Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Pse u shkarkua Nevila Nika? Romeo Gurakuqi

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 25 tetor 2013. Numër 1047. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Basha, liderëve në PPE: Mbështesni statusin për Shqipërinë, monitoroni praktikat antiligjore të mazhorancës

Pistat e atentatit Ekzekutimi i Doçit, pas daljes nga biznesi i kazinove Një ditë pas vrasjes së bujshme të Elvis Doçit dhe plagosjes së kushëririt të tij, policia heton në pistën e hakmarrjes dhe të konkurrencës në biznes. Doçi i kishte shitur aksionet e lojërave të fatit 1 muaj para operacionit “Fundi i Marrëzisë”. Policia heton transaksionin 5 milionë lekësh, por edhe planet e reja të biznesit të 35-vjeçarit nga Selita Një ditë pas ekzekutimit të Elvis Doçit në Tiranë, policia i ka fokusuar hetimet tek biznesi i lojërave të fatit. 35-vjeçari nga Selita, i qëlluar me breshëri plumbash në makinën ku udhëtonte së bashku me djalin e xhaxhait mbrëmjen e së mërkurës, ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet e kr-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar mbështetje në samitin e PPE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor. “Thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner është që, të jenë të vëmendshëm ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i Aktit Normativ”

Faqe 6

Oficeri i SHISH me drogë? Gjykata: Policia u nxitua, vetëm 60 ditë në qeli

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Iluzioni i alternativave

blog Gilman Bakalli

Një mënyrë jashtëzakonisht efikase për ta bezdisur partnerin në çdo raport njerëzor është ai...

koment Arben vata

12 universitet

Debati 12 orë për buxhetin, replikat Rama-Bode dhe Berisha-Blushi Nuk gjetëm asnjë kg fasule dhe oriz në rezervat e shtetit. Bode: Po shkatërroni ekonominë, mblidhni të ardhura sa ne! Pas një seance maratonë prej më shumë se 11 orësh, Kuvendi miratoi mbrëmë Aktin normativ... Faqe 5

Regjisori i “Atentati”: Në Francë s’më censuruan me mitraloz si në Shqipëri Yves Boisset, një nga regjisorët dhe skenaristët më të censuruar në Francë tregon se si filmi i tij “Atentati” arriti të kapërcente “gardhin” e censurës dhe të shfaqej në Shqipërinë komuniste në fillim të viteve ’80. “Ndoshta, Enver Hoxha e ka parë vetë filmin ‘Atentati’ dhe ka qenë dakord me përmbajtjen e tij…”

Të blesh një vend në politikë Pak javë më parë, një miku im ish-deputet i një partie të madhe politike në legjislaturën e kaluar, po...

Viktima Elvis Doçi

Kuvendi miratoi me 79 vota pro dhe 42 kundër Aktin Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për buxhetin 2013”. Rama-opozitës: Përgatituni, bashkë me ata të oborrit, të paguani më shumë taksa.

Gjykata e Elbasanit ka liruar dy prej të dyshuarve si të implikuar në tregtinë e 195 kg hashash dhe la në qeli për 60 ditë oficerin e SHISH dhe bashkëpunëtorin e tij. FAQe 7

op-ed / 10-11

yera ka rezultuar se ai ishte përfshirë në vitet e fundit në biznesin e kazinove, çka dyshohet se mund të ketë sjellë edhe përplasje që çuan në vrasjen e tij. Një burim i grupit hetimor i tha MAPO-s se Elvis Doçi ka shitur aksionet e veta mbi një rrjet kazinosh... Faqe 3

Më 29 tetor të vitit 1965 revolucionari maroken, Mehdi Ben Barkà kishte lënë takim në pikëtakimin më të famshme të Bulevardit “Saint Germain” në Paris, në kafen “Brasserie Lipp”. Takimi ishte me një gazetar, skenarist, dhe producent filmash me të cilin do të fliste për realizimin e një filmi rreth Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Afrikë Azi dhe Amerikën Latine. E gjitha rezultoi të ishte kurth... Faqe 13

ndalohet autori

Të përjashtuarit

Anastas Angjeli: Na presin sfida të mëdha post-tranzicioni Pas analizës më shumë se 23-vjeçare të tranzicionit nëpër të cilin ka kaluar ekonomia shqiptare, ai thotë se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura, por sfida edhe më të mëdha e presin në këtë epokë post-tranzicioni

Hakmarrja për vëllanë, eksploziv makinës së policit

FAQE 3

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Entuziazmi i Ramës për vëlla Taipin Ismail Qemali, pak kohë pasi u var me vendim qeverie në muret e institucioneve shtetërore shqiptare, tani u bë edhe me vëlla. Jo një vëlla dosido, por një vëlla të shtrenjtë, që pas 100 vjetëve ia gjeti një rilindas i ditëve tona. Në një ceremoni që nuk mund ta ndeshësh në asnjë vend normal perëndimor, ku mbizotëronte entuziazmi provincial dhe patetizmi demode, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpalli dashurinë pa kushte për vëllain e rigjetur. Në fakt është i njëjti vëlla, që e kishte bërë të thartohej kur erdhi gjatë fushatës në qershor të vitit 2009 të përuronte Rrugën e Kombit në krah të Sali Berishës, por atëherë me siguri që Rama nuk i kishte zbuluar ende “lidhjet e gjakut”. Tani që është kryeministër vetë, edhe Erdogani është vëllai ynë. Shfaqje të tilla si ajo e të mërkurës në Prizren...


2

afër/larg

1

politikë

Rama: Mbaruat dhe fasulet në rezervat e shtetit

Faqe 4

politikë / Miratohet buxheti

i ri, të gjitha replikat e seancës 12 orëshe

Faqe 5

kronika: Oficeri i SHISH me

drogë? Gjykata: Policia u nxitua, vetëm 60 ditë në qeli

Shqiptarët presin ndryshimin e skemës së qeverisjes dhe mënyrës së menaxhimit të punëve dhe jo përsëritje të skemave të tarafit partiak, krahinor dhe të ndarjes ilegale të plaçkës.

Faqe 7

Mbi të gjitha, mënyra se si është kryer ky zëvendësim dhe procedura se si është zëvendësuar statura e saj publike e arritur me shumë punë sistematike dhe shkencore dhe komunikim të hapur, është një fyerje e rëndë, jo vetëm për personin e saj të respektuar, por për të gjithë intelektualët shqiptarë

Pse u shkarkua Nevila Nika? Romeo Gurakuqi

N

evila Nika ka shërbyer si një ndër punonjëset më të përg jeg jshme dhe më të ndërgjegjshme të administratës shqiptare. Një shërbyese dinjitoze e shtetit dhe njerëzve të thjeshtë që i janë drejtuar atij institucioni; një profesioniste e shkallës më të lartë, një partnere serioze e institucioneve analoge, që ka garantuar staturën e institucionit të rëndësisë së veçantë të Arkivave të Shtetit Shqiptar. Ajo është profesioniste e rritur në atë institucion, që për herë të parë garantoi hapjen e tij për publikun e gjerë dhe veçanërisht për studiuesit. Në rrethanat e harruara në të cilat gjendet institucioni përsa i përket financimeve shtetërore, ajo bëri çfarë ishte e mundur që ruajtja dhe përdorimi i rekordeve të modernizohej dhe të krijohej mundësia e përdorimit të teknikave bashkëkohore të vjeljes së rekordeve nga ana e studiuesve. Aftësitë e saj komunikative janë të spikatshme, të një shkalle shumë të lartë, gjë për të cilën vuan e gjithë administrata e shtetit shqiptar. Kësisoj, largimi i saj nga kjo detyrë e lartë, përsa i përket nivelit të sigurisë dokumentare të Shtetit, është një veprim i papërshtatshëm, i pajustifikuar dhe përkundrejt frymës së Shtetit, Ligjit, Rendit dhe përgjegjshmërisë qeveritare. Ai largim është në vazhdën e frymës aventuriere që po karakterizon mendjet e nxitura e të errësuara të kastës së radhës së politikës shqiptare, që si gjithmonë, nuk kanë ndërmend të ndërtojnë Shtet, por të menaxhojnë Pushtet dhe ndajnë plaçkën qeveritare, në dëm të interesave Publike e Nacionale. Unë e kam të qartë se gjeneratat e administratës do vijnë një ditë që të ndërrohen, por për disa punonjës të tillë të spikatur, siç është zonja Nika, Shteti ka nevojë gjithmonë, Publiku ka nevojë përherë për frymën e tyre idealiste, mbasi ata janë vështirësisht të zëvendësueshëm. Mbi të gjitha, mënyra se si është kryer ky zëvendësim dhe procedura se si është zëvendësuar statura e saj publike e arritur me shumë punë sistematike dhe shkencore dhe komunikim të hapur, është një fyerje e rëndë, jo vetëm për personin e saj të respektuar, por për të gjithë intelektualët shqiptarë, punonjësit kërkimorë, publikun e gjerë, që kanë gjetur tek ajo një shërbenjëse të pangjashme ndaj kërkesave të natyrave të ndryshme, një kujdestare perfekte të pasurisë dokumentare të Shtetit Shqiptar. Ky zëvendësim është edhe një goditje e paramen-

duar ndaj parësisë së këtij vendi, ndaj pinjollëve të atyre familjeve që kontribuan në pavarësimin e këtij vendi dhe krijimin e strukturave shtëterore. Deri kur do vazhdohet të ecet me mendësinë partizane të goditjes së elitave intelektuale dhe qytetare të këtij vendi? Në kohën kur prisja që ekipi rilindas të ekspozohej në publik me një plan të detajuar për investimin në shkallë të gjerë në institucionin e Arkivave, për zgjerimin e bazës infrastrukturore, të ndërtesave dhe sigurisë së tyre, për ngritjen e një kompleksi dinjitoz të Albanian National Archives of Public Records, në rritjen e shkallës së sigurisë, modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit e koleksioneve, krijimin e koleksioneve elektronike on-line, rritjen e shkallës së cilësisë së shërbimit, hapjen edhe më të madhe ndaj interesave studimore, sjelljen nën strehën e këtij institucioni të rinovuar të fondeve të arkivave të huaj, për të cilët vuan shkenca historiografike shqiptare, publiku dhe dokumentacioni pronësor i shtetit, ndodhi një sjellje e pangjashme për prestigjin e seriozitetin e një qeverie të europianizuar, të hapur dhe pa paragjykime politike, siç është pretenduar se është ajo aktuale në sy të opinionit vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë që po e vëzhgojnë. Në vend që të propozohej një reformim i strukturës administrative të gjithë Arkivit dhe posti të transformohej në rolin e një Chief Executive and Keeper of Albanian National Archives, i ndarë në seksionet ndërtimore të një arkivi modern, guvernantët shqiptarë menduan krejt shkurt në mënyrën më diletante: kënaqjen e palëve pjesëmarrëse në operacionin instalues të pushtetit të ri, një veprim i padenjë për një qeveri vërtet demokratike. Shkarkimi në këtë mënyrë i Nevila Nikës nga posti i rëndësisë së veçantë shtetërore, është një fyerje për forcat intelektuale, punonjësit e atij institucioni, historianët dhe profesorët universitarë, qytetarin e thjeshtë që ka gjetur tek ajo kujdestaren e gatshme për shërbim. Një lëvizje e tillë nuk mund të kryhej pa një shpjegim edhe ndaj studiuesve profesionistë nga Kryeministri aktual, pa një shpjegim ndaj Publikut, në qoftë se pretendohet se sjellja kryeministrore

Një lëvizje e tillë nuk mund të kryhej pa një shpjegim edhe ndaj studiuesve profesionistë nga Kryeministri aktual, pa një shpjegim ndaj Publikut, në qoftë se pretendohet se sjellja kryeministrore tashmë është e ndryshme: e përgjegjshme dhe e shpjegueshme, e hapur, transparente, në kahun e së mirës publike dhe në konsulence me forcat intelektuale, opinioni i të cilave është i pranishëm vazhdimisht në paradhomën më të rëndësishme të Shtetit.

Unë e kam të qartë se gjeneratat e administratës do vijnë një ditë që të ndërrohen, por për disa punonjës të tillë të spikatur, siç është zonja Nika, Shteti ka nevojë gjithmonë, Publiku ka nevojë përherë për frymën e tyre idealiste, mbasi ata janë vështirësisht të zëvendësueshëm.

tashmë është e ndryshme: e përgjegjshme dhe e shpjegueshme, e hapur, transparente, në kahun e së mirës publike dhe në konsulence me forcat intelektuale, opinioni i të cilave është i pranishëm vazhdimisht në paradhomën më të rëndësishme të Shtetit. Unë e kuptoj se Shqipëria është ende një vend anormal dhe brenda këtij anormaliteti është edhe mënyra bizantine e këtij ndryshimi, mungesa e kurajës për t’u dalë në ballë njerëzve me shpjegim mbushamendës. Brenda këtij harku të sjelljes joserioze të këtij shteti shtrihet deri edhe paaftësia për të korrigjuar, në këto tri ditë, një gabim; apo mungesa e kurajës për të kërkuar Falje për veprimin e pamatur. Në fakt, nuk jemi mësuar deri më sot që një Prime Minister Office të tregohet e vëmendshme ndaj kritikes publike, sa të reflektojë dhe mirëpresë kritikat publike me dashamirësi, urtësi dhe dëgjesë të sjellshme e reflektuese. Zakonisht zyrtarët shqiptarë mundohen që ta kalojnë në heshtje kritikën dhe qëndrimin e shtypit të lirë. Por ndryshimi i parë që duhet të bëjë një qeveri e mirëfilltë demokratike është VËMENDJA dhe DËGJIMI i vërtetë dhe VERIFIKIMI I KRITIKËS. Në qoftë se mendohet që të fillohet një stil i ri komunikimi dhe dëgjimi ndaj Publikut, një vëmendje ndaj ekspertizës, është momenti për të treguar me vepra se kur është e nevojshme që gabimet të korrigjohen, kjo mund të ndodhë dhe zëri i arsyes mund të bëhet edhe zë i qeverisë. Mjaft më me qeverisje të kamufluar despotike, jotransparente. Shqiptarët presin ndryshimin e skemës së qeverisjes dhe mënyrës së menaxhimit të punëve dhe jo përsëritje të skemave të tarafit partiak, krahinor dhe të ndarjes ilegale të plaçkës. Pyetjet që shtrojnë sot të gjithë shqiptarët e thjeshtë janë këto: A do kemi riciklim të sistemeve pararendëse që e lanë Shqipërinë në vendin e fundit në Europë, sa t’i gjejnë në mënyrë deklarative sivëllezërit gjetkë, jashtë saj? A do të arrihet modernizimi i sjelljes administrative të këtij vendi? A do vazhdojë në këtë vend sjellja bipolare, me dy standarde brenda qeverisjes? A do të përparojë përgjegjësia shtetërore, apo edhe më tutje në këtë vend do të funksionojë tarafi partiak, krahinor dhe ilegal? A do të jetë qeveria një njësi unitare, në mendje, veprim dhe sjellje? Zotërinj të nderuar, këtë radhë jeni nën vëzhgimin e rreptë të Publikut dhe miqve të Shqipërisë, të cilët presin që ju t’i jepni zgjidhje problemave jo-aritmetike, por vitale që ka përpara Shqipëria. *Instituti i Historisë Bashkëkohore - Universiteti Europian i Tiranës.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

25.10.2013

Atentati te “Komuna e Parisit”, hetim shitjes së aksioneve në kazino

Shtëpia e viktimës

Elvis Doçi

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, por edhe të konkurrencës në biznes për vrasjen e Elvis Doçit. Dyshimet bien mbi shitjen e 50 % të aksioneve në kompaninë e lojërave të fatit në fund të gushtit, por edhe në garën për tenderin e karroatrecëve Dashamir Biçaku Një ditë pas ekzekutimit të Elvis Doçit në Tiranë, policia i ka fokusuar hetimet tek biznesi i lojërave të fatit. 35-vjeçari nga Selita, i qëlluar me breshëri plumbash në makinën ku udhëtonte së bashku me djalin e xhaxhait mbrëmjen e së mërkurës, ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai ishte përfshirë në vitet e fundit në biznesin e kazinove, çka dyshohet se mund të ketë sjellë edhe përplasje që çuan në vrasjen e tij. Një burim i grupit hetimor i tha MAPO-s se Elvis Doçi ka shitur aksionet e veta mbi një rrjet kazinosh më 30 gusht të këtij viti, e pikërisht ky transaksion po hetohet nga Policia e Tiranës. Nga dokumentet që ndodhen në QKR rezulton se Elvis Doçi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë “B& V Game 2000”, e cila zotëronte një rrjet kazinosh të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Bashkëshortja e viktimës së atentatit mafioz zotëronte 50 % të aksioneve në këtë kompani, të cilat janë shitur në fund të gushtit për 5 milionë lekë të reja. Hetuesit besojnë se kjo dalje nga biznesi i lojërave të fatit, vetëm 1 muaj pas nisjes së operacionit “Fundi i Marrëzisë”, mund të jetë bërë shkak për një hakmarrje kundër Elvis Doçit. Kjo kompani lojërash ka pasur të njëjtin fat si i gjithë biznesi i kazinove pas operacionit të policisë, çka mendohet të ketë sjellë rënie të vlerës së aksioneve të shitura nga Doçi. Megjithatë, kjo është vetëm një nga pistat mbi të cilat

po hetohet. Atentati i ndodhur në qendër të Tiranës ka bërë që policia të sigurojë kamerat që kanë filmuar autorët, por “maskimi” i tyre e bën të vështirë identifikimin. Nga ana tjetër, besohet se në këtë atentat janë implikuar vrasës me pagesë, dyshim ky që rrjedh nga dinamika e krimit që tronditi “Komunën e Parisit”. “Përveç biznesit të kazinove, Elvis Doçi ishte i përfshirë edhe në aktivitete të tjera

tregtare, si ndërtimi apo shërbimet. Të gjitha këto biznese janë në procedurë verifikimi”, - i tha burimi i policisë MAPO-s. Ndaj edhe pista e dytë ku janë fokusuar hetimet është ajo e një sipërmarrjeje të re, për të cilën biznesmeni 35-vjeçar po bëhej gati të konkurronte. Nga dëshmitë e mbledhura, policia ka mësuar se Doçi po bëhej gati të futej në garë për tenderin e karroatrecëve në Tiranë, pas anulimit të tenderit të parë për

reagimi

Policia: Autorët të paidentifikuar, gjetën 10 gëzhoja pitolete Drejtoria e Policisë së Tiranës tha dje se nuk kishte ende asnjë person të identifikuar për vrasjen e Elvis Doçit. Përmes një deklarate për shtyp në lidhje me vrasjen e Elvis Doçit 35 vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij, Ali Doçi 18 vjeç, policia tha se po heton në vazhdimësi ngjarjen. “Persona të paidentifikuar qëlluan ndaj veturës me të cilën udhëtonin dy personat, në kryqëzimin e rrugës ‘Medar Shtylla’ me ‘Sulejman Delvinën’, duke lënë të plagosur rëndë të dy personat. Por gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë dita e djeshme, Doçi ndërroi jetë nga plagët e rënda në Spitalin Ushtarak, ku ishte duke qëndruar nën kujdesin e mjekëve”, - thuhet në njoftim. Burimet thanë se Doçi kishte marrë disa plagë në kokë dhe në trup, për shkak të të cilave ai ndërroi jetë gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë dita e djeshme. Ndërkaq kushëriri i tij Ali Doçi, 18 vjeç, i njohur në rrethin e miqve dhe të shokëve e familjes me emrin Liu, ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e reanimacionit të Spitalit Ushtarak. Burimet e policisë thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja të një arme zjarri pistoletë të kalibrit 9 mm. Sipas tyre, me shumë mundësi arma e krimit mund të jetë e markës “Bereta” me 15 fishekë.

këtë shërbim. Më parë, ky shërbim mjaft fitimprurës ofrohej nga një kompani tjetër, e cila kishte fituar tenderin në vitin 2009 nga policia e Tiranës. Në muajin shtator, menjëherë pas marrjes së detyrës së re nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u anuluan procedurat tenderuese dhe u hap një procedurë e re. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme, anulimi i tenderit argumentohej me faktin se shërbimi i ruajtjes dhe tërheqjes së automjeteve me karroatrec ishte i shtrenjtë. Sipas Ministrisë së Brendshme, vlera e tërheq jes së mjeteve me karroatrec ishte më e shtrenjtë sesa vlera e gjobës së aplikuar nga punonjësit e policisë rrugore, duke rritur artificialisht koston e shërbimit. Pista e konkurrencës për shërbimin e karroatrecëve, si dhe ajo e konfliktit pas shitjes së aksioneve të bashkëshortes së Doçit në kompaninë e lojërave të fatit, janë dy drejtimet në të cilat po heton intensivisht policia e kryeqytetit. Ndërkaq, pista e vrasjes për motive hakmarrjeje që lidhen me një plagosje të ndodhur mes dy grupeve të rinjsh në vitin 2009 nuk është përjashtuar nga verifikimi, edhe pse hetuesit besojnë se është më pak e mundshmja në këtë ngjarje të rëndë. Elvis Doçi u vra mbrëmjen e së mërkurës në kryqëzimin që lidh Unazën me “Komunën e Parisit”, nga dy persona me skafandër dhe me motor “Scooter”. Elvis Doçi u plagos rëndë, së bashku me kushëririn Ali Doçi, ndërsa ndërroi jetë pak orë më vonë në Spitalin Ushtarak.

Hakmarrja për vëllanë, eksploziv makinës së policit Makina private e komandantit të grupit në Komisariatin nr.6 u hodh në erë me eksploziv. Policia shoqëron vëllanë e një të ndaluari si të dyshuar Tiranë Shpërthim eksplozivi në makinën e një punonjësi policie. Makina private e komandantit të grupit në Komisariatin nr.6 në Tiranë, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme si pasojë e një sasie eksplozivi që ishte vendosur në pjesën e për-

parme të makinës. Sipas burimeve të policisë, eksplozivi ishte vendosur në makinën private të Shkurt Toplanit, tip “Ford” me targa TR0088D, që ishte i parkuar afër një lokali dhe se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz. Në vendngjarje, përveç forcave të shumta të policisë ka mbërritur edhe zv.drejtori i Policisë, Pandi Sulla, i cili do drejtojë hetimin. Deri më tani policia ka arrestuar një person si të dyshuar për ngjarjen, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Ndërkohë në komisariat

po dëshmon edhe vetë Shkurt Toplanti për ndonjë kërcënim apo ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë patur. Megjithatë, burime të policisë thanë se shkak për këtë hakmarrje është bërë një shoqërim në polici mbrëmjen e së mërkurës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se komandanti i grupit, Shkurt Toplani ka shoqëruar në polici vëllanë e autorit. Vetë punonjësi i policisë ka dëshmuar se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e kryer, ndërsa hetuesit po verifikojnë të gjitha pistat e mundshme.

ndryshimi

Reforma zbret në Tiranë, ikin shefat e komisariateve Reforma në polici ka zbritur dje në Tiranë, ku janë ndërruar shefat e komisariateve. Në 5 komisariate të Tiranës janë larguar nga detyra drejtuesit dhe janë zëvendësuar me të rinj. Reformës i ka mbijetuar vetëm shefi i Komisariatit numër 5. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë janë larguar nga drejtimi i komisariateve, Alfred Nomani, Sejfulla Metko, Gazmend Hamitaj, Urim Rexhepi dhe Dritan Dorda. Në vend të tyre janë emëruar Artjon Duka në Komisariatin numër 1, Ilir Proda në Komisariatin numër 2, Ladi Laska emërohet shef i Komisariatit numër 3, Alban Ahmetaj, shef i Komisariatit numër 4, dhe shef i komisariatit të Kavajës është emëruar Besmir Qebini. Ndryshimet kanë prekur edhe disa komisariate në rrethe. Është larguar shefi i Komisariatit të Lezhës, Blerim Berbati, dhe në vend të tij është emëruar Elton Alushi. Në Gjirokastër është larguar shefi i komisariatit, Xhemil Biraçi dhe është emëruar Alfred Çepe. Është larguar nga detyra edhe shefi i sektorit kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës, Arjan Hoxha. Prej javësh Policia e Shtetit është përfshirë në një ndryshim masiv të drejtuesve, e cila po zbret tashmë edhe në komisariate.


4

fokus

ngjarje e ditës

Duke mbrojtur ndryshimet e reja që rëndojnë faturën e borxhit shtetëror në buxhetin e këtij viti, kryeministri Rama ka zbardhur disa detaje se, përveç arkës së shtetit ka gjetur bosh edhe rezervat ushqimore dhe fatura të papaguara edhe në hotele.

Rama: Mbaruat dhe fasulet në rezervat e shtetit

Rama e akuzoi ish-ministrin se qeveria e mëparshme, nën efektet e ‘Redbull’-it, nuk kishte lënë as fasule në rezervat e shtetit, ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër pa rritur borxhin. Ndërkaq Bode tha se buxheti 2013 kishte nevojë vetëm për disa rialokime dhe jo për rritje drastike të borxhit Marrja e një borxhi të ri prej 240 milionë dollarësh nga qeveria “Rama” nëpërmjet një akti normativ që u diskutua dje në Kuvend, ka vënë përballë debateve të ashpra deputetët e pozitës dhe opozitës, të cilët kanë replikuar dje gjatë në seancën plenare. Duke mbrojtur ndryshimet e reja që rëndojnë faturën e borxhit shtetëror në buxhetin e këtij viti, kryeministri Rama ka zbardhur disa detaje se, përveç arkës së shtetit ka gjetur bosh edhe rezervat ushqimore dhe fatura të papaguara edhe në hotele. Por ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka sqaruar se qeveria “Rama” nuk ka marrë përsipër të mbledhë të ardhura as në nivelet që la PD. Rama Kryeministri Edi Rama mbrojti aktin normativ, duke theksuar nevojën e rishikimit të buxhetit, në mënyrë që të plotësohen detyrimet e prapambetura. Ai tha se qeveria e kaluar shpenzoi shuma të mëdha në fushatë, duke “lënë pa bukë personat me aftësi të kufizuara”. Rezervat e shtetit për emergjencat civile, sipas Ramës janë në gjendje të mjerueshme. “Nga 490 mijë kg që duhej të ishin në rezervat e shtetit për emergjenca, aktualisht gjendja paraqitet në sasinë zero. Sheqeri, ku duhej të ishin 45 mijë kilogramë, keni lënë vetëm 85 kilogramë. Miellin e keni kursyer nga 200 mijë kg, keni lënë 30 mijë kg. Pavarësisht se keni kaluar te ‘Versaçja’, keni lënë zero kg fasule nga 30 mijë që duhej të ishin atje”. Por Kryeministri ka lajmëruar një situatë edhe më të vështirë pas gjendjes që ka gjetur në buxhet.

“Dhimbjet sapo kanë filluar, do të ketë më shumë sepse çdo lindje është e vështirë, por çdo rilindje është shumëfish më e vështirë”, tha Rama. “I keni marrë paratë dhe fytyrën duke e bërë qeverinë borxhlijen më të madhe ndaj sistemit elektroenergjetik shqiptar. Çfarë t’u themi ne atyre që s’kanë bukë të hanë?! T’u themi paguani energjinë se ne s’do vazhdojmë të paguajmë, apo t’u themi firmave bëni punimet dhe nuk do ju paguajmë?!” Në fjalën e tij me akuza dhe sqarime për ndryshimet në buxhet, Kryeministri Rama ka zbardhur se nga borxhi i ri që është marrë, 348 milionë lekë duhen për pensionet, 247 mln lekë investime që janë në vazhdim. Rreth 74 mln lekë të tjera duhen për ujë e drita. 26 milionë lekë duhen për pagesa sociale dhe 125 mln lekë janë për interesat e borxhit. Bode Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha se në situatën aktuale ekonomike e financiare të vendit mund të rialokohet gjithçka, por nuk duhet të merret borxhi i ri. “Kur ju morët qeverisjen, të ardhurat ishin realizuar në nivele të kënaqshme. Në 13 mld lekë të mosrealizimit të të ardhurave, kryesisht nga buxheti vendor, kishte mundësi të normalizohej situata, pa rishikuar buxhetin. Në periudhën 8-mujore ishin realizuar 20 % të shpenzimeve më pak nga sa ishte parashikuar për këtë periudhë. Në këtë hapësirë është e mundur të rialokohet gjithçka pa bërë gjëmën e financave të vendit”, - tha ministri Bode. “Grumbulloni të ardhura njëlloj, me të njëjtin ritëm me atë

Treguesit                    

Si ishin                  

Si u bënë

Të ardhurat                  Shpenzimet                 Deficiti                       

360 miliardë lekë         409 miliardë lekë         49 miliardë lekë          

321, 9 miliardë lekë 405, 4  miliardë lekë 83, 4 miliardë lekë

Sheqeri, ku duhej të ishin 45 mijë kilogramë, keni lënë vetëm 85 kilogramë. Miellin e keni kursyer nga 200 mijë kg, keni lënë 30 mijë kg. Pavarësisht se keni kaluar te ‘Versaçja’, keni lënë zero kg fasule nga 30 mijë që duhej të ishin atje”.

Shehi: Jam pro Aktit normativ, por jo për aq sa po merret borxh TIRANË Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ishte i vetmi dje nga opozita që artikuloi në Kuvend domosdoshmërinë e miratimit të një akti normativ për nevojat imediate. Por, a është e justifikueshme nga ana e qeverisë marrja e borxhit në vlerën e parashikuar? Për Dashamir Shehin, jo. “Unë do ta aprovoja një akt normativ për nevojat imediate që ka kjo qeveri dhe që ka ekonomia shqiptare për të mbushur boshllëqet e veta, por, a do ta aprovoja këtë shifër, jo, absolut-

isht. Unë do të gjykoja që kjo qeveri që është këtu nuk ka nevojë për 400 milionë. Gjykoj se 250 milionë do të ishin plotësisht të mjaftueshme dhe do t’i rialokoja nëpër sektorë krejt të tjerë”, - tha dje Shehi. Duke i mbetur kësaj teze, Shehi shtoi: “Që duhet marrë gjysma e parave duhej marrë, sepse disa shërbime janë të domosdoshme, por që ta lëshojmë dorën dhe ta kemi më të lehtë dhe të parashikojmë që mund të mos mblidhen paratë në administratë tek tatimet dhe taksat, kjo nuk është e këndshme...”.

performancë negative, sipas jush, të cilën ndiqte Partia Demokratike, për të mbyllur këtë vit. Këto të ardhura shkojnë në atë që jeni duke bërë dhe bëni çdo ditë përmes dinamitit”, - vijoi Bode. Duke u ndalur tek parashikimi për reduktimin e shpenzimeve në aktin normativ për rishikim e buxhetit, Bode tha se “shpenzimet, thuhet në këtë akt normativ, se do shkurtohen me 16 miliardë lekë. Thuhet se një pjesë e tyre janë për shpenzimet operative, por këtu ministri i Financave gënjen. Ky akt normativ del jashtë loje, nëse shkoni me të njëjtin ritëm që është ndjekur deri më tani. Por ju tani kërkoni të mos ecni me të njëjtin ritëm shpenzimesh, por kërkoni të shpenzoni më shumë, edhe pse investimet publike janë financuar në periudhën më parë. Ish-ministri i Financave tha se “me këtë akt normativ ngrihet dora përfundimisht ndaj ekonomisë së vendit dhe financave. Ditën që ti ngre dorë për të shkatërruar ekonominë për qëllime politike dhe personale, ti bën aktin më të rëndë ndaj të ardhmes së ekonomisë së vendit”.

Doda: Borxhi i marrë nuk u shkon në ndihmë qytetarëve TIRANË Për deputeten demokrate, Mesila Doda, debati në Kuvend për Aktin normativ lidhur me disa ndryshime në buxhetin e 2013-ës nuk është debat shifrash, por vetëm dhe para së gjithash debat ideologjik. “…Qeveria do marrë borxh 240 milionë dollarë. Në kushte normale do ishin ndërtuar shkolla, kopshte, rrugë, ujësjellës,...por kjo shifër sot nuk do të shkojë në asnjë formë investimesh në ndihmë të qytetarëve shqiptarë...Në mënyrë absurde do të kthehet thjesht në një barrë për ekonominë shqiptare pa ndihmuar kërkënd, ndoshta vetëm performancën virtuale të kësaj qeverie. Dhe ky është një debat ideologjik, kjo nuk është luftë termash financiarë...”, tha ndër të tjera Doda. Sipas saj, “ky është akti që shënon pragfalimentimin e financave të shtetit shqiptar, dhe parathotë afrimin e një periudhe të errët për shqiptarët”.

prezantimi

Cani: Buxheti 2013 mbyllet me 40 miliardë lekë më pak Edhe para deputetëve në Kuvend, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka parashtruar një situatë të rëndë ekonomike. Sipas tij, për qeverinë dy janë shqetësimet themelore: si të ringremë ekonominë në nivelet potenciale dhe të mbajmë nën kontroll financat dhe borxhin publik, dhe më pas të ulet. “Këto çështje do t’i trajtojmë me buxhetin e vitit të ardhshëm. Emergjenca është të stabilizojmë situatën në 2013, dhe të saktësojmë detyrimet e shtetit ndaj biznesit privat; të njohim me transparencë situatën financiere dhe më pas të japim masat”, - tha ministri. Ai theksoi se akti normativ shkurton me 38.8 miliardë lekë të ardhurat e buxhetit fillestar. Në sqarim të ndryshimeve buxhetore, ministri i Financave akuzoi paraardhësin e tij se në vend të shkurtonte shpenzimet ka bërë investime të mëdha për luks. “Ministritë jo vetëm që nuk i ndalën shpenzimet, por vetë Ministria e Financave, institucioni më i çuditshëm nis e bën investime për të riparuar godinën për 900 mijë dollarë në qershor. Në vend që të ndalte vetë e para dhe të shihte se ku po shkonte me të ardhura, bën investime luksi. 370 mijë dollarë, investime pa leje ndërtimi. Para të shkuara dëm, pasi një pjesë u prish dhe pjesa tjetër do prishet”, - akuzoi ai. Cani akuzoi Boden se “ka nxituar të paguajë nga 1 janari 2013 deri në mes të shtatorit plot 46 mld lekë para që duhej të ishin vetëm për urgjenca, në fakt janë në shumicën e tyre, para për firma investimesh, ndërtim rrugësh”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

5

Kuvendi miratoi mbrëmë pas 11 orë debatesh Aktin normativ për disa ndryshime në buxhet, me qëndrime krejtësisht të ndara; 79 vota pro të mazhorancës dhe 42 votat kundër të opozitës.

Miratohet buxheti i ri, të gjitha replikat e seancës 12 orëshe Berisha: “Ti më kujton Oskarin e Gynter Grasit, që i ndodh një fatkeqësi që sheh në një moment të papërshtatshëm nënën e vet dhe kjo iu kthye më pas në një forcë magjie…”. Blushi: “Nëse unë jam Oskar, ti je Oskari” TIRANË Pas një seance maratonë prej më shumë se 11 orësh, Kuvendi miratoi mbrëmë Aktin normativ për disa ndryshime në buxhet, me qëndrime krejtësisht të ndara; 79 vota pro të mazhorancës dhe 42 votat kundër të opozitës. Debatet në qëndrime mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kulmuan me një fjalë dhe më pas replikë të ish-kryeministrit Sali Berisha aty rreth orës 21:00 të mbrëmjes me deputetin e PS-së, Ben Blushi.

Olldashi: Kjo nuk është qeveri, por çeta e Shahinit TIRANË Deputeti demokrat, Sokol Olldashi deklaroi dje në Kuvend se kjo qeveri është një çetë dhe jo një administratore e pushtetit. “…Më shumë sesa si qeveri, ky grupi këtu prapa foltores është sjellë deri tani si çetë. Edhe kështu vizualisht duken si çeta e Shahinit në tablonë e Spiro Xegës. Deri më sot kemi shfaqje, broçkulla, zhbërje, - jo thelb, asnjë rezultat konkret. Gjëja e parë që bëri çeta sapo zuri vend, shpërndau anëtarët lart e poshtë nëpër Tiranë, për të shënuar me marrëzi kufijtë e zonës së tyre të veprimit, sikurse bëjnë të

gjithë felinët. Së dyti, pas vendosjes së kufijve, ju bëri të qartë juve, deputetëve të Partisë Socialiste, se çeta nuk është e juaja dhe as e popullit socialist, por e Edi Ramës dhe e Ilir Metës. Shikoni ç’po ndodh në qarqet ku ju vetë jeni deputetë. Në Durrës, 69% e pushtetit real i është dhënë pjesës së bashkëkryetarit, LSI. Në Fier është dhe 71, sepse ndarja e plaçkës së pushtetit është pa rëndësi në nivel lokal. Çeta është qartazi e ndarë, njëra LSI, mban plaçkën e pushtetit; tjetra, PS, territorin e pushtuar dhe plaçkën në nivel qendror...”, - tha dje Olldashi.

Ahmetaj: E latë arkën me zero lekë TIRANË Mbrëmë, vetëm pak minuta para fillimit të votimit, në emër të Grupit parlamentar të PS-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria “Berisha” e kishte lënë arkën e shtetit me zero lekë. “… Në datë 21 tetor shteti duhej që të

pushonte, pasi ju e keni lënë arkën zero lekë. Nuk do paguheshin pagat, ndihma ekonomike madje edhe interneti i Jozefinës nuk do punonte. Ky akt normativ është hapi i parë i përgjegjshëm për të rregulluar ato që bëri qeveria që iku, qeveria që litarin e ka lënë jashtë…”, - tha ai.

Berisha Për herë të dytë brenda ditës së djeshme, në një fjalim prej më shumë se 30 minutash Berisha foli për shumëçka. Ai tha se qeveria po e çon vendin në recesion, e cilësoi Aktin normativ si “gropa Rama” për ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se kjo është faza e dytë e skenarit “Papandreu”.“…Në të 40-at e qeverisë, ju sillni sot verdiktin me të cilin ndëshkoni çdo fëmijë shqiptar, çdo të papunë, të punësuar, të sëmurë, çdo të moshuar, vendin në tërësi…”, - tha që në fillim të fjalës Berisha. Ish-kryeministri kundërshtoi shifrat e servirura nga mazhoranca, duke sqaruar se ekonomia shqiptare ka qenë në vëzhgim nga strukturat ndërkombëtare dhe se përpos krizës së thellë që prekën vendet fqinjë, Shqipëria ia arriti që të ruante ekonominë si rezultat i disiplinës fiskale që ajo ndërmori, por edhe të ardhurave që siguroi çdo vit”…Çfarë po bëni ju? Ju po sillni recesionin me shpejtësi të madhe. Një gropë për një njeri që nuk ka asnjë informacion, doni ta ktheni në gropë për të gjithë. Kur FMN, Komisioni Europian, ekonomistët flasin për rritje, piktori dështak do ta kthejë në

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE

Bode: Akti, atentat politik për ekonominë TIRANË Në emër të grupit parlamentar të PD-së, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode u bëri thirrje deputetëve që të mos e votonin Aktin normativ. “Ne nuk do të votojmë sot këto ndryshime të buxhetit për traditë si opozita e djeshme. Argumentuam se Akti normativ për buxhetin 2013 përbën një akt të papërgjegjshëm për ekonominë e vendit dhe të të gjithë shqiptarëve. Këto përmirësime dhe ndryshime duhet të çojnë në përmirësim të situatës. Por Akti që keni sjellë ju është akti i destabilizimi financiar i vendit. Ky akt që keni sjellë është një atentat politik për ekonominë e vendit, prandaj nuk do ta votojmë…”, - tha Bode ndër të tjera.

gropë… Ku jemi këtu? Vetëm Enveri sillej në këtë mënyrë, që thoshte ‘Unë e kam drejt, të gjithë e kanë gabim’. Qeveria që vjen është unike në botë, që u thotë doganave e tatimeve pasi vendos kushërinjtë se nuk do realizoni kaq, por 4 herë më pak. Nuk do jeni 4 miliardë lekë mangët në muaj, por 8…”,tha ai. Berisha lexoi më pas disa shifra të servirura në relacionin e përgatitur për Aktin normativ, duke shtuar se vetë kjo përmbajtje e përgatitur nga Ministria e Financave nuk e justifikon Aktin normativ. “Në relacionin e tyre, këta shkruajnë: Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë është 1.7 %, përsa i përket performancës së tremujorit të dytë ka pasur një rritje lehtësuese. Punësimi është rritur. Vetëm nga sektori privat, në periudhën janar-qershor 12600 kontribues, rezultat i hapjes së vendeve të reja. Dëgjoni ju gropa, populli i gropës, se vetëm në gropë hapen biznese të reja… Unë ua kam shkruar këtë relacion? O Pandeli, kush ua ka shkruar këtë relacion?. Sabotim. Armiku ua ka shkruar këtë relacion…”,- ironizoi Berisha. Ish-kryeministri shtoi se kjo mazhorancë po demotivon çdo gjë, duke iu drejtuar së fundmi edhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri në ato momente nuk kishte mbërritur ende në sallë. ”Unë i them kryetarit këto fjalë: çdo fletë, çdo fjalë që ta gjesh keq, nise nga Sali Berisha e deri tek punonjësi më i thjeshte, çoi në prokurori. Ke ndërtuar pallat, por nuk

ke asnjë faturë, ke ndërtuar vilë, por nuk ke asnjë faturë. Zhduken 600 ikona në një natë, nuk ke asnjë faturë…”,tha Berisha. Replika Deputeti socialist, Ben Blushi qëlloi sipas renditjes që të fliste menjëherë pas ish-kryeministrit Berisha, një fjalë kjo që solli më pas edhe replika mes të dyve. Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se ai në parim ishte kundër marrjes së borxhit, por sqaroi se me Aktin normativ, qeveria nuk po bënte asgjë më shumë sesa po merrte një vendim për të larë borxhet që qeveria “Berisha”, i kishte lënë. “…Unë parimisht jam kundër marrjes së borxhit, edhe pse jam i bindur që po u qeveris më mirë, Shqipëria e lan borxhin. Mua më dridhet dora për ta votuar këtë vendim për të marrë 240 milionë dollarë. Ky borxh është marrë nga ju dje dhe ne sot po votojmë për të ndrequr faturën tuaj…”,- tha Blushi. Menjëherë pas tij është ngritur Berisha. ”… Ti më kujton Oskarin e Gynter Grasit, që i ndodh një fatkeqësi që sheh në një moment të papërshtatshëm nënën e vet dhe kjo iu kthye më pas në një forcë magjie…, ku rrëzonte njerëz…, prishte parada… Vuajte shumë nga romani ‘Beni ecën vetë’, që nuk të la të bëhesh kurrë burrë”,- tha Berisha. Pas disa minutash ndërprerjeje replikash dhe kundër-replikash nga Topalli apo edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, reagoi Blushi: “Nëse unë jam Oskar, atëherë ti je Oskari”.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Në Samitin e PPE-së, Basha ka kërkuar mbështetje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor, sikundër ka garantuar se opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim

Basha, liderëve në PPE: Mbështesni statusin kandidat “Thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner, si Banka Botërore apo Komisioni Europian, është që të jenë të vëmendshëm ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i Aktit normativ, i cili është në kundërshtim me ligjin e 2009, që e ndalon qeverinë shqiptare të marrë borxh për shpenzime operative” TIRANË Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

mori pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. Në të gjitha bisedat që ai zhvilloi me personalitete të larta të BE-së dhe drejtues të qeverive pjesëmarrëse në këtë samit, Basha ka kërkuar mbështetje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor, sikundër ka garantuar se opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim. “Kam kërkuar pikë së pari mbështetjen nga të gjitha partitë simotra në pushtet, duke nisur me kancelaren Merkel dhe me të gjithë udhëheqësit e tjerë të qeverive apo koalicioneve të djathta në BE, për të konfirmuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE, si dhe vendosmërinë e PD, që edhe në opozitë të vazhdojë të kontribuojë në të gjithë forcat dhe mënyrat për përshpejtimin e trajektores europiane të vendit dhe hapin tjetër në këtë trajektore, që është hapja e negociatave”, - tha Basha. Por përpos garancisë se dhënë, Basha ka pasqyruar gjatë takimeve edhe veprimet që po ndërmerr qeverisja aktuale. “Në takimet dypalëshe bëra një prezantim të situatës politike në vend, veçanërisht për shqetësimet tona edhe në këtë fazë

të hershme të mazhorancës së re, për shpërfilljen totale të parimeve të shtetit ligjor, për një fushatë kundër Kushtetutës, ligjshmërisë, ligjit, vlerave të konsensusit, gjithëpërfshirjes dhe dialogut, si dhe për disa prej shqetësimeve që kanë të bëjnë me vijimësinë dhe stabilitetin e administratës publike dhe stabilitetin e trupave të veçantë që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, me zbatimin e ligjit, siç është policia, institucionet e pavarura dhe frymën konfliktuale në raport me to. Qeveritë e zgjedhura në çdo vend demokratik binden dhe shërbejnë sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe nuk udhëheqin përtej ligjit dhe Kushtetutës”, tha Basha pas takimeve. Ai konfirmoi se opozita demokrate do të jetë e fortë dhe moderne në funksion të integrimit europian. Në punimet e djeshme është diskutuar për krizën ekonomike dhe financiare me të cilën po përballet BE-ja, ndërsa Basha nga ana e tij ka shprehur shqetësimin se në Shqipëri po cenohet stabiliteti makro-ekonomik. “…Ne e lamë vendin në një situatë makro-ekonomike stabël, çka është më e rëndësishme. E lamë vendin në një situatë fiskale dhe financiare stabël, ku borxhi megjithëse u rrit, sikurse u rrit në çdo vend fqinj dhe në çdo vend të Europës, ai ishte më i ulëti në rajonin e Europës Juglindore. Ndërkohë, shohim përsëri, përmes një përpjekjeje jotransparente, anti-ligjore në thelb siç është Akti normativ që diskutohet në Parlamentin e vendit, për të përdorur ‘muskulin’ politik, për të shkatërruar themelet e këtij stabiliteti financiar përmes katërfishimit brenda natës së huasë së shtetit, të cilat për më shumë nuk përdoren siç trumbetohet nga mëngjesi deri në darkë për të likuiduar fatura të papaguara të biznesit, fatura që janë po kështu të planifikuara për vitin në vazhdim, por planifikohet të përdoret për shpenzime operative, planifikohet të përdoret për shpenzime qeveritare, shpenzime luksi në një kohë krize, shtim ministrish në një kohë krize dhe çka është më shqetësuese një planifikim me dashje,

“…Ne e lamë vendin në një situatë makro-ekonomike stabël, çka është më e rëndësishme. E lamë vendin në një situatë fiskale dhe financiare stabël, ku borxhi megjithëse u rrit, sikurse u rrit në çdo vend fqinj dhe në çdo vend të Europës, ai ishte më i ulëti në rajonin e Europës Juglindore”

gjakftohtë i përkeqësimit 4 herë të mbledhjes së taksave, në krahasim me 8 muajt e parë të këtij viti”, - tha ai. Për pasojë, Basha ka bërë të ditur se opozita është e angazhuar të bëjë transparencën e plotë të akteve që po ndërmerr qeveria aktuale. “E gjithë vëmendja jonë si opozitë është të ushtrojmë përgjegjësitë që na ngarkon shoqëria, qytetarët, ligji dhe rregullat e demokracisë. Natyrisht, në këtë kuadër thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner, si Banka Botërore apo Komisioni Europian, është të jenë të vëmendshëm ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i Aktit normativ, i cili është në kundërshtim me ligjin e 2009-ës, e që e ndalon qeverinë shqiptare të marrë borxh për shpenzime operative, rroga apo për luksin e vet dhe e detyron të marrë borxh vetëm për investime, që në fund të fundit, i kthehen si vlerë e shtuar ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë…”, - tha ai.

Parlamenti Europian, rezolutë pro Statusit të Shqipërisë Relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Nikola Vuljanic paraqiti dje gjatë mbledhjes në Strasburg një rezolutë, në të cilën i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat. Ashtu si dhe raportin e Progresit të paraqitur javën e shkuar nga Komisioni Europian, edhe rezoluta e djeshme e hartuar nga relatori Vuljanic, njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe veçanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë që theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së

sistemit gjyqësor e pluralizmit të mediave. Sërish theksohet edhe nevoja e dialogut dhe konsensusit mes forcave politike. Duke mbështetur propozimin e Komisionit Evropian, rezoluta i bën “thirrje Këshillit të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj Statusin kandidat”. Përpara se të miratohet nga Komisioni i Jashtëm e më pas nga Parlamenti Europian, rezolutës mund t’i bëhen amendime nga eurodeputetët. Nëse ajo do të kalonte përpara mbledhjes së dhjetorit, do të ishte një plus për Shqipërinë, duke qenë se disa vende kandidate janë ende skeptike. Për të marrë përkrahje për Statusin, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati do të udhëtojë në javët e ardhshme drejt Parisit dhe Berlinit, dy kryeqendrat e Bashkimit Europian.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

7

Aksidenti i Shkodrës, shoferi mbetet në qeli Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Prendë Ndreca, drejtuesi i kamionit që shkaktoi pesë të vdekur si pasojë e përplasjen me automjetin ku udhëtonin të rinjtë shkodranë. Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të datës 22tetor, në vendin e quajtur Kryebushat dhe konkretisht në rrugën nacionale Shkodër- Lezhë ka ndodhur një aksident

automobilistik mes dy mjeteve, kamion tipit “Man” me targë PU 1463 A mjetit “BMV” me targë SH 1818 E mjet i cili drejtohej nga shtetasi Osman Meraja. “Si pasojë e aksidentit tragjik kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjerët e mjetit BMV shtetasit Xheni Anamali vjeç 17, Rael Duni vjeç 17, Orlend Mreca vjeç 17 dhe Ledio Pinari vjeç 17, si dhe pas disa orë pas ngjarje ka gjetur vdekjen

shtetasi Osman Meraja drejtues i mjetit BMV”- tha prokuroria. Janë kryer veprimet e para hetimore të vendngjarjes dhe në kuadër të provave dhe veprimeve te para hetimore dyshohet se shtetasi Prendë Ndreca ndërsa ka qenë duke qarkulluar nga rruga dytësore në atë kryesore nuk ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e rrugës dhe është futur në kryqëzim, ku ka ndodhur edhe përplasja me

automjetin BMV. “Nga shqyrtimi i të dhënave të dokumentuara nga policia gjyqësore rezulton se, arrestimi në flagrancë i personit nën hetim Prendë Ndreca i kryer nga oficeri i policisë gjyqësore është i ligjshëm, pasi është kryer në përputhje me nenet 251/1 e vijues të K.Pr.Penale”, - tha akuza. Gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin.

Oficeri i SHISH me drogë? Gjykata: Policia u nxitua, vetëm 60 ditë në qeli Gjykata e Elbasanit ka liruar dy prej të dyshuarve si të implikuar në tregtinë e 195 kg hashash dhe la në qeli për 60 ditë oficerin e SHISH dhe bashkëpunëtorin e tij. Arsyeja? Droga nuk u kap në makinën “Cadillac”, por në dyshemenë e magazinës Leonard Bakillari Tiranë Nxitimi i policisë për të arrestuar

një oficer të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe tre persona të tjerë të dyshuar për transport droge ka bërë që gjykata e Elbasanit të lirojë dy prej tyre dhe të caktojë 60 ditë burg për oficerin e SHISH, Eugen Muçaj. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e Elbasanit vendosi të mbajë 60 ditë në burg shtetasit Eugen Muçaj dhe Hysni Salliu, të cilët ndodheshin në një magazinë ku është gjetur sasia prej 195 kilogramësh lëndë narkotike kanabis-sativa. Ndërsa cilësoi të paligjshëm dhe liroi nga salla e gjyqit shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri, të cilët u arrestuan teksa prisnin dy personat e tjerë disa metra larg vendit ku ndodhej lënda narkotike. Edhe pse prokuroria argumentoi se ka prova që tregojnë se të katër personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjykata tha se për dy nga të arrestuarit nuk provohet implikimi i tyre në transportin e lëndës narkotike. Ndërsa lidhur me arrestimin e punonjësit të SHISH-it, gjykata argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin atë me lëndën narkotike. Kjo pasi në momentin e ndërhyrjes së policisë, lënda narkotike është gjendur në ambientet e magazinës ku punonjësi i SHISH-it kishte shkuar së bashku me shtetasin Hysni Salliu dhe jo në automjetin tip “Cadillak” që drejtohej prej tij. Sipas prokurorisë, arrestimi i katër personave u krye më datë 20 tetor pranë unazës së qytetit të Peqinit në një magazinë

ku u sekuestruan 195 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Automjetet me të cilat udhëtonin të dyshuarit janë ndjekur që nga qyteti i Elbasanit pas hetimit disajavor që lidhte punonjësin e SHISH me transportin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh. “Agjentë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale rreth orës 10 e 30 kanë marrë nën mbikëqyrje mjetet tip “Cadillak” me ngjyre të zezë dhe “Escalade” me ngjyrë të zezë të cilat ndodheshin të parkuara përpara në hyrje të qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10 e 38 min automjeti me targa A në të cilin udhëtonin shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri largohet nga një lokal në drejtim të qytetit të Peqinit. Pas rreth 2 min nga i njëjti lokal largohet dhe mjeti me targa B në të cilin udhëtonin shtetasit Eugen Muçaj (punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe Hysni Salliu”- thotë prokuroria. Ndjekja e të dyshuarve ka vazhduar deri në hyrje të qytetit të Peqinit përpara se të kalonin urën e Shkumbinit kur mjeti i drejtuar nga punonjësi i SHISH ka parakaluar automjetin tjetër dhe është futur në një depo pranë rrugës nacionale. Ndërsa mjeti ku ndodheshin shtetasit Evans Noga dhe Andrea Xhaferri ka ndaluar në një lokal, i cili ndodhet rreth 200 metra larg depos ku kishte hyrë automjeti me punonjësin e SHISH. “Në këto momente, nga ana e forcave të policisë është ushtruar kontroll në depon ku hyri automjeti me targa B dhe pranë automjetit që gjendjen brenda në depo u kapen në flagrancë shteta-

Autori i dyshuar për ngjarjen, 21-vjeçarit Aldo Hoxha

Lidhur me arrestimin e punonjësit të SHISH-it, gjykata argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin atë me lëndën narkotike.

sit Eugen Muçaj dhe Hysni Salliu. Në momentin e kapjes në depo u gjetën dhe u sekuestruan dhe 185 pako të mbushura me material bimor të thatë i cili për nga aroma ngjan lëndën narkotike të llojit Canabis Sativa, e cila pas peshimit kap një sasi prej 195 kg e 738 gramë së bashku me ambalazhin”- thotë prokuroria. Po ashtu u krye edhe arrestimi i shtetasve Evans Noga dhe Andrea Xhaferri. Sipas hetimeve rezulton se të katër këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin si qëllim transportimin e një sasie lëndë narkotike nga fshati Lazarat i qytetit të Gjirokastrës për në qytetin e Peqinit dhe më pas në destinacion të paidentifikuar.

Afera e të burgosurit; gjyqtarja e pafajshme, 1 vit burg prokurorit Gjykata e Durrësit dënoi 1 vit me kusht prokurorin Aleksandër Plepi, i cili u akuzua se ndërhyri tek bashkëshortja gjyqtare për lirimin e Besnik Brakës Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshme gjyqtaren Marsela Balili dhe dënoi me një vit burg me kusht bashkëshortin e saj, ish-prokurorin Aleksandër Plepi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj bashkëshortes. Pas një procesi që ka zgjatur më për më shumë se tre vjet, Gjykata e Durrësit dënoi pesë nga gjashtë të pandehurit të akuzuar për një aferë korruptive ku sipas prokurorisë janë ofruar 15 mijë euro për t’i lehtësuar masën e dënimit të pandehurit Besnik Brraka, i cili është gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2009 për trafik ndërkombëtar municionesh. Sipas vendimit të djeshëm, me dy vjet burg është dënuar shtetasi Besnik Braka i ekstraduar sëfundmi në Shqipëri i cili akuzohet për korrupsion aktiv,

ndërsa motra e tij, Violanda Braka është dënuar me dy vjet burg me kusht. Shtetasit Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi, të akuzuar nga prokuroria si sekserë në këtë aferë korruptive janë dënuar me nga një vit e dy muaj burg, masë dënimi të cilën e kanë shlyer me kohën e paraburgimit. Një seancë më parë prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin me dy vjet burg për ish-prokurorin Aleksandër Plepi dhe 1 vit heqje lirie për bashkëshorten e tij, ish-gjyqtari në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Marsela Balili. Sipas akuzës, në vitin 2009, të pandehurit Pana-

jot Dhiamandi, Arben Veliko, Violanda Braka dhe Besnik Braka i kanë kërkuar prokurorit Aleksandër Plepi të ndërhyjë të bashkëshortja e tij për t’i dhënë një masë të butë dënimi pandehurit Besnik Braka, i cili është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik municionesh dhe shpërndarje narkotikësh. “Aleksandër Plepi, me funksion publik, prokuror në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kërkuar përfitime të paligjshme dhe premtuar se do të ndërhyjë drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e tij Marsela Balili, e cila ushtron funksionin publik të Gjyqtares në Gjykatën për Krime të Rënda, Tiranë, për të dhënë një masë dënimi më të ulët, për të pandehurin Besnik Braka”, – ka argumentuar përfaqësuesi i akuzës në konkluzionet përfundimtare. Ndërsa për ish-gjyqtaren, prokuroria tha se e pandehura Marsela Balili ka kërkuar në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet bashkëshortit të saj Aleksandër Plepi një përfitim të parregullt, kundrejt kryerjes së një veprimi që lidhet me detyrën e saj si gjyqtare, dhe konkretisht duke dhënë pafajësi për njërën nga akuzat në ngarkim të pandehurit Besnik Braka.

sarandë

Gjendet e vdekur në banjën e kyçur, dyshime për grabitje Një 55-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e djeshme në qytetin e Sarandës. Sipas policisë, viktima me inicialet Shpresa Telhaj jetonte e vetme në shtëpi. Ajo është gjetur në tualetin e banesës, e mbyllur me çelës.  Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi qartë se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta në kokë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja të dukshme dhune. Nga hetimet paraprake, policia e Sarandës ngre dyshime për një grabitje, e bazuar kjo edhe në mungesën e disa sendeve personale si dhe të qenit të saj, i cili e shoqëronte kudo.  Shpresa Telhaj, jetonte e vetme pas divorcit dhe ka një vajzë në emigracion në shtetin e Greqisë. Ka qenë kjo e fundit që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë, pas mungesës së kontaktit me të ëmën. Policia menjëherë pas njoftimit, ka hyrë në banesë nga dritarja dhe e ka gjetur atë të vdekur në tualetin e apartamentit të saj, të mbyllur me çelës nga jashtë.  Policia po merr në pyetje fqinjët, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, pasi kanë qenë edhe këto të fundit që kanë konstatuar mungesën e saj prej dy ditësh. 


CMYK

8 25.10.2013

NJOFTIM / REKLAMA Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

NJOFTIM PËR THIRRJE TË EKSPERTËVE

NJOFTIM për KËSHILLIM PUBLIK

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, neni 29, njofton thirrjen e 2 (dy) ekspertëve të pavarur, të licencuar, të fushave të ndryshme, për të bërë vlerësimin e deklaratave të interesave private të subjekteve deklarues.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), mbështetur në nenin 65 dhe 68 të ligjit nr.9918, dt.19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, njofton të gjitha palët e interesuara se nis këshillimin publik për dhënien e një të drejte përdorimi në brezat e frekuencave IMT 1900-1980 MHz, 2110-2170 MHz. Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre brenda 45 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Të interesuarit mund të aplikojnë zyrtarisht ose me e-mail në adresën elektronike postare zyrtare info@hidaa.gov.al, brenda datës 30 tetor 2013.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në faqen e web të AKEP: www.akep.al Për informacion mund të kontaktoni në adresën e email: info@akep.al

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar në ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin:

Bazuar në ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpall konkurrim për vendin e lirë të punës, në pozicionin:  Inspektor në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve.

 Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”.

Kërkesat e përgjithshme: Konkurruesi duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të nenit 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”.

Kërkesat e veçanta: • Arsimi i lartë, në degët Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Gjuhë e Huaj. • Eksperiencë pune në administratën shtetërore jo më pak se 3 vjet. • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, avantazh dhe ndonjë gjuhe tjetër të BE-së, të çertifikuar. • Aftësi drejtuese, aftësi komunikimi, aftësi për të punuar në grup.

Kërkesat e veçanta: • Arsimi i lartë. • Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet. • Aftësi menaxhuese dhe për të punuar në grup. • Komunikim shumë të mirë me shkrim dhe me gojë. • Të jetë i disponueshëm për të kryer detyrat edhe në zona zgjedhore të largëta. • Të njohë një gjuhë të Komunitetit Europian (preferohet anglishtja)

Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës II-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2013.

Paga: Paga mujore bruto e pozicionit është sipas klasës III-b, përcaktuar në VKM nr.524, datë 16.08.2013.

Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.11.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente: • Kërkesë me shkrim; • Curriculum Vitae; • Dokument identifikimi; • Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); • Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; • Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë.

Dokumentacioni: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.11.2013 në zyrën e regjistrimit të akteve dhe dokumentacionit të KQZ-së, këto dokumente: • Kërkesë me shkrim; • Curriculum Vitae; • Dokument identifikimi; • Librezë pune (fotokopje e noteriuar), ose vërtetim zyrtar për afatin kohor të punësimit; • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi e Gjuhës së Huaj (fotokopje e noterizuar); • Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar); • Vlerësim pune nga punëdhënësi ose dy rekomandime nga punonjës superior të institucionit ku janë ndërprerë së fundi marrëdhëniet e punës; e diel • Dëshmi nga komisioni mjekësor kompetent që vërteton aftësi për punë.

Më datë 02.12.2013 në selinë e KQZ-së do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej procedurat e testimit, si dhe datat e testit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Eh... Artur Zheji: ’80 vajzat e viteve

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

REPORTAZH

30 lekë

30 lekë

SHTATOR 2012

ÇMIMI 300 LEKË

TI ...NAZIME, A LL JE A...? HALLA . TA BOFT ZOTI..

VITI VII BOTIMIT

NR. 8 (255),

30 lekë

PYETËSORI

30 lekë

MUND NË EUROPË TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ’ ‘KATËRI I RADËS

30 lekë

30 lekë EKULLIT

1,000

MONIKA LUBO

E përmuajshme

Artur Zheji: Eh... ’80 vajzat e viteve

mirë Preç Zogaj: Lamtu përqafim armë, lamtumirë

Edison Ypi: Kurva hyjnore

PLUS

10 GRATË E SH

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri PELINKU-Artan Spiropali; LIRI DRITA KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom , Ardian Vehbiu, os Tarifa; HELENA Lame; DORA APPONYI VAÇE ZELA-Fat Lleshanaku, Amik Kasoruho QIRIAZI-Artan Tasho; MOTRAT Revista MAPO-GERALDINE Luljeta KOKALARIrian Civici; XHAVELLA-Roland Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Ad Zeqo;

ile.al www.eaglemob informacion vizitoni

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

...NAZIME, A TI L JE A...? HALLAL TA BOFT ZOTI... PYETËSORI 33

GJERGJ META D EUROPË MUN

NR. 8 (255), VITI

I 300 LEKË OR 2012 ÇMIM VII BOTIMIT SHTAT

REPORTAZH

NË E TË HYJMË EDH PA TURQINË DORËSHKRIM

ËS ENIGMAT E NAT KUR U MBYT ËS’ ‘KATËRI I RAD

N A RIMISHËRO MONIKA LUBONJ

E PËRMUAJSH

ME

përĖtoni për ata! uratë për vete dhe

GERALDINËN

EKULLIT 10 GRATË E SH

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri tan sa Spiropali; LIRI DRITA PELINKU-Ar m A KADARE-Eli , Robert Elsie; IA- Moiko Tarifa; HELEN Ardian Vehbiu DORA D’ISTR VAÇE ZELA-Fatos Amik Kasoruho, AT QIRIAZI-Artan Lame; LDINE APPONYI a Lleshanaku, MOTR Roland Tasho; n Civici; Revista MAPO-GERA KOKALARI- Luljet O XHAVELLAImami; MOSK TEFTA TASHKO KOÇO-Adria Zeqo;

300 lekë

300 lekë

N

N GERALDINË

NJA RIMISHËRO

përĖtoni në Eagle dhe vete dhe për ata! Sillni miqtë tuaj e dhuratë për Lekë kohë bised

Për më tepër

E përmuajshme

33

GJERGJ META

Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”. E PËRMUAJ

30 lekë

Edison Ypi: Kurva hyjnore

ë Preç Zogaj: Lamtumir përqafim armë, lamtumirë

Më datë 02.12.2013 në selinë e KQZ-së do të tyshpallet lista e konkurrentëve që 1,000 Lekë për a do të vazhdojnë më tej procedurat e1,0testimit, simu dhe datat e testit me shkrim dhe 00 Lekë për intervistës me gojë.

SHME

Testimi bazohet në njohuri për Kushtetutën, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.

y mua

emobile.al

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Pse na kanë frikë qytetarët europianë P ërderisa komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, nga Brukseli mundohej t’u dërgonte mesazhe pozitive dhe inkurajuese vendeve të Ballkanit, nga Beogradi e Prishtina deri në Tiranë, fjalët e tij nuk hasnin në mbështetje të opinionit publik europian. Të nesërmen mediat europerëndimore raportuan për “frikën nga ardhja e 3 milionë shqiptarëve në BE“, reportazh për Lazaratin, ku të papenguar fshatarët jetojnë nga prodhimi i hashashit dhe ku shteti nuk ka qasje, ndërsa në Austri anketat dëshmojnë se kundërshtimi për zgjerimin e BE-së nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Megjithëkëtë, vendet si Kosova, Shqipëria dhe të tjerat nuk kanë zgjidhje më të mirë sesa të ecin drejt BE-së edhe nëse e dimë se kjo rrugë do të jetë shumë-shumë më e gjatë sesa mendojmë. Para katër muajsh intervistova ishkryetarin e Komisionit Europian, Romano Prodi, i cili pas largimit nga Brukseli ishte edhe kryeministër i Italisë. Folëm për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Kroacisë. Prodit i kujtohej koha kur ai ishte në krye të ekzekutivit të BE-së dhe kur ndodhi zgjerimi më i madh i saj duke pranuar përnjëherë 10 shtete anëtare dhe duke caktuar datën për pranimin edhe të dy të tjerave. Prodi në atë kohë kishte parashikuar se Kroacia po ashtu do të bëhej anëtare e BE-së deri në vitin 2007, por kjo u realizua me gjashtë vite vonesë. Prodi për këtë nuk fajësoi vetëm Kroacinë dhe ritmin e reformave në atë shtet, por edhe vetë zhvillimet e mëdha që ndodhën në Bashkimin Europian në vitet 2003 dhe 2004. “Prej Evropës së shpresës erdhëm në Evropën e frikës”, tha Prodi, duke i bërë thirrje BE-së që të vazhdojë zgjerimin derisa në BE të mos përfshihet i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor, sepse vetëm atëherë do të mund të konsiderohet si i realizuar ideali i bashkimit të Evropës. Fjalët e Prodit m’u kujtuan të mërkurën më 16 tetor, kur Komisioni Evropian publikoi paketën vjetore të zgjerimit që përfshin Strategjinë dhe raportet e progresit për secilin vend të përfshirë në këtë proces. Së pari u befasuam të gjithë me mungesën e interesimit për këtë ngjarje të rëndësishme, e cila deri vitin e shkuar zgjonte interesim të madh të mediave perëndimore. Kësaj radhe në sallë të konferencave të shtypit në Bruksel pothuajse nuk kishte gazetarë perëndimorë, aty-këtu ndonjë nga Italia a Austria. Sikur në sallë të mos ishin gazetarët nga rajoni dhe nëpunësit e Komisionit të cilët vetë kanë punuar në tekstet e raporteve, Fule nuk do të kishte pasur as para kujt t’i paraqiste raportet. Të nesërmen një vështrim në pasqyrën e

koment

Augustin Palokaj

shtypit evropian të cilën e përgatit Komisioni Evropian të krijon përshtypjen se është më mirë të mos ketë interesim sesa të raportohet në mënyrën si u raportua për këtë ngjarje. Raportet në disa gazeta perëndimore ishin më shumë shprehje e frikës nga zgjerimi sesa e shpresës se vendet e Ballkanit dhe Turqia do të lëvizin shpejt drejt integrimit në BE. Përderisa komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, nga Brukseli mundohej t’u dërgonte mesazhe pozitive dhe inkurajuese vendeve të Ballkanit, nga Beogradi e Prishtina deri në Tiranë, fjalët e tij nuk hasnin në mbështetje të opinionit publik evropian. Të nesërmen  mediat europerëndimore raportuan për “frikën nga ardhja e 3 milionë shqiptarëve në BE”, reportazh për Lazaratin, ku të papenguar fshatarët jetojnë nga prodhimi i hashashit dhe ku shteti nuk ka qasje, ndërsa në Austri anketat dëshmojnë se kundërshtimi për zgjerimin e BE-së nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Populizmi ndikon te zgjerimi “Shqetësime të freskëta rreth imigrimit masivë nga Evropa Lindore u ngritën mbrëmë kur Brukseli i dha Shqipërisë mundësinë që të ecë drejt anëtarësimit në BE...kjo lëvizje do të thotë se të 3.1 milionë shqiptarët mund të marrin të drejtën për t’u vendosur kudo në BE, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe”, shkruante atë ditë “Daily Express”, duke cituar nënkryetarin e Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) të thotë se “do të ishte çmenduri e paparë të pranohet Shqipëria në BE, edhe një shtet i cili ka problem të madh me aktivitetet kriminale dhe me varfëri të frikshme”. Natyrisht ky shkrim nuk reflekton tërë opinionin britanik, por mendimet e tilla janë duke e ngritur popullaritetin e partive populiste që flasin me këtë gjuhë. E ndaj kësaj nuk janë indiferente as partitë e qendrës. Edhe më serioz është komenti në gazetën gjermane “Handelsblatt”, ku autori porosit se BE-ja “është në buzë të humnerës për t’u shkatërruar dhe tash duhet të fokusohet në eurozonë dhe stabilizimin e tërë BE-së”, ndërsa ringre çështjen e një “partneriteti” me këto shtete që nuk do të nënkuptonte anëtarësimin e tyre të plotë në BE. Ed-

he kjo gazetë serioze gjermane, sikur edhe gazetat e shumta në vendet e tjera të pasura të BE-së, shfrytëzojnë disa politika të BE-së për të argumentuar kundër zgjerimit. Si shembull përmendin pritjet që nga viti i ardhshëm, kur do të skadojnë kufizimet për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë për të punuar në tregun e punës të tërë BE-së, me qindra e mijëra, nëse jo edhe miliona, të tyre të vijnë për të marrë ndihma sociale derisa të mos gjejnë punë në Britani, Gjermani, Holandë, Danimarkë apo ndonjë shtet tjetër të pasur. Një ndryshim në raportimet e mediave për zgjerimin e BE-së dhe raportet e progresit ishin mediat italiane. Ato edhe rekomandimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit e quanin si lajm të mirë dhe si sukses edhe të Italisë, e cila ka interesa në Shqipëri. Por roli i Italisë në BE-në e sotme nuk është më sikur ka qenë dikur. Austria është një ndër vendet e rralla të BE-së nga pjesa e saj perëndimore që zyrtarisht mbështet ecjen sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit drejt BEsë dhe kjo mbështetje është për të gjitha këto shtete kandidate dhe kandidatët potencialë. Ndërkohë, edhe pse nuk pengon në këtë moment, Austria kundërshton idenë që Turqia të jetë në BE. Por në rastin e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë Vjena zyrtare nuk ka rezerva. Kjo ndoshta edhe për faktin se ky vend i cili nuk është i madh ka investuar në këto vende më shumë se 20 miliardë euro dhe ka lidhje edhe historike, edhe gjeografike me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj në Austri interesimi për zgjerimin është pak më i madh sesa në disa vende të tjera të BE-së. Por ky interesim nuk ka arritur të përfitojë edhe mbështetjen e qytetarëve. Sipas hulumtimeve të bëra në Austri vetëm një javë para nxjerrjes së raporteve të progresit, vetëm 20 për qind e austriakëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kosova në këtë anketë  qëndron edhe më keq: me vetëm 19 për qind të atyre të cilët do të donin ta shihnin shtetin më të ri Evropian në BE. Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë vetëm pak pikë më mirë se Turqia për të cilën tashmë shumica e evropianëve nuk besojnë se fare do të bëhet ndonjëherë anëtare e BE-së. A u humb rasti në vitin 2000? Është më se e qartë se rasti për integrimin e Ballkanit në BE ka ikur diku në fillim të vitit 2000. Në atë kohë kur mbaroi lufta në Kosovë, kur në Serbi nga pushteti ra Slobodan Milosheviçi, kur mbështetja për ribashkimin e Evropës ishte e madhe dhe kjo përjetohej si realizim i një ideali të kësaj gjenerate, ekonomia shkonte mirë dhe optimizmi

Të perjashtuarit ndjehej gjithandej Evropës. Por as BEja e as Ballkani nuk u gjendën si duhet. Hezitimi që menjëherë të pavarësohet Kosova, të fillojë demokratizimi i mirëfilltë i Serbisë, të ndahet Shqipëria nga konflikti i brendshëm politik, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, bëri që të humbet rasti. Në atë kohë u zhvillua samiti i Zagrebit, ku u premtua “e ardhmja evropiane” e tërë rajonit. Sot Kroacia mbetet  e vetmja e cila i ka realizuar këto aspirata dhe është bërë anëtare e BE-së. Të gjitha shtetet e tjera janë ose në fazën fillestare, ose nuk e kanë nisur fare këtë rrugë. BE-ja, përkundër fjalëve të mira, ka nisur po ashtu të humbë fuqinë e saj për të hequr pengesat. Fuqia e BE-së sot kufizohet në bindjen e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë që në Bruksel të pajtohen për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale apo për rregullimin e një trafostacioni në veri të Kosovës. Brukseli për 5 vjet me radhe nuk ka fuqi të heqë pengesën e Greqisë që të nisin negociatat me Maqedoninë,  e cila i ka përmbushur të gjitha kushtet. Brukseli pa fije ndjenjash sot kritikon Bosnjë-Hercegovinën duke harruar se rregullimi i sotëm i këtij shteti është produkt i bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë, po ashtu për shkak të lëshimeve të ndërkombëtarëve, ka ndodhur gjenocid. BE-ja përmend Kosovën si një ndër sukseset e saj më të mëdha në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë në kohën kur pikërisht Kosova mund të përmendet edhe si dështimi më i madh i BE-së. Pra për Kosovën, si një çështje evropiane, BE-ja nuk ka unitet sa i përket statusit të saj dhe nuk mund të flasë me një zë. Këtë dështim Brukseli mundohet ta mbulojë me parullën “Të bashkuar rreth qëllimit, edhe pse të ndarë rreth statusit”. Si u bë që pikërisht shtetet ku BE-ja ka rolin më të madh, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, të jenë më problematiket. Si u bë që Kosova të ketë aq problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin në kohën kur misioni i BE-së në fushën e rendit dhe ligjit, EULEX, ka edhe fuqi ekzekutive për t’i luftuar edhe këto dukuri. Fati gjeografik Por edhe vendet e Ballkanit, jo vetëm politikanët, por edhe e tërë shoqëria, duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre. Nuk kanë faj britanikët, gjermanët apo austriakët pse në një fshat të Shqipërisë kultivohet dhe prodhohet në mënyrë të

papenguar një substancë e palejuar. Nuk kanë faj pse në Kosovë kandidatët në zgjedhje nga seancat gjyqësore shkojnë në fushatë. Nuk kanë fajin kryesor, edhe pse e kanë një dozë të fajit, pse trukohen tenderat gjatë prokurimit publik. Nuk kanë faj pse në Beograd e Prishtinë sulmohen grupet me orientim të caktuar për mbrojtjen e të cilave bën thirrje Brukseli, pse në Kosovë, sipas Raportit të Progresit, të cilin Qeveria e Kosovës e ka quajtur “pozitiv dhe real”, vazhdon trafikimi i fëmijëve, ndërhyrja politike në gjyqësor dhe dukuritë e tjera negative për të cilat numri i dënimeve është i vogël . Edhe po të mos i kishin të gjitha këto probleme serioze vendet e Ballkanit sot nuk do të ishin aq të dëshiruara për t’u anëtarësuar në BE, siç shihet edhe nga mbulimi që u bëhet atyre në mediat evropiane. E me këto probleme ato vetëm e bëjnë më të largët arritjen e qëllimit për t’u bërë një ditë anëtare të BE-së. Përkundër kësaj vendet si Kosova, Shqipëria dhe të tjerat nuk kanë zgjidhje tjetër pos të ecin drejt BE-së edhe nëse e dimë se kjo rrugë do të jetë shumë-shumë më e gjatë sesa mendojmë. Edhe nëse fundi i rrugëtimit nuk mund të parashihet tani, vetë ky rrugëtim ndikon që këto vende të ndryshojnë për të mirë. Prandaj porositë e Brukselit duhet të kenë efekt inkurajues e ato të mediave europerëndimore të kuptohen si alarm për zgjim nga gjumi. Po të mos ishte fati gjeografik (i tërë Ballkani Perëndimor rrethohet nga vendet anëtare të BE-së) që sot do të flitej për ndonjë alternativë për afrimin e këtyre vendeve me BE-në pa u anëtarësuar formalisht. Por për këtë faktor gjeografik as BE-ja nuk ka rrugëdalje tjetër pos të ndjekë rrugët e anëtarësimit të tyre në BE. Alternativat e tjera nuk do të ishin të mira as për BE-në e as për këto vende. Për dallim nga Turqia rreth anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka dilemë asnjë shtet i BE-së. E Turqia, siç tha këto ditë një koleg nga ky shtet, me ritmin e deritashëm të negociatave (një kapitull negociues nga gjithsej 35 është mbyllur në tetë vjet proces negociator) do të mund të hyjë në BE për tre shekuj. Edhe për Turqinë para disa viteve kishte entuziazëm në BE, por tash më nuk ka. Vendet e Ballkanit duhet ta ndryshojnë veten sa më shpejt, në mënyrë që të mos ulet entuziazmi dhe të rritet edhe më shumë kundërshtimi për përfshirjen e tyre në BE.


op-ed

2

Blog / Iluzioni i alternativave

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Anastas Angjeli: Na presin sfida të mëdha post-tranzicioni

11

25.10.2013

Universitet / "Në Francë nuk më kanë censuruar me mitraloz si në Shqipëri"

Mendoj se kreativiteti është shpirtëror. Absolutisht e besoj këtë.

-F. Murray Abraham 

Entuziazmi i Ramës për vëlla Taipin I

smail Qemali, pak kohë pasi u var me vendim qeverie në muret e institucioneve shtetërore shqiptare, tani u bë edhe me vëlla. Jo një vëlla dosido, por një vëlla të shtrenjtë, që pas 100 vjetëve ia gjeti një rilindas i ditëve tona. Në një ceremoni që nuk mund ta ndeshësh në asnjë vend normal perëndimor, ku mbizotëronte entuziazmi provincial dhe patetizmi demode, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpalli dashurinë pa kushte për vëllain e rigjetur. Në fakt është i njëjti vëlla, që e kishte bërë të thartohej kur erdhi gjatë fushatës në qershor të vitit 2009 të përuronte Rrugën e Kombit në krah të Sali Berishës, por atëherë me siguri që Rama nuk i kishte zbuluar ende “lidhjet e gjakut”. Tani që është kryeministër vetë, edhe Erdogani është vëllai ynë. Shfaqje të tilla si ajo e të mërkurës në Prizren nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë dhe politikën e jashtme të një shteti që synon anëtarësimin në BE. Për shqiptarët këto deklarata dashurie dhe vëllazërie janë atavizma të kohërave në të cilat provuan nënshtrimin dhe izolimin, dhe jo marrëdhënie të dinjitetshme partneriteti dhe reciprociteti. Janë skena që të sjellin ndërmend dalldisjen pas vëllezërve sovjetikë e atyre kinezë, rrënimin e dinjitetin dhe brohoritjet për çdo lider të pushtetshëm që i donte aq shumë shqiptarët. Fotos së tre kryeministrave në skenën teatrale në Prizren i mungonte vetëm

shënimi: Tre luanë ka Ballkani/ Hasha, Edi, Erdogani. Po nëse Thaçi dhe Erdogani, njëri për fushatë elektorale dhe tjetri për ta shtrirë depërtimin turk aty ku kanë ardhur dikur të parët e tij, kanë arsye për atë performancë alla turka në Prizren, kryeministri Rama mund t’ia kishte kursyer vetes dhe Shqipërisë një pozitë të tillë. Edi Rama nuk është një rockstar që përshëndet fansat duke zbritur shkallët e aeroportit apo një nga ato yjet e Hollivudit që fashinohen pas liderëve të fortë të botës dhe këpusin mufka dashurie nga lehtësia e mosnjohjes së gjërave dhe papërgjegjshmëria që iu fal profesioni. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe duhet ta dijë, ose dikush ka për detyrë t’ia thotë, se kanagjegji ku ishte aktor kryesor zhvillohet në zemër të fushatës elektorale në Kosovë dhe përkrahja e tij për kandidatin e PDK në Prizren është një ndërhyrje që lëndon partitë e tjera që janë në garë. Hashim Thaçi ka qenë shumë i kujdesshëm për ta evituar të njëjtën skenë kur Erdogan erdhi në Shqipëri gjatë fushatës elektorale të vitit 2009. Kryeministri shqiptar nuk ka asnjë arsye të marrë anë në një garë që duhet ta ndajnë votuesit në Kosovë dhe të shfaqet si mbështetës i një krahu të caktuar politik. Ai duhej ta dinte gjithashtu se kandidati i PDK në Prizren, ashtu si dhe disa eksponentë të tjerë të kësaj partie me të cilët është afruar

më parë, ndodhet nën hetim gjyqësor i akuzuar për korrupsion. Thaçi vërtet e ka shpallur Prizrenin si Jerusalemin e PDK, por kryeministri shqiptar nuk është pjesë e kësaj sfide. Pas problemit që shkaktoi me LDK në vizitën e tij të parë si kryeministër, rreshtimi në Prizren është një ndarje tjetër jo vetëm me LDK, por me të gjithë atë pjesë të politikës dhe shoqërisë në Kosovë që nuk mendon si Hashim Thaçi. Një kryeministër i kujdesshëm, që nuk e rrëmben gjaku i vëllazërisë, duhet të jetë i informuar gjithashtu se depërtimi turk në Kosovë ka provokuar reagime të shumta tek një pjesë e madhe e shoqërisë që dyshojnë se pas privatizimeve të aseteve publike nga kompanitë turke fshihen afera korruptive dhe familjarë të kryeministrit Erdogan janë të përfshirë në to. Një tjetër debat që do të duhej të respektohej nga kryeministri i Shqipërisë është edhe ai që po zhvillohet prej gati dy vitesh në Kosovë pas kërkesës së ministrit turk të arsimit, po në Prizren, për rishikimin e teksteve të historisë, ku periudha e sundimit osman të konsiderohet si bashkëjetesë dhe jo si pushtim. Vëllazëria pasionante me kryeministrin Erdogan, edhe në emër të së shkuarës, është një ndërhyrje brutale në këtë debat e Shqipërisë dhe shkon në sinkron me strategjinë e neootomanizmit për të zbutur dhe zbardhur të kaluarën në emër të rikthimit të Turqisë së sot-

koment Armand Shkullaku

Kryeministri i Shqipërisë sigurisht nuk ishte ftuar për të mbajtur qëndrime kritike ndaj homologut turk dhe për interesa strategjike të Shqipërisë i duhet të ketë raporte sa më të mira me Ankaranë. Por kur ato kalojnë kufijtë normalë të marrëdhënieve ndërshtetërore, kur kthehen në deklarata dashurie dhe historie, kur përzihet gjaku dhe politika, nuk kanë asgjë të përbashkët me diplomacinë moderne perëndimore. Deri tani, Edi Rama na bëri vetëm me një vëlla, të shohim se ç’do të na sjellë më vonë.

me si një fuqi qendrore në Ballkan. Po kështu, Edi Rama do të duhej të kishte parasysh ndjeshmërinë e lartë që ekziston në Kosovë ndaj tentativave të islamit radikal për të ndërhyrë në laicitetin e shtetit dhe qëndrimin e zotit Erdogan dhe partisë së tij në Turqi që kur kanë ardhur në pushtet. Por mbi të gjitha, kryeministri i Shqipërisë me entuziazmin që shfaqi në Prizren ndaj vëllait të madh turk, ngriti pikëpyetje të madhe për modelin që ka për zemër në drejtimin e shtetit. Erdogan dhe partia e tij janë shumë larg modeleve perëndimore për të cilat thotë se synon Edi Rama. Në Turqi, të drejtat e njeriut kanë ardhur duke u tkurrur, opozita ndihet e shtypur dhe burgosjet e gazetarëve e kanë kërcënuar seriozisht lirinë e shprehjes. Shteti është në duart e një njeriu dhe bizneset private goditen në mënyrë selektive. Kryeministri i Shqipërisë sigurisht nuk ishte ftuar për të mbajtur qëndrime kritike ndaj homologut turk dhe për interesa strategjike të Shqipërisë i duhet të ketë raporte sa më të mira me Ankaranë. Por kur ato kalojnë kufijtë normalë të marrëdhënieve ndërshtetërore, kur kthehen në deklarata dashurie dhe historie, kur përzihet gjaku dhe politika, nuk kanë asgjë të përbashkët me diplomacinë moderne perëndimore. Deri tani, Edi Rama na bëri vetëm me një vëlla, të shohim se ç’do të na sjellë më vonë.

Të blesh një vend në politikë

P

ak javë më parë, një miku im ish-deputet i një partie të madhe politike në legjislaturën e kaluar, po thoshte gjatë një bisede se, për të kandiduar si kryetar komune, bashkie apo deputet duhet të “kontribuosh” nga disa dhjetëra deri në qindra mijë euro (dollarët duket se nuk janë më të prefer uar për shqiptarët që shpresojnë të shkojnë shpejt në familjen e bashkuar europiane). Sigurisht që personi i interesuar për këtë pyetje pati një zhgënjim nga përgjigja dhe kësisoj edhe nga perspektiva që kishte menduar se mund të kishte në atë parti politike. Ai nuk ishte më i interesuar për të ditur se cilat janë rrugët nëpërmjet të cilave kandidatët për deputetë apo kryetarë të njësive vendore duhet të dorëzojnë zarfin për të siguruar më pas edhe vendin e sigurt në pushtet. Historia e tij m’u kujtua këto ditë, kur ministri Erjon Veliaj denoncoi abuzimin me pagesën e invaliditetit, që ishte përvetësuar nga një numër

koment Arben Vata

kryetarësh të njësive vendore, të cilët fiktivisht kishin vendosur në listë të afërm të tyre për të përfituar nga fondet e fatkeqëve, që për shkak të problemeve me shëndetin nuk mund të punojnë. Në të njëjtën ditë me këtë skandal, Tatimet dërguan në prokurori 8 ish-zyrtarë të vetët për mashtrim. Ndërsa kjo kategori zyrtarësh duhet të përfundojnë patjetër pas hekurave për abuzim me pushtetin dhe shpërdorim të fondeve publike, në njëfarë mase e kuptoj veprimin e tyre, pasi ata kanë qenë “të detyruar” që në krye të herës që të veprojnë kështu. Si vallë do t’i nxirrnin ata dhjetëra apo qindra mijë eurot që kishin paguar paraprakisht për t’u ulur në karriget e parlamentit, bashkisë, komunës

apo zyrës së administratës së lartë të pushtetit?! Kush do të ishte ai budalla që do të jepte miliona lekë nga fitimet apo kursimet e tij vetëm për një post publik?! Asnjë! Madje, ndonjë biznesmen që ka para me thasë nuk është aq i çmendur sa t’i sakrifikojë ato për një profil më të lartë publik apo politik. Sigurisht, që e gjithë kjo kategori njerëzish, synon politikën apo pushtetin për t’i shtuar fitimet. Por më përpara se të punojnë për këtë, ata duhet të “shlyejnë” borxhin që i kanë krijuar vetes, duke parapaguar në zyrat e partisë “gjobën” e përfshirjes në politikë. Për të paguar shefin dhe marrë fitimet e pretenduara prej pushtetit, sigurisht që duhet abuzuar me të. Dhe gjithkush gjen rrugën për këtë. Dikush vjedh fondet e ndihmës sociale, dikush atë të personave me aftësi të kufizuara për punë, dikush ngre traun e doganës apo shmang detyrimet në tatime në këmbim të zarfit që të vjen në shtëpi, dikush merr përqindjen e caktuar në ten-

dera, dikush heq dhe fut njerëz në punë duke e konvertuar një vend pune në disa milionë lekë...dikush... Dhe realisht kjo është rruga e vetme dhe e shkurtër për të marrë mbrapsht paratë e shpenzuara si dhe për të vënë mënjanë të tjera. Me paratë e rrogës asnjë prej këtyre ofiqarëve nuk mund të sigurojë shuma aq të mëdha, të cilat i kanë investuar për t’u marrë me politikë. Pagesat e tyre mujore nuk janë më shumë sesa të shumë kategorive të tilla profesionesh si gazetarë, administratorë kompanish private etj., por që jeta sociale e politikanëve apo pushtetarëve është krejt e ndryshme dhe shumë më cilësore. Një pyetje e thjeshtë që mund të bëhet nga kushdo, por sigurisht dhe nga Inspektorati që ka për detyrë hetimin e pasurisë së tyre, është: Si kanë mundur këta njerëz të vënë kaq shumë pasuri në kaq pak kohë?! Përgjigja në fakt dihet prej të gjithëve, por asnjë prej krahëve të politikës deri më sot nuk ka qenë i interesuar që të bëjë shembull

ndonjërin prej tyre. Në këto kushte, nuk ka pse të na duken të çuditshme katapultimet e menjëhershme në politikë dhe as pasurimi “ brenda natës” i shumë politikanëve dhe zyrtarëve. Po ashtu, ata që duan ta shohin politikën si lëvizje normale pas një karriere domethënëse në fushën e tyre, duhet të maten mirë. Ose të zbrazin xhepat apo të kërkojnë borxh para për të shtruar rrugën drejt politikës, ose të denoncojnë me emër dhe mbiemër njeriun që i shikon nga xhepat ata që duan të hapin dyert e politikës. Njësoj siç disa mjekë shikojnë nga xhepat e duart të afërmit e pacientëve që u shkojnë në zyrë për të bërë operacionin e radhës... Por sado i shtrenjtë të jetë “brisku” i mjekut, shumë më e shtrenjtë duket se është “fatura tatimore” e padeklaruar që duhet të paguash për t’u futur në politikë. Të paktën kështu na bëri të besojmë miku im politikan. Dhe në fakt, kështu beson shumica e opinionit publik.


12

botime

intervista

Pas analizës më shumë se 23-vjeçare të tranzicionit nëpër të cilin ka kaluar ekonomia shqiptare, ai thotë se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura, por sfida edhe më të mëdha e presin në këtë epokë post-tranzicioni

Anastas Angjeli: Na presin sfida të mëdha post-tranzicioni Akademiku dhe deputeti i PS-së, Anastas Angjeli ka botuar librin e tij më të fundit “Ditari i tranzicionit ekonomik”, një përmbledhje e analizave, materialeve artikujve, fjalimeve dhe shënimeve të tij që prej vitit ’90 e deri më tani mbi transformimet demokratike të vendit, reformat e tregut, zhvillimet ekonomike, financiare e sociale të vendit.

K

ëtë libër e quan ditar të një lloji krejt të veçantë, jo vetëm se ia ka dedikuar krejtësisht Benjaminit, nipit të tij të vogël që lindi më 15 shtator të 2010-ës, pikërisht në datën kur Prof. Dr. Anastas Angjeli vendosi të bëjë një libër të titulluar “Ditari i tranzicionit ekonomik shqiptar” , por sepse ekonomisti dhe politikani i njohur e sheh si një lloj rrugëtimi mbrapsht. Atëherë kur ngjarjet, ndodhitë, përjetimet e së tashmes japin përjetimin e një mozaiku, çdo ditë është një copëz e tij, që veç e veç duket si pa kuptim dhe të gjitha së bashku, afrojnë portretin e gjithë ditëve. Në këtë ditar politik si “Ditari i tranzicionit ekonomik”, ai ka tentuar të sjellë portretin e ashpër, shpesh të çuditshëm të personazheve që kanë kushtëzuar jetën e dy dekadave të fundit në vend, të japë, sipas mënyrës së tij, portretin e vetë Shqipërisë së mbajtur pezull mes të shkuarës dhe së ardhmes së saj. Në parathënien e librit, Angjeli shprehet se risjellja edhe një herë në opinionin publik e shkrimeve që ka bërë gjatë dy dekadave e gjysmë nuk mëtojnë të jenë si ajo shprehja e lashtë latine “Fola dhe shpëtova shpirtin”, por ka qenë një obligim për të lënë gjurmë për atë çka është bërë në këto 23 vite tranzicion, për transformimin, reformimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut në vendin tonë, të cilin e ndjeu të udhës ta plotësojë, shprehet ai, duke e parë këtë libër si një gur në murin e këtij transformimi të madh... Kur keni nisur ta shkruani këtë libër?  Ky është një libër i shkruar ditë pas dite, i përjetuar dhe shprehur në momentin kur ngjarja, reforma, ka ndodhur dhe është zhvilluar. Pas vitit 2002 intensifikova më shumë punën për të (me gjithë dy ndërprerje për botimin e dy librave të tjerë, “Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri” dhe “Në Ethet e krizës”) dhe i është dhënë forma e përfundimtare për botim vetëm tani, para një viti. Unë e kam në natyrën time të punës mbajtjen e një “ditari” kronologjik të ngjarjeve (politike, ekonomike, në kuptimin e “arkivimit” të tyre) duke i lidhur ato gjithmonë me njëra-tjetrën. Kjo më ka ndihmuar që t’i shoh ngjarjet në këtë libër me dritëhijet e veta, ashtu siç kanë ndodhur dhe në zhvillim. Sa punë hulumtuese dhe kërkimore ju është dashur? Duke qenë se ju jeni shprehur gjatë promovimit se ka qenë si një kthim pas në kohë, në fund të viteve ’80.... Po të jap një përgjigje në stil ekonomisti, me pak humor të trishtuar dhe me trishtimin që të jep e vërteta. Jeta njerëzore i ngjan marrëdhënies që ne krijojmë me bankat. Lindim me një kredit të caktuar, të cilin e shpenzojmë për të mësuar të ecim, të qeshim, të qajmë, të flasim, për të fituar dije, punë, për të krijuar familje, fëmijë dhe para për familjen, për të fituar pushtet dhe aftësinë për të qenë i qeverisur. Dhe pastaj, fil-

limisht në mesditën e jetës e pastaj, shumë më shumë në mbrëmjen e saj, kujtojmë dhe kuptojmë se për gjithçka kemi mundur të sigurojmë, kemi paguar me ditët e jetës sonë. Kjo ndodh deri në ditën kur “banka” na kujton se krediti ynë po mbaron. E pra, kreditet harxhohen, por obligimi për të lënë gjurme për atë çka është bërë në këto 23 vite tranzicion, për transformimin, reformimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut në vendin tonë, duhet plotësuar. Dhe unë kam vendosur një gur, përmes këtij ditari, në murin e këtij transformimi të madh... .  E keni titulluar “Ditari i tranzicionit ekonomik” . A është ky një ditar ku janë përshkruar dhe analizuar me imtësi etapat ekonomike të vendit, problemet, krizat por edhe lulëzimet e ekonomisë shqiptare? Me pak fjalë, si është i strukturuar ky libër?  Ky libër është një ditar, i një lloji krejt të veçantë. Dhe një ditar shpesh është një rrugëtim mbrapsht në ditët e jetuara; atëherë kur ditari ka një datë fundore dhe lexohet nga fillimi drejt fundit. Atëherë, ngjarjet, ndodhitë, përjetimet e së tashmes, japin përjetimin e një mozaiku, çdo ditë është një copëz e tij, që veç e veç duket si pa kuptim dhe të gjitha së bashku, afrojnë portretin e gjithë ditëve. Në këtë ditar politik si “Ditari i tranzicionit ekonomik”, kam tentuar të jap portretin e ashpër, shpesh të çuditshëm të personazheve që kanë kushtëzuar jetën e dy dekadave të fundit në vend, të jap, sipas mënyrës sime, portretin e vetë Shqipërisë së mbajtur pezull mes të shkuarës dhe së ardhmes së saj. Ditari është fokusuar kryesisht në aspektin ekonomik të tranzicionit shqiptar. Por kuptohet që tranzicioni ekonomik në Shqipëri, po edhe gjithkund tjetër nuk mund të analizohet i shkëputur nga dimensionet e tjera të tij, politike, financiare, juridike, sociale dhe kulturore. Për këtë arsye të gjitha këto aspekte gjenden në sfond të analizës sime, por thelbi i saj mbetet aspekti ekonomik. Është thjesht analizë, pa u ndalur te mendimet apo gjykimet personale? Apo nisur nga përvoja juaj e pasur keni nxjerrë edhe konkluzione?   “Ditari i tranzicionit ekonomik”, një përmbledhje e analizave, materialeve (që botohen edhe për herë të parë ) artikujve, fjalimeve dhe shënimeve të mia, të mbajtura në vite dhe që nisin që pothuaj 25 vjet më parë, mund të ishte botuar një vit më parë, një vit më pas, ose, ose, dhe shumë e shumë vite më pas. Fillimisht nuk mendoja se libri do të dilte aq voluminoz. Fillimisht madje, ndruhesha se mos ngjante si një ditar jete. Në fakt, qëllimi im ishte të bëja një ditar, për aq sa mundesha, të gjithë historisë së tranzicionit tonë ekonomik. Shqipëria ka ndryshuar. Kanë ndryshuar dhe njerëzit që e kanë ndryshuar atë. Jemi padyshim shumë më mirë se kemi qenë, por jemi absolutisht shumë më keq në krahasim

Jam përpjekur të jap kontributin tim modest nëpërmjet librit “Ditari i tranzicionit ekonomik”. Mund të themi që sfidat e këtij post-tranzicioni janë të mëdha. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe më pas hapja e negociatave për në BE kushtëzojnë një rimodelim të prioriteteve të zhvillimit të rritjes ekonomike, punësimit, stabilizimit dhe konsolidimit fiskal. Sot është primare zgjerimi i lirive ekonomike dhe të konkurrueshmërisë e hapësirave të zhvillimit të biznesit, investimeve vendase dhe të huaja, zhvillimit të një ekonomie të hapur dhe konkurruese.

me atë që do të donim të ishim, me atë që në rrethana të tjera, meritonim të kishim të gjithë si shoqëri. Po aq sa është ditar, ky libër është dhe një qortim dhe autoqortim për çfarë mund të kishim bërë në mënyrë tjetër, më të shpejtë, më njerëzore, më dinjitoze. Në të gjitha botimet e tjera ka qenë pjesa ime shkencore si ekonomist, me këtë botim doja të tregoja rrugëtimin e teorive ekonomike në realitetin shqiptar në vitet e fundit, në këndvështrimin tim, të qëndrimeve të mia, shumica të mirëpritura, por edhe të kundërshtuara, të debatuara, pse jo edhe të refuzuara.. Pse pikërisht tani ky libër? Mendoni se ka përfunduar i ashtuquajturi “tranzicion” në ekonominë shqiptare?  Nëse ka një fjalë që është përsëritur deri në mërzi në shqipen politike të këtyre viteve, ajo është fjala tranzicion. Është përdorur herë për të përshkruar e herë për të analizuar, herë për të gjykuar e herë për t’u justifikuar, herë si alibi e herë si mallkim. Kam bindjen se sot, pas njëzet e më shumë vitesh, shoqëria jonë ka nxjerrë mësimet e duhura. Ajo ka dhe pjekurinë e nevojshme për të hedhur sytë pas dhe të shikojë me sy kritik e të vlerësojë të gjithë këtë periudhë. Kuptohet që rolin kryesor në këtë përpjekje e ka bota akademike, studiuesit dhe kërkuesit shkencore. Në këtë prizëm edhe unë jam përpjekur të jap kontributin tim modest nëpërmjet librit “Ditari i tranzicionit ekonomik“. Mund të themi që sfidat e këtij post-tranzicioni janë të mëdha. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe më pas hapja e negociatave për në BE kushtëzojnë një rimodelim të prioriteteve të zhvillimit të rritjes ekonomike, punësimit, stabilizimit dhe konsolidimit fiskal. Sot është primare zgjerimi i lirive ekonomike dhe të konkurrueshmërisë e hapësirave të zhvillimit të biznesit, investimeve vendase dhe të huaja, zhvillimit të një ekonomie të hapur dhe konkurruese. A keni përshirë në libër parashikime të gjendjes ekonomike që do të kalojë vendi në vitet e ardhshme? Si

e shihni ju situatën ekonomike të Shqipërisë?  Ditari e ka fokusin e tij tek ato çfarë kanë ndodhur pas në kohë deri në ditët tona. Ndoshta qëllimi është që të gjithë ne që jemi pjesë aktive e jetës politike dhe shkencore do të mund të nxjerrim mësimet tona se çfarë nuk duhet bërë për të mos rënë në gabimet e se shkuarës dhe çfarë duhet të bëjmë për të kaluar në një nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik. Libri është specifik për specialistët e fushës, studiuesit apo studentët e Ekonomisë, apo mund të lexohet nga të gjithë si një historik nëpër të cilin ka kaluar ekonomikisht vendi ynë ? Po, po. Pse jo?! Ditari është fokusuar kryesisht në aspektin ekonomik të tranzicionit shqiptar. Por kuptohet që tranzicioni ekonomik në Shqipëri por edhe gjithkund tjetër nuk mund të analizohet i shkëputur nga dimensionet e tjera të tij, politike, financiare, juridike, sociale dhe kulturore. Për këtë arsye të gjitha këto aspekte gjenden në sfond të analizës sime, por thelbi i saj mbetet aspekti ekonomik. Duke ruajtur rrjedhën kronologjike të fakteve, kam dashur t’ju përcjell në kohë, siç kam menduar në një kohë të caktuar atë çfarë kam shkruar. Një pjesë e tyre janë shndërruar në politika, akte ligjore dhe nënligjore, janë zbatuar apo kundërshtuar, janë pranuar apo mohuar, me të drejtë dhe pa të drejtë, por në shumë raste kanë ndikuar, shpresoj për mirë, në zhvillimin ekonomik e social të vendit në jetën e qindra e mijëra shqiptarëve. Sidoqoftë, për asnjë moment nuk kam menduar të ndryshoj sadopak përmbajtjen e analizave, artikujve dhe qëndrimeve të mia. Cilido material i përfshirë në këtë libër ka vulën e kohës së vet. Shkrimet janë të paraqitura në formën dhe përmbajtjen origjinale, pa ndërhyrje. Në këtë mënyrë lexuesi mund të ndjejë jo vetëm dinamikën e ngjarjeve, por pse jo, edhe të rikujtojë mjaft elementë dhe hollësi, të cilat në dukje të parëndësishme, kanë luajtur një rol parësor në zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të dy dekadave të fundit.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

13

intervista

Nga filmi Atentati

Yves Boisset, një nga regjisorët dhe skenaristët më të censuruar në Francë tregon se si filmi i tij “Atentati” arriti të kapërcente “gardhin” e censurës dhe të shfaqej në Shqipërinë komuniste në fillim të viteve ’80

Regjisori Boisset:

Regjisori dhe skenaristi francez Yves Boisset

Në Francë nuk më kanë censuruar me mitraloz si në Shqipëri “Ndoshta Enver Hoxha e ka parë vetë filmin ‘Atentati’ dhe ka qenë dakord me përmbajtjen e tij, e kështu ka autorizuar transmetimin e tij në Shqipëri” Aida Tuci Më 29 tetor të vitit 1965 revolucionari maroken, Mehdi Ben Barkà kishte lënë takim në pikëtakimin më të famshme të Bulevardit “Saint Germain” në Paris, në kafen “Brasserie Lipp”. Takimi ishte me një gazetar, skenarist, dhe producent filmash me të cilin do të fliste për realizimin e një filmi rreth Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Afrikë Azi dhe Amerikën Latine. E gjitha rezultoi të ishte kurth. Ben Barkà u rrëmbye në mes të ditës në qendër të Parisit. Që nga ajo ditë ai nuk u pa më, u zhduk përgjithmonë. Ngjarja bëri bujë në gjithë botën. Gjenerali De Gol dhe shërbimet sekrete franceze u gjendën përballë akuzës si përgjegjës për eliminim e Ben Barkà-s. Shatë vjet më vonë kësaj historie do t’i kthehej regjisori dhe skenaristi francez Yves Boisset, i cili do të realizonte filmin “Atentati” në vitin 1972, nën presione të rrepta censure nga ana e shtetit francez. Gjatë karrierës së tij si skenarist dhe regjisor filmash Boisset ka realizuar 51 filma, ku 40 prej tyre janë censuruar. Këtë do të ketë patur në mendje edhe bordi i “La Nouvel Observator” kur e dha titullin “Njeriu më i censuruar i Francës”. Yves Boisset ndodhet në Tiranë si i ftuar i “Tirana International Film Festival”. Ai vjen për herë të parë në Shqipëri 40 vjet pas shfaqjes së filmit të tij “Atentati” në kinematë dhe më pas në të vetmin televizion të Shqipërisë komuniste. Filmi që iu prezantua shqiptarëve me titullin e ndryshuar “Çështja Sadiel” është ndër të paktët filma të huaj që çanë rrethimin komunist. Arsyet?!...I shpjegon në këtë intervistë për MAPO-n regjisori dhe skenaristi i njohur francez, Yves Boisset. Njeriu më i censuruar i Francës vjen për herë të parë në Shqipëri,

në vendin ku censura ka vepruar për shumë vite me radhë. Si është për një artist francez puna nën censurë? Kontakti im i parë me Shqipërinë ka qenë shumë vite më parë dhe mund të them mjaft dinamik. U nisa në një udhëtim me anije me disa miq të mi dhe u gjendëm afër brigjeve të Korfuzit. Përballë nesh ishin brigjet shqiptare. Ne vumë re se bregu përballë ishte i mbushur me “rezidenca verore”, e kam fjalën për bunkerët. Brenda kishte njerëz me mitraloza. Dukeshin shumë simpatikë, por besoj se ishin të aftë të na qëllonin nëse ne do t’i afroheshim shumë bregut. Pavarësisht kësaj ne vazhduam të notonim afër brigjeve shqiptare. Sigurisht ata nuk kishin ndërmend të na qëllonin, por thjesht donin të na paralajmëronin; kthehuni në vendin tuaj, rrini me kapitalistët tuaj dhe mos ecni të na shqetësoni më. Sigurisht që censura në Francë ka qenë shumë ndryshe nga kjo. Unë personalisht kam bërë rreth 51 filma dhe 40 prej tyre janë censuruar. Por censura franceze nuk më ka kërcënuar ndonjëherë me mitraloz. Për shembull, për filmin “Atentati” që tregon historinë e vërtetë të revolucionarit maroken Ben Barkà. Ai u rrëmbye në mes të Parisit përpara një kafeje shumë të njohur dhe nga ajo ditë nuk u dëgjua më kurrë për të. U zhduk dhe ka mundësi që të jetë eliminuar nga shërbimi sekret francez. Ky ishte një film që atakonte direkt personazhe të politikës franceze që ishin në pushtet, atakonte direkt gjeneralin Sharl de Gol (Charles de Gaulle). Pavarësisht temave politike që ju keni trajtuar dhe censurës që keni pësuar për këtë arsye, filmi juaj “Atentati”, që këtu tek ne është shfaqur me titullin “Çështja Sadiel”, e kapërceu censurën e Shq-

Kontakti im i parë me Shqipërinë ka qenë shumë vite më parë dhe mund të them mjaft dinamik. U nisa në një udhëtim me anije me disa miq të mi dhe u gjendëm afër brigjeve të Korfuzit. Përballë nesh ishin brigjet shqiptare. Ne vumë re se bregu përballë ishte i mbushur me “rezidenca verore”, e kam fjalën për bunkerët. Brenda kishte njerëz me mitraloza... ipërisë komuniste dhe u shfaq për publikun në kinema dhe TV. Si e shpjegoni këtë? Ndoshta Enver Hoxha e ka parë vetë filmin dhe ka qenë dakord me përmbajtjen e tij, dhe kështu ka autorizuar transmetimin e tij në Shqipëri, por ky është një supozim. Por di që në fillim ishte menduar që në Shqipëri të dërgohej një tjetër film i imi me titull “Un condè”. Ky film trajtonte brutalitetet e policisë. Në fakt, sjellje të dhunshme të policisë ka në çdo vend, por ndoshta ata kanë menduar se ky film mund t’u ngjallte të tjera ndenja shq-

iptarëve. Kështu që preferuan që për publikun shqiptar ishte më i përshtatshëm filmi “Atentati”. Po sot si i keni raportet me censurën? Nëse dikur kishim censurë politike, sot kemi censurë ekonomike. Zonja që priste dikur shiritat e filmave, tani është një zonjë e pasur, që të pret paratë për të financuar filmin. Por sot ndodh që ndonjëherë censura të kthehet në agjent shumë të fuqishëm publiciteti, sepse në Francë shtypi është i lirë dhe merr gjithmonë anën e kundërcensurës, pra vihet në mbrojtje të atij që censurohet. Kështu që në këtë rrjet të gjithëve u pëlqen të trajtojnë çështje që do të ngjallnin konflikt ose censurë dhe këtë e përdorin si mjet për t’i bërë publicitet prodhimit të tyre. Keni ardhur si i ftuar i TIFF-it. Besoj e patë filmin shqiptar “Ada”,

që u shfaq në natën e parë të Festivalit. Mund të na jepni një mendim në përgjithësi për kinematografinë shqiptare, duke u nisur nga ky film por edhe ndonjë tjetër që mund të keni parë? Unë kam parë shumë kohë më parë një film shqiptar, që më ka pëlqyer shumë. Titulli ishte “Prill i thyer” (shën.red. bëhet fjalë për filmin “Të paftuarit”, prodhim i vitit 1985, bazuar në romanin e I. Kadaresë “Prilli i thyer”) dhe mendoj kështu: Në atë kohë në Shqipëri kishte një parti, por arritët të prodhonit 15 filma në vit, kurse tani mund të ketë më shumë se 15 parti dhe arrini të realizoni vetëm një film në vit. Gjejeni ju çfarë nuk ka që nuk shkon këtu?! Përsa i përket filmit “Ada”, m’u duk shumë i ndikuar nga filmat policeskë italianë mbi mafian. Më ka ndodhur të shoh filma më të mirë.

Koncert bamirësie

Pirgu: Jam këtu për fjalët prekëse të një nëne me fëmijë me sindromën Down “Jam këtu se më prekën shumë fjalët e një nëne që kishte një fëmijë me sindromën Down”. Tenorin Saimir Pirgu e kanë rikthyer në Tiranë pikërisht këto fjalë për të organizuar një koncert bamirësie, ku shpreson të mbledhë të ardhura që do t’i shkojnë fondacionit që kujdeset për fëmijët me sindromën Down. Është një shumë modeste prej 1 milion lekësh që do të mblidhet nga shitja e biletave, por një veprim që vlen shumë më shumë se kaq kjo e tenorit shqiptar, misionit të të cilit i janë bashkuar edhe këngëtarë të tjerë lirikë si Marjana Lika, Vikena Kamenica dhe Armando Likaj. Për publikun ata do të interpretojnë arie të njohura të repertorit botëror dhe shqiptar.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Do të bëhet milioner, pasi gjeti dy skelete 5

6

7

8

9

10

14 17

15

18

19

23

20

24

25

30 34

11

31

35

36

21 26

27

22 28

32

29

33 38

41

47

47

4

48

39

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42

44 49

13

16

37

40 43

12

45

46

50

51

54

52

Koha e fillimit ____:____

53

Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Rifitimi i të drejtave të humbura më parë. 10. Lloj perimeje. 14. Përmendore në trajtën e një shtylle të gjatë. 16. Qendroj, ose... 17. Lëndë ndërtimi. 19. Organizatë Tregtare. 21. Tërësia e vetive të një njeriu, të cilat ai përpiqet t'i vërë në dukje në çdo kohë. 23. Mëkëmbësi i mbretit italiane gjatë pushtimit fashisht në Shqipëri. 25. Një sistem frenimi për makinat. 28. Alikaj e kinemasë. 30. Industria e Lehtë. 31. Garanci bankare për marrjen e një kredie. 34. Pjesa e dytë e stomakut të kafshëve ripërtypëse. 37. Titulli i një gazete të përditshme. 38. Në rregull. 40. Kontroll i njohurive. 41. Është figurë letrare. 43. Ent Bashkiak. 45. Lëndë djegëse. 46. Shkronjë dyshe. 47. Mbetet pas djegies. 49. Diçka që përsëritet në mënyrë të njëjtë. 52. Ndërtohet mbi një lumë. 54. Lëndë e bardhë në trajtë kristalesh, me shije shumë të ëmbël, që përdoret për të zëvendësuar sheqerin. 55. Shtet në Amerikën Qendrore.

Vertikalisht:

1. Ai që sundon përkohësisht në një monarki, kur mungon mbreti ose kur ai është i mitur. 2. Anthony, aktor i njohur. 3. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër. 4. Betim. 5. Kandil në fund. 6. Qytet në Francë. 7. Pozicion luftimi. 8. Teatri Kombëtar. 9. Notë muzikore. 11. Copë e vogël që merret për analizë. 12. Kolonja në makina. 13. Prek. 15. Përemër vetor. 18. Instituti Arkeologjisë. 20. Gjendje kur asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e nevojshme. 22. Depardieu, aktor i njohur francez. 24. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 26. Në mënyrë të njëjtë. 27. Punonjësit e një gazete. 29. Thirrje telefonike. 32. Lumë i madh në Rusi. 33. Pak emocione. 35. Agjensi Ekologjike. 36. Që është shumë i kujdesshëm në të ngrënë e në të veshur. 39. Peshk i ujërave të ëmbla. 42. Kat përdhes për bagëtinë. 44. Bujtinë. 47. Ushqehet. 48. Institut Kulturor. 50. Bën pula. 51. Trupi Diplomatik. 53. U rrëzua.

Sudoku | nivel mesatar 7

6

9

3 5

4 3

1 8 2

8

8 9

3 1 5

1

3 8

3 9

7

7 5 4 2 3

4

1 4

8

9 4

6

9

3

6 7

5 1

4

8

6 7 1

5 2 8

1

6

8

6 2

9 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 0

Një fermer duket se do të bëhet milioner pas zbulimit të kockave 70 milionë vjeçare të dy dinozaurëve në fshatin e tij. Skeleti i dinozaurit Tyrannosaurus është i gjatë 11.5 metra, ndërsa skeleti i Triceratops është 7.9 metra i gjatë. Të dy skeletet kanë dalë në ankand dhe pritet të shiten më shumë se dy milionë funte britanike. Shkencëtarët thonë se kockat e këtyre dinozaurëve janë mahnitëse dhe shumë të kushtueshme. Skeletet janë gjetur në një fermë në Hell Kreeck të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skeleti i dinozaurit të quajtur Tyrannosaurus është konsideruar si një nga 20 skeletet më të rralla të botës dhe pritet të shitet për 1.4 milionë funte.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.

Ne lidhjen qe keni krijuar tensioni do vije duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni me atë qe keni ne krah dhe do filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime premtuese, por nuk duhet te hedhin asnjë hap me tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do jeni shume posesive dhe xheloze ne lidhjen qe keni krijuar gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër mos kërkoni as te dominoni mbi tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momentemjaftromantikedhedrithëruese.Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkoje ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqaret do i marrin me seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe ne fakt ato do jene te shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do vazhdoje te mbetet e njëjtë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe atmosfera ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet. Do i pranoni gabimet qe keni bere dikur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa mase. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni.

AKREPI (22/X-21/XII)

8 Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do jete ndryshe nga disa dite me pare dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr pa një fund. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë te kryeni shpenzime te pamenduara apo te jepni hua.

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 028, 165, 527, 624.

Numra me 4 shifra:

0565, 1183, 1526, 1563, 2263, 3320, 4596, 5182, 5478, 5748, 6658, 7325, 7784, 8254, 9569.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

01447, 19527, 20147, 20425, 24215,

33864, 39814, 52752, 55444, 66203, 66518, 66725.

Numra me 6 shifra:

182010, 230265, 263201, 415265, 421628, 434627, 473342, 540221, 541222, 596523, 700565, 745410, 854101, 854785.

Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u menduar sepse problemi me i vogël do sjelle rrënimin.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë ne një lidhje duhet te jete reciproke. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar disa probleme te vogla do ju motivojnë te bëni një riorganizim te situatës.

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjate kësaj dite dhe çdo gjë pritet te shkoje me se miri ndërmjet jush dhe [partnerit. Mund te merrni vendimin edhe për te jetuar se bashku. Beqaret do njihen me një person joshës me te cilin mund te fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin t’i kuptoje gabimet qe ka bere dhe lidhja juaj do marre një tjetër drejtim. Ju do tregoheni me te hapur dhe me tolerante gjithashtu. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe do meditojnë. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

PESHQIT (20/II-19/III) Beni disa lëshime sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar qe ka ekzistuar deri me sot. Beqaret, duan apo jo, do duhet te bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar qe sot jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.10.2013

24 tetor

15

Demokracia është një abuzim i statistikave. - Jorge Luis Borges

1854

Mësymja e Brigadës së Lehtë Në luftën e Krimesë, Franca dhe Britania sulmuan Rusinë për të penguar përparimin rus në Ballkan; lufta degjeneroi në një rrethim të gjatë të Sebastopolit dhe beteja rastësore e të përgjakshme në afërsi të tij. Më 25 tetor 1854 gjenerali Cardigan, në krye të një brigade me pesë regjimente të Kalorësisë së Lehtë Britanike në betejën e Balaclava-s mori urdhrin për sulm ndaj një baterie topash ruse në fund të një lugine. Duke e vënë veten në krye të formacionit ai u priu 638 ushtarëve teposhtë luginës drejt armikut rreth një milje larg. Në fillim me hap,

më pas me trok, galop dhe më në fund me mësymje ata hynë përmes baterisë së artiljerëve dhe i zmbrapsën nga topat. Me detyrën e përmbushur ata u kthyen përpjetë luginës. Përgjatë rrugës së kthimit ata u verbuan nga zjarri i armëve në të dy krahët dhe një bateri topash para tyre. Kur Brigada e Lehtë u rigrupua pas sulmit vetëm 195 kalorës ishin ende në kuaj. Nga pjesa tjetër 118 kishin vdekur dhe 127 ishin plagosur. Të tjerët u kthyen më këmbë. Cardigan iku nga fusha, u fut në jahtin e tij dhe u ul për të ngrënë darkën e tij të zakonshme e luksoze. Heroizmi

i ushtarëve dhe oficerëve të Brigadës së Lehtë fitoi admirim të gjerë. Por nëpërmjet keqkuptimeve dhe urdhrave të paqartë, ata sulmuan topat e gabuar dhe arritën pak. Në vargjet e poemës së famshme të Lordit Tennyson, Mësymja e Brigadës së Lehtë, “e dikujt kish qenë kjo fiasko”. Mësymja shfaqi të gjitha forcat dhe dobësitë e ushtrisë britanike të kohës-komandantët dhe oficerët e mplakur që kishin arritur të gradoheshin me anë parash, influence dhe klase. Establishmenti ushtarak britanik ishte në nevojë reforme urgjente.

Blitz

Flickr

64

Për qind e amerikanëve të papunë në afat të gjatë që nuk përfitojnë nga benefitet federale të papunësisë.

1

Në 2 amerikanë me plan shërbimi shëndetësor individual do të marrin subvencione nën Obamacare.

1

Në 4 janë shanset që një amerikan i moshës së mesme merr antidepresivë.

8

Numri mesatar i viteve që një amerikan që vuan nga depresioni pret para se të kërkojë mjekim.

Titulli: na ishte një herë tirana Foto: windystar

Në Facebook Arben Kallamata Interesant! Kur diskutohej se kush do te ishte dashi me kembore, Ali Hoxha apo Hoxhe Aliu, dukej se te gjitheve iu ngacmohej nga nje nerv dhe iu dhimbsej e ardhmja e kombit. Shanin e levdonin diten e naten. Tani qe ka ardhur Ali Baba dhe po mbledh dyzeteca hajdute per ta rrembyer gjithe vendin dhe per ta cuar perseri ne Turqeni, duket sikur njerezit jane tulatur. A thua problemi i pare ishte me jetik per shqiptaret? Sokol Shameti Ndizet drita jeshile ne semafor - polici te thote ec, ec, ec. Ndizet drita e kuqe- te nxjerr pallasken dhe te ndalon. Deri kur do vazhdoje ky budallallek i perditshem publik i dublimit te çdo semafori, ne cdo kryqezim me nga nje "perkthyes" me uniforme dhe gjuhe shenjash i asaj qe s'ka nevoje te na e perktheje njeri? Deri kur do te vazhdoje ky shpenzim i dyfishte publik (nje here per te paguar semaforet e nje here per te paguar policet) qe bejne te njejten gje? Deri kur do te vazhdoje kjo prani nevrastenike policore ne rruget tona?

Zirkon Disha Ato monitoret e kompjuterave kane nje funksion te dobishem, ndihmon deputetet te fshehin surratin!

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Iluzioni i alternativave Gilman Bakalli

Një mënyrë jashtëzakonisht efikase për ta bezdisur partnerin në çdo raport njerëzor është ai momenti, kur atij i jepet mundësia për të bërë një zgjedhje midis disa mundësive dhe, pasi e ka bërë zgjedhjen, ta akuzosh pse nuk ka bërë atë zgjedhjen tjetër. Në jetën e përditshme këtë bezdi mund ta përjetosh nëse i bëni dikujt një kompliment për veshjen apo për paraqitjen e jashtme dhe tjetri, me shumë gjasa, jua kthen me një pyetje shabllon: “faleminderit, po pse, deri dje s’të paskam pëlqyer”?! Në shkencat e komunikimit ky mekanizëm njihet me emrin iluzioni i alternativave dhe ka këtë skemë: nëse dikush bën A, duhej të kishte bërë B; nëse bën B, duhej të kishte bërë A. Këtë mekanizëm e ilustron mrekullisht ajo barcoleta, në të cilën nëna i dhuron djalit dy kravata. Kur djali zgjedh njërën për ta vënë, nëna e shikon me pikëllim dhe i thotë: “Mosmirënjohës! Ajo tjetra, s’të pëlqeu”? T’i kthehemi tani raportit midis politikës dhe publikut që ndërmjetësohet nga mediat. A duhet gjykuar çdo ditë puna e qeverisë, çdo aksion i saj, çdo deklaratë e saj? Në emër të transparencës, si dimension jashtëzakonisht i rëndësishëm i një demokracie, përgjigja do ishte: “Po!”. Veçse çfarë ndodh në emër të kësaj transparence është ajo që shohim çdo ditë: një kakofoni analizash e mendimesh në lidhje me veprimet e duhura dhe të gabuara të qeverisë. Një pakënaqësi në rritje ndaj gjithçkaje e ndaj gjithkujt.

Tamam si në barcoletën e sipërpërmendur, çdo veprim i qeverisë korr tek pjesa dërrmuese e opinionbërësve kritikën se duhej ishte bërë diçka tjetër dhe ndryshe. Nëse qeveria nis shumë gjëra njëherësh, del Dritëroi dhe këshillon se gjërat, ashtu si ushqimi, nuk duhet t’i hash të gjitha njëherësh, por një e nga një. Po i bëre një e nga një, akuzohesh se nuk ke respektuar rendin e gjërave. Po nise një aksion, etiketohet që në nisje si simbolik, e, nëse veprimi del nga simbolika dhe merr trajtat fizike të vazhdimësisë, ai do kritikohet për mungesë të kuadrit ligjor, e, nëse ka bazë ligjore, do lindë menjëherë nevoja për ta ndryshuar atë ligj. E nëse punët e qeverisë i bëjnë burra, do kërkohen më shumë gra në vendimmarrje, e nëse gratë do të dominojnë në postet drejtuese, do lindë me siguri ajo aleanca mashkullore që sheh thjesht femra në drejtim e kështu me radhë... Se sa urgjente është gjetja e një ekuilibri midis nevojës për transparencë të punëve të qeverisë dhe dëshirës maniakale të medias për informim të detajuar mbi çdo aksion, lëvizje dhe ecejake të qeverisë e pamë para disa ditësh, kur mediat i kthyen shqiptarët në një masë tifozësh sehirxhinj që gjykonte me cinizëm shembjen e një godine pa leje. “Mirë po bën qeveria që po e shemb atë godinë, por pse atë dhe jo një tjetër?! Mirë po bën që po e shemb, po pse aq avash, dreqi e mori”?! Iluzion alternativash par excellence.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 25.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 25 tetor ok