Issuu on Google+

Faqe 19

Mehmet Çeliku: Çabej dhe Domi kërkuan ndërhyrje në standard që më ’72 Shumë prej tezave që diskutohen sot për standardin e gjuhës janë diskutuar që më 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit

Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 19 shkurt 2013. Numër 837. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rihapet dosja “Trashani”, kërkohet një vrasës për juristen 32-vjeçare

Deputetët e rinj Sollaku e Marin Mema në skuadrën e Ramës, Ristani në listën e PD Gazetari i Top Channel i bashkohet Partisë Socialiste si kandidat për deputet në Tiranë ose Vlorë, duke ndjekur gjurmët e Alfred Pezës. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe vartësit e tij, Vexhi Muçmata e Ulsi Manja, në listat e PS për deputetë në Fier, Kukës e Dibër. Në kampin e djathtë, ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani po bëhet gati për të garuar në zgjedhjet e qershorit nën siglën e PD. Eduart Selami vazhdon turin e takimeve, ende në pritje të zonës Prokurorë, gazetarë dhe biznesmenë i janë shtuar radhëve të PS në këtë prag fushate, duke gjetur vend në listat e kandidatëve për deputetë. Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar

Kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëron rihapjen e hetimeve për vrasjen me 60 goditje thike të Aurora Trashanit. Vrasja e juristes nga Shkodra ishte mbyllur për mungesë provash mbi personin e dyshuar, i cili jeton në Gjermani. Cilat janë provat e dosjes dhe dritë-hijet e një vrasjeje, që edhe pas dy vitesh mbetet mister

Faqe 6-7

Prag epidemie nga gripi, ISHP: 15 mijë të prekur në javë

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Dy kritikat ndaj PDK-së

koment Shkëlzen Maliqi

Pasi që zgjodhi e kryesinë dhe shtatë nënkryetarët, Partia Demokratike e Kosovës...

Çfarë i ka ndodhur nacionalizmit shqiptar në... Dale Dule

13 universitas

Florije Peçi me familjarët

Bllokimi nga partitë, KQZ rekruton komisionerë rezervë

Situata e ngërçit që prodhoi në përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 2011 vendimi i opozitës për të mos paraqitur anëtarë dhe sekretarë të Komisioneve

Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nuk do mund të përsëritet më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim edhe të përcaktimeve të reja ligjore, ka vendosur që të rekrutojë një ”armatë” të tërë komisionerësh rezervë, të cilët do të aktivizohen në çdo rast që një forcë politike do tërheqë komisionerët e vet, qofshin... Faqe 4

kronikë

gjyqet

Nga Rubiku në Tiranë për seks, vdes nga viagra në motel

Veliaj fiton gjyqin me Goxhajn, Tahiri gjobitet me 7 mln

KQZ do të diskutojë sot udhëzimin, i cili parashikon procedurat dhe rregullat e përzgjedhjes së komisionerëve rezervë për rastet e tërheqjes së tyre nga partitë

Antropologjia, nacionalizmi dhe vetja kolektive e rreme

koment Nebi Bardhoshi

Hetime në Austri për shtatzëninë e Florijes, sekuestrohet kartela në klinikë Prokuroria e Tiranës dhe ajo e qytetit Wels në Austri kanë sekuestruar kartelat klinike të Florije Peçit, vëllai i së cilës pretendon për përdhunim gjatë qëndrimit në klinikë. Prokuroria austriake: Po presim të dhëna nga homologët shqiptarë

Specialisti i Shëndetit Publik: Më të rrezikuar janë fëmijët, çdo javë raportohen rreth 12 pacientë që kanë pasur nevojë për reanimacion dhe terapinë intensive FAQe 18

op-ed / 10-11

publikisht vetëm dy prej tyre gjatë fundjavës: Alfred Pezën si kandidat në Peqin dhe biznesmenin Parid Cara, në Kavajë. Emra të tjerë të njohur për publikun kanë marrë... Faqe 2-3

FAQE 9

Studimet, si t’i transferoj në një universitet tjetër? Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit? Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Eksperienca e re e transferimit të studimeve mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore

CMYK

FAQE 4

Dy hetime paralele janë në proces, pas denoncimit të familjes së Florije Peçit se ajo mbeti shtatzënë si pasojë e një sulmi seksual në një klinikë austriake, ku trajtohet pas aksidentit. Peçi, studente e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan u plagos rëndë gjatë aksidentit në afërsi të Himarës më 22 maj 2012. Pas aksidentit, studentja 23-vjeçare ra në gjendje... Faqe 9

koment / 11

Faqe 16

George Soros

Kriza e vlerave të Europës George Soros është kryetari i Soros Fund Management (Fondi Soros për Menaxhim) dhe kryetar i Open Society Foundation (Fondacioni për një Shoqëri të Hapur). Pionier në industrinë hedge-fund, ai është autor i shumë librave, përfshi Alchemy of Finance dhe The New Paradigmë for Financial Markets: the Credit Crisis of 2008 and What it Means.Ksenofobia dhe ekstremizmi janë simptoma të shoqërive në kriza të thella. Në 2012, partia ekstremiste e djathtë Agimi i Artë fitoi 21 vende në parlamentin grek, në Hungari, atdheun tim, ekstremi i djathtë Jobbik fitoi territor dhe Marine Le Pen e National Front (Frontit Kombëtar) kishte një mbështetje të fortë në zgjedhjet presidenciale franceze. Një mbështetje në rritje për forca të ngjashme në Europë të bën të arrish në një përfundim të pashmangshëm...


2

MAPO

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

politika

Emra të tjerë të njohur për publikun kanë marrë tashmë konfirmimin e Ramës dhe pritet të prezantohen në ditët e ardhshme si pjesë e ekipit të “Rilindjes Shqiptare”

Lista e PS

Marin Mema e Sollaku, deputetët e rinj në skuadrën e Ramës Gazetari i Top Channel i bashkohet Partisë Socialiste, pas Alfred Pezës. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe vartësit e tij, Vexhi Muçmata e Ulsi Manja, në listat e PS për deputetë Fernada Cenko Tiranë Prokurorë, gazetarë dhe biznesmenë i janë shtuar radhëve të PS në këtë prag fushate, duke gjetur vend në listat e kandidatëve për deputetë. Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar publikisht vetëm dy prej tyre gjatë fundjavës: Alfred Pezën si kandidat në Peqin dhe biznesmenin Parid Cara, në Kavajë. Emra të tjerë të njohur për publikun kanë marrë tashmë konfirmimin e Ramës dhe pritet të prezantohen në ditët e ardhshme si pjesë e ekipit të “Rilindjes Shqiptare”. Burime të MAPO-s bëjnë me dije se përveç Pezës, një tjetër gazetar do të kandidojë për PS-në në zgjedhjet e 23 qershorit, duke lënë profesionin e tij. Marin Mema, gazetar i Top Channel, është konfirmuar tashmë si kandidat në pjesën e sigurt të listës së PS. Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse gazetari do të kandidojë në Tiranë apo në Vlorë nën siglën e PS. Gazetari i rubrikës “Shqipëria Tjetër” i bashkohet Partisë Socialiste pas Alfred Pezës. Kohët e fundit Mema është parë të hyjë shpesh në selinë e PS-së.

Emrat e rinj në listën e PS-së Marin Mema gazetar i Top Channel, kandidat në qarkun Vlorë ose Tiranë Theodhori Sollaku ish-prokuror i përgjithshëm, kandidat në Fier ose Vlorë Ulsi Manja pedagog, ish-prokuror, kandidat në qarkun Dibër Blerina Gjylameti pedagoge, kryetarja e gruas në PS për Tiranën Alfred Peza Gazetar, kandidat në Peqin Ylli Zeçishti mjek, kandidat në qarkun e Korçës, zona Devoll Parid Cara Biznesmen, kandidat në qarkun Tiranë, zona Kavajë Vexhi Muçmata Prokuror, kandidat në qarkun e Kukësit Shkëlqim Cani ish-guvernator, kandidat në qarkun Dibër Keti Bazhdari anëtare e Asamblesë, kandidatë në qarkun Shkodër

Prokurorët në listë

Një tjetër kandidat i sigurt për deputet është edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i është bashkuar Partisë Socialiste kohë më parë. Burime pranë PS-së i thanë MAPO-s se Sollaku është një tjetër kandidat i sigurt për deputet, emri i të cilit mund të jetë në listat e Fierit apo të Vlorës. I pyetur nga MAPO, një burim pranë PS-së tha se me shumë gjasë, ish-shefi i akuzës do të kandidohet në vendlindjen e tij, në Fier. Theodhori Sollaku u shkarkua më 23 qershor të vitit 2007 me dekret të ishpresidentit Bamir Topi, dekret ky i refuzuar nga paraardhësi Alfred Moisiu. I akuzuar nga kryeministri Berisha se “flinte mbi dosjet e korrupsionit”, pas lënies së detyrës Sollaku iu bashkua Partisë Socialiste. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe ish-prokurori Ulsi Manja, një tjetër emër nga drejtësia në listat e kandidatëve për deputetë të PS. Ky i fundit ka kandiduar në zgjedhjet e 2009 në Dibër, ndërsa pritet të prezantohet po në këtë qark nga kryetari Rama, së bashku me ish-guvernatorin Shkëlqim Cani. Bashkë me Sollakun, Ulsi Manja dhe Vexhi Muçmata janë prurjet e reja në PS mes radhëve të drejtësisë, të cilët i bashkohen rrugëtimit politik të Ermonela Felajt e Armando Subashit. Lëvizjet brenda radhëve

E ndërsa Partia Socialiste po shkon drejt hapjes zyrtare të fushatës në fund të kësaj jave, tensionet për listat e kandidatëve kanë filluar prej kohësh. Prurjet

Theodhori Sollaku

Prurjet e reja, të cilat projektohen fill për karriget në Kuvend kanë zvogëluar hapësirat për deputetët aktualë të PS. Në pritje të rikonfirmimit shumë prej tyre kërkojnë që lista e kandidatëve për deputetë të votohet nga anëtarësia, thirrje të cilat nuk janë marrë parasysh deri më tash nga lidershipi.

Isaraj: Jo armë për politikanët dhe shoferët e tyre Marin Mema

e reja, të cilat projektohen fill për karriget në Kuvend kanë zvogëluar hapësirat për deputetët aktualë të PS. Në pritje të rikonfirmimit shumë prej tyre kërkojnë që lista e kandidatëve për deputetë të votohet nga anëtarësia, thirrje të cilat nuk janë marrë parasysh deri më tash nga lidershipi. Ndërkohë, një vatër e re tensioni është hapur në PS-në e Kukësit, pas refuzimit të PS për të rikandiduar Asllan Dogjanin. Ky i fundit së bashku me Skënder Hasën janë dy deputetët aktualë, të cilët nuk kanë më asnjë shpresë për të qenë pjesë e parlamentit pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ligji për armët vazhdon të prodhojë debate në komisionin e Sigurisë. Socialistët kanë shprehur rezerva për nenin se si klasifikohen armët në Shqipëri. Ata duan që çdo armë e re që do të përdoret dhe do të futet në Shqipëri, të përcaktohet nga Parlamenti dhe jo nga qeveria. Deputeti Isaraj nënvizoi se kategorizimi i armëve nuk mund të lihet në dorën e Këshillit të Ministrave, por në dorë të Parlamentit. Sipas tij, kjo është edhe një garanci për fqinjët dhe parterët ndërkombëtarë. Në ligjin aktual qeveria mund të blejë armë të teknologjisë së fundit, edhe pa miratimin e Parlamentit. “Ju thoni: ‘Armë të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave’.

Druaj se mos të klasifikohen si të tilla, çadrat pistoletë dhe thikat me helm, të cilat kryeministrit iu fanepsën më 21 janar”, - tha deputeti Pirro Lutaj. Ndërsa neni i armatosjes së politikanëve vazhdon të jetë ngërçi për të patur një ligj konsensual. “Politikanët, duke përfshirë dhe shoferët e tyre nuk kanë pse të armatosen. Legjislacioni shqiptar krijon siguri për personat që janë të rrezikuar seriozisht dhe kjo provohet fare mirë. Ka një kallëzim, janë organet shtetërore, është Prokuroria, vihen masat mbrojtëse dhe personalitetet që nga Këshilli i Ministrave, deputetë, të tjera e të tjera. Dhe aq më tepër absurdi është të imagjinoni një anëtar të Gjykatës Kushtetuese me pistoletë”, - tha deputeti socialist Arben Isaraj.


E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

3

Zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani pritet të ketë një vend i sigurt në listën e kandidatëve për deputetë të PD

Zgjedhjet, Ristani kandidat në listën e deputetëve të PD-së Edhe pse asgjë nuk është përfundimtare, zyrtarë të PD-së shprehen se pozicioni që ai gëzon “apriori” i jep atij mundësinë për të qenë deputet në zgjedhjet e qershorit Nevila Perndoj

Arben Ristani, karriera e të cilit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, e po aq në raport edhe me Berishën, pritet që të ketë një vend të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë nga ana e PD-së

TIRANË Në fund të mandatit të tij si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, do të deklaronte për herë të parë se mundësia për të hyrë në politikë për të, mbetej një opsion i hapur. Në sinkron me këtë deklaratë, kryeministri Sali Berisha do të shprehej në një nga seancat parlamentare se për të ishte nder që të vazhdonte bashkëpunimin me Ristanin. Një javë pas këtij qëndrimi, Berisha e emëron atë zv/ministër të Brendshëm, në mbrojtje të rendit dhe qetësisë, ku për ironinë e fatit, vetë Ristani u kontestua një javë pas zgjedhjeve të 2011ës me protesta të forta nga opozita. Kreu i ekzekutivit e mbrojti fort asokohe, duke u shprehur se sulmet ndaj Ristanit nga ana e PS-së ishin shumë herë më të mëdha se ndaj vetë Lulëzim Bashës që kandidonte për Bashkinë e Tiranës. Por Arben Ristani, karriera e të cilit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta e po aq në raport edhe me Berishën, pritet që të jetë një vend i sigurt në listat e kandidatëve për deputet nga ana e PD-së. Edhe pse asgjë nuk është përfundimtare, zyrtarë të PD-së shprehen se pozicioni që ai gëzon “apriori” i jep atij mundësinë për të qenë deputet në zgjedhjet e qershorit. Kjo do të jetë sfida e parë politike për Arben Ristanin, një prej studentëve më të spikatur që mbaruan fakultetin Juridik në vitin ’91 dhe që për një dekadë rresht ai qëndroi larg PD-së, edhe për shkak të marrëdhënieve aspak të mira që ai pati asokohe me vetë Sali Berishën. Por në vitin 2001, për Ristanin fryn një erë e re. Pas një eksperience disavjeçare si avokat, pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, apo edhe inspektor në Ministrinë e Drejtësisë,

Arben Ristani

Arben Ristani do të shfaqej si avokat mbrojtës për mandatin e deputetit të Edi Palokës në Gjykatën Kushtetuese kundër padisë së ngritur asokohe nga Luan Hajdaraga. Rrëzimi i kërkesës për Hajdaragën dhe fitorja e mandatit për Palokën, do të hapte për Ristanin një tjetër kapitull në marrëdhëniet me PD-në dhe vetë Berishën. Në vitin 2002-2003 ai emërohet këshilltar ligjor i ish-Presidentit Alfred Moisiu, më pas i rikthehet sërish profesionit të avokatit për tu propozuar në vitin 2006 anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas dy vitesh në këtë pozicion, Ristani emërohet nga Bamir Topi drejtor i shkollës së Magjistraturës për thuajse një vit, ndërsa në 2009 ai zgjidhet me konsensusin e të dyja palëve në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I votuar nga Kuvendi si arbitri i zgjedhjeve, Arben Ristani shumë shpejt nuk do të gëzonte më konsensusin e opozitës duke u akuzuar nga kjo e fundit si arkitekti i vjedhjes se tyre, qëndrim ky që do të vijonte deri në fund të mandatit të tij. Për Ristanin tashmë nuk ka kthim pas, por as edhe mundësi për ngjitjen e tij në ndonjë instancë të lartë gjyqësore. Ai ka humbur besimin e PS-së, por ka fituar një vend të sigurt në karrierën e ardhshme politike në PD.

Selami tur takimesh në PD, ende në pritje për zonën ku do garojë Grupimi i Dhjetorit i propozon Nishanit dekorimin e Jamarbër Malltezit TIRANË Grupimi i Dhjetorit ’90, i drejtuar

nga Bislim Ahmetaj dhe Shoqata e ish-të përndjekurve politikë demokratë, i kanë propozuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të dekorojë Gramoz Pashkon (pas vdekjes) dhe Jamarbër Malltezin me medaljen e Mirënjohjes për pjesëmarrjen aktive në lëvizjen studentore të ‘90-ës dhe në grevën e urisë. Grupimi i dhjetorit ’90 ka shpërndarë dje ftesat, ndërkohë që ceremonia për dekorimin e emrave sa më sipër, por edhe disa të tjerëve do të zhvillohet nesër nga Presidenti Nishani në një nga ambientet e Hotel “Tirana Internacional”. “Kemi kënaqësinë të bëheni pjesë e takimit memorativ: “22 vite nga rrëzimi i miteve të diktaturës”. Gjithashtu, në këtë aktivitet do të ndahen edhe dekoratat e larta që Presidenti i Republikës, Bujar Nis-

Jamarbër Malltezi

hani ka akorduar për Gramoz Pashkon (pas vdekjes) Avdyl Matoshi (pas vdekjes). Me medaljen e Mirënjohjes do të nderohen znj. Donika Gërvalla, zotërinjtë Ajet Ramçe, Jamarbër Malltezi dhe Sadik Spahia, pjesëmarrës aktivë në Lëvizjen Studentore të ‘90-ës dhe në grevën e urisë”, - thuhet në ftesën e shpërndarë dje nga Grupimi i Dhjetorit.

TIRANË Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, i cili ka vendosur t’i kthehet politikës aktive në PD, nuk ka shumë për të thënë këto ditë të ngjeshura takimesh që ai ka zhvilluar me drejtuesit e lartë demokratë, përveç Jozefina Topallit. Dje ai është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, por jashtë axhendës së tij nuk ka qenë as takimi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Përpos takimeve të zhvilluara, përfshi këtu edhe nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi apo edhe ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, Eduard Selami nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare se në cilin qark të Shqipërisë do të garojë. Deri më tash është vlerësuar gatishmëria e tij për të kontribuar sërish në PD, por negociatat për të qartësuar pozicionin e tij në të ardhmen vijojnë. Eduard Selami deklaroi plot një javë më parë se ai ishte i gatshëm që të kontribuonte për PD-në qoftë edhe përmes kandidimit të tij si deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai do të takonte më pas kryeministrin Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe do të shkëpuste çdo marrëdhënie me Bamir Topin i cili aktualisht drejton Frymën e Re Demokratike. Në vitin 2010, Eduard Selami tha se Bamir Topi ishte një president i suksesshëm dhe se vlerësonte jo pak kontributin e tij. Po tre vjet me parë, në një intervistë televizive, Selami lëshoi një lum pakënaqësish ndaj PD-së duke filluar që

Eduart Selami

nga mënyra e votimit, që sipas tij duhej të ishte sipas parimit “një anëtar një votë” e deri tek mosfunksionimi i strukturave. Por sot, në prag të fushatës së zgjedhjeve të qershorit, për Eduard Selamin duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, ashtu si edhe mënyra se si, ai e sheh PD-në. Deri të enjten që ai niset për në SHBA, Selami me siguri do të ketë një përgjigje.


4

MAPO

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

politika

Meta: Patriotizmi i vërtetë, integrimi i vendit ELBASAN Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi dje në Elbasan se patriotizmi i vërtetë shqiptar është integrimi europian i Shqipërisë. Duke komentuar deklaratat e fundit nacionaliste, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta bëri thirrje që vëmendja të përqendrohet tek problemet reale të shqiptarëve. Sipas tij, patriotizmi i vërtetë është integrimi europian i Shqipërisë. “Në garën e sotme për të konsumuar

sa e sa retorika boshe nacionaliste, ne u themi të gjithëve se patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën. Se patriotizmi më i mirë, se shërbimi më i mirë që i bëjmë Shqipërisë, dinjitetit të saj dhe mbarë kombit tonë është të punojmë realisht dhe konkretisht për integrimin europian të Shqipërisë. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e çdo shqiptari dhe shqiptareje, jo vetëm në Elbasan, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku janë

në emigracion. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Preshevë e kudo qoftë. Shqipëria duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjithë shqiptarët në rajon. Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë shembulli më i mirë për të gjithë rajonin i politikës së bashkëpunimit e të integrimit. Kombi më i copëtuar dhe më fatkeq nga Lufta e Ftohtë dhe nga ‘perdja e hekurt’ ishte kombi ynë...”, tha Meta.

gjyqet

Veliaj fiton gjyqin me Goxhajn: Paratë për bamirësi

Bllokimi nga partitë, KQZ rekruton komisionerë rezervë KQZ do të diskutojë sot udhëzimin, i cili parashikon procedurat dhe rregullat e përzgjedhjes së komisionerëve rezervë për rastet e tërheqjes së tyre nga partitë Situata e ngërçit që prodhoi në përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 2011 vendimi i opozitës për të mos paraqitur anëtarë dhe sekretarë të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nuk do mund të përsëritet më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim edhe të përcaktimeve të reja ligjore, ka vendosur që të rekrutojë një ”armatë” të tërë komisionerësh rezervë, të cilët do të aktivizohen në çdo rast që një forcë politike do tërheqë komisionerët e vet, qofshin këta në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ashtu edhe në Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV). Për këtë qëllim KQZ do të miratojë sot një udhëzim, në të cilin do të përcaktojë dhe procedurat dhe mënyrën sesi do të bëhet rekrutimi i këtyre komisionerëve rezervë.

Udhëzimi Udhëzim ka për qëllim të përcaktojë rregullat për procedurën e përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve, që mund të emërohen kryesisht nga KQZja për të plotësuar vendet vakante që mund të krijohen në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe në Komisionet e Qendrave të Votimit, si dhe rregullat për trajnimin e këtyre shtetasve. Sipas projekt-udhëzimit të publikuar dje nga vet KQZ, kjo e fundit do të krijojë një listë me shtetas të cilët shprehin interes për të qenë anëtarë KZAZ-je dhe KQVje. Për secilin rast, pra si për anëtarë KZAZ-je ashtu dhe KQV-je, KQZ jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, pra para datës 23 mars do të shpallë në gazetat me tirazh më të madh kombëtar si dhe në faqen e saj të internetit, interesin për të rekrutuar shtetas të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të këtyre dy niveleve komisionesh, në rast se krijohet vakancë. Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore shqyrton të gjitha kandidaturat e paraqitura në KQZ, apo pranë zyrave rajonale për anëtarë apo sekretar të KZAZ-ve dhe KQV-ve të cilët mund të emërohen kryesisht, duke krijuar një listë me të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e Kodit

Zgjedhor. Në çdo rast të krijimit të vakancës në secilin prej këtyre komisioneve, KQZ me vendim emëron anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vendin vakant, me emrat nga kjo listë, duke iu dhënë përparësi trajnimeve në fushën e zgjedhjeve, eksperiencave të mëparshme në administratën zgjedhore dhe kualifikimeve profesionale. Trajnimi Shtetasi që emërohet anëtar apo sekretar i KZAZ-së dhe KQV-së, gëzon të njëjtat të drejta dhe ka të njëjtat detyrime si çdo anëtar dhe sekretar i propozuar nga partitë politike që kanë të drejtë të kenë anëtarë në këto komisione. Për rrjedhojë, çdo shtetas i emëruar kryesisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe nga KZAZ-ja, për plotësimin e vakancës gëzon të drejtën e shpërblimit në përputhje me vendimin e KQZ-së, për masën e shpërblimit të këtyre komisionerëve. Për të gjithë këtë kontingjent komisionerësh që do të merren rezervë, KQZ ka parashikuar që ata t;i trajnojë për të qenë të gatshëm në çdo moment që të kryejnë detyrën që do u jepet. Të drejtën për të përfituar trajnim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kanë vetëm ata shtetas që kanë

marrë konfirmimin paraprak nga Zyra Rajonale Zgjedhore apo administrata e KQZ-së, se plotësojnë kushtet dhe kriteret për të qenë anëtar apo sekretar të KZAZ-së, ndërsa në rastet e KQV-ve, kanë marrë konfirmimin paraprak nga KZAZ-ja apo Zyra Rajonale Zgjedhore se plotësojnë kushtet dhe kriteret për të qenë anëtar apo sekretar të KQV-ve. KQZ organizon trajnime të detyrueshme për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve, në të cilat mund të marrin pjesë ata kandidatë të cilët janë listuar në listën përkatëse nga KQZ-ja, edhe nëse ato nuk janë emëruar kryesisht nga KQZ/KZAZ si anëtarë të KZAZ/KQV-së. Në prag të zgjedhjeve vendore të 2011-ës, KQZ u vu përpara një situate të paparashikuar, pasi partitë opozitare PS dhe PBDNJ që kishin të drejtë të paraqisnin anëtarë dhe sekretarë në KZAZ, nuk e ushtruan këtë të drejtë për shkak të një vendimi politik. Në këtë rast, KQZ-së iu desh të emërojë vetë në mënyrë të paparashikuar nga ligji anëtarë dhe sekretarë KZAZ-je për të plotësuar vakancat, çka u kundërshtua nga opozita si e paligjshme. Më pas KQZ në shkelje dhe të afateve ligjore dhe për të mos agravuar situatën, pranoi një zgjidhje kompromisi për të emëruar anëtarët e propozuar nga opozita.

Gjykata e Tiranës ka dënuar dje Altin Goxhajn me 3 mijë euro gjobë, duke e cilësuar fajtor për shpifjet ndaj Erion Veliajt. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seanca e fundit gjyqësore, pas padisë së bërë kohë më parë nga Veliaj. Padia e ngritur nga Veliaj kishte të bënte me deklarimet e shumta që i padituri Goxhaj kishte artikuluar nëpër median e shkruar dhe atë vizive, madje duke financuar edhe spote në fushatën elektorale kundër tij në vitin 2009, edhe pse Veliaj nuk kishte mbajtur post publik. Deklarimet e Altin Goxhajt u gjetën nga gjykata si trillime të të paditurit, me qëllim goditjen e reputacionit të zotit Veliaj. I pyetur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Veliaj tha se paratë e fituara në këtë gjyq do t’i përdorë për bamirësi. “Pastrova emrin tim dhe të MJAFT-it nga një fabrike balte e përditshme në 10 vitet e fundit”,-tha ai, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen në jetën publike.

Tahiri humb gjyqin me Rulin, 7 mln lekë gjobë Pas dënimeve me gjobë për Albana Vokshin dhe fëmijët e Kryeministrit, deputeti Saimir Tahiri ka humbur edhe gjyqin me ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli. Gjykata e Tiranës gjobiti dje për shpifje deputetin Tahiri me 7 milionë lekë të vjetra. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, depozitoi pak muaj më parë në Prokurorinë e Tiranës padinë për deputetin Saimir Tahiri, pas akuzave të këtij të fundit, se ministri është i lidhur ngushtë me njerëzit që zotërojnë minierat e kromit në Bulqizë. Akuzat e forta për përfshirjen e Rulit në biznesin e mineraleve u bënë nga Tahiri në sallën e Kuvendit. Në padinë e paraqitur, ministri aktual i Bujqësisë, Genc Ruli, thotë se akuzat e Tahirit janë shpifje dhe të bëra vetëm për efekt politik. Procesi gjyqësor ka vazhduar deri dje, kur është dhënë edhe vendimi kundër Tahirit. Vetëm pak ditë më parë, ndaj deputetit Tahiri u vendos një urdhër për ekzekutim vendimi, i kërkuar nga fëmijët e Kryeministrit, Argita e Shkëlzen Berisha, që kishin fituar gjyqin ndaj tij.

Berisha-deputetëve: Zbrisni në bazë Kreu i mazhorancës, Sali Berisha u kërkon deputetëve të vet që të zbresin në bazë për të paraqitur te qytetarët arritjet e qeverisjes së djathtë, por edhe për të marrë prej tyre impaktet dhe propozimet për përmirësimin e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme. Duke folur në mbledhjen e përjavshme të grupit të tij parlamentar, Berisha teksa i ka informuar ata mbi turin që ai vet ka ndërmarrë në qytete të ndryshme, ka kërkuar që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë për t’u folur zgjedhësve për reformat e ndërmarra, si dhe të dëgjojnë prej tyre propozimet dhe rezervat që mund të kenë për çështje të ndryshme. “Unë ju lutem juve që këto

takime të jenë një praktikë e përditshme e juaja me zgjedhësit, sepse ata kanë një seri pyetjesh dhe problemesh që duan t’jua parashtrojnë, por kanë edhe propozime që nuk arrijnë, sepse aq njerëz mban salla. Ju duhet t’i përcillni që të gjitha ato, në mënyrë që të shqyrtohen në sensin më pozitiv, sepse mundësia është”, - tha Berisha, porosi të cilën siç mësohet, ai e ka përsëritur dhe në pjesën e mbledhjes të zhvilluar me dyer të mbyllura. Ai u përqendrua edhe tek pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste për sistemin shëndetësor, ku propozohet që ky shërbim të blihet nga shteti dhe t’u ofrohet falas të gjithëve, duke mos u bazuar tek kon-

tributi individual për sigurimet shoqërore. Por sipas kryeministrit Berisha, ky është një koncept jo vetëm i vjetër dhe kaotik, por edhe një gënjeshtër. “Zoti Rama u thotë shqiptarëve se janë rritur tarifat për të papunët. Ky lexon Kosta Barjabën, varianti i ri i Ramiz Alisë”, - deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha publikoi të dhëna, sipas të cilave në 8 vite qeveria ka rritur disafish fondet, si për Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe për fondin e barnave të rimbursueshme, duke rritur edhe numrin e këtyre barnave, ku përfituesit kryesorë janë pensionistët. Në fund ai ka gjetur momentin që të ironizojë Edi Ramën

edhe për debulesën që shfaqi gjatë vizitës në Burrel disa ditë më parë, ku iu desh të merrte dhe një serum në spitalin e këtij qyteti. “Ai shkoi në Burrel

dhe ne u interesuam maksimalisht për shëndetin e tij, edhe ministri, edhe unë. Ai falënderoi, sigurisht, jo me emër, të gjithë ata që u shqetësuan. Ndërkohë që kur ishte në Elbasan, e dëgjova tek thoshte; “U ftoha në Burrel, ndenja gjysmë ore në reanimacion dhe u ftoha aty, mora të ftohur”. Unë u interesova dhe, e dini se cila ishte përgjigja që më dhanë? - më falni se edhe mjekët e përdorin këtë shprehje popullore - “jo, ai ishte ftof në tajare”. Por, a thotë burri ashtu? Majlinda, unë e shoh që ty nuk të erdhi mirë që unë e përdora këtë fjalë, por nuk kam ç’të bëj se kështu më thanë. I përdor edhe populli këto shprehje, nuk kam ç’bëj unë”.


ekonomia

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

5

Antikorrupsioni çek, heton CEZ në Shqipëri Policia çeke ka nisur hetimin e investimit të CEZ-it në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga agjencia prestigjioze Reuters, sipas së cilës policia kundër korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri. E pyetur pas një artikulli të publikuar në gazetat çeke, zëdhënësja e CEZ-it, Barbara Pulpanova tha për

Reuters se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje. “I kemi dhënë vazhdimisht informacionet e kërkuara policisë”,- tha Pulpanova, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, as policia antikorrupsion dhe as ajo bashkiake nuk kanë bërë komente në lidhje me këtë lajm. Sipas agjencisë Reuters, një prej hetimeve

Propozimi i Dhomës Amerikane:

“Rimbursimi i vonuar i TVSH-së, mos na vilni taksat” Drejtori i Tatimeve, Gazmir Spahija tha dje se do të mundësojë zbatimin në praktikë të një prej ideve të prezantuara nga Dhoma Amerikane, për të vendosur një grafik për të gjitha bizneset që do të rimbursohen për TVSH –në dhe ky informacion të jetë i disponueshëm për tatimpaguesit respektivë Nëse administrata tatimore vonon shlyerjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, biznesit t’i jepet e drejta e mosshlyerjes së detyrimeve tatimore deri në momentin e kompensimit. Ky ka qenë një ndër propozimet që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dhënë në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Gazmir Spahija. Bashkë me presidentin David Anderson, përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë diskutuar me ekspertët e tatimeve disa nga problematikat e hasura kohët e fundit, kur ndër kryesoret ka qenë vonesat në rimbursimin e TVSH-së. Sipas deklaratës se Dhomës Amerikane, drejtori i Tatimeve ka dhënë shpjegime për këtë çështje, duke deklaruar se koha e vënë në dispozicion në ligj prej 30 ditësh për të bërë vlerësimin tatimor dhe për të filluar procedurën e rimbursimit nuk është e mjaftueshme dhe kërkon ndoshta një ndryshim ligjor për të qenë më efektiv. Spahija premtoi të shikonte mundësinë e zbatimit në praktikë të një prej ideve të prezantuara nga Dhoma Amerikane, për të vendosur një grafik për të gjitha bizneset që do të rimbursohen për TVSH-në dhe ky informacion të jetë i disponueshëm për tatimpaguesit respektivë. Kjo mënyrë tenton të eliminojë rimbursimin selektiv dhe për pasojë thyerjen e konkurrencës në treg. Pika tjetër e rëndësishme e diskutimit ka qenë edhe çështja e rikontrolleve tatimore dhe e kostos që i shkakton biznesit ky proces. Dhoma ka kërkuar që tatimorët të specifikojnë arsyen se përse po ribëhet kontroll dhe procedura duhet të zgjasë brenda afateve kohore në ligj. Ekspertët e DPT-së prezantuan se rikontrollet ishin pjesë e strategjisë së re trevjeçare 2012-2015 të Drejtorisë së Tatimeve, strategji e cila është përgatitur nën asistencën e FMN-së. Mbështetur në

MAPO

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë David Anderson

këtë strategji është bërë vlerësimi i e cila është e panevojshme, me kosto riskut nga një industri në tjetrën. dhe shpenzim kohe për tatimpaPërfaqësuesit e Drejtorisë së Tati- guesit. Për këtë qëllim biznesi meve prezantuan se gjatë 2012-ës këshillon tatimorët që të publikojnë rikontrollet tatimore janë rritur Sipas përfaqësisë amerikane të biznesit, me 5.6 për qind dhe kanë sjellë autoritetet tatimore janë duke zbatuar interprenjë rritje prej 21 time të reja të ligjeve tatimore, pjesa më e madhe e për qind të të ard h u r ave n g a tyre mbi bazën e udhëzimeve të brendshme të tatimet në bux- DPT-së, të cilat janë pa efekt normativ. hetin e shtetit. Sipas përfaqësisë amerikane të bi- të gjitha vendimet teknike të DPTznesit, autoritetet tatimore janë së dhe interpretimeve mbi baza duke zbatuar interpretime të reja të anonime. Në momentin që janë lëshligjeve tatimore, pjesa më e madhe e uar nga institucioni, t’i dërgohen tyre mbi bazën e udhëzimeve të Ministrisë së Financave në mënyrë brendshme të DPT-së, të cilat janë që struktura në fjalë të marrë në pa efekt normativ. Autoritetet tati- konsideratë vendime të tilla teknike more po vendosin gjoba të mëdha për qëllime të ndryshimeve të akteve për aktivitetin e mbuluar tashmë normative përkatëse. Ata kërkuan nga inspektimet e mëparshme. Në publikimin e vendimeve të Drejtotë gjitha rastet, tatimpagueseve u risë së Apelimit Tatimor (DAT) në kërkohet të shkojnë në gjykatë dhe faqen e internetit të DPT-së mentë zgjidhin çështjen atje, procedurë jëherë pasi ato të aprovohen.

përfshin edhe CEZ-Shpërndarjes, së cilës iu hoq licenca në janar të këtij viti. Në hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ-it, lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit.

Aktiviteti i bankave u zgjerua me 6% më 2012 Pavarësisht krizës ekonomike në të disë për biznese pasqyron ecurinë e cilën gjendet Shqipëria, bankat e ka- dobët të aktivitetit ekonomik në në zgjeruar aktivitetin me 6 për qind vend si dhe pasiguritë për të ardhgjatë vitit që shkoi. Lajmi u dha dje men. Me gjithë ngadalësimin e ritnga Shoqata e Bankave, sipas së meve të zgjerimit të kredisë, në mucilës, totali i depozitave të vendosu- ajin dhjetor është vënë re një rënie ra pranë bankave, në fund të tremu- në kreditë me probleme, të cilat arjorit të katërt 2012 arriti rreth 991,7 ritën në 22.5 për qind të totalit, kramiliardë lekë, me një rritje vjetore hasuar me 23 për qind në fund të rreth 7.3 për qind. Kjo rritje u muajit nëntor 2012, ndërkohë që mbështet kryesisht nga depozitat e bankat mbeten të përfshira në individëve, të cilat janë rritur me 8.9 plotësimin e nevojave për financim për qind në krahasim me një vit më të sektorit privat. Sistemi bankar parë, dukë ruajtur tendencën e tyre shqiptar në fund të vitit 2012 është i rritëse edhe përgjatë tremujorit të mirëkapitalizuar raporti i mjaffundit. Ndërkohë, depozitat e bizne- tueshmërisë së kapitalit shënoi rritje seve kanë shënuar një rënie përgjatë në nivelin prej 16.2 për qind, nga 15.9 vitit prej rreth 2.8 për qind. Në ter- që ishte në tremujorin e tretë. Ky tregues së bashma vjetorë, biku me ecurinë e lanci i bankave mirë të depozika shënuar rritje Me gjithë ngadalësimin e ritmeve të tave konfirmojnë prej rreth 6 për zgjerimit të kredisë, në muajin dhjetor se bankat kanë qind. Kreditë e është vënë re një rënie në kreditë potencialet e akorduara ar- me probleme, të cilat arritën në 22.5 nevojshme për të ritën 577,8 mili- për qind të totalit, krahasuar me 23 plotësuar nevoa r d ë l e k ë n ë për qind në fund të muajit nëntor jat për financim fund të muajit 2012, ndërkohë që bankat mbeten të dhjetor, duke përfshira në plotësimin e nevojave për të sektorit privat. Gjatë vitit 2012 s h ë n u a r n j ë financim të sektorit privat. bankat kanë konrritje vjetore prej rreth 2 për qind. Rritje më të madhe tribuar në rritjen e infrastrukturës fipërgjatë vitit ka shënuar kreditimi i nanciare në vend duke shtuar numrin kompanive, rreth 2.6 për qind, dhe e ATM-ve në dispozicion të klientëve rreth 0.23 për qind përgjatë tremu- për kryerjen e tërheqjeve dhe pagesave, jorit të fundit 2012. Ngadalësimi i rit- respektivisht me 18 ATM dhe 281 POSe meve të rritjes së portofolit të kre- të reja në krahasim me vitin 2011.

Fitch Ratings rivlerëson ProCredit Bank me “B+” Më datë 30 janar 2013, kompania amerikane “Fitch Ratings” konfirmoi vlerësimin pozitiv për ProCredit Bankë Shqipëri me “B+” për vitin 2012. Ky vlerësim tregon qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e Bankës ProCredit Shqipëri, si pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, i cili operon në 22 shtete në mbarë botën dhe drejtohet nga ProCredit Holding me qendër në Frankfurt, Gjermani. ProCredit Holding, aksioneri i vetëm i ProCredit Bank Shqipëri, vlerësuar me “BBB-“”e qëndrueshme” në fund të tremujorit të tretë (Q3) 2012 kishte asete totale me vlerë 5.7 miliardë euro. Vlerësimi i ProCredit Bank Shqipëri për qëndrueshmërinë në treg si edhe atë financiare, ndikohet nga mjedisi në të cilin operon banka, i cili lidhet me vlerësimin e riskut të Shqipërisë. Ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë

nëse merret në konsideratë dinamika e vitit 2012 në sistemin bankar dhe financiar shqiptar, i karakterizuar nga një ngushtim i përgjithshëm i kreditimit dhe mungesa e përgjithshme e likuiditetit në treg. Kompania prestigjioze “Fitch Ratings” vlerëson aspekte të ndryshme të aktivitetit te bankës, si stabilitetin e fondit të depozitave, nivelin e kënaqshëm të likuiditetit të Bankës ProCredit si dhe cilësinë e aseteve të bankës, cilësi e vlerësuar në nivel më të mirë se niveli mesatar i tregut. Vlerësimi “B+” tregon jo vetëm për cilësinë e aseteve, por edhe për aftësinë që Banka ProCredit ka për të përmbushur të gjitha detyrimet financiare, qëndrueshmërinë institucionale, strukturën organizative dhe menaxheriale të saj, si dhe sistemin e menaxhimit të riskut.


6

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

f kus

Kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëron rihapjen e hetimeve për vrasjen me 60 goditje thike të Aurora Trashanit. Vrasja e juristes nga Shkodra ishte mbyllur për mungesë provash mbi autorin e dyshuar, i cili jeton në Gjermani Tiranë Dy vjet më parë, policia gjeti të masakruar në banesën e saj juristen 32-vjeçare, e qëlluar 60 herë me thikë dhe e djegur. Viktima u identifikua si Aurora Trashani, me profesion juriste dhe e punësuar pranë Autoritetit të Konkurrencës në Tiranë. 20 ditë pas krimit, policia kreu arrestimin e një taksisti si i dyshuar për bashkëpunim, si dhe arriti të identifikojë personin që mendohet se e ka takuar për herë të fundit juristen 32-vjeçare. Por tashmë që kanë kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja tronditëse, policia dhe prokuroria nuk janë në gjendje të thonë se kush është personi që qëlloi 60 herë me thikë 32-vjeçaren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së saj. Prej rreth një viti, kjo çështje është pezulluar për zbulim autori, pasi nuk u arriti të sigurohej asnjë provë që mund të lidhë vrasjen me personin e dyshuar, i cili sipas të dhënave të hetimit dyshohet se ka qenë në shtëpinë e Trashanit pak momente para vrasjes. I njohur me këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar rifillimin e hetimeve mbi vrasjen e juristes 32-vjeçare, Aurora Trashani e cila u gjend e masakruar në banesën e saj. Dosja e pezulluar me urdhër të prokurorisë tashmë do të dalë nga arkivat ku qëndron prej më shumë se një viti, duke rifilluar hetimet për zbulimin e autorit. Pak ditë më parë, z.Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nga të cilët ka kërkuar angazhim maksimal për identifikimin e au t o r it q ë m a s a k r o i j u r i s t e n 32-vjeçare, mbrëmjen e 1 shkurtit të vitit 2011. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se vendimi i kryeprokurorit për të urdhëruar rifillimin e hetimeve ka ardhur pas njohjes me dosjen hetimore, ku ka konstatuar elemente që kanë nevojë për verifikime të mëtejshme. Për këtë arsye, Llalla ka kërkuar nga drejtuesit e policisë që të mbledhin

çdo informacion të nevojshëm lidhur me zbardhjen e vrasjes, duke garantuar se do të kenë mbështetjen maksimale të prokurorisë. Por tashmë dy vjet pas ngjarjes së rëndë, të dhënat që mund të sigurohen janë thuajse minimale, por sipas prokurorisë, dosja përmban të dhëna që kanë nevojë për verifikimi. 20 ditë pas kësaj ngjarje, që fillimisht u dyshua si aksidentale për shkak të djegies, policia arrestoi një shtetas, i cili dyshohet se me taksinë e tij ka transportuar dhe ka marrë në zonën ku ndodhej shtëpia e viktimës, të dyshuarin kryesor të ngjarjes. Abedin Mulaj u arrestua në kuadër të hetimit të nisur më 2 shkurt 2011 për akuzën e vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim. Referuar të dhënave të prokurorisë, Mulaj kishte marrë mbrëmjen e datës 1 shkurt në afërsi të Zogut të Zi shtetasin Romeo Vide, i cili sipas policisë ishte i dashuri i Aurora Trashanit. Bisedat në Facebook treguan se kohët e fundit mes Aurorës dhe Romeos kishte patur konflikt, pasi vajza i kishte komunikuar atij vendimin për t’u ndarë. 48-vjeçari Vide, rezident prej vitesh në Gjermani sipas policisë rezulton të ketë ardhur në Shqipëri më 1 shkurt dhe është larguar nëpërmjet aeroportit të Rinasit dy ditë më pas. Arsyeja e vizitës, sipas familjarëve të tij ishte gjendje shëndetësore e të ëmës, e cila është marrë në pyetje nga policia. Por përveç dyshimeve, policia dhe prokuroria nuk mundën të sigurojnë asnjë provë shkencore që mund të lidhte vrasjen e 32-vjeçares me ish-të dashurin e saj. Për këtë arsye, prokuroria vendosi të pushojë çështjen ndaj taksistit Abedin Mulaj, kurse i dyshuari kryesor asokohe sipas policisë ka refuzuar të japë shpjegime rreth njohjes së tij me viktimën. Rreth një vit pas ngjarjes së rëndë, krimi mbeti pa autor, ndërsa prokuroria urdhëroi pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në polici për zbulim autori.

1/02/2011 Aurora Trashani, juriste në Autoritetin e Konkurrencës, u gjet e masakruar dhe e djegur në shtëpinë e saj në “Zogun e Zi”. Fillimisht u dyshua për djegie aksidentale, por autopsia zbuloi 60 plagë thike në trupin e saj

21/02/2011 Policia e Tiranës ndaloi taksistin Abedin Mulaj, njëherazi shofer ambulance si bashkëpunëtor në ngjarje. Sipas hetimeve të kohës, Mulaj kishte transportuar me taksi të dyshuarin kryesor për krimin

60 goditje thike, asnjë gjurmë gishti në skenën e krimit Dy ekspertizat në shtëpinë e juristes, për shkak se fillimisht ngjarja u dyshua si aksidentale Tiranë Provat e mbledhura në banesën e Au-

rora Trashanit nuk janë krahasuar asnjëherë me të dhënat apo ADN-në e të dyshuarit, i cili nuk ka pranuar të paraqitet asnjëherë në polici për të dhënë shpjegime rreth njohjes së tij me 32-vjeçaren. Sipas raportit të përpiluar nga ekspertët në banesën e viktimës, nuk janë gjendur gjurmë gishtash, edhe pse janë përpunuar me pluhur sipërfaqet e orendive shtëpiake. Mëngjesin e dy shkurtit 2011, policia dhe ekspertët kanë hyrë në banesën e 32-vjeçares pas informacioneve të marra nga kolegët e saj të punës se Aurora Trashani nuk ishte paraqitur atë ditë. Rreth orës 10:00 të datës 02.02.2011, shoqet

05 19

Dosja e pezulluar me urdhër të prokurorisë tashmë do të dalë nga arkivat ku qëndron prej më shumë se një viti, duke rifilluar hetimet për zbulimin e autorit

Aurora Trashani Kërkohet një vrasës për juristen 32-vjeçare

Leonard Bakillari

MAPO

32-vjeçares kanë vënë alarmin për mungesën në punë të Aurora Trashanit dhe pas disa tentativave për ta kontaktuar në telefon kanë shkuar tek shtëpia e saj. Pasi kanë konstatuar se dera e apartamentit ka qenë e mbyllur me çelës është kërkuar ndihma e forcave RENEA për të hapur derën, pasi në pjesën e poshtme të saj kishte gjurmë bloze çka fillimisht hodhi dyshimet për një zjarr në apartament. Pasi është hapur dera me forcë në dhomën e gjumit është konstatuar trupi i pajetë i Aurora Trashanit. Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por pas ekspertimit mjeko-ligjor u konstatua se në trupin e viktimës kishte 60 plagë të shkaktuara me një mjet prerës, që sipas policisë mund të ketë qenë një thikë. Trupi i pajetë ishte mbështjellë me një batanije dhe pranë saj ekspertët gjetën një reflektor dhe një bombul gazi. Sipas raportit të ekspertëve re-

zulton se këqyrja është zhvilluar në dy faza. Faza e parë ka të bëjë me këqyrjen e trupit që fillimisht është menduar se ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit, ndërsa këqyrja ka vazhduar pasditen e datës 2 shkurt 2011. “Këqyrja e dytë ka nisur rreth orës 15:45 të datës 02.02.2011 dhe në raport ekspertët thonë se dera e jashtme e apartamentit është e fryrë dhe gjuza ka dëmtime. Në ambientet e brendshme të shtëpisë ekspertët kanë konstatuar një tavolinë sipër të cilës ishin një tufë çelësash, ndërsa në karrige një çantë. Në dhomën e gjumit krevati dopio ishte i spostuar dhe i ngjeshur pas dollapit. Anët e krevatit dhe dollapi, si dhe sipërfaqet e tjera ku mund të siguroheshin gjurmë të mundshme gishtash janë përpunuar me pluhur nga ekspertët, por nuk janë përfituar gjurmë me vlerë”- citohet në raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes.


E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

7

Sipas sistemit TIMS rezultoi se shtetasi Romeo Vide kishte ardhur në Shqipëri mëngjesin e datës 1 shkurt 2011 dhe është larguar mesditën e 3 shkurtit

Dosja ”Trashani”, dritë-hijet e masakrës pa autor Policia arrestoi një taksist si bashkëpunëtor, i liruar si i pafajshëm pak javë më vonë. Por dyshimet kryesore ranë mbi një emigrant në Gjermani, i njohur në Facebook me Trashanin, i cili nuk u mor asnjëherë në pyetje nga policia Leonard Bakillari Tiranë Njëzet ditë pas vrasjes së

I dashuri në rrethin e dyshimit, kishte çelësat e shtëpisë Tiranë Sipas hetimeve të zhvilluara menjëherë pas vrasjes së Aurora Trashanit, rezultoi se i dyshuari kryesor ishte shtetasi Romeo Vide, lindur dhe banues në Tiranë, në lagjen Kombinat, i divorcuar 4 vite më parë dhe babai i dy vajzave të rritura. Nga dëshmitë e familjarëve dhe miqve të viktimës, sipas policisë rezulton se Vide shkonte shpesh në shtëpinë e viktimës Aurora Trashani me të cilën ishte njohur nëpërmjet Facebook-ut. Mikeshat e afërta të viktimës kanë deklaruar në polici se ai dispononte edhe çelësin e apartamentit të marrë me qira nga Trashani, i cili ndodhej në katin e katërt të një pallati pranë “Zogut të Zi”. “Ditën e ngjarjes, më 01.02.2011 Romeo Vide ka ardhur nga Gjermania dhe ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçares. Ky fakt konfirmohet nga

dëshmia e taksistit, i cili ishte njëherësh edhe shoferi i ambulancës në Urgjencë”,thuhet në dosjen e policisë. Po ashtu, antenat telefonike tregojnë se Rome Vide ka bërë disa telefonata me numrin shqiptar, që sipas qelizave përkojnë me vendin ku ndodhej vendi i punës dhe banesa e Aurora Trashanit. Ai është marrë pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” mbrëmjen e datës 1 shkurt 2011 nga taksisti dhe është transportuar drejt banesës së tij në lagjen Kombinat. Dy ditë më pas, në datën 3 shkurt 2011, Vide është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Të pyetur rreth vizitës së tij në Shqipëri, familjarë të Vides kanë deklaruar se arsyeja ka qenë gjendja shëndetësore e nënës së tij, e cila ato ditë kishte shfaqur probleme me shëndetin.

Referuar dosjes hetimore, nuk rezulton të jetë marrë ndonjë masë sigurimi në mungesë për shtetasin Romeo Vide, i cili ka qenë i dyshuar për vrasjen prej rreth një viti. “MAPO” zbardh dosjen e Prokurorisë për vrasjen e juristes, që fillon me të dhënat dhe dyshimet e para mbi personin që policia e identifikoi si të dashurin e saj.

32-vjeçares Aurora Trashani, policia arrestoi taksistin Abedin Mulaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, prokuroria argumentoi se Mulaj kishte ndihmuar për t’u larguar nga vendi i krimit të dyshuarin si ekzekutor, shtetasin Romeo Vide, rezident prej vitesh në Gjermani. Si pronë në seancë, prokurori paraqiti tabulatet telefonike dhe dëshminë e taksistit, i cili kishte deklaruar se shtetasin Romeo Vide e ka marrë pranë “Zogut të Zi” rreth orës 22:20 të mbrëmjes së datës 1 shkurt 2011, vend i cili sipas prokurorisë përkon me banesën e viktimës. Po ashtu në këtë seancë gjyqësore, prokurori tha se Aurora Trashani dhe Romeo Vide ishin njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe një muaj para ngjarjes, vajza i ka kërkuar të dyshuarit t’i japin fund lidhjes së tyre. Prokurori tha asokohe se i dyshuari kishte qëndruar disa herë në shtëpinë me qira të viktimës dhe për lidhjen e tyre ishin në dijeni edhe familjarët e vajzës. Sipas sistemit TIMS rezultoi se shtetasi Romeo Vide kishte ardhur në Shqipëri mëngjesin e datës 1 shkurt 2011 dhe është larguar mesditën e datës 3 shkurt. Pas kërkesës së prokurorisë gjykata caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” ndaj taksistit, i cili sipas akuzës kishte transportuar të dyshuarin kryesor si autor të vrasjes. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, ndërsa vetëm pak ditë më pas, në mars 2011, prokuroria pushoi akuzën ndaj taksistit dhe kërkoi lirimin e tij nga qelia. Referuar dosjes hetimore, nuk rezulton të jetë marrë ndonjë masë sigurimi në mungesë për shtetasin Romeo Vide, i cili ka qenë i dyshuar për vrasjen prej rreth një viti. “MAPO” zbardh dosjen e Prokurorisë për vrasjen e juristes, që fillon me të dhënat dhe dyshimet e para mbi personin që policia e identifikoi si të dashurin e saj. Hetimi i Prokurorisë

Me datë 22.02.2011, në ngarkim të personit nën hetim A. Mulaj ka filluar procedimi penal nr. 452 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga materiali procedues dhe nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se me datë 21.02.2011 në orën 23.55 është ndaluar personi nën hetim A. Mulaj, për lidhje me vrasjen e Aurora Trashanit. Me datë 02.02.2011, rreth orës 10.00 shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në një pallat në afërsi të rreth rrotullimit të “Zogut të Zi”, kishte rënë zjarr në një banesë. Menjëherë është shkuar në vendngjarje dhe me ndërhyrjen e forcave “RENEA”, është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Nga këqyrja e brendshme e banesës dhe pikërisht në dhomën e gjumit është gjetur e shtrirë, e mbuluar me batanije dhe e djegur pjesërisht, një kufomë e cila është identifikuar si shtetasja Aurora Trashani. Në trupin e viktimës janë evi-

dentuar 60 (gjashtëdhjetë) plagë me thellësi jo të madhe, të shkaktuara me një mjet të fortë të mprehtë. Plagët kryesisht janë shkaktuar në shpinë nga ana e majtë dhe në qafë, duke i prerë trakenë e laringut. Nga hetimet e para ka rezultuar se viktima ka patur lidhje dashurore me shtetasin Romeo Vide, rezident në shtetin gjerman me të cilin është njohur nëpërmjet Facebook –ut. Për këtë lidhje kanë qenë në dijeni të afërm si të viktimës dhe të këtij të fundit. Ky shtetas ka qenë shpesh në banesën ku jetonte me qira viktima dhe në fillim të muajin janar 2011, sipas shpjegimeve të personave që kanë patur dijeni për këtë lidhje, viktima ka vendosur t’i japë fund kësaj lidhje. Megjithatë ka rezultuar se midis shtetasit Vide dhe viktimës janë këmbyer mesazhe dhe biseda telefonike. Me datë 01.02.2011 në orën 14.39, shtetasi Romeo Vide, edhe ky nën hetim, ka ardhur në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit dhe është larguar me datë 3.02.2011 në orën 13.20 po nga ky aeroport. Me datë 1.02.2011 rreth orës 09.16 ky shtetas ka marrë në telefon personin nën hetim, dhe i ka thënë ta priste në aeroport, kjo për faktin se midis tyre ka patur një njohje që prej 4-5 vjetësh. I ndaluari ka shkuar në aeroport, ka marrë shtetasin Vide dhe e ka sjellë në Tiranë. Po në këtë datë, në orën 22.06, Romeo i ka telefonuar personit nën hetim dhe i ka thënë të shkonte ta merrte afër “Zogut të Zi”. Personit nën hetim i është dashur ta presë atë për disa minuta dhe në ora 22.20, Romeo Vide ka ardhur, është futur në makinë dhe i ka thënë ta çonte në shtëpi në Kombinat. Me insistimin e Romeos, personi nën hetim është futur në banesën e tij dhe ka takuar nënën dhe tezen e tij, të cilat nuk kishin dijeni për ardhjen e tij nga Gjermania. Pasi ka qëndruar pak, personi nën hetim është larguar. Të nesërmen me datë 02.02.2011, Romeo ka kontaktuar përsëri me të ndaluarin me telefon në të njëjtët numra, por nuk ka lëvizur nga banesa e tij në Kombinat.


8

MAPO

e martë, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

DRITARE MBI BOTË / Çfarë shohin shkrimtarët nga dritaret e tyre

Nr. 15 (260), Viti Viii botimit shkurt 2013 Çmimi 300 Lekë

PERSIDA ASLLANI Kam një pyetje për Zotin

Jo vetëm politikë si zakonisht

KRISTO FRASHERI Balli Kombëtar dhe ballistët, një histori FAcEBOOK Demotivuesit, ata që tallen me veset tona

10 LIBRA

e përmuajshme

PER T’U DJEGUR RAPORTI BRITANIK ku gaboi Zogu me pakicën greke në shqipëri

Mërgata e qyqeve - Nasho Jorgaqi; Mekami – Kasem Trebeshina; Lufta italo-greke, Diktatorë e kuislingë - Arben Puto; Skënderbeu - Jens Oliver Schmitt; ‘Vepra’ - Moikom Zeqo; Berisha përmes Kasandrave - Fahri Balliu; Të jetosh në ishull - Ben Blushi; 10 ditë që nuk tronditën botën - Aurel Plasari; Librat -Kastriot Myftaraj; Romanet - Brunilda Zllami


kronika

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

5

MAPO

Dr. Christian Humber, zëdhënës i zyrës së prokurorisë në qytetin e Wels në veri të Austrisë, tha se ata kishin nisur gjithashtu një hetim në bashkëpunim me policinë kriminale, pasi janë njohur me akuzat prej ambasadës në Tiranë, të enjten

Nga Rubiku në Tiranë për seks, vdes nga viagra Tiranë Një burrë 45 vjeçar nga

Florije Peçi

Shtatzënia e Florijes, hetime paralele në Tiranë dhe Austri Prokuroria e Tiranës dhe ajo e qytetit Wels në Austri kanë sekuestruar kartelat klinike të Florije Peçit, vëllai i së cilës pretendon për përdhunim gjatë qëndrimit në klinikë. Prokuroria austriake: Po presim të dhëna nga homologët shqiptarë Besar Likmeta/ BIRN

D

y hetime paralele janë në proces, pas denoncimit të familjes së Florije Peçit se ajo mbeti shtatzënë si pasojë e një sulmi seksual në një klinikë austriake, ku trajtohet pas aksidentit. Peçi, studente e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan u plagos rëndë gjatë aksidentit në afërsi të Himarës më 22 maj 2012. Pas aksidentit, studentja 23-vjeçare ra në gjendje kome dhe u transferua në klinikën e rehabilitimit “Gmundnerberg” në qytetin austriak Gmunded, për trajtim të specializuar. Pas kthimit të saj në Shqipëri, familja pretendoi se ajo ishte abuzuar seksualisht dhe kishte mbetur shtatzënë, gjatë kohës që ndodhej nën trajtim në Austri. Peçi po trajtohet aktualisht në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë dhe mjekët kanë pohuar se nëna dhe fëmija i palindur ndodhen në kushte të mira. Prokurorët në qytetin Wels në Austri i thanë Balkan Insight se kishin sekuestruar kartelën klinike të viktimës dhe ishin në pritje të më shumë informacioneve nga homologët shqiptarë, për të përcaktuar nëse krimi i pretenduar ka ndodhur në territorin e tyre apo pas rikthimit në shtëpi. Ndërkohë, autoritetet në Shqipëri kanë bërë gati listën e njerëzve që do të merren në pyetje, për të verifikuar kështu datën e saktë kur viktima mbeti shtatzënë. Më 6 shkurt, vëllai i viktimës, Gazmend Peçi, i dërgoi një letër zyrës së Prokurorit në Shqipëri, duke kërkuar hapjen e hetimit pas zbulimit të shtatzënisë së të motrës nga mjekët. Më pas ai shkroi një letër të hapur për median, duke detajuar pretendimet e abuzimit seksual. Në letër, Peçi thotë se beson që e motra është përdhunuar mes datave 20-25 shtator 2012 në qendrën e rehabilitimit Gmundnerberg në Austri. Albi Serjani, zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i tha BIRN se çështja ka nisur në Prokurorinë e Tiranës dhe ndodhet në fazë fillestare. “Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë punën mbi çështjen me marrjen në pyetje të vëllait të viktimës, ndërkohë që

prokurorët kanë përgatitur një listë me dhjetë persona, të cilët do të merren gjithashtu në pyetje për llogari të hetimit”,-tha ai. Sipas Serjanit, fokusi i prokurorëve të Tiranës për hetimin aktualisht mbetet në Shqipëri. “Jemi duke punuar në bashkëpunim me spitalin për të përcaktuar kohën e saktë të mbetjes shtatzënë dhe jemi duke kontrolluar gjithashtu lëvizjet e saj brenda dhe jashtë vendit”,-shtoi Serjani. Dr. Christian Humber, zëdhënës i zyrës së prokurorisë në qytetin e Wels në veri të Austrisë, tha se ata kishin nisur gjithashtu një hetim në bashkëpunim me policinë kriminale, pasi janë njohur me akuzat prej ambasadës në Tiranë, të enjten. “Kemi sekuestruar gjithë historinë mjekësore të viktimës në klinikë dhe jemi duke e shqyrtuar, me shpresën se mund të gjejmë të dhëna të rëndësishme”-tha Humber. Sipas tij, hetimi në Austri është nisur në bazë të nenit 205 të Kodit Penal, i cili mbulon abuzimin seksual ndaj viktimave me paaftësi. Gjithsesi, autoritetet austriake nuk janë ende të sigurt se abuzimi ka ndodhur gjatë kohës që Peçi ndodhej në Austri. “Informacioni i parë që morën prej ambasadës në Shqipëri është se abuzimi mund të ketë ndodhur nga fillimi deri në fund të tetorit. Për pjesën më të madhe të kësaj periudhe, viktima nuk ishte në Austri, pasi ajo është larguar më 11 tetor”,-tha Humber. Në një deklaratë për Balkan Insight, qendra terapeutike Gmundnerberg konfirmoi se e kishte trajtuar Peçin, por refuzoi të jepte komente mbi akuzat. “Konfirmojmë që Florije Peçi ka qëndruar në klinikën tonë për trajtim. Ne po punojmë ngushtësisht me autoritetet, duke mbështetur hetimin”-tha mjeku Hermann Moser. Pretendimet se Peçi u bë viktimë e abuzimit gjatë trajtimit në klinikë mjegullohen prej faktit se anëtarë të familjes kanë qenë pranë saj, gjatë kohës që i vëllai pretendon se është kryer përdhunimi. Motra e Florijes, Erinda Peçi, ndante një dhomë me të në klinikën austriake nga 4 gushti deri ditën që ajo u largua nga Austria. Përveç stafit të spitalit dhe anëtarëve të familjes, personat e vetëm që kishin kontakt me të ishin një çift kosovarësh, Basri dhe Arjana Jashari. Ata jetojnë në qytetin Attnang Puchheim, pranë qytetit ku Peçi trajtohej. Çifti dha ndihmesën e vet me përkthimin në spital, gjatë mbledhjes së fondeve, me qëllim që motra dhe vëllai i Peçit të kishin mundësi ta vizitonin atë, me ndihmën e OJF-së austriake “One World for All”. Gazmend Peçi dhe e motra Erida nuk iu përgjigjën kërkesave të Balkan Insight për intervista. Familja Jashari refuzoi gjithashtu të komentonte çështjen.

“Kemi sekuestruar gjithë historinë mjekësore të viktimës në klinikë dhe jemi duke e shqyrtuar, me shpresën se mund të gjejmë të dhëna të rëndësishme”

Rubiku i Mirditës u gjet i vdekur dje në mbrëmje, në një motel pranë Qytetit të Nxënësve në Tiranë. Viktima ka qenë duke hyrë në motel, bashkë me një femër, në momentin që ka ndërruar jetë. Dyshimet e para të hetuesve flasin për një infarkt në zemër, i shkaktuar nga stimulantët seksualë që mund të ketë përdorur 45-vjeçari, ndërsa hetimet e policisë pritet të sqarojnë rrethanat e sakta dhe shkakun e saktë të vdekjes së tij. Lajmi bëhet i ditur për mediat nga burime të policisë së Tiranës, të cilët thanë se G.Gj nga Rubiku u gjet i vdekur nga punonjësit e motelit. Këta të fundit kishin parë vajzën të largohej me shpejtësi nga hoteli dhe ishin shqetësuar. Punonjësit njoftuan policinë si dhe ambulancën. Pavarësisht kësaj, kur policia mbërriti aty, 45 vjeçari kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’i dhënë atij ndihmën e nevojshme. Policia nisi hetimet për kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku ishte gjetur burri si dhe dhomën ku ai dhe shoqëruesja e tij kishin prenotuar. Policia tha se dhoma ku humbi jetën 45-vjeçari nuk ishte prekur, ndërkohë që viktima vetë ishte gjetur i zhveshur. Hetimet e para

Policia tha se ishte duke kërkuar vajzën misterioze, me qëllim për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e vdekjes apo detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje. të policisë si dhe këqyrja e kryer nga mjekë- ligjorë në vendin e ngjarjes thanë se burri 45 vjeçar dyshohet të ketë pasur fluks të lartë të qarkullimit të gjakut në zemër, e cila nuk ka arritur ta përballojë. Pas kryerjes së veprimeve të para në vendin e ngjarjes, nga policia tha se ishte duke kërkuar vajzën misterioze, me qëllim për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e vdekjes apo detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje.

D.Biçaku

KONSULENCË PËR HARTIMIN E STUDIMEVE NË FUSHËN E AGRO PËRPUNIMIT Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike e cila ka për mision nxitjen e një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv në nivel rajonal dhe lokal. FSHZH është krijuar në fillim të vitit 1993, mbi bazën e marrëveshjes midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore. FSHZH ka fituar te drejtën e pjesëmarrjes si partner në projektin e financuar nga fondet e IPA me titull “Teknologji ne miniature: sinergjia e kërkimeve dhe risive për te përmirësuar zhvillimin ekonomik te Adriatikut” Në kuadër të këtij projekti FSHZH kërkon të ketë shërbime konsulence me detyra si me poshtë: •

Përgatitjen e një studimi për nevojat aktuale dhe mundësitë e sektorit agroushqimor

Përgatitjen e një studimi mbi sistemet dhe teknologjitë ekzistuese ne sektorin agroushqimor

Përgatitjen e nje studimi duke paraqitur përvoja të suksesshme dhe identifikuar hapësirat me te mira ne inovacionet ne sektorin agroushqimor

Te asistoje stafin e FSHZH me informacion dhe kontakte mbi të gjithë aktorët potenciale në fushën e agropërpunimit

Për sa me sipër FSHZH kërkon një konsulent lokal, individ. Konsulenti duhet të ketë •

Eksperience te mëparshme me studimet ne sektorin e bujqësisë

Njohuri mbi sektorin agro përpunues dhe teknologjive që zbatohen në të

Aftësi të forta komunikimi dhe organizative

Zotërim të gjuhës angleze pasi materialet do të përgatiten në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht

Më tepër informacion rreth aktivitetit të FSHZH, mund të gjeni në faqen e internetit www.albaniandf.org Individët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Leter Shoqeruese, ku të theksohen përvojat e mëparshme. Aplikimet duhet te dërgohen brenda datës 28.02.2013, ora 16:00. në adresën: Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Rr.”Sami Frashëri”, Nr.10, Tiranë, në vëmendje të stafit të programit IPATECH. Aplikimet mund te dërgohen edhe me e-mail në adresën: adf@albaniandf.org me subjektin: “Aplikim për konsulent lokal për projektin IPATECH”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për me tej do të njoftohen.


OpEd

10

MAPO

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

01 02 03

Mos ji në anën e engjëjve, mos e ul veten kaq shumë.

Bujar Kapexhiu Nga

Zoti nuk i di gjërat. Ai është vetë gjërat. Nëse një grua nuk është paksa kurvë ajo, si rregull, ka jetë sa një shkop. David Herbert Lawrence

Opinione dhe Editoriale

Dy kritikat ndaj PDK-së Konventa triumfuese e PDK-së në të vërtetë ka sjellë një kompromis që e konfirmon drejtimin dhe politikat e Hashim Thaçit, por në termat e zhvillimeve reformiste mund të cilësohet si hap gjysmak. Pasi që zgjodhi e kryesinë dhe shtatë nënkryetarët, Partia Demokratike e Kosovës përfundoi procesin e rilegjitimimit të brendshëm, që tash e tutje, ose deri në një moment tjetër të rivlerësimit, i heq nga rendi i ditës akuzat se kjo parti po udhëhiqet në mënyrë jostatutare ose përmes zgjedhjeve të brendshme të përshpejtuara dhe të manipuluara. Pavarësisht sesi vlerësohet procesi si i tillë, nuk ka dyshim se ai e ka përfshirë tërë partinë, janë zgjedhur udhëheqësit e degëve, është mbledhur konventa e gjerë me 820 delegatë, janë votuar pa kontestime serioze organet e partisë, dhe është votuar dhe përkrahur edhe orientimi i ri i PDK-së, që vetëdefinohet si parti e qendrës së djathtë. Kuptohet, akuzat që u dëgjuan publikisht, e disa po dëgjohen edhe pas Kuvendit, mbesin si çështje që PDK-ja mund t’i reflektojë si të tilla, por edhe mund t’i injorojë me komoditetin e subjektit që tashmë e ka ridefinuar dhe rilegjitimuar veten. Për mundësinë e parë të reflektimit mbase mund të çojë peshë fakti se akuzat më të rënda për drejtimin e PDK-së janë dëgjuar nga një instancë udhëheqëse e këtij subjekti, që në pushtet është nga fillimi i vitit 2008. Ka qenë Jakup Krasniqi, ish-sekretari i PDK, dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, që i ka thënë publikisht akuzat, por nuk ka marrë pjesë në procesin zgjedhor partiak që përfundoi këto ditë. PDK-ja e ndëshkoi Krasniqin duke mos e zgjedhur në poste udhëheqëse, ndonëse e la, pa pëlqimin e tij, si anëtar të Kryesisë. E ngjashme është edhe pozita e Fatmir Limajt, por për dallim nga Krasniqi ai as fizikisht nuk ka mundur të marrë pjesë në zgjedhjet partiake, pasi që gjendet në burg. Edhe Limaj është zgjedhur në Kryesi, por nuk është më nënkryetar i parë i PDK-së. Krasniqi dhe Limaj, edhe pse kritikonin udhëheqjen dhe kursin politik të Thaçit, nuk janë ndëshkuar me përjashtim. Për Krasniqin nuk kanë mbetur shumë alternativa. Ai o do të largohet nga Partia, o do të mbetet një zë i vetmuar në kryesinë, që praktikisht nuk përfaqëson ndonjë forcë relevante në këtë subjekt. Madje, duke mbetur anëtar i Kryesisë, ai do të rrezikonte që të komprometohet, sepse kjo në opinion do të kuptohej si një përulje për hir

koment Shkëlzen Maliqi

të mbajtjes së pozitës së Kryetarit të Kuvendit, që është post që i takon Partisë më të madhe në Kuvend dhe nuk do të duhej të konvertohet në meritë personale, pos nëse këtë nuk e lejojnë vetë PDK-ja dhe kryeministri Hashim Thaçi. Por, nëse Krasniqi, siç ka paralajmëruar, pas festimeve të Pesëvjetorit të Pavarësisë, vendos që të lëshojë Partinë, është vështirë të paramendohet se PDK-ja do ta lërë atë në krye të Kuvendit, prej nga edhe ka bërë shpesh obstruksione ndaj politikave të Qeverisë. Nëse Krasniqi ndahet nga PDKja, e ai mbetet në krye të Kuvendit, atëherë kjo do të ishte dhuratë e madhe për opozitën! Në situatën kur koalicioni qeveritar aktual me zor po i mbledh votat për ligjet dhe bordet publike që i aprovon Kuvendi, mbetja e Krasniqit në krye të tij do të ishte në risk i madh për Qeverinë. Pas Konventës “triumfuese” të PDK-së kemi edhe një kritikë tjetër të brendshme, mjaft e ashpër, të politikës dhe të drejtimit të këtij subjekti, që nuk është e njëjtë me atë të Krasniqit dhe Limajt, por po ashtu e sfidon këtë subjekt që të reflektojë pozitën e saj karshi nevojave të shoqërisë. Edhe kjo kritikë është individuale, e artikuluar nga deputeti i kësaj partie, Berat Buzhala. Buzhala është shprehur kryesisht përmes rrjeteve sociale, jo me një platformë që do të qarkullonte në vetë strukturat e partisë. Ai është njëri nga prurjeve të shumta të jashtme të PDK-së, përmes të cilave synohej freskimi dhe zgjerimi i ndikimit të PDK-së edhe në shtresat e tjera të shoqërisë kosovare. Buzhala i takon grupit të vogël të gazetarëve të pasluftës që kanë krijuar reputacion si opinionistë, e gjatë periudhës sa është anëtarë i Kuvendit të Kosovës ka qenë njëri ndër zërat më të artikuluar të këtij subjekti, sidomos duke polemizuar me deputetët e partive opozitare, ku zakonisht i ka mbrojtur parimet liberale politike. Por Buzhala sot kritikon ashpër PDK-në dhe implicite edhe Hashim Thaçin, për atë se gjatë mandatit të fundit politikat qeveritare në drejtimin e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë kanë qenë tejet zhgënjyese. Për keqmenaxhimin dhe inkompetencën kritika më konkrete i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, fokusuar në ministrin Ram

Buja, por edhe në keqpërdorimet masive të titujve shkencorë në Universitetin e Prishtinës, ku pas luftës janë promovuar qindra doktorë shkence me teza të dyshimta të doktoraturës, të cilat sipas Buzhalës domosdo duhet të rishikohen dhe rivlerësohen. Së fundi, Buzhala ka kritikuar edhe përbërjen e re të Kryesisë së PDK-së, ku kanë gjetë vend edhe disa figura që asessi nuk mund të janë përfaqësues të orientimit të djathtë që Konventa e proklamoi si ideologji zyrtare të këtij subjekti. Buzhala ka ironizuar zgjedhjen në Kryesi të dy vetave që njihen për nga majtizmi i tyre radikal, ose enverizmi i përbetuar, e që tani marrin rolin e ideologëve të djathtë! Një analizë pa emocione e dy kritikave ndaj profilizimit dhe strukturimit të PDK-së, mund të nxjerrë konkludimin se ato në të vërtetë vijnë nga dy drejtimet që nuk përputhen aspak. E para kritikë, e Jakup Krasniqit, më shumë ka të bëjë me çështjen e distribuimit të pushteti në parti, ku vetë Krasniqi (e mbase edhe Limaj), e kanë stigmatizuar “absolutizmin” dhe “autoritarizmin” e Hashim Thaçit dhe mosrespektimin e demokracisë së brendshme në parti, sidomos në aspektin e prurjeve të reja, që nuk kanë qenë për qejfi të Krasniqit, e që kanë synuar reformimin e partisë. Ndërkaq, kritika e Buzhalës është kritikë që vjen mu nga krahu i këtyre prurjeve që është dashur ta freskojnë dhe reformojnë partinë, por që nuk po e shohin se kjo reformë po ndodh, pasi që në disa segmente vitale qeverisja nuk i është përgjigjur nevojave të shoqërisë. Buzhala, në të vërtetë kritikon figurat çfarë është edhe vetë Jakup Krasniqi, e që ka edhe të tjerë në parti, që nuk po lejojnë modernizimin dhe reformimin e partisë konform nevojave të kohës. Duke i parë këtë dy kritika në këtë dritë, sado ato duken individuale dhe margjinale, mund të konkludohet se Konventa triumfuese e PDK-së në të vërtetë ka sjellë një kompromis që e konfirmon drejtimin dhe politikat e Hashim Thaçit, por në termat e zhvillimeve reformiste, që mund të cilësohet si hapa gjysmakë. Thaçi ka arritur që në pozitat kyçe të nënkryetarëve të zgjedhë ekipin më besnik të tij, që siguron kontinuitetin dhe mund të tumirë kursin e kujdesshëm reformist. Por lëshimet që janë bërë në strukturën e Kryesisë nuk japin garanci të mjaftueshme se kursi reformist do të mundësojë luftimin më efikas të korrupsionit dhe avancimin e politikave ku qeverisja ka treguar dobësi të mëdha dhe ngecje të patolerueshme, që i ka shënjestruar Buzhala, por edhe opozita.

Dashuri e paligjshme

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Ku qëndron ndryshimi Geni Shkrimi është shumë i mirë dhe i pasur me idetë e të tjerëve për paradoksin e kishtërimit. Një nga citimet në këtë shkrim thoshte që Kishtërimi nuk është ideologji, e veçanta a tij nuk është diçka por dikush, do të ishte e vërtete kjo thënie vetëm nëse krishtërimi nuk do të ishte as fe. Përderisa është kthyer në një fe nga vetë të krishterët, (jo nga Jezusi) të tjerët jashtë kishës kanë të drejtë ta shohin si të tillë që ndryshimi nga fetë e tjera qëndron në diçka dhe jo në dikë. Në shkrimin: “Paradoksi” i Krishterimit, tërheqja e Papës dhe gazetarët

Pse nuk merret me ato që tha ambasadori? Nga Gjergji Unë mendoj se autori nuk merret me faktin, a e tha ambasadori këtë apo atë gjë, nuk merret me faktin nëse ambasadori tha që fillimisht duhej marrë me organizatorët, pastaj me të tjerët. Thjesht autori analizon mënyrën se si flasin diplomatët në Shqipëri… kaq Në shkrimin: 21 Janari: fundi i diplomacisë “yes, but”

Mendime për ata që s’i kuptojnë Nga Abc Mendime të thëna, para një auditori që e ka të vështirë të kuptojë, apo që nuk do të kuptojë dhe që pothuaj fare nuk ndjen dhe që i trembet deri në panik vuajtjeve vetjake. Humanisti i shquar i fillimit te rilindjes italiane Giannozzo Manetti, do të shkruante: Të vërtetat kristiane, janë njësoj të qarta dhe të pa kundërshtueshme, ashtu si dhe aksiomat matematike. Në shkrimin: “Paradoksi” i Krishtërimit, tërheqja e Papës dhe gazetarët

Në qoftë se gabimisht Rama merr pushtetin Nga Pandi Sa ç’kishe ti ide për Tiranën që e katandise në atë mënyrë për 11 vjet, shikoje mirë se çfarë po ai sot për një vit e gjysmë bëri më shumë se për 11 vjet tëndet dhe do vazhdojë të bëjë shumë herë më shumë. N.q.s gabimisht ti merr pushtetin do ta shkatërrosh fare Shqipërinë, ti nuk e ke idenë se çfarë duhet të bësh dhe s’ke për ta patur kurrë.


E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

11

Duke krijuar Bankën Qendrore Europiane, shtetet anëtare i ekspozuan bonot e tyre të thesarit ndaj rreziqeve të mospagesave. Vendet e zhvilluara që i lëshojnë bonot e thesarit në monedhën e tyre asnjëherë nuk kanë probleme me mospagesat, sepse ata gjithmonë mund të printojnë më shumë para. Monedha e tyre mund të zhvlerësohet, por rreziku i mospagesës është zero.

Kriza e vlerave të Europës G

eorge Soros është kryetari i Soros Fund Management (Fondi Soros për Menaxhim) dhe kryetar i Open Society Foundation (Fondacioni për një Shoqëri të Hapur). Pionier në industrinë hedge-fund, ai është autor i shumë librave, përfshi Alchemy of Finance dhe The New Paradigmë for Financial Markets: the Credit Crisis of 2008 and What it Means. Ksenofobia dhe ekstremizmi janë simptoma të shoqërive në kriza të thella. Në 2012, partia ekstremiste e djathtë Agimi i Artë fitoi 21 vende në parlamentin grek, në Hungari, atdheun tim, ekstremi i djathtë Jobbik fitoi territor dhe Marine Le Pen e National Front (Frontit Kombëtar) kishte një mbështetje të fortë në zgjedhjet presidenciale franceze. Një mbështetje në rritje për forca të ngjashme në Europë të bën të arrish në një përfundim të pashmangshëm: kriza e stërzgjatur financiare e kontinentit po krijon një krizë vlerash që tani po kërcënon vetë Bashkimin Europian. Kur ishte thjeshtë një aspiratë, Bashkimi Europian ishte një ide shumë tërheqëse që ndezi imagjinatën e shumë njerëzve, përfshi dhe timen. Për mua ishte mishërimi i një shoqërie të hapur—lidhja me vullnet të lirë e shteteve të pavarura që ishin të gatshme të jepnin një pjesë të sovranitetit të tyre për të mirën e përbashkët. Ato ndanin një histori të përbashkët, ku Revolucioni Francez, me sloganin e vet për liri, barazi dhe vëllazëri, la një trashëgimi të pashlyeshme. Duke ndërtuar mbi këtë traditë, shtetet anëtare formuan një bashkim të bazuar mbi barazi dhe jo të dominuar nga një shtet apo komb i caktuar. Kriza e Euros tani e ka kthyer BEnë në diçka tejet radikale. Shumë larg

të qenit një lidhje vullnetare, eurozona tani mbahet e bashkuar nga një disiplinë e rreptë; shumë larg të qenit një lidhje të barabartësh, është kthyer në një marrëveshje hierarkie ku qendra dikton politikat ndërsa periferia gjithnjë e më shumë luan një rol të dorës së dytë; në vend të vëllazërisë dhe solidaritetit, stereotipe armiqësore po marrin jetë. Procesi i integrimit u organizua nga një grup i vogël burrash shteti largpamës, të cilët iu betuan parimeve të shoqërisë së hapur dhe praktikuan atë çka Karl Popper e quante ‘inxhinieri sociale e avashtë’. Ata e pranuan se perfektja ishte e paarritshme; kështu që caktuan objektiva të limituara dhe afate të forta-pastaj mobilizuan vullnetit politik për një hap të vogël përpara, duke e ditur shumë mirë që kur ta arrinin defektet e saj do të bëheshin të dukshme, duke kërkuar kështu hapa të mëtejshëm. Ja sesi Komuniteti Europian i Çelikut dhe Qymyrit gradualisht u transformua në BE. Franca dhe Gjermania ishin në vijën e parë të përpjekjes. Teksa perandoria sovietije po shpërbëhej, udhëheqësit gjerman pranuan faktin që ribashkimi gjerman ishte i mundshëm vetëm në kontekstin e një Europe më të bashkuar dhe ishin të përgatitur për të bërë sakrifica të mëdha për ta arritur këtë. Kur erdhi koha për të bërë marrëveshjen, gjermanët ishin të gatshëm të kontribuonin pak më shumë dhe të merrnin pak më pak se të tjerët, duke e lehtësuar arritjen e marrëveshjes. Në atë kohë, udhëheqësit gjerman do të theksonin se Gjermania nuk kishte një politikë të jashtme të pavarur, vetëm atë Europiane. Ky qëndrim çoi në një shpejtim dramatik në integ-

rimin europian, duke kulmuar me adoptimin e Traktatit të Maastricht-it në 1992 dhe prezantimin e Euros në 1999. Një periudhë konsolidimi (që përfshinte prezantimin e bankonotës dhe monedhës Euro në 2002) pasoi. Pastaj erdhi rrënimi i 2008, që filloi nga Shtetet e Bashkuara por shkaktoi probleme shumë më të mëdha në Europë se kudo tjetër. Politikëbërësit iu përgjigjën kolapsit të Lehman Brothers duke lajmëruar se asnjë institucion financiar tjetër i rëndësishëm për sistemin nuk do të lejohej të falimentonte, që kërkonte huatë shtetërore për tregjet e ngrira. Pak pas kësaj, megjithatë, Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se garanci të tilla duhet të jepeshin nga secili shtet në veçanti, dhe jo nga Europa së bashku. Kjo shënon fillimin e krizës së euros, sepse nxori në pah defektet e një monedhe të përbashkët, për të cilën as autoritetet as tregjet financiare nuk ishin në dijeni—dhe të cilat as sot nuk kanë pranuar plotësisht. Duke krijuar Bankën Qendrore Europiane, shtetet anëtare i ekspozuan bonot e tyre të thesarit ndaj rreziqeve të mospagesave. Vendet e zhvilluara që i lëshojnë bonot e thesarit në monedhën e tyre asnjëherë nuk kanë probleme me mospagesat, sepse ata gjithmonë mund të printojnë më shumë para. Monedha e tyre mund të zhvlerësohet, por rreziku i mospagesës është zero. Në anën tjetër, vendeve më pak të zhvilluara që marrin hua në monedha të huaja mund t’ju mbarojnë fondet rezervë. Kur kriza fiskale ra mbi Greqinë, bota financiare papritur zbuloi se anëtarët e eurozonës e kishin vendosur veten në pozicionin e vendeve në

koment

George Soros

zhvillim. Ka një paralel të përafërt mes krizës së Euros dhe krizës së borxheve në Amerikën Latine në 1982, kur Fondi Monetar Ndërkombëtar e shpëtoi sistemin ndërkombëtar financiar duke u dhënë vendeve të zhytura në borxhe para hua mjaftueshëm për të evituar rrënimin. Por FMN vendosi rregulla kursimtare të rrepta për këto vende, duke i shtyrë ato në një depresion të stërzgjatur. Amerika Latine vuajti një dekadë të humbur. Sot Gjermania po luan të njëjtin rol që luante atëherë FMN. Ndryshon skena, me kreditorët që drejtojnë politikat ekonomike. Kriza e Euros e shtyu sistemin financiar në buzë të falimentimit, që është evituar duke vënë masa të rrepta kursimi dhe duke u dhënë vendeve si Greqia mjaftueshëm para për të evituar falimentimin. Si rezultat, eurozona është ndarë mes kreditorëve dhe borxhlinjve. Ka një qendër, të drejtuar nga Gjermania, dhe një periferi, e përbërë nga vendet e zhytura në borxhe. Aplikimi i masave të rrepta të kursimit nga ana e kreditorëve mbi vendet e periferisë po mundëson përçarjen e eurozonës mes qendrës dhe periferisë. Kushtet ekonomike po vazhdojnë të përkeqësohen, duke shkaktuar një dhimbje të madhe njerëzore. Viktimat e pafajshme, të frustruara dhe të zemëruara të masave të kursimit po krijojnë një

ambient të përshtatshëm për urrejtje, ksenofobi dhe të gjitha format e ekstremizmit. Pra, politikat e krijuara për të mbrojtur sistemin financiar dhe Euron po e transformojnë BE-në në të kundërtën e një shoqërie të hapur. Ka një kontradiktë të dukshme mes kërkesave financiare të euros dhe objektivave politike të BE-s. Kërkesat financiare mund të plotësohen duke dyzuar marrëveshjet që ishin të suksesshme në ekonominë globale të viteve 80 dhe duke e ndarë eurozonën në qendër dhe periferi; por kjo nuk përputhet me parimet e një shoqërie të hapur. Ka mënyra me të cilat politikat e ndjekura për të mbrojtur euron mund të modifikohen për t’u përputhur me objektivat politike të BE-së. Për shembull, bonot shtetërore të vendeve individuale mund të zëvendësohen nga Eurobono. Por, derimë tani teksa kontradiktat qëndrojnë, objektivat politike duhet të marrin përparësi. Për fat të keq, nuk ndodh kështu. Problemet financiare janë ngutëse-dhe po monopolizojnë vëmendjen e politikanëve. Udhëheqësit e Europës janë kaq të preokupuar me krizën e ditës sa që nuk kanë kohë të merren me pasojat afatgjata të veprimeve të tyre. Për rrjedhojë, ata vazhdojnë në një kurs që e thekson ndarjen mes qendrës dhe periferisë. Kjo është një e ardhme kaq e zymtë sa që nuk mund të lejohet që të ndodhë. Në origjinë, BE-ja u ngjiz si një instrument solidariteti dhe bashkëpunimi. Sot, mbahet nga një nevojë e trishtë. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të rikapur shpirtin e solidaritetit dhe vlerave të përbashkëta që dikur inspiruan imagjinatën europiane.

Antropologjia, nacionalizmi dhe vetja kolektive e rreme

Ç

farë i ka ndodhur nacionalizmit shqiptar në këto ditë krize ekonomike? Është përmirësuar vërtet imazhi i shqiptarëve për vetveten e tyre kolektive, apo ky imazh i bjerrun, vijon të bjerret në trajta të tjera? Apo, neoliberalizmi për shkak të krizës ekonomike dështoi dhe nacionalizmi mbetet i vetmi shtrat ideologjik në të cilën mund të mobilizohet shoqëria? Këto e një varg pyetjesh të tjera do të duhej të shtroheshin këtu e kohë më parë nga antropologjia sociale dhe nga lëmejt e tjerë të dijeve humane në Shqipëri. Megjithatë, disa mësime mund të merren prej antropologjisë sociale e cila në përvujtninë e saj nuk gjeti ndonjë lider që të shpresonte se kohë më të mira do të vinin për shoqëritë në tranzicion. Shumë kush e ka kritikuar pikëpamjen pesimiste të antropolog jisë post-socialiste mbi shoqëritë lindore ose post-socialiste. Një ndër ta jam dhe unë, sepse nuk më ka kënaqur aq sa duhet kërshërinë time, ndjesia që të lënë shumë nga leximet antropologjike. Tani ja ku jemi. Në një situatë ku serish “njeriu herderian” (një trajtë e “njeriut nacionalist”), zhvishet nga “njeriu ekonomik” dhe shërben sërish si një truall pjellor për sisteme politike ku Njeriu në njëjës vdes. Njeriu herderian, projektuar

koment Nebi Bardhoshi

nga dhe sipas ligjërimit nacionalist, bazohet te konstrukte intelektuale mbi imazhin e vetvetes, mbi logjikën se “ne” jemi të parespektuar e të pakuptuar prej “të tjerëve”, dhe me imazhin se ka dy lloj shoqërish. Këto dy shoqëri imagjinare përthyhen me skemën e madhe të klasifikimit primar, të të kundërtave opozitare, përkatësisht “të mirët” (d.m.th. edhe ne) dhe të “këqijtë” (d.m.th. ‘ata”). Por nëse antropologjia kozmopolite apo ndërkombëtare e kryen misionin e saj humanist duke analizuar proceset dhe vënë në pah se ç’po ndodh në shoqërinë e studiuar, duke hequr dorë nga pozita e mësuesit, pyetja shtrohet se ç’ndodh me antropologun vendës, që është qytetar i kësaj bote binarike. Në fakt pyetja e shtruar këtu është për këdo që merret më studimin e shoqërisë së tij/saj. Para pak kohësh kam dashur të shtroj për diskutim pikërisht këtë raport, duke vënë theksin se sa rëndësi ka njohja e vetvetes kolek-

tive, si është ndërtuar ajo dhe që ky të ishte jo vetëm një projekt ku të shikoheshin realitetet tekstore, por të shikoheshin efektet në jetën e përditshme të këtij projekti. Sërish nuk është se kemi ende ndonjë shqetësim të hapur akademik për të sotmen. E djeshmja socialiste është kthyer si objekt diskutimi dhe në disa çaste antropologjike, ku herë të lënë përshtypjen që ka shqetësim të kaluarën e herë të tashmen. Sërish e tashmja etnografike figuron shumë inferiore. Qëllimi i një antropologjie kritike mbi vetën kolektive do të implikonte drejtpërdrejt një antropologji kritike ndaj dhe për nacionalizimin, e gjithashtu për shtetin dhe dijet shtetërore apo të shtetëzuara në ditët e sotme. E kjo nuk mund të arrihet vetëm duke vënë në bankën e të akuzuarave ata që s’ia dolën dot t’i bënin ballë të “tashmes socialiste”. Projektet sesi mund të realizohet një gjë e tillë mund të ishin disa llojesh, por preferoj që së pari këto projekte të ekzistonin. Pse nuk ka, kjo është pyetja që na duhet të shqetësojë të gjithëve. Pse kemi frikë të merremi me veten kolektive që është konstruktuar me kaq zell nga sisteme politike që shumë prej tyre i kemi klasifikuar si sisteme që kanë krijuar sisteme të të kujtuarit kolektiv të paqenë.

Lidhur me gjendjen e tanishme, ku i gjithë ligjërimi politik është reduktuar te nacionalizmi, kushdo mund të ketë përfituar përveç qytetarit shqiptar, si nga ana ekonomike aq dhe nga ana e dinjitetit të tij apo të saj. Mund të punojmë me pak ndroje mbi pandehmën e kulturës kriptomoderne. Sipas kësaj pikënisjeje, e gjithë kjo vjen se që në krye të herës kemi krijuar një lloj kulture kriptomoderne, e cila në themel të saj ka krijimin e një kulture publike që nuk besohet nga bartësi apo aplikuesi i saj. Kjo bëhet ende më e frikshme, kur liderat e shoqërisë nuk besojnë në ato vlera publike. Fjala vjen, nuk besojnë te vlera si individualizimi, apo liria individuale, apo nuk besojnë te barazia gjinore, apo drejtësia sociale, apo shembuj të tjerë. Por këto fjalë thuhen jo si besime, por sa për sy e faqe, sa për t’u dukur modern, apo sapo për t’u dukur europian etj. etj. Por gjendja më e trishtë të krijohet ku të gjithë kozmopolitët e antropologjisë dhe shkencave sociale heshtin të thonë se e gjithë gjuha “nacionaliste herderiane” ka qenë dhe mbetet një truall i begatë për regjime që e bjerrin rritjen e vlerave individuale, apo të dinjitetit njerëzor. Heshtja e antropologëve nuk justifikohet më me vendin në skaj që dikush tjetër apo ne vetes i kemi dhënë. Aq më tepër

ku i kemi mprehur fort tehet e gjykimit mbi etnografët apo folkloristët e dikurshëm. E thënë ndryshe, edhe sot në kohë kur nacionalizmi përdoret më shumë për të krijuar hierarki brenda shoqërisë njerëzore, edhe një herë antropologjisë sociale at home, i krijohet një truall tjetër i begatë për studime. Por edhe rreziku është që serish asaj t’i ikë ky shans dhe ajo të ngelet një shkencë që merret me të shkuarën. Dhe kjo jo se antropologjia sociale e ka në natyrën e saj të merret me të shkuarën, por për faktin se këtë profil po i japim ne që kemi frikë të merremi me të “tashmen etnografike”. Sërish një fushëdije humane që krijon veten e rremë kolektive, një vete që s’besohet as nga shkruesi i saj e shpeshherë as nga lexuesi i saj. Dhe jeta jonë kolektive vijon të lundrojë e paepur në kriptomodernizimin kolektiv, si shenjë e pashquar e identitetit tonë kolektiv, si një truall i begatë i skizofrenisë sonë kolektive, që sa e duam aq e urrejmë veten tonë kolektive! Dallimi se cila prej të dyjave prevalon, dashuria apo urrejtja jonë për veten tonë kolektive, varet gjithmonë prej gjuhëbërësit. E, të mos harrojmë se “tjetri”, edhe i krijuar prej nesh, është selia e kuptimeve tona imagjinare. Dhe pyetja, që ngelet aty si sfidë, si e krijojmë tjetrin?


CMYK

12

MAPO

e martë, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 L

Kodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x 40 cm

1.990 L

Kodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

6.450 L

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

7.890 L

Pikturë me kornizë 38 x 37.5 cm

Kodi: 24380

Kodi: 24387

Atmosfera romantike mund të krijohet me përdorimin e elementëve artistikë të cilët përdorin ngjyrën e kuqe apo simbole të dashurisë. Sektori më i ri në MEGATEK, “Korniza dhe Piktura”, ofron mundësinë e zgjedhjeve ekonomike nëpërmjet të cilave ju mund të shprehni dashurinë dhe të krijoni ambjent të dashur. Momentet me të bukura, mund t’i memorizoni në foto të vendosur në korniza me simbolin e zemrës dhe t’ia dhuroni njerëzve të dashur…

1.590 L

Kodi: 24282

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

Kornizë MDF 10 X15 cm

720 L

Kornizë druri 34 x 16.5 x 2.7 cm

720 L

Kodi: 36025

1.290 L

Kodi: 36043

Kornizë druri 18 x 26 x 1.2cm

Kodi: 36028

990 L

Kornizë metalike 21 x 16 x 6 cm

Kodi: 36026

550 L

Kodi: 36023

Kornizë xhami 17 x 22 cm Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

590 L

Kodi: 36027

490 L

Kodi: 36020

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

750 L

Kodi: 36024

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


Këshilla

Jo në termat e lakuara shpesh nga media, ku faktori ndërkombëtar bën arbitrin mes palëve shqiptare të politikës. Personazhi ynë është një student i Shkencave Politike, që ka zgjedhur si profesion të arbitrojë ndeshje futbolli në kampionatin shqiptar. Duken larg njëra-tjetrës?! Klajdi Shkurta, studenti i Universitetit Europian të Tiranës ka tjetër mendim. Ja si i rrëfen ai dy zgjedhjet dhe si ndërthuren ato në jetën e tij!

Studenti që kërkon të arbitrojë... politikën

Çdo të martë

Studenti www.mapo.al

Studimet koha për transferim Kjo periudhë është edhe koha e ndërrimit të semestrave në institucionet e arsimit të lartë dhe shumë syresh hapin dyert për studentë. Për ata studentë, që për një arsye apo një tjetër, mendojnë për një ndryshim... Ja një guidë si dhe pse të transferosh studimet! dosje

dëshmia

5 arsye për t’u transferuar në një universitet të ri

Bora Borishi, nga Shkencat e Natyrës, në UET

Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit?Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Nuk jeni të kënaqur nga ana akademike? Universiteti nuk ju duket aq përmbushës? Ndoshta eksperienca e re e transferimit të studimeve mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore

“Arsyeja pse vendosa t’i transferoj studimet është e thjeshtë: universiteti publik nuk ishte ai që kisha menduar dhe punuar shumë për arritur deri aty. Atje, nuk ndihesha komode me mënyrën si zhvillohej mësimi apo edhe burokracitë e procedurat që kishte shkolla.


MAPO

14

E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

dosje Kjo periudhë është edhe koha e ndërrimit të semestrave në institucionet e arsimit të lartë dhe shumë syresh hapin dyert për studentë. Për ata studentë, që për një arsye apo një tjetër, mendojnë për një ndryshim... Ja një guidë si dhe pse të transferosh studimet!

Studimet

Koha për transferim Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit?Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Nuk jeni të kënaqur nga ana akademike? Universiteti nuk ju duket aq përmbushës? Ndoshta eksperienca e re e transferimit të studimeve mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore

N

ë mënyrë ideale, duhet të jeni në shkollën që ju përmbush profesionalisht, ju siguron degën e studimeve që dëshironi dhe ju mbështet gjatë gjithë rrugës. Por një faktor i zakonshëm në përvojat universitare të shumë studentëve është transferimi. Pasi keni bërë gjithçka për të hyrë në universitet, transferimi mund të duket ndonjëherë si mundësia e vetme kur gjërat nuk funksionojnë ashtu siç e kishit planifikuar. Disa arsye të mira për transferim përfshijnë; ambicie më të mëdha akademike, programe studimi që nuk i ofron universiteti aktual, kosto të pamenaxhueshme, situata familjare apo thjesht dëshirë për ndryshim. Pasi kanë mbërritur në universitet, disa studentë zbulojnë interesa të reja për karrierën, të cilat nuk i kishin marrë në konsideratë më parë. Lajmi i mirë është se tani këta studentë e dinë tamam çfarë të kërkojnë në një universitet tjetër. Vera Ahmati, pas një përvoje të mëparshme në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, vendosi të bëhej studente e Universitetit Europian të Tiranës në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. “Ishin disa kritere që unë i kërkoja dhe nuk i gjeta aty ku po studioja, kështu që vendosa të shoh diku tjetër”, – tregon Vera, e cila shton se si studente e transferuar nuk e pati aspak të vështirë të ambientohej me mjedisin e ri akademik, për shkak se UET ia bënte të thjeshtë përshtatjen me sistemin. “Gjeta cilësinë që kërkoja në një universitet”, - vijon Ahmati, që aktualisht pas transferimit të krediteve është në vitin e dytë të studimeve. “Jam e kënaqur nga kushtet dhe mundësitë që më jep për më shumë punë kërkimore në

fushën e studimeve të mia për të arritur objektivat që unë synoj nga karriera ime. Tani në universitet shkoj me dëshirë edhe më të madhe dhe ndjehem shumë më e përmbushur”, - përfundon ajo. Ka shumë studentë që ashtu si dhe Vera nuk ndihen të përmbushur në shkollën aktuale dhe janë në kërkim për një universitet që ka kritere sfiduese për ambiciet akademike të të rinjve. Në të tilla raste, transferimi do të ishte ide e mirë për ata që gjenden mes këtyre dyshimeve. Një universitet më prestigjioz mund të të ofrojë mundësi më të mira arsimimi dhe karriere. Për disa studentë, zakonisht ata që zgjedhin të studiojnë shumë larg shtëpisë, situata në familje mund të ndryshojnë ndërsa ata janë duke studiuar. Një prind mund të humbasë punën apo një anëtar i familjes mund të jetë sëmurë. Këto situata mund të paraqesin një arsye të mirë për t’u transferuar. Elvi Shehu vendosi t’i transferonte studimet nga “Universita degli studi di Piemonte” drejt Universitetit Europian të Tiranës, pikërisht për arsye familjare. Pas një qëndrimi 15-vjeçar në Itali, vendosi të rikthehej në Shqipëri bashkë me familjen. Ndaj ende pa u kthyer, vendosi të marrë masat në kërkim të një universiteti që do i përafrohej cilësisë së atij që po linte në shtetin fqinj dhe që do i njihte sa më shumë kredite dhe do i ofronte programin e njëjtë të studimeve. “M’u desh një kohë për të kërkuar. Pyeta shumë, vizitova disa dhe një profesor italian, i cili kishte kontakte me universitetet në Shqipëri më sugjeroi UET-in”, - tregon Elvi, i cili tani është në vitin e tretë të studimeve për Menaxhim Biznesi. Ia nisi proce-

Vera Ahmati Nga NYUT në UET “Ishin disa kritere që unë i kërkoja dhe nuk i gjeta aty ku po studioja, kështu që vendosa të shoh diku tjetër. Me transferimin në UET gjeta cilësinë që kërkoja në një universitet” Elvi Shehu Nga “Universita degli studi di Piemonte” drejt UET Pas një qëndrimi 15-vjeçar në Itali, vendosi të rikthehej në Shqipëri bashkë me familjen. “M’u desh një kohë për të kërkuar. Pyeta shumë, vizitova disa dhe një profesor italian, i cili kishte kontakte me universitetet në Shqipëri më sugjeroi UET-in, i cili është mjaft i ngjashëm në standarde me universitetet italiane” Bora Borishi Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në UET “Arsyeja pse vendosa t’i transferoj studimet është e thjeshtë: universiteti publik nuk ishte ai që kisha menduar dhe punuar shumë për arritur deri aty. Atje, nuk ndihesha komode me mënyrën si zhvillohej mësimi apo edhe burokracitë e procedurat që kishte shkolla.

durave të transferimit me dosjen e tij, ku përfshinte të gjitha kreditet dhe lëndët që kishte kryer në universitetin italian. “Unë kisha rreth 170 kredite dhe në UET m’u njohën 90 të tilla. Ishte universiteti që ofronte një program studimi të ngjashëm me atë që ndiqja në Itali”. Elvi i transferoi studimet në fillim të vitit akademik 2012-2013 dhe rrëfen se për rreth dy javë stafi i specializuar akademik i UET mori në shqyrtim të gjithë dosjen e programit të studimeve, duke vendosur cilat lëndë i njiheshin dhe cilat ishin lëndët që ai do të ndiqte në UET. Pas kaq muajsh, e ndjen se është përshtatur më së miri jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me universitetin e ri, që është shumë i përngjashëm në nivelin akademik dhe infrastrukturor me universitetet italiane. Janë të shumtë studentët shqiptarë që çdo vit aplikojnë për të transferuar studimet nga shtete të ndryshme të Europës drejt universiteteve shqiptare, publike dhe private. Nuk janë vetëm studentët që vijnë nga jashtë ata që preferojnë të transferojnë studimet, por edhe studentë që vijnë nga universitetet publike drejt atyre private dhe anasjelltas. Bora Borishi është një tjetër studente që, në një pikë të caktuar të karrierës universitare vendosi të bënte një lëvizje vendimtare. Pas vitit të parë akademik, transferoi studimet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku ishte regjistruar për Informatikë, drejt Universitetit Europian të Tiranës. Tanimë është studente e vitit të dytë në degën Informatikë Ekonomike. “Arsyeja pse vendosa t’i transferoj studimet është e thjeshtë: uni-


MAPO

15

E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

Nuk janë vetëm studentët që vijnë nga jashtë ata që preferojnë të transferojnë studimet, por edhe studentë që vijnë nga universitetet publike drejt atyre private dhe anasjelltas.

5 arsye për t’u transferuar Kjo listë shpjegon pse një transferim studimesh ka kuptim Kushtet financiare Fatkeqësisht ka studentë që nuk e përballojnë tarifën në universitetin ku janë. Nëse ndjeni presionin e parave, flisni një herë më zyrën e ndihmës financiare dhe familjen dhe pastaj merrni vendimin e transferimit. Ndonjëherë shpërblimi në terma afatgjatë i një diplome cilësore mund të dalë mbi problemet financiare afatshkurtra. Gjithashtu kuptoni se transferimi në një shkollë më pak të kushtueshme nuk do të thotë se po kurseni para. Njihuni edhe me kostot e fshehta të transferimit. Rritje akademike Ka shumë studentë janë në kërkim për një universitet që ka kritere sfiduese për ambiciet akademike. Në të tilla raste, transferimi do të ishte ide e mirë për ata që gjenden mes këtyre dyshimeve. Një universitet më prestigjioz mund të të ofrojë mundësi më të mira arsimimi dhe karriere. Diplomë e specializuar Nëse zbuloni në vitin e parë të studimeve se doni të jeni një biolog detar, do duhet t’i transferoni studimet pranë oqeanit. Por edhe nëse mendoni se asgjë nuk ju shkon më shumë sesa një karrierë si fizioterapist , duhet të transferoheni në një nga shkollat e vendit që e ofrojnë këtë studim të specializuar. Detyrimet familjare Ndonjëherë familja duhet të marrë përparësi mbi studimet. Nëse duhet të jesh pranë shtëpisë, për shkak të një anëtari të sëmurë të familjes, një transferim në një shkollë tjetër mund të marrë kuptim.

Ja rregullat për t’u transferuar në UET • UET-i, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike, dhe lejon transferimin e studentëve të tij në shkolla të tjera. Procedura e transferimit, nga bërja e kërkesës me shkrim nga studenti, deri në njohjen e lëndëve dhe regjistrimin e tij në këtë program studimi, rregullohet me udhëzim të veçantë. • Studentëve mund t’u njihen kredite të fituara në programe të tjera studimi në fusha të njëjta ose të përafërta, si edhe njohuri dhe aftësi profesionale të certifikuara • Studenti ka të drejtë të transferojë vetëm

versiteti publik nuk ishte ai që kisha menduar dhe punuar shumë për arritur deri aty. Atje, nuk ndihesha komode me mënyrën si zhvillohej mësimi apo edhe burokracitë e procedurat që kishte shkolla”. Kështu vendosi të largohej, e megjithëse ende nuk e kishte qartësuar idenë për universitetin ku do të transferonte studimet , do e ndihmonte marketingu i mirë i disa universiteteve për t’i përqendruar opsionet e saj. “Duke qenë se UET-i ofronte një nga degët e mia të preferuara, nuk u lëkunda por vendosa menjëherë” . Ndoqi të gjitha procedurat për transferim duke u informuar në sekretarinë mësimore dhe ekuivalentimi i njohu të gjitha lëndët e kryera në universitetin publik të Tiranës. “Gjatë gjithë kohës këtu jam ndjerë

lëndë të vlerësuara me notë përfundimtare kaluese. Në rast njohjeje studenti bart notën me të cilën është vlerësuar në programin e mëparshëm të studimit. • Studenti regjistrohet në vitin e dytë nëse i janë njohur jo më pak se 30 kredite, dhe në vitin e tretë nëse i janë njohur jo më pak se 60 kredite. • Në çdo rast, studenti që transferon studimet nga një shkollë tjetër në UET, duhet të frekuentojë aq disiplina të programit sa të fitojë të paktën 50% të krediteve teorike të programit të studimit, si dhe praktikën dhe diplomën. • Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet nga Komisioni i Njohjes i Fakultetit.

Ëndrra e tij është që një ditë të jetë arbitër ndërkombëtar, të gjykojë ndeshje prestigjioze në kompeticioneve më në zë, Kupë UEFA, Champions League, Kampionat Europian... Pse jo, të jetë arbitë

shumë mirë, me ambiente që ofron universiteti me studentë dhe më e rëndësishmja me stafin akademike të cilët më kanë mbështetur në çdo hap. Eksperienca e ndërrimit të shkollës kur je në mes të studimeve mund të duket pak e vështirë apo e pamundur por nëse vjen në UET është e lehte dhe frytdhënëse për arsimimin e çdokujt”,- përfundon Bora. Nëse për një arsye apo tjetër, të mirëmenduara vendos që transferimet janë hapi i duhur për t’u hedhur, universitetet i kanë dyert e hapura në çdo fillim viti akademik por edhe në çdo fillim semestri si tani për të mirëpritur studentë të rinj dhe për t’ia bërë të mundura të gjitha ato pritshmëri që i bënë të ndryshonin mjedis universitar....

Situata sociale Jeta sociale nuk do të thotë vetëm festa dhe evenimente, por edhe sesi këndvështrimet e ndryshme tolerohen sesi studentë, fakulteti dhe stafi e trajtojnë njëri-tjetrin dhe sesi kampusi mbështeti të mësuarit, zhvillimin dhe shëndetin e kujtdo në komunitet.

Udhëzimi i MASH •

Transferimi i studimeve nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë dhe anasjellas të behet, sipas kritereve të përcaktuara në statutet e institucioneve dhe rregulloren e njësisë kryesore ku bëhet transferimi i studimeve.

IAL-të i dërgojnë një listë të studenteve të transferuar, në formë shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe ne CD), AKP-së. AKP bën përditësimin e të dhënave dhe transferimin e numrit individual të matrikullimit.


MAPO

16

E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

profil

Jo në termat e lakuara shpesh nga media, ku faktori ndërkombëtar bën arbitrin mes palëve shqiptare të politikës. Personazhi ynë është një student i Shkencave Politike, që ka zgjedhur si profesion të arbitrojë ndeshje futbolli në kampionatin shqiptar. Duken larg njëra-tjetrës?! Klajdi Shkurta, studenti i Universitetit Europian të Tiranës ka tjetër mendim. Ja si i rrëfen ai dy zgjedhjet dhe si ndërthuren ato në jetën e tij!

Studenti që kërkon të arbitrojë... politikën N

Të jesh arbitër i mirë ndërkombëtar, e para duhet të njohësh pak politikën botërore, të kesh njohuri në gjuhë të huaja dhe pse jo... të jesh edhe pak diplomat.

ë mes të fushës së blertë i rrethuar nga 22 lojtarë, bankina, trajnerë, rezerva, anësorë dhe tifozë që gumëzhijnë në kor i duket se e zotëron të gjithën në pëllëmbë të tij... sepse vetëm me të fërshëllyer ai bilbilin, 90 minutat e një ndeshje futbolli nisin të marrin jetë... Ka një vit e gjysmë që shijon nga kjo adrenalinë dhe Klajdi Shkurtës, gjyqtarit të ri të FSHF-së, i duket e pëlqyeshme. Madje më e pëlqyeshme do të thoshte se koha kur ishte futbollist profesionist. Kur vendosi që pas katër vitesh të braktiste futbollin profesionist, i shoqëruar edhe me zhgënjimin e idealeve prej të riu, ai propozimi që i erdhi për ta marrë në konsideratë arbitrimin e ndeshjeve të futbollit në kampionatin shqiptar nuk do të kishte qenë aspak absurd. Tani janë bërë plot një vit e gjysmë nga koha kur doli për herë të parë në një ndeshje jo me uniformën e ekipit që përfaqësonte, por me uniformën e gjyqtarit të ndeshjes së Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndoshta impulsi i parë do ta shtynte të pozicionohej në rolin e tij në fushë dhe të niste sulmin drejt portës kundërshtare, por nëntë muajt e trajnimit profesional si arbitër do ia ftohnin këto impulse për të kuptuar se tani nuk kishte më ekipe kundërshtare dhe as ndeshje për t’u fituar, porse sy të mprehtë për të kapur çdo detaj për një ndeshje sa më të drejtë... “Nuk është aspak e vështirë, kur ke qenë vetë futbollist. Gjithçka është e qartë”- tregon Klajdi, duke shtuar me shaka se deri më tani, në më shumë se 200 ndeshje të gjykuara prej tij, nuk ka pasur kontestime nga tifozeria, të cilët në qendër të sulmeve të tyre verbale kanë gjithmonë arbitrin, veçanërisht në kampionatin shqiptar, ku ka pasur shpesh incidente të këtij lloji. “Megjithatë, me inatin e tifozëve jam mësuar nga koha kur isha futbollist”, tregon ai. Ka luajtur futboll profesionist për katër vite me Partizanin, Kamzën dhe Olimpikun deri kur vendosi të merrte një kthesë, e cila nuk është se e largoi 180 gradë nga futbolli. Tanimë është edhe më i pranishëm në fushat e blerta sesa më parë. Ka javë ku i duhet të arbitrojë disa ndeshje radhazi dhe t’i bjerë fushës së blertë kryq e tërthor për 7 orë me radhë dhe dy herë në javë, si të ishte një ekip, me kolegët e tjerë gjyqtarë përgatiten fizikisht. Vullneti për stërvitje nuk i ka munguar që herët, kur vendosi të merrej me futboll profesionist, për të ndjekur gjurmët e të atit. Ishte 17 vjeç dhe e kishte nisur futbollin më vo-

në sesa kolegët e tij, por për t’i rikuperuar kohët e humbura. “Bëja dyfishin e stërvitjes së shokëve, duke u përgatitur për 6 orë radhazi”, tregon ai, duke kujtuar me nostalgji kohën me të rinjtë e Tiranës dhe trajnerin Agustin Kola. Profesioni i ri e detyron shpesh të ulet në banka shkolle për t’u testuar, gjë që, nëse nuk i ngjan familjare me kohën kur futbollin e luante, është mësuar në tre vitet e universitetit si student i Shkencave Politikë. “Jam student në UET dhe student në FSHF”- pranon Klajdi, duke saktësuar se si arbitër është gjithë kohën në testimeve të vazhdueshme dhe njihet me përditësimet e rregullores së futbollit, si edhe i nënshtrohet kontrollit ndërkombëtar. Sapo germëzon këtë të fundit, sytë i shkëlqejnë. “Ja pse i jam futur unë arbitrimit”- zbulon. Ëndrra e tij është që një ditë të jetë arbitër ndërkombëtar, të gjykojë ndeshje prestigjioze në kompeticioneve më në zë, Kupë UEFA, Champions League, Kampionat Europian... Pse jo, të jetë arbitër edhe në ndonjë prej kampionateve të Kupës së Botës. Këtu nis të të rendisë të gjitha të përbashkëtat që sheh mes arbitrit dhe politologut. “E para, duhet të njohësh pak politikën botërore, të kesh njohuri në gjuhë të huaja dhe pse jo... të jesh edhe pak diplomat”, thotë ai. Nëse të tjerët habiten me zgjedhjet e tij dhe u duket e pagjasë të kenë dëgjuar kund për ndonjë arbitër sado i famshëm të ketë qenë, të ketë aspiruar edhe në politikë, Klajdi të hedh në tavolinë si dorezë revanshi “Ishte një arbitër që gjykoi gjysmëfinalen e botërorit, një holandez, i cili kandidonte për deputet atje dhe ishte një prej biznesmenëve më të njohur të vendit dhe arbitronte ndeshje”. Argument i fortë ky, kur zbulon se ai ka ndërmend që studimet e tij t’i aplikojë një ditë jo si njohës i shkencave politike, por

Ëndrra e tij është që një ditë të jetë arbitër ndërkombëtar, të gjykojë ndeshje prestigjioze në kompeticioneve më në zë, Kupë UEFA, Champions League, Kampionat Europian... Pse jo, të jetë arbitër edhe në ndonjë prej kampionateve të Kupës së Botës.

si një politikan. Ca hapa të vegjël ka nisur t’i hedhë që tani. “Jam i angazhuar me forumin rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mendoj se është mënyrë e mirë për të praktikuar njohuritë. Të ardhmen e shoh patjetër në politikë”. Ndoshta me disiplina e fortë dhe me gjykimin e drejtë që ka mësuar nga eksperienca si arbitër, do i ndihë për të bërë një politikë më të përmbajtur. Por surprizat e Klajdit nuk mbarojnë këtu. “Më pëlqen edhe mësimdhënia. Do doja shumë të isha pedagog për t’u ndarë brezave më të rinj njohuritë e mia”. Por jo në fushën e futbollit, as në klasat e testimeve të gjyqtarëve të rinj të FSHF-së. Por në auditorët e universitetit . “Më pëlqejnë mjediset universitarë, sidomos ato në UET”. Thotë se e ka zgjedhur me shumë kujdes universitetin ku investoi tre vjet të studimeve Bachelor dhe tani do të jetë i kujdesshëm për zgjedhjet e profilit për studimet Master. Bashkë me disa kolegë në UET kanë formuar edhe ekipin e futbollit, me të cilin marrin pjesë në kampionatin e Universiteteve. “Është eksperiencë e bukur kur përfaqëson universitetin tënd. Vitin e kaluar ishim mirë, por na dogjën arbitrat”, thotë duke qeshur, tanimë në rolin e futbollistit. Zbulon se janë duke u përgatitur me gjithë djemtë e tjerë për kampionatin e këtij viti, i cili do të nisë në pranverë. Ndërsa largohet pas pesë orëve mësimi nga auditorët e UET, do i drejtohet stërvitjes me grupin e arbitrave për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës, ku gjithçka do të nisë dhe mbarojë nën verdiktin e fërshëllimës së bilbilit.


E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

rrethe

MAPO

17

Tre të arrestuar, kapen 52 kg hashash në Durrës e Muriqan Dy raste të trafikut të drogës janë bllokuar dje nga policia në Muriqan dhe në Durrës, ndërsa janë sekuestruar rreth 52 kilogramë hashash. Burime nga policia e Durrësit thanë se në orët e para të mëngjesit të së hënës policia ka identifikuar dy mjete të cilat kanë qenë të ngarkuar me drogë në gomat rezervë të tyre. Burime pranë Drejtorisë së policisë kanë bërë të ditur se në orët e vona të së

dielës është sekuestruar në total një sasi prej 48 kg masë e thatë bimore e dyshuar si Kanabis. “Për këtë aktivitet, u arrestua në flagrancë në orën 02.20 të mëngjesi të së hënës shtetasit Gjon Carinaj, 30 vjeç, banues në Shkodër. Një shtetas i dytë, identiteti i të cilit për shkak të hetimit nuk do të bëhet publik, u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e tij”, tha zëdhënësja e policisë. Ndërkohë që dy

të rinj nga Tirana janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonin janë gjendur rreth 5 kg lëndë narkotike. Kjo ka ndodhur rreth orës 18 të së hënës, kur një automjet tip Audi me targë AA 446 EU në të cilin udhëtonin dy 25-vjeçarët E. Qordja dhe M. Zogu është paraqitur pranë pikës së kalimit kufitar të Muriqanit për të kaluar drejt Malit të Zi.

shkurt

Rrëzohet kryqi që kujtonte varre ushtarësh grekë, do shitej për skrap Rrëzimi i një kryqi metalik, të vendosur në kujtim të ushtarëve grekë, në një varrezë të tyre në rrethin e Tepelenës, ka bërë që policia të fillojë hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është bërë një rrëzim i qëllimshëm edhe pse ende nuk janë të qarta motivet. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, në fundjavë banorë të zonës së Tepelenës kanë njoftuar për rrëzimin në tokë të një kryqi metalik të vendosur në një varrezë të ushtarëve grekë në fushën e Mezhgoranit, të cilët kishin humbur jetën gjatë luftës italogreke në vitin 1940. Vite më parë në këtë vend, kanë qenë disa varre me eshtra të ushtarëve grekë, që janë nxjerrë dhe janë vendosur në manastir. “Në simbolikë të vendit ku ishin varret ka qenë i vendosur një kryq i vogël metalik, rreth 1 metër e gjysmë i lartë, të cilin, ashtu siç ishim informuar më parë, mëngjesin e së hënës e gjetëm të rrëzuar përtokë”, thonë burimet policore. Përgjatë gjithë ditës së hënë, policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës kanë hetuar në disa pista në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të rrëzimit të kryqit metalik. Mes të tjerash grupi hetimor po mbledh provat e nevojshme në lidhje me pistën e rrëzimit të kryqit, si shkak i motit të keq, por nuk përjashtohet as mundësia e dëmtimit të qëllimshëm të tij, madje edhe të tregtimit për skrap. Sipas grupit hetimor për shkuljen e kryqit nuk është përdorur asnjë send i fortë për ta thyer, si dhe nuk është përdorur asnjë lëndë plasëse për ta shkatërruar. “Dyshojmë se kryqi mund të jetë rrëzuar përtokë nga moti i keq, por nuk përjashtohet mundësia edhe të jetë shkulur nga ndonjë keqbërës për ta shitur për skrap”, thonë burime në grupin hetimor. Ndërkohë organet e hetimit në Gjirokastër përjashtojnë rrëzimin përtokë të kryqit metalik për shkaqe fetare. “Nga informacionet e marra në rrugë operative apo nga mekanizmi i rrëzimit të kryqit përtokë nuk rezulton se është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më asnjë varrezë të ushtarëve grekë dhe kryqi ka shumë vite më parë i vendosur atje, para se të zhvendoseshin eshtrat e ushtarëve grekë për në manastir”, shtojnë burimet policore në lidhje me këtë ngjarje. Bledi Shehu

Vrasja në Xibrakë, e shoqja: Sherri për një xhelozi të vjetër Pas një grindjeje për një histori xhelozie të vjetër, Fatmire Poka e ka qëlluar fillimisht bashkëshortin Faik Poka me kazmë e pastaj ka shkuar në dhomë dhe ka marrë çiften për ta vrarë Një histori e vjetër tradhtie ka çuar në vrasjen e Faik Pokës nga bashkëshortja 72-vjeçare, pasi të dy kishin më shumë se 50 vjet bashkë. Fatmire Poka, 72 vjeçe, pranoi dje para oficerëve të policisë gjyqësore se është autore e vrasjes së bashkëshortit të saj Faik Poka, i cili u përcoll nga fëmijët në banesën e fundit, ndërsa mësohet se gruaja vuan nga depresioni. Gjithçka ka ndodhur rreth mesditës së të dielës, kur pleqtë ishin duke kuvenduar në oborr. Dialogu krejt i zakonshëm shpejt ka degjeneruar në një debat pa kuptim, ku janë kujtuar plagë të vjetra, qejfmbetje e fyerje reciproke, të cilat kanë vijuar me kërcënime deri në humbje të arsyes. E xhindosur me plakun, e moshuara ka rrëmbyer një kazmë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë. Ai ka humbur ndjenjat, por kjo kohë ka mjaftuar që ajo të shkojë në dhomë e të mbushë çiften për ta qëlluar më

Hakmerret ndaj vjehrrit pas ndarjes me gruan, i vë flakën shtëpisë Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia e Korçës, pasi ai ka djegur banesën e ish-vjehrrit të tij pas ndarjes me bashkëshorten në gjykatë. Duke iu referuar burimet zyrtare të policisë, mësohet se një ditë më parë rreth orës 14.00, në lagjen 8 në Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me inicialet B.N. Për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e shtëpisë kanë shpëtuar, pasi kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia e tyre. Një mjet zjarrfikës ka punuar për mospërhapjen e flakëve të zjarrit dhe shuarjen sa më të shpejtë të tij. Ndërkaq mësohet se janë djegur rreth 40 kv bazë ushqimore, e cila gjendej në një nga hapësirat e shtëpisë në fjalë. Pas njoftimit për zjarr, i cili rrezikonte dhe disa shtëpi të tjera, në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë grupi hetimor, i cili në bazë të hetimit paraprak dhe dëshmive të mara, nga familjarët por dhe persona të tjerë që kanë parë flakët e zjarrit, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të autorit të zjarrvënies së qëllimshme. Sipas policisë, ai është shtetasi Viktor Kupe, 39-vjeçar, banor i fshatit Bulgarec në rrethin e Korçës, i cili deri pak kohë më parë ka qenë bashkëshorti i vajzës së shtetasit B.N. Nga dëshmia e dhënë pas prangosjes në polici nga vetë autori, mësohet se shkak për kryerjen e këtij akti është bërë divorci dhe konfliktet e vazhdueshme midis dy familjeve. 39-vjeçari Kupe ka treguar gjithashtu se jo vetëm pranon autorësinë, por ai i ka kërkuar grupit të hetimit të takojë ish-gruan për t’i kërkuar falje, por dhe për t’u ribashkuar sërish me të.

por thjesht ata punonin në emigrapas në kokë e në trup. I moshuari ka ndërruar jetë në cion për të mbajtur familjet. Ndaj oborr, ndërsa gruaja me të cilën dhe shpesh i merrnin prindërit prakishte kaluar një jetë të tërë nuk ka në familjeve të tyre, siç ishte edhe bërë asgjë për t’i dhënë ndihmën e rasti i fundit. Megjithatë, e moshuaparë. Më pas kanë ardhur fqinjët, të ra ndihej e braktisur dhe kohët e cilët e kanë gjetur Fatmiren në gjen- fundit e kishte kapluar sëmundja. Faik Poka është përcjellë dje për dje shoku. Ata kanë njoftuar policinë. Me vetëdije apo e mësuar nga të në banesën e fundit, ku kanë qenë të tjerë, 72-vjeçarja ka deklaruar se pranishëm të gjithë fëmijët, me përplakun e ka gjetur të vrarë në oborr. jashtim të bashkëshortes së tij. Në cilësinë e provës materiale, Megjithatë, pas disa seancash pyetjeje është “dorëzuar” dhe ka policia ka sekuestruar armën e gjatreguar të vërtetën. E gjithë I moshuari ka ndërruar jetë në oborr, ndërsa procedura është kryer nën kujde- gruaja me të cilën kishte kaluar një jetë të tërë sin e psikologes, nuk ka bërë asgjë për t’i dhënë ndihmën e parë. pasi Fatmire Po- Më pas kanë ardhur fqinjët, të cilët e kanë ka prej disa kogjetur Fatmiren në gjendje shoku hësh kishte kaluar në depresion dhe nuk ndihej mirë mendër- hut me të cilën është kryer krimi dhe isht. Shkaqet ishin fëmijët e larguar një vegël bujqësore, kazmën me të dhe një xhelozi e vjetër që krejt pa cilën ajo e kishte qëlluar për herë të pritur në këtë moshë kishte ngritur parë. Çështja po ndiqet nga prokurokrye, ndoshta e ngacmuar nga ria e Elbasanit. Prokurori i çështjes ka kërkuar që e gjithë procedura të depresioni. Megjithatë, fqinjët tregojnë se kryhet nën kujdesin e psikologes. vetëm para një muaji të dy bash- Ndërkohë është kërkuar edhe një këshortët ishin kthyer nga Italia, ku mjek psikiatër për të verifikuar gjenkishin qëndruar për disa kohë në djen psikike të 72-vjeçares. Ndaj të njërin prej djemve. Nuk ka qenë e moshuarës është ngritur akuza e vërtetë që fëmijët e kishin braktisur, vrasjes. F.S.

Tritol fabrikës së këpucëve, të paqarta motivet

@

mapo.al/

rrethe

Një shpërthim tritoli ka shkatërruar pjesërisht një fabrikë këpucësh në Sukth, ndërsa ende është i panjohur shkaku i sulmit dhe autorët e ngjarjes. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën eksplozive në fabrikën e cila është në pronësi të shtetasit L. Alimadhi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës, kohë në të cilën në

punë kanë qenë vetëm punonjësit e sigurisë, ndërsa këta të fundit nuk raportohet të kenë pësuar lëndime. Kanë qenë dëshmitarët dhe banorët afër të cilët kanë lajmëruar Policia e Durrësit, e sinjalizuar për ngjarjen vetëm pak minuta pas shpërthimit dhe pikërisht në orën 00.30 pas mesnatës, mësohet se aty mbërritën menjëherë ekspertët të cilët kanë nisur hetimet. Ndërsa kërkuan dhe mbështetjen e ekspertëve

të njësisë antieksploziv, të cilët bashkë me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bënë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të konsiderueshme lëndë plasëse e dyshuar si tritol në pjesën e sipërme të çatisë së fabrikës, të cilës si pasojë e shpërthimit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.


18 20

MAPO

E 19 shkurt 2013 13martë qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

sociale

Matura, MASH shpall programet për profesionalet Ministria e Arsimit shpall programet orientuese të Maturës për shkollat profesionale. Ditën e djeshme, MASH ka publikuar në websait-in e saj zyrtar programet orientuese matematikë për shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat e mesme profesionale; për gjimnazin me drejtim gjuhësor, shkollat pedagogjike. Po kështu janë

publikuar programet orientuese gjuhë shqipe dhe letërsi për shkollat e mesme artistike, shkollat e mesme sportive, shkollat e mesme profesionale, gjimnazet me kohë të shkurtuar. Ndërkaq janë shpallur edhe programet orientuese matematikë, për gjimnazin me kohë të shkurtuar 2012-2013. Brenda datës 10 mars të gjithë maturantët duhet

të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z, për të marrë pjesë në provimet e Maturës. Për herë të parë këtë vit formularët do të plotësohen online në shkolla, pasi do të mbikëqyren edhe nga mësuesit për të shmangur gabimet. Drejtues të Agjencisë së Provimeve bëjnë të ditur se maturantët do të njihen me formatin e tyre duke filluar që nga data 20 shkurt.

Grafiku i pragut epidemik

Prag epidemie nga gripi, ISHP: 15 mijë të prekur në javë Shpërthejnë infeksionet respiratore në të gjithë vendin, nga të cilat janë regjistruar edhe disa raste të rënda që kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Specialisti i Shëndetit Publik: Më të rrezikuar janë fëmijët, çdo javë raportohen rreth 12 pacientë që kanë pasur nevojë për reanimacion dhe terapinë intensive Jonida Tashi

Numri i personave të prekur nga infeksionet virale po vjen në rritje dhe gjatë javës së fundit janë regjistruar 15 240 raste në të gjithë vendin. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) bëjnë të ditur se qarkullimi i virozave stinore është brenda

aktivitetit sezonal normal, ndërkohë që vendi gjendet afër epidemisë. Por, megjithë këtë fakt, ata thonë se nuk ka vend për panik, ndaj kërkojnë nga qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes për t’u mbrojtur nga infeksionet respiratore, duke paralajmëruar shtim të rasteve në javët e fundit të shkurtit dhe në fillim të marsit. “Ka një trend që vazhdon në rritje, ky numër aktualisht është diku te rreth 15 mijë infeksione virale në javë, që do dhe pak të arrijë pikun epidemik, por që në krahasim me vitin e vjetshëm jemi 3-4 mijë raste më poshtë. Raste të rënda që kërkojnë ndihmën e reanimacionit në terapinë intensive pa diskutim që ka. Raportohen çdo javë, të paktën këto tri javët e fundit me një mesatare 10-12 raste në jave, por që raste që kanë

Numri total i rasteve me infeksione virale në javën e fundit Diarre pa gjak 1203 Diarre me gjak 0 Infeksione respiratore të sipërme 9512 Infeksione respiratore të poshtme 5728 Rash me temperaturë 17 Verdhëza 0 Hemorragji me temperature 0 Suspekt meningitis 0 Ethe të pashpjegueshme 1 Numri i njësive raportuese 400 Përqindja e njësive raportuese 93%

Kostoja 10 milionë euro, zbardhet projekti për xhaminë e madhe Xhamia e re do të jetë në formë kubeje, me dy minare të larta dhe përreth saj do të ketë sipërfaqe të gjelbra Kostoja për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet do të jetë rreth 10 milionë euro. Përfaqësues të Komunitetit Mysliman bëjnë të ditur disa nga detajet e projektit të xhamisë, ndërsa thonë se ndërtimi i saj do të financohet nga qeveria e Kuvajtit dhe ajo saj turke. Xhamia e madhe e Tiranës do të ndërtohet në lulishten pranë Parlamentit ose siç njihet ndryshe “Namazgjaja” dhe sipas projektit ajo do të jetë objekti më i madh i kultit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Klerikët myslimanë tregojnë se objekti i kultit nuk do të ketë vetëm funksionin e një xhamie. “Xhamia mendohet që krahas adhurimit kryesor që është salla e faljes të ketë edhe ambiente të tjera, pra të jetë në natyrën e një qendre islame ku mendohet që të jenë edhe dy kate

Një nga pamjet e projektit për xhaminë e madhe

nën tokë për parkim, si dhe ambiente për aktivitete të tjera të natyrës kulturore dhe fetare”, - shprehet Neki Kaloshi. Qendra më e madhe islamike do të shtrihet në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror që sot është lulishte pranë Rrugës së Elbasanit. Ajo do të jetë në formë kubeje dhe me dy minare mjaft të larta, ndërkohë që përreth saj do të ketë sipërfaqe të gjelbra. Si-

pas klerikëve myslimane, xhamia e re do të ketë ndërthurje stilesh, ku do të bëhen bashkë orientalja me modernen dhe tradicionalen shqiptare. Aktualisht Bashkia e Tiranës është në pritje të projektit nga Komuniteti Mysliman që është përgatitur nga studio turke “Hassah”. Nëse punimet nisin në mars, ndërtimi i saj parashikohet të zgjasë 4 vjet.

përfunduar me fatalitet jo”, - shprehet specialisti i ISHP-së, Dritan Ulqinaku. Sipas të dhënave të fundit nga Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme kanë prekur më shumë fëmijët mbi 5 vjeç, ku brenda një jave janë regjistruar 5981 raste më të parat dhe 3512 me të dytat. Në moshat më pak se 5 vjeç, janë regjistruar 3531 infeksione respiratore të sipërme dhe 2216 të poshtme. “E vetmja veçanti në krahasim me vitet e tjera është që më tepër rastet e quajtura të rënda kanë prekur moshën 0 deri në 2 vjeç më tepër se moshat e tjera, 0 deri në 5 vjeç përbëjnë 35 për qind të gjithë infeksioneve, në ata që e kalojnë më ashpër sëmundjen kjo grupmoshë kap rreth 70 për qind”, - thotë

specialisti i ISHP-së. Megjithëse vërehet rritje infeksioneve respiratore pothuajse e shpërndarë në të gjithë vendin, rrethet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Vlora, Fieri dhe Durrësi. Specialistët shpjegojnë se në vend po qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B: “Ka një predominim të virusit të tipit B që ka karakteristikë vetëm epidemiologjike. Në rastet me grip që po qarkullojnë sot 30 për qind i përkasin tipit A”. Gjatë javës së fundit specialistët e Shëndetit Publik kanë vënë re edhe një shtim të rasteve me diarre pa gjak në rrethin e Durrësit, Kavajës, Kolonjës, Pogradecit, Vlorës. Ata thonë se situata epidemiologjike po monitorohet nga DSHP-të e rretheve dhe Instituti i Shëndetit Publik.

akuzat

PS kundër Planit të ri Rregullues, Bashkia: Sulmi është politik Partia Socialiste është kundër zbatimit të Planit të ri Urbanistik të Tiranës, duke deklaruar se ai zhduk hapësirat e gjelbra. Anëtari i grupit të punës për programin në PS, Artan Lame pohon se i vetmi korridor i gjelbër i Tiranës, dy skarpatet në lumin e Lanës do të zihen nga projekti i tramvajit që parashikon Plani i ri Rregullues. Sipas tij, plani parashikon prishjen e lulishteve ekzistuese dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në bahçet e shtëpive private dhe tarracat e pallateve. Më tej Lame tha se barbaria e ndërtimit në Tiranë po shfrytëzon edhe objekte të kultit. Duke iu referuar lulishtes te Parlamenti ku parashikohet ndërtimi i xhamisë së re, Lame tha se Plani i ri Urbanistik e sheh “Namazgjanë” si një zonë të përzier, pra edhe për banim përmes ndërtimit të pallateve te reja. “Është e turpshme që një qëllim fetar i respektueshëm për të ndërtuar një tempull fetar, të përdoret si kalë troje për të ndërtuar pallate në atë zonë”, - deklaroi Lame. Ai ftoi publikisht kryebash-

kiakun Basha dhe përfaqësues nga grupi i oponencës mjedisore të planit për të dalë në një debat televiziv. Pas deklaratës së Lames lidhur me kritikat mbi Planin Urbanistik ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet një deklarate, Bashkia e Tiranës ka shprehur keqardhjen për tendencën e vazhdueshme që ish-kryebashkiaku Rama ka për të sulmuar politikisht Planin Urbanistik të Tiranës. “Për të disatën herë, z.Rama dhe z.Lame kanë përcjellë tek qytetarët deklarime të pavërteta rreth Planit Urbanistik. Ky plan u hartua në transparencë të plotë dhe me përfshirjen e ekspertëve më të mirë, pjesë e të cilëve ka qene edhe zoti Lame. Qëllimi i sulmit me prapavijë tërësisht politike ndaj këtij plani, synon thjesht dhe vetëm mbulimin e dështimit të mosbërjes së tij nga ishkryebashkiaku Rama, për 11 vjet. Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës, jo vetëm nuk cenon hapësirat e gjelbra, por parashikon shtimin e tyre”, thuhet në reagimin e Bashkisë.


E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

19

MAPO

intervista

Prof. dr. Mehmet Çeliku, pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit, gjithashtu dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik të gjuhës, shprehet se ka ardhur koha që të vihen në jetë tezat e propozuara vite më parë nga korifejtë e gjuhës shqipe

Shumë prej tezave që diskutohen sot për standardin e gjuhës janë diskutuar që më 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit ë ndryshohet apo jo shqipja standarde, ishte një temë që hapi debat të gjerë mes akademikëve gjuhëtarë. Në fakt shumë prej tezave që u debatuan ishin hedhur që në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972, nga prof. dr. Eqerem Çabej; prof. dr. Mahir Domi; prof. dr. Aleksandër Xhuvani etj. Teza këto që, sipas Mehmet Çelikut, pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit, u anashkaluan asokohe, por që ka ardhur koha që të vihen në jetë. Prej disa vitesh funksionon një Këshill Ndërakademik për gjuhën shqipe, me krijimin e të cilit do të diskutohej mbi baza shkencore për standardin e gjuhës shqipe. Edhe brenda këtij Këshilli ndërakademik gjuhëtarët u ndanë në dy kampe; ata që kërkonin të ndërhyhej në standardin e gjuhës dhe ata që mbronin standardin e vendosur më ’72-shin. Mehmet Çeliku është anëtar i këtij Këshilli dhe thotë se prej shumë muajsh ky këshill nuk mblidhet. “Në fakt, Këshilli mblidhet sa herë që hapet debati për standardin”- thotë Çeliku. Në këtë intervistë Mehmet Çeliku, si një nga pjesëmarrësit në Kongresin e ’72-shit, shprehet se shumë prej tezave që diskutohen sot nga gjuhëtarët janë propozuar që në Kongres, nga Eqerem Çabej dhe Mahir Domi. Ju jeni anëtar i Këshillit Ndërakademik të gjuhës shqipe. Jeni mbledhur kohët e fundit? Ka shumë muaj që nuk jemi mbledhur. Ky Këshill Ndërakademik nuk është se ka një program të paracaktuar se çfarë do të bëhet në të ardhmen ose ndonjë axhendë. Mblidhemi sa herë që rihapet debati për gjuhën. Çfarë po bëhet me standardin e gjuhës, pas gjithë atij debati? Unë personalisht jam një nga partizanët e mbrojtjes së shqipes standarde. Kam qenë anëtar edhe në Kongresin e Drejtshkrimit më ‘72 dhe jam studiues i gjuhës shqipe. Libri që unë kam shkruar për gjuhën standarde është në përgjithësi në mbrojtje të standardit. Por ka edhe mendime kundër. Debati në shkencë, kur është pozitiv, sjell zhvillim, por jo debat për debat, jo debat politik, por me argumente shkencore. Unë e mbroj standardin si gjuhëtar dhe

T

Mehmet Çeliku

Çabej dhe Domi kërkuan ndërhyrje në standard që më ’72-in

Prof. dr. Eqerem Çabej

Prof. dr. Mahir Domi

Disa ndryshime të propozuara në Kongresin e Drejtshkrimit Të hiqet “ë” fundore e emrave Djalë-djal Lumë-lum Të hiqet “ë” në emrat që tregojnë lëndë Mjaltë- mjalt Djathë-djath Gjalpë-gjalp Emrat që mbarojnë me “një” të shkruhen me “j” Ftonj-ftoj Ullinj-ullij Të vendoset vetëm një normë për disa folje Prashit ose prashis Mat ose mas

mendoj se nuk është e drejtë që të ketë ndryshime. Unë jam dakord që duhet përmirësuar ose më saktë duhet thjeshtuar sa më shumë që të jetë e mundur gjuha standarde. Si pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit, ka pasur ndërhyrje nga pushteti i asaj kohe për standardin që ne kemi sot? Po, ka pasur ndërhyrje Si ndërhyhej? Kishte mekanizmat e saj dhe ajo kohë. Mbështetej toskërishtja letrare, e cila mësohej në shkolla, abetarja ishte toskërisht, librat që botoheshin ishin toskërisht, ndërsa librat që ishin shkruar në gegërisht mënjanoheshin disi. Pra, stimulohej nga pushteti dhe financohej toskërishtja Ka pasur zëra kundër në Kongres? Jo, nuk ka pasur, rrethanat ishin të tilla dhe të gjithë kishin rënë në dakordësi. Regjimi ishte i tillë. Kombi ynë kishte nevojë për një gjuhë të përbashkët dhe baza do të ishte ose toskërishtja ose gegërishtja, nuk mund të ishin të dyja. Njëra do fitonte, tjetra ishte e destinuar të humbte.

Dhe cila ishte më e lehtë për t’u mësuar nga pjesa tjetër e popullsisë. Toskërishtja është më e lehtë se gegërishtja. Gjithashtu, toskërishtja ka evoluar më shumë, është më e avancuar. Atëherë unë si gjuhëtar pranoj atë që është me e lehtë për t’u mësuar dhe më e avancuar. Pastaj ka dhe diçka tjetër. Toskërishtja, si bazë e gjuhës standarde, ishte kristalizuar që në Kongresin e Manastirit dhe nuk është se u vendos në Kongresin e ’72-shit. Por sigurisht që regjimi i Hoxhës e mbështeti shumë këtë dhe mendoj se ka bërë gjënë e duhur. Si gjuhëtar e pranoj se edhe gegërishtja është shumë e pasur me frazeologjizma, por shtegu gjithsesi është lënë hapur dhe mund të marrim forma që nuk i ka gjuha standarde. Në fakt, shumë prej tezave që diskutohen sot janë diskutuar që më ’72-shin Cilat teza janë diskutuar dhe nga kush? P.sh. teza që të hiqet “ë” fundore e emrave si djalë, lumë dhe të vendoset që të shkruhet djal, lum etj. Këtë tezë e propozoi Mahir Domi në Kongresin e Drejtshkrimit, por u anashkalua. Tjetër tezë e Mahir Domit, ai

propozoi në këtë kongres dhe që diskutohet sot, është ajo që emrat që tregojnë lëndë dhe kanë “ë” në fund si mjaltë, djathë, gjalpë etj. të shkruhen pa “ë” në fund. Këta janë emra mashkullorë, që nuk është nevoja që të ruhet “ë” fundore. Eqrem Çabej, gjithashtu, hodhi disa teza. Ai thoshte se emrat që mbarojnë me “një” në fund të shkruhen me “j” p. sh. ftonj të shkruhet ftoj, ullinj të shkruhet ullij. As kjo tezë nuk u mbështet në Kongresin e Drejtshkrimit. Mendoj se ka ardhur koha që këto teza të vihen në jetë. Personalisht mendoj se standardi ka nevojë për disa përmirësime, por pa prishur bazën. Duhet një punë e madhe për të arritur deri këtu. Gjuhëtarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, janë ndarë në dy kampe pro dhe kundër. I njëjti debat që bëhet në Shqipëri për standardin bëhet edhe në Kosovë. Gjuhëtarë janë pozicionuar në: ata që nuk duan të preket fare standardi, ata që mbështesin thjeshtësime të standardit, por pa e prekur bazën, dhe ata që kërkojnë ndryshime duke përfshirë edhe forma të gegërishtes. Aida Tuci


20

MAPO

e martĂŤ, 19 shkurt 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Kolana historike


E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

FSHF

sport

21

MAPO

Ekzekutivi: Kosovarët, jo më si të huaj Në mbledhjen e ditës së djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, mes shumë vendimeve, ka vendosur që t’u japë lojtarëve kosovarë të njëjtat të drejta si lojtarëve të lindur në Shqipëri, duke mos bërë më asnjë diferencim me futbollistët e huaj që militojë në kam-

pionatin tonë. Padyshim ky ishte një vendim i shumëdëshiruar dhe i mirëpritur në opinionin futbolldashës, ndërsa është etiketuar dhe si një hap më shumë drejt unifikimit të ligave. Por nëse kjo do kohë që të ngjizet, kosovarët tashmë do të jenë “shqiptarë” edhe në superligë.

Gjithashtu, ndër vendimet e tjera ishte dhe caktimi i rendit ditor në Asamblenë e Zakonshme që do të mbahet më datë 28 shkurt në Tiranë, ku veç pasqyrimit të të ardhurave dhe raportit të Deloitte&Touche, do të dëgjohet për herë të parë dhe raporti njëvjeçar i Komisionit të Etikës.

Tafaj lë postin Dede, trajneri i ri i Tiranës Ish-mbrojtësi dhe kapiteni emërohet në krye të bardhebluve pas një takimi me kryebashkiakun Basha. Tafaj do të jetë drejtor teknik Jeton Selimi Nëse pasdite Alban Tafaj ende nuk e kishte ndarë mendjen në lidhje me pozicionin e tij si trajner i Tiranës, në mbrëmje ka ardhur edhe vula nga kryebashkiaku Lulzim Basha, që ia ka besuar detyrën ish-trajnerit të Luftëtarit, Nevil Dede, që do të rikthehet kështu në ekipin që e bëri emër të madh, kësaj radhe si trajner. Kanë mjaftuar pak minuta që Basha dhe Dede të gjejnë akordin mes tyre dhe kjo ka s jellë largimin e Tafajt, që pas ndeshjes me Shkumbinin hodhi vrer mbi grupin e lojtarëve. “Më shumë se gjithçka nuk më ka mërzitur loja e zhvilluar, por mënyra se si lojtarët u sollën në fushë. Nuk mjafton vetëm taktika apo disiplina e kërkuar nga unë, por edhe karakteri.” Fjalët e Alban Tafajt, trajnerit të Tiranës, u dukën shumë të ashpra në përfundim të sfidës Shkumbini-Tirana 1-0, që sollën një tjetër shkarje të bardhebluve në renditje dhe që tanimë sheh të jetë në të njëjtën kuotë pikësh sa edhe Flamurtari dhe 4 pikë poshtë vendit të dytë që mbahet nga Teuta. Për Skënderbeun as ia vlen të diskutohet, kampionët janë tashmë një mirazh, ndërsa sfida e radhës kundër bregdetarëve në kryeqytet do të përcaktojë shumë në mundësitë reale për ta parë Tiranën në Kupat e Europës në këtë sezon. Prandaj, Alban Tafaj mendoi që të largohet nga posti i trajnerit, ndonëse, siç e pranon ai vetë, ekipi ka nevojë për stimuj të ri, që mund t’i sjellë një trajner i ri. Por a ishin akuzat

Superliga Renditja

Skuadra 1) Skënderbeu 2) Teuta 3) Flamurtari 4) Tirana 5) Kukësi 6) Laçi 7) Vllaznia 8) Bylis 9) Kastrioti 10) Besa 11) Shkumbini 12) Luftëtari 13) Tomori 14) Apolonia

N 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15

F B H P 11 3 1 36 9 2 4 29 7 4 4 25 7 4 4 25 6 6 3 24 7 3 5 24 6 5 4 23 6 4 5 22 5 4 6 19 4 4 7 16 3 6 6 15 3 2 10 11 1 6 8 9 1 5 9 8

e tij me karakter emocional? Tafaj mendon se po, ndërsa sqaron: “Një ditë më pas je gjithmonë më i qetë dhe reflektimi fillon njëherë nga vetja, pastaj nga lojtarët. Edhe sot e them se do ta luajmë atë ndeshje siç e luajtëm. Kritikën ndaj lojtarëve mbase ma kanë keqinterpretuar mediat. Kam thënë vetëm se duhet të kenë karakter të fortë dhe asnjëherë nuk kam dyshuar te grupi i lojtarëve. Këtë ua thashë dhe gjatë analizës sepse mendoja se në një moment tjetër apo në një mënyrë tjetër që do të luhej ndeshja isha 100 për qind i bindur se nuk do e luajmë më ashtu në atë trysni dhe me dy skuadra në objektiva të kundërt,” ndërsa më pas deklaron se ka menduar që të braktisë postin e trajnerit, deklaratë kjo që erdhi pak orë pas emërimit të Lulzim Bashës. “Kam menduar të ndryshojë dhe pozicionin tim duke nisur dhe nga presioni i mediave. Jam një nga ata njerëz që kontribuoj dhe do të vazhdoj të kontribuoj për Tiranën dhe nuk kam nevojë për grada. Mbase duke i bërë dy ngarkesa, atë të drejtorit dhe trajnerit nuk po arrij të bëj asnjërën siç duhet. Ndaj jam duke riparë edhe njëherë pozicionin tim dhe mbase rikthehem të bëj vetëm detyrën e drejtorit sportiv duke i hapur rrugën një trajneri tjetër. Nuk është dorëheqje. Është lëvizje brenda klubit. Atë kontribut që

jap te ky klub nuk mund të ma mohojë njeri. Nuk kam pasur nevojë as për kontratë trajneri që të bëja këtë detyrë. Por mendoj se një trajner i ri mund t’u japë lojtarëve motivimet e duhura,” përfundoi Tafaj, që kishte shprehur dëshirën ta drejtonte Teutën në fund të javës, por që këtë detyrë do ta bëjë Nevil Dede, trajneri i ri i 24 herë kampionëve.

Koktejl drogash para vrasjes, Pistorius ishte i kapur nga raptusi Policia zbulon prova të tjera shokuese: atleti ka konsumuar steroide dhe alkool, ndërsa ekzekutimi i të fejuarës ka ndodhur nën efektin e tyre Në fillim u kujtua si një incident tragjik, një vrasje nga pakujdesia, e shkaktuar si pasojë e panikut, por me kalimin e ditëve dhe thellimin e hetimeve, “drama” e Oskar Pistorius kthehet në një triller të vërtetë. Atleti afrikano-jugor qëlloi me katër plumba në shtëpinë e tij të dashurën, modelen 30-vjeçare Reva Stenkamp. Pistat e para të çonin thjesht në një incident, por pozicioni i Pistorius rëndohet nga dita në ditë, pasi hetuesit gjetën në apartamentin e tij në Pretoria, një shkop kriketi me shenja gjaku si dhe dëshmitë e fqinjëve se viktima kishte hyrë në shtëpi shumë orë përpara vrasjes së saj. Por raportet

e fundit të mediave lokale flasin edhe për gjetjen e një sasie të madhe steroidesh dhe substancave të tjera dopuese në shtëpinë e atletit, që vetëm pak ditë më parë ishte ikona e njerëzve me aftësi të kufizuar si dhe mishërimi i një vullneti të hekurt. Sipas mediave në

Afrikën e Jugut, Pistorius ka sulmuar të dashurën e tij si pasojë e një shpërthimi inati të amplifikuar edhe nga përdorimi i një koktejli mes steroide dhe alkool. Për këtë arsye, hetuesit kanë kërkuar të tjera analiza të gjakut të atletit, që tani rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Aktualisht, Oskar Pistorius ndodhet në arrest, ndërsa për të mbyllur sa më parë një çështje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, autoritetet do të përshpejtojnë gjykimin e atletit që me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londër 2012 shënoi një kapitull të ri në historinë e sportit botëror. Gjyqi ndaj tij pritet që të rinisë. Oskar Pistorius pret në komisariatin e policisë në Pretoria, ndërsa jeta në Afrikën e Jugut vazhdon si çdo ditë, veçse më shumë e tronditur që nga dita kur atleti kampion olimpik dhe paraolimpik vrau të dashurën, Riva Stenkamp.

Champions League

Venger: Do doja një barazim pa gola! Bajern, Martinez titullar, Roben në stol Arsenali gjen në fazën eliminatore një skuadrat pretendente për të fituar trofeun e Champions League, duke u përballur menjëherë me një test jetik për të ardhmen e sezonit. Në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Bajern Mynih, trajneri Venger i ka idetë të qarta, të mos pësojë gol në shtëpi. “Është jetike që ata të mos na shënojnë në Londër. Një barazim pa gola nuk është katastrofik edhe pse do të ishte mirë të shënonim. Ndeshja e FA Cup kundër Blakbërnit? Nuk më intereson për momentin sepse duhet të përqendrohemi maksimalisht te p��rballja e Champions League ku duhet të japim maksimumin për 180 minuta nëse dëshirojmë kualifikimin”. Në vijim të intervistës, tekniku francez nxjerr në pah cilësitë e grupit që drejton, pavarësisht kritikave të kohëve të fundit. “Të gjithë dëshirojnë të jenë në vendin tonë sepse vetëm dy ekipe angleze u kualifikuan në 1/8-at e Champions League. E dimë shumë mirë që është një përballje e rëndësishme por duhet të përpiqemi të tregojmë me fakte në fushë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”. Përballë Arsenalit sonte mbrëma, Jup Hejnkes do të ketë lojtarët më të

Champions League 1/8 e finaleve

Të martën Arsenal – Bajern Mynih

20:45

Porto – Malaga

20:45

Të mërkurën Milan – Barcelona

20:45

Gallatasaraji – Shalke

20:45

mirë në dispozicion. Trajneri i Bajernit ka rikuperuar Havi Martinezin, i cili pritet të jetë i gatshëm për të startuar titullar në “Emirates Stadium”. Pas vrapimeve të lehta të shtunën, mesfushori është stërvitur normalisht të dielën në “Zebener Shtrase”. Gishti i nxirë që e la jashtë ndeshjes me Volfsburgun nuk e ka shqetësuar aspak. “Ishte shumë mirë. Në situatën që është tani do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën në Londër. Ne u treguam të kujdesshëm për të parë reagimin e 24-vjeçarit, por ai tashmë është rikthyer normalisht në stërvitje dhe mendojmë se do të jetë OK”, – deklaroi Hejnkes për televizionin e klubit. Spanjolli pritet të zërë vendin përkrah Shvajnshtaigerit në mesfushë, ndërsa mediat pranë klubit bëjnë me dije se Roben do ta nisë sërish nga stoli.


22

MAPO

E martë, 19 shkurt 2013 www.mapo.al

LG prezanton modelin Optimus G Pro me 5.5”

Fjalëkryqi klasik

Pas disa javësh me paralajmërime, LG përfundimisht ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit Optimus G Pro, i cili posedon ekranin masiv me diagonale që arrin në 5.5 inç dhe 1080p. Modeli më i ri i telefonit nga LG I cili gjithashtu është i pajisur me procesorin 1.7GHz Snapdragon 600, është pajisja e parë mobile që vjen me çipin e ri të Qualcomm, dhe prezantimi i Optimus G Pro në Amerikën Veriore pritet të ndodhë gjatë gjashtë mujave të parë të vitit. Sikurse paraardhësi i tij, Optimus G Pro nuk dallon shumë sa i përket dizajnit dhe materialit me të cilin është mbështjellë – dhe në këtë drejtim mund të thuhet se LG përdor të njëjtën “veshje” me rivalin e saj Samsung, ndërsa pajisja është e hollë vetëm 9.4 mm, ngjashëm si Galaxy Note II. Në përgjithësi, Optimus G Pro ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, ndërsa LG është dëshmuar të jetë njëri ndër prodhuesit e respektuar të industrisë.

1

2

3

14 17

Horoskopi i ditës

Falë pozicionit të keq të Marsit, çiftet rrezikojnë të kalojnë një fazë delikate në jetën e tyre. Humori do ju ndryshojë gjatë gjithë ditës. Një person shumë i veçantë do i joshë beqarët sot. Jepini një mundësi, por mos ecni shumë shpejt. Shijojeni çdo gjë në kohën e duhur. Mërkuri do ju japë më shumë forcë sot të menaxhoni mirë financat.

DEMI (21/IV-20/V) Nëse jeni në çift, lidhja juaj do bëhet më e fortë se kurrë. Mërkuri do ju bëjë më të duruar dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Beqarët do mendojnë se janë harruar nga planetet. Bëni durim dhe shumë shpejt do ndodhë diçka që as që e kishit parashikuar. Yjet nga ana tjetër do ju shtyjnë të bëni shumë shpenzime.

BINJAKET (21/V-20/VI) Nëse jeta juaj në çift ka pasur probleme, sot gjërat mund të ndërlikohen aq shumë saqë mund të ketë edhe ndarje. Nëse lidhja juaj është harmonike gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët, me ndihmën e Saturnit do fillojnë një histori dashurie të qetë por që do i gëzojë pa masë. Në planin financiar do keni fat me shumicë.

GAFORRE (21/VI-22/VII) Venusi do ju bëjë të përjetoni shumë emocione sot. Çiftet do ndihen më të dashuruar se kurrë dhe do jenë gati për të filluar edhe një angazhim më të madh. Beqarët do kenë mjaft takime interesante dhe do mund të zbulojnë personin e ëndrrave të tyre. Mos e idealizoni atë! Gjatë kësaj dite do merreni më shumë me çështjet financiare.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju që keni krijuar tashmë një lidhje, mos tentoni më për aventura, por mundohuni ta përforconi edhe më tepër atë. Nga fundi i ditës mund të futeni edhe në një botë magjike së bashku me partnerin. Planetet do të favorizojnë aventurat për beqarët. Dashuria e madhe do vijë pas pak kohësh. Me financat do keni shumë probleme.

Do jeni plot sharm sot dhe askush nuk do mund t’ju rezistojë dot. Partneri do jetë i lumtur që ju ka pranë dhe do kaloni edhe momente kënaqësie dhe pasioni. Beqarët është më mirë të qëndrojnë vetëm sepse aventurat që mund të fillojnë do ju sjellin më shumë probleme sesa kënaqësi.

Pasi keni kaluar disa probleme në çift sot gjërat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Dialogu do të rinisë midis jush dhe do ndiheni mirë. Jeta e beqarëve do ketë ndryshime sot. E besoni apo jo, mund të keni edhe dashuri me shikim të parë të cilat do ju bëjnë të ndiheni si mbi re. Do keni shumë dëshirë për t’u pasuruar.

Sot çiftet do kenë gjatë gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Marrëdhënia juaj do të lulëzojë edhe njëherë dhe lumturia do jetë e garantuar. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë! Beqarët do kenë një takim mjaft të rëndësishëm. Personi që do takoni do ju bëjë për vete që me shikim të parë. Mërkuri do influencojë edhe për mirë edhe për keq te financat.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Jeta për çiftet do jetë shumë harmonike sot. Çdo problem i vogël do të zgjidhet dhe lidhja juajdobëhetedhemëefortëse kohët e fundit. Beqarët nuk do kenë ditën e tyre më të mirë. Nuk do ketë as aventura dhe as dashuritëmëdha.Gjithsesimos u mërzitni, sepse keni ende kohë. Kujdesuni pak më shumë përsituatënfinanciaresotqëtë mos keni probleme me vonë.

Ju që i urreni aq shumë konfliktet më në fund do keni një ditë të qetë dhe pa probleme në çift. Klima do jetë e ngrohtë dhe në qiell nuk do ketë asnjë re. Beqarët do i telefonojë dikush që ka kohë që i pëlqen. Mos e refuzoni sepse sot ju presin disa surpriza shumë të këndshme. Situata në sektorin financiar nuk do ketë probleme të mëdha.

Çiftet që kanë kohë që kanë krijuar një lidhje do kenë një imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do mendojnë gjëra që nuk ekzistojnë. Kujdes sepse debatet që mund të lindin do jenë të mëdha. Beqarët para se të fillojnë një lidhje duhet më parë të këshillohen me dikë që kanë besim. Me financat nuk ju lejohet të bëni gabime.

Ditapërpjesënmëtëmadhetë çifteve do jetë e bukur dhe plot bashkëpunim.Edheataqëkanë pasur zënka kohët e fundit do sqarojnë çdo gjë. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri. Planetet do ju mbështesin por kërkesatqëjukeninukmundtë plotësohen dot sot. Kujdes, sepse situata që mund të krijohet do jetë shumë e vështirë.

6

7

8

9

19 23

24

27 31

10

32

33

11

12

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

16

18

22

Në njërin prej takimeve të tij të fundit në zyrën e tij, para se të vdiste, Steve Jobs, bashkë-themeluesi dhe ish shefi ekzekutiv i Apple, i tha gazetarit të The New York Times, John Markoff se nëse ai do të kishte më shumë energji, atij do t’i pëlqente të shëtiste nëpër Detroit me një makinë të prodhuar nga Apple. Dhe kjo nuk është hera e parë që është dëgjuar për interesin e Steve Jobs në prodhimin e një makinë nën markën e kompanisë të cilin ai e kishte krijuar. Anëtar i bordit të Apple, Mickey Drexler tha se ëndërra e Jobs ishte të bënte makinën e cila do të quhej iCar. Edhe pse shumica nuk besojnë në këtë ide, duhet të dihet se dy nga anëtarët e bordit të Apple të cilët njëkohësisht janë edhe dy drejtues shumë të rëndësishëm të kompanisë, janë edhe entuziast të mëdhenj të makinave. Eddy Cue, i cili udhëheq shërbimet e internetit vozit Ferrari, ndërsa Phil Schiller, drejtues i marketingut të Apple gjithashtu “çmendet” pas veturave, dhe kjo mund të vërehet në cicërimat e tij në Twitter. Ndërsa Google është duke eksperimentuar me makinat të cilat vozitën vet, Apple mund të futet në tregun e ri me iCar, për të luftuar me Google dhe për të përmbushur amanetin e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs.

5

15

Amaneti i Jobs: Apple të krijojë iCar

DASHI (20/III-20/IV)

4

28

20

21

25

26

29

34

30

35

36

37

38

39

41

40 42

43

44

45

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

47

49

48

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Tendenca e pakicavë kombëtare për t’u ndarë nga shtetet ku bëjnë

1. Qytet në Kosovë. 2. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një

pjesë. 10. Qofte në dialekt. 14. Pacino i kinamasë amerikane. 15. Vegël

gjymtyre për të lëvizur. 3. Cumming, aktor i njohur. 4. Kanë këpucët,

muzikore me tela. 16. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më

mbrapsht. 5. Në mënyrë të fshehtë. 6. Industria Tekstile. 7. Rrëmujë. 8.

larg nga mesi i tij. 17. Llaç, gëlqere në dialekt. 19. Rreth i vendit tonë. 22.

Ent Rural. 9. Ndryshim i pamjes për të mos u njohur. 10. Fitimi që kemi

Të lutem! 23. Tregu Europian. 24. Hasan, trajner i njohur futbolli. 26. Notë

nga shitja e diçkaje. 11. Përdoret në kuzhinë. 12. Shiroka i kinemasë. 13.

muzikore. 28. Kafshë e vogël zvarranike. 31. Emër që i ngjitet dikujt për

Përdoren për të gatuar. 18. Njësia e matjes së rezistencës. 20. Grup tin-

ta lavdëruar ose për ta fyer. 35. I ka demi në mes. 36. Komediograf i fam-

gujsh që të vrasin veshin. 21. Pjesëz mohuese. 25. Institut Privat. 27. Tërë-

shëm francez. 40. Shtet në brigjet e detit Kaspik. 41. Tërësia e mjeteve

sia e orendive që vendosen në skenë. 29. Shqyrtimi i rrethanave në të

monetare e materiale të caktuara për një qëllim. 42. Pije pak e hidhur.

cilat është kryer një krim. 30. Diçka e punuar hollë e me shije. 32. Pjesë

43. Industria Hekurit. 44. Nënë në dialekt. 45. Shpejtim i rrahjeve të

e natyrës që shtrihet para syve. 33. Grup njerëzish që kanë lidhje inre-

zemrës. 46. Pjesa e majtë, ose e djathtë e një sendi. 47. Përemër vetor.

resash. 34. Përemër vetor. 37. Ka edhe një pushtet të tillë. 38. Pak edu-

48. Përdoret për të dërguar një letër. 49. Fëmijë në dialekt.

katë. 39. Kusuri. 44. Qytet i vendit tonë. 47. Agjensi Martesash.

Sudoku | nivel mesatar 1

5

2 8 9 3

7

1

3

2

8 4 4

6 3 1

2

3

5

6 4

4 5

1 4 5

4

7

5

3 1

9

8 1

8

3 8

2

4

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5

2

5

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

3 4

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5 1 7 1 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 151, 242, 315, 346, 415, 419, 462, 558, 620, 666, 715, 848. Numra me 4 shifra: 2011, 2152, 3020, 3201, 4857, 5148, 7152, 9548. Numra me 6 shifra: 012302, 148595, 49565, 152632,

S

E

L

E

K

R

E

U

U

S

F

L

A

R

K

S

I

O

N

I

M

E

N

C

I

N

A

U

R

K

S

A

L

D

I

A

T

U

N

A

H

S

U

R

E

T

E

S

I

R

E

U

C

I

T

A

T

R

U

A

N

P

A

T

R

A

G

R

A

R

I

T

R

P H

E Z

H

I

I

E

I

D

T

R

E

N

P

O

E

M

A

I

M

S

A

T

I

S

G

A

T

E

T

A

V

O

K

A

T

A

N

I

K

P

I

J

M

O

S

R

A

K

A S

H

182790, 283352, 422454, 45361, 504725, 511838, 514526, 521566, 533365, 565085, 680056, 682283, 856425, 874854, 932608, 968574. Numra me 7 shifra: 2632996, 5425801, 8105510, 8748342.

A T

R

I

R D

O T E S K

1

2

6

3

2

0

1

1

1

5

4

7

8

5

9

6

5

2

3

3

2

0

1

5

4

8

7

9

5

6

2

3

3

3

0

1

5

2

6

3

2

5

9

9

9

6

5

8

7

4

1

5

2

6

3

2

2

1

0

2

0

2

3

3

3

6

9

5

8

3

4

8

5

4

1

5

2

6

3

2

1

7

0

0

5

2

6

3

5

9

6

8

5

7

4

9

5

4

1

5

2

1

0

2

3

3

3

6

5

8

6

5

8

7

4

8

8

8

7

4

5

2

1

1

1

1

4

7

8

5

8

9

6

3

2

0

1

5

6

3

2

1

4

5

6

9

8

7

2

0

1

5

6

3

2

0

1

4

7

8

5

9

6

3

2

2

2

1

5


faqja e fundit

SOT 1931

E martë 19 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

23

19 shkurt Vrasja e Shuflajt Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe të Akademisë së Shkencave në Vjenë, Milan Shuflaj vazhdoi punën e albanologëve Jirecek dhe Thallozcy për redaktimin e librit të tretë të Codex albanicus, një koleksion arkivor. Pas kthimit nga Shqipëria, Shuflaj mori një letër kërcënuese dhe më pas u sulmua disa herë

në shtyp, gjë që dëshmonte qartë se qarqet serbomëdha kishin vendosur ta eliminonin. Anëtarët e organizatës Jugosllavia e Re, nën mbrojtjen e autoriteteve, i zunë pritë te shtëpia e tij dhe ia thyen kafkën me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas u futën në apartamentin e tij dhe morën dorëshkrimin e librit

të tretë të Codec albanicus. Nuk pati asnjëherë ndonjë hetim rreth kriminelëve. Autoritetet ndaluan aktivitetet që kishin të bënin me varrimin e Shuflajt dhe mohuan lidhjet apo dijenitë për kriminelët. Vrasësit ishin agjentët e policisë Beloseviç dhe Zwerger, të cilët ikën në Beograd.

Calvin Coolidge Commander-in-brief George Will/ Washington Post

Në vitin 1924, pas sëmundjes së gjatë dhe vdekjes së të birit 16-vjeçar nga helmimi në gjak, Coolidge demonstroi - nëse kultura jonë rrëfimtare do mund ta kuptonte këtë elokuencën e reticensës: “Kur po vuante, ai më lutej ta ndihmoja. Nuk mundesha”.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Para se Ronald Reagan të udhëtonte 16 blloqe banimi deri në Shtëpinë e Bardhë, pas fjalimit të tij të parë inaugural, kuratori i Shtëpisë së Bardhë, i instruktuar nga Presidenti, vari në dhomën e Kabinetit një portret të Calvin Coolidge. Komunikuesi i Madh e dinte se Cal-i i heshtur mund t’i përdorte fjalët fuqimisht - 15 prej tyre e bënë atë një figurë kombëtare - sepse ai ishte ekonomik në përdorimin e tyre, ashtu si në çdo gjë tjetër. Nëse Barack Obama, presidenti më fjalaman i Amerikës (699 fjalime të lexuara në teleprompter vetëm gjatë mandatit të parë) do të ishte në gjendje të mësonte nga dikush me të cilin nuk pajtohet, do të përfitonte nga biografia e sapodalë për Coolidge-in e Amity Shlaes, të cilin ajo e quan “i përmbajturi i madh” me një ‘aftësi për koncizitet’; si për shembull kur ai tha “inflacioni është refuzim”. Ajo thotë se nën presidencën e tij minimaliste ai “inaksionin e bëri të virtytshëm’. Siç thoshte ‘është shumë më e rëndësishme të mos kalosh ligje të këqij sesa të kalosh të mirat’. Përgjatë 67 muajve të presidencës së tij, borxhi kombëtar, qeveria kombëtare, buxheti federal, papunësia (3.6 për qind) dhe madje edhe çmimet ranë. PBB u rrit me 13.4 për qind. Në vitin 1898, në moshën 26-vjeçare, ai fitoi të parën garë, nga 10 të tilla, për një post publik, një vend në këshillin bashkiak të Northampton-it në shtetin e Massachusetts-it. Ashtu si Reagani, Coolidge përfitoi nga të qenit i nënvlerësuar: letra e referencës që ai çoi në Boston kur u zgjodh në Asamblenë e Përgjithshme të Massachusettsit lexonte “ai është më i mirë se sa jep paraqitja e tij”. Më i ashpër, gjithashtu. Gjatë kaosit të grevës së policisë së Bostonit në vitin 1919, guvernatori Coolidge e elektrizoi kombin me këto 15 fjalë: askush nuk ka të drejtë të bëjë grevë kundër sigurisë publike, askund dhe asnjëherë. Nëntë muaj më vonë, liderët Republikanë, në të famshmen ‘dhomë të mbytur në tym’ në Hotelin Blackstone në Chicago vendosën të kandidojnë për president senatorin e Ohios Warren Harding retorika e tmerrshme e të cilit e detyroi H.L. Mencken të vargëzonte në përbuzje: më kujton një litar sfungjerësh të qullur; më kujton rroba të zbërdhylta në tel; më kujton groshët e prishura, të bërtiturat studentore, qen që lehin idiotësisht përmes netësh që s’mbarojnë”. Konventa nxori një dyshe të balancuar retorike, duke zgjedhur Coolidge-in si zv/president. Ai i shkroi të atit: “shpresoj mos të të mbetet hatri”. Harding ishte një raskal që nuk i njihte miqtë, por kishte instinkte të forta rreth politikave. E para prodhoi pakënaqësi rreth Naval Petroleum Reserve No. 3, njohur si Wyoming’s Teapot Dome. E dyta prodhoi prosperitet. Kur Harding vdiq në gusht 1923, Coolidge nuk e kishte parë që nga marsi, por Presidenti i ri, i ndihmuar nga një ish-kongresmen me emër fantastik C. Bascom Slemp, e vazhdoi programin e Harding-ut për shkurtimin e taksave, tarifave dhe shpenzimeve. “Unë jam për ekonominë. Pas kësaj, jam për edhe më shumë ekonomi”, tha Presidenti i 30-të, politika e administratës së të cilit për lapsat që i jepeshin çdo burokrati ishte

Coolidge, vëren Shlaes, mendonte se posti i tij ishte “megjithëmend presidencial, fjalë për fjalë, dikush që udhëhiqte. Dhe ‘monumenti më i mirë i kësaj lloj presidence ishte mungesa e një monumenti”. Kjo mungesë, megjithatë, është njëfarë pranie paralajmëruese për atë që tha ‘është një përparësi e madhe për një President, dhe një burim i madh sigurie për vendin, që ai ta dijë se nuk është një njeri i madh”. Funerali i vitit 1933 për këtë burrë të koncizes zgjati 22 minuta.

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

se, nëse ata nuk e përdornin të tërin duhet të rikthenin ç’mbetej. Coolidge dhe sekretari i Thesarit, Andrew Mellon, ishin avokatë të “taksimit shkencor”, një përsëritje e hershme e teorisë supply-side economics, që shpesh, të ulësh taksat stimulon ekonominë në mënyrë që humbjet në të ardhurat e qeverisë do të jenë shumë më pak sesa fitimet e taksapaguesve. Pa kaluar shumë, Coolidge u alarmua se rritja ekonomike po prodhonte të ardhura të tepërta, që mund ta zmadhonin qeverinë. Ai u takua me të shoqen, të hareshmen Grace, pasi dëgjoi të qeshurën e saj kur ajo e pa nëpërmjet dritares tek rruhej me kapelë në kokë. Biografia e Shlaes do të ishte edhe më zbavitëse, nëse ajo do ta përfshinte këtë anekdotë të shpesh përsëritur: Kur Presidenti dhe zonja Coolidge po vizitonin një fermë me guida të ndryshme, Grace e pyeti shoqëruesin e saj nëse gjeli çiftohej më shumë se një herë në ditë. “Dhjetëra herë”-iu tha. “Thuaja këtë Presidentit” ia ktheu ajo. Kur ia thanë këtë, Coolidge pyeti: ‘e njëjta pulë çdo herë? Shoqëruesi u përgjigj ‘çdo herë një e ndryshme’ dhe Presidentit ia priti: “tregoja këtë zonjës Coolidge”. Në vitin 1924, pas sëmundjes së gjatë dhe vdekjes së të birit 16-vjeçar nga helmimi në gjak, Coolidge demonstroi - nëse kultura jonë rrëfimtare do mund ta kuptonte këtë - elokuencën e reticensës: “Kur po vuante, ai më lutej ta ndihmoja. Nuk mundesha”. Coolidge, vëren Shlaes, mendonte se posti i tij ishte “megjithëmend presidencial, fjalë për fjalë, dikush që udhëhiqte. Dhe ‘monumenti më i mirë i kësaj lloj presidence ishte mungesa e një monumenti”. Kjo mungesë, megjithatë, është njëfarë pranie paralajmëruese për atë që tha ‘është një përparësi e madhe për një President, dhe një burim i madh sigurie për vendin, që ai ta dijë se nuk është një njeri i madh”. Funerali i vitit 1933 për këtë burrë të koncizes zgjati 22 minuta. *Presidenti amerikan me Kushtetutë është njëkohësisht Commander-in-chief, d.m.th. Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në titull, autori e ka përdorur si lojë fjalësh, duke e kombinuar me një cilësi të presidentit Coolidge koncizitetin e tij (briefshkurt ose konciz).

Email: v_perleka@yahoo.com vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e martë, 19 shkurt 2012 www.mapo.al


Gazeta Mapo