Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Të majtët firmosin bashkimin në Shkodrën e djathtë Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 23 prill 2013. Numër 890. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Përgjimi i drejtorit të burgut: Leje me epikriza dhe martesa false Hetimi për drejtorin e burgut të Shënkollit zbulon skandalin me lejet shpërblyese për të dënuarit për vrasje. Valentin Miri këshillonte të burgosurit të falsifikonin epikriza mjekësore FAQE 7

Sherr për dollinë e rakisë në fejesë, vjehrri plagos dhëndrin I zoti i shtëpisë ka qëlluar me çifte të fejuarin e vajzës, gjatë ceremonisë. Gjendja e dhëndrit, jashtë rrezikut për jetën FAQE 7

pakti Rama-Meta: Qeveria e re, jashtë Parlamentit Edi Rama dhe Ilir Meta firmosin nga Shkodra marrëveshjen me 15 pika, në praninë e anëtarëve ballkanikë të PSE-së dhe e quajnë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Premtojnë anëtarësim në BE përgjatë dy mandateve qeverisëse, por edhe pavarësi për institucionet, luftë kundër korrupsionit e zgjidhjen e çështjes së pronës dhe legalizimet. Reagon Berisha: Për ironi të fatit, ata që ua themeluan partinë mavi më 1941, ua rithemeluan në prill 2013. Faqe 3

Rama dhe Meta gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shkodër

Topi e Spahiu, dilemat e minutës së fundit Qeveria garanton buxhetin, 1 mld USD kredi e papërdorur

FAQE 8

op-ed / 10-11

Aleanca Kuqezi vijon bisedimet me PS, por pa arritur ende një marrëveshje. Spahiu kërkon dy deputetë në listën e PS-së, por kjo e fundit refuzon. PBDNJ firmos me Ramën koalicionin “Aleanca për

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Katër jetët e Tedit

koment Dashnor Kokonozi

Në një mbasdite të javës së kaluar, France musique po transmetonte një sonatë të E. Ysaye...

koment Steve Buttry

Kur në komunitetin tuaj dalin lajme publike, pavarësisht nëse ky lajm është një rrëzim avioni...

KQZ shkarkon anëtarët e LSI në qendrat e votimit dhe numërimit Damian Gjiknuri ka deklaruar dje se zgjidhja për situatën në KQZ vjen ose me rikthimin e Muhos, ose me rikompozim të plotë të saj. KQZ voton sot aktin për shkarkimin e anëtarëve të LSI në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta

Dhjetë mënyrat se si Twitter iu vlen gazetarëve

Aleanca për Shqipërinë Europiane. Kështu do të emërtohet koalicioni zgjedhor opozitar që do të kryesohet nga Partia Socialiste dhe ku besohet se do të bëjnë pjesë rreth 40 forca politike. Ndërsa me pjesën dërrmuese të tyre, kryesisht parti të nivelit të tretë, marrëveshja është arritur, dje ka qenë radha e nënshkrimit të saj edhe nga LSI e PBDNJ, ndërkohë që çështjet janë ende të hapura me AK-në e Kreshnik Spahiut, PSD-në e Skënder... Faqe 4-5

Shqipërinë Europiane”. Milo e Gjinushi, drejt marrëveshjes me PS. Kreu i FRD dhe zyrtarë të PD negociata për koalicion të përbashkët. Ish-presidenti: Sot do të kemi të reja. PD negociata me 25 parti, ofron formulë të re bashkëpunimi

Përshkallëzohet kriza për institucionet e administrimit të zgjedhjeve. Opozita është e vendosur që të mos paraqesë emra të rinj për anëtarë të KQZ-së, duke kërkuar rikthimin e gjendjes së mëparshme ose rikompozim total të këtij institucioni, ndërkohë që mazhoranca është kundërpërgjigjur dje me një projektvendim që do ta diskutojë sot, ku përfaqësuesit e LSI-së... Faqe 4

Bllokimi i procesit

Pendesë

12

Papunësia e të diplomuarve: kush e ka fajin?

universitet

Një analizë e zv.presidentes së Unionit Studentor Europian për papunësinë e të diplomuarve, shkaqet dhe përgjegjësit, të cilët duhet të kontribuojnë për një zgjidhje

Gjyqi i Dritan Dajtit, “fushatë” disiplinore kundër 42 avokatëve

Faqe 7

koment/ 11

Faqe 16

Klejdi Këlliçi

Treshi magjik i kthesave majtas Treshi është një nga numrat më domethënës përsa i përket simbolikës me të cilën lidhet. Trinia e shenjtë, Jupiteri, autoriteti etj., lidhen me këtë numër, i cili me sa duket është bërë lejtmotivi i PS-së për të parashtruar alternativat e saj programore për zgjedhjet e ardhshme. Të bukosur për të shkruar e komentuar mbi moralin dhe dashurinë e re Meta-Rama apo Rama-Meta, duke numëruar radhën ‘kilometrike’ të partive të kapura pas ‘lokomotivës’ elektorale të PS, apo duke zhbiriluar emrat e këshilltarëve bashkiakë që kalojnë në anën e ‘armikut’, kemi harruar të merremi apo të përqendrohemi në alternativën politike që ofron. Përtej disa reagimeve sporadike, si ai i Genc Burimit, pakkush ka parë apo ka komentuar programin e PS...


2

afër/larg

1 Të dashur miq, sot në Shkodër majtistët firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Për koincidencë apo ironi të fatit, pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013. Ndërsa për himnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregoviç, të njeriut që Rama i vari Çelësin e Artë të kryeqytetit të Shqipërisë, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Udhë të mbarë drejt të shkuarës! Ne jemi ndryshimi, Përpara! Kryeministri Sali Berisha

koalicionet

ekonomi

Topi i vetëm në zgjedhje, 24 orë para afatit limit

Qeveria garanton buxhetin, “Fushatë” disiplinore 1 mld USD kredi e papërdorur kundër 42 avokatëve

Faqe 5

Gjyqi i Dajtit

Faqe 6

Faqe 7

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet se zgjedhja e një qyteti historikisht të djathtë dhe bastion i Partisë Demokratike nuk do të shërbejë si “provokim”.

Nga Konferenca e Partisë Socialiste Evopiane në Shkodër

Bashkimi i të majtëve në Shkodrën e djathtë Vladimir Karaj

N

gjyrat e kopertinës së Kartës së Parimeve që u firmos mes PS dhe LSI ishte e kuqe. Tryeza në të cilën u firmos nga Edi Rama dhe Ilir Meta marrëveshja ishte mbuluar me të kuqe. Po ashtu i kuq ishte shalli i eurodeputetes së majtë dhe raportueses për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon. E kuqja ishte e fortë te të gjitha kollaret, përveç asaj të kryesocialistit shqiptar Edi Rama. E gjithë kjo skenë me të kuqe të fortë bëhej në Shkodrën që deri tani e gjatë 22 viteve pluralizëm ka qenë (nëse mund t’i qëndrohet lidhjes me ngjyrat) blu. Shkodra nuk është vetëm (siç shumë e quajnë) qendra e qëndresës antikomuniste në Shqipëri, ajo vijoi të shohë djathtas edhe pse të majtët janë reformuar deri në atë pikë sa vështirë të gjesh në ta qëndrime të kësaj ideologjie. Duke qenë në këtë mënyrë bastion i pandryshuar i së djathtës. Po përse u zgjodh Shkodra për të mbajtur konferencën për Ballkanin të Partisë Socialiste Europiane (PES)?! Përse u zgjodh Shkodra për të nënshkruar marrëveshjen e të majtës shqiptare, marrëveshje që hamendësohet se i sjell ata në pushtet pas 8 viteve opozitë?! Për gjeografi dhe rrugë me shumë gjasa. Eurodeputetja Tanja Fajon njofton në Facebookun e saj se pas takimit në Shkodër konferenca do të vijojë në Malin e Zi dhe qyteti verior ka qenë mjaft i përshtatshëm për ta bërë të lehtë këtë transfertë. Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet se zgjedhja e një qyteti historikisht të djathtë dhe bastion i Partisë Demokratike nuk do të shërbejë si “provokim”. “Sot nga Shkodra nis ky eveniment i rëndësishëm i socialistëve europianë për Ballkanin, por unë jam i bindur se sot nga Shkodra nis edhe fitorja e së majtës së bashkuar më 23 qershor në Shqipëri”, thotë

në fjalën e tij Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia e dytë opozitare në vend. Shkodra zor se do i japë shumë komfort opozitës dhe ndoshta as edhe ndonjë deputet më shumë, por nënshkrimi i marrëveshjes në këtë qytet është sërish një farë sfide që i bëhet të djathtës në, le të themi, “djepin” e saj në Shqipëri. Në fakt, për të qenë të ndershëm me historinë, fillesat e komunizmit janë po ashtu në Shkodër. Njëri nga tre grupet që krijuan Partinë Komuniste më 1941 quhej Grupi Komunist i Shkodrës. Duhet thënë se më vonë qyteti dhe rrethinat e tij vijuan të luftonin ashpër kundër komunizmit deri me lëvizje të armatosura si ajo e Postribës, por kjo nuk pengoi që një i lindur në Shkodër (Ramiz Alia) të ishte deri Sekretar i Parë i Partisë së Punës. Ndoshta e gjithë kjo sepse Shkodra ishte nga të paktat qytete që kishin mundësi të “prodhonin” politikë dhe grupe politike edhe pse këta mund të ishin krejt të kundërt. Të majtët nga Europa dhe Ballkani e “lajkatuan” Shkodrën. “Qyteti ku përdoren më shumë biçikletat (domethënëse në Ditën e Tokës), apo qyteti i një humori të hollë”, siç e quajti njëri prej tyre. Ndërkohë që për krerët e të majtës shqiptare, që nënshkruan dje në këtë qytet bashkimin, Shkodra pritet të mbetet, sidoqoftë, një “kockë e fortë”, ku ata vështirë se mund të arrijnë të përmbysin. Rama thotë se 22 prilli në Shkodër është ditë e

“Kjo aleancë e re bazohet në vlera të njëjta themelore të socialdemokratëve dhe progresistëve europianë. Ky është një koalicion i natyrshëm dhe do të jetë solid dhe afatgjatë. Ndaj dua të falënderoj sot të gjithë miqtë nga Partia Socialiste Europiane dhe grupi socialist dhe socialdemokrat në Parlamentin Europian, të cilët janë të pranishëm dhe që na kanë inkurajuar për të lënë pas të shkuarën dhe për t’u bashkuar në interes të Shqipërisë, për të hapur një perspektivë të re shprese për të gjithë qytetarët tanë.” Ilir Meta

Të majtët nga Europa dhe Ballkani e “lajkatuan” Shkodrën. “Qyteti ku përdoren më shumë biçikletat (domethënëse në Ditën e Tokës), apo qyteti i një humori të hollë”, siç e quajti njëri prej tyre.

shënuar, pasi “pas një rrugëtimi të vështirë, por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE, jemi së bashku dyja partitë e majta, për të filluar një rrugë të re, dhe për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”. Vështirë të thuhet sesi shihet në qytetin e Rozafës kjo marrëveshje dhe për më shumë si shihen firmosësit e saj. Duke bërë ironi me firmosjen e marrëveshjes dhe pjesëmarrësit në konferencë, por edhe duke përmendur pikërisht komunizmin, kryeministri Sali Berisha tha se në Shkodër “majtistët firmosën epitafin e Rilindjes mavi”. “Për koincidence apo ironi të fatit, pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013”, shkroi Berisha në faqen e tij në Facebook, duke aluduar për pjesëmarrësit nga vendet fqinje sllave në konferencën e PES. Kryeministri madje kujtoi edhe emrat si Dushan Mugosha, apo edhe ironizoi faktin që Rama i kishte dhënë këngëtarit serb Goran Bregoviç Çelësin e Artë të kryeqytetit, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ky qëndrim duket sikur kërkon të thërrasë njëkohësish edhe të djathtët antikomunistë, por edhe nacionalistët, duke u kujtuar ndikimin jugosllav mbi komunistët shqiptarë, i cili mbahet fajtor për ndoshta valën më të egër të dhunës në fillimet e diktaturës. Nga ana tjetër kryeministri Berisha, me dashje dhe sigurisht për politikë, ka harruar të përmendë se menjëherë pas shpinës së Ramës dhe Metës që nënshkruanin marrëveshjen ishte lobuesja për liberalizimin e vizave, socialdemokratja sllovene Tanja Fajon, së cilës më shumë se njëherë i ka shprehur falenderim, pavarësisht se si dje edhe më parë ajo ka mbajtur të njëjtin shall të kuq.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2013

3

Edi Rama dhe Ilir Meta, dje duke firmosur kartën e parimeve në Shkodër

Firmoset “karta” Rama-Meta: Qeveria e re, jashtë Parlamentit Edi Rama dhe Ilir Meta firmosin nga Shkodra marrëveshjen me 15 pika. Premtojnë anëtarësim në BE përgjatë dy mandateve qeverisëse, por edhe pavarësi për institucionet, luftë kundër korrupsionit e zgjidhjen e çështjes së pronës dhe legalizimet Edi Rama dhe Ilir Meta u bashkuan dje publikisht, pas arritjes së paktit mes tyre rreth tri javë më parë. Dy kryetarët firmosën dje nga Shkodra atë që e quajtën “kartë parimesh” me 15 pika, marrëveshje parazgjedhore kjo që i dha koalicionit të majtë emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në këtë bashkim publik protagonistët Rama e Meta ishin të rrethuar nga liderët e majtë të Ballkanit. “Pas një rrugëtimi të vështirë, por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE, jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re, dhe për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”,- tha Rama gjatë këtij takimi, ndërsa pas tij edhe Meta i përshëndeti miqtë e PSE, të cilëve u është atribuar bashkimi i së majtës shqiptare. Para firmosjes së marrëveshjes, kryetari i LSI-së premtoi për një koalicion solid dhe afatgjatë me “stacion” anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në dy mandatet e para qeverisëse. Por për çfarë bien dakord Rama dhe Meta në kartë parimesh, që pritet të detajohet edhe me programin qeverisës? Risia e parë është një ide e hedhur prej kohësh nga Rama, për ndarjen e punëve të ekzekutivit nga legjislativi. Modeli nuk dihet nga është marrë, por synon që ministrat të mos jenë deputetë dhe anasjelltas. Në kartën e parimeve PS-LSI, qëllimi shpjegohet me një cilësi të re në përgjegjësinë qeverisëse dhe një vlerë të munguar në kontrollin parlamentar. “Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran, qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”,-shkruhet në pikën 5 të marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” • Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkërisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurrencës e meritës. • Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re. • Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve, që pas dy dekadash liri janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirëorganizuar e transparent dhënien e certifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë de facto, po nuk e gëzojnë de jure. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve, që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit.   • Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficiente dhe të përgjegjshme, duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurt e të aksesueshëm nga te gjithë sipas nevojës. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë. • Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.   • Një objektiv madhor: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.

Edi Rama Ne duam që Shqipëria të jetë një model frymëzimi në rajon. Ne duam që Shqipëria Europiane të mos jetë një slogan propagandistik, pas të cilit të zhvillohen ngjarje dhe rrugë që nuk kanë të bëjnë me Europën dhe me mënyrën e të qenit europian. Por, një projekt politik i një rëndësie të veçantë gjeostrategjike dhe një gjenerator bashkëpunimi të frytshëm rajonal në funksion të stabilitetit demokratik.

Ilir Meta Qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Europian, sepse ne duam një Shqipëri ku prioritetet e vendit janë prioritetet e vetë politikës. Ne duam një Shqipëri me stabilitet politik të qëndrueshëm, larg tensioneve të panevojshme politike. Ne duam një Shqipëri demokratike, me institucione të pavarura që garantojnë zgjedhje të lira, transparente dhe me standarde europiane.

Meta. Më pas, ata janë angazhuar për kohezion brenda koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen “për të garantuar pavarësinë e institucioneve, depolitizimin dhe modernizimit të administratës publike, përmes konkurrencës e meritës”. Një pikë më vete në marrëveshjen Rama-Meta janë edhe liritë e të drejtat e opozitës, që sipas tyre do të jenë të garantuara. E ashtuquajtura Kartë e Parimeve ka lënë ende pezull një çështje, për të cilën Rama dhe Meta kanë mbajtur qëndrime të ndryshme në publik, taksën progresive. Megjithatë, dokumenti thotë se partitë angazhohen për mbrojtjen e shtresave në nevojë, uljen e barrës së detyrimeve për shtresën e mesme dhe një garanci të plotë për biznesin e madh. “Për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurrencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo të huaj...”, - thuhet më tej. Koalicioni i majtë angazhohet më tej për zgjidhjen e çështjes së pronës, dhënien e certifikatave të pronësisë për të gjithë fermerët dhe përmbylljen me transparencë të procesit të zvarritur të legalizimeve. Në kartën Rama-Meta nuk gjendet megjithatë një afat për përmbylljen e këtyre proceseve, të cilat zvarriten prej dy dekadash në vend. Pika 10 e marrëveshjes parashikon edhe “thembrën e Akilit” për bashkimin mes Ramës dhe Metës: luftën kundër korrupsionit. “Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë”,-thuhet në dokumentin e shpërndarë dje nga PS dhe LSI. Dy pikat e fundit të marrëveshjes përfshijnë premtimin e tyre për një vizion europianizues dhe anëtarësimin në BE. “Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës”,-thuhet më tej në marrëveshje.

reagimi

Berisha: PS-LSI u rithemelua nga hija e Dushan Mugoshës Pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit PS-LSI, Berisha ironizoi firmosjen e marrëveshjes, duke e cilësuar si epitaf të Rilindjes. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se ”Për koincidencë apo ironi të fatit, pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013. Gazetarët dhe kronikanët e partive të tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhomë, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanovicit si dëshmitarë të aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungesë të tyre aktin e rithemelimit të Partisë rozë mavi e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha”, komentoi Berisha. Kryeministri shtoi më tej se për himn, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të këngëtarit serb Goran Bregovic. “Ndërsa për himnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregovic, të njeriut që Rama i vari Çelësin e Artë të kryeqytetit të Shqipërisë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Udhë të mbarë drejt të shkuarës! Ne jemi ndryshimi, Përpara!”, përfundon mesazhi i tij. Kryeministri Berisha ka folur për marrëveshjen Rama-Meta edhe gjatë një aktiviteti në orët e pasdites, në Njësinë Bashkiake nr.4.


4

në fokus

ngjarje e ditës Damian Gjiknuri ka deklaruar dje se zgjidhja për situatën në KQZ vjen ose me rikthimin e Muhos, ose me rikompozim të plotë të saj

PS: Të rikthehet Muho KQZ shkarkon anëtarët e LSI në komisionet e tjera KQZ voton sot aktin për shkarkimin e anëtarëve të LSI në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta dhe për zëvendësimin e tyre me anëtarë të propozuar nga republikanët Fejzi Braushi

Përshkallëzohet kriza për institucionet e administrimit të zgjedhjeve. Opozita është e vendosur që të mos paraqesë emra të rinj për anëtarë të KQZ-së, duke kërkuar rikthimin e gjendjes së mëparshme ose rikompozim total të këtij institucioni, ndërkohë që mazhoranca është kundërpërgjigjur dje me një projektvendim që do ta diskutojë sot, ku përfaqësuesit e LSI-së shkarkohen duke u zëvendësuar me përfaqësues të PR-së edhe në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, si dhe në grupet e numërimit. Duke folur dje për mediat, sekretari për çështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri, bëri të ditur se PS nuk do të paraqesë emra për të zëvendësuar anëtarët e dorëhequr në KQZ, ndërkohë që zbuloi për herë të parë publikisht atë që në media ishte komentuar shpesh këto ditë, pra atë se çfarë kupton forca që ai përfaqëson me rikthim të legjitimitetit të këtij komisioni. Sipas tij, kjo përkthehet në dy opsione, ose që mazhoranca të zhbëjë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilirian Muhos, duke e rikthyer atë në detyrë, ose nëse nuk bëhet kjo atëherë të bëhet rikompozimi i plotë i KQZ-së. “Partia Socialiste nuk do të propozojë anëtarë në KQZ dhe nuk është e gatshme që të bëjë thjesht një zëvendësim njerëzish. Nëqoftëse KQZ-në Partia Demokratike ka vendosur ta trajtojë si një seksion të saj, le ta mbajë dhe të vazhdojë në atë mënyrë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj farse, por njëkohë-

sisht do të përgatitemi për zgjedhje, sikur asgjë s’ka ndodhur. Të kthehet gjendja e mëparshme, të zhbëhet akti i Kuvendit, ose të ulemi, të dialogojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për KQZ, të formatit të këtij komisioni dhe gjetjes së disa mekanizmave që kthejnë besimin te vendimmarrja në këtë komision”, - tha Gjiknuri. Por sipas tij gjendja në KQZ nuk duhet të ndikojë në përgatitjen e zgjedhjeve nga komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, të cilat sipas tij duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrën. “Ta harrojë ndokush se do të fusë duart KQZ në procesin zgjedhor. Komisionet poshtë le të bëjnë punën e tyre, Partia Demokratike le ta mbajë KQZ-në siç ka zgjedhur ta mbajë, ne do të përgatitemi për çdo skenar”, - u shpreh ai. Por ndërsa socialistët presin një reflektim nga demokratët në drejtim të gjetjes së një zgjidhje për KQZ-në, kjo jo vetëm që s’ka ardhur, por madje dje mazhoranca ka shkuar edhe më tej, duke propozuar zëvendësimin e anëtarëve të LSI-së edhe në KZAZ, KQV dhe GNV. Kështu, KQZ ka publikuar dje në faqen e saj projektvendimin që pritet ta diskutojë sot, i cili është hartuar mbi bazën e një kërkese të PR-së për të pasur ajo anëtarë në KZAZ, KQV dhe GNV si forca e dytë e mazhorancës. KQZ do të marrë në shqyrtim këtë kërkesë dhe argumentet e paraqitura prej saj dhe të zëvendësojë anëtarët e LSI-së në këto komisione me anëtarët e PRsë. “Nisur nga fakti se LSI deklaroi largimin e saj nga grupi i partive që

“Ta harrojë ndokush se do të fusë duart KQZ në procesin zgjedhor. Komisionet poshtë le të bëjnë punën e tyre, Partia Demokratike le ta mbajë KQZ-në siç ka zgjedhur ta mbajë, ne do të përgatitemi për çdo skenar”

i përkasin shumicës parlamentare, rezulton se vendimi i KQZ-së nr.1, datë 7.01.2013, pjesërisht nuk i përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve juridike, pasi me kushtet e reja të krijuara prish pikërisht baraspeshimin politik shumicë-opozitë në përbërjen e KZAZ-ve. Në këto kushte KQZ si organi administrativ i cili ka nxjerrë vendimin nr.1, datë 7.01.2013, në bazë të nenit 121 të Kodit të Procedurave Administrative, ka të drejtë të bëjë ndryshimin e tij, në mënyrë që të respektojë dispozitat e Kodit Zgjedhor për sa i përket përbërjes së KZAZ-ve. Nga sa më sipër, partia e dytë e shumicës parlamentare është Partia Republikane, e cila sipas nenit 29 të Kodit Zgjedhor ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ”, - thuhet në projektvendim, i cili do të tentohet të votohet sot nga anëtarët e djathtë të KQZ-së.

AK e Spahiut në dilemë për koalicionin me PS Aleanca Kuqezi kërkon dy deputetë të sigurt në listën e kandidatëve të PS-së, gjë që kjo e fundit nuk e pranon. Milo e Gjinushi, drejt marrëveshjes me Ramën Aleanca për Shqipërinë Europiane. Kështu do të emërtohet koalicioni zgjedhor opozitar që do të kryesohet nga Partia Socialiste dhe ku besohet se do të bëjnë pjesë rreth 40 forca politike. Ndërsa me pjesën dërrmuese të tyre, kryesisht parti të nivelit të tretë, marrëveshja është arritur, dje ka qenë radha e nënshkrimit të saj edhe nga LSI e PBDNJ, ndërkohë që çështjet janë ende të hapura me AKnë e Kreshnik Spahiut, PSD-në e Skënder Gjinushit dhe PDS-në e Paskal Milos. PS do të shfrytëzojë gjithë ditën e sotme dhe atë të nesërme për të bindur edhe këto tri forca që të firmosin pa kushte marrëveshjen e

bashkëpunimit elektoral dhe qeverisës. Sa i përket Aleancës Kuqezi, mësohet se negociatat kanë vijuar edhe orët e fundit, por pa patur një rezultat konkret. Burime nga selia rozë kanë bërë me dije se shkak për mosgjetjen e mirëkuptimit janë bërë kërkesat e larta të kreut të kësaj force dhe që kanë të bëjnë kryesisht me përfshirjen e emrave kandidatë në listat e PS-së. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një kërkesë që shkon deri në përfshirjen e tre kandidatëve për deputetë në vendet e sigurta në listat e PS-së. Çka nuk është pranuar nga socialistët, të cilët i kanë bërë të ditur se asnjë forcë politike nuk mund të përfshijë emra në listat e PS-së, dhe se ky është një parim i respektuar deri më tani me të gjithë aleatët e tjerë. Megjithatë, duhet thënë se socialistët janë tepër të interesuar që ta kenë AK-në në koalicionin e tyre, për shkak se pjesa dërmuese e elektoratit të kësaj force mendohet se i përket së majtës. Mosqenia e AK-së

në koalicionin opozitar, do të thotë që pjesa e votave të majta që ajo përfaqëson të mos vijnë në ‘shportën’ e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Gjithsesi, për AK-në duket se ekzistojnë edhe dy zgjidhje të tjera, njëra që të dalë e vetme në zgjedhje dhe tjetra, që të dalë në një koalicion me FRD-në e ish-presidentit Topi. Ndërkohë që gjërat duken më të përcaktuara për PSD-në dhe PDS-në, të cilat megjithëse deri më tani nuk

kanë firmosur, nuk kanë rrugë tjetër veç të përfshihen në koalicionin opozitar të drejtuar nga PS. Mësohet se edhe këto dy forca po qëndrojnë fort në llogoret e tyre, me qëllim që t’i shkëpusin PS-së nga një vend në listat e deputetëve të saj, dhe kjo si një mënyrë kompensimi për votat që ato i sjellin dhe koalicionit në rang vendi. Por edhe për këto dy forca mësohet se PS nuk ka ndërmend të lëshojë në këtë drejtim, pasi kjo gjë do të krijonte pakënaqësi tek aleatët e tjerë dhe do hapte një debat të panevojshëm brenda koalicionit tani kur i jemi afruar ditës së zgjedhjeve. Ajo çka mësohet se u ka ofruar PS në rast të moszgjedhjes deputetë, është se në varësi të votave që ata do sjellin, të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz në qeverisjen e ardhshme. Përfaqësues nga këto dy forca kanë bërë të ditur se janë në diskutime me PS-në, por duke shtuar se, pavarësisht rezultatit të tyre, zgjidhja e vetme për ta mbetet koalicioni opozitar. Fejzi Braushi

opozita

Dule firmos me Ramën, bashkë në zgjedhje Kreu PBDNJ-së, Vangjel Dule, është rikthyer dje në selinë rozë për t’i thënë “Po” ftesës së Edi Ramës për të qenë edhe ai pjesë e koalicionit të majtë. Për pak minuta ai ka zhvilluar një takim me kreun socialist Edi Rama dhe të dy më pas kanë dalë së bashku në një deklaratë për shtyp ku i kanë bërë me dije opinionit publik vendimin e bashkëpunimit në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane. “Unë jam shumë i kënaqur, që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kemi dakordësuar që të hyjmë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane”, - tha Rama duke bërë të ditur në të njëjtën kohë se zgjerimi i koalicionit do të vazhdojë edhe më tej. Ndërkohë që Dule në fjalën e tij ka theksuar se ky është një bashkëpunim që vjen natyrshëm, pasi bëhet fjalë për dy forca politike që e njohin mirë njëra-tjetrën duke qenë bashkë në frontin opozitar në 4 vitet e fundit. “Bashkëpunimi ynë nuk është një bashkëpunim që ka nisur rishtazi, është një bashkëpunim prej vitesh dhe kjo na bën më të sigurt. Është momenti më kulmor, që për vendin, shoqërinë dhe qytetarët, të realizohet rrotacioni i shumëdëshiruar, një rrotacion, jo si qëllim në vetvete, por për t’i hapur vendit perspektivën e integrimit në familjen europiane”, - tha Dule. Megjithatë, asnjëri nga dy kryetarët e këtyre partive nuk kanë pranuar të bëjnë me dije cilat janë termat e marrëveshjes dhe çfarë i ka ofruar PS-ja PBDNJ-së për ta joshur dhe që të pranojë ftesën e bashkëpunimit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le t’ia lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër”, - tha Topi. Qëndrimi i tij për të “rejat” që priten sot, hamendësoi deri dje në mbrëmje dy lëvizje që Topi mund të ndërmerrte

2

FRD-ja me shumë gjasë pritet që të dalë e vetme në zgjedhje, edhe pse ka edhe 48 orë për reflektim, afati limit për regjistrimin e koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

3

23.04.2013

5

Me daljen vetëm të FRD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vështirësitë për këtë forcë politike pritet të jenë të shumta, nisur që tek garancia e dyshimtë për numërimin në mënyrë të drejtë të votës ndaj tyre.

Mustafaj:

Islami në listë? PD nuk mund të kthehet në kosh plehrash TIRANË Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, nuk është dakord me disa zëra që po qarkullojnë së fundmi se Kastriot Islami do të përfshihet në listat e PD-së. Ai thotë se, nëse kjo është e vërtetë, PD po kthehet në kosh plehrash. “Ju drejtohem në këtë rast të gjithë miqve të mi, që janë ndjerë dhe e kanë treguar veten si demokratë para vitit 2005. Dua të sjell në vëmendjen e tyre një thashethem që po qarkullon, sikur Berisha do të fusë Kastriot Islamin në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën. Si do të ndiheshit ju në qoftë se Berisha na kërkon të votojmë për të bërë deputet Islamin? Unë për veten time si demokrat do të ndihesha shumë keq. I ftoj të gjithë demokratet, që mendojnë si unë, t’i shkruajnë Berishës në faqen e tij FB për t’ia shprehur mendimin qofte për Kastriot Islamin e qoftë për dy socialistët e tjerë, që PS i nxori jashtë vetes si të pavlefshëm. Nuk mund të bëhet kosh plehrash PD-ja, që është partia më e madhe e vendit,” shkruan Mustafaj në Facebook

Topi i vetëm në zgjedhje, 24 orë para afatit limit Negociata intensive mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së. Bode: PD është e hapur për të përfshirë në këtë koalicion të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës. Nevila Perndoj TIRANË Deklarata e kryeministrit Beri-

sha të shtunën mbrëma se partia që ai drejton ishte e hapur për të negociuar me të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës, turbulloi jo pak ujërat tek e vetmja parti e qendrës së djathtë, FRD, e cila prej kohësh ka vendosur të mos dalë në koalicion me PD-në. Në 24 orët e fundit, në rrugë informale, ftesat nga zyrtarët e lartë demokratë drejtuar kryetarit të FRD-së kanë qenë të shumta. I pyetur nëse dyert e PD-së janë të hapura edhe për Frymën e Re Demokratike, Ridvan Bode u përgjigj dje për mediat se “PD-ja është e hapur për të përfshirë në këtë koalicion të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës”. Por, paralelisht me deklaratën e Bodes dhe negociatat që po vijonin në selinë blu

me partitë e koalicionit, kryetari i FRD-së, Bamir Topi zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. “Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le t’ia lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër”, - tha Topi. Qëndrimi i tij për të “rejat” që priten sot, hamendësoi deri dje në mbrëmje dy lëvizje që Topi mund të ndërmerrte. Së pari, një koalicion me Aleancën Kuqezi që nuk ka vendosur ende publikisht se me kë do të lidhë marrëveshje, dhe së dyti, mundësia e një koalicioni surprizë me Partinë Demokratike. Burime zyrtare nga FRDja deklaruan për gazetën “Mapo” se deri më tash asnjëra nga variantet sa më sipër nuk mund të realizohet. Edhe pse ftesat për bashkëpunim nga

Kreu i Frymës së RE Demokratike takon ambasadorin amerikan dy ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ

Berisha me LGBT: Do t’u mbështes për të drejtat tuaja Në një takim të zhvilluar me përfaqësues të komunitetit LGBT, kryeministri ka deklaruar se i qëndron propozimit të tij se nuk sheh asnjë arsye pse duhet të pengohet e drejta e homoseksualëve për të jetuar me njëri- tjetrin. Berisha është takuar me aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj. “Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni bërë shumë mirë që keni dalë publikisht për të mbrojtur kauzën tuaj, sepse është e rëndësishme të besosh te kauza që përfaqëson, tha Berisha. Kryeministri ka theksuar se ai do mbrojë të drejtat e komunitetit LGBT dhe do të sigurojë mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Tiranë në shtator të këtij viti.

përfaqësues të lartë demokratë kanë qenë intensive në drejtim të Topit, mësohet se ky i fundit nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij, jo për të mos bashkëpunuar me PD-në, por për të mos pranuar që drejtimi i ardhshëm i qeverisjes (në rast fitoreje të së djathtës) të bëhet sërish nga kryeministri Berisha. Varianti me AK

Në anën tjetër edhe koalicioni me AK-në duket i largët. Burimet saktësojnë se AK-ja është shumë më afër një koalicioni me PS-në sesa me FRD-në. Në këto kushte, FRD-ja me shumë gjasë pritet që të dalë e vetme në zgjedhje, edhe pse ka edhe 48 orë për reflektim, afati limit për regjistrimin e koalicioneve pranë Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë ditës së djeshme u përfol mjaft edhe për mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë të Berishës me Topin, por që deri mbrëmë vonë nuk u realizua. Me daljen vetëm të FRD-së në zgjedhj e t e a r d h sh m e p a rl a m e nt a r e vështirësitë për këtë forcë politike pritet të jenë të shumta, nisur që tek garancia e dyshimtë për numërimin në mënyrë të drejtë të votës ndaj tyre. Pas takimit të djeshëm me ambasadorin Arvizu, Topi preku vetëm situatën e krijuar në KQZ. “Është një gafë dhe defekt i Parlamentit, që çështjen e KQZ-së e trajton si çështje partish. Ky është një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë. Unë uroj që KQZ të administrojë me përgjegjësinë e ligjit”, - tha Topi.

PD negociata me 25 parti, ofron formulë të re bashkëpunimi TIRANË Partia Demokratike ka arri-

tur të marrë një rezultat të kënaqshëm negociatash me drejtuesit e partive të koalicionit dhe jo vetëm. Gjatë gjithë ditës së djeshme, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, dhe eksperti për zgjedhjet, Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime me partitë aleate me qëllim firmosjen e një marrëveshjeje të përbashkët, që në parim bazohet në votat që secila prej tyre do të marrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bëhet fjalë për një formule të re brenda koalicionit ku votat që do të marrin si koalicion do të pjesëtohen më pas me votat që secila prej partive do të marrë dhe në

varësi të tyre do të bëhet edhe ndarja e ofiqeve. Ndërsa debati tjetër që lidhet me përfshirjen e disa prej drejtuesve të partive në listat e PD-së do të zgjidhet vetëm përmes negociatave individuale që disa prej drejtuesve të forcave politike do të kenë me kryeministrin Berisha gjatë javës që vjen. Në selinë e PD-së hyri dje kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia; Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste; Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar; kryetari i PDK-së, Nard Ndoka; kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj; kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi; e deri te kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi; dhe ai i PR-së, Fat-

mir Mediu. Thuajse të gjithë drejtuesit e partive të koalicionit janë shprehur të kënaqur për bisedimet. Në fund të takimit, nënkryetari i PRsë, Neritan Alibali, ka deklaruar se PR-ja do të vijojë të jetë aleate me Partinë Demokratike. Edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është shprehur se platforma që ata kanë ofruar është e njëjtë me programin e PD-së. Idirzi ka kërkuar gjithashtu që çështja çame të përfshihet në politikat qeveritare, ndërsa i ka mbetur idesë se në vend duhet një ministri për Diasporën. Në zyrat e selisë blu ka qenë dje edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është shprehur pas takimit se nego-

ciatat do të vijojnë edhe sot. Ndërsa kryetari LDK-së, Nikollë Lesi, deklaroi dje se, duke krahasuar ofertat që ai kishte nga dy partitë kryesore në vend, ajo e PD-së ishte mëse e

kënaqshme. Brenda pasdites, Lesi mblodhi edhe kryesinë, që vendosi zyrtarizimin e koalicionit me Partinë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, deklaroi dje për mediat se numri i partive në koalicionin e ardhshëm shkon deri në 25. “Janë duke u kryer negociata me të gjitha partitë që janë ofruar në spektrin e qendrës, qendrës së djathtë dhe të djathta dhe që po i bashkëngjiten koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit. Janë rreth 25 parti që kanë përfunduar negociatat dhe do të vijohet edhe nesër për të përfunduar këto negociata me të gjitha partitë që i ofrohen këtij bashkëpunimi”, - tha ai


6

kronika e ditës

Ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

860

Milionë euro arriti stoku i kredive të nënshkruara dhe të padisbursuara deri në fund të vitit me bankat dhe qeveri të huaja.

73

Për qind të kredive të huaja, të nënshkruara tashmë, janë me interesa fikse, dhe rreth 26 për qind e tyre janë me interesa të ndryshueshëm sipas euroborit

shkurt

“Vodafone Red”, oferta e re pa limit

Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë një nënshkrimi t ë një marrëveshje kredie

Qeveria garanton buxhetin deri më 2015, 1 mld USD kredi e papërdorur Qeveria ka tashmë të negociuara dhe të nënshkruara mbi 1 miliard dollarë kredi, për të cilat nuk ka nisur disbursimi. Shuma sipas ekspertëve të Financave është e mjaftueshme për financimin e deficitit buxhetor deri në fillim të vitit 2016 Blerina Hoxha

Çdo qeveri që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit, trashëgon një burim të garantuar për financimin e deficitit buxhetor. Pasi qeveria aktuale ka të nënshkruara më shumë se 860 milionë euro kredi, të cilat nuk janë disbursuar. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave dhe tregojnë se me këtë shumë financimi i deficitit buxhetor është i garantuar deri në fillim të vitit 2016. Por mbi të gjitha, ky borxh ende i pakonsumuar përveçse garanton financimin e nevojave të ekonomisë në periudhë afatmesme, është i admirueshëm për kohën e

gjatë të shlyerjes dhe interesat e favorshme dhe të kontrollueshme. Konsumohet borxhi

Që të arrihet të mbahet një nivel borxhi 63 për qind deri në vitin 2016, qeveritë në tre vitet në vijim nuk kanë nevojë të negociojnë më kredi të reja. Ministria e Financave konsideron se është e mjaftueshme të disbursohen dhe të futen në punë mbi 1 miliard dollarët tashmë të nënshkruar nga qeveria, por ende të papërdorur. Gjatë dy viteve të fundit ministri i Financave, Ridvan Bode shfrytëzoi çdo mundësi me donatorët për të firmosur kredi me interesa të favorshme për projektet kr yesisht në infrastr ukturë. Ekspertët e borxhit në Ministrinë e Financave thanë se opsioni i financimit të huaj është mbajtur në konsiderate si alternativa më e mirë e mundshme dhe për vitet që vijojnë. Kjo, sipas ekspertëve, jo vetëm për arsye se treguesit e kostos dhe të riskut janë më të mira dhe të menaxhueshme, por edhe sepse kreditë e nënshkruara dhe të padisbursuara përbëjnë një shumë të konside-

rueshme, e cila është e mjaftueshme për të plotësuar nivelin e deficitit buxhetor për tre vitet 2013-2015. Por ekspertët e Bodes vënë në dukje se duhet të menaxhohet me kujdes zbatimi në afat i kredive ekzistuese dhe të mënjanohet nënshkrimi i kredive të reja, të cilat disbursohen në këtë periudhë afatmesme. Gjendja

Që kur Shqipëria doli nga klasifikimi si vend me të ardhura të ulëta në vend me të ardhura mesatare, mundësitë për të marrë hua me interesa 2-3 për qind dhe me afat shlyerjeje 20-25 vjet nuk janë më. Tani vendi krediton nevojat për financim

efekti Kreditë e nënshkruara dhe të padisbursuara përbëjnë një shumë të konsiderueshme, e cila është e mjaftueshme për të plotësuar nivelin e deficitit buxhetor për tre vitet 2013-2015

me kushte tregtare. Stoku i borxhit të jashtëm i kontraktuar me terma jokoncesionalë vazhdon të rritet në raport me borxhin me interesa koncesionale. Për herë të parë, për 2012 borxhi koncesional është vetëm 1% më i ulët se borxhi tregtar, duke sinjalizuar për trendin e financimit të huaj me terma tregtarë gjithmonë e më tepër. Përgjatë 2012-ës si dhe në vitin 2011 u vu re gjithashtu dominimi i kredive të nënshkruara me interes fiks. Pjesa e financimit të huaj me interesa fikse raportohet në 73.6%, edhe pse evidentohet një tendencë rënieje përgjatë periudhës 2010- shtator 2012. Borxhi me interesa të ndryshueshëm është në masën 26.4%, duke njohur një rritje modeste gjatë kësaj periudhe. Për sa i përket borxhit të jashtëm, stoku i tij në fund të 2012-ës është në nivelin 2.6 miliardë euro, nga i cili 2.2 miliardë është borxh shtetëror dhe 283 milionë euro është borxhi i garantuar. Kreditë që kanë patur ecuri pozitive gjatë implementimit janë në sektorin e energjisë, infrastrukturës rrugore, ujësjellës-kanalizime dhe shëndetësi.

Duke filluar nga kjo javë, të gjithë pajtimtarët me kontratë të Vodafone Albania do të kenë mundësinë të shijojnë për herë të parë në Shqipëri komunikimin e vërtetë pa limit sipas specifikave të katër planeve tarifore Vodafone Red. Ky është një koncept i ri global i Vodafone që vjen si përgjigje ndaj kërkesës për komunikim të shpenguar, duke garantuar përvojën më të mirë për klientin. Prezantimi i Vodafone Red në Shqipëri përkon me hedhjen e këtij produkti në mënyrë të suksesshme në shumë tregje Evropiane ku operon Vodafone. Vodafone Red sjell për herë të parë në Shqipëri telefonata dhe SMS pa limit, brenda rrjetit apo drejt rrjeteve kombëtare sipas zgjedhjes së klientëve; akses të shpejtë në internet; roaming të përballueshëm dhe kujdes të pakrahasueshëm për klientin, por jo vetëm kaq. Vodafone Red sjell një sërë shërbimesh risi që ofrojnë vlerë unike: shërbimi i ruajtjes së të dhënave Vodafone Cloud, mbrojtjen e pajisjes dhe të përmbajtjeve personale, Vodafone Protect dhe mundësinë për të përdorur kapacitetin e të dhënave data në më shumë se një pajisje (sherbimi Vodafone Data Sharing). Fleksibiliteti është në qendër të konceptit të Vodafone Red. Me tarifa të pajtimit mujor duke filluar nga 4800 lekë (me TVSH) dhe katër plane të ndryshme tarifore, klientët mund të zgjedhin ndërmjet komunikimit të vërtetë pa limit brenda rrjetit Vodafone.

Sistemi i pagesave, BSH: Më shumë siguri bankave Përcaktimi më i qartë i rregullave dhe procedurave për kryerjen e pagesave me instrumente që përdoren si mjete pagese, do të sjellë më shumë siguri për kreditë e dhëna nga bankat tregtare. Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për sistemin e pagesave, të hartuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me FMN-në. Qëllimi i projektligjit është përcaktimi i rolit të BSH-së në fushën e rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sistemit të pagesave në Shqipëri. Drafti synon gjithashtu të rregullojë ndarjen e kompetencave ndërmjet BSH-së dhe AMF-së, në lidhje me sistemet e klerimit dhe shlyerjes së titujve. Në terma ndërkombëtarë është pranuar teza që bankat qendrore duhet të kenë një juridiksion të veçantë për infrastrukturën e shlyerjes së instrumenteve financiare. Sipas këtij modeli, BSH siguron një rregullim dhe mbikëqyrje gjithëpërfshirëse të urdhër-transfertës në cash dhe urdhër-transfertës së titullit, pjesë të një transaksioni financiar.

BSH përcakton rregullat: Kreditë me probleme mund të rinegociohen Në përpjekje për të shpëtuar huanë e dhënë, bankat mund të rinegociojnë kredinë me klientët sipas një mënyre të re pagese. Banka e Shqipërisë, nëpërmjet një rregulloreje të posaçme që hyri në fuqi dje, orienton bankat se përse kreditë e ristrukturuara nuk mund të cilësohen më kredi të këqija. Ristrukturimi i kredisë mund të kryhet mbështetur në analizat e vetë bankave, të cilat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të

r r it e n n ë m ë ny r ë t ë ko n s i de rueshme në mënyrë që të paguhet e gjithë kredia sipas kushteve të reja. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e ristrukturuar nuk mund të klasifikohet më lart se një kategori nga sa është klasifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin njëkohësisht të disa kushteve të tjera të përcaktuara në rregulloren e re. Klasifikimi i kredisë ndryshon kur kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet për 6 muaj nga data e ristrukturimit. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet

në kategoritë “të humbura”, “të dyshimta” ose ”nën standarde”, nuk mund të klasifikohet në asnjë rast më lart se kategoria “nën standarde” deri në plotësimin e kushteve . Ndërsa kredia që para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, ruan të njëjtën klasë dhe për të krijohen fonde rezervë për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë, me një normë jo më të vogël se 10 (dhjetë) për qind të kryegjesë (pricipali) dhe interesin, deri në plotësimin e kushteve.

Ristrukturimi i kredisë mund të kryhet mbështetur në analizat e vetë bankave, të cilat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2013

7

Gjyqi i Dajtit, “fushatë” disiplinore kundër 42 avokatëve Tiranë Të paktën 12 avokatë që kanë refuzuar të mbrojnë të pandehurin Dritan Dajti i janë nënshtruar dje procedimit disiplinor në Komitetin e Disiplinës, që është mbledhur pasditen e djeshme. Mbledhja e kësaj strukture ku të pranishëm janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i KLD-së si dhe përfaqësues të avokatëve, ka si qëllim të shqyrtojë kërkesat e përsëritura për procedim nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prej rreth një viti kjo gjykatë u ka kërkuar strukturave drejtuese të

avokatëve të marrin masa për mbrojtësit e caktuar ndaj Dritan Dajtit, të cilët nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore. Në mbledhjen e parë që nisi ditën e djeshme dhe pritet të vazhdojë për disa ditë do të merren në shqyrtim kërkesat për procedim disiplinor për 42 avokatë. Fillimisht janë shqyrtuar kërkesat për 12 avokatë, mes të cilëve edhe mbrojtës i zgjedhur nga vetë i pandehuri Dritan Dajti, Hasaf Hadëraj. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe zyrtarisht nuk dihet cilat janë masat disiplinore për

avokatët që do procedohen. Sipas burimeve, mësohet se disa nga masat disiplinore që pritet të jepen janë paralajmërim, gjobë dhe heqje licence. Por vendimet e Komitetit Disiplinor të Avokatëve pritet të bëhen publike vetëm pas shqyrtimit të të gjitha kërkesave të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka propozuar marrjen e masave për 42 avokatë. Të gjithë këta avokatë ndodhen në listën e mbrojtësve kryesisht dhe për më shumë se një vit janë caktuar nga Gjykata si mbrojtës të të pandehurit Dritan Dajti.

Tiranë

Gjen armë grabitësish në shtëpi, i denoncon

Drejtori i burgut të Shënkollit , Valentin Miri

Përgjimi i drejtorit të burgut: Leje me epikriza dhe vërtetime false martesash Hetimi për drejtorin e burgut të Shënkollit zbulon skandalin me lejet shpërblyese për të dënuarit për vrasje. Valentin Miri këshillonte të burgosurit të falsifikonin epikriza mjekësore, ndërsa në një rast ishte urdhëruar nga eprorët për t’i dhënë leje të burgosurit Tiranë Nga telefoni i një drejtori burgu mund të gjesh gjithçka! Zyrtarë që urdhërojnë vartësit e tyre t’u japin leje të burgosurve, porosi për falsifikimin e epikrizave mjekësore apo vërtetime të dyshimta martese. Dhe të gjitha këto bëhen që të burgosur, të dënuar për vepra të rënda penale, të përfitojnë disa ditë leje. Arrestimi i drejtorit të burgut të Shënkollit në Lezhë, Valentin Miri, zbardh skandalin e lejeve shpërblyese që disa herë janë bërë objekt hetimi, por fatkeqësisht pa sukses. Mjaftuan 15 ditë përgjime telefonike që “Task Forcë” të zbardhë një aferë të vërtetë korruptive, e cila dyshohet se nis në Drejtorinë e Përgjithshme, vazhdon në burgun e “Shënkollit” e përfundon te mjeku apo kryeplaku i një fshati në veri të vendit. Sipas prokurorisë, janë të paktën tre episode që ngarkojnë me përgjegjësi ish-drejtorin e burgut të “Shënkollit”, Valentin Miri, i cili tashmë ndodhet i arrestuar, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Fillimisht kanë qenë disa in-

formacione të marra në rrugë operative nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, ato që hodhën dyshime mbi një skandal të mundshëm me lejet shpërblyese. Më pas, përgjimet telefonike sqaruan një sërë detajesh të rëndësishme për hetimin, ku dyshohet se është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i administratës së burgjeve. Pas përgjimeve telefonike, prokuroria arriti të zbulojë komunikime të shumta mes ish-drejtorit të burgut të Shënkollit dhe të burgosurit K.K. Po ashtu, drejtori Valentin Miri ka këshilluar familjarë të këtij të burgosuri të sigurojnë epikriza mjekësore të falsifikuara për familjarët e të burgosurit, me qëllim që ai të përfitonte leje shpërblyese. “Nga përgjimi telekomunikativ del në pah se lejet e veçanta të marra nga i dënuari K.K. kanë qenë në kundërshtim me ligjin, pasi janë përfituar kundrejt epikrizave fictive, jo reale, të marra në rrugë korruptive kundrejt pagesës së shumës prej 50 mijë lekë të vjetra”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Më tej, prokuroria sqaron

se ish-drejtori i burgut të Shënkollit në kontaktet me një prej familjarëve të të dënuarit e drejton dhe e mëson si të marrë një epikrizë shëndetësore ku të pasqyrohet gjendja e rëndë shëndetësore (fiktive) e një familjari të afërt të të dënuarit. “Po kështu, në disa biseda telefonike del qartë se familjari i të dënuarit, në takimet që realizon me drejtorin Valentin Miri, ia dorëzon paraprakisht vlerat monetare për dhënien e lejeve të dënuarit”- thuhet në dosje. Por pavarësisht përpjekjeve, kjo leje nuk është dhënë, pasi epikriza është vlerësuar nga mjeku i burgut, i cili ka arritur në përfundimin se kjo epikrizë nuk është konform rregullave. “Mjeku i institucionit ka konstatuar se kjo epikrizë nuk është konform rregullave dhe si e tillë nuk përbën një dokument të vlefshëm, i cili mund të justifikojë dhënien e lejes këtij të dënuari. Për pasojë, nga ana e drejtuesit nuk ka qenë e mundur pajisja me leje e të dënuarit K. K., pavarësisht se Valentin Miri kishte marrë 300 euro të dënuar-

it për ta nxjerrë me leje të veçantë”thotë prokuroria. Episodi i dytë për të cilin dyshohet se ka shpërdoruar detyrën ish-drejtori Valentin Miri lidhet me lejen e veçantë për të burgosurin R.R. Ky i burgosur ka përfituar leje pas kërkesës së tij me argumentin se do të martonte vajzën. Por praktika e dhënies së lejes i është fshehur fillimisht Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili ka insistuar për marrjen e dosjes së këtij të burgosuri. “Nga ana e IEVP Lezhë i janë vënë në dispozicion drejtorisë së SHKB-së praktika të ndryshme, duke fshehur praktikën e lejes së veçantë akorduar për të burgosurin R.R.”- thuhet në dosjen hetimore. Kjo praktikë është bazuar në aktin e shpalljes së martesës së vajzës së të burgosurit dhe vërtetimin e një drejtuesi vendor, por të dy këto dokumente nuk ndodheshin në dosje. Ato u janë dorëzuar oficerëve të SHKB-së më datë 24 janar 2013, por nga hetimi rezultoi se këto shkresa nuk ishin protokolluar.

Gjen armë dhe maska në oborrin e shtëpisë, pronari lajmëron policinë. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së R. Pravaliçit, në rrugën “Kristaq Cipo” në kryeqytet, ku 45-vjeçari kishte vënë re se në oborrin e shtëpisë së tij ishin disa sende dhe një armë. Menjëherë ky i fundit njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet dhe për të nisur hetimin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia tha se kishte gjetur një grup sendesh që përdoren në grabitje dhe krime të ndryshme. Burime të policisë thanë se u gjet një armë e llojit automatik “Kallashnikov”. Burimet e policisë thanë se arma e gjetur aty ishte e lyer me bojë të verdhë dhe në krehrin e saj kishte afërsisht 30 fishekë që përdoren nga kjo lloj arme, pikërisht ato të kalibrit 7.62. Veç kësaj arme, policia tha se kishte gjetur një kapuç leshi me ngjyrë kafe, me dy vrima të hapura në pjesën e përparme që duhet t’i përkasin pjesës së syve. Po ashtu, pranë vendit ku ndodhej arma si dhe pranë vendit ku ndodhej kapuçi i zi, është gjetur edhe një xhup sportiv i zi si dhe një palë tuta të markës “Adidas”, me ngjyrë të zezë. Policia tha se Pravaliçi kishte konstatuar sendet e mësipërme në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë së tij, ndërsa ka pasur dyshime se objektet dhe sendet e mësipërme janë hedhur nga persona të ndryshëm nga jashtë oborrit të shtëpisë së tij. I zoti i shtëpisë i tha policisë se objektet e mësipërme nuk i përkisnin atij dhe po këtë qëndrim mbajtën edhe personat e tjerë të familjes së tij. Dyshimet e policisë janë se objektet dhe sendet e mësipërme, si arma, municionet dhe objektet maskuese mund të jenë hedhur nga persona të tjerë, ndërsa nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sherr për dollinë e rakisë në fejesë, vjehrri plagos dhëndrin Tiranë Një fejesë ka rrezikuar të kthehet në tragjedi, pas sherrit për dollinë e rakisë. Dhëndri ka përfunduar në spital me plagë në kokë, pasi është plagosur nga vjehrri i tij i dehur. Klodian Ramaliu, 24 vjeç, banues në fshatin Zall-Dajt të Komunës së Dajtit, mbeti i plagosur në kokë pas të shtënave me çifte të vjehrrit të tij, Islam Lusha, 49 vjeç, banues po në fshatin Zall Dajt. Ky i fundit u arrestua nga policia, ndërsa hetuesit bllokuan në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një çifte gjahu. Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës rreth orës 16:00, në fshatin Zall-Dajt të komunës së Dajtit, disa kilometra në periferi të Tiranës, në banesën e Islam Lushës, i cili po fejonte vajzën me Klodian Ramaliun. Në pije e sipër,

ata nisën të përshëndesnin njëri-tjetrin me dolli dhe duke hedhur batuta e se kush do të ngrinte i pari dollinë e rakisë. Pikërisht në këtë kohë, kur thuajse dreka ishte në konsumim e sipër, babai i vajzës nisi të debatonte me një prej të ftuarve pikërisht për faktin se kush do të ngrinte i pari dollinë e rakisë për nder të miqve të ftuar dhe çiftit. Në këtë kohë në debat është përfshirë edhe dhëndri, i cili ka nisur të debatojë me vjehrrin e tij për dollinë, ndërsa sherri përfshiu thuajse të gjithë të ftuarit dhe të pranishmit. Në grindje e sipër, Islami ka marrë armën e gjahut që mbante me leje në shtëpi dhe ka kërkuar të qëllojë, ndërsa aty pranë i është afruar edhe dhëndri i ri. Ai është munduar të qetësojë situatën në përpjekje

për t’i marrë armën vjehrrit të dehur. Ndërkohë ky i fundit ka shkrehur armën në drejtim të tij. Nga shkrepja e saj, disa prej saçmeve zunë në fytyrë dhëndrin 24-vjeçar Klodian Ramaliu. Ky i fundit mori disa plagë që fillimisht ishin serioze dhe menjëherë është nisur në drejtim të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, ku është shtruar në klinikën e ORL-së. Policia pas marrjes së informacionit mbërriti në fshat dhe pas hetimit të ngjarjes arrestoi vjehrrin me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Ky i fundit i pyetur nga policia shprehu pendesë për krimin, duke pohuar se e ka kryer veprimin në gjendje të dehur. Pavarësisht kësaj, miqësia mes dy familjeve nuk është prishur.


CMYK

8 23.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA EKSKLUZIVE / INTERVISTA ME FILOZOFIN FRANCEZ, LUC FERRY: BOTA ASNJËHERË NUK KA QENË MË MIRË

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) në Tiranë, në kuadër të Programit të Medias, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të çështjeve socialekonomike të vendit, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, shpall konkursin për prodhimin e 24 video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë. Ftohen të konkurrojnë studentë të gazetarisë, regjisë e sociologjisë, gazetarë e regjizorë të rinj, te rinj të apasionuar pas gazetarisë e videos. Konkurrimi do të jetë i hapur ndaj çdo prodhimi alternativ si në formën e paraqitjes ashtu edhe në përmbajtje, të ardhur nga të rinjtë, profesionistë apo amatorë. Projekti synon të ndërthurë elementë të gazetarisë sociale me median qytetare nëpërmjet përfshirjes edhe të elementëve të ‘videos me pjesëmarrje’. Kjo nënkupton marrjen pjesë të vetë komunitetit, perfaqësuesve të tij, njerëzve të thjeshtë që nuk janë gazetarë apo regjisorë profesionistë, në ofrimin e informacionit dhe realizimin e një kronike/video/ dokumentari. Aplikuesit mund të jenë individë ose grupe individësh. Një individ/grup individësh mund të dorezojë disa skenarë, por nuk mund të financohet për prodhimin e më shumë se një video-dokumentari.

NR. 16 (261), VITI VIII BOTIMIT MARS 2013 ÇMIMI 300 LEKË

KONKURS PËR PRODHIM MEDIATIK BESNIK MUSTAFAJ Ngatërresat në kufirin francez me emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë një ‘skenar’ (koncept ide) të videodokumentarit sipas Formatit të Aplikimit që gjendet te www.soros.al. Këtë Format mund ta tërheqin edhe pranë zyrave të Fondaconit Soros në Tiranë, me adresë : Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë; Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë Tel: +355-42-235856, 248-213

Ky është viti i dytë i organizimit të këtij Konkursi. Mund të njiheni me fituesit e vjetshëm nëpërmjet këtij linku : http://www.soros.al/2010/article.php?id=404

ALASTAIR CAMPBELL

NJERIU I RILINDJES SË EDI RAMËS E PËRMUAJSHME

Afafti i aplikimit është data 15 Maj 2013. Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike te adresa konkurs@osfa. soros.al, ose të dorëzohen te adresa e Fondacionit Soros në Tiranë. Për më tepër informacion shkruani te adresa e emailit: konkurs@osfa.soros.al

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

Eshtë spin doctor-i i fushatave të Tony Blair-it. Shqiptarët e njohin nga koha e luftës në Kosovë, kur mbronte vendimin e shefit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Campbell vjen në Shqipëri pikërisht me Ditarët e atyre ditëve: Vitet e mia me Tony Blair, botim i UET Press. Në një bashkëbisedim me Henri ÇILIN flet për librin, rëndësinë e strategjisë në politikë, e të tjera.

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2013

9

Bëhu gati për pranverën…

Zbuloni dimesionin tonë në kategorinë e produkteve për ambjentet e jashtme

Gazebo me tendë të palosëshme dhe strukturë alumini, 3 x 3 m

29.900 L

25.400

L

Kodi: 16554

Set druri tropikal: Tavolinë (90 x 45 x 45) cm; 2 karrige (64 x 65 x 88) cm; Karrige dyshe (133 x 65 x 88) cm + jastëkë

29.000 L

23.200

L

²adër e varur me konstrukt metalik dhe bazament Dia: 3m

9.600 L

Kodi: 16588

Kodi: 16591

Jastëk poliestër në ngjyra të ndryshme, 45 x 45 x 1.5 cm

350 L

37.900 L

645 L

Kodi: 17534

Kodi: 16619

Karrige druri tropikal, e palosshme, 47 x 54.5 x 84.5 cm

Natyra duket edhe më e bukur kur shijohet në komoditet…

Set: Tavolinë (74 x 46 x 33) cm Kolltuk 2-sh (107 x 60 x 78) cm Karrige (56 x 60 x 78) cm Me konstrukt Alumini +Jastekë dhe xham të tempereuar

Jastëk poliestër, 48 x 82 x 2.5 cm

Kodi: 16628

Pranvera e simbolizon natyrën në shkëlqimin e saj më të plotë dhe maksimumin e ngjyrave. Eshtë koha për të kaluar më shumë momente të ditës jashtë e për ta shijuar motin teksa ngrohet ditë pas dite. Në MEGATEK do të gjeni gjithçka që duhet për ti dhënë komoditet ambjentit të jashtëm. Artikujt tanë të shumëllojshëm janë funksionalë në hapësira të ndryshme, që nga ballkonet, verandat e deri tek oborret kopshtet, pishinat dhe plazhet.

Karrige plastike, 55 x 40 x 75 cm

3.990 L

750 L

Kodi: 16883

Kodi: 16428

Bli më lirë në set Tavolinë druri tropikal, e palosshme, 50 x 50 x 68 cm

4.490 L

Kodi: 16548

SUPER Set: Tavolinë (50 x 50 x 50) cm; TE 4 karrige (65 x 50 x 70) cm OFER

Tavolinë plastike, 70 x 70 cm

2.690 L

Kodi: 16640

me konstrukt metalik Free Design me xham të temperuar

in megatek

Super Oferte

19.900 L

Kodi: 17550

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Katër jetët e Tedit N

ë një mbasdite të javës së kaluar, France musique po transmetonte një sonatë të E. Ysaye. Ishte e një teknike dhe perfeksioni të tillë sa të detyronte ta dëgjoje deri në fund. Doli që interpretuesi i saj në violinë të ishte Tedi Papavrami. Në të vërtetë ajo pjesë e emisionit i kushtohej promovimit të regjistrimeve më të fundit të artistit me origjinë shqiptare. Drejtuesi i njohur i emisionit, L. Esparza, paraqiti edhe diçka tjetër dhe në fund formuloi një pyetje, jo për regjistrimet, por për titullin e librit autobiografik që muzikanti i talentuar ka botuar te Robert Laffont. Atë libër e kisha mbi tavolinë dhe po e lexoja, por për të qenë i sinqertë deri në fund, për këtë isha shtyrë më fort nga një paraqitje që i kishte bërë Bernard Pivot në shtypin francez, një referencë dhe autoritet i vërtetë në fushën e librave, të cilit i besoj veçanërisht shumë. Veç të dhënave biografike, isha i sigurt se ai kishte vënë re edhe diçka tjetër në të. Për të mbetur tek ajo radioja muzikore që përmenda në fillim, më duhet të them se meqë u ndodha pranë një ordinatori, formulova pa vonesë përgjigjet. Të nesërmen nga dreka postieri më la në dorë një kuti të bukur me gjashtë CD, pra të gjitha regjistrimet më të fundit të Tedit. Vetëm për violinë. Një mrekulli e vërtetë. Në të gjenden të interpretuara edhe pjesë të repertorit botëror, që fillimisht janë konceptuar për më shumë se aq. Si punë të parë iu ktheva të dëgjoj edhe një herë regjistrimin sonatës (nr.2) të Ysaye-s. Është tronditëse, veçanërisht Malinkonia dhe Vallja e hijes. Tedi aty është në një nga majat e tij, tingulli i mëndafshtë i violinës është i një bukurie dhe ndjeshmërie të rrallë. Pastaj brenda gjeta, përveç Bartokut, Bahut, Skarlatit edhe njëzet e katër kapriçot e Paganinit, madje në dy versione, i pari i regjistruar në studio më 1997 dhe tjetri koncerti live që ka dhënë në Tokio më 2001. Asnjëherë nuk mund të dimë se çfarë surprizash na ruan edhe vetë kujtesa jonë. Tamam reg jistrimet e atyre kapriçove më sollën para syve një ngjarje të tridhjetë viteve të shkuara, paraqitjen e parë të Orkestrës Filarmonike të Tiranës, koncertin e përurimit të saj. Pata rast të jem i pranishëm dhe kujtoj si tani paraqitjen e parë, të themi “zyrtare” edhe të Tedit para një auditori aq të gjerë. Se ka një fillim për gjithçka.

koment Dashnor Kokonozi

Shkurt, të pranishëm nuk qenë më vetëm prindërit e klasës muzikore që ndiqnin fëmijët e tyre në koncertin e fundvitit, që unë isha i dënuar t’i dëgjoj gjithnjë për shkak të dritares sime që binte në oborrin e një shkolle muzikore. Ai do të luante atë ditë një kapriço të Paganinit. E kujtoj si një burrë të vogël me pantallona të shkurtra, (siç tregon në libër, të tilla i kishte edhe në Paris deri ditën kur P. Amoyal i kërkoi të atit t’i blinte një palë të tjera me rastin e paraqitjes në konkursin e Konservatorit). Mezi dukej në mesin e një orkestre të bashkuar me atë rast e që ngjante gati madhështore. Ndihej që kishte emocione dhe si një mace e vogël i hidhte sytë gjithandej, me përjashtim të sallës. Pastaj nisi interpretimin, pak i tensionuar e i pasigurt në fillim, por i mrekullueshëm e plot gjallëri deri në fund. Në të vërtetë, ne, spektatorët e asaj dite e kishim të vështirë të mos ishim pjesë e asaj që po ndodhte, qe e vështirë të kontrollonim emocionet për të kapur më mirë pjesën, të mbanim qëndrim të ftohtë e aq më pak kritik, ndaj dikujt që nuk ishte më i lartë sa tre kokrra mollë, siç thotë një shprehje frënge. Për më tepër, dukej qartë se ai e ndiente deri në kërcitjen e eshtrave të tij të njoma peshën e asaj daljeje të parë në publik. Kjo ishte arsyeja që në rast të ndonjë pasaktësie, ishim gati të ktheheshim edhe kundër Paganinit vetë, për të mbajtur anën e Tedit. Të këmbëngulnim deri në fund se nuk ishte një notë e gabuar e Tedit, por se ai vetëm sa kishte korrigjuar një gabim të Paganinit. Fatmirësisht, puna nuk erdhi deri aty. oncerti qe një sukses dhe u habita që për të nuk gjeta gjë të madhe në librin autobiografik të Tedit, veç një fotografie para afishes së tij në Teatrin e Operës, në Tiranë. Nuk e harroj as sot se, në fund të koncertit, Tedi ktheu kokën për një fragment sekonde nga salla, si të kujtohej vetëm atë çast për ekzistencën e saj dhe ia nguli sytë violinës së parë, Zhani Cikos. I kapi vështrimin dhe me sytë e tij i kërkonte me këmbëngulje një shenjë të vetme sesi i qe dukur interpretimi. Dirigjenti E.

K

Krantja (më duket), i bëri shenjë orkestrës të ngrihej, Zhani u zu keq e nuk dinte ç’të bënte para gjithë sallës. Buzëqeshi, duke shpresuar se ai do ta kuptonte se gjithçka kishte shkuar mirë. Nga fundi i sektorit të harqeve, Bert Papavrami, edhe ai pjesëtar i asaj orkestre, kishte përkulur kokën nga pesha e tensionit të madh që kishte përballuar deri në fund të interpretimit. Verdikti i sallës e lehtësoi disi, por në të njëjtën kohë i kishin vërshuar emocione të forta, sa nuk qante. Në fakt, fati i të birit që vulosur përfundimisht. Me sa dukej, aty ndaheshin edhe jetët e tyre artistike, Tedi kishte filluar jetën e tij të parë. ë tej ai do të hyjë në kronikat kombëtare jo fort kulturore dhe të vjen keq që shkaku të ishte një dëshirë tejet normale: dëshira për të vazhduar studimet në Francë. Është një periudhë për të cilën të gjithë dinë pak a shumë të njëjtën gjë, por duhet të lexosh librin e Tedit Fugë (vetëm) për një violinë (ka që termin fugë e përkthejnë edhe arratisje, gjë që nuk është shumë gabim, por lë mënjanë kuptimin tjetër të tij në fushën muzikore, rimarrjen e të njëjtit motiv), pra duhet lexuar ky libër që ka dalë këto ditë në Francë, që të mësojmë të vërtetën e vërtetë, të kapërcejmë gardhin e ulët të rrëfimeve komode urbane, shpesh me një dozë të dukshme jodashamirësie e të dëgjojmë protagonistët e ngjarjes. Por këtu duket se kaluam menjëherë te jeta e katërt e Tedit. Se ai ka edhe dy të tjera më parë. Njërën prej tyre, atë të aktorit, e mësova disa vjet të shkuara, kur në ekranin e Francë 2, në krah të Catherine Deneuve dhe Nastasia Kinskit, pashë një fytyrë të hequr burri që më thoshte diçka. Në atë film që mban titullin Lidhje të rrezikshme, ai mishëron rolin e Danceny-t. Dihet që në romanin e famshëm të P. Laclos, mbi të cilin është bazuar filmi (edhe pse qe zhvendosur në kohë), Danceny jep mësime kënge dhe harpe, por në këtë realizim të fundit të këtij romani mitik regjisori J. Dayan kishte zgjedhur një violinë dhe një violinist, Tedi Papavramin. Kujtoj se kritikat e vlerësuan violinistin, tashmë edhe aktor, për një vështrim krejt tjetër të atij roli aq të njohur. Ai la mënjanë naivitetin proverbial të personazhit, për t’i dhënë një natyrë tjetër, të çiltër e të pastër. Jeta e tretë e Tedit është pothuaj më publike se ato dy të parat; është jeta e përthyesit të Kadaresë. Vërej se ka shumë që e njohin si përkthyes të Kadaresë dhe vetëm se kanë dëgjuar se

M

Pendesë ai është edhe muzikant (ah, pse i bie edhe violinës, më tha një koleg i punës), por nuk janë fort të sigurt. Ka të tjerë, kryesisht melomanë, që kanë dëgjuar se është edhe përkthyes i Kadaresë, por kjo u duket pak e çuditshme, që nuk është pjesë e rregullit, se e kanë të vështirë të gjejnë ndonjë lidhje, qoftë edhe të fshehtë midis këtyre mjeshtërive. Gjithçka bëhet më e qartë vetëm kur mësojnë për origjinën e tij. Gjithsesi, tani kritikët e tij muzikorë nuk harrojnë ta vënë në dukje këtë detaj, si një çudi më vete. Jeta e katërt e Tedit, ajo e autorit të një libri origjinal, mund të thuhet se lindi me ndihmën e një mamie mjaft elitare, atë të botuesit të Robert Laffont. Autori thotë se është ai që i kërkoi të shkruajë librin. Dhe Tedi e shkroi. Tani libri është në duart e lexuesve frankofonë dhe mund të thuhet se edhe ky fillim qëndron me dinjitet krah jetëve të tij të deritanishme. Se, fort lumturisht, mjeshtëria e një shkrimtari nuk qëndron vetëm në renditjen e bukur të frazave dhe të mendimeve, ajo mbi të gjitha ka të bëjë me sinqeritetin e rrëfimit. Në këtë libër, një gjë e tillë i ka tërhequr vëmendjen edhe Bernard Pivot. Por në të nxjerr krye edhe një talent i vërtetë shkrimtari. Kam parasysh një numër skenash mjaft të këndshme të fëmijërisë së tij, përshkrimin e mjediseve të kohës, të psikologjisë së një vendi të mbyllur siç ishim, marrëdhëniet me gjyshin e tij, marrëdhëniet e vështira e të paparashikueshme me të atin, që komplikohen edhe më shumë me rastin e vendimit për të mos u kthyer në Shqipëri, analiza që i bën rolit të rrjetit familjar dhe shoqëror të Shqipërisë së kohës, përshkrimi me humor i konflikteve që lindin me gruan e atasheut kulturor të ambasadës në Paris, pohimi i sinqertë se ishte një ruse me emrin Viktoria që i sugjeroi një tjetër mënyrë të mbajtjes së harkut dhe dhjetëra e dhjetëra episode të tjera. Diku në faqet e librit profilohet edhe një Silva e vogël, në klasat-atelie të Liceut artistik, por ai nuk ngurron të flasë edhe për xhelozitë dhe zhgënjimet e moshës, kalimin e parë të kufirit, jep me vërtetësi ndjenjat e tij prej fëmije për një botë që ia kishin përshkruar me aq ngjyra të egra etj. Duke qëndruar në këtë periudhë m’u duk i habitshëm fakti që ai përmend vend e pa vend fak-

tin se nëna e koleges së tij të vogël, Klodianës, quhet Proletare. Ka gjithçka në të, por jo dashamirësi. Është e njohur dhuna që ka pësuar Tedi dhe familja e tij, por ai gjithsesi duhet të gjejë forca te vetja për të mos e riprodhuar këtë dhunë ndaj të tjerëve. Ndryshe nga sa kisha menduar më parë, nuk është i ati, por nëna e tij ajo që e shtyu Tedin drejt violinës, ndërkohë që i ati punon si mësues në Vlorë. o pak vend zë edhe përshkrimi i marrëdhënieve dhe detajeve të panjohura të njohjes me familjen e E. Hoxhës dhe të ndihmës që pati prej saj. Para se të dilte libri, më kishte lënë një shije jo fort të mirë një intervistë e Tedit, ku ai merret me përshkrimin e këtij episodi të jetës së tij. M’u duk se edhe ai i qe përshtatur modës së neveritshme të shtypit të Tiranës, dhe po shprehte edhe ai një magjepsjeje ndaj të keqes. Gjësendi e pakuptueshme për mua, që kisha mendim tjetër për inteligjencën e tij. Në detajet që jepen në libër kupton se intervista fliste për ngjarjen, por pa i lënë vend qëndrimit të tij për një gjë të tillë. Libri e plotëson këtë mungesë. Veçanërisht në takimin pas kthimit të parë nga Franca kemi një Tedi tjetër. Ai ka sa tërheqje aq edhe tmerr nga E. Hoxha. I ati i ka folur diçka dhe ai ndien frikë se mos diktatori i lexon mendimet. Nuk harron të citojë edhe një frazë banale të Hoxhës, ku ai e krahason violinën e artistit ende fëmijë me një shpatë që çan qiellin etj. Nga ana ime, gjithnjë kam pasur kureshtje të dëgjoj vlerësimet e ndokujt për nivelin e frëngjishtes së përfolur të E. Hoxhës. Nuk e prisja të ishte Tedi që do të ma plotësonte këtë kërkesë. Dikur, gjatë takimit në fjalë, ai nis t’i flasë Tedit në frëngjisht dhe djali i përgjigjet duke pranuar se ende nuk e zotëronte mirë atë gjuhë, por kjo nuk e kishte penguar të vërejë edhe gabime e pasaktësi në të folurën e diktatorit. Në faqet e këtij libri (çdo kapitull ka një kod që krijon mundësinë e dëgjimit të një prej pjesëve të albumit që ka nxjerrë), del se asgjë nuk ka qenë e lehtë për të. Por siç thotë me të drejtë B. Pivot, në këtë libër nuk është violinisti i madh francez, që vihet të gjykojë shqiptarin e vogël. Tedi në mënyrë të thjeshtë, me përvujtësi e shpesh me dhimbje e duke ironizuar veten, tregon një pjesë edhe të historisë sonë.

J


op-ed

2

Blog Vota e bardhë dhe një valë fanatikësh

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Arnojnë vrimat e së keqes historike

23.04.2013

Universitet

Papunësia e të diplomuarve: kush e ka fajin?

Treshi magjik i kthesave majtas T

reshi është një nga numrat më domethënës përsa i përket simbolikës me të cilën lidhet. Trinia e shenjtë, Jupiteri, autoriteti etj., lidhen me këtë numër, i cili me sa duket është bërë lejtmotivi i PS-së për të parashtruar alternativat e saj programore për zgjedhjet e ardhshme. Të bukosur për të shkruar e komentuar mbi moralin dhe dashurinë e re Meta-Rama apo Rama-Meta, duke numëruar radhën ‘kilometrike’ të partive të kapura pas ‘lokomotivës’ elektorale të PS, apo duke zhbiriluar emrat e këshilltarëve bashkiakë që kalojnë në anën e ‘armikut’, kemi harruar të merremi apo të përqendrohemi në alternativën politike që ofron. Përtej disa reagimeve sporadike, si ai i Genc Burimit, pakkush ka parë apo ka komentuar programin e PS, jo për gjë, por të paktën këtë radhë PS paska një të tillë. Në këtë frymë dhe zoti Veliaj i shpjegoi një auditori studentësh dhe pedagogësh në Universitetin Europian të Tiranës programin e ri të PS, një farë ‘New Deal’ ruzveltian, ashtu siç e kanë për zemër shtetarët tanë, model amerikan. Programi konsistonte në tri pika apo kthesa të gjitha majtas, të gjitha të forta, por asnjë origjinale, si në ide po ashtu edhe në implementim. Kthesa e parë ishte ajo që, me sa duket, dhemb dhe dhemb shumë, arsi-

mi. I tronditur nga skandale të shumta, arsimi qenkërka, sipas z.Veliaj, hallka më e dobët e sistemit shqiptar, problem më i madh i të cilit është sigurisht ai privat dhe më sigurisht se kaq, ai universitar privat. Pa dashur të hyjmë në polemikë për cilësinë, sot në arsimin e lartë privat janë jo më shumë se 10-15% e numrit total të studentëve në vend, një kuotë shumë e vogël për t’u evidentuar si determinante për cilësinë e ‘supozuar’ të dobët të arsimit privat universitar. Më pas propozimi shtonte dozën populiste të diskutimit, aty ku natyrisht të gjithë prekemi, të varfrit. PS propozon nga një anë ndihmën ndaj studentëve në nevojë, për të mos u ndjerë të përjashtuar, ndërkohë që të paktën që nga viti 1994 numri i vendeve në universitet, degëve apo edhe universiteteve publike është rritur në mënyrë eksponenciale në raport me sipërfaqen e vendit. E jo vetëm kaq, por universitetet publike kanë shtrirë veprimtarinë e tyre me filiale nga Veriu në Jug, duke mos lënë kështu pa një qendër universitare asnjë qytet të rëndësishëm në vend. Elementi tjetër është ai i kastizimit të shoqërisë shqiptare, aty ku të ‘pasurit’ me mundësi më të mëdha shkojnë në shkolla private dhe të varfrit me mundësi më të vogla shkojnë në …shkolla publike. Me të gjitha gjasat, zoti Velia mendon se arsimi pub-

lik në Shqipëri është më cilësor se ai privati, gjë që të paktën u ‘siguron’ të varfërve një farë cilësie, atë që privati s’e bëka. Pak kundërsens kur flet për të majtë e të djathtë e aq më tepër kur e djathta është në pushtet, e kjo e fundit edhe pse ka liberalizuar tregun me logjikën e PS paska ruajtur të paktën njëfarë cilësie në arsim. Kthesa e dytë dhe ndofta ajo më e ndjeshmja, punësimi apo materializimi i dorës ‘së zotit shtet’ në ekonomi. Taksa progresive kundër asaj të sheshtës, temjani kundër djallit të tregut. PS propozon pas tërheqjes nga ‘përtej të majtës dhe të djathtës’, zbythjen majtas dhe propozimin e gjësë më evidente, atë më banalen, ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, e cila do të duhet të bëhet përmes rritjes, fryrjes së administratës publike, punëve publike e të tjera si këto. Propozimi më origjinal natyrisht ishte ai i ‘Korpusit të të Rinjve’, i shtjelluar më qartë në idenë se, nëse je pa punë, kundrejt një pagese mund të shkosh të punosh për një komunitet në atë që quhet ‘punë e dobishme’ për komunitetin. E parë dhe e thënë kështu, nuk duket veçse një tjetër ‘huazim’ amerikan, njëfarë ‘peace corp-i’ shqiptar, ndërkohë që për ata që kanë memorie pak më të fortë mund t’u kthehet në mendje slogani enverian ‘të punosh aty ku ka nevojë atdheu’. Zoti

koment

Klejdi Këlliçi

na ruajttë, vate dhe iku liria personale për të vendosur si e ku duhet punuar. E treta, ishte dhe kthesë dhe dallim. Të parë me dyshim në Kosovë, PS po tenton gjithsesi ta luajë kartën e nacionalizmit apo patriotizmit. Deri diku kjo është e drejtë e cila rivendikohet qoftë duke marrë parasysh periudhën MajkoNano, luftën, kampet e refugjatëve apo ndihmën që socialistët në pushtet i dhanë Kosovës, pa arritur asnjëherë të jenë gjithsesi faktor i rëndësishëm politikomoral. PS me të drejtë luan me idenë e nacionalizmit si shovinizëm dhe patriotizmit si vlerë e drejtë dhe morale për shqiptarët. Duhet, sipas zotit Veliaj, ndryshim, shkolla apo investime më tepër sesa pasaporta, për të shtrembëruar vullnetin e elektoratit në rast zgjedhjesh në Shqipëri. Historia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka filluar as në vitin 1999 dhe as më 2009, kur u përurua Rruga e Kombit, por më parë, kur qeveritë shqiptare akorduan pa-

11

Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta, inticionet pa koncepte janë të verbra. Immanuel Kant

fund bursa studimi për studentët kosovarë, të cilët nuk kishin mundësi shkollimi apo me daljen në satelit të TVSH, me qëllimin e vetëm për të përcjellë lajme te shqiptarët e Kosovës. Dallimi mes patriotizmit dhe nacionalizmit mund të bëhet në çdo kohë, po ashtu si të shkosh e të vish brenda ditës nga Prishtina në Tiranë në komoditet të plotë, ndërkohë që reflekton në dallimin mes të majtës dhe të djathtës. Të tria kthesat kanë kuptim, por duket se janë pak vonë e të stisura pak keq, a thua se më shumë besohet te koalicioni me Metën sesa te forca e ideve. Kthimi i PS tek ideologjia është i bukur, shkon me kohën, por nuk besoj se vetë kupola socialiste e beson. Dhe nëse lëmë mënjanë arsimin, dashurinë reformatore të çdo partie që vjen në pushtet në Shqipëri, pritja e madhe është ajo mbi taksën e sheshtë. Përllogaritjet, sipas PS, shkojnë te rreth 8 mijë persona të prekur, taksimi i të cilëve do të mundësonte të paktën kthesën e dytë të parashtruar në këtë shkrim. A kanë me të vërtetë 8 mijë veta në Shqipëri aq kapital sa të financojnë solidaritetin për të tjerët? Zor se kjo pyetje do të gjejë përgjigje. Deri atëherë, le të merremi më mirë me divorce e martesa aleancash, se ndoshta janë më të prekshme dhe më të frytshme sesa riciklimi bajat i debatit majtas-djathtas.

Dhjetë mënyrat se si Twitter iu vlen gazetarëve 1. Breaking news Kur në komunitetin tuaj dalin lajme publike, pavarësisht nëse ky lajm është një rrëzim avioni, sulm terrorist, tërmet, përmbytje, vrasje në masë apo stuhi dëbore, njerëzit që e kanë parë apo përjetuar ngjarjen shkruajnë në Twitter për të. Për mbulimin e të tilla lajmeve, sfida e gazetarëve ka qenë gjithmonë përpjekja për të gjetur njerëz që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes apo janë prekur prej saj. Duke përdorur veçorinë e kërkimit të përparuar të Twitter-it, ju mund të gjeni shumë shpejt dhe të kontaktoni këta njerëz për intervista dhe/ose citime apo edhe të përfshini shënimet e tyre nga Twitter-i në lajmet tuaja. 2. Ndiqni njerëz e organizata që përbëjnë lajm Figurat publike dhe organizatat në komunitetin tuaj e përdorin Twitter-in për të shpallur lajme, për të shprehur opinione si dhe për t’iu përgjigjur njerëzve në komunitet. Cilado prej këtyre mund të përbëjë lajm. Nëse nuk ndjek njerëzit dhe organizatat e fushës që mbuloni, me siguri do t’ju shpëtojnë lajme njësoj sikur të injoronit njoftimet e tyre për shtyp, konferencat e shtypit, dhe deklaratat e gabuara që bëjnë në fjalimet e tyre publike... 3. Burimet nga grupet në Twitter  Personat që ju ndjekin në Twitter mund t’ju ndihmojnë me përgjigje të shpejta për pyetjet dhe t’ju ndihmojnë të gjeni shpejt burime për lajmet tuaja, sidomos nëse keni zhvilluar një grup të konsiderueshëm ndjekësish që kanë po ato interesa si dhe ju dhe nëse i angazhoni në mënyrë të efektshme në biseda. Rendja pas burimeve të duhura mund të kërkojë shumë kohë për një reporter të shkollës së vjetër. Për një përdorues të mirë të Twitter-it, përgjigjet mund të vijnë në pak sekonda. Mund t’ju duhet t’i verifikoni përgjigjet, por këtë duhet ta bënit edhe në raportimin sipas shkollës së vjetër. Edhe pse burimet nga grupet në Twitter nuk funksionojnë gjithnjë, për të shkruar një tweet të efektshëm për një grup

koment Steve Buttry

nuk kërkon më shumë se një ose dy minuta. Nëse nuk funksionon, mund të ktheheni gjithmonë tek teknika e shkollës së vjetër për ndërtimin e burimeve. Me shumë gjasë, do t’i gjeni disa burime të dobishme në Twitter dhe do kurseni kohë; nga ana tjetër, përpjekjet e shkollës së vjetër për burimet mund t’i përdorni për të gjetur burimet e tjera që ju duhen. Andy Carvin i NPR (Radio Kombëtare Publike) është mjeshtri i burimeve nga grupi në Twitter. Lexoni shënimet e tij se si ndjekësit e vet në Twitter e ndihmuan që të diskreditonte spekulimet sikur izraelitët gjoja armatosnin rebelët libianë; apo se si po këta ndjekës e ndihmuan të diskreditonte lajmet se Vajza Lesbike në Damask ishte arrestuar dhe se në fakt ishte veç një burrë heteroseksual në shtetin e Xhorxhias. 4. Kërkoni për burime  Nëse nuk keni shumë ndjekës apo nëse ndjekësit tuaj nuk i kanë përgjigjet që ju duhen, Twitter-i prapëseprapë mund t’ju ndihmojë të gjeni burime. Përdorni funksionin për kërkimin e përparuar që të kërkoni njerëz në komunitetin tuaj që mund të tregojnë interes apo të japin ekspertizë për temën mbi të cilën po raportoni. Ose, kontrolloni disa fjalë kyçe me shenjën # përpara (të quajtura hashtag) që lidhen me temën që po punoni dhe shihni nëse dikush nga atyre që bëjnë tweet për atë temë mund të ishin burime të dobishme. Ose, mund të kërkoni emra apo fjalë kyçe në biografitë e përdoruesve të Twitter-it për të gjetur njerëz që punojnë për kompaninë për të cilën po shkruani apo një person specifik që mund të mos e kontaktoni dot me tele-

fon por që bën tweet për temën tuaj. 5. Mblidhni citime nga komuniteti  Lajmi i njeriut në rrugë është një klishe e gazetarisë (dhe mjaft seksiste për këtë). Nëse ju ka ngecur në dorë kjo detyrë, e mira është ta bëni shpejt dhe të vazhdoni me diçka më të mirë për të kaluar kohën. Qoftë kur jeni në rrugë, në një qendër tregtare apo në një aktivitet komunitar, shpesh ju ndodh të ndaloni një numër njerëzish që nuk duan të flasin me ju, edhe më shumë njerëz që nuk ia kanë idenë asaj për të cilën pyesni, dhe edhe më tepër që nuk kanë asgjë interesante për të thënë. Nëse merrni një përgjigje të dobishme në pesë përpjekje quhet rezultat i mirë; por edhe një në dhjetë nuk ndodh aq rrallë. Bëjeni pyetjen në Twitter (nëse keni ndërtuar një grup të konsiderueshëm e të angazhuar) dhe do merrni përgjigje shpejt nga ata që kanë diçka për të thënë për temën (disa nuk do të jenë aq interesantë). Mund të doni të përdorni edhe Twitter-in, edhe Facebookun, edhe intervistat e stilit të vjetër me njerëzit në rrugë. Por, kujdes: Po ta përdorni këtë teknikë shpesh, duhet të ruheni që të mos përdorni të njëjtët njerëz që ju përgjigjen çdo herë që bëni një pyetje. Ndërkohë, gazetarë me tepricë “flasin me të zakonshmit” për lajmet e tyre, ndaj nuk është diçka e veçantë vetëm për Twitterin. 6. Ide për lajme  Nga Twitter-i mund të merrni ide për lajme në të paktën dy mënyra: Mbani vesh çfarë diskuton komuniteti në Twitter. Teksa jeni duke dëgjuar tweet-et, një tweet i vetëm mund të jetë një ide e mirë për lajm. Ose disa tweet-e për të njëjtën temë mund t’ju japin sinjalin se diçka po shndërrohet në temë të nxehtë që duhet ta raportoni. Pyesni komunitetin për ide për lajme. Kur isha redaktor i Cedar Rapids Gazette, reporterja jonë për çështjet fetare ishte Molly Rossiter. Ajo pati ndërtuar një marrëdhënie të fortë në Twitter me shumë njerëz në komunitet të përfshirë në organizata

të ndryshme fetare. Kur afrohej ndonjë ditë feste apo aktivitet i madh, Molly pyeste tweet-ët e saj për ide që lidheshin me Ardhjen e Krishtit, Kreshmën, apo Pashkën, dhe shpesh merrte përgjigje të dobishme. 7. Kurseni kohë  Nuk pretendoj dot që Twitter-i mund t’ju harxhojë kohë pa fund. Teksa lexoni tweet-et, përgjigjeni dhe ndiqni nyjet, nëse nuk jeni të disiplinuar në përdorimin e Twitter-it, me siguri që do harxhoni orë të tëra. (Si pjesë e këtyre serive, së shpejti do të përditësoj këshillat që pata nxjerrë në vitin 2010 për menaxhimin e kohës në Twitter.) Ndërkohë, duhet të dini edhe që nëse Twitter-in e përdorni me mençuri, ai mund t’ju kursejë kohë. Vini re pikat më sipër kur kam diskutuar se si Twitter-i mund t’ju kursejë kohë për të ndjekur lajme të reja, për të gjetur burime, për të gjetur përgjigje për pyetjet, si dhe për të gjetur ide për lajme. Unë nuk jam gazetar i një fushe të caktuar, por shkruaj shumë për gazetarinë dixhitale dhe biznesin e lajmeve; në këtë kuptim, kjo do të ishte fusha ime. Twitter-i më ndihmon të gjej lajmet dhe komentet që kam nevojë të lexoj për fushën që mbuloj më shpejt sesa burimet e tjera që kam përdorur për të mbetur i informuar. 8. Përhapni përmbajtje  Kjo është mënyra e parë se si gazetarët dhe mediat ia njohin vlerën Twitter-it. Kur postoni një artikull apo shënim blog, ndajeni me një komunitet të angazhuar në Twitter dhe do shikoni një kërcim të menjëhershëm në trafik. Praktikisht, çdo ditë kur postoj diçka të re në blogun tim, burimi kryesor i trafikut për në blogun tim është Twitter-i. Kjo nuk do të thotë që Twitter-i është burimi më i mirë. Ka shumë newsroom-e që marrin rezultate më të mira me Facebook-un. Ndërsa ju, është mirë t’i përdorni të dyja… Kur ndjekësit tuaj ridërgojnë nyjet tuaja, kjo sjell edhe më shumë trafik. Nëse dikush me shumë ndjekës, si p.sh. Jay Rosen, Jeff Jarvis apo Andy Carvin, ridër-

gojnë një nyje në blogun tim, më bie në sy një kërcim i menjëhershëm në trafik. (Jay, Jeff, Andy, Jim, nëse doni të më ndihmoni ta demonstrojnë këtë sot…) 9. Vazhdoni bisedën Pasi postoni një nyje për lajmin, videon, foton apo postimin tuaj më të fundit, ftoni ndjekësit tuaj për një tweet (apo disa tweet-e) për të diskutuar çështjen apo aktivitetin. Ngrini disa çështje dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre. Mund t’ju japin ide të mira për ta ndjekur lajmin më tej. Tweet-et e tyre mund të ndihmojnë për të shtuar material për lajmin apo për të postuar. Mund t’ju japin edhe disa komente të dobishme. Dhe së fundi, do ta vlerësojnë bisedën. 10. Përgjigjuni kritikave dhe pyetjeve  Gazetarët që përdorin Twitter-in zakonisht marrin kritika dhe pyetje për punën e tyre (apo për lajme që iu kanë shpëtuar apo që nuk kanë dashur t’i ndjekin). Disa syresh do të jenë të dobishme, e disa të tjera broçkulla. Kritikat e dobishme ju bëjnë gazetarë më të mirë (dhe përgjigja juaj mirënjohëse do të ndërtojë një lidhje me vlerë, jo vetëm me kritikun por edhe me të tjerët që vënë re dhe vlerësojnë). Disa nga pyetjet apo kritikat mund t’ju japin ide për lajme apo kënde të ndryshme për lajmin tuaj. Mund të jeni në gjendje të shtoni diçka që e keni lënë pa përmendur sepse gabimisht nuk ju ishte dukur tërheqëse për lexuesit (apo nuk kishit më shumë hapësirë në gazetë apo TV). Në fakt, ju nxis edhe të angazhoheni me lexuesit që bëjnë kritika armiqësore apo edhe të pasjellshme. Disa prej tyre mund të mendojnë se nuk i dëgjoni dhe t’ua ndryshoni mendimin duke iu përgjigjur me mirësjellje. Në më shumë sesa një rast, i jam përgjigjur dobishëm një tweet-i zevzek që në thelb ngrinte një çështje me vlerë dhe atë tweet zevzek e shndërrova në një bisedë miqësore që përfundoi me një kërkesë ndjese apo një falënderim. *Marrë nga Medi@link, revistë online e Institutit Shqiptar të Medias.


12

sfida e punësimit

universitet

Një analizë e zv.presidentes së Unionit Studentor Europian për papunësinë e të diplomuarve, shkaqet dhe përgjegjësit, të cilët duhet të kontribuojnë për një zgjidhje

Papunësia e të diplomuarve: kush e ka fajin? Taina Moisander

K

ur shkurtimet e buxheteve ushtrojnë presion në institucionet e arsimit të lartë për të dhënë shumë më pak, këtyre u duhet të justifikojnë qëllimet të cilave u shërbejnë. Qoftë trajnimi i të rinjve për të qenë qytetarë aktivë, lehtësimi i lëvizjes sociale, përmirësimi i aftësive të nevojshme në tregun e punës ose drejtimi i kërkimit shkencor, të gjitha këto aktivitete janë mbivendosur për fonde dhe për të krijuar një sistem më eficient edukimi. Papunësia në rritje e të diplomuarve të rinj ka theksuar nevojat e tregut të punës që kanë të bëjnë me reformat e arsimit të lartë. Papunësia nuk shkaktohet nga arsimi

Tri argumente përdoren për të shpjeguar nevojën për reforma. Një thotë që ka një mospërputhje mes aftësive që merren në shkollë dhe kërkesave të tregut të punës. Një tjetër thotë që ka një mbiofertë të studentëve në disa fusha. Të tjerë, thjesht thonë se shifrat e papunësisë janë një arsye e mjaftueshme për të reformuar sistemin arsimor. Një ekzaminim i përgjithshëm i faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë ose të jenë shkaku i këtyre problemeve, mungon. Shkaqet bazë të papunësisë së të diplomuarve kanë nevojë të investigohen më tej dhe të kuptohen, sa kohë ato shtrihen përtej përmbajtjes dhe cilësisë së arsimit. Disa tema i janë bashkuar debatit për papunësinë e të diplomuarve. Ato përfshijnë kërkesat e punëdhënësve që duan përvoja të mëparshme pune në sektorin e tyre nga studentët dhe fakti që të diplomuarve shpesh u ofrohen kontrata afatshkurtra, paguhen më pak dhe pushohen më lehtë. Një varg arsyesh ndikojnë te një problem që është shpesh struktural, përfshirë politikat e taksimit, munge-

sa e nxitjeve të punëdhënësve dhe performanca e dobët ekonomike. Iniciativa për të përmirësuar punësimin

Arsimi nuk duhet të përdoret si dash kurbani për të rregulluar problemin e papunësisë së të diplomuarve: barrierat duhet të njihen, të identifikohen dhe të gjitha grupet e interesit duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre në zgjidhjen e këtyre problemeve. Shumë iniciativa janë ndërmarrë në nivele lokale dhe kombëtare të Europës që synojnë nxitjen e punësimit të të diplomuarve. Ato variojnë nga komunikimi i fundit nga Komisioni Europian, i quajtur Rethinking Education (Duke rimenduar arsimin) te reforma kombëtare që synojnë përfshirjen e papunësisë të të diplomuarve si faktor në vendimet që ndikojnë financimin e arsimit të lartë deri te zhvillimi i qendrave të karrierës brenda universiteteve. Ka një vullnet për të bërë diçka, por duhet të pyesim...nga kush?

Si shembull, prezantimi i inovacionit dhe studimeve të sipërmarrjeve për të zhvilluar punësimin e të rinjve është bërë pjesa hyrëse e pothuaj gjithë diskutimeve. Megjithatë, vetëm kjo nuk do sillte ndryshimin nëse tregu i punës dhe mjedisi social nuk do ishin të

Arsimi nuk duhet të përdoret si dash kurbani për të rregulluar problemin e papunësisë së të diplomuarve

gatshëm të krijonin masat e nevojshme që studentët të përfitonin nga këto aftësi. Janë personat që presin të jenë sipërmarrës, gati për këtë? Sipërmarrja, a është tërheqëse për të diplomuarit? Ka vlerë njëlloj për të gjitha fushat e studimeve? Ky shembull tregon se ka një boshllëk në diskutimin kuptimor që identifikon shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të papunësisë së të diplomuarve dhe që përfshin gjithë faktorët. Është e dukshme që aftësitë që duhen në tregun e punës shkojnë përtej këtyre shembujve dhe gjithashtu fitohen jashtë arsimit formal. Ato përfshijnë aftësi transversive që vlerësohen shumë nga punëdhënësit si komunikimi, talenti për të punuar me projekte dhe në skuadra,

Problemi gjithkund quhet papunësi Vitin e kaluar Parlamenti Europian Rinor i Shqipërisë zhvilloi një nga takimet me të rinjtë europianë, ku u diskutuan shumë tema që shqetësojnë të rinjtë sot. Presidenti i këtij Forumi, portugezi Tiago Correia Machado, i pyetur për problemin që shqetëson më shumë të rinjtë në Europë sot, tha: “Papunësia. Mjaft shtete në BE e kanë papunësinë në nivele shumë të larta. Shikoni Spanjën. Kjo është shumë e rrezikshme për zhvillimin e një vendi: të rinj që janë gati për të hyrë në forcën e punës dhe nuk mund të gjejnë punë. Jo vetëm nuk ke produktin që do kishe, jo vetëm që ke vështirësi për të krijuar fonde për pensionin e të moshuarve, por duhet të shtrëngosh këta të moshuar që jo vetëm të mbajnë veten, por dhe fëmijët e tyre, të rinjtë, që nuk kanë gjetur punë. Është një ngatërresë e madhe e gjërave. Ne shpresojmë që kjo do zgjidhet, përpiqemi të japim kontributin tonë me ide për ta zgjidhur”.

aftësi analitike dhe kompetenca ndërkulturore. Të zhvendosesh nga një perspektivë mendjengushtë mbi aftësitë e nevojshme dhe që arsimi jep një nivel të caktuar ekspertize, është thelbësore në çuarjen përpara të diskutimit mbi reformat në arsimin e lartë dhe si duhet zhvilluar kurrikula. Katër shtete në studim

Unioni Studentor Europian është aktualisht i angazhuar në kërkimin dhe studime pikërisht mbi këtë çështje. Që nga 2011, ESU ka një projekt mbi Avancimin e Studentëve në Punësimin e të Diplomuarve ose SAGE. Qëllimet e tij janë të hetojë impaktin e politikave europiane në reformat e arsimit të lartë, për të eksploruar temën e papunësisë nga perspektiva e arsimit që u shërben disa qëllimeve, të mbledhë shembuj të praktikave të mira që promovojnë rritjen e punësimit dhe të arrijë në një përfundim që përkufizon çështjen nga këndvështrimi i një studenti. Në studimin SAGE janë përfshirë katër shtete: Danimarka, Finlanda, Hungaria dhe Spanja. SAGE do publikojë raste studimi bazuar në këto katër shtetet që eksplorojnë politikat kombëtare, gjithashtu do përfshihet në dialog me grupet e interesit të arsimit të lartë për të diskutuar situatën aktuale. Rëndom, sistemi i arsimit përgatit të rinj për tregun e punës duke iu dhënë atyre aftësitë që i aftësojnë të hyjnë në treg dhe të përshtaten me jetën e punës. Në vend që të kufizojmë lirinë akademike ose zgjedhjen e degës së studimeve, ne duhet të pyesim nëse cilësia e arsimit është e mirë, mjaftueshëm për të përgatitur të diplomuar për të ardhmen. * Taina Moisander është zëvendëspresidente e Unionit Studentor Europian.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2013

13

‘100-vjet’ e Fevziut prezantohet në Gjenevë Në Panairin e Librit në Gjenevë do të ketë dhe një stendë të librit shqip, ku vend të rëndësishëm do të zënë librat historikë të botuara në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë Në sallonin e ekspozitave “Palexpo” të Gjenevës nga data 1-5 maj do mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit. Në këtë panair do të marrë pjesë me një stendë edhe Shqipëria, me botime të ndryshme letrare, historike, kulturore, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë etj. Autorë të njohur si Ismail Kadare, Kristo Frashëri, Martin Camaj, Kostë Çekrezi, Diana Çuli, Elvira Dones, Mehmet Elezi, Bashkim Shehu, Alfred Papuçiu, Moikom

Zeqo, Ilir Ikonomi, Ardian Vehbiu, Blendi Fevziu, Adelina Mamaqi, Gaqo Bushaka, Erida Bega, Elida Buçpapaj, Oliver Schmit, Franc Nopca, përbëjnë kolanën e librave shqip që do të prezantohen nga “Botimpex”. Pjesë e rëndësishme e kësaj kolane janë botimet historike që iu prezantuan lexuesit në kuadër të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Edhe UET Press vjen në këtë sallon të librit në Gjenevë me një kontribut të vyer në fushën e botimeve historike në 100-vjetorin e Pavarësisë. Nën logon UET

Press prezantohet në sallonin e librit në Gjenevë, libri që bëri bujë në Tiranë duke thyer shifra rekord shitjesh: “100 vjet”, i gazetarit Blendi Fevziu, që rrok ngjarje historike nga 1912-2012; si dhe personazhet më të shquara si Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano etj. Por ashtu nga kolana e botimeve historike e UET Press prezantohen edhe libri i gazetarit të njohur të ‘Zëri të Amerikës’, Ilir Ikonomi, “Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”.

teatër

Një shfaqje e pazakontë në skenën e Teatrit Kombëtar Komedia e zezë “Tri mendje në ankand”

Arnojnë vrimat e së keqes historike Të gjendur brenda një territori grilash ku do të pikojë shi dëshpërimi, “Tri mendje në ankand” nga Teatri Metropol, e autorit Ferdinad Hysi, në regjisurën e Elma Doresit, sendërtuan dramën e tyre psiko-filozofike, duke i dhënë kuptim territorial hartës kohore me shkumësa të bardhë. Naser Shatrolli

Shpikja e shkallëve të cilat të çojnë drejt kupolës së një marrëzie kolektive, troket mesazhe frike për një vetëdije të përgjithshme popullore. Autori projekton ide, botëkuptime filozofike, manovron djersë të forta për të arrirë në kulmin e së mirës, duke ia mbyllë vrimat e së keqes, pordhës historike, nami i së cilës do të kalbte mendje, dije, vlera, qofshin artistike, qofshin njerëzore (morale). Është kryekëput dramë politike e sendërtuar mes dy ekstremeve, asaj komuniste edhe botës së moderuar. Shqipëria del të jetë një oazë e të marrëve, përderisa ngujohet me vetëdije në grila psikologjike, në të kundërt, autori do të provojë që t’i arnojë vrimat e kavallit tradicional nëpërmes aktorit (Devis Muka), profesorit (Klodian Hoxha), amerikanit (Lorenc Kaja), pastaj intriguesit Alban Musa, infermieres (Elona Hyseni), përderisa vrima e fundit e kavallit do të ngelet populli, Popi (Doriana Çaushi), të cilën nuk e dëgjon askush kur proteston, kur dashuron ose kur ngulmon. Këto shtresime të çojnë te një konkluzion, se maskat e së keqes historike edhe më tej janë ushqim rutinor për mendjet e moderuara. Koncepti regjisorial

Shfaq ja është e ndërtuar mbi formulën e metaforës, ka një investim kapital mbi dialogun brenda të cilit fshihet ai çelësi dramatik e dramaturgjik!! Mentalitetin shqiptar do ta përshkojë qelbësira! Mbi tri shole tualeti do ta vendosë konceptin ideo-regjisorial, të cilat do të përdoren për pjata jete, foltore apo dhe lodra mashtrimi. Ato janë mbase dhe identitet karakteresh, janë ndërgjegje kutërbuese ngjyrash

mbarëkombëtare, fundja. Regjisura e Elma Doresit sendërtohet brenda një matematike veprimi. Ajo tenton që ta mbindërtojë tekstin, duke e sfiduar konceptin verbal të dramës. Kjo në gjuhën dramaturgjike quhet gjetje. Tekstin e shndërron në marrëdhënie aktive, në mizanskenë brenda një dinamike dhe harmonie të qëndrueshme, duke i ngelur besnik stilit të saj, thjeshtë, ajo mishëron natyrën e saj në hapësirë, e mban nën kontroll të rreptë atë dhe në fund, me një gjest simbolik krijon një mesazh origjinal përderisa tenton që të mbyllë në perde të hekurta të metat historike, me idenë për t’i dhënë shanse shëndetit të të sotmes popullore. Të ndershëm në raport me shfaqjen dhe publikun ishin dhe aktorët. Energjia dhe emocioni në përplot situata dramatike do të ngacmojnë dhembjet, vajin, qeshjen, vullnetin për dashurinë, për jetën, për një shi pjellor. Edhe kostumet dhe skenografia ishin në funksion të idesë. Kujt i takon Metropoli

Regjisorja Elma Doresi dhe dramaturgu Ferdinand Hysi

Mentalitetin shqiptar do ta përshkojë qelbësira! Mbi tri shole tualeti do ta vendosë konceptin ideo-regjisorial, të cilat do të përdoren për pjata jete, foltore apo dhe lodra mashtrimi. Ato janë mbase dhe identitet karakteresh, janë ndërgjegje kutërbuese ngjyrash mbarëkombëtare, fundja...

Drejtoresha e teatrit Metropol, Suela Konjari, kishte arritur që të sendërtojë fizionomi arti këtij teatri me përmasa metropolitane. Teatrin e kishte shndërruar në industri. Vizioni i saj, këmbëngulja, dashuria e madhe, mbi të gjitha puna dhe menaxhimi në relacion me stafin, repertorin dhe publikun, pastaj strategjia për ta nxjerrë në pah rrjedhën artistike përtej kufijve, përtej gëzhojës metropolitane, angazhimi i emrave të njohur, si aktori Enver Petrovci, afria me kritikët kosovarë, duke i akomoduar në vend meritor, kjo tendencë e saj është akti më themeltar për një teatër bashkëkohor?! (autori është dramaturg, skenarist, kritik)

Një shfaqje skenike e një standardi ndryshe nga repertori tradicional i Teatrit Kombëtar do të sjellë tjetër frymë në skenën teatrore të kryeqytetit. “Skica për dramë, konflikt dhe personazhe” është konceptuar si një dance theatre nga kompania teatrore Tirana New Theater në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Premiera ka nisur punën dhe do të shfaqet në datën 2 maj në sallën “Kadri Roshi”. Kjo shfaqje bazohet në disa tema sociale dhe kryesisht temat e emigracionit, largimit, arratisjes, ikjes, revoltës, refuzimit, vdekjes, braktisjes, ëndrrave, pamundësive, boshit, dhe të tjera histori të ngjashme me to. Shfaqja synon të sjellë me gjuhën e elementeve të dance theatre këtë pjesë të realitetit. Temat janë përzgjedhur nga disa tekste të ndryshme, këngë, poema, ngjarje konkrete, filma, poezi, video, ngjarje historike dhe politike. Ka pasur, në fakt, një diskutim mes drejtuesve të Teatrit Kombëtar dhe Tirana New Theater, për të sjellë për publikun shqiptar një shfaqje të konceptuar ndryshe nga çfarë ka sjellë në gjithë këto vite, ndoshta që nga krijimi i tij, Teatri Kombëtar. Arsyeja pse projekti i Tirana New Theater ka gjetur mbështetje ka të bëjë me faktin se Teatri Kombëtar synon krijimin e një klimë të favorshme pune me të rinj profesionistë të mediumeve të ndryshme artistike dhe për të krijuar hapësira më të larmishme për audiencën e tij pro edhe të teatrit në përgjithësi. Çfarë e bën të këtë shfaqje të pazakontë për skenën serioze të Teatrit kombëtar? Sipas organizatorëve, kjo shfaqje është e konceptuar kryesisht te lëvizja dance theater dhe forma të tjera tradicionale teatrore. Kjo shfaqje vjen me regji të Enton Kacas, koreografi të Elton Cefas dhe Klaudia Zaçes. Interpretojnë balerinët Milena Nurka, Klaudia Zaçe, Sueda Hoxha, Elton Cefa, Ardit Logu, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë e plotë të një produksioni koreografik mbështetur dhe nga interpretimi i dy aktorëve, Egzona Ademi dhe Dorjan Ramaliu.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3 13

4

5

13

6

14

17 21 26

19

32

35

36 41

40

30 34 37 43

47

12

24

33

46

11

29

42

49

10

16

23

28

31

15

9

20

22

27

8 15

18

25

7

38

39

44

45 Koha e fillimit ____:____

48

50

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht

1. Brendia e një vepre letrare a artistike. 2. Para ose diçka tjetër që i jepet falas nën dorë një nëpunësi ose punonjësi në detyrë që të bëjë një punë a një shërbim jashtë ligjit. 3. Thonë se vjen duke ngrënë. 4. Nikolla, shkrimtar humorist. 5. Federata Italiane. 6. Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit. 7. Është kafshë pune. 8. Kallëp që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri. 9. Shkalla e shpejtësisë së lëvizjeve, të zhvillimit të diçkaje. 10. I vetëm në llojin e vet. 11. Gazeta e DP-së. 12. Lëndë e posaçme organike, që i jep ngjyrën karakteristike lëkurës. 16. Jo i vjetër, i ... 18. Lloj kësule me majë të ngushtë. 20. Kanë brenda makinat për transport udhëtarësh. 22. Dobi, përfitim. 26. Krijimet epike të një populli. 27. Shfrytëzimi i përkohshëm i një toke, që i jepet me qira dikujt. 29. Simboli kimik i bakrit. 30. Botëkuptim dhe edukatë që ka fituar dikush në jetë e në shkollë. 32. Metal i bardhë si argjendi. 37. Gatime brumi. 38. Lëndë anestezike. 42. Organizatë Ushtarake. 44. Periudhë kohe. 45. Institut Teologjik. 48. Ndërmarrje Komunale.

Sudoku | nivel mesatar 2 7

6 6

1

5

3

8 6

5 7 3

2

4 2 5

4 3

5 9 7 6

7 5

2 1 1 5 6

1

4

9 8 2 4 8

9 5 4 7 3 4

5

8

8 1

5 6

6 2

Prezantuesi amerikan, A.J. Clemente, e ka filluar karrierën e prezantimit të lajmeve në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai e ka nisur me sharje, ndërkohë që kolegia e tij, Van Tieu, e ka prezantuar para shikuesve. Clemente ka arritur që disi ta tejkalojë situatën, mirëpo më pas ka shkruar në Twitter: “Nuk ka mundur të shkojë më keq”.Redaktorja e lajmeve, Monica Hannan, shfrytëzoi profilin e saj në Facebook për t’u kërkuar falje shikuesve duke thënë se prezantuesi nuk e ka ditur që mikrofoni është i lëshuar. Ai është suspenduar që në ditën e parë të punës derisa të merret një vendim për punën e tij të mëtutjeshme.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Te nxitur nga planetët sot do kërkoni me shume bashkëpunim ne çift dhe me tepër sinqeritet. Disa do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do jene gati te krijojnë një familje. Beqaret do jetojnë ne një ambient mjaft konfuz dhe nuk do dini çfarë te bëjnë. Dielli do jete i pozicionuar mire ne qiellin e dashurisë dhe do iu ndihmoje te zgjidhni problemet qe keni pasur.

Nëse bëni pjese tek ata çifte qe po kalojnë një periudhe te vështirë ne çift, sot gjerat do fillojnë te sqarohen një nga një. Do ia shpjegoni gjithçka me qetësi partnerit dhe ai do iu kuptoje. Beqaret nga ana tjetër do kenë shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar bëni kujdes nga shpenzimet marramendëse sepse mund t’iu shkatërrojnë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Saturni ka rrezik t’iu nxite te mos toleroni aspak dhe kjo do sjelle debate te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë dashuri me shukim te pare rreth orëve te mesditës. Do ishte mire te mos i hidhnit hapat dy e nga dy. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe kujdesin. Nuk është koha për investime.

Edhe pse nuk do jete një dite me pasion te zjarrte, sot do ndodhin disa ndryshime pozitive ne jetën tuaj ne çift. Tregohuni me te hapur dhe mos kini frike te tentoni. Edhe beqaret do kenë takime te veçanta te cilat shume shpejt mund t’iu sjellin lumturinë. Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve ne planin financiar, situata do jene gjithë kohës e ekuilibruar.

Vertikalisht:

1. Figurë letrare që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu. 9. Ndjenjë e fortë turbullimi e hutimi, që na lind kur bëjmë diçka të pahijshme. 13. Repart Industrial. 14. Markë kamioni. 15. Pajisje shtëpiake. 17. Qëndrim me nderim kundrejt dikujt. 19. Shtytja për të bërë diçka, zakonisht të keqe. 21. Gjitar marsupial i Australisë. 23. Departamenti Ekonomisë. 24. Partia Komuniste. 25. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme. 28. Pjesë kryesore e bimës. 30. Besim shpirtëror. 31. Pije alkoolike që të hap oreksin. 33. Veçoritë e botës së krijuesit, të shprehura në vepër. 34. Greminë. 35. Përemër pronor. 36. Të dhëmbin kur qesh shumë. 37. Fill për të qepur. 39. Radio Tirana. 40. Tasi pa të forta. 41. Legalizuesh dokumentesh. 43. Largim nga një drejtim i caktuar. 46. Dëshiroj. 47. Raporti midis masës së një trupi të shprehur në gramë dhe vëllimit të tij të shprehur në centimetra kub. 49. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra. 50. Ne në Itali. 51. Kafshë brejtëse. 52. Notë muzikore.

4

Debuton si prezantues, me sharje

3 9

6 7

5 9

2

3 7

9 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do bënit mire te fillonit ta ndryshonit paksa sjelljen tuaj me partnerin sot sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat do shkojnë ashtu si duhet. Nëse jeni ne kërkim te shpirtit tuaj binjak, me shume gjasa as sot nuk keni për ta gjetur. Mos bini ne pesimizëm sepse gjerat do përmirësohen. Ne planin financiar Plutoni do iu ndihmoje te kryeni investime me rëndësi.

Venusi do ua beje ditën edhe me te bukur sot ju te dashuruarve. Do kaloni momente te zjarrta pranë partnerit dhe shpesh do ndiheni sikur jeni mbi re. Beqaret do kenë një takim si neper filma. Përgatituni për emocione te forta dhe rrahje zemre pa pushim. Ne planin financiar do keni fat megjithatë nuk duhet te rrezikoni shume duke bere investime marramendëse.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite jo e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Mire do ishte te mos i vinit re kritikat qe mund t’iu beje partneri sepse gjithçka do thuhet ne momente nervozizmi. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te filluar aventura emocionuese. Përfitoni nëse janë ato qe prisnit. Ne planin financiar duhet te merrni kurajën dhe te përballeni me vështirësitë qe iu kane dale.

Mos e humbni kohen kot sot duke u marre me debate te kota ne çift. E mira do ishte t’i mendonit gjerat me seriozisht dhe t’i shprehnit lirisht ndjenjat. Beqaret do gjejnë çfarëdo lloj preteksti për te mos dale neper takime.Atajanëteturpshëmdheemocionohen shume vetëm kur mendojnë te jene pranë dikujt. Me financat bëni shume kujdes sepse situata do jete delikate.

4 4 0 9 4 3 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 015, 067, 094, 104, 158, 254, 267, 322, 534, 563, 599, 844, 959. Numra me 4 shifra: 0020, 1094, 1110, 2015, 2242, 2291, 2563, 4665, 6095, 7031, 7182, 7854, 8120, 8524, 9129, 9985.

Numra me 5 shifra: 01246, 05785, 14788, 15210, 23060, 35133, 87541, 94340, 96544. Numra me 6 shifra: 55150, 652659, 784854. Numra me 7 shifra: 4685816, 5626353, 6556410, 7125426, 8068569, 8546523.

Do jeni me te hapur me partnerin tuaj sot, me te ngrohte me te dhe me te sjellshëm. Pritet qe gjithçka te shkoje me se miri. Beqaret me atë te punës qe do bëjnë do njihen me një person shume te thjeshte, por me shume vlera. Mos e humbni mundësinë për te folur gjate me te. Situata financiare nuk do jete problematike, përkundrazi mund te ketë edhe ndonjë përmirësim.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Duhet t’i besoni me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe duhet te flisni me tepër me te. Ne këtë mënyrë do i sqaronit te gjitha dyshimet qe keni dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë shume. por as sot nuk do e gjejnë personin qe po kërkojnë. Perspektivat financiare do jene te mira.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Plutoni do sjelle turbullira sot ne jetën tuaj ne çift. Situata do jete e vështirë dhe debatet do duken te pafundme. Kujdes me gjithçka qe do thoni. Beqaret do kenë një takim i cili edhe pse fillimisht do duket mbresëlënës, nuk do jete aspak i përshtatshëm për ta. Kujdes! Për financat do jete dite e qete dhe pa me te voglin problem.

PESHQIT (20/II-19/III) Influenca e yjeve do jete e kontrastuar për jetën sentimentale te çifteve. Nga njëra ane Jupiteri do provokoje mosmarrëveshje dhe nga ana tjetër Venusi do iu mbroje nga rreziqet e mëdha. Sido qe te vije puna, mos merrni vendime te nxituara. Beqaret do kenë takime, por jo atë qe kane ëndërruar.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23 prill

ditë që formësuan botën

15

23.04.2013

1500

Arti është firma e qytetërimeve. Beverly Sills

Cabral zbulon Portugalinë Pedro Alvares Cabral e la Lisbonën në mars të vitit 1500, me 13 anije dhe 1200 njerëz, por u shmang nga kursi në jugperëndim të oqeanit Atlantik dhe mbërriti në brigjet e Brazilit, afër asaj që sot njihet si Porto Seguro, më 23 prill. Është dyshuar prej kohësh se ka pasur më shumë përllogaritje në këtë shmangie sesa pranojnë portugezët, por nuk ka fakte të kësaj. Christopher Columbus e kishte zbuluar kontinentin amerikano-jugor në vitin 1498 dhe një ekspeditë spanjolle lundroi drejt eksplorimit të çka sot njihet si Venezuela, në vitin 1499. Në të njëjtin vit Vasco de Gama u kthye në Por-

tugali nga udhëtimi i tij epokal në Indi. Një ekspeditë pasuese nën kryesimin e Cabralit u përgatit në vitin 1500. Pas mbërritjes në Brazil, Cabral mendoi se kishte prekur në një ishull të cilin e quajti Vera Cruz (Kryqi i vërtetë). Me përkushtim organizoi një shërbesë fetare, ngriti një kryq dhe dërgoi një anije të shpejtë në Portugali për ta raportuar zbulimin e tij. Pas një qëndrimi 10-ditor, ai la në breg një grup kriminelësh të dënuar (paraardhësit e popullsisë mestizo të Brazilit) dhe u kthye nëpër Atlantik, duke i rënë rreth Kepit të Shpresë së Mirë dhe vazhdoi ekspeditën drejt Indisë.

Amerigo Vespuçi mëtonte se kishte lundruar drejt Amerikës së Jugut në vitin 1497, para Columbusit, duke zbuluar Brazilin. Ai shkoi në Brazil si pjesë e një ekspedite portugeze, por jo deri në vitin 1501. Qeveria portugeze ishte disi e ngadaltë për ta marketuar zbulimin, pasi për një shekull eksporti kryesor ishin lënda drusore. Pas plantacioneve të kallamsheqerit në shekullin e 17-të, ekonomia braziliane u rrit dhe me të erdhi edhe importimi i skllevërve nga Afrika, pas së cilës Brazili u bë një zotërim i çmuar në Botën e Re. – Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Flickr

-13

Ndryshimi në përqindje që nga vitit 1980 në shpenzimet e shtetit të Kalifornisë për universitetet publike.

+436

Numri i shteteve amerikane që kanë më pak klinika aborti sot se në vitin 1978.

1/10

Numri i grave amerikane me një diplomë bachelor, që përdorin sterilizimin si formë parësore të kontrollit të shtatzënisë.

2/5

Numri i grave amerikane që nuk kanë as të mesmen, që bëjnë të njëjtën gjë.

Titulli: Pa koment Foto: albert myftaraj

Në Facebook Namir Lapardhaja Çudira nga vendi: krijohet aleanca për Shqipërinë europiane... pikërisht nga ata që penguan integrimin europian të Shqipërisë...

Alban Dega Disa e quajnë «Kaçi i Zi», të tjerë «Tradhtar», disa «Shpëtimtar». Z. Islami ka botuar një «Memo publike». Lexojeni me qetësi se është interesante. Kujt i pëlqen, të mos gëzohet deri në fund; kujt nuk i pëlqen, të mos hidhërohet deri në fund.

Dardan Malaj Më duket mua, apo Kosova ka popullin e varfër dhe të gjitha partitë të djathta?!

Ardit Rada Rama që duartroket për Metën në Shkodër. Hej Zot, ku ka arritur puna...

Alket Braho Këta himariotët janë të çuditshëm. Mendojnë se mund t’i bëjnë karshillëk miletit me këto skena idiote. Shpalosin në tribunë flamurin serb gjatë ndeshjes Himara-Kamza.

Jonida Hitoveizi Në Tiranë bie shi. Sa mirë sikur të binte borë. Kështu do të na mbulonte pisllëkun. (Dy fjalitë e fundit i ka thënë Petro Marko).

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Vota e bardhë dhe një valë fanatikësh Nisma vota e bardhë version shqiptar, “protesto me kryq”, ka si nismëtarë disa nga ne që nuk kanë pasur asnjë lidhje me partitë në treg, i cilësoj të tilla pra ‘parti tregu’, sepse të tilla janë. Megjithatë, doni ju që dhe kjo nismë u përgojua, jam kurioze të di ç’mund të kenë shpikur dhe për ne që mbase në kohën e ndërrimit të regjimit ishim akoma me puçrrat e adoleshencës, por ja që ekzistojnë këta të fundit, dhe këta po me puçrra kanë qenë, thjesht këta dhe nismën tonë pa lidership e vulosën sepse njëfare Grid Rroji e dikush tjetër i orientuar djathtas kanë komentuar në favor të nismës. Flasim për një nismë pa lidership dhe si të tillë ka vetëm kauzën “Protesto me votë, vëri kryqin votës”. Kur ofenduan para ca vitesh Ditmir Bushatin, i kritikova dhe jo vetëm, por bëra një koment në blogun tim. Kur kritikonin të djathtët Edi Ramën për moral (personal) sërish reagova, pasi ne na duhet pikësëpari një njeri që është i moralshëm në funksion. Kjo sepse nuk është forcërisht e thënë se dikush që është prind shembullor mund jetë automatikisht i mirë si lider dhe menaxher. Nuk dua t’i përmend emrin, por erdhi një valë fanatike, që po

bëhet pseudo konkurrente e nismës sonë, duke na ofenduar ne si nismë. Më kuptoni qartë, ah sikur të kishim gjithnjë e më shumë konkurrentë të tillë. Më gëzon e hidhëron njëkohësisht kjo nismë, nga njëra anë gëzohem sepse kjo nismë u bë poliendrike, nga ana tjetër trishtohem kur shoh se lajmërimin e bënë duke sharë nismën e votës së bardhë, me justifikimin se disa të djathtë që njihen tashmë kanë shkruar në favor dhe sigurisht e bëjnë këtë nismë si të tyren, pra e personifikojnë me ata. Nga ana tjetër më gëzon, sepse kjo nismë e re me emrin DD ka gjithsesi të njëjtin qëllim si e jona. E megjithatë në këtë moment m’u kujtua Konica. Miqtë e mi, kam frikë se dhe unë duke parë këtë reagim do të flas si Konica, kam frikë vërtet, mungesa e asaj që quhet sinergji, kombinuar me dëshirën për protagonizëm anadollak po heq vëmendjen e duhur ndaj këtij standardi. Ky detaj kombinuar me shanset që po më jepen për t’u larguar nga vendi im më bën vërtet të mendohem dhe mendohem mirë, paçka se drejtësinë sociale e kam në venat e gjakut! *Nga: http://albanianëorldcitizen.blogspot.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 23.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Advertisement