Issuu on Google+

Faqe 9

Të pavarurit

Prifti akuzon për vjedhje, Malaj: Shqiptarët s’e kanë vrarë frikën

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 23 qershor 2013. Numër 944. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Meta: Kryeministri i ri i takon PS, si parti e parë e koalicionit

Vijon 84 me 56

Si ndahen 140 mandatet e Kuvendit të ri

PS pranë marrjes së mandatit të 16-të në Tiranë. Garë e ngushtë në Elbasan për mandatin e nëntë për koalicionin e majtë. PD deri në mesnatë kishte 48 deputetë, PR e PDIU nga 4 dhe PBDNJ 1. Bamir Topi shkon në 8990 vota, por pa mundur të prodhojë mandat. Kur kanë mbetur më pak se 300 kuti në rang vendi, opozita e majtë arrin të ruajë avantazhin e saj të thellë kundrejt koalicionit të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike. Kështu, të majtët kanë siguruar 84 mandate dhe të djathtët kanë mbetur në 56 man-

Kryetari i LSI shprehet se marrëveshja e Shkodrës me PS-në është tetëvjeçare dhe e qëndrueshme. Mesazhi për Berishën dhe njohja e meritës për mënyrën sesi po ndodh rotacioni. Faqe 10-11

Edi Rama flet si kryeministër dhe pohon se votën plebishitare nuk e merr si triumf, por si sfidë FAQe 5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Vota për pragmatizmin Nuk ka fituar Partia Socialiste aq sa ka humbur Partia Demokratike. Duke u nisur nga rezultatet...

Koalicioni i majtë lufton për mandatin e 19 në qarkun e Tiranës, ku kryeson me një diferencë të dukshme votash ndaj aleancës së djathtë. Numërimi ka vazhduar edhe dje me ritme të ngadalta, ku nuk kanë munguar denoncimet dhe incidentet. Gjatë ditës është mbyllur procesi i numërimit në disa KZAZ, ku e majta ka dalë fitimtare. Epërsi të dukshme ruan ky koalicion... Faqe 5

Mesila Doda: Dita më e vështirë për PD pas ’97, koha për reflektim Deputetja e Fierit pranon humbjen dhe bën thirrje për reflektim. “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit 97’. Të dashur militantë, simpatizantë të PD...ditët e ardhshme do kemi

Vota qytetare kundër, sfidë për qeverinë e re  

koment Genc Mlloja

Tirana në kutitë e fundit, Bamir Topi larg mandatit Rezultati përfundimtar i Tiranës vendoset në 140 kutitë e fundit ende në proces. Ish-presidenti Topi arrin në 8800 vota, ndërsa e majta synon të rifitojë mandatin e 19 në këtë qark

Rama falenderon Berishën: Unë, kryeministri dhe shërbëtori juaj!

koment Ruben Avxhiu

date. Dita e djeshme në fakt ka sjellë pak zhvillime, ose thënë më ndryshe, dy zhvillime që kanë prodhuar rezultate të cilat kanë eliminuar efektin e njëra-tjetrës. Bëhet fjalë për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Tiranës, ku falë votave në zonën... Faqe 4-5

mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve” E renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Fierit, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ishte e para në radhët e demokratëve, që pranoi... Faqe 4

krimi

Si asnjëherë tjetër më parë në 15 zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri pas vendosjes së...

Rekord i ri

PRODUKTE DHE SHËRBIME

Me Ulje

Duke filluar nga 40% I gjeni vetëm tek www.tag.al

Masakër në Laç, dy vëllezër ekzekutohen për një borxh

FAQE 14

koment / 11

Faqe 16

Fatos Tarifa

“Brahmanët” metafizikë të medias shqiptare Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan dhe, sidomos, me rezultatet “surprizë” të tyre, më shtyjnë të reflektoj mbi një dukuri që s’është aspak e re për vendin tonë, por që këtë herë u manifestua edhe më qartësisht. Për muaj me radhë, politikat, qëndrimet taktike dhe strategjitë e fushatave elektorale të partive politike kryesore janë diskutuar e analizuar në shtypin shqiptar dhe në studiot e televizioneve të vendit nga një duzinë individësh të njohur nga publiku si analistë politikë. Një pjesë e tyre janë përpjekur të bëjnë sinteza të mbështetura në fakte dhe perceptime të realitetit nga pozita pak a shumë objektive. Ata kanë dhënë e japin një kontribut të dobishëm...


2

vendore

speciale

Zgjedhjet 2013

Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish”

Rama flet si kryeministër dhe falenderon Berishën: Jam kryeshërbëtori juaj “Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje, unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë” TIRANË Aty rreth orës 21:20 të

mbrëmjes, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli për herë të parë nga selia rozë si kryeministri i ardhshëm i vendit. “Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe. Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdonjërit prej jush! Dhe për çdo ditë nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona. Unë e di që siç thotë edhe Abraham Linkoln, asnjë qeveri në botë nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe për gjithë kohën, por për gjithë kohën që vjen, nuk do harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit”, - tha mbrëmë Rama i cili ndërpritej disa herë nga entuziazmi i militantëve të mbledhur në oborrin e selisë rozë. Ai ftoi qytetarët të bëhen pjesë e Rilindjes. ”…Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku, nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes. T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive”, - tha ai.

Përpos ngazëllimit të shprehur, Rama veçoi: “…Ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për të rinjtë, as shërbime më të mira shëndetësore, as rrugë më të sigurta, kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja. Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin që të mbërrijë në gjithë Shqipërinë e rrënuar. Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur”. Rama përcolli mbrëmë një mesazh falenderimi edhe për Berishën. ”Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaq jen e pushtetit të një njeriu. Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim”, - tha ai. Tani që zgjedhjet përfunduan, kryetari i PS-së shprehu vullnetin për t’i shërbyer me përkushtim shqiptarëve. “Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje, unë nuk

Për Berishën: “Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë, për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim”

e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar. Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi”,- tha Rama, duke shtuar se ky ishte momenti më krenar i jetës së tij. “Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj. Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj”, - premtoi ai N.Perndoj

Mesila Doda pranon humbjen: Është koha për reflektim “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit 97’. Të dashur militantë, simpatizantë të PD... ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve” TIRANË E renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Fierit, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ishte e para në radhët e demokratëve, që pranoi publikisht humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një kohë kur e gjithë vëmendja mediatike ishte përqendruar tek një dalje e mundshme e kryeministrit Berisha mbrëmë në selinë blu, në faqen e saj në Facebook, Mesila Doda theu heshtjen, duke bërë

thirrje për reflektim: “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit ‘97. Të dashur militantë, simpatizantë të PD...ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ‘90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!!”. Ky ishte i vetmi reagim i përcjellë dje nga e djathta, ndërkohë që në selinë blu prej dy ditësh ka mbizotëruar heshtja. Lëvizjet e para të zyrtarëve demokratë janë dukur vetëm mbrëmë vonë me Sekretarin e Përg jithshëm, Ridvan Bode, nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi dhe ecejaket e zëdhënëseve të PD-së.

Po dje në mesditë në Tiranë ka mbërritur edhe kryetarja e grupit të punës për qarkun e Shkodrës, Jozefina Topalli. Kjo e fundit pësoi humbjen më të madhe në eksperiencën e saj zgjedhore në qarkun Shkodër, ku për herë të parë bastioni i të djathtëve, të cilën ajo e përfaqësoi që prej vitit 1996, u kthye nga e majta. Në Ti-

ranë kanë mbërritur tashmë edhe shumica e zyrtarëve demokratë të shpërndarë nëpër qarqe, për t’u mbledhur sot me shumë gjasë në një mbledhje kryesie të PD-së e paralajmëruar që dje, por që u shty për shkak të mungesës së një daljeje publike të vetë kryeministrit Sali Berisha. N.Perndoj

Mustafaj-demokratëve:

“Mblidhni forcat dhe të bëjmë analizë” TIRANË Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, ka kërkuar dje që demokratët të mos të zhyten në dëshpërim. Sipas tij, është koha për të analizuar arsyet e humbjes. “Iu drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme që dikur quheshin me krenari ‘qëndrestarë’. E sotmja, sigurisht që nuk është një ditë e gëzueshme për ne. Më kryesorja dhe e domosdoshme është që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer. Ju duhet të mblidhni forcat, krenarë që jeni demokratë dhe të bëni një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin, të arsyeve pse kjo humbje dhe sidomos pse në këto përmasa. Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dëshpërim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë”, - shkruan Mustafaj në faqen e tij në Facebook.


Speciale “Këtë gjë unë nuk mund ta them dhe nuk është ky prioriteti im, plus që unë nuk jam njeri pa një funksion. Kam një funksion shumë të rëndësishëm, sepse jam kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim”

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2013

3

Shqiperia Voton deklarata

Fyle: Sapo të certifikohet rezultati, të krijohet qeveria e re Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përgëzuan dje qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që sipas tyre, u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Përmes një deklarate të përbashkët, zyrtarët e BE-së theksuan rëndësinë që procesi të përmbyllet në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. “Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve”,- thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fyle. Zyrtarët e lartë të BE-së u bënë thirrje partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar. “Ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria, për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin, për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit europian të mund të fitojë një vrull të ri”,- vijon deklarata. Ndërsa dënuan aktet e dhunës të raportuara gjatë procesit zgjedhor, Ashton dhe Fyle kërkuan nga autoritetet që të hetojnë këto ngjarje dhe të nxjerrin përpara drejtësisë autorët.

Meta: Kryeministri i ri i takon PS, si parti e parë e koalicionit Kryetari i LSI shprehet se marrëveshja e Shkodrës me PS-në është tetëvjeçare dhe e qëndrueshme. Mesazhi për Berishën dhe njohja e meritës për mënyrën sesi po ndodh rotacioni. Z. Meta, mendoni se duhet të kishte dalë z. Berisha për të pranuar rezultatin dhe humbjen? Unë besoj se po. Duhet të kishte dalë për një deklarim, sepse kjo do t’i shërbente edhe mbylljes sa më të shpejtë të procesit të numërimit dhe do t’i shërbente normalizimit më të shpejtë të jetës politike, sociale dhe institucionale në vend. Gjatë fushatës i thatë z. Berisha se mund ta merrte karrigen e Kryeministrit me vete, apo jo? Në kuadër të premtimit të tij se nuk do ta lëshonte karrigen, kjo ishte një mënyrë dhe një kompromis për të respektuar edhe angazhimin e tij, por njëkohësisht edhe për të kaluar në opozitë. Do ta ndërrojë Kryeministri i ri karrigen e tij? Kjo është një pyetje që dua t’ia bëni Kryeministrit të ri. Që mesa duket, nuk ka dilema. Do të jetë z. Rama apo jo? Kjo është një çështje që i takon Partisë Socialiste, normalisht si parti e parë e ko-

alicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Cili është roli që keni menduar të luani në legjislaturën e ardhshme? Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria të hyjë në një erë të re të të bërit politikë, të komunikimit publik, të ushtrimit të një përgjegjësie publike në emër të interesit publik, dhe të kemi një qeverisje gjithëpërfshirëse, në kuptimin e angazhimit dhe të vlerësimit të përfshirjes së gjithë atyre që kanë ç’të japin, mendime, ide, kontribute, të grupeve të interesit, pasi mendoj që një frymë arrogance e demonstruar deri tani, padyshim që përjashtoi shumë aktorë, grupe interesi dhe njëkohësisht ndikoi në vendimmarrje jo shumë të mençura dhe afatgjata. Z. Meta, duket sikur po flisni nga pozita e një kryetari Parlamenti. Sa e vërtetë është kjo? Unë kam kohë që flas në këtë mënyrë. Të them të vërtetën, nuk do të ishte

Kjo është një çështje që i takon Partisë Socialiste, normalisht si parti e parë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

ndonjë kënaqësi e veçantë të ishe kryetar Parlamenti kur aty mungon një deputet me shumë kontribute, sepse duke qenë lart në atë postin e kryetarit të Kuvendit do të ndihej një mungesë e madhe. Kështu që mund të jetë më mirë të qëndruarit poshtë. Cili do të jetë funksioni juaj në ekzekutivin e ardhshëm? Mendoj se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme se çfarë do të jem unë apo dikush tjetër. Më e rëndësishme është që ne t’u qëndrojmë besnikërisht votuesve, të cilët besuan vërtet që kjo është një Aleancë për Shqipërinë Europiane. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Kemi humbur shumë kohë. Pra të ecim më shpejt. A do të jeni ju në një post ekzekutiv? Këtë gjë unë nuk mund ta them dhe nuk është ky prioriteti im, plus që unë nuk jam njeri pa një funksion. Kam një funksion shumë të rëndësishëm, sepse jam kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

A keni një mesazh për z. Berisha? Unë mesazhin e kam dhënë me kohë, që duhej të përkushtohej më shumë për standardin e zgjedhjeve, sepse nuk ka shumë rëndësi sesa mandate merr Partia Demokratike, merr 60 mandate apo 62 mandate. Nuk është kjo trashëgimia që një udhëheqës lë për partinë e tij apo për vendin. Gjëja më e rëndësishme ka qenë dhe mbeten standardet. Megjithatë, unë mendoj se është në kohë që të kontribuojë që i gjithë ky proces të mbyllet me një imazh sa më pozitiv për vendin, në mënyrë që të gjitha ato elemente që krijuan tensione dhe dyshime për standardin e zgjedhjeve të harrohen sa më shpejt dhe në fund fare të mbetet ajo shija pozitive e një ndryshimi dhe e një paqeje sociale në vend. A ia njihni këtë meritë Berishës sesi po ndodh rotacioni? Merita më e madhe i takon popullit shqiptar dhe natyrisht, z. Berisha është pjesë e popullit shqiptar. Marrë nga “Ora Neës”

Humbja e zgjedhjeve, deklarata e Berishës pas numërimit të votave TIRANË Kryeministri Sali Beri-

sha pritet që të dalë sot në një konferencë për shtyp mbi rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Burime zyrtare të PD-së specifikuan mbrëmë se Berisha do të mbajë deklaratën e parë publike mbi zgjedhjet vetëm pasi të jetë kompletuar i gjithë procesi i numërimit, që më gjasë mund të përfundojë sot. Edhe pse nuk dihet ende se cili

do të jetë qëndrimi zyrtar i Berishës, reagimet e para nga selia blu për reflektim qoftë publikisht përmes deputetes Mesila Doda, qoftë edhe në rrugë jo zyrtare, tregon se Berisha është drejt pranimit të humbjes së zgjedhjeve. Prej 48 orësh, kryeministri nuk ka shkelur në selinë blu, ndërkohë që prania e gardës mbrëmë vonë afër PD-së paralajmëroi për një

mbërritje të tij, por që më pas rezultoi fals pasi tërheq ja e tyre ishte po aq e shpejtë sa edhe mbërritja. Gjatë ditës së djeshme Berisha ka qëndruar më së shumti në zyrën e tij në Kryeministri, ndërsa paraditen e djeshme ai ka zhvilluar edhe një takim 30 minutash me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në zyrën e këtij të fundit. Enigmës së këtij takimi

dhe asaj që mund të jetë biseduar iu shtua edhe një tjetër takim i zhvilluar në Presidencë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Rreth takimeve në fjalë nuk pati asnjë njoftim zyrtar, duke e lënë të hapur kështu çdo hamendësim për të ardhmen e Berishës, qoftë si kryeministër këto dy muajt e mbetur, ashtu edhe në krye të PD-së.


4

vendore

speciale

Zgjedhjet 2013

Bëhet fjalë për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Tiranës, ku falë votave në zonën e Kamzës e djathta ka rikuperuar 1 mandat duke shkuar në 14 mandate në total, ndërsa opozita ka zbritur në 18 mandate

Vijon 84 me 56, si ndahen 140 mandatet e Kuvendit të ri PS pranë marrjes së mandatit të 14-të në Tiranë. Garë e ngushtë edhe në Elbasan për mandatin e nëntë. PD deri në mesnatë 48 mandate, PR e PDIU nga 4 dhe PBDNJ, 1. Bamir Topi shkon në 8990 vota, por pa mundur të bëhet deputet Fejzi Braushi

Kur kanë mbetur më pak se 300 kuti në rang vendi, opozita e majtë arrin të ruajë avantazhin e saj të thellë kundrejt koalicionit të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike. Kështu, të majtët kanë siguruar 84 mandate dhe të djathtët kanë mbetur në 56 mandate. Dita e djeshme në fakt ka sjellë pak zhvillime, ose thënë më ndryshe, dy zhvillime që kanë prodhuar rezultate të cilat kanë eliminuar efektin e njëra-tjetrës. Bëhet fjalë për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Tiranës, ku falë votave në zonën e Kamzës e djathta ka rikuperuar 1 mandat duke shkuar në 14 mandate në total, ndërsa opozita ka zbritur në 18 mandate. Megjithatë, ky duket se është një rezultat i përkohshëm, pasi sipas të dhënave zyrtare të KQZsë, në Tiranë koalicioni i majtë për vetëm 346 vota arrin të marrë mandatin e 19-të, duke e zbritur kështu të djathtën në vetëm 13 mandate. Në rast se ky koalicion do të arrijë që për kutitë e mbetura të krijojë këtë diferencë votash, atëherë mandatin e 19 e merr PS, e cila si subjekt më vete shkon në 16 mandate në këtë qark. Sa i përket Tiranës duhet theksuar se ishpresidenti Bamir Topi, pavarësisht se ka siguruar 8990 vota, nuk arrin të marrë mandat pasi nuk kalon pragun prej 3 për qind të votave të vlefshme në gjithë qarkun. Zhvillimi tjetër me efekt në mandate ka qenë edhe ai i qarkut të Kukësit, ku është barazuar rezultati në 2 me 2. Megjithë pretendimet e demokratëve se rezultati është 3 me 1, në bazë të të dhënave që ka publikuar KQZ ky rezultat qëndron 2 me 2. Fakt është se 2207 votat që ka marrë FRD në këtë qark kanë ndikuar aq te mazhoranca sa ajo të humbasë 1 mandat dhe të barazojë rezultatin me të majtën. Në rast se votave të së djathtës do t’i bashkonim edhe votat e FRD-së, atëherë

rezultati në këtë qark do ishte sërish 3 me 1. Me interes në orët në vijim mbeten edhe zhvillimet në qarkun e Elbasanit, ku opozita kërkon të marrë mandatin e nëntë. Deri dje në darkë asaj i duheshin edhe vetëm 1200 vota diferencë me koalicionin e djathtë që të siguronte këtë mandat. Duhet theksuar se në këtë qark mbeten për t’u numëruar edhe 17 kuti. Qark tjetër që ka sjellë zhvillime sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicioneve është Shkodra, ku Partia Kristian Demokrate që konkurron në koalicionin e majtë, ka arritur të marrë 1 mandat deputeti. Këtë mandat ajo ia ka marrë LSI-së, e cila në këtë qark mbetet me 1 mandat. Ndërsa në qarkun e Fierit, kur kanë mbetur edhe fare pak kuti për t’u numëruar, PS ka siguruar mandatin e saj të 9-të, duke ia marrë P SV91. Megjithatë duhet të pritet rezultati edhe i kutive të mbetura për ta thënë këtë gjë me siguri. Ndërkohë që qarqet e tjera nuk kanë prodhuar zhvillime të reja gjatë ditës së djeshme. Vlen të theksohet se dy kandidatët e pavarur, Arben Malaj dhe Dritan Prifti nuk kanë arritur të marrin mandatin e deputetit. Në qarkun e Durrësit, FRD që konkurron me Gazmend Oketën, ka mundur të arrijë pragun prej 3.1 për qind të votave, p o r q ë nu k mjafton të sigurojë 1 mandat. Në total, PS ka arritur të marrë 65 deputetë me shpresën që të arrijë sot me numërimet e votave në Tiranë dhe Elbasan mandatin e 67. Ndërkohë që PD ka 48 mandate dhe PR e PDIU nga 4 dhe PBDNJ 1.

Të majtët kanë siguruar 84 mandate dhe të djathtët kanë mbetur në 56 mandate

Ndarja e 140 mandateve sipas partive PS PD LSI PR PDIU PKDSH PBDNJ

65 mandate 48 17 4 4 1 1

Kukës 169/169 kuti PS PD LSI

1 mandat 2 1

Korçë 447/447 kuti PS PD LSI

6 mandate 5 1

Gjirokastër 236/237 kuti PS 3 mandate PD 1 LSI 1

PBDNJ PDIU

1 1

Shkodër 407/417 kuti PS 4 mandate PD 4 LSI 1 PR 1 PKDSH 1 Durrës 396/444 kuti PS 6 mandate PD 5 LSI 1 PR 1 Elbasan 523/540 kuti PS 6 mandate LSI 2 PD 4 PDIU 1 PR 1 E majta mund të marrë mandatin e 9-të për 1200 vota të tjera dhe në këtë rast mandati do i hiqej PR-së dhe do t’i kalonte PS-së.

Berat 301/302 kuti PS 4 mandate PD 2 LSI 2

Lezhë 212/258 kuti PS 3 mandate PD 3 LSI 1

Fier 525/576 PS PD LSI PDIU

Tiranë 1289/1422 PS 15 mandate PD 12 LSI 3 PDIU 1 PR 1 Në Tiranë, koalicioni i majtë për vetëm 346 vota arrin të marrë mandatin e 19-të, duke e zbritur kështu të djathtën në vetëm 13 mandate. Në rast se ky koalicion do të arrijë që për kutitë e mbetura të krijojë këtë diferencë votash, atëherë mandatin e 19 e merr PS, e cila si subjekt më vete shkon në 16 mandate.

9 mandate 4 2 1

Dibër 264/264 kuti PD 3 mandate PS 2 LSI 1 Vlorë 429/432 kuti PS 6 mandate PD 3 LSI 1


Speciale Numërimi ka vazhduar edhe dje me ritme të ngadalta, ku nuk kanë munguar denoncimet dhe incidentet.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2013

5

Shqiperia Voton

Tirana në 140 kutitë e fundit, beteja e Bamir Topit dhe e mandatit të 19 Rezultati përfundimtar i Tiranës vendoset në 140 kutitë e fundit ende në proces. Ish-presidenti Topi arrin në 8800 vota, ndërsa e majta synon të rifitojë mandatin e 19 në këtë qark Dashamir Biçaku

Koalicioni i majtë lufton për mandatin e 19 në qarkun e Tiranës, ku kryeson me një diferencë të dukshme votash ndaj aleancës së djathtë. Numërimi ka vazhduar edhe dje me ritme të ngadalta, ku nuk kanë munguar denoncimet dhe incidentet. Gjatë ditës është mbyllur procesi i numërimit në disa KZAZ, ku e majta ka dalë fitimtare. Epërsi të dukshme ruan ky koalicion edhe në qendrat ku ende numërohej. E majta ka marrë të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës, duke i lënë koalicionit të djathtë vetëm Kamzën. Megjithatë, epërsia e mbrëmjes së hënë është ngushtuar gjatë ditës së djeshme, ku numri i mandateve ka kaluar 18 për të majtën dhe 14 për të djathtën. Rezultat surprizë kanë marrë në këtë qark Lëvizja Socialiste, e cila po ndahet me 3 mandate me Tiranën, ndërkohë që nga 1 deputet kanë marrë edhe Republikanët e Mediut dhe PDIU. Rezultati i partisë së ish-presidentit Bamir Topi është ende në lojë për një mandat në Tiranë, megjithëse shpresat duken të vakëta. Anëtarë të stafit të tij elektoral i bënë dje apel PS-së që të mbante fjalën, duke mbrojtur votat e të gjitha partive. Bamir Topi kishte marrë deri mbrëmjen e djeshme 8757 vota, ndërsa për t’u futur në parlamentin e ardhshëm atij i duhen më shumë se 10 mijë vota. Shpresat janë fokusuar në njësinë bashkiake nr.5 dhe në disa KZAZ që mbeten ende hapur, por mungesa e një komisioneri duket se ka ndikuar në rezultatin e kësaj partie të re të së djathtës.

PS

171 189 vota

43.64 %

PD 3 radhe

Deputetët e rinj Qarku Shkodër 1. Mimoza Hafizi - PS 2. Tom Doshi - PS 3. Paulin Sterkaj - PS 4. Namik Kopliku - PS 5. Agron Çela - LSI 6. Mark Frroku - PKDSH 7. Jozefina Topalli - PD 8. Helidon Bushati - PD 9. Voltana Ademi - PD 10. Nard Ndoka - PD 11. Gaspër Kokaj - PR Qarku Lezhë 1. Mimi Kodheli - PS 2. Armando Prenga - PS 3. Arben Ndoka - PS 4. Monika Kryemadhi - LSI 5. Aldo Bumçi - PD 6. Gjovalin Kadeli - PD 7. Albina Deda - PD Qarku Durrës 1. Blendi Klosi - PS 2. Klodiana Spahiu - PS 3. Ilir Beqaj - PS 4. Namik Dokle - PS 5. Gentian Bejko - PS 6. Artur Bushi - PS 7. Lefter Koka - LSI 8. Eduart Halimi - PD 9. Igli Cara - PD 10. Albana Vokshi - PD 11. Gent Strazimiri - PD 12. Oerd Bylykbashi - PD 13. Agron Duka - PR Qarku Kukës 1.Vexhi Muccmata - PS 2. Flamur Noka - PD 3. Besnik Dusha - PD

4. Apostol Coli - LSI

5. Genc Ruli - PD

Qarku Dibër 1. Shkëlqim Cani - PS 2. Ulsi Manja - PS 3. Përparim Spahiu - LSI 4. Sherefedin Shehu - PD 5. Bedri Hoxha - PD 6. Roland Keta PD

Qarku Korçë 1. Bashkim Fino - PS 2. Arta Dade - PS 3. Olta Xhaçka - PS 4. Ilirian Pendavinji - PS 5. Ilir Xhakolli - PS 6. Ylli Ziçishti - PS 7. Piro Kapurani - LSI 8. Ridvan Bode - PD 9. Eleina Qirici - PD 10. Edmond Spaho - PD 11. Fatmir Mehdiu - PD 12. Gjergji Papa - PD

Qarku Elbasan 1. Ben Blushi - PS 2. Damian Gjiknuri - PS 3. Evis Kushi - PS 4. Alfred Peza - PS 5. Taulant Balla - PS 6. Musa Ulqini - PS 7. Edmond Haxhinasto - LSI 8. Bujar Kllogjri - LSI 9. Arben Imami - PD 10. Eduard Selami - PD 11. Ardian Turku - PD 12. Luçiano Boçi - PD 13. Luan Duzha - PR 14. Aqif Rakipi - PDIU Qarku Berat 1. Fidel Ylli - PS 2. Ermonela Felaj - PS 3. Eduard Shalsi - PS 4. Eduart Bejko - PS 5. Nasip Nacco - LSI 6. Selfo Kapllani - LSI 7. Genc Pollo - PD 8. Astrit Veliaj –PD Qarku Gjirokastër 1. Arben Ahmetaj - PS 2. Erion Veliaj - PS 3. Anastas Angjeli - PS 4. Vangjel Tavo - PS

Qarku Fier 1. Gramoz Ruçim - PS 2. Erjon Braçe - PS 3. Eglantina Gjermeni - PS 4. Ilirjan Celibashi - PS 5. Armando Subashi - PS 6. Arben Çuko - PS 7. Pirro Lutaj - PS 8. Majlinda Bufi - PS 9. Ervin Koçi - PS 10. Petrit Vasili - LSI 11. Robert Bitri - LSI 12. Sokol Olldashi - PD 13. Mesila Doda - PD 14. Kozma Dashi - PD 15. Shpëtim Idrizi -PD 16. Omer Mamo – PDIU Qarku Tiranë 1. Pandeli Majko - PS 2. Saimir Tahiri - PS 3. Vasilika Hysi - PS 4. Ditmir Bushati - PS 5. Fatmir Xhafaj - PS 6. Lindita Nikolla - PS

7. Besnik Baraj - PS 8. Xhemal Qefalia - PS 9. Sadri Abazi - PS 10. Parid Cara - PS 11. Spartak Braho - PS 12. Artan Gaçi - PS 13. Pjerin Ndreu - PS 14. Rakip Suli - PS 15. Milena Harito – PS 16. Ilir Meta - LSI 17. Klajda Gjosha - LSI 18. Luan Rama - LSI 19. Sali Berisha - PD 20. Myqerem Tafaj - PD 21. Majlinda Bregu - PD 22. Halim Kosova - PD 23. Florion Mima - PD 24. Gerti Bogdani - PD 25. Dashamir Shehi - PD 26. Jorida Tabaku - PD 27. Edi Paloka - PD 28. Keltis Kruja - PD 29. Kastriot Islami - PD 30. Asllan Dogjani - PD 31. Ylli Shehu - PR 32. Tahir Muhedini PDIU Dashamir Peza – PS ? Qarku Vlorë 1. Edi Rama - PS 2. Valentina Leskaj - PS 3. Koço Kokëdhima - PS 4. Luiza Xhuvani - PS 5. Fatmir Toçi - PS 6. Andrea Marto - PS 7. Shkëlqim Selami - LSI 8. Vangjel Dule - PBDNJ 9. Astrit Patozi - PD 10. Arben Ristani - PD 11. Liljana Elmazi - PD 12. Dashamir Tahiri - PDIU

Incidentet

E ndërsa në Njësinë nr.5 numërimi vazhdon i ngadaltë, por i paqtë, në ZAZ nr. 33, tensioni është rritur së tepërmi mbrëmjen e djeshme. Në shkollën “Bajram Curri”, numërimi është bllokuar disa herë gjatë ditës së djeshme. Përfaqësues të PS-së akuzuan ata të Partisë Demokratike se në mënyrë të qëllimshme vononin plotësimin e grupeve të numërimit. Ndërkaq nga ana tjetër, përfaqësues të PD-së pretendonin se grupet e numërimit i kishin pasur, por se kundërshtarët e tyre nuk donin të numëronin. Pas shumë përpjekjesh u vendos që numërimi të riniste në orën 14:30 të drekës. Pavarësisht se numërimi rinisi në orën 14:00, për shkak të temperaturave të larta, grupet e numërimit ulën ritmin dhe po punonin me ngadalësi. Pasdite, në këtë qendër mbërritën kandidatë të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, Arben Qirjako, dhe Myqerem Tafaj, por edhe ai i PS, Fatmir Xhafaj. Në të njëjtën shkollë gjendej edhe

132 622 vota

33.81 %

LSI

30 270 vota

7.72 %

PR

9651 vota

2.46 %

PDIU 8079 vota

2.06 %

FRD

8757 vota

2.23 %

kreu i FRD-së për Tiranën. Tensioni i krijuar mes palëve solli paralizimin e plotë të procesit të numërimit, ndërsa akuzat qenë të menjëhershme për dhunë e ndërhyrje në procesin zgjedhor. Në orën 12 të mbrëmjes, Tiranës i mbeteshin ende pa u numëruar 140 kuti, ku edhe pritet të vendoset fati i mandatit të 19, por edhe ai i kryetarit të FRD-së, Bamir Topi.


6

vendore

speciale

Zgjedhjet 2013 Qarku

shkodër

Koalicioni ASHE

52.8 %

E majta ka ruajtur edhe dje favorin prej 52 për qind të votave në Shkodër me një diferencë më të madhe se 9 mijë vota nga e djathta, një përmbysje historike ku duket se kontribuojnë edhe më shumë se 6 mijë votat e aleatit të panjohur, por mjaft të përfolur në kryeqytet në ditët para fillimit të fushatës

11 mandate

Koalicioni APMI

PS 4 pD 5 LSI 1 PKDSH 1

39.4 %

Partia Socialiste tenton të marrë mandatin e 6, që tani i takon Mark Frrokut të PKDSH-së aleate, por gjasat për ndryshim janë të vogla

Shkodra fiksohet në 6 me 5, beteja e fundit mes të majtëve E ndërsa tashmë është e sigurt se votat e mbetura në 15 kuti ende të panumëruara në Shkodër nuk mund të ndryshojnë rezultatin final të dy koalicioneve 6 me 5, duket se brenda së majtës këto vota mund të jenë domethënëse për të çuar një mandat te PS dhe hequr atë aleatit të saj, PKDSH (Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë). Në fakt bëhet fjalë për një numër jo shumë të madh votash, duke llogaritur që në 15 kutitë ka jo më shumë se 7400 votues të mundshëm dhe nëse kemi një pjesëmarrje të më shumë se 50 për qind të votuesve, atëherë bëhet fjalë për jo më shumë se 3500 vota, që ka gjasa edhe të mos ndryshojnë asgjë në panoramën se si janë ndarë votat në këtë qark. Duket se shpresat e PD për të rifituar superioritetin në Shkodër u shuan me mbylljen e kutive në Malësinë e Madhe, e cila ka votuar në shumicë Partinë Socialiste. Partisë Demokratike do i duheshin më shumë se 9 mijë vota për të përmbysur humbjen në këtë qark, që shihet edhe si një nga humbjet më të rënda të së djathtës në vend. Të majtët ndërkohë janë në betejë brenda vetes për njërin nga mandatet, i cili me pak vota duket se i kalon Partisë Socialiste që shihet e favorizuar, pasi numërohet ende në 9 kuti në komuna ku ajo ka pushtetin lokal dhe pritet si fituese e mundshme. Ndërkohë që në 6 kutitë e tjera mund të jetë PD që merr shumicën edhe pse kjo nuk do i shërbejë për asgjë. E majta ka ruajtur edhe dje favorin prej 52 për qind të votave në

Qarku

Lezhë

Tabela me kutitë e panumëruara Rrethinat 2 kuti; në pushtet lokal drejton PS Shalë 6 kuti; në pushtet lokal drejton PS Gur i Zi 1 kuti; në pushtet lokal drejton PS Shllak 3 kuti; në pushtet lokal drejton PD Shosh 3 kuti; në pushtet lokal drejton PD

Koalicioni ASHE

Shkodër me një diferencë më të madhe se 9 mijë vota nga e djathta, një përmbysje historike ku duket se kontribuojnë edhe më shumë se 6 mijë votat e aleatit të panjohur, por mjaft të përfolur në kryeqytet në ditët para fillimit të fushatës. Mark Frroku që kryeson listën e PKDSH, do ta humbiste këtë mandat nëse PS do të rritej në zonë, por kjo mbetet e diskutueshme duke parë numrin e kufizuar të votave

52.5 %

Koalicioni APMI

46 %

për t’u numëruar dhe faktin që PKDSH ka qenë e pranishme thuajse në gjithë këtë qark me vota dhe rritje progresive. Keti Bazhdari, Sekretare për Çështjen e ish-të përndjekurve në Partinë Socialiste, tha në Top-Channel se fitorja e së majtës ishte për shkak se e djathta dështoi të mbështeste të persekutuarit. “Në Shkodër regjistrohet një fitore e së majtës. Kjo ka ardhur si pasojë e dy fenomeneve. E para është se e djathta gjatë gjithë këtyre viteve ka premtuar për mbështetje të shtresës së ish-të përndjekurve, por në fakt vetëm ka përdorur gjuhën e ashpër ndaj regjimit ish-komunist dhe nuk ka bërë asgjë për njerëzit. E dyta është se programi i Partisë Socialiste përfshin edhe trajtimin e problemeve të kësaj shtrese”, tha Bazhdari. Ndërkohë nga ana e Partisë Demokratike nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me humbjen në këtë qark, deri tani bastion i padiskutueshëm i Partisë Demokratike. Kryetarja e Kuvendit që sapo mbylli mandatin dhe kryesuese e listës në këtë qark, ende nuk ka dalë publikisht pas mësimit të humbjes në këtë zonë dhe as janë dhënë shpjegime për arsyet e kësaj përmbysjeje. Partia Demokratike mbetet parti e parë në Shkodër me 37 për qind të votave kundrejt jo më shumë se 31 të Partisë Socialiste, por ajo ka lëshuar terren krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur rreth 10 për qind të votave që i kanë shkuar përgjithësisht LSI dhe forcave të tjera të majta ose të djathta. 7 mandate

PS 3 pD 3 LSI 1

Qarku i Lezhës tani firmos majtas edhe në pushtetin qendror, pasi më parë i kishte dhënë Partisë Socialiste bashkitë kryesore

Frikë nga tensionet, Laçi mund të numërohet në Tiranë Ndërsa ka më pak se 40 kuti të panumëruara në qarkun e Lezhës, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në Laç, duket se është marrë vendimi që ato të transferohen në Tiranë. Nuk është e qartë nëse këto kuti do t’i jepnin Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj mundësinë për të përmbysur avantazhin prej më shumë se 4 mijë votash që ka e majta në qarkun e Lezhës, kur diferenca e krijuar në 33 për qind të kutive të numëruara është pak më shumë se 500 vota. Sidoqoftë, fakti që zona është një vend me përkrahje të madhe të PD-së mund të sjellë një ngushtim të rezultatit dhe duket se Partia Demokratike tenton një përmbysje të tij. Ralf Gjoni, përfaqësues i LSI-së që ndodhej në Laç, tha se qyteti ishte i tensionuar dhe transportimi i kutive do të shmangte tensionet e mëtejshme që mund të rëndonin situatën dhe mund të shërbenin për të shpërthyer konflikte edhe më të mëdha. LSI e ka siguruar mandatin e saj në Lezhë

dhe ndërkohë mandati që diskutohet është ai i 3-të i Partisë Socialiste apo i 4-t i Partisë Demokratike. Laçi ndërkohë ka qenë edhe zona me incidentet më të rënda në këto ditë zgjedhjesh edhe pse sipas gjasave këto kanë qenë incidente të palidhura fort me zgjedhjet. Që nga 23 qershori në këtë qark kanë ndodhur 2 krime dhe i pari përfshiu edhe një nga kandidatët e PD në lista dhe një simpatizant të LSI, i cili mbeti i vdekur. Ndërsa fliste në një televizion Gjoni tha se kishte tension në rrugë dhe qytet dhe se kjo nuk e bënte të sigurt procesin atje. “Unë nuk jam ndjerë i sigurt gjatë natës së mbrëmshme”, tha ai për të ilustruar situatën. Ndërkohë edhe pse në rang kombëtar duket se ky mandat nuk do të ndryshonte shumë, ai do të ndihmonte PD të krijonte një opozitë më të fortë dhe pengonte PS dhe LSI të bënin ndryshimet kushtetuese pa vota të së djathtës.

Që nga 23 qershori në këtë qark kanë ndodhur 2 krime dhe i pari përfshiu edhe një nga kandidatët e PD në lista dhe një simpatizant të LSI, i cili mbeti i vdekur.


Speciale

ASHE

26.06.2013

7

Shqiperia Voton

Numërimi i kutive të mbetura në rrethin e Kukësit ditën e djeshme ka përmbysur rezultatin dhe bastionin e PD-së

Qarku

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mandate

kukës 39.56 %     2

APMI

59.28 %

mandate

2

polemika

Dita e djeshme ka qenë një garë kuti pas kutie, e cila në përfundim i dha një deputet më shumë koalicionit të majtë

PD humbet avantazhin në Kukës Mandatet ndahen 2 me 2 Numërimi i kutive të mbetura në rrethin e Kukësit ditën e djeshme ka përmbysur rezultatin dhe bastionin e PD-së. Pas një beteje kokë më kokë, mandatet ndahen mes dy koalicioneve. Nga tre deputetë për Partinë Demokratike dhe një për atë Socialiste, që parashikonte rezultati paraprak i një dite më parë, rezultati përfundimtar është: dy deputetë Aleanca për Punësim, Mirëqenie, Integrim dhe dy deputetë për koalicionin e majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane. Dy deputetët e djathtë i përkasin Partisë Demokratike, ndërsa koalicioni i majtë do përfaqësohet me një deputet nga Partia Socialiste dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në fillim u numëruan qendrat e votimit të Tropojës dhe Hasit, konkretisht 50 dhe 31 qendra, në të cilat avantazhi i Partisë Demokratike ishte i ndjeshëm. 88 qendrat e votimit të rrethit të Kukësit i kanë dhënë më shumë vota sesa dy rrethet e tjera koalicionit të majtë dhe mbi të gjitha një deputet. Gara që u duk e fituar nga koalicioni i djathtë nisi të

Qarku

Dibër

bëhej e drejtpërdrejtë dhe e ashpër pasi ishin numëruar gjysmat e kutive në Kukës, ku dihet që Partia Socialiste gëzon popullaritet më të madh sesa në dy rrethet e tjera të këtij qarku. Partia Demokratike edhe pse ka marrë më shumë vota se kundërshtarja e saj e drejtpërdrejtë, PS në këtë rreth, nuk ka arritur të

ASHE

49.6 %

88 qendrat e votimit të rrethit të Kukësit i kanë dhënë më shumë vota sesa dy rrethet e tjera koalicionit të majtë dhe mbi të gjitha një deputet tjetër

mandate

3

sigurojë aq vota sa për të ruajtur raportin e arritur deri një ditë më parë nga dy rrethet e tjera. Si përfundim, deputetët e PD-së në Parlament do të jenë Flamur Noka dhe Besnik Dusha, kurse Partia Socialiste do të përfaqësohet me dy kandidatët e parë të listës së saj në rrethin verior: ishprokurorin Vexhi Muçmataj dhe Lavdim Elezi. Në përqindje votash koalicioni i djathtë ka marrë 59.28 % të numrit të votave, ndërsa koalicioni i majtë 39, 56%. Megjithë ndryshimin në përqindje në numër deputetësh të dy koalicionet janë barazim, çka përmbys avantazhin e Partisë Demokratike në këtë qark, i cili më parë ka pasur tre deputetë përballë vetëm një deputeti të forcës kundërshtare politike. Qarku i Kukësit ka vetëm mandate në Parlament dhe numërimi i votave ka përfunduar para shumicës së qarqeve duke sjellë një përmbysje të rezultatit dhe duke çuar një deputet të koalicionit të majtë më shumë në Parlament krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009.

APMI

mandate

Kreu i PD Kukës Ibsen Elezi nuk njeh rezultatet Pasi numërimi i votave, nxori një deputet më shumë për koalicionin e majtë, duke përmbysur avantazhin e koalicionit të djathtë, kreu i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi deklaroi që ky nuk është rezultat i saktë. Partia Demokratike pretendon se ka pasur gabime në përllogaritjen e ndarjes së mandateve për qarkun e Kukësit. Kreu i qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi ka dalë në një konferencë për shtyp ku tha se, kalkulimet e të dhënave sipas procesverbaleve të KZAZ-ve të nënshkruara nga të gjithë palët nxjerrin PD-në me tre mandate. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse numërimi i votave ka përfunduar nuk ka përcaktuar ndarjen e mandateve, por sipas projeksioneve kemi nja ndarja dy mandate për koalicionin e PS-së dhe dy për koalicionin e PD-së.

deklarata

46.9%    3

Në rrethin e Dibrës kryeson me vota koalicioni i majtë, por përkthyer në mandate dy koalicionet janë në barazim, nga tre deputetë secila

Dibra, barazim mandatesh Avantazh votash koalicioni i majtë Rrethi i Dibrës i ka ndarë mandatet e tij mes dy koalicioneve në mënyrë të barabartë. Nga gjashtë mandate, koalicioni i djathtë do të ketë në parlament tre deputetë dhe të njëjtin numër deputetësh do të ketë dhe koalicioni i majtë. Aleanca Punësim Mirëqenie Integrim ka fituar afërsisht 46 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Shqipërinë Europiane ka fituar afërsisht 51 për qind. Si forca politike, Partia Demokratike ka marrë në këtë qark 40.4 për qind të votave, ndjekur nga PS me 33.62 për qind dhe LSI, 13.45 për qind. Rrethi i Dibrës, më i madhi i qarkut, ka dhënë më shumë vota për koalicionin e majtë, ndërkohë që kjo përqindje ka qenë më e ulët në dy rrethet e tjera, Mat dhe Bulqizë. Rrethi i Bulqizës i ka dhënë më shumë vota në krahasim me dy të tjerët Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka pasur në krye të saj një kandidat nga Bulqiza, Përparim Spahiu, i cili do të jetë deputet në Parlamentin e ardhshëm. Sherefedin Shehu, Bedri

Hoxha dhe Roland Keta janë tre deputetët e Partisë Demokratike që dalin nga koalicioni i djathtë për Dibrën, ndërsa Partia Socialiste do të ketë në parlament nga ky qark dy kandidatët Shkëlqim Cani dhe Ulsi

Rrethi i Dibrës, ka dhënë më shumë vota për koalicionin e majtë, ndërkohë që kjo përqindje ka qenë më e ulët në dy rrethet e tjera, Mat dhe Bulqizë

Manja. Ish-guvernatori është komentuar si një nga ministrat e kabinetit të ardhshëm. Qarku i Dibrës i ka dhënë 3.2 për qind të votave Frymës së Re Demokratike e cila ka marrë më shumë vota se tre partitë e tjera jashtë koalicionit ndjekur nga Aleanca Kuqezi me 3.20 për qind. Ky rezultat ndryshon përfaqësimin e koalicioneve dhe partive kryesore në parlament nga rrethi i Dibrës. Në vitin 2009, koalicioni i djathë nxori katër deputet ndërsa ai i majtë dy deputetë, të cilët nuk do të ulen më në parlamentin shqiptar. Këtë mandat, koalicioni i majtë ka një deputet më pak, ku Sherefedin Shehu dhe Bedri Hoxha përsërisin mandatet, ndërsa Roland Keta ka mandatin e parë. Dy deputetët e Partisë Socialiste që sapo kanë fituar mandatin nuk kanë qenë katër vjet më parë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie. Në Dibër ka pasur 264 qendra votimi, të cilat janë përfunduar pasditen e djeshme, duke ruajtur raportet e një dite më parë.

Deputeti i PD së Dibrës Sherefedin Shehu: Zgjedhjet, të manipuluara Kandidati i PD-së në Dibër, kur rezultatet paraprake flisnin për një ndarje mandatesh në 3 me 3 për secilin nga koalicionet, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, Sherefedin Shehu, ka akuzuar Partinë Socialiste dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim se kanë manipuluar procesin zgjedhor të 23 qershorit. Ai ka vijuar më tej duke specifikuar edhe “metoda të sofistikuara” të përdorura prej tyre në manipulimin e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij nuk është e shpjegueshme kjo rritje e jashtëzakonshme e përkrahjes në përqindje, në rang kombëtar, ndaj Partisë Socialiste, me kryetar Edi Ramën, dhe LSI-së, me kryetar Ilir Metën, të cilët hynë si një koalicion i përbashkët opozitar në garë, kundrejt koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet, PD e Sali Berishës.


CMYK

8 26.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Request for Proposals for Auditing Services

FINAL EXTERNAL FINANCIAL AUDIT The UET Centre is soliciting proposals from qualified and independent auditing company/individual(s)to carry out the financial audit of the regional research

KETU MUND TË JETË

EMRI JUA J!

project: ‘Street children in Albania, Bosnia Herze-

adresa: bulevardi “gjergj fishta”, Nd 70, H1 cel: + 355 68 20 00 000 e-mail: emer.mbiemer@uet.edu.al

govina, Macedonia and Kosovo: Spaces and identities in a struggle for survival’, implemented by the European University of Tirana as leading organisation and funded

DO TË JESH PJESË E STAFIT AKADEMIK TË UET?

by the Regional Research Promotion Programme, University of Fribourg and the Swiss Agency for Develop-

APLIKO TANI!

ment and Cooperation. The fundamental principles of the auditing services of

Universiteti Europian i Tiranës synon të zgjerojë stafin e tij akademik me pedagogë në fushat:

the regional research project are: independent auditing

• SHKENCA EKONOMIKE Financë

in accordance with generally accepted international

Menaxhim Zhvillim i Qëndrueshëm Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

• SHKENCA JURIDIKE

in Albania.

E drejtë biznesi E drejtë civile E drejtë publike E drejtë penale E drejtë ndërkombëtare

For the ToR of the call and informal discussion please

• SHKENCA SOCIALE

email the Project Leader at bbino@uetcentre.org

Shkenca Komunikimi Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombëtare Sociologji Antropologji Sociale

Please submit your offers (including letter of interest,

1. Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/DR 2. Këshillim i studentëve 3. Angazhimi në veprimtari kërkimore - shkencore 4. Mbështetje për institucionin

KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM

Marketing

standards as well as with applicable national standards

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT

1. Të ketë doktoraturë të fituar në universitete të vendeve perëndimore (OECD) ose titull (Prof. Dr., Prof. Asoc. Dr.) 2. Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit; 3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë. 4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe Kartës së Bolonjës.

DOKUMENTET E KËRKUARA • • • •

CV e hollësishme e kandidatit (shqip ose anglisht). Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët e synuara. Kopje e dëshmisë së titullit/diplomës PhD. Diploma PhD të shoqërohet me kopjen e vërtetimit të njohjes nga MASH. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagogë / udhëheqës shkencorë të kandidatit, shoqëruar me të dhënat e kontaktit të tyre.

Psikologji

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në: bora.trajani@uet.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri në datën 11 korrik 2013.

Pedagogji

Për më tepër informacion: 068 60 31 551 dhe www.uet.edu.al

CV,)at bbino@uetcentre.org by the 5th July 2013. www.uet.edu.al

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, info@uet.edu.al

Speciale / BeRaTi i KUQ, HiSToRia poliTiKe e QyTeTiT

FoTo eSSe Fushatë e re, fushatë e vjetër alUSH SHiMa Në pushtim të territoreve të lirisë FaToS BaXHaKU Fati i grave austriake në Shqipëri

e përmuajshme

HELENA KADARE

Librat që ma tronditën botën Një hyrje në labirintin e leximeve të një gruaje me ‘jetë të dyfishtë’: shkrimtare dhe njëkohësisht bashkëshorte e shkrimtarit më të madh të letrave shqipe. Nga Bibla e befasi të tjera të vajzërisë, librat e fshehtë në Tiranën e viteve ’70-80, te leximet e rileximet në liri. Tituj, autorë dhe zakone leximesh…

MAPO MADAME

DOSSIER EXPRESS

PËR NË JAPONI Çmimi 300 Lekë

pReÇ ZoGaJ Disave u mungojnë shekuj civilizim në fytyrë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr. 34 Viti II i botimit qershor 2013

Nr. 18 (263), Viti Viii botimit maj 2013 Çmimi 300 Lekë

E përmuajshme, Nr. 34, Viti II i botimit qershor 2013, Çmimi 300 Lekë

David Foenkinos

BINJAKËT NË HOLLYWOOD TË: ANDI BUSHATIT ERLA MËHILLIT VANGJEL DULES

GENC TUKIÇI ADELA ZEZA SAZAN GURI AFROVITI GOGE FLEURA SHKËMBI ADELA JANI FLORIANA GARO

INTERVISTË

ME BURRIN QË KRIJOI

DELIKATESËN

Elina Duni

ÇFARË SHOH BRENDA VETES Rrëfimi që kish munguar. Përjetimi i divorcit të prindërve. Historia nëntëvjeçare me pianistin e kuartetit të saj. Planet për bebe

BOTA NDRYSHON, XHINSET MBETEN


Speciale Numri i votuesve në këto zgjedhje është 290 899. E majta, e cila ka qenë dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje arriti synimin me marrjen e 8 deputetëve

Qarku

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9

Shqiperia Voton

Koalicioni ASHE

12 mandate

Koalicioni APMI

64.4% 31.9 %

Vlorë

26.06.2013

PS 7 PD 3 LSI 1 PDIU 1

kandidati

Kandidati i pavarur Arben Malaj tha se zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati, por frika që u konstatua gjatë fushatës elektorale

Vlora, 8 deputetë për të majtën, 4 për të djathtën, Malaj jashtë

Qarku i Vlorës i ka dhënë Kuvendit në këto zgjedhje 8 deputetë koalicionit të majtë dhe katër deputetë koalicionit të djathtë. Procesi i zgjedhor ka vijuar i qetë në këtë qark, ndërkohë që partitë aleate me koalicionet kanë marrë një numër të konsiderueshëm mandatesh. Në këtë qark janë numëruar 432 kuti, ku ASHE ka marrë 77 327 vota, APMI 37 117 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007 vota, 1051 vota FRD, AK 851. Këto vota kanë prodhuar këto mandate, Partia Socialiste kryeson me: kryetarin Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto. LSI, me Shkëlqim Selamin. Koalicioni i djathtë përfaqësohet me deputetët: Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi dhe deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri. Numri i votuesve në këto zgjedhje është 290 899. E majta, e cila ka qenë dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje arriti synimin me marrjen e 8 deputetëve, edhe pse si koalicion pretendonte 10. Pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna është 39.33% në rang qarku. Në zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste mori 6 mandate në qarkun e Vlorës,

Qarku

Partia Demokratike 4 të tilla, PBDNJ 1 mandat dhe në atë kohë PDIU, 1 mandat. Historia e zgjedhjeve në Vlorë është interesante, pasi në zgjedhjet e para demokratike të viteve 1992 dhe 1996 u dominuan tërësisht nga PD. Demokratët fituan edhe bashkitë kryesore, përfshirë Bashkinë Vlorë. Ngjarjet dramatike të vitit 1997 përmbysën tërësisht rezultatet. Që prej këtij viti demokratët nuk kanë arritur më të jenë mazhorancë në qarkun e Vlorës. Diferenca e dukshme u ruajt edhe më 2005, kurse më 2009, me sistemin e ri

zgjedhor, palët ndodhen vetëm dy mandate parlamentare larg njëratjetrës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, zgjedhje që sollën rotacion politik, demokratët fituan vetëm dy nga tetë mandatet e qarkut të Vlorës. Në zgjedhjet 2009, PD fitoi 30 310 vota dhe përfitoi 9 mijë vota nga partitë aleate. Për shkak të sistemit zgjedhor një mandat e fitoi Dashamir Tahiri (PDI) me 4932 vota ose 4.6% të votave në rang qarku. Nga ana tjetër, PS fitoi 47 294 vota, rreth 17 mijë vota më shumë sesa PD dhe 11 mijë vota më pak sesa ko-

Koalicioni ASHE

gjirokastër

68.5%

alicioni politik që ajo udhëhoqi. Nga partitë e koalicionit më shumë vota fitoi PBDNJ, e cila me 6068 vota fitoi mandatin parlamentar të kreut të kësaj partie, Vangjel Dule. Ashtu si më 2013 edhe më 2005 kryetari i PS vendosi të konkurrojë në këtë qark, konkretisht në Sarandë (Fatos Nano) dhe aktualisht në Vlorë (Edi Rama), duke forcuar votën e majtë politike. Qarku i Vlorës përmbledh 7 bashki dhe 19 komuna, por një territor me largësi gjeografike që nis në Urën e Mifolit dhe përfundon në kufirin me Greqinë. Sipas INSTAT (2013) popullsia e Vlorës është 173 130 mijë banorë, nga të cilët 166 mijë jetojnë në zonat urbane dhe vetëm 56 mijë në zonat rurale. Bashkia Vlorë ka numrin më të madh të zgjedhësve, mbi 100 mijë, ndjekur nga bashkia Sarandë me 31.5 mijë, Komuna Qendër Vlorë me 13.6 mijë, Komuna Novoselë me 11.9 mijë, Bashkia Delvinë me 11 mijë, Bashkia Himarë me 10.6 mijë, Bashkia Orikum dhe komuna Livadhja me nga 8.3 mijë, Komunat Shushicë, Ksamil dhe Aliko me nga 6.7-7 mijë zgjedhës. Bashkia Selenicë ka rreth 5.2 mijë zgjedhës dhe në fund bashkia Konispol me vetëm 2.3 mijë zgjedhës.

Koalicioni APMI

30.9 %

PS 3 PD 1 LSI 1

Gjirokastër, PS - LSI 4 mandate, e djathta vetëm Genc Rulin Erion Veliaj dhe Anastas Angjeli, dy prej të cilëve me mandate parlamentare edhe më parë. Jashtë listës është deputeti Et’hem Ruka, i cili gjithsesi nuk ka shprehur kritika publike për moskandidimin e tij. Qarku i Gjirokastrës shtrihet në Jug të Shqipërisë. Pjesë e tij janë disa bashki të rëndësishme, si Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Memaliaj, Libohova, Këlcyra si dhe njësi të shumta vendore, një pjesë e të cilave të banuara nga minoritarë. Sipas INSTAT, popullsia e qarkut Gjirokastër më 2013 është 68 497 banorë, nga të cilët 35 mijë jetojnë në zonat urbane dhe pjesa tjetër në zonat rurale. Në këtë qark zgjidhen 5 nga 140 deputetët e parlamentit shqiptar.

