Page 2

2

afër/larg

1

politikë

Rama: Mbaruat dhe fasulet në rezervat e shtetit

Faqe 4

politikë / Miratohet buxheti

i ri, të gjitha replikat e seancës 12 orëshe

Faqe 5

kronika: Oficeri i SHISH me

drogë? Gjykata: Policia u nxitua, vetëm 60 ditë në qeli

Shqiptarët presin ndryshimin e skemës së qeverisjes dhe mënyrës së menaxhimit të punëve dhe jo përsëritje të skemave të tarafit partiak, krahinor dhe të ndarjes ilegale të plaçkës.

Faqe 7

Mbi të gjitha, mënyra se si është kryer ky zëvendësim dhe procedura se si është zëvendësuar statura e saj publike e arritur me shumë punë sistematike dhe shkencore dhe komunikim të hapur, është një fyerje e rëndë, jo vetëm për personin e saj të respektuar, por për të gjithë intelektualët shqiptarë

Pse u shkarkua Nevila Nika? Romeo Gurakuqi

N

evila Nika ka shërbyer si një ndër punonjëset më të përg jeg jshme dhe më të ndërgjegjshme të administratës shqiptare. Një shërbyese dinjitoze e shtetit dhe njerëzve të thjeshtë që i janë drejtuar atij institucioni; një profesioniste e shkallës më të lartë, një partnere serioze e institucioneve analoge, që ka garantuar staturën e institucionit të rëndësisë së veçantë të Arkivave të Shtetit Shqiptar. Ajo është profesioniste e rritur në atë institucion, që për herë të parë garantoi hapjen e tij për publikun e gjerë dhe veçanërisht për studiuesit. Në rrethanat e harruara në të cilat gjendet institucioni përsa i përket financimeve shtetërore, ajo bëri çfarë ishte e mundur që ruajtja dhe përdorimi i rekordeve të modernizohej dhe të krijohej mundësia e përdorimit të teknikave bashkëkohore të vjeljes së rekordeve nga ana e studiuesve. Aftësitë e saj komunikative janë të spikatshme, të një shkalle shumë të lartë, gjë për të cilën vuan e gjithë administrata e shtetit shqiptar. Kësisoj, largimi i saj nga kjo detyrë e lartë, përsa i përket nivelit të sigurisë dokumentare të Shtetit, është një veprim i papërshtatshëm, i pajustifikuar dhe përkundrejt frymës së Shtetit, Ligjit, Rendit dhe përgjegjshmërisë qeveritare. Ai largim është në vazhdën e frymës aventuriere që po karakterizon mendjet e nxitura e të errësuara të kastës së radhës së politikës shqiptare, që si gjithmonë, nuk kanë ndërmend të ndërtojnë Shtet, por të menaxhojnë Pushtet dhe ndajnë plaçkën qeveritare, në dëm të interesave Publike e Nacionale. Unë e kam të qartë se gjeneratat e administratës do vijnë një ditë që të ndërrohen, por për disa punonjës të tillë të spikatur, siç është zonja Nika, Shteti ka nevojë gjithmonë, Publiku ka nevojë përherë për frymën e tyre idealiste, mbasi ata janë vështirësisht të zëvendësueshëm. Mbi të gjitha, mënyra se si është kryer ky zëvendësim dhe procedura se si është zëvendësuar statura e saj publike e arritur me shumë punë sistematike dhe shkencore dhe komunikim të hapur, është një fyerje e rëndë, jo vetëm për personin e saj të respektuar, por për të gjithë intelektualët shqiptarë, punonjësit kërkimorë, publikun e gjerë, që kanë gjetur tek ajo një shërbenjëse të pangjashme ndaj kërkesave të natyrave të ndryshme, një kujdestare perfekte të pasurisë dokumentare të Shtetit Shqiptar. Ky zëvendësim është edhe një goditje e paramen-

duar ndaj parësisë së këtij vendi, ndaj pinjollëve të atyre familjeve që kontribuan në pavarësimin e këtij vendi dhe krijimin e strukturave shtëterore. Deri kur do vazhdohet të ecet me mendësinë partizane të goditjes së elitave intelektuale dhe qytetare të këtij vendi? Në kohën kur prisja që ekipi rilindas të ekspozohej në publik me një plan të detajuar për investimin në shkallë të gjerë në institucionin e Arkivave, për zgjerimin e bazës infrastrukturore, të ndërtesave dhe sigurisë së tyre, për ngritjen e një kompleksi dinjitoz të Albanian National Archives of Public Records, në rritjen e shkallës së sigurisë, modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit e koleksioneve, krijimin e koleksioneve elektronike on-line, rritjen e shkallës së cilësisë së shërbimit, hapjen edhe më të madhe ndaj interesave studimore, sjelljen nën strehën e këtij institucioni të rinovuar të fondeve të arkivave të huaj, për të cilët vuan shkenca historiografike shqiptare, publiku dhe dokumentacioni pronësor i shtetit, ndodhi një sjellje e pangjashme për prestigjin e seriozitetin e një qeverie të europianizuar, të hapur dhe pa paragjykime politike, siç është pretenduar se është ajo aktuale në sy të opinionit vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë që po e vëzhgojnë. Në vend që të propozohej një reformim i strukturës administrative të gjithë Arkivit dhe posti të transformohej në rolin e një Chief Executive and Keeper of Albanian National Archives, i ndarë në seksionet ndërtimore të një arkivi modern, guvernantët shqiptarë menduan krejt shkurt në mënyrën më diletante: kënaqjen e palëve pjesëmarrëse në operacionin instalues të pushtetit të ri, një veprim i padenjë për një qeveri vërtet demokratike. Shkarkimi në këtë mënyrë i Nevila Nikës nga posti i rëndësisë së veçantë shtetërore, është një fyerje për forcat intelektuale, punonjësit e atij institucioni, historianët dhe profesorët universitarë, qytetarin e thjeshtë që ka gjetur tek ajo kujdestaren e gatshme për shërbim. Një lëvizje e tillë nuk mund të kryhej pa një shpjegim edhe ndaj studiuesve profesionistë nga Kryeministri aktual, pa një shpjegim ndaj Publikut, në qoftë se pretendohet se sjellja kryeministrore

Një lëvizje e tillë nuk mund të kryhej pa një shpjegim edhe ndaj studiuesve profesionistë nga Kryeministri aktual, pa një shpjegim ndaj Publikut, në qoftë se pretendohet se sjellja kryeministrore tashmë është e ndryshme: e përgjegjshme dhe e shpjegueshme, e hapur, transparente, në kahun e së mirës publike dhe në konsulence me forcat intelektuale, opinioni i të cilave është i pranishëm vazhdimisht në paradhomën më të rëndësishme të Shtetit.

Unë e kam të qartë se gjeneratat e administratës do vijnë një ditë që të ndërrohen, por për disa punonjës të tillë të spikatur, siç është zonja Nika, Shteti ka nevojë gjithmonë, Publiku ka nevojë përherë për frymën e tyre idealiste, mbasi ata janë vështirësisht të zëvendësueshëm.

tashmë është e ndryshme: e përgjegjshme dhe e shpjegueshme, e hapur, transparente, në kahun e së mirës publike dhe në konsulence me forcat intelektuale, opinioni i të cilave është i pranishëm vazhdimisht në paradhomën më të rëndësishme të Shtetit. Unë e kuptoj se Shqipëria është ende një vend anormal dhe brenda këtij anormaliteti është edhe mënyra bizantine e këtij ndryshimi, mungesa e kurajës për t’u dalë në ballë njerëzve me shpjegim mbushamendës. Brenda këtij harku të sjelljes joserioze të këtij shteti shtrihet deri edhe paaftësia për të korrigjuar, në këto tri ditë, një gabim; apo mungesa e kurajës për të kërkuar Falje për veprimin e pamatur. Në fakt, nuk jemi mësuar deri më sot që një Prime Minister Office të tregohet e vëmendshme ndaj kritikes publike, sa të reflektojë dhe mirëpresë kritikat publike me dashamirësi, urtësi dhe dëgjesë të sjellshme e reflektuese. Zakonisht zyrtarët shqiptarë mundohen që ta kalojnë në heshtje kritikën dhe qëndrimin e shtypit të lirë. Por ndryshimi i parë që duhet të bëjë një qeveri e mirëfilltë demokratike është VËMENDJA dhe DËGJIMI i vërtetë dhe VERIFIKIMI I KRITIKËS. Në qoftë se mendohet që të fillohet një stil i ri komunikimi dhe dëgjimi ndaj Publikut, një vëmendje ndaj ekspertizës, është momenti për të treguar me vepra se kur është e nevojshme që gabimet të korrigjohen, kjo mund të ndodhë dhe zëri i arsyes mund të bëhet edhe zë i qeverisë. Mjaft më me qeverisje të kamufluar despotike, jotransparente. Shqiptarët presin ndryshimin e skemës së qeverisjes dhe mënyrës së menaxhimit të punëve dhe jo përsëritje të skemave të tarafit partiak, krahinor dhe të ndarjes ilegale të plaçkës. Pyetjet që shtrojnë sot të gjithë shqiptarët e thjeshtë janë këto: A do kemi riciklim të sistemeve pararendëse që e lanë Shqipërinë në vendin e fundit në Europë, sa t’i gjejnë në mënyrë deklarative sivëllezërit gjetkë, jashtë saj? A do të arrihet modernizimi i sjelljes administrative të këtij vendi? A do vazhdojë në këtë vend sjellja bipolare, me dy standarde brenda qeverisjes? A do të përparojë përgjegjësia shtetërore, apo edhe më tutje në këtë vend do të funksionojë tarafi partiak, krahinor dhe ilegal? A do të jetë qeveria një njësi unitare, në mendje, veprim dhe sjellje? Zotërinj të nderuar, këtë radhë jeni nën vëzhgimin e rreptë të Publikut dhe miqve të Shqipërisë, të cilët presin që ju t’i jepni zgjidhje problemave jo-aritmetike, por vitale që ka përpara Shqipëria. *Instituti i Historisë Bashkëkohore - Universiteti Europian i Tiranës.

Mapo 25 tetor ok  
Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement