Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shqiptarët kujtohen, tani flitet kudo për mjedisin Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 20 Janar 2014. Numër 1112. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

dëmshpërblimet Katër ish-zyrtarë të Ujësjellësit, nën akuzë për abuzime me automjetet Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për ish-drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe 3 vartës të tij, për kontratën e riparimit të 15 automjeteve. Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtorin dhe detyrim paraqitje për dy punonjësit FAQE 7

Drafti për reformën territoriale, PD e pret me rezerva Projektligji i qeverisë për reformën territoriale pritet që të sjellë debate në skenën politike shqiptare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po e sheh me rezerva përmbajtjen e draftit FAQE 4

Ndryshon ligji për të përndjekurit, dy kategoritë që përfitojnë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se këtë vit do të nisë pagesa për ata ish të përndjekur që nuk kanë marrë asnjë këst. Ligji pritet të ndryshojë, për t’i dhënë prioritet kompensimit të personave që janë mbi 80 vjeç. “Është e pamoralshme që këstet të ndahen në mënyrë të barazvlefshme si për një 50-vjeçar, ashtu edhe për një 80-vjeçar. Kjo gjë do të korrigjohet këtë vit.”

Basha: Analiza për shkaqet e rrudhjes të jetë objektive dhe pa gjueti shtrigash

Ministri Veliaj dje në Institutin e të Përndjekurve

I arrestuari, Altin Vojka

Pranga në Itali shqiptarit me 3 urdhër-arreste

FAQE 6

op-ed / 10-11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte dje në Kavajë, ku përcolli mesazhin e tij për një analizë të drejtë në procesin e ristrukturimit të partisë. “Dua të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale në procesin e zgjedhjeve që po

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Njëqind ditët e para të Ramës në IT

koment Andi Bejleri

Një 41-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi qëlloi për vdekje teknikun 19-vjeçar të lavatriçes. Policia e Tiranës

Edi Gishtëshpejti, me ‘ë’ apo jo, dhe dy fjalë për standardin

koment

Teuta Toska

Basha dje në Kavajë

Vrau teknikun se nuk i rregulloi lavatriçen, pranga 41-vjeçarit Policia e Tiranës arreston Maliq Memën, i akuzuar për vrasjen me sende të forta të 19-vjeçarit Imer Kotarja. Autori pretendon se e ka paguar teknikun, por ky i fundit nuk ka bërë punën

Stafi i ri i Ministrisë së Inovacionit e Teknologjisë, tani e quajtur Ministri për...

Çështjet e standardit, të gjuhës së shtetit shqiptar, i kanë shqetësuar...

hapim, pa disfatizëm, pa harakiri, pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjese të elektoratit tonë drejt kundërshtarit”.

bëri me dije dje se ka arrestuar Maliq Memën, i akuzuar për vrasjen e Imer Kotares. Historia e trishtë për motive krejt banale ndodhi mesditën e së premtes në Kamëz, ku 19-vjeçari që rregullonte pajisjet elektrike u qëllua për vdekje me mjete të forta. Policia pretendon se autor i krimit është Maliq Mema dhe arsyeja është mosrregullimi i lavatriçes. 19-vjeçari... Faqe 6

Apeli

Vaksinë politike

Avokati i Popullit: Qeveria të zgjidhë çështjen e toponimeve

FAQE 7

12 debati

tezat liberale

Grida Duma: Politika të formësojë qartë alternativat e zhvillimit Fondacioni për Lirinë Ekonomike, bashkëbisedim për librin “12 teza liberale të zhvillimit” me autoren, Grida Duma

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është ndalur dje në Kavajë në kremtimet e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD-së në këtë qytet. Duke kujtuar gjatë fjalës së tij kontributin që qyteti i Kavajës ka dhënë për demokracinë në vend, Basha nënvizoi më tej domosdoshmërinë për një analizë objektive dhe profesionale në procesin e zgjedhjes... Faqe 4

koment / 10

Faqe 16

Berat Buzhala

Fillon lufta e Vetvendosjes kundër kapitalizmit Winston Churchill, duke folur për ideologjitë ekstreme të majta - sikur kjo e VV - thoshte se problemi kryesor i tyre është se i kushtojnë shumë vëmendje mënyrës së shpërndarjes së pasurisë, e hiç vëmendje mënyrës së krijimit të pasurisë. Unë në këtë dritë e shoh edhe sulmin ndaj njërit prej biznesmenëve kryesorë në vend, Ramiz Kelmendi, duke e goditur në mënyrë simbolike, të parin, njërin prej biznesmenëve kryesorë në vend. Nuk dëshiroj të lëshohem në karakterin dhe cilësitë që ka apo nuk ka Kelmendi. Kjo mund të jetë personale. E rëndësishme është që Shpendi - i cytur nga komisarë si Sfeqla e Aliu - vendosën që të parin ta godasin personifikimin e kapitalizmit. Njeriun që bën tregti, duke mos njohur shumë skrupuj...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Hapja e PD / Basha: Analiza

duhet të jetë objektive, pa oportunizëm të sëmurë

Faqe 4

politikë: Deputetet femra

të PS dorëhiqen, për t’u lënë karrigen burrave

Faqe 5

kronikë: Katër ish-zyrtarë të

Ujësjellësit nën akuzë për abuzime me automjetet

Faqe 7

“Pjeshkat lëvizin me biçikleta”, thoshte një prej pankartave që u mbajt mes përmes bulevardit dhe kërkon t’u tërheqë vëmendjen atyre që lëvizin me makina luksoze

“Ta gjej unë një dashnore, vetëm lërë x6 në shpi”, që mbante një nga vajzat e protestës së biçikletave ditën e shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është diçka më e madhe. Të shtunën kishte protestë për të liruar korsinë e biçikletave në një qytet të ngufatur prej makinash, borish e zhurmë motorësh dhe të dielën, ajo kundër devijimit të lumenjve Vjosa dhe Radika, projekte të fqinjëve

Shqiptarët kujtohen, tani flitet kudo për mjedisin Vladimir Karaj

V

ite të tëra të një Shqipërie që shkatërron dhe djeg thuajse gjithçka të gjelbër, ku nuk ka përgjegjshmëri për mjedisin, duket se kanë ardhur në fund. Nuk është thjesht pankarta provokuese dhe seksiste për disa: “Ta gjej unë një dashnore, vetëm lërë x6 në shpi”, që mbante një nga vajzat e protestës së biçikletave ditën e shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është diçka më e madhe. Të shtunën kishte protestë për të liruar korsinë e biçikletave në një qytet të ngufatur prej makinash, borish e zhurmë motorësh dhe të dielën, ajo kundër devijimit të lumenjve Vjosa dhe Radika, projekte të fqinjëve tanë (Maqedoni dhe Greqi), për të cilat ende nuk ka një qëndrim nga qeveria shqiptare. Në linjë me këto, prej javësh tashmë një grup të rinjsh kanë bërë bashkë disa dhjetëra persona për të mbjellë pemë në kryeqytet. Më herët, protesta më e madhe dhe më interesante e zhvilluar në Shqipëri ishte ajo kundër armëve kimike, që ishte e mbushur me frymëzim ambientalistësh dhe njerëzish që protestonin për një Shqipëri të pastër. Pas saj, e suksesshme u duk edhe fushata “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Dhe brenda kësaj kohe u mbyllën furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë dhe pritet të miratohet një moratorium 2-vjeçar që do të ndalojë gjuetinë. A është kjo shenjë e ndryshimit të qëndrimit për mjedisin? A mos fakti që Shqipëria prej vitesh tashmë gjendet në guidat më të famshme turistike në botë (së fundmi NY Times e vendoste atë në vendin e 4-t mes 50 destinacioneve) po rrit ndërgjegjësimin

për të shpëtuar natyrën, që është arsyeja e parë e renditjes në këto lista?! Nismat sidoqoftë janë të shkëputura dhe duket se secili është në hesap të vet, por interesant është fakti se tashmë ka edhe debat për format që ato po marrin. Ajo që bëri bujë së fundmi ka të bëjë me kërkesën e çiklistëve për të pasur një korsi më vete në rrugët e qytetit. “Është një nismë për të organizuar çiklistët në Tiranë, të mbrojmë korsitë e biçikletave dhe jetën e çdo çiklisti që rrezikon nga bllokimi i korsive. Tashmë komuniteti i përdoruesve të biçikletës po zgjerohet dita- ditës, dhe ka nevojë për siguri. Është një frymë pozitive e rikthimit të biçikletës, e cila i shërben tërë qytetit dhe mjedisit në Tiranë”, - thotë Ened Mato, nismëtar i kësaj lëvizjeje. Për të provokuar pankartat e përzgjedhura prej çiklistëve janë përqendruar kryesisht te përdoruesi i makinës për qejf. “Pjeshkat lëvizin me biçikleta”, thoshte një prej pankartave që u mbajt mes përmes bulevardit dhe kërkon t’u tërheqë vëmendjen atyre që lëvizin me makina luksoze në rrugë në kërkim të vëmendjes. Mato thotë se thirrjet janë thumba humori edhe pse kërkesat janë serioze. E ndërsa protesta duket për të gjithë e drejtë, jo të gjithë janë dakord me sloganet e zgjedhura. Valentina Taipi, drejtuese e një agjencie marketingu, thotë se është acaruar

“Mbill pemën tënde, është një aksion qytetar ku të gjithë njerëzit përfshihen në të vullnetarisht përmes dëshirës dhe kontributit modest, duke menduar një person të dashur me kujtime për të mbrojtur gjelbër qytetin dhe mbjelljen e një ose shumë pemëve”, thuhet në faqen e aktivitetit në rrjetin social facebook

Valentina Taipi, drejtuese e një agjencie marketingu, thotë se është acaruar prej faktit se fushata i sheh femrat si “fyçka” duke i diskriminuar, por edhe orientimi i saj vetëm drejt grupit të personave që i përdor makinat për luks apo për xhiro qejfi.

prej faktit se fushata i sheh femrat si “fyçka” duke i diskriminuar, por edhe orientimi i saj vetëm drejt grupit të personave që i përdor makinat për luks apo për xhiro qejfi. “Liria e korsive duke diskriminuar femrat, më duket pa sens”, - thotë ajo për MAPO. Më anën tjetër, protestuesit e djeshëm për të ndaluar devijimin e lumenjve, i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë qëndrim dhe njëkohësisht të sqarojë pozicionin e saj lidhur me projektet e fqinjëve. Devijimi i lumenjve kërkon me domosdoshmëri edhe miratimin e palës shqiptare. Ndërkohë Ina Kasimati, Eljan Tanini dhe Arbër Qytyku po mbledhin vullnetarë dhe donatorë rreth një nisme që kërkon të mbjellë pemë në kryeqytet të paktën si fillim. Tanini shpjegon se ideja mund të zgjerohet në vijim në të gjithë vendin, por për këtë është menduar që të fillohet me Tiranën. Gjithkush mund të dhurojë 400 lekë të reja dhe ditën e caktuar do të paraqitet për të mbjellë fidanin e tij të bredhit, për të cilin edhe mund të kujdeset vetë. Zonat ku do mbillen janë brenda në Tiranë. Në Parkun Rinia, buzë Lanës dhe zona të tjera. “Mbill pemën tënde është një aksion qytetar ku të gjithë njerëzit përfshihen në të vullnetarisht përmes dëshirës dhe kontributit modest, duke menduar një person të dashur me kujtime për të mbrojtur gjelbër qytetin dhe mbjelljen e një ose shumë pemëve”, thuhet në faqen e aktivitetit në rrjetin social facebook, ku mund të gjeni gjithçka konkrete në lidhje me iniciativën. E gjitha kjo mund të duket shumë pak, por për një vend ku deri dje mjedisi dhe shqetësimi për të dukeshin luks, lëvizjet janë një fillim jo i vogël.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

20.01.2014

18

milionë USD është fondi për kompensim për ish-të përndjekurit politikë këtë vit

80

vjeç e sipër do të jenë të parët që do të kompensohen me ndryshimet e reja ligjore

180

milionë USD janë dhënë nga viti 2008 kur filloi kompensimi për ish-të përndjekurit

Veliaj: Ish të përndjekurit mbi 80 vjeç, kompensim të parët Ministri Veliaj njoftoi dje se priten ndryshime të reja në ligjin për kompensimin e ish të përndjekurve politikë. Shpërndarja e parave do të ketë për bazë parimin e solidaritetit, ku personat me moshë të vjetër, ata mbi 80 vjeç do të dëmshpërblehen të parët Ligji “Për ish të përndjekurit politikë” ka gjasa të ndryshojë sërish, por jo për masën e përfitimit, por për vënien e një radhe të re se cilët duhet të dëmshpërblehen të parët. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj njoftoi dje se ndryshimet në ligj do të kenë për bazë parimin e solidaritetit, ku personat me moshë të vjetër, ata mbi 80 vjeç do të dëmshpërblehen të parët. Ndryshimet

Të parët do të kompensohen ata që nuk kanë marrë asnjë këst dhe personat që janë në moshë të thyer. Shpërndarja e kompensimit për ish të përndjekurit sipas kësaj mënyre do të fillojë këtë vit”, - tha Veliaj. “Dua të siguroj të gjithë ata që nuk i kanë marrë këstet e kaluara, se pagesa e tyre do të nisë këtë vit. Buxheti prej 18 milionë dollarësh do të shpërndahet në mënyrë solidare duke iu dhënë prioritet atyre që nuk

e kanë marrë një këst. Gjithashtu jemi duke llogaritur moshën që të kompensohen fillimisht ata që janë në një moshë më të thyer. Është e pamoralshme që këstet të ndahen në mënyrë të barazvlefshme si për një 50-vjeçar, ashtu edhe për një 80-vjeçar. Kjo gjë do të korrigjohet këtë vit”, - tha Veliaj. Ai premtoi gjithashtu një rikonstruksion për godinën e Shoqatës së ish të Përndjekurve. Këto deklarata Veliaj i dha gjatë prezantimit në krye të shoqatës të Bedri Blloshmit, i njohur kohët e fundit si këshilltar i kryetarit të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Nga viti 2008 kur dhe nisi shpërndarja e fondeve, qeveria e kaluar ka shpenzuar 180 milionë dollarë për kompensimin e ish të përndjekurve. 2014, përgjysmohet kompensimi

Kompensimi për ish të përndjekurit politikë është parashikuar

“Buxheti prej 18 milionë dollarësh do të shpërndahet në mënyrë solidare, duke iu dhënë prioritet atyre që nuk e kanë marrë një këst. Është e pamoralshme që këstet të ndahen në mënyrë të barazvlefshme si për një 50-vjeçar, ashtu edhe për një 80-vjeçar. Kjo gjë do të korrigjohet këtë vit”, - tha Veliaj.

këtë vit të arrijë në 1.8 miliard lekë, nga 3 miliardë që u dhanë gjatë vitit 2014. Por fondi mbetet gati i njëjtë me shumat e dhëna para këtij viti. Mirëpo vlera nuk është e mjaftueshme për përmbylljen e procesit, pasi fatura totale e tij është rreth 400 milionë euro. Ministria e Financave po shpërndan këstin e parë dhe të dytë për ish të përndjekurit, pa kufij moshe. Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave, gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 11 700 ish të dënuarve. Ndërsa ish të burgosurit ende gjallë janë rreth 2900 persona që kanë përfituar këstin e parë, por nuk dihet ende se sa nga këta janë gjallë për të përfituar të dytin. Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total. Sipas Ministrisë së Financave, ish të burgosurit poli-

tikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit duhet të paraqesin pranë Ministrisë së Financave dokumente të reja, nëse kanë ndryshuar status. Nëse ish të dënuarit politikë ose trashëgimtarët ligjorë kanë ndryshime të gjendjes civile, duhet të dërgojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin shtesë, ku duhet të jenë: certifikatë e vdekjes, akt trashëgimie për të vdekurit, certifikatë trungu, fotokopje e kartës së identitetit sipas përfituesve ose përfaqësuesit të autorizuar dhe vërtetim. Kompensimi për ish të përndjekurit politikë në fund të muajit tetor 2013, arriti në rreth 3 miliardë lekë ose rreth 8 milionë lekë më shumë se parashikimi i periudhës, duke qenë në të njëjtën kohë rreth 99.7 për qind e planit vjetor. Kundrejt një viti më parë, këto shpenzime rezultojnë rreth 1.3 miliardë lekë më të larta.

Reforma në Tatime, 135 emërime në një ditë Administrata tatimore në reformë të thellë. Në një ditë, drejtoresha e Tatimeve, Briselda Shehaj ka firmosur emërimin e 134 drejtuesve tatimore në drejtorinë qendrore dhe në ato rajonale. Fituesit e rinj u shpallën këto ditë pasi u shpallën më shumë se 300 punë vakante në Tatime. Emërimet e reja kanë përfshirë të gjitha drejtoritë në Tatime dhe përgjegjësit e zyrave, kryeinspektorët dhe specialistët e thjeshtë. Ndryshime thelbësorë janë bërë në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Madje në disa raste tranzicioni është i trefishtë, pasi janë shkarkuar edhe të emëruarit rishtas në shtator, kur PS erdhi në qeverisje. Vetëm në dre-

jtorinë qendrore janë bërë në një ditë 42 emërime të reja. Të gjitha këto ndryshime vijnë për shkak se plani i tatimorëve në dy muajt e fundit lë shumë për të dëshiruar. Pavarësisht su f i c it eve n g a ad m i n i st r at a doganore, buxheti i shtetit ka rezultuar deficitar në nëntor me më shumë se 23 milionë dollarë, për shkak se Tatimet nuk kanë mundur të grumbullojnë të ardhurat edhe pas shkurtimit të planit. Administrata tatimore këto vitet e fundit ka qenë në fokusin e reformave dhe trajnimeve, por megjithatë mbetet ende problematike, për shkak të informatizimit të ulët që lë vend për korrupsion të lartë. Një ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi një takim të hapur me tati-

morët, ku lajmëroi një reformë të thellë ligjore që do të përfshijë të gjithë legjislacionin tatimor. “Ligjet tatimore në fuqi janë ndryshuar aq shpesh saqë kanë jo pak probleme. Ligjet krijojnë mospërputhje dhe përplasje konceptuale. Do ta rishkruajmë legjislacionin tatimor në bashkëpunim me FMN-në. Asnjë ligj nuk mund të zëvendësojë vetëdijen e brendshme të administratës dhe administratorit tatimor. Brenda 6-mujorit të rishkruajmë ligjin mbi tatimin për të ardhurat, së bashku me udhëzimin përkatës. Ne do të kërkojmë që secili prej jush të angazhohet drejtpërdrejt për të marrë nga eksperienca juaj me biznesin sugjerimet e nevojshme,çka do ta plotësojë këtë ligj ashtu siç duhet”,- deklaroi Rama.

Ndryshime thelbësorë janë bërë në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Madje në disa raste tranzicioni është i trefishtë, pasi janë shkarkuar edhe të emëruarit rishtas në shtator, kur PS erdhi në qeverisje


4

fokus

ngjarje e ditës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte dje në Kavajë, ku përcolli mesazhin e tij për një analizë të drejtë në procesin e ristrukturimit të partisë

Hapja e PD

Basha: Analiza duhet të jetë objektive, pa oportunizëm të sëmurë “Dua të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale në procesin e zgjedhjeve që po hapim, pa disfatizëm, pa harakiri, pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjese të elektoratit tonë drejt kundërshtarit”. TIRANË Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është ndalur dje në Kavajë në kremtimet e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD-së në këtë qytet. Duke kujtuar gjatë fjalës së tij kontributin që qyteti i Kavajës ka dhënë për demokracinë në vend, Basha nënvizoi më tej domosdoshmërinë për një analizë objektive dhe profesionale në procesin e zgjedhjes së strukturave të partisë. “Këtu në Kavajë është vendi i duhur për mua, të pohoj edhe një herë vlerat e pakrahasueshme të lirisë dhe njëkohësisht të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale, në procesin e zgjedhjeve që po hapim, pa disfatizëm, pa harakiri, pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjese të elektoratit tonë drejt kundërshtarit. Ç’ka ndodhur!? Pse? Çfarë duhet të bëjmë që të rikuperojmë!? Jam i bindur se demokratët e Kavajës do të na japin një leksion për të gjithë PD, do të dinë të evidentojnë përgjigjet e sakta, më të drejtat, do të dinë të dallojnë arsyet brenda nesh, që varen vetëm nga ne, dhe arsyet jashtë nesh, ato që nuk

varen vetëm nga ne, siç janë mashtrimet elektorale dhe shitblerja e votës nga kundërshtarët tanë”, tha dje Basha para demokratëve të Kavajës. Ai shtoi se analiza duhet të jetë në funksion të reflektimeve për të korrigjuar të metat dhe gabimet, si dhe për të rindërtuar e rizgjuar kohezionin e demokratëve. “Në këtë kontekst, ju ftoj të gjithë ju anëtarëve të PDsë, këtu në degën e Kavajës, t’u jepni edhe në këtë sfidë shembullin tuaj, demokratëve anembanë, për të rimarrë, përqafuar e shndërruar në mendësi, formë dhe normë të funksionimit të Partisë Demokratike, kulturën e respektit dhe vlerësimit të çdo kontributi, që nga dita e parë e themelimit të saj; kulturën e gjithëpërfshirjes në çdo diskutim dhe vendimmarrje, si shprehje e demokracisë së re pjesëmarrëse, që ne si Parti Demokratike duam të zhvillojmë në rrafshin kombëtar; kulturën e diskutimit të lirë, dialogut, tolerancës, mirëkuptimit dhe solidaritetit në hapësirën e gjerë…”, - shtoi ai. Basha foli edhe për kthim të kontribuesve të PD-së ndër vite, por pa përmendur emra. “…Historia e re e Partisë Demokratike ka njohur shembuj shumë

Kreu i PD-së Lulzim Basha dje gjatë takimit në Kavajë

“…Historia e re e Partisë Demokratike ka njohur shembuj shumë domethënës të takimit, kthimit, pranimit dhe ndarjes sërish të përgjegjësive me ata që kthehen. E gjithë kjo, duke u nisur nga një arsyetim i shëndoshë, se partia është gjithnjë një institucion më i gjerë se individi..."

domethënës të takimit, kthimit, pranimit dhe ndarjes sërish të përgjegjësive me ata që kthehen. E gjithë kjo, duke u nisur nga një arsyetim i shëndoshë, se partia është gjithnjë një institucion më i gjerë se individi, se si në aktin e kthimit, edhe në aktin e pritjes krahëhapur të atij që mund të kthehet, ka një ndjesë reciproke, njerëzore, të nënkuptuar. Kultura e respektit, ribashkimit dhe hapjes për të cilat kemi diskutuar në vazhdimësi e në veçanti gjatë këtij turi, duhet të përfshijë të gjithë strukturën e partisë, nga baza në qendër, por më lejoni të veçoj sot degët e rretheve, ku shoh se si në këtë sallë ka themelues, drejtues apo anëtarë që nëpër vite kanë përjetuar një farë ftohtësie me partinë, ftohtësi që distanca vetëm e rrit. Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, unë u them atyre, u them të gjithëve, në emër të demokratëve, se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe brezi…”, - tha ai. Më pas Basha u përqendrua tek qeverisja

Drafti i qeverisë për reformën territoriale, PD e pret me rezerva TIRANË Projektligji i qeverisë për reformën territoriale pritet që të sjellë debate në skenën politike shqiptare. Edhe pse nuk kanë ende një qëndrim zyrtar, grupi parlamentar i Partisë Demokratike po e sheh me rezerva përmbajtjen e draftit që ata morën zyrtarisht në fillim të javës në Kuvend. Megjithatë, në parim, kjo nuk pritet që të sjellë pengesë për pjesëmarrjen e saj në komisionin e posaçëm parlamentar që do të ngrihet për këtë çështje. Ky komision do të punojë për grumbullimin e propozimeve dhe hartimin e projektligjit të ri. Komisioni parashikohet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Nga ana tjetër, për të hartuar propozimet për çdo njësi që do të krijohet do të ngrihen 12 komitete rajonale në 12 qarqe, të cilat do të drejtohen nga prefekti dhe do të kenë përbërje të baraspeshuar politike. Përgjigjen për draftin demokratët pritet që ta japin nga mesi i kësaj jave atëherë kur është parashikuar të mbahet një tjetër mbledhje e konferencës së kryetarëve. Pak ditë më parë, kryetari i grupit

parlamentar i PD-së, Edi Paloka deklaroi në një intervistë televizive se në pamje të parë drafti i qeverisë nuk është një propozim që mund të garantojë atë që opozita apo edhe tradita kërkon për reformën në fjalë. “Nëse flasim për konsensus flasim për vendime të marra pa kundërshtime, kurse në propozimin e PS reflektohet ajo që dhe Rama tha në një emision televiziv, që ne do ti ofrojmë konsensus opozitës por nuk do ta lëmë të bllokojë, ishte ideja që përsëri do përdoreshin kartonët në rastin kur nuk do

ti pëlqenin mendimet e opozitës. Ne kemi specialistë, madje mund të them që vetëm ne i kemi specialistët për sa i përket një reforme të tillë, pasi kjo qeveri është dhe e paaftë për të bërë një reformë të tillë. Sigurisht që këta specialistë që ne kemi kanë dhe ata idetë e tyre, projektet e tyre që në një diskutim normal do t’i ofronim”, - është shprehur Paloka. Ndërkohë, drafti ligjor i qeverisë parashikon të gjithë metodologjinë, kriteret, strukturat dhe afatet brenda të cilave do të realizohet kjo reformë.

dhe kryeministri Rama. “Ky kryeministër, siç ka marrë pushtetin, ka marrë dhe arratinë me egoizmin e tij. Nuk pyet as për transparencë, le pastaj për konsultim, as për llogaridhënie reale apo të tjera vlera e parametra të demokracisë!”, - tha Basha, duke u fokusuar më pas tek takimi që Rama zhvilloi me përfaqësues të biznesit. “Gjatë gjithë dhjetorit, kur po diskutohej paketa fiskale dhe projekt-buxheti, nuk denjoi të zhvillonte asnjë konsultim me sipërmarrjen. E injoroi sipërmarrjen, e ofendoi duke e akuzuar se ka paguar para nën dorë, prandaj po ia rrit taksat. Tani që e bëri fakt të kryer projekt-buxhetin, me një cinizëm të dyfishtë, mbledh sipërmarrës dhe u mban fjalime e monologje, pa harruar t’i ofendojë përsëri në mënyrën me të paskrupullt”, - shtoi ai. Basha theksoi më tej se, “PD-ja është gati të marrë përgjegjësitë e mbrojtjes dhe shpëtimit të vendit e demokracisë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie”.

Reforma territoriale Konfindustria: Politika të gjejë rrugët e bashkëpunimit TIRANË Konfindustria mbështet parimisht iniciativën për reformën territoriale-administrative në Republikën e Shqipërisë. Përmes një njoftimi për shtyp, konfindustria e vlerëson reformën në fjalë si domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit dhe i kërkon gjithë vendimmarrjes politike të gjejnë rrugët e bashkëpunimit për kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shpejtë të procesit. “Konfindustria, mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të ardhura pranë saj veçanërisht nga biznese të huaja, thekson se në radhë të parë copëtimi i tejskajshëm gjeografik i njësive vendore dhe së dyti shpërndarja joefektive e përgjegjësive përkatëse ndërmjet njësive vendore(komuna, bashki, qarqe), ka krijuar problematika të dëmshme në menaxhimin e investimeve të kryera. Njëkohësisht, organizimi i sotëm territorial krijon pengesa shtesë krejtësisht të paarsyeshme për tërheqjen e investimeve të reja, duke ulur aftësinë konkurruese të Shqipërisë krahasimisht me vendet e tjera të rajonit”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Konfindustria këshillon, që organizimi i ri territorial-administrativ i vendit duhet të ketë si parësor kalimin drejt parimit të ekonomisë së shkallës si pjesë thelbësore e përvojës së vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian. “Gjithashtu, përafrimi me organizimin e njësive vendore të Kosovës është me rëndësi vlerësuar në këndvështrimin e lehtësimit të bashkëpunimit të sotëm mbarëshqiptar dhe zhvillimeve strategjike të pritshme në rajon”, thuhet në njoftimin për shtyp


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.01.2014

5

Delishi që pak ditë më parë zëvendësoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli si deputete e Lezhës, zyrtarisht mësohet se ka vendosur ta lërë mandatin për arsye personale. v iz ita

PDIU: Koha për zgjidhjen e çështjes çame

Deputetja e PS, Merjeme Delishi

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë që të nisë një diskutim të gjerë me Greqinë, për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, veçanërisht çështjen çame. Duke u nisur nga vizitat e fundit të kryera në vendet respektive nga zyrtarët më të lartë të dy shteteve tona, PDIU gjykon se kjo tregon se është një klimë e duhur që nga qeveria shqiptare të kërkohet më shumë në lidhje me çështjet që për vite me radhë kanë mbetur të pazgjidhura. “Këto marrëdhënie janë arritur, megjithëse institucionet tona kanë treguar koherencë në lidhje me kërkesat për disa çështje si ligji i luftës, çështja e toponimeve etj. Dinjiteti në politikën e jashtme jep më shumë fryte sesa servilizmi. Në këto kushte është e domosdoshme të iniciohet një diskutim i gjerë për të gjitha problemet midis dy vendeve, në veçanti çështjen çame. Vetëm Greqia nuk i ka kërkuar falje këtij komuniteti, mes kombeve që kanë krijuar fatkeqësi të ngjashme në Luftën e Dytë Botërore”, - thuhet në deklaratën e PDIU-së, të lexuar nga zëdhënësi i saj, Ardit Bido. Sipas PDIU-së, në një rrethanë pozitive si kjo, Shqipëria duhet të diskutojë në mënyrën më të hapur të mundshme të gjithë gamën e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, përfshi çështjen çame, për të cilën PS është zotuar se do kontribuojë për zgjidhjen e saj. “Jemi të vetëdijshëm se ato do kërkojnë kohë, përkushtim, por koha nuk pret më. Është jo normale që 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Greqia nuk ka kërkuar të paktën falje për krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj komunitetit çam, njëjtë siç kanë bërë gjithë popujt e qytetëruar që kanë qenë pjesë e konfliktit të madh botëror të viteve ‘40”, - tha Bido.

Manovrat me mandatet

Deputetet femra të PS dorëhiqen, për t’u lënë karrigen burrave Socialistët gjejnë mënyrën për t’iu shmangur detyrimit ligjor për kuota gjinore në Kuvend. Deputetja socialiste e Lezhës, Merjeme Delishi që zëvendësoi Mimi Kodhelin, jep dorëheqjen në KQZ. Do të zëvendësohet nga një tjetër femër, Mirela Neli, e cila edhe ajo pritet të tërhiqet, për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës Fejzi Braushi Socialistët e Qarku të Lezhës pritet të kenë një përfaqësim burrash në parlament. Deputetja e PS, Merjeme Delishi, e cila u betua vetëm tri javë më parë si përfaqësuese e këtij qarku, ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa Kuvendi ka lajmëruar KQZ-në për këtë vakancë të re, të krijuar në këtë zonë zgjedhore. Delishi që pak ditë më parë zëvendësoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli si deputete e Lezhës, zyrtarisht mësohet se ka vendosur ta lërë mandatin për arsye personale. Por në të vërtetë duket se kemi të bëjmë me një lëvizje taktike të PSsë, e cila ka si qëllim final të fusë në parlament kandidatin Arben Ndoka, i cili gjendet i treti në listën shumemërore të kandidatëve që socialistët dorëzuan në KQZ para zgjedhjeve. Gjithsesi, që kjo të realizohet, pritet të realizohet dhe një herë një procedurë “boshe” siç qe edhe ajo e dhënies së mandatit Merjeme Delishit. Kështu, për shkak të detyrimeve ligjore, KQZ është e

detyruar që edhe kësaj here vendin vakant të lënë nga Delishi ta plotësojë me një kandidate tjetër femër, që ndodhet e fundit në listën shumemërore të PS-së për këtë qark. Dhe bëhet fjalë për Mirela Nelin, e cila gjendet e 8-ta në këtë listë dhe së cilës KQZ sot në mbledhjen e saj të radhës do t’i japë mandatin e deputetit. Kjo si pasojë e detyrimit që bën Kodi për të plotësuar kuotat gjinore. Gjithsesi, e gjitha kjo duket se është sërish një manovër nga ana e socialistëve për të respektuar procedurën ligjore, pasi në të vërtetë pritet që edhe Mirela Neli ta dorëzojë mandatin. Por para se ta bëjë edhe ajo këtë akt, do duhet që pas vendimit të sotëm të KQZ-së të mblidhet dhe një herë Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do shikojë përputhshmërinë e mandatit të saj me kërkesat ligjore. Më pas ajo do duhet që të bëjë betimin në parlament dhe në fund të dorëzojë mandatin për t’i hapur rrugë nisjes dhe një herë të procedurës së zëvendësimit nga e para.

E gjitha kjo duket se është sërish një manovër nga ana e socialistëve për të respektuar procedurën ligjore, pasi në të vërtetë pritet që edhe Mirela Neli ta dorëzojë mandatin

Në këtë moment pritet t’i hapet rruga dhënies së mandatit kandidatit Arben Ndoka, kjo pasi me dorëzimin e mandatit nga Neli, ezaurohet detyrimi ligjor për ta marrë mandatin sërish një kandidate femër, pasi lista e kandidateve femra në këtë qark për PS-në shteron. Ndërkohë që po sot, KQZ pritet t’i japë mandatin edhe kandidates së LSI-së për qytetin e Durrësit, Silvana Maksuti. Ajo do të plotësojë vakancën e njoftuar nga Kuvendi pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Lefter Kokës, i cili mban dhe postin e ministrit të Mjedisit. Maksuti gjendet e teta në listën shumemërore të LSI-së për qarkun Durrës, por edhe ajo përfiton në këtë rast nga mosplotësimi i detyrimeve ligjore nga ana e kësaj force politike sa i përket përfaqësimit gjinor. Lefter Koka është ministri i 1-të i qeverisë “Rama” që dorëzon mandatin e deputetit. Tashmë mbeten ende dhe 4 ministra të tjerë, të cilët duhet të dorëzojnë mandatin në ditët në vijim.

Protestë kundër devijimit të Radikës dhe Vjosës Shoqëria civile, por jo vetëm, ka nisur dje një aksion të ri në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilat sipas tyre po cenohen nga disa projekte të shteteve fqinje, si Maqedonia dhe Greqia. Të mbledhur dje para Kryeministrisë dhe të vetëquajtur “Aleanca kundër Devijimit të Lumenjve Radika dhe Vjosa”, ata i kërkuan qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e qeverive greke dhe maqedonase në këtë fushë, sepse janë në dëm të Shqipërisë. Aleanca bëri thirrje që të mos lejohet devijimi i lumenjve Radika dhe Vjosa drejt digave maqedonase dhe greke, pasi kështu shkatërrojnë bujqësinë dhe mjedisin ku banojnë shqiptarët. Protestuesit kërkuan që qeveria shqiptare të mos heshtë ndaj këtyre projekteve që dëmtojnë njerëzit dhe natyrën në zonat ku banojnë

shqiptarë, dhe që pakësojnë ujërat në hidrocentralet e Shqipërisë. Protestuesit theksuan se dëmet që shkaktohen nga devijimi i mundshëm i këtyre lumenjve janë të mëdha. Ata pohuan se autoritetet shqiptare

ende nuk janë shprehur publikisht mbi këtë çështje dhe po mbajnë një heshtje të plotë. Sipas tyre, qytetarët ende nuk kanë informacion mbi reagimin shtetëror të Shqipërisë ndaj këtyre projekteve të qeverive greke dhe maqedonase. Kundër këtyre projekteve, Aleanca kundër devijimit të lumenjve po organizon reagime edhe në Përmet, Peshkopi dhe në qytete të tjera jashtë kufijve. Lumi Radika kalon në Maqedoni dhe bashkohet me Drinin e Zi në Dibër. Aktualisht, lumi Radika sjell 20 metër kub ujë në sekondë. Nëse devijohet rrjedha e tij drejt hidrocentralit në fushën e Lukovës në Mavrovë, atëherë ai i bashkohet Vardarit dhe derdhet në detin Egje, duke e lënë Dibrën e Madhe pa lumë dhe duke pakësuar prurjet në lumin Drin e për pasojë në hidrocentralet që ngrihen mbi këtë lumë.

reagime

Ministrat shqiptarë në Shkup, kundër projektit Ministrat shqiptarë në Shkup zotohen se do të bllokojnë ndërtimin e këtij hidrocentrali nëse vërtetohet se me të do të rrezikohet ambienti jetësor në zonën e Dibrës. Abdilaqim Ademi, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, thotë: “Kemi detyruar Drejtorinë e Energ jitikës që të përgatisë edhe studim për ndikimin në ambie n t i n j e t ë s o r. N ë s e a n a l i z a t tregojnë që do të ketë ndikim negativ në eko-sistem, ne nuk do e lejojmë ndërtimin e HECit.”Për ndërtimin e këtij hidrocentrali që shkaktoi shumë reagime, zyrtarët e Shkupit njoftojnë se do të zhvillojnë bisedime edhe me vendet fqinje. Mësohet se qeveria e Maqedonisë ka miratuar vendimin për formimin e grupeve të punës që do të zhvillojnë konsultat.“Meqë projekti ka edhe ndikim ndërkufitar, ne do të dialogojmë edhe me Kosovën, Shqipërinë e Greqinë me qëllim që ata të japin mendimet e tyre e të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje”, shtoi Ademi. Qytetarët e Dibrës, përmes protestave në rrugë dhe nëpërmjet një peticioni drejtuar qeverisë së Maqedonisë, kanë ku n d ë r sht u a r p r o j e kt i n p ë r ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Llukovës që parashikon devijimin e rrjedhës normale të lumit Radika dhe kanalizimin e ujërave drejt lumit Vardar që derdhet në Greqi.


6

kronikë

ditari

Ngjarja për të cilën akuzohet Mema ndodhi mëngjesin e së premtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema nga Kukësi, për motive banale

shkurt

Pranga në Itali shqiptarit me 3 urdhër-arreste

Vrau teknikun se nuk i rregulloi lavatriçen, pranga 41-vjeçarit Policia e Tiranës arreston Maliq Memën, i akuzuar për vrasjen me sende të forta të 19-vjeçarit Imer Kotarja. Autori pretendon se e ka paguar teknikun, por ky i fundit nuk ka bërë punën Tiranë Një 41-vjeçar ka përfunduar

në pranga, pasi qëlloi për vdekje teknikun 19-vjeçar të lavatriçes. Policia e Tiranës bëri me dije dje se ka arrestuar Maliq Memën, i akuzuar për vrasjen e Imer Kotares. Historia e trishtë për motive krejt banale ndodhi mesditën e së premtes në Kamëz, ku 19-vjeçari që rregullonte pajisjet elektrike u qëllua për vdekje me mjete të forta. Policia pretendon se autor i krimit është Maliq Mema dhe arsyeja është mosrregullimi i lavatriçes. 19-vjeçari Imer Kotarja luftoi për 24 orë me vdekjen, por më pas ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për shkak të plagëve të marra në trup dhe në pjesën e kokës. Ngjarja për të cilën akuzohet Mema ndodhi mëngjesin e së premtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema nga Kukësi, për motive banale. I arrestuari ka pretenduar

se kishte kërkuar nga djaloshi që t’i rregullonte lavatriçen e tij. “Ai më mori paratë dhe punën nuk e bëri”, - mësohet të ketë pohuar 41-vjeçari për policinë. Ndërkaq, në grindje sipër 41-vjeçari ka goditur disa herë me thikë dhe me sende të mprehta të riun, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes u largua vendi ku la të plagosur teknikun, ndërsa ky i fundit u dërgua në spital. Policia pas mbërritjes në vendin e krimit dhe nisjes së hetimit e kryerjes së veprimeve të para ka ngritur dyshimet se autori i vrasjes ishte Maliq Mema, i cili u shpall menjëherë në kërkim, pasi disa dëshmitarë kishin identifikuar atë si të dyshuar. Sipas policisë, 19-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjete shtëpiake. Së fundmi i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pak-

ënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. 40-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë të shtunën. Ndërkaq, dje policia arriti të arrestonte të dyshuarin e krimit, i prangosur nga komisariati i Kamzës dhe efektivët e njësisë operacionale dhe të kërkimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Vrasja e 19-vjeçarit ishte vetëm një prej krimeve të rënda me të cilat është përballur policia e Tiranës gjatë ditëve të fundit. Vrasja e Astrit Gjepalit dhe kunatit të tij, si dhe e një biznesmeni të përfshirë në tregtinë e kromit në Bulqizë, para familjarëve të tij në Tiranë, kanë mbetur ende pa autorë. Megjithë hetimet e kryera, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar për atentatin mafioz të ndodhur në afërsi të Rrogozhinës dhe vrasjen e dytë.

“Ai më mori paratë dhe punën nuk e bëri”, mësohet të ketë pohuar 41-vjeçari për policinë. Ndërkaq, në grindje sipër 41-vjeçari ka goditur disa herë me thikë dhe me sende të mprehta të riun, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes u largua vendi ku la të plagosur teknikun...

Arrestohet i fundmi i “Albania Hacker Group” Policia prangos Florian Hoxhajn, duke e akuzuar si pjesë e një grupi piratësh kibernetikë, që sulmonin faqe të ndryshme online Vetëm pak ditë pas sulmeve kibernetike ndaj disa faqeve, policia arreston hakersin Florjan Hoxhaj. Sipas policisë, 18-vjeçari nga Vlora është pjesë e rrjetit të hakersave të njohur si “Albania Hacker Group”, nën pseudonimin Neteorm. Ishte Prokuroria e Tiranës, e cila në shtator të 2012-ës regjistroi procedimin penal ndaj

anëtarëve të grupit “Albanian Hackers Group”, të njohur me shkurtesën “AHG”, duke nisur hetimet për kryerjen e veprave penale si “hyrja e paautorizuar kompjuterike” si dhe “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Pas hetimeve disamujore, ku prokuroria ka angazhuar një grup ekspertësh të IT-së për identifikimin e anëtarëve të këtij rrjeti si dhe zbardhjen e të dhënave të tyre personale, u bë e mundur të identifikohet vendndodhja e 18-vjeçarit vlonjat, Florjan Hoxhaj, i cili u arrestua në një qendër interneti në Vlorë. Mësohet se i riu së bashku me persona ende të paidentifikuar si pjesë

e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer “sulmin” kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo sajteve të tjera të shtetit serb dhe atij grek. Dyshohet se, pasi siguronin numrat e kartave të kreditit dhe marrjen e të dhënave, ata përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit. Në tetor të vitit të kaluar policia pati arrestuar edhe 3 të dyshuarit e këtij rrjeti, Arif Kasa nga Elbasani, Enea Xhani nga Tirana dhe Aldo Ymeraj nga Fieri, si dhe Jurgen Masatin nga Gramshi.

Arrestohet në Itali një shqiptar i kërkuar në disa vende të Europës. Mediat italiane raportojnë se është arrestuar Altin Vojka, 37 vjeç, nga Shqipëria, pasi ishte denoncuar nga pronari i një vile për vjedhje në banesën e tij. Sipas policisë, në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e Vojkës, të cilët nuk janë identifikuar ende. Pas arrestimit të tij, policia ka zbuluar se Vojka përdorte katër identitete të ndryshme, për shkak se ishte i përfshirë në shumë aktivitete kriminale në vende të ndryshme të Europës. Por aktiviteti i 37-vjeçarit është zbuluar pasi janë marrë shenjat e gishtërinjve. Ai ishte i kërkuar nga gjysma e vendeve të Europës, e në fakt ishte vënë nën hetimet dy vite më parë në Bolonja, por ia kishte dalë të shpëtonte duke ndërruar identitet. Ndaj Vojkës mësohet se rëndojnë akuza të ndryshme, si trafik droge, trafik femrash për qëllim prostitucioni, vjedhje, organizatë kriminale dhe trafik klandestinësh. Ndërkaq, më datë 4 janar 2014, bashkë me dy bashkëpunëtorë kishin vjedhur në Romë një makinë BMW M3, në pronësi të një biznesmeneje. Pas arrestimit policia i ka gjetur Vojkës një orë “Rolex”, që dyshohet se ishte e vjedhur dhe rreth 2400 euro të fshehura në çorape. Verifikimet kanë zbuluar më tej se kishte 3 urdhër-arreste për shqiptarin, të lëshuara këto nga Gjykata e Bolonjës. Përveç një serie vjedhjesh, ai akuzohet edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe trafik klandestinësh.

Zhduket një 19-vjeçar, familja: Policia është fajtore Familjarët e një 19-vjeçari në qytetin e Bulqizës akuzojnë policinë e zonës se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre, pasi më parë e kanë akuzuar atë për vjedhjen e një mushke, në bashkëpunim me një shokun e tij. Prindërit treguan në “News 24” se djali i tyre ka të paktën 3 ditë që ka shkëputur çdo kontakt me familjen, ndërsa shoku i tij pohon se ndaj 19-vjeçarit policia ka ushtruar dhunë fizike, duke e terrorizuar që të tregonte vjedhjen. “Këta e kanë marrë fëmijën, e kanë çuar në polici, e kanë rrahur, e kanë zvarritur atë. Djali ka thënë, nuk e kam bërë unë grabitjen, se kishte humbur një mushkë”, - shprehej nëna e djalit. “Shefi i komisariatit na mori të dyve në komisariat për punën e mushkës. Ai gjuajti me armë, ka gjuajtur dy herë me armë. Na tha, o tregoni, o do ju vras”, - rrëfen shoku i 19-vjeçarit.  Nëna e të riut thotë se fëmija vuan nga çrregullime mendore që në lindje dhe largimi i tij mund të jetë pasojë e të shtënave me armë të policisë. 


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.01.2014

7

Hetimet për këtë çështje kanë filluar në dhjetor të vitit të shkuar, pas një kallëzimi penal të Drejtorisë së Policisë Elbasan, e cila pretendonte se drejtues të kësaj ndërmarrjeje kanë konsumuar disa vepra penale lidhur me tenderin e riparimit të automjeteve

Katër ish-zyrtarë të Ujësjellësit nën akuzë për abuzime me automjetet Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për ish-drejtorin e UjësjellësKanalizimeve dhe 3 vartës të tij, për kontratën e riparimit të 15 automjeteve. Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtorin dhe detyrim paraqitje për dy punonjësit Leonard Bakillari Tiranë Ish-drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit dhe katër punonjës të tjerë të këtij institucioni janë marrë të pandehur nga prokuroria, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa prej punonjësve, por gjykata ka vendosur të lërë në arrest shtëpie ish-drejtorin e Ujësjellësit, shtetasin Viktor Bella, përgjegjësin e Mekanikës, Eqerem Kozarja dhe pronarin e servisit që kishte riparuar automjetet e Ujësjellësit. Detyrim për paraqitje është vendosur nga gjykata edhe për dy punonjëse të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Elbasanit. Hetimet për këtë çështje kanë filluar në dhjetor të vitit të shkuar, pas një kallëzimi penal të Drejtorisë së Policisë Elbasan, e cila pretendonte se drejtues të kësaj ndërmarrjeje kanë konsumuar disa vepra penale lidhur me tenderin e riparimit të automjeteve. Sipas prokurorisë mësohet se subjekti “Elber” në administrimin e shtetit, që në fakt është ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, kishte lidhur një kontratë me një servis privat për riparimin dhe shërbimin e 15 automjeteve të këtij institucioni. Ndër shkeljet e evidentuara, prokuroria rendit kohën e përfundimit të kontratës dhe mospërputhjen e shërbimeve të nevojshëm për automjetet me ato shërbime që realisht janë kryer nga servisi që kishte fituar tenderin. “Kjo kontratë ka patur si afat për përmbushjen e

saj datën 31.12.2013, por në fakt është mbyllur dhe likuiduar në favor të subjektit ofrues i shërbimit më datë 11.09.2013”- thotë prokuroria, duke specifikuar se në kundërshtim me procedurën, kontrata është përfunduar dy muaj përpara afatit. Prokuroria thotë se ka rakorduar dokumentacionin e mbajtur nga subjekti “Elber” (Ujësjellësi) me praktikën që është mbajtur lidhur me shërbimet e kryera për 15 automjetet. “Nga rakordimi dhe kontrolli i këtyre akteve shkresore mes tyre ka rezultuar se për çdo automjet (15 automjete) ka patur mospërputhje të dukshme mes procesverbalit të mbajtur nga personat përgjegjës të subjektit “Elber” sh.p.k, ku në fakt janë pasqyruar shërbimet që realisht i nevojiteshin automjetit, dhe akteve të tjera të përpiluara nga shtetasi Vegim Dishani si administrator i subjektit “Edi Servis” sh.p.k që janë akti i kolaudimit, situacioni dhe fatura tatimore”, - thotë prokuroria. Pas këtij konstatimi, organi i akuzës ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit teknik për 8 automjete për të cilat ishin kryer shërbime nga servisi që kishte fituar tenderin. “Nga këto veprime hetimore ka rezultuar se në të gjitha automjetet e sipërcituara ka patur mangësi në pjesë dhe shërbime të cilat në fakt janë pasqyruar si të kryera sipas dokumentacionit të mësipërm. Kështu disa pjesë si xhami parapritës, bateria, gomat, pajisja e kilometrazhit etj është konstatuar nga ekspertët teknik se nuk janë ndërruar pasi janë gjetur të thyera, të vjetra, të ndryshkura etj, apo edhe shërbime të tjera që janë të pajustifikuara si p.sh konsumimi i një sasie prej 42 litra vaj në gjashtë muaj për automjetin AA xxxx GG”, - thotë prokuroria. Moskryerja e shërbimeve është pranuar edhe nga punonjësit e shoqërisë “Elber” (Ujësjellësi), të cilët kanë justifikuar firmosjen e akteve me urdhrin që u kishte dhënë ish-drejtori. “Të pyetur për

Ndër shkeljet e evidentuara, prokuroria rendit kohën e përfundimit të kontratës dhe mospërputhjen e shërbimeve të nevojshëm për automjetet me ato shërbime që realisht janë kryer nga servisi që kishte fituar tenderin

nevoja të hetimeve, shtetasit Eqerem Kozarja dhe punonjësit në pozicionin e shoferëve të automjeteve objekt hetimi kanë deklaruar se shërbimet për automjete nuk janë kryer sipas akteve të lëshuara nga subjekti “Edi Servis” sh.p.k, se të dhënat e pasqyruara në këto akte nuk i përgjigjen realitetit dhe se automjetet kanë patur nevojë për shërbime vetëm për ato që janë pasqyruar në procesverbalet e mbajtura prej tyre. Këta deklarues kanë pretenduar se nënshkrimi i tyre në dokumentacion ka qenë i detyruar prej ish drejtorit të subjektit “Elber” sh.p.k shtetasi Viktor Bella”, - thuhet në dosjen e prokurorisë.

Avokati i Popullit: Qeveria të zgjidhe çështjen e toponimeve Qindra ankesa në zyrën e Avokatit të Popullit kërkojnë zgjidhjen e toponimeve në pasaportat e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë të zgjidhë pa vonesë problemin e toponimeve në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi. Sipas rekomandimit, kjo zgjidhje nuk duhet të shkaktojë kosto financiare tek qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë në Greqi. Autoritetet greke kërkojnë që në pasaporta, emrat e qyteteve të lindjes të shkruhen në greqisht ose në anglisht dhe jo në shqip. Zyra e Avokatit të Popullit propozon që për pasaportat që janë ende në fuqi, të gjendet një zgjidhje e përbashkët deri në skadimin e tyre, në të kundërt shteti shqiptar të marrë përsipër shpenzimet në rast të zëvendësimit

të tyre. Ndihmëskomisioneri i Avokatit të Popullit thotë se kjo është një çështje që i ka kaluar caqet dhe se janë me qindra ankesat drejtuar këtij institucioni për zgjidhje. Pasaportat shqiptare përmbajnë edhe gabime të tjera përveç toponimeve, pasi nuk janë plotësuar në gjuhën angleze, por mungojnë edhe germat ë dhe ç. Lidhur me pretendimet e qeverisë greke, komisioneri shpjegon se në qershor të 2011-ës i është dërguar një notë verbale Ministrisë së Jashtme shqiptare nga pala greke, me propozimin për emërimet gjeografike. Një kërkesë tjetër i është bërë në korrik të vitit 2013 dhe po e njëjta kërkesë është përsëritur 23 dhjetor të po këtij viti. Por zyra e Avokatit të Po p u l l it n u k k a m a r r ë e n d e përgjigje. Në pikat e kalimit kufitar, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi, nuk janë lejuar të kalojnë për shkak të toponimeve, përjashtuar rastet e veçanta kur autoritetet kanë dhënë leje.

shkurt Sekuestrohen 270 kg marijuanë në Tepelenë Policia e Gjirokastrës sekuestroi 270 kg marijuanë dhe dy armë kallashnikovë gjatë një operacioni antidrogë. Sipas njoftimit për mediat, droga u bllokua në fshatin Dukaj, rreth 10 kilometra larg Tepelenës. Sipas policisë, lënda narkotike me origjinë nga Lazarati po transportohej me një tip automjeti furgon nga dy persona, B. I. dhe R. I., tashmë të ndaluar. Gjatë kontrollit të banesës së dy personave të ndaluar u gjetën edhe dy armë kallashnikov, si dhe 25 kg marijuanë të tjerë. Aktualisht policia po heton destinacionin e kësaj lënde narkotike, pasi të ndaluarit nuk kanë preferuar të bashkëpunojnë me hetuesit. Vetëm gjatë javëve të fundit policia ka bllokuar ngarkesa të mëdha me marijuanë, pjesa më e madhe e të cilave është kultivuar në Lazarat.  

Konflikti për pronën, sëpatë kokës kushëririt Ndihmëskomisioneri i Avokatit të Popullit thotë se kjo është një çështje që i ka kaluar caqet dhe se janë me qindra ankesat drejtuar këtij institucioni për zgjidhje

Një konflikt pronësie mes dy kushërinjve në Bulqizë ka degjeneruar në një përplasje të dhunshme mes tyre. Për pasojë, 26-vjeçari Artan Jashari është goditur me sëpatë në kokë nga kushëriri i tij, Servet Jashari, 45 vjeç. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në komunën Ostren të Bulqizës. Mësohet se 26-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë. Policia deklaroi se arrestoi autorin e këtij krimi, 45-vjeçarin Jashari. Ky i fundit është marrë në pyetje nga punonjësit e policisë për konfliktin me kushëririn dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Tashmë pritet që dosja t’i kalojë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.


CMYK

8 20.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.01.2014

9

E përmuajshme, Nr. 40, Viti II i botimit, 2013, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

me Madame

Nr. 40 Viti II i botimit dhjetor 2013

Çmimi 300 Lekë

dossier

SHPIRTI I FESTAVE TË ANJEZA MAJËS, REZARTA SKIFTERIT DHE SAIMIR BRAHOS ide dhuratash dhe këshilla dekori

Elia Zaharia Ndryshe nga Mbretëresha e borës së Andersenit, Elia Zaharia është princesha e ëmbël e bardhësisë, që me rrëfimet e saj sjell magjinë e ngrohtë të festave. Nga kujtimet e fëmijërisë me pakot me lodra te mbrëmjet gala në Oborrin mbretëror...

EVI REÇI FLAKA KRELANI MIRA KAZHANI ËNGJËLLUESHE SHQARI IVA TIÇO FLEURA SHKËMBI

personazh ENXHI CUKU HIRUSHJA E RE E KINEMASË SHQIPTARE

fashion

ËNDRRAT E NJË NATE DIMRI


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Edi Gishtëshpejti, me ‘ë’ apo jo, dhe dy fjalë për standardin Ç ështjet e standardit, të gjuhës së shtetit shqiptar, i kanë shqetësuar shpeshherë mediat. Ky shqetësim, duhet të themi, nuk ka qenë asnjëherë i tepërt, madje kjo për vetë median bëhet e nevojshme, sepse gjithnjë e më shumë shoqëria shqiptare, media dhe shkolla, në veçanti, po shfaqin një shpërfillje ndaj rregullave të standardit. Por, siç ndodh zakonisht prej atyre gazetarëve që përfshihen në këtë debat shpesh shumë teknik dhe shkencor, mediatizohen vetëm problemet më të thjeshta. E kështu çështja e standardit, rishikimit ose jo të tij, përmirësimit ose jo të tij, hapjes ose jo të tij, shfuqizimit ose jo të tij, rrudhet shpesh në “do të shkruajmë me ë apo pa ë”. E në lidhje me këtë më ka bërë përshtypje këto kohë, në reklamën e fundit të kompanisë celulare Vodafone, përdorimi i ë-së në fjalën (e sapoformuar në shqip) “gishtëshpejti”. A duhet shkruar apo jo ë-ja në këtë fjalë të re në shqipe? Çështja në dukje është e thjeshtë, por nisur nga kjo dua të shtjelloj edhe disa ide në lidhje me standardin gjuhësor (shtetëror) dhe të ngulitjes më të mirë të tij. Në fillim çështja teknike: me ë apo pa ë? Fjala “gisht” në shqipe shkruhet pa -ë-, e për rrjedhojë nuk ka arsye gjuhësore, në pamje të parë, që fjala “gishtëshpejti” të shkruhet me ë. A ka ndonjë rregull që kanë zbatuar hartuesit e tekstit të reklamës për vendosjen e ë-së? Është rregulli i “zanores ë mbështetëse”, rregulli 5c (Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1973). Me fjalë të thjeshta, ë-ja është një shtesë, pa asnjë vlerë gramatikore, por që bëhet e nevojshme për shkak se, pa të, bashkohen nga fjalëformimi katër bashkëtingëllore në shqipe dhe kjo nuk shkon me strukturën e zakonshme fonetike dhe gramatikore të shqipes. Kështu, fjala me -ë- ndjek modelin e fjalëve të tjera të ngjashme në fjalëformim (si këmbëshpejtë në rastin tonë). Pra, fjala në reklamë është shkruar drejt. Interesante në këtë zgjedhje gjuhësore është fakti se, për drejtshkrimin e kësaj fjale, është zbatuar një rregull ndër më të qortuarit nga studiues (ose jo) që duan ndryshime në standard, rregull që është një “krijesë” e gjuhëtarëve, që nuk ka një realitet në gjuhën e folur: pothuajse të gjitha fjalët që drejtshkruhen sipas këtij rregulli në ligjërim mund të shqiptohen pa këtë -ë- mbështetëse. E, megjithatë, rregul-

koment

Teuta Toska

li 5c vazhdon të jetë aktiv, duke prodhuar, siç po shohim, njësi të reja në gjuhë. Ndryshimet që po synohen në standard këto kohë (siç edhe sugjeroi mbledhja e fundit e Këshillit Ndërakademik) synojnë ta sjellin atë afër ligjërimit, d.m.th. gjuhës së folur. Përkthyer në terma gjuhësorë, kjo do të thotë të zgjedhësh të shkruash sipas parimit fonetik dhe jo atij morfologjik apo historik-tradicional. Pra, çështja e parimit të drejtshkrimit është çështja e parë që diskutohet në të vërtetë. Kështu, nëse do të zgjidhnim të shkruanim fjalën “gishtëshpejti” sipas parimit fonetik, fjala do të shkruhej pa -ë. Vërtet mund të kemi fjalë që shkruhen me parimin fonetik në trajtën e tyre përfaqësuese, por në ligjërim ato marrin mbaresa dhe kjo e bën strukturën e tyre fonetike të ndryshueshme. Shtojmë këtu edhe faktin e formimit të fjalëve të reja, që po bëhen gjithnjë e më shumë të nevojshme në ligjërimet e fushave të reja të komunikimit publik. A do ta ruajë strukturën fonetike fjala kur bashkohet me fjalë të tjera apo edhe me ndajshtesa (parashtesa, prapashtesa)? Pra, parimi mbizotërues i drejtshkrimit të fjalëve (të ngrira) në fjalor vërtet mund të jetë ai fonetik, por kur fjala përdoret në ligjërim e fjalëformim? Diskutimi për fjalën gishtëshpejti, nëse shkruhet me ë apo pa ë, na çon edhe në çështjen nëse janë të përshtatshme rregullat e standardit edhe sot pas kaq vitesh dhe a ia lejojnë, mbi të gjitha, ligjërimit formimin e fjalëve të reja? Përdorimi i një rregulle kaq “jonatyrore” (i zanores -ë-mbështetëse) për gjuhën në formimin e një neologjizme mund të jetë vërtet një rast i veçuar, por edhe një tregues i thjeshtë se standardi ka krijuar jetën e vet si një ndër variantet e shqipes (edhe pse më i privilegjuari), me ligjësitë që gëzon çdo variant tjetër gjuhësor: i gjallë, në ndryshim, në qëndrueshmëri, në gjenerim të njësive të reja, në mënjanim të njësive të panevojshme etj. Nga ana tjetër, përgjigjja e individit ndaj kësaj zgjedhjeje (për gishtëshpe-

jtin), është po ajo: Në një provë në klasë me studentë të universitetit tim thuajse gjysma e shkruan këtë fjalë pa -ë- (edhe pse është një fjalë e mediatizuar: imazhi i kësaj fjale mund të shfaqet dhjetëra herë në ditën në televizion, posterat e personazhit janë gjithandej qyteteve, pa folur për shfaq jen e vazhdueshme online të reklamës), ndonjë e shkroi madje me vizë në mes. Vetë folësi i reklamës e shqipton këtë fjalë pa -ë. Në këtë pikë, mendoj se, edhe nëse do të “shfuqizohej” rregulli 5c, rezultati do të mbetej po ai: përafërsisht gjysma do të gabonte sërish! Arsyeja është se shqipfolësit sillen me standardin siç vazhdojnë të sillen edhe me natyrën, pronën publike, pasurinë kombëtare: duke e shpërfillur e nëpërkëmbur. Ata që punojnë çdo ditë me nxënësit, studentët, vetë redaktorët, kryenëpunësit e çdo sektori të administratës shtetërore e private e njohin mirë këtë realitet, që nuk do të ndryshojë me ndryshimin e rregullave të standardit, thjeshtëzimin e tyre, përafrimin e rregullave me gjuhën e tyre të përditshme. Për ta ndrequr këtë realitet, mendoj se, në radhë të parë, duhet të kuptojmë se në parim vazhdon ende keqkuptimi apo keqparaqitja që i bëri standardit regjimi i kaluar – duke e quajtur atë gjuhën e përbashkët të shqiptarëve kur nuk ishte e s’mund të jetë. Standardi është gjuha e një shteti dhe si e tillë me gjuhën e një kombi ka raportin e pjesës me të tërën. Regjimi i kaluar, për shkak të ideologjisë së vet, na e shërbeu këtë “pjesë” si tërësi përjashtimore, duke u rrekur t’u marrë terrenin varianteve të tjera. Kjo hapërdarje e standardit duhet të marrë fund dhe standardi duhet të rrijë në vendin që i takon; por jeta familjare, shoqërore, media sociale, lloje të letërsisë, lloje të artit, lloje të muzikës etj., duhet të lihen të “marrin frymë” në shqipe dhe jo në standard. Por në vendin që i takon, standardi duhet respektuar në të gjithë rregullat e tij. E shteti duhet të kujdeset për të, e po ashtu të gjithë mekanizmat shtetërorë: shkolla, më së pari. Çdo shqipfolës duhet të kuptojë se qëndrimi ndaj gjuhës së vet, ndaj asaj që përdor në jetën familjare e shoqërore etj. është vërtet shpengimi, por ndaj standardit është dhe duhet të jetë respektimi. *Teuta Toska, zv/dekane në Fakultetin e Shkencave Humane, në Universitetin “A. Xhuvani”.

Vaksinë politike

Fillon lufta e Vetvendosjes kundër kapitalizmit Berat Buzhala

Atë që Kurti e kishte propaganduar me vite të tëra e realizoi dje, me ndihmën e komisarëve të tij, Sfeqla e Aliu. Objekti i Ramiz Kelmendit as nuk ishte më i shëmtuari e as më i egri në Prishtinë. Por u kualifikua për rrënim se ishte i një biznesmeni, mbiemër ky kaq i urryer për Kurtin. inston Churchill, duke folur për ideologjitë ekstreme të majta - sikur kjo e VV - thoshte se problemi kryesor i tyre është se i kushtojnë shumë vëmendje mënyrës së shpërndarjes së pasurisë, e hiç vëmendje mënyrës së krijimit të pasurisë. Unë në këtë dritë e shoh edhe sulmin ndaj njërit prej biznesmenëve kryesorë në vend, Ramiz Kelmendi, duke e goditur në mënyrë simbolike, të parin, njërin prej biznesmenëve kryesorë në vend. Nuk dëshiroj të lëshohem në karakterin dhe cilësitë që ka apo nuk ka Kelmendi. Kjo mund të jetë personale. E rëndësishme është që Shpendi - i cytur nga komisarë si Sfeqla e Aliu - vendosën që të parin ta godasin personifikimin e kapitalizmit. Njeriun që bën tregti, duke mos njohur shumë skrupuj. Kjo patjetër që është edhe një hakmarrje personale e Kurtit ndaj Kelmendit për fushatën “Duaje tënden”, pasiqë sipas VV, është Kelmendi ai që e ka shkelur këtë ‘embargo’ të këtyre këmishëzinjve. Kurse, padyshim që ky sulm është edhe politiko-partiak. Jam i sigurt që ndërtimi i Kelmendit as nuk ishte më flagranti e as më i shëmtuari në vend, që të meritonte të kualifikohej si i pari për t’u rrënuar. Dje e sot gjatë tërë ditës, i madh e i vogël në AAK u përlotën kur Donika Gërvalla e goditi me ca deklarata - pra me deklarata e jo me buldozer - kreun e AAK, ndërsa sot, kur u godit një tjetër zyrtar i kësaj partie, ata të gjithë e ulën kokën. Këto mund të janë probleme të tyre të brendshme, por unë mendoj se ne si qytetarë të këtij vendi nuk duhet të solidarizohemi me fushata të tilla të çmendura të Albin Kurtit, duke i sulmuar mu të parët, ata që do të thoshte Churchill, i krijojnë paratë, si zoti Kelmendi në këtë rast. Pa pikën e dyshimit që Shpendi fatkeq do t’i shohë në mes të gishtave të gjithë ata biznesmenë që në një formë a në një tjetër do të ulin bishtin përballë kësaj kaste politikanësh lunatikë. E pata dëgjuar një biznesmen hungarez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur e përshkruante ardhjen e komunistëve pas Luftës së Dytë Botërore në shtetin e tyre. “Ata erdhën me premtimin se të pasurit do të bëhen më të varfër, e të varfrit më të pasur. Kurse çka ndodhi realisht, ishte se të pasurit u bënë më të varfër, e të varfrit edhe më të varfër”. Deri sot kushdo që ka propaganduar ideologji të tilla kështu ka përfunduar. Nëse dikush edhe më tutje i beson ideologjisë së çmendur të VV-së, atëherë patjetër është duke besuar se një Rend i Ri Botëror po fillon në këtë provincën tonë. Sot në Prishtinë, VV nuk ka sulmuar Ramiz Kelmendin si biznesmen, por ka sulmuar ekonominë e lirë të tregut.

W


op-ed

2

Blog / The Wolf of Wall Street; aty ku mungon dashuria, triumfon performanca

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botë/ Assad në prag të konferencës së paqes: Nuk do të dorëzohem

20.01.2014

Universitet / Grida Duma: Politika të formësojë qartë alternativat e zhvillimit

Njëqind ditët e para të Ramës në IT S

tafi i ri i Ministrisë së Inovacionit e Teknologjisë, tani e quajtur Ministri për Inovacionin e Autoritetin Publik (MIAP), ka punuar këto 100 ditë për administrimin dhe shtimin e burimeve dhe projekteve që trashëgoi në shtator, të publikuara në faqet e internetit. Puna ka patur si qëllim përdorimin e teknologjisë së informacionit (IT) për një qeverisje të hapur në kuadër të iniciativës për partneritet dhe qeverisje të hapur (OGP), të nënshkruar nga kryeministri Berisha në shtator 2011. Në terma hapash konkretë (jo vetëm lobimi) është zhvilluar një workshop me temën mbi përdorimin e open source software në administratën publike dhe shpalljen e një konkursi për profesionistët e rinj në implementimin e një aplikacioni për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave të ndryshme qeveritare. Megjithë vlerësimin pozitiv për këta dy hapa, e konsideroj shumë të ngadaltë zhvillimin e burimeve të ICT në vend këto 100 ditë. Në përmbledhje, duhet të pranohet se vetëm (a) puna në zhvillimin e burimeve të ICT për qeverisjen e hapur dhe (b) dy veprime në 100 ditë, tregon një çapitje për të zhvilluar shoqërinë e informacionit në vend. Gjithashtu, vë re se nuk ekziston vazhdueshmëria e punës ndaj projekteve kyçe për zhvillimin e shoqërisë së informacionit të

trashëguar nga qeverisja e kryeministrit Berisha. Puna e trashëguar për zhvillimin e burimeve të ICT është solide dhe vazhdimësia e saj është e domosdoshme. Në paragrafët e mëposhtëm do jap evidenca që mbështesin këtë hipotezë. Po të nisem nga raporti i fundit i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për teknologji informacioni e komunikimi (ITU) për Matjen e Shoqërisë së Informacionit, konstatohet se nga viti 2011, Shqipëria ka fituar 9 vende në indeksin e rritjes së numrit të përdoruesve të internetit, lidhjeve broad-band fikse dhe wireless në 100 banorë. Kjo rritje është gati 2 herë më e madhe se rritja mesatare globale. Sot, Shqipëria radhitet e 65-ta, duke lëne pas vende si Kina (66), Turqia (68), apo Afrika e Jugut (75). Në vitet 2011-2012, Shqipëria shënoi rritjen më të madhe në Europë me shtrirjen e broadband wireless e fiks, duke sjellë internetin në shtëpitë e qytetarëve. Megjithatë, ka ende punë për t’u bërë në rritjen e numrit të shtëpive me internet, për të arritur nivelet e vendeve të Bashkimit Europian. Puna për implementimin e strategjisë së broadband duhet të vazhdojë për të garantuar rritjen e konkurrencës, uljen e çmimeve dhe përmirësimin e cilësive të shërbimeve të IT. E nëse i referohem sërish raportit,

Kriza si bekim N uk mund të pretendojmë që gjërat të ndryshojnë nëse vijojmë të bëjmë të njëjtat gjëra. Kriza është bekimi më i madh për njerëzit dhe për një komb sepse kriza sjell zhvillim. Krijimtaria lind nga ankthi, ashtu sikurse dita zbardh nga errësira…Kushdo që e kalon krizën, duhet së pari të tejkalojë vetveten.” Kur Albert Ajnshtain shkruante në vitin 1931 Bota siç unë e shikoj, Europa dhe veçanërisht Gjermania përjetonin lëkundjet më të forta të krizës së madhe ekonomike. Shteti praktikisht kishte falimentuar, papunësia ishte në nivele dramatike teksa nazizmi trokiti shumë shpejt së bashku me luftën. Mendimi i tij për tejkalimin e vetvetes, me gjasë i referohej pikërisht prekjes së skajeve më të fundme, pas së cilës filloi të lëvizte leva e ndryshimit. Ajo çka po përjetojmë, megjithëse deri dje nuk na pëlqente shumë të shqiptonim me zë të lartë fjalën “krizë”, nuk është gjë tjetër veçse në rastin më të mirë, parathënia e saj. Këtu nuk i referohem lojës së shifrave prej së cilës veshët tanë oshtijnë çdo ditë nga piskamat e politikës, porse faktit që sot të gjithë e kanë më të vështirë të ndërtojnë një jetë të suksesshme, ashtu sikurse e do formula e kohës që jetojmë: “karrierë + para + famë”. Në këtë periudhë, t’i rikthehesh një copëze shkrimi të 83 viteve të shkuara, ku kriza cilësohet si bekim, pavarësisht se e shkruar nga Ajnshtaini, në impaktin e parë

koment

Evis Nasto

tingëllon si provokim i çmendur, thuajse shprehi cinizmi i pastër ndaj atij që vuan. Por nuk është ky mesazhi. Thirrja që i vjen përshtat ditëve të sotme është ndërgjegjësimi për rrezikun e vërtetë; t’i atribuosh krizës përgjegjësitë e dështimit vetjak dhe për rrjedhojë të mbetesh rob i parazitizmit. Është kjo trag jedia më e madhe shpirtërore, sidomos për shoqëritë e tranzicioneve të gjata, si kjo e jona, tek të cilat fatalizmi mbyll shtigjet e reja. Në këndvështrimin e shkencëtarit gjerman, kriza është ajo që duhet të frymëzojë pikërisht kërkimin e këtyre udhëve, të cilat çojnë drejt mirëqenies, dhe këtu do të shtoja, jo domosdoshmërisht asaj materiale. Megjithëse e përsërisim shpesh këtë term -mirëqenien, apo na ndodh ta dëgjojmë të përmendet çdo ditë në indekse që masin shkallën e zhvillimit ekonomik të vendit, harrojmë se mirë-qenia ka në rrënjën e saj fjalën qenie, njeri. E pra, çdo qenie njerëzore duhet të jetë më fanatike për atë çfarë ka humbur teksa ka shpenzuar kohën në shqetësime boshe për pasjen. Janë pikërisht momente të tilla kur duhet të kujtojmë më shpesh se qe-

arritja më e madhe shënohet në vitin 2013 në broadband wireless, ku Shqipëria pati rritje me 109% në wireless broadband nga 18% që ishte në 2012. Kjo, falë teknologjisë 3G, që aktualisht e disponojnë tri kompani telefonie mobile. Puna për nxitjen e kompanive celulare për mbështetjen e teknologjisë 4G duhet të rinisë sa më parë. Ka prej së paku 4 vjet që ky standard vazhdon të përhapet në rruzull, ku deri më tani përdoret në 32 vende. Me vrapin që lëviz akademia e industria në IT, po punohet për përcaktimin e standardit 5G nga grupet e kërkimit, që do pasohet nga implementimi si produkt biznesi prej industrisë. Shqipëria dixhitale nuk mund të mbetet pas këtij zhvillimi për nga energjitë dhe burimet që mbart. Një tjetër projekt i trashëguar që duhet të lëvrohet, për të ulur shpenzimet e IT-së në agjencitë shtetërore, është infrastruktura e teknologjisë Cloud. Pas ngritjes së infrastrukturës në gjithë komponentët e saj dhe testimit (investim prej €2.2milion), stafi i ri gjendet në momentin ku duhet të studiojë migrimin e sistemeve elektronike qeveritare për të ulur shpenzimet dhe plotësuar kërkesat e agjencive për burime hardware dhe software. Kjo do të arrihej vetëm nëse Cloud do bëhet politikë e

parë për stafin e MIAP. Përveç burimeve e projekteve, u trashëgua dhe një vizion: Shqipëria, një qendër teknologjie në rajon. Vizioni është i qartë, i bazuar në analiza robuste, dhe fuqimisht i lobuar nga kryeministri Berisha e kabineti i tij. Do përmend vetëm 5 nga burimet e mundësitë që e bëjnë Shqipërinë të qëndrojë më lart nga vendet e tjera: (1) burime trualli që vijnë nga projekti i Lindner Group: Tirana Business Park dhe projekti i Bashkisë së Tiranës: Tirana High-Tech Park, (2) burimet njerëzore nga dhjetëra universitete që përgatisin studentë në IT e Inxhinieri jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Mal i Zi e Maqedonia, (3) qendër inovacioni në rajon kryesisht nga zhvillimi i IT në sektorin publik me përdorimin e teknologjisë Cloud dhe nga rritja e shërbimeve qeveritare online: E-Posta, E-Prokurime, E-Matura, E-Aktet, E-Taksat, E-Doganat, Telemedicine, E-Regjistrimi i Bizne-

nia jonë ka nevojë për larminë shpirtërore, për një frymëmarrje që zgjeron përmasat e të jetuarit. Kjo krizë nuk mund të shërbejë thjesht si pasqyrim global i mungesës së të mirave materiale, por është një nevojë për reflektimin drejt atyre që janë cilësuar si vlera të shoqërisë, të cilat nuk po i identifikojmë më. Sot pakkush e di se cila është zgjedhja e duhur, pakkush arrin të ndërmarrë një veprim i bindur se është i drejtë, të shpjegojë apo të justifikojë sjelljen e tij. A e dini përse? Sepse vlerat tona, ato principet të cilat drejtojnë ndërgjegjen, janë zbehur. Aktualisht ky është një shqetësim që tejkalon përmasat e një vendi a të një shoqërie. Dekompozimi i familjes, rritja e kriminalitetit, dhunës, braktisja e shkollës dhe një seri patologjish të tjera janë të pranishme në shumë shoqëri të botës, pavarësisht kulturave prej nga ato gjenerojnë. Në kushtet e globalizimit, ne nuk mund të qëndrojmë veçmas, por jemi ende shumë larg ngritjes së shqetësimit ndaj lëkundjes së themeleve të vlerave, për shkak të indiferentizmit të skajshëm që ka nisur të na karakterizojë si popull. Kjo pasi ndjenja e komunitetit e aplikuar përmes forcës së imponimit gjatë diktaturës, u mpak krejtësisht me ardhjen e demokracisë. Pas dekadash të mësuar me konceptin e bashkësisë, solidaritetit me hir dhe pahir, ndihmës reciproke ndaj tjetrit, tanimë jemi bërë më individualistë se kurrë. Për

shkak se unifikimi ishte një instrument i keqpërdorur për qëllime manipulative nga partia në pushtet për gati 50 vite, ky solidaritet në ditët tona përbuzet totalisht. Brezi im është ushqyer gjatë këtyre viteve me frymën se ajo çka ndodh përtej “oborrit të shtëpisë” nuk i përket e për rrjedhojë çdo ditë e më shumë zhytet në apatinë e të mosreaguarit. Nëse dikujt i ndodh diçka në rrugë, nuk ndihmohet, nëse është dëshmitar i një skene të dhunshme, distancohet, nëse sheh se mjedisi përreth dëmtohet, aq i bën sepse kjo nuk lidhet ngushtësisht me banesën e tij. Nga ana tjetër po ky brez, i rritur në një terren paradoksesh të një shoqërie në tranzicion, nuk ka arritur të përthithë vlerat e vërteta të demokracisë si konkurrenca e lirë, shpirti i garës, ambicia për të ecur përpara përmes meritës, aftësisë dhe punës. Këto elemente, dukshëm mungojnë, sepse nuk janë evidentuar si rrugë që çojnë drejt suksesit. Të rrekesh në kërkimin e përgjegjësive do të ishte një diskutim shterpë, sepse lidhet me frymën e mbrapshtë të drejtimit të vendit gjatë dy dekadave, po aq sa edhe me naivitetin e një shoqërie në izolim, që pasi del nga errësira e shpellës platoniane, i është zhbërë aftësia e dallimit të së vërtetës. Porse rezultati i kësaj amullie, ai që ne po e provojmë në shpinën tonë, ka prodhuar disa stereotipe të gabuara, antivlerore, të cilat po dominojnë shoqërinë tonë. Nga kjo rrjedh

koment

Andi Bejleri

11 Shkenca nuk na ka mësuar ende nëse çmenduria është apo jo sublimimi i inteligjencës. -Edgar Allan Poe

seve, Regjistri Elektronik Kombëtar, E-Thesari, E-Licencat e të tjerë, (4) kapitali në rritje kryesisht nga dy projektet gjigante: hidrocentralet e kaskadës së Devollit dhe Gazsjellësi Trans Adriatic (TAP) me vlerën prej €2.7 miliard, dhe (5) përdorimi i gjuhës shqipe në rajon e rrit zhvillimin me ritme të shpejta të industrisë së IT në Tiranë. Është e rëndësishme të kuptohet e të vlerësohet se teknologjia e informacionit po bëhet dita-ditës pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Ajo po ndryshon gjithë aspektet e jetës: tregti dhe financë, arsim, punësim, energji, kujdes shëndetësor, qeverisje, siguri kombëtare, transport, komunikim, zbavitje, shkencë e energji. Është e vetmja disiplinë shkencore e industriale që ndryshon çdo vit me standarde e makineri të reja, prandaj nevojitet vëmendje dhe punë e vazhdueshme për të ruajtur hapin me ndryshimet. IT dhe impakti i saj në ekonominë shqiptare është rritur këto 8 vite në madhësi e rëndësi. Fatmirësisht, burimet e ICT në vend janë solide dhe puna e bërë gjatë viteve të fundit e kanë ravijëzuar rrugën e zhvillimit të IT në vend. Duhet vetëm ritëm e qëndrueshmëri për ta ndjekur atë. *Andi Bejleri, Ph. D. Imperial College London. Ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit Berisha për çështjet e IT.

mosqenia në harmoni me veten, të mosndjerit i realizuar që nuk ka aspak të bëjë me krizën e mangësive materiale, por me boshësinë shpirtërore. Ndaj besoj se kjo periudhë që parathuhet si e vështirë, duhet të shërbejë për një rivlerësim të koncepteve të shtrembëruara në antivlera. “Më i miri” nuk duhet të jetë më një etalon për arrivistët e pacipë, por duhet të shërbejë për të etiketuar atë që respekton qenien e tjetrit. Formula e suksesit nuk duhet të ketë më përbërës ekskluzivisht materialë, por asaj duhet së paku t’i shtohen edhe ndjesitë që u japin thelbin përjetimeve tona dhe rikthejnë vlerat e humbura në drejtpeshimin e duhur. Pikërisht për sa më sipër, kjo krizë vjen si bekim, dhe JO për faktin se mund të shërbejë për të përcaktuar kufirin mes ideales dhe materiales sepse me gjasa kjo betejë nuk do të reshtë derisa ky rruzull të vazhdojë të shohë dritën e diellit. Por ajo mund të na bekojë, duke ndihmuar në rizgjimin e atyre principeve, të cilat i kemi thuajse të shuara për hir të konformizmit, pa kushte, duke rendur drejt pjesës tjetër të botës. Duhet të reshtim së qeni udhëtarë të destinacioneve të rastësishme, dhe të kuptojmë se kornizat e moralit të një shoqërie mund të ndryshojnë përmasat dhe format, por në çdo rast ato duhet të mbeten aty, si shinat e një hekurudhe që përcaktojnë rrugën përgjatë së cilës duhet të kalojë ky treni ynë. *Kryeredaktore në UTV News.


12

d e b at i

universitet

Hapen mbi tryezë 12 tezat liberale të Grida Dumës, të renditura pak kohë më parë në librin e saj. Autorja dhe të pranishmit në takimin e organizuar në mjediset e UET, theksuan rëndësinë praktike të këtyre tezave në zgjidhjen e problematikave aktuale, thirrjen për qëndrim dhe veprime të qarta të klasës politike për zhvillimin e vendit, si dhe nevojën e një klase intelektuale aktive

Diskutimi mbi tezat liberale Grida Duma: Politika të formësojë qartë alternativat e zhvillimit F

ondacioni për Lirinë Ekonomike në kuadër të veprimtarive të tij për të nxitur debatin lidhur me idetë liberale të zhvillimit ekonomik të vendit, organizoi një bashkëbisedim për librin “12 teza liberale të zhvillimit” me autoren Grida Duma. Pjesëmarrës në bashkëbisedimin e zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës pasditen e së shtunës ishin pedagogë, doktorantë, studentë dhe profesionistë të rinj të fushave të ndryshme nga institucione publike dhe private. Drejtori Ekzekutiv i FLE, Besart Kadia, hapi takimin duke vënë në dukje rëndësinë që ka debati publik për tema të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe duke shprehur bindjen se janë idetë liberale ato që mund të ndihmojnë vendin për të arritur rritjen ekonomike dhe për të vendosur rolin e duhur të shtetit si rregullator i paanshëm. “12 tezat e Grida Dumës erdhën si alternativë liberale për zgjidhjen e problematikave aktuale me të cilat përballet Shqipëria, - u shpreh ai, - dhe jo si një manifest shkencor dhe politik i cili mbetet në një lëm jo praktik”. Autorja Grida Duma ka pasur vazhdimisht një angazhim të konsiderueshëm në debatin për drejtimin e politikave të vendit dhe me librin e saj “12 teza liberale të zhvillimitpërtej 2013”, botim i UET-Press, ka arritur të sistemojë idetë liberale që mbulojnë çdo fushë zhvillimore dhe administruese për vendin, nisur nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe sukseset e provuara në skenën

shqiptare. Libri i sociologes dhe pedagoges Duma, propozon 12 teza zhvillimi që prekin sektorë të ndryshëm si ai i arsimit, i shëndetësisë, prekin pensionet, skemën e asistencës sociale, taksat, legalizimin, çështjen e pronës, amnistisë dhe marketizimin e Shqipërisë në tregun global. Duma sjell një vështrim makro që përfshin gjithë sektorët në këtë botim kushtuar gjithë publikut, përfshirë edhe aktorëve politikë të majtë e të djathtë. Në fjalën e saj gjatë tryezës së të shtunës në mjediset e UET, ajo theksoi nevojën që klasa politike, e cila është promotore kryesore e filozofive të ndryshme politike, e gjenerimit të mirëqenies qoftë me politika të majta apo të djathta, të arrijë të formësojë qartë idetë e saj bazë nëpërmjet të cilave propozon arritjen e qëllimeve për zhvillimin e vendit. Gjithashtu, një nga mungesat e identifikuara të shoqërisë shqiptare në këtë fazë zhvillimi, sipas saj, është indi i pakët i identitetit të qartë, të cilën shqiptarët e vuajnë në raport me botën e zhvilluar. I pranishëm në bashkëbisedim, profesor Kosta Bajraba foli për prakticitetin dhe nevojën që idetë, qofshin ato të majta apo të djathta, të shkojnë drejt një unifikimi ku tregu dhe mënyra se si ai sillet të vlerësohet si pika kryesore e referencës për politikat në një vend si Shqipëria. Gjithashtu, ndër diskutimet e të pranishmëve, ajo që u evidentua në linjë me përqasjen në libër për rolin e intelektualit në shoqëri ishte pikër-

Grida Duma, autorja e "12 teza liberale të zhvillimit" dhe Besart Kadia, drejtor ekzekutiv i FLE, që organizoi tryezën mbi librin e Dumës

Duma theksoi nevojën që klasa politike, e cila është promotore kryesore e filozofive të ndryshme politike, e gjenerimit të mirëqenies qoftë me politika të majta apo të djathta, të arrijë të formësojë qartë idetë e saj bazë nëpërmjet të cilave propozon arritjen e qëllimeve për zhvillimin e vendit.

isht nevoja për të pasur një klasë intelektuale, e cila nuk duhet karakterizuar nga një introvertizëm i theksuar që vë më në pah mediokrit dhe kurajozët pa përmbajtje që të diktojnë politikat e zhvillimit pa pasur qëllime të qarta në politikat e tyre kaotike. Zonja Duma evidentoi bindshëm mungesën e theksuar të intelektualëve dhe të burimeve njerëzore me njohuri të thelluara që japin kontributin e tyre publik nëpërmjet debateve akademike,

profesionale dhe sidomos në politikë. Fondacioni për Lirinë Ekonomike nëpërmjet rrjetit të studentëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë do të vijojë organizimin aktiviteteve të ngjashme, si edhe konferencën e përvitshme ndërkombëtare për alternativën e djathtë të zhvillimit të vendit. Kjo konferencë do të zhvillohet në datën 1 mars 2014, ku do të referojë edhe Dr. Barbara Kolm, nga Instituti Liberal i Vjenës “Hayek”.

Franca, leksione universiteteve britanike Megjithë defektet, arsimi i lartë francez u mëson anglezëve nja dy gjëra mbi përfshirjen sociale dhe politike, thotë Louisiane Ferlier, profesore e Oksfordit

P

ër Francën, ekzistenca e një “tregu ndërkombëtar arsimi të dominuar nga bota anglishtfolëse” e ka bërë të vështirë përshtatjen për hir të konkurrencës. Ndoshta si askush tjetër, shkruan pedagogia e Oksfordit, Louisiane Ferlier, arsimi i lartë francez është i fragmentizuar. Ai përbëhet nga një konstelacion institucionesh të pavarura administrativisht dhe ofron një gamë të gjerë kurrikulash nga klasat shumë selektive përgatitore edhe për diplomat më të përgjithshme. Në vend që të përpiqen të zbusin rritjen e pabarazisë që rezulton nga ky fragmentizim, arsimi i lartë në Francë ka ndjekur rrugën e specializimit duke ndjekur procesin

e Bolonjës 1999. Përgjithshmëria është si miti i kuçedrës në universitetet europiane: prit një kokë dhe dy të tjera do rriten në vend të saj. Ideja e një të drejte universaliteti në arsimin e lartë është ende shëndoshë e mirë në arsimin francez. Tarifat e ulëta të universiteteve joselektive franceze janë shënjues krenarë për sistemin e tyre barazitar- duke qenë që universitetet shihen si kontribues në të mirën e përgjithshme, ato financohen nga komuniteti. Ende, me rreth 25 % të studentëve të regjistruar që nuk marrin diplomë dhe një përqindje të lartë të atyre që ndërrojnë drejtim, ata humbasin një përqindje të konsiderueshëm studentësh me këtë mision idealist. Praktika pragmatike britanike për t’ia lënë koston individit mund të jetë një nxitës më i fuqishëm për studentin që të përparojë. Universitetet janë gjithashtu vende universale dijeje në disa pikëpamje të përgjithshme. Universitetet franceze iu ofrojnë studentëve shumë kurse, lëndë të kombinuara dhe kurrikula të përbashkëta. Ndryshe nga specializimi i

ngushtë i degëve që iu imponohet studentëve në Britani, për studentët francezë është e mundur të ndjekin deri një të tretën e kursit në një departament tjetër. Duke kulmuar mungesën e fleksibilitetit në kurrikulat britanike (pak të justifikuara në termat e punësueshmërisë), mbyllja gjithmonë e më e hermetike e

departamenteve në universitetet angleze dëmton më tej synimin e tyre për universalitet. Duhet marrë parasysh edhe përpjekja e francezëve për të tërhequr studentë të huaj. Grupi Université Universelle me pedagogë, studentë, akademikë bën një punë sistematike për të lobuar pro thithjes së stu-

dentëve të huaj, por kjo nuk është e lehtë. Dikur frëngjishtja ishte lingua franca, vend që sot e zë anglishtja, gjë që i ka bërë më të vështira punët për universitetet franceze. Çfarë leksionesh mund të nxjerrin universitetet franceze nga të gjitha këto? Që universaliteti nuk duhet të përkufizohet vetëm si një program, por të zhvillohet mbi fuqinë e sistemit aktual britanik. Leksioni për universitetet britanike vjen nga vetë grupi Université Universelle. Këto kohë ka pasur goditje sporadike në arsimin e lartë britanik. Ato kanë nxjerrë në pah një mungesë kohezioni, idealizmi dhe njëfarë moskompetence për t’u organizuar ose për t’ia përcjellë shqetësimet një publiku të gjerë. Arsimi francez mund të mos jetë shumë i përhapur në terma statistike, por ai ende ofron leksione të fuqishme për angazhimin social dhe politik. Ndoshta Britania duhet të vlerësojë, sipas pedagoges së Oksfordit, këtë mënyrë të rrëmujshme franceze dhe të provojë të ndërtojë dhe të ketë pikën e saj të fortë: një komunitet intelektual të përfshirë.


bot ë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.01.2014

13

Assad në prag të konferencës së paqes: Nuk do të dorëzohem Presidenti sirian tha dje se largimi i tij nga pushteti nuk është një mundësi. Vihet kështu në pikëpyetje konferenca e Gjenevës, ku parashikohet krijimi i një qeverie të re për paqen në Siri “Largimi nga pushteti nuk është një mundësi”. Me këto fjalë, presidenti Bashar al-Assad minoi ende pa nisur shanset për arritjen e një kompromisi në Konferencën e Paqes së Gjenevës, punimet e së cilës nisin javën e ardhshme. Një konferencë, e cila synon të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës siriane u “sponsorizua” nga këmbëngulja e SHBA-së dhe Rusisë, dy mbështetësve kryesorë të palëve ndërluftuese në Siri. Megjithatë, në një intervistë për Agjencinë ruse të Lajmeve “Interfax”, al-Assad theksoi të dielën se nuk ka ndërmend të negociojë qoftë edhe një minutë të vetme për mundësinë e largimit të tij nga pushteti. “Nëse do të doja të dorëzohesha, do ta kisha bërë këtë që në fillim”, deklaroi prerazi Assad. Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi grupimi kryesor i kryengritjes konfirmoi pjesëmarrjen e tij në bisedimet e Gjenevës. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

përshëndeti vendimin e bllokut kryesor opozitar të Sirisë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të Gjenevës, që do të nisin nga java e ardhshme. “Ky është një vendim kurajoz në interes të popullit sirian, i cili ka vuajtur në mënyrë të papërshkrueshme për shkak të brutalitetit të regjimit të Assad dhe kësaj lufte pa mbarim”, -komentoi Kerry. Kerry nuk ishte i vetmi që konsideroi vendimin e “Frontit Kombëtar Sirian” si kurajoz. Britania e Madhe dhe Franca gjithashtu mbështetën këtë vendim. Në Paris, kryediplomati Fabius e konsideroi vendimin e Frontit Kombëtar Sirian si një “zgjedhje tepër të guximshme, e arritur pavarësisht provokimeve dhe akteve të dhunës së regjimit”. Ministri i Jashtëm i Britanisë, William Hague, përgëzoi këtë “vendim të vështirë”, ndërsa përsëriti qëndrimin e Londrës se presidenti Assad nuk mund të ketë një rol në të ardhmen e Sirisë. Qëllimi i takimit që do të mbahet në Zvicër është ndërmjetësimi i një marrëveshje për formimin e një qeverie të përkohshme tranzicioni, në gjendje për t’i dhënë fund luftës civile që i ka kushtuar jetën më shumë se 130 mijë personave deri tani. Bisedimet, opozita siriane pranon pjesëmarrjen. Koalicioni Kombëtar Sirian, fraksioni më i madh i rebelëve të armatosur në luftën 3-vjeçare kundër presi-

Koalicioni Kombëtar Sirian, fraksioni më i madh i rebelëve të armatosur në luftën 3-vjeçare kundër presidentit Bashar al-Assad dhe i mbështetur nga perëndimi, vendosi pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Gjenevë.

Valë protestash të reja në Ukrainë Protestuesit pro-europianë po përgatiten për një manifestim të ri në kryeqytetin Kiev, me qëllim kundërshtimin e një legjislacioni që kufizon të drejtën për të protestuar të miratuar pak ditë më parë. Tre liderët kryesorë të opozitës kanë konfirmuar pritshmëritë se protesta e së dielës do të jetë ndër më të mëdhatë në historinë moderne të vendit. Ukraina u përball me manifestime për disa javë me radhë, pasi në fund të 2013-s, presidenti Victor Yanukovych refuzoi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian, duke pranuar se presioni i Rusisë e kishte bërë të pamundur firmosjen e saj. Disa

ditë pas refuzimit, Yanukovych udhëtoi në Moskë, ku nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme ekonomike me p r e s i d e nt i n P u t i n . Pav a r ë s i s ht qetësimit relativ të situatës, pakënaqësia u rikthye në Ukrainë në fillim të vitit, kur mazhoranca e Yanukovych miratoi këtë ligj kontradiktor me votat e saj në Parlament. Sipas opozitës, ligji “anti-protestë” përbën një shkelje flagrante, ndërsa akuzuan partinë në pushtet të Yanukovych për një “grusht shteti”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me legjislacionin e ri.

dentit Bashar al-Assad dhe i mbështetur nga perëndimi, vendosi pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Gjenevë. Anëtarët e këtij koalicioni votuan pro pjesëmarrjes ditën e shtunë në përfundim të një takimi 2-ditor në qytetin e Stambollit në Turqi. Koalicioni ndodhej nën trysninë e ndërkombëtarëve për të marrë pjesë në bisedime. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri thirrje opozitës siriane, që t’i bashkohet bisedimeve për paqe të javës së ardhshme. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për një votë pro pjesëmarrjes”, tha Kerry përpara takimit të Koalicionit Kombëtar Sirian. Ai e përshkroi konferencën e paqes së 21 Janarit në Zvicër, si nisjen e një procesi “që shënon mundësinë më të mirë për opozitën në arritjen e objektivave të popullit sirian dhe revolucionit”. Në bisedimet e asaj që quhet “Gjeneva 2” do të përfshihet propozimi për krijimin e një qeveri tranzicioni. Rebelët kërkojnë përjashtimin nga çdo rol të Bashar al-Assad në qeverinë e re, ndërsa Damasku refuzon kushtëzimin e bisedimeve. Ndërkohë, të premten Damasku propozoi një shkëmbim robërish lufte dhe një plan armëpushimi me rebelët në qytetin e Aleppo-s, shesh-beteja më e ashpër e luftimeve mes forcave të presidentit Bashar al-Assad dhe atyre opozitare. Marrë nga Top Channel

shkurt

Nëna ther dy fëmijët në një rit ekzorcizmi Një nënë nga Merilendi në SHBA theri për vdekje dy nga fëmijët e saj dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa po përpiqej të kryente një rit ekzorcizmi. Kështu bëri me dije policia e qytetit Germantown. 28-vjeçarja Zakieja Avery u arrestua dhe u padit për dy vrasje të shkallës së parë dhe dy tentativa për vrasje, pak orë pas ngjarjes makabër. Bashkë me të është akuzuar edhe një grua e dytë, e cila nuk ka lidhje familjare me vrasësen, por ishte një fqinjë dhe mori pjesë në atë që ndodhi. Viktimat janë 1-vjeçari Norel dhe motra e tij 2-vjeçare Ziana, ndërsa dy të plagosurit janë 5 dhe 8 vjeç. Hetuesit e policisë thanë se dy të akuzuarat besonin se po kryenin një rit ekzorcizmi për të larguar djallin apo shpirtrat e këqij nga fëmijët. Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme, pse besonin se gratë po kryenin një rit të tillë. Mësohet se policia u lajmërua nga fqinjët e vrasëses, të cilët thanë se kishin vënë re aktivitet të dyshimtë në shtëpinë e saj.

Egjiptianët votojnë pro Kushtetutës së re Numri i personave që votuan pro Kushtetutës së re egjiptiane gjatë referendumit të mbajtur së fundmi ishte 98,1 për qind, ku morën pjesë vetëm 38,6 për qind e popullsisë, deklaroi dje komisioni elektoral. Ndërsa pushteti që drejtohet nga ushtarakët vlerësoi se një rezultat i tillë legjitimon largimin e presidentit islamik, Mohamed Morsi. Qeveria e re e drejtuar nga ushtarakët kishte paralajmëruar se do të konsideronte si fitore çfarëdolloj pjesëmarrjeje në votim që do të ishte më e lartë sesa ajo e referendumit kushtetues të vitit 2012, kur Morsi ishte në pushtet që ishte vetëm 32,9 për qind. Sipas qeverisë, ky rezultat legjitimon largimin dhe arrestimin e presidentit të vetëm egjiptian të zgjedhur në mënyrë demokrate, ndërsa përkrahësit e Morsit akuzojnë se ushtarakët kanë kryer një grusht shteti në 3 korrikun e kaluar. 


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Duke i shikuar femrat, ra dhe theu të dyja këmbët 5

6

12

7

8

13

16

17

26 30

39

15 20

23

24

27

35 40

28

31

32

36

37

41

42

46

11

19 22

29

10

14

18

21 25

9

43

33

34

38

44

45

47

48

49

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht: 1. Tërësi rregullash për ceremonitë e ndryshme që bëhen për pritje e për përcjellje zyrtare. 8. Sëmundje si myk që i bie bimëve. 12. Kryeqyteti i Letonisë. 13. Universiteti Amerikan. 14. Sigla e Lushnjes. 15. Letërsia Italiane. 16. Organizatë Ndërkombëtare. 17. Presion që i bëjnë një grup njerëzish me influencë një qeverie. 19. Markë makine. 21. Krunde. 22. Shprehja e jashtme a shfaqja e thelbit të sendeve e të proceseve të realitetit. 24. Markë makine. 25. Organizata e vendeve prodhuese të naftës, sigla. 27. Tarifa, prezantuese spektaklesh. 28. Lumë në Itali. 29. Tepër i lodhur. 31. Male që ndajnë Europën nga Azia. 33. Kamion rus. 35. E panjohur në matematikë. 37. Giorgio, stilist i njohur. 39. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen piktura me vlerë artistike. 44. I kapur në luftë. 45. Departamenti Ndërtimit. 46. Njuton i fizikës. 47. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare. 49. Numër rendor. 50. Pjesëz mohuese. 51. Profesion.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Vertikalisht: 1. Modeli i parë i një makine. 2. Lumë i madh në Europën Perëndimore. 3. Organizata e Gruas. 4. Qerre e vogël me katër rrota. 5. Peshk me trup ngjyrë hiri të errët, me njolla të zeza në të dy anët, që e ka mishin me shumë hala të holla. 6. Mjet lundrimi. 7. Pellg detar që ndahet nga deti nga një brez rëre. 8. Masë e një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. 9. Uejn, futbollist i njohur anglez. 10. Lëndë e ëmbël që gjendet te frutat. 11. Pemë e vendeve mesdhetare. 18. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 19. Racë deleje. 20. Hasan i Rilindjes. 21. Ajo shkaktoi Luftën e Trojës. 23. Banorë të hershëm të Europës Perëndimore. 26. Fill për të qepur. 30. Pemë frutore. 31. Mjeshtër në profesionin e vet. 32. Pasuria e dikujt. 34. Grup qelizash me të njëjtin funksion. 36. Tufë kafshësh. 37. Kandërr e vogël me thumb helmues. 38. Nis e nxjerr krye mbi tokë. 40. Boletini i historisë. 41. Pjesë e një drame. 42. Lëvizje e rrymave të ajrit. 43. Qendrim i kalit me dy këmbë. 48. Ent Amator.

Sudoku | nivel mesatar 4 6 2 5

6 2

1

7

7

3 8

1

2

8 7

3

9

5

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

1

7

7 9

5

2

5 2 3

7

3 2 1 3 6

1

1 4

3

1 3

9

9 8

2

4 Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Rusit Dimitri Moskovich i ka kushtuar me thyerjen e të dyja këmbëve dhe shumë eshtrave të tjerë shikimi tinëzar i femrave të zhveshura duke u rrezitur në Melbourne të Australisë. Hobi i tij është ngjitja nëpër shkëmbinj me ndihmën e litarit. Ai e ka shfrytëzuar këtë aftësi dhe është përpjekur t’i shikojë vajzat e bukura duke u rrezitur pranë plazhit vetëm me brekë dhe të zhveshura në pjesën e sipërme. Derisa e bënte këtë, Dimitri është rrëzuar dhe tash i ka të dyja këmbët në gips. “Isha duke e shikuar një femër të bukur të zhveshur në pjesën e sipërme dhe harrova pse gjendesha aty dhe çfarë po bëja, dhe më pas e kuptova se isha thyer krejtësisht”, ka treguar ai. Mjekët kanë bërë ndërhyrje kirurgjike shtatorëshe, pasi Dimitri kishte më shumë se 20 fraktura.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire sot, megjithatë kjo nuk do te thotë qe do mungojnë tërësisht debatet. Ne fakt ato do i japin edhe me shume bukuri ditës. Nëse jeni beqare mos i humbni shpresat për te gjetur princin e kaltër deri ne sekondat e fundit. Situata financiare do jete mjaft delikate.

Jeta sentimentale e çifteve do ketë vështirësi te shumta gjate kësaj dite. Do jeni xheloze ne kulm dhe do debatoni ne çdo moment me partnerin. Beqareve nuk do ju ndodhe asgjë e veçante. Yjet nuk do jene ne anën tuaj sot. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa familjareve. Do arrini te paktën ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do tregoheni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do e acaroje ambientin ne te cilin jetoni. Kujdes sepse po e tepruar mund te lindin edhe probleme serioze. Beqaret nuk do kërkojnë me padurim krijimin e një lidhjeje sepse do ndihem me se miri ashtu si janë. Ne planin financiar do kryeni investime te vlefshme te cilat do e përmirësojnë shpejt situatën.

Nëse jeni ne çift mos tentoni ne asnjë mënyrë te nisni dashuriçka te fshehta sot sepse jo vetëm qe do shkatërroni gjithçka qe keni dertuar me partnerin, por do lëndoheni mjaft edhe vete. Beqaret nuk do takojnë personat e duhur për te filluar lidhje serioze. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk priten probleme ne këtë sektor.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe do kërkoni me ngulm te dale ajo qe doni. Mos i kaloni limitet. beqaret do përballen me surpriza te këndshme te cilat edhe mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar nuk do jete dite pozitive, megjithatë me pak kursim mund t’ia dilni mbanë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

6

3 1 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

0

Do iu duket shpesh vetja si ne ëndërr gjate kësaj dite. partneri do kujdeset mjaft qe t’iu beje te ndiheni me se miri. Mund te keni edhe surpriza gjigande. Beqaret do kenë takime shume emocionuese dhe mundësitë për te filluar lidhje do jene me te mëdha. Urani do ju nxite te shpenzoni pafundësisht dhe situata financiare do behet me delikate se kurrë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 125, 128, 154, 155, 156, 385, 314, 474, 485, 509, 515, 629, 694, 866, 874, 889, 951, 954, 963, 965, Numra me 4 shifra: 0147, 0589, 2001, 2221, 4124, 4369, 4854, 8504. Numra me 5 shifra:

01596, 10652, 12147, 13320, 15263, 18360, 20152, 21444, 21515, 32545, 40521, 46555, 46598, 55465, 61356, 62477, 63201, 75852, 83682, 87420. Numra me 6 shifra: 217808, 259668, 344624, 485435, 571913, 698795, 925250, 965246.

Ndikimi i njëkohshëm i Jupiterit dhe Saturnit ne jetën tuaj ne çift do krijoje një klime shume te ngrohte. Nuk do ketë me agresivitet dhe as debate te forta. Beqaret me shume mundësi do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen te plotësuar për këtë fakt. Ne planin financiar duhet te ndryshoni mënyrën e menaxhimit te te ardhurave qe situata te përmirësohet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dini çfarë te bëni qe ta stabilizoni situatën sepse me partnerin nuk do kuptoheni mire. Beqareve mund t’iu ndryshoje tërësisht ekzistenca fale një takime mbresëlënës qe do realizojnë. Ne planin financiar do keni surpriza.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Tregohuni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe tolerojeni atë here pas here. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni edhe vete te lumtur. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën e tyre pa menduar për asgjë tjetër. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune. Organizojeni si duhet situatën dhe do jeni te sigurte për një kohe te gjate.

AKREPI (22/X-21/XII)

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj gjate kësaj dite. Nëse e ruani te ngrohte komunikimin dhe here pas here e falni për gjerat elementare partnerin ambienti do jete i ngrohte. Nga ana tjetër beqaret nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne plani material do bëni gabime te pafalshme te cilat do ju kushtojnë shtrenjtë me vone.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Edhe pse mund te keni shume angazhime gjate kësaj dite, mundohuni te mos e lini pas dore atë qe keni ne krah. Ai do ketë nevoje për ju me tepër se kurrë. Për beqaret do jete dite e qete. Ata do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk presin ndryshime. Financat do jene te mira. Përfitoni për te blere objektet qe keni pëlqyer prej kohesh, por jo te kryeni shpenzime kot se koti.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse jeni ne një lidhje dhe ende e doni njeri-tjetrin si ne fillim, Plutoni do nxite momentet romantike dhe emocionuese. Orët e mesditës do jete ato me te mrekullueshmet. Beqaret nga ana tjetër do njohin një person serioz dhe sharmant. Ja vlen ta njihni edhe me tej atë. Me financat do i keni punët mire.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

20.01.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20 janar

15

Me një mollë do ta magjeps Parisin. - Paul Cezanne

1265

Simon de Montfort mbledh Parlamentin Parlamenti që u thirr nga Simon de Montfort, Duka i Leicester-it, u mblodh më 20 janar 1265 dhe ishte një gur themeli në evoluimin e qeverisë përfaqësuese. Parlamentet e mëparshme kishin qenë të kufizuara vetëm te përfaqësuesit e fisnikërisë. Kjo ishte hera e parë që fisnikët e çdo konteje dhe qytetarët e një numri të përzgjedhur qytetesh duhet të dërgonin dy përfaqësues në parlament, këta të fundit të zgjedhur ndërmjet tyre. Simon de Montfort kishte prona të shumta në Angli dhe Francë. Ai u martua me të

motrën e mbretit Henry III në vitin 1238, por u bë gjithnjë e më kritik me sundimin e tij. Simon u bashkua me baronët që kërkonin kufizime ndaj pushtetit të mbretit dhe një zë më të fortë në qeverisje, posaçërisht sa i takon politikave të jashtme ambicioze e të kushtueshme të Henry-t. Në vitin 1264 organizoi një rebelim dhe mundi ushtrinë e mbretit në Betejën e Lewe-s, duke kapur rob Henryn dhe të birin, Edward-in. Në kontroll virtual të vendit, arroganca e Simon-it i tëhuajësoi baronët kryesorë dhe mbështetja mbeti ajo e

baronëve më të vegjël, fisnikë kontesh dhe artizanë, përfaqësuesit e të cilëve i kish thirrur në Parlament si mjet për të forcuar pozitat e veta. Kur baroni i fundit mbështetës e braktisi Simon-in, Edward i priu një ushtrie të madhe kundër tij dhe Simon u vra në betejën e Evesham-it në vitin 1265. Megjithatë, kur Edward u bë mbret, ai u sigurua që parlamenti i tij të përfshinte përfaqësues nga qytetet dhe kontetë, hapi i parë në themelimin e demokracisë parlamentare moderne.

Blitz

Foto dite

322

Mijë e 463 km2 është sipërfaqja e Bregut të Fildishtë.

20.1

Milionë banorë është popullsia e këtij shteti.

62.5 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë.

966

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit, Yamoussoukro.

Titulli: dita e biçikletave

Në Facebook Maklen Misha Laura deklaratë për një ngjarje në Mamurras. Kushedi si i duket kjo, si Vende dhe Popuj. Alfred Duka

Një mik i vjetër dhe i mirë më tregoi këtë ngjarje të ndodhur në Mirditë. Një mirditori i kishin vjedhur gomarin. Pasi kërkimet e tij nuk i dhanë rezultat, iu drejtua priftit duke i kërkuar se nëse ndokush do ta rrëfejë vjedhjen e gomarit të tij, ta vinte në dijeni. Kaluan ca kohë dhe askush nuk po e rrëfente vjedhjen e gomarit. Një ditë tek kisha erdhën 5 persona. Pyetjes së priftit se me çfarë merren, i pari i tha me bujqësi, i dyti me blegtori, i treti me gjueti, ndërsa 2 të tjerët i thane-me kurrëgja, nuk bajmë asnjë punë. Prifti e thirri fshatarin që i kishin vjedhur gomarin. Sapo ai mbërriti në oborrin e kishës i tha; ta gjeta gomarin, zgjidh njërin nga këta të dy dhe hyp m’ta, pasi nuk dijnë me ba asnjë punë... Lule Kembora

Më është kthyer në mainstream të mësoj dhe unë të përdor llafin “mainstream”. Rovena Mocka

Sazani ka vendos gurin te poramida !!

gazetamapo@gmail.com

The Wolf of Wall Street; aty ku mungon dashuria, triumfon performanca I bazuar mbi një libër shkruar mbi një histori të vërtetë (asaj të Jordan Belfort, ish-stockbroker), Scorsese (71-vjeçar) ka realizuar në fakt një “Casino 2.0 (1995). Por filmi mund të shihet edhe si një “GoodFellas 3.0 (1990), nëse “Casino”-në e konsiderojmë si një “Goodfellas 2.0 . Pra një trilogji. Një trilogji mbi paranë. Mbi kapitalizmin. Megjithatë, “Ujku i Wall Street”-it mund të konsiderohet edhe si film ‘më vete’, dhe jo si kapitulli i tretë i një trilogjie. Film “më vete”, por prapë se prapë në kuadër të një rrugëtimi: atij të filluar nga Scorsese në vitin 1983 me “The King of Comedie” (me Roberto De Niron në rolin e Rupert Pupkin). Nëse deri në atë vit personazhet e Scorsese-s ishin realë, banalë, njerëz prej mishi e gjaku, shpesh edhe vetmitarë (Taxi Driver, Mean Streets, Raging Bull&#8230, “The King of Comedie” (foto majtas) inauguron një tjetër kategori personazhi: atë të showman-it në skenë ( “better to be king for a night than schmuck for a lifetime”) dhe pastaj të numraxhiut edhe në jetë. Personazhe tek të cilët

në mungesë të dashurisë, triumfon performanca. Show. Për nga struktura (forma), “The Wolf of Wall Street” është shumë i thjeshtë: i ndërtuar mbi rreth 20 dialogje, secili afërsisht 10 minutësh (që të kujtojnë filmat e Tarantinos), biseda “têtë à têtë” midis dy personazhesh të filmit, të cilat ndërpriten me skena më ‘dinamike’ siç janë ato të ‘lutjeve’ kolektive që bosi i financës organizon me punonjësit e vet (në zyrë), ose me skenat e orgjive dhe festave që organizon me miqtë e tij në jahte, pishina, hotele, vila… etj., etj. Skenat e ‘lutjeve’ në zyrë bile janë edhe më të arrirat, pasi pikërisht janë esenca e filmit: janë lutje pa drogë, ose me saktë droga (atë realen, heroi kryesor e merr me lugë e me hundë) është vetë performanca e Bosit. E klounit. E numraxhiut. Ajo është roga e kolektivit. Për nga përmbajtja pastaj, aktualisht filmi ka ngjallur shumë debate në media, në shtyp e në rrjetet sociale, debate që në thelb shtrojnë pyetjen se ku mbaron historia e bankierit dhe ku fillon ‘mizanskena e Scorsese-s’ (filmi), pra sa complaisant janë Scorsese/Di

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Caprio me këtë histori reale të viteve ‘90. Di Caprio është shprehur edhe vetë për “Variety”, sigurisht duke mbrojtur filmin. Ndërkohë flitet se në rrjetin social facebook, profili i bankierit Jordan Belfort po i numëron gjithë e më të shumtë mbështetësit e tij. Mua më duket jo fort me bereqet të debatohet për këtë gjë, për arsyen e thjeshtë se ‘mizanskena à la Scorsese’ nuk daton prej sodit: siç shkrova më lart, duke filluar që prej mesit të viteve ‘80 (dhe më ekzaktësisht me “The King of Comedie&#8221, u bënë dekada që regjisori procedon përmes deformimit ekspresionist të realitetit; u bënë dekada që në filmat e Marty-t nuk ka më milet, nuk ka më popull, njerëz të rëndomtë (për shembull: në filmin në fjalë nuk evokohen fare, për asnjë sekondë të vetme viktimat e Ujkut të Wall Street-it !), pra në filmat e tij tashmë u bënë dekada që nuk ka më persona, por ka…personazhe. U bë kohë që kjo është deviza e Scorsese-s mizantrop, pra nuk daton prej sodit. U mësuam tashmë… *Blogu: filmjournal.net

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 20.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

JONILA GODOLE Në përkthim ndjej nevojën e paskajores së gegnishtes

NJOFTIM / REKLAMA REPORtAZH Komuna e Parisit, Getoja e kuqe

DOkumENtE Dosjet e FBI për Camus e Sartre

Nr. 24 (269), Viti Viii botimit dhjetor 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

EDI RAMA-NJERIU I VITIT

RREFIMI I KRYEMINISTRIT Intervista Ekskluzive/ Raportet e reja e të vjetra me Metën, Ngjelën, Zogajn, Blushin, Imamin, Kokëdhimën dhe eulogjia për Olldashin … Pse është i gatshëm të qeverisë vetëm një mandat, por të realizojë vizionin e tij për Shqipërinë. Detaje rreth ‘obsesionit’ kryeministror, raportit të shumëpërfolur me vdekjen dhe … pesë portrete të paautorizuara nga Mero Baze, Armand Shkullaku, Henri Çili, Belina Budini dhe Gilman Bakalli.

Mapo 20 janar ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you