Mapo 08 janar ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Transportohet sasia e parë e kimikeve siriane, shkatërrimi në det Nga BBC*

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 8 Janar 2014. Numër 1103. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Task-Forcë për energjinë, Policia në aksion kundër debitorëve

Masakër xhelozie, 4 të vrarë për një lidhje jashtë martese Korça tronditet nga një krim horror, që la të vdekur dy çifte bashkëshortësh. Një 40-vjeçar ka ekzekutuar ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj në sy të dy fëmijëve. Viktima kanë mbetur edhe daja me të shoqen. Autori dorëzohet tek kryeplaku dhe rrëfen krimin makabër: I vrava se Daniela nuk donte të divorcohej dhe të tjerët e pengonin Një lidhje jashtë martese është kthyer në masakër mbrëmë në Korçë, ku një 40-vjeçar vrau njëri pas tjetrit katër persona. Krimi tronditës ndodhi rreth orës 19:30 minuta, ndërsa autori i kësaj

Sipas vendimit të qeverisë, Policia e Shtetit do të asistojë punonjësit e CEZ në terren gjatë shkëputjes së lidhjeve të paligjshme. Ngrihet Task-Forca që do të monitorojë CEZ-in gjatë punës në terren deri në fund të vitit 2014 Faqe 7

Deputeti i PD-së, Eduard Selami komenton zhvillimet politike në vend, zgjedhjet brenda PD-së dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në FAQe 4

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Gazi

sipas meje Edison Ypi

Surrati i shqiptarit nuk ka qënë gjithmonë si është sot; me tul në qafë, mollëza të fryra, gushë të rënë, ballë...

Rëndësia dhe sfida gjeopolitike në Ukrainë

koment

Dritan Hoti

Në një artikull të shkruar në fund-shtator 1990, shkrimtari disident dhe...

Pas tragjedisë së ndodhur në Gjonomadh të Korçës

Basha: Shqipëria afër një skenari grek, mega-mashtrim me doganat Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komenton pasojat e paketës së re fiskale duke e cilësuar qeverinë aktuale, të papërgjegjshme në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar në vend

Eduard Selami: Nuk ka dualitet Berisha-Basha në PD

op-ed / 10-11

ngjarjeje makabër u arrestua vetëm pak minuta më vonë. Policia u njoftua për ngjarjen nga kryeplaku i fshatit Gjonomadh të Korçës, në momentin që tek ky i fundit u dorëzua autori i krimit... Faqe 3

Edhe majtas edhe djathtas

13

Rose Dosti: 45 dëshmi për burgun komunist

Intervista

Dëshmitë e 45 burrave, grave dhe fëmijëve të persekutuar që përshkruajnë vuajtjet, burgimet, internimet dhe vrasjet e regjimit komunist në Shqipëri nga viti 1944 deri më 1991, janë mbledhur dhe arkivuar nga ish-gazetarja e Los Angeles Times

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se me paketën e re fiskale të përgatitur nga qeveria, Shqipëria shumë shpejt do t’i ngjajë skenarit grek. I ftuar në emisionin “Ëatching” në Agon Channel të gazetares Menada Zaimi, Basha u shpreh se qeveria po mban një qëndrim të papërgjegjshëm në raport me stabilitetin ekonomik dhe... Faqe 5

Grabitësit e maskuar plagosin kambistët, u marrin 10 mln lekë Dy kambistë janë sulmuar në qendër të Durrësit nga persona të veshur me rroba ushtarake dhe të armatosur. I godasin në kokë me shkop bejsbolli dhe u marrin të gjitha paratë që kishin me vete. Dëshmitari: Punojmë nën terror, asnjë ngjarje kundër kambistëve nuk është zbardhur

Grabitës të maskuar si ushtarakë u kanë zënë pritë dy kambistëve në Durrës, duke u marrë me forcën e armëve paratë që kishin me vete. Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm në qendër të qytetit, ku grabitësit zbritën nga një fuoristradë “Land Rover” me targa angleze. Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se grabitësit kanë ushtruar terror, duke kërcënuar... Faqe 6

konflikti

reagimi për kushtetuesen

Këpucari: Në gjyq me prokurorin, si na e dëmtoi shtëpinë

Akti Normativ, PD: Të gjitha largimet që nga 1 tetori, të pavlefshme

FAQE 6

FAQE 5

blog / 15

Faqe 16

Alfred Lela

Një ministër fatkeq në qeverinë Rama Sajmir Tahiri është ministri më fatkeq i qeverisë Rama. Fatkeq, jo vetëm se administrimi dhe drejtimi që ai i bën punëve të Ministrisë së Brendshme aka Policisë së Shtetit, nuk është diçka që fshihet sepse nuk mund të fshihen aksidentet, vrasjet, plagosjet, rrëmbimet, grabitjet e krime të tjera. Por edhe për atë se gjatë këtij 3-muajshi të tij në krye të punëve të Brendshme, Shqipëria është përfshirë nga një cunam vrasjesh e aksidentesh; me vdekje të shumëfishta e grabitje të gjithfarëllojshme. Krimi, si me thënë, është ulur këmbëkryq në dhomën e ndenjes së çdo shqiptari, kjo falë edhe amplifikimit, ndonjëherë cinik, që i bën media sidomos vizivja kësaj guernike të krimit. Vjeshtën dhe dimrin e 2013-2014 i ka kapur sindroma e verës së krimit...

FAQE 7


2

fokus

1

ngjarje e ditës

intervista: Drejtimi i partisë,

Selami: Nuk ka dualitet Berisha-Basha në PD

Faqe 4

Akti Normativ, PD: Të gjitha largimet që nga 1 tetori, të pavlefshme politikë \

Faqe 5

kronika/ Grabitësit e

maskuar plagosin kambistët, u marrin 10 mln lekë

Faqe 6

Anija arriti të martën ne portin e Latakias, e shoqëruar nga anije luftarake kineze dhe ruse. Largimi i pjesës më të rrezikshme të kimikateve është hapi i parë që u ndërmor nga OKB.

Asnjë vend nuk pranoi të merrte përsipër dhe të vinte në dispozicion territor për të shkatërruar këto armë. Mes vendeve që refuzuan ishte edhe Shqipëria, kjo pasi vendi ishte përfshirë në bisedime dhe kishte dhënë një miratim paraprak, por që shkaktoi protesta të mëdha.

Transportohet sasia e parë e kimikeve siriane, shkatërrimi në det S Nga BBC*

asia e parë e armëve kimike siriane, që janë edhe pjesa më e rrezikshme e tyre, la dje vendin e ngarkuar në një anije daneze. Anija arriti të martën në portin e Latakias, e shoqëruar nga anije luftarake kineze dhe ruse. Largimi i pjesës më të rrezikshme të kimikateve është hapi i parë që u ndërmor nga OKB. Transporti i lëndëve helmuese luftarake është pjesë e një marrëveshje Rusi-SHBA, mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Marrëveshja mes Uashingtonit dhe Moskës u arrit pas përdorimit të armëve kimike në 21 gushtin e vitit të kaluar në rrethinat e Damaskut duke shkaktuar mbi 1400 viktima. Ndalesa e radhës e këtyre materialeve vdekjeprurëse do të jetë një port në jug të Italisë, ku do të ngarkohen në një anije amerikane që më pas do të udhëtojë drejt ujërave ndërkombëtare për t’i shkatërruar duke përdorur teknologjinë e fundit. Armët do të futen brenda një kontenieri titaniumi, ku edhe do të shkatërrohen në një pjesë të Mesdheut. Siria besohet se ka rreth 1 mijë ton lëndë helmuese, kryesisht, mustard, sarin dhe agjentin nervor tejet të rrezikshëm, VX. Asnjë vend nuk pranoi të merrte përsipër dhe të vinte në dispozicion territor për të shkatërruar këto armë. Mes vendeve që refuzuan ishte edhe Shqipëria, kjo pasi vendi ishte përfshirë në bisedime dhe kishte dhënë një miratim paraprak, por që shkaktoi protesta të mëdha. Norveg jia g jithashtu refuzoi këtë kërkesë, duke paraqitur si pengesë mungesën e ekspertizës dhe fabrikave për shkatërrimin e armëve. Çështja shkaktoi edhe atje

diskutime të mëdha politike. Si rezultat për derisa nuk gjet një vend për t’i shkatërruar lëndët kimike siriane mbetën në det të hapur. Transportimi që ishte pjesa më e rrezikshme sipas zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes, duket se është kaluar me sukses të paktën për kontingjentin e parë të armëve. Ideja origjinale amerikane ishte që t’i shkatërronin armët në vendin e tyre të origjinës, por kjo do të kërkonte ndërhyrje me forca të huaja ushtarake dhe përfshinte rreziqe të panumërta mjedisore. Gjithashtu do të kërkonte edhe disa fabrika të posaçme. Një mundësi ishte edhe që ato të lëviznin përmes ajrit, por edhe kjo u vu në diskutim pasi përfshinte rreziqe të tjera po aq të mëdha. Më herët një tentativë për të tërhequr armët në Latakia kishte dështuar pasi ushtria siriane dështoi t’i sillet ato në pikën e grumbullimit. Tani anija me lëndët e rrezikshme po lëviz për në Itali ku edhe do të bëhet transferimi i lëndëve prej saj në një anije amerikane të posaçme që ka në bord edhe fabrikën e demontimit. Lëndët kimike duhej të ishin spostuar që prej 31 dhjetorit, por afati u shty për shkak të luftimeve të ashpra në zonën mes D a m a s ku t d h e L a t a k i a s . Nd ë r ko h ë shkatërrimi i plotë i armëve pritet të ndodhë deri në qershor. Ndërkohë si rrallë herë

Ndalesa e radhës e këtyre materialeve vdekjeprurëse do të jetë një port në jug të Italisë, ku do të ngarkohen në një anije amerikane, që më pas do të udhëtojë drejt ujërave ndërkombëtare për t’i shkatërruar duke përdorur teknologjinë e fundit. Armët do të futen brenda një kontenieri titaniumi, ku edhe do të shkatërrohen në një pjesë të Mesdheut.

“Shkatërrimi i armëve kimike do të ishte një sukses i madh për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi dhe jo vetëm një fitore e kombit sirian. Sigurisht, ne jemi kundër këtyre armëve, por për ne kushtet e jetës me të cilat sirianët përballen dhe për të cilat shqetësohen janë më të rëndësishme”, thotë Mahmoud al-Hamza i Këshillit Kombëtar Sirian.

ko mu n it e t i n d ë rko mb ë t a r ë sht ë a n gazhuar tërësisht në operacion dhe vendet po bashkëpunojnë edhe pse kanë qëndrime të kundërta sa i përket regjimit të As s ad it . Gat i sh m ë r i a e ko mu n it e t it ndërkombëtar për të bashkëpunuar është e pashembullt thotë Mark Fitzpatrick. “Shumë pak prej këtyre shteteve ishin dakord të përfshiheshin në një konflikt, pra në një ndërhyrje me forcë... në fakt, pothuajse askush nuk donte të përfshihej në ndërhyrje. Por, kur bëhet fjalë për një përpjekje paqeje, duke shkatërruar armët kimike, të gjithë janë të gatshëm.” Një sulm kimik në një zonë të quajtur Ghouta në gusht të vitit të kaluar shkaktoi zemërim ndërkombëtar. Qeveria siriane mohoi të ishte përgjegjëse, por, nën presion ndërkombëtar, ra dakord të dorëzojë rezervat e saj të armëve kimike. Këshilli Kombëtar Sirian, një koalicion i grupeve opozitare, përshëndeti vendimin për asgjësimin e armëve. “Shkatërrimi i armëve kimike do të ishte një sukses i madh për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi dhe jo vetëm një fitore e kombit sirian. Sigurisht, ne jemi kundër këtyre armëve, por për ne kushtet e jetës me të cilat sirianët përballen dhe për të cilat shqetësohen janë më të rëndësishme,” thotë Mahmoud al-Hamza i Këshillit Kombëtar Sirian. Këto kushte vazhdojnë të përkeqësohen. Video të postuara në internet të martën tregojnë bombardime të lagjeve të banuara nga civilë në Homs dhe Damask. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se gjatë konfliktit janë vrarë deri tani 130 mijë njerëz. *Marrë me ndryshime


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

3

Policia në shtëpinë e viktimave, pas masakrës së ndodhur

Masakër xhelozie në Korçë, 4 të vrarë për një lidhje jashtë martese Një 40-vjeçar ka ekzekutuar ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj në sy të dy fëmijëve. Viktima kanë mbetur edhe daja me të shoqen. Autori dorëzohet tek kryeplaku dhe rrëfen krimin makabër: I vrava se Daniela nuk donte të divorcohej dhe të tjerët e pengonin Dashamir Biçaku Një lidhje jashtë martese është kthyer në masakër mbrëmë në Korçë, ku një 40-vjeçar vrau njëri pas tjetrit katër persona. Krimi tronditës ndodhi rreth orës 19:30 minuta, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje makabër u arrestua vetëm pak minuta më vonë. Policia u njoftua për ngjarjen nga kryeplaku i fshatit Gjonomadh të Korçës, në momentin që tek ky i fundit u dorëzua autori i krimit, 40-vjeçari Bashkim Latollari. Gjendja e zbuluar në terren ishte tragjike. Katër viktimat janë Rexhep Metellari, 59 vjeç, bashkëshortja e tij, Valentina, 53 vjeç, nipi Belinam Meçollari dhe gruaja e këtij të fundit, Daniela. Masakra dukej absurde deri në momentin kur autori 40-vjeçar ka rrëfyer motivin. Ai ka pohuar për policinë se kishte prej kohësh një lidhje intime me Daniela Meçollarin, nënë e dy fëmijëve. “I kërkoja të divorcohej, por ajo nuk pranoi të linte burrin dhe fëmijët. Për këtë gjë e penguan edhe daja i të shoqit me gruan e tij, ndaj edhe i vrava”, - ka qenë rrëfimi tronditës i Bashkim Latollarit në polici. I shtyrë nga xhelozia dhe hakmarrja për lidhjen e prerë në mes, Latollari ka marrë një pushkë kara-

binë në dorë dhe është drejtuar fillimisht në shtëpinë e Rexhep Metellarit. Ka hapur zjarr atje, duke lënë të vdekur dy bashkëshortët, por nuk e ka lënë me kaq planin e hakmarrjes. Më tej ai është nisur për në shtëpinë e gruas që pretendon se ka qenë e dashura e tij. Policia pohon se autori nuk ka hyrë në shtëpinë e Belinam Meçollarit, por ka përgjuar fillimisht nga dritaret. Pasi i ka diktuar burrë e grua, i ka qëlluar të dy për vdekje që andej. Por tragjedia e ngjarjes është rënduar edhe më tej, pasi dy bashkëshortët ishin në të njëjtën dhomë me dy fëmijët e tyre, 4 dhe 6-vjeçar, të cilët janë bërë dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm. Ka lënë pas vetes 4 viktima dhe i është drejtuar qendrës së fshatit Gjonomadh, ku i është rrëfyer kryeplakut të fshatit. Në momentin e mbërritjes së policisë, Bashkim Latollari nuk ka bërë asnjë rezistencë, duke pranuar shtrëngimin e prangave në duart e tij. Zyrtarë të policisë së Korçës i thanë mbrëmë MAPO-s se në momentin e arrestimit Latollarit i është bllokuar edhe pushka karabinë, e cila është dërguar për ekspertizë. Situata e krijuar në shtëpinë ngjitur njëra-tjetrës ka qenë e ngjashme me

Viktimat Rexhep Metellari, 59 vjeç Valentina Metellari, 53 vjeç Beliman Meçollari, 31 vjeç Daniela Meçollari, 30 vjeç

filmat horror. Nga dinamika e ngjarjes rezulton se të parët që janë përballur me urrejtjen e 40-vjeçarit kanë qenë dy bashkëshortët, të cilët ai pretendon se ishin në dijeni të lidhjes së tij me gruan e nipit të tyre. Sipas dëshmisë së Latollarit, ata i vrau pasi e kishin penguar realizimin e historisë së tij me Danielën. Sa për vrasjen e të dashurës dhe bashkëshortit të saj, autori ka përmendur motivin e xhelozisë. Përtej dëshmisë së Bashkim Latollarit, policia ka marrë mbrëmë në pyetje dhjetëra banorë të fshatit Gjonomadh. “Dëshmitë e para tregojnë se motivi i këtij krimi të rëndë është xhelozia. Megjithatë, shkaqet e plota do të sqarohen në ditët në vazhdim”,- pohoi një zyrtar i policisë lokale. Katër viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Paralelisht me ta, edhe autori i këtij krimi të rëndë është dërguar në komisariat, ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje me detaje. Tragjedia megjithatë duket se do të vazhdojë gjatë në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku dy fëmijë u bënë dëshmitarë të ekzekutimit të prindërve të tyre dhe një fshat i tërë, dëshmitar i një krimi horror e të pashembullt.

“Si më torturuan e prenë flokët burri dhe im bir” Vojsava Arapi tregon momentet e tmerrit kur i shoqi dhe i biri e dhunuan, pse u kthye me vonesë në shtëpi Vojsava Arapi, gruaja që tronditi opinionin publik me mënyrën se si u dhunua nga bashkëshorti dhe i biri, rrëfen torturën që pësoi. Në një intervistë për ‘News24’, ajo tha se kishte përjetuar momente tmerri kur i shoqi e kërcënonte me thikë dhe i biri e godiste me dërrasë në kokë. “Djali më qëlloi me ristelë në kokë. Burri tha se donte të më therte dhe djali e mbështeti. Në atë moment thanë ‘t’i

presim flokët’. Morën briskun e rrojës dhe më prenë flokët. Unë mora briskun dhe flokët e prerë dhe shkova në polici. Ndërkohë policia ishte lajmëruar edhe nga djali i vogël. Nuk do t’ua fal kurrë këtë që më bënë”, - rrëfen 39-vjeçarja. Ajo ka shpjeguar se arsyeja e sherrit ishte një vonesë mes orës që linte punën dhe kthimit në shtëpi. “Në orën 5 kam lënë punën dhe kam ardhur në shtëpi. Sapo erdha, filloi bashkëshorti të grindej. Më tha ‘pse nuk tregon të vërtetën’. Në orën 7 erdhi djali në shtëpi. Sa erdhi djali, burri i tha që s’kisha qenë në punë. Pastaj po flisnin me njëri-tjetrin çfarë t’i bëjmë. ‘Do e therim’ thanë, ‘të vdesë’.

Por filloi djali i vogël të qante. Një herë thanë të më hidhnin ujë të valuar në kokë. Unë u tmerrova. U tmerrova fare. Pastaj djali më goditi. Një herë më goditi me shpulla, pastaj mori një ristelë dhe më ra në kokë. Unë po rrija se nuk kisha çfarë të bëja. Filluam prapë të flisnin me njëri-tjetrin çfarë t’i bëjmë. Do i presim flokët thanë”. Gruaja rrëfen se nuk është hera e parë që dhunohet prej bashkëshortit. Ajo tregon se burri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj edhe disa herë të tjera. “Po disa herë. Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike. Vetëm Zotit ia dedikoj jetën që jam gjallë sot”, -rrëfen Vojsava.

kallëzimet KLSH padit 7 zyrtarë të Hipotekës në Korçë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur ish-drejtorin e Hipotekës së Korçës dhe 6 nëpunës të saj, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre. Sipas KLSHsë, 7 të paditurit kanë kryer shkelje në regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Kontrolli i Lartë i Shteti bën me dije se janë konstatuar 11 raste ku ishin regjistruar më tepër se një sipërfaqe prej 4400 metra katror. Sipas KLSH-së, në fshatin turistik të Voskopojës personat e mësipërm kanë dhënë kundër ligjit 1960 metra katror truall në favor të subjekteve përfituese. Verifikimet e KLSH-së kanë vazhduar prej disa kohësh, deri në dorëzimin e padisë për këtë çështje në Prokurori.

Kryetari i Këshillit me ndihmë ekonomike, paditet Shërbimi Social Shtetëror kallëzoi dje në Prokurorinë e Tiranës kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Krrabë, si dhe përgjegjësen e Seksionit të Ndihmës Ekonomike, për abuzime me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bëri të ditur se “nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se nga 228 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Komunën e Krrabës, 193 prej tyre e kanë përfituar ndihmën ekonomike në shkelje me kriteret e përcaktuara ligjore, mes të cilëve edhe familjet e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Komunës”.


4

fokus

ngjarje e ditës

Deputeti i PD-së, Eduard Selami komenton zhvillimet politike në vend, zgjedhjet brenda PD-së dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në

Drejtimi i partisë, Selami: Nuk ka dualitet BerishaBasha në PD “Vendimi i marrë për armët kimike, mendoj që ka qenë një zhgënjim për administratën amerikane dhe në këtë drejtim them se ne humbëm një rast, Shqipëria humbi një rast që kryeministri aktual nuk e trajtoi këtë problem siç duhej trajtuar, me seriozitetin dhe përgjegjësinë që i takonte” Konfliktualiteti në politikën shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë me tone të larta dhe që në të kaluarën e ka dëmtuar vendin. Sipas jush, a ka shanse për të ndryshuar kjo klimë e acaruar? Ajo duhet të ndryshojë. Mendoj që keni të drejtë, që ky konflikt i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Unë dua të theksoj që klasa politike së pari, duhet të kuptojë që marrja e pushtetit nuk është qëllim në vetvete, ka vlera më të rëndësishme sesa pushteti. Duhet që patjetër të vihet në plan të parë interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve. Ka shenja pozitive për këtë. Ne si opozitë tashmë kaluam në Parlament një rezolutë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, dhe kjo është një përpjekje e përbashkët dhe mendoj se ka akoma vend për përmirësime. Të kalojmë pak tek riorganizimi i PD-së, ku ndodhet procesi? Jemi në proces, pati një ngadalësim. Kryetari Basha në një intervistë që pati para pak kohe, e tha që pati një ngadalësim dhe kjo më shumë për shkak të rritjes së temperaturës konfliktuale, por tashmë ky është një proces që ka filluar dhe unë jam optimist që ky proces do të sjellë ripërtëritjen e PD-së që të kthehet edhe një herë si parti e vizionit, e shpresës për të ardhmen, me qëllim që të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat janë para. Kritikët e PD-së thonë se ishkryetari i PD-së, Sali Berisha vazhdon t’i japë tonin kësaj partie, ndërkohë që kryetari aktual e ka të vështirë të krijojë një profil të tij. A kemi të bëjmë me një dualitet në PD mes dy figurave kryesore? Nuk mendoj që është dualitet. Kuptohet që kundërshtarët mezi e presin, sepse është një mënyrë e mirë për të krijuar përçarje brenda partisë, por unë që jam brenda nuk e shikoj në këtë mënyrë. Është e natyrshme që pas një kohe kaq të

gjatë që zoti Berisha ishte në pushtet, ai është një zë në PD, por zoti Basha është një kryetar i zgjedhur nga 80 për qind e mbështetësve të drejtpërdrejtë të PD-së, si dhe ka mbështetjen e vetë zotit Berisha. SHBA dhe Shqipëria vazhdojnë të deklarojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Megjithatë, kohët e fundit ka pasur disa deklarime në shtyp, si nga ana e disa elementëve të PD-së, ashtu dhe nga ana e vetë ambasadorit amerikan, të cilat si të thuash, nuk përputhen me marrëdhëniet aktuale mes të dyja vendeve, që janë shumë të mira. Ju, si e komentoni këtë? Kuptohet, unë këtu jam për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por në Uashington pata rastin të takoj zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të tjerë, dhe mendoj se marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë gjithmonë kanë qenë shumë të mira dhe Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-së për kontributin. Por dua të them që vendimi i marrë për armët kimike mendoj që ka qenë një zhgënjim për administratën amerikane dhe në këtë drejtim them se ne humbëm një rast, Shqipëria humbi një rast që kryeministri aktual nuk e trajtoi këtë problem siç duhej trajtuar, me seriozitetin dhe përgjegjësinë që i takonte. Nuk iu dha mundësinë shqiptarëve që t’u japë një vendim të bazuar mbi fakte të drejta dhe mendoj që ka një lloj tërheqjeje në këtë marrëdhënie (SHBA-Shqipëri). Fatkeqësisht, faji është i kryeministrit Rama. Por letërkëmbimet kanë qenë midis disa elementëve të PD-së dhe ambasadorit Arvizu, kryesisht për armët kimike dhe për çështje të tjera... Për mua, kjo më tepër është në rrafshin personal, pak më shqetëson. PD-ja është një parti e krijuar si parti perëndimore, e vlerave perëndimore, me një ndihmë të jashtëzakonshme proamerikane. Kanë qenë

Gjergj Lezhja, këshilltari i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare

“Deklaratat personale të dyanshme unë gjykoj se duhen parë në vështrim më të kujdesshëm, pasi nuk është kjo fryma që dominon në PD. Ajo është një parti properëndimore dhe amerikane, dhe në këtë pikë mendoj se jam shembulli më i qartë për këtë gjë, jam shqiptar dhe jam amerikan dhe, jam krenar për këtë gjë”.

institute amerikane që na kanë mbështetur që në fillim, nga figurat më të mëdha që na kanë mbështetur, që nga Xhorxh Bushi i pari etj., ndaj nuk ka asnjë antiamerikanizëm brenda PD-së. Deklaratat personale të dyanshme unë gjykoj se duhen parë në një vështrim më të kujdesshëm, pasi nuk është kjo fryma që dominon në PD. Ajo është një parti properëndimore dhe amerikane, dhe në këtë pikë unë mendoj se jam shembulli më i qartë për këtë gjë, jam shqiptar dhe jam amerikan dhe, jam krenar për këtë gjë. Kohët e fundit opozita është përfshirë në kritika të ashpra ndaj punës së përditshme të qeverisë, ndërkohë që nuk shoh ministra të ripërcaktuar të PDsë në këtë opozitë që PD-ja po zhvillon. Si e shikoni ju këtë? Nuk jam i mendimit që nuk ka një strategji. Ne jemi fokusuar për forcimin e shtetit ligjor për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ne në parlament për herë të parë kaluam një rezolutë, e cila ishte në mbështetje të kësaj, dhe ishte hera e parë, pasi Rama kur ishte në opozitë bëri të kundërtën, e bllokoi. Ne po ngremë shqetësime për klimën e ekonomisë, rritjen e taksave. Për herë të parë Kryeministri e ka vënë Shqipërinë në një pozitë shumë të vështirë, pasi taksat janë më të lartat në rajon dhe kjo mund të rrezikojë atë stabilitet dhe atë ecuri ekonomike që kishte Shqipëria në një krizë kaq të rëndë. Ne ngremë shqetësime për korrupsionin, kemi ngritur shqetësime për forcimin e shtetit ligjor, për administrimin. Kështu që gjykoj se koha ka qenë e shkurtër dhe opozita është

NJOFTIM NJOFTIM

NJOFTIM NJOFTIM Pershkrimii pasurise: i pasurise: Pershkrimi 2 2, me Nr. pasurie 4/225, Zona Kadastrale nr. 8592, me vol. 24, faqe Objekti:“Truall+Ndërtesë” “Truall+Ndërtesë”me mesipërfaqe sipërfaqe500 500mm , me Nr. pasurie 4/225, Zona Kadastrale nr. 8592, me vol. 24, faqe Objekti: 135,me meadrese adresee endodhur ndodhurneneLagjia LagjiaGuerile, Guerile,Shkodër Shkodërregjistruar regjistruarnënëpronësi pronësitëtëBesnik BesnikRexhep RexhepBISHANAKU BISHANAKUdhe dheFatmir Fatmir 135, RexhepBISHANAKU. BISHANAKU. Rexhep Çmimifillestar: fillestar: 39.680 39.680(tridhjete (tridhjetee enentemije nentemijee egjashteqind gjashteqinde etetedhjete) tetedhjete)Euro. Euro. Çmimi Datae eshpalljes shpalljes 08.01.2014 08.01.2014 Data 0000 Datae ezhvillimit zhvillimit 22.01.2014 22.01.2014deri derineneoren oren16. 16. Data Ankandizhvillohet zhvillohetneneambjentet ambjentete STUDIOS e STUDIOSPERMBARIMORE PERMBARIMOREL.D.C., L.D.C.,Permbarues PermbaruesGjyqesore GjyqesoreLefter LefterCANAJ CANAJtetendodhur ndodhur Ankandi adresen:Rruga Rruga“Myslym “MyslymShyri”, Shyri”,Vila Vila8,8,Kati Kati1,1,Tirane. Tirane. neneadresen: Ofertuesittetedrejtohen drejtohenprane praneSTUDIO STUDIOPERMBARIMORE PERMBARIMOREL.D.C., L.D.C.,ose osetetekontaktojne kontaktojnenepermjet nepermjetnumrit numrittetetel: tel: Ofertuesit 0682026575dhe dhee-mailit e-mailitlefter.canaj@yahoo.com lefter.canaj@yahoo.comose oseinfo@ldc-al.com. info@ldc-al.com. 0682026575

Pershkrimii pasurise: i pasurise: Pershkrimi 2 2, me Nr. pasurie 62/30+1-3, Zona Kadastrale nr. 2461, me vol. 1, me Objekti:“Apartament” “Apartament”me mesipërfaqe sipërfaqe96.20 96.20mm Objekti: , me Nr. pasurie 62/30+1-3, Zona Kadastrale nr. 2461, me vol. 1, me faqe172, 172,me meadrese adresee endodhur ndodhurnenePermet, Permet,Lipe Lipeme mepale paledebitore debitoreArjana ArjanaJani. Jani. faqe Çmimifillestar: fillestar: 880.000 880.000(teteqind (teteqinde etetedhjetemije) tetedhjetemije)Leke. Leke. Çmimi Datae eshpalljes shpalljes 26.12.2013 26.12.2013 Data 0000 Datae ezhvillimit zhvillimit 10.01.2014 10.01.2014deri derineneoren oren16. 16. Data Ankandizhvillohet zhvillohetneneambjentet ambjentete eSTUDIOS STUDIOSPERMBARIMORE PERMBARIMOREL.D.C., L.D.C.,Permbarues PermbaruesGjyqesore GjyqesoreLefter LefterCANAJ CANAJtete Ankandi ndodhurneneadresen: adresen:Rruga Rruga“Myslym “MyslymShyri”, Shyri”,Vila Vila8,8,Kati Kati1,1,Tirane. Tirane. ndodhur Ofertuesittetedrejtohen drejtohenprane praneSTUDIO STUDIOPERMBARIMORE PERMBARIMOREL.D.C., L.D.C.,ose osetetekontaktojne kontaktojnenepermjet nepermjetnumrit numrittetetel: tel: Ofertuesit 0682026575dhe dhee-mailit e-mailitlefter.canaj@yahoo.com lefter.canaj@yahoo.comose oseinfo@ldc-al.com. info@ldc-al.com. 0682026575

ShitjeeeAnkandit AnkanditIIIInga nga Studio StudioPërmbarimore Përmbarimore L.D.C. L.D.C. Shitje

ShitjeeeAnkandit AnkanditIIIInga ngaStudio StudioPërmbarimore Përmbarimore L.D.C. L.D.C. Shitje

NJOFTIM NJOFTIM 2

Marrë nga “Zëri i Amerikës”

ShitjeeeAnkandit Ankanditi iPare Parenga ngaStudio StudioPërmbarimore PërmbarimoreL.D.C. L.D.C. Shitje

ShitjeeeAnkandit Ankanditi iDyte Dytenga ngaStudio StudioPërmbarimore PërmbarimoreL.D.C. L.D.C. Shitje

Pershkrimii pasurise: i pasurise: Pershkrimi

një opozitë bashkëkohore, që është e padrejtë të thuash që ajo nuk ka një bosht. Ajo ka një bosht, i cili është vizioni properëndimor: forcimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor, forcimi i atyre arritjeve të bëra dhe ecja më shpejt e Shqipërisë dhe në këtë pikë mendoj se PD-ja është e qartë. Shqipëria nuk e mori për herë të tretë ftesën për anëtare e vendit kandidat për në BE dhe një nga pikat që theksuat edhe ju ka të bëjë pikërisht me bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës që i kërkohet Shqipërisë që ta realizojë. Sipas jush, çfarë duhet të ndryshojë nga situata aktuale që ekziston mes palëve? Unë mendoj se është thjesht skepticizmi që është në vendet e Europës për të parë se si do të ecim në luftën kundër korrupsionit, si do të ecim në forcimin e shtetit ligjor. Ka një trend për këtë punë, ka vend për më shumë. Por unë mendoj se vetë pozita duhet të heqë dorë nga një milion shuplakat që ne kemi marrë, pra nuk mund të trajtohet opozita në këtë mënyrë. Në këtë pikë ata kanë mbështetjen tonë, fryma jonë dhe kontributi ynë, siç e përmenda dhe në rastin e rezolutës, dhe në këtë mënyrë do të kenë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, ashtu siç e ka thënë dhe kryetari Basha, për çdo ligj që ka të bëjë me forcimin dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë pikë unë mendoj që Rama duhet ta shikojë më me seriozitet këtë punë. Dhe në këtë pikë unë mendoj që qershori vjen shpejt, ka ende kohë dhe duhet ta marrë me seriozitet mbështetjen tonë.

NJOFTIM NJOFTIM 2

Pershkrimii pasurise: i pasurise: Pershkrimi

2


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

5

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komenton pasojat e paketës së re fiskale duke e cilësuar qeverinë aktuale, të papërgjegjshme në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar në vend

lëvizja

Reforma administrative, prishen bastionet politike Reforma administrative që do të nisë në muajt në vijim pritet të shkaktojë debate mes forcave politike, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës por edhe atyre brenda të njëjtit spektër. Kjo pasi ndarja administrative pritet të prishë balancat elektorale të vendosura në gjithë këto vite demokraci, ku forca të ndryshme tashmë kanë ngritur bastionet e tyre. Kështu, në rast se do të realizohet ajo që të paktën deri më tani është përfolur nga vetë përfaqësuesit e qeverisë, pra reduktimi i numrit të njësive vendore në 50 për qind, atëherë shumë bastione elektorale që ekzistojnë sot do të prishen, pasi në rastin më të mirë atyre do t’u bashkohen njësi të tjera, pra elektorat i ri, dhe në rastin më të keq ato do të shkrihen fare, duke iu bashkangjitur njësive të tjera më të mëdha. Ndaj nisur nga kjo pikëpamje, reforma administrative prek direkt interesat e forcave të ndryshme politike, të cilat këtë çështje do ta kenë dhe busull orientimi në debatin e tyre politik që do të zhvillohet në javët e ardhshme për këtë çështje. Ky debat ka vlerë edhe për zgjedhjet parlamentare, pasi tashmë do të duhet që të bëhet dhe një rishpërndarje e re e mandateve nëpër qarqe në bazë të popullsisë, gjithmonë nëse do të ketë një reduktim edhe të numrit tyre. Por për kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk ka vend për panik, pasi asnjë forcë nuk duhet të ketë frikë nëse në të vërtetë ka elektorat.

Situata ekonomike, Basha: Shqipëria drejt një skenari grek

“…Me këto që po ndodh sot, skenari grek do të ishte skenari më i mirë sepse skenari grek kishte një spirale të rënies si rezultat i përgjegjshmërisë, mungesës së transparencës dhe abuzivitetit, që janë tre tipare që ne i shohim qartësisht tek kjo mazhorancë me veprimet që ka ndërmarrë në këtë muaj…” TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se me paketën e re fiskale të përgatitur nga qeveria, Shqipëria shumë shpejt do t’i ngjajë skenarit grek. I ftuar në emisionin “Ëatching” në Agon Channel të gazetares Menada Zaimi, Basha u shpreh se qeveria po mban një qëndrim të papërgjegjshëm në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar në vend. “…Me këto që po ndodh sot, skenari grek do të ishte skenari më i mirë sepse skenari grek kishte një spirale të rënies si rezultat i përgjegjshmërisë, mungesës së transparencës dhe abuzivitetit, që janë tre tipare që ne i shohim qartësisht tek kjo mazhorancë me veprimet që ka ndërmarrë në këtë muaj, po kishte dhe krahun e Bashkimit Europian që u fut

dhe hodhi, jo lopata, as karroca, por vagonë me euro, miliarda pas miliarda eurosh për të shpëtuar ekonominë greke. Në Shqipëri kjo nuk ka shans të ndodhë. Rrokullisja që provokon ky qëndrim i papërgjegjshëm i qeverisë në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar përkthehet drejtpërdrejtë në faktin që sot çdo shqiptar paguan më shumë dhe do të paguajë akoma më shumë në ditët që vjen, që sot çdo njësi ekonomike, biznes i vogël apo më i madh, apo biznes i madh, jo vetëm që nuk planifikon investime shtesë dhe të hapë vendeve të reja punë, por po shton të gjitha mundësitë për t`u mbrojtur, për t`u ruajtur, pra është një refleks tkurrjeje dhe jo refleks zgjerimi…”, - tha mbrëmë Basha. Ai ka komentuar gjatë pasojat që vijnë nga

“Rrokullisja që provokon ky qëndrim i papërgjegjshëm i qeverisë në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar përkthehet drejtpërdrejtë në faktin që sot çdo shqiptar paguan më shumë dhe do të paguajë akoma më shumë në ditët që vjen"

zbatimi i paketës së re fiskale duke filluar që me rritjen e karburantit e deri tek deklarata e fundit e Drejtoreshës së Doganave sipas së cilës pati një realizim plani për muajin dhjetor të vitit 2013 me gati 40 milionë dollarë më shumë sesa vitit 2012. “…Në muajin dhjetor, në dijeni të plotë dhe do thoja sipas burimeve tona dhe në konflikt të hapur interesi, burime qeveritare i kanë bërë të ditur industrive përkatëse për vendimin e marrë për rritjen e taksave dhe i kanë kërkuar që të marrë masa dhe masat janë marrë. Sasia e karburantit, e cigareve, e mallrave të tjera që influencohen nga rritja e tyre, siç e shikoni edhe nga statistikat e publikuara nga vetë Dogana është shumëfishuar. Po çfarë ndodh? Ndodh një vjedhje e dyfishtë e

shqiptarëve sepse tregtarët nga grosistët deri tek tregtari me pakice i rritën cmimet që në dhjetor. Jemi dëshmitar të kësaj që ndodhi që në ditët e para të dhjetorit akoma pa u miratuar buxheti, çmimi kërceu si në karburante, si në duhan, si në mallra të tjerë…”, - tha ai. Më tej, Basha shtoi: “Plani i ashtuquajtur i realizuar i doganave është në fakt skema e mashtrimit, një mega-mashtrim, në fakt një skemë kriminale e cila në një shtet normal të së drejtës duhet të hetohet dhe përgjegjësi duhet të vihet para ligjit”. Por a meriton kjo situatë protesta popullore?. “Protesta popullore është një mjet. Çështja është fare e thjeshtë. Ne e pamë papërgjegjshmërinë qeverisë dhe po e shohim në disa drejtime…”, - u përgjigj ndër të tjera Basha.

Akti Normativ, PD: Të gjitha largimet që nga 1 tetori, të pavlefshme Partia Socialiste ia lë fajin për zvarritjen e shpalljes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Aktit Normativ “Për nëpunësin civil” vakuumit ligjor dhe jo trupës së gjyqtarëve. Sipas sekretarit socialist të komisionit të Ligjeve, Armando Subashi, çështja e kësaj vonese duhet parë më shumë te ligji, i cili në fakt bën një përjashtim për këtë gjykatë, duke mos i lënë afat në shpalljen e vendimeve dhe botimin e tyre në Fletoren Zyrtare. “Me sa duket, problemi duhet parë dhe tek ligji, i cili nuk ka pse bën përjashtim për rastin e Kushtetueses, që si gjykatat e tjera, duhet ta shpallë vendimin të arsyetuar dhe që palët të njihen me argumentet e paraqi-

tura”, - tha Subashi. Megjithatë, ai për të treguar se PS nuk është pjesë e lojës që po bën Gjykata Kushtetuese me zbardhjen e këtij vendimi, kërkon prej saj që të bëjë shpalljen e tij për t’i hapur kështu rrugë botimit në Fletoren Zyrtare, çka do të thoshte hyrje në fuqi e tij, pra pezullimi i zbatimit të ligjit të vjetër të Nëpunësit Civil. “Informacioni ynë për të është marrë vetëm përmes mediave dhe jo në rrugë zyrtare. Kjo është në vazhdën e praktikave të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalljen e vendimeve nuk e shoqëron me botimin e tyre në Fletore Zyrtare”, - tha Subashi. Ndërkohë që nga ana tjetër, avokati i PDsë që mbrojti padinë kundër Aktit Normativ në Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso bën

të ditur pretendimin se, pavarësisht se kur do ta zbardhë gjykata vendimin e saj, ajo që është e qartë është se ai do duhet të japë efektet e tij që nga 1 tetori, pra që nga momenti që Akti Normativ ka hyrë në fuqi duke shfuqizuar në njëfarë mënyre ligjin e ri të Nëpunësit Civil. “Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka rrëzuar Aktin Normativ si antikushtetues, shohim akoma praktika të paligjshme të vëna në jetë çdo ditë nga administrata e kryeministrit Rama, e cila vazhdon të zbatojë ligjin e vjetër për Nëpunësin Civil. Në një shtet normal demokratik, kur akti normativ që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit e deklarohet shtyrja e ligjit, ligji hyn në fuqi automatikisht kur e ka parashikuar legjis-

latori, pra më 1 tetor, që e ka përcaktuar legjislatori dhe të gjitha veprimet nuk mund të kryhen pas 1 tetorit, por në bazë të ligjit të ri. Dhe të gjitha veprimet mbas datës 1 tetor nuk mund të kryhen më sipas ligjit të vjetër, por sipas ligjit të ri”, - tha Kaso. Më tej ai sqaroi se PD ka përgatitur një paketë masash juridike me anë të të cilave do t’u vijë në ndihmë të gjithë të larguarve nga puna që nga 1 tetori deri më tani. “PD-ja dhe grupi i ekspertëve janë duke përgatitur një paketë masash, të cilat do t’u vihen në dispozicion çdo të larguari padrejtësisht nga administrata shtetërore për të ndjekur të gjitha hapat ligjorë për këtë shkelje të paligjshme”, - u shpreh Kaso.


6

fokus

ditari

Familjarët Fusha në shtëpinë që ndodhet në proces gjyqësor

ngjarje e ditës Konflikti

Këpucari: Prokurori na dëmtoi shtëpinë Shoqërimi i prokurorit të Gjirokastrës dhe familjarëve të tij në polici mbrëmjen e ndërrimit të viteve, është vetëm një ndër incidentet e ndodhura mes familjes së tij dhe asaj Këpucari. Të dyja palët pretendojnë se kanë të drejta mbi një apartament të ndodhur në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë, ndërsa çështja ndodhet tashmë si në proces gjyqësor, ashtu edhe në një hetim të Prokurorisë. Margarita Këpucari tregon për MAPO-n se problemet nisën pas aktit normativ të qeverisë “Berisha” për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm, ndërsa pretendon se shtëpia ku familja e saj banon prej më shumë se 50 vitesh nuk përfshihet në këtë proces. “Për këtë shtëpi ndodhemi që prej vitit ’96 në proces gjyqësor, pasi ajo është ndërtuar nga gjyshërit e mi.

Megjithatë, më 5 prill kemi dalë nga shtëpia me urdhër të Përmbarimit dhe jemi kthyer aty, pasi gjykata rrëzoi ekzekutimin e vendimit nga Përmbarimi”,- tregon Margarita. Rikthimi i tyre në shtëpi është shoqëruar me konflikte me familjen e prokurorit Gjon Fusha. Familja Këpucari pretendon se shtëpinë e kanë gjetur të dëmtuar, ndërsa familja Fusha ka vazhduar të prishë një pjesë të murit dhe çatinë, edhe pas kthimit të tyre në banesë. “Që nga gushti, familjarët Fusha kanë prishur herë murin rrethues, e herë çatinë e shtëpisë sonë. Përgjatë gjithë dhjetorit ata kanë vazhduar të ndërhynin në godinë, ndërsa ne kemi kërkuar ndihmën e policisë për t’i penguar”,-tregon ajo. Sipas Margaritës, incidenti më i rëndë ndodhi mëngje-

sin e 31 dhjetorit, kur prokurori së bashku me babanë dhe vëllanë kanë nisur të prishin një pjesë tjetër të murit. “Ne lajmëruam policinë dhe ata janë gjetur me vegla pune në duar, në pronën që gjykata na e ka lënë ne në përdorim”,- sqaron më tej Margarita. Familja Këpucari është tashmë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pritet të vendosë në formë të prerë se kujt do t’i takojë banesa që ka shkaktuar edhe konfliktin. Prokurori Gjon Fusha, familja e të cilit zotëron truallin dhe godinën ku ndodhet apartamenti në konflikt u shoqërua për 10 orë në polici, pas denoncimit të familjes Këpucari. Ai ka paditur për veprime arbitrare shefin e komisariatit dhe punonjësit që morën pjesë në shoqërim.

Grabitësit e maskuar plagosin kambistët, u marrin 10 mln lekë Dy kambistë janë sulmuar në qendër të Durrësit nga persona të veshur me rroba ushtarake dhe të armatosur. I godasin në kokë me shkop bejsbolli dhe u marrin të gjitha paratë që kishin me vete Grabitës të maskuar si ushtarakë u kanë zënë pritë dy kambistëve në Durrës, duke u marrë me forcën e armëve paratë që kishin me vete. Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm në qendër të qytetit, ku grabitësit zbritën nga një fuoristradë “Land Rover” me targa angleze. Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se grabitësit kanë ushtruar terror, duke kërcënuar për dorëzimin e parave. Kambistët kanë bërë rezistencë, ndërsa grabitësit i kanë qëlluar në kokë me shkopinj bejsbolli e më pas u kanë marrë rreth 10 milionë lekë të reja, para se të largoheshin nga vendi i krimit. Kambistët Edmond Sollaku dhe Arben Çuni janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit, Arben Çuni i është n ë n s h t r u a r n j ë n d ë r hy r j e j e kirurgjikale, pasi goditja në kokë i kishte prekur skalpin. Megjithatë, mjeku tha se gjendja është nën kontroll dhe nuk i rrezikohet jeta. Një kambist, dëshmitar në vendngjarje tregon se e gjithë grabitja nisi me një k r i s m ë p u sh ke. “ Ndo d h i nj ë krismë pushke dhe dolëm për të

parë çfarë ndodhi. Aty pamë që shokët tanë që po merrnin lekë nga banka për të shkuar në vendin e punës, ishin gjakosur dhe ishin grabitur. Më thanë se grabitësit ishin të veshur me veshje ushtarake dhe kishin një makinë me sinjal policie”,- deklaroi kambisti për mediat. Ndërkohë, ekspertë të policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, të cilët sipas dëshmitarëve, u larguan me një makinë me xhama të zinj, që kishte sinjal policie. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Durrësit, si dhe në Krujë e Fushë-Krujë. Mësohet se operacioni i madh policor është shtrirë në komunat Bubq e Ishëm, ndërsa automjeti i grabitësve është parë për herë të fundit në afërsi të Sukthit. Një prej kambistëve që ka parë ngjarjen u shpreh për mediat se kjo kategori punon nën terror. Ai thotë se grabitjet e kambistëve nuk janë zbardhur asnjëherë. “Jemi shumë të frikësuar. Jemi të rregullt me klientët, me shtetin, kambistët vriten, asnjë masë nuk merret. Kemi frikë të punojmë. Jam grabitur vitin e kaluar në banesë, askush nuk ka hedhur dritë mbi

Kambistët kanë bërë rezistencë, ndërsa grabitësit i kanë qëlluar në kokë me shkopinj bejsbolli e më pas u kanë marrë rreth 10 milionë lekë të reja, para se të largoheshin nga vendi i krimit

këtë ngjarje. Asgjë nuk është bërë deri më sot. Jemi të terrorizuar, kot që jetojmë në këtë qytet. Shteti shqiptar të zbulojë kriminelët”-, u shpreh kambisti. Megjithë kërkimet e shumta, të bëra nga punonjësit e policisë, autorët ende nuk ja-

në arrestuar. Hetuesit e çështjes janë duke pritur përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy kambistëve, për t’u marrë atyre dëshminë e plotë që mund të sjellë edhe ndonjë identifikim të mundshëm të autorëve.

Gjykata Administrative shkon në Kushtetuese për kompetencat Një gjyqtar i Vlorës i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë momentet e paqarta rreth mënyrës së funksionimit të Gjykatës Administrative Pa nisur ende mirë nga puna, Gjykata Administrative dërgohet në Kushtetuese për interpretimin e disa neneve të ligjit që vuri në funksionim këtë gjykatë të posaçme. Kërkesa është bërë nga një gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, Florian Kalaja, i cili nisur nga një çështje që kishte në shqyrtim, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur rreth disa momenteve të paqarta për

m ë ny r ë n e f u n k s i o n i m i t t ë Gjykatës Administrative. Referuar shifrave zyrtare mësohet se vetëm në Gjykatën e Tiranës pritet të shpallet moskompetenca për rreth 1600 çështje me karakter administrativ, të cilat pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative. Këto vendime bazohen në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, e cila shprehet se Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Por, ndërsa të gjithë gjyqtarët në të gjithë vendin hoqën dorë nga çështjet adminis-

trative, menjëherë pas këtij vendimi unifikues, një gjyqtar në Vlorë këmbëngul se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë gabuar në këtë vendim, duke krijuar efektin e ekuivalent të një gjykate të jashtëzakonshme me shuarjen e kompetencës dhe spostimin e një çështjeje nën gjykim tek një gjykate tjetër. Duke iu referuar vendimit unifikues që kundërshtohet, gjyqtari Kalaja mendon se ai është ekses i veprimtarisë së Kolegjeve të Bashkuara mbi domenin ekskluziv të pushtetit ligjvënës. “Elementi që është cenuar drejtpërdrejtë në këtë rast është prekja e drejtpërdrejtë nga kjo vendimmarrje e gjykatës së caktuar me lig j, që do të thotë në rastin konkret, gjyqtari natyral i çështjes

është caktuar sipas ligjit të kohës në momentet kur është depozituar kërkesë-padia”,- thotë në kërkesën e tij g jyqtari Kalaja. Gjyqtari kërkon shfuqizimin si antikushtetues për nenet 70/1,3,4 dhe nenit 70 fraksion a të ligjit për Gjykatën Administrative, sipas interpretimit të bërë nga Kolegjet e Bashkuara në vendimin unifikues edhe sipas argumenteve të cenimit të pavarësisë së gjyqtareve në vend. Tashmë pritet shqyrtimi i kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Gjykata Administrative mund të mos jetë në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet që do t’i kalojnë për kompetencë nga gjykatat e zakonshme, kjo për shkak të numrit të kufizuar të gjyqtarëve.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

7

Punonjës të CEZ duke shkëputur lidhje të paligjshme

Policia do të asistojë mbledhjen e faturave të energjisë Sipas vendimit të qeverisë, Policia e Shtetit do të asistojë punonjësit e CEZ në terren gjatë shkëputjes së lidhjeve të paligjshme. Ngrihet Task-Forca që do të monitorojë CEZ-in gjatë punës në terren deri në fund të këtij viti Blerina Hoxha

Mbledhja e faturave të dritave nga CEZ do të bëhet këtë vit me mbështetjen e qeverisë. Një vendim i Këshillit të Ministrave i botuar në Fletoren Zyrtare lejon krijimin e Task- Forcës me praninë e zyrtarëve nga shumica e ministrive, me qëllim përmirësimin e nivelit të arkëtimeve të energjisë dhe uljen e nivelit të humbjeve. Sipas vendimit, Policia e Shtetit do të asistojë punonjësit e CEZ-it në terren g jatë shkë p ut j es s ë l i d hj eve t ë paligjshme. Grupi i punës

Task-Forca, e cila do të funksionojë nën drejtimin e zv.kryeministrit Niko Peleshi, ka në përbërje të saj ministrin dhe zv/ministrat e Energjisë, të Punëve të Brendshme, zv/ministrin e Drejtësisë, Financave, Mirëqenies Sociale, administratorin e CEZ- Shpërndarjes, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve. Këta zyrtarë gjatë një viti do të koordinohen me qëllim që faturimet e energjisë të mblidhen në të gjithë vendin. Ky koordinim pritet

të rritë nivelin e të ardhurave të kompanisë CEZ, e cila administrohet aktualisht nga shteti. Rritja e arkëtimeve pritet të ulë disa deficite që janë krijuar në buxhetin e shtetit nga subvencionimi i energjisë, por për më tepër do të frenojë planet për rritjen e çmimit të energjisë në të ardhmen. Qëllimi

