Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Sfida e qeverisjes, a është Rama kapiten i një anijeje që rrezikon mbytjen? Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 1 korrik 2013. Numër 948. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Deputet apo ministër, ‘senatorët’ e PS preferojnë mandatin

Kryetari i ri, 102 mijë demokratë në zgjedhje Basha e Olldashi priten të jenë kandidatët "VIP". Dy anëtarë të lëvizjes së Dhjetorit, Biberaj dhe Buçpapaj shpallin kandidaturën. PD, gati listat me anëtarët e partisë, mbi 100 mijë FAQE 5

Konflikt për zhurmën, vritet me thikë pronari i një bilardoje

Figura të njohura të PS-së, rezistencë kundër parimit të ndarjes së mandatit të deputetit me atë të ekzekutivit. Sipas tyre, mbajtja e dy posteve nuk ndalohet me Kushtetutë dhe lënia e mandatit të deputetit zhvlerëson postin e ministrit, i cili mund të ishte i cenueshëm në çdo çast që do ta shihte të arsyeshme kryeministri. Fjala e fundit e forumeve të PS, pasi një gjë e tillë nuk është diskutuar ende aty. Faqe 3

Arbër Mitro, pronar i një lokali bilardoje u vra me thikë nga fqinji i tij. Autori vetëdorëzohet në polici: Nuk doja ta vrisja. Kisha qëllim vetëm ta trembja që të mos bëhej më zhurmë

FAQE 7

Pagat e pensionet, rritja në dorë të parlamentit të ri Rama: Mbaroi acari në marrëdhëniet me Greqinë, negociata për paktin detar

FAQE 4

op-ed / 10-11

Kryeministri Berisha miratoi para zgjedhjeve vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, por Ministria e Financave nuk ka ende një projekt të detajuar me listëpagesat përkatëse. Rritja deri në 6 për qind do të jetë në vullnetin e parlamentit të ri

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Rrugëtimi i suksesshëm politik i Sali Berishës

koment Dritan Osmani

Adriatik Kelmendi

Minella Borovën publiku do të mund ta sjellë në kujtesë për rolin e Besnikut

Mund të ketë secili të preferuarit, ose të urryerit e vet, matjet e çmatjet e veta, llogaritë e çllogaritë...

tu tek institucioni i Avokatit të Popullit. Kjo tregon se konsensusi është jo vetëm i mundur, por edhe se me konsensus Shqipëria ecën përpara”, - tha Ëollfarth. Duke iu drejtuar Avokatit të Popullit që ndodhej pranë tij pas takimit, ambasadori i OSBE-së shtoi se “zgjedhja me 127 vota për ju, z. Totozani, është tejet e rëndësishme, tejet inkurajuese dhe shpresoj gjithashtu që do t’i japë një shtysë të fortë kauzës së të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Shpresoj që një... faqe 2

Mihal Luarasi: Minella Borova u braktis në vendin e tij Minella Borova, aktor i njohur i teatrit dhe kinemasë, është ndarë nga jeta në moshën 66- vjeçare në Argjentinë pas një sëmundjeje të rëndë

Ndoshta Sali Berisha do të jetë ende aktiv në politikë, por ndoshta është...

Fataliteti Ilir Meta

koment

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth mbështet idenë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Pas takimit të zhvilluar dje me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori i OSBE-së tha për mediat se Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë, teksa mori si shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Ajo që është shumë e rëndësishme për të shtruar rrugën drejt integrimit europian është konsensusi, të folurit me njëri-tjetrin, dhe ja tek jemi sot kë-

në filmin “Udhëtim në pranverë”, një film që vazhdon të shfaqet edhe sot në disa prej televizioneve shqiptare. Aktori i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare në Argjentinë ku jetonte prej vitesh. Humbja e parakohshme e aktorit ka befasuar miqtë dhe kolegët e tij. “Më befasoi... faqe 13

hetimi

Duel demokratik

Afera me aksidentet, hetim dy ekspertëve dhe 2 mjekëve ligjorë

FAQE 7

PRODUKTE DHE SHËRBIME

Me Ulje

Duke filluar nga 40% I gjeni vetëm tek www.tag.al

koment / 11

Faqe 16

Klejdi Këlliçi

Kur arroganca bëhet pretekst Fitorja e së majtës shihet si triumfi i pakënaqësisë kundrejt arrogancës. Arrogancës së pushtetit të djeshëm të manifestuar në mënyrë kapilare nga lart poshtë, që nga instancat më të larta të qeverisjes e deri tek nëpunësit më të thjeshtë që përballeshin me publikun. Ajo u përdor si preteksti kryesor për t’i atribuuar humbjen të djathtës dhe për të vënë në pah një cilësi të cilën qeverisja e ardhshme nuk mund ta ketë, arrogancën pra. Por gjithçka zbehet nëse lidhim shkak-pasojë arrogancën me rezultatin e zgjedhjeve. Shumëkush i mban mend shprehjet e zotit Meta për ‘kokëpalarët’, shprehja ndoshta më brutale e përdorur ndonjëherë në tranzicionin shqiptar. Brutale sepse vinte në pah esencën e distancës kulturore, ekonomike apo sociale mes kokëpalarëve (të shumtë)...


2

afër/larg

1

ekonomia

Rama:

Gara në parti

“Ngrin” rritja e pagave dhe pensioneve

Mbaroi acari në marrëdhëniet me Greqinë,negociata për paktin detar

102 mijë demokratë në zgjedhje për kryetarin e ri

Faqe 6

Faqe 4

Faqe 5

Me socialistët që këmbëngulin në taksën progresive dhe LSI që i qëndron taksimit të sheshtë duket e ky mund të jetë edhe pjesa e parë që dy partitë do të duhet të negociojnë

“Tani është natyrshëm koha për të qenë euforik, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë, por këshilla ime për është: qëndrojini besnik programeve tuaja, qëndrojini besnik Rilindjes dhe kthejeni në realitet”, tha Carola MüllerHoltkemper, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.

Sfida e qeverisjes, a është Rama kapiten i një anijeje që rrezikon mbytjen? Vladimir Karaj

P

ër kryeministrin e ardhshëm, atë që pritet të marrë punën në shtator, Shqipëria është në krizë. Kryesocialisti Rama, ndërsa u zotua se nuk do ta fshihte të vërtetën (krizën) edhe kur të ishte një pushtet, deklaroi pak ditë më parë se vendi ndodhej në një situatë krize, por se kjo mund të përballohej bashkërisht. “Jemi të gjithë në një anije dhe të gjithë do ta përballojmë”, tha Rama duke bërë kështu edhe figurën e kapitenit që duhet ta drejtojë anijen për t’i shpëtuar mbytjes. Kriza ekonomike duket se do të jetë edhe sfida e parë e Ramës dhe të majtës në drejtimin e vendit dhe vetëm përmirësimi ekonomik do i mundësonte këtij të fundit të mbante mëtej një listë të gjatë të premtimeve; nga shëndetësia falas deri te reformat e thella dhe zhvillimi infrastrukturor. E ndërsa të kënaqur me fitoren një pjesë e madhe e të majtëve janë përfshirë në eufori, Rama ka qëndruar me këmbë në tokë, por ka pranuar se pak gjë di se çfarë realisht ka ndodhur në këto vite me financat e shtetit duke hamendësuar një krizë të rëndë edhe pse ka shmangur më shumë se njëherë mundësitë të një skenari grek ku qeveria do të ishte më pas e pamundur të ndryshonte. Kjo nga njëra ana mund të jetë një formë për të shmangur përgjegjësinë që mund t’i kërkohet qeverisë pas muajve të parë, apo edhe një mënyrë për të krijuar një farë amortizimi ndaj pakënaqësive të hershme. “E morëm nga zero”, “e nisëm nga zero” apo “e gjetëm të rrënuar”, janë shprehje normale të politikës që prej kësaj duan të tregojnë se çdo hap është një plus i madh në një grafik që nis në fund të boshtit. (Në fakt duke qenë rotacioni i dytë normal në vend, kjo mund te jetë vetëm hera e dytë që një shprehje e tillë nuk do të kishte vlerë.) Kësaj logjike duket se i shërben edhe deklarata e hershme edhe gjatë fushatës e kryesocialistit se “nuk kanë shkop magjik” dhe se reformat do të duan kohë. Djathtas në fakt janë mjaft skeptikë për ato që ka premtuar Rama. Madje në fjalimin e dorëheqjes dhe pranimit të humbje kryeministri Berisha nuk

mëtoi të sugjeronte se premtimet ishin të pambajtshme dhe gjëra që ai “nuk mund t’i premtonte”. Paqartësitë e mëdha në lidhje me atë që do të bëjë PS dhe qeveria e drejtuar nga Rama, fillojnë në pikë të parë me qëndrimet jo fort të përafërta me aleatin e dytë në koalicion LSI e Ilir Metës, pa të cilën qeverisja do të ishte e pamundur. Palët duket se nuk janë dakord (të paktën nga sa ëshët bërë e ditur në deklarimet publike)m mbi politikat tatimore që do të ndiqen. Me socialistët që këmbëngulin në taksën progresive dhe LSI që i qëndron taksimit të sheshtë duket e ky mund të jetë edhe pjesa e parë që dy partitë do të duhet të negociojnë. Ndërkohë nisur edhe nga deklarimet e fundit qoftë të Ramës, qoftë të Metës objektivi kryesorë që duket se i kanë vënë vetes është të ndryshojnë mënyrën se si shihet nga opinioni marrëveshja e arritur mes tyre. Qoftë Rama, qoftë Meta janë duke përsëritur se nuk kanë një marrëveshje që parcelizon pushtetin në përqindje dhe se më shumë se një ndarje postesh bëhet fjalë për një bashkëpunim afatgjatë mes tyre. Ata kanë refuzuar gjithashtu të përmendin edhe numrin e ministrave që do i shkojnë njërës apo tjetrës palë, sërish duke e cilësuar këtë si dytësore. Duke se e gjithë kjo është një tentativë për të bindur apo zbutur dyshimet për një rënie dakord në “ndarje” të tortës së pushtetit sipas numrave dhe fuqisë elektorale. E ndërsa Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto, figura kryesore të dy partive, po negociojnë për të paraqitur një program të përbashkët të 300 ditëve të para të qeverisjes është e sigurt që një negociatë e dytë po kaq intensive po zhvillohet për të përcaktuar emrat e qeverisë së re. Nëse Rama dhe Meta do t’ia dalin të bindin se nuk janë thjeshtë në një koalicion që ndan me pjesë pushtetin, kjo do të

E ndërsa të kënaqur me fitoren një pjesë e madhe e të majtëve janë përfshirë në eufori, Rama ka qëndruar me këmbë në tokë, por ka pranuar se pak gjë di se çfarë realisht ka ndodhur në këto vite me financat e shtetit duke hamendësuar një krizë të rëndë edhe pse ka shmangur më shumë se njëherë mundësitë të një skenari grek ku qeveria do të ishte më pas e pamundur të ndryshonte.

“Kjo do sjellë realitetin rrëqethës sa mund të rrezikojnë qeverinë, por kjo duhet bërë sepse shqiptarët boll u frynë me realitete që s’janë”, tha Rama në ‘Top Story’ së fundmi

varet shumë nga emrat dhe mënyra se si do të ndërtohet qeveria e re. Rama nga ana e tij, në vijim të akuzave për paraardhësin, ka shprehur sërish dyshimet mbi statistikat në vend duke premtuar fillimisht një reformë të INSTAT. Ai thotë se do t’i pranojë të vërtetat edhe sikur këto të rrezikojnë qeverinë dhe se do të mbajë përgjegjësi për këto. “Kjo do sjellë realitetin rrëqethës sa mund të rrezikojnë qeverinë, por kjo duhet bërë sepse shqiptarët boll u frynë me realitete që s’janë”, tha Rama në ‘Top Story’ së fundmi. Nga ana tjetër edhe pse thotë se gjasat që një skenar grek të përsëritet në Tiranë janë të vogla (për shkak të strukturës ekonomike që ne kemi, siç e shpjegon ai), Rama thotë se ka pak të dhëna për një gjendje financiare të Shqipërisë duke theksuar se “s’ka inventar” dhe se ai pret që për shkak të shifrave të fshehura situata në vend të mos jetë e mirë. Ndërsa ka një listë të gjatë premtimesh që prej testit të analfabetizmit deri te një integrim të thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës apo legalizimet e shëndetësinë falas, prova e parë që i duhet të gjej përgjigje në qeverisjen e re është mënyrat se si do të bëhen e financohen të gjitha sa janë premtuar. Ata që e besojnë Ramën, që njëkohësisht besojnë edhe te programi i tij edhe te fakti se Shqipëria është në krizë të rëndë ekonomike për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit të deritanishëm, presin që ai të ndryshojë rrënjësisht gjërat duke i marrë të mirëqena ato që janë thënë. Skeptikët do mund të bindeshin vetëm përmes mrekullive. Ndërkohë një listë e gjatë ambasadorësh kanë vlerësuar procesin politik të zgjedhjeve dhe rotacionin dhe janë shprehur optimistë për vendin si vëzhgues të jashtëm madje kanë shkuar deri aq sa të inkurajojnë programin e të majtës. “Tani është natyrshëm koha për të qenë euforik, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë, por këshilla ime për është: qëndrojini besnik programeve tuaja, qëndrojini besnik Rilindjes dhe kthejeni në realitet”, tha Carola Müller-Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.07.2013

3

Deputet apo ministër, “senatorët” e PS preferojnë mandatin Sipas disa figurave të njohura të PS mbajtja e dy posteve nuk ndalohet me Kushtetutë dhe së dyti, ideja e Ramës shihet si një mundësi për të zhvlerësuar postin e ministrit, i cili mund të ishte i cenueshëm në çdo çast që do ta shihte të arsyeshme kryeministri. Fejzi Braushi

Betejën më të madhe në formimin e qeverisë së re të majtë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duket se nuk do ta ketë me aleatët, por me të vetët. Kjo pasi vullneti i dakordësuar i dy krerëve të mazhorancës së re, Edi Rama dhe Ilir Meta, për të ndarë në mënyrë përfundimtare mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit, nuk mirëpritet deri tani nga pjesa dërmuese e figurave qendrore të Partisë Socialiste. Megjithëse nuk pranojnë të shprehen publikisht, për shkak dhe të delikatesës që mbart faza e krijimit të qeverisë, “senatorët” socialistë janë të vendosur që të mos e pranojnë këtë zgjidhje të ofruar fillimisht nga kryetari i tyre dhe që u pranua më pas edhe nga aleati i tij më i madh, Ilir Meta, duke e vendosur atë edhe si një nga pikat e marrëveshjes së parimeve të firmosur në Shkodër para zgjedhjeve. Të kontaktuar nga MAPO, emra të njohur të PS-së që për vite me radhë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm si në jetën parlamentare ashtu edhe në përgjithësi në atë opozitare dhe që natyrshëm mund të kenë dhe pretendime për të qenë pjesë e qeverisë së re, janë shprehur kundër parimit të ndarjes apo papajtueshmërisë së mandatit të deputetit me atë të ekzekutivit. Kjo duke logjikuar se së pari, një gjë e tillë nuk ndalohet me Kushtetutë, dhe

së dyti, ajo shihet si një mundësi për të zhvlerësuar postin e ministrit, i cili mund të ishte i cenueshëm në çdo çast që do ta shihte të arsyeshme kryeministri, pa patur drojën se do të humbiste një votë në parlament. Nga ana tjetër, ata e shohin edhe si një hapësirë apo mundësi për të ndërprerë karrierat politike të atyre personave që do të pranonin të linin mandatin e deputetit për t’u bërë ministra, por edhe si një mosbesim e mosmirënjohje për kontributin që ata kanë dhënë në jetën politike për vite me radhë. Po kështu, sipas tyre, roli i deputetit me këtë ndarje ulet shumë, ndërsa ai i ministrit është gjithmonë në diskutim. Ndaj ata shprehen se do ta kundërshtojnë këtë zgjidhje të ofruar nga kryetari i tyre, Edi Rama, sapo kjo çështje të shtrohet në forumet partiake. Pasi sipas tyre, deri më tani ky është thjesht një vullnet i kryetarit Rama, por i pa sanksionuar në ndonjë nga dokumentet themelore mbi të cilët funksionon kjo parti, apo me ndonjë vendim tjetër të forumeve të kësaj partie. Në të kundërt, një pjesë e mirë e tyre kanë bërë të ditur se nuk do të pranonin të linin mandatin e deputetit edhe pse kjo do t’i linte jashtë qeverisë së ardhshme. Arsyetimi i Ramës

Për këtë rezistencë është koshient edhe vetë kreu socialist, i cili vetëm

Rama: “Duhet të mbyllet kapitulli që ministri është një person që bën edhe deri çfarë i teket dhe kërcënon me faktin se s’ke ça i bën dhe për më tepër duhet të hapim kapitullin që çdo ministër duhet ta meritojë me punë”

disa ditë më parë në “Top Story” do të shprehej se “kjo është një çështje konsultimesh me secilin”. Gjithsesi, sipas tij, kjo është e nevojshme pasi në radhë të parë do krijonte mundësitë që ministri të ishte i angazhuar 24 orë në 24 për punën e ekzekutivit ashtu si edhe nga ana tjetër deputetët, por mbi të gjitha sipas Ramës, “duhet të mbyllet kapitulli që ministri është një person që bën edhe deri çfarë i teket dhe kërcënon me faktin se s’ke ça i bën dhe për më tepër duhet të hapim kapitullin që çdo ministër duhet ta meritojë me punë”. Sipas Ramës, një zgjidhje e tillë do të krijonte kushtet që marrëdhëniet e ministrit me parlamentin të ishin të një raporti të tensionit pozitiv. Natyrisht, zgjidhja që ofron Rama nuk është thjesht ide e tij, pasi një model të tillë e zbatojnë sot edhe vende të tjera, siç është rasti i Kosovës, por edhe i Francës. Natyrisht, rasti i Francës nuk është tamam si model që kërkon të zbatojë Rama, pasi atje ekziston varianti i de p u t e t it zëvendësues, dhe në momentin që ministri lë postin ekzekutiv ai mund të rimarrë mandatin e deputetit. Natyrisht që ky do të ishte varianti që do t’u pëlqente dhe “senatorëve” socialistë, por që për t’u realizuar do kërkonte patjetër ndryshime kushtetuese.

PS, festë për 22-vjetorin dhe fitoren e zgjedhjeve Partia Socialiste feston sot 22-vjetorin e themelimit të saj. Ashtu siç edhe kishte premtuar, kryetari i socialistëve ka organizuar sot një festë të posaçme për këtë përvjetor të 22-të të kësaj force, çka në fakt do të jetë edhe një festë për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Festa për 22-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste do të zhvillohet në mbrëmje në ambientet e Hotel “Sheraton” dhe në të janë ftuar të marrin pjesë jo vetëm personalitete të kësaj force në vite, por edhe aleatët e koalicion-

it zgjedhor, si dhe kundërshtarët politikë, pra krerët e partive opozitare parlamentare, përfaqësues të trupit diplomatik, komuniteteve fetare, gazetarë e opinionistë etj. Kështu, më konkretisht janë ftuar dhe pritet të jenë prezentë të gjithë krerët e partive aleate me të cilat fitoi zgjedhjet, përfshi këtu dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili rikthehet në një festë të tillë të socialistëve pas shumë vitesh. Ftesë, siç bëri të ditur vetë Rama para disa ditësh, i është dërguar edhe Kry-

eministrit në detyrë, Sali Berisha dhe aleatëve të tij që në 4 vitet e ardhshme do të jenë në opozitë. Ftesë mësohet se i është dërguar nga Rama edhe paraardhësit të tij në k r ye t ë P S - s ë , Fat o s Na n o. Megjithatë, burime nga PS bëjnë të ditur se ai s’do jetë i pranishëm pasi ndodhet jashtë shtetit. “Këtë herë festa e ditëlindjes së partisë sonë u programua për pas fitores së 23 qershorit dhe do të bëhet në mbrëmjen e së hënës, në 1 korrik, duke nisur prej orës 19 e 30. Me

dëshirën për të ndarë me Ju kënaqësinë e përvjetorit të Partisë Socialiste fill pasi shqiptarët na kanë besuar ne dhe aleatëve tanë drejtimin e punëve të vendit, Ju ftoj të na nderoni me praninë tuaj”, - shkruan Edi Rama në ftesën e tij. Kreu i kësaj partie, Edi Rama, mësohet se do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Basha, ndërsa pritet të mbajë dhe një fjalim të shkurtër përshëndetës. Festës nuk do t’i mungojë as torta e përvitshme e ditëlindjes me numrin 22.

kufizimi

Rregullorja, sekretarët nuk mund të jenë ministra Një pjesë e mirë e figurave kryesore të Partisë Socialiste, pavarësisht sesi shkon debati për ndarjen e mandatit të deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit, nuk do mund të jenë ministra në qeverinë e re që pritet të krijohet. Bëhet fjalë vetëm për ata drejtues socialistë që sot mbajnë postin e sekretarit në parti, të cilët në bazë të rregullores së Asamblesë Kombëtare nuk do mund të jenë pjesë e qeverisë pa lëshuar më parë postin e sekretarit. Gati 10 vjet pasi ish-kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano hoqi nga statuti i partisë nenin që ndalonte që një funksionar i lartë partiak të ishte në të njëjtën kohë edhe pjesë e kabinetit qeveritar, socialistët kanë vendosur që ta kthejnë sërish një dispozitë të tillë ndaluese. Megjithëse askush nuk e diskutoi, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, si forumi më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve, miratoi gati dy vjet më parë “Rregulloren mbi organizimin dhe funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS”, ku përveç përcaktimit të rregullave të qarta të funksionimit dhe organizimit të Asamblesë Kombëtare, në këtë rregullore mes të tjerash është përfshirë dhe një dispozitë që e bën të papajtueshëm mandatin e sekretarit të partisë me atë të ministrit. Megjithatë, duhet thënë se kjo dispozitë nuk ka fuqi detyruese për sa kohë që një gjë e tillë nuk është e sanksionuar në statutin e partisë. Në këtë mënyrë, emra të njohur të kësaj force si Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja, Bashkim Fino, Arben Ahmetaj, Armando Subashi apo edhe Erjon Veliaj, nuk do mund të futen në qeveri pa dhënë dorëheqjen nga posti partiak që mbajnë aktualisht.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Kreu i PS ka komentuar edhe votën masive të shqiptarëve, për të cilën ai thotë se e ka lexuar si “kthim i popullit në pushtet, pas shumë kohësh që ndodhej nën pushtetin e një burri të vetëm”

Rama: Mbaroi acari në marrëdhëniet me Greqinë, negociata për paktin detar Kryeministri i ardhshëm i përçon mesazhe miqësie Athinës. Epoka dramatike e qeverisjes së vendit që ishte konceptuar si “one man show”u mbyll njëherë e mirë me zgjedhjet e së dielës” E di Rama i përçon mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi Athinës. Përmes një interviste të botuar dje në gazetën “Kathimerini”, kryetari i PS-së, që pritet të marrë mandatin e kryeministrit në shtator pohon se “periudha e acartë me Greqinë mbaroi”! Për çështjen e mbetur pezull të kufirit detar, Rama thotë se do duhen negociata, në respekt të pikëpamjeve të të dyja palëve, por edhe të së ardhmes së përbashkët. “Ajo që emërtohet si “lojë energjetike që u hap në rajonin tonë”, është një lojë që nuk mund të luhet mirë, nëse nuk synojmë shpirt skuadre, një shpirt skuadre si rajon”, - shton më tej Rama duke iu referuar projektit TAP. Kryeministri i ardhshëm ka komentuar edhe votën masive të shqiptarëve, për të cilën ai thotë se e ka lexuar si “kthim i popullit në pushtet, pas shumë kohësh që ndodhej nën pushtetin e një burri të vetëm”. Ndjesia që u krijua sa brenda vendit, aq edhe në komunitetin ndërkombëtar, është se zgjedhja juaj shënon një ndryshim faqeje për Shqipërinë. Si e nënkuptoni ju personalisht këtë ndryshim? Si një kthim të popullit në pushtet pas shumë kohësh që ndodhej nën pushtetin e një burri të vetëm. Marrëdhëniet greko-shqiptare kohët e fundit ndodhen nën “temperatura siberiane”. Ju kujtoj se këtu ndihmoi edhe retorika e paraardhësit tuaj që u konsiderua – jo vetëm nga Athina -, se shpreh rivendikime. Si mendoni të veproni nga ana juaj për t’i ringrohur marrëdhëniet? A doni të dërgoni

një mesazh në drejtim të Athinës? “Periudha e acartë” mbaroi dhe “vera” do të rikthehet së shpejti në marrëdhëniet shqiptaro-greke Çështja e delimitimit të zonave detare, megjithë marrëveshjen e nënshkruar midis Athinës dhe Tiranës, mbetet “në frigorifer”, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. A është në prioritetet tuaja zhbllokimi i kësaj çështjeje, duke marrë parasysh se loja energjetike ka filluar në rajonin tonë? Do të duhet të diskutojmë dhe të gjejmë mënyrën e duhur për ta riaktivizuar, me respekt të plotë ndaj pikëpamjeve të njëri-tjetrit, por nga ana tjetër, me gjithë vullnetin e mirë që kërkon nga të dyja palët e ardhshmja e përbashkët. Jetojmë në kohë shumë më të ndryshme nga sa para disa vitesh dhe nuk mund të jemi të dobishëm për popujt tanë, nëse nuk ndryshojmë dhe ecim bashkë me kohën, e cila edhe ajo ndryshon kaq shpejt. Ajo që emërtohet si “lojë energjetike që u hap në rajonin tonë”, është një lojë që nuk mund të luhet mirë, nëse nuk synojmë shpirt skuadre, një shpirt skuadre si rajon. Çfarë më shumë prisni nga pala greke në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian? Momenti ynë është i vështirë dhe interesant dhe na “sfidon” të gjithëve në këtë rajon për të rinovuar mënyrën si e shohim ne Europën dhe mënyrën se si Europa na sheh ne. Në këtë kuadër, Greqia ka një rol për të luajtur, siç kemi edhe ne rolin tonë.

Momenti ynë është i vështirë dhe interesant dhe na “sfidon” të gjithëve në këtë rajon për të rinovuar mënyrën si e shohim ne Europën dhe mënyrën se si Europa na sheh ne”

Si do t’u përg jig jeshit atyre që shprehin frikë për mundësinë e hakmarrjes dhe përndjekjes së kundërshtarëve tuaj politikë apo dhe të vetë zotit Berisha, të cilin e keni cilësuar si të korruptuar? Kishim një triumf elektoral të paprecedentë që na ka ngarkon me përgjegjësinë për të kuptuar para së gjithash, se populli shqiptar do një ndryshim më të madh sesa thjesht ndryshimi i ngjyrës politike në qeveri. Dhe e shoh këtë kërkesë si një ndryshim të madh, si një kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të ushtrimit të politikës gjatë qeverisjes së vendit. Epoka dramatike e qeverisjes së vendit që ishte konceptuar si “one man show”, me një kryeministër që ishte njëkohësisht president i republikës, shef i drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, shef i shërbimeve sekrete, madje edhe drejtor i Televizionit Publik u mbyll njëherë e mirë të dielën e kaluar nga populli i Shqipërisë. Qytetarët kanë hapur një epokë të re me shprehjen e qartë të vullnetit të tyre dhe nuk ka kthim mbrapa.

Rama dhe Nishani, në festën e Kroacisë në BE Kryetari i PS: Në darkën e madhe zyrtare të Presidentit dhe Kryeministrit kroat për hyrjen e Kroacisë në BE. Atmosferë e bukur e thjeshtësi mbresëlënëse. Presidenti pritet të takojë Rikerin në Zagreb Kryetari i PS, Edi Rama ka marrë pjesë dje në ceremoninë e organizuar me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Në të njëjtën ceremoni ka qenë edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani. Rama, i cili në shtator do të marrë postin e Kryeministrit, ka postuar në Twitter atmosferën e kësaj mbrëmjeje në Zagreb. “Në darkën e madhe zyrtare të Presidentit dhe Kryeministrit kroat për hyrjen e Kroacisë në BE. Atmosferë e bukur e thjeshtësi mbresëlë-

nëse”, shkruante ai. Gjatë dy ditëve të fundit Rama ka qenë aktiv në rrjetin social duke postuar informacione për aktivitetin e tij në Kroaci. Më herët ai publikoi një foto me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në po të njëjtin aktivitet. Po dje, zyra e Presidentit njoftoi se ai ndodhej në Zagreb për të njëjtin event. “Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani niset drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare, për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian”.  Zyra e Presidencës bën me dije se gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti Nishani do të zhvillojë edhe një takim me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker. Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian ditën e hënë, më datë 1 korrik. 

reagimi

Udhëtimi 7-vjeçar i Kroacisë në BE Mesnatën e mbrëmshme Kroacia u bë shteti i 28-të anëtar i BE-së, i pari që i bashkëngjitet atij që prej 2007-ës. Anëtarësimi në Bashkimin Europian shënon një pikë kthese historike për vendin e vogël, që u përball me masakra pas shpalljes së mëvetësisë nga ish-Jugosllavia në 1991-shin. Një dekadë më vonë, kur nisi negociatat për aderim, Kroacia, dikur e shkatërruar nga lufta por tani në lulëzim, e priti me ngazëllim të jashtëzakonshëm perspektivën e shndërrimit në një anëtar të elitës europiane. Por, me ngërçet e mëdha ekonomike të BE-së dhe recesionin që ka përfshirë edhe vetë ekonominë e saj, entuziazmi është zbehur disi. Në Bruksel, megjithatë, ky aderim u përshëndet me një ceremoni të shkurtër, nën mikpritjen e presidentit të Këshillit Europian, Herman van Rompuy. “Kam një urim të veçantë për kolegun tonë, Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë. Vendi juaj ka punuar shumë për të arritur këtë ditë dhe ia doli me sukses. Është vërtet një moment historik për Kroacinë, për qeverinë tuaj, për qytetarët e vendit tuaj. Ju keni qenë gjithmonë europianë dhe tani jeni anëtarë të BE-së me të drejta të plota. Kjo do të thotë mundësi të reja, do të thotë një e ardhme e përbashkët, por me këtë vijnë edhe përgjegjësi”, u shpreh Herman van Rompuy, president i Këshillit Europian. Disa ekspertë thonë se Kroacisë do t’i krijohen shumë mundësi. Por duke qenë se BE-ja është ende në krizë, asistenca e saj ekonomike nuk ka për të qenë aq energjike sa ç’duhet të jetë. Përpos kësaj, shtimi i konkurrencës pas hyrjes në Bashkimin Europian do të sjellë edhe sfida të reja. Vetë kryeministri Milanoviç mendon se ky hap do të përbëjë kapitullin e parë të një udhëtimi të gjatë. Pranimi i Kroacisë në BE përmbyllet pas një procesi 7-vjeçar. Ky aderim vjen në një moment shumë të vështirë për bllokun dhe një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike, e deri polemike, anëtarësimin e saj.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të kryesisë se secili prej kandidatëve, krahas kërkesës për të garuar, duhet të ketë gati edhe platformën.

2

3

Ashtu siç është lënë të kuptohet edhe nga vetë qëndrimet e fundit të Berishës, Kuvend për ndryshimet në statut nuk do të ketë, duke iu referuar në fakt disa klauzolave të Këshillit Kombëtar.

01.07.2013

5

Rreth 102 mijë anëtarë të PD-së pritet që të votojnë së shpejti për emrat e kandidatëve për kryetar të partisë, ndërsa kanë konfirmuar deri më tash mundësinë e kandidimit Aleksandër Biberaj dhe Flamur Buçpapaj, të dy përfaqësues të Lëvizjes së Dhjetorit.

Kukan:

“Tranzicioni i qetë i pushtetit do forcojë demokracinë” TIRANË Kryetari i delegacionit të Parlamentit Eu-

ropian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, që ishte në krye të vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi dje se tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë demokracinë në vend. “Besoj fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Rama për fitoren e tij. Do të doja të falenderoja kryeministrin Sali Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve”, - thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kukan.

Gara në parti, 102 mijë demokratë në zgjedhje për kryetarin e ri Kandidatët kanë afat deri të premten që të bëjnë kërkesën për kandidim. Dalin emrat e parë TIRANË Deri ditën e premte, gara për kryetarin e ri të PD-së është e hapur për çdo anëtare apo anëtar të PD-që synon të marrë pjesë. Zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet jo më nga Kuvendi Kombëtar, por sipas parimit “një anëtar një votë”, i shpallur nga vetë kryetari i dorëhequr Sali Berisha. Ndërkohë sot në darkë përfundon regjistrimi online i të gjithë anëtarësisë së PD-së. Rreth 102 mijë anëtarë të PD-së pritet që të votojnë së shpejti për emrat e kandidatëve për kryetar të partisë, ndërsa kanë konfirmuar deri më tash mundësinë e kandidimit Aleksandër Biberaj dhe Flamur Buçpapaj, të dy përfaqësues të Lëvizjes së Dhjetorit. Deri ditën e zgjedhjeve, Biberaj në fakt mbante postin e nënkryetarit të FRD-së. Nuk

dihet gjithashtu nëse Biberaj është sërish anëtar i PD-së, apo ka marrë teserën e FRD-së. Ndërkohë, në rrugë jozyrtare përflitet edhe emri i Eduard Selamit, i cili nuk ka ende një qëndrim të qartë mbi lëvizjen që mund të ndërmarrë. Përpos këtyre emrave, por edhe të tjerë që pritet të depozitojnë kërkesën pranë PD-së, loja më e fortë dhe interesante mbetet mes Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Asnjë prej tyre nuk e ka pohuar, por as edhe mohuar mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit. Kjo periudhë për ta po shërben jo vetëm për bilancet e deritashme në politikë, por edhe për një testim paraprak mes demokratësh. Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të kryesisë se secili prej kandi-

Përpos këtyre emrave, por edhe të tjerë që pritet të depozitojnë kërkesën pranë PD-së, loja më e fortë dhe interesante mbetet mes Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Asnjë prej tyre nuk e ka pohuar, por as edhe mohuar mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit.

datëve, krahas kërkesës për të garuar, duhet të ketë gati edhe platformën. Procesi i zgjedhjes pritet që të fillojë nga muaji gusht, ndërsa në shtator është përcaktuar afati limit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Në këtë proces, Berisha ka shmangur tashmë edhe Kuvendin, i cili është organi i vetëm për ndryshimin e statutit. Në bazë të statutit të PD-së, kuvendi i kësaj force politike zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e partisë. Ashtu siç është lënë të kuptohet edhe nga vetë qëndrimet e fundit të Berishës, Kuvend për ndryshimet në statut nuk do të ketë, duke iu referuar në fakt disa klauzolave të Këshillit Kombëtar. Sipas statutit, Këshilli Kombëtar merr të gjitha vendimet që mund të kërkojnë rrethanat

kur Kuvendi Kombëtar nuk është mbledhur dhe kur ato nuk janë parashikuar në këtë statut si e drejtë vetëm e kuvendit. Për Berishën, Kuvend Kombëtar do të ketë vetëm pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë. “…Në një kohë të shkurtër ne do të kemi një lider, apo grua, i cili të jetë që do ta votojë partia, e pastaj ai do të ketë të drejtë të zgjedhë kandidaturat për Këshillin Kombëtar, të cilët votohen në Kuvendin e ardhshëm, edhe ky është Kuvend ku merr pjesë e gjithë anëtarësia. Është e parashikuar në statut. Kuvendi tjetër do të jetë me të deleguar, Kuvendi me të deleguar do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë…”, - u shpreh ai pas mbledhjes së fundit të kryesisë.

reagimi

Zgjedhjet

Oketa: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten

Mustafaj: Sjellja e Berishës ndaj Biberajt, shenjë e garës në PD

TIRANË Kandidati për deputet i FRDsë në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, falenderoi dje 30 mijë votuesit e kësaj partie. Ai theksoi se mbijetuan ata që ditën të përshtaten, ndërsa rezultati duhet respektuar. “Një javë më parë, Shqipëria votoi. Falenderoj 30.000 qytetarët që na mbështetën me votë si dhe të gjithë anëtarët, simpatizantët e kandidatët e FRD-së në këtë garë elektorale. Një falenderim i sinqertë dhe për votuesit e qarkut Durrës, për të gjithë ata djem e vajza që na mbështetën dhe punuan jo pa vështirësi në këtë fushatë. Falemin-

TIRANË Një prej ish-figurave krye-

derit të gjithëve”, - shkruan Oketa në faqen e tij në Facebook. Sipas tij, pjesëmarrja në votim dhe ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standard”. “Rezultati i zgjedhjeve do komentohet për disa kohë, por në fund ai duhet respektuar. Po e mbyll këtë postim me një thënie të Charles Darëin, i cili në teorinë e tij të evolucionit thotë: ‘Nuk është specia më e fortë që mbijeton, as edhe ajo më inteligjente. Mbijeton ajo që i përshtatet më shumë mjedisit’. Ju dëshiroj të gjithëve më të mirën dhe ju uroj suksese”, - shkruan Oketa

sore të së djathtës, Besnik Mustafaj, i cili prej vitesh është shkëputur nga jeta aktive e politikës, e ka pritur pozitivisht vendimin e Aleksandër Biberajt për të garuar për postin e kryetarit të PD-së. “Të dashur miq demokratë! Mua më gëzoi lajmi se Biberaj mund të përfshihet në garën për lidershipin e ri të PD-së. Sjellja që do të mbajë vetë Berisha ndaj kësaj kandidature të mundshme, do të jetë shenja e parë e rëndësishme për të kuptuar nëse do të ketë vërtet garë në PD, pra nëse ky do të jetë

sinqerisht një fillim i ri për partinë tonë, e cila ndershmërinë e kësaj gare e ka jetike për ringritjen e vet”, - shkruan Mustafaj në Facebook. Dy ditë më parë ishanëtari i kryesisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj konfirmoi se është i gatshëm të kandidojë për postin e kryetarit të ri të selisë blu. Biberaj ka kujtuar se në vitin 2009, në Kuvendin e fundit të demokratëve ai dorëzoi një kërkesë, ku kërkoi zgjedhje përmes anëtarësisë, duke aplikuar procedurën e votimit “një anëtar-një votë”.


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ditari

Sezoni turistik, pritet forcim i vlerës së lekut Situata e qetë paszgjedhore dhe fillimi i efekteve sezonale pritet që të forcojnë lekun në periudhën e verës. Ka zgjatur vetëm dy ditët e para të javës forcimi i monedhës vendase ndaj euros. Kjo e fundit është forcuar sërish në ditët e fundjavës, duke u mbyllur në kuotën e 140.96 lekëve, nga 140.53 lekë që arriti të martën, sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Monedha europiane ka shfaqur

tendenca mbiçmuese gjatë pjesës së parë të këtij viti. Kursi mesatar i euros për periudhën janar-qershor 2013 ka qenë 140.2 lekë, në raport me rreth 139 lekë që është mesatarja e vitit të kaluar. Por aktorët e tregut pohojnë se periudha në vijim do të shoqërohet me një mbiçmim të monedhës vendase si rrjedhojë e situatës së qetë paszgjedhore, por edhe fillimit të efekteve sezonale, sidomos në korrik dhe peri-

udhën e parë të gushtit, teksa emigrantët dhe turistët që vijnë në Shqipëri rrisin ofertën për valutë. Megjithatë, kjo prirje mund të neutralizohet nga kërkesa për valutë e shqiptarëve që dalin jashtë për të kaluar pushimet. Sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në rezultante diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga turizmi dhe atyre që dalin, në përgjithësi është minimale.

“Ngrin” rritja e pagave dhe pensioneve Sipas ligjit të buxhetit 2013, rritja e pagave dhe pensioneve duhet të hyjë në fuqi më 15 korrik. Ministria e Financave ende nuk ka një projekt të detajuar për këtë qëllim me listëpagesat përkatëse. Kryeministri Berisha është shprehur se rritja do të jetë në vullnet të parlamentit të ri Blerina Hoxha

Duke iu referuar përcaktimeve në buxhetin e vitit 2013, rritja e pagave dhe pensioneve duhet të hyjë në fuqi më 15 korrik. Mirëpo Ministria e Financave ende nuk ka një projekt të detajuar për këtë qëllim me listëpagesat përkatëse, ndonëse qeveria Berisha e ka miratuar projektin në parim. Duke qenë se zgjedhjet e 23 qershorit kanë ndryshuar mazhorancën, qeveria në detyrë duket se nuk do të miratojë vendime me karakter financiar. Në një mbledhje qeverie katër ditë para zgjedhjeve kryeministri Berisha tha se kishte planifikuar një rritje të pagave nga 0-6 për qind. Por sipas tij, rritja do të hynte në fuqi pas zgjedhjeve dhe në varësi të parlamentit të ri. Kuvendi e ka të pamundur të aktivizohet para shtatorit dhe nuk dihet se si do të aktivizohet rritja. Ministria e Financave pohon se nuk ka ende një projekt për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Madje ekspertët në ministri mendojnë se do të ishte absurde miratimi i një vendimi të tillë në pritje të qeverisë re. Sipas parashikimeve në buxhetin e vitit 2013, rritja e pagave këtë vit hyn në fuqi më 15 korrik dhe jo më 1 korrik. Kjo datë është përcaktuar si e tillë nga Ministria e Financave në ligjin e buxhetit. Parlamenti ka miratuar gjatë dhjetorit 2013 rritjen e diferencuar të pagave sipas sektorëve të ndryshëm në masën 2-5% (në arsim dhe shëndetësi kjo rritje parashikohet në nivelet 3-4%). Ministria e Financave ka programuar rritje të diferencuar të pensioneve, 4% për qytetin dhe 5% për fshatin. Pensioni maksimal për qytetin, shtuar këtu subvencionet, sot është 23 623 le-

Projekti në tentativë për rritjen e pagave

Pagat e larta                Pagat e mesme            Pagat e ulëta                Pensionet në fshat       Pensionet në qytet       Në fshat Janë  8 731     

0% 4% 6% 4% 5%

bëhen  9123 lekë

Në qytet Janë  23 623 lekë         bëhen  24 547

kë dhe me shtesën prej 4 për qind të parashikuar pritet të shkojë në 24 547 lekë. Ky nivel pensioni ka të përfshira edhe subvencionet që qeveria parashikon këtu për energjinë. Rritja prej 5 për qind pritet që të bëhet për pensionet e fshatit. Aktualisht pensioni bazë në fshat është 7841 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet që kapin vlerën 890 lekë, shkon 8 731 lekë. Pensioni në fshat pa subvencionet llogaritet të shkojë 8233 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionin, në total shkon 9123 lekë. Rritje me 4 për qind do të kenë edhe kategori të tjera. Duke iu referuar analizave të Bankës së Shqipërisë dhe parashikimeve të saj për inflacionin, në vitin 2013 pritet që ecuria mesatare e çmimeve të jetë në intervalin e poshtëm të objektivit të BSH, pra të luhatet në intervalin 2-3%. Ndërkohë që zhvillimet e para ekonomike të këtij

viti flasin për grumbullim të të ardhurave poshtë parashikimeve buxhetore. Vetëm për tremujorin e parë të vitit arkës së shtetit i mungojnë më shumë se 30 milionë euro nga të ardhurat e programuara. Në këtë kohë krize qeveria është e detyruar të mbajë deficitin buxhetor nën kontroll, çka do të thotë se për të arritur këtë objektiv duhet të shkurtojë edhe disa shpenzime në pjesën e mbetur të vitit. Por këtë vit qeveria duket se është ndihmuar nga arkëtimi i rreth 110 milionë eurove nga shitja e katër HEC-eve. Ndërsa Partia Socialiste në programin e saj qeverisës nuk ka një politikë të qartë për rritjen e pagave dhe të pensioneve, por ekspertët e saj e shohin me skepticizëm ekspasionin e mëtejshëm në këtë drejtim. Të ardhurat e ulëta dhe borxhet në rritje diktojnë një tjetër politikë për pagat dhe pensionet.

BSH: Rritja ekonomike, njësoj si më 2012 Zhvillimet e faktuara deri më tani sipas Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se zhvillimet ekonomike këtë vit do të jenë me ritme të njëjta si ato të një viti më parë. Sipas parashikimeve të grupit të ekspertëve në BSH, për vitin 2013 rritja ekonomike projektohet pranë niveleve të vitit të kaluar, ndonëse balanca e rreziqeve është zhvendosur në kahun rënës. Kërkesa e huaj pritet të japë një kontribut më të ulët gjatë këtij viti, e ndikuar nga ngadalësimi ekonomik në vendet partnere. Ndërkohë, intensifikimi i shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit pritet të shfaqet si kontribut pozitiv i sektorit publik në rritjen e kërkesës agregate në këtë

periudhë. Por aftësia e saj për të shtyrë një rritje të qëndrueshme të sektorit privat duket e limituar në kohë dhe e kufizuar nga respektimi i treguesve të deficitit buxhetor. Në këto kushte, ecuria e kërkesës së brendshme private mbetet përcaktuese për rritjen e kërkesës agregate në të ardhmen. Akumulimi i kursimeve financiare dhe stimuli lehtësues i politikës monetare pritet të materializohet në një ecuri më të mirë të konsumit dhe shpenzimeve private në të ardhmen. Por nga ana tjetër, rritja e kërkesës nën potencialin e ekonomisë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit do të vijojë të ushtrojë presione të dobëta inflacioniste

nga kahu i kërkesës. Por Banka Botërore në parashikimin e saj të fundit ka rritur parashikimet për rritjen ekonomike për vendin tonë këtë vit në 1.8%. Ndërsa në gjatë shtatorit Banka Botërore pritet të prezantojë një paketë reformash të

vlefshme për qeverinë e re. Ekspertët e Bankës Botërore kanë marrë në analizë kohët e fundit zhvillimet në sektorët kryesorë të ekonomisë. Janë analizuar zhvillimet në buxhet, politikat fiskale, borxhi publik, reformat strukturore dhe klima e biznesit. Rezultatet e këtyre ekspertizave janë në fazën e analizimit, ku parashikohen rrugëdalje për të gjitha problematikat. Burimet në Bankën Botërore njoftuan se këshillat do të jenë të vlefshme për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Gjithashtu, Banka po pas zgjedhjeve do të rinisë negocimin e një kredie të premtuar në fillim të këtij viti për sektorin e en-

ergjisë elektrike. Paketa e këshillave shihet nga ekspertët e Ministrisë së Financave si një mini-Plan Shpëtimi, që në të ardhmen jo shumë të largët mund të shoqërohet edhe me fonde në mbështetje të ekonomisë shqiptare. Donatorët, BEI, BERZH dhe Banka Botërore e patën premtuar një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh si mbështetje për vendet e rajonit, të cilat janë goditur së tepërmi nga kriza në eurozonë. Mirëpo ky plan ende në rrafshin teorik nuk ka gjasa të jepet pa aplikuar më parë masa shtrënguese, të cilat parashikojnë një disiplinë të ashpër fiskale. Masa e parë lidhet me reduktimin e borxhit publik më poshtë nivelit 60 %.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.07.2013

7

Rikthehet shpresa në familjen e Remzi Hoxhës Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, i zhdukur 18 vjet më parë në Shqipëri, thotë se pas ndërrimit të pushtetit, në familjen e tij është rikthyer shpresa se vrasja e babait të tij do të zbardhet. Në një deklaratë për mediat, djali i Remzi Hoxhës, i rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u në vitin 1995, thotë se pas 18 vitesh pritjeje, tashmë është koha që institucionet e reja në Shqipëri do të bëjnë të mundur së paku gjeten e eshtrave të

babait të tij. “Nuk më hiqen nga sytë pamjet e proceseve gjyqësore që ishin të kurdisura dhe që një grup aktorësh amatorë do të kishin aktruar më mirë se trupi gjykues, prokurorja dhe avokatët mbrojtës të personave që zhdukën babain tim. Gjithçka ishte e parapërgatitur në mënyrë që kriminelët e Berishës të mos dilnin as të njollosur, e lëre më të dënuar”, - thotë Ardian Hoxha. Sipas tij, drejtësia dënoi vetëm Ilir Kumbaron,

ish-oficerin e SHIK-ut që është ndihmuar të arratiset nga njerëzit e pushtetit në Shqipëri. “Më irrituesja është që i vetmi dënim, sado minimal që është, iu dha personit që këta ndihmuan të arratiset, Ilir Kumbaros. Pra njerëzit që janë në Tiranë, bashkëpjesëmarrësit e Kumbaros në krim, Arben Sefgjini, Budion Meçe e Avni Koldashi lihen absolutisht të lirë, pa asnjë njollë”thuhet në deklaratë.

Konflikt për zhurmën, vritet me thikë pronari i bilardos Arbër Mitro, pronar i një lokali bilardoje u vra me thikë nga fqinji i tij. Autori vetëdorëzohet në polici: Nuk doja ta vrisja. Kisha qëllim vetëm ta trembja që të mos bëhej më zhurmë Dashamir Biçaku

Pronari i një lokali bilardoje mbeti i vrarë me thikë dje në mesditë pas një konflikti krejt banal. Personi i dyshuar i krimit u vetëdorëzua në polici një orë më pas, duke pranuar autorësinë e vrasjes së 26-vjeçarit Arbër Mitro. Policia tha për mediat se autori ishte 32-vjeçari Elton Bajraktari, me origjinë nga Shkodra, ndërsa krimi kishte si motiv një konflikt të çastit. Ngjarja ndodhi dje pasdite, rreth orës 15:40, pranë “Zogut të Zi”. Zanafilla e konfliktit nisi nga një grup fëmijësh, të cilët po luanin zhurmshëm në këtë zonë. Në kohën që në katin e parë të pallatit kishte fëmijë, Bajraktari ka dalë nga dritarja e shtëpisë së tij që ndodhej në katin e

hetimi

tetë dhe u ka kërkuar fëmijëve e personave të tjerë që gjendeshin aty të mos bënin zhurmë. Sipas dëshmitarëve, Bajraktari ka debatuar edhe me Mitron, duke shkëmbyer me të fjalë fyese dhe ofenduese. Pas pak minutash, autori i dyshuari i krimit, Elton Bajraktari zbriti nga shtëpia e tij duke debatuar me Mitron. Pas debatit të momenteve të para, Bajraktari me thikë në dorë goditi në trup 26-vjeçarin, duke i shkaktuar atij fillimisht një plagë të lehtë në krah. Viktima nisi të largohej në krahun perëndimor të pallatit, në tentativë për t’i shpëtuar goditjeve, por gjatë kësaj kohe ka marrë një goditje fatale në brinjë, pranë veshkave dhe një tjetër në zemër. Nga këto goditje, sipas burimeve të policisë, Mitros i është çarë aorta, nga e cila ai ka humbur shumë gjak. “Dëgjova kërcitjen e qepenit, ndërsa disa djem erdhën duke kërkuar ujë tek unë”,- tregon një grua në një lokal teksa rrëfen se në pak minuta personi i plagosur ishte fryrë në trup dhe në fytyrë. “Disa djem e nisën për në spital, por thu-

ajse ishte i vdekur”, - tha gruaja ndërsa thotë se kishte parë bluzën të gjakosur në pjesën e përparme të tij. Viktima u dërgua me shpejtësi në spital, por gjendja e tij ishte e rëndë dhe ai kish ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes. Blutë mbërritën pak momente pas njoftimit në vendin e krimit, duke nisur marrjen e sa më shumë provave. Policia tha se kishte gjetur aty armën e krimit, një thikë që plotësonte kushtet e armës së ftohtë, si dhe objekte e gjurmë të tjera që sipas policisë do të merren në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu policia administroi edhe pamjet filmike të një supermarketi që ndodhej aty, të cilat kanë gjithashtu cilësinë e provës kundër të dyshuarit për krimin. Pak orë pas krimit personi i dyshuar u vetëdorëzua në polici, ndërsa ai u rikthye aty nga hetuesit për t’iu rrëfyer dinamikën e krimit si dhe shkakun e mundshëm. Bajraktari pranoi autorësinë e vrasjes, ndërsa tha se nuk kishte pasur qëllim ta godiste apo ta vriste, por vetëm ta trembte fqinjin e tij.

Afera me aksidentet, hetim dy ekspertëve dhe dy mjekëve ligjorë

Task-Forcë ka nisur një hetim të gjerë për aksidentet rrugore, pas denoncimeve të shumta nga personat e përfshirë në to. Dyshimet bien mbi 4 ekspertë, të cilët mendohet se falsifikojnë të dhënat reale Leonard Bakillari Tiranë Të paktën dy ekspertë au-

toteknikë të licencuar janë përfshirë në një hetim të nisur nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën në disa raste. Bashkë me ta, akuza e kryeqytetit po heton edhe dy ekspertë të mjekësisë ligjore, që gjithashtu dyshohet se kanë ndryshuar akt-ekspertimet mjeko-ligjore duke favorizuar palë të ndryshme në çështjet penale me të dëmtuar. Lajmi konfirmohet nga burime të rezervuara, të cilat thanë se prej rreth dy muajsh “Task-Forcë” ka nisur një hetim ndaj katër ekspertëve, të cilët janë kallëzuar nga disa qytetarë për abuzim me detyrën që ushtrojnë. “Dy ekspertët autoteknikë rezultojnë të kenë kryer akt-ekspertime në rastet e aksidenteve rrugore thuajse në të gjithë vendin. Shumë prej këtyre akteve janë të kontestuara nga qytetarët dhe për këtë arsye po hetohen disa nga këto pretendime”, - tha për “Mapon” një

burim pranë Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se të përfshirë në këtë skemë dyshohet se janë edhe të paktën dy ekspertë mjekoligjorë. Në të dyja rastet, si ekspertët autoteknikë ashtu dhe ata mjekoligjorë nëpërmjet raporteve që dorëzojnë në prokurori përcaktojnë edhe rrjedhën e hetimit. Deri tani janë vërejtur disa raste, kur aktet e ekspertëve që janë përfshirë nën hetim janë të ndryshme me aktet e kolegëve të tyre, pasi prokurori, apo palët e përfshira në aksidente rrugore kanë kërkuar kryerjen e ri-ekspertimit. Këto verifikime sipas prokurorisë lënë dyshime për abuzime, pasi dy ekspertët

“Dy ekspertët autoteknikë rezultojnë të kenë kryer akt-ekspertime në rastet e aksidenteve rrugore thuajse në të gjithë vendin. Shumë prej këtyre akteve janë të kontestuara nga qytetarët dhe për këtë arsye po hetohen disa nga këto pretendime”

rezultojnë të kenë marrë pjesë në një sërë aksidentesh rrugore thuajse në gjithë vendin, duke dhënë rezultate të dyshimta në disa raste. “Roli i ekspertit auto-teknik është përcaktues në një aksident rrugor. Prokurori i jep zgjidhje çështjes në bazë të akt-ekspertimit që i dorëzohet nga eksperti, i cili përcakton ndër të tjera edhe shkaqet e aksidentit”, tha një burim për “Mapon”. Duke u nisur nga ky fakt, prokuroria dyshon se një sërë aksidentesh automobilistike mund të jenë zgjidhur në mënyrë të gabuar. Prokuroria thotë se ka të dhëna që në këtë skemë mund të jenë përfshirë edhe

ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët përcaktojnë kategoritë e dëmtimeve të të aksidentuarve, duke qenë në të njëjtën linjë me rezultatet e ekspertëve autoteknikë. Prokuroria nuk bën publike të dhëna lidhur me ecurinë e hetimit, por konfirmohet se janë evidentuar disa raste të dyshuara si abuzive. Shpeshherë palët e përfshira në aksidente rrugore kundërshtojnë akt-ekspertimeve e ekspertëve autoteknikë të licencuar, duke iu drejtuar gjykatës për të shfuqizuar vendimin e prokurorisë, apo për kryerjen e riekspertimit. Rasti më i fundit ka qenë disa ditë më parë, kur bashkëshortja e një të aksidentuari për vdekje i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar prishjen e vendimit të prokurorit. Ndër të tjera gjykata vendosi të rikryhet akt-ekspertimi lidhur me ngjarjen, pasi një akt i mëparshëm i një eksperti autoteknik nuk kishte mundur të përcaktonte shpejtësinë me të cilën lëvizte automjeti në momentin e aksidentit. Vetëm për vitin e shkuar nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën rreth 400 persona, ndërsa rreth 600 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar apo të gjymtuar si pasojë e përplasjeve në rrugë. Një pjesë e mirë e këtyre çështjeve janë mbyllur nga prokuroritë përkatëse duke u bazuar tek akt-ekspertimet e ekspertëve autoteknikë, duke sjellë kështu një numër të madh ankesash në Prokurorinë e Përgjithshme.


CMYK

8 01.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Request for Proposals for Auditing Services

FINAL EXTERNAL FINANCIAL AUDIT The UET Centre is soliciting proposals from qualified and independent auditing company/individual(s)to carry out the financial audit of the regional research

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 34, Viti II i botimit qershor 2013, Çmimi 300 Lekë

DOSSIER EXPRESS

project: ‘Street children in Albania, Bosnia Herze-

PËR NË JAPONI

University of Tirana as leading organisation and funded by the Regional Research Promotion Programme, University of Fribourg and the Swiss Agency for Development and Cooperation. The fundamental principles of the auditing services of the regional research project are: independent auditing in accordance with generally accepted international standards as well as with applicable national standards in Albania. For the ToR of the call and informal discussion please email the Project Leader at bbino@uetcentre.org

Nr. 34 Viti II i botimit qershor 2013

a struggle for survival’, implemented by the European

Çmimi 300 Lekë

govina, Macedonia and Kosovo: Spaces and identities in

David Foenkinos

BINJAKËT NË HOLLYWOOD TË: ANDI BUSHATIT ERLA MËHILLIT VANGJEL DULES

GENC TUKIÇI ADELA ZEZA SAZAN GURI AFROVITI GOGE FLEURA SHKËMBI ADELA JANI FLORIANA GARO

INTERVISTË

ME BURRIN QË KRIJOI

DELIKATESËN

Elina Duni

ÇFARË SHOH BRENDA VETES

BOTA NDRYSHON, XHINSET MBETEN

Rrëfimi që kish munguar. Përjetimi i divorcit të prindërve. Historia nëntëvjeçare me pianistin e kuartetit të saj. Planet për bebe

Please submit your offers (including letter of interest, CV,)at bbino@uetcentre.org by the 5th July 2013.

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj” Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët

15 qershor 2013

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

optika


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.07.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Fataliteti Ilir Meta M

und të ketë secili të preferuarit, ose të urryerit e vet, matjet e çmatjet e veta, llogaritë e çllogaritë, por për mua, politikani më i suksesshëm nga të gjithë shqiptarët në këto 23 vjet pas rënies së komunizmit është - Ilir Meta. E kur e them i suksesshëm, nuk mendoj fare në arritjet e shtetit g jatë udhëheq jes së tij, por kryekëput arritjet e tij personale.  Thjesht, Meta e dëshmoi edhe në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri se mund t’i shtjerë në një xhep të vogël si Sali Berishën, si Edi Ramën, si Fatos Nanon e njësoj po të matet me çka dhe si e ka arritur, e njëjta vlen edhe për Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin e të tjerë. Për më tepër, ai tashmë është kthyer në diçka që shumë lehtë mund të quhet jo vetëm Fenomeni Meta, por Fataliteti Meta. Të gjithë politikanët të cilëve Meta ua ktheu shpinën përgjatë karrierës së tij politike dolën humbës. Kështu që tash shumë lehtë mund të vlejë jo vetëm ajo e vjetra, se i di Meta punët e veta, por edhe ku s’është Meta, rrëshqitet me ski të shpejta! POLITIKANI KONTRAVERS ka një imazh jo fort pozitiv në Kosovë, pasi që në mendjet e kosovarëve më së shumti bëri bujë vizita e tij në Beograd te Boris Tadiç, në kohën kur ishte për herë të parë Ministër i Jashtëm, si dhe lidhja në fillimvit e koalicionit me Edi Ramën, ku sërish u shfaq Tadiçi.  Mirëpo, ai ka ditur ta luajë lojën e vet me një shkathtësi që ia vlen të merret për rast studimi në të ardhmen nga të gjithë teoricienët politikë. Ka pasur vetëm 23 vjet kur në vitin 1992 u ul për herë të parë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe deri në ditët e sotme asnjëherë nuk ka dështuar që vetes t’ia sigurojë mandatin në të gjitha legjislaturat shqiptare. Kurse, me vetëm 29 vjet ai u bë edhe Kryeministër i Shqipërisë, pas dorëheqjes së Pandeli Majkos. Në shkurt të 2002 bëhet sërish rotacioni që kthen Majkon si kryeministër, teksa në korrik të të njëjtit vit caktohet si ministër i Jashtëm, në Qeverinë “Nano 3”. Ikja nga Partia Socialiste për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin dhe kryeministrin në detyrë dhe themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të tregohet fatal për partinë, qeverinë dhe vetë Fatos Nanon. Në zgjedhjet e vitit 2005, LSI-ja fiton vetëm 5 mandate në Kuvend, por PS-ja shkon në

koment Adriatik Kelmendi

opozitë dhe Nano jep dorëheq jen nga partia. Por mosmarrëveshjet e Metës edhe me kryetarin e ri të socialistëve, Edi Rama, tregohen sërish fatale për të majtët, pasi LSI me vetëm 4 deputetë pas zgjedhjeve të vitit 2009 bën kthesën e (pa)parashikueshme dhe i jep edhe një mandat si kryeministër Sali Berishës. E gjatë koalicionit Berisha-Meta ndodh edhe fataliteti tjetër për socialistët, kur Rama humb pas tri mandatesh bashkinë e Tiranës. Duket se ishte vetë Rama ai që kishte kuptuar i pari fuqinë mistike të Fatalitetit Meta dhe vendosi që t’ia falë të gjitha (përfshirë edhe ofendimet ndoshta më të rënda që ia kishte dhënë ndonjëherë dikush, kur Meta në një konferencë shtypi pas vrasjeve të 21 janarit: e quajti Ramën edhe kryetar të sektit të spiunëve të Shqipërisë, fundërrinë e shqiptarëve, mohues i atësisë së të birit, akuzues i babait të vet si baba i djalit të tij, marrës i kokainës në zyrat e bashkisë etj., shih: https:// www.youtube.com/ ëatch?v=pCldzoytU1s), në mënyrë që të mos rrezikonte fundin e karrierës personale politike. Dhe, profecia u përmbush në përmasat më të papritshme të mundshme. Po, që Partia Socialiste fitoi më shumë vota se Partia Demokratike. Po, që e majta mundi të djathtën. Por, PO e madhe që LSI-ja u katërfishua dhe sërish pa të s’mund të jetë fitues i plotë as Rama e as Berisha. TASH SI MUND t’ia dalë të rritet një politikan dhe një parti që ka bërë gjithë ato ekzibicione e që është përfshirë në aq shumë afera e kundërthënie vetëm përgjatë mandatit të fundit qeveritar, këtu vërtet zor të japë dikush një vlerësim racional. Ose ndoshta s’duhet fare kërkuar racionalen në këtë rast dhe duhet parë thjesht si një nga ato çastet e pashpjegueshme në fatet e shqiptarëve përgjatë gjithë ekzistimit të shtetit shqiptar. Të shkosh sa majtas, sa djathtas, duke përdorur të njëjtat akuza për të dy liderët e poleve, të shkosh në proces gjyqësor me bashkëpunëtorin më të ngushtë lidhur me përgjimet për korrupsion, të koketosh me partitë politike në Serbi, të përfshi-

hesh në akuzat dhe kundërakuzat për vrasjet para Kryeministrisë, ta braktisësh qeverinë e të shkosh mbrapsht te kundërshtari më i madh politik pak muaj para zgjedhjeve... dhe të katërfishosh rezultatin zgjedhor?! Seriozisht, no comment! Sidoqoftë, as dua të gjykoj fare. E as besoj se na takon neve, shqiptarëve kosovarë, të gjykojmë se kush është dashur të fitojë ose kush të humbë në Shqipëri. Në Kosovë duhet një herë e mirë ta kuptojnë se çka ka ndodhur në dy vendet tona përgjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve në mënyrë që edhe të kuptohemi e edhe të duhemi më tepër. Ka kaluar koha kur Shqipërinë, për arsye të kuptueshme, e kemi parë si mëmëdhe, ose atdhe. Në 2013-ën Shqipëria nuk është as nëna, as babai i Kosovës, por më tepër një shtet i pavarur vëlla. E vëllezërit s’ka nevojë të kenë ndërmjet veti marrëdhënie prindërore, por të mundohen ta ndihmojnë sa dinë e munden njëri-tjetrin që të ecin të fortë përpara. Votuesit në Shqipëri kanë dhënë verdiktin më 23 qershor për ata që duhet të udhëheqin vendin. Shqiptarët kosovarë as s’kanë pse t’i përgëzojnë, as t’i ngushëllojnë. Edi Ramës e Ilir Metës u duhet uruar një: Punë të mbarë! Se Shqipëria ka shumë, tepër shumë punë për të bërë, për t’u afruar me shtetet e zhvilluara në skajin tonë të globit. E një Shqipëri e zhvilluar, nënkupton edhe ndihmesë në zhvillim të Kosovës, e hap edhe shumë horizonte të tjera të ndritshme përpara. E NËSE KTHEHEMI edhe një herë te Ilir Meta, ai pra ia doli ose t’ia hajë kokën ose t’i rilindë tre liderët kryesorë të Shqipërisë së viteve të demokracisë. Rezultatet paraprake që tregojnë se LSI mund të ketë 17 deputetë dhe se pa këtë parti as e majta, as e djathta nuk sigurojnë shumicën, i vë edhe PD-në edhe PS-në sërish nën mëshirën e Fatalitetit Meta. Edhe pse Meta e ka thënë se i takon Ramës që të jetë kryeministër dhe se me të do të formojë koalicion qeveritar, PS-ja duhet të sillet me shumë elegancë e kujdes me LSI-në. Në qoftë se ia prishin - Meta tashmë e ka dëshmuar - mund t’ia lërë qeverinë në dorë dhe të kalojë me krahun tjetër. Kështu që, ndonëse me partinë e tretë më të madhe, Ilir Meta është sot njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë. Mos qofsha n’lëkurë të Edi Ramës!

Duel demokratik

Marrëdhëniet Bruksel– Ankara, as mish dhe as peshk Baha Güngör

D

iplomacia e BE-së është e njohur për atë që gjithmonë në fund gjen një kompromis në situatat e krizave, kompromis i cili ndonjëherë pranohet jo me shumë dëshirë nga të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje. Kështu ndodhi edhe me marrëdhëniet e vështira mes BE-së dhe Turqisë, që tani për tani, u manovrua me mençuri në mënyrë taktike në ujëra të qeta. Theksi bie mbi “tani për tani”, për shkak se është shmangur rreziku i shpërthimit të një krize të madhe në kohën e tashme, por ajo nuk është zgjidhur përfundimisht. Kush beson ende seriozisht në Gjermani dhe Evropë, por po ashtu edhe në Turqi, se qëllimi i shtetit turk - anëtarësimi në BE është arritur në të vërtetë? Turqia, si një anëtar i BE-së refuzohet ndër të tjera edhe nga qeveria gjermane, e cila është shumë e përfshirë në çështjet turke. Në programin zgjedhor të partive të Unionit kjo justifikohet me madhësinë e vendit me 75 milionë banorë, strukturat ekonomike dhe me mbingarkesën e BE-së. BE-ja mund t’i bjerë gjoksit me krenari Por krejt pa Turqinë nuk mund të bëjë as BE-ja, ashtu siç nuk mund të bëjë as Turqia pa BE-në. Bëhet fjalë për interesa bilaterale ekonomike dhe për miratimin e çështjeve të politikës së jashtme dhe të sigurisë me Turqinë në një rajon veçanërisht të vështirë. Prandaj, BE-ja më në fund u pajtua me propozimin e Berlinit për një marrëveshje me Ankaranë. Por çfarë është vendosur konkretisht? Me hapjen e një kapitulli tjetër nuk do të ndërpriten negociatat e pranimit me Turqinë. Megjithatë, diskutimet aktuale për Kapitullin 22 (Politika Rajonale) janë shtyrë për një datë në vjeshtë, pas raportit të ardhshëm të progresit për Turqinë. BE-ja mund të rrahë tani gjoksin me krenari dhe të pretendojë se i ka treguar kufijtë kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pas veprimeve brutale të policisë kundër protestuesve në Turqi, të cilët protestojnë qysh prej katër javësh kundër stilit qeverisës të kryeministrit. Erdogan do të përfitonte nga një prishje me Evropën Por Erdogani mësimin për stilin e tij të qeverisjes - i cili përfshin edhe injorimin e çdo opozite, nuk do ta mbajë për vete. Nuk mund të parashikohet se kur, si dhe në çfarë mase ai do të nisë zhurmën kundër BE-së. Nëse ai në këtë mënyrë nuk do të qëllojë në objektiv, kjo mbetet për t’u parë. Vazhdimi i negociatave të pranimit me Turqinë në këste është kështu as peshk e as mish. BE-ja ka vendosur shumë kurthe në mënyrë që në fund t’ia hedh fajin Erdoganit. Në qoftë se ai vendos për të bërë kërcënime kundër BEsë - gjë që ai e ka bërë në të kaluarën shpesh - atëherë Bashkimi Europian mund të tërhiqet me qetësi dhe të bëjë Erdoganin përgjegjës për krizat e mëtejshme në marrëdhëniet midis Brukselit dhe Ankarasë. BE-ja, nga njëra anë tani ka penguar që të këputen bisedimet mes saj dhe Turqisë. Por njëkohësisht, Erdogani ka bërë gati gërshërët e tij. Duke pasur parasysh ithtarët e tij fetarë-konservatorë dhe anti-europianë, Erdogan do të përfitonte nga një prishje me Evropën. Humbësit do të ishin pastaj lëvizjet e forcuara kohët e fundit për demokraci, lirinë e fjalës dhe të shtypit si dhe për të drejtat individuale dhe institucionale në Turqi. BE-ja duhet të qëndrojë me ndershmëri dhe vendosmëri pas vazhdimit të procesit të afrimit të Turqisë me Evropën. Nëse kriza midis Brukselit dhe Ankarasë nuk do të shmanget më, atëherë nuk do të mund të hapet kapitulli i ardhshëm mbi gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut. Me hapjen e këtij kapitulli evropianët do të ishin të pranishëm me zërin e tyre në zhvillimet e mëtejshme në Turqi, të cilat janë në kundërshtim me shtetin modern juridik. Prandaj nuk duhet të ketë mendime të ndryshme në lidhje me pasojat fatale të një prishjeje në mes të Evropës dhe Turqisë, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit.


op-ed

2

Blog / Kooperativa 2013!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Mihal Luarasi: Minella Borova u braktis në vendin e tij

11

01.07.2013

Universitet / Teknologjia e Informacionit është kudo

“Nuk do të kërkoja asnjëherë konflikte të jashtme për të shpëtuar nga telashet e brendshme”. Otto Von Bismarck

Kur arroganca bëhet pretekst Fitorja e së majtës shihet si triumfi i pakënaqësisë kundrejt arrogancës. Arrogancës së pushtetit të djeshëm të manifestuar në mënyrë kapilare nga lart poshtë, që nga instancat më të larta të qeverisjes e deri tek nëpunësit më të thjeshtë që përballeshin me publikun. Ajo u përdor si preteksti kryesor për t’i atribuuar humbjen të djathtës dhe për të vënë në pah një cilësi të cilën qeverisja e ardhshme nuk mund ta ketë, arrogancën pra. Por gjithçka zbehet nëse lidhim shkak-pasojë arrogancën me rezultatin e zgjedhjeve. Shumëkush i mban mend shprehjet e zotit Meta për ‘kokëpalarët’, shprehja ndoshta më brutale e përdorur ndonjëherë në tranzicionin shqiptar. Brutale sepse vinte në pah esencën e distancës kulturore, ekonomike apo sociale mes kokëpalarëve (të shumtë) dhe kokëlarëve (të pakët). Ky ka qenë po kështu stili ekzemplar me të cilin u qeveris ky

vend për katër vitet e kaluara, ku shpesh e nën zë të djathtët ankoheshin për ndarjen e pushtetit dhe arrogancën e drejtorëve të komanduar të LSI në administratë. Ishte pikërisht kjo e fundit, me pozitën e shantazhit ndaj mazhorancës, e cila mund dhe prodhoi më tepër arrogancë se kushdo tjetër, një pozicion i natyrshëm ky që vjen nga forca e numrave. E nëse i kthehemi zgjedhjeve kombëtare, shumëkush i mvesh Berishës a Ramës arrogancën për t’i dhënë mesin e artë Metës, më pak arrogant se të tjerët. Ky version është gjithsesi pak i besueshëm, por më i miri i mundshëm në kushtet kur nuk ka fakte praktike për ta provuar përveçse versionit të blerjes së votës nga LSI. Më tepër se triumfi i pragmatizmit këto zgjedhje ishin triumfi i takticizmit përmes shantazhit. Një shantazh që u luajt fort nga partitë e vogla, të cilat tentuan me çdo kusht të replikonin modelin

Meta nga 2009 deri më tani, atë të përfitimit jo simetrik në raport me rezultatin. Të gjithë tentuan me çdo kusht të vinin veten në mesin e artë, atë të shantazhit politik për efekt të numrave. Asgjë tjetër nuk mund ta shpjegojë jo vetëm rritjen e LSI por edhe të PR e PDIU brenda të djathtës. Nëse fenomeni LSI mund të shihet si surpriza e këtyre zgjedhjeve, tipari ekzotik i tyre janë rritja e PR e PDIU brenda të djathtës. Në çdo qark këto parti, dikur pesha të lehta, kanë maksimizuar votat në raport me zgjedhjet e kaluara, përkundër tkurrjes së PD. Nën dritën e argumentit të arrogancës do të thoshim se ndoshta Berisha ishte më arrogant se Mediu apo Idrizi, por të dyja këto parti ishin pjesë e mazhorancës këto katër (apo tetë) vjet me pak kosto dhe me shumë përfitime. Argumenti i arrogancës kështu bie po ashtu si dhe ai i pakënaqësisë për gjendjen

koment

Klejdi Këlliçi

Nëse fenomeni LSI mund të shihet si surpriza e këtyre zgjedhjeve, tipari ekzotik i tyre janë rritja e PR e PDIU brenda të djathtës. Në çdo qark këto parti, dikur pesha të lehta, kanë maksimizuar votat në raport me zgjedhjet e kaluara, përkundër tkurrjes së PD. Nën dritën e argumentit të arrogancës do të thoshim se ndoshta Berisha ishte më arrogant se Mediu apo Idrizi, por të dyja këto parti ishin pjesë e mazhorancës këto katër (apo tetë) vjet me pak kosto dhe me shumë përfitime...

ekonomike në raport me punësimin, kur të tria këto parti kanë qenë pa rezerva pjesë e qeverisjes. Ajo që ndodhi me PD mund të jetë mësimi i nesërm që mund të nxjerrë PS nga aleancat me partitë e tjera. Nëse bashkëpunimi me LSI mund të shihej dje si hap i parë drejt integrimit të së majtës, sot ai s’ka më asnjë kuptim sa kohë që partia e Metës ka krijuar tashmë një fizionomi të vetën, atë të partisë gjithmonë në pushtet. E nëse një pjesë e votave të Metës në zgjedhjet e ardhshme mund të rrjedhin duke shkuar andej nga erdhën, PS me serbatorin e madh elektoral do të jetë gjithmonë aty për t’u ‘mjelur’ ashtu siç ndodhi me votat e PD. Loja politike e këtyre zgjedhjeve të lira, si në kuptimin e lirisë dhe atë të lirësisë së votës, tregon se ndofta dy partitë e mëdha duhet të marrin parasysh se rrënimi reciprok është i mundshëm në çdo moment, mjaft që të jetë një LSI e radhës.

Rrugëtimi i suksesshëm politik i Sali Berishës

N

doshta Sali Berisha do të jetë ende aktiv në politikë, por ndoshta është momenti për të bërë një bilanc, ose më mirë për të hedhur ca piketa për rrugën e tij politike. Janë të paktë politikanët që kanë rrugëtime kaq të gjata dhe të suksesshme në politikë. Ka qenë politikani me më shumë qartësi dhe energji politike në vitet e ndryshimit 1990-1992. Është e vështirë të gjesh shqiptar që të mos jetë emocionuar nga Berisha në këtë kohë. Dhe atëherë, në marsin e 1992, më shumë se dy të tretat e shqiptarëve votuan djathtas, votuan PD. Nuk mund mos t’ia pëlqeje karizmën origjinale, energjinë e pashtershme dhe erudicionin që shkonte prej Fromit (Fromm) te Prusti (Proust), dhe më vone prej Keynesit (Keynes) te Hajek (Hayek). Duke njohur jo vetëm realpolitikën por dhe natyrën njerëzore, pragmatist por edhe njeri familjar për nga natyra, përbënte dhe përbën një paketë politike thuajse perfekte. Humbja e referendumit për Kushtetutën në 1994 e bëri të ndërgjegjshëm se energjia dhe antikomunizmi nuk ishin të mjaftueshëm për të qenë fitimtar. Në periudhën 1992 - 1997

koment Dritan Osmani

Vazhdimi i negociatave të pranimit me Turqinë në këste është kështu as peshk e as mish. BE-ja ka vendosur shumë kurthe në mënyrë që në fund t’ia hedh fajin Erdoganit. Në qoftë se ai vendos për të bërë kërcënime kundër BE-së - gjë që ai e ka bërë në të kaluarën shpesh atëherë Bashkimi Europian mund të tërhiqet me qetësi dhe të bëjë Erdoganin përgjegjës për krizat e mëtejshme në marrëdhëniet midis Brukselit dhe Ankarasë.

Partia Demokratike çrrënjos dhe rrëzon komunizmin si strukturë, reformon politikën (dhe në njëfarë mënyre detyron edhe vetë PS të reformohet). Berisha mëson duke punuar artin e politikës me një energji dhe talent natyral. Konsolidon lidershipin në PD hera-herës me një luftë të ashpër politike brenda llojit; në PD ku ka pasur edhe figura të tjera potente si Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Genc Ruli etj. Them se do të mbahet mend më shumë për ripajtimin me kundërshtarët e tij brenda PD sesa për luftën hera-herës të ashpër kundra tyre. Në momentet më të vështira të PD (por jo vetëm në ato) ka pasur gjithmonë mbështetjen e pakufishme të Azem Hajdarit, simbolit të dhjetorit antikomunist shqiptar. Të metat e Berishës kanë qenë të metat e politikës shqiptare, ku çdo parti ka lider të forte që duan të kontrollojnë çdo vrimë të partisë që drejtojnë; ka një këmbëngulje të panatyrshme për mbajtjen e pushtetit në mars 1997, por përballë ishte një parti social-komuniste që kish dënuar diktaturën vetëm në gusht 1996 (e detyruar pas humbjes së zgjedhjeve) që shikohej me dyshim për t’u pranuar a jo në

Internacionalen Socialiste. *** Në 2005 ka stofin e politikanit profesionist. Nuk është më aq i ri sa në 1992, por është më modern dhe bën më pak gabime. Në qofte se në 1992 -1997 ishte shumë e lehtë t’i shihje energjinë në procesin e mësimit të politikës, në 2005 – 2009, është më e lehtë t’i shohësh modernitetin dhe procesin e perfeksionimit të bërjes politikë. Thërret thuajse gjithë kundërshtarët të rikthehen në PD. Viti 2005 nuk ishte vetëm një moment fitoreje por edhe një moment reflektimi për të mësuar nga e kaluara, por më shumë një përpjekje drejt të qenit profesionist dhe modern në politikë. Nga rendja tek intelektualët e fushave të ndryshme në 1996 deri te formimi i Komitetit të Organizimit të Politikave 2005 kalon rruga e mësimit të Berishës dhe PD për të zgjidhur problemin e prurjeve të reja dhe marketingut politik të PD. *** Duhej një rifitim dinamike, një lloj reflektimi i thellë dhe rithemelimi si ai që këshillonte Mark Marku për të ndenjur në mazhorancë. Një lloj reflektimi që është shumë e vështire të bëhet kur je në mazhorancë. Por mund

dhe duhet të bëhet kur je në opozitë si e vetmja mënyrë për të ardhur sërish në pushtet. Pa këtë reflektim është koha për të ikur, PD pati 8 vjet për të vënë në jetë projektin e saj, dhe pati shumë arritje pozitive. Është koha për të ikur, por për të ikur me kokën lart duke kujtuar arritjet më të mëdha të PD si: anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, liberalizimi i vizave dhe ndërtimi i një infrastrukture moderne. (lufta kundra korrupsionit, për fat të keq vetëm në vitet 2005 – 2009 me sukses; dhe lëvizja e vendit në Transparency International me 20 vende prej 2007 - 2008). *** Berisha dha dorëheqjen siç bën çdo politikan normal dhe modern. Do të thonë, është një gjë normale, mos i jepni më shumë vlerë nga çfarë ka. Ndoshta e keni harruar, por jemi në kërkim të gjërave normale në këto 20 vjetët e fundit, sepse vijmë prej anormalitetit të stërmadh që e kishte emrin komunizëm. Dhe te ca prej këtyre gjërave normale si futja në NATO, ndërtimi i një infrastrukture moderne dhe liberalizimi i vizave ka një kontribut substancial Berisha. Kontribut që nuk ka për t’u harruar.


12

a k t i vi t e t

Universitet

Konferenca “Aplikimet e IT-së në Ekonomi, Biznes dhe Shoqëri”, e zhvilluar në UET, mblodhi specialistë të IT-së dhe fushave të tjera për të diskutuar zhvillimet e reja, aplikimet e teknologjisë së informacionit dhe për të ngritur një platformë bashkëpunimi në akademi

Konferenca në UET: Teknologjia e Informacionit është kudo Ç

farë tjetër më shumë sesa teknologjia e informacionit sot, i shkon për shtat sloganit të UET “Ne jemi kudo”? Këtë herë, të dyja u takuan ditën e premte në një konferencë. Konferenca e parë ndërkombëtare “IT Applications in Economics, Business and Society” u organizua nga Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës, Fakulteti i Ekonomisë dhe i Teknologjisë së Informacionit, UET, në bashkëpunim me Indiana Purdue University Indianapolis, SHBA. Në punimet e saj morën pjesë përfaqësues të botës akademike të universiteteve publike dhe private në Shqipëri dhe Kosovë, kishte pjesëmarrje nga bota joakademike, nga kompanitë e mëdha private që operojnë në Shqipëri, si dhe nga disa organizata apo institucione të ndryshme publike si AITA, AKSHI apo AKEP. Në këtë konferencë nuk ishin të pranishëm vetëm specialistë të fushës së IT-së, por dhe të Ekonomisë e Financës, pasi një nga qëllimet e saj, siç tha dhe një nga organizatorët kryesorë të kësaj konference Dr. Indrit Baholli, shef i Departamentit të Informatikës, Matematikës dhe Statistikës në UET, është të ndërtojë një platformë komunikimi brenda botës akademike. Konferenca nxori në pah rëndësinë e padiskutueshme që ka marrë sot ky sektor dhe prirjen e tij për të qëndruar në krye të shumë proceseve të zhvillimit të fushave të tjera. Siç u shpreh dhe presidenti i UET-it, Prof. Dr. Adrian Civici në fjalën e tij përshëndetëse, një studim i vendeve të OECD-së, ka nxjerrë që 10 profesionet më të kërkuara e me zhvillim më të fuqishëm 10 vitet e fundit nuk kanë ekzistuar dhjetë vjet më parë dhe 5-6 prej tyre kanë të bëjnë direkt ose indirekt me IT-në, që do të thotë se ky është sektori lokomotivë i zhvillimit. “Kjo tregohet dhe me një fakt tjetër që, ekonomia që sot ka progresin më të madh është ekonomia jomateriale dhe produktet që po shiten më shumë, më të kërkuara janë produktet jomateriale, informacioni, teknologjitë e reja, ajo që quhet ekonomia e dijes. Dhe specialistët e IT-së janë ata që menaxhojnë këtë produkt të ri. Edhe kjo konferencë është një portë për të gjitha specialitetet e tjera që lidhen me ekonominë, financën, shkencat sociale, sepse sot askush nuk bën dot pa teknologjinë e Informacionit”, tha Civici. Arjan Durrësi, pedagog në Indiana Purdue University Indianapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezantoi gjatë kësaj konference prirjet në këtë industri. Kompjuterat, sipas Durrësit, po kthehen në Smart Phone dhe Serverat në Clouds, pra grupime të mëdha kompjuterash, specialistësh, të cilët në një të ardhme të afërt mund të eliminojnë nevojën e bizneseve të reja për të investuar për një sektor IT më vete, dy prirje këto që po sjellin mundësinë e një interneti të ri, siç është ai që Google ka ndërtuar vetëm për vete. Konferenca i përqendroi punimet në dy sesione; në atë të Procesimit dhe Menaxhimit të Informacionit dhe në Teknologjitë e Reja në Modelim dhe Zhvillim Aplikimesh.

intervista

IT, sektori i mundësive për të rinjtë

D

epartamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës ishte organizatori kryesor i konferencës ndërkombëtare “Aplikimet e IT në Ekonomi, Biznes dhe Shoqëri” në UET. Dr. Indrit Baholli, shef i këtij departamenti, tregon qëllimet dhe arritjet e konferencës si dhe hapësirat në tregun e punës që krijon për studentët departamenti që ai drejton.

10 profesionet më të kërkuara n e me zhvillim më të fuqishëm 10 vitet e fundit në vendet e OECD-së nuk kanë ekzistuar dhjetë vjet më parë dhe 5-6 prej tyre kanë të bëjnë direkt ose indirekt me IT-në

Në këtë konferencë u mblodhën bashkë shumë specialistë IT nga institucione të ndryshme dhe specialistë të fushave të tjera. Cili ishte qëllimi i kësaj konference? Kjo konferencë kishte qëllim për të sjellë së bashku stafin akademik, kërkuesit shkencorë, kandidatët doktoralë dhe pjesëmarrës të tjerë nga akademia dhe industria, me qëllim që të prezantonin dhe të shkëmbenin ide dhe eksperienca të reja në fushën e Teknologjisë së Informacionit, si dhe aplikimet e tyre në fusha të ndryshme të Ekonomisë, Biznesit dhe Shoqërisë. Nëpërmjet kësaj konference, ne kemi për qëllim që të krijojmë më shumë platforma komunikimi brenda botës akademike, si dhe të krijojmë ura të reja lidhëse me mjedisin e biznesit, por edhe të zgjerojmë rrjetet e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Ku u përqendruan punimet e konferencës? Cilat ishin temat më të spikatura dhe risitë që u prezantuan? Punimet në konferencë u fokusuan në disa drejtime kryesore si: në menaxhimin dhe përpunimin e informacionit; teknologjitë e reja në modelim dhe zhvillim aplikimesh; aplikacionet e informacionit në biznes dhe shoqëri; si dhe në aspektet organizacionale dhe menaxheriale të IT-së në Menaxhim, Financë dhe Ekonomi. Nga prezantimi dhe diskutimi i punimeve në sesionet e organizuara të konferencës spikati kryesisht ecuria me ritme tepër të larta të aplikimeve të teknologjisë së informacionit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e më gjerë. Informacioni si dhe teknologjia e informacionit po shndërrohen në kryefjalë të zhvillimeve të bizneseve të ndryshme dhe kjo është një tendencë me një ritëm rritjeje tepër të lartë, si në Shqipëri ashtu dhe në të tërë globin. Aplikimet e teknologjive të informacionit kanë rezultuar në rritjen e kompanive në të cilat ato aplikohen, duke i dhënë një

Dr. Indrit Baholli, shef i Departamentit të IM&S, UET

imazh akoma më pozitiv në sytë e klientëve të tyre, por njëkohësisht duke rritur dhe marzhet e fitimeve të tyre në një masë të konsiderueshme. Adaptimi dhe aplikimi i teknologjive të duhura të informacionit bën dhe do të bëjë diferencën e kompanive në tregun e konkurrencës ku gjithsecila nga ato aderon. U vu re se IT është dhe do të mbetet një nga faktorët kyç në suksesin apo dështimin e ecurisë së kompanive të çfarëdo sektori qofshin. Mbajtja e kësaj konference përkon dhe me një çast të rëndësishëm për departamentin tuaj, i cili diplomon gjeneratën e parë Bachelor dhe Master, gjë që ndodh njëkohësisht me akreditimin e këtyre dy niveleve duke u përgatitur për akreditimin e nivelit të tretë, si institucioni i parë publik apo privat që e arrin këtë. Mund të thoni diçka më shumë për ecurinë e këtij departamenti dhe kërkesën e studentëve për të studiuar në të? Programi i nivelit Bachelor, InformatikëEkonomike, me profilet Financë-Bankë dhe Menaxhim-Biznes, u hap në vitin akademik 2010-2011. Numri i studentëve që ndjekin këtë program studimi është rritur nga viti në vit. Kjo rritje ka ardhur për arsye të përpjekjeve të mëdha të të gjithë anëtarëve të departamentit, duke punuar fort dhe duke u përpjekur të japin

eksperiencat e tyre më të mira në mësimdhënie dhe jo vetëm, duke ofruar sillabuse shumë të mira dhe të forta ndaj studenteve tanë, duke qenë të devotshëm në kontributin e tyre për rritjen e cilësisë së studentëve. Ne jemi përpjekur dhe kemi qenë të hapur të ofrojmë programe tërheqëse dhe sfiduese dhe për të realizuar këtë kemi marrë një ndihmë mjaft të madhe nga Bordi i Tregut të Punës, atashuar pranë departamentit. Ky bord është i përbërë nga anëtarë, të cilët kanë eksperienca të mëdha pune në segmente të rëndësishme të sektorit privat dhe shtetëror. Ne jemi mbledhur, minimum dy herë në vit me ta, dhe kemi diskutuar bashkë sillabuset tona, si dhe kemi marrë në konsideratë e kemi reflektuar sugjerimet e tyre me qëllim që t’i bëjmë ato më tërheqëse dhe me njohuri që tregu real i punës kërkon. Po theksohet fakti që sektori i IT-së është ai me zhvillim më të shpejtë dhe më të madh aktualisht? Konkretisht, studentët tuaj çfarë shansesh punësimi i presin pas diplomimit? Interesat e studentëve mund të jenë të ndryshme si: të bëhen specialistë IT-je, d.m.th të jenë në gjendje të realizojnë aplikime duke nisur punën nga analiza e problemit që shtrohet për zgjidhje e duke vazhduar me strukturimin e të dhënave dhe programimin. Një interes tjetër mund të jetë aspekti menaxherial ose financiar i organizimit të punës në nivele të ndryshme. Disa mundësi punësimi në përfundim të studimeve mund të përmendim: specialist ekonomie dhe informatike në biznese të vogla, të mesme e të mëdha, specialist ekonomie dhe informatike në institucione publike e organizata, për tregun financiar, në sistemin bankar, et. Për sa i përket nivelit të dytë të studimeve, ne ofrojmë Master të Shkencave në Informatikë Ekonomike, me profilet Financë-Bankë dhe Menaxhim-Biznes dhe Master Profesional në profilet: Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh, Baza të Dhënash dhe Informatikë Sociale. Ne e ofrojmë këtë nivel studimi duke respektuar kriteret e Marrëveshjes së Bolonjës dhe, për sa i përket programit doktoral të studimeve, ne kemi regjistruar kandidatë në fushën e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.07.2013

13

h u m b j a

Ndër rolet më të realizuara prej tij mund të përmendim: Leka te drama “Të pamposhturit” e Minush Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit, Stenli Kor tek drama “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafëzezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës etj.

M

inella Borovën publiku do të mund ta sjellë në kujtesë për rolin e Besnikut në filmin “Udhëtim në pranverë”, një film që vazhdon të shfaqet edhe sot në disa prej televizioneve shqiptare. Aktori i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare në Argjentinë ku jetonte prej vitesh. Humbja e parakohshme e aktorit ka befasuar miqtë dhe kolegët e tij. “Më befasoi lajmi mbi vdekjen e parakohshme të tij. Ishte njeri i mirë dhe sidomos aktor i shquar, që u detyrua dy herë të mërgojë se nuk iu hap asnjë mundësi pune në vendin e tij. Ishte miku im dhe i Edit, që e pati partner të shkëlqyer në dy role të mëdha te ‘Njolla të murrme’ dhe te ‘Të pamposhturit”,- shprehet regjisori i parë që e ngjiti në skenë, Mihal Luarasi. Minella Borova përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në vitin 1969, por karriera e tij artistike përkoi me vite të vështira për artin shqiptar. “Karriera ime ishte e kufizuar nga censura, por kjo nuk e ka ndaluar rritjen time artistike”,- do të shprehej ai në një intervistë të viteve më parë. Ishte viti ku Minella Borova u përzgjodh nga regjisori Mihal Luarasi për të interpretuar në dramën “Njolla të murrme”. Me rolin e Lirimit, ai do të nderohej edhe me çmimin “Aktori i ri më i mirë” i Festivalit të Dramës. Por suksesi i kësaj drame do të pasohej nga goditje të njëpasnjëshme nga regjimi. Mes tyre ishte dhe aktori i ri Minella Borova, të cilit “iu prenë” krahët që në ngjitjen e parë në skenën e teatrit. Falë talentit të tij, ai arriti të spikaste në disa role në teatër dhe kinema. Ndër rolet më të realizuara prej tij mund të përmendim: Leka te drama “Të pamposhturit” e Minush Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit, Stenli Kor tek drama “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafëzezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës etj. Si aktor filmi e nis fillimisht tek “Udhëtim në pranverë” dhe më pas spikat në disa role karakteri te “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht me rolin e oficerit fashist në f i l m i n “ N ë f i l l i m t ë ve r ë s ” . Ai largohet nga Shqipëria në vitin 1993, ku karriera dhe jeta e artistëve po kalonin një periudhë vërtet të vështirë. “Ishte e vështirë për të filluar nga e para. Kam luftuar dhe do

Mihal Luarasi: Minella Borova u braktis në vendin e tij Minella Borova, aktor i njohur i teatrit dhe kinemasë, është ndarë nga jeta në moshën 66- vjeçare në Argjentinë pas një sëmundjeje të rëndë të luftoj për të përmbushur ëndrrat e mia”, - do të shprehej ai në një intervistë. Jeton atje i shkëputur nga jeta artistike shqiptare deri në vitin 2006, vit kur kthehet sërish në atdhe dhe punon si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”. Gjatë qëndrimit në Argjentinë ai ishte njohur me veprat e shumë dramaturgëve vendas dhe në vitin 2007 sjell në skenën shqiptare dramaturgët më të spikatur argjentinas, Eduardo Pavlovsky, Jorge Acame dhe Karlos Maria Alsina. U rikthye sërish në Argjentinë dhe që atje inicioi një projekt për të bërë të njohur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dramaturgët më të njohur bashkëkohorë të Argjentinës. Me dramaturgun Eduardo Pavlovsky njohu dhe publikun e Kosovës. Ish-aktori i Teatrit të Gjilanit, Nexhmedin Ymeri, i cili ka bashkëpunuar me këtë projekt të Minella Borovës, do të shprehej për humbjen e aktorit: “Ishte mik i mirë i yni dhe gjithnjë i mirëseardhur në Talia…e Flakës së Janarit” në

Gjilan”. Teatri Kombëtar i Komedisë, në pamundësi për t’i dërguar lule dhe duartrokitje nga Buenos Aires i largët, i bën homazh përmes faqes në Facebook duke publikuar edhe foto më të fundit të aktorit. “I dashur profesori im i mirë, fisnik e mik i rrallë! Sot të kemi humbur e të gjithëve do të na mungosh, duke lënë bosh tek ne vendin e një miku me vlera që na bënte shpirtërisht më të pasur!” - thotë studentja e tij Suela Konjari. Minella Borova pati një karrierë 14-vjeçare në Teatrin e Korçës. Më pas ishte pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në karrierën e tij numëron 50 role në skenën e teatrit dhe mbi 30 në kinema. Ai spikati si artist i karaktereve. I dashuruar pas origjinalitetit të dramaturgut Pavlovsky

Eduardo Pavlovsky, i konsideruar si një ndër dramaturgët më të mirë të teatrit bashkëkohor argjentinas, u bë i njohur në Shqipëri dhe Kosovë falë punës së aktorit dhe regjisorit shqiptar Minella Borova, i cili pasi

Si aktor filmi e nis fillimisht tek “Udhëtim në pranverë” dhe më pas spikat në disa role karakteri te “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht me rolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim të verës”...

emigroi në Argjentinë ku jetoi për një periudhë 10-vjeçare, iu dedikua njohjes së teatrit vendas. “Dashuria imë për Pavlovsky-n rrjedh nga origjinaliteti i tij. Unë besoj se ai ishte jo vetëm një aktor, por dhe një filozof i teatrit, i cili shkoi deri në thellësi të shoqërisë argjentinase”. Kështu do të shprehej Minella Borova në një intervistë për një media vendase, e cila i kushtonte vëmendje të veçantë projektit të aktorit shqiptar për përkthimin në gjuhën shqipe të dramaturgëve argjentinas. Në përkthimin e Borovës, në skenat shqiptare erdhën dramaturgë si Pavlovsky dhe Jorge Açame. “Kam lexuar të gjitha veprat e Pavlovsky dhe Açame-s dhe kam përkthyer gjashtë vepra të dramaturgëve argjentinas”. Minella Borova e vazhdoi për pak kohë karrierën e tij edhe në Buenos Aires si pjesë e trupës teatrore të “San Martin”, drejtuar nga Norman Briski. Dyqani i tij në Monserrat ishte kthyer në vendin ku mblidheshin shqiptarë. Minella Borova jetoi me teatrin deri në fund të jetës së tij.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

15

14 17

18

23

16

19

20

24

25

28

29

43

31

30

32 36

38 44

39

45

40

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

46

48

47

22

27

35

37 42

21

26

34

33

13

49

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht

1. Ndryshimi i trajtës së diçkaje. 12. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë. 14. Kryeqyteti i Vietnamit. 15. Kryeqyteti i Irlandës. 16. Sigla e Torinos. 17. I ka veza në mes. 18. Zëri i një këngëtari. 20. Arif, shkrimtar i njohur kosovar. 23. Këngëtare e njohur amerikane. 25. Një ish-futbollist sulmues brazilian i viteve '80. 27. Gaz që mbush llampat e ndriçimit. 28. Tërësia e bimëve dhe e kafshëve që jetojnë në një mjedis të caktuar. 31. Këmbimi i mallrave me para sipas çmimit, shitblerja e mallrave. 33. Letërsia Italiane. 34. Brune. 35. Bruce, aktor i njohur. 36. Carac në fund. 37. Kasus, boksieri i famshëm. 38. Nderi, ose... 35. Aishe, aktore humoriste. 42. Repart Grumbullimi. 44. Agjensi Martesash. 45. Ent Monetar. 46. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. 47. Hajde! 48. Hekur i rëndë i anijes për të qendruar. 51. Haxhiraj, aktore. 52. Celofan.

Vertikalisht:

1. Që shërben si bazë ose si pikënisje për diçka, që është si mbështetje kryesore. 2. Varietet rrushi kokërrmadh. 3. Agjensi Ndërtimesh. 4. Qytet i vogël pranë Vlorës. 5. Politika e ndjekur për të formuar një shtet hebre në territorin e Palestinës. 6. Dhoma në dialekt. 7. Makinë për shtrimin e rrugëve. 8. Ka çdo njeri. 9. Industria e Lehtë. 10. Oreks. 11. Lëndë të ndërtimeve. 12. Oliver, regjizor i njohur amerikan. 12. Shok pune. 19. Bujar i njohur i sportit shqiptar. 21. Heqja e shortit për një shumë të hollash sipas numrave të biletave. 22. Shkurtime të një emërtimi. 24. Dëshiron. 26. Peshkopia në makina. 29. Tregu Europian. 30. Murg që bën një jetë të vetmuar. 32. Fotografi në dialekt. 35. Qytet i madh në Francë. 40. Pak tagji. 41. Vargmale të larta në Amertikën e Jugut. 43. Pjesë e futur në bregun e detit. 45. Legjenda. 48. Sigla e Sarandës. 49. U rrëzua. 50. Simboli kimik i kromit.

Sudoku | nivel mesatar 4 7 9 6 8

1

1 3 4

3

5 8 2

9

6 2 8

7

8 3

7

5

1

9 6

9

9 8

2

9

4 3

5

9

1 7 6 9 3 4 2

4 7

5 9 8 3

8 9

6

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

8 4

3 2 1

7 4

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

6 5 0 8

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

Kompania ajrore punëson vetëm femra për të kursyer karburantin Kompania ajrore “Go Air” nga India ka vendosur të punësojë vetëm personel femëror, në mënyrë që të zvogëlojë shpenzimin e karburantit. Drejtuesit e kompanisë këtë vendim e arsyetojnë me faktin se meshkujt janë shumë më të rëndë se femrat që nënkupton se shkaktojnë edhe shpenzim më të madh të lëndës djegëse. Pas një hulumtimi të bërë nga kjo kompani private me buxhet të vogël, kanë ardhur në përfundim se meshkujt peshojnë mesatarisht 14-15 kilogramë më shumë se femrat. Ndërsa me veprimin e tyre besojnë se do të kursejnë rreth gjysmë milionë dollarë në vit nga karburanti. “Po kërkojmë të gjitha opsionet e mundshme që të dalim përfitues. Rënia e rupit indian për 27 për qind në raport me dollarin amerikan, ka shkaktuar deficit prej pesë milionë dollarësh te kjo kompani”, ka treguar drejtori ekzekutiv i kompanisë, Giorgio De Roni. “Go Air” ka 15 aeroplanë dhe 330 të punësuar, nga të cilët 132 janë meshkuj. Deri në vitin 2020 në këtë kompani planifikohet të punësohet edhe 80 stjuardesa.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ky fund muaji eshte shume i pershtatshem per aventura ne dashuri. Do takoni persona interesante dhe romantike. Sigurisht qe flasim vetem per beqaret. Ciftet do kalojne nje dite te mire prane atij qe duan. Ne pune do ju hapen shume dyer dhe ju do do arrini ato qe gjithmone keni dashur. Ka ardhur koha te futeni ne nje etape tjeter ne jeten tuaj.

Duhet te ndryshoni sjelljen tuaj me partnerin ne menyre qe gjithcka te shkoje mire. Mos u beni te bezdisshem sepse do lodhni veten tuaj e jo me ate qe keni prane. Beqaret duhet te presin pak para se te vendosin cilat jane hapat qe do hedhin ne dashuri. Ne pune duhet te analizoni me kujdes cdo gje. Do jete nje dite pak delikate dhe ju duhet te jeni me te perqendruar.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sot ciftet do kalojne nje dite mjaft romantike, pothuajse erotike. Delikatesa ekziston nga te dyja palet. Edhe beqaret do kene shume mundesi te takojne dashurine sot. Tregohuni te sjellshem. Ne pune cdo gje e re do ju terheqe mjaft. Do dilni nga rutina dhe do gjeni menyra te tjera per te arritur ato qe doni. Kjo do ju beje te ndjeheni me mire dhe te sigurt ne vetvete.

Do beni hapa para ne jeten tuaj ne cift. Doni te kaloni momente romantike? Pse jo eshte dita e duhur. Mos beni gabimet qe keni bere me pare por mesoni nga ato. Beqaret duhet t’i japin mundesine dikujt per ta njohur me mire. Nuk keni per te humbur asnje gje. Ne pune nuk do jeni shume te motivuar. Mos e lini melankoline dhe merzitjen t’ju pushtojne.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Perfitoni nga energjia pozitive qe keni sot per te kaluar nje dite te kendshme prane partnerit. Mbaroi lodhja dhe stresi! Beqaret duhet te dalin ne takime, por nuk duhet te vendosin te krijojne nje lidhje sot sepse nuk eshte dita e duhur. Ne pune duhet te beni kujdes. Edhe gabimet me te

Sot do mundoheni te rregulloni gjerat ne lidhjen tuaj. Per te arritur kete duhet me patjeter te shmangni temat delikate. Gjeni menyren e duhur per te ndare momente intimiteti. Beqaret nuk do kene qejf te bejne asgje, madje as te dalin me miqte. Ne pune doni te beni shume, por ju mungon energjia.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do doni t’i beni nje surprize partnerit por nuk e dini se cfare. Kerkoni ndihmen e nje miku dhe do beni dicka shume interesante qe do i pelqeje shume personit qe dashuroni. Beqaret do kene takime shume interesante me persona te vecante. Ne profesion do i pranoni gabimet dhe do keni guxim te ecni perpara. Do jeni shume dinamike dhe plot energji.

Jo cdo gje do shkoje mire sot ne lidhjen tuaj. Duhet te luftoni qe asgje mos perkeqesohet. Mundohuni te flisni me shume me partnerin. Beqaret nuk duhet te fillojne asnje lidhje sot sepse me vone do pendohen. Nese jeni duke pritur nje pergjigje per pune apo per shkolle kjo do jete pozitive. Ajo qe keni dashur do te plotesohet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 006, 015, 147, 222, 235, 357, 362, 425, 432, 477, 508, 551, 552, 561, 582, 596, 651, 687, 745, 860. Numra me 4 shifra: 0051, 1404, 5411, 5987, 8541, 8575, 9058, 9854. Numra me 5 shifra:

10029, 14447, 14636, 19263, 20147, 32101, 34913, 36811, 44452, 44596, 45202, 51381, 55451, 58396, 59650, 61603, 63201, 75526, 89421, 95878. Numra me 6 shifra: 102804, 111021, 116781, 544451, 575365, 658748, 744298, 788351.

Ne jeten ne cift mund te kete konflikte dhe keqkuptime. Te gjitha keto do jene te nxitura nga planetet. Duhet te jeni shume te kujdesshme dhe te ruani qetesine. Ata qe jane vetem nuk do kene fat ne dashuri sot. Mos u merzitni do ja kaloni mire edhe me miqte. Ne pune do jeni plot energji dhe do i habisni te gjithe me arritjet qe do keni.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do ndjeheni shume mire prane partnerit dhe do e keni te veshtire ta fshihni gezimin edhe kur te jeni me miqte. Beqaret sot do jene me te parrezistueshem se kurre. Perfitoni sa me shume! Puna do ju duket me e lodhshme, por ju keni energjine e duhur per t’i bere balle. Mundohuni te rregulloni dhe cdo konflikt qe keni pasur me koleget.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Gjerat nuk do shkojne dhe aq mire ne jeten sentimentale. Nese keni probleme me partnerin mundohuni te jeni me tolerante qe gjerat mos perkeqesohen me shume. Ju presin dite me te mira. Beqaret duhet te mos iu besojne shume atyre qe i rrethoje sepse do zhgenjehen. Ne pune duhet te tregoheni me te matur dhe me te zgjuar. Mos e lini asnje mundesi t’ju ike nga duart.

PESHQIT (20/II-19/III) Mosumundonishumesott’imbushnimendjen partnerit per dicka qe ai nuk merr mundimin ta kuptoje. Sa me shume ju te tentoni aq me kokeforte do behet ai. Lerjani cdo gje kohes. Beqaret nuk do kene shume fat per te takuar dike interesant. Ne pune duhet te pergatisni terrenin dhe me pas te filloni te vini ne pune ato qe keni menduar.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

01.07.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1 korrik

15

Rinia nuk ka moshë. Pablo Picasso

1863

Pika e kthesës në Luftën Civile Në pranverën e 1863 ushtria e Konfederatës (Jugu i SHBA) filloi një sulm spektakolar mbi Veriun. Gjenerali Robert E Lee drejtoi ushtrinë drejt Virxhinias së Veriut duke mposhtur ushtrinë pushtuese të Potomac në pyllin e dendur pranë Chansellorsville, por në këtë betejë Lee humbi krahun e tij të djathtë Stonewall Jackson, i cili u qëllua gabimisht nga ushtarët e tij. Lee vazhdoi të marshonte në Veri duke hyrë në Pensilvaninë Perëndimore, me qëllim që të arrinte të pushtonte hekurudhën kryesore në Harrisburg (për të bllokuar linjën e furnizimit të Veriut) dhe ndoshta të vazhdonte për

të pushtuar Filadelfian dhe më pas edhe vetë Uashington D.C. Ushtria kundërshtare drejtohej nga Gjenerali Xhorxh D. Meade. Asnjë prej ushtrive nuk e dinte saktësisht ku ishte ushtria tjetër, derisa u përplasën në mënyrë të papritur në Gettysburg, jo shumë larg nga vendi i Betejës së Antieatam. Ushtria e Konfederatës i shtyu ushtarët federalë jashtë qytetit, por fatkeqësisht për ta, kjo e ndihmoi ushtrinë e Veriut të zinte një pozicion mjaft të mirë mbrojtjeje. Ushtria e Konfederatës ishte më e vogël në trupa. Situata ishte e kundërta e asaj që kishte ndodhur në Antietam, ndërsa Lee

urdhëroi një sërë sulmesh mbi kodër, ku ushtarët e Unionit (Federatës) mbajtën pozicionet për dy ditë. Të dyja palët luftuan me kurajë dhe humbjet ishin të mëdha. Së bashku, 8 mijë persona mbetën të vrarë dhe 27 mijë u plagosën, viktimat thuajse ndaheshin në mënyrë të barabartë mes palëve. Me një shi të vazhdueshëm, me të dyja palët të lodhura, Lee urdhëroi ushtrinë e tij të tërhiqej pas në Jug. Beteja është konsideruar një pikë kthese kryesore në Luftën Civile Amerikane, gjë që nuk u kuptua në atë kohë, pasi pas saj pati shumë beteja të tjera dhe shumë jetë u humbën.

Blitz

Foto dite

1 17

Në 2.5 koreano-veriorë është ushtarak. Vendi mban rekordin e numrit të forcave të armatosura për frymë banorë.

Mijë raketa me mbushje nukleare, prej të cilave 4100 aktive, gjenden sot në të gjithë botën, me një numër të reduktuar nga 68 mijë në kohën e Luftës së Ftohtë.

20

Për qind të buxhetit të saj paguan Eritrea për ushtrinë, një nga vendet më të varfra në botë, por që ka një nga ushtritë më të mëdha.

1.54

Biliard ose 2.2 për qind e prodhimit botëror shpenzohen për ushtrinë, armët dhe mjetet e tjera që përdoren nga forcat e armatosura në mbarë botën. SHBA, Kina dhe Rusia janë tri shtetet që konsumojnë dhe paguajnë më shumë.

Titulli: Ja ku është foto: Richard Schofield

Në Facebook Ardit Rada A mund të dal edhe unë në konferencë për shtyp dhe ta njoh rezultatin si qytetari Bamir Topi?

Lutfi Dervishi Gazetarët protestuan kundër KQZ dhe partive për çështjen e kasetave. 5 gazetarë dhe 15 kamera. Por nëse kamerat do të përdoren siç përdoren në mitingjet elektorale, atëherë në lajme do të shihni 50 mijë gazetarë…në protestë.

Namir Lapardhaja

Këto ditë kam qenë i shqetësuar vetëm për një gjë: për prishjen e rendit demokratik me anë të blerjes së votës. Unë besoj se është normale në demokraci të fitosh ose të humbasësh, qoftë kjo edhe e thellë si këtë herë. Por më duket e papranueshme prishja e këtij rendi. Më shqetëson më shumë ajo që do të vijë se sa ajo që iku. Preç Zogaj e paska vërejt bajagi bukur sot në “MAPO”, kur thotë se atë që E. Hoxha e bëri me dhunë kundër zgjedhjeve të lira, korrupsioni mund ta bëjë me blerje votash. Dardan Malaj Thënë ndryshe, Berisha: Basha do zgjidhet me “një aneëar, një votë”, kush të dojë le të kandidojë!!!

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Kooperativa 2013! Nga Peter Geoghegan Prodhimi i verës në rajonin verior të Zadrimës ka një histori të gjatë. Mbjellja e parë e regjistruar e rrushit të llojit Kallmet daton që në vitin 1555. Sot, rreshtat me hardhi të mirëvendosura rrethojnë fushat e këtij fshati të vogël nën një diell të nxehtë. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar për shekuj. Por pamja të mashtron. Nën regjimin e vjetër komunist të linjës së ashpër, autoritetet urdhëruan që të prishen këto vreshta për t’u zëvendësuar me duhan dhe grurë. Pasi regjimi komunist u rrëzua në vitin 1991, fermat e mëdha kolektive u ndanë në qindra e mijëra prona të vogla. Atyre iu është dashur të mbijetojnë nën politikën joefektive dhe të mbushur me korrupsion të Shqipërisë. Javën e shkuar megjithatë, opozita socialiste, e drejtuar nga ishkryebashkiaku plot ngjyra i Tiranës, arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, që kishte dominuar politikën për dy dekada. Kjo i ka shtuar shumë shpresat e njerëzve se një nga vendet më të varfra në Europë mund të ndryshojë dhe mund të futet në rrugën e gjatë dhe me dredha drejt Bashkimit Europian. Mes tyre është edhe Zef Pashuku. Fermer gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës, ai emigroi për në Greqi përpara se të kthehej në vitin 2000 për të marrë përsipër fermën e familjes. Ai shumë shpejt e kuptoi se suksesi varej nga diçka që i ka bërë shqiptarët të kujdesshëm gjatë këtyre dy dekadave që pas rënies së komunizmit: që të bësh biznes me fqinjët. Fermat janë shumë të vogla për të vepruar më vete,

por nëse bashkohemi, ne mund të konkurrojmë, thotë ai. Kjo bëri që Pashuku të krijonte të parën kooperativë post-komuniste në vitin 2005, me ndihmën e organizatës bamirëse britanike Oxfam. Tani ai shpreson se qeveria e re dhe premtimi për të rindezur makinën e fikur drejt anëtarësimit në BE, do jetë një ndihmë për kooperativën e tij dhe të tjera nisma të ngjashme. Kooperativa e Zadrimës përfshin rreth 60 fermerë dhe është e specializuar në verë dhe në vajin e ullirit, që shitet brenda, por edhe jashtë vendit. “Ndarja e pajisjeve u mundëson fermerëve që të maksimizojnë prodhimin”, thotë Pashuku, duke mbushur gotën me verë Kallmeti të vitit 2011, të cilën e shet për 4 dollarë një shishe. Edhe pse kooperativat kanë rëndësi këtu, në një vend me të ardhura mesatare 330 dollarë në muaj, të bindësh njerëzit për vlerën e tyre është e vështirë. “Disa vjet më parë, njerëzit thoshin se kjo duket si në komunizëm”, thotë djali i Pashukut, Jurgeni, që studion Ekonomi agrikulturore në Universitetin e Tiranës dhe shpreson që të ndjekë gjurmët e babait. “Por tani gjërat po ndryshojnë”, shton ai. Agrikultura është e rëndësishme këtu. Sipas statistikave zyrtare, ajo kontribuon në një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë në vështirësi të Shqipërisë. Kooperativat janë hapur së fundmi edhe në Sarandë në jug dhe në qytetin verior të Shkodrës. Për Zef Pashukun, kontrasti me jetën nën komunizëm nuk mund të jetë më i fortë. “Më përpara nuk kisha një këmishë për të veshur dhe kjo fushë ishte e braktisur, thotë ai. - Tani gjithçka po ndryshon”. Global Post

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 01.07.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

KETU MUND TË JETË

EMRI JUAJ!

adresa: bulevardi “gjergj fishta”, Nd 70, H1 cel: + 355 68 20 00 000 e-mail: emer.mbiemer@uet.edu.al

DO TË JESH PJESË E STAFIT AKADEMIK TË UET?

APLIKO TANI! Universiteti Europian i Tiranës synon të zgjerojë stafin e tij akademik me pedagogë në fushat:

• SHKENCA EKONOMIKE Financë Menaxhim Marketing Zhvillim i Qëndrueshëm Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

• SHKENCA JURIDIKE E drejtë biznesi E drejtë civile E drejtë publike E drejtë penale E drejtë ndërkombëtare

• SHKENCA SOCIALE Shkenca Komunikimi Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombëtare Sociologji Antropologji Sociale

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT 1. Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/DR 2. Këshillim i studentëve 3. Angazhimi në veprimtari kërkimore - shkencore 4. Mbështetje për institucionin

KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM 1. Të ketë doktoraturë të fituar në universitete të vendeve perëndimore (OECD) ose titull (Prof. Dr., Prof. Asoc. Dr.) 2. Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit; 3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë. 4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe Kartës së Bolonjës.

DOKUMENTET E KËRKUARA • • • •

CV e hollësishme e kandidatit (shqip ose anglisht). Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët e synuara. Kopje e dëshmisë së titullit/diplomës PhD. Diploma PhD të shoqërohet me kopjen e vërtetimit të njohjes nga MASH. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagogë / udhëheqës shkencorë të kandidatit, shoqëruar me të dhënat e kontaktit të tyre.

Psikologji

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në: bora.trajani@uet.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri në datën 11 korrik 2013.

Pedagogji

Për më tepër informacion: 068 60 31 551 dhe www.uet.edu.al

www.uet.edu.al

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, info@uet.edu.al


Mapo 1 korrik ok