Arben Malaj, kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, nëpërmjet një deklarate dërguar mediave u shpreh se, nga rezultatet e marra nga procesi i numërimit vlerësohet se nuk ka përputhje me pritshmëritë. “Zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati ynë, por frika që konstatuam gjatë fushatës elektorale. Asnjë popull nuk mund të përparojë dhe zhvillohet pa vrarë frikën”, thuhet në vijim të deklaratës. “Vendi ynë ka përpara sfida të vështira”, theksonte Arben Malaj, i cili shpreson që qeveria e re të krijohet sa më parë, sepse ekonomia e vendit gjendet përballë një krize gjithnjë e më të rëndë buxhetore. Deklarata mbyllet me një falenderim për të gjithë ata që votuan Arben Malajn dhe me një urim për fituesin, Aleancën për Shqipërinë Europiane.

l a r g im i

Emiri i Katarit jep dorëheqjen, emëron të birin

5 mandate

Nga të dhënat e fundit, aleanca e majtë ka siguruar 4 deputetë dhe e majta vetëm 1. Pjesëmarrja në votime në këtë qark ka qenë 49.8 %. Brenda koalicionit të majtë, një mandat shkon për LSI, dhe kandidatin, Vangjel Tavo

Në Qarkun e Gjirokastrës përfundon numërimi. Nga të dhënat e fundit, aleanca e majtë ka siguruar 4 deputetë dhe e majta vetëm 1. Pjesëmarrja në votime në këtë qark ka qenë 49.8 %. Brenda koalicionit të majtë, një mandat shkon për LSI, dhe kandidatin, Vangjel Tavo. Në zgjedhjet parlamentare 2009, PS fitoi 3 mandate dhe PD 2 mandate. Pas katër vitesh emrat e deputetëve të PD që konkurrojnë kanë mbetur të njëjtë: Genc Ruli dhe Spiro Ksera. Në krahun e majtë ka ndryshime të mëdha: nga viti 2009 konkurron vetëm Vangjel Tavo, tashmë nën siglën e LSI. Në listën e kandidatëve të PS më 2013 janë përfshirë tre emra të rinj, Arben Ahmetaj,

Malaj pranon rezultatin: Shqiptarët s’kanë mposhtur frikën

Në këtë qark zgjidhen 5 nga 140 deputetët e parlamentit shqiptar.

Emiri i Shtetit të Katarit, Sheikh/ Hamad Bin Khalifa Al, ka marrë vendim të tërhiqet nga detyrat e tij shtetërore duke ia lëne fronin djalit të tij, Princit Sheikh Tamim Bin Hamad Althani. Vendimi u bë i ditur dje në një takim që ai mbajti me pjesëtarë të familjes mbretërore, si dhe me zyrtarët më të lartë të shtetit të Katarit. Gjatë këtij takimi Sheikh/Hamad Bin Khalifa Al thani shprehu vullnetin e tij për t’i dorëzuar kurorën mbretërore Princit Sheikh Tamim Bin Hamad Althani. Ndërkohë, për këtë vendim ditën e martë paradite ai mbajti një fjalim edhe për të gjithë qytetarët e vendit të tij. Mbreti ka qenë në pushtet që prej vitit 1995. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në të gjitha nivelet përfshirë dhe interesin e qytetarëve. Gjatë 3 viteve të fundit ai u përpoq të përgatiste gjeneratën, e re e cila do të merrte në dorë drejtimin e vendit. Ndryshe nga çfarë raportojnë disa media, burimet zyrtare pohojnë se Emiri nuk ka probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë i ndikuar nga ndonjë presion i jashtëm në vendimin e tij. Ai deklaroi se është koha e përshtatshme për ta transferuar pushtetin tek brezi i ri, duke shpresuar se ky hap do të shërbejë si një shembull i mirë për sjelljen politike të një lideri me dëshirën për të zhvilluar më shumë vendin, për më shumë progres dhe begati.


10

vendore

speciale

Zgjedhjet 2013 Qarku

Fier

ASHE

mandate

62.5%      11

Deputetja e konfirmuar e PD në parlamentin e ardhshëm, Mesila Doda, pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive, ka qenë e para nga kampi i saj e cila ka pranuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 23 qershorit

APMI

mandate

32.5%    5

reagimi

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka siguruar 11 mandate, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka të siguruara 5 mandate. 3 mandate ndahen brenda koalicioneve

Mbyllet numërimi në Fier, e majta 6 mandate më shumë se e djathta Në Fier Aleanca për Shqipërinë Europiane ka siguruar 11 mandate, ku 9 mandate janë për PS dhe 2 mandate për LSI. Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka të siguruara 5 mandate. Brenda koalicioneve mandatet ndahen 4 për PD dhe 1 për PDIU. Deri në kutinë e fundit pretendonte për një mandat në parlament edhe partia e Petro Koçit, PSV 91. Kjo forcë politike e ceku mandatin një ditë më parë, por me numërimin e kutive të fundit situata ndryshoi, duke i dhënë PS mandatin e 9-të në qarkun e Fierit. Ndërkohë deputeti tashmë i konfirmuar në parlamentin e ardhshëm, Erion Braçe, i treti në qarkun e Fierit, është shprehur se rezultati i vë socialistët para një përgjegjësisë ndaj qytetarëve që i votuan. “Kemi marrë një rezultat në një prej qarqeve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe na konfirmon bindshëm si forca më e madhe. Edhe në Fier edhe në mbarë Shqipërinë kemi marrë një rezultat mirë, 84 mandate është një rezultat i

Qarku

Berat

mandatet

frikshëm. Rezultati na vë para një përgjegjësie ndaj qytetarëve që na votuan. Nuk besoj se ka qenë vendimtar fakti se kemi bërë koalicionin. Janë një sërë faktorësh, keqqeverisja e Sali Berishës dhe faktorët me radhë, por dhe faktin se ishim më të organizuar dhe patëm ofertë më të qartë për çdo kategori. Mbi të gjitha një fush-

ASHE

73.2%

atë pozitive. Nuk u pa në asnjë moment mesazhi negativ”, u shpreh Braçe. I pyetur për rezultatin e aleatit LSI, ai shtoi se ekziston marrëdhënie besimi dhe respekti me gjithë aleatët e PS, natyrisht dhe me LSI-në, që nga këto zgjedhje bindi se është forca e tretë politike në vend. Braçe siguroi se nuk do të heqë dorë nga man-

mandate

6

PS

LSI

Gramoz Ruçi

Petrit Vasili

E. Gjermeni

Robert Bitri

Erion Braçe

PD

Ilirian Celibashi

Sokol Olldashi

Armando Subashi

Mesila Doda

Ervin Koçi

Shpëtim Idrizi

Pirro Lutaj

Kozma Dashi 

Arben Çuko

PDIU

Majlinda Bufi

Omer Mamo

dati i tij si deputet edhe nëse i ofrohet një post ministror. Nga 576 qendrat e votimit në qarkun e Fierit, të vetmet ku PD ka rezultuar fituese kanë qenë në komunën Dermenas të Fierit, në Qendër Mallakastër, dhe në komunën Ngracan, ndërsa bashkitë dhe komunat e tjera janë dominuar nga të majtët.

APMI

mandate

25.9%    2

Dritan Prifti tërhiqet nga numërimi i kutive të fundit Dritan Prifti, deputeti i pavarur i qarkut të Fierit, pavarësisht votave që ka marrë në Dërmenas dhe Libofshë, ka vendosur të tërhiqet nga procesi i numërimit duke e konsideruar atë një farsë. Ai shprehet se po tërhiqet për shkak të faktit se, sipas tij, PS dhe LSI i kanë vjedhur mbi 10 mijë vota. “Nuk dua të vazhdoj të jem pjesë e një farse. Në Fier, komisionerët e PS dhe LSI më kanë vjedhur mbi 10 mijë vota, ndërkohë që votat e deklaruara për mua janë vetëm 6 mijë”, tha Prifti. Ai e quajti këtë një ekzekutim politik nga ana e Ilir Metës me dorën e Edi Ramës, duke bërë ndërkaq një akuzë të rëndë ndaj kreut të LSI: “Ai ka tentuar të më ekzekutojë fizikisht përmes rekrutimit të vrasësve me pagesë në Mal të Zi”. Pati njëfarë kontradikte në deklaratën e Priftit, i cili nga njëra anë tha se ka patur presion mbi votuesit, e nga ana tjetër pohoi se ai i ka siguruar mbi 15 mijë vota. Por gjithsesi, Dritan Prifti deklaroi se do të kërkojë nga KQZ rinumërim të të gjitha votave në Fier. Dritan Prifti arriti në këto zgjedhje një kuotë prej 6150 votash, që është konsiderueshëm për një deputet të vetëm, por çka nuk i siguron dot një mandat në parlamentin e ardhshëm.

rezultati

Dy partitë e majta PS dhe LSI kanë kryesuar garën në qarkun e Beratit. LSI rimerr votuesit e humbur në 2009-ën në rrethin e Skraparit duke siguruar dy deputetë

Berati mbyllet me 4 mandate për PS, 2 për LSI dhe 2 për PD Berati përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm me 6 deputetë të majtë dhe 2 të djathtë. E ndarë sipas partive në parlamentin e ardhshëm, PS do të ketë 4 deputetë nga ky qark, LSI, 2 deputetë dhe PD, 2 deputetë. Gara në këtë qark ka qenë më shumë mes koalicionit të majtë PS-LSI, të cilat kanë kryesuar qarkun në zona të caktuara. Në Velabisht, “gara” PS dhe LSI janë ndarë me diferencë me më pak se 200 vota, ndërkohë që forcë e tretë ka rezultuar PD me diferencë prej më shumë se 800 votash. Në KZAZ Ura Vajgurore ka një votë popullore për PS me diferencë të madhe nga forca e dytë PD, me më shumë se 1500 vota, ndërkohë që LSI rezulton forcë e tretë. Në komunën Kutalli gjithashtu fitorja ka qenë e pastër për PS, forcë e dytë PD, me diferencë prej 1435 votash. Në komunën Poshnjë, gjithashtu votat e PS-së kanë qenë dominuese. Ndërkohë nga numërimi kutive në komunën Otllak PS është sërish fituese ndaj PD që renditet si forcë e dytë me një diferencë prej

Berat PS Fidel Ylli Ermonela Felaj Eduard Shalsi Eduard Bejko LSI Nasip Naço Selfo Kapllani PD Genc Pollo Astrit Veliaj

rreth 598 votash, pasuar nga LSI forcë e tretë. Po kështu ka ndodhur edhe në Cukalat. Edhe në komunën Vertop gara ka qenë mes koalicionit PS-LSI, ku fitues me diferencë prej 500 votash ka rezultuar PS. Në komunën Lumas, LSI kryeson e ndjekur nga PS dhe PD. Dy mandate e saj Lëvizja Socialiste për Integrim i ka marrë nga votat e siguruara krye-

sisht në Skrapar. Në Bashkinë e Çorovodës, LSI ka rezultuar forcë e parë me një diferencë prej rreth 500 vota nga PS force e dytë. PD ka humbur terren në këtë bashki duke e mbyllur me vetëm 290 vota karshi 1582 për LSI dhe 1021 për PS. Në komunën Bogovë fitorja ka shkuar për LSI brenda koalicionit të majtë, ndjekur nga PS me një diferencë prej 59 votash, ndër-

sa PD qëndron larg 64 vota. Po ashtu edhe në komunën Vëndreshë gara ka vijuar brenda koalicionit PS-LSI dhe fituese ka rezultuar LSI. Në komunat Gjerbës dhe Potom merr terren PS brenda koalicionit të majtë, e ndjekur nga LSI forcë e dytë dhe PD forcë e tretë. Në Poliçan PS është forcë e parë, e ndjekur nga LSI dhe PD. Në komunën Çepan, LSI forcë e parë, PS e dytë, PD e tretë. Në komunën Leshnje, PS-LSI janë ndarë mes tyre me vetëm 9 vota në favor të PS. PD në këtë komunë rezulton me vetëm 27 vota. Edhe në komunën Qendër-Skrapar ka dominuar vota për LSI, e ndjekur nga PS dhe PD forcë e tretë. PS ka dominuar me votë në bashkinë Kuçovë me një diferencë prej 3173 vota me LSI. Forcë e tretë, PD me 1714 vota. Në komunën Perondi, PS dominon me diferencë 1707 ndaj forcës së dytë politike PD. LSI në këtë komunë rezulton forcë e tretë. Edhe në komunën Kozare gara ka qenë mes PS dhe PD dhe diferenca mes tyre është rreth 30 vota.

Lame dhe Maliqi mbeten jashtë Parlamentit Partia Socialiste e cila pretendonte në qarkun e Beratit 5 mandate, e ka mbyllur garën elektorale me 4 të tilla, çka do të thotë që kandidati Artan Lame mbetet jashtë kësaj liste. Në fakt surpriza ishin 2 mandatet e LSI në këtë qark. Sipas llogarive paraprake PS pretendonte 5, LSI 2 dhe PD 3. Nga lista e PS mbetet jashtë Artan Lame, ndërsa nga ajo e PD ngelet jashtë Lefter Maliqi. Hyn i dyti në listën e LSI-së, Selfo Kapllani, një emër i panjohur për publikun por i njohur në zonën e tij. Pas përfundimit të numërimit të 302 qendrave të votimit PS ka siguruar në rang qarku katër deputetë në parlamentin e ardhshëm; kryesuesin Fidel Ylli, Ermonela Felajn, Eduart Shalsin dhe Eduart Bejkon. Ndërsa PD do të ketë vetëm dy deputetë nga ky qark, Genc Pollon dhe Astrit Veliajn.


Gazeta MAPO

Speciale Sipas të dhënave të KQZ-së, kur mbeten të panumëruara rreth 15 kuti, rezulton se numri i mandateve për qarkun e Elbasanit është 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë

Qarku

ASHE / Vota

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2013

11

Shqiperia Voton

mandate

APMI / vota

Elbasan 95 243      8

64 799

mandate

6

rezultati

Pjesëmarrja në koalicione ka favorizuar LSI-në, e cila ka marrë dy deputetë, si dhe PDIU dhe PR-në, që kanë mundur të sigurojnë nga një vend në parlamentin e ri

Elbasan, numërimi drejt fundit, e majta dhe e djathta ndahen 8 me 6 Koalicioni me Partinë Socialiste duket se ka favorizuar dukshëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka arritur të sigurojë dy mandate kur mbeten edhe 15 kuti ende të panumëruara. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përfundoi procesi i numërimit të votave në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij, si dhe në rrethin e Peqinit, që është e vetmja zonë e këtij qarku ku koalicioni i djathtë kryeson me një diferencë të lehtë ndaj së majtës. Sipas të dhënave të KQZ-së, kur mbeten të panumëruara rreth 15 kuti, rezulton se numri i mandateve për qarkun e Elbasanit është 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Gjithashtu, të favorizuara janë edhe dy parti të koalicionit të djathtë, Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilat në bazë të votave të marra kanë siguruar tashmë nga një mandat deputeti. Përkthyer në shifra rezulton se në rang qarku Partia Socialiste ka marrë 70 mijë e 581 vota kundrejt 44 mijë e 663 votave të marra nga Partia Demokratike. Por pas përfundimit të procesit të numërimit në pjesën

Qarku

më të madhe të kutive në këtë qark, pas nuk kanë ngelur as aleatët më të vegjël të dy forcave kryesore politike. Kështu, sipas tabelës së KQZ-së rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 17 mijë e 655 vota, çka përkthehet në dy mandate deputetësh. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka siguruar

ASHE

korçë 88 844

11 mijë e 752 vota, që janë të barazvlefshme me një mandat deputeti. Ndërsa aleati tjetër i Partisë Demokratike, Partia Republikane ka siguruar 6 mijë e 91 vota, numër ky i mjaftueshëm për të çuar një deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Referuar shifrave zyrtare, deputetët e rinj të qarkut të Elbasanit

mandate

7

APMI

për Partinë Socialiste janë: Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla dhe Musa Ulqini. Dy nga tetë mandatet që ka mundur të sigurojë e majta tashmë i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët janë: Edmond Haxhinasto dhe Bujar Kllogjri. Ndërsa për Partinë Demokratike deputetët e Kuvendit të ri do të jenë: Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku dhe Luçiano Boçi. Dy mandatet e tjera i përkasin dy aleatëve të PD-së, respektivisht Aqif Rakipi nga PDIU dhe Luan Duzha nga Partia Republikane. Sipas KQZ-së deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka vijuar procesi i numërimit në dy rrethe të qarkut të Elbasanit. Gramshi dhe Librazhdi nuk kanë përfunduar ende numërimin e qendrave të votimit, pasi herë pas here gjatë ditës së djeshme ka patur ndërprerje të këtij procesi. Të dhënat tregojnë se në rrethin e Gramshit janë numëruar 61 nga 65 kuti, ku e majta kryeson bindshëm, ndërsa në Librazhd kanë mbetur edhe 21 kuti ende pa numëruar.

56 706

mandate

Dash Sula mbetet jashtë Parlamentit Deputeti historik i zonës së Peqinit, Dashamir Sula duket se do të jetë jashtë parlamentit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Edhe pse Sula me mbështetjen e partive aleate ka mundur të fitojë në zonën e tij, në rrethin e Peqinit, sërish ai nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit. Sipas listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Sula është në vendin e pestë, por mandati i tij ka rivalizuar me partinë aleate në koalicion, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Në përballjen me rivalin e tij të majtë, Alfred Peza, Sula ka mundur të sigurojë 4 mijë e 276 vota për Partinë Demokratike, të cilat të bashkuar me votat e PDIU kalojnë votat e grumbulluara nga PS dhe LSI të marra së bashku. Por pavarësisht diferencës së votave në rrethin e tij, deputeti aktual i qarkut të Elbasanit nuk mundi të sigurojë mandatin e deputetit. Dashnor Sula ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy legjislatura me radhë dhe konsiderohej si një nga pikat e forta të PD-së në qarkun e Elbasanit.

procesi

5

Koalicioni i majtë ka mundur të sigurojë mbi 32 mijë vota më shumë se kundërshtarët e djathtë, por sërish mbeti 2 mijë vota larg mandatit të tetë në qarkun e Korçës

Korça mbyllet 7 me 5 në favor të së majtës, LSI merr 1 deputet Qarku i Korçës së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ishin zonat e para që përfunduan procesin e numërimit dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Ndryshe nga rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009, në Korçë ndryshoi numri i mandateve në favor të koalicionit të majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste. Shifrat përfundimtare tregojnë se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 7 mandate, ndërsa koalicioni Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim ka mundur të sigurojë 5 mandate. Brenda koalicionit të majtë një prej mandateve i shkon Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është shfaqur forca e tretë politike në qarkun e Korçës me një diferencë të dukshme votash nga partitë e tjera të koalicionit të djathtë. KQZ raporton se në rang qarku Partia Socialiste ka siguruar 63 mijë e 986 vota ndërsa Partia Demokratike ka marrë 47 mijë e 340 vota. Diferenca shkon në rreth 16 mijë vota, por duke i shtuar edhe sasinë

prej 15 mijë e 553 vota të grumbulluara nga Lëvizja Socialiste për Integrim diferenca mes dy koalicioneve është e dukshme në favor të së majtës. Por megjithë diferencën prej më shumë se 30 mijë votash në favor të së majtës, koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste nuk arriti të merrte dot mandatin e tetë në qarkun e Korçës, duke e mbyllur rezul-

tatin 7 me 5 për koalicionin e majtë ASHE. Sipas këtij rezultati emrat e deputetëve të rinj për qarkun e Korçës nga Partia Socialiste do të jenë: Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Petraj (Ziçishti) dhe Pirro Kapurani për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike për këtë qark

sipas të dhënave përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë: Ridvan Bode, Elena Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu (kreu i PR-së që është në listën e PDsë) dhe Gjergji Papa. Të dhënat e KQZ-së gjithashtu tregojnë se epërsia e të majtës në qarkun e Korçës vërehet thuajse në të gjitha rrethet, përfshi edhe Devollin, vendlindjen e ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili kryesonte listën e Partisë Demokratike në Korçë. Të dhënat e KQZ-së tregojnë se në rrethin e Devollit që përfshin qytetin e Bilishtit dhe zonat përreth Partia Socialiste ka marrë 8 mijë e 200 e 12 vota kundrejt 8 mijë e 100 e 31 vota. Ndërsa LSI ka marrë 1265 vota kundrejt 925 votave që kanë marrë aleatët e Partisë Demokratike, PR dhe PDIU. Në qarkun e Korçës Partia Demokratike ka humbur një mandate në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009 edhe pse numri i votave të së majtës ishte ndjeshëm më i madh se koalicioni i udhëhequr nga PD.

Korçë, mbi 2 mijë fletë votimi të pavlefshme Qarku i Korçës ka patur një numër të konsiderueshëm zgjedhësish, plot 273 mijë e 287 të ndarë në 447 qendra votimi në rrethet Korçë, Devoll, Ersekë dhe Pogradec. Por nga zgjedhësit e regjistruar, kanë votuar 149 mijë e 546 persona ose 54.72 për qind, pjesëmarrje kjo që është konsideruar e kënaqshme në raport me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. KQZ thotë se kanë ngelur plotë 103 mijë e 360 fletë të pa përdorura në qarkun e Korçës, ndërsa në kutitë e votimit janë gjendur dy fletë më pak nga sa kanë votuar. Gjithashtu se gjatë procesit zgjedhor dhe atij të numërimit kanë rezultuar 707 fletë votimi të dëmtuara, të cilat nuk janë llogaritur si pjesë e rezultatit përfundimtar për këtë qark. Pas numërimit të të gjitha votave Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve i kanë përcjellë informacionin KQZ-së se në kutitë e votimit janë gjendur 2 mijë e 191 fletë votimi të pavlefshme, të cilat gjithashtu nuk përfshihen në rezultatin përfundimtar të këtij qarku. Pjesëmarrja e votuesve në qarkun e Korçës sipas KQZ-së është 54.72 për qind.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

“Brahmanët” metafizikë të medias shqiptare Çfarë analizojnë “analistët” tanë?

Z

gjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan dhe, sidomos, me rezultatet “surprizë” të tyre, më shtyjnë të reflektoj mbi një dukuri që s’është aspak e re për vendin tonë, por që këtë herë u manifestua edhe më qartësisht. Për muaj me radhë, politikat, qëndrimet taktike dhe strategjitë e fushatave elektorale të partive politike kryesore janë diskutuar e analizuar në shtypin shqiptar dhe në studiot e televizioneve të vendit nga një duzinë individësh të njohur nga publiku si analistë politikë. Një pjesë e tyre janë përpjekur të bëjnë sinteza të mbështetura në fakte dhe perceptime të realitetit nga pozita pak a shumë objektive. Ata kanë dhënë e japin një kontribut të dobishëm për informimin e opinionit publik. Pjesa tjetër, ata më të njohurit, të përhershmit, e kanë bërë “analizën” politike mënyrë të jetesës së tyre dhe “analistin” një lloj “profesioni pa profesion”. Ata shfaqen kudo, në çdo studio televizive, por kryesisht në tri-katër studiot më të mëdha. Ata flasin në çdo orë, por kryesisht në orët e vona të mbrëmjes; madje sa më vonë që shfaqen në një studio televizive, aq më “të rëndësishëm” mendojnë se janë. Ata flasin dhe bëjnë “analiza” për çdo gjë, madje edhe për dukuri e ngjarje të cilat mund të mos i njohin ose kuptojnë mirë. Ata shfaqin opinione për këdo dhe për gjithçka, edhe pse opinionet e tyre shumë herë nuk janë më të informuara sesa ato të një qytetari “të zakonshëm”. Kjo kategori analistësh janë “brahmanët” e medias shqiptare, kasta e të gjithëditurve, e ashtuquajtura elitë mediatike, ekspertët dhe analistët e jetës politike, të jetës ekonomike dhe të zhvillimeve shoqërore në vend. Janë po të njëjtët njerëz. Çdo mbrëmje. Në çdo studio. Ata analizojnë për publikun shqiptar çdo gjë. Në po të njëjtën mënyrë. Sipas po të njëjtës “shkollë”. Me po të njëjtin zell. Me shumë pak fakte mbi të cilat të ndërtojnë argumentet e tyre dhe të artikulojnë analizat që bëjnë, por tejet të sigurt për ato që dinë dhe për ato që thonë. Jo se dinë shumë ose i dinë mirë subjektet për të cilat flasin, por ngaqë dinë pak nga të gjitha.

koment Fatos Tarifa

Të izoluar në kafazin e qelqtë të “botës” së tyre, “brahmanët” e medias shqiptare nuk kanë sesi t’i njohin faktet e botës jetësore. Madje, për disa prej tyre, faktet duket se s’kanë shumë rëndësi; ata qendrojnë mbi faktet, ose përtej tyre. Edhe nëse faktet kokëforta provojnë të kundërtën e argumenteve që sjellin në analizat e tyre, kjo për ta s’ka shumë rëndësi. A nuk thoshte vetë Hegeli i madh, “aq më keq për faktet”? Analizat e tyre ndërtohen a priori; ato vijnë përpara fakteve dhe s’kanë nevojë për to. “Të vërtetat” e tyre janë vetvetiu të qarta; ato janë noumene apo “Ding an sich”, siç do të thoshte Kanti, pra të vërteta, ose “fakte në vetvete” dhe, si të tilla, të vërteta edhe për të tjerët, ose fenomeve që duhet t’i pranojnë të gjithë...

Këta “brahmanë” analizojnë jo faktet, por tjerrin nga vetvetja “analiza” që shpesh herë nuk kanë substancë dhe mbështetje faktike. Një pjesë e tyre, duke mos pasur një profesion të vërtetë veç këtij të “analistit”, i cili do t’i lidhte me jetën dhe njerëzit realë, me problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme, janë, në rastin më të keq, të shkëputur nga realiteti, ndërsa në rastin më të mirë kanë humbur fokusin në këtë realitet. Përgjithësisht, ata flenë ditën dhe flasin e analizojnë natën. Kur janë zgjuar, për një pjesë të tyre bota reale është rrethi i tyre i ngushtë dhe një mjedis i kufizuar në 2-3 km 2 në qendër të Tiranës―po të njëjtat bare, kafene dhe restorante, në të cilat mësojnë nga njëri-tjetri “të rejat e ditës”, ose bëmat dhe batutat e politikanëve të caktuar. Mbi këtë bazë ata gjykojnë dhe analizojnë në emisionet e mbrëmjes. Pjesa më e madhe e tyre lexojnë pak dhe, me ndonjë përjashtim të rrallë, ata vetë nuk shkruajnë libra në të cilët të sintetizojnë idetë dhe analizat e tyre për një publik më të gjerë se ai që i sheh përmes ekranit të televizionit. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende europiane, analistët e vërtetë të rrjeteve të mëdha televizive janë shpesh herë autorë best-sellers në vendet e tyre (Tom Brokaw, Bob Woodward, Barbara Walters, Christiane Amanpour apo Fareed Zakaria më vijnë vetvetiu ndër mend). Shumë prej analistëve tanë nuk kanë ide origjinale; ata kanë një njohje thjesht episodike dhe sipërfaqësore të realitetit. Ata lexojnë fare pak shkencë politike, sociologji, filozofi, ekonomi dhe janë të painformuar, ose të informuar në mënyrë sipërfaqësore për çka ndodh në botë, edhe pse, jo rrallë, i dëgjon t’i mbështesin “argumentet” dhe “analizat” e tyre me fjalë të tilla si, “kështu ndodh kudo”, ose “këtë eksperiencë kanë edhe vendet e tjera”. Të izoluar në kafazin e qelqtë të “botës” së tyre, “brahmanët” e medias shqiptare nuk kanë sesi t’i njohin faktet e botës jetësore. Madje, për disa prej tyre, faktet duket se s’kanë shumë rëndësi; ata qendrojnë mbi faktet, ose përtej tyre. Edhe nëse faktet kokëforta provojnë të kundërtën e argumenteve që sjellin në analizat e tyre, kjo për ta s’ka

Rekord i ri

shumë rëndësi. A nuk thoshte vetë Hegeli i madh, “aq më keq për faktet”? Analizat e tyre ndërtohen a priori; ato vijnë përpara fakteve dhe s’kanë nevojë për to. “Të vërtetat” e tyre janë vetvetiu të qarta; ato janë noumene apo “Ding an sich”, siç do të thoshte Kanti, pra të vërteta, ose “fakte në vetvete” dhe, si të tilla, të vërteta edhe për të tjerët, ose fenomeve që duhet t’i pranojnë të gjithë. Të veneruar prej njëri-tjetrit dhe ndonjëherë edhe narcisistë deri në absurd, ata përsërin, sipas të njëjtës logjikë, të njëjtat gjëra, aq sa edhe pa e hapur gojën, publiku e di se ç’do të thonë. Madje di edhe se në cilin krah ata do të ulen në studio, majtas ose djathtas, ndërkohë që analizat objektive, ose të balancuara, për aq sa këto janë të mundura, nuk mund të bëhen nga pozita politike ekstreme. Zgjedhjet e fundit provuan edhe një herë se sa pas realitetit, ose larg tij, janë ky lloj “brahmanësh” dhe analizat e tyre. Nëse do të ishin më pranë njerëzve të thjeshtë; nëse do të ndjenin edhe ata shtrëngesat ekonomike, zhgënjimet dhe pakënaqësitë e shkaktuara nga politikat e një qeverie përgjithësisht të dështuar; nëse do të dinin të lexonin jo buzët e një kryeministri, por edhe zhgënjimet dhe dëshpërimin e njerëzve të thjeshtë; nëse do të vlerësonin jo vetëm rëndësinë që ka ndërtimi i rrugëve për zhvillimin e vendit, por edhe shumë prej nevojave më të mëdha e më urgjente që kanë një masë e madhe njerëzish të varfër që nuk zbresin dot në ato rrugë, ose nuk kanë automjete për të udhëtuar në to; nëse do të kishin sado pak imagjinatë sociologjike për të parë përtej fasadës së gjërave dhe përtej studiove të ndriçuara të emisioneve televizive për të vënë re varfërinë, mijërat e të rinjve të papunë, shkallën e lartë të korrupsionit e të krimit dhe anë të tjera të errëta të një shoqërie, e cila sado që është zhvilluar, ka mbetur në çdo drejtim pas vendeve të tjera të rajonit; pra, nëse do t’i kishin vënë re të gjitha këto, si mendimtarë dialektikë, jo si analistë metafizikë, atëherë “surpriza” e këtyre zgjedhjeve nuk do të kishte qenë kaq shumë një surprizë për ta. Dialektika, sipas Hegelit, ka të bëjë

pikërisht me aftësinë për të kuptuar anët negative dhe pozitive të dukurive. Nëse do të kishin qenë të mirinformuar dhe dialektikë në arsyetimet e tyre, shumë nga analistët tanë do të kishin mundur ta parashikonin një rezultat të tillë. Sepse në jetën e një shoqërie asgjë nuk ndodh papritur dhe pa shkak. Por shumica e tyre, madje edhe ata që u përpoqën të përdorin aritmetikën si një mjet të analizës, gabuan në analizat e tyre. Dhe jo për të parën herë. Ndryshimi që mundësojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, politik e social të vendit. Këtë domosdoshmëri duhej ta kishin kuptuar me kohë shumë prej analistëve tanë mediatikë nëse do të ishin të lidhur me realitetin shoqëror dhe të fokusuar në problemet e tij. Por, nëse huazoj përsëri fjalët e Hegelit, “domosdoshmëria është e verbër vetëm për aq kohë sa ajo nuk është kuptuar”. Uroj që, më në fund, domosdoshmëria e ndryshimeve të thella në jetën e shqiptarëve të thjeshtë të jetë kuptuar edhe nga ata që e shohin dhe e analizojnë atë nga studiot televizive.

Ndryshimi që mundësojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, politik e social të vendit. Këtë domosdoshmëri duhej ta kishin kuptuar me kohë shumë prej analistëve tanë mediatikë nëse do të ishin të lidhur me realitetin shoqëror dhe të fokusuar në problemet e tij. Por, nëse huazoj përsëri fjalët e Hegelit, “domosdoshmëria është e verbër vetëm për aq kohë sa ajo nuk është kuptuar”.


op-ed

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2

26.06.2013

Blog / Të Pa’udhët

13

Kaosi politik është i lidhur me rrëzimin e gjuhës…ndoshta disa përmirësime mund të bëhen duke filluar nga rrafshi verbal. George Orwell 

Vota për pragmatizmin N

uk ka fituar Partia Socialiste aq sa ka humbur Partia Demokratike. Duke u nisur nga rezultatet e papërfunduara, i vetmi fitues që ka sjellë një ndryshim në politikën shqiptare në këto zgjedhje është Ilir Meta. Sali Berisha dhe partia e tij duhet të gjejnë se pse humbën kështjella si Shkodra e fortesa si Shijaku. Apo pse nuk po ringjallen në Kavajë e pse kanë humbur elitat urbane të Korçës, Durrësit, Elbasanit etj. Por kjo vlen edhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të cilët pas katër vitesh aktive në opozitë, pasi vunë jetën në rrezik në grevë urie, apo humbën jetë në demonstrata masive, kanë mbetur afërsisht po aty ku ishin. Është gati po ai rezultat që në 2009-n e refuzuan si të manipuluar, por që sot e përqafojnë dhe e lavdërojnë si fitore. Po mësimi më i mirë në këto zgjedhje, nëse nuk ndodh ndonjë përmbysje spektakolare në kutitë e fundit, siç ndodhi në Tiranën e vitit 2011, del nga leximi i votës për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si ka mundësi që partia që u akuzua më shumë për korrupsion, e vet-

mja që pati kryetarin e saj të vënë përpara drejtësisë që prej Fatos Nanos në 1993, e vetmja që u akuzua si imorale për ndërrim krahësh vetëm pak para fundit të garës, e vetmja që u përtall gjatë fushatës se kritikoi punën e qeverisë pjesë e të cilës kishte qenë deri një ditë më parë, është edhe partia e vetme që shënoi një ngritje masive në këto zgjedhje? Ka një shpjegim të shpejtë që vjen në mend para se të fillojë lumi i komenteve, teorive konspirative dhe qartësisë më të madhe të shifrave zyrtare. Pragmatizmi. Ka një votues që është lodhur nga pozicionet intransigjente të dy partive kryesore, të simbolizuara më mirë se çfarëdo nga ato tri ligje të pavotuara që ndoshta morën rëndësi më të madhe se çfarë kishin, po që u përfolën e stërfolën. Nëse Europa ishte vetëm tri ligje larg, votojini të shkretën çfarëdo çmimi që të kenë. Nëse nuk janë kaq të rëndësishme, përsëri, votojini pse kemi ngecur aty. Vetëm ata që merren direkt me politikë në Shqipëri nuk e kanë vënë re se sa të lodhshme u bënë argumentet lidhur me këtë impas në Kuvend. Ligjet u votuan dhe ato përmen-

den këtu vetëm si një simbolikë e një skenari të përsëritur në të cilin LSI krijoi me kujdes figurën e njeriut esëll që përpiqet të qetësojë dy të papërgjegjshëm që janë më të interesuar të tregojnë se kush e ka fajin sesa të zgjidhin situatën. Edhe në rastin e tri ligjeve, Ilir Meta bëri çmos që të paraqitej si ndërmjetësi, si negociatori, si njeriu pragmatik në një kohë marrëzie, duke bërë ndoshta të vetmen “colpo di scena” që la përshtypje në fushatë. Një pjesë e votuesit shqiptar tashmë është bindur se të gjithë politikanët janë të korruptuar, po të paktën të mos pengojnë përparimin e shoqërisë drejt integrimit, kryerjen e detyrave, krijimin e kornizës ligjore të nevojshme për zhvillim. Në mënyrë të kujdesshme, Ilir Meta vuri theksin te zgjidhja e çështjes së borxhit shtetëror ndaj biznesmenëve, si dhe te punësimi përtej rretheve të zakonshme kuqeblu të administratës publike. Ndryshe nga dy partitë kryesore që bënë fushatë në mbarë vendin, duke kërkuar votën në çdo fshat e rrugë të humbur të vendit, LSI duket

koment Ruben Avxhiu

Ka një diskutim që mbetet varur, se kush do të bëhet kryeministër në qoftë se rezultatet nuk ndryshojnë deri në fund. Ilir Meta apo Edi Rama? Në fakt, kryetari i LSI-së do të ketë një pushtet të jashtëzakonshëm në këtë qeveri edhe nëse pranon që Edi Rama si kryetari i partisë më të madhe të aleancës të kryesojë edhe qeverinë, të gëzojë kurorën dhe karrigen. Sepse Meta e di, që kur blicet të mbarojnë së shkrepuri dhe të pushojë muzika, Ramës do t’i kujtohet se kush e bëri mbret.

se ka bërë një fushatë pragmatike, duke përdorur me kujdes burimet e kufizuara, me përqendrim vetëm aty ku votat ishin të mundshme. LSI është një parti por ashtu siç ka emrin, sillet si një lëvizje. Ajo është e majtë, por sillet si post-ideologjike. Ndërsa heqja e anëtarit të saj në KQZ ishte një dhuratë e bukur dhe shpëtimtare. Deri në atë moment, ajo shihej me mëri dhe mosbesim, nga opozitarët, si pjesë e një pushteti që po i përvidhej ndëshkimit të votës në kohën e duhur. Me krizën në KQZ, LSI veshi kostumin e viktimës dhe statusi i saj opozitar u përligj. Ka një diskutim që mbetet varur, se kush do të bëhet kryeministër në qoftë se rezultatet nuk ndryshojnë deri në fund. Ilir Meta apo Edi Rama? Në fakt, kryetari i LSI-së do të ketë një pushtet të jashtëzakonshëm në këtë qeveri edhe nëse pranon që Edi Rama si kryetari i partisë më të madhe të aleancës të kryesojë edhe qeverinë, të gëzojë kurorën dhe karrigen. Sepse Meta e di, që kur blicet të mbarojnë së shkrepuri dhe të pushojë muzika, Ramës do t’i kujtohet se kush e bëri mbret.

Vota qytetare kundër, sfidë për qeverinë e re  

S

i asnjëherë tjetër më parë në 15 zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri pas vendosjes së pluralizmit dy dekada më parë, harta e Shqipërisë na paraqitet pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në ngjyrën mavi nga jugu në veri duke i lënë vend simbolik, në ndonjë cep të vogël si në Kukës për shembull, ngjyrës blu. I përfaqësuar nga mavija, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) në boshtin e të cilit qëndrojnë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka fituar dukshëm shumicën edhe në zona si Shkodra, të konsideruara bastione historike të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha. Në një shkrim të botuar në disa media shqiptare më 22 qershor, që ishte e shtuna e ‘heshtjes elektorale’ një ditë para zgjedhjeve, shënoja ndër të tjera se ajo ditë duhet të ishte ditë reflektimi për shqiptarët se në fund të fundit fjala e tyre e kthyer në votë ka rëndësi njëherë në katër vjet kur klasa politike ka nevojë për mbështetjen e tyre. Dhe çfarë po tregojnë rezultatet e së dielës së 23 qershorit është fort kuptimplotë: pësimi i klasës politike shqiptare nga ‘sëmundja’ fatkeqe e harresës - kur vjen në pushtet jo vetëm harron shpejt e

koment Genc Mlloja

shpejt votën që i dha fitoren, vetë votuesin që është populli, premtimet e bëra për shumë e shumë gjëra, që tingëllojnë deri si në ‘mrekulli shqiptare’. Kjo ‘mrekulli shqiptare’ në mendjen e kryeministrit Sali Berisha, e cila iu ofrua edhe këtë radhë votuesve shqiptarë si ‘Shqipëria pa krizë ekonomike’, ‘me rritjen më të madhe ekonomike në rajon, gati – gati sa të Gjermanisë, Kinës e Turqisë’, ‘me mijëra e mijëra kilometra rrugë e tunele’ e shumë të tjera si këto, nuk u përputhën me gjendjen e vërtetë të vendit dhe të pjesës dërmuese të shqiptarëve. Nuk është e tepërt të përsëritet thënia amerikane se ‘është ekonomia, budalla’ (It is the economy, stupid), çka citohet shpesh edhe në Shqipëri. Po duhet të citohet edhe më shpesh se ‘mrekullia shqiptare’ ka në vetvete një ushtri kolosale të papunësh, më shumë se gjysmë milioni pensionistë që duhet të

mbajnë frymën me rreth $100 në muaj, me një sistem të shërbimit mjekësor që të merr frika të sëmuresh, me një sistem arsimor që shtrirja masive e internetit nuk e fsheh degradimin e përditshëm të tij, me një pasiguri të frikshme sociale, që e ka bërë sistemin e mbrojtjes së rendit, të qytetarit, inekzistent. Të prekurit nga sa u përmendën më sipër, që janë vetëm disa nga hallet e shumta qytetare, që bëhen më anti-njerëzore në shumë zona fshatare, ishin një pjesë e madhe e votuesve që nuk nguruan të shkojnë në qendrat e votimit si rrallëherë në numër të madh më 23 qershor. Kishin pritur 4 vjet që nga zgjedhjet e vitit 2009 që t’i thoshin fjalën e tyre me ‘pro’ ose ‘kundër’ kësaj ‘mrekullie shqiptare’. Verdikti i shumicës dërmuese të tyre ishte, siç po del nga fletët e votimit, ‘kundër’ saj sepse ata e ndjejnë veten keq dhe kërkojnë ndryshim të kësaj gjendjeje, dhe shpejt.  Pikërisht në këtë mes kjo zemëratë popullore e votës ‘kundër’ u përputh me votën e mbështetësve besnikë, militantëve të Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive të tjera të vogla të Aleancës për Shqipërinë Europiane, që e kthyen

hartën e Shqipërisë në ngjyrë mavi. Do të ishte jashtë realitetit të gjërave të mendohet dhe ushqehet iluzioni se një pjesë e madhe e atyre qytetarëve në Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë e krahina të tjera, që bashkuan votën me ASHE, kanë të njëjtat bindje politike të identifikuara me të majtën shqiptare. Aspak nuk është kështu. Vota e tyre ishte votë kundër Z. Sali Berisha e pasuesve të tij më të ngushtë, që sa më shumë kohë kalonte mbylleshin në guaskën e tyre të praruar të qelqtë, që i lejonte të shikonin brenda, por jo jashtë saj. Ajo nuk ishte votë kundër rrugëve dhe Tunelit të Elbasanit; shqiptarët edhe në kohët më të vështira janë përpjekur të ndërtojnë shtigje për t’u lidhur me botën përtej kullës së tyre. Ajo ishte votë kundër varfërisë së tejskajshme, pabarazive të mëdha sociale, një polarizimi shoqëror i ushqyer nga një korrupsion me përmasa të pakontrolluara si në vendet më të prapambetura afrikane. Tash shumica e majtë, e cila nuk ishte e përgatitur për një rezultat kaq të thellë edhe pse nuk pranohet prej udhëheqësve të saj publikisht tani për tani, ndodhet

përballë një fitoreje që mban vulën e meritës së saj në garën elektorale me Partinë Demokratike e personalizuar gati plotësisht në figurën e kryeministrit Sali Berisha, por edhe kontributin e atij numri të madh të të pakënaqurve pa asnjë lidhje me të majtën që votuan ‘kundër’ kësaj mënyre të qeverisuri. Kjo masë e madhe qytetarësh i ka dhënë kuptim edhe asaj që sugjerohej nga ndërkombëtarët – është i nevojshëm rotacioni me votë! Duke i ‘lexuar’ si duhet edhe këto mesazhe të ndërkombëtarëve, Shqipëria ndodhet tani përballë këtij realiteti të ri qeverisës, prej të cilit qytetarët shpresojnë dhe presin rezultate. Askush nuk duhet të mendojë se shqiptarët janë naivë duke u kënaqur thjesht vetëm me ndryshimin e pushtetit, largimin e Z. Berisha. Katër vite, në rastin më të mirë po nuk pati zgjedhje të parakohshme, kalojnë shpejt dhe përsëri qytetarët do të shkojnë tek kutitë e votimit dhe çdo herë e japin verdiktin e tyre më të ndërgjegjshëm për çfarë meritojnë dhe u kërkojnë pushtetarëve të zgjedhur prej tyre. Kjo mbetet sfida më e madhe edhe për pushtetarët e rinj në administrimin e kësaj vote qytetare!


14

vendore

ditari

speciale Ngjarja ka ndodhur në lokalin e biznesmenit Lekë Syziu, i cili dyshohet se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash shtetasit Arben Krosi dhe nuk ia kishte kthyer sipas marrëveshjes

shkurt

Plagosen në Tepelenë 2 vëllezër Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur vëllezërit Sina.  Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i konfliktit kanë qenë një zënkë për kullotat.  Autori i dyshuar K.Imeri është shpallur në kërkim. 

Rrihte të shoqen, arrestohet nga policia

Masakër në Laç, dy vëllezër ekzekutohen për një borxh Biznesmeni Lekë Syziu vritet në lokalin e tij, ndërsa i vëllai ndërron jetë në spital. Autorë të krimit dy vëllezërit Krosi Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Laçit, ku pas një konflikti me armë 2 vëllezër mbetën të vdekur, ndërkohë që u plagosën tre persona. Dy vëllezër kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes dy vëllezërve Syziu dhe dy vëllezërve Krosi në qendër të qytetit të Laçit.  Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lokalin e biznesmenit Lekë Syziu, i cili dyshohet se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash shtetasit Arben Krosi dhe nuk ia kishte kthyer sipas marrëveshjes. Për këtë arsye, Arben Krosi pretendonte pronësinë e lokalit të Syziut, me qëllim që ta konsideronte të shlyer borxhin në fjalë. Paraditen e djeshme, 43-vjeçari Arben Krosi bashkë me vëllain e tij, Florianin janë paraqitur në lokalin

e Lekë Syziut për të sqaruar çështjen e borxhit, ku janë konfliktuar me vëllezërit Syziu. Pas konfliktit verbal, të dyja palët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njëritjetrit. Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje biznesmeni Lekë Syziu, ndërsa janë plagosur rëndë vëllai i tij, Pal Syziu, Arben Krosi dhe 26-vjeçari Florian Krosi, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Pak orë pas ngjarjes, Pal Syziu nuk mundi të përballonte plagët e rënda dhe ndërroi jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia konfirmon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por shkaku ka qenë një konflikt pronësie mes biznesmenit Lekë Syziu dhe shtetasit

Arben Krosi. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Kjo ngjarje vjen dy ditë pas vrasjes së bujshme në Laç ditën e zgjedhjeve. Të dielën Gjon Gjoni, përkrahës i LSI-së mbeti i vrarë pas një përplasjeje të armatosur, ndërsa kandidati i PD-së Mëhill Fufi dhe një i afërm i tij mbetën të plagosur. Kjo ngjarje u komentua gjatë edhe në mediat botërore, por më vonë nga vëzhguesit ndërkombëtarë u konsiderua si një ngjarje e izoluar, pasi procesi zgjedhor u konsiderua si normal dhe pa incidente të rënda. Në të vërtetë, hetimet e policisë për vrasjen e simpatizantit të LSI-së janë fokusuar në pistën e një hakmarrjeje personale me familjen e kandidatit të PD-së, Mëhill Fufi. Sipas policisë, Gjoni ishte emigrant në Greqi dhe kishte ardhur pak kohë më parë, duke u angazhuar në fushatën e LSI-së.

ngjarja Policia konfirmon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por shkaku ka qenë një konflikt pronësie mes biznesmenit Lekë Syziu dhe shtetasit Arben Krosi

Muxhahedinët, SHBA vlerëson Shqipërinë Zëdhënësja e DASH ka falenderuar Shqipërinë për marrjen pjesë në operacionin humanitar për sistemimin e muxhahedinëve Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki tha se SHBA falenderon Shqipërinë për zemërgjerësinë e treguar në operacionin humanitar për sistemimin e dhjetëra personave nga kampi Hurriya i Irakut. Deri tani, tha zëdhënësja në një deklaratë, në Shqipëri janë dërguar për t’u sistemuar 71

persona si pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe SHBA presin sistemimin e të tjerëve sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne 19 dhe 21 qershor, dy grupe të kampit Hurriya, gjithsej 27 vetë, u sistemuan në mënyrë të përhershme në Shqipëri. Ky hap u ndërmor në përgjigje të ofertës bujare të qeverisë shqiptare për të pranuar 210 persona nga ky kamp. SHBA, thuhet në deklaratë, mbështesin fuqimisht punën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Misionit të Ndihmës të OKB-së në Irak dhe përpjekjet e palodhura të zotit Martin Kobler, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretar-

it të Përgjithshëm të OKB-së, për s i st e m i m i n j a sht ë Ir a ku t t ë banorëve të mbetur të kampit. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje udhëheq jes së grupit Mujahedin-e Khalk dhe të gjitha palëve përgjegjëse që të garantojnë bashkëpunim të plotë me procesin e risistemimit. Sistemimi i banorëve të Kampit Hurriya jashtë Irakut është një mision humanitar dhe jetik për sigurinë e tyre. Kjo është një çështje tepër e ngutshme për shkak të kërcënimeve të pranishme në këtë kamp, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, nën akuzën e dhunës sistematike ndaj bashkëshortes. “Dje në mesditë, nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Dashnor Mustafa Gjyriqi, 40 vjeç, lindur në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka usht r u a r d hu n ë f i z i ke d h e psikologjike ndaj bashkëshortes, duke shkelur dhe vendimin nr.14224 Akti, dt.06.06.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lidhur me pranimin e kërkesë – padisë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen e mësipërme dhe fëmijët”, thuhet në deklaratën e policisë.

brukseli

BE hap negociatat e MSA me Kosovën Bashkimi Europian rekomandoi nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën. Këtë e njoftoi vetë Komisioneri për Zgjerimin e BEsë, Stefan Fule. Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Fule njofton se vendimi i Brukselit mbërrin pas “normalizimit të paprecedentë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”- në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve me ndërmjetësimin e BE-së. “BE rekomandon nisjen e negociatave për MSA-në, pas hapave të paprecedentë në normalizimin me Serbinë”, shkruan Fule.  Nga normalizimi i marrëdhënieve ka përfituar edhe Serbia. BE hapi dritën jeshile për Beogradin për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin. Serbia gëzon statusin e vendit kandidat që nga data 1 mars e vitit të kaluar, por çelja e bisedimeve të anëtarësimit ishte bllokuar për shkak të kërkesës së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

26.06.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15

Ata që kërkojnë te ligjet e Natyrës mbështetje për veprat e tyre, bashkëpunojnë me krijuesin. Antonio Gaudi 

26 qershor

1519

Luteri në debat me të dërguarin e Papës Një diskutim maratonë me Johann Eck ndihmon që të shndërrojë Luther-in në Protestant Më 26 qershor 1519 në Lajpcig, me kërkesë të Papës Leo X, Dr. Johann Eck, profesor i teologjisë në universitetin e Inglostadt-it, filloi një debat publik maratonë prej 18 ditësh me Martin Luther King-un. Skizma duhej ndalur me të gjitha kostot dhe kjo do të thoshte se duhej gjetur një zgjidhje për Martin Luther King-un. Padyshim, disa humanistë e kishin pagëzuar

Eck-un si një “sofist fjalëshumë”, por pak e dyshonin inteligjencën apo aftësinë e tij për debat. A nuk e kishte mbrojtur ai me sukses praktikën e huadhënies së parave, gjë që u prit me ngazëllim nga dinastia bankare Fugger në vitin 1514? Diskutimi kishte një shtrirje të gjerë, nga privilegjet te përunjësia, pendimi, purgatori dhe papati. Eck nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte dhënë replikat më të forta. Ai e detyroi Luther-in t’i çonte idetë e tij në përfundimin e tyre logjik dhe më pas e pagëzoi atë si heretik. Protesta e Luther-it kundër privilegjeve në

librin e tij ‘Nëntëdhjetë e pesë tezat’ (1517) nuk ishte mirëpritur. Shumë katolikë e simpatizonin me pikëpamjen se shelbimi mund të fitohej vetëm me anë të pendesës, dhe jo nga shlyerja e mëkatit. Luther-i nuk shkonte përtej caqeve doktrinare. Ai thjesht nuk kishte virtytin e bindjes. Megjithatë, debati me Eck e ndihmoi që t’i kristalizonte idetë e tij posaçërisht që shelbimi ishte vetëm një çështje besimi. Papa ishte i bindur se Luther-i ishte një kërcënim dhe në qershor 1520 lëshoi një dekret ekskomunikimi për të. Reforma kishte filluar.

Blitz

Flickr

2 Milionë është numri i përafërt i banorëve të Pekinit që jetojnë në kate nëntokësore banesash.

84

Për qind e të dyshuarve për krime që u kërkohet të mos i përdorin të drejtat Miranda dhe të flasin për policinë dhe që pranojnë.

4

Numri i rojeve femra të burgjeve të lëna shtatzënë nga një i burgosur në Qendrën e Burgosjes në Baltimore gjatë vitit të shkuar.

37

Përqindja e rusëve që sot besojnë se nën udhëheqjen e Stalinit vendi ishte në rrugën e duhur.

Titulli: Tregtarët e pulave foto: Christophe Liacopoulos

Në Facebook Ardit Rada

Lajmi më i hidhur; Dashnor Sula nuk do bëjë më qitje me pistoletë në stadiumin e Shkumbinit! Rezart Lahi

Ore, po 1 milion votat e Kreshnikut? Marsel Lela

Shumë tendencioze kjo batuta e Ibrahim Kovaçit te “I teti në bronz”: Spiro ka miqësi me gjermanët dhe veglat e tyre.  Simon Law

Si i djathtë, unë marr ngushllim n’faktin se Spahiu dhe Aleanca Kuq & Zi nuk do t'i njohë zgjedhjet... Ledio Braho

Duke përdorur “screen capture” për të koleksionuar statuse të miqve të mi rilindas, patjetër që për t’i përdorur shumë shpejt, kur nga ngadhënjimtarë të shndërrohen në zhgënjimtarë...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Të Pa’udhët Elian Gjini

Në përputhje me frymën e epokës së Ndriçimit (Enlightenment), Marx thotë se ‘feja është opium për popullin.’ Në Shqipëri ajo ‘fe’ që ka qenë opium për popullin ka qenë ‘klasa politike’ (nëse mund të marr hua shprehjen ‘klasë’ nga Marxismi). Gjatë gjysmëshekullit komunist një klasë laiko-fetare e ashtuquajtur shkencore-politike do të udhëhiqte Shqipërinë drejt një gremine ekonomiko-politiko-fetare. Kjo klasë do të konkurronte çdo lloj besimi tjetër fetar dhe do t’i nxirrte ato si të pavlefshme. Si kështu? Sepse fetë mbizotëruese, myslimanizmi, ortodoksia, katolicizmi, etj., nuk e dinin ‘të vërtetën.’ Ishin ata që “i dinin të gjitha” - të mirën e të keqen -  dhe dinin të këndonin më mirë ungjillin e perëndisë së shqiptarit. Ishin ata ‘priftërinj- (e hoxhallarë-) komunistë që sikur Zoti i kishte ngarkuar detyrën e shpëtimit të këtij populli. Popullit do t’i servirej ‘e vërteta’ nëpërmjet ‘priftërinjve e hoxhallarëve’ të vërtetë. E vërteta ishte e arritshme këtu, dhe ishte materialiste. Për asgjë tjetër nuk kishte nevojë shqiptari, pavarësisht faktit se vetë ajo ideologji përbënte një ‘fe’ më vete laike në kuptimin e plotë të fjalës. Konkurrenca u lejua, por vetëm

brenda ‘kishës’ komuniste. Ajo do sillte në ‘treg’ prift-komunistin ‘më të ditur’ dhe do spastronte radhët e ‘kishës’ komuniste nga të vobektët dhe ata që ‘nuk dinin.’ Për ‘të vërtetën’ që shqiptarët morën nuk është e nevojshme të ndalem në këtë artikull të shkurtër. Në mes të krizës totale që vijoi,  nga shkretëtira shqiptare, doli një ‘klasë e re’ prifto-politiko-laike. U zbulua se priftërinjtë komunistë nuk e dinin të vërtetën, kurse këta ‘e dinin’ dhe vazhdojnë ‘ta dinë’ të vërtetën. Dhe jo vetëm ‘e dinë’ por ‘e vërteta’ është në zotërimin e tyre. Të veshur me rrobën fetare të politikanit laik, kjo klasë e re iu fal Zotit dhe Ai i dëgjoi - Ai u dha bekimin që ta udhëhiqnin shqiptarin drejt progresit. Ndryshe nga hera e parë, konkurrenca do të lejohej midis ‘kisho-xhamive’ laike dhe gjithashtu midis prifto-syreshve brenda këtyre institucioneve - “syreshë” do të thotë ata poshtë ‘majës’ së piramidave. Bekimin prifto-laiku i majës e mori për gjithë jetën e tij (‘e saj,’ si në gjininë femërore, nuk ekziston për këtë rast). Që mos të humbnin gjurmë, edhe ata fetarët komunistë për të njëjtin progres u betuan dhe morën bekimin e Zotit (e popullit).

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 26.06.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 26 qershor ok