Page 1

peregrinus

aktualitet Divergjencat PS-LSI ‘shuhen’ më 24 qershor; kur të humbin

aktualitet

PD, rekord në mitingun e Tiranës, Berisha: Shërbëtor i aspiratave tuaja Demokratët mbyllin fushatën në sheshin “Nënë Tereza”. Flasin 12 kryetarët e qarqeve. PS e mbyll me dy mitingje paralele në Shkodër dhe Vlorë

Gjergj meta

Idi, essi,uni ylli pango

hylli i dritës

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj në një analizë të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës

Ardian Ndreca

single & the city

Faqe 13

Faqe 4-5

Iva tiço

E shtunë-diel 22-23 qershor 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 941. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Djathtas!

Gazeta MAPO, në traditën e gazetave të rëndësishme perëndimore, jep mbështetjen e saj, endorsement, për kandidatin dhe kampin politik të zgjedhjes së saj. Një ekskursion nëpër pesë përballjet e ofertave të mazhorancës dhe opozitës. Taksa e sheshtë apo progresive, siguri apo estetikë, kontekst europian i djathtë, një lider apo dualitet i majtë dhe tradita historike, zogizmi VS enverizmit. Forum/ Ja dilemat e 23 qershorit sipas: Armand Shkullakut, Pirro Mishës, Selami Xhepës, Blendi Kajsiut dhe Zef Preçit

intervista

editorial

dilema zhvillimi

profil

Shqipërisë i duhet ideja liberale, i duhet lidershipi i berishës

Tregu, shteti apo sektori publik – cila është rruga drejt zhvillimit?

Arvizu si gjithë të tjerët

henri Çili

ADRIAN CIVICI

Faqe 3

intervista

Tabaku: Modeli i PD, qytetari, modeli i Ramës, karrigia e tij

Meta: FRD e Topit, pse jo në koalicionin e majtë pas zgjedhjeve Kreu i LSI-së i pyetur se si do të vepronte nëse Berisha do t’i ofronte kryeministrin, tha se “përcaktimi ynë i qartë nuk ka të bëjë se çfarë na ofrohet dhe si na ofrohet"

Faqe 10

Jorida Tabaku rrëfen eksperiencën e saj në politikën aktive dhe javët intensive të fushatës elektorale. “Banorët e Tiranës janë në gjendje të ndajnë dy modelet"

Faqe 15

kandidatja Klajda Gjosha: LSI do të respektojë votën për kryeministrin Kandidatja për deputete, Klajda Gjosha flet për sfidat e femrës në politikë, fushatën elektorale dhe bashkëpunimin PS-LSI në terren

Faqe 14

Faqe 26

Vladimir karaj

Faqe 31

mapo libri

Albana Mëlyshi komunistët dhe reaksionarët e familjes sime Një histori e treguar në gjithfarë variantesh, një histori e pazakontë pabesish, internimesh e vrasjesh. Historia e komunistëve dhe reaksionarëve të një gjaku, që merr përsipër ta zbardhë pasardhësja e Mëlyshajve

Faqe 21


2

e shtunĂŤ-e diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Shqipërisë i duhet ideja liberale, i duhet lidershipi i Berishës Henri Çili

Edi Rama dhe blendi fevziu, pas intervistës në "opinion" Foto : web

javore

libri

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Jorida Tabaku: Modeli i PD, qytetari, modeli i Ramës, karrigia e tij intervista e javës/ Jorida Tabaku rrëfen eksperiencën e saj në politikën aktive dhe javët intensive të fushatës elektorale. “Banorët e Tiranës janë në gjendje të ndajnë dy modelet...

5 4 9 13 19 23

Politikë

PD, rekord në mitingun e Tiranës, Berisha: Shërbëtor i aspiratave tuaja

Albana Mëlyshi

Rrëfej komunistët dhe reaksionarët e familjes sime

Mbyll fushatën

Grand Finale e PS, Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë

Intervista

Meta: FRD e Topit, pse jo në koalicionin e majtë pas zgjedhjeve

Preç Zogaj

Divergjencat PS-LSI ‘shuhen’ më 24 qershor; kur të humbin

Arnida Çapi Një aktore e re për teatrin politik

Fenomen

Apartamenti 2XL, kërkohet një mysafir

Pyetësori

Mimoza Hysa: Ditari i tim eti, ku zbuloj atë dhe veten

Kolona / ide/ debate

26

Dilema zhvillimi

28

peregrinus

22

recensë

29

Idi, essi,uni

28

Hylli i dritës

31

profil

Adrian Civici Ylli Pango

Gjergj Meta

Ardian Ndreca

Tanush Frashëri Alfred Lela

Nën shenjën e një dielli të plotë dhe të një qetësie të plotë përfundoi ndoshta fushata më e kulturuar elektorale e këtyre 23 vjetëve. Përfundoi fushata që diagnostikoi më mirë se asnjëherë tjetër modelin tonë ekonomik dhe demokratik të këtyre 23 vjetëve, edhe pse nuk dha dot recetën për këtë diagnozë. Nesër do të votojmë për një katër vjeçar që shënoi hyrjen në një fazë të re të Shqipërisë. Nesër do të votojmë për një tjetër stad të shoqërisë shqiptare, një shoqëri me pretendime të reja, me koncepte të reja, me një tjetër sistem reference, në krahasim me këtë 20 e ca vjeçar që u mbyll. Pikërisht dilema shumëplanëshe e 23 qershorit vjen edhe sendërzohet apo reduktohet në tre-katër nëndilema, dhe pikërisht në një moment të tillë, që na duket historik, edhe në traditën e gazetave amerikane që dalin me një editorial mbështetës për kandidatin dhe partinë e tyre, ato që quhen endorsement, edhe MAPO e fundjavës bën zgjedhjen e saj. Pyesim: A na duhet një lidership i ri, ambicioz, i papritur, eksperimental si dyshja e 40-vjeçarëve Rama-Meta (e bashkuar aq sa një konferencë e fundit për shtyp dje) apo një lidership si një ekuacion i njohur me potencialitetet, përvojën, apo dhe defektet e njohura, si ai i Sali Berishës? Kundrejt një të papriture, kundrejt një rivaliteti në lidership që ka nisur tashmë për drejtimin e së majtës, ndoshta do të qe e udhës për shoqërinë shqiptare të bënte një pauzë, të lëvizte në ujëra të sigurta, të lëvizte në ekuacione të së njohurës. Sali Berisha me kompleksitetin e figurës së tij është gjithsesi një lider në kufijtë e së njohurës, në kufijtë e të sigurtës, në kufijtë e evolucionit politik të një shoqërie që ka nevojë të marrë frymë për të ndërtuar një objektiv të sajin për shekullin e ri shqiptar. Edhe një katër vjeçar të fundit Sali Berisha do të ishte një mundësi e mirë për shoqërinë shqiptare për të vepruar në qetësi, në siguri, në ndërtimin e një të ardhmeje të konsoliduar. Përkundër tij, Edi Rama nuk mund të propozonte gjatë vjetëve të tij në opozitë një standard më të lartë moral, një model administrimi më të sigurt dhe më eficient, një premtim për zgjerim të hapësirës demokratike. Në shumë parametra, përkundrazi ai ishte një hap pas, përveç ndoshta një avancimi në sferën e shijes dhe të estetikës, të formës, por jo të përmbajtjes. Së dyti, Shqipëria gjatë kësaj periudhe arriti në një premisë zhvillimi të pandodhur më parë në historinë e saj fatkeqe. Ky impuls zhvillimor i dekadës së fundit mbetet i paplotë; mbetet i papërfunduar, por ai gjithsesi e ka krijuar fizionominë e tij duke krijuar shanset për të pasur për herë të parë në historinë tonë premisat e një vendi në zhvillim për t’u shndërruar në shoqëri të zhvilluar. Pa harruar krizën ekonomike rajonale dhe globale, mund të themi se qëndrueshmëria dhe për më tepër avancimi i Shqipërisë drejt objektivave të zhvillimit në çdo plan është një meritë dyfishe e kësaj që ka ndodhur nën lidershipin e Sali Berishës. Si e tillë, kjo meritë duhet të njihet dhe shpërblehet nga shqiptarët. Madje potenciali i këtij lidershipi duhet shfrytëzuar prej shoqërisë për të përmbyllur disa procese të cilat edhe pse nisën, nuk u përmbyllën dot, për një seri rrethanash përfshi këtu dhe kompleksimin e lidershipit aktual në rrugën e liberalizimit ekonomik, të tregut të lirë, të konkurrencës; për një seri arsyesh komplekse. Shkurt, ajo që bota në krizë ka ndërtuar si recetë për daljen nga kriza, fatmirësisht ka qenë një aplikim në Shqipëri, edhe pse i paplotë, edhe pse pa guximin final. Shqipërisë i duhet më shumë liberalizëm, më shumë treg në çdo sektor, më shumë konkurrencë, kundrejt presionit populist që ushtron elektoralizimi i politikës apo mentaliteti etatist dhe punist i shoqërisë shqiptare. Si e tillë, nuk ka asnjë dyshim që një program etatist, siç qartësisht propozon opozita e Edi Ramës, do të ishte një hyrje e sigurt në krizë, e cila është shmangur me plot mundim deri tani, jo më një çuarje e shoqërisë shqiptare përpara në dekadën e re. Disa reforma 20 e ca vjeçare si privatizimi, kthimi dhe kompensimi i pronave, legalizimet, kompensimi i pronarëve dhe ish të përndjekurve, duhet të mbyllen me një guxim reformator. Ashtu sikurse disa reforma të drojtura të dekadës së fundit, të natyrës së liberalizimit dhe të tregut, si arsimi, shëndetësia, fiskaliteti, duhet të ndërtojnë përfundimisht një fizionomi të qëndrueshme. Ndërsa një grup tjetër reformash që kanë të bëjnë me shtetin, me pavarësinë e gjyqësorit, me administratën civile dhe me një shërbim publik të një shteti të vogël, por të fortë, disa reforma të natyrës kushtetuese, për të përgatitur një demokraci të re për Shqipërinë, vend anëtar të BE, duhet të merren plot guxim dhe jashtë konjukturës së ditës, jashtë konjukturës elektorale. Dhe si të tilla mund të ishin më të përshtatshme nën prerjen e një lideri historik si Sali Berisha, tashmë shumë më i dizinteresuar për pushtetin e tij, pasi ka bërë një vend në historinë e Shqipërisë, në krahasim me disa rishtarë që duan dhe kërkojnë fort për një vend të tyrin në histori. Për këtë guxim kemi nevojë pikërisht në këtë moment dileme elektorale. Sali Berishës nuk i duhet më një pushtet tjetër katër vjeçar, shoqërisë dhe Shqipërisë i duhen dhe katër vjet përvoja, vendosmëria dhe vullneti i Berishës, për t’u realizuar në politikë si vullnet i qenies njerëzore, që realizimin e saj e sheh të sendërtuar në një akt politik madhor.


4

E shtunë E shtunë - e diel - e 22-23 diel 13-14 qershor prill 2013 www.mapo.al

Socialistët kanë mbyllur në dy takime paralele në Shkodër dhe Tiranë fushatën elektorale. Rama me helikopter drejt Vlorës. Ai u shpreh se opozita do t’i sjellë këtij kombi një shpirt të ri

Mbyllja e

"Gran finale" e PS, Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë Socialistët kanë mbyllur në dy sheshe të ndryshme fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Nga Shkodra dhe Vlora, ku mbajtën dy mitingje paralelisht, Partia Socialiste, para se të niste heshtja elektorale, iu përcolli dhe një herë shqiptarëve mesazhet e saj të fundit politike, duke vënë theksin se ajo do të rilindë Shqipërinë dhe do kthejë besimin te shqiptarët. Organizatorët kishin menduar që kryetari i PS-së të fliste në të dy mitingjet, fillimisht në Shkodër dhe më pas nëpërmjet një helikopteri të fluturonte drejt Vlorës. Ndërkohë që kryesuesit e listave të kandidatëve në qarqe iu drejtuan njëkohësisht mbështetësve të mbledhur në Shkodër dhe Vlorë. Respektivisht krerët e listave të qarqeve të veriut dhe figura të tjera të PS-së ishin mbledhur në Shkodër, ndërsa ata të qarqeve të Jugut ishin mbledhur në Vlorë dhe çdo qytetar që ishte në një nga dy sheshet kishte mundësi që nëpërmjet ekraneve gjigante të ndiqte fjalimet e tyre në mënyrë të alternuar. Shkodra

Fillimisht, kryetari i PS-së, Edi Rama ishte në Shkodër, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut. Kryesocial-

bitet prej sundimtarëve, për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të shpëtuar nga borxhet dhe grabitqarët e këtij populli. Kur e keq ja e kap për fyti një vend, nuk është faji i të këqijve, por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë. Ditën e diel me votë kundër rrënimit dhe për Rilindjen e madhe të 23 qershorit”, deklaroi Rama. Ai tha se ndihet njeri me fat që udhëheq përpjekjen për rilindje përballë rrënimit, por sepse kjo fushatë m b y l l e t n j ë ko h ë s i s h t n ë dy qytetet e rilindjes, në Shkodër dhe në Vlorë. Kryesocialisti theksoi se në Shkodër përjetoi rilindjen e fesë, ndërsa në Vlorë pa shpirtin rebel të popullit, që sipas tij ngriti krye ndaj pushtetit që u premtoi para në dorë dhe i përvëloi në terrin e piramidave. Vlora

Pas fjalimit në Shkodër, Rama u nis me anë të një helikopteri drejt “Sheshit të Flamurit” në Vlorë, ku mbërriti rreth orës 20:30. Që në fillim të fjalës së tij, Rama theksoi se me skuadrën e Rilindjes do ta kthejë qytetin e Flamurit dhe të gjithë Shqipërinë në një vend të zhvilluar. “29, ky numër i bekuar i çlirimit do t’i çlirojë shqiptarët nga barra e papërballueshme e kostove të prodhimit. Vota për

mitingjet

isti ftoi shkodranët të votojnë në datën 23 qershor, Rilindjen, dhe t’u japin fund ndasive të vjetra. Lideri i socialistëve u shpreh i lumtur që fushata zgjedhore përmbyllet në dy qendra të rëndësishme të vendit, të cilat i cilësoi si qytetet e krenarisë së shqiptarëve. “Shkodra, zgjidhni nr.29 që të çliroheni nga e shkuara. Intriga e re me ndasitë e vjetra. A doni të jetoni në një Shqipëri që jeton mes ndasive të vjetra? Ndëshkojeni marrëzinë e përçarjes që të çlironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra”, - u shpreh Rama. Sipas tij, era e Rilindjes po fryn fort dhe ky është manifestimi kombëtar i mbarë shqiptarisë, i Shkodrës dhe i Vlorës. “Ne do t’i japim qeverisë së këtij vendi nder, dije, urti, burrni. Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Ndëshkojeni me votën për nr. 29, që ta çlironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra. Batakçillëku e ka varfëruar Shqipërinë, një hije e vjetër dhe e lodhur endet në Shqipëri për t’i ngopur njerëzit me lugën bosh. Rrena dhe tradhtia e rraskapitën këtë popull, ndërsa vendi gra-

Me fuqinë e jashtëzakonshme të votës së saj, me fuqinë supreme të autoritetit moral dhe kombëtar që Vlora e ka prej historisë. Ky qytet do t’i hapë rrugë, bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, projektit të Rilindjes” PS-në dhe për numrin 29 është vula e pronësisë së certifikatës mbi tokën, të cilët fermerët e punojnë, por nuk e zotërojnë. Ne do të bëjmë legalizimin falas të ndërtimeve pa leje”, - premtoi Rama. Më tej ai u shpreh se opozita do t’i sjellë këtij kombi një shpirt të ri. “Me fuqinë e jashtëzakonshme të votës së saj, me fuqinë supreme të autoritetit moral dhe kombëtar që Vlora e ka prej historisë. Ky qytet do t’i hapë rrugë, bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, projektit të Rilindjes”, - u shpreh Rama.

Rama-Meta: Fitojmë 77 deri 80 mandate E nisën bashkë dhe e përfunduan po bashkë. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe aleati i tij i ri, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë dalë dje së bashku në një konferencë për shtyp, ku më shumë sesa deklaratat që bënë, kërkuan të përcjellin te shqiptarët mesazhin se mes dy forcave që ata përfaqësojnë nuk ka asnjë divergjencë dhe se janë bashkë në sfidën e fitores së zgjedhjeve të nesërme. Mesazh të cilin ata e përfaqësuan edhe në përgjigjet që iu dhanë pyetjeve të gazetarëve, duke garantuar se koalicioni i tyre nuk është vetëm zgjedhor, por do të jetë edhe qeverisës. Kështu, vetë kryesocialisti Edi Rama e ka quajtur bashkëpunimin PS-LSI si boshtin e koalicionit opozitar dhe që do garantojë fitoren e nesërme. “Ne jemi dy parti dhe një fuqi, dhe fuqia jonë është fuqia e bashkimit. Boshti strategjik PS-LSI është garancia për një fitore të madhe dhe për ndryshimin e madh që do të sjellë për Shqipërinë kjo fitore”, - tha Rama në fjalën e tij. Ndërsa Meta ka mohuar në mënyrë kategorike çdo mundësi që pas zgjedhjeve të mund të bashkëqeverisë me PD-në. “Kjo histori është e mbyllur njëherë e përgjithmonë. Ne jemi në një aleancë parazgjedhore, që do të thotë se jemi edhe në aleancën paszgjedhore. Në respekt të demokracisë, më duhet të them se cilido të jetë rezultati, pavarësisht se rezultati është i padiskutueshëm, 80 mandate për Aleancën për Shqipërinë Evropiane, fitorja është në duart tona dhe ne nuk e lëmë të na ikë nga dora”, - tha Meta. Por ndërkohë që kreu socialist ka tjetër parashikim më pak optimist për rezultatin, pasi sipas tij rezultati do të variojë të jetë mes 77 deri në 80 mandate. “Rezultati që presim është 77 deri në 80 mandate për Aleancën për Shqipërinë Europiane. Ky rezultat është sot në Shqipëri. Ditën e diel duhet të jetë në kuti dhe me procesin të garantuar prej gjithë përfaqësuesve tanë të dy partive tona, ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutia dhe i tillë do të dalë”, - tha Rama, i cili ka sqaruar se këto parashikime dalin nga të dhënat që japin sondazhet që bën vetë PS. Ndërkohë ai ka gjetur rastin që të garantojë edhe aleatët e tjerë të koalicionit që ai vet drejton se vota e tyre nuk do të preket. Për këtë ka theksuar Rama është përgjegjësi e komisionerëve, dhe gjithë njerëzve të PS-së dhe LSI-së që të mbrojnë votën e çdo aleati. “Të gjithë deputetët e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të jenë një trup dhe do të shkojnë përpara në një drejtim, pavarësisht se vijnë nga forca të ndryshme si rezultat i një sistemi të ndërtuar në një mënyrë të tillë. Kjo është e qartë dhe pa asnjë ekuivok!”, - ka mbyllur fjalën e tij Rama teksa u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve dhe anëtarëve të partisë së tij dhe atyre aleate që të jenë vigjilentë edhe këto 48 orë, të cilat ai i konsideroi shumë të rëndësishme.

Pamje nga mitingu i Partisë Demokratike në Tiranë

Pamje nga mitingu i Partisë Socialiste në Vlorë


E shtunë - e diel 22-23 qershor 2013

5

www.mapo.al

fushatës

“Jemi mbi gjysmë milion, por në datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij”

PD, rekord në mitingun e Tiranës, Berisha: Shërbëtori juaj TIRANË Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike mbylli fushatën me një pjesëmarrje të pazakontë në sheshin “Nënë Tereza”. Kryetarët e grupeve të punës për 12 qarqet, por edhe kandidatë të tjerë për deputetë kërkuan dje votën e shqiptarëve për një mandat të tretë qeverisës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, deklaroi dje se sot Shqipëria ka lidershipin që i duhet. “Kryeministri Berisha ka dëshmuar me vepra dhe jo me fjalë në çdo vendimmarrje të tij, se për të, qytetarët janë të parët. Falë këtij lidershipi, qytetarët shqiptarë e përjetojnë zhvillimin kudo ku jetojnë: në fshat, qytete dhe këtu në kryeqytetin tonë. Shqiptarët kanë sot mijëra km rrugë të reja, shkolla, qendra shëndetësore, spitale, më shumë biznese dhe mundësi më të mëdha për punësim. Sepse ne kemi lidershipin që na duhet, ne kemi Sali Berishën”, - tha mbrëmë Basha. Ndërsa kryetari i PS-së, sipas tij, përfaqëson modelin e një lidershipi të dështuar. “Si kryetar Bashkie ai nuk e bëri dot kurrë realitet planin urban të Tiranës. Si kryetar i opozitës ai ka zhgënjyer çdo shqiptar. Sepse nëpërmjet konfliktit politik, nëpërmjet bojkotit dhe bllokimit ai nuk ngurroi asnjëherë të vetme ta vinte interesin e tij personal mbi interesat e vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, shtoi ai. Duke marrë shkas nga numri i madh i mbështetësve, edhe kryetari i grupit të punës për Fierin, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ironizoi mbrëmë kryetarin e opozitës. “Faturinoja u lodh, ka hipur në helikopter me paratë që fitoi nga libri. Le të kalojë mbi këtë shesh dhe të shikojë ku është fitorja”, - tha ai. Ndërsa nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila drejton zgjedhjet në qarkun e Shkodrës, deklaroi

“Falë këtij lidershipi, qytetarët shqiptarë e përjetojnë zhvillimin kudo ku jetojnë: në fshat, qytete dhe këtu në kryeqytetin tonë. Shqiptarët kanë sot mijëra km rrugë të reja, shkolla, qendra shëndetësore, spitale, më shumë biznese dhe mundësi më të mëdha për punësim. Sepse ne kemi lidershipin që na duhet, ne kemi Sali Berishën” mbrëmë se fitorja do të jetë në Tiranë dhe Shkodër. “Shkodra pret nga Tirana mandatin e 18-të, Shkodra do të marrë mandatin e 8-të. Do të jetë dështim për kryemashtruesin Edvin Rama. Berisha është njëri prej jush”, - tha ajo. Berisha

Në fund të mitingut përmbyllës, kryeministri Sali Berisha u shpreh entuziast për fitoren më 23 qershor. “Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të Zotit e konsideroj faktin se Zoti dhe 44 më dhanë mundësinë mua të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh dhe viti 44 për Sali Berishën”. Ai ftoi shqiptarët, pa dallime

politike, që të bashkohen me 23 qershor për të garantuar ëndrrën e shqiptarëve, “Shqipëria vend i zhvilluar”. “Jemi mbi gjysmë milion, por në datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij”, - tha Berisha. Kryeministri premtoi shkollim cilësor, punësim masiv, kredi të buta për të rinjtë, shkolla, terrene sportive, mbështetje për fermerët dhe biznesin e huaj e vendas. Berisha i qëndron gjithashtu premtimit se katër vitet që vijnë do të bëjë gjithçka për të liberalizuar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

E shtunë - e diel 22-23 qershor 2013

www.mapo.al

Vizita në spital, Nishani: Jam në krye të detyrës Tiranë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është shtruar për disa minuta në spital mbrëmjen e djeshme, pas problemeve shëndetësore që ka patur para zhvillimit të një takimi me përfaqësues të Parlamentit Europian. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, Presidenti ka qenë duke u përgatitur për takimin, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Një burim i rezervuar tha për “Mapo”, se Presidenti është nisur me urgjencë në repartin e Neurologjisë pranë QSUT-së, ku ka kryer kontrollet e nevojshme mjekësore. Burime pranë QSUT-së thanë se ky ka qenë një kontroll rutinë për Presidentin e Republikës, për shkak të gjendjes së mëparshme shëndetësore. Konfirmohet se kreu i shtetit i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor të quajtur elektromiografi që ka si qëllim kontrollin e funksionit të muskujve. Mësohet se

Nishani është larguar nga QSUT-ja rreth orës 20:50 minuta të mbrëmjes së djeshme. Por vetë Presidenti i Republikës e ka mohuar këtë lajm, duke e cilësuar si dezinformim të mediave. Sipas tij, burime të papërgjegjshme kanë dezinformuar mediat. Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së premte ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit. “Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të pavërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar timen. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Re-

publikës, për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se Presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, tha Nishani. Presidenti i Republikës tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ditën e sotme, do të vijojë axhendën e tij ku do të takojë përfaqësuesit e Parlamentit Europian, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në cilësinë e vëzhguesve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Nishani është kthyer në Shqipëri mesditën e djeshme pas një vizite zyrtare në Izrael. Rreth orës 17:00, kreu i shtetit ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku janë diskutuar disa çështje, përfshi edhe zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit. Mbledhja ka përfunduar rreth orës 20:15 minuta dhe prej andej kreu i shtetit është larguar në drejtim të Presidencës.

Vrasja dhe hedhja në lumë e 44-vjeçarit, policia ndalon të atin TIRANË- Një ditë pas gjetjes së trupit

të pajetë të një personi të paidentifikuar, hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të ndihmuar edhe nga kolegët e tyre të komisariateve nr.4 dhe nr.5, identifikuan viktimën dhe madje zbuluan dhe arrestuan autorin e krimit, prindërit e tij. Lajmi u bë i ditur për “Mapon” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se viktima e gjetur në lumin e Tiranës, pranë zonës së njohur me emrin ‘Ura e Qerosës’, quhet Agron Fisniku, 44 vjeç, nga Babrruja, banues në zonë e njohur me emrin ‘Kodra e Kërçikëve’. Ai dyshohet se është vrarë nga babai i tij, Ruzhdi Fisniku. Policia më herët kishte shoqëruar në ambientet e saj edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, si nënën, vëllain dhe motrën. Dyshimet e policisë janë ngritur mbi këta të fundit për faktin se nuk e kishin denoncuar zhdukjen e të birit, i cili sipas burimeve të policisë kishte më tepër se dy javë që qëndronte i zhytur në ujërat e lumit të Tiranës, ku ishte hedhur që prej dy javësh. Shkak për krimin dyshohet të jetë bërë një grindje për motive parash me palëve, pasi babai akuzonte të birin se nuk punonte e herë pas here grindeshin së bashku për këtë shkak. Pas nxjerrjes së trupit dhe dërgimit të tij në morg, policia ka vënë re se viktima ishte i veshur keq,

me rroba të vjetra e të grisura, me mjekër të gjatë. Në krahun e djathtë, sipas burimeve të policisë, ai kishte një shenjë tatuazhi, ku ishte vizatuar një spirancë anijeje mbi të cilën ishte vendosur një yll. Kjo besohet se mund të jetë një kujtim nga koha e ushtrisë. Fillimisht, e para është dërguar në morg nëna e tij, Huzrie Fisniku, e cila në morg ka thënë se me shumë mundësi trupi i dekompozuar i shfaqur para syve të saj ishte i të birit. Ajo dha shenja identifikuese, çka bënë që policia të ngrinte dyshime se ishte pikërisht Agron Fisniku. Mjekët ligjorë gjatë këqyrjes kanë vënë re se trupi i dekompozuar kishte tri çarje në bark, që mendohej se ishin goditje nga ndonjë mjet shpues, prerës metalik. Dyshimet mbi familjen u shtuan kur në dysheme dhe në disa objekte në banesë policia gjeti gjak si në dërrasë, thikë etj. Nga ekzaminimet paraprake, gjaku i dyshemesë dhe i thikës nuk dukeshin si gjak njeriu, por hetuesit dyshojnë se ai ka ndryshuar karakteristikat nga kalimi i ditëve dhe nga ilaçi larës i hedhur në dysheme. Mbrëmë vonë hetuesit dhe krerët e policisë po këshilloheshin me prokurorinë për të vendosur arrestimin e babait të viktimës, për shkak se të gjitha faktet dhe dyshimet binin mbi të.

KLD zgjedh 7 gjyqtarët e Apelit Administrativ Në listën me 15 gjyqtarë që arritën rezultate maksimale në testim, anëtarët e KLD-së përzgjodhën 7 prej tyre, të cilët pritet të dekretohen nga Presidenti i Republikës Tiranë Këshilli i Lartë i Drejtësisë

zgjodhi dje me shumicë votash shtatë anëtarët e Gjykatës Administrative të Apelit, të cilët më parë i ishin nënshtruar testimit. Mbledhjen e shkuar, KLD vendosi që kandidatët potencialë për të qenë pjesë e Apelit Administrativ do ishin të gjithë gjyqtarët që kishin marrë mbi 91 pikë në testimin e zhvilluar në Shkollën e Mag jistraturës. Fillimisht konkurruan 43 gjyqtarë, 20 prej

të cilëve u klasifikuan në fazën e dytë pasi përmbushnin kriterin e pikëve. Pesë prej tyre u skualifikuan për arsye ende të panjohura, ndërsa 15 gjyqtarë u përballën në KLD me një proces votimi nga anëtarët e “qeverisë së gjyqësorit”. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për rreth tri orë, anëtarët e KLD-së vendosën t’i propozojnë Presidentit të Republikës dekretimin e shtatë gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Apelit Ad m i n i s t r at iv. G j y q t a r ë t e përzgjedhur kanë patur vlerësim të mirë, janë me karrierë të gjatë në gjyqësor dhe gjithashtu kanë arritur rezultate maksimale në testim. Sipas një njoftimi të KLDsë bëhet me dije se “pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës

emërimin e gjyqtarëve: Alkelina Gazidede, Artur Malaj, Altina Nasufi, Kastriot Selita, Bleona Hasa, Lindita Sinanaj, Rilinda Selimi”. Duke iu referuar renditjes përfundimtare të KLD-së pas përfundimit të testimit dhe shqyrtimit të ankesave nga ana e disa gjyqtarëve, rezulton se kanë mbetur jashtë dy gjyqtarë që ishin në shtatë vendet e para të listës përfundimtare. Gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha dhe Elda Vrioni nuk janë votuar nga KLDja për të qenë pjesë e Gjykatës Administrative të Apelit, edhe pse janë në shtatë vendet e para të listës, respektivisht me 99 dhe 95 pikë. Kjo pasi, sipas KLD-së, testimi i gjyqtarëve përbën vetëm një të tretën e kritereve që duhen plotësuar nga gjyqtarët për të qenë pjesë e Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjyqtarët e Apelit Administrativ Alkelina Gazidede Artur Malaj Altina Nasufi Kastriot Selita Bleona Hasa Lindita Sinanaj Rilinda Selimi


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Rama: Rezultati në Shkodër do ju befasojë të gjithëve “Shqipëria vazhdon të ruajë një gjendje polarizimi, duke gjykuar nga sondazhet, shohim një thyerje të rëndësishme të blloqeve dhe shpresojmë që këtë ta tregojnë edhe rezultatet” .

Faqe 10-11

Pesë arsye për të djathtën dhe Berishën Gazeta MAPO, në traditën e gazetave të rëndësishme perendimore, jep mbështetjen e saj, endorsement, për kandidatin dhe kampin politik të zgjedhjes së saj. Një ekskursion nëpër pesë përballjet e ofertave të mazhorancës dhe opozitës. Taksa e sheshtë apo

Berisha:

progresive, siguri apo estetikë,

Shpenzimet e mia më të ulëta se helikopteri i Ramës

kontekst europian i djathtë, një

Kryeministri mbyll fushatën me një bashkëbisedim me gazetarë dhe qytetarë në TV Klan. Premton rritjen e rrogave dhe pensioneve në 4 vitet e ardhshme

sipas: Armand Shkullaku, Pirro

lider apo dualitet i majtë dhe tradita historike, zogizmi VS enverizmit. Forum/ Ja dilemat e 23 qershorit Misha, Selami Xhepa, Blendi Kajsiu, Zef Preçi

Faqe 7

D

ilema për taksën e sheshtë, pra 10 përqind të të ardhurave i kalojnë shtetit, apo një rritje progresive e taksës, sa më të mëdha të jenë fitimet aq më e lartë ajo, nuk është e re dhe as nuk është shqiptare. Ajo bëhet shqiptare dhe shndërrohet në debat, që në fakt duhet të përcaktojë votën, për dy arsye themelore: e para, ne e dimë modelin që do të ofrojë z. Berisha nëse fiton, taksën e sheshtë, por nuk dimë modelin e një qeverie të majtë. Kjo sepse dy krerët e së majtës janë për një taksim të ndryshëm. Z. Rama është për taksim progresiv duke e bërë këtë model të ri pjesë të programit përmbysës të Rilindjes, ndërsa z. Meta, kr yetar i LSI, ishzëvendëskryeministër në qeverinë Berisha, është më i prirur për të mbajtur taksën e sheshtë. Kjo sa i takon rrafshit politik, por nuk duhet harruar një ‘teknikalitet’ g jithashtu i rëndësishëm. Ekspertë të ekonomisë në vend janë hezitantë për kthimin te taksa progresive, jo se janë kundër saj si të tillë, por sepse sistemi

ynë fiskal e ka më të lehtë absorbimin apo mbledhjen e taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë, theksojnë ata, është më e lehtë për t’u vjelë dhe më e lehtë për t’u abuzuar. Teori që vazhdon me një tjetër shtjellim sipas të cilit, para se të kalohet te debati mbi llojin e taksës, duhet filluar me riparimin e sistemit fiskal. A paguhen taksat dhe detyrimet, dhe një kontroll më i imtë mbi to është më ‘ekonomike’ dhe ‘smart’ sesa debati mbi llojin e taksës, i cili zhvlerësohet nëse sistemi ka aq vrima sa një pjesë e taksapaguesve arrijnë t’u shmangen detyrimeve. Këta ekonomistë përmes artikujsh në shtyp kanë kërkuar menaxhim të informalitetit, që sipas tyre ende është përcaktues në ekonominë shqiptare dhe më pas ‘luksi’ që kërkon ‘barazia’ e taksës progresive. Ata që janë edhe më të zjarrtë në mbrojtjen e simplicitetit të taksës së sheshtë tregojnë me gisht nga taksat absurde të presidentit socialist francez, i cili detyroi individë me të ardhura të larta të largohen nga vendi...


8

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

Zgjedhja

www.mapo.al

Gazeta MAPO, në stilin e shtypit amerikan, jep mbështetjen e saj, endorsement, për kandidatin dhe kampin politik të zgjedhjes së saj. Pse zgjedhim Sali Berishën dhe Partinë Demokratike? Pesë arsye që përballen me ofertën e opozitës: taksë e sheshtë dhe jo progresive; siguri në vend të estetikës; kontekst europian i djathtë; Restauracion historik nga zogizmi jo nga enverizmi; një lider në vend të dy.

Pesë arsye për të djathtën dhe Sali Berishën Alfred Lela Taksë e sheshtë apo progresive? Dilema për taksën e sheshtë, pra 10 përqind të të ardhurave i kalojnë shtetit, apo një rritje progresive e taksës, sa më të mëdha të jenë fitimet aq më e lartë ajo, nuk është e re dhe as nuk është shqiptare. Ajo bëhet shqiptare dhe shndërrohet në debat, që në fakt duhet të përcaktojë votën, për dy arsye themelore: e para, ne e dimë modelin që do të ofrojë z. Berisha nëse fiton, taksën e sheshtë, por nuk dimë modelin e një qeverie të majtë. Kjo sepse dy krerët e së majtës janë për një taksim të ndryshëm. Z. Rama është për taksim progresiv duke e bërë këtë model të ri pjesë të programit përmbysës të Rilindjes, ndërsa z. Meta, kryetar i LSI, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Berisha, është më i prirur për të mbajtur taksën e sheshtë. Kjo sa i takon rrafshit politik, por nuk duhet harruar një ‘teknikalitet’ gjithashtu i rëndësishëm. Ekspertë të ekonomisë në vend janë hezitantë për kthimin te taksa progresive, jo se janë kundër saj si të tillë, por sepse sistemi ynë fiskal e ka më të lehtë absorbimin apo mbledhjen e taksës së sheshtë. Taksa e sheshtë, theksojnë ata, është më e lehtë për t’u vjelë dhe më e lehtë për t’u abuzuar. Teori që vazhdon me një tjetër shtjellim sipas të cilit, para se të kalohet te debati mbi llojin e taksës, duhet filluar me riparimin e sistemit fiskal. A paguhen taksat dhe detyrimet, dhe një kontroll më i imtë mbi to është më ‘ekonomike’ dhe ‘smart’ sesa debati mbi llojin e taksës, i cili zhvlerësohet nëse sistemi ka aq vrima sa një pjesë e taksapaguesve arrijnë t’u shmangen detyrimeve. Këta ekonomistë përmes artikujsh në shtyp kanë kërkuar menaxhim të informalitetit, që sipas tyre ende është përcaktues në ekonominë shqiptare dhe më pas ‘luksi’ që kërkon ‘barazia’ e taksës progresive. Ata që janë edhe më të zjarrtë në mbrojtjen e simplicitetit të taksës së sheshtë tregojnë me gisht nga taksat absurde të presidentit socialist francez, i cili detyroi individë me të ardhura të larta të largohen nga vendi. Estetikë apo siguri? Për t’u katapultuar me mendje në modelin e nesërm qeverisës duhet mbajtur një sy vëzhgues edhe nga fushatat elektorale të dy partive kryesore. Fushata e së djathtës, ose e liderit të saj Berisha, ka lëvizur në tre akse duke u zhvendosur ritmikisht nga njëri në tjetrin, por pa dalë prej tyre. Turi zgjedhor i Demokratëve ka nisur me town hall-e, për të kaluar më pas te mitingjet dhe për të prekur fazën përmbyllëse me biseda apo intervista nëpër studiot televizive. Sigurisht, pjesë e së gjithës kanë qenë edhe përurimet e rrugëve, ujësjellësve apo punëve të tjera publike. Por fushata e PD nuk ka lëvizur nga ky aks sigurie, duke u bërë nganjëherë edhe e mërzitshme në përsëritjen e vet. Fushata e Partisë Socialiste, ose më saktë e liderit të saj Rama, i është nënshtruar një luhatjeje në kurs duke i provuar të gjitha: mitingjet, udhëtimet me autobus, intervistat në studio televizive, këndet e fjalës. Risia qëndron jo vetëm te stili i tyre, për Shqipërinë sigurisht, sepse ato janë imitime të fushatave anglo-amerikane, por te ndërthurja. Të përditshme të ndryshme kanë raportuar se ato që janë nisur si mitingje kanë përfunduar si kënde fjale për shkak të pjesëmarrjes së ulët, por gjithsesi përtej kësaj ka vuajtur mesazhi i cili ka ardhur i hallakatur. Estetikisht,

megjithatë, fushata e socialistëve ka qenë më lart se e demokratëve, e modeluar kjo e fundit brenda kufijve dhe notave të sigurisë. Edi Rama, kreu socialist është treguar madje cinik kur ka futur në ligjërim edhe moshën e kryeministrit Berisha duke u bërë thirrje të tijve që të zgjedhin mes pikëçuditëses (atij vetë) dhe pikëpyetjes (shefit të qeverisë). Duke i ftuar pra në një moment estetik përballë një momenti përvoje e sigurie, kur koha jo vetëm në kontekst botëror, por edhe shqiptar është në kërkim të sigurisë më shumë se estetikës. Zgjedhja e së dielës merr edhe një kthesë të tillë: një lider që ofron siguri në kohë krize apo një tjetër që tundon me estetikë? Konteksti europian ‘e majtë e djathtë’, dhe pse? Në rrethet e majta në Shqipëri ekziston një keqkuptim i madh kur kërkohet për një simbol që përfaqëson suksesin e së majtës. Vendet skandinave, thonë me një gojë të majtët, që kanë mbetur pa një atdhe ideologjik pas rënies së Bashkimit Sovjetik, turpërimit të Kubës, ekzibicioneve të Chavezit, tashmë të ndjerë, dhe groteskut koreanoverior që i ngjan si dy pika uji, hiq armët bërthamore, Shqipërisë së Enver Hoxhës. Mëtim i rrejshëm megjithatë, të paktën nëse marrim si të vërtetë një speciale prej dhjetëra faqesh të revistës britanike “The Economist” që shtjellonte gjerë e gjatë, pikërisht vendet skandinave dhe modelin e tyre ekonomik. Milton Friedman, teoricieni i madh i liberalizmit ekonomik ku u mbështetën Reagan e Thatcher, ‘do të ndjehej si në shtëpi në vendet skandinave’, shkruan The Economist. Revista i mëshon idesë se suksesi i Skandinavisë i detyrohet pikërisht shtetit të vogël dhe menaxhimit privat, duke e ilustruar edhe me shembullin e një spitali të madh shtetëror në Suedi, i cili në prag të falimentimit, iu kalua një kompanie joshtetërore që e shndërroi në rentabël duke kombinuar publiken me privaten. Përballja ‘e majtë e djathtë’ në kontekstin europian shkon dërrmueshëm në favor të së djathtës. Angela Merkel në Gjermani është shembulli më ilustrativ dhe ajo kërkon një mandat të tretë së shpejti dhe shihet ndërkohë si fituese. Italia pa dështimin spektakolar të së majtës kur ajo edhe pas bunga-bungës së Berlusconit nuk arriti të krijonte dot një mazhorancë dhe u nda në zgjedhjet e fundit vetëm me një përqindje të papërfillshme me Il Cavaliere, duke shtyrë jashtë politikës Bersanin. Ky i la vendin Lettas, një të majti që ka po aq lidhje me Berlusconin. Në Greqi qeveria e kryeministrit të djathtë Samaras, paketë pas pakete shpëtimi, po mundohet ta mbajë larg falimentit vendin e shtyrë në humnerë nga zgjerimi përtej shtatit të vet i shtetit të paraardhësit, socialistit herditar Papandreu. Restauracion historik duke filluar nga zogizmi apo enverizmi? Republika shqiptare si shtet i pavarur, dhe me një jetë mbi 6 muaj, ka nisur në fillimvitet ‘20 me Ahmet Zogun. Republika e kthyer në monarki u ndërpre nga pushtimi i vendit për t’u takuar me një tjetër republikë të ashtuquajtur popullore, socialiste të Enver Hoxhës, një vështrim historik mbi të cilën është i panevojshëm. Sidomos në mandatin e dytë, qeveria e djathtë e Sali Berishës edhe pse në pushtet me të majtët e Ilir Metës, e ndoshta pikërisht e shtyrë prej kësaj, ia riktheu Legalitetin periudhës së Zogut duke e zgjatur mbrapa në kohë edhe themelimin e republikës

Qeveritë socialiste me dy koka e shumë ngërçe, shqiptarët i kanë provuar ndërkohë gjatë përplasjeve të shumta në lidershipin socialist, sidomos në mandatin e tyre të dytë 20012005. Një qeverisje e luhatur me dy mëtues për kreun e saj, edhe pse me shije tjetër, nuk do t’u shkonte përshtat shqiptarëve, sidomos në kohë krize shqiptare në vitet ‘20 të shekullit të shkuar, për t’u takuar aty me Zogun dhe forcat e së djathtës. Përkundër kredos së të majtës, e cila shenjon mesin e viteve ’40, kur në pushtet erdhën komunistët, si datëlindje të Republikës. Kjo zgjedhje historike e Berishës nuk është futur te arritjet, por si qasje është reaganiste (një tjetër moment i takimit me Reaganin përveç reaganomics të parapëlqyer prej shefit demokrat). Pikërisht Presidenti amerikan i mëshonte një përballjeje kulturore, përveç, ose në mungesë të asaj ideologjike në përballjen mes palëve politike. Propozimi i Berishës ishte: Zogun në vend të Hoxhës. Ose, ju Enver Hoxhën, unë Ahmet Zogun. Kjo, edhe si refleks ndaj përpjekjeve për Restauracion historik të së majtës, të paraqitura me një ngjyrë dhe glamour të ri nga kreu socialist i bashkisë, më vonë kryetar i PS, Edi Rama. Në formën e Natës së bardhë, Pezës së babë Myslymit si qendër hip e majtizmit të ri shqiptar; një vend për Rexhep Qosjen, enveristin kosovar në aulat e së majtës, katër parti komuniste në koalicionin aktual, ditirambet për Mehmet Shehun si burrë shteti nga eksponentë të së majtës tradicionale, e

të tjera. Ky kthim i Legalitetit përkundër një rikthimi të Enverizmit është gjithashtu pjesë e dilemës së 23 qershorit. Pra, Zogun apo Enverin? Një lider apo dy liderë? Edi Rama dhe Ilir Meta, dy krerët e koalicionit të majtë dhe njëherësh kandidatë për kryeministër, kanë dalë dje, një ditë para heshtjes zgjedhore që është sot, dhe dy ditë para ditës së zgjedhjeve, që është nesër, si për të zbutur dyshimet se aleanca mes tyre është solide. Kjo ka ardhur pas një muaji dyshimesh e hamendësimesh frymëzuar edhe nga qëndrimet e të dyve përgjatë fushatës: z. Meta nuk e ka përmendur ‘vëllain e madh’ të koalicionit si kryeministër të pas 23 qershorit, nëse e majta i fiton zgjedhjet, ndërsa Rama, kryesisht ia ka lënë nominimin e vetes si kryeministër kandidatëve për deputetë në qarqe apo në Tiranë, të cilët nëpër sheshe apo ‘kënde fjale’ kanë bërtitur me sa u ka mbajtur zëri “kryeministri Edi Ramaaaaaaaaaaa’. Të dy janë, megjithatë përballë liderit solo, Sali Berishës, kryeministër i vendit për tetë vjet në kërkim të një mandati të tretë që do të përbënte precedent historik për një vend si Shqipëria, së cilës në trazimet e veta nuk i ka pëlqyer të qeveriset gjatë dhe me votë njëherësh, përjashto rastet e monarkut Ahmet Zogu apo diktatorit Enver hoxha. Sali Berisha vjen ta kërkojë historinë e tij brenda historisë së Shqipërisë me anë të votës. Vende të tjera e liderë të tjerë e kanë mandatin e tretë: Helmut Kohl, Margaret Thatcher, apo Angela Merkel që do ta kërkojë mandatin e tretë dhe, sipas gjithë gjasash, do ta marrë. Qeveritë socialiste me dy koka e shumë ngërçe, shqiptarët i kanë provuar ndërkohë gjatë përplasjeve të shumta në lidershipin socialist, sidomos në mandatin e tyre të dytë 2001-2005. Një qeverisje e luhatur me dy mëtues për kreun e saj, edhe pse me shije tjetër, nuk do t’u shkonte përshtat shqiptarëve, sidomos në kohë krize.


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

9

www.mapo.al

forum

Pesë personazhe të sferës publike ‘votojnë’ për alternativën e tyre. Fituesi nuk është i qartë në qëndrimet e tyre, por pakënaqësia me alternativën e majtë, po. Propozimet: nga qeveria me bazë të gjerë, te Shqipëria që refuzon Berishën dhe Ramën

Pesë skenarë dhe ide për post- 23 qershorin Opozita pa kauzë dhe ide të re Armand Shkullaku, gazetar Nuk është se këtu ne po bëjmë ndonjë eksperiment në fakt, sepse kemi një eksperiencë të mënyrës se si ka qeverisur Edi Rama Bashkinë, por edhe trashëgiminë socialiste nga qeverisjet e mëparshme. Fakti se në pjesën më të madhe lidershipi socialist ka qenë nën akuzë, fakti se ka 20 biznesmenë në listën e PS, fakti se kriteret e përzgjedhjes së grupit parlamentar janë bërë si pasojë e bindjes ndaj shefit dhe jo meritave, më kanë krijuar bindjen se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për ndërrim. Edhe sikur të kishte ndërrim pushtetesh dhe jo rotacion, zhgënjimi nga një rotacion është më i rrezikshëm se beteja për të ndrequr një qeverisje që nuk funksionin siç duhet. Kjo rrëzon edhe teorinë e së keqes më të vogël, e cila shumë shpejt shndërrohet në të keqen më të madhe. Nuk kemi një kauzë të re, një ide të re e të madhe tek opozita, tek e cila mund të eksperimentonim, dhe nëse e majta do të vinte në pushtet ndoshta do ia vlente, pse jo. Por kur serviret e njëjta gjellë me të vetmin argument se duhet të hani se u është mërzitur kjo tjetra, nuk më duket me vend.

Zgjedhje të pakontestuara, të lirë për të bërë rotacion Pirro Misha, studiues Nuk më duket e udhës të them kë duhet të votojnë. Unë mund të them që shqiptarët duhet të kenë mundësi dhe të jenë të lirë të bëjnë rotacion. E rëndësishme është që shqiptarët të jenë të lirë në zgjedhje dhe të bëjnë pas 20 vjetësh zgjedhje të pakontestuara, se kë votojnë është punë e tyre.

Programi ekonomik i PS, regres Selami Xhepa, ekonomist

Pikërisht Presidenti amerikan i mëshonte një përballjeje kulturore, përveç, ose në mungesë të asaj ideologjike në përballjen mes palëve politike. Propozimi i Berishës ishte: Zogun në vend të Hoxhës. Ose, ju Enver Hoxhën, unë Ahmet Zogun

Programet nuk adresojnë shqetësimet reale të ekonomisë dhe janë kryesisht populiste. Kam qenë dhe jam kritik edhe ndaj programit të Partisë Demokratike, edhe ndaj atij të PS, por mund të them që në disa elementë programi i kësaj të fundit sjell regres. Për shembull, premtimi për krijimin e një Banke Shtetërore krijon anomali të madhe në sistemin bankar në vend që shkon drejt modernizimit. Po kështu premtimi për shëndetësi falas për të gjithë. Programet merren me gjëra që nuk ngrenë peshë. Problemi i Shqipërisë nuk është forma e taksimit progresiv apo i sheshtë, problemi është administrata fiskale dhe asnjë nga partitë nuk e ka adresuar këtë problem. Debati mbi formën e taksimit është normal dhe ideologjik, por nuk sjell zgjidhje të problemit. Shqipëria vinte nga një sistem taksimi progresiv, por kjo nuk e pati bërë vendin me më pak barazi ekonomike. Nuk ishim një vend egalitar dhe pasi u vendos taksa e sheshtë u krijuan pabarazitë. Premtimet për hapje vende pune në ato numra janë jorealiste, asnjë nga partitë nuk tregon se ku do t’i gjejë burimet për të bërë këtë...

Shqipëria, as me Ramën as me Berishën Blendi Kajsiu, politolog Shqipëria nuk duhet të shkojë as me Ramën, as me Berishën. Asnjërin. Duhet të thyejmë bipolarite-

tin, i cili prodhon uniformitet idesh. Paradoksi i përfaqësimit në Shqipëri qëndron në faktin se PSja propagandon disa çështje të majta, si taksa progresive, papunësia apo shëndetësia falas, ndërkohë që ka një artikulim elitist dhe shpesh përçmues në raport me të ardhurit apo banorët e periferive të reja. E djathta shpesh identifikohet me vegjëlinë, me të ardhurit nga veriu, ndërkohë që politikat e saj të djathta neoliberale nuk ndihmojnë aspak në integrimin e tyre social, apo në uljen e pabarazisë. Kur Rama e portretizon Tiranën apo Durrësin si një Amerikë e vogël për të ardhurit nga periferitë, apo nga veriu, ai i klasifikon ata si refugjatë, emigrantë apo të huaj në vendin e tyre. Ky është një paralelizëm i pavend që shpreh alienimin që ‘vendasit’ kanë shpesh në raport me të ardhurit. Italianët që shkonin në Amerikë, apo shqiptarët që shkonin në Itali (l’america shqiptare) ishin të huaj, madje shpesh alien në raport me kulturën dhe vendin ku ata shkonin. Po ky nuk është aspak rasti i të ardhurve në periferitë e qyteteve tona të mëdha, si nga veriu ashtu edhe nga jugu. Ata janë shqiptarë dhe bashkudhëtarët tanë si në kohën e Zogut, si në kohën e komunizmit edhe në post-komunizëm. Kemi të bëjmë pra me një artikulim që ndonëse mund të jetë qëllim mirë, i distancon në vend që t’i integrojë të ardhurit, duke forcuar ligjërimet aktuale krahinoriste dhe paragjykuese të tipit ‘na mbytën katunarët, malokët, etj’. Një e majtë progresiste duhet tu kundërvihet artikulimeve te tilla, duke e parë problematikën urbane në terma politik dhe ekonomik dhe jo në terma krahinor dhe kulturalist. Nga ana tjetër kemi një të djathtë që flet në emër të vegjëlisë, të të ardhurve, por që prodhon politika nga të cilat përfituesit më të mëdhenj janë një grusht njerëzish në Tiranë. Lideri i PD-së Berisha edhe pse identifikohet me veriun dhe me të ardhurit e rinj, në fakt nga një pikëpamje klasore nuk ka asgjë të përbashkët me ta. Veriu dhe veriorët ishin shtresa më e persekutuar dhe e dyshuar në komunizëm. Berisha në komunizëm ishte i privilegjuar dhe bëri studimet në Francë. Ndërsa sot familja e Berishës jeton në zemër të Tiranës dhe kurrsesi nuk mund të quhet një familje e varfër dhe aq më pak ‘periferike’. E thënë me një gjuhë të dalë mode tashmë Berisha dhe familja e tij i përket borgjezisë së lartë shqiptare. Theksimi i prejardhjes së tij veriore, nga PS-ja, apo portretizimi i tij me termat barbar, shpellar apo primitiv, është thjesht një gabim strategjik i të majtës që buron nga elitizmi i tepruar i saj. Nga dëshira e të majtës për të theksuar se janë ‘tironsit’ e vërtetë përballë ‘katunarëve’, që kanë pushtuar Tiranën. Edhe pse masakrën urbane në Tiranë nuk e kanë bërë të ardhurit. Ajo ka ndodhur në zemër të Tiranës nga qytetarë shembullorë me firma ndërtimi dhe para, që sot janë pjesë e grupeve parlamentare si majtas edhe djathtas. Përveç paradoksit të përfaqësimit kemi problemin e mungesës së një modeli zhvillimor alternativ. Përtej disa ndryshimeve ideologjike e majta dhe e djathta ofrojnë të njëjtin model zhvillimor neoliberal. Të dyja palët shpresën e kanë te mrekullia e tregut, i cili sapo të heqë qafe shtetin do të prodhojë çudira. Problemi është se pa përfshirjen e shtetit si një aktor aktiv në orientimin e zhvillimit afatgjatë shqiptar, nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëhet ndonjëherë vend i zhvilluar. Sot shteti as nuk do dhe as nuk mundet të luajë një rol aktiv në procesin e zhvillimit. Sot mungon një strategji afatgjatë industrializimi që të përcaktojë pozicionin që synon të arrijë Shqipëria në tregun global në dekadat e ardhshme dhe mënyrën se si do të shkohet aty. Kjo i është lënë në dorë tregut. Sot në vend të një modeli zhvillimor kemi integrimin në BE që është kthyer tashmë si qëllim në vetvete. Ndërkohë që gjysma e vendeve në BE janë në krizë, çka tregon se BE-ja është thjesht një stacion dhe jo një zgjidhje. Së fundmi, sot administrata publike si pasojë e politizimit është në një nga pikat e saj më të ulëta; aty mungon meritokracia dhe profesionalizmi.

Problemi është se të dyja palët e shikojnë administratën dhe shtetin si plaçkë për të mbajtur apo marrë pushtetin. Vini re se me sa dashuri e trajtojnë të dyja palët LSI-në modelin më të shëmtuar klientelist, vetëm e vetëm për të marrë pushtetin.

Rezultat i ngushtë, pas 23 qershorit qeveri me bazë të gjerë Zef Preçi, ekonomist Fushata zgjedhore që sapo u mbyll, përtej retorikës dhe sloganeve të përdorura mendoj se duhet konsideruar përgjithësisht si fushatë moderne, demokratike, e kushtueshme dhe mjaft e ngjashme me fushatat në vendet perëndimore. Themelore mbeten përpjekjet e forcave politike që morën pjesë në fushatë për të portretizuar problematikën e gjerë social-ekonomike të shoqërisë së sotme shqiptare në premtimet e tyre. Për rrjedhojë problemet e punësimit, të politikave fiskale, menaxhimit të financave publike etj., zunë vend të rëndësishëm, ndonëse në të dy blloqet e mëdha të politikës mendoj se kishte nxitim për të zbatuar disa politika (p.sh, heq je e ndonjë takse, etj., nga qeveria), por edhe mungesë qartësie e pse jo edhe vizioni nga opozita (p.sh, për shkallën e shtrirjes së taksës progresive të propaganduar prej saj). Pavarësisht nuancave dhe përpjekjeve për të lidhur taksën e sheshtë ose atë progresive me ideologji të caktuara, mendoj se realiteti ekonomik i vendit është i tillë që nuk lejon shumë hapësirë as për modifikime të tjera, sidomos për falje taksash apo ulje të mëtejshme të tyre (siç pretendon qeveria aktuale). Po ashtu, ky realitet nuk mundëson as ndonjë rritje taksash mbi sipërmarrjen, madje as do të jetë e dëmshme edhe për taksën mbi punën (tatimin mbi të ardhurat personale), siç pretendon e majta nëse vjen në pushtet. Mendoj se ishte jorealiste dhe thjesht për fushatë premtimi i të gjithë aktorëve politikë për hapjen e 250 apo 300 mijë vendeve të punës. Punësimi pritet të mbetet problemi më serioz social-ekonomik në katër vitet e ardhshme. Ndërsa në aspektin fiskal problem mbetet zgjerimi i bazës së kontribuesve të tatimtaksave (përndryshe reduktimi i sektorit informal të ekonomisë) në kushtet e ruajtjes së sistemit fiskal aktual, pa përjashtuar ndonjë rregullim pjesor (p.sh, rritja e kufirit të përjashtimit mbi tatimin mbi të ardhurat personale), duke përfshirë sektorët e rregulluar nga shteti (IT, bankat, sigurimet, etj) për të nxitur konkurrencën në treg dhe uljen e kostos se mallrave dhe të shërbimeve. Po kështu, mendoj se një marrëveshje specifike e qeverisë së re me FMN do të ndihmonte për të ideuar e zbatuar politika ekonomike e fiskale më miqësore me biznesin, për të ndërtuar politika specifike në funksion të zbutjes së efekteve të krizës ekonomike globale, si dhe për mirëmenaxhimin e financave publike. Në të kundërt, pavarësisht se cili grupim do të qeverisë mbas zgjedhjeve, rreziku i rrëshqitjes së ekonomisë sonë kombëtare në modelin e Greqisë nën Papandreun mbetet një kërcënim evident si “Shpata e Damokleut”. Në këtë këndvështrim, si dhe duke vlerësuar se diferenca ndërmjet dy koalicioneve të mëdha pritet të jetë e vogël, mendoj se interesat e vendit mund të shërbehen më mirë përmes një qeverie me bazë të gjerë dhe me përfshirjen në të të figurave të njohura me reputacion publik e profesional. Kjo mbasi ndërmarrja e masave shtrënguese në ekonomi, në kushtet e rënies së njëhershme të prurjeve monetare të emigracionit dhe të investimeve të huaja direkte do të kërkojë detyrimisht angazhim të gjerë të intelektualeve dhe të profesionistëve si dhe një mbështetje të gjerë politike dhe larg luftës politike të paprinciptë që është vërejtur jo pak herë në vendin tonë.


10

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

intervistë

www.mapo.al

“Shqipëria vazhdon të ruajë një gjendje polarizimi, duke gjykuar nga sondazhet, shohim një thyerje të rëndësishme të blloqeve dhe shpresojmë që këtë ta tregojnë edhe rezultatet” .

Rama: Rezultati në Shkodër do ju befasojë të gjithëve Këtu shënohet fundi i kësaj fushate elektorale, një fushatë që ka qenë në shumë drejtime ndryshe nga të shkuarat. Ka qenë ndryshe në dy aspekte. Njëri për meritën tonë, pasi kemi konceptuar një projekt strategjik prej shtatorit të 2011-s dhe realisht ka funksionuar thuajse si sahat zviceran, pasi kanë qenë të gjitha etapat e programuara, duke përfshirë një përdorim krejt të panjohur më parë në Shqipëri të teknologjisë së re të rrjeteve sociale, duke përfshirë një transformim të imazhit të PS në kuptimin vizual dhe sigurisht, e dyta, ka qenë ndryshe për meritën e mediave ose disponibilitetin e mediave, pasi besoj që në Shqipëri s’ka ndodhur ndonjëherë, është shumë e rrallë, e nuk e di në është e mirë apo jo, që të ketë kaq shumë hapësirë live në ekrane. Është konsumuar debat me orë të tëra gjatë javëve e javëve e besoj se nga kjo pikëpamje, është fushata e parë që ka kaq shumë mundësi për publikun që të përtypë argumente dhe kundërargumente. Ndryshuat logon, ng jyrën dhe përmbajtjen e Partisë Socialiste, ndërsa realizuat një mbyllje spektakolare me udhëtimin me helikopter nga Shkodra në Vlorë? Cila ishte simbolika e kësaj mbylljeje? Tradicionalisht e kemi mbyllur në Tiranë, por kjo nuk ofronte asgjë të re nga ideja konceptuale dhe për më tepër, dy mitingje në të njëjtën kohë, me handikapin që tashmë Tirana nuk ka shesh të dytë, ishte e pamundur. Simbolika e Veriut dhe Jugut, me dy vatrat e shqiptarisë, ishte një ide që rezultoi fatlume dhe, edhe nga përshëndetjet e pafundme që kemi marrë, duket se ia kemi dalë me sukses të kurorëzojmë me një grand finale këtë udhëtim. Zoti Rama, mbyllni këtë fushatë nga Vlora dhe Shkodra, dy qytetet që kanë pasur një orientim të ndryshëm politik në mënyrë të vazhdueshme. E keni vënë re një faktor të tillë në këtë udhëtim? Nëse nuk do të ketë surpriza të pakëndshme nga ana e pushtetit, në kuptimin e ndonjë eksesi të përdorimit të shtetit e ndonjë kërcitje që nuk e urojmë në dëm të procesit zgjedhor, ju siguroj që rezultati i Shkodrës do ju befasojë të gjithëve. Shkodra është përfshirë nga fryma e përgjithshme e dëshirës për ndryshim, era e rilindjes fryn fort edhe në Shkodër. Të gjitha mitingjet tona në sheshet e mëdha kanë pasur një entuziazëm të jashtëzakonshëm e të mos harrojmë që mitingjet tona janë safi me vendalinj. Ne nuk kemi import mitingjesh, një autobus kemi, dhe e dyta, ka një dallim të jashtëzakonshëm në kuptimin e entuziazmit që ka sheshi, që vlon një pasion të

madh në shesh, siç ishte sot në Shkodër dhe në Vlorë, e në Shkodër kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë, për aq sa unë mbaj mend. Duke ju komplimentuar për fushatën, që besoj se është një resurs pozitiv në komunikimin pozitiv, ajo që dua të pyes është që, ndërsa kishte imazh, kishte komunikim dhe festivitet, fushata nuk mund të fshehë dot atë Shqipërinë kaq të polarizuar, ku dita e zg jedhjeve ende nuk perceptohet si një rutinë demokratike. Kush është fajtori? Është hija që vazhdon të ndjekë zgjedhjet në Shqipëri. Nëse të dielën nuk do të kemi probleme ose së paku nuk do të kemi problemin që të risjellin atë hije në sytë e njerëzve, besoj do të kapërcehet një ngërç shumë i madh. Ndërsa Shqipëria vazhdon të ruajë një gjendje polarizimi, duke gjykuar nga sondazhet, shohim një thyerje të rëndësishme të blloqeve dhe shpresojmë që këtë ta tregojnë edhe rezultatet. Lëmë pas një fazë ku ritmi dhe frenezia ia lënë pjesën menaxhimit e administrimit të votës. Ju dhe liderë të opozitës keni bërë paralajmërime të forta për KQZnë dhe mënyrën e administrimit të votës. Mbrëmë ju ishit shumë i ashpër me ministrin Noka për lirimin e disa të burgosurve në Durrës. Çfarë do u thoni zg jedhësve dhe shqiptarëve tek pjesa që zgjon më shumë ankth tek ata, 48 orë përpara nisjes së numërimit? Jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës për ata që kontribuuan për realizimin e kësaj fushate të jashtëzakonshme, të parë, dëgjuar dhe përj e t u a r n g a p ub l i ku . Pa s s aj, n ë prapaskenë ka një anë tjetër, që është ngrehina e organizatave që nuk i kemi pasur asnjëherë më parë dhe nëse ju evidentoni që fushata ka qenë e bukur, ka qenë një projekt i realizuar në mënyrë gazsjellëse, në të njëjtën cilësi ka një organizim njerëzish për të realizuar dy gjëra. E para, pjesëmarrje sa më të madhe dhe e dyta, mbrojtje të plotë të votës. Tek mbrojtja e votës ne kemi vendosur në qendër zgjedhësin si individ, kemi këmbëngulur të gjithë dhe këmbëngulim dhe sot, 48 orë më parë, që çdo individ që ka vendosur të votojë për Rilindjen dhe për të ndalur rrënimin, të mos shkojë vetëm në kutinë e votimit, por me patjetër që të sigurohet që të bindë edhe dikë tjetër. Pastaj, më tutje ka një rrjet shumë të gjerë organizativ dhe një përgatitje, më e mira deri më sot, të njerëzve në komisione dhe numërues në lartësinë e detyrës, të predispozuar për të ruajtur integritetin e çdo vote, të çdo subjekti opozitar brenda dhe jashtë koalicionit, pa dyshim. Marrë nga "Top Story"

Tek mbrojtja e votës ne kemi vendosur në qendër zgjedhësin si individ, kemi këmbëngulur të gjithë dhe këmbëngulim dhe sot, 48 orë më parë, që çdo individ që ka vendosur të votojë për Rilindjen dhe për të ndalur rrënimin, të mos shkojë vetëm në kutinë e votimit, por me patjetër që të sigurohet që të bindë edhe dikë tjetër.

Meta: FRD e Topit, pse jo nëkoalicionin e majtë pas zgjedhjeve

N

Unë mendoj se kjo është një pyetje e pavend, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Ilir Meta të shkelë një marrëveshje me cilindo. Kështu që mendoj se kjo është një pyetje e pavend, është mjaft emocionale.

ë një intervistë për “Tonight” të Ilva Tares në Ora News, kreu i LSI-së Ilir Meta, i pyetur se si do të vepronte nëse Berisha do t’i ofronte postin e kryeministrit, tha se “përcaktimi ynë i qartë nuk ka të bëjë se çfarë na ofrohet dhe si na ofrohet. Ka të bëjë me një pozicion politik, që do të thotë se Partia Demokratike, në vlerësimin tonë e ka mbyllur ciklin e drejtimit të vendit”. A mund të jetë FRD një nga partitë që mund të përfshihet në koalicionin e majtë? Përse jo? Kjo është një çështje që mbetet të diskutohet pas zgjedhjeve, por fryma socialiste mendoj që është një frymë pozitive. Meraku më i madh është që z. Meta mos të dalë prapë "i shëmtuari" i të majtëve? Unë mendoj se kjo është një pyetje e pavend, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Ilir Meta të shkelë një marrëveshje me cilindo. Kështu që mendoj se kjo është një pyetje e pavend, është mjaft emocionale. Sot në 2013, kali i betejës së Ilir Metës është sërish antiberishizmi. Çfarë garancie u ofron z. Meta votuesve të tij dhe atyre opozitarë se nuk do të kemi të njëjtin skenar si në 2009? Të gjitha këto janë pyetje të pavend. LSI është pozicionuar


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

11

www.mapo.al

Kryeministri mbyll fushatën me një bashkëbisedim me gazetarë dhe qytetarë në TV Klan. Premton rritjen e rrogave dhe pensioneve në 4 vitet e ardhshme

Berisha:

Shpenzimet e mia më të ulëta se helikopteri i Ramës

“Ana më pozitive është se kemi një numër shumë të madh vëzhguesish dhe ata do të shohin një popull të qytetëruar që votojnë njëlloj me popujt nga vijnë këta të nderuar që i përshëndes përzemërsisht. Nga ana tjetër, prania e tyre ndihmon shumë në vlerësimin e zgjedhjeve.

qartë përpara zgjedhjeve dhe e ka bërë të qartë se cili është pozicioni i saj pas zgjedhjeve përmes këtij koalicioni. Pra, çdolloj pyetjeje e tillë është krejtësisht e pavend dhe e pavlerë. Nuk ka asnjë lidhje me vitin 2009, sepse në vitin 2009, LSI nuk ka qenë në koalicion me PS para zgjedhjeve. LSI ka kërkuar koalicion me PS para zgjedhjeve dhe lidershipi i saj e ka përjashtuar këtë mundësi koalicioni. Së dyti, rezultati i zgjedhjeve në vitin 2009 ishte i tillë që mandatet e LSI me mandatet e Partisë Socialiste mund të sillnin vetëm krizë. Nuk mund të sillnin as stabilitet dhe as qeverisje. Në çdo rast interesi i vendit është më i rëndësishëm sesa çdolloj interesi tjetër. Në rastin konkret, përcaktimi ynë para zgjedhjeve është edhe përcaktimi ynë pas

zgjedhjeve, edhe në rast se Aleanca për Shqipërinë Europiane nuk fiton dhe mbetet në opozitë, ne jemi krijuar si një forcë opozitare. Kështu që nuk shoh ndonjë shqetësim edhe për këtë. Por, fitorja është e sigurt. Nëse Sali Berisha ju ofron postin e Kryeministrit, do të bashkoheni me të? Absolutisht përcaktimi ynë i qartë nuk ka të bëjë se çfarë na ofrohet dhe si na ofrohet. Ka të bëjë me një pozicion politik, që do të thotë se Partia Demokratike, në vlerësimin tonë e ka mbyllur ciklin e drejtimit të vendit. Ka nevojë urgjente të kalojë në opozitë dhe për reflektim. Aleanca për Shqipërinë Europiane apo koalicioni i së majtës duhet të marrë përsipër qeverisjen e vendit.

TIRANË Kryeministri Sali Berisha e mbylli ditën e fundit të fushatës elektorale me një bashkëbisedim me gazetarë dhe qytetarë në studiot e TV “Klan”. Berisha foli për reformat e deritashme, ato që nuk janë përfunduar ende dhe projektin që ai ka, me qëllim një mandat të tretë qeverisës. “Së pari, ne do të qëndrojmë në linjën tonë të rritjes së rrogave dhe pensioneve, gjë të cilën e kemi bërë në mënyrën më të vendosur dhe do vazhdoj ta bëj në mënyrën më të vendosur sipas atyre që kemi shpallur…Së dyti, punësim, punësim, punësim…”, - tha mbrëmë Berisha. Kreu i ekzekutivit u ngacmua nga përfaqësues të medias edhe mbi shpenzimet e kësaj fushate, kur përpos deklaratës se ato do të depozitohen të gjitha në KQZ, Berisha theksoi se shpenzimet e tij janë më të ulëta se helikopteri i Ramës. Kryeministri u pyet edhe për reformat ende të papërfunduara, siç është ajo për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, legalizimet, reforma në arsim etj. “Reformat janë përpetum mobile…”, tha Berisha teksa sqaroi më pas edhe dy reformat delikate që lidhen me ish-të përndjekurit dhe pronën. “Afati i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë është viti 2017. Ligji për ish të përndjekurit është hartuar pas një seri takimesh që unë kam bërë me përfaqësues të tyre, por ligji i dëmshpërblimit është ligji më i ndershëm që ekziston në ndonjë vend… Të përndjekurit do të marrin të gjithë dëmshpërblimin”,- shtoi ai. Ndërsa lidhur me pronën, Berisha ka kujtuar se gjatë qeverisjes së PS-së falsifikimet kanë qenë galopante. “8 vjet ishte një lukuni socialiste. Ju nuk mund ta imagjinoni, edhe mali i Dajtit është i vogël në krahasim me falsifikimet që bënë. Zhdukeshin libra të tërë të hipotekave. Ne po bëjmë hartën dixhitale, por këtë hartë nuk e kanë as disa vende të zhvilluara përreth nesh…”, shtoi ai. Berisha theksoi se asnjë reformë nuk është lënë “Së pari, ne do të përgjysmë, por shtoi se ato nuk janë kurrë të rrufeshme. qëndrojmë në linjën Lidhur me legalizimet, kreu tonë të rritjes së i ekzekutivit tha se është bërë një punë e jashtëzakon- rrogave dhe pensioneshme, duke theksuar se ve, gjë të cilën e kemi brenda muajit dhjetor ky proces mund të finalizohet. bërë në mënyrën më Berisha u pyet edhe për të vendosur dhe do numrin e madh të vëzhguesve të huaj në zgjedhjet e vazhdoj ta bëj në 23 qershorit, dhe për faktin mënyrën më të vendonëse ky numër tregonte një mosbesim nga ana e të sur sipas atyre që huajve për këto zgjedhje. “Ana më pozitive është se kemi shpallur… kemi një numër shumë të madh vëzhguesish dhe ata do të shohin një popull të qytetëruar që votojnë njëlloj me popujt nga vijnë këta të nderuar që i përshëndes përzemërsisht. Nga ana tjetër, prania e tyre ndihmon shumë në vlerësimin e zgjedhjeve. Ne nuk duhet të harrojmë se kreu aktual i opozitës, siç u bë fenomen “Dushku”, po kështu është bërë Edi Rama, i cili në mënyrën më të paimagjinueshme qëndroi dy vjet duke i kërkuar Europës, duke më kërkuar mua dhe shqiptarëve që vendimet e gjykatës t’i hedhim poshtë politikisht”,tha ai duke shtuar në të njëjtën kohë se Rama është bërë i famshëm për mosnjohjen e rezultatit. Berisha ftoi edhe njëherë mbrëmë shqiptarët që të votojnë për të djathtën, për “punësimin, zhvillimin dhe mirëqenien”.


12

e shtunë-e diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al

Zgjidhje elegante dhe ekonomike… Zbuloni dimensionin tonë në kategorinë e mobilimit të shtëpisë SUPER TE OFER Super Oferte

Made in Poland

AC3/31

790 L/m

AC3/31

2

CLASS

2

Kodi: 35351

CLASS

Parket laminat BODENWELT

690 L/m

+

Made in Germany Parket laminat KRONOSPAN Kodi: 33483

8 mm

Kodi: 36180

Made in Austria Parket laminat KAINDL AC3/31§

1.190 L/m

2

AC4/32

CLASS

930 L/m

2

Leckë dyshemeje VILEDA

L

Kodi: 35216

8 mm

Made in Austria Parket laminat KAINDL

FALAS!

Emsal pastrues Laminati, 750 ml

459

CLASS

Free Design in megatek

7 mm

7 mm

Kodi: 35168

Ngjitës parketi HENKEL, 25Kg

7.900

Kodi: 63789

Rrugicë Bambu me mbrojtëse kundra rrëshqitjes, 50 x 80 cm

L

Tapet Bambu me mbrojtëse kundra rrëshqitjes, 70 x 180 cm

540 L

1.490 L

Kodi: 16943

Kodi: 16609

Grilë bambu rollon, 100 x 220 cm

Tendë ndarëse plastike 100 x 220 cm

1.300 L

Kodi: 17873

²mimet më të mira në treg për parketin laminat Parketi po bëhet gjithnjë e më shumë një zgjidhje e preferueshme për shtrimin në ambjentet e shtëpisë, zyrave dhe ambjenteve të tjera. Shtrimi me parket ofron izolim nga faktorët e jashtëm, është higjenik dhe gjithashtu është estetikisht i bukur. Dy llojet bazë të parketeve janë: laminat dhe dru. Parketi laminat përdoret masivisht si pasojë e çmimit ekonomik që ofron. Së fundi, parketi po përdoret nga arkitektët jo vetëm për shtrimin e dyshemesë, por edhe në dekorimin e faqeve të mureve e tavanëve. MEGATEK ofron shërbimin e montimit të parketit dhe shërbimin e transportit me çmimet më konkuruese në treg.

3.490 L

Kodi: 16305

Derë tamburato + kasë + fasho harkore,210 x 80 cm Grilë druri Veneciane, 60 x 130 x 3.5 cm

2.450 L

Kodi: 14180

Tendë ndarëse druri 100 x 220 cm

3.490 L

Kodi: 17874

10.990 L Kodi: 34065 ²mimi më i lirë në treg

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

13

www.mapo.al

Zogaj në 7 ditë

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Divergjencat PS-LSI ‘shuhen’ më 24 qershor; kur të humbin Të enjten në darkë Berisha ka qenë te ‘Top Story’, ndërsa Edi Rama në ‘Opinion’, ndërkohë që kemi rënë në zakon me inversin e këtyre: Rama te Top Story e Berisha te Opinion. A është kjo më shumë se rastësi, apo të paktën diku rotacioni ka ndodhur? Dhe meqë jemi te përballjet mediatike, si ju janë dukur daljet në televizione g jatë javës përmbyllëse të fushatës të Ramës dhe Berishës? Është më shumë se rastësi, por ndërkaq do të ishte e tepërt të shihnim në këtë prishje të zakoneve një shenjë paralajmëruese të rotacionit. Mendoj se kemi të bëjmë me një kapërcim të vetvetes prej Berishës dhe Ramës, diktuar kjo pikësëpari nga nevoja pragmatiste për t’u folur sa më shumë njerëzve, sidomos audiencës që konsiderohet kundërshtare dhe, së dyti, edhe nga reflektimi pozitiv i tyre në lidhje me politikat e vjetra të llogoreve, që fatmirësisht e kanë mbaruar kohën e tyre në Shqipëri. E gjithë kjo mua më duket pozitive. Rama e kishte hedhur më parë hapin drejt “kështjellës armike” të televizionit Klan dhe nuk u kthye prapa deri në fund, edhe pse mori jo pak plagë në përballjet me gazetarë kundërshtarë në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut. Në këto përballje, Rama mësoi shumë për të çarat dhe kundërthëniet e programit të tij. Më shumë se në çdo konventë apo seminar. Edhe publiku mori informacion më të qartë për këto kundërthënie. Sa për ilustrim mund të përmendim shembullin e diplomave false, kundër të cilave edhe Rama premtoi luftën e tij të vendosur e të shenjtë, por duke harruar (jo publiku) se është i pari politikan i lartë në historinë e Shqipërisë që i dha diplomës false një status që kjo diplomë nuk e kishte patur deri më sot: atë të përparësisë për të hyrë në tempullin e ligjit dhe përfaqësimit që është Kuvendi i Shqipërisë. Rama, edhe duke mos i fituar këto zgjedhje, e ka prenotuar qysh tani një vend në kujtesën e kohës me këtë status që i dha diplomës false. Pas kësaj, premtimet e tij për reforma në arsimin e lartë janë një demagogji e pastër, të cilën nuk e besojnë as studentët dhe ish-studentët e pesës dhe gjashtës. Ata të nëntës dhe dhjetës, jo se jo. Kundërthëniet e kësaj natyre kanë qenë të përnatshme në daljet televizive të Ramës. Shikoni reagimin e tij në emisionin e së enjtes me Fevziun, në përgjigje të disa akuzave nga PD. Ai tha se u ka kërkuar të gjithë kandidatëve dëshmi penaliteti. A thua se po i regjistronte në ndonjë kurs dhe jo për në Kuvendin e Shqipërisë. Është një shpjegim që tradhton dukshëm raportin e tij të shprishur me meritën dhe vetë Parlamentin. Gjithsesi, Rama ka fituar edhe terren në këto përballje, duke treguar kurajë dhe hapje. Nga ana tjetër, Berisha shkoi në emisionin e Sokol Ballës “Top Story” dhe u përball me pyetje që nuk i ishin bërë fare gjatë kësaj fushate. Ose i ishin bërë në një formë më të rrumbullakosur. Ne kishim paralajmëruar prej disa ditësh se Berisha nuk do të shkonte në zgjedhje pa u marrë në intervistë minimumi nga një gazetar profesionist. Dhe kjo ndodhi. Në lidhje me performancën e liderëve në këto parada televizive, mund të them se falë gazetarëve profesionistë, ato ishin shpeshherë në lartësinë e pritshmërisë dhe nevojave të publikut për të njohur sa më thellë ofertat politike në zgjedhje. Por mbetet

pakënaqësia se nuk pati përballje dhe debate në nivel të lidershipit. Nga ana tjetër, fakti që u fol më shumë për ekonominë ishte një gjë e mirë. Por u fol pak për demokracinë, fushata mori në momente të caktuara pamjen e një gare ndërmarrjesh dhe kjo ia zvogëloi sharmin që kanë zakonisht festat zgjedhore. Dje, Rama dhe Meta dolën në një konferencë të përbashkët shtypi, si për t’u dhënë përg jig je në finale të fushatës zërave të kohëve të fundit për përçarje dhe divergjenca mes tyre në lidhje me kryeministrin e ardhëm dhe për çështje programore. Si mendoni? I “qepën” përçarjet në fjalë? Ishte e pritshme kjo konferencë. Ishte elektorale. Edhe pse me këtë rast Rama u detyrua të tregonte edhe njëherë se i ashtuquajturi “koalicioni më i madh i njëzet vjetëve të fundit” është thjesht koalicioni me LSI. Partitë e tjera janë garniturë. E kemi thënë vazhdimisht se Rama dhe Meta janë bashkuar për të fituar, për të qeverisur bashkë me mëtimin për të çelur një cikël të ri politik në vend, cikël të cilit do të donin t’i jepnin emrin e tyre. Kjo është legjitime si ambicie. Duket e thjeshtë dhe madje edhe e natyrshme në letër, por nuk është e nuk do të jetë e tillë në realitet. Nuk ka realisht përçarje programore mes PS dhe LSI. Nuk ka, sepse programet e tyre janë në thelb një grumbull fjalësh pa ngjyrë, një amalgamë sloganesh që mund të përdoren nga gjithkush. Nuk di të ketë ndonjë pikë programi ku të manifestohet risia, vendosmëria dhe origjinaliteti i njërës prej këtyre partive. Koalicioni i tyre është një ide e pushtetit dhe asgjë tjetër. Ata nuk do të përçaheshin kurrë për çështje programore, por vetëm për çështje të ndarjes së pushtetit dhe, më tej, për çështje të ndarjes së beneficeve të pushtetit. Në skenarin e fitores së tyre, LSI që i është imponuar Berishës duke administruar si një çiflig “ministritë e veta”, do të jetë shumë më imponuese ndaj Ramës. Kontradiktat e tyre për kryeministrin dhe çdo gjë tjetër do të “mbyllen” me lëshime dhe koncesione të mëdha reciproke, në dëm të ekonomisë dhe interesave publike. Nuk ka asnjë shenjë apo garanci që të tregojë të kundërtën. Por unë besoj se “divergjencat” mes tyre do të shuhen më 24 qershor, kur të mos ketë fituar as njëri, as tjetri. KQZ, me anë të një manuali e ka zgjeruar rrethin e simboleve që do të konsiderohen si të vlefshme përveç kryqit e plusit në fletën e votimit. Më mirë apo më keq për votuesin apo dhe sistemin e numërimit… Është më mirë. Rritja e numrit të shenjave të votimit ul përqindjen e pavlefshmërisë së fletëve të votimit. Në të kaluarën kemi parë të shpallen të pavlefshme fletë votimi, në të cilat zgjedhësi kishte vënë një vizë apo një shenjë tjetër të pa zyrtarizuar nga KQZ. Shenjat në vetvete nuk kanë rëndësi, mjaft që të tregojnë qartë se për cilin subjekt është dhënë vota. Tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin ka shërbyer si qershia mbi tortë për një përmbyllje triumfaliste të fushatës së Berishës. A do të ketë impakt elektoral? Pa dyshim që do të ketë. Si çdo vepër e madhe. Jo në atë kuptimin e ngushtë, sikur fjala vjen, disa zgjedhës do të ndryshojnë mendje duke kaluar nga Tirana në Elbasan ose anasjelltas përmes tunelit. Mua më kujtohet viti 2005, kur qeveritë socialiste ndërtuan

rrugën e re Lezhë-Shkodër. Ajo rrugë e ndryshoi radikalisht raportin e Zadrimës me Lezhën dhe Shkodrën. Shumë njerëz mendonin se në zgjedhjet e atij viti PS do të fitonte thellë në Zadrimë. Por nuk ndodhi ashtu. Jo se zadrimorët nuk ishin mirënjohës, por vota është histori, në të kondensohen shumë elementë të ndërgjegjes, interesit të personit, e tjerë. Ndërkaq, vepra si tuneli i Elbasanit kanë një rëndësi të madhe elektorale në kuptimin që u japin “municion” të vyer individëve që mbështesin qeverinë. Ne e dimë se fushata që shohim bëhet në sheshe, tribuna dhe studio, por ekziston një fushatë tjetër kapilare, mijëra e mijëra fijëshe, që zhvillohet në kafenetë e qyteteve dhe fshatrave, në oborret e shtëpive dhe parqet e pushimeve, kudo. Kjo është fushata e njerëzve të thjeshtë që japin e marrin, “grinden” e “shtyhen” se kush duhet të fitojë dhe pse. Veprat e mëdha, por jo vetëm të mëdhatë, janë në këtë fushatë një argument i fuqishëm i mbështetësve të qeverisë për t’u kthyer mendjen, apo në pamundësi, për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve. Kaq e vërtetë është kjo, sa sot e kësaj dite, një masë kompakte e votuesve socialistë, mburren me hidrocentralet e kohës së Enver Hoxhës, me tharjen e kënetave në socializëm, e tjerë. Intelektualët e dinë se këto nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me demokracinë; intelektualët bashkëkohorë, politikanët modernë dhe qytetarët e lirë mendojnë si ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker, që deklaroi në Tiranë në vitin 1991se “liria funksionon”. Por publiku është shumë më i gjerë se kaq. Gjithsesi, duke marrë nga tuneli aq sa mund të merret elektoralisht në këto zgjedhje, unë mendoj se veprat e mëdha do të flasin për qeverinë Berisha dhe vetë Berishën më shumë në të ardhmen. Ka patur grumbullime në Gostivar, Shkup por edhe në Tiranë, edhe pse modeste, në mbështetje të kryeministrit turk Erdogan. Të cilës shije janë këto sipas jush? Pa sens, të porositura, provokuese, madje

të turpshme më janë dukur protestat në Gostivar, Shkup e Tiranë në mbështetje të kryeministrit turk Erdogan. Ç’do të thotë kjo, kur ka ndodhur kjo, që qytetarë të vendeve të tjera të protestojnë në mbështetje të kryeministrit të një vendi tjetër? Çfarë i ka ndodhur Erdoganit që duhet mbështetur nga “popujt fqinjë me Turqinë”? Asgjë. Thjesht po përballet si kryeministër me një valë protestash popullore në vendin e tij. Protestat antiqeveritare janë një rutinë në Itali, Francë, Spanjë e kudo ku funksionon sistemi demokratik. Edhe në Turqi protestat antiqeveritare kanë qenë dhe janë një zakon i shoqërisë turke. Këto të Shkupit, Gostivarit e Tiranës janë kundërprotesta, ndërhyrje në punët e brendshme të një shoqërie dhe vendi tjetër, janë një thikë pas shpine ndaj qytetarëve turq në protestë kundër kryeministrit dhe qeverisë së tyre. Shihet qartë se nuk kanë asnjë motiv, përveç reminishencave të neo-osmanizmit. Si të tilla, ato e nxjerrin në një dritë të keqe kryeministrin Erdogan, edhe në mos qofshin të porositura nga Ankaraja zyrtare. Fakti që në Shqipëri nuk kanë patur kurrfarë jehone tregon qartë se neo-osmanizmi serviret si një fantazmë pa asnjë të ardhme. A parashikoni një proces numërimi dhe certifikimi të tejzg jatur për shkak se opozita ka vendosur t’i lërë bosh vendet e saj në KQZ? A mendoni se, nëse nuk ka fitore të qartë të njërës palë, me KQZ të paplotë, zgjedhjet do të vendosen nga taktika dhe interpretime? Mosplotësimi i vendeve bosh në KQZ është pjesë e masave që ka marrë e majta për të zvarritur numërimin dhe certifikimin e zgjedhjeve, deri në mosnjohjen e tyre në rastin e një humbjeje të ngushtë. Nuk ka dyshim se referuar sondazheve serioze që flasin për një garë sërish të ekuilibruar, që do të luhet deri në sekondat e fundit, numërimi taktik do të jetë një nga aset në mëngë të secilës palë për ta kaluar numërimin në “vrimë të gjilpërës”. Numërimin taktik e kemi parë edhe në vitin 2009. Është ai numërim ku votat në qarqet që do të bëjnë diferencën do të numërohen me tensionin dhe emocionin e heqjes së mishit nga trupi. A janë historike këto zgjedhje dhe nëse po, pse? Unë do të kisha dashur të ishin zgjedhje të radhës, pa ndonjë shenjë të postimit të tyre në histori. Mirëpo realisht, teksa rri dhe i shoh me qetësi, nuk mund të mos konstatoj se janë historike në të gjitha variantet. Nëse fiton qendra e djathtë, Berisha mandatohet për herë të tretë radhazi si kryeministër dhe ky është një rekord për tranzicionin tonë. Nëse rezultati del barazim, siç doli në vitin 2009, por me ndryshimin se Meta është bashkuar në një bllok me Ramën, atëherë mund të kemi për herë të parë një qeveri me bazë të gjerë, të diktuar nga vota popullore, qeveri e cila nuk mund të mos ndryshojë ligjin elektoral. Pra edhe barazia është e destinuar të hyjë në histori. Nëse fiton e majta e bashkuar, gjasat janë që Rama të jetë për herë të parë kryeministër i vendit. Nusërimi i parë shënohet gjithnjë në histori. Dua të shtoj këtu një gjë: fakti se këto zgjedhje janë historike, kjo nuk do të thotë se janë edhe shpëtimtare. Do doja që njerëzit të mos i ngatërronin këto nocione. Shqipërinë e presin sfida të mëdha për të dalë në trendin e zhvillimeve normale të katër-pesë viteve të shkuara.


14

E shtunë E shtunë - e diel - e 22-23 diel 13-14 qershor prill 2013 www.mapo.al

intervistë

“Niveli i bashkëpunimit mes PS dhe LSI në këto moment është në nivel koalicioni parazgjedhor, që do të thotë që ne duam të maksimizojmë votën , ti japim të majtës shqiptare mundësinë e bashkëpunimit real”

Klajda Gjosha: LSI do të respektojë votën e qytetarëve për kryeministrin Kandidatja për deputete, Klajda Gjosha flet për sfidat e femrës në politikë, fushatën elektorale dhe bashkëpunimin PS-LSI në terren. Kryeministri?” Kjo është diçka që vendoset me votën e qytetarëve shqiptarë dhe ne do ta respektojmë atë në çdo moment” Kandidatja për deputete e LSI fton qytetarët të votojnë, pasi partia e saj ka programin më të saktë që është parë në një fushatë elektorale. Në këtë intervistë për “MAPO”-n, Klajda Gjosha pohon se të jesh politikane femër, mbart m e ve t e e d h e p r ob l e m e t ë p ae vitueshme. “Ai që unë e konsideroj me të madh është të qenit pjesë e debateve politike, ku deri diku duket si një ambient mashkullor dhe pjesa më e vështirë ishte ruajtja e personalitetit dhe qetësisë”,- thotë ajo. Teksa analizon fushatën e këtyre zgjedhjeve, Gjosha thotë se elektorati shqiptar ka ndryshuar, duke vënë në radhë të parë të ardhmen e tyre. Por si po e percepton ajo bashkimin PS-LSI në terren? “Niveli i bashkëpunimit mes PS dhe LSI në këto moment është në nivel koalicioni parazgjedhor, që do të thotë që ne duam të maksimizojmë votën , ti

japim të majtës shqiptare mundësinë e bashkëpunimit real”,-thotë Gjosha. Edhe pse e re në moshë, ju keni ndjekur tashmë trajektoren e një karriere normale në politikë, që fillon nga baza, tek pozicioni drejtues si kryetare e Forumit të Gruas në LSI e tashmë synoni të bëheni pjesë e Parlamentit. A keni hasur ju vështirësi përgjatë karrierës suaj, kur dihet që politika në Shqipëri është më shumë “zanat” i burrave? Karriera ime ne politike ka ardhur gradualisht dhe padyshim kjo më ka lehtësuar në marrjen e pozicioneve të mia. Kam ngjitur hapat një e nga një dhe njëkohësisht kam njohur të gjithë strukturat e LSI. Marrëdhënia e mirë me njerëzit dhe dëshira për të bashkëpunuar dhe për të dhënë kontributin tim më ka bërë të pranueshme edhe nga gjinia mashkullore. Problemet janë të paevitueshme. Ai që unë e konsideroj me të madh është të qenit pjesë e debateve politike, ku deri diku duket si një ambient mashkullor dhe pjesa më e vështirë ishte ruajtja e personalitetit dhe qetësisë. Kurrsesi nuk do të dëshiroja që politika të më ndryshonte mua, por përkundrazi g jithmonë kam dashur që të jem unë ajo e cila jep kontribut në politikë. Ka një polarizim të madh politik në Shqipëri dhe tensionet apo incidentet nuk kanë munguar edhe gjatë kësaj fushate. Në gjykimin tuaj, sa të ndarë janë shqiptarët për

"Problemet janë të paevitueshme. Ai që unë e konsideroj me të madh është të qenit pjesë e debateve politike, ku deri diku duket si një ambient mashkullor dhe pjesa më e vështirë ishte ruajtja e personalitetit dhe qetësisë"

bindje politike? Gjatë takimeve elektorale që keni zhvilluar nëpër Tiranë, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje? Kuptohet që mbizotërojnë 2 polet kryesore në politikën e vendit, e majta dhe e djathta dhe LSI është pjesë e së majtës. Nëse do të flisnim për përshtypjet, ajo që mua personalisht më prek është që problemi kryesor në shoqërinë tonë nis nga statusi ekonomik i familjes shqiptare. Kjo familje, e cila vuan nga një e drejtë minimale që është e drejta e punësimit. Megjithatë, njerëzit kanë kuptuar që vota e tyre duhet të shkojë drejt alternativës së punësimit, drejt alternativës për të patur një jetë më të mirë. Sot qytetarët gjykojnë mbi të ardhmen e tyre duke lënë pas idealet politike. LSI vjen në këtë ballafaqim me pretendime më të mëdha sesa në vitin 2009? Por cilat janë arsyet sipas jush, që do t’i shtyjnë shqiptarët të votojnë një parti si Lëvizja Socialiste për Integrim? Në radhë të parë, programi i cili ka paraqitur LSI është programi më i saktë që është parë në një fushatë elektorale në krahasim edhe me partitë e tjera. Programi ynë i jep zgjidhje plagës më të madhe që kanë shqiptarët sot, punësimit. Së dyti, LSI është një parti, e cila i qëndron pranë, jo vetëm elektoratit, por edhe çdo qytetari. Mban premtimet dhe ka në bazë komunikimin, bashkëpunimin dhe kompromis-

in. LSI është një parti e cila i ka qëndruar me rigorozitet çdo marrëveshje apo koalicioni me partitë politike, duke kujtuar kështu edhe koalicionin me PD. Por mbi të gjitha, LSI është një parti e cila di të dëg jojë problemet, shqetësimet e elektoratit dhe punon shumë për t’u dhënë atyre një zgjidhje. Zgjidhje që i ndihmon ata të kenë një të ardhme më të mirë. Që prej bashkimit të LSI me PS, ka pasur informacione të shumta për rivalitet mes dy palëve, jo vetëm për çështje që lidhen me qeverisjen e nesërme, por edhe për të thithur secila sa më shumë vota. A ekziston kjo klimë në Tiranë, ku ju kandidoni? Si e konsideroni nivelin e bashkëpunimit mes PS dhe LSI? Niveli i bashkëpunimit mes PS dhe LSI në këto moment është në nivel koalicioni parazgjedhor, që do të thotë që ne duam të maksimizojmë votën , ti japim të majtës shqiptare mundësinë e bashkëpunimit real. Mos harrojmë që LSI ka identitetin, elektoratin dhe programin e saj. Në këto ditë fushate, ne jemi të përqendruar te elektorati ynë. Nëse e majta i fiton zgjedhjet të dielën, kë do të preferonit ju të zgjidhej kryeministër dhe pse? Çështja e kryeministrit është një çështje e cila nuk ka lidhje me preferencat personale. Kjo është diçka që vendoset me votën e qytetarëve shqiptarë dhe ne do ta respektojmë atë në çdo moment.


E shtunë - e diel 22-23 qershor 2013

15

www.mapo.al

intervistë

Jorida Tabaku rrëfen eksperiencën e saj në politikën aktive dhe javët intensive të fushatës elektorale. “Banorët e Tiranës janë në gjendje të ndajnë dy modelet, atë të PD që të parin ka qytetarin dhe atë të Edi Ramës që mendon vetëm për karrigen e tij”

Jorida Tabaku:

Modeli ynë, qytetari, modeli "Rama", karrigia e tij E

dhe pse u bë e njohur në fushatën e 2011-ës, Jorida Tabaku është rritur me politikën. Kandidatja për deputete tregon në këtë intervistë për MAPO-n fushatën e saj për votat e kryeqytetasve, por edhe sfidat që ka përballuar si politikane- grua. “Unë mund të them se Tirana do t’i prijë fitores historike në të gjithë Shqipërinë”, -thotë ajo ndërsa rendit arsyet që sipas saj ndajnë modelin e PD-së nga ai i Ramës. Jeni përfshirë për herë të parë në politikën aktive, në fushatën e zgjedhjeve lokale, ndërsa kjo është fushata juaj e parë si kandidate për deputete. A është fronti i parë i politikës, ashtu siç ju e kishit menduar, dhe ç’ju ka bërë më shumë përshtypje përgjatë këtij muaji fushate? Fushata elektorale e 2011-ës ka qenë për mua një eksperiencë shumë e veçantë dhe besoj e papërsëritshme. Për herë të parë, ne i kushtuam rëndësi takimit me çdo qytetar, kudo ku ishte, në rrugë, në lokal apo dhe në shtëpi. Biseda me njerëzit ishte shkolla më e mirë. Kjo eksperiencë më ka vlejtur shumë gjatë kësaj fushate elektorale, edhe pse të them të drejtën, që nga fushata e 2011-ës ne për asnjë çast nuk e kemi shkëputur bashkëbisedimin me qytetarët përmes takimeve në zyrë, konsultimeve për planin urbanistik, bulevardin, buxhetin etj. Gjatë kësaj kohe, në Bashkinë e Tiranës ne u angazhuam dhe punuam shumë dhe sot unë shkoj me kokën lart para qytetarëve, për ç’kemi bërë si qeveri por së fundmi edhe si bashki për ta. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur qytetarët të janë mirënjohës. Unë jam angazhuar në Partinë Demokratike që në moshën 16-vjeçare me të rinjtë e FRPD. Në vitin 2009, angazhimi im ishte shumë intensiv në njësinë bashkiake nr. 8, madje thuajse i njëjtë me angazhimin e sotëm. I vetmi ndryshim është se sot i takoj si kandidate për deputete. Nuk e kam provuar ende vijën e parë, por vija ku jam më pëlqen shumë (qesh). Qytetarët e Tiranës shquhen për qytetarinë e tyre dhe këtë e shprehin kudo. Pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, ata nuk ngurrojnë të shprehin mirënjohjen për punën që kemi bërë përgjatë këtyre dy viteve në krye të Bashkisë. Për mua, kjo është përshtypja më e mirë, mirënjohja e njerëzve. Çështja e grave në politikë është një temë e diskutuar në Shqipëri më së shumti përmes kuotave, por a ka vështirësi shtesë për një femër në poli-

tikën shqiptare? Si e konsideroni karrierën tuaj të deritanishme në politikë? Për mua, grave duhet t‘u jepet mundësia dhe mundësi nuk është të përcaktosh kuota por të vlerësosh gjithsecilën në bazë të aftësive dhe vlerave që ka. Unë për vete kam hyrë në politikën e madhe (nëse mund ta quaj kështu), si profesioniste në profesionin tim. Natyrisht që ka vështirësi. Femra nga natyra është më e tërhequr, më punëtore por në përgjithësi nuk i pëlqen të duket. Ndoshta kjo e bën pak më të vështirë përfshirjen e saj në politikën aktive. Deri para pak vitesh ka pasur dhe paragjykime, për të qenë realiste, por sot besoj se i ka të gjithë shanset dhe mundësitë për të ecur përpara. Unë kam investuar shumë në kualifikimin tim profesional. Ky ka qenë synimi im dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar për të ecur përpara edhe në politikë. Shpresoj ta justifikoj besimin që më ka dhënë Kryeministri dhe qytetarët e Tiranës në 2011 dhe që do të më japin të dielën. Ka një polarizim të madh politik në Shqipëri dhe tensionet apo incidentet nuk kanë munguar edhe gjatë kësaj fushate. Gjatë takimeve elektorale që keni zhvilluar nëpër Tiranë, sa të ndarë i keni parë shqiptarët në socialistë dhe demokratë?   Unë në Tiranë nuk kam konstatuar asnjë incident, madje do të thosha se që nga viti 2011, kur në fushatën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, zoti Basha solli një model qytetar, bazuar vetëm në program, ka ndryshuar i gjithë perceptimi i fushatës. Modelin e zotit Basha po e ndjek sot pikë për pikë dhe PS dhe kjo i ka dhënë një tjetër vlerë fushatës elektorale. Ne takojmë çdo ditë qytetarë dhe jo të gjithë janë demokratë, por të gjithë dinë të dëgjojnë programin që ne u ofrojmë dhe vlerësojnë punën tonë. Në fund të fundit, vota është e fshehtë dhe secili voton sipas dëshirës së tij. Unë jam e bindur se Tirana do të dëshmojë deri në fund modelin e saj të qytetarisë. Pas pak orësh mbyllet kapitulli i fushatës, për t’ia lënë vendin votimeve. Cilat konsideroni ju avantazhe të PD-së, krahasuar me PS, që do t’i bëjnë qytetarët t’ju votojnë për një mandat të tretë? Përballë ne kemi dy modele: Modelin e PD që ka qeverisur 8 vjet Shqipërinë dhe modelin e Edi Ramës që ka qeverisur për 11 vjet Bashkinë e Tiranës. Ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë në gjithë Shqipërinë, Edi Rama na la 250 km

Deri para pak vitesh ka pasur dhe paragjykime, për të qenë realiste, por sot besoj se i ka të gjithë shanset dhe mundësitë për të ecur përpara. Unë kam investuar shumë në kualifikimin tim profesional. Ky ka qenë synimi im dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar për të ecur përpara edhe në politikë.

rrugë të pashtruara në Tiranë. PD ka ulur taksat dhe sot me taksën e sheshtë është model për shumë vende të botës, Edi Rama në 11 vjet, vetëm i rriti taksat në Tiranë, duke shkatërruar biznesin e vogël. PD ia doli ta bëjë Shqipërinë anëtare të NATO-s, të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE dhe të heqë vizat për zonën Shengen. Edi Rama jo vetëm nuk dha asnjë kontribut, por të gjithë jemi dëshmitarë që e bllokoi statusin. PD në këto 8 vite ka rritur rrogat e pensionet në mënyrë të përvitshme, Edi Rama ka votuar gjithmonë kundër. PD ka një program për të vijuar me zhvillimin, rritjen e pagave dhe pensioneve, shtimin e vendeve të punës, Edi Rama ka një program për të anuluar tendera, koncesione, planin urbanistik të Tiranës, për të vendosur një taksë të re, për të cilën deri tani askush nuk di asgjë, pra për të larguar investitorë dhe mbyllur mijëra vende pune. Ka dhe shumë e shumë arsye të tjera se pse qytetarët duhet të zgjedhin PD.

Tirana renditet ndër ato 3-4 qarqe ku pritet të vendoset rezultati i zgjedhjeve. Koalicioni i majtë synon të marrë 17 mandate në kryeqytet. Cilat janë pritshmëritë e ekipit të PD-së në Tiranë? Unë mund të them se Tirana do t’i prijë fitores historike në të gjithë Shqipërinë. Tiranasit autoktonë do të dinë të vlerësojnë mundësinë që u jep kryebashkiaku Basha me planin urbanistik, për të zhvilluar pronën, për më shumë mirëqenie dhe punësim. Banorët e ardhur do të zgjedhin alternativën që po bën realitet sot urbanizimin e zonave të tyre dhe që brenda 30 shtatorit, do t’i pajisë me tapitë e legalizimit, ndryshe nga alternativa e Edi Ramës që i përbuzi 11 vjet në krye të Bashkisë, nuk bëri asnjë investim për ta, madje u shkatërroi dhe pronat. Banorët e Tiranës, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri janë në gjendje sot, të ndajnë dy modelet, atë të PD që të parin ka qytetarin dhe atë të Edi Ramës që mendon vetëm për karrigen e tij.


CMYK

16

e shtunĂŤ-e diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al


Përtej privatësisë

Kur premton Rezi Skifteri

Kur je gocë e mirë, je!

Në punën e saj si stiliste, afatet janë shumë të rëndësishme dhe ajo di t’i respektojë edhe pse kjo i kushton orë të tëra dhe axhendë të ngjeshur, që nuk ndryshojnë as tani që është duke pritur një vëlla për Sarën. Dhe ditët mes ateliesë, familjes dhe shoqërisë, na i rrëfen në një intervistë të vonë

Nga Iva Tiço faqe 20

personzh planeti single privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Arnida

Çapi

Një aktore e re për teatrin politik Pas bujës mediatike që bëri hyrja e saj në listat e votimeve, si e dyta pas avokat Ngjelës, e përfolur për pamjen, ndërhyrjet estetike apo edhe tentativat për t’u bërë pjesë e botës televizive, Arnida Çapi, 26-vjeçarja që aspiron të bëhet deputete e Parlamentit shqiptar, zbulon në intervistën për MAPO se ëndrra e saj nuk ka qenë të bëhet vajzë spektakli, por aktore e re në skenën e teatrit politik. E bindur se pas 23 qershorit do të jetë vërtet...

Pas vizitës së Berishës në puntatën e fundit, të cilin e kishin pritur dy vjet, Turi Hyska tregon të gjithë rrugëtimin e këtij sezoni të gjatë dhe zbulon të rejat e sezonit që do të vijë, por jo mysafirin e ri që do të presin me këngë...

Apartamenti 2XL, kërkohet një mysafir Fenomen

Miss Shqipëria thyen heshtjen elektorale

faqe 20

E

shtuna e 22 qershorit, që për politikën përkthehet si dita e heshtjes zgjedhore, shënon finalen e konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria”. Ky është edicioni i tij i 15-të, që ndalesën e radhës do ta ketë në Bylis. Edhe këtë vit për kurorën e bukurisë garojnë 31 pretendente të përzgjedhura nga 500 aplikime nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi dhe diaspora. Organizatorët kanë zgjedhur konkurrentet e këtij viti, të cilat do të prezantohen në një superproduksion në promovimin e vlerave të bukurisë femërore dhe atyre kulturore e

Faqe 17

historike. “Miss Shqipëria të renë e ka gjithnjë, sepse vendi ku zhvillohet është gjithnjë një skenë e re, në një vend historik. Çdo vit ndryshon koncepti koreografik, stilimi i veshjeve, prezantuesit dhe sigurisht prezantimi”, thotë regjisori Petri Bozo kur e pyesim për risitë e këtij viti. “Nëse ndërton një koncept regjisorial, të cilit i qëndron me konsekuencë dhe i dhuron shumë dashuri për ta zhvilluar e ngjitur në skenë, ai është gjithnjë një surprizë...Surprizë është juria, e cila do të japë vlerësimet dhe që ka në përbërje gazetarë, juristë, regjisorë, piktorë etj.


18

E shtunë - e diel qershor E shtunë - e22-23 diel 13-14 prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

personazh

Debutimin në politikë duke u shfaqur krejt papritur, drejt e si kandidate për deputete, ajo e quan test. Një test që, duke parë impaktin e menjëhershëm që shkaktoi –veçanërisht për pamjen – e quan si suksesin e saj të parë

Arnida Çapi

Një aktore e re për teatrin politik Pas bujës mediatike që bëri hyrja e saj në listat e votimeve, si e dyta pas avokat Ngjelës, e përfolur për pamjen, ndërhyrjet estetike apo edhe tentativat për t’u bërë pjesë e botës televizive, Arnida Çapi, 26-vjeçarja që aspiron të bëhet deputete e Parlamentit shqiptar, zbulon në intervistën për MAPO se ëndrra e saj nuk ka qenë të bëhet vajzë spektakli, por aktore e re në skenën e teatrit politik. E bindur se pas 23 qershorit do të jetë vërtet... Prania juaj në listat e votimeve, si e dyta pas avokatit Ngjela, ka ngjallur diskutim në opinionin publik e mediatik. Ju çfarë përgjigje keni për ta? Kam dëgjuar, kam njëfarë tensioni në vetvete. Në fillim u shfaqën si mospranim, kurse më pas ndryshuan drejt një pranimi tërësor. Propozimi për në listat e deputetëve ishte i rastësishëm apo e prisnit? Nuk mund të quhet rastësi. Kishte pak hezitim në lidhje me impaktin në opinionin publik, por u vendos nga të dyja palët; edhe nga unë, edhe nga avokati. Impakti rezultoi shumë pozitiv, gjë që kuptohet se tani më ka hapur rrugën e politikës. Politika në indicie është test në lidhje me opinionin. Tani testi im është pozitiv. Ky mund të quhet suksesi im i parë. Çfarë ju pasionon te politika? Ju jeni me profesion avokate dhe keni studiuar drejtësi. Pse vendosët ta ndryshoni këtë kurs për t’i hyrë politikës? Politika është natyrë njerëzore. Gaboheni nëse nuk e mendoni se atë prirje e kanë të gjithë; por suksesi është karrierë. Frika ndaj suksesit e step individin që të shkojë drejt politikës; kurse besimi te suksesi të shtyn drejt pasionit politik. Pasioni politik mbetet i vdekur nëse nuk ke sukses. Kjo është deviza ime për politikën, por ky në fakt është edhe arsyetimi normal për politikën. Për sa i përket çështjes se avokatisë nuk ka asnjë ndryshim kursi. Politika në të përgjithshmen e vet vjen nga avokatia. Parlamenti ka karakter juridik. Avokatia kuptohet që është e inkuadruar në çdo hallkë parlamentare të botës demokratike. Në këtë inkuadrim kërkoj të bëj pjesë edhe unë. A keni ju një vizion personal përtej asaj që ka partia në të cilën ju kandidoni? Vizioni im personal në këto mo-

mente përkon me vizionin e partisë “Ligj dhe Drejtësi”. Jam bërë pjesë e kësaj partie nga studimi i programit. Vizioni individual është identiteti politik i secilit politikan. Çfarë është plusi në këtë rast? Plusi është Arnida Çapi. Mendimi im për qytetërimin, zhvillimin shqiptar dhe për të ardhmen time si politikane, por e lidhur me të ardhmen e vendit tim. E ardhmja te çdo individ është projektim individual. Kam ambicien që ky projektim individual të bëhet pjesë edhe i programit të partisë dhe i politikës shqiptare në përgjithësi. Nëse do zgjidhem deputete, vizioni im personal do tentojë të jetë risi në vizionin e lirisë. Po një model kombëtar apo ndërkombëtar të femrës në politikë a keni ? Kam, sepse kjo është ajo që dua të sjell. E para, largimi nga karakteri maskil ku ka rënë politika femërore shqiptare. E dyta, dua t’iu jap shqiptarëve modelin e humanizmit, lirisë dhe përgjegjësisë nëpërmjet artikulimit të kulturuar të një femre. Kam hyrë në këto momente në politikë, sepse ndjej që do ta sjell këtë në mjedisin shqiptar. Për sa i përket modelit nuk kam ndonjë të veçantë, por preferoj Klinton, Merkel etj. Çfarë mendoni se i sjell politikës prezenca juaj? Më vjen mirë që vlerësimi juaj nis nga prezenca, por vlerësimi më i saktë do ishte nga personaliteti. Ajo çfarë kam marrë nga njerëzit këtë kohë është pikërisht besimi. Mendoj se do t’i sjell paqe dhe një artikulim të ri debatit politik. A është mosha juaj avantazh apo disavantazh për mjedisin politik shqiptar? Duhet thënë që pak janë ata me mandat deputeti në moshën 26-vjeçare... Po, rastet kanë qenë edhe më parë. Brezi i ri i politikanëve mund të ketë. E

Personaliteti i femrës është intelekt plus paraqitje. Nëse i ke këto të dyja duhet t’i vësh në shërbim të ndryshimit të imazhit femëror në Shqipëri. Tani ka ardhur koha që ky imazh i ri të bëhet pjesë e teatrit politik. Po të jem aktore e re në këtë skenë, do ta sjell. Për këtë jam e sigurt. Imazhi modern femëror në politikë është largim nga maskiliteti i vjetër.

kam në disavantazh në lidhje me precedentin që ju përmendët, por do ta kem në avantazh në rast se e thyej mendësinë që vjen nga ai precedent, nëse do të jem deputete do tregoj se nuk jam 26 vjeç, por shumë më tepër. Mosha e arsyes nuk është e barabartë me moshën biologjike. Unë po testoj jo moshën biologjike, por moshën e arsyes. Pas testit do kemi mundësi të flasim më gjatë. Ju punoni krah avokat Ng jelës prej kohësh. Sa e keni ndjekur atë si politikan? Po për politikën shqiptare keni qenë e interesuar më parë? E kam ndjekur si politikan dhe po ta shohësh me vëmendje, ai nuk e ka të ndarë se ku mbaron avokati dhe ku fillon politikani. Për politikën shqiptare kam qenë e interesuar dhe jam. E njoh shumë mirë politikën e 20 viteve të fundit dhe prandaj mendoj se do hyj me personalitet në këtë plejadë të fundit të politikës shqiptare 20-vjeçare që i takon demokracisë. Si jeni njohur me rrymat politike, liderët dhe programet? Sepse janë gjëra që duhet t’i dijë një aspirant i politikës... Jam njohur në një studim 2-vjeçar në literaturë dhe internet për konfliktet politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Njoh mirë ecurinë konfliktuale të politikës shqiptare. Konfliktin me të

përgjithshmen e vet e kam konceptuar si pasion. Njoh gjithashtu konfliktet në Ballkan, në Lindjen e Mesme dhe në Azi. E kam studiuar politikën amerikane dhe karakterin unipolar të saj, që është botërore. Dua që vendi im të krijojë personalitet ndërkombëtar me anë të një politike të kualifikuar sipas doktrinave moderne. Thuhet se politika është shumë e mashkullorizuar, madje edhe femrat ndjekin të njëjtin model me atë të burrave. Çfarë doni t’u thoni atyre që ju kanë parag jykuar për pamjen apo për faktin se jeni marrë me modë apo keni tentuar të bëni karrierë televizive? Nuk jam fare e paragjykuar nga mendimi modern, kam tendencën që të ndryshoj profilin femëror në skakierën e politikës. Personaliteti i femrës është intelekt plus paraqitje. Nëse i ke këto të dyja duhet t’i vësh në shërbim të ndryshimit të imazhit femëror në Shqipëri. Brezi im, po ta shihni me vëmendje, e ka ndryshuar imazhin e femrës në Shqipëri në sensin modern. Tani ka ardhur koha që ky imazh i ri të bëhet pjesë e teatrit politik. Po të jem aktore e re në këtë skenë, do ta sjell. Për këtë jam e sigurt. Imazhi modern femëror në politike është largim nga maskiliteti i vjetër. Nuk kam pasur dhe as kam tentuar të kem karrierë televizive.


E shtunë - e diel 22-23 qershor 2013

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Në punën e saj si stiliste, afatet janë shumë të rëndësishme dhe ajo di t’i respektojë edhe pse kjo i kushton orë të tëra dhe axhendë të ngjeshur, që nuk ndryshojnë as tani që është duke pritur një vëlla për Sarën. Dhe ditët mes ateliesë, familjes dhe shoqërisë, na i rrëfen në një intervistë të vonë

Kur premton

Rezi Skifteri Cili është mëngjesi yt rutinë? Mëngjesi im rutinë: qumësht me drithëra, ose bukë me drithëra, një lugë vaj ulliri, djathë të bardhë, një gotë portokall, një herë në tri ditë një kokërr vezë. Në mëngjes nuk harroj kurrë të vë kremin hidratues dhe mbrojtësin e diellit, nuk dal kurrë pa të! Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Është pikërisht siç e dua unë mëngjesin, gjërat në jetë i bëj si i dua vetë!! Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Unë nuk e pi kafen, por shijoj shumë kapuçinon me kanellë dhe e shijoj në orët e paradites në atelienë time. Me kë dëshiron të jesh gjatë asaj kohe? Zakonisht gjatë javës me mikeshat e mia, me të cilat përveç kapuçinos konsumojmë dhe ndonjë bisedë më shumë, ndërsa në fundjavë me bashkëshortin. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Dollapët e mia janë gjithmonë të sistemuara dhe çdo gjë vendoset në koshin e vet, por unë nuk arrij të kuptoj pse në mëngjes ngatërrohem me këmbët e mia dhe bëj një rrëmujë me rroba që më pas më duhen 5-10 min për t’i sistemuar!! A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Ndjehem shumë e plotësuar me profesionin tim, ka qenë zgjedhja e jetës sime që në moshë të vogël, kjo ishte dhe arsyeja që e zgjodha këtë rrugë. Unë e dashuroj pa kushte profesionin, ndaj dhe më pas shpërblehem nga puna ime me rezultate pozitive. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Jo, jam shumë korrekte me afatet kohore, njerëzit kanë besim tek unë dhe unë nuk dua t’i zhgënjej, po thashë “po” në punën time, nuk kam më kthim prapa.... Cila është “gënjeshtra e bardhë” nëse do ishe e detyruar? Unë preferoj të tregohem e sinqertë me njerëzit që në fillim, u pëlqen apo jo atyre, është më mirë që kartat të jenë të hapura, mendimi im! Gënjeshtra të bardha kanë ndodhur shumë, shumë rrallë, por jo në profesion dhe mund të kenë shërbyer për të mos lënduar dikë tjetër. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Unë i ngjaj shumë babait tim, në pamje, por sidomos në karakter: ai nuk i thoshte kurrë punës jo (tani është në pension), ndaj dhe unë nuk i trembem kurrë punës, përkundrazi mundohem që axhenda e saj të jetë full: nuk i preferoj shumë njerëzit që qëndrojnë tërë ditën në kafene pa pasur dëshirë të punojnë. Ku të zë dreka zakonisht? Zakonisht drekën e kaloj në atelie, por nuk janë të pakta rastet kur drekoj me mikeshat e mia ose me bashkëshortin....... Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Zakonisht preferoj restorantet me prodhime peshku, ushqimet orientale si gatimet e sushit, por dhe ushqimet tradicionale shqiptare i konsumoj me dëshirë, sidomos kur jam shumë e uritur!!! Mishi nuk hyn shumë në preferencat e mia. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Ftoj, por më shumë më ftojnë, dhe pse më ftojnë, në disa raste, preferoj të paguaj vetë, vetëm në rastet kur drekoj ose darkoj me bashkëshortin, paguan gjithmonë ai. A je kursimtare? Ehhh, për fat të keq jo dhe aq, siç i thonë ndryshe ‘i kam xhepat e shpuara’, më përshtatet shumë kjo shprehje. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Do të doja shumë të pushoja, pra të dremisja pak, por për mua ky është një luks i pamundur, pasi në këto orë jam në punë, në atelie, mund të pushoj vetëm në fundjavë. Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Po kur isha e vogël prindërit më detyronin të flija, por shpeshherë unë i bëja bisht, e urreja gjumin e drekës, tani që vërtet e dua, nuk kam mundësi. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Çdo pjesë e fëmijërisë sime ka qenë e bukur, prindërit e mi janë munduar që të na e bëjnë jetën sa më të bukur mua dhe motrushes sime. Nga prindërit e mi nuk na ka munguar asnjëherë asgjë nga çdo pikëpamje. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Deri tashmë çdo moment ka qenë i bukur dhe nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam kaluar deri më sot. Por nëse duhet

Tryeza e parë

Drithërat me qumësht janë një opsion i mëngjesit të saj, të cilin e organizon si di vetë para se të dalë nga shtëpia.

Rezi fle, stili jo

Preferon tutat e gjera me shtrat të ulët dhe T shirt-et. Por dhe këmishët femërore me dantella.

patjetër të veçoj një moment është ai i lindjes së vajzës sime të vogël, Sara... Po kujtimet e hidhura? Uroj ZOTIN të mos kem kujtime të tilla. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Unë nuk mbaj sekrete, i diskutoj ato me njerëzit e mi më të dashur, me Genin (bashkëshortin) ose me motrën time. Çfarë ka në portofolin tënd? Në portofolin tim ka piiiiiiiiip, është tepër personale, ndaj quhet portofol. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Ngjyra e panës, por diku-diku dhe e pjeprit. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Po, ekzistojnë dhe janë më shumë se një: aroma e myshkut, aroma e çokollatës, ajo e kanellës; i preferoj në shampot e trupit ose në kremrat e trupit, ose aromatikët e shtëpisë. Përsa i përket parfumeve preferoj aromat e athëta, nuk i duroj dot parfumet tepër të sheqerosura, më bëjnë me dhimbje koke. Çfarë CD ke në makinë? Ato me muzikë greke dhe italiane. Çfarë muzike ke zile telefoni? Klasikja e ziles së telefonit shumë e thjeshtë, muzikat e tepruara ose ato me këngë nuk bëjnë për mua, nuk jam tipi. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Po, kam miq të vjetër dhe të mirë, për hir të së vërtetës nuk takohem shpesh me ta, jeta na ka dhënë drejtime të ndryshme, por herë pas here kontaktoj me ta! Dy nga mikeshat e mia më të ngushta ndodhen jashtë Shqipërisë, Jonela dhe Eni. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jo, nuk kam natyrën që bëj shumë miqësi të reja, shoqëri kam shumë, por miq shumë pak, më duhet shumë kohë që të quaj dikë mik.

Ku rri zakonisht me miqtë? Nuk ka rëndësi vendi se ku rri me miqtë, e rëndësishme është që ndjehem mirë me ta. Me miqtë tanë më të mirë kalojmë shumë herë fundjavat brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote? Nuk jap dot një përgjigje të saktë, ora e punës mbyllet në 18:00, ndërsa më tej mund të dal me familjen time ose dhe me shoqërinë, ndaj nuk mund të them një orë të saktë. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Zakonisht mbrëmjet në shtëpinë tonë janë të zhurmshme, Sara është një fëmijë çapkëne dhe ne i japim liri të plotë. Darka, dushi i mbrëmjes dhe në pjesën më të madhe merremi me Sarën e vogël dhe të përkëdhelur. Po idealja cila do të ishte? Ohhh më besoni, është darka ideale: e duam pikërisht kështu unë dhe bashkëshorti im, të zhurmshme dhe të rrëmujshme!! Sigurisht ka dhe momente që nxehem me lepurushen time, por është bukur kështu...... Kur shkon për të fjetur? Nuk kam një orë fikse, e para sigurisht fle vajza, më pas unë dhe bashkëshorti rrimë pak më gjatë, unë futem pak në internet, ose bashkë shohim ndonjë film të vjetër shqiptar, mund të jetë ora 12:00 ose 0:1 e mëngjesit. Cila është uniforma jote e gjumit? Unë preferoj shumë tutat me shtrat të ulur shumë dhe T-shirt-e. Shpeshherë qesh me vajzën pasi më thotë: “Mami pse të varen tutat poshtë te shapkat?!” Po r s h p e s h h e r ë m ë p ë l q e j n ë d h e pizhamet me viza ose kuadrate, por me ngjyra të zbehta dhe përsëri me T-shirte, nuk mund të lë pa përmendur dhe këmishët me dantella, por jo rozë e ndezur dhe me shkëlqim. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Hahaha, kësaj pyetjeje i dihet përgjigja, sigurisht Genit.


20

E shtunë - e diel qershor E shtunë - e22-23 diel 13-14 prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

single and the city

Fenomen Pas vizitës së Berishës në puntatën e fundit, të cilin e kishin pritur dy vjet, Turi Hyska tregon të gjithë rrugëtimin e këtij sezoni të gjatë dhe zbulon të rejat e sezonit që do të vijë, por jo mysafirin e ri që do të presin me këngë...

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Kur je gocë e mirë, je!

Apartamenti 2XL, kërkohet një mysafir I

kanë kënduar dy vjet rresht, çdo të diel, me të gjitha meloditë dhe notat dhe më në fund ai, Kryeministri i vendit, Sali Berisha vendosi ta pranonte ftesën për të qenë mysafiri i apartamentit të humorit në puntatën e fundit të shfaq jes. Producenti i shfaqjes “Apartamenti 2XL”, Turjan Hyska zbulon se ky ka qenë sezon i vështirë dhe më i gjati, kjo për shkak të zgjedhjeve dhe sigurisht ardhjes së shumëpritur të Berishës, i cili e kishte shtyrë prej dhjetorit prezencën e tij në shfaqje. “U bënë 2 vjet që i këndonim Berishës. Negociatat ishin të vazhdueshme. Fillimisht me stafin e tij u takova shtatorin e kaluar dhe ramë dakord që ai të vinte në dhjetor. Por u shty dhe në fakt edhe pse ishte vendosur që do të vinte në shfaqjen e fundit të sezonit, tri ditë përpara kishim ende dyshime sepse i kishte ikur zëri gjatë fushatës dhe diskutohej nëse do të mund të fliste. Megjithatë, rezultati në fund ishte i mirë”, – tregon Turi, duke shtuar me shaka se tani nuk e dinë kujt t’i këndojnë më, pasi i kanë pasur thuajse të gjithë liderët e partive kryesore në vend. I pari ishte Fatos Nano, i cili e pranoi ftesën nga Vjena, më pas Edi Rama që la edhe një kujtim të pikturuar në muret e apartamentit, më pas ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu e së fundmi kryeministri Sali Berisha. “Kjo tregon lidhjen e pashmangshme që ka publiku me politikën, sepse sa i përket shfaqjes, Apartamenti do të jetë gjithmonë apolitik”. Edhe pse ndoshta e kanë përdorur si një mjet apo kanal alternativ komunikimi dhe në kohë të rëndësishme zgjedhjesh. Nano erdhi kur zgjidhej Presidenti i Republikës, Rama gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës dhe Berisha tani, ndërsa kërkon mandatin e tretë të qeverisjes. “Fatos Nano ishte politikani i parë që theu akullin. Fillimisht nguroi të

Të rejat janë shumë, që nga prurjet e reja me aktorë, te skenografia e rifreskuar e deri tek konceptimi i të bërit humor. “Do të jetë një eksperiment i guximshëm”, kaq është ajo çka zbulon, por siguron se megjithë prurjet e reja, trupa e vjetër e Apartamentit do të jetë aty. vinte sepse mendonte se ishte larg aktualitetit politik, megjithatë kur pranoi u përshtat më së miri në rol. Rama e bëri më ndryshe shfaqjen me leksionin e pikturës, me më shumë batuta dhe la një vizatim në muret e Apartamentit si diçka e veçantë. Ambasadori Arvizu ishte më i predispozuar për të hyrë në rol. Berisha në fillim nuk e kishte ndjekur shfaqjen tonë, por duke qenë se kemi 560 mijë ndjekës në Facebook dhe i përdor rrjete sociale, e kishte marrë një feedback dhe pranoi”, –tregon Turi, ndërsa ka nisur të mendojë për të rejat e sezonit të ardhshëm që e hap siparin në tetor. Të rejat janë shumë, që nga prurjet e reja me aktorë, te skenografia e rifreskuar e deri tek konceptimi i të bërit humor. “Do të jetë një eksperiment i guximshëm”, - kaq është ajo çka zbulon, por

siguron se megjithë prurjet e reja, trupa e vjetër e Apartamentit do të jetë aty. “Falënderoj shumë Julin dhe Gentin, me të cilët e nisa. Ata janë shtylla e apartamentit, Albano që i është bashkuar rishtas është bërë tashmë i pazëvendësueshëm, Lisa dhe Cubi, dy vajza të talentuara, është vështirë të gjesh sot aktore femra. Është Xhoda me rolin e tij prej viktime gjithmonë, Erblini si djali më metroseksual që kemi në Shqipëri; Egi që duket si alien i transportuar në tokë. Jemi bërë si familje tani. Secili ka personalitetin e vet dhe profilin e vet të të bërit humor, por fryma e grupit është çelësi i suksesit”,- thotë Turi dhe shton se edhe Ermali është pjesë e Apartamentit dhe nuk është larguar kurrë. “Ka marrë disa kohë për projektet e veta dhe unë si mik e mirëkuptova”. Sezoni i gjatë, përpos lodhjet, i ka korrur edhe sukseset e veta, duke shënuar audiencë maksimale dhe një publik që preferon ta shohë çdo javë në skenë shfaqjen. “Trupa ishte në formë të shkëlqyer këtë sezon. Dhe publiku e ka ndjerë këtë”. Nëse banorët e Apartamentit janë nisur me pushime pas një sezoni të gjatë pune, duket se producenti do të ketë një verë të ngarkuar. Kjo jo vetëm për shkak të përgatitjeve për sezonin e ri, por edhe angazhimeve që Turi ka si drejtor artistik i ‘Tring’, ku pas platformës ‘Mpeg4’, po përgatisin hedhjen e dy kanaleve të reja, me komedi dhe art. Pas kësaj vjen edhe një projekt i madh televiziv, që nga mënyra sesi e thotë, duket me përmasat më të mëdha të të gjitha produksioneve të tij televizive, por preferon ta mbajë të pazbuluar deri në shtator. Megjithë trupën e dashur të aktorëve që do të jenë aty për të dhuruar batuta e humor çdo të diel, Turi thotë se do të kenë edhe momentin e këngës. Se kujt do i këndojnë, mbetet për t’u zbuluar sezonin e ardhshëm...

Unë vdes të shijoj revistat e jashtme gjatë verës. Jo sepse jam ndonjë leximtare e madhe shkrimesh, por sepse kanë ca fotografi fantastike vajzash në breg të detit, me ca veshje më fantastike akoma dhe me aksesorë. Shall me ngjyra në kokë. Varëse të madhe me gurë me ngjyra. Tualet smookey eyes me ca qerpikë të hatashëm dhe në këmbë ndonjë palë nallane nga ato me takën pesëmbëdhjetë centimetër. Shto pastaj ndonjë rrobë banje trikini (as me trup e as veç e veç, kam mësuar ca nga këto llafet e modës unë!), edhe një pareo transparent dhe një gotë mohito në dorë, ulur në një shezlong të veshur me lëkurë në një plazh me rërë borë të bardhë e ujin blu turkez... Eh, kjo duhet të jem unë! Por ja që në vend të shallit kam një kapele me strehë dhe flokët të mbledhura nën të. Në fytyrë asnjë grimë tualeti (nuk është se jam e bukura e dheut, por nuk më shkon dora të marr rimelin e të llangosem para se të dal në diell), një palë shapka sportive me gisht në vend të nallaneve të ëndrrave, një palë rroba banje të kuqe poshtë dhe të verdha sipër (ama të poshtmet model brazilian dhe nuk më vjen fare turp ta pranoj që g jithë dynjaja i ka sytë tek unë, palestra mesa duket i nxori lekët e veta) dhe asnjë gjurmë të pareos. Kur shkoj të pij një birrë te bari ngjitur, vesh një fustan pambuku rozë me një “Hello Kitty” përpara (nuk është si shpirt ajo macka?!) dhe asnjë gjurmë mohitoje gjëkundi (epo e bukur është kjo pije, ama ajo mentja nuk i durohet fare. Ku ka si birra?!). Shezlongët e bardhë dhe deti turkez po dihet, ekzistojnë vetëm nëpër reklamat e agjencive të udhëtimit. Me këtë look-un tim pra, vite dritë atij që më frymëzon, nisem të marr atë birrën e famshme. Kur ja ku shoh atë: vajzën e një shoqes së mamit. Trikini blumarine (“i bleva për një jaht miiiii, nuk është i hatashëm”, thotë me një zë hundor, jo vetëm nga mishi i huaj që ka në hundë, por dhe nga tangërlliku që e karakterizon në të folur), shalli Hermes (dikur i tregoi një shoqeje të përbashkët që kishte harxhuar çdo lek që kishte e që s’kishte vetëm për ta blerë 469 dollarë) dhe në këmbë një palë nallane, që nuk ia hedh sytë fare vetëm që mos të dëgjojë se çfarë firme janë (nallane janë të shkretat, nuk janë këpucë për të shkuar në dasëm). Normal që sapo më takon më thotë “uuuuaaaa, po ti ç’je bërë kshu?”. Në të qindin e sekondës mendohem, t’ia rras në grusht apo ta pyes si kshu? Zgjedh të dytën. Dhe marr përgjigjen, që dukem si gocë e vogël kshu pa tualet dhe me këtë fustanin me mace. Sapo bëhem gati të buzëqesh (kot e parag jykova, është e mirë e shkreta!) ajo vazhdon: “nuk i merrni në kohë rrogat atje tek studioja ligjore, që je me këto rroba banjet ndryshe - ndryshe që t’i kam parë edhe parvjet?”. Gati në një kohë vijnë dhe pyetjet e tjera. Pse më kanë dalë ca njolla, pse jam dobësuar kaq shumë, shoqëruar me këshillën “shëndoshu ca se na tmerrove”... (sikur t’ia kisha veshur me grusht që në fillim, tani do isha duke pirë atë birrën si zonjë). Por ja që mami më ka mësuar që budallait dhe të ligut duhet t’i hap rrugë. Prandaj i them që po iki se kam punë dhe nuk ia zë në gojë rrogën e saj, që nuk merret kurrë në një klinikë të falimentuar ku punon këtë vitin e fundit, nuk i them as që e di mirë kush është ai i “zoti” i jahtit që i ka blerë ato rrobat e banjos. Normal që nuk i them as ta mbushë barkun me bukë para se të blejë atë shallin që ka në kokë. Jam vajzë e mirë unë, zonjë, jo shaka.


botimi

në proces

Ndjeshmëri e lartë dhe thellësi karakteresh

Rrëfim gjenial i një udhëtimi dhe i kërkimit të vetvetes

“Nëntëmbëdhjetë minuta” mund të duket si ata romanet stereotipe me të mirin përballë të keqit, prindin përballë fëmijës, mësuesin përballë nxënësit

Jeta e Pisë (Life of Pi) është romani i shkrimtarit kanadez Yann Martel, i ekranizuar një vit më parë. Filmi me të njëjtin titull ishte kandidat dhe fitues i çmimit “Oskar”.

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

recensa

Falsifikimet në kujtimet e Çatin Saraçit për mbretin Zog Historia e kujtimeve të Çatin Saraçit, e ballafaquar me dokumentet historike të mbledhura në arkivat e Shqipërisë, Italisë, Austrisë etj, sipas Tanush Frashërit

Albana Mëlyshi Pse na e përçanë familjen në komunistë dhe raksionarë pyetësori i prustit

Mimoza Hysa: Ditari i tim eti ku zbuloj atë dhe veten Mysafirja e pyetësorit të Prustit këtë fundjavë, është autorja e librave “Koha e errët”, “Histori pa emra” dhe “Vend/imi”, si dhe përkthyesja e zërave më të njohur të letërsisë bashkëkohore italiane

Një histori e treguar në gjithfarë variantesh, një histori e pazakontë pabesish, internimesh e vrasjesh. Historia e komunistëve dhe reaksionarëve të një gjaku që, pavarësisht kujtimeve të shkruara deri tani e fakteve që kanë dalë në dritë, duket se ende nuk është zbardhur plotësisht. Këtë në fakt merr përsipër ta bëjë pasardhësja e Mëlyshajve Aida Tuci Ajo është mbesë e një shqiptaro-amerikani, i cili kishte jetuar në Nju Jork për 45 vjet dhe në ditët e fundit të jetës kërkoi të vdiste në atdheun e vet. Ai quhej Nikoll Mëlyshi, i damkosur nga komunistët si “reaksionar”, babai i Pal Mëlyshit, i vlerësuar po nga komunistët si Hero. Nikollë Mëlyshi pas arratisjes u rikthye më 1989 në Shqipëri, në moshën 90-vjeçare. Kishte ardhur për të vdekur e varrosur në atdhe, por

e përzunë. Asokohe në krye ishte Ramiz Alia. U kthye përsëri në Nju Jork, pa përmbushur dëshirën e fundit. Këtu merr udhë historia e familjes Mëlyshaj, e rrëfyer në një roman biografik nga pasardhësja Albana Mëlyshi (Lifschin). Një histori e treguar në gjithfarë variantesh në Mirditë, një histori e pazakontë pabesish, internimesh e vrasjesh. Historia e komunistëve dhe reaksionarëve të një gjaku që, pavarësisht kujtimeve të shkruara deri tani e fakteve që kanë dalë në dritë duket se ende nuk është zbardhur plotësisht. Këtë në fakt merr përsipër ta bëjë pasardhësja e Mëlyshajve, Albana, e cila ka punuar si gazetare në televizionin shtetëror për 15 vjet. Ka qenë e para gazetare televizive që intervistoi konsullen amerikane  Barbara Cummings, menjëherë pas hapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë. Botuese tashmë e shtatë librave, Albana Lifschin vjen me librin “Yjet nuk janë të kuq (Saga e Mëlyshajve)”. “Këtë libër ia kushtoj familjes sime, që megjithëse e ndarë më dysh nga politika, i mbijetoi e bashkuar dramës së kohës”,- thotë autorja.

Faqe 21


22

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

rrëfimi

E vërteta për vrasjen e Pal Mëlyshit do të merrej vesh shumë më vonë, në shtëpinë e Enver Hoxhës ditën e vdekjes së diktatorit

Nexhmije Hoxha: Pal Mëlyshi u vra nga Mehmet Shehu Si e përzuri Ramiz Alia, bajraktarin Në historinë e familjes së saj, Albana Mëlyshi shprehet se gjyshi, i arratisur pas luftës dhe i ndaluar të kthehej në atdhe, pas 45 vjetësh larg familjes e pa asnjë komunikim me të, papritur kishte dërguar një telegram ku shkruante“Mbusha 90 vjeç. A mundem me ardhë me vdekë në vendin tem? Baba”. Lajmi, siç rrëfen Albana, shkaktoi në familje një turbullirë ndjenjash të ndryshme habie dhe gëzimi të përzier me ankth e frikë. “Telegrami kalohej dorë më dorë si diçka përcëlluese. Njerëzit flisnin pak, por ndjenin shumë. Së fundi pushoi në prehrin e nënës. “Oh!” rënkoi nëna ime duke zënë kokën me të dyja duart. “S’jam ndjerë kurrë më ngushtë në jetën time! Të të kërkojë leje babai për të vdekur në atdhe dhe të mos jesh në gjendje t’i thuash: ‘Po, baba, eja’.”- kujton ajo. Me atë telegram në dorë nëna e saj kishte trokitur në derën e Ministrit të Brendshëm, Simon Stefani. “Le të vdesë atje ku është, si qen!”- i qe përgjigjur ai. Nikollë Mëlyshi kish qenë për më tepër oficer i mbretit Zog. Ai u arratis nga Shqipëria, duke lënë pas familjen që më pas do të internohej. Në këtë libër biografik Albana Mëlyshi sjell bashkë dëshmitë e familjarëve të mbledhura pas viteve ’90. Gjyshi i saj, një ish-partizan i Brigadës së 7-të, do të arratisej nga Shqipëria nga frika e burgimit. “Dëgjova se dy kolegët e mi i kishin arrestu. Ishin miqtë e mi të vjetër që para lufte. Patëm studiu bashkë artin ushtarak. Edhe ata kishin qenë në luftë si unë. Pata një ndjenjë sikur kisha ra në kurth. M’u kujtu baba. Ai kur pa me sytë e tij shkatërrimin e shumë gjanave, prishjen e traditave, dëgjoi lajmet e përdhunimit të grave dhe dajakut të burrave, na mblodhi një natë të tanëve, djem e nipër, e na tha: “Unë jam i vjetër e nuk po duroj dot çka po më shohin sytë e çka po më dëgjojnë veshët. Nuk i përballoj dot fizikisht, por ju shkoni në mal e më mirë të luftoni sesa t’i nënshtroheni hurit komunist”, kujton ai. Pas arratisjes së tij u internua gjithë familja, kurse kulla e Bajraktarit të Kthellës së Mirditës u dogj për të tretën herë. Dy herë ishte djegur nga turqit e herën e tretë nga partizanët. Nuk e prisja kurrë të digjej kulla jonë nga partizanët, nga shokët e luftës. Kulla e bajraktarit të Kthellës”. Kur u dogj nga partizanët Gjon Mëlyshi, gjyshi i Pal Mëlyshit, u ishte drejtuar partizanëve: “Ju i dogjët të tana, pa mendu se kjo shtëpi ka dy parti. I ka dhanë luftës dy partizanë: tim bir Nikollin e tim nip Palin, i biri i tim biri. Nuk rujtët të paktën as dy dhoma për ta… Dhe ca ma keq, ua internoni familjen”. Si mund të ndodhte kjo me dy partizanë në shtëpi? Kjo, për familjen Mëlyshaj ishte një pyetje shumë e vështirë. Ata e kaluan një pjesë të jetës së tyre në kampet e internimit: Lezhë, Berat, Kuçovë, Turan, Bënçë dhe në kazermat pranë kalasë së Ali Pashë Tepelenës, një internim që zgjaste 12 vjet. Mëlyshajt herë shpalleshin tradhtarë e herë heronj. Kështu ndodhi dhe me Pal Mëlyshin. I infiltruar në çetën antikomuniste me pseudonimin “Fortuna” ai vra në përpjekjet me forcat e kufirit dhe deri më 1957 konsiderohej tradhtar. Kjo do të zgjaste deri në shpalljen e Pal Mëlyshit Hero, më 1957. Heroi kishte babë e vëlla të arratisur dhe familja do të ndahej më dysh; disa trajtoheshin si familja e heroit e të tjerë si reaksionarë, edhe pse ishin të një gjaku. Si u vra Pali? Kush e vrau? Ditën që u vra shoku i tij i idealit, Bardhok Biba, me urdhër të Komitetit të Maleve, (grupit antikomunist që endej në malet e krahinës,

Pal Mëlyshi i udhëhequr nga Ndue Pjetër Gjomarkaj (me të cilët ishte fis Bardhok Biba), Pal Mëlyshi vendosi të hakmerrej. Ishte një hakmarrje “e pabesë” për mirditorët. Ai vendosi të infiltrohej brenda çetës e ta shkatërronte atë nga brenda. Kështu për t’u bërë i besueshëm se kishte ndërru kah, meqë të gjithë e njihnin si komunist edhe pse me babë e vëlla, xhaxha, dhe një kushëriri të parë të arratisur, ai inskenoi një plagosje dhe kështu u bë pjesë e bandave nën pseudonimin që i kishte vënë Sigurimi i Shtetit, “Fortuna”. Por Pal Mëlyshi u vra në një përpjekje me forcat e Sigurimit dhe vrasja e tij mbetet ende sot një enigmë për familjarët. “Ky qe një merak, që nëna ime e ka mbajtur gjithë kohën në shpirtin e saj. Askush nuk i ka thënë deri më sot se si u vra. Ajo lëngonte për të vërtetën”,- kujton Albana Mëly-

shi në librin e saj. “Mbaj mend, kur na erdhi për vizitë më 5 maj ministri i Brendshëm, nëna e pyeti drejtpërdrejt: ‘Si u vra Pali? Si është e mundur që askush nuk e di se si u vra?’ Ministri u përtyp dhe foli për punën e një gëzhoje. U soll përreth saj, por nuk ia nxori kokën bisedës. Vrasja e të vëllait për të mbeti enigmë”,- thotë mbesa e heroit. E vërteta sipas saj për vrasjen e Pal Mëlyshit do të merrej vesh shumë më vonë, në shtëpinë e Enver Hoxhës. “Nëna ime ato ditë ndenji në shtëpi. Nuk iu bashkua asnjë grupi për t’i bërë respektin e fundit Enver Hoxhës. Nuk e pyetëm pse. Në një nga ato ditë, në shtëpinë tonë erdhi gruaja e Bardhok Bibës. ‘Marie, ti hala s’paske shkuar për ngushëllim te shoqja Nexhmije për Enverin?- e pyeti ajo. ‘Jo. E ç’rëndësi ka nëse shkoj apo nuk shkoj unë?” - tha nëna. Po sepse Nexhmija më pyeti: “Po motra e Palit, ku është?” Duhet të shkosh, -i tha ajo.” Pas kësaj ajo u ngrit e shkoi për ngushëllim. Dhe aty mori përgjigjen për të cilën kishte lënguar tërë kohën. Vejusha, në bisedë e sipër kishte thënë: “Enveri luftoi e duroi shumë... Prapaskenat e Mehmetit e lodhën”. Dhe pasi heshti disa sekonda, tha: “Edhe Palin, Mehmeti e vrau!” Ishte Mehmeti që e vrau Palin.”- shkruan Albana Mëlyshi. Sidoqoftë, ajo shton e bindur se edhe sikur kjo të mos e mbante peshën e së vërtetës, fakti ishte që Pali u vra brenda ‘bandës diversioniste’, domethënë së bashku me armiqtë! E vranë shokët!. Kur babai i Pal Mëlyshit, Nikolla kish dëgjuar në Amerikë se të birin komunistët ia kishin shpallur Hero, i ishte dukur e pabesueshme. Siç rrëfehet në këtë libër, kishte dy dëshmitarë që kishin përjetuar rrethimin dhe kishin mundur të arratiseshin. Ata ishin arratisur në Nju-Jork dhe i kishin treguar Nikoll Mëlyshit se i biri qe vrarë prej forcave rrethuese. Sipas dëshmive, Pali është vrarë vetëm me një plumb në kokë. Ka qenë goditje snajperi. “Pushkatarë” quheshin atëherë...

www.mapo.al

Pjesë nga libri

Nikoll Mëlyshi: Vrasjet dhe përdhunimet e Hodo Habibit në Mirditë Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste. Ai ia vuni emnin vetes ‘Babë’, a thu se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi. Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat. Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti ’46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra të shpërndamë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhun përtej kufifinit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte te qeveria e Tiranës. Toger Baba kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fan. Dha urdhën që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhën t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të zhburrnum e të lidhun dorë për dorë i shtynin pranë një zjarmi të madh të ndezun, ndërsa i rrihnin. E sa për gratë… mjerë ajo grua që ia vinte syrin toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunu. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve, merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin, ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpnume e pa guxu të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik. Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por ato mbeten nëpër sirtarët e zyrave, deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhun dorë për dorë, ata i detyrun të ecnin tri orë më kambë, të zhveshun. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shku deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhun burra e gra nga katundet e tjera. Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhën që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të forta dhe atëherë togeri urdhnoi të bahej një zjarm me dëllinja të thata dhe ta hidhnin grun në zjarm. Burri i saj, ngaqë nuk duroi më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe u arratis nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushërinit të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë. Ai mori dy javë leje, u kthye prej andej dhe e raportoi gjendjen në qeveri. Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkoi në dorë ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Koçi Xoxes. Toger Baba e la Mirditën e shkoi në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte ma lehtë, tue mos e ditun se zadrimasit përbaheshin ma së shumti nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasë ma të lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain me pretekstin se ky ka strehu çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxori gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë. Atëherë arrestoi Luçien dhe i kërkoi të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi, atëherë ai i u hodh për ta përdhunu. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhanë urdhën që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’ia vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bani. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart. Luçia, me të mbërritun në Shkodër, shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës, me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhun ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshilloi të shkonte në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ia dhanë në dorë Koçi Xoxes. Koçi, kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën, dha urdhën që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend të tana sa ishin raportu për Hodo Habibin, të ashtuqujtunin “toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet e togerit në Mirditë. Toger “Baba” u var në konop. Më kanë thanë se ma vonë, pasi Enveri e dënoi Koçi Xoxen, “Babën” e bani hero.


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

23

www.mapo.al

Pyetësori i Prustit

vitrina e librit

Mysafirja e pyetësorit të Prustit këtë fundjavë, është autorja e librave “Koha e errët”, “Histori pa emra” dhe “Vend/imi”, si dhe përkthyesja e zërave më të njohur të letërsisë bashkëkohore italiane

Roman Titulli: Nëntëmbëdhjetë minuta Autori: Jodi Picoult E përktheu: Dajena Baça Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Përçmoj të vetëkënaqurin që vë veten në qendër të botës dhe lëndon pa mëshirë të tjerët përqark

Mimoza Hysa: Ditari i tim eti ku zbuloj atë dhe veten Cila është ideja jote për lumturinë? Nuk guxoj të krijoj një ide të qartë për lumturinë sepse do të më pengonte të kënaqesha me ato që kam. Por nëse do të guxoja, do të ishte diçka fare e thjeshtë: një shtëpizë fshati me bahçe, ku të arrij të mbijetoj dhe t’i gëzohem vetmisë pa pasur nevojën e askujt dhe ku ka një bibliotekë në të cilën gjallon bota e imagjinatës. Cila është frika më e madhe? Të humbas respektin e njerëzve që më duan. Ndërsa në kuptimin konkret, frikem nga qeniet e vogla brejtëse, si minjtë apo kandrrat, frikem mos mishi im bëhet ushqim për ta. Kë person të gjallë admironi më shumë? Admiroj njerëzit që jetojnë si të mëdhenj, edhe pse nuk njihen nga të tjerët. Njoh një të tillë, por edhe po t’ia them emrin, nuk do ta njihni. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Servilizmi për të mbijetuar. Ekstravaganca jote më e madhe? Drejtimi i një emisioni televiziv. E kam bërë këtë vit dhe personi që shikoj në ekran më duket se ka pak ngjashmëri me mua. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Kudo ku ka një rrugë të panjohur, të shtruar mirë e të gjatë, që e zbuloj duke ngarë vetë makinën. Në ç’rast mund të gënjesh? Nuk arrij dot të gënjej, por në të shumtën e rasteve nuk tregoj atë çka do ta bënte tjetrin të ndjehej keq. Personi që përçmon më shumë? Të vetëkënaqurin që vë veten në qendër të botës dhe lëndon pa mëshirë të tjerët përqark. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? Çuditërisht përdor shpesh shprehjen “unë besoj…”, edhe pse në të vërtetë janë të pakta gjërat në të cilat besoj. Si dhe “rrofsh” apo “qofsh mirë” si përmbyllje apo përshëndetje. Pengu yt më i madh? Që nuk provova të jetoj jashtë vendit, edhe pse ndoshta do të isha kthyer sërish në Shqipëri. Por besoj (ja që e përdor shpesh këtë fjalë!) se nuk do të vdes me pengje sepse, nëse e kuptoj se është një gjë që më mundon, ia vë qëllim vetes dhe bëj gjithçka mundem për t’ia arritur. Më lodh qëndrimi gjatë në një vend, edhe pse të jetosh në Shqipëri do të

thotë të mos jesh kurrë në një vend me koordinata të përcaktuara, do të thotë të jesh në udhëkryq apo urë ku fryn nga të gjitha anët dhe të duhet fizik i fuqishëm për ta përballuar. Kur dhe ku ke qenë e lumtur? Nuk e di ta kem kuptuar çastin kur vërtet kam qenë e lumtur, por nëse e shikoj jetën time në retrospektivë më shkreptijnë skena ku ndjehem e plotësuar dhe e shpërblyer: një ndër to, kur nëna ime është e qeshur, kur im shoq ka premierë filmi apo im bir mblidhet kruspull në shtrat pranë meje. Lumturohem më shumë kur të dashurit e mi ndjehen mirë. Në ç’gjendje shpirtërore je tani? Në inat me veten. Për gjithçka nuk më shkon mbarë i kthehem vetes dhe asnjëherë rrethanave apo të tjerëve, sepse besoj se njeriu e ka në dorë të ndërtojë jetën që meriton. Grindjet me veten janë dhe shtysa të mira për të bërë gjërat që dëshiron; krizat dhe tensionet e mëdha janë humusi i krijimtarisë, ndaj tani ndjehem si e mbushur për të shpërthyer. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Të isha më pak racionale. E vras shumë mendjen të ruaj baraspeshimin edhe aty ku nuk mund të ketë një të tillë. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Lidhja me tim bir dhe instinkti i mëmësisë më ka zbutur egoizmin e tepruar. Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe? Një pinguine, që ia beson vezën të dashurit dhe shkon të gjejë ushqim duke e ditur me siguri se në kthim do ta presë familja, gjithnjë po aty dhe gjithnjë po ata. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Një ditar i vogël i tim eti, ku zbuloj atë dhe veten. Kë quan pikën më të thellë të mjerimit? Humbjen e dinjitetit. Ku do të pëlqente të jetoje? Në Firence. Është qyteti më intim që kam njohur, ku ushqehesh me kulturë edhe duke shëtitur rrugëve. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?

Përkthimi. Më bën të kuptoj e të mësoj mjeshtërinë e vendosjes së urave jo vetëm me autorët, por edhe me njerëzit; është një dyluftim i pamëshirshëm me egon e krijuesit brenda meje që ndjehet qendra e botës. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Kureshtja. Jap përshtypjen e një njeriu të qetë e të fjetur, por kam gjithnjë sy e veshë hapur për të ditur gjithçka. Në pleqëri, për shembull, ëndërroj të studioj për matematikë në ndonjë universitet të huaj sepse e kam privuar veten nga kjo ëndërr në rini. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? Mençuria e heshtur. Fjalëshumtit më lodhin. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Forca e karakterit dhe çiltërsia. Cilët janë shkrimtarët e preferuar? Bashkëkohorët. Janë të shumtë klasikët që më kanë formuar dhe mrekulluar dikur, por tani jam e prirur të zbuloj autorë që më befasojnë. Ndër ta për shembull Jelinek-u, Cortázar-i, J.M. Coetzee, Bolano apo së fundmi Claudio Magris. Autori im i preferuar është gjithnjë një i ri që pres ta zbuloj. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Kohët e fundit kam lexuar autobiografinë e Shagallit dhe kam kuptuar se ëndrrat janë balona më e mirë për të lehtësuar peshat në kohëra të vështira. Veshja me ngjyra iluzioni e një jete gri e të zymtë është mjeshtëria e mbijetesës që më frymëzon. Shagalli e bën këtë mrekullisht. Kë ke heronj në jetën reale? Tim atë. Vdiq herët dhe nuk ia mësova dobësitë, kështu që për fat të keq nuk arrij ta tejkaloj për të mos e pasur hero. Cilat gjëra nuk të pëlqejnë fare? Nuk më pëlqen të merrem çdo ditë me të njëjtat gjëra. Prandaj nuk jam amvisë e mirë. Nuk më pëlqen politika dhe dua të besoj se do të ketë ndonjë qytetërim tjetër në ndonjë rruzull të panjohur ku e kanë shmangur apo zëvendësuar me ndonjë veprimtari më pak të zhurmshme e më shumë të dobishme. Si do të të pëlqente të vdisje? Në prehrin e tim biri kur ai të mos ketë më nevojë për mua. Cila është motoja juaj? Bëj mirë dhe kur të bëjnë keq.

Ndjeshmëri e lartë dhe thellësi karakteresh

“Nëntëmbëdhjetë minuta” mund të duket si ata romanet stereotipe me të mirin përballë të keqit, prindin përballë fëmijës, mësuesin përballë nxënësit. Por dhuntia e Picoult është të na japë hollësitë e padukshme të kësaj dinamike dhe pasojat e tyre në rrafshin moral. E cilësuar nga kritika si një temë e nxehtë, na shpaloset historia e një nxënësi adoleshent, i cili një ditë shkon në shkollë i armatosur dhe vret 10 njerëz. Episodet, të cilat nisin me hyrjen e detektivit Patrik në skenën e krimit, e kthejnë lexuesin prapa duke na treguar se si incidente të ndryshme e kishin bërë Piterin të mbyllej në botën e lojërave kompjuterike. Aleksa, gjykatësja e çështjes, përpiqet të ruajë objektivitetin, ndërsa përpiqet të kuptojë të bijën Xhosin, një nga nxënëset e mbijetuara nga masakra. Autorja Picoult në përshkrimet e hollësishme e të veçanta ia ka dalë të fitojë zemrat e lexuesve, duke i bërë ata të ndjejnë keqardhje sa për viktimat e masakrës, aq edhe për autorin. Ato 19 minuta, Picoult i analizon nga këndvështrime të ndryshme, përfshi atë të sulmuesit, familjarëve, mësuesve, gjykatësve, bashkësisë ku jetonin, duke u zhytur pa asnjë ngurrim në dilemën morale që ka përjetuar shpeshherë shoqëria amerikane. Kritika vendase e ka cilësuar romanin “Nëntëmbëdhjetë minuta” si majën e autores Picoult, sepse bashkon ndjeshmërinë e lartë, thellësinë e karaktereve dhe ndërlikueshmërinë morale.

Roman Titulli: Jeta e Pisë Autori: Yann Martel Shtëpia Botuese: Morava

Rrëfim gjenial i një udhëtimi dhe i kërkimit të vetvetes Jeta e Pisë (Life of Pi) është romani i shkrimtarit kanadez Yann Martel, i ekranizuar një vit më parë. Filmi me të njëjtin titull ishte kandidat dhe fitues i çmimit “Oskar”. Romani është dhe fitues i “Booker Prize” për vitin 2002. Libri është një rrëfim gjenial i udhëtimit të protagonistit kryesor në kërkim të vetvetes. I ndarë në tri pjesë, ai gjithashtu përmban një strukturë unitare. Pjesa e parë është rrëfim për spiritualitetin dhe jetën në Indi. Pjesa e dytë është realiteti i jetës në Indi, një alegroi fantastike e stilit mesjetar. Dhe në pjesën e fundit, Pi dhe e vërteta e përvojës dhe analizës së dyfishtë për mbijetesë dhe besim e protagonistit. Libri “Jeta e Pisë” është ende në proces nga Shtëpia Botuese “Morava” dhe pritet që së shpejti lexuesi shqiptar të ketë mundësi ta shijojë historinë e Pisë edhe përmes leximit.


24

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

botimi

www.mapo.al

Në këtë libër ndiqet rrjedha e natyrshme e ngjarjeve mbi bazën e dokumenteve dhe të gazetave të kohës, për të nxjerrë në shesh falsifikimet e Saraçit, si provë e fjalës së urtë që thotë: “Gënjeshtrat nuk plaken”.

Falsifikimet në kujtimet e Çatin Saraçit për mbretin Zog Historia e kujtimeve të Çatin Saraçit, e ballafaquar me dokumentet historike të mbledhura në arkivat e Shqipërisë, Italisë, Austrisë etj Tanush Frashëri Demokracia shqiptare krijoi mundësinë e rivlerësimit të periudhave të ndryshme historike, të cilat masakrimi i ideologjisë marksiste-leniniste i ka shtrembëruar e madje falsifikuar hera-herës. Në këtë mes historia jonë është kësisoj “e gatuar me një pikëpamje komuniste tejet të anshme dhe personale me pikëpamjet e E. Hoxhës (...)”, shkruan R. Hibbert, oficeri anglez që e ka jetuar luftën në periudhën 1943-‘44 në Shqipëri dhe e ka vizituar edhe pas saj. Por edhe në historinë tonë bashkëkohore vërehen simptomat e një anakronizmi të pashoq: e shkuara gjykohet sipas kritereve politike, morale e mendore të sotme; ajo konceptohet si lufta e papajtueshme mes së mirës e së keqes, por kjo e mirë dhe kjo e keqe është e përcaktuar sipas normave aktuale ideologjike. Një viktimë e lojës së ‘masakrës’ prej kësi historianësh, është edhe periudha e qeverisjes zogiste (1925-1939), laku kohor kur në gjendjen e prapambetjes, të papjekurisë politike të vendit, me ekzistencën e autonomisë së fiseve të veriut dhe pushtetit dominues të çifligarëve në Shqipërinë e Mesme e të Jugut, qeveria autoritare e Zogut sipas gjasave ishte e vetmja mundësi për të siguruar bashkimin e qëndrueshëm të vendit, siç shkruan Stavro Skëndi; por ishte edhe koha kur u hodhën bazat e krijimit të shtetit modern shqiptar, kur Shqipëria u pajis me një legjislacion bashkëkohor, mbështetur mbi legjislacionin më demokratik të kohës, atë zviceran, por pa e imituar dhe kur nisi krijimi i pikënisjes së institucioneve funksionale financiare - zemra e jetës ekonomike të vendit. Veç si një evolucion transformues me pikësynimin e hedhjes së këtyre bazave të shtetit ligjor, u bënë edhe gabime, mëkate e faje. Por, cili revolucion nuk u krye pa faje e krime?! Këtu nuk është vendi për të bërë një analizë të regjimit të Zogut, të paraqitur si një kohë e një diktature (kinse) të përgjakshme e periudhe persekutimesh. Për të kuptuar pavërtetësinë e këtyre akuzave, po marr në shqyrtim dy lëvizje kundër regjimit dhe pasojat e tyre: 1 - Siç dihet, më 20 maj 1932, ishte planifikuar nga organizata e fshehtë e Vlorës të shpërthente një kryengritje. Organizata nuk arriti të vepronte, sepse pjesëtarët e saj u arrestuan prej kallëzimit të Idris Jazos (Kuçit). Më 2 shtator 1932 nisi procesi gjyqësor i 49 të pandehurve, prej të cilëve më 16 shtator u dënuan 7 të akuzuar me vdekje, 42 të tjerë me afate të ndryshme burgimi (të përjetshëm (101 vjet) deri në një vit). Mbreti Zog me dekrete të herëpashershme i fali të gjithë: nuk u pushkatua asnjë dhe brenda 3-vjetësh këta 49 veta u liruan të gjithë. 2 - Kryengritja e Fierit nisi më 14 gusht 1935 me vrasjen e gjeneral Leon Ghilardit. Por ajo dështoi. Më shumë qëndresë bëri Riza Cerova, i cili u vra gjatë përpjekjeve më 25 gusht 1935. U arrestuan 514 persona të dyshuar për pjesëmarrje në kryengritje dhe 42 u vunë në kërkim. Nga këta, 118 kryengritës morën pafajësinë, 41 u dënuan me vdekje; 38 syresh me burgim të përjetshëm, të tjerët me burgime të ndryshme. Prej 41 të dënu-

arve me vdekje, u pushkatuan 12 veta: 11 xhandarët u falën me dekret mbretëror pas vdekjes, kurse vrasësi i gjeneral Ghilardit i akuzuar edhe për krimin e përçudnimit të kufomës, nuk u fal. Sërishmi, me dekrete të ndryshme gjer në vitin 1936, pra brenda një viti, nga kjo mori të dënuarish dolën të gjithë nga burgu me përjashtim të 8 të tjerëve të cilët u liruan më 29 dhjetor 1937, pasi bënë dy vjet burg. Ndërsa regjimi komunist, pa ardhur ende qeveria në Tiranë, vetëm më 17 nëntor 1944 me urdhër të E. Hoxhës, “në bazë të listave paraprake të hartuara nga qarkoret vendore” (të PKSH-së, T.F.) pushkatoi dhjetëra persona pa gjyq, madje mjaft prej tyre përpara shtëpive e familjarëve të tyre. E ashtuquajtura qeveri demokratike nisi gjenocidin e elitës intelektuale shqiptare që zgjati midis viteve 1944-1990. Gjatë kësaj qeverisjeje u masakruan jo vetëm intelektualë (mijëra syresh), por edhe komunistë, punëtorë, fshatarë e malësorë..... Akuzat që i bëhen regjimit të mbretit Zog përbëjnë gjithmonë e më shumë një rindërtim a posteriori, duke u mbështetur në mendimet e parafabrikuara të historianëve komunistë të sotshëm. Në televizion, në radio, në gazeta, në internet, në lëmin e historisë, përçohen pothuaj përditë, rrena, fakte të falsifikuara, gabime trashanike, që një njohës pa paragjykime të historisë do ta bënin të ulërinte. Prandaj, procedimi me pjekuri i mbarëshkrimit të historisë sonë, vë përpara studiuesve të demokracisë nevojën e domosdoshme të hulumtimeve arkivore në arkivat e vendit e të shteteve të ndryshme, që rishkrimi pas një pune prej blete mjaltëse të autorëve, të mbështetet mbi dokumente të pakundërshtueshme për të dalë në dritë e vërteta, gjithë e vërteta me paanësi.

Në këtë mes, krahas shtëpive botuese, edhe shtypi merr pjesë në ecurinë e mbarëshkrimit të historisë. Mirëpo iu duhet të dyja palëve, sa botuesve, aq edhe redaksive të fletoreve, respektimi me rreptësi i një kodi moral: verifikimi shkencor i së vërtetës që mundëson shënimin (footnote) për të mos pranuar një shtrembërim ose falsifikim të saj. Një dëshmi e rëndësishme lidhur me këtë janë edhe memuaret, kujtimet e dëshmitarëve sypamës, pjesëtarë të ngjarjeve që përshkruajnë. Por ekziston mundësia që ato shënime t’i marrë lumi në qoftë se bëhen qëllim në vetvete dhe “përdoren si një arsenal municioni për të shtënë me armë mbi kundërshtarët e padëshiruar (...)” (Erwin Lewin). Shembulli tipik i “kujtimeve” që përdoren si arsenal për të qëlluar një mik të bërë befasisht “armik”, me shpresë se do ta denigrojë atë, është edhe botimi i Çatin Saraçit, “Zogu i shqiptarëve”. Aty sillen disa shënime pa bisht e pa krye, që serviren në rangun e “Një historie të jetuar” si histori e vendit tonë, 1925-1940. Zanafilla e shënimeve duhet kërkuar në çështjen e rëndomtë të një shume të papaguar për blerjen e një qeni. Në këto shkagime, Saraçi jepet pas reagimit të turrshëm me falsifikime shumë të rënda që zbulojnë etjen e ankthshme të një njeriu të dëshiruar për shpagim me çdo çmim e të vendosur ta arrijë në mënyrë dhe më tragjike se sakrilegji i dr. Faustit. Inati i verbër sjell në shpirtin e tij cinizëm e mizori, çoroditje-që pështjellon diakronizmin, ai niset për uthull e kapërcen te qumështi; egocentrizmin meskin; paaftësinë të pajtojë në mendjen e vet vlerën e së vërtetës si e dhënë morale. Të gjitha këto e shpien Saraçin në maninë e shtrembërimit të realitetit përmes interpretimeve dredharake të figurës së syzerenit, që e arrin këtë me një gjuhë të rëndomtë. Çatin Saraçi në këtë “histori të jetuar” veçse në gjendjen e delirit (kllapisë), bie së dyti, veç falsifikimeve të së vërtetës, në mëkatin e moçëm të plagjiaturës, duke u bërë një plagiarus, “kusar” siç e ka përcaktuar Valerius Martialis plagjiatin. Saraçi kusaron gjithë veprimtarinë e gjatë të kolegut të tij Jak Koçi, por edhe të Kostandin Boshnjakut e dr. Omer Nishanit. Veçse J. Koçi dallohet prej kolegut të tij, Saraçit, se i pari ka marrë përsipër jo vetëm rolin e laravitësit (shërbëtorit të dy zotërinjve), të Juda

Iskariotit, kur e kallëzon të zotin te bajlozi fashist për bisedimet tepër sekrete që mbreti Zog pati me William O’Reilly, ministrin e Britanisë së Madhe në Tiranë, duke shkaktuar një skandal diplomatik që përfshiu tre shtete, por edhe të xhelatit. Këta të dy, Koçi dhe Saraçi, janë kolegë në rolin që i kanë veshur vetes për të vrarë syzerenin e tyre me fjalë. Saraçi shkëputet prej J. Koçit, sepse ky i vesh vetes edhe petkun e kriminelit kur tenton të vrasë dy herë mirëbërësin e tij, pavarësisht se këto orvatje mbetën në tentativë, sidomos herën e dytë për rrethanat që nuk vareshin prej tij (J. Koçit). Shkrimi kaleidoskop i karakterit të Ç. Saraçit, si dhe raporte-spiunimet e J. Koçit, kanë fate të ndryshme. Saraçi i lexoi dhe i rilexoi përgojimet e tij kundër mbretit Zog dhe kur pa reagimet e ashpra të shqiptarëve në Londër, kur pa se mbeti një i huaj në grumbullin e tyre, nuk e mori guximin t’i botonte me gjalljen e vet. Ato mbetën në dosje gjer më 1995, deri sa pas krijimit të Centre for Albanian Studies, missis Elisabeth Judd, gruaja e dytë e Saraçit, ia dorëzoi këtë dorëshkrim së bashku me sende të tjera, drejtorit të CAS, Bejtullah Destanit (kurse informatat e J. Koçit i gjeta të varrosura në dosarët e Arkivit të MAE-s). Shkrimin e librit, që po i paraqes lexuesit, e pata përfunduar në vitin 2007. E kisha konceptuar sipas parimit se “roli i historisë nuk është të lartësojë ose të dënojë, por të shpjegojë me paanësi, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo nuk është skllave e aktualitetit”. E lashë pa e botuar gjer më tani, sepse e gjykova si të panevojshme t’i jepej përgjigje një libri, autori i të cilit vuante nga psikoza e “baronit të Münchhausen-it” (baronit gënjeshtar). Por, me kalimin e kohës, libri i Saraçit, nisi të shërbejë si bazë për artikuj në shtyp dhe të prezantohet si një ndihmesë me vlerë për historinë e periudhës së Zogut; nisi të citohet madje nga studiues të njohur ose të paraqitet si dëshmi e shkallës së korrupsionit të mbretit Zog. Kështu, unë e pashë të nevojshme ta përgatis për botim në shërbim të atyre studiuesve që dëshirojnë të jenë objektivë, pavarësisht nga prirjet e tyre ideologjike. Në këtë libër ndiqet rrjedha e natyrshme e ngjarjeve mbi bazën e dokumenteve dhe të gazetave të kohës, për të nxjerrë në shesh falsifikimet dhe rrenat e Saraçit, si provë e fjalës së urtë që thotë: “Gënjeshtrat nuk plaken”.


hylli i dritës

Peregrinus

Nji kontribut i ri në lamijen e studimeve tona historike

Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

Ardian Ndreca

Idi, essi,uni

Gjergj Meta

Paragjykimet sociale  Ylli Pango

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

profil / Vladimir karaj

Arvizu si gjithë të tjerët

www.mapo.al

Tregu, shteti apo sektori publik – cila është rruga drejt zhvillimit? 31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Domosdoshmëria e “qeverisjes së tregut”

Gj at ë g j it h ë k ë s aj p e r iu d h e 22-vjeçare tranzicioni, debatet, alternativat apo thjesht pozicionet e politikës, ekspertëve të ekonomisë etj., kanë tentuar vazhdimisht të profilizohen hapur në pozicione liberale absolutisht në favor të tregut apo në pozicione më ndërhyrëse në favor të një prezence të madhe të shtetit në ekonomi. Aq më tepër në fushatën e fundit elektorale, direkt apo indirekt, kjo ishte tema dominuese: cili duhet të jetë garanti i zhvillimit në Shqipëri, tregu apo shteti (ku në të shumtën e rasteve nënkuptohet qeveria). Për të njëjtat shqetësime e objektiva që kanë të bëjnë me zhvilli-

Faqe 25

min ekonomiko-social të vendit: “tregu i lirë dhe liria ekonomike...pasi shteti dhe sektori publik është pengesa kryesore e zhvillimit....shteti duhet të ndihmojë zhvillimin si arbitër dhe jo si lojtar..Tregu është prioritet pasi duhet të synohet vendosja e shtetit dhe e shoqërisë në funksion të tregut, dhe jo anasjelltas” thonë përgjithësisht të djathtët, “shteti dhe sektori publik si aktorët apo lojtarët më të rëndësishëm, pasi tregu tërësisht i lirë mund të bëhet i rrezikshëm për shoqërinë...shteti si faktor i rëndësishëm zhvillimi” replikojnë të majtët. Kjo logjikë dikotomike që në shkencat ekonomike përkufizohet si “neoklasikët kundër keynesianistëve” shoqërohet shpesh...


26

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

17

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Tregu, shteti apo sektori publik – cila është rruga drejt zhvillimit? Domosdoshmëria e “qeverisjes së tregut”

Gjatë gjithë kësaj periudhe 22-vjeçare tranzicioni, debatet, alternativat apo thjesht pozicionet e politikës, ekspertëve të ekonomisë etj., kanë tentuar vazhdimisht të profilizohen hapur në pozicione liberale absolutisht në favor të tregut apo në pozicione më ndërhyrëse në favor të një prezence të madhe të shtetit në ekonomi. Aq më tepër në fushatën e fundit elektorale, direkt apo indirekt, kjo ishte tema dominuese: cili duhet të jetë garanti i zhvillimit në Shqipëri, tregu apo shteti (ku në të shumtën e rasteve nënkuptohet qeveria). Për të njëjtat shqetësime e objektiva që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomiko-social të vendit: “tregu i lirë dhe liria ekonomike...pasi shteti dhe sektori publik është pengesa kryesore e zhvillimit....shteti duhet të ndihmojë zhvillimin si arbitër dhe jo si lojtar..Tregu është prioritet pasi duhet të synohet vendosja e shtetit dhe e shoqërisë në funksion të tregut, dhe jo anasjelltas” thonë përgjithësisht të djathtët, “shteti dhe sektori publik si aktorët apo lojtarët më të rëndësishëm, pasi tregu tërësisht i lirë mund të bëhet i rrezikshëm për shoqërinë...shteti si faktor i rëndësishëm zhvillimi” replikojnë të majtët. Kjo logjikë dikotomike që në shkencat ekonomike përkufizohet si “neoklasikët kundër keynesianistëve” shoqërohet shpesh me gjykime e konkluzione deterministe të tipit “Shtet=eficencë”, “treg=krizë”, apo “shtet=krizë” dhe “treg=eficencë”. Në fakt, në debatet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, që prej dy dekadash, por veçanërisht në kushtet e krizës financiare globale të filluar që në vitin 2007, në raportet ndërmjet shtetit dhe tregut, qëndrimet radikale “bardh e zi” po ja lenë vendin qëndrimeve më të zbutura : si Shteti ashtu dhe tregu kanë treguar tashmë limitet e tyre dhe është më mirë të kombinohen se sa të jenë opozitare të njeri tjetrit. Shteti duhet të merret me vendimet e natyrës strategjike, ndërsa tregu të luajë rolin e alokimit të përditshëm të kapitaleve. Mjaft eksperienca ndërkombëtare po konfirmojnë se logjika “shteti në gjithçka” apo “vetëm tregu” është e limituar për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm. Teoritë mikroekonomike evidentojnë shumë kushte kufizuese që tregu të arrijë ekuilibrin optimal, ndërkohë që analiza e progresit teknik dhe zhvillimit social evidenton qartë rëndësinë e ndërhyrjeve publike në favor të zhvillimit. Dhe ekonomia politike moderne dëshmon që Shteti nuk mund të jetë instrumenti i vetëm i zhvillimit. Alternimi i strategjive in-

tervencioniste me ato liberale nuk është më një fatalitet. Krizat ekonomiko-financiare të 2030 viteve të fundit dhe teoritë moderne ekonomike kanë krijuar bazat e një koncepti të ri origjinal për shek. XXI-të : “marrëdhëniet plotësuese ndërmjet Shtetit dhe Tregut në kuadrin e rregullimeve institucionale të qëndrueshme si dhe kompletimi i arsenalit të instrumenteve koordinues pritet të jetë baza e zhvillimit ekonomiko-social e mjedisor në këtë shekull të ri”. Shumë ekonomistë, kur flasin për dikotominë shtet-treg, perifrazojnë themeluesin e sociologjisë moderne Durkheim, duke u shprehur se “në themel të çdo rregullimi qëndron garantimi i lirisë së vërtetë të forcave të tregut, ashtu si në themel të çdo lirie tregu qëndron gjetja dhe aplikimi i rregullimeve të duhura”. Roli i shtetit në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është historikisht një nga çështjet më të trajtuara dhe aktualisht një nga problemet më të debatuara në mjediset politike, ekonomike e akademike. Thatcher dhe Reagan, dy nga figurat e shquara të konservatorizmit liberal i qëndronin mendimit “se shteti nuk është zgjidhja e zhvillimit..por problemi i tij”. Në të kundërtën e këtij pozicioni qëndron një nga reformatorët e mëdhenj kinezë, Teng Siao Ping ,që përsëriste shpesh “se tregu është një zog shumë i çmuar por që të shijosh cicërimat e tij, ai duhet mbajtur me kujdes në kafaz se mund të fluturojë dhe të të ikë”.Ndërkohë, Robert Wade (London Schools of economics), në librin e tij “Governing the Market”(2003) shprehet se gjëja më e rëndësishme është të dish “të qeverisësh tregun”. Në themel të këtij debati qëndron konstatimi se “zhvillimi nuk mund të kufizohet vetëm në rritjen ekonomike dhe shtimin e të mirave materiale në mënyrë globale....por ai duhet të gjykohet në përputhje me përmirësimet në nivelin e jetesës për grupet e ndryshme sociale...në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies kolektive për çdo vend”. Analizat e disa organizata ndërkombëtare nëpërmjet treguesit të “Zhvillimit Human” dëshmojnë për ndërkombëtarizimin e këtij preokupimi. Në themel të zgjidhjes qëndron pikërisht rikthimi në vlerësimin e rolit të Shtetit në raport me zhvillimin ekonomik e social : duhet të privilegjojmë shtetin e centralizuar e dominues (rasti i disa vendeve të Amerikës Latine që kërkojnë kontrollin absolut të jetës ekonomike dhe zhvillimit nga ana e Shtetit dhe pushtetit); shtetin liberal të tipit anglo sakson; shtetin që i jep një autonomi të madhe kompetencave rajonale dhe prirjeve të

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

“Shteti zhvillues” i modelit aziatik është tashmë i afirmuar si një instrument efektiv për të garantuar rritje të përshpejtuara ekonomike. Edhe Banka Botërore që për shumë kohë ka mbrojtur idenë se “zhvillimi është rezultat i lojës së lirë të forcave të tregut”, ka bërë një rivlerësim të rolit të shtetit dhe ndërhyrjeve të tij. Në një nga raportet e saj “Mrekullia e Azisë jug-lindore”, Banka Botërore e pranon efektivitetin e ndërhyrjes shtetërore, ndërkohë që në raportin e saj që i kushtohet problemeve të zhvillimit “Shteti në një botë në ndryshim” gjendet dhe formulimi se: “një Shtet efikas dhe kompetent është më i preferueshëm se një shtet minimal”, apo dhe konkluzionin se “një zhvillim pa prezencën aktive të shtetit është i destinuar të dështojë”.

unifikimit kontinental (rasti i BE); apo shtetit “krejtësisht të hapur”që aspiron të përfitojë nga efektet e globalizimit pa u kujdesur shumë për diferencimin social apo rajonal. Debati që vazhdon: çfarë duhet të bëjë shteti?

Që disa shekuj më parë, kur debati nuk shtrohej si sot në raportet “shtet-zhvillim”, por në raportet “shtet-treg”, Qusnay, një ekonomist francez, themeluesi i të parës shkollë ekonomike që quhej “shkolla e fiziokratëve”, mbështeste idenë se “duhet ruajtur liria e plotë e tregtisë..se çdo qëndrim frenues e kontrollues ndaj tregtisë së brendshme apo të jashtme, cenonte parimin e konkurrencës dhe për pasojë cenonte vetë mirëqenien e vendit dhe shtetit”. Edhe Adam Smith, bënte apologjinë e tregut të lirë duke evidentuar se “çdo qeveri që i kundërvihet tregut..që dëshiron t’u japë kapitaleve një drejtim tjetër nga ai natyral i tyre..bëhet një qeveri e shtet shtypës e tiran”. Më vonë, Ricardo, nëpërmjet teorisë së tij “të avantazheve krahasuese” theksonte se detyra e çdo shteti ishte t’i zbulonte ato dhe ta orientonte zhvillimin e vendit në ato degë e sektorë që ishin në përputhje me këto avantazhe krahasuese. Një tjetër ekonomist, gjermani Friedrich LIST, kur komentonte raportet dhe rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik, kritikonte vazhdimisht “strateg jinë konstante të dominimit britanik që duke luajtur me konceptin e tregtisë së lirë dhe mos ndërhyrjes në treg, në fakt ndiqte politiken e shkatërrimit konstant të gjithë industrisë manifakturiale të vendeve të kolonizuara”. Ekonomisti francez Perroux, në vitet ‘60-të, theksonte se edhe Anglia që sot


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

“është kampione e liberalizmit, mund te thuhet se ne themel te sukseseve te saj ka një ndërhyrje energjike të shtetit që fillon që me të famshmin “Akt të Lundrimit», ndërtimin e kanaleve për transport, politikat e nxitjes së industrisë vendase që përdorte lëndë të para të lira që vinin nga kolonitë, etj.”. Po ashtu si Anglia, edhe SHBA, Gjermania, Japonia, Franca,etj., e ndërtuan fuqinë industriale të tyre nëpërmjet një implikimi të gjatë të shtetit në jetën ekonomike. Përpara se amerikanet të njiheshin si kampionet e tregut të lirë, për shumë dekada kanë njohur një ndërhyrje shtetërore masive mbrojtëse për ekonominë kombëtare. Mbas luftës së II-të botërore në këtë fokus frynë erëra te reja. Ekonomitë socialiste me një planifikim të centralizuar të aplikuara në ish-Bashkimin Sovjetik, në gjithë bllokun lindor të vendeve të Evropës qendrore e lindore apo dhe Kinë, Vietnam, Kore, etj.,shënuan ndërhyrjen më të madhe të Shtetit në ekonomi në gjithë historinë ekonomike e politike të botës. Por, në një farë mënyre, edhe politikat me inspirim Keynes-ian të zbatuara në shumë nga vendet e Evropës perëndimore mbas luftës së II-të botërore ishin një version i ndërhyrjes së Shtetit në jetën ekonomike dhe përcaktimin e formave dhe drejtimin e zhvillimit. Por gjithë këto eksperienca, në vend që të konsolidonin një model të caktuar, në fakt e hapën më shumë debatin dhe diskutimet për raportet e shtetit me zhvillimin. Cili duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore në shpërthimin e krizave apo frenimin e zhvillimit: shteti apo tregu? Defektet e tregut dhe pamundësia e kontrollit të tij?.. apo, ndërhyrja e madhe e shtetit dhe braktisja e politikave neoliberale që sjell si pasojë asfiksimin e tregut? Opinionet janë shpesh diametralisht të kundërta. Sipas një mendimi më dominues, liria absolute e tregut mund të prodhojë një katastrofë që vetëm ndërhyrja “shpëtuese” e institucioneve dhe sektorit publik mund ta evitojë. Forcat autokorrigjuese dhe autorregulluese në sistemin e ekonomisë së tregut variojnë ndërmjet “dorës së padukshme” të Adam Smithit dhe “forcës publike të pandikuar nga interesat materiale e financiare” të Keynesit, d.m.th, ndërhyrjes së shtetit. Ndërkohë, Milton Friedman nënvizonte se “nëse ligjet e tregut respektohen, ekonomia ekuilibrohet spontanisht falë ligjit të kërkesës dhe ofertës...duke bërë që ekonomia të jetë njëkohësisht eficente dhe sociale”. Në fund të

27

www.mapo.al

fundit, funksioni i çdo demokracie është “krijimi i mirëqenies dhe përfitimeve për të gjithë”. Çdo politikë që i kundërvihet “interesave të tregut” është njëkohësisht dhe një politikë antidemokratike. Shembulli i “shtetit kapitalist zhvillues”

Në gjysmën e dytë të shek XX-të, Japonia dhe vende të tjera të Azisë jug-lindore futën në jetën ekonomike dhe politike një element të ri të panjohur apo aplikuar më parë : një rritje ekonomike të përshpejtuar “nën kujdestarinë e shtetit”. Për Japoninë, Tajvanin, Korenë e Jugut, Singaporin, Hong Kongu-n, të quajtur dhe “dragonjtë e Azisë”, “fitimi i kohës së humbur dhe zvogëlimi i diferencës në zhvillim” u bë një obsesion kombëtar. Gjatë viteve ‘80 të shek. XX, Koreja që 20 vite më parë kishte nivelin e PBB të barabartë me Kamerunin, arriti të barazojë dhe kalojë Greqinë, Tajvani kaloi Spanjën, Hong Kongu dhe Singapori kaluan pjesën dërrmuese të vendeve të Evropës perëndimore. Analizat dhe komentet e këtij suksesi kanë evidentuar disa nga elementet bazë të tij: politika industriale shumë selektive, sisteme doganore tarifore dhe jo-tarifore mbrojtëse shumë të forta, krijimin e fondeve nacionale të investimeve, përqindje interesi shumë preferenciale për kreditë që përdoreshin në degët apo aktivitetet e vlerësuara si brenda diapazonit të avantazheve krahasuese etj. Shteti ishte prezent në çdo etapë të industrializimit në mbrojtje dhe në ndihmë të biznesit vendas për të kapërcyer pengesat dhe zhvilluar, sidomos për t’u krijuar një mbrojtje aktive këtyre industrive të reja për t’i përgatitur sa më mirë ato për të përballuar konkurrencën ndërkombëtare. Këto metoda ishin antipodi i modelit anglosakson, sipas së cilit “Shteti duhej të kënaqej vetëm me fiksimin e rregullave të lojës dhe të garantonte respektimin e tyre, sepse Shteti është përgjegjës vetëm për krijimin e kushteve që stimulojnë zhvillimin”. Eksperienca aziatike futi për herë të parë nocionin e “zhvillimit shtetëror të kapitalizmit” forca kryesore e të cilit qëndron në bashkëpunimin ndërmjet burokracisë shtetërore dhe biznesit. Shteti nuk jep urdhra, por bashkëpunon dhe influencon nëpërmjet një sistemi të “orientimit administrativ”, sistem që kërkon kontakte të ngushta e transparente ndërmjet administratës dhe biznesit. Sipas Y. Higuchi & C. Sautter : “shteti japonez është një shtet që njëkohësisht mund të cilësohet si mbrojtës, prodhues, parashikues dhe programues i zhvil-

limit.....”. “Shteti zhvillues” i modelit aziatik është tashmë i afirmuar si një instrument efektiv për të garantuar rritje të përshpejtuara ekonomike. Edhe Banka Botërore që për shumë kohë ka mbrojtur idenë se “zhvillimi është rezultat i lojës së lirë të forcave të tregut”, ka bërë një rivlerësim të rolit të shtetit dhe ndërhyrjeve të tij. Në një nga raportet e saj “Mrekullia e Azisë jug-lindore”, Banka Botërore e pranon efektivitetin e ndërhyrjes shtetërore, ndërkohë që në raportin e saj që i kushtohet problemeve të zhvillimit “Shteti në një botë në ndryshim” gjendet dhe formulimi se: “një Shtet efikas dhe kompetent është më i preferueshëm se një shtet minimal”, apo dhe konkluzionin se “një zhvillim pa prezencën aktive të shtetit është i destinuar të dështojë”. “Trekëndëshi i hekurt”: shteti-bankat-biznesi

Gjatë 20 viteve të fundit, roli i Shtetit është përsëri në fokus. Kriza e borxheve e shfaqur në periudhën e viteve ‘70-‘80 të shek XX-të pati si përgjigje vetëm propozimin e FMN-së dhe Bankës Botërore në formën e “Planeve të axhustimit strukturor” fjala çelës e të cilit ishte “liberalizimi dhe reduktimi i rolit të shtetit”. Rënia e murit të Berlinit në vitin 1989 u shoqërua gjithashtu me një valë reformash liberale të tipit “terapie e Chock-ut” në shumicën e vendeve të bllokut ish-komunist lindor. Kriza e vitit 1997 që preku Azisë jug-lindore vendosi në bankën e të akuzuarve Shtetin dhe veprimet e tij. Në Korenë e Jugut, Tailande, Indonezi, Filipine dhe Japoni u konstatua një erozion i sistemit organik të bashkëpunimit ndërmjet Shtetit, Bankave dhe Ndërmarrjeve, i një sistemi që për më se 30 vjet kishte dhënë prova nga më pozitivet. Ky “trekëndësh i hekurt” kishte qe-

Sot pranohet gjerësisht se vendet e varfra, që vazhdojnë të varfërohen apo të mos japin shenja të një zhvillimi të shpejtë, nuk gjykohet se janë në këtë gjendje si shkak i mungesës së burimeve, por ne radhë të parë për shkak të dobësisë apo mungesës së një shteti efektiv. Krijimi i ekonomisë së tregut në vendet e zhvilluara perëndimore nuk “është bërë në një ditë”, por është paraprirë nga një histori e gjatë për ndërtimin e një sistemi juridik dhe politik të qëndrueshëm. Por dhe në këto vende,ka mjaft shembuj që provojnë se ndërhyrja direkte e shtetit vazhdon të ekzistoje dhe të jetë efektive në zhvillimin e tyre. Ndërhyrja e Shtetit në ndërtimin e veprave madhore të infrastrukturës, industrisë, etj...

në faktori kryesor që këto vende të krijonin një bazë industriale moderne, por që tashmë ishte bërë faktori kryesor i degradimit dhe krizës: bankat, private ose jo, u shndërruan në sportele të urdhrave të shtetit dhe pushtetit politik duke u zhveshur kështu nga kapacitetet autonome të vlerësimit të projekteve dhe analizës së riskut; administrata shtetërore u fry shumë dhe u prek në masë nga fenomeni i korrupsionit; biznesi u mësua me mbrojtje dhe filloi të ndjente vështirësi në konkurrencën ndërkombëtare. Shteti dhe aksioni i tij u kritikuan rëndë. Debate dhe pozicione të reja filluan të sintetizohen në literaturën dhe praktikat ekonomike. Sot pranohet gjerësisht se vendet e varfra, që vazhdojnë të varfërohen apo të mos japin shenja të një zhvillimi të shpejtë, nuk gjykohet se janë në këtë gjendje si shkak i mungesës së burimeve, por ne radhë të parë për shkak të dobësisë apo mungesës së një shteti efektiv. Krijimi i ekonomisë së tregut në vendet e zhvilluara perëndimore nuk “është bërë në një ditë”, por është paraprirë nga një histori e gjatë për ndërtimin e një sistemi juridik dhe politik të qëndrueshëm. Por dhe në këto vende,ka mjaft shembuj që provojnë se ndërhyrja direkte e shtetit vazhdon të ekzistoje dhe të jetë efektive në zhvillimin e tyre. Ndërhyrja e Shtetit në ndërtimin e veprave madhore të infrastrukturës, industrisë, etj., nuk është zhdukur. Veç të tjerave, ndërkohë që “tregu i plotfuqishëm” ka dhënë tashmë shumë prova të pamundësisë së tij për të garantuar një orientim korrekt të burimeve prodhuese disponibël, “një Shtet modern, transparent, i rinovuar e kompetent ka akoma një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e një zhvillimi ekonomiko-social të qëndrueshëm”. Shek. XXI- shteti përballë një roli të ri në raport me tregun dhe zhvillimin

Ekspertët e ekonomisë janë në unison se rolet e reja të shtetit në këtë epokë moderne të shek. XXI, të karakterizuar nga një vokacion liberal dominues dhe efekteve të pashmangshme të fenomenit të globalizimit duhet të rikonceptohen dhe të sintetizohen në disa drejtime e koncepte themelore : në një rol stabilizues që siguron kontrollin e nevojshëm për të evituar pasojat negative të një hapjeje ekonomike e tregtare totale; një rol garant të transparencës, të qëndrueshmërisë së sistemit financiar, bankave dhe institucioneve të tjera financiare; një rol promovues dhe shpërndarës së informacionit sidomos për aktivitetet e zhvillimit dhe ndërtimin e avantazheve krahasuese dhe konkurruese; një rol aktiv në zbulimin dhe konsolidimin e burimeve efektive të rritjes dhe zhvillimit, sepse Shteti është i vetmi aktor kombëtar që mund t’i angazhojë të gjithë aktorët e tjerë në linjën e një vizioni afat-gjatë të qëndrueshëm; një rol organizues dhe garantues të solidaritetit kombëtar dhe politikave sociale dhe jo atë të krijimit të diferencimeve apo kundërvënieve ndërmjet grupeve sociale, atyre profesionale apo diferencimit të rajoneve të ndryshme të vendit nëpërmjet politikave zhvilluese preferenciale bazuar në mbështetjen politike; një rol menaxhues në atë që quhet “qeverisje e kujdesshme e tregjeve”.


28

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

Hylli i dritës

Peregrinus

Shkaku i vetëm i shpërnguljes së shqiptarëve të Brisë ishte dhuna dhe presioni i vazhdueshëm që osmanët dhe veglat e tyne vendase ushtronin mbi ta për me i detyrue me ndrrue fenë e të parëve, tue i grabit dhe tue i dhunue vazhdimisht.

Përkundrazi, dialogu hap rrugë të natyrshme zhvillimi të bashkëjetesës ndërmjet religjioneve e të religjioneve me shoqërinë në përgjithësi.

Ardian Ndreca

www.mapo.al

Gjergj Meta

Nji kontribut i ri në lamijen e studimeve tona historike

Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

P

P

ara pak kohësh doli në qarkullim botimi i dytë i monografisë së studjuesit arbëresh Italo Sarro, me titull “L’insediamento albanese di Pianiano” (Viterbo 2013, ff. 277, ISBN 978-88-97955-20-7). Autori, arbëresh prej San Giacomo di Cerzeto në provincën e Kozencës, ka botue edhe dy vëllime të vlerta me titull: “Insediamenti albanesi nella valle del Crati” dhe asht i njohun edhe për monografinë: “La politica agraria pontificia fra ‘700 e ‘800”; gjithashtu ai ka botue nji seri artikujsh për historinë kishtare të Shqipnisë veriore në shekujt XVII-XVIII dhe madje ka zbulue disa dokumente të shqipes së shkrueme të asaj periudhe. Libri i tij rreth ngulimit shqiptar të Pianianos (prov. Viterbo) flet për nji grup prej 208 shqiptarësh prej katundit Brija në afërsi të liqenit të Shasit, të cilët të stërlodhun prej keqtrajtimeve, vjedhjeve, përdhunimeve, vrasjeve të autoriteteve osmane e sidomos të beglerve vendas, nji natë janarit të vitit 1756 u nisën prej Tivarit drejt Ankonës, ku shpresonin me nisë nji jetë e re. Në fakt historia asht shumë ma e ndërlikueme, pse kishte kohë që Selija e Shenjtë ishte vu në dijeni nepërmjet autoriteteve kishtare vendase për nevojën që kishin katolikët shqiptarë të asaj zone me gjetë strehë në territore të sigurta, larg persekutimit osman. Dihet se të paktën në nji rast nji grup shqiptarësh prej Hotit kishin gjetë strehë në territoret e Perandorisë, ma saktësisht në Istrie. Kësaj rradhe familjet e Brisë ishin organizue në kohë, udhtimi i tyne drejt lirisë do të zgjaste plot 33 ditë, me erën kundër, derisa anija e vogël do të mundte me shkarkue ato 50 familje që ishin në gjendje të mjerë në portin e Ankonës. Vatikani kishte gjetë edhe katundin ku do t’i vendoste dhe madje kishte organizue edhe mënyrën e re të jetesës. Tue qenë se shqiptarët ishin kryesisht bujq e blegtorë, ishte gjykue me i dhanë çdo familjes bagti të imta e të trasha, nji ndihmë fillestare në të holla dhe nji copë tokë simbas formulës juridike të enfiteuzit, ku shqiptarëve u jepej falas në përdorim nji tokë që nuk ishte e tyne. Menjiherë mbas zbarkimit në Ankona, Shtetit Papnor kishte ngarkue autoritetet e Markës me mendue për gjithçka, tue nisë tek karantina e detyrueshme disajavore që aplikohej për të gjithë ata që vinin prej detit, madje edhe për mallnat, e tue vijue tek rruga që do të përshkonin me disa etapa për me shkue në zonën e caktueme. Italo Sarro ka zbulue dhe ka botue të gjithë dokumentacionin përkatës të kësaj zhvendosje të organizueme në detaje, ku për çdo ditë marshim parashikohej ushqimi, ndalesat dhe strehimi i refugjatëve. Tragjedia e atyne familjeve të mjera, të detyrueme prej persekutimit osman me lanë shtëpiat e tyne, ndërthuret edhe me probleme tjera të randsishme: me dobësinë dhe mosbindjen e klerit shekullar vendas, me nepotizmin dhe etjen për pasuni, me presionin që ushtronte kisha ortodokse sllave, me vorfninë, injorancën dhe egërsinë e atyne kohnave. Mbas vendosjes në Pianiano, kolonia shqiptare u organizue dhe nisi jetën e vet edhe pse territori i Viterbos prekej prej malarjes dhe disa sish u sëmurën dhe vdiqën. Prej këtij problemi u lindi mendimi me u zhvendosë dikund tjetër. Nji aventurë tjetër do t’i priste shqiptarët e Pi-

anianos, të cilët me premtimin e nji të afërmit të grupit të tyne u bindën se ishte ma mirë me u shpërngulë në Mbretninë e Napoli. Personi që i kishte joshë dhe madje financue ishte nji kolonel-lejtnant me origjinë shqiptare, njifarë Nikollë Mida, efektiv i të ashtuquejtunit “Regjimenti Maqedonas” i mbretit të Napolit Karlit III. Regjimenti quhej “maqedonas” por ishte i përbamë prej shqiptarësh, të cilët gjindeshin me shumicë në Mbretninë e Karlit III dhe ishin ushtarë të shkëlqyeshëm, siç e kishin diftue në betejën e Velletrit (1744), të Guastalla-ës (1746) etj. Tue e pa veten pa asnji të ardhme në Mbretninë e Napolit, grupi i shqiptarëve rikthehet në Pianiano, ku mbas shumë mundimesh dhe me ndërhymjen e autoriteteve kishtare mbërrin me marrë rishtas në dorzim tokat dhe me shfuqizue dekretin e dëbimit për shkak të braktisjes së vendbanimit. Asht për t’u shenjue fakti se nji prej faktorëve që luejti rol në zbutjen e Selisë së Shenjtë dhe ndikoi në heqjen e dekretit të dëbimit ishte fisnikëria e grave shqiptare, e cila nënvizohej veçmas në letrën e ndërhymjes së ipeshkvit italian të Acquapendente-s. Odiseja e tyne e pafund i humb gjurmët e veta në arkivat e ndryshme, ajo që ban përshtypje

Kjo monografi i Italo Sarro-s ka meritën e madhe që ka zbulue nji ngulitje të panjohun deri më sot, e së dyti ka meritën që asht shkrue me kritere shkencore, tue respektue vetëm të vërtetën që buron prej dokumentacionit të gjanë që autori ka gjetë në Arkivin e Shtetit në Viterbo dhe në Arkivin Historik të Propagandës Fide. asht fakti që Selija papnore mbërrinte asokohe me mobilizue njerëz dhe struktura për organizimin e nji shpërnguljet relativisht të madhe, tue kujdesue në detaje çdo moment të sajin. Asht interesant me pa emnat e shqiptarëve që përbanin koloninë e Pianianos: Gjon Kabashi, Pjetër Kabashi, Nikollë Kallmeti, Nikollë Kodeli, Jak Kola, Pjetër Gega, Jak Gjini, Simon Hala, Nikollë Logoreci, Gjon Mida, Anton Sterbini, Nikollë Trushi etj. Prej dokumentave që Italo Sarro ka zbulue, përdorë dhe pjesërisht edhe botue del në pah figura e jashtëzakonshme e ipeshkvit të Shkodrës Pal Kamsi, ashtu si edhe figura negative e priftit Shtjefën Remanji dhe nepotizmi i arqipeshkvit të Tivarit Lazër Vladanji. Shkaku i vetëm i shpërnguljes së shqiptarëve të Brisë ishte dhuna dhe presioni i vazhdueshëm që osmanët dhe veglat e tyne vendase ushtronin mbi ta për me i detyrue me ndrrue fenë e të parëve, tue i grabit dhe tue i dhunue vazhdimisht. Kjo monografi i Italo Sarro-s ka meritën e madhe që ka zbulue nji ngulitje të panjohun deri më sot, e së dyti ka meritën që asht shkrue me kritere shkencore, tue respektue vetëm të vërtetën që buron prej dokumentacionit të gjanë që autori ka gjetë në Arkivin e Shtetit në Viterbo dhe në Arkivin Historik të Propagandës Fide.

ërvoja religjioze e Perëndimit europian ka njohur në historinë e saj çaste përplasjesh dhe dialogu ndërmjet të ndryshmëve. I rikthehem edhe një herë kësaj teme, pasi në vendin tonë ajo ka një rëndësi themelore. Çështja religjioze në kohën bashkëkohore rikthehet me forcë e shpesh edhe në mënyrë të dhunshme, çka nuk i bën nder religjionit e as shoqërisë civile. Por, karshi këtyre formave, nganjëherë të dhunshme e polemizuese, sigurisht shënohen edhe situata, madje në pjesën më të madhe të tyre, përpjekjesh, në të cilat ndjenja religjioze e pranishme brenda njerëzve është një rrugë dialogu dhe bashkëpunimi të frytshëm. Profecia e Niçes se Zoti ka vdekur, po del dalëngadalë e pavend, pasi koha e sotme shënon praninë e fenomenit religjioz në shumë aspekte të jetës së njeriut. Pikërisht në atë perëndim europian nga ku Niçe foli, po lulëzojnë krahas krishterimit ekzistent, edhe religjione të tjera të ardhura kryesisht nga Lindja e largët, ose më mirë të themi përvoja religjioze që kanë përfshirë e përfshijnë çdo ditë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Më shumë se sa pyetjes se a besojnë njerëzit sot në Zot, do të duhet t’i përgjigjeshim se në çfarë Zoti besojnë njerëzit në ditët e sotshme? Sot, në fakt, zotat dhe idhujt janë shtuar me shumicë. Një nga rreziqet që kanos herë pas here ndjenjën religjioze në kohën e sotshme është fondamentalizmi, i cili është një përpjekje e përdorimit të fesë për të sunduar. Jo rrallëherë identiteti fetar kthehet edhe në një veshje për të sunduar, një lloj insttrumentum regni. Më shumë se kudo në Europë kjo ndihet në Ballkan, ku ekuilibrat fetarë janë shumë të brishtë. Pas mohimit pothuajse 50-vjeçar që iu bë këtij elementi nga pushteti me matricë komuniste, ndjenja fetare shpërtheu përsëri, sigurisht kësaj here duke dashur të rikuperojë kohën e humbur e duke kërkuar me mund që të përshtatet me kohën e tashme. Përveç Greqisë, në të gjitha vendet e Ballkanit besimi o u ndal me ligj, si në rastin e Shqipërisë, ose thjesht u lejua të ekzistojë pa ndonjë ndikim në jetën shoqërore, madje çdo formë publike e religjionit nuk shihej me sy të mirë. Një lloj vazhdimësie e kësaj logjike të fundit shpesh ndërton fole në mendësinë e shumë vendeve bashkëkohore, a thua se ndjenja religjioze është e mirë vetëm atëherë kur ajo qëndron brenda mureve të ndërgjegjeve, duke e kthyer besimin në një “kostum” që vishet në privat e hiqet në publik. Ky aspekt social i besimit shpesh ose luftohet ose nuk lejohet. Kjo është ajo që përfshihet në përdorimin e termit laicitet i shtetit

përballë besimit, i cili merr format e një lloj laicizmi fondamentalist. Por në këtë mënyrë, në fakt vetëm se thellohen barrikadat e ndërsjella ndërmjet rendit fetar nga njëra anë, e atij shtetëror nga ana tjetër. Kohët e fundit po vërehet edhe një lloj tjetër problemi me ndjenjën religjioze. Ajo e fondamentalizmit fetar. Fondamentalizmi lind jo vetëm si një reagim jo i duhur ndaj formave të ndryshme të laicizmit shtetëror, por edhe si një dukuri për të sunduar. Jo rrallëherë shihen njerëz që reklamojnë përkatësinë fetare pa pasur asnjë ndjenjë religjioze brenda tyre. Madje në disa vende sikurse, p.sh. ishte rasti i vrasjes së ushtarit anglez në Londër nga një fondamentalist me matricë islamike, përkatësia apo përqafimi i një besimi kthehet në një armë hegjemonie. Një farë dëshire hegjemonie, e një konceptimi të së vërtetës si pronë e imja tek e cila duhet të aderojnë të gjithë, gjarpëron dukshëm në ambiente apo grupime të forta identitare. Një përvojë mirëfilli religjioze, pra e një raporti të njeriut me religjionin, nuk mund të mos sjellë si një ndër pasojat e veta edhe respektimin e tjetrit dhe të ndjenjave të tjetrit edhe në rastet kur është i ndryshëm nga unë. Jo vetëm kaq, një fenomen që ia vlen të merret në konsideratë është edhe vendi që ndjenja religjioze dhe komunitetet përkatëse zënë në rendin juridik të shteteve laike të Perëndimit. Mendoj se kjo çështje ende nuk është e konsoliduar dhe e mbyllur ashtu si duhet. Madje është rasti kur mund të thuhet se rendi i ligjit juridik pozitiv duhet të jetë në disponim të formave gjithnjë e më të larmishme që merr fenomeni religjioz në Europë. Konkretisht ndaj dukurisë religjioze nuk mund të ketë ligje të ngurta, të vendosura njëherë e mirë e përgjithmonë, pasi larmia brenda njeriut e brenda shoqërive e këtyre dukurive është gjithmonë në zhvillim. Sigurisht ka nevojë për një kuadër referimi objektiv, por që nuk mund të jetë njësoj kudo e për të gjithë. Rruga e qasjes ndaj identitetit fetar atëherë nuk mund të bëhet me anë të fondamentalizmave me matricë fetare apo laike, por me anë të dialogut ndërmjet këtyre identiteteve të qarta. Një dialog ky permanent, i vazhdueshëm jo vetëm kur dalin problemet, por si një konstante e jetës shoqërore të vendit tonë. Pozicionimi ekstrem duke menduar vetveten si e vërteta dhe jo të vërtetën si horizonti drejt të cilit të gjithë duhet të shkojmë, çon në përplasje të vazhdueshme. Përkundrazi, dialogu hap rrugë të natyrshme zhvillimi të bashkëjetesës ndërmjet religjioneve e të religjioneve me shoqërinë në përgjithësi.


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

16

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Paragjykimet sociale  Ylli Pango Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve, formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhet për të. Shpesh paragjykimet vinë edhe sepse mendimi a gjykimi i njerëzve është pozitiv për anëtarët e grupit, shtetit, kombit ku ata vetë bëjnë pjesë e për rrjedhojë, negativ a më i ulët për ata që u takojnë grupeve të tjera. Grupi të cilit nuk i takojmë, a ndryshe grupi tjetër, shihet si më homogjen, pra paragjykohet më lehtë duke iu veshur anëtarëve të vet karakteristika të përbashkëta që ata mund të mos i kenë të gjithë. Ndërkohë, grupi ku bëjmë pjesë shihet si heterogjen, më i larmishëm edhe sepse e njohim më mirë dhe në detaje çdo anëtar. Ky lloj paragjykimi sipas grupit i takon teorisë së racizmit simbolik. Sipas saj, anëtarësia në të, formon një pjesë kryesore të identitetit të individit. Për rrjedhojë lind paragjykimi për të tjerët, jashtë grupi, duke i parë dallimet kulturore me ta në favor të vet. Po kështu shihen ndryshimet fetare si jokompatibël me besimin fetar të paragjykuesit. Shqiptari në përgjithësi nuk vuan nga këto lloj paragjykimesh edhe për shkak të izolimit të gjatë dhe pengimit të njohjes e si rrjedhim, fetishizimit të kulturave të ndaluara të të tjerëve. Po kështu në aspektin fetar tek ne kanë munguar paragjykimet ndaj të tjerëve për shkak të fesë, edhe për shkak të mungesës së një kulture të përgjithshme solide a bazale fetare. Perceptimi i anëtarëve të grupeve të tjera si agresivë e violentë, është një tjetër lloj paragjykimi i njohur për ne dekadat e fundit. Shqiptarët janë parë sidomos si objekt i këtij paragjykimi nga europianët në vitet ‘90 pas emigrimit. Burim tjetër i paragjykimeve është hierarkia e grupeve dominuese që legjitimon mitet, sipas të cilave justifikohet moralisht e intelektualisht pozicioni zotërues i disa popujve a shteteve dhe zotërimi syresh i burimeve të shumta natyrore. Këto lloj legjitimimesh mbajnë hierarkitë paragjykuese në këmbë dhe shtojnë akoma më tepër paragjykimet negative karshi popujve të vegjël, të diskriminuar nga historia etj., si yni. Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të një grupi, (ato vazhdojnë edhe kur ka fakte që i hedhin poshtë këto paragjykime). Shqiptarët janë sidomos tipikë për këto vlerësime me këmbënguljen e pamotivuar dhe konsiderimin si dobësi logjike a karakteri, ndryshimin e mendimit të dhënë tashmë njëherë. Tek ne mbivlerësimi i sjelljeve negative të të paragjykuarve është shpesh vlerësimi tipik për ta. Për rrjedhojë shihen si përjashtime shembujt që hedhin poshtë stereotipet. Sipas një tjetër modeli, paragjykimi është një konflikt midis dëshirës për të shprehur paragjykimin dhe asaj për të pasur një vlerësim pozitiv për veten. Duke zhvlerësuar a paragjykuar negativisht të tjerët, njeriu shmang ndjesitë a vetëvlerësimet negative për veten. Edhe kjo është gati-gati tipar kombëtar yni: pothuaj gjithnjë inferioriteti ekuilibrohet me uljen paragjykuese të vlerave të tjetrit, madje edhe pa e njohur pothuaj fare atë. Fenomen ky i njohur në psikologji me emrin disonanca konjitive. Ndërkohë diskriminimi është realizimi konkretisht i paragjykimit, veprimi konkret, përgjithësisht negativ, ndaj objektit të paragjykimit. Këtu shqiptarët janë më të rezervuar dhe mbeten më shpesh tek shprehja me fjalë e paragjykimit.              

Ndër paragjykimet, më të njohurat janë ato seksore, sipas të cilave siç dihet, femra nuk vlen a konsiderohet më pak e aftë se mashkulli. Te shqiptarët në veçanti, ky paragjykim ka qenë zotërues për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë, ndonëse më pak, edhe sot. Ky paragjykim është reflektuar që nga ngarkesa me dru e femrës e deri te mospërfshirja apo përfshirja e saj minimale në punë me rëndësi a pozicione të larta shtetërore. Ndonëse tek ne flitet jo pak për këtë realitet paragjykues, ende nuk kapet thelbi i problemit. Synimi kryesor, fokusi mbetet barazia gjinore, propaganda për të, pa realizuar a u fokusuar tek bindjet a besimet e meshkujve por edhe të vetë femrave lidhur me raportin burrë-grua. Pse gratë ndjehen ende të diskriminuara, ndonëse ka kaq kohë që flitet e veprohet shumë e madje në ndonjë vend edhe dënohet me ligj seksizmi. Edhe sepse pritshmëritë e vetëbesimi i vetë grave, sidomos tek ne, janë ende të dobëta, dhe reagimet negative ndaj femrave që synojnë a arrijnë pozicione lidershipi janë ende të forta. Pra ka ende barriera psikologjike, paragjykime të brendësuara fort, njëanshmëri në qëndrimet individuale e institucionale, që i pengojnë femrat sado të kualifikuara të arrijnë pozicione të larta. Nacionalizmi është një paragjykim që bazohet në karakteristikat e përbashkëta kulturore, identitetin e përbashkët dhe në mbivlerësimin e tyre në raport me ato të kombeve të tjera. Kështu theksohen shpesh pa të drejtë mjaft karakteristika kinse pozitive që i ka vetëm ky apo ai komb a popull, a grup njerëzish. Shpesh ky paragjykim sidomos tek ne është efekt i kundërt i kompleksit të inferioritetit, sidomos të së shkuarës, apo edhe i dëshirës për të dalë së fundmi me nxitim në arenën ndërkombëtare të vlerave, ku kemi munguar gjatë si rrjedhojë e izolimit. Kështu kemi shfaqje të tepruara nacionalizmi në sport, art etj, dhe së fundmi edhe në politikë a gjeopolitikë duke kërkuar të bëjmë efekte që për vetë realitetin ku jemi, janë absurde. Në disa raste njerëzit tanë kërkojnë të rrisin vetëvlerësimin duke e parë veten si pjesë të një grupi superior apo duke u identifikuar me njerëz të famshëm si p.sh. me futbollistë fitimtarë të ekipit kombëtar, artistë tanët të njohur në botë, ndonëse të paktë etj. Kështu i jepet vetes duke paragjykuar pozitivisht, identitet i njësuar me vlerat më të larta apo të amplifikuara kombëtare. Kjo ka vlerën e vet në rrethana të caktuara historike, por duhet kombinuar me vlerat individuale dhe nuk duhet lejuar të kalojë deri në shovinizëm, apo siç thuhet ‘në strehë të fundit për maskarenjtë e sharlatanët e dështuar individualisht’. Një atlet i vetmuar vazhdonte stërvitjen duke vrapuar rreth stadiumit, kur shokët e tij brenda në stadium shijonin kurorat e lavdisë. Pas disa kohe u shpall kampion: është një shembull që më vjen ndër mend sa herë njerëzit kërkojnë me padurim lavdinë e madhe nëpërmjet identifikimeve ekstreme. (Në disa raste, madje në mungesë të arritjes së lavdisë nacionale a individuale, shqiptarët identifikohen edhe me lavdi ekipe kombesh të mëdha, me klube fitimtare si Milan a Real, me lojtarë të mëdhenj, duke u bërë a vetëshpallur milanistë, juventinë etj. Kjo është sërish një derivat i kërkimit të identitetit individual pas nacionalizmit të parealizuar). Shqiptarët janë gjithashtu tipikë për favorizimin ekstrem të vetes mbi bazë përkatësie grupi a kombi kur u kërcënohet vetëvlerësimi, në situata të caktuara politike a historike, apo kur ndjehen të marxhinalizuar. Shumë rrallë, madje edhe kur faktet historike janë kokëforta (për to shpeshherë as dinë e as duan të dinë), i japin të drejtë vetes, veç vetes dhe aspak të tjerëve.  Homofobia shfaqet si paragjykim për shkak të orientimit a preferencave seksuale të njerëzve. Kryesisht shfaqet siç dihet, ndaj homoseksualëve, gay, lesbike etj. Tek ne kohët e fundit po promovohen fort të drejtat e homoseksualëve dhe po luftohet kundër paragjykimeve për ta. Ka angazhim deri në rang qe-

veritar. Por po promovohet gjithashtu në media e në mjedise publike një qëndrim disi i tepruar publik fals në favor të tyre, nisur edhe nga interesa politike, vetëvlerësimi etj. I njohur edhe si efekti “token”, ky lloj qëndrimi vë në dukje me bujë veprime të parëndësishme, por spektakolare pozitive karshi të paragjykuarve, për t’i përdorur më vonë këto si justifikime për moskryerjen e veprimeve më thelbësore pozitive në favor të tyre. Kështu, duke dashur të dalin publikisht si jo paragjykues e të moderuar, u shfaqën në publik me biçikleta krahas homoseksualëve, punonjës të administratës së Avokatit të Popullit, në një kohë që puna e tyre kryesore është jo demonstrimi a propaganda, por mbrojtja e homoseksualëve rast pas rasti për diskriminime konkrete. Shfaqemi kështu edhe si më të avancuar se popuj shumë më të qytetëruar të vendeve nga më të zhvilluarat. Rrezikojmë veç kësaj të lindim e ngjallim pse jo një kulturë jotradicionale dhe edukim jonormal të brezave të rinj duke fetishizuar atë çka duhet shumë ta mbrojmë ndaj diskriminimit e paragjykimeve. Për këtë arsye, por edhe për vetë natyrën e formimit e mentalitetit tradicional shqiptar, mund të mbahet një qëndrim disi më i ekuilibruar, sigurisht gjithmonë, kundër paragjykimeve homofobike. Paragjykimi nuk luftohet me një vrull e formalisht, por ka disa kushte për t’u realizuar, të cilat do i shohim edhe më poshtë. Racizmi është një paragjykim që bazohet në tipare fizike, si ngjyra e lëkurës etj., e që mbi këtë bazë determinon karakteristikat kulturore të një race (p.sh ajo e zezë) a grupi si më inferiore. Tek ne, ky paragjykim nuk është shumë i përhapur, ndonëse edhe pakicat raciale tek ne janë të pakta, dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem. Pakicat egjiptiane që shfaqin herë-herë probleme kanë patur përplasje më shumë me politikat shtetërore sesa me njerëzit në përgjithësi. Gjith-

sesi paragjykimet e shqiptarëve ndaj pakicave të tilla, ndonëse në masë të vogël ekzistojnë, por kurrë deri në diskriminim, eksese a veprim konkret karshi tyre. Paragjykimet fetare tek ne janë pothuaj inekzistente dhe bashkëjetesa paqësore fetare e trajtimi i njerëzve të feve të tjera, martesat mes fesh të ndryshme etj., janë bërë shpesh shkak mburrjesh në botë, për të demonstruar tolerancën tonë fetare. Në të vërtetë, fetë historikisht nuk kanë patur bazament edukativ e tradicional këtu. Shkollimi, institucionet dhe formimi fetar ose kanë qenë të cekët, ose të importuar a të realizuar nëpërmjet konvertimesh pragmatiste nga njëra fe në tjetrën. Për më shumë, nën regjimin komunist janë vënë edhe barriera ideologjike e politike si ato të vitit 1967, që eliminuan krejt institucionet fetare e ndaluan besimin fetar. Për rrjedhojë, shqiptari në përgjithësi në disa breza të rinj konsekutivë është rritur pa fe e besim, gjë që e ka bërë vetëm formal konsiderimin e tij si popull me tri besime. Në të vërtetë edhe ajo çka dinë mjaft të huaj për ne në këtë aspekt është tepër e cekët. Kështu tregon mosnjohje të thuash se shqiptarët janë 70% popull mysliman kur ne kryesisht, veç nga emri dallojmë si të tillë dhe jemi mjaft pak zbatues, praktikantë të riteve fetare. Pra edhe njohja e feve nuk ka qenë në rrënjë, e për rrjedhojë nuk ka pasur luftëra a konflikte fetare e për më pak as paragjykime a diskriminim fetar. Nuk duhet pra të mburremi kaq shumë në këtë aspekt, por natyrisht duhet ta vlerësojmë faktin historik pozitiv që është në favor të harmonisë e tolerancës fetare. Paragjykimet e kota, formale, apo për shkak të një karakteristike që tjetrit i duket jo e pakëndshme ose e padëshirueshme. Këto janë paragjykime individuale që sjellin raporte negative të pajustifikuara mes njerëzve. Kështu paragjykohen negativisht njerëz sipas karakteristikash fizike, si lloji i fytyrës, mbajtja e trupit, shprehjet e fytyrës, etj. Tipike shprehja absurde paragjykuese shqiptare, për të panjohurit e papëlqyeshëm pa asnjë shkak: “Ky sikur më ha bukën?! Paragjykimi apo diskriminimi gjuhësor: ka në bazë përdorimin e gjuhës, ku përfshihen gjuha amtare individuale, dialekti ose karakteristikat e të folurit të individit si aksenti, volumi i fjalorit (sa shumë fjalë njeh e me ç’variacion i përdor etj). Kështu tek ne paragjykohen njerëzit që vijnë nga Veriu e malësitë mbi bazën e gjuhës së tyre, por edhe të kufizueshmërisë së fjalorit për të cilin në disa raste me shpoti thuhet se reduktohet në 300 fjalë. Po kështu paragjykimi gjuhësor lidhet edhe me sintaksën, ndërtimin e fjalisë, konstruktin e saj etj. Tek ne deri edhe miset e vajzat e bukura do të jepnin mjaft shkas për këto paragjykime a më saktë kritika. Por çuditërisht, tek ne ende vazhdon të ndodhë e kundërta. Kjo sepse goditjen e ka marrë vetë gjuha e për rrjedhojë njerëzit e përdorin atë si të duan, shpesh duke e shkelur e shtrembëruar, dhe duke e çuar në degradim gjithnjë e më të madh. Kështu, njerëz me nivel të ulët formimi e shprehjeje gjuhësore jo vetëm nuk paragjykohen, madje as gjykohen, por paragjykojnë njerëzit e formuar e me nivel kulturor gjuhësor të lartë. Kjo sidomos kur të parët arrijnë edhe deri në majat e pushtetit. Kështu ka ministra a deputetë, politikanë që flasin për tmerr në dialekt a me gabime gjuhësore e sintaksore, ka vajza modele a mise që nuk njohin Ismail Qemalin, a ndërtojnë fjali gramatikisht të tmerrshme. Dhe ndodh që për shkak të masës gjithnjë e më të madhe të injorancës së këtij lloji, që ata jo vetëm nuk paragjykohen, por kthehen gradualisht në normalitet duke i zhvendosur diskriminimet tek të kulturuarit. Do të thuhej:“Në mbretërinë e budallenjve, njerëzia tallen me të mençurit”. 


30

E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Biçikleta e parë fluturuese 4

5

12 15

6

7

17

24

26

30

31

40 4

19

27

28

32

29

33

37

38

41

43

11

23

25

36

10

18 22

35

9

14

21

34

8

13

16

20

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

Koha e fillimit ____:____

46 48

47

Horizontalisht 1. Aftësia për të marrë vendime në kohën e duhur e për t’i zbatuar ato. 8. Vend me ujë. 12. Parti Italiane. 13. Rishfaqje e disa tipareve dhe vetive të paraardhësve të largët te njerëzit, kafshët ose bimët. 15. Fletë ose shpallje e vogël që njofton për diçka. 18. Kosova në makina. 19. Përemër vetor. 20. Sende që përdoren në kuzhinë. 21. Kontrollor financiar. 24. Krahinë malore që shtrihet mes Librazhdit e Elbasanit. 26. Ent Monetar. 28. Marley, këngëtar. 30. Përemër vetor. 31. Ndërtesë e madhe ku mbahen mallra të ndryshme. 34. Rreth i vendit tonë. 36. Fis ilirësh që njiheshin si lundërtarë të zotë. 38. Shkronjë dyshe. 40. Repart Industrial. 41. Shtesë në pagesë për vonesën. 42. Hajmali. 43. Sasia e ushqimit, që i jepet një dikujt për një ditë. 44. Veshje serioze. 45. Sigla e Elbasanit. 46. Frenk i muzikës botërore. 47. Jo i vjetër, i ... 48. Përemër dëftor.

Koha e mbarimit ____:____

49

Vertikalisht:

1. Skuadra e Malësisë së Madhe. 2. Manuel i futbollit gjerman. 3. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore. 4. Figurë mitologjike që përfytyrohej si gjysëm grua gjysëm peshk. 5. Miell gruri, misri, orizi etj. i bluar trashë. 6. Repart Ushtarak. 7. Seferi, gazetar i televizionit. 8. Skuadër futbolli shqiptare. 9. Agjensi Ndërtimesh. 10. Tas i madh prej bakri. 11. Gaz që mbush llampat e ndriçimit. 14. Ballshi në makina. 16. Nënë në dialekt. 17. Firmë e njohur pijesh freskuese. 22. Një lule e bukur. 23. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar. 25. Motra më e vogël e Skënderbeut. 27. Njeri anglez. 28. Lëndë për shtrimin e rrugëve. 29. Gosti, ose... 32. Krijues i një vepre. 33. Boriga ne filmin "Rrethimi i vogël". 35. Planet i sistemit tonë diellor. 36. Lumi i Tiranës. 37. Përemër pronor. 39. Tufa e qimeve të gjata që ka kali në qafë. 41. Grup këngëtarësh. 43. Rishtas në fillim.

Sudoku | nivel mesatar 7

3

5 3

6 7

1

8

6

4

1

6 2 7 3 9 8

6

9

7

5 4

7 8

7 4

6

2 9

2

7 3

9

5

5

2 5 6

6

7 4

7 5 1

6

4

7

8

2

6 9

4 9

2

3

Dy projektues britanikw kanë zbuluar biçikletën e parë fluturuese në botë, e cila sipas tyre, do të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit. Modeli Paravelo fluturon në 40 kilometra për tre orë duke përdorur një motor 249cc me biokarburant dhe parashutë. Projektuesit Yannick Read dhe John Fordon thonë se mjeti fluturues mund të arrijnë lartësi deri në 1.200 metra dhe nuk kërkon një licencë të veçantë për të vepruar, njofton Start. Ata po kërkojnë 50.000 funte për finalizimin e projektit, ndërkohë që u është dashur dy vjet për zhvillimin e prototipit.

39

42

44

2 6

www.mapo.al

6 1 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Perspektivat për jetën tuaj ne çift do jene te mira gjate kësaj dite. Se bashku me partnerin do përgatisni një darke romantike dhe mjaft te këndshme. Kritikat lërini për me vone. Beqaret ka shume mundësi te pëlqejnë një person te huaj, i cili ka ardhur këtu vetëm për çështje pune. Ne planin financiar kujdes me shpenzimet dhe me transaksionet e pamenduara.

Lidhja juaj do jete e forte dhe mjaft harmonike gjate kësaj dite. Nuk pritet as problemi me i vogël kështu qe shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Beqaret duhet t’i mendojnë mire gjerat para se te fillojnë një histori dashurie. Disa gjera do ndryshojnë, a jeni ju te gatshëm? Financat do jene edhe sot delikate. Beni shume kujdes nëse nuk doni te keni probleme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Klima yjore do jete shume e mire për çiftet gjate kësaj dite. Do keni me shume besim tek njeri-tjetri dhe nuk do ngurroni te merrni vendime me rëndësi te madhe. Edhe për beqaret dashuriçkat do jene premtuese. Do iu duket sikur keni filluar një jete te re, me emocionuese. Situata financiare do Jete pak me e qëndrueshme se kohet e fundit.zotërojë.

Dita e sotme do jete e bukur dhe e mbushur me emocione gjate kësaj dite. Përfitoni sa te mundni për te kaluar me shume kohe me partnerin dhe për te planifikuar te ardhmen. Beqaret, edhe pse nuk po kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje,do ndihen gati sot fale një takimi mjaft interesant qe do bëjnë. Mundohuni te bëni pak kursim ne planin financiar.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ambienti për çiftet do jete me pak euforik gjate kësaj dite. Do kërkoni te dominoni mbi partnerin dhe kjo do sjelle disa mosmarrëveshje me te qe ne mëngjes. Kujdes! Beqaret do përballen me disa surpriza te pakëndshme. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Po u treguar kapricoze ne planin financiar do keni probleme te mëdha gjate kësaj dite.

Shtojini dozat e fantazisë ju qe jeni ne çift nëse doni te kaloni momente te paharrueshme me partnerin. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do iu japin ide shume te mira. Beqaret do kenë vetëm flirtime, asgjë me shume. Financat do jene kryesisht te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te nxitoheni dhe te shpenzoni pa menduar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Venusi dhe Marsi do jene planetët qe do ndikojnë me se shumti sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do krijojnë një klime te ngrohte, ne te cilën do mbizotërojë gjate gjithë kohesh bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Beqaret do kenë mundësi te mira për te kryer një takim vendimtar. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ndikoje me se shumti. Pjesa me e madhe do ketë vështirësi.

Angazhimet e shumta familjare dhe shoqërore nuk do iu lënë shume kohe sot për jetën sentimentale. Nëse jeni ne çift do e lini pas dore partnerin, ndërsa nëse jeni beqare nuk do mendoni aspak për te krijuar një lidhje. Te ardhurat nga ana tjetër do jene mjaft te privilegjuara dhe do ketë përmirësime te ndjeshme. Shfrytëzojeni ditën për te bere investimet e duhura.

1 4 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 089, 214, 325, 405, 485, 508, 526, 559, 598, 726, 815, 854, 965. Numra me 4 shifra: 1151, 1558, 1596, 2848, 2896, 4550, 4841, 5236, 5455, 5603, 6253, 6501, 6821, 6958, 7662, 8541.

Numra me 5 shifra: 01502, 10265, 12182, 21596, 25149, 26320, 54859, 55831, 65661. Numra me 6 shifra: 101526, 182456, 485415. Numra me 7 shifra: 1384684, 1585652, 2295255, 3265958, 4545580, 9219242.

Prioritet për ju do keni ndjenjat sot. Do bëni gjithçka qe keni ne dore për te qëndruar me shume pranë partnerit dhe për ta surprizuar atë. Edhe ai nga ana e tij do mendoje te njëjtën gjë. Beqareve do iu realizohen disa nga ëndrrat me te bukura. Personi qe keni ëndërruar do shfaqet para jush sot. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa pasur garancitë e duhura.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Marrëdhënia me partnerin do jete e mire gjate kësaj dite. Do tregoheni me realiste dhe me te arsyeshëm me çdo hap qe do hidhni. Disa do diskutojnë qetësisht edhe për një teme delikate. Beqaret do kënaqen edhe me dashuriçka kalimtare sot. Për ta e rëndësishme është te përjetojnë emocione.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do e toleroni me tepër partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do ia merrni për keq çfarëdo qe do iu thotë. Ne mbrëmje ambienti do marre flake. Beqareve do iu duhet te bëjnë disa zgjedhje te vështira, por qe do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar nuk duhet t’i lini çdo gjë kohës, por duhet te mundoheni ta përmirësoni situatën sa te mundeni.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk jeni treguar te sinqerte me partnerin gjate kësaj kohe dhe kjo do krijoje here pas here debate. Beqaret duhet te shijojnë momentin ashtu si t’iu vije dhe te mos nxitohen për asgjë. Ne planin financiar nuk iu lejohen gabimet.


E shtunë-diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al

profil

Arvizu

si gjithë të tjerët Vladimir Karaj Ambasadori Aleksandër A. Arvizu, si paraardhësi i tij duket se do ta lërë Shqipërinë (në vjeshtë) i shoqëruar me një lumë zhurme, me dashamirës të kënaqur dhe të tjerë të mërzitur. Me njerëz që besojnë se i dha dorë njërit a tjetrit krah dhe siç ka ndodhur rëndom në marrëdhënie jo fort miqësore me krerët lokalë, të cilët me shumë gjasa i lë të gjithë të pakënaqur. Ashtu si ai në Shqipëri, në pikë tjetër të globit, Donalt Lu ambasador i SHBA në Nju Delhi, një emër që shqiptarët s’e kishin dëgjuar, por që do e fiksojnë shpejt dhe dëgjojnë çdo ditë në media e në biseda kafenesh plot teori konspiracioni, po bën gati valixhet. Arvizu largohet pas një mandati 3 vjeçar të rrethuar me zhurmë, që ka gjasa të bëhet më e fortë në ditët që do pasojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Fakti është që shqiptarët presin përtej asaj që një ambasador mund dhe i lejohet të bëjë e nga kjo shtyhen të interpretojnë deri dhe detaje të fjalës, mimikës apo gjesteve të tij. Sa herë Arvizu (ashtu si paraardhësit) ka dhënë një intervistë apo ka bërë një dalje publike, kafetë e vendit dhe mediat janë mbushur me diskutime dhe interpretime pafund. Kush nuk e mban mend “përveshjen e mëngëve” në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”. Qindra artikuj u shkruan për të dhe u konsumuan shumë më shpejt sesa ta zëmë, numërimi i votave në zgjedhjet lokale të Tiranës. Arsyeja e stërpërsëritur e një vëmendje të tillë është e thjeshtë. Shqiptarët kanë vite që e presin shpëtimin nga Amerika, ndoshta që prej kohës së asaj barsaletës ku ne i shpallnim luftë që ata të na pushtonin dhe që mbyllej me pyetjen retorike: “Po sikur ne ta fitonim luftën?!”. Sigurisht sot barsaleta nuk ka të bëjë me bukën dhe urinë, por nuk është shumë larg kësaj. Ne presim që SHBA të ndëshkojë korrupsionin e zyrtarëve tanë të lartë dhe zhgënjehemi nëse këta të fundit (duarlidhur në fakt) nuk bëjnë asgjë përtej deklaratave se korrupsioni luftohet në vend. Ne presim që SHBA-të të garantojnë zgjedhjet e lira, ndërsa ne vetë (ca prej tanëve) bredhin rrugëve dhe shpërndajnë herë tollona e herë para të thata e në raste ekstreme edhe ndonjë kallëp tritoli për t’i bërë zgjedhjet sa më të kontestueshme e më të pandershme. Ndër 300 e më shumë pyetje që iu bënë pak ditë më parë në një bisedë me ndjekës në Facebook, më të shumtat kishin të bënin me atë që do të bënte SHBA apo vetë ambasadori. A do t’i mbronin ata zgjedhjet?! A do ti njihnin po të vidheshin?! Ç’do thoshin kundër apo pro njërit apo tjetrit drejtues politik?! Përfaqësuesi i SHBA ktheu po ashtu dhjetëra përgjigje dhe ndoshta jo pa qëllim pjesa më e madhe e tyre përfundonin me: “E keni ju në dorë. Është në dorën tuaj”. Misioni i Arvizusë në Shqipëri ishte kopje (edhe pse unike) e misioneve paraardhës. Ai u shty në të njëjtën tollovi, ku menjëherë pas prezantimit u përball me gazetarë që kërkonin prej tij jo thjesht një përgjigje diplomati, por siç i thoshin ata, një mesazh të qartë jo diplomatik. Në fakt ata kërkonin që ai të dilte në krah të njërit apo tjetrit, të merrte një qëndrim të qartë, të ndëshkonte haptazi apo të mburrte haptazi, pavarësisht se kjo nuk ishte puna e tij. Ambasadori fillimisht buzëqeshte u “ikte” pyetjeve të ngjashme që i bëheshin kurdoherë me të njëjtën parantezë duke lënë sërish shijen e paplotësisë tek ata që e pyesnin te ata që ndiqnin përgjigjen e tij. Ndërkohë edhe pse në 3 vite mandat, edhe pse qëndrimet e SHBA ndaj Shqipërisë nuk kanë ndryshuar, siç thotë edhe përsërit ambasadori, marrëdhëniet e këtij të fundit kanë kaluar kurba ulje e ngritje herë me opozitën dhe herë me mazhorancën. Në fillim qëndrimi i tij pas 21-janarit, e armiqësoi me opozitën dhe median rreth saj. Simpatizantët e PS, ata radikalët, nuk do ia falin ndonjëherë cilësimin: “Burrë shteti” të Berishës, kur ky i fundit pranoi t’i dëgjonte këshillën dhe të tërhiqte planet për një kundërmanifestim pas demonstratës së opozitës që u mbyll me katër qytetarë të vrarë prej të shtënave nga gardistë brenda rrethimit të kryeministrisë. Zgjedhjet lokale dhe ajo që ndodhi në Tiranë nuk lanë të kënaqur asnjë prej palëve. Qëndrimi i ambasadorit nuk qe

aq radikal kundër njërës apo tjetrës. Ai ashtu si vëzhguesit ndëshkoi parregullsitë, duke lënë në dorë të shqiptarëve të interpretonin nëse zgjedhjet ishin fituar apo vjedhur. Më vonë duke iu rikthyer 21 janarit ai dha sërish një gjykim që e armiqësoi menjëherë me njërën prej palëve. Këtë herë ishte qeveria që u ndje e sulmuar dhe opozita që i doli në krah ambasadorit. “Jemi të tronditur. Verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi”, thuhej atëherë në një deklaratë të ambasadës së SHBA. Prej kësaj kohe në fakt marrëdhëniet nuk duket se janë balancuar sërish. I pyetur dy ditë më parë për marrëdhëniet që kishte me ambasadorin Arvizu, kryeministri tha: “Unë jam njeri i marrëdhënieve zyrtare dhe po të garantoj se në çdo kohë, marrëdhëniet e mia zyrtare me qeverinë amerikane kanë qenë shumë të mira. Kjo është e vërteta dhe cilido të dojë dhe t’i studiojë. Nuk jam njeriu i marrëdhënieve personale”. Kryeministri në fakt akuzohet se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me pjesën më të madhe të ambasadorëve amerikanë që herë herë kanë mbajtur qëndrime që atij nuk i shkonin për shtat. Sipas opozitës edhe deklarata e djeshme e Ministrisë së Jashtme që u tregua e paduruar për të lajmëruar ambasadorin e ri Donald Lu ishte një shenjë e kësaj mërie. “Banale sjellja e Ministrisë së Jashtme ndaj Ambasadorit Arvizu! Pushtet i degraduar në ikje që s’respekton normat ndërkombëtare. Turp!”, shkruan në Facebook kandidati i PS për deputet Ditmir Bushati. Por fakti që thuajse çdo gjë e tyre diskutohet, nuk është meritë e Arvizusë dhe as do të jetë më shumë e pasuesit të tij. Shqiptarët janë te etur për lajme nga Amerika të cilën, pavarësisht një propagande për ta urryer në 50 vjet, vazhdojnë ta duan çmendurisht dhe sigurisht të ëndërrojnë që ajo do i zgjidhë njëherë e mirë fatet e Shqipërisë. Dy ditë më parë, ambasada u detyrua të tërhiqte dhe madje të fshinte një foto coveri në rrjetin social, ku tregohej një lëndinë me lule ku ndër të tjera kishte disa me nuancë të lejlasë dhe në sfond copa të qiellit blu. Fotoja duhet të jetë me siguri një pafajësi, por fakti që komentet dhe like në të e interpretuan si mbështetje ndaj të majtës, si qëndrim politik duket e detyrojë ambasadën ta hiqte dhe madje ta fshinte nga arkivi. Kjo ndoshta është gjëja e fundit që Arvizu mësoi në Shqipëri. Shqiptarët e besojnë seriozisht lidhjen e ngjyrave me partitë. Nëse vesh bluzë blu je gjithmonë i djathtë dhe nëse (dikur rozë apo të kuqe) këmisha jote është lejla, pavarësisht nëse është ngjyrë në modë je i majtë dhe adhurues i Ramës.

Arvizu i lë vendin Donald Lu-së Donald Lu do të jetë kryediplomati më i ri amerikan në Shqipëri, ndërsa Aleksandër Arvizu do të largohet nga vendi yt për shkak të përfundimit të mandatit të tij 3-vjeçar. Ky lajm konfirmohet nga Ministria e Jashtme Shqiptare, e cila pranoi kërkesën për akreditimin e ambasadorit të ri të SHBA. Donald Lu aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi. Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Uashingtonit. Më parë ai është emëruar Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azerbajxhan nga 4 korrik 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar

31


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 22-23 qershor 2013

www.mapo.al

Profile for Gazeta Mapo

Mapo 22 23 qershor ok  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Mapo 22 23 qershor ok  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Advertisement