Page 1

Faqe 5

OSBE: Akti normativ për nëpunësin, në bashkëpunim me ndërkombëtarët Në raportin e OSBE-së për situatën në Shqipëri flitet edhe për reformën në polici. Sipas OSBE-së, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime në strukturë

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 1 nëntor 2013. Numër 1052. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Koalicioni në korçë

Peleshi dhe Oketa dalin bashkë: Në politikë po fryn një erë e re

Raporti sekret i OKB:

Shqipëria, entuziaste për armët kimike të Sirisë

Qeveria “Rama” rrëzoi ligjin për importin e plehrave, por media ndërkombëtare shkruan se është drejt pranimit të 1 mijë ton armëve vdekjeprurëse të Sirisë. Ish-zyrtarët e OKB: Shqipëria na u përshkrua si vendi më entuziast mes kandidatëve. Ndoshta ata e bëjnë për të përfituar para apo prestigj si qytetarë të mirë të botës. Ambientalistët kundër Faqe 2 Zv kryeministri Peleshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së, Gazmend Oketa shpallin koalicionin e pjeshëm në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Korçës. Oketa: Bashkëpunimi me PS-në, për të realizuar projekte të përbashkëta. PD-ja po braktiset nga deputetët e saj dhe po Faqe 4 humb mbështetësit nga dita në ditë”

Rama e Basha s’takohen në TIFF, filmi i Nik Xhelilajt fiton trofeun Tirana International Film Festival ndau mbrëmë çmimet për më të mirët e kinemasë botërore. Shumë trofeve u munguan fituesit FAQe 13

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

As pes’ minuta muhabet me një përmetar, kur përmetari tha: -U, po ti qenke nipi i Beut madhështor. -Edhe ti e njeh...

6 ekonomi

Sigurisht që nuk ka asnjë analogji që i bën bashkë deputetin socialist Gjovalin Kadeli...

Akuzat e PD, dorëhiqet pas një jave kreu i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani dha dje dorëheqjen pas akuzave të opozitës se ishte implikuar në trafik klandestinësh. “U shpalla i pafajshëm, por nuk dua të cenohet institucioni”

Kadeli dhe kastraveci...si ushqim për mediat

koment Arben Vata

djeshme e Kuvendit është shndërruar edhe një herë në një arenë debati dhe akuzash të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës, për lidhje me krimin ekonomik në vend. Protagonistë natyrisht janë bërë dy kundërshtarët e hershëm politikë, kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij, Berisha. Debati ka marrë udhë në fakt nga një deklaratë e deputetit demokrat Taulant Balla, i cili teksa fliste për projektligjin... Faqe 4

Edi Rama: Mbulesa politike e lojërave të paligjshme ka qenë kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Berisha: Aksioni kishte qëllim t’i hapësh fushën vëllaçkos me “Hakmarrjen për Drejtësi”, e cila po fut qindra makina çdo ditë Megjithëse rendi i ditës nuk parashikonte çështje të nxehta, seanca e

Gjyshi im

sipas meje edison ypi

Rama-Berisha, debat për mbulesën politike të kazionove dhe vrasjen e Doçit

Drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani njoftoi dje

dorëheqjen nga kjo detyrë, duke argumentuar se në këtë mënyrë nuk do të cenohet institucioni ku ai punonte. Emërimi i Sulejmanit në këtë detyrë është kritikuar nga deputetë të opozitës, të cilët publikisht kanë deklaruar se ai është arrestuar në vitin 2003 për trafik klandestinësh. Sipas denoncimeve publike, asokohe Sulejmani mbante detyrën e shefit... Faqe 7

inspektimet

Grepi magjik

BB: “Crown Agents” u ndëshkua përkohësisht për mashtrim Banka Botërore njoftoi më 19 tetor të vitit 2011 se kishte përjashtuar për gjashtë muaj “Crown Agents” dhe filialet e saj, për shkak të praktikave mashtruese

Dy denoncime për çdo gjyqtar në KLD, por askush nuk ka humbur punën!

FAQE 7

blog / 15

Faqe 16

Gilman Bakalli

A duhet privatizuar institucioni i martesës? Personalisht e konsideroj martesën si projektin më sfidues që jeta mund t’i ofrojë dikujt. Dhe ngaqë njeriu duhet të ketë herë pas here guximin të marrë mbi vete sfida të forta, burri dhe gruaja duhet të martohen sapo të kenë gjetur partnerin e përshtatshëm. Pak rëndësi ka nëse partneri është burrë apo grua, për aq kohë sa bëhet fjalë ekskluzivisht për lumturi individuale, përmbushje personale dhe dashuri. Kaq! Për të arritur deri në këtë model të martesës si projekt i dy individëve të lirë, të mos harrojmë se ky model, sidomos për gratë, për shekuj me radhë nuk ka qenë një institucion romantik, por më shumë një institucion social që i detyronte njerëzit të lidheshin me njëri-tjetrin për interesa ekonomike të familjeve dhe fiseve, një institucion në shërbim...


2

afër/larg

1 Tri janë vendet më të mundshme për të marrë përsipër demontimin e armëve. Shqipëria, Belgjika dhe Franca. E para duket për arsye të gatishmërisë, ndërsa dy të tjera për shkak të eksperiencës në shkatërrimin e arsenaleve të ngjashme.

politikë/ Rama-Berisha,

akuza për pronarët e vërtetë të kazinove

Faqe 4

ekonomi/ BB: “Crown Agents”

u ndëshkua përkohësisht për mashtrim

Faqe 5

kronikë/ Dy denoncime për

çdo gjyqtar në KLD, por askush nuk ka humbur punën! Faqe 6

Zero kushte teknike dhe infrastrukturë apo eksperiencë ka vendi ynë në shkatërrimin e armëve të kësaj natyre. Shqipëria vetëm mund të ofrojë tokën ku do të instalohej uzina e demontimit.

Specialistë të huaj gjatë shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Foto: National Jounal / Gent Shkullaku

Shqipëria, gati të pranojë armët kimike, “për para dhe prestigj”... Vladimir Karaj

Q

everia shqiptare rrëzoi ligjin për importin e mbetjeve, por mediat ndërkombëtare thonë se për prestigj dhe para është gati dhe entuziaste të pranojë armët kimike të Sirisë. Vendi ynë nuk ka as ekspertët, as eksperiencën, as mjetet dhe as lehtësirat logjistike (porte, aeroporte, uzina, mjete apo rrugë) për të ndihmuar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. E megjithatë sipas një dokumenti sekret të OKB-së dhe burimeve nga kjo organizatë të cituara nga nationaljournal.com vendi ynë ndodhet i pari në listën e shteteve që mund të pranojnë një sasi apo madje të gjithë masën prej 1000-tonëshe me përmbajtje vdekjeprurëse që kanë vrarë mijëra njerëz në Siri. “Shqipëria mu përshkrua si më entuziastja”, thotë për National Journal Charles Duelf, ishzëvendëskryetar i UNSCOM Komisioni Special i OKB-së për çarmatimin e Irakut. Ndërsa ish shefi i këtij komisioni Richard Butler thotë në të njëjtin artikull se vendi “ndoshta ata do të bëjnë para nga kjo dhe sepse kjo do t’i tregojë si qytetarë të mirë të botës” . Aleanca Kundër Importit të Plehrave e sheh këtë si shkelje të ligjit dhe angazhimit që qeveria mori që ditën e parë të punës për të mos importuar mbetje, ndërsa mësohet se vendi ende ka probleme me dhjetëra ton kimikate ushtarake të cilat po i paketon me ndihmë të OSBE-së. Nga ana e saj qeveria shqiptare në fakt e ka lënë në heshtje këtë histori, duke mos reaguar as pas një letrës publike të ambientalistëve tri ditë më parë që kërkonin që vendi ta refuzonte propozimin nga OKB. Ndërkohë dje disa faqe online të mediave në SHBA (National Journal një ndër to) amerikane sugjeronin se Shqipëria ishte jo vetëm një nga kandidatët më të mundshme për të bërë demontimin, por edhe vendi favorit për të pranuar gjithë sasinë e frikshme të lëndëve armëve kimike. Arsyet se pse do të zgjidhej Shqipëria në vend të një shteti që ka ndërkohë edhe mundësitë për ta bërë demontimin mbeten të paqarta, por që kryesisht vërtitet rreth legjislacioneve. Vende si SHBA, Norvegjia apo Gjermania, nuk mund t’i pranojnë armët për shkak të ligjeve për mjedisin që kanë edhe pse kanë

teknologjinë dhe specialistët për t’i shkatërruar ato. Por Aleanca Kundër Importimit të Plehrave thotë se edhe ligji shqiptare e pengon importimin. Në fakt një nga vendimet e para që mori qeveria Rama ishte pikërisht abrogimi i neneve që favorizonin importin e mbetjeve, pranimi nga ana tjetër i futjes së sasive të mëdha të armëve kimike në vend do të shkelte këtë ligj dhe minimalisht do të godiste moralisht qëndrimin e qeverisë dhe angazhimin e saj kundër futjes në vend të mbetjeve të rrezikshme. “Qeveria e z. Rama, duke marrë parasysh vullnetin e popullit, me vendimin e vet të parë kur mori detyrën, ndaloi importimin e të gjitha mbetjeve, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, në mënyrë absolute. Prandaj, theksojmë se hyrja në Shqipëri e lëndëve kimike helmuese / luftarake është në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar, si dhe me interesat afatshkurtra dhe afatgjata të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin për shtyp të Aleancës. Nga ana tjetër Shqipëria ka ende disa dhjetëra ton kimikate ushtarake të pashkatërruara dhe vendi nuk është i aftë t’i zgjedhë vetë këto probleme. Një raport i OSBE i lëshuar disa ditë më parë njoftonte se këto ishin ruajtur deri tani në vende jo të përshtatshme dhe pranë zonave të banuara dhe ishte OSBE që po bënte të mundur ripaketimin dhe eliminimin e tyre me financime të Republikës Çeke dhe Turqisë. Projekti ka nisur vetëm në 14 tetor 2013 dhe më herët organizata ishte shprehur e shqetësuar për gjendjen dhe ruajtjen e këtyre elementëve që rrezikonin rrjedhje. OKB, SHBA dhe Rusia sidoqoftë duket se kanë në mendje faktin që Shqipëria ishte vendi i parë në botë pa armë kimike. Amerikanët e kanë vlerësuar si eksperiencë të suksesshme shkatërrimin e 16 ton armëve kimike që Shqipëria zotëronte në Qaf Mollë të Tiranës. Por të paktat gjëra shqiptare në atë operacionin ishin armët dhe vendi. Rezart Lahi, që punuar si ndihmës për

Miliarda dollarë do të jetë kostoja e shkatërrimit të armëve të vrasjes në masë të Sirisë. Armët u përdorën gjatë luftës civile atje, duke shkaktuar mijëra viktima. Në rast se do të pranonte, Shqipëria do të përfitonte nga fondi që do përdorej për shkatërrimin, edhe pse pjesa më e madhe e parave do shkonin për kompanitë që do e realizonin atë.

6 muaj u deshën për shkatërrimin e 16 ton lëndëve kimike që kishte Shqipëria, koha për shkatërrimin e 1 mijë tonëve armë kimike siriane është e pallogaritshme, por mund të kërkojë disa vite.

logjistikën pranë kompanisë amerikane që mori përsipër shkatërrimin e këtyre armëve në 2006, tha për Mapon se asnjë shqiptarë nuk punonte brenda vendit ku kryhej demontimi. Ai shpjegon se gjithë procesi ishte kryer nga një kompani dhe ekspertë gjermanë të cilët ishin kontraktuar nga kompania amerikane. Pajisjet që u përdorën në demontim dhe shkatërrimin ishin prodhuar enkas në Gjermani dhe u sollën prej atje, ndërsa u çmontuan dhe u rimorën pas menjëherë pas përfundimit të procesit. “Vendi ku u krye demontimi është tani fushë”, thotë Lahi, pra Shqipëria nuk ka një vend të posaçëm për çmontimin e këtyre armëve. Sipas Lahit i cili thotë se kishte marrë pjesë në një sërë trajnimesh, gjatë projektit që shkatërroi armët kimike që Shqipëria kishte trashëguar nga diktatura, vendi nuk ka as mundësitë për t’i transportuar ato dhe as kapacitete për t’i shkatërruar. Të vetmit shqiptarë që iu afruan vendit ku kryhej demontimi ishin forcat komando që ruanin perimetrin e godinës. National Journal që citon burime nga OKB, e pranon se vendit ka mangësi të mëdha teknike, nuk ka një port të përshtatshëm për shkarkimin e anijeve dhe kontenierëve me armë kimike dhe sipas saj për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sigurisë në vend rrezikohet që ato të trafikohen. Duke cituar përfaqësues të OKB-së gazeta shkruan se arsyet pse Shqipëria është treguar entuziaste dhe e gatshme të pranojë marrjen e këtyre armëve janë përfitimet ekonomike që mund të vijnë prej kësaj dhe rritja prestigjit në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë mediat bëjnë me dije se ka qenë Rusia që ia ka propozuar këtë mundësi Shqipërisë edhe pse duket se negocimi po kryhet me SHBA. Në takimin e fundi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro Azisë, Hoyt Yee, kryeministri Rama garantoi SHBA se Shqipëria do t’i mbështeste në “çdo front, brenda dhe jashtë”. Nuk dihet nëse ky është një konfirmim i bashkëpunimit pa kushte që do të nënkuptonte përfshirjen e vendit në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Nga ana tjetër kjo nuk do të ishte hera e parë që Shqipëria merr përsipër të “ndihmojë” SHBA, për çështje që një pjesë e mirë e vendeve refuzojnë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.11.2013

3

Oketa dhe Peleshi dalin bashkë: Në politikë po fryn një erë e re Peleshi: “Ne jemi të lumtur për këtë gjë, pasi synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është t’u shërbejë qytetarëve”. Oketa: “Bashkëpunimi me PS-në, për të realizuar projekte të përbashkëta” TIRANË Ish-kryetari i Bashkisë së Ko-

rçës, aktualisht zëvendës-kryeministër Niko Peleshi u ul dje në një tavolinë me Sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së, Gazmend Oketa pas vendimit për bashkëpunim në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Korçës. Të dielën korçarët do të votojnë për njërin nga kandidatët Sotiraq Filo i PS-së dhe Sotiraq Stratobërdha i PD-së. Brikena Zeneli e FRD-së u përjashtua me vendim KQZ-je nga gara për postin e kryebashkiakut. Për këtë arsye, dy ditë më parë kryesia e FRD-së vendosi të pranojë ftesën e PS-së për të mbështetur kandidatin e majte, Filo. Ndërsa dje, për herë të parë, Peleshi dhe Oketa lexuan një deklaratë të përbashkët për shtyp. Sipas Peleshit, në politikën shqiptare ka filluar të fryjë një erë e re, duke nënvizuar se ky nuk është vetëm bashkëpunim vote. “Ky bashkëpunim është një frymë e re që Korça sjell për politikën

shqiptare. Ne jemi të lumtur për këtë gjë pasi synimi kryesor i këtij bashk ë p u n i m i ë sht ë t u sh ë rb e j ë qytetarëve. Ky bashkëpunim nuk ka të bëjë me numrat, por me punën që do të bëhet në vazhdimësi për Korçën”,- tha dje Peleshi. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa tha se bashkëpunimi me PS-në nuk është për numra, ndërsa shtoi se PS-ja me ftesën i ktheu garës kandidaten e përjashtuar. “Bashkëpunimi me PS-në është për të realizuar projekte të përbashkëta. PD-ja po braktiset nga dep u t e t ë t e s aj d h e p o hu mb mbështetësit nga dita në ditë”,- tha Oketa. Kjo është dalja e parë publike bashkë mes përfaqësuesve të PS-së dhe FRD-së për një bashkëpunim konkret siç janë zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Korçës. Si Peleshi ashtu edhe Oketa nuk qartësuan format e bashkëpunimit në rast fitoreje të së majtës ditën e diel, por qëndri-

mi i përbashkët mes tyre dhe distancimi nga dita në ditë e FRD-së nga PD-ja tregon qartë se në skenën politike shqiptare po fryn një marrëdhënie e re politike që deri para zgjedhjeve të 23 qershorit u përfol jo pak. Duke sjellë disa argumente për mënyrën se si po funksionon PD-ja edhe pse me drejtim të ri, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi pak kohë më parë në një intervistë për gazetën “Mapo” se partia që ai drejton nuk shikonte asnjë arsye të ishte disponibël për bashkëpunim me PD-në. “…Vazhdojmë t’i qëndrojmë tezave të artikuluara në garën elektorale të zgjedhjeve politike se e djathta shqiptare është e përçarë nga “Kali i Trojës” dhe se misioni historik për konsolidimin e shtetit, e demokracisë, çështjen e pronës, të përndjekurve politikë, praktikisht konsiderohet i dështuar…”, - është shprehur Topi.

“Ky bashkëpunim është një frymë e re që Korça sjell për politikën shqiptare. Ne jemi të lumtur për këtë gjë, pasi synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është t’u shërbejë qytetarëve. Ky bashkëpunim nuk ka të bëjë me numrat, por me punën që do të bëhet në vazhdimësi për Korçën”

N.Perndoj

Doda zgjidhet kryetare grupit të grave, mungon Topalli Mesila Doda është zgjedhur kryetare e aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Në vijim të takimit të një dite me parë me gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i organizuar nga prezenca e OSBEsë në Tiranë , në ambientet e sallës së seancave plenare, dje u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”, gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht Mesila Doda kryetare te këtij grupimi. Këtë takim e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nisëm shumë pozitive të një strukture e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve. “Unë ju uroj suksese në këtë iniciativë dhe ju siguroj një mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës së saj për funk-

sionimin e punës së kësaj aleance”, - u shpreh Meta. Më tej, pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” theksuan se ato do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv, përtej dallimeve politike, për çështjet që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, në rritjen dhe respektimin e rolit te gruas në parlament, respektimin e kuotës gjinore në listën e kandidateve, në iniciativa të përbashkëta gjinore, ligjore, që përmirësojnë cilësinë e jetës së grave dhe vajzave në vendin tonë. “I falenderoj te gjitha zonjat deputetet qe me besuan detyren e kreut te Aleances se grave deputete. Se bashku do japim shembullin e fuqise se bashkimit te grave, pertej ndasive politike dhe partiake”, - tha dje deputetja Mesila Doda. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë ishkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

denoncimi

PD: Dogana e Tiranës është kthyer në drejtori kunatash TIRANË Përmes një njoftimi zyrtar,

Partia Demokratike denoncoi dje emërimet nepotike që sipas saj po bëhen në Drejtorinë e Doganave të Tiranës. “Po ju japim sot disa fakte për fatin e lumtur të kunatave dhe familjareve të ministrave të Edi Ramës. Në doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Eranda Cuci, kunata e Ilir Beqës, ministër i Shëndetësisë. Në Doganën e Tiranës është emëruar Safo Dauti, kunata e Ilirian Celibashit, ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin. Në Doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Adriana Hila, motra e Dritan Hilës, zëvendësministër i Mbrojtjes. Pra Drejtoria e Doganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave të Tiranës”, tha dje koordinatorja për marrëdhëniet me median në PD, Silvi Bardhi. Më tej ajo shtoi: “Nuk presim që Rama e të tijtë të skuqen nga turpi, meqë kanë deklaruar publikisht se nuk ka nepotizëm në administratë, por po informojmë opinionin publik për mënyrën e menaxhimit, për emërimet dhe për meritokracinë e kësaj qeverie. Njoftohen kunatat e tjera të qeverisë të mos rrinë duarkryq, por të lëvizin se vendet po zihen”.


4

fokus

ngjarje e ditës

Debati në seancën e djeshme për mbylljen e lojërave të fatit, prishjen e ndërtimeve pa lejë dhe monopolet në ekonomi

Rama-Berisha, akuza për pronarët e vërtetë të kazinove Kryeministri: Mbulesa politike e lojërave të paligjshme ka qenë kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Ish-kryeministri: Aksioni kishte qëllim t’i hapësh fushën vëllaçkos me “Hakmarrjen për Drejtësi”, e cila po fut qindra makina çdo ditë Fejzi Braushi

Megjithëse rendi i ditës nuk parashikonte çështje të nxehta, seanca e djeshme e Kuvendit është shndërruar edhe një herë në një arenë debati dhe akuzash të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës, për lidhje me krimin ekonomik në vend. Protagonistë natyrisht janë bërë dy kundërshtarët e hershëm politikë, kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij, Berisha. Debati ka marrë udhë në fakt nga një deklaratë e deputetit demokrat Taulant Balla, i cili teksa fliste për projektligjin e radhës, ka bërë të ditur se mazhoranca e re do të çrrënjosë edhe monopolin e udhëtimit ajror, që sipas tij e zotëron një kompani që ka qenë e favorizuar e qeverisjes së mëparshme. Kaq ka mjaftuar që ish-kryeministri të kërkojë fjalën për procedurë dhe ta shfrytëzojë atë për të akuzuar qeverinë e re se po përdor foltoren e Kuvendit për të sulmuar sipërmarrjen private. “Zoti bashkëkryetar i mazhorancës, ky parlament po degradon me shpejtësi të rrufeshme në parlamentin e plagjiaturës dhe në parlamentin e

sulmeve amorale ndaj bizneseve. Bizneset kanë filluar të largohen nga Shqipëria masivisht, sepse banda të paautorizuara dhe jashtë të gjitha afateve kohore u trokasin dhe thyejnë dyert, lemerisin gra dhe fëmijë”, - tha Berisha. Më tej Berisha ka sulmuar qeverinë edhe për aksionin ndaj lojërave të fatit, duke e quajtur atë si një dështim përsa kohë prej tij nuk ka asnjë të arrestuar. Madje ai duke akuzuar ministrin e Brendshëm se si pasojë e këtij aksioni iu vra një nga miqtë e tij, ka hedhur dyshime se sektori i krimit ekonomik u shkri vetëm për faktin se ai zotëronte dosje të lidhjeve të qeveritarëve të rinj me këtë biznes. Berisha duke qëndruar në këtë çështje ka deklaruar se bllokimi i kompjuterave nga ky operacion i policisë u bë edhe për t’i hapur rrugë biznesit të vëllait të Ramës, i cili sipas tij po fut kompjutera në Shqipëri. “Aksioni kishte qëllim t’i hapësh fushën vëllaçkos me ‘Hakmarrjen për Drejtësi’, e cila po fut qindra makina çdo ditë. Cilin keni çuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik

Berisha ka sulmuar qeverinë edhe për aksionin ndaj lojërave të fatit, duke e quajtur atë si një dështim përsa kohë prej tij nuk ka asnjë të arrestuar. Madje ai duke akuzuar ministrin e Brendshëm se si pasojë e këtij aksioni iu vra një nga miqtë e tij, ka hedhur dyshime se sektori i krimit ekonomik u shkri vetëm për faktin se ai zotëronte dosje të lidhjeve të qeveritarëve të rinj me këtë biznes

pa kriminelë. Ku janë kriminelët?” është shprehur Berisha. Menjëherë pas tij fjalën e ka marrë kryeministri Rama, i cili duke iu përgjigjur një nga një të gjitha akuzave të ngritura nga Berisha, ka deklaruar së pari se sa i përket çështjes së lojërave të fatit, ato në shumicën e rasteve kanë vepruar në paligjshmëri, e cila sipas tij ka qenë favorizuar nga kryeministri dhe ministri i kohës. “Lufta jonë me krimin e organizuar dhe posaçërisht me krimin ekonomik që ka lulëzuar jo vetëm në këtë fushë por edhe në fusha të tjera, do të jetë e pashpirt. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte me çdo çmim. Sigurisht, kush

është i ngatërruar me ato “zorrë”, do Reagimi të ketë edhe “dhimbjet e barkut” dhe fatkeqësisht, qendra e atij barku është këtu në parlament”, - tha Rama. Ndërsa sa i përket akuzave për sulme që po i bëhen biznesit, Rama duke përdorur një gjuhë të ashpër, ka paralajmëruar se do të zhdukë çdo lloj monopoli që ekziston në vend, përfshi këtu edhe atë në transportin ajror. “Do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe që do të gjejmë në rrugën tonë. Çdo monopol, në ajër, në det dhe në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet”, tha Rama.

Debati Berisha-Rama-Meta në kuvend Balla: E dini që në Shqipëri kemi një kompani të vetme të regjistruar të transportit ajror, “Belle Air”, apo jo? Kompani me të cilën udhëtojnë afro një milion udhëtarë. Një kompani që thotë ‘low cost’, por që në fakt ka çmime më të larta se kompanitë e tjera që operojnë me Shqipërinë. Ndërkohë që të drejtat e udhëtarëve nuk respektohen. Meqë përmendët borxhet, pse nuk u kujtuat një ditë të vetme në katër vjet ministër i transporteve të thoshe, kjo kompania pse nuk i paguan këto 8.5 milionë euro borxhe tatimeve? Po 5.6 milionë euro Aeroportit të Tiranës? Berisha: Bizneset kanë filluar të largohen nga Shqipëria masivisht, sepse banda të paautorizuara dhe jashtë të gjitha afateve kohore u trokasin dhe thyejnë dyert, lemerisin gra dhe fëmijë nga Saranda në Kukës. Mazhoranca ka të gjitha instrumentet ligjore për të marrë të gjitha vendimet, por jo për gjyq parlamentar. Ju jeni të kapur. Prapa luftës të çdo kompanie qëndron përpjekja juaj për të vendosur monopolet tuaja. Çfarë bëtë me lojërat e fatit? Turp! Ngritët 6000 policë dhe u katandisët me një vrasje. Kush u vra? Njeriu më i afërt i ministrit të Brendshëm. Ç’është kjo që bëni ju? Tani i thërrisni hajde t’ju heqim shiritin, por paguani ryshfet.

Tahiri: Ju nuk jeni ndjerë për këtë korrupsion, nuk u përgjigjet as kur badigardi i djalit tuaj plagosi kamerieren në mes të Tiranës... Përsa i takon çdo aludimi lidhur me mua apo çdo anëtar të kabinetit, jemi të hapur, pasi kjo është shenjë e përgjegjshmërisë sonë. Berisha: Fol për ata që u vranë, fol për lidhjet... Rama-Berishës: Fol, fol ti, merre fjalën. Berisha: Asnjë fjalë nuk tha për të vrarët... Noka: Iu vra miku, pse nuk flet për të? Meta: Mos prisni përjashtime të gjithë, përjashtime ka vetëm për Berishën që ka treguar se është lider edhe kur nuk është kryetar, të tjerët do shkojnë te rregullorja. Rama: Si ka mundësi që në të gjithë këtë bahçe bixhozi, megjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e krimit ekonomik, në Policinë e Shtetit? Si mund të ndodhë kjo? Ky është një aktivitet kriminal që ka domosdoshmërinë e mbështetjes së ministrit të Brendshëm dhe të kryeministrit personalisht, sepse as ministri i Brendshëm i vetëm nuk e mbulon dot. Flamur Noka: Po gënjen, po gënjen, gënjeshtar! Rama: Së dyti, unë jam shumë

mirëkuptues për dhimbjet që sjellin këto klithma. Janë dhimbje që sapo kanë filluar. Lufta jonë me krimin e organizuar dhe posaçërisht me krimin ekonomik që ka lulëzuar jo vetëm në këtë fushë por edhe në fusha të tjera, do të jetë e pashpirt. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte me çdo çmim. Sigurisht, kush është i ngatërruar me ato “zorrë”, do të ketë edhe “dhimbjet e barkut” dhe fatkeqësisht, qendra e atij barku është këtu në parlament. Së treti, u përmend këtu me paturpësi që po i

bëhet gjyq një kompanie dhe foltorja e Parlamentit nuk qenka vendi ku bëhen gjyqet për kompanitë. Absolutisht e vërtetë! Ndërkohë që ne, absolutisht, në respektin më të madh për çdo sipërmarrës dhe për çdo sipërmarrje, jemi në të njëjtën kohë të vendosur të garantojmë konkurrencën e lirë dhe të ndershme. E kemi thënë dhe po ua përsëris këtu: Do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe që do të gjejmë në rrugën tonë. Çdo monopol, në ajër, në det dhe në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Rama: Mbulesa politike për ruleta, e për fluturime, e për lundrime, e për një mijë e një zullume të tjera, e për galeri nën tokë, e për puse, e për rrugë të lira të boteve dhe të autoboteve, nuk ekziston më, nuk ka më mbulesë politike për të gjitha këto. Të gjithë janë në rrugën drejt daljes zbuluar të konkurrencës së lirë, e cila është i vetmi instrument që vendos se kush është më i miri, kush është më i forti. Berisha: Gënjeshtar kontinental! Sot nuk është marrë asnjë masë për çështjen e lojërave të fatit. Shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni Fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim t’i hapësh fushën vëllaçkos me

‘Hakmarrjen për Drejtësi’, e cila po fut qindra makina çdo ditë. Rama: Je shumë i lodhur... Berisha: Cilin keni çuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë. Ku janë kriminelët? Jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për t’i hapur rrugën ‘Hakmarrjes’ dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e Lushnjes, tek ‘Hakmarrja’. Ky është shteti i dordolecit. Ti je qesharak. Po kështjellën që po ndërton me Koçon në Qeparo, kur do ia vësh minat? Po pallatet e Sadriut në Golem, po pallatet e Gjushit? Ti je qesharak. Po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kundërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti? Ti mendon se shqiptarët mund t’i mashtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt”, - tha Berisha. Meta: Fidel, ti ke të drejtë për replikë se ta përmendi emrin dhe për më shumë ta përmendi me pa të drejtë. Fidel Ylli: Nuk kam hyrë ndonjëherë në salla bixhozi dhe nuk kam asnjë lojëra fati. Berisha: Po Sadriu, a ka pallate Sadriu në Golem? Meta: Cili? Berisha: Sadriu në Golem. Meta: Nuk e besoj, nuk e besoj.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.11.2013

5

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig prezantoi dje në Këshillin e Përhershëm në Vjenë raportin 14 faqesh për situatën e Shqipërisë. Çmilitarizimi, reforma në polici, lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, reforma e nevojshme e pronës, si dhe Akti normativ për nëpunësin, ishin disa nga çështjet e shtruara në raport

votimi

Dedja edhe 3 vjet kryetar i Kushtetueses me konsesus Kuvendi miratoi dje me konsensus dekretin e Presidentit Nishani për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Bashkim Dedja do të vijojë të qëndrojë në krye të Gjykatës Kushtetuese, për një tjetër mandat, me një vendim konsensual të deputetëve të Kuvendit. Procesi i votimit nominal të dekretit të Presidentit Nishani u kryesua nga një komision i përbërë nga deputeti i PS-së, Armando Subashi, ai i PD-së, Arben Ristani dhe deputeti i LSIsë, Vangjel Tavo. Sipas rendit alfabetik komisioni ka thirrur me radhë deputetët, të cilët kanë deklaruar votën e tyre, për emërimin e Dedjas në krye të Kushtetueses. Në votim morën pjesë 126 deputetë dhe të gjithë votuan pro. 14 deputetë nuk ishin të pranishëm në seance. Në rendin e ditës së punimeve të seancës së sotme janë miratuar me shumicë votash edhe dy projekt/ligje, ai “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin” dhe Projektligji “Për sigurinë në anije dhe në porte”. 

OSBE: Akti normativ për nëpunësin, në bashkëpunim me ndërkombëtarët Në raportin e OSBE-së për situatën në Shqipëri flitet edhe për reformën në polici. Sipas OSBE-së, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime në strukturë dhe në shpërndarjen e personelit, jo vetëm tek programet e trajnimit të Prezencës, por edhe tek rendimenti i policisë TIRANË Ambasadori i Prezencës së

OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig prezantoi dje në Këshillin e Përhershëm në Vjenë raportin 14 faqesh për situatën e Shqipërisë. Raporti fillon me një vështrim për zgjedhjet, ku përsëritet fakti se ky proces shënoi një përparim domethënës në Shqipëri. Më tej nënvizohet se qeveria e re e ka marrë detyrën me një axhendë ambicioze. Megjithatë, sipas raportit, qeveria përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. “Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit”, - thuhet në raport. Për pasojë, ambasadori i OSBEsë theksoi gjatë prezantimit të raportit se klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj. Policia &çmilitarizimi

Ndër të tjera në raport flitet edhe për dimensionin politiko- ushtarak ku përmendet edhe reforma e ndërmarrë në ministrinë e Brendshme. Sipas OSBE-së, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime në strukturë dhe në shpërndarjen e personelit, jo vetëm tek programet e trajnimit të Prezencës, por edhe tek rendimenti

i policisë. Një tjetër fokus i Prezencës së OSBE-së dhe i rëndësishëm për nga mënyra se si trajtohet në raport është edhe mbështetja që ajo, në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes, po jep për çmilitarizimin. Në raport thuhet se ky proces po shërben “për të ulur rrezikun e shpërthimit apo rrjedhjes kimike aksidentale që kanoset nga rreth 90 tonë municion i tepërt dhe 80 tonë lëndë të dëmshme, që ruhen ende në kushte keqësuese”. ”Falë pajisjeve të siguruara nga Prezenca përmes një projekti jashtëbuxhetor, proceset për çmontimin e municionit tani mund të ecin në vijimësi. Për më tepër, ka nisur faza e parë e një projekti për asgjësimin e të gjitha stoqeve të lëndëve kimike në repartet ushtarake…”, thuhet në raport. Një tjetër kapitull i rëndësishëm mbetet edhe reforma e pronës, ku nënvizohet se, “mungesa e një kuadri të qëndrueshëm politikash ka sjellë një pasiguri ligjore sa u përket të drejtave të pronarëve, shtimit të ndërtimeve të paligjshme dhe zhvillimit të parregulluar të tregut të pronave të paluajtshme”. Korrupsioni

OSBE vë në dukje gjithashtu se përparim i kufizuar është vërejtur edhe në luftën kundër korrupsionit. “Sfida mbetet për t’i shndërruar angazhimet në zbatim efektiv, me nivelin e duhur të transparencës dhe llogaridhënies dhe një bilanc bindës, përfshirë procedime të nivelit të lartë”,- thuhet në raport. OSBE nënvizon se, “organet shtetërore që merren me korrupsionin nuk janë ende plotësisht të

OSBE nënvizon se, “organet shtetërore që merren me korrupsionin nuk janë ende plotësisht të mbrojtura nga presioni politik dhe vuajnë nga kufizimi i burimeve njerëzore dhe financiare”

mbrojtura nga presioni politik dhe vuajnë nga kufizimi i burimeve njerëzore dhe financiare”. Reagim i dobët, sipas OSBE-së është vënë re edhe në hetimin e të gjitha formave të trafikimit në njerëz. Akti për nëpunësin

Sa i përket klasës politike, Prezenca citon në raport se po angazhohet me legjislaturën e re për miratimin e mundshëm të një kodi etike për deputetët. Ndërsa për Aktin normativ për nëpunësin civil, OSBE thekson se kjo erdhi pas konsultimeve me

ndërkombëtarët. ”Më 30 shtator, pas konsultimeve me bashkësinë ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave vendosi ta shtyjë me gjashtë muaj fillimin e efekteve të ligjit, nga hyrja në fuqi e ligjit më 1 tetor, deri më 1 prill 2014. Qeveria e paraqiti shtyrjen si opsionin më të mirë për të shmangur një boshllëk ligjor, që do të ishte krijuar nëse efektet e ligjit do të fillonin në mungesë të akteve të nevojshme nënligjore për zbatimin e tij…”, thuhet në raport. N.Perndoj

www.otofon.al

KLINIKA TIRANE Rr. Qemal Stafa Nr. 51 Tel: +355 4 2234242 Mob: +355 662053170 Mail: info@otofon.al

KLINIKA DURRES Rr. Aleksander Goga. Tel: +355 52 230447 Mob: +355 662053164 Mail: info@otofon.al

PROBLEME ME DEGJIMIN? BEJ KONTROLLIN FALAS PRANE KLINIKES TONE


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Bankat gjallërohen në shtator, rriten kreditë dhe depozitat Depozitat u rritën për të dytin muaj radhazi në shtator, duke kthyer tendencën rënëse që ishte konstatuar në periudhën prill-korrik, kryesisht si rrjedhojë e rikthimit të kursimeve në valutë në banka. Gjithashtu, muaji shtator shënoi një kthesë edhe për kredinë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia u rrit me rreth 2.4 miliardë lekë, pasi kishte rënë dy herë radhazi gjatë korrikut dhe gushtit. Totali i depozitave në

sistemin bankar arriti në gati 956 miliardë lekë në fund të muajit shtator, duke u rritur me 0.8%, apo rreth 7 miliardë lekë në raport me një muaj më parë. E gjithë kjo rritje ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve në valutë, të cilat janë zgjeruar me gati 1.6% në raport me një muaj më parë. Në krahasim me fundin e 2012-ës, kursimet në total janë rritur me rreth 25 miliardë lekë, apo 2%, kryesisht si rrjedhojë e shtimit të depozitave në lekë,

ndërsa ato në valutë kanë ndikuar vetëm në 10% të rritjes. Megjithatë, me bazë vjetore kreditimi vazhdon të qëndrojë në vlera negative. Krahasuar me shtatorin e vitit 2012, stoku i kredisë për ekonominë pësoi rënie me 0.8%. Ndonëse nuk ka vend për optimizëm të theksuar, rritja e lehtë e shtatorit është një sinjal shpresëdhënës se të paktën kreditimi mund të rikthehet në rritje vjetore pozitive gjatë muajve të fundit të 2013.

BB: “Crown Agents” u ndëshkua përkohësisht për mashtrim Banka Botërore njoftoi më 19 tetor të vitit 2011 se kishte përjashtuar për gjashtë muaj “Crown Agents” dhe filialet e saj për shkak të praktikave mashtruese Administrimi i doganave nga kompania britanike “Crown Agents” ka krijuar debate ditët e fundit në lidhje me integritetin e kompanisë, për shkak se ajo ka në Cv-në e saj një aferë korruptive në një nga projektet e Bankës Botërore. Ky pretendim i ngritur nga opozita rezulton të jetë i vërtetë, ndaj dhe “Crown Agents” ka marrë një ndëshkim të përkohshëm nga Banka. Dënimi

Banka Botërore njoftoi më 19 tetor të vitit 2011 se kishte përjashtuar për gjashtë muaj “Crown Agents” dhe filialet e saj, për shkak të praktikave mashtruese. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës Botërore të asaj kohe, ky vendim u mor pas një hetimi nga zv/presidenti i Bankës për integritetin, Leonard Mc- Carthy, i cili tregoi se në vitin 2006 kompania britanike “Crown Agents” kishte keqinterpretuar disponueshmërinë e një konsulenti kryesor mbi një kontratë të dhënë sipas një projekti që Banka tashmë e kishte ekzekutuar. Vendimi pasoi të gjitha filialet e kompanisë në 24 vende ku kompania kishte bashkëpunim me BB. Përveçse të qenit e përjashtuar për të bërë biznes me BB, “Crown

Agents” u detyrua nga Banka të rishqyrtojë dhe të amendojë integritetin dhe programin e etikës në përputhje me standardet e Bankës Botërore. “Banka Botërore është e angazhuar për të siguruar se burimet e pakta të zhvillimit janë përdorur për qëllimet e destinuara”, – tha Leonard Mc- Carthy, zëvendëspresidenti për integritetin e Bankës Botërore. “Kur zbulojmë një mashtrim, ne ngarkojmë me përgjegjësi keqbërësin dhe punojmë për të siguruar integritetin e madh dhe pëlqimin për të shkuar përpara”. Akuzat

Partia Demokratike e ka denoncuar vendimin e qeverisë për dhënien e doganave të vendit, agjencisë private ‘Crown Agents’, si një akt të dyshimtë, jotransparent dhe që bëhet në shërbim të interesave klienteliste. “A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se CA nuk ka përvojën e duhur në krahasim me projektet e BE-së që asistojnë prej kohësh falas doganat shqiptare? A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se konsulenti CA është me kosto të lartë? A ka praktikë ndonjë vend i Bashkimit Europian me CA për një shërbim

Zv/presidenti i Bankës Botërore për integritetin, Leonard Mc- Carthy

Hetimi i Bankës Botërore tregoi se në vitin 2006, kompania britanike “Crown Agents” kishte keqinterpretuar disponueshmërinë e një konsulenti kryesor mbi një kontratë të dhënë sipas një projekti që Banka tashmë e kishte ekzekutuar

Bursa e Londrës emeton tituj borxhi sipas modelit islam Londra kërkon të bëhet qendër për tregtinë financiare të vendeve islame. Për këtë qëllim, ndër të tjera në bursë do të futet një indeks islam. Këtë e bëri të ditur kryeministri britanik, David Cameron të martën (29.10.), me rastin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik islamik (WIEF) në Londër. Sipas planeve, indeksi do të formohet nga sipërmarrje të vendeve islame dhe do t’u lehtësojë investuesve nga rajoni gjetjen e mundësive të përshtatshme për investime. Veç kësaj, Britania e Madhe do të bëhet i pari vend jashtë botës islame që emeton tituj të saj borxhi sipas modelit islami (Sukuk), tha Cameron. “Unë nuk dua ta shoh Londrën vetëm si qendër të tregtisë financiare islame në Perëndim. Unë dua që Londra të ketë sukses krahas Dubait si një nga kryeqytetet e mëdha të tregtisë financiare islame”. Ka vende të cilat e hedhin vështrimin vetëm brenda vetes, që tërheqin urat dhe përpiqen të injorojnë se çfarë ndikimesh kanë tek suk-

sesi i tyre i ardhshëm, ndryshimet në botë. Britania e Madhe nuk do ta bëjë këtë gabim”. Në treg gjigant qeveria britanike shpreson një akses më të mirë tek investuesit nga vendet islame. Volumi i përgjithshëm i titujve të borxhit sipas rregullave të Shariatit, do të kalojë vitin e ardhshëm kufirin e 1.5 bilionë eurove. Në takimin e WIEF-it, që për herë të parë zhvillohet në një vend joislam, deri të enjten (31.10.) priten 1800 të deleguar nga 115 vende, ndër të cilët shumë politikanë të lartë.

të ngjashëm dhe nëse po, a është vlerësuar negativisht performanca në këtë fushë? A është kontrata me CA, arsyeja e vërtetë e nxjerrjes së Aktit normativ, ku zvogëluat të ardhurat nga doganat dhe rritët borxhin publik? A do të përfitojë CA nga paratë e shqiptarëve?”- këto janë pyetjet që opozita pret të zbardhen nga qeveria. Administrimi i doganave nga një kompani e huaj ishte lajmëruar me herët nga kryeminis-

tri Rama qysh në ditët e para të qeverisjes. Qëllimi me të cilin u shpall kjo marrëveshje është rritja e eficencës në grumbullimin e të ardhurave nga doganat. Por ekspertët e fushës gjykojnë më të domosdoshme një reformë administrimi në tatime, për shkak se doganat janë informatizuar tashmë në të gjitha degët dhe të gjitha informacionet me vendet nga ku bën tregti Shqipëria gjenden online.

Transferwise, transferta online me komisione të lira “Hej, kosto të fshehura! Ju zbuluam!” Kjo shprehje që tingëllon gati si kërcënim, është shkruar me gërma të mëdha në faqen e internetit të sipërmarrjes së re, Transferwise. Kjo sipërmarrje bën të mundur që të përcillen në botën e jashtme para pa kosto të larta dhe me kurse mesatare këmbimi - “fare pa dhimbje koke”, siç thuhet më tej. Dhimbje koke patën dy themeluesit e shërbimit, Taavet Hinrikus dhe Kristo Käärman, kur dy londinezët “e ardhur”donin të përcillnin para në dhe prej atdheut të tyre, Estonisë. “Këtë platformë ne e krijuam thjesht nga halli që patëm”, thotë Kristo Käärman në bisedë me “Deutsche Welle”-n. “Kur erdha në Londër, m’u desh të paguaja për ca kohë llogari në Estoni. Për çdo transfertë bankare ata futnin në xhep rreth pesë për qind të shumës. Kjo nuk më pëlqeu”. Shoku dhe kolegu i tij, Taavet Hinrikus kishte një problem të ngjashëm. Atë e paguanin në euro, megjithëse jetonte në Londër, ku është në qarkullim paundi, sterlina britanike. Kështu që të dy shokët shpikën një sistem: Kristo

transferonte paund në llogarinë rrjedhëse të Taavetit. Dhe Taaveti transferonte euro në llogarinë rrjedhëse të Kristos - pa kosto dhe me kursin zyrtar të valutës. Në këtë mënyrë lindi ideja për sipërmarrjen e re. ‘T’u bësh bisht kostove të fshehura’. Në vitin 2011 ky shërbim doli për herë të parë në internet. Që prej disa kohësh ai mund të përdoret edhe në Gjermani. Nga kjo platformë e re përfitojnë para së gjithash emigrantët, të cilët transferojnë shpesh shuma të mëdha parash në atdheun e tyre. Edhe sipërmarrje, të cilat paguajnë punonjësit e tyre në botën e jashtme, mund të përfitojnë nga ky portal i ri. “51 paund britanikë në euro para 22 minutash”, “3000 paund britanikë në euro para pak minutash”- në faqen e internetit mund të shohësh drejtpërdrejt si kryhen në sfond transfertat bankare. Aktualisht, ky shërbim mbështet transferimin monetar midis të tjerash midis euros, paundit britanik, zllotit polak, larit gjeorgjian dhe forintës hungareze.


Gazeta MAPO

01.11.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

Vrasja e Doçit, hetimi fokusohet tek biznesi i kumarit Tiranë Vrasja e javës së kaluar e Elvis Doçit, menaxherit të kompanisë së lojërave elektronike të fatit ka detyruar policinë e kryeqytetit të fokusohet tek biznesi i tij, për të zbardhur ngjarjen. Lajmi bëhet i ditur për MAPO-n nga burime të policisë së Tiranës, të cilët pasi kanë skualifikuar dyshimet e tjera, por ndjekin pistën e lojërave të fatit. Burimet e policisë thonë se tashmë ata janë duke u investuar pikërisht në pistën që lidhet me vrasjen për motive që kanë të bëjnë me aktivitetin në fushën e lojërave të fatit. Burimet e policisë thanë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Doçi nuk ka pasur konflikte apo përplas-

je të bujshme, e të njëjtën gjë hetuesit thonë edhe për kërcënimet. Nga dëshmitë e mbledhura tek familjarët e tij, këta të fundit kanë mohuar që në adresë të 35-vjeçarit të kishte mbërritur ndonjë kërcënim apo ai vetë të ishte i shqetësuar në ditët e fundit të jetës. Hetuesit mësohet se kanë përjashtuar shumë shpejt, madje që në momentet e para të ngjarjes vrasjen për motive hakmarrjeje, që lidhej me një incident të para katër viteve. Verifikimi konfirmoi se palët ishin pajtuar prej kohësh me njëra-tjetrën. Ndërkaq, një pistë tjetër që u hodh nga policia për një konflikt biznesi, po ashtu u përjashtua pas verifikimeve të kryera. Në

këtë mënyrë mësohet se ka mbetur si pistë hetimi që ende ka nevojë për sqarime dhe verifikime, ajo e vrasjes që lidhet me një konflikt në fushën e lojërave të fatit mes Doçit dhe personave të tjerë, pikërisht për motive konkurrence. Hetuesit mësohet se po verifikojnë disa informacione në këtë drejtim, por që ende nuk bëhen të ditura nga blutë. Nga ana tjetër, specialistët e hetimit të vrasjeve kanë marrë deklarime të të afërmve të familjes së Doçit, nëse ata kanë pasur dijeni mbi ndonjë konflikt të tij. Po kështu burimet thonë se kanë marrë deklarime edhe nga miq të tij në lidhje me konflikte të mundshme apo përplasje të Doçit me persona të

tjerë. Burimet thonë se edhe në këtë drejtim, dijenia e të afërmve dhe miqve të pyetur nga policia, nuk ka ndihmuar shumë hetimin. Këqyrja e telefonave, mesazheve apo adresave elektronike, nuk ka ndihmuar shumë policinë në zbardhjen e detajeve të reja të ngjarjes. Elvis Doçi, 34 vjeç nga Tirana, banues në Selitë, u zu në pritë të mërkurën e javës së kaluar, ndërsa ishte me djalin e xhaxhait të tij, Ali Doçi, 18 vjeç. Elvis Doçi mbeti i vrarë pas plagëve të rënda, ndërsa kushëriri i tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas u transportua jashtë vendit, ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Dy denoncime për çdo gjyqtar në KLD, por askush nuk ka humbur punën! KLD tha se 636 qytetarë kanë denoncuar gjyqtarët gjatë 1 viti, por numri i procedimeve është mjaft i vogël. KLD i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë vetëm 20 kërkesa për procedim, ndërsa nga inspektimet, vetëm 23 gjyqtarë kanë rezultuar në rregull Leonard Bakillari Tiranë Një raport i Këshillit të Lartë të Dre-

jtësisë thotë se 636 ankesa kundër gjyqtarëve kanë mbërritur në harkun kohor të një viti. Por pavarësisht numrit të madh të ankesave, i cili është gati sa dyfishi i numrit total të gjyqtarëve në vend, askush prej tyre nuk është shkarkuar nga detyra. KLD thotë se i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, si i vetmi institucion që mund të propozojë masë disiplinore, të paktën 20 kërkesa për procedimin e gjyqtarëve. Tashmë i mbetet ministrisë të vendosë masën që do të kërkojë ndaj gjyqtarëve që kanë rezultuar me shkelje pas inspektimeve të KLD-së, të iniciuara nga ankesat e qytetarëve që përballen çdo ditë me proceset gjyqësore. Paradoksalisht, nga ankesat e verifikuara, vetëm 23 gjyqtarë kanë rezultuar në rregull me ushtrimin e detyrës, pasi nga inspektimi ka rezultuar se ata nuk kanë kryer shkelje. Ndërsa pjesa tjetër e gjyqtarëve të denoncuar janë ende në proces verifikimi, ose janë ndëshkuar me vërejtje me shkrim. Përveç 20 rasteve të dërguara tashmë pranë Ministrisë së Drejtësisë, KLD thotë se ka dërguar në prokurori kallëzim penal për pesë gjyqtarë, të cilët dyshohet se kanë konsumuar ele-

mente të veprave të ndryshme penale gjatë ushtrimit të detyrës. “Për vitin 2013, KLD i ka referuar për kompetencë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, 5 praktika që konsistojnë në raste të denoncuara nga publiku dhe për të cilat inspektorati i KLD nuk ka kompetencë ligjore t’i hetojë”- thotë zyrtarisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por pa specifikuar veprat penale që dyshohet se janë konsumuar nga gjyqtarët e kallëzuar penalisht. Sipas KLD-së, numri më i madh i ankesave të bëra nga qytetarët, rreth 325 të tilla, tashmë janë arkivuar, pasi nga vlerësimi paraprak që u është bërë atyre kanë rezultuar të pabazuara. “Objekti i tyre, pretendimi i ngritur në ankesë, është jashtë kompetencës dhe veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (ankesa ndaj institucioneve jo gjyqësore). Janë ankesa të cilat duhet të ndiqen nga qytetari në rrugë ankimore në gjykatën kompetente gjë për të cilën Këshilli (inspektorati) nuk mund të ndërhyjë”,- thotë KLD. Jo i vogël është edhe numri i ankesave të cilat janë ende në proces vlerësimi nga inspektorët e KLD-së, të cilët në përfundim të shqyrtimit të tyre mund të vendosin t’i arkivojnë apo të kryejnë verifikimet e nevojshme, kjo në varësi të shkeljeve të

Sipas KLD-së, numri më i madh i ankesave të bëra nga qytetarët, rreth 325 të tilla, tashmë janë arkivuar, pasi nga vlerësimi paraprak që u është bërë atyre kanë rezultuar të pabazuara.

denoncuara nga qytetarët. Bëhet fjalë për të paktën 122 ankesa, të cilat janë ende në proces verifikimi. “Për 67 gjyqtarë të shkallës së parë dhe të Apelit, pas konstatimit të parregullsive të ndryshme të kryera, i është tërhequr vëmendja me shkrim. Nga të cilat 19 raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2011, 15 raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2012, dhe, siç thamë më lart, 33 raste janë për ankesat e ardhura gjatë vitit 2013”,- thotë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas të njëjtit raport thuhet se në 56 ankesa të verifikuara janë vërejtur shkelje shumë të lehta, të cilat nuk

Akuzat e opozitës, dorëhiqet kreu i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani dha dje dorëheqjen pas akuzave të opozitës se ishte implikuar në trafik klandestinësh. “U shpalla i pafajshëm, por nuk dua të cenohet institucioni” Tiranë- Drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani njoftoi dje dorëheqjen nga kjo detyrë, duke argumentuar se në këtë mënyrë nuk do të cenohet institucioni ku ai punonte. Emërimi i Sulejmanit në këtë detyrë është kritikuar nga deputetë të opozitës, të cilët publikisht kanë deklaruar se ai është arrestuar në vitin 2003 për trafik klandestinësh. Sipas denoncimeve publike, asokohe Sulejmani mbante detyrën e shefit të Komisariatit Rinas, kur është arrestuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të klandestinëve. Por këto akuza janë kundërshtuar nga Enrik Sulejmani, i cili në letrën e dorëheqjes thotë se është shpallur i pafajshëm nga Shkalla e Parë,

ndërsa në Apel prokuroria ka kërkuar tërheqjen e akuzës. “Ky vendim nga ana ime vjen si pasojë e shqetësimit në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale”, - thotë në letrën e dorëheqjes kreu i Policisë së Burgjeve. Sipas Sulejmanit, emri i tij në këtë çështje është përfshirë pa të drejtë. “Më lejoni të kujtoj për interes të publikut, se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është

gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr. 760, datë 08.07.2013, ku gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim”, - thotë Sulejmani. Duke sqaruar vazhdimësinë e procesit gjyqësor ku u shpall i pafajshëm, Enrik Sulejmani thotë se ky vendim është ankimuar nga prokuroria në Gjykatën e Apelit, por vetë organi i akuzës ka kërkuar të heqë dorë nga ankimi. “Organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit”- sqaron Sulejmani. Sipas tij, për këtë arsye Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005. “Deklaroj se dorëheqja ime vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cenohet imazhi i institucionit ku unë ushtroj funksionin tim. Gjithashtu, kam bindjen se një situatë e tillë është e motivuar politikisht”, - thotë drejtori i dorëhequr. L.Bakillari

përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor. “Për këto raste është vendosur që të mbahen parasysh gjatë vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve”,- thotë KLD, ndërsa konfirmon se vetëm në 23 raste është konstatuar se nuk ka shkelje nga ana e gjyqtarëve. Nga 636 ankesa që janë depozituar pranë KLD-së përgjatë vitit 2013, deri tani i janë përcjellë ministrisë 20 kërkesa për nisjen e procedimit disiplinore, si dhe pesë gjyqtarë janë kallëzuar në prokurori. Pjesa tjetër e gjyqtarëve të denoncuar ka mundur t’ia hedhë thjesht me një vërejtje me shkrim.

Ikin shefat e policisë në Durrës e Shijak Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shkarkuar dje shefi i Komisariatit të Durrësit dhe ai i Shijakut. Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në Komisariatin e Shijakut, në vend të Flamur Mukës është emëruar Ermal Lila. Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e Antidrogës në Durrës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, shefi i analizës së krimit në Durrës është emëruar Gjovalin Deda. Deri më tani i vetmi komisariat që nuk ka pësuar ndryshime është ai i Krujës. 

Pranga të dënuarit për trafik droge Një person i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e djeshme nga policia e qytetit të Sarandës. Sipas policisë, Alket Guri është vënë në pranga pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 12 vjet burg për trafik droge. 37- vjeçari është vënë në pranga teksa vinte nga Korfuzi. Në dokumente Guri mbante identitet të rremë, ai e kishte falsifikuar mbiemrin duke e kthyer nga Guri në Rrapaj. 


CMYK

8

01.11.2013

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Upgrade i Active Directory dhe migrimi në Microsoft Exchange 2013”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 20.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 25 Nëntor 2013, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi i lidhjes dytësore në internet për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.876.000 Lekë”. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 26 Nëntor 2013, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

e diel Eh... Artur Zheji: ’80 vajzat e viteve

Edison Ypi: Kurva hyjnore

Preç Zogaj: Lamtumirë përqafim armë, lamtumirë

ty 1,000 Lekë për mua 1,000 Lekë për

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

VITI VII NR. 8 (255),

BOTIMIT SHTATOR

300 LEKË 2012 ÇMIMI

REPORTAZH

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

E përmuajshme Edison Ypi: Kurva hyjnore

Artur Zheji: Eh... ’80 vajzat e viteve

ë Preç Zogaj: Lamtumir përqafim armë, lamtumirë

PLUS

PYETËSORI

MUND NË EUROPË TË HYJMË EDHE PA TURQINË DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT ‘KATËRI I RADËS’

30 lekë

1,000

informacion vizitoni

33

GJERGJ META

30 lekë KULLIT A RIMISHËRON

përĖtoni në Eagle dhe dhe për ata! Sillni miqtë tuaj dhuratë për vete Lekë kohë bisede

Për më tepër

E përmuajshme

TI ...NAZIME, A JE A...? HALLALL TA BOFT ZOTI...

MONIKA LUBONJ

E PËRMUAJSHME

30 lekë

Lekë për ty Lekë për mua

ë tuaj në Eagle dhe

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

GERALDINËN

10 GRATË E SHE

enri Çili; MUSINE n BELISHOVA-H Spiropali; LIRI DRITA PELINKU-Arta KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom Tarifa; HELENA Ardian Vehbiu, Lame; DORA APPONYI VAÇE ZELA-FatosLleshanaku, Amik Kasoruho, QIRIAZI-Artan DINE MAPO-GERAL Luljeta land Tasho; MOTRAT KOKALARICivici; Revista XHAVELLA-Ro Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Adrian Zeqo;

www.eaglemobile.al

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

...NAZIME, A TI LL JE A...? HALLA . TA BOFT ZOTI.. PYETËSORI 33

GJERGJ META

NË EUROPË MUND TË HYJMË EDHE PA TURQINË

NR. 8 (255), VITI

VII BOTIMIT SHTATOR

LEKË 2012 ÇMIMI 300

REPORTAZH

DORËSHKRIM

ENIGMAT E NATËS KUR U MBYT S’ ‘KATËRI I RADË

MONIKA LUBO

bile.al www.eaglemo informacion vizitoni

E PËRMUAJSHME

N

N GERALDINË

NJA RIMISHËRO

përĖtoni për ata! të për vete dhe

e dhura ekë kohë bised

EKULLIT

10 GRATË E SH

Çili; MUSINE BELISHOVA-Henri -Artan Spiropali; LIRI DRITA PELINKU KADARE-Elisa Robert Elsie; D’ISTRIA- Moikom tos Tarifa; HELENA Kasoruho, Ardian Vehbiu, Lame; DORA APPONYI VAÇE ZELA-Fa QIRIAZI-Artan Lleshanaku, Amik Tasho; MOTRAT Revista MAPO-GERALDINE KOKALARI- Luljeta XHAVELLA-Roland rian Civici; Imami; MOSKO TEFTA TASHKO KOÇO-Ad Zeqo;

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Grand

optika


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.11.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

“Për ca dollarë më shumë”; Tri ide për Ministrinë e Financave

B

orxhi publik dhe deficiti buxhetor janë ndër temat më të nxehta të kësaj vjeshte. Si rrjedhojë e rënies të fortë të të ardhurave deficiti këtë vit do të rritet me 34.5 miliardë lekë (245 milionë euro). 70% mbi parashikimet e Ligjit Për Buxhetin 2013. Për të rritur të ardhurat, përpos marrjes hua, rrugë e cila vetvetiu bëhet gjithnjë e më e përpjetë, nuk mbetet veçse një strategji: nxjerrja në dritë e asaj pjese të ekonomisë që lulëzon e patrazuar nga taksat: afërsisht 50% e PBB-së, rreth 600 miliardë lekë që u shpëtojnë statistikave zyrtare. Evazioni fiskal është një nga problemet ekonomike më të mprehta me të cilat përballet sot bota e zhvilluar. Disa studime e vlerësojnë evazionin fiskal në Europë në 1.000 miliardë euro në vit. Lufta kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë informale nuk është e lehtë. Këtë e tregon rasti i Italisë, vend ku ndërgjegjësimi qytetar dhe lufta ndaj evazionit dhe krimit të organizuar janë në nivele shumë më të larta se tek ne, e ku sërish ekonomia informale arrin një përqindje të lartë në ekonominë kombëtare (studimet më të reja e vlerësojnë në 23% të PBB-së). Kjo nuk do të thotë që lufta ndaj evazionit fiskal është humbur. Por ajo nuk mund te fitohet pa një ndërgjegjësim publik mbi këtë çështje. Shqiptarët duhet të kuptojnë që evazioni fiskal është krim pasi minon themelet e ekonomisë tonë kombëtare dhe të vetë shtetit. Ai jep një kontribut themelor në krijimin e parave të pista (po aq sa aktivitetet që perceptohen nga opinioni si më të rënda p.sh. trafikimi i drogës, shfrytëzimi i prostitucionit, kontrabanda), që janë burimi kryesor prej të cilit financohen aktivitete kriminale dhe aktivitete në dukje të pastra. Së treti, evazioni krijon një avantazh konkurrues të padrejtë ndaj bizneseve qe tatimet i paguajnë një më një. Strategjia e mundshme e luftës ndaj evazionit fiskal duhet të jetë e dyanshme: goditje sistematike e tij dhe një fushatë gjithëpërfshirëse ndërgjegjësimi të qytetarëve në media dhe në shkolla: nga cikli më i

koment Eniel Ninka

ulët (zbatimi i ligjit si parim duhet ngulitur që në fëmijëri) deri në debatet në universitete. Po i parashtrojmë këtu Ministrit të Financave tre masa që mund të ndërmerren, në një periudhë afatmesme, në lidhje me evazionin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar që paguhet nga blerësi përfundimtar i një malli ose përfituesi i një shërbimi. Kontrolle në çdo aktivitet tregtar (hotel, restorant, lokal, dyqan, magazina, pika shitjeje, etj.) të paktën njëherë në vit pa paralajmërim. Gjatë orarit të hapjes, agjentët tatimorë bëjnë kontrollin e dokumentacionit dhe njëherazi vëzhgojnë xhiron reale te biznesit duke kërkuar lëshimin e kuponit ose faturës tatimore, me vlerën reale të transaksionit, dhe marrjen e tyre nga klienti: lëshimi dhe marrja e kuponit janë detyrime ligjore. Si rezultat, taksimi i biznesit bëhet kundrejt kësaj xhiroje të vrojtuar (pra reale) e jo kundrejt asaj të deklaruar nga biznesi (sigurisht më e ulët). Kjo do ndihmonte dhe kryerjen e studimeve sektoriale mbi xhiron vjetore të bizneseve duke u nisur nga vendndodhja, lloji i biznesit dhe faktorë të tjerë ndikues. Goditja e evazionit nëpërmjet ndalimit me lig j të transaksioneve me para në dorë për shuma mbi 10.000 lekë. Kalimi i transaksioneve nëpërmjet rrjetit bankar do të mundësonte një kryqëzim të vlerës së kuponit tatimor me vlerën e transaksionit bankar, gjë që mund të bëhet në mënyre automatike me krijimin e një qendre të përpunimit të të dhënave. Kjo do detyronte bizneset të lëshonin kupon tatimor (me vlerë reale, jo fiktive), pasi në të kundërt do kishte një ndryshim midis fluksit të kasës fiskale dhe fluksit të transaksioneve bankare. Kjo strategji kërkon bashkëpunimin me sistemin bankar në mënyrë

që të ulet kostoja për bizneset të pajisjes me aparate POS, si dhe t’u mundësohet njerëzve të thjeshtë qasje në shërbimet bankare bazë. Strategjitë e mësipërme kërkojnë ndërgjegjësimin e blerësit, pasi i takon atij të kërkojë kryerjen e pagesës me anë të kartës bankomat dhe lëshimin e kuponit tatimor. Derisa ndërgjegjësimi ynë qytetar të arrijë nivelet europiane, gjë që kërkon kohë dhe fushata sensibilizimi, ka një rrugë që mund të ndiqet për ta bërë më tërheqës kërkimin e kuponit: një lotari kombëtare e lidhur me kuponin tatimor. Në çdo kupon shtypet një numër disa shifror. Një herë në javë, në televizion, hidhet një short nga ku dalin dhe numrat (kuponat) fitues. Çmimi ndahet midis blerësit që ka kuponin tatimor dhe shitësit që e ka lëshuar atë, kështu të dyja palët kanë nxitje për lëshimin e kuponit. Mundësia e fitimit do jetë në varësi të vlerës së kuponit tatimor. Pra një kupon me vlerën 5.000 lekë do ketë 100 herë më shumë mundësi të fitojë sesa kuponi me vlerë 50 lekë. Në rast se mbajtësi i kuponit fitues nuk paraqitet për të tërhequr çmimin, shuma i kalon buxhetit të bashkisë ku ndodhet i regjistruar aktiviteti tregtar që ka lëshuar atë kupon. Kjo ide aplikohet prej disa vitesh në Tajvan, vend ku evazioni fiskal arriti nivele të larta. Çmimet e fituara shkojnë nga 5 në 200 euro dhe mundësia e fitimit është shumë e lartë. Në vitin e parë të aplikimit të kësaj strategjie mbledhja e taksave nga TVSh-ja u rrit me 75% duke dyfishuar të ardhurat për buxhetin në krahasim me një vit më parë. Edhe në Çeki blerësve u jepet mundësia të regjistrojnë kuponat, me anë të një sms-je, në faqen e Lotarisë Kombëtare të Kuponave Tatimorë. Dy herë në muaj hidhen në short çmime me vlerë 20.000 euro gjithsej, dhe një herë në muaj shpërndahen çmime me vlerë 10.000 euro secili dhe makina. Shqiptarët, frekuentues të paepur pikash basti apo kazinosh lagjeje, në një vend ku lulëzojnë lotaritë kombëtare në televizion, me siguri do e dashurojnë këtë lotari me qëllime shumë më fisnike. * Pedagog - Universiteti Europian i Tiranës

Grepi magjik

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Ju hurmat e Arabisë me kollare allafranga Nga Kolin, çun tirone dje - shtetas europian sot Latif Mustafa, ktu në Europë askush nuk të përkrah ty në atë Azinë myslimane… lodhesh kot. -Fakti që ti i kundërvihesh deputetes Lama e cila guxon të sqarojë identitetin dhe prirjen e saj europiane, është reagimi tipik i një çallme myslimane dhe i një kulture skllavëruese ndaj gjysmës së popullsisë: FEMRËS. Ju hallvaxhinjtë me kollare të orientit, para motrës tuaj, vajzës tuaj, familjes tuaj e sidomos atdheut tuaj, vendosni hieroglifet e beduinëve të Saharasë. Për kta mesjetarë që na lanë të fundit në kontinent, ju jeni gati të kapni për fyti cilindo që guxon t’i kundërvihet publikisht për gjynafet e së kaluarës por edhe për ato që po pregatisin nën rrogoz. -Ti kërkon të na mbushësh mendjen se davutoglu i paska pasur me “bonsens” sugjerimet për rishikimin e historisë tonë, por unë po dua të pyes: pse për cështjen e gjenocidit armen turqit edhe sot luajnë rolin e dallkaukut e nuk lejojnë askënd t’ju zbardhi të vërtetën? Kjo gjithsesi është çështje e tyre, por t’ju mbyllësh gojën shqiptarëve para fakteve ashtu siç po bën ti me Znj. Lama, duket që kjo kulturë arabo-myslimano-otomane, nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën oksidentalo-europjane me të cilën po luftojnë sot shqiptarët e ndër to dhe Zonja e nderuar Lama. Meqë ti je kaq trim me një femër (është kultura juaj orientale) provo të hapësh debat dhe me Kadarenë pse edhe ai po në të njëjtën ditë me Zonjën Lama ishte në të njëjtën linjë me të. Jo, ju hurmat e Arabisë me kollare allafranga jeni trima vetëm me femrat, ato keni të drejtë t’i kritikoni publikisht, t’i rrihni, t’i linçoni, t’i vrisni… Ti zotni vazhdo e ha hallvën me sherbet të turkut, si dikur shqiptarët e para 500 vjetëve, vetëm pse: ata e kishin prej HALLIT kurse ti me sa duket e paske prej MALLIT. E pamë turkun se ku na katandisi për 500 vjet, na lër rehat ne, që me ADN, ME KULTURË E ME SJELLJE JEMI EUROPJANË. *Koment për shkrimin “Axhenda islamike e Erdoganit dhe deputetja Lama”

Për stereotipat sipas Gjokutajt dhe Vehbiut Nga Phaino Thotë Gjokutaj: “Por kur ndarja në gegë e toskë bëhet mbi tipare të supozuara si: njeri trim e tjetri i zgjuar, njeri qejfli armësh e tjetri qejfli paresh, njeri luftëtar e tjetri propagandist, njeri poetik e tjetri prozaik, i pari i drejtpërdrejtë kurse i dyti dinak dhe të tjera supozime të këtij lloji, nuk operojmë më me kategori sociale, por me stereotipa, d.m.th. me klasifikime që në rastin më të mirë janë thjeshtëzime, kurse në shumicën e rasteve – abuzime.” Personalisht jam tërësisht dakord me këtë; e si të mos jem… Por xhaxhai (A Vehbiu) në blogun e vet para disa muajsh shkruante si më poshtë: “Sa për katundarin, për të mos thënë malokun, nuk shoh pse s’duhet t’i përdor më me konotacion negativ; me gjithë kontradiktën e të quajturit katundar atë që nuk jeton më në katund; dhe malok atë që nuk jeton më në malësi.” (http://xhaxhai.wordpress. com/2013/05/16/te-ardhur-e-te-ikur/). Këtë, për të dhënë një ilustrim, edhe pse jo të përpiktë për fenomenin e trajtimit abuziv të këtyre temave. Se përse Vehbiu fliste, apo flet ashtu një shpjegim mund të jetë se ka rënë pre e asaj që quhet “common knowledge”, pa e dijeve të mbështetura gjerësisht nga masat, turmat, edhe pse mjaft shpesh në kundërshti me arsyen e logjikën. Një arsye tjetër mund të jetë edhe kjo që thotë Gjokutaj në shkrimin e vet: “Stereotipat e thjeshtëzojnë, madje shpesh edhe e nëpërkëmbin realen. Ndodh kështu ngaqë nuk kanë për funksion kryesor njohjen/studimin, por plotësimin e disa nevojave psikologjike e sociale të ligjëruesit, të tilla si stima për veten, krijimi i një sistemi vlerash dalluese për grupin, forcimi i kohezionit, gjallërimi i solidaritetit brendagrupor etj.” Pra duke demonizuar tjetrin, alsias “katundarin” për të mbërritur tek qëllimi, demonizmi i MALOKUT, tentohej që të rritej kohezioni i atyre që vet-propagandoheshin e vet propagandohen si qytetarë… Duke krijuar rrjedhimisht e qëllimisht, do të thoja një kundërvendosje, kundër malokut e apo kundër malokëve… duke shkuar deri atje sa të quheshin malokër apo njerëz të Saliut të gjithë ata që kritikonin apo kërkonin të arsyetonin mbi baza racionale. Për të shmangur sulme të kota: Gjeografikisht jam nën Shkumbinit, po “rrezik” edhe i nën Vjosës. *Koment për shkrimin “Gegë e toskë si stereotipa”.


op-ed

2

Blog / A duhet privatizuar institucioni i martesës?

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Filmi meNik Xhelilajn, më i miri në TIFF

A

simpas meje edison ypi

edhe unë një kopil i beut jam. Kalon një Zonjë. Zonja thotë se është mësuese. Dhe vazhdon: Beun këtej e kujtojnë sikur të ishte ende gjallë, sikur ka vajtur diku dhe pritet të vijë. Beu ishte Don Juan-i i Luginës së Vjosës. Plotësonte më së miri dëshirat e fshatarkave. Njëra nga pasojat e këtyre dëshirave jam vetë unë, që jam njëra nga kopilet e Beut. Komunistët nuk i kapën dot rekordet e Beut në Dashuri. Komunistët ishin të mangët në këtë drejtim. Pengoheshin nga parimet e marksizëm-leninizmit në bërjen e seksit. Kopilet si unë, për aq kontribut sa kanë dhënë, janë prezente nëpër këngë. Ja dy vargje të një kënge të famshme, Çup’ e Veli Beut me nishan në ballë, Ç’e gënjeu kopilja, e nxori në shkallë. Një djalë i ri me biçikletë. -Hë mo, di gjë ti për Beun, gjyshin tim? -Ku më gjete?! Të kam zili. Ah të isha dhe unë nip Beu. Po ç’e do që s’jam nip beu por kopil beu. Të gjithë ne këtej kopilat e Beut jemi. Madje unë s’pata fatin të jem tamam kopil beu. Babai im ishte një kopil Beu, të cilin gjyshi yt e bëri me një kopile. Meqenëse jo vetëm bejlerllëku, por kopil’llëku trashëgohet, domethënë se kopil pas kopili unë jam një stërkopil. Unë stërkopili kam mbaruar në Amerikë për Etnopsikologji. Po bëj Doktoraturën në Kembrixh. Temën e kam për bejlerllëkun dhe kopil’llëkun, jetën dhe veprën e gjyshin tënd si Bej dhe times si stërkopil në veçanti. Më mahnit gjyshi yt. Unë jetoj jashtë. Këtu jam për të mbledhur material për Doktoraturën. Prezenca jote këtu për ta verifikuar në vend gjithë këtë kopil’llëk, më bind përfundimisht për rëndësinë e Doktoraturës time. Komunizmi dhe komunistët ishin mish i huaj për këtë vend. Gjyshi yt ishte produkt autentik i mjedisit. Në marrëdhënien e fshatit me Beun, gjithçka ishte e natyrshme, e vetvetishme. Fshati dhe beu ekzistonin në një marrëdhënie simbiotike natyrale. Beu ishte si fshati, fshati ishte si Beu. Të gjithë bashkë, bejlerët dhe kopilat, ishin si këta male, këto pyje. Kujtimi i gjyshit tënd madhështor i ka bërë hi e pluhur mijëra librat dhe filmat

Universitet / MBA më të mirë në botë sipas “The Economist” dhe “Forbes”

11

Nuk ka asgjë të qëndrueshme në këtë botë; zhurma është muzika e vetme. - John Keats

Kadeli dhe kastraveci... si ushqim për mediat

Gjyshi im s pes’ minuta muhabet me një përmetar, kur përmetari tha: -U, po ti qenke nipi i Beut madhështor. -Edhe ti e njeh lavdinë e gjyshit tim? -Fije për fije. S’ka njeri në ato anë të mos e njohë gjyshin tënd. Ishte serioz, autoritar, i drejtë, fjala e Tij s’bëhej dysh. Për një vizitë verifikuese mbi gjyshin, që të nesërmen, drejt e tek “Rrapi i Pacomitit”. I pari që kaloi andejpari qe një mesoburrë me një shall të madh rreth qafës dhe një hundë të madhe sa një kalli misri që i rridhte. -Di gjë ti për gjyshin tim ? -Unë jam disa fshatra më tutje. Por për gjyshin tënd di gjithçka. Gjyshin tënd këtu e njohin edhe zajet e Vjosës. Gruaja e parë i doli shterpë. Pa e larguar të parën, të dytën e mori edhe atë “Të sërës”, bijë Beu në Skrapar, në Veleshnjë. Më vonë mori edhe një grua të tretë. Por e mbajti pak. Se e thirri babai i Teqesë së Alipostivanit, i tha: “Bej, nuk është mirë”. Dhe Beu iu bind Babait, e largoi. -Sa mirë e mbajtke mend Beun. Po kryetarin e kooperativës, sekretarin e partisë, operativin e zonës, i mban mend ti ata? -Aman mos m’i kujto ata mutër. Çfarë t’u mbaj mend unë atyre haleve? A do ta dish një gjë? -Po. -Unë jam kopil i beut, gjyshit tënd. Tjetër kalimtar, me kosore në sup. -Mos më pyet, si e pyete atë tjetrin, pse e mbajmë mend fije-për-pe Beun dhe kemi harruar gjithçka tjetër. Unë kam qenë kryetar këshilli, domethënë njëri prej të harruarve. Unë kam harruar veten. Mirë kanë bërë që më kanë harruar të tjerët. Çfarë të mbajnë mend prej meje, pse të më kujtojnë mua, edhe unë një kopil që Beu më bëri me një hyzmeqare jam. Një i moshuar me njërin sy prej qelqi. Thotë se është plot 81 vjeç. Mban mend mirë Beun. Sa tokë, sa bagëti ka pasur. Shton se gjyshi im ishte shkolluar në Stamboll. Fliste dhe shkruante, shqip po se po, por edhe turqisht. Vishej sipas modës europiane me frak dhe kapele republikë. Kostumet i qepte në Gjirokastër dhe Selanik. Nderonte rilindasit. Posaçërisht Naimin. Kishte respekt të madh për gjërat e shkruara, dokumentet e ndryshme, sidomos ato të pronësisë. Ishte sevdalli’, qejfli femrash. Kur erdhi Italia, vuri duart në kokë, ra mbi mangall duke shqiptuar fjalët e paharruara; “Bo-bo, ramë në dorë të fukarajt”. Në do ta dish,

01.11.2013

që komunistët bënë kundër tij. Komunistët nuk e kuptuan kurrë se sa më tepër e luftonin Beun, aq më të pavdekshëm e bënin. Gjyshi yt ishte një bari i mirë. Jam krenar që jam stërkopil i Tij. I jam futur me themel bejlerllëkut dhe kopil’llëkut. Të qenët stërkopil më ka ndihmuar goxha. Unë e di, për shembull, se në kohën kur ti, nipi i Beut nuk ishe as 10 vjeç, jo rrallë ndodhte që shtëpia jote dukej si OKB-ja në seancë plenare. Bejlereshat, me në krye më të kënduarën dhe më të fismen e tyre, nënën tënde, me pamje serioze si kryetare shtetesh, rrufisnin kafe dhe tymosnin duke folur për Zërin e Amerikës, Bashkimin Sovjetik, luftën e klasave, arrestime, internime, burgime, pushkatime, frikëra, emra, data, ndodhira, ilakara, bejlerë, teqe, Baba teqeje, Dervishë, Myhypë, Qatipë, Poetë, Bejtexhinj, tregtarë, hyzmeqarë, kopila, kopile. Bejlereshat flisnin edhe për Beun, gjyshin tënd, ndaj të cilit, si ti nipi i tij, dhe unë stërkopili i tij, ndjehemi njëlloj falenderues që na ka sjellë në jetë. Për beun thoshin se ishte “sevdalli’”. Babai yt nuk merrte pjesë në këto seanca. Edhe ai Bej ishte. Por jo Bej përmetar, Bej kolonjar, dhe si i tillë e hidhte më lart. Babai yt fliste për Aristotelin, Arkimedin, Neronin, monarkët e shquar, Shekspirin, Kromuellin, Kolombin, Magelanin, Tomas Edisonin, Henri Fordin. Ti në një qoshe dëgjoje i nemitur bejlereshat. Një herë e pyete nënën: “Ç’domethënë ‘Bejlerllëk’, ‘Sërë’, ‘Sevdalli’, ‘Diktaturë’? Ajo t’u përgjigj me ca fjalë që ti i mbajte vëth në vesh për tërë jetën; “Sapo mbarove së lexuari Makbethin dhe nuk i di?!. E sheh sa shumë që di unë për Beun, stërkopil i të cilit jam? Bejlerët dhe Bejlereshat janë si Dhëmbeli dhe Nëmërçka. Kopilat dhe kopileshat janë si ujët e Vjosës. Mos u habit se në këtë vizitë tek “Rrapi i Pacomitit” takove vetëm kopila, kopile, dhe mua stërkopilin. Bota është e Bejlerëve. Por ndodh ndonjëherë, që për t’i sjellë në vete Bejlerët, botën e marrin në dorë pjellat e tyre bastarde, kopilat, apo stërkopilat si unë. Ne kopilat dhe kopilet bënim ligjin në kohën e diktaturës. Prandaj s’gjen k a r a r s o t Sh q ip ë r i a . V ë r t e t stërkopil, por unë nuk jam budalla, kaq gjë e kam kuptuar; Shqipëria nuk bëhet me kopila, bëhet me Bejlerë. Me gjithë çka ndodhur vitet e fundit, s’besoj se ka mbetur budalla pa e kuptuar. Tani dëgjo të them kryesoren. Kur të pyesin kush ta tha, thuaju ma tha një stërkopil nga Përmeti; Përderisa koha nuk ka as fillim e as mbarim, për Bejlerët nuk është kurrë as herët, as vonë.

koment

Arben Vata

Kurse ushqimi i vazhdueshëm, për fat të keq, i disa kolegëve duket se nuk është ai natyral, por politika. Fundja, qytetarët janë në gjendje të bëjnë vetëm dallimin mes një medie që ka në qendër shqetësimet e tyre dhe një tjetre që gdhihet e ngryset me politikë.

S

igurisht që nuk ka asnjë analogji që i bën bashkë deputetin socialist Gjovalin Kadeli që (siç tha ai) për hir të interesave të elektoratit brenda 6 muajsh iku nga PS, u bashkua me PD dhe së fundi kaloi te LSI dhe perimes me emrin intrigues “kastravec”. E vetmja gjë që i bashkon, është fakti që në të njëjtën ditë me kapërcimin politik të Kadelit, autoritetet malazeze njoftuan se kastraveci shqiptar nuk do të lejohet më të futet për t’u tregtuar në vendin fqinj, për shkak të përqindjes së lartë të pesticideve të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve atje. Por kjo koincidencë kohore që bashkoi në lajme Kadelin me kastravecin si nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës, ndau për fat të keq mediat. Shumica prej tyre, (gazeta dhe televizione) hapësirën kryesore dje dhe pardje ia kushtuan ndryshimit të radhës politik të Kadelit, duke lënë në hije lajmin mbi dyshimet e hedhura nga fqinjët malazezë për rrezikshmërinë e kastravecit të mbjellë në fushat e Shqipërisë. A thua se më me interes dhe shqetësim për qytetarët është “cirku politik” i një grupi deputetësh, sesa lajmet (sado të vërteta apo jo qofshin) për cilësinë e produkteve apo ushqimeve që konsumojnë ne përditë në shtëpitë tona?! Siç duket, shumicën e kolegëve që vendosin për atë se cili lajm duhet të zërë vendin kryesor në mediat që ata drejtojnë, Kadeli si fenomen i ka shqetësuar më shumë sesa fakti se ne mund të konsumojmë përditë ushqime të rrezikshme për jetën; pa cilësi dhe pa standarde. Mesa duket, të shkëputur tërësisht nga realiteti, shumë prej nesh harrojmë se produktet bujqësore që na ndalojnë t’i eksportojmë, më së pari konsumohen prej vetë nesh, prej fëmijëve apo të afërmve tanë. Duke u fokusuar më shumë te politika e ditës dhe jo tek interesi i gjerë qytetar, në rastin më mirë ne tregojmë “miopi profesionale”, ndërsa në rastin më të keq tregojmë se jemi kryekëput të lidhur, varur, kapur a ku di unë nga politika. Kush mund të thotë se cilësia e menysë së ushqimeve në tavolinat tona, në restorante apo kudo tjetër është më jetike për qytetarët sesa akrobacitë e pafund të politikës?! Mos vallë shkuarja e mazhorancës në 85 deputetë është ndonjë kryelajm, kur ajo në fakt ka marrë edhe më parë në këtë mandat një tjetër deputet të zgjedhur me votat e së djathtës në 23 qershor?! Nuk është ndonjë çudi që kohë pas kohe, shumica e së majtës të shkojë 93 apo 94 deputetë gjatë këtij mandati dhe thashethemet që përfliten në korridoret e politikës zakonisht dalin të vërteta. Por, a ia vlen që ta çorodisim qytetarin me këto manovra të politikës dhe me njerëz që nuk mund të rrinë një ditë në opozitë, në vend që t’i tërheqim vëmendjen për më shumë kujdes ndaj produkteve që konsumojmë përditë?! Ekspertët do të na bëjnë të kuptojmë shumë shpejt nëse ndalimi i eksportit të kastravecit ka lidhje me të vërtetë me përdorim të tepruar të medikamenteve bujqësore dhe abuzim të fermerëve për të nxjerrë sa më shpejt prodhimet e tyre nga fusha në treg; apo nëse kjo është ndoshta një fushatë e sponsorizuar për të dëmtuar prodhimet, produktet dhe fermerët shqiptarë në kuadër të konkurrencës rajonale. Por përderisa një dyshim ekziston; një vend fqinj merr vendim për të të ndaluar eksportin e një produkti, kjo nuk mund të neglizhohet dhe të trajtohet si një lajm për aksident me dhjetëra viktima në një vend të largët. Më përpara se Mali i Zi të deklaronte embargon ndaj kastravecit të rritur në Shqipëri, rrjetet e ndryshme sociale kanë qenë të mbushura me shqetësime qytetare si dhe nga qarqe të ndryshme intelektuale për rrezikshmërinë që sjell konsumimi i produkteve të pakontrolluara në treg. Një vëzhgim i shpejtë dhe rikujtesë e këtyre faqeve do ta vërtetonte këtë, ndërkohë që gjithsecili nga ne, duke qenë së pari një familjar nuk mundet dot të shmangë shqetësimin për rrezikun që i kanoset jetës sonë dhe të fëmijëve tanë nga anomalia që ekziston prej vitesh në këtë drejtim. Nëse çdokush do të kishte mundësi të shprehte shqetësimet e veta për ushqimin që përditë hamë, do të jepte me siguri shumë e shumë më tepër argumente dhe fakte konkrete në dobi të këtij diskutimi qytetar për sigurinë e ushqimeve. Kurse ushqimi i vazhdueshëm, për fat të keq, i disa kolegëve duket se nuk është ai natyral, por politika. Fundja, qytetarët janë në gjendje të bëjnë vetëm dallimin mes një medie që ka në qendër shqetësimet e tyre dhe një tjetre që gdhihet e ngryset me politikë.


12

rankim

universitet

Mediat ekonomike të botës janë në garë edhe për renditjet e programeve të MBA. “The Economist” dhe “Forbes” publikojnë 24 orë larg njëra-tjetrës renditje, ku të njëjtat universitete janë vende të tëra larg. Një renditje e re 50.MBA bashkon kriteret e rankimeve të mediave të ndryshme, për të sjellë një listë të vetme të masterave më të mirë në administrim biznesi

MBA më të mirë në botë sipas “The Economist” dhe “Forbes” F

orbes dhe “The Economist” publikuan rankimet e tyre të programeve më të mira Master në Administrim Biznesi në botë për 2013-ën, brenda 24 orësh larg njëra-tjetrës. Një vështrim i shpejtë mbi rezultatet tregon sa të ndryshme mund të jenë ato nga një media në tjetrën. Vetëm Chicago Booth dhe Harvard Business School ndodhen mes 5 shkollave më të mira amerikane në të dy listat, ndërkohë që London Business School dhe IMD ndodhen mes 5 shkollave më mira të biznesit në Evropë. Çfarë ideje mund të nxirret nga këto rankime dhe nga të tjerat që shfaqen në BusinessWeek, Financial Times dhe US News? Dhe pse rankimet u japin aplikantëve për MBA një pikë referimi për të bërë zgjedhjet e tyre dhe sistem krahasimi, metodologjia e çdo rankimi është subjektive në zgjedhjen e kritereve dhe diferenca ndërmjet një shkolle të renditur e 18-a dhe një tjetre e 28ta i bie që nuk është dhe aq e madhe. Duke parë rëndësinë që ka “përshtatshmëria” për të gjetur shkollat që plotësojnë synimet tuaja personale dhe profesionale, rezultatet nuk duhet të jenë kurrë faktori më ndikues kur zgjidhet shkolla e duhur. Dhe siç këmbëngulin kolegët e mi në Fortuna Admissions, mbështetur në përvojën e tyre si Drejtorë të Pranimeve në shkollat më të mira në botë të biznesit, askush nuk u ka thënë që kanë ardhur në një shkollë biznesi mbështetur te një rankim. Shkollat duan të shohin prova të një niveli më të thellë reflektimi dhe kërkimi për të treguar pse keni aplikuar për programin e tyre. Mesazhi im ka qenë gjithmonë që nuk ka një shkollë “më të mirë” biznesi në botë, por mund të jetë një shkollë biznesi më e mira për ju. Por ne jemi instinktivisht të tërhequr nga renditjet, qofshin këta miliarderët e Forbes apo të veshurit më bukur në Hollywood. Meqë, siç dihet, shumë grupe interesi të shkollave të biznesit– studentë dhe alumni, staf, aplikantë dhe deri rekrutes– vërsulen mbi rezultatet e fundit për të parë fuqinë e shkollës në tregun botëror, le t’u hedhim një sy metodologjive të pesë renditjeve më të njohura të shkollave të biznesit dhe të shohim çfarë ndodh kur bashkon gjithë rezultatet e 12 muajve të fundit për të krijuar një Renditje MBA 2013. Çdo rankim përdor një metodologji të ndryshme dhe vlerëson përdorimin e të dhënave të ndryshme për të prodhuar renditjen përfundimtare, kështu që është e rëndësishme për kandidatët të kuptojnë çfarë është marrë parasysh. Në terma përgjithësisht të thjeshtë: Forbes – bën një përllogaritje të thjeshtë mbi ROI (Kthim nga Investimet) pas 5 vitesh nga mbarimi i shkollës. Financial Times –e mbështet 40% të rankimit në pagën post-MBA 3 vjet pas diplomimit. BusinessWeek – u jep rëndësi niveleve të kënaqësisë së dy grupeve kryesorë të interesit: studentë e rekrutues. U.S. News & World – përfshin një

20 MBA më të mirë në Europë sipas 50.MBA London Business School- Britani Insead- Francë IMD- Zvicër Shkolla e biznesit Iese -Spanjë Shkolla e biznesit IE-Spanjë Universiteti i Kembrixhit Judge-Britani Universiteti i Biznesit Esade-Spanjë HEC Paris-Francë Oxford-Said-Britani SDA Bocconi-Itali Manchester Business School-Britani Cranfield School of Management-Britani Ëarëick Business School-Britani Mannheim Business School-Gjermani City University – Cass-Britani Rotterdam School of Managment, Erasmus- Holandë University of Bath-Britani University of Strathclyde-Britani University College Dublin – Smurfit-Irlandë University of St Gallen-Zvicër

Programet amerikane zënë katër vendet e para dhe 16 nga 25 shkollat më të mira. Shkolla evropiane që kryeson është IESE në Spanjë, e cila, megjithë ekonominë e brendshme të ashpër, ende ia del t’i fusë studentët e saj në punë të rangut të lartë, sidomos jashtë.

sondazh të dekanëve dhe drejtorëve të MBA dhe përdor rezultatet GMAT si pjesë e aktivitetit të studentëve. The Economist – merr parasysh aftësinë e MBA për të hapur mundësi të reja karriere si dhe imazhin ndërkombëtar të shkollës. Duke u mbështetur në pika si rrogat post-MBA ose sondazhe subjektive dhe të dhëna personale, sigurisht që s’jemi duke bërë shkencë ekzakte. Dhe një shkollë biznesi që ka përqindje domethënëse sipërmarrësish jo shumë të pasur dhe të diplomuar që synojnë

të punojnë në sektorë jo-fitimpr urës do të rropatej për të konkurruar me shkolla që vënë shifra të mëdha për financat dhe këshillimin, përveç impaktit pozitiv social që zgjedhjet e tyre të karrierës mund të kenë në afat të gjatë. Po çfarë ndodh kur ju i merrni të gjitha rankimet e MBA bashkë? MBA50 ka bashkuar rezultatet e pesë rankimeve më të mëdha të 12 muajve të fundit – një lloj rankimi i rankimeve të MBA. Nga Matt Symonds, koordinator i 50.MBA

20 MBA më të mirë në SHBA Universiteti i Harvardit Universiteti i Stanfordit Universiteti i Çikagos Universiteti i Pensilvanias Universiteti Veriperëndimor Kellogg Shkolla e Manaxhimit MIT Sloan Dartmouth College Shkolla e Biznesit e Kolumbias Universiteti i Kalofornisë Berkeley-Haas Universiteti Duke-Fuqua Univ of Virginia – Darden Cornell Univ – Johnson University of Michigan – Ross New York Univ – Stern UCLA – Anderson Shkolla e Manaxhimit Yale Carnegie Mellon – Tepper University of North Carolina - Kenan-Flagler University of Texas at Austin – Mccombs Emory University - Goizueta

Forbes përballë “The Economist” për programet e masterave Renditja e “Forbes”, MBA-të më mira në SHBA Universiteti i Stanfordit Universiteti i Çikagos(Booth) Universiteti i Harvardit Universiteti i Pensilvanisë Universiteti Veriperëndimor Kellogg Dartmouth College Universiteti i Columbia Universiteti Duke Universiteti Cornell Universiteti i Michigan (Ross) UNC MIT Renditja e Forbes për MBA-të një vjeçare më mira ndërkombëtare IMD-Lozanë, Zvicër Insead- Francë dhe Singapor SDA Bocconi-Milano, Itali Shkolla e Biznesit IE-Madrid, Spanjë Oxford (SAID)-Oksford,Angli Warwick- Conventri, Angli Universiteti i Cambridge-, Judge, Cambridge, Britani Universiteti i Cranfield-, Cranfield, Britani e Madhe Universiteti i Lancaster-Lancaster, Britani City U Cass, Londër, Angli SP Jain-Dubai, Sidney, Singapor HEC-Montreal, Quebec

Renditja e The Economist për MBA më të mira në botë Chicago University (Booth)-SHBA Dartmouth College-SHBA California University at Berkeley-Haas School of Business-SHBA University of Virginia – Darden Graduate School of Business Administration -Shkolla Darden e Administrim Biznesit-SHBA IESE Business School – University of Navarra -University of Navarra-Spanjë Harvard Business School-SHBA New York University-Leonard N Stern School of Business-SHBA HEC Shkolla e Menaxhimit, Paris-Francë Stanford Graduate School of Business-SHBA Columbia Business School-SHBA London Business School-BRITANI Massachusetts Institute of Technology – MIT Sloan School of Management IMD – International Institute for Management Development, Zvicër University of Queensland – Business School-Australi

University of Pennsylvania – Wharton School ESADE Business School-Spanjë Cornell University – Samuel Curtis Johnson Graduate School of Management-SHBA UCLA Anderson School of Management-SHBA Emory University – Goizueta Business School-SHBA Univeristy of BATH School of Management-Britani


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.11.2013

13

Festifali Tirana International Film Festival ndau mbrëmë çmimet për më të mirët e kimenasë botërore. Shumë trofeve u munguan fituesit

Filmi me Nik Xhelilajn, më i miri në TIFF Aida Tuci

T

irana International Film që për ditë me radhë e ktheu Tiranën në kryeqytetin botëror të filmit, u kthye në një natë të vetme në një festival amator, kjo përsa i përket ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Me sa duket ky detaj u është dukur krejt i parëndësishëm organizatorëve, por shija e fundit është ajo që mbetet. Statujat e TIFF shkuan në duar të huaja, triumfuesit mungonin e zarfet në disa raste ngatërroheshin. Ndoshta në këtë rast justifikimi se fituesit nuk diheshin deri në momentin e fundit edhe mund të qëndrojë. Në një ceremoni krejt të thjeshtë e të çorganizuar u ndanë dhe dje çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Tiranës. Ngushëllues fakti që filmi më i mirë i këtij festivali u shpall ai i regjisorit britanik Jamil Dehlavi, i vetmi fitues i pranishëm në ndarjen e çmimit, që me shumë nderim u ngjit të tërhiqte statujën më të rëndësishme të këtij festivali që ishte vetëm për të, por që ai nuk mund të mos e ndante dhe me stafin dhe sidomos me protagonistin kryesor të filmit të tij, aktorin shqiptar Nik Xhelilaj. “Ky çmim është për të gjithë stafin realizues dhe në veçanti për aktorin Nik Xhelilaj që u bë pjesë e filmit tim”, - tha regjisori Jamil Dehlavi. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, disa karrige më tutje ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. B a s h k i a e Ti r a n ë s ë s ht ë d h e mbështetësja kryesore e këtij festivali. Një festival që u ideua 11 vite më parë nga ish-kryetari i po së njëjtës bashki, sot kryeministër Edi Rama. E kjo nuk mund të anashkalohej nga kryetari aktual, Lulëzim Basha. “Bashkia e Tiranës është e nderuar ta mbështesë këtë festival në kuadër të ‘Tirana Art Days’, që organizohet për të dytin vit me radhë, e shpresojmë të kthehet në një traditë të bukur të kryeqytetit. Ndihem vërtet i lumtur kur shoh e dëgjoj se gatishmëria dhe përkushtimi ynë u ka vlejtur organizatorëve të festivalit dhe më tej u ka shërbyer artistëve për  t’u ndier komodë, për të përfituar profesionalisht dhe për ta shënuar si kohë të fituar e të paharruar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Jam i bindur se bashkë me ne ndihen të lumtur sonte të gjithë ata që kanë vendosur e vazhdojnë të vënë një gur në këtë godinë të përmbushjes së kërkesave kulturore dhe shpirtërore të publikut  kryeqytetas dhe më gjerë. Pavarësisht meritave që kanë individë të ndryshëm, për të cilët kanë gjithë mirënjohjen tonë, ky nuk është më festivali i dikujt apo i disave, por i Tiranës. Vit pas viti, brez pas brezi. Ky fakt flet shumë për pohimin si vlerë, për vazhdimin e stafetës së veprës së mirë, si rruga e sig-

urt për të shkuar përpara, dhe për të shkuar larg”,- tha kryebashkiaku Basha, i cili hapi dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Me votën e publikut fitues i çmimit të publikut kryeqytetas u shall filmi “Silencë” i regjisorit kosovar Bekim Guri. Me radhë kupat e fituesve, por jo fituesit, parakaluan në sallën e kinema “Millenium”, ku për ditë me radhë janë shfaqur më shumë se 80 filma në konkurrim. Një çmim special këtë vit ishte dhe ai i montazhit. Një gjetje sipas organizatorëve shumë e spikatur që mban emrin e një prej montazherëve më të njohur të kinemasë franceze, Luc Barnier, një mik i këtij festivali dhe një mik i kryeministrit Rama, siç do të prezantohej dhe nga vetë ky i fundit në shpalljen e fituesit të çmimit për montazhin më të mirë “Luc Barnier”. “Jam posaçërisht i emocionuar, sepse Luc Barnier, emrin e të cilit mban ky çmim, ishte një mik shumë i afërt, një mik zemre, i cili ka shumë miq në Shqipëri dhe ishte dhe një mik i mirë i Ilirit dhe Agronit, dy themeluesit e këtij festivali, që sot nuk jeton më. U nda nga jeta pas një beteje shumë të gjatë dhe të vështirë me një kancer të paepur, vitin e kaluar dhe menjëherë Iliri dhe Agroni menduan që të pagëzojnë një nga çmimet e festivalit me emrin e tij. Besoj që, në rast se filmat thonë të vërtetën, ai është duke na parë. Me siguri, aty ku është, është shumë i lumtur për këtë. Ishte një njeri që dha gjithçka mundi të jepte nga zemra e vet për të gjithë miqtë shqiptarë që njohu dhe që nuk mori asgjë në këmbim, përveç miqësisë, në emër të së cilës besoj jepet ky çmim. Por nga ana tjetër, me siguri për një prej atyre që në sallën e errët të montazhit, në historinë e kinemasë franceze kanë lënë sot emrin e tyre. Me këtë rast dua që t’i falënderoj edhe Ilirin, edhe Agronin, edhe pse Luc-un e kishim mik të përbashkët, por edhe t’i shpreh gjithë admirimin tim për rritjen e këtij festivali. E kemi nisur bashkë dhe sot mund të thuhen me plot kuptim fjalët që Luc-u kishte shumë qejf t’i përsëriste: “Rruga është e gjatë, zemrën peshë!”- tha Rama duke i dhënë çmimin filmit ‘Humus’ të autorit Frederic Labon. Rikthim te kinemaja shqiptare Rikthehet pas mungesave të herëpashershme në këtë festival edhe kinemaja shqiptare. Këtë vit në edicionin e 11-të organizatorët rikthyen konkurrimin mes vedi të kineastëve shqiptarë në sesionin e filmit shqiptar. Sigurisht kjo shterpësi e prodhimtarisë sonë kinematografike këta 20 vjet vjen për arsye financiare, sepse një film i mirë kërkon shumë para, e dhe në rastin kur paratë sigurohen, diskutimi zhvendoset tek cilësia. Gjithsesi një çmim

Fituesit e Festivalit

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, disa karrige më tutje ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Bashkia e Tiranës është dhe mbështetësja kryesore e këtij festivali. Një festival që u ideua 11 vite më parë nga ish-kryetari i po së njëjtës bashki, sot kryeministër Edi Rama në festivalin e Tiranës i takonte edhe filmit shqiptar. Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës ishte ajo që shpalli si fitues regjisorin e ri, Lulëzim Sula me filmin “Unë deti dhe…”, me motivacionin: “Një dokumentar artistik që dallohet për gjetjen shumë interesante të trajtuar thjesht bukur dhe me mjaft emocion…” Një tjetër çmim special ishte dhe ai i karrierës. Regjisori Kujtim Gjonaj e vlerësoi si regjisorin më të shquar dhe më të vjetër të kinemasë shqiptare, mësuesin e shumë brezave, të ndjerin Endri Keko, që ky çmim i jepet pas vdekjes. I biri, Ilir Keko përcjell dhe një mesazh teksa tërheq çmimin në emër të të atit: “Jam i prirur të besoj se njerëzit që kanë kurajë të kthejnë kokën pas dhe të respektojnë arritjet e paraardhësve të tyre, nuk mund të jenë vetëm se të suksesshëm”.

Best film TIFF “Seven lucky gods” i regjisorit Jamil Dehlavi (UK) Special mention “Sunrise” i regjisorit Robert Budina (Alb) Best Cinematography “Love Building” i regjisorit Marius Iacob (Rom) Best director “The daughter” i regjisorit ThanosAnastopoulos (Gre) Best editing “Luc Barnier” “Humus” i regjisorit Frederic Labonde (Fra) Best Screenplay “The kids from the Port” shkruar nga Alberto Morais, Ignacio Solana (Spa) Media Award «Generator» i regjisores Nikoleta Leousi «Demokracia» i regjisores Borja Cobeaga Balcan short “Shift 12 – 48” i regjisorit Fatih Özdemir (Tur) Best first short “Worthless” i regjisorit Nart Zeqiraj (Kosove) Special mention “A political story” i regjisorit By Lander Camarero Best Actres Savina Alimani në “The daughter” Best Actor Heiner Lauterbach ne “Harms”

Kategoria e filmit me metrazh të shkurtër

Albanian film “Unë deti dhe...” regjisor Lulëzim Sula Special mention “Shkurta” regjisore Arzana Kraja (Kosove) Best animation “Women’s letter” regjisor Augusto Zanovello (Fra) Best documentary “The executioner’s tear” regjisor Layth Abdulamir (Fra) Special mention “The landing” regjisor Simone Salvemini (Ita) Best experimental “Tamburine Buttocks” regjisor Carlo Sampietro (Bra) Best fiction “Damn Girl regjisor Pelle Folmer (Den) Sepcial mention “A political story” regjisor Lander Camarero


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

Facebook i interesuar ta blejë kompaninë BlackBerry 6

7

8

13

9

10

11

14

17

18

22

19

15

20 24

26

31

27

32

28

29

33

36 40

41

30

34 37

45

16

21

23

25

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

35

38

39

42

43

46

44

47

49

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

1. Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike pas reformës së shekullit XVI. 13. Shtresa e hollë, që mbështjell trupin e njeriut ose të kafshëve. 14. Shtirja si i sëmurë për t'iu shmangur punës a ndonjë detyre tjetër. 17. Depo në mes. 18. Secila prej pikave të veçanta të parashikuara në një traktat, në një marrëveshje, në një kontratë etj. 21. Pije e fortë alkoolike. 22. Kanal detar mes Shqipërsië e Italisë. 24. Kufiri që është caktuar ose pranuar për diçka. 25. Ndërmarrje Industriale. 26. Përzierje e një shteti ose e disa shteteve në punët e brendshme të një vendi tjetër. 30. Shkoj. 31. Prodani, aktor humori. 33. Veshje popullore. 34. Notë muzikore. 35. Universiteti Vlorës. 36. Letër bixhozi. 37. Fox, aktore e njohur. 40. Elbasani në makina. 41. Bërtet dhia. 42. Aparat për të matur shtypjen atmosferike. 45. Plastmasë. 47. Shtet në Afrikë. 49. Para metalike. 50. Natalia, aktore italiane.

Vertikalisht:

1. Përdorim i panevojshëm i fjalëve të tepërta ose i fjalëve me kuptim të njëjtë a shumë të afërt. 2. Zvarranik, ose... 3. Në rregull. 4. Emri i një faraoni të famshëm egjiptian. 5. Kolonja në makina. 6. Që nuk është gabim. 7. Përemër vetor. 8. Mbahet në këngët polifonike. 9. Kamion rus. 10. Lloj vërniku për të lyer enët. 11. Pak muhabet. 12. Trupi i njeriut. 15. Rrjedhë natyrore e përhershme uji të ëmbël. 16. Paraqitja e shkaqeve dhe arsyeve të një veprimi, a qendrimi. 19. Titull fisnikërie. 20. Zog i madh sa mëllenja, me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve. 23. Megjithëse, sado që... 27. Qytet bregdetar në jug të vendit tonë. 28. Jetë, ose... 29. Koliqi, studiues e publicist i njohur. 32. Ent Financiar. 38. Agjensi Martesash. 39. Ferdinand i muzikës shqiptare. 43. Rreth çiklistik në Francë. 44. Vend ku rrinë anijet që presin rradhën për të hyrë në port. 45. Qendër Organizative. 46. Pak edukatë. 48 Merre!

Sudoku | nivel mesatar 3 2

1 5

1 8

4 1

9

5

4 7 8 2

8

3

7

1

4 9

2

7

1 9

1 6

3

7

4

1

8

2

6 9 5 7 4 3

1 8

1 4 5

8

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3

9

Koha e fillimit _____:____

4 7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Deri më tani është thënë se një numër i madh i kompanive janë të interesuara në blerjen e kompanisë kanadeze BlackBerry, duke përfshirë këtu edhe ish-shefin e kompanisë Mike Lazaridis, kompaninë Lenovo, John Sculley dhe jo vetëm. Sipas WSJ, kësaj liste të gjatë të njerëzve të interesuar i është bashkëngjitur edhe rrjeti më i madh social në botë, Facebook. Burimet e gazetës thonë se BlackBerry pati një takim me Facebook javën e kaluar për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, dhe kompanitë tani janë duke e pritur datën 4 nëntor derisa të përfundohet procesi i vlerësimit të marrëveshjes mes Fairfax dhe BlackBerry. Para pak kohësh Facebook ka provuar të hyjë në industrinë e telefonave të mençur me platformën Facebook Home dhe të pajisjet tjera të prodhuara në emër të Facebook, siç ishte rasti me kompaninë tajvaneze HTC, edhe pse këto modele nuk kanë pasur ndonjë popullaritet të theksuar. BlackBerry ka rreth 2.6 miliardë dollarë para të gatshme dhe nuk ka borxhe, ndërsa kompania gjithashtu ka një portofolio të patentave e cila është vlerësuar të jetë me vlerë ndërmjet 1 dhe 3 miliardë dollarëve, dhe këto patenta mund të jetë me interes për Facebook.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dita e sotme do filloje me disa surpriza te këndshme nga partneri. Sapo te hapni sytë do përjetoni emocione te cilat do ju shoqërojnë gjate gjithë ditës. Beqaret duhet te tregohen me diskrete nëse do dalin neper takime sepse po treguat gjithçka mund te mos e arrini atë qe doni. Financat do jene goxha te favorshme edhe për te kryer investime me rëndësi.

Dite e mbushur me pasion dhe emocione te fuqishme kjo e sotmja edhe për ju. Do i kushtoni me tepër kohe se kurrë jetës ne çift dhe do i shprehni ndjenjat me çdo mënyre. Beqaret edhe po te duan nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te tregoheni paska me te arsyeshëm nëse nuk doni vështirësi me vone.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Saturni do jete planeti qe do favorizoje sot jetën tuaj ne çift. Duhet te bëni kujdes me ato qe do i thoni partnerit sepse për shkak te ngarkesës ne pune ai nuk do ketë shume durim për te duruar gjithçka. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do e gjejnë personin ëndrrave. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.

Dite përgjithësisht e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë ne disa momente nuk do mungoje as debatet e vogla. Mundohuni t’i qartësoni me qetësi. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e dine ku ta kërkojnë dashurinë. Buxheti do jene me i mire se disa kohe me pare. Përfitoni për te bere investimet me te domosdoshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Nëse keni për t’i thënë diçka partnerit gjeni mënyrën e duhur për ta bere qe ai te mos inatoset. Nuk duhet as ta teproni me kërkesat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Gjithsesi dita do jete e bukur. Ne planin financiar do merrni një shume te ardhurash nga familja ose do fitoni ndonjë lotari. Situata nuk do jete problematike.

PESHORJA (23/IX-22/X) 6

3

2

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

021, 022, 147, 202, 256, 320, 341, 424, 428, 436, 521, 528, 646, 688, 877, 950.

Numra me 4 shifra:

0855, 1025, 2226, 2412, 3203, 4451, 4854, 5401, 5554, 5569, 8748, 9100.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

10002, 14582, 20152, 40424, 42301,

65369, 71127, 81029, 82259, 95231, 95652, 99663.

Numra me 6 shifra:

147785, 272235, 372407, 438208, 447778, 480118, 549955, 551598, 564052, 567295, 655999, 671704, 708275, 958748.

Do i dëgjoni me shume sesa duhet sot te afërmit tuaj te cilët do ju ngrenë dyshime për lidhjen qe keni krijuar. Kujdes, mos u nxitoni te merrni vendime te pamenduara dhe te nxituara. Beqaret do kalojnë shume kohe me miqtë e tyre dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat nuk do jene te mira, por ju nuk duhet ta lëshoni veten menjëherë.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Dite e zakonshme për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe nuk do keni as debate te forta. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do mbeten me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar situata do filloje te ketë disa përmirësime fale një strategjie strikte qe po ndiqni prej ditësh.

AKREPI (22/X-21/XII)

0

Dite goxha e tensionuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Do doni qe gjerat te bëhen si doni ju dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak partnerit. Kujdes, ne atë lidhje jeni dy, jo një. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar po nuk u treguat te kujdesshëm me shpenzimet do keni probleme me vone.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Sot do tërhiqeni mjaft nga aventurat e çmendura dhe emocionuese. Nëse jeni ne një lidhje duhet te flisni me partnerin dhe t’ia shprehni dëshirat. Nëse ai nuk është ne humor mos këmbëngulni me tepër sesa duhet. Beqaret do kenë disa probleme shume te vogla te cilat mund te zgjidhen me pak durim dhe optimizëm.

Venusi, planeti i dashurisë do sjelle ngjarje te rëndësishme ne jetën tuaj sentimentale. Do i përkushtoheni me tepër partnerit dhe do kaloni me tepër kohe me te. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë ditës princin e tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar, edhe pse situata nuk do jete problematike, duhet te reflektoni shume para se te kryeni shpenzime.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk do tregoheni aspak tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Po vazhduat me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do joshen mjaft nga personat tërheqës ne pamjen e jashtme pa e ditur se ata nuk mund te vlejnë aspak si njerëz. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por keni pasur edhe dite me te vështira sesa kaq.

PESHQIT (20/II-19/III) Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj sot dhe do thurni plane afatgjata për te ardhmen. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por edhe mund te fillojnë se shpejti një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15

01.11.2013

nëntor

Vetëm sipërfaqësorët e njohin veten. - Oscar Wilde

333 p.e.s

Aleksandri lufton për Issusin Pushtimi i Lindjes së Mesme nga Aleksandri, i cili kishte filluar me fitoren e tij në Granicus në maj të vitit 334 p.e.s., dhe marrja si pasojë e Azisë së Vogël u bë e pandalshme vitin pasues, kur ai u përball dhe shkatërroi një ushtri shumë më të madhe, të prirë nga perandori pers Dari III. Ushtria perse, thuhet se numëronte 600 mijë vetë, gjë e cila është ndoshta një ekzagjerim i pamëshirshëm, por edhe sikur të ishte diku në kufijtë e mundshëm të 100 mijë vetëve, prapë do të ishte sa dyfishi i ushtrisë maqedonase. Aleksandri dhe gjenerali i tij Parmenioni kishin bashkuar forcat me synim sulmin ndaj persëve në jug,

por ata zbuluan se Dari i kishte kaluar ndërkohë duke prerë linjat e furnizimit të tyre. Ushtritë të ndara nga një rrjedhë uji opake u takuan në një rrafshultë të vogël në krye të gjirit të Issusit, në juglindje të Turqisë moderne. Vendbeteja, gjë thelbësore kjo, nuk i lejonte persët të përfitonin nga avantazhi i tyre numerik. Aleksandri i priu mësymjes në krahun e djathtë dhe ndërkohë që ndeshja e parë më e rëndësishme ndodhi në krahun e majtë të maqedonasve, afër bregut, përparimi persian u zmbraps nga Parmenioni mjaftueshëm për t’i dhënë kohë kavalerisë së Aleksandrit të shkatërron-

te pozicionet perse. Vetë Aleksandri sulmoi drejtpërdrejt pozicionin e Darit dhe ndonëse të dy mund të mos jenë ndeshur në fakt (siç dëshmohet në mozaikun pompeas) luftime të dëshpëruara ndodhën përreth karros së perandorit. Dari ia mbathi dhe më pas ndodhi shkatërrimi i persëve –në të cilën thuhet se më shumë se 50 mijë burra u vranë. Maqedonasit e ndoqën Darin për 24 km, duke kapur thesarin dhe familjen e tij, përfshirë të ëmën dhe dy nga gratë e tij. Aleksandri shkoi në drejtim të jugut nëpër Siri e më pas në Egjiptdhe drejt shkatërrimit të pashmangshëm të perandorisë akemenide.

Blitz

Retro

2

Milionë, 381 mijë e 741 km katror është sipërfaqja e Algjerisë.

35

Milionë e 980 mijë ishte popullata e Algjerisë sipas statistikave të vitit 2011.

15.1

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Algjerisë.

2.9

Milionë banorë është popullata e kryeqytetit të Algjerisë, Algjer.

Titulli: 106-vjeçarja Armene ruan shtëpinë, viti 1990 Foto: web

Në Facebook

A duhet privatizuar institucioni i martesës?

Irena Shabani Në vazhdën e çudirave që më dëgjojnë veshët, studentët e një fakulteti iu përgjigjën pyetjes se si e ka emrin e vërtetë Mitrush Kuteli, 20% me “nuk e di” , kusuri me Migjeni. Pati dhe nga ata që sqaruan se Migjeni është pseudonim i Mitrush Kutelit (((:.

Sokol Shameti I bëj thirrje De Biazit të marrë në kombëtare këtë pesëmbëdhjeçin e kombëtares së femrave.

Erald Kapri Lajmi nuk është se Kadeli u largua, por fakti se LSI nuk ka thënë ende nëse e pranon apo jo. #cudirapolitikeshqiptare

Vladimir Karaj U bë kjo puna e deputetëve si ajo gjëegjëza..: Ishte seç na ishte, shumë pare kishte, kur i numëronte asnjë si shkonte.. Kush është?

Genti Çela Lajmi se Xhovalin Kadeli nga PD shkon te LSI, është komentuar si trafikim i votës së Sovranit. Unë mendoj se ai duhet falenderuar thellësisht që kuptoi të ikte nga PD e uroj që shembullin ta ndjekë çdokush që Partisë Demokratike me shumë punë i prish se i ndreq me shumëngjyrat e teserave në vite.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Gilman Bakalli Personalisht e konsideroj martesën si projektin më sfidues që jeta mund t’i ofrojë dikujt. Dhe ngaqë njeriu duhet të ketë herë pas here guximin të marrë mbi vete sfida të forta, burri dhe gruaja duhet të martohen sapo të kenë gjetur partnerin e përshtatshëm. Pak rëndësi ka nëse partneri është burrë apo grua, për aq kohë sa bëhet fjalë ekskluzivisht për lumturi individuale, përmbushje personale dhe dashuri. Kaq! Për të arritur deri në këtë model të martesës si projekt i dy individëve të lirë, të mos harrojmë se ky model, sidomos për gratë, për shekuj me radhë nuk ka qenë një institucion romantik, por më shumë një institucion social që i detyronte njerëzit të lidheshin me njëritjetrin për interesa ekonomike të familjeve dhe fiseve, një institucion në shërbim të stabilitetit të klanit, fisit, shtetit dhe shoqërisë. Kuptimi i saj lidhej kryesisht me dobinë që ajo i ofronte shtetit dhe jo domosdoshmërisht me lumturinë e dy individëve që kërkonin një lidhje të lirë bashkëshortore. Edhe në Shqipëri si kudo në Europë, martesa nuk ka rezultuar të jetë model statik. Mjafton të kujtosh martesat në djep, ato me mblesëri, brenda fiseve të mëdha dhe ato me dashuri, për të kuptuar evolucionin kulturor që ka pësuar ky institucion social. Në njëfarë kuptimi, ajo është zgjidhur nga shteti dhe është “privatizuar” radikalisht si një manifestim ekskluziv i preferencave thellësisht personale e intime, emocionale dhe seksuale. Por megjithë emancipimin nga tradita, modeli i sotëm martesor, për aq kohë sa legalizohet para nëpunësit të shtetit, vazhdon të mbajë akoma gjurmën e asaj epoke, në të cilën martesa bëhej për shoqërinë dhe jo për të martuarit. Erën e asaj epoke e ndjen akoma sot, kur dëgjon një opinion të tërë publik që flet akoma për mar-

tesën si qeliza bazë e shoqërisë dhe e shtetit. Por, a është martesa qeliza bazë e shoqërisë? Mendoj se martesa, është gjithnjë e më pak e shoqërisë, gjithnjë e më pak e shtetit, është gjithnjë e më pak ai modeli “i njohur dhe i akredituar nga shteti”. Po diskutohet ditët e fundit në Shqipëri për krijimin e një baze ligjore që e mundëson legalizimin e martesës midis partnerëve të të njëjtit seks. Duke qenë i bindur se martesa nuk ka pse t’i rezervohet ekskluzivisht çifteve heteroseksuale për qëllime riprodhimi dhe duke respektuar preferencat e individëve për t’u lidhur në një lidhje bashkëshortore edhe me partnerë të të njëjtit seks, kam dëshirë të pyes: a duhet të jetë akoma detyrë e shtetit të inkurajojë apo dekurajojë preferenca të caktuara emocionale apo seksuale? A mbetet akoma detyrim i tij të legalizojë preferenca të tilla? Deri tani e ka bërë sepse ka qenë i interesuar tek modeli tradicional i martesës si bashkim individësh heteroseksualë për qëllime riprodhimi. Duke qenë se mbetet i pandryshueshëm interesi i shtetit për fëmijët si garantë të sistemit të pensioneve, a është i sinqertë shteti kur merr përsipër ta legalizojë lidhjen bashkëshortore midis homoseksualëve? Çfarë u garanton konkretisht këtyre çifteve nëpunësi anonim civil? Duke përjashtuar përfaqësuesit e klerit, a mund të ishte noteri një alternativë që mund ta zëvendësonte detyrën e një nëpunësi? Mendoj se po. Martesa është një lidhje e dy individëve që buron nga motive të larmishme dhe prodhon forma të ndryshme jetese, motive dhe forma të cilat nuk përputhen më me logjikën e shtetit. Të gjithë ata që, për arsye personale duan t’i premtojnë njëritjetrit dashuri dhe besnikëri të përjetshme, duhet të martohen dhe le të martohen. Por për këtë s’është më nevoja e nëpunësit të shtetit. Prifti, hoxha dhe noteri mund ta kryenin këtë mision.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 01.11.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Mapo 1 dhjetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you