Page 1

mapo lunch

Politikë

DASH: Vendimi nuk cenon marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Nova demokratia

Tonin Gjuraj

Keli, ose dora që i mungon lajmeve

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane deklaruan dje se vendimi i Ramës nuk do të ketë pasojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Respektojmë vendimin e kryeministrit, do të mbështesim qeverinë dhe popullin shqiptar” Faqe 9

Free to choose

milton friedman

single & the city

Nga Mira Kazhani

Iva tiço

Një nga njerëzit që unë të paktën mendoj se i mungon dhomës së lajmit, ai teksti i shkruar bukur kur edhe spikeri më i dobët e lexon pa asnjë lapsus...

Idi, essi,uni ylli pango

E shtunë-diel 16-17 nëntor 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1065 Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Si përfundim 'JO”!

Orët e vështira të Ramës në raport me amerikanët, protestuesit dhe “rebelët” në grupin e PS që sollën vendimin për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ankthi në bulevard, në 30 minutat e fjalimit dhe rëndësia e një lëvizjeje që lindi nga hiçi. Rama zbardh negociatat me SHBA dhe vendos të mos përfshijë Shqipërinë në operacion. Basha: Beteja kundër papërgjegjshmërisë vazhdon

intervista e javes

editorial

Tokë pa kontinent

esse

Edi Rama duhet të kishte thënë PO

Lëvizja historike e Nëntorit

PAK DINJITET, JU LUTEM...

alfred lela

Lubonja: Protesta si tragjeditë greke, ku peshae gjëmës tronditi të keqen brenda nesh Fatos Lubonja analizon protestën kundër armëve kimike, marrëdhëniet me SHBA dhe fjalimin e Ramës. “Në vend që të dëgjonim një ndjesë të madhe, madje edhe një dorëheqje, dëgjuam mallkimet e fyerjet e një njeriu që të kujtonte në disa pasazhe fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste për Bashkimin e lavdishëm Sovjetik” Faqe 10

Preç zogaj

Faqe 3

Faqe 13

rudolf marku

Faqe 28

panairi i librit

promovimi në UET

psikanalisti Rrëfen skutat e mendjes së Mbretit Zog

Bruno Vespa:

Një psikanalist i suksesshëm në Francë si Jean Luc Tourenne, në librin e tij “Një mbret në Shqipëri” (Botimet Uegen) zbërthen si askush tjetër karakterin dhe personalitetin e Ahmet Zogut Faqe 21

Ekonomi

Vendi në krizë, por bankat “s’dinë” ku t’i çojnë paratë Bankat kanë investuar jashtë vendit rreth 1 miliard euro nga depozitat e shqiptarëve. Shkak për fenomenin është bërë bllokimi i kredisë dhe ulja e interesit të bonove të thesarit

Faqe 5

Pse raporti mes pushtetit dhe dashurisë tërheq njerëzit Gazetari i mirënjohur italian promovon në UET versionin në shqip të librit të tij bestseller në shtetin fqinj “Dashuri dhe Pushtet”. Apeli i botuesve në panair: Pirateria dhe ilegaliteti po vrasin librin në Shqipëri

Faqe 17


2

e shtunë-e diel, 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Edi Rama duhet të kishte thënë PO

Alfred Lela Alfred Lela

Nga protestat kundër armëve kimike Foto: LSA

javore

Mapo libri

E shtunë-diel,16-17 Nëntor 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Fatos Lubonja: Protesta si tragjeditë greke, ku pesha e gjëmës tronditi të keqen brenda nesh

Por, një PO, të cilën ata do ta kishin kuptuar, gjindej forma për t’ua transmetuar, u duhej thënë. Sigurisht, bazuar mbi parashtrojën e kryeministrit Rama, dhe natyrisht duke e marrë si të vërtetë kornizën e ofruar prej tij; piketat sipas të cilave do të mbërrinte në Shqipëri arsenali sirian: vetëm lënda kimike, jo armët; vetëm tranzit; vetëm nën mbikqyrjen e rreptë të amerikanëve; për t’u dërguar diku tjetër pasi të dekompozoheshin.

Intervista/ Fatos Lubonja analizon protestën kundër armëve kimike... Faqe 10-11

4 6 9 15 21 31

Politikë

Rama i thotë JO armëve kimike dhe zbardh negociatat me SHBA

Bruno Vespa:

Reagimi

Basha: Fitoi rinia, por beteja kundër papërgjegjshmërisë vazhdon

Pse raporti mes pushtetit dhe dashurisë tërheq njerëzit

Politikë

DASH: Vendimi nuk cenon marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Sofi e “Zonës së Lirë”: Miqësitë si rezultatet, pasi i gjen duhet t’i vërtetosh

Ekonomi

Vendi në krizë, por bankat “s’dinë” ku t’i çojnë paratë

Fenomen

Jean-Luc Tourenne: Rrëfej skutat e mendjes së Mbretit Zog

MapoLunch

Keli, ose dora që i mungon lajmeve

Kolona / ide/ debate

26

Free to choose

27

Nova demokratia

28

esse

29

Idi, essi,uni

23

Recensë

31

Mapo lunch

Milton Friedman Ylli Pango

Bazuar mbi tekstin që ka lexuar dje para miliona shqiptarëve, në ankth e kureshtje, kryeministri im, kryeministri juaj dhe kryeministri i Shqipërisë, duhet të kishte thënë PO. PO, sepse ka, në fund të fundit, e ta marrë e mira!, njëfarë hipokrizie në gjithë atë se duam të jemi pjesë e botës globale: e trendeve, modave, teknologjive dhe gjithë industrisë së tundimeve të saj, por asnjë teklif dhe barrë që mund të na vijë rrugës tonë, asnjë peshë të mos na e rëndojë shpinën mikroborgjeze. Shqipëria, me atë JO, ka mbetur edhe njëherë jashtë botës, e po të duash ta kuptosh sa jashtë, merr të përditshmet e saj kur ç’ndodh tej ‘vijave të kuqe’ të territorit të Republikës së Shqipërisë është irelevant dhe aspak interesant (përjashto kur Kim Kardashian ekspozon armët e saj erotike). Karuseli i botës ku jetojmë, kësaj radhe nuk u rrotullua me karamele ndihmash që na vijnë nga jashtë, por me ngarkesa lëndësh kimike (jo armë kimike!). PO, sepse Shqipëria do të bëhej pjesë e një zinxhiri humanitar veprimi. Një pyetje: ato lëndë kimike që gjenden në Siri përbëjnë një rrezik më të madh aty ku janë, pra për fëmijët, gratë e pleqtë sirianë, një popull ende mes disa palësh ndërluftuese, ku të paktën një grup është terrorist, apo të depozituara diku në një zonë të pabanuar në Shqipëri, nën një kordon profesionist sigurie të udhëhequr nga ekspertë të huaj? PO, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i mbajmë mend, i kanë ndërmarrë disa aksione në favor të shqiptarëve, dhe me njëfarë rreziku sa kohë bëhet fjalë për bomba lufte e balanca ndërkombëtare. Sigurisht, është simpatik nocioni i shqiptarësisë, i sovranitetit dhe vetëvendosjes, por është etik edhe nocioni i mirënjohjes:

Tonin Gjuraj

Luljeta Lleshanaku

Rudolf Marku Mira Kazhani

sa u detyrohemi amerikanëve për këtë sovranitet, vetëvendosje e shqiptarësi, që nga 1919-a e këtej? Apo mirënjohja është një pemë që nuk rritet në Shqipëri? Ata që dolën në shesh dhe qëndruan atje, sikur dita e nata të mos kishin mbarim, janë të respektuar dhe dinjitozë në kauzën e tyre. Pavarësisht asaj se ka patur përpjekje për të qëmtuar mes tyre komunistët, anti-amerikanët, anarkistët, islamistët, bjerrakohësit, asnjëra nuk vlen. Të kërkosh të gjesh masën perfekte te populli është një iluzion. Ashtu siç ishin, jouniformë, ata i dhanë jetë në Shqipëri një forme proteste më parë të pambajtur e të panjohur: masive, civile, kreative, gjithpërfshirëse, apolitike. Por, një PO, të cilën ata do ta kishin kuptuar, gjindej forma për t’ua transmetuar, u duhej thënë. Sigurisht, bazuar mbi parashtrojën e kryeministrit Rama, dhe natyrisht duke e marrë si të vërtetë kornizën e ofruar prej tij; piketat sipas të cilave do të mbërrinte në Shqipëri arsenali sirian: vetëm lënda kimike, jo armët; vetëm tranzit; vetëm nën mbikqyrjen e rreptë të amerikanëve; për t’u dërguar diku tjetër pasi të dekompozoheshin. Me këtë kornizë duhej një PO. Por, mund edhe të ketë qenë një PO e pamundur ose e padashur. Dhe, ne i besojmë kryeministrit for Rama is an honourable man. Nëse kryeministri na ka gënjyer: pastë faqen e zezë! (P.S. Në një editorial të javës së shkuar, i juaji sinqerisht, aludonte Helmet e Asadit, sikur të mjaftonte një po ose jo. Me sa duket nuk kanë mjaftuar. Kjo sepse nuk ka patur informacion e as transparencë. Ajo ka mbërritur dje, në një kohë kur PO-ja ngjante e pamundur dhe nuk mjaftonte. Për transparencë, gjithashtu: i juaji sinqerisht, është nënshtetas amerikan; ka dalë tri herë në shesh te protestuesit; e ka firmosur peticionin kundër hyrjes në Shqipëri të armëve kimike. Një JO në kushte mosinformimi apo dizinformimi, pra).


4

E shtunë E shtunë - e-diel e diel 16-17 13-14 nëntor prill 2013 www.mapo.al

Kreu i qeverisë ka shpallur dje vendimin duke i thënë jo asgjësimit të lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Ai akuzoi opozitën dhe median se mashtruan opinionin publik me skenarë apokaliptikë

Armët

Rama: Negociatat me SHBA dhe pse u thashë “PO” në parim “...është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt debati publik. Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional...”

S

hqipëria i ka kthyer përgjigje negative partnerëve të saj strategjikë lidhur me mundësinë e përfshirjes së saj në një operacion të shkatërrimit në territorin shqiptar të armëve kimike të Sirisë. Me këtë përgjigje janë njohur dje edhe qytetarët shqiptarë, e në mënyrë të veçantë protestuesit që prej dy ditësh tubuan në mënyrë të vazhdueshme para selisë së Kryeministrisë në bulevardin kryesor të Tiranës. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që në një komunikim me mediat (vetëm me praninë e kamerave dhe jo të gazetarëve) ka bërë të ditur vendimin e tij, të cilin siç u duk qartë edhe nga fjala e tij gati 30 minutëshe, nuk e ka patur aspak të lehtë ta marrë. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”, - ishin fjalët e fundit të deklaratës së Ramës, duke cituar në këtë mënyrë përgjigjen që iu kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë. Fjalë të cilat në fakt i dhanë fund protestës, duke qetësuar shqiptarët për rrezikun që mund të sillnin këto lëndë kimike nëse do të asgjësoheshin në Shqipëri, por që siç edhe u evidentua në fjalën e kryeministrit, i thanë jo edhe një shansi që Shqipëria të mund të kontribuonte por edhe të përfitonte nga një operacion i tillë.

Nga Edi Rama

N

ë 11 shtatorin e saposhkuar, kur iu drejtova Parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri. Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë. Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë”. Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve çoi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen pa luftë të regjimit sirian, përmes shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht dhe Shqipëria, në përputhje të plotë me nderin e me dinjitetin tonë si vend i angazhuar botërisht, për të kontribuar për lirinë, demokracinë, paqen, kudo në botë. Më pas, u kontaktuam drejtpërdrejtë nga aleati dhe partneri ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, për të konsideruar në parim pjesëmarrjen bashkë me vende të tjera në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë. Dhe përgjigja jonë, ashtu si përgjigja e një sërë vendesh të tjera, ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre njëzet e tre viteve; boshti strategjik i politikës sonë të jashtme, pa dallime partiake deri dje paradite; detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj, në çdo përpjekje madhore për një botë më të mirë dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Bashkuara: Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Siç është plotësisht e natyrshme, na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim. Lejomëni të dashur bashkëqytetarë, t’ju pyes lidhur me këtë moment të parë të rrëfimit tim, tërësisht të sinqertë para jush: A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim Shqipëria Shteteve të Bashkuara, për një përpjekje kaq

madhore në shërbim të njerëzimit? A mund të imagjinohej dhe të imagjinohet se Shtetet e Bashkuara i kanë hyrë kësaj përpjekjeje, për t’ia hequr armët kimike nga duart një vrasësi dhe pastaj për të vrarë me to Shqipërinë, apo cilindo vend tjetër aleat të përfshirë në këtë përpjekje? A mundet që një mendje normale, sado armiqësore ndaj Amerikës, të shkojë deri në pikën se Shtetet e Bashkuara, do ta udhëhiqnin një operacion të tillë në sytë e gjithë planetit, për të çuar në vendet aleate vdekje e shkatërrim, duke vrarë në radhë të parë trupat e tyre të ekspertëve dhe vetë veten e tyre para tërë ekraneve të botës? Nuk po ju them që të shkatërrosh armë kimike është njësoj si të hash karamele. As po përpiqem t’ju them se shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri është diçka që duhet të na bëjë të ndjehemi qetësisht të kënaqur, siç besoj do të ndjehej kushdo që do ta shihte këtë gjë të ndodhte larg vendit ku jeton vetë. Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit dhe në krah të Shteteve të Bashkuara e të vendeve të aleancës euroatlantike. Kjo është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike nga e cila ne, shqiptarët, duhet ta dimë më mirë se shumë të tjerë që kombet dhe vendet marrin më shumë se ç’janë në gjendje të japin. Sepse tamam kjo, është ajo pjesa e vështirë pa të cilën sot Sllobodan Millosheviç mund të ishte ende në qafën e gjysmës së kombit tonë, ndërsa ne shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO, po në asnjë lloj refeneje ndërkombëtare. Sidoqoftë unë e di fare mirë që sot, pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliruan gjysmën e kombit tonë dhe shumëkush mund të jetë përqeshës, nëse shtoj këtu se pa pjesën e vështirë jeta, vendi, bota, nuk bëhen dot kurrë më të mira. Prandaj po rikthehem tek bombat e Asadit, të cilat sipas tribunës së Partisë Demokratike dhe disa burimeve të helmatisura keqaz të informimit, një njeri po aq i çmendur sa Asadi, kryeministri i Shqipërisë, kërkon t’i plasë në Shqipëri. E në këtë pikë dua t’i shoh në sy, drejtpërdrejtë, të gjithë. Me radhë. Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjar-

Për PD “Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë. Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata”

Për vendimin “Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju: Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”

rit të imagjinatës suaj duke nxjerrë nga goja gjithfarë monstruozitetesh e absurditetesh. Ju që më votuat për ëndrrën e Rilindjes së këtij vendi, që më mbështetët në kohë të vështira dhe që më sollët në zyrën e kryeministrit për të mos u vrarë më kurrë në bulevard nga dritaret e kësaj godine; për të mos u shkelur më kurrë në interesat legjitime të familjes suaj dhe të atdheut tonë të përbashkët; për të mos mbetur më vrima e fundit e kavallit në qeverisjen e këtij vendi; Ju prindër e gjyshër, vajza e djem, kudo në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që sot prisni me zemër të dridhur çfarë do t’ju them për gjithë tmerret dhe shpifjet që ju kanë dëgjuar veshët këto ditë; Ju të reja e të rinj që dje përzutë nga protesta juaj ata që na e lanë Shqipërinë të sakatuar nga të katër anët, të zhytur në borxhe e në plehra, dhe që sot vazhdoni të protestoni nën dritaren time; Të gjithë ju, 1 milion njerëzit që e kthyen 23 qershorit në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë deri ditën kur do të më mbani në këtë detyrë: Unë nuk do t’ju tradhtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cenonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj. E po ashtu kurrë, në asnjë rast të ngjashëm dhe për asnjë qëllim sado të lartë, siç është ky i çarmatimit të një kanibali që ka zhdukur si insekte 100 mijë njerëz si ju, unë nuk do të merrja një vendim pa e ndarë atë me ju, pa shkuar në parlament për të marrë votën e të zgjedhurve tuaj, pa pasur paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të shpirtit tuaj. Por dëgjojeni me vëmendje, as unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës suaj dhe as ma ka kërkuar kush që ta bëj një gjë të tillë për çështjen në fjalë. Jua kam thënë të gjitha këto më parë. Jua thashë edhe konkretisht për këtë çështje dy herë, edhe ditët e fundit. Por zhurma ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda jush nga skenarët e sajuar të tmerrit, ishte shumë i thellë për t’u dëgjuar fjalët e mia të pakta. Po atëherë pse s’ju thashë dot më shumë? Pse nuk ju tregova dot për çfarë po diskutohet mes nesh dhe aleatëve tanë të mëdhenj? Pse nuk e bëra më parë të ashtuquajturën transparencë të kaqkeqpërfolur nga ata që deri dje ju jepnin plumbin ballit dhe ju quanin llumi i shoqërisë? Lejomëni atëherë, ta vazhdoj rrëfimin tim sot që e kam të mundur ta bëj një gjë të tillë dhe t’ju shpjegoj pse e kam pasur të pamundur deri mbrëmë. Ky të dashur

miq është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt debati publik. Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional. Por, për më tepër, dua t’ju siguroj sot se në gjithë procesin e diskutimeve intensive të gjithë këtyre javëve, ne jemi përqendruar me vëmendje e vullnet të madh përmes një grupi teknik, duke kërkuar nga ekspertiza e partnerëve përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të shprehur nga ju, çdo argument ekspertësh apo pseudoekspertësh që ngrinin peshë mendjen tuaj nga ekranet e faqet e gazetave. Ndërsa unë jam përpjekur me shumë vullnet e pasion, të marr jo vetëm sigurinë e plotë për moscenimin e asnjë fijeje floku dhe mosmbetjen e asnjë mbetjeje në territorin shqiptar, po njëkohësisht edhe mirëkuptimin që në këtë përpjekje të madhe të fuqive të mëdha, supet e vogla të Shqipërisë të mos ngarkoheshin përtej mundësive të tyre. Kemi gjetur përgjigje të njëpasnjëshme, kemi marrë garancira të njëpasnjëshme, por është dashur kohë. E ndërkohë, përveç gatishmërisë në parim, siç ju kam thënë, nuk kam marrë asnjë angazhim përfundimtar, për ta çuar këtë çështje për vendim para qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë. Sepse kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm se nëse do ta hidhja këtë hap, duhet të kisha bindjen më të plotë jo vetëm tek garancia plotë e sigurisë teknike, por edhe tek përfitimi që shoqëria jonë, vendi ynë, kombi ynë meritonte të nxirrte nga ky kontribut fantastik për mbarë njerëzimin. Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e net diskutimesh. Këtë u kam përsëritur papushim miqve tanë të mëdhenj amerikanë dhe europianë, duke u thënë: Na ndihmoni t’i tregojmë Europës se ne jemi pjesë e saj dhe jo një kosh plehrash në mes të Europës! Na ndihmoni të dalim më të pastër e më të fortë nga kjo histori që edhe ne t’ju ndihmojmë me çfarë kemi mundësi! Na ndihmoni të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit, duke kontribuar edhe ju për të mirën e njerëzve tanë! Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë thërrisnin sot, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, a e dinë që në Shqipëri ka 31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat nuk plasin po vrasin ngadalë? Janë zona që dihen prej vitesh, të shenjuara në listën e zezë të planetit, po Shqipëria e varfër,


E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

5

www.mapo.al

kimike

Rama ka sqaruar rrjedhën e zhvillimeve të bisedimeve me partnerët ndërkombëtarë e SHBA-në në veçanti, lidhur me demontimin e armëve. Ai ka bërë të ditur se nuk mund të jepeshin më shumë detaje se bëhej fjalë për një operacion sa civil aq edhe ushtarak

Rama: Shqipëria e ka të pamundur këtë operacion “Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj, as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; as duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat”.

ashtu si çdo vend i varfër në këtë botë, nuk mund të lerë pa paguar rrogat e pensionet për të pastruar mbetje të tilla që kushtojnë qimet e kokës. Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”. Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit - po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor. U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam. Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Sepse o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti). Ndërsa djegia dhe varrosja e mbetjeve pas trajtimit të lëndëve që do të vinin këtu, të bëheshin gjetkë, në vende të tjera. Kështu mbi tokën e Shqipërisë nuk do të mbetej më absolutisht asnjë thërrime lëndë kimike. Siç po mundohem t’jua rrëfej të vërtetën me përpikmëri ndaj fakteve dhe besnikëri absolute ndaj jush, në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë, me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara po edhe përunjësinë më të plotë për interesin tonë kombëtar e publik. E me besnikëri ju rrëfej se ashtu siç ju ka munduar juve, të gjithëve, përditë e më shumë, pyetja po pse vetëm Shqipëria(?), më ka munduar edhe mua. Po në asnjë mënyrë jo sepse kam dyshuar ndonjë çast tek shfrytëzimi imperialist, siç për turpin e Shqipërisë kanë vënë kujën lart e poshtë nëpër ekrane e gazeta, disa personazhe si ata të Kinostudios Shqipëria e Re kur luftonin nëpër filma kundër bazave sovjetike; Jo, kjo pyetje më ka munduar sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se tërë

atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje. Me të njëjtin shqetësim si ju, jam përpjekur të shpjegoj se kjo pyetje e mundimshme kërkonte më shumë se sa përgjigjen e njohur, plotësisht të vërtetët e legjitime, që Shtetet e Bashkuara e shohin Shqipërinë si një aleat shumë besnik; e në fund të fundit s’po kërkojnë asgjë nga Shqipëria përveç një pike mbështetjeje në tokë – një bazë ushtarake tërësisht të izoluar në dispozicion të tyre ku lëndët vijnë, asgjësohen dhe ikin për t’u djegur e varrosur gjetkë. Jashtë Shqipërisë. Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias ( e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët ) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se Qeveria e Shqipërisë do konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat. E këtu tani, u vjen natyrshëm radha paraardhësit tim si edhe atyre që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, duke e çarë dje, për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe duke e kthyer parlamentin në një skenë skizofrenie politike ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi; Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë. Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata. Ashtu siç nuk e mendoja dot se ju, që hodhët verbërisht në erë një copë Shqipërie, duke vrarë 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe përvëluar qindra familje, do të guxonit të shkonit aq larg sa të bëni thirrje që të mos na përsëritet Gërdeci! Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun” migjenianë që

Për SHBA “Pa Shtetet e Bashkuara sot me siguri nuk do kishte në Shqipëri protesta për armët kimike, po kushedi s’do kishte pasur fare protesta në njëzet e tre vjetët e fundit dhe burgjet mund të ishin ende plot me të burgosur politikë. Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb”

Për protestuesit “Të dashur të rinj protestues, Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallëndyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tone”

sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun” për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës? Po pse, biznes për djalin tim dhe për biznesmenët e panginjur të oborrit tuaj, është ky operacion humanitar o ju që në Gërdec, i çmontonit armët me nëna të dëshpëruara e Lula të vocërr të varfërisë që e mbollët si sëmundje rreth Tiranës e në çdo cep të Shqipërisë? Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës? Nguleni në kokë sot dhe deri kur nuk do ta lini plakun në vetminë e vet, se referendumin popullor kundër plehrave Shqipëria e bëri në 23 qershor! Ku e keni vendimin që thatë se ishte marrë pas shpinës së shqiptarëve dhe do shpallej sot, të premten? Asnjë vendim s’është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milionë të cilët e bënë njëherë referendumin kundër plehrave dhe pa ato gra e burra që janë përfaqësuesit e 1 milionë shqiptarëve në parlamentin e vendit. Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të betuar. Ju fola në fillim për pjesën e vështirë të rreshtimit krah për krah me të fortët e botës, si shqiptarë dhe si anëtarë të NATO-s. Teksa po shkoj drejt mbylljes, dua t’ju pyes: A nuk mendoni se pikërisht Shqipëria, po po, kjo Shqipëria jonë e vogël dhe e drobitur nga shumë padrejtësi e fatkeqësi, nuk mundet dot të ishte as e para, as e dyta dhe as tjetra me radhë që të refuzonte përfshirjen në këtë operacion, po duhet të qëndronte, deri në fund, e të përpiqej besnikërisht për krijimin e kushteve më optimale që do të mundësonin përfshirjen e saj(?) – sipas mundësive e nevojave të saj? E pra, unë s’kam dilema për këtë dhe këtë bëra, në emrin tuaj e të Shqipërisë. Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat. Të dashur të rinj protestues, Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallëndyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tonë. Edhe pse ju ka përfshirë në protestë mbingarkesa në shpirt prej gjithë kësaj propagande histerike, unë ndjehem shumë mirë për ju; ndjehem mirë sidomos për shumë prindër që deri dje i frikeshin protestës ndërsa sot dalin në rrugë me gjithë fëmijët e tyre, të pashqetësuar nga forca speciale e gryka pushkësh në dritaret e kryeministrisë; ndjehem mirë për

këtë erë të freskët demokratike që solli 23 qershori. Kam plotësisht respekt për kurajën tuaj dhe njoh jo pak ndër ju që ishin përditë bashkë me mua deri në 23 qershor, në rrugën e paharrueshme të përpjekjes për Rilindjen që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë që duam. Asnjë problem, nothing personal siç më shkruante dje mikja ime Elsa Lila përpara se të hidhte videon e vet në youtube. Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen, e di këtë dhe nuk jua kërkoj. Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë. Por sot është dita që unë t’ju them vetëm këtë: Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit. Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot. Pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk do ishin kurrë të lirë e të pavarur në dy shtete siç janë sot. Pa Shtetet e Bashkuara sot me siguri nuk do kishte në Shqipëri protesta për armët kimike, po kushedi s’do kishte pasur fare protesta në njëzet e tre vjetët e fundit dhe burgjet mund të ishin ende plot me të burgosur politikë. Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë, ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve, ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. E për t’i ndarë gjërat duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë: Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme. Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju njësoj si për mua, sot mungon. Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju: Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion. Faleminderit!


6

E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

aktualitet

www.mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se fitoi populli e në veçanti rinia shqiptare. Basha tha se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të palëkundura, ndërsa shtoi se beteja e opozitës do të vazhdojë në rrugë institucionale e ligjore

Basha: Fitoi rinia, por beteja kundër papërgjegjshmërisë vazhdon V

endimin për të mos marrë pjesë në demontimin e armëve kimike siriane, kryetari i PD-së, Lulzim Basha e cilëson fitore të shoqërisë shqiptare, në një kohë që sipas tij, Rama po luante “për interesa dhe përfitime ngushtësisht personale”. Në fjalën e mbajtur pas qëndrimit të kryeministrit Rama, Basha tha se kreu i ekzekutivit cenoi rëndë besimin e qytetarëve. “…(Rama) ka cenuar besimin e SHBA. Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ekskluziv i kësaj ndodhie të pakëndshme me SHBA”, - shtoi ai. Basha sqaroi edhe një herë marrëdhëniet që PD-ja ka me SHBA-në. “…Për Partinë Demokratike, që ka lindur si parti e vlerave të lirisë dhe orientimit euro-atlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet me SHBA-në kanë qenë, janë e do të jenë marrëdhënie kyçe të dorës së parë në të gjitha drejtimet”, - tha ai. Nga Lulzim Basha

Pak minuta më përpara i gjithë populli shqiptar i dha fund ankthit dhe alarmit të vet shumëditor, duke e detyruar Edi Ramën të bashkojë “jo”në e tij të mekur me “Jo”-në e fuqishme mbarë popullore për marrjen dhe asgjësimin e armëve kimike të Sirisë ne territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një fitore e madhe e shoqërisë së lirë shqiptare, që mori në dorë fatin e saj, kur kryeministri i vendit tentoi të luante me të për interesa dhe përfitime ngushtësisht personale, një fitore që dekretoi fuqinë e saj sovrane në sheshet e protestave masive si në çdo demokraci të pjekur, të denjë për familjen e kombeve të lira ku kemi zgjedhur e jemi të vendosur të bëjmë pjesë. Partia Demokratike dhe mbarë opozita politike shqiptare ndihen pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarë popullor jo vetëm se ndan me bashkëqytetarët e saj të lirë të këtij vendi kuptimin për vlerat e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës në demokraci, por edhe sepse ishte pa asnjë ekuivok në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrat e saj si opozitë parlamentare për të demaskuar e penguar gënjeshtrat, mashtrimet dhe papërgjegjshmërinë flagrante të kryeministrit, duke depozituar zyrtarisht kërkesën për referendum popullor për armët kimike. Thënë këtë, dua ta përsëris me krenari se punën e madhe e bëri populli i bashkuar pa dallime politike, e bëri rinia, rinia si forcë, rinia si shpresë, rinia si ëndërr dhe aspiratë demokratike e shëndetshme, europiane e moderne. Si kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës së vendit, por edhe si qytetar e si prind, u shpreh mirënjohjen, falënderimin dhe admirimin tim gjithë të rinjve e të rejave, gjithë qytetarëve shqiptarë që u bënë barrikadë e pakapërcyeshme e aventurës, e ëndrrës së keqe të kryeministrit me armët kimike. Një problem i madh u zgjidh sot, por një problem tjetër i madh ka dalë tani në dritë të diellit për gjithë shqiptarët. Ky është problemi “Edi Rama”. Edi Rama e kurdisi me megalomaninë dhe papërgjegjshmërinë e tij skandalin dhe turpin e armëve kimike. Edi Rama u ofrua për çështjen e armëve kimike, por jo si kryeministri serioz i një vendi serioz që dëshiron të kontribuojë, siç ka kontribuar prej vitesh për paqen dhe sigurinë në botë; jo si miku dhe partneri i mirë që dëshiron të ndihmojë me mundësitë që ka vendi në kuadrin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U ofrua si hileqar dhe pazarxhi për interesa dhe përfitime meskine të vetat. U ofrua si çifligar, duke mos u kujtuar se Shqipëria nuk është çifligu i tij, nuk është prona e tij private me të cilën mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. Po të ishte kujtuar se Shqipëria është një vend i lirë me njerëz të lirë, do të ishte treguar serioz me aleatët, duke ju ofruar

për çështjen madhore dhe shumë të ndjeshme të asgjësimit të armëve kimike vetëm aq sa mund të bënte vendi, do të ishte konsultuar me Presidentin e Republikës, do të ishte konsultuar, pse jo, me opozitën e vendit, me Kuvendin, me aleatët e tij, me grupet e interesit nga shoqëria civile, pa qenë nevoja të fuste në siklet dhe më keq se në siklet aleatin tanë me garancitë e tij arbitrare, që në fakt ishin mashtrimet e tij. Nuk u konsultua me kërkënd në Shqipëri, nuk bëri transparencë më kërkënd në Shqipëri. E mbajti për vete për ta kapitalizuar për vete këtë çështje kaq të rëndësishme. Shpresonte të fitonte me armët kimike kapitalin politik që po humb me shpejtësi në Shqipëri me paligjshmërinë dhe arbitraritetin e tij të përditshëm. E gënjeu mendja për shumë gjëra, duke harruar se vetë ndërtesa madhështore e demokracisë amerikane është ngritur mbi vlerat e përgjegjësisë dhe transparencës me publikun. Edi Rama gënjeu në fillim publikun se amët kimike ishin një çështje e NATO-s. Edi Rama gënjeu protestuesit. Edi Rama gënjeu aleatin tonë strategjik. Në fund, falë barrikadave shpirtërore e mendore që u ngritën nga të katër anët në Shqipëri e jashtë saj kundër aventurizmit të tij, Edi Rama mbeti i vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm për publikun shqiptar, i pabesueshëm edhe prej partnerëve tanë. Dështimin e tij të dyfishtë, fiaskon e tij të pashembullt, Edi Rama nuk e fsheh dot as me “jo”-në e mekur kur s’kishte rrugë tjetër dhe as me akuzat dhe sulmet e mjera kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Sot, në vend që t’u kërkojë ndjesë mbarë shqiptarëve që i mashtroi dhe u prishi gjakun dhjetë ditë më radhë, në vend që t’i kërkojë ndjesë aleatit tonë të madh për papërgjegjshmërinë me të cilën e llangosi këtë çështje kaq të ndjeshme për ta dhe për mbarë botën e lirë ka kurajën të merret me sportin e tij pervers të sulmeve ndaj opozitës. Ka kurajën t’i konsiderojë shqiptarët përshirë votuesit e tij të deridjeshëm vegla qorre, ashtu siç i ka trajtuar qëkurse ka hyrë në zyrën e kryeministrit dhe ashtu siç i trajtoi gjatë gjithë ditëve të protestave kundër armëve kimike. E ndërsa kurseu me hipokrizi dhe servilizëm tipik të gjithë ata deputetë të Partisë Socialiste që këto 24 orë ju bindën zërit të arsyes dhe jo logjikës së mashtrimit, ai ju përvesh me gjuhën dhe zakonet e një satrapi oriental mediave të lira, ekspertëve dhe zërave të pavarur të shoqërisë civile e çdo faktori tjetër që ngriti zërin e argumentit, duke urrekursipërherëtaprojektontepërgjegjësinë kudo tjetër përveçse tek vetja e tij. E ka kot. Edi Rama ka cenuar besimin rëndë e qytetarëve. Ka cenuar besimin e SHBA. Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ekskluziv i kësaj ndodhie të pakëndshme me SHBA.

Berisha: Rama të japë dorëheqjen “Rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës. Ajo, me protestën e saj historike mposhti njeriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët. I bëjmë thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë edhe një grimcëz përgjegjësi dhe dinjiteti. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më!! Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre”, komentoi Berisha në faqen e tij në Facebook.

“Busulla e PD-së ka qenë dhe është Shqipëria euroatlantike, Shqipëria europiane, në miqësi të ngushtë e të pandashme me aleatin tonë strategjik SHBA. Kjo është dhe do të mbetet e pandryshueshme jo vetëm se ky është vizioni ynë, por edhe sepse është vullneti i shumicës dërrmuese të popullit shqiptar që nga viti 1990 e këndej. Çdo spekulim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim nga ana jonë”.

Për Partinë Demokratike, që ka lindur si parti e vlerave të lirisë dhe orientimit euroatlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet me SHBA kanë qenë janë e do të jenë marrëdhënie kyçe të dorës së parë në të gjitha drejtimet. E kemi dëshmuar në qeveri, e dëshmojmë e do ta vazhdojmë ta dëshmojmë në opozitë. Qeveria e Partisë Demokratike ka bashkëpunuar si aleate e ngushtë me SHBA për një varg çështjesh me rëndësi të veçantë për paqen dhe sigurinë globale, duke ofruar gatishmërinë dhe përkushtimin tonë të palëkundur. Nga Iraku në Afganistan, nga kontributi për çështjen e ndjeshme të Guantanamos, tek marrja e përgjegjësive të plota për të zgjidhur problemin e MEK të cilin vetëm dje Rama e sulmoi me gojën e një shpifësi serial në kabinetin qeveritar, e shumë, e shumë çështje të karakterit politik dhe sigurisë. Ndryshe nga kryeministri i mekur e gojështhurur sonte, aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë nën drejtimin tonë. Qytetarët shqiptarë i kanë dëgjuar vlerësimet për Shqipërinë aleate e palëkundur e SHBA nga deklaratat e njëpasnjëshme të Presidentëve George Bush dhe Barak Obama, të sekretareve të shtetit Condoleeza Rice dhe Hillary Clinton, e dhjetëra zyrtarëve të lartë të mikut tonë të madh. Ky bashkëpunim i sinqertë dhe serioz nuk është prekur në asnjë rast të vetëm nga hija më e vogël e interesave dhe përfitimeve personale të njërit apo tjetrit politikan, por ka patur në themel dhe në princip interesat e ndërsjella të dy vendeve, mike dhe aleate. Sot në opozitë në ndjemë detyrimin të

vazhdojmë të japin të njëjtin kontribut, me të njëjtin përkushtim, në radhë të parë duke shërbyer si mbrojtës dhe promovues të vlerave të demokracisë perëndimore në vend, ku transparenca, llogaridhënia dhe konsultimi i qeverisë me publikun janë sa elementare, aq edhe jetike. Busulla e PD-së ka qenë dhe është Shqipëria euroatlantike, Shqipëria europiane, në miqësi të ngushtë e të pandashme me aleatin tonë strategjik SHBA. Kjo është dhe do të mbetet e pandryshueshme jo vetëm se ky është vizioni ynë, por edhe sepse është vullneti i shumicës dërrmuese të popullit shqiptar që nga viti 1990 e këndej. Çdo spekulim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim nga ana jonë. Partia Demokratike thekson se kryeministri gënjeshtar duhet të marrë përgjegjësinë e plotë të papërgjegjshmërisë së tij. Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë transparencë për gjithë këtë histori. Si nisi dhe si u fry mashtrimi i Kryeministrit që ju kushtoi ditë e net të tëra ankthi shqiptarëve, që ndikoi keqazi në dëmtimin e imazhit të vendit tonë, që vuri në pozitat më të papërgjegjshme vendin tonë karshi aleatëve tanë strategjikë. Fitorja e sotme është një atribut i mbarë popullit e në veçanti i rinisë shqiptare. Por beteja me papërgjegjshmërinë, paligjshmërinë dhe arrogancën e pushtetit vazhdon në qindra fronte të vegjël e të mëdhenj brenda shtëpisë sonë të përbashkët. Për ta dhe me ta, ne do të vazhdojmë këtë betejë në çdo hapësirë institucionale, ligjore dhe qytetare. Për ta dhe me ta, do ta fitojmë.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

DIPLOMACI

Fatos Lubonja: Protesta, fillimi i luftës për të ndryshuar, Rama, mallkime në vend të ndjesës Fatos Lubonja analizon protestën kundër armëve kimike, marrëdhëniet me SHBA dhe fjalimin e Ramës. “Në vend që të dëgjonim një ndjesë të madhe, madje edhe një dorëheqje, dëgjuam mallkimet e fyerjet e një njeriu që të kujtonte në disa pasazhe fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste për Bashkimin e lavdishëm Sovjetik” Faqe 10-11

Si përfundim Orët e vështira të Ramës në raport me amerikanët, protestuesit dhe “rebelët” në grupin e PS që sollën vendimin për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ankthi në bulevard, në 30 minutat e fjalimit dhe pasojat e një lëvizjeje që lindi nga hiçi

Lëvizja historike e Nëntorit Nga Preç Zogaj

Faqe 13

Vladimir Karaj

P

“JO”

rotesta qytetare u mbyll me një numërim mbrapsht, kur ora shënoi 17:00 dhe njerëzit në shesh, të rinj, burra gra e fëmijë, mbetën me veshët ngrehur të kuptonin atë që u tha në fund të një fjalimi 30 minutësh. U duk në fakt sikur kishin kaluar gjithë ato orë, mes hamendësimeve se kryeministri Edi Rama do thoshte “PO” apo “JO” dhe ankthit të atyre që lexonin mes fjalive herë njërin, herë tjetrin pohim. Por kur Rama shqiptoi “Shqipëria e ka të pamundur”, brohoritjet në shesh ishin të papërmbajtshme. “Bravooo”, ishte fjala e parë e pastaj e gjithë masa shpërtheu me “Fitore, Fitore”. Ishte masa më laramane që mund të gjendej në një protestë. Kishte homoseksualë në krah të fanatikëve fetarë të të gjitha palëve, kishte grupe tifozerie dhe çka ishte më e rëndësishmja, kishte anëtarë të PD-së në krah të anëtarëve të PS. Numërues votash partish, të të dyja palëve që e kishin parë njëri-tjetrin me urrejtje në tavolina numërimi, ishin bashkë në të njëjtin

Faqe 7

shesh. Ishte një balancë e çuditshme mes myslimanëve që u falën në bulevard dhe atyre që bërtisnin “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Mes nacionalistëve gjithmonë më të zëshmit dhe internacionalistëve. Me gjasë kishte interesaxhinj e militantë, ashtu siç kishte edhe gra shtatzëna apo me foshnje në krah. Thuajse të gjithë u kënaqën nga fjalia e fundit e kryeministrit, ajo që prisnin që prej rreth 10 ditësh kur historia filloi me publikimin në media ruse dhe amerikane se Shqipëria mund të ishte destinacion i armëve kimike. Edhe pse çuditshëm, një grup i vogël mesoburrash, afër kolonave të Kuvendit, dukeshin të mërzitur dhe po thërrisnin: “Mashtrues, mashtrues”, e gjithë pjesa tjetër ishin në një festë dhe brohoritje të vazhdueshme. “Fitore, Fitore”, dhe po prej tyre motoja e famshme: “Këtu vendosim ne dhe ne themi Jo!”. Për ditë të tëra, në bulevard, para Piramidës, para Presidencës dhe thuajse në çdo qytet tjetër të Shqipërisë njerëzit e dëgjuan dhe filluan ta besonin moton dhe festa ishte sepse ajo u vërtetua.


8

E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al

Speciale Orët e vështira të Ramës në raport me amerikanët, protestuesit dhe “rebelët” në grupin e PS që sollën vendimin për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ankthi në bulevard, në 30 minutat e fjalimit dhe pasojat e një lëvizjeje që lindi nga hiçi

Si përfundim

“JO” Vladimir Karaj

P

“Bravooo”, ishte fjala e parë e pastaj e gjithë masa shpërtheu me “Fitore, Fitore”. Ishte masa më laramane që mund të gjendej në një protestë. Kishte homoseksualë në krah të fanatikëve fetarë të të gjitha palëve, kishte grupe tifozerie dhe çka ishte më e rëndësishmja, kishte anëtarë të PD-së në krah të anëtarëve të PS.

rotesta qytetare u mbyll me një numërim mbrapsht, kur ora shënoi 17:00 dhe njerëzit në shesh, të rinj, burra gra e fëmijë, mbetën me veshët ngrehur të kuptonin atë që u tha në fund të një fjalimi 30 minutësh. U duk në fakt sikur kishin kaluar gjithë ato orë, mes hamendësimeve se kryeministri Edi Rama do thoshte “PO” apo “JO” dhe ankthit të atyre që lexonin mes fjalive herë njërin, herë tjetrin pohim. Por kur Rama shqiptoi “Shqipëria e ka të pamundur”, brohoritjet në shesh ishin të papërmbajtshme. “Bravooo”, ishte fjala e parë e pastaj e gjithë masa shpërtheu me “Fitore, Fitore”. Ishte masa më laramane që mund të gjendej në një protestë. Kishte homoseksualë në krah të fanatikëve fetarë të të gjitha palëve, kishte grupe tifozerie dhe çka ishte më e rëndësishmja, kishte anëtarë të PDsë në krah të anëtarëve të PS. Numërues votash partish, të të dyja palëve që e kishin parë njëri-tjetrin me urrejtje në tavolina numërimi, ishin bashkë në të njëjtin shesh. Ishte një balancë e çuditshme mes myslimanëve që u falën në bulevard dhe atyre që bërtisnin “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Mes nacionalistëve gjithmonë më të zëshmit dhe internacionalistëve. Me gjasë kishte interesaxhinj e militantë, ashtu siç kishte edhe gra shtatzëna apo me foshnje në krah. Thuajse të gjithë u kënaqën nga fjalia e fundit e kryeministrit, ajo që prisnin që prej rreth 10 ditësh kur historia filloi me publikimin në media ruse dhe amerikane se Shqipëria mund të ishte destinacion i armëve kimike. Edhe pse çuditshëm, një grup i vogël mesoburrash, afër kolonave të Kuvendit, dukeshin të mërzi-

tur dhe po thërrisnin: “Mashtrues, mashtrues”, e gjithë pjesa tjetër ishin në një festë dhe brohoritje të vazhdueshme. “Fitore, Fitore”, dhe po prej tyre motoja e famshme: “Këtu vendosim ne dhe ne themi Jo!”. Për ditë të tëra, në bulevard, para Piramidës, para Presidencës dhe thuajse në çdo qytet tjetër të Shqipërisë njerëzit e dëgjuan dhe filluan ta besonin moton dhe festa ishte sepse ajo u vërtetua. Përtej kësaj, ishte një 10 ditësh mjaft i ngarkuar me emocione në Shqipëri. Me palët që filluan të pozicionoheshin qartazi kundër dhe pro dhe me fillimin e lëvizjes së parë (siç thonë mjaft) qytetare

OPAK: Lëndët kimike do dalin nga Siria në 2013 “Lëndët më të rrezikshme kimike do të dalin nga Siria në fund të 2013-ës. Mbi 60% e armëve të pambushura dhe bombave janë shkatërruar”. Ky është vendimi i mbledhjes së Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë. Sipas planit, armët kimike do të transportohen për t’u shkatërruar jashtë territorit sirian, për të garantuar që ky proces të kryhet në mënyrën më të sigurt dhe të shpejtë, dhe jo më vonë se data 30 qershor 2014. Drejtori i përgjithshëm i OPAK, Ahmet Ymzymcy e vlerësoi planin, duke thënë se ai garanton një kornizë të qartë, vendos gur-themelet që duhen të përmbushen nga qeveria siriane. Faza tjetër do të jetë ajo më e vështira dhe kryerja e saj në kohën e përcaktuar do të kërkojë ekzistencën e një mjedisi të sigurt për verifikimin dhe transportin e armëve kimike. “Ndihma e vazhdueshme financiare dhe mbështetja për këtë sipërmarrje mbeten shumë të rëndësishme”, -u tha në mbledhjen e djeshme. Pas refuzimit të Shqipërisë për t’u përfshirë në këtë operacion, kjo organizatë tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë variante të tjera.

në vend të organizuar përmes rrjeteve sociale. Ndërsa qeveria la në heshtje për ditë me radhë mundësinë e përfshirjes apo jo të saj në negociata me SHBA-në në lidhje me këtë çështje, zërat kundër dhe ata që kërkonin informacion u shtuan ndjeshëm. Ndërkohë media të huaja edhe prestigjioze si “Foreign Policy”, njoftonin për gatishmëri të Shqipërisë në pranimin e lëndëve kimike të Sirisë, të cilat duhej të shkatërroheshin në vend. Për pjesën më të madhe pyetja e parë ishte: “Pse Shqipëria?” Hamendësimet se po zgjidheshim si një vend i vogël dhe i parëndësishëm i shtuan numrat e atyre që ishin kundra edhe me nacionalistë, ndërsa frika dhe paniku prej diçkaje për të cilën askush nuk e dinte se çfarë ishte tamam, krijuan një masë të madhe qytetarësh të trembur dhe të frikësuar. Kryeministri Rama dhe një pjesë e shumicës fajësuan median dhe opozitën dje për përhapje të një paniku të rremë dhe me dashje, për të dëmtuar në këtë rast një proces negocimi me “aleatin më të madh të vendit”, siç e quajtën ata, por ndërkohë në krahun e saj, qeveria njoftoi se ishte kontaktuar vetëm në një intervistë për një media franceze, duke e neglizhuar opinionin publik vendas. E ndërkohë, në mënyrë të çuditshme media të huaja bënin thuajse të sigurt se Shqipëria kishte pranuar dhe se armët kimike do të demontoheshin në vendin tonë. Paul Ëalker, një nga drejtorët e Green Kross International që merret me monitorimin e shkatërrimit të këtyre armëve, u bë personazh në vend pasi fillimisht bëri


E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

9

www.mapo.al

Thuajse të gjithë u kënaqën nga fjalia e fundit e kryeministrit, ajo që prisnin që prej rreth 10 ditësh kur historia filloi me publikimin në media ruse dhe amerikane se Shqipëria mund të ishte destinacion i armëve kimike.

DASH: Vendimi për armët kimike nuk ndryshon miqësinë SHBA-Shqipëri Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane deklaruan dje se vendimi i Ramës nuk do të ketë pasojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Respektojmë vendimin e kryeministrit, do të mbështesim qeverinë dhe popullin shqiptar”

të ditur në Al-Jazeera, emisioni “Stream” se vendi ynë kishte rënë dakord dhe se dje thjesht do të bëhej i ditur vendimi. Qeveria dhe deputetë të PS nga ana e tyre mohuan se një gjë e tillë kishte ndodhur. Kryeministri Rama këmbënguli në deklaratën e tij të parë për çështjen se nuk kishte vendim dhe se nuk kishte ende se për çfarë të flisnim. Po ashtu, edhe në të dytën ai kërkoi që njerëzit të besonin dhe se ai nuk do të merrte vendim që do të dëmtonte ata. Në të njëjtën kohë, opozita në vend reagoi përmes kryetarit Lulëzim Basha duke kërkuar transparencë. Qytetarët që protestonin shtoheshin ndërkohë edhe pse në mungesë informacioni për atë që ndodhte, duke ngatërruar armët kimike me lëndët kimike luftarake dhe duke u informuar kryesisht mes internetit dhe mediave që gjëmonin në kërkim të pak ekspertëve kimistë në vend. Analistë të shumtë theksojnë se qeveria po tentonte të merrte një vendim pa e debatuar më herët çështjen. Fakti që afati, sipas mediave të huaja, ishte 15 nëntori e shtoi panikun dhe indinjatën se nuk po pyeteshin në radhë të qytetarëve, që protestuan pa u ndaluar gjatë gjithë 14 nëntorit dhe deri dje në orën 17:30, kur kryeministri tha fjalinë e fundit të fjalimit që refuzonte marrëveshjen. E ndërsa dukej se gjithçka do të shkonte si gjithmonë në Shqipëri dhe vendimi do të merrej edhe pse njerëzit mbeteshin të paqartë për të, duket se një lëvizje qytetare mbiu nga hiçi në një vend ku të tilla s’kishte patur. Ajo që u mbyll

dje në mbrëmje filloi, edhe pse kishte ditë që protestohej, të martën. Ndërsa prisnim në shesh grupin e përhershëm të 30 apo 40 protestuesve që njiheshin me njëri- tjetrin çuditshëm para Piramidës në orën 13:00 kishte mijëra qytetarë. U duk se gjërat po shkonin për mirë. Të mërkurën sheshi po ashtu ishte plot dhe protesta kishin nisur edhe në Elbasan e qytete të tjera. Të enjten ndërkohë gjithçka u bë masive. Studentë e nxënës braktisën mësimin dhe u mblodhën para Parlamentit. Po të ejten opozita shpalli se ishte e gjitha kundër procesit, më herët deputetë të të dyja palëve tre prej opozitës Sokol Olldashi, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu dhe një prej shumicës Besnik Bare ishin shprehur kundër. Deputetët e PD-së bënë gati dhe dorëzuan dokumentet për referendum, ndërsa bllokuan seancën plenare të ditës. Ndërkohë në shesh protesta vijonte pa ndalim prej mëngjesit me njerëz që iknin e vinin pa e lënë pjesën para kryeministrisë bosh. Habitshëm në mesditën e të ejtes, protestuesit refuzuan pranin në shesh të njerëzve të opozitës duke larguar edhe me thirrje: “Ikni, ikni dhe Jo politikës”, ish-kryeministrin Berisha nga sheshi. Duket se kjo i dha më shumë forcë lëvizjes. Shpëtimi prej partive politike, një përballje që vazhdoi gjatë gjithë kohës, ishte ndoshta fitorja më e madhe e protestës që u mbyll me thirrje: “Jo politikës”, ndërsa të rinjtë vraponin në mes të Tiranës duke festuar fitoren. Si përfundim u vendos “JO”.

Përtej kësaj, ishte një 10 ditësh mjaft i ngarkuar me emocione në Shqipëri. Me palët që filluan të pozicionoheshin qartazi kundër dhe pro dhe me fillimin e lëvizjes së parë (siç thonë mjaft) qytetare në vend të organizuar përmes rrjeteve sociale. Ndërsa qeveria la në heshtje për ditë me radhë mundësinë e përfshirjes apo jo të saj në negociata me SHBA-në në lidhje me këtë çështje

Vendimi për armët kimike nuk do të ndryshojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ky është reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit dhe i Ambasadës amerikane në Tiranë. E pyetur nga “Zëri i Amerikës”, zëdhënësja e DASH, Jen Psaki tha se vendimi i Shqipërisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa Ambasada amerikane në Tiranë tha se respekton vendimin e kryeministrit Rama, pak minuta pasi ky i fundit kishte shpallur qëndrimin kundër pranimit të armëve kimike të Sirisë. Përmes një njoftimi për mediat, ambasada e SHBA-së tha se mbështetja për qeverinë dhe popullin shqiptar do të vazhdojë. “E respektojmë vendimin e kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët, si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit, për të cilin është rënë dakord”, - thuhet në reagimin e ambasadës. Duke nënvizuar se miqësia SHBA-Shqipëri është e fortë dhe afatgjatë, Ambasada amerikane thekson se do vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare dhe popullin e Shqipërisë. “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”, - përfundon reagimi i ambasadës. Përmes kësaj deklarate për mediat, ambasada konfirmon qëndrimin e Arvizusë, që një natë më parë theksoi se vendimi i takon Kryeministrit të Shqipërisë dhe ai do të respektohet, edhe pse ambasadori nuk e fshehu faktin se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin nga një përgjigje refuzuese. Nga ana tjetër, për këtë çështje ka reaguar dje edhe zëdhënësi i Komisionit Europian, Michael Mann. Në një prononcim për ‘News 24’, Mann tha se Bashkimi Europian respekton vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mos e përfshirë Shqipërinë në operacionin e lëndëve kimike të Sirisë. “Mbajtëm shënim deklaratën e kryeministrit Rama mbi çështjen e armëve kimike të Sirisë. BE kupton dhe respekton këtë vendim. Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, Kombet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë në përpjekjet e vazhdueshme për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike”, -thuhet në deklaratën e zëdhënësit të KE-së. Tashmë që Shqipëria doli jashtë listës si vend pritës, nuk ka ende një vendim se ku do të përfundojnë tonelatat me lëndë kimike, të cilat duhet të shkatërrohen.


10

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

Intervistë

www.mapo.al

Fatos Lubonja analizon protestën kundër armëve kimike, marrëdhëniet me SHBA dhe fjalimin e Ramës. “Në vend që të dëgjonim një ndjesë të madhe, madje edhe një dorëheqje, dëgjuam mallkimet e fyerjet e një njeriu që të kujtonte në disa pasazhe fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste për Bashkimin e lavdishëm Sovjetik”

Fatos Lubonja:

Protesta, fillimi i luftës për të ndryshuar, Rama, mallkime në vend të ndjesës Intervistoi: Aleksandra Bogdani

T

animë që e gjitha u mbyll me një “Jo”, publicisti Fatos Lubonja sheh një dritë në fund të tunelit, por edhe rrezik. Sidomos pas fjalimit të kryeministrit! Nervozizmin e popullit e krahason me atë të ’97, sepse këtë herë, kjo kastë politikanësh tentoi të shkojë shumë larg. Në këtë intervistë për MAPO-n, Lubonja analizon protestën dhe sëmundjet e Shqipërisë, marrëdhëniet me SHBA-në dhe fjalimin e kryeministrit. “Nga pikëpamja e gjendjes së tij psikologjike (fatmirësisht jo e pasojave) më kujtoi Hitlerin, që kur po humbte luftën për fajin e tij, mallkoi popullin gjerman që nuk e meritonte një lider si ai”,- thotë Lubonja për Ramën, ndërsa shpreh shqetësim për ç’vjen më pas….

Zoti Lubonja, shqiptarët dolën në rrugë, të frikësuar nga sjellja e armëve kimike pas një bllokade informacioni prej mëse trejavëshe nga qeve r i a , n d ë rs a m e d i at ndërkombëtare raportonin se vendimi ishte thuajse përfundimtar. Më në fund protesta popullore fitoi kundër marrjes së këtij vendimi, ndërsa kryeministri na transmetoi idenë se kjo ishte një fitore e gabuar. Ju si e komentoni këtë situatë? Për mua ky ishte si ai rasti kur një sëmundje, që e kemi në trup prej kohësh, shpërthen me virulencën e saj maksimale duke bërë që i sëmuri kësaj here të kuptojë se po i rrezikohet jeta dhe prandaj duhet të marrë masa serioze. Kjo që ndodhi ishte reagimi i popullit ndaj sëmundjes. Cila është sëmundja dhe agjentët e saj? Paaftësia jonë për të ndërtuar një shtet dinjitoz, që ka gjetur shprehjen e saj më të shëmtuar tek politikanët e korruptuar e të pandëshkuar e paranojakë që kemi, të cilët, duke qenë edhe të paaftë për të ndërtuar ekonomi të shëndoshë, kërkojnë të rrinë në pushtet duke mashtruar, manipuluar e shantazhuar njerëzit e duke kërkuar të fitojnë legjitimitetet e para me mbështetjen e të huajve, duke u bërë

atyre çdolloj koncesioni. Këtë sëmundje tonën e kanë shfrytëzuar në këtë rast amerikanët për interesat e tyre, edhe të paqes, por jo të Shqipërisë. Shqipëria në këtë rast, përsa i përket amerikanëve, ishte në rolin e të sakrifikuarit për një çështje shumë më të madhe. A e lexuat ç’thoshte deputeti gjerman Jan van Aken: “…kërkohet hallka më e dobët e një zinxhiri dhe Shqipëria si një vend i vogël, në borxh, vihet nën trysni për ta kryer këtë punë. Politikisht, teknikisht dhe nga aspekti shkencor nuk ka asnjë arsye për të zgjedhur Shqipërinë…”. Kjo mpleksje interesash bëri që midis kësaj race politikanësh që kemi dhe amerikanëve të arrihet një marrëveshje e turpshme kulisash, si ato që amerikanët, për interesat e tyre, kanë bërë me regjime autoritare dhe jopopullore, jo në pak vende të botës. Por Shqipëria dhe shqiptarët, megjithë mangësitë e mëdha përsa i përket demokracisë, treguan edhe kësaj here, siç e kanë treguar në raste ekstreme, se ka një kufi autoritarizmi dhe abuzimi që ata s’e lejojnë më të kalohet. Sepse kësaj here, kjo racë politikanësh tentoi të shkojë shumë larg. Një nervozizëm të tillë të popullit unë e kam përjetuar vetëm në vitin ’97, kur u vodh nga piramidat financiare. Si e komentoni fjalimin e Ramës? Ç’duhet të bëjë një kryeministër pas kësaj ngjarjeje, si e parashikoni të ardhmen e Ramës në qeverisje? Unë bëj pjesë ndër ata që janë shprehur se kjo klasë politike duhet të ndëshkohet e tëra dhe jo të ketë luksin e rotacionit mes vetit. Megjithatë jam shprehur edhe se nuk është racionale të vësh bast për dështimin e kësaj qeverie dhe të Ramës në krye të saj, pasi ky dështim do të bjerë mbi kurrizin e të gjithëve, prandaj duhet mbështetur çdo

gjë që na duket pozitive, në interesin publik. Jam i vetëdijshëm se tregohem kontradiktor, kur edhe kërkoj të gjej zgjidhjen jashtë kësaj klase politike, duke mos pasur besim tek ajo dhe duke mbështetur selektivisht ndonjë zgjedhje të Ramës. Por kjo vjen për të vetmen arsye se zgjidhja e parë më duket shumë e vështirë. Ndërkaq, ngjarja e fundit duke përfshirë edhe fjalimin e Ramës, ma ka thelluar edhe më kontradiktën, pasi është sinjal i pastër se ky Kryeministër, që nuk duhet t’ia uronim asesi dështimin, e ka dështimin të shkruar në ballë. Fjalimi i tij ishte ogurzi për mua në këtë drejtim. Nga pikëpamja e gjendjes së tij psikologjike (fatmirësisht jo e pasojave) më kujtoi Hitlerin, që kur po humbte luftën për fajin e tij, mallkoi popullin gjerman që nuk e meritonte një lider si ai. Fjalimi ishte një shoshë me gënjeshtra që kërkonte të mbulonte diellin e së vërtetës që e pa çdo shqiptar: e para, se ajo që ai donte të bënte ishte në dëm të Shqipërisë dhe vetëm në interes të tij e të pushtetit të tij personal e prandaj dhe e kishte mbajtur fshehur - sepse përndryshe do të na e kishte thënë me gaz që ditën e parë, siç na tha, pa u bërë ende kryeministër, se do të shkonte në luftë në Siri – dhe e dyta, se atë e detyroi të sprapset presioni i madh popullor, ku duhen futur edhe njerëzit e tij, dhe jo opozita e mallkuar dhe grupe mediatike që e paskan manipuluar rininë. Shkurt, në vend se të dëgjonim një ndjesë të madhe, madje edhe një dorëheqje, dëgjuam mallkimet e fyerjet e një njeriu që të kujtonte në disa pasazhe fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste për Bashkimin e lavdishëm Sovjetik. Në një vend normal do të kërkohej menjëherë dorëheqja e Kryeministrit, pasi ai paraqet një rrezik të madh me pushtetin që ka, papërgjegjshmërinë, mungesën e serioziteti ndaj popullit që e ka zgjedhur, mungesën e transparencës, me hiletë dhe mashtrimet që përdor. Nga ana tjetër nuk mund të mos mendosh se çfarë vjen prapa. Sepse Berisha na ka krijuar bindjen se do të kishte bërë të njëjtën gjë sikur të ishte në pushtet. Madje, ndoshta do të gjendeshim edhe më keq, sepse në partinë e tij nuk do të dilnin dot zëra kundër, siç dolën në PS kësaj here. Personalisht ndjehem shumë i shqetësuar për çfarë na pret, megjithë entuziazmin e kësaj fitoreje që i ka kapur disa. Imagjinoni,

Protesta Shqipëria dhe shqiptarët, megjithë mangësitë e mëdha përsa i përket demokracisë, treguan edhe kësaj here, siç e kanë treguar në raste ekstreme, se ka një kufi autoritarizmi dhe abuzimi që ata s’e lejojnë më të kalohet. Sepse kësaj here, kjo racë politikanësh tentoi të shkojë shumë larg.


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

Rama hapi një betejë për kontrollin e territorit dhe kundër ndërtimeve pa leje, hapi edhe atë kundër lojërave të fatit, edhe kundër evazionit fiskal – për të cilat e kemi mbështetur. Vetëm njëra nga këto kërkon përqendrim e energji të jashtëzakonshme për t’u realizuar dhe do të mjaftonte për t’i shtuar pikë qeverisë po të realizohej. Dhe befas krijoi një situatë të tillë, që e zhvendosi krejtësisht vëmendjen, duke na humbur besimin në seriozitetin e këtyre betejave. Ky njeri kujton se të qeverisësh do të thotë thjesht të bësh ndonjë gjë spektakolare, që të dalësh në televizion dhe gazeta të huaja dhe të bësh ndonjë fotografi me Obamën dhe jo siç, ka thënë vetë duke vjedhur ndonjë frazë të cilën në fakt nuk e ndjen: të punosh për të kryer me përkushtim, modesti dhe durim detyrat që të ngarkon populli që është në pushtet. Në këto kushte, kjo protestë, minimalisht duhet të ndikojë në korrigjimin e kësaj klase politike, e me çka kuptoj edhe mundësinë e zgjedhjen së një kryeministri tjetër nga kjo mazhorancë. Vetëm gatishmëria për të protestuar për çdo gjë të mbrapshtë mund të krijojë një shpresë se mund të fillojmë të hapim tunelin ku jemi ngujuar e të dalim në dritë. Përndryshe, do të na zërë brenda. Si mund të vijë kjo? Imagjinoni, pa këtë protestë, helmet do të silleshin dhe imagjinoni pastaj një aksident që do të mbyste me mijëra njerëz. Atëherë do të vinte fundi edhe i kësaj klase politike, edhe i joni. Këtë shikojeni edhe si mundësi reale, që u evitua, por edhe si metaforë të gjendjes në të cilën jemi. Protesta tek Ambasada amerikane mund të quhet “një ngjarje brenda ngjarjes” për një popull që është konsideruar si më pro-amerikani në botë. Rama i mëshoi shumë detyrimeve të tradhtuara, sipas tij, ndaj Amerikës në fjalimin e tij. A po rritet bashkë me protestën një frymë anti SHBA në Shqipëri dhe në këto rrethana, a mund të konsiderohet e dëmshme? Dashuria jonë e madhe për Amerikën është një manipulim i trashëguar nga kultura propagandiste e Enver Hoxhës. Ju kujtoj se edhe në dashurinë midis dy njerëzve, ka një fazë që quhet “dashurimi”, ajo e fillimit, kur ndjenja është e fortë, quaje po deshe irracionale, ku tjetrit nuk arrin t’i shohësh edhe defektet, por kjo mbaron shpejt për t’ia lënë vendin kthjellimit, institucionalizimit të raportit, çka nënkupton

se ai kthehet në dashuri. Dhe kjo dashuri bazohet mbi njohjen dhe respektin reciprok, mbi kritikat reciproke. Një dashuri e tillë nuk ekziston midis nesh dhe Amerikës sepse, sikurse e thashë, kjo nënkupton respekt të ndërsjelltë dhe barazi. Me fjalën “partneritet” është abuzuar shumë këto ditë duke harruar se partneriteti nënkupton barazi, ndërkohë që vetëm barazi midis SHBA dhe Shqipërisë nuk ka në këtë histori. Veç nëse shohim ëndrrat me sy hapur të kohës së Hoxhës, kur na dukej vetja (në fakt i dukej atij paranojakut) si të barabartë me Kinën. Sikur të bëhej fjalë për një raport të tillë dashurie, edhe sikur ne të donim t’i merrnim helmet e Asadit, amerikanët do të na thoshin: jo, do t’i marrim ne, se jemi një vend shumë herë më i madh, më i pajisur, më i sigurt e më me kompetenca e ekspertizë. Po e citoj edhe një herë deputetin gjerman kur tha se kriteret duhet të ishin ose afërsia – duke përmendur Turqinë dhe Qipron, ose përgjegjësia që kanë shtetet për fabrikimin e këtyre armëve, duke përmendur Gjermaninë, megjithëse ai vetë është gjerman. Ka në botë edhe politikanë të ndershëm, e shihni! E pra, e vërteta e dashurisë sonë për Amerikën është se ne vuajmë nga komplekse të thella inferioriteti. Kjo vjen ngaqë jemi mbajtur për një kohë të gjatë në stadin e fëmijës që i është imponuar nga prindërit e paaftë, injorantë e impotentë, adhurimi për Dajën, nënshtrimi apo bindja ndaj tij, sepse Daja është i pushtetshëm, na mbron, ka para etj.. Fatkeqësisht mesa duket, edhe me ndihmën e Dajës. Ne kemi nevojë të rritemi e ta shikojmë Amerikën ashtu si edhe gjithë shtetet e tjera: si miq në pozitat e të barabartit në dinjitet. Them në dinjitet, nuk po them në pasuri dhe as në fuqi ekonomike apo ushtarake. Tek e fundit, kjo do të thotë që ne, si individë, të ndjehemi të barabartë në dinjitet me çdo individ amerikan. Pastaj ju kujtoj se Amerika nuk është një gjë e vetme që duhet adhuruar si një e tërë. Amerika ka kontradiksionet e veta brenda saj, ka qëndrime të ndryshme brenda Amerikës edhe për politikat e jashtme amerikane, edhe për çështje si kjo që po diskutojmë. Po ashtu, Amerika ka bërë mjaft punë të mira në botë, por ka bërë edhe gafa të rënda edhe punë të pista – për interesat e amerikanëve, që në mjaft raste kanë rezultuar edhe kundër vetë amerikanëve. Mjaft t’ju kujtoj mbështetjen e diktaturave në Amerikën Latine, që edhe sot

Fjalimi i Ramës Nga pikëpamja e gjendjes së tij psikologjike (fatmirësisht jo e pasojave) më kujtoi Hitlerin, që kur po humbte luftën për fajin e tij, mallkoi popullin gjerman që nuk e meritonte një lider si ai. Fjalimi ishte një shoshë me gënjeshtra që kërkonte të mbulonte diellin e së vërtetës që e pa çdo shqiptar

11

www.mapo.al

Imagjinoni, pa këtë protestë, helmet do të silleshin dhe imagjinoni pastaj një aksident që do të mbyste me mijëra njerëz. Atëherë do të vinte fundi edhe i kësaj klase politike, edhe i joni. Këtë shikojeni edhe si mundësi reale, që u evitua, por edhe si metaforë të gjendjes në të cilën jemi.

ndikojnë aq shumë për ndjenja antiamerikane atje, apo mbështetjen që i kanë dhënë Bin Ladenit e talebanëve. Apo luftën në Irak, që u mbështet edhe mbi një gënjeshtër të madhe: atë se Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë. Prandaj, në këtë kontekst, mendoj se protesta para ambasadës është një ngjarje krejt normale, madje për t’u parë me gëzim, sepse tregon se shqiptarët po rriten, dhe jo si një shqetësim. Sot për sot në përqindje popullsie, ka më shumë antiamerikanë – në kuptimin e atyre që janë kundër politikave të qeverive amerikane – në SHBA sesa në Shqipëri. Këtu nuk shtrohet problemi i të qënit “anti”, por i të qënit “për” mbrojtjen me forcë të interesave tona, të dinjitetit, të vizionit që kemi për vendin tonë dhe për botën, tek e fundit. Edhe në të gjithë vendet perëndimore ka një pjesë shumë të madhe, veçanërisht të majtët, që janë kundër politikave amerikane, nganjëherë sipas rastit, nganjëherë edhe vazhdimisht. Dhe kjo është normale në demokraci. Anormale – madje antiamerikane në kuptimin se si e idealizojmë ne Amerikën si vend i demokracisë është që ambasadori amerikan, që na ka dhënë kaq e kaq leksione për demokracinë në Shqipëri, të marrë vendime në errësirë me Edi Ramën duke shpërfillur institucione e ligje të vendit. Dhe më keq akoma, edhe kur sheh një vullnet masiv të popullit kundër këtij vendimi, të shantazhojë shqiptarët me forcën e shtetit më të fuqishëm në botë. A shihni ju një shpresë për ndryshim tek forca e protestës, në mos për të diktuar vendime, për të detyruar klasën politike të jetë më e përgjegjshme? Idealisht do të thosha se lëvizja e Aleanca Kundër Importimit të Plehrave duhet të shndërrohet në lëvizjen “Aleanca kundër plehrave” – duke nënkuptuar me këtë aleancën e shqiptarëve për pastrimin e kësaj kaste politikanësh dhe jo vetëm, që boll dëme i ka bërë këtij vendi. Ju vë në dukje se lëvizje të tilla ka sot edhe në vende me një klasë politike shumë më të suksesshme se e jona, si p.sh në Bullgari, Rumani, por edhe në Itali. Unë shpresoj shumë që rinia veçanërisht të ndërgjegjësohet për këtë dhe të gjejë rrugët e mençura për ta bërë këtë. Por nga ana tjetër, e shoh edhe shumë të vështirë një gjë të tillë, sepse një gjeneratë e re e shëndoshë lind nga suksesi dhe jo nga dështimi i paraardhësve. Të jeni të sigurt se ishte dështimi aq i rëndë dhe total i komunizmit që na ka sjellë këtë Shqipëri kaq të dështuar. Dhe ju kujtoj se ishte

Raporti me SHBA Protesta para ambasadës është një ngjarje krejt normale, madje për t’u parë me gëzim, sepse tregon se shqiptarët po rriten. Anormale është që ambasadori amerikan, që na ka dhënë kaq e kaq leksione për demokracinë në Shqipëri, të marrë vendime në errësirë me Edi Ramën duke shpërfillur institucione e ligje të vendit

një regjim, që erdhi duke u përkeqësuar, jo duke u përmirësuar, si sa i përket ekonomisë, ashtu edhe moralit të shoqërisë e të njerëzve, derisa i ra tuneli mbi shpinë. Shoh me dëshpërimi se të njëjtën rrugë dështimesh të njëpasnjëshme, kemi marrë me klasën politike që ka njëzet vjet që abuzon, përdhunon e poshtëron shqiptarët. Prandaj e shoh shumë të vështirë kthimin e një lëvizjeje si kjo e këtyre ditëve në diçka më të strukturuar, që e quajta “Aleanca kundër plehrave”, sepse gjatë këtyre njëzet vjetëve, shqiptarët janë shumë të përçarë, shumë individualistë, pa aftësinë për t’u bërë bashkë për ideale, pa besim tek njëri- tjetri dhe shumë egoizëm dhe një sistem vlerash ku mbizotëron suksesi apo pasurimi i shpejtë, banal, individual dhe jo ai i komunitetit. Në këtë protestë i mblodhi rreziku i madh që ndjenë. Sidoqoftë, një ngjarje si kjo e shoh edhe me shpresë. Sepse ajo ishte si ato tragjeditë greke, ku pesha e gjëmës i trondit thellë njerëzit për të keqen që kanë bërë apo që kanë brenda tyre, duke prodhuar katarsis, duke ndarë të ndreqshmit nga të pandreqshmit Sepse tek e fundit, asnjë nga ne nuk është engjëll. Papa Françesku kur e pyeti një gazetar se cili është Françesku, u përgjigj: “një mëkatar”. Ne të gjithë kemi kohë të pendohemi e të ndryshojmë këtë që i kemi bërë vetes, e që na solli deri në këtë pikë, sa mund të na sillnin helmet në shtëpi. Një koment të fundit për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas kësaj ngjarjeje…. Unë mendoj se kjo ngjarje, ky refuzim për t’u nënshtruar e për t’u bërë kosh plehrash e ngre imazhin e Shqipërisë në sy të botës. Aq sa do të thosha se një figurë si Rama, i aftë për ta bërë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë si pa gjë të keq, të dalë pas ca kohësh e të mburret për vendimin që mori për ta ruajtur Shqipërinë të pastër. Sepse jam i bindur se do t’i vijnë edhe shumë komplimente. Por nga ana tjetër, kjo ngjarje duhet parë vetëm si fillimi i një lufte për të ndryshuar vërtet Shqipërinë dhe jo imazhin e saj, që shpeshherë është manipulativ e virtual e përmbyset menjëherë. Me këtë dua të them se duhet të ndryshojmë Shqipërinë reale, që vazhdon të vuajë rëndë nga sëmundja që përmenda në krye të intervistës e që është shkaku kryesor që ende pas njëzet vjetësh, nuk kemi pastruar as ato 31 hot-spotet me helme që përmendi Rama, e që vazhdojmë të prodhojmë të tjera.

Imazhi i vendit Unë mendoj se kjo ngjarje, ky refuzim për t’u nënshtruar e për t’u bërë kosh plehrash e ngre imazhin e Shqipërisë në sy të botës. Por nga ana tjetër, kjo ngjarje duhet parë vetëm si fillimi i një lufte për të ndryshuar vërtet Shqipërinë dhe jo imazhin e saj, që shpeshherë është manipulativ e virtual e përmbyset menjëherë


12

e shtunë-e diel, 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al

KOHA PER STUDIM Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura… Zbuloni dimensionin tonë në mobilim …

Kabinet dhe raft librash NEW YORK me 5 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH183.5cm

14.490 L Kodi: 23962

Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat150.5x33.5xH113cm

16.890 L Kodi: 23963

Tavolinë NEW YORK Kabinet dhe raft për libra 3 sergjenë Materiali melaminë Përmasat 75.5x33.5xH110.5cm

Tavolinë pune NEW YORK Formë L, Ngjyrë e bardhë Materiali melaminë, Përmasat 180x75.5 + 72.5x50 x H75cm

20.900 L

E ke te vështirë të përqendrohesh në studim apo punë pas pushimeve verore plot diell? Kjo u ndodh njerëzve në të gjithë botën. Eshtë jo vetëm kalimi nga një stinë në tjetrën, por edhe ndryshimi thebësor I gjendjeve për të cilat truri duhet të angazhohet. Për të rritur përqendrimin një nga elementët që mund t’ju ndihmojë është përmirësimi i ambjentit të studimit apo zyrës nëpërmjet mobiljeve, ndriçimit apo ngjyrës së mureve. Sot po ju propozojmë disa nga artikujt e shumtë në këtë kategori të cilat mund ti gjeni në MEGATEK me çmimet më ekonomike.

11.400 L Kodi:23961

Kodi: 23964

Karrige studimi me rrota Me dizenjo

9.490 L Kodi: 25068

Tavolinë kompjuteri Materiali melaminë Përmasat 70x58x74cm

3.390 L Kodi: 22241

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333 info@megateksa.com

Tavolinë kompjuteri KINETIC Materiali melaminë Përmasat120x50xH75cm

10.990 L Kodi: 23622

Karrige statike me veshje, Material tekstil Përmasat D58 x W54 x H81cm

2.190 L Kodi: 23568

www.megateksa.com


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

13

www.mapo.al

Tokë pa kontinent

Lëvizja historike e Nëntorit Preç Zogaj

Mendja më thotë se Lëvizja e Dhjetorit 1990 ka që nga dita e djeshme një motër, Lëvizjen e Nëntorit 2013. E para është gdhendur prej kohësh në histori si Lëvizje kundër sistemit, që i dha fund regjimit komunist në vendin tonë, duke hapur epokën e re të pluralizmit, zgjedhjeve të lira dhe demokracisë. E dyta lindi brenda sistemit demokratik, si një lëvizje kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, por që shumë shpejt atakoi një problematikë të gjerë të degradimit të qeverisjes në raport me standardet e demokracisë europiane. Lëvizja e Dhjetorit lindi pas robërisë së gjatë komuniste dhe nuk mund të ketë një të dytë si ajo përsa i përket pasojave që ka prodhuar në jetën e shqiptarëve. Lëvizja e Nëntorit lindi vetëm dy muaj pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Pasoja e saj e parë është tërheqja e kryeministrit nga afera e errët e armëve kimike. Pasojat e tjera, të parashikueshme apo të dëshirueshme, do të duhet t’i presim në muajt dhe vitet në vazhdim. Gjithnjë nëse kjo lëvizje nuk do të humbasë nëpër mekanizmat e djallëzuar të manipulimit apo konvertimit të trashë politik. Për Lëvizjen e Dhjetorit më është dhënë rasti të flas dhe të shkruaj shumë, sepse kam qenë edhe pjesëmarrës në të, kam ndjekur ecurinë e saj, kam njohur nga afër protagonistët e saj, kam parë e përjetuar produktin e saj, por nuk jam ndjerë asnjëherë i plotësuar dhe në paqe me veten me çfarë kam shkruar, nuk kam mundur të them “ah, tani po, tani e thashë të vërtetën shteruese” për atë lëvizje që vazhdon të më intrigojë e të më fusë në borxhin e hakut të padhënë sa më shumë shkojnë vitet. Për Lëvizjen e Nëntorit jam duke parë, jam duke menduar, jam duke reflektuar plot kujdes për të qenë sa më realist, për të mos i mohuar asgjë, por edhe për të mos i dhënë çfarë nuk e ka vetë, çfarë mund të jetë thjesht një ëndërr apo një dëshirë imja e mirë. Të dyja lëvizjet, edhe pse në lidhje nënrenditëse midis së parës dhe së dytës, kanë të përbashkët protagonizmin studentor dhe rinor. Ashtu si në art, kur rrymat e reja dhe kulmet i përgjigjen një frekuence të caktuar kohore, edhe në jetë u desh të kalonin njëzet e tre vjet që rinia shqiptare, më saktë ajo që nuk kishte lindur apo sapo kishte parë dritën e diellit në vitin 1990, të zbriste në sheshe për të bërë një gjë të madhe, për të caktuar një drejtim të ri të kursit të kohës. Disa po thonë se me përmbajtjen dhe me stilin e tyre të ri, protestat e këtyre ditëve i dha-

në fund tranzicionit të stërzgjatur shqiptar. Disa të tjerë po shohin te populli i protestave kundër armëve kimike Shqipërinë e re që ka kaluar të vjetrën. Nuk mund të flas për një gjë kaq të pamatshme dhe efemere si tranzicioni ynë, që mund të ketë përfunduar me kohë, por edhe mund të na ketë zënë pritë përpara si në tregimet me shkërbim kohe të Borgesit, ku jo rrallë e kaluara nuk ka ndodhur akoma. Nuk mund të pohoj as popullin e ri, ndërkohë që mbroj pikëpamjen se në të gjitha ndryshimet, edhe në ato të mëdhatë e vitit 1990, ne nuk kemi qenë një popull tjetër, por po ai i mëparshmi, por që kapi momentin e ndryshimit. Edhe kësaj radhe, njerëzit e protestave nuk kanë ardhur nga Marsi, janë fëmijët tanë, që kanë kapur momentin e ndryshimit. Pavarësisht se çfarë emrash po u vihen e çfarë atributesh po u mvishen, protestat e fundit kanë krijuar kudo një ndjeshmëri risie dhe shprese të madhe. Këto protesta linden pa komandë, përmes rrjeteve sociale, si një reagim ndaj lajmeve që u publikuan në disa media perëndimore se Shqipëria ishte zgjedhur si destinacioni i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Ato morën vrull dhe u përhapen me shpejtësinë e flakëve të zjarrit në përpjesëtim të drejtë me ngujimin e kryeministrit të vendit Edi Rama në heshtjen e tij. Në politikë veprojnë ligjësi kundërthënëse. Sa më shumë fshihesh, aq më shumë ekspozohesh. Kjo ndodhi. Kryeministri u ekspozua si shkaktari kryesor i gjendjes me heshtjen e tij, me ambiguitetin e tij, me spërdredhjet e tij. Papritur bashkë me rrezikun dhe përtej rrezikut të armëve kimike, ku kishte realizëm dhe padyshim edhe teprime, protestuesit dhe publiku i gjerë pikasën dhe u përballen me një problem akoma më të madh që nuk e di a e kishin imagjinuar në krye të herës: me arbitraritetin e kryeministrit Rama, në qasjen e tij prej bajraktari me kostume të stilizuara. Me një lajm fantazmë mbi kokë që mbetej sekreti i madh i kryeministrit, por që po rridhte në të gjitha mediat e botës- situatë tragjikomike e denjë për teatrin absurd- protestuesit shqiptarë e kuptuan me arsye dhe intuitë se kryeministri, po të mos pengohej fuqishëm, kishte ndërmend ta bënte fakt të kryer çështjen e armëve kimike. Ky është sipas meje momenti kur protesta fitoi përmasën e një lëvizjeje dhe u vu përballë në betejën finale me politikën e vjetër të njëshit, me politikën e vjetër të privatizimit të funksioneve shtetërore, me politikën e vjetër të injorimit të publikut për problemet madhore, mishëruar kësaj radhe në figurën e kryeministrit

Më bëhet të besoj se me këta protesta shoqëria mori në dorë “monopolin” e vendimmarrjeve të mëdha. Si të tilla këto protesta e ndanë sërish në dysh kohën e Shqipërisë, kësaj radhe brenda sistemit demokratik: Kohën para nëntorit 2013, kur publiku nuk pyetej për asgjë, dhe kohën pas nëntorit 2013, kur publiku nuk mund të mos pyetet e të mos vendosë për çështjet e mëdha. Mirë se erdhe demokraci shqiptare në erën e shoqërisë së lirë.

Edi Rama që kishte kërkuar votën e ishte votuar me premtimin e Rilindjes. Por de fakto, pa mbushur dy muaj në pushtet, ishte kthyer prapa, shumë prapa, duke iu afruar rilindjes së një udhëheqësi të tipit komunist, dhe duke iu larguar me vite drite modelit të kryeministrit modern që udhëhiqet nga ligji, bonsensi dhe respekti për qytetarët. Ai u shinjestrua kësisoj si mashtrues dhe shpërfillës. Në përhapjen dhe natyrshmërinë e tyre, protestat morën tiparet e kryengritjes kundër mashtrimit dhe shpërfilljes. Do të ndodhte. Arbitrariteti i Ramës si mendësi, si kulturë dhe si praktikë qeverisëse ishte dhe është krejtësisht jashtë kohës. Opozita politike e vendit dhe shtypi i lirë nuk kanë reshtur së denoncuari shkeljet e njëpasnjëshme të ligjit nga ky kryeministër, arbitraritetin e tij si mënyrë të menduari dhe të punuari, duke filluar me më të voglën, me punimet pa transparencë brenda dhe rreth e rrotull Kryeministrisë e duke vazhduar me Aktin Normativ për Nëpunësin Civil, me shkarkimet kolektive në polici, me ngritjen e një sistemi për blerjen dhe shpërblimin e votave në Korçë, e tjerë e tjerë. Askush nuk e dinte se ndërkohë, i vetëburgosur në këtë mendësi dhe në armiqësi pothuajse organike me ligjin, ai e kishte avancuar si privat këtë punën e armëve kimike, duke shkuar me mendimin e vjetër se po e mbajte mirë me amerikanët nuk të shkul njeri nga poltrona, s’ka rëndësi se shkel ligjin, se blen vota, se u del nga fjala për çdo gjë votuesve të tu, qytetarëve të vendit tënd. Sa démodé, sa e pamundur në kohën që jetojmë! Edhe zakonet hyjnë në muzgun e tyre. Edhe zakonet vdesin. Unë kam bindjen se ky zakon i keq i jesmenizmit shqiptar e ka mbaruar kohën e vet dhe s’ka të bëjë fare me principalitetin e marrëdhënieve miqësore me një vend të madh mik e shumë të respektuar si SHBA. Zullumi këputet kur trashet, thotë populli. Arbitrariteti i Edi Ramës mori goditjen e nokautit me historinë e armëve kimike. Por besoj se mori goditje gjithë një politikë e vjetër që po tentonte ta nxirrte popullin nga skena duke mos e pyetur për asgjë dhe duke i blerë votën. Më bëhet të besoj se me këta protesta shoqëria mori në dorë “monopolin” e vendimmarrjeve të mëdha. Si të tilla këto protesta e ndanë sërish në dysh kohën e Shqipërisë, kësaj radhe brenda sistemit demokratik: Kohën para nëntorit 2013, kur publiku nuk pyetej për asgjë, dhe kohën pas nëntorit 2013, kur publiku nuk mund të mos pyetet e të mos vendosë për çështjet e mëdha. Mirë se erdhe demokraci shqiptare në erën e shoqërisë së lirë.


14

e shtunĂŤ-e diel, 16-17 nĂŤntor 2013

Njoftim Fibank plot 20 vite ne tregun bankar - banka e trete per vleren e aseteve nga 30 banka ne Bullgari Fibank AD, Sofie, Bullgari bashke me festimin e 20 vjetorit te aktivitetit ne sektorin bankar ka marre edhe te gjitha aprovimet e autoriteteve mbikeqyrese bullgare per blerjen e saj te fundit. Me blerjen e 100% te aksioneve te MKB Unionbank AD, Sofie, Bullgari vlera e aseteve te Fibank i kalon 4.25 miliarde Euro duke e renditur Fibank Bullgaria ne vendin e trete per vleren e aseteve nga 30 banka qe operojne ne tregun Bullgar. Sipas planeve te percaktuara shkrirja e plote mes dy bankave do te realizohet brenda gjysmes se pare te vitit 2014. Banka do te kete nje eficence me te larte duke ofruar produkte cilesore dhe konkuruese per klientet individe dhe per bizneset, duke implementuar e permiresuar praktikat me te mira te Fibank si nje institucion financiar me pergjegjesi te larte sociale. Fokusi do te jete ne kredidhenien per SME dhe individe te cilat do te ofrohen tashme ne nje rrjet me te gjere degesh. Fibank AD, Sofia eshte nje institucion dinamik dhe tashme eshte banka e trete me e madhe ne Bullgari persa i perket aseteve, me nje pjese tregu prej 8.4%. Renditet e dyta persa i perket besimit te klienteve e matur me numrin e depozitave per individet me 13% te tregut dhe eshte nje banke lidere ne treg per kredite per bizneset 10% te tregut dhe karta krediti per individet me 15% te tregut. Fibank Albania ka mundesine e shkelqyer per te perfituar nga njohurite e mira dhe eksperienca e bankes meme duke u fokusuar tek nevojat e klienteve dhe duke u ofruar atyre produke e sherbime specifike shume konkuruese ne treg. Kultura e korporates dhe standarti i larte i sherbimit te klienteles jane dy shinat e duhura dhe te sigurta per vazhdimesine e biznesit. Fibank Albania do te vazhdoje te mbeshtese nevojat e bizneseve duke i asistuar ata edhe si keshillues financiar profesional. Edhe klientet individe do te gjejne produktet e duhura per ta si depozita shume fleksibel, kredi te shpejta dhe karta krediti. Qellimi i Fibank eshte te kete nje impakt pozitiv ne vend ne faktoret e ndryshem ekonomike dhe sociale.

www.mapo.al


E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

15

www.mapo.al

ekonomia

Pjesëmarrja e më shumë bankave në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë solli një ulje të interesave të borxhit të ri në gati 60 për qind, duke sjellë një kursim vetëm këtë vit në buxhetin e shtetit në më shumë se 100 milionë euro nga pagesa e interesit.

Vendi në krizë, bankat “nuk dinë” ku t’i çojnë paratë Bankat kanë investuar jashtë vendit rreth 1 miliard euro nga depozitat e shqiptarëve. Shkak për fenomenin është bërë bllokimi i kredisë dhe ulja e interesit të bonove të thesarit

N

ë një situatë kur kursimet e shqiptarëve kanë arritur në rekordin historik, me rreth 956 miliardë lekë dhe nga ana tjetër rubineti i kredisë thuajse është mbyllur totalisht, bankat janë në kërkim të mënyrave të reja të investimit. Më klasikja dhe e lehta mbetet blerja e borxhit të qeverisë, ose tjetra, transferimi i fondeve të lira jashtë vendit. Investimet jashtë, 1 miliard euro

Në kushtet e bllokimit të kredisë, bankat i janë kthyer edhe njëherë investimeve të fondeve të lira jashtë vendit. Duke qenë se pothuajse të gjitha janë me pronësi të huaj, e kanë më të lehtë që t’i investojnë kursimet e shqiptarëve jashtë vendit. Ky fenomen është trajtuar edhe në statistikat e Bankës së Shqipërisë, e cila raporton se zëri “Depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare” ka shënuar një rritje të ndjeshme me 34%, ose 32 miliardë lekë vetëm në tremujorin e tretë në raport me atë të mëparshmin. Por gjithsej, shuma që bankat kanë investuar jashtë arrin në 130 miliardë lekë, nga rreth 50 miliard lekë që ishte në fillim të vitit 2010. Sipas ekspertëve të Bankës, kjo tendencë erdhi edhe si rezultat i rënies së thellë të normës së interesit të borxhit të ri të qeverisë, i cili është rreth nivelit 3.5 për qind për bonot me ata 12-mujor nga 7 për qind që ishte interesi në vitin 2012. Arsyeja tjetër lidhet edhe me njëfarë frike që krijoi rotacioni politik, i cili si gjithnjë ndikon në daljen e valutës jashtë vendit. Por një arsye tjetër e tretë vjen edhe me politikën që kanë ndjekur disa grupe të mëdha bankare, të cilat pas krizës financiare globale, por edhe krizës greke kanë ulur ekspozimin ndaj investimeve në borxhet qeveritare. Rast me peshë mund të jetë ai i “Raiffeisen Bank”. Qendra në Vjenë vendosi të ulë fondin e investimeve në blerjen e bonove të thesarit në vendin tonë me 100 milionë euro. Fillimisht u krijua panik në treg, që u

Shuma që bankat kanë investuar jashtë arrin në 130 miliardë lekë, nga rreth 50 miliard lekë që ishte në fillim të vitit 2010

shoqërua me rritjen e interesit të borxhit, por më pas gjithçka u normalizua. Ky veprim solli edhe një rënie të peshës së “Raiffeisen” në tregun e bonove në nivelin 25 për qind, duke iu lënë hapësirë bankave të tjera të sistemit të blejnë borxhin. Pjesëmarrja e më shumë bankave në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë solli një ulje të interesave të borxhit të ri në gati 60 për qind, duke sjellë një kursim vetëm këtë vit në buxhetin e shtetit në më shumë se 100 milionë euro nga pagesa e interesit. Kredi nuk ka

Arsye themelore se pse bankat po kërkojnë mënyra të reja investimi është edhe mungesa e kreditimit të ekonomisë, e cila ka pësuar një rënie të fortë gjatë këtij viti duke shënuar vlera negative rritjeje në krahasim me vitin që shkoi. Faktorët janë

të njëjtë si këto të tri viteve të fundit. As bankat nuk duan ta japin dhe as klientët nuk e kërkojnë. Për bankat, arsye e fortë mbetet rrita e kredisë së pakthyer, ndërsa për klientët mbetet mungesa e konsumit në vend dhe me këtë rast panevojshmëria për të kryer investime të reja. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se portofoli i huasë u tkurr me pesë miliardë lekë gjatë muajit tetor, duke thelluar më tej shqetësimet për një plogështim të theksuar të kreditimit. Në fund të tetorit, rritja vjetore e portofolit të kredisë ishte vetëm 4%, rritja më e ulët prej të paktën tetë vitesh. Kredia për biznesin, që gjatë viteve të fundit ka qenë shtysa kryesore për rritjen e kreditimit në ekonomi, në muajin tetor ra me 6.5 miliardë lekë. Rënia e kredisë në këto nivele është bërë shkak për rritjen e ekonomisë në norma të ulëta.

Gjiknuri ndryshon rregullat për nxjerrjen e hidrokarbureve Shfrytëzimi i naftës në vendin tonë do të bëhet duke u bazuar në një rregullore të re. Ministria e Energjisë dhe Industrisë zhvilloi një tryezë diskutimi në kuadër të projektit të hartimit dhe miratimit të “Rregullores për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”. Në takimin e drejtuar nga ministri Gjiknuri morën pjesë drejtuesi i kompanisë ‘Albpetrol’, drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe përfaqësues të shoqërive që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në vend. Duke qenë se deri më tani ky aktivitet është monitoruar përmes një rregulloreje të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, drafti i rregullores së re që po përgatitet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe që më pas do të kalojë në Këshillin e Ministrave, e zgjeron dhe forcon hapësirën e monitorimit duke shtuar aktorët në këtë proces, përfshirë Ministrinë e Energjisë dhe Ministrinë e Financave. Në nenin 50 jepen mënyra e organizimit dhe detyrat e një organizmi të veçantë që ngrihet nga të dyja palët në funksion të implementimit të marrëveshjeve ‘Hidrokarbure’, si-

kurse është Komiteti Këshillimor, që duhet të bëhet funksional brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga data efektive. Në përbërje të Komitetit Këshillimor si përfaqësues të Organit Përgjegjës duhet të jenë një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet, një përfaqësues nga Ministria e Financave, një përfaqësues nga AKBN-ja ose respektivisht nga ‘Albpetrol sh.a.’ kur kjo shoqëri është palë në një marrëveshje ‘Hidrokarbure’. Synimet e rregullores përfshijnë detyrimin e organeve përg jeg jëse shtetërore për sektorin fiskal dhe kontabilitetin financiar në sektorin hidrokarbur për përcaktimin dhe ndjekjen e procedurave të domosdoshme ligjore për të garantuar interesat e shtetit gjatë aktivitetit të kërkimprodhimit të hidrokarbureve, si dhe për të mbrojtur interesat e investitorëve vendas dhe të huaj në këto aktivitete. Të drejtën e kontrollit nga organet përgjegjëse shtetërore që administrojnë në rrugë zyrtare aktivitetin e institucioneve dhe subjekteve që operojnë në sektorin energjetik hidrokarbur, si dhe të drejtën e këtyre organeve për vendosje sanksionesh në rast konstatimi shkeljesh dhe mos respektim ligji.

tregtia me pakicë

Carrefour Albania blen Euromax Carrefour Albania, lider në tregun e shitjeve me pakicë në Shqipëri, prezantoi dje strategjinë e re, përmes së cilës kompania synon të riforcojë prezencën e saj në tregun vendas. Aktualisht kompania zotëron rrjetin e dyqaneve më dinamik në vend, të cilat i përkasin grupit Marinopoulos, i cili ka të drejtën ekskluzive të brandit Carrefour për vendet e Evropës Juglindore. Carrefour hyri në tregun shqiptar 2 vjet më parë me Hipermarketin në TEG- qendra më e madhe tregtare në Shqipëri. Në Prill të këtij viti Carrefour Albania forcon pozitat e saj në treg përmes blerjes së Euromax, rrjetin vendas të supermarketeve. Euromax u themelua në vitin 2005 si rrjeti i parë i dyqaneve ushqimore në Shqipëri, duke vendosur një standad të ri në tregtimin me pakicë të produkteve ushqimore në vend. Përmes pozicionimit të ri në treg dhe planeve ambicioze për të ardhmen, Carrefour Albania synon të udhëheqë, duke e çuar përpara sektorin e shitjeve me pakicë në Shqipëri dhe duke mbajtur një pozicion drejtues në treg. Sikundër nënvizojnë zëdhënësit e kompanisë, Carrefour Albania sjell një erë të re në Shqipëri, duke forcuar pozitat në tregun vendas përmes sjelljes së koncepteve bashkëkohore në rrjetin e dyqaneve dhe mundësi novatore për konsumatorët. Carrefour Albania në mënyrë të veçantë, prezanton në Shqipëri një format të ri supermarketesh, nën brandin e mirënjohur Carrefour, i cili është i pozicionuar kryesisht në zonat urbane dhe i shërben nevojave të përditshme të konsumatorit. Veç 2 hipermarketeve në TEG dhe QTU, Carrefour Albania do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh me cilësinë dhe shërbimin më të mirë, me çmime konkurruese, duke vepruar sipas përgjegjshmërisë sociale dhe qytetare të korporatës. Me rreth 460 punonjës, 19 dyqane në vend dhe një sipërfaqe shitjeje prej 18.000 metra katror, kompania synon rritjen e ekonomisë vendase dhe ka si qëllim bashkëpunimin me prodhuesit dhe distributorët vendas.


CMYK

16

e shtunë-e diel, 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al


botimi

intervistë

Autoportreti ‘fiction’ i Besnik Mustafajt

Jean-Luc Tourenne: Ju rrëfej skutat e mendjes së Mbretit Zog

Personazhi kryesor quhet Besnik Mustafaj, ngjarjet të gjallojnë si të vërteta, por shkrimtari që e ka pagëzuar personazhin me emrin e tij thotë se romani “Autoportret me teleskop” nuk është biografi

Një psikanalist i suksesshëm në Francë si Jean Luc Tourenne, në librin e tij “Një mbret në Shqipëri” zbërthen si askush tjetër karakterin dhe personalitetin e Ahmet Zogut përmes një personazhi misterioz si Kurti

Suplement/ Edicion special për panairin e 16-të të librit/ MAPO & Shoqatat e Botuesve shqiptarë

konferenca

www.mapo.al

Bruno Vespa

Pushteti dhe dashuria i tërheq njerëzit Shënimi në librari: Nuk duhet të shitet, është i piratuar Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka organizuar konferencën “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”. Ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta

Kjo ishte vizita e tretë e Bruno Vespës në Shqipëri, por hera e parë për të promovuar një libër të tijin. Ka qenë ngulmimi i përkthyeses Beti Njuma dhe botuesit Henri Çili, jo rastësisht të dy gazetarë, për të pasur të pranishëm edhe në botën e letrave një ikonë televizive, ndikimi i të cilit ka qenë i rëndësishëm edhe për gazetarinë e publikun shqiptar. “Dashuria dhe Pushteti” është libri bestseller i Vespës, të cilin Shtëpia Botuese “UET –Press” e ka sjellë në shqip. Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtet-

shëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik. Nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Vitorio Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alccide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni. Histori të ndryshme, ndonjëherë të paqta e ndonjëherë dramatike. “Kurioziteti i parashikueshëm i lexuesit...

Faqe 17 CMYK

Gazetari i mirënjohur italian ka promovuar dje versionin në shqip të librit të tij bestseller në shtetin fqinj “Dashuri dhe Pushtet”, botuar nga UET-Press. Libri tregon historinë italiane të 100 viteve të fundit të personazheve më të pushtetshëm të politikës nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që ata kanë dashuruar


18

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

uet press

www.mapo.al

Nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Vitorio Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alccide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni

Bruno Vespa

Pushteti dhe dashuria vazhdon t’i tërheqë njerëzit Gazetari i mirënjohur italian ka promovuar dje versionin në shqip të librit të tij bestseller në shtetin fqinj “Dashuri dhe Pushtet”, botuar nga UET-Press. Libri tregon historinë italiane të 100 viteve të fundit të personazheve më të pushtetshëm të politikës nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që ata kanë dashuruar Kjo ishte vizita e tretë e Bruno Vespës në Shqipëri, por hera e parë për të promovuar një libër të tijin. Ka qenë ngulmimi i përkthyeses Beti Njuma dhe botuesit Henri Çili, jo rastësisht të dy gazetarë, për të pasur të pranishëm edhe në botën e letrave një ikonë televizive, ndikimi i të cilit ka qenë i rëndësishëm edhe për gazetarinë e publikun shqiptar. “Dashuria dhe Pushteti” është libri bestseller i Vespës, të cilin Shtëpia Botuese “UET –Press” e ka sjellë në shqip. Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik. Nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Vitorio Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alccide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni. Histori të ndryshme, ndonjëherë të paqta e ndonjëherë dramatike. “Kurioziteti i parashikueshëm i lexuesit – dhe veçanërisht mendoj ai i lexueses – mbi bashkëkohësit, më bëri të vendos në fillim të vëllimit historitë e Prodit dhe të Berluskonit, dhe reagimet, shpesh krejt të panjohura, të bashkëshorteve të tyre, Flavia dhe Veronika. Ndërsa duke filluar nga kapitulli i dytë ndoqa rendin kronologjik, duke nisur nga jeta e pabesueshme sentimentale e Benito Musolinit, e njohur nga pjesa më e madhe vetëm me fundin e saj tragjik, dhe që ka qenë për të një punë e dytë e mirëfilltë, por e ushtruar me të njëjtin pasion si me të parën...”, – shkruan Vespa në hyrje të librit të tij. I pyetur nga studentët e Universitetit Europian të Tiranës gjatë një bisede me ta mbi të veçantën që sjell ky libër, Vespa tha se marrëdhënia midis pushteti dhe dashurisë tërheq njerëzit. “Ekziston një kuriozitet mbi jetën private të personave të rëndësishëm. Prandaj revistat gossip shesin aq shumë”, - u shpreh Vespa për studentët, të cilët i inkurajoi dhe i këshilloi në rrugën drejt gazetarisë për të ecur pikë së pari me korrektesë ndaj të intervistuarve dhe guxim për të zbuluar të vërtetën. Atë të vërtetë që e ka bërë vetë Vespën të qëndrojë në profesion më shumë se 50 vite dhe të zbulojë të vërteta, të cilat i ka dokumentuar edhe në libra të shkruar. Mbi temën e dashurisë dhe pushtetit Vespa ka shkruar dy vepra, “Dashuri dhe pushtet” dhe

“Gra zemrash”, ku ka përfshirë histori ndërkombëtare. “Ka një ndikim reciprok të dashurisë me pushtetin”, - tha Vespa. Gjatë ceremonisë së promovimit ku merrnin pjesë figura të njohura të medias shqiptare, akademikë e studentë, presidenti i UET, Adrian Civici u shpreh se kjo vizitë e Vespës në Tiranë do ta pasurojë jetën politike, kulturore e gazetareske në Shqipëri me prezencën e tij. “Kemi librin e gazetarit më të njohur e më popullor në Itali, siç është Bruno Vespa, i cili na ka shoqëruar, të paktën brezin tim, nga 14-15-vjeçarë me ndeshjet e futbollit e deri sot me elementët më të spikatur të politikës ndërkombëtare që preokupojnë jo vetëm Italinë, BE-në por edhe mbarë botën”, - u shpreh Civici. Gazetarja Beti Njuma u shpreh se kënaqësia për të është e dyfishtë, si përkthyese që ka sjellë në shqip një libër të jashtëzakonshëm dhe si gazetare që pati mundësinë të takohej me një nga idhujt e saj të gazetarisë. “Kur mbaj në duar dy botimet, atë italian nga ‘Mondadori’ dhe këtë të UET –Press, them se ishte e shkruar. Para tri vitesh kur u futa në një librari gjigante në qendër të Romës, shumë e hutuar nga ngjyrat dhe titujt e pafund të librave, syri, mendja por ndoshta edhe zemra më çoi te libri ‘Il amore e il pottere’ të Bruno Vespës. Ndoshta ngaqë ai është një nga personazhet e dashura të televizionit italian me të cilin jemi rritur dhe fryma e të cilit ka ndikuar edhe në zgjedhjen e profesionit që unë kam bërë dhe një njeri që ka një kulturë të jashtëzakonshme, siç do të keni mundësi ta lexoni në këtë libër, dhe me ta parë librin e me të lexuar aty për aty përpara banakut të librarisë parathënien e këtij libri, e vendosa që jo vetëm do ta blija por edhe do ta përktheja gjithashtu”, - tha Njuma. Ambasadori italian, lutje Vespës që të ndikojë në imazhin pozitiv të Shqipërisë në Itali I pranishëm në festën e promovimit të librit të Vespës në UET, ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani shprehu një kërkesë për bashkatdhetarin e tij që të përdorë ndikimin në media për të folur mirë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Shumë shkurt dua të them se jam i kënaqur të pres në Tiranë një gazetar shumë të madh italian, një burrë që i ka lejuar të gjithë publikut të gjerë italian të kuptojë më mirë si problemet e mëdha ndërkombëtare ashtu edhe gjërat e vogla të jetës së përditshme.. I drejtohem edhe në emrin tuaj me një lutje për të korrigjuar një lloj asimetrie që është

“Kurioziteti i parashikueshëm i lexuesit – dhe veçanërisht mendoj ai i lexueses – mbi bashkëkohësit, më bëri të vendos në fillim të vëllimit historitë e Prodit dhe të Berluskonit, dhe reagimet, shpesh krejt të panjohura, të bashkëshorteve të tyre, Flavia dhe Veronika sot në marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi ka një njohje më të mirë nga ana e shqiptarëve të Italisë dhe italianëve kundrejt njohjes që italianët kanë ndaj Shqipërisë. Ndaj i drejtoj një apel që në emër të popullaritetit dhe ndikimit në botën televizive italiane ta kujtojë Shqipërinë në terma pozitivë siç do e ketë kuptuar edhe vetë nga vizita e tij këtu” – u shpreh ambasadori, ndërsa ka marrë një përgjigje nga Vespa se perceptimi i Shqipërisë ka ndryshuar tashmë në vendin fqinj. “Ju falënderoj për këtë mirëpritje! Kam nisur sot t’u them të rinjve se perceptimi i Shqipërisë në republikën Italiane ka ndryshuar krejtësisht në vitet e fundit dhe tani po ndodh e kundërta po vijmë ne të investojmë dhe të punojmë në Shqipëri sepse është një komb në rritje të madhe dhe brezat e rinj kanë paradoksalisht shpresa më të mira sesa bashkëmoshatarët e tyre italianë. Shumë urime!!!” I pyetur pak më herët nga studentët e UET mbi këtë çështje të imazhit ët Shqipërisë në sytë e italianëve Vespa tha se ndryshe nga Italia, Shqipëria është një vend në zhvillim dhe të rinjtë këtu kanë më shumë shpresa për të ardhmen sesa bashkëmoshatarët e tyre në Itali. Gjatë pasdites Vespa ka qenë i pranishëm në stendën e UET-Press për të firmosur autografe për lexuesit dhe fansat. Dashuri të pazbuluara të politikanëve italianë Libri sjell një varg ngjarjesh të pazbuluara më

parë deri më sot ose të nxjerra nga pluhuri i harresës, që Musolini ndoshta ishte bigam, Umberto i Savojës dashuronte këngëtaren Mill, Francesco Cossiga e ka fituar anulimin e martesës së tij vetëm pas shtatë vite investigimesh Ky libër i Bruno Vespës nuk tregon prapaskenën e politikës, por prapaskenën e shpirtit. Një portret i papublikuar më parë i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa në transmetimet e drejtpërdrejta e gjuhë emocionuese. “Nuk është e thjeshtë të jesh e dashura në hije apo edhe bashkëshortja në hije e një politikani të rëndësishëm, por fakti që të bën përshtypje është se këto gra të pyetura nga Vespa nëse do e bënin të njëjtën zgjedhje, të gjitha kanë thënë se pranonin të kalonin sërish në kalvarin e mundimshëm të të pasurit për burrë apo të dashur një politikan”,- thotë Beti Njuma. Vetë Vespa shprehet se përpara viteve ‘90 marrëdhëniet jashtëmartesore të politikanëve ishin më të fshehta nën autokontroll. “Kam zbuluar një dashnore historike të Kraksit, gazetat edhe duke e ditur nuk u morën me këtë për sa kohë ai ishte në pushtet. Gjëja antipatike ishte se u morën vetëm kur ai ra në fatkeqësi”. Për Vespën, një grua mund të fuqizojë por edhe shkatërrojë një burrë. Ka fraza të ndjera, por ka edhe keqkuptime, tension, martesa të përfunduara keq, divorce, dashnore që kanë pasur një rol deciziv në jetën private dhe madje edhe atë publike të njerëzve që kanë udhëhequr Italinë në shekullin e fundit. “Me këtë libër, UET –Press po u hap një dritare të re lexuesve të saj. Falë mjeshtërisë tregimtare të Bruno Vespës dhe përkthimit korrekt të Beti Njumës kemi mundësi t’i njohim ndryshe, t’i gjykojmë, të vazhdojmë t’i duam apo përkundrazi, t’i zbresim nga piedestalet që u kishim ndërtuar”,- shprehet drejtorja e Shtëpisë Botuese UET –Press, Valbona Nathanaili. Disa prej këtyre grave nuk kishin folur kurrë më parë, të tjerat e kanë mposhtur druajtjen që prej shumë vitesh i kishte shtyrë të qëndronin në heshtje.

Alfred Lela i jep “Secilit Shqipërinë e tij” “Secilit Shqipërinë e tij” shkruan që në kaptinë të librit të tij gazetari Alfred Lela, botimi më i ri i UET Press-it. Alfred Lela ka përmbledhur në libër 146 profile të botuara më parë në të përditshmen Mapo. “Do të vëreni se një pjesë e mirë e profileve nuk janë për personazhin sa janë për ngjarjen. Një pjesë tjetër e konsiderueshme merren me konteks-

tin. Here-herë personazhi është përmendur shkurt në një fjali të vetme. Nuk është rrëshqitje e irelevancë sa është një paramendim. Janë profile ngjarjesh e fenomenesh më shumë se individësh. Emrat dhe pjesëmarrja e tyre në to nganjëherë shpjegohen siç mund të shpjegohet një aksident: ndodhi! Jo gjithmonë është

kështu. Ka profile të frymëzuara nga individë që i kanë prodhuar ngjarjet duke dalë mbi to. Profilet janë edhe bashkëbisedim: herë dialog e herë monolog; janë një interpretim i botës së jashtme dhe asaj të brendshme; janë një raport me botën dhe me veten; janë gazetari dhe letërsi bashkë; janë edhe njëfarë përgjigjeje ndaj pyetjes që më

bëjnë dhe ia bëj vetes: Pse shkruaj? Shkruaj për të shpjeguar botën dhe veten. Shkruaj për t’i shpjeguar botës veten dhe veten botës.”- shkruan gazetari Alfred Lela. Për ata lexues që duan ta kenë në duar librin “Secili Shqipërinë e tij” mund ta gjejnë në stendën e UET Press në Panairin e Librit “Tirana 2013”, si dhe në çdo librari të kryeqytetit.

Alfred Lela ka përmbledhur në libër 146 profile të botuara më parë në të përditshmen Mapo. “Do të vëreni se një pjesë e mirë e profileve nuk janë për personazhin sa janë për ngjarjen"


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

19

www.mapo.al

kronika e panairit

Problemet me të drejtën e autori janë të mëdha në tregun e botimeve shqip

Shënimi në librari: Nuk duhet të shitet, është i piratuar

Nga konferenca “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka organizuar konferencën “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”. Ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, përfaqësues të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, Drejtoresha e Zyrës së të Drejtës së Autorit në Kosovë, Zjarrta Osmani, botues nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë etj “Pashë një vëllim të botuar së fundmi, ‘Shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe’. Dikush nga ne mund të mendojë se sa mirë që drejtshkrimi i gjuhës shqipe qenka i botuar. Padyshim, është shumë mirë, por atë ka të drejtë ta botojë vetëm autoriteti që e ka përgatitur, që është Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë. Nuk mund ta botojë asnjë shtëpi botuese pa të drejtë. Po kështu edhe Shenjat e Pikësimit, duhet t’i botojë vetëm Instituti i Gjuhësisë apo një botues i autorizuar prej tij. E solla këtë shembull sepse pashë një akt shumë pozitiv në stendën e Librarisë ‘Albania’. Kutinë me vëllimin “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” e kishin vënë mënjanë me shënimin “nuk duhet të shitet, është i piratuar.”. Edhe pse ky është një shembull vetmitar në morinë e shembujve negativë që mund të sillte kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, kjo ishte një mënyrë për të treguar se luftën me piraterinë mund ta fitojmë dhe se rrugët janë shumë. Dita e tretë e Panairit të Librit “Tirana 2013”, kulmoi me konferencën, “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”, organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Por pavarësisht këtij shembulli, për kryetarin e Shoqatës problemet me të drejtën e autori janë të mëdha në tregun e botimeve shqip. “Për fat të keq, në libraritë tona ekspozohen

libra të piratuar, që nga këta tituj që përmenda e deri tek autorë shumë të njohur, të cilët janë bërë publikë, por që përsëri janë nëpër librari. Pavarësisht se u fol e u shkrua, nga ‘Meinf Kamf’ i Hitlerit e deri tek “Arqipelagu Gulag” e shumë e shumë libra të tjerë të autorëve të njohur vazhdojnë të shiten. Libraritë në asnjë mënyrë nuk mund të punojnë më në këto forma. Të gjitha bashkë duhet të bashkëpunojmë, botuesit me botuesit, botuesit me distributorët, botuesit me librarët. Në qoftë se ne do të jemi të gjithë në një front të përbashkët, atëherë do ta arrijmë këtë qëllim”. Në emër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, botuesve e institucioneve shtetërore për t’u përballur siç duhet me këtë problem. Prej vitesh e angazhuar në këtë fushë, një panoramë të plotë mbi piraterinë në Shqipëri ka bërë edhe specialistja e së drejtës së autorit në ZSHDA, Mirlinda Çollaku. Ajo e ka ndarë situatën e të drejtës së autorit në Shqipëri në dy etapa: 1992-2005- krijimi i një tregu informal, sipas mundësisë; 2005-2013- standardizimi i tregut të librit, standardizim, i cili për fat të keq nuk ka ndodhur plotësisht dhe fajin nuk e ka mungesa e ligjit, por moszbatimi i tij. Si shkeljet më të shpeshta me të cilat janë ndeshur, Çollaku ka veçuar disa; kur autorë, ndry-

shojnë gjatë kohës së kontratës shtëpi botuese, duke prodhuar një situatë, ku dy shtëpi botuese hedhin të njëjtën vepër në qarkullim, pa dakordësinë e palëve në kontratë ose pa u zgjidhur kontrata, sipas ligjit; kur një shtëpi botuese, e cila pasi analizon dhe bindet për zhanrin artistik, i cili i prodhon të ardhura një shtëpie tjetër botuese, futet në treg, pa marrë asnjë autorizim nga autori, kryesisht i huaj, duke qenë të bindur në mosfunksionimin e shtetit; kur një shtëpi botuese, riprodhon, vepra artistike të shtëpive botuese të falimentu-

Autorë shumë të njohur, të cilët janë bërë publikë, por që përsëri janë nëpër librari. Pavarësisht se u fol e u shkrua, nga ‘Meinf Kamf’ i Hitlerit e deri tek “Arqipelagu Gulag” e shumë e shumë libra të tjerë të autorëve të njohur vazhdojnë të shiten. Libraritë në asnjë mënyrë nuk mund të punojnë më në këto forma...

reforma

Deklarata

Ilir Meta: Moment kyç për librin, ku shteti duhet të ndërhyjë “Të gjithë e dimë se deri dje, ne shqiptarët lexonim më shumë dhe sot lexojmë më pak. Ju si botues e dini më mirë pse ndodh kështu. Ju e dini edhe më mirë se çfarë duhet bërë ndryshe, çfarë duhet bërë më mirë dhe cili duhet të jetë roli i shtetit për t’ju mbështetur në këtë drejtim. Shpesh e mendoj që edhe shkrimtarët edhe politikanët kanë fjalën si lëndë të parë të punës së tyre, por me një ndryshim, që një shkrimtar pasi e thotë fjalën e tij, e ka mbyllur edhe veprën e tij, ndërsa një politikan pasi e ka thënë fjalën, atëherë e nis edhe punën e tij të vërtetë. Libri është dritare për njohjen e botës, është një lloj Beatrice që të çon në ferr dhe në parajsë. Besoj se dhe shteti dhe institucionet përgjegjëse që merren me këtë çështje do ta trajtojnë librin më me shumë pasion dhe vizionin e duhur për

ara, duke bërë lidhje të shkurtër me shtypshkronjat përkatëse etj., etj. “Por për fat të keq dhe të mirë, pirateria e librit në Shqipëri, deri më sot, ndeshet kryesisht në formën më primitive të saj”, - tha ajo. “Them për fat të keq, pasi është e turpshme që institucionet shqiptare nuk kanë mundur të eliminojnë as këtë formë elementare piraterie. Them për fat të mirë, pasi sot në botë problemi madhor me piraterinë është i lidhur me zhvillimet teknologjike dhe me botën e re virtuale të internetit”. Për situatën e piraterisë ndër botime ka folur në Konferencë edhe shefja e Zyrës së të Drejtës së Autorit në Kosovë, Zjarrta Osmani. “Ndikimi i piraterisë shihet gjithandej, si në industrinë e muzikës, të filmit, në hapësirën ekonomike, ashtu edhe tek libri. Çështja e luftimit të piraterisë është një sfidë botërore dhe jo vetëm e jona”, - tha ajo duke shtuar se ndërkohë në Kosovë ka nisur puna dhe janë bllokuar dhjetëra tituj të piratuar e po punohet fort që situata të vihen në kontroll e të mundësohet zbatimi i ligjit. Ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, përfaqësues të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, Drejtoresha e Zyrës së të Drejtës së Autorit në Kosovë, Zjarrta Osmani, botues nga Shqipëria e Kosova, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë etj.

të nesërmen. Jemi të ndërgjegjshëm se edhe në këtë mall të shenjtë, siç është libri, ka shpërdorime abuzime dhe vjedhje. Pirateria dhe informaliteti që janë edhe në qendër të këtij debati, janë në treg të pranishme dhe dëmtojnë si cilësinë e librit që botohet, ashtu edhe zhvillimin normal të tij. Ky është një moment kyç, ku shteti duhet të ndërhyjë më fort sepse edhe e drejta e autorit është thelbësore për krijimtarinë njerëzore. Do të ofroj dhe kontributin e përkrahjen time për të gjitha ndërhyrjet e nevojshme legjislative që nevojiten në kurimin e problemeve të sotme dhe që mund të na ndihmojë të ndryshojë situatën për mirë. Jam i gatshëm t’ju dëgjoj sot edhe nesër, si grup interesi që ka shumë për të thënë dhe di më shumë se kushdo tjetër se çfarë duhet bërë”.

Mirela Kumbaro: Amendim Ligjit të Librit “Një amendim i mundshëm i Ligjit të Librit, ku të evidentohen këto shqetësime, një shtim i konsiderueshëm i partneritetit me shërbimet tatimore ndaj shkelësve të të drejtave të autorit, apo atyre botuesve që janë të palicencuar, apo ndërgjegjësimin qytetar për t’i refuzuar botime të tilla. Zyra e të Drejtave të Autorit duhet të ristrukturohet e të luajë një rol juridik, që sot nuk po e realizon, duke kthyer inspektorët në komisionerë të zbatueshmërisë së ligjit të të drejtave të autorit”.


20

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

Fenomen

www.mapo.al

Besnik Mustafaj i rikthehet lexuesit pas 15 vjetësh dhe këtë e bëri prezente gjatë ditëve të Panairit të Librit “Tirana 2013”

në stendat e panairit

Kongoli, “Njeriu me fat” “Njeriu me fat” rikthen në versionin triller shkrimtarin Fatos Kongoli. Në stendën e botimeve “Toena”, në këtë Panair të 16-të të Librit, Fatos Kongoli është i pranishëm në promovimin e librit. Sipas Kongolit, më shumë sesa zbardhje e një vrasjeje, libri në thelb është për të kuptuar se cila është rruga nga ka marrë drejtimin shoqëria shqiptare. “Sabit Kurti është personazh i imi edhe te romanet ‘Te porta e Shën Pjetrit’, apo te ‘Jetë në një kuti shkrepësesh’. E kam sjellë sërish sepse kam dashur ta plotësoj më tej portretin e tij. Ai është një figurë komplekse, përfaqësues i zbatimit të ligjit në një shoqëri të kapur për fyti; më ka tërhequr gjithmonë. Shpesh kam keqardhje për këtë personazh, me parime të shëndosha dhe i ndershëm, por që përgjithësisht lufton i vetëm, si me mullinjtë e erës. Por kjo dukuri nuk më ndodh vetëm me të. Në përgjithaësi më pëlqen t’iu rikthehem e t’i plotësoj personazhet e mi, sidomos ata të parapëlqyerit, sepse dihet, çdo shkrimtar ka të preferuarit e tij. Ç’është e vërteta, këta janë personazhe që nuk dinë t’i mbijetojnë realitetit tonë të egër dhe kjo gjë më tërheq tek ata”, - tha Kongoli në promovimin e “Njeriut me fat”.

Libri që ndihmon çdo grua

Autoportreti ‘fiction’ i Besnik Mustafajt Personazhi kryesor quhet Besnik Mustafaj, ngjarjet të gjallojnë si të vërteta, por shkrimtari që e ka pagëzuar personazhin me emrin e tij thotë se romani “Autoportret me teleskop” nuk është biografi A është biografi e Besnik Mustafajt libri i tij i ri “Autoportret me teleskop”? Vetë autori shprehet se romani i tij nuk duhet të shihet aspak si biografi, edhe pse personazheve u ka dhënë emra realë, si Besnik Mustafaj, apo dhe shumë ngjarje e situata në të cilat ai e vendos veten si “fiction” tashmë. Besnik Mustafaj i rikthehet lexuesit pas 15 vjetësh dhe këtë e bëri prezente gjatë ditëve të Panairit të Librit “Tirana 2013”. Romani i tij “Autoportret me teleskop” që në hyrje paralajmëron lexuesit e vet se ky nuk është një roman autobiografik, edhe pse njëri nga personazhet quhet Besnik Mustafaj. E megjithatë, shumë prej detajeve që ai paraqet në të kanë të bëjnë me takime të rëndësishme të kohës kur ai qe ministër i Jashtëm. Tisi i postit prej ministri, që në fjalimet e tij jashtë vendit kujdeset të gjejë fjalët e duhura për të përcjellë shqetësimin për Kosovën, i vishet kaq bukur romanit. Përpos kësaj, në disa raste ai i referohet në libër “eprorit” të tij, çka siç kuptohet nga ne si lexues, ai duket të jetë as më shumë e as më pak se ish-kryeministri Sali Berisha. Një tjetër personazh që zë vend në libër është Ana-B. Në hollet e një hoteli luksoz në Monako, ai takon një lexuese të tij që është njëherazi këshilltare e presidentit slloven. Një tjetër personazh, tejet grotesk, është Selami Beshiri. Besnik Mustafaj flet gjithashtu për atë që e quan the-

sar i vërtetë, i paçmueshëm, i gjithi flori e diamante, krijuar nëpërmjet sekuestrimeve të pasurisë së klasave të përmbysura nga revolucioni dhe vënë mënjanë në një vend ultrasekret, sigurisht jashtë Shqipërisë dhe sigurisht jo në ndonjë bankë. Ideja e tij është që të shkruajë një roman ku personazhi i tij vihet në kërkim të këtij thesari sipas disa fjalëve e kodeve të lëna më herët nga ish-diktatori. Bëhet fjalë për të gjetur atë, që në bisedat e fshehta dhe dokumentet e klasifikuara cilësohet «Thesari i luftës». Mustafaj aludon se «Thesari i luftës» do të shërbente për një ditë të zezë, më të zezën e ditëve: në rast se Shqipëria pushtohej nga ushtritë e kundra-revolucionit dhe udhëheqja me Enver Hoxhën në krye do të detyroheshin të kalonin në klandestinitet. Në atë thesar duhej pra të kishte rezerva monetare të pazhvleftësueshme nga kriza e thellë ekonomike, që do të trondiste botën me këtë rast dhe po ashtu të mjaftueshme për të financuar një revolucion që do të niste nga e para. Diku, në këtë moment në skenë del vetë Ramiz Alia. Madje hidhet dyshimi se ai mund ta ketë pasur në dorë këtë thesar... Ky është autoportreti i Mustafajt, i shkruar, siç thotë ai, në formën e një fiction-i edhe pse gjallon shumë me vetë autorin.

“Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe” është një libër në vazhdën e kolanës psikologjike të botuar nga Shtëpia e Librit “OMBRA GVG”. Autorja, Lois P. Frankel, një psikologe këshillimi mjaft e njohur në SHBA, trajton 101 gabimet më të shpeshta që bëjnë gratë në përpjekje për t’u rritur profesionalisht. Për ta bërë sa më praktik, autorja ka përdorur për çdo gabim një shembull konkret, praktik, për të cilin ka dhënë edhe këshillat përkatëse se si zgjidhja mund të ishte më e favorshme. Libri ndihmon çdo grua të rrisë vetëvlerësimin, të njohë potencialet e veta, të mos i zhvlerësojë ato dhe t’i përdorë me eficencë në favor të saj. Nuk është një manual rregullash, sepse autorja nuk imponon, por orienton; pastaj zgjedhja është e gjithsecilës. Dua të theksoj që libri nuk i përket vetëm grave intelektuale, pasi secila jeton në një komunitet të caktuar dhe më e pakta, secila mund të mësojë se si ta kërkojë respektin e të tjerëve. Libri nuk përjashton burra, pasi edhe pse nuk janë përfitues të drejtpërdrejtë, ata mund të mësojnë më shumë për gratë me të cilat kanë të bëjnë, duke filluar që nga familja e deri në mjediset profesionale. Jam e sigurt që ashtu siç gratë ndryshojnë gjëra tek vetja, pasi lexojnë këtë libër, ashtu edhe burrat do të ndryshojnë sadopak mënyrën se si trajtojnë gratë.

Griselda Qosja, letërsi për heronjtë e çdo dite

Një nga promovimet e ditës së djeshme në stendën “Toena” ishte libri me tregime “Pendimi i Mihail Zolait”, i autores së re Griselda Qosja. Griselda është diplomuar për Drejtësi në UET, me një bursë studimi të ndërmjetme në SHBA dhe aktualisht vazhdon studimet në Gjermani, me letërsinë një pasion të hershëm. “Tregimet që janë përfshirë në libër kam nisur t’i shkruaj rreth dy vite e pak më parë, kur studioja në Amerikë. Atje nisa të ndryshoja mendim mbi atë çka letërsia duhet të ishte, e nisa ta shoh më së shumti si një mënyrë për të treguar, jo mbi heronjtë e jashtëzakonshëm, por mbi përditshmërinë dhe heronjtë e çdo dite”,- thotë Griselda. Libri përmban 12 tregime, ndër ta dhe “Pendimin e Mihail Zolait”. Autorja flet për vështirësitë që një autor i ri ka sot në tregun e botimeve. “Për mua, të jesh nga Shqipëria dhe të duash të shkruash është fatkeqësi dhe bekim njëherazi. Fatkeqësi sepse është vështirë të publikohesh dhe sepse gjykohesh përpara se të lexohesh, sepse ne në Shqipëri kemi natyrë shumë mosbesuese, se duhet të jesh ose i vdekur prej vitesh dhe koha dhe mosqenia të zbusë mosbesimin, ose të kesh dalë në televizor e të njihesh, o ndonjëherë të njohësh njerëzit e duhur, por kur vjen nga anonimati, apo për dikë që nuk ka asnjë nga këto e vjen nga hiçi... sa e vështirë që është! Pastaj është bekim se Shqipëria nuk është kurrë e vakët, është e paparashikueshme, është plot ngjyra dhe në çdo çast gjen ndodhi, njerëz, për të cilët mund të shkruash e të tregosh”, thotë Qosja. “Pendimi i Mihail Zolait”, i marrë përsipër nga Shtëpia Botuese “Toena”, është libri i parë i Griselda Qoses.

Një histori dashurie në Facebook, në stendën e “Pegi”

Ambasadori ynë në Maqedoni, Arben Çeku provokon me një roman të titulluar “Dymbëdhjetë”. Një histori e pamundur dashurie dhe historia e tranzicionit të gjatë shqiptar vijnë përmes një ngjarjeje që zhvillohet në rrjetin social Facebook. Gjithçka ndodh në botën e dytë “FB”, ku njerëzit iu besojnë të panjohurve sekretet e tyre dhe ku ëndërrojnë një botë më të mirë. Leka, personazhi i Çekut, hyn aty rastësisht dhe zbulon një realitet, nga i cili do njohë më mirë vetveten. Një libër që hap debate mbi një nga fenomenet më revolucionare të shekullit të fundit internetin, besimin dhe identitetin njerëzor. “Dymbëdhjetë” është një roman që lexohet menjëherë dhe që të përfshin faqe pas faqeje, duke ndjekur jetët e personazheve që duket sikur ngjasojnë me jetët tona. Autori do jetë i pranishëm nesër në orën 11:00, në stendën e Shtëpisë Botuese “Pegi”, në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

21

www.mapo.al

profil

Kërkimet e para kanë filluar në vitin ‘79-’80, ku rastësisht në një revistë gjeti të publikuar tezën e një studiuesi francez mbi Shqipërinë dhe aty kishte dhe publikime të cilave ai u ishte referuar.

Jean-Luc Tourenne Ju rrëfej skutat e mendjes së Mbretit Zog Një psikanalist i suksesshëm në Francë si Jean Luc Tourenne, në librin e tij “Një mbret në Shqipëri” (Botimet Uegen) zbërthen si askush tjetër karakterin dhe personalitetin e Ahmet Zogut përmes një personazhi misterioz si Kurti, që autori thotë se ka ekzistuar realisht... Çfarë ju tërhoqi për të marrë në referencë figurën e Mbretit Ahmet Zogu në librin tuaj? Kur isha i ri, për mua Shqipëria ishte një vend ekzotik dhe i panjohur. Aq më tepër figura e Ahmet Zogut, për të cilin kisha lexuar se ishte një mbret në azil dhe kaq. Në fakt ndodh që gjërat më të rëndësishme të njeriut janë ato që janë larg tij sesa afër, ndaj dhe bëhemi kurioz për gjëra të largëta dhe të panjohura. Ndaj u keni shkruar bibliotekave të disa vendeve për t’ju dërguar dokumente për ta njohur më mirë? Kërkimet e para kanë filluar në vitin ‘79’80, ku rastësisht në një revistë gjeti të publikuar tezën e një studiuesi francez mbi Shqipërinë dhe aty kishte dhe publikime të cilave ai u ishte referuar. Këto publikime fillova t’i kërkoj ku të ishte e mundur, duke i shkruar letra Shoqatës së Arbëresheve, Institutit Italian, Bibliotekës Kombëtare në Francë, Uashington, Mynih etj., madje dhe Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri, me specifikë për të njohur historinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe jo vetëm kohën e Zogut. Kur erdhët për herë të parë në vitin 1986 në Shqipëri, arsyeja ishte për të njohur nga afër vendlindjen e Mbretit Zog? Herën e parë erdha thjesht për të vizituar Shqipërinë, sepse e imagjinoja një vend shumë ekzotik. Por pashë një Shqipëri që vuante, që ishte larg asaj që unë kisha imagjinuar në të vërtetë. Ju e përshkruani Shqipërinë dhe Zogun deri në detaje, sikur të kishit qëndruar me vite në vendin tonë dhe ta kishit studiuar, ndërkohë që ju keni qëndruar vetëm një javë dhe ishit vetëm 18 vjeç? Ndoshta unë kam këtë lloj talenti të perceptimit të gjërave të të parit me kujdes të detajeve pa u përfshirë emocionalisht, vetëm për t’i ripërkthyer dhe transkriptuar në një shkrim objektiv ashtu siç i kam parë gjërat. Shumë perceptime dhe ndjenja mbase kanë ardhur nga përshkrimet e autorëve shqiptarë si Ismail Kadare, Teodor Laço etj. Zogu është një figurë shumë e kontestuar. Pse ndodh kjo sipas jush? Kam përshtypjen se kontestimet më të mëdha vijnë nga ‘shpëlarja e trurit’ që i ka bërë komunizmi shqiptarëve për figurën e Zogut. Ndodh dhe për arsye xhelozie, në kuptimin që si një njeri krejt i panjohur bëhet Mbret i gjithë shqiptarëve, ose sepse në një periudhë shumë të vogël kohe ai u bë gjithç-

ka deshi. Ka të tjerë që e kontestojnë për faktin se ai u vetëshpall Mbret, por pjesa më e madhe e mbretërve kështu bëhen. Është një libër që zbërthen në psikoanalizë mbretin Zog. Ju si autor sa të vështirë e keni patur, duke qenë se njohja juaj me të është vetëm përmes dokumenteve? Unë kam patur shumë informacion rreth figurës së tij. Bernard Fisher më ka sjellë shumë kaseta ku kishte intervistuar mbretëreshën. Edhe vetë personalisht kam kontaktuar me të për intervistë, por asokohe ajo ishte e moshuar dhe nuk ishte në gjendje të fliste gjatë. Ndaj më mjaftuan informacionet që kisha specifikisht për karakterin e Zogut, që në fakt ishin shumë. Kështu që nuk mund t’i largohesha dot figurës së tij reale. Mbase po të mos kisha patur shumë informacion mund të kisha krijuar një fiction. Sigurisht që informacionet më kanë limituar që libri të mos jetë fiction. Ngjarjet janë reale, por sigurisht që ka situata të krijuara mes personazheve që janë fiction. Kush është Kurti, personazhi përmes të cilit ju zbërtheni figurën e Mbretit Zog? Është një personazh fiction apo real? Jo, Kurti ka ekzistuar realisht dhe kam përshtypjen se në jetën reale ai ka qenë shumë më interesant sesa kam mundur të zbuloj unë. Kemi shumë pak informacion që ka

mbërritur deri sot për këtë personazh. Ai ishte një oficer austro-hungarez dhe për një kohë u bë një ndër njerëzit më të afërt të Mbretit Zog. Në dokumentet që unë kam gjetur nëpër arkiva mbi këtë personazh, ai rezulton një personazh shumë më interesant sa unë e kam sjellë në këtë libër. Është një lloj personazhi që mund të ekzistojë vetëm në kohë të vështira, siç kanë qenë periudhat para Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Marrëdhënia midis tij dhe Zogut siç paraqitet në libër është fiction sigurisht, por ky njeri në jetën reale ka patur raporte të vërteta me Zogun, e ka njohur, kanë patur shkëmbime, çka vërtetohet në disa dokumente që unë kam gjetur. Si i keni gjetur këto të dhëna? Shumë para se të shkruaja këtë libër nxora një njoftim në gazetë ku shkrova: “Kush ka të dhëna për Mbretin Zog të shqiptarëve të më kontaktojë në fiks numër”. Kësaj thirrjeje iu përgjigj një koleksionist, i cili kishte një çantë të madhe me dokumente të Zogut. Mes këtyre dokumenteve ishte dhe një dekret i firmosur nga Mbreti Zog, që Kurtit të vërtetë i kishte dhënë nënshtetësi shqiptare dhe e kishte bërë zëvendës/konsull në Nju Jork. Me siguri raportet e tyre duhet të kenë qenë të ngushta, sepse është dhe një letër ku Mbretëresha Geraldinë falenderon bashkëshorten e Kurtit për dhuratat që ata i kishin sjellë çiftit me rastin e martesës. Të dhënat tregojnë se Kurti do jetë kthyer shumë vite më pas në Hungari dhe unë mendoj se ai është kthyer pikërisht në kohën që në pushtet erdhën komunistët dhe fundi i tij do të ketë qenë tragjik. Por për fundin e tij unë kam thjesht hipoteza, sepse nuk ka mbetur asnjë gjurmë sesi përfundoi Kurti. Ju keni ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1986 dhe riktheheni në 2013ën. Si ju duket Shqipëria në dy kohë? Nuk është i njëjti vend. Kur erdha këtu thashë se nuk paskam qenë asnjëherë në Shqipëri, por kam qenë në një vend tjetër që nuk ka lidhje fare në kohë dhe hapësirë me Shqipërinë sot. Intervistoi: Aida Tuci

Autori

Jean-Luc Tourenne Ky është një roman. Disa emra janë ndryshuar , të tjerë jo. Faktet historikë dhe pjesa më e madhe e ngjarjeve kanë ndodhur me të vërtetë, ndonjë është fryt i imagjinatës. Dhe një gjë e tillë, besoj, është privilegj i romaneve historikë… kështu shprehet autori. Në faqet e fundit të këtij libri lexuesi e ka të vështirë të besojë se autori nuk ka jetuar gjatë në Shqipëri, aq befasuese janë karakteret dhe rrethanat e vizatuara prej tij. E megjithatë ai ka qëndruar vetëm një javë në vendin tonë, diku në mesin e viteve ’80, por kjo nuk e ka penguar atë të na japë një vepër që lexohet  me pasion e interes deri në rreshtin e fundit.


personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Kur agon

Menada

“Watching”, programi qendror i mbrëmjes gjatë tri ditëve në “Agon Channel”, është hapësira ku zbulohet profili i ri dhe i plotë i Menada Zaimit. Bashkë me disa ndryshime në portret e look që gazetarja ka bërë së fundmi. Menada tregon jetën e re në ekranin e ri dhe atë krah Arsen Hoxhës dhe vajzës së tyre Mishel

I

deja që krijon pamja e atyre të dyve duke pirë të qetë kafen e mëngjesit, pranë shtëpisë, nuk ka asgjë të përbashkët me ritmin me të cilin vazhdon ajo ditë. Sidomos për Menadën që angazhimet në “Agon Channel” nuk e lënë ta heqë prizën për një çast të vetëm: tri herë në javë një emision mbrëmjeje që në lindje u quajt nga “A në ZH” e tashmë është pagëzuar “Watching”, një herë në javë programi tjetër “Acerchiato”, plus një ose dy edicione lajmesh disa ditë në javë. Arsen Hoxha, bashkëshorti i saj, e ka axhendën disi më njerëzore, por profesioni i njëjtë ndihmon shumë në këtë rast për të kuptuar ritmin prej superheronjsh që ndjek e shoqja, që jashtë medias, vështirë ta imagjinojë dikush. “Emisionin Watching e kam tri herë në javë, të martën, të mërkurën dhe të enjten. Duhen gjetur temat, që duhet të jenë gjithmonë aktuale, të ftuarit pastaj, disa nga të cilët të lënë në baltë në çastin e fundit dhe kjo është me të vërtetë fatale sepse të hidhet në erë gjithë struktura e ngritur në bazë të një kombinimi të të ftuarve apo specialistëve për temën e asaj mbrëmjeje…e të tjera si këto. Pastaj dhe emisioni “Acerchiato” që transmetohet të hënën, kërkon gjithashtu angazhim maksimal sepse në tri minuta ti duhet ta bombardosh me pyetje të shkurtra të ftuarin”, nis e tregon vetëm përciptas punën e saj të re që i ka kushtëzuar gjithë ditën asaj dhe familjes, që nga dalja nga shtëpia te kthimi e tek oraret e gjumit. “Dhe e gjitha kjo nuk ka fund ndonjëherë”, thotë Arseni me buzëqeshjen prej të dorëzuari para këtij fakti-mur të profesionit të tyre, të cilit nuk ia vlen t’i biesh me kokë. “Edhe ditën e pushimit mendja më punon gjithë kohës për punën, temat, të ftuarit…” Por ndoshta është koha të përmendim dhe anët e mira të këtij angazhimi të ri të Menadës, para se kjo të ngjajë gabimisht me një kronikë torture. Një pjesë e mirë e ngarkesës siç kuptohet vjen nga emisioni “Watching”, por fakti që ajo ka një emision të vetin në orarin e parë të mbrëmjes, tri ditë në javë, në një televizion, i cili prej fillimit të kësaj jave mund të shihet nga çdo televizor i shqiptarëve, nuk është veçse një ngjarje e lumtur për karrierën e saj. U bënë 15 vjet tashmë që i ka hyrë televizionit, në fillim te ‘Alba TV’, pastaj te ‘Telenorba’, TVSH, ‘Vizion plus’ e vite të tëra më pas në Klan TV, por ama Becchetti i ‘Agon Channel’ është pothuajse i vetmi, që pas disa shefash mbi kokë, asnjërit prej të cilëve nuk i mungoi ndonjëherë vlerësimi për punën e Menadës, i dha mundësinë të ketë një emision të vetin. “Është shumë e rëndësishme në televizion të të jepet mundësia. Dhe Becchetti e ka këtë veçori, ai ua lejon hapësirat njerëzve që punojnë për të dhe për këtë i jam mirënjohëse. Kam drejtuar më parë

dhe “Argument” në TVSH, ku gjithashtu Artur Zheji më besoi një program të këtij formati, megjithatë tani kanë kaluar edhe më shumë vite dhe fakti që m’u la në dorë një mundësi e këtij lloji bëhet edhe më i rëndësishëm për mua”. Kush nuk e ka parë ende, ka mundësinë çdo të martë, të mërkurë e të enjte, aty ku më parë ka qenë ‘Telesport’, të ndjekë në valët e ‘Agon Channel’ Menada Zaimin në një dimension krejt të ri. Nuk është më studioja e lajmeve, plani ballor para një tavoline, tekstet e kronikave, por një emision i plotë televiziv me temë nga aktualiteti, me një apo dy të ftuar përballë prezantueses, e cila tani shfaq të plotë profilin e gazetares në ekran, bashkë me profilin e saj fizik madje (gjë që e bën të kontrollojë ndonjëherë veten në regjistrime për ta korrigjuar atë shpinën që harkohet pa vëmendje kur është e përqendruar te biseda). Dhe kjo është një çështje interesante më vete, madje edhe me ca risi, që më shumë sesa syve, nuk u shpëtojnë fjalëve. Para pak kohësh Menada ka lëmuar hundën, as më shumë e as më pak po në një nga klinikat më prestigjioze të Luganos për të tilla ndërhyrje, me shpenzimet e pronarit të televizionit të saj, i cili, siç nuk mund të ndodhte ndryshe, imazhin e përgjithshëm të televizionit të tij e ka shumë të rëndësishëm dhe meqë e përgjithshmja bëhet nga detajet edhe portreti i Menadës iu nënshtrua ca rifini-

Në familjen tonë gjithçka është në funksion të Mishel. Për çdo plan që bëjmë, mendohet në fillim për të, pastaj vijmë ne si shoqërues. Ndoshta nuk kaloj gjithë kohën që do doja me time bijë, por ajo kohë që kaloj është shumë cilësore, 100 për qind kushtuar asaj.

Foto: Armand Sallabanda

turave, që nuk kanë ndryshuar asgjë në mimikën dhe fizionominë e përhershme. “Më vjen mirë kur e shoh hundën në portret, është një ndryshim i dukshëm, por ndërkohë më vjen mirë që unë nuk kam ndryshuar. Nuk më pëlqen të bëhem tjetër njeri, por për ndërhyrjet që korrigjojnë diçka për ta bërë më estetike nuk kam asgjë kundër”. Meqë jemi tek imazhi, zbresim dhe te veshjet, të cilat tashmë dashur padashur janë një faktor më vete i emisionit, por edhe i parapërgatitjes së drejtueses. “Më pëlqen të qëndroj brenda një fizionomie klasike, por me ajër modern. Të ishte për mua, do shfaqesha gjithmonë me këmisha të kopsitura deri në grykë e me ndonjë element modern”, e ndal në kohë ajo ndonjë pritshmëri që në këtë dimension të ri do e shohim brenda prerjeve ekstravagante apo ngjyrave shkrepëtitëse që nuk janë në stilin e saj. Të tjera gjëra kanë ndryshuar dhe janë shumë, jo ajo vetë. Për shembull një risi është edhe ndarja e studios herë pas here me gazetarin e njohur italian të CNN, pjesë e ‘Agon Channel’, Alessio Vinci. “Vinci është i pranishëm në emisionet e mia, kur tema është e tillë që ka impakt ndërkombëtar apo është më e përgjithshme sesa temat tona specifike. Gjatë atyre emisioneve drejtojmë të dy, bëjmë pyetje me radhë për të ftuarit pa ndonjë skaletë të ngurtë: kaq pyetje unë, kaq ti. E rëndësishme është të dalë e plotë ideja dhe të realizohet qëllimi i emisionit”, thotë Menada, e cila gjatë drejtimit, ndër të tjera, nuk ka fare qëllimin e nxehjes së debatit. “Për mua debati me tone të ashpra nuk është aspak qëllim në vetvete. Kjo mund të duket sikur e bën më interesant e të shikueshëm emisionin, por për mua është e rëndësishme që emisioni të jetë i dobishëm, të dëgjohet ajo që të ftuarit thonë dhe për të cilën janë ftuar, jo të grinden mes tyre. Nëse ndodh të përfshihen në debat të nxehtë si rrjedhojë e bisedës, mund të pranohet, por unë nuk e nxis asnjëherë qëllimisht.

Ndonjëherë më duhet të ngre dhe tonet. Megjithatë biseda shkon përgjithësisht sipas mendimit tim, sipas frymës së drejtuesit të programit”. Pas kaq vitesh punë, politika është sigurisht e para fushë ku duket sikur ecën në tokën e saj, por jo e vetmja. “Në temat sociale gjithashtu ndihem në ujërat e mia, ndoshta që prej diplomës për Punë Sociale, por jo vetëm prej saj, janë vitet e përvojës në gazetari më tepër”. Duke folur kaq gjatë për programet, punën, telashet e kënaqësitë prej saj duket sikur nuk ngelet kohë për jetën jashtë godinës së ‘Agon Channel’. Në fakt, edhe aq shumë nuk ngelet, por ngelet pjesa e pakrahasueshme me asgjë: familja dhe Mishel, vajza e vogël që mbush tre vjeç. “Tani ka nisur të marrë çantën dhe të thotë do iki në punë, do jap lajmet tek ‘Agon Channel”. Sepse ndonjë gjë prej punës nuk ka si të mos e dëgjojë dhe pse të dy prindërit përpiqen që kur janë me të t’i kushtohen vetëm asaj. “Në familjen tonë gjithçka është në funksion të Mishel. Për çdo plan që bëjmë, mendohet në fillim për të, pastaj vijmë ne si shoqërues. Ndoshta nuk kaloj gjithë kohën që do doja me time bijë, por ajo kohë që kaloj është shumë cilësore, 100 për qind kushtuar asaj”. Pjesën tjetër të kohës e bija qëndron me hallën e Menadës ndërkohë që paraditeve shkon në kopësht. Është pikërisht një çast i tillë kur çifti i gazetarëve, para nisjes së ditës me ritëm të shfrenuar mund të ndalet për një kafe mëngjesi. Ku gjithçka duket e qetë, krejt ndryshe nga ç’vijon më tej për Menadën, që e zhytur në ritmin e punës së re, humbet edhe faktin që tashmë bashkë me protagonistët e tjerë të Agon Channel, imazhi i saj lëviz nëpër makinat promocionale apo ndodhet në billboardet e Tiranës. Dhe kjo nuk i bën ndonjë efekt të veçantë. Sepse Menada gjithmonë ka qenë pak si indiferente ndaj dukjes e zhurmës. Ca gjëra nuk kanë ndryshuar dhe pse të gjithë po shohim një Menadë të re.


E shtunë - e diel 16-17 nëntor 2013

23

www.mapo.al

pertej privatësisë Njihni më nga afër bukuroshen e programit “Zonë e Lirë”. Biondja Sofi rrëfen jetën jashtë ekranit, miqësitë e vjetra dhe kujtimet e fëmijërisë

Sofi: Miqësitë si rezultatet, pasi i gjen duhet t’i vërtetosh Cili është mëngjesi yt rutinë? Mëngjeset e mia nuk janë asnjëherë rutinë, çdo ditë ndryshon nga tjetra jo vetëm nga emri e hënë, por dhe nga angazhimet. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Pikërisht mëngjeset që më zgjon mamaja ime me përkëdhelje janë idealet për mua. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Për efekt reklame s’mund të përmend emra kafenesh, por rëndësi për mua nuk ka vendi, por personat me kë e pi Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Me ata që jam realisht. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Mmm.... cili nga profesionet? Unë kam mbaruar për Ekonomi, Bachelor e master dhe momentalisht studioj për gazetari redaktim ... puna më pëlqen dhe të dy këto profesione nuk mund t’i veçoj... A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Përderisa janë detyrime është detyrë e imja t’i likuidoj... jo nuk i devijoj. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Gënjeshtra e bardhë... realisht nuk është gënjeshtër dhe as e bardhë pasi trafiku në Tiranë dihet.. kish shumë trafik. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Dembelizmin nuk e njoh fare si term, më duket i panjohur. Ku të zë dreka zakonisht? Dreka varet nga dita dhe impenjimi.. por përgjithësisht jashtë shtëpisë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Kam shumë restorante të preferuar, rëndësi ka që ushqehem shëndetshëm. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Ftoj dhe më ftojnë, janë reciproke besoj. A je kursimtare?

Jooooo, për fat të keq nuk jam kursimtare, por di të menaxhoj mirë. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Jooo nuk pushoj kurrëë në drekë. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? 14 Pffff sa tmerr e kam pasur gjumin e drekës... gjithmonë do bëja ndonjë rreng... por më e bukura është hera e parë që i thoja gjyshes do fle që ajo të ikte tek komshia të pinte kafen me të.. dhe e di ç’ndodhi.. bashkë me vëllain zbritëm nga ballkoni i katit të dytë dhe dolëm ndërkohë që gjyshja na kish mbyllur me çelës gjasme po flinim... Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Mmm ... një fustan që ma ka qepur pikërisht gjyshja ime me shumë dashuriii. Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura?

"Ne si staf kemi një thënie orari i fillimit dihet, por i mbarimit jooo. Ndaj nuk ka një orar të shkruar në rregulla se kur mbaron dita ime.. mund të jetë e gjatë, por dhe e shkurtër"

Çdo kohë për mua ka kujtimet e saj të bukura. Po kujtimet e hidhura? Kujtimet i hidhura kurrë s’i kujtoj i ‘delete’ në çast... Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Përderisa janë sekrete ashtu mbeten për mua..ditar dikur kur mësova të shkruaj mbaja Çfarë ka në portofolin tënd? Shumë kartëvizita, karta dhe fotot e familjes time të shtrenjtë. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? E gjej menjëherë ç’dua të vesh e mendoj që në darkë... hahaha. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Ngjyrat që më japin jetë...

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Mmmm aromat janë fiksimet dhe shpenzimet e mia i adhurojjjj. Çfarë CD ke në makinë? Në makinë mbaj usb... Çfarë muzike ke zile telefoni? Zilen që ka telefoni klasik.. trrrrrr tring tring A ke miq të vjetër? Nëse po a takoheni shpesh me ta? Kam miq të vjetër, takohem me të gjithnjëëë A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Provat m’i ka mësuar fakulteti që gjithnjë pasi gjen zgjidhjen e rezultatit duhet bërë prova për ta vërtetuar.... sigurisht që jam e hapur për miqësitë e reja, por fillimi ka pak prova.... Ku rri zakonisht me miqtë? Kudo, rëndësi ka të ndjehem mirë dhe të jem në prani të miqve. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Haha ne si staf kemi një thënie orari i fillimit dihet, por i mbarimit jooo. Ndaj nuk ka një orar të shkruar në rregulla se kur mbaron dita ime.. mund të jetë e gjatë, por dhe e shkurtër. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Mbrëmja në familje, e adhuroj. Po idealja, cila do të ishte? Dhe pikërisht kjo është idealja për mua, darka me familjen, diskutimet e ditës etj. Kur shkon për të fjetur? Kur më vjen gjumëëëëë Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhamat e mia.... hahaha Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Mamasë sime...


24

E shtunë - e diel 16-17 nëntor E shtunë - e diel 13-14 prill2013 2013 www.mapo.al www.mapo.al

fenomen

single and the city

Pas suksesit të Elhaida Danit në “The Voice of Italy” gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po provojnë shansin dhe vokalin e tyre në konkurse të huaja. Ja kush janë talentet e reja që kërkojnë famën Iva Tiço

Kërkohet një zë shqiptar

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Gjithë fajin e ka paranoja

N

Albulena Krasniqi, Elhaida e Gjermanisë Elhaida Dani ishte ajo që tregoi se mund t’ia dilet të fitohet, pavarësisht se konkurron në një shtet të huaj, pavarësisht paragjykimeve, mund të fitohet nëse ke talent. Kudo që mund të konkurrosh! Mjaft të ketë këmbëngulje. Dhe nuk ishte e vetmja, një tjetër zë shqiptar që e provoi ishte edhe Marsela Çibukaj, ish-konkurrente në “The Voice of Albania”. Shembullin e tyre duket se po e ndjek edhe Albulena Krasniqi, vajza nga Kosova, e cila ka zgjedhur të konkurrojë në “The Voice of Germany” .

Albulena ka interpretuar këngën “Impossible”, me të cilën korri suksesi anglezi James Arthur në “X Factor Britain” dhe me vlerësimin e jurisë do të vazhdojë garën në këtë spektakël të muzikës në Gjermani. Vajza shqiptare e cila banon në Berlin, përveç pasionit të madh për muzikën nuk ka marrë mësime profesionale të të kënduarit. Ajo është me profesion stiliste. Mediat shqiptare kanë nisur ta quajnë që tani ‘Elhaida e Gjermanisë’, duke i uruar një sukses si të sajin në konkursin gjerman.

Mark-u i dashur i kroatëve Quhet Mark Marku djali nga Prizreni, i cili dy vite më parë u bë i famshëm në spektaklin “Kroacia kërkon një yll” dhe që u rendit te personazhet më të dashur për publikun kroat. Pas suksesit në këtë talentshow të një vendi të huaj, ai ka nisur studimet në Fakultetin e Arteve në degën e Kantos në Prishtinë, ndërsa sapo ka xhiruar edhe klipin e tij të parë “Ato faqe”. Përveç zërit, Marku ka edhe aftësinë të luajë 5 instrumente muzikore. Ai është pjesëmarrës edhe në edicionin e këtij viti të festivalit “Kënga Magjike”, duke shpresuar të bëhet ndoshta yll i kërkuar i tregut muzikor shqiptar.

Kosovarja që garon për Eurosong-un e Zvicrës Është vetëm 19 vjeçe, por tashmë emri i saj është ndër më të përfolurit nëpër mediat gjermanofolëse. Edona Gjinaj jeton në Zvicër, por është me prejardhje nga Gjakova. Edona sapo ka lançuar këngën e re në gjuhën angleze me videoklip, “Over the limit” dhe menjëherë ka marrë kritikat më të mira nga mediat dhe producentët e huaj. Me këtë këngë Edona është duke garuar për të qenë pjesë e festivalit zviceran, ku fituesi do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, që do të mbahet në Kopenhagen.

uk është ndonjë fjalë e bukur për t’u thënë. Askush nuk do që ta pranojë. Por ja që në mënyra të ndryshme, në momente të ndryshme, me fjalë krejt të ndryshme nga njëra tjetra, duke vepruar në mënyra të ndryshme, ne femrat shkojmë e nga shkojmë dhe përfundojmë aty: tek paranoja. “Thuaja vetes tënde, se unë nuk jam ashtu”, do thoshte ndonjëra. Ose “gjej ndonjë fjalë tjetër dhe hajde e diskutojmë”, do thoshte ndonjë tjetër. Se pot a zbtrazësh kështu, me emrin që ka “paranojë”, askush nuk mund ta pranojë e të thotë: Po, kam paranoja dhe më lumtë që kam. Epo mire pra, ja ti nuk je me paranoja. Unë jo e jo. As kushërira ime. As shoqja e ngushtë. Me përjashtim të atij rastit, ku sa herë që i ecën diçka keq në punë, e shpie mendjen tek ai kolegu i saj, goxha më i suksesshëm, që nuk mjaftohet me suksesin e vet, por bën gjithfarë skenarësh që t’i prishur punë kësaj. Madje madje edhe i sukesshëm nuk është se është edhe aq: thjesht kështu është perceptimi I njerëzve, se ai në fakt është një i papaftë me brirë por thjesht ka ngritur këtë imazhin rreth vetes… E kotë ta kundërshtoj shoqen time: ajo do ketë gjithmonë një histori për ta ilustruar, do ketë gjithmonë dikë që do i ketë treguar diçka. Dhe largqoftë t’i them që bën mirë ta fillojë analizën nga vetja dhe të mendojë se ai tjetri nuk është kot ai që është. Unë do isha thjesh e keqe. Dhe nëse largqoftë do shqiptoja frazën “paranojë”, do isha e denjë për t’u futur në listën e ish-mikeshave. Eshtë pastaj dhe ajo shoqja tjetër. Ajo që kontrollon orë e çast telefonin e të shoqit. Jo siç e kontrollon gjithë dynjaja, sepse kështu fjala ‘paranojë’ do humbte çdo ngarkesë negative për aq kohë sa këtë e bëjnë (thuajse) të gjithë. Por që e kontrollon me themeli. Dhe paralelisht me këtë mban një ditar të gjithë veprimeve të të shoqit, për të kryqëzuar informacionin. Dhe meqë jemi tek kryqëzimi i informacionit, se nga ka gjetur një mik në një kompani celulare nga ku merr cdo muaj dhe tabulatët e dy shokëve të tij të ngushtë. Dhe kur nuk gjen asnjë dyshuese, nuk mendon se i shoqi është i pafajshëm por thotë: çfarë më ka shpëtuar në këtë histori? Ku duhet të kontrolloj që të gjej prova?! Pikërisht provat dhe hetimet janë paranoja e kushërirës sime. Njeh dikë dhe po mendon të dalësh me të? Shko e pyet kushërirën time. Brenda 24 orëve do kesh gjithë informacionet që të duhen dhe ato që s’do doje t’i kishe ditur kurrë. Pikërisht në këtë moment ti ke hapur kutinë e Pandorës. Sepse ajo nuk e lë me aq. Ndërmerr veprime dhe hidhet në aksion me një zell të paparë. Zbulon çdo gjë që nuk shkon me të dhe përpiqet ta rregullojë. Nëse ai ka një problem në punë, kjo lëviz gjithë gurët që problemi të zgjidhet, kap gjithë dynjanë dhe teelefonon gjithë rrjetin e njerëzve sa për 5 minutra gjithë Tirana do merret me atë problem. Dhe nëse largqoftë ai ka një ish lidhje nga ato ende të pambyllurat e të vulosurat për fare, kjo do bëjë çmos që ajo tjetra që ende nuk e ka mbledhur mendjen, të marrë vesh se ky që sapo ke njohur dhe ti jeni ndërkaq duke zgjedhur se ku do e keni shtëpinë e plazhit dhe si do i keni emrat e fëmijëve. Eshtë pastaj dhe ajo vajza tjetër, që për fat unë nuk e kam shoqe, por disa shoqet e mia po. Ka një paranojë shumë të keqe: do që të jetë mikeshë e mirë. Shumë e mirë. Aq e mirë sa të të futet në familje dhe të të qëndrojë pranë në çdo gjë. Më shumë sesa ty, burrit se të fejuarit tënd. Dhe këtë nuk e bën për vete: e bën se ty të do shumë. Pastaj është dhe mikesha ime e fëmijërisë që mendon se është perfektja dhe asaj nuk i ndodhin kurrë gjërat e këqija. Aq problem e ka që të tjerët të mos e marrin vesh që asaj i ka ndodhur diçka e keqe, sa në vend të vuajë hallin e saj e harxhon gjithë kohën dhe energjinë për t’u mbushir mendjen të tjerëve që është shumë mirë dhe s’I ka ndodhur asgjë… E shoh teksa qesh e shpenguar, duke rrezatuar sigurinë që bota është shumë e bukur dhe jeta e saj perfekte dhe rri e mendoj: kur do pëlcasë?! Po sikur në vend të asaj të qeshure që unë e di që është e sforcuar të qante me të madhe, a do ndihej ndoshta më mirë? Po unë, vetë unë a kam paranoja? Ndoshta jo. Sepse si zor se mund të quhet paranojë ajo frika se mos prish gjithçka. Ja përshembull, je mirë e bukur dhe befas dëgjon diçka, që është shumë e vogël, fare e vogël, e që nuk duhet të të bëjë përshtypje. Pastaj rri e mendon që dikur të ka ndodhur diçka e ngjashme, por s’ja vlen ta krahasosh, sepse nuk është rasti. Pastaj zë e mendon po sikur?? Por nuk e flet… E mendon prapë dhe e heq nga mendja. Pastaj të kujtohet se si dikur… U pooo, epo mirë, tenton ta harrosh e të mos e lësh kurrsesi të ndikojë në të tashmen tënde. Ndërkohë kalojnë disa ditë, me të njëjtën ndjesi. Dhe mjafton një gjest I vogël dhe të shpërthesh… Dhe teksa nis e shpërthen, e ndjen se ke bërë gabim, se fiks kështu e ke shkatërruar dhe shumë vite me parë dhe s’duhej ta bëje më, se je penduar ndërkohë që e dëgjon veten që flet dhe flet, dhe prish e prish… Po sikur të thuash: më fal, nuk jam unë, është paranoja ime! Të kupton njeri vallë? Së paku t’i kishin gjetur një tjetër emër.


esse

Idi, essi,uni

Nova Demokratia

PAK DINJITET, JU LUTEM...

Diktatori dhe të tjerët

Tranzicioni dhe “kostoja” e integrimit

Rudolf Marku

Ylli Pango

Tonin gjuraj

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

mapo lunch

PËRSE QEVERIA ËSHTË PROBLEMI MILTON FRIEDMAN

Keli, ose dora që i mungon lajmeve

Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave Ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta “Mapo” do t’i botojë të plota në vazhdim në numrin e Wekeend-it, pasi 7 të tilla janë publikuar më parë në faqet Op-Ed të së përditshmes. Në një përpjekje për të ofruar pikëpamje liberale të djathta për çështje përherë të debatuara si shëndetësia, tregu i lirë, shteti i madh apo i vogël etj.

Kur një prift shërben një meshë, ai zakonisht ka një tekst. Zakonisht ky tekst shpreh një mendim me të cilin ai vetë ka rënë dakord dhe që duhet ta shpjegoje atë duke e zhvilluar idenë edhe me shembuj praktikë të jetës së përditshme. Jam përpjekur shpesh të gjej fjalën e përshtatshme për anti-tekst, sepse unë kam një meshë për ta shërbyer sonte, por ky tekst është i tëri gabim. Teksti vjen nga “Freedom Review” si një çështje e trajtuar atje gjatë muajve shtatortetor, vend i cili është krejt i papërshtatshëm për këtë lloj teksti. Fjalën e kam për një përcaktim të njohur rreth: “Doktrinës së paqartë e të trashë në dukje e Reagan-it, për atë se Qeveria është Problemi.” Ky është teksti im apo anti-teksti për sonte.

Faqe 25

Teksti më ngarkon dy detyra: njëra është e lehtë por tjetra është e vështirë. Detyra e parë është që të demonstroj atë që qeveria është problemi; kjo është detyrë e lehtë. Detyra e vështirë është për të kuptuar përse qeveria është problemi. Përse ndodh që njerëz të orientuar drejt ideve dhe frymëzime publike prodhojnë një rezultat kaq të ndryshëm nga ajo që ata operojnë në tregun politik dhe ekonomik? Përse ndodh ajo që nëse do të merrnim një kampion, shembull i zgjedhur në mënyrë të rëndomtë nga njerëz që ndodhen në këtë sallë, për të zëvendësuar ata që janë sot në qeveri, gjasat do të jenë që politikat tona nuk do të mund të na ndihmonin për të zënë vend atje. Ky është fjalëkryqi përpara nesh i shtruar për...


26

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al

Free to choose ESSE *Esetë, 22 të tilla, janë një përmbledhje e Dr. Lanny Ebenstein, të grumbulluara në librin “The Indispensable Milton Friedman”. Ebenstein është profesor i Shkencave ekonomike në Santa Barbara, Kaliforni, dhe ka shkruar libra autobiografikë për Friedman dhe Friedrich Hayek. Gazeta MAPO do t’i botojë të plota në vazhdim, për t’i përmbledhur më pas në një libër.

PËRSE QEVERIA ËSHTË PROBLEMI MILTON FRIEDMAN

K

ur një prift shërben një meshë, ai zakonisht ka një tekst. Zakonisht ky tekst shpreh një mendim me të cilin ai vetë ka rënë dakord dhe që duhet ta shpjegoje atë duke e zhvilluar idenë edhe me shembuj praktikë të jetës së përditshme. Jam përpjekur shpesh të gjej fjalën e përshtatshme për anti-tekst, sepse unë kam një meshë për ta shërbyer sonte, por ky tekst është i tëri gabim. Teksti vjen nga “Freedom Review” si një çështje e trajtuar atje gjatë muajve shtator-tetor, vend i cili është krejt i papërshtatshëm për këtë lloj teksti. Fjalën e kam për një përcaktim të njohur rreth: “Doktrinës së paqartë e të trashë në dukje e Reagan-it, për atë se Qeveria është Problemi.” Ky është teksti im apo anti-teksti për sonte. Teksti më ngarkon dy detyra: njëra është e lehtë por tjetra është e vështirë. Detyra e parë është që të demonstroj atë që qeveria është problemi; kjo është detyrë e lehtë. Detyra e vështirë është për të kuptuar përse qeveria është problemi. Përse ndodh që njerëz të orientuar drejt ideve dhe frymëzime publike prodhojnë një rezultat kaq të ndryshëm nga ajo që ata operojnë në tregun politik dhe ekonomik? Përse ndodh ajo që nëse do të merrnim një kampion, shembull i zgjedhur në mënyrë të rëndomtë nga njerëz që ndodhen në këtë sallë, për të zëvendësuar ata që janë sot në qeveri, gjasat do të jenë që politikat tona nuk do të mund të na ndihmonin për të zënë vend atje. Ky është fjalëkryqi përpara nesh i shtruar për zgjidhje. Përsa i përket detyrës së lehtë, më lejoni që në fillim të plagjiarizoj fjalët nga një këngë dashurie në të cilën tregohet që qeveria është problemi. Le të listojmë problemet madhore që kemi dhe të tregojmë se nga shkaktohen ato. Të provuarit që qeverisja është problemi Një nga problemet madhore që kemi në vend, është degradimi i sistemit arsimor. Pas asaj të ushtrisë, industria e edukimit arsimor është më e madhja në vend. Shpenzimet totale të qeverisë për shkollimin, unë e quaj shkollim në vend të edukimit arsimor, pasi jo i gjithë shkollimi është edukim arsimor; po përafrohen me shpenzimet ushtarake. Duke llogaritur në buxhet të ashtuquajturën Peace Divident (term i përdorur pas Luftës së Ftohtë, ku shpenzimet e luftës ishin shkurtuar dhe pjesa e fondeve të papërdorura ishte premtuar të futej në fusha të tjera social ekonomike),

këto shpenzime po ua kalojnë atyre të mbrojtjes. Sasia e parave e përdorur për një nxënës, është trefishuar, ndërkohë që cilësia e arritur është gjithnjë e më e ulët. Shkollat po degradojnë dhe ky është një problem i madh ku qeveria është përgjegjëse pa diskutim. Paligjshmëria dhe Krimi Nëse ka ndonjë funksion të shtetit për të cilin do të binin dakord të ishte ashtu dhe libertarianët anarkistë deri në ekstrem, ky është funksioni i mbrojtjes së individëve në shoqëri, të cilët atakohen dhe dëmtohen nga individë të tjerë. Pra, për t’ju mbajtur ju nën mbrojtje nëse goditeni rëndom ose jo, nga njerëz të tjerë. A ka ndonjë që mund të thotë se tek ne ky funksion po bëhet mirë? Pak. Bile shumë larg asaj që duhet. Kjo bëhet pjesërisht, sepse ka shumë ligje që thyhen; dhe sa më shumë ligje të tilla që thyhen të ketë, aq më vështirë është të parandalohen ato për të mos u thyer. Kjo nuk vjen për mungesë në të kuptuarit e nevojës së ruajtjes të ligjit, por për më tepër, nga shkaku i rritjes së përqindjes së atyre ligjeve që nuk mund të bindin dhe të fitojnë besimin e njerëzve. Ju mund të diktoni forcërisht vetëm ato ligje që shumica e njerëzve besojnë në to si ligje të mira, pra ato ligje që pengojnë ato veprime të cilat nuk duhen bërë edhe nëse nuk ka ligje. Kur ligjet parandalojnë akte të paligjshme, të cilat shumica e njerëzve i gjykojnë si të moralshme dhe të drejta, këto mund të zbatohen vetëm me mjete force. Ndalimi i alkoolit, ishte një shembull tipik i kësaj. Aktualisht, unë besoj se kemi një numër të madh të paligjshmërisë, veçanërisht, shkatërrimi nga brenda të qyteteve në përpjekje për të ndaluar të ashtuquajturat droga. Unë i emërtoj të ashtuquajtura droga, sepse drogat më dëmtuese në SHBA janë ato legale si: cigarja dhe alkooli. Ne dikur ishim përpjekur të ndalonim përdorimin e alkoolit dhe të narkotikëve, e bërë kjo me një kosto jashtëzakonisht të madhe nga shteti. Ne tani po përpiqemi të ndalojmë përdorimin e narkotikëve me një kosto akoma më të madhe. Një konsekuencë e veçantë që nuk unë e konsideroj që nuk duhet mbrojtur absolutisht, është kërdia që bëhet në Kolumbi, Peru dhe vende të tjera nga qeveria jonë, për arsye që ne nuk jemi në gjendje të zbatojmë ligjet tona. Le të kthehemi këtu në shtëpinë tonë, pavarësisht nëse e besoni apo jo, këtu kemi një funksion krejt të papërshtatshëm të qeverisë për të ndaluar njerëzit nga të ngrënët e diçkaje që ju e konsideroni të dëmshëm për ta, dhe që

ju besoni që qeveria duhet të ndërhyjë pasi qenka e dëmshme për ta apo për të tjerët. Përpjekjet e qeverisë për ta bërë këtë kanë dështuar. Sepse kjo ka bërë më shumë dëme ndaj viktimave të pafajshme, përfshirë dhe publikun e gjerë dhe veçanërisht banorët brenda këtyre qyteteve, duke mos sjellë asnjë të mirë për ata që kanë zgjedhur të përdorin narkotikë të ndaluar, qoftë edhe po të ishin legale këto. Ne do të kishim përsëri viktima të pafajshme edhe nëse drogat do të legalizoheshin. Por ata përdorues do të ishin më të paktë në numër, dhe do të kishte mundësi të bëhej shumë më tepër për reduktimin e numrit të përdoruesve të tyre. Të pastrehët Çfarë e ka shkaktuar këtë masë të madhe të të pastrehëve në vend, e cila përbën një fatkeqësi dhe skandal? Shumica e saj është e shkaktuar nga aksionet e qeverisjes. Kontrollimi i rentës nga shteti ka kontribuar për këtë, apo me forma të tjera siç është vendimi i qeverisë për të mbyllur qendrat e njerëzve me probleme mendore duke i hedhur ata në rrugë. Apo krijimi i programeve të strehimit publik, duke shkatërruar ndërtesat e strehimit duke i kthyer ato në terrene për krime dhe veprime të tjera të liga. Shkatërrimi i Familjes dhe vlerave të saj Po përballemi me një kolaps të jashtëzakonshëm të vlerave të familjes, me një numër në rritje të shtatzënisë në moshë të mitur, lindje të jashtëligjshme dhe familje vetëm me një prind. Qeveria nuk mund të jetë përgjegjësja e vetme për këtë gjëndje shqetësuese; sidoqoftë, ajo ka kontribuar në një shkallë të madhe për këtë gjendje. Një nga arritjet më produktive të Institutit të Manhattan-it ishte sponsorizimi i studimit të Charles Murrey për këto fenomene. Libri i tij Losing Ground, na sjell evidenca bindëse që këto probleme sociale janë një pasojë e politikave të gabuara dhe të keqorientuara qeverisëse. Personalisht unë mund të shtoj që një tjetër keqorientim i politikave të qeverisë që ka luajtur rol në rrënimin e vlerave sociale e kulturore, është politika e thirrjes nën armë. Por këtë argument do ta trajtoj në një rast tjetër. Kostoja e Strehimit dhe mungesat për Strehim Një tjetër problem social është kostoja e lartë e strehimit dhe shkatërrimi i sistemit të strehimit. Pjesa veriore e Bronx-it duket si pamjet e disa fotografive të ardhura nga Jugosllavia të disa zonave atje të shtëpive me strehë të

rrënuara. Pa dyshim që këtë e ka krijuar kontrolli i rentës nga këshilli i qytetit të New York-ut. E bërë kjo direkt apo indirekt nga nëpërmjet qeverisë duke marrë këto njësi strehimi nga pronarët pasi kështu do të mund të kontrollonin rritjen e qirave nga ana e pronarëve. E njëjta gjë ka rezultuar kudo ku kontrolli i rentës ka qenë adoptuar apo i detyruar, ku veçanërisht New York-u është pa asnjë dyshim rasti më i rëndë. Për një kohë të gjatë kemi patur një zgjerim në të gjithë vendin një sistem ligjesh për rregullimin zonal të ndërtimeve dhe aksione të tjera të qeverisë të cilat kanë rritur në mënyrë drastike koston e ndërtimeve. Një nga miqtë e mi në Kaliforni, ka qenë kontraktor ndërtimi që para Luftës II Botërore. Unë e pyeta: duke supozuar që ju do të ndërtonit të njëjtën ndërtesë sot si ajo në vitin 1945 me të njëjtën firmë projektuese, dhe duke supozuar që çmimi i krahut të punës, materialeve të ndërtimit e tjera, do të ishin të njëjta si në atë kohë, sa do të kushtonte vetëm pjesa e lejes së ndërtimit nga qeveria? Pasi u mendua pak, ai tha: Të paktën ¼ e kostos më tepër se atëherë. Rritja e tejskajshme e kostos për Shërbimin Shëndetësor Shteti ka luajtur një rol gjithnjë në rritje në shkallë të gjerë në sistemin shëndetësor në vend. Për dekada të tëra, shpenzimet totale në Medicare ishin rreth 3 deri në 5% të të ardhurave kombëtare. Tani kjo përqindje shkon rreth 12-13%, ku kishim një përshpejtim të madh pas reformave të vitit 1965, të marra në këtë fushë. Disa nga ju mund të keni parë një artikull të publikuar një gazetë ekselente të informimit publik, Wall Street Journal, në të cilin unë kam cituar dhe ilustruar në shifra koston për pacient në ditë, e axhustuar kjo me inflacionin. Kjo kosto ishte 26 herë më e madhe në vitin 1989 krahasuar me atë të vitit 1946; numri i personelit për krevate spitalore ishte 7 herë më i lartë,

ndërkohë që numri i krevateve në spitale është përgjysmuar. Avancimet e mëdha në sistemin mjekësor kanë qenë konkrete, por avancime të tilla kishim edhe përpara vitit 1965 duke vazhduar edhe më pas. Këta njerëz në personel 7 herë më të shumtë në numër që janë sot për krevat spitalor, nuk janë aspak të angazhuar në shërbimin direkt ndaj pacientëve, shumica dërrmuese e tyre janë njerëz që thjeshtë firmosin në formularët e pafund të qeverisë, për të bërë të mundur të paguhen si të punësuar nga shteti. Krizat financiare Besoj se të gjithë jeni në dijeni të dobësive të sistemit tonë financiar. A ka ndonjëri dyshim në atë se shkaktari i këtyre dobësive është qeveria në Ëashington? Krizat në kreditet dhe depozitat ishte prodhuar nga qeveria, ku në fillimet e tyre ishte shkaktuar nga përshpejtimi i inflacionit në vitet ‘70, e cila kishte shkatërruar vlerat monetare të shumë njerëzve, pastaj më vonë, në vitet ‘80, kjo ishte shoqëruar me një sistem rregullimi shumë të varfër, bërë nëpërmjet rritjes së sasisë së mbuluar nga siguracionet e depozitave deri në 100.000 dollarë, dhe tani së shpejti, nëpërmjet asaj që njihet si një kontroll i plotë i menaxhimit të krizave. Ju e dini tashmë listën e gjatë të tyre. Problemet e transportit Ne të gjithë ankohemi rreth aksidenteve rrugore në autostrada. Kjo është interesante për arsye të ndryshme. Industria e prodhimit të automobilave privatë është në gjendje të prodhojë çfarëdolloj automobili për çdo klient, por qeveria duket të jetë e paaftë të prodhojë një sistem të autostradave që të jenë krahasimisht cilësore me to. Një kontrast i ngjashëm ekziston lidhur me agjencitë e fluturimit dhe aeroportet. Industria e prodhimit të avionëve privatë ka qenë në gjendje të ndërtojë të gjitha modelet e avionëve që agjencitë e fluturimeve komerciale dëshironin të


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

27

www.mapo.al

Nova Demokratia Shqipëria po shfaq vështirësi në kapërcimin e sfidave që çojnë drejt finalizmit të procesit të tranzicionit dhe kjo lidhet dukshëm me një kombinacion të ndikimit të së kaluarës dhe mënyrës së tranzicionit. Por, mbi të gjitha, uniciteti i tranzicionit shqiptar kishte të bënte më tepër me një pikënisje shumë më të dobët socio-ekonomike, krahasuar me vendet e tjera të ish-Lindjes.

Tranzicioni dhe “kostoja” e integrimit Tonin Gjuraj

blinin; ku dhe këto agjenci kanë mundur të rekrutojnë pilotët, stjuardesat, mekanikët dhe grupet e shërbimit, e kështu me radhë. Ku është ngushtuar gryka? A është ajo në aeroporte, në ambientet e kontrollit të fluturimeve? Përse? Sepse ato janë të administruara nga qeveria. Politikat ekonomike jo efektive Unë akoma nuk i kam përmendur politikat ekonomike jo të zgjuara dhe efektive. Ku do desha të theksoja faktin që administrata e Bushit ka praktikuar politika të kundërta me ato që njihen si Reaganomiks (politika ekonomike të formëzuara dhe të zbatuara gjatë viteve të lidershipit të administratës së Ronald Reagan). Kjo ka bërë që të kemi si rrjedhojë një rikuperim shumë të ngadaltë deri të paktën, në vitet ‘90. Po ashtu, unë nuk jam ndalur g jatë në të ashtuquajtura ‘Mbirregullime të Industrisë’, apo politikat agrare nën të cilat taksapaguesit paguajnë fermerët për të rritur prodhime bujqësore të cilat do të shkatërrohen, depozitohen apo hidhen poshtë. Unë nuk kam përmendur tarifat dhe kuotat, apo Affirmative Action (ligj federal që rregullon një zbatim të detyruar në raportin e punësimeve të pakicave racore dhe njerëzve me ngjyrë qoftë në administratë shtetërore, qoftë në korporata bizneset e të cilave lidhen kontrata ku palë është qeveria); apo ligjet për kufijtë e pagave dhe orët e punës. A ka akoma ndonjë dyshim që qeveria është problemi? Asnjëra nga këto që përmendëm nuk tregon se qeveria nuk ka në të vërtetë një funksion real. Absolutisht, tragjedia qëndron në atë që: meqenëse qeveria po bën shumë gjëra për të cilat ajo nuk është e nevojshme aspak për t’i bërë, dhe ku fatkeqësisht këto funksione janë duke u bërë shumë keq. Është e vërtetë se një nga funksionet normale dhe të detyrueshme të shtetit është mbrojtja e vendit nga armiqtë e huaj, apo në preventivin e forcës ose të autoritetit të disa

individëve apo grupeve brenda për brenda vendit, duke siguruar një sistem juridik adekuat për t’i zgjidhur këto lloj konfliktesh. Këto të fundit, mendoj se janë ato që qeveria duhet të performojë. Siç është përmendur nga Mr. Gilder lidhur me librat e Huber dhe Olson, vendimet e diskutuara të gjyqësorit, nuk është aspak vendi që një qeveri duhet ta konsiderojë si një funksion të saj. Ndotja e ambientit Unë do të befasohesha nëse ndonjë nga kolegët apo partnerët tanë në universitete do të thoshte aty këtu se tregu privat dhe kapitalizmi, por jo qeveria është problemi, dhe do të mund të sillnin argumente sipas së cilave janë sipërmarrjet private shkaktarët e pasojave të dëmshme për shoqërinë tonë. Një nga përgjigjet më të shkurtra për ta do të ishte: Ndotja. Sipërmarrjet private, mund të thonë ata, se janë përgjegjëse për ndotjen e ujit, të ajrit dhe për shkatërrimin e tokës. Unë do t’u sugjeroja që të krahasojnë shkallën e ndotjes në ato vende të cilat janë qeverisur nga qeveri të tilla si në Poloni, Rumani dhe Bashkimin Sovjetik me shkallën e ndotjes në këtë vend. Ndryshimi nuk është në atë se qeveritë tona kanë qenë më shumë eficiente për shmangien e ndotjes. Kjo ka ndodhur për shkak se sipërmarrjet private kanë kuptuar se ndotja nuk sjell përfitim, dhe se është më shumë e leverdishme të mos kishte ndotje. Në fakt, mendoj se kemi këtu një funksion real të qeverisë lidhur me ndotjen, dhe ky do të ishte ai i përcaktimit të kushteve për vlerësimin e dëmeve jo vetëm të palëve përgjegjëse, por dhe impaktit të këtyre dëmeve për gjithë shoqërinë. Sidoqoftë, deri tani politikat dhe praktikat e qeverisë aktuale nuk ka qenë as eficiente dhe as efektive. Një shembull është ligji i Clean Air (i ajrit të pastër), kaluar së fundi, i cili do të bëjë shumë pak gjëra rreth pastrimit të ajrit, por më shumë do të bëjë në zhvatjen e xhepave të industrisë. *Përktheu: Luan Kola

Premisat prej nga u nis tranzicioni demokratik në Shqipëri kanë qenë jofavorizuese, duke filluar nga mungesa e traditës demokratike në vend, vetizolimi i skajshëm për dekada me radhë, mungesa e mediave të lira, të një gjyqësori të pavarur dhe shoqërisë civile, deri në një kontekst rajonal aspak të favorshëm kur nisën ndryshimet demokratike, me luftën në ish-Jugosllavi, Ballkanin e paqëndrueshëm dhe vendin tonë periferik në raport me botën demokratike. Në fakt, teoritë e tranzicionit në të kaluarën, para viteve ’90, nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje problemeve të etnicitetit, konflikteve të brendshme etnike, ultranacionalizmit apo diasporës, çështje të cilat karakterizuan studimet e tranzicionit pas këtij viti. Fakti që Shqipëria nuk i kishte këto probleme si pengesë në territorin e saj (këtu nuk kam parasysh Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi), do të ishte në favor të saj në rrugën drejt demokratizimit por, çuditërisht, vendi u ballafaqua me barriera të tjera, të cilat vështirësuan njëlloj rrugën drejt kalimit nga komunizmi drejt demokracisë. Së pari, “kostoja” politike e tranzicionit, që lidhet me integrimin evropian. Integrimi evropian ishte (dhe është) prioriteti kryesor në axhendën politike të forcave politike shqiptare. Kjo sepse BE-ja mbeti aktori më demokratizues dhe më dominues i jashtëm, për arsye se përfaqëson një grup vendesh demokratike e të stabilizuara dhe për arsye të kondicionaliteteve kryesisht politike, institucionale dhe financiare. Institucionet e demokracive perëndimore janë parë gjithnjë si një parakusht për zhvillimin e demokracisë dhe paradigma të kushtëzimit, pasi BE-ja konsiderohet si garanci për demokracinë dhe procesin e demokratizimit. Përveç kësaj, BE-ja është ndjekur edhe si model organizmi institucional dhe legjislativ. Kaq e fortë ishte forca tërheqëse e BE-së, saqë besimi tek Brukseli, jo tek Tirana, mbeti dominant gjatë gjithë tranzicionit. Besimi në BE (dhe NATO) u hoqi pothuajse fare mbështetjen partive politike shqiptare, qeverive qendrore dhe gjyqësorit. Si “kosto” e integrimit në këtë rast u prodhua legjitimimi i demokracisë shqiptare nga jashtë. Paradoksi ishte se, ndërsa elita politike delegjitimohej nga brenda, prej shqiptarëve, ajo kërkonte dhe arrinte të gjente legjitimim nga Brukseli. Së dyti, “kostoja” ligjore. Në tërësi, duhet pranuar që legjislacioni shqiptar u përshtat me atë të BE-së, por pa ndonjë lidhje të fortë me realitetin tonë. Reforma legale manifestoi parregullsi të theksuar në drejtim të rendit dhe institucioneve ligjore. Së pari, ai mbeti kryesisht abstrakt dhe larg realiteteve shoqërore, ekonomike dhe politike të kohës. Ligje të ndryshme nuk reflektonin në mënyrë të natyrshme nevojat e grupeve të ndryshme të njerëzve, por u avancuan si një kontribut “original” i një grupi apo partie të caktuar politike. Në të shumtën e rasteve mungoi konsensusi në hartimin dhe aprovimin e tyre; së dyti, ekspertët e huaj në ndihmë të procesit të reformave në Shqipëri nuk morën në konsideratë traditën legale shqiptare, si dhe lanë mënjanë psikologjinë dhe historinë e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. U parashutuan aspekte të huaja legjislative ose ligjet “shijuan” një version jokorrekt, për të mos thënë, deri diku të pasaktë të përkthimit në shqip. Procesi kushtetues ishte përjashtues dhe pothuajse një dështim. Legjislatorët dhe konstitucionalistët nuk morën parasysh traditën e së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Përpjekjet për të përçmuar atë çfarë kishte ekzistuar më parë në këtë vend ndikuan fuqishëm në këtë proces. U ballafaquam me ndryshime pafund të legjislacionit, ku, për

shembull, disa herë u ndryshua Kodi Penal dhe disa nene të tij, apo ligji antiduhan etj., të cilët u imponuan dhe “zbatuan” pa u përshtatur me realitetin shqiptar, duke i kthyer ligjet në diçka normative dhe joreflektive, pa marrë parasysh aspekte të së drejtës zakonore shqiptare dhe kapacitetet zbatuese të tyre. Po ashtu, e njëjta qasje u ndoq edhe me ligjin e tokës, apo të kthimit dhe kompensimit të pronave, duke fiksuar idenë tek shqiptarët, madje edhe midis vetë politikanëve, se “ligjet janë të mira, por nuk zbatohen si duhet”. Për të patur një proces legjislativ sa më efikas dhe sa më demokratik, ligji(-et) lipset të burojë nga brenda, jo nga jashtë. Kjo ishte një “kosto” e madhe për vendin dhe procesin e zbatimit të ligjit. Pra, tranzicioni shqiptar, në drejtim të legjislacionit, nuk analizoi në thellësi rolin e kulturës, historisë dhe ndërkombëtarizimit të politikës në procesin e demokratizimit. Tranzitologjia shqiptare mbeti në kufijtë e një përcaktimi të drejtpërdrejtë thjesht institucionalist dhe elektoralist të demokracisë, pa hyrë në mikroprocese, praktika a modele të negociuara sa më gjerësisht, një proces ky aq i nevojshëm, i natyrshëm dhe i dobishëm për të lehtësuar zbatimin e ligjit dhe siguruar shtetin e së drejtës. Së treti, “kostoja” ekonomike. Tregtia e lirë me vendet e rajonit apo të BE-së u konsiderua automatikisht si një hapësirë e favorshme për të patur në dispozicion një treg të madh që do të zhvillonte biznesin vendas, por prodhimi vendas u nxit shumë pak, përveç sektorit të ndërtimit dhe në njëfarë mase të bujqësisë në vitet e fundit, që mbeti kryesisht në duart e kapitalit vendas, kurse sektorë të tjerë, kryesisht ai bankar, i telefonisë celulare dhe fikse, apo në një masë të konsiderueshme edhe sektori energjetik, mbetën në dorë të kapitalit të huaj. Shteti më shumë se sa rregullator, mbeti administrator i pothuajse gjithçkaje, edhe pse u artikulua rëndom modeli liberal i zhvillimit, tregtia e lirë, investimet e huaja etj. Përtej “kostove” që mund të ketë patur procesi i integrimit, Shqipëria nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç kësaj, pasi shanset tona për demokratizim nuk i kemi patur (as nuk i kemi) njëlloj si me vendet e tjera të ish-Lindjes. Shqipëria ka akoma nevojë dhe bindje më të thellë për të përdorur kapitalizmin si formë dominante të prodhimit kombëtar, shteti nga ana e tij për më shumë kapacitete njerëzore të afta, si dhe mekanizma ligjorë në përforcim të sundimit të ligjit, pasi vendi nuk trashëgoi institucione demokratike. Po ashtu, në mungesë të traditës, shoqëria civile ende nuk është aktive, e gjallë dhe e pavarur, krahasuar me vendet perëndimore, si dhe vijohet të manifestohen barriera të përfshirjes së grupeve të reja të veçanta në procese politike. Tranzicioni ka qenë kaotik dhe herë-herë konfliktual, si dhe pritshmëritë jo të larta, jo thjesht prej adoptimit të politikave jokorrekte, por edhe si rezultat i një stili joadekuat të lidershipit politik. Për arsye të prapambetjes ekonomike dhe mungesës së theksuar të kulturës politike demokratike, tranzicioni shqiptar mbeti unik dhe më i vështirë se vendet e tjera të ish-Lindjes. Natyrisht që ka një korrelacion midis këtyre dy faktorëve dhe stabilitetit demokratik të vendit, por kjo mbetet për t’u hetuar më gjerë e më thellë në këtë drejtim. Shqipëria po shfaq vështirësi në kapërcimin e sfidave që çojnë drejt finalizmit të procesit të tranzicionit dhe kjo lidhet dukshëm me një kombinacion të ndikimit të së kaluarës dhe mënyrës së tranzicionit. Por, mbi të gjitha, uniciteti i tranzicionit shqiptar kishte të bënte më tepër me një pikënisje shumë më të dobët socio-ekonomike, krahasuar me vendet e tjera të ish-Lindjes.


28

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

esse

www.mapo.al

Liria është motra binjake e dinjitetit. Në një kohë që shteti shqiptar është i gatshëm që të pranojë gazin Sarin, në Kushtetutën zvicerane, p.sh Neni 7 i saj, parashikon mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në marrëdhënie me mjekësinë, gjenetikën dhe lëndët kimike.

Pak dinjitet, ju lutem... Rudolf Marku

1

Pak ditë më parë shtypi ka shprehur alarmin e mundësisë së një marrëveshjeje për demontimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Është përmendur konkretisht dhe një fshat i Elbasanit, Mjekës, ku dhe mund të bëhen demontimet e armëve kimike. Është përmendur gazi Sarin, kimikati kryesor i armëve kimike të Sirisë. Dikush ka cituar dhe gazetën franceze “Le Monde”, që kohët e fundit ka shkruar se “asgjësimi i gazit Sarin kërkon shumë kohë, kushton dhe është i rrezikshëm”...Kryeministri i vendit, i gjetur nën presionin e shtypit, ka premtuar të telefonojë Sekretarin e Shtetit amerikan. Pak më vonë, ministri i Jashtëm i shtetit shqiptar ka deklaruar se në të vërtetë është bërë një bisedë telefonike mes Ramës dhe Kerry-t (por në mënyrën më origjinale të asaj çfarë quhet informacion këtu tek ne, pa sqaruar kurrë se për çfarë është folur dhe se çfarë është vendosur...) Nuk ka se si të mos kujtosh ngjarje të tjera të ngjashme: vendosja e ca të burgosurve islamikë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika të akuzuar si terroristë në Shqipëri; fytyrat e çoroditura dhe të frikësuara të ca somalezëve, algjerianëve dhe afrikanëve të hedhur në Shqipëri; një projekt për të ndërtuar ciklimin e hedhurinave italiane në vendin tonë; tragjedia e dhimbshme e Gërdecit, viktimat e saj me fytyrat që të sjellin në mend Oliver Twist-in; farsat gjyqësore; shkaktarët e tragjedisë, të cilët në vend të dënimit, shpallen politikanë të suksesshëm; një deklaratë publike e kryeministrit turk në praninë e dy kryeministrave shqiptarë se Kosova është Turqi; buzëqeshjet provinciale dhe përuljet e politikanëve shqiptarë përballë zyrtarëve të dyshimtë intelektualisht të administratës së Brukselit; gjithë ajo masë aktive e servilizmit krejtësisht vullnetar të politikanëve shqiptarë ndaj të huajve, sidomos ndaj punonjësve të ambasadave... Në përcaktimin dhe kategorizimet e llojeve të shteteve në kohërat tona, ekziston edhe përkufizimi i atij që politologët e quajnë Shtet Postkolonial: një vend me infrastrukturë të shkatërruar, me një shkallë të lartë të korrupsionit politik, me një mentalitet të shtetit informal, me servilizmin e shtetarëve vendas ndaj të huajve, me pluhurin e rrugëve dhe me gropat e rrugëve, me ndërtimet pa leje dhe me kazinotë që mbijnë disproporcionalisht kudo, me tregjet buzë rrugëve, me shitblerjen haptazi të votave, me gjuhën arrogante dhe zëlartë të politikanëve, sidomos në Parlament, me qëndrimin shpërfillës ndaj intelektualëve krijues dhe mbivlerësimin der në fetish të diplomave të huaja dhe titujve shkencorë të atyre që nuk kanë botuar as dhe një rresht të vetëm në fushën ku ata pretendojnë të jenë shkencëtarë dhe dijetarë...Dhe mbi të gjitha paaftësia e qeverisjes, niveli i lartë i dhunës politike (dhe dhuna mund të jetë jo vetëm me grushte, por edhe me fjalë, sharje dhe kërcënime, madje mund të jetë dhe një dhunë në heshtje, dhunë emocionale dhe psikike). Në vendet postkoloniale qeverisja (governimi) i shoqërisë varet krejtësisht nga infrastruktura e shtetit. A ju kujton ky përcaktim ndonjë vend që ju e njihni? Mos doni të thoni se e gjitha kjo ju kujton Shqipërinë? Ç’është e vërteta, duket disi e vështirë që ta quash Shqipërinë një vend postkolonial. Shqipëria ka qenë dhe është vend i pavarur, dhe

vetë shqiptarët mburren me pavarësinë e tyre si me gjënë më të shtrenjtë që kanë. Por prapë, kur lexon përkufizimin e atyre shteteve që quhen postkoloniale, duket se Shqipëria përputhet si jo më mirë me përkufizimin që u bëhet këtyre shteteve. Një paradoks? Le të përpiqemi ta bëjmë këtë paksa më të qartë. Që të jetë një vend postkolonial, Shqipëria duhej të ketë qenë një vend kolonial, pra një vend i pushtuar nga një vend tjetër. Reagimi i parë është se Shqipëria nuk ka qenë e pushtuar, të paktën që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, te politikanët shqiptarë, te klasa e saj drejtuese, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, nuk ke se si të mos vëresh një psikologji dhe mentalitet postkolonial. Duke filluar me udhëheqësin komunist, Hoxhën, i cili vartësinë e gjithanshme koloniale e kishte në proporcion të drejtë me britmat retorike të pavarësisë. Mjafton të kujtojmë letrën e famshme të tij drejtuar udhëheqësit jugosllav, Titos, si njërin ndër turpet më të mëdha të historisë shqiptare (‘Shoku Marshall...Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër...Ne kemi nevojë që të na thuhet nga Ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit me Jugosllavinë...Ne kemi bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do na këshillojë haptazi dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona,,. AQSH NDI 14/AP, Dosja 4, 1948). Ne nuk çuditemi kur lexojmë se si Hoxha, kundër çdo protokolli zyrtar, vrapon që të arrijë Ambasadën Jugosllave për t’i raportuar ambasadorit të huaj me një g ë z i m p e r ve r s s e ‘ E mbytëm Anton Harapin.” (Siç shihet, raportimi nëpër ambasada qenka një ves i vjetër i politikanëve shqiptarë)...Dhe pastaj vijnë rusët, kinezët, internacionalistët e xhunglave të amazonave të Brazilit e të Kolumbisë, miqtë kongolezë e kamboxhianë... Deri tek kohërat tona moderne, kur për hatrin e miqve tanë të një gjaku, qeveritarëve të shtetit turk, vullnetarisht, pa na e kërkuar kush, fshehim bustin e Skënderbeut në Presidencë e në Kryeministri, sikur të qe fjala për të fshehur një turp a një njollë që do na bënte të skuqeshim nga turpi... Shoqëria shqiptare, e mësuar të jetojë prej vitesh në një izolim tragjik, nuk e ka të lehtë që të dalë nga gjendja psikike e izolimit. Simptomat janë të qarta: mbivlerësimi i çdo gjëje që është e huaj, përbuzja provinciale e vlerave tona,

2

ligësia e panevojshme, shpifjet në jetën e përditshme dhe pranimi i tyre i menjëhershëm, mospranimi i tjetrit, mospranimi i të pangjashmit tonë, paragjykimet e ashpra krahinore dhe gjuhësore, të bëjnë të besosh se jetojmë ende në një rrethim të imponuar mendor dhe shpirtëror. Të huajt që vijnë tek ne si diplomatë a përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, i mësojmë ne vetë që të jenë arrogantë dhe përbuzës me ne, tek shohin se sa me përkushtim të panevojshëm i trajtojmë dhe se sa vëmendje u japim...Shqiptarët që nuk kanë qenë të pushtuar, gjendën të vetëpushtuar. Liria është një gjendje e brendshme e qenies njerëzore, dhe ne shqiptarët duket se nuk jemi të përgatitur për lirinë e brendshme. Nuk jemi të gatshëm për lirinë. Ashtu siç dhe ndodh me gjendjen e dashurisë, na duhet që ta mësojmë shqiptimin e Lirisë dhe na duhet që të dimë të jetojmë natyrshëm me të. Na duhet që të stërvitemi për të qenë të sigurt sa herë që e themi këtë fjalë. Ndonjëherë, me anë të shembujve. Përmes stërvitjes së shpirtit. Përmes religjionit. Ndonjëherë përmes leximeve a filmave që kemi parë. Ndonjëherë përmes intuitës dhe instinktit. Në të kundërt, robërimi shpirtnor, ashtu si urrejtja, vijnë vetvetiu, dhe janë robërimi dhe urrejtja të cilat askush nuk na e ka të nevojshme që t’i mësojë e askush nuk e ka të nevojshme që të stërvitet për to. Ka një ngjashmëri mes Lirisë dhe Dashurisë: Është

e vërtetë se kur themi- Të dashuroj, apo thjesht- Dashuroj, reagimi i parë është dyshimi, sepse shpesh dashuria është e vështirë që të besohet si e vërtetë. Thuaj ‘Të urrej’, dhe sapo e ke shqiptuar këtë fjalë fatale, ajo besohet përnjëherë, njëherë e përgjithmonë. Dhe nëse i kam thënë njeriut që dua me mijëra herë dhe në mënyrën më të sinqertë se e dua, se e dashuroj, dhe pastaj vetëm një herë i them - Të urrej, të gjitha mijërat e herëve që i kam thënë të dua fshihen lehtësisht, dhe mbetet shija e keqe dhe e pashërueshme e fjalës fatale të urrejtjes. Liria, ashtu si dashuria, duhet të mësohet; urrejtja dhe robëria nuk kanë nevojë për instruktazhe, ato presin vetëm që të provokohen, si një bishë që është shtirur sikur ka rënë për të fjetur dhe hap gojën për viktimën e saj...Dhe politikanët tanë duhej të qenë instruktorët e parë që do të na mësonin shijen e lirisë dhe të dinjitetit. Por janë politikanët tanë të parët që janë të robëruar me zinxhirët e arrogancës, injorancës, pasurisë së grabitur me mbrojtjen e ligjit, të lidhur me zinxhirët e dhunës e të varfërisë shpirtërore. Ata nuk mund t’i japin liri popullit të vet, sepse askush nuk mund të japë atë që nuk e ka vetë. Dhe Liria është motra binjake e dinjitetit. Në një kohë që shteti shqiptar është i gatshëm që të pranojë gazin Sarin, në Kushtetutën zvicerane, p.sh Neni 7 i saj, parashikon mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në marrëdhënie me mjekësinë, gjenetikën dhe lëndët kimike. Roger McGoug është ndër poetët e njohur bashkëkohës anglezë. Ndryshe nga përfytyrimi që kanë shumë shqiptarë për letërsinë dhe poezinë moderne, McGoug nuk e ka për gjë të shkruajë poezi politike dhe tepër sociale. Drejton në ‘Radio 4’, në njërën ndër mediumet më elitare të massmedias britanike, një emision të orëve të vona, të quajtur ‘Pak poezi, ju lutem’. Nga titulli i emisionit të tij merr shtysë edhe titulli i këtij shkrimi. Shumë vite më parë (viti 1988) kam arritur të botoj në shtypin e kontrolluar komunist një poezi të tij të përkthyer. Titullohet “Politikanët”. Asokohe më pëlqeu ideja e botimit të kësaj poezie për shkakun e neverisë që kishim për politikanët tanë. Duhet thënë se edhe lexuesit e mençur të asaj kohe kishin një antenë tepër të ndjeshme për të kapur kodet e fshehta të qëllimit të botimit të gjithçkaje që aludonte kundër brutalitetit të regjimit. Por kujt ia merrte mendja që po këtë poezi më duhet ta botoj edhe tani, në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XXI? Lexuesi i mençur i sotëm ta gjykojë vetë nëse ia vlente botimi i saj:

3

Roger McGough POLITIKANËT Politikanët Të cilët po blejnë vetura të mëdha Me rrota sa karuselet Kanë sajuar një plan të ri, Duan të na vënë gurë kalldrëmesh, Në gropat e syve, Pastaj zhavorr Nëpër kërthiza; Mbi ne Duan të shtrojnë asfalt Dhe të na shtrijnë Bri njëri-tjetrit; Kështu që ne Të mund të marrim pjesë më aktive Në rrugën e shkatërrimit.


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

Diktatori dhe të tjerët Prof. Dr. Ylli Pango

N

ënshtrimi, ana tjetër e medaljes së dhunës diktatoriale. “Kush di të komandojë, di të gjejë edhe ata që do t’i binden”, thotë Niçe. Nuk mund të studiohet psikologjia e diktatorëve e palidhur me atë të atyre që janë poshtë e të nënshtrohen. Mistika e autoritetit madje mund të shihet më mirë në shpirtin e të nënshtruarit. Ka dy lloje të mëdha të nënshtruarish: masat dhe oborrtarët apo funksionarët. Te masat, siç thamë, vepron shumë sugjestionimi, mistifikimi i sovranit, forca, frika. Nganjëherë vepron edhe besimi difuz i turmës, entuziazmi i zhurmshëm i shoqëruar me afekte, pasione, refleksione të cekëta, ekzaltimi para thirrjeve, ovacioneve, duartrokitjeve të të tjerëve, pa e kuptuar shpesh se këto të fundit nuk tregojnë se oratori ka gjithnjë të drejtë. Në Shqipëri mitingjet e organizuara në formë monopartiake dhe oratorët që flasin në to luanin e luajnë edhe sot një rol të madh. Filmi, shtypi, tv, e kthenin dikur (akoma më tepër edhe sot) diktatorin në një gjysmë-perëndi në koshiencën e njerëzve të thjeshtë. Aq sa edhe vdekja e tij shkaktonte e inskenohej sikur shkaktonte trauma kolektive. Në vdekjen e Stalinit e të Enverit qarjet masive, betimet solemne, gjunjëzimet të kujtonin vdekjet e faraonëve, mbretërve, gjysmëperëndive të kohërave të vjetra, kur njerëzit varroseshin bashkë me ta. Familjarizimi me figurën e qeshur e “të dashur” atërore të diktatorit bëhet një nga gjeneratorët e krijimit të idolatrisë për të. Në diktaturat fashiste apo komuniste, verbëria kolektive arrinte deri aty saqë edhe bindja, nënshtrimi sillte gëzim, gëzimin e besimit që kishte diktatori te dikush, te masa, të identifikimit me të dhe me lavdinë e tij, të të qenit i një populli me të, i një kombësie, gëzimin e të qenit gatigati brenda tij apo të tij brenda teje, identifikimit, të triumfit bashkë me të mbi të gjithë botën (mjafton të kujtojmë idolatrinë delirante të turmave në Gjermani në kohën e Hitlerit, të rusëve ndaj Stalinit, të një pjese të madhe të shqiptarëve ndaj Enverit që u arrit deri aty sa këndohej për të vetmin fanar ndriçimi të komunizmit në botë), të krenarisë vetjake për bëmat e tij, të gëzimit të qetë të nënshtrimit e të konformizmit social deri në një lloj mazohizmi, që i bënte disa të shkonin edhe drejt vdekjes me emrin e diktatorëve në gojë, ndonëse të dënuar prej tij, madje edhe duke menduar a thënë hapur se diktatori nuk kishte faj për vdekjen e tij. Gëzimi i daljes rastësisht në fotografi me të, i një shtrëngimi dore, i përfitimit të një grimce përjetësie nga përjetësia e tij, ishte gjithashtu i pamatë. Individualizmi i autoritetit të diktatorit në këto vende është i lidhur e kushtëzuar gjithnjë me autoritetin gati të shenjtëruar të partisë që ata udhëheqin. Meritat i jepeshin asaj, e cila në këto raste përdorej si nocion i abstraguar, pasi asnjë nga krerët e tjerë partiakë e jo më anëtarët e thjeshtë nuk vlerësoheshin as sa një e mijta e diktatorit. Partia ia rikthente pastaj lavdinë diktatorit dhe kështu rrethi vicioz i shenjtërimit mbyllej e përfundonte po aty. Autoriteti i partisë ishte një autoritet impersonal, ideologjik, dogmatik. Ishte tabuja e këtij autoriteti dhe e diktatorit, paragjykimi për të që mbështeste më së miri autoritetin e sovranit komunist duke interferuar me të. Kështu masa mpihej krejtësisht, pasi të ngriheshe kundër diktatorit ishte sikur të ngriheshe kundër partisë madje kundër popullit meqë kjo ishte partia e quajtur e tij. Por edhe këtu është interesante ngjashmëria me kulturat primitive, ndonëse në formë eksesive. Në mjaft fise të Polinezisë edhe sot, mbreti ia dedikon suksesin e gjahut tribusë, pra popullit, i cili me këtë përkëdhelet në sedër ndonëse pjesën e luanit e merr mbreti. Imitimi refleksiv e më vonë konformist i të tjerëve në bindjen ndaj diktatorit, ka qenë një shkak tjetër i nënshtrimit. I tillë në fillim ka qenë besimi pa fund te diktatorët stalinistë. Më pas me të u shkrinë frika, interesi, dëshira për qetësi e siguri, qoftë edhe në kushte jetese minimale, zakoni për t’u bindur. Një ndër mjetet e tjera të mbajtjes së nënshtrimit në vendet e ish-kampit ka qenë dhe paradoksi i unitetit parti-popull (të barazuar me unanimitetin) të kombinuar me luftën e klasave. Ndërkohë që kërkohej uniteti, në emër të tij nxitej përçarja nëpërmjet luftës së klasave. Absurdi tragjik arrinte deri aty sa njerëzit mohonin e spiunonin edhe miqtë, madje edhe njerëzit e familjes, burrin, gruan, vëllanë kur këta dyshoheshin apo rezultonin kundër vijës së partisë.

Grupi i dytë, oborrtarët dhe funksionarët, njerëzit më pranë sovranit deri tek zëvendës/diktatorët e kandidat kryediktatorët. Midis tyre ka pasur të aftë e të paaftë. Për sovranin kryesisht vendoste jo aftësia por nënshtrimi e besnikëria. Kjo kategori veç gëzimit të bindjes dhe identifikimit, natyrisht më të afërt me lavdinë e tij, besimit më të madh që u jepte ai (së paku në fazën e parë të karrierës së tyre), u gëzohej lëvdatave, shpërblimeve, mirëqenies, të qenit zëvendës, gjysëm, çerek, çerek i çerekut a së paku mikropushtetar. Por kjo kategori ishte shpesh më e pakënaqura e më e shqetësuara krahasuar me masën dhe lakenjtë e thjeshtë të oborrit. Ajo kërkonte vazhdimisht ndere dhe ofiqe të reja, shpërblime, udhëtime jashtë shtetit, ankohej edhe për ndonjë harresë ftese për ceremoni a mbledhje solemne etj. Gjithsesi këto nuk bëheshin kurrë hapur përpara diktatorit, por mes vetë oborrtarëve a në fërkimet mes shkallëve më të afërta hierarkike. Kjo kategori e ka ndjerë rënien si tepër të dhimbshme. Të quajturit bllokmenë në Shqipëri fjala vjen, ish oborrtarë të lartë të diktatorit, u larguan nga blloku i banesave të tyre me rezistencë të madhe. Nga ana tjetër, kjo kategori duke jetuar shumë pranë diktatorit, e ka jetuar mjaft frikën. Në diktaturat e çdo lloji përgjithësisht ka ekzistuar vetëm një lloj autoriteti absolut social, ai i diktatorit-sekretar i parë, i diktatorit-udhëheqës, i Fyhrerit. Pasuesit e tij në udhëheqje qenë të rrallë ose nuk dëgjoheshin fare në krahasim me të. Verdikti i sovranit i transformonte menjëherë si me shkop magjik këta njerëz nga personalitete në njerëz pa asnjë vlerë apo akoma më poshtë në të dënuar apo kufoma. Pothuaj me të gjithë këta ndodhte që kur i afroheshin më tepër se duhej “zjarrit hyjnor” të sovranit apo kur kërkonin të merrnin qoftë edhe pak nga “shkëndijat hyjnore” të lavdisë tij digjeshin. Kjo ndodhte sepse diktatorët e njihnin mirë psikologjinë e oborrtarit të lartë dhe shpesh e shihnin atë edhe nën një dritë më të keqe të ekzagjeruar, në filtrin e paranojës a nën ankthin e ruajtjes së pushtetit. Në disa raste në përfytyrimin e oborrtarit të lartë, figura e sovranit qëndron e përmbysur. Pasi interiorizohet për një kohë të gjatë, imitohet, identifikohet, ajo fillon e krahasohet me veten.” Dikur ne ishim njësoj. Sot ai është më i madh. Përse jo unë? Sidomos kur janë kaq pranë pushtetit”. Zilia vjen gjithmonë pas bindjes. Shpirti kritik revoltohet. Sidomos kur bindja nuk është e thellë, ndonëse në pamje të pare duket e verbër. Atëherë ajo le një mbeturinë mërie në subkoshiencë dhe akumulimi i saj diku shpërtheu. “Besnikëria absolute rrezikon të shndërrohet në etje për pushtet”, thotë H.Wallon. Dëshira për pushtet, latente te shumë njerëz dhe e qartësuar disi nga identifikimi me diktatorin apo nga dhënia prej tij e një pjese të pushtetit, qetësohet disi. Por me kalimin e kohës, ajo sërish shfaqet dhe kështu ndodh që partizanët apo oborrtarët më të bindur të një sovrani, bëhen kundërshtarët më të zjarrtë të tij. Por edhe në rastet kur oborrtarët janë aq të bindur sa nuk mund të pritet rebelim prej tyre, ata mendohen si një rrezik në potencë. Sovranët, siç e thamë e njohin mirë këtë psikologji. Njohin edhe historinë dhe përvojën e sovranëve të tjerë. Dhe kjo është arsyeja që pothuaj të gjithë ata kanë eliminuar bashkëpunëtorët më të afërt. Kështu e zhduku Hitleri Remin e të tjerë, Mao Ce Duni Lin Biaon e “miqtë e ngushtë të armëve”, Stalini udhëheqësit dhe ushtarakët më prestigjiozë të vendit dhe deri tek Enveri që nën ethet e paranojës, duke modeluar tek vetja këtë veçori të diktatorëve më të mëdhenj, zhduku veç shokëve më të afërt, deri edhe oborrtarë të parëndësishëm e fare të parrezikshëm që mund të vet flijoheshin për të. Zhdukja e bashkëpunëtorëve bëhej sidomos e domosdoshme kur pushteti moral i tyre i afrohej shumë atij partiak, shtetëror a juridik të sovranit. Tipik është për këtë rasti i eliminimit të kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu. Kur fenomeni antidiktator bëhet më kolektiv në radhët e funksionarëve  dhe përfshin një grup më të gjerë njerëzish, atëherë mund të shfaqet një ideologji anti-autoritare që sado e sinqertë qoftë, në shumë raste nuk është veçse luftë për pushtet. Të rinjtë imitojnë zotërinjtë e vjetër nën maska e parulla të reja. Kjo është ndër fazat më të rrezikshme të demokracive të porsalindura. Kështu një lider i ri partie fliste diku prerë e pa lejuar asnjë ekuivok. Gjithçka ishte e përcaktuar qartë. Çdo opozicion hidhej poshtë menjëherë, shkurt. Procesi i identifikimit me diktatorët, së paku në elemente por jo rrallë thelbësore të

veçantë të tyre, vazhdon edhe për një kohë të gjatë pas zhdukjes së tyre. Manipulimi spektakolar. Fasada. Pa ngjarje të mëdha, koka turku, spektakle e manipulime, sidomos në periudha krizash, është e pamundur të mbahet nën fre masa. Diktatorët e kanë ditur gjithnjë mirë këtë dhe e kanë përdorur me mjeshtëri. Hitleri organizoi Reichtagun duke tërhequr vëmendjen e duke çuar peshë instinktet e ithtarëve të panumërt. Enveri futi pushkët në qelat e kishave për të nxjerrë klerikët kriminelë e për të larguar popullin nga besimi fetar (atij i duhej vetëm një besim, ai në ideologjinë komuniste. Në rastet kur diktatorshipi nuk mund të shfaqet i plotë në kushtet e demokracive në zhvillim, shfaqen pjesshëm elementët manipulativë të tij, që flasin për reminishenca të sigurta të karaktereve të tipit diktatorial. Kështu për një koincidencë të çuditshme ka ndodhur që janë futur në burg me akuzë trafikimi veprash arti, një njeri i njohur në Kroaci e një koleksionist i apasionuar tek ne. Në të dy rastet qëllimi nuk ka qenë veçse manipulimi edhe për faktin se rrufeshëm më pas ka ardhur back up-i i korrierëve kalemxhinj që u a kanë dhënë lajmin gazetave prestigjioze europiane e rrethi është mbyllur me bujën e spektaklit të arrirë. Vini re stilin e njëjtë:manipulim duke tronditur botën në aspektin spektakolar. Fasada, aparenca, sugjestionimi…i njëjtë. Si e jeton diktatori pushtetin e tij. Vetekzaltimi. E gjithë kjo lavdi e idolatri e shfrenuar, ky pushtet pa kufi, kjo shenjtëri për së gjalli, ky shtyp, radio e tv, kjo propagandë, çfarë ndikimi kanë në mendjen e diktatorëve, në psikologjinë e tyre? Kënaqësia, krenaria e të qeni unik, koka, truri i gjithçkaje, ai që vendos e ka në dorë fatin e çdo shtetasi, e atij që është më afër krijuesit të gjithëfuqishëm, janë pjesë e pandarë e jetës shpirtërore të sovranëve. Lajkat, duartrokitjet, sugjestionimi i njerëzve të thjeshtë, numri i pasuesve, stolitë apo dekoratat, etiketa e pritjeve apo përcjelljeve, lajkatimet e kurtizanëve, situata e retushuar që iu serviret, të gjitha këto e rrisin autoritetin e diktatorit në sytë e vetes. Deliri mund të arrijë kulmin aq sa edhe shenjat më të sigurta të katastrofës kombëtare të mos vihen re prej tij apo të mos pranohen si të tilla. Ndodh si në përrallën e vjetër vietnameze, ku i dehur nga vetëbesimi, mbreti vazhdonte të dëfrehej e të mos besonte se armiqtë tashmë ishin brenda në pallat. Krijohet kështu bindja në pagabueshmërinë, në largpamësinë absolute të vetes. Diktatorët i atribuojnë vetes merita e cilësi që s’i kanë. Çdo sukses i atribuohet vetes ndërsa dështimet të tjerëve. Perandorë e mbretër, diktatorë, tiranë-sekretarë të parë dekorojnë veten, shpallen a më mirë vetëshpallen heronj, poetë, muzikantë, doktorë shkencash e profesorë. Ata ndërtojnë kështu një univers imagjinar, iluzor të kënaqësisë për veten. Në fillimet e sundimit të tyre e disa edhe më vonë, diktatorët e kanë ende ndjenjën e realitetit e  nuk mund të mashtrohen me lajka të zakonshme. Oborrtarët e Neronit i vlerësonin me kujdes poezitë e tij duke i ngritur në qiell, por edhe duke bërë ndonjë vërejtje të vogël. Nëse servilizmi do të ishte i trashë a jo i besueshëm, pasojat mund të ishin fatale për oborrtarin. Më vonë kur dehja nga pushteti bëhet e plotë nuk është më nevoja as për këto. Deliri arrin kulmin. Janë pikërisht këto momentet kur popujt hidhen në luftëra shkatërrimtare, aventura politike apo ekonomike si ajo e tufëzimit në Shqipëri apo varfërohen e shkojnë drejt katastrofave të sigurta. Asnjë e drejtë apo meritë e mëparshme historike nuk e justifikon në këto raste mizerjen apo shfarosjen e popujve. Janë përsëri këto momentet kur diktatorët mund edhe të vënë re që kredia e tyre ka skaduar krejt, por përsëri akuzojnë të tjerët, vartësit, oborrtarët duke i përdorur këta si “kokë turku”, fatin, Zotin, çdo gjë veç vetes. “Njeriu të cilit i ngrihet kult bëhet i shenjtë për vetveten. Idhulli është së fundi idhtar i vetvetes”, thotë Judrin. Duke qenë sovran ai komandon gjithçka, megjithatë kur shikon portretin e tij të madh në gazetë apo në ekran ai gradualisht fillon e beson edhe vetë se u ka hyrë në zemër masave se është tej mase i madh. Njohja e vetvetes është më e vështira edhe për njeriun e thjeshtë. Sa here që ndjenjat e njeriut janë të papërcaktuara, sipas teorisë së vetëperceptimit të Bem-it, njeriu vihet në rol vëzhguesi të jashtëm për t’i kuptuar apo sqaruar ato. Shpesh edhe pse bëhet kjo, perceptimi i vetes është i gabuar. Kuptohet sa e

vështirë është kjo për sovranët apo liderët brenda gjithë asaj atmosfere të rënduar idolatrie që i rrethon. Një palë grada i mjaftuan tetarit të “Ushtarit të mirë Shvejk” për t’u fryrë aq sa nuk e nxinte më uniforma. U desh t’ia shqepnin. Për diktatorët e ngarkuar rëndë me grada, lavdi e dekorata kjo nuk është aq e thjeshtë. Por diktatorët ndjejnë edhe dhimbjen, ankthin dhe frikën e vazhdueshme të humbjes së pushtetit. Madje “aty ku fillon frika e zotnisë, aty fillon urtësia”, thotë Bibla. Diktatorët ndjejnë pranë ambicien për pushtet, rrezikun e rivalëve, të ndarjes me ta të favoreve, dihatjen e rëndë të atyre që vrapojnë prapa tyre për t’i arritur. Në vendet ish-socialiste kjo frikë ishte aq e madhe saqë eliminimi i bashkëpunëtorëve më të afërt u bë modë. Një lloj mode e krijuar dhe e imituar nga kryesovrani i madh i Lindjes, Stalini. Diktatorët ndjejnë edhe frikën nga dështimet e mundshme, atë të distancës që duhet të mbajnë me vartësit dhe që nuk e mbajnë dot dhe mbi të gjitha frikën e madhe ekzistenciale të vetmisë. (Stalini me nofkën e tij “ujku i vetmuar” ishte një rast tipik. Të gjitha këto e shoqërojnë ndjesinë e pushtetit të diktatorëve. Rrënimi dhe rënia e autoritetit social. Vjen një moment para apo pas vdekjes së diktatorit dhe autoriteti i tij fillon të bjerë, të rrënohet e prej tij së fundi s’mbeten veçse gërmadhat e lavdisë së dikurshme. Populli, ithtarët e shpesh herë edhe oborrtarët e funksionarët nuk e ndjekin më. Përse ndodh kjo? Apologjia e disa diktatorëve lidhet me tradhtinë e oborrtarëve, mosmirënjohjen e turmave dhe të popujve, paditurinë apo mashtrimin e tyre. Në të vërtetë ka ardhur momenti kur nga shumica kuptohet se aspiratat e njerëzve (në rastin më të mirë diktatori ka qenë progresiv në periudhën e parë të pushtetit të tij) nuk pajtohen më me veprimet dhe qëllimet e diktatorit. Kështu u shfronësuan Stalini (pas vdekjes), Çaushesku, Enveri dhe udhëheqës të tjerë të kampit socialist. Shfronësimi pas vdekjes si në rastin e Shqipërisë, ndodh kur diktatori vazhdon ta mbajë pushtetin me dhunë apo kur masa është aq e indoktrinuar apo e nënshtruar saqë nuk gjen forca të shfronësojë atë në gjallje. Në këto të fundit, tabuja ashtu si në fiset totemike është aq e fortë sa edhe simbolet e lidhura me figurën e diktatorit mbeten gjatë të paprekshme edhe pas vdekjes së tij. Këto lidhen me paragjykimet e krijuara mbi gjeninë e pagabueshmërinë e tij. Ndonëse vetë filozofia marksiste vë në dukje se ka mjaft personalitete që gjatë jetës së tyre kanë luajtur rol kontradiktor: progresiv në një drejtim apo periudhë dhe regresiv në një tjetër, për diktatorët e tipit stalinist deri përpara kolapsit të komunizmit nuk pranohej veçse roli progresiv. Në të vërtetë  për shumë nga këta; që në fillim apo në një periudhë të historisë kanë luajtur rolin sikur janë progresivë, nga fanatikët e tyre është menduar dhe është shkruar se kjo mjafton për të shlyer të keqen dhe deri krimet e tyre të mëvonshme. Në një pjesë të mirë të rasteve kjo nuk është e vërtetë. Edhe Hitleri e Musolini hapën rrugë e autostrada në vendin e tyre, punësuan njerëz, arritën mirëqenie ekonomike për miliona njerëz, por e keqja që i bënë vendit të tyre dhe gjithë njerëzimit, shkatërrimi dhe shfarosja që sollën ishin shumë të mëdha. Ata mbetën në histori por si figura regresive, si mëshirimi i së keqes. Kromuelli në thelb ishte diktator, por ai solli progres social prandaj mbeti në histori si figurë progresive. Napoleoni çoi gjenerata të tëra në shfarosje e luftëra pa fund, por ishte edhe strateg i madh dhe burrë shteti, ligjvënës e diplomat, prandaj Franca e mban në Panteon të lavdisë.. Shpesh është vazhduar të ruhet e të flitet për lavdin e diktatorëve edhe më pas, ndërkohë që nga legjenda e tyre ka mbetur vetëm hija. Herë-herë është harruar se krizat e autoritetit vinë nga shkaqe të thella sociale, nga të qenit të tij në thelb diktator por edhe nga transformimi i udhëheqësit popullor në diktator, ashtu si pushteti i mishëruar nga ai kalon nga demokracia në diktaturë. Ekseset e autoritetit e shkatërrojnë vetë autoritetin duke e bërë atë të konvergojë në të kundërtën. Eksesi i shtypjes sjell eksese shpërthimi. Dhe kjo është pikërisht koha kur autoriteti i diktatorit bie përfundimisht. Diktaturat në një pjesë të mirë të botës kanë rënë prej kohësh, po elementët diktatorialë, shfaqje të tyre vazhdojnë të jenë shpesh latent, por sapo demokracia çedon qoftë edhe pak virulente e të frikshme si pjesë e pandarë e natyrës ende të papërsosur njerëzore.


30

E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Modelja mashkull e Victoria’s Secret 4

5

6

7

11

8

9

14 18 23

27

24

32

16

17

20

25

26

28 31

15

19

22

30

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

12

13

21

29

33

34

37

38 41

35

39 43

45

Koha e fillimit ____:____

44

Koha e mbarimit ____:____

46

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Adnan, futbollist dhqiptar që luan me Manchester United. 6. Sulejman i futbollit. 9. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora. 11. Luhet tenisi me to. 12. Gjergj Elez i legjendës. 13. Synimi për të marrë pozitat e mëparshme duke u hakmarrë. 14. Repart Mekanik. 15. Ezmer. 18. Rrapo, ish-futbollist vlonjat. 19. Kotec i pulave. 21. Yndyra e qumështit. 23. Anë mali, që ka bimësi të varfër. 26. Në anën tjetër nga ajo ku ndodhemi. 27. Përemër vetor. 28. Shtet në Afrikën veriperëndimore. 30. Tallje që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar. 34. Letërsia Kombëtare. 35. Zakon fetar. 37. Pjesë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve të tjera, si edhe veprimin e tyre mbi trupat e ngurtë që lëvizin nëpër to. 40. Zotëri anglez. 41. Qeveritari më i lartë, i emëruar nga sulltani, në një vilajet. 42. Lloj buburreci me ngjyrë të zezë. 44. Përemër vetor. 45. Përdoren për të luajtur bouling. 46. Djalë i praptë.

1. Shtet në Azinë Perëndimore në brigjet e Detit të Kuq. 2. Fjalë a shprehje që i thotë prindi fëmijës për t'i shkuar mbarë. 3. Vajza e bukur e përrallave. 4. Mbrëmje në dialekt. 5. Përshtypja që bën diçka a ndikimi që ushtron kur përhapet. 6. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë, dëshmor. 7. Dyqan ushqimor. 8. Bektashi, këngëtare e njohur nga Kosova. 9. Ëmbëlsirë që bëhet me oriz, me rrush të thatë, me bajame etj. 10. Zbardhja e ditës. 16. Përdoret për të përcaktuar vendndodhjen e avionëve. 17. Qëllim, mendim. 20. Makinë lufte. 22. Shtëpi e vogël përdhese. 24. Djalë i parritur. 25. Sali, luftëtar patriot. 29. Futbollist austriak te Bajerni i Mynihut. 31. Orët e punës. 32. Fan Stilian i letërsisë dhe i historisë shqiptare. 33. Krijim i vogël në vargje, zakonisht me subjekt dashurie. 36. Shtet në Gjirin Persik. 38. Lule në letrat e bixhozit. 39 Zotëroj, ose... 43. Ushtria Republikane.

Sudoku | nivel mesatar 7 4

1 5 3

9 7

2 8 3

1 6

8

2 8 9

9

7

4

1 5

4 2 9

7 1

4

7 1

3

8

8

3

4 1 2 4 5 8 9

9 3

7 6 9 3

8 6

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 3 2

7 6

7 6 3 5 9 5

Carmen Carrera dëshiron që të prezantojë veshjet e brendshme të kompanisë së famshme, Victoria’s Secret. Në fakt, ajo/ai është në pritje të përgjigjes nga brendi i të brendshmeve, për faktin se është transeksuale. Madje, në fillim të këtij muaji është nisur një peticion, përmes të cilit i kërkohet kompanisë “Victoria’s Secret” që ta pranojë Carreran si modelen e parë transeksuale që sfilon me të brendshme femrash. Organizuesit e peticionit thonë se 28-vjeçarja mund të bëhet një ‘engjëll’ i përkryer i kësaj kompanie. Më shumë se 35.000 persona e kanë nënshkruar peticionin.

36

40

42

6

Koha e fillimit _____:____

8 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar sot. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani komunikimin ne çift nuk do ja dilni dot mbanë. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do njihen me persona vërtet interesante. Mos u nxitoni, por as mos hiqni dore nga një njohje me e mire. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura.

Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do flisni hapur me te dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do i marrin seriozisht ftesat qe do ju bëhen dhe do kenë disa ndryshime. Sektori i financave do jete i qete dhe aspak problematik. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjera te domosdoshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini për asgjë dakord me personin qe keni ne krah dhe do keni përballje te forta. Beqaret do kenë takime, por nuk do fiksohen pas dikujt. Financat do jene shume me te mira nga sa parashikoheshin. Do ndiheni te qete ne këtë sektor dhe do arrini te shlyeni edhe te gjitha borxhet qe keni pasur.

Do jeni shume egoiste sot ne dashuri dhe nuk do kaloni një dite te qete me partnerin. Debatet do jene te njëpasnjëshme, kështu qe bëni kujdes. Beqaret do duan ta jetojnë jetën ashtu si do ju vije pa kërkuar gjera te pamundura. Financiarisht do keni një dite goxha problematike. Mundohuni te shpenzoni me shume maturi dhe kujdes nëse nuk doni te rrënoheni.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Duhet te bëni çmos qe te ndryshoni situatën nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret do kenë një jete shoqërore aktive dhe nuk do e ndiejnë për asnjë çast nevojën e një personi tjetër ne krah. Ne planin financiar nuk duhet te hidhni hapa te nxituara sepse do pendoheni shume shpejt .

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

6

3

2

0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Jeta juaj ne çift do ketë gjate gjithë kohës mbështetjen e yjeve gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do kuptoheni edhe vetëm me një shikim. Beqaret duhet ta hapin zemrën nëse duan te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse keni për te humbur shumta te mëdha parash.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 012, 023, 293, 364, 563, 622, 695, 912. Numra me 4 shifra: 3201, 3598, 4052, 4955, 5286, 6320, 7822, 8886. Numra me 5 shifra: 03262, 23696, 24856, 25750,

26006, 32159, 32457, 41423, 51521, 52659, 53430, 62102, 62369, 64523, 82128, 86893. Numra me 6 shifra: 123153, 188722, 262451, 417795, 454152, 519123, 625145, 656176, 659854, 684412, 782361, 804338, 854106, 857848, 888414, 912251.

Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do i duroje shume kritikat qe do i bëni. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi te nisin një histori dashurie te qëndrueshme. Ne planin financiar do jete një dite përgjithësisht e qete dhe aspak problematike.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Nëse keni për t’i thënë diçka partnerit gjeni mënyrën e duhur për ta bere qe ai te mos inatoset. Nuk duhet as ta teproni me kërkesat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare,asgjëmetepërsesa aq. Gjithsesi dita do jete e bukur. Ne planin financiar do merrni një shume te ardhurash nga familja ose do fitoni ndonjë lotari.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Sot do tërhiqeni mjaft nga aventurat e çmendura dhe emocionuese. Nëse jeni ne një lidhje duhet te flisni me partnerin dhe t’ia shprehni dëshirat. Nëse ai nuk është ne humor mos këmbëngulni me tepër sesa duhet. Beqaret për fatin jo te mire nuk do e gjejnë as sot dashurinë. Beqaret do kenë disa probleme shume te vogla te cilat mund te zgjidhen me pak durim dhe optimizëm.

AKREPI (22/X-21/XII)

Edhe pse do ketë disa mosmarrëveshje te vogla sot, dita do jete përgjithësisht e bukur. Do sqaroni gjithçka brenda pak minutave pa e lënë situatën te ndërlikohet. Beqaret nuk do kenë as sot dashuri me shikim te pare kështu qe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar gabimi me i vogël do ju kushtoje. Veproni me kujdes dhe maturi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi qe momentet te ishin te tilla deri ne pafundësi. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai qe ata kane ëndërruar. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv për financat. Kryeni ndonjë investim te nevojshëm.

PESHQIT (20/II-19/III) Venusi do jete planeti me i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe komunikimi do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret nuk do arrijnë as sot te krijojnë një lidhje te qëndrueshme kështu qe do ju duhet ende te presin. Ne planin financiar do jeni me fat.


E shtunë-diel, 16-17 nëntor 2013

31

www.mapo.al

mapo lunch

Keli, ose dora që i mungon lajmeve Mira Kazhani

Një nga njerëzit që unë të paktën mendoj se i mungon dhomës së lajmit, ai teksti i shkruar bukur kur edhe spikeri më i dobët e lexon pa asnjë lapsus, është Enkel Demi. Ai nuk ka dëshirë më të jetë mes autorëve të informacionit, gjë që iu ndodh shumë gazetarëve pas njëfarë kohe. Nuk e di pse ai nuk e deshi më dhomën e lajmeve, ndoshta lodhje, por pa dyshim një arsye ka qenë edhe futja e bashkëshortes së tij në politikë, deputetja e PD-së, Mesila Doda. Mund të ketë diku tek 6 muaj që lë një takim me Kelin, që edhe nuk do të më refuzojë, por edhe nuk i digjet zemra që të shkruhet për të. Unë e njoh atë, sepse kam punuar për 3 vite në një redaksi dhe e di qasjen joprotagoniste të Kelit, por di gjithashtu se pak gjëra dini ju të tjerët, për një nga njerëzit me vlera në këtë qytet. Kur punoja në “Klan” isha jo e re, por e vogël dhe çuditem si dilja e jepja lajme. Në atë kohë imitoja mirë gazetarët që raportonin para Kelit dhe skuqesha me fjalorin pak të tejkaluar që ishte dhe vazhdon të jetë një gati-standard në media me të cilin jam imunizuar e ndonjëherë i jap gojës edhe unë me raste. Njerëzit e medias mund të jenë, të sëmurë, paranojakë, perversë ndonjëherë, të talentuar, ambiciozë dhe ekstravagantë në stilin e jetesës, të bërit familje, e seks. Keli, është ndryshe pra! Unë do vija dorën në zjarr që s’e ka tradhtuar kurrë Silën (kështu e thërret Keli gjithmonë Mesilën). Ia them edhe atij. Ai më shikon dhe merr një qëndrim pak shpërfillës, jo për besimin tim sa për perceptimin e atyre që do e lexojnë këtë Mapolunch. -“Po ç’janë këto që do shkruash? Do kujtojnë se jam ndonjë pallë që s’merr vesh nga jeta” . Ai e do shumë atë “grifshën” dhe i pëlqen të jetë ironik e sarkastik me lidhjen që ka ndërtuar me gruan e tij, të cilën e ka njohur në vitet e para të ‘90-ës. Nuk është romantik Keli, por ndjenjat i zbulohen si ajo ëmbëlsira Mille follie nëse qëndron gjatë me të. Dhe në fund të bisedës kuptova pse ata të dy kishin një ‘kompromis civil’, siç atij vetë i pëlqeu ta përkufizonte. -“Në vitet e para, kur u bëmë prind ishim shumë të rinj dhe shumë të varfër. Në atë kohë kishte raste që nuk shkoja në darkë në shtëpi sepse ai pak ushqim që mund të ishte, Sila e ruante për djalin. Nuk ishim të varfër ashtu siç mund ta kuptosh ti tani, ishim për bukën e gojës, - më tregon ai pa turp, pa mllef, por me një sinqeritet që më ngec kapuçion në fyt. -“Kur kalon kaq shumë gjëra, si ta gjej

forcën dhe tani ta lë unë atë?! Të gjithë tundohemi gjatë rrugës dhe më ka ndodhur dhe mua të tundohem, se të vjen tjetra një copë ylli, me silicon, pa silicon, me cica e vithe dhe të vjen mendja vërdallë. -Si ia bën të mos biesh pre e kësaj bukurisë së viteve 2013?- e pyes unë. Më shikon dhe qesh. Nëse do kisha fjalë për ta përshkruar gjuhën e tij fizike, do ju thosha se më tha që përshkrimi i mësipërm ishte pak sarkazmë me realitet brenda, por pa dëshirën e tij. Ai i ka bërë strehë shpirtit prej burri në familjen e tij, ku fundjavave gatuan tavë dheu, e lloj-lloj specialitetesh. -Më kanë thënë që vdes të lash enët? - e ngacmoj unë. Të kanë gënjyer, se kam lavastovilje. Për të mbërritur në takim me Kelin në një bar që quhet Sophie, u vonova pak për shkak të trafikut në Tiranë, i shkaktuar nga protesta kundër armëve kimike. Kelin e gjej duke pritur pasi më kish shkruar se, nëse vonohesha një minutë më shumë, nga 10 minutat që isha vonuar tashmë, do ngrihej dhe do ikte prej aty. Kjo është me siguri një nga ato presionet e pavërteta të Kelit, si ai gjoja-tundimi sepse Keli është nga ata që pret, jo se ka nevojë për atë që po pret, mendoj unë, por se ka durim dhe një mirësjellje natyrale. Sipas Kelit, Edi Rama ka bërë një autogol me armët kimike. “Askush më mirë sesa Edi Rama nuk është në gjendje të trondisë vetveten. Merre me mend, ka një mazhorancë të fortë, një opozitë me probleme dhe ja ku është, gati për të rënë. Madje mund të të them që ai do bjerë shpejt, - thotë ai. Do bjerë qeveria? -Jo jo, do bjerë Rama. Do vijë Meta? -Jo jo, më duket se është koha sërish e Pandit. (E ka fjalën për Pandeli Majkon). Rama, thotë ai, ka aftësinë e rrallë për t’u vetëshkatërruar. Mënyra sesi procedoi politikisht ishte vetëvrasëse. Plus që ka një problem të madh të raportimit me të vërtetën nga shumë politikanë majtas e djathtas, që nga Edi Rama e deri te Lul Basha. Të them me bindje vetëm diçka Mira, se të gjithë ata politikanë që nuk kanë një raport të ndershëm me të vërtetën, kanë me ik për lesh”. Më habit liria me të cilën ai po flet duke kritikuar majtas e djathtas. Dhe ndihet që është indiferent ndaj pasioneve për politikën. Është i shqetësuar për armët kimike, për vendin ku rriten e jetojnë djali i tij 19-vjeçar dhe e bija 10-vjeçare, Hana. E pyes nëse mendon, se protesta e të rinjve shqiptarë ishte si të shihje de-

mokracinë e vërtetë në rrugë, për një çështje vetëm të shëndetit të tyre, pa asnjë incident veç disa shisheve dhe portokalleve. I them se këtu ka meritë edhe fryma e një kryeministri që ndoshta sot po kritikohet nga kundërshtarët dhe të tijtë, por që me kohën do kuptojmë nëse ishte vërtet, siç Keli e shumë të tjerë pretendojnë. Nuk dimë këto 23 vite të jetë bërë një protestë nga qytetarët për qytetarët dhe opinioni publik të ketë parë këtë dinjitet. “Po, absolutisht po. Ishte protesta që tregoi se çfarë jemi bërë. Dhe ky ishte lajm i mirë për demokracinë dhe qytetarinë shqiptare. Biseda shkon edhe pak tek Arvizu dhe deklaratat e tij të një dite më parë. Si t’u duk? - e pyes. -“Si të më dukej, Arvizu nuk është më i mirë se këta tanët”. Keli është pa doreza dhe kjo ndoshta është meritë e lirisë që i ka dhënë vetes duke dalë nga dhoma e lajmit, ajo dhoma që tashmë është bërë zyrë trafiku influencash dhe pazaresh politike. Ai është i kënaqur me emisionin e tij në TVSH. E pyes nëse do ishte ai një drejtor i mirë për TVSH-në, meqë thuhet se janë hedhur në ‘sitë’ disa emra. -“Ç’ne unë? Kush e tha se në TVSH drejtuesi duhet të jetë gazetar?! Duhet një menaxher i mirë dhe ai është Tit Beci, (Petrit Beci drejtori aktual, por Keli iu thërret njerëzve ose me pseudonime ose shkurt.) E kupton se çfarë ndodh aty nëse vjen ndonjë çupëlinë...?! Nuk është problem i TVSH-së një njeri i duhur, është ligji. Ti e di që unë në emisionin tim po të dua të ndryshoj vendin e orkestrës, duhen diku tek 2 ose 3 milionë dhe ligji parashikon që për çdo shpenzim mbi 500 mijë lekë të vjetra të bëhet tender. E kupton se çfarë idiotësie është kjo? TVSH është rinovuar i gjithi teknologjikisht. Ai nuk është më i vjetër nga brenda. Dhe 20 për qind e territorit shikon vetëm TVSH. Privatët janë kryesisht në ultësirën perëndimore, ata nuk kanë interes të çojnë sinjalin në një fshat ku ka vetëm një shtëpi. Nuk duan që TVSH të ngrihet dhe kjo histori duket e vështirë për t’u parashikuar. Po nuk u ndryshua ligji, çdo gjë është e kotë!” Duke folur për debatet dhe sigurisht gjuha nuk mund të mos shkojë tek impulsiviteti i Mesilës, Keli reagon paq. “Më thuaj një rast të vetëm që në një debat nuk ke parë burra që duan të depersonalizojnë një femër. A kishte gjë më të shëmtuar se sjellja e Blushit me Grida Dumën në një debat pas 23 qershorit?! Ç’rëndësi ka kush është e si është, një mashkull sulmohet o për korrup-

sion, ose për paaftësi, e të tjera si këto, ndërsa kur është një femër, rruga më e shkurtër është ta intimidosh atë në imazh dhe moral. Kjo është e ulët.” Ndërsa Keli flet, më vjen të marr duart e t’i përplas fort në formën e një duartrokitjeje. Nuk para më ndodh të takoj burra që kanë respekt për gruan e tjetrit. Zakonisht në shoqërinë tonë, dhe në këtë rrethin e mavijosur me delir, ka burra që besojnë se vetëm gratë e tyre janë të detyruar të respektojnë. Më vjen vërtet ta duartrokas që 23 vitet që nisin pa bukë (se kështu i kanë nisur të gjithë) dhe vijojnë me një standard relativisht të mirë e kanë lënë të njëjtin, në principe. Ai sikur nuk e di që është i mirë, të paktën ashtu sillet. Keli nuk është perfekt, sigurisht. Ai nuk kompleksohet të më rikthejë kohën kur në 2005-ën harroi të shkonte në shtëpi dhe piu deri në mëngjes “pa mendje” dhe u desh të futej në studio nga ora 6 e mëngjesit e deri në mbrëmje, pa ndërprerje. Nuk bëri asnjë gafë, asnjë drejtim të gabuar të bisedës. Ishin një nga ato zgjedhje ku Keli shkëlqeu dhe për këtë e fali edhe Sila në shtëpi, edhe Del Piero në punë, (Del Piero, i thërret  Sandër Frangajt, meqë ra fjala). Tani nuk kthehen më as kohët e kaluara dhe as gotat e vjetra. Është një ves që ka avulluar me kohën, sepse pak avull bëhemi të gjithë në këtë botën tonë të medias. Para se të ndahemi, e pyes se pse nga të gjitha gjërat në jetë, alkooli, lajmi, ka mundur të mbijetojë martesa, për të cilën kam dëgjuar që është puna më e vështirë. Ai më hedh një vështrim dhe duket sikur nuk do të më përgjigjet, dhe krejt në befasi më thotë: “Në ka një gjë të mirë që ka shpikur robi në këtë jetë, është martesa”. Thoni po deshët që e njihnit Kelin, dhe gjeni një të dytë si ai.        P.S. Rrallë më ka ndodhur që në një lunch, personazhi të mos ketë tundimin të më kërkojë shkrimin përpara botimit. Ka ndodhur vetëm në rastet e diplomatëve, të cilët thonë se e kanë hallin tek qëndrimet të cilat s’duhen keqkuptuar edhe pse ka shkuar më tej në korrigjime. Keli nuk u interesua as se kur do ta publikoja shkrimin dhe në asnjë moment nuk kërkoi të mos shkruaj një gjë apo një tjetër. Ndoshta sepse është 24 karat gazetar dhe një i racës së mirë nuk shkel mbi parimet e profesionit as në emër të egos. U ndjeva e lirë teksa shkruaja për Enkel Demin. Jo se pres që të ma falë dikush lirinë, por jo gjithherë e kam të lehtë të gjej rrugën për të qenë e ndershme, se siç do thoshte Keli, nëse nuk je i tillë, shkon ….dhe bën, do thosha unë.


CMYK

32

e shtunë-e diel, 16-17 nëntor 2013

www.mapo.al

Mapo 16,17 nentor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you