Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Welcome bebe Cambridge; por bota ku linde është krejt tjetër… The Guardian

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 24 korrik 2013. Numër 968. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Vrasja e Marian Kolës, i ati: Policia greke bëri çfarë deshi me tim bir Familjarët e të arratisurit nga burgu i Trikalas, i vrarë pak ditë më parë akuzojnë policinë greke. Më kanë shkatërruar shtëpinë dhe më kanë çuar në komisariatin e Shkodrës. Ata mendonin se Mariani ishte në shtëpi. Kur isha atje, më mori gruaja në telefon që më dha lajmin” FAQE 6

Qeveria e re

Meta sërish te Rama: Bëmë bisedë verore Kryetari i LSI-së ngjitet për herë të dytë në zyrën e Ramës. Asnjë detaj mbi emrat e kabinetit të ri qeveritar FAQE 3

Me 80 % Basha, lideri i ri i opozitës

Lulzim Basha votohet nga 33 220 demokratë ose 80,48% e pjesëmarrësve në votimin për kreun e ri të PD. Sokol Olldashi, 19,52% ose 8060 vota. Basha: Do bëjmë opozitë të fortë dhe ballore. Falenderoj Olldashin.E para garë e vërtetë e parimit një anëtar - një votë në Shqipëri. Olldashi nga Ministria e Transporteve: Procesi u deformua, nuk ishte garë. Topalli: Uroj që Basha të na çojë drejt fitores. Mustafaj: Kryetari i ri t’i caktojë kufij Berishës Berisha: Duhet fillim i ri dhe një gjeneratë e re në PD. Fillimi i ri kërkon sjelljen në skenë, në të gjitha nivelet e PD, të gjeneratës që lindi nga viti ‘80 e këtej. Faqe 4-5

Kolegji hap hetim për Kukësin, ekspertë LSI-PD për videon e votave

Basha dje pas fitores

Apeli i jep pafajësi Xhakjes dhe “shpëton” gjyqtarin Tabaku

FAQE 7

op-ed / 10-11

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI-së për të rishqyrtuar rezultatin e zgjedhjeve në Kukës. Emërohen dy ekspertët, që do të analizojnë pamjet filmike të numërimit të votave. LSI pretendon parregullsi në 15 qendra votimi, ku mund të merrte një mandat deputeti

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kosovë, aty ku feja është në opozitë me demokracinë, shtetin dhe kombin

Neo-Liberalizmi dhe perspektiva e tij

12 universitet

tave në 15 qendra votimi t’i nënshtrohet një ekspertimi teknik. Për këtë arsye, u kërkua nga LSI dhe Partia Demokratike (palë e interesuar në proces) të paraqesin emrat e ekspertëve, të cilët duhet të jenë nga fusha e teknologjisë së informacionit. LSI paraqiti emrin e Ardian Pollos, i njëjti ekspert që ishte pjesë e grupit të videos... Faqe 3

EDITORIAL / 11

Hetim një ndërtimi pa leje në kishën e Shna Ndout Prokuroria e Kurbinit ka nisur një hetim mbi një ndërtim që është bërë në ambientet e kishës së Laçit, pas kallëzimit penal

Në të gjitha ato vende me popullsi koment Valentin Bruçaj dominuese muslimane...

Në librin e tij të famshëm ‘Ligji dhe opinioni publik’, A.V. koment Dicey arriti të Milton Friedman bëjë dallimin...

Kolegji Zgjedhor pranoi dje pjesërisht kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke administruar si provë pamjet filmike të numërimit të votave në qarkun e Kukësit. Ndryshe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që nuk i konsideroi provë pamjet filmike, Kolegji me relator gjyqtarin Valbon Çekrezi vendosi që videoja e numërimit të vo-

Drejtuesit e kishës së “Shna Ndout” në Laç, institucion ky fetar i njohur në

Alfred Lela

gjithë vendin kanë denoncuar në prokurorinë e Kurbinit një ndërtim të paligjshëm, që po bëhet në territorin e kësaj kishe. Ata kanë referuar në prokurori se persona të panjohur kanë filluar ndërtimin e strukturave të drurit dhe betonit brenda territorit të kishës në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë leje nga organet... Faqe 7

denoncimet

Një plus dy

Sashenka Lleshaj Një histori suksesi nga UET në Oxford Vajzën nga Rrësheni e ka shoqëruar gjithmonë suksesi, jo nga ai që të ndjek pas, por nga ai që krijohet me çdo hap. Ndiqni vizionin për botën e vajzës nga qyteti i vogël

“Fryhet” dosja e pronarit të agjencisë, shiti bileta fiktive

Faqe 16

FAQE 6

Juvenilja e Partisë Demokratike Partia Demokratike, ka kryer dje një operacion të shumëfishtë politik, por edhe të kohezionit të brendshëm apo atij shoqëror. Ka zgjedhur Lulzim Bashën kryetar të saj, në një votim, që ka patur, sigurisht, mangësitë e veta, por që është zhvilluar nën kryeshenjën ‘një anëtar, një votë’. Së pari, Demokratët kanë zgjedhur të bien në maqolakrorizëm, pra të paraqesin një kandidat simulant, një teknikë që e kemi parë të përsëritet në PS në format bujare e vetmëhouese të M. Lakrorit dhe në LSI të Luan Ramës. Sokol Olldashi ishte një kandidat serioz dhe gjenuin, që i ka thënë dhe do t’i thotë diçka Partisë Demokratike, dhe numri i votave që ka marrë nuk do të thotë dhe aq për të se sa për statusin e ri politik ku ka dëshiruar të hyjë Partia Demokratike. Basha dhe...


2

afër/larg

1

zgjedhjet në PD

Basha, kryetar me 80%:

kronikë

Olldashi konteston: Procesi u deformua, nuk kishte garë

Do bëjmë opozitë të fortë dhe ballore

Apeli i jep pafajësi Xhakjes dhe “shpëton” gjyqtarin Tabaku

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 7

Shoqëria e sotme është shumë më tepër liberale, më pak raciste, më së shumti e përmirësuar, por sërish plot pabarazi, shumë më pak radikale dhe e painteresuar pas politikës.

Çdo trashëgimtar i fronit është një model, një pikë reference në historinë e shtetit dhe monarkisë. Që tani, ai ka një sërë atributesh si fëmija i parë mbretëror, edhe për shkak të seksit. Ai mundet megjithatë, siç liderët e Commonëealth-it e lejojnë, të bëhet trashëgimtari i parë, i aftë për t’u martuar me dikë të çfarëdolloj besimi, apo edhe pa besim. Bota në të cilën ai ka lindur, është krejt një vend tjetër, madje edhe nga bota ku i ati, Princi William lindi 31 vjet më parë, në vitet e tërbuara të Theçerizmit

Welcome bebe Cambridge; por bota ku linde është krejt tjetër…

The Guardian

P

ërgëzime dhe urimet më të mira! Një bebe është g jithmonë një g jë e shkëlqyer. Duka dhe dukesha e Cambridge, së bashku me mijëra baballarë e nëna të reja po nisin sprovën e rëndë të prindërimit të parë: dehjes nga gëzimi, rraskapitjes, habisë dhe shqetësimit. Gjyshërit, të gjithë të rinjtë në këtë rol, ndjehen si të marrosur e me fletë, teksa përpiqen të ndihmojnë dhe jo të shqetësojnë. Stërgjyshërit, rol ky që Mbretëresha dhe Princi Filip do të kenë tash e tutje janë të justifikuar. Një familje e madhe, e dashur dhe e zgjeruar, prindër të stabilizuar dhe siguri financiare: kjo bebe është vërtetë e bekuar. Por sigurisht, kjo nuk është një përrallë për të të përkundur në djep. Është një fëmijë, rruga e të cilit është që tani e përcaktuar, i destinuar për një jetë, asnjëherë larg syve të publikut. Çdo prind në botë ia ngul sytë të sapolindurit të tij, duke vrarë mendjen se si do të jetë bota ku ai do të rritet dhe çdo t’i lërë trashëgimi. Kjo foshnje do të jetë pasqyra e asaj bote, duke e reflektuar atë, e ndoshta edhe përkufizuar. Çdo trashëgimtar i fronit është një model, një pikë reference në historinë e shtetit dhe monarkisë. Që tani, ai ka një sërë atributesh si fëmija i parë mbretëror, edhe për shkak të seksit. Ai mundet megjithatë, siç liderët e Commonëealth-it e lejojnë, të bëhet trashëgimtari i parë, i aftë për t’u martuar me dikë të çfarëdolloj besimi, apo edhe pa besim. Bota në të cilën ai ka lindur, është krejt një vend tjetër, madje edhe nga bota ku i ati, Princi William lindi 31 vjet më parë, në vitet e tërbuara të Theçerizmit. Shoqëria e sotme është shumë më tepër liberale, më pak

raciste, më së shumti e përmirësuar, por sërish plot pabarazi, shumë më pak radikale dhe e painteresuar pas politikës. Të gjitha këto ndryshime kanë ndikuar tek monarkia, e cila është transformuar edh e ve t ë . N ë ko h ën e kurorëzimit të mbretëreshës, më 1953, thuhet se një e treta e qytetarëve besonin se ajo u ngjit në majë nga e drejta hyjnore. Tani, ajo është e fundit ndër të famshmit, barinjtë e turmës apo produktet nacionale. Stërnipi i saj nuk mund t’i shpëtojë kurrë vëmendjes së publikut, pavarësisht se sa shumë ai vetë apo prindërit e tij do ta duan këtë, për shkak se ai do të garantojë ruajtjën e monarkisë. Një lindje mbretërore është gjithashtu një pikë e dobishme për mijëra grafiqe: nga moda mjekësore e deri tek ndjeshmëria republikane. Monarkia si institucion është aq popullor sa ç’ka qenë në çdo kohë që pas luftës: një ringritje e pabesueshme prej kohëve të turbullta në fund-shekullin e kaluar, ku niveli i mbështetjes ishte thuajse i papërfillshëm. Ishte koha e viteve të tmerrshme të Mbretëreshës, vite të serialit të pabesive të fëmijëve të vet, të cilët u ekspozuan me përfshirjen nga flakët të kështjellës Windsor, e që një pjesë e madhe e publikut refuzoi të paguante për restaurimin. Një tufë librash parashikuan fundin e monarkisë dhe një

Një familje e madhe, e dashur dhe e zgjeruar, prindër të stabilizuar dhe siguri financiare: kjo bebe është vërtetë e bekuar. Por sigurisht, kjo nuk është një përrallë për të të përkundur në djep. Është një fëmijë, rruga e të cilit është që tani e përcaktuar, i destinuar për një jetë, asnjëherë larg syve të publikut.

publicist republikan shpalosi në një diskutim teorik se monarkia ishte krijuar për të udhëhequr njerëzinë të zbulonte se ishte republikane me zemër. Pika e kthesës, për habi erdhi tek niveli më i ulët, pas vdekjes së princeshës Diana. I detyrohet diçkaje të tillë si prezantimi me markën e Buckingham Palace, por edhe mënyrës se si familja ishte: si rezultat i krijimit prej mjeshtrave të artit. Kur Nëna Mbretëreshë vdiq në vitin 2002, një milion monarkistë u rreshtuan përgjatë funeralit. Në fund të festimeve të jubileut, vitin e kaluar, Mbretëresha mori mbështetjen e 90 për qind të popullsisë dhe shumica mendonte se monarkia do të duhej të vazhdonte për të paktën një tjetër 50 vjeçar ( rreth 60 % mendonin njëherazi se Britania nuk do të ishte më monarki në vitin 2112). Së fundmi, Princi Charles është martuar me dashnoren e tij të hershme, një lëvizje kundër së cilës fillimisht u duk se do të shpërthente ndonjë revolucion, por tashmë nuk shihet më si pengesë për të. Djali i tij, Princi William është i vetmi anëtar i familjes që është edhe më popullor se vetë Mbretëresha. Monarkistët rrallë e kanë parë veten kaq të sigurtë. Por sërish, bebja Cambridge nuk ka gjasa të ngjitet në fron për të paktën 50 vite. Sado në mënyrë shembullore të mbretërojnë babai dhe gjyshi i tij, sado e pametë do të jetë sjellja e tij në të ardhmen, a do të jetë Britania e vitit 2065 një shtet që ka në kulmin e vet një person, posti i të cilit është parashkruar që me ardhjen e tij në jetë? Përsa kohë, këto 50 vjet ne kemi mësuar se monarkia zotëron elasticitetin që sfidon logjikën, duket se përgjigja do të jetë po!


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.07.2013

3

Kolegji pranon LSI për Kukësin, ekspertim filmimeve gjatë numërimit Kolegji Zgjedhor cakton ekspertin e LSI dhe atë të PD të shqyrtojnë pamjet filmike gjatë numërimit. LSI pretendon parregullsi në 15 qendra votimi, ku mund të merrte një mandat deputeti Leonard Bakillari Tiranë Kolegji Zgjedhor pranoi dje pjesërisht kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke administruar si provë pamjet filmike të numërimit të votave në qarkun e Kukësit. Ndryshe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që nuk i konsideroi provë pamjet filmike, Kolegji me relator gjyqtarin Valbon Çekrezi vendosi që videoja e numërimit të votave në 15 qendra votimi t’i nënshtrohet një ekspertimi teknik. Për këtë arsye, u kërkua nga LSI dhe Partia Demokratike (palë e interesuar në proces) të paraqesin emrat e ekspertëve, të cilët duhet të jenë nga fusha e teknologjisë së informacionit. LSI paraqiti emrin e Ardian Pollos, i njëjti ekspert që ishte pjesë e grupit të videos Meta-Prifti, gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë. Ndërsa Partia Demokratike propozoi emrin e Zamir Hoxhës. Dy ekspertët u pranuan nga gjykata dhe pas kryerjes së betimit, kanë në dispozicion tre ditë kohë për ekspertimin e pajmeve filmike të numërimit të votave në qarkun Kukës, ku LSI pretendon mospërputhje mes votave të pasqyruara në procesverbale

dhe votave të numëruara nëpërmjet filmimeve të vënë në dispozicion nga KQZ. Ilirjan Muho, përfaqësues i LSIsë në Kolegjin Zgjedhor tha se ky subjekt politik kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, i cili rrëzoi kërkesën për rinumërim dhe vlerësim të votave në 15 qendra votimi në qarkun Kukës, duke i mohuar kështu Lëvizjes Socialiste për Integrim një mandat deputeti. Muho e përqendroi diskutimin e tij në dy çështje thelbësore: mosplotësimi i kuorumit të nevojshëm nga KQZ dhe vendimi sipas tij, i pabazuar në ligj dhe prova. “KQZ vendosi të shqyrtojë kërkesën edhe pse ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi numri i anëtarëve pjesmarrës në mbledhje ishte katër”- tha Muho, duke sqaruar më pas të dhënat e marra nga pamjet filmike. “Nga pamjet filmike të vëna në dispozicion nga KQZ konstatuam se numri i votave të marra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Kukës ishte më i madh se votat e pasqyruara në procesverbal”. LSI pretendon për parregullsi në 15 qendra votimi, me një diferencë prej 155 votash, kur mandati i deputetit të tretë të PD-së ndahet me

15 vota nga mandati i LSI-së. Po ashtu, Muho tha se nga pamjet filmike rezultojnë se të paktën 187 fletë votimi nuk kanë shenja dalluese për subjektet politike, por ato i janë numëruar koalicionit të djathtë duke shtuar kështu fiktivisht numrin e votave. Kjo kërkesë u kundërshtua nga përfaqësuesja e KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, Dëshira Pasku e cila tha se kërkesa e LSI-së sepse nuk kishte asnjë indicie të mjaf-

“KQZ vendosi të shqyrtojë kërkesën edhe pse ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi numri i anëtarëve pjesmarrës në mbledhje ishte katër”- tha Muho, duke sqaruar më pas të dhënat e marra nga pamjet filmike.

tueshme për të thelluar hetimin administrativ. “Pamjet filmike nuk janë prova të mjaftueshme për thellimin e hetimit administrativ nga KQZ. Numëruesit nuk kanë shfaqur asnjë ankesë me shkrim”- tha Pasku, duke kërkuar nga Kolegji rrëzimin e kërkesës së LSI-së. Të njëjtin mendim shfaqi edhe Iivi Kaso i PD-së, palë e interesuar në këtë proces. Kaso tha se koalicioni i majtë kishte shumicën në KZAZ-në nr. 9. Më tej, Kaso argumentoi se pamjet filmike nuk janë të qarta, pasi ato nuk tregojnë numrin e qendrës së votimit dhe në këto kushte nuk mund të përcaktohet se cilës qendër i përkasin votat e numëruara. Kjo është edhe arsyeja që Kolegji i përbërë nga gjyqtarët Valbon Çekrezi, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Andi Civici dhe Edlira Petri vendosi të thërrasë ekspertë të pavarur, të cilët do të përcaktojnë nëse në filmime shihet apo jo numri i qendrës së votimit. Më herët, LSI depozitoi në gjykatë një akt-ekspertimi privat të bërë nga eksperti Ermal Beqiraj, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve që analizuan video-përgjimin e Metës.

Rinumërimi Shkodrës, PR 227 vota larg mandatit të deputetit KQZ ka mbyllur dje rinumërimin e votave të 4 ZAZ-ve të para të qarkut Shkodër, ku duket se shifrat që ka prodhuar ky proces rrezultojnë janë shumë afër atyre që pasqyrohen edhe në tabelat e rezultateve të hartuara nga GNV. Ndaj shifrat që kanë dalë nga hapja e kutive të këtij qarku deri më tani kanë vlerë vetëm për të konfirmuar se forcat kryesore politike, të cilat kanë komisionerë edhe në grupet e numërimit kanë vënë dorë mbi votat e partive aleate, megjithëse bëhet fjalë sërish për shifra të papërfillëshme. Kështu partia që ka rezultuar se ka përfituar më shumë në mënyrë të padrejtë është PS e cila në total ka mund të marrë 320 vota më shumë sesa i kanë takuar. Pas saj renditet PD me 170 më

shumë sesa ka patur në kuti dhe pas saj vijnë me rradhë LSI me 136 dhe PR me 89 vota më shumë sesa kanë patur. Ndërkohë që partitë më të dëmtuara nga vjedhja e partive të mëdha rrezultojnë të jenë Partia Kristian Demokrate me 156 vota të vjedhura dhe PDS 113 vota më pak sesa ka në kuti. Nga ana tjetër rezultatet e dala nga rinumërimi i kutive nuk kanë mundur të ndikojnë në lëvizjen e mandateve brenda koalicionit të djathtë ashtu sicc edhe pret PR e cila kërkon të marrë një mandat në këtë qark me Gaspër Kokën. I gjithë operacioni i rinumërimit të votave në 3 ZAZ-të e para, jo vetëm që nuk ka ngushtuar diferencën mes këtyre dy forcave, por e ka thelluar edhe më tej atë.

Kështu në bazë të të dhënave të deri tanishme PR-së do t’i duhen edhe 227 vota më shumë se PD që të marrë mandatin në këtë qark. Gjithësesi duhet theksuar se PD duket se është vet e interesuar që t’ia lërë një këtë mandat PR-së, pasi kështu ajo do t’i jepte aleates së saj më besnike të drejtën që të ishte forca e dytë e koalicioni të djathtë me 4 deputetë po aq sa ka dhe PDIU dhe me një numër mtë madh votash se ajo. Kështu do të ishte PR dhe jo PDIU që do të kishte të drejtën të propozonte anëtarë në KQZ-në e ardhëshme. Ndaj nuk përjashtohet mundësi që e gjithë këmbëngulja e PD-së për të rinumëruar Shkodrën të jetë në funksion të këtij qëllimi.

qeveria e re

Meta takon Ramën: Biseda ishte verore Për herë të dytë brenda 10 ditësh kreu I Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka ngjitur sërisht shkallët e selisë rozë për tu takuar me aleatin e tij e tij të ri, kryetarin e PS-së Edi Rama. Takimi ka zgjatur afro 1 orë dhe për objektin e bisedës nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Vet kreu I LSI-së I pyetur nga mediat pas këtij takimi nuk dha detaje se çfarë ishte biseduar, duke deklaruar se ishte më shumë takim veror. I pyetur lidhur me strukturën e re që të qeverisë së ardhëshme, meta sërisht nuk ka dhënë ndonjë informacion të vlefshëm duke e adresuar pyetjen e bërë te kryeministri I ri I zgjedhur, pr ate Edi Rama. Ndërsa për 300 ditët e para të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetin të ri qeverisës, sipas Ilir Metës çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur. Faktikisht jemi në tejkalim të afatit që vet Rama kishte deklaruar më parë për bërjen publike të strukurës së re të qeverisë si dhe të programit për 300 ditët e para të qeverisjes. Burime nga dy partitë kryesore të këtij kaoicioni kanë bërë të ditur se dy kryetarët, Rama dhe Meta janë duke diskutuar për këto ccështje, por kanë vendosur që të mos zhvendosin vëmendjen e opinionit nga zvillimet që po ndodhin në KQZ dhe Kolegj me ccështjet e q eve r i s j e s s ë a r d h ë sh m e. Ndërkohë që pasdite kryeministri i zgjedhur, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar iftar për rreth 300 të ftuar, personalitete të ndryshme, në një prej lokaleve në periferi të Tiranës. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të rastit, ku tha se një nga vlerat më të rëndësishme, me të cilat Shqipëria duhet të krenohet sot është pikërisht harmonia e bashkëjetesa fetare.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Jo nga selia e PD-së, por nga salla e konferencave për shtyp e ministrisë së Transporteve, Sokol Olldashi, reagoi ashpër për ecurinë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë

Olldashi konteston: Procesi u deformua, nuk kishte garë “Procesi, për të cilin m’u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të, në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që, cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favorin tim, u pezullua…” Nevila Perndoj TIRANË Në fillim të garimit për dre-

jtimin e partisë, Sokol Olldashi, doli nga selia blu i sigurtë se periudha 20 ditore e lënë në dispozicion të tij, dhe kandidatit rival Lulëzim Basha, do të ishte një proçes i drejtë zgjedhjesh brenda partisë. Por në fund të këtij procesi, Olldashi nuk mendon se kishte garë, tanimë jo nga selia blu, por nga dikasteri që ai drejton, ministria e Transporteve. “Ishte një gabim”, - u shpreh ai, duke radhitur edhe arsyet. “Përzgjedhja e kryetarit te ri të PD-së, u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar. Në asnjë cast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve. Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjëtën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të anëtarësohen edhe në PD”,- thum-

boi Olldashi në zyrën e konferencave për shtyp të ministrisë së Transporteve. Në periudhën e limituar për kreun e PD-së, Olldashi gjithashtu theksoi se ky proçes ishte i ndikuar. “Procesi, për të cilin m’u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të, në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që, cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favorin tim, u pezullua, gjë që ndodhi edhe me ndonjë kryetar lokal PD-je, u përjashtua, siç ndodhi me anëtarë të PD-së në Shkodër e Korcë, apo u pushua nga puna, siç ndodhi me drejtues rajonalë të korporatave në Sarandë apo Vlorë”,- tha ai. Olldashi e cilësoi intimiduese vendosjen e numrit rendor në fletën e votimit, duke e bërë lehtësisht të mundur identifikimin e votuesit. Por përpos problemeve të evidentuara, Olldashi u shpreh se nuk ndihej i penduar që pranoi të bëhej

“Përzgjedhja e kryetarit te ri të PD-së, u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar. Në asnjë cast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve. Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjëtën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit”

pjesë e garës. “…Do të kisha marrë pjesë në këtë garë për të respektuar të gjithë militantët e PD-së, për t’i përfaqësuar ata në këtë garë, sigurisht për të përfaqësuar edhe të drejtën time si një njeri i lirë, si një njeri politik dhe si një njeri që ka kontributin e vet brenda PDsë”,- tha ai. Në funksion të këtij qëllimi, Olldashi garantoi se do të vijojë të jetë pjesë e PD-së: “…Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë. Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike mili-

tantët e Partisë Demokratike, në misionin e tyre opozitar për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një kartë morale opozitare, një veprim politik opozitar dhe një platformë të qëndrueshme mbi të cilën të mblidhet shumica e shoqërisë së këtij vendi”. Por a do të synojë Olldashi, si një ndër njerëzit kryesorë me kontribute të spikatura në këtë parti, që të jetë pjesë e posteve drejtuese në të ardhmen? Në këtë periudhë pezmatimi jo. “Unë kam përshtypjen që ambiciet e mia momentale i kam të ezauruara me këtë që ju doni ta quaj garë dhe që unë se quaj garë. Për të ardhmen duhet të flasim në të ardhmen, dhe jo sot”,- u përgjigj ai.

Berisha: Duhet fillim i ri dhe një gjeneratë e re në PD “Fillimi i ri kërkon si kusht vendimtar, sjelljen në piedestal, në skenë, në të gjitha nivelet e strukturave të Partisë Demokratike, të gjeneratës së lirisë. Gjenerata e lirisë është ajo gjeneratë që lindi nga viti ‘80 e këtej e cila miqtë e mi, duhet të pranohet, se ajo ka meritën e madhe të ketë psikologjinë e lirisë” TIRANË Kryetari i dorëhequr, Sali

Berisha, ishte i pari që nuk e fshehu entuziazmin e tij për fitoren e Lulëzim Bashës në krye të PD-së. Fillimisht përmes një postimi në Facebook e më pas në një konferencë për shtyp të mbajtur dje në mesditë në selinë e PDsë, Berisha ishte ai që dha rezultatin zyrtar për Bashën. Komisioni i Organizimit i ngritur për këtë çështje, nuk bëri publike zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa PD-ja përcolli mbrëmë në darkë përmes një deklarate zyrtare shifrat e votimit. Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur në

selinë blu, Berisha e filloi përshëndetjen e tij për Bashën me angazhimet e hershme të këtij të fundit për PD-në e më pas. “Lulzim Basha është historia e vërtetë e suksesit të vërtetë, të shkëlqyer të Partisë Demokratike. Ai përmbushi me një vendosmëri aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që iu ngarkua. Së pari “Rrugën e Kombit”, u emërua ministër për atë mision, e realizoi në mënyrë të shkëlqyer. U emërua në krye të diplomacisë shqiptare, kur vendi po bënte çdo përpjekje për anëtarësimin në NATO. Fitoi simpatinë, respektin dhe dashurinë e kolegëve të tij dhe u shndërrua në promotor të vërtetë të këtij procesi. U emërua në krye të Ministrisë së Brendshme për të përmbushur një premtim elektoral konkret të Partisë Demokratike, heqja e vizave me Bashkimin Evropian…”, - tha ai. Berisha foli edhe për një fillim të ri, që duhet të shoqërohet me një gjeneratë të re. “Fillimi i ri kërkon si kusht vendimtar, sjelljen në piedestal, në skenë, në të gjitha nivelet e strukturave të Partisë Demokratike, të gjeneratës së lirisë. Gjenerata e lirisë është ajo gjeneratë që lindi nga viti ‘80 e këtej e cila miqtë e mi, duhet të pranohet, se ajo ka mer-

itën e madhe të ketë psikologjinë e lirisë…”, - tha ai. Berisha foli edhe për problemin kryesor që shoqëroi procesin, mungesën e gjetjes së emrave në lista. “Dje votuat 41 mijë, shumë e shumë të tjerë për arsye transporti, për arsye burokratike listash, nuk hodhën dot votën. Partia Demokratike ka për detyrë të nisë me urgjencë evidentimin e çdo vlere dhe çdo anëtari kudo që ndodhet. Ne të bashkuar drejt fillimit tonë të ri fuqishëm në interesin më jetik të Partisë Demokratike, të Shqipërisë, integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe shndërrimit të saj në vend të zhvilluar”, - tha ai. Gjatë fjalimit të tij, Berisha nuk për-

mendi në asnjë moment kandidatin rival në këtë garë përballë Bashës, Sokol Olldashin. Por i pyetur nga media lidhur me pretendimet e këtij të fundit që nisnin që më përfshirjen e numrit rendor në fletën e votimit, Berisha u përgjigj: “Ajo çka unë mund t’ju them ju është se, ky është një votim i fshehtë dhe nuk ka qoftë edhe një anëtar të vetëm të Partisë Demokratike që të vërë në diskutim fshehtësinë e votimit. Ky votim është zhvilluar në përputhje të plotë me rregullat e votimit të fshehtë. Çdo fletë votimi ka një numër që vendoset aty për tu verifikuar, sepse numri është i domosdoshëm për t’u ditur se janë fletët reale

apo janë të tjera”. Por sa të vështirë do ta ketë opozita e ardhshme, pa kryetarin e saj në Kuvend. Berisha e ka përgjigjen edhe pse jo fort bindëse. “Në të gjithë traditën e Partisë Demokratike, kryetari i partisë nuk ka qenë kurrë kryetari i Grupit Parlamentar. Asnjëherë. Jo. Kjo është e vërteta. Që në vitin ’91, ne kurrë s’kemi patur kryetarin e partisë, kryetar të grupit parlamentar. Pse? Është kristalizuar kjo praktikë. Dhe unë nuk mendoj që nëse z. Basha do të ishte në Parlament, do të ishte kryetar i grupit parlamentar”,- tha ai. Berisha paralajmëroi gjithashtu se në të ardhmen do të jetë shumë aktiv në jetën parlamentare. “Do të zhvilloj një betejë të gjithanshme, të fuqishme këtij pushteti që doli nga krimi, dhe ju doli dëshmitar. Do të zhvilloj një betejë të gjithanshme dhe të fuqishme këtij pushteti që bllokon numërimin e votave, pasi është faktuar se ka në shpinë thesin me vota të vjedhura. Unë me ushtrinë e madhe të demokratëve do të ec përpara. I bindur që unë kam dhënë dorëheqjen në mënyrën më të vendosur dhe atë vendim gjatë 21 viteve s’e kam vënë kurrë në diskutim dhe s’kam shprehur kurrë keqardhje për të”, - tha ai.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Falënderoj Sokol Olldashin, kandidatin tjetër, për kontributin e tij në këtë garë e cila dëshmoi para mbarë shqiptarëve vlerat e patjetërsueshme dhe unike të Partisë Demokratike”

2

“Do të mbështetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, e Azem Hajdarit dhe qëndrestarëve të tjerë, do të mbështetem tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve të paepur, tek përvoja e dhjetëra drejtuesve të Partisë Demokratike”

3

24.07.2013

5

”Do jemi çdo ditë, kudo, në çdo anë të vendit me qytetarët, elitat lokale, mediat në mbrojtje të interesave publike, do jemi me të përndjekurit e komunizmit, pronarët, biznesin e vogël dhe të mesëm e grupet e tjera të interesit të ekonomisë shqiptare, botën akademike dhe shoqërinë civile”

rezultati

Lulzim Basha, kryetar i PD-së me 33220 vota Lulzim Basha është kryetari i ri i Partisë Demokratike. Përmes një deklarate, Partia Demokratike përcolli mbrëmë rezultatet zyrtare të votimit për dy kandidatët në garë, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Sipas shifrave zyrtare të komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, 41.532 demokratë morën pjesë në votime ndërsa rezultuan 78.468 fletë votimi të papërdorura. Nga procesi i numërimit, vetëm 252 fletë votimi u cilësuan të pavlefshme. Në përfundim të këtij procesi, rezulton se Basha ka marrë 33.220 vota të vlefshme për kryetarin e partisë, ndërsa Sokol Olldashi 8060.

Rezultati zyrtar i Komisionit të Organizimit: Numri i anëtarëve që kanë votuar: 41532 Fletë votimi të papërdorura: 78468 Flete votimi të dëmtuara: 0 Fletë të gjetura në kuti: 41532 Vota të pavlefshme: 252 Vota të vlefshme: 41280 Shpërndarja e votave të vlefshme: Lulzim Xhelal Basha: 33220 Sokol Vangjel Olldashi 8060

Basha, kryetar me 80%: Do bëjmë opozitë të fortë dhe ballore Kreu i PD-së: “Në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri, unë do të jap gjithçka me përkushtimin më të madh, me vendosmërinë më absolute dhe me përgjegjësinë më të lartë ndaj jush, anëtarëve të Partisë Demokratike” TIRANË I sapo zgjedhur zyrtarisht si kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi dje përmes një deklarate zyrtare të mbajtur në selinë blu, bashkimin e gjithë demokratëve, duke qenë i vetëdijshëm për sfidat, që e presin në krye të kësaj partie. “…Jam thellësisht i vetëdijshëm, se sa përgjegjësi e madhe është të drejtosh një forcë që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka bërë historinë e re të Shqipërisë, që është udhëhequr nga Sali Berisha, që ka pasur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos, për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, si gjithë Evropa”, - tha ai. Ndryshe nga Olldashi, Basha e cilësoi dje garën të vërtetë. “Në këtë garë, të parën të vërtetë të parimit një anëtar - një votë në Shqipëri, ne demokratët iu dëshmuam sërish bash-

këqytetarëve tanë, se jemi perfaqesuesit më të denjë të vlerave, parimeve dhe praktikave të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor”,- tha ai. Një falenderim ai e drejtoi edhe për kandidatin e tij në garën për kryetar, Sokol Olldashin. “Falënderoj Sokol Olldashin, kandidatin tjetër, për kontributin e tij në këtë garë e cila dëshmoi para mbarë shqiptarëve vlerat e patjetërsueshme dhe unike të Partisë Demokratike. Në këtë garë ishim dy kandidatë që shpalosëm vlerat, vizionet dhe vullnetet tona respektive para mijëra anëtarëve, por në fillim, gjatë dhe në përfundim të kësaj gare, ne nuk harrojmë për asnjë çast, se jemi të gjithë demokratë, anëtarë të një familje të madhe, krenarë për identitetin dhe trashëgiminë tonë politike, më të vendosur dhe më të bashkuar se kurrë”, - tha Basha. Ai cilësoi se në

“…Jam thellësisht i vetëdijshëm, se sa përgjegjësi e madhe është të drejtosh një forcë që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka bërë historinë e re të Shqipërisë, që është udhëhequr nga Sali Berisha, që ka pasur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos, për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, si gjithë Evropa”

projektin për një fillim të ri, PD-ja do të mbështetet fuqishëm tek anëtarët dhe militantët e saj të përkushtuar në vite. “Në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri, unë do të jap gjithçka me përkushtimin më të madh, me vendosmërinë më absolute dhe me përgjegjësinë më të lartë ndaj jush, anëtarëve të Partisë Demokratike. Për këtë do të mbështetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, e Azem Hajdarit dhe qëndrestarëve të tjerë, do të mbështetem tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve të paepur, tek përvoja e dhjetëra drejtuesve të Partisë Demokratike, sot dhe ndër vite, do të mbështetem tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës. Unë do të punoj pa ndarë që Partia Demokratike e lindur nga ëndrrat e të

Mustafaj: Basha t’i caktojë kufij Berishës TIRANË Përtej të gjitha problematika-

ve, një prej figurave kryesore të së djathtës, Besnik Mustafaj mendon se Lulëzim Basha ka legjitimitet të plotë në krye të PD-së pasi ka marrë shumicën e anëtarësisë. “Unë e mbështes si një veteran i PD-së, por Basha ka urgjentisht disa sfida, dhe e para është caktimi i kufirit për Berishën, nëse s’e bën, do jetë i paaftë të vendosë autoritetin e liderit të kësaj partie. Sfida e parë urgjente e Bashës është caktimi i kufijve për Berishën, që të tregojë se është kryetari. Berisha sot bëri një gabim, që i caktoi programin kryetarit të partisë. Sfida e dytë është të zgjojë PD-në që është

në gjendje të traumatizuar, sa nuk ka as listën e anëtarësisë”,- tha ai për “TCH”. I pyetur për kritikat e Olldashit lidhur me proçesin, Mustafaj tha se nuk ishte e pamundur që të

bëhej një proçes perfekt. “Lidhur me deklaratën e Olldashit, i bëj një vërejtje serioze me sjelljen politike të tij. Ai nuk duhej të bënte këtë dalje në ministri, por në selinë e PD-së, sepse është alternativa për lidershipin e PD-së. Pjesa tjetër më duket një sjellje prej politikani, sjellje normale. Më vjen mirë si njeri i interesuar për shëndoshjen e PD-së që të vërtetat tashmë thuhen. Kjo është një kulturë për t’u krijuar në PD, sepse në 23 vite njerëzit nuk kanë kritikuar. Kam besim se zoti Olldashi do ta trajtojë me seriozitetin që i takon si një njeri që ka ambicie për të qenë lider”,- tha ai.

rinjve shqiptarë, të vazhdojë të jetë forca e ëndrrave, shpresave dhe dëshirave të të rinjve shqiptare, gjeneratës së parë të lirisë dhe gjeneratave të tjera”,- tha ai. Basha premtoi ndërtimin e një opozitë të fortë dhe alternative me një përballje publike të përhershme. “Do jemi çdo ditë, kudo, në çdo anë të vendit me qytetarët, elitat lokale, mediat në mbrojtje të interesave publike, do jemi me të përndjekurit e komunizmit, pronarët, biznesin e vogël dhe të mesëm e grupet e tjera të interesit të ekonomisë shqiptare, botën akademike dhe shoqërinë civile, do jemi me gratë shqiptare, rininë, fëmijët, të moshuarit, pakicat, në krah të çdo qytetari shqiptar që ndihet i cënuar nga pushteti politik i votës së deformuar e të vjedhur dhe besimit të përdhosur të 23 qershorit”, - tha ai.

Topalli: Uroj që Basha të na çojë drejt fitores TIRANË Jozefina Topalli ka qenë e para nga drejtuesit e lartë të PDsë, që ka uruar fitoren e Lulëzim Bashës. Menjëherë pas daljes së Berishës në konferencë për shtyp ku përgëzonte Bashën, edhe Topalli nuk ka nxituar që të bëjë të njëjtën gjë, përmes postimit në faqen e saj në Facebook. “Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre! Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, me qytetarinë dhe

emancipimin e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti. Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proçes emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. Sot, Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores!”, - shkruan ajo.


6

kronikë

ditari

Familjarët e Marianit nuk besojnë asnjë prej akuzave që policia greke ka ngritur kundër tij, ndërsa rrëfyen dje për Top Channel se ishin bërë edhe vetë pjesë e terrorit policor

shkurt

Dhuna në familje nuk ndahet, dy burra në pranga

Vrasja e Marian Kolës, babai: Policia greke bëri çfarë deshi Familjarët e të arratisurit nga burgu i Trikalas, i vrarë pak ditë më parë akuzojnë policinë greke. Më kanë shkatërruar shtëpinë dhe më kanë çuar në komisariatin e Shkodrës. Ata mendonin se Mariani ishte në shtëpi. Kur isha atje, më mori gruaja në telefon që më dha lajmin” Marian Kola u përcoll dje në banesën e fundit, në fshatin e tij të lindjes, ku të afërm dhe miq akuzojnë policinë greke për vrasjen e tij. I arratisur nga burgu i Trikalës, Kola dhe 10 shqiptarë të tjerë qëndruan për katër muaj në arrati, derisa ai u vra në operacionin policor për kapjen e tij. Familjarët e Marianit nuk besojnë asnjë prej akuzave që policia greke ka ngritur kundër tij, ndërsa rrëfyen dje për Top Channel se ishin bërë edhe vetë pjesë e terrorit policor. “Në të njëjtën orë që u bë vrasja e tim biri, policia shqiptare më kishte rrethuar shtëpinë. Shoqëruan në komisariat të gjithë anëtarët e fisit tim”,thotë babai i Marian Kolës. Për këtë arsye, ai e ka marrë vesh me vonesë vrasjen e Marianit. “Më kanë shkatërruar shtëpinë dhe më kanë çuar në komisariatin e Shkodrës. Ata mendonin se Mariani ishte në shtëpi. Kur isha atje, më mori gruaja në telefon që më dha lajmin. Policia

greke ka bërë atë që ka dashur”, -thotë Pashk Kola. Ndërkaq, xhaxhai i Marian Kolës, duke u ndalur tek akuzat e policisë greke, shton se në rastin e vrasjes së një shtetaseje greke, ngjarje për të cilën u akuzua Marian Kola, ky i fundit ka qenë në Shqipëri: “Më erdhën në shtëpi, pasi mendonin se kisha strehuar Marianin dhe më thanë që kishin ardhur për të kapur kriminelin. Mariani nuk ka qenë kriminel, pasi kur është vrarë gruaja greke, ai ka qenë në Shqipëri”.  Pjesëtarët e familjes Kola janë në pritje të hetimeve që po kryen nga pala greke, por ata hedhin hije të forta dyshimi lidhur me këtë proces. Një ndër arsyet është fakti se ata nuk janë lejuar të shohin autopsinë, kur kanë tërhequr trupin nga autoritetet greke. Policia greke pretendoi se Marian Kola qëlloi mbi policët që e kishin rrethuar me një breshëri prej 4 plumbash. Ndërsa sipas mjekut ligjor, një plumb në shpi-

në nga një distancë 20-30 metra, ishte ai që shkaktoi vdekjen e tij. Marian Kola ka mbetur i vrarë në vend, ndërsa Ilir Kupa arriti të shpëtojë. Dyshohet që ai mund të jetë plagosur. Nga plumbat e shqiptarëve u plagos në këmbë një polic, i cili u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale, jashtë rrezikut për jetën.  Sipas mediave, pranë trupit të Marian

Një ndër arsyet është fakti se ata nuk janë lejuar të shohin autopsinë, kur kanë tërhequr trupin nga autoritetet greke. Policia greke pretendoi se Marian Kola qëlloi mbi policët që e kishin rrethuar me një breshëri prej 4 plumbash

Kolës u gjet një armë tip kallashnikov, krëhëra me fishekë, një granatë si dhe ushqime të gatuara. Kjo ka bërë policinë të mendojë se ditët e fundit ata nuk kishin qëndruar të fshehur në pyll, por kanë gjetur strehim në një shtëpi. Sipas mediave greke, shqiptarët e arratisur e të armatosur kanë javë të tëra që enden në zonat malore pranë kufirit, në pamundësi për të hyrë në tokën shqiptare. Gjatë arratisë kanë vjedhur disa automjete dhe i kanë braktisur ato në zona të të ndryshme për të humbur gjurmët. Marian Kola akuzohet si përgjegjësi kryesor për vrasjen e 25 vjeçares Katerina Zogali në 30 mars, në Istmia dhe policit 37 vjeçar Jorgo Andritsopulu në 17 qershor, në Distomo.  Me vrasjen e Marian Kolës, bëhen 3 shqiptarët e vrarë nga policia greke, pas Ermir dhe Flamur Likës, të cilët u vranë mbrëmjen e 2 korrikut në një përleshje të ngjashme.

“Fryhet” dosja e pronarit të agjencisë, shiti bileta fiktive Tiranë Pronari i një agjencie turistike, i akuzuar për mashtrim me karta të klonuara është denoncuar për tre raste të reja. Dy persona denoncuan Juventin Ceren nga Shkodra për akuzën e vjedhjes dhe mashtrimit, pasi kishin blerë në agjencinë e tij bileta fiktive. Blerësit janë një grua që do të udhëtonte në drejtim të Bolonjës dhe një person tjetër, që do të udhëtonte drejt Nju Jorkut. Juventin Cere akuzohet se u ka shkaktuar dy personave një dëm prej 2500 eurosh. Lajmi bëhet i ditur për “Mapon” nga zyra e Antikrimit Ekonomik, sipas së cilës në adresën e Juventin Ceres kanë mbërritur tri kallëzime të reja. Sipas burimeve të policisë, një 52 vjeçare nga Bilishti i Korçës, banuese në Tiranë ka akuzuar pronarin

e agjencisë se i kishte shitur një biletë fiktive. Sipas pretendimit të gruas, bileta ka qenë e pavlefshme, ndërsa ajo nuk ka mundur të udhëtojë drejt Italisë. Gruaja denoncoi se kishte paguar një shumë prej 206 eurosh në zyrën e agjencisë së udhëtimit, ku Cere ishte administrator. Bileta sipas burimeve të policisë ishte paguar dhe prerë me 29 Maj të këtij viti në rrugën e Durrësit, ku ishte agjencia e udhëtimit “One Travel & Tour”, e administruar nga Cere. Disa ditë më parë, ajo tentoi të udhëtonte drejt Italisë, ndërsa punonjësit në aeroport e kthyen mbrapsht, pasi sipas tyre, nga verifikimi ka rezultuar se kjo biletë ishte e pavlefshme për udhëtim jashtë vendit. Pas kallëzimit të marrë nga gruaja, policia regjistroi

një denoncim tjetër në ngarkim të Ceres, nga një 24 vjeçar nga Skrapari. Ky i fundit denoncoi Juventin Ceren se i kishte shitur dy bileta për udhëtimin Tiranë-Nju Jork për shumën 1176 euro. Sipas denoncimit të Nakos, ai duhej të udhëtonte disa ditë më parë drejt Nju- Jorkut, por nuk ishte lejuar. Pas kësaj situate, i dëmtuari denoncoi në policinë e Tiranës, ndërsa kallëzimet e mësipërme iu bashkangjitën dosjes së mëparshme në ngarkim të Ceres. Administratori i udhëtimeve u arrestua me 4 korrik të këtij viti me akuzën e “mashtrimit ekonomik me pasoja të rënda”. Ai akuzohet se kishte shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh, përmes përdorimit të kartave të klonuara. D.Biçaku

Dy raste të dhunës në familje u regjistruan dje në Tiranë dhe në Kavajë, ndërsa policia arrestoi dy burra si shkaktarë të tyre. Lajmi u bë i ditur për mediat nga policia e Tiranës, e cila tha se njëri prej rasteve ishte regjistruar në lagjen Shkozë të Tiranës, kur bashkëshorti kishte tentuar të vriste gruan me sëpatë, ndërsa njerëzit kishin njoftuar policinë. Ndërkaq, rasti i dytë u regjistrua në fshatin Luz i Madh i Kavajës, kur sipas policisë, bashkëshorti 35 vjeçar kishte kërcënuar bashkëshorten me vrasje në sy të tre fëmijëve. Policia tha se në rastin e parë, kishte arrestuar në kushtet e flagrancës me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, Bashkim Hysën, 47-vjeç, i cili kishte tentuar të godiste me sëpatë në kokë bashkëshorten. Sipas burimeve të policisë, e dhunuara menjëherë pas mbërritjes së policisë ka denoncuar bashkëshortin. Policia tha se po hetonte shkaqet e rastit të mësipërm. Ndërkaq, rasti tjetër i përket fshatit Luz të Kavajës, kur policia kishte marrë njoftimin se në familjen Gjani, dy bashkëshortët kishin një konflikt që kishte degjeneruar në dhunë. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ndaloi kryefamiljarin Artan Gjani, i cili kishte kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij 30 vjeçe. Ngjarja sipas policisë kishte ndodhur në sy të fëmijëve, pas një konflikti mes çiftit. Gruaja 30-vjeçare kishte marrë prej kohësh urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e kishte shpëtuar nga dhuna e të shoqit. Gjendja ekonomike e dobët e familjes, mësohet se është bërë shkak për grindjet e vazhdueshme në çift, ndërsa policia tha se gjatë kontrollit të kryer në banesën e familjes, bllokoi një armë automatike “Kallashnikov”, në cilësinë e provës materiale.

shkurt

Vdes nga SIDA i dënuari për trafik femrash Një i dënuari për trafik femrash ka vdekur dje në spitalin e Burgut nga HIV/ AIDS. K.Sh., 36 vjeç nga Tirana, banues në rrugën “Myslym Keta” ndërroi jetë në spitalin e burgut në kryeqytet, ku qëndronte i shtruar dhe kurohej prej shumë muajsh, për shkak se ishte diagnostikuar me AIDS. Lajmi i vdekjes së tij u bë i ditur nga policia. Mësohet se 36-vjeçari ndodhej prej kohësh në stadin e fundit të sëmundjes, ndaj edhe kurohej në spitalin e Burgut. Sipas të njëjtave burime mësohet se ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2006, me 10 vite burg për akuzat e “trafikimit të femrave dhe shfrytëzim të tyre për prostitucion në rrethana rënduese”. Burimet thanë se i sëmuri kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, dhe i kishte mbetur për të vuajtur edhe një vit burg. Prej shumë kohësh ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë, nga e cila edhe humbi jetën. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët e komisariatit të policisë nr.4, trupi i të burgosurit iu dorëzua familjes për t’i kryer nderimet e fundit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.07.2013

7

“21 janari”, ikën gjyqtari që ka gruan në PS Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e avokatit të Ndrea Prendit, për të përjashtuar nga trupa e gjykimit të dosjes “21 Janari”, gjyqtarin Fatos Qato. Sipas gjykatës, shkak i përjashtimit të gjyqtarit Qato nga çështja ka lidhje me konfliktin e interesit. Më konkretisht, referuar kërkesës së avokatit Genci Gjokutaj, duke qenë se bashkëshortja e gjyqtarit është pjesë e strukturave të

Partisë Socialiste, është pikërisht ky subjekt që organizoi demonstratën e 21 janarit. Ky argument duket se është parë si moment konfliktual për ta lejuar gjyqtarin Qato të jetë pjesë e gjykimit të të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume. Procesi i 21 janarit, aktualisht ka vetëm një gjyqtar, relatorin Astrit Haxhialushi. Dy të tjerët dolën nga

përbërja e treshes duke qenë se gjyqtari Agron Papajani u dorëhoq me kërkesë të mbrojtjes, pasi kishte marrë pjesë në caktimin e masës së sigurisë për Agim Llupon, ndërsa Qato për shkak të bashkëshortes. Pritet që shorti të caktojë dy emrat e tjerë të trupës gjyqësore për cështjen, tashmë më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Apeli i jep pafajësi Xhakes dhe “shpëton” gjyqtarin Tabaku I akuzuari për vrasjen e komisarit të Shijakut është shpallur i pafajshëm për Qerim Malokun. Çështja shkaktoi “tërmet” në drejtësi, për shkak se vendimi i shkallës së parë ishte zbardhur tej afateve të lejuara Leonard Bakillari Tiranë Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj në shtator të vitit të shkuar është liruar dje nga akuza e një tjetër vrasje, për të cilën ishte dënuar me 21 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata e Durrësit. Gjykata e Apelit në Durrës shpalli dje të pafajshëm Xhakjen për akuzën e vrasjes me paramendim të shtetasit Qerim Maloku, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Katund Sukth në vitin 1998. Apeli la kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë, të dhënë nga gjyqtari Neritan Tabaku, i cili tashmë përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi dorëzoi me një vit e 7 muaj vonesë vendimin e pafajësisë ndaj Xhakjes. Sipas Apelit, nga provat e administruara gjatë gjykimit nuk provohet që i pandehuri Ilir Xhakja ka kryer vrasjen e

shtetasit Qerim Malokut. E vetmja provë e prokurorisë ishte një gjurmë gishti e gjetur në një prej fishekëve që u sekuestruan disa vite më vonë, e që sipas dëshmitarëve i përkisnin Ilir Xhakjes. Por mbrojtja dhe dëshmitarët e saj pretendojnë se gjatë kësaj kohe, Xhakja ka qenë në Gjermani. Ata kanë vënë në dispozicion të gjykatës edhe një vërtetim të lëshuara nga autoritet gjermane, të cilat konfirmojnë se Ilir Xhakja në periudhën kur ka ndodhur vrasja ka qenë në territorin e shtetit Gjerman. Në vendimin e pafjasisë së Gjykata e Durrësit dha ndaj Xhakjas arsyetohet se “në aktin e bërë në vitin 1998 kohë në të cilën ka ndodhur ngjarja eksperti thotë se janë tetë gëzhoja objekt ekspertimi të cilat janë qitur nga dy armë, ndërkohë që ekspertët e mëvonshëm pas katër vjetëve (ato të vitit 2002) në ekspertimin e po këtyre

E vetmja provë e prokurorisë ishte një gjurmë gishti e gjetur në një prej fishekëve që u sekuestruan disa vite më vonë, e që sipas dëshmitarëve i përkisnin Ilir Xhakjes

tetë gëzhojave të gjendura në vendin e ngjarjes të datës 26.07.1998, theksojnë se është qëlluar me tre armë dhe një nga këto armë rezulton sipas ekspertëve arma e gjetur në një tunel në Kodrat e Jubës, në Sukth”. Lidhur me gjurmën e gishtit të të pandehurit që u gjet në një prej fishëkëve të sekuestruar në Jubë, gjykata argumenton se në shqyrtimin gjyqësor u provua se në asnjë prej akteve të realizuara në kohën që ka ndodhur ngjarja e datës 26.07.1998 ku është vrarë shtetasi Qerim Maloku, nuk vërtëtohet prania apo fiksimi i ndonjë gjurme, provë materiale, që implikojnë të pandehurin Ilir Xhakja në vëndngjarje. “Një provë shumë e rëndësishme dhe e pakontestuar nga organi akuzës është vërtëtimi banimit lëshuar nga zyra e regjistrimit të popullsise të qytetit të Memmingen të Gjermanisë, vërtëtim

i cili mban dhe vulën e Ambasadës Shqiptare në Berlin me Nr.regjistri 330 datë 13.03.2003. Ky vërtëtim vërtëton faktin se i pandehuri Ilir Xhakja ka qenë në qytetin Memmingem nga data 14.02.1998 deri ne 14.08.1998. Po kështu faktin e qenies të të pandehurit Ilir Xhakja në Gjermani e konfirmuan dhe dëshmitarët Fatbardh e Arben Xhakja”- shprehej në vendimin e pafajsisë gjyqtari Neritan Tabaku. Por pavarësisht se vendimi i tij u la në fuqi nga Gjykata e Apelit, Tabaku vijon të jetë i pandehur në gjykatë për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke vonuar për më shumë se një vit e gjysmë zbardhjen e këtij vendimi. Ndërsa Ilir Xhakja akuzohet për vrasjen e komisarit të policisë Adem Tahirajn dhe Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Hetim një ndërtimi pa leje në kishën e Shna Ndout Prokuroria e Kurbinit ka nisur një hetim mbi një ndërtim që është bërë në ambientet e kishës së Laçit, pas kallëzimit penal Tiranë Drejtuesit e kishës së “Shna

Ndout” në Laç, institucion ky fetar i njohur në gjithë vendin kanë denoncuar në prokurorinë e Kurbinit një ndërtim të paligjshëm, që po bëhet në territorin e kësaj kishe. Ata kanë referuar në prokurori se persona të panjohur kanë filluar ndërtimin e strukturave të drurit dhe betonit

brenda territorit të kishës në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë leje nga organet kompetente. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit penal, prokuroria e Kurbinit ka nisur procedimin penal për ndërtim të paligjshëm në territorin që është në pronësi të kishës së “Shna Ndout” Laç. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se ky hetim është nisur në bazë të informacionit të mbërritur nga drejtues të këtij institucioni fetar. “Në bazë të materialit të dërguar prej Rektorit të Kishës së Shna Ndout, në territorin e këtij objekti,

subjekte private kanë nisur të ndërtojnë struktura druri dhe betoni, të cilat cënojnë të drejtën e pronësisë, si edhe mund të bëhen shkak për probleme të tjera më të rënda”thuhet në një njoftim për shtyp të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Pas verifikimeve të kryera nga ana e prokurorisë është vendosur regjistrimi i procedimit penal fillimisht pa autor deri në sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat është kryer ky ndërtim. “Nisur nga ky shqetësim, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur regjistrimin e procedimit penal, bazuar në nenin 199/a të Kodit

Penal, “Ndërtimi i Paligjshëm”- tha prokuroria. Për rastin konkret është interesuar edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ka kërkuar nga drejtuesit e prokurorisë së Kurbinit që kjo çështje të ndiqet me përparësi. “Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka kërkuar nga drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin të ndjekë me përparësi këtë rast, nisur nga fakti se ky objekt fetar ka një ndjeshmëri të lartë në një komunitet të gjerë qytetarësh shqiptarë”- përfundon deklarata për media e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.


CMYK

8 24.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9

24.07.2013

Speciale/ Shijak TV, TeleVizioni që mund T’i duheT SëriSh opoziTëS

r !

t ë

Bernard-henri léVy Zoti ka vdekur, por flokët e mi janë shumë të bukur llamBi Blido artisti që pikturon me sytë e mendjes

Beteja për audiencën e përmuajshme

kuSh i fitoi zgjedhjet në ekran ekSkluziVe / Shikueshmëria dhe gara e TV-ve për audiencë më 23 qershor. Për herë të parë shifrat e Abacus Research, me fituesit dhe humbësit e mëdhenj. Orë pas ore: nga votimi i liderëve, vrasja e Laçit dhe rezultatet e para. Nga Sokol Balla i Top Channel, që u prin TV-ve gjeneraliste, te Artur Zheji i News 24 që kryeson kanalet e llojit all news. inTerViSTa/ Shqiptarët duan telenovelat dhe reality show; politika e katërta. Flet Thanas Goga, drejtor i Abacus Research

Mirela

MAPO MADAME

MiLori t’ia

Dossier

Çmimi 300 Lekë

ilVa Tare Shqipëria kaotike, ku krimineli hyn në Parlament

Nr. 35 Viti II i botimit korrik 2013

Nr. 19 (264), Viti Viii botimit korrik 2013 Çmimi 300 Lekë

E përmuajshme, Nr. 35, Viti II i botimit korrik 2013, Çmimi 300 Lekë

Muzika Rebelimi i harqeve

riNiSëSh Nga

abC-ja EditoriaL Diell, Det dhe bikini

Eros

Flutura açka Spartak Ngjela tedi papavrami Nevila XhiNdi ermira daNaj joaNa kaimi iljard Shaba erli gurra Fleura Shkëmbi

Orgazmat që mbajnë mjekun larg

Elhaida Dani

radhën e ka

Sanremo

E ka marrë furishëm ketë verë. Me albumin e saj të parë, me klipin “Baciami e Basta”, me ftesat në koncertet verore të Boccelli-t dhe Cocciante-s, me turin e finalistëve të “The Voice” për ta mbyllur me pjesëmarrjen në Sanremo. Duket se Elhaida Dani nuk ka ndërmend të ndalet


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kosovë, aty ku feja është në opozitë me demokracinë, shtetin dhe kombin

N

ë të gjitha ato vende me popullsi dominuese muslimane, që aspirojnë të ndërtojnë nje shtet demokratik, kemi pasur dhe kemi një përplasje në mes forcave laike dhe atyre fetare. Në të gjitha këto vende, pa përjashtim, vështirsive të zakonshme për të ndërtuar shtetin e së drejtës, si korrupsionit dhe krimit i organizuar, u shtohet edhe mospërputhja e doktrinës islamike me demokracinë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të saj, u mendua se Kosova në këtë drejtim do të bënte një përjashtim, duke parë se bëhej fjalë për një popullsi europiane, bile amerikanët tentuan t’a përdorin si shembullin konkret se ata nuk ishin në luftë me muslimanizmin, por me terrorizmin. Fatkeqësisht, për të gjithë ata që mendonin se problemi islamik nuk do të ekzistonte më pas ndërhyrjes në Kosovë të një aleance ushtarake perëndimore, dhe që shqiptarët e atjeshëm do të ishin të gatshëm të europianizoheshin, ose së paku ta trajtonin fenë si një problem privat, sot u duhet të përballen me një realitet krejtësisht të ndryshëm. Paradoksalisht, me çlirimin e Kosovës, jo vetëm që shoqëria nuk u demokratizua ashtu siç shpresonin perëndimorët, përkundrazi, islami, nga një faktor privat që kishte qenë gjithmonë në Kosovë, mori formën e tij të vërtetë, ashtu siç është në të gjitha ato vende ku është dominues në shoqëri: Hyri në politikë dhe sot sfidon shtetin si një alternativë tjetër e demokracisë. Kosova, që ka më pak se 2 milion banorë dhe me një sipërfaqe më të vogël se gjysma e territorit të Republikës së Shqipërisë, sot në legjislacionin e saj politik ka të regjistruara dy parti islamike, më shumë se vetë Turqia, Lëvizja Bashkohu dhe Partia e Drejtësisë. Kjo e fundit përfaqësohet në Parlament dhe është pjesë e qeverisë. Kërkesat e partive islamike të Kosovës dhe forcave të tjera afër tyre, janë të ngjashme me kërkesat që forca analoge bëjnë në Turqi, Egjipt dhe vende të tjera: mësimi i islamit në shkolla, mbulimi i grave në institucionet publike, ndërtimin i objekteve të kultit në hapsira të rëndësishme publike. Me pak fjalë duan një shoqëri islamikisht korrekte. Forca e këtyre formacioneve nuk qëndron vetëm te mbështetësit e tyre, ose konsensusi i mundëshëm që mund të gëzojnë nnë popull, por mbi të gjitha tek aftësia për të bërë presion te politika. Fakti se partitë e mëdha që ulen sot në Parlament, gëzojnë çdo ditë e më pak konsensus në popull, në sajë të nivelit të lartë të korrupsionit, i bëjnë këto të fundit delikate dhe të ekspozuara ndaj presioneve të jashtme. Dhe këtë dobësi forcat e reja islamike janë duke e shfrytëzuar në mënyrë maksimale. Këtë e dëshmon shumë qartë rasti i VetVendosjes, që nga nevoja për të rritur konsensusin në popull dhe për të marrë vota edhe tek ekstremistët, ka dalë hapur në favor të mbajtjes së shamisië në institucionet publike e mësimit të fesë në shkolla. Nuk ja kalojnë më mirë as forcat që janë në qeveri, që here pas here shohin t’u vinë në adresën e tyre kërkesa nga ana e ekstremistëve për të shkarkuar këtë apo atë politikan që militon në radhët e tyre pasi ky mund të ketë shprehur ndonjë opinion që ka cenuar interesat e këtyre grupeve ekstremiste. Frut i këtyre ndryshimeve kaq radikale në Kosovë është edhe përkulja e qeverisë së Kosovës përballë kërkesës turke për të rishikuar historinë e shqiptarëve në

koment Valentin Bruçaj

lidhje me Perandorinë Osmane. Rritja e ekstremizmit fetar të brendëshëm, që identifikohet pikërisht me Perandorinë Osmane, zgjeron çdo ditë e më shumë hendekun që ndan të qenët shqiptarë me të qenët musliman. Në emër të përkatësisë fetare ekstremistët janë të gatshëm të vënë në dyshim edhe kombin, nëse kauza fetare e kërkon. Përkulja e politikës përballë këtyre forcave ekstremiste është hapi i parë që shpie shtetin në një rrugë jo-demokratike duke kanosur me rrezikun e islamizimit të tij. Këtyre politikave, kohët e fundit u është shtuar edhe invazioni i drejtuesve fetarë në jetën publike të Kosovës, duke ngritur zërin kundër përhapjes së modelit perëndimor në shoqërinë kosovare, si një model shthurjeje, në kontraditë me moralin islamik. Hoxhallarë moralistë dhe verbalisht të dhunshëm, që kanë uzurpuar jetën publike në vend, tentojnë t’i diktojnë shoqërisë stilin jetës, rrugën morale që duhet të ndjekin të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit ose duhet të jenë pjesë e tij. Nga një anë nuk hezitojnë të justifikojnë në formë e moral martesat brenda familjes, sepse këtë e lejon feja e tyre, dhe në anën tjetër marrin guximin të paragjykojnë vajzat shqiptare me epitetet të pamoralshme që shkelin dinjitetin e femrës shqiptare dhe lirinë e saj të plotë në shoqëri. Këta individë nuk njohin parimet e normat më minimale të demokracisë. Nuk njohin të drejtën e mendimit të lirë, të drejtën e fjalës, të drejtën e besimit ndryshe, por edhe të drejtën e mosbesimit si dhe liritë e tjera personale, mënyrën e të veshurit, lirinë seksuale, divorcin për të dy sekset njëlloj etj. Të gjitha këto aspekte të jetës, sipas tyre, duhet të jenë të programuara dhe feja si udhërryfyesja duhet të jetë matësja e respektimit të këtyre normave. Eshtë e frikshme të shikosh që në shekullin XXI ka ende individë që, në emër të një Zoti që askush nuk e ka parë, tentojnë të rregullojnë jetën e komunitetit. Por, faktori politiko-islamik kosovar nuk ndalet me kaq; nuk mjaftohet vetëm me kërkesat e tij tradicionale politike dhe me ndikimin e moralit në shoqëri, gjë që dëshmon karakterin e tij antidemokratik dhe pamundësinë e një bashkëjetese me një sistem demokratik. Sfida e radhës është ajo historike, denigrimi i të gjitha figurave më të rëndësishme historike, që për fatin e tyre të keq, nuk kanë qenë muslimane dhe zëvendësimin e tyre me figura joshqiptare, por që kanë qenë muslimane. Emblema e kësaj politike antikombëtare është pozicionimi i tyre ndaj figurës historike të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Kjo figurë kaq e rëndësishme historike vazhdon të denigrohet me pretekstin se 500 vjet më parë paska luftuar kundër muslimanëve. Pak kohë më parë, drejtues të Partisë së Drejtësisë, që janë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës dhe në qeveri, dolën me një deklaratë sipas së cilës Skëndërbeu është heroi vetëm i katolikëve sepse ai mbi të gjitha luftoi për krishtërim. Sul-

met ndaj kësaj figure shkojnë deri aty sa tentohet të paraqitet me një kombësi tjetër, dikush na e përshkruan si grek, të tjerë si serb, hungarez apo bullgar. Siç thotë Kadare, “nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi”. Sulmet dhe denigrimet nuk kanë kursyet as figura të tjera historike e kulturore shqiptare duke filluar nga Gjon Buzuku, Pjetër Bogadani, Gjergj Fishta, Ibrahim Rugova, Nënë Tereza etj. Rasti i fundit ka ndodhur në një fshat të Kosovës ku është dëmtuar dhe rrëzuar busti i heroit Idriz Seferi sepse sipas kontestuesve ai ka qenë katolik. Dhe nuk është ana më negative e problemit, mohimi i kontributit për kauzën shqiptare të gjithë atyre figurave historike që sot sulmohen dhe denigrohen, poshtërsia qëndron te fakti se në vend të këtyre figurave shqiptare preferohen figura të tjera që nuk kanë qenë aspak shqiptare, ose në rastin më të mirë i kanë shërbyer Perandorisë Osmane. Në Kosovë, çdo vit festohet ditëlindja dhe vdekja e sulltan Muratit apo lindja e vetë Perandorisë Osmane, ndërsa këtë vit u kujtua beteja e Vidovdanit e vititi 1389 kur ushtritë osmane fituan mbi ushtritë ballkanike. Kur flitet për Gjergj Kastriotin, përdoren me shumë dinakri dyshimet e disa historianëve se ai mund mos të ketë qënë arbër, dhe ky është një motiv shumë i vlefshëm për ta denigruar, ndërsa në anën tjetër u thuren lavdi sulltanëve osmanë dhe të gjithë atyre mercenarëve shqiptarë që i kanë shërbyer asaj perandorie. Me rritjen e ekstremizmit fetar, shohim të rritet mbi të gjitha antishqiptarizmi, që është produkt i këtij ekstremi. Ajo që e rend më të rëndë situatën është fakti se, si asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, kombi dhe islami nuk kanë qenë më larg njëri-tjetrit. Këta dy faktorë aktualisht janë dy pole të kundërta, dy kundrapesha që sa më shumë forcohen, aq më shumë largohen nga njëri-tjetri. Me pak fjalë, sa më shumë që një shqiptar është musliman, aq më pak është shqiptar. Një fenomen ky në rritje dhe aspak për t’u nënvleftësuar. Teoria që janë vetëm një grup shumë i vogël por i zhurmshëm, është një teori që nuk qëndron më në këmbë përderisa të moderuarit, ata që në emër të islamit shprehin respekt për kombin dhe historinë e tij, nuk duken ose janë shumë të pakët në numër. Në të gjithë këtë situatë që është krijuar, shteti bën sehir ose ndihet i pafuqishëm të përballet me këtë problem. Kaosi politik që ka përfshirë Kosvën nuk mund të ndihmojë në përballjen me këtë problem, që tashmë nuk është vetëm social, por politik dhe historik. Fatkeqësisht, në Kosovë, nuk ekziston një shtet i vërtetë, dhe as një sistem politik i rregullt. Shteti, aktualisht është vetëm një bashkësi forcash politike që nuk kanë një identitet politik: nuk ka forca të majta, nuk ka forca të djathta, si rrjedhojë ekziston një politikë pa ide dhe pa ideale. Nuk ka një qeveri eficente dhe as një opozitë serioze. E vetmja opozitë që ekziston sot në Kosovë është ajo në mes orientales dhe europianes, mes diktaturës e demokracisë, mes antishqiptarizmit e shqiptarizmit. *Autori është publicist nga Kosova dhe kryeredaktor i revistës Drini. Mendimet janë personale dhe, jo domosdoshmërisht, shprehin opinionin e redaksisë së MAPO.

Dilemë elektorale

Juvenilja e Partisë Demokratike editorial

Alfred Lela

Mund të ketë ankimime të shumta, për këtë apo atë ndikim të Berishës, megjithatë, gjykuar nga jashtë, nuk ka asnjë shenjë të vetme të përzierjes së tij në proces

P

artia Demokratike, ka kryer dje një operacion të shumëfishtë politik, por edhe të kohezionit të brendshëm apo atij shoqëror. Ka zgjedhur Lulzim Bashën kryetar të saj, në një votim, që ka patur, sigurisht, mangësitë e veta, por që është zhvilluar nën kryeshenjën ‘një anëtar, një votë’. Së pari, Demokratët kanë zgjedhur të bien në maqolakrorizëm, pra të paraqesin një kandidat simulant, një teknikë që e kemi parë të përsëritet në PS në format bujare e vetmëhouese të M. Lakrorit dhe në LSI të Luan Ramës. Sokol Olldashi ishte një kandidat serioz dhe gjenuin, që i ka thënë dhe do t’i thotë diçka Partisë Demokratike, dhe numri i votave që ka marrë nuk do të thotë dhe aq për të se sa për statusin e ri politik ku ka dëshiruar të hyjë Partia Demokratike. Basha dhe Olldashi përfaqësojnë kohezionin e brendshëm në PD, dhe fitorja e të parit është thjesht lexim, me anë të instinktit politik të bazës, i nevojës së ethshme për një PD të riformatuar, proces të cilit i priut me dorëheqjen e tij, Sali Berisha. Sa i takon kohezionit shoqëror në përgjithësi, Partia Demokratike ka reaguar edhe njëherë tjetër, ashtu si në fillim të viteve ’90 kur u bë përçuese dhe përhapëse e shpresës së madhe të shqiptarëve për ndryshim, në kadencë me opinionin publik. Në krye të saj, forca e parë opozitare në Shqipëri, ka zgjedhur një 39-vjeçar, një fëmijë të viteve ’80, duke i dhënë politikës shqiptare një tonus të ri, një zgjerim të horizontit, një refresh. Basha nuk është një kandidat manchurian, në kuptimin se ai nuk është gjenetikisht i manifakturuar për t’u përshtatur me politikanin ideal të çdo shqiptari, (sa tmerrësisht e pamundur do të ishte kjo!) por ai është një e mesme e agjendttë. Sali Berisha, i cili për vite me radhë ka marrë mbi vete rrufetë e shumë shqiptarëve, të merituara ose jo, i është përgjigjur me mjeshtëri momentit historik duke, më së pari pranuar ciklin e jetës dhe atë politik. Ai e ka shenjuar Lulzim Bashën si pasardhës, jo për dhjetëra mosarsyet e kulisave, por se ka parë te i riu mishëruesin e liderit të radhës në Partinë Demokratike. Mund të ketë ankimime të shumta, për këtë apo atë ndikim të Berishës, megjithatë, gjykuar nga jashtë, nuk ka asnjë shenjë të vetme të përzierjes së tij në proces. Berishës, pas hapjes së garës, publikisht, nuk ka lëshuar asnjë shenjë pro Bashës. Por, sigurisht, vota e tij, paraditen e 22 korrikut ka qenë për të. Berisha duket se ka nuhatur një shpresë që shkon përtej PD dhe që mishërohet te Basha. E ka kuptuar ndoshta këtë, disi në 2009, kur rezultati ‘e majtë -e djathtë’ në Elbasan, qarkun e menaxhuar prej Bashës, rezultati shkoi 7 me 7, dhe sidomos më 8 maj 2011, kur Basha futi një pykë elektorale aty ku asnjë Demokrat para tij nuk e fuste prej 11 vjetësh. Në këtë kuptim, Berishës nuk mund t’i kërkohet që, pasi me paternalizëm e ka futur PD në rrymën e duhur, të pushojë së qeni paternalist. Edhe për pak kohë PD do të jetë një parti në tranzicion, mjegullat e të cilit lypin ende vozitje të kujdesshme. Kërkojnë ende paternalizëm berishist, ndërthurur me juveniljen pozitiviste të Bashës. Sigurisht, nëse i kërkojmë Partisë Demokratike t’i bëjë llogaritë me mjetet dhe mënyrat e saj. Nëse dëgjojmë ‘sirenat demokratike’ të së majtës, Berisha duhet të shkojë të thyejë qafën në moskund, Basha të kthehet në Gjykatën e Hagës në Holandë dhe PD, ç’e do, të shkrihet. Do të donin që këtu të ndodhte ndryshe nga sa ka ndodhur në Europën ish-komuniste, ku partitë që drejtonin shtetin deri në ‘89-‘91 u shkrinë të gjitha, përjashto Malin e Zi e Shqipërinë. Do të donin që në Shqipëri të ‘rronte sa malet’ Partia e Punës e rinovuar dhe të shkrihej PD, partia e parë opozitare.


op-ed

2

Blog Edikti i Milanos dhe liria fetare

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Poezia shqipe në 'Zërin e Mesdheut'

11

24.07.2013

Universitet / Sashenka Lleshaj, një histori suksesi nga UET në Oxford

Unë do të jem një autokrate, ky është zanati im; dhe Zoti mëshirëplotë do të më falë, ky është zanati i Tij. -Katerina e Madhe e Rusisë

Neo-Liberalizmi dhe perspektiva e tij N

ë librin e tij të famshëm ‘Ligji dhe opinioni publik’, A.V. Dicey arriti të bëjë dallimin ndërmjet trendit të legjislacionit nga njëra anë dhe trendit të opinionit publik nga ana tjetër. Në argumentin e tij, ai shprehet se Legjislacioni ka qenë dhe është i dominuar nga rrymat fondamentale të opinioneve, përveç në rastet e dështimeve të konsiderueshme. Njerëzit bëjnë ligje në bazë të filozofive që ata asimilojnë në moshat e rinisë. Kështu që brenda një periudhe njëzetvjeçare këto filozofi edhe mund të ndryshojnë apo fashiten në periudha të ndryshimit, nën efektin e korenteve të opinioneve si dhe të alternimit të rezultanteve në politikat publike. Disey ka përcaktuar se nga vitet 1870 e deri në vitet 1890, si periudhë në të cilën në Angli u krye një largim dhe shkëputje nga individualizmi (Liberalizmi Manchesterian) drejt një kolektivizmi. Për më tepër, ai përcaktoi faktin që legjislacioni ekonomik nuk ishte influencuar fuqishëm nga trendi i ri i opinionit publik deri në fund të shekulli 19 dhe fillimit të shekullit të ri. Në shumicën e vendeve të botës, legjislacioni vazhdon të jetë i dominuar gjerësisht nga trendi i opinionit drejt kolektivizmit, të cilën Dicey e pati dokumentuar rreth 40 vite më parë. E vërteta është se, gjatë kësaj kohe janë bërë shumë fushata zgjedhor në të cilat e djathta ka fituar epërsi ndaj të majtës dikur dominante, si në Australi, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë. Megjithëse tanimë kemi një trend politik të orientuar djathtas dhe që padyshim është në progres, duhet që legjislacioni kolektivist aktual të modifikohet e të ndryshohet duke u administruar nga njerëz të tjerë më të përshtatshëm. Antarët e partive konservatore, pak a shumë si ata të krahut të majtë, vazhdojnë të jenë të influencuar nga rrymat fondamentale të opinionit. Njerëzit mund të devijojnë ose të detyrohen të shmangen nga bazat e vlerave sociale dhe besimet e tyre, por vetëm një pjesë e vogël arrijnë të mbajnë një filozofi ndryshe dhe të mund të rezistojnë ndaj ambientit që i rrethon. Sipas standarteve të individualizmit të shekullit 19, ne sot, pak a shumë të gjithë, në një shkallë apo tjetër, jemi kolektivistë. Nëpërmjet disa incidenteve të vogla, unë do të përpiqem të argumentoj që trendi i djathtë politik, është padyshim një antonim i kursit drejt kolektivizmit. Disa vite më parë, unë rastisa të jem në Angli kur qeveria Laburiste propozoi një taksë akcize mbi duhanin me synim shkurtimin e importit të duhanit. Në raportimin rreth këtij vendimi, zëdhënësi i qeverisë u përpoq të shpjegojë nevojën për vendosjen e një takse me qëllim pakësimin e konsumit të duhanit, duke e justifikuar atë me faktin se racionimi dhe menaxhimi direkt nga qeveria i këtij produkti i kishte sjellë shumë vështirësi administrative qeverisë. Në vend që Konservatorët të përkrahnin qeverinë Laburiste për këtë masë që bazohej në përdorimin e sistemit të çmimit, por jo të kontrollit direkt të produktit, ata shprehën indinjatë dhe dënuan këtë masë të qeverisë Laburiste. Tani së fundi në SHBA, Presidenti i kërkoi Kongresit autorizimin e një fuqie ekzekutive shtesë për të përmbushur problemet që kanë dalë për programin e ri-armatimit. Ai nuk kërkoi për të pasur fuqinë mbi kontrollin e çmimeve dhe të pagave. Ndërkohë, Kongresi insistoi që atij t’i jepen të tilla fuqi gjithashtu. Ndërkohë që shumë Republikanë, po ashtu, insistuan që ai t’i marrë këto fuqi. Duke vazhduar të flas akoma për vendin tim, Amerikën, ku Republikanët pretendojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të sipërmarrjes së lirë, ata nuk bënë gjë tjetër veçse i hapën rrugë një politike socialiste. Për më tepër, në programet e tyre të publikuara, ata favorizojnë tarifat mbrojtëse në sferat agrare për çmimet e produkteve bujqësore, si dhe masa të tjera proteksioniste që mund të quhen thjesht orientime kolektiviste në këtë fushë të ekonomisë. Argumenti im nuk është që të justifikoj se cila parti duhet apo jo të fitojë. Ajo që dua të them është se anjëra prej tyre, në programe, nuk të ofron mundësinë për të programuar e synuar drejt një kursi të ri. Argumenti im nuk është gjithashtu që ky kurs i ri do të mund të arrihet gradualisht nga dita në ditë, apo nga qarkullimi i forcave apo elitave politike, sloganeve e të platformave të tyre. Argumenti im është ai i formëzimit të një rryme të opinionit në të cilin ne mund të arrijmë të penetrojmë dhe të projektojmë një drejtim të ri për të ardhmen. Ndërkohë që trendi i legjislacionit është akoma fortësisht i orientuar drejt kolektivizmit, unë kam mendimin dhe ndjej që kjo nuk vërteton atë që tren-

di i opinionit fondamental të jetë i përcaktuar nga ai. Deri para pak vitesh, edhe brenda kufijve të naivitetit dhe besimit të qarqeve intelektuale, ishte e përhapur gjërësisht ideja që shtetëzimi mund të zëvëndësojë prodhimin për të rritur fitimet me anë të prodhimit për përdorim. Pavarësisht nga nënkuptimi që këto grup- shprehjesh kanë, ideja e planifikimit të centralizuar, e parë kjo si teori që duhet të zëvëndësojë mungesën e planifikimit dhe të kaosit me një koordinim efiçent, nuk sjell asgjë tjetër përpos dhënies së shtetit më shumë fuqi, në vend të zgjidhjes së këtij paradoksi të supozuar të varfërisë apo të interesave egoiste që shfrytëzojnë masat punonjëse, pasi gjoja socializmi na favorizoka paqe dhe miqësi ndërkombëtare. Kjo nuk sjell asgjë tjetër përveç thellimit dhe acarimit të mëtejshëm të tyre. Po bëhet gjithnjë e më e qartë që Nacionalizimi (shtetëzimi) nuk mund të zgjidhë problemet themelore ekononike; gjithashtu është bërë e qartë se planifikimi i centralizuar i ekonomisë nuk sjell asgjë tjetër përveç kaosit dhe rrëmujës. Për më tepër, planifikimi i centralizuar rrit akoma më tej barrierat e ndër-komunikimit të lirë internacional, shumë më tepër se kapitalizmi i çorganizuar ka bërë ndonjëherë. Po aq i rëndësishëm është dhe fakti që rritja e fuqisë së shtetit ka çuar shoqërinë në atë pikë shumë të rrezikshme, ku kontrolli i skajshëm i shtetit në ekonomi ka rrezikuar lirinë individuale dhe të drejta të tjera të lirisë njerëzore. Nëse këto gjykime dhe argumente janë korrekte, ne jetojmë tani në një moment të cilin Dicey e quante (ndeshje e rrymave) të opinionit publik në maksimumin e tyre; periudhë kjo në të cilën opinioni fondamental është bërë konfuz, i vakët dhe kaotik. Të njëjtat botëkuptime, akoma vazhdojnë të mbështeten nga të njëjtët njerëz, por tanimë nuk kemi të bëjmë me të njëjtin stad të pranimit pa arsyetuar të këtyre fondamenteve. Mungesa e dobësuar e vullnetit për të hequr dorë nga një besim i mbajtur verbërisht, po zëvendëson gradualisht fanatizmin absurd të dikurshëm. Tashmë është arritur në stadin ku përcaktimi i rrugës së zhvillimit drejt një rryme të re të opinionit për zëvëndësimin e opinionit të vjetër, dhe ku po ravijëzohet një filozofi e re e cila do të udhëheqë me siguri ligjbërësit e gjeneratës së ardhëshme, pavarësisht nëse do të influencojë apo jo këte gjeneratë ku jemi. Idetë kanë pak shanse për të avancuar fuqishëm kundër një rryme të fortë të baticës, por kjo mundësohet kur rryma pushon së vërshuari me forcë dhe akoma nuk ka filluar të tërhiqet. Kjo, mendoj unë, është koha e duhur për të vepruar. Këto mundësi nuk shfaqen shpesh, por për ne të cilët besojnë në liberalizmin duhet të ndërhyjmë për të bëre diçka, që të paktën zbatica të largohet sa më parë. Ne tashmë kemi një doktrinë të re për të ofruar, e cila është e domosdoshme për t’u bërë e njohur qartësisht nga të gjithë. Difekti më i madh i filozofisë kolektiviste, e cila ka dominuar civilizimin perëndimor, nuk është në objektivat e saj kolektiviste sipas së cilave qëllimi kryesor ishte të bëhet gjithshka mirë, të mbahet e të zgjerohet liria dhe demokracia, dhe ku në të njëtën kohë të përmirësohet mirëqenia materiale e masave punonjëse. Difekti real është në aspektin e mendimeve dhe rrugëve për të arritur atë. Dështimi në të kuptuarit e problemeve ekonomike për një koordinim efiçent të veprimtarisë të qindra miliona njerëzve, ka çuar drejt një tendence për të zhvlerësuar sistemin e çmimit dhe për ta zëvendësuar atë me mendimin dhe veprimin sipas të cilit është shumë më mirë të bëhet çdo gjë sipas një plani të centralizuar. Shtuar kësaj edhe faktin e një mbivlerësimi të një marrëveshjeje me gjoja objektiva të detajuara afatgjata, gjë e cila ka çuar drejt besimit që gjithkush mund të përfitojë duke pranuar një marrëveshje mbi një plan të përcaktuar në terma precize dhe i aftë për të shmangur konflikte interesash, dhe për më tepër, të zbatuara forcërisht. Mendimi kolektivist ka dështuar që në fillim, kur ai kërkon të arrijë diçka me rrugë fondamentalisht jo konsistente. Në rrethana të tilla, kur kjo fuqi e përdorur me synimin për të bërë të mira, por me forma të gabuara, do të sillte padyshim dëme të mëdha. Nga ana tjetër, krijohen të gjitha premisat që, herët a vonë, kjo fuqi do të mund të kalojë në duart e atyre që mund ta përdorin për qëllime të errëta dhe djallëzore. Besimi kolektivist, sipas të cilit aftësia dhe fuqia e shtetit për të larguar çdo të keqe, pikërisht ky, shpjegon në vetvete thelbin e reagimit të tij ndaj filozofisë individualiste të shekullit 19. Kjo filozofi individualiste kishte përcaktuar për shtetin të kryejë vetëm një rol, atë të mirëmbajtjes së rregullit për të gjithë dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale

koment Milton Friedman

midis njerëzve apo grupeve. Por edhe ajo, ishte një filozofi e gabuar. Shteti dhe fuqia e tij sjellin vetëm dëme. Laissez-faire duhet të jetë rregulli numër një. Duke u mbështetur në këto pozita të besimit kolektivist, në të cilin nënvlerësohet rreziku që persona privatë mundet, nëpërmjet marveshjeve dhe makinacioneve, të uzurpojnë pushtetet dhe fuqinë e shtetit duke limituar e rrezikuar efektivisht lirinë e individëve të tjerë. Gjithashtu, në këto kondita, sistemi dështon në aspektin e moskryerjes së funksioneve të sistemit të çmimit, si një rregullator i destinuar për të rregulluar tregjet. Fryma e re duhet të shmangë gabimet. Kjo duhet të përqendrohet maksimalisht në limitimin e fuqisë së shtetit për të ndërhyrë në detaje të aktiviteteve të individëve, njëkohësisht, kjo duhet të përcaktojë qartë disa funksione që duhen bërë me domosdo nga shteti. Kjo doktrinë e re, që shpesh quhet Neo-Liberalizëm, paraqet tashmë një fenomen të realizuar në mënyre simultante në shumë vende të botës, dhe veçanërisht në Amerikë, ajo është e përfaqësuar dhe lidhur ngushtë aq fort me emrin e Henry Simons. Askush nuk mund të deklarojë që kjo doktrinë do të triumfojë domosdoshmërisht. Por, sipas meje, kjo është në shumë aspekte, rruga e vetme dhe që përshtatet në mënyrën më të plotë në boshllëkun e krijuar, të cilin, sipas meje do të jetë një zhvillim i ri në formimin e bindjeve e klasave intelektuale në mbarë botën. Neo-Liberalizmi pranon një përputhje me liberalizmin e shekullit 19, në aspektin e pranimit të elementit me rëndësi fondamentale të peshës së individit. Por Neo-Liberalizmi do ta konsideronte teorinë Laissez-faire si mision të përfunduar deri këtu. Pra mbarimi i Laissez-faire shënon fillimin e Rregullit Të Kompeticionit (Competitive Order). Sipas së cilës, duhet të përdoret gara e ndershme midis prodhuesve për të mbrojtur konsumatorin nga shfrytëzimi, garë midis punëdhënësve për mbrojtjen e punonjësve dhe së fundi garë midis konsumatorëve për të mbrojtur sipërmarrjet. Shteti duhet të vendosë rregulla e politika që krijojnë dhe lejojnë kondita normale e të favorshme të garës duke parandaluar monopolizimin, ai duhet të sigurojë një sistem monetar të qëndrushëm dhe funksional, si dhe të lehtësojë mjerimin akut dhe faktkeqësitë që ndodhin. Qytetarët duhet të jenë të mbrojtur nga shteti nëpërmjet një tregu të lirë privat, si dhe në veprimet kundër njëri tjetrit, duke siguruar atë nëpërmjet një garë të ndershme. Programi i detajuar që përshkruan vënien në jetë të tij, nuk mund të paraqitet i plotë këtu. Por mendoj se do të ishte me interes të zgjerohemi në funksionet që shteti duhet të ushtrojë, pasi këtu qëndron dallimi esencial i Neo-Liberalizmit nga të dyja krahët, si nga individualizmi i shekullit 19, po ashtu dhe nga kolektivizmi. Shteti, sigurisht që duhet të kryejë funksionin e mirëmbajtjes dhe zbatimit të ligjit dhe rregullit, si dhe angazhimin në punët publike, sipas varietetit klasik. Por përtej kësaj, ky duhet kurdoherë të sigurojë një sistem brenda të cilit gara duhet të mbisundojë e të lulëzojë, ligji i sistemit të çmimit të operojë efektivisht. Kjo kërkon, padyshim dy objektiva kryesore: Së pari, sigurimin e mundësisë për të ndërtuar sipërmarrje në çdo fushë të veprimtarisë profesionale e prodhuese, së dyti në sigurimin e një sistemi monetar të qëndrueshëm. Kondita e parë kërkon shmangien e ndërhyrjes së shtetit me masa rregullatore të cilat diktojnë dhe pengojnë që një biznes sipërmarrës të mund të konkurojë lirisht në të gjitha kuptimet dhe duke arritur të realizojë një produkt më të mirë dhe me çmim më të ulët, por nga ana tjetër, duke mos lejuar që kombinacionet apo veprimet e sipërmarrjeve të pengojnë apo kufizojnë shkëmbimin normal në treg. Eksprienca Amerikane, sipas mendimit tim, demonstron se aksionet e kryera brenda këtyre linjave, bëjnë të mundur krijimin e një shkallë të lartë të konkurrencës, pa as-

një ndërhyrje ekstensive nga shteti. Tashmë, me ligjin Anti-Trust Sherman, megjithë disa boshllëqe të tij, ka shumë pak të ngjarë që të mos kemi një shkallë të lartë të kompeticionit më të mirë në SHBA, krahasuar kjo me Europën. Dispozitat për stabilitetin monetar kërkojnë një reformim të sistemit bankar dhe atij monetar në përgjithësi, duke eleminuar hedhjen në treg të parasë dhe duke verifikuar ndryshimet në sasi nëpërmjet disa masave që promovojnë stabilitet. Dispozitat për stabilitetin monetar, veçanërisht atij të sigurimit të parave të pastra, nuk mund t’i lihet në dorë kompeticionit. Ky funksion, ka qënë gjithmonë i shtetit dhe do të jetë një funksion që kryhet vetëm nga ai. Ndodhemi tashmë përballë një të vërtetë ironike dhe tragjike njëkohësisht, faktit se planet e qeverisë kanë dështuar, ku sipas mendimit tim, kjo përfshin si inflacionin ekstrem ashtu edhe depresionin e thellë. Për këtë situatë, qeveria përpiqet të akuzojë sipërmarrjen e lirë, me anë të së cilës ajo përpiqet të motivojë nevojën që shteti të ndërhyrë edhe në fusha të tjera. Së fundi, shteti duhet të ketë funksionin e lehtësimit të shkallës së mjerimit dhe të pasigurisë së jetës së njerëzve. Ndjenjat tona sentimentale kërkojnë që duhet të ekzistojnë disa dispozita për ata që llotaria e jetës u ka rezervuar vetëm mjerim e fatkeqësi. Jeta e sotme është bërë shumë e komplikuar dhe e paqëndrueshme, ndërkohë që ne jemi bërë më shumë sensitivë. Pra, nuk duhet të lihen vetëm në dorën e organizatave bamirëse apo lokale këto raste. Por njëkohësisht, është e rëndësishme që kryerja e këtij funksioni duhet të bëhet në formën që të ndërhyhet e influencohet minimalisht në treg. Do të jetë e justifikueshme që të financohen e ndihmohen njerëzit për shkak të varfërisë së tyre, si ata fermerë të fshatit apo dhe ata që jetojnë me qira në qytete, pavarësisht nga mosha. Por, nuk duhet të ketë financim për fermerët nën pretekstin se ata jetojnë atje në fshat, por vetëm nëse janë vërtet shumë të varfër. Nuk duhet lejuar e justifikuar ideja e përcaktimit të një shkalle limit të varfërisë, apo përcaktimi i kufirit të një page minimale, duke rritur artificialisht numrin e njerëzve pa të ardhura. Nuk duhet lejuar gjithashtu, që të përcaktohen objektiva minimale për konsumin e mishit veç, apo të bukës veç, e kështu me radhë. Të gjitha këto, janë fuqi të gjera dhe përgjegjësi të rëndësishme që ne, Neo-Liberalët i japim shtetit. Por, pika më e rëndësishme qëndron në faktin se të gjitha këto fuqi që i jepen shtetit, janë të limituara dhe të kushtëzuara në atë që të bëhen e të ushtrohen nga rregulla e ligje njësoj për të gjithë. Këto politika janë formuluar që të shteti të veprojë sipas ligjit, por jo sipas urdhërave administrativë. Nga ana tjetër, duhet të lejohen hapësira për inisiativa individuale apo miliona njësive ekonomike private. Këto fuqi të shtetit gjithashtu duhet të lejojnë që efiçienca e sistemit të çmimit të veprojë e të sundojë kurdoherë me aktivitete të tilla e në çfarëdolloj njësie ekonomike. Dhe mbi të gjitha, lejimin vetëm të strukturave të biznesit privat, i cili do duhet të operojë në të gjitha këto raste duke siguruar një ruajtje të lirisë dhe të pavarësisë maksimale. Edhe nëse unë kam të drejtë në ato që them, që trendi fondamental i opinionit drejt kolektivizmit ka kapërcyer pikun e tij dhe po zbret poshtë, akoma jemi të detyruar që, për një kohë relativisht të gjatë, të jetojmë me të. Trendi i legjislacionit vazhdon akoma të jetë në atë drejtim ku fatkeqësisht, kolektivizmi duket të jetë akoma i vështirë për t’u kapërcyer apo ndryshuar rrënjësisht drejt Laisse-Fair. Sigurisht, që kjo gjë do të vazhdojë të minojë e të pengojë thelbin e demokracisë politike. Për më tepër, ky trend, i cili mund të jetë prezent në çdo eveniment, duket të jetë akoma më i përshpejtuar si pasojë e Luftës së Ftohtë, pa futur këtu mundësitë për zhvillime të frikëshme të një konfrontimi në përmasa më të mëdha. Nëqoftëse këto pengesa do të kapërcehen, NeoLiberalizmi do të ofrojë të gjitha mundësitë për një të ardhme më të mirë, një shpresë më shumë që korenti aktual i opinionit në ndryshim do të mbështesë dhe do të inkurajojë një lulëzim të fuqishëm të mirëqenies, duke u shndërruar në rrymë dominante e opinionin publik. *Friedman ishte një ekonomist i shquar Amerikan, themelues i asaj që njihet si Shkolla e Chicago-s, Universitet ku ai dha leksione për më shume se tri dekada. Fitoi çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike dhe është renditur i dyti, për nga rëndësia dhe popullariteti ndërmjet ekonomistëve, pas John Maynard Keynes, të shekullit 20. Përktheu: Luan KOLA.


12

intervista

universitet

Studimet universitare në UET kanë qenë ndër më të mrekullueshmet dhe ndriçueset që kam përjetuar ndonjëherë dhe rezultatet reflektuan këtë pasion timin duke qenë se në 2012 aplikova për në Oksford dhe tani jam këtu.

Sashenka Lleshaj Një histori suksesi nga UET në Oxford Vajzën nga Rrësheni e ka shoqëruar gjithmonë suksesi, jo nga ai që të ndjek pas, por nga ai që krijohet me çdo hap. Që në shkollë të mesme në Rrëshen. Më pas në Tiranë, ku studion Shkenca Politike dhe UET e mbështet me bursë ekselence në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Dhe si përfundim në OXFORD ku e ka çuar dëshira për të studiuar Europën Lindore. Ndiqni vizionin për botën e vajzës nga qyteti i vogël Sashenka, prej disa vitesh nuk dimë asg jë për ty, duket sikur i jeni “përvjedh” vendlindjes, Mirditës”. Ku bëheni? “Përvjedhur” do të ishte një fjalë e përshtatshme për të përshkruar raportin tim disi jopublik me Rrëshenin tashmë, krahasuar me vitet e shkollës së mesme kur mundohesha të merrja pjesë në shumicën e aktiviteteve publike me të rinjtë mirditorë. Me mbarimin e gjimnazit “u shpërngula”, si shumica e 17-18 vjeçarëve të kohës, për të vazhduar studimet në Tiranë për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Këtë vit po mbaroj studimet në Universitetin e Oksfordit për Studimet Ruse dhe të Europës Lindore. Ju mbeteni në kujtesë si një nga gjimnazistët më ekselentë të këtyre 20 viteve tranzicion. Ka vazhduar e njëjta histori suksesi? Gjimnazi i Rrëshenit ka pasur jo pak histori suksesi e unë jam veç një pjesë shumë e vogël e historisë së tij. Në fakt i jam mirënjohëse këtij gjimnazi, pasi rezultatet përfundimtare në maturën shtetërore më dhanë mundësinë e një burse ekselence në Universitetin Europian të Tiranës. Studimet universitare kanë qenë ndër më të mrekullueshmet dhe ndriçueset që kam përjetuar ndonjëherë dhe rezultatet reflektuan këtë pasion timin duke qenë se në 2012 aplikova për në Oksford dhe tani jam këtu. Përse zgjodhët një universitet privat dhe a jeni e penduar për këtë gjë? Në fakt 2008-ta ka qenë një vit i dilemave për mua. Në fillim në lidhje me drejtimin/ degën që doja të zgjidhja, e më tej në lidhje me universitetin. Bursa e universitetit privat erdhi në një moment vendimtar. Pavarësisht se në atë kohë arsimi privat kishte një reputacion negativ, vendosa ta pranoja bursën. Isha e bindur në atë kohë, ashtu siç jam dhe sot, që gjithçka varej nga vullneti im për të eksploruar, studiuar dhe kuptuar botën e shkencave sociale dhe UET-i në atë kohë po më ofronte atë çfarë më duhej: një bibliotekë, profesorë me të cilët mund të komunikoja njerëzisht dhe një administratë që më trajtonte me dinjitetin e një studenti; u ndjeva studente që në momentin e parë. Vazhdova njëkohësisht Shkencat Politike në Universitetin e Tiranës, por në asnjë moment nuk e vura në dyshim zgjedhjen për t’i dhënë një mundësi vetes në UET. Ka qenë vendimi i duhur. Sa mund të krahasohet një student i një universiteti privat në Shqipëri, me të tjerë të njohur në Europë? Besoj që statusi i studentit nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Nuk ka asnjë universitet në botë që të bën student nëse nuk ndjehesh si i tillë dhe nuk punon për këtë status. Kam njohur studentë te mrekul-

lueshëm në universitetet shqiptare ashtu si dhe studentë qe nuk e meritojnë këtë emër, pa ndonjë dallim midis statusit të tyre si “të privatit” apo “të publikut”, ata ishin veç studentë dhe asgjë nuk i dallonte. Kështu, studentët e mirë shqiptar nuk kanë asnjë dallim me studentët kudo në botë, pavarësisht universitetit ku janë arsimuar. Ka vazhduar e njëjta prirje për t’u angazhuar edhe në universitet? Përvoja me aktivitetet në gjimnaz ka qenë e çmuar. Kam kujtimet më të bukura nga koha në Qeverinë Studentore, në Parlamentin Rinor, në aktivitetet me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, sidomos Modeli i Parë i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, organizuar me 2007-ën e shumë të tjera. Këto përvoja kanë qenë themelore për çfarë ka vazhduar më tej në universitet. Është vënë re që stinën e pushimeve më shumë i kaloni jashtë. Ku konkretisht dhe pse? Është e vërtetë, sidomos gjatë verave të viteve universitare kam udhëtuar shumë. Fillimisht Universiteti Europian i Tiranës ofronte mundësi të ndryshme për studentët më të mirë, por edhe aktivitetet që përmenda më parë gjatë gjimnazit më kanë ndihmuar për të vazhduar më tej më shumë projekte. Kështu, në 2010, e dalë nga Modeli i Parë i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësova Shqipërinë, bashkë me një student tjetër, në Kuala Lumpur (Malajzi) në Modelin Global të Kombeve të Bashkuara për të rinjtë. Më tej kanë qenë në shumë konferenca e trajnime në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit e shumë vende të Europës që më kanë pasuruar si njeri. Cilat janë përvojat më interesante që keni kaluar? Sigurisht vizita në Malajzi ka qenë e pakrahasueshme. Ky ishte vendi i parë aziatik që vizitoja e mbi të gjitha ishte vendi i parë me një zhvillim të atillë. Në atë kohë, një studente e vitit të dytë, krijova bindjen se fuqitë e ardhshme ekonomike do gjendeshin në Lindje. Përvojat e tjera më të çmuara kanë qenë në Ballkan: Kosovë, Serbi, Maqedoni, Turqi. Duket e çuditshme, por gjatë disa aktiviteteve me të rinjtë ballkanas të këtyre vendeve aq të afërta e aq të largëta njëkohësisht kam pasur eksperienca të paharrueshme. Kjo për faktin se vëreja që tiparet që na bashkonin me popujt fqinj ishin më të shumta se ato që na dallonin. Nganjëherë dukej absurd fakti që këta të rinj që tashmë qeshnin, shoqëroheshin, dashuroheshin me njeri-tjetrin deri para disa vitesh e kishin perceptuar tjetrin si armik të përbetuar. Këto eksperienca e kanë shumëfishuar kuriozitetin tim për të studiuar Europën Lindore dhe Ballkanin. Sigurisht, ky vit në Oksford e ka zbukuruar mendjen dhe imagjinatën time.

Sashenka Lleshaj gjatë një vizite përfaqësimi të studentëve në SHBA

Shkollimi im do të vazhdojë gjithë jetën. Librat janë shkollimi im e besoj se kam një raport dashurie me ta. E shikoj veten gjithmonë në universitet, me studentë, duke kërkuar nëpër biblioteka, qendra studimore, arkiva.

Rrësheni do të jetë gjithnjë shtëpia ime, ndoshta i vetmi vend në botë që thërras “shtëpi”. Prindërit e mi jetojnë atje dhe unë çdo vit kaloj një pjesë të mirë të verës në Rrëshen. Lidhja më e fortë që unë kam me Shqipërinë është vendlindja.

Sa do të vazhdojë shkollimi juaj dhe ku? Shkollimi im do të vazhdojë gjithë jetën. Librat janë shkollimi im e besoj se kam një raport dashurie me ta. E shikoj veten gjithmonë në universitet, me studentë, duke kërkuar nëpër biblioteka, qendra studimore, arkiva. Mendoj se së shpejti do vazhdojë me studimet e doktoraturës por akoma nuk e kam vendosur çështjen specifike apo temën që më shtyn të kërkoj e hulumtoj për vite me radhë. Në këndvështrimin e një studenteje ekselente, si e shikon ecurinë e vendit tonë, përshtypja e bashkëmoshatarëve të tu europiane për Shqipërinë? Të them të drejtën kam përjetuar ndjesi jo të këndshme kur shikoja përshtypjet negative që studentët e huaj kishin për vendin tonë, pasi ndoshta kishin hasur në eksperienca jo të mira më shumë shqiptarë apo niseshin nga disa stereotipe kulturore. Kështu, përshtypjet e të huajve për Shqipërinë vareshin shumë nga eksperiencat që ata kishin pasur me shqiptarë. Ndërkohë në lidhje me përshtypjet e mia për Shqipërinë do të më duhej një hapësirë me e madhe për t’i përmbledhur, por preferoj ta shikoj gotën gjysmë plot. A keni pikësynime pas shkollimit, do punoni këtu apo jashtë vendit? Besoj që për momentin do vazhdoj me studimet jashtë vendit. Punësimi i mundshëm pas tyre, siç e theksova më parë, do të jetë gjithnjë i lidhur me universitetin, bibliotekat dhe studentët. Çfarë ofron vendi ynë për studentë të këtij standardi? Përjetoj një ndjesi negative kur takoj studentë shqiptarë të talentuar, që kane investuar shumë në edukimin e tyre kudo nëpër botë, të cilëve dyert u janë mbyllur në Shqipëri, apo të vetmet dyer që u janë hapur kanë qenë në forumet partiake. Vendi ynë investon pak ose aspak për studentët e vet, shumë prej të cilëve zgjedhin të mos kthehem më në Shqipëri, pasi puna e tyre vlerësohet më shumë diku tjetër dhe ky është më tepër vlerësim moral sesa financiar.

E ndiqni politikën dhe a ndiheni e angazhuar? Politikën e ndjek sigurisht, e ndjek pasi e studioj, e ndjek për të kuptuar aktorët, vendimmarrjen e tyre, strategjitë, diskursin politik, motivimin e aktorëve. Kështu, politika dhe politikja janë objekte studimi që shkojnë përtej kuptimit të përditshëm të asaj çfarë ndodh në nivel partiak. A mendon se politika, jep ofertë konkurruese për ata që mbarojnë studimet? Besoj që konceptimi që ka një studiues për politikën është i ndryshëm nga ai i aktorëve që angazhohen. Kështu, në këndvështrimin tim politika është një koncept shumë më i gjerë sesa partitë dhe ofertat e tyre. Nëse pyetja u referohet këtyre të fundit jam e paaftë të përgjigjem, pasi nuk kam informacion për mënyrat e rekrutimit. Besoj që të rinjtë që duan të angazhohen me forumet partiake e kanë këtë mundësi. Si ndihet familja me Sashenkën studente? Lidhja që kam me familjen është e pakrahasueshme. Ata janë ndjerë gjithnjë mirë për çdo zgjedhje timen, kurdo, ashtu si dhe unë me zgjedhjet e tyre. Ne të gjithë po vazhdojmë me punën tonë, që në një mënyrë a një tjetër është e lidhur me studime, ndaj dhe “statusi” im si studente nuk është i veçantë në familje. Pasionin për librat unë e kam gjetur pikërisht në familje, fillimisht në librat e rafteve të prindërve e pastaj edhe në librat e motrës sime, ndaj asgjë nga ato çfarë po bëj unë tani nuk përbën një çudi për ta. Sigurisht, të gjithë ishim të lumtur kur unë erdha në Oksford e jam e lumtur për çdo arritje të tyren. Dhe e fundit, raporti me vendlindjen, thjesht nostalgjik apo diçka më tepër? Rrësheni do të jetë gjithnjë shtëpia ime, ndoshta i vetmi vend në botë që thërras “shtëpi”. Prindërit e mi jetojnë atje dhe unë çdo vit kaloj një pjesë të mirë të verës në Rrëshen. Lidhja më e fortë që unë kam me Shqipërinë është vendlindja. Për më tepër, vazhdoj të jem qytetare e Rrëshenit ndaj raporti është intim, aspak nostalgjik. Bisedoi: Gjergj Marku


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.07.2013

festivali

13

Premiera

Artisti Driant Zeneli

Filmi “Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell”

Nga festivali poetik ‘Voix de la Méditerranée’

Poezia shqipe në 'Zërin e Mesdheut'

Artisti Driant Zeneli fitues i konkursit “Onufri” prezanton në Galerinë Miza filmin ‘Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell’

Përkujtohet poeti Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta një vit më parë në Loden të Francës kur mbahej Festivali Poetik Si çdo vit edhe këtë korrik në Lodeve të Francës u organizua Festivali Poetik ‘Voix de la Méditerranée’, i sponsorizuar nga Unesco. Ishin të ftuar më shumë se 150 artistë, poetë, shkrimtarë, artistë të arteve pamore, balerinë, muzikantë nga i gjithë Pellgu i Mesdheut. Në ceremoninë e hapjes së Festivalit, u përkujtua poeti Ali Podrimja, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. Nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste me sytë hapur duke parë nga qielli, ashtu siç ndodhi në realitet. Ali Podrimja, kishte humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève. Trupi i tij u gjet i pajetë pranë lumit të qytetit. Ai u vlerësua në këtë ceremony si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Poezia shqipe këtë vit përfaqësohej nga poetja Rita Petro (Filipi) nga Shqipëria dhe poeti i ri nga Kosova Ndriçim Ademaj. Gjatë takimeve poetike iu bë një prezantim dinjitoz poezisë dhe kulturës shqipe, e veçanërisht vjetërsisë së gjuhës shqipe. Për poetët e ftuar nga Shqipëria dhe Kosova ishin rezervuar disa takime poetike, ku

leximet në gjuhën shqipe shoqëroheshin me leximet nga aktorë francezë. Mjaft interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë, pikërisht në të njëjtin vend ku një vit më parë do të gjendej trupi i poetit shqiptar Ali Podrimja. Poezia e Rita Petros dhe e Ndriçim Ademaj u duartrokit dhe u prit me një interesim mjaft të madh nga studiuesit e poezisë, nga poetët e ftuar si dhe nga lexuesi francez. Në Antologjinë e botuar prej Festivalit Ndriçim Ademaj u përfshi me poezinë“Mon Amour”, ndërsa Rita Petro me vargjet e librit “Shija e instinktit”. “Pasioni dhe energjia femërore, zbulim aq hapur i nënvetëdijes, guximi i poeteshës shqiptare Rita Petro për të krijuar një komunikim aq intim me lexuesin, u vlerësuan nga auditori francez si surpriza të Festivalit poetik 2013. Festivali Voix de la Méditerranée u mbajt nga data 16-21 korrik. Edicioni i 16-të i Festalit “Zërat e Mesdheut” ofroi lexime poetike, takime të ndryshme, shfaje dhe koncerte për të gjitha moshat dhe shijet. Ky festival konsiderohet një pikë takimi i kulturave të vendeve të mesdheut si një prespektivë e re në botë. I ftuari i special i këtij viti ishte shkrimtari francez Michel Butor.

Poeti Ali Podrimja

Interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë, pikërisht në të njëjtin vend ku një vit më parë do të gjendej trupi i poetit shqiptar Ali Podrimja

Katër udhëtarë të pamundur me mision në Tiranë “Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell” tregon historinë e tre njerëzve dhe një rosë që, duke u gjendur në një anije prej betoni në gjendje pritjeje, rastësisht gjetën një copë ylberi i rënë nga qielli. Në dyshim mbi prejardhjen e ylberit dhe fatit të tij, vendosin për ta rivënë ylberin në qiell. Ashtu si në përfaqësimet e tragjedive të lashta greke, në video çdo gjë zhvillohet në kohëzgjatjen e një dite e cila përkon dhe me kohëzgjatjen efektive të xhirimeve të videos. Megjithatë mbetet e pamundur për të dëshifruar kohën historike, pasi ajo është më tepër një kohe e jetuar e cila na çon për të reflektuar vetëm mbi gjestin final që në mënyrë dramatike pezullon çdo gjykim dhe çon në çdo mendim tek burimi i saj…” Kështu e prezanton kritiku i artit Claudio Cravero (kurator arti, Torino) filmin me metrazh të shkurtër, të artistit Driant Zeneli, premiera e të cilit do të shfaqet nesër në Galerinë Miza në Tiranë. “Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell” ka për personazhe kryesore katër udhëtar të pamundur (tre njerëz dhe një rosë). Driant Zeneli është një artist i ri por, me një eksperiencë të gjatë. I lindur në Shkodër dhe me banim në Itali, ai është i pranishëm edhe në Shqipëri në shumë nga Në aktivitetet njërën nga të artit bashkëkohor shqiptar, si për kapelet shkruhet: shembull Onufri ku ai ëhstë shpallur dhe fitues në vitin 2008-të. Edhe pse shumë i ri në moshë “Tëspikat gjithëtek ataai një vetëdije tejet kritike që arrin të qëtransmetojë kam shumë për marrësin e veprave të tij. takuar në Në qendër të asaj që ka ngacmuar ndjeshmërinë e këto vite më tij intelektuale përgjithësisht duket të jetë pyesnin nësenë pikëpamjen e saj kritike të zhvillimti Shqipëria të tanishëm dhe të së kaluarës. Kërkimet e tij mbi kisha mekanizmin mbërritur me e natyrës njerëzore dhe ironia me të cilën vëzhgon zhvillimin e shoqërisë bashkëkogomone në hore lënë Itali ashtu si shenjë tek ky artist i ri. Për këto cilësi ai është shpallur në vitin 2009-të dhe fitues i çmimit gjithë “Europeo shqiptarët e Young Artist” të Triestes. Ndërkohë kuratori Cravero qysh prej 2008 zhvillon tjerë. Faji imClaudio i aktivitetin në PAV-in e Torino-s. Është studiues vetëm ishte dhe redaktor i projektit Arte Pubblica e se isha në Monumenti në Officina Città e Torino-s dhe per revistë e artit bashkëkohor Artribune. Në fushën e Art Program, kërkimi i tij hulumton problematikat e veta të Bioartit dhe e eksperimenteve që përfshijnë materiale organike dhe inorganike.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Thotë se ka 141 vjet 5

6

7

8

9

12 15

13 17

16

19

20

21

14

22

23 25

26

27

28 31

35

11

18

24

34

10

36

37

2

29

30

32

38

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

33

39

40

41

42 Koha e fillimit ____:____

43

44

45

46

50

49

47

51

48

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Këpucë ushtarake me qafa. 7. Medikament kokërr. 10. Fill për të qepur. 12. Ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete. 13. I ndenjur, jo i freskët. 15. Organizojnë të tilla stilistët e veshjeve. 17. Aleksandër i politikës amerikane në Shqipëri. 19. Xhanfize, regjizore e njohur. 20. Shkëputja krejtësisht nga të tjerët. 23. Ka edhe fjalë të tilla. 24. Mushkonja që përhap malarjen. 25. Një medikament i njohur kundër dhimbjes. 26. E kundërta, hyra. 27. Poet i famshëm latin. 29. Pjesë e OKB, për kulturën, shkencën dhe edukimin. 31. Butak deti. 33. Përemër vetor. 34. Trup gjeometrik. 37. Ndërtesë ku ruhen mallra të ndryshme. 39. Agjensi Kulturore. 41. Bën pula. 43. Connery, aktor i njohur amerikan. 45. Ndërmarrje Industriale. 46. Stoli. 49. Pjesëz mohuese. 50. Diçka lëndore konkrete e botës jo të gjallë, objekt. 51. Kafshë që mbahet për qumësht e për mish. 52. Vendosen në dritare.

Vertikalisht:

1. Ai që zëvëndëson aktorin në skenat e rrezikshme. 2. Ka shumë të tilla në një autostradë. 3. Është mjet fluturimi. 4. Përemër vetor. 5. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake. 6. Në formë ovale, mbrapsht. 7. Mbetet pas djegies. 8. Qytet në Itali. 9. Armë zjarri reaktive. 10. Pjesëz mohuese. 11. Vullkan në Siçili. 13. Basti në cepa. 14. Specialist në fushën e drejtësisë. 16. Besim shpirtëror. 17. Përemër vetor. 18. Vend Islamik. 21. Mal në Greqi. 22. Pano, ish-futbollist i njohur. 25. Një në Angli. 28. Instituti Drejtësisë. 29. Është kafshë gjitare mishngrënëse. 30. Jo ushtarak. 32. Ndjenjë a përshtypje që na krijohet nga diçka e jashtëzakonshme, e papritur, e çuditshme. 35. Kuka, luftëtar patriot. 36. Këngëtar operistik. 38. Fund në Angli. 40. Ndajfolje kohe. 42. Watson e kinemasë amerikane. 44. Përemër vetor. 46. Shkronjë dyshe. 47. Kilogramë, shkurt. 48. Pak rivalitet.

Sudoku | nivel mesatar 3

2

5 2 9 4

1 7 8

7 3

5

4

6

4 8

6

9 1

3

3

1 2

6 6

1 6

9

9

7

2

9

5

3 5 4 2

4 6

8 1

8 5

4

7 9 2 1

1 7 5

3

2

5 4 9

8

1 6 3 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 5

Feroz-un-Din Mir nga Kashmiri pohon se ka 141 vjet dhe se posedon një certifikatë, e cila dëshmon se ka lindur më 10 mars të vitit 1872. Zyrtarisht, njeriu më i moshuar konsiderohet japonezja Misao Okawa, e cila ka 115 vjet, ndërkaq rekordin botëror si personi që ka jetuar më gjatë në histori e mban francezja Jeanne Calment, e cila ka ndërruar jetë në moshë 122 vjeçare (në vitin 1997). Përgjegjësit për librin e rekordeve Guinnes janë duke kontrolluar vërtetësinë e pohimit të Mir dhe në rast se konfirmohet mosha e tij, ai do t’i thyejë të gjitha rekordet paraprake. Ai është i martuar me një 80-vjeçare, ndërsa thotë se deri më tash i kanë vdekur katër gra.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ata që janë në çift do jenë më të gatshëm sesa zakonisht dhe më të kujdesshëm për të plotësuar dëshirat e atij që kanë në krah. Beqarët duhet të mbyllin çdo portë të së shkuarës dhe të hapin një faqe të re në jetën e tyre. Sharmi nuk do ju mungojë, përfitoni! Venusi do ju mbrojë planin financiar, por nëse shpenzoni më shumë sesa duhet askush nuk do jua largojë vështirësitë.

Dielli do të ndriçojë më shumë në jetën e çifteve sot, sidomos në mëngjes. Edhe Jupiteri, planeti i fatit do jetë në anën tuaj. Gjithsesi vigjilencën nuk duhet ta humbisni! Mërkuri do jetë mjaft i favorshëm për beqarët. Nën influencën e tij do keni ndryshime mjaft pozitive. Planin material do jetë i mbrojtur dhe pa probleme të veçanta.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Hëna do jetë e pozicionuar mirë në qiellin e binjakëve. Ajo do ju sjellë mjaft përfitime, ndryshime pozitive dhe do e përforcojë marrëdhënien me partnerin. Do i kushtoni shumë kohë atij që dashuroni. Dritë jeshile edhe për beqarët. Venusi do ju sjellë një surprizë të këndshme. Me Neptunin, planetin e fatit, do jeni të mbrojtur në planin financiar.

Neptuni do sjellë pështjellime në jetën sentimentaletëçifteve.Disadokenëedheshumë vështirësipërtëkomunikuarmenjëri-tjetrin. Nëse tregoheni më tolerantë dhe të kuptueshëm situata mund të përmirësohet. Beqarët do jenë shumë kërkues, do kenë fat por nuk do duan të krijojnë një lidhje serioze. Fatimefinancatnukdojumungojëporduhet të mundoheni ta ruani atë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Gjithçka do shkojë për mrekulli sot për të lindurit e kësaj shenje. Do ndiheni rehat dhe ambienti do jetë më i këndshëm dhe më i ngrohtë. Beqarët do kenë takime e do tregohen mjaft të sjellshëm me personat që do takojnë. Në këtë mënyrë mund të arrini atë që doni! Situata në sektorin e financave do jetë e qetë dhe e qëndrueshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Përsa u përket çështjeve të zemrës, Marsi do jetë mjaft i favorshëm. Ata që janë në çift do kalojnë një ditë të mirë, të mbushur me bashkëpunim dhe lumturi. Beqarët do marrin shumë propozime. Tregohuni të hapur sepse do keni një surprizë të këndshme. Më pas do merrni edhe një vendim më rëndësi! Në planin financiar do keni mjaft sukses.

AKREPI (22/X-21/XII)

5

Për çiftet që kanë kaluar një fazë delikate do ketë ndryshime pozitive. Venusi nga ana tjetër do ju sjellë më shumë ngrohtësi dhe sensualitet. Nën influencën e Mërkurit jo të mirëpozicionuar, shumë beqare rrezikojnë të ngatërrohen me ndjenjat e tyre dhe ta ndërlikojnë më shume jetën. Në sektorin e financave do keni ide shumë të mira sesi të përmirësoni buxhetin.

5 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 041, 101, 113, 287, 320, 478, 525, 601, 671, 725, 815, 822. Numra me 4 shifra: 1215, 3210, 4449, 4841, 5263, 6582, 6721, 6987. Numra me 6 shifra: 052710, 111120, 124144, 156471,

163259, 190461, 232514, 405510, 443736, 478485, 524101, 542331, 557811, 563210, 565210, 580661, 832912, 856245, 874854, 906425. Numra me 7 shifra: 1483468, 2565210, 9658887, 9719142.

Pasion apo tension? Të dy janë të mundur sot. Marsi do ju bëjë mjaft sensualë por mund të sjellë edhe debate të zjarrta. Alternojini konfliktet dhe pajtimet. Dashuria e beqarëve do mbështetet nga Venusi dhe Marsi. Perspektiva duket të jetë e mirë dhe mund të ketë edhe një takim të rëndësishëm. Në planin financiar mund të ketë përmirësime falë ndikimit të Neptunit.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Të nxitur nga Jupiteri do mundoheni ta bëni jetën në çift edhe më të bukur. Do thoni vetëm të vërteta dhe do jeni mjaft romantikë. Bravo! Beqarët do kenë dëshirë të pëlqehen nga të tjerët, të joshin dhe ta shfrytëzojnë sharmin. Do lundroni në një oqean kënaqësie. Ju që e keni të vështirë të bëni kursime duhet të bëni kujdes.

Mos u shqetësoni më shumë sesa duhet nëse nuk arrini atë që keni dashur në lidhjen tuaj. Gjithçka do të rregullohet. Nëse ende jeni beqarë mos u dëshpëroni! Sot Venusi do ju bëjë të shkëlqeni dhe dashuria do të vijë te ju. Kujdes me operacionet financiare shumë të rrezikshme sepse është pikërisht ekuilibri ai i cili do të preket.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk do e keni fare të vështirë të krijoni një klimë të qetë në marrëdhënien tuaj. Edhe nëse në një moment diçka mund të ndërlikohet ju do merrni menjëherë masat e duhura. Beqarët, duke kthyer kokën sa majtas djathtas rrezikojnë të zhgënjehen nga personat që do takojnë. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë të shqetësoheni sepse gjithçka do të jetë në ekuilibër.

PESHQIT (20/II-19/III) Ju mund të përfitoni qetësisht duke qëndruar në folenë e dashurisë. Në mbrëmje mund të keni edhe surpriza të këndshme. Beqarët do kenë flirtime por jo lidhje afatgjata. Mos mendoni për të ardhmen por shijoni momentin! Mos bëni shpenzime të pamenduara mirë sepse do rrezikoni jashtëzakonisht shumë.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24 korrik

ditë që formësuan botën

24.07.2013

15

Sa më shumë ligje, aq më pak drejtësi.  -Marcus Tullius Cicero

1911

Zbulohet Maçu Piçu ose Mali i Moçëm Ishte thuajse i rastësishëm zbulimi i të famshmit Maçu Piçu në Peru, një qytet i rëndësishëm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Më 24 korrik 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham kishte mësuar nga një indigjen për ekzistencën e një qyteze të vendosur mbi një mal përgjatë luginës së lumit Urubamba. Nën shoqërinë e tij, gjeti disa familje që shfrytëzonin tarracat për të kultivuar tokën. Një fëmijë, Pablito Alvarez, 11 vjeç, në këmbim të ushqimit, i tregoi rrugën deri në këmbët e malit ku gjendej

Maçu Piçu. Pavarësisht se bimësia kishte mbuluar pjesën më të madhe të qytezës, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gërmadhave, që sot konsiderohen një ndër shtatë mrekullitë e botës. Maçu Piçu (d.m.th “Mali i Moçëm”) është një vend arkeologjik ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit në pjesën lindore të Andeve. Pozicionohet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e

shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti. Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si “Qyteti i humbur i Inkasve”, i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazina dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator.

Blitz

Flickr

4

Faktori me të cilin një familje mesatare e bardhë amerikane ishte më e pasur se një familje mesatare, jo e bardhë, para recesionit.

6

Faktori i këtij raporti aktualisht.

31

Përqindja e PBB globale, e ndarë për fuqi blerëse, prodhuar nga ekonomitë në zhvillim në vitet 1980.

50

Është kjo përqindje aktualisht.

Titulli: sharra foto: United Nations Environment

Edikti i Milanos dhe liria fetare

Në Facebook

Ndue Ukaj

Mand Bajrami Nuk i kuptoj ca drejtues automjetesh. Ndalojne ne semafor duke i shkelur vijat e bardha dhe ne piken me fundore te mundshme. Me pas stermundohen e gati sa nuk shtrihen barkas mbi kruskot e mbi sediljen e pasagjerit per te pare nese u ndez drita e gjelber. pffff... Gurjan Doçi Sa te perbashketa kane Rama me Bashen !U ben kryetare Bashkie e pastaj partie ! Te dy kane mundur Sokol Olldashin ! Sokol Shameti “Pelikani i ushqen klyshët e vet me mish”. “Romani ‘Plaku dhe peshku’ nuk eshte perkthyer ne shqip deri me 1990-ën”.  Vetëm dy nga xhevahiret intelektuale qe po i thërret dikush me zjarr ne tavolinen perbri. Kthej koken, shoh nje zoteri te mirembajtur rreth te 40-ave qe flet me superioritet shperfilles (duke perdorur edhe citate latinisht) per audiencen e tryezes se tij: dy zonja te habitura nga elokuenca dhe kompetenca e ketij sharlatani - specie kaq e perhapur dhe kaq e kudondodhur e realitetit tone urban.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Në historinë e qytetërimit perëndimor, akti i parë juridik, që hapi portat e lirisë fetare, prej së cilës, u zhvilluan dhe derivuan liritë tjera, është Edikti i Milanos, i hartuar nga Konstandini i Madh (274-337) nga Dardania. Ky Edikt, vuri themelet e konstitucionit shpirtëror të qytetërimit perëndimor, pas shekujve të shumtë sakrifice që përjetuan të krishterët e kishës së hershme. Ky akt juridik, nxori të krishterët nga llogoret e katakombet dhe për herë të parë, krishterimi u pranua si besim i Perandorisë. Me këtë, u pranua përmasa hyjnore e njeriut dhe njëherësh u iniciuan indicet e para të laicitetit të shtetit. Rëndësinë e këtij Edikti dhe dhënies së lirisë fetare, Konstandini dhe Licini, dy perandorë të kohës, e motivojnë nga nevoja e stabilitetit të shtetit dhe për qetësi publike. Këta dy perandorë të famshëm, kuptuan rëndësinë e lirisë fetare, si një përmasë shpirtërore dhe hyjnore, që mund t’i ndihmoj të mirës publike, prandaj e lanë të lirë krishterimin të zhvillohej, e bashkë me të, gjitha besimet tjera.  Është me rëndësi të theksohet se Edikti Milanos, promovoi dhe afirmoi liritë e besimit për çdo fe dhe jo vetëm për fenë e krishterë. Kështu, Edikti hapi portat e mëdha të paqes dhe lirisë dhe u bë fondament për shumë akte tjera juridike e politike të mëvonshme . Me këtë Edikt, u ndihmua organizimin më i mirë i shoqërisë njerëzore, sepse siç thuhet në këtë Edikt, të Konstandinit dhe Lecinit, perandorë: “kemi diskutuar rreth të mirës dhe sigurisë publike, dhe na është dukur se, ndër gjërat që do t’i sillte përparësi njerëzimit, nderimi që i dhurohet Hyjit meriton vëmendjen tonë kryesore.” (Edikti i Milanos, botuar në Drita, 2013, përkthyer nga Don Lush Gjergji, fq. 19). Dy perandorët, janë të bindur në dobinë hyjnore të lirisë fetare, sepse ishte nevojë e kohës së tyre. Ndërkaq përvoja njerëzore e ka dëshmuar se kjo njohje dhe kjo liri, mbetet dobi për çdo kohe. Kjo dobi hyjnore, sipas Ediktit, mund t’i jap shoqërisë të mira publike dhe të krijoj stabilitet. Përvoja njerëzore ka dëshmua se liria fetare është kërkesa ma jetike e njeriut, që në thelbin e vet ndërlidhet me vet qeniesinë e tij në botë dhe përplotëson gjitha të drejtat dhe liritë tjera. Historia botërore, ka dëshmuar, se, kur cenohet kjo sferë shpirtërore e besimit, rrezikohet e mira publike dhe kohezioni shoqëror.  Për një paqe të qëndrueshme dhe për interesin e përgjithshëm publik, lira e secilit për të besuar është domosdoshmëri dhe njëkohësisht garanci për paqe. Thjesht, kjo përmase e lirisë, është porta ma e sigurta për një paqe dhe liri të qëndrueshme. Gjatë historisë së njerëzimit, liria si nevojë ekzistenciale e njeriut, ishte objekt

i përhershëm i trajtimeve të ndryshme letrare, filozofike, teologjike, etj. Për lirinë, është shkrua shumë dhe s’pushohet së shkruari. Historia është dëshmitare e shumë rasteve gjatë historisë, ne emër të lirisë, etni, grupe të ndryshme dhe individ kanë qenë në gjendje të sakrifikohen.   Është fakt i mirëditur se liria, mbetet një nga nevojat ma jetike të njeriut. Me gjithë faktin, se, liria është nevojë ekzistenciale e njeriut, diçka e domosdoshme si buka e ajri, ajo asnjëherë s’e ka përmbush përmasën e tejkohëshme që njerizimi e aspiron: të bëhet e plotë dhe të përmbush synimet njerëzore, për një paqe universale e të përhershme. Në botë vazhdon t’mos ketë liri, ndërkohë që në anën tjetër, dijetarë, artistë, teologë e burrështetas, me debate dhe angazhime të ndryshme, përpiqen ta sforcojnë nevojën për paqe e liri. Nëse kthehemi pak në historinë e njerëzimit, e shohim se liria si koncept ka evoluar, derisa ka marrë përmasën e tejkohëshme, atë përmasë që në fokus ka njeriun, siç e njohim dhe konceptojmë sot brenda qytetërimit tonë. Në Librin e Zanafillës, në Bibël, mësojmë se njeriu i yshtur nga një instinkt njerëzor, për të mbërri të pamundurën, e humb parajsën tokësore, Edenin, e bashkë me të, edhe lirinë. Nga atëherë, qenia njerëzore vazhdon të bëj luftë mes të mirës e të keqes, mes lirisë dhe jolirisë. Në anën tjetër, nga antika kemi mitin për Promotheun, i cili për t’ju sjellur njerëzve zjarrin, simbolin e lirisë, pranon të sakrifikohet vet. Në mendimin letrar e filozofik antik, liria s’kishte përmasën çfarë e kemi në shekujt e mëvonshëm. Me gjithë faktin se demokracitë antike ishin të zhvilluara, ndërkohë që mendimi filozofik e letrar lulëzonte,  mungonte liria e personit. Kjo përmasë e munguar, u përmbush me ardhjen e krishterimit, kur liria fitoi një dimension tjetër, atë të fokusimit te personi dhe kështu e bëri atë qenie të ndërgjegjshme dhe të lirë në një botë komplekse. Më vonë, konceptet mbi lirinë evuluan vazhdimisht. Ndërsa liria individuale, që ma tepër ka karakter pragmatik jetësor, për të cilën aspiron njeriu bashkëkohor, në mendimin dhe praktikën botërore, erdhi pas Revolucionit Francez (1789). Për shqiptarët, rëndësia e  Edikti i Mialnos, është e shumëfishtë. E para, është fakti historik se është hartuar nga një perandor ilir dhe ky argument duhet të na bëj të ndjehemi krenar. E dyta, është dëshmi se krishterimi te shqiptarët, është burimor dhe autentik. E treta, duke e njohur këtë Edikt dhe përmasën e tij politike, juridike dhe fetare, kombi ynë mund ta forcojë bashkëjetesën ndër fetare dhe krijojë një paqe e stabilitet të përhershëm.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 24.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 24 korrik ok