Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Zyrë e re për punëkërkues të vjetër, dyndje që ditën e parë Nga Suadela Balliu

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 16 Janar 2014. Numër 1109. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Shkrihen akujt

Berisha në takim me Arvizu: Gjykatësit po kërcënohen me jetë

Pengmarrja 2.5 mln euro

Dy shqiptarë në bandën që rrëmbeu biznesmenin grek Historia e bujshme e Manolis Karamolegos, pronarit të një rrjeti dyqanesh buke në Athinë, që bindi pengmarrësin të dorëzohej bashkë me të në polici. Lirohet pas 24 orësh, pasi qëndroi rob në duart e dy shqiptarëve, një moldavi dhe një greku. Shkaku i rrëmbimit, 2.5 mln eurot që biznesmeni sapo i kishte marrë kredi. Policia arreston moldavin dhe një shqiptar e shpall në kërkim të tjerët Në rrëmbimin e bujshëm të biznesmenit grek, Manolis Karamolegos, janë përfshirë edhe dy shqiptarë. Pengmarrja ndodhi në Athinë

mbrëmjen e së hënës dhe përfundoi 24 orë më vonë, me një fund të lumtur për biznesmenin 55-vjeçar, pronar i një rrjeti... Faqe 6

Biznesmeni i rrëmbyer, Manolis Karamolegos

Presidenca e BE: Te Statusi nuk ndikuan ekstremistët, kërkohen më shumë rezultate Ish-kryeministri pret ambasadorin amerikan, me të cilin kohët e fundit kishte shkëmbyer replika në distancë. Takimi, me kërkesë të diplomatit. Berisha: Gjykatësit sot po refuzojnë çështje në të cilat paditet qeveria. Sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtetuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga vetë Rama. Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Apeli e liroi Mziun, më shumë se nga arresti, nga paragjykimi social e politik blog Alfred Lela

koment

Agim Nesho

Rotacioni solli optimizëm tek bizneset, jo tek konsumatorët Banka e Shqipërisë pas anketimeve të saj thotë se rënia e pritshmërisë për përmirësimin e situatës financiare në tremujorin e fundit të 2013 ka shtuar pesimizëm tek qytetarët.

Takimi i Prizrenit dhe domethëniet e tij

Shqipërisë në muajin dhjetor. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se vendimi i BE-së erdhi si pasojë e trysnisë që ushtruan forcat ekstremiste në shtetet e fuqishme europiane, ambasadori grek në Tiranë, në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e radhës të BE-së, tha se kjo nuk ka qenë thelbësore në këtë vendimmarrje. Në një dalje të posaçme për mediat, me rastin e marrjes së... Faqe 4

Greqia nuk mendon njësoj si qeveria shqiptare sa i përket arsyeve të mosdhënies së statusit të vendit kandidat

Raporti i BSH

Gjuetarët e kontradiksioneve nuk e lanë t’u shpëtonte fakti...

Më 11 janar të dyja qeveritë shqiptare u mblodhën në Prizren, duke realizuar...

Ambasadori i Greqisë, Leonida Rokanas, vendi i të cilit ka presidencën e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit, pranoi problemin e euroskeptikëve, por sipas tij kjo nuk ka luajtur rol përcaktues në vendim

Bizneset përveç ndërtuesve, më optimistë se qytetarët Edhe pse vendi e ndryshoi qeverisjen në tremujorin e fundit të vitit 2013, konsumatorët nuk janë treguar optimistë, përkundrazi. Banka e Shqipërisë, në një anketë që zhvilloi në rreth 1200 qytetarë, vërejti... Faqe 5

thyerja e sigurisë

Arithmetika e ditës

“Mallkimi’ i Drenovës, shkarkohen edhe 11 gardianë të rinj të burgut

FAQE 7

5 ekonomi

Gjiknuri: Kontroll kompanive të naftës, fshehin tatimet Ministria e Energjetikës ka të dhëna se kompanitë që shfrytëzojnë rezervat e naftës në vendin tonë fryjnë në bilancet e tyre shpenzimet, me qëllim shmangien e taksave

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

A mund të ketë zgjedhje në PS Partia Socialiste duket se çdo ditë e më shumë po rrëshqet drejt modelit të lider maximo, ku përveç numrit Një, askush tjetër nuk ka rëndësi. Këtë model, që dikur socialistët e tregonin me gisht si të keqen më të madhe të kundërshtarëve të tyre demokratë, tani e kanë pranuar edhe vetë. Shefi- kryeministër ka gjithnjë të drejtë, edhe kur thotë se PS nuk ka nevojë të bëjë zgjedhje të kryetarit çdo katër vjet, ashtu siç është e shkruar në statutin e partisë. Edi Rama deklaroi publikisht për veten e tij se nuk e shihte të arsyeshme të rinovonte mandatin meqenëse kishte fituar zgjedhjet. Duke u vënë në rolin e Mark Nikollit të dikurshëm, ai interpretoi statutin e partisë, që e rinovoka automatikisht mandatin e kryetarit nëse ky fiton zgjedhjet, ndonëse kjo nuk...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Te Statusi nuk ndikuan ekstremistët, kërkohen më shumë rezultate Presidenca e BE:

Faqe 4

raporti i BSH: Ekonomia,

rotacioni nuk sjell optimizëm tek shqiptarët

Faqe 5

kronikë: Pengmarrja 2.5 mln

euro, dy shqiptarë në rrëmbimin e biznesmenit grek

Faqe 6

Si ditë e parë, specialistët e punësimit kanë mundur vetëm të lënë takime me punëkërkuesit. Pasi u kanë marrë kontaktet, u kanë caktuar një takim tjetër javës që vjen

Është dita e parë e punës për këtë zyrë dhe ajo çka kuptohet nga atmosfera por edhe nga punonjësit është se fluksi i të interesuarve ka qenë jashtëzakonisht i madh. Të moshave dhe formimeve të ndryshëm. Mjaftoi ta shihnin një ditë më parë në kronikat e të gjitha televizioneve, për të mësyrë shpresëplotë për gjetjen e një vendi pune. Nëpunëse, e Zyrës së parë moderne të Punës në Tiranë

Një zyrë e re për punëkërkues të vjetër, dyndje që ditën e parë A

jo që të shfaqet sapo hap derën në godinën e dikurshme të Lidhjes së Shkrimtarëve në rrugën e Kavajës, është me të vërtetë një ambient modern – ashtu siç edhe u pagëzua një ditë më parë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj –aspak i ngjashëm me ato zyrat e zymta me nëpunës qejfprishur që veç shijes së keqe që të lënë, nuk të zgjidhin asgjë. Ndriçimi i bardhë neon, ajri i kondicionuar, vendet komode të pritjes, stafi i sjellshëm, gati për të të dhënë përgjigje për çdo pyetje dhe për të të drejtuar nëpër të gjitha hallkat që përmban Zyra e Punësimit, bëjnë të paktën që asnjë nga ata të papunë që hapin derën në kërkim të punësimit të ndjehet më i mjerë apo i pashpresë. Është dita e parë e punës për këtë zyrë dhe ajo çka kuptojmë nga atmosfera por edhe nga punonjësit është se fluksi i të interesuarve ka qenë jashtëzakonisht i madh. Mjaftoi ta shihnin një ditë më parë në kronikat e të gjitha televizioneve, për të mësyrë shpresëplotë. “Ka pasur shumë të interesuar sot. Personat punëkërkues janë të moshave dhe formimeve të ndryshme. Ne i kalojmë të gjithë në takime me specialistët tanë. Ata fillimisht ulen dhe krijojnë profilin e tyre profesional mbi të dhënat që ata na japin mbi formimin, punësimet e mëparshme etj. Pasi krijojmë profilin e punëkërkuesit, shohim dhe i krahasojmë me ato çka kërkojnë punëdhënësit. Duke qenë se ne kemi një partneritet serioz me bizneset private që janë edhe punëdhënës potencialë, nuk mund t’u dërgojmë atyre njerëz që nuk përputhen me profilin profesional të kërkuar”, - tregon Julinda Gjoni, specialiste punësimi dhe përgjegjëse për Zyrën e Punësimit, dega Tiranë. Punëkërkuesve u ofrohet këshillim karriere, u mësohen hapat si të shkruajnë një letër motivimi, si të përgatisin një CV apo edhe sugjerime ku të ndjekin kurse trajnuese. “Pasi ne e kemi profilizuar punëkërkuesin dhe kemi gjetur punët që i përshtaten, i dërgojmë kandidatët më të përputhshëm me kërkesat e punëkërkuesve dhe ata pastaj kalojnë në intervistë atje dhe punësohen. Pra nuk jemi ne ata që i punësojmë drejtpërdrejt. Ne jemi, si të thuash, ndërmjetësuesit, dhe u ofrojmë shërbimin e këshillimit dhe si të krijojnë profilin e tyre. Pra i bëjmë të aftë që edhe të dalin të kërkojnë vetë punë”, - vijon Julinda, duke shtuar se ka pasur shumë të keqkuptuar në këtë ditë të parë të funksionimit. Ajo shton se shumë nga të regjistruarit në Zyrën e mëparshme të Punës kanë ardhur sërish për të kërkuar punë, duke menduar se ky është një shërbim tjetër. Është ndoshta ky konfuzion terminologjie që ka ndezur edhe debatin me opozitën. Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka reaguar duke u shprehur se kjo zyrë funksionon prej 9 muajsh dhe se inaugurimi i dy ditëve më parë ishte thjesht një show. “Është qesharake sesi për një dekor, për një tapet dhe

për një fasadë të re, qeveria e Ramës të trumbetojë sikur dje ka ndodhur mrekullia. Edhe zyra e inauguruar dje, në fakt ofron ato vende pune qe ishin ndërkohë të shpallura nga zyra e punësimit në Tiranë. Pra nuk kemi asnjë vend të ri pune, por kemi thjesht një fasadë të re në qytet”, - ka thënë dje Tafaj. Por kjo nuk është mohuar nga qeveria. Ministri Veliaj është shprehur se kjo është zyra e parë moderne, duke bërë dallimin e dukshëm me atë që ai e quajti një ‘zgëqe’ që nuk gjendej nga asnjë punëkërkues i interesuar. Mosha e të interesuarve që hyjnë e dalin nga ajo zyrë kap një shtrirje të gjerë. Hamideja është një zonjë 51-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe e papunë prej një viti e gjysmë. Mban radhën e saj për t’u ulur në tavolinën e këshillimit me një prej specialisteve të punësimit. “Kam ardhur të kërkoj punë. E dëgjova dje në televizor dhe erdha sot. Tani të shohim, do të na gjejnë apo jo këta”, - thotë ajo pa qenë as vetë e qartë çfarë profili pune ka ardhur të kërkojë. “Ç’të jetë... Vetëm të jetë punë. Kam kalamaj për të mbajtur. Kam punuar banakiere më përpara. Pastaj më hoqën nga puna. U trajtova një vit me asistencë, por edhe atë mezi e përfitova, me shumë vështirësi, sepse ishin ata të demokratëve dhe nuk donin të ma jepnin. Tani që kanë ardhur këta të majtët, të shohim a do të mendojnë për ne”, - vijon ajo duke shtuar se ka kërkuar punë, por nuk ka gjetur ndoshta edhe për shkak të moshës së saj. “Duhen edhe 7 vjet të dal në pension. Si t’ia bëj unë edhe për kaq vite, të rri pa punë?!” - thotë ajo. Veç disa njoftimeve të printuara në letër e të ngjitura në një kënd, vendet e tjera mund t’i shohin online sipas kategorive. Një burrë mbi të pesëdhjetat është ulur duke parë ofertat për punë, ndërsa asistohet nga stafi. “Nuk kam ardhur të shoh për vete. Unë jam i punësuar aktualisht në një kompani private, por im bir është diplomuar për Teknologji ushqimore. Erdha njëherë të interesohem se çfarë ofertash ka për profilin e tij. I pashë vendet e punës, mora edhe informacionin e nevojshëm dhe po largohem”. Tri vajza janë pozicionuar përpara ekranit të kompjuterit dhe mundohen të hapin profilet e tyre online. “Kam kërkuar punë edhe më përpara. Kam përgatitur edhe një CV. Nuk është se kam shumë besim se do gjej diçka, por po e provoj njëherë”, - thotë Erjona Hoxha, studente e vitit të dytë Master për të Drejtë Civile, e shoqëruar nga dy mikeshat e saj që ndjekin gjithashtu studimet Master, njëra në Shkenca Sociale dhe tjetra në Shken-

Duke qenë se ne kemi një partneritet serioz me bizneset private, që janë edhe punëdhënës potencialë, nuk mund t’u dërgojmë atyre njerëz që nuk përputhen me profilin profesional të kërkuar”, - tregon Julinda Gjoni, specialiste punësimi dhe përgjegjëse për Zyrën e Punësimit, dega Tiranë.

Punëkërkuesve u ofrohet këshillim karriere, u mësohen hapat si të shkruajnë një letër motivimi, si të përgatisin një CV, apo edhe sugjerime ku të ndjekin kurse trajnuese.

ca Edukimi, edhe ato mosbesuese për të gjetur punë në profesionin e tyre. Nga ata që nuk kanë shumë besim, por që vijnë ta provojnë, ka shumë. Një djalë, i cili nuk ka arsim të lartë dhe eksperienca e vetme e punës ka qenë një muaj kamerier, është krejt i pasigurt dhe i hutuar përpara ekranit të kompjuterit ndërsa sheh çfarë ofrohet dhe nuk e di ç’të kërkojë. Ende nuk ka kaluar në tryezën e këshillit, ku ndoshta do të jetë edhe më i qartë. Si ditë e parë, specialistët e punësimit kanë mundur vetëm të lënë takime me punëkërkuesit. Pasi u kanë marrë kontaktet, u kanë caktuar një takim tjetër javës që vjen, ku të interesuarit do të paraqiten dhe secili do të ketë nga një seancë këshillimi prej 30 minutash. “Ka shumë nga ata njerëz që anë shkëputur prej kohësh nga tregu i punës, u duket sikur nuk dinë të bëjnë asgjë, ose vijnë dhe thonë se dinë t’i bëjnë të gjitha dhe ne kalojmë kohë me secilin për t’i diagnostikuar se ku do të ishin të kualifikuar për të punuar”, shprehen punonjësit e kësaj zyre. Bizneseve u dërgohen emrat e kandidatëve më të përshtatshëm, të profilizuar nga specialistët, por Julinda Gjoni shprehet se kjo zyrë insiston veçanërisht dhe bëhet ndërmjetës i fortë për punësim për shtresat më vulnerabël të punëkërkuesve, si nëna beqare, gra të divorcuara, nga komuniteti rom etj., që kanë vështirësi për të hyrë në tregun e punës. “Ne insistojmë që ata të jenë kandidatë dhe të punësohen nga bizneset me të cilat kemi partneritet”, -shprehet Gjoni. Veç ndërmjetësimit nga specialistët e punësimit, punëkërkuesit kanë mundësi kontakti të drejtpërdrejtë me punëdhënësit, duke hapur profilet online. Profile online kanë edhe punëdhënësit, që në këtë zyrë mbajnë shifrën e 6368 punëdhënës të regjistruar. Nëse oferta dhe kërkesa e asaj çka është paraqitur online përputhet, atëherë kontakti vendoset i drejtpërdrejtë. Shumë nga ata që kanë provuar regjistrimin online nga shtëpia dhe e kanë pasur të pamundur - këtë ministri Veliaj e sqaroi një ditë më parë, duke thënë se kjo ndodhte nga klikimet e shumta,- vijnë aty, madje disa edhe me CV në dorë, gati për të mbërthyer punën e dëshiruar. Ndoshta të gjithë kishin pritur vetëm pak informacion?! Kryeministri Rama shkruan në faqen e tij në facebook se “pas shumë vitesh korrupsion dhe vulgaritet tallës me qytetarët që u gjenerua prej të ashtuquajturave zyra të punës, çelet një faqe e re e marrëdhënieve të shtetit me qytetarët në kërkim të një pune. Një zyrë punësimi e standardeve europiane në qendër të Tiranës, aty ku deri dje qeveria e kishte lëshuar mjedisin me qira për birrari”. Besues ose jo se do të gjejnë një punë me t’u regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, të qartë apo jo mbi kërkesat e tyre, të formuar apo pa asnjë formim profesional, ata që hyjnë e dalin qoftë edhe nga kureshtja për të parë, janë shumë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.01.2014

3

Shkrihen akujt, Arvizu takon Berishën Berisha: “...Gjykatësit sot po refuzojnë çështje në të cilat paditet qeveria. Sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtetuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga vetë Rama”. TIRANË Takimet apo edhe postimet e tij në Facebook për çështje të ndryshme të ditës, për ish-kryeministrin Sali Berisha janë kthyer në një rutinë të përditshme. Por ajo që surprizoi dje ishte një takim i papritur, që ai zhvilloi me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit prej kohësh nuk ishte parë në zyrën e ish-kryeministrit demokrat, madje as në takimin që Berisha zhvilloi kohë më parë me zyrtarin e lartë amerikan, Jonathan Moore. Ftohja e dukshme mes tyre u vu re edhe në qëndrimet që opozita mbajti ndaj debatit për asgjësimin ose jo të armëve kimike në Shqipëri. Për çështjen në fjalë, ambasadori Arvizu ishte i ftuar kohë më parë për një intervistë në “Top Channel”, ku ndër të tjera gjatë pyetjepërgjigjeve ambasadori amerikan ngriti pikëpyetjen nëse vërtet Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, deklaratë kjo që më pas nga ana e Berishës u cilësua ‘e pamend’. Megjithatë, duket se të dyja palët i kanë lënë pas qejfmbetjet dhe i pari që ka hedhur hapin duket se ka qenë ambasadori amerikan. Me kërkesë të këtij të fundit, Arvizu është takuar dje me Berishën, takim ky që është bërë publik nga vetë ish-kryeministri përmes një seti fotosh të publikuar në Facebook dhe një njoftimi të përcjellë nga Berisha, në të cilën fillim e mbarim shprehen vetëm problematikat që ai ngriti gjatë bisedës. Në postimin e ish-kryeministrit nuk

shihet asgjë e re nga shqetësimet që ai po përcjell prej kohësh në takimet që po zhvillon me ndërkombëtarët, ndërsa vë theksin ndër radhë se po rritet presioni ndaj gjyqtarëve nga ana e qeverisë aktuale. Takimi “Gjatë takimit theksova faktin se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është kryekëput një proces i bazuar në standarde. Në këtë kuadër shpreha shqetësimin se me veprimet e këtyre muajve të parë të qeverisjes zoti Rama, nën moton ‘nuk zbatojmë ligjet e Berishës’, po shkon në drejtim të kundërt me përmbushjen e standardeve duke dhunuar dhe rrëzuar sistematikisht me vendime qeverie Kushtetutën, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave. Të gjitha këto veprime rrënojnë parimet e shtetit të së drejtës”, - shkruan Berisha në Facebook. Më tej, ish-kryeministri shkruan se Rama po shkatërron administratën shtetërore duke shkelur ligjet e vendit dhe standardet europiane. “Qeveria po i zëvendëson nëpunësit civilë me militantë politik. Kështu ai ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjencisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS-së, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS-së dhe G-99, ndërsa në krye të Komision-

Qeveria Rama – Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura anti-kushtetuese dhe antiligjore. Ata kanë nisur procedurën për shkarkimin e kryetares të ILDKP-së me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre, si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjera të shtetit”, shkruan Berisha.

it të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit, i cili përcakton fituesit e tenderave sipas porosive nga lart. Ai ka dënuar kolektivisht policinë kriminale, por sot nuk ka kush të plotësojë dosjet e krimit. Qeveria Rama – Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura anti-kushtetuese dhe antiligjore. Ata kanë nisur procedurën për shkarkimin e kryetares të ILDKP-së me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre, si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjera të shtetit”, - shkruan Berisha. Një zhvillim shqetësues, sipas tij është edhe ajo që ai e cilëson si presioni i ekzekutivit mbi gjykatat. “Për shkak të këtij presioni, gjykatësit sot po refuzojnë çështje në të cilat paditet qeveria. Sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtetuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga vetë Rama. Gjithashtu qeveria Rama - Meta me ligjin e ri kërkon të anulojë njësitë e përbashkëta hetimore të luftës kundër korrupsionit vetëm se nuk i ka në vartësi në një kohë kur korrupsioni po rritet në mënyrë galopante. Këto njësi duhet të forcohen, por jo të asgjësohen, siç do të bëjë qeveria me ligjin e ri. Me të gjitha këto qëndrime Shqipëria ecën në drejtim të kundërt me procesin e integrimit”, - shkruan Berisha, duke nënvizuar në fund se diskutimi ishte i hapur dhe miqësor. N.Perndoj

Basha: Kjo është qeveria e mashtrimit më të madh të historisë së pluralizmit Kreu i PD-së në Berat: “Faktet flasin, qeveria dështoi me projekt-buxhetin, dështoi me aksionet e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin “Për nëpunësin civil”, gjë e cila fakton ligjërisht se kjo është mazhoranca më e madhe e mashtrimit në historinë e pluralizmit shqiptar” TIRANË Në 23-vjetorin e themelimit të PD-së së Beratit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar qeverinë aktuale si “mashtrimi” më i madh në historinë e pluralizmit shqiptar. Duke sjellë një pan-

oramë të situatës politike dhe ekonomike në vend, Basha u shpreh se kjo mazhorancë u instalua në pushtet nëpërmjet mashtrimit. “Të gjithë jemi dëshmitarë të premtimeve të bujshme të bëra gjatë fushatës elektorale, ku u premtua se do të hapeshin treqind mijë vende pune. Se do të kishte ulje çmimesh, taksa të ulëta, legalizimet do të ishin falas, se shëndetësia do të ishte falas. Sot, katër muaj pas ardhjes në pushtet nuk jemi vonë dhe nuk jemi as herët për të gjykuar, pasi perspektiva është më e zymtë se kurrë. Faktet flasin, qeveria dështoi me projekt-buxhetin, dështoi me aksionet

e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin ‘Për nëpunësin civil’, gjë e cila fakton ligjërisht se kjo është mazhoranca më e madhe e mashtrimit në historinë e pluralizmit shqiptar”,- tha ai. Kundrejt kësaj panorame, Basha u shpreh se është PD-ja ajo që aspiron për liri dhe arritje objektivash. Duke u përqendruar tek zgjedhjet brenda partisë, Basha u bëri thirrje demokratëve të Beratit që të bëhen pjesë e zgjedhjes së strukturave të reja, për t’i hapur kështu rrugën një procesi të ri në Partinë Demokratike.

reagimi

Energjia, PD: Akuzat kolektive të Ramës nuk i mbulojnë dështimet e tij “Kryeministri Edi Rama akuzon kolektivisht qytetarët shqiptarë si vjedhës të energjisë elektrike… Kjo është mënyra më pak serioze që Edi Rama ka gjetur për të fshehur dështimin e tij, dhe të ekipit të tij në menaxhimin e sistemit të energjisë në vend”. Kështu deklaroi dje zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi për masat e fundit që qeveria ka ndërmarrë në këtë drejtim. “Nëse akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot faktin se humbja e energjisë në rrjet është rritur qysh se ai është bërë Kryeministër. Nëse i akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot faktin se arkëtimet e energjisë kanë rënë qysh se ai është bërë Kryeministër. Nëse i akuzon kolektivisht shqiptarët, Edi Rama nuk e përligj dot faktin se errësira dhe gjeneratorët janë shtuar qysh se ai është bërë Kryeministër”, - shtoi ajo.


4

fokus

ngjarje e ditës

Sipas ambasadorit grek, Rokanas në vendimin e Këshillit të Ministrave të BE ka ndikuar historiku i shkurtër i kësaj qeverie. Shpresa për në qershor

Presidenca e BE: Te Statusi nuk ndikuan ekstremistët Ambasadori grek në Tiranë, në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e BE-së, hedh poshtë pretendimet e Ramës se statusi nuk u mor për shkak të ndikimit të ekstremistëve europianë. Fejzi Braushi

Greqia nuk mendon njësoj si qeveria shqiptare sa i përket arsyeve të mosdhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se vendimi i BEsë erdhi si pasojë e trysnisë që ushtruan forcat ekstremiste në shtetet e fuqishme europiane, ambasadori grek në Tiranë, në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e radhës të BE-së, tha se kjo nuk ka qenë thelbësore në këtë vendimmarrje. Në një dalje të posaçme për mediat, me rastin e marrjes së presidencës së BE-së nga Greqia, Leonida Rokanas ka theksuar se në fakt, ajo që vendosi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BEsë nuk ishte një refuzim, por një shtyrje në kohë dhe kjo për të parë ecurinë e reformave nga ana e Shqipërisë. “Sipas mendimit tim, kjo nuk ka luajtur një rol përcaktues në vendimin e Këshillit të dhjetorit. Këshilli nuk e refuzoi statusin kandidat. Tha që neve na duhet një historik më i gjerë. Ai tha se kërkonte më shumë rezultate. Kjo ishte e vetmja gjë që u tha. Nuk iu tha JO Shqipërisë. Si Raporti i Komisionit, ai për Strategjinë e Zgjerimit, Raporti vjetor i Komisionit dhe vetë vendimet e Këshillit janë jashtëzakonisht pozitive për Shqipërinë”, - tha ai në fjalën e tij gjatë kësaj konference. Ndërkohë që duke folur mbi prioritetet e Presi-

dencës greke, Rokanas nuk ka dhënë një përgjigje të saktë se pse zgjerimi i BE-së nuk është renditur në këtë listë angazhimesh për këtë gjashtëmujor. Ai gjithashtu i ka bërë bisht edhe pyetjes tjetër se, pse Greqia nuk ishte në listën e atyre vendeve që nënshkruan një letër drejtuar zyrtarëve të Brukselit, ku mbështesnin dhënien e statusit Shqipërisë që në muajin dhjetor. Sipas tij, mungesa e firmës së Greqisë në listën e këtyre 8 vendeve kishte të bënte më shumë me mënyrën sesi e mendon Greqia funksionimin e BE-së, e cila sipas ambasadorit Rokanas, duhet të flasë me një zë. Ai ka qenë i shoqëruar në këtë dalje mediatike edhe nga ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili nga ana e tij, duke qëndruar te çështja e integrimit, ka theksuar se ajo që pret Brukseli nga Tirana është mbajtja gjallë e debatit politik dhe zbatimi i reformave. “Periudha e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Në qershor do të merret një vendim mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, prandaj është me rëndësi të madhe që dialogu me BE-në të mbahet gjallë mbi një gamë çështjesh me rëndësi, veçanërisht mbi ekonominë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe axhendën e përgjithshme të zgjerimit”, -

Ambasadori Ettore Sequi dhe Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas

“Periudha e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Në qershor do të merret një vendim mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë"

tha Sequi. Sa i përket asaj çka pritet nga gjashtëmujori i Presidencës greke, drejtuesit më të lartë të shtetit helen kanë theksuar mbështetjen e plotë për statusin e vendit të kandidat për Shqipërinë, por natyrisht, siç është bërë e ditur, kjo varet nga rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe nga dialogu politik. Falë një nisme të komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, Shqipëria ka nisur atë që është quajtur Dialog i Nivelit të lartë me Brukselin, një përpjekje për të ndihmuar vendin për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara për fazën e dytë, atë të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Pas takimit të parë në nëntor, ai i radhës, siç shpjegoi dje ambasadori Sequi, pritet në mesin e muajit shkurt, dhe për përgatitjen e tij, në Tiranë ndodhet edhe një mision i Komisionit Europian. Ndërkohë, brenda këtij muaji Tiranën pritet ta vizitojë sërish ministri i Jashtëm grek, Elefteros Venizellos.

Meta: Reforma territoriale dhe ajo e drejtësisë, sfidat e sesionit të ri

Rama vizitë në Beograd, Berisha: Nuk mund të diskutojë për Kosovën

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka dhënë dje në ambientet e kryesisë së këtij institucioni një pritje për drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese në vend. Në takimin ku ka rënë në sy mungesa e prokurorit Adriatik Llalla (gjendet në një vizitë jashtë shtetit), kanë marrë pjesë thuajse gjithë pjesa tjetër e drejtuesve të këtyre institucioneve, ashtu sikurse i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama apo dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Duke përshëndetur të ftuarit, kryeparlamentari Meta tha se sfidë kryesore janë realizimi i reformës administrative-territoriale dhe asaj të drejtësisë. “Së pari është reforma administrative-territoriale. Është vonuar koha për realizimin e kësaj reforme, që do përmirësonte cilësinë e pushtetit vendor dhe do ta bënte më efikas për politikat zhvillimore. Përshëndes iniciativën e depozituar në Kuvend nga mazhoranca për krijimin e komisionit bipartizan për këtë qëllim. Së dyti është reforma në drejtësi, që është prioriteti kryesor i procesit të integrimit. Qytetari shqiptar ka nevojë për një drejtësi europiane. Aty është dhe themeli ku shëndoshet shoqëria”, - deklaroi Meta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë gjatë muajit shkurt Serbinë, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të këtij vendi. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila bëri të ditur se janë duke u përgatitur për vizitën e kryeministrit Edi Rama, që sipas tyre pritet të ndodhë në muajin shkurt. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Ivan Mrkiç, i cili ka thënë se vizita pritet të bëhet në shkurt. Data e saktë nuk dihet, pasi diplomacia serbe ka qenë e zënë me bisedimet me Kosovën dhe po ashtu me fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian. “Ë përshëndesim nismën e tij për të ardhur në Serbi. Jemi të gatshëm të flasim me të për krijimin e marrëdhënieve sa më të mira në rajon”, - ka thënë Mrkiç. Sipas mediave serbe, vizita e Ramës do të jetë e para e një niveli kaq të lartë shqiptar në Beograd, pas asaj që ka zhvilluar Enver Hoxha në vitin 1946. Të dyja vendet kanë interes për të folur për shumë fusha, ndërkaq një ndër to rezulton edhe pakica serbe në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Jashtme serbe, Tirana dhe Beogradi

duhet të kenë marrëdhënie më të mira dhe lidhje shumë më të forta se deri më tani. Vizita e kryeministrit Rama pritej që në nëntor të vitit të kaluar, por duket se tensionet e ndryshme dhe zgjedhjet në Kosovë patën ndikuar që ajo të mos realizohej. Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka kujtuar ministrit të Jashtëm serb se Rama nuk ka mandate të diskutojë për Kosovën. “Zoti Mrkiç, Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën. Kohërat e Hoxhës kanë marrë fund! Përfshirja e Kosovës në axhendën e takimit bilateral Tiranë - Beograd, siç njoftoi zoti Mrkiç, është absolutisht e dënueshme. Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk mund të përfaqësohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër për interesat e saj në Beograd. Zoti Mrkiç dhe Edi Rama duhet ta dinë mirë se kohërat kur Beogradi diskutonte me përfaqësuesit e Shqipërisë për Kosovën kanë marrë fund”.

Kodheli -Papulias

Diskutohet për marrëveshjen e ujërave dhe ligjin e luftës Në ditën e dytë të vizitës së saj në Athinë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është pritur edhe nga Presidenti grek, Karolios Papoulias. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dy vende fqinje nga më të vjetrit në rajon, me lidhje të vjetra historike dhe tradicionale. Në mënyrë të veçantë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit, që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë. Sipas zyrës së shtypit, presidenti Papoulias dhe ministrja Kodheli gjatë bisedës prekën edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhënieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj. Ministrja Kodheli vuri në dijeni Presidentin Papoulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë. Ndërsa nga ana tjetër, Presidenti Papoulias vlerësoi vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes europiane. “Shqipëria është një vend europian, i takon Europës, dhe Greqia ka qenë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj”, - u shpreh presidenti Papoulias.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.01.2014

5

Qytetarët e shtuan pesimizmin, jo për shkak të konditave ekonomike të momentit, por për arsye se kishin pritur më shumë përmirësim të situatës financiare nga qeveria e re v izita

Panariti zbardh në Shkodër planin kundër përmbytjeve Qeveria u paraprin përmbytjeve në Shkodër. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi dje një vizitë në këtë qark, për t’u njohur me problematikën e këtij rrethi dhe për të përcaktuar objektivat për këtë vit. Ministri Panariti theksoi se problematika më e madhe për Shkodrën është rreziku i përmbytjeve, ndaj Ministria e Bujqësisë ka marrë masa paraprake duke rehabilituar plotësisht hidroforin e Velipojës, Tales e Çasit për të rritur kapacitetin e tyre. Megjithatë, ministri Panariti shtoi se duhet bërë një punë intensive nga pushteti lokal, por dhe nga vetë fermerët, që në bashkëpunim me bordet e kullimit të pastrojnë kanalet e para, të dyta e të treta, në mënyrë që të parandalohen dëmet që mund të vijnë nga përmbytjet. “Thatësira e tejzgjatur dhe moti i ngrohtë që vazhdon të jetë prezent dhe në këto ditë të janarit, do të kërkojë një kompensim të këtij bilanci hidrik të munguar. Gjithë sistemi i hidroforëve, kanaleve kulluese, përgjithësisht është projektuar dhe ndërtuar për të përballuar nivelin e reshjeve të shiut që nuk i kapërcejnë 40 milimetrat për 24 orë. Panariti iu bëri apel të gjithë fermerëve që të bashkëpunojnë me bordet e kullimit për të mbajtur të hapura vijat e tyre kulluese. “Në rast se ato nuk bashkëpunojnë, kuptohet që sistemi do të jetë i cunguar, duke mos qenë në gjendje të drenazhojë ujërat”, pohoi ai.

Raporti i BSH:

Ekonomia, rotacioni nuk sjell optimizëm tek shqiptarët

Rotacioni politik nuk ka sjellë optimizëm tek konsumatorët shqiptarë. Raporti i BSH: Rënia e pritshmërisë për përmirësimin e situatës financiare në tremujorin e fundit të 2013 ka shtuar pesimizëm tek qytetarët. Bizneset, më optimistë se qytetarët, përveç ndërtuesve

Blerina Hoxha

Edhe pse vendi e ndryshoi qeverisjen në tremujorin e fundit të vitit 2013, konsumatorët nuk janë treguar optimistë, përkundrazi. Banka e Shqipërisë në një anketë që zhvilloi në rreth 1200 qytetarë, vërejti se treguesi i besimit të tyre kishte rënë ndjeshëm me më shumë se 4.7 %, duke shënuar kështu pikën më të ulët historike gjatë periudhës shtator –dhjetor 2013. Ndërsa tek biznesi është vënë re një tendencë drejt përmirësimit të optimizmit për zhvillimet ekonomike të këtij viti. Konsumatorët

Qytetarët e shtuan pesimizmin, jo për shkak të konditave ekonomike të momentit, por për arsye se kishin pritur më shumë përmirësim të situatës financiare nga qeveria e re. “Në përkeqësimin e treguesit të besimit të konsumatorëve ndikoi rënia e pritjeve për përmirësimin e situatës financiare”, sqaroi Banka e Shqipërisë në raport. Ajo shton se dy komponentët e tjerë, gjendja e blerjeve të mëdha dhe situata e të ardhurave-shpenzimeve, dhanë një kon-

tribut më të ulët negativ. Gjithashtu, pritshmëritë për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm u rritën në tremujorin e katërt. Balanca e kursimit në tremujorin e katërt regjistroi një përmirësim të lehtë, plus 2.8 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Konsumatorët perceptojnë se kostoja mesatare e jetesës është rritur gjatë tremujorit të katërt, si në krahasim me tremujorin e kaluar, ashtu dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Biznesi

Ndryshe nga konsumatorët, biznesi është treguar më optimist për zhvillimet në ekonomi”, thuhet në rezultatet e anketës së Bankës së Shqipërisë. Përveç sektorit të ndërtimit, bizneset e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë parashikojnë një përmirësim në të ardhmen. Kështu, bizneset që veprojnë në sektorin e industrisë kanë vlerësuar në rritje aktivitetin ekonomik të firmës së tyre në tremujorin e katërt. Ata kanë vlerësuar kërkesën e brendshme në rënie, ndërsa ajo e huaj, nga eksportet,

“Në përkeqësimin e treguesit të besimit të konsumatorëve ndikoi rënia e pritjeve për përmirësimin e situatës financiare”, sqaroi Banka e Shqipërisë në raport. Ajo shton se dy komponentët e tjerë, gjendja e blerjeve të mëdha dhe situata e të ardhuraveshpenzimeve

është vlerësuar në rritje. Çmimet e mallrave të shitura prej bizneseve të industrisë raportohen në ulje në tremujorin e katërt. Nga opinionet e bizneseve, gjendja financiare vlerësohet e përkeqësuar. Nga ana tjetër, bizneset në sektorin e ndërtimit raportojnë për rënie të lehtë të stokut të ndërtimeve. Çmimet e prodhimit në ndërtim janë vlerësuar në rënie në tremujorin e katërt të vitit 2013. Bizneset në sektorin e ndërtimit raportojnë përkeqësim të gjendjes së tyre financiare në tremujorin e katërt të 2013-ës. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese në sektorin e ndërtimit rezultoi rreth 62.7%. Bizneset në sektorin e tregtisë shprehen disi optimiste për sa i përket pritjeve për ecurinë e ekonomisë dhe gjendjen e biznesit të tyre gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. Gjithashtu, pritjet janë pozitive dhe për kërkesën në këtë sektor. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti shënoi nivelin 82.7%. Kjo normë rezultoi në rritje me rreth 1.78 pikë përqindje, krahasuar me nivelin e shënuar në tremujorin e mëparshëm.

Gjiknuri: Kontroll kompanive të naftës, fshehin tatimet Ministria e Energjetikës ka të dhëna se kompanitë që shfrytëzojnë rezervat e naftës në vendin tonë fryjnë në bilancet e tyre shpenzimet, me qëllim shmangien e taksave. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri e ngriti këtë problem në analizën vjetore të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Por ndërkohë, Ministria e Financave e ka bërë gati një projektligj për këtë qëllim, i cili sanksionon rregullta të qarta dhe përllogaritje se si korporatat e mëdha të mos shmangin tatimet nëpërmjet bilanceve të tyre. Projektligji “Për transferimin e çmimit” tashmë është gati dhe me miratimin e tij administrata tatimore merr fuqi ligjore për të vepruar kundrejt këtij lloj mashtrimi. “Ka ardhur

momenti që të mos të miratohen më plane zhvillime symbyllazi dhe ku kompanitë hidrokarbure paraqesin plane aspak të bazuara dhe pa asnjë logjikë ekonomike mbrapa, çka bën që fitimi i atyre kontratave të shtyhet në vite. Këtë ne nuk duhet ta lejojmë dhe i përket punës sonë, një auditimi të imët të të gjitha këtyre kontratave për të përcaktuar qartë se cilat janë ato shpenzime reale që lidhen direkt me zhvillimin e sektorit dhe fushave të naftës apo të prodhimit të naftës”, -tha Gjiknuri. Ai kërkoi nga AKBN-ja përcaktimin e zonave të rrezikshme minerare

dhe revokimin e licencave për kompanitë. Ndërsa kërkoi heqje licence edhe për kompanitë që punojnë në zona jo të rrezikshme, por që nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë preku edhe sektorin energjetik në vend, sipas të cilit, është në gjendje tejet të rëndë dhe po punohet për mbikëqyrjen e kontratave koncesionare të hidrocentraleve. Ndërkohë që po përgatitet edhe një kuadër i ri ligjor, që AKBNja të ketë burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur detyrat e tij.

lushnje

Superprodhim portokallesh në Çermë, nuk ka treg Fermerët e zonës së Çermës në komunën e Tërbufit, në rrethin e Lushnjes, edhe pse janë të kënaqur me prodhimin e mbarë të agrumeve, shprehen të shqetësuar për tregun, mungesa e të cilit i penalizon ata në shitjen e prodhimeve të tyre. Vitet e fundit, disa prej fermerëve të Çermës kanë investuar kursimet e tyre në vlera të llogaritshme financiare, në kultivimin e agrumeve, kryesisht atë të portokalleve, pasi kushtet klimatike të kësaj zone favorizojnë mjaft prodhimin e saj. Prodhimi i këtij viti, falë kujdesit dhe shërbimeve është mjaft i mbarë, duke tejkaluar çdo parashikim. Sipas fermerëve, nga 50 dynymë sipërfaqe të mbjellë me portokalle, është shitur vetëm 15% e prodhimit të tyre. “Për çdo vit e kemi vuajtur mungesën e tregut të qëndrueshëm”, - shprehet një prej fermerëve të Çermës, ku të paktën 9 familje kanë kultivuar nga 6-7 dynym sipërfaqe me agrume, ndërsa prodhimi i tyre ka mbetur stok dhe nuk shitet as me 30 lekë për kg. Fermeri K. Lushi pohon se ka mbjellë 200 kv agrume dhe gjithë kontributin familjar e ka investuar te portokallet, limonët e mandarinat, por nuk ka treg për t’i shitur ato. Për fermerët e kësaj zone dhe jo vetëm, mungesa e industrisë agropërpunuese, mungesa e tregut, si dhe importet e shumta nga vendet fqinje, penalizojnë prodhimin vendas, pavarësisht nëse ai është “bio” apo i një cilësie më të lartë.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Pinari i Gërdecit: Më lironi, vuaj nga zemra Ish-kreu i MEICO kërkon lirim të parakohshëm për shkak të shëndetit dhe divorcit. Gjykata vendos të bëjë ekspertizë mjekoligjore Një nga të dënuarit për tragjedinë e Gërdecit, ish-drejtori i MEICOs, Ylli Pinari kërkon lirinë e parakohshme nga burgu. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Ti-

ranës, ku është zhvilluar edhe seanca e parë. Avokati i Pinarit në këtë proces e ka mbështetur kërkesën për lirim të parakohshëm me gjendjen shëndetësore dhe sociale të të dënuarit. Sipas avokatit, Pinari vuan nga zemra, ndërsa pas divorcit nga bashkëshortja, duhet të kujdeset edhe për nënën e tij 86-vjeçare, e cila jeton e vetme. Në seancën e zhvilluar paraditen e së mërkurës, përfaqësuesi i prokurorisë, pasi u njoh me kërkesën i kërkoi

gjykatës që të kryhej një ekspertim mjekoligjor për të vërtetuar pretendimin e avokatit mbi gjendjen shëndetësore të të dënuarit Ylli Pinari. Për të vendosur mbi këtë kërkesë, gjykata e shtyu procesin për në datën 29 janar, ku pritet të vendoset për ekspertimin mjeko-ligjor. Aktualisht Pinari është duke vuajtur dënimin me 15 vite burgim si një nga personat përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, dënim nga i cili ai ka vuajtur gati një të tretën. 

Pengmarrja 2.5 mln euro, dy shqiptarë në rrëmbimin e biznesmenit grek Manolis Karamolegos, pronar i një rrjeti dyqanesh buke në Athinë, qëndroi 24 orë peng në duart e një grupi me moldavë, shqiptarë dhe një grek. Ai arriti të bindë njërin prej pengmarrësve të dorëzohet në polici bashkë me të. Shkaku i rrëmbimit, 2.5 mln euro Në rrëmbimin e bujshëm të biznesmenit grek, Manolis Karamolegos, janë përfshirë edhe dy shqiptarë. Pengmarrja ndodhi në Athinë mbrëmjen e së hënës dhe përfundoi 24 orë më vonë, me një fund të lumtur për biznesmenin 55-vjeçar, pronar i një rrjeti dyqanesh buke. Gazetat “Ekathimerini” dhe “Ta Nea” raportojnë në faqet e tyre online se pengmarrësit kishin kërkuar 2.5 milionë euro në këmbim të jetës së Manolis Karamolegos, por ky i fundit është treguar më i zgjuar se të gjithë. Sipas mediave greke, biznesmeni ka mundur të bindë njërin prej rrëmbyesve me kombësi moldave, që të dorëzohej bashkë me të në polici. Në këtë mënyrë, plani i pengmarrjes ka dalë zbuluar, duke çuar në pranga tre prej pengmarrësve dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Gazetat greke shkruajnë se pengmarrësit ishin 5: një grek, dy shqiptarë, një moldav dhe një tjetër person nga Evropa Lindore. Rrëmbimi i Karamolegos ka ndodhur në shtëpinë e tij, në Athinën veriore. Makina e biznesmenit është ndaluar nga tre burra, të cilët e kishin bllokuar më parë atë me makinë dhe motor. Nën forcën e armëve, ata e detyruan biznesmenin e njohur, pronar i “Karamolegos Bakery”, të futej në baga-

Biznesmenit grek, Manolis Karamolegos

Policia në banesën e biznesmenit grek

zhin e një ‘Mercedes’-i. Rrëmbyesit e kanë mbajtur peng atë, ndërsa më pas telefonuan në shtëpinë e tij ku kërkuan 2.5 milionë euro në këmbim të lirisë. Sipas njoftimeve, Karamolegos, kur e gjeti veten vetëm me një nga rrëmbyesit e tij, arriti të bindë atë për ta liruar, duke ia argumentuar kërkesën se policia po përgjonte telefonat e tyre dhe shpejt do t’i arrestonte. Të dy shkuan në stacionin e policisë, ku rrëmbyesi me kombësi moldave u dorëzua. Mediat greke raportojnë se biznesmeni i njohur

është bërë shënjestër e lehtë për pengmarrësit, pasi kompania që ai drejtonte sapo kishte firmosur një kredi prej 2.5 milionë eurosh. Lajmi ka bërë jehonë në Greqi, ndërsa për njëfarë kohe mediat raportuan të dhëna kontradiktore për kombësitë e rrëmbyesve. Megjithatë, mbrëmë u bë me dije se njëri prej shqiptarëve të implikuar në pengmarrje është arrestuar dhe i dyti është shpallur në kërkim. Mediet greke bëjnë me dije se biznesmeni i njohur u la i lirë të martën dhe

Karamolegos, kur e gjeti veten vetëm me një nga rrëmbyesit e tij, arriti të bindë atë për ta liruar, duke ia argumentuar kërkesën se policia po përgjonte telefonat e tyre dhe shpejt do t’i arrestonte

21 janari, Beqja kërkon ndëshkimin e mjekëve Ministri i Shëndetësisë i ka kërkuar Urdhrit të Mjekut që t’u heqë për 3 vjet licencën mjekëve Sami Koçeku e Alfred Gega. Ditën e 21 janarit, dy mjekët pohuan në media se vrasjet kanë ndodhur nga një distancë e afërt Gjyqi për vrasjet e 21 janarit u mbyll në Apel me dënime minimale, por qeveria ka gjetur një mënyrë për të hapur debatin mbi këto ngjarje. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja “paditi” dje dy mjekë, të cilët pak orë pas demonstratës së përgjakshme deklaruan për mediat se vrasjet ishin kryer nga një distancë e vogël. Përmes një letre, ministri Beq ja i kërkon Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë të nisë procedimin dhe gjykimin ndaj dy mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës në Tiranë, përkatësisht Sami Koçekut dhe Alfred Gegës, lidhur me deklaratat e tyre mbi viktimat dhe të plagosurit e protestës së 21 janarit para Kryeminis-

trisë, 3 vite më parë. Ai kërkon gjithashtu që dy mjekëve t’u hiqet për një periudhë 3-vjeçare edhe leja e ushtrimit të profesionit. Në letër thuhet se mjekët në fjalë janë gjetur në shkelje të plotë dhe të rëndë me Kodin e etikës mjekësore, pasi jepnin intervista për televizione dhe media të tjera duke deformuar realitetin dhe dezinformuar publikun mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nikaj. Por si u përfshinë dy mjekët e traumës në debatin për vrasjet e 21 janarit? Fill pas ngjarjeve, ku Partia Demokratike pretendoi se protestuesit ishin

qëlluar me njëri-tjetrin, mediat pyetën mjekun Sami Koçeku. “Distanca nga janë qëlluar viktimat është shumë e afërt. Shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë”. Një deklaratë të ngjashme kishte dhënë dhe mjeku Alfred Gega. Në letrën-ankesë të Beq jas thuhet se me qëllim të qartë politik, mjekët deformuan realitetin. Mjekët Koçeku dhe Gega do t’i nënshtrohen një verifikimi nga Urdhri i Mjekut për shkelje të Kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore. Beqja kërkon heqjen e licencës për ta për një periudhë 3-vjeçare, si dhe detyrim për rikualifikim profesional për studime plotësuese. Protesta e 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë përpara Kryeministrisë, ka qenë një kartë e fortë e Partisë Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë. Kryeministri Rama u ka premtuar drejtësi familjarëve të 21 janarit, duke e cilësuar gjykimin për këtë ngjarje të rëndë ‘një farsë’. Por tashmë që është në qeveri, Partia Socialiste gjendet në pamundësi për rihapjen e këtij procesi, i mbyllur në Apel kundër Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, vetëm me kohën e paraburgimit.

është i sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i “Karamolegos Bakery”, u dërgua në stacionin e policisë në Atikën lindore, pas një operacioni të suksesshëm të policisë. Pengmarrjet e biznesmenëve janë një fenomen i zakonshëm në Greqi, ndërsa shqiptarët konsiderohen nga mediat greke si autorë të shumë krimeve. Vetëm pak ditë më parë një shqiptar u arrestua në Selanik, i akuzuar për vrasjen e një pensionisti grek.

reagimi

Bollano: INUK, prishje selektive në Dhërmi Në ditën e dytë të prishjes së ndërtimeve pa leje në Dhërmi ka reaguar kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. Ai e cilëson masakër ndërhyrjen e INUK në zonën e bregut, ndërsa denoncon atë që ai e quan prishje selektive të objekteve të minoritarëve. “Veprime të INUK-ut që vijnë gjoja për të zbatuar ligjin. Gjoja disiplinim, por që në thelb fshehin prapaskenat”, - u shpreh Bollano. Më tej ai shtoi se “nga ky aksion po rrezikohen objekte me leje, por rrezikohen objektet e njerëzve të varfër, të cilët ndihen të braktisur nga shteti.” Sipas Bollanos, ideatorët e shkatërrimit urban, sot duan disiplinë. “Po shkatërrohen objektet, janë pronë e himarjotëve”, - pretendoi kreu i OMONIA-s, i cili shtoi më tej se INUK po prish pronat e minoritarëve në mënyrë selektive.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

16.01.2014

7

Të gjithë punonjësit e shkarkuar nga detyra dyshohet se janë treguar neglizhentë jo vetëm në futjen e sharrave hekurprerëse në ambientet e brendshme të burgut vetëm pak ditë pas arratisë spektakolare, por edhe për lëvizjen e tyre brenda ambienteve të sigurisë

shkurt

Llalla, në Bosnjë për luftën kundër trafiqeve

'Mallkimi’ i Drenovës, shkarkohen edhe 11 gardianë të rinj të burgut Pas arrestimeve për arratisjen spektakolare, Drejtoria e Burgjeve ndëshkon sërish gardianët, për futjen e 4 sharrave në qelitë e të dënuarve. Sharrat u futën me ushqimet në burg dhe u kaluan nga një sektor në tjetrin me kuti dominosh Leonard Bakillari Tiranë Gardianët e rinj të burgut të

Drenovës, të emëruar pas arratisjes spektakolare të shtatë të dënuarve për krime të rënda, nuk i kanë shpëtuar dot “mallkimit” të këtij burgu. Vetëm pak ditë pasi u gjetën katër sharra në një nga qelitë e paraburgimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra 11 punonjës të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Sipas burimeve mësohet se mes të shkarkuarve është një oficer i lartë i sigurisë së burgut, 6 gardianë dhe katër operatorë të sistemit të vrojtimit. Të gjithë punonjësit e shkarkuar nga detyra dyshohet se janë treguar neglizhentë jo vetëm në futjen e sharrave hekurprerëse në ambientet e brendshme të burgut vetëm pak ditë pas arratisë spektakolare, por edhe për lëvizjen e tyre brenda ambienteve të sigurisë. Për këtë çështje ka nisur një hetim edhe Prokuroria e Korçës, e cila ka regjistruar procedimin penal për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”,

fillimisht pa autor. Por sipas burimeve mësohet se nën hetim janë përfshirë të paktën 8 punonjës të burgut të Drenovës, të cilët kishin si detyrë kontrollin e ushqimeve për të burgosurit. Po ashtu hetimet janë fokusuar edhe tek gardianët që kanë kryer lëvizjen e sharrave nga regjimi i burgut të sigurisë së lartë në ambientet e paraburgimit, aty ku ndodheshin tre personat që ndihmuan Admir Tafilin në arratisjen spektakolare të 23 nëntorit të vitit të shkuar. Sharrat sipas hetimit kanë qenë të futura në një kuti shau e cila fillimisht ka qenë në qelinë e të dënuarit Dan Hutra, ndërsa grupi i kontrollit e ka gjetur atë në zonën e paraburgimit, në qelinë të tre të arrestuarve si organizatorë të arratisjes së shtatë të dënuarve. Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve nuk publikojnë emrat e të dyshuarve, pasi aktualisht procedimi penal është regjistruar pa autor. Sharrat hekurprerëse u gjeten pas një kontrolli të ushtruar në regjimin e brendshëm të të dënuarve në

sektorin e sigurisë së lartë dhe sektorin e paraburgimit, nga grupi i Transferim-Shoqërimeve dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Policia e Korçës tha se sharrat që u gjetën në burgun e Drenovës ishin futur bashkë me ushqimet pas arratisjes spektakolare të 23

Policia e Korçës tha se sharrat që u gjetën në burgun e Drenovës ishin futur bashkë me ushqimet pas arratisjes spektakolare të 23 nëntorit, fillimisht në qelinë e të dënuarit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007.

nëntorit, fillimisht në qelinë e të dënuarit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007. Më pas sharrat janë fshehur në një kuti shahu dhe janë dërguar në sektorin e paraburgimit, ku ndodhen të arrestuarit Elvis Lami, Olsjan Maçi, Albi Maçini që ndihmuan Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit. Sipas policisë, kalimi i kutisë së shahut nga sektori i sigurisë së lartë tek paraburgimi dyshohet të jetë bërë me ndihmë të oficerëve të burgut, ndërkohë prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu, grupi i kontrollit gjeti edhe 2 telefona celularë në qelitë e të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muçës. Tre të paraburgosurit që kishin sharrat në qeli janë arrestuar menjëherë pas arratisjes spektakolare të të dënuarve Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Artur Gora dhe Eduart Lula më 23 nëntor 2013.

Lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në planin rajonal ka qenë në fokus të një takimi që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka bërë me homologun e tij të Bosnje- Hercegovinës, Božo Mihajlović. Prokurori i Përgjithshëm ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllim goditjen e disa strukturave kriminale, të cilat operojnë në kufijtë e vendeve ballkanike. “Bashkëbiseduesit ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, me anë të së cilës dy vendet tona do të krijojnë njësi të specializuara për të shkëmbyer informacione në kohë reale lidhur me personat dhe mjetet që përdoren për trafikun e lëndëve narkotike, por edhe të armëve”, - thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas zyrës së shtypit bëhet me dije se gjatë vizitës dyditore, Prokurori i Përgjithshëm ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, në të cilën është diskutuar mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në fushën e drejtësisë.

Alarm i rremë për bombë në Shkollën Ekonomike Një telefonatë që lajmëronte vendosjen e një bombe në Shkollën Ekonomike Profesionale alarmoi policinë dje në mesditë. Alarmi është dhënë pas një telefonate në sallën operative të policisë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të xhenios, të cilat kanë nisur kontrollin në ambientet brenda dhe jashtë shkollës. Fillimisht është kryer evakuimi i nxënësve nga shkolla dhe më pas kontrolli i saj. Pas kontrollit të ushtruar rezultoi se alarmi ishte i rremë. Megjithatë, policia nisi hetimet për këtë ngjarje, ku dyshimet bien më së pari mbi nxënësit e kësaj shkolle. Pasditen e djeshme janë marrë në pyetje mësuesit e shkollës dhe disa nxënës, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Dosja “Gjika” mbërrin në duart e gjyqtarit Micko Hidhet shorti në Gjykatën e Tiranës për çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për falsifikim Tiranë Dosja penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe 7 të pandehurve të tjerë është transferuar në Gjykatën e Tiranës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që kjo çështje të gjykohej në kryeqytet. Pasi mori në dorëzim dosjen, Gjykata e Tiranës hodhi dje shortin, i cili përcaktoi gjyqtarin Arben Micko për gjykimin e kryebashkiakut të Vlorës dhe bashkë të pandehurve të tjerë. Tashmë

trupi gjykues pritet të plotësohet edhe nga dy gjyqtarë të tjerë, procedurë kjo që do të pasojë caktimin e datës për fillimin e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit Shpëtim Gjika. Kreu i Bashkisë së Vlorës dhe shtatë të pandehur të tjerë të së njëjtës dosjeje akuzohen për shpërdorimi detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas gjykatës, shkak i transferimit të dosjes ishte situata e rëndë lokale në Vlorë pas nisjes së gjyqit ndaj kryebashkiakut. Gjykata i referohej pranisë së mbështetësve të Gjikës jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës, gjatë seancave gjyqësore ndaj tij. Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, rrethanat e krijuara në qytetin

bregdetar do të dëmtonin zhvillimin normal të procesit. “Gjatë kohës që çështja penale është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është konstatuar se në qytetin e Vlorës janë kryer aktivitete publike në mbrojtje dhe mbështetje të të pandehurit Shpëtim Gjika, e konkretisht aktiviteti i zhvilluar më datë 09.11.2013, ku kanë marrë pjesë edhe qytetarë të qytetit të Vlorës, me qëllim mbështetjen e kryetarit të bashkisë për akuzën e ngritur”- thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. Në vijim të argumenteve pro transferimit të dosjes thuhej se “gjatë fazës së hetimeve paraprake të kësaj çështjeje kanë paraqitur kallëzim penal ndaj

tij 68 shtetas dhe se në këtë çështje është parashikuar që të pyeten 19 dëshmitarë”. Kolegji shprehej se kërkesa e prokurorisë duhet të pranohej, pasi krijohej bindja se situata lokale e pretenduar dhe pasojat që mund të vijnë prej saj, do të ndikojnë në moszhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor për palët në proces. “Njëri prej të pandehurve, Shpëtim Gjika, është në funksionin e kryetarit të Bashkisë Vlorë, prej shumë vitesh, fakt ky që ka bërë që në ato seanca gjyqësore të zhvilluara në qytetin e Vlorës të jenë zhvilluar aktivitete publike në mbrojtje e mbështetje të tij”, theksohej në vendimin për transferimin e dosjes nga Vlora në Tiranë.


logo - spacing requirements minimum size is 4cm wide

CMYK Albanian - American

8

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

16.01.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com logo - regular color

Albanian - American

LEAD Albania Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi logo - black & white

Thirrje për aplikime Albanian - American

Programi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Në formate seminaresh dhe takimesh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përgjedhur shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku vendosen. Kushtet për të aplikuar Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm. • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet. • Personat, të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë. • NUK ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre. Profili i kandidatëve Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve: • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë; • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme; • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile; • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip. Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë: • Aftësi shumë të mira në të shkruar; • Njohuri të gjuhëve të huaja; • Qëndrim pozitiv; • Aftësi të mira menaxhuese; • Aftësi shumë të mira ndërpersonale; • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit. Procedura e aplikimit Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2014, ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitura dorazi apo me postë elektronike.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Upgrade i Active Directory dhe migrimi në Microsoft Exchange 2013”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 20.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 10 Shkurt 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

NR. 16 (261),

VITI VIII BOTIMIT

MARS 2013

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

J

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo PLUS muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.01.2014

9

E përmuajshme, Nr. 40, Viti II i botimit, 2013, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

me Madame

Nr. 40 Viti II i botimit dhjetor 2013

Çmimi 300 Lekë

dossier

SHPIRTI I FESTAVE TË ANJEZA MAJËS, REZARTA SKIFTERIT DHE SAIMIR BRAHOS ide dhuratash dhe këshilla dekori

Elia Zaharia Ndryshe nga Mbretëresha e borës së Andersenit, Elia Zaharia është princesha e ëmbël e bardhësisë, që me rrëfimet e saj sjell magjinë e ngrohtë të festave. Nga kujtimet e fëmijërisë me pakot me lodra te mbrëmjet gala në Oborrin mbretëror...

EVI REÇI FLAKA KRELANI MIRA KAZHANI ËNGJËLLUESHE SHQARI IVA TIÇO FLEURA SHKËMBI

personazh ENXHI CUKU HIRUSHJA E RE E KINEMASË SHQIPTARE

fashion

ËNDRRAT E NJË NATE DIMRI


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Takimi i Prizrenit dhe domethëniet e tij M ë 11 janar të dyja qeveritë shqiptare u mblodhën në Prizren, duke realizuar tashmë një praktikë të njohur europiane, atë të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si kusht për realizimin sa më shpejt të integrimit në Bashkimin Europian. Në një rajon si Ballkani, ku tensionet etnike, urrejtja, dhuna dhe ndasitë kanë qenë të pranishme ndër shekuj, ky bashkëpunim sjell një risi në marrëdhëniet midis shteteve dhe ndihmon ndjeshëm në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe stabiliteti politik në rajon. Bashkëpunimi dhe integrimi rajonal është një kusht i domosdoshëm për: Zhvillimin ekonomik të vendeve, rritjen e kapaciteteve të investimeve të huaja, krijimin e një tregu më të madh të punës dhe vëllimit të shkëmbimeve tregtare, etj. Bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në Bashkimin Europian. Pavarësisht përpjekjeve pozitive ku bashkëpunimi mbetet peng i marrëdhënieve tradicionale historike midis shteteve, problemeve etnike, ngarkesave dhe paragjykimeve si dhe voluntarizmit për të krijuar fuqi rajonale. Kështu, Serbia bashkëpunon në partneritet strategjik me Republikën Srpska - si pjesë konstituive e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës - me të cilën ka vendosur një partneritet strategjik dhe mbledhje të rregullta midis dy qeverive, me Maqedoninë apo Malin e Zi, por e ka të vështirë ose të pamundur ta shtrijë këtë bashkëpunim më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët e Maqedonisë kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjet e përbashkëta me qeverinë serbe, ndërsa Shqipëria dhe Republika e Kosovës e realizojnë këtë bashkëpunim nën simbolikën e shtetformimit të kombit shqiptar. Këto karakteristika të këtij bashkëpunimi rajonal tregojnë se filozofia e këtij bashkëpunimi dhe vlerat e tij mbeten më shumë të pranuara në retorikën e përpunuar të qeverive të këtyre vendeve, ndërsa në praktikë funksionojnë nën presionin dhe filozofinë e së shkuarës. Takimi i dy qeverive të Shqipërisë

koment

Agim Nesho

Krijimi i një strategjie kombëtare për rolin e faktorit shqiptar në rajon. Ky projekt nuk mund të përmblidhet në programin e një qeverie, por duhet zgjeruar me kontributin e përbashkët të opozitës, shoqërisë civile, institucioneve akademike, që ky projekt të ketë një vazhdimësi dhe të prodhojë rezultate konkrete. dhe Republikës së Kosovës në Prizren është një fakt historik dhe jo një ngjarje historike “që historia ua kish lënë qeveritarëve të sotëm ta realizonin”. Ky takim vjen në mënyrë të natyrshme pas ngjarjeve dhe veprimeve bashkëpunuese midis dy pjesëve të kombit që nga konflikti në Kosovë në vitet ‘97-‘99, hapja e kufijve shqiptarë për popullin e Kosovës gjatë katastrofës humanitare të vitit 1998 dhe deri tek integrimi i dukshëm në kulturë, shkencë, arsim etj. Ai ishte një akt më shumë në atë integrim të nevojshëm dhe të natyrshëm që dy shtete, pjesë të një kombi, duhet të kryejnë. Aktorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, dy kryeministrat e shteteve përkatëse, kanë të drejtën e vlerësimit dhe përgëzimit për realizimin e këtij bashkëpunimi. Por edhe midis tyre, Kryeministri Thaçi dallohet si shtetar me vizion dhe politikan me eksperiencë. Autor dhe realizues i marrëveshjes së Brukselit me kryeministrin Daçiç, ai e ka modeluar këtë ngjarje për të rritur popullaritetin dhe ekuilibruar Lëvizjen Vetëvendosja në platformën e saj nacionaliste. Ai është i aftë të shfrytëzojë aleancat strategjike me partnerët natyralë edhe në aspektin politik, siç organizoi takimin e Prizrenit gjatë zgjedhjeve lokale. Deklarata e tij, se

këtë partneritet strategjik do ta shtrijë edhe me fqinjët e tjerë të rajonit, tregon një vizion evropian. Kryeministri shqiptar duket se është i kënaqur me simbolikën e takimit dhe idenë se është në rrugën e rilindësve të kombit, si një rilindas i vetëshpallur. Ai ishte i kujdesshëm në përcaktimin e takimit si një veprim që nuk komprometon angazhimet ndërkombëtare dhe ndryshimin e kufijve. Kryeministri Rama meriton vlerësim në realizimin e këtij bashkëpunimi, për më tepër që, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, ky mbetet i vetmi veprim në politikën e jashtme që zgjon interes, në tërësinë e veprimeve pa vizion dhe strategji të qartë. Mbledhja e parë e qeverive të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përshëndetet dhe përkrahet, por suksesi i saj duhet të përcaktohet nga: Suksesi i realizimit të marrëveshjeve dypalëshe në të gjitha fushat prioritare të bashkëpunimit të evidentuar në Deklaratën e Përbashkët të Qeverive. Krijimi i rrjetit infrastrukturor midis dy shteteve, marrëveshjet e interkonjeksionit energjetik, angazhimet në fushën e arsimit, kulturës, etj., do të jenë prova e këtij suksesi. Simbolika të përdoret në funksion të optimizmit qytetar dhe jo si rikthim në projektet historike kombëtare të tejkaluara. Ajo nuk duhet të kalojë caqet e mirëkuptimit mbarëkombëtar që ky bashkëpunim është në funksion të mirëqenies së kombit shqiptar, të qytetarëve të tij për një jetë më të mirë, të nxitjes së procesit të integrimit evropian, etj. Theksimi i simbolikës krijon shpresa të mbingarkuara tek hapësirat e tjera të kombit shqiptar, për një përpjekje për bashkim kombëtar, ku ata e shikojnë veten të munguar në këtë proces. Deklarimet e shqiptarëve të Maqedonisë janë një fakt domethënës në këtë proces. Krijimi i një strategjie kombëtare për rolin e faktorit shqiptar në rajon. Ky projekt nuk mund të përmblidhet në programin e një qeverie, por duhet zgjeruar me kontributin e përbashkët të opozitës, shoqërisë civile, institucioneve akademike, që ky projekt të ketë një vazhdimësi dhe të prodhojë rezultate konkrete.

Arithmetika e ditës

Turisti shqiptar - qytetar i botës apo qytetar i Shqipërisë? Etleva BAZI

N

isur nga historia e hershme, Ballkani ka qenë gjithnjë rajoni ku kryqëzoheshin perandoritë, luftonin për territore, duke formuar kështu kaleidoskopin e një kulture unike në Europë. Ndikimi i kulturave të ndryshme sikurse ajo romake, veneciane, turke, austro-hungareze, sllave dallohen në shumë fusha si: arkitektura, gatimi, muzika, traditat, gjuha e rajonit. Patjetër, që të gjithë këta faktorë bëjnë që ky rajon të shndërrohet në një vend tërheqës për t’u vizituar. Kufizimet rrugore, konfliktet politike bënë që ky rajon para 20 vitesh të ishte i izoluar nga pjesa tjetër e botës, por turizmi filloi të zhvillohej me hapa të shpejtë më pas. Sipas statistikave të World Tourism and Travel Council, gjatë vitit 2012, industria e turizmit zë 27.7% në GDP e Kroacisë, 22% në GDP e Shqipërisë dhe 17.3% në GDP e Malit të Zi. Me këtë hov të shpejtë të zhvillimit të turizmit, në Shqipëri vihen re dy rritje, ajo e turistëve të huaj në Shqipëri dhe ajo e turistëve shqiptarë jashtë vendit. Me liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirshme të qytetarëve, një faktor pengues për shumë vite, vihet re një rritje në lëvizjet turistike të shqiptarëve jashtë vendit. Izolimi i vendit për 50 vite, ka bërë që etja për të parë vende të reja, kryesisht në Perëndim, të jetë e madhe. Kjo shpjegohet dhe me faktin se Perëndimi ka qenë ajo “molla e ndaluar” për popullin shqiptar. Ndërkohë që vihet re një përbuzje e lehtë nga ana jonë kur bëhet fjalë për një vend të Lindjes, duke bërë direkt analogjinë me një vend komunist. Megjithë rritjen e udhëtimeve turistike në vendin tonë, do ende kohë që të kultivohet kultura e mirëfilltë turistike në popull. Do të ndalesha në disa veçori: - Ajo çka më bën përshtypje në udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit është dëshira e madhe për të gjetur “diçka që nuk shkon” në atë vend që vizitojnë, çka besoj se lidhet me nevojën e brendshme për të “ngushëlluar” vendin e tyre dhe për të thënë që “nuk jemi dhe aq keq”. -Në përgjithësi udhëtohet në mënyrë individuale, ose në grupe të vogla, kjo dhe për shkak të diferencave të mëdha financiare që ekzistojnë në klasat e ndryshme në shoqërinë tonë. Kryesisht ata që udhëtojnë janë të rinjtë, një moshe 2535 vjeç dhe një përqindje e vogël që përbën elitën e vendit. Grupmosha 25-35 janë me aventurierë dhe preferojnë të arranxhojnë vetë udhëtimin e tyre, duke rezervuar vetë biletat dhe hotelin pa marrë një paketë të plotë nga agjencia turistike. Mosha mbi 35 janë kryesisht individë që shkojnë për të parë të afërmit e tyre dhe janë të ashtuquajtur «turistë pasivë”, pra preferojnë të mos shpenzojnë dhe të qëndrojnë në ambiente familjare. - Nëse në vendet perëndimore është bërë tashmë kulturë që pushimet të rezervohen disa muaj më parë, në Shqipëri është ende e modës të jenë në ditët e fundit, duke harruar kështu avantazhet e mëdha që ka rezervimi i hershëm i pushimeve: çmime më të lira, disponibilitet të hotelit në datat e dëshiruara, mundësi për një planifikim më të mirë financiar e të tjera. - Interesante është gjithashtu mënyra e përzgjedhjes së destinacionit ku shkohet. Në përgjithësi rezervohet një destinacion, i cili është bërë “modë”, dhe këtu mbizotërojnë destinacione tradicionale, shumë pak preferojnë destinacione ekzotike. Ecet me moton: “Nëse ai/ajo ka shkuar atje, pse të mos shkoj unë?”. Trendi është drejt vendeve që kanë atraksione antropogjene si muzeume, statuja të ndryshme, qytete të lashta....një pjesë më e vogël preferon t’u përkushtohet dhe bukurive natyrore në destinacionin ku shkon. Kuptohet, këtu përjashtojmë destinacionet bregdetare që preferohen gjatë verës. Të vizitosh një vend është një pasuri më shumë, është dije më shumë, qytetari më shumë. Pak rëndësi ka nëse është një vend perëndimor, një ish-vend i regjimit komunist, më shumë ose më pak i zhvilluar se vendi ynë, sepse nëse një vend si Shqipëria vizitohet nga grupe të mëdha turistësh gjermanë e anglezë, përse ne nuk duhet të ndjekim hapat e tyre dhe të bëhemi pjesë e turizmit global.


op-ed

2

Blog / Apeli e liroi Mziun, më shumë se nga arresti, nga paragjykimi social e politik

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Shkrihet Qendra e Artit, lë pas miliona lekë borxhe

16.01.2014

Universitet / Arsimi i lartë në 2014, pritet ripërkufizim i cilësisë

11

Nëse e mban brenda ankthin për gjatë, fare mirë mund të dyfishohet. - Moliere

A mund të ketë zgjedhje në PS P

artia Socialiste duket se çdo ditë e më shumë po rrëshqet drejt modelit të lider maximo, ku përveç numrit Një, askush tjetër nuk ka rëndësi. Këtë model, që dikur socialistët e tregonin me gisht si të keqen më të madhe të kundërshtarëve të tyre demokratë, tani e kanë pranuar edhe vetë. Shefi- kryeministër ka gjithnjë të drejtë, edhe kur thotë se PS nuk ka nevojë të bëjë zgjedhje të kryetarit çdo katër vjet, ashtu siç është e shkruar në statutin e partisë. Edi Rama deklaroi publikisht për veten e tij se nuk e shihte të arsyeshme të rinovonte mandatin meqenëse kishte fituar zgjedhjet. Duke u vënë në rolin e Mark Nikollit të dikurshëm, ai interpretoi statutin e partisë, që e rinovoka automatikisht mandatin e kryetarit nëse ky fiton zgjedhjet, ndonëse kjo nuk është e shkruar askund. Nuk ka njeri që dyshon në një fitore të Edi Ramës nëse ai do të rikandidonte për kreun e PS, prandaj ngurrimi i tij karakteristik për të shmangur çdo garë, ngjan i çuditshëm. Ai është në kulmin e suksesit dhe socialistët do ta votonin pa hezitim për një mandat të tretë në krye të tyre. Atëherë, pse ky refuzim për

një parim themelor të çdo demokracie moderne perëndimore? Këtë herë, shmangia e paturpshme e rregullit bazë të statutit të PS nuk është pasojë e ndonjë frike nga gara, por e kundërta: ndjenja e të qenit i plotfuqishëm. Një shenjë e mospërfilljes totale ndaj çdo bezdie kufizuese që i vihet një lideri të pushtetshëm. Sot, nga pozita në të cilën ndodhet, Rama e përjeton si poshtërues faktin që Atij, kryetarit që solli fitoren, rilindasit të 23 qershorit, i duhet të ulet poshtë për t’u matur me cilindo që qëndron nën të, në një garë për vendin që i përket vetëm atij. Thjesht ideja mund ta acarojë! Si mundet Edi Rama të zbatojë ca rregulla që janë vënë për të tjerët përsa kohë që ai është lideri i padiskutueshëm. Por problemi më i madh nuk është si e mendon Edi Rama, por ata të tjerët që sot drejtohen prej tij. Ben Blushi e quajti shkarje deklaratën e kryetarit të tij, duke besuar se zgjedhjet në PS duhet të mbahen sipas statutit. Si asnjëherë tjetër opinioni i Blushit nuk provokoi asnjë reagim brenda PS. Askush nuk foli, qoftë edhe për ndonjë interpretim të mund-

shëm të statutit për këtë rast. Nuk pati as aguridhë (të paktën deri tani) që t’i quanin të panevojshme zgjedhjet në parti, as të tjerë që të kërkonin që ato të bëhen. Autoriteti i kryetaritkryeministër duket i padiskutueshëm. Ata që dikur akuzonin Berishën për drejtim me dorë të hekurt, sot nuk ndihen për dorën që kanë mbi kokë. Në vitin 2009 Rama nuk u largua sipas statutit si kryetari që humbi zgjedhjet, por bëri një rizgjedhje farsë duke shëtitur Maqo Lakrorin nëpër Shqipëri. E kush mendonte ndryshe atyre kohëve, bënte lojën e Saliut. Por tani që Saliu nuk është dhe Rama as po merr mundimin të sajojë ndonjë lakror tjetër, por e rinovon vetë mandatin e tij, përsëri askush nuk flet. Pandi Majko bën analiza për rajonin, Gramoz Ruçit i ka humbur zëri dhe figura, të tjerët shajnë Berishën në facebook e bërtasin studiove televizive me shpresë që lider maximo t’i dallojë dhe t’u zgjasë dorën e tij. Nuk është një e papritur që Rama arriti deri në pikën sa injorimin ndaj rregullave statutore dhe refuzimin e rivotimit t’i shpallë hapur në TV. Ndaj tij u fol me gjysmë zëri kur bëri

koment Armand Shkullaku

koalicionin me Ilir Metën apo përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë pa përfillur askënd. Nuk u fol fare kur shpalli ministrat pa pyetur kryesinë apo kur në laboratorin privat ngjizi administratën e vajzave beqare. Dhe sigurisht që nuk do të flasë askush edhe për postulatin e ri se kryetari që fiton zgjedhjet mbetet përjetë kryetar. Fenomeni i kryetarit legjendar është një problem i Partisë Socialiste, por është një problem edhe i shoqërisë shqiptare që vazhdimisht ka pësuar prej liderëve që shpërfillin rregullat dhe ligjet. Socialistët mund të kenë arsye për të mos folur për kryetarin e tyre, por qytetarët po shohin se modeli i arrogancës ndaj llogaridhënies, i bezdisë nga transparenca, i aksioneve arbitrare dhe jo veprimeve të matura e të mbështetura në ligj, po

shfaqen çdo ditë. Kryeministri bën punime në godinën e selisë së tij pa tender e pa leje dhe nervozohet kur ia kërkojnë këtë. I shpall luftë marrëzisë duke dalë mbi ligjin dhe në fund të marrët vazhdojnë punën e tyre si më parë. Urdhëron shembje e prishje, me leje e pa leje dhe as që shqetësohet për procedurat ligjore. I dhunon qytetarët me aksione gjobash në emër të vendosjes së rregullit dhe as mendon për të drejtat e tyre. Këto e shumë të tjera janë dëshmi të një lideri që ndihet aq i pushtetshëm sa rregullat, ligjet e procedurat i duken thjesht vogëlsira. Prandaj Edi Rama deklaroi me aq lehtësi se në Partinë Socialiste nuk ka nevojë për zgjedhje. Ai ndihet lideri që nuk mund t’i japë llogari askujt, aq më pak partisë së tij që ka për detyrë vetëm ta adhurojë. Kërkesa e Blushit nuk do të sjellë asgjë, në mos sulme ndaj tij se po shqetëson kryeministrin që ka aq shumë halle mbi supe. Sepse socialistët janë duke përjetuar fenomenin e njohur të të qenit në dorë të kryetarit. Nuk do të guxojnë edhe për shumë kohë të flasin, e lëre pastaj të mendojnë për të mandatuar me votë kryetarin.

Enver Hoxha, arkitekt i përçarjes dhe një replikë me Kristo Frashërin

E

seja e historianit Kristo Frashëri në Gazeta Shqiptare mbi Enver Hoxhën na duket klasike për atë, që e paragjykon konkluzionin me disa të “dhëna” që i quan të sigurta pa i diskutuar. Fraza tekstuale të tij “Në rast se Enver Hoxha del para gjyqit të historisë, ai duhet dënuar për dhunën që përdori ndaj popullit të vet pas Luftës së Dytë Botërore, por jo për shërbimin që i bëri atdheut gjatë periudhës së parë si udhëheqës i Partisë Komuniste Shqiptare”, na nxjerr një arsyetim dukshëm antishkencor; përderisa ai ndodhet ende në zhvillimin e tezës së tij, pra larg konkluzioneve, s’mund të shprehet me gjykime përfundimtare, ndaj duhej të thoshte “për veprimtarinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore” (dhe jo për shërbimin që i bëri atdheut etj.) Le ta quajmë svisto dhe vazhdojmë më tej. Cilat fakte e bëjnë historianin t’i ndajë kaq prerazi dy periudhat e aktivitetit të E. Hoxhës? Nuk është bindëse, dhe aspak e natyrshme, që një njeri që sfilit popullin e tij, të ketë qenë më parë tërësisht në shërbim të tij, aq sa të meritojë vetëm ai, si udhëheqës, kur më tepër dihen se si kanë përfunduar të gjithë udhëheqësit e tjerë pranë tij, ushtarakë të shquar, të akuzuar dhe të çuar

koment Lekë Tasi

prej tij para togës së pushkatimit. Vështirë ta kuptosh një veçim të tillë mes dy periudhave. Por le t’i lëmë shokët e tij të përzier (të luftës dhe të paqes), dhe le t’i kthehemi thjesht periudhës së luftës. Janë të kohës së luftës vrasjet e gjithë krerëve historikë komunistë, po ashtu janë krime të kohës së luftës ato që në Plenumin e Beratit ia quajtën terror mbi popullatën, dhe sa për monopolin që profesori i jep mbi dafinat e luftës antifashiste si udhëheqës politik po indirekt edhe mbi veprimin ushtarak të LNÇL, nuk kam kundërshtim se ishte ai që i dha fytyrën e tij asaj lufte, derisa edhe komandantët nuk i çmoi as si të tillë, as si miq, por thjesht i përdori, i vrau dhe pastaj i shau. A nuk flet e sotmja për të djeshmen aq sa për të gjykuar personazhin? Dhe nuk dihet çfarë lloj dafinash janë ato, dhe si mund të quhet luftë çlirimtare një përpjekje ku armiku goditet në ballë dhe

njëkohësisht shoku goditet nga mbrapa. Si lider politik: a nuk ish në kohën e luftës, që nevojiteshin maksimumi i forcave, dmth pjesëmarrja tërësore pavarësisht ngjyrës politike, dhe E. Hoxhës si udhëheqës politik i binte detyra ta siguronte? Por ky, a nuk bëri të kundërtën duke siluruar aleancën e arritur në Mukje? Ishte personalisht ai që e denoncoi atë, dhe më vonë nga të katër firmëtarët e krahut të tij, goditi prapa krahëve Abas Kupin sepse, duke u forcuar vetë, nuk i duhej më si mik por vetëm si armik, në konfliktin vëllavrasës që po i gatuante këtij vendi. M. Pezën e detyroi të ndahej prej Bazit, dhe Y. Dishnicën e degradoi dhe e mënjanoi. Atij i duhej vetëm miqësia e dyshes Dushan-Miladin, dhe për këtë pranoi të minohej edhe ngushtica e Korfuzit, që me çfarëdo gjëme që do të ndodhte aty, ai të tregonte zellin e tij të pakushtëzuar veçse Titos, zell që si kordon ombelikal e lidhte me ofiqin që pushteti Lindor do t’i jepte veç atij, ofiq sa më të egër mbi jetën dhe vdekjen e shtetasve të tij, siç ia donte zemra. Ja, ky është edhe favori i pjesëmarrjes në Aleancën e Madhe Antifashiste: të vihej në krye të një shteti që Lufta e Ftohtë do ta mbronte, dhe sa më larg rreziqeve që do t’i

vinin nga era e demokracisë që shpejt përfshiu tërë botën koloniale, por që atë do ta linte të sigurt në cepin e tij prej valiu të përhershëm të perandorisë. Sa për sfidat që profesori numëron, me Jugosllavinë, me BS, e me Kinën, dy të parat i bëri duke pasur dorëzanë një fuqi tjetër që do t`ia garantonte limerin e tij prej të jashtëligjshmi, kurse kur e braktisi Kina (dhe jo ai Kinën) ajo qe radha e tij të provonte vetminë e tij të madhe, (ky ishte momenti, jo në 61) pra për t’i lënë edhe fëmijët pa qumësht ndërsa dërgonte njerëz në Bruksel dhe atje i thoshin shko në Vatikan, gjë që s’e kapërdinte dot. Atëherë ç’mbetet? I dashur profesor, ju thoni se nuk udhëhoqi si bolshevik por si nacionalist, vërtet ndaj dhe i thirri në Pezë të gjitha forcat. Atëherë pse e ndryshoi linjën mbas 10 muajve me denoncimin e Mukjes? Nacionalistët donin të luftonin bashkë, por ai vrau sakaq dy të rinjtë (Besnik Çano dhe Qeramudin Sulo) tek po çonin lajmin e gëzuar të bashkimit në Jug? Pse? Se kishte merak mos merrte vrull era e bashkëpunimit gjithëshqiptar, dhe atëherë do të ishte vetëm pjesëtar i koalicionit, jo kryetar, e fillonin avazet për të, do të lejohej zbarkimi i britanikëve, për pasojë hapje, liri demokratike etj.,

mbas luftës, dhe kështu i shpëtonte nga dora komanda prej luogotenenti absolut mbi Shqipërinë, izolimi i plotë ku s’do të dëgjohej veçse zëri i tij, me gojët e gjithë të tjerëve të mbyllura me dry. Rreziku për copëtim nga propozimet e Caldarisit, nuk u shmang për meritë të Enverit, sepse një propozim për copëtim u bë edhe më vonë pikërisht për shkak të tij. Të bësh vlerësime të tilla është jo e pjekur. E pjekur është të thuash që gjatë L2B, forcat politike shqiptare duhet të ishin sa më të bashkuara, dhe që qe Enver Hoxha arkitekti i vetëm i përçarjes së tyre. Kjo është gjëma e historisë moderne të Shqipërisë, dhe gjithë viktimat e saj, që nga ata që i çoi në Jugosllavi për të vdekur për ustain e tij, dhe ata që ustai i tij i kaloi nëpër Shqipëri për t`i pushkatuar në Tivar, që nga ata që u kthyen nga lufta për të shijuar frytet e saj dhe patën fatin e keq të zgjonin dyshimet e tij, ose që e thanë hapur mendimin e tyre, dhe të dy palët morën plumbin në gojë, të gjithë këta, ndihen të fyer në këtë muzg postkomunizmi, kur një akademik plak, vetëm se e kaloi ngrohtë nën hijen e atij, e kujton akoma dhe gënjen veten se e ka shkruar historinë edhe me ca të vërteta, e jo vetëm me brohoritma.


12

prirjet e reja

universitet

Cilat janë tendencat e zhvillimit të arsimit të lartë në botë? Hartuesi i strategjive për këtë sektor, Rahul Choudaha jep një parashikim në University World News, për drejtimet nga do të priret arsimi i lartë këtë vit, ku theksohet roli i financimit eficent, i teknologjisë në mësimdhënie dhe ripërkufizimi i cilësisë

Arsimi i lartë në 2014, pritet ripërkufizimi i cilësisë N

ë fillim të 2013 parashikova që tri tendencat që do ndikonin arsimin e lartë global do kishin të bënin me financimet, r r e g u l l o r e t d h e i n ovac i o n i n teknologjik. Unë dola në përfundimin që, në 2013-ën sektori i arsimit të lartë do ishte nën një presion që do vinte duke u rritur për të justifikuar vlerën e tij, jo vetëm nga perspektiva e financimit dhe rregullave, por edhe si pasojë e urgjencës për alternativa kosto-efektive të nxëni, të mbështetura në teknologji. Duke vazhduar në 2014-ën, do të ketë rritje të trysnisë mbi arsimin e lartë për të ripërcaktuar vlerën e tij për studentët. Thënë thjesht, për shumicën e studentëve, vlera e arsimit të lartë është një funksionon i punësimit të menjëhershëm më shumë sesa një projekt zhvillimi afatgjatë me përfitime të paprekshme. Ky koncept për vlerën është veçanërisht dominues në ekonomitë në zhvillim, ku rritja e ngadaltë ekonomike dhe mungesa e vendeve të punës rrit mosbesimin. Këtu janë tri trendet që do përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të arsimit të lartë: Drejt financimit eficent

Ndërsa mjedisi ekonomik në shtete si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara po përmirësohet, “normalja” e re është financimi më i ulët publik për universitetet. Universitetet pritet të bëhen të vetëmjaftueshme nëpërmjet rritjes së të ardhurave nga tarifat shkollore, gjë që po bëhet e vështirë në një situatë rënieje të numrit të regjistrimeve në universitet. Në një sondazh të vonë, afërsisht katër në 10 universitete në SHBA raportuan që të ardhurat nga tarifat nuk po mbanin ritmin e inflacionit. Kishte trende negative si pamundësi për të rritur çmimet, rënie të regjistrimeve, rregulla të shtrënguara dhe trysni politike për t’i mbajtur tarifat e ulëta. Si pasojë, institucionet private po përballen me trysninë e kostove dhe rënien e kërkesës nga grupet tradicionale “universitare” të popullsisë. Thirrja për llogaritje dhe përballueshmëri nga qeveria amerikane, e cila e bashkërendon kuotën e përballueshmërisë me ndihmën financiare e shton më shumë këtë trysni. Në Europë, diskutimi “financim eficent” është ende një çast kulmor, i cili mund të rrisë theksin e vënë në financimin e mbështetur në performancë, shkrirjen dhe transparencën e shpenzimeve. Në Britani, rënia e financimit nga këshilli qeveritar është kompensuar nga rritja domethënëse e të ardhurave nga taksat nga studentët vendas dhe ata të Bashkimit Europian. Për shembull, sipas Këshillit Financues i Arsimit të Lartë për Anglinë, ose HEFCE, fondet për mësimdhënien do të ulen me 891 m i l i o n ë P a u n d n ë 2 0 1 3- 1 4 , ndërkohë që të ardhurat nga taksat e studentëve me kohë të plotë vendas dhe të BE-së do rriten me £1.4 miliardë.

Drejt inovacioneve të të mësuarit të mbështetur në teknologji

Trysnia për eficencë po kërkon inovacione të të mësuarit të mbështetur në teknologji, për të krijuar kështu një vlerë të re për një segment studentësh që janë më të ndjeshëm ndaj kostos dhe kërkojnë fleksibilitet për të mësuar sipas ritmit të tyre. Ky segment po e përcakton vlerën në mënyrë të ndryshme për studentë të cilët mund ta përballojnë të investojnë kohë ose para në arsimin tradicional. Në nëntor 2012, artikulli i New York Times, “The Year of the MOOC”, (Vitit i MOOC-Kurseve të hapura online) pyeste çfarë donin studentët të merrnin nga një përvojë MOOC. Një vit më vonë, në tregun e pushtuar MOOC-set po përparojnë, rriten, përshtaten dhe bashkëpunojnë për t’iu përgjigjur plotësisht kësaj pyetjeje. Për shembull, lojtari më i fortë, Coursera pati pothuaj tre milionë studentë më shumë në 2013 dhe tani po rinovohet për të ndërtuar një rrjet global në partneritet me Departamentin Amerikan të Shtetit. Për konkurrencë, institucionet jetëgjata që kanë ofruar shkollim të hapur në distancë po ndjejnë gjithashtu valën e konkurrencës dhe po u përgjigjen modeleve inovative. Edhe institucionet më të mëdha akademike në Britani, në termat e kapacitetit të studentëve, si The Open University, duhet të lançojnë versionin e tyre të MOOC. Inovacionet e të nxënit po vazhdojnë aty ku arsimi i mbështetur në kompetenca duket të jetë “gjëja e madhe e radhës” në arsimin e lartë dhe kredencialet e reja pritet të ndryshojnë lojën.

Drejt paradigmave të reja të cilësisë dhe mësimdhënies

Fondet për mësimdhënien në Britani do të ulen me 891 milionë Paund në 2013-14, ndërkohë që të ardhurat nga tarifat e studentëve vendas dhe të BE-së, me kohë të plotë, do rriten me £1.4 miliardë

Universitetet pritet të bëhen të vetëmjaftueshme nëpërmjet rritjes së të ardhurave nga tarifat shkollore, gjë që po bëhet e vështirë në një situatë rënieje të numrit të regjistrimeve në universitet.

Me trysnitë e rritjes së kostove dhe modelet e reja të mësimdhënies, paradigmat për sigurimin e cilësisë dhe mësimdhënies janë gjithashtu nën presion. Një raport i fundit ankohet për sistemin rajonal të akreditimit në SHBA dhe rekomandon ndarjen e plotësimit të kritereve për financimin e arsimit federal nga procesi i akreditimit dhe përdorimin e matësve transparent të performancës. Ngjashëm, agjencitë e akreditimit në SHBA po përpiqen të përshtaten dhe t’u përgjigjen modeleve të mësimdhënies që po krijohen dhe me kohë duket që po imponojnë ndryshim. Për shembull, Ivy Bridge College, që po ofron një program diplomimi dyvjeçar online, u mbyll nga një akreditues për shkak të çështjeve që kishin të bënin me kontrollin e programit. Ka një trysni në rritje mbi trupat akreditues për të qenë “fleksibël në përgjigje të inovacionit në arsim” dhe për të lënë forcat e tregut të vendosin inovacionet në mësimin online dhe kurset e hapura. Megjithëse barrierat e njohjes së MOOC-eve, si transferimi i krediteve akademike, ende ekzistojnë, masterat online të Georgia Tech premtojnë për kredite të marra në M00C-se në të ardhmen. Faktikisht, nota optimizmi për transfershmërinë e krediteve nga përvojat e të mësuarit në kurse online pritet të vijnë nga Europa, për shkak të sistemit të saj të transferimit të krediteve ECTS. Në Britani, politika po kërkon mbështetjen e universiteteve që dalin jashtë dhe angazhojnë studentë “glokal” me anë të arsimit tranzicional, krahasuar me rekrutimin e më

shumë studentëve nga kampuset e Britanisë. Nga ana tjetër, kjo po rrit sfidat dhe nevojën për sigurimin e cilësisë në arsimin tranzicional. Një tjetër ndikim i ndryshimit të ekuacionit të kostos, cilësisë dhe teknologjisë është në rolin e profilit të fakultetit në arsimin e lartë. Siç shkruante New York Times në artikullin e lartpërmendur: “Tendenca drejt punësimit me kohë të pjesshme të anëtarëve të fakultetit, kombinuar me rritjen e ngadaltë në numrin e pozicioneve të përhershme në universitet, po vazhdon të theksojë konkurrencën midis akademikëve të ardhshëm në SHBA dhe Europë.” Drejt ripërcaktimit të vlerës

Ndërkohë që arsimi i lartë vazhdon të jetë një nga investimet më të mira, rritja e kostove dhe shifrat e ulëta të punësimit do i bëjë studentët më kërkues, të paduruar dhe të dobishëm në aksesimin e vlerës së investimit të tyre. Përveç kësaj, bashkëndikimi i presionit të kostos dhe financimit, inovacioneve të të mësuarit me anë të teknologjisë dhe paradigmat e reja të cilësisë, do të detyrojnë më tej universitetet të ripërkufizojnë vlerën e tyre nga perspektiva e studentëve. Në këtë kontekst, New York Times raporton rritje të interesit midis studentëve për lista që rendisin vlerën e universiteteve dhe pse “nuk ka përputhje mendimesh mbi si të matet vlera e një universiteti dhe as diçka të ngjashme mbi atë që çfarë është vlera në radhë të parë”. E përmbledhur, 2014 do të përmendet për rritjen e trysnisë mbi institucionet e arsimit të lartë me theksin te vlera e ofertave të tyre, dhe pse qasjet për të matur vlerën ngelen të diskutueshme.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.01.2014

13

vendimi

Për vitin 2013, QKAK ka patur një buxhet të miratuar prej 30 milionë lekësh, ndërkohë kontratat që ka lidhur institucioni për mbështetje financiare për projektet artistike shkojnë në vlerën mbi 50 milionë lekë. Vetëm ky institucion në 2014 do të mbartë një borxh prej rreth 26 milionë lekë nga vendimet dhe kontratat e angazhuara në vitin 2013...

Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, e drejtuar nga Frrok Çupi, nisi veprimtarinë e saj në korrik të 2012-ës www.qkak.gov.al nuk do të ekzistojë më. Edhe pse faqja zyrtare është ende aktive, qeveria ka miratuar dje propozimin e Ministrisë së Kulturës për shfuqizimin e të gjitha dispozitave që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, që drejtohej nga Frrok Çupi. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shfaq në një konferencë për shtyp vetëm pak minuta pas këtij vendimi, për të argumentuar para mediave propozimin e institucionit që ajo drejton, rrjedhimisht edhe vendimin e qeverisë. “Të domosdoshme këto pas problematikave të hasura nga moszbatimi i vetë dispozitave të ligjit. Në media dhe në ministri janë bërë mal ankesat nga subjektet artistike dhe nga grupet e interesit në fushën e artit dhe kulturës. Ka zhgënjim që ishMinistria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë hartimit të ligjit për artin dhe kulturën, nuk ka reflektuar asnjë mendim të dhënë nga grupet e interesit. Mjafton të hapni arkivat e diskutimit të ligjit në vitin 2010 dhe nuk do të gjeni asnjë gjurmë nga mendimet e grupeve të interesit, të cilat nuk u pasqyruan në ligj. Pjesa më e madhe e kritikave i referohen përgjithësisht kreut IV të ligjit, i cili parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e krijuar në formën e personit juridik publik, me statusin e institucionit qendror në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (sot Ministri i Kulturës). Njësoj siç është p.sh. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, apo Teatri Kombëtar”, - tha Kumbaro. Krijimi i QKAK-së ka qenë debat diskutimesh të shumta dhe për faktin se ligji nuk përcaktonte qartë kompetencat e QKKA-së, e cila dukej se po krijohej si një institucion paralel i ministrisë. Ministrja Kumbaro sqaroi se asnjëherë s’ka qenë e saktë fusha e veprimit të qendrës, duke iu mbivendosur artificialisht drejtorive të përmbajtjes në derën përballë dhe duke i detyruar subjektet artistike të kalojnë si top ping-pongu nga një derë në tjetrën, duke çuar edhe në

Shkrihet Qendra e Artit, lë pas miliona lekë borxhe

Teatri i Komedisë ndryshon emërtimin Do të quhet Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si një vlerësim që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, “Artist i popullit”, njeriu që ideoi, krijoi dhe drejtoi Teatrin e të Rinjve pranë Institutit të Lartë të Arteve. Me këtë ndryshim, sipas ministres Kumbaro, synohet që ky Teatër të shndërrohet në një institucion që përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu të sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohore në fushën e artit skenik.

dështime të projekteve artistike ose në mospagesa të aktiviteteve të kryera, madje edhe të porositura nga vetë ministria, siç ka qenë rasti i disa aktiviteteve të 100-vjetorit, që sot e kësaj dite nuk janë paguar. “Gjatë këtyre dy viteve të aktivitetit ka mungesë të plotë transparence në aspektin buxhetor, në mënyrën sesi janë marrë vendimet, sa reale kanë qenë bordet që duket se janë përdorur më shumë për koperturë të shpenzimeve të kryera, dhe për të fshehur madje edhe konflikte interesi. Për vitin 2013, QKAK ka patur një buxhet të miratuar prej 30 milionë lekësh, ndërkohë kontratat që ka lidhur institucioni për mbështetje financiare për projektet artistike shkojnë në vlerën mbi 50 milionë lekë. Vetëm ky institucion në 2014 do të mbartë një borxh prej rreth 26 milionë lekë nga vendimet dhe kontratat e angazhuara në vitin 2013, kjo përtej buxhetit të parashikuar dhe në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi”, - tha Kumbaro, ndërkohë që si ministre e Kulturës do t’i duhet të shlyejë 950 543 euro borxhe të mbartura për shkak të keqadministrimit të fondeve jo vetëm nga QKAK, por edhe nga Drejtoria e Artit.

Del në dritë Historia e Skënderbeut, botuar më 1788, në suedisht Në vitin 1788 u botua një ndër librat e parë në gjuhën suedeze për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Libri mban titullin: «Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg - Historia» (Kastrioti i Madh i Shqipërisë, i quajtur Skanderbeg - Historia). Ky është libri më i vjetër i shkruar për Skënderbeun në suedisht dhe është botuar edhe në gjuhën frënge e gjermane. Autori i saj është Stephan Zannovich. Libri është një rrëfim për Heroin tonë Kombëtar në 120 faqe. “Lajmin për ekzistencën e këtij libri të rrallë në gjuhën suedeze e publikoi këto ditë miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick”, - shkruan faqja online e modersmal.skolverket.se në gjuhën shqipe. Albanologu Ullmar Qvick ka përkthyer në suedisht edhe shumë autorë bashkëkohorë nga Shqipëria dhe Kosova, si Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Shefki Oseli, Ali Podrimja etj., etj. Ullmar Qvick ka realizuar edhe një dokumentar ku përshkruhet jeta e shqiptarëve në shekullin XX, periudha më e errët e sundimit komunist, që ai e etiketon dhe më të errët se sundimi 500-vjeçar osman.

Autori i saj është Stephan Zannovich. Libri është një rrëfim për Heroin tonë Kombëtar në 120 faqe


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Shkurorëzimi do të thotë fund i martesës?! 5

6

7

8

9

10

14 17

22 27

23

24

28

31

34

13 16 20

25

26

29

32 35

33

36

37

39 44

42

45

46

48

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

40

48

12

19

21

30

11

15

18

27

10

43

44

47

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Tërësia e masave paraprake që merren për t'u mbrojtur nga sëmundjet ose për të parandaluar përhapjen e tyre. 10. Rruzull i tokës. 14. Bërja e llogarive mes sasisë së shpërndarë dha asaj të shitur. 15. Lejim për të marrë pjesë diku. 17. Vezë e rrahur dhe e fërguar. 19. I moshuar. 20. Gati, përgjysëm. 21. Asket indian, që rron duke lypur a duke bërë nëpër rrugë lodra tërheqëse. 22. Qendro në vend! 25. Post zyrtar. 27. Sektori Monetar. 28. Ikja fshehurazi nga ushtria. 30. Sektori Privat. 32. Drithërat që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës. 33. Shumë mirë, ashtu si duhet, në rregull. 34. Pajisje shtëpiake. 37. Këpucë gome. 39. Mish kofshe me erëza e me hudhra, që piqet pak nga pak në zjarr të ngadaltë. 40. Fatos, ish-kryeministër. 41. Përgëzime që i bëjmë dikujt në një rast. 44. Ndjenja e lakmisë, e keqardhjes dhe e keqdashjes, që na ngjallet kur shohim dikë më mirë se veten. 46. Industria e Rëndë. 47. Gjendje e vështirë ekonomike. 48. Krejt njëlloj, pikë për pikë. 49. Lëviz në këmbë. 50. Lloj sporti.

1. Titull i lartë shkencor. 2. Dëshirë për të ngrënë. 3. Gjendja kur, një tregtar, a afarist nuk është me i zoti të përballojë shpenzimet e prodhimit e detyrimet. 4. Casillas i futbollit spanjoll. 5. Lëng që del nga syri. 6. Shfrytëzimi i përkohshëm i një toke, që i jepet me qira dikujt sipas një marrëveshjeje. 7. Këshilli Drejtues. 8. Ushqim për bagëtinë. 9. Përemër pronor. 10. Bëhet për të parë ndonjë dëmtim të trupit. 11. Kalim i emrit nëpër rasa. 12. Organizatë Neutrale. 13. I madh në Angli. 15. E mbushur deri në grykë. 16. Qytet i vendit tonë. 18. Mama, shkurt. 23. Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në prapavijat e kundërshtarit. 24. Shtet në Europën Veriore. 26. Pemë e lartë dhe e drejtë. 29. Kumtim a parashtresë me shkrim që i bëhet një organi më të lartë për plotësimin e një detyre. 31. Alain, ish-pilot i njohur i Formula 1. 32. Lëndë Industriale. 35. Agolli e kinemasë shiptare. 36. D'Istria, publiciste e njohur. 38. Madhi i pikturës. 42. Instituti Zoologjisë. 43. Lule në letrat e bixhozit. 45. Agjensi Martesash. 47. Komuniteti Ndërkombëtar.

Sudoku | nivel mesatar 3

2 8 4 4 2

6 3

1

1 9 5

4 6 2

8 4 1

5

5 2 6 7 1 3 9 5

2 3

9 8

8

7 4 1

7

1 2

6

9

3 6

4

5 8

6 9 6

1

4

7

4

8 3

2 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 6

Një britanike ka dashur të ngrejë padi kundër avokatëve të saj, të cilët nuk ia kanë shpjeguar se shkurorëzimi do të thotë fund i martesës. Mirëpo, përpjekja e Jane Mulcahy për të ngritur një proces gjyqësor për neglizhencë profesionale është refuzuar nga gjykata, njofton The Independent. Sipas saj, avokatët është dashur që t’ia qartësojnë se divorci do të shkaktonte fundin e martesës së saj, gjë të cilën ajo ka dashur ta shmangë. Sa ka arritur gjykatësi të kuptojë është se duke u bazuar në besimin e saj katolik, gruaja kishte dashur vetëm një ndarje gjyqësore dhe jo një përfundim total të martesës. Mirëpo, diçka e tillë është hedhur poshtë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Te gjitha konfliktet do zgjidhen dhe do krijoni një lidhje edhe me te forte. Beqaret nuk do i rezistojnë dot sharmit te disa personave qe do njohin dhe do hidhen menjëherë ne krahët e tyre. Financat duhen pasur me ne qendër te vëmendjes sot. Po e kaluat lehtësisht edhe këtë dite nuk do keni probleme për një kohe te gjate.

Kjo dite do jete vendimtare për ju. Nëse keni pasur probleme te mëdha, mundohuni t’i zgjidhni sa me pare sepse situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do njohin, por duhet ta kenë një hije dyshimi. Ekuilibri financiar do përmirësohet nga dita ne dite. Do ndiheni edhe e mire ne këtë sektor.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Çiftet qe kane kohe qe e kane humbur ekuilibrin dhe kane pasur probleme serioze, sot do e rigjejne energjinë për te ecur përpara. Toleranca do jete një pike e forte për ta. Ata qe kane pasur dite te mira do vazhdojnë si gjithmonë. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por do ndalen me aq. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi te mëdha. Kujdes!

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Përkundrazi do mundoheni te gjeni sa me tepër kohe për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Beqaret qe pëlqejnë aventurat do jene me fat, te tjerët do duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar nuk duhet t’iu besoni personave te jashtëm dhe nuk duhet te merrni vendime te nxituara.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta ne çift mund te ketë disa tronditje te vogla gjate kësaj dite, por nuk duhet te alarmoheni. te gjithë kalojnë faza te tilla. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me këdo qe do ndeshin përpara, por duhet me pare te njihen me personat. Saturni do jete planeti do e turbullojnë sektorin e financave. Do shpenzoni pa u menduar dhe nuk do dini çfarë te bëni kur te mbeteni pa para.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do kaloni momente te mrekullueshme sot me partnerin tuaj. Do jeni te pandashëm dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret ka shume gjasa te bëhen “skllevër” te një dashurie pasionante, por qe me kalimin e kohëve mund t’i dëmtojë se tepërmi. Ne planin financiar do keni fat dhe do mund te kryeni te gjitha shpenzimet me te nevojshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

1 4 5 3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dita do filloje me debate dhe mosmarrëveshje sot, por me kalimin e orëve situata mund te përmirësohet. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe te toleroni here pas here. Beqaret do joshin pa fund dhe ne mbrëmje do e gjejnë dike qe do iu përshtatet. Me financat do ketë disa probleme te vogla te cilat do rregullohen me pak përkujdesje.

Nëse doni qe jeta juaj ne çift te shkoje mire, mundohuni te mos tregoheni dominues dhe shume kërkues. Me një komunikim te ngrohte do ia kaloni mire. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Dashuritë e mëdha duhet ende pak kohe qe te vijnë. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime te vogla.

2 0 2 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 252, 421, 515, 614. Numra me 4 shifra: 0263, 0832, 1263, 1452, 1519, 1632, 2561, 2635, 3723, 4645, 4895, 6523, 8252, 8751, 9874. Numra me 5 shifra: 06128, 19261, 26321, 27251, 28550,

28667, 34150, 35335, 65158, 67812, 95415, 96857. Numra me 6 shifra: 015235, 085899, 102020, 168561, 192565, 210232, 225422, 249587, 359105, 485145, 515263, 563154, 581521, 596521.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Te dashuruarit do kenë debate te forta me partnerin e tyre sot. Disa do kërkojnë me shume pavarësi sesa duhet dhe kjo do krijoje konflikte. Beqaret do jene te parrezistueshem. Mundësitë për te filluar shume shpejt histori dashurie do jene te mëdha. Financat do jene te stabilizuara fale mbështetjes qe do iu japë Dielli. Gjithsesi bëni kujdes me shpenzimet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Tregohuni me te kuptueshëm gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe mundohuni here pas here te falni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece si duhet. Beqaret do ëndërrojnë pa fund, por vetëm kaq. Nuk do kenë aq sot fat për te filluar histori pasionante. Mos shpenzoni shuma marramendëse.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite mjaft e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar prej kohesh. Partneri do ua plotësojë edhe dëshirat me te zjarrta. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa shume fat. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me shpejt qe situata mos dale jashtë kontrollit.

PESHQIT (20/II-19/III) Se bashku me partnerin do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sot, por kjo do e beje lidhjen tuaj edhe me emocionuese. Kënaqësia do jete e papërshkueshme. Beqaret do e kenë shume pranë personin qe kane ëndërruar, mjafton qe ata te përfitojnë nga rasti qe do iu jepet. Buxheti duhet riorganizuar sa me pare qe te jete e mundur.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.01.2014

16 janar

15

Kura është më e keqe se sëmundja. -Francis Bacon

929

Trashëgimtari i ri i Spanjës Më 16 janar 929 Abd ar-Rahman III, emir i Kordobës e shpalli veten Kalif. Titulli i ri kishte nëntekste të thella. Kalif, që do të thotë trashëgimtar, zakonisht përdorej vetëm nga pasardhësit e Muhamedit, të cilët ushtronin supremaci si shpirtërore edhe politike mbi botën muhamedane. Emir, që do të thotë komandant, nuk kishte ngjyrime spirituale dhe në fillim të kalifatit mysliman kish qenë përdorur nga guvernatorët rajonalë. Kur kalifati filloi të shkërmoqej nën abazidët në shekullin e nëntë, emirët u vetëshfaqën si sundimtarë të pavarur. Megjithëse kjo e pakësonte autoritetin

politik të kalifëve abazidë në Bagdad nuk e sfidonte autoritetin spiritual, kështu që sërish vazhdonte të ishte për idealin e unitetit mysliman. Sfida e parë kundër autoritetit spiritual të abazidëve erdhi nga sundimtarët fatimidë të Egjiptit, që e promovuan veten në rangun e kalifit në vitin 910. Fatimidët ishin shia megjithatë, dhe shiheshin si heretikë nga shumica sunite. Abd arRahman ishte sunduesi i parë sunit, i cili i refuzoi në mënyrë përjashtimore kalifët abazidë në të dy rrafshet, si autoritet fetar dhe politik. Mëtimet e tij ndaj kalifatit bazoheshin në prejardhjen

e tij nga Umaidët, të cilët kishin sunduar mbarë botën myslimane si kalifë ndërmjet viteve 661 dhe 750. Emirati i Kordobës ishte themeluar nga një princ Umaid azilant pasi dinastia e tij u shfronësua nga abazidët në vitin 750. Si kalif i ri Abd arRahman ndërtoi një pallat ekstravagant në Medina al-Zhara, në periferi të Kordobës, i modeluar sipas pallatit të dikurshëm të Umaidëve në Damask. Nën udhëheqjen e tij pushteti mysliman në Spanjë do të kapte majën, megjithëse kalifati eventualisht do rrëgjohej në një luftë civile që shpërtheu në vitin 1008.

Blitz

Flickr

236

Kilometra katror është sipërfaqja e ishujve Kuk.

20

Mijë banorë është popullsia e këtij shteti.

86.5 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së ishujve Kuk.

15

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit, Avarua.

Titulli: rrugës... foto: Marko

Në Facebook Shpend Limoni Kosova është vend i krimit dhe korrupsionit ku krimi e korrupsioni luftohen nga kreu i krimit dhe korrupsionit....fjalë e urtë gjermane.

Edon Qesari Media raporton se ai tipi, Bollano, është ankuar pasi, sipas tij, shembja e objekteve pa leje në Dhërmi po prek banorët grekë të Himarës. I them zotnisë se, edhe pse ma shpif ideja, do të bashkohem me ankesat e tua nëse nuk prishen edhe objektet pa leje të atyre që ti mund t’i quash banorë shqiptarë. E më pas, le të vazhdojmë me ato këllira ndërtesash të cilave u dhe lejen ti, greke apo shqiptare qofshin, si të të dëshirojë xhani. E rëndësishme është që të vihet fort theksi mbi katrahurën dramatike që ti me të tjerë – shqiptarë apo grekë u vetquajtçi! – i keni shkaktuar Dhërmiut dhe krejt Himarës. P.S. Në i mendon thellë-thellë shqiptare ato troje, turp të të vijë, pasi ka vite që abuzon si satrap me një tokë që s’të përket, edhe pse t’u dha në qeverisje. Në i quan greke, mortja të shpëlaftë ty dhe autonomisë që ti kërkon, pasi s’menderoset kështu trualli i cili gjendet jashtë atdheut mëmë.

Aida Tuci FCB është dhe vendi ku bëhen bashkë të vdekur e të gjallë. Sapo bëra friends një poet të vdekur...

Eva Allushi Spartak Ngjela: Kryeministri më ofroi postin e ministrit pa portofol. -Po unë ministër pa portofol jam vetë.

gazetamapo@gmail.com

Apeli e liroi Mziun, më shumë se nga arresti, nga paragjykimi social e politik Alfred Lela

Gjuetarët e kontradiksioneve nuk e lanë t’u shpëtonte fakti se dy kryebashkiakë, njëri socialist e tjetri demokrat, po merrnin trajtim të ndryshëm nga drejtësia shqiptare. Edhe pse kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ballafaqohej me një akuzë më të rëndë, ai nuk u arrestua siç ndodhi me kolegun e tij të një kahu tjetër politik, Xhelal Mziun e Kamzës. Kolegu Vladimir Karaj, po te MAPO, vërente në një titull të para më shumë se një jave se ‘Xhelal Mziu po gjykohet dyfish: një herë për korrupsion dhe një herë si provincial.” Mund të shtosh këtu se ai ka gjasa të jetë gjykuar edhe për ‘cilësi’ të tjera: edhe si demokrat, por edhe si verior. Ose ‘malok’ nëse është në shijen tënde pezhorativja dhe paragjykuesja. Nëse dy kryebashkiakët kanë qëndru-

ar ligjërisht prapa këtij ledhi ndarës, ata i ka bashkuar edhe ai që mund të quhet ‘një moment me kryetarët’. Edhe pse këtë moment e kanë patur në kohë të ndryshme. Kur Gjika i Vlorës u padit dhe Mziu i Kamzës u arrestua, që të dy krerët e forcave politike ku ata militojnë mbajtën, verbalisht, një distancë të shëndetshme prej tyre. Megjithatë shefi i opozitës, Basha ishte më kirurgjikal dhe i ftohtë në deklarimin e tij krahasuar me shefin e qeverisë, Rama që u shfaq sa me tekst edhe me nëntekst. Ndryshimi jocilësor apo zhbalancimi ndodhi kur kryeministri, gjatë një takimi në Vlorë pozoi me kryebashkiakun e qytetit pas një kërkese të këtij të fundit dhe ‘fotoja e çastit dhe e rastit’, e gjeti rrugën për te profili në facebook i z. Gjika. Basha m’anë tjetër e prishi barazlargësi-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

në nga i pandehuri vetëm kur Apeli e ndryshoi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, duke e nxjerrë z. Mziu nga ‘arresti me burg’ në ‘detyrim paraqitjeje’. Në pamje të parë ngjan se z. Rama, qoftë edhe pa dashje, e ndikoi procesin në vazhdim ndaj Shpëtim Gjikës duke u fotografuar me të, ndërsa z. Basha me vizitën në Kamëz te kryebashkiaku i liruar Mziu, jo vetëm bëri një gjest kortezie partiake por edhe ‘falenderoi’ Apelin për vendosjen e parimit ‘një standard për të gjithë’ të drejtësisë. Pa u hyrë imtësive rrëshqitëse të jurisprudencës, Gjykata e Apelit ka vendosur një shenjë barazimi mes kryebashkiakut të partisë në pushtet dhe asaj në opozitë, të bregdetarit dhe malësorit. Të dy njëlloj gëzojnë të drejtën për të qenë të pafajshëm derikur të provohen fajtorë. Pa dallim, feje, krahine e ideje.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 16.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

JONILA GODOLE Në përkthim ndjej nevojën e paskajores së gegnishtes

NJOFTIM / REKLAMA REPORtAZH Komuna e Parisit, Getoja e kuqe

DOkumENtE Dosjet e FBI për Camus e Sartre

Nr. 24 (269), Viti Viii botimit dhjetor 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

EDI RAMA-NJERIU I VITIT

RREFIMI I KRYEMINISTRIT Intervista Ekskluzive/ Raportet e reja e të vjetra me Metën, Ngjelën, Zogajn, Blushin, Imamin, Kokëdhimën dhe eulogjia për Olldashin … Pse është i gatshëm të qeverisë vetëm një mandat, por të realizojë vizionin e tij për Shqipërinë. Detaje rreth ‘obsesionit’ kryeministror, raportit të shumëpërfolur me vdekjen dhe … pesë portrete të paautorizuara nga Mero Baze, Armand Shkullaku, Henri Çili, Belina Budini dhe Gilman Bakalli.

Mapo 16 janar ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you