Page 15

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

24 tetor

15

Demokracia është një abuzim i statistikave. - Jorge Luis Borges

1854

Mësymja e Brigadës së Lehtë Në luftën e Krimesë, Franca dhe Britania sulmuan Rusinë për të penguar përparimin rus në Ballkan; lufta degjeneroi në një rrethim të gjatë të Sebastopolit dhe beteja rastësore e të përgjakshme në afërsi të tij. Më 25 tetor 1854 gjenerali Cardigan, në krye të një brigade me pesë regjimente të Kalorësisë së Lehtë Britanike në betejën e Balaclava-s mori urdhrin për sulm ndaj një baterie topash ruse në fund të një lugine. Duke e vënë veten në krye të formacionit ai u priu 638 ushtarëve teposhtë luginës drejt armikut rreth një milje larg. Në fillim me hap,

më pas me trok, galop dhe më në fund me mësymje ata hynë përmes baterisë së artiljerëve dhe i zmbrapsën nga topat. Me detyrën e përmbushur ata u kthyen përpjetë luginës. Përgjatë rrugës së kthimit ata u verbuan nga zjarri i armëve në të dy krahët dhe një bateri topash para tyre. Kur Brigada e Lehtë u rigrupua pas sulmit vetëm 195 kalorës ishin ende në kuaj. Nga pjesa tjetër 118 kishin vdekur dhe 127 ishin plagosur. Të tjerët u kthyen më këmbë. Cardigan iku nga fusha, u fut në jahtin e tij dhe u ul për të ngrënë darkën e tij të zakonshme e luksoze. Heroizmi

i ushtarëve dhe oficerëve të Brigadës së Lehtë fitoi admirim të gjerë. Por nëpërmjet keqkuptimeve dhe urdhrave të paqartë, ata sulmuan topat e gabuar dhe arritën pak. Në vargjet e poemës së famshme të Lordit Tennyson, Mësymja e Brigadës së Lehtë, “e dikujt kish qenë kjo fiasko”. Mësymja shfaqi të gjitha forcat dhe dobësitë e ushtrisë britanike të kohës-komandantët dhe oficerët e mplakur që kishin arritur të gradoheshin me anë parash, influence dhe klase. Establishmenti ushtarak britanik ishte në nevojë reforme urgjente.

Blitz

Flickr

64

Për qind e amerikanëve të papunë në afat të gjatë që nuk përfitojnë nga benefitet federale të papunësisë.

1

Në 2 amerikanë me plan shërbimi shëndetësor individual do të marrin subvencione nën Obamacare.

1

Në 4 janë shanset që një amerikan i moshës së mesme merr antidepresivë.

8

Numri mesatar i viteve që një amerikan që vuan nga depresioni pret para se të kërkojë mjekim.

Titulli: na ishte një herë tirana Foto: windystar

Në Facebook Arben Kallamata Interesant! Kur diskutohej se kush do te ishte dashi me kembore, Ali Hoxha apo Hoxhe Aliu, dukej se te gjitheve iu ngacmohej nga nje nerv dhe iu dhimbsej e ardhmja e kombit. Shanin e levdonin diten e naten. Tani qe ka ardhur Ali Baba dhe po mbledh dyzeteca hajdute per ta rrembyer gjithe vendin dhe per ta cuar perseri ne Turqeni, duket sikur njerezit jane tulatur. A thua problemi i pare ishte me jetik per shqiptaret? Sokol Shameti Ndizet drita jeshile ne semafor - polici te thote ec, ec, ec. Ndizet drita e kuqe- te nxjerr pallasken dhe te ndalon. Deri kur do vazhdoje ky budallallek i perditshem publik i dublimit te çdo semafori, ne cdo kryqezim me nga nje "perkthyes" me uniforme dhe gjuhe shenjash i asaj qe s'ka nevoje te na e perktheje njeri? Deri kur do te vazhdoje ky shpenzim i dyfishte publik (nje here per te paguar semaforet e nje here per te paguar policet) qe bejne te njejten gje? Deri kur do te vazhdoje kjo prani nevrastenike policore ne rruget tona?

Zirkon Disha Ato monitoret e kompjuterave kane nje funksion te dobishem, ndihmon deputetet te fshehin surratin!

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Iluzioni i alternativave Gilman Bakalli

Një mënyrë jashtëzakonisht efikase për ta bezdisur partnerin në çdo raport njerëzor është ai momenti, kur atij i jepet mundësia për të bërë një zgjedhje midis disa mundësive dhe, pasi e ka bërë zgjedhjen, ta akuzosh pse nuk ka bërë atë zgjedhjen tjetër. Në jetën e përditshme këtë bezdi mund ta përjetosh nëse i bëni dikujt një kompliment për veshjen apo për paraqitjen e jashtme dhe tjetri, me shumë gjasa, jua kthen me një pyetje shabllon: “faleminderit, po pse, deri dje s’të paskam pëlqyer”?! Në shkencat e komunikimit ky mekanizëm njihet me emrin iluzioni i alternativave dhe ka këtë skemë: nëse dikush bën A, duhej të kishte bërë B; nëse bën B, duhej të kishte bërë A. Këtë mekanizëm e ilustron mrekullisht ajo barcoleta, në të cilën nëna i dhuron djalit dy kravata. Kur djali zgjedh njërën për ta vënë, nëna e shikon me pikëllim dhe i thotë: “Mosmirënjohës! Ajo tjetra, s’të pëlqeu”? T’i kthehemi tani raportit midis politikës dhe publikut që ndërmjetësohet nga mediat. A duhet gjykuar çdo ditë puna e qeverisë, çdo aksion i saj, çdo deklaratë e saj? Në emër të transparencës, si dimension jashtëzakonisht i rëndësishëm i një demokracie, përgjigja do ishte: “Po!”. Veçse çfarë ndodh në emër të kësaj transparence është ajo që shohim çdo ditë: një kakofoni analizash e mendimesh në lidhje me veprimet e duhura dhe të gabuara të qeverisë. Një pakënaqësi në rritje ndaj gjithçkaje e ndaj gjithkujt.

Tamam si në barcoletën e sipërpërmendur, çdo veprim i qeverisë korr tek pjesa dërrmuese e opinionbërësve kritikën se duhej ishte bërë diçka tjetër dhe ndryshe. Nëse qeveria nis shumë gjëra njëherësh, del Dritëroi dhe këshillon se gjërat, ashtu si ushqimi, nuk duhet t’i hash të gjitha njëherësh, por një e nga një. Po i bëre një e nga një, akuzohesh se nuk ke respektuar rendin e gjërave. Po nise një aksion, etiketohet që në nisje si simbolik, e, nëse veprimi del nga simbolika dhe merr trajtat fizike të vazhdimësisë, ai do kritikohet për mungesë të kuadrit ligjor, e, nëse ka bazë ligjore, do lindë menjëherë nevoja për ta ndryshuar atë ligj. E nëse punët e qeverisë i bëjnë burra, do kërkohen më shumë gra në vendimmarrje, e nëse gratë do të dominojnë në postet drejtuese, do lindë me siguri ajo aleanca mashkullore që sheh thjesht femra në drejtim e kështu me radhë... Se sa urgjente është gjetja e një ekuilibri midis nevojës për transparencë të punëve të qeverisë dhe dëshirës maniakale të medias për informim të detajuar mbi çdo aksion, lëvizje dhe ecejake të qeverisë e pamë para disa ditësh, kur mediat i kthyen shqiptarët në një masë tifozësh sehirxhinj që gjykonte me cinizëm shembjen e një godine pa leje. “Mirë po bën qeveria që po e shemb atë godinë, por pse atë dhe jo një tjetër?! Mirë po bën që po e shemb, po pse aq avash, dreqi e mori”?! Iluzion alternativash par excellence.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440

Mapo 25 tetor ok  
Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement