Issuu on Google+

Faqe 13

Diktatori vdiq, Hitleri është gjallë në Galerinë Kombëtare Si e kanë konceptuar dyshimin 12 artistët pjesëmarrës në edicionin XX të konkursit “Onufri”. Fituesi do të shpallet në fund të këtij muaji

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 9 Janar 2014. Numër 1104. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Berisha e quan Lubonjën sozi të Kadri Hazbiut, publicisti: PD s'ka të ardhme po ndoqi gjuhën e tij

Autori i masakrës:

I vrava se nuk mund të jetoja pa Danielën Dëshmia e plotë / Bashkim Latollari ka rrëfyer me detaje krimin makabër, pa shfaqur asnjë pendesë. Pohon se ka pasur një marrëdhënie 5-vjeçare me nënën e dy fëmijëve, e cila është ndërprerë pas daljes nga burgu të çiftit Metellari. “Me Danielën kisha 5 vjet lidhje, por atë e penguan të ndahej. Nuk doja ta vrisja Belimanin, por ai më bërtiti dhe pata frikë mos më merrte armën”. Babai i viktimës: Im bir nuk kishte konflikte me autorin dhe shkonte mirë me gruan Karrocieri 40-vjeçar ka pranuar autorësinë e vrasjes së katërfishtë që ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Gjonomadh të Korçës. Pas ar-

restimit, Bashkim Latollari është shfaqur i qetë përpara hetuesve, duke rrëfyer me detaje gjithçka kishte ndodhur pasditen e së martës... Faqe 4-5

Daniela Meçollari

Belimon Meçollari

Rexhep Metollari

Valentina Metollari

Legalizimet, Gjermeni: Ligj i ri në janar, procesi do të jetë falas Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon përmes një postimi në Facebook publicistin e njohur, Fatos Lubonja, duke marrë shkas nga debati mes tij dhe Nurellarit për armët kimike: Pinjollët e Bllokut janë skllevër të psikologjisë atërore. Lubonja: Berisha vazhdon t’i kritikojë kundërshtarët me familje, po ndoqi gjuhën e tij, PD nuk ka të ardhme Faqe 2

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Përse është i gabuar injektimi me borxh të huaj i ekonomisë koment Florjan Salaj

Një propozim në prag të takimit të përbashkët të dy qeverive shqiptare koment

Alma Lama

3 ekonomia

Këtë të shtunë, për herë të parë do të mbahet një mbledhje...

Dy ish-drejtues të INUK në Vlorë, nën akuzë për 65 mole në bregdet Prokuroria merr të pandehur ish-drejtuesit e INUK, Ruzhdi Zeneli e Mario Kalusi, pasi kanë lejuar tregtarët të hedhin inerte në det, duke krijuar mole. Vetëm në zonën e Radhimës ishin krijuar 65 mole të vegjël

Po të flasim sot me një ekonomist mbështetës...

Çështjet e legalizimeve të banesave, shembjes së ndërtimeve pa leje, si dhe planet rregulluese që pritet të zbatohen, janë fokusi kryesor i intervistës së ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në emisionin e parë “Të Bësh Ekonomi” në “News24” për këtë vit. "Në 8 vite, nga 293 mijë aplikime për legalizime janë bërë vetëm 22 mijë... Faqe 6

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit flet për një paketë ligjore që do të miratohet në qeveri brenda janarit, e cila do të ndryshojë hapat në procesin e legalizimeve. Ajo shpjegon edhe hapat e mëtejshëm me ndërtimet pa leje dhe planet rregulluese

Dy ish-drejtues të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Vlorës janë marrë të pandehur nga prokuroria, pasi nuk kanë marrë masa për një sërë molesh të ndërtuara përgjatë bregdetit VlorëOrikum, të cilat përdoreshin për aktivitet ekonomik. Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalus, që kanë drejtuar degën Vlorë të INUK-ut në periudhën 2010-2013, akuzohen nga Prokuroria... Faqe 6

krimi në kavajë

Natën e mirë

Ekonomia bie me 2.2% në 3-mujorin e tretë, më e madhja nga 1997 Kundrejt të gjitha parashikimeve, ekonomia e vendit ka shënuar një rënie të thellë në tremujorin e tretë të vitit, me 2.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Arsyeja kryesore lidhet me stepjen që krijuan zgjedhjet në ambientin ekonomik

Kuleta me 500 mijë lekë, pronarët e lokalit marrin peng kamerierin

FAQE 6

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Rama-Thaçi, një shfaqje në Prizren Nëse do të kishte qenë kryeministër disa vite më parë, Edi Ramës do t’i duhej që këtë të shtunë të kalonte ose nga Maqedonia, ose nga rruga e vjetër e Kukësit për të mbërritur në Prizren. Por ai do të jetë atje në më pak se dy orë, falë rrugës për të cilën nguli këmbë vazhdimisht se nuk ishte një prioritet i Shqipërisë dhe se ato para mund të ishin investuar diku tjetër ku qytetarët shqiptarë kishin më shumë nevojë. Megjithatë, sot që është kryeministër ai do të takohet me Hashim Thaçin me premtimin e madh se këtë rrugë dhe shumë mundësi të tjera që janë krijuar, do t’i përdorin në afrimin e shqiptarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre. Dhe se ky angazhim i tyre do të jetë një prioritet. Të shtunën pra, dy kryeministrat kanë vendosur të bëjnë...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

kronika: Autori i masakrës:

I vrava se nuk mund të jetoja më pa Danielën

Faqe 4

Babai i Belimanit: Im bir s’kishte

konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan

Faqe 5

Gjermeni: Legalizimet,

procesi do të jetë falas me ligj të ri në janar

Faqe 6

Nga ana tjetër analisti i ka kërkuar ndjesë Nurellarit për fyerjen e asaj dite duke thënë se ishte për shkak të gjendjes emocionale dhe faktit që situata ishte e tensionuar.

“Nuk e di nëse pas 23 vjetësh nuk e kuptuar që njeriu gjykohet si indivit dhe jo për atë që ka bërë babai, apo e përdor këtë sepse beson që elektorati i tij është budalla”, tha Lubonja.

Berisha sulmon Lubonjën, Analisti: I gjykon njerëzit si Enveri Vladimir Karaj

I

sh-kryeministri Sali Berisha është “ngatërruar” njëfarësoj dje, ndërsa ka sulmuar ashpër analistin Fatos Lubonja për përplasjen që ky i fundit pati muaj më parë me një tjetër opinionist, Adri Nurellarin. Berisha i referohet emisionit e “on/off-record” të Opinionit të Blendi Fevziut, të cilin e quan “Pas Perdes apo ‘pa maska”, duke lënë të kuptohet se skena e përplasjes mes Lubonjës që kundërshtonte mundësinë që në Shqipëri të silleshin lëndët kimike Siriane dhe Nurellarit, që nga ana tjetër ishte pro sjelljes, kishte qenë diçka e patransmetuar. Nw tw vwrtetw, përplasja ndodhi në transmetim drejtpërdrejt atëherë dhe u rishfaq si një nga pikat kulmore të “Opinionit”. Sjellja e këtij debati prej ish-kryeministrit si të ishte diçka e re dhe sulmi ndaj Lubonjës, kryesisht duke vënë theksin tek historia familjare dhe lidhja me ish-Bllokun, e ka lënë të habitur të sulmuarin. “Ç’të të them?!”, tha Lubonja dje i kontaktuar prej Mapos në telefon, duke vërejtur se nuk e kuptonte arsyen e akuzave të befta, që po i bëheshin edhe pse jo për herë të parë nga Berisha. Ky i fundit e akuzonte Lubonjën se ishte shfaqur “i shpërfytyruar deri në ekstrem, ishte më shumë se kurrë vetja, uni i tij, ishte sozia e Kadriut, Feçorit, Ariantit, Jorgo Sulit, ishte hetuesi i tij, prokurori i tij, gardiani i tij, i ati i tij. Ai pra me egërsinë njerëzore mund të ishte secili prej tyre”. I burgosur për 17 vjet në burgjet e sistemit diktatorial, Lubonja thotë se i vjen keq që Berisha ende nuk ka kuptuar se individi gjykohet si i tillë dhe jo për ato që ka bërë babai dhe ironikisht shton se kjo ishte mënyra se si i gjykonte njerëzit Enver Hoxha.

Nga ana tjetër, analisti i ka kërkuar ndjesë Nurellarit për fyerjen e asaj dite, duke thënë se ishte për shkak të gjendjes emocionale dhe faktit që situata ishte e tensionuar. Ai shpjegon se në atë emision ka kërkuar shpalljen “non grada” të ambasadorit të SHBA dhe madje hetimin e Ramës përmes një procesi “impiçment”. Sipas Lubonjës, kjo duhej të mjaftonte që të paktën në akuzat e lëshuara, Berisha të mos e quante “proRama”. Nga ana e tij, ish-kryeministri Berisha, edhe pse nuk ka përmendur emra të tjerë në letrën që publikoi, siç e quan ai “në vend të statusit” në faqen në Facebook, duket se nuk e ka vetëm me Lubonjën. “...sepse jam ndjerë dhe ndjehem i nderuar nga qëndrimet e tij dhe të ndonjë tjetri që me shpifjet, trillimet, sharjet e tyre bëjnë të kundërmojë urrejtje mjedisin ku flasin dhe faktojnë se çfarë përfaqësojnë. Në fund të fundit, ai dhe ndonjë si i llojit të tij, nuk janë sharës të paguar por vajatorë të pushtetit të etërve të tyre”, shkruan Berisha. Ai nuk ka lënë pa përmendur në sulm edhe kundërshtarin, kryeministrin aktual Rama, të cilin e akuzon për mungesë mirënjohje duke theksuar se kjo është edhe shenjë e mungesës së njerëzillëkut, sepse: “Aty ku mungon mirënjohja, ky virtyt që humanizon njeriun e qytetëruar, pra që bënë sapi-

“Lubonja, nuk ishte mbrëmë publicisti i njohur, avokati me sens i urbanistikës së qytetit, apo analisti antindërtim me disa shtepi të veta, nuk ishte opozitari i opozitës blu as dhe veprimtari i dikurshëm i të drejtave të njeriut i konvertuar mrekullisht në kripto-avokatin e neobllokmenit Edi Rama, tritolit dhe shtetit të tij policor”.

Nuk është hera e parë që Berisha sulmon Lubonjën ashpër. Muaj më parë ai e akuzoi atë për shtëpi dhe ndërtime, të cilat i përmend sërish, pas një shkrimi të Lubonjës në lidhje me ndërtimin pa kufizim të heceve të vegjël në vend.

ensët, njerëzorë, aty sundon urrejtja shtazore e njeriut”, shkruan Berisha. Lubonja nga ana e tij përgjigjet se asnjëherë nuk e ka sulmuar Berishën familjarisht apo personalisht, por politikisht, duke theksuar se kjo është një lojë që ky i fundit bën për të manipuluar njerëzit, duke i sulmuar kundërshtarët me origjinën familjare. “Nuk e di nëse pas 23 vjetësh nuk e ka kuptuar që njeriu gjykohet si individ dhe jo për atë që ka bërë babai, apo e përdor këtë sepse beson që elektorati i tij është budalla”,- tha Lubonja. Analisti thotë ndër të tjera edhe se opozita duhet të ndahet nga kjo gjuhë. “Po ndoqi gjuhën e tij, kjo opozitë s’ka të ardhme”, -thotë Lubonja, duke pasur parasysh atë që kishte shkruar Berisha. Nuk është hera e parë që Berisha sulmon Lubonjën ashpër. Muaj më parë ai e akuzoi atë për shtëpi dhe ndërtime, të cilat i përmend sërish, pas një shkrimi të Lubonjës në lidhje me ndërtimin pa kufizim të heceve të vegjël në vend. Ndërkohë edhe më herët Berisha është përballur me median dhe njerëz të saj që i ka akuzuar rëndë se i “gëzoheshin vdekjeve”. Gjuhë të ashpër kundër medias ka përdorur edhe kryeministri Edi Rama, madje jo më larg se në ditën kur njoftoi se Shqipëria nuk do të pranonte lëndët kimike duke akuzuar median për “sharlatanizëm” dhe nxitëse pa të drejtë të panikut por pa u ndalur në emra konkretë. Ndërkohë për shumë mbetet e paqartë nëse Berisha është revolutuar nga ashpërsia e debatit mes Lubonjës dhe Nurellarit, diçka që nuk ndodhte për herë të parë në TVtë shqiptare apo ka gjetur këtë si motiv për të sulmuar Lubonjën që e sheh edhe si një kundërshtarë të hershëm.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.01.2014

3

Aktiviteti bujqësor

Janar - shtator 2013

+ 2,9 %

Grupi i industrive

- 4,6 % Grupi i industrive

- 4,6 % Grupi tregti, hotele

- 3,4 % Transporti

- 4,2 % Komunikacioni

-1,2 %

Ekonomia bie me 2.2%, rënia më e madhe që nga viti 1997 Kundrejt të gjitha parashikimeve, ekonomia e vendit ka shënuar një rënie të thellë në tremujorin e tretë të vitit, me 2.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Arsyeja kryesore lidhet me stepjen që krijuan zgjedhjet në ambientin ekonomik. Ja rënia sipas sektorëve Ekonomia e vendit ka pësuar një rënie të thellë në tremujorin e tretë të vitit, me 2.26%, rënia me madhe që nga viti 1997, kjo sipas deklaratës zyrtare që publikoi dje INSTAT. Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë rezultuar me rënie gjatë kësaj periudhe, përveç bujqësisë, e cila ka njohur një rritje prej 2.9 %. Ekspertët vlerësojnë se efektin kryesor në këtë rënie të ekonomisë e kanë patur zgjedhjet e 23 qershorit, ku pati një frenim të të gjithë agjentëve në pritje të ardhjes së qeverisë së re në shtator. Rënia sipas degëve

Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 2.9 %. Grupi i industrive u ul me 4.6 % në qershor-shtator të vitit 2013, krahasuar me

tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimin kryesor në këtë rënie e pati industria përpunuese, me rreth 7 %. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati ulje prej 10 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3.4 % në tremujorin e tretë të vitit 2013. Në këtë grup, rënia me rreth 13 % e degës hotele dhe restorante dhe degës së tregtisë me 1.6% patën ndikimin më të madh. Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 u ul me 4.2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi i postë- komunikacionit u shfaq me rënie prej 1.2 % në tremujorin e tretë të vitit 2013, p ë rku n d r e j t q e r sh o r - sht at o r 2012 . Gr upi i shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2013 pa-

ti rënie me 0.5 %. Në këtë grup, sektori financiar, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit

Institucionet financiare në vend kanë parashikuar një rritje modeste të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit, por kurrsesi nuk lajmëruan vlera negative.

Parashikimet e pasakta

Institucionet financiare në vend k a n ë p a r a sh i ku a r nj ë r r it j e modeste të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit, por kurrsesi nuk lajmëruan vlera negative. “Ekonomia shqiptare besohet se është rritur në nivelet rreth 1 për qind edhe në tremujorin e tretë të vitit, gati në të njëjtat ritme me tremujorin e dytë, nivel ky shumë më poshtë potencialeve të vendit,” tha në një dalje të fundit për median Guvernatori i Bankës së

Shqipërisë, Ardian Fullani. Nëse edhe në tremujorin e fundit pritet të shfaqet e njëjta ecuri, atëherë vendi për herë të parë në më shumë se 16 vite do të shënojë rënie ekonomike. Ministri i Fin a n c ave, S h k ë l q i m C a n i k a deklaruar se viti 2013 do të mbyllet me një rritje ekonomike 1.3 %. Por rënia ekonomike mësohet të jetë ndikuar edhe nga rënia e konsumit dhe investimeve në sektorin privat, që vlerësohen të kenë patur një ecuri të dobët, ndërsa kërkesa e huaj ka vijuar t ë f r e n o h e t n g a s it u at a e ko nomike e partnerëve tanë tregtarë. Por, nga ana tjetër është rritur ndjeshëm pasiguria tek investitorët për të ardhmen, pasi kjo është reflektuar në gatishmëri të ulët për të shpenzuar dhe në kërkesë të ulët për kredi.

Buxheti në nëntor, të ardhurat 21 mln USD më pak se plani Treguesit buxhetorë kanë pësuar një përkeqësim drastik në muajin nëntor 2013, pas një stabiliteti që krijoi qeveria e re në tetor. Të ardhurat ranë me 2 miliardë e 150 milionë lekë nga plani, megjithëse programi i të ardhurave për tre muajt e fundit të vitit është ulur me plot 25 miliardë lekë në krahasim me buxhetin e fillimvitit 2013. Por ndërkohë që të ardhurat kanë shënuar rënie të dukshme, nuk ka ndodhur kështu me shpenzimet, të cilat shënuan nivelin e 31 miliardë lekëve, duke krijuar kështu një deficit mes atyre që u mblodhën dhe atyre që u shpenzuan, me 5.5 miliardë lekë. Në muajin tetor buxheti shënoi një suficit me 4 miliardë lekë. Plani i të ardhurave në muajin nëntor ishte 28 miliardë lekë, por arritën të grumbulloheshin

vetëm 25,9 miliardë lekë, me një rënie 7.7 për qind me faktin e 2012. Rënie kanë shënuar pjesa dërrmuese e taksave, por mbi 600 milionë lekë më pak janë vjelë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe 200 milionë lekë më pak nga sigurimet shëndetësore. Këta dy tregues lajmërojnë rënien e numrit të punësuarve për tremujorin e tretë ose uljen e pagave në ekonomi. Pasi janë dy tregues që lidhen në mënyrë direkte me të ardhurat nga Situacioni buxhetor nëntor Zërat plani fakti Të ardhurat 28,093 25,943 Shpenzimet 38,359 31,459 Deficiti -10,2 -5,516

punësimi. Rënie me 200 milionë lekë kanë pësuar edhe të ardhurat nga dividenti, fitimi i Bankës së Shqipërisë kanë qenë më i pakët për nëntorin, me rreth 159 milionë lekë. Gjithashtu rënie të madhe me mbi 700 milionë lekë kanë pësuar edhe të ardhurat nga tarifat dhe shërbimet që ofrojnë institucionet e ndryshme buxhetore. Por situata pritet të ndryshojë në dhjetor, pasi doganat kanë lajmëruar se kanë tejkaluar planin me rreth 4 miliardë lekë. Gjatë dhjetorit janë importuar sasi të mëdha karburantesh dhe cigaresh për të krijuar furnizime me taksa të ulëta. Kështu ka ndodhur sa herë taksat kanë ndryshuar me tendencë rritjeje, por më pas në muajt kur taksat hyjnë në fuqi, zhdoganimet bien ndjeshëm.


4

në fokus

1

"Pasi qëllova Danielën dola nga shtëpia dhe ika në drejtim të qendrës së fshatit. Vajta te lokali i fshatit ku piva një teke raki, ndërsa armën e mbaja të fshehur poshtë xhupit”

Për historinë intime

Rrëfimi i 40-vjeçarit Bashkim Latollari nis me historinë e dashurisë që ai ka patur me Danielën prej të paktën pesë vitesh. “Me Danielën ishim të lidhur prej pesë vitesh dhe lidhjen tonë e dinte i gjithë fshati. Një vit e gjysmë më parë, ne kemi dashur të martoheshim...

Dëshmia e plotë

Autori i masakrës: I vrava se nuk mund të jetoja më pa Danielën

Bashkim Latollari ka rrëfyer me detaje krimin makabër, pa shfaqur asnjë pendesë. “Me Danielën kisha 5 vjet lidhje, por atë e penguan të ndahej. Nuk doja ta vrisja Belimanin, por ai më bërtiti dhe pata frikë mos më merrte armën. Nuk mund të jetoja më në atë gjendje” Leonard Bakillari Karrocieri 40-vjeçar ka pranuar autorësinë e vrasjes së katërfishtë që ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Gjonomadh të Korçës. Pas arrestimit, Bashkim Latollari është shfaqur i qetë përpara hetuesve, duke rrëfyer me detaje gjithçka kishte ndodhur pasditen e së martës në fshatin e tij. Latollari ka treguar se motiv i vrasjes së katërfishtë ishte një lidhje intime e nisur 5 vjet më parë mes tij dhe Daniela Meçollarit, me të cilën pretendon se ka dhe një fëmijë. Autori i krimit të rëndë ka treguar se prej një vit e gjysmë, marrëdhënia e tij me Danielën ishte ftohur, pasi lidhja e tyre ishte zbuluar nga daja i bashkëshortit të Danielës. Madje, sipas tij, shtetasi Rexhep Metellari dhe bashkëshortja e tij Valentina, kishin ndikuar në prishjen e lidhjes së tij me Danielën, rreth një vit e gjysmë më parë. Autori ka treguar se e ka patur të pamundur të jetojë në këtë gjendje dhe për këtë arsye ka vendosur të vrasë ish-të dashurën e tij, Daniela Meçollari, si dhe bashkëshortët Rexhep dhe Valentina Metellari, të cilët i bën përgjegjës për ndarjen e tij. 40-vjeçari ka treguar për grupin hetimor se nuk ka pasur ndërmend të vrasë bashkëshortin e Danielës, shtetasin Beliman Meçollari, por ai i ka dalë përpara dhe nga frika se mos i merrte armën, e ka qëlluar një herë duke e lënë të vdekur në vend. Rrëfimi i 40-vjeçarit Bashkim Latollari nis me historinë e dashurisë që ai ka patur me Danielën prej të paktën pesë vitesh. “Me Danielën ishim të lidhur prej pesë vitesh dhe lidhjen tonë e dinte i gjithë fshati. Një vit e gjysmë më parë, ne kemi dashur të martoheshim. Unë doja të

bënim edhe një fëmijë”,- mësohet të ketë thënë autori i vrasjes së katërfishtë. Por planet e tij janë prishur rreth një vit e gjysmë më parë kur ka dalë nga burgu daja i bashkëshortit të Danielës, Rexhep Metellari, i cili ka zbuluar lidhjen e tyre dhe ka qenë kundër divorcit të Danielës me nipin e tij, Beliman. Për ta bërë sa më të besueshme lidhjen e tij, autori i vrasjes së katërfishtë mësohet t’iu ketë thënë hetuesve se fëmija i vogël i çiftit Meçollari është i tiji. Por në këtë pjesë të dëshmisë, sipas hetuesve ka kundërshti, pasi 40-vjeçari ka pohuar se rreth një vit e gjysmë më parë ka dashur të bëjë një fëmijë me të dashurën e pretenduar. “Lidhja jonë ka qenë e ditur për të gjithë fshatin, madje ne kemi dashur të martohemi”- mësohet të ketë thënë 40-vjeçari. Sipas tij, marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë deri rreth një vit e gjysmë më parë, kur mes tyre ka nisur ftohja për shkak të ndikimit të dajës së bashkëshortit të Danielës. “Marrëdhënia jonë filloi të kishte probleme pas daljes nga burgu të dajës së bashkëshortit të Danielës dhe gruas së tij. Ai bashkë me të shoqen ka ndërhyrë që lidhja ime me Danielën të mos vazhdonte më. Gjatë kësaj kohë nuk kam duruar dot, derisa vendosa të vras Danielën”- ka deklaruar Bashkim Latollari. I pyetur mbi arsyet e vrasjes së katërfishtë, Latollari ka thënë se e kishte vendosur që do e vriste Danielën, si dhe çiftin Rexhep dhe Valentina Metellari përkatësisht 59 dhe 53 vjeç, pasi nuk mund ta duronte më këtë gjendje. “E kisha ndarë mendjen, do e vrisja atë bashkë me dajën dhe bashkëshorten e tij, të cilët u bënë shkaktarë të ndarjes tonë. Nuk mund të jetoja dot në këtë gjendje”

ka treguar 40-vjeçari duke rrëfyer më pas krimin e katërfishtë. Nuk ka qenë i dehur në momentin e krimit, por gjithçka e ka bërë me vetëdije. Fillimisht ka marrë një pushkë të cilën e kishte fshehur prej kohësh dhe ka shkuar në shtëpinë e çiftit Meçollari. “Mora një pushkë që kam pasur prej kohësh dhe i shkova në shtëpi. Përpara më doli i shoqi. Unë ata nuk doja ta vrisja. Ai më tha: Çfarë do ti? Si hyn me armë në shtëpinë time...dhe m’u afrua shumë”, -ka treguar autori i vrasjes së katërfishtë. Sipas tij, ai nuk ka dashur të vrasë bashkëshortin e Danielës, por e ka qëlluar një herë pasi ka menduar se mund t’i merrte armën. “Menjëherë doli Daniela duke bërtitur dhe ulëritur. I qëllova edhe asaj dy herë me pushkë dhe ajo vdiq në vend”, -ka treguar qetë-

sisht përpara hetuesve. Autori i vrasjes ka pohuar se në momentin e krimit të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët kanë nisur të qajnë, por ai është larguar menjëherë nga banesa e tyre. “Aty ishin edhe fëmijët që po qanin dhe po bërtisnin. Pasi qëllova Danielën dola nga shtëpia dhe ika në drejtim të qendrës së fshatit. Vajta te lokali i fshatit ku piva një teke raki, ndërsa armën e mbaja të fshehur poshtë xhupit”- ka vijuar rrëfimin e tij 40-vjeçari, i cili u ka thënë hetuesve se pasi ka pirë një teke raki, ka shkuar në shtëpinë e çiftit Rexhep dhe Valentina Metellari, të cilët kishte vendosur t’i vriste. “Pastaj shkova te shtëpia e dajës së Belimanit. E kisha menduar që do e vrisja, sepse ai bashkë me të shoqen ishte shkaktari i ndarjes time me Danielën.

Vajta te shtëpia e Rexhepit, hapa derën dhe ata ishin të dy brenda. I qëllova të dy me armën që kisha dhe u largova nga shtëpia e tyre”,- ka vijuar rrëfimin e tij autori i vrasjes së katërfishtë. Më pas ka treguar se është nisur drejt qendrës së fshatit dhe gjatë rrugës ka takuar kryeplakun të cilit i ka treguar për atë që kishte bërë dhe i ka kërkuar të lajmëroi policinë. Hetuesit thonë se gjatë rrëfimit, 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, duke pranuar qetësisht krimin e rëndë. Burime nga grupi i hetimit thonë se nën drejtimin e prokurorit të rrethit Korçë janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa janë në pritje të akt-ekspertimeve, pas të cilave do të mbyllen edhe hetimet ndaj autorit të vrasjes së katërfishtë.

Masakra, 4 viktima dhe dy fëmijë të traumatizuar I shtyrë nga xhelozia dhe hakmarrja për lidhjen e prerë në mes, Latollari ka marrë një pushkë karabinë në dorë dhe është drejtuar fillimisht në shtëpinë e gruas që pretendon se e ka pasur të dashur. Ka hapur zjarr atje, duke lënë të vdekur dy bashkëshortët, por nuk e ka lënë me kaq planin e hakmarrjes. Më tej ai është nisur për në kasollen ku jetonte daja i Beliman Meçollarit dhe bashkëshortja e tij, të liruar nga burgu një vit e gjysmë më parë, të cilët i ka vrarë të dy. Tragjedia është mbyllur me 4 viktima dhe dy fëmijë të traumatizuar, të cilët përjetuan tmerr kur u vranë prindërit njëri-pas tjetrit, para syve të tyre. Në momentin e mbërritjes së policisë, Bashkim Latollari nuk ka bërë asnjë rezistencë, duke pranuar shtrëngi-

min e prangave në duart e tij. Zyrtarë të policisë së Korçës i thanë mbrëmë MAPO-s se në momentin e arrestimit Latollarit i është bllokuar edhe pushka karabinë, e cila është dërguar për ekspertizë. Situata e krijuar në shtëpitë ngjitur njëra-tjetrës ka qenë e ngjashme me filmat horror. Nga dinamika e ngjarjes rezulton se të parët që janë përballur me urrejtjen e 40-vjeçarit kanë qenë dy bashkëshortët, të cilët ai pretendon se ishin në dijeni të lidhjes së tij me gruan e nipit të tyre. Sipas dëshmisë së Latollarit, ata i vrau pasi e kishin penguar realizimin e historisë së tij me Danielën. Sa për vrasjen e të dashurës dhe bashkëshortit të saj, autori ka përmendur motivin e xhelozisë. Përtej dëshmisë së Bashkim

Latollarit, policia ka marrë mbrëmë në pyetje dhjetëra banorë të fshatit Gjonomadh. “Dëshmitë e para tregojnë se motivi i këtij krimi të rëndë është xhelozia. Megjithatë, shkaqet e plota do të sqarohen në ditët në vazhdim”,- pohoi një zyrtar i policisë lokale. Katër viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore. Paralelisht me ta, edhe autori i këtij krimi të rëndë është dërguar në komisariat, ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje me detaje. Tragjedia megjithatë duket se do të vazhdojë gjatë në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku dy fëmijë u bënë dëshmitarë të ekzekutimit të prindërve të tyre dhe një fshat i tërë, dëshmitar i një krimi horror e të pashembullt.

Dy fëmijët u bënë dëshmitarë të ekzekutimit të prindërve të tyre dhe një fshat i tërë, dëshmitar i një krimi horror e të pashembullt.


2

në fokus

Gazeta MAPO

"Belimanin nuk doja ta vrisja"

“Mora një pushkë që kam pasur prej kohësh dhe i shkova në shtëpi. Përpara më doli i shoqi. Unë ata nuk doja ta vrisja. Ai më tha: Çfarë do ti? Si hyn me armë në shtëpinë time...dhe m’u afrua shumë”, -ka treguar autori i vrasjes së katërfishtë.

Dy vëllezërit e Latollarit, në burg për vrasje Vrasje pas vrasjeje në familjen e autorit të masakrës në Gjonomadh, Bashkim Latollarit. 40-vjeçari që punonte si karrocier dhe jetonte me nënën dhe kunatën ishte i mësuar me burgjet, edhe pse ai vetë nuk ishte i dënuar. Dy vëllezërit e tij ndodhen në burg, njëri në Shqipëri e tjetri në Greqi, për krimin e rëndë të vrasjes. Burime nga policia e Korçës bënë me dije se vëllai i autorit të këtij krimi të rëndë ka vrarë në vitin ’97 një efektiv policie dhe

3

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.01.2014

5

Ekzekutimi i dytë

“Pastaj shkova te shtëpia e dajës së Belimanit. E kisha menduar që do e vrisja, sepse ai bashkë me të shoqen ishte shkaktari i ndarjes time me Danielën. I qëllova të dy me armën që kisha dhe u largova nga shtëpia e tyre”

dy viktimat

Bashkëshortët Metellari, 20 vjet në burg për vrasje

aktualisht është në burg. Ndërkohë, një tjetër vëlla i Latollarit ka kryer një vrasje në Greqi, ku dhe vuan dënimin. Pas masakrës tronditëse të ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës, policia ka marrë në mbrojtje dy gratë e shtëpisë. Frika nga ndonjë hakmarrje e mundshme menjëherë pas vrasjes së 4 personave i ka shtyrë punonjësit e policisë të tregoheshin të kujdesshëm, për të shmangur një tjetër tragjedi në këtë fshat.

Daniela Meçollari

Beliman Meçollari

Rexhep Metellari

Valentina Metellari

Dy nga viktimat e ngjarjes tragjike, të ndodhur pasditen e së martës në fshatin Gjonomadh të Korçës, kishin dalë nga burgu rreth një vit e gjysmë më parë. Bashkëshortët Rexhep dhe Valentina Metellari përkatësisht 59 dhe 53 vjeç, kishin vuajtur një dënim prej rreth 20 vjet heqje lirie për akuzën e “vrasjes së kryer në bashkëpunim”. Sipas burimeve mësohet se dy bashkëshortët ishin akuzuar për vrasje në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe ndodheshin në qeli, ku për 20 vite kanë vuajtur dënimin me burgim për akuzën e vrasjes. Sipas akuzës që prokuroria ngriti ndaj tyre, bashkëshortët Metellari kishin vrarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin djalin e xhaxhait të Rexhep Metellarit. Viktima ishte mbytur në rezervuarin e fshatit dhe për këtë ngjarje prokuroria akuzoi në vitin 1992 bashkëshortët Metellari. Ata ishin liruar rreth një vit e gjysmë më parë, kohë që përkon edhe me dëshminë e autorit të masakrës së katërfishtë si periudha që sipas Bashkim Latollarit ka nisur prishja e marrëdhënieve mes tij dhe Daniela Meçollarit. Autori ka bërë përgjegjës çiftin Metellari për prishjen e lidhjes së tij dhe për këtë arsye ka vendosur të hakmerret duke i vrarë të dy brenda banesës së tyre në fshatin Gjonomadh të rrethit Korçë.

Babai i Belimanit: Im bir s’kishte konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan Neki Meçollari tregon i tronditur si e mësoi vrasjen e të birit dhe bashkëshortes së tij. Mohon të ketë dijeni për historinë mes Danielës dhe Bashkimit dhe kërkon drejtësi për vete dhe fëmijët jetimë Më rëndë se kaq, nuk ka ku të vejë! Kështu përgjigjet babai i Beliman Meçollarit, kur e pyet për vrasjen tragjike të djalit dhe nuses së tij. Ai shprehet ende i shokuar nga ngjarja e rëndë, e ndodhur mbrëmjen e së martës dhe kërkon drejtësi nga autoritetet. “Djalin ma vranë në sy të fëmijëve dhe unë dua drejtësi. Djali im nuk kishte asnjë konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan e tij”,- tha për mediat Neki Meçollari. Tragjedia në familjen e tij është rënduar edhe më shumë, për shkak të fëmijëve, të cilët u bënë dëshmitarë të vrasjes së dy prindërve të tyre. Nekiu thotë se fëmijët janë të tronditur psikologjikisht, pasi kanë parë një njeri që ka qëlluar mbi prindërit e tyre. “Policia kishte ardhur, kishte bërë punën e saj, unë nuk pashë asgjë. Të merret masa. Konflikte nuk kanë patur, s’kemi patur konflikt. Se si është kjo punë, ne nuk e dimë. Të merren masa më të rrepta”,thotë ai në gjendje dëshpërimi. E ndërsa nuk komenton dëshminë e autorit, sipas së cilit shkak është bërë lidhja intime me nusen e shtëpisë, kryefamiljari duket se hallin më të madh e ka tek fëmijët e mbetur jetimë. “Jemi të tronditur. Fëmijët janë te gjyshja, i kam në shtëpi tani. Ata janë llahtarisur, fëmijë janë, kur i kanë parë të tjerët që i kanë vrarë

njëherësh”, -shton ai. Neki Meçollari përsërit se nuk kanë pasur konflikte me autorin dhe e gjithë kjo tragjedi është e papritur për ta. Po dje është zhvilluar ceremonia mortore ndaj viktimave. Në mesditë, në fshatin Gjonomadh të Korçës, dy arkmortet me trupat e pajetë të Beliman dhe Daniela Meçollarit janë përcjellë për në banesën e fundit. Ndërkohë, rreth orës 15:00 trupat e pajetë të Rexhep dhe Valentina Metellarit, të cilët u vranë në kasollen ku qëndronin, u varrosën në qytetin e Korçës, pasi u tërhoqën  nga vajza e tyre, e cila është e martuar në qytet. Masakra me 4 të vdekur ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Gjonomadh të Korçës. Bashkim Latollari, një 40-vjeçar që punonte si karrocier ka vrarë fillimisht Beliman dhe Daniela Meçollarin, e më është drejtuar për tek kasollja ku jetonte daja i njërës prej viktimave. Më pas, ai është dorëzuar tek kryeplaku, ku edhe shpjegoi arsyet pse shkaktoi një masakër të vërtetë në fshat. Sipas dëshmisë së autorit, ai kishte një lidhje intime me Daniela Meçollarin dhe i kërkonte prej kohësh që të divorcohej nga i shoqi. Dështimin e kësaj marrëdhënieje, 40-vjeçari ia faturonte dajës së Beliman Meçollarit dhe gruas së tij, të cilët i ekzekutoi në shenjë hakmarrjeje.

Shkurt

Grabitja nga ‘komandot’, gjendet në Laç makina e braktisur

Djali im nuk kishte asnjë konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan e tij”,- tha për mediat Neki Meçollari. Tragjedia në familjen e tij është rënduar edhe më shumë, për shkak të fëmijëve, të cilët u bënë dëshmitarë të vrasjes së dy prindërve të tyre...

Pas grabitjes së dhunshme të dy kambistëve në Durrës, policia ka gjetur të braktisur në Laç makinën e autorëve. Burime nga prokuroria e Durrësit thanë se janë kërkuar pamjet filmike të 11 subjekteve në qendër të qytetit për identifikim dhe zbulim. Ndërkohë gjatë natës dhe dje paradite ka vijuar operacioni i kërkimit në zonat rurale të Durrësit për automjetin tip “fuoristradë” me targa angleze. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona me tendenca kriminale në fushën e grabitjeve dhe vjedhjeve me dhunë në tri komisariatet e Durrësit, për t’i pyetur apo për të marrë informacione prej tyre që mund të jenë të vlefshme për hetuesit. Ndërkohë, ditën e sotme u gjet e braktisur në një zonë kënetore afër Laçit makina e përdorur në grabitjen e 2 kambistëve mëngjesin e djeshëm në Durrës, duke iu marrë këtyre të fundit shumën prej 100 milionë lekësh. Ekspertë të kriminalistikës kanë mbërritur në zonën Adriatik për të marrë gjurmët e gishtave në mjet, që do të çonin drejt zbulimit të autorëve. Një prej kambistëve, 43-vjeçari Arben Cuni i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, ndërsa gjendja shëndetësore e kambistit tjetër, Rajmond Sollaku, është më e lehtë. Ata u dhunuan me qytat e armëve dhe shkopinj bejsbolli, ndërkohë që dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën 100 mijë dollarë.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Kuleta me 500 mijë lekë, pronarët marrin peng kamerierin Tiranë Një kamerier mbahet peng nga pronarët e lokalit dhe shokët e tyre, për kuletën me 500 mijë lekë të reja. Policia arreston dy nga autorët e dyshuar të krimit, ndërsa shpalli në kërkim edhe tre të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të kamerierit 17-vjeçar nga Kavaja. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Kavajë, në lokalin ku punonte adoleshenti. Sipas policisë, autorë të kësaj ngjarjeje janë Jeton Laçi dhe Kreshnik Nurçe, pronarë të lokalit. Laçi dhe Nurçe u arrestuan nga policia, pas denoncimit të adoleshentit të mbajtur peng, ndërsa në kërkim u shpallën Ilirjan Laçi, kushëri i Jeton Laçit, një prej pronarëve të

lokalit, si dhe Flogen Damarja dhe Ermal Shehi. Këta të fundit, shokë të dy djemve të njohur nga policia si pronarë të lokalit, akuzohen se kanë marrë pjesë në mbajtjen peng të kamerierit adoleshent, duke e mbajtur peng dhe hequr lirinë, në mënyrë të paligjshme për dy herë rresht brenda dy ditëve. Ky veprim është kryer pas humbjes së një kulete me rreth 500 mijë lekë të vjetra që sipas burimeve të policisë, nga hetimet e kryera i përkiste Jeton Laçit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Kavajës, kur pas humbjes së kuletës, Jeton Laçi ka akuzuar kamerierin me inicialet I. H. për këtë shkak, grupi i mësipërm i personave kanë thirrur

punonjësin e barit të lokalit, duke e pyetur atë për kuletën që ishte harruar nga Jeton Laçi. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk ka marrë kuletën që pretendohej. Pas më tepër se tri katër orë mbajtjeje në ambientet e lokalit, personat, nuk kanë qenë të bindur për autorësinë e vjedhjes së kuletës dhe e kanë lënë të lirë adoleshentin. Të nesërmen atë e kanë marrë sërish në lokal dhe po ashtu si një ditë më parë kanë vijuar të ushtrojnë dhunë ndaj tij duke e goditur, kërcënuar e shkaktuar plagë të ndryshme në trup. Pasi e kanë mbajtur disa orë, personat e kanë lëshuar adoleshentin, me qëllim që ai t’iu kthente paratë për një afat të shpejtë kohor.

Gjermeni: Legalizimet, procesi do të jetë falas me ligj të ri në janar Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit flet për një paketë ligjore që do të miratohet në qeveri brenda janarit, e cila do të ndryshojë hapat në procesin e legalizimeve Çështjet e legalizimeve të banesave, shembjes së ndërtimeve pa leje, si dhe planet rregulluese që pritet të zbatohen, janë fokusi kryesor i intervistës së ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në emisionin e parë “Të Bësh Ekonomi” në “News24” për këtë vit.

Çfarë do të jetë falas në procesin e legalizimeve?  Në 8 vite, nga 293 mijë aplikime për legalizime janë bërë vetëm 22 mijë legalizime. Kjo është një lloj dëshmie se vërtet legalizimet dhe procesi i tyre janë përdorur për fushata elektorale dhe qytetarët kanë hasur vështirësi në dokumentimin e pasurive të tyre.  Sa është borxhi i ALUIZNI-t?  Nga pagesat e sigurimeve shoqërore dhe nga pagesat e punonjësve që janë marrë me kontratë, është mbi 1 miliard lekë. Ky është vetëm një nga treguesit e situatës së dështimit të këtij institucioni. Në zyrat e ALUIZNI-t janë mbi 50 mijë dosje dhe kërkesa që kanë ardhur nga qytetarë, të cilët kurrë nuk morën përgjigje.  Çfarë do të ndodhë tani? Ky institucion po reformohet dhe

po rikonstrukturohet. Ky institucion duhet të punojë në harmoni me institucionet e tjera. E rëndësishme është marrja në punë e profesionistëve dhe vendosja e një standardi tjetër të punës, ku ne si institucion shtetëror shkojmë tek qytetarët dhe jemi aty për t’i zgjidhur problemet. Përgjegjshmëria dhe lufta kundër korrupsionit është një detyrim ligjor dhe moral që ne e kemi përballë qytetarëve. Jemi zotuar që procesi i legalizimeve do të jetë falas.  Çfarë nënkuptoni me këtë?  Po punohet për një paketë ligjore, e cila në janar do të kalojë në Këshillin e Ministrave e më pas në parlament për të gjithë hapat dhe procedurat që ne do të ndjekim përsa i përket procesit të legalizimeve. Ajo për të cilën jemi angazhuar është procesi falas dhe nuk do të ketë hallka të tepërta dhe burokraci për të cilat qytetarët duhet të paguajnë, duke filluar që nga roja deri te drejtuesi i institucionit. Brenda 4-vjeçarit, pjesa më e madhe e legalizimeve do të ketë përfunduar.  Për ta bërë më konkrete për qytetarët...nëse dikush ka një banesë për të legalizuar, çfarë

E gjitha kjo është paketa që ne po hartojmë dhe që do ta prezantojmë në janar në një event publik. Do prezantohet në mënyrë të detajuar paketa ligjore. Dua të theksoj se i gjithë procesi i legalizimeve do të jetë falas. 

do të përfitojë falas dhe çfarë do të paguajë?  E gjitha kjo është paketa që ne po hartojmë dhe që do ta prezantojmë në janar në një event publik. Do prezantohet në mënyrë të detajuar paketa ligjore. Dua të theksoj se i gjithë procesi i legalizimeve do të jetë falas.  Pjesa e procedurave do të jetë falas. Po për pjesën e ndërtimit apo për tokën, do të paguhet? 

Kjo është pjesë e paketës që ne do të prezantojmë brenda janarit.  Po shihen mundësitë që dhe të jetë falas dhe me tarifa të reduktuara?  Do u jepet fund një herë e mirë sorollatjeve të pakuptimta. Dhënia e certifikatës së pronësisë dhe legalizimeve falas do të jetë siç e kemi premtuar, prandaj dhe jemi të angazhuar. 

Dy ish-drejtues të INUK në Vlorë, nën akuzë për 65 mole në bregdet Tiranë Dy ish-drejtues të Inspe-

ktoratit Ndërtimor Urbanistik të Vlorës janë marrë të pandehur nga prokuroria, pasi nuk kanë marrë masa për një sërë molesh të ndërtuara përgjatë bregdetit Vlorë-Orikum, të cilat përdoreshin për aktivitet ekonomik. Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalus, që kanë drejtuar degën Vlorë të INUK-ut në periudhën 2010-2013, akuzohen nga Prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre. Hetimet për këtë çështje kanë nisur pas denoncimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, e cila në qershor të vitit 2012 ka konstatuar rreth 65 mole të vegjël në zonën e Radhimës, të cilat ishin krijuar nga hedhja e inerteve në det dhe përdoreshin nga subjektet tregtare që ushtronin veprimtarinë në këtë zonë. Këto mole ishin krijuar pranë lokaleve të ndryshme që veprojnë në këtë zonë me qëllim ofrimin e shërbimeve të ndryshme për pushuesit, por duke dëm-

tuar bregdetin me inertet e hedhura. Lidhur me këtë fenomen, Agjencia e Mjedisit kishte marrë 39 masa administrative gjobë, ndërsa ka informuar Inspektoratin e Mjedisit dhe Drejtorinë e Policisë së Vlorës për ndëshkimin e autorëve. “Me shkresën dt.04.04.2011 Agjencia Rajonale e Mjedisit Vlorë i drejtohet INUK dega Vlorë si dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, duke i vënë në dijeni se në zonën bregdetare Vlorë-Orikum vazhdojnë hedhjet në det të inerteve dhe gurëve me qëllim për të krijua mole, plazhe artificiale në det dhe në bregun e detit, pa qenë të pajisur me ndonjë lejë nga organet kompetente”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Pas refuzimit të INUK dega Vlorë për të vënë në dispozicion të prokurorisë dokumentacionin e mbajtur rreth këtyre rasteve, ky institucion ka përcjellë dokumente, sipas të cilave rezulton se deri në qershor të vitit 2012 kishte

konstatuar 46 raste të hedhjes së inertëve në det me qëllim krijimin e moleve. “Të gjitha këto konstatime janë kryer në të njëjtën ditë, në datën 21.06.2012. Nga INUK Dega Vlorë është vënë në dispozicion kopje e dokumentacionit të lidhur me veprimet e kryera nga ana e këtij Institucioni në vitin 2012, por nuk janë vënë në dispozicion kopje te dokum e n t e v e t ë p e r i u d h av e t ë mëparshme, për të cilat me shkresë është komunikuar që do të informonin pasi të merrnin informacionin edhe nga INUK Tiranë. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton se janë kryer veprime të mëparshme nga INUK Dega Vlorë lidhur me evidentimin dhe marrjen e masave të mëtejshme për molet e ndodhura në vijën bregdetare Vlorë-Orikum”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Prokuroria ka marrë dëshminë e ish-drejtuesit të INUK dega Vlorë, shtetasit Ruzhdi Zeneli, i cili ka shpjeguar se lidhur

me hedhjen e inerteve të ndryshme në vijën bregdetare nga ana e INUK Dega Vlorë janë ushtruar kontrolle, duke mbajtur edhe proces verbalet përkatëse të konstatimit të shkeljes. Më pas dokumentacioni është dërguar pranë INUK Tiranë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme administrative. Sipas hetimit rezulton se Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në datën 5 kor-

rik 2012 i kërkon degës së Vlorës prishjen e 46 moleve përgjatë bregdetit, duke urdhëruar që këto vendime t’u dërgohen inspektorateve ndërtimore vendore. Bashkia Orikum me shkresë zyrtare ka informuar se nuk ka mjetet e nevojshme për prishjen e këtyre moleve, ndërsa në vijim dega e INUK në Vlorë nuk ka kryer asnjë veprim lidhur me ekzekutimin e vendimeve për prishjen e moleve. “INUK Dega Vlorë edhe pas mbarimit të afatit 15 ditor nga momenti kur kanë dërguar në Bashkinë Orikum vendimet lidhur prishjen e moleve, nuk kanë kryer asnjë veprim të mëtejshëm për të ekzekutuar vendimet për prishjen e moleve”- thotë prokuroria, e cila konsideron si përgjegjës dy ish-drejtuesit e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, dega Vlorë, të cilët janë marrë të pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Leonard Bakillari


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.01.2014

7

Lëvizja e lirë, nga sot hyn në fuqi mekanizmi bllokues TIRANË Sot hyn në fuqi mekanizmi pezul-

lues i vizave, sipas rregullores së ndryshuar përmes një vendimi të marrë nga Këshilli i BE-së muajin e kaluar. Sipas vendimit, një shtet anëtar ka të drejtë t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues të regjimit pa viza, nëse përballet me një situatë emergjente, kur përgjatë 6 muajve vërehet: Rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të

paligjshëm; të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse vërehet ulje e numrit të azilkërkuesve nga Ballkani, ajo nuk është ende bindëse për disa vende anëtare, sipas zëdhënësit të komisioneres Malmstrom. “Ka një numër vendesh anëtare që këto vitet e fundit vazhdimisht janë ankuar se ka probleme me të cilat duhet të përballemi dhe kjo

nuk është e re, vijon e njëjta situatë. Shqetësimi i disa vendeve anëtare qëndron tek tendenca që nuk po ulet në mënyrë bindëse. Kjo është diçka që Komisioni po e sheh sistematikisht përmes sistemit të monitorimit dhe vlerësimit, i krijuar posaçërisht për të parë se cila është situata dhe se ku jemi”, - deklaroi Michele Cercone. Sipas një raporti të “TCH”, pezullimi i regjimit pa viza nuk bëhet në mënyrë të men-

jëhershme me ankesën e një shteti anëtar. Pas vlerësimit, Komisioni dhe Këshilli, me pëlqimin e Parlamentit, mund të marrin vendim për pezullim 6-mujor të lëvizjes së lirë ndaj vendit problematik. Në mes të vitit 2015 hyn në fuqi dhe Sistemi Europian i Azilit, që përcakton procedura dhe afate kohore të përbashkëta, si dhe një minimum të drejtash për azilkërkuesit sapo të kenë mbërritur në vendet e BE-së.

Greqia merr presidencën e BE: Pro statusit për Shqipërinë Venizellos: “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”,TIRANË Ditën e inaugurimit zyrtar të mar-

rjes së presidencës së BE-së, Greqia është shprehur pro marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në muajin qershor. Në një intervistë për Agjencinë Shtetërore greke të lajmeve, vetëm pak orë para fillimit të ceremonisë zyrtare për fillimin e presidencës greke, zëvendës-kryeministri grek Evangjelos Venizellos u shpreh se ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit është e kënaqshme dhe se Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda presidencës së saj. “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor,

gjatë presidencës greke”, - është shprehur ai. Venizellos ka theksuar se do të kontaktojë me të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit, duke vizituar kryeqytetet ballkanike, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, për të parë se si mund të lehtësohet perspektiva integruese aty ku ka dëshirë edhe nga pala tjetër. “Besoj se ky gjashtëmujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kryer veprime konkrete të cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive europiane”, - është shprehur ai. Ndërkohë, po dje në Greqi u zhvillua ceremonia e inaugurimit zyrtar të marrjes së presidencës së BE-së. Gjatë fjalës së tij, kryeministri grek, Antonios Samaras deklaroi se Europa e Bashkuar do të jetë zgjidhje për problemet. Ai deklaroi

Greqia merr presidencën e BE-së. Presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso deklaroi se Greqia është e përgatitur për presidencën dhe se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas

se Greqia kaloi një kohë të keqe dhe të vështirë, por me ndihmën e BE-së këto vështirësi u kapërcyen. “Dëshiroj t’ju bëj me dije se për ne, kjo është një ditë e veçantë, për çdo qytetar grek. Greqia humbi një standard jetese në një masë të madhe që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Greqia e bëri në mënyrë të koordinuar me ndihmën e Europës për t’iu dhënë të rinjve mundësinë për të pasur shpresë dhe dijeninë se një Europë e Bashkuar mund të zgjidhë problemet e saj”, - tha Samaras. Nga ana e tij, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se Greqia është e përgatitur për presidencën, dhe se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. “Besoj shumë se ky vit për Europën do jetë më i mirë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Athinë teksa Greqia merr presidencën e BE. Mund

t’ju them se presidenca greke është shumë e përgatitur. Europa është qëllimi ynë i përbashkët. Folëm për situatën ekonomike dhe të asistencës. Siç e kam thënë një vit më parë, 2013 ishte viti kur ekonomia e Europës filloi të marrë kthesën e saj dhe është e vërtetë që ndodhi një ndryshim perceptimi përsa i përket ekonomisë europiane. Më parë njerëzit bënin spekulime për daljen e Greqisë nga euro shkatërrimin e BE-së. Fakti që ne jemi këtu në Athinë sot duke kremtuar nisjen e presidencës greke është fakt i qartë që parashikimet ishin të gabuara dhe Greqia u tregua e aftë për të bërë përpjekje të konsiderueshme. E kam thënë një vit më parë se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Duke folur në këto momente jemi jashtë recesionit dhe këtë vit Greqia do të dalë nga recesioni”,- tha Barroso.

Mosmarrja e statusit, Pack: Problemin shiheni tek vetja! “…Nevojitet qetësi dhe s’keni pse fajësoni të tjerët. Mendoj se kur fajëson me gisht të tjerët, vjen një moment që gishti kthehet te vetvetja” Eurodeputetja Doris Pack sugjeron që së pari Shqipëria duhet të shohë nga vetja para se të dalë në konkluzione se mosmarrja e statusit lidhet me disa elemente ekstremiste të Evropës, siç u pretendua në fakt nga vetë kryeministri Edi Rama. “Është Shqipëria që pret të marrë

statusin e kandidatit. Ju duhet të shihni veten tuaj para se të drejtoni gishtin drejt ekstremeve në Europë. Ka shumë reforma që nuk janë kryer ende. Kërkohen me insistim rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ende shumë për të bërë dhe kjo dihet. Nga ana tjetër, të gjithë e kanë ende të freskët në mendje se ç’ka ndodhur vitet e shkuara. Bojkoti ka krijuar pa dyshim shumë pikëpyetje. Opozita e shkuar bojkotoi Kuvendin e Shqipërisë për një vit e gjysmë dhe nuk votoi ligjet me shumicë të cilësuar.

Dhe bëhej fjalë për lig je që e përafronin Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ligjet e kërkuara u aprovuan, por pasi u ushtrua presion. Në Gjermani, Holandë, Francë, apo Angli, ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka bërë shumë progres që prej viteve ‘90, por nevojiten prova të mëtejshme”, - tha Pack në një intervistë për “ABC News”. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit dhe krimit merr një rëndësi edhe më të madhe nisur nga eksperienca me Rumaninë dhe Bullgarinë. “Si rrjedhim, shtetet anëtare janë bërë shumë më

të vëmendshme dhe kërkuese në vlerësimin e një vendi që aspiron anëtarësimin. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe mendoj se statusi mund të jepet në qershor. Statusi i kandidatit është shumë domethënës. Ai përkthen progresin e një vendi në rrugën e anëtarësimit. Por më pas nevojiten shumë hapa të tjerë deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kjo do të marrë kohë. Kështu që nevojitet qetësi dhe s’keni pse fajësoni të tjerët. Mendoj se kur fajëson me gisht të tjerët, vjen një moment që gishti kthehet te vetvetja”, - tha ajo.


CMYK

8 09.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

“Përgjegjës i Sektorit të Informacionit dhe Reklamave, në Drejtorinë e Programeve”

“SPECIALIST NË SEKTORIN E SË DREJTËS SË TRANSMETIMIT DHE SË DREJTËS SË AUTORIT, NË DREJTORINË JURIDIKE DHE LICENCAVE”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë (Word, Access) • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese për punë në grup

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Juridik • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë (Word, Access) • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese për punë në grup

Paga e pozicionit: është në kategorinë III-a

Paga e pozicionit: është në kategorinë III-b

Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 31.01.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit, (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 3l.0l.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit, (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jene të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë me tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë; Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme: “SPECIALIST I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË SEKTORIN E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË DHE PUBLIKUN, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE DHE SHËRBIMEVE” Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gazetarisë/Drejtësisë apo Shkencave Sociale • Të ketë jo më pak se 2 (dy) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese të punës në grup Paga e pozicionit: është në kategorinë IV -a Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 31.01.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

SHPALLJE E VËNDEVE TË LIRA PËR KONKURIM PRANË ILDKPKI Në mbështetje të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, vendimit të Kuvendit nr. 40, datë 06.05.2013 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi Nëpunësit Civil”, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave shpall konkurim për vendet e lira të punës, në pozicionet:  Inspektor  Ndihmës Inspektor  Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Konfliktit të Interesave  Specialist në Drejtorinë e Kontrollit të Konfliktit të Interesave  Specialist IT, në Sektorin e Administrimit të IT. Periudha e aplikimit fillon në datë 20.01.2014 dhe mbaron në datë 31.01.2014. Të interesuarit mund të tërheqin listën e dokumentave të nevojshme si dhe kriteret e veçanta për kandidatin, pranë zyrës së Arkiv-Protokollit, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin M. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 ‘’Statusi i nëpunësit civil” dhe ligjin nr. 9131, dt 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

MARS 2013 VITI VIII BOTIMIT NR. 16 (261),

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

J

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo PLUS muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.01.2014

KETU MUND TË JETË

EMRI JUAJ!

adresa: bulevardi “gjergj fishta”, Nd 70, H1 cel: + 355 68 20 00 000 e-mail: emer.mbiemer@uet.edu.al

DO TË JESH PJESË E STAFIT AKADEMIK TË UET?

APLIKO TANI!

Universiteti Europian i Tiranës synon të zgjerojë stafin e tij akademik me pedagogë në fushat:

• E DREJTË BIZNESI • E DREJTË CIVILE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT

DOKUMENTET PËR APLIKIM

1. Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/DR 2. Këshillim i studentëve 3. Angazhimi në veprimtari kërkimore - shkencore 4. Mbështetje për institucionin

• •

KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM

1. Të ketë doktoraturë të fituar në universitete të vendeve perëndimore (OECD) ose titull (Prof. Dr., Prof. Asoc. Dr.) Pranohen aplikime edhe nga kandidatë që janë në përfundim të studimeve të doktoraturës jashtë vendit ose në proces t�� marrjes së titullit Prof. Asoc. Dr. 2. Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit; 3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë. 4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe Kartës së Bolonjës.

www.uet.edu.al

CV e hollësishme e kandidatit (shqip ose anglisht). Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët e synuara. Kopje e dëshmisë së titullit/diplomës PhD. Diploma PhD të shoqërohet me kopjen e vërtetimit të njohjes nga MASH. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagogë / udhëheqës shkencorë të kandidatit, shoqëruar me të dhënat e kontaktit të tyre.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në: bora.trajani@uet.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri në datën 15 janar 2014.

Për më tepër informacion: 068 60 31 551 dhe www.uet.edu.al

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, info@uet.edu.al

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Përse është i gabuar injektimi me borxh të huaj i ekonomisë

P

o të flasim sot me një ekonomist mbështetës të prezencës së FMN do të thotë se ne nuk ia dalim dot, problemet e mbartura nga qeveria e kaluar janë aq të mëdha saqë nuk janë për shpatullat tona dhe duhet të ndërhyjë FMN, se ndryshe “na merr lumi”. “Borxhi është aq i madh saqë rrezikojmë të bëhemi si Greqia”. Ky panik është ngjitës e fillimisht të lë pa fjalë, por më pas, po të hedhim vështrimin në të kaluarën, për çudi, situata të tilla, me qeveri që iknin e “linin arkën bosh” janë të përsëritura. Taksat dhe FMN janë dy çështje të lidhura ngushtë, pasi, kudo ku FMN vepron, ndodhemi përballë të njëjtave politika, të rritjes së taksave ose të uljes së investimeve. Në rastin tonë kanë ardhur me këmbën e rëndë duke na i imponuar të dyja. Miratimi i buxhetit të ri, aplikimi i taksës progresive dhe marrja e borxhit nga FMN, kanë qenë argum e nt e q ë f at m i r ë s i sht k a n ë tërhequr vëmendjen e opinionit, duke ngritur pyetje të shumta mbi atë që do duam të bëjmë dhe se ku do të drejtohemi në të ardhmen përsa i përket dhe zhvillimit të vendit. Nëse do të merret borxh nga FMN, automatikisht lind pyetja për vlefshmërinë financiare të këtij financimi. Për këtë arsye, le të bazohemi në të dhënat që kemi mbi termat për shlyerjen e borxhit nga FMN. 350 milionë euro viti të lëshuara për tre vjet me interes 2% nominal vjetor, për 5 vitet e para paguhen vetëm interesat, e në vazhdim borxhi do të duhet të kthehet për 5 vitet e mbetura. Pikësëpari nuk është e qartë nëse 10-vjeçari lidhet me çdo këst, apo fillon me lëvrimin e këstit të parë? E njëjta pikëpyetje ekziston dhe përsa i përket interesave; duhet të kalojë një 5-vjeçar nga lëvrimi i çdo kësti apo thjesht llogariten 5 vitet e para? Këta janë elementët të cilët na lejojnë që të parashikojmë ngarkesën financiare të shtetit shqiptar, në valutë në vitet që do të vijnë. Duke qenë se nuk kemi dijeni për kohën e ripërllogaritjes së interesave mujore, tremujore apo vjeçare, kemi

koment Florjan Salaj

supozuar ripërllogaritjen mujore dhe kemi dalë në konkluzionin që, ajo që po i serviret ekonomisë shqiptare është një hedhje laku dhe shtrëngim i fortë me xhiro të ngadaltë. Duke bërë disa përllogaritje në përmbledhje do të kemi:

> Viti 2014 - $ 5.3 milion. > Viti 2015 - $10.9 milion. > Viti 2016-$ 17 milion. > Viti 2017- $ 17 milion. > Viti 2018- $ 17 milion. > Viti 2019 e në vitet në vazhdim -$ 207 milion Pra, do të kemi në vitet në vijim një rritje graduale të ngarkesës financiare në valutë si pasojë e financimit të qeverisë me borxh të huaj, për ndërmarrjet private. Pas 5 viteve ngarkesa financiare do të jetë rreth 210 milionë euro viti. Sot borxhi i ndërmarrjeve, sipas deklaratave të fundit, shkon diku tek 250 – 300 milionë. Nuk duket sikur është shifër e lartë për t’u shlyer në të ardhmen? Pjesa tjetër që plotëson 1 miliardshin çfarë do të financojë? A kemi autonomi në përdorimin e saj? Shlyerja e tij do të bazohet në hipotezat e ecurisë pozitive të ekonomisë në vitet në vazhdim. Qeveria shpreson që, megjithë investimet e munguara në buxhet, (shlyerja e borxhit ndërmarrjeve nuk mund të quhet investim, pasi pagesat bëhen pikërisht për të eliminuar borxhet e lidhura me investime të përfunduara, në pjesën më të madhe), ky injektim i ekonomisë në valutë do të shtyjë operatorët privatë në treg të marrin frymë, të vetërregullojnë raportet me njëri-tjetrin, me bankat e shtetin në përgjithësi.

Kjo do të mund të ndodhte gjithsesi në eventualitetin që do të krijohet një ambient i përshtatshëm për biznesin, duke përmirësuar administrimin fiskal (vendi 146 në raportet e Doing Business), problemet e lidhura me lejet e ndërtimit (vendi 189 në 190), të regjistrimit të pronës (vendi 119), të respektimit të kontratave që lidhet me gjyqësorin (vendi 124). Duke konsideruar që sot ne jemi në vend të 146 përsa i përket procedurave të pagesave tatimore, komplikimi i shtuar me ndryshimin e sistemit të taksave e bën të vështirë përmirësimin e këtij pozicioni, shumë të rëndësishëm për përcaktimin e klimës së biznesit. Por jo të pamundur, dhe le të shpresojmë që problemet më sipër të zgjidhen në të ardhmen. Por, sipas shembujve të provuar në Europën Perëndimore, politika të ngjashme me atë që po ndiqet në Shqipëri, politika Shtrënguese Fiskale, me reduktim të konsiderueshëm investimesh, nuk kanë qenë efikase, pasi kanë rritur raportin midis borxhit dhe Prodhimit të Brendshëm. Pra, në vend ta ulnin, e kanë rritur borxhin. Nëse kjo do të verifikohej dhe në Shqipëri, (dhe e vetmja shpresë që mos të ndodhë do të ishte një bum investimesh të huaja, në mungesë të incentivimit të prodhimit vendas), atëherë do të gjendeshim në një situatë edhe më të vështirë nga kjo e sotmja, ku një borxh brenda shtëpisë, në lekë, do të na duhet ta paguajmë në dollarë që, nga diku do të duhet t’i gjejmë. Një tjetër problem i patrajtuar është se çfarë do të ndodhë nëse nuk zhbllokohet, nga bankat, situata me lëvrimin e kredive të reja për biznesin. Në fund të fundit, bankat janë ato që financohen, pasi biznesi, me paratë e marra nga shteti, do të paguajë kreditë në banka. Qeveria shpreson që në këtë mënyrë, të lirohen fondet prej bankave në financimin e ekonomisë e që këtej të ketë një rritje të GDP. Të shpresojmë që kjo të verifikohet në të ardhmen. Por, a ka një skenar që të parashikojë një strategji dalje, nga një situatë e mundshme, ku, gjithsesi, komunikimi bankë- biznes të mos përmirësohet dhe

Natën e mirë

bankat të mos rrisin kreditimin e ekonomisë? Sot që ne flasim, megjithë tendencën në rritje të kredive të këqija, bankat gjithsesi kanë fonde mjaftueshëm për të kredituar ekonominë, e megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodh. Risku që vjen nga ekspozimi i ekonomisë në valutë, nëse nuk do të kishte kreditim të ekonomisë prej bankave, është i madh pasi financimi me borxh të huaj do të kishte një kosto të lartë, si përsa i përket masave shtrënguese në ekonomi që marrja e tij ka imponuar, ashtu edhe për koston më të lartë që prezanton, po ta krahasojmë me financimin e brendshëm. Dhe pikërisht financimi i brendshëm nuk ka pas qenë asnjëherë në qendër të debateve duke e ngatërruar dhe njëvleftësuar me borxhin e huaj. Asgjë nuk është më shumë e gënjeshtërt. Borxhi i Shqipërisë përbëhet nga borxhi i brendshëm: prej monedhës lek, borxheve të qeverisë në bono, obligacione etj, dhe borxhit të jashtëm, përfaqësuar prej kredive në valutë dhe eurobondit. Përsa i përket borxhit ndaj biznesit, kostoja e borxhit të brendshëm përkthehet në detyrime monetare në monedhë vendase, që do të mund të paguheshin me anë të lëshimit të bonove të reja, me masa të “quantitative easing”, dhe/ ose me prerje monedhe. Në përfundim, kostoja për ekonominë prej financimit të brendshëm do të ishte gjithnjë e përballueshme me anë të emetimit të bonove dhe/ose obligacioneve, përsa i përket financimit në tregun e hapur të titujve të thesarit, dhe zero në rastin e prerjes së monedhës; me riskun e inflacionit të përmbajtur duke qenë se monedha në ekonomi kontrollohet nga bankat, dhe do të jenë ato që do të kontrollojnë monedhën sipas kërkesave të ekonomisë. (për këtë shiko: http://mapo.al/2013/11/08/ pse-nuk-duhet-te-merret-borxhper-te-shlyer-borxhin/)

Ndërkohë që, për të paguar borxhin e huaj në valutë duhen g jetur eurot/dollarët në një mënyrë ose një tjetër. Në rast të pamundësisë së shlyerjes, bankat në përgjithësi, mund të të marrin pr on ë n os e do t ë hy j n ë n ë kontrollin e organizatës që prezanton probleme të pagesave. Po në rastin kur organizata është shteti dhe banka FMN, ç’do të ndodhë nëse do të kemi vështirësi në shlyerjen e borxhit? Ku do t’i gjejmë eurot ose dollarët? Duke përmbledhur, një borxh i lartë kërkon një rritje të lartë në prodhimin e brendshëm të vendit. Në kushtet e sotme kur ekonomia nuk ka stimuj në investime publike, rritja shpresohet që të vijë vetëm nga iniciativa private dhe investimet e huaja. Por nëse kjo nuk ndodh? A e kemi garancinë që buxheti i ri do të sigurojë rritje? Jo. Ndaj dhe lindin një sërë pyetjesh. Përse injektimi i ekonomisë për sa i përket shlyerjes së borxhit ndaj privatëve nuk është bërë duke kërkuar burime financimi të brendshëm, si financimi nëpërmjet bonove, ose ushtrimi i së drejtës së sinjorazhit, duke krijuar kushtet e përshtatshme ligjore aty ku nuk janë? Përse nuk është ndjekur shembulli i vendeve që kanë të drejtën e sinjorazhit si USA? Çdo muaj FED fut 85 miliardë dollarë në ekonomi. 5 vite nga aplikimi i këtyre masave, inflacioni në Amerikë është ende në nivele të ulëta. Ç’do të ndodhe nëse nuk arrihet që të rritet GDP në masën e duhur prej të paktën 3% viti, dhe ku do të gjendet valuta për të paguar borxhin e huaj? A ka një skenar që të marrë në konsideratë mosrealizimin e parashikimit në lidhje me investimet e huaja, të mjaftueshme për të lejuar një rritje GDP- je të tillë që të shlyejë pa problem rritjen e ardhshme të borxhit të huaj? *Autori është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Doktoruar në Universitetin La Sapienza në Romë.


op-ed

2

Blog / Ndoshta në tjetër jetë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Diktatori vdiq, Hitleri është gjallë në Galerinë Kombëtare

11

09.01.2014

Universitet /Angazhimi studentor: mes politikëbërjes dhe bursave

Ndonjëherë demokracia duhet larë në gjak. - Augusto Pinochet

Rama- Thaçi, një shfaqje në Prizren N

ëse do të kishte qenë kryeministër disa vite më parë, Edi Ramës do t’i duhej që këtë të shtunë të kalonte ose nga Maqedonia, ose nga rruga e vjetër e Kukësit për të mbërritur në Prizren. Por ai do të jetë atje në më pak se dy orë, falë rrugës për të cilën nguli këmbë vazhdimisht se nuk ishte një prioritet i Shqipërisë dhe se ato para mund të ishin investuar diku tjetër ku qytetarët shqiptarë kishin më shumë nevojë. Megjithatë, sot që është kryeministër ai do të takohet me Hashim Thaçin me premtimin e madh se këtë rrugë dhe shumë mundësi të tjera që janë krijuar, do t’i përdorin në afrimin e shqiptarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre. Dhe se ky angazhim i tyre do të jetë një prioritet. Të shtunën pra, dy kryeministrat kanë vendosur të bëjnë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Simbolika e këtij takimi është e fortë. Ai do të mbahet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, është i pari i këtij lloji e për rrjedhojë mëton epitetin historik. Nga skenari gjithçka duket e studiuar që sfondi para të cilit do të pozojnë dy kryeministrat të jetë i denjë për librat e historisë. Por historia veç fotove ka nevojë edhe për akte, e këto do të jenë prova e vërtetë se çfarë vlere do të ketë në të ardhmen kjo mbledhje e parë e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Zakonisht, përpjekja për t’i dhënë një nisme përmasa dhe peshë shumë më të madhe se çka ajo përmban në të vërtetë, çon në dyshime të forta mbi qëlli-

met pse ajo është ndërmarrë. E në këtë rast dyshimi kryesor ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare dhe lëshimin e premtimeve të mëdha thjesht për kapital politik dhe elektoral nga dy kryeministrat. Shija e ahengut alla turka me vëlla Erdoganin, po në qytetin e Prizrenit, është ende e freskët. Fakti që deri më tani është menduar më shumë për anën figurative të takimit dhe jo për ndonjë projekt konkret për të cilin shqiptarët do të duhej të informoheshin më parë, të bën të mendosh se Rama dhe Thaçi kanë patur prioritet takimin në vetvete dhe jo produktin e tij. Ata synojnë të prodhojnë një lajm të madh pa patur një plan se çfarë do të bëjnë më pas. Problemi më i madh për shqiptarët në të dyja anët nuk është nevoja për ndonjë lidhje apo besëlidhje si ajo e 100 e ca viteve më parë, as betimet e përbetimet se jemi një apo se do bashkohemi në Europën e Bashkuar. Këtë moment historik shqiptarët e kanë kaluar dhe afrimi mes tyre ka ndodhur. Ndarja ka rënë, njohja është më e madhe, hapësira e përbashkët fizike, mendore e shpirtërore zgjerohet dita-ditës e njerëzit po fitojnë ndjesinë se jetojnë në të njëjtin vend. Simbolika patriotike, qoftë edhe e nënkuptuar, në diskursin e politikanëve tingëllon sot e panevojshme, e tejkaluar dhe butaforike. Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, ku dy burra do i japin dorën (besën) njëri-tjetrit duket tepër folklorike pavarësisht moshës së personazheve. Ajo që shqiptarët kanë nevo-

jë, më shumë sesa një show patriotik, është lehtësimi nga ana e dy qeverive i një procesi që ata vetë e kanë ndërmarrë veçanërisht 4-5 vitet e fundit. Afrimin mes tyre ata po e bëjnë vetë dhe qeveritë përkatëse duhet të mos vënë pengesa në mes, por të krijojnë kushtet që do të përshpejtonin një fenomen që tashmë ka marrë udhë. Me interes për qytetarët e dy vendeve do të ishte të dinin nga dy qeveritë nismat konkrete në drejtim të përmirësimit të gjendjes dhe afatet e realizimit të tyre. Nëse Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të arrinin të realizonin diçka në këtë drejtim, shqiptarët do të ishin të kënaqur edhe nëse ata komunikonin me skype dhe nuk merrnin rrugën deri në Prizren. Është pikërisht tendenca për show politik dhe skenografia e takimit të së shtunës që e komprometon qëllimin e mbledhjes mes dy qeverive. Qeveritë mund të ishin takuar edhe në Tiranë ose Prishtinë, sepse më me rëndësi janë vendimet që ato marrin se sa vendi ku i marrin. Rama dhe Thaçi mund t’i shtrëngonin duart edhe në ndonjë fshat të veriut ku mbillen patate, sepse simboli i patateve të bllokuara në doganë është sot më domethënës sesa ecja e udhëheqësve në oborrin e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit. Sepse njerëzit presin një zgjidhje për pataten, për rrushin, për materialet e ndërtimit e prodhimet e tjera që prej vitesh janë peng i politikave amatore fiskale mes dy vendeve. Qeveria e Tiranës vendosi të japë 100 mijë euro për një ma-

koment Armand Shkullaku

ternitet në Luginën e Preshevës dhe mirë bëri, por a ka një plan konkret për të ndërtuar spitale të përbashkëta Shqipëri- Kosovë për të administruar më mirë fondet dhe mjekët e që shqiptarët mos marrin rrugët për Shkup e Turqi? Po universitete të licencuara nga komisione të përbashkëta a mund të krijohen? Kur do të ngrihet një qendër e madhe distribucioni në afërsi të Morinës për të gjitha prodhimet e mallrat që qarkullojnë mes dy vendeve? Po me energjinë, taksat, investimet e përbashkëta çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës? A do të ketë lehtësira për ata që investojnë në dy vendet, që promovojnë prodhimin vendas, që rrisin turizmin, etj? Këto nuk janë pyetje që shtrohen vetëm për takimin e së shtunës mes dy qeverive. Këto janë çështje që prej vitesh shqetësojnë realisht qytetarët që shohin mundësi të mëdha në afrimin mes tyre dhe boshllëk po aq të madh në aftësinë e politikanëve për t’i trajtuar ato. Shenjat janë që edhe të shtunën në Prizren angazhimet qeveritare të mbeten në kufijtë retorikë. Rama dhe

Thaçi do të mundohen secili për vete të përfitojë kapital politik nga një show mediatik që do të transmetohet live në Tiranë e Prishtinë. Kryeministri Thaçi ka nevojë për kredite patriotike për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht se nuk përmenden në asnjë rresht të marrëveshjeve mes Prishtinës e Beogradit, janë vënë me mjeshtëri në qendër të mbledhjes së të shtunës për të dëshmuar shqetësimin patriotik të dy qeverive për fatin e tyre. E nëse Thaçit i duhet një kartë shqiptarizmi për ta luajtur në skenën politike vendore, kryeministri Rama është në kërkim të një tjetër kapitali. Pas dështimit të marrëveshjes me SHBA për asgjësimin e armëve kimike siriane, ai po tenton dëshpërimisht të dëshmojë dimensionin e një lideri jo thjesht lokal. Nëpërmjet Kosovës, Luginës apo ftesave për të përfshirë në takime simbolike edhe shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi, Edi Rama përpiqet të fitojë një peshë rajonale dhe të faktorizohet kështu tek partnerët strategjikë të Shqipërisë. Por një lider i vërtetë provohet në momente të vështira kur duhet të marrë vendime dhe Rama ka mbetur në këtë provim. Problemi i Thaçit brenda dhe ai i Ramës jashtë padyshim që reflektohen në takimin e së shtunës në Prizren, duke e rritur më shumë dyshimin në efikasitetin e një nisme të tillë. Megjithatë të presim e të shohim, një gjë e kemi të sigurt: spektakli nuk do të mungojë.

Një propozim në prag të takimit të përbashkët të dy qeverive shqiptare: Fillojeni me arsimin

K

ëtë të shtunë, për herë të parë do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Edhe pse nuk është një ide origjinale, - pasi të tilla kanë mbajtur edhe fqinjët e afërt si Maqedonia, por natyrisht nën leksionet e shkëlqyera të BE-së, ku përfaqësuesit e qeverive të vendeve anëtare mblidhen në baza të rregullta,- është një iniciativë mjaft e mirë. Pavarësisht se është lënë të mbahet gjatë një dite pushimi – një ditë pune do të ishte shenjë e një serioziteti më të madh,- mbledhja e përbashkët shpresoj të shkojë përtej simbolikës së një takimi, në qytetin historik të Prizrenit. Natyrisht mendoj se këtë takim kurrsesi nuk duhet ta zhveshim nga simbolikat. Madje mendoj se po na nevojiten në rrethanat kur identiteti kombëtar ka filluar të sulmohet në mes të ditës me diell. Por natyrisht ato janë krejt të pamjaftueshme për të krijuar një vizion të bashkëpunimit, e më pas për ta implementuar në praktikë, sepse me retorikë jemi ngopur. Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së parë në cilësinë e kryeministrit, në Kuvendin e Kosovës, mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm, programatik do të thosha. Ai numëroi dhjetëra fusha ku Shqipëria dhe Kosova mund të bashkëpunojnë. Natyrisht, çështja nuk është tek identifikimi i këtyre fushave pasi kjo në mënyra të ndryshme është bërë, por tek mbajtja e premtimit për ta nisur atë bashkëpunim të cilin sot e kësaj dite e kemi tek ABC-ja e abetares

koment Alma Lama

së përbashkët, thënë pa simbolika këtu. Unë dhe shumëkush tjetër do të ishim të lumtur nëse gjysma e tyre do të realizohej. Sfidat janë të mëdha, duhet të jemi realistë, por vullneti politik do të tejkalonte shumë prej tyre. Por le t’i kthehemi mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Ajo çfarë është bërë publike është krijimi i një fondi të përbashkët nga ana e të dyja qeverive, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo është një iniciativë shumë e mirë, sepse me thënë të drejtën, ata janë të vetmit që ndihen jetimë, duke i pasur dy shtete amë. Mjaft të hedhim sytë matanë lumit Ibër në Mitrovicë, për të parë se çfarë bën Serbia për serbët në Kosovë. Jo vetëm që i ndihmon, por i mban ata edhe bomba të kurdisura me mundësinë e shtypjes së butonit kur t’i nevojitet Serbisë. Natyrisht, ky lloj investimi është në kundërshtim me logjikën e fqinjësisë së mirë, të cilën ne shqiptarët e kemi dëshmuar se e duam dhe kemi dhënë prova për këtë. Mbledhjen e dy qeverive, përtej pozicionit tim opozitar e partiak, në radhë të parë unë kam dëshirë ta shoh si takim të mirëfilltë pune, të shoqëruar nga ide dhe projekte që duhet të dis-

kutohen e miratohen. Që të ndodhë kjo, do të duhej t’i kishte paraprirë ekspertiza. Duke qenë se s’kam informacion që diçka e tillë ka ndodhur që prej kohës kur u deklarua mbledhja e përbashkët e qeverive, do të ishte e pritshme që në këtë takim të vendosej për temat e identifikuara që të mbështeteshin me grupet e ekspertëve përkatës. Natyrisht kjo mbledhje mund të jetë caktim detyrash për secilën qeveri, duke qenë se në asnjërin prej buxheteve nuk është parashikuar ndonjë plan i përbashkët. Sidoqoftë në këtë shkrim unë do të hedh në publik një propozim timin, i cili besoj se do të ishte një fillim i mbarë, por edhe një projekt shumë i mundshëm. E kam fjalën për arsimin. Jam e bindur se një platformë e përbashkët kombëtare në këtë fushë do të ishte një investim pragmatik, e njëherësh afatgjatë. Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë një sistem të përbashkët arsimor, ku të shfrytëzohen përparësitë e praktikave më të mira të dy vendeve. -Për t’u bërë kjo, pikësëpari duhet të fillojë hartimi i teksteve të përbashkëta. Nuk ka asnjë pengesë shkencore e as politike që tekstet e matematikës, kimisë, biologjisë, gjeografisë apo shkencave të tjera, të jenë të njëjta. Arsyeja pse s’ka pasur vullnet bashkëpunimi deri tani lidhet thjesht me tenderat shumëmilionëshe dhe korrupsionin. Pengesa nuk mund të ketë as për lëndët shoqërore, as për historinë sepse ka një Histori të Popullit Shqiptar, e as për Letërsinë sepse ka një letërsi në gjuhën shqipe, as për artet e tjera

që studiohen edhe nëpër universitete. Ky bashkëpunim aktualisht është aq i mangët, saqë kam vënë re në Kosovë se nëpër shkolla 9-vjeçare, të mesme por edhe fakultete, ende jepen si literaturë libra të letërsisë së realizmit socialist. Shumë pak nga kjo letërsi e mbarsur me ideologjinë komuniste ka arritur t’i mbijetojë kohës, mirëpo ja që listat e librave që iu sugjerohen fëmijëve për t’i lexuar kanë mbetur pa u rishikuar e freskuar. -Lë shumë për të dëshiruar edhe cilësia e teksteve shkencore, të cilat duke u hartuar shpesh nga njerëz jokompetentë, që nuk ia përtojnë herë pas here të marrin materiale edhe nga Wikipedia e t’i plasin në tekste shkollore. Krijimi i grupeve të përbashkëta që do të hartonin tekste të përbashkëta, me shumë më pak shpenzime por me cilësi shumë më të lartë, do të ishte një investim i nevojshëm. -Tjetra do të ishte ndarja e fondeve për shkëmbime nxënësish dhe studentësh nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Ka plot shtete që e bëjnë këtë, madje me vende që s’kanë ndonjë lidhje shpirtërore. Thjesht shkëmbim njerëzish, eksperiencash, idesh, që do të çonte tek një integrim më i madh mes nesh, njohje e tregut të punës që më pas do të ishte një treg i përbashkët pune. -Trajnimet e përbashkëta të mësuesve në lidhje me çështje të ndryshme por veçanërisht të atyre që janë të ndjeshme, ta zëmë toleranca etnike, racore, fetare, ndryshimet kulturore, përkatësia kombëtare, identiteti kombëtar etj. Pa dyshim që ka nevojë për

një përafrim të madh në lidhje me modelet dhe metodat e mësimdhënies. -Çfarë do t’i kushtonte buxhetit të dy qeverive hapja e një, dy apo tri shkollave të mesme të përsosmërisë dhe kreativitetit ku nxënësit më të shkëlqyer, talentet, të kenë mundësinë e zhvillimit maksimal të aftësive të tyre. Këto shkolla do të prodhonin elitat e ardhshme intelektuale, aq të nevojshme për kombin tonë. -Universitetet, edhe pse janë mjaft autonomë në veprimtarinë e tyre, sot vuajnë nga një ngurrim i skajshëm bashkëpunimi. Barrikadimi ‘secili në shtëpinë e vet’ është aq i madh, sa më vjen turp edhe kur e mendoj. Elitat e presupozuara intelektuale nuk shohin përtej hundës së tyre, thjesht janë zhytur në interesat personale që pamundësojnë hapjen për të rinjtë, shkëmbimet ndërshtetërore etj. Kjo duhet kapërcyer një orë e më parë, dhe një barrë e mirë për ta bërë këtë u bie edhe ministrive të Arsimit, të cilat duhet të kenë nj ë v i z i o n d h e t a mb ë sht e t i n financiarisht atë. Shkëmbimi i profesorëve dhe studentëve mes Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej të ishte një praktikë e rëndomtë. Idetë pra mund të jenë të pafund vetëm në këtë fushë, ashtu sikurse në fusha të tjera si politika e jashtme, ekonomia, tregu i përbashkët, siguria, turizmi etj. Por unë, gjithsesi, jam fanatike e fillimit të bashkëpunimit me arsimin, apo me fushën që u iluminon mendjet njerëzve. *Autorja është deputete e LDK-së. Qëndrimet janë personale.


12

kome n t

universitet

Përkrahësit neoliberalë deklarojnë që t’u japësh studentëve më shumë zgjedhje dhe mundësi për angazhim kohët e fundit, i fuqizon ata: të rinjtë mund të kenë më shumë kontroll dhe të fitojnë gjithashtu më shumë përgjegjësi gjatë të mësuarit dhe përvojës.

Angazhimi studentor, mes politikëbërjes dhe bursave A

ngazhimi studentor është bërë kryefjalë në politikat e arsimit të lartë dhe bursat. Ai është përfshirë si pjesë e reformave të arsimit të lartë në shumë shtete, ku shoqërohet me modernizimin e mësimdhënies dhe të të nxënit, cilësinë e shërbimeve studentore apo cilësinë e g jithë për vojës studentore ndërkohë që ata vazhdojnë studimet. Është një koncept kaq i gjerë sa të gjithë, si ata që mbrojnë reformat neoliberale në arsimin e lartë dhe ata që i kundërshtojnë, kanë tendencën të bien dakord që kjo është një gjë e mirë. Po djalli fshihet sigurisht në detaj dhe detajet mund të jenë të dhimbshme. Përkrahësit neoliberal deklarojnë që t’u japësh studentëve më shumë zgjedhje dhe mundësi për angazhim kohët e fundit i fuqizon ata: ata mund të kenë më shumë kontroll dhe të fitojnë gjithashtu më shumë përgjegjësi gjatë të mësuarit dhe përvojës.Kritikët thonë që politikat e angazhimit janë pjesë e mjeteve të qeverisë, perde për të fshehur rritjen e pabarazive sociale brenda arsimit të lartë. Koncepti neoliberal i angazhimit studentor përmblidhet në pasqyrimin e studentëve si konsumatorë të shërbimeve të arsimit të lartë të cilët mbajnë një marrëdhënie kontraktuale me institutet e tyre që u sigurojnë këto shërbime . Angazhimi studentor në procedurat e sigurimit të cilësisë së brendshme, përfshirë feedback-un e studentëve, pritet të sigurojë “kënaqësinë konsumatore”. Studentët nuk janë të ndaluar të marrin pjesë në qeverisje, por roli i tyre

pritet të jetë më shumë këshillues sesa vendimmarrës. Kritikët nuk kundërshtojnë angazhimin e studentëve, si të tillë, por kërkojnë që të rikonceptualizohet dhe janë për një studim të kujdesshëm të implikimeve të reformave aktuale për studentët. Kjo është kërkuar veçanërisht në kontekstin e sondazheve të gjera me studentë që përfshijnë pyetje sesa të kënaqur dhe të angazhuar janë studentët me edukimin e tyre. Në Britani për shembull, si politika “ studentët në zemër të sistemit” dhe Sondazhi i Studentëve kanë nxitur një debat të nxehtë rreth konotacioneve konsumatore dhe logjikën metodike që ndikojnë mbledhjen e të dhënave në shkallë të gjerë. Ka probleme të shumta rreth përdorimit të të dhënave të mbledhura pa konsideratë të mjaftueshme për: diferencat në profilet e studentëve që shfaqen nëpërmjet të dhënave dhe “kapitali kulturor” që u jep formë zgjedhjeve të tyre, kërkesave dhe përvojave brenda dhe jashtë arsimit të lartë, së dyti për diferencat në qëllimet dhe orientimin e institucioneve në të cilat këta studentë janë regjistruar dhe së treti zhvillimet e gjera socioekonomike në shoqëri. Këto probleme janë rritur kur të dhënat e përdorura kanë shërbyer si treguesi më i mirë i performancës ose për të klasifikuar institucionet e arsimit të lartë. Ka një kërkim të gjerë mbi format e ndryshme të angazhimit të studentëve që mund të ndihmojnë investigimet e studentëve të cilët synojnë të përmirësojnë praktikat

Manja Klemencic, postdoktorante në departamentin e Sociologjisë në Harvard dhe redaktore e Gazetës Europiane të Arsimit të Lartë.

Është një koncept kaq i gjerë sa të gjithë, si ata që mbrojnë reformat neoliberale në arsimin e lartë dhe ata që i kundërshtojnë, kanë tendencën të bien dakord që kjo është një gjë e mirë. Po djalli fshihet sigurisht në detaj dhe detajet mund të jenë të dhimbshme.

institucionale. Në fakt, literatura është shumë ekuivoke, pyetjet kërkimore nxisin përgjigje shumë të ndryshme (ose ato mund të mungojnë fare) dhe politikëbërësit janë shpesh timonierët. Literatura përfshin tri fusha kryesore: kërkimin mbi të mësuarin e studentëve brenda aktiviteteve formale dhe ekstrakurrikulare, kërkimin mbi strukturat dhe proceset e drejtimit akademik dhe së fundi, kërkimin mbi përfshirjen qytetare të studentëve dhe pjesëmarrjen politike në demokraci. Jeta studentore

Ajo që ky kërkim ka të përbashkët është interesi i dukshëm në zbulimin e si vepron statusi i studentit me agjencinë e studentëve dhe aftësinë e tyre për të bërë zgjedhje. Ky trup kërkimor po integron ngadalë në aparatin e tij teorik disa karakteristika. Një prej tyre, statusi i studentit, si një faqe jete është unik në kuptimin që është kalimtar, zhvillues dhe shërben si start (si një rit i pritshëm i kalimin në një status tjetër social). Të qenin në zonën e “të mësuarit të lartë” në arsimin formal, ai shoqërohet gjithashtu me nivelet e larta të pjekurisë praktike (të kujdesuri për veten të pavarur nga prindërit) dhe emocionale. Për shumë studentë të regjistruar formalisht në arsimin e lartë, të qenit student është një aspekt i rëndësishëm, në mos dominuesi i identitetit të tyre në atë fazë të veçantë të jetës. Në qoftë se nuk është, nëse ata nuk ndihen sikur i përkasin dhe janë të papërfshirë në institucionin e tyre, atëherë ka shumë mundësi që studentët të

dështojnë ose ta lënë në mes shkollën. Së dyti, bursat për angazhimin studentor po nisin të bëhen të vlefshme për faktin që trupi studentor është thellësisht heterog jen. Kërkuesit po bëhen të ndjeshëm ndaj shtrëngesave dhe mundësive që sfondi socio-ekonomik, gjinia, feja, raca dhe etnia, në kuptimin e kapitalit kulturor, u ofron zgjedhjeve të studentëve, angazhimit dhe përvojave në arsimin e lartë. Ka gjithashtu një interes të rritur në vlerat e studentëve dhe sjelljet që kërkojnë ta portretizojnë studentin në një mënyrë më të nuancuar sesa do e bënte shqetësimi popullor mbi “karrieristët” versus “intelektualët”. Një platformë e diskutueshme

Ndërkohë që është i fuqishëm për sa i përket aplikimit teorik të konceptit të angazhimit studentor, unë jam disi më e bindur që përdorimi i tij si platformë “diskurseve” nuk është diçka e keqe. Si e tillë kjo, do stimulojë një marrëdhënie ndërdisiplinore mbi jetën studentore dhe agjencitë e studentëve, duke çuar kështu në një zhvillim të mëtejshëm të burimeve. Vlera e analizës interpretuese në kërkimin mbi angazhimin studentor nuk mund të kapërcehet dhe një analizë e tillë po bëhet më e mundur me avancimin e informacionit dhe teknologjisë së komunikacionit. Gjithashtu ne nuk mund të neglizhojmë vlerën e studentëve të angazhuar si kërkues, si bashkëprodhues aktivë të njohurisë, në kërkimin mbi angazhimin studentor. Manja Klemencic, marrë nga "University World News"


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

09.01.2014

Vendin tim e kam mbi shpinë

Unë nuk jam Bujari

Mbajtja në ajër e bizeles

Diktatori vdiq

Pa titull

Ekspozita

Gjermanët kanë pak frikë prej meje

E kuqe e përbashkët Në kokë

Diktatori vdiq

Si e kanë konceptuar dyshimin 12 artistët pjesëmarrës në edicionin XX të konkursit “Onufri”. Fituesi do të shpallet në fund të këtij muaji

Hitleri është gjallë në Galerinë Kombëtare

A

rtisti e merr frymëzimin kudo dhe nga çdo gjë, por kur duhet t’i bësh elozhe dyshimit, në mos politika, liderët e saj shihen gjithmonë me dyshim. Ndoshta për këtë arsye shumë prej artistëve pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar “Onufri” e kanë gjetur frymëzimin tek politika. “Diktatori vdiq”, thotë artisti Ivi Topp përmes instalacionit të tij. Artisti tallet me sisteme të ndryshme rregulli dhe rendi, qofshin këto etiketat sociale apo thumbat e rregullt që i hedh botës së artit. Shpesh ai përdor manifeste e motive nga arti i së shkuarës dhe sektorë të tjerë si p.sh. media, që të përcjellë mirë mesazhin e tij. Puna e Ivi Topp kërkon të hedhë dritë mbi natyrën e papajtueshme të botës dhe ndërhyrjeve tona në të, pa pasur shumë rëndësi se ku shtrihen ato. Videoja “Diktatori vdiq” tregon në një kohë shumë të shkurtër fenomenin e mediatizimit pas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985. Lajmi i vdekjes së tij u përcoll me skena groteske të një historie masive. Fragmente intervistash të filmuara nga TVSH ditën e vdekjes së diktatorit përdoren si sfond audio. Gjestet e tyre tregojnë dyfytyrësinë e njerëzve si mjet kundra shtypjes. Një vorbull ndjenjash nga dyshimi dhe pasiguria tek lumturia dhe frika kombinohen në një vështrim të akullt. Vizitorët mund ta shohin gjithë këtë skenë teatrale të ulur bash në kolltukun ku ulej diktatori gjatë vizitave të tij të rralla në Galerinë e Arteve. Në krah të ekranit të televizorit ngjyrë gri janë vendosur dy enë, ku njëra mban lot e tjetra ujë. Në këtë instalacion nuk është e rëndësishme për artistin nëse njerëzit arrijnë të dallojnë një lëng nga tjetri, për shkak se realiteti dhe trillimi janë subjekte të së njëjtës klishe. Në një tjetër hapësirë në tjetër kohë “Nga mbrapa monumentit” të artistes Jasmina Metwaly që vjen nga Kajro për të qenë pjesë e konkursit “Onufri”, zhvillohet një tjetër skenë filmi. Artistja egjiptiane prezantohet në edicionin XX të “Onufrit” me një film të shkurtër mbi marrëdhëniet mes imazhit, spektaklit dhe spektatorit. Narrativa e saj ndërtohet rreth historisë së një rruge që mban emërtimin “Mohamed Mahmoud” dhe përleshjeve që ndodhën atje midis aktivistëve dhe policisë në vitin 2011 në Egjipt. Historia tregon sesi imazhet poli-

tike kthehen në spektakle të realitetit dhe sesi riprezantimi dështon për të tejkaluar natyrën e tij. Zëri i një spikeri shoqëron materialin filmik të marrë në kontekste dhe situata të ndryshme. Dyshimi që imponon vepra koincidon me fuqinë e utopisë dhe shkon përtej faktit të përfshirjes aktive në manifestim civil apo qëndrimit jashtë tij, sepse në fund të fundit ne të gjithë shndërrohemi në spektatorë. Driton Selmani, artisti që vjen nga Ferizaj i Kosovës, në veprën e tij titulluar “Vendin tim kam mbi shpinë” reflekton mbi situatën politike sot. Në hapësirën e GKA-së ai ka vendosur një seri tullumbacesh të zeza që janë lidhur në bisht me ca thika të mprehta, teksa tentojnë të ngjiten lart në tavan. Me këtë vepër artisti krijon një qark të shkurtër që të përmbysë kuptimin që ne zakonisht i mveshim një objekti, në këtë rast tullumbaceve dhe thikave, për të reflektuar mbi situatën politike në ditët tona kur shteteve, në kuptimin e plotë të fjalës “iu ngulen shumë thika mbi shpinë”. Në veprën “Vendin tim kam mbi shpinë”, shfaqet dukshëm sesi ëndrrat për ndryshim kanë ngrirë. Dhe sipas artistit, në këtë gjendje pezullie çfarë mbijeton dhe ngre krye është ndenja këmbëngulëse e dyshimit. Selmani prezantohet me dy punë në këtë konkurs që qëndrojnë krah njëra-tjetrës. Në veprën e dytë, Selmani i është referuar një proverbi shqiptar: “Nuk mundesh me i mbajtë dy bostane në një dorë”. Në fakt fotoja ku ai paraqet veten duke mbajtur dy bostane në një dorë nuk përgënjeshtron proverbin, i cili në fakt i referohet pamundësisë për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë. Për më shumë proverbi duket se përmbledh gati të gjithë biografinë e artistit. Në videon groteske “Gjermanët kanë frikë prej meje”, artisti nga Mitrovica e Kosovës, Alban Muja eksploron mungesën e kujtesës historike në kohët tona. Në video ai ka në qendër një burrë rreth të 50-ve që jeton në Mitrovicë, i cili thotë se është Hitleri, megjithëse vetë personazhi i videos nuk e mbështet veprën e Hitlerit. Hitleri nga Mitrovica shfaqet në momente të ndryshme të jetës së përditshme. Ai thotë se natyra i ka dhënë rastin për të qenë Hitleri i gjallë. Portreti i tij (ngjashmëria me Hitlerin) i sjell dhe përfitime financiare pasi ai merr 40 euro vetëm për një fotografi me të. Dhe janë shumë që shkojnë deri në Mitrovicë për ta vizituar, deri dhe forcat e KFOR-it dhe NATO-s që veprojnë në Kosovë. Për më tepër shtëpia e tij është kthyer në një lloj koordinate orientuese në qytet.

Thonë se s'mundesh me i mbajtë dy bostanë me një dorë

“Unë nuk jam Bujari”, bërtet artisti Ergon Zaloshnja, i cili eksploron marrëdhënien mes artit dhe politikës, mes pushtetit dhe institucioneve. Kjo “kritikë e gjerë institucionale” filloi në vitin 2007 kur e arrestuan padrejtësisht në aeroportin e Firences, ku ai ishte gati të merrte avionin për në Tiranë për të marrë pjesë në ekspozitën “Onufri” të atij viti. Por e ndaluan gjatë një kontrolli rutinë të pasagjerëve dhe e quajtën “Bujar”, një kriminel që dyshohej se kish kryer krime serioze, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. E mbajtën të mbyllur në burg për 20 ditë, derisa doli para gjykatës së Napolit. Pavarësisht protestave të artistit për ngatërrim identiteti, policia i sekuestroi gjithçka personale, përfshi edhe veprën me të cilën ai do të prezantohej në konkursin “Onufri”. Pas përfundimit të seancave gjyqësore atë e liruan, por gjatë gjithë këtij kalvari me sistemin gjyqësor ai përsëriste vazhdimisht: “Unë nuk jam Bujari”. Të dyja tekstet e shkruara në një letër A4 për konkursin “Onufri” janë versioni i artistit mbi ngjarjet dhe faktet. Letrat duken si një autobiografi e artistit. Arkitektura dhe kaosi urban Në serinë fotografike titulluar “182 cm”, artisti Endri Dani dëshmon të jetë realiteti i pashmangshëm i trashëgimisë kulturore të së shkruarës. Në të gjitha fotot ai portretizohet duke krahasuar gjatësinë e tij me disa blloqe apartamentesh të ndërtuara gjatë diktaturës komuniste në disa qytete të Shqipërisë. Fotot tregojnë se dy gjatësitë (humane dhe arkitektonike) koincidojnë pasi Da-

ni është po aq i gjatë sa dhe hyrjet e ndërtesave. Ndërsa punët e Elton Kores janë një lloj meditimi mbi kohën dhe hapësirën në evolucionin kompleks shqiptar të arkitekturës dhe ndërtimit para dhe pas 1990-ës. Në serinë e tij “Pa titull”, Kore propozon një grup vizatimesh me pastel dhe karbon. Seria reflekton një peizazh urban të shkatërruar dhe dystopik si rezultat i transformimit sociale. “Pa titull” përbëhet nga tri vizatime të mëdha dhe është konceptuar si një storyboard i një filmi të shkurtër të animuar... Dyshimet e qenies Dy artistët, Mariza Miglior dhe Luigi Coppola, edhe pse të huaj duket sikur janë udhëhequr nga proverbi shqiptar “Vërja festen sipas kokës” në kolazhin e tyre fotografik. E tillë është puna e titulluar “Në kokë”. Dy artistët kanë qenë pjesë e një projekti që u zhvillua një javë para zgjedhjeve bashkiake të Romës në maj të 2013-ës. Secili pjesëmarrës në projekt prodhoi kapelen për kokën e vetë dhe rezultati është një kolazh fotosh që ekspozohen në konkursin “Onufri”. Videoja “Gjithmonë në ajër” edhe ajo e artistes Mariza Miglior, që tregon një mashkull që hidhet nga një trampolinë 10 metra e lartë. Imazhet dhe tingulli regjistrojnë sekuenca në kohë të devijuara nga rrjedha normale, duke zbuluar variacionet më fine ndjesore të hedhësit që ndodhin gjatë udhëtimit të tij nga toka në ujë. Në këtë video, përpara se të hidhet mashkulli qëndron në një hapësirë boshe, duke u kthyer në simbolin e një dyshimi ekzistencial: të hidhet apo të qëndrojë ngrirë. “E kuqe e përbashkët” e artistes Silvia Agostini, eksploron trupin e njeriut ku vetëm një lëkurë e hollë ndan hapësirën e brendshme nga ajo e jashtme. Në video dy burra mbajnë ekuilibrin mbi kokën e njëri-tjetrit, duke krijuar një siluetë që është thuajse e pamundur të realizohet dhe që ngjan më shumë me një numër cirku sesa me realitetin. Dy artistë, njëri nga Italia e tjetri nga Franca, mbajnë në ajër një kokërr bizele. Instalacioni “Mbajtja në ajër e bizeles” sugjeron një hapësirë në varësinë e një serie forcash e tensionesh. Në instalacionin që Py Verde prezantojnë për “Onufrin”, një bizele e freskët mbahet në ajër në sajë të një rrymë ajri të vazhdueshme, gjeneruar nga një kompresor. “Lufta” mes levave, peshave dhe formave të ndryshme e bën pajisjen të rrijë vazhdimisht në lëvizje duke iu nënshtruar një loje tërheqëse. Mbajtja në ajër e bizeles përfaqëson pasqyrën e vetë dyshimit... A.Tuci


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

I arratisuri dorëzohet për shkak të të ftohtit 4

5

12 14

7

8

9

10

16 20

25

26

20

21

32

23

47

48

24

34

38 41

18

28 33

37

17

22

27

40

11

13

15

19

36

6

29

30

45

46

31

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39 42

43

49

44

50

51

Koha e fillimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Ai që merret me rregullimin e një teksti, përpara se të botohet. 6. Mënyra e shqiptimit të fjalëve. 12. Notë muzikore. 13. Metal shumë radioaktiv. 14. Liqen i madh në Afrikë. 16. Radio Kukësi. 17. Kundër, ose... 19. Përemër vetor. 20. Ndërmarrje Suedeze. 21. Mëkëmbësi i mbretit në Shqipëri gjatë pushtimit italian. 25. Samir, futbollist i njohur francez. 28. Vend me ujë. 29. Qendrim i kalit me dy këmbë. 32. Tërësia e mënyrave dhe e metodave që përdoren në një punë të caktuar. 34. Institut Studimesh. 35. Strakosha i njohur i futbollit shqiptar. 36. Kafshë e egër grabitqare. 38. Motër e burrit. 40. Numër rendor. 42. Enë për ujë, pa të fundit. 43. Hedhja e shortit për të fituar diçka. 47. Përemër vetor. 48. Fjalia, ose... 50. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare. 51. Mjet transporti. 52. Kap, ose... 53. Dëshirë për të ngrënë, oreks.

Koha e mbarimit ____:____

53

1

9 4 5 2 6

8

1. Fitimi i diçkaje që ishte marrë më parë nga kundërshtari. 2. Institucion qendror i administratës shtetërore. 3. Përmbledhje faktesh historike të renditura sipas kohës kur kanë ndodhur. 4. Kur nuk të shkon mbarë. 5. Mbikqyr, ose... 6. Vakt i ngrënies. 7. Banorë të hershëm të Amerikës Latine. 8. Gjysëm kile. 9. Skuadër Ushtarake. 10. Besim, fe. 11. Lëvizje në ujë. 15. Italia në tabelën elektronike. 18. Nikolla, shkrimtar humori. 22. Dru i vendeve të ngrohta. 23. Ngjarje, ndodhi. 24. Organizatë Neutrale. 26. Element kimik me simbol Re. 27. Pemë frutore. 30. Baba. 31. Diçka e pandashme dhe e fortë. 33. Oso, luftëtar patriot. 35. Shuma e parave që dalin mbi shpenzimet. 37. Tërësia e veprimeve të një kulti fetar. 39. Diçka e mërzitshme që përsëritet. 41. Markë kamioni. 44. I ka lopa në mes. 45. Është letër bixhozi. 46. Ishull i madh në Greqi. 47. Agjensi Turistike. 49. Roje pa të forta.

1

2 1 8 7 4 8 7 4

4 1 6 8

7 8 4

7

8 6 4 1

3

9

8

3 5

9

2

3

9 7 2

5 4 2

4

5

7

4

1 2 5 9

7 4 3 6 8 6 4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Mundohuni ta harroni te shkuarën sot dhe te mendoni vetëm për te ardhmen tuaj ne çift. Te gjithë bëjnë gabime, e rëndësishme është qe ato te kuptohen ne kohe. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do arrijnë ta gjejnë personin e tyre ideal. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura dhe nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë fushe.

Do jeni shume kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe atmosfera do tensionohet me kalimin e orëve. Kujdes sepse partneri nuk do jete shume ne humor për t’iu toleruar. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave, por duhet te tregohen sa me realiste. Financat do jene te mira për pjesën me te madhe. Përfitoni për te kryer investimet e domosdoshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Konfigurimi i yjeve do jete aq pozitiv sot për jetën sentimentale te çifteve saqë emocionet do jene te njëpasnjëshme dhe te furishme. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqareve do ju duket vetja si ne ëndërr dhe nuk do iu besojnë atyre qe po iu ndodhin. Ne planin financiar do ju duhet te kryeni patjetër disa shpenzime te nevojshme dhe mund te ketë tronditje te vogla.

Dite mjaft e animuar dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do qeshni edhe me mosmarrëveshjet qe keni pasur kohet e fundit dhe do i pranoni gabimet. Beqaret do njihen me persona te veçante, por nuk do hedhin asnjë hap me tej. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te kryeni çdo shpenzim. Gjendja nuk është shume e stabilizuar.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6 4 3

Temperaturat shumë të ulëta në shtetin amerikan Kentucky e kanë detyruar një të arratisur nga burgu që të heqë dorë nga liria. Robert Vick, kishte ikur nga një burg në Lexington. Mirëpo, vetëm një ditë pas, ai iu është dorëzuar autoriteteve, sepse nuk mund ta duronte motin e ftohtë që i ka kapluar SHBA-të. Pas ikjes, i arratisuri kishte qëndruar rrugëve, por temperatura në Lexington ishte -29 °C, ashtu që ai shkoi në një motel dhe i tha recepsionistes që ta thërriste policinë sepse dëshironte të dorëzohej. “Veprimi i tij ishte i vullnetshëm. Është shumë ftohtë jashtë, shumë ftohtë për të ikur. Mund ta kuptoj pse i pandehuri është dorëzuar”, është shprehur një zëdhënëse policie. Vick po vuan dënimin me gjashtë vjet burg për shkak të vjedhjes dhe posedimit kriminal të një instrumenti të falsifikuar.

1

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta ne çift nuk do ketë probleme te mëdha gjate kuaj dite, por dhe shume e qete nuk do jete. Mundohuni te mos tregoheni impulsive dhe te mos veproni kuturu. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria sepse do kenë te tjera impenjime. Me pak durim dhe maturi mund te arrini t’i stabilizoni te ardhurat sot. I keni te gjitha aftësitë e mundshme.

PESHORJA (23/IX-22/X) 5

2

9

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

03263, 05662, 08659, 12358, 12861, 15210, 16231, 23831, 25965, 26321, 29253, 36193, 50675, 51526, 61208, 62698, 85119, 87683, 98754, 98785. Numra me 6 shifra: 125635, 128861, 167659, 255861, 271524, 386715, 398070, 803095.

Dite shume e zakonshme dhe here pas here pesimiste kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do jete rutine dhe asgjë nuk do ndryshoje nga disa dite me pare. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe do argëtohen pa fund me miqtë e ngushte. Sektori i financave do jete paksa delikat. Merrni masa strikte pa qene shume vone. Shmangini tronditjet e mëdha.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Do jeni shume bujare me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju mundësojë momente te mrekullueshme me te. Disave do ju duket sikur jeni ne një ëndërr te bukur. Beqaret do marrin, por edhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Ne planin financiar do përballeni me probleme. Mos kërkoni ndihmën e askujt tjetër perverse specialisteve te fushës.

AKREPI (22/X-21/XII)

6

Flisni hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka qe ju shqetëson. Nëse i lini gjerat pas dore situata do filloje te ndërlikohet me tepër. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa takimet e ëndërruara. Prisni kohen e duhur, mos u nxitoni. Me shpenzimet duhet te tregoheni te arsyeshëm. Po gabuat sot do keni probleme për një kohe te gjate.

Numra me 3 shifra: 014, 145, 156, 201, 236, 245, 295, 326, 385, 507, 515, 551, 562, 595, 612, 623, 661, 715, 913, 987. Numra me 4 shifra: 0156, 0182, 2015, 2526, 5632, 7596, 9565, 9903. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Çiftet do kalojnë momente te lumtura pranë te dashurit te zemrës dhe do ndihen me fat qeekaneatënekrah.Nësejenibeqareduhet te prisni edhe pak kohe për te ndryshuar status.Sotnukështëditapërtefilluarhistori dashurie. Ne planin financiar mos bëni as transaksioneeasinvestimetemëdhasepse mund te përballeni me surpriza te këqija.

Beni te pamundurën sot për te qëndruar sa me pranë partnerit tuaj dhe për te folur hapur me te. Atmosfera do ngrohet mjaft dhe do ndiheni me mire. Beqaret do flirtojnë pa fund me disa persona qe nuk janë te përshtatshëm për ta. Kujdes sepse disa mund edhe te lëndohen. Financat duhen menaxhuar me shume kujdes dhe maturi sepse përndryshe do ketë probleme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk do ja vini veshin atyre qe do ju thotë partneri juaj sot dhe ne disa momente do keni debate me te. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën e ngrohte. Beqaret do flirtojnë me disa persona interesante dhe me shume bote. Vazhdoni për disa kohe njohjen e me pas hidhni ndonjë hap me tej. Çështjet financiare do kenë probleme te mëdha. Kujdes!

PESHQIT (20/II-19/III) Do jeni shume kokëfortë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te shkaktoje debate te forta me partnerin. Mos kërkoni gjithmonë te behet si doni ju. Beqaret nuk duhet t’ua hedhin sytë personave te gabuar sepse do lëndohen mjaft. Ne planin financiar situata nuk do jete e aspak e qëndrueshme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9 janar

09.01.2014

15

Pushteti politik del nga gryka e pushkës. -Mao Zedong

1729

Aneksimi i Krimesë Krimea, siujdhesa e ashpër më formë diamanti që futej në Detin e Zi nga Ukraina, kishte qenë gjithmonë një territor i lakmuar për shkak të klimës së saj të butë dhe porteve me ujëra të ngrohta. Duke mundur Perandorinë osmane në Luftën e Parë ruso-turke (1768-1774) Rusia mundi të merrte kontrollin e Krimesë. Otomanëve iu desh të pranonin humbjen sërish në Luftën e Dytë ruso-turke (1797-1792) dhe Krimea zyrtarisht u aneksua nga

Perandoria ruse nën kushtet e Traktatit të Jassy-së. Ishte një traktat poshtërues për atë se u detyrua të këmbente Krimenë me tërheqjen e trupave ruse nga Ballkani. Për perandoren Katerinë II (Katerina e Madhe) të Rusisë, aneksimi i Krimesë ishte pjesë e planit të saj për të zgjeruar perandorinë drejt jugut deri në Kostandinopojë. Me këtë synim ajo hartoi një plan të spastrimit etnik të vendasve, tartarëve të Krimesë, të cilët ishin

myslimanë turkic dhe zëvendësimin e tyre me popullata të importuara, përfshirë të krishterë zviceranë dhe gjermanë. Popullsia tartare e Krimesë ra nga 5 milionë në 300 mijë. Synimi i Luftës së Krimesë (1863-1856) ishte parandalimi i Rusisë për të kapur Ballkanin dhe gjatë shekullit 19 Krimea vazhdoi të ishte skena ku fuqi të ndryshme europiane u përpoqën të bllokonin planet ruse për të zgjeruar perandorinë e saj.

Blitz

Flickr

1104

Kilometra katror është sipërfaqja e Hong-Kongut.

7.1

Milionë banorë është popullsia e këtij shteti.

6451 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së Hong-Kongut.

7.1

Milionë banorë është popullsia e Hong-Kongut, që është gjithashtu kryeqytet i shtetit.

Titulli: Vlorë foto: Jan Strachovsky

Në Facebook Edi Oga 2014 Gjithë ditën pa drita. Shyqyr që ka akoma bateri celulari që të kem me se të luaj!  Paralele 1974 Ishim shumë të varfër. Shyqyr që linda djalë dhe kisha me se të luaja!  ... uroj që të zgjasë bateria!  Vehap S. Kola

Nëse dikush kërkon të largohet nga ti, lëre të ikë... - Me aq sa ka kërcyer nafta s’ka për të vajtur larg! Dorela Kurani

Ka dalë një lloj i ri gjobe "gjobe touch and go"- prek polici makinën, automatikisht regjistrohet gjoba...  Vladimir karaj

Ankohen njerëzia për gjobat e policisë... habitshem edhe pse gjobat aty kanë qënë.. Tani një pyetje kam unë per këta qe e kanë me gjobat... dini gjë cilat janë arsyet e aksidenteve në këtë vend... dhe pse jemi ke lista e vendeve më të rrëzikshme për të ngare makinen???

gazetamapo@gmail.com

Ndoshta në tjetër jetë Nga Anita Mitic

“Ke me e marrë azilin, shumë lehtë” , “Veçse, duhet të martohesh me dikënd që i ka letrat” , “Ndoshta të shkon një vit ose dy për t’i bërë gati letrat” , “Ja vizitkartën time në rast se vendos të qëndrosh” , “Atje nuk ka të ardhme për ty, do ta shohësh në momentin që kthehesh përsëri në Serbi” , “Mos u kthe këtu, rri atje, gjindu disi për punën e letrave” , “Ti mund të gjesh punë edhe pa letra, shumë lehtë”. Fiks në orën 2 pasdite, më 2 janar 2014, do të ketë fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Uashingtonit për Beograd. Në atë aeroplan do të jem unë, duke u kthyer në shtëpi pas 104 ditësh të kaluara në Amerikë. E kam pasë ëndërr të shkoj në Nju Jork, dhe qajta kur pashë veten në sheshin Time Square. Ishte mu në atë moment kur kuptova se unë deri tash i kisha plotësuar shumicën e ëndrrave të mia dhe tani më duhet të sajoja ëndrra të reja. Çdo ëndërr e imja është në Serbi. Për vete, unë nuk jam e lidhur për Serbinë. Unë jam një nga ata njerëz që mendojnë se shtëpi quhet vendi ku ndjehesh e lumtur. Teknologjia ka përparuar aq shumë sa që ndonjëherë ndjehen se në fakt jam në Beograd. Në Amerikë e kuptova për herë të parë se çka do të thotë të

jetosh jetë normale. Të kesh vend pune normal, të jetosh vetëm, të bësh gjumë normal. Të jesh e lumtur. Në Serbi, gjithçka është jonormale. Por... Kur kam parë për herë të parë Shkorpionët, kur shkova në Tuzëll, u dashurova me Sarajevën, zbulova Prishtinën, eca në prajdin e Zagrebit, u ktheva në Preshevë, qava për vrasjen e Gjinxhiçit, u zemëroja çdo herë kur hapja gazetën e mëngjesit në Serbi dhe e kuptoja se kishte gjithnjë e më shumë njerëz duke fjetur në karriget e parkut Cuburski. Unë e dija se nuk mundja thjeshtë të mbyll sytë e të kthej kokën duke u shtirur kinse asnjë nga këto nuk ekziston. Ia kam borxh vetes të kthehem përsëri, por ia kam borxh edhe të gjithë njerëzve të tjerë të mrekullueshëm që kam takuar në jetë. Ata që më mësuan dhe më dhanë mundësinë të jem ajo që jam sot. Unë do të mund të vazhdoja këtë jetesë të mrekullueshme në Amerikë, por nuk do të mund t’ia falja vetes këtë. Ndoshta në tjetër jetë do të jem e lindur në shtet normal. Por në këtë jetë, vendi im është në Serbi. Prandaj, shihemi në Serbi më 3 janar. *Kosovo 2.0

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 09.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

JONILA GODOLE Në përkthim ndjej nevojën e paskajores së gegnishtes

NJOFTIM / REKLAMA REPORtAZH Komuna e Parisit, Getoja e kuqe

DOkumENtE Dosjet e FBI për Camus e Sartre

Nr. 24 (269), Viti Viii botimit dhjetor 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

EDI RAMA-NJERIU I VITIT

RREFIMI I KRYEMINISTRIT Intervista Ekskluzive/ Raportet e reja e të vjetra me Metën, Ngjelën, Zogajn, Blushin, Imamin, Kokëdhimën dhe eulogjia për Olldashin … Pse është i gatshëm të qeverisë vetëm një mandat, por të realizojë vizionin e tij për Shqipërinë. Detaje rreth ‘obsesionit’ kryeministror, raportit të shumëpërfolur me vdekjen dhe … pesë portrete të paautorizuara nga Mero Baze, Armand Shkullaku, Henri Çili, Belina Budini dhe Gilman Bakalli.


Mapo 09 janar ok