Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

“Sundimtarja” e Euros nuk e pëlqen hegjemoninë Jens Thurau/ DW

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 24 prill 2013. Numër 891. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Moore: Opozita s’votoi reformat për integrimin. Arvizu: KQZ e re për zgjedhjet Ambasadori amerikan apelon për ristrukturimin e KQZ-së dhe pohon se Presidenti e ShISh janë të politizuara. Zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore kërkon plotësimin e vendeve bosh dhe bën thirrje për zgjedhje të standardeve

FAQE 3

Kriza transferohet në Ballkan, BB: Urgjencë rritja e punësimit Ekonomia e Ballkanit e mbylli me minus vitin 2012. Kriza e Eurozonës e ka goditur me të gjithë forcën Rajonin. Shqipëria ndër më të riskuarat. Rekomandohen masa urgjente për rritjen e punësimit FAQE 6

Topi nuk hyn në koalicionin e djathtë, Spahiu afat te PS deri në 4 të mëngjesit Kreu i FRD, Bamir Topi sfidon Kodin dhe del i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit, duke refuzuar ofertën e PD. Berisha shpall koalicionin me 24 parti: Tejkalojmë vitin ‘92, kur ishim një lloj fronti, kurse sot paraqitemi si forca politike të strukturuara. Rama mbyll marrëveshjen me 35 parti. Kreshnik Spahiu, afat deri në 4:00 të mëngjesit, kur Rama niset për vizitë zyrtare në Vienë. Gjashtë kushtet e kreut të AK ngrijnë komunikimin me selinë rozë. Faqe 4-5

“Luftë” për pallatin, 12 orët e përleshjes së banorëve me policinë Letërsia shqipe para ‘gjyqit’, Blushi-pedagogëve: Jeni të politizuar

FAQE 13

op-ed / 10-11

Konflikt mes 14 familjeve dhe përmbaruesit Baftjar Nela, për urdhrin e lirimit të një pallati te “Petro Nini”. Dy banorë përfundojnë në spital dhe 4 të tjerë në polici. Akuza për vendim të korruptuar të gjykatës

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Neo-liberalizmi dhe planifikimi hapësinor orientues

koment Gent Kaprata

Shoferi i komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i vrarë më 13 shtator të vitit të shkuar refuzoi dje të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit

Populizëm pa popullin

koment Jan-Werner Mueller

4 Politikë

në orët e mbrëmjes. Situata është tensionuar me mbërritjen e përmbaruesit Baftjar Nela në këtë godinë, për të cilën Gjykata e Apelit kishte vendosur nxjerrjen jashtë të banorëve. Situata nisi rreth orës 9:00 të mëngjesit, kur Nela mbërriti aty bashkë me një grup efektivësh të një policie private dhe të komisariatit të Policisë nr.2... Faqe 7

Shoferi i komisarit të vrarë refuzon dëshminë para Xhakjes Prokuroria lexon dëshminë e Fatmir Hoxhës gjatë procesit të hetimit. “Komisarit i tha: unë të bëj robt dhe e qëlloi për vdekje”

Termi “neoliberalizëm” është sjellë, për herë të parë, në vitin 1938 nga...

Fitorja e ngushtë e Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës ngre një pyetje të...

Urdhri për lirimin e një pallati me 14 familje ka mbajtur për orë të tëra në tension zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Përleshje mes banorëve dhe policisë, konflikte me deputetë të PS-së dhe plumba kanë shoqëruar kronologjinë e kësaj ngjarjeje të nisur në orën 9:00 të mëngjesit e të mbyllur me nxjerrjen e 14 familjeve

Ilir Xhakja. Fatmir Hoxha ka zgjedhur të përfitojë nga e drejta që i njeh ligji, duke qenë se është i pandehur në një procedim të lidhur ku gjykohet për shpërdorim detyre. Hoxha, i cili shoqëronte shefin e tij në patrullimin për automjetet pa dokumentacion, është konsideruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dëshmitar kyç në zbardhjen e kësaj ngjarje. Por në përballjen me trupin gjykues... Faqe 7

reforma

E gjeti vrimën

KQZ refuzon kërkesën e LSI për anëtarë në KZAZ KQZ ka miratuar kërkesën e Partisë Republikane për të zëvendësuar anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KZAZ me anëtarë të propozuar nga PR

Debat në Kuvend, rritja e sigurimeve shëndetësore shtyhet më 2014 Faqe 6

editorial/ 11

Faqe 16

Henri ÇILI

Domethënia dhe pasojat dëmtuese të vendimit të Bamir Topit Dje kanë ndodhur dy lajme të rëndësishme për të djathtën: njëri me natyrë unifikuese e tjetri me natyrë përçarëse e dëmtuese. Aleanca e djathtë, një grupim partish të qendrës e të djathta, ka hedhur firmën nën siglën e përbashkët Koalicioni për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Por një tjetër lajm, gjithashtu i rëndësishëm, i emëtuar në fakt pak orë para koalicionit, ka pushtuar eterin mediatik: Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi nuk do të bëjë pjesë në asnjë koalicion parazgjedhor, që do të thotë në fakt nuk do të jetë pjesë e paktit të djathtë. Këto dy lajme janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe përbëjnë një nga ditët më...


2

afër/larg

1

Koalicioni i opozitës

ekonomi

“Luftë” për pallatin,

PS, listë me 35 parti, Spahiut i Kriza në Ballkan, BB: lihet afat deri në 4 të mëngjesit Urgjencë rritja e punësimit Faqe 4

Faqe 6

12 orët e përleshjes së banorëve me policinë

Faqe 7

“Tri vjet më parë, më 22 prill 2010, autoriteti europian i statistikave, Eurostat publikoi për herë të parë shifra horror për deficitin shtetëror të Greqisë “dhe prandaj edhe eurokriza ka sot datëlindjen”, Stefan Kornelius

“Mustaqet e Hitlerit janë aksesor popullor i protestave kudo që kancelarja gjermane udhëton nëpër Evropën e Jugut; Stereotipet naziste janë sërish në modë për ta portretizuar atë, ashtu siç është imazhi i Angela-s në çizme dominuese duke ngarë Europën e nënshtruar”, shkruan Stefan Kornelius

Angela Merkel

“Sundimtarja” e Euros nuk e pëlqen hegjemoninë* Jens Thurau/ DW

A

jo është e mërzitur që të gjithë e shohin si pushtuese, por duket se nuk mund ta ndryshojë këtë. Biografi i saj shkruan se me eurozonën që futet në vitin e katërt rresht në krizë ekonomike, Angela Merkel është mësuar me sulmet mbi të personalisht dhe ironitë rreth politikës së saj. “Mustaqet e Hitlerit janë aksesor popullor i protestave kudo që kancelarja gjermane udhëton nëpër Europën e Jugut; Stereotipet naziste janë sërish në modë për ta portretizuar atë, ashtu siç është imazhi i Angela-s në çizme dominuese duke ngarë Europën e nënshtruar”, shkruan Stefan Kornelius. Ai pohon se pas dyerve të mbyllura ajo e pranon që është e lodhur të shihet si sadiste e dhënë vetëm pas parave, grua me zemër të akullt dhe e pamëshirë, por bindjet e saj politike për natyrën e krizës thjesht nuk e lejojnë atë të ndërrojë kurs...Nga ana tjetër, kjo duket edhe arsyeja pse biografi ka theksuar edhe një detaj, prejardhjen e saj polake. Kornelius shkruan në librin e tij se gjyshi i Merkelit quhej Ludwig Kazmierczak dhe ishte nga Poznani në Poloni, një fakt që për një kohë të gjatë unë nuk e kisha shumë në mendje.“Prejardhja polake e Merkelit...unë jam një çerek-polake”, kishte qenë temë e një darke të përbashkët. “Unë iu luta Donaldit (kryeministrit të Polonisë), që të më thotë si shqiptohet fjala Kazmierczak”, thotë kancelarja. Si e përfytyron daljen nga kriza e euros kancelarja gjermane? Me fjalë të qarta, Angela Merkel sqaron në paraqitjen e biografisë së saj qëndrimet e veta dhe skicon vizione për të ardhmen. Kishte shumë gjëra për të festuar të hënën në ambientet fine të Deutsche Bank-ës në Bulevardin “Unter den Linden” në Berlin. Stefan Kornelius, drejtues i redaksisë së politikës së jashtme të gazetës “Süddeutsche Zeitung” bëri para një auditori të madh prezantimin e biografisë për kancelaren gjermane.

“Është një biografi e paautorizuar”, shton ai shpejt, por e cila me sa duket ka gjetur pëlqimin e kancelares Angela Merkel. Ajo ka ardhur vetë në prezantim. Me vete ka sjellë edhe dikë, i cili shpirtërisht është në atmosferë feste: kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, i cili të hënën mbushi 57 vjeç. Dhe më në fund, vëren Kornelius si përshëndetje, ka edhe diçka, jo, jo për të festuar, por për ta kujtuar: saktësisht tre vjet më parë, më 22 prill 2010, autoriteti europian i statistikave, Eurostat publikoi për herë të parë shifra horror për deficitin shtetëror të Greqisë: “dhe prandaj edhe eurokriza ka sot datëlindjen”, u shpreh gazetari. Angela Merkel, kancelarja e krizës

Eurokriza dhe kancelarja - kjo është bërthama e diskutimit që pasoi, dhe pak edhe e librit për të cilin bëhet fjalë në fakt. Kornelius ka vënë në qendër të biografisë së tij politikën e jashtme të Merkelit, pasqyron marrëdhënien e saj të ngushtë me Izraelin dhe Amerikën, distancën me presidentin e Rusisë, Putin – dhe sa e rëndësishme është për Merkelin vlera e lirisë. Europa është për Merkelin vendi ku kjo liri nuk mbetet abstrakte, por jetohet. “Ne nuk duhet ta sigurojmë veten çdo ditë në Bruksel që e kemi lirinë, ne thjesht e jetojmë atë“, thotë Angela Merkel. Vetëm: në mënyrë që kjo të mbetet e tillë, Europa duhet të ndryshojë, pra kriza e borxheve duhet të

“Nuk kam qenë unë që kam thënë që shtetet me borxhe nuk do të marrin më para, këtë e thanë investitorët”, e kundërshton edhe njëherë tjetër kancelarja kritikën e shumë politikanëve në Greqi, Qipro, Spanjë dhe Portugali, se ajo synon që t’i imponojë Eurozonës vullnetin e saj: “Çdo përpjekje për hegjemoni është e huaj për mua”. Angela Merkel

“Nëse ne do ta ruajmë mirëqenien tonë, lirinë tonë, këtë e vendosim ne vetë, askush tjetër. Amerikanët investojnë në Amerikë, japonezët në Japoni, sepse kjo është traditë kulturore. Por një investitor europian nuk ka problem që të shkojë diku tjetër, po nuk i gjetëm ne zgjidhje krizës“. Angela Merkel

merret si shkas për reforma të thella – dhe në qendër për shefen e CDU-së është që shtetet t’i konsolidojnë buxhetet e tyre. “Nuk kam qenë unë që kam thënë që shtetet me borxhe nuk do të marrin më para, këtë e thanë investitorët”, e kundërshton edhe një herë tjetër kancelarja kritikën e shumë politikanëve në Greqi, Qipro, Spanjë dhe Portugali, se ajo synon që t’i imponojë Eurozonës vullnetin e saj: “Çdo përpjekje për hegjemoni është e huaj për mua”. Me kritikën se politika e Euros e Merkelit kërkon kursime deri në shkatërrim për vendet e varfra të Jugut, këtë herë kryetarja e qeverisë gjermane nuk konfrontohet – gjë që duket që i pëlqen. Polonia dhe euroja - “jo temë diskutimi!”

Akoma Polonia nuk e ka euron, por kjo nuk është një çështje “nëse”, por “kur”, jep siguri kryeministri nga Varshava. “Zhvillimi i idesë europiane, konsolidimi i institucioneve të saj, kjo është më e rëndësishme se problemet financiare të shteteve të veçanta”, thotë Tusku. Merkeli e shfrytëzon ambientin për të zhvilluar më tej vizionin e saj të Europës. Në fund të fundit atë e akuzojnë që sjellja vetëm pragmatike nuk e lë të ketë fare vizione. “Nëse ne do ta ruajmë mirëqenien tonë, lirinë tonë, këtë e vendosim ne vetë, askush tjetër”, shprehet Merkeli. Amerikanët investojnë në Amerikë, japonezët në Japoni, sepse kjo është traditë kulturore. “Por një investitor europian nuk ka problem që të shkojë diku tjetër, po nuk i gjetëm ne zgjidhje krizës”. Europa nuk është automatikisht një vend i përparimit, në një botë me Kinën dhe ndoshta së shpejti edhe me Indinë si superfuqi të reja. Prandaj duhet edhe më shumë integrim (për shembull, në politikën e arsimit dhe në mbledhjen e taksave) për ta mbajtur euron dhe për të shmangur borxhet. *Titulli i redaksisë, marrë me ndryshime


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2013

3

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Arvizu: KQZ e re për zgjedhjet, ja institucionet e politizuara ipërisë, është shqetësuese ta shohë këtë”,-tha ai. Një problem tjetër, për Arvizunë, janë institucionet e politizuara, për të cilat ai rrëfen se një amerikan e ka të vështirë të kuptojë sesi funksionojnë gjërat. I pyetur nga Babaramo se cilat institucione janë të politizuara, Arvizu përgjigjet: “KQZ është diçka që vjen ndër mend, institucioni i Presidentit, çështja e Shërbimit Informativ dhe organet e vetëqeverisjes. Njerëzit këtu flasin edhe për Shërbim Civil, por pas largimit të LSI njerëzit humbën vendet e punës dhe ne në Amerikë e kemi vështirë ta kuptojmë. Këtu, një numër i madh njerëzish humbën punën, përfshirë shoferë e pastrues”. Arvizu ka vlerësuar më tej personalisht presidentin Nishani, por ka shtuar se njerëzit duhet të pranojnë përgjegjësitë, e në këtë rast Nishani, sipas tij, është në pozicion të

politizimi “KQZ është diçka që vjen ndër mend, institucioni i Presidentit, çështja e Shërbimit Informativ dhe organet e vetëqeverisjes

Moore: Të plotësohet KQZ, palët të gjejnë zgjidhje Zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore, thotë se pa KQZ nuk ka zgjedhje dhe kjo shkon kundër interesit të popullit shqiptar. Kritikon opozitën për bllokimin e reformave për integrimin e vendit Pak ditë pas vizitës në Shqipëri, drejtori i Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore, shprehet i shqetësuar për bllokimin e KQZ-së. I ftuar në një konferencë të organizuar nga NDI, me pjesëmarrjen e analistëve nga fondacione të ndryshme, Moore e ka vënë theksin te polarizimi i politikës shqiptare në prag të zgjedhjeve dhe ka bërë apel për zgjidhjen e proble-

mit “KQZ”. Ai nuk i ka kursyer tonet kritike për opozitën, sa i përket bllokimit të reformave për integrimin, ndërsa u ka bërë thirrje të dyja palëve të zgjidhin problemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Moore shtoi më tej se gjatë vizitës në Tiranë, të gjitha palët i kishin premtuar që do të pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Të njëjtin premtim, politikanët shqiptarë i kishin dhënë edhe ish-sekretares Clinton, por, sipas Moore, tjetër gjë ka ndodhur në realitet. “Gjatë vizitës së saj në Tiranë, ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton, foli qartë për rëndësinë e reformave integruese dhe zgjedhjet e qershorit. Të tërë ranë dakord me të, por opozita shkoi në drejtim të kundërt, duke mos votuar reformat për integrimin. Faji më pas mund t’i hidhet gjithkujt”,-tha Moore. Apeli

kryesor i zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ka qenë për zgjidhjen e ngërçit në KQZ. “Zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të rëndësishme. Na ndajnë vetëm dy muaj dhe KQZ duhet të funksionojë, pasi ka mbetur me 4 anëtarë. Palët duhet të gjejnë domosdoshmërish një zgjidhje, që të kapërcejnë situatën”-tha Moore, duke shtuar më tej se pa KQZ nuk ka zgjedhje dhe kjo shkon në të kundërt të dëshirës së popullit shqiptar. Gjatë kësaj konference ka folur edhe Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare. Benja-

Të rifreskohet konsensusi për KQZ-në

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin kryefjala e këshillit të 5-të të Stabilizim-Asociimit, i mbajtur dje në Luksemburg mes Shqipërisë dhe BE-së. I pranishëm në këtë takim, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka vështirë. Një pjesë e rëndësishme e komentuar edhe zhvillimet e funintervistës ka qenë reagimi i Arvidit, të ndodhura në Komisionin zusë pas vendimit për 21 janarin. Qendror të Zgjedhjeve. “Mund ta “Jam habitur nga shumë gjëra atë them shumë qartë se ajo së cilës iu ditë, përfshirë edhe faqen e FB të referuat, nuk është në frymën e ministres së Integrimit, që kishte konsensusit që çoi palët e interedisa komente në të. Unë mund ta suara drejt një marrëveshje për kuptoj pse ata kanë qenë të pakKodin Zgjedhor vitin e kaluar. ënaqur prej meje. Por ajo nuk ishte Dhe ne e shfrytëzuam këtë takim deklaratë personale, por e kordinpër t’u bërë thirrje të gjitha palëve uar nga Uashingtoni dhe për shkak për të rifreskuar urgjentisht kontë rezultateve të laboratorit që sensusin, për hir të Shqipërisë është më i miri në botë”,-tha ai, dhe qytetarëve të vendit. Më lini duke i qëndruar deklaratës së fortë të theksoj se, sipas Kodit Zgjedhor të tij, pas vendimit të Gjykatës. Arshqiptar, organet e administrimit vizu ka folur më tej edhe për martë zgjedhjeve duhet të kryejnë rëdhëniet me kryeministrin Beridetyrat e tyre në një mënyrë prosha apo takimin e fundit me të, për fesionale dhe të paanshme, dhe të çështjen e KQZ-së. “Është keqkarafunksionojnë në mënyrë të qetë, kterizim të sugjerosh që ne nuk transparente dhe jo-partizane. merremi vesh. Ka padakordësi, Duhet garantuar pavarësia e por kjo s’na largon nga gjërat e KQZ-së”,-iu përgjigj Fyle pyetjes rëndësishme”,-tha ai për Berishën. mbi votimin në Parlament për shkarkimin e Ilirjan Muhos. Gjatë këtij takimi ka folur edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ka garantuar se zgjedhjet e qershorit do të jenë në përputhje me standardet. “Në emër të qemin është shprehur se zgjedhjet e verisë, unë dhashë garanci se zhvilluara në Shqipëri kanë qenë zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë problematike, për shkak të kontë lira, të ndershme, dhe do të testimit ndër v i t e .  plotësojnë të gjitha standardet “Nuk ka zgjedhje perfekte, por ndërkombëtare. Dhe mendoj se duhen bërë zgjedhjet e duhura. kjo është e rëndësisë madhore për Shpresoj që zgjedhjet të zhvilloShqipërinë, jo vetëm për ne forcat hen sipas standardeve”, shtoi politike shqiptare, por e rëndësisë Benjamin. Ndërkombëtarët më madhore për integrimin eurokanë folur më tej për rëndësipian gjithashtu’,-tha Bregu. Por në e monitorimit të zgjedçdo të ndodhë me marrëdhëniet hjeve në Shqipëri dhe për BE-Shqipëri, nëse edhe këtë herë mënyrën sesi do të hartohen nuk do të kemi zgjedhje të stanraportet. “Do të mondardeve? Komisioneri Fyle u itorojmë zgjedhjet përgjigj se “Çdo gjë që nuk do të e 23 qershorit. përputhej me standardet europiDita më e rëndëane do të komplikonte rrugën e insishme është tegrimit të Shqipërisë dhe do ta ajo e pas zgjedçonte Shqipërinë larg statusit hjeve”, e mbylli kandidat dhe larg nisjes së nefjalën e tij Rob gociatave për anëtarësim. Benjamin. Kjo është shumë e qartë.” 

Ambasadori amerikan apelon për gjetjen e një zgjidhjeje për KQZ-në dhe evidenton si problem në vend korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë. “Reformat kanë ngecur disi, KQZ, Presidenti e ShISh të politizuara” Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i bën apel politikës shqiptare të ristrukturojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ambasadori ka pohuar se e ka ende të paqartë motivin e shkarkimit të Ilirjan Muhos, ndërsa ka nënkuptuar nevojën për një KQZ të re për zgjedhjet e 23 qershorit. “Të dyja palët duhet të punojnë bashkë, në mënyrë që të rikonstruktojnë KQZ-në. Ka vetëm pak kohë dhe ka nevojë që njerëzit të lëvizin shpejt”, - ka theksuar Arvizu. Duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadori Arvizu tha se reformat kanë mbetur në vend, ndërsa sheh si problem kryesor korrupsionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë. “S’ka pasur shumë progres për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe për një mik të Shq-

Apeli i Fyle:


4

në fokus

ngjarje e ditës Në orët e vona mbrëmë është arritur marrëveshja edhe me PDS-në e Milos, Aleancën Popullore të çamëve dhe ADK e Zef Bushatit

Koalicioni i opozitës

PS, listë me 35 parti, Spahiut i lihet afat deri në 4 të mëngjesit

Burime nga PS, thanë se Spahiut i ishte lënë afat deri në 04 të mëngjesit pasi dhe me këtë orar Rama do të niset për një vizitë zyrtare në Vienë Koalicioni i PS

Fejzi Braushi

Opozita do të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit me koalicionin më të madh të krijuar ndonjëherë prej saj. Plot 35 parti i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së PS-së për të qenë pjesë e koalicionit ”Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ndërkohë që deri në mesnatën e djeshme pritej një përgjigje përfundimtare edhe nga Aleanca Kuq e Zi. Burime nga PS, thanë se Spahiut i ishte lënë afat deri në 04 të mëngjesit pasi dhe me këtë orar Rama do të niset për një vizitë zyrtare në Vienë. 24 orë para përfundimit të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve, Aleanca Kuq e Zi, e drejtuar nga Kreshnik Spahiu, bëri dje publike gjashtë kërkesat zyrtare për koalicion. Përpos zërave jo zyrtarë se AK i ka kërkuar PS-së 3 deri në 5 deputetë, Spahiu tha se kërkesat e kësaj force politike nuk janë të lidhura me pazare politike. Megjithatë, shumica e kërkesave të parashtruara nga Spahiu duken gati të pamundura për t’u realizuar dy muaj para zgjedhjeve. Spahiu ka kërkuar rikonfigurim të të gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga Aleanca Kuq e Zi në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore, duke filluar nga KQV, KZAZ, e deri te KQZ. AK kërkon gjithashtu marrëveshje politike dhe elektorale për hapjen e debatit mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit elektoral, nga sistem proporcional rajonal në sistem kombëtar ose të korrektuar. Ajo kërkon marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare, Shqipëri - Kosovë, si dhe heqjen e çdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar. Në kërkesat e AK-së përfshihet domosdoshmëria për një marrëveshje

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29. 30. 31. 32. 33. 34. 35. 36.

Partia Socialiste Partia Socialiste e Moderuar Partia Komuniste Shqiptare Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori Partia për Prosperitet Demokratik (Nuk e regjistroi KQZ) Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Partia për Unitet Kombëtar Partia e Gjelbër Partia e Çështjeve Shqiptare Partia G99 Partia Ardhmëria Shqiptare Partia për Drejtat e Emigrantëve Partia Rruga e Lirisë Partia Kristiandemokrate Partia Reformatore Demokratike Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Partia e Punës e Shqipërisë Partia Ambientaliste Partia e Pajtimit Kombëtar (Nuk e regjistroi KQZ) Partia Shqiptare Atdheu Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Partia Mendimi i Djathtë Liberal Partia Ligj dhe Drejtësi Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Lëvizja Socialiste për Integrim Partia Socialdemokrate (s’ka firmosur akoma) Partia Demokracia Sociale Aleanca Popullore (Lëvizja Çame) Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Aleanca Demokristiane

politike për të standardizuar demokracinë parlamentare apo pushtetin qendror dhe lokal nëpërmjet kufizimit të mandateve politike jo më shumë se dy mandate për çdo drejtues politik, reformë kushtetuese në sistemim e drejtësisë, duke hequr të gjitha pengesat politike për dorëzi-

Përpos zërave jo zyrtarë se AK i ka kërkuar PS-së 3 deri në 5 deputetë, Spahiu tha se kërkesat e kësaj force politike nuk janë të lidhura me pazare politike. Megjithatë, shumica e kërkesave të parashtruara nga Spahiu duken gati të pamundura për t’u realizuar dy muaj para zgjedhjeve

min, kallëzimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari, duke filluar nga kryeministri aktual, si dhe kushtin e fundit tashmë të shpallur edhe nga PSja, ku asnjë ministër nuk duhet të jetë deputet. Kërkesa këto që janë konsideruar si absurde nga socialistët, të cilët megjithatë deri në mesnatë nuk kanë

dashur ta konsiderojnë të mbyllur derën me AK-në, megjithëse i kanë vënë asaj kushte për të firmosur deri në orën 04 të mëngjesit të sotëm, kohë kur Rama nisej jashtë shtetit. Ndërkohë që dita e djeshme ka qenë intensive për kreun socialist, ku krahas angazhimeve elektorale, ka negociuar vetë me një sërë forcash politike, të cilat nuk kishin firmosur ende. Krahas surprizës së këtyre negociatave, ardhjes në këtë koalicion të Aleancës Demokristiane të Zef Bushatit, Rama ka firmosur edhe Aleancën Popullore, që përfaqëson interesat e komunitetit çam. Ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes Rama ka mundur të bindë edhe aleatin e tij të vjetër, kreun e PDSsë, Paskal Milo, që të firmosë marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhje dhe në qeverisjen e ardhshme. Duke folur për mediat, fill pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Milo do të shprehej se ajo ishte më e mira e mundshme, por duke deklaruar se kishte mundësi për një marrëveshje më të mirë. Vetë Milo ka lënë të kuptohet se pjesë e kësaj marrëveshje është dhe përfshirja e përfaqësuesve të PDS-së në komisionet zgjedhore. Marrëveshjen deri në mesnatë s’e kishte firmosur edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, por i cili më parë kishte lënë të kuptohet se rruga e vetme për të mbetej aleanca me PS-në.

KQZ refuzon kërkesën e LSI për anëtarë në KZAZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 anëtarë të djathtë ka miratuar kërkesën Partisë Republikane për të zëvendësuar anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KZAZ me anëtarë të propozuar nga PR. Ndërkohë që po gjatë mbledhjes së djeshme KQZ nuk ka marrë parasysh një kërkesë tjetër, me thuajse të njëjtin objekt, por kësaj here të LSIsë, për të balancuar komisionet e niveleve të dyta dhe të treta sipas zhvillimeve të reja politike në të dy krahët. Më saktë, përfaqësuesi i LSIsë në KQZ, Ylli Manjani, duke përfituar nga rasti që KQZ po diskutonte kërkesën e PR-së për balancimin

politik të KZAZ-ve, ka kërkuar që KQZ të shtojë dhe një pikë tjetër në projektvendim për të bërë të mundur zbatimin e nenit 29, i cili veç zbatimit të parimit të balancimit politik, përcakton edhe se të drejtën për të pasur anëtarë në KZAZ e kanë dhe partitë e dyta në kampin e mazhorancës dhe të opozitës. Ndaj, sipas Manjanit, me ndryshimet e reja politike në vend, LSI-së, si forca e dytë e opozitës parlamentare, i takon e drejta të ketë anëtarin e saj në KZAZ dhe në nivelet e tjera më të ulëta, duke ia hequr ato PBDNJ-së. Ndaj ai ka kërkuar që këtë KQZ ta konsiderojë një kërkesë zyrtare të

LSI-së. “Dua të përsëris para KQZ, nëse ju duhet dhe kërkesë për të bërë në seancë të hapur. Ajo që zgjidh

problemin është rishikimi në tërësi i vendimit numër 1 sipas kritereve të vendosura, kjo është kërkesë zyrtare gjithashtu”, - tha Manjani. Kërkesë kjo që nuk është marrë parasysh nga KQZ, e cila i ka argumentuar përfaqësuesit tëe LSI-së se mbledhja ishte thirrur për të shqyrtuar kërkesën e PR-së. Megjithatë, vetë kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, ka garantuar atë se do të merrte në konsideratë një kërkesë të tillë nga LSI sapo ajo të bëhej zyrtarisht. “Sot ne jemi mbledhur për kërkesën e PR-së, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të mblidhemi më”, - tha Lleshi.

opozita

Shkrihet PSV91 e Petro Koçit, i bashkohet PS-së Partia Socialiste e Vërtetë 91 nuk do të ekzistojë më. Kreu i kësaj force, Petro Koçi, ka deklaruar dje shkrirjen e saj me Partinë Socialiste. Shkak, sipas tij, është bërë se misioni i saj ka qenë afatshkurtër dhe se tashmë që e majta është bashkuar është bërë e panevojshme ekzistenca e një force të tillë, e cila votat e saj i merr kryesisht nga PS. ”Pas bashkimit të së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste, përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral. I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër, i sigurt se mbi 90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste, deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste”, - u shpreh dje kreu i PSV91, Petro Koçi, për mediat. Sipas tij, kjo lëvizje është e bërë edhe më e nevojshme për të mos dëmtuar Partinë Socialiste brenda vetë koalicionit. Kjo, sipas tij, se çdo votë që humbet PS favorizon partitë e renditura të dyta ose të treta në zgjedhje, duke i marrë forcës së parë mandate. ”Votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat, duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS”, - u shpreh Petro Koçi. Nuk dihet nëse në këmbim të këtij akti Petro Koçi ka marrë një vend të sigurt në listën e PS-së për kandidatë për deputetë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

Partitë e koalicionit të djathtë dhe të qendrës angazhohen gjithashtu për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sigurinë financiare të pensionistëve, dëmshpërblimin moral e ekonomik të ish-të përndjekurve, kompensimin e ish-pronarëve, votimin e tre ligjeve dhe garantimin e zgjedhjeve të lira

2

Secili prej drejtuesve të partive aleate e kishte hedhur paraprakisht firmën në selinë blu, përmes marrëveshjeve bilaterale, ndërsa mbrëmë rreth orës 18.30 aleatët dëgjuan marrëveshjen e përbashkët të koalicionit nga Bode.

3

24.04.2013

5

“Sot, ne tejkalojmë vitin 92, vit në të cilin ne ishin një lloj fronti, kurse sot paraqitemi si forca politike të strukturuara, si forca politike të cilat kemi operuar mbi platformat tonë në interesin me të mirë të qytetarëve shqiptarë. ”

Koalicioni i PD

Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 1. Partia Demokratike 2. Partia për Drejtësi dhe Integrim 3. Partia Agrare Ambientaliste 4. Partia Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë 5. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 6. Partia Balli Kombëtar Demokrat 7. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 8. Partia Konservatore Shqiptare 9. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 10 .Partia e të Drejtave të Mohuara 11. Partia Demokracia e Re 12. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 13. Partia Republikane 14. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 15. Partia Lidhja Demokristiane 16. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare 17. Partia Demokristiane e Shqipërisë 18. Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen 19. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 20. Partia Ora e Shqipërisë 21. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 22. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 23. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë 24. Partia Civile e Shqipërisë

Berisha, koalicionin me 24 parti: Në ‘92 front, tani parti të strukturuara Nevila Perndoj TIRANË Përmes një takimi formal, që

zgjati rreth 40 minuta, Partia Demokratike shpalli dje koalicionin “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, ku përfshihen 24 parti të profileve të ndryshme. Në listën e partive që nënshkruan marrëveshjen është edhe Partia Civile e Shqipërisë, e cila nuk arriti të regjistrohej në KQZ. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe lëvizjet e orëve të fundit nga të dy kampet. Gjatë bisedimeve të djeshme në selinë blu, u distancua Aleanca Demokristiane e drejtuar nga Zef Bushati. Ky i fundit firmosi mbrëmë vonë një marrëveshje të beftë zgjedhore me Partinë Socialiste. “Pas 23 viteve, hera e parë që shkel në PS, jo se kjo është seli tek e cila ne pjesa e qendrës së djathtë nuk mund të hymë, por vetë politika ka qenë e ndarë, na krijonte një lloj ndjesie për të mos e parë veten në këtë kamp, por kohët kanë ndryshuar”, tha mbrëmë pas marrëveshjes Bushati. Por, në anën tjetër PD-ja ka siguruar marrëveshjen me PDK-në e Nard Ndokës dhe Lidhjen Demokristiane të Nikollë Lesit. Në rreshtin e parë të partive aleate të PD-së dje ishte edhe kryetari i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, ndërsa Rama si kundërpërgjigje firmosi marrëveshjen me Aleancën Popullore, ku bën pjesë edhe Lëvizja Çame. Ndërkohë Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, që prej kohësh ishte në negociata me PS-në, dje firmosi marrëveshjen elektorale me PD-në. Marrëveshja

Ajo që u shpërfaq dje nga koalicioni i mazhorancës në ambientet e hotelit “Shetaron” ishte thjesht një takim vizual, pa ndonjë entuziazëm të madh e ku për herë të parë pas kaq

vitesh nuk u panë firma të nënshkruara. Secili prej drejtuesve të partive aleate e kishte hedhur paraprakisht firmën në selinë blu, përmes marrëveshjeve bilaterale, ndërsa mbrëmë rreth orës 18.30 aleatët dëgjuan fjalën e mbajtur nga sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, dhe kryeministri Sali Berisha. Bode lexoi publikisht përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit, duke e vënë theksin tek angazhimi për një Shqipëri Europiane përmes tre shtyllave themelore: punësim, mirëqenie dhe integrim. “Ne nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, biem dakord se një Shqipëri e zhvilluar dhe europiane fillon me infrastrukturë të re dhe të modernizuar… Ne qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se më shumë vende pune dhe pagat më të larta, janë thelbësore për krijimin e një Shqipërie të zhvilluar dhe europiane… Ne besojmë në forcimin e klimës së biznesit duke ulur taksat, duke e bërë më të lehtë për të hapur, drejtuar dhe zhvilluar një biznes… Ne gjithashtu besojmë në investimin e në krijimin e vendeve të punës të së ardhmes, në teknologjitë e reja. Dhe ne qëndrojmë afër me fermerin, punëtorin e fabrikave, me elektricistin, me kamerierin, sipërmarrësin, lavazhierin, këpucarin dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë një jetë më të mirë”, - ishin disa nga pjesët e marrëveshjes së lexuar dje nga Bode. Partitë e koalicionit të djathtë dhe të qendrës angazhohen gjithashtu për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sigurinë financiare të pensionistëve, nderim për veteranët, dëmshpërblimin moral e ekonomik të ish-të përndjekurve, kompensimin e ishpronarëve, votimin e tre ligjeve me qëllim integrimin e vendit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Topi vendos: Do të jemi alternativë e tretë TIRANË Në mungesë të një ftese zyrtare nga ana e PD-së, apo edhe një komunikimi informal mes kryeministrit Sali Berisha dhe Bamir Topit, aq shumë të përfolur 48 orët e fundit, FRD e ka bërë zgjedhjen e saj. Ajo do të dalë e vetme në zgjedhje. Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi dje në mesditë se kryesia e kësaj partie vendosi që ata të garojnë të vetëm në zgjedhjet parlamentare. “Me këtë akt FRD-ja bën diferencën nga praktikat dhe modelet e tjera, të cilat për interesa jo parimore kanë injoruar vullnetin dhe dëshirën e elektoratit, duke i detyruar qytetarët të zgjedhin gjithnjë midis dy alternativave gati identike. Sot shqiptarët do të kenë një alternativë të tretë, që vjen si nevojë

jetike për demokraci funksionale dhe përfaqësim të shëndoshë demokratik, që ofron garanci, siguri dhe kapacitete për një qeverisje politike shumë më të mirë, më transparente, më qytetare dhe më europiane pas zgjedhjeve të 23 qershorit,”- tha Topi. Ai theksoi gjithashtu

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

se FRD-ja nuk ka kërkuar bashkëpunim me dy partitë e mëdha. “Që në fillim ne kemi synuar aleancë vetëm me qytetarët dhe kemi ftuar çdo forcë politike që ndan parimet tona të bëhet pjesë e projektit përmes shkrirjes së strukturave dhe anëtarësisë. Ne jemi të gëzuar që thirrjes sonë i janë përgjigjur grupe politike dhe civile me identitet të djathtë dhe moderator, pjesa më e madhe e ish-të përndjekurve politikë, pronarët e ligjshëm, rinia studentore, votues për herë të parë, shtresa e mesme dhe elita intelektuale liberale e konservatore. Sot FRD është dhe mbetet shtëpia e vërtetë e qendrës dhe të djathtës së moderuar dhe qytetarëve shqiptare,”- tha Topi.

POLIAMBULATORI I RI SALUS NË QËNDËR TË TIRANËS

VIZITA FALAS !

Dr. Luca Calligaris

Dr. Enton Bollano

Specialist Kirurgji e Përgjithshme Kirurgji Onkologjike

Dr. Shkencave Kirurgjikale Specialist Kirurgji e Përgjithshme Sëmundjet e Zorrës së Trashë

-Kirurgjia e tumorit të gjirit. -Kirurgjia e tumorit të stomakut -Kirurgjia e kolorektalit (zorrës së trashë) -Gurët në tëmth -Hernie abdominal, inguinale, etj. -Variçet -Hemorroidet.

- Sëmundjet hemorrodiale - Fistula anale - Sinusi Pilonidalos - Fisura anale -Polipet e zorrës së trashë - Tumoret e Zorrës së Trashë - Prolapsi rektal -Trajtimi i inkontinencës anale

Përfitoni tani....!

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180


6

kronika e ditës

Ditari Ekonomia e Ballkanit ka rënë me 0.5% gjatë vitit që shkoi, në të njëjtat nivele me Eurozonën, ndërkohë që vendet e tjera në zhvillim kanë pësuar rritje mbi 4%. Në krahasim me Rajonin, Shqipëria paraqitet më mirë, për shkak se e ka mbyllur vitin 2012 me një rritje 1,6%

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rritja e sigurimeve shëndetësore shtyhet më 2014 Rritja e sigurimeve, taksës që shkon për kontribut të sigurimeve shëndetësore, u shty për të hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2014. Pas kësaj date të vetëpunësuarit do të paguajnë më shumë kontribut për sigurimin shëndetësor të tyre. Ndryshimet në ligjin për “Sigurimin shëndetësor”, parashikojnë një rritje prej 45% të këtij kontributi, afro 600 lekë më shumë dhe sipas ekspertëve të financave përkthehet më shumë shërbime për qytetarët. Ky propozim është bërë shkak për një debat të

fortë mes deputetëve të majtë e të djathtë në komisionin e Ekonomisë. Të majtët akuzuan se shërbimi shëndetësor është i rënduar, pasi të sëmurët paguajnë me lekë në dorë për të marrë ndihmë mjekësore apo i blejnë vetë medikamentet. “Aktualisht baza e llogaritjes është 7% e pagës minimale. Pra, 7% e pagës minimale që është 18 295 aktualisht kontributi është 1 280 lekë. Me ndryshimin që është rritur nga 3.4% në 7% norma e kontributeve vullnetare, paralelisht ka ndryshuar dhe baza e lloga-

ritjes jo mbi pagën minimale por mbi mesataren e pagës maksimale me minimalen, diferencat që mund të jenë në 6 mijë lekë në vlera absolute në përqindje është e lartë. Për këtë arsye kjo propozohet 45%”, deklaroi Arjana Dyrmishi, përfaqësuese e Ministrisë së Financave. Drejtuesit e ISKSH-së bënë të ditur se skema e sigurimeve nuk ka deficit. Kjo skemë, sipas tyre, në vitin 2005 kishte një deficit 10 milionë dollarë, ndërsa aktualisht kjo skemë ka një financim prej 3.5 miliardë lekë. 

Ballkani mbyll 2012 me rënie, BB: Urgjencë rritja e punësimit Ekonomia e Ballkanit e mbylli me minus vitin 2012. Kriza e Eurozonës e ka goditur me të gjithë forcën Rajonin. Shqipëria ndër më të riskuarat. Rekomandohen masa urgjente për rritjen e punësimit Blerina Hoxha

Për herë të parë pas rënies së komunizmit, Ballkani si rajon, duke përjashtuar Turqinë, ka rënë në recesion. Kjo do të thotë se ekonomia ka bërë hapa pas, madje edhe me keq se Eurozona. Por me shqetësuese është se perspektiva e Rajonit, sidomos e Shqipërisë, mbetët e zymtë. Vlerësimet dhe parashikimet i ka bërë Banka Botërore pas takimit të pranverës, ku u analizuan zhvillimet në ekonominë globale. Ekonomia e Ballkanit ka rënë me 0.5 për qind gjatë vitit që shkoi në të njëjtat nivele me Eurozonën, ndërkohë që vendet e tjera në zhvillim kanë pësuar rritje mbi 4 për qind. Në krahasim me Rajonin, Shqipëria paraqitet më mirë, për shkak se ka mbyllur vitin 2012 me një rritje 1,6 për qind, nivel më i lartë se mesatarja e Ballkanit. Rreziqet

Pavarësisht se ekonomia e vendit tonë shënoi vlera pozitive për vitin 2012, i cili ka rezultuar më i vështiri për të gjitha vendet, që nga kriza ekonomike e 2008-ës, është shumë e riskuar në vitet në vijim. Për shkak se është fqinji i parë i Greqisë dhe Italisë, vendet me

problematike të Eurozonës. Shqipëria ka më shumë se 60 për qind të marrëdhënieve tregtare me këto vende dhe shihet si më e riskuara në krahasim me disa vende të tjera të Rajonit. Këtij rreziku i shtohet edhe borxhi i lartë që Shqipëria ka në raport me vendet e tjera të Ballkanit. Këta faktorë pritet të mbajnë nën presion të madh mundësitë për rritje normale të ekonomisë. Banka Botërore parashikon se ringritja e Rajonit do të vazhdojë të jetë më e ngadalta krahasuar me rajonet e tjera në botë dhe do të ketë shpejtësi të ndryshme, ku pjesa perëndimore e rajonit do të rritet me një ritëm shumë më të ngadaltë se pjesa lindore. Recesioni i zgjatur dhe ringritja e ngadaltë e rritjes ekonomike e përkeqësojnë më tej papunësinë e vazhdueshme në disa pjesë të rajonit, gjë që nga ana e saj ka pasoja afatgjata për konkurrueshmërinë dhe përfshirjen sociale në rajon.

Përfaqësuesja e BB në Shqipëri, Ksenja Lvovski

Zgjidhja

Që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria bashkë me to të mund të dalin nga rreziku i recesionit, duhet të marrin masa urgjente për nxitjen e punësimit. Pasi në këto vende edhe para krizës problemi i papunësia ka qenë e lartë. Ulja e papunësisë është një sfidë urgjente për rajonin dhe kërkon një bashkësi masash politike si afatgjata ashtu dhe afatshkurtra”, thuhet në rekomandimet e djeshme të BB. Krijimi më i shpejtë i vendeve të punës do të kërkojë ndryshime në kontratën sociale ndërmjet punëtorëve, ndërmarrjeve dhe qeverive. Axhenda e politikave duhet të

Që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria bashkë me to të mund të dalin nga rreziku i recesionit, duhet të marrin masa urgjente për nxitjen e punësimit.

përqendrohet në heq jen e pengesave ndaj sipërmarrjes, duke ndihmuar sistemet e arsimit dhe trajnimit të përshtaten më mirë me tregjet e punës, rekomandon BB. Të njëjtat rekomandime dha edhe gjatë një vizite në vendin tone edhe kryeekonomisti i BB, Indermit Gill. Banka rekomandon veprime në tri fusha kryesore të politikave.

E para, rifillimi i rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke siguruar faktorët themelorë makro për ringritjen ekonomike. Së dyti, mundësimi i krijimit të vendeve të punës, të udhëhequr nga sektori privat, duke eliminuar pengesat ndaj zgjerimit të biznesit dhe sipërmarrjes. E treta, përgatitja e punëtorëve për vende të reja pune.

FMN, pesimiste për rritjen afatgjatë të Shqipërisë

Bankat, 8 mln euro kredi për fermerët

Në periudhën 2014-2018 Shqipëria pritet të jetë shteti që do të ketë ritmet më të ulëta të rritjes ekonomike nga të gjitha vendet e Europës Lindore. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij të fundit për pasqyrën ekonomike globale, publikuar pak ditë më parë, shfaqet mjaft pesimist për rritjen e ekonomisë shqiptare në afatin e gjatë. Sipas parashikimeve të raportit, Shqipëria pritet që të ruajë ritme të ulëta zgjerimi prej 2.5% deri në vitin 2018, në 2.5%, nga 3.8% që pritet të shkojë rritja për gjithë Europën Qendrore e Lindore deri në vitin 2018. Shqipëria renditet e dyta për rritjen më të ulët, pas Hungarisë, që pritet të ketë një zgjerim prej 1.7% më 2018. Bosnja, Kosova, Maqedonia pritet që të performojnë më mirë, në nivelet e rreth 4%, ndërsa mali i Zi do të ketë një ekspansion prej 2.2%. Gjithsesi, sipas raportit të FMN-së, Europa Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të shohë rimëkëmbjen më të vakët, duke reflektuar në shkallë të ndryshme pengesat strukturore dhe problemet e konkurrencës, një rritje të vazhdueshme në kreditë këqija dhe financat publike.

Fermerët apo agropërpunuesit mund të aplikojnë pranë bankave tregtare për kredi, që më pas të përfitojnë nga fondet grant të BE-së. Nëpërmjet këtyre fondeve, ata do të përmirësojnë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimeve bujqësore, si dhe sigurinë ushqimore. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në bashkëpunim me GIZ zhvilluan një takim informues me përfaqësues të bankave tregtare në vend, për të mundësuar kreditimin e fermerëve që duan të ngrenë një fermë apo linjë agropërpunimi, në mënyrë që më pas ata të aplikojnë për subvencion nga fondet e akorduara nga BE. Janë 8.2 milionë euro ndihmë financiare për fermerët shqiptarë, nëpërmjet programit “Ipard like”. Projekti i financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare ka si synim mbështetjen në investimet e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave. Ndërsa, drejtore e Projektit, Birgit Shefer, tha se deri më tani projekti ka ecur me ritme të kënaqshme dhe pritet që edhe trajnimi i pjesës administrative të tij të jetë në kapacitetet që kërkon BE-ja.


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2013

7

Banori: Pallati nuk ka pronar, jetojmë prej 80 vitesh Ardian Pojani, një prej banorëve të pallatit, akuzon përmbaruesin Baftjar Nela se ka ndërhyrë në kundërshtim me të gjithë normat dhe ligjet në vend. “Çështja është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë, e po ashtu është kthyer për gjykim edhe në shkallën e parë, në Gjykatën e Tiranës”,-thotë Pojani. Ai pretendon se banojnë në këtë godinë prej 80 vitesh dhe se pretendimet e pronarit nuk janë të vërteta. “Prej 80 vitesh banojmë në këtë godinë dhe i bëjmë të ditur opinionin publik sepse godina është ndërtuar nga italianët. Marinarë italianë e kanë ndërtuar godinën

për funksione të italianëve, dhe pasi ata u larguan, u vendosën familjet tona”. Më tej Pojani thotë se personi ka manipuluar dokumentet dhe çështjen dhe nëpërmjet tyre ka arritur të përfitojë këtë objekt që ndodhet në këtë truall. Sipas tij, bëhet fjalë për një truall prej rreth 485 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja totale e objektit, sipas tij, arrin një sipërfaqe prej rreth 1300 metrash katrorë. “Ne jemi futur në këtë objekt në vitin 1944. Trualli është blerë nga qeveria italiane pronarit të tokës për të ndërtuar këtë objekt. Ata mbaruan katin e parë të objektit dhe më pas dy ka-

tet e tjera janë ndërtuar më vonë nga shteti. Ata nisën një herë procesin në vitin 1995, por më pas u tërhoqën. Në këtë kohë ne kërkuam që ta privatizonim objektin sipas kushteve dhe ligjeve në fuqi, por nuk na u miratua, pasi këta pretenduan se prona ishte e tyrja. Në vitin 2002, ata kërkuan sërish pronën që pretendonin si të tyren, por se më vonë ata hoqën dorë nga kjo, ndërsa gjyqtari Martin Deda pushoi gjykimin. Në vitin 2005 këta persona nëpërmjet manipulimeve nisën sërish përpjekjet e tyre për të marrë shtëpitë tona, për të na lënë jashtë”,- thotë Pojani.

“Luftë” për pallatin, 12 orët e përleshjes së banorëve me policinë Konflikt mes 14 familjeve dhe përmbaruesit Baftjar Nela, për urdhrin e lirimit të një pallati te “Petro Nini”. Dy banorë përfundojnë në spital dhe 4 të tjerë në polici. Akuza për vendim të korruptuar të gjykatës Dashamir Biçaku Tiranë Urdhri për lirimin e një pallati me 14 familje ka mbajtur për orë të tëra në tension zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Përleshje mes banorëve dhe policisë, konflikte me deputetë të PS-së dhe plumba kanë shoqëruar kronologjinë e kësaj ngjarjeje të nisur në orën 9:00 të mëngjesit e të mbyllur me nxjerrjen e 14 familjeve në orët e mbrëmjes. Situata është tensionuar me mbërritjen e përmbaruesit Baftjar Nela në këtë godinë, për të cilën Gjykata e Apelit kishte vendosur nxjerrjen jashtë të banorëve. Situata nisi rreth orës 9:00 të mëngjesit, kur Nela mbërriti aty bashkë me një grup efektivësh të një policie private dhe të komisariatit të Policisë nr.2, që duhej të ndiqnin zbatimin e vendimit të Gjykatës që bënte fjalë për kthimin e pronës, një pallat trekatësh në rrugën “Ymer Kurti”, pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi���. Rreth 14 familje që banonin aty u konfliktuan me policinë private dhe përmbaruesin, pasi nuk pranuan të lirojnë godinën që e pretendon një familje, se e gëzon me dokumente origjinale. Një grua, banore e zonës, thotë se disa persona që ishin me përmbaruesin e goditën dhe e keqtrajtuan. Më vonë, policia nuk la një grua që të hynte në banesën e saj për të marrë objektet që ajo kishte në shtëpi, si dhe dokumente e sende të tjera të vlefshme. Në pak momente pas nisjes së konfliktit mes përmbaruesit, forcave që e shoqëronin dhe banorëve të pallatit, zona është mbipopulluar me efektivë të policisë së Drejtorisë së Tiranës, si dhe të komisariatit nr.2, në kryeqytet. Banorët kanë pretenduar se po

nxirren jashtë nga objekti dhe tashmë mbeteshin në qiell të hapur, pasi nuk kishin se ku të fusnin kokën. Ata kanë akuzuar edhe pronarin që ka fituar me gjyq godinën, se kishte falsifikuar dokumentet dhe kishte përdorur njerëz me pushtet. Gjatë kësaj kohe, banorët janë përplasur fizikisht me policët privatë, ndërsa ka ndërhyrë edhe Policia e Tiranës. Nga përplasja mes palëve përfunduan në spital dy persona, ndërsa në komisariat u shoqëruan 4 banorë të pallatit, që pretendohej se ishte në pronësi të Ferdinand Cakës, ish-funksionar në Gjykatën e Lartë. Banorët pretenduan se përmbaruesi privat shkeli normat dhe rregullat për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, duke mos iu dërguar palës së cilësuar debitore njoftim për ekzekutimin vullnetar të vendimit. Rreth orës 12:00, kur konflikti ishte ende në kulmin e vet, deputetë të Partisë Socialiste me në krye Sajmir Tahirin kanë shkuar pranë banorëve, por janë përplasur me zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Kamerat kanë fiksuar konfliktin mes Tahirit dhe Breçanit, kur ky i fundit u ka thënë të largohen që aty, pa u dhënë shpjegime. Rreth orës 14:00, një përfaqësi e banorëve u mblodhën duke përpiluar një kallëzim penal për përmbaruesin Baftjar Nela, i cili, sipas tyre, ka kryer veprime të dhunshme ndaj tyre. Ndërkaq një grup përfaqësuesish të Avokatit të Popullit ndoqën nga afër situatën, duke vëzhguar përplasjen si dhe duke marrë informacion nga palët në lidhje me çështjen. Personi që pretendonte se ishte pronari i pallatit, u shpreh se të parët e tij e kishin blerë këtë pronë që në vitin 1947. “E kam blerë pronën me flori në vitin 1947”,- tha ai, ndërsa në dorë mbante një tufë dokumentesh të pronësisë. Ndërkaq, pretendimi i tij koinçidon me një periudhë gjatë së cilës objekte të tilla që u përkisnin të huajve janë shtetëzuar nga qeveria e atëhershme. Në orët e mbrëmjes, përmbaruesit dhe policia kanë nxjerrë jashtë 14 familjet e këtij pallati, por tensioni dhe përleshjet kanë vazhduar deri në mesnatë.

Nga një mbledhje e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Konflikti Tahiri-Breçani Tahiri: Ke pesë deputetë, nuk jep përgjigje. Breçani: Mos më trego me gisht. S’ka banorë brenda. Tahiri: Je fytyra e policisë, gjynah për këta që kanë një drejtues si ti. Ti nuk përfaqëson njerëzit, ti sillesh si gangster. Breçani: Kush je ti, nuk bëj debat me ty. Këput qafën! Tahiri: Je fiks drejtuesi i sotëm i policisë. Breçani: Nuk të njoh për deputet. Ti je një… Tahiri: Çfarë jam unë? Breçani: Hajdeni në Policinë e Shtetit t’ju jap përgjigje. Jemi në zbatim të vendimit. Ne mbështesim veprimet e Përmbarimit.

Shoferi i komisarit refuzon dëshminë para Ilir Xhakjes Prokuroria lexon dëshminë e Fatmir Hoxhës gjatë procesit të hetimit. “Komisarit i tha: unë të bëj robt dhe e qëlloi për vdekje” Tiranë Shoferi i komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i vrarë më 13 shtator të vitit të shkuar refuzoi dje të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja. Fatmir Hoxha ka zgjedhur të përfitojë nga e drejta që i njeh ligji, duke qenë se është i pandehur në një procedim të lidhur ku gjykohet për shpërdorim detyre. Hoxha, i cili shoqëronte shefin e tij në patrullimin për automjetet pa dokumentacion,

është konsideruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dëshmitar kyç në zbardhjen e kësaj ngjarje. Por në përballjen me trupin gjykues, Fatmir Hoxha tha se nuk dëshiron të dëshmojë. Fillimisht ai kërkoi të konsultohej me një avokat, duke refuzuar mbrojtësin e caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas tha se nuk donte të dëshmonte. I ndodhur para një fakti të tillë, prokurori Eugen Beçi i kërkoi gjykatës të lexohen thëniet e dëshmitarit, i cili është pyetur menjëherë pas ngjarjes si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Avokati i Ilir Xhakjas, Andi Duraj, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke dhënë edhe referencat ligjore përkatëse, por pas një pushimi të shkurtër gjykata lejoi prokurorin të lexojë thëniet e dësh-

mitarit Fatmir Hoxha, ish-punonjës policie në komisariatin e Shijakut. Në deklarimet e tij, Hoxha ka treguar se ishte Ilir Xhakja që qëlloi drejt kryekomisarit Adem Tahiraj, sapo ky e pyeti: kush je ti? “Unë jam ai që të bëj robt”,- iu përgjigj, i cili nxori pistoletën dhe qëlloi drejt shefit të komisariatit”ka deklaruar Fatmir Hoxha gjatë marrjes në pyetje në policinë e Durrësit. Në deklarimet e tij, ai rrëfen operacionin e urdhëruar nga shefi i komisariatit deri në përplasjen fatale me të pandehurin Ilir Xhakja. “Rreth orës 17:00 të datës 13 shtator erdhi shefi i komisariatit, i cili kërkoi çelësat e një automjeti, pasi fuoristrada ishte prishur dhe së bashku me disa punonjës policie u nisëm për kontrollin e automjeteve me

mangësi në dokumentacion”- e nis dëshminë e tij Fatmir Hoxha. Më pas ai sqaron se është pjesë e komisariatit të Shijakut si punonjës policie i rolit bazë dhe ka shërbyer si shofer i shefit të komisariatit. Ditën e ngjarjes ai ka qenë i veshur civil, pasi ishte marrë me problemet që kishte shfaqur automjeti tip fuorisdradë, i cili ndodhej në ser-

vis. Ai ka treguar më tej ndalimin e nipit të Xhakjes dhe përplasjen fatale me të. “Me kapi nga shpatullat dhe më nxori nga automjeti. Drejtuesi i mjetit i tha: “Nuk ka problem daj, është vetëm çështje letrash. Unë u prezantova dhe personi u zmbraps duke u bërë gati për t’u larguar. Në këto moment ndërhyri shefi i komisariatit, i cili e pyeti: Po ti kush je? Unë jam ai që të bëj robt u përgjigj personi, i cili nxori pistoletën dhe qëlloi drejt shefit të komisariatit. Unë tentova ta ndaloj duke iu hedhur në gjoks, por ai më shtyhu me krahun e majtë dhe vazhdoi të qëllonte me dorën e djathtë. Shefi ra përtokë, ndërsa pashë që Kastriot Gostruani i binte kokës me grushta”,-ka thënë Hoxha për Prokurorinë.


CMYK

8 24.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2013

9

Bëhu gati për pranverën…

Zbuloni dimesionin tonë në kategorinë e produkteve për ambjentet e jashtme

Gazebo me tendë të palosëshme dhe strukturë alumini, 3 x 3 m

29.900 L

25.400

L

Kodi: 16554

Set druri tropikal: Tavolinë (90 x 45 x 45) cm; 2 karrige (64 x 65 x 88) cm; Karrige dyshe (133 x 65 x 88) cm + jastëkë

29.000 L

23.200

L

²adër e varur me konstrukt metalik dhe bazament Dia: 3m

9.600 L

Kodi: 16588

Kodi: 16591

Jastëk poliestër në ngjyra të ndryshme, 45 x 45 x 1.5 cm

350 L

37.900 L

645 L

Kodi: 17534

Kodi: 16619

Karrige druri tropikal, e palosshme, 47 x 54.5 x 84.5 cm

Natyra duket edhe më e bukur kur shijohet në komoditet…

Set: Tavolinë (74 x 46 x 33) cm Kolltuk 2-sh (107 x 60 x 78) cm Karrige (56 x 60 x 78) cm Me konstrukt Alumini +Jastekë dhe xham të tempereuar

Jastëk poliestër, 48 x 82 x 2.5 cm

Kodi: 16628

Pranvera e simbolizon natyrën në shkëlqimin e saj më të plotë dhe maksimumin e ngjyrave. Eshtë koha për të kaluar më shumë momente të ditës jashtë e për ta shijuar motin teksa ngrohet ditë pas dite. Në MEGATEK do të gjeni gjithçka që duhet për ti dhënë komoditet ambjentit të jashtëm. Artikujt tanë të shumëllojshëm janë funksionalë në hapësira të ndryshme, që nga ballkonet, verandat e deri tek oborret kopshtet, pishinat dhe plazhet.

Karrige plastike, 55 x 40 x 75 cm

3.990 L

750 L

Kodi: 16883

Kodi: 16428

Bli më lirë në set Tavolinë druri tropikal, e palosshme, 50 x 50 x 68 cm

4.490 L

Kodi: 16548

SUPER Set: Tavolinë (50 x 50 x 50) cm; TE 4 karrige (65 x 50 x 70) cm OFER

Tavolinë plastike, 70 x 70 cm

2.690 L

Kodi: 16640

me konstrukt metalik Free Design me xham të temperuar

in megatek

Super Oferte

19.900 L

Kodi: 17550

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Neo-liberalizmi dhe planifikimi hapësinor orientues

T

ermi “neoliberalizëm” është sjellë, për herë të parë, në vitin 1938 nga shkencëtari gjerman Aleksandër Rustow, në seminarin Walter Lippmann. Seminari u mbajt në Paris në gusht të 1938ës si kundërpërgjigje për forcimin e antiliberalizmit në botën e para Luftës së Dytë. Disa (25) liberalë nga vende të ndryshme morën pjesë në këtë takim dhe u dakordësuan se liberalizmi i ‘mos-ndërhyrjes’ kishte probleme implementimi dhe dilte nevoja e një forme të re të tij. Një pjesë e tyre nuk ishin shumë dakord mbi dështimin e liberalizmit klasik, për shkak të të metave konceptuale, por sidoqoftë pajtoheshin mbi nevojën e formësimit të një fryme të re liberale si përgjigje ndaj antikapitalizmit të kohës. Për neoliberalizmin kishte kuptime të ndryshme, përgjatë lindjes, diferenca që me kalimin e kohës u thelluan si pasojë e implementimit. Aplikime konkrete të neoliberalizmit kemi në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore, ku neoliberalë si Erhard dhe të tjerë të Shkollës ordoliberale të Freiburgut aplikuan dijet e tyre për rindërtimin e Gjermanisë. Neoliberalët gjermanë mbështesnin parimin e liberalizmit klasik që konkurrenca e drejton ekonominë në prosperitet, por nuk pranonin frymën e ‘mosndërhyrjes’ së shtetit. Sipas tyre, mosndërhyrja ndrydh konkurrencën dhe monopolet e kartelet e shkatërrojnë atë. Ndërsa kundërshtonin politikat kejnesiane të punësimit në shkallë të gjerë, apo politikat socialiste të kudoshtrirjes së ndihmës sociale nga shteti, teoria e neoliberalëve gjermanë u shënua nga vullneti i tyre për të vendosur si të barabartë efektivitetin ekonomik dhe vlerat humane dhe sociale. Kështu lindi fraza “ekonomi sociale e tregut”, që rezultoi në Mrekullinë Ekonomike Gjermane të viteve ‘50-‘60. Një variant tjetër praktik ishte neoliberalizmi kilian. Më 1955 një grup i përzgjedhur i studentëve kilianë (Djemtë e Çikagos) u ftuan në Universitetin e Çikagos për studime pasuniversitare në ekonomi. Ata punuan direkt nën kujdestarinë e Friedman dhe dishepullit të tij Harberger, ndërsa gjithashtu ishin të ekspozuar ndaj Hayek. Kur ata u kthyen në Kili më 1960 implementuan reforma ekonomike; si rezultat, në fund të gjysmës së dytë të viteve 1970 u dëshmua një privatizim i shpejtë dhe i gjerë, derregullim dhe reduktim i barrierave të tregut. Liri ekonomike të cilat do të ndiqeshin nga liri politike. Në Australi, gjithashtu, u ndërmorën politika neoliberale ekonomike që në vitet 1980. Veçantia e tyre ishte se u ndoqën nga të dy polet e politikës. Sidoqoftë, ndjekësit e shumtë bien dakord (përfshirë institucionet ndërkombëtare të “Konsensusit të Washingtonit”), se neoliberalizmi tenton të transferojë kontrollin e ekonomisë nga sektori publik drejt sektorit privat, nën besimin se kjo do të prodhojë një qeverisje më eficente dhe të përmirësojë shëndetin ekonomik të vendit. Përtej interpretimeve të gabuara, fryma derregulluese (përfshirë mosndërhyr-

koment Gent Karpata

jen) e liberalizmit, nuk ka lidhje me konceptin e zhvillimit të paplanifikuar të territorit dhe burimeve natyrore. Sigurisht, neoliberalizmi nuk mund të mbështesë planifikimin e centralizuar dhe të ngurtë, të njohur gjerësisht në vendet e kampit socialist, pasojë e të cilit ishte varfëria e tejskajshme e popullsisë së këtyre vendeve. Në fakt, një nga arsyet e lindjes së neolioberalizmit ishte kundërshtia ndaj teorive socialiste, shtetëzimeve masive, tejshtrirjes së shtetit, rregullimit të çdo komponenti ekonomik e planifikues dhe praktikave kolektivizuese. Nën frymën e mendimit liberal, planifikimit mund t’i jepet një dimension i ri, planifikimi orientues, ku orientimi ndihmon konkurrencën dhe informimin e kompanive. Një nga parimet më kryesore të planifikimit modern është gjithëpërfshirja apo bashkëplanifikimi. Përfshirja e biznesit në planifikim do të thotë njohje të vendimmarrësve me nevojat e tij për ekspansion, për shembull. Kështu që vendimmarrësit, nëpërmjet planifikimit, mund të identifikojnë truall në vendndodhjen e duhur për nevojat e zhvillimit ekonomik dhe të sigurojnë që trualli, për shtrirje të zhvillimit, të jetë i vendosur mirë në lidhje me rrjetet e transportit dhe vendbanimet e forcës punëtore. Jetike këto për biznesin. Në të njëjtën mënyrë ndikon edhe njohja e qeverisjes me nevojat e biznesit prodhues për lëndë të para, fuqi punëtore, troje për shtrirje të aktivitetit ekonomik dhe infrastrukturë. Në një njohje të tillë qeverisja mund të bëjë vendimmarrje më të qëndrueshme dhe më efektive. Nëpërmjet planifikimit modern mund të promovohet rigjenerimi dhe rivitalizimi i zonave dhe territoreve, që për sektorin privat do të thotë mundësi të reja për biznes dhe vendimmarrje më efikase dhe të qëndrueshme. Qeverisjet neoliberale janë shumë të interesuara të njohin nevojat e komuniteteve lokale dhe t’i adresojnë ato në politikat e zhvillimit. Nevojat e komunitetit të biznesit gjithashtu, sepse në një qeverisje neoliberale aksi i punëve publike anon nga sektori privat, i cili do të implementojë ato projekte dhe programe që vijnë si zbërthim konkret i këtyre politikave të zhvillimit. Planifikim i zhvillimit, së pari, do të thotë njohje. Njohje të burimeve, mundësive, nevojave dhe synimeve dhe informimi i sektorit privat me to është një ndihmë e madhe për biznesin. Të imagjinojmë për një moment një sipërmarrës të cilit i sigurohen orientime mbi troje për ndërtimin e objekteve ekonomike, fuqi punëtore e kualifikuar, lënda e parë për prodhim dhe të gjitha këto me një akses të mirë ndaj flukseve

të transportit. Marrim një shembull aktual shqiptar. Njohja e kapaciteteve ujore, në zona të ndryshme të vendit dhe ekzistenca e një fryme liberale në dhënien e koncesioneve, rezultoi në ndërtimin e treqind veprave energjetike. Këto vepra kanë filluar dhe do vazhdojnë të prodhojnë energji miqësore me mjedisin dhe vende të reja pune aq shumë të dëshiruara për një vend në zhvillim si Shqipëria. Energjia e lirë, veçanërisht e ardhur nga burime të fjetura, është një nga parakushtet që rezulton në kosto të ulët të prodhimit dhe mallra më të lira në treg. Përveç të tjerash, kjo do të thotë konkurrueshmëri më e mirë e mallrave shqiptare në një treg global. Për komponentin e punësimit nuk ka nevojë të thuhen shumë gjëra. Për të gjithë është e kuptueshme se rritja e tij rezulton në të ardhura për familjet shqiptare, të ardhura për shtetin/publikun dhe gjithashtu për ndërmarrjet që do shesin më shumë. Të njëjtën gjë mund të themi për parqet energjetike të erës apo të biomasës. Një qasje më e integruar me fusha të tjera të ekonomisë dhe mjedisin, sigurisht do ishte më e pëlqyer dhe më produktive, por në tërësi zhvillimet janë shumë pozitive. Marrim një shembull tjetër, prodhimet bujqësore apo blegtorale të cilat në formën e tyre të parë nuk e arrijnë dot tregun në volum të plotë. Por edhe kur e arrijnë, sasia e tyre e madhe detyron një çmim shumë të ulët dhe jo rentabël për fermerët. Problem mbetet fakti se këto produkte e arrijnë tregun në një fashë kohore të limituar, ndërkohë që në treg ka një kërkesë lineare në vazhdim. Kështu nëpërmjet planifikimit të territorit, kjo problematikë mund të identifikohet konkretisht dhe në ç’masë dhe të adresohet për zgjidhje gjithëpërfituese. Sepse, ndërsa për një ekonomi prodhimet bujqësore dhe blegtorale janë produkte përfundimtare, për një ekonomi tjetër janë lëndë të para. Industria e agro-përpunimit, apo përpunimit në përgjithësi të produkteve të tjera, është një hapësirë pothuajse e zbrazët në Shqipëri, ndërkohë që shfaq përfitime të shumëfishta ekonomike, mjedisore dhe sociale. Biznesi i gjendur në një mjedis liberal dhe në një ekspansion të logjikshëm dhe të qëndrueshëm si rezultat i kësaj, ka mundësi konkrete të akumulojë kapitale financiare. Riinvestimi i kapitaleve të grumbulluara, përveç të tjerave, edhe si rezultat i një barre të lehtë dhe të thjeshtë fiskale (politikë liberale) sjell vende të reja pune dhe burime të reja financiare. Kështu krijohet një sistem ciklik, i integruar dhe i vetëpërsëritshëm, i cili kërkon territore të reja për shtrirje, lëndë të para për prodhim në formën e burimeve natyrore apo produkteve përfundimtare të ekonomive të tjera, si dhe punësim në shkallë të gjerë. Planifikimi orientues shërben për transferimin e kapitaleve të fjetura apo të lira, veçanërisht nga vende ku burimet kombëtare janë në përdorim drejt vendeve ku këto burime janë të lira. E thënë akoma më thjeshtë, thithje të kapitaleve të huaja.

E gjeti vrimën

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Si mund të ishte tolerante Turqia Nga Genti

w

Këtu nuk bëhet fjalë për paragjykim fetar, por të vërteta historike dhe komenti jot është flirtim i turbullt me pushtuesin dhe tregon se ke raport të turbullt me lirinë. Disa komente: Kudo dhe kurdo popullit pushtues dhe kriminel, qoftë gjerman apo turk, duhet t’i tregohet vendi dhe po i tregohet vendi. Ja disa fakte lidhur me gjermanët nazistë: 1)Vetë prokurori amerikan i Nurembergut, kur e kanë pyetur se si mund të shpjegohet ajo që u ndodhi hebrenjve ka thënë, se ndër shumë shkaqe kryesori lidhet me “natyrën çnjerëzore”. Është pranuar se nuk kishte asnjë mundësi që Gestapoja hitlerian të organizonte Holokaustin pa mbështetjen e gjerë të një populli, nga natyra i prirë ndaj diktaturës, disiplinës dhe egërsisë sikurse ka rezultuar të jetë populli gjerman. 2)Gjermania është e para që ka pranuar gabimet e veta dhe ka parashikuar si dënim penal mohimin e holokaustin. Nëse ata harrojnë ose nuk u pëlqen ta pohojnë, është Aushvic Birkenau, i shpallur trashëgimi kulturore e njerëzimit nga UNESCO, që është aty për ta dëshmuar këtë për popullin gjerman. Por edhe në nivel të BE-së ka raste që kur gjermanët e teprojnë me arrogancën e tyre që u jep favori ekonomik, të tjerët ua kujtojnë menjëherë të kaluarën. Dy raste në këtë kontekst: Rasti i parë: Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Europian (Italia kishte presidencën e radhës së BE-së) në vitin 2003, kur presidenti aktual i Parlamentit PE (Shulc) e ka akuzuar për korrupsion, Berluskoni e cilësoi të denjë për komandant të kampit të përqendrimit nazist duke iu përgjigjur: “Z. Shuls, e bëni shumë mirë punën e komandantit të kampit të përqendrimit nazist”. Dhe atë natë Italia dhe Gjermania kanë hyrë në krizë diplomatike dhe kanë tërhequr ambasadorët. Rasti i dytë: në vitin 2007 Presidenti polak i është drejtuar Kancelares gjermane Merkel se urdhëron shtetet e vogla për të pranuar Traktatin e Lisbonës duke thirrur ndaj polakëve “Duart lart”, që kujton Geston në Varshavë dhe Krakov. Ç’mund të thuhet për turqit e stepave të Azisë që u dyndën dhe turqizuan Shqipërinë për 5 shekuj? Dy pyetje kam për ty Dede: 1) Si mund të ishte tolerante Turqia me vendet që pushtoi, kur pasardhësit e sulltanit, pra vëllezërit vrisnin njëri-tjetrin për t’u bërë sulltan në luftën për pushtet dhe ai që fitonte vriste pa mëshirë vëllezërit e tij të mundur? Mund të ishin ata tolerantë me popujt e tjerë? 2) Si mund të ishte tolerante Turqia me shqiptarët në shekujt XV-XIX, kur në shekullin 20, gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918 masakroi jo më pak armenë sesa Hitleri çifutë? Për këtë Franca e parashikon vepër penale mohimin e genocidit turk ndaj armenëve. Në shkrimin: Rishkrimi i historisë nga turqit dhe Idro Montanelli


op-ed

2

Blog Vetëm një hap i parë!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Letërsia shqipe para ‘gjyqit’

24.04.2013

Universitet

Shtëpitë botuese, në Panairin e Fakultetit Filologjik

11

Egoizmi është diktati i menjëhershëm i ndërgjegjes njerëzore. Max Planck

Domethënia dhe pasojat dëmtuese të vendimit të Bamir Topit D

je kanë ndodhur dy lajme të rëndësishme për të djathtën: njëri me natyrë unifikuese e tjetri me natyrë përçarëse e dëmtuese. Aleanca e djathtë, një grupim partish të qendrës e të djathta, ka hedhur firmën nën siglën e përbashkët Koalicioni për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Por një tjetër lajm, gjithashtu i rëndësishëm, i emëtuar në fakt pak orë para koalicionit, ka pushtuar eterin mediatik: Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi nuk do të bëjë pjesë në asnjë koalicion parazgjedhor, që do të thotë në fakt nuk do të jetë pjesë e paktit të djathtë. Këto dy lajme janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe përbëjnë një nga ditët më domethënëse për të djathtën shqiptare dhe për Partinë Demokratike. Domethënës është një term i hapur, është një term që u drejtohet të gjitha mundësive dhe sidomos një mundësie të cilën në radhë të parë Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha duhet ta shfrytëzojnë në funksion të momentumit të ri politik. Cili është ky momentum i ri politik? Duket qartë se kemi një rreshtim të plotë të së majtës në krahun tjetër të spektrit, por nuk kemi një rreshtim të plotë të së djathtës në krahun e vet, ku partia e Bamir Topit, fatkeqësisht,

për interesin e saj dhe për interesin publik, është duke kryer njëfarë funksioni prej kamikazi kundrejt të djathtës, po të kemi parasysh kontekstin dhe mënyrën e garimit në sistemin elektoral shqiptar. Dhe, gjithashtu, mënyrën sesi e majta, në tri javët e fundit u rreshtua qartësisht brenda ngjyrës. Kanë mbetur edhe 60 ditë deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë 60 ditët e të gjitha mundësive, ose të të g jitha pamundësive. Mirëpo, përderisa e dimë që politika është arti i të pamundurës, çdo kufizim mund të kthehet në një mundësi dhe anasjelltas çdo mundësi ose oportunitet mund të kthehet në pamundësi. E kam fjalën te mundësia që kjo ditë sinjifikative për të djathtën shqiptare të mund të kthehej në një energji, në një potencial reforme, për të qenë jo vetëm konkurruese dhe fituese në këto zgjedhje, por edhe e dobishme për interesin publik në funksion të ideve të djathta, të liberalizmit ekonomik dhe në funksion të një Shqipërie të zhvilluar. Duke cituar komentet e disa kolegëve, si Bushati e Nano, them se veprimi i z. Topi ishte kamikaz, jo për atë se sa dëmtoi veten, por se sa dëmtoi rivalin e tij, në këtë rast PD-në. Fatkeqësisht, në realitetin politik

shqiptar, rivali luftohet sikur të ishte armik. Ish-presidenti Topi është krejt legjitim në të drejtën e vet që me këtë sistem politik të ndihmojë partinë e vet politike, të kërkojë alternativën e vet politike. Ai është gjithashtu krejtësisht në të drejtën e vet të kërkojë një rol të ri brenda të djathtës, një rikualifikim ose ripozicionim të forcave brenda të djathtës. Nga ana tjetër, këtë nuk mund ta bëjë në mënyrë dëmtuese, të tipit ‘nuk ka rëndësi se çfarë më ndodh mua dhe njerëzve që më pasojnë, e rëndësishme është që dëmtohet Partia Demokratike dhe Sali Berisha’. Sido që ta emërtojmë daljen në vete të FRD-së, domethënia e saj është dëmtuese për fatin e të djathtës. Sesa do ta dëmtojë, është diçka tjetër, qëllimi është dëmtues, domethënia është dëmtuese. Sesa do ta dëmtojë realisht: a do ta amortizojë Partia Demokratike dhe koalicioni i saj i gjerë këtë dëmtim, kjo është për t’u parë në 60 ditët e ardhshme. Kemi të bëjmë pak a shumë me rastin LSI, në vitin 2005, kundrejt Partisë Socialiste, por me një ndryshim. Nëqoftëse në vitin 2005, në rivalitetin NanoMeta, Nano as që e çonte nëpër mend të bënte një ftesë për Metën, Partia Demokratike reflektoi qartësisht dhe i bëri qartësisht ftesë të hapur të

editorial

Henri ÇILI

Me këtë akt FRD ka dëmtuar në radhë të parë interesin e të djathtës, por ka realizuar një ambicion mes liderëve, që fatkeqësisht shpeshherë sundon vendimet e strukturave tona politike. E ka bërë këtë Berisha kundër interesit të Partisë Demokratike, po e bën Bamir Topi kundër interesit të partisë së vet në radhë të parë, dhe të së djathtës në tërësi. gjitha partive që e konsiderojnë veten të djathta. Për këtë veprimi shmangës i FRD-së është me frymë puro dëmtuese. Me këtë akt FRD ka dëmtuar në radhë të parë interesin e të djathtës, por ka realizuar një ambicion mes liderëve, që fatkeqësisht shpeshherë sundon vendimet e strukturave tona

politike. E ka bërë këtë Berisha kundër interesit të Partisë Demokratike, po e bën Bamir Topi kundër interesit të partisë së vet në radhë të parë, dhe të së djathtës në tërësi. Megjithatë, duke parashikuar mundësitë e një riformatimi, duke pranuar se është një moment i vështirë për PD në pushtet dhe Sali Berishën, është gjithashtu një moment për të reflektuar, është një moment për të reaguar. Sigurisht edhe për të kuptuar moralin e fabulës. Cila është fabula? Duke përdorur një simbolikë nga Roma antike, atë të Cezarit, mund të thuhet se Berisha është pak a shumë Jul Cezari. Të themi, i madh, i shndritshëm, ambicioz dhe përkundër tij, të gjithë u përgatitën në këtë komplot, për t’i ngulur një thikë. E fundit ishte ajo e djeshmja nga një Brut i radhës, që ishte Bamir Topi. Simbolika është sigurisht e ekzagjeruar, jemi në kushtet e politikës moderne dhe kthesa në politikën moderne është e çdo-ditshme, është e çdo-minutshme. Jashtë kësaj nuk mund të kuptohet refuzimi absurd i Frymës së Re Demokratike. Në çdo rast, për interesin e vet e të së djathtës, FRD mund të rreshtohej me koalicionin e djathtë e pas zgjedhjeve të krijonte pozicionin e rivalitetit.

Populizëm pa popullin

F

itorja e ngushtë e Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës ngre një pyetje të rëndësishme (shumë larg prej pyetjes së opozitës nëse njëmend zgjedhjet i fitoi Maduro): A mundet populizmi të lulëzojë pa një lider të mbështetur dhe karizmatik, ose a e kanë të shkruar lëvizjet si chavismo të veniten pas shuarjes së dashurisë për kuazihyjnorët? Për shumë monitorues, populizmi është i paimagjinueshëm pa një lider të fortë, një lidhje të fortë ndërmjet një l i d e r i a nt i- e s t ab l i s h m e n d h e qytetarëve që ndiejnë se janë të shpërfillur prej partive kryesore. Prapëseprapë, roli i lidershipit në populizëm është i zmadhuar. Në të vërtetë, duke marrë parasysh rëndësinë e populizmit si fenomen politik, kjo qasje, bashkë me dy të tjera - se populizmi është në një mënyrë a tjetër një thirrje për demokraci të drejtpërdrejtë, dhe populistët vetëm mund të protestojnë, por asnjëherë të qeverisin - duhet të sfidohet. Populizmi, ndryshe, le të themi nga liberalizmi dhe marksizmi, nuk është një trup koherent idesh të veçuara politike. Por gjithashtu nuk mund të përkufizohet thjesht si çdo lëvizje që u drejtohet masave me propozime politikash simpliciste. Ndërsa populistët munden që të jenë për zgjidhje të cekëta, ata nuk kanë një monopol mbi

koment Jan-Werner Mueller

këtë taktikë.b Për më shumë, inteligjenca dhe serioziteti i dyshimtë i populistëve vetëm sa i ndihmon: shiheni sesi elitat arrogante dhe të ngulitura, do të përgjigjen ata, e shpërfillin gjykimin e njerëzve të thjeshtë. Populizmi nuk mund të kuptohet në nivel politikash më shumë se kaq, është një mënyrë e veçantë për të imagjinuar politikën. Kjo vë përballë njerëzit e pafajshëm, gjithnjë robër të punës së rëndë, kundër një elite të korruptuar (që njëmend nuk punon, por më shumë angazhohet për interesat e veta) dhe atyre që janë shtresa më e ulët e shoqërisë (që gjithashtu nuk punon dhe jeton prej të tjerëve). Në imagjinatën populiste, as shtresa e lartë dhe as e ulëta nuk janë vërtet pjesë e shoqërisë: ata në mënyrë direkte ose indirekte mbështeten prej fuqive të huaja (mendoni elitat liberale proeuropiane në Europën Qendrore dhe atë Lindore); më dukshëm se kaq ata janë emigrantë ose minoritete, si ta zëmë romët.  Në mënyrë tipike, në imagjinatën

politike populiste, elitat në mënyrë të shpërputhur kujdesen për ata, që ashtu si dhe vetë nuk janë pjesë e diçkaje. Elitat e Europës rregullisht akuzohen se ndihmojnë pafund pakicat etnike në emër të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Populistët e Tea Party në Amerikë shpeshherë imagjinojnë një aleancë jo të shenjtë ndërmjet liberalëve, elitave të majta dhe nënklasës afrikano-amerikane (një aleancë që në sytë e tyre është e mishëruar te presidenti Barack Obama). Një lider që mund ta përfaqësojë një imazh të tillë të pastër morali -në vend të një imazhi politik- ndihmon në promovimin e një fokusi për votuesit. Por nuk është themelore. Kishte rëndësinë e vet që Chavezi i siguronte masat se “Unë jam nga pak prej ju të gjithëve”. Por mund të jetë edhe dikush tjetër, apo një grup, siç nuk ka nevojë të jetë askush në veçanti ( kush i prin në të vërtetë Tea Party?). Votuesit që mbështetin lëvizjet populiste e bëjnë këtë sepse besojnë se elitat aktuale sak kanë dështuar në përfaqësimin e tyre. Ata nuk janë kundër demokracisë përfaqësuese si të tillë: ata duan përfaqësues të ndryshëm - njerëz të cilët ata i konsiderojnë moralisht të pastër. Kësisoj, thirrjet për më shumë pjesëmarrje popullore nuk janë themelore për populizmin; ato më shumë janë simptomë e një përjashti-

mi të perceptuar (i cili shumë lehtë mund të jetë një realitet, veçanërisht në Amerikën Latine). Por thirrjet për përfshirje politike janë të ndryshme prej kërkesave për demokraci të drejtpërdrejtë. Aty ku demokracia e drejtpërdrejtë është thelbësisht pjesë e politikës normale -për shembull, në Zvicër- partitë populiste kanë më shumë mbështetje, dhe jo më pak, se tjetërkund. Është ngjashëm e gabuar të mendosh se politikanët populistë, kur janë në pushtet, nuk do të jenë të aftë të qeverisin me efikasitet, sepse ata kanë dalë prej partive të protestës, agjendat e të cilëve janë krejtësisht të përkufizuara prej asaj që kundërshtojnë. Në vend të kësaj, ajo që i veçon populistët kur vijnë në pushtet, është se ata i qasen vetëm klientelës së tyre (pjesa tjetër e popullatës mbetet jashtë vëmendjes së shtetit) dhe as që duan t’ia dinë për balancat. Nga prizmi populist, kjo është logjikë perfekte: Pse duhet të japin llogari para të gjithëve për qeverisjen e tyre, nëse ata përfaqësojnë vullnetin autentik të popullit? Populistë mund të jetojnë me demokracinë përfaqësuese, ajo që ata nuk mund të pranojnë është pluralizmi politik dhe nocioni i opozitës legjitime. Ishte kjo tendencë për të demonizuar kundërshtarët, e jo politikat në shërbim të të varfërve, që e bëri

Chavezin një populist. Në Finlandë, nëse marrim një shembull tjetër, është pretendimi i një përfaqësimi unik dhe autentik, e jo kriticizmi i Bashkimit Europian, që i bën True Finns një parti populiste. Ngjashëm, përpjekja për fuqizimin e rolit të qytetarëve të thjeshtë e populistit italian, Beppe Grillo, nuk është një shkak për t’u shqetësuar; por pretendimi i tij se “Lëvizja Pesë Yjet” meriton të ketë 100 për qind të vendeve në Parlament, sepse të gjithë kandidatët e tjerë janë të korruptuar dhe të pamoralshëm. Është ky tipar i populizmi -ideja se populli do vetëm një gjë dhe se atë mund t’ia japin vetën përfaqësuesit e njëmendtë- që shpjegon një simetri (të kujtuar shpeshherë, por rrallëherë të shpjeguar) ndërmjet qeverive populiste dhe atyre teknike. Ashtu siç teknokratët hamendësojnë se ka vetëm një zgjidhje të drejtë për çdo sfidë -për rrjedhojë s’është i nevojshëm debati politik- kështu, për populistët, populli ka një, dhe vetëm një, vullnet të pakorruptuar. Demokracia liberale pretendon të kundërtën: hapësirë për perspektiva të ndryshme - dhe për alternativa të ndryshme. *Autori është profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Princetonit. Libri i tij i fundit është "Contesting Democracy: Political Ideas in Twentieth-Century Europe”.


12

sfida e punësimit

universitet

Një analizë e zv.presidentes së Unionit Studentor Europian për papunësinë e të diplomuarve, shkaqet dhe përgjegjësit, të cilët duhet të kontribuojnë për një zgjidhje

Papunësia e të diplomuarve: kush e ka fajin? Taina Moisander

K

ur shkurtimet e buxheteve ushtrojnë presion në institucionet e arsimit të lartë për të dhënë shumë më pak, këtyre u duhet të justifikojnë qëllimet të cilave u shërbejnë. Qoftë trajnimi i të rinjve për të qenë qytetarë aktivë, lehtësimi i lëvizjes sociale, përmirësimi i aftësive të nevojshme në tregun e punës ose drejtimi i kërkimit shkencor, të gjitha këto aktivitete janë mbivendosur për fonde dhe për të krijuar një sistem më eficient edukimi. Papunësia në rritje e të diplomuarve të rinj ka theksuar nevojat e tregut të punës që kanë të bëjnë me reformat e arsimit të lartë. Papunësia nuk shkaktohet nga arsimi

Tri argumente përdoren për të shpjeguar nevojën për reforma. Një thotë që ka një mospërputhje mes aftësive që merren në shkollë dhe kërkesave të tregut të punës. Një tjetër thotë që ka një mbiofertë të studentëve në disa fusha. Të tjerë, thjesht thonë se shifrat e papunësisë janë një arsye e mjaftueshme për të reformuar sistemin arsimor. Një ekzaminim i përgjithshëm i faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë ose të jenë shkaku i këtyre problemeve, mungon. Shkaqet bazë të papunësisë së të diplomuarve kanë nevojë të investigohen më tej dhe të kuptohen, sa kohë ato shtrihen përtej përmbajtjes dhe cilësisë së arsimit. Disa tema i janë bashkuar debatit për papunësinë e të diplomuarve. Ato përfshijnë kërkesat e punëdhënësve që duan përvoja të mëparshme pune në sektorin e tyre nga studentët dhe fakti që të diplomuarve shpesh u ofrohen kontrata afatshkurtra, paguhen më pak dhe pushohen më lehtë. Një varg arsyesh ndikojnë te një problem që është shpesh struktural, përfshirë politikat e taksimit, munge-

sa e nxitjeve të punëdhënësve dhe performanca e dobët ekonomike. Iniciativa për të përmirësuar punësimin

Arsimi nuk duhet të përdoret si dash kurbani për të rregulluar problemin e papunësisë së të diplomuarve: barrierat duhet të njihen, të identifikohen dhe të gjitha grupet e interesit duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në zgjidhjen e këtyre problemeve. Shumë iniciativa janë ndërmarrë në nivele lokale dhe kombëtare të Europës që synojnë nxitjen e punësimit të të diplomuarve. Ato variojnë nga komunikimi i fundit nga Komisioni Europian, i quajtur Rethinking Education (Duke rimenduar arsimin) te reforma kombëtare që synojnë përfshirjen e papunësisë të të diplomuarve si faktor në vendimet që ndikojnë financimin e arsimit të lartë deri te zhvillimi i qendrave të karrierës brenda universiteteve. Ka një vullnet për të bërë diçka, por duhet të pyesim...nga kush?

Si shembull, prezantimi i inovacionit dhe studimeve të sipërmarrjeve për të zhvilluar punësimin e të rinjve është bërë pjesa hyrëse e pothuaj gjithë diskutimeve. Megjithatë, vetëm kjo nuk do sillte ndryshimin nëse tregu i punës dhe mjedisi social nuk do ishin të

Arsimi nuk duhet të përdoret si dash kurbani për të rregulluar problemin e papunësisë së të diplomuarve

gatshëm të krijonin masat e nevojshme që studentët të përfitonin nga këto aftësi. Janë personat që presin të jenë sipërmarrës, gati për këtë? Sipërmarrja, a është tërheqëse për të diplomuarit? Ka vlerë njëlloj për të gjitha fushat e studimeve? Ky shembull tregon se ka një boshllëk në diskutimin kuptimor që identifikon shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të papunësisë së të diplomuarve dhe që përfshin gjithë faktorët. Është e dukshme që aftësitë që duhen në tregun e punës shkojnë përtej këtyre shembujve dhe gjithashtu fitohen jashtë arsimit formal. Ato përfshijnë aftësi transversive që vlerësohen shumë nga punëdhënësit si komunikimi, talenti për të punuar me projekte dhe në skuadra,

Problemi gjithkund quhet papunësi Vitin e kaluar Parlamenti Europian Rinor i Shqipërisë zhvilloi një nga takimet me të rinjtë europianë, ku u diskutuan shumë tema që shqetësojnë të rinjtë sot. Presidenti i këtij Forumi, portugezi Tiago Correia Machado, i pyetur për problemin që shqetëson më shumë të rinjtë në Europë sot, tha: “Papunësia. Mjaft shtete në BE e kanë papunësinë në nivele shumë të larta. Shikoni Spanjën. Kjo është shumë e rrezikshme për zhvillimin e një vendi: të rinj që janë gati për të hyrë në forcën e punës dhe nuk mund të gjejnë punë. Jo vetëm nuk ke produktin që do kishe, jo vetëm që ke vështirësi për të krijuar fonde për pensionin e të moshuarve, por duhet të shtrëngosh këta të moshuar që jo vetëm të mbajnë veten, por dhe fëmijët e tyre, të rinjtë, që nuk kanë gjetur punë. Është një ngatërresë e madhe e gjërave. Ne shpresojmë që kjo do zgjidhet, përpiqemi të japim kontributin tonë me ide për ta zgjidhur”.

aftësi analitike dhe kompetenca ndërkulturore. Të zhvendosesh nga një perspektivë mendjengushtë mbi aftësitë e nevojshme dhe që arsimi jep një nivel të caktuar ekspertize, është thelbësore në çuarjen përpara të diskutimit mbi reformat në arsimin e lartë dhe si duhet zhvilluar kurrikula. Katër shtete në studim

Unioni Studentor Europian është aktualisht i angazhuar në kërkimin dhe studime pikërisht mbi këtë çështje. Që nga 2011, ESU ka një projekt mbi Avancimin e Studentëve në Punësimin e të Diplomuarve ose SAGE. Qëllimet e tij janë të hetojë impaktin e politikave europiane në reformat e arsimit të lartë, për të eksploruar temën e papunësisë nga perspektiva e arsimit që u shërben disa qëllimeve, të mbledhë shembuj të praktikave të mira që promovojnë rritjen e punësimit dhe të arrijë në një përfundim që përkufizon çështjen nga këndvështrimi i një studenti. Në studimin SAGE janë përfshirë katër shtete: Danimarka, Finlanda, Hungaria dhe Spanja. SAGE do publikojë raste studimi bazuar në këto katër shtetet që eksplorojnë politikat kombëtare, gjithashtu do përfshihet në dialog me grupet e interesit të arsimit të lartë për të diskutuar situatën aktuale. Rëndom, sistemi i arsimit përgatit të rinj për tregun e punës duke iu dhënë atyre aftësitë që i aftësojnë të hyjnë në treg dhe të përshtaten me jetën e punës. Në vend që të kufizojmë lirinë akademike ose zgjedhjen e degës së studimeve, ne duhet të pyesim nëse cilësia e arsimit është e mirë, mjaftueshëm për të përgatitur të diplomuar për të ardhmen. * Taina Moisander është zëvendëspresidente e Unionit Studentor Europian.


kulturë

libri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2013

13

Biblioteka zbulon koleksionin e librave të Ali Pashës

Tryeza me temë “Viti letrar 2012”, organizuar dje në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, nga departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, rezultoi në fakt vetëm fillimi i një debati

Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Toena”, në Ditën Botërore të Librit i ishin qasur figurës së Ali Pashë Tepelenës. Në këtë ditë u promovua monografia e akademikut grek të shekullit të kaluar, Spiro Mela, “Luani i Epirit, Ali Pasha dhe Suli”, kushtuar pashait më të përfolur, i

cili vjen për herë të parë i përkthyer në shqip për lexuesin. Por e veçanta e këtij aktiviteti ishte koleksioni i pasur i librave dhe gravurave dedikuar figurës së Ali Pashë Tepelenës, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare, që u bënë publike për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Tryeza e rrembullakët që u zhvillua dje nga Departamenti i Letërsisë

Letërsia shqipe para ‘gjyqit’ Ben Blushi provokon pedagogët e Departamentit të Letërsisë në Ditën Ndërkombëtare të Librit: Jeni të politizuar, paragjykoni shkrimtarët për shkak të jetës politike Aida Tuci Të dalësh në një konkluzion për librin nuk mjafton një ditë, qoftë kjo edhe Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës së Autorit. Nuk mjafton as një tryezë e rrumbullakët ku autorë, botues, kritikë, gazetarë të kulturës dhe studentë të diskutojnë dhe debatojnë rreth librit. Tryeza me temë “Viti letrar 2012”, organizuar dje në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, nga departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, rezultoi në fakt vetëm fillimi i një debati të gjerë që do të vijojë dhe më tutje. Pyetja e vetme që u drejtohej të pranishmëve në këtë tryezë; autorë, botues, kritikë, gazetarë të kulturës: “Si ishte viti letrar 2012?” zbuloi se, pavarësisht se shkruhet dhe botohet letërsi shqipe (madje shifrat flasin në favor të botimeve nga autorë shqiptarë), mungesa e kritikës letrare, vlerësimi dhe mosvlerësimi i autorëve por dhe promovimi i vlerave joreale në letërsinë shqipe mbeten probleme ende të pazgjidhura. Për gazetarin Ben Andoni, ajo që mungon është kritika profesionale. Por detyrë e kujt mbetet kritika, mbeti pa përgjigje, pavarësisht ftesës që gazetari Andoni u bëri një pjese të pedagogëve të departamentit të Letërsisë. Beti Njuma risolli në vëmendje shkeljen e së drejtës së autorit nga disa shtëpi botuese dhe kërkoi që të ketë më tepër sensibilizim në parandalimin e këtij fenomeni. Por më shumë se gjithçka, ajo çka provokoi vërtet debat ishte qëndrimi i shkrimtarit Ben Blushi ndaj qasjes, sipas tij paragjykuese, që departamenti i Letërsisë ka ndaj letërsisë bashkëkohore shqipe dhe autorëve përfaqësues të saj. “Unë kërkoj më shumë vëmendje nga fakulteti ndaj autorëve shqiptarë.

Te rivlerësohen autorët që shkruajnë shqip, dhe ta ndajnë librin nga veprimtaria e shkrimtarit, pasi shpesh shkrimtarët paragjykohen për shkak të jetës së tyre politike. I kërkoj katedrës së Letërsisë të mos jetë e politizuar. Këtu duhet të zhvillohet kritika, dhe studentët duhet të njihen edhe me letërsinë dhe autorët shqiptarë të letërsisë së sotme”, - tha shkrimtari i triptikut “Të jetosh në ishull”, “Otello Arapi i Vlorës” dhe “Shqipëria”. Ky qëndrim kritik i shkrimtarit Blushi u cilësua ‘i pabazë’ nga pedagogët e Departamentit të Letërsisë. Persida Asllani, moderatore e kësaj tryeze, u shpreh se në departamentin e Letërsisë janë tri lëndë që trajtojnë pikërisht letërsinë bashkëkohore dhe autorët e saj, dhe se në një nga numrat e revistës “Letra”, botim i këtij departamenti, është shkruar madje edhe një kritikë për librin “Shqipëria” të Blushit. Ashpër ka replikuar me këtë qëndrim të Blushit, Agron Gjekmarkaj, duke e quajtur fyes për pedagogët dhe studentët e Letërsisë deklaratën e Blushit. “Unë jam një nga ata që kam shkruar për ‘Shqipërinë’ e Blushit dhe nuk jam marrë aspak me jetën e tij, sepse ta dija që ka studiuar letërsi, nuk do të isha aq neutral në gjykim dhe nuk do t’ia kurseja një sërë naivitetesh që mbeten të tilla pa u shndërruar kurrë në letërsi. Blushi erdhi këtu, fyeu pedagogë e studentë, por unë dua ta falenderoj sepse para një jave zbuloi krizën e Europës tek partitë dhe Kisha, pra evidentoi plagët dhe vuri melhem mbi to dhe europianët po lexojnë shkrimin e tij, ndërsa këtu erdhi si prokuror dhe evidentoi të tjera plagë e prapë vuri melhem mbi to, pra i rregulloi dy çështjet”, - tha Gjekmarkaj. Biseda vijoi më pas me të tjera problematika, kryesisht për sa i përket tregut të librit. Valbona Nathanaili si përfaqësuese e botimeve UETPRESS, u shpreh se në këta 20 vjet hapja e shtëpive botuese universitare ka sjellë përmirësime të tregut të librit në Shqipëri, sepse duke qenë shumë selektive në zgjedhjen e titujve, këto shtëpi botuese po kontribuojnë në përhapjen e librave dhe autorëve të mirë. Por ajo

që bën përshtypje, është fakti se pavarësisht mendimit të përgjithshëm se lexohet dhe botohet më shumë letërsi e huaj, shifrat e një viti më parë flasin ndryshe. Dhurata Shehri, pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ka hulumtuar botimet e vitit historik të 100-vjetorit të Pavarësisë. Në editorialin e numrit të fundit për vitin 2012 të revistës “Letra” (botim i cili del çdo katër muaj nga departamenti) ajo ka prezantuar disa shifra që tregojnë se çfarë ka ndodhur në botën letrare të vitit që shkoi. “Ajo që na çuditi të gjithëve kur i vumë re këto shifra ishte se, pavarësisht se duket sikur bota letrare shqiptare dominohet nga letërsia botërore, ka ndodhur në fakt krejt e kundërta. Ka pasur shumë më tepër botime nga letërsia shqipe sesa nga letërsia botërore. Ajo që të çudit nga ana tjetër gjatë vitit 2012, është se megjithëse thuhet se nuk shkruhet poezi në letërsinë shqipe, nuk lexohet poezi dhe nuk botohet poezi, ka ndodhur krejt e kundërta. Shifrat tregojnë se është dominant numri i poetëve që kanë shkruar dhe botuar në letërsinë shqipe, dhe shumë më i vogël është numri i autorëve që shkruajnë prozë. E kundërta ka ndodhur me letërsinë botërore, e cila, ndonëse nuk është dominante në numrin e titujve të botuar, por brenda këtyre titujve mbetet dominante proza, ndërsa poezia zë shumë pak vend”, - tha Shehri. Botimet në shifra Sipas të dhënave të Bibliotekës Kombëtare, gjatë vitit 2012 janë botuar gjithsej 1675 libra, prej tyre 545 janë letrarë, të grupuar si më poshtë: 127 tituj nga autorë të letërsisë botërore dhe 373 tituj nga autorë të letërsisë shqipe. 31 tituj janë literaturë kritike. Nga 127 tituj të letërsisë botërore, 23 tituj janë nga letërsia e traditës. Nga 373 tituj të letërsisë shqipe, 23 janë autorë të traditës. Letërsia për fëmijë zë 39 tituj, nga të cilët 19 janë autorë të huaj dhe 20 autorë shqiptarë. Prirja në gjini nxjerr dominante poezinë në letërsinë shqipe me 201 tituj, nga 373 gjithsej dhe prozën në letërsinë e përkthyer me 120, nga 127 tituj gjithsej. 

kremtimi

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës së Autorit Kremtohet në çdo 23 prill, që kur UNESCO mori këtë vendim në Konferencën e saj të Përgjithshme, mbledhur në Paris 1995, me qëllim që të nxisë më tej dhe të vlerësojë lumturinë që të jep leximi, të vlerësojë punën e autorëve në progresin shoqëror e kulturor të njerëzimit. U zgjodh 23 Prilli, se në këtë datë të vitit 1616 u ndaë nga jeta vdiqën, tre shkrimtarë të mëdhenj, Servantesi (1547-1616), Shekspiri (1564-1616) dhe Inca Garcilaso de la Vega (1539-1616). Por besohet se kjo është dhe data kur ka lindur Shekspiri, si dhe Moris Dryon, Nabokov, Valejo, nobelisti Llaksnes.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

12 15 18

16

17

19

22

20

23

26

24

27 32

25 29

33 38

41

39

42

44

30

Koha e fillimit ____:____

43

Koha e mbarimit ____:____

45

Horizontalisht 1. Vizatimi i një sendi mbi një sipërfaqe të rrafshët në mënyrë të tillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij, të vëllimit, të lartësisë etj. 9. Fiset e dikurshme të Amerikës Qendrore. 12. Të qënit në numër më të madh se kundërshtari. 13. Njësi e matjes së fuqisë. 14. Robert i muzikës. 15. Ana e jashtme, pamja e dikujt. 18. Falchi e kinemasë italiane. 19. Çekiçi pikës i teneqepunuesve. 20. E bëj fill leshin, a pambukun duke e tërhequr pak nga pak. 22. Kombinati Tekstileve. 23. Bimë që mbillen si ushqim për kafshët. 26. Pjesë të një mekanizmi. 28. Zoti i grekëve të lashtë. 29. Bosht. 31. Lëndë të ndërtimit. 34. Ai që kalon në anën kundërshtare. 35. Vend ku shihet gruri. 37. Veshje mbrëmjeje për meshkuj. 39. Qendroj. 40. Qendër me burime ujërash termale. 42. Institut Kulturor. 43. Pështjellim i madh. 44. Organizatë Islamike. 45. Dy ditë më vonë.

Vertikalisht: 1. Luigi, shkrimtar i famshëm italian. 2. Rregullimi i një shkrimi parpara se të botohet. 3. Që bëhet në mënyrë të natyrshme e vetvetiu. 4. Qytet në Kosovë. 5. Lëvizja e rrymave të ajrit. 6. Këshilli Sigurimit. 7. Veti e natyrshme dhe e përhershme e diçkaje. 8. Veshë ku kapet një enë. 9. Mirej, këngëtare e njohur franceze. 10. Në atë vend. 11. Përemër vetor. 13. Pjesë e një dyqani ku reklamohen mallrat. 16. Diçka e mërzitshme që përsëritet në mënyrë të njëjtë. 17. Flori. 19. Janë në hyrje të hotelit. 21. Ndodh, qëllon. 23. Urdhër me shkrim i sulltanit. 24. Klinsman, trajner i njohur futbolli. 25. Studim i gjatë me karakter kritik. 27. Prodhim i deles. 29. Bujqësor, ose... 30. Lule në letrat e bixhozit. 32. Tregu Oriental. 33. Grup lojtarësh që luajnë së bashku. 36. Fara, këngëtare popullore. 38. Shkova, ose... 41. Shkronjë dyshe. 43. Këshilli Europës.

Sudoku | nivel mesatar 5

8

6

5 1

2 4

7

6

6

5 5 8 3

8

9

5

9 1

7

5 7 2

6 5

2

7 1 4

2 1

8 2

3

9

Monroe,shpallet princeshë e bukurisë femërore Marylin Monroe është shpallur femra me linja më të bukura të trupit,gati perfekte të të gjitha kohrave,duke lënë pas vajza moderne si Kelly Brook,Christina Hendriks dhe Kim Kardashian. Ajo është shpallur princesha e bukurisë femërore. Më shumë se 50 vjet pas cdekjes së saj,kjo ikonë e Hollivudit ka marrë shumicën e votave,të meshkujve dhe të femrave. Dyzetë për qind e të ankëtuarve besojnë se tyupi i Marylin është më i bukuri në histori. Në anketë kanë marrë pjesë dymijë britanikë,thekson “Globionline”.

34

37

36

21

28

31

40

11

13

14

35

10

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

8 7

8

3

4 1 7 3 2 2

1

3 1 7

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

6 2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

5 4 1 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ata që janë në çift do jenë pak nostalgjikë sot për ato që kanë kaluar, sidomos ata që kanë moshë më të re. Gjithsesi kjo ditë do jetë e mbushur me tolerancë. Për beqarët, Hëna do të favorizojë takimet pasionante. Pritet të ketë shumë dashuri me shikim të parë! Kujdes me lojërat e fatit sepse nuk është dita e duhur.

Mbase pasion shumë të madh nuk do ketë sot në jetën në çift, po do jeni të lumtur dhe marrëdhënia do jetë e ekuilibruar. Në jetën sentimentale të beqarëve nuk do ndikojë asnjë planet. Për pasojë nuk do ketë ndryshime të mëdha. Në planin financiar yjet do ju bëjnë më të kthjellët dhe më realiste. Do bëni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Gjatë ditës së sotme ju herë do kujdeseni shumë për partnerin, herë do e “braktisni” atë. Kujdes, mos luani me ndjenjat e tjetrit sepse mund të prishni gjithçka. Beqarët do kalojnë një ditë mjaft të këndshme për dashurinë. Mundohuni të përfitoni sa më tepër! Falë konfigurimit të yjeve, do bëni më shumë ekonomi këtë të premte sesa do shpenzoni.

Falë ndikimit të Diellit ju do jeni edhe më joshës. Ky planet do sjellë magnetizëm dhe sharm të parezistueshëm. Duhet të bëni shumë përpjekje për të qëndruar besnikë ndaj partnerit. Beqarët do influencohen pozitivisht nga yjet. Ka mundësi që të krijoni afrimitet me një person me origjinë të huaj. Përsa u përket financave nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh të gjendjes suaj.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Çiftet do mundohen t’ia “mbathin” pak nga lidhja e tyre, por do rikthehen shpejt për t’u kujdesur më tepër për atë që kanë në krah dhe për ta përforcuar lidhjen. MeVenusin që ndikon te sektori i dashurisë së beqarëve pritet të keni një dashuri me shikim të parë në rrethana mjaft romantike. Me financat do keni probleme duke qenë se do mendoni të shpenzoni për t’i bërë qejfin vetes.

Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mire të Jupiterit. Nëse keni fëmijë të rritur ata mund të kenë një surprizë të madhe dhe të bukur për ju. Edhe për beqarët do jetë një ditë e mirë, mjafton që të dinë ta shfrytëzojnë! Me financat është mirë të tregoheni vigjilentë. Plutoni dhe Jupiteri do ndikojnë negativisht.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Në bazë të pozicionimit të Hënës në qiellin tuaj nuk do keni as probleme të dukshme as ngjarje të jashtëzakonshme. Do keni tendencë ta jetoni qetësisht marrëdhënien tuaj. Beqarët do kërkojnë sot të shtojnë “pushtimet e zemrave” por do hezitojnë të krijojnë një lidhje! Është ditë e përshtatshme kjo e sotmja për t’u marrë me financat dhe për të zgjidhur problemet.

Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në disa momente mund të keni ndonjë dyshim, kjo nuk do përbëjë probleme. Do jetë një ditë përgjithësisht e lumtur. Ju beqarë nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse nuk do arrini asgjëkundi. Me financat do keni disa probleme. Në fakt nuk është ndonjë çudi e madhe duke qenë se nuk e privoni dot veten nga shpenzimet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 015, 263, 264, 411, 568, 753, 855, 965. Numra me 4 shifra: 0114, 1064, 1785, 2710, 5213, 5256, 6525, 8541. Numra me 5 shifra: 04581, 12302, 15618, 17015, 20002,

20111, 24152, 35596, 48515, 50423, 54305, 54474, 60193, 63521, 80552, 82131. Numra me 6 shifra: 120256, 143811, 152320, 165244, 180442, 261598, 301254, 321458, 354185, 478545, 485415, 532101, 556574, 575512, 652111, 896541.

Falë ndikimit të Venusit në jetën në çift, klima do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë pasur zënka do pajtohen, ndërsa ata që kanë qenë pak larg njëri-tjetrit do rigjejnë paqen dhe dashurinë. Edhe jeta seksuale do jetë e shkëlqyer. Dielli do ua zgjojë beqarëve dëshirën për aventura. Disa do kenë edhe takime të rëndësishme. Kujdesuni për financat dhe shmangni tundimet shkatërruese.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do kritikoheni ende nga partneri sot për shkak se ai nuk e duron dot rifillimin e dëshirës suaj për t’u endur sa andej këndej. Nëse mundoheni të flisni me të me takt dhe diplomaci mund të shmangni një përballje të rrezikshme. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, por do kenë edhe mundësi për të krijuar një lidhje.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Lumturia në çift do u sigurohet gjithë të lindurve të kësaj shenje. Nëse jeni ende të pafejuar kjo ditë do jetë e përshtatshme. Zemrat e vetmuara do kenë të papritura të këndshme, në vende të veçanta dhe me persona të ardhur nga jashtë. Në planin financiar do keni një surprizë të këndshme, por do tregoheni të pamatur dhe të papjekur.

PESHQIT (20/II-19/III) Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e zjarrtë dhe nuk mund të qëndroni dot larg-njëri tjetrit. Kjo është normale duke qenë se ndiheni aq mirë bashkë! Për beqarët do jetë një nga ditët më të mira për dashurinë. Jo vetëm Venusi, por edhe Jupiteri do ndikojnë në qiellin tuaj dhe do ju sjellin një takim të rëndësishëm.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2013

23 prill

ditë që formësuan botën

15

Ai që dështon drejt suksesit, të paktën dështon përpara.

399 p.K.

Charles Kettering

Sokrati dënohet me vdekje Athinasit kishin nevojë për një kokë turku. Politikisht, ndikimi i qytetit ishte në pikën më të ulët në vitin 399 p.K., pas një humbjeje të turpshme para pesë vitesh përballë armikut tradicional, Spartës. Ishte një njeri në Athinë, të cilit i kishte dalë nami si i çuditshëm-filozofi Sokrat. Atij i pëlqente të bënte pyetje të vështira ose acaruese; i përbuzte ata në pushtet dhe kalonte duke debatuar ide me një grup nxënësish të përkushtuar. Ai njihej gjithashtu si i shoqërisë së disa prej

krerëve të diskredituar të Athinës. Kështu që e nxorën në gjyq me akuzën se nuk u besonte zotave dhe po korruptonte të rinjtë e Athinës. Nxënësi i famshëm i Sokratit, Platoni, na ka lënë një dëshmi të gjyqit të tij, ku thotë se Sokrati mund të kishte shpëtuar duke paguar një gjobë, por ai nuk pranoi t’u përgjigjej akuzave kundër tij me mëtimin se nuk kishte bërë asnjë shkelje. U shpall fajtor dhe u dënua me vdekje, e cila do të vinte me anë të helmimit. Duke debatuar çështje si

pavdekësia e shpirtit, me miqtë përreth, Sokrati e piu qetësisht helmin me një gllënjkë të vetme. Vdekja mbërriti shpejt. Sokrati ishte një nga mendimtarët kryesorë të të gjitha kohëve dhe bashkë me Platonin dhe Aristotelin ishin themeluesit e filozofisë perëndimore. Ai fokusohej te vlerat që i bëjnë njerëzit të veprojnë në një mënyrë a tjetrën e, megjithatë, nuk ka lënë asnjë tekst. Shumica e asaj që ne njohim si mësime të Sokratit na mbërrijnë nëpërmjet Dialogëve të Platonit.

Blitz

Foto futboll

2

Faktori me të cilin vajzat e bardha kanë më shumë gjasa për të pirë tej masës alkool krahasuar me zezaket.

+175

Ndryshimi në përqindje që nga viti 2002 i grave amerikane që përdorin një hape kontraceptive mëngjesin pas seksit.

95

Për qind e kuajve në Kentucky Derby 20012 që kishin në linjën e tyre të gjakut kalin e racës Mr. Prospector.

121

Titulli: Myler feston golin e parë ne ndeshjen Barcelon Bajern ne gjysmefinale te Ligës së Kampioneve. Bajern fitoi me 4 me 0

Shkolla fetare private nga 173 gjithsej në Nikaragua financohen nga shteti.

Në Facebook Selim Belortaja Po zgjedhim parlamentin e qeverinë. Po duket se ende s’po e kuptojmë se kush jemi ne votuesit dhe kush-ata që konkurrojnë. Harrojmë që po zgjedhim shërbyesit tanë dhe jo ...pronarët tanë!

Gurjan Doçi Shijak tv për herë të parë nuk censuron kronikat kundër Berishës! Po “Rilind” dhe Shijak tv?!

Ardit Rada Shqipëria, vendi i vetëm ku në administratën shtetërore nuk ka afera seksuale, sepse të gjithë janë kushërinj me njëri-tjetrin...

Vladimir Karaj Karta qenka shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Shpend Limoni Rexhep Qosja gjithmonë ia lëshon mjekrën Rudina Xhungës në intervista :P:P

Scarlett O Hara Jam bërë milionere...Më kanë zënë 1 milion halle

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

VETËM NJË HAP I PARË! E lidhur me zinxhirët e korrupsionit dhe e frustuar në ndjenjën kombëtare, Serbia vazhdon të jetë një kandidat i dobët në rrugën drejt BE-së. Kosova, me ekonominë informale kriminale dhe klanet familjare, si qendrat e vërteta të pushtetit, pas fasadës së demokracisë, mbetet shtëpia e varfër e Europës. “Kosova” është fjala më e shtrenjtë serbe, shkruante një poet serb me frymëzim nacionalist në vitin 1989. Ai shprehte atë që mendojnë shumica e serbëve deri sot: Kosova është nuk vetëm një copë tokë çfarëdo, por definicion që përmbledh të gjitha shpresat dhe frustracionet serbe përgjatë historisë, një lloj Jerusalemi serb. “Kosova serbe” është pjesë e teksteve të historisë, edukimit dhe diskutimit politik populist. Kosova reale, ku 90 për qind e popullsisë flasin shqip dhe miti nacionalist i ndërtuar në shekuj, gjatë dekadave të fundit, ishin aq larg njëri-tjetrit sa në Beograd herët ose vonë duhej të merrej një vendim: ose duhej hequr dorë nga përkufizimi mistik i Kosovës, ose nga realiteti politik. Elita dikur radikalo-nacionaliste e Beogradit, e detyruar nga aktualiteti politik europian, vendosi për një qëndrim realist. Ky ndryshim i qëndrimit në politikën serbe nuk erdhi nga hiçi. Gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 pati dëbime masive të popullsisë shqiptare nga milicët serbë. Pasi NATO detyroi trupat serbe të largoheshin nga Kosova, guerilasit shqiptarë dëbuan një pjesë të madhe të popullsisë serbe dhe shumë banorë joshqiptarë. Serbia humbi praktikisht kontrollin mbi Kosovën, me përjashtim të një rri-

pi toke në veri të vendit. Një integrim i shqiptarëve të Kosovës në sistemin politik serb nuk mendohej më. Serbët me orientim politik nacionalist, që përsërisnin vazhdimisht se Kosova ishte serbe, çka prej vitit 2008 është e sanksionuar edhe në Kushtetutën serbe, nuk kishin asnjë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: a mund ta përfytyronin një luftëtar shqiptar si Thaçi apo Haradinaj si ministër të Mbrojtjes të Serbisë? Nëse i përgjigjeshin me ‘jo’, mohojnë pjesëmarrjen politike të shqiptarëve të Kosovës në shtetin serb dhe japin argumente për ndarjen. Nëse thonë ‘po’, duhet t’ia besojnë mbrojtjen e tyre njërit prej armiqve të urryer të luftës. Këtë e di edhe Ivica Daçiç, ish-zëdhënës shtypi i autokratit serb Millosheviç, atëherë i ri. Tani në postin e Kryeministrit të Serbisë ai arriti “marrëveshjen historike” me ish-armikun e luftës, tani kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçin. Ky është, ndoshta, një lajm i mirë. Njoftimet për marrëveshjen e arritur sigurisht u bëjnë pjesë edhe ekzagjerimeve të zakonshme mediale. Kjo “ditë historike”, parë me gjakftohtësi, është vetëm një hap i parë në rrugën për një zgjidhje të mundshme të konfliktit. Mosbesimi mes palëve në jetën e përditshme është shumë i madh. E lidhur me zinxhirët e korrupsionit dhe e frustuar në ndjenjën kombëtare, Serbia vazhdon të jetë një kandidat i dobët në rrugën drejt BE-së. Kosova, me ekonominë informale kriminale dhe klanet familjare, si qendrat e vërteta të pushtetit, pas fasadës së demokracisë, mbetet shtëpia e varfër e Europës. *Autori është kryeredaktor i redaksisë në serbisht në DW.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 24.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo