar këshillit të ministrave për kalim pronësie dhe për kompensim”, tha ai. Kreu i legalizimeve lajmëroi se, përsonat që nuk i vetedeklaruar objektet sipas afatit, por që janë ndërtuar para vitit 2006, mund të përfitojnë nga legalizimi. “Në bindjen time është që të gjithë këta persona që për shkaqe objektive ose jo nuk kanë mundur të bëjnë vetëdeklarimin, sipas afateve ligjore, por që ndërtimi i të cilëve ka ekzistuar para ditës që është bërë fotografimi ajror dhe kemi tashmë një situatë të ngrirë të ndërtimeve në atë datë , të fitojnë të drejtën të përfshihen në procesin e legalizimit” tha ai, por shtoi se ky ndryshim do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Procesi i legalizimeve përfundon brenda vitit 2013. Kemi përgatitur rreth 2700 vendime për tia dërguar Këshillit të Ministrave për kalim pronësie dhe për kompensim, tha Kollozi.

Maj, kulmojnë kreditë dhe depozitat në banka Rritja e depozitave në sistemin bankar po ecën me ritme shumë më të shpejta se kreditë. Në muajin maj sistemi bankar ka shfaqur aktivitetin më të lartë si në drejtim të rritjes së depozitave po ashtu edhe në atë të kredive. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, vetën në muajin maj, depozitat e reja u rriten me rreth 7.4 miliardë lekë. Ndërkohë që kredia u rrit sa gjysma e depozitave me më shumë se 3 miliardë lekë. Shtysa për rritjen e kredisë vazhdon të vijë kryesisht nga biznesi dhe nga ndërmarrjet publike, ndërkohë që kreditimi i individëve vazhdon të jetë i plogësht. Portofoli i kredisë për biznesin u rrit me 2 miliardë lekë dhe përbën sot mbi 67% të totalit të kredisë për ekonominë. Ndërkohë, portofoli i kredisë së individëve pësoi një tkurrje me rreth 500 milionë lekë. Për t’u përmendur fakti se kredia për individë paraqitet në rënie me 3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa depozitat vijojnë të rriten me ritme të larta. Në fund të muajit maj totali i depozitave të sistemit bankar arriti vlerën e afro 899 miliardë lekëve, me një rritje mujore prej

7.4 miliardë lekësh, ndërkohë që rritja vjetore ishte në nivelin 11%. Ky është niveli më i lartë i depozitave në sistem. Në janar të këtij viti depozitat në krahasim me dhjetorin 2011 ranë 2 miliardë lekë. Pastaj në muajin shkurt ato u rritën me 6 miliardë lekë, në mars me 6 miliardë lekë, në prill me 6 miliardë dhe në maj me rreth 7.4 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, sistemi bankar vazhdon të tregojë kujdes të shtuar në procesin e kredidhënies, megjithëse bilancet e sistemit bankar mbeten tërësisht të shëndosha dhe të afta të mbështesin rritjen e kredisë në vend. Ngadalësimi i kreditimit është një fenomen i njohur në kontekstin e tregjeve financiare botërore dhe i cili karakterizon zhvillimin e të gjitha ekonomive rajonale. Kredia bankare dhe investimet e huaja direkte përbëjnë dy burimet kryesore të financimit të investimeve afatgjata të sektorit privat në Shqipëri. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se biznesi dhe sistemi bankar kanë hapësira për bashkëpunim më të ngushtë dhe mirëkuptim më të mirë reciprok, në mbështetje të kreditimit.

Kreu i ALUIZNI-it, Ardian Kollozi

CEZ SHPËRNDARJE NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ABONENTËT QË KANË PËRFITUAR SUBVENCION TË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR PERIUDHËN JANAR 2007 - PRILL 2012 Të Nderuar Klientë! CEZ Shpërndarje njofton të gjithë klientët e vet, të cilët, bazuar në Ligjin Nr. 8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit” dhe Ligjin nr. 8626, datë 22.06.2000 “Mbi statusin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë” dhe vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.83, dt. 26.02.2001 “Për tarifat telefonike dhe për pagesat elektrike nga personat me aftësi të kufizuar”, ndryshuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 573, dt 22.10.2001, si dhe në Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale “Për përfitimin e pagesës së energjisë elektrike të personave me aftësi të kufizuar”, kanë përfituar subvencionimin e energjisë së konsumuar në masën 80% të vlerës së faturuar, se duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës për të vërtetuar statusin e invaliditetit dhe se subvencionimi i energjisë i përfituar është i drejtë. CEZ Shpërndarje rikujton se afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit përkatës pranë zyrave të Kujdesit ndaj Klientit është 7 korrik, 2012. Dokumentacioni që duhet dorëzuar pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit duhet të përmbajë: 1. Fotokopja e noterizuar e Librezës së Invaliditetit, të lëshuar nga organet kompetente, sipas afateve të rinovimit të kësaj libreze, një herë në tre vjet. 2. Certifikatë personale e individit që gëzon statusin e të verbërit, ose karta e identitetit. 3. Fotokopje e librezës së energjisë elektrike per te cilen keni perfituar subvencion. Kur kontrata e energjisë elektrike është në emër të një pjestari të familjes së individit që gëzon statusin e të verbërit, si baba, nënë ose fëmijë, duhet të depozitohet dhe certifikata familjare. Kur individi që gëzon statusin e të verbërit, banon në një banesë me qira, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të depozitohet dhe kopja e noterizuar e kontratës së qirasë së nënshkruar midis qiramarrësit dhe qiradhënësit. Nëse dokumentacioni i kërkuar nuk dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, kjo do të nënkuptojë se subvencioni është përfituar në mënyrë të padrejtë dhe me dokumenta qëllimisht të falsifikuara, dhe në të tilla raste, CEZ Shpërndarje sh.a do të procedojë me padi penale në Prokurori për veprat penale të vjedhjes, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve shëndetësore. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje sh.a nuk do të njohë subvencionin e dhënë për të gjithë periudhën 01.01. 2007 - 28.04.2012. Në këtë mënyrë, e gjithë vlera e konsumit të energjisë elektrike, e cila është subvencionuar gjatë kësaj periudhe, do të faturohet plotësisht dhe, në rast të mosplotësimit të këtij detyrimi, do të procedohet me ndërprerje të energjisë elektrike.


OpEd

10

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

01

Unë jetoj falë një supe të mirë, jo fjalëve të bukura.

02

Parapëlqej një ves të këndshëm para një virtyti të mërzitshëm.

03

Dua që të dallohem nga të tjerët: për të qenë i sinqertë, një mik i gjithë njerëzimit nuk është miku im. Molieri

Bujar Kapexhiu Nga

Opinione dhe Editoriale

Manifest për sensin ekonomik

P

ara më tepër se katër vjet, pasi filloi kriza financiare, ekonomitë më të avancuara kryesore botërore mbeten thellësisht në depresion, në një skenë që në masë të madhe i përkujton vitet e ‘30-ta. Shkaku është i thjeshtë: ne mbështetemi në idetë e njëjta, që e qeverisën politikën gjatë asaj dekade. Këto ide, që për një kohë të gjatë ishin hedhur poshtë, përfshinin gabime të thella si për shkaqet e krizës, natyrën e saj dhe për përgjigjen përkatëse. Këto ide kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen publike, duke dhënë mbështetje për kursime të zgjeruara të politikave fiskale në shumë vende. Pra, është koha për një manifest në të cilin ekonomistët kryesorë i ofrojnë opinionit më tepër analiza të mbështetura në prova për problemet tona. Kur flitet për shkaqe, shumë politikëbërës këmbëngulin se kriza ishte shkaktuar nga huazimi publik i papërgjegjshëm. Me shumë pak përjashtime, siç është Greqia, kjo është e pavërtetë. Kushtet për krizë ishin krijuar nga huazimet e tepërta në sektorin privat dhe kreditë, përfshirë bankat e tejngarkuara. Fryrja e kësaj flluske ka çuar në rënie të mëdha në prodhim dhe rrjedhimisht në të ardhurat tatimore. Deficitet e sotme qeveritare janë pasojë e krizës, e jo shkaktar i saj. Kur flasim për natyrën e krizës duhet të theksohet se kur flluskat e pronës pëlcitën në të dyja anët e Atlantikut, shumë pjesë të sektorit privat i zvogëluan shpenzimet, në përpjekje për t’i paguar borxhet e vjetra. Kjo ishte përgjigje racionale nga një pjesë e individëve, por është provuar se ishte vetëdisfatë kolektive, pasi shpenzimi i një personi është e ardhur e personit tjetër. Rezultati i kolapsit të shpenzimit ishte një depresion ekonomik, që e ka përkeqësuar borxhin publik. Për përgjigjen përkatëse mund të thuhet se kur sektori privat është i angazhuar në përpjekje kolektive për të shpenzuar më pak, politika publike duhet të veprojë si forcë stabilizuese, me përpjekje për mbajtjen e shpenzimeve. Fundja, ne nuk duhet t’i bëjmë gjërat më të këqija me shkurtime të mëdha në shpenzimet qeveritare ose me rritje të mëdha të normave tatimore ndaj njerëzve të zakonshëm. Ishte gabim i madh, që pas përgjigjes së mirë në fazën e parë akute të krizës, politika mori drej-

koment Financial Times

Në sferën me më pak shkatërrim shokues, politika monetare mund të ndihmojë. Por, me shkallën e kamatave afër zeros, politika monetare nuk mund ta kryejë krejt punën. Natyrisht, duhet të ekzistojë plani afatmesëm për reduktimin e deficitit qeveritar. Por, nëse kjo paraqitet si ngarkesë parësore, lehtë mund të shkaktojë tërheqje nga ripërtëritja. Prioritet kryesor është reduktimi i papunësisë, para se ajo të bëhet endemike, duke e bërë ripërtëritjen dhe reduktimin e deficitit të ardhshëm bile edhe më të vështirë. Por, si u përgjigjen këtyre konstatimeve tona, ata që e mbështesin qasjen aktuale?

tim të gabuar, duke u fokusuar në deficitet e qeverive dhe duke argumentuar se sektori publik duhet të përpiqet t’i reduktojë borxhet e veta në tandem me sektorin privat. Në vend që të luajë rol stabilizues, politika fiskale ka përfunduar me riforcimin e efekteve “damping” të shkurtimeve të shpenzimeve në sektorin privat. Në sferën me më pak shkatërrim shokues, politika monetare mund të ndihmojë. Por, me shkallën e kamatave afër zeros, politika monetare nuk mund ta kryejë krejt punën. Natyrisht, duhet të ekzistojë plani afatmesëm për reduktimin e deficitit qeveritar. Por, nëse kjo paraqitet si ngarkesë parësore, lehtë mund të shkaktojë tërheqje nga ripërtëritja. Prioritet kryesor është reduktimi i papunësisë, para se ajo të bëhet endemike, duke e bërë ripërtëritjen dhe reduktimin e deficitit të ardhshëm bile edhe më të vështirë. Por, si u përgjigjen këtyre konstatimeve tona, ata që e mbështesin qasjen aktuale? Në mënyrë tipike ata i përdorin dy argumente. I pari është argumenti i besimit, që nënkupton se deficitet do t’i rrisin shkallët e interesit dhe kështu do të parandalohet ripërtëritja. Për dallim, kursimi do ta shtojë besimin dhe do ta inkurajojë ripërtëritjen. Por nuk ka prova që e mbështesin këtë argument. Me gjithë deficitet shumë të larta, shkallët e interesit janë në mënyrë të paprecedent të ulëta në të gjitha vendet kryesore, ku normalisht funksionon banka qendrore. Shkallët e interesit janë të larta vetëm në disa vende të eurozonës, pasi Bankës Qendrore Europiane nuk i lejohet të veprojë si huadhënës, si zgjidhje e fundit e qeverive. Çdo kund, banka qendrore çdoherë mundet, nëse është e nevojshme, të japë fonde për deficit, ndërsa tregu i letrave me vlerë nuk preket. Përvoja nuk përfshin rast relevant ku shkurtimet buxhetore aktualisht kanë prodhuar aktivitet të shtuar ekonomik. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka studiuar 173 raste të shkurtimeve të buxhetit në vende individuale dhe ka gjetur se rezultat i qëndrueshëm është tkurrja ekonomike. Pra, ajo që ka ndodhur është se vendet me shkurtimet më të mëdha të buxhetit kanë pasur përvojë të rënieve më të mëdha prodhuese. Për shkak të së vërtetës, siç e

Seleksionim individual

shohim tash, shkurtimet buxhetore nuk e inspirojnë besimin biznesor. Kompanitë vetëm do të investojnë kur ato të parashohin se do të kenë klientë të mjaftueshëm me të ardhura të mjaftueshme për shpenzime. Kursimi i dekurajon investimet. Argumenti i dytë është ai struktural. Ky argument kundër kërkesave të zgjeruara është se prodhimi, në fakt, është i detyruar të ndodhë në pjesën furnizuese, me mosbalancimin struktural. Nëse kjo teori është e vërtetë, së paku disa pjesë të ekonomive tona do të duhej të ishin në shtrirje të plotë. Por, në shumë vende ky nuk është rast. Prandaj, problemi duhet të jetë mungesa e përgjithshme e shpenzimit dhe kërkesës.

Shkallët e interesit janë të larta vetëm në disa vende të eurozonës, pasi Bankës Qendrore Europiane nuk i lejohet të veprojë si huadhënës, si zgjidhje e fundit e qeverive. Çdo kund, banka qendrore çdoherë mundet, nëse është e nevojshme, të japë fonde për deficit, ndërsa tregu i letrave me vlerë nuk preket. Përvoja nuk përfshin rast relevant ku shkurtimet buxhetore aktualisht kanë prodhuar aktivitet të shtuar ekonomik. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka studiuar 173 raste të shkurtimeve të buxhetit në vende individuale dhe ka gjetur se rezultat i qëndrueshëm është tkurrja ekonomike.


E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

11

Por Nënë Tereza i lutet Zotit edhe për diçka tjetër – t’u japë dituri gjykatësve! Gjykatësit duhet të kenë dituri, përderisa do dëgjojnë e do japin vendim që duhet të jetë i drejtë – por mesa duket ajo dyshon se dituria e tyre është e mjaftueshme, prandaj dituria më e plotë prej Zotit do largonte shqetësimin tronditës të njerëzve se gjykatësit paskan dituri të pamjaftueshme! Teksa i lutet Zotit që t’u japë gjykatësve dituri, ajo nuk harron t’i kujtojë Atij që t’u japë edhe mëshirë dhe forcën e duhur për të dënuar “mizoritë e padrejtësitë”, duke u hequr ditë nga liria keqbërësve... — Përparim Kalo

Lutja e Nënë Terezës për gjykatësit

Banditë dhe hajvanë P

ër banditët dhe hajvanët ka sa duket një kod tjetër, “nderi” e “dinjiteti”, “përgjegjësie” e “kulture”, ai që duhet mbrojtur me grushte. Ai që duhet mbrojtur me dhunë. Ditë dhune. Sidomos ajo e ushtruar në Parlament, mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes, që e la nën hije atë të ushtruar në kufi, mes huliganëve serbë dhe policisë së vendit. E kam thënë edhe më parë dhe sa më shumë që e përsëris aq më idiot më duket vetja, duke e parë e vuajtur kotësinë e vërtetësisë së asaj që them. Por, ia vlen të më duket vetja idiot prapë. Këta deputetë dhe shumica përreth tyre dhe shumë politikanë të tjerë në vend janë banditë dhe hajvanë. Dhuna është mjeti i tyre i parë dhe i fundit, pra e vërteta që janë ata, për t’i arritur qëllimet. Janë banditë e hajvanë Latif Gashi e Bekim Haxhiu nga PDK, në të njëjtën mënyrë e në të njëjtën masë si Rexhep Selimi e Florin Krasniqi nga Vetëvendosje. Po aq, e ndoshta banditë e hajvanë edhe më të mëdhenj, dolën shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. I pari, ngase e pengoi policinë t’i bëjë hetimet në lidhje me rastin. I dyti, ngase në një intervistë deklaron se e kupton shumë mirë veprimin fizik të anëtarit të lëvizjes së tij, R. Selimit. Vetëm një bandit e hajvan mund t’i shkojë dikujt afër dhe të përpiqet me dhunë t’ia ndalojë të flasë për diçka. Vetëm një bandit dhe hajvan kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë. Kur dikush na sulmon verbalisht a fizikisht, ne, si qenie njerëzore, qytetarë të rëndomtë, gjëja e parë dhe e fundit që e bëjmë është ta shmangim pa fjalë e gjeste dhe t’u drejtohemi organeve të rendit për ndihmë. Gjërat mund të jenë ndryshe vetëm në ndonjë rast krejtësisht ekstrem, fatkeq, kur është në pyetje mbijetesa. Dinjiteti ynë, vetëdija, edukimi dhe kultura jonë prej qeniesh njerëzore dhe qytetarësh të përgjegjshëm na thotë se dhuna nuk është reagimi dhe zgjidhja e duhur. Kur dihet kush është agresori, qëllimet dhe arsyet e tij, janë organet e drejtësisë ato që duhet të merren më tutje me rastin. Kaq është e gjitha. Njerëzore dhe qytetare. Nuk humbet nderi, dinjiteti, nuk njolloset personaliteti ynë nëse pa dashjen e pa të keqen tonë ndonjë i çmendur, bandit a hajvan na sulmon verbalisht a fizikisht. Nuk e kemi humbur një betejë, nëse veç jemi rivalë, nëse nuk i kundërpërgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Ka gjithmonë rrugë të tjera. Dhuna është e vetmja që nuk është rrugë. Pra, që të manifestohet banditllëku dhe hajvanllëku, duhen dy palët që janë banditë dhe hajvanë. Asgjë e re. Dikush, nga anash,

koment Arben Idrizi

Shkoj me bindjen se përfshirja në rrahje e atyre deputetëve nuk ishte aksidentale. Duke i ditur edhe qëndrimet e tyre të mëparshme, mund të themi se mezi e kishin pritur këtë. PDK e Vetëvendosje janë në rivalitet armiqësor, banditesk. Jo, politik. Janë edhe me subjektet tjera, pa përjashtim. Sidomos PDK dhe Vetëvendosje, janë subjekte që mishërojnë më së shumti në vete dhunën. PDK e ka trashëguar nga lufta. Vetëvendosje e ka parim ideologjik, duke u përforcuar ndërkohë edhe nga personalitete lufte si ata që u përleshën. E gjithë kjo dhunë është në funksion të mbajtjes, përkatësisht marrjes së pushtetit. U duhet të dy palëve, duke mos mundur, sa shihet, të bëjnë ndryshe.

mund të thotë se derisa i qërojnë hesapet mes tyre dhe vetëm mes tyre, mirë e gjetshin! Dikush tjetër beson se, si te bandat kriminale, edhe vetë policia, e pafuqishme ndaj tyre, duhet t’i lërë të kacafyten mes vete, në mënyrë që kur të dobësohen (pasi t’i kenë shkaktuar gjithë ato viktima), të mund t’i mbajë nën kontroll. Nuk pajtoj me këto. Nuk pajtoj me asnjë ndodhje të dhunës dhe vrasjes, e as me justifikimin e tyre. Pastaj, këtu nuk kemi të bëjmë me thjesht banda kriminale që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një territor të caktuar, por me banda politike, të cilat e qeverisin tërë vendin, e drejtojnë shtetin. Duke qenë të tillë, përfaqësojnë më shumë se banditllëkun dhe hajvanllëkun e tyre personal. Shkoj me bindjen se përfshirja në rrahje e atyre deputetëve nuk ishte aksidentale. Duke i ditur edhe qëndrimet e tyre të mëparshme, mund të themi se mezi e kishin pritur këtë. PDK e Vetëvendosje janë në rivalitet armiqësor, banditesk. Jo, politik. Janë edhe me subjektet tjera, pa përjashtim. Sidomos PDK dhe Vetëvendosje, janë subjekte që mishërojnë më së shumti në vete dhunën. PDK e ka trashëguar nga lufta. Vetëvendosje e ka parim ideologjik, duke u përforcuar ndërkohë edhe nga personalitete lufte si ata që u përleshën. E gjithë kjo dhunë është në funksion të mbajtjes, përkatësisht marrjes së pushtetit. U duhet të dy palëve, duke mos mundur, sa shihet, të bëjnë ndryshe. Për banditët dhe hajvanët ka sa duket një kod tjetër, “nderi” e “dinjiteti”, “përgjegjësie” e “kulture”, ai që duhet mbrojtur me grushte. Ai që duhet mbrojtur me dhunë. Gjëra që i dimë. Sa më shumë që i dimë, aq më idiotë na duket vetja. Por, unë s’e kuptoj këtë. S’kam si e kuptoj këtë. Nuk e kuptoj pse ca banditë e hajvanë, deputetë, rrihen mes vete. Nuk e kuptoj si mund të vazhdojnë të mb eten aty ku ishin, m e përgjegjësitë dhe obligimet që kishin. Për ta perifrazuar një batutë filmash komikë, nuk e kuptoj pse edhe Kurti investon aq shumë, ndër vite, për të qenë një kafshë politike, që e kupton dikë që rrihet; fare mirë mund të ishte pa investuar fare. Nuk e kuptoj, ashtu siç nuk i kam kuptuar kurrë kafshët tjera që e duan atdheun dhe pretendojnë se e kanë çliruar, andaj duan të bëjnë ç’të duan me të. Nuk e kuptoj si është e mundur që një bandit e hajvan si Grabovci arrin ta pengojë policinë që të merret me rastin. Ashtu siç nuk e kam kuptuar kur e kam dëgjuar duke e kërkuar publikisht, në Tv, revolen që policia e kishte gjetur në shtëpinë e tij, pas një aksidenti të gruas së tij. Ndoshta mund t’u g jej një shpjegim të gjitha këtyre, por assesi t’i kuptoj.

koment

Përparim Kalo

Nënë Tereza thotë se gjykatësit kanë nevojë të dëgjojnë për ta ndier të vërtetën e ndershme. Po si? Ata kanë veshë, por mesa duket ajo ka dëgjuar dhe ka besuar se ato që u ka falur nëna në lindje nuk mjaftojnë dhe kërkon Zotit t’u japë veshë të posaçëm, që i rezistojnë dyllit si lëndë e dyllosjes si proces, duke lejuar kështu dëgjimin në masën e mënyrën e duhur.

S

humëkujt mund t’i ketë qëlluar të ngjitë shkallët e Ministrisë sonë të Drejtësisë, përmes hollit. Në anën e majtë të hollit, diku poshtë në një cep, të pandriçuar, të zymtë, qëndrojnë varur fotografitë e disa prej ministrave të Drejtësisë, por druhem se vizitorët mund t’i shikojnë ato fotografi, apo të lexojnë emrat e ish-ministrave në skutë ku i kanë “fshehur”, për të mos thënë harruar. Ky shkrim nuk nxitet nga ato fotografi; ai frymëzohet nga një tjetër gjë që mund të shikosh ndërsa ngjit shkallët e ministrisë. Ata që mund të kenë ngjitur ato shkallë do të kenë vënë re një kornizë me xham, brenda së cilës ndodhen vargje të Nënë Terezës, nën titullin “Lutje për Gjykatësit”. Sigurisht Nënë Tereza, për shkak të dimensionit të saj, nuk mund të shkruante vetëm e kryesisht për gjykatësit shqiptarë; duke qenë sipërane, ajo me siguri i ka shkruar ato vargje lutjeje për gjykatësit e mbarë botës. Do të uroja me shpirt që ato rreshta kuptimplotë t’i kenë lexuar edhe vetë gjykatësit tanë (disa prej tyre me siguri i kanë ngjitur shkallët e Ministrisë së Drejtësisë – madje te ndonjëri prej tyre kjo ngjitje mund të ketë qenë përcaktuese edhe në ngjitjen e shkallëve të karrierës. Këtë lutje të Nënë Terezës duhet ta ketë varur aty Këshilli i Lartë i Drejtësisë (Ministria e Drejtësisë nuk do ta bënte kurrë atë gabim, duke u deklaruar se nuk përzihet në çështjet e pushtetit gjyqësor!) Po përse dhe për çfarë lutet konkretisht Nënë Tereza? Lutet për ata që mbajnë, e thënë në mënyrë figurative, drejtpeshimin e rruzullit, midis së mirës e së keqes, për sa kohë ai rrezikohet nga kjo e fundit – gjykatësit Bie në sy sesi Nënë Tereza i lutet, në plan të parë, fuqiplotit, sepse është Ai që u ka ngarkuar gjykatësve misionin e jashtëzakonshëm – dhënien drejtësi, kudo e kurdo. Kështu që vetëm Ai ka fuqinë të bëjë dicka në lidhje me gjykatësit – t’u japë ato që u mungojnë për të dhënë drejtësinë. Ajo nuk e ka zgjedhur Atë rastësisht edhe për një tjetër arsye – a nuk është në të vërtetë Zoti fuqia e vetme nga e cila duhet të varen gjykatësit (pra, nga asnjë forcë tjetër - shënim i autorit)? Po si? Nënë Tereza thotë se gjykatësit kanë nevojë të dëgjojnë për ta ndier të vërtetën e ndershme. Po si? Ata kanë veshë, por mesa duket ajo ka dëgjuar dhe ka besuar se ato që u ka falur nëna në lindje nuk mjaftojnë dhe kërkon Zotit t’u japë veshë të posaçëm, që i rezistojnë dyllit si lëndë e dyllosjes si proces, duke lejuar kështu dëgjimin në masën e mënyrën e duhur. Nënë Tereza, gjithashtu, përsërit në mënyrë sipërore atë që shkruhet në libra e kode - nevojën që ka njerëzimi për drejtësi - që jepet vetëm nga gjykatësit. Duke i krahasuar me mbretin Solomon, si mbreti më i njohur e i shquar që përhapi drejtësi në epokën e vet. Ajo zgjedh pikërisht mbretin Solomon, mbretin më të zgjuar, që arriti ta sundonte popullin e vet, përmes drejtësisë e mirëkuptimit. Por Nënë Tereza i lutet Zotit edhe për diçka tjetër – t’u japë dituri gjykatësve! Gjykatësit duhet të kenë dituri, përderisa do dëgjojnë e do japin vendim që duhet të jetë i drejtë – por mesa duket ajo dyshon se dituria e tyre është e mjaftueshme, prandaj dituria më e plotë prej Zotit do largonte shqetësimin tronditës të njerëzve se gjykatësit paskan dituri të pamjaftueshme! Teksa i lutet Zotit që t’u japë gjykatësve dituri, ajo nuk harron t’i kujtojë Atij që t’u japë edhe mëshirë dhe forcën e duhur për të dënuar “mizoritë e padrejtësitë”, duke u hequr ditë nga liria keqbërësve. Nga ana tjetër, me dhembshurinë e saj që e ka bërë edhe hyjnore, kërkon nga Zoti që ata që i nënshtrohen drejtësisë (ose padrejtësisë, shën. i autorit) të mos humbasin shpresën, të mos bien në vrerosje, por të gjejnë forca të mbijetojnë. Së fundi, ajo bën një lutje shumë kuptimplote, duke i përfshirë edhe gjykatësit tek ata që Zoti duhet t’u falë mëkatet. Pra, ato që dëgjojmë sot për gjykatësit tanë, sikur janë mitëmarrës, të njëanshëm, ushqyes të pasigurisë (e shpesh edhe të vetëgjyqësisë), Nënë Tereza i përmbledh me një fjalë: Mëkate. Pra, mëkatarët mund të gjykojnë e madje dënojnë mëkatarët. Zoti është në gjendje t’i falë gjykatësit për mëkatet e tyre dhe po kështu edhe unë; e me këtë rast do ta shkrija zërin tim modest me korin e të gjithë atyre që shpresojnë në ato që shpresonte Nënë Tereza jonë, duke thirrur: Ashtu u bëftë! Kam bindjen se të gjithe miqtë e mi gjykatës, të cilët e kanë të shenjtë rrobën e zezë e të gjatë dhe çekiçin e drunjtë, e dinë që kjo ese nuk ka ndonjë pikënisje konkrete, e nuk bart paragjykime; më së tepërmi, ajo thjesht frymëzohet emocionalisht nga një lutje e Nënë Terezës, që do ngacmonte çdokënd që do ta shihte e lexonte atë në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë…


CMYK

12

MAPO

e martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

Nr. 23, Viti II botimit qershor 2012

Çmimi 300 Lekë

E përmuajshme Nr. 23, Viti II botimit qershor 2012 Çmimi 300 Lekë

Burrat janë si tortat. Dietat: Akullorja lejohet Receta dhe ushqime

Libra, dekor KINKALERI

Ilva Tare

“Modë dhe mood”

Alfred Lela

“Vera para këmbëve të kryqëzuara”

SPECIALE

Tendencat e verës Modelet e flokëve Thonjtë, solarët Parfumet dhe grimi Kartolina vajzash të njohura BEAUTY

ODETA NISHANI

RRËFIMI I ZONJËS SË PARË

Përgatitjet për ditën e betimit dhe pritshmëritë për jetën e re. Marrëdhëniet me dy fëmijët dhe historia e dashurisë së çiftit. Gruaja e presidentit të sapozgjedhur hap për herë të parë dyert e shtëpisë

Rikthimi i sapunëve në Tiranë


E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al www.mapo.al

sociale

MAPO

13

“Është e sigurt që çdo vit na kanë thënë që vetëm nga procesi i korrigjimit janë verifikuar shqetësime dhe kopje. Është shumë e rëndë për një vend të thuhet që u arrestuan mësuesit”

Kule: Të hiqet Matura Shtetërore për pranimet në universitet Pas arrestimit të 4 mësueseve dhe dyshimeve për kopje në Facebook, rektori i Universitetit të Tiranës kërkon ndryshimin e skemës së pranimeve të maturantëve. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, kërkon ndryshimin e skemës së pranimeve në universitete, duke nxjerrë jashtë loje Maturën Shtetërore. Incidentet e ditëve të fundit, ku katër mësuese u arrestuan dhe pyetjet e provimit u hodhën në Facebook duket se ka vënë në pikëpyetje sigurinë e procesit dhe ka shtuar dyshimet për rezultatet fiktive. Sipas Kules, Matura duhet të përmbyllë ciklin e shkollës së mesme. Pjesa tjetër, sipas tij, është çështje e universiteteve. “Është e sigurt që çdo vit na kanë

thënë që vetëm nga procesi i korrigjimit janë verifikuar shqetësime dhe kopje. Është shumë e rëndë për një vend të thuhet që u arrestuan mësuesit. Po të shkojë puna dhe arresti te mësuesit, tregohet se faji nuk është i mësuesit, por te procesi dhe procedura që krijon situata të tilla”,tha Kule në një konferencë për specializimin e mbi 30 studentëve në vende të ndryshme të Europës. Rektori i Universitetit të Tiranës kërkon që procedura e pranimit në shkollën e lartë të bëhet sipas vendeve të tjera.”Në shkollën e mesme të zbulojmë ata që kanë prirjet përkatëse për të shkuar në degët ku do të bëhen specialistë të fushave. Matura duhet të mbyllë ciklin e shkollës së mesme, pranimet janë problem i universiteteve”,- tha Kule. Gjatë deklaratës së tij për mediat, rektori ka pohuar se i kërkon Kryeministrit të ndërhyjë ligjërisht, në mënyrë që konvikti i Gjuhëve të Huaja t’i kalo-

“Në shkollën e mesme të zbulojmë ata që kanë prirjet përkatëse për të shkuar në degët ku do të bëhen specialistë të fushave. Matura duhet të mbyllë ciklin e shkollës së mesme, pranimet janë problem i universiteteve”

jë Universitetit të Tiranës. Thuajse çdo vit janë përsëritur hamendësimet mbi cilësinë e studentëve të pranuar në universitete përmes skemës së Maturës Shtetërore, por këtë vit problemet kanë dalë më tepër në sipërfaqe. Gjatë provimit të fundit, atij me zgjedhje, pyetjet janë hedhur nga maturantët në një faqe në Facebook, ndërsa përgjigjet e sakta nuk kanë vonuar, duke u dhënë atyre kopjet e nevojshme. Një tjetër goditje ishte ajo e arrestimit të katër mësueseve të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, të cilat u arrestuan nën akuzën se kishin ndihmuar maturantët kundrejt ryshfetit. Ministria e Arsimit ka pranuar se ka pasur raste sporadike, por sipas saj nuk e kanë dëmtuar procesin. “Nuk mund të bëjmë dënime kolektive. Nxënësit që kanë kopjuar do të penalizohen”,-tha përmes një deklarate për mediat një zyrtar i Ministrisë së Arsimit.

