Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Rezoluta e PE, inkurajuese dhe skeptike për Shqipërinë, “ende asnjë bos në burg” Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 27 nëntor 2013. Numër 1074. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Nga taksat te Lazarati

20 pyetjet kritike të Blushit për qeverinë 'Rama'

Përgjimi i “Fiks Fare”

korrupsioni në drejtësi, 5 mln lekë për lirimin nga qelia Historia e 6 anëtarëve të një familjeje në Fushë-Arrëz të arrestuar gjatë një proteste, përplaset në rrjetin korruptiv të sistemit të drejtësisë. Fiks Fare filmon që nga sekserët e deri tek punonjësit e gjykatës, që tregojnë se si ndahen paratë për shuarjen e masës së sigurisë së një të arrestuari pa faj. Sekretarja e gjyqtarit: Unë jam mafie, kam 21 vjet që e bëj këtë punë! Prokurori i Përgjithshëm nis hetimet dhe pezullon dy zyrtarët e akuzës. Reagon edhe KLD Faqe 5

Organizatorët e arratisë, 3 muaj qiraxhinj në Korçë, Tafili: Unë jam “truri” Deputeti i PS u shpreh se dje ishte dita e fundit që qeveria mund të merrej me të shkuarën. Sipas tij, qeveria të shohë më shumë përpara sesa prapa, të marrë më shumë vendime, të flasë më pak dhe natyrisht, të veprojë më shumë se të tregojë. Replikat e seancës së djeshme ku u miratua me konsensus buxheti faktik i 2012. Akuzat e Canit për Boden dhe Berishën, dhe përgjigjet e ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Financave. Veliaj tregon letërkëmbimin e Kserës për fondet e invalidëve që u përdorën në fushatë

Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Europa gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste

Sinqeriteti luftarak i kryeministrit të Serbisë

13 kulturë

dështoi transporti. Tafili: Unë jam organizatori, pasi më gjykuan padrejtësisht

Admir Tafili

Ministria e Kulturës shumë projekte, pak buxhet Kumbaro rrëfen për “Süddeutsche Zeitung” planin e saj për kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Faqe 16

Besart Kadia

Edhe pse vendimi ishte marrë tri ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të shpallë rrëzimin e kërkesës së parë të PD-së për pezullimin e Aktit normativ për “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për nëpunësin civil”, vetëm pas tri orë seance të shqyrtimit dhe pyetjepërgjigjeve me palët e interesuara lidhur me shfuqizimin ose jo të Aktit normativ. Rrëzimi i kërkesës së... Faqe 4

Kuvendi

Një shportë me mjekë

Tre miqtë e Admir Tafilit, të arrestuar si organizatorë të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, kanë jetuar për rreth tre muaj në qytetin e Korçës. Ngjarja e pesë ditëve më parë ka qenë e organizuar me detaje... Faqe 6-7

koment / 11

“Nëpunësi civil”, rrëzohet kërkesa e PD për pezullim Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e PD-së për pezullimin e Aktit normativ të qeverisë. Eduard Halimi: “Ne kemi besimin që në themelin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë objektive, duke e cilësuar dhe shpallur si antikushtetues një akt të tillë normativ”.

Zgjedhjet në Gjermani kanë koment përfunduar. Timothy Garton Ash Gjermania dhe Franca do ta...

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha edhe koment Augustin Palokaj një herë në Kosovë se...

Prokuroria zbardh planin e plotë të arratisë nga burgu i Drenovës, që prej kohës kur armët u futën përmes një frigoriferi në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm. Komunikimet e përditshme të organizatorëve me të burgosurit dhe pse

Mesila Doda fjalim për Olldashin: Duhet ta nisim me një mea culpa

FAQE 3

Gjashtë reforma = zero reforma? Fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 u mbingarkua me premtime për reforma të thella në fusha të ndryshme të shtetit shqiptar. Gjatë asaj periudhe opozita e atëhershme ofronte shpresë për shërimin e shumë plagëve të shoqërisë sonë, duke premtuar adresim të menjëhershëm të tyre sapo të vinte në pushtet. Pak nga pak, dhe shumë konferenca më vonë, qeveria e re po i ofron publikut një plan të fushave që ka ndërmend të fillojë të ndërmarrë reforma dhe periudhën që ajo kërkon për t’i realizuar ato. Duke iu rikthyer premtimeve elektorale, konferencave në “Sheraton” dhe fjalimeve publike të kryeministrit, po i jepet një përgjigje gjëegjëzës se cilat do të jenë këto reforma që do përmirësojnë jetën e shqiptarëve...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë

Buxheti 2012, Bode-Canit: Më ço në prokurori

Faqe 4

kronika: Korrupsioni

në gjykatë,5 milionë lekë në këmbim të lirisë

Faqe 5

kronika / Admir Tafili në

gjykatë: Unë jam truri i arratisë, më kanë dënuar kot Faqe 7

Këshilli i Ministrave të BE pritet të mblidhet në dhjetor për të vendosur dhënien ose jo të statusit kandidat për Shqipërinë, apo shtyrjen deri në pranverë.

Sipas diskutimeve, vendi çalon në të njëjtat probleme të vjetra. Asnjë “peshk i madh” apo bos nuk është në burg për krim apo korrupsion, madje as në operacionin masiv kundër lojërave të paligjshme të fatit, asnjë përpjekje serioze e palëve për dialog megjithë rotacionin dhe shenja të mungesës së konsistencës.

Rezoluta e PE, po inkurajuese për Shqipërinë, por “ende asnjë bos në burg” N Vladimir Karaj

dërsa në Parlamentin Europian shkon një rezolutë që nxit Këshillin e Ministrave të BE-së të pranojë statusin e Shqipërisë, përmirësimet në vend janë të mangëta dhe e vetmja arsye e fortë e eurodeputetëve pro ka të bëjë me inkurajimin e reformave në vend. Sipas diskutimeve, vendi çalon në të njëjtat probleme të vjetra. Asnjë “peshk i madh” apo bos nuk është në burg për krim apo korrupsion, madje as në operacionin masiv kundër lojërave të paligjshme të fatit, asnjë përpjekje serioze e palëve për dialog megjithë rotacionin dhe shenja të mungesës së konsistencës. Nga ana tjetër, për ata që duan të shohin anën pozitive, veç zgjedhjeve normale të qershorit, ka një inkurajim të disa reformave (miratimi i ligjeve), shfaqje e vullnetit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së fundmi edhe dëgjimin nga qeveria të kërkesave të protestës kundër LHL-ve. Pikërisht sipas raportuesit për vendin tonë, refuzimi i pranimit për demontim të lëndëve kimike helmuese nga ana e Shqipërisë pas protestave masive është paraqitur në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian si hap pozitiv që dëshmon pjekuri politike. “E nuk ka dyshime për arritjet, pjekuria politike u dëshmua me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Me gjithë insistimin e SHBA-së, qeveria shqiptare dëgjoi popullin”, u shpreh Nikola Vuljaniç, raportues për Shqipërinë në PE. Raporti i Vuljaniç pritet të shoqërohet me një rezolutë inkurajuese që do të votohet në PE dhe do i kërkojë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë. Por eurodeputetët e Komisionit të Jashtëm ku u diskutua ky projekt nuk ishin të gjithë të kënaqur me hapat e Shqipërisë. Të Gjelbrit holandezë e quanin të pamjaftueshëm dhe “relativ” suksesin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa të djathtë britanikë shprehën

rezerva për aderimin e Shqipërisë në Konferencën e Organizatës Islamike. Nga ana tjetër, përtej tentativave për ta paraqitur marrjen e mundshme të statusit si sukses të njërës apo tjetrës palë, raportuesi për Shqipërinë thekson se rekomandimi dhe rezoluta nuk kanë të bëjnë me ndërrimin e qeverive në Shqipëri, ndërsa është tërhequr sërish vëmendje për mungesën e dialogut. “Në asnjë moment e në asnjë fjali nuk dhashë idenë se përmirësimi erdhi me ndryshimin e qeverisë. Nuk ndodh asgjëkund kështu, as në Shqipëri. Ajo që më shqetëson në marrëdhënien qeveri-opozitë është mungesa e plotë e dialogut dhe ky dialog duhet vendosur nëse duan të ecin para”, tha Vuljaniç. Thuajse të gjithë eurodeputetët kërkojnë garanci që procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i bazuar në dialog dhe pjesa më e madhe janë skeptikë sa i përket kësaj pike. Interesant është fakti se përtej asaj që e paraqesin situatën problematike, pjesa më e madhe e mbështesin këtë hap si diçka që do të inkurajonte ecje të mëtejshme përpara të vendit. Kundërshtarët janë kryesisht të ekstremeve të majta apo të djathta. Të parët nisen kryesisht prej problemeve që ka vendi, përfshi gjakmarrjen që kërkohet të përfshihet në rezolutë nga një europarlamentare holandeze, përfaqësuesve e të Gjelbërve. Të dytët shohim me problem aderimin e Shqipërisë në Organizatën Islamike dhe e shohin këtë si problem në qëndrimet e vendit në OKB. Por rezoluta duket se do të jetë pozitive. “Për mua ka dy qëllime, së pari për të ndihmuar vendin, duke mbështetur raport-pro-

Nga ana tjetër, për ata që duan të shohin anën pozitive, veç zgjedhjeve normale të qershorit, ka një inkurajim të disa reformave (miratimi i ligjeve), shfaqje e vullnetit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së fundmi edhe dëgjimin nga qeveria të kërkesave të protestës kundër LHL-ve.

“Sipas sondazhit, ata presin nga ky anëtarësim që niveli i jetesës do të përmirësohet, që punësimi i tyre do të rritet, që ligjet do të zbatohen, varfëria dhe korrupsioni do të luftohen më shumë dhe në tërësi demokracia shqiptare do të forcohet”, shkruan ‘Zëri i Amerikës’. Por, ashtu si eurodeputetët, edhe shqiptarët nuk besojnë që vendi është gati.

gresin e Komisionit e duke ofruar arsye shtesë ndaj Këshillit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat. Arsyeja tjetër është stabiliteti rajonal e forcimi i pozicionit e politikës së Unionit, që thotë se arritjet duhen respektuar e shpërblyer në rrugën e integrimit”, thotë raportuesi Nikola Vuljaniç. Ndërkohë edhe komisioneri për Zgjerimin, Eduart Kukan mbështet rezolutën por edhe kërkesat për përshpejtim të reformave dhe më shumë garanci: “Ne i bëjmë thirrje Këshillit të njohë progresin e vendit dhe t’i japë statusin kandidat pa vonesë të panevojshme. Por duhet kuptuar gjithashtu me këtë raport se progresi i arritur kërkon më tepër konsolidim e zbatim dhe për reformat e mbetura duhet përshpejtuar miratimi”. E ndërsa kjo është pamja prej Brukselit, nga Tirana gjërat duket se mbeten të pandryshueshme. BE gëzon mbështetje në 85 për qind të qytetarëve, sipas një sondazhi të fundit nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. “Sipas sondazhit, ata presin nga ky anëtarësim që niveli i jetesës do të përmirësohet, që punësimi i tyre do të rritet, që ligjet do të zbatohen, varfëria dhe korrupsioni do të luftohen më shumë dhe në tërësi demokracia shqiptare do të forcohet”, shkruan ‘Zëri i Amerikës’. Por, ashtu si eurodeputetët, edhe shqiptarët nuk besojnë që vendi është gati. Më shumë se gjysma e shqiptarëve janë të vetëdijshëm se vendi nuk është ende gati për këtë anëtarësim, megjithatë BE-ja duhet ta pranojë Shqipërinë dhe se kjo do të ndodhë rreth vitit 2020. Drejtuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi thotë për VOA se krahas dëshirës për të arritur Europën, shqiptarët janë realistë për gjendjen e tyre në këtë proces. Këshilli i Ministrave të BE pritet të mblidhet në dhjetor për të vendosur dhënien ose jo të statusit kandidat për Shqipërinë, apo shtyrjen deri në pranverë. Deri tani diplomacia e vendeve të rëndësishme anëtare ka dhënë reagime pozitive, por nuk mungojnë edhe vendet skeptike.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.11.2013

3

Sipas deputetit të PS, dje ishte dita e fundit që qeveria mund të merrej me të shkuarën. Ai tha se “ne nuk mund të bëjmë mirë në rast se tregojmë vetëm sa keq ka qenë para nesh”

Debati në Kuvend, 20 pyetjet e Blushit për qeverinë ‘Rama’ “Qeveria të shohë më shumë përpara sesa prapa, të marrë më shumë vendime, të flasë më pak dhe natyrisht të veprojë më shumë se të tregojë. Kur do të ndërhyhet në Lazarat? A do të aplikojmë taksën progresive? A do të shkojmë drejt shëndetësisë falas? A do luftohet korrupsioni në arsim? Fejzi Braushi Jo vetëm opozita mendon se qeveria tashmë duhet të tregojë se ç’do bëjë për të ardhmen dhe jo të merret me të shkuarën. Edhe një prej figurave kryesore të socialistëve, deputeti Ben Blushi ka të njëjtat kritika sa i përket asaj që ka ofruar dhe bërë deri më tani qeveria e majtë, duke evidentuar se shqiptarët presin prej saj të dëgjojnë se si do t’i zgjidhë problemet dhe jo vetëm të ankohet se sa keq e ka lënë qeverisja e djathtë vendin. Duke marrë shkas nga debati mazhorancë-opozitë lidhur me buxhetin faktik të vitit 2012 dje në Kuvend, Blushi në mënyrë fare të hapur ka kritikuar qeverinë për sjelljen e saj ndaj situatës kryesisht ekonomike në vend. “Ajo që dihet, u tha sot nga të gjithë ministrat dhe u tha në mënyrë të shkëlqyer se sa keq është qeverisur në të gjithë sektorët që ata mbulojnë. Unë them se me miratimin e buxhetit faktik 2012, sot ishte mundësia e fundit që ne themi sa keq ka qeverisur opozita. Pas kësaj dite, të gjithë duam të dëgjojmë se çfarë do bëjmë ne. Ne nuk mund të bëjmë mirë në rast se tregojmë vetëm sa keq ka qenë para nesh. Ka qenë shumë keq, por duhet t’u japim mundësinë shqiptarëve që të besojnë tek ne, të besojnë se kjo shumicë do jetë pak më e mirë”, - tha Blushi në fjalën e tij, që ishte shumë e ndryshme nga ajo e kolegëve të tjerë të mazhorancës. Më tej ai ka renditur një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta se çfarë është duke bërë qeveria për një nga premtimet e mëdha elektorale, duke filluar që nga borxhi, ulja e taksave, investimet, shëndetësia, arsimi apo edhe rendi. Duke u ndalur te borxhi i jashtëm, ai i ka kujtuar qeverisë se ndërsa kishte kritikuar kur kishte qenë në opozitë rritjen e borxhit, sot ajo e ka çuar atë vetë në mbi 70 %. Ndaj ai ka pyetur se çfarë do bëhet në vazhdim me këtë çështje. “Ne erdhëm në pushtet dhe, detyruar edhe nga konteksti ekonomik i pafavorshëm, e çuam borxhin në mbi 70 %, duke marrë para disa javësh 230 milionë euro borxh. Ne kemi kundërshtuar kur ishim në opozitë detyrimin për të marrë borxh dhe jemi zotuar se do ta reduktojmë borxhin sapo të vinim në pushtet. Pyetja që kam sot është: çfarë do

bëjmë ne, çfarë do të bëjmë ne pas kësaj?”. Një pyetje tjetër ka shtruar Blushi ndaj qeverisë edhe për uljen e deficitit buxhetor dhe vendosjen e taksës progresive. Ai u ka kujtuar ministrave se është koha t’iu thonë shqiptarëve a do ta zbatojnë këtë taksë dhe nëse po, a do zbatohet edhe ajo mbi kapitalin dhe fitimin. “A do kemi pas një viti deficit më të ulët buxhetor? A do ndryshojë sjellje administrata tatimore dhe ajo doganore? A do marrim ne më pak borxh në të ardhmen? A do aplikojmë taksën progresive jo vetëm mbi sistemin e pagave por edhe mbi kapitalin dhe konsumin? Çfarë do tatojmë ne më shumë; punën, kapitalin, konsumin, apo të tria bashkë? A do të tatojmë më shumë të varfrit apo të pasurit? A do të tatojmë më shumë ushqimet apo makinat, më shumë makineritë apo librat, bujqësinë apo energjinë, prodhimin apo industrinë? A do ia lehtësojmë ne barrën ndonjë çik bujqve, a do e heqim TVSH-në mbi imputet bujqësore, siç kemi premtuar? A do heqim akcizën e naftës për bujqësinë?, - u shpreh Blushi. Një tjetër shqetësim i tij ishte dhe ai që kishte të bënte me sistemin e shëndetësisë, duke sjellë në vëmendje të qeverisë premtimin e saj për shëndetësinë falas. ”Pyetja që ju bëra për ne që kemi fituar zgjedhjet është, a do shkojmë ne drejt shëndetësisë falas? A do kenë spitalet tona më pak korrupsion dhe më shumë kujdes për pacientët? A do ta heqim apo jo TVSH-në për barnat, siç kemi premtuar?” – tha më tej Blushi. Një tjetër pyetje që ai shtroi kishte të bënte edhe me sistemin arsimor, duke i kërkuar qeverisë që të marrë guximin dhe t’u thotë prindërve dhe fëmijëve se cilat janë shkollat të cilave u vlejnë diplomat dhe cilat jo. “Çfarë po bëjmë ne, a do ta ndryshojmë ne sistemin arsimor të Shqipërisë? A do kenë shkollat tona më shumë cilësi? A do luftohet korrupsioni në arsim? Çfarë do bëhet me universitetet tona private dhe publike? A do ketë guxim shteti në fund të fundit t’u thotë prindërve dhe fëmijëve se në cilat shkollat private nuk duhet t’i çojnë fëmijët, se diplomat e tyre nuk vlejnë? Kjo është çështja”, - theksoi Blushi. Një tjetër fushë për të cilën ai ka shtruar pyetje direk-

“A do ta vendosim ne rendin për 300 ditë, siç kemi premtuar? A do ndërhyjmë në Lazarat, zoti ministër, se nuk ka ditë që nuk shkruhet në çdo gazetë të botës për këtë parajsë magjike të drogës në mes të Shqipërisë, që rëndon çdo ditë besueshmërinë tonë?

te ka qenë dhe ajo e rendit. Ai i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, i cili ndodhej në sallë, të bënte të ditur se kur policia do futet në Lazarat për t’i dhënë fund asaj që ai e konsideroi si ‘parajsa e drogës’. “A do ta vendosim ne rendin për 300 ditë, siç kemi premtuar? A do ndërhyjmë në Lazarat, zoti ministër, se nuk ka ditë që nuk shkruhet në çdo gazetë të botës për këtë parajsë magjike të drogës në mes të Shqipërisë, që rëndon çdo ditë besueshmërinë tonë? Unë besoj se nuk ka mundësi të ketë reforma në Shqipëri për sa kohë nuk ndërhyhet në Lazarat. Çdo reformë për të vendosur sistemin ligjor është e kompromentuar në qoftë se vazhdojmë të bëjmë sikur nuk e shohim në mes të Shqipërisë një ishull droge”, - tha Blushi duke i kërkuar qeverisë “që të shohë më shumë përpara sesa prapa, të marrë më shumë vendime, të flasë më pak dhe natyrisht, të veprojë më shumë se të tregojë”.

Doda: Të gjithë duhet të jemi nga pak Sokol në parlament! Igli Cara: Politika ka nevojë të rikonceptohet e për më tepër, opozita jonë të rimodelohet. Ky ishte projekti i Olldashit TIRANË Në fund të seancës së djeshme parlamentare, deputetja e PD-së, Mesila Doda mbajti një fjalim në kujtim të mikut të saj më të mirë, deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, por jo vetëm. Duke kujtuar figurën e tij, Doda u shpreh se është koha për mea culpa. “…Unë kisha faj! Unë kisha faj ato dhjetëra, ato qindra herë kur tentova të isha politikane e mirë, oratore e shkëlqyer dhe harrova që u afrova

në politikë jo se më duhej një rrogë e as se më duhej dashamirësia e eprorëve, por e doja politikën, që të sillja ndryshimin, të mundësoja një botë më të mirë. Ju kishit faj! Kishit faj kur e latë Sokolin të vetëm në përpjekjen e tij titanike e solitare për të ndryshuar të djathtën shqiptare, për të bërë një forcë politike me militantë që afrohen nga zemra e jo nga xhepi pranë politikës. Kishit të gjithë faj se e latë vetëm, madje shumë herë dhe e qëlluat dhe e përbaltët dhe e bëtë të ndjehej fajtor pa faj. Sot askush nuk bën dot Pilatin!!!”,- tha ajo. Megjithatë, për deputeten Doda ka kohë për reflektim. “... Të gjithë ne do duhet ta nisim me një mea culpa, dhe të kuptojmë çfarë do

duhet të ndryshojmë në jetën tonë, në politikën tonë, në mendjen dhe në shpirtin tonë. Do duhet të ndërmarrim një aksion të ri për shoqërinë shqiptare në mënyrë që të kultivojmë vlera e jo kulte, do duhet të riformësojmë fort një ideologji të së djathtës larg nga zgjidhjet pragmatiste dhe

rreth vlerave tradicionale të saj, dhe më së fundi do duhet të bëjmë një betejë opozitare të animuar e të inspiruar, betejë në dobi të më të vegjëlve, votuesve tanë, të sotëm dhe atyre që do të vijnë, thjesht do duhet që të gjithë të jemi nga pak Sokol në këtë parlament”, - tha ajo. Një tjetër mik i Olldashit, deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara sqaroi dje në një fjalë të mbajtur jashtë radhe në Kuvend, se deputeti i ndjerë kishte vetëm një projekt politik; rimodelimin e opozitës. “Politika ka nevojë të rikonceptohet e për më tepër, opozita jonë të rimodelohet. Ky ishte projekti i njeriut që Astrit Patozi e quajti fenomen e që ndoshta unë sot dua ta quaj misionar…”, - tha ai.

votat

PS-PD, konsensus për pagat dhe shpërblimin e deputetëve Mazhoranca dhe opozita në Kuvend kanë gjetur konsensusin mes tyre sa i përket mënyrës së trajtimit financiar të deputetëve. Me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim (të dy deputetëve të djathtë) Kuvendi ka miratuar dje vendimin “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, nëpërmjet të cilit bëhet e mundur rregullimi i një sërë çështjesh që kanë të bëjmë me pagesën e deputetit, dietat, pagesat e telefonit, strehimin etj. Kështu në këtë vendim përcaktohet se paga ditore e deputetit llogaritet mbi pagën bazë, pa përfshirë shpërblimet dhe mbulimin e shpenzimeve. Për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit, deputetit i ndalohet paga ditore dhe jo dietat apo shpërblimet. Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë, me 2000 lekë për çdo mbledhje, ndërsa kryetarët e komisioneve me 2500 lekë. Ndërsa kryetari i Grupit parlamentar merr 5-15 % mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Në këtë vendim tentohet që të bëhet një rregullim për t’i prerë rrugën abuzimeve me pjesëmarrjet në mbledhjet e komisioneve, siç ndodhte deri më tani, ku një deputet duke qenë anëtar në dy komisione, paguhej për një numër të madh mbledhjesh. Tashmë një deputet nuk mund të shpërblehet për më shumë se 12 mbledhje.


4

fokus

ngjarje e ditës

Realizimi faktik i buxhetit të vitit që shkoi është votuar dje gjatë një seancë të gjatë plenare me 109 votat e të pranishmeve në Kuvende, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim ndaj humbjes së jetës së deputetit demokrat, Sokol Olldashi.

Buxheti 2012, Bode-Canit: Më ço në prokurori Cani e ka akuzuar ish-ministrin Bode jo vetëm për keqqeverisje, por ka shkuar edhe më tej duke pohuar se ka shpërdoruar detyrën: Pive edhe naftën, udhëtoje 200 km në ditë. Bode: Nëse ke prova, bëj denoncim në prokurori Realizimi faktik i buxhetit të vitit që shkoi është votuar dje gjatë një seancë të gjatë plenare me 109 votat e të pranishmeve në Kuvende, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim ndaj humbjes së jetës së deputetit demokrat, Sokol Olldashi. Diskutimet nuk bënë përjashtim nga seancat e tjera, veçse pati disa akuza të reja mes palëve. Duke prezantuar për të disatën herë situatën e rëndë në arkën e shtetit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani e ka akuzuar ish-ministrin Bode jo vetëm për keqqeverisje, por ka shkuar edhe më tej duke pohuar se ka shpërdoruar detyrën. Në replikë për këtë çështje, ish-ministri Bode ka paralajmëruar Canin që mos të bënte deklaratat boshe në parlament, por nëse kishte fakte, t’u drejtohej organeve të drejtësisë. Cani-Bode, akuzat

Cani akuzoi ish-ministrin për pagesë jashtë radhe dhe me shkelje 35 milionë dollarë. “Si do të mbushej arka kur bëheshin të tjera shkelje?! Ulja e ekonomisë dhe rritja e borxhit ka qenë punë e çiftit 2B”, - tha ai. Cani theksoi se në tërë mandatin e shkuar qeveria e përzënë nuk realizonte të ardhurat. “A e dinte çifti 2B për borxhin e akumuluar ndaj biznesit, por nuk donin t’i besonin opozitës se atëhershme, por as KLSH-së”, - tha Cani. Ministri i Financave shtoi më tej se, sipas shifrave është

provuar se një borxh prej së paku 700 milionë dollarësh nuk u raportua me urdhër të çiftit 2B, duke falsifikuar realitetin. “Viti 2012 është ndër më të rënduarit me vjedhje masive barbare në tatime e dogana, me të cilat ne po merremi dhe po i denoncojmë në prokurori; ky model ka sjellë si pasojë që dhjetëra punonjës janë në dyert e drejtësisë apo pas hekurave”, - tha ai. Cani shtoi ndërkaq se Bode “piu dhe naftën, udhëtonte 200 km çdo ditë”. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Bode. “Ke filluar e ke bërë të njëjtin huq, je marrë me rrënimin, spiunimin dhe falsifikimin e paraardhësve, rrëmo sa të duash, nuk ke për të gjetur asnjë kushëri timin në dogana e askund, asnjë rast që të kem favorizuar për arsye korruptive, ke dokumente dhe kërkesat e ministrisë të kompanive dhe administratës për investimet prioritare. Ju kërkoni të përbaltni dhe flisni pa doganë, flisni rromba-tomba. Nëse ju thoni se ne kemi mashtruar, thoni që borxhi është më i ulëti historik se ne ulëm shpenzimet, sepse ranë të ardhurat. Për çdo shkelje drejtohuni në prokurori, ja ku i keni”,deklaroi Bode. Veliaj: Shpërndarje modeste për invalidët

Në diskutimet për buxhetin, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u ndal tek pagesat e pap-

“Në korrik të këtij viti, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera i drejton një letër ministrit të Financave, Ridvan Bode, ku i shkruan: ‘Na mbaruan lekët, i prishëm në fushatë’. Ndërsa përgjigja e ministrit Bode ishte: ‘Tani që humbëm, gjeji vetë”.

aguara prej muajsh të invalidëve, për të cilat akuzoi qeverinë paraardhëse se ka abuzuar me fondet, duke i përdorur ato në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit. “Në korrik të këtij viti, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera i drejton një letër ministrit të Financave, Ridvan Bode, ku i shkruan: ‘Na mbaruan lekët, i prishëm në fushatë’. Ndërsa përgjigja e ministrit Bode ishte: ‘Tani që humbëm, gjeji vetë”. Veliaj gjithashtu akuzoi ish-drejtuesit e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për afera të dyshimta. Ndërsa në lidhje me pagesat e vonuara Veliaj tha se “me qindarkat që keni lënë ne do bëjmë një shpërndarje në mënyrë solidare, modeste për invalidët, ndërsa me fondet që po i akumulojmë nga Banka Botërore për projektin që kemi realizuar, do të mundim të kryejmë dhe të gjitha pagesat e tjera”, - iu drejtua ministri Veliaj deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit.

“Nëpunësi”, rrëzohet kërkesa e PD për pezullim Eduard Halimi: “Ne kemi besimin që në themelin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë objektive, duke e cilësuar dhe shpallur si antikushtetues një akt të tillë normativ”. TIRANË Edhe pse vendimi ishte marrë tri ditë më

parë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të shpallë rrëzimin e kërkesës së parë të PD-së për pezullimin e Aktit normativ për “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për nëpunësin civil”, vetëm pas tri orë seance të shqyrtimit dhe pyetjepërgjigjeve me palët e interesuara lidhur me shfuqizimin ose jo të Aktit normativ. Rrëzimi i kërkesës së parë nuk ishte i papritur për demokratët, të cilët në fund të seancës së djeshme argumentuan se pezullimi synonte në një fazë më të hershme pengimin e miratimit të Aktit normativ. “Synonim që të ndërprisnim shqyrtimin e Aktit normativ në parlament. Në momentin kur Akti normativ është shqyrtuar në parlament, atëherë gjithçka përmblidhet rreth themelit. Ne kemi besimin që në themelin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë objektive, duke e cilësuar dhe shpallur si antikushtetues një akt të tillë normativ”,- tha deputeti demokrat Edu-

ard Halimi. Me ligj, në fakt Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë detyrim që të shpallë vendimin brenda një afati të caktuar. Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme përfaqësuesi i opozitës, Ivi Kaso argumentoi se qeveria nuk ishte në kushte nevoje dhe urgjence për të përdorur akt normativ, ndërkohë që përfaqësuesit e Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave këmbëngulën se akti është marrë në përputhje me Kushtetutën. Por përfaqësuesi ligjor i opozitës shtoi se ky me-

kanizëm i jashtëzakonshëm që i është dhënë qeverisë, nuk mund të shërbejë për të deformuar vullnetin e Kuvendit. Ai theksoi gjithashtu se në rastin e marrjes së një vendimi pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, pra shpalljes si i papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit normativ për nëpunësin, vendimi në fjalë do të shërbente si moment reflektimi edhe për Këshillin e Ministrave që këtë instrument të jashtëzakonshëm (Akti normativ) që ligji i njeh, të mos e kthejë në një normë të zakonshme. Kaso shtoi se sot e kësaj dite nuk është sjellë nga qeveria dhe personat përgjegjës qoftë edhe një akt i vetëm nënligjor, mbi bazën e të cilit u argumentua nga qeveria rreth dy muaj më parë shtyrja në fuqi e ligjit. Ndërsa përfaqësuesja e qeverisë, Edlira Jorgaqi shprehu bindjen e saj se qeveria nuk ka shkelur Kushtetutën, duke dhënë madje një përgjigje të nxituar se edhe ndryshimi i Kushtetutës mund të bëhej me një akt normativ. Pyetjes së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se, a mundet që Këshilli i Ministrave të ndryshojë apo shfuqizojë dispozitat e Kushtetutës me akt normativ qeverie, Jorgaqi iu përgjigj: “Kushtetuta është një gjë më specifike… Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është e rregulluar me dispozitat e Kushtetutës… Në një situate nevoje dhe urgjence, do të thosha ‘po”.

v i z i ta

Rama në Bukuresht, Ponta: Do të vizitoj Shqipërinë Kryeministri rumun, Victor Ponta deklaroi dje se Rumania dhe Shqipëria kërkojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe se siç raporton ATSH, vitin e ardhshëm ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një grup biznesmenësh. “Ne diskutuam projektet për bashkëpunimin rajonal dhe europian. Rumania mbështet fuqishëm rrugën europiane të Shqipërisë, si edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian’’, tha Ponta. ‘’Ne kërkojmë gjithashtu forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona. Zoti Rama më ftoi për një vizitë zyrtare vitin e ardhshëm në Tiranë dhe do të jem shumë i lumtur që të shkoj së bashku me një grup investitorësh’’, shtoi kryeministri rumun pas takimit me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se ekzistojnë mundësi të shumta për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe shprehu bindjen e tij se Shqipëria ofron një mjedis të favorshëm dhe miqësor për biznesmenët rumunë. Ponta uroi homologun Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe popullin shqiptar për festën e Pavarësisë.


Gazeta MAPO

27.11.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Nga sekserët tek punonjësit e gjykatës; si funksionon sistemi i korrupsionit në Pukë. Historia e një familjeje që u detyrua të paguajë 5 milionë lekë për lirimin e djalit nga qelia R e ago n e d he KL D

Llalla pezullon prokurorin dhe oficerin e policisë gjyqësore

Video e marrë nga emisioni "Fiks Fare"

Menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin “Fiks Fare” reagoi zyra e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të prokurorit të rrethit Pukë, Pëllumb Prençi dhe oficerit të policisë gjyqësore, Hasan Alia. “Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi gjithashtu Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësinë Task-Force të kryejë hetime të plota për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje”, - thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i KLD-së, që i kërkoi prokurorisë të hetojë sa më shpejt të jetë e mundur nëse ka gjyqtarë të implikuar në këtë ngjarje. “Këshilli garanton opinionin publik se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror në hetimin objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive”,- thuhet në deklaratën e KLD-së.

Skema e korrupsionit në gjykatë, 5 milionë lekë në këmbim të lirisë Përgjimi i Fiks Fare / Historia e 6 anëtarëve të një familjeje në Fushë-Arrëz që u arrestuan gjatë një proteste, përplaset në rrjetin korruptiv të gjykatës. Fiks Fare filmon që nga sekserët e deri tek punonjësit e gjykatës, që tregojnë se si ndahen paratë për lirimin e të arrestuarit

Tiranë Disa prokurorë e gjyqtarë dys-

hohet se janë përfshirë në një aferë korruptive në Prokurorinë e Gjykatës së Pukës për lirimin e dy të arrestuarve kundrejt përfitimeve monetare. Emisioni “Fiks Fare” transmetoi dje disa përgjime, ku flitej për 5 milionë lekë në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit për dy persona nga qyteza e Fushë-Arrëzit. Sipas pamjeve filmike në këtë aferë, dyshohet se janë përfshirë dhe disa zyrtarë të drejtësisë në qytetin e Pukës, ndërsa pamjet tregonin qartë se “në lojë” janë kancelarja dhe një sekretare e Gjykatës së Pukës. Po ashtu, një avokat është përgjuar teksa diskuton për ndarjen e parave. Pjesë e investigimit ka qenë edhe një oficer i policisë gjyqësore, i cili ka diskutuar me kallëzuesin për “mbylljen e punës”. Sipas një investigimi disamujor të “Fiks Fare” rezulton se për lirimin e dy të arrestuarve është vënë në lëvizje një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Historia e një f amiljeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për bukën e gojës, zbuloi të gjitha hallkat e korrupsionit në sistemin gjyqësor. Investigimi i “Fiks Fare” nisi tre muaj më parë pas denoncimit në këtë redaksi të një qytetari, i cili së bashku me pesë anëtarë të familjes së tij ishin arrestuar në 15 prill të këtij viti, gjatë një proteste që ata bënë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëz ‘BerAlb”. Ky qytetar kërkoi ndihmën e “Fiks Fare” për padrejtësinë që po i bënte gjykata dhe prokuroria. Për ndryshimin e masës së sigurisë për secilin prej të arrestuarve në protestë, shuma që i kërkohej ishte 500 mijë lekë të reja. Në sorollatjen e tij dyerve të gjykatave të të tria shkallëve, disa sekserë dhe avo-

katë kërkojnë para në emër të gjyqtarëve për të ndryshuar masën e sigurisë për pjesëtarin e fundit të familjes së tij që ndodhet në burg. Shuma përfundimtare për të liruar djalin e tij ishte 500 mijë lekë të reja. Dëfrim Premçi është personi që ka luajtur rolin e ndërmjetësit për lirimin e këtij të arrestuari. Ai pranon se 600 mijë lekë ia ka dhënë prokurorit të çështjes, i cili shumë shpejtsipas tij- do të tërhiqet nga akuzat e ngritura. Ndërsa avokati Fariz Xhuxhi pranon përpara kamerës së “Fiks Fare” se shuma prej 600 mijë lekësh i është dorëzuar prokurorit të çështjes dhe do i jepet pjesa edhe gjyqtarit. Për të qenë më i besueshëm, avokati organizon edhe një takim me oficerin e policisë gjyqësore të këtij prokurori, Hasan Alia. Ky i fundit del garant që është biseduar me prokurorin dhe se e kishin pasur shumë të vështirë që ta bindnin për të ndryshuar masën e arrestit për këtë person. Në bisedat e transmetuara në “Fiks Fare” me video dhe figurë, sekretarja dhe kancelaria e gjykatës së shkallës së parë në një nga qytetet e Shqipërisë, pranojnë se dy anëtarët e familjes së qytetarit, janë liruar kundrejt pagesës prej 500 mijë lekësh të reja secili. Për të arrestuarin e katërt, ato pasi kanë marrë konfirmimin e gjyqtarit, i rekomandojnë që lekët t’i sjellë një ditë më pas pasi gjyqtari nuk ndodhej në gjykatë. Gjithashtu, gjatë bisedës me kancelaren e gjykatës, ajo pohon me gojën e saj se ka parë që të gjitha paratë që janë dhënë për ndryshimin e masave të sigurisë të të afërmve të qytetarit që u ankua në “Fiks Fare” janë ndarë mes gjyqtarit të çështjes dhe prokurorit të çështjes, madje sipas saj, kjo ka qenë edhe arsyeja që prokurori nuk ka ankimuar vendimin e gjykatës.

Sekretarja e gjyqtarit: Unë jam mafie, kam 21 vjet që e bëj këtë punë

Sekretarja dhe kancelaria e gjykatës së shkallës së parë në një nga qytetet e Shqipërisë, pranojnë se dy anëtarët e familjes së qytetarit, janë liruar kundrejt pagesës prej 500 mijë lekësh të reja secili

Kancelarja – Më tha mbaj letrat, mos i bëj konfirmimin, nesër vij unë në orën 9. 30 tha, n.q.s vjen Pali. Qytetari – Nuk do bëjë konfirmim? Kancelarja - Më ka thënë të mos e bëjmë konfirmim sonte, do e bëjmë sikur e ke bërë të dielën… A ke fol me prokurorin ti? Qytetari – Shiko si e kam punën, tani të flasim drejt më kupton apo jo, kam hallin e lekëve. Kancelarja – Nesër i ka thënë Bardhës me ardhë. Qytetari – Nesër. Kancelarja – Po don me ia marrë Bardhës, nuk don me t’i marrë ty ajo. Qytetari – Nuk don me m’i marrë mua ajo? Kancelarja – Kështu ka thënë. Sekretarja – Tani Pal jam duke hyrë direkt në temë. Unë kam folur dje me Shtjefnin dhe më ka thënë të dorëzoj njërin, kaq. Qytetari – Jo mo si të dojë, por dua me nxjerrë djalin se më dhimbset se është me kriza. Sekretarja – Do me nxjerrë djalin, do me lënë vëllain atje ti? Qytetari – Njëlloj i kam si njërin si tjetrin, a më dëgjon? Dëgjo, unë kam hallin e lekëve, kush i merr? Sekretarja – Lekët kam fol edhe me Bardhen, lekët i mbaj unë një ditë përpara se bëjmë gjyqin. Ose atë ditë që do e lejë Shtjefni, një orë përpara i fus lekët. Se si të marri lekët, nuk e vras mendjen ma. Qytetari – Një ditë përpara. Nuk bëhet fjalë me i marrë sot? Sekretarja – Nuk kam ku me i lënë, nuk kam ku me i lënë. Nuk kam ku i lë o Pal sot. Unë fola me Shtjefnin e më tha unë jam për Palin, për vëllain e vet. Qytetari – Po tjetri kur del? Sekretarja – Dëgjo Lilin, unë nuk e di kur del a kur nuk del tjetri, ai kështu më tha në telefon. Kam fol sot unë me të në telefon, më tha Lil-

jana nuk bën të dy se ndoshta bën bujë more Pal… E tjetrin si të eci puna. Me 1 fillon puna, data 27 sot. A don Astritin? Qytetari – Ku t’i lë lekët? Sekretarja- kancelares – A po i mban ti këtu? Qytetari – Jo këtu… Sekretarja – Mirë, unë gjatë rrugës po marr në telefon kryetarin që të më lërë datën dhe po i them se Pali e ka dorëzuar kërkesën se ka thyer dorën nusja e Astritit dhe është shumë keq. Dhe ai më thotë bëj njoftime dhe unë të them Pal me datë kaq, ora kaq. Sekretarja i drejtohet kancelares – Po lekët? Kancelarja – I mbaj unë në kasafortë. Sekretarja – Se nuk kam ku i lë lekët. … Qytetari – Lekët tani se i kam edhe të prokurorit komplet? Sekretarja – Komplet. Qytetari – Iku. Kancelarja – Të kam thënë edhe atë ditë se i ka marrë si ai, edhe ai. Sekretarja – I kanë ndarë bashkë, tak, tak, tak. Qytetari – 10 milionëshin e kanë marrë, 5 njëri, 5 tjetri. Sekretarja – Pash këtë ujë, që lahet i gjallë e i vdekur, po. Për kryet e katër fëmijëve, po. Pasha njat djalë se njat djalë kam, pasha kryet e djalit, sikur m’i ka dhënë kunata jote, 5 milion të parit, 5 milion të dytit. Dhe ja kam shkruajtur në shifra 2.500.000 prokurorit dhe 2.500.000 këtij (kryetarit të gjykatës). 2.500.000 atij, i kam dërguar katër zarfa ia ka shkruajt kunata jote 25. Haram m’i bëftë Zoti.. Shete e beja Zotit dhe i kam thënë Bardhës futu brenda dhe thuaj a e ka marrë kafen. Kancelarja – Vetëm se ka marrë lekët prokurori… Sekretarja e kryetarit – Po i kam parë unë, vil-vil-vil kanë hyrë me çantë e ka dalë pa as… Unë jam mafie, por nuk foli. Kam 21 vite që e bëj atë punë.


6

kronikë

X XXX

“Sipas hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka arritur të konkludojë se 3 bashkëpunëtorët kanë marrë disa kohë më parë një shtëpi me qira në qytetin e Korçës, me qëllim për të dhënë ndihmën disa të dënuarve për t’u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit

Hetimi i Prokurorisë

Plani i arratisë në 3 muaj, shokët e Tafilit, ‘qiraxhinj’ në Korçë

Prokuroria zbardh planin e plotë të arratisë nga burgu i Drenovës, që prej kohës kur armët u futën përmes një frigoriferi në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm. Komunikimet e përditshme të organizatorëve me të burgosurit dhe pse dështoi transporti Leonard Bakillari Tiranë Tre miqtë e Admir Tafilit, të arrestuar si organizatorë të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, kanë jetuar për rreth tre muaj në qytetin e Korçës. Ngjarja e pesë ditëve më parë ka qenë e organizuar me detaje, dhe personat që ndodheshin jashtë burgut, kanë marrë të gjitha masat për realizimin e planit të nisur tre muaj më parë, me futjen e armëve në burgun e sigurisë së lartë të Korçës. Pas hetimeve të para, Prokuroria e Korçës ka mundur të zbardhë një sërë detajesh sa i përket organizimit nga jashtë të arratisjes së Admir Tafilit, për të cilën u arrestuan tre miqtë e tij: Albi Meçini, Olsion Maçi dhe Altin Lami. Të tre ketë persona sipas prokurorisë janë miqtë e Admir Tafilit, me të cilin dyshohet se janë njohur në burg. Tre muaj më parë ata kanë përdorur mjeshtërisht skemën e futjes së katër armëve në burg, të montuara në një frigorifer që do të qëndronte në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm. Menjëherë pas realizimit të fazës së parë të planit, tre të rinjtë me banim në periferi të kryeqytetit, janë zhvendosur në qytetin e Korçës, ku kanë qëndruar për rreth tre muaj. Albi Meçini, Olsion Maçi dhe Altin Lami, sipas prokurorisë kanë marrë një shtëpi me qira në qyte-

tin e Korçës dhe gjatë kësaj kohe ata kanë mundur të sigurojnë të gjitha mjetet e nevojshme që do të përdoreshin për arratisjen e shtatë të dënuarve për krime të rënda. “Sipas hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka arritur të konkludojë se 3 bashkëpunëtorët kanë marrë disa kohë më parë një shtëpi me qira në qytetin e Korçës, me qëllim për të dhënë ndihmën disa të dënuarve për t’u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Dyshohet se këta persona mbanin kontakte të vazhdueshme me njërin prej të dënuarve, më saktësisht Admir Tafilin”- tha prokuroria. Sipas burimeve mësohet se pjesë e planit të tyre ka qenë përhapja e panikut në qendër të qytetit, veprim të cilën e ka marrë përsipër shtetasi Altin Lami, duke hedhur një granatë pranë komisariatit të policisë Korçë, në momentin

Tre muaj më parë ata kanë përdorur mjeshtërisht skemën e futjes së katër armëve në burg, të montuara në një frigorifer që do të qëndronte në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm.

që miqtë e tij po kalonin njëra pas tjetrës dyert e sigurisë së burgut. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë: Albi Meçini, Olsion Maçi kanë patur si detyrë të mbanin nën kontroll rojet e sigurisë në kullat e burgut të Drenovës dhe të realizonin transportin e 7 personave që do të arratiseshin. Sipas prokurorisë, gjithçka ka qenë e koordinuar më së miri, fakt ky i provuar jo vetëm nga tabulatet telefonike, por edhe nga dëshmitë e të arrestuarve. Gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës, të dyshuarit kanë mundur të sigurojnë një armë tip mitraloz të kalibrit 12.7, i cili është transportuar nga Tirana, si dhe dy automjete me sirena policie. Njëri prej tyre ka qenë i pajisur me targa Z (zyrtare) për t’iu shmangur kështu kontrolleve rastësore të policisë së Korçës. Gjithçka ka shkuar mirë deri në momentin e largimit të të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë, pasi vetëm pak kohë më vonë, tre personat janë arrestuar në dy operacione të ndryshme të shtrira në Tiranë dhe Elbasan. Prokuroria thotë se dy nga të arrestuarit, shtetasit Albi Meçini dhe Olsion Maçi kanë pritur të dënuarit jashtë burgut të Drenovës dhe gjatë kësaj kohe kanë qëlluar në ajër me mitraloz të lehtë duke trembur gardianët që ndodheshin në kullat e sigurisë së burgut. Më pas ata janë lar-

guar me dy automjete së bashku me të arratisurit, ndërsa kanë tentuar t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë së burgut, duke bllokuar rrugën. Prokuroria thotë se ata kanë hedhur në rrugë litarë me gozhdë, duke menduar se këto sende do të vështirësojnë lëvizjen e automjeteve të policisë së burgut të Drenovës. Pasi kanë realizuar planin për të cilin punonin prej tre muajsh, dy automjetet janë ndarë, pasi njëra prej tyre ka shkuar në drejtim të qytetit të Pogradecit, ku ka shpërthyer një postbllok policie, ndërsa automjeti tjetër është larguar në drejtim të paditur. Pa-

si kanë kaluar qytetin e Pogradecit, tre të rinjtë janë ndarë me Tafilin dhe dy miqtë e tij për t’u arrestuar vetëm pak kohë më vonë në qytetin e Elbasanit. Thuajse në të njëjtën kohë policia arrestoi edhe personin tjetër që dyshohet se ka bashkëpunuar në arratisje, shtetasin Altin Lami. Për të tre këta persona Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e “dhënies ndihmë të burgosurit për largim”, “armëmbajtje pa leje”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve plasëse” dhe “përdorim i paautorizuar i pajisjeve të policisë”.

deklarata

PD: Në krye të burgut, militanti i qeverisë Partia Demokratike e ka quajtur jorastësore arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, duke akuzuar qeverinë se ka emëruar në krye të burgut militantin e saj, i cili ndiqej penalisht nga prokuroria për krim elektoral. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani tha se “arratisja e tyre dhe rënia e shtetit dy herë brenda një ore, kanë të bëjë me mënyrën e qeverisjes dhe me emërimet që dyshja Rama-Meta bëjnë në postet kyçe të administratës shtetërore. Po ju japim sot një fakt

që ministrat e mbajnë të fshehur. Më 11 tetor të këtij viti, ditë e premte, është emëruar drejtori i ri i Burgut të Sigurisë së Lartë të Drenovës, Pajtim Meçollari. Të hënën, pas 3 ditësh, pra më 14 tetor, ai është shkarkuar dhe është zëvendësuar me titullarin që ishte në detyrë deri ditën e arratisjes. Drejtori treditësh u shpërblye normalisht për kontributin që kishte dhënë në fushatë elektorale, siç janë shpërblyer edhe dhjetëra të tjerë që kanë mbushur sot Policinë e Shtetit”.

Më 11 tetor të këtij viti, ditë e premte, është emëruar drejtori i ri i Burgut të Sigurisë së Lartë të Drenovës, Pajtim Meçollari.

Tre të arratisurit dyshohet se kaluan në Greqi Tre të arratisurit e fundit nga burgu i Drenovës dyshohet se kanë kaluar në Greqi, edhe pse policia fqinje e ka mohuar një fakt të tillë. Efektivat blu kanë vazhduar pa ndërprerje kërkimet për Eduard Lulon, Reiz Haxhirajn dhe Gëzim Tomën, ndërsa janë gjetur gjurmë të tyre në fshatin Dardhë të Korçës. Burime të policisë lokale bënë të ditur se në këtë zonë janë gjetur gjurmë të të dënuarve. Në një tunel në Dardhë janë gjetur gjurmët e një zjarri të saposhuar, duke ngritur dyshime se të dënuarit fshihen pikërisht në këtë zonë. Policia greke ka gjetur 3 mushkat që ishin vjedhur në fshatin Arzë. Ashtu siç ishte njoftuar më parë, mushkat dyshohet se janë vjedhur nga tre të arratisurit. Dyshimet e policisë mbështeten në dëshminë e një bariu të zonës, i cili pohon se ka parë tre persona që udhëtonin me mushkë drejt kufirit. Mendohet se tre të dënuarit pasi kanë kaluar kufirin, kanë braktisur edhe mushkat që kishin vjedhur.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Upgrade i Active Directory dhe migrimi në Microsoft Exchange 2013”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 20.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 23 Dhjetor 2013, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


aktualitet

7

të dënuar

U arratisën nga burgu i Drenovës pasditen e së shtunës, pasi sulmuan me armë punonjësit e sigurisë

4

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Të arrestuar

Pak orë pas arratisjes, policia arrestoi Artur Goron, i cili po shkonte me taksi drejt shtëpisë. 3 të tjerët u kapën në Prrenjas

27.11.2013

3

Admir Tafili në gjykatë: Unë jam truri i arratisë, më kanë dënuar kot I dënuari me burgim të përjetshëm pranoi se ishte organizatori i arratisjes nga burgu i Drenovës. Miqtë e tij të aventurës së arratisë pretendojnë gjithashtu se janë të pafajshëm, ndaj donin të iknin nga burgu

“Nuk do rrija në arrati. Do shkoja në një televizion, ku do kërkoja ndihmë për rihapje të dosjes. Jam i pafajshëm”

Pas aventurës së shkurtër të arratisë, Admir Tafili u shfaq dje përballë Gjykatës së Korçës me këmbë e duar të lidhura me zinxhirë. I dënuari me burgim të përjetshëm, i cilësuar edhe një tjetër herë si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pranoi se ishte ai organizatori i arratisjes spektakolare nga burgu i Drenovës. “Jam gjykuar padrejtësisht, ndaj edhe organizova arratisjen time nga burgu”,-tha Tafili para gjykatës, me lehtësinë e njeriut që nuk rrezikon asgjë përtej burgimit të përjetshëm që mban mbi shpinë. I dënuar maksimalisht për vrasjen e Nik dhe Gjovalin Petrushit, Admir Tafili shtoi megjithatë se nuk kishte ndërmend të lëndonte askënd. “Arsyeja e arratisjes është gjykimi i padrejtë. Por nuk lëndova askënd”,- tha më tej ai para gjykatës. Seanca ndaj Admir Tafilit u ndërpre për disa minuta, pasi avokati i kontaktuar nga familja, Baftjar Rusi kërkoi të njihej me të. Avokati Rusi tha se nuk e njihte çështjen “Tafili”, por kjo ndërprerje e shkurtër nuk ka sjellë asnjë pasojë për procesin. Admir Tafili do t’i nënshtrohet tashmë një gjyqi të ri për arratisjen, edhe pse kjo nuk do të ndryshojë asgjë për të ardhmen e tij, përjetë në qeli. I arratisuri i dytë që u përball me gjykatën ishte Gëzim Guri. Njësoj si i arrestuari i parë, edhe Guri tha se nuk ishte në dijeni të planit të arratisjes, por ka përfituar prej tij. “Unë e kam mësuar në momentin e fundit planin për t’u arratisur dhe iu bashkova të tjerëve, sepse doja të ikja nga burgu”,-tha Guri para gjykatës. Ai ka kërkuar të qëndrojë në të njëjtin burg, edhe pse vendimi tashmë është marrë:Gëzim Guri bashkë me dy të tjerët do të qëndrojnë

në burgun e Peqinit. Njësoj si Admir Tafili, edhe Gëzim Guri do të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm, dhënë nga drejtësia. Dënim të padrejtë nga drejtësia ka pretenduar edhe Fran Marashi, i dënuar maksimalisht për pjesëmarrje në masakrën e Urës Vajgurore. Por ndryshe nga dy shokët e tij të burgut, Marashi tha dje para Gjykatës së Korçës se nuk kishte ndërmend një arratisje përfundimtare. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Marashi deklaroi se ishte arratisur nga burgu për të kërkuar vëmendje, në mënyrë që dosja e tij të rihapet. Ai tha se do të rikthehej në qeli, pasi të kishte shkuar në një televizion, ku të kërkonte publikisht rihapjen e dosjes. “Nuk do rrija në arrati. Do shkoja në një televizion, ku do kërkoja ndihmë për rihapje të dosjes. Jam i pafajshëm” - u shpreh Marashi. I dënuari me burgim të përjetshëm rrëfeu se armën ia kishte dhënë një shok në burg, por theksoi se nuk kishte qëllim të kryente asnjë vrasje. Tre prej të arratisurve nga burgu i Drenovës u kapën të dielën në një magazinë në Përrenjas. Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë mbërritur në gjykatë nën masa të forta sigurie, madje edhe të lidhur këmbë e duar me zinxhirë. Gjykata e Korçës dha dje masat e sigurisë edhe për 3 personat që akuzohen se kanë ndihmuar të dënuarit të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Gjykata ka vendosur masën burg pa afat për Albi Maçinin dhe Olsian Maçin. Të njëjtën masë sigurie ka marrë edhe 19-vjeçari Lami, që akuzohet se hodhi eksploziv pranë komisariatit të Korçës për të tërhequr vëmendjen e policisë.

7

Bashkëpunëtorë

Ish-miqtë e burgut të Admir Tafilit janë arrestuar tashmë si bashkëpunëtorë të jashtëm të arratisjes së nisur tre muaj më parë

shkurt

Gjobë menaxherit, arrestohet studenti i Kamzës Gjobiti menaxherin e një kompanie ndërtimi në Kamëz, arrestohet studenti me akuzën e vjedhjes me dhunë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes. Burime të policisë thanë se Dorian Jaka, 23 vjeç, nga Mirdita, u arrestua nga zyra e hetimit të krimeve të vjedhjes me armë dhe me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa ai ishte në hetim prej më tepër se një jave nga strukturat përkatëse të policisë. I dëmtuari Mark Lleshi banues në Laknas të Kamzës, është drejtues dhe menaxher i një kompanie private të përfshirë në biznesin e ndërtimit në Tiranë. Po ashtu burimet thanë se personi i mësipërm ka një djalë emigrant në Itali, ku jeton dhe punon prej shumë vitesh. Ndërkaq nisur nga kjo situatë, studenti ka mësuar se menaxheri i ndërtimit, Lleshi kishte një sasi parash në bankë dhe në shtëpi, ndaj dhe kish nisur t’i dërgonte letra në shtëpi. Në letra ai i kërkonte sasinë e parave prej 5 mijë eurosh e njëkohësisht e kërcënonte që të mos lajmëronte policinë, pasi në të kundërt ai do të kishte probleme.

Arratisja nga burgu, shkarkime edhe në SHKB Dy zyrtarë të lartë në SHKB dhe 9 punonjës të tjerë janë liruar nga detyra për neglizhencë me rastin e burgut të Drenovës Tiranë Dy zyrtarë të lartë të Shërbimit të Kontrol-

lit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë u shkarkuan nga detyra dhe 9 të tjerë, punonjës të kësaj drejtorie janë liruar nga detyrat që kryenin, pasi dyshohet se kanë neglizhuar me arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Korçës. Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili paralajmëroi pezullimin e drejtuesve të SHKBsë menjëherë pas ngjarjes së rëndë në burgun e Drenovës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë tha se është marrë masa e shkarkimit nga detyra dhe kanë nisur procedurat për kallëzim penal ndaj shtetasve Pirro Dungu, përgjegjës sektori në drejtorinë e SHKB-së dhe Polikron Balliu, inspektor në këtë në këtë drejtori “Duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur më datë 23.11.2013 në I.E.P.V. Korçë, ngjarje e cila tregon neglizhencë të theksuar në kryerjen e detyrave funksionale dhe mungesë profesionalizmi në punë për njohjen e situatës operative kriminale, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço urdhëroi shkarkimin si dhe nisjen e procedurave për kallëzim penal, për shpërdorim detyre, të shtetasve Pirro Dungu dhe Polikron Balliu”, - tha zyrtarisht Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu është

marrë masa e lirimit nga detyra dhe kalimi në listë-pritje për 11 punonjës të SHKB-së së Burgjeve, që mbanin detyra të ndryshme pranë kësaj drejtorie. Pjesa më e madhe e të liruarve nga detyra janë inspektorë të SHKB-së, institucion ky në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe specialist të analizës së informacionit dhe kartotekës. Zyrtarisht Ministria e Drejtësisë thotë se masat e marra ndaj punonjësve të SHKB-së lidhen me neglizhencën e tyre për parandalimin e arratisjes së shtatë të dënuarve nga burgu i Drenovës, por nuk thotë nëse ka patur sinjalizime për arratisjen e Admir Tafilit apo jo. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thotë se ai nuk ka patur asnjë informacion të tillë, edhe pse jo zyrtarisht thuhet se ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ishte njoftuar për një plan të mundshëm arratisje në burgun e Korçës. “Unë si titullar i këtij institucioni nuk kam patur dijeni për ekzistencën e këtij informacioni. Nga analiza e bërë, rezultoi gjithashtu se shkresa e ardhur nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Burgjeve në datën 25, në datën 26 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është nisur po ky informacion, për dijeni Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë. Paralelisht me këtë i është nisur shkresa dhe institucionit të ekzekutimeve të vendimeve penale në Korçë, ku janë lënë një sërë detyrimesh, mund të them rreth 10 detyra, të cilat duhet të zbatoheshin në mënyrë kategorike nga ky institucion”,- tha drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.

masat Të shkarkuar > Pirro Dungu, përgjegjës në Sektorin e DPA-së, në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Ministrisë së Drejtësisë. > Polikron Balliu, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Të liruar nga detyra > Haxhi Damzi, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Gjergj Luca, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Besmir Paja, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Eduard Hasanaj, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Agron Dhoska, inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Etleva Babameto, specialiste Analize/ inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Sadik Lika, specialist i zyrës së kartotekës në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Sokrat Turtulli, ndihmës/inspektor në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm > Orland Reçi, inspektor në Sektorin e Teknikës dhe Vëzhgimit, në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Turku tenton të vrasë të dashurën police Një shtetas turk tenton të vrasë me armë policen me të cilën bashkëjetonte, pas ndarjes së tyre, ndërsa më parë kishte arritur t’i merrte pistoletën e punës. Ndërhyrja në kohë e policisë ka çuar në pranga Mujdat Oruç Sayan, 52 vjeç, lindur në Kirklareli të Turqisë, me kombësi turke dhe shtetësi holandeze, i dënuar më parë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Sayan, sipas policisë, ka tentuar të vrasë Nerajda Lazen, e cila prej kohësh punonte si efektive e policisë së patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur të dy personat mësohet se kanë debatuar mes tyre, ndërsa prej disa kohësh ata bashkëjetonin në një apartament në rrugën “Sytki Çiço”, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë. Debatet mes tyre mësohet se janë dëgjuar jashtë, ndërsa mbërritja e policisë shmangu një situatë të rëndë që mund të kishte ndodhur.


CMYK

8

27.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1409/1, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1410, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Vlerësimeve dhe Performancës Profesionale, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës: Të administrojë procesin e ofrimit të shërbimeve të ndryshme, në funksion të mbarëvajtjes së aktivitetit administrativ të aparatit të Bashkisë. Të kryejë shpërndarjen dhe menaxhimin e punonjësve të shërbimit, sipas nevojave dhe kërkesave të sektorëve dhe drejtorive të ndryshme, për të mbështetur dhe lehtësuar veprimtarinë e përditshme të Bashkisë së Tiranës. Të sigurojë dhe mbikqyrë kryerjen e shërbimeve lehtësuese për punonjësit e shërbimit.

Përshkrimi i punës: Të menaxhojë procesin e vlerësimit të arritjeve individuale vjetore dhe performancës në punë të stafit, duke nxitur motivimin e punonjësve, të zhvillojë dhe të përmirësojë në vazhdimësi procedurat në sektor, për të ofruar cilësi të lartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për shërbime dhe informacione, brenda ose jashtë Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë. • Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në shkenca shoqërore. • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • • • • • • • • • •

Kërkesë për aplikim Curriculum vitae Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1410/3, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune, në pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Trajnimeve të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1,VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot- 1369/2, dt. 26.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Përgjegjës Zyre në Zyrën e Koordinimit me njësitë bashkiake. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës: Të vlerësojë nevojat, ndërmjetësojë koordinimin e proçesit të trajnimit të stafit të Bashkisë së Tiranës, të zhvillojë dhe të përmirësojë në vazhdimësi procedurat në sektor, për të ofruar cilësi të lartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për shërbime dhe informacione, brenda ose jashtë Bashkisë së Tiranës, duke siguruar ndjekjen e këtyre procedurave nga të gjithë punonjësit.

Përshkrimi i punës: Takime periodike me kryetarët dhe stafin e njësive bashkiake, për evidentimin dhe raportimin e problematikave në këto njësi. Koordinon punën me njësive bashkiake, duke përcjellë informacione të ndryshme, në funksion të gjetjes së zgjidhjeve të mundshme. Bashkëpunim reciprok me drejtoritë e ndryshme të Bashkisë së Tiranës, për projekte lidhur me punën e njësive bashkiake.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë. • Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë arsim të lartë në degën Juridik • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet në fusha të ngjashme • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta:

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente:

• • • • • • • • • •

Kërkesë për aplikim Curriculum vitae Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara Certifikata kualifikimi (në rast se ka) Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar Dëshmi të gjuhëve të huaja.

• • • • • • • • • •

Kërkesë për aplikim Curriculum vitae Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000: “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e Bashkisë: www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.11.2013

9

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ( i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot.1410/4 datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Buxhetit Vjetor dhe Afatmesëm, në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr.prot. 1409/3, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për katër vende të lira pune në pozicionin Specialist në Sektorin e Arkivit Qendror, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999: “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës: Punon për hartimin e dokumentit te Programit Buxhetor Afatmesem. Punon për përgatitjen dhe analizën e këkesave buxhetore të Njësive shpenzuese të Bashkisë së Tiranës në përputhje me kërkesat e udhëzimit për hartimin e programit buxhetor afatmesëm. Ndjek procesin e monitorimit të zbatimit te PBA-se sipas kërkesave të udhëzimit për përgatitjen e buxhetit dhe PBA-së.

Përshkrimi i punës: Regjistrimi dokumenteve të hartuara nga drejtoritë e Bashkisë si dhe dokumentet e ardhura nga të tretë, shpërndarja, klasifikimi dhe dorëzimi i tyre. Kontrolli i dokumentave të hartuara nga punonjësit e Bashkisë që vijnë për t’u regjistruar dhe përpunimi i tyre.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE–së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohen shkenca shoqërore. • Të ketë 3 vjet përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim. • Curriculum vitae. • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare. • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara. • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka). • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit. • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore. • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar. • Dëshmi të gjuhëve të huaja.

• • • • • • • • • •

Kërkesë për aplikim Curriculum vitae Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara Certifikata kualifikimi (në rast se ka) Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literaturë specifike për këtë pozicion.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003, për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e Bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ( i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot.1400/2, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Sipërfaqeve Urbane, në Drejtorinë e Menaxhimit të Kontratave. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1400/1, datë 28.06.2013, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për tre vende të lira pune në pozicionin Specialist në Sektorin e Infrastruktures Rrugore, në Drejtorinë e Menaxhimit të Kontratave.

Përshkrimi i punës: Pajisja e sipërmarrësve dhe mbikëqyrësve të punimeve me projektin e plotë teknik, relacionet dhe specifikimet teknike, azhornimet e U/K, elektrik, telekom, p.verbale dhe dokumenta të ndryshme. Përgatit dokumentacionin për fillimin e procedurës së prokurimit për objektet e caktuara. Përgatit praktikën që shoqëron financimin e mbikëqyrjes, kolaudimit si dhe kontrollon situacionet dhe dokumentacionin që shoqëron praktikën dhe ndej procedurën deri në financimin e tyre. Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Inxhinierisë. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo certifikatave.Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, ligji nr. 8402, dt. 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit(i ndryshuar), ligji nr. 9794, dt. 23.07.2007”Për disa ndryshime ne ligjin 8402, dt. 10.09.1998, Udhëzimi i KM nr.3, dt. 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit i ndryshuar, Udhëzimi i KM nr. 2, dt. 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve te ndërtimit, VKM nr. 444, dt. 05.09.1994 “Për tarifat e studimit , projektimit, drejtimit dhe kolaudimit te veprave te ndërtimit, VKM nr.68, dt. 15.02.2001 “Për miratimin e kushteve teknike te projektimit dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës: Ndjek dhe përgjigjet për raportimin në vazhdimësi të dinamikës, në ecurine e punimeve për sipërfaqet e gjelbra dhe ambienteve çlodhëse. Kontrollon realizimin e objektit, krahasuar me grafikun për këto lloj punimesh. Propozon masa që duhet të merren për përmiresimin e grafikut të punimeve dhe ribërjen e tij, me qëllim që të arrihen afatet e përcaktuara. Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë, në një nga degët e Fakultetit të Inxhinierisë. • Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për kushtetutën, kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000; për “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Sinqeriteti luftarak i kryeministrit të Serbisë K ryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha edhe një herë në Kosovë se interesat serbe nuk mbrohen më me luftë. Por pranoi se Serbia jo se nuk do të donte të luftonte, por nuk ka mundësi. Beogradi sot po tenton që me mjete paqësore të arrijë atë që nuk e arriti me luftë: ndarjen e Kosovës dhe mbetjen e shtetit të Serbisë në Kosovë. Sot, e hënë, 18 nëntor, mbushen plot 22 vjet prej okupimit serb të qytetit kroat të Vukovarit. Në këtë qytet në bregun e Danubit, dikur qytet të bukur dhe jashtëzakonisht të zhvilluar, me një popullatë shumë të përzier, forcat serbe, së bashku me çetnikët, ushtrinë zyrtare dhe paramilitarët, bënë masakrën e parë të madhe në fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi. Ishte kjo nisma e asaj që më vonë u pa edhe pas Vukovarit në Srebrenicë në Bosnjë, në Drenicë në Kosovë derisa nuk iu mbush kupa edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe ndërhyri për t’i ndalur këto fushata vrasëse që zgjatën edhe tetë vjet pas rënies së Vukovarit. Prijës kryesorë politikë dhe ideorë të këtyre krimeve ishin Slobodan Milosheviç dhe Vojislav Sheshelj. Sot pikërisht dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të tyre janë në pushtet në Serbi. Por ata thuhet se kanë ndryshuar, se nuk janë më luftënxitës dhe nuk nxisin më urrejtje ndaj të tjerëve. Edhe Evropa u beson. Sot në Vukovar mbi 100.000 njerëz në një procesion të gjatë kujtojnë viktimat e këtyre krimeve serbe. E tërë Kroacia shënon këtë ditë me moton “Mbajeni mend Vukovarin”. Kjo thirrje nuk është thirrje për urrejtje, as për revansh, por thjesht një kujtesë se edhe kur falen, krimet e tilla kurrsesi nuk bën të harrohen. Për të mos harruar viktimat e Vukovarit dhe krimet serbe në këtë qytet shërben edhe një fakt i dhimbshëm. As pas 22 vjetësh nuk janë gjetur mbi 1000 të zhdukur pas okupimit serb të Vukovarit. Me gjithë raportet e mira që tash kanë dy shtetet e pavarura, Serbia dhe Kroacia, me gjithë komisionet e shumta, ende

shumë familjarë nuk po arrijnë të

koment

Augustin Palokaj

Vërtet është hera e parë që zgjedhjet të zhvillohen në tërë territorin e Kosovës, por tash po vërtetohen edhe paralajmërimet se dialogu në Bruksel nuk do të sigurojë largimin e strukturave paralele të Serbisë, por legalizimin e tyre. Dhe këtë si arritje të madhe e përmend sot kryeministri i Serbisë.  Sot në Kosovë, kur dëgjohen politikanët e Serbisë, mund të shtrohet pyetja se sa në të vërtetë ka ndryshuar Serbia 22 vjet prej nisjes së aventurës vrastare të nisur në Vukovar të Kroacisë. Me retorikën e tillë, që duhet pranuar se është shumë e sinqertë, me të cilën lëvdon Milosheviçin, ndërsa për luftë thotë se s’ka mundësi e jo që s’ka dëshirë, kryeministri i Serbisë nuk jep shumë shenja se ka ndryshuar aq shumë Serbia. Ajo nuk i ka pranuar krimet, por flet për gabime jo pse ka bërë krime, por pse ka humbur.   

kuptojnë fatin e të dashurve të tyre. Ka në Kroaci njerëz të moshuar, të cilët kanë vdekur pa kuptuar se çfarë ka ndodhur me bijtë e tyre të zhdukur. Ka njerëz të cilët thjesht dëshirojnë vetëm ta kuptojnë se çfarë u ka ndodhur, ta gjejnë një asht, një gisht apo një shenjë të trupit të të afërmve të tyre, ose një element bindës se janë vrarë, të ndezin një qiri dhe atëherë do të jenë të qetë, sepse shpresën se mund të jenë të gjallë e kanë humbur qëmoti. Pikërisht fati i të pagjeturve është edhe pengesa kryesore pse Kroacia nuk dëshiron të heqë dorë nga padia që ka bërë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër Serbisë për gjenocid. Vukovari këtë vit është shpallur si qytet i pietetit të veçantë. Në historinë e Kroacisë ka mbetur si simboli kryesor i luftës. Rënia e këtij qyteti ka mbetur në kujtesën kolektive edhe më shumë sesa dita e fitores ndaj okupatorëve serbë që kishte ndodhur katër vjet më vonë, më 5 gusht të vitit 1995.   Përmendëm ditën e shënimit të rënies së Vukovarit për ta lidhur me disa zhvillime rreth Kosovës. Këto ditë në Kosovë kanë defiluar disa politikanë të Serbisë. Ata kanë bërë thirrje që sa më shumë serbë të dalin në zgjedhjet lokale. Nuk janë përmbajtur pa thënë se duhet gjithsesi të parandalohet mundësia që një shqiptar të bëhet kryetar i komunës së Mitrovicës veriore. Në mesin e tyre ka qenë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç. Thënia e tij se “Serbia nuk mund t’u ndihmojë më me luftë, jo pse nuk do, por pse nuk ka mundësi!” është transmetuar nga shumë medie edhe në Kroaci. Aq më interesant ka qenë lavdërimi që kryeministri i sotëm i Serbisë i ka bërë ish-shefit të tij, Slobodan Milosheviç. Në Kosovë, Daçiç ka thënë se Milosheviçi i kishte detyruar serbët në “Republika Srpska” në Bosnjë-Hercegovinë që të pranojnë Marrëveshjen e  Dayton-it. “Atëherë e quanin tradhtar, por tash po del se ajo ka qenë marrëveshja më e mirë për serbët në Bosnjë. Pyeteni për këtë kryetarin e sotëm të Republika

Një shportë me mjekë

Srpskas, Milorad Dodik”, porosit Daçiç. Daçiç pranon në një mënyrë se ai në parim nuk do të ishte kundër luftës për Kosovën sikur Serbia të kishte mundësi të luftonte, por ja se nuk paska më mundësi. Të gjithë ne do të duhej të ndiheshim të lehtësuar se Serbia nuk paska më mundësi të luftojë. Por po ashtu do të duhej të ishim gjithmonë në ethe se a mos do të ketë më vonë mundësi, a mos do të mund të vlerësojë dikush më vonë në Serbi se nuk është më e pamundur të luftojë për Kosovën, për shembull, pasi të largohet NATO-ja Me gjithë këtë retorikë të Daçiçit nuk është reale se qytetarët e Serbisë më nuk do të pranonin të futeshin në luftë. Serbia e sotme, e udhëhequr nga ish-bashkëpunëtorët e kasapëve kryesorë të Ballkanit, mundohet të fitojë pa luftë atë që nuk e arriti me luftë.   Në rastin e Bosnjë-Hercegovinës, duke bllokuar secilën përpjekje për reforma në këtë shtet, ruajtjen e Republika Srpskes si një “shtet brenda shtetit”, ndërsa në rastin e Kosovës, ndarjen e Kosovës. Krijimi i një lloj “Republika Srpska” në Kosovë ka qenë gjithmonë një prej opsioneve rezervë të Serbisë, natyrisht nëse e kupton se nuk mund ta mbajë tërë Kosovën në territorin e saj. Në Kosovë formalisht nuk po krijohet një “Republika Srpska”, por është krijuar “lista srpska”, e cila, e mbështetur dhe e organizuar nga Beogradi, duhet të marrë pushtetin lokal aty ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë, të krijojnë bashkësinë e atyre komunave dhe si të tillë të jenë interlokutorë të Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kështu serbët dhe Serbia në Kosovë po ndërtojnë një subjekt në baza etnike. Këtë subjekt thonë se e bazojnë në marrëveshjen e Brukselit. Dhe për realizimin e kësaj ideje nuk bën kurrsesi të

bëhet ndonjë shqiptar kryetar i Komunës së Mitrovicës veriore. Pasi kjo komunë është paraparë të jetë edhe qendra e bashkësisë së komunave me shumicë serbe si bën që të jetë një shqiptar kryetar i një asociacioni të komunave serbe. Disa deklarata të Daçiçit, sikur ajo se “gjithçka do të mund të ndodhte në atë rast” mund të kuptohet edhe si kërcënim. Por askush, as në Prishtinë e as në Bruksel, nuk u shqetësua për këto deklarata. Tashmë është bërë zakon që të heshtet, që secila palë të thotë çfarë të dojë për interesa të veta propagandistike, dhe që Brukseli të heshtë. Kjo për hir të suksesit të dialogut që zhvillohet me lehtësimin e Brukselit, dialog i cili tash e tre vjet ka lënë në hije çdo zhvillim tjetër në Kosovë. Edhe nëse bëhet diçka ajo doemos lidhet me këtë dialog, siç janë lidhur edhe këto zgjedhje lokale. Në Bruksel është vendosur kur do të mbahen, kush do t’i organizojë dhe ka dyshime se madje edhe kush duhet të fitojë.  Vërtet është hera e parë që zgjedhjet të zhvillohen në tërë territorin e Kosovës, por tash po vërtetohen edhe paralajmërimet se dialogu në Bruksel nuk do të sigurojë largimin e strukturave paralele të Serbisë, por legalizimin e tyre. Dhe këtë si arritje të madhe e përmend sot kryeministri i Serbisë.  Sot në Kosovë, kur dëgjohen politikanët e Serbisë, mund të shtrohet pyetja se sa në të vërtetë ka ndryshuar Serbia 22 vjet prej nisjes së aventurës vrastare të nisur në Vukovar të Kroacisë. Me retorikën e tillë, që duhet pranuar se është shumë e sinqertë, me të cilën lëvdon Milosheviçin, ndërsa për luftë thotë se s’ka mundësi e jo që s’ka dëshirë, kryeministri i Serbisë nuk jep shumë shenja se ka ndryshuar aq shumë Serbia. Ajo nuk i ka pranuar krimet, por flet për gabime jo pse ka bërë krime, por pse ka humbur.   


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Kush ishte dhe ç’projekt kishte Sokol Olldashi…

27.11.2013

11 Një maksimë e thellë është një diamant në dorën e një njeriu të mençur dhe një shkëmb në dorën e një budallai.

Kulturë / ‘Rozafa’ e rrëfyer përmes tingujve

- Joseph Roux

Gjashtë reforma = zero reforma? F

ushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 u mbingarkua me premtime për reforma të thella në fusha të ndryshme të shtetit shqiptar. Gj at ë a s aj p e r iu d h e o p oz it a e atëhershme ofronte shpresë për shërimin e shumë plagëve të shoqërisë sonë, duke premtuar adresim të menjëhershëm të tyre sapo të vinte në pushtet. Pak nga pak, dhe shumë konferenca më vonë, qeveria e re po i ofron publikut një plan të fushave që ka ndërmend të fillojë të ndërmarrë reforma dhe periudhën që ajo kërkon për t’i realizuar ato. Duke iu rikthyer premtimeve elektorale, konferencave në “Sheraton” dhe fjalimeve publike të kr yeministrit, po i jepet një përgjigje gjëegjëzës se cilat do të jenë këto reforma që do përmirësojnë jetën e shqiptarëve. Kështu ato mundet t’i klasifikojmë në tri fusha kryesore: ekonomi, shërbime publike dhe qeverisje. Së pari, përsa i përket ekonomisë, qeveria e re po jep të gjitha shenjat se modeli ekonomik në vend do të ndryshojë në katër vitet e ardhshme. Paketa e re fiskale që do të paraqitet në parlament do ta shkëpusë ekonominë shqiptare nga ajo ballkanike, pasi  mendohet se

rritja e taksave mbi të ardhurat personale dhe tatim-fitimin janë mënyra më e mirë për të fuqizuar financat publike. Projektbuxheti i vitit 2014 do të ofrojë debatin e parë domethënës në parlament mbi ekonominë pas shumë vitesh. Ky debat do strukturojë mendimin ekonomik në vend duke ndarë qartazi dy kampet politike; në ata që përkrahin taksa të ulëta dhe ata që duan taksa të larta. Por ajo që vihet re nga diskursi publik i qeverisjes aktuale është një përpjekje për t’u distancuar nga interpretimi ideologjik i vendimeve të saj mbi ekonominë. Kështu, pas aprovimit të Aktit normativ për rritje të borxhit me 250 milionë euro për tre muaj, qeveria ‘Rama’ artikuloi se ky ishte një veprim i detyruar nga rrethanat dhe po me të njëjtën frymë e distancim nga ideologjia po shkohet drejt debatit të projektbuxhetit 2014. Së dyti, qeveria e re vazhdon të premtojë shëndetësi falas dhe reformë në skemën e pensioneve në vend. Kjo e fundit kërkon me patjetër një zgjidhje deri në fillim të vitit 2015, pasi dhe presioni mbi buxhetin e shtetit po shtohet. Kjo skemë duhet të liberalizohet duke futur dhe skemën private. Por sido që të jetë, kjo do të jetë reforma më

e vështirë për t’u kryer, pasi efektet sociale janë të menjëhershme. Reformë e thellë është premtuar dhe në sistemin shëndetësor, ku shërbimi do të ofrohet nga buxheti i shtetit dhe jo nga skema e deritanishme e sigurimeve shëndetësore. Së fundmi, reformat e tjera kanë të bëjnë me ndarjen e re territoriale që do të sjellë detyrimisht dhe reformë zgjedhore. Sipas qeverisë së re, e mbështetur dhe nga shumë studime të huaja, njësi më të mëdha të qeverisjes vendore kanë më shumë kapacitet që të ushtrojnë një gamë më të madhe funksionesh duke krijuar ekonomi të shkallës dhe efikasitet në planifikimin dhe politikat për zhvillimin ekonomik. Ndërkohë kjo reformë do të shoqërohet me një kod të ri zgjedhor, duke kërkuar një konsensus të gjerë. Dihet që negocimi për kodin zgjedhor do të kërkojë shumë energji politike dhe negociata me ndërkombëtarët e kështu me radhë. Të gjitha këto reforma kërkojnë eksperiencë dhe energji njerëzore nga administrata publike. Por, siç është theksuar, kjo e fundit do të jetë për vete në reformim e sipër… Këto do të duhet të kombinohen dhe me reformën e sistemit gjyqësor që është dhe ngërçi i zhvillimi

koment Besart Kadia

Por më e rëndësishmja, qeveria po kërkon të ndërmarrë reforma bazuar mbi kapitalin, ose rezervën e madhe politike që ajo ka në parlament, duke injoruar situatën ekonomike ku gjendemi. Fuqia politike nuk mjafton dhe ndaj qeveritë i shtyjnë gjithnjë reformat në ato periudha kur ekonomia është në rritje. Ndaj në situatën ku ndodhemi, duket sikur në fund për qytetarët këto reforma shumëzohen me zero në rast se nuk sjellin rritje ekonomike dhe më pas punësim.

ekonomik në vend. Të gjitha reformat e lartpërmendura synojnë të përmirësojnë ose amendojnë ato hallka të shtetit që nuk funksionojnë apo që janë të gabuara. Por këto ndryshime kërkojnë kohën e tyre për t’u analizuar, diskutuar, dhe më e rëndësishmja për t’u buxhetuar. Dhe këtu lind i gjithë dyshimi mbi suksesin dhe racionalitetin e reformave të premtuara për t’u ndërmarrë nga qeveria e re ‘Rama’. Në rast se të gjitha këto reforma fillojnë në të njëjtën kohë, do të mbingopin opinion publik duke humbur rëndësinë e tyre dhe eventualisht mbështetjen për to. Por më e rëndësishmja, qeveria po kërkon të ndërmarrë reforma bazuar mbi kapitalin, ose rezervën e madhe politike që ajo ka në parlament, duke injoruar situatën ekonomike ku gjendemi. Fuqia politike nuk mjafton dhe ndaj qeveritë i shtyjnë gjithnjë reformat në ato periudha kur ekonomia është në rritje. Ndaj në situatën ku ndodhemi, duket sikur në fund për qytetarët këto reforma shumëzohen me zero në rast se nuk sjellin rritje ekonomike dhe më pas punësim. *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Europa gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste

Z

gjedhjet në Gjermani kanë përfunduar. Gjermania dhe Franca do ta fillojnë nismën e madhe për ta ruajtur projektin europian. Duke shënuar 100-vjetorin e vitit 1914, kjo në mënyrë favorizuese do të jetë në kontrast me udhëheqjen e butë dhe konfuze, nën të cilën Europa u zhyt në Luftën e Parë Botërore. Para zgjedhjeve të ardhshme në muajin maj, për Parlamentin Europian, aksioni i vendosur i dyshes franko-gjermane dhe oratoria frymëzuese, do t’i tërheqë prapa partitë anti Bashkimit Europian, që po fitojnë terren në shumë vende europiane. Tani për realitetin. Ne madje nuk do ta kemi qeverinë e re gjermane të formuar deri para Krishtlindjes. Në negociatat për koalicionin gjerman, që mendohet se do të përfundojnë javën e ardhshme, çështjet europiane po trajtohen sipas asaj “prit për të”. Për këtë çështje është formuar një nëngrup pune për financat, që quhet “Rregullimi i Bankave, Europa, Euro”. Për tri partitë gjermane

koment Timothy Garton Ash

pjesëmarrëse, Unionin Demokristian të Angela Merkelit, Unionin Socialkristian të Bavarisë dhe socialdemokratët opozitarë, çështje e nxehtë janë ato vendase. Rroga minimale, politika e energjisë, shtetësia e dyfishtë, pagesa e propozuar për autostradat, të gjitha këto kalkulohet se janë diçka më tepër se ardhmëria e kontinentit. Politikanët gjermanë e dinë se çka realisht është interesante për t’i shitur politikat e partive të tyre te votuesit për zgjedhjet e ardhshme. Derisa gjermanët e zakonshëm futen në rrjedhat e blerjeve për Krishtlindje, shumica nuk ndjejnë vështirësi për krizën e euros. Papunësia e të rinjve është afro 8% në Gjermani, ndërsa në Spanjë është 56%. Është vështirë të paramendohet se sa larg dhe sa

urgjente është ndjesia e njeriut në metronë e Berlinit për krizën në Europë. Por, për dallim nga kolegu i tij në Madrid, ai në Berlin, me rastin e daljes nga metroja, nuk i gjen mbeturinat e kalbura në rrugë. Pasi të formohet koalicioni i qeverisë gjermane, politika e saj europiane, do të jetë produkt i kompromiseve ndërmjet tri departamenteve të shtetit, kancelarja federale dominante, ministria e financave dhe ministria e jashtme, që ndërmjet tyre do të jenë të ndara politikisht, ndërmjet demokristianëve dhe socialdemokratëve. Fuqia hezituese udhëheqëse europiane do të duhet të bëjë kompromise të mëtejshme me Francën, e cila ka pikëpamje të ndryshme për disa çështje kryesore. Franca ka, po ashtu, presidentin e butë, François Hollande, i cili po dështon ta reformojë vendin e tij; të mos flasim për ndihmë dhënë ndokujt tjetër. Çifti gjermano-francez, gjithnjë e më i moshuar dhe gjithnjë e më i pabarabartë, që në janar e ka shënuar përvjetorin e artë të

martesës me një pesimizëm, duhet t’i marrë parasysh shqetësimet e partnerëve të vlefshëm siç është Polonia, dhe po ashtu, propozimet që vijnë nga institucionet europiane. Nga kjo orkestër jofunksionale do të dalë thirrja e mprehtë që do t’i godasë skeptikët e të gjitha vendeve në thembër dhe do t’i mobilizojë europianët për të votuar për Europën. Kjo është qesharake. Si rezultat, pjesërisht, kjo do të jetë fushata më interesante europiane zgjedhore që prej zgjedhjeve direkte për Parlamentin Europian në vitin 1979, për të gjithë në Europë. Termi “populist” është i përbashkët për të gjithë ata që e kundërshtojnë idenë e Bashkimit Europian, por nuk e përmban në vetvete diversitetin e tyre. Me gjithë mosrespektin për partinë Pavarësia të Britanisë dhe Aleancën për Gjermaninë, që është anti-europiane, është krejtësisht e gabueshme për t’i futur në një thes të njëjtë, me Agimin e Artë neofashist në Greqi, partinë Jobbvik në Hungari, ose Frontin Kombëtar të

Francës. Dy prej liderëve të tyre më të aftë, Marine Le Pen nga Fronti Kombëtar Francez dhe Geert Wilders nga partia e Lirisë në Holandë, kanë filluar të përpiqen për t’i bashkuar partitë përkatëse. Gjatë një dreke në një restorant elegant në Paris, zoti Wilders tha se “sot është fillimi i çlirimit nga elita europiane, nga përbindëshi në Bruksel”. Le Pen tha se “partitë patriotike” dëshirojnë “ta kthejnë lirinë te populli ynë”, e jo që të jenë “të detyruar që buxhetet e tyre t’u nënshtrohen” liderëve në Bruksel. Në Vjenë, katër parti të tjera, Paria e Lirë e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Liga Veriore e Italisë dhe Belangu flaman, iu bashkuan valsit me lideren e Frontit Kombëtar Francez, Le Pen. Pra, suksesi i këtyre partive, së paku mund t’i mobilizojë gjeneratat e reja të europianëve për t’i mbrojtur arritjet, që ata i konsiderojnë të garantuara. Nuk jemi në vitin 1914, por 100 vjet më vonë, Europa përsëri do të jetojë në kohëra interesante.


CMYK

12 27.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1409/2, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për dy vende të lirë pune, në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1,VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr.prot-1355/1, dt. 26.06.2013, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për dy vende të lira të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Vlerave Ekonomike dhe Lehtësimit të Bisnesit në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës: Kryerja e shërbimeve të kërkuara për mirëfunksionimin e aktivitetit administrativ të Bashkisë Tiranë; të mbështesë veprimtarinë e aparatit të Bashkisë nëpërmjet shërbimeve të drejtpërdrejta në kohë dhe në përputhje me nivelin gjithnjë në rritje të punës së aparatit.

Përshkrimi i punës: Harton, siguron, përditëson projekte, informacion ekonomik, anketime me biznese lokalë.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohen shkenca shoqërore. • Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë arsim të lartë. • Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta: • • • • • • • • • •

Kërkesë për aplikim Curriculum vitae Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë: www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1410/2, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për tre vende të lira pune në pozicionin Specialist në Sektorin e Trajnimeve të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot. 1409, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin Specialist në Sektorin e Vlerësimeve dhe Performancës Profesionale, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës: Koordinimi, lehtësimi i realizimit të programeve të trajnimit si dhe ndjekja e procesit të vlerësimit të nevojave për trajnim të punonjësve, nëpërmjet planeve individuale për zhvillimin profesional të karrierës në administratën publike. Ndjekja dhe monitorimi i kritereve të pranimit të programeve për praktikat profesionale, duke mbikëqyrur dhe vlerësuar zbatimin e praktikave të tyre.

Përshkrimi i punës: Të menaxhojë procesin e vlerësimit të arritjeve individuale vjetore dhe performancës ne punë të stafit, duke nxitur motivimin e punonjësve, të zhvillojë dhe të përmirësojë në vazhdimësi procedurat në sektor, për të ofruar cilësi të lartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për shërbime dhe informacione, brenda ose jashtë Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohen shkenca shoqërore. • Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në shkenca shoqërore. • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente: • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.11.2013

13

profil

‘Rozafa’ e rrëfyer përmes tingujve

Violinisti turk, Cihat Askin

Legjenda që frymëzoi kompozitorin shqiptar David Tukiçi, u interpretua në një koncert simfonik nga dy artistë nga Turqia, në skenën e Universitetit të Arteve Legjenda e Rozafës nuk ishte “rrëfyer” ndonjëherë përmes tingujve të dy artistëve miq nga Turqia. David Tukiçi e solli atë në skenën e Universitetit të Arteve, në një koncert simfonik organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës turke. Programi i koncertit përmbante gjithashtu vepra nga kompozitorë të njohur botërorë, si Rossini me uverturë nga opera “Berberi i Seviljes”, dhe Çajkovski me uverturë fantazi “Romeo e Xhulieta”. Janë shumë krijime të artistëve shqiptarë që e marrin frymëzimin nga folklori. Një i tillë ishte dhe koncerti për violinë e orkestër në tri kohë “Rozafa”, që i përcillej publikut përmes dy artistëve turq, të cilët shoqëroheshin nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar. I frymëzuar nga legjenda shqiptare e Rozafës, që u sakrifikua në themelet e kalasë që do të ruante qytetin nga mësymja e pushtuesit, vepra u luajt jo pa vështirësi nga violinisti turk, Cihat Askin. Nën drejtimin e dirigjentit Halan Sensoy dhe bashkëpunimin me kompozitorin David Tukiçi, violinisti Askin i përcolli publikut emocion. Sipas dirigjentit Halan Sensoy, legjenda e Rozafës është shumë mbresëlënëse dhe ai u përpoq të jepte

David Tukiçi

thelbin e historisë, ndonëse ishte shumë e vështirë. Për violinistin kryesor Cihat Askin, vepra e David Tukiçit ka shumë ngjyra shqiptare. Ashtu si dhe për çdo artist të huaj, edhe për të është shumë interesante që të njohë dhe të punojë me krijime origjinale të një populli tjetër. Koncerti për violinë dhe orkestër në tri

kohë me dirigjent dhe solist të huaj u duartrokit gjatë nga publiku dhe për lojën e gjallë të Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar. Vetë David Tukiçi, i cili e ka ndjekur veprën e tij të interpretuar disa herë nga orkestra që ai drejton, u shpreh se një vepër e shkruar me zemër dhe me profesionalizëm i qëndron çdo kohe. Lidhja e tij e ngushtë me Orkestrën Simfonike të RTSH-së është shumë e kahershme. Me këtë orkestër janë ekzekutuar për herë të parë shumë nga krijimet e tij, si Suita në 5 kohë me titull “Suite Albanese”, koncertet no. 1 dhe no. 2 për piano e orkestër, si dhe koncerti për violinë dhe orkestër “Rozafa”. Sepse Rozafa është legjenda që e ka ngacmuar gjithmonë kompozitorin e lindur dhe rritur në Shkodër. Ndaj për të ishte e pamundur që në krijimtarinë e tij të mungonte një vepër për legjendën e qytetit të vet të lindjes. “Ishte një moment që vendosa të shkruaja këtë vepër duke patur në vesh këngët e bukura shkodrane të kënduara nga Bik Ndoja dhe babai im”, - thotë Tukiçi teksa rrëfen sesi rrodhi pas këtij momenti “Rozafa” e tij mbi pentagram, aq sa kohën e tretë të koncertit e shkroi në një natë të vetme.

Abstraksion në bardhë e zi Në mjediset e Galerisë së Arteve në Pogradec u zhvillua promovimi i albumit me krijimtarinë e piktorit Gentian Zeka. Në aktivitetin promovues ishin të ftuar piktorë, artistë dhe intelektualë nga shumë fusha të artit dhe kulturës. Aktiviteti u organizua në formën e një bashkëbisedimi të hapur dhe krijues. Mbi aktivitetin piktorik të Gentian Zekës folën miq të tij, artistë, poetë, si dhe krijues të fushave të ndryshme të artit. Albumi i Gentian Zekës përfaqëson krijimtarinë e një kohe të gjatë, prej më se tridhjetë vjetësh. Evolucioni i tij krijues nga një vepër me elementë të figurativitetit artistik, por kurrsesi realiste drejt një vepre me karakter abstrakt është shpalosur në faqet e këtij albumi. Vepra të shumëllojshme duke nisur nga piktura në vaj dhe akrilik, vizatime mbi

letër me gamat e së artës, grafika, fotografi artistike instilacionesh bardhë e zi, skulptura, dru i pikturuar me teknika mikse, skulptura druri të ndërthurura me copa metali janë varietete ku lëkundet arti i tij. Ndihet e pranishme edhe prania e artit primitiv, arteve kanonike, si e atij oriental, artit bizantin apo edhe artit egjiptian. Albumi i Gentian Zekës është i pajisur me një parathënie profesionale nga doktor Luan Topçiu në gjuhën shqipe edhe atë angleze. Ky botim arti vjen në dorë të artdashësit shqiptar falë bujarisë së vëllezërve Jakupllari që i bëjnë këtë dhuratë mikut të tyre piktor. Një gjest mecenatik, i cili duhet të përshëndetet gjerësisht. I gjithë aktiviteti u zhvillua në atmosferën e një ekspozite me piktura abstrakte të Gentian Zekës, e cila titullohej “Bardhë e Zi”.

Ministria e Kulturës shumë projekte, pak buxhet Florian Hassel Ministrja shqiptare e Kulturës ka plane të mëdha, por buxhet të ulët. Për një gjë, Mirela Kumbaro ishte e sigurt: kurrë nuk do të bëhej politikane në vendin e saj. T’i nënshtrohej disiplinës partiake apo të kabinetit qeveritar ishte një makth i vërtetë për gjuhëtaren dhe përkthyesen 47-vjeçare. Ajo preferonte t’u mësonte studentëve të Tiranës nuancat më të holla të gjuhës frënge, të ndiqte si përkthyese proceset gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviçit apo të kritikonte politikat kulturore të qeverisë. Që nga mesi i shtatorit 2013, Mirela Kumbaro është ministre. Pak kohë më parë e mori në telefon i njohuri i saj Edi Rama, ish-piktor, vite me radhë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe pas fitores së zgjedhjeve të fundit, kryeministër i Shqipërisë. “Mirela, – i tha Rama tani nuk ke më nevojë të kritikosh. Mund të bësh punë më të mira, si ministre e Kulturës. Mund të zgjedhësh: tani ose kurrë”. Kumbaro e pranoi detyrën. Objektivat e saj janë ambiciozë: reformim i thellë e gjithëpërfshirës i jetës kulturore e artistike në Shqipëri. Me një buxhet pothuajse zero. Në Shqipërinë e varfër, me 3 milionë banorë, deri tani kultura nuk kishte ndonjë peshë të madhe në politikën e qeverisjes së gjatë të ish-kryeministrit Berisha. Paraardhësi i Kumbaros në radhë të parë ishte përgjegjës për turizmin, pastaj për kulturën, rininë dhe sportet. Opera, teatri, libraritë luftonin për mbijetesë njësoj si dhe Festivali i Teatrit në Butrint që vuante sistematikisht nga financimet e pamjaftueshme. Kumbaro synon që të ndryshojë rrënjësisht institucionet kulturore shqiptare, që deri tani orientohen vetëm drejt kulturës së lartë. Ajo synon që të arrijë më shumë të rinj. “Kjo është shumë e rëndësishme: gati një e treta e shqiptarëve janë nën moshën 18 vjeç. Jemi vendi me popullsinë më të re në Europë”, - shprehet Kumbaro, vetë nënë e dy fëmijëve. Ministrja e re, e vetmja ministre pa parti e kabinetit qeveritar synon të sjellë në shkolla edukimin kulturor dhe të nxisë të lexuarit ‘për të arritur edhe ata, që sot rrinë në kafene’. Gjashtë javë pas marrjes së detyrës Kumbaro emëroi drejtorin e Teatrit të Operas dhe të Baletit, Ilir Kernin, balerin dhe koreograf me përvojë në skenat e Francës dhe të Kroacisë. Drejtor i ri i Galerisë së Arteve u emërua Artan Shabani, artist dhe galerist që punonte e jetonte ndërmjet Shqipërisë e Italisë, i cili i ka shokuar shqiptarët konservatorë me ngjarje artistike si “Make it easy, make it porn”. Biblioteka kombëtare deri tani e hapur vetëm për të rriturit, së shpejti do të hapë dyert edhe për adoleshentët. Teatri i Komedisë duhet të transformohet në një teatër eksperimental për të rinjtë, do të mbështeten përkthyesit, piktorët e rrugës dhe artistët e avangardës. Por Kumbaro e ka të qartë se krahas kokëfortësisë së aparatit tradicional të institucioneve të kulturës do të përballet me një problem madhor financiar. Buxheti i ministrisë është vetëm 10 milionë euro, përfshirë pagat e administratës. Nëse kryeministri Rama do të mbajë premtimin “për të shkruar një faqe të re për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore“, atëherë i duhet të rrisë buxhetin për kulturën – çka nuk është aspak e lehtë po të kujtojmë arkën e boshatisur që la pas qeveria Berisha. Planet e saj për reformim, ëndrrën për një bienale rajonale të artit dhe për mbrojtjen më të mirë të kalave, të xhamive, të kishave e të amfiteatrove antike të vendit Kumbaro mund ta realizojë vetëm me ndihmën e sponsorëve dhe të investitorëve. Ministrja e re e ka të qartë objektivin e saj: “Dua të arrij të përcjell e të ekspozoj pasurinë tonë kulturore, me qëllim që kur njerëzit të flasin a të dëgjojnë për Shqipërinë, të mos mendojnë vetëm për mafien dhe tregtinë e drogës”. *Marrë nga Süddeutsche Zeitung (titulli është redaksional)


14 27.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1,VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot-1369/3, dt. 26.06.2013, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Zyrën e Koordinimit me Njësitë Bashkiake.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ( i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot.1378/1, datë 26.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Rrjetit Rrugor, në Drejtorinë e Transportit dhe Lëvizshmërisë. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”. Përshkrimi i punës: Koordinon dhe bashkërendon punën me 11 njësitë bashkiake, për realizimin e projekteve të ndryshme. Mbledh të dhëna nga Institucione, drejtori, persona të veçantë. Ndjekja e korrespondencës me njësitë bashkiake, shkëmbimi i vendimeve që Këshillat Bashkiakë marrin.

Përshkrimi i punës: Përgatit materialet në nivel planifikimi dhe projektimi për përdorimin e rrugëve si urbane ashtu edhe ekstra urbane të përputhme me mastërplanin e transportit. Menaxhon vendkalimet dhe parkimet nëpërmjet analizave të studimeve. Zbaton legjislacionin për projekt vendimet e këshillit bashkiak, urdhëresat, protokollin etj.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: Të ketë arsim të lartë, në degën Juridik. • Të ketë përvojë pune, jo më pak se dy vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Inxhinierisë ose ne Universitetin Politeknik. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, literatura specifike për këtë pozicion.

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike ligji nr.8308, dt. 18.03.1998 “Për transportet rrugore (i ndryshuar), VKM 153, dt. 07.04.2000 “Për miratimin e rregullores te zbatimit te kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë”

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e Bashkisë: www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

BASHKIA E TIRANËS

BASHKIA E TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ( i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot.1371/1, datë 28.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimit Social, në Drejtorinë e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr.8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ( i ndryshuar) dhe urdhrit nr. prot.1377/1, datë 26.06.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Specialist në Sektorin e Sigurisë Rrugore, në Drejtorinë e Transportit dhe Lëvizshmërisë.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Përshkrimi i punës Zbaton projekte sociale për të gjitha kategoritë ne nevoje dhe bashkëpunon me të gjithë aktorët përgjegjës për realizimin e tyre. Vlerëson situatën social ekonomike të familjes kujdestare dhe fëmijës që do të vendoset në kujdestari, përgatit raportin e vlerësimit dhe e paraqet në gjykatë.

Përshkrimi i punës: Përgatit Studime për adaptimin e metodologjive bashkëkohore në lidhje me trajnimin dhe përpunimin e të dhënave mbi aksidentet me qëllim përdorimin e tyre si indikator për vlerësimin e projekteve në vazhdim. Pasuron sistemin e të dhënave në fushën e sinjalistikës me qëllim rritjen e eficencës në lidhje me monitorimin dhe marrjen e masave për rritjen e koeficentit të sigurisë rrugore.

Kërkesa të veçanta për kandidatin • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë ose një nga degët e shkencave sociale. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE–së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, ligji nr. 8402, dt. 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit(i ndryshuar), ligji nr. 9794, dt. 23.07.2007”Për disa ndryshime ne ligjin 8402, dt. 10.09.1998, Udhëzimi i KM nr.3, dt. 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit i ndryshuar, Udhëzimi i KM nr. 2, dt. 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit, VKM nr. 444, dt. 05.09.1994 “Për tarifat e studimit , projektimit, drejtimit dhe kolaudimit te veprave të ndërtimit, VKM nr.68, dt. 15.02.2001 “Për miratimin e kushteve teknike të projektimit dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Kërkesa të veçanta për kandidatin: • Të ketë kryer arsimin e lartë në një nga degët e Fakultetit të Inxhinierisë ose në Universitetin Politeknik. • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fusha të ngjashme. • Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE – së. • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup. Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.12.2013 në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumente. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja. Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike ligji nr.8308, dt. 18.03.1998 “Për transportet rrugore (i ndryshuar), VKM 153, dt. 07.04.2000 “Për miratimin e rregullores te zbatimit te kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë”, Udhëzimin e Ministrisë së Transporteve Nr.9, dt.03.07.2012 mbi “Auditimin dhe Inspektimin e sigurisë rrugore”. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

nëntor

479 p.e.s

27.11.2013

15

Jam një idealist. Nuk e di ku po shkoj, por jam në rrugë e sipër. - Carl Sandburg

Mesazhi i mjeshtrit Në vitin 479 p.e.s. Kong Fuzi Konfuci (i njohur në botën perëndimore si Confucius) la Lu-në ku pat qenë ministër i Drejtësisë, për të udhëtuar nëpër Kinë në kërkim të një shteti që do t’i adoptonte kredon e tij mbi parimet e qeverisjes së mirë. Thuhet se ai nuk ishte dakord me mbretin e Lu-së, i cili nuk kish marrë pjesë në ritet e duhura gjatë një flijimi. Përgjatë 13 viteve në vijim Konfuci

brodhi në të gjithë Kinën duke u ofruar këshillime kryezotëve feudalë. Mësimet e tij, të cilat kanë patur ndikim të thellë në mendimin lindor deri në ditët e sotme, nuk u vlerësuan menjëherë dhe ai u kthye në shtëpi i pasukses në vitin 484. Konfuci i kaloi vitet e fundit të jetës duke i diktuar mendimet e tij më vonë të përmbledhura nën titullin Analects. Në to ai e vinte theksin te nevoja për sjellje etike, respekti për

të vjetrit dhe integriteti. Para se t’i binte Kinës rretheqark ai kish qenë i famshëm për mjeshtërinë e tij në të 6 artet-rite, muzikë, harkëtari, kaligrafi, aritmetikë dhe përdorim të koçisë-dhe familjariteti me traditën e poezisë dhe historisë. Megjithatë, vetëm pas vdekjes ai e mori nivelin e famës që gëzon sot. Qyteti i tij i lindjes është ende fokus i pelegrinazhit dhe në nderim të tij janë ngritur edhe tempuj.

Blitz

Flickr

207

Mijë e 600 kilometra katror është sipërfaqja e Bjellorusisë.

9.6

Milionë banorë është popullsia e Bjellorusisë.

46.1

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Bjellorusisë.

1.8

Milion banorë është popullsia e kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk.

Titulli: Çudira shqiptare foto: John Hedges

Kush ishte dhe ç’projekt kishte Sokol Olldashi… Igli Cara Sot, unë kam vendosur që për herë të parë në jetën time parlamentare të shkel rregulloren e Kuvendit, ndjesë të gjithëve po jam i detyruar ta bëj. Sot, unë kam disa gjëra për të thënë, se rrethanat e sollën që jo vetëm në jetë ta kem mik Sokol Olldashin, por dhe ikja e hidhur e tij nga kjo botë të na lidhte, për fat të keq, përjetësisht. Miqësitë ngjajnë…prandaj bëhen, thotë një fjalë e vjetër popullore. E unë hyj tek miqtë jo të hershëm të Kolit, por fati, karakteri, besimi, mirënjohja, respekti i ndërsjelltë dhe ndofta të qenurit edhe çuna Durrësi, na kanë bërë të ishim bashkë në këto vite, në ditë të mira, në ditë të trazuara dhe Zoti e solli dhe në ditën më të keqe të jetës së Kolit. Këto ditë, për shkak të telefonatave e sms-ve, por dhe të rrethanave në të cilat u ndodha, kuptova që ne (politika) dhe media me të gjitha versionet e saj, përfshi dhe rrjetet sociale, ndjesë për fjalët….. po duket që na kanë bërë (s’lë dhe veten jashtë) të jetojmë si në xhungël. Ndjesë, po shqiptarët kanë disa zakone, për

gazetamapo@gmail.com

lindjen, martesën dhe vdekjen, të cilat duket që kjo jeta moderne e teknologjike po i harron, për të mos thënë po i përçudnon... Koli, miku ynë, nuk është më …dhe dhimbja rëndon fort mbi ne! Koli, miku ynë, do t’i mungojë Kozetës, nënës së tij të vuajtur e të mençur, babait, vëllait, motrës… që përpos gjithë jetës së vështirë, fati këtë radhë i goditi kaq fort! Koli, miku ynë do t’i mungojë Kelës, bashkëshortes - zonjë dhe pedagoges së nderuar, do t’i mungojë Glaukut dhe Kleidit. Koli, miku ynë do t’u mungojë demokratëve anembanë vendit, se Koli i tillë ishte, kishte miq, shokë e njerëz që e donin në çdo cep e rrugë të Shqipërisë! Koli, miku ynë, do i mungojë Partisë Demokratike, Basha e Berisha kanë humbur një bashkëpunëtor, nga më të mirët e 20 viteve, e djathta shqiptare ka humb zërin më të fortë që e përfaqësonte, ne miqtë dhe shokët e tij kemi humbur njeriun që na frymëzonte. Koli, miku ynë do i mungojë dhe Gramoz Ruçit, Edi Ramës dhe Ilir Metës, do i mungojë për

mendjen e mprehtë e debatin shpotitës, do i mungojë se dhe politika do lojtarë dhe si çdo lojë ka dy krahë. Koli, miku ynë, do u mungojë dhe të gjithë atyre që me 20 Nëntor duhet t’i kërkonin falje e ndjesë për pabesitë dhe shpirtvogëlsitë, të gjithë atyre që mendojnë se pragmatizmi është mënyrë mbijetese dhe se në këtë botë.. shpesh të bukur e shpesh të ngatërr uar shpirtrat lindin të shitur! Koli, miku ynë do na mungojë shumë në këtë sallë, do na mungojë fjala brilante prej gazetari të sprovuar, politikani par excellence dhe guximtari si ai! Sokol, miku im, sot nga kjo sallë dua të falenderoj gjithë ata shqiptarë që për 4 legjislatura të besuan e të votuan; shokë, miq e dashamirës nga Durrësi dhe e gjithë Shqipëria, që priten në orë të tëra mes lotëve e shiut për të bërë nderin e fundit,  U prehsh në paqe miku ynë! Shumëkush këto ditë ka folur e shkruar që Sokoli e kishte një projekt politik , po gjithkush që e ka njohur në vite e di që Sokoli e kishte gjithnjë një të tillë. Sokoli hyri në politikë me një mision të qartë,

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

të ishte zëri i të djathtës shqiptare dhe u përpoq fort brenda Partisë Demokratike për të qenë i tillë. Sokoli ka pasur kurajën, si pak nga ne, të pranonte përgjegjësitë individuale dhe kolektive politike, e bëri gjatë fushatës zgjedhore brenda PD në korrik të këtij viti, e bëri dhe pak ditë më parë në Kuvend duke i treguar gjithë politikës shqiptare që ka ardh’ koha për një qëndrim ndryshe ndaj votës e votuesve, demokracisë dhe politikës. Politika ka nevojë të rikonceptohet e për më tepër opozita jonë të rimodelohet. Ky ishte projekti i njeriut që Astrit Patozi e quajti fenomen e që ndoshta unë sot dua ta quaj misionar. Sokol Olldashi u rrit në kampet e qytezat e të internuarve të regjimit komunist dhe si i tillë ishte dhe mbetet një antikomunist, fanatik i të drejtës të pronës dhe për më tepër misionar i të djathtës së vërtetë shqiptare. Dhe në fund po ju them që Sokoli e kishte projektin e tij, projekti i tij ishte dhe mbetet Partia Demokratike e Shqipërisë.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 27.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Mapo 27 nentor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you