Page 7

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

7

Aksidenti i Shkodrës, shoferi mbetet në qeli Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Prendë Ndreca, drejtuesi i kamionit që shkaktoi pesë të vdekur si pasojë e përplasjen me automjetin ku udhëtonin të rinjtë shkodranë. Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të datës 22tetor, në vendin e quajtur Kryebushat dhe konkretisht në rrugën nacionale Shkodër- Lezhë ka ndodhur një aksident

automobilistik mes dy mjeteve, kamion tipit “Man” me targë PU 1463 A mjetit “BMV” me targë SH 1818 E mjet i cili drejtohej nga shtetasi Osman Meraja. “Si pasojë e aksidentit tragjik kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjerët e mjetit BMV shtetasit Xheni Anamali vjeç 17, Rael Duni vjeç 17, Orlend Mreca vjeç 17 dhe Ledio Pinari vjeç 17, si dhe pas disa orë pas ngjarje ka gjetur vdekjen

shtetasi Osman Meraja drejtues i mjetit BMV”- tha prokuroria. Janë kryer veprimet e para hetimore të vendngjarjes dhe në kuadër të provave dhe veprimeve te para hetimore dyshohet se shtetasi Prendë Ndreca ndërsa ka qenë duke qarkulluar nga rruga dytësore në atë kryesore nuk ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e rrugës dhe është futur në kryqëzim, ku ka ndodhur edhe përplasja me

automjetin BMV. “Nga shqyrtimi i të dhënave të dokumentuara nga policia gjyqësore rezulton se, arrestimi në flagrancë i personit nën hetim Prendë Ndreca i kryer nga oficeri i policisë gjyqësore është i ligjshëm, pasi është kryer në përputhje me nenet 251/1 e vijues të K.Pr.Penale”, - tha akuza. Gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin.

Oficeri i SHISH me drogë? Gjykata: Policia u nxitua, vetëm 60 ditë në qeli Gjykata e Elbasanit ka liruar dy prej të dyshuarve si të implikuar në tregtinë e 195 kg hashash dhe la në qeli për 60 ditë oficerin e SHISH dhe bashkëpunëtorin e tij. Arsyeja? Droga nuk u kap në makinën “Cadillac”, por në dyshemenë e magazinës Leonard Bakillari Tiranë Nxitimi i policisë për të arrestuar

një oficer të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe tre persona të tjerë të dyshuar për transport droge ka bërë që gjykata e Elbasanit të lirojë dy prej tyre dhe të caktojë 60 ditë burg për oficerin e SHISH, Eugen Muçaj. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e Elbasanit vendosi të mbajë 60 ditë në burg shtetasit Eugen Muçaj dhe Hysni Salliu, të cilët ndodheshin në një magazinë ku është gjetur sasia prej 195 kilogramësh lëndë narkotike kanabis-sativa. Ndërsa cilësoi të paligjshëm dhe liroi nga salla e gjyqit shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri, të cilët u arrestuan teksa prisnin dy personat e tjerë disa metra larg vendit ku ndodhej lënda narkotike. Edhe pse prokuroria argumentoi se ka prova që tregojnë se të katër personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjykata tha se për dy nga të arrestuarit nuk provohet implikimi i tyre në transportin e lëndës narkotike. Ndërsa lidhur me arrestimin e punonjësit të SHISH-it, gjykata argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin atë me lëndën narkotike. Kjo pasi në momentin e ndërhyrjes së policisë, lënda narkotike është gjendur në ambientet e magazinës ku punonjësi i SHISH-it kishte shkuar së bashku me shtetasin Hysni Salliu dhe jo në automjetin tip “Cadillak” që drejtohej prej tij. Sipas prokurorisë, arrestimi i katër personave u krye më datë 20 tetor pranë unazës së qytetit të Peqinit në një magazinë

ku u sekuestruan 195 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Automjetet me të cilat udhëtonin të dyshuarit janë ndjekur që nga qyteti i Elbasanit pas hetimit disajavor që lidhte punonjësin e SHISH me transportin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh. “Agjentë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale rreth orës 10 e 30 kanë marrë nën mbikëqyrje mjetet tip “Cadillak” me ngjyre të zezë dhe “Escalade” me ngjyrë të zezë të cilat ndodheshin të parkuara përpara në hyrje të qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10 e 38 min automjeti me targa A në të cilin udhëtonin shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri largohet nga një lokal në drejtim të qytetit të Peqinit. Pas rreth 2 min nga i njëjti lokal largohet dhe mjeti me targa B në të cilin udhëtonin shtetasit Eugen Muçaj (punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe Hysni Salliu”- thotë prokuroria. Ndjekja e të dyshuarve ka vazhduar deri në hyrje të qytetit të Peqinit përpara se të kalonin urën e Shkumbinit kur mjeti i drejtuar nga punonjësi i SHISH ka parakaluar automjetin tjetër dhe është futur në një depo pranë rrugës nacionale. Ndërsa mjeti ku ndodheshin shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri ka ndaluar në një lokal, i cili ndodhet rreth 200 metra larg depos ku kishte hyrë automjeti me punonjësin e SHISH. “Në këto momente, nga ana e forcave të policisë është ushtruar kontroll në depon ku hyri automjeti me targa B dhe pranë automjetit që gjendjen brenda në depo u kapen në flagrancë shteta-

Autori i dyshuar për ngjarjen, 21-vjeçarit Aldo Hoxha

Lidhur me arrestimin e punonjësit të SHISH-it, gjykata argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin atë me lëndën narkotike.

sit Eugen Muçaj dhe Hysni Salliu. Në momentin e kapjes në depo u gjetën dhe u sekuestruan dhe 185 pako të mbushura me material bimor të thatë i cili për nga aroma ngjan lëndën narkotike të llojit Canabis Sativa, e cila pas peshimit kap një sasi prej 195 kg e 738 gramë së bashku me ambalazhin”- thotë prokuroria. Po ashtu u krye edhe arrestimi i shtetasve Evans Noga dhe Andrea Xhaferri. Sipas hetimeve rezulton se të katër këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin si qëllim transportimin e një sasie lëndë narkotike nga fshati Lazarat i qytetit të Gjirokastrës për në qytetin e Peqinit dhe më pas në destinacion të paidentifikuar.

Afera e të burgosurit; gjyqtarja e pafajshme, 1 vit burg prokurorit Gjykata e Durrësit dënoi 1 vit me kusht prokurorin Aleksandër Plepi, i cili u akuzua se ndërhyri tek bashkëshortja gjyqtare për lirimin e Besnik Brakës Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshme gjyqtaren Marsela Balili dhe dënoi me një vit burg me kusht bashkëshortin e saj, ish-prokurorin Aleksandër Plepi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj bashkëshortes. Pas një procesi që ka zgjatur më për më shumë se tre vjet, Gjykata e Durrësit dënoi pesë nga gjashtë të pandehurit të akuzuar për një aferë korruptive ku sipas prokurorisë janë ofruar 15 mijë euro për t’i lehtësuar masën e dënimit të pandehurit Besnik Brraka, i cili është gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2009 për trafik ndërkombëtar municionesh. Sipas vendimit të djeshëm, me dy vjet burg është dënuar shtetasi Besnik Braka i ekstraduar sëfundmi në Shqipëri i cili akuzohet për korrupsion aktiv,

ndërsa motra e tij, Violanda Braka është dënuar me dy vjet burg me kusht. Shtetasit Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi, të akuzuar nga prokuroria si sekserë në këtë aferë korruptive janë dënuar me nga një vit e dy muaj burg, masë dënimi të cilën e kanë shlyer me kohën e paraburgimit. Një seancë më parë prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin me dy vjet burg për ish-prokurorin Aleksandër Plepi dhe 1 vit heqje lirie për bashkëshorten e tij, ish-gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Marsela Balili. Sipas akuzës, në vitin 2009, të pandehurit Pana-

jot Dhiamandi, Arben Veliko, Violanda Braka dhe Besnik Braka i kanë kërkuar prokurorit Aleksandër Plepi të ndërhyjë të bashkëshortja e tij për t’i dhënë një masë të butë dënimi pandehurit Besnik Braka, i cili është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik municionesh dhe shpërndarje narkotikësh. “Aleksandër Plepi, me funksion publik, prokuror në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kërkuar përfitime të paligjshme dhe premtuar se do të ndërhyjë drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e tij Marsela Balili, e cila ushtron funksionin publik të Gjyqtares në Gjykatën për Krime të Rënda, Tiranë, për të dhënë një masë dënimi më të ulët, për të pandehurin Besnik Braka”, – ka argumentuar përfaqësuesi i akuzës në konkluzionet përfundimtare. Ndërsa për ish-gjyqtaren, prokuroria tha se e pandehura Marsela Balili ka kërkuar në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet bashkëshortit të saj Aleksandër Plepi një përfitim të parregullt, kundrejt kryerjes së një veprimi që lidhet me detyrën e saj si gjyqtare, dhe konkretisht duke dhënë pafajësi për njërën nga akuzat në ngarkim të pandehurit Besnik Braka.

sarandë

Gjendet e vdekur në banjën e kyçur, dyshime për grabitje Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e djeshme në qytetin e Sarandës. Sipas policisë, viktima me inicialet Shpresa Telhaj jetonte e vetme në shtëpi. Ajo është gjetur në tualetin e banesës, e mbyllur me çelës. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi qartë se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta në kokë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja të dukshme dhune. Nga hetimet paraprake, policia e Sarandës ngre dyshime për një grabitje, e bazuar kjo edhe në mungesën e disa sendeve personale si dhe të qenit të saj, i cili e shoqëronte kudo.  Shpresa Telhaj, jetonte e vetme pas divorcit dhe ka një vajzë në emigracion në shtetin e Greqisë. Ka qenë kjo e fundit që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë, pas mungesës së kontaktit me të ëmën. Policia menjëherë pas njoftimit, ka hyrë në banesë nga dritarja dhe e ka gjetur atë të vdekur në tualetin e apartamentit të saj, të mbyllur me çelës nga jashtë.  Policia po merr në pyetje fqinjët, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, pasi kanë qenë edhe këto të fundit që kanë konstatuar mungesën e saj prej dy ditësh. 

Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement