Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Fushata online bëhet e “pisët”, përfshihen hakera dhe para Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 22 prill 2013. Numër 889. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

24 orë nga afati

Thellohet përçarja në Berat, Ylli e Felaj “sulmojnë” Braçen Tre deputetët e PS-së janë përfshirë në replika me njëri- tjetrin në Facebook. Braçe: S’ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin, unë do mbledh vota për partinë time! FAQE 4

Skenari i Financave, borxhi shkon mbi 63% deri më 2016 Parashikimet e fundit të Ministrisë së Financave për borxhin publik janë mbi 63 për qind sipas të gjithë skenarëve deri më 2016. Nëse mungesa e prodhimit të energjisë kërcënon sërish, rritja do të jetë më e lartë. FAQE 6

Koalicionet pa surpriza, PS nuk fut aleatët në listën e saj Dule e Spahiu, enigmat e koalicionit të opozitës. Rama u ka komunikuar aleatëve se në listat e kandidatëve të PS nuk do të futen emrat e tyre dhe është afër arritjes së një marrëveshjeje me PBDNJ. PD mbledh rreth vetes aleatët historikë dhe PDIU-në. FRD-ja e Bamir Topit, drejt daljes më vete për zgjedhjet e 23 qershorit. Faqe 4-5

Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore Arrestohet në Itali "zonja e bardhë e kokainës"

FAQE 7

op-ed / 10-11

Kryetari i PS dhe ai i LSI-së do të nënshkruajnë publikisht sot në Shkodër koalicionin parazgjedhor, në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Terroristët e Bostonit dhe fqinjët serbë, që dikur kanë qenë të mirë koment Arben Idrizi

Rishkrimi i historisë nga turqit dhe Idro Montanelli

koment Menita Ljarja

një koalicion parazgjedhor në garën e 23 qershorit. Nga palët nuk jepen shumë detaje, por konsiderohet normale që dokumenti që do të nënshkruhet sot pasdite në Shkodër nga Meta dhe Rama, të bëjë fjalë për fazën para 23 qershorit. Më pas, sipas burimeve, palët do të ulen për të tjera bisedime, duke pasur mbi tavolinë... Faqe 4

Dosja e prokurorisë: Vrasësi i balerinës u zbulua nga kamerat e lokalit të natës Organi i akuzës pohon se Agron Kuliçi qëlloi 6 herë me plumba në drejtim të derës, në momentin që po dilte Sonila Tafa dhe shoqja e saj balerinë. Kamerat e sigurisë identifikuan makinën e autorit

Njëjtë si terroristët islamikë që pak para sulmit...

Në vitin 1927, në të përkohshmen “DITURIA”, Mit’hat Frashëri në shkrimin me...

Rama dhe Meta kanë zgjedhur që të firmosin marrëveshjen e tyre për koalicionin e përbashkët të zgjedhjeve të qershorit në Shkodër, në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane. Burimet nga të dyja partitë flasin për një formalizim- nënshkrim të marrëveshjes që tashmë është bërë fakt: të dyja partitë do të shkojnë së bashku në

Vrasja e balerinës Sonila Tafa është zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, si dhe dëshmitë e personave të pranishëm, kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të datës 6 prill, kur në një lokal në periferi të kryeqytetit mbeti e vrarë balerina Sonila Tafa dhe u plagos lehtë shoqja e saj, me inicialet R.K. Pak ditë pas ngjarjes zbardhen dhe detaje... Faqe 7

inspektimi

Gjuha e politikanit

12

Bibliotekat universitare më të bukura në botë

universitet

Një renditje e10 bibliotekave më të bukura në botë të universiteteve, për nga arkitektura, por që spikasin dhe nga koleksionet gjigante dhe librat e rrallë të paçmueshëm, si Bibla e Gutenbergut apo Ungjijtë në latinisht nga Testamenti i ri

Pakti i Bashës me qytetarët, bashkë me rrugët ndërtohen edhe avllitë

Faqe 6

The Economist/ 11

Faqe 16

Tim Judah

Marrëveshja Thaçi-Daçiç, ç’do të thotë për të dy vendet dhe për rajonin “HABEMUS PACTUM!” shpalli në Twitter Vlora Çitaku, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian. Kosova dhe Serbia sapo kishin arritur një marrëveshje. Ndodhi më 19 prill, pas dhjetë raundesh të pamëshirshme negociatash ndërmjet kryeministrave të dy vendeve dhe baroneshës Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Pakti është një zhvillim i madh për të dy vendet, për Ballkanin Perëndimor dhe një triumf për Lady Ashton-in dhe ekipin e saj. Më 2 prill, pas tetë raundesh u duk sikur procesi kishte dështuar. Pakti u firmos nga Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, një forcë guerilase...


duration te larte por jo realiste. 3. Strategjia e realizuar nepermjet sigurimit te huamarrjes se re nga jashte e plotesuar nepermjet financimit te pritshem te projekteve te huaja. Kjo eshte nje strategji me tregues relativisht pozitive ne terma te kostos dhe termave te riskut. 4. Strategjia me huamarrje ne tregun e brendshem ( referuar instrumentave afatshkurter dhe afatgjate) duke e plotesuar me sigurimin e financimit nga jashte si dhe financimet e pritshme te projekteve te huaja. Kjo eshte nje strategji me risk te ulet ku permiresohen ndjeshem treguesit e diteve mesatare ne maturim por edhe me kosto relativisht me te ulet krahasuar me strategjite e tjera ne vitin e pare.

2

afër/larg

1 Faqet online të Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit të Operas dhe ndoshta një listë më e gjatë faqesh që përfundojnë me .al, u hakuan (thyen) dje për disa orë nga një person që e quajti veten Eagle0nymoUs_AL. “Me hidhërim nën zotërimin e Eagle0nymoUs_AL”, shkruante mesazhi në krye të faqes, ndërsa më poshtë shpjegohej se qëllimi i thyerjes ishte për t’i bërë përdoruesit e këtyre faqeve të shihnin disa mesazhe politike në video

Niveli i stokut te borxhit dhe parashikimi i tij mbeshtetur ne parashikimet makroekonomike dhe fiskale te prezantuara ne kuadrin makro 2014-2016, te miratuar ne janar 2013, paraqitet si me poshte: i. Skenari baze Sipas ketij skenari vleresohet nje gjendje e stokut te borxhit i cili e tejkalon kufirin 60% te GDP qe ne fund te vitit 2012 duke vijuar me projeksione ne nivele me te larta per vitet ne vijim. Ne kete menyre ne kushtet e pasigurive dhe risqeve qe shoqerojne kete periudhe eshte e domosdoshme parashikimi dhe mbajtja parasysh e rezervave te domosdoshme , si rezultat i te cilave duhet te parashikohet ulje e metejshme e deficitit buxhetor. Grafik 12. Ecuria e S tokut te Borxhit (S kenar baze) 70.00% 60.00% 50.00% 40.00% 30.00% 20.00%

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

54.69%

59.44%

58.52%

59.52%

61.93%

63.83%

63.80%

63.38%

62.32%

Stoku i Borxhit Shteteror/GDP 51.34%

55.45%

54.80%

55.79%

57.99%

59.89%

60.26%

60.23%

59.31%

Stoku i Borxhit Qendror/GDP

Stoku i Borxhit Qendror/GDP

Stoku i Borxhit Shteteror/GDP

24 orë nga afati

politikë

Koalicionet pa surpriza, PS nuk fut në lista aleatët

Thellohet përçarja në Berat, Skenari i Financave, borxhi Ylli e Felaj “sulmojnë” Braçen shkon mbi 63% deri më 2016

Faqe 4

financat

Faqe 4

Faqe 7

Duket se thyesi i faqeve i përkiste një force të tretë jo të listuar në dy grupimet e para, edhe pse nuk përjashtohet 24 mundësia që ai ta ketë bërë këtë edhe vullnetarisht

Faqja e Teatrit Kombëtar e sulmuar dje nga hakerat

Fushata online bëhet e “pisët”, përfshihen hakera dhe para Vladimir Karaj

H

apësirat televizive e mediatike, madje dhe sheshet janë bërë të ngushta për politikën. Ndërsa fushata nxehet, reklamat e paguara në faqet sociale, (Facebook ofron përkundrejt pagesës reklamë që mund të arrijë më shumë se 900 mijë shqiptarë mbi 18 vjeç) prej deputetësh dhe po ashtu partish janë kthyer në të zakonshme, ashtu siç po kthehen në të zakonshme faqet e antireklamës të shpërndara me sponsorizim bashkë me reklamën për kirurgji estetike gjoksesh edhe pse pa treguar qartë se kush është pas tyre. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, hakerat janë vënë në lëvizje për të shpërndarë mesazhe politike duke ndërhyrë në faqe online publike ose jo. Faqet online të Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit të Operas dhe ndoshta një listë më e gjatë faqesh që përfundojnë me .al, u hakuan (thyen) dje për disa orë nga një person që e quajti veten Eagle0nymoUs_AL. “Me hidhërim nën zotërimin e Eagle0nymoUs_AL”, shkruante mesazhi në krye të faqes, ndërsa më poshtë shpjegohej se qëllimi i thyerjes ishte për t’i bërë përdoruesit e këtyre faqeve të shihnin disa mesazhe politike në video. Fushata elektorale online duket se është bërë kështu më e egër dhe joligjore, përveçse më e kushtueshme dhe më pak transparente se më parë. Në pak javë, në panoramën e rrjeteve sociale në Facebook numri i faqeve që kanë për qëllim 23 qershorin dhe betejën politike u shtua ndjeshëm. Të favorizuar nga fakti që rrjetet sociale janë të lira dhe mesazhet merren thuajse menjëherë, partitë kryesore në vend, përveç krijimit të faqeve dhe profileve publike të krerëve dhe drejtuesve apo kandidatëve të tyre, duket se kanë filluar në heshtje një luftë mesazhesh negative me faqe të sponsorizuara, të cilat të shfaqen gjithmonë në një

cep të ekranit sapo ke hyrë në Facebook. Madje më shumë se kaq, mjaft faqe që përdornin emrat e personazheve politikë, por kryesisht për t’i tallur apo protestuar, duket sikur janë zhdukur nga rrjeti. Veç mundësisë që ato të jenë mbyllur pas protestash (reports) për shkak se dhunonin, dhe e bënin këtë, mjaft prej normave të rrjetit social, për të cilat deri tani askush nuk ishte kujtuar, ato edhe mund të jenë “fshirë” nga faqet e para të kërkimit prej numrit të madh të faqeve të paguara dhe më të klikuara që të dalin edhe pa i kërkuar. Kështu dje, bashkë me reklamën për të rritur gjokset kishte edhe atë për t’iu bashkuar “rilindjes” apo ndonjë ministri të djathtë me fanpage (faqe Facebook-u) të hapur sefte. Dyndja e politikës në rrjetet sociale sidoqoftë nuk është po aq transparente sa një reklamë televizive, ku përgjithësisht njihen autorët. Faqet sulmuese në Facebook, edhe pse të paguara dhe të shfaqura në listën e faqeve me sponsorizim, përtej fjalorit dhe akuzave të rënda janë në më të shumtën e rasteve anonime, ashtu siç ishte edhe hakeri, arsyet e të cilit sidoqoftë janë ende të paqarta edhe pse duken politike. Kështu ende nuk dihet arsyet se pse janë përzgjedhur pikërisht ato video që kishin si audio poezinë e Ali Asllanit të recituar nga Reshat Arbana, ndërsa transmetonin pamje të thuajse gjithë krerëve të partive politike shqiptare, kryesisht të sulmuar në video si tradhtarë. Edhe pse anonim, mesazhi i shkruar kuqezi dhe fakti që të sulmuar ishin pa

“Jeni të ftuar që për 10 minuta të shikoni videon. Lutemi ta shikoni deri në fund. Populli që fle, është popull i vdekur. Faleminderit! Vizitoni faqen për të cilën keni hyrë”, shkruhej në mesazhin që merrje menjëherë pasi kishe klikuar adresat e shënuara. Poshtë kësaj ishin tri videot që autori thotë se i ka marrë në Youtube dhe pohon se nuk ka të drejtë autori, por që sipas tij ishin të regjistruara pa të drejtë autori

E gjithë kjo zallamahi dhe dyndje online ka bërë që rrjeti të jetë mënyra më e mirë edhe për të shpërndarë antireklamën dhe sulmuar kundërshtarin pa pasur siklete etike prej anonimitetit

asnjë diferencë, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama, duket se thyesi i faqeve i përkiste një force të tretë jo të listuar në dy grupimet e para, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë bërë këtë edhe vullnetarisht. “Jeni të ftuar që për 10 minuta të shikoni videon. Lutemi ta shikoni deri në fund. Populli që fle, është popull i vdekur. Faleminderit! Vizitoni faqen për të cilën keni hyrë”, shkruhej në mesazhin që merrje menjëherë pasi kishe klikuar adresat e shënuara. Poshtë kësaj ishin tri videot që autori thotë se i ka marrë në Youtube dhe pohon se nuk ka të drejtë autori, por që sipas tij ishin të regjistruara pa të drejtë autori. Më herët, i njëjti haker Eagle0nymoUs_AL shënohet si thyerës i disa faqeve të tjera, por në këto ai ka lënë një mesazh të ndryshëm dhe jo politik. Ai shkruan si i kishte hakuar pasi kishte parë që ishin faqe të pambrojtura dhe pretendon se do t’i ndihmojë duke u lënë edhe një adresë e-maili shënim. Mapo kontaktoi përmes e-mailit, por nuk pati deri dje në mbrëmje vonë asnjë përgjigje nga autori i sulmeve, i cili kishte lënë një hapësirë për ata që donin të vizitonin faqet e Teatrit të Operas apo Teatrit Kombëtare, duke vendosur një link që lejonte kalimin nga faqja e hakuar në përmbajtjen reale. PS, PD, LSI dhe forca të tjera ndërkohë vijojnë të shtojnë ndjekësit dhe aplikimet online, duke paguar për këtë një sasi ende të paqartë parash, kjo edhe për shkak të mungesës së transparencës së financimit të partive politike. Nga ana tjetër qindra vullnetarë dhe aktivistë kanë faqet e tyre në përkrahje të faqeve zyrtare, që shërbejnë kryesisht për t’i mbështetur ato në mjaft raste në mënyrë spontane. E gjithë kjo zallamahi dhe dyndje online ka bërë që rrjeti të jetë mënyra më e mirë edhe për të shpërndarë antireklamën dhe sulmuar kundërshtarin pa pasur siklete etike prej anonimitetit.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.04.2013

3

Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kreu i PS-së, Edi Rama

Rama dhe Meta firmosin marrëveshjen parazgjedhore Sot në Shkodër, ky kryetarët do të nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane. Rama dhe Meta kanë zgjedhur që të firmosin marrëveshjen e tyre për koalicionin e përbashkët të zgjedhjeve të qershorit në Shkodër, në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane. Burimet nga të dyja partitë flasin për një formalizim- nënshkrim të marrëveshjes që tashmë është bërë fakt: të dyja partitë do të shkojnë së bashku në një koalicion parazgjedhor në garën e 23 qershorit. Nga palët nuk jepen shumë detaje, por konsiderohet normale që dokumenti që do të nënshkruhet sot pasdite në Shkodër nga Meta dhe Rama, të bëjë fjalë për fazën para 23 qershorit. Më pas, sipas burimeve, palët do të ulen për të tjera bisedime, duke pasur mbi tavolinë rezultatet e zgjedhjeve. Kreu i LSI-së, Meta, para pak ditësh tha se “roli i LSI-së do të përcaktohet nga vota që do të marrë LSI-ja, pra nga kontributi që ajo do

të japë për sukses të përbashkët.” Ai hodhi poshtë edhe zërat që flisnin këto ditë se kandidatë nga kjo forcë do të futeshin në listat e kandidatëve të PS-së në vende të sigurta fituese për të pasur gjithmonë një garanci. Por kryetari i LSI-së tha se “është jonormale dhe nuk ka arsye pse. LSI është një forcë politike, e cila në bazë të këtij Kodi dhe kësaj zgjedhjeje që ka bërë, maksimizon në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e mandateve të saj.”

imin e PS me LSI-në, apele që u panë publikisht pak ditë më parë kur disa nga figurat e majta të Europës kërkuan bashkimin e Ramës me Metën dhe votimin e tyre nga elektorati shqiptar. Koalicioni

Formalizimi i koalicionit të përbashkët PS-LSI që do të siglohet sot nga Rama dhe Meta, vjen 24 orë para se koalicioni i opozitës të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkodra

Në konferencën rajonale të PSEsë (Partia Europiane Socialiste) në Trieste, pak muaj më parë, të majtët europianë i dhanë mbështetjen e tyre politike kryetarit të së majtës italiane, Bersani, për zgjedhjet që ishin në prag. Po kështu edhe socialdemokratët në Bukuresht. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe nesër në Shkodër, ku do të shprehen në mbështetje të fitores së koalicionit opozitar dhe posaçërisht të dyshes Rama-Meta. Burimet bëjnë me dije se edhe në Trieste ka pasur apel nga të majtët europianë për bashkëpun-

zgjedhjet Formalizimi i koalicionit të përbashkët PS-LSI që do të siglohet sot nga Rama dhe Meta, vjen 24 orë para se koalicioni i opozitës të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Krahas këtyre partive kryesore në të pritet të jenë edhe shumë subjekte të tjera politike, që ekzaktësisht do të mësohen pasi lista të jetë zyrtarizuar në KQZ. Rama dhe Meta dy javë më parë koordinuan lëvizjet e tyre politike për të bërë publike bashkëpunim e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit. Më 1 prill Meta takoi kryeministrin Berisha, ku komunikoi vendimin e LSI-së për t’u shkëputur nga koalicioni i djathtë dhe mazhoranca. Pas një ftese publike të Ramës për LSI-në, Meta arsyetoi se ftesa pranohej për të krijuar një ekuilibër të ri politik dhe për një ekuilibër të ri të pushteteve, që sipas tij janë të përqendruara në një parti të vetme. Kur gjithë opinioni ishte duke analizuar 360 gradë këtë kalim, erdhi kriza e KQZ-së. Berisha dhe mazhoranca vendosën që, meqë LSI e kishte marrë anëtarin në KQZ si pjesë e mazhorancës, pikërisht aty duhej të vendosej balanca politike. Ndaj, të hënën e kaluar mazhoranca shkarkoi Ilirjan Muhon dhe zgjodhi me votat e tre ish-deputetëve socialistë Klement Zgurin, të propozuar nga PR. Meta dhe Rama u përgjigjën duke tërhequr të tre komisionerët e opozitës në KQZ.

Meta: Jo deputetë të LSI në listat e PS I pyetur të enjten nga Sokol Balla në “Top Story” për rolin e LSI-së në qeverinë e ardhshme në rast të fitores së opozitës, Meta tha se “roli i LSI-së do të përcaktohet nga vota që do të marrë LSI-ja, pra nga kontributi që ajo do të japë për sukses të përbashkët. Lidhur me çdo paragjykim, është normale që të ketë edhe paragjykime, që të ketë edhe keqdashje. Këto nuk na shqetësojnë aspak, pasi LSI-ja është angazhuar për të ardhmen, për të bërë një transparencë totale të qeverisjes deri tani, përfshirë edhe sektorët ku kanë drejtuar titullarët e LSIsë”. Ndërsa për zërat se PS e LSI

do të dalin me listë të përbashkët kandidatësh, ai tha se “kam dëgjuar shumë lajme që LSI-ja do të marrë 3 apo 4 deputetë tek listat e PS-së dhe gjëra të tilla. Ka pasur disa shkrime. Janë normale. Nuk ka asnjë problem. Ajo që mund t’ju them juve lidhur me këtë rast, është bindja ime se LSI është një forcë politike e cila nuk kërkon më shumë sesa miraton. Gjithçka e kërkon, e bazon tek puna e saj, tek vota, tek mbështetja që ajo gëzon dhe konfirmon, që do të thotë se LSI do të ketë listën e saj dhe absolutisht nuk shikon që listat e përbashkëta do të sjellin maksimizimin e fitores.

Çdo forcë politike do të maksimizojë kontributin e saj, vota e saj, mandatet e saj dhe në këtë mënyrë maksimizohen votat dhe mandatet e të gjithë koalicionit”. Meta përjashtoi futjen e emrave të LSI-së në listat e PS, duke thënë se “është jo normale dhe nuk ka arsye pse. LSI është një forcë politike, e cila në bazë të këtij Kodi dhe kësaj zgjedhjeje që ka bërë, maksimizon në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e mandateve të saj.” Sipas tij, LSI nuk ka të drejtë të vërë kushte dhe as të pranojë kushte për çështje të brendshme të LSI-së. “Janë forumet e LSI-së ato që vendosin. Ne jemi duke realizuar

një marrëveshje historike që i jep fund një periudhe të gjatë të ndarjes dhe të konfliktit brenda së majtës. Jam i bindur që do të gjejmë një perspektivë të re afatgjatë edhe strategjike. Kjo që e majta, jo thjesht PSLSI, të mundet të japë më të mirën e saj për një Shqipëri europiane, për një Shqipëri shumë më të denjë, ku qytetarët të ndihen të sigurt dhe të mos jenë të ndikuar nga politika, siç janë sot. Kjo është e papranueshme ndërkohë që qytetarët kanë probleme të tjera dhe kanë nevojë të jenë sa më të qetë në jetën e tyre dhe kjo do të ishte një standard i lartë për vetë jetën dhe mirëqenien e tyre”.

bashkëpunimi

Rama: Koalicioni mbi një kartë primesh Kryetari socialist, Edi Rama, duke folur për koalicionin opozitar për zgjedhjet e 23 qershorit ka vërejtur se për të do të ketë një marrëveshje të hartuar mbi një Kartë parimesh. “Po punojmë për një kartë parimesh që do të bëhet publike përpara se të shpallet përfundimisht gjithë fronti i koalicionit”, - ka thënë Rama. Nuk dihet ende me saktësi se cilat janë parimet që do të ketë kjo Kartë. Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS ka mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me 31 parti, ndërkohë që janë në negociata edhe rreth 9 parti të tjera, por ato më të rëndësishmet, përfshi këtu LSI-në, PSD, PDS, AK etj. Sipas kësaj platforme, PS bie dakord që t’u japë pushtet vendor të gjitha partive që marrin nga 500 deri në 1000 vota në nivel qarku dhe 5 mijë deri në 10 mijë vota në nivel kombëtar, pushtet në nivel vendor e qendror për ato forca që marrin mbi 10 mijë vota në rang kombëtar, dhe pjesëmarrje në qeveri ato që marrin 1 mandat deputeti. Sot pritet që PS të vendosë përfundimisht për dy partitë që janë më problematike në koalicionin e saj, Aleancën Kuqezi dhe PBDNJ. Ndërsa me Dulen gjërat duken më mirë, pasi dje dha dorëheq jen nga KQZ-ja anëtari i propozuar nga kjo parti, me AK-në e Spahiut problem janë më të mëdha. Spahiu kërkon emra të sigurt në listat e PS-së, gjë që kjo e fundit e ka ndarë mendjen të mos ia japë. Situata dje me PBDNJ-në dukej afër mbylljes, por burimet thonë se duhet pritur ende deri nesër në mbrëmje, kur edhe koalicioni me partitë pjesëmarrëse në të të dorëzohen në KQZ.


4

në fokus

ngjarje e ditës PDS e Milos ka mbledhur dje kryesinë dhe ka pranuar ofertën e PS për aleancë paraelektorale. Sot ose nesër pritet të firmoset dhe marrëveshja

Koalicioni i opozitës PS, asnjë vend bosh në listat e saj për aleatët Dule e Spahiu, enigmat e koalicionit të opozitës. Rama u ka komunikuar aleatëve se në listat e kandidatëve të PS nuk do të futen emra nga aleatët. Dule pranë marrëveshjes, ende pezull Spahiu i AK-së Fejzi Braushi

Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve, asnjëri nga dy kampet kryesore politike nuk ka mundur të mbyllë negociatat dhe të dorëzojë listën e plotë të aleatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e partive politike që hyjnë në radhën e forcave politike që kanë një peshë të konsiderueshme në elektorat, si PSD, PDS, PBDNJ, AK apo edhe FRD, vazhdojnë të bëjnë rezistencë dhe kërkojnë të marrin më të mirën e mundshme nga marrëveshjet që kërkojnë të nënshkruajnë si me PS-në, ashtu edhe me PD-në. Në të djathtë gjërat duken pak më të qarta, për shkak se tashmë PDIU ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit të kryesuar nga PD, dhe ajo që pritet të zbardhet tashmë është pozicionimi i FRD-së së drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Ndërkohë që në të majtë gjërat janë më të komplikuara dhe kjo sepse liderët e këtyre forcave këmbëngulin që në rastin më të keq të bëhen pjesë e listave të Partisë Socialiste, dhe në rastin më të mirë të marrin disa vende të caktuara në këto lista. Por ajo që mësohet nga selia rozë është fakti se kjo forcë politike ka vendosur tashmë në mënyrë përfundimtare që të mos përfshijë asnjë emër nga partitë aleate në listat e saj të kandidatëve për deputetë. Burime pranë kësaj force kanë konfirmuar se ky vendim vlen për të gjitha partitë

aleate, përfshirë këtu dhe LSI-në. Sa i përket kësaj të fundit, ishte vetë kreu i saj, Ilir Meta, që bëri të ditur për mediat se forca që ai drejton nuk do ketë emra në listat e PS. Ndaj duket se PS ka arritur ta përdorë këtë fakt edhe në negociatat që ka patur me partitë e tjera për t’iu bërë të qartë atyre standardin e vendosur në këtë drejtim. Kështu, të njëjtat burime kanë bërë të ditur se PS i ka mbyllur derën çdo pretendimi të kreut të PSD-së për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, si kompensim për votat që kjo forcë politike i jep koalicionit opozitar në të gjithë vendin. E njëjta situatë paraqitet edhe me PDS-në e Paskal Milos, i cili megjithëse jo publikisht, duket se ka patur të njëjtin pretendim. Megjithatë, PDS për këtë çështje ka mbledhur dje kryesinë dhe burime pranë saj bënë të ditur se është pranuar oferta e PS për aleancë paraelektorale, por ende nuk bëhen të ditura detaje të saj, ndërkohë që sot ose nesër pritet të firmoset dhe marrëveshja. Situata duket më e vështirë me Aleancën Kuqezi, të drejtuar nga Kreshnik Spahiu, pasi negociatat me të kanë enë të vështira. Dhe kjo për shkak të kërkesave të tij të larta për t’u përfaqësuar me më shumë se 1 kandidat në listat e PS-së. Megjithatë, kur kanë mbetur dhe pak orë nga skadimi i afatit ligjor, AK-së i mbetet për të vendosur ose të pranojë ofertën e PS-së për të bashkëpunuar pa kushte, ose të dalë në

PBDNJ-në, e cila e ka të sigurt pjesëmarrjen e saj në parlamentin e ardhshëm duke marrë vetë 1 deputet të sigurt në Vlorë, për forcat e tjera ajo çka mund t’u ketë ofruar PS si kompensim është bashkëpunimi në qeverisjen e ardhshme, pa përjashtuar përfshirjen në qeveri

një koalicion me FRD-në e Bamir Topit. Megjithatë, nga PS kanë bërë të ditur dje se kjo forcë politike, pavarësisht pretendimeve, është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me P S-në. Situata mbetet turbullt edhe sa i përket PBDNJ-së, megjithëse kjo e fundit iu bind PS-së dhe tërhoqi dje anëtarin e saj në KQZ, Jani Jani. Një veprim ky që tregon se kjo forcë duket se po mbyll marrëveshjen me PS-në, për sa kohë vendosi që të sakrifikojë anëtarin e saj për kauzën e PS-së me këtë institucion. E duke përjashtuar PBDNJ-në, e cila e ka të sigurt pjesëmarrjen e saj në parlamentin e ardhshëm duke marrë vetë 1 deputet të sigurt në Vlorë, për forcat e tjera ajo çka mund t’u ketë ofruar PS si kompensim është bashkëpunimi në qeverisjen e ardhshme, pa përjashtuar përfshirjen në qeveri, por kjo gjithmonë në varësi të numrit të votave që ato do të arrijnë të marrin në rang vendi.

Thellohet përçarja në Berat, Ylli e Felaj sulmojnë Braçen Deputetët socialistë të Beratit kanë thelluar “përçarjen” dje në Facebook, teksa kanë replikuar me Erjon Braçen për qëndrimin e mbajtur prej tij pas takimit të Ramës në këtë qytet. Fidel Ylli dhe Ermonela Felaj nuk e kanë pritur mirë reagimin e tij, ndaj edhe e kanë “kritikuar” përmes mesazheve të tyre. “Mora shumë mesazhe dje nga socialistët e qarku Berat për një deklaratë të çuditshme të kolegut Braçe në Facebook. Por jam habitur dhe më shumë sot nga gazetat e mbushura me deklaratën e tij çoroditëse për socialistët. Nuk e kuptoj dot si mund të ngrihet një furtunë në gotë kur s’ka as gotë”,- shkruante Fidel Ylli në profilin e tij. Ai shton më tej se Braçe është dezinformuar dhe më pas ka ngritur një thashethem që i bën dëm PS së Beratit dhe kryetarit Edi Rama. “Rama ka folur më shumë se 1 orë në asamblenë e qarkut për nevojën e unifikimit të qëndrime-

ve dhe mesazheve, që të mos përsërisim gabimet e 2009-ës, kur partia hyri në fushatë me inate dhe konflikte të kota me njëritjetrin”, - thotë më tej deputeti Ylli. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Ermonela Felajt në Facebook, e cila e quan postimin e B r a ç e s n j ë q ë l l i m t ë ke q. “S’paska qenë keqkuptim, po qëllim! Qëllim i keq! Sa keq! Sot m’u desh t’u përgjigjesha shumë so-

“S’paska qenë keqkuptim, po qëllim! Qëllim i keq! Sa keq! Sot m’u desh t’u përgjigjesha shumë socialistëve të shqetësuar. Por e pata të lehtë se u thashë është keqkuptim. Po nesër ç’t’u them?”- shkruan më tej Felaj

cialistëve të shqetësuar. Por e pat a t ë l e ht ë se u thashë është keqkuptim. Po nesër ç’t’u them?”shkruan më tej Felaj. Në anën tjetër, Braçe ka postuar dje një status të dytë për këtë çështje, duke iu përgjigjur Fidel Yllit dhe Felajt. “Mos më kërkoni të reagoj ndaj “të Dyve”. Nuk e bëj jo vetëm sepse po merrem me punë, “Gënjeshtrën e Sali Berishës me rrugët”, por edhe sepse ata të dy tashmë janë “pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes” - shkruan Braçe. Ai ka shtuar më tej se për këtë arsye ka detyrimin t’i mbështesë, siç edhe thotë se i ka mbështetur në 2009. “Njërin, i cili nuk ‘pranonte’ të kandidonte pa i thënë unë “po”; tjetrën, duke i bërë fushatën, atë fushatë për të cilën unë akuzohem“. Braçe akuzon më tej se “s’ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin e s’ka pikë rëndësie nëse unë do të jem kandidat apo jo”. Ai ka shtuar se e rëndësishme është që PS të fitojë.

tërheqja e pbdnj

“Shkrin” Jani Jani, por dorëhiqet nga KQZ Jani Jani “shkriu” dje duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga të qenit anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas ngrirjes së përkohshme të funksioneve të tij si pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Jani, i propozuar nga PBDNJ, u ka dërguar Kuvendit dhe Lefterije Lleshit një letër të dytë, ku iu bën të ditur largimin e tij nga kjo detyrë si dhe arsyet e këtij akti. “Zhvillimet e dhjetëditëshit të fundit brenda e jashtë KQZ-së, nga njëra anë, ku njëri prej anëtarëve u shkarkua nga Kuvendi dhe dy të tjerë dhanë dorëheqje për shkak të cenimit të integritetit, pavarësisë.. si edhe vazhdimin e situatës dhe mungesën e një reflektimi real dhe të dukshëm nga politika, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje, më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, - shprehet ai. Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës, 2 anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste në KQZ, ditën e enjte, Jani Jani deklaroi ngrirjen e funksioneve të tij në këtë institucion, duke bojkotuar mbledhjet deri në një vendim të dytë. Të premten, KQZ zhvilloi mbledhjet me 4 anëtarët e mbetur, madje duke miratuar dhe vendimmarrje të rëndësishme, ndërsa Kuvendi është ende në pritje të propozimeve të Partisë Socialiste për të zëvendësuar të larguarit, propozime që sipas Kodit Zgjedhor duhet të vinin brenda 48 orëve nga dorëheqja. Tashmë kryetarja e KQZ-së duhet të njoftojë sërish Kuvendin për këtë vakancë të re, dhe ky i fundit duhet t’u kërkojë deputetëve të partive opozitare që të sjellin dy emra alternativë për zëvendësimin e tij.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“PR është parti parlamentare prej 22 vjetësh. Partitë e koalicionit i kanë dhënë PD-së rreth 22 mijë vota në Tiranë; në Fier 17500; 15 mijë vota në Elbasan, në qarkun Shkodër 15 mijë, ndërsa në Vlorë, 12 mijë vota”

2

“Partia Lëvizja e Legalitetit do të konkurrojë në zgjedhjet e 23 qershorit, pavarësisht koalicionit, me emrin e saj, me kandidatët e saj, me programin e saj dhe me simbolet e saj”

3

22.04.2013

5

PDK, gjithashtu pretendon që të ketë një vend të sigurt në listat e deputetëve të PD-së. Dje në mesditë edhe kryesia e PDIU-së autorizoi kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, që të nisë negociatat për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike

bamir topi:

FRD, e përgatitur të dalë e vetme në zgjedhje TIRANË Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përfun-

dimi i afatit zyrtar të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, kryetari i FRD-së, Bamir Topi ka lënë dje të kuptohet se ajo do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një takimi të zhvilluar në Korçë, Topi u shpreh se FRD-ja nuk do të lidhë koalicion me partitë e vjetra, që do të thotë, PD e PS. Topi deklaroi gjithashtu se FRD-ja është e përgatitur që të dalë edhe e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, si një parti me struktura të konsoliduara në çdo njësi administrative. “FRD-ja po futet në zgjedhjet politike për të përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe për t’i ndryshuar fytyrën Parlamentit, i cili është shndërruar në arenë përleshjesh e fyerjesh dhe ka dalë nga funksioni përfaqësues i popullit. FRD do të sjellë në politikën shqiptare frymën e moralit njerëzor dhe qytetar”,- tha Topi gjatë takimit. Ndërsa nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj u tha të pranishmëve se FRD-ja ka si mision të reformojë të djathtën shqiptare dhe republikën parlamentare. Edhe koordinatori i FRD-së për qarkun Korçë, Alfred Çako, u tha të pranishmëve se kjo forcë politike në qarkun e Korçës është e konsoliduar për fitore. Ai shtoi se vullneti i popullit këtë herë është në favor të Frymës së Re Demokratike.

PD koalicion pa surpriza, aleatët kërkojnë mandate deputetësh PR: “Në zgjedhjet e fundit i ka dhënë Partisë Demokratike dy deputetë dhe koalicionit tre deputetë. Asnjë nga ne republikanët, për më tepër unë si kryetari i saj, nuk kemi të drejtë e jo më ta lëmë peng përfaqësimin parlamentar të PR-së. Ne jemi një parti parlamentare prej 22 vjetësh. TIRANË Partia Demokratike pritet që të

mos përcjellë surpriza me koalicionin që do të regjistrojë të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo do të ruajë të njëjtën përbërje partish si në vitin 2009, ndërsa ka konfirmuar si parti të tjera PDIU-në, LZHK-në dhe PDK-në. Edhe pse negociatat vijojnë me ato parti që kanë më shumë peshë në koalicionin e së djathtës, burimet sqarojnë se janë thuajse zëro mundësitë që PD-ja të përfshijë në listat e deputetëve të saj,

përfaqësues të partive aleate. Megjithatë, dje PR dhe PLL, dy aleatët historike të së djathtës kanë lënë të kuptojnë se duhet ndjekur një formulë e re brenda koalicionit. Në konventën e 6-të të Partisë Republikane, kryetari i saj, Fatmir Mediu, ka theksuar se PR-ja është partia e dytë më e rëndësishme në koalicion, ndërsa kujtoi ndihmën elektorale që ajo ka dhënë në funksion të fitores të së djathtës. “Askush nuk e vë në dyshim faktin se PD-ja është partia më e madhe, por kërkush nuk mund të vërë në dyshim faktin se Partia Republikane është partia e dytë e së djathtës shqiptare. Ajo në zgjedhjet e fundit i ka dhënë Partisë Demokratike dy deputetë dhe koalicionit, tre deputetë. Asnjë nga ne republikanët, për më tepër unë si kryetari i saj, nuk kemi të drejtë e jo më ta lëmë peng përfaqësimin parlamentar të PR-së. Ne jemi një parti parlamentare prej 22 vjetësh. Partitë e koalicionit i kanë dhënë PD-së rreth 22 mijë vota në Tiranë; në Fier, 17 500; 15 mijë vota në Elbasan, në qarkun

Fatmir Mediu, ka theksuar se PR-ja është partia e dytë më e rëndësishme në koalicion, ndërsa kujtoi ndihmën elektorale që ajo ka dhënë në funksion të fitores të së djathtës

Shkodër, 15 mijë, ndërsa në Vlorë, 12 mije vota. Deputetë në Berat, në Elbasan, në Fier, Tiranë, që mbajnë siglën e PD-së, në fakt janë deputetë të partive të tjera të koalicionit”, - tha dje Mediu. Në anën tjetër, Lëvizja e Legalitetit, duke bërë publike emrat e disa kandidatëve të saj, përfshirë kryetarin, ka futur në listat e saj edhe përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve politikë. Në të njëjtën kohë, nga PLL përflitet se princi Leka mund të jetë pjesë e listave të demokratëve. “Partia Lëvizja e Legalitetit do të konkurrojë në zgjedhjet e 23 qershorit, pavarësisht koalicionit, me emrin e saj, me kandidatët e saj, me programin e saj dhe me simbolet e saj”,- tha Spahiu. Edhe PDK-ja në anën tjetër pretendon që të ketë një vend të sigurt në listat e deputetëve të PD-së. Ndërsa kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur prej kohësh se emri i tij nuk do të jetë në listat e deputetëve demokratë. Aleati tjetër i mundshëm i PD-së, PDIU ka nisur tashmë nego-

ciatat me PD-në. Kryesia e PDIU-së autorizoi kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, që të negociojë hollësitë. Paralelisht me negociatat, kryesia e PD-së u mblodh dy ditë më parë për të mandatuar formalisht grupin negociator me aleatët, që janë Berisha, Bode dhe Bylykbashi. “Në dallim nga viti 2009, koalicionit tonë i shtohen një numër tjetër forcash politike të qendrës dhe të së djathtës… Të nderuar anëtare e anëtarë të kryesisë, sugjerimi im është që koalicioni “E djathta e bashkuar” dhe qendra duhet të konkretizohet me përfshirjen në këtë koalicion të të gjitha forcave politike që e ndjejnë veten të orientimit të qendrës dhe së djathtës së bashkuar. Ne hapim dyert për këtë”, tha Berisha gjatë kryesisë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë ftesë edhe ndaj FRD-së, si parti e qendrës së djathtë. Por kryetari i FRD-së, Bamir Topi, e mohoi një gjë të tillë duke sqaruar edhe njëherë se ai nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me PD-në.

Berisha: Bashkitë e PS kanë taksat më të larta mbi biznesin e vogël TIRANË Pasditen e djeshme, kryemi-

nistri Sali Berisha mblodhi në një tryezë të rrumbullakët për bashkëbisedim biznesmenë të rinj, me të cilët diskutoi projektet e qeverisë. Ashtu si edhe në takimet e tjera, Berisha u shpreh se do të mundësohet një sistem mikrokreditimi për të rinjtë, ndërsa shtoi se idetë e biznesmenëve të rinj do të merren parasysh nga qeveria. “Qeveria ka vendosur të ketë një sistem mikrokreditimi, dhe Bashkia e Tiranës do e fillojë dhe këto 2 ditë pritet të lançohet. Pra në axhendën tonë, kemi mar-

rë parasysh potencialin e j a sht ë z a ko n sh ë m q ë k a n ë t ë rinjtë dhe që përbëjnë përparësitë më të mëdha, në mos më të madhen. Tani ne duhet të përcaktojmë, strukturojmë më mirë instrumentet mekanizmat e kësaj nxitje, në mënyrë që të shënojmë sa më shumë histori suksesi nga biznesmenët”, tha ai. Kryeministri akuzoi Ramën i cili si kryetar bashkie aplikoi për biznesin e vogël taksat më të larta: “U nxor taksa e tabelës, ajo që i vije emrin biznesit, deri në 100 mijë lekë kjo taksë e pastaj taksa të tjera me radhë që për hir së të

vërtetës bënë që Tirana, të mos shfletojë potencialet e mëdha. Edhe sot që ai thotë, do heq çdo taksë të biznesit të vogël, bashkitë në Vlorë, Fier janë bashkitë me taksat më të larta mbi biznesin e vogël. Nëse z Rama është serioz në premtimet e veta dhe le të thërrasë Vangjushin, Shpëtim Gjikën e ndonjë tjetër dhe t’u thotë që të heqin taksat për biznesin e vogël. Unë do i përshëndes”. Kryeministri shtoi gjithashtu se po punohet fort për të tërhequr edhe investitorët e huaj. “Ne që nga viti 2005 kemi ushtruar platformën tonë për ta kthyer

Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët, është bërë shumë, por ka shumë për t’u bërë. Mesatarja e investimeve në katër vitet e fundit është mbi 1 miliardë dollarë. Reformat ishin një mburojë nga kriza. Taksa e sheshtë ndihmoi që mos të binim në recension, mirëpo kriza do vazhdojë sepse është në shumëplanëshe. Do e kapërcejë Europa krizën, por do duhet kohë. Nuk është i shpejtë kalimi i saj. Ne do bëjmë gjithçka, nëse arritëm të mos binim në recension i dhamë një shtytje më të lartë zhvillimit ekonomik”, tha ai.

N.Perndoj


ndjeshem treguesit e diteve mesatare ne maturim por edhe me kosto relativisht me te ulet krahasuar me strategjite e tjera ne vitin e pare.

6

Niveli i stokut te borxhit dhe parashikimi i tij mbeshtetur ne parashikimet makroekonomike dhe fiskale te prezantuara ne kuadrin makro 2014-2016, te miratuar ne janar 2013, paraqitet si me poshte: Gazeta

kronika e ditës

Ditari

MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

i. Skenari baze Sipas ketij skenari vleresohet nje gjendje e parashikohet stokut te borxhit cili ei tejkalon kufirin 60% te GDP Për qind të arrijëi stoku Për qind parashikohet të arrijë stoku qe ne fund te vitit 2012 duke vijuar borxhit me projeksione ne nivele me në raport me PBB në fund të te larta per vitet ne vijim. Ne i borxhit në raport me PBB në fund të kete menyre ne kushtet e pasigurive dheparashikimit risqeve më qe tëshoqerojne kete periudhe eshte vitit, e sipas parashikimit më të fundit vitit, sipas fundit domosdoshme parashikimi dhe mbajtja parasysh e rezervave teMinistrisë së Financave, bazuar të Ministrisë së Financave, sipaste njëdomosdoshme , si rezultat i të ecurie normale të ekonomisë. cilave duhet te parashikohet ulje e metejshme e deficitit buxhetor. në një skenar jo optimist.

63.8

64.4

Grafik 12.

shkurt

Ecuria e S tokut te Borxhit (S kenar baze) 70.00%

“CEZ Shpërndarje”, bilanc pozitiv nga rritja e të ardhurave

60.00% 50.00%

iii. Skenar stresi

40.00% 30.00%

Janë gjithnjë e më shumë konsuma-

20.00%zhvilluar, kemi supozuar qe rritja nominale e PBB do te jete Ne skenarin stres qe kemi 4% torët per e energjisë elektrike që po shly2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 cdo vit ne vijim, kursi i kembimit EUR/ALL do te jete kursi mesatar 2012 plus dy devijime ejnë detyrimet e tyre ndaj kompanisë Stoku i Borxhit Qendror/GDP 54.69% 59.44% 58.52% 59.52% 61.93% 63.83% 63.80% 63.38% 62.32% standard per 2013 dhe plus tre devijime standard per 2014 e ne vijim. Ne kete skenar jane marre “CEZ Shpërndarje”. Zgjerimi i hartës Stoku i Borxhit Shteteror/GDP 51.34% 55.45% 54.80% 55.79% 57.99% 59.89% 60.26% 60.23% 59.31% parasysh githashtu garancite e mundshme qe mund te leshohen per sektorin e energjise. së faturimeve ka sjellë edhe mundësiStoku i Borxhit Qendror/GDP

Stoku i Borxhit Shteteror/GDP

Grafik 13. Ecuria e Stokut te Borxhit (Skenar stresi) 70.00% 60.00% 50.00% 40.00% 30.00% 20.00%

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

Stoku i Borxhit Qendror/GDP 54.69% 59.44% 58.52% 59.52% 61.93% 64.44% 64.42% 64.00% 62.92% 51.34% 55.45% 54.80% 55.79% 57.99% 60.47% 60.84% 60.81% 59.88%

Stoku i Borxhit Shteteror/GDP

Stoku i Borxhit Qendror/GDP

Stoku i Borxhit Shteteror/GDP

6.1 Strategjite e borxhit

Financat: Asnjë mundësi për borxh më pak se 63% deri më 2016

në e kësaj kompanie të fillojë shlyerjen e detyrimeve ndaj operatorëve të tjerë energjetikë, kryesisht ndaj KESH, borxh që kishte arritur në vlerën 209 milionë euro. Sipas të dhënave nga CEZ, ndërprerja e energjisë për të gjithë ata abonentë që nuk paguajnë faturat ka sjellë një përmirësim të situatës dhe 24 ndërgjegjësim të konsumatorëve. CEZ njoftoi se po trajtohen të gjitha ankesat e konsumatorëve për mbifaturime gjatë periudhës që operatori i furnizimit të energjisë me pakicë kontrollohej nga investitori privat. Ndërsa, përsa i përket shpërndarjes së faturave të energjisë në banesa, prilli do të jetë muaji i fundit që një pjesë e qytetarëve nuk do të pajisen me këtë shërbim, pasi kompania ka thuajse të përfunduar procesin e mbledhjes së të dhënave në serverat qendrorë.

i. Strategjia 1 (afatshkurter).

Parashikimet e fundit të Ministrisë së Financave për borxhin publik janë mbi 63 për qind sipas të gjithë skenarëve deri më 2016. Nëse mungesa e prodhimit të energjisë kërcënon sërish, rritja do të jetë më e lartë. Çfarë do të ndodhte sikur të ishte FMN Blerina Hoxha

Edhe sikur gjithçka t’i vijë përmbarë ekonomisë së vendit, borxhi i shtetit do të vijë në rritje deri në vitin 2015, në mbi 63 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Vetëm më pas kurba do të pësojë ulje. Por nëse ekonomia do të jetë nën presion nga kriza e BE-së ose nga mungesa e prodhimit të energjisë, borxhi do të pësojë rritje të mëtejshme mbi 64%. Por çfarë ndryshon 60 nga 63 ose 64 për qind në ekonominë e familjeve? Dy tri shifra lëvizin. Por pikërisht tri pikë më

BE: Gazsjellësit TAP Kjo eshte nje strategji me huamarrje te brendshme afatshkurter e cila analizohet per te pare treguesit e riskut ne kushtet e veshtiresive te medha ne tregun e brendshem dhe pamundesive dhe per Nabucco mund emetim te instrumentave afatgjate me afat maturimi pertej 1 vit. të ndërtohen bashkë Ne keto kushte treguesit e riskut perkeqesohen krahasuar me strategjite e tjera dhe ne vecanti numri i diteve nesatare ne maturim vleresohet ne 391 dite per 2013. Persa i perket yieldit mesatar i cili u zotuaafatshkurter javën që shkoiai se,eshte shumë do të thotë se një e pesta tak- Berisha, energjisë. Po kështu ndaluan e BE-së duhet të shmante ponderuar si erezultat i instrumentave relativisht me i uulet rrethedhe 8,26%, “Ministrat por që nga viti që vjen, do të kishte një save të shqiptareve do të shkojnë për ato për minierat dhe u lejuan në një gin debatin jo frytdhënës për dy risku qe shoqeron profilin e maturimeve eshte i dukshem dhe shprehet ne raportet me te larta te domethënëse të borxhit në total. shlyer borxhininstrumentave dhe interesat e tij,afatshkurter duke rënie te masë më të ulët subvencionet për gazsjellësit rivalë, sepse mund të emetuar ndaj totalit me (81,2% ne 2013, 82,1% ne 2014 dhe 84,6% tkurrur edhe më shumë fondet për in- Por ekspertiza e Ministrisë së Finan- ujësjellësit. Kjo ishte edhe një ndër arndërtohen që të dy gazsjellësit”, thotë ne 2015) perkundrejt 80,7% ne vitin 2012. Duration luhatet ne intervalin 0.72-0.76 ne periudhen vestime dhe shërbime sociale. Para- cave nuk e tregon në asnjë rrethanë syet pse vendi qëndronte më shumë komisioneri i BE-së për Energjinë, afatmesme ndersa treguesit i kohes mesatare ne rifiksim (KMR) luhatet ne intervalin 0.99-1.06. shikimet më të fundit për ecurinë e këtë mundësi, duke aluduar për të se 16 orë me kufizime energjie në ditë, Guenther Oettinger, sipas Reuters. Ne nga lidhje me strategjine afatshkurter janetëperllogaritur supozuar prodhimi nje skenar i Drejtuesi cili një rritje pashmang- treguesit borxhit janë bërë Ministria e Fi- kundërtën, në rastetduke kur mungonte i BE-së është në ankth për bazohet ne shock ndaj normave te interesit. Duke qene se strategjia mbeshtetet ne emetimin e shme. nancave. vendës. Nëse në vitin 2005 do të mund të paraqitur një front të bashkuar, deri FMN ne nje vit kemi supozuar qe kjo sjellje ushtroje të importohej energjido mete paratë e bux-presion ndërkohë që Rusia, si furnizues doParashikimi instrumentave me afatmaturimi Sikur të ishte ne normat e interesit, te cilat supozuar se do rritenhetit, me 140-180 pike perqindje siç po ndodh tani, borxhi dosipas të llojit minues, përpiqet nëpërmjet stratNëse ekonomia ecën në normalitet, Sikurjane Shqipëria të kishte njëte marishte më i lartë se 63 për qind, por egjisë “përça e sundo” që të negosipas skenarit bazë të Ministrisë së Firëveshje të ngushtë me Fondin Monte instrumentit. FMN do të prishte marrëveshjen me nancave, borxhi publik do të rritet etar Ndërkombëtar, e pakta që do të Ne tabele jane ilustruar treguesit e rikut per skenarin e stresit. Verejme nje rritje te ndjeshmeciojë ne furnizimin me gaz në shtete Shqipërinë. Në atë kohë prezenca e Fonindividuale të BE-së me konflikte këtë vit 63.8 për qind të PBB. Mbi 63% bëhej nuk do të lejohej që energjia të koston e portofolit te borxhit te brendshem ne zhvendosjen e treguesit te yieldit mesatar te të PBB borxhi i shtetit parashikohet të qëndrojë deri në vitin 2015, ndërsa në vitin 2016 parashikohet të zbresë në 62.3 për qind. Por nëse do të ketë implikime nga sektori i energjisë, siç ndodhi këtë vit, stoku i borxhit në raport me prodhimin do të jetë edhe më i lartë, mbi 64.4 për qind. Kjo rritje në këto nivele është supozuar nga Ministria e Financave me një rritje 4 për qind në vit. Në këtë skenar janë marrë parasysh gjithashtu garancitë e mundshme që mund të jepen për sektorin e energjisë. Të gjitha këto parashikime në fakt janë përkundër deklaratave të fundit të kryeministrit

blihet me fondet e buxhetit të shtetit. Para vitit 2005 FMN i pezulloi të gjitha subvencionet që qeveria mund të jepte direkt nga buxheti për sektorin e

precedenti Sikur Shqipëria të kishte një marrëveshje të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e pakta që do të bëhej, nuk do të lejohej që energjia të blihet me fondet e buxhetit të shtetit, e për rrjedhojë do të frenohej edhe rritja e borxhit.

dit ishte jetike për kredibilitetin e vendit dhe këshillat e FMN ishin detyrimisht të zbatueshme. Mirëpo pas kalimit në një stad tjetër të FMN-Shqipëri, politikat buxhetore bëhen në mënyrë të pavarur. Por nga e gjithë kjo, borxhi e ka pësuar më shumë për shkak se, duke qene e pakushtëzuar në politikat e saj, qeveria ka shpenzuar nga taksat e shqiptareve për blerjen e energjisë. Në një kohë që këto fonde duhet të grumbulloheshin nga shitja e energjisë, pra nga faturimet. Në këtë mënyrë ata që e paguajnë energjinë elektrike në faturën e tyre mujore do ta paguajnë edhe njëherë nëpërmjet taksave.

interesi. “Çfarë ne kemi nevojë më shumë, është shmangia e diskutimit mbi meritat relative të Nabucco 25 dhe TAP”, i shkruan OetWest tinger në një letër Catherine Ashton-it. “Parashikimet aktuale sugjerojnë që do të nevojiten kapacitete shtese importi, kështu që mund të ndërtohen që të dy projektet së bashku”, shtoi Oettinger. Drejtuesit e BE-së kanë qenë pro-Nabucco-s, por qëndrimi zyrtar është mosfavorizimi i asnjë projekti, por vetëm diversifikimi i furnizimeve, për të rritur sigurinë energjetike.

Pakti i Bashës me qytetarët, bashkë me rrugët ndërtohen edhe avllitë Mbjellja e pemëve dhe ndërtimi i avllive me kangjella në anë të rrugëve ku po ndërton Bashkia e Tiranës, ja dy detaje fort të rëndësishme për përmirësimin e pamjes në disa zona në kryeqytet më së shumti me ndërtime informale. Rrugët e ngushta me kthina e ngushtica, po uniformizohen. Po bëhen me trotuare, po mbillen pemë. Bashkia po ndërton avlli me kangjella buzë këtyre rrugëve. Kryetari Lulzim Basha inspektoi dje ecurinë e punimeve në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat ndodhen në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të tyre. Në shumë

prej tyre ka nisur hedhja e asfaltit, ndërsa në të tjera punimet po ecin me ritme të shpejta. Një nga rrugët e inspektuara dje nga Basha ishte dhe rruga “Endri Keko”, me gjatësi 420 ml, në Njësinë Bashkiake Nr.3, me një investim prej 41.4 milionë lekësh, e cila lidh Bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën “Sadik Petrela”, duke ofruar një standard të ri, të munguar në kryeqytetin shqiptar. “Siç e shikoni, rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimalë me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit, që natyrisht do të jenë një thesar shtesë i kësaj

arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra, duke i kthyer ato në një standard padyshim europian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge”, tha Basha. Ai tha se ky standard i ri frymëzon dhe një kulturë të re, një model të ri qytetërimi, një model të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të rinj dhe të vjetër të kësaj zone. Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës, sipas nevojës, edhe fidanë falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve.

Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës, sipas nevojës, edhe fidanë falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve.


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.04.2013

7

Dosja e prokurorisë shkurt

Pronari i kantierit plagos një 50-vjeçar

Vendi ku u vra Sonila Tafa

Vrasësi i balerinës u zbulua nga kamerat e lokalit të natës

Organi i akuzës pohon se Agron Kuliçi qëlloi 6 herë me plumba në drejtim të derës, në momentin që po dilte Sonila Tafa dhe shoqja e saj balerinë. Kamerat e sigurisë identifikuan makinën e autorit Leonard Bakillari Tiranë Vrasja e balerinës Sonila Tafa

është zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, si dhe dëshmitë e personave të pranishëm, kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të datës 6 prill, kur në një lokal në periferi të kryeqytetit mbeti e vrarë balerina Sonila Tafa dhe u plagos lehtë shoqja e saj, me inicialet R.K. Pak ditë pas ngjarjes zbardhen dhe detaje nga dosja e prokurorisë, e cila ka mundur të rindërtojë gjithë skenën e krimit që nisi me një konflikt në ambientet e brendshme të lokalit “Dream City” dhe përfundoi në vrasje. Sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se për këtë ngjarje policia është sinjalizuar në orën 04:00 të mëngjesit të datës 6 prill, ku dëshmitarët treguan se një person kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të hyrjes së lokalit. “Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe sidomos vlerësimit të pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, është evidentuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Artur Ku-

liçi”- thuhet në dosjen e prokurorisë. I dyshuari ka qëlluar plot gjashtë herë në drejtim të lokalit në momentin kur prej tij kanë qenë duke dalë Sonila Tafa dhe shoqja e saj R.K., si dhe persona të tjerë që ndodheshin me to, të cilët kishin qenë klientë në lokal. “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se përpara lokalit ‘Dream City’ janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 6 gëzhoja, në dukje si ato të fishekëve që përdoren nga armët model 64”thuhet në dosje. Menjëherë pas ngjarjes, sipas prokurorisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “BMW”. Prokuroria thotë se u saktësua që në momentet e para se automjeti me të cilin ka lëvizur autori ndodhej në banesën e shtetasit T. Bajraktari, ku është ushtruar kontroll nga ana e policisë. “Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. Bajraktari dhe gjatë kontrollit, në dhomën e shtetasit Endon Bajraktari është gjetur një armë automatike, pa qytë, me siguresë të hapur, pa krehër në fole”- thuhet në

dosje. Menjëherë pas sekuestrimit të armës, policia ka kryer arrestimin e shtetasit Endon Bajraktari, për të cilin prokuroria kërkoi masën e sigurimit “arrest me burg me afat 15 ditë”. Sipas akuzës, Bajraktari është i dyshuar për mbajtje pa leje të armëve luftarake, por mbrojtja e kundërshtoi këtë pretendim. Sipas avokatit të tij mbrojtës, arma është pa qytë, pa karikator, e ndryshkur dhe pa fishekë. Avokati tha se arma nuk është teknikisht e rregullt, pasi nuk realizon qitje. Por pavarësisht argumenteve të mbrojtjes, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditë ndaj të dyshuarit, i cili do të paraqitet sërish në gjykatë pas pak ditësh. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së balerinës, Artur Kuliçi, i cili nuk është arrestuar ende. Fillimisht blutë e kryeqytetit thanë se po negociojnë me familjarët e të dyshuarit për vetëdorëzimin e tij, por 16 ditë pas ngjarjes së rëndë ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e të dyshuarit.

Viktima Sonila Tafa

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se përpara lokalit ‘Dream City’ janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 6 gëzhoja, në dukje si ato të fishekëve që përdoren nga armët model 64”- thuhet në dosje. Menjëherë pas ngjarjes, sipas prokurorisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “BMW”

Breshëri kallashnikovi, pas tentativës së vjedhjes së një kantieri. Ngjarja ndodhi në fshatin Pajovë të nënprefekturës së Peqinit. Lutfi Kurti, 50 vjeç, është plagosur me automatik nga Agron Lluca, pas një konflikti që kanë pasur për disa materiale të ngarkuara në një karrocë. Autorët janë grindur fillimisht me fjalë. Pronari i kantierit ka pretenduar se materialet janë vjedhur në kantierin e tij, ndërsa viktima ka kundërshtuar. Më pas, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Agron Lluca ka gjykuar ta zgjidhë me anë të armës këtë konflikt. Në bashkëpunim me nipin Gazmend Lluca akuzohen se kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 50-vjeçarit Kurti. I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor. Më parë është ndaluar Agron Lluca dhe pas tij, nipi Gazmend Lluca që ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u fshehur në zonën përreth. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma kallashnikov. Ndaj autorëve ka filluar çështja penale për tentativë vrasje. F.S. 

Vidhen kabllot e energjisë, 200 familje në terr Më shumë se 200 familje të zonës së Semanit në rrethin Fier janë pa energji elektrike prej tri ditësh. Shkak është bërë vjedhja e përcjellësve për bakër, në linjën e tensionit 220 kv që furnizon këtë zonë. Keqbërës ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi prej 1200 metrash përcjellës prej bakri, duke sjellë dhe shkëputjen e energjisë elektrike. Banorët pohojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin fenomene të tilla. Ndërsa vetëm gjatë këtyre dy muajve  situata është përsëritur tri herë. Ndërsa të dëmtuar janë edhe bizneset në këtë zonë. Ndërkohë që specialistë të kompanisë CEZ kanë mbërritur në mesditë në zonën ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë filluar nga puna për të riparuar defektin. Sipas përgjegjësit të grupit operativ të zonës rurale, Fuat Rama, vjedhja e kabllove ka sjellë mjaft probleme për kompaninë. Zona bregdetare ka qenë përherë objekti i vjedhjes së kabllove elektrike. Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, banorët kanë  paguar për llogari të hajdutëve me ditë të tëra pa energji elektrike.

Arrestohet në Itali “zonja e bardhë e kokainës” Policia italiane ka riarrestuar shqiptaren 53-vjeçare Ana Roko, pasi duhet të shlyejë edhe 3.9 vjet burg. U arrestua në shtëpinë e miqve të saj Policia italiane arreston Ana Rokon, shqiptaren 53-vjeçare të njohur si “zonja e bardhë e kokainës”. Operacioni u realizua nga skuadra e Guardia di Financa, pas një urdhri të dytë arresti, për shkak se shqiptarja kishte ende burg për të kryer. Ana Roko u arrestua fillimisht në verën e vitit 2010, së bashku me tetë persona të tjerë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar nar-

kotikësh. Operacioni i quajtur ‘Gullit’ u pasua nga urdhra sekuestroje për pasuritë e organizatës së drogës, shuma e të cilave arriti në 2 milionë euro. Mediat italiane raportonin dje se këtij grupi i janë sekuestruar apartamente, makina luksoze dhe llogari bankare me para që rridhnin nga trafiku i kokainës. Në momentin e arrestimit, Ana Roko i kishte habitur agjentët, pasi ajo ishte përpjekur të hiqte qafe drogën duke e hedhur atë nga dritarja e shtëpisë në Viterbo. Nga hetimi i kryer rezultoi se sasi të mëdha kokaine ishin sjellë në këtë zonë nga Roma, pas një trafiku që përfshinte edhe Belgjikën e Shqipërinë si vende tranzit. Nga ana tjetër, shqip-

tarët ishin dekonspiruar nga jeta luksoze që bënin, edhe pse të ardhurat e tyre duhej të ishin të vogla. Pas arrestimit në qershor të 2010, Ana Roko u lirua nga paraburgimi, por më pas gjykata lëshoi një urdhër të dytë arresti, sipas të cilit ajo duhej të qëndronte në qeli edhe tre vjet e nëntë muaj të tjerë. Arratia e saj mori fund mbrëmjen e së shtunës, kur edhe u arrestua në shtëpinë e disa miqve. “Zonja e bardhë e kokainës” zbatonte me rigorozitet një plan, që nuk e lejonte atë të qëndronte më shumë se një natë në shtëpinë e miqve. Megjithatë, ajo përfundoi në prangat e policisë më e hequr në fytyrë seç kishte qenë qershorin e vitit 2010.


CMYK

8 22.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA EKSKLUZIVE / INTERVISTA ME FILOZOFIN FRANCEZ, LUC FERRY: BOTA ASNJËHERË NUK KA QENË MË MIRË

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) në Tiranë, në kuadër të Programit të Medias, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të çështjeve socialekonomike të vendit, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, shpall konkursin për prodhimin e 24 video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë. Ftohen të konkurrojnë studentë të gazetarisë, regjisë e sociologjisë, gazetarë e regjizorë të rinj, te rinj të apasionuar pas gazetarisë e videos. Konkurrimi do të jetë i hapur ndaj çdo prodhimi alternativ si në formën e paraqitjes ashtu edhe në përmbajtje, të ardhur nga të rinjtë, profesionistë apo amatorë. Projekti synon të ndërthurë elementë të gazetarisë sociale me median qytetare nëpërmjet përfshirjes edhe të elementëve të ‘videos me pjesëmarrje’. Kjo nënkupton marrjen pjesë të vetë komunitetit, perfaqësuesve të tij, njerëzve të thjeshtë që nuk janë gazetarë apo regjisorë profesionistë, në ofrimin e informacionit dhe realizimin e një kronike/video/ dokumentari. Aplikuesit mund të jenë individë ose grupe individësh. Një individ/grup individësh mund të dorezojë disa skenarë, por nuk mund të financohet për prodhimin e më shumë se një video-dokumentari.

NR. 16 (261), VITI VIII BOTIMIT MARS 2013 ÇMIMI 300 LEKË

KONKURS PËR PRODHIM MEDIATIK BESNIK MUSTAFAJ Ngatërresat në kufirin francez me emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë një ‘skenar’ (koncept ide) të videodokumentarit sipas Formatit të Aplikimit që gjendet te www.soros.al. Këtë Format mund ta tërheqin edhe pranë zyrave të Fondaconit Soros në Tiranë, me adresë : Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë; Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë Tel: +355-42-235856, 248-213

Ky është viti i dytë i organizimit të këtij Konkursi. Mund të njiheni me fituesit e vjetshëm nëpërmjet këtij linku : http://www.soros.al/2010/article.php?id=404

ALASTAIR CAMPBELL

NJERIU I RILINDJES SË EDI RAMËS E PËRMUAJSHME

Afafti i aplikimit është data 15 Maj 2013. Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike te adresa konkurs@osfa. soros.al, ose të dorëzohen te adresa e Fondacionit Soros në Tiranë. Për më tepër informacion shkruani te adresa e emailit: konkurs@osfa.soros.al

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

Eshtë spin doctor-i i fushatave të Tony Blair-it. Shqiptarët e njohin nga koha e luftës në Kosovë, kur mbronte vendimin e shefit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Campbell vjen në Shqipëri pikërisht me Ditarët e atyre ditëve: Vitet e mia me Tony Blair, botim i UET Press. Në një bashkëbisedim me Henri ÇILIN flet për librin, rëndësinë e strategjisë në politikë, e të tjera.

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.04.2013

9

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Terroristët e Bostonit dhe fqinjët serbë, që dikur kanë qenë të mirë

N

jëjtë si terroristët islamikë që pak para sulmit duken për së mbari, edhe shqiptarët e serbët pak para lufte dukeshin për së mbari në raport me njëritjetrin. Kalimi nga njëra gjendje në tjetrën është i lehtë dhe i mundshëm si të bëhej fjalë për kalimin e një pellgu të vockël në rrugë. Vërejta se disa media, duke raportuar në lidhje me sulmin e fundit terrorist në Boston, kishin treguar një kujdes të veçantë të vinin theksin në atë se si për banorët amerikanë, fqinjë të sulmuesve çeçenë me nënshtetësi amerikane, njëri prej sulmuesve kishte qenë i perceptuar si një “djalosh i artë”, “djalosh për së mbari” etj. Mbase, më thotë kujtesa e vagullt, edhe në raste të ngjashme të sulmeve terroristike në Perëndim është thënë ndonjë gjë e këtij lloji. Duket se për shumicën kjo gjë është e habitshme, pra: që një djalosh i artë, të cilin e kemi pranuar në gjirin tonë, të cilit i kemi dhënë strehë, mbështetje, arsimim, fqinjësi të mirë, bursë të rrallë për studime të larta, i cili, nga ana tjetër, ka qenë i ngrohtë me ne, na ka përshëndetur, na ka buzëqeshur, t’i lërë anash të gjitha këto dhe të kthehet të na vrasë. Ndoshta që gjëra të tilla t’i duken të mundshme secilit dhe të ketë kujdes të reagojë ndaj tyre në mënyrën e duhur, duhet të (fillojnë të) ndodhin. Shumica, jo gjithmonë jemi në gjendje të kuptojmë çfarë mund të na ndodhë pa pasur ndonjë tregues të dukshëm dhe të pamohueshëm. Po të më mbante kujtesa më mirë, do të më kujtoheshin më saktësisht edhe ca filma që do të jenë munduar t’i qasen një fenomeni të tillë, pra të rasteve kur djemtë islamikë për së mbari dalin të jenë tmerrësisht të mbrapshtë. Megjithatë, unë do të doja të ndalesha te një tregim i një autoreje të njohur, Nadine Gordimer, e cila ka ditur, përndryshe s’do të ishte aq gjeniale si e njohim, ta kapë që në zanafillë tërë këtë fenomen. Tregimi merr titullin nga një varg i W. Blake, që në një përkthim të lirë do të na vinte kështu: ‘Disa linden në qejfin e ëmbël’. Protagonisti i tregimit Rad, një i huaj, mysliman, pranohet si qiraxhi (pasi në dukje dhe paraqitje ka

koment Arben Idrizi

Në fshatin tim nuk kishim serbë. As afër. Në fshatin e dajave të mi kishte disa familje, shumica e të cilave kishin raporte normale me shqiptarët. Por, ishte sidomos një i ri që ishte më shumë i lidhur me ta dhe i cili është më karakteristik për problemin në trajtim. Dinte shqip, luante futboll për çdo ditë me shqiptarët, shkonte në shtëpitë e tyre, i pranonte në shtëpinë e vet, punonte për ta ose i angazhonte ata të punonin për të. Me humor edhe i tallte pse e duronin terrorin e pushtetit serb. I njëjti, qysh në ditët e para të shpërthimit të luftës e kishte braktisur fshatin, ishte veshur polic dhe ishte kthyer t’i luftonte fqinjët shqiptarë – duke u bërë urrejtësi më i madh i tyre – me qëllim që t’i zhbinte nga faqja e dheut. Nga ana tjetër e llogores i thërriste me emra dhe i paralajmëronte se si do t’i priste në gabzherr si derrat e vet dhe masakronte po t’i zinte të gjallë.

lënë të kuptohet se është djalë për së mbari) në dhomën boshe në katin e shtëpisë ku banojnë prindërit e Verës, një shtatëmbëdhjetë vjeçareje, të cilët po ashtu banojnë përfund pronarëve të shtëpisë, atyre sipër. Rad, fillimisht është i tërhequr, i druajtur, çka nga qiradhënësit e tij pranohet si një sjellje me edukatë, përkundër disave që fusin hundët dhe do t’i ishin vardisur menjëherë Verës. Mirëpo, qiraxhiu nuk kalon kurrë pa përshëndetur. Bile me mjaft ngrohtësi. Po meqë rrojnë nën një kulm, ja që megjithatë Vera nis të afrohet me të, fillimisht sa për njohje e më vonë nga dashuria. Kur një natë ai ofrohet të përgatisë një darkë për prindërit e saj, ata e marrin këtë jo vetëm si një mundësi për të shijuar një mjeshtri kuzhine të një kulture tjetër, por më tepër si një konfirmim se djaloshi i huaj është për së mbari sa s’ka më. Ndërkohë vazhdon flirtimi i tij me Verën. Ajo mbetët shtatzënë dhe dëshiron të abortojë për të mos e humbur dashurinë e tij. Ai i kërkon të martohen. Për t’u martuar duhet të shkojnë te prindërit e tij në vendlindjen e tij. Rad kujdeset vetë që t’i blejë dhur at at e Ve r ë s p ë r p r i n d ë r it , vëllezërit, motrat, nipat e mbesat e tij – edhe ashtu, Vera s’do të dinte ç’t’iu blinte atyre njerëzve të panjohur të një feje e kulture tjetër. Rad megjithatë nuk do të fluturojë me të. Shkojnë në aeroport, përqafohen, por ajo s’arrin ta shohë në fytyrë, kalon kontrollin e pasaportave, kthen shikimin mbrapa për ta parë të dashurinë e saj shumë të dashur, vazhdon ta shikojë derisa ai zhduket sysh. Teksa aeroplani është duke fluturuar mbi det, eksplodon. Lodrat plastike që Rad ia kishte dhënë si gjoja dhuratë për nipin e tij ishin në të vërtetë bomba për sulmin në emër të Allahut. Të gjithë udhëtarët kishin vdekur. Ndër sulmet e para terroristike të këtij lloji. Mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit XX. Policisë i ishin dashur më shumë se një vit hetime për ta zbuluar kush e kishte bërë, çfarë dhe si kishte ndodhur. Mua më mahnit kjo kapje gjeniale e autores. Nga një rast i veçantë në zanafillë të një sjelljeje që më vonë do të shkonte duke u shpeshtuar dhe bërë metodë, ajo ka arritur ta

Gjuha e politikanit

identifikojë dhe portretizojë fenomenin: ata janë të zakonshëm, të njëjtë me ne në paraqitje, të dashur dhe të ëmbël si ne, të tillë do të mbesin edhe në momentin kur të vijë radha për ta bërë të keqen që duan ta bëjnë, duke e çuar në ajër gjithçka përreth vetes, edhe veten. *** Kam frikë se këto përvoja do t’i kemi edhe ne një ditë. Dhe në dhimbje do të themi me habi se ai sulmuesi i përbindshëm dukej aq për së mbari, e kishim parë dje dhe na kishte përshëndetur plot përzemërsi. Po që të mos merremi vetëm me hipoteza, dua ta kthej vëmendjen te përvojat tashmë të kaluara për të parë çfarë kemi përjetuar të ngjashme. Mundet që vështrimi im është i përciptë dhe jo domethënës. Në fshatin tim nuk kishim serbë. As afër. Në fshatin e dajave të mi kishte disa familje, shumica e të cilave kishin raporte normale me shqiptarët. Por, ishte sidomos një i ri që ishte më shumë i lidhur me ta dhe i cili është më karakteristik për problemin në trajtim. Dinte shqip, luante futboll për çdo ditë me shqiptarët, shkonte në shtëpitë e tyre, i pranonte në shtëpinë e vet, punonte për ta ose i angazhonte ata të punonin për të. Me humor edhe i tallte pse e duronin terrorin e pushtetit serb. I njëjti, qysh në ditët e para të shpërthimit të luftës e kishte braktisur fshatin, ishte veshur polic dhe ishte kthyer t’i luftonte fqinjët shqiptarë – duke u bërë urrejtësi më i madh i tyre – me qëllim që t’i zhbinte nga faq ja e dheut. Nga ana tjetër e llogores i thërriste me emra dhe i paralajmëronte se si do t’i priste në gabzherr si derrat e vet dhe masakronte po t’i zinte të gjallë. Për t’i rënë shkurt, mundet që ai tashmë është në veri ose Serbi. Po ta zinin shqiptarët, sigurisht se do ta prisnin në fyt si derrat e tij ditën që i kishin zënë – atë, pikërisht atë më shumë se çdonjërin tjetër. Në mungesë të tij, me gjasë janë mjaftuar me uzurpimin e pronave të tij. Dua të them, kufiri i kalimit të këtyre gjendjeve njerëzore, siç po na dëshmohet, është krejt i hollë.

Njerëz që deri dje i ofronin njëri-tjetrit kafe, sot i ofrojnë njëri-tjetrit thikën në fyt, thuase rasti i dytë s’ka asnjë dallim nga rasti i parë; thuase të duash dhe të vrasësh është e njëjta gjë. *** Në cilën anë janë të mbrapshtit? Gjithnjë vetëm në anën tjetër? Më vijnë këto pyetje pas reagimeve përkitazi me marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Më konkretisht me pikën 8, shkrirjen e strukturave paralele të serbëve të veriut – supozohet të drejtuara nga keqbërës, kontrabandues e kriminelë – në strukturat institucionale kosovare. Parimisht, është absurde vetëm të mendohet një gjë e tillë, e lëre më të ndodhë. Por praktikisht, ne e kemi bërë të njëjtën gjë. Çfarë do të them në vijim nuk është për t’i relativizuar gjërat, për të mbajtur anën e njërës a tjetrës palë, por thjesht për të bërë një përshkrim të gjërave siç i shoh unë. Ato që ne shqiptarët e Kosovës, institucionet tona shtetërore, i kemi quajtur ‘struktura paralele’ të serbëve të veriut, janë në esencë e njëjta gjë me organizimin tonë rezistues ndaj pushtetit serb për një dekadë të tërë, qoftë në mënyrë paqësore, qoftë me armë. Dhe në ato dy organizimet tona, jo pse e thonë serbët, por sepse e dimë ne, ka pasur me bollëk keqbërës, mashtrues, kontrabandues dhe kriminelë të sojit e sorollopit. Disa nga ta bile edhe e kanë nënshkruar pavarësinë e vendit. Disa nga ta i konsiderojmë heronj të gjallë dhe s’guxojmë t’u themi se i kanë sytë e zinj. E këtë nuk do ta pësojë askush tjetër pos nesh që jemi sot dhe atyre brezave që do të vijnë pas. Pse serbët e veriut nuk kanë marrë mësim nga pësimi ynë, është çështje e tyre. Sa është tash morale t’ua kërkojmë atyre atë gjë që s’ia kemi kërkuar vetes, është për t’u diskutuar. Por, në fund, nuk e di nëse mënyra jonë e sjelljes dhe gjykimit na e lejon pakënaqësinë ndaj marrëveshjes dhe konteksteve të tilla. Shprehur me klishe, ndoshta të paktën ndër ne, të këqijtë pranohen. Ata janë në rolin e të mirëve.


op-ed

2

Blog Pse duhet që shqiptarët ta duan Maqedoninë?!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Universitet Amerikanët sjellin për herë Bibliotekat universitare të parë Vagnerin në Shqipëri më të bukura në botë

Marrëveshja Thaçi-Daçiç, ç’do të thotë për të dy vendet dhe për rajonin “HABEMUS PACTUM!” shpalli në Twitter Vlora Çitaku, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian. Kosova dhe Serbia sapo kishin arritur një marrëveshje. Ndodhi më 19 prill, pas dhjetë raundesh të pamëshirshme negociatash ndërmjet kryeministrave të dy vendeve dhe baroneshës Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Pakti është një zhvillim i madh për të dy vendet, për Ballkanin Perëndimor dhe një triumf për Lady Ashton-in dhe ekipin e saj. Më 2 prill, pas tetë raundesh u duk sikur procesi kishte dështuar. Pakti u firmos nga Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, një forcë guerilase që luftoi kundër serbëve në periudhën 1998-‘99. Ai negocioi me Ivica Daçiç, kryeministrin serb që gjatë luftërave ballkanike ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Slobodan Milosheviçit, udhëheqësit serb të kohës. Gjithashtu, i pranishëm ishte Aleksandar Vuçiç, zv/ kryeministri serb, një ish-nacionalist ekstremist. Marrëveshja u hap rrugë të dy vendeve për të vazhduar në shtegun e integrimit europian. Nënkuptohet se duke arritur marrëveshjen, Serbisë do t’i hapet drita e gjelbër për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE. Kosova do të marrë premtimin për të negociuar një hap më të hershëm të procesit, të njohur si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Marrëveshja me 15 pika pritet që të mbështetet formalisht edhe nga dy qeveritë dhe parlamentet. Marrëveshja po përshëndetet nga diplomatët dhe politikanët në të dy vendet si një situatë ‘win-win’, megjithëse do të hasë në rezistencën e nacionalistëve të linjës së ashpër në të dy krahët. Megjithatë, Petrit Selimi, zv/ministri i Jashtëm i Kosovës kishte të drejtë kur tha ndërsa merrte pjesë në Globsec, një konferencë e sigurisë globale në Bratislavë të Sllovakisë, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, se “diga është çarë. Nuk ka kthim mbrapa”. Thelbi i marrëveshjes është se ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, pranon autoritetin e saj legal mbi të gjithë territorin. Në shkëmbim, autoritetet kosovare iu japin një nivel autonomie katër zonave të kontrolluara nga serbët në Kosovën e veriut. Ato do të formojnë një shoqatë, e cila do të mbikëqyrë arsimin dhe shëndetësinë apo çështje të tjera. Pakti thotë se do të ketë një forcë të vetme policore në Kosovë, por se komandanti rajonal serb për veriun do të zgjidhet nga një listë kandidatësh, formuluar nga

The Economist Tim Judah

Bisedimet janë një sukses i rrallë për politikën e jashtme të BE-së. Ato filluan në mars 2011, kur Boris Tadiç ishte në pushtet në Serbi. Ato lëvizën nga të ashtuquajturat ‘bisedime teknike’ në nivel politik në shtatorin e vitit të shkuar. Deri më tash, zyrtarët serbë janë përpjekur për të shmangur kontaktet me kolegët kosovarë. Në Bratislavë, sidoqoftë, ishte e qartë se kish arritur një frymë e re. Të dyja palët e përshëndetën paktin. “Të gjithë jemi fitimtarë”, tha një zyrtar serb që kërkoi të mos i citohej emri. Ai shtoi me maturi se të dyja palët do të bënin mirë të ‘shmangnin triumfalizmin”. kryekomunarët e veriut. Një formulë kompromisi u gjet mbi çështjen irrituese të gjykatave dhe zgjedhjet do të mbahen këtë vit për komunat veriore, të cilat tani janë të zgjedhura nën sistemin serb, jo atë kosovar. Hamendësohet se janë rreth 140 mijë serbë në Kosovë, në një popullsi të përgjithshme prej 1.7 milion banorësh. Rreth një e treta e tyre jetojnë në veri. Pjesa tjetër jeton në zona të Kosovës, të cilat në vitet e fundit kanë filluar të integrohen me pjesën tjetër të vendit në termat e organizmit komunal, por jo sa i takon arsimit dhe shëndetësisë. Disa prej këtyre zonave mund t’i bashkohen shoqatës së re serbe. Marrëveshja nuk e pengon Serbinë për të financuar arsimin dhe shërbime të tjera, siç ndodh tani. Sipas z. Daçiç dhe z. Selimi, Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria de fakto e Kosovës, nuk do të zbarkojë në veri, të paktën për disa vite. Pas arritjes së marrëveshjes, Lady Ashton, z. Daçiç dhe z. Thaçi shkuan në selinë e NATO-s për të diskutuar ndihmën e nevojshme në zbatimin e paktit. Një fotografi i jepte të dy ata në të njëjtën anë të tryezës duke folur me shefat e NATO-s, jo përballë njëritjetrit siç kanë qenë deri më tash. Liderët e serbëve të Kosovës në

22.04.2013

veri kanë thënë se do bëjnë çmos për ta kundërshtuar marrëveshjen dhe madje folën gjatë javëve të shkuara për njëfarë ndarjeje nga Kosova. Në shkurt të vitit të shkuar serbët e Kosovës në veri votuan në shumicë për të refuzuar çdo bashkëpunim me autoritetet në jug. Në terma afatgjatë, objeksionet e tyre nuk do gjejnë mbështetje. Burime në veri besojnë se kur të vijë mesazhi nga autoritetet në Beograd se është në interesin e shtetit serb që serbët e Kosovës të binden, ata do të bëjnë siç u kërkohet. Paratë, natyrisht, do të luajnë rolin e tyre. Si udhëheqës të strukturave komunale të sapozgjedhura, të njohur si nga Kosova ashtu dhe Serbia, ata mund të presin një ujëvarë financiare. Të riintegruar në Kosovë, ata mund të marrin para nga qeveria qendrore d h e n g a S e rb i a . N j ë p a kt i mëparshëm u jep atyre të drejtën që të marrin një pjesë të mirë të tarifave doganore nga dy pikat doganore veriore me Serbinë. BE dhe SHBA, të cilët luajtën një rol thelbësor, megjithëse në prapaskenë në arritjen e marrëveshjes, gjithashtu do të ofrojnë fonde. Dështimi për të arritur një marrëveshje do të thoshte pasoja të këqija për Serbinë, Kosovën dhe pjesën tjetër të rajonit. Të huajt do të arrinin në përfundimin se palët ishin kokëforta dhe jo të gatshme për të ndërmarrë risqe për interesin e popujve të tyre dhe se nuk ia vlente më për t’i ndihmuar. Një periudhë e gjatë status quo-je do të kishte pasur. Zbatimi i marrëveshjes, sigurisht do të jetë i vështirë, por një pengesë e madhe psikologjike është kaluar. Ndërsa Serbia e Kosova lëvizin përpara në terma të marrëdhënies mes tyre dhe në terma të integrimit europian, diplomatët shpresojnë se shembulli i tyre do t’u japë një cytje si boshnjakëve që kanë mbetur mbrapa për shkak të një dështimi për të bërë kompromise të ngjashme, ashtu dhe maqedonasve. Bisedimet janë një sukses i rrallë për politikën e jashtme të BE-së. Ato filluan në mars 2011, kur Boris Tadiç ishte në pushtet në Serbi. Ato lëvizën nga të ashtuquajturat ‘bisedime teknike’ në nivel politik në shtatorin e vitit të shkuar. Deri më tash, zyrtarët serbë janë përpjekur për të shmangur kontaktet me kolegët kosovarë. Në Bratislavë, sidoqoftë, ishte e qartë se kish arritur një frymë e re. Të dyja palët e përshëndetën paktin. “Të gjithë jemi fitimtarë”, tha një zyrtar serb që kërkoi të mos i citohej emri. Ai shtoi me maturi se të dyja palët do të bënin mirë të ‘shmangnin triumfalizmin”.

11

E kundërta e kurajës në shoqërinë tonë nuk është burracakëria, është konformizmi. Rollo May 

Rishkrimi i historisë nga turqit dhe Idro Montanelli koment

Menita Ljarja

Secili popull ecën sipas një sistemi vlerash të trashëguara, mbi të cilat ndërton të ardhmen e vet. Pyetja që shtrohet është: a jemi ne një popull i qytetëruar për të kuptuar, mbështetur dhe nënshkruar njëzëri një kauzë në të mirë të kombit tonë?

N

ë vitin 1927, në të përkohshmen “DITURIA”, Mit’hat Frashëri në shkrimin me titull “Duke kënduarë një librë” pohon se pasqyra më e mirë e një populli për të njohur vetveten është gjykimi i tjetrit. “Të paktë janë relativisht ata që vizitojnë vendin tonë dhe që zbavitenë me të shënuarë çë shohin dhe çë vërejnë. Nga ana tjatrë ne kemi nevojë të madhe të dimë çë mejton ay që vjen së largu, riturë dhe rrojturë në një mjedis të ndryshmë prej t’ënit: çë ide formon për neve dhe çë përshtypje merr nësh” - shkruan Mit’hat Frashëri. Për ta mbështetur mendimin e tij, ai i referohet veprës që është shkruar nga një udhëtar anglez së bashku me të shoqen e tij, të cilët asokohe kanë vizituar Shqipërinë. Vepra titullohet “The two vagabonds in Albania”, me autorë Jan Gordon dhe Cara Gordon. Ja si e përshkruajnë ata Tiranën e viteve ’20: “Si kryeqytet Tirana na bëri përshtypje të dobët. Në fillim na u duk si pazari i një qyteti oriental, po që ka humbur qytetin”. Të dy udhëtarët, artistë, shkrimtarë dhe vizatues të mirë, siç i përshkruan Mit’hat Frashëri, çuditeshin me optimizmin e njerëzve të ndryshëm teksa njerëzit i falënderonin ata pasi kishin marrë vesh se udhëtarët do të shkruanin vetëm përshtypje të vërteta. Ata kanë qenë në Shqipëri në vitin 1925 dhe kanë vizituar qytetet si: Tiranën, Shkodrën, Elbasanin, Përmetin, Gjirokastrën, Këlcyrën, Beratin, Malësinë e Madhe e të Vogël. Qyteti që iu kishte bërë më shumë përshtypje udhëtarëve anglezë ishte Gjirokastra. “Nuk besoj të ketë në botë një qytet si Gjirokastra,” - pohojnë ata. Disa vite më vonë Shqipërinë e viziton edhe historiani, gazetari i madh Indro Montanelli. Në librin e tij “Shqipëria një dhe një mijë” mund të lexojmë një Shqipëri, e cila nuk ndryshon shumë prej asaj të sotmes. “Tirana, -thotë Montanelli, m’u duk një qytet i tepruar dhe – të më falin miqtë e mi shqiptarë - i tillë më duket ende. Të kuptohemi, i tepruar vetëm në kuptimin relativ. Pasi është vënë në rrugën për t’u bërë një kryeqytet perëndimor, duhet ende të përpiqet me të gjitha forcat për t’ia dalë mbanë…” sepse nëse lexojmë më në brendi të librit do të gjejmë të shpjeguar dhe arsyen e varfërimit të Shqipërisë në vlera perëndimore. “Turqia e ngujoi historinë shqiptare në feudalizëm mesjetar, nga i cili ajo po dilte mundimshëm. Ajo nuk rregulloi, por shkatërroi”. Secili popull ecën sipas një sistemi vlerash të trashëguara, mbi të cilat ndërton të ardhmen e vet. Pyetja që shtrohet është: a jemi ne një popull i qytetëruar për të kuptuar, mbështetur dhe nënshkruar njëzëri një kauzë në të mirë të kombit tonë? Kauza së cilës i referohem është ajo Kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Të lejosh ndërhyrjen e huaj në rishikimin e historisë sonë do të thotë t’i hapësh udhën injorancës dashakeqe dhe të lejosh që i gjithë sistemi i vlerave kombformues i formimit të historisë sonë të asimilohet nga frymëzimi i huaj, i cili dëmton dhe fyen si myslimanët dhe të krishterët shqiptarë, të cilët bashkërisht kanë luftuar për Shqipërinë dhe kanë krijuar historinë tonë. Ai komb që nuk dëshiron të mbrojë historinë e vet në emër të së vërtetës dhe përparimit, nuk mund të ketë një të ardhme kah vlerave të vërteta qytetëruese të familjes së madhe europiane. Kësisoj, siç thotë dhe Anton Harapi: “Politika s’ka kund themel; qellimi shoqnuer nuk a ma qellim por mjet i qellimeve tjera, natyrisht jo të para as të përgjithta, por të dyta e të veçanta”. “Muhamedanizmi i huaj - na e kujton Mit’hat Frashëri, u jep besnikëve të saj një dinakëri dhe fallshëri që drejton gjithë punët e tyre.” Në këtë kategori bëjnë pjesë pseudohistorianët dhe gjithë ajo kategori e shoqërisë shqiptare të cilët nuk e dëshirojnë të vërtetën dhe nuk dëshirojnë ta mbrojnë atë, sepse të duash të vërtetën kërkohet sinqeritet, guxim dhe ndërgjegje. “Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”,- pohon Ismail Kadare. Tani t’i japim përgjigje një pyetjeje tjetër. Ku ndodhet sot Shqipëria? Në kryeqytetin e pa qytet, apo në udhën për t’u bërë një kryeqytet perëndimor?


12 arkitektura

Top 10

1

Një renditje e10 bibliotekave më të bukura në botë të universiteteve, për nga arkitektura, por që spikasin dhe nga koleksionet gjigante dhe librat e rrallë të paçmueshëm, si Bibla e Gutenbergut apo Ungjijtë në latinisht nga Testamenti i ri

Bibliotekat

universitare më të bukura në botë

2

3

Gjithmonë flitet për librat. Aq më shumë kur vjen dita ndërkombëtare e tyre që është më 23 prill. Po dhe strehët shumëkatëshe që i mbajnë kanë historinë e tyre. Si këto 10 biblioteka universitare që mahnitin për nga dizenjimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe koleksionet e rralla dhe të shumëllojshme që kanë në raftet e tyre.

1

Biblioteka e Universitetit të Coimbra-s, Portugali

Që para 1537-ës, vit kur universiteti u vendos përfundimisht në Coimbra, pasi u transferua nga Lisbona, një bibliotekë në qytet ishte. Ajo quhej Livraria de Estudo (Bibliotekë studimi). Bazuar në inventarët e 1513-ës dhe 1532-it, më shumë se 120 volume manuskriptesh ruheshin në atë bibliotekë. Pas rithemelimit të universitetit më 1537, Livraria de Estudo u riinstalua dhe u hap për studentët dhe profesorët, 4 orë në ditë. Statutet e 1559ës flasin për 6 orë në ditë dhe ato të 1571it dhe 1597-ës e quajnë atë Livraria pública para lentes, estudantes e quaisquer pessoas outras (Bibliotekë publike për lektorët, studentët dhe këdo tjetër). Më 1705 biblioteka u mbyll dhe afërsisht 20 vjet më pas një bibliotekë e re u hap: Biblioteca Joanina (emërtuar sipas mbretit João V). Pas reformës që u bë në vitin 1901, ajo u quajt Biblioteca Central da Universidade (Biblioteka Qendrore e Universitetit). Arkitektura aktuale e bibliotekës, Biblioteca Geral da Universidade de Coimbra, u bë më 1924 dhe ndërtesa e saj kryesore është që prej 1962-it.

2

Biblioteka e Librit të Rrallë dhe Manuscripteve Beinecke, Yale University, ShBA

Një nga ndërtesat më të mëdha në botë, kushtuar e gjitha librave të rrallë dhe dorëshkrimeve. Biblioteka ka hapësirë në kullën qendrore për 180 000 vëllime, ndërsa nëntoka ruan 600 000 volume; ajo tani ka rreth 500 000 volume dhe miliona manuskripte. Kontrolli i temperaturës dhe lagështisë sigurojnë që materialet e ruajtura të jenë të mbrojtura për brezat e ardhshëm. Ndërtesa prej mermeri Vermont dhe graniti, bronzi dhe xhami është dizenjuar nga Gordon Bunshaft, e firmës së Skidmore, Owngs dhe Merrill. Puna për ndërtesën filloi më 1960 dhe u përfundua më 1963. Faqet e jashtme prej mermeri të bardhë me gri janë rreth 7 mm të trasha dhe kornizohen nga një granit gri Vermont Woodbury. Këto panele e filtrojnë dritën kështu që materialet e rralla mund të ekspozohen pa rrezik. Nga jashtë, gjithsesi, gjeometria e fortë e gurit arrin të dominojë hapësirën që zë ndërtesa në Hewitt University Quadrangle, mes fqinjëve neo-Klasike dhe neo-Gotike. Një derë xhami rrotulluese siguron hyrje publike për në Bibliotekën e Beinecke. Pas hyrjes, vizitorët shohin kullën e xhamtë të librave që ngjitet mes për mes qendrës së ndërtesës. Dy shkallë zbresin nga të dyja anët në katin e mesëm. Bashkë me katin hyrës, kati i mesëm funksionon si një vitrinë për të rrotulluar ekspozitat që vënë në pah koleksionet e

pasura të Beinecke-s. Bibla e Gutenbergut, libri i parë Perëndimor i shtypur nga një makinë lëvizëse shkrimi, dhe “Zogjtë e Amerikës” e Audubon janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës në këtë bibliotekë.

dra e kampusi të universitetit Dahlem dhe një peizazh arkitektural në Berlin. Ajo ka 700 000 volume.

3

Biblioteka e UT Delft, ndërtuar më 1997, është dizenjuar nga zyra e arkitekturës me qendër në Delft, Mecanoo. Ajo ndodhet pas sallës së madhe të universitetit. Çatia e bibliotekës është e mbuluar me bar, i cili shërben si një shkëputje natyrore. Struktura ngrihet që nga toka në një anë, duke lejuar që mbi atë të ecësh deri në majë të ndërtesës. Biblioteka kulmon me një kon çeliku, që i jep formë unike. Muri, përballë Aulas, është plotësisht i mbushur me xham. Biblioteka ka fituar Çmimin Çeliku Kombëtar Holandez më 1998, në kategorinë e ndërtesave të çelikut.

Biblioteka e Universitetit të Salamanca-s, Spanjë

Universiteti i Salamanca-s (Spanjisht: Universidad de Salamanca) ndodhet në qytetin Salamanca, perëndim i Madridit, në komunitetin autonom të Castilla e León. Ajo është themeluar më 1134 dhe i është dhënë akti themelues mbretëror nga mbreti Alfonso IX më 1218. Ai është universiteti më i vjetër në Spanjë dhe i treti më i vjetër në Europë ende i hapur. Ai ishte instituti i parë në Europë që mori titullin formal “Universitet”, ky titull u njoh nga mbreti Alfonso X më 1254 dhe u njoh nga Papa Alexander IV më 1255. Origjina e tij, si gjithë universitetet e vjetra, ishte një Shkollë Katedrale, ekzistenca e së cilës daton që më 1130.

4

Trinity College, “The Long Room”, Dublin, Irlandë

Është biblioteka më e madhe në Irlandë. Si një “bibliotekë copyright”, ajo ka të drejta ligjore për materialet e publikuara në Republikën e Irlandës; ajo është gjithashtu e vetmja bibliotekë irlandeze që ka të drejta të tilla për Britaninë e Madhe. Biblioteka është gjithashtu shtëpia e Book of Kells-it të famshëm, që përmban katër ungjij nga Testamenti i Ri në latinisht. Dy nga katër vëllimet janë në ekspozim publik, ku gjithmonë njëri është i hapur në një faqe tipike teksti. Vëllimet dhe faqet e ekspozuara ndryshojnë rregullisht.

5

Old Library, St. John’s College, Cambridge University, Angli

Biblioteka e Kolegjit është e ndarë në dy sektorë. Libraria e Vjetër daton nga 1624 dhe mban dorëshkrime historike, libra të rrallë dhe letra personale. Biblioteka moderne ruan librat që jepen hua dhe periodikët aktualë si dhe kompjutera dhe facilitete të tjera për të punuar, te të cilat anëtarët kanë akses 24 orë. Hapësira e saj ka rafte me nga 42 kate.

6

Biblioteka Filologjike e Universitetit të Lirë, Berlin

Biblioteka Filologjike (Philologische Bibliothek) është komponenti më i ri i kampusit të Universitetit të Lirë në Berlin. Ajo u dizenjua nga arkitekti i njohur Norman Foster, si një tru njeriu dhe u çel më 2005. Biblioteka është bërë epiqen-

7

Biblioteka Qendrore, Universiteti i Teknologjisë, Holandë

5

4 7

8

Dhoma e Leximit e Bibliotekës Harper, Universiteti i Chicago-s

Qendra e të Mësuarit Cathey kombinon dhomat hijerënda të leximit të ish-Bibliotekës Harper brenda një hapësire të rinovuar për mësim individual dhe të përbashkët. Dhoma Kryesore e Leximit shumë e vjetër, është dizenjuar për studim të qetë, individual. Qendra gjithashtu ka Common Knowledge Café, klasat e rinovuara së fundmi të Teknologjisë së Informacionit të Harper-it Perëndimor, si dhe një stacion USITE me 10-terminale dhe një stacion printimi Canon. E gjithë sipërfaqja është afërsisht 28mijë metra katror. Dhoma Veriore e Leximit ka programin e tutoriatit të kolegjit dhe tutorët e shkrimit akademik nga e diela deri të enjten, nga ora 19.00- 23.00. Sa u hap në vjeshtë të 2009-ës me emrin Harper Memorial Library Commons, hapësira është kthyer shpejt në një vend dinamik të jetës sociale dhe intelektuale. Mjediset mundësojnë për studentët kalimin e lehtë nga puna formale në studimin informal në grup, të ndjekin seminare shkrimi akademik, të marrin ndihmë nga tutorët, ose të takojnë miq apo staf të fakultetit në Café. Më 1 qershor, 2012, biblioteka Harper Commons iu rikushtua themeluesit Arley D. Cathey.

9

Frederick Ferris Thompson, Vassar College, NY

Kur Vassar u hap më 1865, biblioteka ishte thjesht një dhomë e vetme me një koleksion prej vetëm tre mijë libra. Më 1893 Frederick Ferris Thompson, një nga aksionerët e Vassar, i dha kolegjit një shtrirje në hollin qendror që shërbeu si një bibliotekë deri sa ndërtesa e re Thompson përfundoi më 1905 nga Mary Clark Thompson si një memorial për bash-

6

8 10

9 këshortin e saj. Bujaria e vazhdueshme e zonjës Thompson mundësoi zgjerimin e bibliotekës më 1918 dhe më 1924 trashëgimia e saj për kolegjin u bë një garanci për mbështetjen e tij.

10

George Peabody, Universiteti Johns Hopkins, Baltimore

Biblioteka “The Long Room” është shtëpia e Book of Kells-it të famshëm, që përmban katër ungjij nga Testamenti i Ri në latinisht.

Dikur e përshkruar si katedrale e librave, Peabody Stack Room është një hapësirë e lartë me kate të ndërmjetëm, me dysheme mermeri bardhezi dhe pesë ballkone zbukurues që ngrihen shumë metra drejt tavanit me dritë natyrale. Biblioteka është themeluar nga filantropisti që i ka dhënë emrin në vitin 1857 dhe 300 000 vëllimet i takojnë fesë, artit britanik, gjuhëve romane dhe letërsisë, si dhe gjeografisë.


kulturë

OPERA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.04.2013

Roy Stevens, i pari joshqiptar që ka interpretuar Skënderbeun, është një ndër iniciatorët për vënien në skenën e Teatrit të Operas të veprës “Tannhauser” të Vagnerit

13

Artistët amerikanë në Tiranë

Roy Stevens gjatë interpretimit të “Skënderbeut” në TKOB

Vagner në Shqipëri për 60 vjetorin e TOB

Roy Stevens, i pari joshqiptar që ka interpretuar Skënderbeun, është një ndër iniciatorët për vënien në skenën e Teatrit të Operas të veprës “Tannhauser” të Vagnerit

G

jeniu i muzikës Ricard Vagner, shpesh i paragjykuar për shkak se ishte kompozitori i preferuar i Hitlerit, për herë të parë do të interpretohet në një skenë shqiptare. Për të sjellë operan “Tannhauser” e kompozuar prej Vagnerit (ky është viti i 200-vjetorit të ditëlindjes së kompozitorit) është dashur një bashkëpunim i ngushtë mes Shqipërisë dhe Amerikës. Në fakt peshën më të madhe të “ditëlindjes” së Vagnerit në Tiranë, siç e ka quajtur presidenti i “Wagner Society of Northern California”, Terri Stuart, një nga donatorët e këtij produksioni në Tiranë, do ta mbajnë këngëtarët lirikë amerikanë, që do të interpretojnë nën drejtimin e një emri të madh të dirigjimit të skenës së Operas në San Françisko, Jonathan Khuner. “Tannhauser” do të ketë një kastë të gjerë këngëtarësh lirikë shqiptarë e të huaj, për shkak të skenave masive që përcjell kjo opera. Roy Stevens është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai është tenori që i dha zë në skenën operistike shqiptare Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Të tjerë këngëtarë lirikë që i janë bashkuar këtij projekti, më i rëndësishmi këtë vit i Teatrit të Operas dhe Baletit, sipas Zhani Cikos, janë dy sopranot Carolina Stevens (vajza e Roy Stevens) dhe Annalisa Winberg (bashkëshortja e Stevens) dhe bas-baritoni Richard E. Goodman, i cili vjen si i ftuar special. Edhe regjia i është besuar amerikanit Daniel Helfgot. Kurrë më parë kjo pjesë nuk është interpretuar e plotë në një skenë shqiptare dhe kjo ka qenë dhe arsyeja pse Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur që tani punën për të vënë në skenë këtë vepër, e cila premierën do ta ketë në nëntor. Sipas Khuner, programi do t’i dedikohet përgjithësisht Vagnerit, por

Nga provat për vënien në skenë të operas “Tannhauser”

do të ketë dhe një pjesë nga Verdi (që ashtu si Vagneri ka 200-vjetorin e lindjes) si dhe pjesë nga opera shqiptare. Koncerti do të shfaqë “Tannhauser” e Vagnerit, një arie nga opera me tri akte e Verdit “Falstaff”, ndërsa në fund, si një surprizë e veçantë për publikun, Roy Stevens do të interpretojë një arie nga opera “Skënderbeu” në gjuhën shqipe. Me sa duket tenori Roy Stevens ka qenë një ndër iniciatorët e këtij projekti në Tiranë, i cili ka përfshirë në këtë projekt bashkëshorten dhe vajzën e tij, të dyja soprano të njohura. Për ‘San Francisco Classikal Voice’, dirigjenti Jonathan Khuner shprehet se Stevens, kur interpretoi suksesshëm në rolin e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun, ka inkurajuar drejtorin Zhani Ciko për të përfshirë në program edhe Vagnerin me veprën e tij “Tannhauser”, udhëhequr nga një staf amerikan. Stevens që ka interpretuar në role të rëndësishme në skena të mëd-

ha, si në Milano, Barcelonë, Frankfurt, Drezden, Torino, Bolonjë etj., ka qenë i ftuar dy herë në skenën e TKOB-së. Për herë të parë me operan “Salome”. Pas kësaj, Stevens u bë i pari joshqiptar që iu besua të interpretonte “Skënderbeun” e Tuk Jakovës, duke kënduar në gjuhën shqipe. Ai është disi i familjarizuar me shqiptarët. Por Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vështirë se do të mund ta përballonte financiarisht importimin e talenteve të skenave më të njohura amerikane në Shqipëri. Për të realizuar vënien historike në skenën shqiptare të “Tannhauser” të Vagnerit, siç e cilëson Nicholas Thaw, drejtori i “International Music and Art Fondation” (Fondacioni Ndërkombëtar i Muzikës dhe Artit), ky i fundit ka dhënë 24 000 dollarë, ndërsa 3000 dollarë janë donacion nga “Wagner Society of Northern California” (Shoqata “Vagner” e Kalifornisë). Mjeshtri, Khuner i cili punon për skenat prestigjioze si San Francisko Opera dhe Metropolitan Opera, shprehet se ka filluar të mësojë disa fjalë shqip. Sipas tij, kjo opera është pjesë e një tradite të gjatë në teatrot amerikanë. “Këtu jam i bindur se po punohet për një shfaqje ndryshe, më të freskët dhe tërësisht të re. Jam i lumtur që po punoj me këta artistë shumë të mirë, si këngëtarët ashtu dhe orkestra”, - tha dirigjenti Johnathan Khuner. Edhe regjisori amerikan Daniel Helfgot po mëson disa fjalë në shqip dhe herë pas here iu drejtohet këngëtarëve dhe orkestrës në shqip. Opera “Tannhauser” është një nga më të njohurat e kompozitorit gjerman, Vagner. Është ngjitur për herë të parë në skenë në vitin 1845. Premiera në skenën shqiptare do të vihet në nëntor, për të përmbyllur celebrimin e 60-vjetorit të Teatrit të Operas dhe Baletit. A.Tuci

Richard E. Goodman është bas-bariton dhe ka themeluar e menaxhon disa kompani operash në Kaliforni, duke përfshirë Berkley Opera-n. Goodman ka interpretuar mbi 100 role. Përveç kësaj ai është një profesor në Universitetin e Kalifornisë. Annalisa Winberg, soprano, ka interpretuar në skena të ndryshme të botës, duke përfshirë Operan e San Françiskos, Operan e Nju-Jorkut, Operan e Filadelfias, Operan Gjermane të Weimar, Wienerkammer Opera (Austri), Teatrin e Operas në Guatemalë dhe shumë të tjerë. Ajo është një fituese e disa konkurseve ndërkombëtare. Carolina Stevens, soprano, është vajza 16-vjeçare e Annalisa Winberg dhe Roy Stevens. Ajo është angazhuar në disa projekte operistike, përfshirë dhe Festivalin e Tirolit, që i dedikohet vetëm veprave të Vagnerit. Roy Stevens, tenor, ka një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në “La Scala”, Metropolitan Opera, Dallas Opera, në Barcelonë, Drezden, Frankfurt, Lisbonë e shumë të tjerë. Ka interpretuar një sërë rolesh, shumë prej tyre në veprat e Vagnerit. Në listën e gjatë të interpretimeve të tij është dhe ajo e Skënderbeut, në Tiranë. Johnathan Khuner është një dirigjent i njohur që ka drejtuar orkestrat më të njohura të botës. Aktualisht ai është asistent/dirigjent në San Francisco Opera dhe Metropolitan Opera. Projektet e tij këtë vit fillojnë në Tiranë me Vagnerin dhe vazhdojnë me vënien në skenë të operas “Don Giovanni” për Virago Theatre, dhe operas “Il Trovatore” për Verisimo Opera.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

12 15

1

16

8

9

10 14 18

21 24

22

25

29

26

27

28

31

34

35

32

36

37

41

40

42

44

38

43

45

47

19

23

30

33

11

13

17

20

39

7

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

48

49

Horizontalisht:

1. Figurë e besimeve popullore që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur. 2. Pushim, qetësi. 3. Ai drejton një manastir, mbrapsht. 4. Që bëhet me zjarr të madh ose me frymëzim të ngritur. 5. Qytetërimi. 6. Një birrë shqiptare. 7. Që ka fuqi të madhe. 8. Kafshë gjitare. 9. Sektori Ndërtimit. 10. Fatime e këngës popullore. 11. I drejtoheshim një zonje dikur. 14. Hell i gurtë, që varet nga kubeja e një shpelle dhe që është krijuar nga uji gëlqeror, i cili pikon poshtë. 16. Kolonja në makina. 17. Institut Kulturor. 19. Organizatë Turke. 23. Pemë frutore. 25. Gjë që është bërë njëlloj me diçka tjetër. 26. Pije e ngrohtë. 27. Kryeqyteti i shtetit amerikan të Kolorados. 29. I keq sa s'ka ku të vejë më. 32. Që s'ka përmbajtje fetare. 33. Aleks, akademik i njohur. 34. Vegël që hap e mbyll folenë e fishekut të pushkës. 35. Bimë që përdoret për ushqim. 36. Repart Ndërtimi. 38. Vë në lojë dikë, ose e ... 40. Shkronjat e para të alfabetit. 43. Ia mblodhi, ia bëri ... 45. Ndërmarrje Tregtare.

Sudoku | nivel mesatar 9

6

2

1 3

8

1

8 5 4

6 8

9

5 7

1

4

5 5 7

3 4

8

9 2 7

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1

3

6 7 7

6 3

6

7 4 7

4 9

9

3 1

2

5

1

4

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

1

Një ekspert kopshti rekomandon një teknikë të pazakontë për lulëzim më të mirë – duke u lëshuar bimëve muzikë ‘hard rock’ dhe ‘heavy metal’. Chris Beardshaw u ka thënë dëgjuesve të Radio 4 të BBC se dieta e vazhdueshme me muzikën e “Black Sabbath” bën mrekulli në lulëzimin e bimëve. Përkundrazi, ka thënë ai, muzika e Cliff Richard është treguar një katastrofë totale dhe kishte dëmtuar çdo bimë në një eksperiment kopshtarie. Në eksperimentin e bërë nga studentët, muzika e rëndë rok është treguar një ushqyes për bimët, të cilat kanë krijuar lule më të gjata. Megjithëse vetë bimët kanë qenë pakëz më të shkurtra, ato u kanë rezistuar sëmundjeve

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Në jetën në cift do keni ndryshime mjaft pozitive gjatë kësaj dite. Më në fund do arrini të flisni qetësisht dhe do i zgjidhni shpejt problemet që keni pasur. Për beqarët flirtet do jenë të shumta dhe takimet të veçanta. Në planin financiar, për shkak të situatës jo shumë të qëndrueshme do jeni të detyruar të merrni masa strikte.

Nëse keni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë, askush nuk do mund ta destabilizojë dot. Ambienti do jetë më i ngrohtë sesa zakonisht. Nëse keni kaluar një periudhë të vështirë është mirë të tregoheni pak më tolerantë. Beqarët më në fund do e gjejnë personin që kishin kërkuar prej kohësh. Financat do i menaxhoni me më shumë maturi dhe nuk do bëni shpenzime të kota.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Rutina dhe të zakonshmet do rëndojnë së tepërmi në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mos e lini heshtjen t’ju pushtojë dhe tregohuni sa më të sinqertë me atë që keni në krah. Beqarët do kërkojnë dikë ekzotik dhe nuk do tërhiqen aspak nga personat që vijnë nga jashtë. Plutoni do ju ndihmojë të kryeni transaksione të rëndësishme dhe problemet financiar më në fund do të zgjidhen.

Merkuri do jetë shumë i favorshëm sot për jetën tuaj në cift. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë dëshirat e njëri-tjetrit. Do merrni edhe vendime me rëndësi. Venusi nga ana tjetër pritet të favorizojë takimet e beqarëve. Do jeni me fat. Rregullojini sa më parë problemet me financat dhe tregohuni sa më largpamës.

Vertikalisht:

1. Pengesa a vështirësi të papritura, që na delin përpara e që duhet t'i kapërcejmë. 6. Sterjo i letërsisë. 12. Organizatë terroriste. 13. makineri për punimin e metaleve. 14. Sigla e Shkodrës. 15. Teori sipas së cilës ligjet e hapësirës dhe të kohës varen nga lëvizja e materies, duke e marrë lëvizjen brenda një sistemi të caktuar. 18. Hoxhi i Rilindjes. 20. Tokë djerrinë me gurë e me kaçube. 21. Shko! 22. Letërsia Europiane. 23. Postoli i letërsisë. 24. Njeri shpirtkeq. 26. Mjet i thjeshtë ndriçimi. 28. Pak ledhatime. 29. Bashkimi Sovjetik. 30. Përemër pronor. 31. Pije me përmbajtje të lartë alkooli, shqiptohet. 33. Betim. 34. I sëmurë mendor. 37. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim. 39. Shtet i SHBA-së. 41. Det që lag brigjet e Italisë. 42. Vajtja diku dhe qëndrimi për pak kohë për të parë vendin. 44. Hapi i parë i dikujt në një fushë. 45. Përemër vetor. 46. Hero i mitologjisë greke. 47. Metal për bizhuteri. 48. Njeri i mbyllur në vetvete, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar. 49. Tule pa të forta.

4

Muzika e “Black Sabbath” i bën bimët të lulëzojnë

5

2

6

3

2

5

6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë shumë e qetë sot. Mos prekni në asnjë mënyrë tema delikate për të cilat do pendoheni. Nuk është dita e duhur. Beqarët nuk do kenë takime apo dashuri me shikim të parë. Shfrytëzojeni këtë ditë për t’u takuar me miqtë. Të ardhurat do të rriten ndjeshëm dhe do bëni investimet që keni dashur.

Sjellja juaj kundrejt partnerit do lërë për të dëshiruar sot. Bëni kujdes sepse ai mund të mërzitet aq shumë saqë të kërkojë të rrijë pak kohë larg jush. Beqarët do jenë në formë dhe do kërkojnë pa pushim personin e ëndrrave. Ka shumë gjasa që ta gjejnë, por duhet të dinë ta bëjnë për vete. Në planin financiar nuk duhet të filloni aventura të rrezikshme sepse do jeni humbës.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ambienti në jetën në çift do jetë i ngrohtë dhe i mbrojtur nga planetët. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqarët duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të fillojnë aventura. Është më mirë kështu në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Menaxhojini me kujdes financat. Të gjitha përpjekjet që do bëni sot do të shpërblehen më vonë.

Në planin sentimental ju që jeni në çift mund të përballeni me disa zhgënjime. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe ai mund t’ju thotë diçka që do ju lëndojë tej mase. Beqarët edhe pse do kenë takime nuk duhet të entuziazmohen pas cilitdo.Tregohuni sa më të matur me financat dhe mos ndërmerrni asnjëveprimpaqenëtësigurt.Nëtëkundërt do përballeni me probleme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 012, 015, 124, 142, 216, 245, 321, 322, 374, 436, 526, 574, 604, 787, 855, 859, 895. Numra me 4 shifra: 0114, 1023, 1444, 1526, 1914, 2147, 4011, 5152, 5447, 5695, 6325, 7485. Numra me 5 shifra:

12529, 18237, 25132, 27314, 40517, 45451, 52172, 52365, 67124, 75033, 83542, 85999. Numra me 6 shifra: 100012, 158567, 329054, 355545, 372252, 412422, 440501, 451714, 501524, 576150, 595696, 665198, 758954, 857477.

Marrëdhënia me partnerin do jetë e stuhishme dhe debatet duken se nuk do kenë mbarim. Kujdes mos kaloni në brutalitete. Beqarët duhet të tregohen sa më të thjeshtë me ata që do takojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrini atë që dëshironi. Përsa i përket buxhetit do kryeni transaksione dhe operacione të rëndësishme financiare.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jeta juaj në çift gjatë kësaj dite do jetë edhe më e bukur. Partneri do ju gjendet në çdo moment pranë dhe do ju mbështesë për gjithçka. Flisni pa dorashka me të. Beqarët duhet të tregohen sa më të hapur dhe të dalin nëpër takime. Vetëm kështu do mund të njihen me personin e duhur. Në planin financiar gjërat do fillojnë të stabilizohen.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do thoni dhe me veprimet që do bëni. Jeta juaj në çift do ketë probleme të cilat duhen menaxhuar me shumë maturi. Emocionet për beqarët do jenë të mëdha edhe pse nuk do arrini të gjeni personin e ëndrrave. Përfitoni për të kaluar edhe ndonjë aventurë të këndshme. Financat do jenë të stabilizuara.

PESHQIT (20/II-19/III) Klima për jetën sentimentale ka rrezik të jetë pak e turbullt. Meqë nuk do arrini sot të vendosni qëndrueshmëri në çift, mundohuni të paktën të ruani komunikimin. Beqarët duhet të bëjnë durim përsa i përket jetës sentimentale. Në të kundërt mund të lidhen medikëqënukbënpërta.Dokeninjëdëshirë të çmendur për të shpenzuar pa pushim sot.


blog

1001

Gazeta MAPO

22.04.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Unë do të jem një autokrate: ky është zanati im. Dhe i madhi Zot do të më falë: ky është zanati i tij.

18 prill

ditë që formësuan botën

15

507 p.k

Catherine the Great 

Lindja e Demokracisë Burri që krijoi strukturën e demokracisë së parë dhe më influente në botë, Klistheni kaloi një pjesë të madhe të jetës duke luftuar për të drejtat e familjes së tij të shquar, kundër fraksioneve të tjera aristokratike të Athinës, gjë që përfshiu disa dekada në mërgim të detyruar për të. Eventualisht ai mori pushtet duke u bërë me njerëzit e thjeshtë dhe duke u përpjekur të zbatonte frymën e reformave të Solonit, i cili ishte përpjekur të balanconte interesat e komuniteteve të ndryshme të qytetit. Klistheni shfuqizoi format tradicionale të organizimit politik të bazuar te familja dhe klani, duke

e zëvendësuar me atë të dhjetë “fiseve” të bazuara në fshatra ose demes, dhe organizoi një këshill ligjor “boule”, anëtarët e të cilit zgjidheshin me short ndërmjet gjithë qytetarëve me kuota përfaqësimi nga çdo deme për të përmbushur numrin prej 500 anëtarësh. Kishte rregulla të rrepta rreth asaj se kush mund të zgjidhej, dhe sa kohë mund të shërbenin në këshill. Gjykatat dhe komanda ushtarake u organizuan në të njëjtën mënyrë. Kësisoj, Klistheni siguroi që pjesëmarrja politike të zgjerohej shumë dhe do të ishte e vështirë për klikat për të dominuar shtetin dhe për të sunduar vetëm sipas

interesave të tyre. Vitet e tiranisë kishin marrë fund. Megjithëse kjo shpesh është parë si fillimi i demokracisë direkte, në të cilën të gjithë qytetarët merrnin pjesë barabar, Klistheni nuk e quajti sistemin demokraci (që do të thotë qeverisje nga populli) por isonomia, ose ‘të drejta të barabarta për të gjithë’. Kryesisht, ai e la shumicën e kulturës tradicionale të Athinës të paprekur, por reformat e tij janë parë si fillimi i Epokës së Artë të Athinës, gjatë së cilës demokracia u rrit dhe kultura lulëzoi. Pak dihet për jetën e tij pas paraqitjes së reformave.

Blitz

Retro

42

Për qind e filmave që u renditën të parët në shikueshmëri për të paktën një fundjavë në 2011, që pasqyronin prodhime “Apple”.

1

Rankimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmjet kombeve për numër aktorësh porno.

2

Rankimi i Hungarisë për të njëjtin zë.

5395

Numri i amendamenteve që i janë bërë një projektligji për legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Francë.

Titulli: tre shokë Foto: web

Në Facebook Jonida Balla E urrej mënyrën sesi bëjnë politikë të jashtme socialistët shqiptarë. Është e neveritshme sesi kërkojnë të ruajnë gjithë aleancat me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, pa shtyllë kurrizore tamam si ngjalat dhe pa pikë identiteti.

Sokol Shameti Të vërtetat e Erjon Braçes për njerëzit që kanë deformuar thelbin e majtë të PS-së duke e shndërruar atë në një ndërmarrje biznesi personal, janë arsyet pse një numër i madh të majtësh jashtë strukturave partiake prej të paktën 8 vjetësh nuk e konsiderojnë si të majtë atë parti dhe e organizojnë kritikën e tyre politike karshi PS dhe PD si kritikë kundrejt dy partish të djathta që duhen ndaluar të bëjnë rifreskimin e kuajve të tyre duke ndërruar duart në pushtet.

Genc Ruli Njësoj si Gaztori i Rilindjes sot, foli pak kohë më parë Braçja i vogël. Thërriste me të madhe se Sali Berisha që “u mbolli ullinjtë” nuk po u gjente treg për t’i shitur, dhe deklaroi, pa pikë përgjegjësie, se çmimi ka shkuar 200-250 lekë/kg. Pas kësaj deklarate në Berat, vërshuan tregtarët nga gjithë vendi, deri edhe nga Kosova, duke kërkuar të blinin ullirin me këtë çmim. Por panë se gjendja ishte shumë ndryshe nga sa dinin rilindësit dhe çmimet ishin 3-4 herë më të larta. Prodhimi i vajit në Berat, vetëm për vitin 2012 ka qenë mbi 2500 ton. Nga shitja e ullirit të tavolinës dhe vajit, rezulton se të ardhurat e fermerëve të Beratit për 2012 e kanë kaluar shifrën 15 milion euro (mbi 50% më shumë se mesatarja e 10 viteve të fundit).

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Pse duhet shqiptarët ta duan Maqedoninë?! Fitim Dika Lideri i BDI-së, z.Ali Ahmeti, në një intervistë të para disa viteve shprehej se do kishte dashur 600 mijë apo 1 milion qytetarë maqedonë të kishin mundësi të merrnin pjesë në një sallë operacioni, ku t’i hapnin zemrat dhe të bindeshin se këtë shtet ai e ndjen si mëmëdheun e tij, si shtetin e tij.  Vallë, në një sallë të tillë, si do dilte rezultati i shqiptarëve të tjerë, kur: -Shteti maqedonas ofron bursa pa skaj maqedonasve në Maqedoni, por edhe “maqedonasve” jotaksapagues të Pustecit dhe Gollobërdos, ndërkaq që ato bursa nuk i përfitojnë qytetarët e Maqedonisë, në këtë rast shqiptarët. -Shteti Maqedon jep pa skaj nënshtetësi për Pustecasit dhe Dragashasit, ndërsa këto nënshtetësi nuk mund t’i përfitojnë qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht në rajonin e Kumanovës dhe Shkupit, ku qindra qytetarë të saj (shqiptarë), edhe pas disa dekadash qëndrim në Maqedoni, nuk kanë nënshtetësi.

-Shteti Maqedon, i cili ndërton pa skaj skulptura dhe projekte monoetnike, ku ka deshqiptarizuar qytetin e Shkupit, edhe pse në atë rajon ka thuajse 40% shqiptarë. -Shteti, i cili pret si hero vrasësit e qytetarëve të tij (shqiptarëve), të taksapaguesve të tij, ndërsa shumë ish “vrasës” të maqedonasve akoma jetojnë nëpër burgje.  -Shteti, i cili kap pas disa minutash huliganët shqiptarë që keqtrajtojnë qytetarët maqedonas, por nuk ndodh e kundërta. Ju, z.Ali Ahmeti, mund ta doni një shtet me projekte dhe me tenderbeg-a, por qytetarët e tij shqiptarë, mendoj unë, nuk kanë arsye akoma pse ta duan. Një shtet, ku duhej të përdorej Marrëveshja e Ohrit, ku parashihte veton e popullit 20% (shqiptar), sot është e harruar dhe sot e kuptojmë se thënia e Cërvenkovskit, e vitit 2002, paska qenë e drejtë, ku shprehej – më jepni mua pushtetin, pasi unë di t’i menaxhoj shqiptarët dhe ta zhbëj Marrëveshjen e Ohrit.   *Në vend të reagimit ndaj pritjes madhështore të Johan Trackulovskit dhe indiferentizmit të klasës politike shqiptare.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 22.04.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo