Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shqipëria në sytë e një britanikeje dhe kurba e rrugës për në BE Julia Langdon / BBC

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 29 korrik 2013. Numër 972. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Terror në vlorë

Strazimiri: Gara për kreun ishte e vërtetë, duhet të jemi krenarë Deputeti demokrat shigjeton Patozin: “Sado mall e pare të kesh vënë, nuk ka mjerim më të madh se të bëhesh ekzaktësisht si ata që ke sharë…” FAQE 7

Regjisori rus: Ju rrëfej persekutimet dhe vrasjet e grave ruse në Shqipëri Skenaristi i njohur rus Arabov debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat të regjimit

Bresheri plumbash mbi plazhistët tre të vrarë Masakër në plazhin e Vlorës, pas një konflikti mes Sokol Isufajt nga Roskoveci dhe një grupi të rinjsh vendas. Vriten aksidentalisht edhe Diana Ademi, e kthyer nga Gjermania për pushime dhe Serdi Bajlozi, 17-vjeçari nga Përrenjasi. Dëshmitari: Autori vëzhgoi drejt një çadre dhe hapi zjarr me breshëri. Më pas u largua me një fuoristradë. Dyshimet e policisë që e lidhnin objektivin nga Fieri me çështjen “Xhindi”, ndërsa po hetohet pista e një konflikti të çastit. Faqe 4-5

FAQE 13

Zgjedhjet, rezultati brenda 10 gushtit ose “Lezha” e shtyn për në vjeshtë

17-vjeçari Serdi Bajlozi, i vrarë dje në Vlorë

Ftesa e Ramës, aplikimet për punë arrijnë në 7 mijë

FAQE 14

op-ed / 10-11

Skenari i parë për shpalljen e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor shkon deri më 10 gusht, por nëse miratohet ankesa e PS për përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, procesi mund të zgjasë deri në vjeshtë

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Fillimet e Liberalizmit dhe zhvillimet e tij (I)

Partia Popullore Kristiandemokrate e Pal Shkambit që në këto zgjedhje u bë e njohur për shkak të reagimeve të pakotrolluara të kryetarit të saj në KQZ është bërë pengesë për ndarjen e mandateve të deputetëve për shumicën e zonave zgjedhore. Pasi kjo forcë politike ka bërë objekt të ankimit të saj në Kolegjin Zgjedhor tabelat e rezultateve

Familjarët e aksidentit të Himarës, në gjykatë për dëmshpërblimin

Liberalizmi, gjatë fazës së esse zhvillimit të tij Milton Friedman në shekujt 17 dhe 18, dhe gjatë...

Të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik nuk gjejnë qetësi. Pas protestave dhe grevës, disa prej tyre i drejtohen gjykatës, për të penalizuar kompanitë e sigurimeve

Dhembshuri për gasterbajterin

Familjarët e aksidentit tragjik të Himarës i janë drejtuar gjykatës për dëmshpërblimin, pasi apelet e tyre të

Jemi të rrethuar nga të huajt dhe shpenzojmë shuma marramendëse të blog RADOS LAZAREVIC parave duke u përpjekur të...

12

përsëritur kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe pse kanë kaluar 14 muaj nga dita e vdekjes së 13 studentëve të Universitetit të Elbasanit, kompania e sigurimit të autobusit me targa Ebasani “2274 B” nuk i ka dëmshpërblyer. Të ndodhur në këto kushte, familjarët e Fabiola Shehut, studentes 22 vjeçare nga Bërzhita e Tiranës dhe e fejuara e të ndjerit Armando Hilalaga... Faqe 7

Durrës

Në mos rrjedhtë pikon

100 vjet njohje e gjysmuar e shtetit shqiptar Konventa në Itali me organizata shqiptare

universitet dhe akademikë për rëndësinë e pavarësisë në perspektivat e sotshme

të zgjedhjeve për të gjitha zonat apo qarqet e vendit, duke vënë kështu KQZnë në pamundësi ligjore për të vepruar me nisjen e procesit të ndarjes së mandateve. Neni 162 i Kodit Zgjedhor përcakton se “Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo... Faqe 3

Nëna vdes në aksident, plagosen djali dhe nusja

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Halil Matoshi

Shqiptarët, këta racistë Kur George W. Bush i dërgoi trupat në Irak kundër Sadam Hyseinit para Shtëpisë së Bardhë disa mijëra pacifistë protestonin duke mbajtur banderola si: “Bush = War Criminel”, duke i vizatuar atij ‘svastikën’ naziste në ballë etj., por Qeveria amerikane nuk ndoqi askënd, nuk e persekutoi dhe nuk kërkoi linç publik ndaj atyre protestuesve – sepse shprehja e lirë e mendimit është ideali për të cilin janë flijuar miliona amerikanë. Mirëpo në këtë mendësinë e kontaminuar kosovare u mobilizuan tërë partizanët kundër mendimit, të vjetër e të rinj, që nga kryetari i Kuvendit të Kosovës e teposhtë, do farë zëdhënësish e poltronësh të pushtetit monstruoz kosovar, deri te gangsterë dhe shumë rrugaçë të tjerë, kundër shprehjes së mendimit...


2

afër/larg

1

vrasja

hetimi

Politikë

Terror me armë në plazhin e Sherri në plazh ose hakmarrja, Vlorës, ekzekutohen 3 persona pistat e vrasjes së elektricistit Faqe 4

Faqe 5

Strazimiri: Gara për kreun ishte e vërtetë, duhet të jemi krenarë

“Tani po i afrohem Sarandës për herë të parë. Ndodhem brenda një motoskafi, “Delfinit Fluturues”, e përgatitur për vapën, varfërinë dhe fëmijë që lypin ca monedha”

Faqe 6

Në kohët e shkuara, kanali i Korfuzit ndriçohej prej prozhektorëve shqiptarë, të cilët përpiqeshin të kapnin ata që ishin mjaftueshëm të dëshpëruar për të marrë me not detin apo për të vozitur rrezikshëm përgjatë natës, për t’u arratisur nga uria dhe brutaliteti. Kur komunizmi ra, dëgjoja goditjen e lehtë të motorëve gjatë natës, në misionet e tyre “pirate”

Shqipëria në sytë e një britanikeje dhe kurba e rrugës për në BE Julia Langdon

S

hqipëria është vendi i fundit në Ballkan që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por për ta arritur këtë, duhet të bindë Brukselin se po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas dekadash të tëra me pushime në ishullin e Korfuzit, Xhulia Langdon ( gazetare dhe shkrimtare britanike) zgjodhi Shqipërinë për të parë se si ka ndryshuar vendi ish- komunist. Përgjatë 30 viteve të pushimeve në Korfuz, shikoja kah Shqipëria, shpesh me drojën se sa pak Perëndimi dinte për këtë vend. Vija e zhveshur bregdetare dhe malet e ndaluara përfaqësonin izolimin e vendit: nga regjimi 50-vjeçar komunist në shtëpinë e mafias, një soj “toke e keqe” e Ballkanit. Në kohët e shkuara, kanali i Korfuzit ndriçohej prej prozhektorëve shqiptarë, të cilët përpiqeshin të kapnin ata që ishin mjaftueshëm të dëshpëruar për të marrë me not detin apo për të vozitur rrezikshëm përgjatë natës, për t’u arratisur nga uria dhe brutaliteti. Kur komunizmi ra, dëgjoja goditjen e lehtë të motorëve gjatë natës, në misionet e tyre “pirate”. “Fëmijët zakonisht flenë përmes krismave të orëve të mëngjesit”-bëja shaka zakonisht, por ishte e vërtetë. Mijëra shqiptarë u përpoqën të marrin arratinë nga vendi i tyre në fundin e viteve ’90 e shpesh shikoja plumba gjurmë-lënës të ndriçonin qiellin e Sarandës, qytet i vogël në jug të Shqipërisë, ku kryengritja e fundit e dhunshme ndodhi në kohën kur shteti po shtrëngohej të siguronte një lloj demokracie. Tani po i afrohem Sarandës për herë të parë. Ndodhem brenda një motoskafi, “Delfinit Fluturues”, e përgatitur për vapën, varfërinë dhe fëmijë që lypin ca monedha. Gjëja e fundit që prisja të shihja ishin çadrat e di-

ellit në plazh. Epo, mirëse vini në Rivierën Shqiptare! Gjej një shëtitore me kafe, bare, ndriçim, restorante dhe dyqane suveniresh për turistët. Gjej palma dhe vende të përshtatshme për të marrë rreze dielli. Shezlongë. Dhe një park ujor për fëmijë, të cilët përfitojnë të kridhen në të. Si dhe shumë pushues, edhe pse pak nga ata duket se janë të huaj. Ka gjithashtu makina. Të shtrenjta boll. Dhe në mes këtij qyteti të vogël, ndërtesa të këndshme dhe hotele të mira. Era, një shqiptare mjaft e bukur me flokë të zinj, punon si udhërrëfyese dhe shoqëruese për turistët e huaj, të cilët duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë e re. Një herë e një kohë, gjuha e saj e dytë ishte rusishtja, por tani është anglishtja dhe ajo e flet mjaft mirë. Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor dhe Era është mjaft e kanëaqur me rezultatin. “Shqipëria po bën një progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë”, thotë ajo për BBCnë. “Shumë gjëra po ndryshojnë për mirë këtu”. Ajo është 40 vjeçe dhe i mban mend mirë ditët e së shkuarës së errët. Kur ajo ishte një vajzë e vogël, të rinjtë e Shqipërisë ishin të detyruar të punonin nëpër toka bujqësore të dielave. Ata mbillnin bimë dhe pemë frutore nga më të ndryshmet. Gjithsesi, agrikultura dhe peshkimi janë ende mjaft të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, por rroga mesatare e një shqiptari është ende e vogël, 200 paund në muaj,

Ka ndërtime gjithandej, infrastruktura mbetet ende larg të qenit e kënaqshme. Ka shumë automjete, por jo vende të mjaftueshme parkimi. Ka mallra të limituara konsumi, por cilësia mbetet mjaft e mirë, si edhe ka vetëm një aeroport, i cili mban emrin e Nënë Terezës dhe në rastin më të mirë është 6 orë larg Sarandës.

Tony Blair është shumë i njohur këtu dhe është ofruar të ndihmojë vendin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por, gjithsesi, ende dyshoj se do të duhet shumë kohë, para se optimizmi të kalojë në korridoret e Brukselit.

32,800 lekë. Pensionistët marrin më pak se gjysmën e saj. Njerëzit ndihmohen shumë nga fëmijët e tyre, thotë Era, dhe sidomos nga të ardhurat e të afërmeve të tyre emigrantë. Gjithsesi, ka edhe probleme të tjera me ekonominë shqiptare, e cila është në tranzicion. Ka ndërtime gjithandej, infrastruktura mbetet ende larg të qenit e kënaqshme. Ka shumë automjete, por jo vende të mjaftueshme parkimi. Ka mallra të limituara konsumi, por cilësia mbetet mjaft e mirë, si edhe ka vetëm një aeroport, i cili mban emrin e Nënë Terezës dhe në rastin më të mirë është 6 orë larg Sarandës. Pavarësisht këtyre mangësive, asgjë nuk mund ta venitë optimizmin e Erës. “Ne shpresojmë shumë që politikanët e rinj do të bëjnë gjëra më të mira për të ardhmen”. Era beson se qeveria e re, e cila do të kryesohet nga Edi Rama, do të bëjë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. A mundet Blair të ndihmojë sërish shqiptarët?

Sipas shumë njerëzve, ky është një prioritet i qeverisë. Së bashku me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka dhe një arsye tjetër se pse Shqipëria ka dështuar në anëtarësimin në BE. Por gjërat po lëvizin. Dhe për më shumë, lideri i ri, Edi Rama ka një armë sekrete. Ekzistojnë 13-vjeçarë që vrapojnë rreth këtij vendi, të quajtur “Toniblir”, në nder të ish-kryeministrit britanik dhe mbështetjes së tij për popullsinë shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Tony Blair është shumë i njohur këtu dhe është ofruar të ndihmojë vendin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por, gjithsesi, ende dyshoj se do të duhet shumë kohë, para se optimizmi të kalojë në korridoret e Brukselit.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

3

Rezultati i zgjedhjeve brenda 10 gushtit ose në vjeshtë Skenari i parë për shpalljen e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor shkon deri më 10 gusht, por nësë miratohet ankesa e PS për përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, procesi mund të zgjasë deri në vjeshtë Fejzi Braushi Partia Popullore Kristiandemokrate e Pal Shkambit që në këto zgjedhje u bë e njohur për shkak të reagimeve të pakotrolluara të kryetarit të saj në KQZ është bërë pengesë për ndarjen e mandateve të deputetëve për shumicën e zonave zgjedhore. Pasi kjo forcë politike ka bërë objekt të ankimit të saj në Kolegjin Zgjedhor tabelat e rezultateve të zgjedhjeve për të gjitha zonat apo qarqet e vendit, duke vënë kështu KQZnë në pamundësi ligjore për të vepruar me nisjen e procesit të ndarjes së mandateve. Neni 162 i Kodit Zgjedhor përcakton se “Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore”. Ndaj fakti që një subjekt zgjedhor, pavarësisht rëndësisë apo rregullsisë së kërkesës ankimore (kërkesa e PPK është hartua në kundërshtim me ligjin, pasi ajo ka përfshirë në një kërkesë të vetme

kundërshtimin e saj për të gjitha qarqet) e vë KQZ në pamundësi për të nisur procesin përllogaritjes dhe miratimit të ndarjes së mandateve. Kjo të paktën vlen për të gjitha qarqet me përjashtim të Lezhës, e cila në fakt është objekt akimimi edhe i dy forcave të mëdha PD-PS. Në bazë të nenit të sipërcituar, në rast se partia e Shkambit nuk do kishte bërë një ankimim të tillë, atëherë KQZ do kishte bërë të mundur që në pjesën dërrmuese të zonave zgjedhore të kishte bërë përllogaritjen e mandateve për çdo koalicion dhe forcë politike, megjithëse për t’i miratuar ato me vendim do ta kishte patur sërish të pamundur pasi dihet se vendimi për ndarjen e mandateve kërkon një shumicë të cilësuar prej 5 anëtarësh të KQZsë për t’u miratuar, numër të cilën KQZ nuk e ka. Gjithësesi kjo nuk do ta pengojë KQZ-në që të nisë procedurën e shpërnadjres së mandateve. Nxjerrja dhe shpallja e rezultatit Sipas ekspertëve të ligjit zgjedhor, KQZ brenda 3 ditëve të mbarimit të procesit ankimor në Kolegj për rezultatet e çdo qarku, duhet të ketë përfun-

duar tentativën e saj për të miratuar tabelat. KQZ pavarësisht se është në pamundësi të miratimit të këtij akti, ka detyrimin që të mblidhet në një seancë të posaçme dhe të bëj konstatimin se nuk është në gjëndje që të miratojë vendimin për shpllje të rezultatit pasi nuk ka 5 anëtarë në mbledhje. Më pas subjektet zgjedhore të interesuara kanë të drejtën që projektaktin e KQZ për përllogaritjen e mandateve dhe vendimin vendimin e KQZ-së për mosmarrjen vendimi (nëse do ketë) dhe t’i paraqesin ato për ankimim në Kolegj.

Partia Popullore Kristiandemokrate ka ankimuar tabelat e rezultateve për 12 qarqet e vendit, ç’ ka bën që KQZ të mos nisë nxjerrjen e reultatit. Po ashtu ankimi i PD e PS për Lezhën shtyn shpalljen e

Kolegji ka dhe të drejtën për të bërë dhe miratimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e mandateve. Juristët janë të ndarë për mundësinë e Kolegjit për të miratuar vendimet për ndarjen e mandateve. Të martën, më 30 korrik Kolegji merr në shqyrtim kërkesën e PKK për rezultatet në 12 qarqe. Në rast se vendimi i Kolegjit do jetë ashtu sikundër edhe pritet, pra negativ, KQZ, të paktën për 11 qarqe, përjashto vetëm Lezhën do mund të kryejë procedurën formale për ndarjen e mandateve. Procedurë që mund të zgjasë deri në 2 gusht. Pas kësaj date palët në process kanë 5 ditë kohë, pra deri në datën 7 gusht, që të ankimojnë mosmarrjen e vendimit të KQZ-së për ndarjen e mandateve në afatet ligjore në Kolegj. Vet kolegji ka 10 ditë kohë që të marrë vendim për këto ankimime. Afatet Gjithsesi duhet theksuar se Kolegji nuk është e thënë se duhet të ezaurojë të gjithë afatin që i jep ligji për miratimin e vendimeve për ndarjen e mandateve. Pra për sa kohë që bëhet fjalë për një gjë krejt formale dhe të llogari-

tur saktësisht nga administrate e KQZsë ai mund ti shqyrtojë ato brenda një afati më të shkurtër. Në kushtet më optimale vendimet për ndarjen e mandateve mund të përfundojë brenda 10 ditëshit të parë të gushtit, çka në fakt do të ishte dhe data e mbarimit të zgjedhjeve. Kjo do ishte data më e afërt, pasi ekziston mundësia që zgjedhjet të mund të mbyllen edhe në një nga muajt e vjeshtës. Kjo mund të ndodhi në rast se Kolegji të mërkurën do të vendos për pranimin e kërkesës së PS-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Çka në fakt në rast se ndodh do të thotë përsëritje e zgjedhjeve në këtë qark, proces i cili natyrisht kërkon kohën e tij që mund të shkojë edhe deri në muajt shtatortetor. Gjithësesi duhet theksuar se pavarësisht këtij skenari të fundit, edhe nëse zgjedhjet do të mbylleshin brenda 10 gushtit, ato do të ishin nga zgjedhjet më të gjatë të bëra ndonjëherë në historinë e proceseve elektorale në Shqipëri. Zgjedhjet e 2009, me një problematikë shumë më të ngarkuar u zhvilluan në 28 qershor dhe përfunduan zyrtarisht në 1 gusht të atij viti.

Ftesa e Ramës, aplikimet për punë arrijnën në 7 mijë Ka arritur në mbi 7 mijë numri i personave që i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama për të aplikuar për një vend pune në administratën publike dhe jo vetëm, gjatë qeverisjes së të majtëve. Ky numër individësh nga brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shprehur interes, duke aplikuar për një vend pune në faqen e vënë në dispozicion nga PS dhe vet Rama. Aplikimi në fakt kalon në disa faza, ku fillimimisht aplikanti duhet të dërgojë emrin dhe mbiemrin e tij, arsimin, vendin nga aplikon në adresën e posaçme të hapur nga kryesocialisti Edi Rama edirama@ps.al . Ky hap konsiderohet dhe si nisje e procedurës së ankimimit dhe për të Rama, nëpërmjet kompjuterit dërgon një

përgjigje konfirmuese “Faleminderit që shprehët interesin tuaj”. Më pas pas disa ditësh në adresën e aplikantit vjen një mesazh i dytë, kësaj here nga drejtori i komunikimit të kryeministrit të zgjedhur, Endri Fuga, ku ky i fundit të kërkon të specifikosh vendin apo fushën, ku aplikanti kërkon të punojë apo kontribojë. Në këtë email të dytë Fuga i bën të qartë aplikantit se aplikimi në këtë projekt nuk do të thotë detyrimisht se ai do të gjejë një punë. Për të bërë këtë specifikim ai të drejton që të plotësosh një formular në një faqe tjetër të kryesocialistit Edi Rama në internet “www.edirama.al/ fusha_interesit/”. “I dashur ...... Ju jeni një prej .... personave që deri sot kanë dërguar letrën e interesit dhe

CV-në për bazën e të dhënave që po krijojmë. Ju falenderoj për besimin e shprehur përmes reagimit Tuaj konkret ndaj apelit publik të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama. Përfitoj nga rasti të nënvizoj edhe një herë se ky projekt nuk është një garanci për punë”, - shkruan Fuga në emailin e vet që i dërgon një aplikanti. Më tej ai thekson se “Përmes kësaj baze të dhënash ne do të krijojmë kushtet që sipas fushës, Ju të merrni informacion, për çdo mundësi konkurimi për një vend pune të lirë në sektorin publik. Në vijim Ju lutemi të klikoni në linkun http://www.edirama.al/fusha_ interesit/ dhe të zgjidhni një prej fushave ku doni të jepni kontributin tuaj, për të ndihmuar në ecurinë e

Ky numër individësh nga brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shprehur interes, duke aplikuar për një vend pune në faqen e vënë në dispozicion nga PS dhe vet Rama

projektit”, përfundon mesazhi i Fugës i cili sërisht është mesazh tip dhe që u dërgohet të gjithë aplikantëve njësoj. Pasi i interesuari plotëson të dhënat që kërkon në formularin e vënë në dispozicion në faqen e kryesocialistit, nga ky i fundit të vjen një mesazh tjetër ku ai shkruan “Faleminderit që zgjodhët fushën ku doni të jepni kontribut”. Kjo është ajo që ka ndodhur deri më tani me këtë projekt, pasi siç edhe shpjegohet në këto emaile, aplikantët nuk kanë siguruar një vend pune, por ata kanë siguruar mundësinë që të konkurojnë për një vend pune në momentin që ai do jetë i lirë sipas fushës së interesit të shprehur. Për këtë ata do lajmërohen nga PS dhe stafi i kryetarit Rama.


4

në fokus

ngjarje e ditës

“Autori ishte një djalë i ri, i veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Ai zbriti ca shkallë, vëzhgoi për pak sekonda dhe më pas nisi të qëllonte në drejtim të një çadre”,-tha nën panik një dëshmitar i krimit të rëndë. Pushuesit janë munduar t’u fshihen plumbave, por tre prej tyre ishin të pafat.

Terror me armë në plazhin e Vlorës, ekzekutohen 3 persona Sokol Isufaj, elektriçist nga Roskoveci, Diana Ademi, e kthyer nga Gjermania për pushime dhe Serdi Bajlozi nga Përrenjasi u vranë dje nga plumbat e kallashnikovit të një djali të ri. Dëshmitari: Ai vëzhgoi drejt një çadre dhe hapi zjarr me breshëri Nga Vlora Dashamir Biçaku

Tre persona kanë humbur jetën, pas një terrori me armë në një plazh të populluar të Vlorës. Masakra ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 16.00, kur një djalë i ri ka hapur zjarr me kallashnikov drejt çadrave të plazhit tek “Kalaja”. Plumbat u kanë marrë jetën Sokol Isufajt, i dyshuar si objektiv i atentatit, Diana Ademit, 53-vjeçares që po pushonte me të afërmit dhe Serdi Bajlozit, një 17-vjeçar që kishte udhëtuar nga Përrenjasi në Vlorë për ca ditë pushime. Krismat e plumbave kanë shkaktuar panik në të gjithë zonën e plazhit, ndërsa pushuesit e kanë cilësuar ngjarjen tronditëse. “Autori ishte një djalë i ri, i veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Ai zbriti ca shkallë, vëzhgoi për pak sekonda dhe më pas nisi të qëllonte në drejtim të një çadre”,-tha nën panik një dëshmitar i krimit të rëndë. Pushuesit janë munduar t’u fshihen plumbave, por tre prej tyre ishin të pafat. Dy djemtë, edhe pse s’kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin janë qëlluar të parët nga autori i armatosur me kallashnikov. Sipas hetuesve të krimit mësohet se Sokol Isufaj është vrarë në shezlong, ndërsa Serdi Bajlozi është goditur nga një plumb në kokë, ndërsa po dilte nga deti. Viktima e tretë, Diana Ademi, e kthyer për pushime

në Vlorë nga Gjermania ku jeton prej vitesh dyshohet se është vrarë nga një plumb tjetër, që nuk ishte adresuar për të. Dëshmitarët kanë pohuar për policinë se autori i krimit, pasi kreu masakrën ka qëlluar edhe në ajër, për t’i dhënë vetes kohë për t’u arratisur. “Pas breshërisë së plumbave, ai është larguar me vrap përmes shkallëve. Qëlloi edhe një herë me armë në ajër dhe më pas u zhduk që aty”,-thonë dëshmitarët në vendin e masakrës. Pasi në plazh ka rënë qetësia, ka ardhur koha e kontrollit të dëmit. Dhjetra punonjës të policisë së Vlorës kanë mbërritur në plazhin poshtë Kalasë dhe kanë këqyrur vendin e krimit. Një burim i policisë së Vlorës i tha mbrëmë MAPO-s se 34-vjeçari nga Roskoveci i Fierit, Sokol Isufaj dyshohet të ketë qenë objektivi i kësaj masakre. “Nga hetimet tona rezultoi se ai punonte si elektricist në fshatin Darëzezë. Në të kaluarën, familjarë të tij janë përfshirë në ngjarje të rënda, ndërsa vetë viktima ka qenë për disa vite emigrant në Itali”,sqaroi burimi i policisë. Plazhi është boshatisur pak kohë pas terrorit me armë. Tre viktimat janë dërguar në morgun e Vlorës, ndërsa pushuesit janë shoqëruar në polici, në cilësinë e dëshmitarëve. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të japin një përshkrim të saktë për autorin e krimit, edhe

Serdi Bajlozi, 17 vjeçari i vrarë dje në Vlorë

Viktimat Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit Diana Ademi, 53 vjeç, emigrante në Gjermani Serdi Bajlozi, 17 vjeç nga Përrenjasi

për faktin se ishte piku i vapës, e ata ishin në gjumë nëpër çadra. Vetëm pak prej pushuesve kanë mundur të hedhin sytë andej nga derdheshin plumbat, si pasojë e së cilëve humbën jetën tre persona. Përmes një njoftimi për shtyp, policia e Vlorës tha mbrëmë se po hetonin dy pista për krimin e rëndë: atë të një konflikti të çastit dhe të hakmarrjes së vjetër. “Për këtë ng jarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda, i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave”thuhej në deklaratën për shtyp, të shpërndarë nga policia lokale. Për një zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes, policia ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim, për këdo që mund të jepte informacion për autorët e krimit që tronditi dje Vlorën dhe gjithë vendin, në kulmin e sezonit turistik.

Zbardhet identikiti i vrasësit të trefishtë Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë policisë se autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në plazhin e Vlorës është një person rreth të 20-tave, me flokë të shkurtra. Dëshmitarët e shumtë që janë marrë në pyetje nga grupi hetimor pohuan se personi ka qenë me veshje plazhi dhe i armatosur me një automatik tip “Kallashnikove”. Ai sëbashku me persona të tjerë udhëtonin një një automjet tip “Land Rover” me targa angleze. Fillimisht mësohet se i dyshuari ka qenë i vetëm, ose i shoqëruar me një vajzë, por pas konfliktit me 34-vjeçarin është kthyer sërish në qytetin e Vlorës ku mendohet se ka marrë armën por edhe miqtë e tij që i kanë ardhur në ndihmë. Rreth 30 minuta pas sherrit me viktimën Sokol Isufaj të rinjtë janë parë të ndalojnë pranë plazhit në vendin e quajtur “Kalaja” në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Automjeti ecte me shpejtësi dhe sapo është afruar pranë plazhit ku ndodhej 34-vjeçari Isufaj ka ndaluar menjëherë. Prej

tij ka dalë një person me gajtësi rreth 170 centimetra, me folkë të zinj, të qethur shkurtë, me veshje plazh dhe mbante në duar një automatik tip “Kallashnikov”. Autori i dyshuar ka studiuar për pak sekonda vendin ku ndodhej objektivi dhe nuk ka hezituar të qëllojë në drejtim të plazhit edhe pse në këtë orar zona ka qenë e mbipopulluar nga pushuesit. Më pas ai ka hipur sërish në automjetin me targa angleze që drejtohej nga një tjetër person dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Orikumit. Pavarësisht lëvizjeve të shumta të automjeteve në zonën e plazhit, “Land Roveri” ku ndodhej i dyshuari ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia tha se tashmë është ndërtuar identikiti i tij dhe përshkrimet rreth pamjes fizike u janë shpërndarë të gjitha pikave të kalimit kufitar. I dyshuari mendohet të jetë emirgant, ndërsa banon në qytetin e Vlorës ose zonat përreth.

ekspertët

Masakra, zjarr me 10 plumba mbi plazhistët Pushuesit e plazhit pranë Kalasë janë tmerruar pasditen e djeshme, pas masakrës ku mbetën të vrarë tre persona. Një ekspert i kriminalistikës deklaroi se, nga rruga kryesore në një distancë prej më shumë se 50 metra, autori apo autorët kanë shkrepur 7 deri në 10 plumba. Ka dyshime të forta, se objektiv i kësaj ngjarjeje ka qenë 34-vjeçari Sokol Isufaj, i paskeduar më parë, por i njohur për Policinë e Fierit për një ngjarje tjetër të mëparshme. Sipas burimeve, Isufaj ishte duke bërë plazh nën shoqërinë e një personi tjetër. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve pushuesish, ku njëra palë duket se ka thirrur persona të tjerë për përforcime, duke shkaktuar kështu edhe këtë ngjarje të rëndë, e cila, në kulmin e sezonit veror, në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit, ka shkaktuar tmerr dhe panik te të gjithë pushuesit, që ndodheshin në këtë plazh.Nga ana tjetër, mësohet në rrugë zyrtare se policia ka dy pista kryesore për ngjarjen e rëndë. Njëra, krimi ka ndodhur pas një sherri të nisur për shkak të një femre, dhe tjetra, për shkak të konflikteve të mbartuara nga fieraku Isufaj.Për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, nuk ka ende një identikit të tij edhe pse dëshmitarët i kanë treguar policisë se ai është larguar nga skena e krimit me një automjet tip fuoristradë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

5

Sipas dëshmitarëve, ai ishte rreth 20 vjeç, me veshje plazhi dhe ka zbritur nga një automjet tip “Fuoristradë” me targa angleze hetimi

Policia, mbi 20 të shoqëruar për masakrën Policia e Vlorës ka shoqëruar mbi 20 veta për masakrën e ndodhur në zonën e plazhit, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Përmes në njoftimi për mediat, ajo ka dhënë detaje mbi krimin e rëndë, të shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:00 në resortin turistik në plazhin e quajtur “Kalaja”. “Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave. Gjithashtu Drejtoria e Policisë Vlorë duke garantuar anonimitetin tuaj te plotë ka vënë në dispozicion një shumë të konsider ueshme të hollash për çdo person i cili jep informacion që çon në identifikimin apo kapjen e autorit”,-thuhej në njoftimin për shtyp.

Sherri në plazh ose hakmarrja, pistat e vrasjes së elektricistit Sokol Isufaj, objektivi i masakrës në Vlorës u konfliktua me një grup të rinjsh, 30 minuta para ngjarjes. 34-vjeçari që punonte si elektriçist është nipi i Ardian Isufajt, i vrarë në ’97, familja e të cilit u mor në pyetje edhe për vrasjen e deputetit Xhindi Leonard Bakillari Vlorë Një nga viktimat e masakrës në

plazhin e Vlorës, Sokol Isufaj sipas policisë mendohet të ketë qenë objektiv i sulmit të përgjakshëm me “Kallashnikov”. Vrasja e 34-vjeçarit Isufaj nga Rroskoveci i Fierit, dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në plazh në momentin e krimit, mund të jetë pasojë e një sherri të momentit mes Isufajt dhe një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Kjo është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia e Vlorës, duke mos përjashtuar edhe ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj Isufajt me profesion elektriçist në një fshat të Fierit. Sipas burimeve mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë ka debatuar me Isufajn pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, rreth orës 15:30. Ky fakt konfirmohet për policinë e Vlorës nga disa dëshmitarë, të cilët kanë deklaruar se au-

tori dhe viktima kishin debatuar ashpër mes tyre rreth 30 minuta përpara ngjarjes. Të dhënat e hetimit të deritanishëm tregojnë se menjëherë pas sherrit, autori i dyshuar që mendohet të jetë nga Vlora ose fshatrat përreth është kthyer me automjetin e tij dhe ka kërkuar ndihmën e të njohurve dhe miqve. Sipas dëshmitarëve, ai ishte rreth 20 vjeç, me veshje plazhi dhe ka zbritur nga një automjet tip “Fuoristradë” me targa angleze. “Fillimisht autori ka pritur disa sekonda duke identifikuar vendndodhjen e 34-vjeçarit që ndodhej në plazh, së bashku me një person tjetër dhe ka qëlluar në drejtim të tyre nga një distancë rreth 50 metra”tha një burim në policinë e Vlorës. Nisur nga përshkrimi i autorit të dyshuar dhe automjetit me të cilin lëvizte, policia thotë se ai mund të jetë emigrant dhe për këtë arsye, është forcuar kontrolli në pi-

Viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur ndryshe si “Qorri”, i cili është ekzekutuar me breshëri automatiku në vitin 1997 në hyrje të banesës së tij në Rroskovec.

kat e kalimit kufitar me qëllim parandalimin e një arratisje të mundshme të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë. Aktualisht, policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka informacion nëse mes tyre është edhe i dyshuari për vrasjen e trefishtë në plazh. Po ashtu, konfirmohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është gjendur as automjeti me të cilin udhëtonte vrasësi, i përshkruar për policinë nga dëshmitarët e shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Por krahas pistës së sherrit të momentit, policia e Vlorës nuk përjashton as hakmarrjen e mundshme ndaj 34-vjeçarit i cili jeton në qytetin e Rroskovecit. Sipas një deklarate për media të policisë së Vlorës, konflikti i çastit dhe hakmarrja janë dy pistat kryesore mbi të cilat po heton një grup i specializuar hetimor. “Për këtë ngjarje, nën drejtimin e

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të castit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave”- tha zyrtarisht policia e Vlorës. Viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur ndryshe si “Qorri”, i cili është ekzekutuar me breshëri automatiku në vitin 1997 në hyrje të banesës së tij në Rroskovec. Gjithashtu mësohet se familjarë dhe të afërm të 34-vjeçarit Sokol Isufaj janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Ata janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kishin informacione për ngjarjen e rëndë, si shumë banorë të tjerë të Rroskovecit.

Serdi Bajlozi, historia e 17-vjeçarit që u vra pa faj Serdi ndodhej në Vlorë së bashku me të motrën dhe qëndronte tek shtëpia e hallës. Dhjetra mesazhe dhimbjeje në Facebook E diela ka qenë dita e fundit e jetës për Serdi Bajlozin. Djali nga Përrenjasi ndodhej në plazhin e Vlorës së bashku me të motrën, kur u vra aksidentalisht nga autori i masakrës. Kishte dëshiruar të qëndronte ed-

he disa ditë në plazh, edhe pas largimit të prindërve, duke u strehuar në shtëpinë e hallës. Familjarët e tij thanë dje për mediat se Serdi nuk kishte lidhje me viktimën tjetër të masakrës, Sokol Isufaj. Ata treguan nën shock për lajmin e tmerrshëm, se djali kishte vajtur tek halla në Vlorë, për të kaluar disa ditë pushime. Familjarët konfirmojë se Serdi nuk kishte lidhje me viktimën Sokol Isufaj pasi ai nuk kishte asnjë shok me këtë emër. Familjarët e 20-vjeçarit shprehin

dhimbjen e madhe teksa kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Ndërsa dje pasdite, profili në Facebook i 17-vjeçarit është mbushur nga dhjetra komente ngushëllimi. Miqtë e Serdit nuk e besojnë ende lajmin e tmerrshëm, ndërsa shprehin dhimbjen e tyre për vrasjen e një djali të pafajshëm. Në profilin e hapur enkas për të, me emrin RIP Serdi Bajlozi ka shkruar edhe një dëshmitar i krimit tronditës. “E pashë momentin se si ky djali nga Prrenjasi mori aksidentalisht një

plumb dhe ra në shesh pa ndjenja. Fati i tij i keq, që ndodhej pranë me shezlong me djalin nga Fieri, i cili ishte ai që pati edhe zënkën me autorin! Shumë gjynah, e pafalshme të ikë një jetë kot së koti. Akoma më keq, që ishte vetëm 17 vjeç”,-shkruhet në profilin e viktimës. Burime nga policia bënë me dije se familjarë të Serdit janë nisur me urgjencë drejt Vlorës, ku mes dhimbjes kanë identifikuar edhe djalin e tyre në morgun e qytetit.


6

kronika e ditës

Ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Marr shkas nga statuset, komentet, shpërthimet në FB për t’ju thënë të gjithëve që duhet të jemi krenarë për garën e vërtetë që u zhvillua për herë të parë në një parti politike në Shqipëri! E vërtetë, me të gjitha elementet që përkufizojnë garën: emocionin, tensionin, lodhjen, debatin, kënaqësinë për fitoren, apo hidhëtinë e humbjes…

nderimi

Berisha: Mirënjohje për Anthony Athanas

Strazimiri: Gara për kreun ishte e vërtetë, duhet të jemi krenarë Deputeti demokrat shigjeton Patozin: “Sado mall e pare të kesh vënë, nuk ka mjerim më të madh se të bëhesh ekzaktësisht si ata që ke sharë…” Deputeti demokrat Genti Srazimiri nuk ndan të njëjtin mendim me nënkryetarin e dorëhequr të PD-së, Astrit Patozi, sa i përket garës së zhvilluar për zgjedhjen e kreut të ri të partisë. Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Strazimiri në mënyrë indirekte e quan Patozin të mjerë, ndërsa vlerësoi se gara në parti ishte korrekte dhe reale. “Sado mall e pare të kesh vënë, nuk ka mjerim më të madh se të bëhesh ekzaktësisht si ata që ke sharë…Marr shkas nga statuset, komentet, shpërthimet në FB për t’ju thënë të gjithëve që duhet të jemi krenarë për garën e vërtetë që u zhvillua për herë të parë në një parti politike në Shqipëri! E vërtetë, me të gjitha elementet që përkufizojnë garën: emocionin, tensionin, lodhjen, debatin, kënaqësinë për fitoren,

apo hidhëtinë e humbjes…. Kjo është gara, këta jemi ne, demokratët! Njerëz të vërtetë e të lirë, e për këtë duhet të jemi veç krenarë!”- shkruan Strazimiri. Qëndrimi i deputetit demokrat që militon prej vitesh në partinë Demokratike vjen pas komenteve që ka dhënë një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të kryesisë, shumica të cilëve kanë dalë në mbështetje të zgjedhjes së Bashës. Ish-deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, është shprehur se gara për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së ka qenë reale, ndërsa ka shmangur komentet për Astrit Patozin. “Gara për kreun e Partisë Demokratike u duk qartë se ishte reale. Procesi m’u duk tërësisht transparent dhe nuk ka vend për kontestime. I gjithë procesi ishte korrekt. Ishte një garë e drejtë dhe reale. Përsa u përket deklaratave të nënkryetarit Patozi, nuk mund t’i komentoj ato, pasi nuk kam qenë në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur, se kam dëgjuar çfarë ka thënë”,- është shprehur Bulku. Edhe kolegia e saj, Lajla Përnaska, është shprehur se gara ishte reale dhe nuk ishte e para-

caktuar. Për pasojë, Përnaska ka deklaruar se e ka uruar Bashën për garën ndërsa nuk ka qenë i këtij mendimi një prej ekspertëve më të mirë të së djathtës në fushën e ekonomisë, Selami Xhepa. Sipas tij, ndërhyrja politike në garë dhe paracaktimi i fituesit bënë që procesi i 22 korrikut të mos ishte i lirë dhe demokratik. “Fakti që shumë demokratë nuk ishin të përfshirë në listat e votimit, fakti që listat e zgjedhësve nuk iu vunë në dispozicion të kandidatëve, fakti që fleta e votimit pati numër dhe praktikisht ishte lehtësisht e identifikueshme, pra ka një mori faktesh që provojnë që rezultati i garës ishte e paracaktuar. Unë personalisht nuk e konsideroj një proces të mirëfilltë demokrat. Ky do të ishte rasti i parë që parimi “një anëtar, një votë” do aplikohej në zgjedhjen e një kryetari partie dhe PD-ja e pati këtë shans”,- është shprehur ai. Xhepa ka deklaruar gjithashtu se Berisha duhej të tërhiqej nga organizimi i zgjedhjeve dhe se ato duhet t’i administronte sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode.

Qëndrimi i deputetit demokrat që militon prej vitesh në partinë Demokratike vjen pas komenteve që ka dhënë një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të kryesisë, shumica të cilëve kanë dalë në mbështetje të zgjedhjes së Bashës

Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në Facebook një koment lidhur me mbylljen e një prej restoranteve më të njohura në Boston që zotërohej nga shqiptaro-amerikani Anthony Athanas. “Të dashur miq, admiralja e suksesit të biznesit shqiptaro-amerikan, restoranti legjendar Anthony’s Pier 4 në Boston, njëri prej 3-4 restoranteve më të famshëm në SHBA, do të ulë këto ditë pas 50 vite jetë flamurin e saj. Pier 4 e Anthony Athanas ka pritur me bujarinë shqiptare, artin e guzhinës së tij magjik njerëzit më të famshëm të kohës; Presidente të SHBA dhe vendeve të tjera, JF.Kenedi, R.Nikson etj, udhëheqës fetar si Papa Pali i 4 etj, yjet më të famshme të Hollivudit si Liz Taylor, Liza Minelli e Anthony Quinn, Alfred Hitchcock, kampione botërore të boksit, atletikës dhe sporteve të tjera, diva të bukurisë, këngës, shoëbizit dhe biznesit amerikan dhe botëror... Eshtë një moment për të shprehur mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për shqiptarin e madh, atdhetarin e flaktë Anthony Athanas dhe familjen e tij që ngritën në zenitin e suksesit dhe lartësuan në ikonën e gjenisë biznesin shqiptar në SHBA”, shkruan Berisha.

Presidenca e BE-së: Ja kushtet që duhen përmbushur për statusin “Të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre. Ato duhet të diskutojnë realisht me njëra-tjetrën, sepse kjo do të ishte e dobishme për të pasur një vizion dhe një platformë të përbashkët për të ardhmen e vendit”. Presidenca e Bashkimit Evropian është e gatshme të punojë me autoritetet shqiptare për ta mbyllur brenda 6-mujorit të saj dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në një intervistë për “Albanian Screen”, shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius, shprehet se për t’ia arritur këtij qëllimi, nga Tirana zyrtare kërkohet tranzicion i

qetë i pushtetit, përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë dhe vazhdim i reformave. “Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, siç e thashë, të jemi kons t r u k t iv ë , p o z i t iv ë , j o n e u t r a l ë , megjithëse zakonisht Presidenca duhet të jetë neutrale. Ne do të kemi një përfshirje pozitive në këtë proces. Shqipëria kaloi një test shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, ne i kemi ndjekur ato nga afër. Tani ajo ka një tjetër test, një tranzicion të qetë. Në këtë rast, gjatë presidencës sonë ne besojmë se do të ecim përpara në mënyrë përfundimtare me statusin”, - tha Linkevicius. I pyetur se çfarë nevojitet të bëhet nga Tirana në mënyrë që statusi i vendit kandidat të merret në dhjetor, z.Linkevicius përgjigjet: “Të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre. Ato duhet të diskutojnë realisht me njëratjetrën, sepse kjo do të ishte e dobishme

për të pasur një vizion dhe një platformë të përbashkët për të ardhmen e vendit. Të bien dakord për të bërë reformat e domosdoshme, në mënyrë që të jemi të sigurt dhe ti jepet vendit një imazh i besueshëm për tu integruar në Bashkimin Evropian. Kështu që ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Gjithashtu ne jemi gati të japim edhe përvojën tonë nacionale, nëse kjo është e nevojshme, se si ne e krijuam konsensusin midis partive politike. Sepse këtu kemi diçka për të ndarë së bashku. Pra, unë shpresoj se suksesi do të vijë, por ai nuk është arritur ende përfundimisht dhe shqiptarët janë të aftë t’i përkushtohen këtij progresi”. Shefi i Presidencës së Bashkimit Europian, së shpejti do të vizitojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë, për të parë situatën politike nga afër e bashkërenduar punën me qeveritë përkatëse.

“Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, siç e thashë, të jemi konstruktivë, pozitivë, jo neutralë, megjithëse zakonisht Presidenca duhet të jetë neutrale”


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

7

Nëna vdes në aksident, plagosen djali dhe nusja Një aksident i rëndë, i ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme në rrethrotullimin e Shkozetit në Durrës, ka shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e e djalit dhe nuses së saj. Viktima është Dallëndyshe Kovaçi, 55 vjeç, ndërsa dy të plagosurit janë Ismal Kovaçi, 28 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Gerta Kovaçi, 25 vjeçe. Familja nga Kukësi është transportuar menjëherë në

Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj ndodhen jashtë rrezikut për jetën, megjithëse me plagë në trup dhe kokë. Të rinjtë kishin vetëm një javë që ishin martuar dhe këtë të dielë, së bashku me nënën e tyre kishin shkuar në një dasmë. Por gëzimi është kthyer në tragjedi për këtë familje, pas humbjes së nënës në aksident. Policia ka mbërritur në ven-

din e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e para për shkakun e aksidentit rrugor. Sipas burimeve mësohet se makina drejtohej nga djali 28-vjeçar, i cili është marrë më pas në pyetje nga policia rrugore. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e saktë, ndërsa trupi i viktimës i është nënshtruar autopsisë, para se të përcillet për në banesën e fundit nga të afërmit.

shkurt

Avioni i Shkupit, ulje të detyruar në Rinas

Familjarët e aksidentit të Himarës, në gjykatë për dëmshpërblimin Të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik nuk gjejnë qetësi. Pas protestave dhe grevës, disa prej tyre i drejtohen gjykatës, për të penalizuar kompanitë e sigurimeve Familjarët e aksidentit tragjik të Himarës i janë drejtuar gjykatës për dëmshpërblimin, pasi apelet e tyre të përsëritur kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe pse kanë kaluar 14 muaj nga dita e vdekjes së 13 studentëve të Universitetit të Elbasanit, kompania e sigurimit të autobusit me targa Ebasani “2274 B” nuk i ka dëmshpërblyer. Të ndodhur në këto kushte, familjarët e Fabiola Shehut, studentes 22 vjeçare nga Bërzhita e Tiranës dhe e fejuara e të ndjerit Armando Hilalaga, studentja tashmë e diplomuar Besjana Xheneti, i janë drejtuar me padi Gjykatës së Tiranës. Sipas këtyre padive, që do të gjykohen nga tre gjyqtarë të ndryshëm, familjarët e 22-vjeçares kërkojnë nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve dëmshpërblim për sigurimin e jetës nga aksidentet e transportin publik. Përveç dëmshpërblimit të mohuar, familjarët e viktimave kërkojnë që gjykata të zgjidhë edhe çështjen e vonesës së pagesës, sipas normës mesatare të interesit, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Po të njëjtin objekt të kërkesëpadisë, drejtuar Gjykatës ka edhe

Besjana Xhenetit, e cila kërkon nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve të dëmshpërblej për humbjen e jetës së të fejuarit të saj, në aksidentin e datës 21 majit 2012 në Himarë. Studentet e mbijetuara nga aksidenti i Himarës kanë zhvilluar një sërë protestash për dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre nuk janë marrë ende parasysh. Fillimisht, ata janë zhvendosur në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku kanë gjetur solidarizimin e studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti në plotësimin e kërkesave që kanë. Studentet janë shprehur se shumat e ofruara nga kompania e sigurimeve janë qesharake dhe të papërfillshme. Ato kanë kërkuar që të rishikohen dosjet dhe shuma e kompensimit të përcaktohet në bazë të dëmtimeve që kanë pësuar në këtë aksident. Edhe në protestën e radhës ata kanë bërë thirrje për solidarizim veçanërisht Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që t’i mbështesë në kërkesat e tyre të ligjshme. Studentët paralajmëruan edhe një grevë urie, por asnjë prej kërkesave të tyre nuk u realizua. Tragjedia e Himarës ndodhi më 21

maj të një viti më parë, ku 13 persona humbën jetën në një greminë, ku po udhëtonin në një autobus të organizuar prej Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. 11 prej viktimave ishin studente të këtij universiteti, dhjetëra të tjera u plagosën. Atëherë, në mjaft debate dhe shkrime u fol për rregullime që i duheshin bërë transportit publik në vend dhe sistemit të sigurisë rrugore e mjeteve të transportit. Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në aksidente në Evropë, dhe raste si ai i 21 majit në Himarë, veç dhimbjes duket se mund të sillnin një sërë reformash që do ta përmirësonin këtë. Zyrtarisht është pohuar se shkaku ishte shpejtësia e mjetit, por asnjë ekspertizë nuk u bë publike dhe asnjë rezultat hetimi mbi gjendjen e mjetit që u mbajt për mjaft kohë ‘fajtor’, nuk doli në dritë. Drejtuesi i autobusit humbi jetën bashkë me 12 studentët, por ai nuk kishte konsumuar alkool dhe ishte një shofer i vjetër, ndërsa të mbijetuarit mbajtën mend vetëm një fjalë të fundit prej tij: “Mbahuni, nuk kam frena”.

Fëmija tenton të vjedhë italianen

Zyrtarisht është pohuar se shkaku ishte shpejtësia e mjetit, por asnjë ekspertizë nuk u bë publike dhe asnjë rezultat hetimi mbi gjendjen e mjetit që u mbajt për mjaft kohë ‘fajtor’, nuk doli në dritë...

Turizmi në krizë, shqiptarët nuk kthehen në shtëpi Për dy muajt e parë të sezonit veror, statistikat flasin për një ulje të ndjeshme të shtetasve shqiptarë, që kanë preferuar të kthehen në vendlindje. Referuar me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar, raportohet se për qershor-korrik 2013 kanë hyrë gati 100 mijë më pak shtetas shqiptarë, nëpërmjet pesë pikave kufitare më të mëdha në vend. Ndërsa për të njëjtën periudhë, të dhënat e policisë tregojnë se në Shqipëri kanë hyrë gati 650 mijë shtetas shqiptarë, për këtë vit trendi është në ulje, me një shifër prej 505 mijë e 773

shtetas shqiptarë. I pyetur për këtë fakt, shefi i qendrës operative të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, kryekomisar Bilbil Dervishi shpjegon: Ka një trend në ulje, por nuk është e madhe. Ne presim që kur të marrin pushimet të vijnë më shumë, pra gushtin e parashikojmë me fluks. Referuar të njëjtave statistika, ulje shënohet edhe për hyrjet në Shqipëri të shtetasve të huaj, pavarësisht se vendin e parë të shtetasve, që preferojnë të kalojnë verën në Shqipëri, e zënë kosovarët. Konkretisht, nga pothuajse 600

Një avion i linjës ajrore Romë-Shkup, në të cilin udhëtonin 120 pasagjerë, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit "Nënë Tereza", në orët e mesditës së djeshme. Mediat raportuan se shkak për këtë emergjencë është bërë dyshimi i pilotit se avioni kishte defekt. Ka qenë ky i fundit, që ka konstatuar efektin dhe ka kërkuar leje për t’u ulur në aeroportin “Nënë Tereza”. Burime nga policia bëjnë me dije se pasagjerët ishin të kombësive të ndryshme dhe fatmirësisht, avoni është ulur pa probleme. 120 pasagjerët e nacionaliteteve të ndryshme kanë pritur rreth dy orë në tranzitin e aeroportit "Nënë Tereza" për t’u rinisur më pas drejt Shkupit, pas riparimit të defektit të konstatuar në avion.   

mijë shtetas të huaj, që kanë hyrë për qershor-korrik 2012 në Shqipëri, gati 480 mijë prej tyre raportohen të kenë hyrë nga pika kufitare e Morinës. Ndërkohë që, panorama për shtetasit e huaj, ku policia radhit edhe shqiptarët e Kosovës, është e tillë për këtë vit, me një shifër hyrjesh prej rreth 470 mijë personash, prej të cilëve 290 mijë mendohen të jenë kosovarë, që kanë hyrë po nga Morina. E vetmja pikë kufitare, që raportohet të ketë ruajtur të njëjtin nivel hyrjesh, është pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë, si dhe Kapshtica. TCH

Një shtetase italiane ka rënë pre e një tentative grabitjeje me dhunë në qendër të Tiranës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 19:15 pranë Muzeut ‘Historik Kombëtar’ në kryeqytet. Një fëmijë 10-vjecar ka tentuar të grabisë varësen e një  turisteje italiane duke e tërhequr nga qafa. Në ndihmë të shtetases së huaj ka ardhur menjëherë policia rrugore, e cila ka parandaluar grabitjen. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se shtetasja italiane është dëmtuar lehtë në qafë, si pasojë e tërheqjes me dhunë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të 10-vjecarit. Ende nuk dihet nëse autori i grabitjes ka qenë i vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Rreh të shoqen, arrestohet nga policia Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një 44-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar në flagrancë pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ngjarja është shënuar në fshatin Lin të Pogradecit, ku mësohet se Nijaz Gjona, 44-vjeç ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, pas një sherri në familje.  Bashkëshorti dhunues është arrestuar në flagrancë, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 


CMYK

8 29.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

9

Autoriteti Portual Durrës, ka bërë përfundimisht funksionale Qendrën e Trainimit “Jörn Steuslaff” duke u liçensuar nga Qendra Kombëtare e Liçensave. Trainimi i nivelit të mesëm të punonjësve të gjithë sektorëve portual do të bëhet bazuar në programet e miratuara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Rregjistrimet fillojnë me datë 29.07.2013 për 15 kurse si më poshtë: Këto Kurse me kohëzgjatje të ndryshme kanë për qëllim aftësimin e individëve në këto fusha: • • • • • • • • • • • • • •

Trainim bazë për njohjen e portit Stivador i kualifikuar Brigadier stivadorësh Përgjegjës anijesh (foreman) Caktim personeli-pajisjesh Planifikues operacionesh me anijen Inspektor sheshi spontator ngarkim-shkarkim Inspektor Logjistike- dispecer evadimi Planifikues terminali, sheshi dhe pozicioni Menaxher kryesor terminali Trainim per personelin e Sigurisë së Fasilitetit Portual Manovrator elektrovinçier Manovrator reach stacker Manovrator karreli Fork Lift Oraret e rregjistrimit jane nga ora 09.00-13.00 nga e Hëna në të Premte, pranë zyrës së Qendrës së trajnimeve në A.P.D-ës. Afati i fundit i rregjistrimit është data 26.08.2013

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.apdurres.al.com/ “Qendra e Trajnimit” ose “Marrëdhënie me Publikun – Zyra e Shtypit”

E përmuajshme, Nr. 35, Viti II i botimit korrik 2013, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

MiLori t’ia

Dossier

Nr. 35 Viti II i botimit korrik 2013 Çmimi 300 Lekë

Mirela

Muzika Rebelimi i harqeve

riNiSëSh Nga

abC-ja EditoriaL Diell, Det dhe bikini

Eros

Flutura açka Spartak Ngjela tedi papavrami Nevila XhiNdi ermira daNaj joaNa kaimi iljard Shaba erli gurra Fleura Shkëmbi

Orgazmat që mbajnë mjekun larg

Elhaida Dani

radhën e ka

Sanremo

E ka marrë furishëm ketë verë. Me albumin e saj të parë, me klipin “Baciami e Basta”, me ftesat në koncertet verore të Boccelli-t dhe Cocciante-s, me turin e finalistëve të “The Voice” për ta mbyllur me pjesëmarrjen në Sanremo. Duket se Elhaida Dani nuk ka ndërmend të ndalet

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Shqiptarët, këta racistë të ligj

K

ur George W. Bush i dërgoi trupat në Irak kundër Sadam Hyseinit para Shtëpisë së Bardhë disa mijëra pacifistë protestonin duke mbajtur banderola si: “Bush = War Criminel”, duke i vizatuar atij ‘svastikën’ naziste në ballë etj., por Qeveria amerikane nuk ndoqi askënd, nuk e persekutoi dhe nuk kërkoi linç publik ndaj atyre protestuesve – sepse shprehja e lirë e mendimit është ideali për të cilin janë flijuar miliona amerikanë. Mirëpo në këtë mendësinë e kontaminuar kosovare u mobilizuan tërë partizanët kundër mendimit, të vjetër e të rinj, që nga kryetari i Kuvendit të Kosovës e teposhtë, do farë zëdhënësish e poltronësh të pushtetit monstruoz kosovar, deri te gangsterë dhe shumë rrugaçë të tjerë, kundër shprehjes së mendimit të lirë të dy shkrimtarëve, Fatos Lubonja e Arben Idrizi.  I pari, pse e paskësh cilësuar Ramush Haradinajn vrasës dhe i dyti, pse e paskësh marrë në mbrojtje të parin, duke folur sipas instinktit prej shkrimtari për shumë vrasës të tjerë. I pari, Lubonja, sqaron se është thirrur në shumë libra që qarkullojnë lirshëm nëpër libraritë evropiane, kurse i dyti për të emëruar vrasës potencialë ishte thirrur në detyrën prej intelektuali e shkrimtari.  Asnjëri nuk pretendojnë t’i bëjnë gjyq askujt – por thjesht t’i emërojnë gjërat ashtu siç i ndiejnë, sipas thirrjes së intelektualit, si kritik të shoqërisë.  Për Henry-Levi-n intelektuali në të vërtetë nuk është njeri, por dimension njerëzor. Duke qenë “pjesa e bekuar” e sendeve, intelektuali është instancë pa të cilën gjërat do të shkonin kah e keqja. Kështu që, sipas Henri-Levy-t, në kulturën demokratike intelektuali është po aq i rëndësishëm, në mos edhe institucioni më i rëndësishëm aq sa edhe principi i ndarjes së kishës nga shteti, liria e manifestimit apo e drejta e revoltës. Në kontekstin e debatit shoqëror, intelektuali është i pazëvendësueshëm, sepse ai mendon për tjetrin, jo vetëm për ne, duke ia nënshtruar debatit të gjitha vlerat (qofshin ato edhe nga korpusi universal.)  Është shumë interesante se ndaj shkrimeve të Fatos Lubonjës dhe Arben Idrizit kanë reaguar vetëm njerëz të veshur me pushtet ose shpura e tyre, në disa media dhe me kinse disa komentues të shpëlarë e të pamend, që me lehtësi të padurueshme prej injorantësh shpallin tjetrin/tjerët të krisur, skizofrenikë, etj. që u dashka “me ua pshurr zanatin”, atyre “bij kurvash” etj. U vargisen thirrje e çjerrje bishash me fytyra të mërdhezura, për vrasje, për linçim publik... Për shumë shqiptarë, ai që është më i zoti, ai që guxon, sepse është më i ngritur dhe më i pavarur, që s’bën pjesë në turmë, që është individ e nuk bën “ne” me askënd, që nuk banon në “fermën e kafshëve” – as në moçalishten mentale të turmës, ai është “armiku”, “i shëmtuar”, “psikopati”, “skizofreni”, me “të meta psiko-fizike” etj. ngase pandehet

koment Halil Matoshi

si i tjetër lloji, që s’është si “të gjithë ne”, që është kundërshtar yni – edhe pse ai as nuk është estetikisht më i shëmtuar se ne, as moralisht më i keq se ne, por ai, thjesht, mendon. Dhe indinjohem kur shoh se si kinsegazeta e portale me kinseredaktorë botojnë këso fjalimesh të përçarta e të pështira, këso pështymash vrasëse të mendimit ndryshe... Thjesht që botojnë thirrje për linçime publike! U tha çkamos për këta dy burra. Të cilët nuk e kam ndërmend t’i marr në mbrojtje, sepse që të dy dinë vetë të mbrohen dhe do të mbrohen në mënyrën e tyre – përmes indinjatës! U tha dhe u shkrua që ata dy janë sakatë, me të meta psikofizike, që punojnë për Serbinë, që janë tradhtarë që... mozomakeq! U thuren pastaj trille e ‘trillera’ nga nëntoka konspirative kosovare. U tha madje se Beni (Arben Idrizi) nuk ka shkruar por Xeni (aludohet në Shkëlzen Maliqin) i cili na qenkësh amnistuar nga vetë ShIK-u!?  E po çfarë krimesh paskësh bërë Shkëlzen Maliqi, për ta amnistuar, pos që ka menduar!? Por mendjeligjtë aludojnë tek një baba biologjik, pa e menduar se secili është përgjegjës për veten dhe të bëmat e tij, e jo për të bëmat e një babai, cilido qoftë ai.  Kjo tendencë, e cila po diskutohet hapur në Kuvendin e Kosovës, që t’u merret e drejta e fjalës dhe pastaj edhe të drejtat qytetare njerëzve pse paskan qenë bij të akëcilit baba, që pushtetit aktual nuk u pëlqen me ose pa arsye, është ashiqare fashizëm! U tha se Lubonja i ka gëzuar serbët!  E po, natyrisht që serbët do ta lavdërojnë – që t’i nxisin shqiptarët të hedhën në kryengritje kundër mendimit. Dikur serbët thoshin: vetëm shqiptari çoban e i pashkollë është i ndershëm, dikur thanë vetëm shqiptari i vdekur është i tillë... erbëve u interesojnë përditë luftëra të vogla ndërshqiptare, kryengritje kundër dijes, linçime individësh të rrallë që i ka kjo hapësirë e tkurrur mentalisht!? Nejse, fjalët me të cilat u njollosën ata s’meritojnë respekt. Janë thjesht pështyma e jargavitje. Por nuk u tha ajo që i shquan ata: Guximi për të menduar!  Dhe për të thënë... Guximi për ta menduar njeriun e lirë dhe shoqërinë e lirë. Njeriu që mendon dhe u jep zë atyre që s’kanë është frikësues, i mnershëm.  Njerëzit nisin dhe e shohin me dyshim. “E qysh po guxon me folë..”? Njëjtë si dikur – sipas shumë dëshmitarëve të gjallë – vetë ideja e përballjes me armë ndaj regjimit serb e

S

Jasharëve, në mesin ku silleshin i bënte ata të dyshimtë, kërcënim për rrethin etj. Fatos Lubonjën e Arben Idrizin i njoh që të dy dhe ua lexoj pothuajse secilin shkrim. Arben Idrizi madje është edhe poet, ndër më të mirët në poezinë bashkëkohore shqipe në Kosovë dhe mbi të gjitha intelektual, që për çka do e ka një mendim të tijin – të saktë apo të gabuar kjo s’ka ndonjë rëndësi - e rëndësishme është se, si Lubonja po ashtu edhe Idrizi, mendojnë! E mendojnë shoqërinë dhe njeriun e lirë. Jo si peng të të vdekurve tanë, jo as peng të së shkuarës dhe të gozhduar në kryqet, gjysmëhënat, në shtizat dhe bajonetat e betejave, por thjesht si njerëz të çliruar nga ankthi i historisë  – nga i cili – siç thoshte Joyce, “dua të zgjohem”. Porse ajo, historia duket se po rikthehet sërish, po ulërinë dhe po na zë n’zgabim, po i rrëmben emocionet tona, po na bën të çmendur pas trumbetave e flamujve, pas himneve të luftërave e tragjedive njerëzore. Thjesht, turmat (popujt ose kombet) kur janë të pashpresë për të ardhmen dhe të palumtur në të sotmen e tyre zhvendosen në të shkuarën “e lavdishme”, në traditat e shpikura, strehohen në gjirin e miteve të largëta të g jysmënjerëzve – gjysmëhyjnive. Duan të gjejnë njëfarë azili. urma në pashpresë thërret në ndihmë të vdekurit e vet – për t’u bërë masë e dyfishtë – për t’u ndier të fortë. Së këndejmi ardhja në skenë e njeriut të masës (me trurin muskul) e ka përzënë nga skena idenë e individit që mendon, intelektualin shoqërisht të angazhuar, sepse, tashti skenën e kanë vërshuar turmat, mendësia kolektive dhe eshalonët kombëtarisht të angazhuara!?  Po pse këta njerëz të pushtetit “i dalin në mbrojtje” Adem Jasharit pas vdekjes, kur e patën këtë mundësi – që t’i dilnin në mbrojtje – para se të vritej ai dhe familja e tij nga eksponentë të fashizmit milosheviqian!? Ku ishin ushtarët kur ishte rrethuar kryeheroi, kryekomandanti e komandanti legjendar? Kam lexuar shumë libra fiksioni dhe aso historikë, për heronj realë e të shpifur, shumë libra për luftën kudo nëpër botë, ku vazhdimisht bien koka ushtarësh në fillim e mbarim, ndonjëherë bien edhe komandantët, por ata rëndom bien në fund të tregimit. Kurse vetëm tek ne shqiptarët kryeheroi bie i pari!? Kjo s’do koment. E kuptoj nevojën e turmave për të krijuar, për të konstruktuar heronj mitologjikë dhe legjendarë, por nuk e kuptoj nevojën e atyre që duan të qeverisin së bashku me të vdekurit e tyre – duke menduar se pikërisht thirrja e tyre në heronjtë sakralë i paralizon individët që e mendojnë shoqërinë, lirinë dhe demokracinë – duke e vënë në dyshim kastën që është ngjitur në pushtet – pikërisht përmes tregimeve sakrale, përmes tragjedisë së luftës, gjakut të d ë sh m o r ë ve, Ade m Ja sh a r it . . . Ideatorët e “Besëlidhjes Helvetike”, ta

T

Në mos rrjedhtë pikon zëmë, e kanë ndërtuar një hero duke e shpikur një traditë – një mit legjendartë quajtur Ëilhelm Tel – për t’i mbajtur bashkë në besëlidhje të gjithë zviceranët. Ani pse, sipas gjasave, s’ka ekzistuar kurrë! Porse atyre që e qeverisin Zvicrën nuk u shkon mendja që të mbajnë pushtetin në emër të Ëilhelm Telit!? Popujt në periudha të zgjimeve historike, konstruktojnë mite, i ndërtojnë ato dhe i glorifikojnë, dikur vetë ndërtuesit nisin t’u besojnë. Pastaj vjen epoka e katarsisit – kur vetë i qortojnë e dekonstruktojnë mitet dhe në fund vjen stadi i rivlerësimit duke i kthyer njerëzit dhe ngjarjet në përmasat e tyre reale. Kosova nuk bën përjashtim në këtë. Shumë gjatë, madje gjysmëshekulli edhe shqiptarët e Kosovës kanë shkruar vjersha e kanë kënduar këngë për partizanët legjendarë që e mundën fashizmin. Po sot? Ku u tretën ato ekzaltime e këngë e glorifikime për ta? Përmendoret e tyre u shemben me rënien e komunizmit. Librat për ta u bënë pluhur, kurse këngët e himnet për ta u bënë thjesht pështyma të thara që bashkohen me ajrin.  Sa më thellë që kanë mbetur në kohën e shkuar aq më të zbehta kanë mbetur kujtimet për ta. Madje sot, ta ngresh në piedestal kënge a poezie një hero partizan, p.sh., Emin Durakun, Ganimete Tërbeshin, Ramiz Sadikun etj.  të Luftës së Dytë Botërore, është diçka absurde, do të qeshnin njerëzia me ty! ikur, në një të ardhme që do të bëhet tashmë e shkuar, njerëzit do të të shpallnin të lajthitur po të ekzaltohesh me heronjtë e luftës së fundit. Njerëzit thjesht nuk duan të bashkëjetojnë me kujtimet e luftës.  E Adem Jashari dhe familja e tij – për së vdekuri – nuk ka nevojë për mbrojtjen e njerëzve të veshur me pushtet. Adem Jashari ishte viktimë e fashizmit konsensual serb – siç ishin viktima poeteciale të gjithë shqiptarët që qëlluan të gjallë në Kosovën e viteve ’90 – njerëzit e veshur me pushtet, së këndejmi kanë nevojë për Adem Jasharin dhe familjen e tij të flijuar, që të mbahen fuqishëm pas një legjende, të cilën e kanë sajuar vetë, për ta përligjur sundimin e tyre – dominimin e shoqërisë! Për mua, shumë të ligj janë ata njerëz që thirren në Adem Jasharin. Për mua, tregim i Jasharëve nuk është

D

temë debati shoqëror – është një çështje morale, madje edhe filozofike - për mua, është një tregim i mbyllur i përmasave sakrale, që nuk mund të shpjegohet thjesht, duke e ngatërruar në debate të përcipta politike. Viktimat e një kohe si Jasharët, nuk kanë nevojë për ne – ne kemi nevojë për ta, për klithmën a këngën e tyre, që të na doket vetja të bërë, të plotësuar, të fuqishëm, më patriotë sesa jemi, thjesht për t’i fshehur frikërat tona, mangësitë, ahtet, cenet... Ndërkaq, të jesh i veshur me pushtet dhe të shprehësh urrejtje raciste e fashiste ndaj dikujt që e thotë një mendim, apo që e ka një botëkuptim (qoftë edhe për Jasharët, edhe për secilin komandant lufte apo njeri publik, që mësyn të ngjitet në pushtet) është shfaq je e agresionit të hapur ndaj mendimit të lirë, lirisë së fjalës. Për më tepër është angazhim për burgje e internime politike, sipas idesë së “armikut klasor” të stalinizmit enverist. Aq më keq kur një opinion ose mendim e thotë një shkrimtar, kritik e opozitar, mbi të gjitha intelektuali më i çmuar dhe erudit i gjallë në hapësirën shqiptare, luftëtar i denjë për të drejtat e njeriut, si Fatos Lubonja, kjo është thjesht krim kundër mendimit! Një ditë, kur lufta do të jetë shumë vite larg në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të këqij e vrasës. Dhe askush s’do t’u vërsulet me teza fashisoide atyre që flasin për një kohë të turbullt dhe për njerëzit brutalë të saj. Mirëpo shoqëritë jonormale që i shquajnë patologji të ndryshme si nacionalizmi etnik, përligjja e dhunës, krimet në emër të atdheut etj. dhe “kombet skizofrenike” kërkojnë rëndom kokat e atyre që flasin “para kohe” – jo se vërtet kanë folur para kohe – sepse kanë folur mu në kohën e duhur, porse shqiptarët janë një komb i përçarë e i dërrmuar nga komunizmi dhe nga lufta e gjatë e Serbisë për dominimin e tyre. Duke qenë shumë gjatë viktima të dhunës, ata thjesht janë kthyer vetë në përbindësh, në racistë e të ligj. Duke shikuar shumë gjatë në humnerë – humnera ka nisur të shikojë në ta! Mes gjuhës së një zëdhënësi të AAKsë, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit nuk ka kurrfarë dallimi.


op-ed

2

Blog Dhëmbshuri për gasterbajterin

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

Kulturë / Universitet / Juri Arabov: Filmi im për fatin 100 vjet njohje e gjysmuar e shtetit shqiptar e grave ruse në Shqipëri

11

Interpretimi është hakmarrja e intelektualit mbi artin. –Susan Sontag

Fillimet e Liberalizmit dhe zhvillimet e tij (I) L

iberalizmi, gjatë fazës së zhvillimit të tij në shekujt 17 dhe 18, dhe gjatë lulëzimit në shekullin 19, kishte përqendruar përpjekjet e tij kryesore në aspektin e lirisë së individit për të kontrolluar destininë e tij. Individualizmi përfaqëson kredon e Liberalizmit, ndërkohë që kolektivizmi dhe tirania janë armiqtë e tij. Shteti ekziston për të mbrojtur individët nga shtrëngimi mbytës i inidvidëve ose grupeve të tjerë me qëllim zgjërimin e hapsirave, brenda të cilave çdo individ mund të ushtrojë liritë e tij, funksion i cili ështe thjeshtë instrumental që nuk ndërvaret nga ai, dhe nuk e pengon atë aspak për kryerjen e këtij funksioni. Ndërsa shoqëria është një grumbull individësh ku e tëra nuk mund të jetë më e madhe se shuma e pjesëve përbërëse te saj. Vlerat thelbësore të saj janë shumatorja e vlerave të individëve që formojnë atë shoqëri. Aty nuk ekzistojnë vlera super-individuale, dhe që ato vlera të jenë një herë e përgjithmonë të tilla. Kombet mund të krijojnë njësi administrative të përshtatëshme, por nacionalizmi do të mbetet gjithnjë një kredo e huaj. Në aspektet politike, liberalizmi e ka shprehur veten si një reaksion kundër regjimeve autoritare. Liberalët kanë qenë gjithmonë për kufizimin e të drejtave të trashëgueshme të sundimtarëve, për vendosjen dhe ndërtimin e institucioneve demokratike parlamentare, zgjerimin e njësive bazë të biznesit dhe garantimin e të drejtave civile. Ato i kanë favorizuar këto ndryshime, jo vetëm për interesat e tyre, por edhe si forma direkte të shprehjes së lirive themelore politike, me qëllim lehtësimin e adoptimit të masave liberale ekonomike. Në politikën ekonomike, liberalizmi e ka shprehur veten si një reaksion kundër ndërhyrjeve të shtetit në aferat ekonomike. Liberalët kanë favorizuar garën e lirë brenda vendit si dhe shkëmbimin e lirë ndërmjet kombeve. Ata, gjithnjë e kanë konsideruar organizimin e aktivitetit ekonomik si një veprim i kryer nëpërmjet sipërmarrjes private që operon në një market kompetitiv, si një shprehje direkte e themelore të lirive ekonomike dhe njëkohësisht si një formë për të lehtësuar prezervimin e lirisë politike. Ata kurdoherë e kanë konsideruar shkëmbimin e lirë ndërmjet kombeve si një qëllim për eleminimin e konflikteve që mund të çojnë deri në konflikte luftrash ndërmjet tyre. Ashtu si brenda një kombi, individët që plotësojnë interesat e tyre ekonomike nën presionin e kompeticionit, arrijnë të promovojnë interesat e gjithë kombit; po ashtu, ndërmjet vendeve të ndryshme, individët e këtyre vendeve duke plotësuar interesat dhe objektivat e tyre ekonomike nën konditat e një tregtie të lirë, në mënyrë indirekte, ata plotësojnë interesat dhe nevojat e gjithë kombeve në tërësi e veçanti. Pra, nëpërmjet krijimit të akseseve për të mirat materiale, shërbimet dhe resurseve me të njëjtat kondita për të gjithe, tregtia e lirë mund të bëjë të mundur që bota të bëhet një komunitet i njësuar ekonomik. Në Amerikë, gjatë shekullit 20, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, termi “Liberalizëm” ka marrë një formë dhe kuptim të veçantë. Së paku, diferenca është në favorizimin konkret të formave politike. Si Liberalizmi i shekullit 19, ashtu dhe ai i shekullit 20, kanë favorizuar apo minimalisht kanë pretenduar të favorizojnë format parlamentare, sipërmarrjen ekonomike individuale dhe mbrojtjen e të drejtave civile. Edhe në aspektin politik, ndryshimet e tij janë jo pak të vogla. Në çdo problem që kërkonte medoemos një përzgjedhje ndërmjet centralizimit dhe decentralizimit lidhur me përgjegjësitë politike, liberalët e shekullit 19 do të përzgjidhnin në favor të pushtetit lokal krahasuar me atë qëndror. Për atë, instikti themelor ishte ai i mbrojtjes ndaj arbitraritetit të qeverisë qendrore ndaj lirisë së individit. Por, ndryshe aga ai, Liberali i shekullit 20, do të përzgjidhte pa mëdyshje opsionin e fuqizimit të

qeverisë qendrore në kurriz të asaj lokale. Për këtë, qëllimi dhe bindja kryesore është që të kemi një qeveri të fortë e cila të bëjë gjëra sa më të mira për njerëzit. Diferenca është akoma më e mprehtë në politikat ekonomike, ku tashmë “Liberalizmi” ka marrë një qëndrim pothuaj të kundërt me atë të mëparshëm. Ndërkohë që liberalizmi i shekullit 19 ishte në favor të sipërmarrjes private dhe për një ndërhyrje minimale të shtetit. Liberalizmi i shekullit 20 nuk i beson tregjeve dhe formave të tyre, por beson në aftësinë dhe mundësinë e shtetit për të ndërhyrë e rregulluar në të gjitha aktivitetet ekonomike. Liberalizmi i shekullit 19 favorizonte mendimin individual si themel të arritjes së objektivave individuale. Liberalizmi i shekullit 20 favorizon mendimin kolektivist në arritjen e objektivave individuale. Ndërkohë që objektivat e tij janë individualiste, por në një sens tjetër, ku kryesorja është mirëqenia, dhe jo liria e individit. Këtë e ka përcaktuar drejt Schumpeter, ku thotë “kundërshtarët e sistemit të sipërmarrjes private e kanë menduar atë si një zgjidhje e zgjuar dhe si një objektiv final”. Pjesa tjetër e këtij shkrimi do t’i përkushtohet e gjitha “Liberalizmit” në kuptimin dhe mendimin e tij origjinal dhe ku termat do të përdoren brenda sensit te tij. iberalizmi politik dhe ekonomik derivojnë prej së njëjtës filozofi. Për më tepër, të dyja këto kanë udhëhequr e përcaktuar shpesh herë ekzistencën e njëra tjetrës në fushën aplikative në shoqëri në kohë të ndryshme, gjë që na sugjeron atë që raportet ndërmjet tyre meritojnë të ekzaminohen në fushën e ideve, gjithashtu. Gjatë shekullit 19, shumë vende adoptuan gjërësisht elementë të liberalizmit ekonomik megjithëse kishin forma të ndryshme politike që nuk ishin aspak liberale, apo që nuk derivonin në sisteme politike liberale. Rusia dhe Japonia janë ndoshta shembujt më tipikë dhe të qartë lidhur me këtë. Ndërkohë që vende të tjera, gjatë shekullit 20, ndonëse kishin ndërtuar elementë konkrete me programe politike liberale, ishin zhvendosur nga liberalizmi drejt politikave ekonomike kolektiviste. Britania e Madhe është shembulli më tipik i këtij fenomeni, ku gjatë gjithë gjysmës së shekullit 20, kur i gjithë mendimi politik ekonomik Britanik dhe zbatimi i tij ishin zhvendosur nga liberalizmi drejt një centralizimi dhe intervenimi të drejtpërdrejtë të shtetit në politikat ekonomike në vend. Konstatime të tilla vazhdojnë të jenë reale akoma atje. Po kështu, edhe shtetet të tjera si Norvegjia dhe Suedia, përfshirë këtu për disa dekada edhe SHBA, treguesit e matjes tregojnë të njëjtën tendencë. Ashtu siç e kemi përshkruar më lart, mendimi liberal dhe ai i shkruar në shekullin 19 e ka parë reformimin politik si një formë kryesore të arritjes së reformave ekonomike liberale. Format e hershme politike përqendronin fuqinë politike në duart e grupeve ku interesat speciale të tyre kundërshtonin masat ekonomiko-liberale të tregut të lirë. Në këtë kohë, James Mill argumentonte që duhet të lihen njerëzit të votojnë të lirë me qëllim që të shmangen grupet me interesa speciale. Si i tillë, kur interesi i përgjithshëm ishte thjesht interesi i gjithë individëve që përbënin shoqërine, kjo do të bënte të mundur avancimin efektivisht të mendimit liberal ekonomik, ku demokracia do të sillte largim të duarve të shtetit duke dhënë një shtrirje maksimale interesave personale të individëve. Në shekullin 20, një grup i mendimtarëve liberalë si Henry Simons, Ludëig von Mises dhe Friedrich von Hayek, patën theksuar se ky raport do të ketë efekt të dyfishtë në atë se liberalizmi ekonomik është gjithashtu një mjet për arritjen e lirisë politike. I vetëm, Liberalizmi ekonomik, nuk mund të garantoje ardhjen e lirisë politike, i referohemi këtu shembullit të Rusisë dhe Japonisë të cituar më lart. Por, Liberalizmi ekonomik është një parakusht i domosdoshëm për lirinë politike.

L

esse

Milton Friedman

H

istorikisht, nuk ka vende që gëzojnë në një masë substanciale të lirive politike të cilët nuk kanë gjeneruar në një masë substanciale liberalizmin ekonomik. Analitikisht, ruajtja e lirive politike kërkon një mbrojtje të sigurt kundër përqendrimit të fuqisë, ajo kërkon ekzistencën e një shpërndarjeje sa më të gjerë dhe proporcionale të fuqive. Fuqia politike, për vetë natyrën e saj, ka një tendencë për t’u koncentruar; ndërkohë që fuqia ekonomike mund të shpërndahet lehtësisht e gjerësisht nëse ajo organizohet sipas principit të një tregu të lirë. Kjo dikton atë që fuqia ekonomike e çarmatos fuqinë e koncentruar politike duke u bërë vetë njëkohësisht e pavarur nga ajo. Nëse lejohen që këto dy forca të jenë përqendruar në duar të njëjta, fati dhe mbrojtja e vetme e lirisë politike do të jenë në duart e atyre, gjë që sjell vetëm një argument të brishtë dhe një shteg shumë të ngushtë për ata individë të pakët të talentuar për një mbijetesë për të përfituar nga korruptimi i fuqisë së pushtetit. Disa shembuj të tjerë mund të qartësonin pohimin e një raporti të fortë ndërmjet lirisë politike me atë ekonomike, por do të ishte e vështirë të demostronim lidhjen direkte ndërmjet tyre. Një nga karkateristikat e një shoqërie politikisht të lirë është edhe një nga ato që ithtarët e reformava radikale në strukturën sociale janë të lejuar të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të bindin ndjekësit besnikë të tyre. Fakti që në SHBA, gazetat me ide komuniste dhe socialiste lejohen të botohen e të shpërndahen, tregon një shoqëri të lirë politikisht. Supozoni një ndryshim në një vend me ekonomi kolektiviste ku shteti kontrollon shumicën e aktivitetit ekonomik. Si do të mundin ithtarët e një kthimi në kapitalizëm, të siguronin burime me anë të cilave do të publikonin gazeta me pikpamjet e tyre? Mos do bëhej kjo nëpërmjet fondeve për disidentët? Apo do bëhej nga kontributi me shuma të vogla i miliona njerëzve të punësuar nga qeveria? Nëse ata do të kishin burime fondesh, çfarë garancie do të kishin që shteti do t’u shiste letër me të njëjtat kushte e çmime siç u jepte të tjereve? Në një shoqëri me ekonomi liberale është gjithnjë e mundur për të gjetur burime të përgjithëshme për të përhapur pikpamje të ndryshme, ose nëpërmjet subvencioneve, nga një numër i vogël individësh ose nëpërmjet shitjes së gazetes, ose të publikimit te shumë persona të tjerë. Dhe, nëse ka një shans të mundshëm që një grup i mjaftueshëm njerëzish do të donin të blinin gazeta që shprehin mendime të një pakice duke u sjellë atyre fitime, bile edhe njerëz që kanë pikpamje të kundërta fondamentale, për hir të interesit të tyre personal, do të siguronin burime për t’a bërë këtë sipërmarrje të mundëshme dhe funksionale. Në fakt, ekzistojnë mijëra apo miliona grupe indipendente me fuqi të mjaftueshme për të provuar nëse kjo apo ajo sipërmarrje a ide, është fitimprurese apo jo, ndërkohë që pak të tille gjenden në struktura politike me vullnet për t’a bërë këtë. Pra, në kushtet e ekzistencës së shumë burimeve, atje nuk mbetet më asnjë pengesë sepse nëpërmjet një tregu të lirë, shitësi i letrës për shtyp nuk e di nëse letra po shkon për gazetën Daily Ëorker apo për fondacionin për Edukimin në Shkencat Ekonomike. Ndoshta diçka të tillë të përgjithëshme por efektive, si garante të lirisë për të nxitur pikë-

pamje kundërshtuese, mund të trillohen me siguri në shoqëri kolektiviste. Por, një gjë e dimë me siguri, se asnjë nga ithtarët për shoqëri të tilla, akoma nuk na ka sugjeruar apo të paktën t’a ketë prekur ndonjëhere këtë problem. jë shembull tjeter; konsideroni ata individë të cilët kanë humbur punën ose kanë dhënë dorëheq je nga puna në qeveri në Amerikë vitet e fundit, sepse ata ishin akuzuar si komunistë. Punësimi në shtet në shoqërinë tonë nuk është një nga të drejtat e përcaktuara me ligj. Si e tillë është krejtësisht e drejtë që disa pozicione në shtet nuk duhet të zihen nga idividë me bindje komuniste, apo që dyshohen të jenë të tillë. Ndërkohë që shihet qartë se sa e fortë është ndjenja e opinionit publik që të mbyllet dera për punësim në shtet për të gjithë personat me bindje komuniste. Nga ana tjetër, funksionimi i lirisë politike kërkon me siguri që njerëzit jo vetëm të jenë të lirë në atë që besojnë, por edhe të mbrojnë e propagandojnë idetë komuniste. Këta njerëz që kanë neveri ndaj komunizmit e lejojnë këtë pikërisht për të argumentuar të drejtën e tyre për të shprehur idetë e kundërta për të. Mbrojtja më e mirë e jona ndaj komunizmit është bindja e njerëzve për idete djallëzore që ai fsheh, por jo duke opresuar mbrojtjen që i bëhet atij. Por, në rastin kur punësimi bëhet vetëm nga shteti, liria nominale për të shprehur pikëpamjet ekstreme do të ishte thjesht një fasadë e gënjeshtërt. Në këtë rast ushtrimi i kësaj lirie do të kishte një çmim të papërballueshëm, ndoshta humbjen e mjetit të vetëm të jetesës. E kundërta ndodh në ato shoqëri ku ushtrimi i kësaj lire nuk të sjell pasoja. Shumë individë që kanë humbur punët në shtet, apo janë larguar vetë nga puna, kanë patur me siguri shumë mundësira të tjera të mëdha. Mënyra se si ekonomitë e tregut të lirë privat krijojnë e mbrojnë këto mundësira, shprehet mjaft qartë në rastin e një individi që shkon e hap një fermë private me prodhim grurin. Blerësit e grurit nuk nuk do t’ja dinë nëse këtë grurë e ka prodhuar një komunist, apo fashist, apo njeri me ngjyrë. Blerësi nuk e çon në mend se kush është prodhuesi, dhe as nuk harxhon kohë për këtë. Në këtë mënyrë bëhet e qartë ajo se tregu konkurues ndan aktivitetin ekonomik nga ai intelektual apo politik, ku, sa më shumë rritet kompeticioni në market, aq më tepër thellohet kjo ndarje. Është paradoksal fakti që minoritetet, që kanë mundësi të jenë përfituesit më të mundshëm në një shoqëri kompetitive, kanë kontribuar padrejtësisht duke u pozicionuar në një numër të madh rastesh kundër. Shumë autorë të cilët kanë trajtuar e theksuar rëndësinë e liberalizmit ekonomik si një parakusht për liri politike, kanë interpretuar tendencat drejt kolektivizmit gjatë dekadave të fundit, si paradoks të një trendi drejt një politike “bujkrobërie”. Ndoshta ata kanë të drejtë. Sidoqoftë, raporti që ata trajtojnë është manifestuar në vetvete në disa mënyra të ndryshme: për shembull, tendencat kolektiviste janë verifikuar të jenë të përziera dhe interferuara me liritë politike dhe ato civile. Kur konflikti është qartësuar plotësisht, në shumicën e rasteve politika kolektiviste është flakur tutje. Ndoshta shembulli më i qartë është ai i eksperiencës Britanike me zhvendosjen e detyrueshme të vendeve të punës. Mendimi socialist ekonomik i pas luftës II-të, bënte thirrje për alokim të detyrueshëm të fronteve të punës me qëllim të arriheshin “prioritetet sociale”, ndonëse disa akte ligjore ishin detyruese, ato asnjëherë nuk u zbatuan gjerësisht. Kështu që kjo fuqi detyruese u vetëshemb pa përpjekje për t’a mbajtur e zbatuar, pasi në thelb i gjithë karakteri i kësaj politike ekonomike të alokimit të detyrueshëm të fronteve të punës binte ndesh dhe eleminonte themelin e të drejtave civile të punonjësve. Përktheu: Luan Kola

N


12

universitet

Konventa në Milano

100 vjet pas 29 korrikut 1913 kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi kufijtë e shtetit të sotshëm shqiptar organizohet një konventë në Itali, që mbledh organizata shqiptare dhe akademikë për të sjellë rëndësinë e kësaj ngjarje në perspektivat e sotshme

100 vjet njohje e gjysmuar e shtetit shqiptar N

ëse 28 nëntori ka rëndësinë e tij jetike për formimin e shtetit shqiptar, 29 korriku është dita e shpalljes së shteti që do të njihej në arenën ndërkombëtare dhe pse duke lënë jashtë shumë toka shqiptare, për vendin tonë nuk mund të përkujtohet me fanfarë. Por është e pamundur dhe e gabuar të harrohet. Për ta kujtuar, të shtunën e kaluar në 20 korrik u organizua në Milano një takim me temën “Shqipëria, 100 vite si komb i ndarë” - “Traktati i Londrës, 1913”. Ka qenë kjo konventa që bashkoi në Itali më shumë se 46 organizata shqiptare dhe akademikë të ndryshëm. Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me bashkëpunimin e Universita degli Studi di Parma, disa organizatave shqiptare në Itali dhe mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. UET përfaqësohej nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Kryetar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin Europian të Tiranës, i cili mbajti një kumtesë me temë: “Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914”. Në konventë ishin të ftuar dhe Prof. Edoardo Fregoso, avokat e doktor kërkimesh në fushën e historisë (profesor në Universitetin e Parmës), Darling Ismalil Vlora publicistit dhe pasardhës të familjes së babait të Kombit Ismail Qemali Vlora. Mjediset ku u zhvillua kjo konventë gjatë të shtunës së kaluar i kishin bërë vend dhe nder fotografive të Marubit, ekspozimit të disa objekteve të trashëguara të familjes Vlora, apo pikturave të Ibrahim Kodrës, në përforcim të temës së kësaj konvente, që u soll në perspektivën e akademikëve të ndryshëm referues. Gjatë kësaj dite, tradita shqiptare me vallet, muzikën, por dhe ushqimet, ishte sfondi i butë që shoqëroi 400 pjesëmarrësit, megjithatë boshti i gjithë ditës ishte pikërisht përvjetori i ngjarjes së rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Shqipëria 100 vjet pas ndarjes së madhe Pjesë nga kumtesa e Prof.Dr. Romeo Gurakuqit “Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914”

N

g jarja që kemi në qendër të shqyrtimit ka të bëjë me përpjekjet e Fuqive të Mëdha të kohës, 100 vite më parë, për të stabilizuar gjeopolitikisht Ballkanin e trazuar nga luftërat. Çështja e kufirit të shtetit të ri shqiptar u përcaktua nën prizmin e shmangies së një ballafaqimi në mes Austro- Hungarisë dhe Rusisë. AustroHungaria u gjend përballë faktit të kryer të ndryshimit të status quo-së ballkanike në dëm të saj dhe në të mirë të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, prapa të cilave qëndronte, në fund të fundit, Rusia. Për të kompensuar këtë, perandoria dualiste me mbështetjen e pasigurt të Italisë, vendosi të vinte tanimë në jetë planin e kahershëm të krijimit të shtetit të Shqipërisë Autonome (më vonë të pavarur), që do të duhej të kishte kufij sa “më të mëdhenj që të ishte e mundur”. Por, trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mosprishjes së “Koncertit Europian”. E drejta e Serbisë mbi Kosovën, e pretenduar edhe sot kur Kosova është shkëputur juridikisht dhe faktikisht nga Serbia, nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal të këtij territori, si rezultat i një konsensusi të përgjithshëm popullor, apo i një vazhdimësie historike të ndërprerë padrejtësisht, por si rezultat i fitimit të këtij territori si plaçkë lufte dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht nga një institucion, i cili, në thelbin e punës së vet asokohe, nuk kishte parimet e sotme bazë të demokratike që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive të Mëdha në realizimin e këtij vendimi, u ndihmua nga gjendja në të cilën dilte shoqëria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi pesëshekullor otoman kishte konservuar konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqërisë shqiptare, mbajtjen e sforcuar të çdo prirjeje për ringritje kulturore dhe qytetare të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t’i hapnin poret jetësore një kombi në rrugën e tij për ripërtëritje qytetare e kombëtare, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet jetësore

dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar historikisht në rrugën e tij të zhvillimit. Çështja e Shqipërisë u zgjidh pa respektin më të vogël ndaj shqiptarëve, dhe kufiri i shtetit të ri shqiptar u përcaktua vetëm nën prizmin e shmangies së një ballafaqimi në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë, për të cilin shqiptarët nuk ishin fajtorë dhe me të cilin ata nuk kishin të bënin fare. Shqipëria që u krijua me 29 korrik 1913 në një pjesë të trojeve etnike të banuara nga populli shqiptar, nuk u vitalizua dot si shtet. Shkëputja e Hotit, Grudës, Gjakovës, Prizrenit, Pejës, Dibrës, Kosturit, Konicës, Sulit, Çamërisë, etj., pikërisht të zonave që kishin kontribuar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim, ndikoi negativisht në qëndrueshmërinë e nismës indipendentiste dhe shtetformuese, mbasi ngushtoi boshtin social në të mirë të lirisë. Formimet e ndryshme kulturore brenda shoqërisë shqiptare të asaj kohe, bënë që shoqëria ta përjetonte në mënyra të ndryshme ndjenjën e pavarësimit. Vendimi i datës 29 korrik 1913 i Konferencës së Ambasadorëve në Londër, përbën dokumentin themelor ndërkombëtar të krijimit të Shtetit Shqiptar dhe të njohjes së pavarësisë së mbikëqyrur të Shqipërisë nga gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës: Austro-Hungaria, Italia, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Gjermania. Ky akt iu bashkëngjit aktit të brendshëm të pavarësimit të Shqipërisë, të shpallur me 28 nëntor 1912. Emërtimi “Autonomi” në dokumentacion në këtë rast mendoj se përfaqëson faktin se ky shtet i sapoformuar do të vendosej nën një Princ të përzgjedhur nga Fuqitë e Mëdha, dhe do të ishin këto fuqi, që nëpërmjet Komisionit Ndërkombëtar të Ko nt r o l l it d o t ë d r e j t o n i n , d o t a mbikëqyrnin, kujdeseshin për shtetin e ri, për një periudhë dhjetëvjeçare. Ky institucion ndërkombëtar në bashkëpunim me pushtetin që i jepej Princit, si kryetar i shtetit dhe njëkohësisht mishërues i pushtetit ekzekutiv (të cilin ai e usht r o nt e p ë r m e s k r ye m i n i s t r it d h e anëtarëve të qeverisë), do të përbënin autoritetin më të lartë vendimmarrës poli-

Gjatë konventës së mbajtur në Milano. (poshtë) përfaqësuesit e Konferencës së Londës, 1913

Trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mosprishjes së “Koncertit Europian”

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

tik në Principatën e Shqipërisë. Do të ishin gjashtë fuqitë e mëdha, ato që do të duhej të garantonin këtë status, integritetin dhe neutralitetin e shtetit të ri, detyrë që ato në fakt nuk arritën ta përmb u s h n i n p ë r nj ë s e r i r r e t h a n a s h ndërkombëtare dhe për numër arsyesh të brendshme shqiptare. Pas nënshkrimit të këtij traktati, ambasadorët gjendeshin tani para nevojës së dhënies së përgjigjeve për çështje specifike, zgjidhja e të cilave bëhej e nevojshme për të përkufizuar punën e Konferencës së Ambasadorëve, e cila tanimë po vinte gradualisht drejt një faze finale konkluzive. Problemet ishin si më poshtë vijon: 1. Organizimi i Shqipërisë. Nuk bëhej fjalë për përcaktimin e një organizimi në detaje, por ishte e rëndësishme që pjesëmarrësit në konferencë të merreshin vesh mbi linjat e përgjithshme të institucioneve të shtetit autonom; 2. Përkufizimi i kufijve jugorë dhe juglindorë të Shqipërisë; Pas 100 viteve të vendimit thelbësor të 29 korrikut dhe vendimeve që e pasuan, në fakt, situatat gjeopolitike të Europës Juglindore kanë ndryshuar. Demokratizimi i kësaj pjesë të Europës, ka mundësuar jo vetëm çlirimin e Shqipërisë londineze nga hija e Luftës së Ftohtë së diktaturës komuniste drejt lirisë, por ka sendërtuar në hapësirat verilindore shtetit amë, një entitet të ri në Ballkan, Republikën e Kosovës, vend sovran, i lirë dhe i demokratizuar, në cilin shqiptarët e lënë jashtë në Londrën e vitit 1913, po përpiqen aktualisht

të përparojnë me vështirësi në liri, demokratizim dhe evropianizim. N d ë r ko h ë q ë s h q i p t a r ë t e H o t i t , Grudës, Trieshit, Kojës dhe Ulqinit, Preshevës, Çamëria dhe Çamëria suliote etj., g j end e n n ë n j ë m o m e n t shumë të kamufluar denacionalizimi, që do të duhet të tërheqë vëmendjen tonë dhe vëmendjen e organizmave europianë që mbrojnë trashëgiminë e minoriteteve etnike në vendet që janë integruar në BE dhe ato që aspirojnë të integrohen në BE. Pas 100 viteve ndarjeje shqiptarët janë një faktor i pranuar nga Europa në procesin e njohjes së vlerave perëndimore të Lirisë, Demokratizimit dhe Perëndimizimit dhe këtij kombi i janë hapur mundësitë për të shfrytëzuar këtë rast për ta bashkuar atdheun e tyre në një Europë të të njëjtave vlerave. Perëndimi dukë bërë këtë ka korrigjuar përgjithësisht jo vetëm parimet mbi bazën e të cilave u ndanë popujt në fillimet e shekullit XX, por veçanërisht ka korrig juar edhe një padrejtësi të bërë ndaj një prej popujve më të vjetër e më të vuajtur të Ballkanit Perëndimor, shqiptarëve. Nga ky moment fjala u është dhënë atyre vetë: Shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politikë në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë Shtetet në respektim të Lirisë, të drejtave të civile të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo shqiptarë, në ndërtim të Shtetit te së Drejtës, në funksionimin e parlamentarizmit, dhe shndërrimit të dy shteteve shqiptare në faktorë të Paqes, Sigurisë europiane dhe rajonale, vende të mbyllura ndaj krimit ndërkombëtar dhe të sigurta për qytetarët e tyre, vende që dinë të respektojnë minoritetet etnike dhe kulturore dhe që dinë të mbrojnë edhe bashkëkombësit e tyre kudo ku n d o d h e n . Kj o k a q e n ë , ë s h t ë d h e mbetet sfida kryesore, ende e parealizuar dhe munguese para dy shteteve shqiptare në këtë 100 vjetor të ndarjes së madhe por edhe të shpresës për bashkim në Europën e vlerave të përbashkëta të Lirisë.


kulturë

Kinema

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.07.2013

13

Skenaristi i njohur rus Arabov debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha

Juri Arabov: Filmi im për fatin e grave ruse në Shqipëri

Skenaristi i njohur rus Juri Arabov

Kërkohen objekte për Muzeun e parë të diktaturës Gjatë periudhës së komunizmit në Shkodër kanë ekzistuar 13 burgje të regjimit të egër komunist, ku statistikat theksojnë se 601 janë të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë. Bazuar mbi këto statistika është ngritur edhe muzeu i parë i diktaturës, një projekt ky i iniciuar prej afro 3 vitesh por që tashmë po bëhet realitet. Muzeu i Diktaturës është ngritur në ish-godinën e Punëve të Brendshme të qytetit të Shkodrës, i cili ka funksionuar në atë kohë edhe si burg. Projekti për ngritjen e këtij muzeu është financiar me 53 milionë lekë nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkisë së qytetit të Shkodrës. Ka përfunduar tashmë galeria hyrëse prej betoni me gjatësi rreth 50 metra e gjatë, e cila më pas të çon tek zona e ish-burgut brenda së cilës kanë funksionuar 40 biruca, që shërbenin për izolimin e të burgosurve. Janë rikonstruktuar mjediset e jashtme, oborri i ajrimit, pajisje, shkrime dhe të dhëna nga më të ndryshme origjinale të asaj kohe të cituara nga të burgosurit politikë, etj. Për ta bërë sa më funksional këtë muze, drejtuesit e bashkisë Shkodër, u kanë kërkuar publikisht qytetarëve shkodranë që të kontribuojnë në pasurimin me objekte të ndryshme të këtij muzeu. “Duke qenë se jemi drejt përfundimit të punimeve të Muzeut të Kujtesës Historike, gjej rastin të bëj edhe një herë thirrje, banorëve të Shkodrës, por edhe të krahinave përreth, të cilat mbajnë në shtëpitë e tyre, objekte ose dokumente të të afërmve të tyre, të cilët kanë vuajtur në burgjet e qytetit të Shkodrës, t’i sjellin pranë muzeut, në mënyrë që ta pasurojmë edhe më tepër këtë institucion”-është shprehur në një konferencë për shtyp kryebashkiaku Lorenc Luka.

Është një histori persekutimesh, vrasësish dhe vrasjesh. Film që do të flasë për lirinë, por edhe për fatin e njëjtë të grave ruse në Shqipëri. Mbi këto histori e ndërton skenarin e filmit “Gratë ruse” skenaristi i njohur rus Juri Arabov, i cili do të jetë dhe regjisor në këtë bashkëprodhim shqiptaro-rus në fushën e kinematografisë. “Ky projekt është iniciuar këtu e katër vite me parë. U krijua ai me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës”, - thotë për “Zërin e Rusisë”, skenaristi Juri Arabov. Skenaristi i njohur rus Arabov debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Ndërkohë që regjisori i njohur rus Aleksandër Sokurov do të jetë producent i filmit. Skenari i filmit është shkruar bazuar nga Ismail Kadare “Sorkadhet e trembura”, një sinops i gjerën për një tjetër art siç e ka karakterizuar vetë Kadare. Subjekti i filmit prek jo vetëm Shqipërinë dhe Rusinë. Është një skenar absolutisht njerëzore që mund të prekë këdo pasi flet për dashurinë dhe vdekjen”- thotë producenti. Ishte menduar që Aborov të bënte vetëm adaptimin e skenarit të Kadaresë dhe regjia do ti besohej të njohur Sokorov por së fundmi mediat ruse deklarojnë se do të jetë Aborov ai që do të drejtojë edhe xhirimet e filmit. Ky i fundit është shprehur se miku i tij Sokorov do të jetë “shpatulla” e fortë ku ai do të mbështete për të realizuar filmin. Të dy skenarist dhe regjisor kanë pasur një bashkëpunim të suksesshëm vitet e kaluara. Juri Arabov që njihet më së shumti si skenarist fitoi në vitin 2005 çmimin për skenarin më të mirë në festivalin e Kanës të filmit “Moloch” të regjisorit Sokorov, ndërkohë që në vitin 2008 ishte anëtar i jurisë në festivalin e filmit në Venecia. “Rusia dhe Shqipëria kanë pasur të njëjtin fat. Ne kemi jetuar vite të gjata nën pushtetin e Stalini ashtu si ju nën pushtetin diktatorial të Hoxhës. Unë po e bej këtë punë me dëshirë të madhe dhe mendoj se është e rëndësishme që kjo histori të tilla të rrëfehen pasi nuk është një histori për

të kaluarën por për të tashmen dhe për të ardhmen. Ky film do të flasë për lirinë, por edhe për fatin e njëjtë të njerëzve nga vende të ndryshme gjatë komunizmit e më së shumti do t’u flasë të rinjve” thotë Juri Arabov. Historia bazohet mbi dokumentacionin e mbledhur nga arkivi i Ministrisë së Brendshme ku ndodhen mbi 3 mijë faqe dosjesh hetimore të grave ruse dhe të tjera viktima të totalitarizmit shqiptar ku spikasin histori si ajo e Natalia Arkadi Pengilit që pasi i shpëtoi persekutimit në Rusi ku i ishte vrarë e gjithë familja i njëjti fat tragjik e ndoqi edhe në Shqipëri ku gjeti dashurinë por vuajti 18 vite burg. Asgjë nuk është trill, gjithçka që rrëfehet ka ndodhur me të vërtetë. Në këtë film sipas tij bëhet fjalë për persekutimin e grave rusë, të cilat u martuan me shqiptarë. Filmi u dedikohet këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse drita e dashurisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë. Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë prekëse deri sot e kësaj ditë”- thotë Arabov duke theksuar se ky do të jetë megjithatë një film mbi diktaturën. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e këtij filmi është rreth 45 milion rubla.

Koncerti

Fituesi i Sanremos koncert në sheshin Pavarësia në Vlorë Sonte në mbrëmje Shëtitorja “Pavarësia” në Vlorë, do të mirëpresë fituesin e Festivalit të Sanremos për të Rinjtë dhe të X-Factornë Itali, kantautorin italian Antonio Maggio, i kthyer tashmë në një idhull për të rinjtë italianë. Antonio Maggio tashmë bën pjesë në atë gamë të kantautorëve të rinj si Simone Cristicchi, Max Gazzé apo Daniele Silvestri që ndërthurin cilësinë e muzikës me delikatesën dhe kënaqësinë e kompozimeve. Por përveç muzikës edhe moda do të jetë pjesë e spektaklit që do të zhvillohet sonte në sheshin e qytetit të Vlorës. Eleganca dhe finesa veçojnë modën dhe stilin e Francesco Paolo Salerno, stilist italian i afirmuar i cili do të paraqesë një fashion show të vërtetë të vetin me koleksionin e veshjeve të përditshme por dhe të veshjeve për nuse. Dy prej krijimeve të tij janë ekspozuar së fundmi në tempullin e modës Cristobal Balenciaga Museoa gjatë ekspozitës së fashion photographer Joseph Cardo. Ky aktivitet organizohet nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në bashkëpunim me titullarin, Z. Alfo Giorgi, ku do të prezantohet fashion show i Francesco Paolo Salerno dhe do të interpretojë këngëtari Antonio Maggio.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

12 15

16

8

9

13

17

19

21

22 26

30

31

35

36

27

24

28

29 34

37

42

41

20

23

33

32

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

14

18

25

10

38

43

39

44

46

45

47

49

40

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

1. Ceremonia zyrtare për përfundimin e një vepre. 7. Poliçani në makina. 9. Fehmiu, aktor i njohur kosovar. 12. Bashkimi, njehsimi në një të vetme. 15. Llogari, ose... 18. Kafshë e vogël, që jeton në ujë dhe në tokë, e ngjashme me hardhucën, me bisht dhe me lëkurë të zezë ose me njolla të verdhë. 21. Dervishi, analist. 22. Ushtria Franceze. 23. Ndjenja e respektit dhe e vlerësimit të lartë, që shfaqim për dikë. 25. Shkove, ose... 26. Kalaja e Shkodrës. 29. Rosberg, pilot në Formula 1. 30. Lami, aktor i njohur i kinemasë shqiptare. 33. Lloj rrjete peshkimi. 34. Shkova. 35. Abdihoxha i letërsisë shqipe. 36. Norë muzikore. 37. Llupi, aktor humorist. 38. Teatri Kombëtar. 39. Reparti Qelqit. 41. Ndërmarrje Industriale. 42. Markë pistolete. 43. Geri, ish-futbollist i njohur anglez. 45. Luarasi, aktore e njohur . 46. Lojë me letra. 47. Copë shkëmbi. 49. Qytet në Maqedoni. 50. Tërësia e njerëzve të një shteti.

Vertikalisht:

1. Njeri dredharak. 2. Ngjarje a rrethanë që lind në mënyrë të paparashikuar. 3. Monedha e Indisë. 4. Institut Ndërkombëtar. 5. Egjipti për Rilindasit. 6. Markë kamioni. 7. Veshje për t'u zhutur në thellësi të mëdha. 8. Basinger e kinemasë. 9. I mbush mendjen. 10. Ai që kryen shërbime fetare të një kulti. 11. Notë muzikore. 13. Shpresa të kota me të cilat gënjejmë veten. 14. Qengj i urtë që shkon pas të zotit. 16. Pemë e lartë me gjethe gjithmonë të gjelbra. 17. Agjensi Financiare. 19. Erë e fortë e me shi. 20. Ljarja i kinemasë. 24. Fillimi i moshës. 27. Degë e fizikës, që studion dritën, vetitë e ligjet e saj si edhe ligjet e të parit. 28. Konica i letrave. 31. Veprimtaria e njeriut në kërkim të së bukurës. 32. Përemër vetor. 38. Ka edhe një të tillë gjeometrik. 40. Mjet për ndriçim. 42. Ka në kokë. 43. I ka balona në mes. 44. Bota e ngushtë e dëshirave dhe e interesave vetjake të një njeriu. 46. Pjesëz mohuese. 48. Repart Ushtarak.

Sudoku | nivel mesatar 7

2 1

5 2 9 2 1

8 1 9

3

1

7 5 6 3

8 4 7 3

7

3 1

2 5

3 2

9

9 5 2

1

1 1

9

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

3

5 4 1 6

1 2

6

4

8 6

5

2

5

2 7

6

9

7 4

2 2

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

5

4

7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Milionerët kinezë i duan gratë që dinë të pastrojnë dhe të gatuajnë Për t’u bërë gruaja e një milioneri kinez, ekzistojnë dy kushte kryesore – të dini të pastroni shtëpinë dhe të gatuani. Në një garë të realizuar në mes të femrave që do të dalin në takim me milionerët, këto aftësi kanë qenë më të kërkuarat. Mbi 1.300 femra kanë marrë pjesë në një konkurrim në Jinan të provincës Shandong, duke veshur fustane elegante dhe të zbukuruara me makijazh. Mirëpo, ajo që është kërkuar nga ato ka qenë që të dinë të hekurosin, të pastrojnë dhe të gatuajnë. Një numër prej 50 femrash janë zgjedhur që në muajin korrik të dalin me milionerët. Identiteti i pasanikëve do të mbetet i fshehur, por jo edhe pasuria e tyre. Organizatorët e kompeticionit thonë që secili prej tyre ka pasuri prej mbi 25 milionë dollarësh.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Saturni do merret veçanërisht sot me jetën tuaj në çift. Do ndiheni më afër atij që dashuroni dhe do e keni më të lehtë t’ia shprehni ndjenjat. Edhe ai do kujdeset më shumë për ju. Ambienti për beqarët do jetë i dyzuar dhe ju nuk do dini se ku të mbështeteni për të qarë hallin. Ditë jo fort e mirë. Në sektorin e financave do ketë ndryshime të mëdha.

Nëse tregoheni më realistë në jetën në çift do përjetoni kënaqësi më të mëdha falë mbështetjes së Uranit. Beqarët falë Hënës do kenë mundësinë të takojnë partnerin e duhur dhe që do ju përputhet shijeve të tyre. Tregohuni modestë dhe mos u mburrni për ato që keni arritur deri tani. Në sektorin financiar do keni fat. Megjithatë tregohuni të matur me shpenzimet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sido që të jetë situata në jetën në çift sot do ndodhin ndryshime të mëdha. Nëse jetoni bashkë, do kaloni një ditë paksa delikate, plot konflikte dhe mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë planetët do jenë premtues. Ka mundësi të ndodhë një takim premtues që do jua mbushë shpirtin me gëzim. Limitoni sa të mundni shpenzimet, sepse nëse vazhdoni si e keni nisur do ngeleni pa gjë.

Gjate kësaj dite do jeni shumë strikte në jetën sentimentale dhe nuk do i lini partnerit aspak liri veprimi. Kujdes sepse situata mund të përkeqësohet dhe ju do vuani më shumë. Beqarët do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë që kanë në mendjen e tyre. Në sektorin e parave mos bëni asnjë investim të madh sepse do keni shumë pasoja.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ambienti në çift do jetë paksa pështjellues dhe nga momenti në moment mund të lindin debate me partnerin. Beqarët do mobilizohen mjaft për të krijuar sa më shumë mundësi për takime. Do jetë ditë me fat dhe ju mund të ndesheni me persona mjaft interesantë. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem, madje mund të keni edhe ndonjë përmirësim.

Ka ardhur koha të qëndroni paksa larg partnerit tuaj dhe të reflektoni për atë që dëshironi vërtet të bëni në të ardhmen. Në fakt gjithçka do varet nga mënyra sesi ju veproni dhe ato që do thoni. Kujdes! Beqarët do kalojnë shumë momente të veçanta dhe të bukura. Në punë duhet të harroni shpenzimet pa kufij dhe të riorganizoni buxhetin.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta në çift nuk do ketë probleme gjatë kësaj dite, por mos prisni që ajo të jetë shumë euforike.Çdogjëdojetësizakonishtdhenuk do përjetoni ndonjë emocion shumë të veçantë. Beqarët, pas një periudhe pritjeje, më në fund do kenë mundësi të takojnë personin e ëndrrave. Tregohuni të kujdesshëm me menaxhimin e financave dhe mos bëni asnjë investim të madh.

Duke qenë shumë të kujdesshëm në jetën në çift, as sot nuk do lejoni që grindjet të bëhen pjesë e jetës sentimentale. Venusi nga ana tjetër do bëjë të mundur që ju të përjetoni mjaft emocione. Beqarët do hedhin poshtë çdo mundësi të mirë që mund t’ju jepet për të krijuar një lidhje vetëm e vetëm që të ruajnë lirinë. Për ata që duhen të bëjnë investime dita do jetë e mirë.

8

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 014, 045, 255, 478, 526, 562, 569, 614, 648, 652, 662, 715, 785, 856, 859, 896. Numra me 4 shifra: 0909, 1055, 1453, 2047, 2104, 2551, 2651, 3201, 3555, 7814, 9652, 9653. Numra me 5 shifra: 01020, 13334, 14785, 22101, 22360,

41521, 44577, 69818, 71681, 85255, 88414, 95704. Numra me 6 shifra: 081161, 154494, 230214, 251340, 272056, 475965, 478965, 489565, 525819, 529992, 605448, 661917, 662900, 856400.

Duke qenë se Dielli dhe Marsi do jenë të mirëpozicionuar në qiellin tuaj, ju do afroheni më tepër me atë që keni në krah dhe do e shihni që sensualiteti do të rritet më tepër. Për beqarët duket në horizont një aventurë romantike. Hidhini hapat një nga një. Financiarisht do përballeni me situata të vështira dhe ka rrezik që disa të arrijnë edhe në katastrofë.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Në planin sentimental do keni mundësi t’i konkretizoni projektet e bëra para shumë kohësh dhe shumë nga dëshirat tuaja do të plotësohen. Gjithsesi që kjo harmoni të rezistojë, ju duhet të tregoheni më të hapur. Ju beqarë do i jepni fund këtij statusi, megjithëse fillimisht do hezitoni ndërmjet shumë personave.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Të nxitur nga Marsi ju do mundoheni të krijoni një ambient romantik në jetën në çift. Partneri nuk do i rezistojë dot këtij operacioni të madh joshjeje. Për beqarët klima e momentit do jetë mjaft e ngrohtë. Kënaqësitë që do përjetoni nuk i keni takuar asnjëherë deri më sot. Edhe pse financat do jenë të mira, ju do tundoheni dhe do bëni shpenzime të çmenduara.

PESHQIT (20/II-19/III) Në planin sentimental ju premtohen kënaqësi të mëdha dhe momente të paharrueshme. Do e shprehni të gjithë entuziazmin dhe do ndiheni të lumtur. Ju beqarë duhet të përgatiteni të takoni dashurinë e madhe. Ajo ka qenë shumë afër jush, por ju gjatë gjithë kësaj kohe nuk e keni parë. Buxheti do fillojë të përmirësohet mjaft.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29 korrik

29.07.2013

15

Kush dëshiron të bëjë diçka, e gjen mënyrën; Kush nuk dëshiron, e gjen Arsyen. -Picaso

1890

Vetëvrasje në fushat e grurit Ai e hëngri sillën shpejt e shpejt atë të dielë, pasi kishte punë për të bërë. Shumë e konsideronin artist të dështuar i cili kishte shitur vetëm një punë të tij, por i pashqetësuar, ai eci drejt Chateau d’Auvers, ku pat lënë këmbalecin. Më pas u fut në një shteg përgjatë kështjellës dhe nxori një revole. I duhej, u thoshte njerëzve, për të trembur korbat. Këtë herë, sidoqoftë, ai ia ktheu gjoksit të vet dhe shtiu. Incidenti nuk ishte i papritur, pasi jeta e holandezit kishte qenë gjithnjë e stuhishme.

Në vitet 1870 ai kish hequr dorë nga të mirat materiale, dhe u përpoq të jetonte një jetë si të Krishtit. Që nga vitit 1880 ‘misioni’ i tij ishte piktura, dhe ai prodhoi me qindra kanavaca me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe një përdorim paimagjinueshëm intensiv të ngjyrave. Por, ai ishte pre e depresionit akut dhe haluçinancioneve, dhe me vullnet të lirë u fut në një azil pasi i preu veshin vetes në dhjetor 1888. Van Gogh-u i plagosur, duke u lëkundur, u fut në qytet. Mjekët e siguruan se plumbi nuk i kish prekur zemrën dhe organet jetë-

sore. Kështuqë nuk e dërguan në spital. Ditën tjetër mbërriti i vëllai dhe mecenati i tij, Theo. Infeksioni po përhapej dhe Vincent-i mezi merrte frymë. Theo ia mori kokën të vëllait në krahë. “Sa do doja të vdisja kështu”, tha Vincent-i. Ai vdiq një gjysmë ore më vonë në orën 1.30 të mëngjesit, të martën e 29 korrikut 1890, në moshën 37-vjeçare. Vdekja e një artisti pak të njohur mezi u vu re, por Van Gogh shpejt do të njihej si një nga post-impresionistët më të mëdhenj dhe një nga heronjtë kulturorë të kohëve moderne.

Blitz

Flickr

1

Në çdo dy njerëz të vrarë nga policia australiane, që nga vitit 1989, ishin të sëmurë mendorë.

1/5

Porcioni i të rinjve amerikanë të konsideruar si brenda riskut për vetëvrasje, që kanë një armë në shtëpi.

1/10

Porcioni i të rinjve që provojnë të vetëvriten a armë zjarri dhe vdesin gjatë përpjekjes.

9/10

Porcioni i të rinjve që provojnë vetëvrasjen me armë zjarri dhe ia dalin.

Titulli: gomari i rivierës foto: Kamping Albania

Në Facebook Bledi Çollaku Fier: Policia zbulon dy parcela me hashash. Lazarat: Policia zbulon dy parcela pa hashash.

Dhëmbshuri për gasterbajterin Rados Lazarevic

Virgjil Kule Me keqardhje të jashtëzakonshme mora vesh se statutuja e Kryeengjëllit Mikel është shkulur nga muri i kalasë së Rodonit. Ishte një nga monumentet më me vlerë që lidhej drejpërdrejt me figurën e Skënderbeut. Kryeengjëlli Mikel ishte shenjti që adhuronte Skënderbeu (këtë e pohon Barleti) ndaj, jo rastësisht, ai qe gdhendur në murin e kalasë bregdetare të Rodonit. Me zhdukjen e këtij monumenti, nuk mbetet në territorin tonë thuajse asgjë materiale që të dëshmojë për vokacionin shpirtëror të Kastriotit. (Në librin Kryqtari i Fundit jepen mjaft hollësi mbi lidhjen shpirtërore të Skënderbeut me Kryeengjëllin Mikel). Mjafton të përmendim faktin se edhe zbarkimin e parë në Itali me trupa ushtarake, Kastrioti do ta bënte në portin Matinata, në këmbët e qytetit malor Monte sant’ Angelo ku ndodhet sanktuari i Kryeengjëllit Mikel. Dhe, për më tepër, ky qytet i famshëm, ku prej shekullit të 6 e në vazhdim vinin pelegrinët për të nderuar Kryeengjëllin Mikel, me dekret të posaçëm iu fal Gjergj Kastriotit si pronë e tij. Pra, nuk është prishur thjesht një monument, është hequr një tjetër gur nga trashëgimia e pakët materiale e heroit tonë kombëtar. FATKEQESI!

Shpend Limoni Pse Ciljeta (të cilën momentalisht pe shoh tu knu), duhet me kon këngëtare, masi nuk din me knu ??? Ajo mundet lehtësisht me mbijetu si Kim Kardashian, e cila po ashtu nuk ka vend të përhershëm pune...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Jemi të rrethuar nga të huajt dhe shpenzojmë shuma marramendëse të parave duke u përpjekur të argëtohemi. Mirëpo, sado që përpiqemi, ne dhe ata në vendin e të cilëve jemi shpërngulur (dhe disa prej nesh edhe kemi lindur si mysafirë), nuk mund të lidhemi në një nivel të tillë intim si mund të lidhemi me dikë që e di ku është qyteti ku kemi lindur, që e di muzikën që e kemi dëgjuar, shakat dhe filmat tonë të preferuar. Jemi të gjymtuar pasi që na mungojnë vite të kontekstit kulturor dhe kontekstit tjetër dhe nuk mundemi plotësisht të kuptojmë njëritjetrin. Edhe nëse i’a arrijmë të mbulojmë gjithë atë informacion, nuk e ka të njëjtën shije, erë dhe ndjenjë. Dhe kështu shkruajmë tekste ku mbrojmë “tanën” nga “e tyrja”, duke lëvduar mbretërit tanë vulgarë dhe akademikët analfabetë, rreshterët vrasës të masave, heronjtë shvercerë, liderët servilë, ne diskutojmë në forume dhe vende të tjera, në mënyrë të pështirë apo tjetër, ose japim këshilla të mençura që do të largojnë vendin tonë nga problemet me të cilat përballet. Por, në të vërtetë jemi shumë nostalgjik dhe mënyra e vetme në të cilën mund të merremi me këtë nostalgji është duke u shfryrë kështu. Dhe të gjithë jemi të njëjtë në këtë mënyrë. Kroatët, kosovarët, boshnjakët, serbët, dalmatët, malazezët, crnatravarët, krajishnikët, vojvodinasit, shqiptarët, maqedonasit, istrianët. Përkohësisht duke punuar jashtë vendit. Duhet të pranojmë këtë dhe t’i rrahim shpinën njëri-tjetrit me dhembshuri. Kur vijmë në “shtëpi” (nëse vendi ku nuk jetojmë më mund të quhet

ashtu), e harrojmë përgjegjësinë patriotike dhe fillojmë të mendojmë për gjëra tjera, gjëra të përditshme. (Ata më këmbëngulës dhe më të qëndrueshëm edhe në “shtëpi”, me forcë, vazhdojnë misionin e tyre mesianik, por rrallë hasin në kuptim dhe mbështetje nga vendasit e vërtetë). Nostalgjia është zhdukur. Ndoshta edhe për shkak se ballafaqohemi me një grumbull të marrëzive dhe me idiotë që fatkeqësisht e quajnë veten bashkëkombës tanë. I kthehemi Ligës së Kampionëve, familjes, modës, hobive, dhe e presim ditën kur do të largohemi përsëri për në vendin ku “shtëpia” përsëri duket aq e idealizuar sa që përsëri mund të bëhemi nostalgjik. Ndoshta kjo është mirë. Ndoshta kjo energji që marrim kur jemi jashtë vendit është me të vërtetë ajo që i nevojitet vendit tonë primitiv. Dikush një herë më dha një këshillë të mrekullueshme, “Ndoshta në këtë moment më së shumti mund të ndihmosh Serbinë nëse nuk je aty”. Ndoshta është mirë të kesh një vend të tillë të idealizuar, edhe nëse kjo është vetëm në kokën tënde, një “Disneyland për të rriturit”, sepse është e rëndësishme të kesh një qëllim, një kuptim, një ëndërr, një vizion, një imagjinatë. Nuk ka absurditet tek ti, nuk ka vdekje. Ti shkëlqen si një shpatë e vjetër e zbuluar. Tek ti të gjitha ringjallen, vallëzojnë, dhe pastaj rrotullohen, e përsëriten si dita dhe vaji i fëmijës. - Miloš Crnjanski, Vajtimi për Beogradin *Nga Kosovë 2.0

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 29.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Nr. 19 (264), Viti Viii botimit korrik 2013 Çmimi 300 Lekë

Speciale/ Shijak TV, TeleVizioni që mund T’i duheT SëriSh opoziTëS

ilVa Tare Shqipëria kaotike, ku krimineli hyn në Parlament Bernard-henri léVy Zoti ka vdekur, por flokët e mi janë shumë të bukur llamBi Blido artisti që pikturon me sytë e mendjes

Beteja për audiencën e përmuajshme

kuSh i fitoi zgjedhjet në ekran ekSkluziVe / Shikueshmëria dhe gara e TV-ve për audiencë më 23 qershor. Për herë të parë shifrat e Abacus Research, me fituesit dhe humbësit e mëdhenj. Orë pas ore: nga votimi i liderëve, vrasja e Laçit dhe rezultatet e para. Nga Sokol Balla i Top Channel, që u prin TV-ve gjeneraliste, te Artur Zheji i News 24 që kryeson kanalet e llojit all news. inTerViSTa/ Shqiptarët duan telenovelat dhe reality show; politika e katërta. Flet Thanas Goga, drejtor i Abacus Research

Mapo 29 korrik ok  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...