Page 6

6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Në Samitin e PPE-së, Basha ka kërkuar mbështetje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor, sikundër ka garantuar se opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim

Basha, liderëve në PPE: Mbështesni statusin kandidat “Thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner, si Banka Botërore apo Komisioni Europian, është që të jenë të vëmendshëm ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i Aktit normativ, i cili është në kundërshtim me ligjin e 2009, që e ndalon qeverinë shqiptare të marrë borxh për shpenzime operative” TIRANË Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

mori pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. Në të gjitha bisedat që ai zhvilloi me personalitete të larta të BE-së dhe drejtues të qeverive pjesëmarrëse në këtë samit, Basha ka kërkuar mbështetje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor, sikundër ka garantuar se opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim. “Kam kërkuar pikë së pari mbështetjen nga të gjitha partitë simotra në pushtet, duke nisur me kancelaren Merkel dhe me të gjithë udhëheqësit e tjerë të qeverive apo koalicioneve të djathta në BE, për të konfirmuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE, si dhe vendosmërinë e PD, që edhe në opozitë të vazhdojë të kontribuojë në të gjithë forcat dhe mënyrat për përshpejtimin e trajektores europiane të vendit dhe hapin tjetër në këtë trajektore, që është hapja e negociatave”, - tha Basha. Por përpos garancisë se dhënë, Basha ka pasqyruar gjatë takimeve edhe veprimet që po ndërmerr qeverisja aktuale. “Në takimet dypalëshe bëra një prezantim të situatës politike në vend, veçanërisht për shqetësimet tona edhe në këtë fazë

të hershme të mazhorancës së re, për shpërfilljen totale të parimeve të shtetit ligjor, për një fushatë kundër Kushtetutës, ligjshmërisë, ligjit, vlerave të konsensusit, gjithëpërfshirjes dhe dialogut, si dhe për disa prej shqetësimeve që kanë të bëjnë me vijimësinë dhe stabilitetin e administratës publike dhe stabilitetin e trupave të veçantë që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, me zbatimin e ligjit, siç është policia, institucionet e pavarura dhe frymën konfliktuale në raport me to. Qeveritë e zgjedhura në çdo vend demokratik binden dhe shërbejnë sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe nuk udhëheqin përtej ligjit dhe Kushtetutës”, tha Basha pas takimeve. Ai konfirmoi se opozita demokrate do të jetë e fortë dhe moderne në funksion të integrimit europian. Në punimet e djeshme është diskutuar për krizën ekonomike dhe financiare me të cilën po përballet BE-ja, ndërsa Basha nga ana e tij ka shprehur shqetësimin se në Shqipëri po cenohet stabiliteti makro-ekonomik. “…Ne e lamë vendin në një situatë makro-ekonomike stabël, çka është më e rëndësishme. E lamë vendin në një situatë fiskale dhe financiare stabël, ku borxhi megjithëse u rrit, sikurse u rrit në çdo vend fqinj dhe në çdo vend të Europës, ai ishte më i ulëti në rajonin e Europës Juglindore. Ndërkohë, shohim përsëri, përmes një përpjekjeje jotransparente, anti-ligjore në thelb siç është Akti normativ që diskutohet në Parlamentin e vendit, për të përdorur ‘muskulin’ politik, për të shkatërruar themelet e këtij stabiliteti financiar përmes katërfishimit brenda natës së huasë së shtetit, të cilat për më shumë nuk përdoren siç trumbetohet nga mëngjesi deri në darkë për të likuiduar fatura të papaguara të biznesit, fatura që janë po kështu të planifikuara për vitin në vazhdim, por planifikohet të përdoret për shpenzime operative, planifikohet të përdoret për shpenzime qeveritare, shpenzime luksi në një kohë krize, shtim ministrish në një kohë krize dhe çka është më shqetësuese një planifikim me dashje,

“…Ne e lamë vendin në një situatë makro-ekonomike stabël, çka është më e rëndësishme. E lamë vendin në një situatë fiskale dhe financiare stabël, ku borxhi megjithëse u rrit, sikurse u rrit në çdo vend fqinj dhe në çdo vend të Europës, ai ishte më i ulëti në rajonin e Europës Juglindore”

gjakftohtë i përkeqësimit 4 herë të mbledhjes së taksave, në krahasim me 8 muajt e parë të këtij viti”, - tha ai. Për pasojë, Basha ka bërë të ditur se opozita është e angazhuar të bëjë transparencën e plotë të akteve që po ndërmerr qeveria aktuale. “E gjithë vëmendja jonë si opozitë është të ushtrojmë përgjegjësitë që na ngarkon shoqëria, qytetarët, ligji dhe rregullat e demokracisë. Natyrisht, në këtë kuadër thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner, si Banka Botërore apo Komisioni Europian, është të jenë të vëmendshëm ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i Aktit normativ, i cili është në kundërshtim me ligjin e 2009-ës, e që e ndalon qeverinë shqiptare të marrë borxh për shpenzime operative, rroga apo për luksin e vet dhe e detyron të marrë borxh vetëm për investime, që në fund të fundit, i kthehen si vlerë e shtuar ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë…”, - tha ai.

Parlamenti Europian, rezolutë pro Statusit të Shqipërisë Relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Nikola Vuljanic paraqiti dje gjatë mbledhjes në Strasburg një rezolutë, në të cilën i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat. Ashtu si dhe raportin e Progresit të paraqitur javën e shkuar nga Komisioni Europian, edhe rezoluta e djeshme e hartuar nga relatori Vuljanic, njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe veçanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë që theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së

sistemit gjyqësor e pluralizmit të mediave. Sërish theksohet edhe nevoja e dialogut dhe konsensusit mes forcave politike. Duke mbështetur propozimin e Komisionit Evropian, rezoluta i bën “thirrje Këshillit të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj Statusin kandidat”. Përpara se të miratohet nga Komisioni i Jashtëm e më pas nga Parlamenti Europian, rezolutës mund t’i bëhen amendime nga eurodeputetët. Nëse ajo do të kalonte përpara mbledhjes së dhjetorit, do të ishte një plus për Shqipërinë, duke qenë se disa vende kandidate janë ende skeptike. Për të marrë përkrahje për Statusin, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati do të udhëtojë në javët e ardhshme drejt Parisit dhe Berlinit, dy kryeqendrat e Bashkimit Europian.

Mapo 25 tetor ok  
Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement