Page 1

intervista

aktualitet

Pakënaqësi në PD? Vokshi: Konkurrenca e brendshme na bën mirë

Fotot e postuara nga Rama, një tallje me zgjedhësit

Deputetja e PD, Albana Vokshi analizon zhvillimet politike në vend që lidhen me diskutimet e brendshme në PD, ditët e para të qeverisë “Rama” e deri tek nisma e tij më e fundit për krijimin e një njësie për prioritetet e qeverisë. Faqe 10-11

single & the city Iva tiço

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm. Faqe 13

Idi, essi,uni ylli pango

E shtunë-diel 28-29 shtator 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1024 Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Berisha, deputet apo “senator”? Dilemat rreth së ardhmes politike të ish-kryeministrit, pas dorëheqjes nga drejtimi i PD. A do të vazhdojë Berisha të jetë deputet opozitar me kohë të plotë, apo profili i tij do të marrë trajtën e një “senatori” influent, por më të tërhequr? Ç'kanë bërë në rrethana të tilla liderët e së djathtës europiane, si Thatcher apo Helmut Kohl...

Mapo libri

editorial

dilema zhvillimi

esse

Mister Fotozhenia, ose premtimi i parë i pambajtur i Ramës

Në kërkim të indikatorëve për matjen e mirëqenies dhe progresit social

POLONIUS SHQIPTARE DHE HAMLETË DANEZË

alfred lela

Faqe 3

aktualitet Qeveria e re, në alarm për borxhet, Cani: Normaliteti pas 5 vitesh

Jozefina Topalli: 'Takimi' im me Ayn Rand në Shqipërinë komuniste Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit / Si e zbuloi në vitin 1982, manifestin antikomunist të autores Ayn Rand, “Ne të gjallët”. Leximi dhe përkthimi fshehurazi në qoshen e dhomës në shtëpinë e saj në Shkodër. Ndikimi që patën idetë dhe bindjet e Ayn Rand, kur sapo kishte mbushur të 18 vjetët.

Faqe 16-17

Konferenca me përfaqësues të FMN nxjerr në dritë gropën e borxheve. Situata e zymtë parashikohet të përmirësohet pas 5 vitesh. Borxhet e fshehura ndaj biznesit llogariten rreth 500 milionë euro Faqe 4

Recensë / ylljet aliçka

Adam Michnik kërkon sensin e humbur të postkomunizmit Një pasdite të nxehtë vere rreth viteve nëntëdhjetë, publicisti Remzi Lani dhe Pirro Misha më prezantuan një burrë të jashtëm veshur me një kanotiere kaki e pantallona të shkurtra, me flokë të shpupuritur, dhe me disa sandale lëkure, me të cilat... Faqe 18

ADRIAN CIVICI

Faqe 26

rudolf marku

Faqe 28

personazh

Elia Zaharia kur princi i kaltër nuk është përrallë E kush nga vajzat nuk ka ëndërruar të zgjohet një mëngjes dhe ta gjejë veten në krahët e princit të kaltër?! Elia Zaharia rrëfen jetën në oborrin mbretëror dhe historinë e saj të dashurisë me Princin Leka.... Faqe 22


2

e shtunĂŤ-e diel, 28-29 shtator 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 28-29 shtator 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Mister Fotozhenia, ose premtimi i parë i pambajtur i Ramës

Alfred Lela

Në theth foto: enida shtini

javore

libri

E shtunë-diel,28-29 shtator 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Pakënaqësitë në PD, Vokshi: Konkurrenca e brendshme na bën mirë

Deputetja e PD, Albana Vokshi analizon zhvillimet politike në vend që lidhen me diskutimet e brendshme në PD, ditët... Faqe 10-11

4 5 6 13 18 19

Ekonomi

Qeveria e re, në alarm për borxhet, Cani: Normalitet më 2018

Jozefina Topalli: “Takimi” im me Ayn Rand në Shqipërinë komuniste

Nëpunësi civil

Basha: Për shtyrjen e afatit nuk do të japim dakordësi

Kronikë

“Hakmarrja” për 21 Janarin, Tahiri shkrin Gardën e Republikës

Preç Zogaj:

Fotot e postuara nga Rama, një tallje me zgjedhësit

Elia Zaharia kur princi i kaltër nuk është përrallë

Recensë

Adam Michnik kërkon sensin e humbur të postkomunizmit

Pyetësori

Arian Leka: Letërsia është një gënjeshtër e stilizuar estetikisht

Kolona / ide/ debate

26

Dilema zhvillimi

23

recensë

28

esse

29

Idi, essi,uni

20

Column

31

profil

Adrian Civici Ylli Pango

Luljeta Lleshanaku Iva Tiço

Rudolf Marku SKËNDER SELIMI

Fotot në fillim ia behën nga “Hadi” i bodrumeve të Kryeministrisë, qoshkat ku pastrueset mbanin kovat e shtupat, taracat e ministrisë së Rendit e çdo skutë tjetër ku Rama me të tijtë futej, si dielli, edhe aty ku nuk hyn mjeku. Edhe kur shtegtoi tri mijë milje larg, përtej Atlantikut, në New York ku sado i gjatë të jesh, prapë vetja mes qiellgërvishtësve të duket i vogël, Rama na shkruante me dritë. Sepse fotografi në fakt shkruaj me dritë do të thotë. Nga pas e mban një fotografe të mirë boll, me një emër ngjethës gjermanik, Jutta. Në Tiranë ka lënë edhe dy D’Artanjanët e oborrit kryeministror dhe fugën e imazhit, njëkohësisht Cerber i portave të fjalës në qeveri. Gjithë ç’kemi kuptuar deri më sot është se vendi ka hyrë në erën dhe diktaturën e fotografisë. Por, nëpërmjet një ose disa fotove, vjen edhe premtimi i parë i pambajtur i Edi Ramës. Pat thënë dikur, diku në dell të fushatës e në zell të premtimeve, se kurrë nuk do të më shihni që të mundohem të grumbulloj kapital politik të brendshëm duke publikuar foto me shtetarë të huaj. E bënte këtë si kundrapeshë ndaj photo op-eve të qeveritarëve të kohës, opozitarë të sotëm të cilët, ashtu si paraardhësit e tyre, shfrytëzonin çdo rast për një foto me Bush-in, Obama-n, Laura-n, Michele-n apo këdo tjetër me njëfarë rëndësie e njëfarë ndikimi, të paktën simbolik, në opinionin shqiptar. Këtë javë të qëndrimit të kryeministrit Rama dhe delegacionit shoqërues në Shtetet e Bashkuara, kemi parë foto pas fotoje, ku si zakonisht shfaqen të gjera, të sikletshme e oportuniste buzëqeshjet ceremoniale të rastit e të radhës. Rama nuk ka mënuar t’i shpërndajë sa me Facebook e sa me Twitter, sigurisht duke i shoqëruar

Nëse e nesërmja nuk takohet diku me pritshmëritë, njerëzit do kthehen tek e djeshmja. Apo nuk e ka natyra njerëzore një predispozitë për reminishencë dhe djeshmëri që e bën të shkuarën të duket më rozë se mavia e Rilindjes. Të gjitha mund të ndodhin, sepse siç thotë dikush potencialja ka më shumë gjasa se aktualja. Por aktualja është se ka mbërritur premtimi i parë i pambajtur i Ramës: në formën e një fotografie. Apo shumë të tillave. edhe me diçiturë ku shpjegohej (pa qenë nevoja) ngrohtësia e takimit dhe rëndësia e tij. Në fakt, nuk ka ndonjë shkelje e as të keqe në këtë miriadë fotografike të kryeministrit të ri. Siç nuk ka të tillë as në pajtimin e firmës së Tony Blair për asistencë dhe lobim. Kundravajtje është kur këto gjeste i qesëndis dhe i shan te të tjerët për t’i bërë më pas vetë. Ka gjithashtu një tejkalim të sensit të masës në atë se kemi parë fotografi dhe jo punë. Për të mos thënë se ka edhe një gabim taktik të Ramës dhe stafit në përpjekjen për një samifrashëriadë të llojit Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet. Celuloidi socialist na ka zbardhur deri më tash Shqipërinë siç ka qenë dhe siç është, duke edhe e retushuar me sa mundet realitetin e pamjes. Duke fotografuar ose shkruar me dritë të keqe mbi ngjarjet, vendet e personazhet. Përpjekja është për të ndërtuar një rrafsh zero të Shqipërisë, e sado pak punë të bëhet mbi këtë pothuajse reliev, do jetë më mirë se hiçi i paraqitur. Kjo mund të funksionojë, por mund edhe të krijojë një efekt bumerang duke i futur njerëzit në një pritshmëri jorealiste. Nëse e nesërmja nuk takohet diku me pritshmëritë, njerëzit do kthehen tek e djeshmja. Apo nuk e ka natyra njerëzore një predispozitë për reminishencë dhe djeshmëri që e bën të shkuarën të duket më rozë se mavia e Rilindjes. Të gjitha mund të ndodhin, sepse siç thotë dikush potencialja ka më shumë gjasa se aktualja. Por aktualja është se ka mbërritur premtimi i parë i pambajtur i Ramës: në formën e një fotografie. Apo shumë të tillave.


4

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 28-29 13-14 shtator prill 2013 www.mapo.al

financat

Borxhi i fshehur dhe i padeklaruar deri më tani ndaj biznesit është vlerësuar në bashkëpunim me FMN në ofro 55-60 miliardë lekë. Rreth 40 miliardë lekë të tjera janë fatura të papaguara në buxhetin e këtij viti. Ministri Cani tha se normaliteti kthehet pas 5 vitesh

Cani: Borxhi në situatë alarmante, normaliteti më 2018 Blerina Hoxha

S

ituata në buxhetin e shtetit është më alarmante se ajo që socialistët kishin analizuar para se të vinin në qeveri. Ministri Cani zbardhi dje për mediat shifrat e frikshme të borxhit, të cilat nuk do të mund të sillen në normalitet deri në vitin 2018. Ndërsa përfaqësuesi misionit të FMN-së, Nadem Ilahi tha se me përfshirjen e faturave të fshehura, borxhi i shtetit në fund të vitit do kalonte në 72% të PBB-së. Faturat e papaguara

Borxhi i fshehur dhe i padeklaruar deri më tani ndaj biznesit është vlerësuar në bashkëpunim me FMN në ofro 55-60 miliardë lekë. Po të përfshihet kjo shifër në totalin e borxhit, në fundin e 2013-ës detyrimet arrijnë jo më pak se 71%. Ndërsa pritshmëria për nivelin e borxhit në vitin 2014 është për 72-73% e PBB, por kjo do të saktësohet në projektbuxhetin e 2014”, tha ministri Cani. Ai tha se niveli 60 % i borxhit të shtetit i deklaruar si normal për mundësitë e vendit nuk do të arrihet

tetë muajt e vitit 2013, të ardhurat totale në buxhet arritën 210.5 miliardë lekë ose 7.2 % më pak se parashikimi i buxhetit për periudhën dhe 3.8 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Zgjidhjet

Duke i qëndruar karakterit të tij realist, ministri Cani nuk është treguar euforik dje për të dhënë zgjidhjet magjike që do të rikuperojnë arkën e shtetit. Madje tha se zgjidhjet normale tashmë janë ezauruar. Ai tha se puna për kthimin e stabilitetit do të shtrihet në tri faza gjatë një periudhe afatmesme. Së pari do të rishikohet buxheti i vitit 2014, duke shkurtuar planin e të ardhurave me 40 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet dhe marrja e një borxhi të ri pritet të gjenerojnë edhe 24 miliardë lekë. Si pasojë e kësaj situate, deficiti buxhetor në fundvitin 2013 pritet të dalë rreth 85 mld lekë, nga 49 miliardë lekë që ishte programuar këtë vit. Ndërkohë që parashikimi për borxhin publik është jo më pak

zgjidhja para vitit 2018. Ndërsa veç këtij borxhi janë një mal me fatura që duhet të paguhen nga buxheti i shtetit i këtij viti, për të cilat nuk ka para gjendje. Kështu fatura që presin prej muajsh likuidimin nga thesari janë afro 9 mld lekë. Por janë edhe 6 mld lekë kërkesa (të paplanifikuara në buxhetin e vitit 2013) për pagesa sociale. Më tej biznesi po kërkon prej kohësh rimbursimin e TVSH-së, që aktualisht llogaritet në rreth 6 miliardë lekë, pa përfshirë edhe mbi 7 miliardë lekë TVSH të tjera në pritje për rimbursim, por që paraprakisht duhen verifikuar dhe konfirmuar nga organet përkatëse. Së fundmi janë rreth 10 miliardë lekë këste të tatimit mbi fitimin të parapaguara, por të pakthyera biznesit nga administrata tatimore. Ndërsa për

se 67%, nga 64% që ishte pritshmëria. Një fazë tjetër, e konsideruar si emerg jencë, do të jenë ndërhyrjet në fushën e taksave. “Kjo do të nisë, - tha ministri, - me zgjerimin dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve, duke luftuar evazionin, prezantimin e një takse progresive për të ardhurat personale, heqjen e taksës së biznesit të vogël, rritjen e tatim-fitimit të korporatat. Në një fazë tjetër, disa nga shtyllat kryesore të reformës do të konsistojnë në rritjen e eficencës për taksat dhe tatimet, menaxhimin me disiplinë dhe të përgjegjshëm të financave publike, rimodelimin e skemës së pensioneve, q, aktualisht mbetet një skemë e dështuar dhe aspak nxitëse, si dhe monitorimin e tarifave dhe humbjeve të energjisë”, theksoi Cani.

Borxhi i fshehur në shifra

55-60

Miliardë lekë borxhi i padeklaruar ndaj biznesit Faturat e pashlyera të 2013

9

Miliardë lekë fatura të pashlyera për shërbime të ndryshme

6

Miliardë leka fatura për pagesa sociale

6

Miliardë lekë rimbursim TVSH-së

7

Miliardë lekë në pritje për rimbursim TVSH-je

10

Miliardë lekë tatim-fitimi që duhet kthyer ndaj biznesit

72 %

Të PBB-së arrin në total borxhi deri në fund të vitit 2013-09-27

2018

Është viti ku borxhi mendohet të kthehet në kufirin 60% të PBB

këshillat

FMN: Ekuilibrat ekonomikë të rënduar, reforma e pensioneve të nisë me 2015 Situata aktuale ekonomike shqiptare nuk është aspak optimiste, e nisi faljen e tij Përfaqësuesi i FMN, Nadem Ilahi, në konferencën e përbashkët me shtyp me ministrin Cani dhe Guvernatorin Fullani. “Është një situatë me ekuilibra të rëndë ekonomikë. Ne shikojmë dobësi në ekonomi dhe presim që në vitin 2013, rritja ekonomike të jetë 1.7%. Problemet kryesore vijnë nga sistemi fiskal”, - u shpreh Ilahi duke vijuar të bëjë një konstatim të situatës ekonomike në vend. Ndër të tjera, shefi i misionit të FMN konstatoi se “shikojmë devijime të politikës fiskale, sidomos në pjesën e parë të vitit, veçanërisht nga mosrealizimi i të ardhurave dhe shtimi i shpenzimeve, si dhe detyrime të akumuluara të pashlyera. Buxheti ka ardhur duke u përkeqësuar dhe misioni në një vlerësim paraprak për detyrimet e prapambetura në sektorin e transportit publik, shëndetësi, arsim etj, shuma e detyrimeve shkon rreth 56 miliardë lekë”. Sipas tij, nëse do të renditeshin në shifrën e borxhit publik të shpallur, atëherë shifra do kalonte 72%. Ndër 3 fusha ku duhet të fokusohet qeveria shqiptare për axhustimin e financave publike, sipas FMN është dhe skema e pensioneve. “Diskutuam për kursin e veprimeve përtej viteve 2014 dhe ne kemi pasur një sugjerim për 3 fusha ku mund të fokusohemi për axhustimin e financave publike. Duke ditur që skema e pensioneve është në deficit dhe në një kohë kur popullsia e Shqipërisë është ende e re duhet menduar për një reformë pensionesh duke nisur nga viti 2015”, - tha Ilahi. Ai theksoi se qeveria duhet të ndërmarrë një plan afatmesëm për qëndrueshmërinë e financave publike. Ai nuk sugjeroi uljen e taksave nga qeveria e re. “Këshilla e preferueshme është që mbështetja të bëhet me shërbime të targetuara dhe jo me lehtësira tatimore”, tha Ilahi. Sipas FMN-së, qeveria duhet të fillojë përpjekje për të dokumentuar detyrimet e prapambetura dhe pas verifikimit të ketë një vlerësim nga një agjenci e pavarur, që procesi të jetë i paanshëm, e më pas të bëhet plani se si do të shlyhet.

Ministri i Financave Shkelqim Cani dhe shefi i misionit te FMN per Shqiperine Nadeem Ilahi

Financat, situata më e vështirë që nga viti ‘97 Situata e financave publike është e vështirë, ndërsa rritja ekonomike gjatë këtij viti pritet të jetë jo më e lartë se 1.7%1.9%, nga 3,1% që ishte parashikuar. Konstatimi vjen nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Sipas tij, situata e financave publike është më e vështira që nga viti 1997 dhe për këtë qëllim do të merret një hua prej rreth 24 miliardë lekë, çka pritet ta çojë borxhi publik në mbi 67% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa guvernatori Fullani tha se konsolidimi i financave publike duhet të zhvillohet në një situatë më të qetë dhe transparente. Sipas tij, stabiliteti ekonomik e financiar është i domosdoshëm për një rritje të ekonomisë. Ai tha se prioritet është garantimi largimi i pasigurive në ekonomi dhe garantimi i primeve. Pasiguria vjen më shumë nga investimet huaja, nga frika e informalitetit. Ai tha se synohet krijimi i një klime të përshtatshme për biznesin dhe të garantohet zbatimi i kontratave.


E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

5

www.mapo.al

në krizë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi në takimin me ambasadorët e BE-së, përpjekjen e fundit të mazhorancës për të shtyrë në kohë hyrjen në fuqi të ligjit të ri për shërbimin civil.

“Nëpunësi Civil”

Basha: Për shtyrjen e afatit nuk do të japim dakordësi ”Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e të tijve. Ligji i miratuar me konsensus, që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence, është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës sonë për integrimin në Bashkimin Europian” TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha zhvilloi dje një takim të zgjeruar me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Përpjekja e mazhorancës për të shtyrë në kohë hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil” ishte qëllimi kryesor i këtij takimi. “Patëm një takim me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian në Tiranë, për të shprehur shqetësimin tonë në raport me një përpjekje jotransparente, madje do të thosha, tinëzare, për të shkelmuar konsensusin mbi tri ligjet, mes të cilëve edhe ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ligj i cili hyn në fuqi në datën 1 tetor. Në mënyrë krejtësisht jotransparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, faktorëve bashkëpunues në këtë ligj, mësojmë, përsëri jo zyrtarisht, se ka një përpjekje për të ndryshuar përmbajtjen e këtij ligji konsensual, të votuar me votë unanime, në Kuvendin e Shqipërisë më 30 maj. Kjo përpjekje ka një dhe vetëm një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe të shërbimit civil dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiak”,sqaroi Basha për mediat në fund të takimit. Sipas tij, ky është një hap prapa për Shqipërinë, një hap i kushtueshëm për taksapaguesit

shqiptarë dhe ata europianë, të cilët kanë investuar tek shërbimi civil. “Partia Demokratike dhe opozita shqiptare e kanë denoncuar këtë përpjekje akoma jo transparente, tinëzare dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama për të shkelmuar konsensusin e arritur para zgjedhjeve, kur askush nuk e dinte rezultatin dhe vënien në rrezik midis të tjerave edhe aspiratën tonë për avancim sa më të shpejtë në rrugën e integrimit europian të vendit, vetëm e vetëm për të ekzekutuar skenarët e tij të shkatërrimit të a d m i n i s t r a t ë s p u b l i ke d h e zëvendësimit të saj me militantë partiakë”, - tha ai. Kryetari i PD-së theksoi se lidhur me këtë përpjekje të mazhorancës, nuk do të ketë asnjë mirëkuptim nga ana e opozitës. “…

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e të tijve. Ligji i miratuar me konsensus, që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence, është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës sonë për integrimin në Bashkimin Europian, ndaj kritereve profesionale të rekrutimit dhe avancimit të shërbimit civil në bazë të meritës dhe ndaj frymës së domosdoshme të konsensusit dhe të bashkëpunimit midis forcave politike në vend”, - tha Basha. Në takimin e zhvilluar me ambasadorët e BE-së, Basha shoqërohej nga një grup deputetësh demokratë si Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Gerti Bogdani, Oerd Bylykbashi… etj.

Qeveria nis të zhbëjë vendimet e Berishës, romët në Shish-Tufinë Nishani: Ina Rama kërkoi një tjetër vend pune, nuk u pranua TIRANË Presidenti i Republikës, Bujar Nishani sqaron se nuk ka asnjë përplasje me mazhorancën e re. “Nuk kam pasur përplasje, kam qenë në përmbushje të detyrave të mia kushtetuese. Natyrisht që lufta politike ka tentuar të përfshijë dhe Presidentin e Republikës. E rëndësishme është që institucionet t’i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre në bazë të respektit institucional”, - tha Nishani në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Nishani u pyet edhe për punësimin në Presidencë të dy prej zyrtarëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjergji Lezhja dhe Ylli Asllani. “Të punosh me njerëz që kanë parime dhe besime politike të ndryshme, nuk është ndonjë shqetësim. Lufta e klasave është lënë pas

që në vitin 1992, - u shpreh Nishani. Presidenti i Republikës komentoi edhe situatën në gjyqësor, duke mbrojtur veçanërisht punën që po bëhet nga KLD-ja, e cila se fundmi është atakuar nga qeveria “Rama”. “Sistemi i drejtësisë dhe gjyqësorit kanë pa diskutim nevojë për vijimin e reformave. I pyetur për çështjen e rikthimit në punë të ish-ProkuroressëPërgjithshme,InaRama, Nishanithaseajokabërëkërkesëjopërvendin e saj të mëparshëm. “Mesa jam i informuar,zonjaInaRamakabërëkërkesëpërtë kaluarjonëvendinesajtëmëparshëmtëpunës, por si gjyqtare në Krimet e Rënda, çka nukështëpranuar.AjokatëdrejtëtëaplikojëpërGjykatëneApelit,porvendimiimbetet KLD-së”,- tha ai.

Qeveria e re nis të bëjë realitet premtimin e saj për të zhbërë të gjitha vendimet e marra nga qeveria e djathtë që pas 23 qershorit. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet ende në SHBA, qeveria e majtë ka mbajtur dje mbledhjen e saj të radhës, drejtuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi (pas shumë vitesh kjo është hera e parë që një zëvendëskryeministër drejton një mbledhje qeverie), ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, përfshi këtu edhe atë për shfuqizimin e një vendimi të marrë nga qeveria “Berisha” gjatë muajit gusht. Bëhet fjalë për zhbërjen e vendimit të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i RrencitKakariq” Lezhë, duke e rikthyer këtë pronë në fondin pyjor kullosor. Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë, ky vendim është në kuadër të angazhimit të qeverisë “Rama” për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. “Ky vendim i mësipërm është

në kuadër të këtij procesi”, - thuhet në një njoftim të Kryeministrisë. Një tjetër vendim i mbledhjes së djeshme të qeverisë ishte edhe ai për vënien në dispozicion të 37 familjeve rome të një reparti ushtarak në Shish-Tufinë. “Kalimi në administrim i ish-Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në ShishTufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ishNdërmarrjes së Dekorit”, - thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë që ministri i Mirëqenies Soci-

ale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke iu referuar këtij vendimi ka bërë të ditur në faqen e tij në facebook, se shumë shpejt do nisë dhe përshtatja e këtij reparti në një vendbanim për romët. “Shumë i lumtur që sapo aprovuam në qeveri vendin e ri për strehimin e 37 familjeve rome. Faleminderit Mimi Kodhelit për ndihmën, mirënjohje për durimin dhe mirëkuptimin 37 familjeve, mediave, organizatave dhe aktivistëve të palodhur. Po nisim përgatitjet për sistemimin, ekipin mjekësor dhe shkollën”, - shprehet Veliaj. Në mbledhjen e djeshme qeveria ka shkarkuarKreuzaLekënngadetyraeDrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe ka emëruar në vend të saj Adelina Grecën. Gjithashtu qeveria ka miratuar dhe fushën e përgjegjësisë për 9 nga ministritë e saj, ndërkohë që struktura e tyre mbetet për t’u miratuar javën e ardhshme, pasi siç mësohet, grupet e punës të ngritura për këtë çështje janë ende duke punuar.


6

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

ditari

www.mapo.al

Tahiri: “21 Janari nuk është ngjarje që mund të arkivohet. Do të ndihmoj drejtësinë për një proces që duhet të nxjerrë përgjegjësi konkrete për të gjithë ata që vranë, ata që urdhëruan, ata që ndihmuan, ata që fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi”.

shkurt

Kontrabanda e naftës, pranga dy vëllezërve

“Hakmarrja” për 21 Janarin, Tahiri shkrin Gardën

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit të djeshëm

Ministri i Brendshëm paralajmëron reformë rrënjësore në Gardën e Republikës dhe drejtësi për gardistët që penguan hetimet për vrasjet e 21 janarit Leonard Bakillari

Pas 85 vitesh funksionim, Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më. Paralajmërimi u bë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se Garda ka nevojë për reformë të thellë, dhe brenda 100 ditëve ajo do të kthehet në një drejtori të thjeshtë që do të mbulojë nevojat e zyrtarëve të lartë për mbrojtje. “Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë”, - tha Tahiri. Në një takim me drejtues dhe efektivë të Gardës, ministri Tahiri nuk i kurseu akuzat dhe paralajmërimet për ndëshkim të të gjithë atyre që kanë penguar drejtësinë për hetimin e vrasjeve të 21 janarit. “Kam besim që çekiçi i drejtësisë nuk do vonojë, dhe pse sot rri pezull mbi kokat e atyre që vranë bashkëqytetarë të pafajshëm”,- iu drejtua efektivëve të Gardës ministri i Brendshëm. Duke folur për reformimin e këtij institucioni, Tahiri tha se Garda e Republikës është deformuar gjatë këtyre

viteve sa i takon funksionit, përmbushjes së detyrës, politizimit dhe faturës financiare. “Ndaj, reforma në Gardën e Republikës është e domosdoshme. Së pari për ta kthyer në një institucion eficent në përmbushjen e misionit dhe detyrave. Për të shmangur faturën buxhetore të paarsyeshme, por mbi të gjitha, për të larguar përfundimisht drejtimin politik nga Garda e Republikës dhe për ta shndërruar në një institucion modern, profesional, efektiv dhe eficent”, - tha Tahiri. Sipas tij, kjo reformë nis tani dhe do të përfundojë brenda 100 ditëve. Gjatë kësaj kohe, kreu i komanduar i Gardës, ish-oficeri i policisë, Gramoz Sako do t’i dorëzojë ministrit të Brendshëm organikën dhe nevojat për ruajtje që kanë zyrtarët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Struktura e re do të quhet Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, e cila nuk do të varet më

nga ministri i Brendshëm, siç ishte deri më sot Garda e Republikës, por do të jetë në zinxhirin e kompetencës dhe përgjegjësisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. “Kjo reformë do rrisë ndjeshëm efektivitetin e forcës dhe përmbushjen e detyrës. Do kursejë fonde buxhetore dhe hallka burokratike të tepërta, e mbi të gjitha, do garantojë standardet më të larta të sigurisë në përmbushje të detyrave funksionale të këtij institucioni. Por mbi të gjitha, do garantojë depolitizimin e këtij institucioni, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e deritanishëm”, tha Tahiri. Më tej në fjalën e tij ministri i Brendshëm nuk la pa përmendur as rolin e një pjese të Gardës në ngjarjet e 21 janarit, duke paralajmëruar ndëshkim nga drejtësia për këdo që ka penguar hetimin e kësaj ngjarjeje. “Nuk besoj se ekziston ndokush që e fsheh dot peshën e përgjegjësisë që rri mbi Gardën e Republikës që prej ng jarjeve

tragjike të 21 janarit dhe procesit që pasoi. Shumica dërrmuese e efektivit të Gardës së Republikës është ndjerë padrejtësisht e ngarkuar me një barrë përgjegjësie publike jo të vogël. Them padrejtësisht, sepse veprimet kriminale të disave, hodhën baltë të pamerituar mbi vetë institucionin e Gardës së Republikës”, - tha Tahiri. Sipas tij, një pjesë e vogël në Gardë nuk janë përballur ende me drejtësinë për vrasjet e 21 janarit, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe ata do të japin llogari para ligjit. “21 janari nuk është ngjarje që mund të arkivohet. Ndaj jam më shumë se i vendosur të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim ligjor, për të ndihmuar drejtësinë në një proces që duhet të përfundojë m e n x j e r r j e n e p ë rg j e g j ë s i e konkrete për të gjithë ata që vranë, ata që urdhëruan, ata që ndihmuan, ata që fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi”,- tha Tahiri.

Atentat me eksploziv, Ambasada e SHBA: Kujdes ku parkoni Numri i shtuar i atentateve me eksplozivë ka bërë që ambasada e SHBA-së ta vendosë këtë në "alarmet" për shtetasit amerikanë në Shqipëri. Në një mesazh publikuar në faqen e saj në internet, ambasada amerikane këshillon qytetarët e saj që punojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë veçanërisht gjatë parkimit të mjeteve, pasi siç thekson ajo, atentatet me eksploziv sa vijnë dhe shtohen. "Në media, kohët e fundit është raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve shpërthyese, ku në shënjestër ka qenë dëmtimi i pronave të individëve të ndryshëm", thuhet në mesazhin e ambasadës. "Atentatet me eksploziv janë drejtuar kundër personave me biznese të dyshimta ose për mosmarrëveshje personale", -thuhet në këtë mesazh. Ambasada e raporton situatën si të rënde dhe kërkon që shtetasit amerikanë

dhe personeli i ambasadës të kenë kujdes për vendet ku parkojnë dhe të aplikojnë masa mbrojtjeje. "Në shumicën e rasteve atentatet me eksploziv kanë synuar të dëmtojnë automjetet e zbrazura të viktimave dhe ka pasur raste të kufizuara plagosjesh", - thuhet në mesazhin e botuar nën publikimet për sigurinë. Sipas tij, rritja e përdorimit të mjeteve shpërthyese ka shkaktuar shqetësim mes banorëve. Ambasada amerikane këshillon qytetaret të monitorojnë me kujdes lajmet lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare në lidhje me shqetësime të ngjashme. "Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë që të praktikojnë masa të mira për sigurinë personale. Të mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të rritur sigurinë personale", thuhet në mesazhin e SHBA.

Një aksion i antikontrabandës në Durrës çoi dje pikërisht në arrestimin e një prej inspektorëve të Task-Forcës kundër këtij fenomeni dhe vëllait të tij punonjës policie. Vëllezërit akuzohen për kontrabandë të karburanteve dhe sipas burimeve policore, shtetasit Shpëtim dhe Hasan Danka janë kapur në flagrancë teksa po kryenin kontrabandë me një sasi prej afro 1 mijë litra naftë pa akcizë të siguruar nga anijet e peshkimit. Kontrabanda e naftës përmes anijeve të peshkimit është e njohur masivisht në qytetin bregdetar të Durrësit. Anijet e peshkimit mbushin serbatorët e tyre me karburant në shtetin fqinj Itali, me çmime të leverdishme dhe pa taksa, për shkak të lehtësive që ka industria e peshkimit në shtetin fqinj dhe këtë sasi nafte e tregtojnë për të siguruar fitime. Njëkohësisht edhe ligji "Për akcizat" në Shqipëri, i përditësuar në maj të vitit të kaluar dhe që përjashton nga akciza karburantin që përdoret për furnizimin e anijeve të peshkimit, është një tjetër mundësi përfitimi. Nafta kryesisht zbrazet nga anijet që nuk kanë leverdi të merren me peshkimin në bote të improvizuar dhe më pas shitet në karburante me çmimin e tregut. Raste të ngjashme ka pasur në Vlorë dhe porte të tjera në vend.

Dajti kërkoi gjykim të shkurtuar Dritan Dajti, i cili gjykohet për vrasjen e katër punonjësve të policisë, kërkoi dje gjykim të shkurtuar. Gjykata e rrëzoi kërkesën e tij me pretendimin se kjo kërkesë duhet të ishte bërë që në fillim të procesit. Pas kësaj, ai është larguar nga salla e gjyqit, duke detyruar gjykatën që të shtyjë sërish seancën ndaj të dyshuarit kryesor për masakrën e Durrësit, ku u ekzekutuan katër oficerë policie. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 30 shtator. Në seancën e kaluar gjyqësore Dajti pasi bëri ironi me gjykatën, teksa falënderoi ish-kryeministrin Berisha që e kishte përmendur në një fjalim, kërkoi t’i vihej në dispozicion libri i armatimit të oficerëve të Skuadrës Speciale Operacionale. I pandehuri e kërkoi një provë të tillë, pasi hedh dyshime të forta se arma me të cilën ai u qëllua në Durrës nuk është regjistruar, dhe nga dokumentet rezulton se dy muaj pas masakrës, për ‘tërheqjen’ e saj ka firmosur i ndjeri Fatos Xhani, kreu i skuadrës speciale që mbeti i vrarë në masakër. Kërkesa e Dajtit u rrëzua nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga Idriz Mulkurti, me argumentin se me një vendim të mëparshëm gjykata ka rezervuar të drejtën për ta shqyrtuar gjatë paraqitjes së provave shkresore nga prokuroria.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Albana Vokshi: Konkurrenca e brendshme i bën mirë PD Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi analizon zhvillimet politike në vend që lidhen me diskutimet e brendshme në PD, ditët e para të qeverisë “Rama” e deri tek nisma e tij më e fundit për krijimin e një njësie për Faqe 10-11 prioritetet e qeverisë.

Berisha

deputet apo “senator”? Aleksandra Bogdani

Zogaj në 7 ditë Fotot e postuara nga Rama, një tallje me zgjedhësit

Dilemat rreth së ardhmes politike të ish-kryeministrit, pas dorëheqjes nga drejtimi i PD. A do të vazhdojë Berisha të jetë deputet opozitar me kohë të plotë, apo profili i tij do të marrë trajtën e një “senatori” influent, por më të tërhequr? Trendi botëror i liderëve të së djathtës, pas rënies nga pushteti

Faqe 13

Faqe 7

T

re muaj pas dorëheqjes përballë një turme të përlotur ithtarësh, Sali Berisha ndodhet ende në udhëkryqin e “last stand”-it të vet politik. Njeriu që dominoi për 23 vjet tranzicionin turbulent shqiptar e ka bërë megjithatë një zgjedhje sui generis: opozitar me kohë të plotë, që pas largimit nga zyra më e rëndësishme e shtetit. Për ata pak që prisnin një dalje të beftë nga skena, Berisha e dha përgjigjen që me fjalimin emotiv të 26 qershorit, kur tha se lufta e tij do të vazhdonte. “Ju lutem, mos gaboni ta konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire. Nga unë, nuk do të dëgjoni ndonjëherë fjalim lamtumire për faktin e thjeshtë, se ai do të ishte një fjalim, të cilin unë s’do të mund ta lexoja kurrë”,- u tha ai mbështetësve të shkrehur në vaj përballë godinës së vjetër të PD-së.

Tre muaj më pas, ish-kryeministri i rrëzuar me votë masive në zgjedhjet e 23 qershorit është deputeti më aktiv në Parlament, njeriu më i fuqishëm në PD dhe në kërkim të një profili të ri, në gjurmët e shprehjes së Winston Churchill: “Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: kuraja për të vazhduar është gjithë çka vlen”. Dorëheqje, aspak tërheqje…

Humbja e zgjedhjeve nuk ka ndryshuar asgjë nga Berisha që njohim. Me postime të shpeshta në Facebook dhe me aktivitet të dendur politik, gjatë muajve të rotacionit të pushtetit, ai ushqeu përditë mediat dhe mbrojti fort reputacionin e njeriut që “nuk di të zbresë nga kali”. Kjo sjellje prej të paepuri ka ndezur debatin mbi jetëgjatësinë e influencës së tij në politikën shqiptare...


8

E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

Berisha në FB

Dossier

www.mapo.al

Për hakmarrje, administrata në gijotinë Edvini po prish konsensusin e datës 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, sipas parashikimit, të Ligjit për Shërbimin Civil, që ishte njëri nga tri kushtet që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Këtë veprim po e bën për të vendosur në gijotinë administratën publike të vendit, për kualifikimin e së cilës janë shpenzuar qindra milion euro nga shteti dhe partnerët tanë.  Rama, njeriu që 8 vjet punoi kundër integrimit, tani prish konsensusin dhe minon statusin që ishte i sigurt! Ky është vetëm fillimi!! Sb

Dilemat rreth së ardhmes politike të ish-kryeministrit, pas dorëheqjes nga drejtimi i PD. A do të vazhdojë Berisha të jetë deputet opozitar me kohë të plotë, apo profili i tij do të marrë trajtën e një “senatori” influent, por më të tërhequr? Trendi botëror i liderëve të së djathtës, pas rënies nga pushteti

Berisha

deputet apo “senator”? Aleksandra Bogdani

T Tre muaj më pas, ishkryeministri i rrëzuar me votë masive në zgjedhjet e 23 qershorit është deputeti më aktiv në Parlament, njeriu më i fuqishëm në PD dhe në kërkim të një profili të ri, në gjurmët e shprehjes së Winston Churchill: “Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: kuraja për të vazhduar është gjithë çka vlen”.

re muaj pas dorëheqjes përballë një turme të përlotur ithtarësh, Sali Berisha ndodhet ende në udhëkryqin e “last stand”-it të vet politik. Njeriu që dominoi për 23 vjet tranzicionin turbulent shqiptar e ka bërë megjithatë një zgjedhje sui generis: opozitar me kohë të plotë, që pas largimit nga zyra më e rëndësishme e shtetit. Për ata pak që prisnin një dalje të beftë nga skena, Berisha e dha përgjigjen që me fjalimin emotiv të 26 qershorit, kur tha se lufta e tij do të vazhdonte. “Ju lutem, mos gaboni ta konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire. Nga unë, nuk do të dëgjoni ndonjëherë fjalim lamtumire për faktin e thjeshtë, se ai do të ishte një fjalim, të cilin unë s’do të mund ta lexoja kurrë”,- u tha ai mbështetësve të shkrehur në vaj përballë godinës së vjetër të PDsë. Tre muaj më pas, ish-kryeministri i rrëzuar me votë masive në zgjedhjet e 23 qershorit është deputeti më aktiv në Parlament, njeriu më i fuqishëm në PD dhe në kërkim të një profili të ri, në g jurmët e shprehjes së Winston Churchill: “Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: kuraja për të vazhduar është gjithë çka vlen”. Dorëheqje, aspak tërheqje…

Humbja e zgjedhjeve nuk ka ndryshuar asgjë nga Berisha që njohim. Me postime të shpeshta në Facebook dhe

me aktivitet të dendur politik, gjatë muajve të rotacionit të pushtetit, ai ushqeu përditë mediat dhe mbrojti fort reputacionin e njeriut që “nuk di të zbresë nga kali”. Kjo sjellje prej të paepuri ka ndezur debatin mbi jetëgjatësinë e influencës së tij në politikën shqiptare e në këtë kontekst, Berisha nuk është i vetmi lider në botë rreth të cilit zhvillohet ky diskutim. Berluskoni është ndër më të famshmit, që me rikthimet nocturne ngërthen vëmendjen e audiencës italiane. I dënuar për të mos i hyrë një gare të re elektorale në Itali, ai ka hedhur në tregun mediatik idenë e çmendur për të kandiduar si anëtar i Parlamentit Europian për Estoninë. Varësia patologjike ndaj pushtetit po bën zhurmë edhe në Francë, ku janë rritur zërat për mërzinë e Sarkozisë nga jeta e paqtë private dhe një rikandidim të mundshëm të tij në zgjedhjet Presidenciale të 2017. Për Berishën, rikthimi sërish në krye konsiderohet një “portë” e mbyllur, edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se ai do të jetë edhe për shumë kohë influent në politikën shqiptare. Kundërshtarët politikë, por edhe analistët i kanë lënë një vend në historinë moderne shqiptare, por vetë Berisha ka thënë se nuk punon për historinë. Shenjat e para të stoicizmit politik ai i dha 4 ditë pas dorëheq jes, në një letër drejtuar një 16-vjeçari me emrin Gentjan, të cilit i premtonte se do të punonte 18 orë në

ditë që PD të rikthehej në pushtet.”…do të më shohësh në krahun tënd dhe të të gjithë demokratëve të tjerë, 18 orë në ditë, në çdo aktivitet, në parlament dhe kudo, duke luftuar së bashku si luanë të vërtetë, g jersa PD-ja të fitojë përsëri”-shkruante ai. E deri tani, po i qëndron pikë për pikë këtij parashikimi. Sa më shumë zell tregon Berisha në politikën e ditës, aq më shumë shtohen pyetjet nëse ai do të tërhiqet ndonjëherë nga skena. Në këto javë të para, ish-kryeministri ka dhënë shenja të politikanit me kohë të plotë, edhe pse në axhendën e tij nuk mungojnë plane për një rol më distant ndaj aktualitetit politik.

Berisha dhe PD

Zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, vetëm sa forcoi pozitat e ishkryeministrit. Me një proces të influencuar prej tij, Berisha arriti të amortizonte valën e parë të pakënaqësive në parti e të shtrëngonte radhët rreth vetes, pas humbjes torturuese të 23 qershorit. Nga ana tjetër, lidershipi i tij është i padiskutueshëm për demokratët e të dyja rrymave, e kjo u duk që në seancën e parë të Kuvendit të ri. Kamerat e fiksuan atë teksa ngriti më këmbë, me një të lëvizur të dorës të gjithë deputetët e PD-së, gjatë kohës kur Rama po mbante fjalimin e parë si kryeministër. Kryetari i ri i PD-së, vetëm një ditë më parë kishte deklaruar se bojkoti nuk do të ishte një opsion për opozitën. Por Berisha u rikthye sërish në seancën e radhës, ku mbajti një fjalim energ jik mbi 30 minuta për programin e Edi Ramës e replikoi pa radhë me Ben Blushin. Edhe pas zgjedhjeve në parti, të gjithë deputetët e PD pranojnë me gojën plot se Berisha


E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

9

www.mapo.al

Rilindjen në Tiranë me zyrat e tij, në New York me kullën e Fidelit Edvin Kristaq Rama nisi rilindjen në Tiranë me rindërtimin e zyrave të tij dhe e vazhdoi me promovimin në New York të kullës që ka me Fidel Yllin. Pra zyrat e kryeministrisë dhe kulla e tij me Fidelin ishin dy çështjet më të rëndësishme të javës së parë të axhendës së Ramës brenda dhe jashtë vendit.... Kjo është rilindje, por më së pari për vete dhe Fidelin!! Ju të tjerët prisni, se ky është vetëm fillimi! Sb

Paranojë apo tollovi ekzekutive? Në dy mbledhjet e saj qeveria ka marrë 6 vendime duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave… Tri vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit, janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së qeverisë. Kështu, që të tria vendimet sipas nenit 116 pika (c) e Kodit të Procedurës Administrative, janë absolutisht të pavlefshme. Kësaj i thonë qeveri PARANOJE APO TOLLOVI? – sb

Artan Hoxha: “Nuk është faji i Sali Berishës se edhe sikur 18 minuta të punojë, prapë do të ndikojë fuqishëm politikën shqiptare dhe vetë Partinë Demokratike, e jo më 18 orë”

Berisha premtoi 18 orë punë në ditë, po mban fjalën

1

Berisha gjatë fjalimit të dorëheqjes më 26 qershor

është figura numër 1 e PD-së. Nuk ka asnjë zë publik brenda grupit parlamentar që të kërkojë tërheq jen e tij, ndërsa simbolika forcohet edhe më tej, kur sheh që në listën e PD-së në Kuvend, Berisha rezulton i pari, ndërsa Edi Paloka si kryetar grupi renditet fill pas tij. Por në radhët e së djathtës, kjo tërheq je vetëm “de jure” e Berishës konsiderohet si një fazë që duhet kaluar. Një zë i pavarur mes të djathtëve si Dashamir Shehi deklaroi dy ditë më parë në emisionin “Fakt” se ishte e pritshme që Berisha të ruante ndikimin e tij, edhe pas zgjedhjeve të kryetarit të ri. Sipas Shehit, ka ardhur koha që të mbyllet cikli i Berishës në PD, për të hapur një etapë të re për këtë parti. Por ish-kryeministri është kthyer tek opozita e stilit të tij: që për shumë konsiderohet një fazë e tejkaluar, edhe për demokracinë hibride shqiptare. Përmes postimeve të përditshme në Facebook, Berisha flet për administratën që po shkon drejt gijotinës, për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar apo me biznesmenë, për mbledhjet e qeverisë së re dhe vendimet antiligjore, ndërsa mesazhi i tij politik ka shkaktuar shpeshherë konfuzion me qëndrimin zyrtar të PD-së. E ardhmja në politikë

Sa më shumë zell tregon Berisha në politikën e ditës, aq më shumë shtohen pyetjet nëse ai do të tërhiqet ndon-

jëherë nga skena. Në këto javë të para, ish-kryeministri ka dhënë shenja të politikanit me kohë të plotë, edhe pse në axhendën e tij nuk mungojnë plane për një rol më distant ndaj aktualitetit politik. Vetëm pak ditë më parë, media raportoi për një zyrë të re të Berishës në ABA Center, pak metra nga apartamenti i tij. Ai është parë në këto ambiente pa shoqërues, ndërsa burime pranë tij bëjnë me dije se ka në plan të krijojë një Fondacion. Me këtë projekt, Berisha do të e c t e n ë g j u r m ë t e i sh-k r ye m i n istrave anglo-saksonë, që braktisin politikën aktive për një rol më akademik dhe elitar në pjesën e mbetur të karrierës së tyre. Dilemës së Berishës mund t’i vijnë në ndihmë edhe biografitë e liderëve botërorë që ai ka thënë se i vlerëson, si Margaret Thatcher apo Helmut Kohl. E para qëndroi për dy vjet si deputete pas dorëheq jes si kryeministre, e më pas iu nënshtrua pensionit politik, ndërsa ish-kancelari i Gjermanisë dha menjëherë dorëheq jen nga partia dhe politika, pas humbjeve në zgjedhje. Aktualisht, Berisha kalendet mes këmbënguljes për të qenë në vijën e parë të politikës dhe një trendi botëror, që shkon përkundër pasionit të tij më të madh. Javët e muajt në vazhdim do të përcaktojnë se cili do të jetë roli i ri i Sali Berishës në politikën shqiptare.

Në këta muaj të parë pas zgjedhjeve, ish-kryeministri Berisha vazhdon të tërheqë vëmendjen për rolin e tij qendror në politikë apo ndikimin në Partinë Demokratike. Si e shihni të shtrirë në kohë të ardhmen e tij politike?    Sali Berisha kur deklaroi dorëheq jen, ndër të tjera tha se do t’i përkushtohet PD dhe opozitarizmit e se do punojë për këtë 18 orë në ditë. Ai dha dorëheq jen, hapi garën për kryetarin e ri, nga i cili proces, mbi 40 mijë demokratë zgjodhën Lulzim Bashën, dhe duke mbajtur fjalën e dhënë, Sali Berisha po punon me të vërtetë 18 orë në ditë. Komentet se Sali Berisha ka dhënë një dorëheq je të rreme nga kryetar i PD-së keqpërdorin si argument aktivitetin e tij intensiv këto muaj e ditë. Këta harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë pjesën e sipërcituar të premtimit të Sali Berishës se do punojë 18 orë në ditë, premtim të cilin ai po e mban. Ndërkaq, nuk është faji i Sali Berishës se edhe sikur 18 minuta të punojë, prapë do të ndikojë fuqishëm politikën shqiptare dhe vetë Partinë Demokratike e jo më 18 orë. Por, nga ky angazhim total i Sali Berishës nuk i vjen dëm as Shqipërisë dhe as Partisë Demokratike, përkundrazi, veçse dobi, mjafton që Lulzim Basha, demokratët e tjerë, dhe faktorë të tjerë realisht opozitarë të punojnë 19 orë në ditë, përndryshe, opozitën përsëri, edhe pa dashur, do ta udhëheqë Sali Berisha dhe për mazhorancën qeverisëse, fajet do t’i ketë përsëri Saliu, kur paradoksalisht, në këtë skenar hipotetik, veç Sali Berisha është i pafajshmi.

2 Shenjat e para të stoicizmit politik ai i dha 4 ditë pas dorëheqjes, në një letër drejtuar një 16-vjeçari me emrin Gentjan, të cilit i premtonte se do të punonte 18 orë në ditë që PD të rikthehej në pushtet.”…do të më shohësh në krahun tënd dhe të të gjithë demokratëve të tjerë, 18 orë në ditë, në çdo aktivitet, në parlament dhe kudo, duke luftuar së bashku si luanë të vërtetë, gjersa PD-ja të fitojë përsëri”-shkruante ai. E deri tani, po i qëndron pikë për pikë këtij parashikimi.

Politika botërore ofron shembujt e ish-liderëve si Klinton apo Blair, të tërhequr nga politika aktive e të përfshirë në debatin publik përmes Fondacioneve, por edhe të Berluskonit apo Sarkozy, gjithnjë në kërkim të rikthimit të bujshëm. Ku e shihni Berishën në raport me këto modele? A ekziston një shans tjetër për të, apo zhvendosja drejt rolit të “senatorit” politik është e pashmangshme? Secili lider ka bërë zgjedhjen e vet, në rrethanat specifike të dhëna. Pavarësisht instrumentit të ndryshëm të përzgjedhur dhe intensitetit të ndryshëm të angazhimit të mëpasshëm, thelbi i vendimit të çdo lideri të sipërpërmendur, përfshirë Sali Berishën, është i përbashkët: nuk kanë dalë në pension, nuk i janë përkushtuar vetëm jetës private, por kanë vazhduar aktivitetin politik e shoqëror në atë masë dhe me ato mënyra, në përputhje me potencialin personal dhe në harmoni me kërkesën dhe nevojat e shoqërisë së cilës i takojnë.    


10

E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

www.mapo.al

Intervista Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi analizon zhvillimet politike në vend që lidhen me diskutimet e brendshme në PD, ditët e para të qeverisë “Rama” e deri tek nisma e tij më e fundit për krijimin e një njësie për prioritetet e qeverisë. Vokshi jep një opinion të saj edhe mbi të ardhmen politike të PD-së, rolin e Berishës dhe drejtimin e deritashëm të Bashës.

”Pakënaqësitë në parti”

Albana Vokshi: Konkurrenca e brendshme i bën mirë PD Intervistoi: Nevila Perndoj

D

Roli i Berishës “Sali Berisha ka qenë dhe do mbetet gjithnjë figura nr 1 e Partisë Demokratike, lideri moral i saj. Gjykoj se gjithmonë është provokuar një reaksion kimik rreth imazhit të lidershipit dhe të vet Partisë Demokratike, kësaj force epokale që mundësoi lirinë e shprehjes dhe të mendimit ndryshe. Jam e sigurt që PD ka mjaftueshëm kapacitete, energji dhe optimizëm për t’u ringritur e krijuar një fizionomi të re të mbështetur gjithnjë në trashëgiminë më të pasur politike të Sali Berishës dhe forumeve të tjera drejtuese të saj ndër vite”.

eputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, e sheh pozitiv faktin që në PD ka mendime, alternativa apo edhe qasje të ndryshme. Por si e sheh ajo të ardhmen politike të PD-së, ku gaboi kjo forcë politike gjatë qeverisjes së saj, çfarë roli do të luajë gruaja në politikat e ardhshme të kësaj partie, dhe si i sheh ajo ditët e para të qeverisë “Rama”? Për të gjitha këto dhe jo vetëm, Vokshi përgjigjet në një intervistë për gazetën “Mapo”. Znj. Vokshi, në PD kanë ndodhur shumë ndryshime që pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Zoti B erisha dha dorëheqjen, duke marrë përsipër humbjen e zgjedhjeve, ndërsa partia drejtohet nga zoti Basha. A keni ndonjë koment për këtë rotacion brenda PD-së, dhe si e vlerësoni drejtimin e deritanishëm nga kryetari i ri? Zoti Berisha është padyshim politikani më i rëndësishëm i periudhës post-komuniste dhe tranzicionit demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë. Pothuajse të gjitha reformat politike, ekonomike dhe sociale të dy dekadave të fundit kanë qenë më shumë se çdo gjë tjetër produkt i vizionit, mendimit dhe drejtimit të zotit Berisha. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe gjatë periudhës 8 vjeçare të qeverisjes socialiste, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u punua për thellimin e pikërisht atyre reformave të projektuara më parë nga zoti Berisha dhe qeveria e tij. Në aktivitetin e tij, shumë njerëz mund të gjejnë vend për kritika, por sido që të jetë, askush nuk mund të mohojë rolin dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në reformimin e vendit dhe shoqërisë sipas parimeve dhe idealeve demokratike perëndimore. Proceset e thella liberalizuese të shoqërisë, ndërtimi i një demokracie funksionale, integrimi i vendit në gjirin e familjes perëndimore, veçanërisht në NATO dhe Bashkim Europian, reformat e thella dhe konsolidimi i ekonomisë së tregut, modernizimi i infrastrukturës janë përparime që i detyrohen zotit Berisha më parë dhe më shumë se çdo kujt tjetri. Roli i zotit Berisha në krye të Partisë Demokratike ka qenë edhe më shumë vendimtar. Partia Demokratike është e vetmja parti që lindi menjëherë pas rënies së komunizmit në gjithë Europën Lindore e cila ende vijon të jetë forcë kryesore politike në vendin e vet. Në pothuajse të gjitha vendet e tjera, partitë që udhëho-

qën ndryshimet politike dhe ekonomike pas rënies së komunizmit, ose nuk ekzistojnë më ose kanë humbur çdo ndikim e rëndësi politike. Partia Demokratike e Shqipërisë është ndër përjashtimet e vetme në këtë kuadër. Dhe merita për këtë është pikërisht e Zotit Berisha që jo vetëm e ka udhëhequr me sukses Partinë Demokratike por që përmes arritjeve të qeverive të tij e ka mbajtur PD-në një alternativë kryesore dhe të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Është më se e natyrshme që për asnjë institucion apo organizate nuk është e thjeshtë që të ndahen nga udhëheqësit që i kanë themeluar dhe formësuar ato. Edhe për anëtarët dhe drejtuesit e PD-së largimi i Zotit Berisha nga kreu i partisë ishte një ngjarje e vështirë dhe jo e dëshiruar. Por ashtu si për çdo gjë tjetër, edhe procesi i post zgjedhjeve të qershorit në PD, lidhet me “Patentën politike” të Berishës, si një markë unike, që vendosi për herë të parë një standard të lartë të marrjes së përgjegjësisë brenda një partie politike. Dorëheqja e zotit Berisha ishte jo vetëm një akt thellësisht demokratik dhe i përgjegjshëm, por edhe dëshmi e vizionit të tij për të ardhmen e PD-së, pasi me këtë veprim ai hapi rrugën për një brez politikanësh të rinj dhe të aftë për ta drejtuar PD-në në këtë epokë posttranzicioni që ka filluar në Shqipëri. Zoti Basha, në mendimin tim, është pikërisht një ndër politikanët më vizionarë, frymëzues dhe modernë të Partisë Demokratike. Është shumë shpejt të vlerësosh punën e tij në krye të PD-së, por një gjë është e qartë që tani: Zoti Basha ka pasur një karrierë profesionale dhe politike shumë të suksesshme dhe ka ngjallur optimizmin dhe besimin e gjithë anëtarësisë së PD-se. Nën kryesimin e z. Basha, Partia Demokratike tashmë është përfshirë në një veprim opozitar shumë aktiv, e vendosur për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë ndaj një “regjimi shkatërrimi” që Edvin Rama po përpiqet të vendosë e që nuk mund të neglizhohet. Haptas dhe me ‘vulë dykrenore” po shkelet Kushtetuta e Shqipërisë, po shkelen marrëveshje dhe ligje që janë votuar NË MËNYRË KONSENSUALE me shumicë të cilësuar në Parlament dhe që janë kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, siç është edhe ligji për nëpunësit e shërbimit civil, po shkelen ligje të tjera të rëndësishme si ai i

“Në mendimin tim është pozitive për PD-në, por edhe për vendin në përgjithësi që në PD ka mendime, alternativa dhe qasje të ndryshme. Konkurrenca e brendshme jo vetëm që është garanci për rritjen e cilësisë në drejtuesit e partive politike, por ajo është edhe garanci për një qeverisje liberale kur këto parti vijnë në pushtet”.

prokurimeve etj. Z. Basha ka premtuar udhëheqjen e një opozite ndryshe nga ajo e deritanishmja, ka premtuar një opozitë jo penguese, jo bllokuese për integrimin dhe jo regresive. Ne do të jemi një opozitë e fortë, e mirëpërgatitur, progresiste, me platformë dhe ide të qarta dhe konkrete, e vendosur të përdorë çdo mjet demokratik për t’i ndenjur çekan mbi kokë mazhorancës që ajo të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Ne do jemi opozita që do punojë çdo minutë e çdo sekondë në dobi të interesave të qytetarëve shqiptarë, për t’i rritur atyre mirëqenien, por edhe për t’i ruajtur dinjitetin dhe respektin që ata meritojnë!! A keni një parashikim politik për të ardhmen e PD-së? Ku e shihni atë, dhe nisur nga disa qejfmbetje nga zëra jo pak të rëndësishëm në PD, a mendoni se mund të ketë plasaritje raportesh brenda saj? Është e çuditshme që debatet, kritikat madje edhe përplasjet e qasjeve dhe rrymave konsiderohen rëndom si plasaritje, çarje, thyerje. Me sa duket kjo është një nga ndikimet ende të pashuara të regjimit të vjetër, kur partia imagjinohej si një gjë solide, e njëtrajtshme e bashkuar në mënyrë unanime rreth udhëheqësit. Në mendimin tim është pozitive për PD-në por edhe për vendin në përgjithësi që në PD ka mendime, alternativa dhe qasje të ndryshme. Konkurrenca e brendshme jo vetëm që është garanci për rritjen e cilësisë në drejtuesit e partive politike, por ajo është edhe garanci për një qeverisje liberale kur këto parti vijnë në pushtet. Këtu nuk dua të them që ekstremi tjetër, përplasjet e vazhdueshme dhe luftërat e brendshme janë të mira për një parti. Një nivel i moderuar debati dhe përplasjesh është gjithnjë i shëndetshëm. Duhet pasur parasysh që partitë janë bashkime vullnetare njerëzish, në to vazhdimisht do hyjnë dhe do dalin njerëz dhe natyrisht edhe në PD mund të ketë largime anëtarësh sikurse ka patur gjithmonë, por në thelbin e tyre debatet dhe kundërshtitë e alternativave të ko-


E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

11

www.mapo.al

Beteja e fotove "Rama s'ka axhendë pune, dhe as program për qeverisje"

hëve të fundit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë forcuar frymën demokratike brenda partisë sonë. Respektimi i parimeve të demokracisë së brendshme, transparencës së vendimmarrjes dhe dëgjimi i zërit të çdo demokrati jam e sigurt që do ta rikthente PD në shumicë në përballjen e parë elektorale. Mazhoranca e shumtë në numër e “qershorit” po ngel në provim-premtimet e “vjeshtës qeverisëse”. Veprimet/vendimet/të javës së parë në karrigen e Kryeministrit na sigurojnë edhe një herë që kemi para një “një kështjellë rëre” që do të rrëzohet nga era e pazareve të posteve ministrore dhe “borderosë së deputetëve në pritje”. Shqiptarët nuk do të lejojnë të tregohen për një version të ri të legjendës së Kështjellës së Rozafës, “Demokratët ndërto dhe socialistët shkatërro!!” Zgjedhjet për kryetarin e ri në PD u imponuan si pasojë, jo vetëm e humbjes, por edhe rezultatit që kjo forcë politike mori në zgjedhjet parlamentare në 23 qershor. Ku mendoni se gaboi PD-ja gjatë këtyre 4 viteve? Nuk jam krejtësisht dakord me konstatimin tuaj. Është bindja ime se zoti Berisha do të ishte dorëhequr sado e ngushtë të kishte qenë humbja. Tërheqja e tij nuk ishte rezultat i thellësisë së humbjes, por i botëkuptimit dhe vizionit të tij politik për të ardhmen e Partisë Demokratike. Në një kuptim, është e vështirë të flitet për humbje thjesht për shkak të gabimeve. Humbja e një partie në zgjedhje është një gjë normale në çdo shoqëri demokratike. Humbja pas dy mandatesh qeverisje është pothuajse gjë e sigurt në çdo demokraci, me përjashtime shumë të rralla. Rotacioni i pushtetit është jo vetëm një gjë e natyrshme, por edhe vetë thelbi i pluralizmit demokratik. Në një kuptim tjetër, humbja jonë mund të quhet e pamerituar dhe ndoshta mund të evitohej. Është fenomen i ditur që qeverisja në vetvete mbart rrezikun e konsumimit, lodhjes dhe stanjacionit. Në dy mandate, këto efekte ndjehen më shumë. Mbase, nëse gjatë mandatit të dytë qeverisja do të ishte rigjallëruar me prurje të reja dhe më energjike, por edhe me politika të reja në disa drejtime, këto efekte mund të ishin zbehur. Por kjo mbetet thjesht në kuadrin e hipotezave. Gjithsesi, unë jam e bindur se humbja më së shumti erdhi nga strategjia korruptive

e kundërshtarit politik për blerjen e votës e sidomos nga përqafimi në masë i politikave të premtuara gjatë fushatës elektorale, krejtësisht populiste dhe aspak realiste të Partisë Socialiste. Për një pjesë të mirë të njerëzve këto propozime bombastike ngjallën shpresë dhe kontrastuan thellësisht me qëndrimet tona realiste. Fushata “Basha-Olldashi” për postin e kryetarit të PD-së, foli ekskluzivisht për disa nga arsyet e humbjes. Komunikimet e të dy kandidatëve, në të gjitha strukturat e PD-së në rrethe, u përqendruan në një analizë paraprake të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Në ditët në vijim pritet që të fillojë një diskutim i gjerë dhe i hapur më bazën demokrate, i cili pritet të bëjë edhe një analizë më të thelluar e që do t’i paraprijë zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese të PD-së. Referuar pyetjes tuaj direkte, lidhur me mandatin e dytë qeverisës mund të them se në një revolucion reformash për të shmangur recensionin, për të jetësuar ëndrrën shqiptare të shekullit, lëvizjen pa viza në Evropë dhe për të ndërtuar rrugë që bashkuan kombin, vetëm cinikët nuk besojnë se në “vrap pune” rrëzohesh për t’u ngritur! Pra, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit nuk duhet konsideruar si fundi i botës, por si një fillim i ri, një fazë e re për këtë parti. Asnjë demokrat nuk duhet të ketë luksin që “të qajë” e të ankohet për humbjen, por që të gjithë demokratët dhe të gjitha partitë e spektrit të djathtë duhet të bashkojnë mendimet, idetë, platformat, energjitë dhe entuziazmin në mënyrë që ta risjellim opozitën aktuale në pushtet sa më parë. Duke mbetur tek kjo pyetje, sa përgjegjësi ka Lidhja e Gruas Demokrate në humbjen e PD-së? A parashikon ky forum ndonjë analizë për këtë çështje? Pjesëmarrja e grave në fushata elektorale, e sidomos vota tyre është një trend që po prek pozitivisht jetën politike, jo vetëm në Partinë Demokratike. Sondazhet e para tregojnë se gratë kanë votuar më së shumti për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit. Është tejet e rëndësishme që kjo votë e grave të lexohet ashtu si duhet në Partinë Demokratike në mënyrë që të ngrihet më shumë niveli i përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e strukturave të saj (sidomos në nivele vendimmarrëse në degë apo në qendër) si dhe të

“Beteja” e sajuar e “fotove” të “paparacit” Rama, në thelb synon shmangien e vëmendjes së shqiptarëve nga çështjet thelbësore, të mbajtjes së premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për shëndetësi e legalizime falas, heqjen e tatimit për ushqimet bazë, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, heqjen e taksës së biznesit të vogël etj. E ashtuquajtura “betejë” e fotove veçse dëshmon edhe një herë që Rama nuk ka as axhendë pune, e jo më program për të qeverisur

“Mazhoranca e shumtë në numër e “qershorit” po ngel në provim-premtimet e “vjeshtës qeverisëse”. Veprimet/vendimet/ të javës së parë në karrigen e Kryeministrit na sigurojnë edhe një herë që kemi para një “një kështjellë rëre” që do të rrëzohet nga era e pazareve të posteve ministrore dhe “borderosë së deputetëve në pritje”. Shqiptarët nuk do të lejojnë të tregohen për një version të ri të legjendës së Kështjellës së Rozafës, “Demokratët ndërto dhe socialistët shkatërro!!”

forcohet më shumë roli i tyre në jetën politike të Partisë Demokratike. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe nga Kryetari i PD z. Basha, të gjitha strukturat e PD, përfshirë këtu edhe Organizatat Partnere të saj: Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratikë (FRPD), do t’i nënshtrohen procesit të një analize të thellë e cila nuk do bëhet qëllim në vetvete, për t’i vënë gishtin njerëzve, apo si “gjueti shtrigash” por do fokusohet kryesisht në atë se si ne mund të korrigjojmë e të trajtojmë ato çështje që nuk arritëm t’i bëjmë ashtu si duhet në kohën e Qeverisjes. Zëri i çdo demokrati e demokrateje duhet dëgjuar me vëmendje!! Është shumë e rëndësishme që rezultati zgjedhor të analizohet edhe në aspektin gjinor apo të grupmoshave. Përderisa pritshmëria është që anëtarësia e LDGSH dhe FRPD të jenë pjesë e integrale e PD-së dhe pjesë e vendimmarrjes së PD, në mendimin tim, është e rëndësishme një analizë e përbashkët, që do të ishte edhe hapi i parë i afrimit të tre strukturave duke bërë të mundur edhe bashkëveprimin për fillimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e strukturave të PD. A pritet të ketë ndonjë risi në ristrukturimin e Lidhjes Demokratike të Gruas? Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka përmbyllur që prej një viti procesin e zgjedhjeve në të gjitha degët e saj. LDGSH është forumi politik më i madh i grave në Shqipëri dhe numëron rreth 20 mijë aktiviste. Ne po negociojmë për një raport të ri të LDGSH në vendim-marrjen e Partisë Demokratike. Po konsultohemi edhe me forumet politike të grave, të partive të djathta europiane për të parë sesi e kanë rregulluar bashkëjetesën politike në “partinë e burrave”. Ka një debat publik mbi rolin e zotit BerishanëPD,tashmëqëkadhënëdorëheqjen. Shumë analistë mendojnë se ai vazhdon të jetë ende kryetari “de facto” i partisë. Ju vetë, si e shihni ndikimin e zotit Berisha? A duhet PD të krijojë një fizionomi të re apo duhet t’i qëndrojë besnike trashëgimisë së liderit historik? Nuk ka nevojë të përsëris që kryetari i zgjedhur për herë të parë në mënyrën më demokratike bazuar në parimin “një anëtar - një votë” është z. Lulzim Basha. Por, është e sigurt që Sali Berisha gjithmonë do të prodhojë lajm. Duket se analistët apo pseudo analistët e kanë të vështirë të bëjnë analiza pa u ngacmuar nga karizma e tij. Lideri historik i demokratëve renditet në kastën e udhëheqësve botërore me një CV politike të ndërtuar mes betejave të forta jo vetëm me genetikët e “bllokut hoxhist”, por edhe me skeptikët influentë për të paragjykuar deri edhe ekzistencën shqiptare. Sali Berisha ka qenë dhe do mbetet gjithnjë figura nr. 1 e Partisë Demokratike, lideri moral i saj. Gjykoj se gjithmonë është provokuar një reaksion kimik rreth imazhit të lidershipit dhe të vet Partisë Demokratike, kësaj force epokale që mundësoi lirinë e shprehjes dhe të mendimit ndryshe. Jam e sigurt që PD ka mjaftueshëm kapacitete, energji dhe optimizëm për t’u ringritur e krijuar një fizionomi të re të mbështetur gjithnjë në trashëgiminë më të pasur politike të Sali Berishës dhe forumeve të tjera drejtuese të saj ndër vite. Znj. Vokshi, këtë periudhë kohe duket se po bëhet politikë “me foto”… A keni ndonjë koment për ditët e para të qeverisë “Rama”? Në mendimin tim, bilanci i ditëve të para të qeverisë “Rama” mund të përmblidhet me pak fjalë: Shkelje e Kushtetutës, shkelje e ligjeve, luftë dhe kërcënime ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura, dhe spastrim politik i administratës. Nëse do të analizonim pak

më gjerësisht qeverinë dhe qeverisjen mund të ndalesha në disa pika konkrete: Qeveria e parë e stërmadhe me 21 anëtarët do t’i kushtojë rreth 2 mln USD buxhetit të shtetit, pra taksapaguesve shqiptarë; Akti i parë antikushtetues, që është heqja e fotos së Kreut të Shtetit të cilit Kushtetuta i ngarkon përfaqësimin e unitetit të popullit, të sjell ndër mend “luftën e klasave” të Enver Hoxhës; 6 vendimet e para të kësaj qeverie kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave; Premtimi i parë i mbajtur i Ramës si Kryeministër ishte kërcënimi i paprecedent ndaj opozitës: “Prisni, se s’keni parë ende dhunën”; Rekordi i parë i Ramës në politikën e jashtme: boshatisja e sallës së Kuvendit të Kosovës pas injorimit që i bëri figurës së Rugovës, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës; Gafa e parë e Ramës po në politikën e jashtme kur barazoi minoritetin maqedonas në Shqipëri i cili është vetëm 0,2% me shqiptarët e Maqedonisë që janë 25% , në disa komuna edhe 50% dhe etni shtetformuese dhe së fundmi edhe Kodi i Heshtjes apo Kodi i parë i territ i miratuar tashmë. Sa i përket fotove mund të them se shqiptarët kanë tolerancë në humor, por nuk e pranojnë talljen. “Beteja” e sajuar e “fotove” të “paparacit” Rama, në thelb synon shmangien e vëmendjes së shqiptarëve nga çështjet thelbësore, të mbajtjes së premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për shëndetësi e legalizime falas, heqjen e tatimit për ushqimet bazë, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, heqjen e taksës së biznesit të vogël etj. E ashtuquajtura “betejë” e fotove veçse dëshmon edhe një herë që Rama nuk ka as axhendë pune, e jo më program për të qeverisur. Rama po e kupton se kanë filluar t’i numërohen ditët e tij të qeverisjes dhe nga hutimi po bën autogola në portat e pushtetit të tij. Duke mbetur tek kjo çështje, pak ditë më parë Rama foli edhe për ngritjen e një strukture të posaçme për prioritetet e qeverisë. A keni ndonjë koment për nismën në fjalë? Dua t’i tregoj Kryeministrit Rama që kjo iniciativë është shumë e hershme e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore. Projekti ka nisur që në vitin 2004 dhe ka në bazë Sistemin e Planifikimit të Integruar (SPI). Për t’i kursyer kohë si Kryeministër, e që të ketë më shumë kohë si fotograf, do ta këshilloja që t’i referohet Vendimit Nr. 692 të Këshillit të Ministrave, datë 10.11.2005, Për Hartimin e Strategjisë së Ripunuar “Konsolidimi i Një Sistemi Planifikimi të Integruar në Shqipëri”. SPI mishërohet në ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, duke specifikuar edhe parimet dhe proceset përbërëse. SPI ka për qëllim të sigurojë një kuadër të gjerë planifikimi, brenda të cilit të gjitha politikat dhe proceset kryesore planifikuese, financiare, e monitoruese të qeverisë funksionojnë në mënyrë koherente, eficiente dhe të integruar. SPI është sistemi vendimmarrës kombëtar kryesor për të përcaktuar drejtimin strategjik dhe akordimin e burimeve. Për të siguruar zbatimin e SPI-së u krijua Fondi i Besimit të SPI-së (IPS Trust Fund) në vitin 2007, me fonde të shumë donatorëve, me qëllim ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e saj. Në fazën e parë u dhanë 7.19 milionë $. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e këtij projekti, e financuar po nga Banka Botërore, e cila ka akorduar një fond më shumë se 3 mln dollarë. Pyetja ime për Kryeministrin Rama është: Çfarë do të bëjë me mbi 10 mln dollarët e shpenzuar nga donatorët pikërisht për ngritjen e kapaciteteve të të gjitha ministrive të linjës për të bërë prioritizimin e objektivave???


12

e shtunĂŤ-e diel, 28-29 shtator 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 28-29 shtator 2013

13

www.mapo.al

Zogaj në 7 ditë Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Fotot e postuara nga Rama, një tallje me zgjedhësit Megjithëse fizikisht në SHBA, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë gjithë javës në Shqipëri me publikimin prej tij të fotove me pamje “rrënimi” nga bodrumet e Kryeministrisë, apo nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Deputetja e PD-së, Jonida Tabaku është kundërpërgjigjur me foto të tipit “Tirana dje”(me Ramën) dhe “Tirana sot” (Me Bashën). Ç’do të thotë kjo? A mos zoti Rama po e tërheq opozitën dhe median në debate periferike për të larguar vëmendjen nga g jërat më thelbësore të qeverisjes së tij? Nuk ka arritur dot në Nju Jork Kushdo që informohet sadopak për këtë lojë kalamajsh, e para gjë që mendon është ajo se kryeministri nuk ka arritur dot në SHBA. Nuk ka arritur mendërisht, shpirtërisht, kulturalisht, pasi fizikisht atje është. Avioni të merr dhe të çon në Nju Jork, në Londër, në Paris dhe në çdo qytet tjetër të perëndimit, por asnjë avion, asnjë disk fluturues, asnjë mjet tjetër nuk të çon dot në destinacionin kulturor dhe etik që mishëron ky Perëndim nëse nuk ke predispozitat e brendshme për të qenë i tillë. Se si më vjen kur mendoj se njëherësh me foton e parë që ka bërë me presidentin Obama, kryeministri i vendit tim ka postuar për publikun e tij edhe një foto me plehra, të shkrepur në një si pubelë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Madje duke e ditur tashmë se fotoja me Obamën në takimet e tij të kortezisë me dhjetëra kryetarë shtetesh e qeverish të botës, edhe pse një kujtim i bukur, është prapëseprapë rutinë dhe nuk thotë asgjë tjetër, këtë foton e plehrave e ka porositur e dërguar me një gëzim të shtuar duke qenë se sipas mendjes së tij, një foto e tillë turpëron qeverinë e mëparshme dhe cakton pikënisjes e startit të Rilindjes! Përveçse një gjest i padenjë për një burrë shteti, kjo është pikësëpari një tallje me zgjedhësit e së majtës, të cilët kanë votuar pikërisht sepse sipas bindjes së tyre punët nuk shkonin mirë me qeverinë e mëparshme. Jo thjesht këto të plehrave të harruara apo të hedhura vend e pa vend, se plehra mund të fotografosh sa të duash në territorin tonë dhe kudo gjetkë madje, por punë shumë më të rëndësishme. T’u postosh foto të tilla pasi u ke marrë votën, është t’i trajtosh ata si injorantë, për të mos thënë një gjë edhe më të rëndë. Por kemi këtu edhe një spekulim të ulët nga ato që nxjerrin në pah natyra të prishura. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është një kompleks ku gjen ishuj perëndimorë dhe ishuj socialistë. Ka pavijone ku gjen standarde bashkëkohore, ka të tjera ku nuk është vënë dorë prej vitesh. Gjatë katër viteve të kaluara, shëndetësinë e kanë qeverisur ministrat e LSI-së, që sot është sërish në qeveri me zotin Rama dhe me ministrin e ri të Shëndetësisë, zotin Beqja. Do të dëshiroja shumë që zoti Beqja të mos ketë dorë në historinë perverse të fotove; integriteti i tij do të merrte një goditje të rëndë nëse do të ishte i përfshirë. Vetëm vogëlsia do të tundohej të bënte kauzë me një foto plehrash, apo me mobilje që

qenkan zbuluar në bodrumet e Kryeministrisë. Këtu as intrigë për të intriguar kureshtjen e publikut nuk ka. Qeveria “Berisha” ka ikur. Nëse Rama po i bën zyrat nga e para sipas shijes së tij, me vullnetarë apo me projekt të huaj, me paratë e qeverisë apo me donacione, e vetmja gjë për të cilën kërkohet transparencë është sa kushtojnë këto ndërhyrje, kush po i financon. Nëse ka një projekt të vjetër italian për kthimin në identitet të godinës, që nuk është përfillur fjala vjen nga kryeministrat e mëparshëm, Rama mund ta përfillë, por me transparencë dhe kryesorja pa u marrë me të tjerët. Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka dalë ‘kundër qeverisë’ duke deklaruar se Policia e Shtetit po përsërit punë të bëra nga inspektorët lokalë të ndërtimit, duke dekonspiruar kështu aksionin për show të strukturave qendrore të qeverisë së re… Vendorët më pranë së vërtetës Nuk mendoj se ka dalë kundër qeverisë për këtë çështje Shpëtim Gjika, edhe pse nuk do të befasohem po ta dëgjoj ndonjë ditë të kundërshtojë kryeministrin apo ministrat në emër të interesit publik të bashkëqytetarëve të tij. E njoh zotin Gjika si një kryebashkiak me integritet. Por kësaj radhe ai ka mbrojtur të drejtën e autorit, siç themi në art, për punët e kryera nga Bashkia, të cilat autokombajna propagandistike e qeverisë kërkon t’i bëjë të vetat për show. Nuk dua ta lexoj ndryshe zotin Gjika, por lejohem të them se jemi në një linjë në lidhje me qasjen propagandistike që ka zoti Rama. Unë kam opinionin tim, të shprehur tashmë, se parimi i kësaj qeverie është “puna diçka, propaganda gjithçka”. Pa hyrë në të thella dhe pa kaluar në përgjithësime, zoti Gjika, socialist njëzet e katër karatësh, u thotë të vetëve në Tiranë: Zotërinj, nuk mund të dubloni punën tonë për t’u dukur sikur po punoni, nuk mund të shisni dy herë të njëjtën punë, se një herë shitet si punë ajo e shkretë, herën e dytë vetëm si show mund të shitet. Kjo është. Por në xixat e para që po lëshon marrëdhënia e Ramës me kryebashkiakë të ndryshëm del në pah, tashmë në një dritë tjetër, se realiteti që ka krijuar në mendjen e tij kryeministri nuk është ai që njohin e prekin me dorë prej vitesh drejtuesit e pushtetit lokal. Këta janë më pranë së vërtetës. Kryeministri duhet të afrohet gjithashtu pranë saj. S’ka gjë se duhet të rikonsiderojë përbetimet dhe stilemat e tij propagandistike. Është shtyrë ligji i nëpunësit civil, një prej ligjeve që u bë pengesë për marrjen e statusit pasi opozita e atëhershme, e mazhoranca e sotme, refuzonte ta votonte. Ligji u votua në maj, por pengohet tani. Opozita ka reaguar ashpër ndaj kësaj duke lexuar te ky vendim dëshirën për të shtyrë marrjen e statusit që kreditet mos t’i marrë qeveria paraardhëse. Një shaka me shumë të panjohura me nenin e fundit Do të ishte një shaka tepër e hidhur me shumë të panjohura po të ishte kështu. E bllokuan një vit statusin për të mos i dhënë kredite politike

qeverisë, tani paskan nevojë ta bllokojnë prapë për të mos i dhënë kredite ish-qeverisë! Jo, jo, nuk mund të jetë kjo. Qeveria vërtet ka interesa konkrete që kërkon t’i realizojë duke dribluar ligjet apo konsensusin me opozitën, por nuk mund të ketë rënë kaq poshtë sa të provokojë me dashje një shtyrje të dytë të marrjes së statusit. Unë mendoj se shtyrja e afatit të hyrjes në fuqi të ligjit ka vetëm një qëllim: të mundësojë spastrimet “me duar të pastra” në administratë, në funksion të punësimit të sa më shumë militantëve dhe kandidatëve që kanë dorëzuar CV-të e tyre në Partinë Socialiste. Militantët kërkojnë gjithmonë, ne kemi qenë vetë deputetë dhe e dimë këtë. Po ashtu edhe të diplomuarit që kanë filiacion socialist apo kanë aplikuar pranë kësaj partie pas ardhje së saj në pushtet. Në këtë rast, PS dhe LSI kanë në dispozicion postet politike të çdo niveli që demokratët i kanë lënë apo po i lënë. Kanë në dispozicion gjithashtu mundësi të tjera në vende pune që nuk janë pjesë e shërbimit civil. Vetë ligji nuk pengon ripërtëritjen e administratës konform rregullave të qarta. Pra ekzistojnë hapësira. Por këta me sa duket, e duan gjithë hapësirën, duke rrezikuar kësisoj gjëra të mëdha. Po rrezikojnë ta kthejnë vendin në pikën zero në lidhje me statusin e nëpunësit civil. Do të thotë “le të vijë zoti në këtë vend, lë të bëjmë ligje që nuk i ka kush, qeveritë ia gjejnë gjithnjë anën ta bëjnë administratën një bisht të partive respektive”. Po rrezikojnë ndoshta edhe marrjen e statusit. Kjo duhet verifikuar mirë. Me statusin nuk mund të luhet më. Asnjë justifikim, asnjë synim tjetër, asnjë alibi nuk vlen këtu. Opozita është në misionin e saj të mbrojë ligjin dhe konsensusin. Në mos opozita, kush tjetër? PD ka hapur një portal për ata që pushohen nga puna padrejtësisht… Opozita e ka detyrim mbrojtjen e nëpunësve civilë Mendoj se ka bërë mirë. Po fryn një erë spastrimesh që rrezikon të bëjë viktima edhe nëpunës civilë me status. Ky veprim i opozitës me të madhe mund të ndikojë që tundimet atavike të fshesës të frenohen. Nga ana tjetër, PD ka mundësi të njohë më mirë, me fakte konkrete, gjendjen reale dhe mbi ketë bazë të ndërtojë opozitën e saj të argumentuar e të fortë. Së fundi, PD ka ofruar asistencë ligjore për të larguarit padrejtësisht dhe kjo do të jetë një ndihmë konkrete që ata të ankimojnë në rrugë ligjore padrejtësinë e pësuar. Z. Meta e ka ‘tërhequr’ mazhorancën duke thënë se SHQUP nuk është çështje kryesore e mazhorancës dhe ai gjithashtu i ka dhënë një zyrë në Kuvend ish-kryeparlamentares Topalli. A duket sikur pushteti i madh një njeri të paktën e bën më të mirë? Kur s’flas për Metën, jam duke e lavdëruar Meta nuk ka qenë ndonjëherë njeri i keq. Kundërshtarët e tij politikë, përfshirë mua, kanë kritikuar apo denoncuar në kohë të ndryshme akte dhe veprime konkrete të tij në postet që ka mbajtur në ekzekutiv. Nuk është fisnike t’i rikujtojmë sa kohë që si kryetar Kuvendi ka mbajtur

disa qëndrime dhe ka bërë disa gjeste që shkojnë në favor të klimës bashkëpunuese që duhet të karakterizojë jetën institucionale dhe politike në vend. Ndoshta është posti specifik i kryetarit të Kuvendit dhe roli i kingmaker-it që ia mundësojnë pozicionin që po mban. Unë nuk dua të shtyhem më tej në këtë trajtim. Meta e di me kohë se kur nuk flas për të, jam duke e lavdëruar. Këtë e thashë për shaka. Ndërkohë, rendi dhe qetësia kanë qenë temë kryesore e medias. Ka patur disa atentate me bomba të telekomanduara dhe është ironike që z. Sajmir Tahiri që ironizonte z. Flamur Noka si ministër për uljen e krimit këmbëkryq, tani po e përjeton vetë këtë situatë… Në rend prin inteligjenca, pastaj vjen forca Jemi akoma në javët e para. Dëshiroj që kjo të shihet në të dyja anët e medaljes. Do të thotë se ministri nuk ka patur ende kohë ta tregojë vetën. Do të thotë gjithashtu se “rutina” apo përkeqësimi në rend mund të kthehen pas debutimit plot vrull, pasion e përkushtim të ministrit Sajmir Tahiri. Unë uroj të parën, sigurisht. Në çdo pozicion politik që kam patur, e kam konsideruar të shenjtë mbështetjen e forcave të rendit, mbështetjen e forcimit të rendit. Në parim- dhe kjo tezë nuk është imja- kam besuar e besoj se rendi është pasojë e bashkëveprimit të shumë faktorëve shoqërorë, ekonomikë, kulturorë, trashëgimorë e tjerë, pra në thelb as përmirësohet, as përkeqësohet në vetvete, si ishull i izoluar. Së dyti, konceptimi i rendit si forcë, apo vetëm si forcë, është naivitet. Në rend, sidomos në rend, prin inteligjenca. Në këtë kuptim, nuk më kanë pëlqyer disa fjalë të zotit Tahiri kur mblodhi krerët e policisë, me grada të larta dhe përvojë të madhe shumica prej tyre dhe u tha me ton dhe me një nëntekst të dukshëm mosbesimi “nga ky moment jeni në provë të gjithë”. Kjo ishte një e folur pa respekt e një ministri politik për kuadrot e lartë të policisë dhe unë po e them tani se pa respekt nuk bëhet as lufta, pale rendi në një vend demokratik si Shqipëria e vitit 2013. Po ashtu, edhe pse nuk mund të vë dorën në zjarr për asnjeri, shkarkimet kaq masive me psikologjinë e tabula rasa, e ngrenë shumë lart stekën e pritshmërisë nga ky ministër. Ai ka marrë shumë zotime. Shoh se i është lënë fusha e hapur. Kjo është shumë interesante. Në këto kushte, përgjegjësia e tij do të jetë e dyfishtë nëse realiteti i rendit nuk i përgjigjet me shifra dhe tregues të matshëm. Ish/anëtarja e KQZ, Albana Shtylla, e dorëhequr nga ky institucion si e ‘depolitizuar’ ka pranuar një emërim politik nga mazhoranca e re duke u bërë Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit Depolitizimi ka qenë politik Nuk kam ndonjë të dhënë specifike për rastin në fjalë. Depolitizimi, me sa duket, ka qenë politik kur zonja ka dhënë dorëheqjen. Gjithsesi, unë së paku nuk dëshiroj t’i kundërshtoj socialistët për çfarë kam pranuar nga demokratët. Fituesit e marrin edhe këtë post. Nuk ka ndonjë të keqe.


14

e shtunë-e diel, 28-29 shtator 2013

www.mapo.al

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


shënime

botimi

Adam Michnik kërkon sensin e humbur të postkomunizmit

Shqipëria nën sundimin osman

Michnik është ndër individët më të spikatur të kohës sonë, një nga ata njerëz që mund të konsiderohen si ndërgjegjja kritike e tranzicionit postkomunist

Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

recensa

Lleshanaku Bashkim Shehu, midis lojës dhe dëshmisë Identifikimi me këtë histori (rrëfimi në vetën e parë), ngushton lirinë e shkrimtarit, ngushton hapësirën e tij imagjinare, trillin, lojën. Sepse letërsia është një lojë, një lojë që me sa duket, Bashkim Shehu, e ka të fituar me këtë roman.

Jozefina Topalli:

pyetsori i prustit

Arian Leka: Vetë letërsia një gënjeshtër e stilizuar estetikisht Lumturia, suksesi, admirimi, frika, pengu, gjykimet për të tjerët dhe për veten të një prej zërave më të veçantë të poezisë bashkëkohore

'Takimi' im me Ayn Rand në shqipërinë komuniste Ndodh që një libër i vetëm të kthehet në një kujtim, në mikun më të mirë dhe të sinqertë në një moment të caktuar të njeriut. Kështu i ka ndodhur dhe politikanes Jozefina Topalli me librin “Ne të gjallët”, të autores Ayn Rand, i shkruar në vitin 1936 dhe i përkthyer në shqip për herë të parë në vitin 1982...(!) Po po, është e vërtetë historia e dashurisë së gruas me emrin Kira, që ngrihet si fortesë kundër regjimit totalitar, idetë liberale që autorja Ayn Rand përcillte përmes historisë së saj, përktheheshin fshehurazi në qoshen e një dhomë të një shtëpie private në qytetin e Shkodrës nga një vajzë e re jo më shumë se 18 vjeç, e cila quhej Jozefina Çoba.

Faqe 15


Personazh

16

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

www.mapo.al

Si e zbuloi ish-kryeparlamentarja në vitin 1982 librin “Ne të gjallët”, manifesti antikomunist i autores Ayn Rand. Leximi dhe përkthimi fshehurazi në qoshen e dhomës në shtëpinë e saj në Shkodër, ndikimi që patën idetë dhe bindjet e Ayn Rand tek ajo vajzë e re që sapo kishte mbushur të 18 vjetët

Jozefina Topalli:

'Takimi' im me Ayn Rand kur isha 18 vjeç

Ndodh që një libër i vetëm të kthehet në një kujtim, në mikun më të mirë dhe të sinqertë në një moment të caktuar të njeriut. Kështu i ka ndodhur dhe politikanes Jozefina Topalli me librin “Ne të gjallët”, të autores Ayn Rand, i shkruar në vitin 1936 dhe i përkthyer në shqip për herë të parë në vitin 1982...(!) Po po, është e vërtetë historia e dashurisë së gruas me emrin Kira, që ngrihet si fortesë kundër regjimit totalitar, idetë liberale që autorja Ayn Rand përcillte përmes historisë së saj, përktheheshin fshehurazi në qoshen e një dhomë të një shtëpie private në qytetin e Shkodrës nga një vajzë e re jo më shumë se 18 vjeç, e cila quhej Jozefina Çoba. Leximi i këtij romani, i konsideruar nga kritika letrare si manifesti i parë antikomunist i autores, la gjurmë të thella tek vajza e re, përjetimet e së cilës kanë mbetur të paprekura edhe pas kaq vitesh... Aida Tuci

Z Për shumëkënd është e logjikshme pyetja: Si mundej që një libër i tillë të gjendej në bibliotekën e një familjeje shqiptare e ‘zbuluar’ në një moment të trishtë të një 18 vjeçare të vitit 1982 në Shqipërinë komuniste?!.

yra e saj tani gjendet në katin e tretë të Kuvendit. Një mjedis i vogël, i mobiluar me klass, që i shkon portretit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në cepin e murit, përkundrejt tavolinës së punës, i jep më shumë dritë vishnjës së errët të mureve. Ende nuk ndihet si në shtëpinë e saj në zyrën e re, ku ajo është zhvendosur pak kohë më parë. Shqetësimi i momentit janë librat, që për shkak të hapësirës së vogël qëndrojnë ende përdhe në kuti kartonësh. “Disa do t’i çoj në shtëpi, por edhe atje nuk kam shumë hapësirë se biblioteka ime është e tejmbushur”, - ankohet zonja Topalli. Në fakt për librat do të flasim dhe sot me të, në veçanti për një, për atë që e tronditi, e mbushi me shpresë dhe i dha forcë. Për librin “Ne të gjallët”, të autores Ayn Rand. “Ne të gjallët” është historia e tre njerëzve që me dashurinë e tyre luftojnë kundër shtypjes të lirisë së individit. Nuk është histori politike, është historia e burrave dhe e grave që janë përpjekur të mbijetojnë nën parullat proletare të flamujve të kuq.

Është një përshkrim, një analizë se çfarë metamorfoze u shkaktojnë ato parulla qenieve njerëzore, çfarë u ndodh kur ngrenë krye, dhe si pësojnë kur përkulen para tyre. Protagonistja e librit, Kira (ashtu si vetë autorja Ayn Rand) rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur pushtetin dhe pasurinë për shkak të shtetëzimit duke u zhytur në varfëri. Por Kira refuzon të jetojë sipas “ligjeve” të shoqërisë që i diktojnë sistemi dhe familja. Ajo jeton e lirë brenda botës që krijon midis dy dashurive; atë për Leon që vinte nga e njëjta klasë borgjeze si dhe Kira dhe atë për Andrej-in, komunistin, hero të revolucionit rus. E përmbledhur në pak fjalë ky është sinopsi i librit .... Autorja Ayn Rand ideologjia e së cilës, (Revolta e Atlasit) bazohet në lirinë individuale, egoizmin racional, dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire” që vazhdon të debatohet dhe pas 100 vjetësh, do të thoshte për këtë libër: “I ngjan një autobiografie më shumë se çdo gjë tjetër që do të shkruaj ndonjëherë. Fabula është stisur, mjedisi në sfond jo. Ngjarjet specifike në jetën e Kirës nuk janë të miat, por idetë, bindjet dhe

Kur kam një libër në dorë dua të jem vetëm. Shkova në një qoshe të dhomës dhe nisa ta lexoj

vlerat e saj kanë qenë dhe do të mbeten të miat.” Një Kira apo një Ayn Rand shqiptar?!

Për shumëkënd është e logjikshme pyetja: Si mundej që një libër i tillë të gjendej në bibliotekën e një familjeje shqiptare, (e blerë kushedi se ku, e kushedi se kur) e ‘zbuluar’ në një moment të trishtë të një 18 vjeçare të vitit 1982 në Shqipërinë komuniste?!. Për skeptikët, duhet të mjaftojë fakti që fatmirësisht falë injorancës së oficerëve të sigurimit disa libra të ndaluar arritën t’i shpëtonin konfiskimeve. Me siguri ky fat i mirë do ketë ndjekur edhe “Noi Vivi” të Ayn Rand kur familjes Çobaj iu konfiskua një pjesë e mirë e trashëgimisë. “Në bibliotekën e shtëpisë kishim shumë libra dhe dokumente që datonin që në vitin 1780 të cilat i kishin shpëtuar konfiskimit. Biblioteka ishte krijuar nga të afërmit e mi që kishin studiuar të gjithë jashtë”thotë zonja Topalli. Biblioteka, ashtu siç nis të na e përshkruajë ajo, të ngjan si një shëtitje në varrezën e librave të harruar, e fshehur, sekrete në pritje të lexuesit. Jozefina e re e gjente shpesh veten duke rrëmuar në raftet e saj. Ishte një zakon i edukuar fort nga xhaxhai, Ejëll Çoba, i cili pas burgut erdhi të jetonte me ta. Të njëjtin zakon po ndiqte dhe atë ditë kur dora i kapi një libër në dukje i vjetër. I mungonin fletët e para. Nuk i gjente as titullin. Megjithatë e mori. Teksa e shfletonte u vu në kërkim të titullit dhe të autores. Diku me shkrim dorë në cepin e një faqeje lexoi të shkruar “Noi Vivi” nga Ayn Rand. E mori me mend se ai duhej të ishte titulli. Një titull që e kuriozoi, sa për emrin e autores, Ayn Rand si thoshte asgjë. “Kur kam një libër në

dorë dua të jem vetëm. Shkova në një qoshe të dhomës dhe nisa ta lexoj. Nuk më pëlqen nëse dikush hyn papritur dhe më shkëput nga leximi. Siç bëri nëna ime kur po lexoja “Ne të gjallët” dhe me gjeti duke qarë. Ai libër po më trazonte. Më dukej sikur ishte shkruar për mua.” Kimia që shkaktohet mes lexuesit dhe librit ka gjithmonë një shkak. Gjimnazistja, Jozefina Çoba shkakun e gjen tek fati i përbashkët me personazhin e librit, Kira. Për Ayn Rand nuk kishte dëgjuar, e nuk kish sesi, por me Kirën fati kishte paracaktuar të takohej shumë më shpejt se me autoren. “Libri fliste për revolucionin që solli atë sistem në të cilin unë po jetoja, për historinë e Kirës dhe Leos që vinin nga një klasë aristokrate e që unë e identifikoja me historinë e familjes sime. Më tronditi personazhi i Kirës për forcën, kurajën. Më pëlqente liria me të cilën ajo e jetonte jetën dhe refuzimi për t’iu nënshtruar rregullave. Me Kirën unë gjeja shumë pika të përbashkëta dhe shumë herë mendoja se edhe unë do mund të arratisesha si ajo”. Vetë ishte natyrë konservatore dhe ky tipar ka mbetur i pandryshuar dhe sot, por shumë ide, bindje dhe vlera të Kirës i pëlqenin t’i bënte të sajat. Ndoshta pa e kuptuar po ëndërronte të bëhej një Kira alias një Ayn Rand shqiptare. Ndërsa tek Kira shihte si në një film jetën e saj, personazhi që ajo dashuroi në atë libër ishte Andrej Taganov, një ri me ideale komuniste, hero i revolucionit rus, që qëndronte në majat e policisë sekrete sovjete. Në jetën e saj ajo nuk ka njohur kurrë një Andrej Taganov, komunist idealist, çka mund të duket e tepërt të shkruhet se është kundër bindjeve të politikanes që ka krijuar imazhin


E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

17

www.mapo.al

Dorëshkrimi i përkthimit

Procesi i përkthimit ka qenë një moment shumë intim për mua. Ishte diçka që unë e ndjeva se duhej ta bëja, diçka që më mbushte e që njëkohësisht më dhimbte fort.”

Një botim tjetër në shqip “Ne të gjallët” është sjellë në shqip këtë muaj nga një shtëpi botuese shqiptare. Në përkthimin e Saverina Pashos, Shtëpia botuese “Pegi” i shton kolanës së veprave të Ayn Rand edhe romanin e parë të autores, titulluar “Ne të gjallët”, pas botimit të tri vëllimeve të librit “Revolta e Atlasit”, që në shqip është sjellë nga përkthyesi Amik Kasoruho.

Jozefina Topalli në zyrëne saj. Foto: Armand Sallabanda

si antidot ndaj komunizmit. Megjithatë Andrej Taganov mbetet karakteri më dashur. “Po sepse unë nuk e imagjinoja dot që një njeri që kishte qenë në krye të revolucionit rus, një komunist, mund të lidhej me një vajzë si Kira që vinte nga një klasë borgjeze. Nuk e imagjinoja dot që lidhja e tyre deri në fund të ishte aq pasionante, aq e vërtetë. Por më shumë më Botimi dhuratë pëlqente ta shikoja Andrejin si ide- nga mikeshat alisti komunist që në fund e kuptoi e saj se gaboi për shkak të idealeve të tij, dhe u kthyer një njeri që e urreu sistemin të cilit i shërbeu. Kjo më 9.VII.1984. ora 18:20. mbushte edhe me kuraje” Ka dhe një moment që ajo do ta Është data kur Jozefina veçonte mbi të tjerët në atë roman. Çoba ka përfunduar Është një nga ato momentet ku lexpërkthimin e librit “Ne të uesi ndjen nevojën të shpërthejë, të revoltohet, të bërtasë teksa shesh segjallët” të autores Ayn si për shkak të skamjes dhe errësirës Rand. Për shumë kohë ky degradon një shoqëri. Është momenmbeti sekreti i saj. Kjo ti kur Andrej Taganov vret veten dhe pas vdekjes e nderojnë me medaljen deri para dy viteve kur e heroit. Aty mes turmës ndodhet disa mikesha të ngushta edhe Kira e heshtur. E vetmja që ka ia zbuluan atë dhe vendhimbje. “Ky moment është pjesa ku unë dua të shpërthej sepse kjo është dosën t’i bënin dhuratë politika e pamëshirshme, e pavërbotimin e romanit “Ne të tetë, e egër. Për mua ajo është gjëja gjallët” përkthyer nga më tronditëse e librit sepse e shoh si degradim të shoqërisë. Dhe kjo është Jozefina Çoba histori që përsëritet, është historia universale e njerëzimit që mund të jetë aktuale edhe sot.” vrarë çdo shpresë, për të parë një Kështu e ka menduar atëherë, e dritë jeshile në fund të tunelit. kështu e mendon dhe sot. PërjetimPërkthimi... për shpirtin e lënduar et janë ato të një 18 vjeçare që kanë Përkthimi i librit pasi e kishte lexmbetur të paprekura, sepse ajo kur- uar, nuk lindi si nevojë për të kupturë më nuk i është kthyer rileximit të ar idetë, e për t’i përcjellë ato tek të librit. Nuk mundet. Ai libër i dha një tjerët ashtu siç çdo përkthyes mëton forcë të madhe për të kapërcyer mo- se është. Jo, për Jozefinën lindi si mentin e vështirë në të cilën u gjend nevojë për të shëruar shpirtin e lënnjë 18 vjeçare që regjimi i kishte duar. “Besoj se ka lindur gjatë kohës

së leximit dhe ideja për ta përkthyer. Por nuk mund ta them me siguri, unë isha shumë e re dhe isha e pandërgjegjshme për atë që po bëja. Di që nuk ka lindur si nevojë për ta përcjellë atë libër tek të tjerët. Mos harro që ishim në vitin 1982 dhe nëse unë do i besoja njeriu përkthimin e një vepre të tillë me siguri do përfundoja në burg. Për këtë isha shumë e vetëdijshme. Asnjeriu nuk guxova ti tregoj se çfarë bëja në dhomën ku mbyllesha me orë të tëra. Procesi i përkthimit ka qenë një moment shumë intim për mua. Ishte diçka që unë e ndjeva se duhej ta bëja, diçka që më mbushte e që njëkohësisht më dhimbte fort.” Ky sekret zgjati 2 vjet. Një nga fletoret me vija katrore, ku ajo ka përkthyer faqen e fundit të librit ka të shënuar: 9. VII.1984. ora 18:20. Është data kur Jozefina Çoba ka përfunduar përkthimin e librit “Ne të gjallët” të autores Ayn Rand. Për shumë kohë ky mbeti sekreti i saj. Kjo deri para dy viteve kur disa mikesha të ngushta ia zbuluan atë dhe vendosën t’i bënin dhuratë botimin e romanit “Ne të gjallët” përkthyer nga Jozefina Çoba. “Është një botim jo për shitje por dhuratë nga disa mikesha të miat. Por unë ende nuk e kam lexuar. Nuk i kthehem dot jo vetëm sepse nuk dua të shoh lapsuset e përkthimit të një vajze 18- vjeçareje, por se dua ti ruaj ashtu si atëherë përjetimet e bukura të atyre momenteve që unë kalova duke e përkthyer. Janë disa momente te jetës që lënë gjurmë të thella tek ty. Po ti kthehem sot rileximit kam frikë se do ta humb këtë moment.”

Midis dy botëve Në jetën e saj ajo nuk ka njohur kurrë një Andrej Taganov, komunist idealist

“Shtëpia ku unë jam rritur ishte një botë që nuk kishte asnjë lidhje me botën e madhe që më rrethonte.” Bota përreth saj ishte bota e vuajtjeve e pamundësie e ku megjithatë brohoritej “Rroftë diktatura e proletariatit”...”Rroftë udhëheqësi ynë i madh” ... Ndërkohë në shtëpi ishte mikrobota ku ajo lexonte Dante Aligerin, Giacomo Leopardin, Fjodor Dostojevksin etj. “Ndodhesha mes dy botëve të ndryshme, por arrija ti ndaja mirë nga njëra tjetra.” Kështu qasja e saj drejt letërsie së realizmit socialist zbehej gjithmonë e më shumë. Kur e pyet nëse ka lexuar letërsi të realizimit socialist ashtu si gjithë moshataret e saj lexonin sepse nuk kishin mundësi tjetër ajo përgjigjet. “Jo, përveç Kadaresë. Interesant është se nga Kadareja ajo që më ka lënë gjurmë ka qenë libri “Kush e solli Doruntinën”. Për mua është shkrimtar i madh por unë veçoj atë libër ndoshta për shkak të moshës sime të vogël kur e kam lexuar. Kam lexuar që e vogël edhe Gjergj Fishtën, sigurisht ishte i ndaluar por e kishim në shtëpi.”


18

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

recensë

www.mapo.al

Identifikimi me këtë histori (rrëfimi në vetën e parë), ngushton lirinë e shkrimtarit, ngushton hapësirën e tij imagjinare, trillin, lojën. Sepse letërsia është një lojë, një lojë që me sa duket, Bashkim Shehu, e ka të fituar me këtë roman.

Bashkim Shehu, midis lojës dhe dëshmisë Mbi romanin “Loja, shembja e qiellit”, Botimet “Toena”, 2013 Luljeta Lleshanaku

P

ër shkak të punës që bëj aktualisht si studiuese në Institutin e Krimeve të Komunizmit, duke u ndeshur vazhdimisht me dëshmi tronditëse të panumërta, një nga pyetjet që i bëj vetes, është se kundrejt gjithë këtyre vuajtjeve, si është e mundur që kemi kaq pak letërsi të mirëfilltë, thënë ndryshe “fiksion”, mbi këtë temë? Çfarë i duhet një historie, e cila do të konsiderohej një “minierë ari” nga çdo shkrimtar perëndimor, për t’u kthyer në letërsi? Një shembull interesant por edhe i freskët (libri sapo ka dalë nga shtypi), është romani i fundit i Bashkim Shehut “Loja, shembja e qiellit”. Fabula e romanit Gjithçka fillon mirë për personazhin rreth të cilit vërtitet ngjarja, Aleks Krastën. Ai bën një jetë normale, madje të privilegjuar, deri në momentin që pozita e atë atit, funksionar i lartë në nomenklaturën komuniste, përmbyset. Prej këtij momenti, Aleksi i nënshtrohet një serie ngjarjesh diskriminuese, degradimi, persekutimi, në rrethana dhe shkaqe nga më absurdet, duke filluar nga përjashtimi nga universiteti, përfshirja në akte ordinere vjedhjeje, internimi dhe në fund burgu, që përbën edhe kthesën më radikale në jetën e tij. Gjatë periudhës së burgimit, për fatin e mirë dhe të keq të tij, ai afrohet me priftërinjtë katolikë tek të cilët ai gjen modele referimi edhe komunikim, por nga ana tjetër, kjo marrëdhënie do të zgjerojë konfuzionin e tij lidhur me besimin fetar dhe perceptimin ndaj botës në përgjithësi. Dhe është pikërisht kjo marrëdhënie, e cila ushqen edhe idenë e romanit. “I ndrojturi” apo personazhi ekzistencialist? Aleksi, ashtu siç e përshkruante veten, që i vogël, në mënyrë të pashpjegueshme, ishte përndjekur nga një ndjesi e pashpjegueshme faji ndaj të atit (shumë prej nesh e njohin këtë lloj ndjesie para babait autoritar, të cilin, në rastin e Aleksit e bënte dy herë të tillë uniforma e tij ushtarake.) Si rezultat i zbulimit (shpikjes) të një “grupi armiqësor” në ushtri, vala padyshim që do të merrte edhe vetë të atin e Aleksit, i cili i “parapriu” dënimit, me vdekjen e tij natyrale të parakohshme nga leukemia, ngjarje që do të zgjaste ciklin e vetëfajësimit tek Aleksi. Dhe vetëfajësimi i tretë, (këtë herë jo krejt pa shkak), ka të bëjë me vjedhjet. Dhe më pas ndjesia e fajit vinte për gjëra gati të papërfillshme, si fjala vjen një seks i rastësishëm. Kjo ndjenjë faji e shoqëron edhe në burg, dhe kur del nga burgu, (kohë kur presioni social ishte zbutur disi), ai vazhdimisht duket se do të shpikte diçka për t’u ndjerë sërish në faj. Në të vërtetë, e gjithë kjo ndjesi e përhershme faji, sipas vetëpërshkrimit të Aleksit, nuk është tamam “faj” (autori përpiqet t’i mbetet besnik këtij vetëpërshkrimi), Pra, ajo ndjenjë “faji” është më tepër një ankth i vazhdueshëm, që shfaqet në përgjegjësinë e tepruar mbi pasojat e veprimeve dhe në paaftësinë e tij për t’u adaptuar në shoqëri. Po kështu, Aleks Krasta është vazhdimisht i palumtur me identitetin e tij. Pra ky ankth, mund quhet ankth ekzistencial, dhe karakteri një karakter ekzistencialist. Dhe kryesorja: e gjithë jeta e Aleks Krastës, nuk është gjë tjetër veçse një tregues i dominimit të rrethanave mbi individin. Ai nuk zgjodhi asnjërën nga rrugët që mori në jetë; e vetmja gjë që zgjodhi, ishte të studionte për aktor, por edhe kjo u ndërpre për shkak të rrethanave politike. Në kontekstin e një personazhi ekzistencialist, ne si lexues arrijmë të justifikojmë edhe një lloj vagullie në përshkrimin e Aleks Krastës. P.sh,

ne dimë rrethanat absurde në të cilat Aleksi krijoi një lidhje me Evelinën, e cila ishte më shumë se njëzet vjet më e re në moshë, por nuk arrijmë të kuptojmë se ku qëndronte sharmi i tij (Aleksi nuk është se dallohej për ndonjë gjë), pasi portretizimi i tij është dhënë qëllimisht i pjesshëm, në profil ose si siluetë. I vetmi moment kur ai zgjedh (nëse mund ta quajmë kështu), pra i vetmi moment kur Aleksi ngrihet mbi rrethanat, ose ku imponon, është akti final, ai i “mashtrimit shpagues”, akt që motivon edhe krijimin e këtij romani. Megjithatë “vetëfajësimi”, vazhdon, edhe pas arritjes së këtij kulmi, që e bën edhe më të besueshëm në sytë tanë. Mashtrimi shpagues Përsëritja e herëpashershme paralajmëruese e shkrimtarit për këtë skenë, pra, për “lojën shpaguese” akumulon pritshmëri të madhe tek lexuesi. Pra, a e justifikon ajo këtë pritshmëri? Atëherë, në skenën për të cilën bëhet fjalë, Luigj C, një nga karakteret më të spikatur në këtë libër për dinakërinë dhe brutalitetin e tij si punonjës i sigurimit të shtetit, në prag të vdekjes, tashmë i verbuar, kërkon pater Shtjefnin (me të cilin Aleks Krasta është njohur dhe miqësuar vite më parë në burg), për një rrëfim dhe për falje. (Asgjë nuk është stisur; unë personalisht njoh një rast të tillë, kur një sekretare Partie, e cila kishte qenë një nga protagonistet më agresive në aksionet kundër fesë, kur i shoqi ra në burg, dërgonte fshehtas njërën, për të ndezur qirinj për të, në rrënojat e një teqeje.) Aleksi, i prekur nga gjithë ato që dinte mbi krimet e Luigjit, sidomos kundër priftërinjve (për ironi, Luigji vetë kishte studiuar në kolegj fretërish dikur, ku edhe ishte njohur me pater Shtjefnin)), nuk lejoi që t’i shpëtonte nga duart ky rast. I maskuar si prift dhe duke përdorur identitetin e rremë të një prifti, me një aparat incizimi të fshehur nën veladon, më në fund vihet përballë Luigj C. Kjo ishte hera e parë që Aleksi, ish-student i shkollës së aktrimit, do të luante një rol. Megjithëse gjatë kapitujve të mëparshëm të këtij libri, jemi njohur me krime e tortura nga më çnjerëzoret, rrëfimi i Luigj C, i kapërcen të g jitha hamendësimet tona, hamendësime njerëzish prej mishi dhe gjaku (nuk mund ta zbuloj në këtë shkrim këtë rrëfim, pasi qëllimi i këtij shkrimi është që libri të blihet e të lexohet.) Dhe ajo që ndodh pas kësaj, kapërcen jo vetëm pritshmëritë tona, por edhe të vetë Aleks Krastës, pra, vetë protagonistit kur, duke përdorur autoritetin e klerikut, të cilin ai e kishte huazuar ose më mirë marrë pa leje, e mallkon Luigjin “u djegsh në ferr!”, një mallkim i cili është madhështor në rrethanat që ai ndodh. Por mallkimi,duket se nuk ka të bëjë shumë as me blasfeminë dhe as me besimin; është thjesht një gjest hakmarrjeje që shpjegohet psikologjikisht, për ta lënë Luigj C, të pashpresë në llumin e tij të ndërgjegjes. Kaq kishte në dorë. Në mënyrë absolute, kjo skenë krijon një tension dhe një ankth të jashtëzakonshëm tek lexuesi, duke përligjur gjithë kureshtjen e provokuar që në fillim të romanit. Dhe është pikërisht ky moment, ai që qartëson edhe idenë, thelbin e romanit: ndeshjen e moralit njerëzor me moralin fetar.

Çfarë i duhet një historie, e cila do të konsiderohej një “minierë ari” nga çdo shkrimtar perëndimor, për t’u kthyer në letërsi?

Nëse hamendësojmë për një moment se Aleks Krasta do të merrte thjesht një dëshmi të regjistruar gjatë rrëfimit (që ishte edhe qëllimi i lojës së tij në fillim), apo për më tepër, të kryente një falje (të cilën me siguri do ta kishte bërë pater Shtjefni në vend të tij), skena, me siguri, nuk do

të krijonte të njëjtin dramacitet tek lexuesi, i cili, ashtu si edhe Aleksi, është i programuar me sensin e drejtësisë në formën e vet tokësore: njeriu kërkon shpagim, dhe mundësisht aty për aty. Morali hyjnor dhe morali njerëzor, janë dy gjëra të ndryshme, dhe dallojnë mes tyre për nga toleranca. Formula e Borëbardhës që më në fund martohet me princin dhe e njerkës që përfundon në humnerë, megjithëse e modifikuar, është sot e kësaj dite klisheja, skema klasike që kënaq pritshmëritë tona. Kurse mesazhi i këtij romani është një lloj përgjigjeje mbi çfarë i duhet dëshmive, për t’u kthyer në vepra letrare, e që janë idetë. Kur etika dikton estetikën Përveç kujtimeve të At Zef Pëllumbit mbi persekutimin e klerit (që përbëjnë fakte reale këtu), në kapitullin e parë, shkrimtari na bën të ditur, se për të shkruar këtë roman, ai është bazuar mbi jetëshkrimin e një bashkëvuajtësi dhe mikut të tij, pra, ai që në vepër mban emrin Aleks Krasta. Megjithë disa data dhe koordinata të sakta, ne e kemi të vështirë të kuptojmë (dhe ndoshta nuk do ta kuptojmë kurrë), nëse ky personazh, është një trill letrar i autorit, apo bëhet fjalë vërtetë për një person dhe dorëshkrim real. Por, një pikënisje e tillë, pra, rrëfimi përmes historisë së një tjetri, dikton edhe zgjedhjet stilistike, duke filluar nga rrëfimi linear (që i shkon mjaft një historie vertikale dhe në një distance të konsiderueshme kohore nga ngjarjet), rrëfimi në ligjëratën e drejtë, e sidomos mungesa e dialogëve. Narratori, ndjek Aleksin, personazhin e tij, dhe bëhet i gjallë, vetëm si voiceover, për t’i paraprirë episodeve pasardhës, kur kjo është e nevojshme. Ky narrator mban një distancë konstante emocionale nga ngjarja. Gjuha është e shtruar, me fjali të gjata dhe pa thyerje drastike të tonit. Ironia, deri në sarkazëm (që është kthyer në një tipar pothuajse dominues të prozës, madje edhe poezisë në letërsinë moderne), këtu vjen më tepër përmes pranëvënies së fakteve; paradokset, brutaliteti dhe grotesku në anën tjetër, që ajo epokë i ofronte me shumicë. Personazhet, përgjithësisht nuk pësojnë ndryshime gjatë rrugës, duke u vënë theksin më shumë tek faktet. Pra një kompleks elementësh stilistikorë, të cilët forcojnë objektivizmin. Por, nëse vërtet Aleks Krasta është thjesht një trillim dhe historia e dorëshkrimit të tij, është po kaq një trillim, atëherë pse autori zgjedh t’i shikojë gjërat përmes tij? Një nga arsyet, për mendimin tim, është e dukshme etike: përgjegjësia për të dhënë një dëshmi historike, siç qe ajo e krimeve komuniste, nga një pozicion i paanshëm, i zhveshur emocionalisht, gjë që bëhet disi e vështirë kur autori ka qenë vetë dëshmitar dhe vuajtës. Dhe nga ana tjetër, identifikimi me këtë histori (rrëfimi në vetën e parë), ngushton lirinë e shkrimtarit, ngushton hapësirën e tij imagjinare, trillin, lojën. Sepse letërsia është një lojë, një lojë që me sa duket, Bashkim Shehu, e ka të fituar me këtë roman. Dhe një gjë të fundit: duhet përshëndetur sqima e autorit, nganjëherë deri në mani, për pastrimin dhe pasurimin e shqipes, përveçse disa rasteve, kur fjalët e reja, me të cilat lexuesi nuk është familjarizuar akoma, kthehen në objekte vëmendjeje në vetvete, në dëm të atmosferës unike të leximit.


E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

19

www.mapo.al

Pyetësori i Prustit

vitrina e librit

Histori Titulli: Perandoria Osmane. Periudha klasike 1300-1600 Autori: Halil Inalcik Përktheu: Edvin Cami Shtëpia botuese: Dituria

Shqipëria nën sundimin osman

Arian Leka: Vetë letërsia është një gënjeshtër e stilizuar estetikisht Lumturia, suksesi, admirimi, frika, pengu, gjykimet për të tjerët dhe për veten të një prej zërave më të veçantë të poezisë bashkëkohore Cila është ideja jote për lumturinë? Pak a shumë si ideja e Zotit. Ekziston, ndonëse nuk na shfaqet dukshëm. Ne presim që lumturia të na shfaqet në ngjarje të mëdha, ndaj nuk e dallojmë kur mbërrin në ndodhi të vogla, ngjarje vetjake, të tilla si dita kur lidhesh me njeriun me të cilin, për mirë a për keq, ndan shortin e jetës, lindja e fëmijëve, botimi i një libri të ri, zgjidhja e një halli të cilin e kishim pandehur pa zgjidhje, largimi nga shtëpia dhe zakonet e përditshme, zakonet e mëngjesit, si për shembull kafeja me dikë që mund të të durojë, diçka që na bën të qeshim. Të tilla janë dhe në këto shfaqje të thjeshta më ka qëlluar ta takoj lumturinë. Cila është frika më e madhe? Droja se ikim nga kjo botë duke humbur vazhdimisht njerëz të dashur, familjarë dhe miq, se mund të shkojmë të gjithë pa na dashur me të vërtetë njeri, gjë për të cilën nuk jam i përgatitur. Kë person të gjallë admironi më shumë? Të gjithë ata që bëjnë përditë mirë punën e tyre, pa pozë, pa klithma, pa bujë dhe pa më të voglën dëshirë që atë që bëjnë ata, ta marrë vesh gjithë bota. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Zvetënimi. Bjerrja. Lëshimi. Po nuk besoj se jemi ne, ata që mund të mëshirojmë të tjerët. Ekstravaganca jote më e madhe? Të merresh me letërsi në një shekull si ky, në një kulturë të mbyllur si kjo e jona, të shkruash në një gjuhë vetmitare, pa motra e vëllezër, me lexues të pakët, pa përkthyes dhe pa mundësi të shpeshta botimi, a nuk është edhe kjo një ekstravagancë më vete? Cili është udhëtimi yt i preferuar? Ju e cilësuat udhëtim, pra vetëm me udhë, në tokë. Por më i pëlqyeri për mua dhe ku dua të kthehem sërish, është lundrimi nëpër brigjet e Adriatikut, përmes ishujve të Egjeut. Këtë vit humba edhe një udhëtim në shkretëtirën e Marokut. Ndoshta do kem edhe një mundësi të dytë. Por më së shumti udhëtimet dhe lundrimet kam bërë me mend. Në ç’rast mund të gënjesh? Vetë letërsia është një gënjeshtër e stilizuar estetikisht. Pra i bie të gënjej shpesh dhe sa herë që dua. Llojin tjetër të gënjeshtrës, gënjeshtrën reale e përdor sa herë më duhet. Dmth, prapë shpesh. Personi që përçmon më shumë? Të padrejtët, sidomos kur këtë e bëjnë duke

e ditur se po bëjnë padrejtësi. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? Përfytyro... Pengu yt më i madh? Duhet ta kisha provuar largimin nga Shqipëria. Edhe si sprovë apo sfidë me veten. Të jetoja për ca kohë apo për fare i ç’tokëzuar me vendin, larg njerëzve, pa gjuhën, pa simbolikat dhe gjithçka që jemi mësuar ta quajmë amtare. Largimet e përkohshme nuk ta japin të plotë ndjesinë e të perceptuarit se ç’je dhe ç’është jotja në këtë botë, në këtë jetë. Po ndoshta për këtë nuk është kurrë vonë. Kur dhe ku ke qenë i lumtur? Jam ndjerë mirë në qytetin tim, fëmijë në Durrës, në Firence po ashtu, sa herë që zhytem nën ujë dhe i kthehem udhëtimeve imagjinare, po ashtu edhe në ballkonin e shtëpisë, duke pirë një cigare apo kafe dhe vështruar pamjet që kam përballë, por jo duke menduar domosdoshmërisht për ato. Në ç’gjendje shpirtërore je tani? Qetë, por herë-herë me sizma. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit. Nuk është për këtë botë, me sa duket. Por gjithsesi nuk mendoj se mundem të ndryshoj ndonjë gjë të madhe nga ajo që jam. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Të ruaj me sa mund grigjën time, njerëzit që kam përreth vetes, ata që kam pasur fatin t’i takoj në jetë dhe të bëhen pjesë e jetës sime. Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe? Kalë deti ndoshta, më pëlqen mënyra se si mes gjithë atij deti ku gjithçka, përfshi edhe vetë detin, rri shtrirë horizontalisht, ekziston një krijesë si kali i detit që rri drejt, sikur me qëndrimin e tij vertikal shpërfill rregullin, duke shkuar ngadalë, thua se ka përpara jo një jetë të shkurtër dhe të rrezikshme, por paqen dhe përjetësinë. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Sende të vogla familjare, që kur i shoh dhe i prek më gëzojnë e më bëjnë të kujtoj dhe të besoj se jeta nuk ka qenë aq e keqe dhe pa kuptim sa ç’e paraqesim. Cilën quan pikën më të thellë të mjerimit? E thashë, të qenit i padrejtë. Ne nuk mund të zgjedhur shumë gjëra në jetë, përfshi këtu fytyrën që kemi, shtatin, prindërit, farefisin, fq-

injët. Por një gjë mundemi. Të qenit vetëdijshëm jo në anën e të padrejtëve. Ku do të të pëlqente të jetoje? Jo këtu ku jetoj. Ose këtu ku jetoj, po diçka të ketë ndryshuar. Vendi ku jetojmë së bashku, ndonëse ka energji dhe lëndë të bollshme për krijim letrar, është non stop, për 24 orë i çatrafilosur, marroset shpejt dhe lehtësisht, i mungon maturia e të kuptuarit se ndonjëherë duhet bërë paqe, pushim dhe kjo atmosferë më pengon. Në vende të ndërmjetme, midis qyteteve dhe natyrës, detit sidomos, do ndihesha më mirë, besoj. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj? Të shkruarit, ndoshta ngaqë është më e rrallë se gjithë të tjerat, se nuk ndodh orë e çast dhe përditë. Bisedat, nëse bisedat mund të quhen veprimtari. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Miqësia, ndoshta. Të tjerët e dinë më mirë. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? Toleranca, kur shoqërohet me dëshirë për të kuptuar. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Çdo gjë e saj, kur nuk ka arrogancë dhe një gjasme vetësiguri. Cilët janë shkrimtarët e preferuar? Mes shumë të tjerëve Conrad, Tagore, Gibran, Kafka, Borges, Simon Armitage. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Heronjtë kulturorë i kam harruar dhe as më kanë ndihmuar në jetë. Nuk më pëlqen heroizmi në fakt, kjo duhet të jetë. Por lexuesi, ai që Charles Baudelaire e quan vëllai im, i ngjashmi im, bën akte heroizmi, sa herë që merr guximin të shfletojë një libër, të njohë një autor të ri. Lexuesi i mirë është qenie monogamike. Cilët ke heronj në jetën reale? Jo, nuk kam, nuk e kam në natyrë të idealizoj dhe të mistifikoj bëmat e njeriut. Nderoj ata që lëvizin, çalltisin të bëjnë diçka në jetë. Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare? Krekosja. Normaliteti, si gjendje konstante te njeriu, nuk më pëlqen fare, gjithashtu. Pak dalldi na bën mirë, si antitrupat. Si do të të pëlqente të vdisje? Të kem mbetur gjallë. Të mos kem vdekur para se të vijë dita e vdekjes. Cila është motoja juaj? E kam bërë timen nga Papa Vojtila: Mos ki frikë!

Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe. Kjo kulturë plotësisht lindore, me gjithë detajet dhe kompleksitetet e veta, shpaloset këtu nga dijetari aq shumë i njohur i historisë turke. Ai na jep një tablo impresionuese të epërsisë së fesë dhe luftës në jetën e përditshme, si edhe të artit të qeverisjes, të administrimit, të vlerave shoqërore, financiare dhe politikat e territorit. Si përfundim, ky libër është një bashkudhëtar i domosdoshëm për këdo që do të mësojë rreth islamit, Turqisë dhe Ballkanit. “Me pushtimin e Selanikut më 1430, osmanët përvetësuan një politikë më agresive në Ballkan. Ata e kuptonin qartë se territori në jug të Danubit do të ishte më i sigurt vetëm nëse ishte nën kontrollin e tyre të drejtpërdrejtë dhe se atyre u duhej t’u kundërviheshin pretendimeve hungareze në Serbi dhe të venedikasve në More e Shqipëri.”

Poezi Titulli: Shenja e shiut Autor: Miranda Haxhia Shtëpia botuese “Pegi”

Shenjat e shiut nga unë te ti “Para pesë vitesh botova një libër, “Kur qan Hirushja e bllokut”, e tërë këto kohë jam hallakatur në ditë e net të shqetësuara, të gëzuara, të rrëmbyera dhe të flashkëta. Ndonjë varg është shkruar pas ndonjë pikëllimi të madh, ndonjë tjetër është shkruar në vazhdën e gëzimeve që vijnë mes nesh, të tjera janë gjurmët që lë shiu i jetës kur bie. E vetmja frikë që kam ende, është mos mes tyre ka cërka balte, jo nga ajo që shkelim me këmbë në një rrugë të paasfaltuar, por ajo që hedh njeriu kundër njeriut. Sepse unë i dua njerëzit. Por i dua duke i çmuar, duke iu qenë mirënjohës, duke i respektuar në çdo gjë që e kanë të shenjtë dhe të çiltër në karakterin e tyre”. Ky prezantim i vetë autores Miranda Haxhia është për librin më të ri me poezi “Shenjat e shiut”, që vjen nën logon e Shtëpisë botuese “Pegi”. “Asgjë nuk i heq mëvetësisë sime, asgjë nuk i shtoj “bohemisë” së shpirtit tim. Unë jam fshati ku jam lindur, shkolla ku kam mësuar, punët që kam bërë, streha që kam krijuar; jam për njerëzit e mi një lloj shqiponje që fundin ia ka përcaktuar vetes - do mbysë veten me sqepin e saj të ngulur në fytin e vet”.


20

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

www.mapo.al

shënime

Adam Michnik kërkon sensin e humbur të postkomunizmit Simboli i rezistencës antikomuniste Michnik është ndër individët më të spikatur të kohës sonë, një nga ata njerëz që mund të konsiderohen si ndërgjegjja kritike e tranzicionit postkomunist.

Ylljet Aliçka Një pasdite të nxehtë vere rreth viteve nëntëdhjetë, publicisti Remzi Lani dhe Pirro Misha më prezantuan një burrë të jashtëm veshur me një kanotiere kaki e pantallona të shkurtra, me flokë të shpupuritur, dhe me disa sandale lëkure, me të cilat duket se i zoti kishte kapërcyer Saharanë. Nga flokët e rrëmujshme mbi kokë, me gjasë nga pakujdesia sesa për modë, dhe fytyra paksa e skuqur, duket ata sapo kishin dalë nga ndonjë drekë e pasur në alkool. I shkujdesur e me të njëjtën pamje sikur po pyeste shitësin e zarzavateve se sa e mban kilen e shalqirit sot, me të më dhënë dorën dhe me një anglishte të pastër i huaji më lëshoi pyetjen: Sipas jush ç’po ndodh me Shqipërinë sot? I kapur në befasi s’mbaj mend se ç’përgjigje konfuze dhashë, por më kujtohet se e ndërprisja frazën me fjalë ndihmëse parazite si hëm… dmth... Kam përshtypjen se burri nuk u kënaq nga përgjigjja, sepse aty për aty me të njëjtën shpërkujdesje më pyeti nëse kisha ndonjë mendim nëse të nesërmen do binte shi. Kësaj pyetjeje të dytë iu përgjigja më i sigurt në vete dhe më me realizëm. Ishte intelektuali dhe publicist i famshëm polak, Adam Michnik, përzgjedhur së fundmi nga gazeta “Financial Times” si “një ndër 20 gazetarët më me influencë në botë”. M’u kujtua ajo pasdite e largët tek lexoja një librin e tij “Në kërkim të sensit të humbur”, përkthyer mrekullisht nga Astrit Beqiri dhe botuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Pa mëdyshje, sot Michnik është ndër individët më të spikatur të kohës sonë, një nga ata njerëz që mund të konsiderohen si ndërgjegjja kritike e tranzicionit postkomunist. Libri i tij ardhur në gjuhën shqipe me dëshirën e tij “Në kërkim të sensit të humbur” është një përmbledhje artikujsh, esesh, analizash në formë reflektimi mbi gjërat e kësaj bote, e kryesisht me ato që lidhen me sfidat e shoqërive postkomuniste. I mprehtë, ironik, i thellë dhe tmerrësisht në anë të së drejtës, Michnik bën një apel për t’i bërë një bilanc serioz ndërgjegjes njerëzore në shoqëritë postkomuniste, si dhe përmbledh një koncentrat mendimesh e analizash të denja për t’u mbajtur mend. Më shumë se ndonjë optimist i ngazëllyer,

ai priret ndaj një vizioni të zymtë dhe përpiqet t’u bjerë këmbanave të alarmit për t’iu kundërvënë sipas tij “arrogancës të mirëmenduar nga pushtetet dhe sistemeve të sotme politike e qeveritare me tendenca abuzive e arrogante”. Sipas Michnik, rrugëtimi përmes lirisë postkomuniste, në mungesë të rendit dhe kaosit precipitoi rëndom në zgjidhje autoritariste me një ngushtim të maskuar mjeshtërisht të hapësirave të lirisë e të vërtetës. Michnik mendon se në Poloni dhe jo vetëm, ndryshe siç e kishim shpresuar, është instaluar sistemi personal i qeverisjes dhe i suksesit vetjak të liderit, në kurriz të demokracisë. Institucioneve demokratike po u humbet substanca demokratike për t’u shndërruar në fiktive. Dhe gjithë ç’ndodh, thotë Michnik, bëhet duke respektuar ligjin e duke shkelur njëkohësisht substancën e tij. Në kërkim të preteksteve të pastra për të justifikuar epshin për pushtet, si dhe të një të ashtuquajturi ‘revolucion moral’ për pastrimin e shtetit nga paligjshmëritë korruptive, apo kapja e shtetit nga klikat, thënë ndryshe, në emër të gjithçkaje për mbrojtjen e interesave jetike të popullit, sistemet e sotme përgatisin kandidatin e radhës për të hyrë në territorin e tradhtisë potenciale kombëtare, pasi njihet fakti se virtyti është i mundur dhe tërheqës vetëm në mesin e mosvirtytit. Nën të tilla retorika dhe stereotipe populiste morali po merret me qira nga njerëz të vegjël, nga masa e errët e të devotshmëve që, ndihur nga koraca e moralit të mirë, spërkasin me baltë njerëzit e pavarur apo këdo që guxon të mendojë ndryshe. Sot sipas Michnik, po nxiten sisteme të afta për të nxjerrë nga njerëzit anët e tyre më të errëta. Shpifja mediatike dhe ngushtimi i hapësirave për të vërtetat sipas tij po merr fuqi të përbindshme, pasi shantazhi po bëhet një mënyrë e përkryer për të nënshtruar dhe dyshimi po zë vend një hap para akuzës. Sot po ringjallet kultura e dyshimit, e cila vetëm nuhat viktimën e radhës, por që nga ana tjetër mbjell paaftësinë e gjykimit real të rrethanave dhe dorëheq je nga kuptimi i gjërave. Thuhet se çdo fakt historik përsëritet dy herë. Kjo sipas Michnik duket se nuk mjafton dhe nuk ka kurrfarë gjasash që hartimi i listave të persekutimit moral, ekonomik a fizik të reshtë së përsërituri. Madje Michnik shkon më tej në analiza psiko-analitike tek dallon tipologjinë e denoncuesve e persekutorëve nga zëri i tyre, nga stilistika e tyre me tingëllim specifik, sintaksa e kollajshme dhe nga kutërbimi i papërsëritshëm.

Historia i pëlqen përfundimet ironike. Vetë akuzuesit dhe kundërshtarët e Michnik-ut kanë përkuar të kenë qenë subjekte burgu për hajdutëri të dhunshme, që pasi dalin në liri konvertohen në zëdhënës të ndërgjegjes kombëtare polake. Dhe padyshim që ajo që ndodh jo rrallë në Poloninë paskomuniste nuk është vetëm fenomen polak. Kjo ngjet pothuaj se në të gjithë Evropën postkomuniste. Pra kemi të bëjmë me tone të njohura, veshur me kostume të ndryshme historike apo gjeografike. Dhe kjo ndodh se radikalët, partizanë të zgjidhjeve ekstreme, ultrasit e të gjitha ngjyrave të ylberit kanë nevojë për tronditje të mëdha që do mund ta kthejnë botën këmbëpërpjetë, por që mundësojnë fare lehtë PASTRIMIN E MADH, me motivimin: na duhet revolucioni moral ngaqë po zgjerohet vesi.

Pra, sipas Michnik, zakoni i intrigës dhe shpifjes me mjete gjuhësore si dhe pjesëmarrja në përndjekjen e individit ka qenë dhe mbetet historikisht një mënyrë jetese. Veçse sot ne jemi përpara përndjekjeve të një tipi të ri. Monopolin e të së vërtetës, sot po e rimarrin ish-spiunët e Sigurimit, (mes syresh ka me shumicë politikanë e gazetarë) të cilët pasi ofrojnë dëshmi moraliteti, strehuar në turmën e mediokritetit dhe banalitetit, konvertohen në politikë apo media, duke folur si ndërgjegjja e kombit. Thënë shkoqur: duke vënë në lëvizje komplekset e tyre të fshehura të urrejtjes dhe smirës. Në tregun e shpifjeve sot po rikërkohet me urgjencë fanatizmi i verbër dhe i ashtuquajturi ‘pastrim i kujtesës kolektive’. Të paaftë për të ndryshuar botën a për ta sfiduar atë, shpifësit dhe përndjekësit si të vetmin kompensim kanë kultivimin e ëndrrës së fshehur gjatë dhe kujdesshëm për t’u hakmarrë ndaj atyre që janë fajtorë për mjerimin shpirtëror të jetës së tyre. E kjo sepse ata ndjehen të pavlerësuar, të lënduar, të poshtëruar. Shpirti i tyre rrëmon në skutat e fshehura të poshtërimit dhe pafuqisë për ta mposhtur këtë poshtërim. Është ky vetëhelmim shpirtëror që i nxit persekutorët e sotëm drejt rrugës së zhvlerësimit të tjetrit dhe smirës. Kështu, e paarritshmja bëhet e kapshme, pasi përndjekësit i lëndon talenti dhe pavarësia e individit. Në vazhdën e analizave të tilla autorin e kap melankolia kur mendon se polakët po i ndjek këmba-këmbës e shkuara, trashëgimia më e trishtueshme nga komunizmi. Pra rrezikon të triumfojë e shkuara e mallkuar, që pak nga pak po i shndërron njerëzit në trashëgimtarë të së kaluarës së tyre të keqe autoritare. Por historia i pëlqen përfundimet ironike. Vetë akuzuesit dhe kundërshtarët e Michnikut kanë përkuar të kenë qenë subjekte burgu për hajdutëri të dhunshme, që pasi dalin në liri konvertohen në zëdhënës të ndërgjegjes kombëtare polake. Dhe padyshim që ajo që ndodh jo rrallë në Poloninë paskomuniste nuk është vetëm fenomen polak. Kjo ngjet pothuaj se në të gjithë Evropën postkomuniste. Pra kemi të bëjmë me tone të njohura, veshur me kostume të ndryshme historike apo gjeografike. Dhe së fundi, pasi përfundova leximin e librit, përfytyrova se sikur të më jepej dhe një herë rasti që i jashtmi me pantallona të shkurtra e kanotiere kaki të ma ripërsëriste pyetjen “Ç’po ndodh sot në Shqipëri ?” më vjen t’i përgjigjesha: Në Shqipëri gjithçka është e mundur, përfshirë dhe ndryshimet për mirë.


festa

UET, një universitet me VIP-a

Të ruajmë qetësinë

Kur kthehemi nga festat, një nga gjërat që tregojnë është kush hyri e doli nga ata që konsiderohen VIP në qytet, por në festën e mbrëmjes së të enjtes në Bar ‘Whiskey” në Bllok, kjo ishte e përjashtuar. Sepse të gjithë ishin të njohur. Ishte festa që UET organizonte me studentët dhe ish-studentët VIP...

Nga Iva Tiço faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Elia Zaharia

Kur princi i kaltër nuk është përrallë personazh

Julian Assange. Daniel Domscheit-BergBono. Bill Gates. Bono. Bob Geldof. Një pedofil nobelist. Nxjerrja e të dhënave.

Bosse Lindquist

Survejimi i të dhënave. Bamirësitë e VIP-ave. Zhvatja e

një dokumentar për çdo zonë të ndaluar

rrogave të punonjësve të Mc Donald’s. Për Bosse Lindquist, asnjë zonë nuk është e ndaluar. Ka gjithmonë një dokumentar që pret pas saj. Duhet vetëm kohë. Pak nga e cila tani është duke e shpenzuar në Tiranë, ku merr pjesë në Festivalin për të Drejtat e Njeriut, në Akademinë “Marubi”

faqe 22

Faqe 21


22

E shtunë - e diel shtator E shtunë - e 28-29 diel 13-14 prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

personazh

Julian Assange. Daniel Domscheit-BergBono. Bill Gates. Bono. Bob Geldof. Një pedofil nobelist. Nxjerrja e të dhënave. Survejimi i të dhënave. Bamirësitë e VIP-ave. Zhvatja e rrogave të punonjësve të Mc Donald’s. Për Bosse Lindquist, asnjë zonë nuk është e ndaluar. Ka gjithmonë një dokumentar që pret pas saj. Duhet vetëm kohë. Pak nga e cila tani është duke e shpenzuar në Tiranë, ku merr pjesë në Festivalin për të Drejtat e Njeriut, në Akademinë “Marubi”

Bosse Lindquist,

një dokumentar për çdo zonë të ndaluar K ujto një temë etike te debatueshme, një ngjarje të bujshme, një skandal ndërkombëtar gjatë këtyre 20 vitet e fundit dhe ka gjasa të kesh përmendur temën e ndonjë dokumentari të Bosse Lindquist. Ai realizoi dokumentarin e parë mbi Julian Assange, ku u tregua për herë të parë e plotë për publikun botëror historia e famshme e Wikileaks. Prej 25 vitesh, autori suedez i dokumentarëve radiofonikë dhe televizivë ka sjellë tema që nga diagnostikimi i sëmundjeve të fëmijëve që para lindjes, te sterilizimi i detyrueshëm i grave në Suedi, te lëvizjet maoiste që u përhapën dhe në Evropë, deri te bamirësitë e VIP-ave, dhe së fundmi është duke punuar për temën e kontrollit të të dhënave personale në internet nga shteti amerikan. Pjesë e këtyre dokumentarëve kanë qenë që nga një nobelist amerikan, për pedofilinë e të cilit heshtte e gjithë bota akademike, tek Assange e Bono i U2. Përjashto vitin e fundit që drejton sektorin investigativ në departamentin e dokumentarëve në Televizionin Kombëtar Suedez (më parë ka mbajtur këtë rol në radion suedeze) ka punuar si një profesionist i lirë, duke kërkuar bashkëpunëtorët dhe burimet e duhura, por mbi të gjitha një temë nga ato që pak do guxonin ta preknin dhe pse shumë intrigohen ta bëjnë. Ka fituar mjaft çmime ndërkombëtare në festivale europiane dhe nga Shoqata e Gazetarëve Investigativë të Suedisë, dhe këto ditë është në Tiranë për të marrë pjesë në IRHFFA 8. Dokumentari pjesëmarrës në këtë festival “Give us the money”, kushtuar lëvizjeve që u reklamuan si radikale të viteve ‘90 për t’i dhënë fund varfërisë, vë në qendër Bono-n e U2, Bob Geldof, Bill Gates, Gordon Brown, ekonomistë afrikanë dhe analizon sukseset dhe dështimet e këtyre fushatave. E ka pritur me shumë kënaqësi këtë ftesë, duke qenë se është i interesuar të grumbullojë perspektivat e njerëzve nga të gjitha vendet për këto tema, përfshirë dhe ato të shqiptarëve, nuk do të humbë rastin për të njohur pak dhe nga Shqipëria, por ja që axhenda e ka bërë ta tkurrë qëndrimin, sepse duket që projekte të tjera që ka nisur e thërrasin diku tjetër. E ndryshuat datën e fluturimit për çështje pune. Për çfarë po punoni aktualisht? Jam duke punuar për dy projekte. Një nga ata është për protestat që ndodhën në Suedi gjatë muajit prill dhe maj në rrethinat e shumë qyteteve ku kryesisht emigrantët, somalezë, turq etj., protestuan kundër brutaliteti të policisë, qirave të larta dhe arritën deri dhe të digjnin qindra makina. Ishte një protestë e dhunshme. Unë kam intervistuar disa nga ata djem, njerëzit afër tyre, për të mësuar pse e bënë, pse dogjën makinat që gjetën rrugës. Tjetri është për teknologjinë e informacionit dhe survejimin. SHBA, siç dihet, ka akses tani mbi të gjitha të dhënat tona. Je i tërhequr nga temat problematike. Kujtojmë dokumentarin kundër ‘Mc Donald’s’McCheat & Co . Duhet të ketë qenë e vështirë të dilje kundër saj... Ishte shumë e vështirë pasi ‘Mc Donald’s’ është një firmë botërore dhe të luftosh kundër tyre është si të luftosh me një ushtri të tërë. Ata kanë qindra avokatë, por dhe punonjësit e tyre kanë frikë të flasin, kësh-

tu që puna bëhej dhe më e vështirë. Vështirësia ishte dhe të hyje në të dhënat e ‘Mc Donald’s’ për të gjetur provat që ata po vidhnin para nga rrogat e të punësuarve duke u fshirë minuta dhe orë nga ditët e tyre të punës. Por mua më tërheqin këto tema ku është e vështirë t’i intervistosh njerëzit. Si e ke kapërcyer këtë vështirësi? Koha është arma kryesore. Duhet shumë. Që të arrish që të tjerët të krijojnë besim te ty, sepse po nuk të besuan nuk do flasin kurrë. Unë nuk paguaj kurrë për intervistat. I intervistuari duhet të dojë të intervistohet. Krijohet një marrëdhënie personale dhe ai e di që gjërat do dalin hapur. Gjithmonë personazheve tuaja ua thoni të vërtetën e plotë për qëllimin e dokumentarit, gjithmonë e dinë ata për çfarë do përdoret informacioni? Jo gjithmonë, por pothuajse gjithmonë. Me përjashtim të rasteve shumë, shumë të rralla. Si për shembull, drejtuesi i ‘Mc Donald’s’ në Suedi, që për atë çështje që unë po e bëja dokumentarin sigurisht nuk mund të dinte gjë paraprakisht përndryshe nuk do ishte pjesë e dokumentarit. Por vetëm kjo kategori njerëzish, të tjerët e dinë, e përmenda dhe më lart që besimi që ata kanë është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet tradhtuar. Unë kam 20 vjet që e bëj këtë punë dhe dua ta vazhdoj, prandaj nuk mund ta ndërtoj mbi mashtrimin. Plus që fakti që ata e dinë për çfarë kritikohen dhe pranojnë të flasin për këtë, e bën dokumentarin interesant. Pra mendoj që nëse tregohesh i sinqertë, arrin rezultate më të mira, përveç disa rasteve specifike. Dokumentari juaj WikiRebels është i pari i plotë për Wikileaks? Si e realizuat? Ishte dokumentari i parë për Wikileaks, hera e parë që historia e plotë po tregohej ndërkombëtarisht. U shfaq në 30 vende dhe në youtube pati miliona klikime sepse ishte e para. Për mua ishte shumë interesante sepse unë nuk dija asgjë për Assange. Kur e takova në mes të verës 2010, ai në atë kohë rrinte më këmisha të palara, flinte në shesh në një zyrë të vogël në Stokholm dhe ti pyesje: “Ky tipi është i çmendur? Kush është ky”. Kjo para se skandali të ndodhte. Unë isha negociatori mes tij dhe televizionit suedez, ku ai kish lajmëruar që kishte qindra mijëra dokumente. Gjithë mediat ishin atje; “The Guardain” ishte atje, “New York Times” ishte atje, donin të ishin pjesë e bashkëpunimit për t’i nxjerrë këto fakte publikisht. Ishte shumë interesante sepse nuk kishte nisur kur ne filluam, dhe po ndodhte kur ne mbaruam dhe ishim gjithë kohës duke vrapuar për të kapur çfarë po ndodhte. Ishte shumë emocionuese. Kishte ndonjë kërcënim apo përpjekje për ta ndaluar këtë dokumentar? Jo, sepse të gjithë ishin të fokusuar tek Assange. Gjithë bota donte të kapte Assange, unë isha pa rëndësi në këtë mes. Dhe askush nuk tentoi ta ndalonte, pasi përsëri interesi i Amerikës ishte të ndalonte Assange dhe nxjerrjen e dokumenteve të tij, ky ishte kërcënimi, jo një dokumentar që tregonte faktin që ai kishte këto të dhëna. Flasim për dokumentarin “Na jepni paratë”që merr pjesë në Festivalin e ‘Marubit’, apo IHRFFA 8, ku keni per-

Bosse Lindquist dje në mjediset e Akademisë. Filmi i tij shfaqet të dielën, në ditën e fundit të festivalit

"Gjithë bota donte të kapte Assange, unë isha pa rëndësi në këtë mes. Dhe askush nuk tentoi ta ndalonte dokumentarin, pasi përsëri interesi i Amerikës ishte të ndalonte Assange dhe nxjerrjen e dokumenteve. Ky ishte kërcënimi, jo një dokumentar që tregonte faktin që ai kishte këto të dhëna"

sonazhe si Bono, apo Bill Gates. Sa kohë keni punuar për të? Kam punuar për 18 muaj. Vështirësia aty është të kesh akses tek ata njerëz. Ata janë njerëz shumë të mirë, shumë të këndshëm kur ulesh të flasësh me ta, por është shumë e vështirë t’i arrish sepse kanë shumë “rojtarë portash”, që duhen kaluar. Disa nga ata kanë të punësuar në zyrat e marrëdhënieve me publikun 40, 50 njerëz, të cilët thoshin “ok, do një intervistë 2 minuta apo 5 minuta?”- Jo, jo- u thosha unë,- dua një intervistë plot dy orë dhe më duhej të prisja prapë. Këta njerëz kanë fushata të njohura kundër varfërisë prej vitesh, por ju ngrini disa pikëpyetje. Ju mendoni që ata më shumë sesa ndihmojnë njerëz, bëjnë show? Mendoj që bëjnë show, ndihen mirë duke e bërë dhe treguar këtë, por në disa raste, siç është rasti i Bonos, mendoj që ai e bën sinqerisht, shpenzon ditë, vite duke bërë këtë gjë. Bono apo Bob Geldof e bëjnë seriozisht, por disa të tjerë si Madona po bëjnë një punë shumë të keqe dhe shumica e VIP-ave bëjnë të njëjtën gjë si ajo, por unë nuk desha të tregoja sa sipërfaqësorë janë këta, desha të ndaloja tek ata që e bëjnë këtë gjë seriozisht dhe pse nuk jam plotësisht dakord me ta. Pse? Çfarë nuk shkon edhe te nismat e këtyre njerëzve të përkushtuar si Bono apo Bob Geldof? Problemi për mua është që ata punojnë brenda sistemit, nuk e ndryshojnë atë. Bëjnë më shumë nga shumica e njerëzve, unë e respektoj këtë, por nuk e ndryshojnë. Titulli “Na i jepni neve paratë”, që presupozohet të jetë thirrja e këtyre njerëzve të famshëm me qëllim që t’i shpërndajnë më pas ato te të varfrit, ka një dozë ironie. Si e pritën? Nuk e pritën mirë. Kishte shumë telefonata më pas. Por ndonjëherë duhet të ngacmosh pak. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë këtyre 20 viteve? Kam bërë një dokumentar për një gjeni

amerikan që e kam quajtur “Gjeniu dhe fëmijët”. Ai është fitues i çmimit ‘Nobel’, sepse ka zbuluar sëmundjen Kuru në vitet ‘50, që transmetohej në fiset e Guinesë nëpërmjet kanibalizmit, pasi ata hanin trupat e të vdekurve si pjesë e funeralit. Ai ishte gjithashtu pedofil, kishte adoptuar 60 djem të moshave të ndryshme ndërkohë që rrinin me të në Washington DC, në Institutin e Shëndetit. Kjo ka qenë një histori e rëndë, kishte kanibalizëm, pedofili. I gjithë universiteti e dinte që ai sillte e sillte djem. Ata mbyllnin sytë sepse ai ishte nobelist dhe një njeri i zoti, por ama ai po bënte një akt kriminal. Por pas shfaqjes së dokumentarit u arrit të bëhej i bujshëm rasti i tij? Në atë kohë akademikët atje thoshin që ai i donte djemtë, por nuk kryente seks me ta, ai do donte. Disa të tjerë thoshin që ai është pedofil, por disa kultura e pranojnë këtë. Pra ndihmoi që njerëzit ta pranonin. Por ai vdiq pasi mbaroi filmi, kështu që nuk mund të bëhej më gjë. Nga g jithë dokumentarët tuaj cili është i preferuari? Një dokumentar radiofonik me një lëvizje maoiste që shpërtheu në vitin ‘68 si pjesë e revolucionit kulturor kinez. Disa studentë suedezë gjithashtu u bashkuan me revolucionin. Disa shitën shtëpitë e ia dhanë paratë komitetit qendror dhe filluan të formonin celula të vogla, ku stërviteshin me armët. Por ata nisën të merrnin të burgosur, të ndanin fëmijët nga familjet që marrëdhëniet familjare mos të ndikonin. Keni vërejtur gjatë këtyre 20 viteve si ka ardhur interesi për gjininë e dokumentarit? Është rritur vazhdimisht gjatë kohës që unë kam punuar dhe tani është më e madhe se kurrë falë edhe televizioneve me pagesë, sepse njerëzit janë lodhur së pari me “reality show” që nuk janë të vërtetë. Dokumentarët e mi janë shfaqur në disa vende. Janë blerë nga 50 televizione në të gjithë botën sidomos pesë vitet e fundit. Keni marrë pjesë dhe në festivale gjithashtu? Si do i vlerësonit ato, si dhe pjesëmarrjen në IRHFFA? Numri i festivaleve ku kam marrë pjesë është pak i reduktuar, sepse disa festivale nuk pranojnë filma që janë shfaqur në televizione. “Give us the money” është shfaqur në 18 shtete deri tani. Është shumë e rëndësishme për mua, sepse duhet të mësoj si e perceptojnë njerëz nga vende të ndryshme, jo vetëm nga perspektiva e suedezëve, por edhe e shqiptarëve, edhe e të tjerëve. Prandaj është mirë që jam këtu në Tiranë. Kjo e zgjeron diskutimin.


E shtunë - e diel 28-29 shtator 2013

23

www.mapo.al

pertej privatësisë E kush nga vajzat nuk ka ëndërruar të zgjohet një mëngjes dhe ta gjejë veten në krahët e princit të kaltër?! Por entuziazmi ka kaluar ndërsa duke u rritur kupton që historitë me princër ndodhin vetëm në përralla...Po sikur t’ju thoshim që ndodhin edhe në jetën reale, do të na besonit? Elia Zaharia rrëfen jetën në oborrin mbretëror dhe historinë e saj të dashurisë me Princin Leka....

Kur princi i kaltër nuk është përrallë Cili është mëngjesi yt rutinë? Një kapuçino, rrallë ndonjë musli me qumësht. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Do desha të kisha oreks në mëngjes, dhe stomak për një english breakfast. Me pëlqen shprehja: mëngjesin mbaje për vete, drekën ndaje me miq, darkën falja armikut. Por, fatkeqësisht, unë bëj katërcipërisht të kundërtën. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Nuk e pi dot jashtë shtëpisë, se i bie të dal me sy mbyllur dhe me pizhame. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Me mamin, se me jep energji pozitive sapo hap sytë. Është dielli im mëngjesor. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Më pëlqen është pak të thuhet. Me pasionon dhe sa herë më jepet mundësia të aktroj ndjehem e përmbushur. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Babai im, fatmirësisht apo fatkeqësisht, që në moshë fare të vogël më ka imponuar disiplinë të hekurt në çdo gjë, duke filluar nga bërja e detyrave, respektimi i orareve etj. Fatkeqësia qëndron në faktin se, nëse nuk kryej punë, nuk më zë gjumi në kuptimin e parë të fjalës. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nëse më ndodh (dhe ndodh rrallë), është gjithmonë për pak minuta më shumë gjumë. Nuk gënjej, e them arsyen pasi edhe nëse do gënjeja, vijat e jastëkut në fytyrë do t’më tradhtonin :) A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk jam dembele, përkundrazi. Kam energji të tepruar dhe nëse nuk e kanalizoj si duhet, më shkon dita duke vrapuar nga një punë në tjetrën. Që e vogël nuk më ka lejuar kurrë sedra që të mos dal shkëlqyeshëm në mësime. Më pas, kur jam larguar nga Shqipëria, po prapë sedra nuk më ka lejuar kurrë të kërkoj ndihmë financiare nga prindërit, kështu që më është dashur të punoj shumë dhe të studioj shumë në të njëjtën kohë.

Ku të zë dreka zakonisht? Vdes për gatimet e mamit, ndaj përpiqem të jem në shtëpi. Madje edhe kur më duhet të ha jashtë, më rri mendja te pjata e shtëpisë:) Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Ka disa. Është fakt që Tirana ka restorante shumë cilësore. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Varet...ftoj edhe më ftojnë! A je kursimtare? Nuk kam qenë kurrë dhe mesa duket kjo shkon e më gjen. Por nuk më pëlqen të shpenzoj kot. Nuk jam natyrë që dal dyqaneve për të blerë kuturu, shpenzoj kur kam nevojë për diçka. Nuk vuaj nga sindroma “shopping addicted”! A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Jo, nuk e kam. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Babi, ngaqë pushonte vetë është përpjekur, por mua nuk më zinte gjumi, ndaj rrija në krevat dhe ëndërroja me sy hapur. Naze nuk kam bërë, kam qenë fëmijë shumë i urtë! Kurrë nuk më kanë ndjekur me lugë nga mbrapa. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Vetëm kujtimet. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Fëmijëria padyshim. Më kanë pëlqyer shumë lojërat, kukullat, filmat vizatimorë, vezët kinder sorpresa... Po kujtimet e hidhura? Kujtimet e hidhura lidhen me aeroportet. I përmbytja në lot sa herë ndahesha me të afërmit. Çuditërisht nuk u mësova kurrë me ndarjet, i përjetoja

Kujtimet e hidhura lidhen me aeroportet. I përmbytja në lot sa herë ndahesha me të afërmit. Çuditërisht nuk u mësova kurrë me ndarjet, i përjetoja çdo vit njësoj.

çdo vit njësoj. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Adoleshente mbaja ditar si pothuajse të gjitha bashkëmoshataret e mia, por jo për sekrete, thjesht për të mbajtur mend pasi nuk shquhem për memorie të fortë. Sekrete nuk kam mbajtur kurrë, kam qenë gjithmonë e hapur në mendje dhe nuk i kam pëlqyer gjërat e bëra fshehurazi. Për më tepër mamin e kam pasur gjithmonë shoqe të ngushte dhe kam folur shumë me të, për çdo gjë. Çfarë ka në portofolin tënd? Fotografi me prindërit kur kam qenë e vogël, kartëvizita magjike Victorinox, lekë për kafe, karta e identitetit, tani së fundmi edhe patenta. Në mëng jes e g jen g jithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Menjëherë! Më gjen ajo mua, pasi nuk planifikoj kurrë çfarë do vesh. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Druri dhe ngjyrat e qeta. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Aromën e trëndafilit e preferoj mbi të gjitha. Çfarë CD ke në makinë? Nuk kam makine personale. Në makinën e oborrit përdoret më shumë radio. Çfarë muzike ke zile telefoni? Tinguj harpe. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Kam më shumë miq të vjetër sesa të rinj. Me miqtë që jetojnë në Shqipëri takohem shpesh, telefonohemi akoma më shpesh etj. Me ata që jetojnë jashtë, vetëkuptohet më rrallë, por kjo nuk i heq asnjë presje rëndësisë që ata kanë për mua. A je e hapur për miqësi

të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Unë jam shumë sociale, më pëlqen të njoh njerëz të rinj. Kjo ndoshta lidhet edhe me kuriozitetin profesional gjithmonë në kërkim të karaktereve. Ndërsa miqësitë e forta kërkojnë patjetër kohë dhe prova. Ku rri zakonisht me miqtë? Nëpër shtëpitë e njëra-tjetrës për të ngrënë ëmbëlsira. Bëjmë shëtitje, frekuentojmë ekspozita pikture, sallat e kinemave, teatrit, pse jo edhe në lokale ndonjëherë. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Kjo është shumë e ndryshueshme. Por përgjithësisht nuk preferoj të qëndroj deri vonë jashtë. Më pëlqen që darkat t’ia kushtoj leximit, madje kur nuk e bëj më duket sikur kam tradhtuar diçka. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Me Princin tim të kaltër përpara ndonjë filmi të bukur, ose të dy bashkë, secili i humbur në librin e tij J . Po idealja, cila do të ishte? Nuk ndryshon shumë nga kjo që kemi, me përjashtim të muajve të ngrohtë të vitit, ku përjetojmë torturën ‘naziste’ të diskotekës “Folia” deri në 5 të mëngjesit, totalisht të jashtëligjshme dhe të çmendur në zemër të Tiranës, dhe në oborr të shtëpisë!!! Idealja do ishte të funksiononte ligji, të mos shihnim korrupsion të tillë, që pa asnjë skrupull nuk lodhen me as ta fshehin. Që njerëzit e çmendur të mos kishin mundësi të çmendnin një kryeqytet të tërë “europian”. Pra, me pak fjalë të gëzonim të drejtat elementare të njeriut: të flinim gjumë! Kur shkon për të fjetur? Në këtë sezon, kur mbaron zhurma e ‘Folisë’, domethënë rreth orës 5 të mëngjesit. Cila është uniforma jote e gjumit? Varet nga stinët. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? I fejuari im J


24

E shtunë - e diel shtator E shtunë - e 28-29 diel 13-14 prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

festa

single and the city

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

UET , një

universitet me VIP-a

K

ur kthehemi nga festat, një nga gjërat që tregojmë është kush hyri e doli nga ata që konsiderohen VIP në qytet, por në festën e mbrëmjes së të enjtes në Bar ‘Whiskey” në Bllok, kjo ishte e përjashtuar. Sepse të gjithë ishin të njohur. Ishte festa që UET organizonte me studentët dhe ishstudentët VIP që ka pasur ndër vite dhe mos e mendoni një festë të vakët me fare pak njerëz. Janë shumë personazhet e famshme që krahas karrierës së tyre artistike e televizive kanë kryer studimet në UET. Ky universitet akordon bursa VIP apo bursa talentesh çdo vit për studentët e tij që hap rrugën e tyre drejt

UET. Musa Ulqini, Samanta Karavello, Arion Muça, Xhensila Myrtezaj, velinat e “Fiksit”, Skandinada Lala, Ermali i BB, janë vetëm disa nga personazhet e njohur që u takuan të enjten në party-n organizuar enkas për ta. “Një universitet nuk është vetëm një institucion ku mbahen leksione, seminare dhe kërkohen detyra kursi, por edhe një mjedis social i gjallë. Nëpërmjet bursave talent/lidership, Universiteti Europian i Tiranës që nga fillimet e veta ka promovuar studentët protagonistë, të talentuar si edhe studentët që kanë ambicien dhe aftësitë për të qenë protagonistë të zhvillimeve shoqërore e politike”, - thanë drejtuesit e UET.

Të ruajmë qetësinë

N

dodh gjithmonë: në fund të një lidhjeje thuhet që nuk do bësh më kurrë të njëjtat gabime? Ke qenë xheloze dhe ke shkatërruar gjithçka? Premton që nuk do jesh më kurrë, o po nuk do duash t’ia dish ku është e ku s’është, ça bën e ça s’bën (që do duash t’ja dish, kjo dihet, po maksimumi nuk do ia thuash kurrë atij, do e mbash për vete). Apo ke qenë posesive dhe i ke marrë frymën? Nga sot e tutje do e lësh të lirë. Të lirë fare, të bëjëç’të dojë, përfundimi dihet. Kështu së paku e ke një shans. Dhe gjithçka nis mirë. Ti je e përkryera. Ajo që nuk bezdis kurrë. Nuk pyet, nuk heton dhe nuk kontrollon. Edhe kur kontrollon nuk thua gjë. Mund të gjesh befas një mesazh të çuditshëm në telefonin e tij, një tipe që i shkruan dhe i thotë diçka për një party, ku ai nuk ka qenë, ajo e siguron që ishte festë e bukur dhe se i kishte ardhur keq që ai kishte munguar... Sheh datën dhe zbulon që atë ditë keni qenë bashkë, gjithë fundjavën (tani kujtohesh që ai e ka pasur të fikur telefonin gjithë kohës). Ndjen të të pushtojë tërbimi, bën me vete atë filmin, kur shkon me telefon në dorë në dhomën e gjumit, e zgjon atë tjetrin, i tregon telefonin, i thua kush është kjo, pse është kjo, pse të ka shkruar, dhe më kryesorja: pse e ke fshirë përgjigjen e saj. Pastaj përfundimi dihet. Ai të thotë që është një keqkuptim, se ajo është shoqja e punës, që kishte ditëlindjen e të fejuarit, ku ai s’ka shkuar, sepse nuk krijon kaq afrimitet me ata të punës dhe nuk e di se si është fshirë përgjigjja, ku ai i kërkonte të falur sepse kishte kaluar fundjavën me të dashurën. Normal që ti e beson këtë përgjigjen, përqafoheni, por prej asaj dite ti kontrollon rregullisht telefonin, në sy të tij madje, derisa sherret ndjekin njëri tjetrin dhe ndaheni. Ose filmi mund të vazhdojë ndryshe: ai bën sherr dhe s’pranon të japë asnjë shpjegim, të thotë që s’duhet ta prekesh hapësirën e tij, celularin e tij dhe se nuk i duron këto skena, prandaj ose rri ose ik. Në këtë rast bën mirë të ikësh me të parën, se gjithsesi për të ikur ke një ditë. I mendon të dyja skenarët, që të çojnë në të njëjtin përfudim dhe mendon të bëhesh e zgjuar. Domethënë të bësh sikur nuk e ke prekur kurrë atë celular me dorë (ama emrin e asaj tipes së party-t e fikson mirë, nga nesër nuk do lësh hetim pa bërë, derisa të zbulosh çdo detaj: kush është, nga vjen, çfarë bën, kë ka pasur të dashur ajo, motrat e saj, shoqet e saj, gjithçka). Zgjedh pra, të mos bësh gabimet e të shkuarës. Të mos jesh as xheloze e as posesive në këtë lidhje të re. Nuk e jep veten as të nesërmen në mëngjes. Ama ulëret me sa ke në kokë se përse ai nuk e ka ngritur kapakun e ËC-së dhe pak me vonë ankohesh, që nuk duron dot lajme dhe leximin e shtypit të ditës që në mëngjes. Ankohesh kur dilni në trafik, që ai ecën shumë shpejt, pastaj shumë ngadalë, se është gjithmonë në korsinë e gabuar, që muzika e CD-së është acaruese, që mos-e-ço-teradio-se-të-thashë-njëqind-herë-që-s’dua-lajme-që-në-mëngjes... Mos je bërë njëçik e grindur? (nuk është as ajo dita e muajit që të lejohet të jesh e grindur). I përgjigjesh thatë hera herës që s’ke asgjë dhe mundohesh që të mos hapësh asnjë argument që ka lidhje me celularët, së paku derisa të arrish në zyrë dhe pastaj të dalësh për kafen e emergjencës me shoqen e ngushtë(në fund të fundit gjithë kërkimet për atë tipen e party-t ajo do t’i bëjë, se e ka talent këtë punën e hetimeve). Në fund të ditës vijnë rezultatet e plota të hetimeve. Gjatë ditës shoqja të ka marrënja 14 herë në telefon dhe në mbrëmje ka nisur një email të gjatë, shoqëruar me foto të tipes së party-t që nga koha kur ishte me përparëse të zezë e jaka të bardha... E lë për ta bërë me nge studimin në fundjavë, në kohën kur ai të jetë duke parë ndeshjet e futbollit, bashkë me garat me makina e motora (së paku nuk sheh ecje sportive, se atë s’do e duroje dot fare). Shoqja ndërkohë të ka qetësuar se ajo tipja është në një lidhje me dikë, e që shkon shumë mirë, pra për momentin nuk ke pse të alarmohesh, edhe pse sytë duhet t’i mbash hapur gjithsesi... Del me të shpejtë nga zyra, sepse sot duhet të jeni bashkë një tjetër party, ku ditëlindjen e ka një koleg i tij dhe ku ti nuk mund të mungosh kurrë. E para sepse mezi po pret të prezantohesh si çift. Dhe e dyta, mendon se aty rrotull mund të shohësh dhe atë tipen, pra t’i kesh njëherë sytë hapur. Por në lokal, nuk ka asnjë gjurmë të saj. Por ja ku qenka ish-i i tij! Ajo me të cilën ka ndenjur pesë vitet e fundit, e për të cilën të ka thënë që tani kanë mbetur thjesht miq. Të ka thënë dhe se mes tyre ka mbaruar dhe nuk i shkon kurrë mendja për të(ama paska harruar të të thotë që shkokan në të njëjtat festa). Ç’bëhet në kto raste? Nëse i thua që je xheloze, se je tmerrësisht xheloze, dy skenarët që mendove mbrëmë, mund të jenë prapë aktualë. Të bëhesh prapë e zgjuar? Si mbrëmë? Po me mëngjesin si t’ja bësh?! Ec e dëgjo lajmet dhe mos u ndje kur ta shohësh që ai prapë nuk e ka ngritur atë dreq kapaku tëËC-së! Po në trafik si s’mësoi kurrë të ecë xhanëm?! Edhe kaq e grindur, do kesh të njëjtin përfundim skenari si ata dz të parët. A mos vallë ia vlen të zihesh për atë që duhet? E kush tha që duhet të nxjerrim mësim nga historitë e shkuara?!


esse

Idi, essi,uni

Polonius shqiptare dhe hamletë danezë

Formimi i përshtypjes së përgjithshme për të tjerët

Rudolf Marku “Hamleti”, i Shakespeare është ndër ato vepra të letërsisë botërore dhe të

Ylli Pango

qytetërimit botëror, për të cilën është thënë se, po qe se në planetin tonë do ndodhte që një apokalips...

Formimi i përshtypjeve ndjek një rrugë të caktuar. Ky është procesi mbi bazën e të cilit një

individ organizon informacionin lidhur me një individ tjetër për të formuar përshtypjen për të. Në një eksperiment...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

Profil

SKËNDER SELIMI

Jeta e një baletmaestri në katër akte

Në kërkim të indikatorëve për matjen e mirëqenies dhe progresit social 31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Stimulimi i rritjes ekonomike bën pjesë në objektivat më të rëndësishëm të politikave publike, për të mos thënë që është më i rëndësishmi. Debatet politike, ekonomike e sociale vazhdojnë të kenë në thelbin e tyre “gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për të nxitur rritjen ekonomike si rruga pothuajse e vetme e zhvillimit ekonomik.” E shprehur apo matur si përqindje në raport me PBB, rritja ekonomike paraqitet nga ekonomistët dhe politikanët si “rruga e vetme që të çon drejt progresit social dhe mirëqenies”, si “çelësi i vetëm për krijimin e pasurisë së individëve dhe shteteve”, si “pasuri që pastaj mund të përdoret për shërbime të ndryshme publike apo të rishpërndahet për ata që kanë nevojë në

Faqe 25

kuadrin e politikave sociale”. Pra, e thënë në mënyrë të përmbledhur, PBB është barometri i pasurisë sonë kombëtare dhe i kapaciteteve tona për progres social dhe mirëqenie. Ky konkluzion ka kohë që ka ngjallur debate e reflektime, jo vetëm në gjirin e ekonomistëve, por edhe shoqërisë civile, mjediseve akademike e politike duke analizuar faktin “nëse rritja ekonomike është apo jo sinonim i krijimit të pasurisë dhe mirëqenies?”. Në fakt, PBB kontabilizon gjithë format e aktivitetit ekonomik pa bërë ndonjë ndarje ndërmjet atyre që sjellin realisht përfitime sociale dhe atyre që bëjnë efektin e kundërt, pasi thjesht dhe vetëm për hir të fitimit, shkatërrojnë mjedisin, shëndetin,etj. PBB nuk...


26

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

31

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Në kërkim të indikatorëve për matjen e mirëqenies dhe progresit social Stimulimi i rritjes ekonomike bën pjesë në objektivat më të rëndësishëm të politikave publike, për të mos thënë që është më i rëndësishmi. Debatet politike, ekonomike e sociale vazhdojnë të kenë në thelbin e tyre “gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për të nxitur rritjen ekonomike si rruga pothuajse e vetme e zhvillimit ekonomik.” E shprehur apo matur si përqindje në raport me PBB, rritja ekonomike paraqitet nga ekonomistët dhe politikanët si “rruga e vetme që të çon drejt progresit social dhe mirëqenies”, si “çelësi i vetëm për krijimin e pasurisë së individëve dhe shteteve”, si “pasuri që pastaj mund të përdoret për shërbime të ndryshme publike apo të rishpërndahet për ata që kanë nevojë në kuadrin e politikave sociale”. Pra, e thënë në mënyrë të përmbledhur, PBB është barometri i pasurisë sonë kombëtare dhe i kapaciteteve tona për progres social dhe mirëqenie. Ky konkluzion ka kohë që ka ngjallur debate e reflektime, jo vetëm në gjirin e ekonomistëve, por edhe shoqërisë civile, mjediseve akademike e politike duke analizuar faktin “nëse rritja ekonomike është apo jo sinonim i krijimit të pasurisë dhe mirëqenies?”. Në fakt, PBB kontabilizon gjithë format e aktivitetit ekonomik pa bërë ndonjë ndarje ndërmjet atyre që sjellin realisht përfitime sociale dhe atyre që bëjnë efektin e kundërt, pasi thjesht dhe vetëm për hir të fitimit, shkatërrojnë mjedisin, shëndetin,etj. PBB nuk na ofron asnjë të dhënë për cilësinë e jetës, aksesin e shumë grupeve të popullsisë në shërbime bazë, gjendjen e shëndetit fizik e mendor, nivelin e lirisë ekonomike dhe demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm,etj. Pra, rritja e PBB nuk jep automatikisht përgjigje për rritjen e mirëqenies dhe progresit social, nuk mjafton për të dhënë një profil të qartë të nivelit të jetesës dhe mirëqenies së shumicës së popullsisë. Kjo është dhe arsyeja, përse ekonomistët kanë filluar të kërkojnë indikatorë të tjerë më domethënës për të shprehur dhe matur progresin social dhe mirëqenien. Një histori e shkurtër e PBB Për ta kuptuar më mirë dhe më thjesht përmbajtjen, thelbin dhe rolin “mbretëror” që PBB ka në politikat publike dhe zhvillimin ekonomik, duhen njohur paraprakisht kushtet historike në të cilat lindi dhe u zhvillua ky koncept. Gjatë viteve 1930, në kulmin e krizës së depresionit të madh, ministrat e financave të SHBA dhe Britanisë së Madhe, në përpjekje për të gje-

tur një mënyrë eficente për të ndjekur në vazhdimësi efektet e politikave të tyre të mbështetjes dhe zhvillimit ekonomik, krijuan sistemin e Kontabilitetit nacional. Në atë periudhë, rritja e shpejtë ekonomike dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese ishte për SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë etj., sfida më e madhe që mund të përballonte papunësinë në nivelet 2530%, si dhe krijimin e të ardhurave bazë për një pjesë të madhe të popullsisë, së cilës i mungonin paratë për plotësimin e nevojave bazë. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e theksoi akoma më shumë nevojën e këtij kontabiliteti nacional në mënyrë që të vlerësoheshin mundësitë dhe pasojat e pjesëmarrjes në luftë. Ekonomisti amerikan Simon Kuznets, i konsideruar edhe si “arkitekti i sistemit të kontabilitetit nacional” i kishte lajmëruar që në vitin 1934 autoritetet amerikane se “mirëqenia e një kombi nuk mund të barazohej me prodhimin kombëtar”. Por megjithatë, në konferencën e famshme të Bretton Woods-it të vitit 1944, në të cilën fuqitë e mëdha të kohës i dhanë jetë “krijimit të një rregulli ekonomik botëror, i cili do krijonte mundësitë për përshpejtimin e progresit ekonomik global”, PBB u kurorëzua si “indikatori i vetëm që garantonte realizimin e objektivave të rindërtimit dhe zhvillimit”. Edhe institucionet e krijuara në konferencën e Bretton Woods-it, si Banka Botërore apo FMN e bënë këtë indikator mbretin e aktiviteteve dhe performancës së tyre. Simon Kuznets e kundërshtoi këtë praktikë duke nënvizuar se “vendimmarrësit politikë duhet të dinë të bëjnë dallimin ndërmjet sasisë dhe cilësisë së rritjes ekonomike, ndërmjet kostove e përfitimeve të saj afatshkurtra e atyre afat-gjata”. Në këtë këndvështrim, kritikat adresuar ndaj PBB nuk janë të reja. Mbas Simon Kuznets, shumë ekonomistë e sociologë të shquar kanë vënë në dyshim “shprehjen e nivelit të mirëqenies vetëm nëpërmjet PBB”, ndërkohë që edhe nocione si “barazia sociale”, “shpërndarja e drejtë e të ardhurave dhe përfitimeve”, “degradimi apo përmirësimi i kushteve të jetesës dhe shërbimeve”, “cilësia e ambientit”etj., rrjedhin ndjeshëm nga suksesi apo mossuksesi i rritjes ekonomike, por nuk gjejnë shprehje domethënëse të PBB. Për pasojë, t’i japësh prioritet vetëm PBB apo ta mbështesësh suksesin apo dështimin e punës së qeverisë pothuajse vetëm te PBB, do të thotë të lësh pas dore përgjegjësi-

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

T’i japësh prioritet vetëm PBB-së apo ta mbështesësh suksesin apo dështimin e punës së qeverisë pothuajse vetëm te PBB, do të thotë të lësh pas dore përgjegjësinë për rritjen e mirëqenies, për cilësinë e jetës, për marrëdhëniet sociale, për drejtësinë sociale dhe shpërndarjen sa më të barabartë të fryteve të rritjes ekonomike. E përkthyer në një gjuhë më politike, do të thotë të mos kesh në dispozicion informacionin dhe indikatorët e nevojshëm për hartimin dhe aplikimin e politikave të duhura të mirëqenies sociale.

në për rritjen e mirëqenies, për cilësinë e jetës, për marrëdhëniet sociale, për drejtësinë sociale dhe shpërndarjen sa më të barabartë të fryteve të rritjes ekonomike. E përkthyer në një gjuhë më politike, do të thotë të mos kesh në dispozicion informacionin dhe indikatorët e nevojshëm për hartimin dhe aplikimin e politikave të duhura të mirëqenies sociale. Si ta përkufizojmë mirëqenien? Nga pikëpamja historike, fenomeni « mirëqenie » dhe tentativat për ta përkufizuar dhe matur atë e ka origjinën në traditat anglo-saksone të shek.XVIII-XIX, me autorë si Jeremy Benthan dhe John Stuart Mill, të cilët i referohen mirëqenies si shprehje e “utilitetit”. Sipas tyre, një shoqëri “e drejtë” krijon mundësinë që shumica e njerëzve të maksimizojnë mirëqenien e tyre, se “realizimi i mirëqenies është shumatore e utiliteteve” nga të cilat varet maksimizimi i mirëqenies globale. Jeremy Bentham e interpretonte mirëqenien si “kriterin më të mirë të çdo politike për të krijuar sa më shumë mirëqenie për një numër sa më të madh njerëzish”. John Stuart Mill, në veprën e tij “Ligjet e shpërndarjes së pasurisë” tentoi ta analizonte mirëqenien nën optikën se “të ardhurat mund të rishpërndahen pa dëmtuar efikasitetin ekonomik të burimeve”, koncept që u përdor më vonë nga Leon Ëalras në kuadrin e “ekonomisë sociale” e cila duhet të ishte “shkenca që studionte pasurinë sociale dhe shpërndarjen e kësaj pasurie ndërmjet shtetit dhe individit”. Në versionin e saj modern, « ekonomia e mirëqenies » lindi në 1920 me librin “The Economics of Welfare” nga ekonomisti Arthur Pig-


E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

ou, i cili zhvilloi konceptin e “eksternaliteteve” duke analizuar “efektin e veprimeve të një agjenti ekonomik mbi mirëqenien e një tjetri”. Ky këndvështrim u bë thelbi i analizës së mirëqenies që justifikonte ndërhyrjen e qeverisë/shtetit në një ekonomi tregu e cila justifikohet nga “funksionimi i keq i tregut”, në rastet kur ai nuk realizon një shpërndarje optimale të burimeve prodhuese dhe të ardhurave. Nga ana e ekonomistëve, kjo sfidë që konsiston në vlerësimin dhe krahasimin e situatave ekonomike nga pikëpamja e mirëqenies, merr një përgjigje nëpërmjet “kriterit të Pareto-s”: shpërndarja e burimeve është optimale deri në momentin kur rritja e mirëqenies së një personi nuk shkakton zvogëlimin e saj për një person tjetër. Mbas viteve 1930, u zhvillua « ekonomia e re e mirëqenies » si një degë e veçantë e teorisë neoklasike që studion gjendjet e ndryshme të ekonomisë nën këndvështrimin e mirëqenies. Kur ekonomistët filluan të flasin masivisht për “ekonominë e mirëqenies” u mbështetën gjerësisht në konceptin e Pigou që kërkonte një shkencë ekonomike që “nuk degjeneronte në receta e formula, por që përqendrohej esencialisht në problemet e mëdha sociale si p.sh., ekzistenca e të pasurve e të varfërve etj”. Ata tentuan t’i përgjigjen një serie pyetjesh të tilla si: çfarë kuptohet me termin mirëqenie?, çfarë kuptimi i jepet nocionit të utilitetit kur analizohet mirëqenia ?, cili është dimensioni kolektiv i mirëqenies ?, cila është ndarja më e pranueshme e individëve kur flitet për mirëqenien kolektive ?, cili është roli i ekonomistëve në këtë çështje? etj. Në fund të shek.XX, debati u përqendrua në tri drejtime kryesore: 1) në përcaktimin se çfarë do të quhej “mirëqenie”; 2) në gjetjen e indikatorëve dhe instrumenteve më të mira për ta shprehur dhe matur atë; 3)në përcaktimin e politikave që siguronin “mirëqenien për të gjithë”. Koncepti “mirëqenie” u përkufizua si “tërësia e gjërave që kemi nevojë për të jetuar mirë, të tilla si paraja që na kënaq nevojat kryesisht materiale, shëndeti që na garanton ekuilibrin fizik e mendor të jetesës, kultura e spiritualiteti, dija dhe njohuritë, kushtet e banimit, cilësia dhe prezenca e shërbimeve të ndryshme etj. Një lëvizje ndërkombëtare: të shohim përtej PBB ! Në përgjigje të këtij shqetësimi dhe kësaj do-

27

www.mapo.al

mosdoshmërie, gjatë dy dekadave të fundit janë shtuar përpjekjet për krijimin e indikatorëve të tjerë specifikë që masin mirëqenien sociale dhe i ofrojnë shoqërisë dhe vendimmarrësve politikë një panoramë më të plotë e të saktë të zhvillimeve sociale. Treguesi i parë që hapi rrugën drejt matjes së mirëqenies dhe progresit social ishte “indikatori i zhvillimit njerëzor” i llogaritur që në fillim të viteve 1990 nga UNDP. Shpikësi i tij, ekonomisti pakistanez Mahbubul Haq, propozonte që nëpërmjet këtij treguesi të ri të “fillonte një kundër-ofensivë botërore ndaj përdorimit të verbër e të ngurtë të PBB në mjediset politike e ekonomike të çdo niveli në botë”. Ky tregues gruponte në vetvete tre parametra të rëndësishëm të zhvillimit social: shëndetin dhe jetëgjatësinë; edukimin dhe kohëzgjatjen e shkollimit; PBB për banor të axhustuar me treguesin e fuqisë blerëse. UNDP pati meritën e parë në botë kur tregoi se vendet me PBB/banor më të lartë nuk përputheshin detyrimisht me nivelin më të mirë të zhvillimit njerëzor. Vende të ndryshme që renditeshin në krye të klasifikimit botëror për treguesin PBB/banor, në fakt rezultonin shumë poshtë në pozicione kur ishte fjala për zhvillimin dhe progresin social. Megjithë horizontet që hapi ky tregues, ai rezultonte me mjaft të meta, pasi nuk ofronte një portret të plotë të situatës së zhvillimit njerëzor, sidomos për faktin se “fshihte” pabarazitë në shërbimin shëndetësor, arsimor, apo të të ardhurave ndërmjet grupeve të ndryshme sociale e territoreve/rajoneve brenda vendit, pasi i mesatarizonte ato. Ndërkohë, ai nuk jepte dot asnjë informacion për lirinë ekonomike dhe liritë politike, zhvillimin e qëndrueshëm, çështjen e barazisë së sekseve në punësim e përgjegjësi publike, etj. Hapi më i madh në këtë drejtim u bë në vitin 2007 nga ana e OCDE-së e cila në “Forumin botëror të statistikave, njohurive dhe politikave” të mbajtur në Stamboll të Turqisë, bashkoi rreth vetes Bankën Botërore, Komisionin Europian, UNDP, etj., në deklaratën finale duke nënvizuar një angazhim të madh të këtyre institucioneve “në stimulimin e një debati ndërkombëtar të bazuar në të dhëna statistikore e indikatorë solidë për të matur dhe shprehur saktë progresin social dhe mirëqenien”. Disa muaj më vonë, në kuadrin e një konference tjetër ndërkombëtare të titulluar “Përtej ....PBB”, kjo iniciativë u kthye në objektiv të do-

mosdoshëm dhe u “përkthye” në një projekt ndërkombëtar të financuar nga OCDE të quajtur “Matja e progresit social të shoqërive”, i cili synonte përgatitjen e një seti indikatorësh të vlefshëm ndërkombëtarë “për ta nxjerrë mirëqenien dhe zhvillimin social jashtë trysnisë dhe minimizimit që shkaktonte PBB”. Kontributi i “Komisionit Stiglitz” Në vitin 2009, qeveria franceze, në kuadrin e reflektimit për zhvillimin e indikatorëve të progresit social, ngarkoi një grup ekspertësh të shquar ndërkombëtarë, të kryesuar nga dy nobelistë në ekonomi, Joseph Stiglitz dhe Amartya Sen që të “studionin dhe identifikonin limitet e PBB si tregues i performancës ekonomike dhe progresit social.....dhe të propozonin informacionin shtesë të nevojshëm për të patur një pamje të qartë të cilësisë së jetës dhe zhvillimit njerëzor”. Komisioni arriti në konkluzionin se “statistikat kombëtare e ndërkombëtare duhet ta vinin theksin tek evidentimi i nivelit të mirëqenies së popullsisë dhe qëndrueshmëria e saj më shumë se sa tek treguesit e rritjes ekonomike dhe financave”. Në thelbin e tij, komisioni Stiglitz arriti në tre konkluzione të rëndësishme. Së pari, vendosja e individit në qendër të çdo treguesi e analize. Nëse nuk shprehet statistikisht “nga brenda” dhe në detaje situata reale e individëve dhe familjeve (pasuria, mirëqenia, gjendja shëndetësore, struktura e shpenzimeve, etj.), dhe jo thjesht mesataret statistikore të tyre apo llogaritje të pjesshme një herë në disa vjet, vendim-marrësit “rrezikojnë të jenë si pilotët pa busull”. Nga ky kënd-vështrim, nocioni i “cilësisë së jetës” është indikatori kryesor i suksesit dhe eficencës së politikave ekonomike. Mjaft vende të botës kanë filluar tashmë që krahas treguesit të “rritjes ekonomike” të llogarisin rregullisht e të bazohen edhe tek treguesi i “kënaqësisë së brendshme bruto”. Së dyti, statistikat duhet që të evidentojnë qartë “efektet që investimet publike e transfertat e ndryshme japin tek njerëzit”. P.sh., shpenzimet për shëndetësinë, arsimin, sigurinë publike, ujin e pijshëm etj., në rutinën statistikore evidentohen përgjithësisht në vlerë absolute, dmth, numri i mjekëve, shpenzimet për arsimin apo shëndetësinë në total; ndërkohë që kërkohet kalimi në një nivel më të avancuar treguesish të tillë si : indeksi i shëndetit publik, cilësia e përvetësimit të dijes në shkolla, niveli i kënaqësisë për sigurinë, etj. Së treti, llogaritja më e mirë e efekteve të rritjes ekonomike ndaj mjedisit dhe në këtë kuadër matja e një indeksi mbi ndikimet që ka mjedisi mbi shëndetin publik, cilësinë e jetës apo dhe strukturën e shpenzimeve të individëve dhe familjeve. Vetëm në këtë mënyrë mund të orientoheshin siç duhet politikat e zhvillimit që duhet të ndërmerrnin qeveri të ndryshme, apo dhe vetë institucionet ndërkombëtare si Banka

Rritja e PBB-së nuk jep automatikisht përgjigje për rritjen e mirëqenies dhe progresit social, nuk mjafton për të dhënë një profil të qartë të nivelit të jetesës dhe mirëqenies së shumicës së popullsisë. Kjo është dhe arsyeja përse ekonomistët kanë filluar të kërkojnë indikatorë të tjerë më domethënës për të shprehur dhe matur progresin social dhe mirëqenien.

Botërore, UNDP, etj. Shumë vende të zhvilluara, të tilla si SHBA, Irlanda, Luksemburgu, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Australia etj., iu përgjigjën menjëherë kësaj iniciative duke i reformuar dhe kompletuar sistemet e tyre statistikore me indikatorë specifikë që masnin qartë zhvillimin social dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre. Në kërkim të indikatorëve të rinj Një nga treguesit që u aplikua me shpejtësi ishte “indikatori i progresit të vërtetë” ose real (IPV) që u zhvillua veçanërisht nga një grup ekonomistësh dhe statisticienësh amerikanë në kuadrin e lëvizjes “Redefining Progress”. Në thelbin e tij, ky tregues llogaritej duke i shtuar PBB-së vlerën tregtare të disa aktiviteteve që PBB nuk arrinte t’i kapte dhe pasqyronte të tilla si “punët vullnetare në shërbim të komunitetit”, “punët shtëpiake” etj., dhe duke e zhveshur PBB nga “kostot negative të disa aktiviteteve ekonomike që ndikonin në shkatërrimin e burimeve natyrore, degradimin e ekosistemeve, kostot sociale të papunësisë, kostot e rikualifikimit profesional etj”. Rezultati: pothuajse në shumicën e vendeve të zhvilluara, atyre me ekonomi emergjente të grupit BRICS, dhe vendeve në zhvillim, trajektorja e ecurisë së PBB dhe shtimit të saj, nuk korrespondonte aspak me trajektoren apo vlerat e IPV, duke dëshmuar boshllëkun e madh social që politikat ekonomike lënë pas vetes nëse iluminohen vetëm nga ecuria e PBB. Indikatori tjetër u quajt “Të jetosh mirë” dhe u propozua nga OCDE në vitin 2011. Ai grupon në vetvete 11 aspekte të mirëqenies: kushtet e banimit, të ardhurat, punësimin, jetën në komunitet, edukimin, mjedisin, qeverisjen, shëndetin, kënaqësinë e jetës që ndjen secili, nivelin e sigurisë dhe harmoninë familjare si ekuilibër ndërmjet kohës së punës dhe kohës në familje. Për ta bërë më të dukshëm efektin e tij, në mënyrë vizuale ky indikator paraqitet në formën e një lule me 11 petale, ku secili prej tyre është më i gjatë ose më i shkurtës në funksion të vlerave të treguesit që përfaqëson. Rezultati ishte shumë surprizues : vendet më nivelin më të lartë të PBB në grupin e vendeve të OCDE ndodheshin më poshtë se një grup vendesh që e kishin të lartë indeksin “Të jetosh mirë”. Australia, Kanadaja, Suedia, Belgjika, Republika Ceke, Austria, Kili etj., rezultonin se “jetonin më mirë se SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj.”. Aktualisht, ky indikator i OCDE konsiderohet si sistemi i vetëm i treguesve të progresit social që ofron një portret të standardizuar informacionesh që bën të mundur të krahasohen vendet e ndryshme ndërmjet tyre, por që nëpërmjet formës së rregullt apo të çrregullt të lules dhe 11 petaleve të saj, të jep edhe një panoramë të qartë të gjendjes së çdo vendi të veçantë. Një nga iniciativat më të reja është dhe ajo e llogaritjes së “Indikatorit kanadez të mirëqenies” (IKM), i përkrahur gjerësisht edhe nga Britania e Madhe, në të cilin grupohen tetë elemente: pjesëmarrja në demokraci, dinamizmi komunitar, edukimi, mjedisi, shëndeti, kultura dhe aktivitetet që të japin kënaqësi, niveli i jetesës dhe mënyrat e përdorimit të kohës. Secili prej këtyre 8 elementëve analizohet nga grupe nënelementësh që e portretizojnë atë. Kështu p.sh., elementi “niveli i jetesës” llogaritet duke marrë në konsideratë “cilësinë dhe kushtet e vendit të punës”, “kohën e punësimit gjatë një viti”, “të ardhurat mesatare”, “nivelin e taksave”, “nivelin e politikave sociale dhe përfitimet prej tyre” etj. I paraqitur lehtësisht në formë grafike, ky tregues bën një radiografi të plotë të aspekteve të mirëqenies së një individi, familjeje apo shoqërie të tërë, ashtu siç “nxjerr zbuluar apo ngre në piedestal efektin e shumë politikave të zhvillimit, politika sociale apo demokratizimit etj., që bëhen në emër të progresit social e mirëqenies, por në fakt, në shumë raste ndikojnë pak ose aspak në të.


28

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

esse

www.mapo.al

Me pak fjalë, të risjellim me dinjitet munguesin e madh, danezin sfidant, princin Hamlet, në skenën e tragjedisë së vet dhe në skenën e tragjedisë sonë shqiptare

Polonius shqiptare dhe hamletë danezë Rudolf Marku

1

“Hamleti”, i Shakespeare është ndër ato vepra të letërsisë botërore dhe të qytetërimit botëror, për të cilën është thënë se, po qe se në planetin tonë do ndodhte që një apokalips të fshijë çdo gjë, bibliotekat, muzetë, kinematë, arkivat, gjithë qytetërimin dhe të gjitha dëshmitë e qytetërimit, dhe po qe se shpëton vetëm një kopje e “Hamletit”, prapëseprapë ata që do vijnë për ta eksploruar qytetërimin e zhdukur të planetit tonë dhe ata që do përpiqeshin për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë planet të shkretë njëherë e një kohë, vetëm duke lexuar ‘’Hamletin”, do deshifronin gjithë qytetërimin tonë të zhdukur dhe do ta merrnin vesh gjithë historinë shpirtërore, politike, psikike, administrative të njerëzimit që nuk është më... Rilexova ditët e fundit “Hamlet”-in, duke u mahnitur për të mijtën herë për shtresat e jashtëzakonshme (indefinite layers) të kësaj tragjedie njerëzore. Interpretimet e “Hamletit” janë të pafundme, aq sa duke lexuar veprën dhe interpretimet e saj, kujtohesh dhe për vetë kufizimet e pashmangshme të interpretimit të tekstit letrar...Por po atë ditë që lexoja Shakespeare-in, nuk i shpëtova ngasjes që të lexoj dhe gazetat shqiptare. Më tërheq vëmendjen një zbardhje televizive e një bisede mes Kryeministrit të tanishëm shqiptar, zotit Rama me Guvernatorin e Bankës. Biseda, komike në dialogun e saj, por dhe një përzierje e notave të trishta çehoviane dhe kafkaneske, dhe tragjike, në kontekstin shqiptar të domethënies së saj, pak a shumë zhvillohet kështu: Z. Rama (Kryeministër i sapozgjedhur, pasi ka mbajtur një fjalim, i drejtohet Guvernatorit të Bankës)- Si t’u duka? (që nënkupton- Si t’u duk fjalimi im? Si t’u duk performanca ime?) Guvernatori i Bankës (i cili që para fjalimit ka bërë një orvatje servilizmi ndaj kryeministrit): I papamë! (që në shqipen kologiale nënkupton- Një fjalim i jashtëzakonshëm, që nuk mund t’ia gjesh shokun! Një performancë hollivudiane, super star!) Çfarë e lidh këtë bisedë me “Hamletin”?mund të pyesë lexuesi i paduruar. Lexuesi duhet të kujtohet se tek “Hamleti” janë dhe tri karaktere të dorës së dytë, që quhen Polonius (në përkthimin e Fan Nolit- Polloni), si dhe Rosencrantz dhe Guildenstern. Të tre janë figurat e zyrtarit të përjetshëm, të tre janë figurat e servilit shtetëror dhe të konformistit të tredhur, të tre janë shërbyesit e bindur dhe kokëtharë, të, tre janë dhe antipodi i princit rebel Hamlet, të cilët kanë për të jetuar bukur mirë edhe pas vdekjes së Hamletit. Janë, si të thuash, konjuktura e përjetshme e së keqes. Nuk ke se si të mos vëresh se Shakespeare e ka njohur deri në neveritje këtë racë zyrtarësh të kohës. Në aktin e parë, skena e tretë, Polonius këshillon të birin, Laertes - Laertin: give thy thoughts no tongue, give every man thy ear, but few thy voice...reserve thy judgement,, (një përkthim i lirë i tekstit do të tingëllonte kësisoj: ... Mbaje gjuhën tënde, dëgjo të tjerët se ç’thonë, fol sa më pak...fshih se ç’mendon...). Në aktin e katërt, skena e parë, mes Rosencrantz dhe Hamletit zhvillohet kjo bisedë: Rosencratz-Take me for a sponge, my lord?; Hamlet- Ay sir; that soaks up the King’s countenance, his rewards, his authority...(Rozencratz - Po më merr për sfungjer, imzot?; Hamleti- Ajme, po, zotni, një sfungjer që thith, bashkë me çehren e mbretit, shpërblimet dhe autoritetin e tij...). Po tani, a mund të vendosni ndonjë asosacion sado të largët mes tekstit të cituar nga Hamleti dhe dialogut tragjikomik të Kryeministrit dhe Guvernatorit të Bankës?

2

Tragjedia e vendit tonë është se administrata shtetërore është e mbushur me Polonius, Rosencrantz dhe Guildenstern. Në Shqipëri gjen nëpunësin e përjetshëm servil dhe lajkatar, i cili nuk ka dinjitet, dhe kësisoj, mbijeton në të gjitha rrethanat. Ai është sa i përulur me princat zyrtarë të vet, aq dhe i pamëshirshëm dhe arrogant me vartësit e vet. Filozofia e zyrtarit të lartë shqiptar është që të mos flasë, apo të flasë diametralisht të kundërtën e asaj që mendon. Dhe të bëjë e të japë lajka, sa më tepër lajka, aq më të sigurt e ka mbijetesën e vet. Në dialogun e kryeministrit të ri dhe Guvernatorit të Bankës dalin qartë dy shtresa të lexueshme lehtë. Rama e pyet Guvernatorin - Si t’u duka? Jo se pret që Guvernatori t’i bëjë vërejtje, por për arsyen e kundërt të kësaj, ngaqë e di se Guvernatori do ta lajkatojë. Pyetja e Kryeministrit është një narcizizëm dhe vanitet i çuditshëm. Ai pret që të lajkatohet. Dhe nëpunësi nuk e ka të vështirë që ta kapë mesazhin e pyetjes që ka brenda saj dhe përgjigjen. Dhe mënyra se si Guvernatori lajkaton, shfaq dhe frikën dhe panikun e tij të brendshëm se mos Kryeministri i ri mund ta heqë nga detyra (edhe pse kjo nuk është autoriteti i tij). Shkalla marramendëse e lajkës së Guvernatorit nuk mund të shpjegohet veçse si një gjendje paniku e atij vetë. Edhe pse Guvernatori i Bankës, ç’është e vërteta, është një profesionist i zoti, për aftësitë e të cilit më ka rastisur jo vetëm një herë që të dëgjoj lavdërime edhe nga specialistë të Bankës Europiane dhe asaj Botërore. Por çështja këtë radhë nuk është te profesionizmi. Por tek diçka tjetër, së cilës në Shqipëri nuk i kushtojnë dhe aq shumë vëmendje, dhe që quhet karakter. Dhe kësisoj, në të kundërt, fakti që këtu tek ne edhe një profesionist i zoti kthehet në një Rosenkrantz, të trishton më tepër, sepse pashmangshëm përfytyron shkallën e servilizmit të atij që nuk është i zoti as si profesionist në zanatin e vet. Të kthehemi përsëri tek ‘’Hamleti”. Tragjedia më e madhe shqiptare është se ne kemi më shumicë Polonius, Rosencratz dhe Guildenstern, por nuk kemi princ Hamlet. Dhe personazhet (anti-personazhet) hamletiane e kanë mbipopulluar administratën shqiptare. I gjen në të gjitha ministritë, në të gjitha bashkitë, në të gjitha zyrat e ambasadave dhe të përfaqësive diplomatike. Madje dhe rektori i Universitetit Shtetëror (ai që mbulon Filologjinë dhe i cili shfaqet pa bërë asnjë mungesë në të gjitha kronikat televizive të kryetarit të Partisë së vet), rektori i administratës së simbolit të ndershmërisë intelektuale, është një servil politik provincash, para të cilit do qenë skuqur nga turpi dhe vetë Poloniusi dhe Rozenkrantzi po të heqësh ndonjë paralele sado të largët me të ... Zyrtari shqiptar është një qenie minotauri, gjysmë qyqar, i mjerë, i nënshtruar, i paartikuluar, me një fshirje totale të personalitetit, dhe në gjysmën tjetër të vetes, arrogant, i korruptuar, mendjemadh, garip, gangster. Është politikani që nuk bëzan para liderit politik, dhe që i rri i ngazëlluar një zyrtari të huaj, edhe kur ky i fundit ia fyen vendin e vet. Është gazetari që lavdëron me fjalë marramendëse një libër të shëmtuar të shkruar nga një politikan. Shkoni në një zyrë shtetërore për të

Por lajka dhe servilizmi kanë dy anët e medaljes: dhënësin dhe marrësin. Ai që e pranon lajkën, servilizmin, shpifjen, ligësinë e tjetrit, është po aq fajtor sa ai që lajkaton, servilon, shpif a ligëson, në mos më fajtor. Sepse shpesh ai që jep lajka niset nga realiteti kokëfortë se pa dhënë lajka nuk mund të mbijetojë si nëpunës. Ndërsa ai që merr lajka niset nga psikologjia e administratës otomane të kadiut dhe të pashait të gjithëfuqishëm, dhe lajkën e servilizmin ai i ndjen të nevojshme që t’i dëgjojë të artikuluar nga vartësit e vet, që t’i besojë vetes se është i gjithëpushtetshëm.

marrë një shkresë të zakonshme, një shkresë -vërtetimi banal, dhe do të përballesh me një zyrtar që të sheh sikur t’i kishte dalë përpara një insekt. Ose besoji iluzionit iluminist se mund të kryesh punë pa njohur kënd a pa dhënë para nën dorë, dhe do flakesh jashtë zyrave si leckë e pavlerë. Arroganca dhe korrupsioni ndaj njeriut të pambrojtur dhe hallexhi janë në proporcion të drejtë me lajkat dhe servilizmin ndaj shefave, këtyre pashallarëve të zyrave dhe bejlerëve të administratës sonë. Por lajka dhe servilizmi kanë dy anët e medaljes: dhënësin dhe marrësin. Ai që e pranon lajkën, servilizmin, shpifjen, ligësinë e tjetrit, është po aq fajtor sa ai që lajkaton, servilon, shpif a ligëson, në mos më fajtor. Sepse shpesh ai që jep lajka niset nga realiteti kokëfortë se pa dhënë lajka nuk mund të mbijetojë si nëpunës. Ndërsa ai që merr lajka niset nga psikologjia e administratës otomane të kadiut dhe të pashait të gjithëfuqishëm, dhe lajkën e servilizmin ai i ndjen të nevojshme që t’i dëgjojë të artikuluar nga vartësit e vet, që t’i besojë vetes se është i gjithëpushtetshëm. Tragjedia “Hamlet” në vendin tonë shfaqet pa personazhin e Hamletit. Është vetëm mbreti uzurpator, servilët e tij dhe lajkatarët e tij. Princi Hamlet është flakur jashtë skene si i padëshiruar me pyetjet e tij të bezdisshme. Princi Hamlet tek ne është zyrtari i ndershëm, me ndershmërinë e të cilit tallen kolegët e vet, sepse ndershmëria jo vetëm që e ka lënë të varfër, por dhe të rrezikuar si kandidatin e parë për t’u pushuar nga puna. Sepse nuk ka dashur t’i japë lajka mbretit uzurpator. Është pedagogu i ndershëm të cilin e nderojnë studentët po aq sa e urrejnë kolegët e vet, vetëm e vetëm se ka sëmundjen e ndershmërisë. Sepse nuk ka dashur të vjedhë. Është shkrimtari, poeti, artisti dhe piktori i talentuar, që, tek sheh triumfin e spekulantëve servilë, e ndjen veten të lënë mënjanë, sepse talenti i vërtetë, ashtu si dhe krahët e albatrosit të Bodlerit, e ka penguar që të ecë (që në shqip do thotë që të jepte lajka) dhe kjo e ka bërë që të mos jetë i preferuar nga shteti. Apo ndoshta është emigranti diku, në anën tjetër të botës, i harruar dhe i përbuzur nga vetë vendi i vet, nga Poloniusit dhe Rosencrantzët e përjetshëm që shpifin për të gjithë ditën e ditës nëpër zyrat e ambasadave. Kështu ka ndodhur me administratën e Berishës, dhe gjasat janë që të ndodhin në proporcione të katastrofshme me administratën e tanishme, që në fund të fundit është e njëjta administratë. Por puna nuk zgjidhet duke ndërruar administratën, duke pushuar nga puna drejtorë dhe nëpunës në emrin e spastrimeve politike. Kjo do të qe dhe zgjidhja më primitive, sepse, pasiguria dhe paniku i mundësisë së humbjes së vendit të punës vetëm se do ta rrënjoste thellë e më thellë servilizmin dhe mjeshtërinë e lajkadhënies dhe të puthadores. Puna është që të krijojmë atë infrastrukturë administrative dhe morale në të cilën servilizmi dhe lajka jo vetëm që të jenë të padobishme, por të tingëllojnë në veshët e pushtetarëve të papranueshme, të shëmtuara dhe të rrezikshme. Me pak fjalë, të risjellim me dinjitet munguesin e madh, danezin sfidant, princin Hamlet, në skenën e tragjedisë së vet dhe në skenën e tragjedisë sonë shqiptare.

3


E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

30

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Formimi i përshtypjes së përgjithshme për të tjerët Prof. Dr. Ylli Pango Formimi i përshtypjeve ndjek një rrugë të caktuar. Ky është procesi mbi bazën e të cilit një individ organizon informacionin lidhur me një individ tjetër për të formuar përshtypjen për të. Në një eksperiment, dy grupe studentësh përpara leksionit iu tha që, pedagogu është tip i ngrohtë, praktik, kritik, i vendosur (grupit të parë të studentëve) dhe tip i ftohtë, praktik, i vendosur (grupit të dytë të studentëve). I vetmi ndryshim në karakterizimin e pedagogut qëndronte në fjalët i ngrohtë- i ftohtë. U vu re se opinioni i krijuar te grupi i parë pas leksionit ishte pozitiv, ndërsa ai i krijuar tek i dyti, negativ, ndonëse leksioni ishte i njëjtë për të dyja grupet. Madje ndryshimi i opinioneve midis të dyja grupeve ishte mjaft i madh. Ky eksperiment i Kelley-t mbahet si klasik për ilustrimin e një këndvështrimi të hershëm të perceptimit të individit, atë të fokusimit në trajta të veçanta të personalitetit, për të formuar një përshtypje të përgjithshme për të tjerët. Kjo vlen për gjykimet e formuara a të servirura nga mediat për të cilat folëm më sipër. Varianti i stereotipizimit të përgjithshëm të tipit i mirë-i keq, bëhet sidomos në politikë, por për shqiptarët edhe në jetën e përditshme kur rëndom haset cilësimi skematik “djalë i mirë” (qoftë edhe sepse shfaq një fytyrë të mirë e të butë, është buzagaz, por pa asnjë tipar pozitiv tjetër p.sh në punë, aftësi, energji etj.) dhe djalë i keq (në ca raste edhe sepse i tillë është servirur nga media, gojët e këqija apo njerëz me influencë.) Si formohet përshtypja e përgjithshme? Njeriu e fokuson vëmendjen më shumë te disa cilësi qendrore për krijimin apo formimin e përshtypjes së përgjithshme. Këto cilësi qendrore shërbejnë për të organizuar përshtypjen dhe sigurojnë një kornizë për të interpretuar informacionin që do të merret më pas. Madje cilësia qendrore ndikon për të ndryshuar cilësitë shtesë të karakterit përshkrimor. Kështu përshkrimi i pedagogut në shembullin e mësipërm, si tip “praktik” apo “i vendosur” si lektor, interpretohet ndryshe në rastin kur ai fillimisht është përshkruar si “i ngrohtë” dhe ndryshe në rastin kur jepet si “i ftohtë”. Trajtimi sipas një teorie tjetër konsiston në mesatarizimin e së keqes dhe së mirës. Sipas kësaj teorie, ne thjesht mbledhim së bashku bitet e informacionit që kemi për një person, për të formuar një gjykim që kemi për të dhe bëjmë mesataren. Nga studimet del se modeli mesatar është më i saktë për të parashikuar dhe njerëzit përdorin më shumë atë, madje edhe modelin e një mesatareje të ponderuar për kombinimin e informacionit për tiparet (veçoritë). Megjithatë ky është një proces kompleks, i cili kërkon më shumë informacion për ta shpjeguar plotësisht. Për shembull duhet ditur nga vjen informacioni, nga një person me status të lartë apo të ulët, cili informacion peshon më shumë ai negativ apo pozitiv etj. Kështu shqiptari shpesh priret, për fat të keq, të ndikohet nga informacioni negativ, të marrë informacion nga njerëz me status të ulët kulturor, thashethemexhinj, media të shitura në interesa politike a biznesi të tipit fletërrufe. Kësisoj, ne jo rrallë priremi të absorbojmë më shumë informacionin negativ sesa atë pozitiv lidhur me tiparet e personalitetit të të tjerëve. Përvoja ka rëndësi në krijimin e përshtypjeve. Të vjetrit në këtë aspekt janë më të matur e më të saktë. Por është dhe aftësi të përcaktosh njerëzit në aspektin e karakterit e të personalitetit. Tek ne thuhet për dikë të aftë në këtë aspekt se “arrin t’i psikologjisë mirë njerëzit”. Një pjesë shqiptarësh shpesh gjykojnë shumë përciptazi e me nxitim duke mesatarizuar a duke u nisur vetëm nga një tipar neg-

ativ, duke u nisur nga ajo çka thotë media, apo duke e shpallur thjesht “legen”, negativ, “plehrë”, tjetrin pa e njohur madje kurrë personalisht atë a pa patur qoftë edhe një kontakt të thjeshtë formal me të. Arrihet deri në mohimin e çdo vlere paraardhëse, mbi bazën e një ngjarjeje të fundit apo duke harruar me qëllim çdo të mirë të së kaluarës. Kështu një politikani që mund të ketë qenë mjek a inxhinier i shkëlqyer, i mohohet deri edhe kjo në vlerësimin total negativ kur përfshihet gjatë në politikë. Formimi i përshtypjeve. Ndër përshtypjet, përshtypja e parë, është përshtypje tepër e rëndësishme. Le të shohim disa shembuj se si e formojnë njerëzit përshtypjen e parë për të tjerët. Shohim dikë me fytyrë disi të shpërqendruar, herë-herë aspak të vëmendshme karshi njerëzve, me flokë të shpupuritur dhe e marrim për njeri jo të mirë, ndërkohë që mund të rezultojë një profesor i njohur, tepër i pasionuar pas shkencës, disi i shkujdesur për pamjen e jashtme. Dikush tjetër duket mendjemadh në pamje, por del i ndjeshëm dhe i afrueshëm, pra afrueshmërinë e fillimit e ka si një koracë mbrojtëse ndaj njerëzve që nuk i njeh mirë. Një femër e bukur, tepër serioze dhe me tepër mendim në pamje, rezulton me një nivel tepër të ulët kulturor e tepër mediokër e e mërzitshme në bisedë. Por megjithatë është e zakonshme që shpesh të formohet një mendim, opinion, mbi bazën e përshtypjes së parë. Aq sa këto përshtypje të para mund të jenë kritike për ardhmërinë e marrëdhënieve mes njerëzve. Shqiptarët në një pjesë të tyre, në përgjithësi i formojnë përshtypjet jo rrallë nën efektin e përshtypjes së parë apo edhe të ndikuar thjesht nga elemente të pamjes së jashtme që i bën ata të krijojnë opinione të gabuara mbi personalitetin e tjetrit. E jona është shprehja për njerëzit “sikur më ha bukën”. Kur kërkohet të formohet një përshtypje e përgjithshme për individin, përgjigjet e subjekteve tregojnë një ndikim të madh të efektit primar (informacioni i parë ka më shumë efekt se i dyti). Provat konfirmojnë këtë përfundim, madje edhe kur informacioni i mëpasëm është shumë i spikatur dhe në kontradiktë me të hershmin. Nga ana tjetër duhet vënë në dukje se veprojnë edhe efektet e recensës, ku informacionit të mëvonshëm i është dhënë më shumë besueshmëri se të mëparshmit. Janë nxjerrë tri lloj kushtesh nën të cilat vepron ky efekt. Së pari, kur njerëzit kërkojnë në mënyrë specifike një vlerësim të dytë që të pasojë paraqitjen e informacionit të ri, informacioni i mëvonshëm merr një rëndësi më të madhe se i mëparshmi. Së dyti, nëse kalon një kohë relativisht e gjatë midis paraqitjes së informacionit të parë dhe atij të mëvonshëm, i jepet peshë më e madhe të mëvonshmit. Së treti kur njerëzit mendojnë se detyra që i jepet personit që vlerësohet është e tipit rezultati i së cilës përmirësohet nëpërmjet përsëritjes, merret parasysh më shumë informacioni i dytë. Përmbushja e profecisë vetjake Ky fenomen konsiston në parashikimin që ne i bëjmë sjelljes së dikujt, dhe sjelljen karshi tij sipas këtij parashikimi. Kur veprojmë kështu, rritet gjasa që kjo sjellje nga ana e tjetrit të ndodhë. Ky fenomen lidhet ngushtë edhe me formimin e përshtypjes së parë. Përshtypja e parë e gabuar, siç e dimë, sjell shpesh efekte të tjera negative. Për sh-

embull kur e gjykoni dikë si negativ dhe parashikoni që ai të sillet keq, sjellja juaj ndaj tij do reflektojë këtë pritshmëri. Kjo i rrit mundësitë që ai të reagojë a përgjigjet në atë mënyrë që të konfirmojë vlerësimin tuaj. Nëpërmjet sjelljes suaj, ju nxitni sjelljen jo miqësore të tjetrit, gjë që ju “e parashikonit”. Besimi juaj i gabuar bëhet realitet, një përmbushje e profecisë tuaj, pasi është e natyrshme që si kundërpërgjigje e sjelljes paragjykuese tjetri të mos sillet miqësisht me ju. Pas kësaj ju thoni: “E sheh, thashë unë, i tillë ishte”. Si të kuptojmë shkaqet (arsyet) e sjelljes Vlerësimi i njerëzve s’mbaron me formimin e përshtypjeve të para apo të përgjithshme. Për shembull në disa raste ne kërkojmë të dimë më thellë se përse filan person u soll kështu apo ashtu dhe, nëse e njohim mirë atë. Ne vëzhgojmë dhe i atribuojmë një sjellje apo veprim të dhënë një shkaku të qëndrueshëm (një cilësi personaliteti të atij që e kryen atë veprim), një përfundim mbi motivin e sjelljes etj., duke i shtuar kësisoj një përmasë parashikuese sjelljes së tij të ardhme. Por problemi është mënyra se si njerëzit vëzhgojnë sjelljen e të tjerëve dhe se si i nxjerrin konkluzionet rreth motiveve të sjelljes së tyre. Ky proces njihet me emrin procesi i atribuimit, dhe ka të bëjë me të kuptuarit nga ana e individit e arsyeve që qëndrojnë pas sjelljes së njerëzve. Ne që të gjithë kërkojmë vazhdimisht faktorë relativisht të qëndrueshëm, shkaqe, që fshihen pas sjelljes së njeriut. Aftësia për t’i gjetur këta faktorë na siguron një sens komforti, na jep përgjigje për sjelljet dhe njerëzit duke e bërë mjedisin social më

pak të rastit dhe kaotik. Megjithatë nuk është e lehtë të gjenden shkaqet e sjelljes, sepse ajo mund të vijë si rrjedhojë e shkaqeve nga më të ndryshmet. Shpesh të fshehura apo personale, por edhe të rastit. Përse duhen studiuar përfundimisht sjelljet me shkak të caktuar? Cila është vlera e tyre praktike? Sidomos për ne shqiptarët kjo është me rëndësi të madhe, sepse përgjithësisht siç e thamë, jemi më të prirur t’i biem shkurt në vlerësimin e njerëzve, në vend që të thellohemi në shkaqet e vërteta të sjelljes Dy janë çështjet kryesore që lidhen me to. 1. Ç’proces ndjek njeriu për të arritur në përfundimet shkakësore. Për shembull, kur dikush sillet keq dhe ne mendojmë se e ka vetë fajin p.sh ai është me probleme karakteriale. Kjo është njëra mundësi. Mundësia tjetër: veprojnë faktorë situativë, koha e keqe, ngjarje të rënda në familjen e tij etj., për të cilët nuk është fajtor ai. Por, jo të gjitha konkluzionet i përgjigjen realitetit. Ky është dhe problemi i parë. Dikush gabon se rastis të gjendet në një situatë ku secili mund të gabojë apo gabon sepse është vetë problematik. Situata apo predispozita e njeriut? Ne priremi si shqiptarë t’ua atribuojmë gabimet e të tjerëve zakonisht, predispozitave, karakterit të tyre të keq, t’i shajmë ata, t’i etiketojmë si negativë, dhe shumë rrallë të mendojmë se ka dhe raste që cilido në situata të caktuara mund të gabonte po ashtu. 2. Ç’gabime bën njeriu tipikisht kur ndjek shfaqjet e sjelljes të të tjerëve kur është në raport me ta dhe ç’ndikim kanë këto gabime në sjelljen ndaj tyre apo krijimin e marrëdhënieve njerëzore. Shqiptarët për shembull, përgjithësisht në çdo raport problematik, mendojnë se e ka fajin tjetri dhe për rrjedhojë nuk përpiqen të korrigjojnë veten. Ndërkohë që duke gjykuar paanshmërisht mund të kuptojnë se mund ta kenë edhe vetë fajin dhe kjo do t’i përmirësojë marrëdhëniet me tjetrin. Le të shohim një shembull: Supozojmë se ju jeni vartësit e dikujt dhe lavdëroni punën e tij. A ndodh kjo për shkak të situatës (që ju të mikloni shefin për të përfituar një privilegj apo për shkak të predispozitës (sepse jeni vërtet miqësorë, objektivë apo njohës të vlerave tij, apo servilë)? Ky shembull çon tek një princip i përgjithshëm: ai i vlerësimit të njëanshëm, të cekët të njerëzve, që tek ne ndodh rëndom. Sjellja i atribuohet një shkaku të jashtëm kur arsyet e jashtme na leverdisin (se jemi ne që gabojmë) dhe i atribuohet faktorëve të brendshëm, karakterit të njerëzve (predispozitave) kur gabojnë të tjerët. Pra në përgjithësi, kur duam të analizojmë shkaqet e sjelljeve, i ndajmë ato në sjellje për shkaqe rastësore të lidhura me situata të caktuara ose të brendshme, të lidhura me karakterin e njeriut, personalitetin e tij. Kështu një shqiptar mund ta bëjë një kritikë për dikë, për një profesor, një gazetar, një ngjarje politike një person me influencë etj., se kjo gjë duhet bërë, dhe kjo lidhet me një situatë të caktuar që e ka bërë të padurueshëm personin apo gjendjen. Por po e bëri atë dhjetëra herë dhe pothuaj për gjithë njerëzit që ka përreth, çdo ditë duke e përsëritur pa nevojë e kudo ku shkon e me këdo që takon, kemi të bëjmë me një faktor dispozitiv, që lidhet me cilësi të karakterit e të personalitetit të tij. Cilësi të një njeriu që shan e anatemon këdo. Në këtë rast, për të mund të themi se ai është negativ, thashethemexhi etj.


30

E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12 16

17

18

24

6

13 19

7 14

22

28 32

35

36

33

34 38

43

44

39

Koha e fillimit ____:____

49 52

Koha e mbarimit ____:____

50 53

Horizontalisht:

1. Krahinë malore që shtrihet mes Librazhdit dhe Elbasanit. 7. Aliaj, aktore dhe këngëtare. 12. Disa. 13. Përemër vetor. 15. Tommy ... Jones, aktor i njohur. 16. Pikërisht në kohën e caktuar, as me herët as me vonë. 19. Soditja për kureshtje ose për t'u zbavitur. 21. Haxhi i kryengritjes fshatare. 24. Vendi i mbjellë me lule, ku pushojnë njerëzit. 26. Skuadër futbolli e kampionatit shqiptar. 27. Jon me ngarkesë negative. 28. Greminë. 29. Shajak i bardhë zakonisht i hollë. 30. Kafshë pune. 32. Regjistrimi në i një kënge, a e një diçkaje tjetër. 36. Shtroje për dyshemenë. 37. Prokop i kinemasë shqiptare. 38. Vozë druri për të mbajtur bulmet. 41. Ushqehet. 42. Pjesëz mohuese. 44. Përemër vetor. 45. Makinë e blinduar lufte. 46. Frut tropikal. 49. Përemër vetor. 50. Institut Ndërkombëtar. 51. Zihni i letërsisë shqipe. 52. Shtojca e një dhomë, a e një ndërtese. 53. Që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt e të zakonshëm të gjërave.

Vertikalisht:

1. Pronë e madhe toke e dikurshme. 2. Bëjnë firmat e ndryshme për mallrat që pro-dhojnë. 3. Lëviz në këmbë. 4. Jorgaqi i letërsisë. 5. Drejtime. 6. Babai. 8. Qytet në Malin e Zi. 9. Connery, aktor i njohur. 10. Tërësia e çështjeve që shtrohen e shqyrtohen në një vepër. 11. Abdihoxha i letërsisë. 14. Flori. 17. Industria Ushqimore. 18. Bimë barishtore, farat e së cilës përdoren në mjekësi. 20. Bashkësi e qendrueshme njerëzish e formuar historikisht në një truall të caktuar. 22. Përemër pronor. 23. Berte, këngëtare e njohur italiane. 25. Pajisje që përdoret për të dhënë alarmin. 26. Sasia e medikamenteve që duhet të marrë një i sëmurë. 28. Lëvoret e drithit të bluar. 31. Lumë i madh në Kanada. 32. Ndërmarrje Mekanike. 34. Njeri që mban qendrim përbuzës e tallës kundrejt të tjerëve. 36. Fitnete, këngëtare. 39. Qirjaqi i kinemasë. 40. Veç pa nisur. 41. Rreth i vendit tonë. 43. Trup gjeometrik. 45. Besim, fe. 47. Në rregull në Amerikë. 48. Korça në makina.

Sudoku | nivel mesatar 8 1

4

2

9

5 7 2

3 4

6 4

6 5

8

5 2

8 9

1

3

9

2 9

6 3

6 1

5 8 7 9

8

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 7

7

1

1 2

5

4 3

1 9

Kina lejon Facebookun, por vetëm në zonën e lirë tregtare në Shangai Facebooku, rrjetet tjera sociale, si dhe disa kompani mediatike, më në fund mund të prekin tregun e madh aziatik – Kinën, por vetëm në një pjesë shumë të vogël të saj. Autoritetet kineze kanë dhënë dritën jeshile për Facebook, Twitter, The New York Times, për rrjete sociale dhe media perëndimore (të cilat konsiderohen si “politikisht të ndjeshme”), për të vepruar në zonën e tregtisë së lirë në Shangai. Siç transmeton Top-Channel, në këtë mënyrë Facebooku dhe faqet tjera të internetit të bllokuara do të mund të hapen vetëm në një sipërfaqe prej 27 kilometrash/katrorë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë të mbetet në fuqi bllokimi nga sistemi kinez i sigurisë që është quajtur “Great Firewall of China”. Zona e lirë tregtare e Shangait hapet të dielën dhe konsiderohet si një testim. Në varësi të suksesit të saj do të varen reformat financiare dhe të shërbimeve në pjesët e tjera të vendit.

40

45

48

51

23

29

37

42

41

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

26

31

47

10

21

27

46

9

15

20

25

30

8

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nuk do iu ngelet aspak qejfi sot nëse partneri do iu kritikoje, përkundrazi do i vlerësoni shume ato dhe do mundoheni te bëni përmirësime. Beqaret do kenë mundësi për eksperienca emocionuese dhe qe do i bëjnë te ndihen me se miri. Ne planin financiar do jete Dielli ai qe do i ndihmoje te gjithë te tregohen me te matur dhe te kryejnë me kujdes disa investime.

Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Askush nuk do arrije dot ta destabilizoje marrëdhënien ne çift dhe ju do vazhdoni te ruani një komunikim te mire. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë gjera te pamundura. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet ndjeshëm. Do keni me tepër mundësi te shpenzoni shifra te mëdha.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta ne çift do përballet me probleme goxha serioze gjate kësaj dite. Mos u nxitoni nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Nuk do ketë me kthim mbrapa me pas. Beqaret do e ndiejnë shume nevojën për te dashuruar ne mënyrë pasionante, por nuk do ia arrijnë dot qëllimit.Situata financiare do jete goxha me e qëndrueshme se me pare.

Jupiteri do jete i pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e ngrohte. Vazhdoni te tregoheni te sinqerte me partnerin dhe mos i mbani asnjë te fshehte. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime impresionuese, por mund te hedhin edhe hapat e pare drejt një lidhjeje serioze.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta sentimentale do jete përgjithësisht e mbrojtur gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe do filloni te planifikoni te ardhmen. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm nëse me te vërtetë duan te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë dhe do mund te kryeni shpenzimet qe keni menduar prej kohesh.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8

5

6

2

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e bukur gjate kësaj dite dhe ju do keni mundësi te flisni me lirshëm me partnerin tuaj. Pasdite do merrni edhe një propozim mjaft interesant. Beqaret do fillojnë angazhime serioze dhe do ndihen te privilegjuar nga yjet. Financat fatmirësisht do kenë goxha përmirësime çka do iu ndihmoje te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 298, 320, 428, 599, 628, 711, 832, 935. Numra me 4 shifra: 0642, 3482, 4435, 5212, 5656, 6251, 6928, 8562. Numra me 5 shifra: 03216, 15223, 22530, 25632, 28251,

44142, 44152, 45124, 51549, 52632, 54158, 55546, 55985, 63259, 85145, 93346. Numra me 6 shifra: 150534, 201563, 212032, 230265, 252122, 267161, 272219, 525811, 532026, 562541, 564562, 584784, 592555, 597548, 664215, 987451.

Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do krijojnë një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë ta teprojnë mejoshjessepsedolënëpërshtypjetekeqe. Ne planin financiar duhet te luftoni me dëshirën e madhe për te shpenzuar kuturu.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Ndjenjat ne çift duhet t’i shprehni jo vetëm me fjale, por edhe gjeste gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë atmosfera do ngrohet dhe emocionet qe do përjetoni do jene te forta. Beqaret do pëlqejnë me shume sesa mendonin një mik fëmijëri, por do e kenë te vështirë t’ia shprehin pëlqimin.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do dashuroheni ne mënyrë pasionante sot me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit sepse jo gjithmonë vijnë mundësi te tilla. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës, por me kot. As sot nuk është dita juaj me fat. Ne planin financiar mund te kryeni pa frike ndonjë transaksion te vogël gjithsesi pa e tepruar.

AKREPI (22/X-21/XII)

Ka rrezik qe tensioni ta pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do reshtin debatet e forta. E mira do ishte te qëndronit pak kohe larg njeri-tjetrit dhe te reflektonit pe rate qe duhet te bëni. Për beqaret do jete dite premtuese. Shikoni mire kudo qe te shkoni sepse personi ideal do jete rreth e rrotull. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te rrezikoni shume.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

Diteebukurdhemjaftengrohtekjoesotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente fantastike pranë te dashurit te zemrës dhe do dëshironi te mos ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me takime te veçanta. Fati do jete me ju ne planin financiar kështu qe përfitoni sa me shume qe te mundni. Shlyejini edhe borxhet.

PESHQIT (20/II-19/III)

Dashuria për çiftet nuk do shkoje ashtu si duhet sot. Do keni qe ne mëngjes debate te forta me partnerin dhe do i mbani inat njeritjetrit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene te bindur se ata persona janë te duhurit. Merrni kohen e duhur për t’u njohur. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se disa kohe me pare.


E shtunë-diel, 28-29 gusht 2013

31

www.mapo.al

profil

SKËNDER SELIMI

Jeta e një baletmaestri në katër akte Eglantina Kapo

Ai mbërrin ashtu siç i ka hije një balerini. Lehtë, pa u ndier sikur qëndron në majë të gishtave. Edhe pse vitet kanë lënë gjurmë, shijen e mirë nuk ia kanë hequr: me kravatë, kapele republike dhe kostumin gri i afrohet kafenesë së preferuar e të përditshme. Arti i baletit e kërkon disiplinën. Kafeja me baletmaestër Skënder Selimi shijon edhe më ëmbël nën rrëfenjën e jetës së tij. Ndonëse i larguar nga skena e Teatrit Operas dhe Baletit, ai na tregon jetën e tij të ndarë në akte. Fëmijëria (akti i parë)

Tek djaloshi 12-vjeçar ishte rrënjosur ndjenja kombëtare për liri dhe pavarësi. Kujton sakrificat e të atit, i cili i ndjekur nga serbët, arratiset nga Peja. Dashuria për liri e shtyn të shkojë maleve të kërkojë partizanët. Skënderi i vogël dërgohet nga Brigada I Sulmuese në shkollën e kadetëve. Aty shpërtheu pasioni i tij për artin e kërcimit apo siç shprehet vetë maestro “Më jepej për të kërcyer, diçka hyri brenda meje”. Roli i parë është roli i jetës së vetë, në veprën “Biri i Regjimentit”. Artisti me shpirtin e tij të lirë nuk mund t’i përshtatej shkollës ushtarake. Në liceun artistik bie në sy talent i tij, ku shpaloset me dinamikën ekspresive dhe me një temporitëm befasues. Falë punës, talentit dhe këmbënguljes “partizani” fiton të drejtën e studimit në fushën e koreografisë në Moskë. Përrallat e munguara në fëmijëri, artisti i kthen në balet. E pikërisht “Bukuroshja e Fjetur” e Tchaykovski-t do të jetë vepra e tij e parë dedikuar fëmijëve, transmetuar në televizionin shtetëror të Moskës. I bindur në çiltërsinë e të ndjerit fëminor vë në skenë baletin “Petja dhe Ujku” me besimin se fëmija në pastërtinë e tij e tregon më bukur se kushdo vlerën e një vepre artistike. Kjo shfaqje i ka lënë shumë mbresa, çka e pasqyrojnë lotët që mundohet t’i fshehë. Rinia në Moskë (akti i dytë)

Rusia ishte rasti për të nxjerrë në pah shpërthimet e brendshme. Ndihej i lirë. Nuk ndihej i diferencuar sepse artisti skenën e ka atdheun e tij. Në Moskë nis një faqe e re historike: fiton konkursin për të ndjekur studimet në Institutin GITIS “Llunaçarski”. Sukseset

shkollore i japin mundësinë të krijonte grupe artistike ku jepte leksione për vallet shqiptare. Djaloshi Skënder do të kishte nderin të ishte asistent i një prej legjendave të këtij arti R.S. Zaharov. Kulminacionin krijues, ende si student, e arriti me operetën “Dama e padukshme” e cila u shfaq në qytetin Vitebsk, Bjelllorusi. Teksa bisedojmë zëri i tij është i qetë, tingëllojnë veç nota modestie. Edhe “otliçno” (nota shkëlqyeshëm) bëhet e zakontë në fjalët e tij. Moska jo vetëm e plotësoi profesionalisht, por edhe shpirtërisht. Atje njohu Jankën, bibliografen nga Bullgaria e cila u bë shoqja e tij e jetës. Arti i pikturës do të ishte takimi i tyre i parë. Njihen rastësisht përballë një pikture. Kështu nis historia e tyre e dashurisë. Nga fjalët e tij kuptojmë se dashuria për Jankën është po aq e fortë sa dhe ditën e takimit. Rikthimi në Tiranë (akti i tretë)

Tashmë kthehet në Tiranë më i sigurt profesionalisht dhe me dëshirën për t’i dhënë jetë një rryme të re arti. Teatri koreografik shqiptar kishte nevojë për të, ndaj ai organizoi pranë teatrit një studio baleti. Baleti e ka forcën të veprojë artistikisht te spektatori me të bukurën. Baletmaestri vlerëson individualitetin dhe origjinalitetin çka duket edhe në veprat e tij. Për libretet nuk mjaftohej me një lexim sipërfaqësor por lëvronte materiale nga historia, folklori dhe eposi shqiptar. Në vitin 1959 profesori arriti synimin e tij, realizoi baletin e parë shqiptar “Anusha”. “Pas de deux” nga baleti “Anusha” mbetet i parë dhe i vetmi numër klasik shqiptar që është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar. Kur e pyesim se cilën vepër do të dëshironte të rikthente edhe njëherë në skenë ai shprehet se nuk mund t’i ndajë veprat e tij. Por “Njëmijë e një net” është ajo që do të rikthente artistin. Sa herë që profesori rikthen pas shumë kohësh veprat e tij ai ndryshon libretin për t’ia përshtatur realitetit shqiptar. Nuk mund të lëmë pa kujtuar kërcimin e parë modern shqiptar “Alba” të mbështetur në dy elemente kërcimi atë të zonës së Myzeqesë dhe të Tropojës. Buzagas na tregon se e ka kërcyer në të gjithë Shqipërinë duke ndier

kënaqësinë më të madhe të jetës artistike. Rikthimi në Shqipëri nuk do të ishte ashtu siç koreografi shpresonte. Shpirti i tij i lirë nuk mund të qëndronte i burgosur nën rregullat e regjimit. Vepra që do e detyronte të largohej nga skena e baletit do të ishte “Jeta e artistit” nën notat e “Danubit Blu” e Johan Schtrauss kombinuar me figurën mitologjike të “Terpsihora”. Arsyet? Një vendim qeverie ndaloi në balet kërcimin në majë të gishtave, ndalohej të bëheshin padjezhka. Ndërkohë që baletmaestri na rrëfen se pjesa më e lartë e artit është kur femra ngjitet në majë të gishtave. Tre gishtat e këmbëve duhet të jenë njësoj, ja pra këtë ta jep natyra, ngjitet në majë të gishtave, i gjithë trupi mbështet mbi tre gishtat që kanë bazament. Prandaj themi që jo kushdo bëhet balerin. Pas kësaj shfaqjeje koreografi u transferua në Malësi të Madhe. Ndonëse larg skenës së TOB-it artisti vazhdoi të punojë për t’i shërbyer më tej baletit. Regjisor- baletmaestri kri-

Krenohet me studentët e tij. Gjithë bregut ku janë arbëreshët, në Turqi, në Greqi, në Angli ka studentë të profesorit që kanë hapur dhe shkolla. Baletmaestroja 80-vjeçar ftohet herë pas here nga pedagogët e Akademisë për të qenë i pranishëm në auditorët e tyre. Me një zë prej artisti të zhgënjyer ndien diferencën midis brezave të atëhershëm dhe studentëve të rinj. Ndryshimi? Sipas “Mjeshtrit të Madh” të rinjve u mungon pasioni, edukata dhe puna e palodhur.

jon “habitatin” e tij artistik duke iu përshtatur zakoneve të malësorëve, duke i dhënë zë kulturës së hershme popullore. Kujton me nostalgji një fshat të thellë ku njerëzit e krahasonin me Migjenin për thjeshtësinë dhe dashurinë ndaj tyre. “Ndëshkimi” 5- vjeçar nuk e ndali por e rigjeneroi më tej krijimtarinë e tij artistike. Falë punës së palodhur do t’i dhuronte për herë të parë bibliotekës së artit shqiptar studime mbi lidhjen organike të këngës dhe vallëzimit epik shqiptar që jetojnë sot e për mot. Midis brezave (akti i katërt)

Profesori na tregon se sfera krijuese ka lidhje me punën pedagogjike. Sepse qëllimi i tij është të rrisë dëshirën për dije që ajo të krijojë etje ndaj pasurimit kulturor dhe artistik të studentit. “Mua një gjë mund të më frymëzojë. Ajo që gjithmonë më ka frymëzuar është talenti i njerëzve dhe jam bërë copë t’i ndihmoj dhe i kam ndihmuar.” Pasionin për të bukurën, për artin e të kërcyerit e përcolli tek e ardhmja. Besoj se të gjithë keni dëgjuar për Gjergj Prevazin, Artan F. Ibërshimin, Kozeta Bakiun, Roberta Mone (Ndokaj). Ata janë ish-studentë të Prof.dr. Skënder Selimi, tashmë kolegë dhe përcjellës të vlerave më të mira të traditës koreografike të krijuar prej tij. Krenohet me studentët e tij. Gjithë bregut ku janë arbëreshët, në Turqi, në Greqi, në Angli ka studentë të profesorit që kanë hapur dhe shkolla. Baletmaestroja 80-vjeçar ftohet herë pas here nga pedagogët e Akademisë për të qenë i pranishëm në auditorët e tyre. Me një zë prej artisti të zhgënjyer ndien diferencën midis brezave të atëhershëm dhe studentëve të rinj. Ndryshimi? Sipas “Mjeshtrit të Madh” të rinjve u mungon pasioni, edukata dhe puna e palodhur. Gjatë bisedës njohëm një artist pa kompromise dhe një të dashuruar pas baletit, skenës dhe jetës. E lëmë në kafenenë e tij e preferuar, duke marrë me vete moton e tij të jetës. “Në balet gjithë jetën do hidhesh dhe do biesh poshtë edhe gjithë jeta është kjo, duhet të kesh bazament, po nuk pate, këmbët shtrembërohen dhe thyhesh.”


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

Mapo 28 29 shtator ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you