Page 5

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

5

Kuvendi miratoi mbrëmë pas 11 orë debatesh Aktin normativ për disa ndryshime në buxhet, me qëndrime krejtësisht të ndara; 79 vota pro të mazhorancës dhe 42 votat kundër të opozitës.

Miratohet buxheti i ri, të gjitha replikat e seancës 12 orëshe Berisha: “Ti më kujton Oskarin e Gynter Grasit, që i ndodh një fatkeqësi që sheh në një moment të papërshtatshëm nënën e vet dhe kjo iu kthye më pas në një forcë magjie…”. Blushi: “Nëse unë jam Oskar, ti je Oskari” TIRANË Pas një seance maratonë prej më shumë se 11 orësh, Kuvendi miratoi mbrëmë Aktin normativ për disa ndryshime në buxhet, me qëndrime krejtësisht të ndara; 79 vota pro të mazhorancës dhe 42 votat kundër të opozitës. Debatet në qëndrime mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kulmuan me një fjalë dhe më pas replikë të ish-kryeministrit Sali Berisha aty rreth orës 21:00 të mbrëmjes me deputetin e PS-së, Ben Blushi.

Olldashi: Kjo nuk është qeveri, por çeta e Shahinit TIRANË Deputeti demokrat, Sokol Olldashi deklaroi dje në Kuvend se kjo qeveri është një çetë dhe jo një administratore e pushtetit. “…Më shumë sesa si qeveri, ky grupi këtu prapa foltores është sjellë deri tani si çetë. Edhe kështu vizualisht duken si çeta e Shahinit në tablonë e Spiro Xegës. Deri më sot kemi shfaqje, broçkulla, zhbërje, - jo thelb, asnjë rezultat konkret. Gjëja e parë që bëri çeta sapo zuri vend, shpërndau anëtarët lart e poshtë nëpër Tiranë, për të shënuar me marrëzi kufijtë e zonës së tyre të veprimit, sikurse bëjnë të

gjithë felinët. Së dyti, pas vendosjes së kufijve, ju bëri të qartë juve, deputetëve të Partisë Socialiste, se çeta nuk është e juaja dhe as e popullit socialist, por e Edi Ramës dhe e Ilir Metës. Shikoni ç’po ndodh në qarqet ku ju vetë jeni deputetë. Në Durrës, 69% e pushtetit real i është dhënë pjesës së bashkëkryetarit, LSI. Në Fier është dhe 71, sepse ndarja e plaçkës së pushtetit është pa rëndësi në nivel lokal. Çeta është qartazi e ndarë, njëra LSI, mban plaçkën e pushtetit; tjetra, PS, territorin e pushtuar dhe plaçkën në nivel qendror...”, - tha dje Olldashi.

Ahmetaj: E latë arkën me zero lekë TIRANË Mbrëmë, vetëm pak minuta para fillimit të votimit, në emër të Grupit parlamentar të PS-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria “Berisha” e kishte lënë arkën e shtetit me zero lekë. “… Në datë 21 tetor shteti duhej që të

pushonte, pasi ju e keni lënë arkën zero lekë. Nuk do paguheshin pagat, ndihma ekonomike madje edhe interneti i Jozefinës nuk do punonte. Ky akt normativ është hapi i parë i përgjegjshëm për të rregulluar ato që bëri qeveria që iku, qeveria që litarin e ka lënë jashtë…”, - tha ai.

Berisha Për herë të dytë brenda ditës së djeshme, në një fjalim prej më shumë se 30 minutash Berisha foli për shumëçka. Ai tha se qeveria po e çon vendin në recesion, e cilësoi Aktin normativ si “gropa Rama” për ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se kjo është faza e dytë e skenarit “Papandreu”.“…Në të 40-at e qeverisë, ju sillni sot verdiktin me të cilin ndëshkoni çdo fëmijë shqiptar, çdo të papunë, të punësuar, të sëmurë, çdo të moshuar, vendin në tërësi…”, - tha që në fillim të fjalës Berisha. Ish-kryeministri kundërshtoi shifrat e servirura nga mazhoranca, duke sqaruar se ekonomia shqiptare ka qenë në vëzhgim nga strukturat ndërkombëtare dhe se përpos krizës së thellë që prekën vendet fqinjë, Shqipëria ia arriti që të ruante ekonominë si rezultat i disiplinës fiskale që ajo ndërmori, por edhe të ardhurave që siguroi çdo vit”…Çfarë po bëni ju? Ju po sillni recesionin me shpejtësi të madhe. Një gropë për një njeri që nuk ka asnjë informacion, doni ta ktheni në gropë për të gjithë. Kur FMN, Komisioni Europian, ekonomistët flasin për rritje, piktori dështak do ta kthejë në

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE

Bode: Akti, atentat politik për ekonominë TIRANË Në emër të grupit parlamentar të PD-së, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode u bëri thirrje deputetëve që të mos e votonin Aktin normativ. “Ne nuk do të votojmë sot këto ndryshime të buxhetit për traditë si opozita e djeshme. Argumentuam se Akti normativ për buxhetin 2013 përbën një akt të papërgjegjshëm për ekonominë e vendit dhe të të gjithë shqiptarëve. Këto përmirësime dhe ndryshime duhet të çojnë në përmirësim të situatës. Por Akti që keni sjellë ju është akti i destabilizimi financiar i vendit. Ky akt që keni sjellë është një atentat politik për ekonominë e vendit, prandaj nuk do ta votojmë…”, - tha Bode ndër të tjera.

gropë… Ku jemi këtu? Vetëm Enveri sillej në këtë mënyrë, që thoshte ‘Unë e kam drejt, të gjithë e kanë gabim’. Qeveria që vjen është unike në botë, që u thotë doganave e tatimeve pasi vendos kushërinjtë se nuk do realizoni kaq, por 4 herë më pak. Nuk do jeni 4 miliardë lekë mangët në muaj, por 8…”,tha ai. Berisha lexoi më pas disa shifra të servirura në relacionin e përgatitur për Aktin normativ, duke shtuar se vetë kjo përmbajtje e përgatitur nga Ministria e Financave nuk e justifikon Aktin normativ. “Në relacionin e tyre, këta shkruajnë: Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë është 1.7 %, përsa i përket performancës së tremujorit të dytë ka pasur një rritje lehtësuese. Punësimi është rritur. Vetëm nga sektori privat, në periudhën janar-qershor 12600 kontribues, rezultat i hapjes së vendeve të reja. Dëgjoni ju gropa, populli i gropës, se vetëm në gropë hapen biznese të reja… Unë ua kam shkruar këtë relacion? O Pandeli, kush ua ka shkruar këtë relacion?. Sabotim. Armiku ua ka shkruar këtë relacion…”,- ironizoi Berisha. Ish-kryeministri shtoi se kjo mazhorancë po demotivon çdo gjë, duke iu drejtuar së fundmi edhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri në ato momente nuk kishte mbërritur ende në sallë. ”Unë i them kryetarit këto fjalë: çdo fletë, çdo fjalë që ta gjesh keq, nise nga Sali Berisha e deri tek punonjësi më i thjeshte, çoi në prokurori. Ke ndërtuar pallat, por nuk

ke asnjë faturë, ke ndërtuar vilë, por nuk ke asnjë faturë. Zhduken 600 ikona në një natë, nuk ke asnjë faturë…”,tha Berisha. Replika Deputeti socialist, Ben Blushi qëlloi sipas renditjes që të fliste menjëherë pas ish-kryeministrit Berisha, një fjalë kjo që solli më pas edhe replika mes të dyve. Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se ai në parim ishte kundër marrjes së borxhit, por sqaroi se me Aktin normativ, qeveria nuk po bënte asgjë më shumë sesa po merrte një vendim për të larë borxhet që qeveria “Berisha”, i kishte lënë. “…Unë parimisht jam kundër marrjes së borxhit, edhe pse jam i bindur që po u qeveris më mirë, Shqipëria e lan borxhin. Mua më dridhet dora për ta votuar këtë vendim për të marrë 240 milionë dollarë. Ky borxh është marrë nga ju dje dhe ne sot po votojmë për të ndrequr faturën tuaj…”,- tha Blushi. Menjëherë pas tij është ngritur Berisha. ”… Ti më kujton Oskarin e Gynter Grasit, që i ndodh një fatkeqësi që sheh në një moment të papërshtatshëm nënën e vet dhe kjo iu kthye më pas në një forcë magjie…, ku rrëzonte njerëz…, prishte parada… Vuajte shumë nga romani ‘Beni ecën vetë’, që nuk të la të bëhesh kurrë burrë”,- tha Berisha. Pas disa minutash ndërprerjeje replikash dhe kundër-replikash nga Topalli apo edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, reagoi Blushi: “Nëse unë jam Oskar, atëherë ti je Oskari”.

Mapo 25 tetor ok  
Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement