Page 1

aktualitet Kultura e re Basha, s’pret të fitojë nga dështimi i Ramës, por me alternativën e vet

pro & kundër

Tregtia e plehrave, një industri 200 mln euro në vit drejt falimentit Industria e riciklimit të plehrave në alarm, pas vendimit të qeverisë për ndalimin e importit. “Kemi 1260 të punësuar dhe 38 mijë të vetëpunësuar, që ushqehen me këtë industri”. Ambientalistët: Kompanitë të punësojnë më shumë njerëz për ndarjen e plehrave tona Faqe 14

single & the city Iva tiço

Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm. Faqe 13

Idi, essi,uni ylli pango

E shtunë-diel 21-22 shtator 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1018 Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

New propaganda

Java e parë e qeverisë “Rama”, nën shenjën e imazhit dhe simbolikës. Veprimet e para të qeverisë: Nga arredimi i zyrave, Kodi i Etikës, dhe përballja me skeptikët që shohin në këtë gjë vetëm kurim të imazhit. Belina Budini: Qeveria e re, e prirur drejt spektaklit. Nxitimi për t’i paraqitur si transformime këto simbolika, ka krijuar atmosferën e një “panairi të kotësive”...

intervista e javës

editorial

dilema zhvillimi

esse

Schiuma party, ose a qeveriset vetëm me propagandë?

Alterglobalistët: alternativë zhvillimi apo revoltë antikapitaliste?

Rruga e vështirë e së vërtetës

alfred lela

Bumçi: Ringritja e PD, mbi historinë e Berishës dhe alternativën e re Deputeti i PD, Aldo Bumçi analizon 5 arsyet e humbjes së PD, aksionin e ri opozitar dhe alternativën që ajo do të ndjekë për t’u rikthyer në pushtet. Për Bumçin, historia e PD duhet të bazohet në trashëgiminë e Berishës dhe në alternativën e re të së ardhmes

Faqe 10-11

Faqe 3

ADRIAN CIVICI

Faqe 26

rudolf marku

Faqe 28

Mapo Libri

personazh

Kryehetuesi i ramiz alisë zbulon sekretet

Jeta pas dasme e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës

Rrëfimi i Qemal Lames, njeriut që për 11 vjet ka qenë në krye të Hetuesisë së Përgjithshme. Çfarë zbulon ai në dorëshkrimin e librit, për demonstratat në Shkodër, Kavajë e Tiranë, për vrasjet e 2 prillit të vitit 1992 në Shkodër, në kufi, si dhe për dosjen që implikonte Ramiz Alinë si agjent i sigurimit të huaj. Faqe 21

pyetsori i prustit

Primo Shllaku: Të dalë dikush e t’më thotë ‘fale diktaturën’ Poeti gegë Primo Shllaku nuk tutet as në këtë rrëfim personal për veten dhe të tjerët. “Disa njerëz armiqësohen qysh herët me botën. Po të thosha s’më pëlqen bota, e di se do të gënjeja trashë. Gjysma e saj nuk më pëlqen me siguri... Faqe 24

Kavilja e ndrydhur, të dridhurat e Klaudias, të ftuarit VIP…gjitha detajet e dasmës tjetër të çiftit të balerinëve, asaj që nuk u shfaq në publik. Por edhe emocionet e muajit të mjaltit dhe grimca nga bashkëjetesa trevjeçare, që nga zgjimet e herëta te mbrëmjet para televizorit Faqe 17


2

e shtunĂŤ-e diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Schiuma party, ose a qeveriset vetëm me propagandë?

Alfred Lela

Kryeministria e "vjetër" foto: Jutta Benzenberg

javore

libri

E shtunë-diel,21-22 shtator 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Bumçi: Ringritja e PD, mbi historinë e Berishës dhe alternativën e re Deputeti i PD, Aldo Bumçi analizon 5 arsyet e humbjes së PD, aksionin e ri opozitar dhe alternativën që ajo do të... Faqe 10-11

4 5 13 14 18 24

Politikë

Bushati udhëzim ambasadave për vizitat e Bashës, Çollaku: Ka ekzistuar

Kronikë Vrasja për borxhin 25 mijë lekë, ushtaraku: Isha në shtëpi me gruan

“Ditari”; Kryehetuesi i Enverit zbulon sekretet

Preç Zogaj

Kultura e re Basha, s’pret të fitojë nga dështimi i Ramës, por me alternativën e vet

Dossier

Tregtia e plehrave, një industri 200 mln euro në vit drejt falimentit

Personazh

Monika Stafa: Një jetë me të gjitha ngjyrat

Jeta pas dasmës e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës

Pyetësori

Primo Shllaku: Të dalë dikush e t’më thotë ‘fale diktaturën’

Kolona / ide/ debate

26

Dilema zhvillimi

23

recensë

28

esse

29

Idi, essi,uni

20

Column

31

profil

Adrian Civici Ylli Pango

Luljeta Lleshanaku Iva Tiço

Rudolf Marku Rexhep Erdogan

Çdo efekt i bukur të krijon një armik, vërente Oscar Wilde. Edhe më shumë të tillë të krijojnë efektet e shëmtuara në fakt. Një efekt të tillë ka patur ndërmend të krijojë kryeministri i ri Edi Rama kur ka hedhur në faqen e tij në facebook një seri fotografish që paraqisnin dekadencën, shëmtinë, medet-o-Zotin e disa prej mjediseve të selisë së qeverisë. Mure të pista, lagështirë, plasaritje, pllaka të thyera e të shqyera e pahijeshi të tjera. Seriali horror me 30 foto titullohej “kryeministria siç nuk e keni parë” dhe deri në orën 21:03 të së enjtes kishte 5,327 pëlqime dhe 338 komente. Komentet ishin si pamjet: për t’u mëshiruar. Militantë politikë të majtë, ose urryes shoqërorë patologjikë, shpraznin jo vetëm shqipen e tyre të çalë, por edhe keqkuptimin e madh: pretendime estetike me mjete joestetike, në këtë rast fjalë e fjali po kaq ngjethëse sa dhe pamjet. Por cirku është i rëndësishëm. Nëse largohesh nga ata që Preç Zogaj i quan me të drejtë ‘maskat e internetit’, dhe bën një ekskursion mbrapsht në historinë moderne të Shqipërisë, gjen pa zor ngutin e madh të të gjitha palëve politike për t’u paraqitur si civilizues. Madje si zanafillë e qytetërimit shqiptar. Mbreti Zog e pati një pretendim të tillë dhe pasaporta e tij reformuese e qytetëruese lexon ndër të tjera: një shtet shekullar, afetarizmin e veshjeve, një kod ligjor perëndimor, vendosje e kontrollit mbi territorin. Me pak fjalë një alla franka brenda një alla turke të madhe shqiptare. Një prej qeverive të kohës së tij madje u pagëzua edhe si e dojç kulturës. Të njëjtin mëtim shfaqën edhe komunistët e Enver Hoxhës pas ardhjes në pushtet në vitin 1944. Emancipimi i gruas, elektrifikimi, sistemi arsimor e shëndetësor falas dhe i centralizuar, lufta ndaj zakoneve prapanike, e të tjera. Centralizimi (dhe paranoja) shkonte deri aty sa u ndalua feja dhe u kërkua inxhinierimi i njeriut të ri. Një përmasë qytetëruese por kësaj radhe nën një metaforë tjetër, atë të lirisë, shpalli edhe opozita e re shqiptare pas rënies së komunizmit në vitin 1992. Nëse të gjitha u ndanë në mënyrën dhe format se si e kërkonin qytetërimin, të gjitha u bashkuan te mohimi i gjithçkaje para tyre. Pararendësit kishin qenë mujsharë të historisë dhe bisha të së bukurës. Belle epoque fillonte me ta. Kështu edhe me Edi Ramën, një i ri i viteve ’80, banor i Tiranës, një kryeqyteti të çuditshëm që ishte një ëndërr për periferitë dhe një periferi apo makth për kryeqendrat europiane të kohës. Në këtë raport estetik të pamundur, në këtë çmërs të nënndërgjegjes u rrit Rama me bashkëmoshatarë. Kufizimet në art, letërsi dhe stil jete, këtë pamundësi për dekadencë ai brez e barti me vete si një shpagim. Kur të vinte koha ata do ta jetonin kohën e tyre përmes një estetike të lartë. High culture-it të bllokuar të rinisë së parë do t’i vinte radha. Estetike do të ishte bota e re. Me këtë mëtim ndoshta, duke mos e përjashtuar furoren e estetikës së brendshme, Edi Rama u ka hyrë punëve të qeverisë. Në ditët e para, ekzigjencat e stilit kanë zënë pjesën më të madhe të kohës dhe gjestet peshojnë më shumë se punët në kandarin e javës. Ngjan sikur akomodimi i tij në kanapenë e qeverisjes është brenga e parë dhe më e madhja. Mjedisi rrethues intim duket se e shqetëson më shumë se ajo që, ende pa hyrë në zyrë e pat quajtur “gjendje të jashtëzakonshme të territorit”. Për t’iu kthyer fotove të ‘kryeministrisë së rrënuar’ nga ‘qeveria e rrënimit’. Duket se ka në to njëfarë manipulimi. Nuk është e vështirë të kuptosh se fotot janë shkrepur pasi karpetet mbi pllakat janë hequr ose kur mjediset janë ‘pushtuar’ nga ekipet e bojaxhinjve apo ustallarëve. Ka lënie-pasdore në ato mjedise, por ka edhe dorë-që-është-treguar-selektive me to dhe fotot. Gjithashtu ka një shkelje etike dhe një ndjesi revanshi te publikimi i tyre. Ngjan disi e diku me reportazhet patetike të TVSH-së së fillimviteve ’90 në katakombet poshtë vilave të ish-udhëheqjes komuniste, pamje mbi të cilat lexohej një tekst i fundbotshëm. Ky manovrim në nivelin e imazhit, ky schiuma party politik mund ta bëjë punën, por mund të kthehet edhe në bumerang për punët e pabëra. Në fund të mandatit, mes një kryeministrie me buzë të lyera dhe ca punëve të kryera, shqiptarët do të zgjidhnin të dytën. Në 7 ditët që Zoti krijoi botën dhe e bëri njeriun pas imazhit të vet, Rama po kuron imazhin e vet si një demigod estetik. Ditën e tetë ndoshta fillon nga puna.


4

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 21-22 13-14 shtator prill 2013 www.mapo.al

Kryeministri, si gjithë paraardhësit e tij në OKB, do të shfrytëzojë rastin për të takuar sa më shumë homologë apo krerë shtetesh

Vizita në

Rama një javë në SHBA, takime me Bler dhe në OKB Kryeministri do të jetë fillimisht në një event të organizuar nga Toni Bler dhe kreu i Bankës Botërore. Më pas do të marrë pjesë në çeljen e sesionit të ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij të tretë jashtë vendit si kryeministër i Shqipërisë. Pas Prishtinës dhe Brukselit, ai ka fluturuar në mesditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për gati një javë. Megjithëse zyra e tij e shtypit nuk ka publikuar ende axhendën e saktë të takimeve që kryeministri Rama do të zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mësohet se vizita e tij do ketë dy kulminacione, e para pjesëmarrja në një event të organizuar nga ish-kryeministri Toni Bler me krerë shtetesh për të ndarë eksperiencat e implementimit të qeverive të suksesshme, dhe më pas edhe përfaqësimi i Shq-

shpejtësi kuptova kur u bëra kryeministër, një prej sfidave të mëdha është jo në vendimmarrje me strategjinë e duhur, por dhënia e rezultateve në praktikë është kaq e thjeshtë, pra bërja e gjërave realitet. Është një mundësi për pak prej nesh që patën privilegjin dhe sfidën të udhëheqim disa vende, në shkëmbimin e mendimeve si mund të përmbushen detyrat në të tilla pozicione. Nuk pres që ne të gjejmë përgjigje të thjeshta, por jam besimplotë se kemi shumë se çfarë të mësojmë nga njëritjetri”, shkruante Bler në ftesën e vet drejtuar Ramës. Aktiviteti do të mbahet në datën 23 shtator dhe këtë mundësi Rama pritet ta shfrytëzojë edhe për të takuar politikanë e udhëheqës të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Siç dihet, Rama ka lidhur një kontratë me Toni Bler, që të marrë nga ky i fundit asistencë për drejtimin e qeverisë. OKB

Ndërkohë, në mes të javës së ardhshme kryeministri Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në çeljen e

V izi ta

ipërisë në çeljen e sesionit të ri të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ftesa nga Bler

Që në fillim të gushtit, pasi ishte konfirmuar nga partia e vet dhe koalicioni i majtë si kryeministër i Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama mori një ftesë nga ish-kryeministri Toni Bler për të marrë pjesë në një aktivitet që ai organizonte në SHBA me liderë botërorë për sa i përket modeleve të qeverisjes së mirë. “I dashur kryeministër. Po ju shkruaj për t’ju ftuar në një event të cilin unë po e organizoj në Nju Jork në muajin shtator, së bashku me Jim Kim, president të Bankës Botërore. Është një mbledhje private me krerë shtetesh, për të ndarë eksperiencat e implementimit të qeverive të suksesshme. Do të jem i lumtur nëse do të mundeni të jeni pjesëmarrës. Siç edhe unë me

punimeve të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një seancë formale, ku liderë të ndryshëm nga bota mbajnë dhe fjalime përshëndetëse. Një të tillë pritet ta mbajë edhe kryeministri shqiptar. Vlen të theksohet se kësaj here Shqipëria nuk do të përfaqësohet nga Presidenti i Republikës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Rama do të qëndrojë në Nju Jork në datat 26 dhe 27 shtator. Kjo seancë ka qenë gjithmonë një shans që u krijohet liderëve nga vende të ndryshme të botës për të zhvilluar takime me kolegët e tyre, për të shkëmbyer opinione dhe forcuar marrëdhëniet, por edhe për të reklamuar mundësitë që kanë vendet e tyre për investime të huaja apo për të lobuar për çështje të karakterit diplomatik, siç është edhe rasti i njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur nga ato vende që s’e kanë bërë deri më tani.

urdhëri

MPJ udhëzim ambasadave: Basha të pritet si ministër Çollaku: Ka ekzistuar Qeveria e re e të majtëve i ofron kreut të opozitës, Lulëzim Basha, një status të veçantë në të gjitha vizitat që ai do të kryejë jashtë vendit. Ministria jonë e Jashtme, me urdhër të ministrit Ditmir Bushati u ka nisur të gjitha përfaqësive tona diplomatike në botë një shkresë, ku i urdhëron drejtuesit e tyre që në të gjitha vizitat që kreu i opozitës do bëjë në vendet ku ata ushtrojnë detyrat, ta trajtojnë atë me privilegjet protokollare me të cilat trajtohet edhe një ministër. Siç raporton Top Channel, shkresa mban datën 19 shtator dhe mban firmën e drejtorit të Protokollit të Shtetit, Ermal Dredha. “Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme, udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë”, - thuhet në këtë memo. Ndërkohë që po kjo ministri dje për këtë memo ka me bërë me dije vetë kreun e opozitës, Lulëzim Basha, me anë të një shkrese që mban po ashtu firmën e shefit të Protokollit. Por siç shihet në këtë shkresë që ambasadat apo përfaqësitë tona diplomatike t’i ofrojnë këtë lloj shërbimi kreut të opozitës, ky i fundit duhet që më parë t’i bëjë të ditur Ministrisë së Jashtme axhendën e vizitës që ai do të zhvilloi jashtë shtetit. “Sa më sipër, ju lutem nga ana juaj të na vini në dispozicion itinerarin e kryetarit të opozitës pranë drejtorisë së Protokollit të Shtetit, me qëllim marrjen e masave nga ana e përfaqësive tona diplomatike”, thuhet në shkresën dërguar Bashës. Por sipas ish-zëvendësministrit demokrat të Jashtëm, Kreshnik Çollaku, kjo urdhëresë e ministrit Bushati nuk ka kuptim, pasi ky privilegj ka qenë i sanksionuar në të gjitha dokumentet protokollare dhe të ceremonialit, por që atë ta përfitonte, kreu i opozitës duhet ta kërkonte sa herë që dilte jashtë shtetit. “Njoftimi i ministrit të ri të Jashtëm se ai paskësh autorizuar trajtimin në rang ministri të kreut të opozitës, nëse nuk buron nga mosnjohja dhe padija në punët e ministrisë është një blof banal. E vërteta është se kjo është një normë e vendosur prej kohësh dhe një praktikë e kahershme në trajtimin e kreut të opozitës, nga të gjitha organet shtetërore, përfshirë ceremonialin, sigurinë e personaliteteve dhe shërbimin diplomatik. Z Bushati, nëse merr pak kohë të informohet në ministri, mund të gjejë pa fund dokumentacion ku provohet ky fakt. Lideri opozitës është trajtuar me status njëlloj privilegji protokollar si çdo qeveritar tjetër, në çdo përfaqësi tonën nëpër botë sa herë e ka kërkuar këtë shërbim. Ky nuk ka qenë një favor, por një detyrim i përfaqësive dhe diplomatëve tanë kudo në botë, detyrim i cili në çdo rast është përmbushur me korrektesë si detyrim profesional e jo si sjellje mëshirëmadhe, siç përpiqet ta marketojë ministri i ri”, - shprehet Çollaku.

Grupi, “OK” propozimeve të kryesisë për krerët e komisioneve Grupi parlamentar socialist ka pranuar me konsensus të gjitha propozimet e ardhura nga kryesia e partisë për drejtuesit e grupit dhe komisioneve parlamentare. Nën drejtimin e kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte larguar dje për në SHBA, deputetët socialistë në afro 25 minuta mbledhje kanë marrë në shqyrtim propozimet e bëra nga kryesia e partisë për emërimin e 4 kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve, 4 nënkryetarëve të grupit, si dhe emërimin e drejtuesve të delegacioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Sipas këtij vendimi, Fatmir Xhafaj do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve, atë Politikës së Jashtme Arta Dade, Veprimtaritë Prodhuese Eduart Shalsi, të Ekonomisë Erjon Braçe, ndërsa komisioni i Sigurisë i është lënë LSI-së. Ndërkohë që Alfred Peza do jetë nënkryetar i komisionet të Medias, ndërsa Klodiana Spahiu nënkryetare e komisionit të Shëndetësisë. Nuk është caktuar ende nënkryetari i komisionit të Integrimit.


E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

5

www.mapo.al

SHBA

“Stabiliteti dhe profesionalizmi i administratës publike janë një kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pikërisht për këtë arsye një nga tri kushtet e vëna Shqipërisë ishte edhe Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tri ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Europian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat”.

Bylykbashi: Rama të ndalë sulmet ndaj administratës “Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkeljeje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë” TIRANË Në një kohë kur ministrat po përgatiten për reformën e re strukturore në dikasteret që ata drejtojnë, opozita ka kërkuar dje që të mos cenohet administrata publike. Ky është një mesazh që sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi u përcoll edhe nga Brukseli. “Stabiliteti dhe profesionalizmi i administratës publike janë një kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pikërisht për këtë arsye një nga tre kushtet e vëna Shqipërisë ishte edhe Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tri ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Europian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat”. Ky ligj garanton mbrojtjen dhe standardet më të larta për shërbimin civil. Moscenimi i administratës publike dhe shërbimit civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit europianë sikundër taksapaguesit shqiptarë kanë investuar miliona euro ne trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate”,- tha dje Bylykbashi. Deputeti demokrat kërkoi që Rama të ndalë sulmet anti-ligjore ndaj administratës publike dhe shërbimit civil. “Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkeljeje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të

vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë”, - tha dje Bylykbashi. Dy ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi hapjen e zyrave të konsulencës juridike në të gjithë vendin. Pas mbledhjes së grupit, kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, u shpreh se, opozita do të ofrojë të gjithë asistencën ligjore për rastet kur do të shkelet ligji. “Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha format ligjore politike dhe çdo formë

tjetër legjitime tek të gjithë ata që preken nga revanshi dhe nga fryma anti-institucionale e shprehur e premtuar dhe e konkretizuar me formën e turpshme, të rekrutimit të militantëve në faqen zyrtare të partisë së mazhorancës. Sigurisht në këtë drejtim do t’i japim mbështetje të gjithë atyre qytetarëve, zonja dhe zotërinjve, të rejave dhe të rinjve, që përfaqësojnë një investim publik të taksapaguesve shqiptarë dhe taksapaguesve të huaj, të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Basha dy ditë më parë.

Meta: Garantoj hapësirë për opozitën në Kuvend

Berisha: Rama, axhami në diplomaci, analfabet në ekonomi TIRANË “Axhami në diplomaci, analfabet në ekonomi”. Ky ishte statusi i djeshëm i ish-kryeministrit Berisha në Facebook referuar konferencës ekonomike, që u zhvillua dy ditë më parë ku mori pjesë edhe kreu i ekzekutivit, Rama. “Përsëri dje në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion. Ata konfirmuan se Shqipëria falë modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe

eksporteve me 315 %, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 për qind. Ekspertët paralajmëruan qeverinë të mos prekë modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë. Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban, etj)”, shkruan Berisha në Facebook.

“E kam theksuar në parlament dhe gjatë takimit me ambasadorin Arvizu dhe shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuruar më tej kontributet e saj pozitive në proceset integruese si në NATO, ashtu edhe në BE deri më sot duke qenë konstruktive, propozuese” TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Kuvendi njoftoi dje se, “gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin dhe vullnetin maksimal që Kuvendi i Shqipërisë do të ketë me opozitën në përfshirjen e gjithë proceseve, reformave esenciale, pozitive në proceset integruese si NATO, ashtu edhe në BE”. Në mënyrë të veçantë, Meta dhe Arvizu u ndalën në editorialin e përbashkët të ambasadorit Arvizu, dhe atij të BEsë, Ettore Sequi. “Unë i bashkohem këtij titulli, ‘Po Shqipëria mundet’ që

të arrijë progresin që meriton në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit evropian”, - u shpreh Meta. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE i kanë dhënë Shqipërisë në këtë proces. Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu nënvizoi se e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë drejt Parlamentit, me qëllim që ai të arrijë të funksionojë në një mënyrë më normale. Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta siguroi

Ambasadorin Arvizu se do të ketë vullnetin maksimal nga ana e tij, por edhe mazhorancës parlamentare për të garantuar maksimumin e hapësirës demokratike për opozitën me qëllim vendosjen e një bashkëpunimi solid dhe afatgjatë në interes të forcimit të parlamentarizmit. “Ne kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian dhe këtë gjë mundemi ta realizojmë me një bashkëpunim më të frytshëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjithë jetën e vendit. Për këtë vullneti ynë është maksimal që opozita të përfshihet në të gjithë këto procese, reforma esenciale. E kam theksuar ne parlament dhe gjatë takimit me ambasadorin Arvizu dhe shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuruar më tej kontributet e saj pozitive në proceset integruese si NATO, ashtu edhe në BE deri më sot duke qenë konstruktive, propozuese dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj se do të mbështesë çdo nismë që ndihmon procesin e integrimit evropian të vendit”, - tha Meta pas takimit.


6

E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

aktualitet

www.mapo.al

Tahiri përjashton nga Garda Prendin e Llupon Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës oficerin Agim Llupo. Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp. Urdhri i ministrit të Brendshëm është mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë, në ligjin ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’, në Rregulloren e personelit dhe në Rregulloren e disiplinës”,

thuhet në komunikatë. Sipas burimit, me të njëjtën bazë ligjore ministri i Brendshëm i ka propozuar Kryeministrit të Republikës lirimin para kohe nga detyra dhe përjashtimin nga strukturat e Gardës të komandantit Ndrea Prendi. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2011. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe për-

jashtimi nga radhët e Gardës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë. Dy ditë më parë, në seancën e procesit të 21 janarit, Apeli rrëzoi akuzën e “vrasjes me dashje” të ngritur ndaj dy oficerëve, duke e cilësuar si të pabazuar në prova, ndërsa i shpalli të dy ata fajtorë për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Vrasja për borxhin 25 mijë lekë, ushtaraku: Isha në shtëpi me gruan Ndriçim Balla ka mohuar implikimin në vrasjen e Majlinda Hoxhës, duke nxjerrë si alibi bashkëshorten e tij. Por prokuroria tha se kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë në qeli Leonard Bakillari

Borxhi 25 mijë lekë, paraqitja për njohje dhe dëshmitë ishin të mjaftueshme që Gjykata e Tiranës të caktonte masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj nënoficerit Ndriçim Balla, i akuzuar për vrasjen e Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës. Pavarësisht alibisë së ushtarakut, përfaqësuesi i akuzës tha se ka prova të mjaftueshme që 33-vjeçari Balla të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit të çështjes. Por avokati mbrojtës dhe vetë i arrestuari kundërshtuan kërkesën e prokurorit, duke thënë se Ndriçim Balla nuk ka lidhje me vrasjen. Ushtaraku pranoi se vëllai i tij kishte një konflikt me shtetasin Elton Fusha, por ai nuk ka lidhje me vrasjen. “Mbrëmjen e 9 shtatorit unë kam qenë në banesën time, së bashku me bashkëshorten. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Hetimi i prokurorisë ka qenë i njëanshëm, pasi akuza ndaj meje është e pavërtetë”- mësohet të ketë thënë në seancën me dyer të mbyllur nënoficeri i Ministrisë së Mbrojtjes, Ndriçim Balla. Por prokurori tha se nga hetimi i deritanishëm ka prova të mjaftueshme që implikojnë të ar-

restuarin në ngjarjen e 9 shtatorit ku një shtetase mbeti e vrarë dhe një tjetër person u plagos. Sipas akuzës, i plagosur Elton Fusha, pronar i një lokali me aktivitet bastet sportive kishte bërë një shtesë pa leje në këtë ambient. Punimet ishin kryer nga vëllai i të arrestuarit, i cili ka pretenduar se Fusha i kishte borxh një shumë prej 25 mijë lekë të vjetra si pagesë për punën e kryer. “Disa ditë para ngjarjes tek lokali ka shkuar shtetasi A. Balla i shoqëruar me një shtetas tjetër, që siç ka rezultuar është autori i ngjarjes, vëllai i tij shtetasi Ndriçim Balla dhe i janë drejtuar shtetasit Elton: Ne nuk të vijmë më për këtë punë, prandaj na jep lekët. Por përsëri shtetasi Elton nuk u është përgjigjur”- mësohet të ketë deklaruar prokurori në sallën e gjyqit. Por pikërisht, në këtë takim Elton Fusha jo vetëm që nuk u ka dhënë shumën e parave, por mësohet se ka fyer dhe ofenduar dy vëllezërit Balla, të cilët janë larguar nga lokali duke i përsëritur Fushës se nuk i vinin më për këtë çështje. Vetëm pak ditë më pas, një person i pa maskuar dhe i armatosur me pistoletë ka shkuar në rrugën “Vaso Pasha”, pikërisht aty ku ndodhet lokali në pronësi të shtetasit Elton Fusha. Personi ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Fusha nën shoqërinë e të cilit ishte shtetasja Majlinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj F.Hoxha. Dy dëshmitarët okularë të ngjarjes, bashkëshorti i të ndjerës dhe i plagosuri Elton Fusha i kanë thënë policisë se autori i sulmit me armë ndër të tjera mbante dhe një kapele të bardhë në kokë. Sipas

Nënoficeri i arrestuar, Ndriçim Balla

Viktima, Majlinda Hoxha

prokurorit, një kapele e ngjashme është gjendur gjatë kontrollit që policia ka ushtuar në banesën e të dyshuarit. Po ashtu, përfaqësuesi i akuzës tha se dy dëshmitarët kanë identifikuar 33-vjeçarin Balla si autor të vrasjes së shtetases Majlinda Hoxha, e cila ndodhej në tavolinë me bashkëshortin e saj dhe të plagosurin Elton Fusha, që dyshohet se ishte objektiv i atentatit. “Në datë 17.09.2013 është proceduar me paraqitjen për njohje të të dyshuarit me dy dëshmitarët okular të ng-

jarjes, veprim i cili është kryer nga Prokurori i çështjes. Gjatë zhvillimit të njohjes të dy dëshmitarët okularë, shtetasi F. Hoxha dhe i dëmtuari Elton Fusha kanë njohur shtetasit Ndriçim Balla si autorin e ngjarjes së datës 09.09.2013”, mësohet të ketë thënë prokurori. Këto prova i kanë krijuar bindjen gjykatës se i arrestuari duhet të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim ky që iu komunikua shtetasit Ndriçim Balla në sallën e gjyqit.

Krimet e Rënda, 60 % e dosjeve për drogën e Lazaratit Mbi 60 për qind të çështjeve që heton aktualisht kjo prokurori kanë të bëjnë me hashashin e Lazaratit që kapet në kufi me Greqinë, por edhe për shkak të një nisme të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme. Tiranë Pasi çoi pas hekurave disa nga bandat kriminale më të njohura, Prokuroria e Krimeve të Rënda rrezikon të kthehet në “Prokurorinë e Lazaratit”. Kjo jo vetëm për faktin se mbi 60 për qind të çështjeve që heton aktualisht kjo prokurori kanë të bëjnë me hashashin e Lazaratit që kapet në kufi me Greqinë, por edhe për shkak të një nisme të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme. Pas disa tentativave të vazhdueshme për të vënë nën kontroll Lazaratin, më në fund Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të krijojë një “Task Forcë” të posaçme vetëm për luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të kësaj nisme mësohet se Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar krijimin e kësaj strukture, që sipas burimeve do të drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Shkak për këtë hap të akuzës është bërë

jo vetëm situata e krijuar prej vitesh në fshatin Lazarat, por edhe informacione të vlefshme të ardhura nga autoritetet italiane për kultivimin e narkotikëve në jug të vendit. Sipas burimeve mësohet se Guardia Di Finanza ka vënë në dispozicion të prokurorisë një dosje të plotë për situatën në Lazarat, duke përfshirë filmime e fotografi nga ajri, si dhe një

listë me personat që dyshohet se kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm. Sipas të dhënave të drejtësisë italiane, dosja “Lazarati” përmban mbi 1 mijë faqe material dhe një listë me emrat e 45 personave që dyshohet se janë përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit. Burimet thonë se për këtë çështje, 10 ditë më parë është zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme mes krerëve të lartë të policisë shqiptare dhe përfaqësuesve të Guardia Di Financa-s, ku mësohet se u pasqyruan të gjitha provat e mbledhura nga drejtësia italiane. Struktura “ Task Forcë” për luftën kundër drogës pritet të nisë nga funksionimi në fillim të muajit të ardhshëm dhe puna kryesore do të përqendrohet në fshatin Lazarat. Ende nuk dihet se si do të ndërhyhet në fshatin bastion të hashashit, por mësohet se në këtë strukturë do të mblidhen oficerët më të mirë të specializuar në luftën kundër drogës. Situata në fshatin Lazarat është bërë shqetësuese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për autoritetet italiane. Në fillim të muajit gusht, gjatë një konference për shtyp drejtori i aviacionit të Guardia di Financa-s tha se xhiroja vjetore e hashashit të prodhuar vetëm në Lazarat kap shifrën e 4.5 miliardë eurove. L.Bakillari

ngjarja

Arrestohet në Kosovë “korrieri” i Dokles Arrestohet në Kosovë Izet Krasniqi, i njohur si korrieri i heroinës i grupit të ‘Dokles’. Izet Krasniqi u arrestua në Kosovë para 3 ditësh, teksa pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. Krasniqi i cili njihet si korrieri i heroinës i grupit të ‘Dokles’, u dënua në janar të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burg për akuzën e “trafikut të heroinës”. Endrit Dokle, drejtues i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, u dënua në janar të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të rënda me 16 vite burg për akuzën e “trafikut të heroinës” në kuadër të një grupi kriminal që ai drejtonte në kohën kur ndodhej në ambientet e paraburgimit 302, teksa gjykohej për krime të kryera në kuadër të Bandës së Durrësit. Për të njëjtat akuzat si Dokle, edhe i pandehuri Izet Krasniqi u dënua me 16 vite burg. Dokle akuzohet nga prokuroria se kishte krijuar një grup kriminal, i cili përgjatë periudhës 2008-2009 trafikoi drejt Italisë të paktën 40 kg heroinë. Rrjeti i trafikut të heroinës u zbulua në 2008-ën, gjatë hetimeve që Prokuroria e Durrësit po kryente për vrasjen e Arjan Saliut, vëllait të Klodian Saliut, ky i fundit një prej krerëve të Bandës së Durrësit, i cili u ekzekutua në vitin 2005. Operacioni për arrestimin e të dyshuarve u kodua “Ura”. Prokuroria tha se droga kalonte nga Shqipëria në Bosnje, e prej andej në Itali. Pjesëtarët e tjerë të këtij rrjeti trafiku, mes tyre dhe kunati i Dokles, janë dënuar më herët pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

intervista

Aldo Bumçi:

Ringritja e PD, mbi historinë e Berishës dhe alternativën e re Deputeti i PD, Aldo Bumçi analizon 5 arsyet e humbjes së PD, aksionin e ri opozitar dhe alternativën që ajo do të ndjekë për t’u rikthyer në pushtet. Për Bumçin, historia e PD duhet të bazohet në trashëgiminë e Berishës dhe në alternativën e re të së ardhmes

New Propaganda Zogaj në 7 ditë

Kultura e re Basha, nuk pret të fitojë nga dështimi i Ramës, por me alternativën e vet Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Java e parë e qeverisë “Rama” dhe rëndësia që ai i ka kushtuar imazhit dhe simbolikës. A është kjo një formë e re e komunikimit me median apo shfaqje e propagandës? Veprimet e para të qeverisë: Nga arredimi i zyrave, Kodi i Etikës, dhe përballja me skeptikët që shohin në këtë gjë vetëm kurim të imazhit

‘Katastrofë”, kështu shfaqet duke thënë në hyrjen e parë në sallën e mbledhjeve të qeverisë që do të drejtojë për 4 vjet kryeministri Edi Rama. Videoja që tregon Ramën t’u flasë Artan Lames dhe Artan Shkrelit, tregon kryeministrin e ri të shqetësohet për raportin e ngjyrave në sallën e mbledhjeve që ai e ndryshoi para se të hynte. Ajo u transmetua ekskluzivisht në “Top Story” –n e Sokol Ballës dhe kryeministri shpjegonte se si e shihte ai sallën duke përsëritur disa herë fjalën “katastrofë”. Lame në krah i përgjigjej se “e dinte” dhe i tregonte planet për ndryshimin. E gjithë kjo edhe pse nuk ka të bëjë mirëfilli me punët e qeverisë së re, ashtu siç nuk kanë të bëjnë edhe fotot e perdeve të palara dhe zyrat si mos më keq që Rama i publikoi dje si trashëgimi nga paraardhësi, është mënyra se si Rama po bën qeveri në ditët e tij të para. Duke u kujdesur deri mbi detaje për imazhin. Harta e vjetër e Europës, e shtrirë sa gjatë e gjerë në tavolinën e sallës së mbledhjeve, fotoja e Ismail Qemalit dhe madje deri ngjyra e mjekrës së tij ( me të cilën me gjasë duhej të përputheshin ngjyrat e pjesëve të tjera të mobilimit), heq ja e gardhit rreth Kryeministrisë, janë vetëm

Faqe 7

pak prej imazhit që kryeministri i ri po u tregon shqiptarëve. Dilema në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me propagandë të stisur mirë apo me një stil të ri komunikimi politik?! Rilindja në fakt që Rama e ka premtuar ka filluar pikërisht me këto ndryshime të vogla (s’dihet sa mund të quhen rilindje), që ishin shënuar që herët. Blogu, libri, marrja e këshillave nga një prej më të mirëve në fushën e marrëdhënieve publike Alastair Campbell, punësimi i një fotografeje ndryshe fushate, komunikimi përmes rrjeteve sociale dhe “editorialet” ku ai edhe një herë paraqitej si publicist i zoti, janë pjesë e tablosë dhe pamjes së kryeministrit që shqiptarët shohin tek Rama. ...Shumë kundërshtarë dhe kritikë janë të bindur që kryeministri i ri nuk arrin të bëjë më shumë sesa provokimi me imazhin. Simboli i tyre janë pallatet e lyera në Tiranë gjatë kohës që ai drejtoi kryeqytetin duke mos bërë sipas tyre asgjë tjetër. Në këtë rast është e paqartë nëse faji është i kritikëve apo i vetë Ramës, i cili mund të ketë bërë edhe gjëra të tjera më të rëndësishme, por që në çdo shkrim të gazetarëve të huaj për vendin kujtohet pikërisht për këto ngjyra...


8

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

Dossier Java e parë e qeverisë “Rama” dhe rëndësia që ai i ka kushtuar imazhit dhe simbolikës. A është kjo një formë e re e komunikimit me median apo shfaqje e propagandës? Veprimet e para të qeverisë: Nga arredimi i zyrave, Kodi i Etikës, dhe përballja me skeptikët që shohin në këtë gjë vetëm kurim të imazhit

New Propaganda Vladimir Karaj

E gjithë kjo edhe pse nuk ka të bëjë mirëfilli me punët e qeverisë së re, ashtu siç nuk kanë të bëjnë edhe fotot e perdeve të palara dhe zyrat si mos më keq që Rama i publikoi dje si trashëgimi nga paraardhësi, është mënyra se si Rama po bën qeveri në ditët e tij të para

‘Katastrofë”, kështu shfaqet duke thënë në hyrjen e parë në sallën e mbledhjeve të qeverisë që do të drejtojë për 4 vjet kryeministri Edi Rama. Videoja që tregon Ramën t’u flasë Artan Lames dhe Artan Shkrelit, tregon kryeministrin e ri të shqetësohet për raportin e ngjyrave në sallën e mbledhjeve që ai e ndryshoi para se të hynte. Ajo u transmetua ekskluzivisht në “Top Story” –n e Sokol Ballës dhe kryeministri shpjegonte se si e shihte ai sallën duke përsëritur disa herë fjalën “katastrofë”. Lame në krah i përgjigjej se “e dinte” dhe i tregonte planet për ndryshimin. E gjithë kjo edhe pse nuk ka të bëjë mirëfilli me punët e qeverisë së re, ashtu siç nuk kanë të bëjnë edhe fotot e perdeve të palara dhe zyrat si mos më keq që Rama i publikoi dje si trashëgimi nga paraardhësi, është mënyra se si Rama po bën qeveri në ditët e tij të para. Duke u kujdesur deri mbi detaje për imazhin. Harta e vjetër e Europës, e shtrirë sa gjatë e gjerë në tavolinën e sallës së mbledhjeve, fotoja e Ismail Qemalit dhe madje deri ngjyra e mjekrës së tij ( me të cilën me gjasë duhej të përputheshin ngjyrat e pjesëve të tjera të mobilimit), heqja e gardhit rreth Kryeministrisë, janë vetëm pak prej imazhit që kryeministri i ri po u tregon shqiptarëve. Dilema në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me propagandë të stisur mirë apo me një stil të ri komunikimi politik?! Rilindja në fakt që Rama e ka premtuar ka filluar pikërisht me këto ndryshime të vogla (s’dihet sa mund të quhen rilindje), që ishin shënuar që herët. Blogu, libri, marrja e këshillave nga një prej më të

mirëve në fushën e marrëdhënieve publike Alastair Campbell, punësimi i një fotografeje ndryshe fushate, komunikimi përmes rrjeteve sociale dhe “editorialet” ku ai edhe një herë paraqitej si publicist i zoti, janë pjesë e tablosë dhe pamjes së kryeministrit që shqiptarët shohin tek Rama. ...Shumë kundërshtarë dhe kritikë janë të bindur që kryeministri i ri nuk arrin të bëjë më shumë sesa provokimi me imazhin. Simboli i tyre janë pallatet e lyera në Tiranë gjatë kohës që ai drejtoi kryeqytetin duke mos bërë sipas tyre asgjë tjetër. Në këtë rast është e paqartë nëse faji është i kritikëve apo i vetë Ramës, i cili mund të ketë bërë edhe gjëra të tjera më të rëndësishme, por që në çdo shkrim të gazetarëve të huaj për vendin kujtohet pikërisht për këto ngjyra, pikërisht sepse vendosi t’i vendoste ato në plan të parë. Sarah Montague e “Hard Talk” në BBC, që e vuri jo pak në pozitë gjatë intervistës para disa kohësh kryeministrin e ri, nuk harroi të përmendte pikërisht këto dy gjëra: “Ai fitoi lavde nga ndërkombëtarët për transformimin e kryeqytetit kur ishte kryebashkiak, jo vetëm duke pikturuar me ngjyra të ndritshme ndërtesat gri të tij. A mund të ketë sukses një ishartist aty ku politikanët kanë dështuar?”, thotë ajo në hyrje të intervistës me Ramën. Një mori artikujsh gjysmë-profilesh që vërshuan në mediat e huaja pas zgjedhjeve që po ashtu kishin Ramën në qendër dhe atë që ai duhet të bëjë për vendin, nuk kanë harruar thuajse në asnjë rast ta përmendnin pikturimin e pallateve gri të kohës së komunizmit. Mediat e huaja kanë qenë në fakt një nga shtyllat kryesore ku mbështetet imazhi i

Ramës. Ato ngulmojnë ta shohin si transformues të kryeqytetit dhe rrallëherë gjen në to akuza për Ramën. Më i ashpri ndër ta një shkrim i Neue Zürcher Zeitung, edhe pse e akuzon Ramën për autoritarizëm, e quan atë “një mendje estetike” dhe para se kjo të ndodhë, e sheh të keqen te partneri i tij në bashkëqeverisje, Ilir Meta. Një temë të ngjashme kanë përdorur edhe “The Economist” apo media të tjera që veçse i kanë veshur Ramës detyrën e vështirë deri dhe nevojën për të qenë “superman”, kanë thënë edhe se një dështim do të vinte prej elementëve të tjerë të përfshirë në koalicionin qeverisës. Mjaft prej atyre që e shohin Ramën si demagog dhe atë që ai bën si propagandë, besojnë se mediat e huaja të tërhequra në këtë rast prej ekstravagancës së Ramës i kanë shërbyer ta bëjë këtë propagandë më të vlefshme. Përballë kësaj, ata që e përkrahin Ramën mund të shohin te gjithë kjo një formë të re komunikimi me pub-

lik, minimalisht më estetike se ajo e paraardhësit të tij. Mjaft tu hidhet një sy fotove që të dy ndajnë në Facebook. Berisha nuk ka ndonjë kujdes për fotot. Ato mbeten të thjeshta shpesh nuk thonë asgjë dhe as të bëjnë përshtypje. Që prej fushatës Rama ndërkohë përcjell foto që pavarësisht mendimit që ke për të janë mjaft më të mira për tu parë. Në të ashtuquajturat takime ‘town hall-i’ që bënë gjatë fushatës: Fotot e Ramës mes njerëzve në rreth apo diku buzë detit ishin sigurisht gjetje më të mira fushate se ato të rivalit që mbetej te pozimet klasike. Gjë që sigurisht vazhdoi edhe përtej fushatës. Veç fotove të tjera atyre zyrtare më shtrëngim duash në Bruksel, Rama ka ndër të tjera edhe një foto të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duke e përshëndetur me dorë ndërsa makina me delegacionin shqiptarë largohet. Apo pamja tjetër që tregon kryeministrin në Bruksel me çadër në dorë dhe me shpinë, por shih duke parë pikërisht në një ta-


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

9

www.mapo.al

intervista

Belina Budini: Prirja drejt spektaklit e Ramës, simbolikat paraqiten si transformime “Si kryeministra, si Berisha, ashtu edhe Rama synojnë hiperbolën. Janë të ekzagjeruar në format dhe në përmbajtjet e komunikimeve të tyre si figura politike në vetvete”

belë ku shkruhet në anglisht: “Ka të bëjë me Europën, ka të bëjë me Ju” E gjithë kjo mund të shihet si një PR i ndërtuar mirë, por mjaft janë të bezdisur nga e gjithë kjo javë e parë e mbushur me imazh dhe përtej kësaj pak përmbajtje të ndryshuar. Shumë e shohin të gjithën si teprim propagandistik dhe nevojë për të bërë zhurmë e për të qenë të pranishëm në media. I tillë mund të jetë për shembull akti i heqjes së fotos së Presidentit të Republikës me atë të kryeministrit të parë, Ismail Qemali. Debati që rrethon këtë dhe përfshirja e opozitës pikërisht në këtë qerthull duke lënë jashtë vëmendjes gjëra më të rëndësishme ndoshta është një nga shenjat e një propagande të suksesshme. Mesila Doda deputete e PD, pavarësisht se kreu i kësaj partie e ka cilësuar këtë si sulm dhe urrejtje, madje duke deklaruar se çështja do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, e sheh si diçka periferike debatin dhe fton të fokusohemi te marrja e statusit për në BE. Shembuj të tjerë mund të jenë veprimi i ministrit Erjon Veliaj dhe transportimi i fëmijës rom në spital, përtej humanizmit apo mesazhit kundër diskriminimit është një gjest që shumë e shohin si propagandë. Të ngjashme me këtë mund të duken edhe vizitat në orët e vona në komisariate policie të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjasat që këto të kenë ndonjë efekt janë të pakta, përtej spektaklit. Sigurisht në ndihmë të kësaj janë edhe mediat. “Diferenca e gazetarisë së Montague me tonën është si ajo midis një mjeku që kërkon të diagnostikojë për të gjetur mjekimin e duhur dhe një xhambazi që kërkon të të vërë një diagnozë që të shesë ilaçet e padronit të tij”, shkruante Fatos Lubon-

ja në një shkrim të fundit, ku vë theksin edhe për raportin dhe qëndrimin e medias ndaj kryeministrit të ri apo rivalëve të tij. Media një herë për shkak të pamundësisë për të prodhuar edhe së dyti edhe për shkak të animeve editoriale, i ka përcjellë thuajse në kohë reale dhe deri “mitizuar” gjithçka që bën qeveria e re dhe drejtuesit e saj. Për shumë ndërkohë, veprimet e para të qeverisë përfshi edhe miratimin e Kodit të Etikës synojnë ta censurojnë median dhe pengojnë atë të marrë informacion, duke lënë në dorë të kryeministrit dhe një zyre qendrore shtypi, atë që do të përcillet deri edhe duke penguar ministrat të shfaqin publikisht mendimet ndryshe në rast se i kanë për vendime të qeverisë. Për të thënë të vërtetën, një gjë e tillë nuk para ka ndodhur as gjatë këtyre viteve që nuk ka pasur një kod të ngjashëm. Në anën tjetër, gjithë kjo dëshirë për të përcjellë imazh nuk është dhe aq e mirëpritur nga njerëzit që presin ndryshimet thelbësore të premtuara dhe i duan ato menjëherë. Kështu, ndërsa Rama sulmoi Berishën duke dhënë për publikuan pamjet e mjaft pjesëve të brendshme të rrënuara apo të arnuara të Kryeministrisë, mjaft njerëz e kritikuan se ai mund ta kishte bërë në heshtje rikonstruksionin e saj. Për shumë, kjo nuk ka ndonjë vlerë. Andi Bushati ndërsa vlerësonte këtë javë të parë pune shumë të zhurmshme, thotë se këto janë simbolika me të cilat nuk kemi pse merremi dhe ftonte për të parë nga afër aktet dhe veprimet që do të vijnë. Sigurisht dilema e fillimit mbetet e hapur. E gjithë kjo mund të jetë një formë komunikimi përmes simboleve apo propagandë e re, e përpunuar me kujdes.

Mediat dhe opozita kanë identifikuar më shumë se një rast prirje për spektakël në fillimet e qeverisë së re, si e shihni ju këtë formë të të bërit politikë? A është ky stil i ri komunikimi apo propagandë e re? Në të vërtetë, një atmosferë e tillë është përcjellë deri tani përmes mediave, duke i dhënë asaj nuanca të ndryshme sipas qasjes editoriale dhe filozofisë profesionale. Edhe opozita e ka përkthyer qartë versionin e vet denoncues ndaj këtyre praktikave komunikative. Nga ana tjetër, vetë të rinjtë në pushtet duket se kanë bërë maksimumin në këtë drejtim. Në këtë tablo të momentit politik, pamjet e reja nuk mungojnë. Mirëpo e reja nuk ka të bëjë me spektaklin në vetvete, pasi politika dhe spektakli pranë e pranë kanë qëndruar në të gjitha kohërat. Mund t a q u aj m ë edhe propagandë po të doni, ose stil komunikimi, por as në këto dy koncepte nuk gjej ndonjë gjë të re në thelb që e ka sjellë me vete ky ekip i ri politik që do të drejtojë vendin. Të rejat, në pikëpamjen time, kanë të bëjnë më tepër me aspekte të këtij stili apo kësaj propagande jo edhe aq të re. Një aspekt i saj është ritmi apo shpejtësia me të cilën po komunikohet forma, paraqitja, pra dukja e gjërave, përpara vetë përmbajtjes, ndonjë punë konkrete, apo zgjidhje të propozuar në terma objektivash afatshkurtër apo afatgjatë. Asgjë e tillë në horizontin e komunikimit politik të ekipit të ri qeverisës. Nga ana tjetër, është e lehtë të lexosh rendjen pas formave, simbolikave dhe estetikës së re të kryeministrit të ri për sa i përket portretit që do të mbajë në zyrë, tavolinës së mbledhjeve, kangjellave të Kryeministrisë etj. Pikërisht nxitimi për t’i paraqitur si transformime këto simbolika ka krijuar atmosferën e një panairi të kotësive ose të një prirjeje drejt spektaklit në fillimet e qeverisë së re. Këto projektime pa dyshim që bëjnë njëfarë përshtypje në kuptimin që njerëzit merren dhe flasin për to, por kjo nuk do të thotë që i vlerësojnë ose i gjykojnë ato si të rëndësishme, si punë, si arritje apo si transformime. A vazhdon Rama kryetar bashkie që ishte sipas jush një politikan pop-star dhe si ka ndryshuar strategjia e tij dhe raporti me median? Unë e kam quajtur populist-star në studimin tim, në një lojë fjalësh që e ka brenda pa dyshim edhe pop-starin, pra njeriun e spektaklit por edhe atë të politikës në versionin populist. Mendoj se për këtë flet parada e tij e deritanishme, pra rrugëtimi simbolik drejt marrjes së pushtetit, duke mis-

tifikuar dhe përdorur të gjitha vendet dhe simbolet, që nga ato të qyteteve historike të Shqipërisë si Vlora apo Shkodra dhe vetë godinën e kryeministrisë ku vetë-filmohet duke bërë një hyrje televizive. Çfarë mund të jetë tjetër veçse një pop(ulist)-star, një kryeministër që ka këtë qasje ndaj publikut dhe mediave? A shihni ndryshim mes taktikave mediatike të qeverisë së re dhe asaj që u largua? Në shumë aspekte janë të ndryshme, por në disa aspekte të rëndësishme janë gjithashtu të ngjashme. Duke nisur nga fakti që të dy qeveritë nuk shprehin ndonjë kolegjialitet, por janë nën hijen e njëshit absolut, që është kryetari i tyre. Si kryeministra, si Berisha, ashtu edhe Rama synojnë hiperbolën. Janë të ekzagjeruar në format dhe në përmbajtjet e komunikimeve të tyre si figura politike në vetvete. Megjithë kulturën dhe erudicionin, tek Berisha kishte diçka të vjetëruar në komunikim. Po kështu, edhe Rama ka plot stonatura si komunikues megjithë shijen e sofistikuar dhe talentin si takticien i marrëdhënieve publike. Nga ana tjetër Rama ka prirje më kontrolluese dhe qasje më problematike ndaj mediave. Ai ndoshta nuk i intimidon ato si Berisha, por i miklon dhe në këtë drejtim besoj se paraqet gjithashtu rrezikshmëri. Edhe duke qenë në opozitë ai arrinte të kishte kontroll mbi një segment të rëndësishëm të medias. Po kështu edhe si kryetar Bashkie dhe si ministër kulture, Rama kishte përkrahjen e hapur dhe entuziaste të shumë gazetarëve dhe mediave. Megjithëse entuziazmi për të nuk është i njëjtë, zërat opozitarë ndaj politikave të tij në media ka shumë gjasa që të zbehen ose të shuhen me kalimin e kohës. Kjo sigurisht nuk mund të shihet si gjë e mirë për komunikimin dhe mediat. Forma e re e PR që bën qeveria është e bazuar shumë në mediat sociale dhe sidomos Facebook, si e shihni ju këtë? Ja ky është një aspekt ku Rama vetë (është e kotë ende të flasim për qeveri të re) e ka bërë dallimin që në krye të herës. Ishte i pari që i shtiu në përdorim mediat sociale si Twitter dhe Facebook, duke i rikthyer shkëlqimin e humbur të starit figurës së vet në krye të Partisë Socialiste. Një kulturë e injektuar fillimisht nga yjet e Hollivudit, komunikimet në Twitter dhe në Facebook kanë shërbyer për ta projektuar atë si komunikues modern, por edhe për ta bërë zëdhënës të fjalës së vet, pra për ta shndërruar atë në një media direkte. Sidoqoftë, FB ka zëvendësuar foltoren e mërzitshme dhe daljet bajate për shtyp, por nuk i ka mjaftuar dhe as nuk mund t’i mjaftojë për shpjegime të gjata dhe argumente. Ndoshta pikërisht fakti që komunikimet e tij dhe të qeverisë së re, por edhe të disa politikanëve të tjerë, vijnë më tepër me logjikën e Facebook-ut, pasi ka pak shpjegim dhe shumë tingëllima në to. Fytyrëkomunikimet e qeverisë së re zor se do të mjaftojnë në terma afatgjatë për të bindur edhe një herë elektoratin dhe ata që presin punët dhe jo fjalët prej tij.


10

E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

Intervista Deputeti demokrat, Aldo Bumçi analizon situatën politike në vend. Ai argumenton arsyet e humbjes së PD-së, jep opinionin e tij mbi drejtimin e deritashëm të Bashës në krye të kësaj partie, si dhe jep piketat e para se ku duhet të bazohet projekti i ri i PD-së.

Aldo Bumçi:

Tre faktorët që ndikuan në humbjen e PD Intervistoi: Nevila Perndoj

“Besoj se modeli opozitar i përvijuar në këtë kohë të shkurtër nga z. Basha dallon qartazi nga opozita e djeshme e drejtuar nga z. Rama. Dhe megjithëse jemi vetëm në hapat e parë të rrugëtimit tonë në opozitë, unë besoj se z. Basha ka arritur të ngjallë shpresën te demokratët, dhe të tërheqë vëmendjen e atyre që ishin ftohur me Partinë Demokratike. Në këtë kohë të shkurtër, z. Basha ka rritur ndjeshëm frymën e grupit brenda grupit parlamentar të PD-së, si dhe është kujdesur të ruajë dhe forcojë raportet me partitë aleate”.

TIRANË Ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat, Aldo Bumçi komenton në një intervistë për gazetën “Mapo” zhvillimet politike në vend, që lidhen kryesisht me vendimet e para të qeverisë “Rama”, vizitën e tij në Bruksel dhe jo vetëm. Bumçi u jep përgjigje edhe arsyeve që ndikuan në humbjen e PD-së; si e vlerëson ai drejtimin e deritashëm të Bashës në krye të PD-së, dhe në ç’këndvështrim e sheh ai rolin politik të ish-liderit demokrat, Berisha në parti. Zoti Bumçi, qeveria “Rama” publikoi Kodin Etik, që sipas saj, rregullon marrëdhëniet e ministrave me median dhe jo vetëm. A keni një koment për përmbajtjen e saj dhe sa i duhet ajo një kabineti qeveritar? Nëse lexoni Kodin Etik të qeverisë “Rama” do të shikoni se ai përmban në një masë të madhe detyrime, të cilat janë të përcaktuara në Kushtetutën e vendit dhe ligje të tjera. Është e pakuptimtë të detyrosh, nëpërmjet Kodit Etik, ministrat që të zbatojnë “Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionin e brendshëm”. Rregullimet ligjore përcaktojnë qartë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë një anëtar i qeverisë gjatë ushtrimit të detyrës. Vendosja e tyre në një kod etik nuk shënon asgjë të re. Në Kod do të gjeni pjesë të cilat janë jo vetëm tërësisht të pavlefshme por dhe qesharake, siç është p.sh. pika 6, të cilën po e citoj: “Objektiviteti. Anëtari i Këshillit të Ministrave, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, duhet të marrë në konsideratë faktorët përkatës dhe t’i japë secilit prej tyre peshën e duhur në qëndrimin përfundimtar, duke përjashtuar çdo element që nuk i përgjigjet procesit konkret të punës”. Ky paragraf të kujton edukatën morale që bëhej gjatë diktaturës në Shqipëri. A mund ta ndihmojnë një ministër, qoftë dhe qytetar të thjeshtë, këshilla të tilla? Nëse në pjesën dërrmuese të tij Kodi Etik përmban paragrafë si më lart, në të do të gjejmë dhe formulime të cilat janë problematike dhe shfaqin një mendësi kundër informimit dhe transparencës. Po citoj dy pjesë: “Transparenca dhe llogaridhënia. Anëtari i Këshillit të Ministrave, nëse e kërkon interesi publik dhe kur kjo nuk është në kundërshtim me ligjin, informon dhe përgjigjet kur është rasti për të gjithë veprimtarinë e tij si funksionar publik.” Të pyesësh nëse e kërkon interesi publik është tërësisht e pavend! Pikërisht pse i shërbejnë interesit publik transparenca dhe llogaridhënia përbëjnë detyrime ligjore për çdo zyrtar publik. Shprehja “nëse e kërkon interesi publik dhe nuk është në kundërshtim me ligjin”, të krijon përshtypjen se transparenca dhe llogaridhënia janë raste përjashtimore.

Gjuha dhe formulimi që përdoret në këtë rast nga shkruesit e Kodit tregojnë një mendësi që nuk e konsideron transparencën si të mirëqenë, çfarë flet për një mentalitet që do t’i fshihet syrit të publikut. Dhe paragrafi tjetër është gjithashtu problematik: “Në mënyrë që të garantohet bashkërendimi i efektshëm i punës së kabinetit qeveritar, për përmbajtje dhe kohën e të gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave për shtyp dhe nismave të reja duhet, për sa është e mundur, të merret pëlqimi i Zyrës së Komunikimit, pranë Këshillit të Ministrave”. Nëse këtë kërkesë të Kodit do ta vlerësojmë duke marrë në konsideratë faktin se ministrat nuk kanë mandat deputeti, pra gëzojnë më pak autoritet si figura publike, si dhe shembullin e paprecedent që na u dha në seancën kur diskutohej programi i qeverisë, ku ministrat nuk kishin të drejtë të merrnin fjalën për të shpalosur programin për fushën që mbulonin, atëherë duket qartë se transparenca dhe llogaridhënia do të jenë të cenuara. Si ish-ministër i Jashtëm në qeverinë ‘Berisha’, si do e vlerësonit vizitën e zotit Rama në Bruksel dhe mesazhet e përcjella nga krerët e institucioneve më të larta të BE-së? Në Bruksel ka mosbesim ndaj z. Rama. Mendoj se ky është momenti më i rëndësishëm për t’u nënvizuar. Ky mosbesim bazohet në radhë të parë në sjelljen e z. Rama gjatë kohës që ishte në opozitë dhe bllokimit që i bëri marrjes së statusit të vendit kandidat. Të punosh kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian, përbën një sjellje të paprecedentë, e cila nuk është shfaqur në asnjë vend tjetër të Europës Lindore dhe Qendrore. Ky mosbesim i Brukselit është përforcuar dhe nga sjellja politike, ose më saktë revanshi politik që kryeministri Rama ka shfaqur që në ditët e para: Sulmi dhe gjuha e dhunës e përdorur kundër opozitës në Kuvendin e Shqipërisë është tregues i frymës me të cilën dëshiron të qeverisë vendin. Sulmi ndaj figurës së Presidentit të Republikës i cili ka vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kulmoi me vendimin anti-kushtetues të mbledhjes së parë për të hequr portretin e Presidentit. Ky sulm ka vetëm një qëllim nënshtrimin e institucioneve të pavarura, si dhe fshesa që ka nisur në administratën publike janë dëshmi të mjaftueshme të vullnetit të mbrapshtë të z. Rama. Kjo mungesë besimi përbën dhe mesazhin më të rëndësishëm që ju dha Kryeministrit Rama. Brukseli pret nga ai që të krijojë besimin e nevojshëm duke ndërmarrë hapa në tre drejtime kryesore: përfshirja e opozitës dhe krijimi i një klime normale ku qeveria dhe opozita mund të bashkëpunojnë për çështjet e integrimit të vendit; vullneti për të luftuar krimin e organizuar dhe korrup-

“Nuk është e vështirë që të gjenden të meta dhe gabime në qeverisjen e PD-së, siç do të gjendeshin në qeverisjen e çdo vendi. Padyshim që mangësitë dhe dështimet kanë ndikuar, siç mund të përmendim çështjen e pronësisë në tërësi, apo vështirësitë që qytetarët kane hasur në marrjen e shërbimeve te caktuara, pavarësisht përmirësimeve që u bënë në fushën e shërbimeve publike me aplikimin e teknologjisë së informacionit dhe thjeshtimit të procedurave”.

sionin si dhe zbatimin e tre ligjeve që u miratuan me konsensus përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit. Gjithçka varet nga z. Rama dhe vullneti i qeverisë së tij. Vlen të përmendim se z. Rama nuk arriti t’u japë përgjigje pyetjeve dhe interesimit të eurodeputetëve për masat që do ndërmarrë qeveria e tij në luftën kundër korrupsionit, përveç shprehjeve të përgjithshme si modernizimi i administratës. Pra nuk ishin vetëm deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që mbetën të zhgënjyer nga programi i z. Rama, por rezulton se dhe eurodeputetët nuk morën dot përgjigje për pyetjet e tyre në lidhje me strategjinë anti-korrupsion. E dyta, gjatë vizitës në Bruksel z. Rama mësoi se Shqipëria, pra qeveria Berisha, kishte përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga Brukseli. Nuk është normale, për të thënë më të paktën, që ish-kryetari i opozitës së djeshme dhe kryeministri i sotëm duhet ta mësojë realitetin e vendit të tij, dhe të vlerësojë reformat që janë bërë, dhe rezultatet që janë arritur vetëm pasi ato deklarohen nga goja e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Nëse z. Rama nuk do të kishte bllokuar vendin e tij ne do të kishim marrë që vitin që kaloi statusin e vendit kandidat. Ndërsa zgjedhjet e 23 Qershorit, ishin normalisht testi për hapjen e negociatave sic kanë bërë tashmë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shkak të sjelljes politike të z. Rama kemi humbur shumë, jo vetëm nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave por Brukseli pret të shikojë se si do të sillet shumica e re për të dhënë statusin e vendit kandidat. Ju keni qenë kritik për deklaratën e kryeministrit Rama gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Maqedonisë, Ivanov. Si ka startuar sipas jush politika rajonale e qeverisë së re? Kam parasysh këtu edhe vizitën e zotit Rama në Kosovë… Në radhë të pare z. Rama duhet të kuptojë përgjegjësinë shtetërore që ka marrë si kryeministër i vendit, dhe ta pasqyrojë këtë në deklaratat e tij. Gjithashtu duhet të shpjegojë se cili është kursi i ri i politikës së tij të jashtme në rajon. Politika jonë e jashtme e deritanishme është karakterizuar nga vazhdimësia, çfarë do të thotë që themelet mbi të cilat është zhvilluar janë të përkufizuara mirë, dhe të gjithëpranuara nga të dy krahët e politikës. Kjo qëndrueshmëri ka përbërë një vlerë të


E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

11

www.mapo.al

"Ringritja e PD-së do të bëhet duke u mbështetur mbi këtë histori të jashtëzakonshme, por duke sjellë një alternativë të re për qytetarët shqiptarë, një alternativë që i përgjigjet kërkesave të kohës së saj. Dhe Partia Demokratike do të ringrihet për të ringjallur shpresën të shqiptarët, ashtu si bëri në 1992 dhe 2005"

“Ringritja e PD mbi historinë e Berishës, dhe alternativës së re”

madhe dhe ka rritur peshën dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Por në deklaratën e Kryeministrit Rama me Presidentin Maqedonas u shënuan ndryshime thelbësore nga qëndrimet e deritanishme. E para nuk u përmend në mënyrë specifike Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni dhe përbën dokumentin themelor që përcakton ndërtimin e marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni. E dyta, në një deklaratë të padëgjuar më parë nga asnjë zyrtar i lartë shqiptar, z. Rama vuri shenjën e barazimit ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë që përbëjnë mbi 25% të popullsisë dhe pakicës maqedonase në Shqipëri kur deklaroi se ne nuk i kërkojmë të tjerëve atë që vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët. Duhet të informoj se Shqipëria është vlerësuar me notat më të larta nga raportet e BE, Këshillit të Europës, OSBE-s për trajtimin dhe respektimin e të drejtave të pakicave. Kjo deklaratë e z. Rama cenon parimet mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që ne kemi me Maqedoninë. Është kundër interesit tonë kombëtar, dhe dëmton rolin e Tiranës si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo deklaratë e z. Rama është lexuar nga shqiptarët e Maqedonisë të cilët do të vërejnë se qëndrimi i Tiranës zyrtare ka ndryshuar, çfarë do të zbehë autoritetin e Tiranës dhe Kryeministrit Rama ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni. Por zbehja e autoritetit të Tiranës nuk i shërben stabilitetit të rajonit. Dhe në fjalën që mbajti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Rama krijoi përçarje duke mos përmendur emrin e Presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të Kosovës së pavarur, një ndër personalitetet më të shquara që ka nxjerrë kombi shqiptar, i quajtur Gandi shqiptar. Të mos përmendësh dhe nderosh Presidentin Rugova dhe trashëgiminë e tij ishte një gabim shumë i rëndë që gjithashtu ka zbehur figurën e Kryeministrit Rama në Kosovë, dhe ky është një lajm jo i mirë. Gjithashtu në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës z. Rama refuzoi të përmendte emrin e Mbretit Zog, megjithëse ju referua deklaroi që refuzonte t’i përmendte emrin. Kjo do të thotë ta shikosh historinë e kombit shqiptar dhe personalitetet e tij nëpërmjet lenteve ideologjike dhe partiake. Një qëndrim aspak i denjë për Kryeministrin e Shqipërisë.

Në PD kanë ndodhur shumë ndryshime që pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Zoti Berisha dha dorëheqjen, duke marrë përsipër humbjen e zgjedhjeve dhe prej thuajse 2 muajsh, partia drejtohet nga zoti Basha. A keni ndonjë koment për këtë rotacion brenda PD, dhe si e vlerësoni drejtimin e deritanishëm të partisë nga kryetari i ri? Rotacioni në Partinë Demokratike erdhi si pasojë e vendimit të z. Berisha për të dhënë dorëheqjen. Ky vendim, ashtu si dhe rezultati i zgjedhjeve, i gjeti demokratët të papërgatitur dhe nuk ka nevojë të thuhet se po të mos ishte vullneti individual i z. Berisha për tu tërhequr, demokratët do ta kishin zgjedhur përsëri si kryetar të PD-së Por z. Berisha i qëndroi besnik parimeve të tij, dhe përmbushi atë që kishte deklaruar kohë më parë se do të jepte dorëheqjen në cdo moment që do të humbte në zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke respektuar vendimin e sovranit. Besoj se dy vendimet që mori z. Berisha dhe kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë menjëherë në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së dhe zbatimin e parimit një anëtar një votë ishin të shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit dhe krijimin e një baze të fortë legjitimiteti për kryetarin e ri që do të zgjidhej. Ajo çfarë duhet të shënojmë është pjesëmarrja e lartë në zgjedhje, askush prej nesh nuk e kishte parashikuar se një muaj mbas humbjes së zgjedhjeve, 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të merrnin pjesë në votime. Kjo pjesëmarrja ishte një mesazh i madh shprese. Kjo mbështetje e madhe përbën një bazë të fortë legjitimiteti për z. Basha, kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Ne jemi në javët e para të drejtimit të partisë nga z. Basha, dhe nuk duhet të harrojmë se vetëm një javë më parë qeveria e re filloi nga detyra, dhe padyshim që duhet shumë më tepër kohë për të krijuar një profil të ri dhe të plotë. Megjithatë mund të përmend se në fjalimin e parë përpara grupit parlamentar z. Basha përcaktoi profilin e opozitës së re që filloi të marrë formë. Nuk do të ishte opozita e baltosjes, dhe as opozita që dëmton interesat kombëtare të vendit siç bëri z. Rama me bllokimin e integrimit të vendit, por do të ishte një opozitë moderne dhe e fortë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë si dhe trashëgiminë dhe arritjet e Partisë Demokratike. Besoj se modeli opozitar i përvijuar në

“Në radhë të parë, z. Rama duhet të kuptojë përgjegjësinë shtetërore që ka marrë si kryeministër i vendit, dhe ta pasqyrojë këtë në deklaratat e tij. Gjithashtu duhet të shpjegojë se cili është kursi i ri i politikës së tij të jashtme në rajon. Politika jonë e jashtme e deritanishme është karakterizuar nga vazhdimësia, çfarë do të thotë që themelet mbi të cilat është zhvilluar janë të përkufizuara mirë dhe të gjithëpranuara nga të dy krahët e politikës”

“Fuqizimi i LSI-së nga bashkëqeverisja, pozicioni në fushatën elektorale që linte të kuptonte se dhe mund të ribënte koalicionin me PD, dhe mungesa e goditjes nga ana jonë gjatë fushatës, e bënë ofertën konkrete pragmatiste të LSI-së ndaj zgjedhësve shumë tërheqëse. Padyshim që pasojat e krizës ekonomike e kanë bërë më të dobët votuesin përpara këtyre ofertave”

këtë kohë të shkurtër nga z. Basha dallon qartazi nga opozita e djeshme e drejtuar nga z. Rama. Dhe megjithëse jemi vetëm në hapat e parë të rrugëtimit tonë në opozitë, unë besoj se z. Basha ka arritur të ngjallë shpresën te demokratët, dhe të tërheqë vëmendjen e atyre që ishin ftohur me Partinë Demokratike. Në këtë kohë të shkurtër z. Basha ka rritur ndjeshëm frymën e grupit brenda grupit parlamentar të PD-së si dhe është kujdesur të ruajë dhe forcojë raportet me partitë aleate. Zgjedhjet për kryetarin e ri në PD u imponuan si pasojë jo vetëm e humbjes, por edhe rezultatit që kjo forcë politike mori në zgjedhjet parlamentare në 23 qershor. Ku mendoni se gaboi PD-ja gjatë këtyre 4 viteve, e për pasojë, çfarë duhet pasur parasysh gjatë analizës brenda saj? Të qeverisësh një vend me trashëgiminë problematike dhe të madhe të Shqipërisë nuk është e lehtë, dhe sado arritje të ketë vendi përsëri mbeten shumë gjëra për tu bërë. Nuk është e vështirë që të gjenden të meta dhe gabime në qeverisjen e PD-së siç do të gjendeshin në qeverisjen e çdo vendi. Padyshim që mangësitë dhe dështimet kanë ndikuar, siç mund të përmendim çështjen e pronësisë në tërësi, apo vështirësitë që qytetarët kane hasur në marrjen e shërbimeve te caktuara, pavarësisht përmirësimeve që u bënë në fushën e shërbimeve publike me aplikimin e teknologjisë së informacionit dhe thjeshtimit të procedurave. Por faktorët që kanë ndikuar në humbjen tonë, për mendimin tim mund të përmblidhen në tre faktorë: E para roli i krizës ekonomike botërore. Në vitin 2013 ne ishim në vitin e pestë të krizës ekonomike botërore, një krizë që kishte goditur fort ekonomitë e eurozonës dhe në mënyrë të veçantë Greqinë dhe Italinë, dy vende me të cilat ne jemi të lidhur me një mije fije ekonomike. Të dy këto vende janë partneret e para tregtare, burimet e investimeve të huaja dhe në këto dy vende jetojnë një komunitet shumë i madh emigrantësh shqiptarë rreth 1.3 milion, të cilët kanë ndihmuar me anë të të ardhurave që kanë dërguar familjet e tyre por dhe ekonominë e vendit. Fakti që Shqipëria nuk ra në recesion pavarësisht kohëzgjatjes së krizës dhe lidhjes sonë me ekonomitë italiane dhe greke është mbresëlënës. Të gjitha gjasat flisnin për të kundërtën. Siç ka thënë dhe komisioneri Fyle: “Jemi të impresionuar me rezistencën ekonomike të Shqipërisë”. Dhe kjo është një meritë e madhe e politikave ekonomike të qeverisë Berisha. Por ndërsa qeveria duhej të vlerësohet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vendit është po aq e vërtetë se qytetarët shqiptarë ndjenë pasojat e krizës në familjet e tyre. Rënia e ndjeshme e të ardhurave nga emigrantët, madje kthimi në Atdhe si pasojë e papunësisë rriti vështirësitë. Në të njëjtën kohë rënia e rritjes ekonomike nga 7-8% në 1.7 % vjet patjetër që ka ulur fitimet dhe rritur vështirësitë për sipërmarrësit. Por ndërsa qeveria duhej të merrte vlerësimet për ruajtjen e ekonomisë ishte e vështirë që ky fakt të vlerësohej nga qytetarët duke i thënë se do të kishim qenë dhe më keq po të mos ishin politikat ekonomike të kësaj qeverie. Një argument edhe pse i vërtetë, i vështirë për tu shitur dhe kuptuar. Pasojat e krizës ndryshuan tërësisht vlerësimin për punët e qeverisë dhe i bënë qytetarët të dobët në dy drejtime; E para kur buxheti familjar është nën presion, ka më pak vlerësim për ato që janë investimet publike të qeverisë, si infrastruktura, rrugët, furnizimi me energji, shkollat e reja, ujësjellësit, liber-

alizimi i vizave etj. E dyta qytetarët u bënë më të ndjeshëm dhe më të tundueshëm ndaj ofertës së Partisë Socialiste e cila i ofroi atyre qiellin. Z. Rama premtoi shëndetësinë falas, legalizimet falas, heqjen e taksës për biznesin e vogël, heqjen e TVSH-së për pesë ushqime bazë, rimbursimin e TVSH-së për konsumatorët familjarë të energjisë elektrike, nga 20 në 6%. Padyshim, siç tregohet dhe nga sondazhe dhe takime në terren, këto premtime të kombinuara me pasojat e krizës ekonomike, bënë që shumë qytetarë të devijojnë votën e tyre tradicionale. Por është e rëndësishme të theksojmë se rritja e PS-së ishte vetëm 0.5% në rang kombëtar, çfarë do të thotë se pa këto premtime PS-ja do të ishte në vend numëro ose në tkurrje. Z. Rama nuk bëri premtime të tilla në vitin 2009, pse u detyrua t’i bëjë në 2013? Arsyeja është e thjeshtë, nuk rezultonte fitues. Përveç premtimeve të PS, është dhe faktori LSI që duhet të kihet parasysh në këtë rezultat. Fuqizimi i LSI-së nga bashkëqeverisja, pozicioni në fushatën elektorale që linte të kuptonte se dhe mund të ribënte koalicionin me PD, dhe mungesa e goditjes nga ana jonë gjatë fushatës, e bënë ofertën konkrete pragmatiste të LSI-së ndaj zgjedhësve shumë tërheqëse. Padyshim që pasojat e krizës ekonomike e kanë bërë më të dobët votuesin përpara këtyre ofertave. Vota për LSI-në dhe pse votë për koalicionin e majtë nuk ishte një votë anti-qeveri, sepse po të ishte një votë e tille do të shkonte te PS-ja, e cila e kishte sulmuar fuqishëm LSI-në për katër vite rresht. Pra pa mohuar gabimet dhe të metat tona, rezultati i zgjedhjeve dhe arsyet që ndikuan votën e qytetarëve shqiptare duhet të lexohen në tërësinë e tyre. Përndryshe nuk do të bëjmë dot një analizë të plotë. Ka një debat publik mbi rolin e zotit Berisha në PD, tashmë që ka dhënë dorëheqjen. Shumë analistë mendojnë se ai vazhdon të jetë ende kryetari de facto i partisë. Ju vetë, si e shihni ndikimin e zotit Berisha? A duhet PD të krijojë një fizionomi të re apo duhet t’i qëndrojë besnike trashëgimisë së liderit historik? Z. Berisha ka lënë gjurmë në historinë e vendit. Si kryetari historik i PD-së së bashku me themeluesit, të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, dhe demokratët ka shkruar historinë më të bukur të Shqipërisë. Historinë që e nxori Shqipërinë nga persekutimi më i egër, nga izolimi më i thellë, skamja dhe mjerimi dhe ngjalli shpresën në një vend tërësisht të rrënuar. Sali Berisha ka meritën e madhe të ringritjes së PDsë nga shkatërrimi i rebelimit të 1997 në fitoren e vitit 2005. Dhe si kryeministër i vendit gjatë këtyre 8 viteve zbatoi projektin më ambicioz për zhvillimin e Shqipërisë, liberalizoi vizat, e anëtarësoi në NATO. Kjo është një trashëgimi e jashtëzakonshme që bën krenar çdo demokrat. Kjo trashëgimi jo vetëm nuk është në kundërshti me projektin e ri, por është një fat i madh, madje një situatë ideale kur e gjithë kjo energji dhe trashëgimi është në funksion të projektit të ri të Partisë Demokratike. Padyshim që ky rrugëtim i ynë do të kërkojë kohën e tij, nuk duhet të harrojmë se vetëm një javë më parë qeveria e re mori zyrat në dorëzim. Por projekti i ri i PD-së nuk ka asnjë pengesë apo kushtëzim në rrugën e tij drejt ringritjes. Ringritja e PDsë do të bëhet duke u mbështetur mbi këtë histori të jashtëzakonshme, por duke sjellë një alternativë të re për qytetarët shqiptarë, një alternativë që i përgjigjet kërkesave të kohës së saj. Dhe Partia Demokratike do të ringrihet për të ringjallur shpresën të shqiptarët, ashtu si bëri në 1992 dhe 2005.


12

e shtunë-e diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

13

www.mapo.al

Zogaj në 7 ditë Publicisti dhe politikani Preç Zogaj është çdo javë në MAPO Weekend me një grafi të imët të njollave dhe dritës në hartën e zhvillimeve politike të javës. Nga e shtuna në të shtunë. Nga lajmi në lajm.

Kultura e re Basha, nuk pret të fitojë nga dështimi i Ramës, por me alternativën e vet Programi i qeverisë së re i paraqitur në parlament ka hapur debate të shumta, është folur për tkurrjen e premtimeve që nga koha e fushatës e meg jithatë shihet si program utopik. A ishte “programi”, djalli që provokoi tensionet në Kuvend dhe pse? Kultura e re politike do të kërkonte përqendrimin e kryeministrit të ri dhe shumicës së re në rendin e ditës, që ishte miratimi i programit dhe përbërjes së qeverisë. Pikërisht këtë nuk bënë. Në të kundërtën, në vazhdën e një zakoni të keq njëzetvjeçar, zoti Rama u arratis i pari nga rendi i ditës dhe nuk u kthye deri në fund në temë, duke dhënë një shfaq je të vjetër që nuk pritej prej tij. Cila ishte ngjarja, cila ishte e reja në seancën e Kuvendit për programin e qeverisë? Mos vallë fakti që qeveria paraqiti një draft dhe deputetët e saj i mbajtën ison? Mos vallë fakti që deputetët e opozitës e kryqëzuan? Mos ishin ndërhyrjet e ish-kryeministrit Berisha? Mos ishin replikat e kryetarit të grupit socialist, Ruçi? Aspak. Të gjitha këto ishin dhe janë të parashikueshme si zhvillime, janë rutinë në Kuvendin e Shqipërisë e madje në çdo parlament të botës. Ngjarja e re në seancën në fjalë ishte hyrja në ujë e premtimeve elektorale të Partisë Socialiste, zhdukja fare, modifikimi apo rrumbullakosja e disa premtimeve elektorale në programin qeveritar. Deputetët e opozitës i numëruam një nga një këto premtime të braktisura, që ishin mbi dhjetë. Pse ka ndodhur kjo? Mos vallë qeveria nuk e ka njohur mirë gjendjen në fushatë dhe pasi është ndërgjegjësuar gjatë verës për mundësitë reale që ka vendi, ka vendosur të kthejë me kujdes pllakën? Mos është nisur nga ideja se “qeveria e rrënimit” duhet rrëzuar me çdo kusht, me mashtrime elektorale, me para e me ç’të na dalë para dhe pastaj shohim e bëjmë? Cilado qoftë e vërteta, kryeministri kishte detyrimin të shpjegohej në Kuvend para zgjedhësve dhe opozitës pse janë bërë ndryshimet në kontratë pasi është realizuar transaksioni, pra pasi Rama me PS-në kanë dhënë premtimet dhe në këmbim zgjedhësit kanë dhënë votën. Ky ishte i vetmi shpjegim që duhej dhënë, nuk kishte të tjera. Të tjerat kryeministrit i ka thënë e stërthënë me qindra e mijëra herë. Por pikërisht për këtë nuk foli. As në fjalën “programatike” të fillimit, as në fjalën përmbyllëse kur iu përgjigj pohimeve kritike të deputetëve të opozitës që i kishte mbajtur shënim me kujdes. Replikoi me ironi për një gjoja kundërthënie të deputetit Eduard Selami, por për dhjetë pikat e braktisura që pikërisht ky deputet i paraqiti me qetësi nuk tha asnjë fjalë. Asnjë fjalë. Ky në fakt është fillimi i vjetër që të trishton më shumë sesa batutat dhe provokimet e kërkuara që duket se po riciklohen pikërisht për të mbuluar mashtrimet me strategjinë e tensionit. Siç ka ndodhur rëndom edhe në të kaluarën. Programi qeveritar është e duhet të jetë pasqyra e programit elektoral. Ky është paragrafi i parë i parimit të kontratës me zgjedhësit, që është kurdoherë kontratë vote. Ky paragraf u shkel pa nisur akoma qeverisja reale. “Mëngjesi” filloi keq, të shohim si do të jetë vazhdimi i “ditës” së qeverisë. Ndërkohë, duke premtuar luftë pa kom-

promis për premtimet e pambajtura të qeverisë, kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha ka deklaruar në një intervistë në emisionin “Opinion” se opozita jo vetëm nuk është xheloze, por do të dëshironte suksesin e qeverisë. A mos jemi në rendin e një opozite më shumë se konstruktive? E ndoqa me vëmendje intervistën e zotit Basha me gazetarin Blendi Fevziu. Deklarata që po citoni ju, e re dhe befasuese padyshim, nuk mund të merret e shkëputur nga trajtimi në bllok që zoti Basha u bëri në optikën e opozitës çështjeve që lidhen me sjelljen dhe programin e qeverisë. Por për të qëndruar te deklarata që ka tërhequr vëmendjen tuaj, mendoj se kemi të bëjmë me shprehjen e vetvetishme të një koncepti të ri dhe modern për opozitën dhe qeverinë që kanë si emërues të përbashkët interesin publik, të mirën e publikut. Në fakt, një koncept si ky përfaqëson një shkëputje kulturore nga interpretimi i opozitarizmit si vënie shkopinjsh në rrotat e qeverisë. Kuraja për ta shqiptuar në një mjedis të mbingarkuar me stereotipe flet shumë për pavarësinë e vërtetë, që është e duhet të jetë para së gjithash pavarësi në mendim, pavarësi në koncepte të reja që burojnë nga liria si përmasë e brendshme. Në rrafshin e politikës konkrete, të mos jesh xheloz si opozitar, por të dëshirosh suksesin e qeverisë në të mirë të publikut do të thotë se ti nuk pret të fitosh nga dështimi i kundërshtarit, por nga alternativa jote, nuk pret të kalosh mbi një të rrëzuar, por të trashëgosh një stafetë, nuk pret të fitosh me votë proteste, apo me një milion shuplaka ndaj kundërshtarit, por me votë besimi, me një milion duarshtrëngime. Me fjalë të tjera, me konceptin e shprehur nga Basha nuk jemi thjesht në rendin e një opozite më shumë se konstruktive, siç ju e thoni me elegancë dhe me një tis shakaje padyshim, por jemi përtej saj, jemi në rendin e një opozite plot besim në vetvete. Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta ka reaguar në një formë shumë origjinale ndaj vendimit të kryeministrit Rama për të hequr foton e Presidentit të Republikës nga zyrat e shtetit, duke e zëvendësuar me atë të Ismail Qemalit. Meta ka vendosur t’i mbajë edhe njërin, edhe tjetrin… Me fjalë të tjera të mbajë edhe ligjin, edhe vendimin. Nuk është hera e parë që zoti Meta ironizon dhe korrigjon në këtë mënyrë flateritë dhe ekstravagancat herë pindarike, herë antiligjore të zotit Rama. Meta konkurroi me sloganin “Të ecim më shpejt”, por në fakt slogani që i shkon më shumë sjelljes së tij politike është “Me këmbë në tokë”. Ai më ngatërron shpesh edhe mua, që jam një opozitar i vjetër i tij, me marrjen shtruar, me realizmin që e karakterizon. Është shumë e veçantë kjo që ka bërë me dy fotot. Është një kundërshti dhe sfidë e pazhurmshme prej Erazmi ndaj vendimit të kryeministrit, që me sa duket ka menduar t’i kapë në darë djallëzisht gjithë të tjerët duke u nxjerrë përpara figurën e fort të nderuarit Ismail Qemali. Ismail Qemalit i them po, replikon pa fjalë zoti Meta. Por pa shkelur ligjin, pa fyer Presidentin në detyrë, pa minuar kulturën e koabitacionit që duhet të

themelojmë si shumicë e majtë me Presidentin që ka ardhur nga e djathta. Të gjitha këto “papa-pa” janë tërheqje veshi, shpulla të vërteta, edhe pse të buta, për shkelësin e ligjit, fyesin e Presidentit, minuesin e koabitacionit. Nuk ka dyshim se këtij qëndrimi do t’i bashkohen krerët e institucioneve të pjesës natyrore të shtetit, kryetarët e komunave dhe bashkive që drejtohen nga të zgjedhurit e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, e tjerë. Ja se si me një veprim të nxituar, të cilin e kishte paralajmëruar në fushatë, por askush nuk mendonte se mund ta ekzekutonte pa u konsultuar me ligjin, aleatët dhe pse jo edhe me opozitën, zoti Rama po kontribuon që shteti dhe pushteti në erën e tij të fillojnë si këmbët e dhisë. Pyetja që bëhet është: pse ky arbitraritet, pse kjo mungesë totale e mirësjelljes ndaj Presidentit; a nuk mund të tentonte ta bënte me ligj atë që bëri; a nuk mund të priste që ndryshimi eventual të hynte në fuqi me mbarimin e mandatit të Presidentit në fuqi? Nxitimi ka anën e vet të padukshme të medaljes, që shpeshherë është një munxë e keqe. Kodi i Etikës që opozita e quajti që në fillim ‘kod të heshtjes’ është bërë publik më në fund. Çfarë nëntekstesh keni gjetur në tekstin e tij? Në shumicën e dispozitave, që rëndom janë një koktejl dispozitash nga ligje të tjera, kodi “zgjidh” çështje të zgjidhura. Ka kohë që qeveritë shqiptare funksionojnë në parimin e solidarësisë, nuk ndodh prej vitesh që njëri ministër i bie gozhdës, tjetri patkoit. Aq më shumë ngjan të jetë i zgjidhur ky problem në qeverinë “Rama”, ku nuk ka ministra oponentë të Ramës apo të tillë që nuk kanë ardhur nga fluksi i të besuarve të tij. E reja që sjell ky Kod është i ashtuquajturi Komision i Etikës që ngrihet me urdhër të posaçëm të kryeministrit. Ky do të jetë një komision kontrolli, filtrimi, centralizimi, redaktimi dhe unifikimi të lajmeve dhe prononcimeve që dalin nga çdo ministri. Nuk ka ekzistuar më parë në asnjë qeveri, ngjan të jetë i pashembullt. Me justifikimin se po rregullon çështjet e komunikimit, i jep një goditje të madhe standardeve të derisotme të transparencës, kultivon gjuhën e drunjtë, censurën e autocensurën, bunkerizon qeverinë. Unë mendoj se shtypi do të ketë vështirësi të mëdha të marrë informacion të drejtpërdrejtë, mediat do t’i marrë malli për prononcime të freskëta, nga ato që zbukurojnë botën e informacionit, gjithçka do të paketohet në shabllonet e Komisionit të Etikës, që mua më duket një eufemizëm, pasi ky komision po ngrihet për të ekzekutuar komunikimin e lirë me mediat dhe publikun. Nga pikëpamja liberale, këtë e konsideroj një kthim kritik prapa. Ngjela, një partner juaji dikur në opozitë është ‘zhgënjyer’ me Ramën dhe me sa duket ka nisur opozitën ndaj tij. Si e shihni pozicionin e tij të ri? Me Ngjelën jemi gjithnjë në kontakt në hapësirat e mendimit të lirë liberal. Edhe kur nuk shihemi, edhe kur nuk takohemi, edhe kur nuk jemi në të njëjtën parti apo llogore politike. Unë e shoh prej kohësh duke ardhur nëpër trajektoren e tij drejt pozicioneve opozitare. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ekziston një mospërputhje

substanciale midis vizionit të tij për politikën dhe vizionit korporativ që po tregon Rama. Unë kam bashkudhëtuar me Ngjelën më gjatë se me asnjë politikan tjetër në këtë vend. Dhe ai me mua. Patëm një mospërputhje në kohë këtë vit në lidhje me lëvizjen politike që pritej prej nesh. Unë mendova se me krijimin prej Ramës të së majtës së bashkuar, ne dolëm tepër si faktorë në koalicionin e tij, nuk ishte nevoja të na e thoshte njeri. Prandaj unë u largova pa pritur të vija në provë fjalëmbajtjen e Ramës. Ngjela besoi. Reagimi i tij tani përmban edhe argumentin e fjalëshkeljes prej kryetarit të PS-së. Është një gjë mjaft e rëndë kur flitet për njerëz që kanë ndarë një udhë të gjatë e të vështirë. Të ardhmen e Ngjelës e shoh në opozitë. Madje sikur ka ardhur. Ai është një aset gjithnjë autentik dhe vital i kauzës liberaldemokratike, që po troket më fort se kurrë dhe është më afër se kurrë në horizontin e ri të opozitës shqiptare. Ben Blushi gjatë fjalimit në parlament ka skicuar një ‘platformë’ të tij duke futur brenda saj ndoshta edhe të pakënaqurit e tjerë në PS, duke thënë se ishte kundër ndarjes së mandateve dhe se grupi parlamentar socialist funksionon rreth një ideje dhe jo njeriu... E kam lexuar këto ditë në median e shkruar fjalimin e zotit Blushi në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është e re të them se në personin e tij publicistika i ka dhënë apo ka humbur një talent në politikë, ndërkohë që erërat e politikës në Partinë Socialiste ku bën pjesë nuk kanë qenë ende të mbara për ambiciet e tij. Nuk mund të them se gjeta në fjalën e tij skicimin e një platforme, edhe pse e pranoj se mund të mos kem vëmendjen e mëparshme për tekstet e tij. Padyshim se lënia e mandateve prej ministrave është një gjë krejtësisht pa sens, që vjen në kundërshtim me parimin e përgjegjësisë politike si përgjegjësi vote, që e ekspozon zotin Rama si një lider padron. Ben Blushi veç të tjerash është shkrimtar dhe nuk mund të jetë dakord me këto gjëra. Mendimi i tij se grupi parlamentar funksionon rreth një ideje dhe jo rreth një njeriu, është më shumë një tezë politike sesa një realitet. Ka patur debate ndërkaq edhe në grupin parlamentar të PD-së për caktimin e kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare që i janë lënë opozitës. Sokol Olldashi, rivali humbës i Bashës për postin e kryetarit të partisë, ka kontestuar caktimin e Pollos në krye të komisionit të Mediave, duke mbështetur kandidaturën e Mesila Dodës... Po fryjnë erëra lirie apo përçarjeje në grupin e PD-së? Nuk jam atje që të kuptoj në thellësi përgjigjen e pyetjes suaj, por disa shenja që vërehen nga jashtë më shtyjnë të mendoj dhe të besoj se po fryn një erë lirie. Dëgjova Bashën që foli për këtë temë në emisionin ‘Opinion’, lexova në shtypin e shkruar debatin e iniciuar nga Olldashi, lexova një prononcim të Edi Palokës. E them me bindje se gjithçka ishte e re në këtë histori, a minihistori. Jo se nuk ka patur më parë diskutime e debate në grupin e PD-së, por jo të kësaj natyre, jo me këtë leksik.


14

E shtunë E shtunë - e diel - e diel 21-22 13-14 shtator prill 2013 www.mapo.al

dossier

Industria e riciklimit të plehrave në alarm, pas vendimit të qeverisë për ndalimin e importit. “Kemi 1260 të punësuar dhe 38 mijë të vetëpunësuar që ushqehen me këtë industri”. Ambientalistët: Kompanitë të punësojnë më shumë njerëz për ndarjen e plehrave tona

importi i plehrave Një industri 200 mln euro në vit, drejt falimentit Dashamir Biçaku

Ambientalistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile mund të marrin frymë lirisht, pas vendimit të tretë të qeverisë “Rama” që ndalon importin e plehrave. Por një tjetër grup interesi ka ndezur dritat e alarmit të një falimentimi të shpejtë. Bëhet fjalë për kompanitë e riciklimit, një industri e re në vendin tonë, nga e cila varen mijëra njerëz. Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë, një organizëm që numëron rreth 60 kompani anëtare tregon përmasat e kësaj industrie që njihet pak nga publiku. Kompanitë punojnë me lëndë të parë importi, gjenerojnë një xhiro vjetore prej 200 milionë erosh në vit dhe prej tyre varen mijëra njerëz që fitojnë jetesën përmes plehrave. Drejtuesit e Shoqatës, Bardhyl Baltëza dhe Vullnet Haka, ky i fundit investitor në kompaninë “Everest IE”, thonë se një vendim i tillë, do të përkeqësonte situatën e tyre, për shkak të pamundësisë së realizimit të kontratave që ata kanë me kompani të ndryshme në Gjermani, Itali, Francë apo vende të tjera të BE-së. “Nëse kjo industri do të falimentojë, hidhen në rrugë rreth 1260 punonjës. Nga ana tjetër, janë 38 mijë njerëz të vetëpunësuar që varen prej këtij tregu”,thonë ata. Ricikluesit pretendojnë

se 92 për qind e komunitetit rom mbahet me këtë “biznes” dhe se vetë ata kanë hedhur miliona lekë investime për të ngritur në këmbë një industri, që tashmë varet në fije të perit. Apeli për kompromis

Riciklues e mbetjeve bien dakord tek ndalimi i importit të mbetjeve të rrezikshme dhe aprovojnë qeverinë e re, për amendimin e nenit 22 të ligjit. Në këtë nen përcaktohen mbetjet e përziera, të cilat përdoren më pas në industrinë e energjisë, në termocentralet që punojnë me djegie të materialeve dhe mbetjeve urbane. “Sot kjo industri punëson rreth 1260 punonjës, ndërkohë që mbi 38.500 persona të tjerë varen prej tregut të saj si të vetëpunësuar në sistemin e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve në të gjithë vendin. Nga puna e realizuar nga kjo industri arrihet të realizohet një xhiro vjetore prej rreth 200 milionë euro”,tha Baltëza në deklaratën e tij. Ndërkaq sa i përket lëndëve të para ai tha se pjesa më e madhe e tyre vjen nga vendet e BE-së, nëpërmjet certifikatave të kontrollit të lëshuara prej tyre, dhe po kështu prodhimet e ardhura nga riciklimi, eksportohen drejt vendeve të BEs ë . D r e j t u e s it e sh o q at ë s s ë

“Sot kjo industri punëson rreth 1260 punonjës, ndërkohë që mbi 38.500 persona të tjerë varen prej tregut të saj si të vetëpunësuar në sistemin e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve në të gjithë vendin. Nga puna e realizuar nga kjo industri arrihet të realizohet një xhiro vjetore prej rreth 200 milionë euro”

ricikluesve pretendojnë se përveç fitimit të tyre, kjo industri ka një impakt të drejtpërdrejtë edhe në mjedis. Një ndër to është edhe mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve që hidhen në landfille, ku efektet e ndotjes do të vazhdonin për qindra vjet në kushtet e mungesës së industrisë për përpunimin e tyre. Pavarësisht kësaj, industria e përpunimit të mbetjeve, apo e riciklimit, sipas drejtuesve të shoqatës, do të ishte në vështirësi për shkak se pjesën më të madhe të lëndës së parë për prodhimet e riciklueshme importohet nga vendet e BE-së. Pse jo plehrat tona?

Bardhyl Baltëza dhe Vullnet Haka thonë se mbetjet e riciklueshme që mblidhen në vend zënë vetëm 30-40 për qind të kapacitetit të tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesore është mungesa e një sistemi për diferencimin e mbetjeve. “Importin ne e realizojmë për shkak të faktit se mbetjet që mblidhen në vend, nuk arrijnë të mbulojnë kërkesën tonë për prodhim me qëllim që ne të përmbushim kontratat me kompanitë e mëdha të vendeve të BE-së”,thonë ata. Janë të gatshëm të ofrojnë bashkëpunim dhe investime me pushtetin lokal, por një gjë e tillë,

nuk është arritur në të shumtën e rasteve. Sipas tyre, kjo industri është mekanizmi kryesor që i ofron pushtetit lokal mundësinë për të realizuar menaxhimin e integruar të mbetjeve në standardet më të larta mjedisore dhe me efektivitetin më të mirë të mundshëm ekonomik. Sipas Hakës dhe Baltëzës, aktualisht në vendin tonë, ka një problem serioz me menaxhimin e integruar të mbetjeve për shkak se ato nuk diferencohen që në burim, në momentin kur hidhen nga banorët në qendrat urbane. “Në kushtet kur në Shqipëri, menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane lë shumë për të dëshiruar, industria e riciklimit është e detyruar të plotësojë një pjesë të domosdoshme të nevojave me lëndë të para kryesisht nga vendet e BE dhe rajonit”,-thonë ata. Ambientalistët kundër

Lavdosh Ferruni, një nga aktivistët e Aleancës kundër Plehrave, tha për gazetën MAPO, se të gjithë argumentet e Shoqatës së Ricikluesve që mbeten në favor të importimit të mbetjeve të ndryshme për qëllime riciklimi janë false dhe të pabazuara. Sipas tij, importi i mbetjeve të riciklueshme, në çdo formë të tyre përbën rrezik për ambientin dhe për vendin në


E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

15

www.mapo.al

200 mln euro

Llogaritet xhiroja vjetore e industrisë së mbetjeve të riciklueshme. Po të përfshish në llogari edhe investimet në teknologji, vlera rritet ende më shumë

60

Kompani janë anëtare të Shoqatës së Ricikluesve Shqiptarë, çka tregon edhe përhapjen e këtij biznesi. Ambientalistët thonë se ato shkaktojnë ndotje të mëdha në mjedis

Drejtuesi i Shoqatës së Ricikluesve, Bardhyl Baltëza

1260 Persona janë të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në industrinë e riciklimit të mbetjeve urbane. Drejtuesit e shoqatës pretendojnë se shumë prej tyre do të humbasin punën

tërësi, pasi në çdo rast, përpunimi i tyre rrezikon të ndotë ambientin. “Ne do të luftojmë importim e mbetjeve që të ndotim më pak vendin tonë”,- thotë Ferruni. Përpunimi i mbetjeve të ndryshme shkakton ndotje dhe impakt në mjedis, për shkak se depërtimi i lëndëve që përdoren për për pastrimin e tyre hidhen në ambient pa asnjë lloj kontrolli dhe nuk dihet se sa është niveli ndotjes së tyre. Ferruni thotë se edhe ligjet përkatëse të vendeve të BE-së, zbatojnë parimin e afërsisë në rastet e riciklimit të mbetjeve urbane, duke i ricikluar ato sa më afër vendit ku prodhohen. Nëse mbetjet urbane prodhohet në Spanjë, Francë, Itali, apo Gjermani, ajo mbetje përpunohet dhe riciklohet sa më afër të jetë e mundur. Ferruni thotë se sa më shumë mbetje të riciklohen në vend, aq më shumë dëme i shkaktohen mjedisit shqiptar. “Kompanitë që janë të licencuara në botë për riciklimin e mbetjeve, paguajnë një taksë të caktuar nga autoritetet për dëmin që i shkaktojnë mjedisit me ndotjen e tyre. Në lejen mjedisore duhet në mënyrë të padiskutueshme që të përcaktohet se sa duhet të jetë niveli i ndotjes nga ricikluesi, e cila duhet të jetë në përputhje me standardin vendas dhe mundësisht me atë të vendeve të BE-së”,- thotë Ferruni. Më tej ai pohon se pretendimi i importit të mbetjeve nga jashtë, për shkak të pamundësisë së mbled-

38 500 Njerëz mendohet se merren me tregtinë e plehrave në vend. Sipas Shoqatës së Ricikluesve, 92 për qind e komunitetit rom mbijeton falë riciklimit të mbetjeve urbane

30 % E mbetjeve urbane vendase përfundojnë në fabrikat e riciklimit. Pjesa tjetër trajtohen nëpër landfille, pasi mungon sistemi i diferencuar i plehrave që në burimin e tyre

kësaj industrie akoma më tepër dhe më shumë nëse rritet, përqindja e këtyre mbetjeve që mund të mblidhen për riciklim. Një sugjerim i vlefshëm

"Nëse ka pak mbetje që mblidhen, atëherë qeveria duhet të licencojë më pak kompani për riciklim. “Në Shqipëri aktualisht mblidhen dhe përpunohen vetëm 5 për qind e mbetjeve të riciklueshme që prodhohen”

hjes së mbetjeve nga jashtë, është i pabazuar dhe fals. Ai shton se nëse ka pak mbetje që mblidhen, atëherë qeveria duhet të licencojë më pak kompani për riciklim. “Në Shqipëri aktualisht mblidhen dhe përpunohen vetëm 5 për qind e mbetjeve të riciklueshme që prodhohen”-argumenton ai. Në këtë llogari, aktivisti i shoqërisë civile, nuk përfshin mbetjet e përziera, por vetëm kartonin, letrën, metalet, qelqin, plastikën, dhe mbetje të tjera që sipas tij riciklohen. Me këtë masë sipas tij,mund të rritet prodhimi vendas i

"Në lejen mjedisore duhet në mënyrë të padiskutueshme që të përcaktohet se sa duhet të jetë niveli i ndotjes nga ricikluesi, e cila duhet të jetë në përputhje me standardin vendas dhe mundësisht me atë të vendeve të BE-së”

Për Ferrunin, ka një mundësi që industria të funksionojë me plehrat vendase. “Nëse ricikluesit nuk arrijnë të përmbushin kërkesat për shkak të mosdiferencimit që në burim të mbetjeve, le të punësojnë njerëz që t’i ndajnë ato që pas mbërritjes në landfill. Kjo do të bënte që prodhimi i tyre të rritej dhe të mos importoheshin mbetje nga jashtë dhe ambienti ynë do të mbetej më i pastër”- thotë Ferruni, që shton se në mënyrë urgjente, pushteti qendror dhe vendor duhet të angazhohen për të realizuar diferencimin e mbetjeve që në burim, në mënyrë që nesër të kemi një ambient sa më të pastër. Në lidhje me këtë problem përfaqësues të shoqërisë civile, që bëjnë pjesë në Aleancën Kundër Importit të Plehrave dhanë dje një konferencë për shtyp, ku shprehën aprovimin e tyre për vendimin e fundit të qeverisë që ndalonte importin e plehrave nga jashtë. Këta të fundit e korrën një fitore të shpejtë, edhe pse referendumi që kërkuan me shumë ngulm nuk u realizua. Ndalimi i importit të plehrave ishte vendimi i tretë i firmosur prej Ramës, në ditën e parë të hyrjes në godinën e Kryeministrisë.


CMYK

16

e shtunĂŤ-e diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al


premiera

Dokumentari

Si të jashtmet

i (pa)shfaqur

Një dokumentar për bukuritë e Shqipërisë, i censuruar në ‘73-shin, ndoshta sepse protagonistët ishin më të bukur, modernë e të qeshur seç duhej. 40 vjet më vonë Fabian Kati e risjell për publikun shqiptar, por dhe për vetë protagonistët që s’e kishin parë kurrë, nëpërmjet një dokumentari të ri ndërtuar mbi të vjetrin dhe censurën e tij

Nga Iva Tiço faqe 20

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Jeta pas dasmës “E diela shqiptare” u mbyll sezonin e kaluar me dasmën e tyre. Por këtë sezon, Albi dhe Klaudia nuk do jenë pjesë e saj. Sigurisht do vazhdojnë në “Klan”. Të rejat e sezonit, bashkë` me ato të jetës martesore, por edhe dasmën e dytë, pas asaj publike, na i rrëfejnë gjatë e gjerë Nuk ngeli i madh e i vogël pa e marrë vesh që Albi Nako dhe Klaudia Pepa u martuan. E organizuan ceremoninë publikisht në studion e së “Dielës shqiptare”, por dhe ata që e humbën transmetimin e datës 7 korrik, e kanë parë në youtube videon, që është më e klikuara e spektaklit. Ajo që nuk dihet është që ceremonia e shfaqur në ekran, nuk është e vetmja festë dasme e çiftit të balerinëve, ashtu si nuk dihen ekzaktësisht çastet e paharrueshme që ata kanë kaluar që nga ajo kohë. Pasi e regjistruan pjesën e ceremonisë, fiks në datën 21 qershor, u nisën për një muaj të plotë mjalti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me t’u kthyer që andej, organizuan festën private e cila dhe pse pa publik, nuk binte poshtë një spektakli të vërtetë, me shumë artistë, numra artistikë dhe surpriza. Po pas kësaj? Ç’ndodh me jetën e të sapomartuarve? Ka ndryshuar apo jo rutina e përditshmërisë së tyre? Për të gjitha këto vendosëm t’i takojmë dhe dihet ku…në TV Klan. Është një ditë jave dhe sapo kanë mbaruar provat me trupën e re të baletit të televizionit Klan. Mësojmë menjëherë që Albi dhe Klaudia nuk do jenë më pjesë e së “Dielës Shqiptare”, por do jenë në TV Klan, ku që nga tetori do nisë “Klan Musical”, një seri musical-ësh që nga Blues Broth-

ers, Katedralja e Parisit, Burlesque e me radhë…e gjithashtu X-Factor dhe një program i ri që do startojë në shkurt, ku Albi ka detyrën kryesore të drejtimit të trupës dhe koreografisë, bashkë me Klaudian, që pas pesë vitesh pranë tij “tani mund të ecë me këmbët e veta” dhe në fushën e koreografisë. Pra, puna ka nisur. Nuk është ajo me ritmin e shfrenuar të sezonit televiziv, kur dalin nga shtëpia në mëngjes e kthehen në mesnatë, por gjithsesi pjesën më të madhe të ditës e kalojnë edhe tani në palestrën e TV Klan. Janë po të njëjtët, ashtu si dekori rreth tyre. Stili i veshjes dhe flokët e Klaudias ndonjëherë kapur dy bishtaleca nuk shqetësohen shumë për ndërrimin e statusit dhe po të mos ishte rrethi prej ari të bardhë dhe të verdhë në gishtat e të dyve mund të dilte nga mendja që tashmë janë burrë e grua. As ata nuk e ndjejnë ndryshimin, flenë e zgjohen në të njëjtën shtëpi ku bashkëjetojnë prej tri vitesh, rutina është pak a shumë e njëjta që është vendosur që në fillim, por sigurisht diçka ka ndryshuar. Janë dy ceremoni përrallore dasme dhe një muaj mjalti në mes që u ka dhënë emocione pa fund, vala e të cilave do i mbajë të mbërthyer për shumë kohë dhe fotot, me siguri, përgjithmonë... Vijon në faqen 18

Përtej privatësisë

I do të gjitha epokat e jetës njësoj. Me kujtimet e bukura e ato të hidhurat, të papriturat e këndshme e të pakëndshme, të cilat i ka ruajtur të gjitha në 10 ditarët e saj. E që ndoshta një ditë gazetarja do i mbledhë në një libër...

Monika Stafa Kujtime me të gjitha ngjyrat faqe 19

Faqe 17


18

E shtunë - e diel 21-2213-14 shtator E shtunë - e diel prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

personazh

Kavilja e ndrydhur, të dridhurat e Klaudias, të ftuarit VIP…gjitha detajet e dasmës tjetër të çiftit të balerinëve, asaj që nuk u shfaq në publik. Por edhe emocionet e muajit të mjaltit dhe grimca nga bashkëjetesa trevjeçare, që nga zgjimet e herëta te mbrëmjet para televizorit

Hapat pas valsit të dasmës Vijon nga faqja 17

Nga përralla në përrallë Të gjithë e pamë skenën e së “Dielës Shqiptare” ditën kur jepej ceremonia e dasmës së Albit dhe Klaudias, shndërruar në një pyll përrallor, që do ketë impresionuar gjithë romantikët e fundmë. Por ndërkohë, me të mbaruar xhirimin e ceremonisë, princi dhe princesha e asaj përralle, morën avionin për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prenotimet ishin bërë dhe do ishte e tepërt të shkoje në SHBA e të ktheheshe për dy javë, sepse më 28 korrik duhet të ishin patjetër këtu për dasmën familjare. Kështu që xhirimi u bë një ditë jave, më 21 qershor, dhe për shkak të axhendës politike të vendit, u transmetua jo atë të diel, por tjetrën, më 7 korrik, në mbyllje të sezonit. E ndoqën gjithsesi live nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku iu vinin edhe mesazhet e urimit. Ndërkohë kishin nisur muajin e mjaltit, një muaj i tërë, kur motra e Albit dhe familja e saj u garantoi një pritje me shumë yje. “Për mua ishte emocion shumë i madh vajtja në SHBA pas 9 vitesh, pasi dhe pse kisha qenë vetë, tani shkonim me Klaudian si nusja me dhëndrin. Na bënë një pritje madhështore.” Motra e tij Albana, piktore dhe mama e një pianisti të talentuar, jeton në një zonë shumë të mirë në New Jersey, nga ato që kemi parë nëpër telenovelat amerikane, ku mund shihje ketra, lepuj, drerë, ku bari ka gjithmonë një gjatësi dhe asgjë nuk është më pak se e përsosur. “Një pikë kulminante e atij muaji mjalti ishte vajtja në Florida, vend ekzotik, me palma bambu, pishina, me ato rruginat prej druri që zgjateshin thellë në Oqean, pa përjashtuar vajtjen në Majami, vendet ku janë xhiruar filmat si Scareface etj”, kujton Albi Nako, ato ditë që me të vërtetë çdokush do donte t’i jetonte një herë në jetë. Ndërkohë që për të ishte emocionues rikthimi, për Klaudian ishte e tillë shkelja për herë të parë në tokën e premtuar, që diktka të jetë e tillë dhe për ata që kërkojnë romanticitet, por dhe takimi për herë të parë me kunatën. “Isha pak e ndrojtur në fillim, pasi po takohesha me motrën, nipin dhe kunatin e Albit. Megjithatë motra e Albi tishte shumë e dashur, mundohej të më mbante afër, me shakatë e saj bëri të kalohej kjo faza e ndrojtjes dhe kaluam shumë mirë, shëtitëm, dolëm bashkë nëpër qendra tregtare, ishte vërtet kënaqësi ta njihja”, tregon Klaudia. Pushimet e tyre ishin prenotuar nga familja e motrës dhe nëse do konvertoheshin në para do kushtonin shumë, por ata kishin edhe disa lehtësira. Kunata e motrës

është martuar me një njeri shumë të pasur dhe në zonën ku ata jetonin në Florida, ku pritën dhe, kishin komshi Mel Gibson, Jennifer Lopez, Gloria Estefan. “ Pika dhe më kulminante ishte Disney World, një vend sa Tirana ishte Magic Kingdom, kishte katër mbretëri të tilla, e Ujit, e Kafshëve dhe pjesa që tregohej si xhiroheshin filmat, si Pirati i Karaibeve”…” “Sirena e vogël”-e ndihmon Klaudia dhe duket që ata të dy kanë ende në kokë atmosferën përrallore të atyre mbretërive. “Nga 9 e mëngjesit që ishim te dera deri në 11 të natës kemi qenë brenda duke hipur në varka, male, në lojëra…fantastike.” Udhëtuan dhe në anën tjetër të Florida-s, në gjirin e Meksikës. Javën e fundit ishin prapë në New Jersey, ku nuk kanë si harrojnë një mbrëmje, në një lokal të futur thellë mbi lumin që ndan New Jersey-n me New York-un, ku gjithë dritat e Manhattan-it pasqyroheshin në ujë dhe ata kanë kaluar pothuaj tri orë pa folur. “Ne ishim në Manhattan, në Times Square, por ndryshe është të jesh aty dhe ndryshe kur e sheh nga jashtë, si mali që nga larg duket i tëri sa i madh është, kurse kur je ngjitur në të, sheh vetëm çfarë ka poshtë”, thotë Albi. Nuk lanë pa vizituar dhe Casino City-n në New Jersey, por ndërkohë, ditëve të mjalta po u vinte fundi. “Ditët e fundit u bënë pak të tensionuara sepse vinin mesazhe nga Shqipëria për dasmën, për organizimin, orkestrën, nevojën e konfirmimit të të ftuarve. Kështu erdhi dhe dita kur duhet të ktheheshim”. Dasma private dhe ende ka mjaltë… Erdhën të gjithë, jo vetëm çifti që pasi ishte martuar në sytë e botës, do martohej para dyqind e ca të ftuarve, miq, kolegë e të afërm, por dhe motra e Albit, dhe familja e saj. U kthyen një javë para ditës së madhe dhe duhet të organizonin shumë gjëra brenda një kohe të shkurtër. Detyrën kryesore e kishte Klaudia e cila mori përsipër pjesën e arredimit. “Unë i kam qejf detajet, më pëlqen arredimi, prandaj vendosëm t’i realizonim vetë. U mora me çdo gjë, që nga dekori i sallës deri te përzgjedhja e gotave të shampanjës, me gure”. Ndërkohë që afronte mbrëmja e së dielës, duke iu bindur shprehjes një rrugë e dy punë, çifti i ri shkonte në restorantin e zgjedhur, një mjedis klasik, me shandanë e atmosferë mondane, provonin ushqimet e me atë rast nxirrnin nëpër qytet dhe motrën e familjen e saj të ardhur nga Amerika. Më në fund erdhi 28 korriku. Klaudia ia kish mbajtur surprizë pamjen dhe look-un prej nuseje, Al-

Ata u strehuan në hotelin e restorantit ku zhvillohej festa, pritën sa të ftuarit erdhën një nga një, pastaj të dy u afruan me pajton për në hyrjen kryesore, u hodhën fishekzjarrë, vallëzuan “Valsin e lumturisë së Vaçe Zelës, ”gjithçka për bukuri të Zotit”

bit, deri në fund. “Shkova në orën 6 ta merrja Klaudian te salloni i Fridës. Ishte vërtet shumë e bukur, një nuse shumë fine, gjithë dinjitet”, kujton ai. Më pas ata u strehuan në hotelin e restorantit ku zhvillohej festa, pritën sa të ftuarit erdhën një nga një, pastaj të dy u afruan me pajton për në hyrjen kryesore, u hodhën fishekzjarrë, vallëzuan “Valsin e lumturisë së Vaçe Zelës, ”gjithçka për bukuri të Zotit”, e vlerëson tashmë Albi atë natë. Megjithatë në këtë skenar perfekt, dy protagonistët kaluan ca çaste të sikletshme që vetëm ata i kuptuan. “Kur po zbrisnim, më kapën ca të dridhura. Mendova se do isha më e çlirët, por pata shumë emocione. Dhe Albi e kuptoi e më thoshte të qetësohesha”, tregon Klaudia. Nga ana tjetër, Albi, ditët e para të udhëtimit në SHBA, kishte ndrydhur kaviljen dhe vallëzimet vetë ai i di si i ka çuar deri në fund, por ia doli. “Kemi mësuar të jemi aktorë të mirë”, thotë ai duke qeshur. Kaq vite në skenë i kanë dhënë shumë

aftësi, që dikush tjetër nuk do i kishte dhe shumë përgjegjësi, që të paktën natën e dasmës ai do donte t’ia linte dikujt tjetër. “Më pyet Altin Shehu i orkestrës, çfarë surprize do përgatisnim, mirëpo nuk kisha asgjë në mendje. Ne të dy që kërcejmë jemi bërë diçka e zakonshme. Kam gjithë jetën që përgatis unë surpriza për të tjerët, edhe ditën e dasmës sime, prapë unë?, i thashë”. Dhe në fakt surprizat nuk mbaruan. Një violonçelist, një violiniste, Ardit Gjebrea, Soni, Genta Ismajli, Vesa Luma kënduan, një mik i Albit kërceu vallen tradicionale greke, përshëndetje virtuale nga Alketa, mikesha e X-Factor dhe sa spektakleve të tjera, Aurela Gaçe, Jozefina Topalli, një bejte që babai i Albit, Llaqi Nako improvizoi për të ftuarit, si Gjebrean, vëllezërit Laço, Adi Hilën, “një karikaturë për mirë” që u shijoi të gjithëve… Pas asaj nate, iu duhej të merrnin pak veten, më pas do vazhdonin ditët e mbetura të kohës së mjaltit dhe shëtitjes së të ardhurve nga Amerika në jug, Dhërmi, Llogara, por dhe në malet e veriut, në Krujë etj… nëpër vende që as çifti i të sapomartuarve nuk i kishte parë. Derisa do vinte shtatori dhe kthimi në punë, në palestrën e vjetër. Kthim tek e përhershmja Ata zgjohen herët, rreth orës 7:30 dhe pas ca çastesh meditimi, pas mëngjesit që përgatit Klaudia (ajo prej vitesh gatuan ushqime të shëndetshme, siç Albi është munduar ta edukojë), pas vrapit të Albit, një dushi dhe përgatitjes, dalin nga shtëpia, për t’u kthyer vetëm në mbrëmje vonë. Këtë kanë bërë gjatë këtyre viteve, këtë vazhdojnë të bëjnë dhe tani. Destinacioni është po ai. Por këtë sezon ca gjëra kanë ndryshuar, nuk është më e njëjta trup baleti dhe mbi të gjitha të dielën do e kenë pushim. “Pesë vjet pa asnjë të diel pushim, ishte pak e mundimshme. Më në fund do e kemi pushim, do kemi kohë dhe ne për një shëtitje në natyrë, gjatë muajve të butë”. Për sa i përket mbrëmjes në shtëpi, ata përpiqen të mos e marrin punën me vete dhe preferojnë ta mbyllin ditën duke qeshur prandaj shohin filma të kanalit “Komedi”. Koha tjetër e lirë mbushet me muzikë, e copa arti, sepse siç thotë Albi dhe pse në punë shpesh bëjnë gjëra komerciale, në shpirt ata mbeten lirikë. Kështu që muzika e mirë, pikturat e shumta, siguruar nga Albana, motra piktore dhe forma të tjera të artit klasik, janë sfondi i jetës së përditshme të çiftit të njohur, që këtë herë zbuluan copëza nga jeta që nuk duket në ekran.


E shtunë - e diel 21-22 shtator 2013

19

www.mapo.al

pertej privatësisë I do të gjitha epokat e jetës njësoj. Me kujtimet e bukura e ato të hidhurat, të papriturat e këndshme e të pakëndshme, të cilat i ka ruajtur të gjitha në 10 ditarët e saj. E që ndoshta një ditë gazetarja do i mbledhë në një libër...

Monika Stafa

kujtime me të gjitha ngjyrat Cili është mëngjesi yt rutinë? Parapëlqej shumë gjumin. Kam marrëdhënie të mirë me të. Dua që zilja të mos më çojë. S’kam qejf të zgjohem nga zhurmat. Plani i ditës, detyrat dhe takimet ku do ndalem të nis punën... Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Kafeja turke me një briosh pjeshke dhe kontrolli i titujve kryesorë të gazetave online në ballkonin e shtëpisë në plazh pa asnjë axhendë për ca kohë. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Në përditshmërinë time, së fundi mbetet këndi im në shtëpi si vendi më i preferuar për kafen e mëngjesit. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Më pëlqen të kem pranë njerëzit që dua, por unë kam shoqe shumë më të mirë në kësi rastesh, veten time. Kuvendoj me të në heshtje dhe e bëj me kënaqësi. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Është një nga ato gjërat e mira që të ndodhin në jetë. Të bësh atë që do. Gjithmonë kam këmbëngulur me shumë përpjekje në fakt të bëj atë që dua dhe puna që bëj është një profesion që e dua deri tani. Jeta ka dhe sfida të tjera plot. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Luftoj shume t’i arrij të gjitha, pa hyrë në marrëdhënie me njerëzit. Kur e bëj, kam vërejtur se më shumë të kanë e prishur punë se të kanë ndrequr. Ndaj në një raport me të kryerën dhe qetësinë kam kuptuar se sa më pak raporte me ta dhe sa më shumë mund për t’ia dalë vetë afateve dhe detyrimeve. Gjithmonë kam fituar, për fat. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Aq e bardhë sa mendoj se është dhe aq e thjeshtë. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Po, vetëm të hekuros. Inatosem shumë kur vjen ky moment. S’e di pse e kam zët të rri sipër rrobave me hekurin në dorë. E ç‘interferencë ka qenë ajo që ma ka shëmtuar këtë proces natyror të të zbukuruarit, s’i jap dot shpjegim. Por nëse më dënon me

hekurosje, dije se më ke bërë armike për vdekje. Ku të zë dreka zakonisht? Përpiqem gjithmonë të jem në shtëpi. Më pëlqejnë drekat e mia dhe me njerëzit e mi. Shijoj çastin kur im bir më shpjegon me ç’gjë të re u njoh në shkollë, si do jenë planet e së nesërmes apo dhe biseda të tjera, për të cilat familja ka nevojë t’i rrahë mes njëri-tjetrit. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Ka disa që shkoj me shumë qejf: është ‘Logoreci’, ‘Il Gusto’, ‘Green House’ në Tiranë, është ‘Bujtina’ në Ndroq, etj. Të ndryshëm, mjafton që shërbimi të jetë i sjellshëm, i kulturuar e njeriu të ndihet i respektuar, një pjesë e dobët kjo në turizmin tonë. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Po, ftoj motrën time, time më apo dhe një kushërirë të tim biri. Unë dua qetësi në shtëpi, s’i kam qejf drekat dhe darkat e shpeshta. Bezdisem madje edhe kur ftohem nga të tjerë, po ashtu dhe të ftoj. Të ngrënit e kam një ritual shumë privat. Por në festa, po, kjo ndodh, por vetëm në raste gëzimi ama, jo më shumë. A je kursimtare? Kur më pëlqen diçka e mirë e marr, e kur ndërtoj me të një raport në kokë, padyshim që nuk jam kursimtare. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Po, kam dashuri për gjumin. Ndjehem shumë mirë kur fle. Jua thashë, kam raporte shumë të mira me të, kur unë i jap orë atij dhe ai ma kthen atë në një produkt krijimtarie të bollshëm. E vërej gjithmonë. Por pushimin e drekës nuk e bëj tani thuajse fare. Në verë po, diçka. Tani s’mundem, ama mundohem të fle mirë në mbrëmje. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Jo, nuk ma kanë detyruar. Ata ishin në punë. E ku të na kontrollonin! Në pushim dreke unë lexoja. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Librat dhe fotografitë, kujtimet e bukura të tim eti që përpiqej të ma bënte jetën shumë të bukur me gjithë vështirësitë rrugës. Dhe ia arriti mirë. Mundohem të ndjek rrugën e tij me tim bir, por s’e di. Do

E gjithë jeta e njeriut është një shtrat biologjikofiziologjik, që mbart me vete energjinë e plotë të të bërit të vetes me kthesa të panumërta e pritje të shkurtra dhe të gjata. Me takime njerëzish të këqij dhe të mirë. Kam pasur fatin t’i kem takuar të dyja palët, aq sa të dalloj të gjitha ngjyrat e jetës, ndaj s’e bëj dot dallimin se cila është koha më e bukur. Secila ka peshën e vet me luftërat brenda, derisa ti të skalitesh si e tërë.

të ma thotë ndoshta më vonë nëse ia kam dal apo jo. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? E gjithë jeta e njeriut është një shtrat biologjiko- fiziologjik, që mbart me vete energjinë e plotë të të bërit të vetes me kthesa të panumërta dhe pritje të shkurtra e të gjata. Me takime njerëzish të këqij dhe të mirë. Kam pasur fatin t’i kem takuar të dyja palët, aq sa të dalloj të gjitha ngjyrat e jetës, ndaj s’e bëj dot dallimin se cila është koha më e bukur. Secila ka peshën e vet me luftërat brenda derisa ti të skalitesh si e tërë. Po kujtimet e hidhura? Nuk kam ende. Dhe ikja e tim eti, nuk ish një kujtim i hidhur. Ne e prisnim, ai na kish përgatitur dhe ne e përcollëm ashtu si ai donte, me njerëzit e tij të afërt e plot shëndet. Iku i plotësuar megjithëse i sëmurë mjaft, për ta kënaqur e kuptuar. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Mund të kem mbi dhjetë fletore shënimesh që nga koha e gjimnazit. A do kem mundësi ndonjëherë t’i rilexoj nga e para? S’e di! Por material boll kam për shumë libra, nëse vendos t’i kushtohem të shkruarit me energji dhe kohë të plotë. Çfarë ka në portofolin tënd? Para, karta, monedha, gjithçka për një mami dhe familjare me detyra të lartme. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Edhe po s’e gjeta do marr atë që më del para, nuk mendohem shumë . Diçka që të mos më shqetësojë në përditshmërinë time dhe të duket bukur. Zakonisht dhe kur blej, i di çfarë dua dhe ku synoj, kështu e kam shume të lehte përzgjedhjen e mëngjesit. Mjafton të ndjehem mirë, kjo është motoja ime e ditës. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? E kuqja e përflakur dhe ngjyra e arrës, një kombinim i tillë nxit energjinë, shpejtësinë, forcën, rrezikun dhe pasionin. E kuqja është një nga ngjyrat e diellit, përfaqëson jetën dhe vitalitetin e saj dhe çdokush që ndjen këtë ritëm jete do donte ta përjetonte dhe me shqisën e të parit. Ekziston një aromë të cilën ti e

preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Jasemini dhe trëndafili më kënaqin hundët. Pastërti, dashuri dhe dëshirë për jetën më japin të dyja. Çfarë muzike ke zile telefoni? E kam ‘silent’ prej disa vitesh. Më shqetëson shume zilja e telefonit dhe ia kam kursyer vetes këtë ndjesi. E mbaj afër nëse më duhet të pres telefonata urgjente. Drita blu e ekranit kur bie me jep ndjesi të mirë. Komunikoj më së shumti me sms. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Po, kam plot miq të vjetër. Së fundi jemi bërë tok për gjëra të mira, dreka dhe festa. Së shpejti kam një plan me ata, por s’dua ta tregoj. Jam shume e gëzuar që i rigjeta pas 20 vjetësh Migenën, Evën, Bertin, Ledin, Edin etj. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam e hapur, po, natyrisht. Por çdo gjë do kohën e vet. Ku rri zakonisht me miqtë? Në vende të qeta dhe pa shumë bujë. Më pëlqen të rri me ta e të kuvendoj më shumë përkujdesje për gjërat se si kanë shkuar. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Është e paorë. Çdo ditë nuk i ngjan njërës, por mundohem të ndjek një cikël jete të rregullt dhe të shëndetshme. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Pak bisedë e më pas çlodhje nga dita e gjatë. E mbyll me atë çka duhet të bëj nesër. Më shumë jam një dëgjuese e mirë. Po idealja, cila do të ishte? Kjo që bëj ende. Kur shkon për të fjetur? Shkoj në 22:00 të mbrëmjes, por derisa mbyll sytë endem mes faqeve të ndonjë libri që jam duke punuar. Cila është uniforma jote e gjumit? Nuk ndryshon shumë ajo e verës me atë në dimër. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Cili është njeriu më i dashur në botë, thoni ju ?! Biri im.


20

E shtunë - e diel 21-2213-14 shtator E shtunë - e diel prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Një dokumentar për bukuritë e Shqipërisë, i censuruar në ‘73-shin, ndoshta sepse protagonistët ishin më të bukur, modernë e të qeshur seç duhej. 40 vjet më vonë Fabian Kati e risjell për publikun shqiptar, por dhe për vetë protagonistët që s’e kishin parë kurrë, nëpërmjet një dokumentari të ri ndërtuar mbi të vjetrin dhe censurën e tij

single and the city

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Si të jashtmet

Skenaristi dhe regjisori Fabian Kati pas premierës së dokumentarit

Dokumentari i (pa)shfaqur

M

errni një dokumentar të vitit 1972. Që nuk e ka parë asnjë shqiptar. As ata që e realizuan. Merrni dhe një regjisor dhe skenarist që në fëmijëri ka qenë i pranishëm në xhirimet e tij. Përziejini bashkë. Përfundimi është një dokumentar i ri 50 minutësh i titulluar “Dokumentari i pashfaqur”, që u shfaq premierë në kinema “Imperial” mesjavën e kaluar. Dokumentari i 72-shit quhej “Shqipëria turistike” me skenarist Mark Topallajn dhe operator Pëllumb Kallfa, ndërsa ish-djali i vogël është Fabian Kati, që u gjend në xhirimet e tij duke shoqëruar motrën, Anila Katin, një nga vajzat më të bukura të viteve ’70 në Tiranë, e cila ishte një nga katërmbëdhjetë gjimnazistët që morën pjesë në këtë dokumentar. Ishte konceptuar që një autobus me 14 të rinj, të pashëm, modernë, në verë të 72-shit (në limit të periudhës liberale në Shqipërinë e diktaturës) shëtisnin gjithë Shqipërinë, vendet turistike, monumentet historike nga jugu në veri. Ata ishin figurantë, teksti ishte i mbivendosur pamjeve. Asgjë e tepruar. Por në fillim të vitit ’73, pas shtrëngesave që mbërthyen jetën shoqërore e kulturore në vend, pas të famshmit Festival të 11-të, kur dhe kantautori Françesk Radi u internua për klipet e këngëve të tij “Biçikleta” dhe “Adresa” (dy nga vajzat e dokumentarit të ndaluar, ishin të pranishme në klipet e tij), edhe ky dokumentar u vlerësua i papërshtatshëm për t’u shfaqur, por nuk u zhduk, vazhdonte të transmetohej për turistët e huaj, prandaj ishte ende në arkivin e filmit kur një ditë, një nga protagonistet, tashmë piktore e diplomuar në Firence (pasi këtu i ishte mohuar e drejta e studimit, si dhe shumë pjesëmarrësve të tjerë), Anila Kati, e pa. “Ideja për dokumentarin lindi spontanisht. Vitin e kaluar erdha hapa një ekspozitë personale këtu dhe pas saj, disa miq më çuan në arkivin e filmit… ishte ëndrra ime e rinisë. Atje kam qenë shumë e re, 15-16 vjeç. Ata ma gjetën dhe ma dhanë. Kur erdhi Fabi i thashë: “A do të shohësh diçka interesante të rinisë sonë?”. Por Fabiani e mbante mirë atë dokumentar. 8-vjeçar, sigurisht i kish lënë gjurmë ajo ngjarje, jo dhe aq e zakontë për një fëmijë. “Kur ka bërë xhirimet motra ime unë kam qenë i vogël, 8 vjeç dhe kam marrë pjesë në disa nga xhirimet. E mbaja mend këtë, sheshxhirimin dhe është folur më pas rreth kësaj gjëje. Është diçka personale sepse kujtimet e fëmijërisë ngelen gjithmonë. Erdha me motrën, e kërkuam, ishte e vështirë për ta gjetur. Ishte në një fond të veçantë të arkivit”, thotë regjisori dhe skenaristi i dokumentarit të ri. Filloi kështu punën që zgjati plot 9 muaj, për të gjetur protagonistët, skenaristin dhe operatorin, të

Spektatorët e zgjedhur të premierës së dokumentarit në kinema "Imperial"

"Regjisori e operatori e tha shumë mirë që është një dokumentar që më në fund duhet shfaqur në televizion, sepse është realiteti i 40 viteve më parë dhe ka qenë shumë bukur. Natyra e Shqipërisë ka qenë shumë e bukur dhe ne kemi pasur fatin ta admirojmë", - u shpreh Anila Kati.

cilët janë pjesë e dokumentarit të tij, por dhe disa nga të rinjtë e atëhershëm. E pamundur të mblidheshin të gjithë, megjithatë disa arriti t’i gjejë si Floriana Paskali, Valentina Baxhaku etj., dhe ata rrëfejnë përjetimin e asaj kohe. Për Fabian Katin, ky është dokumentari i disatë, pas një cikli dokumentarësh me emigrantët në Angli ku jeton dhe vetë, mbështetur nga UET. Ndërsa këtë herë ka bashkëpunuar me ‘Digitalb’, i cili do e shfaqë dokumentarin pasi ai të konkurrojë në ‘Tirana International Festival’ të këtij viti.

N

a ndodh shpesh të shohim dikë në rrugë dhe direkt të themi: “është i jashtëm”. Se ç‘ka një gjë që i dallon. Dikur ishin si më të pastër dhe spikasnin që tej. Por tashmë edhe ne lahemi çdo ditë (jo të gjithë, por gjithsesi nuk lahemi të gjithë vetëm të shtunave), por prapë s’dukemi si të jashtëm. Ose dikur ata visheshin me rroba të jashtme. Tani ashtu vishemi edhe ne, sepse rroba vendi edhe tw duam s’ka mw. Por hiç: dallojmë që tej që jemi mall vendi. Ndoshta mënyra sesi ecim. Sesi rrimë. Domethënë ajo gjendja e parehatit, e të shikuarit vërdallë sikur marrim miratimin e të tjerëve nëse dukemi bukur apo jo. Pastaj ajo krekosja kur e dimë që jemi bukur. Sidomos kur jemi mbi taka. Aaaaa po. Takat. Ato na dallojnë. Në dimër e në verë. Të larta, të hekurta. Me majë. Shpeshherë platformw përpara. Shumicën e rasteve me taka që u dalin hekurat dhe kërcasin: krrap, krrap krrap. Ose njëra këmbë kërcet dhe tjetra jo, sepse do dhe ca ditë sa goma të bjerë plotësisht. Ose dhe pak të shtrembëta nga ecja me këmbën nga brenda. Një palë taka të tilla nuk të bëjnë kurrsesi të dukesh si e jashtme. Sidomos nëse janë pjesa e poshtme e një palë çizmeve të bardha. Pastaj janë xhinset: të puthitura pas këmbës. Që duken sikur janë pikturuar mbi këmbë. Shpeshherë shoqërojnë këpucët e mesipërme. Kurse sipër vishen me bluza po të ngjitura pas trupit. Me dekolte të thellë. Ose kanotiere. Pastaj vijnë aksesorët. I kemi shumë merak këto të shkreta aksesorë. Të kombinuara deri në detaj: çantë, këpucë, varëse, shall, byrzylyk, vathë dhe rreth në kokë, të gjitha të kuqe përshembull. E ç‘rëndësi ka nëse janë të kuqe të ndryshme!? Ajo që i kombinon ka merak t’i ketë të gjitha të së njëjtës ngjyrë. Dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa e vendosur gjithë këtë arsenal rraqesh në trup. Uuuu po, edhe orën. Harruam orën e dorës, është gjithmonë në njërën dorë, kurse byrzylyku në tjetrën. Shpesherë të së njëjtës ngjyrë, e që kombinojnë për bukuri me ngjyrën e xhelit të thonjve… Që nga ana e vet, kombinon me të kuqin e buzëve. Dhe meqë jemi tek i kuqi i buzëve, edhe ky nuk ka lë fare të dukemi si të jashtme. Jo se nuk është i jashtëm, por ja që në buzët e shqiptareve spikat, por në buzët e të jashtmeve nuk bie fare në sy… Po pse ndodh kjo? Ndoshta se ato nuk e vënë të kuq të errët ose kaf dhe me laps anash kur hipin në autobusin e unazës? (mos ja futa kot këtu, a ka jashtë shtetit autobus unaze?!). Ose ndoshta atyre nuk u bie në sy sepse nuk e vendosin pasi kanë vënë një gisht krempudër paradite, pastaj të kuq faqesh, laps të zi tek sytë, dritëhije, rimel apo dhe qërpikë falsë... Ndoshta për një të jashtme ky është tualeti që bëhet kur shkon në dasëm (në një dasëm që isha në Itali kaq nuk ishte lyer as nusja, por nejse, rrezik në atë krahinë nuk para merrnin vesh nga këto punë), por për ne kështu mund të shkosh edhe për ecje te liqeni. Sepse kur shkojmë ne dasma apo në sebepe, në ndryshim nga të jashtmit, ne nuk mjaftohemi me kaq, ne transformohemi. Përshembull nëse gjithë jetën je bionde, kur bëhesh nuse flokët i lyen të kuqe karrotë. Kurse nuse apo dasmore qofsh, nëse je brune bëhesh bionde. Po të jesh kaçurrelse, kur shkon nëpër sebete flokët i drejton, pastaj i kap nw majw tw kokws me një model të tipit Helena e Trojës. Kurse nëse je flokëdrejtë, ca kaçurrela janë ‘must’. Sepse qëllimi është vetëm një: të ndryshosh. Të mos njihesh. Të jesh tjetër. Se ku është qejfi i gjithë kësaj, askush nuk e di. Rëndësi ka që shoqet e të njohurit të të vlerësojnë sa ke ndryshuar. Se në fund të fundit, as ato nuk janë të jashtme.


vitrina

botimi

Nga femrat për femrat, romanet e kolanës Lotus

Një roman i pacipë... seks, para dhe qëllime djallëzore

Ky koleksion, 10 titujt e parë të cilit janë të mbështetur nga BE-ja, do të përmbaje krijimtari letrare nga autore femra europiane me tematika që prekin aspekte të ndryshme të feminizmit dhe luftës së gruas për emancipim.

Me “E fshehta e një vere”, autorja Lesley Lokko konfirmon talentin e saj, e aftë të emocionojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë, duke na fituar zemrën me një histori të përshtatur në botë të ndryshme, ku takohen kultura të largëta nga njëra-tjetra

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

recensa

Lleshanaku Zagajewski në shqip, i humbur apo i fituar? Ajo ku dua të ndalem, është pikërisht dalja nga shtypi e librit “Qyteti ku dua të jetoj” i poetit polak Adam Zagajewski, i përkthyer nga Bardhyl Londo dhe botuar nga “Aleph”, të cilin unë e konsideroj pikërisht një reagim në kohë.

Qemal Lame, ditari i Kryehetuesit nga viti 1981-1992 Rrëfimi i plotë i njeriut që për 11 vjet ka qenë në krye të Hetuesisë së Përgjithshme. Çfarë zbulon ai në dorëshkrimin e librit, për demonstratat në Shkodër, Kavajë e Tiranë, për vrasjet 2 prillit të vitit 1992 në Shkodër, për vrasjet në kufi si dhe për dosjen që implikonte Ramiz Alinë si agjent i sigurimit të huaj. Libri me kujtime nga kryehetuesi Qemal Lame është në proces botimi nga Shtëpia botuese “Onufri”. Aida Tuci

pyetsori i prustit

Primo Shllaku: Të dalë dikush e t’më thotë ‘fale diktaturën’ Poeti gegë Primo Shllaku nuk tutet as në këtë rrëfim personal për veten dhe të tjerët. “Disa njerëz armiqësohen qysh herët me botën. Po të thosha s’më pëlqen bota, e di se do të gënjeja trashë. Gjysma e saj nuk më pëlqen me siguri...

Hetimi, zbardhja dhe publikimi i krimeve të komunizmit është një proces që nëse do ndodhë, do ta çlirojë shoqërinë shqiptare. Përballja me të shkuarën e errët është mbi të gjitha një proces moral që nis nga individi. Gjatë këtyre 23 vjetëve nuk kanë munguar kujtimet e qindra ish të burgosurve politikë që na kanë prezantuar anën më mizore të diktaturës. Zbulimi i të vërtetave të krimeve të komunizmit çoi shumë prej këtyre ish të burgosurve në arkivat e Ministrisë së Brendshme, nga ku herë pas here “zbulonin” aktakuza, dëshmi e emra spiunësh. Teksa rrëmonin të shkuarën e tyre mendonin se do të mund të gjenin përgjigje për shumë “Pse”. Por sa më thellë depërtonin, aq më shumë u dukej se i largoheshin së vërtetës, sepse kjo e fundit duhet të ballafaqohet edhe me anën tjetër të medaljes; me dosjet që përpiloheshin në dhomat e hetuesisë dhe Sigurimit të Shtetit. Por në pamundësi për të patur anën tjetër të medaljes, mund të na vinin në ndihmë dëshmitë e hetuesve të kohës. Imazhi famëkeq i hetuesit të diktaturës na ka shoqëruar gjatë në këto 23 vite. Emra që lakohen, akuzohen, e të tjerë

Faqe 21

emra që tentohet të mbyllen në birucat e harresës. Të përballur me opinionin publik (në raste shumë të rralla) hetues, gjykatës apo dhe oficerë të Sigurimit që kanë qenë pjesë e sistemit, na janë shfaqur me sindromën e harresës kur janë pyetur për të kaluarën e tyre. Prandaj do kishte qenë pak e vështirë të besoje se një ditë do të mund të kishim në duar edhe rrëfimin e plotë të hetuesit Qemal Lame, i cili për 11 vjet (1981-1992) ka qenë në krye të Hetuesisë së Përgjithshme. Dorëshkrimi i librit, (ende në proces botimi nga Shtëpia botuese “Onufri”) u shkrua në vitin 1992, kohë kur Qemal Lame u shkarkua nga detyra si kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme nga Kuvendi Popullor. Si pretekst u përdorën ngjarjet e 2 prillit të vitit 1992 në Shkodër, ku mbetën të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Libri nis me demonstratën e heshtur para bustit të Stalinit në Shkodër dhe mbyllet me ngjarjet e 2 prillit të vitit 1992, po në Shkodër. Por në 1000 faqe dorëshkrim, Qemal Lame sjell për herë të parë shumë ngjarje që shenjuan periudhën ku ai shërbeu si kryehetues. Vijon në faqen 22


22

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

intervista

www.mapo.al

Riprodhimi i dialogëve me krerët e lartë të shtetit komunist është bërë sipas ditarëve që ka mbajtur kryehetuesi Lame. Libri na zbulon shumë skuta të errëta ku konfliktohej institucioni i hetuesisë me pushtetin

Enver Lame: Qemali i dorëzoi Enverit dosjen e agjentit Ramiz Alia Në libër jepen fakte, pjesë e një dosjeje sekrete që implikonte Ramiz Alinë në veprimtari agjenturore Qemal Lame jeton prej vitesh në Gjermani. Kontaktet me Shqipërinë i mban përmes vëllait, avokatit Enver Lame. Ky i fundit ka mbajtur për 21 vjet dorëshkrimin e të vëllait, në pritje të kohës së favorshme për ta botuar. “Ky libër është shkruar që në vitin 1992 dhe Qemali donte ta botonte që atëherë, por konkludoi se situata nuk ishte shumë e favorshme për ta botuar”, - shprehet në intervistën e tij për “Mapo”-n, Enver Lame. Të gjitha ngjarjet dhe refleksionet sillen siç janë shkruar para 21 vjetëve. Asnjë retushim nuk ka bërë autori gjatë këtyre viteve. Riprodhimi i dialogëve me krerët e lartë të shtetit komunist është bërë sipas ditarëve që ka mbajtur kryehetuesi Lame. Libri na zbulon shumë skuta të errëta ku konfliktohej institucioni i hetuesisë me pushtetin. Disa prej tyre i zbulon avokat Enver Lame në këtë intervistë... Zoti Lame, lexuesi do të ketë së shpejti në duar të parin rrëfim në këto 23 vjet, të një hetuesi që ka qenë pjesë e institucioneve të shtetit komunist. Ju jeni ai që keni ndjekur hap pas hapi procesin e botimit të dorëshkrimit të vëllait tuaj, që ju vetë e keni patur në shtëpi. Çfarë sjell ky libër? Libri nis me demonstratën e parë për heqjen e bustit të Stalinit në Shkodër. Ky quhej provokacion shumë i rëndë. Qemali përshkruan mbledhjen e Komitetit të Partisë për këtë rast, marrëdhëniet që krijoheshin në këtë situatë mes Komitetit Qendror të Partisë dhe hetuesisë, masat që merreshin, çfarë bisedohej dhe çfarë vendosej në këto takime. Por libri përshkruan disa ngjarje që shenjuan këtë periudhë, si demonstratën para Pallatit të Kulturës në Tiranë, ngjarjet që ndodhën në stadiumin e Kavajës, ku u hodhën parullat e para antikomuniste, eksodin e shqiptarëve në ambasada. Presionet e shteteve perëndimore dhe presionet që vinin nga Rusia, nga ana tjetër. Presione të cilës natyrë bëheshin nga Perëndimi dhe Rusia? Sipas interpretimit të Qemalit, bëheshin presione direkte ndaj udhëheqjes së Partisë, dhe ai thotë se ishte tjetër gjë presioni që bëhej nga shtetet perëndimore dhe krejt tjetër presioni që bëhej nga Rusia. Ai aludon në libër, madje në një rast jep dhe fakte se anëtarë të Byrosë Politike kanë qenë agjentë rusë, përfshi dhe vetë Ramiz Alinë. Jepen fakte, apo aludohet?

Jepen dhe fakte. P.sh, ai flet për rastin e një dosjeje që Qemali i kishte dorëzuar Enver Hoxhës pak vite para se të vdiste, ku jepeshin fakte për implikim të Ramiz Alisë në veprimtari agjenturore. Ai e përshkruan mjaft qartë këtë episod në libër. Që në këtë moment marrëdhëniet mes Ramiz Alisë dhe Qemal Lames filluan të ishin konfliktuale. Më vonë del se qëndrimi i Ramiz Alisë ndaj Qemalit ka qenë shumë djallëzor dhe agresiv. Libri fillon dhe mbaron me Ramiz Alinë, sjell dialogë të pastër mes tyre. Dialogët janë riprodhuar nga kujtesa, apo ai ka mbajtur shënime? Qemali ka punuar mirë me shënime dhe ditar. Në libër, dialogët jepen shumë të gjalla. Ishte karakteristikë e tij që të mbante shënime për çdo gjë. Por në libër ka dhe interpretime, gjykime apo analiza për veprimet e Ramiz Alisë apo anëtarit tjetër të Byrosë Politike, Hekuran Isai, të cilat janë bërë në momentin që është shkruar ky libër. P.sh, kur përshkruan eksodin në ambasada, ai jep një përshkrim shumë të gjallë të asaj që ndodhte. Tregon sesi sillej policia dhe ndaj kalimtarëve, të cilët zbriteshin nga autobusi, rrëmbeheshin nga flokët dhe goditeshin. Se si ministri i Brendshëm, Hekuran Isai u thoshte vartësve të tij që t’i merrnin e t’i qethnin zero. Qëndrimi i Zylyftar Ramizit që ka qenë epiqendra e dhunës, ndaj reagimeve të Qemalit për dhunën që po ushtrohej në kundërshtim me ligjin. Çfarë marrëdhëniesh ka patur mes Qemal Lames dhe ish-kreut të Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi? Shumë konfliktuale. Në libër ai përshkruan gjithë marrëdhëniet mes tyre, natyrën e Zylyftar Ramizit dhe biografinë nga kishte ardhur, dhe si ishte vënë në krye të Sigurimit. Çfarë përfaqësonte, si dhe shërbimet e tij ndaj pushtetit. Si arriti të bëhej dora e hekurt e Ramiz Alisë. Ka aty dhe një përshkrim të nënkryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, Ferid Sula, që sipas përshkrimeve që jep Qemali, i ka shërbyer me zell dhe devotshmëri Ramiz Zylyftarit. Zoti Lame, sipas statistikave që kanë dalë së fundmi në dritë, faktohet se në vitin 19901991, në kohën kur ishte Ramiz Alia në krye të pushtetit dhe vëllai juaj kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, numri i vrasjeve në kufi ka arritur shifrën rekord. A jepen të dhëna

Kush është Qemal Lame Ka qenë Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme në vitet 1981-1992. Ai ka lindur në Elbasan, më 11 shtator 1949. Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës. Prej vitesh jeton në Gjermani. Lame erdhi në krye të Hetuesisë së Përgjithshme në vitin 1981, kur ky institucion u nda nga Ministria e Brendshme dhe funksionoi si institucion i pavarur. Drejtuesit e saj emëroheshin nga Kuvendi Popullor. Ai ishte 28 vjeç kur u emërua në krye të Hetuesisë së Përgjithshme.

për këto vrasje në libër? Po, dhe ky ka qenë konflikti më i madh që ka patur Qemal Lame me ministrin Simon Stefani. Në libër jepen jo vetëm shifrat por edhe debatet dhe marrëdhëniet konfliktuale shumë të rënda që u krijuan mes Qemal Lames dhe Simon Stefanit. Me ndryshimin e ligjit, arratisja nuk gjykohej më si tradhti ndaj atdheut, por si kundravajtje administrative që parashikonte dënime nga dy deri në tre vjet. Qemalit i vinin vazhdimisht informacionet për vrasjet në kufi dhe ai nuk mund të qëndronte indiferent përpara këtyre fakteve. Në libër ai përshkruan bisedën me Simon Stefanin, të cilin e ka kërcënuar se do ta fuste në burg, sepse po shkelte ligjin. Dhe përgjigjja e Simon Stefanit ndaj Qemalit është: “Ti po saboton Partinë, ti je armik i Partisë”. Përplasjet mes tyre për këto ngjarje je-

pen me dialogë të gjallë në libër. Në çfarë drite e sheh veten si kryehetues i asaj periudhe zoti Lame? Esenca e librit është përshkrimi i ngjarjeve, çfarë ka ndodhur në atë periudhë dhe gjykimet e Qemalit. Ai e shpjegon mjaft mirë pozicionim e tij që në hyrje të librit. Qemali është një kritik shumë i ashpër i sistemit. Aty-këtu kuptohet që ai mezi priste që ky sistem të përmbysej. Por, të kuptohemi... Ky libër nuk është thjesht një përshkrim policesk ku heroi është autori. Nuk është aspak kjo përmbajtja e tij, nuk është ky libri. Ai është shumë kritik dhe shumë njerëzor për ngjarjet që kanë ndodhur ku ai ka qenë dëshmitar. Mban gjithashtu dhe një qëndrim profesional, që patjetër duhej ta kishte. Ju thoni se libri mbyllet me ngjarjet e 2 prillit të vitit 1992 në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër vetë. A sjell në këtë libër rezultatet e hetimeve nga kjo ngjarje? Po, ai përshkruan gjithçka ndodhi atë ditë. Ferid Sula (nënkryetar i Hetuesisë së Përgjithshme) ka qenë kryetar i grupit të hetimit. Libri mbyllet me vrasjet në Shkodër dhe qëndrimin që ka mbajtur Qemal Lame si kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme. Qemali nxori urdhra për arrestimin e drejtuesve të Policisë së Shkodrës, me synim që të arrinte te drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe tek njeriu që dha urdhrin. Ramiz Alia, duke ndjerë këtë kërcënim kaq të afërt, duke parë edhe klimën politike shumë të disfavorshme, po bënte çmos që të godiste Qemalin. Ai arriti t’i bënte bllokadë korrektësisë dhe seriozitetit që po tregonte Qemali gjatë hetimit, gjë të cilën nuk po e bënte kryetari i grupit të hetuesisë Ferid Sula, i cili nuk po i përmbahej boshtit të hetimit sepse merrte urdhra direkt nga Zylyftar Ramizi. Kur erdhi puna tek arrestimi i njerëzve dhe tek mbledhja që është bërë për të diskutuar përfundimisht për arrestimet, Ferid Sula justifikohet se është i sëmurë me temperaturë të lartë dhe nuk paraqitet, megjithatë Qemali përgatit fletë-arrestet që kishin marrë dhe firmën e prokurorit dhe i dorëzon në Ministrinë e Brendshme. Këto fletë-arreste nuk u miratuan. Por dhe pas kësaj Qemali vendosi që të vazhdohen hetimet dhe të thellohen, duke deklaruar se do t’i gjente fajtorët. Këtu ndërpritet rrëfimi sepse ai shkarkohet pak kohë më pas nga Kuvendi Popullor.


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

23

www.mapo.al

recensë

Ajo ku dua të ndalem, është pikërisht dalja nga shtypi e librit “Qyteti ku dua të jetoj” i poetit polak Adam Zagajewski, i përkthyer nga Bardhyl Londo dhe botuar nga “Aleph”, të cilin unë e konsideroj pikërisht një reagim në kohë.

Luljeta Lleshanaku Zagajewski në shqip, i humbur apo i fituar? Të qenit në kohë Pakkush prej nesh e di, se vite më parë, ne kishim të ftuar si mysafir në panairin vjetor të librit, poetin suedez Tomas Tranströmer. Shkak u bë botimi i një vëllimi të tij me poezi, përkthyer nga Natasha Lako. Por, Tranströmer-it, për shkak të mosnjohjes këtu (për pak konformizëm, le të akuzojmë përkohësisht mungesën e “google”-it në atë kohë), nuk iu dha vendi që meritonte në ata panair, kur në të vërtetë, edhe pse ai nuk ishte akoma një autor nobelist (çmim të cilin e mori pas disa vjetësh), do të trajtohej si ngjarje në çdo vend të botës, falë reputacionit të tij si poet prej disa dekadash. Çfarë u bë, u bë; ne nuk kemi më mundësi t’i kthehemi shanseve të humbura; nuk kemi më mundësi ta rikthejmë Tranströmer-in pas, i cili e vizitoi Shqipërinë mbi një karrige me rrota dhe me një shëndet shumë kritik, duke ofruar një gjest respekti prej njeriu të madh për këtë vend të vogël, kulturë të vogël, e gjuhë të vogël. Ajo që ne na mbetet të bëjmë, është të reflektojmë në kohë për njohjen me autorët e tjerë bashkëkohorë, me letërsinë që po ndodh ndërkohë që ne flasim. Sa prej këtyre autorëve të rëndësishëm bashkëkohorë janë botuar tashmë në shqip? Shumë pak. Por edhe ata që janë, kalben magazinave, si botime “që nuk i ha tregu”. Por, “oreksi” i tregut, përbën një temë më vete, tek e cila nuk do të ndalem këtë herë. Ajo ku dua të ndalem, është pikërisht dalja nga shtypi e librit “Qyteti ku dua të jetoj” i poetit polak Adam Zagajewski, i përkthyer nga Bardhyl Londo dhe botuar nga “Aleph”, të cilin unë e konsideroj pikërisht një reagim në kohë. Përkthimi nga një gjuhë e dytë Për çdo botues serioz në botë, përkthimi e një teksti nga një gjuhë e dytë, do të ishte një alternativë për t’u shmangur, e cila merret në konsideratë vetëm kur publikimi i autorit, falë një njohje ndërkombëtare, paraqet një lloj urgjence për ta. Kuptohet se pse; përkthimi nga një gjuhë e dytë paraqet mjaft sfida. Si një shembull ekstrem, mund të shërbejë një eksperiment me një poezi të Eugenio Montale-s, e quajtur “Nuova stanza”, i inkurajuar nga vetë autori. Poezia u përkthye në nëntë gjuhë, dhe vetëm e para nga origjinali (të tjerat u përkthyen nga njëra- tjetra.) Pra kemi të bëjmë me një fenomen zinxhir të ngjashëm me lojën e “telefonit të prishur.” Dhe ashtu siç e parashikoi vetë Montale, poezia kur u kthye në italisht pasi kishte kaluar gjithë aventurën e gjuhëve, shumë pak kishte të përbashkët me versionin origjinal. Ky rrezik ekziston në prozë edhe në poezi, por në poezi është shumë herë më i madh, për shkak të natyrës së saj abstraguese. Kurse, në rastin e Montales, çdo përkthyes me përvojë do ta kishte të qartë se rrezikon shumë më tepër duke e përkthyer edhe nga origjina e jo më nga një gjuhë e dytë, e tretë apo kështu me radhë. Arsyeja kryesore është natyra hermetike e poezisë së Montales. Pra, hapi i parë dhe më i rëndësishmi është përcaktimi i natyrës së poezisë dhe hemorragjisë së mundshme në varësi të saj. Përzgjedhja për shqiptim të Zagajewskit, duket se ka qenë një zgjedhje e qëlluar. Unë e kisha lexuar Zagajewski-n në anglisht më parë dhe

kisha një njohje deridiku të mirë, por kur më ra në dorë ky përkthim, m’u duk sikur e rizbulova. Ajo që e bën Zagajewskin të përkthyeshëm, qoftë edhe nga një gjuhë e dytë, është konkretësia; konkretësia dikton, nuk lë shumë vend për subjektivizëm. Zagajewski vepron në terren konkret; instrumenti i tij më i fuqishëm janë detajet- imazhe. Gjuha tek Zagajewski, më shumë se retorikë, është emërtim. Dhe meqë jemi tek gjuha, për kontrast, ia vlen të përmend dy tregime të përkthyera të një klasiku shumë të njohur rus që më ranë në dorë pak ditë më parë (nuk po ia përmend emrin përkthyesit duke vlerësuar gjithsesi mundin e tij) dhe qe një përvojë zhgënjyese. Brenda një paragrafi të vetëm, përsëriteshin të njëjtat epitete abstrakte asfiksuese si “i bukur” e “i lumtur”, (të cilat, edhe po të mos përsëriteshin, gjithsesi do të n g j a n i n s i p l l a k at e t ë mbikonsumuara, në epokën e “entuziazmit revolucionar”), duke dëmtuar kiminë e lexuesit me tekstin. Dhe pak e dyshimtë të bëhet fjalë për një përkthim besnik të origjinalit, sepse, mjeshtrit, nuk ia lejojnë vetes përsëritje të tilla. Por edhe nëse përsëritja ekziston në origjinal, atëherë ku është roli i ndërmjetësit? Ku është roli i shqipëruesit? Sa fjalë sinonime mund të gjenden për t’i zëvendësuar? Një nga këshillat e një profesorit tim amerikan për ne studentët ishte: “Përdor fjalorin! Përdor fjalorin! Dhe përdor fjalorin!” Duket sikur gjithçka është thjesht gjuhë. Secila gjuhë, edhe ajo në dukje më e kufizuara, është e mjaftueshme për të shprehur të gjitha nuancat, pasi është testuar dhe pasuruar në kohë. Dhe profilet psikologjikë të popujve nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri; profilet kulturore po, dhe janë pikërisht këto ndryshime ato që i bëjnë të ndryshëm, por edhe të vetëmjaftueshëm, gjë që reflekton në gjuhët e tyre. Në rastin e përkthimit të Zagajewskit, Londo përdor një leksik të përditshëm, fjalët e zakonshme, pa pompozitet, pa mbingarkesë emocionale dhe pa kërkuar midis sinonimeve të mundshme, fjalët që ofrojnë një dramacitet më të fortë seç ato kanë në origjinal. Përndryshe, fjala vetë do të ngrihej mbi subjektin, dhe përkthyesi do të ngrihej mbi autorin, duke deformuar pa dashje mesazhin origjinal. Këtë unë do ta quaja “modestia e domosdoshme e përkthyesit.” Dhe kjo vjen falë njohjes së stilit të autorit dhe përvetësimit të tij. Pra, Londo ka qenë i saktë në përcaktimin e rolit të tij si mesazher, duke respektuar edhe përfshirjen kreative të lexuesit, të nënkuptuar nga Zagajewski-t (të cilin përkthyesi e ka kapur mirë.) I fituar në përkthim? Unë kam pasur vazhdimisht bindjen (mos qofsha e gabuar!) që shkrimtarët janë edhe përkthyesit më të mirë, si lexues më të kualifikuar falë përvojës së tyre si krijues, si njohës të mirë të teknikave të shkrimit dhe falë pajisjes së tyre me një imagjinatë të lindur. Dhe ka mjaft shembuj

E thëne troç atëherë: çdo autor humbet diçka nga përkthimi. Çështja është se sa. Nga një përvojë jo e vogël bashkëpunimi me përkthyesit e mi, ka diçka që përbën pjesën më të sikletshme të këtij procesi, por që është e domosdoshme dhe e pashmangshme, kur më duhet t’i jap përgjigje pyetjeve se “çfarë ke dashur të thuash me këtë, e me atë..?” pozitivë, qoftë edhe nga tradita jonë, që e mbështesin këtë tezë. Por, kjo ka edhe disavantazhet e veta. Po sjell një rast shumë domethënës që lidhet po me Tranströmer-in, me të cilin edhe e fillova këtë shkrim. Përkthyesi i Tomas Tranströmer-it në SHBA, për një kohë të gjatë, ka qenë poeti Robert Bly, emri i të cilit, padyshim që garanton gjysmën e suksesit. Por, pas shumë vitesh bashkëpunimi, Tranströmer-i i ndërpreu marrëdhëniet poet-përkthyes me të, sepse ai konstatoi që poezitë e përkthyera prej Bly-it, dukeshin si të ishin shkruar prej Bly-it. Kjo është një arsye bindëse për një autor, i cili, para suksesit, zgjedh së pari të respektohet zëri i tij, individualiteti i tij.

Pas një ndërprerjeje prej dy vitesh, Tranströmer gjeti një përkthyes tjetër, dhe Bly e Transtromer, mbetëm sërish miq të ngushtë. Pra, praktikisht, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme, ekziston edhe një lloj rreziku i tillë, sidomos kur përkthyesi e ka tashmë një stil të vetin të konsoliduar si shkrimtar. Pa dalë nga konteksti, duke iu kthyer Zagajewski-t, mund të thuash se përkthimet e Bardhyl Londos nuk kanë asgjë të përbashkët me poezinë e tij, madje nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie as me një poet tjetër, të përkthyer më parë po prej tij:Yehuda Amichai-n. Tek Zagajewski, ndryshe nga stili personal i tij si poet, respektohet toni narrativ, i shprehur jo vetëm në përshkallëzimin sintaksor dhe kuptimor (njëra në funksion të tjetrës), por edhe intonacioni (ai që përcakton edhe shkallën e intimitetit). Gjithashtu ai përcjell saktë mungesën e retorikës dhe fisnikërimin e materies—të gjitha mjete tek Zagajewski, të cilin, jo më kot e quajnë edhe “mistikun modern”. Nuk do të doja të flisja për vetë Zagajewskin, sepse më mirë se kushdo e bën vetë Derek Walcott (në një ese të përfshirë si pasthënie në libër dhe të cilën do ta rekomandoja me forcë), por do të citoj atë që Jean Valentine, një tjetër poete amerikane gjatë një bisedë që kishim në lidhje me përkthimin, tha: “Më shumë se një njohje e mirë e gjuhës, përkthimi është inteligjencë!” Inteligjencë për të kuptuar idetë, inteligjencë për të kapur veçantitë e stilit, inteligjencë për t’i përcjellë ato me të njëjtin intonacion që autori ka zgjedhur (ai e di më mirë pse ka bërë këtë zgjedhje.) I humbur në përkthim? E thëne troç atëherë: çdo autor humbet diçka nga përkthimi. Çështja është se sa. Nga një përvojë jo e vogël bashkëpunimi me përkthyesit e mi, ka diçka që përbën pjesën më të sikletshme të këtij procesi, por që është e domosdoshme dhe e pashmangshme, kur më duhet t’i jap përgjigje pyetjeve se “çfarë ke dashur të thuash me këtë, e me atë..?” Pra të shpjegoj vargjet e mia. Por kjo padyshim që është në të mirë të punës. Përkthyesi duhet të jetë i qartë për përmbajtjen para se të fillojë të përkthejë. Dhe gjatë një procesi të tillë, kuptohet që humbet diçka nga ambigutiteti dhe spontaniteti i origjinalit, kryesisht elementët intuitivë. Pra, gjatë përkthimit, vepra fiton në qartësi, dhe humbet në magji. Por, kjo është edhe arsyeja pse përkthimet e mira janë të qarta, siç quan edhe Walcott përkthimin nga polonishtja në anglisht, të Zagajewski-t. Dhe Walcott-i, i cili e njeh polonishten po aq sa edhe unë, e krijon këtë përshtypje vetëm duke iu referuar versionit të përkthyer, i cili ngjit, impresionon, artikulon ide, e sidomos të bind. Dhe një përkthim në shqip, i bazuar mbi një version kaq të saktë në anglisht, në vend që ta dëmtojë, vetëm e përforcon qartësinë, esencën e saj, njëlloj si rakia e zier dy herë. Për t’iu përgjigjur së fundmi pyetjes nëse Zagajewski humbet apo fiton në shqip, mund të them se nuk humbet, po as fiton (siç u përpoqa të argumentoj më sipër.) Në shqip, Zagajewski vjen thjesht i saktë, në përkthimin e Bardhyl Londos.


24

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

Pyetësori i Marsel Prustit Poeti gegë Primo Shllaku nuk tutet as në këtë rrëfim personal për veten dhe të tjerët. “Disa njerëz armiqësohen qysh herët me botën. Po të thosha s’më pëlqen bota, e di se do të gënjeja trashë. Gjysma e saj nuk më pëlqen me siguri...

Primo Shllaku

Të dalë dikush e t’më thotë ‘fale diktaturën’

Cila është ideja jote për lumturinë? Kam idenë se lumtuninë e kapim mbasi ka ardhë dhe mbasi ka ikë. Sidoqoftë ajo zgjat fare pak dhe shpesh nuk takohemi me të. Cila është frika më e madhe? Frikën ma të madhe e kam nga frika. Ajo na “i lag letrat”. Kë person të gjallë admironi më shumë? Njerzimin që shtohet përbind. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Edhe pse erdhi mbi tokë Nanë Tereza, shekulli ynë nuk qe i saj. Mshira asht ndjenjë demodé. Migjeni kërkonte të drejtë. Edhe unë jam për të drejtën. Ekstravaganca jote më e madhe? Ekstravaganca ma e madhe imja asht se unë vazhdoj me mendue si gjithmonë dhe, edhe pse i ndëshkuem jo rrallë, nuk po za mend. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Nga shtrati te skrivania, por vetëm kur jam “ i ngarkuem”. Në ç’rast mund të gënjesh? Gjithmonë, edhe kot. Personi që përçmon më shumë? Nuk e kemi luksin me përçmue të përçmueshmit, thjesht mundohemi me i shpërnjoftë. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? Më ka mbi në gojë shprehja parazitare “A kupton?”. Pengu yt më i madh? Pengu im ma i madh asht se s’po del dikush që të më thotë “fale diktaturën se po të bajmë edhe nji herë 20 vjeç”. Kur dhe ku ke qenë i lumtur? E thashë. Lumtunia ekziston ma fort si

kujtim, bile si kujtim i diçkaje që s’ke mundë me e rrokë në çastin e duhun. Në ç’gjendje shpirtërore je tani? Këtë mund ta marr vesht vetëm kur “tani” të jetë ba “atëherë”. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Moshën, ndonji fillesë smundje, sensin e marrë të lirisë dhe të luftës, sfidën e gjanë dhe interesin e përgjithshëm. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Që jam gjallë e me rren mendja pa pushim. Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka

Edhe pse erdhi mbi tokë Nanë Tereza, shekulli ynë nuk qe i saj. Mshira asht ndjenjë demodé. Migjeni kërkonte të drejtë. Edhe unë jam për të drejtën.

tjetër, çfarë do të doje të ishe? Nji shpat i thepisun shkambor ku grumbullojne mjaltë bletët e egra. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Dora ime ose duert e mia. Cilën quan pikën më të thellë të mjerimit? Me qenë i paatdhe. Ku do të pëlqente të jetojë? Vetëm aty ku dihet se jetoj. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj? Leximi i shumtë dhe shkrimi i paktë. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Se nuk di me iu përgjigjë ksaj pyetje. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? Eleganca në veshje, eleganca në sjellje, eleganca në kundërshtim. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Aftësia me më magjepsë. Cilët janë shkrimtarët e preferuar? Janë shum dhe disa janë të panjoftun. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Imoralistët. Cilët ke heronj në jetën reale? Pilotët dhe rojet e natës. Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare? Disa njerëz armiqësohen qysh herët me botën. Po të thoja s’më pëlqen bota, e di se do të gënjeja trashë. Gjysma e saj nuk më pëlqen me siguri... Si do të të pëlqente të vdisje? Pa u takue me vdekjen. Cila është motoja juaj? Motoja ime thotë se bota shkon drejt përparimit pikërisht sepse nuk e din se kah asht tue shkue.

www.mapo.al

vitrina e librit

Roman Titulli: Djemtë e pashëm Autore: Delphine de Vigan Përktheu: Edit Dibra Shtëpia botuese: Pegi

Nga femrat për femrat Ky libër tregon se si dëshpërimi për dashuri, të bën ta shohësh dashurinë gjithandej, edhe në vendet e njerëzit më të paimagjinueshëm. Ema është një vajzë e madhe, me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërruese, që vishet çuditshëm dhe që ka lexuar tepër libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. “Djemtë e pashëm” qëndron midis një romani dhe një përmbledhjeje tregimesh: vepra përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës. I pari, Mark Stivensoni, është një avokat i njohur, i përpiktë, i përkryer deri në bezdi. Pasioni që ai i shkakton asaj, është përpirës, fiksues dhe e çon Emën në kufijtë e çmendurisë. I dyti quhet Etan Kastor, një shkrimtar, i martuar, i errët dhe tërheqës, i cili jeton në heshtje dhe kërkon një rrugëdalje. Takimi i tyre, shqetësues, i hareshëm dhe erotik, zgjat pak, por do të ketë jehonë të gjatë. Mashkulli i fundit, Milan Mikaev është një prezantues televiziv, egocentrik, i paparashikueshëm, çarmatosës me narcizmin dhe papërgjegjësinë e tij. Për herë të parë Ema e lë veten të humbasë në trillin e tjetrit dhe bashkimi i tyre shkon drejt një aventure mediatike përçudnuese. Sa herë duhet përsëritur përralla për të arritur zhbërjen e saj? A jemi vërtet të dënuar të përjetojmë pambarimisht të njëjtin iluzion, të njëjtin zhgënjim? A nuk është ndoshta takimi i tjetrit vetëm një trillim? Ndoshta, Ema, me naivitetin dhe ëndrrat e saj, përfaqëson të gjitha gratë, të dashuruara, të braktisura, të zhgënjyera dhe sërish shpresëplota. Ky libër botohet pjesërisht me ndihmën e BE-se dhe vjen si pjesë e një koleksioni të ri qe do te nisë me këtë roman nën siglën: Koleksioni Lotus. Ky koleksion, 10 titujt e parë të cilit janë të mbështetur nga BE-ja, do të përmbaje krijimtari letrare nga autore femra europiane me tematika që prekin aspekte të ndryshme të feminizmit dhe luftës së gruas për emancipim.

Roman Titulli: E fshehta e një vere Autori: Lesley Lokko Përktheu nga anglishtja: Shpresa Osmeni Shtëpia botuese: Toena

Një roman i pacipë... seks, para dhe qëllime djallëzore Me “E fshehta e një vere”, autorja Lesley Lokko konfirmon talentin e saj, e aftë të emocionojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë, duke na fituar zemrën me një histori të përshtatur në botë të ndryshme, ku takohen kultura të largëta nga njëra-tjetra. Nga Londra, aty ku vila luksoze e Kilerve na paraqet konflikte familjare dinamike; në Nju-Jork, qyteti simbol i shpresave dhe i zhgënjimeve ku Medi e Reifi takohen; në lagjet e emigrantëve të Vjenës, ku një familje refugjatësh somalezë përpiqet më kot të ndërtojë një jetë; në Afrikën e luftërave civile dhe të ndihmave njerëzore, e cila bashkon fatet e Xhoshit dhe Nielës, e deri në Coté d’Azur, ku një pushim i largët veror në një nga vendet bregdetare më të bukura franceze, në Mugin, ndryshon përgjithmonë fatet e të gjithë familjes. Por, zbulimi i kësaj të fshehte do ta shpërbëjë familjen Kiler dhe unitetin e saj, apo do t’i japë asaj kuptimin e vërtetë të ekzistencës?!


esse

Idi, essi,uni

Rruga e vështirë e së vërtetës

Përshtypjet për të tjerët; si i formojmë ato

Rudolf Marku 1 Natën vonë, Winston Churchill dhe një koleg i ri, anëtar i Parlamentit

Ylli Pango

anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, ditët më të errëta të Luftës së Parë...

Njerëzit vazhdimisht përpiqen të kuptojnë njerëzit e tjerë dhe sjelljen e tyre, karakterin, tip-

in, aftësitë, personalitetin. Kjo është e natyrshme. Ndryshe ne nuk do mund të ndërtonim marrëdhëniet me...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

Profil

Rexhep Taip Erdogan Karizma luftarake e kryeministrit turk

Alterglobalistët: alternativë zhvillimi apo revoltë antikapitaliste? 31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Në vitin 2001, mora pjesë në aktivitetet e “Forumit Social Botëror”, i cili është “Davosi i antiglobalistëve”, që zhvillohej në Porto Alegre të Brazilit. Informacioni i vetëm paraprak ishte programi i një workshop-i ndërkombëtar me temë “Efektet sociale të politikave të axhustimit strukturor për vendet në zhvillim”, në të cilin duhej të ekspozohej dhe problematika e Shqipërisë si një vend në tranzicion që po tentonte të ndërtonte ekonominë e tregut dhe sistemin kapitalist të zhvillimit. Por, krejt ndryshe nga konferencat e zakonshme ndërkombëtare të kësaj natyre, që në aeroportin e Porto Alegres, në rrugët e qytetit dhe në sallat e konferencave, atmosfera ishte krejt e veçantë dhe befasuese. Protesta masive të dhjetëra mijëra njerëzve me

Faqe 25

flamuj të kuq e me simbolet e ish-Bashkimit Sovjetik, me bluza ku ishin stampuar portrete të Che Guevarë-s, Mao Ce Dun-it, Leninit e Stalinit, Mandelës, Gandit, Ho Shi Min-it e Vandana Shivës, njerëz me maska kundër shkatërrimit të mjedisit në botë, fletëpalosje, pankarta e gazeta të shumta kundra FMN-së, OBT-së e Bankës Botërore, demonstrime për shkatërrimin e produkteve që përmbanin OMGJ, manekinë të veshur me flamurin amerikan që digjeshin nëpër rrugë, dhe pothuajse kudo slogani i tyre bazë “një botë tjetër është e mundshme – bota nuk është mall”. Habinë më të madhe ma shkaktoi një film, titulli i të cilit ishte “Kundër Macdonalizimit të botës”, në të cilin tregoheshin protesta masive kundër restoranteve...


26

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

30

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

Alterglobalistët: alternativë zhvillimi apo revoltë antikapitaliste? Ata janë prezentë në çdo eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar. Në shumicën e rasteve me protesta dhe sjellje të dhunshme, në raste të tjera, të heshtur në protestat e tyre, por të shumtë në numër dhe të vendosur. Të stigmatizuar si kundërshtarë të globalizimit, si armiq të tregut të lirë dhe kapitalizmit, si anarkistë e anti-reformistë, por gjithmonë me një pikëpyetje të madhe: Çfarë përfaqësojnë - një protestë sociale apo një filozofi alternative zhvillimi ekonomik e social? Në vitin 2001, mora pjesë në aktivitetet e “Forumit Social Botëror”, i cili është “Davosi i antiglobalistëve”, që zhvillohej në Porto Alegre të Brazilit. Informacioni i vetëm paraprak ishte programi i një workshop-i ndërkombëtar me temë “Efektet sociale të politikave të axhustimit strukturor për vendet në zhvillim”, në të cilin duhej të ekspozohej dhe problematika e Shqipërisë si një vend në tranzicion që po tentonte të ndërtonte ekonominë e tregut dhe sistemin kapitalist të zhvillimit. Por, krejt ndryshe nga konferencat e zakonshme ndërkombëtare të kësaj natyre, që në aeroportin e Porto Alegres, në rrugët e qytetit dhe në sallat e konferencave, atmosfera ishte krejt e veçantë dhe befasuese. Protesta masive të dhjetëra mijëra njerëzve me flamuj të kuq e me simbolet e ish-Bashkimit Sovjetik, me bluza ku ishin stampuar portrete të Che Guevarë-s, Mao Ce Dun-it, Leninit e Stalinit, Mandelës, Gandit, Ho Shi Min-it e Vandana Shivës, njerëz me maska kundër shkatërrimit të mjedisit në botë, fletëpalosje, pankarta e gazeta të shumta kundra FMN-së, OBT-së e Bankës Botërore, demonstrime për shkatërrimin e produkteve që përmbanin OMGJ, manekinë të veshur me flamurin amerikan që digjeshin nëpër rrugë, dhe pothuajse kudo slogani i tyre bazë “një botë tjetër është e mundshme – bota nuk është mall”. Habinë më të madhe ma shkaktoi një film, titulli i të cilit ishte “Kundër Macdonalizimit të botës”, në të cilin tregoheshin protesta masive kundër restoranteve MacDonals. Ishte më se e kuptueshme që një shqiptar, apo në kuptimin më të gjerë të fjalës, një qytetar i vendeve ish-komuniste, të ndjehej totalisht i çuditur dhe i shokuar kur shihte kaq shumë njerëz e organizata nga e gjithë bota që ishin kundër ën-

drrës dhe dëshirës së tij për të ndërtuar sa më shpejt kapitalizmin dhe për t’u bërë pjesë e botës së ëndërruar perëndimore. Aq më tepër që gjithë referimi im ishte përgatitur në frymën e “hapave të shpejtë që po bënte Shqipëria në rrugën drejt tregut të lirë” dhe vlerësimin për rolin pozitiv të OBT, FMN dhe Bankës Botërore në Shqipëri. Megjithatë, asgjë për t’u çuditur. Pa e ditur as vetë, ose më saktë, pa patur njohjen dhe informacionin e nevojshëm kisha ardhur në manifestimin më të madh botëror “antiglobalist”, ose siç kishte filluar të quhej së fundmi “alterglobalist”, një lëvizje dhe mbi të gjitha një mënyrë të menduari dhe filozofi alternative për zhvillimin ekonomik e social të botës. Në Shqipëri kjo lëvizje njihet e diskutohet shumë pak, duke u barazuar shpesh në mënyrë stigmatizuese me “ekologjistët grindavecë që nuk kuptojnë arsyet e tregut dhe bëjnë sherr për të shpëtuar ca pemë”, me “përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundra importit të plehrave apo ndërtimit të tec-eve” etj. Më vonë, jo vetëm për kuriozitet, por mbi të gjitha për të kuptuar se çfarë fshihej pas kësaj lëvizje kaq masive “protestuese”, çfarë kërkojnë këta miliona njerëz, mora pjesë dhe në disa forume të tjera sociale botërore, në Gjenevë, Firence, Havanë, Bruksel, Rio de Janeiro, Nairobi, Athinë dhe Dakar. Këto forume, në të cilat, pavarësisht nga bindja apo mendimet e mia personale në favor apo kundra tezave dhe reklamimeve të tyre, shprehin mendimin dhe reagimet e disa qindra milionë njerëzve në të gjithë globin, shprehin shqetësimet dhe propozimet alternative të tyre ndaj “ekspansionit të pandalshëm” të kapitalizmit ultraliberal ndërkombëtar, shprehin filozofinë e tyre “për një botë ndryshe”, “për një botë tjetër më të barabartë”, “për një botë që nuk duhet të shihet e barazohet vetëm me mallrat e tregut dhe fitimin”. Si të tilla ato duhen njohur e kuptuar në thelbin e tyre, për të mos u barazuar thjesht me imazhet televizive të disa qindra apo mijëra njerëzish që protestojnë e përleshen me policinë sa herë që ka evenimente të rëndësishme ndërkombëtare si mbledhjet e G 8, G20, konferencat ndërministrore të OBT-së, konferencat e Davos-it, apo për të mos u përdorur në mënyrë abuzive politikisht sa herë që kundërshtohen masa e politika që objektiv të vetëm kanë “lirinë absolute të tregut apo prioritetin absolut të kapitalit dhe fitimit”,etj. E rëndësishme është të njihen dhe diferencat ndërmjet “antiglobalistëve” dhe “alterglobalistëve”, dy kategori që diferencohen esencialisht nga njëra-tjetra. Historia dhe përbërja e lëvizjes alterglobaliste Antiglobalistët përfaqësojnë një lëvizje soci-

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Në Shqipëri, lëvizja alterglobaliste dhe slogani “bota nuk është mall” njihet e diskutohet pak, duke u barazuar në mënyrë stigmatizuese me “ekologjistët grindavecë që nuk kuptojnë arsyet e tregut dhe bëjnë sherr për të shpëtuar ca pemë”, me “përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundra importit të plehrave apo ndërtimit të tec-eve” etj. Pyetje : çfarë sensi mund të kenë konceptet e të drejtave të njeriut në raport me përgjegjësitë ndërkombëtare?...si mund të globalizohet demokracia?..si mund të profilizohet pasuria e përbashkët e njerëzimit dhe çfarë instrumentesh juridike duhen krijuar për ta ruajtur atë?..cili është vendi i ekonomisë dhe homos economicus në shoqëri?...si mund të bashkëjetojnë alterglobalistët me globalistët? etj., po ushqejnë përditë e më shumë forumet, debatet dhe mendimin botëror.

ale dhe politike të lindur që në vitet 1980, që në thelbin e saj kundërshtonte çdo formë e shfaqje të fenomenit të globalizimit, ndryshe nga alterglobalistët që kërkojnë “një tjetër lloj globalizimi shumë më human e të kontrolluar në efektet e tij diferencuese sociale”. Antiglobalistët janë kundra “rregullit të ri botëror” si një koncept gjeopolitik i kohës së Luftës së Ftohtë që favorizon një botë njëpolare ideologjikisht dhe politikisht të lidhur me SHBA dhe ekonominë liberale. Ata janë kundra çdo institucioni, tregu apo politike që favorizon “integrimin rajonal e ndërkombëtar, që shkon drejt një qeverisje më globale”, duke u bërë shpesh strehë e lëvizjeve ultra të majta apo ultra të djathta, dhe atyre anarkiste. Ndërkohë, ndryshe paraqitet “lëvizja “alterglobaliste” e cila ka lindur gjithashtu në fund të viteve 80-të të shek. XX-të, kryesisht në vendet e quajtura “të jugut” apo “në zhvillim” si një formë proteste kundër borxheve, OBT dhe liberalizimit të tregjeve, programeve të axhustimit strukturor të FMN-së, etj. Në Europë dhe SHBA kjo lëvizje u shfaq për herë të parë në vitin 1994 në kuadrin e kritikave të forta kundër papunësisë, kushteve të punës dhe mbrojtjes sociale. Megjithatë, janë manifestimet masive kundër OBT të Seattle (SHBA) në vitin 1999 ato që shënuan manifestimin më të mediatizuar në shkallë ndërkombëtare të lëvizjes alterglobaliste. Më vonë ato u shoqëruan nga shumë evenimente sociale botërore, kontinentale e lokale si “Forumi social botëror” parë si një organizëm alternativ i “Forumit ekonomik botëror” të Davos-it, forumet sociale të Gjenevës, Porto alegre-s, Firences, Athinës, Mumbai-t (Kongo), Dakarit (Senegal) etj. “Alterglobalistët” u konturuan si një lëvizje e shoqërisë civile që konteston modelin liberal të


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

globalizimit dhe rivendikon një model ekonomiko-social zhvillimi me afër zhvillimit human, parimit të barazisë në zhvillim dhe mbrojtjes së natyrës. Në thelbin e rivendikimeve të tyre qëndrojnë pozicionet e përbashkëta për “drejtësinë ekonomike”, “autonominë e popujve në vendimet e zhvillimit ekonomik e social”, “mbrojtjen e mjedisit”, “thellimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe respektimin real të të drejtave themelore të njeriut” etj. Termi “alter” (ndryshe) u fut për herë të parë në vitin 2001, për të bërë dallimin nga termi “anti” (kundër) që kishte mbizotëruar që në fillimet e kësaj lëvizjeje, çka nënkuptonte se kjo lëvizje nuk ishte thjesht një lëvizje protestuese kundër globalizimit, por ajo kishte tashmë dhe versionin e saj alternativ të modelit të zhvillimit për financat, tregtinë dhe ekonominë botërore. Lëvizja alterglobaliste përbëhet nga shumë grupime apo lëvizje të tjera të mbledhura nën këtë flamur. Ajo përmbledh: fshatarë, punonjës të varfër, përfaqësues të borgjezisë së vogël të vendeve në zhvillim, punonjës me paga të ulëta të vendeve të zhvilluara perëndimore, sindikata të ndryshme, shoqata konsumatorësh, grupime mësuesish dhe kërkuesish, lëvizje ekologjiste, lëvizje antimilitariste, grupime militante feministe, rryma komuniste marksiste, nacionalistë, përkrahës të teorisë së Kejnsit, anarkistë etj. Për këtë arsye, kjo lëvizje quhet shpesh dhe si “lëvizja e shumë lëvizjeve apo grupimeve”. Pluraliteti dhe orientimet kaq të ndryshme politike bëjnë që tek shumë njerëz apo institucione të këtë vështirësi në profilizimin dhe sintetizimin e kësaj lëvizje, por megjithatë tashmë janë evidentuar disa orientime specifike të saj që në një farë mënyrë përbëjnë portretin e saj : 1.antiliberalët, që kritikojnë modelin e hapjes së plotë të tregjeve dhe liberalizmit ekonomik pa kufij, të cilët kërkojnë një reformim të principeve ekonomike mbi kritere më të forta morale e sociale; 2. komunistët dhe marksistët, që janë kundra globalizimit ekonomik kapitalist dhe që kërkojnë një globalizim sipas një modeli më social dhe solidar për popujt e ndryshëm të botës; 3. nacionalistët, apo “sovranistët”, që mbrojnë masat dhe politikat proteksioniste në interes të ekonomive kombëtare kundra praktikës neoliberale të tregjeve ndërkombëtare; 4. pacifistët, që janë kundra prodhimit dhe tregtisë armëve në botë; 5. ekologjistët dhe ambientalistët, që luftojnë në favor të praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimit të emisionit të gazit CO2 në atmosferë, fenomenit të ngrohjes globale, mbrojtjes së pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore, etj.; 6. re-

27

www.mapo.al

formistët, që mbrojnë parimet e sovranitetit ushqimor dhe të së drejtës së popujve për t’u ushqyer njësoj, të konsiderimit të zhvillimit si një e drejtë fondamentale e njeriut, të reformimit radikal të rolit të OKB, FMN, BB, OBT etj.; 7. kundërshtarët e rritjes ekonomike pa kufij që i kundërvihen modelit aktual të zhvillimit që rritjen ekonomike konsideron si treguesin më të rëndësishëm të zhvillimit dhe “konsumin masiv si i vetmi model social”. Pozicionet dhe kritikat kryesore Megjithë diversitetin dhe heterogjenitetin e saj, fenomen që e ka penguar lëvizjen alterglobaliste të prodhojë një program politik të qartë dhe t’i drejtojë përkrahësit e saj në një drejtim unik, kjo lëvizje ka kristalizuar tashmë si orientimin e përbashkët “luftën sociale në favor të një zhvillimi të arsyeshëm” dhe ka përcaktuar si kundërshtar të saj ideologjik “neoliberalizmin” dhe “globalizmin ultraliberal”. Kritikat e alterglobalistëve bazohen në faktet se diferencat në nivelin e jetesës dhe dominimit të planetit janë thelluar shumë në favor të vendeve të pasura “të veriut”, se hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve po thellohet me shpejtësi, se pasiguria ekologjike dhe ndotjet industriale po bëhen të frikshme, se efekti serrë nuk po ndalet, se ushqimet që përmbajnë OGJM, se armët kimike dhe atomike po shfaqen si një bombë me sahat për të ardhmen dhe stabilitetin e planetit e planetit. Ata akuzojnë tregjet dhe kompanitë më të mëdha financiare dhe tregtare ndërkombëtare se direkt apo indirekt “ato favorizojnë më shumë interesat private se sa interesin e përgjithshëm në fushën e bioteknologjive, aplikimit të protokollit të Kyoto-s, pasojave të efektit serrë, politikave të delokalizimit dhe dumpingut social, përqendrimin e fitimeve në shumë pak duar, etj.” Alterglobalistët konsiderojnë se globalizimi “vetëm nëpërmjet tregut” nuk është sinonim i zhvillimit human, se nga tregu nuk përfitojnë në mënyrë të barabartë të gjithë, se rritja e pabarazive dhe varfërisë në botë janë efekte perverse të “tregut të lire global”. Në mënyrë të veçantë, ata denoncojnë pabarazinë në rritje ndërmjet “të pasurve” dhe “të varfërve”: aktualisht, sipas UNDP, shifrat janë sa të frikshme aq dhe impresionuese – 0.8% e njerëzve më të pasur të planetit (rreth 60 milion njerëz) disponojnë një pasuri të barabarte me atë të 65% të varfërve (rreth 4 miliard njerëz); 1% e amerikaneve më të pasur, zotërojnë më shumë pasuri se 47 vendet më të varfra të botës të marra së bashku; se me gjithë angazhimet ndërkombëtare, numri i personave që vuajnë nga uria vazhdon të jetë më i lartë se 900 milion njerëz,

se mbi 3 miliard njerëz në botë jetojnë me të ardhura më të vogla se 2-3 dollarë në ditë, etj. Sipas alterglobalistëve, “tregu e redukton njeriun dhe karakterin e tij vetëm te vlerat tregtare”. Sipas tyre, drejtimi i ekonomisë së vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim nuk është fryt i ligjeve ekonomike natyrale dhe vullnetit të popujve të këtyre vendeve, por fryt i politikave të qeverive që ndodhen nën diktatin e vazhdueshëm të institucioneve ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OBT, G8, G20, etj. Ata, veç të tjerave, kërkojnë dhe një demokratizim e transparencë më të madhe të institucioneve ndërkombëtare në raport me vendimet që marrin dhe efektet konkrete të tyre për shumë vende e rajone të botës. Një pjesë e madhe e alterglobalistëve shkojnë shumë larg kur e akuzojnë OBT “se ajo merr sistematikisht vendime të njëanshme në favor të shteteve të pasura dhe të kompanive shumëkombëshe”. Sipas tyre, marrëveshjet dhe rregullat e OBT i lejojnë produkteve të vendeve të pasura gjithë lehtësitë e mundshme për të penetruar në tregjet e vendeve të jugut, ndërkohë që vetë vazhdojnë të aplikojnë politika dhe masa proteksioniste për të mbrojtur tregjet e tyre dhe penguar eksportet e vendeve të varfra apo atyre në zhvillim. OBT kritikohet gjithashtu dhe “për mungesën e preokupimit të nevojshëm në fushën sociale dhe mjedisore, fusha që ndikohen shumë nga vendimet e saj”. Për alterglobalistët, politikat e FMN-se kanë kontribuar në mënyrë dramatike në dështimet ekonomike, sociale e politike të shumë vendeve të botës : kriza aziatike e 1997, tranzicioni problematik i ekonomisë ruse, reformat në Amerikën e jugut dhe sidomos kriza argjentinase, meksikane e braziliane, dështimi i shumë ekonomive afrikane, etj., janë dëshmi e gjallë e rolit “për t’u diskutuar dhe rivlerësuar” të FMN-se dhe filozofisë së saj monetariste e liberale. Shkaqet e këtyre dështimeve, alterglobalistët i shohin tek “mbrojtja që FMN i bën interesave të grupimeve financiare më të fuqishme të botës, te presioni i saj që çdo vend të aplikojë në mënyrë dogmatike rregullat neoliberale, të detyrimi vendeve që të privatizojnë në maksimum ekonominë dhe shërbimet dhe reduktojnë rolin dhe fuqinë e shtetit”, që niveli i demokracisë dhe transparencës në marrjen e vendimeve në këtë institucion le shumë për të dëshiruar, etj. Por çfarë propozojnë konkretisht alterglobalistët? Alterglobalistët nuk shfaqen vetëm si kritikues të rreptë të realitetit të sotëm global, gjë që do t’i barazonte ata me homologët anarkistë antiglobalistë. Ata, të përfaqësuar tashmë nga personalitete të rëndësishme si Joseph Stiglitz, Naomi Klein, Xavier Sala-i-Martin, Vandana Shiva, Noam Chomsky, Amartya Sen, Serge Latouche, José Bové, etj., apo organizata si Oxfam, ATTAC, Via Campesina,etj., kanë përgatitur dhe një paketë propozimesh konkrete që sipas tyre do të ndihmonin në reformimin dhe përmirësimin e situatës. Në kuadër të reformave ekonomike, ata propozojnë : 1. anulimin e menjëhershëm të borxheve të vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim; 2. promovimin e një tregtie me përfitim të barabartë për të gjitha vendet; 3. sanksionimi i të drejtës së sovranitetit dhe sigurisë ushqimore për të gjithë popujt si një e drejtë fondamentale e njeriut; 4. detyrimi i të gjithë qeverive të çdo vendi që të aplikojnë një minimum të domosdoshëm masash e politikash në fushën e mbrojtjes sociale, punësimit dhe pensioneve; 5. realizimi në mënyrë të pavarur dhe neutral i një bilanci të plotë mbi pasojat e vendimeve të OBT, FMN, Bankës Botërore, etj.; 6. përjashtimi definitiv i fushave të arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale nga cikli i negociatave të OBT dhe ruajtja e shërbimeve publike nga efektet liberalizuese të “marrëveshjes së përgjithshme për tregtinë e shërbimeve” (telekomunikacioni, transporti, energjia,

ndërtimi, shërbimet mjekësore e farmaceutike, etj.); 7. vendosjen e një takse ndërkombëtare mbi transaksionet financiare, mbi fitimet e realizuara nga tregtia e armëve, mbi aktivitetet që shkaktojnë emision të gazit CO2, etj.; 8. eliminimi përfundimtar i “parajsave fiskale” në mënyrë që të reduktohet evazioni fiskal dhe krimi financiar në shkallë ndërkombëtare;9. ndalimi i çdo privatizimi nëpërmjet patentave i materies së gjallë dhe i elementeve të tillë si uji, toka, ajri,etj., të cilat duhet të konsiderohen si pasuri të gjithë njerëzimit dhe nuk mund të privatizohen nga askush; Në fushën e drejtësisë, paqes dhe demokracisë, propozohet: 1. vendosja e një sistemi ndërkombëtar të besueshëm për parashikimin dhe ndalimin e konflikteve (një lloj gjykate ndërkombëtare shumë më të besueshme dhe të fuqishme se e sotmja); 2. aplikimin e kartës së të drejtave të njeriut kundra çdo lloj forme të diskriminimit, racizmit, diferencës së sekseve dhe dënimin në mënyrë shembullore të gjithë atyre organizatave, individëve apo shteteve që nuk e zbatojnë rigorozisht atë; 3. garantimi i të drejtës për informacion për të gjithë dhe sigurimi i autonomisë reale të mediave në raport me interesat private të financuesve të tyre; 4. reformimi dhe demokratizimi radikal i organizatave ndërkombëtare të orientuara nga “ Konsensusi i Uashingtonit” si FMN, OBT dhe Banka Botërore; 5. përfshirja sa më e gjerë e këtyre organizatave në sistemin dhe mekanizmat e OKB; Çështje të hapura për diskutim Natyrisht, që mendimi dhe propozimet alterglobaliste paraqesin dhe mbrojnë atë që quhet “ana tjetër e medaljes”, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë dhe reagimin, kundër-argumentet apo kundërshtimin e mjaft eksperteve, përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare, pasuesve dhe mbrojtësve të doktrinës liberale, etj., të cilët i akuzojnë alterglobalistët “si të paaftë që të kuptojnë botën moderne”, si “analistë të cekët që shohin vetën dukjen e gjerave dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë thelbin e tyre sidomos në sferën ekonomike e tregtare”, si “lëvizje e fshehur politike neomarksiste” etj. Por ajo që konsiderohet pozitive në këtë rrymë mendimi e veprimi, është se ajo provokoi dhe vazhdon të provokojë një reflektim intelektual shumë të domosdoshëm për situatën e botës dhe perspektivën e saj. Partizanët e reformimit radikal të OKB-se, debati i hapur në Bankën Botërore nga neokensianistët si Joseph STIGLITZ, shtimi i presionit publik në Amerikën Latine, organizimi i grupit të presionit në OBT, etj., janë elemente të rëndësishme të një mënyre tjetër të menduari për shoqërinë moderne. Pyetje të tilla si : çfarë sensi mund të kenë konceptet e të drejtave të njeriut në raport me përgjegjësitë ndërkombëtare?...si mund të globalizohet demokracia?..si mund të profilizohet pasuria e përbashkët e njerëzimit dhe çfarë instrumentesh juridike duhen krijuar për ta ruajtur atë?..cili është vendi i ekonomisë dhe homos economicus në shoqëri?..si mund të bashkëjetojnë alterglobalistët me globalistët? etj., po ushqejnë përditë e më shumë forumet, debatet dhe mendimin progresist botëror. Slogani i përdorur nga alterglobalistët gjatë takimit të G 8 në San Petersburg të Rusisë në korrik 2006 se “ju jeni vetëm 8-të kurse ne 6 miliard” është një sfidë më shumë për politikanët dhe ekspertët në mbarë botën për t’u përfshirë aktivisht në debatet mbi gjendjen dhe të ardhmen e planetit. Tashmë, mendimi i përgjithshëm është se ata nuk mund t’i imponohen zhvillimit të botës, por gjithsesi ata duhen dëgjuar dhe marrë seriozisht në konsideratë në propozimet dhe reklamimet e tyre në mënyrë që të garantohet një zhvillim sa më i arsyeshëm në favor të të gjithëve.


28

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

esse

www.mapo.al

Politika shqiptare udhëhiqet nga gënjeshtra e organizuar. Ose nga arroganca e padukshme e gënjeshtrës. Udhëhiqet nga mungesa e personaliteteve në politikën shqiptare, ose nga personalitetet e deformuara të politikanëve të ditës

Rruga e vështirë e së vërtetës Rudolf Marku

1

Natën vonë, Winston Churchill dhe një koleg i ri, anëtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, ditët më të errëta të Luftës së Parë Botërore, një moment krize njëkohësisht për Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dhënë dorëheqjen nga kabineti, dhe vetë Britania dukej sikur do shpartallohej nga forcat gjermane. Sipas kujtimeve të kolegut të tij të ri, Churchill u ndal përpara Dhomës ku mblidhej Parlamenti, dhe tha: Vetëm kjo hapësirë e vogël bën dallimin mes nesh dhe Gjermanisë. Vetëm demokracia parlamentare e vendit tonë, vetëm këmbëngulja jonë për të mbrojtur liritë individuale do bëjë që të mposhtet eficenca e shkëlqyer dhe energjia për t’u patur zili e Gjermanisë. Churchill kishte të drejtë. Dhoma e Parlamentit anglez, me këmbënguljen e saj që të mbronte lirinë e individit njerëzor, arriti të fitojë Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, madje edhe atëherë kur vetë Dhoma Parlamentare u pat katandisur në një grumbull gërmadhash nga bombat gjermane. Sepse gjithmonë ai i drejtohej njeriut, njëshit individual, sepse për Churchill-in dhe politikanët si ai, thelbi i politikës dhe i shtetit është individi njerëzor dhe fati i tij. Winston Churchill do mbetet si politikani që preferonte të fliste të vërtetën. Në botë ka dy lloj politikanësh: ata që gënjejnë, dhe me gënjeshtrat e tyre fitojnë një popullaritet të përkohshëm, dhe ata që artikulojnë të vërtetën, dhe me këtë shpeshherë humbasin popullaritetin, të paktën përkohësisht. “Nuk mbaj mend ndonjë kohë tjetër kur humnera mes fjalëve të politikanëve dhe asaj çfarë ndodh realisht të jetë kaq e madhe”, - pat deklaruar ai në nëntorin e vitit 1932. “Ju lutem, ndërpritini rrenat dhe mësoni t’ia thoni të vërtetën popullit britanik...Ndoshta, duke dëgjuar të vërtetën, njerëzit mund të ndjehen fillimisht të ofenduar, por unë do preferoja këtë pakënaqësi të fillimit sesa gjendjen e pakëndshme të zemërimit e të zhgënjimit të madh që do vinte pas gënjeshtrave”. Për Churchill-in, vlera më e madhe e demokracisë është mbi të g jitha se Demokracia të jep mundësinë që të flasësh të vërteta që nuk të bëjnë popullor. Vetë kundërshtarët e Churchill-it kishin gënjyer gjatë gjithë kohës për rrezikun që sillte Gjermania e viteve ’30, duke e zvogëluar këtë rrezik si të paqenë. Churchill, në të kundërt, pat paralajmëruar me kohë rrezikun e Hitlerit, dhe në të njëjtën kohë sakrificat që e prisnin kombin britanik, i cili nuk ka gjë tjetër që të japë veç ‘’gjakut, s t ë r m u n d i m it , l o t ë ve d h e d j e r s ë s ” . Këmbëngulja e tij për të thënë të vërtetën u shpërblye kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, kur dhe oponentët e tij politikë u gjendën si njerëzit më të diskretituar, falë gënjeshtrave të tyre, ndërsa Churchill u shfaq si autoriteti i vetëm moral i kombit të vet, falë këmbënguljes për të thënë të vërtetën. Nuk do thosha ndonjë gjë të re, nëse do pohoja edhe një herë gjënë më të ditur në botë, se në vendin tonë politikanët janë dhe gënjeshtarët më të mëdhenj. Dhe jo vetëm në vendin tonë. Por këtu tek ne

2

kemi të bëjmë me gënjeshtarë banalë, të paturpshëm, madje që presin dhe duartrokitje dhe lavdërime për gënjeshtrat e tyre. Ne duhet t’i japim taksë iluzionit të politikanëve tanë që janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen të na mbushin mendjen se ekonomia jonë është ndër më të përparuarat në botë (në një kohë që ekonomia jonë mbështetet në pjesën më të madhe nga të ardhurat financiare të emigrantëve), se vendi ynë është vendi i vetëm që nuk është prekur nga kriza dhe nuk ka frikë se do preket nga kriza (dhe vërtet, vendi ynë nuk preket nga krizat dhe as që ka frikë se do preket nga kriza, por për të vetmen arsye që ka rënë nga varka drejt e në det, nuk ka frikë që të laget nga shiu), se vendi ynë është një mrekulli ekologjike (me importim plehrash të vendeve fqinje), se vendi ynë është një Eldorado, se në fund të fundit është një rast krejt i veçantë, mrekullisht i veçantë, unik, në tranzicion të përjetshëm, se ne mund të punojmë më pak e të paguhemi më shumë, se mund të dalim në pension herët e të jetojmë më gjatë...Është gati-gati i njëjti arsenal fjalësh që përdorte dje sistemi komunist, e njëjta psikopatologji e parezistueshme për të sugjestionuar turmat, si magjistari Mario tek tregimi i njohur i Tomas Manit. Në kohën e vet, Churchill shihte me shqetësim alarmant greminën që ndante fjalët nga veprat e politikanëve. Asnjëherë tjetër në historinë e njerëzimit kjo greminë nuk ka qenë aq e thellë dhe aq e honshme sa sot. Politikanët shqiptarë të sotëm vijnë në pjesën më të madhe nga rruga, me diploma universitetesh të blera, me vota të blera, të dhunshëm dhe të paprekur nga civilizimi. Që mund të bëhet e qartë qoftë dhe n g a a ntropolog jia e ty re. Ose vijnë psikologjikisht dhe kulturalisht drejt e nga sistemi i dikurshëm komunist. Nuk u mbetet gjë tjetër veç të gënjejnë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që gënjeshtra dhe mashtrimi të jenë kaq hapur dhe kaq paturpësisht spektri i vetëm i politikës shqiptare. Çfarëdo që të shohësh, sistemin arsimor, atë mjekësor, atë ekonomik, administratën, - humnera mes asaj që pretendojnë politikanët që të jetë dhe asaj që është në të vërtetë janë të ndara në mes me një mur më të lartë dhe më të pakalueshëm sesa Muri i dikurshëm i Berlinit. Dhe ushtarët roje të këtij Muri janë politikanët tanë dhe parlamentarët tanë. Cili nga politikanët tanë është i përgatitur që të pranojë Faktin? Ose ç f a r ë d o f a k t i? Ë s h t ë e kuptueshme përse politikanët tanë janë alergjikë ndaj fakteve. Faktet janë si ato g jilpërat e mprehta që shpojnë ballonet e iluzioneve. Fjalimet e politikanëve tanë përmbajnë çdo gjë veç fakteve. Por do të qe një provincializëm mjeran po qe se do të besonim se kjo ndodh vetëm me politikanët tanë. Puna është që dhe atëherë kur ne

3

Pranimi i gënjeshtrës si normë nga politikanët shqiptarë ka bërë që ata, për konsekuencë, të paraqiten kaq të padinjitet, a me dinjitet të stërkëmbur, përballë politikanëve perëndimorë, që më së shumti janë thjesht rrogëtarë të Brukselit a aparatçikë të administratave të vendeve të tyre në Tiranë. Por që pozojnë para qyqarllëkut të politikanëve tanë Perëndinë e Olimpit.

duam të marrim shembuj nga politikanët perëndimorë, për fat të keq, jemi të predispozuar që të marrim shembujt më të këqij. Alastair Campbell është perfeksionisti i asaj që në anglisht quhet Spin Doctor, e që në një shqipe kologiale mund të përkthehej ‘doktor profesori i spërdredhjeve’. Është akuzuar disa herë si njeriu që mbretëroi në Whitehallnë Kryeministrinë britanike-me anë të terrorit të gënjeshtrës e të mashtrimit. Si politikan, mund të jetë njeriu diametralisht i kundërt me parimet që përfaqësonte Winston Churchill. Nuk është e papritur që në Tiranë është i ftuar nga partia që ndodhet tani në pushtet, dhe libri i tij është përkthyer, botuar dhe reklamuar si një manual këshillash për politikanët vendas. Edhe pse libri i tij, ç’është e vërteta, ndodhet nën nivelin e mediokritetit të publicistikes politike. Pranimi i gënjeshtrës si normë nga politikanët shqiptarë ka bërë që ata, për konsekuencë, të paraqiten kaq të padinjitet, a me dinjitet të stërkëmbur, përballë politikanëve perëndimorë, që më së shumti janë thjesht rrogëtarë të Brukselit a aparatçikë të administratave të vendeve të tyre në Tiranë. Por që pozojnë para qyqarllëkut të politikanëve tanë Perëndinë e Olimpit. Politika shqiptare udhëhiqet nga gënjeshtra e organizuar. Ose nga arroganca e padukshme e gënjeshtrës. Udhëhiqet nga mungesa e personaliteteve në politikën shqiptare, ose nga personalitetet e deformuara të politikanëve të ditës. Por në të njëjtën kohë, për fat të keq, jemi dhe ne, individët e jetës së përditshme, që e pranojmë me dëshirën më të madhe gënjeshtrën e politikanëve. Ose dhe më tepër se kaq: indinjohemi po qe se ata nuk na gënjejnë. Politikanët gënjejnë sepse ata e kanë marrë vesh me kohë se ne i pranojmë të ekzaltuar gënjeshtrat e tyre. Dhe kjo flet jo vetëm për dështimin e politikanëve tanë, por dhe për dështimin tonë. Sepse pranimi i së vërtetës nënkupton dhe pranimin për të bërë sakrifica. Dhe asnjëri nga ne nuk është i përgatitur që ta shprishë komfortabilitetin e jetës së vet për hir të një nocioni që duket aq i largët dhe aq i pakapshëm, sa ç’është e vërteta.


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

29

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Përshtypjet për të tjerët; si i formojmë ato Prof. Dr. Ylli Pango

N

jerëzit vazhdimisht përpiqen të kuptojnë njerëzit e tjerë dhe sjelljen e tyre, karakterin, tipin, aftësitë, personalitetin. Kjo është e natyrshme. Ndryshe ne nuk do mund të ndërtonim marrëdhëniet me njëritjetrin. Kjo njohje e tjetrit dhe formimi i përshtypjeve për të, ndodhin herë në mënyrë të pandërgjegjshme, e herë nëpërmjet një procesi të vullnetshëm apo edhe si kombinim i të dyjave. Gjithsesi, rruga më e mirë do të ishte të mos mjaftohemi me shpjegimin e sipërfaqshëm të sjelljes së njerëzve, por të përpiqemi të hyjmë në thellësi, tej të dukshmes, për të shpjeguar arsyet e thella të sjelljes së tyre. Kjo është një nga temat qendrore të studimit të psikologjisë sociale. Fakti se si i gjykojmë dhe i shpjegojmë shkaqet e sjelljes së të tjerëve, ka ndikim të madh në sjelljen tonë. Veç kësaj, të mësosh se si njerëzit i kuptojnë sjelljet e tyre dhe të të tjerëve është një bazë e mirë për të zgjidhur mjaft probleme të jetës së përditshme, që nga suksesi në punë apo në shkollë, e deri tek pagjumësia apo çrregullimet e rendit psikologjik. Le të shohim një shembull: Shqiptari sheh një të huaj europerëndimor të hyjë në kafe a në institucionin ku punon. Ai e gjykon atë në fillim gati më mënyrë të pandërgjegjshme pozitivisht, a duke i dhënë kredite superioriteti, vetëm nga fakti që është i huaj, e duke e dalluar si të tillë nga veshja, cilësia e lëkurës, manierat etj. Formohet kështu një përshtypje fillestare në bazë të karakteristikave sipërfaqësore dhe pastaj shqiptari e shtyn gjykimin më tej pasi ta dëgjojë atë edhe të flasë me dikë tjetër pa hyrë në thelb të bisedës. Mënyra si ai shprehet, cilësia e sidomos forma, politesa e komunikimit, ndikojnë më tej dhe pas kësaj shqiptari mendon a ndjen së paku se është gati për të dhënë një gjykim të saktë ç’lloj personi është i huaji. Pra, pasi i huaji flet, fjala vjen anglisht përshtypja bëhet gjithnjë e më konkrete dhe ai bindet se pati të drejtë si dhe në raste të tjera të tilla, që nga përshtypja e parë, këta të huajt janë ndryshe, janë shumë më të kulturuar, finë, inteligjentë pra përshtypja e parë ishte pranë të vërtetës. Në të vërtetë ne jemi, së bashku me shqiptarin tonë, ende në fillimin e formimit të përshtypjeve dhe dimë ende shumë pak për të. Karakteri i të huajit, kultura e tij, thelbi i tij, nëse do të duam të kemi të bëjmë me të, janë ende shumë më të panjohura. Në të vërtetë, për fat të keq shembulli i mësipërm është pothuaj tipik për një pjesë të mirë të shqiptarëve për mënyrën si i formojnë ata përshtypjet. Madje jo vetëm përshtypjet për të huajt por edhe për shqiptarët, bashkatdhetarët e tyre, kur ende nuk i njohin ata. Ne vazhdimisht japim apo krijojmë gjykime se ç’tipa janë të tjerët, ç’tipare të personalitetit i karakterizojnë më mirë ata, çfarë e motivon më mirë sjelljen e tyre, por në veçanti ne shqiptarët priremi ta japim gjykimin sidomos pas kontaktit të parë, maksimumi pas shumë pak takimesh ose sipas fjalëve të të tjerëve a në disa raste kur personi është publik sipas vlerësimeve të medias. Mënyra si e perceptojmë, krijojmë përshtypje për tjetrin, është mjaft e rëndësishme për marrëdhëniet mes njerëzve e për rrjedhojë le të shohim si i formojmë këto perceptime. Si i përcaktojmë ato? Një shembull nga bota. Presidenti Klinton, në zgjedhjen e tij të parë nuk ishte ende i besueshëm apo i njohur për një shumicë amerikanësh, e megjithatë fitoi, ndonëse Bushi kishte qenë i suksesshëm sidomos në politikën e jashtme, ndërsa Peroti, kandidati tjetër, ishte shumë i lidhur me biznesin e më praktik (ai iu jepte zgjedhësve shpresën dhe shembullin si miliarder i suksesshëm). Një rast ky që tregon se edhe njohja e pjesshme a krijimi i përshtypjeve nga larg, kanë vlerën e tyre të madhe. Por dihet se në atë rast media ka patur një ndikim të madh në formimin e përshtypjeve, ndërkohë që në jetën e përditshme njeriu, sidomos për njerëzit e zakonshëm me të cilët ka të bëjë, shpesh duhet t’i formojë përshtypjet vetë. Po në rastet kur ne arrijmë të marrim një informacion të madh për njerëz të tjerë, si e përcaktojmë se ç’është dhe ç’nuk është e rëndësishme te ky informacion e të gjykojmë mbi karakterin e të tjerëve? Në aspektin e shembujve të mësipërm del e domosdoshme pra të njihet më me hollësi procesi i njohjes së tjetrit. Përgjithësisht veprojnë skemat dhe stereotipet.

Njeriu ndërton skema, rrjeta njohurish mbi njerëzit dhe eksperiencat sociale. Këto skema organizojnë informacionin e mbledhur në kujtesë, paraqesin në mendje rrugën se si operon bota sociale dhe na japin një kornizë për të kategorizuar e interpretuar informacionin e rilidhur me skemat e stimujt socialë. Ne kemi skema për tipa të veçantë njerëzish: mjeku fjala vjen në mënyrë skematike përfytyrohet si i tillë që duhet të njohë sëmundjet, të arrijë të japë diagnozën e saktë  dhe të jetë i ndërgjegjshëm për dëshirën e pacientit për të mësuar të vërtetën, nga  se vuan dhe të shpresojë më të mirën, shërimin. Skema e nënës përfshin ngrohtësinë, përkëdheljen, dhembshurinë etj. Skema e politikanit në përfytyrimin e mjaft njerëzve paraqitet si dinake, jo e ndershme,etj. Skemat kanë të meta të cilat do t’i shohim më në detaje më poshtë, por kanë edhe të mira se na ndihmojnë në kategorizimin e informacionit, si dhe për të parashikuar se si janë të tjerët në bazë të një informacioni relativisht të vogël, kur tentojmë t’i përshtatim njerëzit në skema edhe kur s’ka mjaft fakte konkrete për ta bërë një gjë të tillë. Përse përdoren skemat? Shpesh s’kemi shumë informacion ose kemi vetëm copëra informacionesh, që e bombardojnë trurin tonë pa na dhënë mundësinë e sistemimit të tyre dhe të përcaktimit të tipit të njeriut që po gjykojmë. Për të thjeshtuar punë në këtë rast i biem shkurt dhe e zgjidhim problemin duke përdorur skemat. Sa funksionojnë skemat veçanërisht për shqiptarët? A përdorim ne më shumë skema në raport me të tjerët? A jemi ne më dembelë në krahasim me popuj të tjerë, nëse mund të shprehemi kështu, për t’u thelluar shumë në informacione më thelbësore për ta gjykuar më saktë e më thellë tjetrin? A kemi ne skema specifike vlerësimi më tipike për ne shqiptarët? Mendoj se përgjigja për të gjitha këto pyetje është “po”. Ne përdorim shpesh skema, kemi më shumë të tilla, jemi më pak të prirur për tu thelluar në njohjen e tjetrit, qoftë për dëshirë për të besuar negativen tek tjetri, qoftë edhe për atë që shpesh cilësohet “për t’i futur një mendje të lehtë” apo edhe për arsye të specifikave të zhvillimit disi të vonuar demokratik, jo pak edhe social e kulturor e disi të mangët psikologjik, sidomos në aspektin e raporteve sociale. Të mos harrojmë edhe ndikimin e 45 viteve të diktaturës, ku ishte e zakonshme të gjykohej me skema të gatshme të servirura nga ideologjia e propaganda partiake që përgjithësisht i ndante njerëzit deri në ekstremet e simplifikimit e mohimit të njohjes: në të kuq, tanët, të partisë e të zinj, armiq, me biografi të keqe. Parti apo antiparti. Këta të fundit përfshiheshin në një thes të madh të vjetër që goditej nga çdo anë me shkelma pa marrë parasysh ç’kishte brenda e duke humbur bashkë me njerëz të zakonshëm edhe vlera të mëdha kombëtare, shuar një herë e përgjithmonë. Skemat në njohjen e njeriut pak a shumë veprojnë kështu: Zakonisht kur takojmë dikë kemi a tentojmë të kemi një grup njohurish bazë për këtë person, që e quajmë person-skemë apo prototip. Kjo person-skemë organizon një grup të tipareve të personalitetit në një tip kuptimplotë personaliteti. Ajo përmban pjesë të zgjedhura informacioni, pjesë tipike që na bëjnë më shumë përshtypje. Prototipi ka rëndësi në dy drejtime: së pari ai i lejon njerëzit të kategorizojnë, të mbajnë mend dhe të njohin më lehtë informacionin për të tjerët. Së dyti, ai vlen për të organizuar botën sociale rreth nesh. Njerëzit, të ndarë në prototipa, na bëjnë të parashikojmë sjelljen e tyre dhe të planifikojmë sjelljen tonë me ta. Pra skema apo person-skema është një teori lidhur me faktin se me çfarë është i ngjashëm një individ dhe kjo teori formon, justifikon parashikimet tona lidhur me veprimet e këtij individi në situata të ndryshme. Skema thjeshton punën për in-

terpretimin e sjelljes së njeriut. Skemat influencojmë edhe në kujtimet tona. Kështu kur kujtojmë se sa mirë apo keq janë sjellë një apo disa grekë me ne në të shkuarën, ne priremi që dhe në të ardhmen të presim po këtë sjellje prej grekëve të tjerë. Paçka se këta grekë mund të jenë intelektualë a njerëz pozitivë mirëfilli, e të parët mund të kenë qenë të Agimit të Artë. Ne pra, jemi të prirur të kujtojmë ato trajta apo cilësi të individëve që lidhen me skemat tona. Kjo është provuar edhe në mjaft eksperimente të tjera. Kjo natyrisht qëllon që edhe ndihmon në raportet tona por në mjaft raste dëmton. Skemat ndikojnë në mënyrën se si e përpunojmë informacionin si e organizojmë dhe e kodojmë në kujtesë, gjë që përcakton se cilat të dhëna ia vlen të rikujtohen më vonë. Pa skema ne nuk do të kishim një lloj “harte mendore” e cila na jep atë çka është e rëndësishme. Gjithashtu pa skemat do të shpenzonim shumë kohë në përcaktimin e të tjerëve. Por skema siç thamë, ka edhe mjaft anë negative. Kështu shpesh ajo mbush me informacion jo të vërtetë diçka që nuk është e plotë në mendjen tonë dhe ky është një informacion jo real e i bazuar vetëm në skema. Shqiptarët e bëjnë shpesh këtë plotësim a mbushje edhe për shkak të mangësive të të menduarit analitik te ne, mangësisë së njohjes së logjikës si fushë e dijes përjashtuar prej kohësh nga fushat e dijes në shkollën e mesme etj. Media me informacionet e saj shpesh sipërfaqësore a të gabuara, te ne ndikon shumë në krijimin e skemave a prototipave të gabuara për njerëzit e sidomos për personalitetet, figurat e njohura në art, politikë a në përgjithësi në jetën shoqërore. Ajo madje përdor vetë mjaft shpesh stereotipizimin, prototipizimin e skemat, dhe e etur siç është për sensacione, e paaftë për gjykime të thelluara edhe për mungesën e kohës a kohën e shkurtër që të jep nevoja e lajmit të shpejtë e të përditshëm. Media si furrë që nuk ngopet me lëndë djegëse, djeg kështu të njomë e të thatë edhe

për shkak të specifikës së punës së pareshtur në kohë, por në një masë të madhe edhe nga ndikimi që ka nga krahë të ndryshëm të politikës a të biznesit duke vepruar a tipizuar sipas interesave të tyre. Ajo ndihmon kësisoj njerëzit mendërisht dembelë, që përtojnë të mendojnë, që preferojnë informacionin e lehtë e të marrë pa mundim, në pozicion pritmërie parazitare përpara ekraneve a filxhanëve të kafesë, informacion të cilin janë të prirur edhe për prirje a interesa personale ta gëlltisin lehtë. Kështu një individ të paraqitur në dritë të errët nga media a thashethemnaja e tymtë rreth kafes, ne shqiptarët jemi të prirur ta mendojmë a plotësojmë si negative, duke e besuar me kënaqësi këtë dhe në ca raste duke e menduar akoma më negativ duke e plotësuar person- skemën negative edhe me informacione me bazë thashethemesh të tjera apo edhe te sajuara a shtuara vetë sipas antipative a inateve personale a grupore. Një e metë tjetër e skemave, qëndron në faktin se ato mund të bëhen mjaft rezistente ndaj ndryshimeve. Njeriu tenton më shumë të modelojë fakte që i përshtaten një skeme ekzistuese se të pranojë se skema që ka ndërtuar është e gabuar, qoftë edhe kur i paraqiten fakte për këtë. Për shembull i thuhet një shqiptari se aksh politikan është pozitiv ndryshe nga sa e paraqet media, përfytyrimi negativ skematik i politikanëve apo nga ajo çka thonë të tjerët. Në varësi të faktit se cilin krah politik mbështet, apo të bindjes smërçore që ka krijuar, shqiptarit në fjalë do të jetë vështirë t i mbushet mendja, se ai është pozitiv apo jo aq negativ sa paraqitet apo se ka dhe mjaft tipare pozitive. Por tashmë ai e ka të vështirë ta ndryshoje skemën e tij, përderisa ai për të cilin flitet i takon asaj partie ku udhëheq x lider i urryer për të, apo thjesht se e ka formuar tashmë përshtypjen negative ushqyer dhe nga media politike të cilën është i prirur ta lexojë më shumë. (Në një kohë që nga ana tjetër ai skematizon se në krahun politik që ai mbështet, janë grumbulluar engjëjt). Pavarësisht sa fakte ka për këtë, ai e fut këtë informacion në skemë. Më vonë, për të njëjtin njeri, po qe se personi nën vlerësim, ndërron bindje a parti, ai mund të dalë nga gjykimi (skema) e gabuar. Ai e ndryshon opinionin me mjaft vështirësi, por vetëm kur gjykimi bëhet mbi bazën e një skeme më të madhe që është skema partiake e lidhur edhe me bindjet që janë shumë inerte, ai mund të ndryshojë skemën më të vogël brenda kësaj skeme të ngurtë më të madhe. Në një formë të përmbledhur do mund të thuhej se, skemat i thjeshtojnë konkluzionet sociale dhe kjo është pozitive, por edhe i tejthjeshtojnë ato gjë që shpesh është e dëmshme. Shqiptari më shumë se sa shfrytëzimi me eficencë i tiparit pozitiv të skemës, vuan nga tipari i dytë negativ i saj. Skema ka nënkategorizime, një ndër të cilit është stereotipi. Stereotipi është një lloj skeme që i krijon opinionet dhe parashikimet për pjesëtarët e një grupi, vetëm mbi bazën e anëtarësisë së tyre në atë grup. Këtu hyn përsëri edhe shembulli i krijimit të përshtypjes për politikanin që përmendëm më sipër. Sipas këtij stereotipi: përderisa politikanët janë në një skemë përgjithësisht negative, edhe çdo politikan në veçanti është negativ. Stereotipet janë shpeshherë të dëmshme në ndikimin e tyre ndaj prirjeve tona për të formuar përshtypje të përgjithshme për të tjerët. Shumica e stereotipeve lidhen me a) kategoritë sociale dhe b) kategoritë etnike, (shumë nga pjesëtarët e këtyre kategorive rëndom quhen mizorë, përtacë etj) apo grupimet politike. Një stereotip tjetër është c) stereotipi i moshës. Një shembull i këtij stereotipi është të shikuarit e moshave të vjetra në përgjithësi si pasive, servile etj. d) stereotipi i lidhur me pjesëtarët e një grupi që s'i takojmë është një lloj tjetër stereotipi. Ky quhet ndryshe edhe prirja brenda grup-jashtë grup. Ne jemi të prirur të ruajmë opinione sa më pak të favorshme për ata që s’bëjnë pjesë në grupin tonë dhe sa më të favorshme për pjesëtarët e grupit ku bëjmë pjesë vetë (parti, shoqata, shoqëri, grupe, "dora jonë”, klasa, lagjja etj.).


30

E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

“Makina” më e shtrenjtë në botë 5

13

6

7

8

14

17

20 24

29

30

34

31

38

42 46

25

26

12

27

32

33 37

39 43

11

21

36

35

38

10 16

19

23

28

9

15

18

22

40 45

47

48

49

50

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

46

51

52

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

1. Tërhiqet, ose detyrohet të tërhiqet përballë dikujt. 8. Emërtim i përgjithshëm për një klasë sendesh a gjërash që kanë tipare të përbashkëta. 13. Lloj dushku me trung të trashë e të gjatë. 14. Dëshirë për të ngrënë. 16. Kukuzeli i muzikës. 17. I atillë. 19. Simboli kimik i radiumit. 21. Radhë, rresht. 22. Repart Oku-listik. 23. Shkova. 24. Pije e fortë alkoolike. 27. I ka pagesa në mes. 28. Është muaj i vitit, mbrapsht. 30. Lëndë që përdoret si anestezist në mjekësi. 33. Ushtria Kineze. 34. Që është me përmasa të mëdha. 36. Tërësia e veprimeve luftarake, të organizuara sipas një ideje të vetme nga njësitë e mëdha. 38. Tregu Europian. 39. Gatime brumi. 40. Mangut në dialekt. 43. Ujëra të ngrohta që burojnë nga nëntoka. 45. Përemër dëftor. 46. E mira, dobia e rëndësia që ka diçka. 48. I thërrasin fëmijët një zonje. 50. Pasqyrë përmbledhëse, që përmban një varg numrash, a emrash. 53. Babaramo e këngës. 54. Enë e madhe prej teneqeje, që përdoret zakonisht për të mbajtur qumësht.

1. Shpjegime më të hollësishme për një punë, një ngjarje etj. 2. Gjurmët a ndikimi që lë një veprim. 3. Qendroj. 4. Përhapja e diturive në masat e popullit. 5. Brisk xhepi, biçak. 6. Kolonja në makina. 7. Vendi ku u zhvillua beteja e famshme mes spartanëve dhe persëve. 8. Kosova në makina. 9. Përemër vetor. 10. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 11. Grada ose pozita në një shkallëzim hierarkik. 12. Tregues. 15. Zotëron. 18. Në rregull. 20. Lloj minderi i ulët e i gjatë. 21. Sergio, futbollist i njohur spanjoll. 24. Qytet i vogël pranë Tiranës. 25. Titull shkencor. 26. Mjet për të ngritur makinën. 29. Pronat e një ndërmarrjeje. 31. Vegël pune krahu. 32. Udhëzim për mënyrën se si përgatitet a gatuhet diçka. 35. Pije alkoolike. 37. Metal i petëzueshëm me shkëlqim si të argjendit. 41. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë. 43. Alikaj e kinemasë. 44. Lëvizja e rrymave të ajrit. 47. Letërsia Rilindjes. 49. Flori. 51. Pjesëz mohuese. 52. Alumini në kimi.

6

6

1

2 1

8 4 6

4 6

2

1

8 5 1

9 2

5

8 9

6 3 2

5 4 2 6 9

7

2

3 8

3

3

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 7

6 7 4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ata qe janë ne një lidhje do jetojnë te lumtur gjate kësaj dite pranë atij qe duan. Mbrëmja do jete edhe me romantike dhe emocionuese. Beqaret do kenë me shume fat sesa mendonin dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet do keni vështirësi te mëdha me vone dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me atë qe keni ne krah dhe nuk do jeni aspak ne humor. Edhe beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm prandaj do duhet te presin ende. Ne planin financiar do jete dite e mbushur me fat, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ata qe janë ne një lidhe do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi te nisin aventura te këndshme dhe do ndihen shume mire. Duhet te prisni edhe pak për te filluar një lidhje serioze dhe afatgjate. Ne planin financiar askush nuk mund t’iu ndale te kryejnë shpenzimet qe keni menduar. Vetëm bëni shume kujdes!

Venusi do i beje atë qe janë ne një lidhje me sharmante he me shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin dhe ai do ndihet me se miri qe iu ka ne krah. Beqaret nuk do kenë shume fat për te filluar një lidhje serioze kështu qe do bëjnë mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara dhe pa probleme.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 8 9

Me një vlerë në ankand prej 7.5 milionë dollarë, modeli special i Lamborghini Aventador, i krijuar nga kompania gjermane “RGE Robert Guelpen Engineering”, bëhet “makina” më e shtrenjtë në botë, me dallimin e vetëm se është riprodhim perfekt i modelit origjinal të makinës, por në raportin e zvogëlimit 1:8. Makina në fjalë është e mbuluar në ar dhe gurë të çmuar, ndërsa do të dërgohet në Dubai, ku do të jetë protagoniste e një ankandi të paparë të makinave të shtrenjta. Krijuesi i saj Robert Guelpen, shpjegon se për fabrikimin e Aventador u deshën 2.64 milionë dollarë për ar, platin e gurë të çmuar. Modeli i prodhuar me përmasa tetë herë më të vogla se origjinali, u ndërtua mbi një strukturë paraprake, ndërsa për krijimin saj është punuar me milimetra, ku ar dhe platin janë përdorur rreth 25 kilogramë.

41

44

53

3 8

9 2

4

7

Koha e fillimit _____:____

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e trazuar gjate kësaj dite. Do keni probleme te shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato qe ai do iu thotë. Beqaret duhet te bëjnë ende shume durim sepse as sot nuk është dita e duhur për te gjetur dashurinë. financat do jene te mira, por po u tunduat te kryeni shpenzime te mëdha mund te keni ndonjë tronditje.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Turbullirat me ne fund do mbarojnë ne jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Do jeni me te qete edhe për te marre disa vendime. Beqaret nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje, por për ta do ketë surpriza sidomos gjate ndonjë feste. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as me te voglin problem.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

6

5

8

4

7

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 029, 102, 113, 159, 201, 213, 256, 281, 342, 462, 532, 541, 580, 584, 596, 693, 823, 874, 881, 885. Numra me 4 shifra: 0146, 1665, 5263, 5415, 5716, 5982, 8114, 8754. Numra me 5 shifra:

01545, 02111, 10425, 15263, 15540, 23228, 25271, 27201, 31225, 23018, 23941, 35124, 41521, 46792, 48777, 52619, 73791, 91118, 95407, 99653. Numra me 6 shifra: 111596, 154586, 202043, 230225, 265272, 291533, 524166, 673355

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Duke filluar qe sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një te ardhme afatgjate se bashku. Partneri do i mbaje edhe disa premtime qe kishte bere prej kohesh. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë sepse do ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do përmirësohen fale kontratave te mira qe ju do nënshkruani.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah sot dhe debatet me njeri tjetrin do jene shume te mëdha. Ata qe kane kohe qe janë futur ne një vorbull mosmarrëveshjesh mund te marrin edhe vendime për një ndarje te mundshme. beqaret do tërhiqen nga persona te cilët janë te angazhuar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Pasioni ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re ne krahët e atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do iu jepet mundësia te zgjedhin personin qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene te paqëndrueshme kështu qe duhen shmangur investimet e mëdha.

AKREPI (22/X-21/XII)

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as keqkuptimin me te vogël. Beqaret do jene gjithë kohës te dëshpëruar sepse jo vetëm qe nuk do gjejnë dashurinë, por dhe miqtë nuk do iu qëndrojnë afër. Financat nuk do jene problematike kështu qe ne këtë plan nuk do keni për çfarë te merakoseni.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

Çdo gjë do jete rutine ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçante ngaçfarëkenipërjetuarderimesot.Beqaret do kenë një takim vendimtar qe ne orët e paratemëngjesit.Mosehumbnipërçfarëdolloj arsyeje. Ne planin financiar duhet te kërkoni meçdomënyrëstrategjinëeduhurpërtastabilizuar situatën. Me pak mund t’ia dilni.

PESHQIT (20/II-19/III)

Klima yjore do favorizoje bashkëpunimin dhe komunikimin ne çift. Me ne fund do i zgjidhni disa probleme te vogla qe keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen, Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme.


E shtunë-diel, 21-22 shtator 2013

31

www.mapo.al

profil

Rexhep Taip Erdogan Karizma luftarake e kryeministrit turk Nga BBC

K

ryeministri Rexhep Taip Erdogan është ndoshta lideri më i suksesshëm në historinë e Turqisë demokratike. Përgjatë 11 viteve të fundit ai ka dominuar skenën politike duke shënuar tre fitore zgjedhjesh, në timonin e partisë së tij islamike AK. Ai solli stabilitet ekonomik dhe politik për një vend që jo shumë kohë më parë anohej nga njëra krizë në tjetrën. Përgjatë drejtimit të tij, ekonomia është rritur fuqishëm dhe Turqia është kthyer në një fuqi të manifakturës dhe eksportit të energjisë. Erdogan rrëzoi gjithashtu ushtrinë, kur ajo futi hundët në politikë dhe ka flakur tej qeveri të zgjedhura, kurdoherë ka ndjerë nevojën. Zoti Erdogan ka lundruar në kreshtë të dallgëve, përsa kohë ka një rrymë në rritje kundër tij në Turqi dhe estabilishmenti laik është duke humbur terren përballë një ndërgjegjeje politike hapurazi muslimane. Gjithsesi, kritikët e tij e kanë akuzuar atë se ushqen në mendje një axhendë sekrete dhe të papajtueshme për ta kthyer Turqinë në një shoqëri fetare. Në fillim të qershorit të këtij viti, të fyerit nga sundimi i tij dhe ata që nuk e kishin votuar AK-në në zgjedhjet e 2011 shpërthyen në protesta masive. Ambicia kryesore e zotit Erdogan në mandatin e tij të tretë është rishkrimi i Kushtetutës. Ka zëra në rritje se ai po synon të përqendrojë më shumë pushtet në duart e Presidentit e më pas të ulet vetë në atë karrige. Ai ka mohuar se dëshiron t’u imponojnë bashkëqytetarëve të tij vlerat islamike. Ka ngulmuar se është i angazhuar për të mbrojtur shekullarizmin, edhe pse ai nuk beson se kjo duhet bërë në kurriz të turqve që duan ta shprehin besimin e tyre më hapur. Kjo përfshin edhe gruan e tij, Eminenë, e cila mban veshur një shami. Kjo veshje ka kohë që është shpallur e paligjshme në zyrat e shtetit, shkolla e universitete, por kjo nuk e ka ndaluar zonjën Erdogan ta mbajë veshur në funksionet zyrtare. Kritikët ngrenë zërin gjithashtu se ai ka dështuar në kriminalizimin e bigamisë, ndërsa përpiqet të prezantojë “zonat pa alkool”, si një provë për qëllimet e tij islamike. Një furçë për ligjet I lindur në 1954, ai ishte djali i një ro-

jeje të bregdetit në qytetin e Rizes. Zoti Erdogan ishte 13 vjeç, kur i ati vendosi të ngulej në Stamboll, me shpresën se do t’u siguronte pesë fëmijëve të tij një të ardhme më të ndritur. Si adoleshent, ai shiti limonadë dhe kuleçë sesami nëpër rrugët më të egra të Stambollit për të fituar para shtesë. Ai ndoqi një shkollë islamike, përpara se të merrte një diplomë në menaxhim në universitetin e Marmaras dhe të luante futboll profesionist. Në universitet, ai takoi Nexhmedin Erbakan, i cili u bë më vonë i pari kryeministër islamik i vendit. Në atë kohë, ai hyri në lëvizjen Myslimane. Fërkimi i parë i zotit Erdogan me autoritetin erdhi pas grushtit të shtetit të ushtrisë në vitin 1980, kur ai punonte për autoritetet e transportit në Stamboll. Shefi i tij, një kolonel në pension, i dha urdhër të hiqte mustaqet. Zoti Erdogan refuzoi dhe iu desh të jepte dorëheqjen. Karriera politike e tij në Partinë e Mirëqënies, siç njihej partia myslimane deri në 1998, po rritej me shpejtësi. Në vitin 1994, Erdogan u bë kryebashkiaku i Stambollit. Edhe kritikët e tij e pranojnë se ai bëri punë të mirë, duke e bërë Stambollin më të pastër e të gjelbër, ndërkohë që vendimi për ndalimin e alkoolit në kafetë e qytetit zemëroi laikët. Ai fitoi mjaft admirim prej të shumtëve që besuan se ai nuk ishte i korruptuar, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë të Turqisë. E shkuara e tij dhe angazhimi ndaj vlerave muslimane joshi shumë prej besimtarëve të devotshëm turq, që deri në atë kohë ishin reprimuar nga shteti. Por simpatia e tij pro-islamike i dha një dënim në vitin 1998 për nxitje të urrejtjes fetare. Asokohe, ai lexoi publikisht një poemë islamike, së bashku me vargjet: “Xhamitë janë kazermat tona, kupola, helmeta jonë, minaret, bajonetat tona dhe besimtarët, ushtarët tanë”. Ai u dënua me 10 muaj burg, por u lirua pas katër muajsh. Karizma luftarake Partia AK e Erdoganit, e formuar nga një grup separatist i Partisë së Vlerave pasi ajo u ndalua nga gjykata në vitin 2001 për shkak të aktiviteteve anti-laike arriti një fitore bindëse në zgjedhjet e 2002. Erdogan ishte lideri i partisë, por nuk arriti t’u bashkohej kolegëve në Parlament për shkak se atij i ndalohej me ligj të mbante poste politike. Një ndryshim i rrufeshëm i ligjit i pastroi rrugën Erdo-

ganit për të garuar dhe brenda ditëve të fitores, ai u emërua kryeministër. Shefi i BBC-së në Stamboll thotë se në arenën ndërkombëtare, kryeministri sillet si një figurë e vështirë, paksa mbrojtës, i gjatë, por i ngurtë e vetullngrysur. Në terrenin e tij në shtëpi, ai gjallërohet, bën humor, sarkazëm e madje i reciton poezi turmës së vet të mbështetësve në garat elektorale. Ai ka karizmën luftarake që i karakterizon turqit e qyteteve të vogla apo të provincave. Vullneti i tij për të ndëshkuar Izraelin, më parë një aleat i fuqishëm i Turqisë, për sjelljen e tij ndaj palestinezëve e ka galvanizuar thelbin e tij islamik, por e ka kthyer gjithashtu në një lider mjaft popullor mes vendeve të Lindjes së Mesme. Ai ka hedhur i pari hapin në mbështetjen e opozitës siriane, në revoltat e tyre të armatosura kundër qeverisë së Damaskut, politikë kjo që ka ngjallur edhe frikë se dhuna mund të mbërrijë deri në territorin turk. Erdogan ka marrë kredite për fillimin e bisedimeve me minoritetin kurd, një proces që u shoqërua me tërheqjen e militantëve pas në Irak përgjatë këtij viti. Por përtej popullaritetit, ai mbetet një figurë e polarizuar, i cili gjatë mandatit të dytë humbi mbështetjen e shumë liberalëve dhe intelektualëve, që dikur e shihnin atë si pionierin e demokracisë, teksa theu shtetin ushtarak që kishte drejtuar Turqinë përgjatë shekullit të njëzet. Një nga zhvillimet dominuese të viteve të fundit ka qenë mësymja mbi të ashtuquajtin Rrjeti Ergenekon, i cili dyshohet që nën ndikimin e sekularistëve në ushtri, drejtësi, media dhe tek akademikët, komplotonte në nxitjen e protestave që mund të justifikonin një grusht shteti për rrëzimin e qeverisë së Erdoganit. Me historinë e gjatë të grushteve të shtetit në Turqi dhe intrigat politike, shumë vëzhgues ishin të përgatitur për të besuar këtë skenar dhe duartrokitën qeverinë që reagoi në kohë për mbrojtjen e institucioneve. E ndërsa numri i të arrestuarve dhe i të gjykuarve shkoi në qindra, përfshi këtu edhe shumë gazetarë kritikë me AK, kryeministri e gjeti veten të akuzuar për pilotimin e skenarit të rrëzimit të tij. Ai thjesht u orvat t’u mbyllte gojën disidentëve.

Me historinë e gjatë të grushteve të shtetit në Turqi dhe intrigat politike, shumë vëzhgues ishin të përgatitur për të besuar këtë skenar dhe duartrokitën qeverinë që reagoi në kohë për mbrojtjen e institucioneve. E ndërsa numri i të arrestuarve dhe i të gjykuarve shkoi në qindra, përfshi këtu edhe shumë gazetarë kritikë me AK, kryeministri e gjeti veten të akuzuar për pilotimin e skenarit të rrëzimit të tij. Ai thjesht u orvat t’u mbyllte gojën disidentëve.


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 21-22 shtator 2013

www.mapo.al

Mapo 21 22 shtator ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you