Page 13

kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

13

intervista

Nga filmi Atentati

Yves Boisset, një nga regjisorët dhe skenaristët më të censuruar në Francë tregon se si filmi i tij “Atentati” arriti të kapërcente “gardhin” e censurës dhe të shfaqej në Shqipërinë komuniste në fillim të viteve ’80

Regjisori Boisset:

Regjisori dhe skenaristi francez Yves Boisset

Në Francë nuk më kanë censuruar me mitraloz si në Shqipëri “Ndoshta Enver Hoxha e ka parë vetë filmin ‘Atentati’ dhe ka qenë dakord me përmbajtjen e tij, e kështu ka autorizuar transmetimin e tij në Shqipëri” Aida Tuci Më 29 tetor të vitit 1965 revolucionari maroken, Mehdi Ben Barkà kishte lënë takim në pikëtakimin më të famshme të Bulevardit “Saint Germain” në Paris, në kafen “Brasserie Lipp”. Takimi ishte me një gazetar, skenarist, dhe producent filmash me të cilin do të fliste për realizimin e një filmi rreth Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Afrikë Azi dhe Amerikën Latine. E gjitha rezultoi të ishte kurth. Ben Barkà u rrëmbye në mes të ditës në qendër të Parisit. Që nga ajo ditë ai nuk u pa më, u zhduk përgjithmonë. Ngjarja bëri bujë në gjithë botën. Gjenerali De Gol dhe shërbimet sekrete franceze u gjendën përballë akuzës si përgjegjës për eliminim e Ben Barkà-s. Shatë vjet më vonë kësaj historie do t’i kthehej regjisori dhe skenaristi francez Yves Boisset, i cili do të realizonte filmin “Atentati” në vitin 1972, nën presione të rrepta censure nga ana e shtetit francez. Gjatë karrierës së tij si skenarist dhe regjisor filmash Boisset ka realizuar 51 filma, ku 40 prej tyre janë censuruar. Këtë do të ketë patur në mendje edhe bordi i “La Nouvel Observator” kur e dha titullin “Njeriu më i censuruar i Francës”. Yves Boisset ndodhet në Tiranë si i ftuar i “Tirana International Film Festival”. Ai vjen për herë të parë në Shqipëri 40 vjet pas shfaqjes së filmit të tij “Atentati” në kinematë dhe më pas në të vetmin televizion të Shqipërisë komuniste. Filmi që iu prezantua shqiptarëve me titullin e ndryshuar “Çështja Sadiel” është ndër të paktët filma të huaj që çanë rrethimin komunist. Arsyet?!...I shpjegon në këtë intervistë për MAPO-n regjisori dhe skenaristi i njohur francez, Yves Boisset. Njeriu më i censuruar i Francës vjen për herë të parë në Shqipëri,

në vendin ku censura ka vepruar për shumë vite me radhë. Si është për një artist francez puna nën censurë? Kontakti im i parë me Shqipërinë ka qenë shumë vite më parë dhe mund të them mjaft dinamik. U nisa në një udhëtim me anije me disa miq të mi dhe u gjendëm afër brigjeve të Korfuzit. Përballë nesh ishin brigjet shqiptare. Ne vumë re se bregu përballë ishte i mbushur me “rezidenca verore”, e kam fjalën për bunkerët. Brenda kishte njerëz me mitraloza. Dukeshin shumë simpatikë, por besoj se ishin të aftë të na qëllonin nëse ne do t’i afroheshim shumë bregut. Pavarësisht kësaj ne vazhduam të notonim afër brigjeve shqiptare. Sigurisht ata nuk kishin ndërmend të na qëllonin, por thjesht donin të na paralajmëronin; kthehuni në vendin tuaj, rrini me kapitalistët tuaj dhe mos ecni të na shqetësoni më. Sigurisht që censura në Francë ka qenë shumë ndryshe nga kjo. Unë personalisht kam bërë rreth 51 filma dhe 40 prej tyre janë censuruar. Por censura franceze nuk më ka kërcënuar ndonjëherë me mitraloz. Për shembull, për filmin “Atentati” që tregon historinë e vërtetë të revolucionarit maroken Ben Barkà. Ai u rrëmbye në mes të Parisit përpara një kafeje shumë të njohur dhe nga ajo ditë nuk u dëgjua më kurrë për të. U zhduk dhe ka mundësi që të jetë eliminuar nga shërbimi sekret francez. Ky ishte një film që atakonte direkt personazhe të politikës franceze që ishin në pushtet, atakonte direkt gjeneralin Sharl de Gol (Charles de Gaulle). Pavarësisht temave politike që ju keni trajtuar dhe censurës që keni pësuar për këtë arsye, filmi juaj “Atentati”, që këtu tek ne është shfaqur me titullin “Çështja Sadiel”, e kapërceu censurën e Shq-

Kontakti im i parë me Shqipërinë ka qenë shumë vite më parë dhe mund të them mjaft dinamik. U nisa në një udhëtim me anije me disa miq të mi dhe u gjendëm afër brigjeve të Korfuzit. Përballë nesh ishin brigjet shqiptare. Ne vumë re se bregu përballë ishte i mbushur me “rezidenca verore”, e kam fjalën për bunkerët. Brenda kishte njerëz me mitraloza... ipërisë komuniste dhe u shfaq për publikun në kinema dhe TV. Si e shpjegoni këtë? Ndoshta Enver Hoxha e ka parë vetë filmin dhe ka qenë dakord me përmbajtjen e tij, dhe kështu ka autorizuar transmetimin e tij në Shqipëri, por ky është një supozim. Por di që në fillim ishte menduar që në Shqipëri të dërgohej një tjetër film i imi me titull “Un condè”. Ky film trajtonte brutalitetet e policisë. Në fakt, sjellje të dhunshme të policisë ka në çdo vend, por ndoshta ata kanë menduar se ky film mund t’u ngjallte të tjera ndenja shq-

iptarëve. Kështu që preferuan që për publikun shqiptar ishte më i përshtatshëm filmi “Atentati”. Po sot si i keni raportet me censurën? Nëse dikur kishim censurë politike, sot kemi censurë ekonomike. Zonja që priste dikur shiritat e filmave, tani është një zonjë e pasur, që të pret paratë për të financuar filmin. Por sot ndodh që ndonjëherë censura të kthehet në agjent shumë të fuqishëm publiciteti, sepse në Francë shtypi është i lirë dhe merr gjithmonë anën e kundërcensurës, pra vihet në mbrojtje të atij që censurohet. Kështu që në këtë rrjet të gjithëve u pëlqen të trajtojnë çështje që do të ngjallnin konflikt ose censurë dhe këtë e përdorin si mjet për t’i bërë publicitet prodhimit të tyre. Keni ardhur si i ftuar i TIFF-it. Besoj e patë filmin shqiptar “Ada”,

që u shfaq në natën e parë të Festivalit. Mund të na jepni një mendim në përgjithësi për kinematografinë shqiptare, duke u nisur nga ky film por edhe ndonjë tjetër që mund të keni parë? Unë kam parë shumë kohë më parë një film shqiptar, që më ka pëlqyer shumë. Titulli ishte “Prill i thyer” (shën.red. bëhet fjalë për filmin “Të paftuarit”, prodhim i vitit 1985, bazuar në romanin e I. Kadaresë “Prilli i thyer”) dhe mendoj kështu: Në atë kohë në Shqipëri kishte një parti, por arritët të prodhonit 15 filma në vit, kurse tani mund të ketë më shumë se 15 parti dhe arrini të realizoni vetëm një film në vit. Gjejeni ju çfarë nuk ka që nuk shkon këtu?! Përsa i përket filmit “Ada”, m’u duk shumë i ndikuar nga filmat policeskë italianë mbi mafian. Më ka ndodhur të shoh filma më të mirë.

Koncert bamirësie

Pirgu: Jam këtu për fjalët prekëse të një nëne me fëmijë me sindromën Down “Jam këtu se më prekën shumë fjalët e një nëne që kishte një fëmijë me sindromën Down”. Tenorin Saimir Pirgu e kanë rikthyer në Tiranë pikërisht këto fjalë për të organizuar një koncert bamirësie, ku shpreson të mbledhë të ardhura që do t’i shkojnë fondacionit që kujdeset për fëmijët me sindromën Down. Është një shumë modeste prej 1 milion lekësh që do të mblidhet nga shitja e biletave, por një veprim që vlen shumë më shumë se kaq kjo e tenorit shqiptar, misionit të të cilit i janë bashkuar edhe këngëtarë të tjerë lirikë si Marjana Lika, Vikena Kamenica dhe Armando Likaj. Për publikun ata do të interpretojnë arie të njohura të repertorit botëror dhe shqiptar.

Mapo 25 tetor ok  
Mapo 25 tetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Advertisement