Heqja e 22 pedagogëve, dekania: Rrezikohet viti akademik Fakulteti i Gjuhëve të Huaja “proteston” për shkarkimin e 22 pedagogëve, duke pohuar se një veprim i tillë do të ketë pasoja për studentët. Dekania e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, thotë se një vendim i tillë është marrë pa mendimin e fakultetit. “Departamenti i Gjuhës Angleze ka 50 persona staf pedagogjik dhe shkurtimi bëhet fjalë për të hequr 28 pedagogë, për të mbajtur 22 pedagogë. Krijimi i këtyre bërthamave të çdo Fakulteti, duke marrë stafin pedagogjik nga stafi i Gjuhëve të Huaja, natyrisht lë një boshllëk

dhe një vakum shumë të madh, sepse unë në tetor gjendem para një pikëpyetjeje shumë të madhe, kush do më japë mësim? Pra 2/3 e lëndëve e ciklit të parë dhe të dytë, nëse mua më ikin një numër i konsideruar i pedagogëve, sepse është më shumë se 50%, kush do e zhvillojë mësimin?”, - deklaron Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Zonja Dibra shpjegon se për një vendim të tillë, që do të ketë pasoja për studentët, nuk është pyetur Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. “Ende asnjë reagim, ende asnjë komunikim qoftë për

të kërkuar edhe disa sqarime. Kjo është shumë shqetësuese, sepse sezoni i verës po vjen, është mbyllur procesi mësimor dhe po mbyllet edhe procesi i provimeve. Pedagogët ndërkohë janë shumë të shqetësuar”,- u shpreh Dibra. Ndërkohë, më herët, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i është drejtuar me shkresa zyrtare rektorit Dhori Kule për shtim të stafit akademik për të mbuluar ngarkesën, gjë që jo vetëm nuk është marrë parasysh, por përkundrazi, është shoqëruar me propozimin për shkurtim edhe të numrit të pedagogëve ekzistues. 

reagimi

Totozani: Gjakmarrja në Shkodër, shumë shqetësuese Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes, duke u bazuar në vrasjet më të fundit të ndodhura në qarkun Shkodër. Totozani ka deklaruar se duhet të ketë një angazhim shumë të madh nga strukturat shtetërore, që ky fenomen të mos ketë më lidhje me Shkodrën dhe Qarkun. “Jemi ende në fazën e një mbledhjeje të mendimeve të ndryshme që ekzistojnë, por që konvergojnë në një pikë të caktuar, që nevojitet një impenim i madh i gjithë institucioneve shtetërore në trajtimin e kësaj plage të madhe të shoqërisë shqiptare që është në Shkodër dhe në rrethinat e Shkodrës dhe është vërtetë shumë shqetësuese. Natyrisht kemi hyrë në një moment të rëndësishëm të diskutimit dhe të studimit të të gjitha alternativave të trajtimit të një fenomeni kaq të rëndë dhe njëkohësisht dhe aq kompleks, siç është edhe gjakmarrja”,- deklaroi Avokati i Popullit. 


14

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

rrethe

I dënuar në Itali për drogë, pranga 44-vjeçarit në Elbasan Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, është arrestuar dje në Elbasan, pasi është dënuar për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike“ në shtetit italian. Burime të Policisë se Elbasanit bëjnë të ditur se arrestimi i 44-vjeçarit Alfred

Tafa u bë në banesën e tij, pasi Gjykata e Torinos në Itali, në bazë të Vendimit Penal të dhënë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Ky shtetas është identifikuar në qytetin e Elbasanit nga specialistët e Seksionit

Kundër narkotikëve, ku më pas është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë Policisë Qarkut për të bërë ekzekutimin e vendimit penal ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, e cila pritet të fillojë procedurat e ekstradimit të tij.

shkurt

Aksidentet, humbin jetën dy fëmijë në Sarandë e Shkodër Dy fëmijë, një 2 dhe tjetri 9 vjeç, humbën jetën në aksidente të ndryshme në Sarandë dhe Shkodër. Fillimisht humbi jetën një 9-vjeçar nga Gruemira, teksa ka rrëshqitur ndërsa ndodhej i hipur në mjetin tip Zetor që drejtohej nga babai i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gruemirë të Malësisë së Madhe dhe viktima është një fëmijë 9 vjeç. Arlind Reçaj ka hipur në mjetin tip Zetor që kishte babai i tij, ndërsa aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në tokë. Ndonëse babai dhe persona të tjerë kanë nxituar për t’i dhënë ndihmë, rënia e 9-vjeçarit me kokë në tokë ka rezultuar fatale për të, duke i marrë jetën. Nga veprimet e policisë ka rezultuar se ngjarja ka

qenë aksidentale. Ndërkohë një 2-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë, pasi është shtypur aksidentalisht nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piqeras, ndërsa fëmija Kristiano Tenollari ishte futur për të luajtur poshtë një furgoni, i cili tregtonte perime, në një moment kur mjeti ka qenë i ndaluar. Ndërkohë drejtuesi i mjetit furgon me targa AA 257 B ka manovruar pa qenë në dijeni të vendndodhjes së 2-vjeçarit, duke e shtypur atë për vdekje. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 29-vjeçarin Vladimir Shkëmbi, i cili mësohet se kishte lidhje fisnore me të miturin. Pak ditë më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi në Fier.

Masivi i kromit vret minatorin, 3 të arrestuar se s’kishte siguri në galeri Trupi i pajetë i 53-vjeçarit u nxor pas tri orësh kërkime, nga 500 metër thellësi e minierës, pasi sasia e madhe e dheut të shkëputur e vështirësoi operacionin e kërkimit.

Vijon fluksi i lëvizjes në kufi për pushimet verore Në doganat kufitare të Qarkut të Gjirokastrës vijon të vijë në rritje fluksi i lëvizjes në këtë periudhë pushimesh nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. Edhe gjatë ditës së hënë ka qenë i konsiderueshëm numri i këmbësorëve dhe automjeteve që kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që shifra të larta po regjistrohen edhe në sportelet e daljes në tokën shqiptare. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganave të Kakavijes dhe Tri Urave kanë hyrë në Shqipëri rreth 3 mijë këmbësorë dhe 600 automjete. Gjatë kësaj kohe kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinjë rreth 3 500 persona si dhe 900 automjete. Nga pala shqiptare punohet me 3

sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. “Si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, dhe bashkëpunimit e koordinimit të veprimeve edhe me palën greke, nuk janë shfaqur radhë në Kakavije, as te pala jonë e as në palën greke”, pohoi mesditën e së hënës policia e Gjirokastrës .

Rikthehet vdekja në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator humbi jetën, i mbuluar nga masivi i mineralit që është shembur menjëherë, ndërsa tre persona u arrestuan pas ngjarjes të hetuar për mosmarrje masash sigurie. Dilaver Koçi humbi jetën në mesditë, në galerinë 41, që menaxhohej nga një kompani private emri i së cilës nuk është publikuar; ndërsa 53-vjeçari i shtohet radhës së gjatë të të vdekurve në minierë në vitet e fundit. Ngjarja

Aksidenti i rëndë ndodhi dje në galerinë 41, në të cilën Koçi ishte duke punuar. Burime të policisë thanë se miniera është shembur në krahun ku punonte 53-vjeçari që mesa

duket ka humbur jetën menjëherë pas shembjes. “Minatori Dilaver Koçi humbi jetën rreth orës 14:15 në galerinë 41, menaxhuar nga një subjekt privat”, njoftoi policia. Trupi i pajetë i 53-vjeçarit u nxor pas tri orësh kërkime, nga 500 metër thellësi e minierës, pasi sasia e madhe e dheut të shkëputur e vështirësoi operacionin e kërkimit. Burime nga policia thanë se ende ishin të paqarta arsyet e incidentit, por mësohet se kushtet teknike në galeri kanë qenë mjaft të këqija. Arrestimet

it, Bardhyl Rama; ky i fundit mbante të njëjtën detyrë edhe pranë ACRsë. Të tre të arrestuarit akuzohen për shkelje të sigurisë teknike, që mendohet edhe arsyeja e vdekjes së minatorit. Galeritë e vdekjes

Prej kohësh Bulqiza është kthyer në një vend incidentesh vdekjeprurëse për minatorë, pasi edhe pse me galeri të pasura me mineral, prej të cilit fitimet janë kolosale, investimet në siguri janë të vogla. Ndërkohë, në mjaft raste kompanitë private me dhe pa emër, por edhe grupe kriminale, janë përplasur deri me armë për të

Pak orë pas vdekjes aksidentale t ë m i n at o r it 5 3-vjeçar, në Pak orë pas vdekjes aksidentale të minierën private, policia ka minatorit 53-vjeçar, në minierën private, vënë në pranga policia ka vënë në pranga tre persona, mes tre persona, mes të cilëve të cilëve edhe administratori i firmës edhe administratori i firmës, Ramazan Nesini, i zotëruar minierat. Ish-drejtori i policili njëkohësisht mban detyrën e cisë së Dibrës dha dorëheqjen nga kryegjeologut pranë firmës konce- detyra, pasi u pezullua për disa sionare ACR. Gjithashtu në pranga shkelje, ndërsa vetë ai akuzoi qeverjanë vënë edhe tekniku i firmës, Sa- inë dhe atë që e quajti mafia e kromit bah Hoxha, dhe përgjegjësi i ajrim- për largimin e tij nga detyra.

Pranga pas pesë muajsh vëllezërve Kani, tentuat të vrisnin

@

www.mapo.al/

rrethe

Krujë-Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezërit e shpallur në kërkim: Agron Kani, 27 vjeç dhe Fatbardh Kani, 30 vjeç, nga fshati Kameras i Krujës. Arrestimi i dy vëllezërve është kryer pas urdhrit të lëshuar nga ana e prokurorisë së Rrethit Krujë në shkurt të këtij viti.

Sipas akuzës, dy vëllezërit akuzohen për një vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Procedimi, sipas organit të akuzës, i referohet ngjarjes së ndodhur më 9 shkurt te mbikalimi i autostradës në Fushë-Krujë, ku dy vëllezërit Agron dhe

Fatbardh Kani dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person të identifikuar si Xh.K. Shpallja në kërkim e tyre është bërë nga Komisariati i Policisë Krujë po më 9 shkurt, ndërsa arrestimi i tyre është bërë i mundur vetëm ditën e djeshme.


E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al www.mapo.al

rrethe

15

MAPO

Arrestohet grabitësi i Kazinosë në Lezhë Policia e Lezhës ka arrestuar dje rreh orës 13.00 Jak Ndojn, 20 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë së këtij rrethi, tri ditë më parë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes me armë të VLT Kazino-Lezhe (APEX), duke marrë shumën 190 000 lekë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarje ka ndodhur rreth orës 00.20 të datës 30 qershorit në lagjen

“Besëlidhja” të qytetit Lezhës. Ndaj Ndojt policia e Lezhës ka ngritur akuzën për veprën penale të “Vjedhje me arme” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Jak Ndoj njihet edhe si kontingjent i policisë së këtij rrethi, pasi ai është akuzuar dhe dënuar më parë për një sërë vjedhjesh të kryera. Jak Ndoj e ka nisur aktivitetin e tij që në moshë të mitur, sipas policisë, më herët

më 2007 ai është dënuar për vjedhje me dhunë; më 2009 është arrestuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje; më 2010 është arrestuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje, si dhe shkatërrim prone. Por duket se hyrje daljet nga qelitë i janë bërë normale dhe i riu sërish ka përfunduar në pranga, këtë herë për pak më shumë se 2 milionë lekë të vjetra.

Mashtrimi, kërkoi 300 milionë euro nga banka në Elbasan, arrestohet italiani Një çek i falsifikuar, në të cilin thuhej se në llogarinë e tij ishin hedhur 300 milionë euro, ka çuar në pranga një shtetas italian, që tentoi t’i tërhiqte paratë prej filialit të Intesa San Paulo në Elbasan Duket nga ato gjërat që njerëzit me mend në kokë nuk i bëjnë, por Bruno Pomenti 56 vjeç ishte përgatitur një vit për të realizuar një skemë thuajse të pamundur mashtrimi e falsifikimi. Ai tentoi të përfitonte me anë të mashtrimit shumën fantastike prej 300 milionë Eurosh, por është arrestuar, ndërsa po kalonte kufirin në Rinas. Zyra kundër krimit ekonomik dhe financiar në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan ka ndaluar Bruno Pomentin, 56 vjeç, me banim në Pontinia Itali, pasi ndaj tij ishte kryer një kallëzim penal nga drejtori i Intesa San Paulo Bank në Elbasan, Alfred Gjuraj. Italiani kishte një çek fals ku shkruhej se në llogari gjendeshin 300 milionë euro dhe ka pretenduar t’i tërheqë këto para nga llogaria me 50 euro që kishte hapur një vit më parë, të cilën e kishte përdorur për të pasur vulat dhe firmat false në vërtetimin bankar.

Dega Intesa San Paulo Bank, Elbasan

fjalë për një shumë të tillë. Ky detaj nuk i ka shpëtuar vëmendjes së drejtorit të filialit, Alfred Gjuraj, i cili ka kërkuar që të kryheshin verifikimet në Bankën Qendrore në Tiranë. Banka ka vërtetuar se në nr e llogarisë së këtij shtetasi figuronin vetëm 50 Euro. Kaq ka mjaftuar që të njoftohet policia, e cila është vënë në veprim për identifikimin dhe ndalimin e shtetasit italian. Për këtë qëllim janë njoftuar të gjitha pikat kufitare. Bruno Pomenti është arrestuar në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë marrjes në pyetje në Elbasan rezulton se ai ka deklaruar se shuma në fjalë i ishte hedhur në llogari nga familjarët dhe të afërmit e tij. Nga verifikimi i kryer edhe për saktësinë e vulave dhe firmave rezulton se ”çeku” 300 milionësh është i falsifikuar. Ndaj tij është ngritur akuza e falsifikimit të dokumenteve, vjedhjes së shumave të mëdha me anë të mashtrimit”. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit. Fatos Salliu

e diel

Ngjarja

Në datën 30 qershor ky shtetas ishte paraqitur në sportelet e filialit të kësaj banke në Elbasan me gjenealitete të rregullta dhe me nr. llogarie të saktë, por shuma që kërkonte të tërhiqte ka “shokuar” personelin, i cili ka njoftuar menjëherë drejtorin e bankës. 56-vjeçari italian ka kërkuar të tërheqë plot 300 milionë Euro dhe për këtë ka paraqitur një vërtetim të datës 14.06.2011, dokument që tregonte se në nr. e tij të llogarisë ishte hedhur shuma në fjalë. Por drejtori i filialit të kësaj banke në Elbasan, Alfred Gjuraj, është treguar mjaft i vëmendshëm, duke njoftuar bankën qendrore në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera banka njofton në mënyrë elektronike filialin në Elbasan se vërtetimi ishte fals dhe se nr i llogarisë së shtetasit italian ishte i saktë, por në të ishin të depozituara vetëm 50 Euro. Pas kësaj procedure banka ka njoftuar policinë dhe në veprim është hedhur menjëherë zyra e krimit ekonomik në Elbasan, e cila është vënë në ndjekje të shtetasit italian. Bruno Pomenti e ka kuptuar rrezikun dhe ka tentuar të largohet sa më parë nga Shqipëria. Por është arrestuar në Rinas nga policia kufitare. Ai është dërguar në Elbasan, ku është marrë në pyetje nga specialistë të zyrës kundër krimit ekonomik dhe financiar dhe hetuesit e Prokurorisë Elbasan. Dështimi

Shuma marramendëse ka bërë që të hidhen dyshimet e para, për më tepër bankat lajmërohen disa ditë më parë për të tërhequr sasi simbolike të hollash e jo kur bëhej

Drejtori i Bankës denoncoi mashtrimin. Italiani kishte hapur një vit më parë një llogari 50 euro, kishte falsifikuar vërtetimin dhe kërkonte nga banka 300 milionë

Italiani planifikoi mashtrimin që prej një viti Rasti i Bruno Pomentit thyen çdo rekord në mashtrim. Veçanërisht tashmë në kohë krize ky është një rast për t’u shënuar në rekordet Guiness. Vitin e kaluar 56-vjeçari nga Pomentino vjen në Elbasan dhe hap një llogari bankare me 50 Euro në filialin e Intesa San Paulo Bank. Largohet në vendlindje e kthehet në Elbasan në qershor të këtij viti. Ndoshta e ka paramenduar që para një viti grabitjen me anë të mashtrimit të bankës. Në datën 30 qershor ai paraqitet me identitet të saktë dhe nr llogarie të vërtetë para sporteleve të filialit të bankës, por shuma e kërkuar ka qenë tronditëse, aq sa edhe banka më e fuqishme në rruzull do të matej mirë kur të bënte transaksionin. Mashtruesi italian paraqet një vërtetim ku ishte shënuar se në llogarinë e tij figuronin 300 milionë Euro. Ky vërtetim përmbante firmën dhe vulën e filialit të bankës në Elbasan, që më pas rezultoi se ishin të falsifikuara. Sipas këtij vërtetimi, citohej se në datën 14 qershor 2011 në nr e llogarisë së këtij shtetasi ishin hedhur 300 milionë Euro. Dhe këtë shumë shtetasi italian do ta tërhiqte tashmë nga filiali i kësaj banke.

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


16

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

rajon

Nikoliç: Kapitull i ri në negociatat me Kosovën Presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i ka bërë thirrje partive politike të krijojnë qeverine e re sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapet një kapitull i ri në negociatat me Kosovën. I ftuar në një emision televiziv në televizionin serb B92, Nikoliç tha se zyrtari i BE-së Miroslav Lajèak ia ka bërë të qartë se Serbia nuk

mund të jetë shumë optimiste që bisedimet për anëtarësim do të nisin në vjeshtë, sepse janë disa kushte që nuk janë plotësuar. Sipas tij Lajçak i konfirmoi gjithashtu se bisedimet Prishtinë-Beograd nuk do të rinisin derisa Serbia të implementojë plotësisht marrëveshjet e arritura deri më tani. Gjatë intervistës,

Nikoliç pranoi se ajo çka është arritur deri tani në këtë dialog duhet të zbatohet, ndërsa insistoi gjithashtu se dialogu duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, por jo presidencial, sic dhe është keqinterpretuar nga mediat duke shtuar se nuk ka në plan të takohet me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Merr fund mbikqyrja për Kosovën, tani republikë me pavarësi të plotë Grupi Ndërkombëtar Drejtues vlerëson përparimin e Kosovës dhe i jep asaj pavarësinë e plotë. Bashkimi Europian do të vazhdojë me përfaqësinë e saj, po ashtu edhe KFOR Grupi Ndërkombëtar Drejtues në takimin e mbajtur në Vjenë ka vendosur që t’i japë fund f azës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë grup bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën si dhe Turqia. Nga Kosova, në takim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger ka thënë se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën. “Nga dita e sotme,

Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator”,- ka thënë ministri austriak.Ai ka shprehur kënaqësinë e tij se Vjena është vendi ku u hartua dhe aprovua Plani i Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe po në këtë qytet tash po vendoset fundi i mbikëqyrjes së kësaj pavarësie. “Ne e dimë se Kosova do të ballafaqohet me shumë sfida dhe do të duhet të kryejë shumë detyra të shtëpisë, por e dimë po ashtu se ka bërë një punë të mrekullueshme këto vitet e fundit”, tha ministri austriak, duke shpresuar se Kosova një ditë do të jetë pjesë e strukturave të integruara të Evropës. Në anën tjetër, shefi i ICOsë, Piter Feith ka deklaruar se Kosova ka bërë shumë përparime këto vitet e fundit. Ndërsa ka

lavdëruar përpjekjet për hapjen e Zyrës Administrative në veri, Feith ka inkurajuar institucionet e Kosovës që në ditët në vijim t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore- kushtetuese në mënyrë që të bëhet kalimi i kompetencave dhe përgjegjësive nga zyra e tij tek autoritetet vendase. Nga Plani i Ahtisarit, sfidat e papërmbushura kanë mbetur në veri të Kosovës. Feith me këtë rast ka përmendur tri parime mbi të cilat do të gjendet zgjidhja politike për atë pjesë. “Zgjidhja politike për veriun do të bazohet në tri parime: Nuk ka dhunë, nuk ka ndarje, pra veriu do të mbetet i Kosovës dhe parimi i tretë se veriu nuk do të mbetet konflikt i ngrirë”, ka thënë Feith. Në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën për të cilën ai tha se meritat i ndajnë së bashku institu-

cionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar. Edhe kryeministri i Kosovës u shpreh i vetëdijshëm se sfidat që mbeten, kryesisht kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformat demokratike, për të cilat ai është zotuar se Kosova po

Kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën për të cilën ai tha se meritat i ndajnë së bashku institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar

punon në avancimin e tyre. “Unë jam i vetëdijshëm se ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Për më tepër, unë dua të ritheksoj zotimin tonë për ta rritur përfshirjen tonë në raport me të gjitha komunitetet në Kosovë, e në mënyrë të veçantë me serbët që jetojnë në veri të vendit, të cilët e meritojnë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që janë të përcaktuara me Planin e Ahtisarit dhe me ligjet e Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Thaçi. Edhe pas vendimit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare, Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë, përmes misionit për polici dhe sundim të ligjit - EULEX, përderisa do të vazhdon edhe prania e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger dhe shefi i ICO-së, Piter Feith

Prishtina përshëndet vendimin e GND Presidentja Jahjaga: E ardhmja jonë është në BE. Kryetari i Kuvendit, Krasniqi: Vendimi është historik Grupi Ndërkombëtar Drejtues në takimin e mbajtur në Vjenë ka vendosur që t’i japë fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Presidentja Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE. “Miqtë tanë të mbledhur në Vjenë, në kuadër të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, mbështetën secilin hap të përparimit tonë politik, shoqëror dhe ekonomik dhe i dhanë fund periudhës së

mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke ua besuar dhe dorëzuar tërësisht të ardhmen e Shtetit, qytetarëve të saj”. Jahjaga shtoi ndër të tjera se vendimi Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për ta përfunduar mbikëqyrjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap një horizont të ri për Republikën e Kosovës, për pozitën e

saj në arenën ndërkombëtare dhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e cilësoi si hap historik për Kosovën vendimin për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në një deklaratë për media, Krasniqi theksoi se “kjo arritje historike është kontribut i angazhimit të përhershëm të institucioneve të Kosovës në bashkëveprim me institucionet ndërkombëtare, për ndërtimin e shtetit të ligjit të së drejtës, të shtetit të qytetarëve të barabartë pa dallim race e gjinie, sipas standardeve evropiane”. Ai tha se Kosova do të këmbëngul “që të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’ i marrë përsipër përgjegjësitë, të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare”.

Ivanov “injoron” gjuhën shqipe Presidenca e Maqedonisë vazhdon të mos aplikojë gjuhën shqipe dhe komunikimin në shqip me mediat shqiptare. Kjo praktikë po ndodh edhe me zgjedhjen e Gjorgje Ivanov në këtë detyrë, kabineti i të cilit tashmë ka ngelur edhe pa zyrtarin shqiptar për informim, i cili ditëve të fundit është pushuar nga detyra, raporton INA. Ivanov i zgjedhur si president i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe votat e shqiptarëve, i është shmangur përgjigjes se përse nuk po përdoret gjuha shqipe në portalin zyrtar informativ të presidencës. Mungesa e gjuhës shqipe është regjistruar edhe në të gjitha portalet zyrtare të ministrive dhe drejtorive qeveritare, përjashtuar ministritë që udhëhiqen nga ministra shqiptarë. Disa ministri që më parë drejtoheshin nga ministra shqiptarë dhe tashmë nga ata maqedonas, kanë hequr nga përdorimi gjuhën shqipe. Në mediat shqipe në Maqedoni në disa raste janë nxitur debate lidhur me këtë çështje, mirëpo ajo akoma gjen përgjigje negative nga pala maqedonase.


E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al www.mapo.al

intervistë

MAPO

17

Këshilli i Qarkut dhe ideatori i gjithë kësaj nisme, kryetari Eugen Isaj, kërkojnë të tërheqin vëmendjen rreth zonave me bukuri apo histori të rralla

Eugen Isaj: Si do e kthejmë qarkun Elbasan në destinacion turistik “Qarku Elbasan ka qenë i njohur edhe më parë për turizmin historik e natyror. Por kohët e fundit kanë ndodhur zbulime gati të pabesueshme. Madje mund të them se disa zona nuk janë shkelur asnjëherë më parë e natyrisht vështirësia e parë i përket infrastrukturës së nevojshme”... Fatos Salliu

Këshilli i Qarkut Elbasan është angazhuar për ta kthyer trevën në të cilën shtrihet në destinacion të kërkuar turistik. Elbasani ka qenë i njohur për historinë dhe kulturën, por zbulimet dhe puna e bërë kohët e fundit po dëshmojnë për një befasi turistike e cila ka filluar të japë rezultate konkrete e që pritet të pasohet me zhvillime akoma më interesante. Këshilli i Qarkut dhe ideatori i gjithë kësaj nisme, kryetari Eugen Isaj, kërkojnë të tërheqin vëmendjen rreth zonave me bukuri apo histori të rralla që deri më tani kanë qenë krejt të panjohura. Gazeta ‘Mapo’ realizoi një intervistë me z.Isaj për t’u njohur me disa nga faktet dhe për strategjinë që ka filluar, e konsideruar si “era e re” e zhvillimit të turizmit në këtë qark. Z. Isaj, gjatë muajve të fundit Qarku i Elbasanit ka hyrë në axhendën turistike të agjencive më të njohura të Europës dhe më gjerë. Si po arrini të implementoni këtë strategji? Zhvillimi i turizmit si industri më vete është një nga prioritetet kryesore të Qarkut të Elbasanit. Këtij qëllimi i shërben edhe hartimi i Planit të Veprimit të Turizmit. Ky Plan ka si synim transformimin e Qarkut Elbasan në destinacion të kërkuar turistik nga ana e turistëve, por njëkohësisht edhe të përmirësojë jetën e komunitetit . Planifikimi i projekteve dhe transformimeve të pritshme në këtë drejtim është përpiluar në mënyrë vizionare që nënkupton investim të kapitaleve në mënyrë strategjike për të nxitur dhe ofruar sipërmarrjet investuese. Sepse tashmë pasuritë natyrore dhe turistike që kemi janë të pa diskutueshme e mbetet zbulimi i vlerave të reja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ekzistuese. Si do të konkretizohet ky Plan? Që vizionet e të ardhmes të bëhen realitet nevojitet përkushtim qytetar, energji, kohë, mundësi, transparencë, konsensus. Me mbështetjen teknike të SNV, një organizatë holandeze për zhvillim ndërkombëtar, është drejt përfundimit plani i veprimit për turizmin në Qarkun tonë. Është një dokument për të ndihmuar, udhëzuar dhe drejtuar zhvillimin dhe marketingun e industrisë së turizmit që ka filluar të lulëzojë në Elbasan. Plani po siguron një strukturë për bizneset, qeveritë dhe organizatat jo qeveritare për të analizuar tregun e turizmit, përfitimet, por edhe prob-

lemet që mund të lindin. Ne synojmë që të joshim turistët, të rrisim kohëzgjatjen e tyre në trevën e Elbasanit. Ndërkohë, kjo do t’i bëjë banorët e vetëdijshëm se përfitimet që ata do të sigurojnë nga ky aktivitet do të përmirësojnë gjendjen ekonomike e shoqërore. Ndaj, dhe zonat turistike tashmë janë nën aktivitet për marrjen nën kontroll të potencialeve të zhvillimit të turizmit si industri. Theksoj se kjo po realizohet edhe në bashkëpunim me universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, sektorin privat si dhe përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse. Rajoni (Qarku Elbasan) i paraqitur ne Draftin e Planit të Veprimit të Turizmit, shtrihet në zonën qendrore të Shqipërisë. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3292 km2 dhe në përbërje janë Elbasani dhe nënprefekturat Gramsh, Peqin e Librazhd. Qarku ka 7 bashki, 43 komuna dhe 386 fshatra me rreth 450 mijë banorë. Çfarë lloje turizmi mund të gjesh në Elbasan? Pothuaj të gjitha llojet e turizmit. Turizmi bregdetar zëvendësohet me atë lumor e hidrik, që kulmon me ujëvarat e Sotirës në Gramsh. Llojet e tjera janë turizmi historik, kulturor, natyror, kulinar, ekoturizmi, shëndetësor, fetar, dimëror, nautik. Ai mund të jetë rural, masiv, elitar, rinor, nautik, sportiv etj. Përgjatë gjithë Qarkut Elbasan kalon vija antike Egnatia. Në Elbasan ndodhet kalaja më e madhe fushore në Ballkan dhe Scampa si qytet ofron zbulime të karakterit arkeologjik nga më të famshmet në rajon, siç është së fundmi bazilika dhe mozaiku në qendër të qytetit si dhe basorelievet e rralla ilire të gjetura pak kohë më parë. Vetëm 5 km larg Elbasanit ndodhen burimet termale të Llixhave të njohura për famën e tyre

shëruese brenda dhe jashtë vendit dhe 20 km më tej ndodhet pika turistike e Gjinarit. Në Librazhd ndodhet parku më i madh Kombëtar, ai i Shebenik-Jabllanicës, i cili mahnit me bukuritë e tij. Në Gramsh ndodhen shpellat karstike me gjurmë prehistorike dhe ujëvarat e Holtës, një mrekulli e natyrës. Ekziston një listë jashtëzakonisht e gjatë, aq sa do të duheshin ditë për t’i përshkruar. Si paraqitet gjendja e këtyre destinacioneve? A ekziston infrastruktura e nevojshme dhe atje ku frekuentohen a janë të shëndetshme nga ana mjedisore? Një pyetje me mjaft interes. Siç e përmenda, Qarku Elbasan ka qenë i njohur edhe më parë për turizmin historik e natyror. Por kohët e fundit kanë ndodhur zbulime gati të pabesueshme. Madje mund të them se disa zona nuk janë shkelur asnjëherë më parë e natyrisht vështirësia e parë i përket infrastrukturës së nevojshme. Por ne në bashkëpunim me qeverinë dhe më njësitë vendore kemi projekte konkrete në infrastrukturë. Kjo është vështirësia e parë që duhet kapërcyer. Sa i përket anës mjedisore, mund të them me kënaqësi se gjendja paraqitet përgjithësisht e mirë. Por në disa pika ka nevojë për ndërhyrje dhe ndërgjegjësim. Qarku Elbasan, administrata jonë, ka marrë angazhim që të organizojë në datën 20 të çdo muaji aksione për pastrimin e pikave turistike. Porosia e lënë nga Kryeministri për aksione të kësaj natyre u kthye në traditë për Këshillin e Qarkut Elbasan dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi pastruar pikën turistike të Byshekut, pikën Turistike të Gjinarit, do të ikim edhe në Librazhd, Gramsh, Belësh etj. Me ne janë bashkuar edhe komunitetet e këtyre zonave, shoqata dhe firma private.

Disa nga momentet në Elbasan Kalaja e Elbasanit, në qytetin e Elbasanit Kalaja e Lleshanit, në fshatin Lleshan Gradishta e Belshit, në fshatin Belsh Kalaja e Peqinit, në qytetin e Peqinit Kalaja e Menglit, pranë qytetit të Elbasanit Kalaja e Kazijes, në fshatin Kazije Gërmadhat antike (stacioni rrugor Ad Quintum) në fshatin Bradashesh Këmbët e urës antike, në Topçias Manastiri i Shën Vladimirit, pranë fshatit Shijon

Është një mesazh që po përçojmë e që po jep frytet e veta. Çfarë po bëhet për njohjen e këtyre resurseve? Si do t’i joshni ju konkretisht turistët? Kjo është finalja që presim. Ardhjen e sa më shumë turistëve. Në të vërtetë shifrat e vitit të fundit kanë qenë të mahnitshme aq sa ne nuk e kishim menduar. Nuk ka një statistikë të saktë. Por nga informacionet që kemi nga njësitë vendore, bashki e komuna rezulton se Elbasani vjen fill pas qarqeve me vijë bregdetare. Mjaft agjenci turistike nga Tirana, Durrësi, Ohri, Selaniku, Stambolli, Prishtina e të tjera nga Maqedonia, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania etj., planifikojnë udhëtime turistike në Elbasan. Veç tyre, treva po frekuentohet nga shtetas vendas e të huaj që merren me sporte si alpinizëm, autikë, hipizëm, gjueti etj. Është me interes të evidentohet se edhe shtetasit e huaj që vijnë për vizita tek emigrantët sa vijnë e shtohen pasi u pëlqen natyra dhe historia e zonës. Ne në bashkëpunim me pushtetin vendor po nxisim aktivitete e festa që të promovojmë turizmin. Në Elbasan organizohen disa të tilla në vit. Po kështu çdo komunë ka tashmë pothuaj festën e saj e të tilla festa kanë pikërisht këtë synim. Të nxisin evidentimin e vlerave, dokeve, zakoneve, veshjeve, traditës, kuzhinës, folklorit etj. Kjo po jep rezultatet e veta. Në të njëjtën kohë ne po punojmë mjaft edhe me faqet WEB-it në internet për evidentimin e këtyre vlerave. Po negociojmë me agjenci, kemi përgatitur guidën turistike e do të shfrytëzojmë çdo mundësi për promovimin e turizmit. Kjo industri është perspektiva e afërt e zhvillimit të Qarkut të Elbasanit dhe ne jemi të vendosur që ta konkretizojmë.


18

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

Në një bisedë për romanin e ri, Idlir Azizi prek çështje që lidhen me letërsinë, mungesën e kritikës, lidhjen e shkrimtarit me vendin e origjinës dhe mënyrën sesi ai i trajton fenomenet e kohës

Azizi:

Problemi i shkrimtarit, mbrojtja nga vetvetja Jorida Pasku “Ajo që më intereson është një strukturë dramatike. Nisem gjithmonë nga një lloj strukture gati-gati teatrale, nuk më pëlqen letërsia epike, e udhëtimeve të mëdha. Më duhet se s’bën një vend i kufizuar, me 2-3 personazhe dhe prej atyre unë të filloj e të ndërtoj një narracion”. Në këtë mënyrë e shpjegon Idlir Azizi strukturën e fiksionit që ai shkruan. Në romanin e ri “Don Kanuni ose, ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë” (Zenit, 2012), autori merr temën e Kanunit, por nuk “rri” te krimi dhe gjakmarrja. Të tjera probleme evidentohen me shtjellimin e ngjarjeve dhe njohjen e personazheve që u takon të vihen në situata gati absurde. E gjitha e trajtuar me humor . Në intervistën e mëposhtme për “MAPO”-n Azizi, i ndodhur këto kohë në Tiranë, rrëfen për “Don Kanunin...” dhe çështjet që lidhen me letërsinë sot. Idlir Azizi jeton në Paris qysh në vitin 2004. Është autor i vëllimeve me poezi “Syri në mur” (1997), “I Patitulluari” (1998), i romaneve “Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë” (2008), “Mandakall, ose një vrimë që hapet në realitet zor se mbyllet” (2009), “Terxhuman” (2010), “Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur” (2011), dhe prozës “Ti doje të shkruaje një fugë” (2010). Z. Azizi, sërish në fokus të letërsisë që ju shkruani, konkretisht romani i fundit juaji “Don Kanuni ose, ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”, është Shqipëria e pas viteve ‘90. Vazhdoni të trajtoni anën e errët të shoqërisë... Gjithmonë i referohem Shqipërisë postkomuniste. Edhe kur mund të shkruaj diçka për regjimin e mëparshëm, u referohem fenomeneve që ndodhin sot. Megjithatë, nuk pretendoj të jem as sociolog, as filozof mirëfilli. Mendoj që mënyra ime e të shkruarit shkon në drejtimin e ligjërimit filozofik, me konotacione sociologjike herë pas here, por gjithsesi mbetet në rangun e fiksionit, të letërsisë. Këtë vend që mendoj se

Idlir Azizi

e njoh më mirë se vendet e tjera e përdor për të krijuar fiksionin tim. Edhe po të isha francez ose gjerman, do të vazhdoja në të njëjtën gjë. Mendoj se nuk jam krejt origjinal në demarshin që bëj, siç ka austriakë, hungarezë, apo meksikanë të cilët u referohen vendeve përkatëse, shoqërive ku jetojnë. Unë thjesht kam një logjikë, të ashtuquajtur të ekzagjerimit të fiksionit, që nuk merrem me përqindje, por që e çoj hapin tim deri në fund. Natyrisht, në realitet ka gjëra që janë edhe më të “hajrit”, por unë nuk mendoj se më takon mua në rang shkrimtari të merrem me këto. Ka Ministri të Turizmit, ka institucione të tjera që merren me këtë punë. Për të ndërtuar narracionin u frymëzuat nga Don Kishoti. Është evidente që ka një referencë prej Don Kishotit dhe prej Don Zhuanit po ashtu. Don Kishoti bashkë me personazhin e Sanço Pançës hasin pikërisht personazhe që janë imagjinarë në mendjen e të dyve. Realiteti dhe fiksioni ndahen nga një gjë transparente. Ky është një kufi shumë i tejdukshëm tashmë prej kohësh në fiksionin bashkëkohor. Përse është marrë Kanuni si temë kryesore? Në errësirat e ndërgjegjes sime ka një reagim, në fakt, ndaj gjithë sociologjisë, artit, kinemasë, me të cilën bota njeh Shqipërinë nga Kanuni, si gjakmarrje, si strukturë gjakatare, ekzotike. Unë parapëlqeva kësaj radhe ta shoh nga një anë komike. Kam përshtypjen që është roman sipërfaqësor, jo në kuptimin që është i lehtë, por që merret kryesisht me sipërfaqet dhe jo me thellësitë. Për këtë arsye, çështja gjinore, e ndryshimit të gjinisë së viktimës, më është bërë parësore në këtë libër, mendoj që ishte e vetmja mënyrë e imja për t’u ballafaquar me Kanunin, me këtë lloj tematike që është e stërpërdorur. Të qëndrojmë te problemet që evidentohen në libër. Duket se zanafilla e tyre nis nga politika... Unë marr pjesën teatrale të politikës, aty

Mendoj se një nga viktimat kryesore të mungesës së kritikës është Ismail Kadareja. Nuk ka asnjë kritik jo që të merret me të si person, por me të si autor të veprave. Herët a vonë kjo do na bëjë dëm të gjithëve. Duhet një vëmendje e madhe për t’i shpëtuar vetes në radhë të parë, sepse problemi më i madh që ka shkrimtari është mbrojtja nga vetvetja.

ku unë vë re që ka bezdira në rangun e mizanskenës politike. Është njësoj sikur sheh një vënie të keqe në skenë të Ibsenit, ose të Shekspirit. Kam përshtypjen që në këtë prizëm e shoh se shumica jonë jemi të pafuqishëm të thumbojmë realitetin politik. Por ama kjo nuk na pengon aspak të reflektojmë dhe të konceptualizojmë rreth asaj gjëje. Kam përshtypjen që poeti, apo një i ashtuquajturi mendimtar, apo edhe shkrimtar kaq gjë ka mundësi të bëjë. Ndoshta ka të tjerë që janë më aktivë, që janë demonstrues. Personalisht, mendoj se deri kaq shkoj, në marrjen e këtij realiteti, në ndryshimin e mizanskenës, duke i vënë një regjisorialitet tjetër kësaj skene teatrale politike. Në fiksion unë përdor shpesh elemente që janë shumë të prekshme (shoqata, parlamenti filan), shpeshherë përdor edhe emra realë, emra të vërtetë politikanësh, që të gjithë i njohin, nuk më intereson aspak satira, kam hall të përdor atë që është reale dhe thjesht ta ndryshoj, ta çoj në një territor tjetër, ta shoh në një pikëpamje tjetër. Ka më tepër liri në aspektin shoqëror? Kam përshtypjen që nuk kemi arritur te liria e të menduarit. Po nga tjetër, duke qenë se nuk ka dhe mirëfilli censurë, ashtu siç ka në vendet e tjera, ku ti nuk shprehesh dot në një gazetë, apo në një institucion lidhur me gjëra të caktuara, është një e mirë kjo e Shqipërisë gjithsesi që ti mund t’ia këpusësh, e thënë kështu më popullorçe, dhe prapë të jetosh. Nga njëra anë kjo është një nga defektet e tjera që reflektohet te tregu ynë i librit. Është krejt i shkatërruar, sepse ka një liri false, liri budallaqe do të thosha. Kjo, kam përshtypjen që nuk ka sjellë dot një territor të përbashkët të menduari, të konceptualizuari, ose rikonceptualizuari të situatës ku ne ndodhemi. Pra, flasim, argumentojmë, por është pak kalimtare, pikërisht prej kësaj lirie të gjerë, por që është pak false ndonjëherë, sepse është e painstitucionalizuar.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, një thesar në rrezik Regina Longo, specialiste e njohur në ruajtjen e arkivave, studiuese filmi në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, është ftuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, regjisorja Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, kineast dhe skenarist amerikan me origjinë shqiptare, për të dhënë përvojën e saj në mbrojtjen e materialit filmik, si dhe për të dhënë një mbështetje profesionale e për të ndarë nevojat e arkivit me një numër arkivash amerikanë. Në një njoftim për shtyp, regjisorja Elezi konstaton: “Është një fakt tragjik që 90% e filmave të xhiruar përpara 1929-ës dhe gjysma e filmave amerikanë të prodhuar përpara 1950-ës kanë humbur përgjithnjë. Tani edhe Shqipëria po përballet me të

njëjtën situatë serioze si dhe kinemaja amerikane para njëzet vjetësh. Koleksioni i AQSHF përmban 6422 filma, ndër të cilët 4 329 filma të vjetër dhe të rinj të prodhuar në Shqipëri. Ndërsa 2 093 filma të huaj të prodhuar në vende të ndryshme të botës. Pra, në total 44 000 kuti filmi”. Ndër nevojat kryesore që ka Arkivi i Filmit renditen: 1. Ndërkohë që festojmë përvjetorin e kombit tonë, ashtu si dhe të arkivit të filmit, rritet gjithnjë e më tepër nevoja për të mbrojtur dhe ruajtur imazhet historike shqiptare që datojnë që prej vitit 1911. 2. Nëse nuk marrim masat e duhura sa më shpejt, trashëgimia kinematografike e vendit tonë mund të humbasë përgjithnjë.  Kjo është sfida jonë e re: të

sigurohemi që këta filma që përfaqësojnë historinë dhe kulturën shqiptare të mbijetojnë për brezat e ardhshëm. 3. Këtë vit do të përpiqemi në çdo formë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë kulturore, artistike dhe historike që mbart në vetvete ruajtja e trashëgimisë kinematografike. Ne besojmë që kjo është sprova më e madhe në dekadën e ardhshme. Gjatë vitit të fundit AQSHF ka patur vështirësi në ruajtjen e kushteve të nevojshme të temperaturës dhe lagështisë në ambientet ku këta filma të çmuar ruhen. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmikë.

Ka edhe një rol mungesa e kritikës këtu? Kritika, pastaj, është problem shumë i madh. Kam përshtypjen që në gjithë këto vite unë nuk besoj se kam parë një kritikë të kënaqshme ndaj librave që dalin. Është vështirë t’ua lësh fajin gazetarëve, sepse përditshmëria është përditshmëri. Kam përshtypjen që thjesht vazhdojnë dy domene në rangun e të ashtuquajturës kritikë letrare, ose ka një servilizëm miqësor për çdo vepër që del, ose krejt ana e kundërt, armiqësia e të shpallurve, ku nuk merret në referencë fare teksti, por vetëm personi. Është kultura jonë e mjerë e kritikës, sepse asnjëherë nuk merremi me tekstin, por gjithmonë me emrin, me mbiemrin dhe aspak me materien që autori sjell. Kam përshtypjen që kjo është ana mjerane ku ndodhemi dhe besoj do të vazhdojë pak gjatë. Si ndikon te shkrimtari kjo? Kjo është shumë e keqe, sepse unë e them hapur që herët e vonë do bëhemi viktimë e mungesës së kritikës, që të tregon ku ti ta shohësh veten pak mirë. Mendoj se një nga viktimat kryesore të kësaj pune është Ismail Kadareja. Nuk ka asnjë kritik jo që të merret me të si person, por me të si autor të veprave. Herët a vonë kjo do na bëjë dëm të gjithëve. Duhet një vëmendje e madhe për t’i shpëtuar vetes në radhë të parë, sepse problemi më i madh që ka shkrimtari është mbrojtja nga vetvetja. A ju ka ndihmuar jeta larg Shqipërisë për të shkruar veprat e deritanishme? Mendoj që më ka bërë fort mirë, sepse mendoj që nuk do t’i kisha shkruar nëse do isha autor në Shqipëri. Jo nga guximi personal, por nga guximi konceptual. Nuk do të kisha ftohtësinë dhe distancën e duhur për të gjykuar për gjërat që ndodhin këtu dhe për t’i trajtuar në atë lloj mënyre. E imagjinoni lexuesin tuaj? Nuk e kam idenë e një lexuesi preciz dhe ndoshta më mirë. Ditën që do kem një lexues të përpiktë në mendjen time, besoj nuk do të shkruaj dot më.

Për çfarë ka ndihmuar tjetër puna e bërë deri më tani? “Falë punës së saj të vazhdueshme në këta tre muaj, arkivi dhe profesionistë të industrisë së filmit u treguan të gatshëm të dhurojnë kuti filmash, si dhe ndihmë në forma të tjera për arkivin tonë. Kemi vendosur kontakt edhe me kolegët tanë në “Association of Moving Image Archivists” dhe në “Advocacy Committee”, që përbëhen nga borde me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu janë të gatshëm të ndihmojnë. Libraria e Kongresit (SHBA) dhe KODAK kanë grumbulluar mbi 10 000 kuti plastike për t’ia dërguar arkivit tonë. Megjithatë, kemi ende shumë punë përpara nëse duam të shpëtojmë këta filma - thesare të çmuar”, shkruan më tej Elezi.


E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al www.mapo.al

D e bati

MAPO

19

Gjuhëtarët rihapin debatin për standardin e gjuhës shqipe, pas mbledhjes së radhës të Këshillit Ndërakademik, ku janë propozuar disa ndryshime në përdorimin e zanores ‘ë’

Kolec Topalli: Shtrembërime dashakeqëse për standardin e gjuhës Aida Tuci Mbledhja e radhës, e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin, përsosjen e përdorimin e shqipes standarde, ka hapur sërish një debat publik mes gjuhëtarëve që nuk e kanë gjetur ende një gjuhë të përbashkët për këtë çështje. Ndërsa Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ka përvijëzuar në mbledhjen e radhës me disa ndryshime që ata propozojnë të bëhen në standardin e Gjuhës Shqipe, debati publik i ka përcjellë këto vërejtje si vendime që synojnë ta shkatërrojnë standardin. Dje Akademia e Shkencave të Shqipërisë doli edhe në një deklaratë për shtyp, për të sheshuar përmes zërit zyrtar zërat kundër rreth tematikës që është diskutuar në mbledhjen e radhës të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, që i mbajti punimet më 26-28 qershor në Tiranë. “Tema e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit ishte Drejtshkrimi i zanores ë të patheksuar në shqipen standarde. Sipas Rregullores së Këshillit, ishin hartuar më parë dy parashtresa lidhur me çështjet problemore të drejtshkrimit të kësaj zanoreje, që shërbyen si bazë e material referimi për diskutimet e anëtarëve të Këshillit. Diskutimet u përqendruan në disa raste konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e pastheksor, u dhanë mendime e u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të shkrimit të ë-së së patheksuar në pozicion paratheksor a pastheksor në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj. Në mbledhje u theksua se çështja e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar është e gjerë dhe e ndërlikuar dhe se mbetet detyrë e gjuhëtarëve dhe e institucioneve përkatëse të thellojnë studimet që ndihmojnë edhe për zgjidhjen më të mirë të problemeve të ndryshme të drejtshkrimit të saj.”- shkruhet në deklaratën zyrtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe është krijuar disa vite më parë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Ky këshill përbëhet nga rreth 20 akademikë të gjuhës shqipe. Ka të ngritur në strukturën e tij dhe kryesinë me kryetar Jani Thomain nga Akademia e Shqipërisë dhe Rexhep Ismajlin nga Akademia e Kosovës. Akademik Kolec Topalli është anëtar i Kryesisë së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Sipas tij, ky debat është nxitur nga disa njerëz që nuk kanë informacion rreth misionit që ka marrë Këshilli Ndërakademik për të

Nga konferenca shkencore Shqipja në kohën e sotme, e mbajtur rreth një vit më parë në Durrës

gjetur zgjidhje që lehtësojnë zotërimin dhe përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe. Zoti Topalli, një tjetër debat është hapur për standardin e gjuhës shqipe pas mbledhjes së Këshillit Ndërakademik pak ditë më parë. Çfarë keni vendosur në këtë mbledhje? Kjo ishte një mbledhje e radhës dhe që kishte si tematikë “Drejtshkrimi i zanores ‘ë’ të patheksuar në shqipen standarde”, ku studiuesit u përqendruan në disa raste konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e pastheksor. U paraqitën disa raste me të cilat mendohet që të ndryshohet përdorimi i saj në disa drejtime; kur mund të shtohet, kur mund të hiqet dhe kur mund të ndryshojë pozicionin brenda fjalës. U bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për të mënjanuar kështu përjashtimet dhe për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të shkrimit të ë-së, në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj.  Si p.sh.? Për shembull: lojtar edhe rojtar sipas rregullit drejtshkrimor shkruhet pa “ë”, edhe gojëtar duhet të shkruhet pa “ë”,

Disa ndryshime që propozohen Vendosje të zanores ‘ë’ Hasm propozohet hasëm Heqje e zanores ‘ë’ Gojëtar propozohet gojtar Anëtar propozohet antar Ndryshimi i pozicionit brenda fjalës I ndryshkët propozohet i ndryshktë

sepse janë njësoj dhe nuk ka pse të ketë përjashtime. Sipas drejtshkrimit shkruhet hasm dhe ne propozojmë që të shkruhet hasëm, sepse kështu shqiptohet në gjuhën e folur. Anëtar shkruhet sipas drejtshkrimit të sotëm, por asnjë nuk e shqipton me ‘ë’ dhe, nëse shkruhet pa ‘ë’, ashtu siç shqiptohet nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor e aq më shumë të shkatërrojë gjuhën shqipe. Heqja e ë-së në këtë rast nuk luan rol. Qëllimi ynë është që të shmangim disa përjashtime dhe të përmirësojmë çfarë është e mundur brenda sistemit. Qëllimi ynë është që të përmirësojmë standardin dhe jo ta shkatërrojmë atë. Këtu nuk diskutohet as të ndryshohet standardi dhe as të integrojmë gegërishten në standardin e gjuhës së sotme, por bëhet fjalë për disa rregullime të nevojshme. A ka kjo si qëllim shmangien e krijimit të dy gjuhëve, njëra e folur dhe tjera e shkruar, një rrezik që Eqerem Çabej e pat parashikuar që para 40 vjetëve? Kjo nuk ka mundësi që të realizohet, por në disa raste mund të shmanget. A e ka target-in Këshilli Ndërakademik që të marrë vendime për ndryshimin e standardit të gjuhës? Këshilli Ndërakademik nuk e ka target-in që të marrë vendime. Në këtë

mbledhje, ashtu si dhe në mbledhjet e tjera, ky këshill ka bërë vetëm studime dhe ka dhënë disa sugjerime. Ky këshill është ngarkuar me detyrën që të studiojë gjuhën shqipe. Janë bërë disa sugjerime dhe vërejtje, që mendohen që mund të zbatohen brenda logjikës dhe arsyes. Më vonë këto vërejtje mund t’i paraqiten një forumi që ka të drejtën e marrjes së vendimeve. Cili është ky forum? Nuk është përcaktuar ende se cili është ky forum. Ne si këshill thjesht kemi përcaktuar se ku janë të nevojshme disa ndryshime që nuk luajnë rol në standardin e gjuhës shqipe. Këto vërejtje do të mblidhen të gjitha dhe mund t’i parashtrohen një organi tjetër me të drejtën që të marrë vendime për t’u zbatuar. Janë vërejtje të përgjithshme, por më vonë mund të lindë nevoja dhe për hartimin e një fjalori tjetër drejtshkrimor edhe të përcaktohen më qartë disa rregulla të drejtshkrimit. Jeni akuzuar se këto mbledhje janë bërë në ilegalitet? Kjo është absurde. Së pari, kjo është një mbledhje që është njoftuar që para tre muajve në mënyrë zyrtare. Së dyti, të gjithëve u është dhënë koha e mjaftueshme të përgatiten, të studiojnë materialet, me qëllim që të kenë mundësi të diskutojnë; dhe së treti, mbledhja, po e përsëris disa herë, është e radhës dhe ka pasur dhe mbledhje të tjera dhe për to nuk është thënë se janë zhvilluar në ilegalitet. Prandaj çuditem pse po bëhet gjithë kjo zhurmë për këtë. Po përse? A keni ju një përgjigje? Sepse kjo mbledhje preku një nga problemet themelore të gjuhës shqipe, që është përdorimi i zanores “ë”, për të cilën u bënë disa sugjerime se ku mund të shmanget përdorimi i saj, por e çuditshme është se ata që kundërshtojnë janë njerëz që flasin nga jashtë dhe nuk kanë informacion se çfarë realisht është diskutuar në Këshillin Ndërakademik. Ka keqinformime në këtë drejtim. Është thënë se kjo mbledhje ka vendosur që të mos shkruhet më babait por babs, apo të mos shkruhet më nënë por nan, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Këto as nuk janë diskutuar dhe as ka ndërmend t’i shtrojë për diskutim asnjë prej anëtarëve të këtij këshilli. Këto janë shtrembërime dashakeqëse me qëllim që të keqinformohet publiku se vërtet po bëhet një ndryshim i madh i standardit të gjuhës shqipe e që tani do flasim me një standard tjetër. Dhe kjo nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është përmirësimi i standardit, shmangien e përjashtimeve të shumta për t’i bërë rregullat më të rregullta, në mënyrë që ato të mësohen dhe të aplikohen më lehtë. Janë po të njëjtat diskutime që janë bërë në Konferencën e zhvilluar para ndy viteve në Durrës, vetëm se tani këto diskutime bëhen në Këshillin Ndërakademik.

“Zonja e zezë” e shkrimtarit Fahri Balliu botohet në çekisht Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të komunizmit në Çeki, shtëpia botuese “Nase Vojsko”, hedh në treg për lexuesin monografinë “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu, si homazhin më të mirë për të njohur një të kaluar të errët, siç ishte komunizmi shqiptar. Botimi i këtij libri në gjuhën çeke është një moment i rëndësishëm për librin shqip, i cili është i rrallë në këtë gjuhë. Libri është përkthyer Hana Matousu dhe Ilir Allushi dhe vjen për lexuesin nën një kurim tepër të kujdesshëm dhe luksoz nga shtëpia botuese “Nase Vojsko”. Ashtu si në të gjitha botimet dhe botimi çek, shoqërohet nga parathënia e shkrimtarit Ismail Kadare. “Gratë e diktatorëve kanë pasur fate të ndryshme, disa prej tyre kanë qenë viktima, si gruaja e Stalinit, e cila iu kundërvu

gjithmonë egërsisë së regjimit që kishte vendosur i shoqi, të tjera kanë qenë po kaq keqbërëse sa burrat e tyre, e një rast spikatës mishërohet te zonja Mao, por edhe pse më pak e njohur se këto, Nexhmije Hoxha ishte më e poshtra ndër të gjitha, mund të themi se qe më e keqja”. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka njohur në tregun shqiptar me disa edicione të veçanta botimesh, që kur libri u botua për herë të parë, libri i publicistit Fahri Balliu “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, është botuar në disa gjuhë. Prezantimi i parë me lexuesin perëndimor i librit “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, ka qenë publikimi i editorit franko-zviceran “Favre”, më pas ka ardhur përkthimi në anglisht, botimi në rumanisht, nga botuesi më i madh në vend, “Humanitas”; në maqedonisht nga shtëpia botuese “Serembe”; dhe

në turqisht nga enti më i madh botues në vend “Hayat”. Për vetë mënyrën sesi shkrimtari Balliu analizon një nga personazhet kyç të diktaturës komuniste në Shqipëri, siç ishte e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, libri vijon të jetë interesant për lexuesin. Për shumë kritikë, përfshi dhe kritikat e fundit nga shtypi çek, libri është një nga rrëfimet më të mira të bëra ndonjëherë për komunizmin. Libri konsiderohet si një akuzë e gjallë ndaj krimeve të komunizmit, si mënyra më e mirë për të kuptuar një filozofi të frikshme me të cilën jetuan disa vende të Ballkanit. Libri është një vepër esenciale për të kuptuar Shqipërinë aktuale, për të kuptuar këtë realitet, të shpërfaqur përmes ndriçimit që u bëhet shkaqeve që prodhuan traumën që provuan shqiptarët gjatë diktaturës së Enver e Nexhmije Hoxhës

Libri vjen për lexuesin çek, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit


20

MAPO

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

sport

Himni

Debati, Gjermania dyshon në patriotizmin e lojtarëve Gjysmëfinalja Gjermanisë-Itali rindezi një debat në Gjermani në lidhje me pyetjen a janë mjaftueshëm patriotë lojtarët gjermanë? Miliona njerëz panë sesi e këndonin me pasion himnin italianët, kurse shumica e gjermanëve heshtnin. Trajneri gjerman Joakim Lëv e la fakultative këndimin e himnit nga

futbollistët e tij, kurse Matias Samer që drejton të rinjtë, është shprehur se kush nuk e këndon himnin, duhet të japë një justifikim. Në vitin 1986 Franc Bekenbauer e bëri me detyrim këndimin e himnit dhe në atë vit Gjermania u shpall kampione e botës. Tani shumë politikanë gjermanë u shprehën për “Bild” se

këndimi i himnit duhet të jetë i detyrueshëm. Në ShBA himni këndohet në shumë shkolla që në mëngjes. Po ashtu këndohet përpara çdo ndeshjeje basketbolli, ndërsa tifozët anglezë e këndojnë edhe gjatë lojës. Por përse nuk e kënduan spanjollët? E thjeshtë: Himni i tyre Marshi Mbretëror, nuk ka tekst.

Fico: Baloteli do të bëhet baba, kur ia thashë, u çmend nga gëzimi 34

Raffaella Fico, një ish-miss, është shtatzënë me sulmuesin e Mançester Sitit. E ka njoftuar përpara ndeshjes me Gjermaninë. Balo shpërtheu me dy gola Jeton Selimi

Europiani i ka treguar botës rritjen e Mario Balotelit si futbollist. Si talent, është yll ndërkombëtar, edhe pse ka ende shumë për të përmirësuar. Raffaella Fico u ka treguar të gjithëve se shumë shpejt Marios do t’i duhet që të rritet shumë edhe si burrë, sepse do të përballojë provën më të vështirë: do të bëhet baba. “E mora në telefon Marion, ndërsa ai ishte në grumbullim me kombëtaren një ditë përpara ndeshjes kundër Gjermanisë”. Ish-e dashura e sulmuesit të kaltër ka dhënë një intervistë për Chi, duke treguar edhe një prapaskenë të pabesueshme: “I thashë: e mban mend ëndrrën tonë për t’u bërë prindër? Ja, ajo ëndërr është bërë realitet. Pres një fëmijë, fëmijën tënd. Ai, në fillim qëndroi në heshtje. Pastaj shpërtheu nga gëzimi. ‘Më ke dhënë lajmin më të bukur në botë’ më tha. Dhe një ditë më pas, në fushën e lojës, shënoi dy gola”. Pra Baloteli do të bëhet baba. Një ndryshim epokal në jetën e tij (e kush e di, mbase edhe në karrierë). Por më parë duhet të sistemohet jeta në çift pas ndarjes më 29 prill. “Mario dhe unë – ka thënë showgirl napoletan – tani po rindërtojmë raportin tonë. Unë

mbase nuk i pëlqej Mino Raiolës, prokuratorit të tij. Por unë e di sesa i dashuruar është Mario me mua dhe unë me të. Do të jetë një baba gazmor dhe një shok jete i ëmbël, i ngrohtë dhe i mirë”. Fico bën be se nuk “ia ka punuar” lojtarit. “Ai për Krishtlindje më tha që të martoheshim dhe të bënim një fëmijë. Unë pranova, por më pas ndodhi ajo që ndodhi. Tani po pres Mari-

Polonia

on që të zbulojmë gjininë e fëmijës, edhe pse ai do të kishte qejf një djalë, sepse do që t’i vërë edhe emrin. Me siguri di të them se fëmija im do të mbajë me krenari mbiemrin Baloteli”. Pra, gjithçka e programuar, ose aty afër. “Zbulova se isha shtatzënë më mes të muajit maj – përfundon Fico. - Kisha një vonesë të gjatë, por nuk besoja se isha shtatzënë. Vajta

Spanjë-Itali

“Mario dhe unë tani po rindërtojmë raportin tonë. Unë mbase nuk i pëlqej Mino Raiolës, prokuratorit të tij. Por unë e di sesa i dashuruar është Mario me mua dhe unë me të”

në një farmaci në periferi të Milanos për të blerë një test shtatzënie. Aty zbulova se do të bëhesha me fëmijë. Por ia pata thënë vetëm nënës sime dhe vëllait tim”. Dhe më pas Marios, me të cilin duhet të rinisë të jetojë. “Unë nuk kam nevojë për para – garanton ajo – Përndryshe nuk do të shihja në sy fëmijën tim kur të rritej. E vërteta është se këtë fëmijë e donim të dy”.

Fitimet

Organizatorët: Krenarë, ia dolëm mes skepticizmit

Twitter çmendet gjatë finales, 15 mijë postime në sekondë

Spanja arkëton sa në Botëror, federata merr 23 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Euro 2012, Kzrijstof Pohorecki, ka thënë se organizatorët janë krenarë për suksesin e garës dhe beson se kanë heshtur kritikët. Pohorecki ka thënë se bashkëorganizatorët Polonia dhe Ukraina kanë tejkaluar sugjerimet se tifozët do të përballen me frikën e racizmit dhe dhunës gjatë ndeshjeve. Ai tha se ishte befasuar nga programi në BBC Panorama, i publikuar pak para fillimit të garës, që tregoi xhirime të fyerjeve racore dhe dhunës në ndeshjet shtetërore. “Ne ndiejmë krenari, shumë njerëz nuk besuan se mund ta bëjmë, por ne e bëmë. Nga të gjitha raportet e incidenteve që kam marrë, gjithmonë ka diçka që mund të bëhet më mirë për garën e ardhshme. Gara e ardhshme është në Francë, andaj do t’ua kaloj njohurinë time atyre”, tha Pohorecki për BBC. “Jam befasuar

Rrjeti social Twitter ka njoftuar se më shumë se 15 mijë postime në sekondë janë regjistruar, kur Spanja e realizoi golin e katërt të dielën mbrëma në finalen e Kampionatit Europian, duke shënuar kështu një rekord të ri në ngjarjet sportive që lidhen me këtë rrjet social. Vala e madhe e postimeve arriti vetëm disa javë para fillimit të Lojërave Olimpike të Londrës, ku pritet një tjetër ‘dallgë’ nga adhuruesit e sportit në rrjete të ndryshme sociale. Twitter ka treguar se trafiku global në platformën e tij, regjistroi më saktësisht 15 358 postime për sekondë, pas golit të katërt të shënuar në Kiev, ku Spanja mposhti Italinë në finale me rezultatin 4-0. Twitter po ashtu regjistroi një total prej 16,5 milionë postimesh gjatë kësaj ndeshjeje. Prej miliona postimeve u vërejt edhe ai i legjendës braziliane të futbollit, Pele. Ai uroi Spanjën dhe tha se mezi pret fillimin e kampionatit botëror ‘Brazili 2014’.

Spanja fitoi 23 milionë euro, pasi pronësoi titullin kampion të Europës në Ukrainë dhe Poloni. Kjo shifër erdhi pas ecurisë me 4 fitore dhe 2 barazime, që iberikët patën në Euro 2012, duke mos arritur të fitonin vetëm ndeshjen në grup ndaj Italisë dhe gjysmëfinalen ndaj Portugalisë që u vendos pas gjuajtjeve të penalltive. Edhe në vitin 2008, kur sërish fituan kampionatin europian, spanjollët fituan po kaq para, pra 23 milionë euro. Në atë turne, “Furitë e Kuqe” fituan 5 ndeshje dhe barazuan vetëm njërën, atë ndaj Italisë në çerekfinale ku u kualifikuan po ashtu me 11-metërsha. Në Euro 2012 ka pasur një rritje të lehtë të shpërblimeve nga ana e UEFA-s dhe kjo rritje ka barazpeshuar rënien e lehtë të rezultateve të Spanjës në krahasim me 4 vjet më parë. Ky shpërblim është i ndarë në këtë mënyrë: 8 milionë euro janë marrë

nga BBC, sepse në çdo shtet mund të bëhet një program të tillë”, shtoi ai. Komentet e Pohoreckit ishin të ngjashme me ato të Gregori Surtisit, presidentit të Federatës Ukrainase të Futbollit, i cili kritikoi BBC-në dhe ish-mbrojtësin anglez Sol Kempbëll, i cili u bëri thirrje tifozëve të mos udhëtojnë për në Ukrainë dhe Poloni për shkak të rrezikut të dhunës dhe racizmit.

vetëm për pjesëmarrjen në kampionat, 1 milionë për çdo fitore në grup, gjysmë milioni për çdo barazim në grup, 3 milionë për arritjen në çerekfinale, 2 milionë për gjysmëfinalen dhe 7.5 milionë euro për fitoren e titullit. Natyrisht, jo të gjitha këto para do të jenë për futbollistët, ndoshta do të ketë një ndarje ku 60 për qind të shkojë për Federatën Spanjolle të Futbollit.


E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

Sfida

MAPO

21

Bufon: Takohemi në Kupën e Botës në Brazil Xhixhi Bufon nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi kombëtar. Portieri, që ishte edhe kapiten i axurrëve në “Euro 2012”, foli më tej edhe për humbjen në finale kundër Spanjës. “Unë ju thashë edhe direkt pas finales, ishte një ëndërr që e kemi prekur, por ëndrra vazhdon. Ne u rritëm shumë deri në këtë muaj si ekip dhe në ndërgjegjësimin e të qënit një grup. Një grup, në të cilin secili e ka bërë punën e tij me shumë

përkushtim. Në të cilin secili ka gjetur vendin e tij, – shkruan Bufon në faqen e tij në Facebook. – Një grup që ka kurorëzuar një kapiten të madh, i cili është Çezare Prandeli. Një mësues para se të jetë një trajner. Një njeri i denjë për të udhëhqeur kombëtaren e Italisë. Ne vetëm mund të jemi krenarë për atë kemi bërë në këto finale, ndërsa unë mund të qëndroj totalisht në anën e trajnerit, që ai ta vazhojë projektin

e nisur. Kompeticioni i ardhshëm do të jetë edhe më i përsosur për Italinë. Një falenderim përfundimtar për shokët e mi. Ishte një nder për mua për të luajtur së bashku me një grup të ngjashëm, një grup djemsh të shkëlqyer, një grup që e dinte maksimalisht vlerën e përfaqësimit të Italisë sonë. Faleminderit për atë që më dhatë mua, ju falënderoj që më dhatë mundësinë për të qenë kapiteni juaj…”

Spanja në delir për kampionët, Huan Karlos pret skuadrën Kampionët e konfirmuar të Europës rikthehen në gadishullin Iberik. Takim special me mbretin Huan Karlos dhe më pas xhiroja tradicionale me autobusin e hapur Jeton Selimi Kanë qenë me qindra mijëra tifozët që kanë zbritur në rrugët dhe sheshet kryesore të Madridit për të përshendetur skuadrën e tyre që kthehej si triumfuese në kryeqytetin spanjoll pas fushatës së sukseshme në Poloni dhe Ukrainë. Në orën 16:30 kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Iker Kasijas, dhe trajneri Vicente Del Boske dolën së bashku nga dera e çarterit me Kupën e Europës në duar. Janë mediat ato që ekzaltohen të parat, ndërsa udhëtimi në avion ka qenë plot humor dhe i gëzuar. Skuadra më pas i është drejtuar Pallatit Mbretëror Zarzuela, ku mbreti Huan Karlos dhe Princi Felipe, kanë pritur skuadrën. “Nuk është e lehtë përballë kampionëve të trefishtë. Na keni dhënë gëzim dhe kënaqësi të gjithëve. Dhe jo vetëm me fitoren, sepse edhe si persona jeni të mrekullueshëm. E dija se jeni një ekip i mirë dhe se do të fitonit sepse do të vlerësonit sakricifën tuaj dhe punën e trajnerit Vicente Del Boske”. Menjëherë pas pritjes mbretërore, skuadra ka hipur në autobusin e posaçëm dhe të hapur, ku ka nisur xhiron tradicionale në rrugët dhe sheshet kryesore të Madridit. Dy do të ishin pikëtakimet e mëdha me tifozët, sheshi “Neptuno”, ku mblidhen pas çdo fitore tifozët e Atletiko Madridit, dhe sheshi “Cibeles”, ku festojnë trofetë tifozët e Realit të Madridit. Turma ishte e pafundme dhe në delir. Kampionët u kthyen në shtëpi! Kasijas: Momenti më i bukur Spanja fitoi Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, duke shkruar historinë e futbollit spanjoll dhe jo vetëm. Nuk mund t’a fshehë gëzimin e tij për këtë arritje edhe kapiteni i përfaqueses iberike, Iker Kasijas, i cili vlerësoi punën e shumë njerëzve për fitimin e titullit, duke pohuar se kombëtarja spanjolle po përjeton periudhën më të bukur në historinë e saj. “Besoj se skuadra jonë ka shumë lojtarë të talentuar, të cilët luajnë prej shumë vitesh bashkë, për të arritur te kjo paraqitje. Mund të them që është momenti më i bukur i futbollit spanjoll. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë ata që punuan për këtë sukeses. Mendoj se spanjollët tashmë duhet të jenë shumë të lumtur. Njerëzit mund të thonë se për ne ishte e lehtë, por kemi kaluar shumë probleme për të arritur deri këtu.”

Portieri i Realit të Madridit ishte një prej protagonistëve kryesorë në sukesesin e “La Roha”, duke shpëtuar jo pak herë portën e kombëtares së tij nga gola të sigurtë. Fitorja me Italinë ishte e 100-ta për Kasillas me bluzën e kombëtares, të cilën e ka veshur 138 herë. Injesta, lojtari më i mirë Triumfi spanjoll në euro 2012 mer përmasa të jashtëzakonshme pasi iberikët përvecse treguan forcën si ekip, bënë të njëjtën gjë edhe në aspektin individual. Andres Injesta është shpallur lojtari më i mirë i këtij turneu, një vendim që vjen nga 11 anëtarë të cilët formojnë komisionin teknik në UEFA. Kështu fantazisti katalanas pason shokun e tij të skuadrës Ksavi Hernandez, i cili e fitoi këtë çmim në Europianin e 2008. Zgjedhja si lojtari më i mirë në Europian mund t’i hapë dyert Injestës edhe për triumfin në çmimin “Topi i Artë”. Numrat e Injestës janë mbresëlënës, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist, teksa 75% e pasimeve të tija janë të sakta. Injesta ka fituar tre herë çmimin lojtari më i mirë i ndeshjes, në sfidën e hapjes ndaj Italisë, në përballjen ndaj Irlandës dhe sërish ndaj Italisë, por kësaj radhe në finale. Me këto numra në duar komisioni teknik i UEFA-s vendosi që të shpallë lojtarin më të mirë të evropianit pikërisht 28-vjeçarin e Barcelonës. Torres, “Këpuca e Artë” Por Spanja fitoi gjithcka në këtë këtë turnesepse çmimin e “Këpucës së Artë” e meritoi Fernando Torres. Në fakt sulmuesi i Çelsit ka shënuar vetëm 3 gola, po aq sa Baloteli, Gomez, Ronaldo, Mandzukiç dhe Xagojev, por ai ka dhënë një asist dhe ka luajtur më pak minuta se të tjerët, ndaj e meritoi këtë çmim. Pas finales me Italinë, Torres u shpreh se Spanja tregoi futbollin më të mirë të saj, pikërisht atëherë kur duhej. “Besoj se bëmë atë që duhet të bënim. Treguam në ndeshjen e fundit të Europianit më të mirën tonë, atë që nevojitej për t’u shpallur sërish kampionë.” Gëzimi i spanjollëve është i ligjshëm, pasi hynë në histori se skuadra e vetme që fiton tre turne madhorë resht. Për Torres, fitimi i këtij europiani do të mbetet i paharrueshëm. “Është një gëzim i madh, thuajse e pamundur për t’u përshkruar. Ne vetëm mund të kujtojmë sesi jemi ndier kur ngremë lart sërish torfeun e kampionit të Europës. Jam shumë i lumtur për faktin që e bëmë Spanjën të ndihet krenare, ndërsa tifozët të lumtur me

lojën tonë. Është diçka që nuk do ta harroj kurrë.” Shtypi spanjoll në delir ‘Marca’ shpërthen “Faleminderit, faleminderit, faleminderit”. 3 herë faleminderit nënkuptojnë 3 titujt e marrë nga iberikët në 3 kompeticionet ndërkombëtare radhazi, 2 europiane dhe një botëror, një rekord i ri ky që mban firmën e brezit të artë spanjoll, me Kasijasin, Injestën, Ksavin, dhe sigurisht me arkitektin Del Boske. ‘Tre kampionët’ është titulli i sportives tjetër spanjolle ‘AS’, e cila thekson faktin se këtë triumf nuk e ka arritur më parë asnjë kombëtare tjetër. Të gjitha gazetat iberike, falenderojnë këta lojtarë që për 4 vjet më radhë i kanë lumturuat më fitoret e tyre dhe sidomos me tre tituj të rëndësishëm. “Kampionë të Europës” është titulli i të përditshmes ‘El Pais’, e cila thekson se vetëm Gjermania e 1972 ishte gati duke fituar 3 titujt radhazi, por në 1976 nuk arriti të fitojë për të dytën herë radhazi europianin. Të dëshpëruara janë mediat italiane të cilat nuk e kanë kuptuar sesi u mundën në atë mënyrë dhe me atë rezultat aq të thellë. “Spanja hyn në histori, gjithsesi faleminderit Itali”, është titulli i ‘La Repubblica’. “Spanja i ka dhënë mësime futbolli Italisë” është komenti i ‘La Stampa’, e cila humbjen e përfaqësueses së Prandellit e ka titulluar kështu: “4-0, Italia e trullosur, Spanja hyn në histori”. Në faqen e parë të ‘Corriere Dello Sport’ shihen futbollistët e Italisë të përkulur dhe të dëshpëruar, ndërkohë që titulli është: “Fundi i një ëndrre”.

formacioni

Iberikët dominojnë dhe skuadrën më të mirë të veprimtarisë Pas triumfit mes rekordeve në Euro 2012, me të drejtë Spanja është përfaqësuesja që dominon edhe skuadrën më të mirë të aktivitetit. Një panel teknik i UEFA-s, që ka vëzhguar me kujdes të gjithë ndeshjet, duke dhënë vlerësime për futbollistët e 16 ekipeve pjesëmarrëse, ka përzgjedhur 23 më të mirët e turneut. Në fakt, nuk është preferuar thjesht formacioni më i mirë, por një skuadër e plotë, me numrin e futbollistëve që secila Kombëtare është paraqitur në Poloni dhe Ukrainë. Spanja dominon ekipin e ëndrrave me 10 lojtarë. Duke nisur nga Iker Kasijas, një garanci në portë, për të vazhduar me Sergio Ramos, Zherard Pike, e Zhordi Alba në mbrojtje, me të zakonshmit Ksavi, Iniesta, Ksabi Alonso e Serxho Buskets në mesfushë dhe Fabregas e David Silva në sulm. Praktikisht i gjithë formacioni i hedhur në fushë nga Del Boske, me përjashtim të mbrojtësit Arbeloa. Një arritje më vete kjo e iberikëve. Në skuadrën më të mirë pas spanjollëve, skuadrat më të përfaqësuara janë Italia dhe Gjermania. Nga nënkampionët e Europës, janë përzgjedhur Bufon në portë, Pirlo e De Rosi në mesfushë e Baloteli në sulm. Nga “pancerat” e Joakim Lëv, të përzgjedhur janë portieri Nojer, kapit-

eni Lahm dhe dy mesfushorët Sami Khedira e Mesut Ozil. Në vendin e katërt renditet Portugalia me tre elementë, ku yllit Kristiano Ronaldo i shtohen edhe dy mbrojtësit Pepe dhe Koentrao. Në ekipin më të mirë, përfqësohen në total gjashtë vende. Edhe pse katër gjysmëfinalistet Spanjë, Gjermani, Itali e Portugali mbulojnë thuajse të gjithë kontingjentin, me 21 nga 23 futbollistë, vend ka edhe për dy emra të tjerë të mëdhenj. Ata janë Stiven Xherard i Anglisë dhe Zlatan Ibrahimoviç i Suedisë. Përsa i takon klubeve, Reali i Madridit është skuadra më e përfaqësuar me një të tretën e lojtarëve në ekipin e ëndrrave. Madrilenët kanë plot 8 futbollistë mes më të mirëve, përballë 6 të Barcelonës, duke llogaritur edhe blerjen më të fundit të katalanëve, Zhordi Alba. Më pas vijnë Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti me nga dy lojtarë.


22

MAPO

E martë 3 korrik 2012 www.mapo.al

Zgjidhet ‘Miss Holokausti’ Për herë të parë në Izrael është mbajtur gara për zgjedhjen e ‘Miss Holokaustit’, në të cilën të drejtë për pjesëmarrje kanë pasur femrat që e kanë mbijetuar Luftën e Dytë Botërore. Katërmbëdhjetë femra të moshave ndërmjet 74 dhe 97 vjeç kanë parakaluar nëpër tapetin e kuq në qytetin Haifa dhe kanë folur rreth përjetimeve të tyre gjatë regjimit nazist. ‘Bukuroshja’ e garës është zgjedhur 79-vjeçarja Hava Hershkovitz, me prejardhje nga Rumania. Megjithatë, ky organizim nga nxitur kontroversitet. Derisa organizuesit kanë thënë se kjo garë nderon jetën, kritikën e kanë karakterizuar si mjaft ofenduese.

“Në këtë shkallë pengohen të gjithë”

Fjalëkryqi klasik 1

2

4

5

6

12 15

16

7

8

13

17

19

25 29

30

31

36

37 41

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju sot ndiheni akoma më impulsiv se zakonisht, gjë e cila mund të çojë në disa hapa të gabuar përreth njerëzve tuaj. Sigurohuni që ata t’i kenë të gjitha nevojat e tyre të mbuluara parapara që ju të vraponi duke ndjekur atë ylber.

Ju duhet të kërkoni më thellë sot – shokët tuaj ju mbështesin, dhe ju mund të jeni në gjendje që të tërhiqni shumë aleatë të përhapur të cilët ju i keni ndihmuar në të kaluarën. Asnjë situatë nuk është aq e pashpresë sa duket në fillim.

Ju sot jeni duke pasur një kohë të bukur me njerëzit tuaj, edhe pse personave të jashtëm mund t’ju duket sikur janë duke shpërthyer disa argumente. Kjo është e gjitha një kënaqësi e madhe për aq kohë sa ju do mbani një ton të lehtë.

Ju keni nevojë për një përmirësim. Kjo mund të jetë një telefon i ri, një vend më i mirë ose ndoshta madje edhe një partner të ri romantik, por ju mund ta ndieni në trupin tuaj se thjesht nuk mund të ndiheni të kënaqur me atë çka keni për momentin.

27 32

33

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju arrini mjaft gjëra sot – një diçka kaq të madhe saqë të tjerë që ju nuk i njihni mund të dëgjojnë rreth kësaj. Ju mund ta përdorni këtë për të ndërtuar një moment për çfarëdo që juve ju pëlqen të bëni më pas.

E sotmja është tejet e zënë për t’ju pëlqyer – por thjesht nuk ka ndonjë rrugëdalje nga shumica e takimeve dhe aktiviteteve tuaja. Nëse ju mund ta duroni këtë, në fund të ditës ju do jeni në gjendje të bëni një gjumë shumë të mirë.

Edhe nëse ju jeni disi të humbur, të tjerët vijnë te ju dhe presin përgjigje – kështu që ju më mirë të jeni gati për t’i dhëne ato! Është një kohë e mirë për ju që të kërkoni më thellë në çantën tuaj të mashtrimeve.

Ju mund të mos ndiheni plotësisht të kënaqur me atë çka jeni duke bërë për të fituar para – por kjo nuk do të thotë se është koha për t’u larguar nga puna! Ju thjesht keni nevojë që të qetësoheni dhe të mendoni rreth mundësive të tjera që keni.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ju jeni përsëri duke ecur përpara dhe përpjekjet tuaja duhet të tejkalojnë edhe prirjet tuaja më të ekzagjeruara. Nëse personat e duhur janë duke parë – dhe ata duhet të jenë – ju mund të shikoni një pengesë të madhe në besimin tuaj.

Dikush është duke e keqinterpretuar veten te ju. Mund të jetë e lehtë që të hiqni dorë, si takimet online, ose personat e vështirë për t’u kuptuar siç mund të jetë një pjesëtar i familjes, por ju së shpejti duhet të bëni diçka rreth tyre.

Nëse dikush sot mund të gjejë rrugën e mesme midis dy ekstremeve, ky mund të jeni juve. Ofroni një kompromis pas një tjetri derisa një të pranohet – varet prej jush që kjo gjë të rregullohet njëherë e mirë.

Ju duhet të përballeni me realitetin – apo ai është duke u përballur me ju, apo jo? Diçka e madhe është duke filluar në sytë tuaj, dhe është jetësore që ju ta trajtoni atë menjëherë dhe në mënyrë mjaft efektive.

34

35

38

42

39

43

44 47

50

5

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

51

Vertikalisht:

1. Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare. 6. Himni i Francës. 12. Formim i përgjithshëm i njeriut. 14. Fisi nga e ka prejardhjen dikush. 15. Liqen i madh në Rusi. 18. Të zë kur ke kohë pa ngrënë. 20. Shkëputja dhe kundërvënia e dy palëve.22. Poemë e madhe epike. 23. Ermir i muzikës. 24. Ent Monetar. 25. Agim i letërsisë. 27. Trualli a shtresa e tokës që ndodhet nën ujin e detit. 29. Krijim i vogël në vargje, me subjekt dashurie. 31. Kryetar i murgjve katolikë. 33. Neve pa dyshen. 35. E kundërta, hyn. 36. Ushqehet. 37. Përdoret për t’iu drejtuar me qesëndi ose me qortim një njeriu që e mban veten për të madh. 39. Varg gjërash të njëjta, të ngjashme ose me ndonjë tipar të përbashkët. 40. Shkaqet për një veprim a një sjellje të caktuar. 43. John, shkrimtar amerikan. 45. Moris i muzikës. 46. Kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish një organi të lartë. 49. Përemër vetor. 50. Grup i vogël besimtarësh, që janë shkëputur nga një bashkësi fetare. 51. Quhej babai i Skënderbeut.

1. Moisi, prijës e bashkëluftëtar i Skënderbeut. 2. Bisedime, përpjekje për të rënë dakort mes dy palëve. 3. Dru halor i lartë me kurorë si piramidë. 4. Krasta i televizionit, mbrapsht. 5. Dega Ushtarake. 6. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve. 7. Fjala që mbyll lutjen fetare. 8. I drejtë e i ndershëm, fisnik. 9. Element kimik me simbol I. 10. Hajde! 11. Shkrirja e një kombi duke humbur veçoritë e tij kombëtare. 13. Pyesim për kohën. 16. Agjensi Punësimi. 17. Markë makine. 19. Përpjekje për të vrarë dikë. 21. Shtytje e brendshme që ka dikush për të bërë diçka sa më mirë a për të dalë faqebardhë. 23. Pëlhurë e trashë si dok, me thurje të ngjeshurë. 26. Dhi e egër, me trup të shkathët e të bukur, që rron në Afrikë e në Azi. 28. Përshëndet me një lëvizje të dorës ose të kokës. 30. Kule i universitetit. 32. Agjensi Turistike. 34. Thone se i riu si ... 38. Qytet në Maqedoni. 41. Instituti Veterinar. 43. Zakon i keq i dikujt. 44. I ka raca në mes. 47. Instituti Gramatikës. 48. Mohim për italianët.

Sudoku | nivel mesatar 9

8

8

1

1 5

3

8

9

3

9

5

1 6

3 1 4

4

8

3

7

5

8

6 9

4 1 5

1

9

3

2

5

9

7

5

7

1

2 7 1

4

6 8 5

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 3

4 2 2

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

28

46

6 LUANI (23/VII-22/VIII)

21 24

Horizontalisht:

DEMI (21/IV-20/V)

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

20

26

49

DASHI (20/III-20/IV)

10

23

45

Horoskopi i ditës

9

14

18

22

40

Shumica e udhëtarëve që dalin nga stacionet e hekurudhës nëntokësore në Brooklyn të New Yorkut, pengohen në të njëjtën shkallë. Këtë e ka vërejtur Dean Peterson, i cili ka vendosur t’i xhirojë udhëtarët. Pasi e ka studiuar mirë situatën, ai ka vërejtur se njëra nga shkallët është pakëz më e lartë se të tjerat, aq sa mjafton që njerëzit të pengohen në të.

3

9

Koha e fillimit _____:____

4 5

3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

2

Shah | nivel mesatar

8 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

024, 188, 280, 325, 489, 525, 587, 925.

Numra me 4 shifra:

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

1524, 1551, 2005, 2283, 3201, 4392, 5337, 6539.

Numra me 5 shifra:

Përgjigjet nr të djeshëm

P

Gjeni 10 ndryshimet

03125, 03263, 10236, 13265, 24150, 30921, 35274, 43559, 45412, 46285,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën E

I

R

F

E

A

I

U

G

A

J

R

E

M

I

K

E

L

E

T

J

I R

T H B

A

N

G

A

S

T

E

R

T

A

V

E

R

N

A

E

C

Z

I

L

E

K

A

P

M

A

M

I

E M

O

U

Q

R

A

K K

A

R

S H

O M

U

K

A

M

O

T

T

A

G

B

A

T

U

E

N

A

L

L

L

A

K

A

S

A

L

T

026356, 095416, 138240, 140124, 190822, 215620, 232015, 251361, 267691, 452120, 612326, 632032, 632140, 652102, 716215, 736521. 1

0

0

0

3

2

6

5

9

8

8

5

6

5

4

8

7

8

4

5

1

2

0

1

2

1

2

5

6

5

2

0

2

3

6

0

9

6

5

8

7

8

4

8

5

4

1

5

2

4

5

6 3

I

R

M

E

I

M

6

6

6

5

2

1

4

5

2

1

0

2

I

2

5

6

9

5

8

7

4

8

5

4

1

5

2

1

0

2

5

6

3

2

5

9

6

5

8

A

Z O

T

A

Numra me 6 shifra:

Y

Z

L

P

B

51046, 52632, 52945, 56987, 82222, 97548.

S

M

E

N

S

7

4

1

5

4

1

5

2

4

1

2

0

1

R

A

I

2

0

2

3

2

6

5

9

8

7

4

5

2

1

4

3

6

5

2

1

0

2

6

5

6

2

K

A

Z

5

6

3

2

5

9

6

8

7

8

4

5

4

T

R

A

H

O

N

A

N

I

E

S

1

5

2

1

0

1

2

5

6

3

2

0

1

5

4

7

5

9

8

5

6

3

1

4

1

4


retro 1971 faqja e fundit profil&

3 korrik

SOT

E martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Vdekja e liderit të The Doors

Më 3 korrik 1971, 40 vjet më parë, është ndarë nga jeta Jim Morrison. Ishte 28 vjeç. Lideri i “The Doors” ishte një nga ikonat e muzikës rock, dhe përfaqësonte një stil të veçantë. Miliona fansa në të gjithë botën përkujtojnë sot idhullin e tyre. Morrison u gjet i vdekur në apartamentin që ai ndante me partneren e jetës dhe shoqëruesen e përhershme

Pamela Courson, të cilën e kishte njohur shumë kohë para se të bëhej i famshëm dhe ndenji me të deri sa vdiq. Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Policia lokale e shpalli vdekjen e tij të shkaktuar nga një atak zemre, por nuk iu nënshtrua autopsisë. Zëra ka se mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë heroine dhe alkooli.

Lajmi i vdekjes së tij u mbajt i fshehtë për pothuajse një javë nga pjesëtarët e tjerë të grupit dhe Pamela, gjë që ndezi zëra se mund të mos ishte e vërtetë. Varri i James Douglas Morrison ndodhet në varrezën Pere Lachaise, Paris, Francë dhe është atraksioni i katërt i Parisit pas Kullës Eiffel, Notre Damit dhe Harkut të Triumfit.

Vjollca Hajdari

Zëri i Kosovës në kryeqytetin gjerman

Me një biletë në dorë, familja niset me taksi për në Shkup. Ishte 10 tetor 1991 kur zbritën në Hanover, në Gjermani. Disa të afërm që ndodheshin në Berlin i ndihmojnë për të shkuar atje. “Ne erdhëm në Berlin dhe ishim pa orientim. Kur mbërritëm ishte një fundjavë dhe na detyruan të qëndronim dy ditë ilegalisht, deri sa të vinte fillimi i javës dhe të regjistroheshim...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Vjollca Hajdari jeton në Berlin. Shqiptarët e Berlinit e njohin fytyrën e vajzës që i prezanton herë pas here në mediat gjermane, kur zhvillohen diskutime politike për Kosovën. Qofshin ato emisione të Sabine Kristiansenit, apo biseda politike të Radios RBB në Berlin. Por, shumë prej tyre e njohin Vjollcën që nga ardhja në Berlin. Sepse ajo i ka këshilluar ata, kur ka punuar në Senatin e Berlinit, për çështjet e refugjatëve. Ose ka përkthyer për ta në kontaktet me autoritetet. Vjollca flet gjermanisht sikur të ishte lindur në Gjermani. Në fakt ka lindur në Mitrovicë, prej së cilës është larguar 20 vjet më parë. Prej Gjermanisë nuk ka mësuar vetëm gjuhën, por edhe mënyrën e qetë të të argumentuarit. Një aftësi që e ka ndihmuar shumë në jetë. E ka ndihmuar për shembull kur ndërmjetësonte për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, para se të largohej. Por e ka ndihmuar edhe kur është vendosur në mediat gjermane, përballë diskutuesve serbë. Apo kur është dashur t’u japë udhëzime refugjatëve që ndodhen në frikërat e para të mbërritjes në vend të huaj. I ati, inxhinier në Mitrovicë, angazhohej edhe politikisht dhe pasi u lirua nga një arrestim, vendosi të largohet nga Kosova së bashku me familjen. Vjollca u nda nga shokët dhe teatri. Por ndarja më e dhimbshme ishte ajo nga gjyshja. “Nuk e harroj ditën kur u nisëm në katër të mëngjesit, ishte ende errësirë, dhe e vetmja që dinte për ikjen tonë ishte gjyshja, se ne nuk i kishim treguar kurrkujt, nga frika. Kur u përshëndetëm ajo qau, na përqafoi dhe u mërzit. Ishte shumë prekëse, sepse nuk e dinim a do të shiheshim më. Në fakt, ishte hera e fundit që u pamë,” tregon ajo. Me një biletë në dorë, familja niset me taksi për në Shkup. Ishte 10 tetor 1991 kur zbritën në Hanover, në Gjermani. Disa të afërm që ndodheshin në Berlin i ndihmojnë për të shkuar atje. “Ne erdhëm në Berlin dhe ishim pa orientim. Kur mbërritëm ishte një fundjavë dhe na detyruan të qëndronim dy ditë ilegalisht, deri sa të vinte fillimi i javës dhe të regjistroheshim. Për mua ishte çdo gjë e re, çdo gjë më dukej e huaj, e frikshme. Vetja më dukej në ëndërr. Dëgjoja vetëm se si flitej azil...azil... azil... Unë isha adoleshente, dhe nuk e dija çdo të thotë të marrësh azil. Më pas e kuptova.” Familja vendoset në një kamp refugjatësh të ngritur mbi një ish-kazermë ushtarake në Spandau. “Kur na vendosën

në një kamp refugjatësh, unë nuk mund ta pranoja faktin që ne u futëm atje. Dallimi ishte shumë i madh. Ne ishim nisur nga shtëpia jonë në Kosovë dhe futeshim në një shtëpi, ku ishte përmbledhur gjithë bota. Tjetërsimi ishte shumë i madh, duke qenë në vend të huaj nga njëra anë dhe duke u ndeshur me njerëz nga të gjitha anët e botës nga ana tjetër. Fakti që ne humbën privatësinë, më bënte të ndihesha shumë keq. Ishte situatë shumë e pakëndshme”, kujton ajo. Shpëtimi vjen nga një kontakt me një qendër sociale. Vjollca fillon të mësojë shpejt gjuhën, të shkojë në kursin e gjuhës dhe brenda një viti të regjistrohet në gjimnaz. Pas gjashtë muajsh familja largohet nga kampi, dhe të atit i njihet zyrtarisht përndjekja politike. “Primare për prindërit ishte të fillonim jetën normale, unë u vendosa në shkollë dhe më pas fillova studimet për publicistikë dhe politikë dhe paralelisht punoja”. Punët kanë qenë të ndryshme, në TV e shqiptarëve në Berlin, në përkthim, për Kryqin e Kuq. Por edhe moderime takimesh dhe konferencash politike zhvilluar për Kosovën. Familja ka qenë prezente në shtypin gjerman në vitet 1996, 1997, kur mediat shkruanin për situatën politike në Kosovë, përndjekjet. Në vitin 1999 punonte me disa gazetarë të Berliner Zeitung. Vjollca kujton: “Ishim duke pritur valën e refugjatëve që vinin nga Kosova apo Maqedonia, kur erdhi ftesa nga Sabine Christiansen për të marrë pjesë në emisionin e saj. Ai u transmetua më 11 prill, dhe kishte të ftuar Klaus Kinkelin, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Otto Schilly, ministër i Brendshëm, Jean Claude Juncker, kryeministri i Luksemburgut, John Cornblum, ambasadori amerikan në Berlin, Thomas Roth, korrespondent i ARD-së në Beograd, Dragan Sekulic, prift serb në Berlin, këngëtarin Harald Junker, që kishte dhuruar 50 mijë marka gjermanë për fëmijët shqiptarë dhe unë. Emisioni quhej “Si do të përfundojë kjo luftë?” Pas luftës së Kosovës, Vjollca iu kthye sërish studimeve. Tani është e angazhuar në kryesinë e Shoqatës gjermane “Interhomines”, ku drejton një projekt për integrimin, si dhe publikimin e artikujve shkencorë dhe socialë për problemet e emigrantëve. Paralelisht “jam duke bashkëpunuar me një deputet të Bundestagut gjerman, për një projekt për Kosovën,” thotë Vjollca Hajdari. Aida Cama/DW

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


CMYK

24

MAPO

e martë, 3 korrik 2012 www.mapo.al

Një slogan nuk duhet të përmbajë më shumë se 8 fjalë, maksimumi që një lexues mesatar mund të thithë me një vështrim. Ky slogan, sidoqoftë, është për lexues të revistës MAPO

Në numrin e ri të Revistës mapo do të lexoni EDITORIAL Zhvendosja e Shqipërisë në bregdet dhe shpërnguljet presidenciale - nga Alfred Lela POLITIKE/INTERVISTA Artan Hoxha: Skaneri i orëve të mia si kandidat për President - nga Alfred Lela Kolumna (IM)PRESS Sëmundje presidenciale - nga Gilman Bakalli ECONOMICUS A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza? - nga Adrian CIVICI KODRA MBAS BREGUT Ah, ta kisha nji luan! nga Ardian Ndreca PA SHUME FJALE Simona - nga Armand Sallbanda Rubrika të përhershme PYETESORI 33 Moikom Zeqo: Të djathtët janë 4 për qind NESE DO TE ISHA KRYEMINISTER Artur Zheji: do të fusja welfare state NOSTALGJIA E ZOGAJT Nazim Hikmeti, aristokrati popullor i poezisë LEXIME Amik Kasoruho, mes bibliotekave pelegrine - nga Iva Tiço DESHMIA Historia e familjes Pilku që shpëtoi jetën e familjes hebreje gjatë L2B - nga Suadela Balliu PROFIL Rudi Bobrati, an ‘Englishman’ in Tirana - nga Aida Tuci DORESHKRIMI Hotel ‘Ballkan’, Vlorë 1923; një nuskë në mur për tartabiqet - nga Leon Rey DOKUMENT Raporti i konsullit britanik 1927 Portretet e ministrave shqiptarë: të ndershmit, të korruptuarit, të paaftët - nga William Seeds Të tjera MENDIMI SHQIPTAR Bjeshkët e Nemuna, pse nuk janë të tilla? - nga Mehmet Elezi SHENIME UDHETIMI Gjergji ynë i Asturias - nga Dashnor Kokonozi PIKEPRERJE Historia e Chicago-s nëpërmjet NATO-s: Nga shqiptari John Belushi te kroati Michael Bilandiç - nga John R. Schmidt SOFT Futboll dhe seks, një lidhje e çmendur WORLD AFFAIRS Komunizmi i ri: Ringjallja e halucinacionit utopik nga Alan Johnson PSIKOLOGJI Disavatazhet e inteligjentëve Pse liberalët dhe ateistët janë më të zgjuar

Jo vetëm politikë si zakonisht

Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you