Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Poligamia e politikanëve të Kosovës, Express “i shpall luftë” Gazeta Express/ Prishtinë

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 20 nëntor 2013. Numër 1068. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Ngjela: Rama u tregua naiv për armët kimike, ka probleme me grupin e PS

armët kimike

Rama: Nuk isha i bindur, vetmia e Shqipërisë u kthye në problem

Kryeministri Edi Rama rrëfen për herë të parë negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arsyet pse i tha Jo armëve kimike. I cilëson fantazi, aludimet për një plan 12 mld USD, akuzon kryetarin e PD-së se gënjeu për informimin dhe deklaron se refuzimi nuk i ka cenuar asnjë fije marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. “Nga një anë ishte një shërbim fantastik për njerëzimin, por ngjante shumë i rëndë për shpatullat e Shqipërisë. Vetmia e Shqipërisë në operacion u kthye në problem, edhe psikologjik“ FAQe 3

Avokati Spartak Ngjela analizon sjelljen e kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha në historinë e armëve kimike. “Rama në pozicion delikat, por doli i dëmtuar. Berisha mendoi se do ta rrëmbente lëvizjen, siç rrëmbeu atë të vitit ‘90” FAQe 5

Berisha: Arvizu, një diplomat i pamend. Do i thosha Jo kërkesës për armët Për thirrjet kundër tij në protestë: “Pjesa dërrmuese brohoritën edhe unë i qetësova. Një pjesë tjetër thanë ‘jo politizim’ dhe e dini kush janë ata? FAQe 5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Armët kimike dhe Presidenti Nishani

koment Gjergj Lezhja

Në mbarim të orëve të ankthit të së premtes së shkuar, vendi u zgjua i lodhur dhe i drobitur...

A po çmontohet Maqedonia e Ohrit?

koment EMIN AZEMI

12 promovimi

Të bësh jetë paralele, por jo me stereotipet e dikurshme. Kështu disi mund të...

Gozhda e institucioneve

Dilemat e reja të arsimit të lartë Sot në orën 18:00, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës promovohen librat e tre akademikëve. “Arsim i lartë për një shoqëri të hapur” nga sociologu Fatos Tarifa, “Universiteti për zhvillimin” nga ekonomistja Luljeta Minxhozi dhe “Universiteti dhe kërkimi” nga fizikani bërthamor Përparim Fuga

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Po humbisni renditjen për borxhin Moody’s deklaron se niveli B1 i bonove të qeverisë shqiptare mbetet i kërcënuar nga frenimi i rritjes ekonomike dhe nga niveli në rritje i borxhit. Agjencia vëren se vitet e fundit performanca fiskale e vendit ka rënë ndjeshëm.

Shanse mbeten integrimi në BE dhe zhvillimi i projektit TAP Shqipëria rrezikon të humbasë vlerësimin B1(stabël) të borxhit nga Agjencia e Vlerësimit Moody’s, për shkak të nivelit në rritje të borxhit nga qeveria shqiptare. Në një raport të publikuar një ditë më parë Moody’s deklaron se niveli B1 i bonove të qeverisë... Faqe 6

Këshilli Drejtues i RTSH, 64 kandidatë për 10 vende Komisioni parlamentar i Medias ka mbyllur fazën e pranimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Plot 64 kandidatë kanë shprehur interes për të plotësuar 10 vendet vakante në KDRTSH. Lista e plotë është bërë e ditur gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të Medias nga vetë kryetari

i saj, Genc Pollo, i cili ka njoftuar se periudha 30-ditore e paraqitjes së kandidaturave nga shoqatat dhe grupet e tjera të interesit që parashikon ligji ka përfunduar. Pollo njoftoi deputetët për depozitimin në Kuvend të listës së kandidatëve dhe materialeve bashkëngjitur me to, që janë paraqitur për postet në Këshillin Drejtues... Faqe 4

flet kreu i AKKP

arkivat

Kompensimi i pronarëve në lista, mungojnë edhe 5 miliardë lekë

Konsullit austriak: Ç’më tha për grekët më 28 Nëntor Ismail Qemali?

FAQE 6

FAQE 13

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Një çështje e sigurisë kombëtare dhe dy lidershipe Vendimi për pranimin ose jo të arsenalit të lëndëve kimike të Sirisë mund të konsiderohet si i sigurisë kombëtare. Në momente të tilla, të trysnisë dhe interesit kombëtar, padyshim profilizohen edhe liderët e vendit. Si sillen, si i komunikojnë, si e perifrazojnë reagimin ndaj një çështjeje me interes kombëtar të ngarkuarit me punë dhe me pushtet nga populli i tyre? Si e interpretojnë ata këtë pushtet në raport me emëruesit e tyre, lexo zgjedhësit, dhe për më shumë me një koncept efemer, por të patjetërsueshëm e thelbësor si interesi kombëtar? Në rastin e Shqipërisë dhe tonelatave me lëndë kimike, cili qe impostimi i dy krerëve të koalicionit të majtë qeverisës, Edi Rama e Ilir Meta? Për t’i matur e peshuar qëndrimet...


2

afër/larg

1

politikë / Ngjela: Rama

naiv me armët kimike, ka probleme me PS-në

Berisha: Arvizu, një diplomat i pamend, do i thosha Jo armëve kimike politikë:

Faqe 4

Faqe 5

ekonomia / Moody’s

paralajmëron Shqipërinë: Po humbisni renditjen për borxhin Faqe 7

Poseduesit e fakteve të tilla për të cilët folëm më lart, mund t’i nisin të njëjtat në këtë adresë info@ gazetaexpress.com. Në këtë mënyrë mund të nisim së bashku një epokë të re në caktimin e disa standardeve të reja morale dhe ligjore në shoqërinë tonë.

Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra. Ata janë: Agim Çeku, ish-kryeministër, ministër aktual i FSK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe Blerim Shala, Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Poligamia e politikanëve të Kosovës, Express “i shpall luftë” Gazeta Express/ Prishtinë

E

xpress e Kosovës botoi dje lajmin për tre politikanë në vend, që sipas saj janë duke jetuar në poligami, ndërsa vë theksin në një fenomen të shtuar në politikën e Prishtinës dhe u kërkon lexuesve të dokumentojnë amoralitetin e politikanëve. Më poshtë lajmi dhe editoriali i gazetës mbi çështjen. Mediat kosovare kur kanë folur për jetën private të politikanëve gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar; një qasje kjo që, zakonshëm, ndiqet në vendet jodemokratike. Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur private; me jetë glamuroze, femra dhe jetë nate, ndërkohë që krejt këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private. Në fakt, askund në botë kjo nuk qëndron. Me shthurjen e politikanëve do të merremi ndërkohë, por sot në gazetën “Express” do të trajtojmë një aspekt tjetër të “privatësisë” së politikanëve tanë. Ajo është Poligamia. Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra. Ata janë: Agim Çeku, ish-Kryeministër, ministër aktual i FSK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në “Miss Kosova” qysh nga koha kur ishte Kryeministër i vendit, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në FushëKosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur. Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun kosovar. Ndryshe nga të tjerët, ai ka qenë transparent për këtë detaj të jetës së tij. Ngjashëm vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me z. Shala gjatë kohës kur ky ishte koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë

negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë. A kanë politikanët tanë dashnore jashtëmartesore? Pothuajse është sekret publik, që të paktë janë ata zyrtarë të lartë qeveritarë a partiakë, që në moshë të shtyrë, nuk po i shërojnë komplekset e rinisë dhe nuk po abuzojnë me fuqinë e tyre financiare dhe politike. Të gjithë tashmë e dinë me emra e mbiemra se cilët janë ata politikanë që rreth vetës i grumbullojnë për arsye krejtësisht jopolitike modelet e ndryshme, të cilat jo vetëm që nuk kuptojnë asgjë prej këtij zanati, por ka disa syresh që as nuk e dinë se çfarë pozite mban shefi, të cilit me kontratën që e kanë i japin këshilla. Dihet botërisht se filan ministër ka filan dashnore, që e merr kudo pas vetës. Dihet se ka konflikte në mes të politikanëve të martuar për shkak të dashnorëve. Dihen shumë sende, por nuk fliten përtej kafehaneve. E në anën tjetër vazhdojnë padrejtësisë në secilin rrafsh, duke pasur si motiv se ka femra që janë më të barabarta se sa disa femra tjera. Për botën këto tema tashmë nuk janë fare tabu. Madje, deri vonë mediat europiane janë rezervuar bukur shumë që të raportonin për jetën private të politikanëve, por tashmë edhe kjo është thyer. Shikojeni sagën me ish-Kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe mënyrën se si mediat e rrënuan – me plot meritë – këtë politikan dekadent. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendja e politikanëve është edhe më e pafavorshme se sa në kontinentin e vjetër. Dihet që Presidenti Bill Clinton është pjekur për së gjalli. Dihet që guvernatori i New York-ut, Eliot Spitzer, ka dhënë

Mediat kosovare kur kanë folur për jetën private të politikanëve gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar; një qasje kjo që, zakonshëm, ndiqet në vendet jodemokratike. Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur private; me jetë glamuroze, femra dhe jetë nate, ndërkohë që krejt këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private.

Express nuk ka ambicie që me shkrime ta ndalë përfundimisht një shthurje të tillë të politikanëve, por së paku do të provojë që ta frenojë një gjë të tillë. Do të provojë – që më ndihmën tuaj të dashur lexues – t’i bëjë vendet e punës më konkurruese. T’i mundësojë secilës femër, pa marrë parasysh pamjen a centimetrat – të ndihet e barabartë për të aplikuar nëpër konkurse.

dorëheqje sepse ka paguar për seks. Kandidati demokrat për Kryetar të SHBA-ve, John Edwards, u ndëshkua rëndë publikisht se e kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, në kohën kur gruaja e tij e ligjshme po vuante nga kanceri. E gjatë është lista... E tek ne çfarë ndodhë? Këtu jo vetëm që nuk raportohet për raste të tilla, por konsiderohet naivisht edhe më tutje si diçka tepër jomorale nëse mediat raportojnë për politikanët që kanë sjellje jomorale. Tash çështja është, a mund të konsiderohet jomorale raportimi për një vepër jomorale? Express nuk e konsideron një gjë të tillë. Përkundrazi e konsideron shkelje të etikës së gazetarëve nëse mediat dinë por nuk raportojnë për raste të tilla. Mirëpo për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore, Express e ka të pamundur të mbrojë interesin publik duke raportuar vetëm në baza të spekulimeve. Prandaj, në këtë drejtim Express ka nevojë për ndihmën e lexuesve, për të na ndihmuar me fotografi, video apo fakte të tjera të politikanëve që – duke qenë të martuar – abuzojnë me pushtetin e tyre, qoftë edhe seksualisht. Express nuk ka ambicie që me shkrime ta ndalë përfundimisht një shthurje të tillë të politikanëve, por së paku do të provojë që ta frenojë një gjë të tillë. Do të provojë – që më ndihmën tuaj të dashur lexues – t’i bëjë vendet e punës më konkurruese. T’i mundësojë secilës femër, pa marrë parasysh pamjen a centimetrat – të ndihet e barabartë për të aplikuar nëpër konkurse. Prandaj, të gjithë ju që keni foto, video, mesazhe telefonik në mes të personave publik të martuar dhe femrave të ndryshme, Express do të jetë në gjendje që t’i botojë, duke ruajtur konfidencialitetin e dërguesit dhe duke kursyer prej publikimit të emrave apo fytyrave të femrave që janë të përfshira në këto afera. Në ketë drejtim Express, si persona publikë i konsideron të gjithë ata persona që kanë pozita politike dhe të gjitha ata persona jopolitik që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në sferën shtetërore. Poseduesit e fakteve të tilla për të cilët folëm më lart, mund t’i nisin të njëjtat në këtë adresë info@gazetaexpress.com. Në këtë mënyrë mund të nisim së bashku një epokë të re në caktimin e disa standardeve të reja morale dhe ligjore në shoqërinë tonë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.11.2013

3

Kryeministri i cilëson fantazi, aludimet për një plan 12 mld USD dhe akuzon kryetarin e PD-së se gënjen kur thotë se nuk ishte informuar. “Vetmia e Shqipërisë si një problem, që pastaj u kthye në një problem të madh edhe psikologjik”

"Pse s’isha i bindur për armët kimike, vetmia e Shqipërisë u kthye në problem" Kryeministri Edi Rama rrëfen për herë të parë negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arsyet pse i tha ‘Jo’ armëve kimike. “Nga një anë ishte një shërbim fantastik për njerëzimin, por ngjante shumë i rëndë për shpatullat e Shqipërisë. Nuk isha i bindur, ndaj edhe nuk pranova“ Intervistoi: Alban Dudushi Si u gjendët ju, si u gjend Shqipëria në këtë valle? Ju kërkua, siç thatë aty, apo u vetofruat siç po thuhet ? Ne jemi në këto valle qyshse kemi vendosur të jemi një vend i lirë, një vend demokratik dhe një vend i angazhuar krah për krah me Shtetet e Bashkuara, shumë vite më parë, por edhe formalisht si anëtar i familjes euroatlantike. Dhe nuk besoj se ka asgjë të çuditshme, përkundrazi, e çuditshme do ishte e kundërta, që edhe ne të kontaktoheshim dhe të na adresohej me shqetësim kjo çështje dhe nevoja e këtij operacioni. Nuk është se të gjitha vendet anëtare të NATO-s, njëzëri dolën dhe thanë Ok, do merremi dhe ne me këtë çështje? As ne nuk dolëm as njëzëri me të tjerë dhe as me zërin tonë dhe kur ne kemi konfirmuar që jemi kontaktuar, kemi konfirmuar “po, jemi kontaktuar, por nuk ka asnjë vendim”. Sepse te ne ndërkohë zhvillohej një diskutim mes shumë aktorësh dhe në shumë plane. Po pse Shqipëria, ndërkohë që ne dimë të gjitha dobësitë që ka ky vend ? Siç e thashë edhe në fjalën time, qysh në momentin e parë kur unë thashë se po, ne jemi gati ta konsiderojmë, u bë e qartë se konsiderojmë pjesëmarrjen pa përfshirjen tonë me asgjë tjetër, përveçse me një pikë mbështetjeje në Mesdhe. Në momentet e negociatave që ju keni pasur me aleatët, kanë qenë negocime vetëm teknike? Vetëm për operacionin? Më lejoni t’ju them që nuk ka qenë Shqipëria e vetmja që ka pranuar ta konsiderojë, por ka pasur edhe vende të tjera. Dhe sigurisht që konsiderata në parim, apo konsiderata fillestare është gjithmonë në parim dhe këtu bëhet fjalë për një operacion shumë të komplikuar humanitar dhe ushtarak, që ka një sërë elementësh të tjerë që fillojnë dhe trajtohen njëri pas tjetrit, ku gjithsekush fillon dhe sheh më qartë të gjitha pjesët e operacionit.... Vetmia e Shqipërisë si një problem, që pastaj u kthye në një problem të madh edhe psikologjik, por që në radhë të parë është i lidhur me faktin që Shqipëria e ka një imazh jo fatlum, si një vend i varfër dhe si një vend i ndotur dhe lidhja e këtij operacioni vetëm me Shqipërinë krijonte përfundimin që ky operacion të bëhej në Shqipëri se Shqipëria është e varfër dhe e ndotur dhe nga ana tjetër, sillte detyrimisht një kosto negative për imazhin e vendit. Dhe ky ishte shqetësimi im qysh në fillim që u… ose jo qysh në fillim, por qysh kur filluan të tërhiqen të tjerët, që pastaj u pa qartë kur me të dalë lajmi në mediat ndërkombëtare shpërtheu një lumë i atillë, aspak i kënaqshëm, për mos thënë më shumë në raport me Shqipërinë dhe që përsëri cenoi imazhin e saj. Është folur, le të themi, që amerikanët do të lobonin fort, që në dhjetor të merrej statusi i vendit kandidat dhe brenda katër vitesh, Shqipëria të bëhej anëtare e Bashkimit Europian? Sigurisht që janë bërë shumë spekulime, janë spekulime që ishin përpara sesa kjo histori të mbyllej, janë spekulime që vazhduan, pasi kjo histori u mbyll, por që në to nuk ka asgjë të vërtetë. Shtetet e Bashkuara nuk mund të fusin Shqipërinë në BE, por SHBAtë kanë qenë, janë dhe do të jenë avokatët e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është folur gjithashtu për një miniplan marshall 12 miliardë dollarësh, që do i vinte Shqipërisë nëse thoshte po.... Ky është një vend që ka problem me lo-

jërat e fatit, ne e dimë këtë gjë, këtu luhet shumë bixhoz, blihen shumë bileta lotarie dhe ëndërrohet shumë një bingo. Por në këtë rast dhe në këto raste, në marrëdhëniet mes Shteteve dhe në proceset e zhvillimit të një vendi nuk ka bingo, kështu që kjo është e gjitha një fantazi. Presidenti i vendit deklaroi që nuk kishte dijeni në lidhje me këtë çështje, kryetari i opozitës deklaroi që nuk ishte në dijeni me këtë çështje...U fol që duhej të ishte mbledhur Këshilli i Sigurimit për të konsultuar... Asnjë nga këto nuk është bërë... Ju kuptoj shumë mirë dhe më lejoni t’ju korrigjoj. Kryetari i opozitës ka qenë në dijeni për këtë çështje dhe gënjen. Përsa i përket pjesës tjetër, ajo është një pjesë që me siguri e kishte radhën menjëherë sapo qeveria dhe unë si kryeministër të kishim në dorë një projekt, jo një bisedë, e cila është zhvilluar intensivisht, pikërisht për të ardhur tek projekti. Dhe në momentin kur të kishim në dorë projektin, pa asnjë dyshim do të zhvillonim të gjitha kontaktet e këtij niveli. Kryetari i opozitës ka qenë i kontaktuar nga ju, apo vetëm nga ambasadori amerikan? Tani unë nuk e di se çfarë domethënë vetëm nga ambasadori amerikan, megjithëse mund ta mirëkuptoj edhe këtë lloj përgjigje, në kushtet kur opozita e Shqipërisë ka krijuar çarjen e parë politike në historinë e lirisë së këtij vendi në raport me Shtetet e Bashkuara, të cilat asnjëherë politika nuk është ndarë në kampe kur ka qenë fjala për interesa strategjike dhe kombëtare. Kështu që në këndvështrimin tim, ambasadori i Shteteve të Bashkuara është zëri i presidentit Obama, nuk është ambasadori i Shqipërisë diku gjetkë, që merret me viza false. Dhe kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të komunikon diçka, ky komunikim gjithmonë kur bëhet fjalë për komunikime të natyrës shtetërore, është një komunikim i Shteteve të Bashkuara me institucionin që ti përfaqëson, apo me qeverinë ose opozitën. Fjalimi juaj që u mbajt të premten kishte edhe një çudi. Brenda janë renditur të gjitha arsyet pse duhej të kishit thënë “Po” dhe në fund fare, një fjali e vetme e përmbysi të gjithën dhe ju thatë “Jo”. Ishin protestat në rrugë që ju detyruan të thoshit këtë, apo nuk u bindët dot përfundimisht nga garancitë që jepnin Shtetet e Bashkuara... ... Kjo ka qenë një rezonancë që ka ardhur edhe si rezultat i dëgjimit të zërit të protestuesve, edhe si rezultat i përpjekjes së brendshme për të gjetur të vërtetën në këtë luhatje, që ishte e imja, siç ishte e çdo shqiptari, pse vetëm Shqipëria? Edhe si rezultat i faktit që procesi zgjati më shumë sesa do zgjaste dhe nuk besoj se kjo ndodhi për shkak se qeveria dhe unë nuk dinim se çfarë kërkonim, por sepse ajo që ne kërkonim dhe këtu s‘kemi të bëjmë me asnjë lloj negociate për një pazar: nga një anë ishte një shërbim fantastik për njerëzimin, nga ana tjetër ngjante shumë i rëndë për shpatullat e Shqipërisë. Dhe pikërisht për këtë ju jeni kritikuar, le të themi, që ju mungojnë tiparet e një lideri të madh, i cili merr vendime historike edhe kur ato janë antipopullore apo kur risku i humbjes së kuotave është i madh.... Qëllimi im në gjithë procesin e diskutimeve ishte jo thjesht që Shqipëria të thoshte po dhe të përfshihej në këtë operacion, por që Shqipëria nga ky operacion të dilte më e

"Po ju them se, nëse do të isha i bindur plotësisht se ky operacion ishte një operacion ku Shqipëria duhej të përfshihej, të jeni i sigurt që unë do të dilja dhe do të thosha po, Shqipëria duhet të përfshihet. Dhe do të përballesha me çdo kundërshti"

fortë dhe më e pastër. Dhe procesi u ndërtua me këtë qëllim që ishte komplementar me qëllimin që kishin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të përfshira...Nuk u krijuan të gjitha kushtet që kjo gjë të ndodhte dhe të rezonosh me një protestë për një çështje kaq të veçantë, që u bë edhe kaq e rëndësishme për një popull të tërë nuk është një mungesë lidershipi, por është e kundërta... Vetmia siç duket, mbetet problemi, ndërkohë operacioni ende nuk është i mbyllur dhe është ende i padefinuar. Supozojmë një rast të dytë hipotetik, ku vetmia bie. Si e parashikoni? Dhe ajo na duhet, të hapim një kapitull tjetër dhe të zhvillojmë një histori me “ta zëmë se”. Ne u përfshimë në këtë histori me dinjitetin më të madh, ne qëndruam në këtë proces me dinjitetin më të plotë, ne e mbyllëm këtë proces si vend dhe si popull me dinjitetin më të lartë. Iu siguroj që marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara sot nuk kanë pësuar asnjë fije cenimi për shkak të dinjitetit tonë të treguar në proces. Nuk është çështja që këtu u dezinformua vetëm opinioni publik, por brenda radhëve të mazhorancës radhët u shthurën, në njëfarë kuptimi. Zoti Blushi foli publikisht dhe tha se e ka të pamundur të ngrejë dorën për të pranuar që në një operacion të tillë të përfshihet Shqipëria. Po ashtu edhe ministra të qeverisë suaj, si Nasip Naço apo Lefter Koka.. Zoti Ilir Meta, ditën e protestave nga salla e Parlamentit doli në sy të protestuesve dhe në një lloj kuptimi la të thuhej që edhe ai vetë nuk është se ishte i bindur nga një operacion i tillë... Kush ishte i bindur?! Unë isha i bindur?! Unë?! Po ju them se, nëse do të isha i bindur plotësisht se ky operacion ishte një operacion ku Shqipëria duhej të përfshihej, të jeni i sigurt që unë do të dilja dhe do të thosha po, Shqipëria duhet të përfshihet. Dhe do të përballesha me çdo kundërshti. Më lejoni të them, se ky nuk është një sekret tanimë, që edhe qëndrimin e kryetarit të Kuvendit do ta lexoni në sintoni të plotë me qëndrimin tim gjatë procesit, sepse me kryetarin e Parlamentit kemi qenë vijimësisht në kontakt... Në një analizë, ju u bëtë elozhet protestuesve që ishin e vetmja dallëndyshe e vërtetë në këtë mjegull të errët. Në një analizë post, fitoi qytetaria me këtë histori apo padija dhe dezinformimi? Sigurisht që një fakt, që është i padiskutu-

eshëm në këtë histori, që është mobilizimi qytetar për një çështje të qytetarisë. Nuk ka rëndësi fare, nëse i hyjmë një bisede hipotetike, nëse do të ndodhte kështu apo ashtu. Rëndësi ka që qytetarët në këtë vend nuk protestuan kundër qeverisë, por kundër një vendimi të mundshëm që mund të merrej, në emër të një krenarie, të një dinjiteti, të një çështje që ishte fort e rëndësishme. Kjo gjë nuk ka nevojë të diskutohet dhe është e padrejtë të cenohet me çdolloj argumenti, siç është dezinformimi. Dhe ishte një dezinformim shumë i ulët, shumë i pabesë në raport me qytetarët, sepse nuk bazohej tek e vërteta, por tek e gënjeshtra. Siç e kam thënë edhe në fjalën time, në një moment ishte dhe kafshëror, në raport me njerëzit e shqetësuar. Në këtë aspekt, jam shumë i lumtur që Shqipëria i jetojë ato ditë si ditët e një lirie për të protestuar e pashqetësuar nga presionet apo nga hija e rëndë e forcave të armatosura tek godina e kryeministrisë.  Do zhgënjehemi, tha ambasadori Arvizu. Dhe në fakt çfarë ndodh kur zhgënjehen Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Unë di çfarë ndodh kur Shteteve të Bashkuara iu bëhet një karshillëk i atyre përmasave që iu bëri opozita. Jo se mbajti një qëndrim të ndryshëm, por sepse qëndrimin e ndryshëm e mbajti me mungesën më të plotë të respektit për atë që Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë. Duke i pikturuar Shtetet e Bashkuara në sytë e publikut shqiptar, e përsëris, si një rrezik për jetën e qytetarëve shqiptarë. Ndodh që të humbasësh shumë nga respekti i tyre. Ndërkohë që, pa asnjë dyshim, jam i bindur që qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka absolutisht të qartë që nga ana jonë bëmë gjithçka që na takonte për të qenë mbështetës në përpjekjen e tyre dhe mospërfshirja e Shqipërisë në këtë operacion është pamundësi dhe jo mungesë e dëshirës apo e vullnetit për të qenë krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Një pamundësi, për sa unë thashë edhe para publikut, dhe përsa folëm deri këtu, që është plotësisht e mirëkuptueshme nga ana e tyre, pasur parasysh edhe faktin që partnerët tanë ishin “ana tjetër e tryezës”, në qoftë se mund të themi kështu, dhe e kanë ndjekur të gjithë dinamikën e diskutimeve dhe e kanë pasur mundësinë ta mirëkuptojnë edhe qëndrimin tonë përfundimtar. Marrë me shkurtime nga “Top Story”


4

fokus

ngjarje e ditës

“Ta zëmë që do thoshte PO, sheshet do ishin plot, do ishte ndërruar kryeministri, por as armët nuk do vinin. Dhe nuk do kishim, as kryeministër, as armë. Me atë Jo, ai shpëtoi veten"

Ngjela: Rama naiv me armët kimike, ka probleme me PS-në Avokati Spartak Ngjela analizon sjelljen e kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha në historinë e armëve kimike. “Rama në pozicion delikat, por doli i dëmtuar. Berisha mendoi se do ta rrëmbente lëvizjen, siç rrëmbeu atë të vitit ‘90” Avokati Spartak Ngjela e cilëson një pozicion delikat atë të Ramës me historinë e armëve kimike, nga e cila doli i dëmtuar. I ftuar në emisionin “Opinion” të ‘News24’, Ngjela tha se mazhoranca e trajtoi me naivitet këtë situatë, sidomos me pozicionin e lëkundur që tregoi para popullit. “Çështja ishte një naivitet nga pala shqiptare dhe pastaj, më tepër naive ishte kur një ditë më parë se të thuhej JO, u nxor një platformë se ç’do përfitonte Shqipëria nga armët. Nxorën dhe ambasadorin amerikan në televizor, nisën deklarata për amerikanizmin, antiamerikanizmin, jo më the e të thashë. Naivitet i palës shqiptare, që mendoi me naivitet se do të mbyllte boshllëqet me 13 miliardë dollarë”, - tha Ngjela duke komentuar situatën e tensionuar të javës së shkuar. Ngjela argumenton se kryeministri Rama doli nga kjo çështje i dëmtuar, edhe pse e zgjidhi krizën në momentin e duhur. “E pashë që ishte në një pozicion delikat, për aq pak kohë sa ka në krye të qeverisë. Dëgjova dhe fjalimin si nëpër kallamishte, që e kishte, Jo, por Po, por Jo… Në të tilla raste analizohet vetëm Po-ja, ose Jo-ja. Nuk ka vlerë, ai ishte emocionalisht

i induktuar gabimisht, se asnjë lek nuk do të merrte Shqipëria. Atëherë, çfarë ke negociuar duke thënë që nuk ka rrezik? Atëherë, përse e bëre fakt që nxjerr këto tullumbace, jo po do merrnit kaq para e aq para, kriza financiare nuk dilet me sakrificë? ‘Po sakrifikojmë për paqen’, tha Rama. Ja kështu thoshte dhe Enver Hoxha për Marksizëm-Leninizmin...”,- u shpreh Ngjela. Ai shton më tej se politika amerikane duhet të ketë kujdes kur të koordinojë raportet me këtë kryeministër. “Ky është dëmtuar, se ka thënë vetë ‘Po’ dhe pastaj iu desh të tërhiqej”, -shtoi avokati. Sipas Ngjelës, Rama e zgjidhi çështjen në momentin e duhur dhe në rast vonese, do të ishte vonë për të gjithë. “Ta zëmë që do thoshte PO, sheshet do ishin plot, do ishte ndërruar kryeministri, por as armët nuk do vinin. Dhe nuk do kishim, as kryeministër, as armë. Me atë Jo, ai shpëtoi veten. Sot kemi vetëm një kryeministër, sepse armë nuk kemi. Pra nuk ia krijoi njeri, ia krijoi vetes. E bëri vetë, e zgjidhi në momentin e duhur”,- theksoi më tej Ngjela. Në analizën e tij në ‘News24’ Ngjela nuk la pa përmendur edhe sjelljen e ish-kryeminis-

"Dëgjova dhe fjalimin si nëpër kallamishte, që e kishte, Jo, por Po, por Jo… Në të tilla raste analizohet vetëm Po-ja, ose Jo-ja. Nuk ka vlerë, ai ishte emocionalisht i induktuar gabimisht, se asnjë lek nuk do të merrte Shqipëria"

trit Berisha gjatë protestës.“Saliu në protestë shkoi me mendimin se ashtu siç rrëmbeu Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, mendoi se do e rrëmbente dhe këtë nëntor. Por këta e shporrën përfundimisht. Dhe atëherë e shporrën, por disa e futën brenda dhe ai e mori Lëvizjen. Por këta të rinj intelektualë e rrëzuan. Sepse ishte një revoltë me vlerë, e qytetëruar, e matur dhe nacionale. Kjo lëvizje i bëri mirë kryeministrit, opozitës dhe brezit të ri”, - tha Ngjela, duke shtuar megjithatë se e gjitha kjo histori nxori në sytë e publikut mosmarrëveshjet brenda mazhorancës. Duke pohuar se situata brenda së majtës nuk është e qetë, avokati i qëndroi idesë se Rama ka konflikte të mëdha të brendshme.

“Ai ka konflikte të brendshme në grupin e vet, nuk është gabimi i parë i tij me armët kimike. Ai la elitën politike jashtë, vuri njerëz pa eksperiencë në krye të përfaqësimit të politikës. Një ‘Jo’ e Blushit është jo e madhe, mos e merrni kështu. Ka njerëz pas vetes Blushi. Mazhoranca ka konflikte të brendshme të mëdha, nuk e di si mendojnë për aftësinë e këtij kryeministri”,- shtoi më tej Ngjela. Marrëdhëniet Rama-Meta nuk mbetën jashtë fokusit të avokatit, i cili mendon se kryetari i Kuvendit kishte rezerva për çështjen e armëve kimike. “Meta tregoi që kishte rezerva. Sa shkojnë rezervat, nuk e di...me hamendje them që nuk tregojnë përralla”, - përfundoi avokati.

KDRTRSH-ja, 64 kandidatë për 10 vende Komisioni parlamentar i Medias ka mbyllur fazën e pranimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Plot 64 kandidatë kanë shprehur interes për të plotësuar 10 vendet vakante në KDRTSH. Lista e plotë është bërë e ditur gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të Medias nga vetë kryetari i saj, Genc Pollo, i cili ka njoftuar se periudha 30-ditore e paraqitjes së kandidaturave nga shoqatat dhe grupet e tjera të interesit që parashikon ligji ka përfunduar. Pollo njoftoi deputetët për depozitimin në Kuvend të listës së kandidatëve dhe materialeve bashkëngjitur me to, që janë paraqitur për postet në Këshillin Drejtues. “Kjo është një garë e hapur para një muaji dhe që sipas ligjit mbyllet 30 ditë më pas. Mendoj t’u lëmë anëtarëve të komisionit kohën për t’u njohur me kandidaturat dhe një javë më vonë ne do të fillojmë me procedurën e seleksionimit, që përfshin verifikimin e listës dhe zhvillimin e dëgjesës me secilin kandidat”, - u shpreh Genc Pollo. Kandidatët

Ashtu siç edhe e parashikon ligji, ftesës së komisionit i janë përgjigjur një grup i madh prej gati 50 shoqatash e grupesh të tjera interesi, të cilat kanë paraqitur minimumi 1 dhe maksimumi dy kandidatë. Lista e kandidatëve të paraqitur përfshin emra të njohur nga shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike, shoqatat e medias së shkruar; nga profesorati i së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, nga shoqatat e juristëve dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë; organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fush-

ën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara. Bien në sy emrat e anëtarëve të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj dhe Jorgo Bulo, apo edhe emrat e artistëve të njohur si Zhani Ciko apo Saimir Kumbaro, avokatja, këshilltari dhe krushku i ish-kryeministrit Sali Berisha, përkatësisht Erinda Balanca, Petraq Milo dhe Luan Malltezi, këshilltari i ish-kryeministrit Fatos Nano, Ylli Dylgjeri etj. Procedura

Të 64 kandidaturat do t’i nënshtrohen tani përzgjedhjes nga komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i cili sheh fillimisht plotësimin e kritereve ligjore bazë, duke patur parasysh që për çdo vend anëtari të ketë minimumi 4 kandidatë alternativë. Më pas komisioni shqyrton të gjitha kandidaturat e paraqitura nga subjektet propozuese, të cilat i nënshtrohen përjashtimit një nga një. Procedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës. Në çdo rast, në finale komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, pesë kandidatë të mbështetur nga mazhoranca, pesë të mbështetur nga opozita. Kandidatët për anëtarë të KDRTSH-së i propozohen për miratim seancës plenare. Përjashtimi i çdo kandidature duhet të argumentohet duke garantuar respektimin e parimit të moscenimit të integritetit personal dhe profesional të kandidatëve.

Lista e plotë e kandidatëve Fatos Puto (gazetar) Gudar Beqiraj (teknologji e informacionit) Jorgo Bulo (historian i letërsisë dhe kritik arti) Vasil S. Tole (muzikolog dhe kompozitor) Ervin Pambuku (Koçi) (Gazetar) Petrit Ruka Vladimir Prifti Saimir Kumbaro (regjisor, skenarist, producent) Ndue Ruci (gazetar në RTSH) Kolec Traboini (gazetar, kineast, shkrimtar) Ilir Nikolli (gazetar) Xhemal Mato (gazetar, ambientalist) Engjëllush Seriani (gazetar) Myrteza Grosha (piktor) Laureta Roshi (gazetare) Xhelil Aliu (gazetar, publicist, regjisor, aktor) Jonila Godole (gazetare, pedagoge) Urim Bajrami (gazetar) Vojsava Nelo (krijuese) Ylli Dylgjeri (gazetar i lirë) Kristi Pinderi (gazetar) Artan Minarolli (kineast) Gëzim Qendro (kritik arti, piktor, publicist, pedagog) Ylljet Aliçka (shkrimtar, diplomat, publicist) Fatos Baxhaku (gazetar) Agron Gjekmarkaj (pedagog, publicist) Valbona Sulçe (eksperte e medias, pedagoge) Dorian Maltiaj (jurist) Zhani Ciko (muzikant) Nevila Nikaj (historiane) Rubens Shima (kurator menaxher arti) Albiona Sula (politologe) Luan Qafzezi, (krijues, kineast, gazetar arti) Petraq Milo (doktor i shkencave ekonomike) Ilirjan Kadia (gazetar)

Ledina Mandia Simon Pal Bib Mirakaj (jurist, Akademia e Rendit) Eriselda Seit Prishta (juriste, gazetare) Reshat Qazim Kripa(shkrimtar, gazetar) Ilo Mele (kimist) Elinda Meçe (informaticiene) Artan Peqini (Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura) Luan Bregu (ekonomist) Ndue Ruci (gazetar në RTSH) Shefqet Bruka Anrila Spahija (Anna Kove) (specialiste për media, shkrimtare, filologe) Luan Malltezi (historian) Marenglen Gjonaj (inxhinier) Irena Shabani (gazetare) Agim Baci (gazetar, kritik letrar) Vaso Tole (muzikolog) Engjëllush Serjani (ekonomist, menaxher i mediave) Joni Shanaj (regjisor, antropologji, social-kulturore) Virgjil Kule (gazetar) Helidon Halili Indrit Çobani (gazetar) Albana Hashorva (dr. në shkencat ekonomike) Erinda Ballanca (avokate) Abaz Hado (piktor) Pashk Pervathi (piktor) Entela Kasi (shkrimtare, përkthyese, eseiste) Anilda Sefgjini (avokate) Jani Malo (gazetar, botues) Anisa Canaj (sociologe) Ada Ruçi (sociologe) Endri Cela Nevila Rama, (teknologji informacioni dhe bibliotekë) Altin Shegani (jurist, dekan)


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.11.2013

5

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha denoncoi fenomenin e shitblerjes së votës në takimin e zhvilluar dje me Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Conny McCormack

Basha: ODIHR dhe OSBE duhet t’i vënë fre blerjes së votës “…Shpresojmë që biseda të ketë zanafillë një angazhim të fuqishëm të ODIHR-it, krah për krah me OSBE dhe institucione të tjera, për t’i vënë fre paligjshmërisë, arbitraritetit dhe kriminalitetit me të cilët kjo mazhorancë i është përveshur infrastrukturës zgjedhore, zgjedhjeve e votës së lirë si koncept në Shqipëri”

takimi me ODIHR

Reforma zgjedhore, nis puna për ndryshimin e Kodit Ish - Shefja e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar në zgjedhjet e 23 qershorit, Conny McCormack dhe këshilltari i OSBE-së për zgjedhjet, Steven Martin, nisën dje në Tiranë një seri takimesh për të diskutuar rreth rekomandimeve të përfshira në raportin përfundimtar për zgjedhjet e kaluara. Sipas zonjës McCormack, qëllimi është identifikimi i prioriteteve që do të mundësonin përmirësimin e procesit zgjedhor. “Po shikojmë rrugët për të punuar së bashku për të identifikuar prioritetet e nevojshme në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë edhe më i mirë në zgjedhjet e ardhshme”,- u shpreh McCormack pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ky i fundit u shpreh i gatshëm “për të vazhduar punën me reformën zgjedhore dhe institucionale në mënyrë që t’u paraprijmë në kohë zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”. Po dje, shefja e misionit të vëzhguesve zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Shefja e ODIHR:

"Për avancimin e standardeve nevojitet bashkëpunim" Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti dje në një takim delegacionin e ODHIR-it, i përbërë nga znj. Conny McCormack, Kryetare e Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe z. Steven Martin, Këshilltar zgjedhor në ODIHR. Gjatë takimit u bisedua për gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, si dhe për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme, bazuar në zbatimin e këtyre rekomandimeve. Nga ana e saj, znj. McCormack nënvizoi se standardet avancohen në mënyrë të vazhdueshme përmes bashkëpunimit të të gjitha forcave politike me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, dhe kjo përbën një komponent të rëndësishme të reformës zgjedhore. Presidenti Nishani shprehu gjithashtu besimin se “klasa politike dhe shoqëria shqiptare, të cilat demonstruan pjekuri gjatë fushatës, në njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe tranzicionin e pushteteve, do të kalojnë me sukses edhe sfida të tjera që lidhen me përmirësimin e standardeve”.

TIRANË Kolegji Zgjedhor rrëzoi dy ditë më parë kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve lokale në Korçë, por kjo nuk e pengoi kryetarin e opozitës, Lulzim Basha që të denoncojë fenomenin e shitblerjes së votës në takimin e zhvilluar dje me Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Conny McCormack. “…Prita në zyrë Shefen e ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit, zonjën McCormack bashkë me bashkëpunëtorët e saj. Diskutuam pikë së pari mbi raportin e ODIHR-it për këto zgjedhje dhe mbi rrugën e mëtejshme përsa i përket problemeve të evidentuara në raport. Nga njëra anë, Partia Demokratike është partia që organizoi më 23 qershor zgjedhje të cilat, siç i cilësohen raporti i ODIHR-it, tregojnë një përparim të dukshëm dhe të qartë të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo u bë edhe në kushtet e një bojkoti institucional të KQZ-së dhe në kushtet e organizimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme të presionit apo të shitblerjes së votës, të një skeme masive të deformimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë më 23 qershor”, - tha Basha, duke u fokusuar më pas tek zgjedhjet lokale të Korçës. “Dy apo tri muaj më vonë shohim mazhorancën e re, e dalë

nga vota e 23 qershorit, tashmë të ngrejë deformimin e vullnetit të votuesve në sistem, nëpërmjet sistemit të shitblerjes së votës, siç u duk qartë me zë dhe figurë në zgjedhjet e Korçës. Ky është ndryshimi mes dy standardeve. Standardit tonë të 23 qershorit dhe standardit të turpshëm të zgjedhjeve të Korçës. Fatkeqësisht, bojkoti institucional ndaj KQZ-së vazhdon dhe ky bojkot bëri të mundur që edhe për çështjen e ndjeshme të blerjes së votave në Korçë, sikundër të çdo gjëje tjetër të zgjedhjeve të 23 qershorit, sistemi i apelit të mos funksionojë e vendimmarrja të kryhet me një shkallë të vetme siç ishte Kolegji Zgjedhor, i cili fatkeqësisht dje mbylli sytë para asaj që çdokush tjetër në Shqipëri ka parë dhe dëgjuar, blerjes me sistem e rrjet kriminal të votave në Korçë”, - shtoi ai. Shqetësimet sa më sipër, Basha i kishte përcjellë gjerësisht gjatë takimit. “…Shpresojmë që në bisedën e cila ka qenë jashtëzakonisht produktive, e hapur dhe miqësore, të ketë zanafillë një angazhim i fuqishëm i ODIHR-it, krah për krah me OSBE-në dhe institucione të tjera për t’i vënë fre paligjshmërisë, arbitraritetit dhe kriminalitetit, me të cilët kjo mazhorancë i është përveshur infrastrukturës zgjedhore, zgjedhjeve e votës së lirë si koncept në Shqipëri”, - tha ai.

Berisha: Arvizu, një diplomat i pamend, do i thosha Jo armëve kimike Për thirrjet kundër tij në protestë: “Pjesa dërrmuese brohoritën edhe unë i qetësova. Një pjesë tjetër thanë ‘jo politizim’ dhe e dini kush janë ata? Aty kishte edhe anti-globalistë, edhe FRESH-ista. Nuk janë të shumtë në Shqipëri, por janë një grup anti-globalistësh. Ç’janë ata? Ata janë marksistë-leninistë”, - tha ai. TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë zhvillimet politike në vend në konferencën e djeshme për shtyp. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të bëjë rolin e kryehetuesit dhe se e ka kthyer policinë në një instrument, që nuk pyet për ligj e gjykata. “…Sot, në Shqipëri gjen polic të shndërruar në mercenar, që nuk pyet për ligje, kushtetutë, të drejta njerëzore, vendime gjykatash, prokurori, përmbarim, nuk pyet për vendin, familjen, por verbërisht pyet vetëm për vullnetin, për paranojën, urdhërin e kryepolicit, kryehetuesit, kryegjykatësit dhe kryeprokurorit, kryenoterit të vendit Edi Rama, kryekreut që dëshëron të zëvendësojë Kushtetutën, ligjet, gjykatat, prokurorinë, policinë e shtetit, përmbarimin, noterinë dhe çdo gjë tjetër në vend”, - tha ai. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se po jep urdhra për të prishur ndërtimet me leje. ”…Me vendim të qeverisë Rama- Meta bëhen të pa qenë nenet për pronën, për banesat dhe një seri vendimesh...”- tha ai. I pyetur se si e komenton deklaratën e ambasadorit Aleksandër Arvizu se ai nuk e di se cili është kryetari i PD-së, Berisha tha se Basha është kryetari i partisë me të gjitha atributet. “Është pyetje shumë e pamend e ndonjë diplomati që i lejon vetes të bëjë një pyetje të tillë,” - u përgjigj Berisha. Ai komentoi gjithashtu edhe qëndrimin që do të mbante ndaj lejimit ose jo të shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri në rast se do të ishte kryeministër. “... Nuk do të mund të thoja PO kurrsesi. Pse? Mos mendoni ju se ata kanë qenë ul-

timatues. Marr përgjegjësinë time për këtë që them. Së pari, nuk është rreziku apokalipsi, nuk është siç e paraqiti zoti Rama se, ‘nuk kanë asnjë rrezik, por karamele nuk janë’. Ka rrezik. Ky rrezik në të gjitha vendet e NATO-s përjashtuar Shqipërinë mund të jetë 0.1, kurse në Shqipëri është 0.4. Së dyti, ka një problem shumë të madh me mbetjet. Janë 13 mijë ton mbetje toksike. Kjo sasi për vendin është shumë e dëmshme. Nuk është kaq kollaj transportimi i mbetjeve. Në vlerësimin tim, Shqipëria do të hynte në një spirale që do të donte të paktën 10 vjet. Së treti, unë do të arsyetoja me bashkëbiseduesit e mi. Shqipëria është qartësisht më mbrapa me vendet e tjera. Dy, ka levat kryesore të zhvillimit: Turizmi dhe investimet e huaja...“, tha Berisha. Ish-kryeministri foli dhe për protestën kundër armëve kimike, duke sqaruar se ajo nuk përcillte një mesazh anti- amerikan. Berisha u pyet edhe mbi faktin nëse ai e kishte marrë parasysh se në momentin që u bë pjesë e protestës, do të kishte edhe thirrje kundër. “Absolutisht. Por ama mediat korrekte dhe të paanshme e dhanë shumë bukur. Pjesa dërrmuese brohoritën edhe unë i qetësova. Një pjesë tjetër thanë ‘jo politizim’ dhe e dini kush janë ata. Aty kishte edhe anti-globalistë, edhe FRESH-ista. Nuk janë të shumtë në Shqipëri, por janë një grup anti-globalistësh. Ç’janë ata? Ata janë marksistë-leninistë”, tha ai.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Basha: Rehabilitimi i lumit të Tiranës nis javën tjetër Pas një takimi me vullnetarë të lëvizjes “Green Line”, kryebashkiaku Lulzim Basha deklaroi se puna për rehabilitimin e lumit do të nisë javën e ardhshme. “Autoritetet për projektin e bulevardit dhe lumit miratuan nisjen e punimeve për lumin e Tiranës, me të cilin do të eliminojmë mijëra metra kub ndotje inerte të hedhura prej më shumë se tri dekadash, që të mos mbetet asnjë inert. Në mbyllje të projektit 2-vjeçar,

lumi i Tiranës do të rikthehet si arterie gurkali blu e qytetit, me gjelbërim në të dyja brigjet e tij dhe me akses për qytetarët me zona zbavitëse”, tha Basha. Ndërsa përgëzoi vullnetarët e “Green Line”, kreu i Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen më 22 nëntor nismës për një Tiranë më të pastër. Pavarësisht se Bashkia prej 2 vitesh e ka shpallur muajin nëntor si muaj të vullnetarizmit dhe pastrim-

it, prej më shumë se një jave ne kemi nisur punën vullnetarisht por edhe me kontributin vullnetar të kontraktorëve të Bashkisë së Tiranës, për eliminimin e disa pikave të nxehta, kryesisht hedhje inertesh të cilat prej vitesh ekzistojnë në pjesë të ndryshme të qytetit, siç ka qenë për shembull pika e inerteve afër Medresesë, shumica prej tyre të krijuara nga papërgjegjshmëria, nganjëherë edhe e Bashkisë.

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Po humbisni renditjen për borxhin Moody’s deklaron se niveli B1 i bonove të qeverisë shqiptare mbetet i kërcënuar nga frenimi i rritjes ekonomike dhe nga niveli në rritje i borxhit. Agjencia vëren se vitet e fundit performanca fiskale e vendit ka rënë ndjeshëm. Shanse mbeten integrimi në BE dhe zhvillimi i projektit TAP Shqipëria rrezikon të humbasë vlerësimin B1(stabël) të borxhit nga Agjencia e Vlerësimit Moody’s, për shkak të nivelit në rritje të borxhit nga qeveria shqiptare. Në një raport të publikuar një ditë më parë Moody’s deklaron se niveli B1 i bonove të qeverisë shqiptare mbetet i kërcënuar nga frenimi i rritjes ekonomike dhe nga niveli në rritje i borxhit. Përkeqësimi

Analiza e djeshme e Moody’s është më e rënda që kur kompania nisi të bëjë vlerësimin e borxhit të Shqipërisë para 6 vjetësh. Megjithatë raporti nuk kushtëzon qeverinë, por shërben si orientim për investitorët, të cilët nëpërmjet këtyre hulumtimeve vendosin për të investuar ose dhënë hua në Shqipëri. Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody's konstaton se gjendja e financave publike të Shqipërisë është

përkeqësuar, duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik nëse qeveria nuk do arrijë të ndalë përkeqësimin e treguesve fiskalë. Agjencia vëren se vitet e fundit performanca fiskale e vendit ka rënë ndjeshëm, duke ndikuar kështu në rritjen e deficitit dhe borxhit në tërësi, i cili në Shqipëri paraqitet në nivele tejet të larta në krahasim me vendet e tjera me të njëjtat kushte zhvillimi dhe që mbajnë të njëjtin vlerësim B1 për borxhin. Struktura e brishtë e financimit të borxhit ka çuar në një ulje të afatit mesatar të tij, në një numër të vogël të investitorëve, kryesisht bankat vendase, si dhe në një ekspozim të madh të sistemit bankar dhe të qeverisë në valutë të huaj. Por sipas Moody’s, ka edhe faktorë lehtësues, si për shembull politikat monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë dhe stabiliteti i lartë i çmimeve, që janë reflektuar në një qëndrueshmëri të kursit të këmbimit gjatë viteve të fundit. Për më tepër, përmirësimet ligjore të realizuara kohët e fundit në procesin e ekzekutimit të kolateralit do të japin një ndikim të shpejtë në uljen e kredive me probleme. Perspektiva

Por sipas Agjencisë, ka edhe disa zhvillime pozitive që mund të mbështesin rritjen ekonomike në Shqipëri, si marrja e mundshme e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin dhjetor dhe ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik, TAP në vitin 2015. Moody’s përmend edhe

Moody’s lajmëron Shqipërinë duke cituar se, edhe pse qeveria e re ka filluar të adresojë problemet strukturore të ekonomisë, duhet progres strukturor përpara se Agjencia të konsiderojë një përmirësim në renditjen e borxhit të Shqipërisë.

pika të tjera të forta të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë këtu qëndrueshmërinë relative ndaj krizës financiare globale dhe krizës së borxheve në eurozonë, për shkak të stimujve fiskalë dhe monetarë. Për më tepër, stabiliteti i investimeve të huaja direkte vazhdon të mbulojë një pjesë të deficitit aktual të ekonomisë. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të raportojë të ardhura mesatare të ulëta dhe ekonomia mbetet e vogël; ka një bazë të ngushtë të

produkteve të eksportit, si dhe është e lidhur me vendet në krizë të eurozonës. Moody’s e mbyll raportin e saj për Shqipërinë duke cituar se, edhe pse qeveria e re ka filluar të adresojë problemet strukturore të ekonomisë, duhet progres strukturor përpara se Agjencia të konsiderojë një përmirësim në renditjen e borxhit të Shqipërisë. Ndërsa një dështim në realizimin e këtyre politikave do të çonte në një zhvlerësim të nivelit B1 të Shqipërisë.

Kompensimi i pronarëve në lista, duhen edhe 5 miliardë lekë Për të kompensuar totalisht ish-pronarët e pranuar në listat e hartuara që nga viti 2008-2013 me vendime të Këshillit të Ministrave, duhen edhe 5 miliardë lekë”, - tha dje në një intervistë për “Vizion Plus” drejtoresha e re e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato. Ajo theksoi se zyrës së pronave i mungojnë miliarda lekë për të kompensuar ata pronarë, toka e të cilëve është zënë padrejtësisht nga ndërtimet informale. Deri më tani këta pronarë janë kompensuar me 57 për qind të vlerës së tokës së “humbur”, por duhen të paktën edhe 50 milionë dollarë në dispozicion të tyre. Qato ka pranuar kaosin në fushën e pronave. “Ka pasur problematike, mbase rezultojnë të jenë edhe të mbivendosura”, - shtoi ajo duke marrë si shembull Vlorën për këtë rast. Qato tha se puna do të nisë me verifikimin e 7 mijë dosjeve të mbartura në vite. Akumulimi i një numri të madh dosjesh ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të ligjit të pronave, çka ka sjellë edhe procedura të reja për plotësimin e dokumentacioneve nga pronari. Aktualisht procesi i legalizimit të

pronave është i ngrirë për shkak se qeveria e re po zyrtarizon një tjetër vizion për këtë proces, atë të legalizimit falas të ndërtimeve informale. Ndërkohë, fondi prej 300 milionë lekësh që është miratuar në buxhetin e vitit 2013 për kompensimin e ish-pronarëve pritet të shpërndahet në dhjetor. Afati përfundimtar i aplikimit për ish-pronarët ka qenë data 20 gusht dhe më pas ka nisur verifikimi i dosjeve. Burime pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se fondi i kompensimit është i paprekur dhe vonesa e procesit nuk ka të bëjë me mungesën e tij. Kështu qytetarët që kanë aplikuar dhe që janë përfitues të kompensimit, duhet të jenë të sigurt se brenda muajit dhjetor do të marrin paratë. Sipas ligjit, ndarja e fondit duhej të kishte nisur 3 muaj pas mbylljes së aplikimeve, që korrespondon me datën 20 nëntor. Por Kodi i Procedurës Civile lejon shtyrjen e afatit me 1 muaj, çka do të thotë se fondi prej 300 milionë lekësh duhet të ndahet deri më 20 dhjetor. Deri më tani bëhet me dije se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka verifikuar

Qato tha se puna do të nisë me verifikimin e 7 mijë dosjeve të mbartura në vite. Verifikimi i plotë i tyre pritet të përfundojë brenda 2-3 viteve të ardhshme.

Qato ka pranuar kaosin në fushën e pronave. “Ka pasur problematike, mbase rezultojnë të jenë edhe të mbivendosura”

258 dosje, disa janë në proces dhe për pjesën tjetër pritet përgjigjja nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Vendimet më të vjetra janë të parat në radhë për të përfituar fondin e kompensimit. Pritet që numri i ish-pronarëve përfitues të jetë 50 deri në 60.


politikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.11.2013

7

RENEA kap të kërkuarin, donte të ikte nga tubi i ajrimit RENEA dhe Komisariati i Policisë nr.1 në kryeqytet arrestojnë të kërkuarin e dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe grabitje me armë, të kryera në kryeqytet dhe në zonën e Liqenit Artificial. U dyshua si një situatë pengmarrjeje kur i dyshuari i mbylli derën policisë në shtëpinë e të dashurës dhe nuk pranoi ta hapte dhe të dorëzohej. Më pas ai tentoi të arratisej nga kati i pestë i pallatit, duke shfrytëzuar një kalim nëpërmjet një tubi të ngushtë ajrimi që ndodhej në hapësirën mes dy pallateve shumëkatëshe në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Ngjarja ndodhi dje pasdite, kur efektivët e komisariatit nr.1 ishin

duke mbajtur nën vëzhgim të dyshuarin Ardi Zani, 33 vjeç, nga Gramshi, banues në Tiranë. Ngjarja për të cilën akuzohet Zani, mësohet se kishte ndodhur disa muaj më parë, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i thatë”, kur 33-vjeçari nga Gramshi, banues në Tiranë, ishte konfliktuar me Hyrjet Zyfin. Dy personat, sipas burimeve të policisë mësohet se janë konfliktuar për çështje banale mes tyre në një lokal dhe në grindje e sipër, Zani ka nxjerrë armën dhe ka tentuar tw qwllojw Zyfin. Në këtë kohë, një person i tretë ka mundur t’i heqë pistoletën atij dhe arma ka mbetur nw vendin e ngjarjes, ndwrsa i dyshuari wshtw larguar. Pasditen e djeshme, efektivët e komis-

ariatit nr.1 kanw tentuar tw ndalojnw tw dyshuarin, por Zani ka mbyllur derën, duke krijuar dyshime pwr njw situatw pengmarrje. Për të mos rrezikuar policia kërkoi ndihmën e RENEA-s. Në këtë kohë personi ndërsa kishte mbyllur derën arriti nëpërmjet një tubi ajrimi tepër të ngushtë të kalonte nga kati i pestë deri në katin e dytë, ku edhe kishte mbetur. Në këtë moment nisi dhe ndërhyrja e efektivëve të RENEA-s, të cilët duhet të ndërhynin nga tarraca me litar si dhe më pas nga apartamenti. Policia arriti të nxirrte të dyshuarin si dhe më pas ta ndalonte atë, ku nën masa të rrepta sigurie e dërgoi në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1. D. Biçaku

Procedim disiplinor për 7 gjyqtarë, u denoncuan nga qytetarët Ministri i Drejtësisë i propozon KLD-së të nisë procedimin disiplinor për 7 gjyqtarë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Krujë. KLD: Dosjet e gjyqtarëve ia përcollëm Ministrisë së Drejtësisë pas inspektimeve të nisura nga ankesat e qytetarëve. Leonard Bakillari Tiranë Inspektimi i disa gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor për shkelje në detyrë, është kthyer në betejën e radhës mes KLDsë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Pas disa përplasjeve publike në sallën e mbledhjeve të KLD-së, ku me shumicë votash janë rrëzuar disa propozime të ministrit të Drejtësisë, tashmë beteja mes tyre ka kaluar edhe në “meritat” e institucioneve për inspektimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve të kapur me shkelje. Secili nga dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare është përpjekur të marrë meritat e kësaj nisme, edhe pse askush prej tyre nuk është në gjendje të thotë se cilat janë shkeljet dhe masat disiplinore që do të kërkohen për shtatë gjyqtarët që do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor. Herët në mëngjes, Ministria e Drejtësisë njoftoi se i është propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë marrja e masave disiplinore për 7 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën në disa gjykata të vendit. Kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor të gjyqtarëve është bërë pas inspektimeve që kanë konstatuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Por ndryshe nga sa tha publikisht Ministria e Drejtësisë, burime pranë KLD-së thanë për “Mapo”-n se gjashtë nga 7 gjyqtarët janë inspektuar më parë nga KLD dhe dosjet e tyre i janë dërguar ministrit të Drejtësisë për të propozuar masat përkatëse. Kjo, pasi ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i njeh të drejtën vetëm min-

hetimi

istrit të Drejtësisë të propozojë masa disiplinore për gjyqtarët e kapur me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Madje, të njëjtat burime pranë KLDsë thanë se ministrit të Drejtësisë i janë dërguar të paktën 20 gjyqtarë të kapur me shkelje, për të cilët ai duhet t’i propozojë KLD-së nisjen e procedimit disiplinor, por deri tani ka patur vetëm shtatë kërkesa. Konfirmohet se dosjet e gjyqtarëve: Ibrahim Hoxha, Andri Ymeri, Bujar Musta, Ilir Pashaj, Markelian Kuqo, Albano Çepele dhe Engjëllushe Tahiri kanë mbërritur në KLD dhe do të merren në shqyrtim në mbledhjen më të afërt që do të zhvillohet. Por ajo që nuk thotë as KLD dhe as Ministria e Drejtësisë janë masat disiplinore të propozuara për 7 gjyqtarët. Burime pranë KLD thonë se është ministri i Drejtësisë ai që ka të drejtën dhe kompetencën për të kërkuar masë dis-

Gjyqtarët që do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor Ibrahim Hoxha, Gjykata e Tiranës Andri Ymeri, Gjykata e Shkodrës Albano Çepele, Gjykata e Shkodrës Bujar Musta, Gjykata e Elbasanit Ilir Pashaj, Gjykata e Elbasanit Markelian Kuqo, Gjykata e Korçës Engjëllushe Tahiri, Gjykata e Krujës

iplinore dhe për këtë arsye ai nuk merr pjesë në votimin që zhvillohet në KLD. Ndërsa Ministria e Drejtësisë thotë se tashmë propozimet janë bërë, por pa specifikuar se çfarë masë disiplinore do të kërkohet ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Propozimi i

ministrit të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj 7 gjyqtarëve është në vazhdën e rreth 20 kërkesave për propozimin e procedimit disiplinor që KLD i ka drejtuar këtij institucioni në fund të muajit të kaluar. Në një raport të publikuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë thuhet se sipas ankesave të qytetarëve në këtë institucion, 67 gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe Apelit u është tërhequr vëmendje me shkrim pas parregullsive të konstatuara gjatë inspektimeve. Shkeljet e evidentuara kanë të bëjnë me mosrespektimin e orareve të punës, fillimin me vonesë të seancave gjyqësore, apo sjellje arrogante ndaj palëve në proces gjyqësor. KLD thotë se 325 ankesa të bëra nga qytetarët janë arkivuar pasi janë të pabazuara, sepse objekti i ankesave është jashtë kompetencave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërtimet pa leje, pezullohen nga detyra 4 inspektorë të INUV Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit vendosi masën “pezullim nga detyra” për kryeinspektorin dhe tre inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Fier, pasi kishin lejuar 75 ndërtime të paligjshme Tiranë Katër zyrtarë të Inspektoratit Urbanistik në Fier janë pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Fierit, pasi prokuroria i ka përfshirë ata në një proces hetimi si të dyshuar për shpërdorim detyre duke lejuar ndërtimet të paligjshme. Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Fierit, e cila ka nisur hetimet kryesisht për katër zyrtarët e Inspektoratit Urbanistik, të cilët dyshohet se nuk kanë marrë masa për pezullimin e 75 objekteve pa

leje, edhe pse ata kishin dijeni për ndërtimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se është marrë masa e pezullimit nga detyra për kryeinspektorin e Inspektoratit Urbanistik Vendor, Mitat Rrapaj, si dhe për inspektorët Roza Ferhataj, Merita Tahiraj dhe Arben Simaku. “Nga aktet e administruara në funksion të këtij procedimi penal rezulton se nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor - Bashkia Fier, për vitin 2013 janë konstatuar 74 ndërtime pa leje, për të cilat Inspektorati ka marrë 8 vendime prishjeje, dhe është ekzekutuar vetëm prishje e një muri rrethues të shtetasit Th. Bakalli”, thotë Prokuroria e Fierit. Po sipas akuzës, punonjësit e pezulluar nga detyra dhe kryeinspektori Rrapaj nuk ka marrë asnjë masë për 9 objekte pa leje, edhe pse Inspektorati Ur-

banistik ishte në dijeni të ndërtimit të tyre. Në dosjen e prokurorisë thuhet se për 57 objekte pa leje, Inspektorati ka marrë vendim për pezullimin e punimeve, por në shumë prej tyre, vendimi është marrë kur objekti ka përfunduar. “Nga ana e Inspektoratit

Ndërtimor Urbanistik nuk është verifikuar nëse vendimi i pezullimit është respektuar apo jo nga shkelësit e ligjit. Kjo pasi afati i vendimit të pezullimit është 10-ditor dhe lidhet me plotësimin dhe paraqitjen e dokumentacionit nga ana e personave që kanë ndërtuar pa leje”- thotë prokuroria. Akuza konfirmon se katër zyrtarët e pezulluar nga detyra sapo janë përfshirë në një proces hetimor për shpërdorim detyre, pasi kishin dijeni për ndërtimin e objekteve të paligjshme dhe nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin apo pezullimin e tyre. “Veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me ligjin “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar, ku objekti i punës së tyre përcaktohet qartazi se është kryerja e inspektimit të ndërtimeve pa leje dhe atyre me leje, me qëllim respektimin e kondicioneve urbane”, - thotë prokuroria.

Falsifikoi aktet e dosjes që hetonte, pranga oficerit të policisë Tiranë Një oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan ka përfunduar në pranga si i dyshuar për falsifikim dokumentesh. 33-vjeçari Gentjan Shtylla u arrestua pasditen e djeshme pasi ndaj tij Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Hetimet e prokurorisë të nisura disa ditë më parë arritën në konkluzionin se Shtylla, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore dyshohet se ka falsifikuar aktet e një procedimi penal që po hetohej prej tij. Konkretisht, Gentjan Shtylla ishte ngarkuar nga prokuroria të hetonte rastin e një plagosjeje të lehtë mes dy shtetasve, vepër kjo që ndiqet vetëm me ankimin e të dëmtuarit. “Gjatë hetimit të procedimit penal nr.1404 të vitit 2013 në urdhrin për kryerjen e veprimeve hetimore datë 02.09.2013 të prokurores së çështjes, vërehet se është urdhëruar oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Shtylla, i ngarkuar me hetimin e këtij procedimi penal, që të thërrasë dhe të pyesë shtetasit I. Jani dhe M. Gërço, t’iu bëhen të ditura aktet e ekspertimit, t’u merret nënshkrimi në këto akte mjeko ligjore dhe pasi t’i bëhet specifikisht e ditur se çështja vazhdon vetëm mbi bazë të ankimit të tyre”- thotë prokuroria. Por në datën 13 nëntor, një nga shtetasit e dëmtuar ka paraqitur një kallëzim penal në prokurori, sipas të cilit ai nuk ka firmosur asnjë deklaratë që heq dorë nga ankimi i çështjes penale ku ai ishte i dëmtuar. Sipas tij, emri, mbiemri dhe firma, të ndodhura në disa akte të procedimit penal nuk janë të tijat. Ky fakt është konfirmuar edhe nga akt-ekspertimi përkatës, sipas të cilit këto nënshkrime nuk janë të shtetasit M. Gërço. Sipas prokurorisë, oficeri i Policisë Gjyqësore i ngarkuar për hetimin e kësaj çështje ishte shtetasi Gentjan Shtylla, i cili ka përgjegjësi për aktet e dosjes dhe për këtë arsye i është kërkuar Gjykatës së Elbasanit të caktojë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.


CMYK

8

20.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

faqe 9

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Armët kimike dhe Presidenti Nishani

N

ë mbarim të orëve të ankthit të së premtes së shkuar, vendi u zgjua i lodhur dhe i drobitur ashtu sikurse jo rrallëherë kemi parë goditjet nga fatkeqësitë natyrore të mijëra e miliona njerëzve në pika të ndryshme të globit. Askush nuk kuptoi se çfarë kish ngjarë në të vërtetë, një kaos i mbështjellë me një fshehtësi tragjikomike. I gjithë populli fliste si Edi Rama, të gjithë njerëzit interpretonin si z. Arvizu. I madh dhe i vogël, pa e kuptuar, thurnin intriga dhe përshkruanin ëndrra. Të kishim pasur një shkrimtar si Markesi midis nesh ato ditë, pa dyshim që “Nobeli”do të na ishte akorduar pa e mbaruar romanin e armëve kimike. Ndaj edhe kur fjalimi i “orës zero”mbaroi, dhe bashkë me të u mbyll furishëm “dosja e Sarinës”, të gjithë sa ishim me sy dhe mendje drejt ekranit, thamë të lumtur se më në fund shpëtuam. Nuk shpëtuam nga armët e nga Sarina, se ato janë bashkudhëtare tonat, por nga rëndesa e asaj thashethemnaje që në formën e një orteku prodhonte çdo ditë e çdo orë një mekanizëm dezinformimi që do ta kishte zili dhe Sigurimi i Shtetit të diktaturës. Çdo shqiptar u bë një zëdhënës i së vërtetës, e vërteta u shndërrua në të pavërtetën më të madhe. Gjatë mëngjesit dhe gjithë ditën dëgjonim dhe mbusheshim me informacionin e rrugës, që nga titrat e televizioneve e deri tek thashethemet e kamerierëve të bareve. Në darkë sytë dhe veshët tek ekranet. Në studiot televizive, Sazan Guri e Bledi Kajsiu vallëzonin valsin e të vërtetës absolute, jepnin alarmin e rrezikut apokaliptik dhe mbanin në duar copëza gazetash të huaja duke na argumentuar bindshëm se ka ardhur koha për ta shpallur NUL marrëveshjen e pashpallur, atë marrëveshje që do ta bëjë Shqipërinë në një të ardhme të afërt me njerëz me dy ose tri koka, me gjashtë ose shtatë këmbë e duar e pse jo dhe organe të tjera të shumëfishuara si përbindëshat e përrallave të qëmotit. Në çdo orë dhe në çdo moment pritnim të etur por dhe me një vigjilencë në rritje prononcimet zyrtare, sqarimet e nevojshme apo deklaratat politike në mënyrë që të mund të kuptonim se në cilin kilometër të padijes ishim të vendosur, dhe të qetësoheshim e të korrigjoheshim sa më shpejt. Por asgjë e re nga godina e Qe-

koment Gjergj Lezhja

A ishte “sekreti” ai që e dëmtoi procesin? Kush qe shpikësi i këtij sistemi të mbyllur që me naivitetin e tij bëri gjithçka që ajo që ishte menduar për mirë të mos realizohej kurrë? Sigurisht që tani faji ngelet jetim e për më keq përcillet nga njëri tek tjetri. Apo ishte rreziku i terrorizmit që gjithçka u fsheh edhe atëherë kur gjithçka u shfaq? Kanë qenë të huajt që na kanë thënë ruajeni fshehtësinë dhe bëni rolin e strucit. Këto justifikime qesharake dhe më shumë se naive nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngacmojnë plagën e rënduar të një skandali kombëtar e ndërkombëtar. Kjo ngjarje do të përmendet gjatë në humorin e Portokallisë shqiptare.

verisë. Sallat e konferencave të “Rilindjes” kishin mbyllur gojë e sy, kishin humbur ngjyrën, kishin “vdekur” fill pasi kishin “rilindur”. E njëjta gjë edhe me “Diplomaticus”, por me një ndryshim, i “vdekur” në fund të mandatit. Në këtë situatë të traumatizuar, dita dhe nata na gjente disafish të intoksikuar nga helmet e padijes dhe shumëfish të presuar nga thashethemnajat kimike. Shqipëria i ngjante një vendi ku lëvizja brenda saj ishte krejtësisht kaotike, e lënë krejtësisht në mëshirën e rrugës. E vetmja formë e organizuar për t’u patur zili ishin rrjetet sociale, ku të rinjtë e lavdishëm të këtij vendi u rreshtuan dhe u pozicionuan kundra asaj çka thuhej, por që edhe nuk thuhej, pra ardhja e armëve kimike për demontim nga Siria në Shqipëri. E tërë kjo atmosferë tragjikomike që po kalonim kishte dy aktorë: njëri, Kryeministri i vendit dhe tjetri faktori “Diplomaticus” i interesuar për realizimin me sukses të demontimit. Vendimi ishte shumë më i rëndësishëm se procesi. Ajo që do të ndodhte në Shqipëri i kalonte përmasat e një VKM-je, që do të thotë se do ishte Parlamenti njëri nga faktorët e rëndësishëm në këtë vendimmarrje. Ne jemi dëshmitarë që jo në pak raste dëshirat e kryeministrave janë kthyer në nul, pikërisht në sallën e Kuvendit. Ky proces kishte specifikisht ndikim të madh në koshiencën e një populli tashme brenda Europës, të një rinie që jeton e ëndërron të ardhmen europiane dhe që e ndjen rrezikun e pasojave të ndotjes e aq më shumë faktorin vdekje të jetëve njerëzore nga ky proces i vështirë por dhe ndoshta i pamundur në kushtet e Shqipërisë. Në këtë kontekst, mbajtja “sekret”, dhe më keq, lënia në dorë të spontanitetit të një vendimi kaq të rëndësishëm bëri që prognoza të ishte aq e zymtë sa të dhënat të çonin nga ora në orë drejt një destabilizimi total. Në ligjin nr. 9322, dt. 25.11.2004, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, në paragrafin e katërt që flet për kërcënimet dhe rreziqet për sigurinë, në pikën 28.7 thuhet shprehimisht: “Dezinformimi i opinionit publik favorizon destabilitetin. Informacionet e pasakta krijojnë në mënyrë të qëllimshme ose jo, situatë

Gozhda e institucioneve

pasigurie, frike e tensioni të panevojshëm dhe shpesh mund të çojnë në reagime publike dhe marrje vendimesh të padrejta. Si i tillë, dezinformimi i opinionit publik përbën rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë.” Sigurisht që Qeveria apo faktori ndërkombëtar nuk dezinformuan në rastin konkret, por bënë gabimin me pasoja të njëjta, nuk informuan në detaje dhe në kohën e duhur institucionet dhe grupet e interesit, e për pasojë kjo bëri që dezinformimi dhe e vërteta të mblidheshin në një lëmsh të pazgjidhur e që tashme kish marrë rrugët. Goja “memece” e aktorëve të kësaj tymnaje për pak sa nuk hodhi në erë demokracinë e brishtë shqiptare. Anarkia u shfaq në sfondin mjedisor pikërisht nga mjedisorët. I dyzuar, i trembur por i mbijetuar, Kryeministri mbajti fjalën e tij prej 28 minutash, lakmi për çdo kryeredaktor gazete, dhe ndau me popullin e tij fjalinë e fundit në mënyrë që e gjithë kjo ëndërr e keqe të harrohej që në minutën e parë të zgjimit. A ishte “sekreti” ai që e dëmtoi procesin? Kush qe shpikësi i këtij sistemi të mbyllur që me naivitetin e tij bëri gjithçka që ajo që ishte menduar për mirë të mos realizohej kurrë? Sigurisht që tani faji ngelet jetim e për më keq përcillet nga njëri tek tjetri. Apo ishte rreziku i terrorizmit që gjithçka u fsheh edhe atëherë kur gjithçka u shfaq? Kanë qenë të huajt që na kanë thënë ruajeni fshehtësinë dhe bëni rolin e strucit. Këto justifikime qesharake dhe më shumë se naive nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngacmojnë plagën e rënduar të një skandali kombëtar e ndërkombëtar. Kjo ngjarje do të përmendet gjatë në humorin e Portokallisë shqiptare. Presidenti i vendit, me cilësitë kushtetuese të Kryetarit të Shtetit, të përfaqësimit të unitetit të popullit, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, funksionari më i lartë për realizimin e misionit, parimeve dhe objektivave të sigurisë së vendit dhe mbrojtjen e zhvillimin e interesave kombëtare, ishte krejt i shpërfillur dhe i anashkaluar në këtë rrugëtim qeveritar rreth trekëndëshit Siri-ShBA-Rusi.

Asgjë nuk iu tha, gjithçka iu fsheh në ditën me diell, jo vetëm kur procesi ishte i pashpallur, por edhe kur atij filloi t’i vijë erë e rëndë në të gjithë vendin. Gojët e liga thonë se dy ditë pas betimit të Qeverisë, emisarët e saj janë dërguar për të parë vendin se ku mendohej të bëhej demontimi. Kjo tregon se bisedat midis Qeverisë dhe “Diplomaticus” kishin filluar menjëherë pas zgjedhjeve, në periudhën dymujore të tranzicionit të qeverive. Ka mjaftuar e gjithë koha e nevojshme që Presidenti i Republikës të njoftohej e të ishte pjesë e pandarë e këtij vendimi të jashtëzakonshëm. Është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, dhe si i tillë duhet të përfshihej i pari në këtë operacion ushtarak kaq delikat. Është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe në kohë lufte ka nën urdhrin e tij të gjithë ushtrinë shqiptare, madje edhe ushtar Ramën apo ushtar Bashën. Në pikën 83 të “Strategjisë Kombëtare të Sigurisë”, pra të ligjit 9322, dt. 25.11.2004, thuhet: “Kryeministri është përgjegjës para Kuvendit dhe Presidentit të Republikës për çështjet e Sigurisë Kombëtare. Në këto kushte është e paprecedent që kjo sipërmarrje me përmasa të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën ushtarake dhe të sigurisë së vendit të trajtohet me një diletantizëm, falë egoizmit të shfrenuar, duke neglizhuar totalisht faktor të tillë determinant dhe unikal siç është Presidenti i Republikës. Presidenti nuk është opozita. Presidenti është pushteti dhe opozita. Presidenti është përfaqësuesi i çdo shqiptari që mban në dorë dokumentin biometrik të identifikimit. Presidenti është sekreti por dhe transparenca e një vendi demokratik. Presidenti nuk është një foto që e heq dhe e vë siç ta ka oreksi. Presidenti është institucioni më i konsoliduar i një republike parlamentare. Ai është pjesë e qenësishme e Kushtetutës së vendit. Respektojeni ligjin në raport me Presidentin dhe do të shmangni çdo skandal që do të pasojë udhëheqjen tuaj. Megjithatë, e premtja e shkuar kaloi si në fije të perit, ndonëse salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Presidencë u bë gati…


op-ed

2

Blog / Një shishe në oqean

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Çfarë më tha për grekët Ismail Qemali më 28 Nëntor?

A po çmontohet Maqedonia e Ohrit? Kalorësit e çmendur të apokalipsës po hazdisen papengueshëm nëpër linjat e autobusëve urban nëpër Shkup, ndërkohë që në skenën politike maqedonase po ndodh një inxhiniering i çuditshëm që duan t’ia fillojnë atje ku Gligorovi e kishte lënë dikur: tek anashkalimi, defaktorizimi dhe dezintegrimi i fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoni

T

ë bësh jetë paralele, por jo me stereotipet e dikurshme. Kështu disi mund të definohet bashkëjetesa shqiptaro-maqedonase, e cila, sociologjikisht do të mund të thuhej se më tepër është e projektuar mbi mosbesimin ndaj njëri-tjetrit, e më pak mbi urrejtjen. Por, ngjarjet e fundit nëpër rrugët e Shkupit, sikur e demantojnë këtë bindje. Urrejtja, nëse jo në përmasa kolektive, ajo ngadalë po i rrënon disa shtylla të ardhmërisë së këtij shteti të brishtë. Në këto incidentet ku viktima janë kryesisht shqiptarët (mbi 90 për qind e rasteve), flasin për një ‘urrejtje laboratorike’ me përdorim të dedikuar politik. Kufiri kohor i rënies së stereotipeve në Maqedoni mund të merret viti 2001, ndonëse në praktikë ka ende gjurmë recidiviste që shkojnë përtej këtij kufiri. Insistimi për të përfshirë maqedonishten si gjuhë obliguese për fatosat shqiptarë nëpër shkolla, shkelja e detyrimeve ndaj përdorimit të gjuhës shqipe nëpër disa institucione të themelta publike, mungesa e sensit bashkëpunues të partive maqedonase me drejtuesit e rinj shqiptarë nëpër komuna, eklipsimi i problemeve të brendshme ndëretnike dhe favorizimi i atyre të jashtme si pengesë për mosintegrimin e Maqedonisë në BE e NATO, tendenca gjithnjë e më hapur për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit dhe frymën që prodhon ajo në praktikën institucionale e konstitucionale, zërat gjithnjë e më të shpeshtë për të hequr dorë nga anëtarësimi në BE e NATO, janë disa nga shenjat dalluese të recidivizmit maqedonas. Kur flasin për stereotip në planin ndëretnik, disa nga aktorët e ndryshimeve politike pas vitit 2001, pranojnë se kanë qenë të lajthitur për sa i përket konceptit të shtetit të Maqedonisë dhe rolin e shqiptarëve në shoqërinë e këtij shteti. Njëri nga ta është edhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, cili duke e komentuar qasjen e tij personale ndaj shqiptarëve, para do kohësh pranoi se edhe ai vetë para vitit 2001 ishte pjesë e stereotipeve klasike që ekzistonin në planin ndëretnik. Sipas tij, stereotipi i

koment EMIN AZEMI

parë ishte se “Maqedonia është vend vetëm i maqedonasve dhe se ne jemi pronarët e vetëm, kurse të tjerët janë pakicë”, thotë Georgievski dhe shton: “Fotografia tjetër që u thye pas vitit 2001, kishte të bënte me atë se Maqedonia ishte shtet i krishterë, por realiteti dëshmon të kundërtën se Maqedonia është edhe vend mysliman”. Ka disa qasje sa i përket marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve. Njëra qasje mbështetet nga politikanët, të cilët mendojnë se falë kontributit të tyre ka ardhur deri te përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Tjetra, nga sociologët dhe analistët, të cilët nuk e shohin situatën bardh e zi. Ata në njërën anë e shohin me pozitivizëm Marrëveshjen e Ohrit si pikënisje e një bashkëjetese të re në Maqedoni, por në anën tjetër e shikojnë me pesimizëm funksionimin e sistemit, duke aluduar në parimin e Badenderit dhe në principet e demokracisë konsensuale. Por një qasje që gjithmonë ngel pezull dhe nuk është studiuar gjithaq, është vetë perceptimi i qytetarëve sa i përket evoluimit të raporteve ndëretnike. Sipas anketave të viteve të fundit është vërejtur se Marrëveshja e Ohrit ka ndihmuar në relativizimin e marrëdhënieve të acaruara ndëretnike në mes të dy kombeve më të mëdha: maqedonasit dhe shqiptarët, ndonëse ky nuk ishte faktori kryesor që ka ndikuar në formimin e mendësisë së re dhe as që janë eliminuar plotësisht dallimet. Këto të drejta që i kanë shqiptarët, do të arriheshin me luftë a me politikë paqësore? Rreth kësaj pyetjeje janë thyer shtizat më së shumti dhjetë vjetët e fundit. Hulumtimet e opinionit publik kanë rezultuar në të dhëna interesante, duke marrë përgjigjen e mbi 50 për qind të shqiptarëve, të cilët e arsyetojnë luftën e armatosur për arritjen e më shumë të drejtave për shqiptarët. Por, kështu nuk mendojnë mbi gjysma e të anketuarve maqedonas, të cilët me pezëm e mllef e kualifikojnë konfliktin si komplot kundër Maqedonisë. Përpjekja për ta dekompozuar ‘Maqedoninë e Ohrit’ nga qarqe vendimmarrëse politike maqedonase, është kundërtendencë e frymës që ka gjeneruar kjo marrëveshje. Faktorizimi i më shumë atributeve shqiptare në institucionalizimin e jetës politike e shtetërore ka prodhuar jo pak bllo-

kada nga vetë ata që janë të obliguar ta implementojnë Marrëveshjen e Ohrit. Por në Maqedoni ekziston një mekanizëm i çuditshëm shtetëror i relativizimit të rolit të shqiptarëve në ruajtjen e balancave ndëretnike dhe jo vetëm kaq. Huqet e këtij mekanizmi madje nuk arrijnë të identifikojnë disa nga kontributet e shqiptarëve në mëkëmbjen ekonomike të këtij vendi. Ndonëse strukturat qeveritare po mbajnë të fshehtë vlerën e remitancave, të dhënat megjithatë flasin për afro ¼ e prodhimit bruto të vendit apo rreth 2 miliardë euro, 90 për qind e së cilës shumë sillet në vend nga emigrantët shqiptarë. Sipas ekspertëve të financave, me këto para mbulohet deficiti tregtar, mbahet stabël denari, krijohen rezervat devizore dhe mbahet përgjithësisht gjallë ekonomia e Maqedonisë. Me fjalë të tjera, prurjet monetare të shqiptarëve nga diaspora kanë bërë që Maqedonia si shtet të mos ndjejë krizë monetare, dhe as me investimet, në forma të ndryshme, sidomos në sektorin e ndërtimit, ashtu si dhe sektori i shërbimeve, si për shembull hotelet, restorantet, të cilat gjatë muajve të verës punojnë me kapacitete të plota. Blerja e paqes sociale e ndëretnike e ka shndërruar politikën në një ‘bankomat misterioz’ që përveç stereotipeve në mes të njerëzve të zakonshëm, prodhon edhe mjeshtërinë e fshirjes së gjurmëve të atyre që mbajnë në këmbë qëndrueshmërinë e Maqedonisë. Kur jemi te kontributi nuk do të mund të mos përmendim edhe bujarinë e tepruar të një pjese të politikanëve shqiptarë, të cilët, duke dashur të shesin lirë angazhimin e tyre në planin e politikës së jashtme, po paguajnë shtrenjtë koston e futjes nën rrogoz të problemeve të brendshme që kanë shqiptarët, sidomos pas incidenteve të pazbardhura dhe të paprocesuara në gjyq. Një populli që i rrihen fëmijët në çdo tre-katër ditë, duhet pyetur veten: janë jetimë pse s’kanë prind, apo ende nuk kanë lindur politikanët e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm? Kalorësit e çmendur të apokalipsës po hazdisen papengueshëm nëpër linjat e autobusëve urban nëpër Shkup, ndërkohë që në skenën politike maqedonase po ndodhë një inxhiniering i çuditshëm që duan t’ia fillojnë atje ku Gligorovi e kishte lënë dikur: tek anashkalimi, defaktorizimi dhe dezintegrimi i fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoni. Me këtë qëndrueshmëri politike që kanë aktualisht shqiptarët (pa opozitë dhe me pushtetarë të lodhur nga vetëbegenisja), është e pritshme të ndodhë çdo gjë e keqe, me pasoja rrënuese për ardhmërinë e tyre.

20.11.2013

Universitet / Dilemat e reja të arsimit të lartë

11

Çdo portret që është pikturuar me ndjenjë është portret i artistit dhe jo i modelit. - Oscar Wilde

Një çështje e sigurisë kombëtare dhe dy lidershipe koment

V

endimi për pranimin ose jo të arsenalit të lëndëve kimike të Sirisë mund të konsiderohet si i sigurisë kombëtare. Në momente të tilla, të trysnisë dhe interesit kombëtar, padyshim profilizohen edhe liderët e vendit. Si sillen, si i komunikojnë, si e perifrazojnë reagimin ndaj një çështjeje me interes kombëtar të ngarkuarit me punë dhe me pushtet nga populli i tyre? Si e interpretojnë ata këtë pushtet në raport me emëruesit Alfred Lela e tyre, lexo zgjedhësit, dhe për më shumë me një koncept efemer, por të patjetërsueshëm e thelbësor si interesi Në cilësinë e kombëtar? Në rastin e Shqipërisë dhe tonelatave me lidershipit. lëndë kimike, cili qe impostimi i dy krerëve të koalicionNjëri përmes it të majtë qeverisës, Edi Rama e Ilir Meta? Për t’i matur e peshuar qëndrimet, por sidomos synnjë po-je të imet e të dyve më shumë se përmes akteve na duhet të parakohshme e kalojmë mes fjalëve. Fjalët më të shumta në sasi, por edtë pandarë me he më të gdhendurat në stilistikë kanë ardhur prej krytë tjerët, të eministrit të vendit, Edi Rama. shndërruar më Fjalimi i së premtes pasdite zgjati aq shumë sa i kaloi pas në jo. Tjetri një ore të mbrëmjes për t’u mbyllur me një Jo argumenpati gjithmonë tative e mbrojtëse. Ishte hera e parë që shefi i qeverisë së të gatshme një majtë i ardhur në pushtet me një votë plebishitare merrte ndoshta apo një vendim në të njëjtën kohë që bënte publike një çështje. varet. Në poliPopulli i tij në një paketë “two in one” njihej me vertikë ka gjith- diktin ndërkohë që parashtrohej edhe problemi. Një monë një betejë çështjeje të sigurisë kombëtare z. Rama ia përligji për të fituar vonesën në transparencë me vjegën e sigurisë. Të kujt? Ilir Meta nga ana tjetër i përgjigjej pasigurisë në dhe një luftë për të humbur.  komunikim të kryeministrit të vendit dhe partnerit senior në koalicionin e shumicës me maturi dhe kursim. Kjo për të shmangur heshtjen, për të njoftuar pozicionin, por edhe për të komunikuar një aurë, ndoshta të parën fare në këtë qeverisje ende fillestare, që mund të bëhet brerore mospajtimi. Nuk i kemi kapacitetet, pat thënë Meta në një prononcim të parë kur u pyet për importimin e arsenalit sirian. Duke shtuar se Shqipëria duhet të pranojë aq sa i mbajnë supet. Më vonë ironizoi se nuk mund të vazhdonim me absurdin dhe fuqinë e hamendësuar të shprehjes “dy luanë ka sot bota...”. Meta dukej distant aq sa dukej i përzier në një çështje që e kaploi shpejt vëmendjen e publikut por kapi edhe axhendën e medias ndërkombëtare, e cila e bënte një fakt të kryer destinacionin e lëndëve kimike të mbetura nga armatimet shfarosëse të diktatorit sirian. Sinjalet e tij qenë të shumëfishta; për partnerin e tij në koalicion, publikun, ndërkombëtarët, por edhe të tijtë. Meta nuk ngurroi të përfshinte edhe kundërshtarët, pra opozitën e djathtë, e cila u pa hiperaktive në Kuvend ditën kur protestat para Kryeministrisë qenë në klimaks, shefi i qeverisë ndodhej në Mal të Zi, ndërkohë që e nesërmja shihej si dita finale e një vendimi në të errët. Kryetari i parlamentit u fotografua i ulur pranë ishshefit të qeverisë, ish-shefit të demokratëve dhe ish-partnerit të tij në koalicioni, tashmë kundërshtar politik dhe deputet i opozitës, Sali Berisha. Ilir Meta dukej se ish bërë një interpretues i shqetësimit të të gjithëve dhe një ekuilibrist që i kuptonte dhe kufijtë e përgjegjshmërisë edhe rëndësinë e transparencës dhe luajalitetin e partneritetit. Edhe shefi i grupit parlamentar socialist ndoshta në një moment leximi të kësaj maturie e quajti atë kryeministri Meta. Për mirë a për keq, Meta dhe Rama janë distancuar për herë të parë.    Në cilësinë e lidershipit. Njëri përmes një po-je të parakohshme e të pandarë me të tjerët, të shndërruar më pas në jo. Tjetri pati gjithmonë të gatshme një ndoshta apo varet. Në politikë ka gjithmonë një betejë për të fituar dhe një luftë për të humbur. 


12

universitet

promovimi

Dilemat e reja të arsimit të lartë Roli rregullator i shtetit mes sektorit privat dhe publik, mënyrat e financimit dhe shpërndarja e parasë publike për arsimin e lartë , trendet botërorë të edukimit... Të gjitha këto çështje marrin përgjigje dhe hapin debat nga tre akademikët, Fatos Tarifa, Luljeta Minxhozi dhe Përparim Fuga në librat e tyre.

K

a një debat të gjerë për arsimin e lartë, i cili ka ardhur duke u intensifikuar veçanërisht në 10 vitet e fundit me shfaqjen e sektorit privat. Një debat që sa vjen e bëhet më i mprehtë në raport me emergjencat dhe me agjendën politike. Aktorë të rëndësishëm të arsimit të lartë, sidomos sektorit privat janë shprehur qartë se ka nevojë emergjente për një reformë universitare. Me zhvillimin e vrullshëm të sektorit publik dhe privat në këta 10 vitet e fundit ku numri universiteteve është thuaje katërfishuar, me futjen e Sistemit të Bolonjës në vitin 2003 është hapur debati publik që kërkon nga universitetet më shumë cilësi dhe një rol të ri i cili do të rikonceptojë në praktikë marrëdhënien e re mes shtetit dhe universitetit. Çështje si roli i ri rregullator i shtetit tani që ka dy sektorë në krahasim me më parë dhe sesi do e ndajë ai rolin e vet mes arbitrit dhe pronarit, si do ta financojë sistemi i arsimit të lartë në kushtet kur sistemi është shumëfishuar dhe burimet publike janë të kufizuara, cila do të jetë drejtësia e shpërndarjes së parasë publike në raport me edukimin sipas meritës për studentë dhe kërkimit shkencor, nëse ka kuptim të vazhdohet me metodat e vjetra ku çdo mbështetje i shkon vetëm atyre që përdorin sistemin shtetëror ndërkohë që të gjithë janë taksapagues, trendet e reja të edukimit botëror me rankimet më prestigjioze të universiteteve, pse bëhen dhe cialt metoda përdoren, a do të vijë një praktikë e tillë edhe në Shqipëri, sistemi i ri i indeksimit të revistave me faktor impakti, kur një revistë shkencore është cilësore apo jo, cilat janë lidhjet e reja industri- projekte- universitet-shtet, cila është mënyra e re e gradave dhe kualifikimit shkencor, vijnë të gjitha të shtjelluara në tre librat që akademikët Fatos Tarifa nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë , Përparim Fuga dhe Luljeta Minxhozi nga UET, promovojnë sot në mbrëmje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Këto botime të shtëpisë botuese universitare UET-Press janë literaturë e rëndësishme që synojnë të japin përgjigje të disa prej pyetjeve më esenciale që ngrihen sot në arsimin e lartë shqiptar e botëror të para në optikën e tre profesionistëve nga fusha të ndryshme, Tarifa si sociolog, Minxhozi si ekonomiste dhe Fuga fizikan e me detyra menaxheriale në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Fatos Tarifa, problemet e reja të arsimit të lartë në Shqipëri Ky libër përmbledh disa prej eseve të

sociologut e diplomatit të njohur kushtuar problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Përmes eseve kritike që përmblidhen në këtë vëllim, autori, në rolin e një sociologu publik dhe nga pozitat e një pedagogu me një eksperiencë më shumë se tridhjetëvjeçare në

katër universitete shqiptare dhe në disa universitete perëndimore, ka synuar të japë kontributin e tij në debatin që zhvillohet aktualisht në vendin tonë mbi reformimin e sistemit të arsimit të lartë. “Të botuara në këtë vëllim me ndonjë redaktim të vogël, këto ese

shpresojmë të nxitin edhe më tej reflektimin dhe debatin akademik e publik mbi një prej problemeve më të rëndësishme me të cilin përballet shoqëria shqiptare në fillim të shekullit të 21-të”shprehet Tarifa në hyrje të librit të tij “Arsim i lartë për një shoqëri të hapur”.

REPUBLIKA E SHQIPERISE E N T I R R E G U L L ATO R I E N E R G J I S E

NJOFTIM PËR LIÇENSIM Ne zbatim te nenit 16, te Ligjit Nr. 9072, date 22.05.2003” Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, te nenit 18 te Rregullave te Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te nenit 10 te “Rregullores për Procedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit te Plote/ te Pjesshëm dhe Rinovimit te Liçensave”, bëjmë me dije te gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “M.T.C.ENERGY” sh.p.k, ka aplikuar pranë Entit Rregullator te Energjisë për liçensim ne aktivitetin e Prodhimit te Energjisë Elektrike. Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund te drejtohen pranë zyrave te ERE-s ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 10 , pranë Institutit te Gjeofizikes, Tirane, brenda afatit te përcaktuar ne nenin 10 te ‘Rregullores për Proçedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit te Plot/ te Pjesshëm dhe Rinovimit të Liçensave”. KRYETARI Petrit AHMETI

Sot në orën 18:00 Në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës promovohen librat e tre akademikeve. “Arsim i lartë për një shoqëri të hapur” nga sociologu Fatos Tarifa, “Universiteti për zhvillimin” nga ekonomistja Luljeta Minxhozi dhe “Universiteti dhe kërkimi” nga fizikani bërthamor Përparim Fuga. Një çështje që prek interesin e të gjithë sistemit të arsimit të lartë, parë nga tre këndvështrime të ndryshme...

Luljeta Minxhozi, analiza social-ekonomike të arsimit të lartë Libri “Universiteti për zhvillimin” mbështetet në dy kolona të forta, të cilat garantojnë standardin e lartë të hartimit të librit dhe kontributin që sjell autorja për sa i përket diskutimit shkencor të temës në fjalë dhe kjo së pari falë përvojës së gjatë të Prof. Minxhozit në fushën akademike të arsimit të lartë në Shqipëri, gjë që shpaloset qartë nëpërmjet ndërthurjes së binaritetit të përvojës së arsimit të lartë privat në Shqipëri dhe përvojës shtetërore të reflektuar jo vetëm në analizat që ajo bën, por edhe në zgjidhjet që jep. Kolona e dytë mbështetëse e këtij libri është studimi i thellë shkencor, i bërë nga autorja gjatë vlerësimit të situatës së arsimit të lartë në vendin tonë, nëpërmjet analizës së politikave, por edhe sipas konkluzioneve që nxjerr studiuesja. Libri ndoshta i përket më shumë zhanrit të politikave social-ekonomike ku analizat kanë një bazë të fortë shkencore. Si gjithnjë në shkrimet e saj, edhe në këtë libër, ajo përpiqet të reflektojë atë çka neve jemi dhe kemi në raport me arsimin e lartë duke na adresuar te kjo çështje, që ka një rëndësi të madhe në Shqipëri, nëpërmjet syve të një ekonomisti, në raportet makro-mikro ekonomike të çështjes; në raport me tregun, pra ndërthurjes kërkesë -ofertë, por dhe në raport me format e financimit. Pavarësisht Përparim Fuga, kërkimi shkencor si reformë e vonuar e sistemit shqiptar Universiteti dhe kërkimi shkencor janë në transformim në të gjithë botën, në të gjithë perëndimin e aq më tepër në ishlindjen komuniste, ku ndonjë vend ka shkuar më përpara e një tjetër është më mbrapa, por thelbi i problemit mbetet po ai. Cili është vendi i universitetit dhe kërkimit shkencor në shoqëri në kushtet e post-industrializimit, në kushtet e ekonomisë së tregut dhe në kushtet e masivizimit të arsimit të lartë? Këta tre faktorë e ripozicionojnë ose duhet ta ripozicionojnë shtetin në një mënyrë të re, me një rol të ri, me qëllime dhe objektiva të qarta, me mjete proporcionale për t’i arritur ato dhe me lirinë e iniciativës së korporatës së akademikëve dhe kërkuesve shkencorë, me hapjen e rrugës për forcat dhe nevojat e tregut, si dhe me fokusimin drejt disa qëllimeve strategjike që shoqëria ka në lidhje me kërkimin shkencor. Pikërisht libri i Përparim Fugës na ofron disa analiza, perspektiva, sisteme të reja referimi në lidhje me kërkimin shkencor dhe mbi të gjitha hap një debat në lidhje me pse-të dhe rrugët e këtij transformimi.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.11.2013

13

Dossier

Këto dokumente të zbuluara në Arkivin shtetëror austriak hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur më 28 Nëntor, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Dokumentet janë siguruar për Mapo-n nga Albert Ramaj dhe Zef Ahmeti, të Institutit Shqiptar (Albanosches Institut) në St. Gallen të Zvicrës

Konsulli austriak në Vlorë

Çfarë më tha për grekët Ismail Qemali më 28 Nëntor? Një raport i konsullit austriak, Wenzel Lejhanec, dërguar nga Vlora kontit Leopold Berchtold në Vjenë më datë 29 nëntor 1912, flet për ngjarjen e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duke pasur parasysh se austriakët vlerësohen si nun të lindjes së shtetit shqiptar, ky dokument është me vlerë për të parë se si diplomatët austriakë e shihnin shpalljen e pavarësisë. Në këtë dokument jepen detaje për shtëpinë, për orën kur u ngrit flamuri, vendin dhe delegatët që kanë qenë prezentë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm shqiptar. Duke marrë parasysh urgjencën e situatës, Ismail Qemal Beu, i cili këtu kishte ardhur në mbrëmjen e 26 të këtij muaji, nga Fieri, bashkë me 27 delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare, vendosi që mos të presë më delegatët e tjerë, porse menjëherë, gjatë ditës së 28 të këtij muaji ta bëjë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kuvendi i jashtëzakonshëm kombëtar u mblodh dje në ora 2 pas dite në shtëpinë e ish-kryetarit të Bashkisë, Xhemal Bej Vlorës, dhe vendosi, pas verifikimit dhe miratimit të mandateve të delegatëve pjesëmarrës me propozim të Ismail Qemal Beut, i cili shkurtimisht paraqiti situatën dhe vlerësoi nevojën për një vendim të shpejtë për mbrojtjen e interesave të vendit, që njëzëri të shpallë pavarësinë e gjithë Shqipërisë dhe kjo pa humbur kohë t`iu bëhet e njohur sikurse Fuqive të Mëdha, po ashtu edhe drejtuesve të luftës. Ismail Qemal Beu njëkohësisht zgjidhet edhe president i qeverisë së përkohshme shqiptare e autorizohet për të ngritur kabinetin, përkatësisht komitetin ekzekutiv. Me propozim të Veli Efendiut nga Gjirokastra, Imzot Kaçorri, famullitari i Durrësit, i cili pranë Ismail Qemal Beut e drejtonte (udhëhiqte) mbledhjen kombëtare, me duartrokitje zgjidhet zëvendës i tij. Kështu, pastaj diku afër orës 4 pasdite, ngrihet flamuri kombëtar në derën e shtëpisë së Xhemal Beut – një shqiponjë dykrerëshe në një fushë të kuqe – e për ta njoftuar popullin që qëndronte jashtë me shpalljen e pavarësisë e që (populli) pranoi lajmin me gëzim e hare. Pastaj një turmë njerëzish marshuan rrugëve të qytetit duke kënduar dhe brohoritur. Ajo (turma) fillimisht u ndal para konsullatës sonë duke

bërë thirrje të fuqishme: “Rroftë Shqypënija”, “Rroftë Austria” thirrje këto që u përcollën me duartrokitje. Unë e falënderova masën duke ua bërë me dorë nga dritarja dhe me thirrjen “Rroftë Shqypënija”. Mandej turma vazhdoi para konsullatës italiane, para se cilës u bënë brohoritje të njëjta simpatie. Zoti Defacendis u paraqit po ashtu në dritare dhe u falënderua me një thirrje të trefishtë: “Evviva l`Albania”. Para konsullatës ruse nuk u organizua kurrfarë manifestimi; por duhet të ketë pasë vetëm disa thirrje “rroftë drejtësia”. Ismail Qemal Beu, i cili në ditën arritjes së tij vizitoi konsullatën e këtushme të monarkisë dhe atë të Italisë, deri më sot ai nuk i ka kushtuar vëmendje zëvendës konsullit rus, zotëri Qikas (Tschicas), një shqiptar vendas ortodoks, edhe pse ai atë e njeh privatisht, për çka deri më sot mes tyre nuk ka kurrfarë komunikimi. Në natën e 28 të këtij muaji, me ftesë të Ismail Qemal Beut, shkova bashkë me kolegun tim në banesën e tij (në shtëpinë e tregtarit të madh Hasan Shara), me ç’rast ai na njoftoi për ecurinë e diskutimeve të mbledhjes kombëtare dhe për rezultatet e përkohshme me lutjen që për këtë të njoftojmë qeveritë tona për t`i lutur ato për përkrahje dashamirëse për shtetin e ri shqiptar. Me këtë rast ai vlerësoi po ashtu brengën e tij lidhur me marshimin e trupave serbe, të cilat, pavarësisht se janë njoftuar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, po pushtojnë qytetet shqiptare si: Tiranën, Durrësin, Elbasanin etj. Ndërsa ai lavdëronte grekët në Himarë, të cilët gjoja me ngritjen e flamurit shqiptar kanë ndalë gjuajtjen dhe kanë pranuar deputetin shqiptar, i cili atyre ua dorëzoi njoftimin me shkrim për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë e kështu që tërhiqen definitivisht nga luftimi. Një brengë tjetër e qeverisë së re shqiptare duhet të dalë nga rrethana se, kontingjentet e mëdha të trupave të mundura turke, gjoja në një gjendje tejet të shkretë po vijnë në drejtim të Sanxhakut të Beratit – drejt Beratit dhe Lushnjës. Çështja e sigurimit të ushqimit për ata do të shkaktojë vështirësi të mëdha. Sot në mëngjes flamuri kombëtar u ngrit po ashtu edhe në objektin e qeverisë, atë të kryebashkiakut dhe në entin e doganës në port. Shkëlqesia e Juaj në fund ia lejoi vetes të japë listën përkatëse të delegatëve shqiptarë që morën pjesë në mbledhjen kombëtare të Vlorës me 28 nëntor 1912.

Lista e delegatëve

Konsulli numëron 41 firmëtarë të Aktit të Pavarësisë Për Vlorën: Ismail Qemal Bej Vlora, njëkohësisht edhe si kryesues i mbledhjes Ekrem Bej Vlora (mungon, në Himarë) Kjazim Kokoshi Zihni Nuri Efendi Janina mësuesi Johan Minga Aristidi Rutsi; Për Gjirokastrën: Veli Efendiu Elmaz Efendiu Aziz Efendiu Për Përmetin: Veli Bej Përmeti (mungon) përkohësisht: Syrja Bej Vlora (mungon), Mit’hat Bej Frashëri; Për Tepelenën: Seidullah Efendiu (mungon); Për Korçën: përkohësisht: Dimitri Zografi dhe Pandeli Tsale, të dy nga Bukureshti, mirëpo të lindur në Korçë; Për Beratin: Aziz Pasha Vrioni (mungon) Elias Bej Vrioni

Georg Karbonara Hairedin Bej Tsakrani (mungon); Për Fierin: Sami Bej Vrioni (mungon), Kemal Bej Vrioni (mungon); Për Lushnjën: Kemail Bej Ferid Bej Nebi Efendi; Për Shijakun: Omer Bej, Xhemal Bej; Për Durrësin: Abas Efendiu, Mustafa Ibrahim Efendiu, Jahja Efendiu, Imzot Nikollë Kaçorri, si i deleguar i arqipeshkvit Imzot Bardhi; Për Krujën: Mustafa Asim Efendiu; Për Tiranën: Abdi Bej Toptani Murat Bej Toptani; Për Elbasanin: Shefket Bej Daiu Qemal Beu Lef Nosi

Dervish Beu (mungon) Për Ohër/Strugën: Nuri Efendi Bakalli Dr. Murteza Efendiu Zuhdi Beu; Për Dibrën: Myftiu (Myfti Vehbi Efendiu) Për Shkodër: Përkohësisht Luigj Gurakuqi (sekretar i Ismail Qemal Beut); Për vilajetin e Kosovës: Salih Gjuka Bedri Beu Rexhep Beu Midhat Bej Frashëri Isa Boletini (mungon) Riza Bej Gjakova (mungon) Ali Bej Draga (mungon) Mehmet Pasha Tetovë (mungon); Për shoqërinë “Bashkimi” në Bukuresht: Dimitri Zografi Pandeli Tsala Kristo Meksi Dimitri Mboria Pandeli Mboria Dimitri Berati.

Faksimile të dokumentave nga Arkivi Shtetëror i Austrisë

Përpjekja për të emëruar një kabinet mysliman Vlorë , 3 dhjetor 1912. Diplomati Lejhanec njofton qendrën për çfarë e kishte njoftuar Ismail Qemali lidhur me situatën në Shqipëri. Diplomati austro-hungarez informohet për bisedimet për kapitullimin e trupave turke dhe sjelljen e ashpër të komandantit të trupave serbe në Durrës. Dokumenti flet po ashtu edhe për përpjekjen e Ismailit për të emëruar një kabinet krejtësisht

mysliman. Në letër thuhet: “Gjatë bisedës së sotme Ismail Beu na njoftoi me sa vijon: Bisedimet për kapitullim me Said Pashën në Berat do të vazhdojnë; për ketë qëllim atje do të shkojë një djalë i Isa Beut. Një pjesë e oficerëve nën udhëheqjen e shefit të njohur Tajar Beu është fituar po ashtu. Kontingjente të mëdha të trupave turke janë duke u zhvendosur nga

Berati për në Gjirokastër, çka atje ka shkaktuar një panik. Luftimet në Himarë kanë pushuar; Ekrem Beu është kthyer sot, nga të dyja palët humbjet jo domethënëse. Një numër i madh i serbëve priten në Elbasan, gjoja 10.000 trupa. Sjellja e komandantit serb në Durrës përballë organeve lokale kohëve të fundit ka qenë gjoja e ashpër. Ismail Beu sot u përpoq të emëro-

jë një kabinet vetëm mysliman, mirëpo hasi në rezistencë nga ana e të krishterëve. Ne e këshilluam që përputhshmërisht të marrë parasysh të dy konfesionet e krishtera, në interes së ruajtjes së unitetit dhe të një përshtypjeje të volitshme si brenda vendit po ashtu jashtë tij. Lista përfundimtare do duhet të publikohet nesër e që do të ketë diku 8 ministra, prej tyre 4 të krishterë.”


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Fotografitë ‘e nxehta’ të zyrtares në MPJ-në serbe

4

5

14 17

6

7

8

9

10

11

15

18

20

22

23

26 30

31

27

32

24

35

28

29 34

36

37

41

43

25

33

40 44

45

49

13

16

19

21

12

38

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

42 46

47

50

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht:

1. Fjalë që përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohjen për një të mirë që na ka bërë. 11. Valë të radios. 14. Pije e fortë alkoolike. 15. Gruaja e Mujit në legjendën e famshme shqiptare. 16. Zakone fetare. 17. Gullit i njohur i futbollit hollandez. 19. Dega Ekonomike. 20. Markë kamioni. 21. Ripërsëritja e pamjeve të dyshimta të një ndeshjeje futbolli. 23. Pullë që vendoset te goma e shpuar. 26. Flas, bisedoj. 29. Mish pa kocka. 30. Qytet në Zvicër. 33. Luan i kinemasë shqiptare. 34. Baba, ose... 35. Ndërtohet për të penguar vërshimin e ujërave. 36. Shoqëria ajrore serbe. 37. Qytet i vendit tonë. 40. Dhëndërri te 'Përrallë nga e kaluara". 41. Mes i trupit të njeriut. 42. Ushqim që vihet në grep për të kapur peshkun. 43. Sigla e Gjirokastrës. 44. Monedha turke. 46. Pandi, aktor i njohur. 48. Përemër vetor. 49. Sokoli, luftëtar patriot. 50. Lumë i madh në Europën Perëndimore. 51. Shenjë për ndalim. 52. Përemër vetor.

52

Vertikalisht:

1. Tërësi shenjash a simbolesh që shprehin një madhësi të caktuar, një rregull, etj. 2. Van Bethoven i muzikës. 3. I ka veza në mes. 4. Qëllim a synim i rëndësishëm, që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë. 5. Rafael, tenist i njohur. 6. Një ditë më parë. 7. Ekipi Kombëtar. 8. Repart Ushtarak. 9. Ishin banorë të hershëm të Amerikës Latine. 10. Tregu Amerikan. 11. Veshje mbrëmjeje për meshkuj. 12. Figurë e mitologjisë, gjysëm njeri, gjysëm dem. 13. Pilot i njohur gjerman i Formula 1. 18. Universiteti Oksfordit. 20. Luca, aktore. 22. Pozicion luftimi. 23. Gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt. 24. Mallkoj në dialekt. 25. Në një vend të largët. 27. Në atë sasi. 28. Lidhje e një djali e një vajze para martesës. 31. Çarçani, ish-kryeministër. 32. Dorian, kompozitor. 38. Pemë e lartë. 39. Gjendje plogështie. 40. Pjesë e futur në bregun e detit. 42. Masë e vjetër gjatësie. 43. General Motors. 45. Alumini në kimi. 47. Kosova në makina.

Sudoku | nivel mesatar 5

8 1 8 5 9

7

9 2 5 4 7 4

3 7 1 8 2 6

8

8

4

9

7

3 7

6

1 6

3

4

1

8

4 6 1 7 8

6

9 3

7 3 5 5 3

9

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 6

7

8

5

9 9

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një politikane seksi në Serbi ka bërë bujë në vendin e saj, pasi disa fotografi mjaft të nxehta u publikuan nga Blic. 27-vjeçarja Vanja Hadzovic, e cila është një zyrtare në Ministrinë e Jashtme, planifikon një karrierë diplomatike. Mirëpo, fotografitë e publikuara kanë nxitur dyshime te eprorët e saj në ministri. Vanja, e cila ka një diplomë në menaxhimin në media, ka refuzuar t’i komentojë fotografitë, të cilat u shpërndanë me hov të madh në internet gjatë ditës së hënë, shkruan Daily Mail. Shefi i tij në MPJ-në serbe, Ivan Mrkic, ka thënë se ajo është duke u trajnuar dhe nuk ka akoma një status diplomatik. Megjithëse, burime të ndryshme kanë thënë se ministria është e turpëruar nga kjo që ka ndodhur, ai e ka mbrojtur të drejtën e saj për të pozuar dhe për të publikuar fotografitë në rrjetet sociale. “Prania në rrjetet sociale është e drejtë e kujtdo. Mirëpo, punëtorët tanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të veprojnë sipas kodit të sjelljes në këto rrjete. Punëtorja e përmendur i ka mbyllur profilet e saja në këto rrjete”, ka deklaruar Mrkic.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë ditës e mbrojtur sot. Nuk do keni asnjë debat me partnerin tuaj, përkundrazi do dashuroheni ne mënyrë pasionante me te. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te bëjnë gabime. Ata qe do dine te durojnë do jene me te fituarit. Ne planin financiar do kryeni transaksionet e menduara prej kohesh.

Zjarri i dashurisë do qëndrojë i ndezur edhe gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës suaj. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur qe te mundin dhe te mos ju besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do ju thonë. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë dhe do ju beje te jeni me te qarte për gjendjen ekzistuese.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nëse e lini pas dore partnerin tuaj sot ka rrezik qe ai t’ju rrëshqasë nga duart. Kujdesuni me tepër për te dhe mos ngurroni ne çdo moment ta surprizoni. Beqaret nuk do rreshtin se kërkuari dashurinë, por nuk do ja dalin dot mbanë as sot. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Duhet t’i menaxhoni me kujdes ato nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Dite shume e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do përjetoni as emocione te jashtëzakonshme, por fatmirësisht nuk do keni as debate. Beqaret duhet t’ia lënë gjithçka ne dore yjeve. Ata do kujdesen qe gjithçka te shkoje me se miri. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa dite me pare.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift. Nuk do ndiheni aspak mire dhe here pas here do konfliktoheni me partnerin. Beqaret do e kenë me te lehte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ata e dine mire mënyrën qe duhet te përdorin. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin qe te mos keni vështirësi.

PESHORJA (23/IX-22/X) 2

0

1

5

Do debatoni kot se koti me atë qe keni ne krah sot dhe kjo do e përkeqësoje klimën ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar deri me sot. Beqaret do kenë mundësi te zgjedhin personin e duhur për te filluar një jete te re mjaft emocionuese. Ne planin financiar edhe pse situata nuk do jete problematike, nuk rekomandohet te luani me zjarrin.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 128, 415, 506, 547.

Numra me 4 shifra:

0659, 1520, 2015, 2505, 2563, 3115, 3425, 3834, 4520, 4570, 5154, 5249, 5889, 6854, 7848.

Numra me 5 shifra:

01252, 21487, 46487, 48965, 52111,

54152, 54785, 55890, 65040, 79885, 88754, 90555.

Numra me 6 shifra:

012563, 025556, 201555, 412361, 564656, 263215, 596524, 658748, 715692, 728265, 748541, 850254, 857585, 958745.

Do jeni shume sensuale sot dhe do e bëni edhe partnerin te ndihet me se miri. Ne mbrëmje do organizoni edhe një darke romantike, me qirinj dhe me muzike te përshtatshme për ambientin. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete e njëjtë. Duhet te shpenzoni me shume kujdes.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Dashuria do jete me e privilegjuar se kurrë gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen dhe vëmendjen e duhur personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Saturni do ndikoje pozitivisht tek financat tuaja. Do jeni me te organizuar dhe ne asnjë mënyrë nuk do shpenzoni kuturu.

AKREPI (22/X-21/XII)

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa vështirësi te vogla me personat qe kane ne krah. Mundohuni te bëni lëshime dhe te toleroni nëse nuk doni probleme serioze. Beqaret nuk do jene edhe për shume kohe ne këtë gjendje. Sot do ndodhe një takim i mrekullueshëm i cili mund t’ua ndryshoje rrjedhën e jetës.

Edhe ata qe janë ne një lidhje do jene te interesuar për aventura kalimtare sot. Ata do ju japin me tepër rëndësi emocioneve te momentit, por ne fakt shume shpejt do pendohen. Beqaret do joshin dhe do joshen pa fund. Mundësitë për te krijuar një lidhje te bukur do jene te shumta. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do ketë shume probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete goxha e turbullt. E mira do jete te qëndroni pak larg partnerit dhe te reflektoni me kujdes. Beqaret do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak. Me ne fund do ndihen te plotësuar. Me mire mbajini aq sa keni sesa te ndërmerrni rreziqe te mëdha për t’i përmirësuar shpejt.

PESHQIT (20/II-19/III) Do tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do krijoje here pas here debate me personin qe keni ne krah. Mundohuni te ndryshoni sjellje nëse nuk doni probleme serioze. Beqaret do e ndiejnë me shume se kurrë peshën e vetmisë. Ne planin financiar do e dini mire çfarë te bëni qe situata te normalizohet.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20 nëntor

20.11.2013

15

Unë besoj në Zot, vetëm se e shqiptoj Natyrë. - Frank Lloyd Wright

1910

Fillon revolucioni meksikan Nën regjimin e Porfirio Diaz, i cili kishte qenë president i Meksikës që nga viti 1876, industria meksikane u zhvillua dhe projektet e infrastrukturës u shumëfishuan me investime të huaja. Por padrejtësitë e shoqërisë u bënë të ngulitura me një hendek mes të pasurve e të varfërve dhe dhunë, të sponsorizuar nga shteti teksa Diaz ndiqte atë që quante “rregull i pasuar nga progresi”. Francisco I. Medero u përpoq të ngrihej kundër Diaz-it për presidencën, por u burgos. Më pas ai u arratis dhe iku për në Shtetet e Bashkuara. Më 20 nëntor 1910 ai

bëri thirrje për rrëzimin e Diaz-it dhe reformë agrare. Madero fitoi zgjedhjet e vitit 1911, por dështoi në zbatimin e planit të tij për reformën social-ekonomike. Në vitin 1913 ai u rrëzua nga Victoriano Huerta, një pasues ushtarak i Diaz-it. Konflikti në vend u shtua dhe disa grupe ushtarake kërcënuan me puçe. Këtu përfshihej Panco Villa, konservatori Venustiano Carranza dhe ndjekësit e Emiliano Zapatës, një indiano-amerikan që drejtonte një ushtri fshatare guerilase dhe kërkonte një reformë agrare radikale. Në vitin 1914 Huerta u detyrua

të mërgonte, dhe Carranza me premtimin e reformës politike dhe ekonomike u bë president. Carranza nuk i përmbushi dot premtimet dhe vrasja e tij në vitin 1920 shihet shpesh si fundi i revolucionit, por paqëndrueshmëria dhe dhuna vazhduan deri në vitet ’40. Revolucioni çoi në një rritje të nacionalizmit meksikan dhe opozicion ndaj ndërhyrjeve të huaja ekonomike e politike, si dhe ndaj Kishës Katolike. Përtej kësaj, synimet ideologjike të protagonistëve rrallë ishin të mirëpërkufizuara.

Blitz

Flickr

13

Mijë e 943 kilometra katror është sipërfaqja e Barbadosit.

347

Mijë banorë është popullsia e shtetit sipas përllogaritjeve të vitit 2011.

24.9 Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë.

254

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Barbadosit, Nassau.

Titulli: Roja bregdetare foto: Dan Bachmann

Në Facebook Ardit Bido

Sot kuptova që ata që ishin ose pro shpërbërjes së LHL ose kundër "Jo"-se absolute ishin të shumtë. Por zhurma e protestuesve ishte edhe më e madhe! Nuk u pyet populli pra, u pyetën protestuesit! Erald Kapri

Si ishte ajo batuta e Ramës: Gjysma e të rinjve janë analfabetë funksionalë. Tashmë u tha jeni e vetmja dallandyshe shprese! Elton Koritari

Kur shoh këta kafshë që i japin gaz makinës dhe i bien edhe borisë kur dikush po kalon rrugën mbi vijat e bardha.. mendoj që sarina është e keqja më e vogël mund t’i ndodhë këtij vendi... Namir Lapardhaja

Ju kisha thënë që pritet vëllimi i ri i "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 2013-2017" (Qëndrimet e Ngjelës kundër Ramës)

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Një shishe në oqean Unë nuk di t’iu shkruaj letra të hapura qeveritarëve, ca më shumë kryeministrave, sepse si njeri me dy pare mend në kokë, që e ka shkuar gjithë jetën në këtë vend, e di mirë se një grua me krahë të zbuluar politikisht, me dy fëmijë për të rritur dhe me asnjë mundësi për të jetuar diku tjetër, nuk do të ishte fort ide e mirë të merrej me fuqinë e politikanëve. Prandaj po e fus këtë letër në një shishe dhe po e hedh në oqean... Vëlla artist Unë nuk jam eksperte e armëve kimike, përkundrazi, në kimi kam qenë tapë topi, po ama di tri gjuhë të huaja, kam një barrë mend dhe kam edhe shokun e ngushtë Google, që ma do mendja se edhe ti e konsulton kur nuk di diçka, vetëm se jam e sigurt se në ndryshim nga turma, unë e ti dimë t’i gjejmë mirë burimet e duhura të referencave mes qindra rezultateve të kërkimit. Unë jam vetëm një copë artiste, që i bëri ballë tundimit për të ikur kur ishte 20 vjeç, sepse besova që po të punoje fort, edhe në Shqipëri bëheshe (kam ca vite që jam bërë pishman si qeni). Ja ku jam: 18 orë në ditë para kompjuterit, jo për t’u pasuruar, por për të mbushur frigoriferin, për të veshur fëmijët dhe për t’u blerë libra. Nuk ma do mendja që të ketë intelektual në Evropë (se siç na kujton Konica, ne nuk vemi në Avropë, ne jemi në Avropë) të bëjë 4 punë në ditë për të mbushur frigoriferin, epo ja që na ka rënë për pjesë, do ta heqim, derisa gjërat të ndryshojnë e durimi të na nxjerrë faqebardhë. Unë e kuptoj me mendjekthjelltësi të plotë nevo-

jën e Shqipërisë për para, se edhe unë dua të punoj më pak e të rri më shumë me fëmijët në një vend me standard më të lartë jetese. Sinqerisht vëlla, ta kam qarë hallin me shpirt me atë derexhe arkë shteti që duhet të kesh gjetur. Por preferoj të punoj si kalë e të ndaj atë pak që kam me ata që s’kanë edhe për ca vjet e të mos hyj në këtë qorrsokak. Nuk më ngushëllon asnjë tezë sigurie teknike, FARE! As mua dhe asnjë nëne në këtë vend. Më mirë i ushqejmë fëmijët me bukë thatë, se të sjellim Molotovin në derë të shtëpisë, sado me tri shtresa antitermike të jetë Tetrapaku që e mbështjell. Unë nuk kam parti, vëlla, nuk kam marrë pjesë kurrë as në OJFra a OJQ-ra (nuk jam e atij soji) dhe po flas si prindi-prindit: hajde ndërrojmë vendet për pak, ja të vij unë aty e të të kall datën për tët bir, ç’do të bëje? Ta them unë: penelin do ma kishe ngulur si pykë në zemër për ta hequr qafe njëherë e mirë të ligën që s’ka fund dhe të jap të drejtë. Të besova (se kisha nevojë) kur the se doje të bëheshe baba i kombit, mos më bëj të ndihem budallaqe, boll na kanë poshtëruar gjithë këta vjet. Mos u bëj modeli mbi të cilin do t’i mësoj tim biri të ngrejë krye kur na marrin nëpër këmbë dinjitetin njerëzor; bëhu modeli që të tregoj me gisht nga ti e të them “ky na nxori nga bataku, na bëri shtet, na vuri ligjin”; mos u fshih pas retorikave, thuaj vetëm atë çka ti më shumë se kushdo ke në dorë të thuash: JO. Me shpirt askushi *Blogu opjeshke.blogspot.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 20.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 20 nentor ok