Task-Forca do të hartojë një plan masash administrative dhe organizative për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave të CEZ-Shpërndarje sh.a., për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve e të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe në sistemin e matjes së energjisë elektrike. Për këtë qëllim funksione themelore do të ketë Policia e Shtetit, e cila do të jetë e angazhuar për të asistuar CEZ-in në aksionet e tij. “Do të ketë bashkërendimin e punës me strukturat e Policisë së Shtetit sipas qarqeve, për mbështetjen e veprimeve në terren të punonjësve të CEZ-Shpërndarje sh.a., gjatë ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme dhe

Mbledhja e faturave të energjisë elektrike dhe një reformë thelbësore në sistemin e pensioneve pritet të çojnë drejt normalitetit arkën e shtetit të paktën pas vitit 2016.

ndërprerjeve për shkak të mosekzekutimit të detyrimeve të energjisë elektrike”, thuhet në vendimin e qeverisë për ngritjen e kësaj Task-Force. Gjithashtu, bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit do të jetë edhe për ndjekjen me përparësi të kallëzimeve penale të depozituara nga CEZ-Shpërndarje sh.a. Gjatë ditëve të para të janarit, nën drejtimin e prefektëve sipas qarqeve janë ngritur njësitë operative vendore, të cilat i raportojnë një herë në muaj kryetarit të Task-Forcës, Niko Peleshi, për masat e marra dhe rezultatet e arritura për ndjekjen e detyrave të parashikuara në këtë vendim. Mbledhja e faturave të energjisë elektrike dhe një reformë thelbësore në sistemin e pensioneve pritet të çojnë drejt normalitetit arkën e shtetit të paktën deri pas vitit 2016. Këto reforma të mëdha pritet të ndërmerren në dy vitet e para të qeverisjes dhe sipas përllogaritjeve nga ekspertët e financave, parashikohet të gjenerojnë më shumë se 500 milionë dollarë plus në buxhet. Nisja e tyre u njoftua edhe në konferencën e fundit në media të ministrit Cani me Misionin e FMN-së.

Bankers Petrolium, 1.6 mln euro të ardhura në ditë Të ardhurat prej shitjeve të naftës nga kompania “Bankers Petrolium” që operon në fushën e PatosMarinzës arritën në tremujorin e fundit të vitit 2013 në 1.6 milionë dollarë në ditë. Në një deklaratë zyrtarë për median, kompania njoftoi dje se prodhimi në Shqipëri për tremujorin e katërt të vitit 2013 ishte 19 303 fuçi naftë në ditë ose 4.1 % më i lartë se në tremujorin e tretë. Ndërsa prodhimi mesatar i naftës për vitin 2013 ishte 18169 fuçi në ditë ose 21 % më i lartë se në 2012. Nga ana tjetër shitjet e naftës gjatë tremujorit të fundit arritën në 19 710 fuçi në ditë ose 7.5 % më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm. Çmimi mesatar me të cilin u shit nafta

e Patos-Marinzë ishte rreth 85,71 $ për fuçi, që përfaqëson 78% të çmimit të naftës Brent në bursë prej 109,27 $ për fuçi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2013 shitjet mesatare të naftës ishin 18.173 fuqi në ditë, me një çmim mesatar 85,41 $ për fuçi, me një rritje prej 23% krahasuar me vitin 2012. Kompania bën të ditur se gjatë tremujorit të katërt janë shpuar 40 puse horizontale, duke e çuar numrin e tyre në 37. Tridhjetë e tre prej këtyre puseve janë përfunduar dhe vijon puna dhe për shtatë të tjerë që do të vendosen në prodhimin këtë muaj. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të puseve të shpuara më 2013 në 146.

kontrolli Task-Forcë edhe për kontrollin e tregut të gazit Ministria e Industrisë dhe Energjisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Policinë e Shtetit do të ngrenë një Task-Forcë për kontrollin e tregtimit me pakicë të gazit të lëngshëm. Task-Forca do të nisë inspektimet gjatë javës që vjen dhe kërkesa për ngritjen e kësaj njësie është bërë nga Inspektorati Qendror Teknik. Kryeinspektori Ardian Çela tha se institucioni që ai përfaqëson e ka të pamundur marrjen e masave në shkallë vendi, pasi subjektet janë të shumta në numër. Deri tani aksioni i IQT-së është shtrirë vetëm në qarqet e Tiranës dhe Durrësit, ku janë mbyllur 18 pika që mbushnin bombulat e gazit. Subjektet mund të tregtojnë gaz me pakicë, por jo të kryejnë vetë mbushjen e bombulave. Ndërsa pika të tjera janë gjobitur për shkak të mospërmbushjes së kritereve teknike.

TAP marrëveshje me linjën e gazit Bullgari-Greqi Gazsjellësi TAP dhe Interkonektori GreqiBullgari, që është kompania përgjegjëse për zhvillimin, financimin dhe ndërtimin e linjës së gazit Greqi-Bullgari, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja parashikon vendosjen e bashkëpunimit teknik me qëllim zhvillimin e mëtejshëm strategjik të infrastrukturës së gazit në rajon. Ky memorandum do të lejojë dy kompanitë që të bashkëpunojnë për të realizuar një pikë ndërlidhëse të gazit në Komotini të Greqisë. Kjo do të mundësojë furnizim të mëtejshëm me gaz të rajonit, nëpërmjet kalimit të tij në rrjetin bullgar të gazit dhe më tej në rajonin e Evropës Juglindore.


CMYK

8 08.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme:

“Përgjegjës i Sektorit të Informacionit dhe Reklamave, në Drejtorinë e Programeve”

“SPECIALIST NË SEKTORIN E SË DREJTËS SË TRANSMETIMIT DHE SË DREJTËS SË AUTORIT, NË DREJTORINË JURIDIKE DHE LICENCAVE”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë (Word, Access) • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese për punë në grup

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Juridik • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë (Word, Access) • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese për punë në grup

Paga e pozicionit: është në kategorinë III-a

Paga e pozicionit: është në kategorinë III-b

Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 31.01.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit, (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 3l.0l.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit, (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jene të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë me tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë; Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE DHE SHERBIMEVE REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE Mbështetur në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpall konkursin për pozicionet e mëposhtme: “SPECIALIST I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË SEKTORIN E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË DHE PUBLIKUN, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE DHE SHËRBIMEVE” Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gazetarisë/Drejtësisë apo Shkencave Sociale • Të ketë jo më pak se 2 (dy) vjet eksperiencë pune • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter në programet bazë • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe komunikuese të punës në grup Paga e pozicionit: është në kategorinë IV -a Paraqitja e Dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 31.01.2014, në zarf të mbyllur, në Zyrën e Protokollit të AMA-s, në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV, këto dokumente: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Diplomat dhe gradat shkencore të mbrojtura jashtë shtetit duhet të jenë të ekuivalentuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.) Dokumentet duhet të jenë të noterizuara, si dhe mosparaqitja e plotë e tyre sjell skualifikim të kandidatit.

SHPALLJE E VËNDEVE TË LIRA PËR KONKURIM PRANË ILDKPKI Në mbështetje të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, vendimit të Kuvendit nr. 40, datë 06.05.2013 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi Nëpunësit Civil”, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave shpall konkurim për vendet e lira të punës, në pozicionet:  Inspektor  Ndihmës Inspektor  Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Konfliktit të Interesave  Specialist në Drejtorinë e Kontrollit të Konfliktit të Interesave  Specialist IT, në Sektorin e Administrimit të IT. Periudha e aplikimit fillon në datë 20.01.2014 dhe mbaron në datë 31.01.2014. Të interesuarit mund të tërheqin listën e dokumentave të nevojshme si dhe kriteret e veçanta për kandidatin, pranë zyrës së Arkiv-Protokollit, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Pas verifikimit paraprak, më datë 05.02.2014, në selinë e AMA-s do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin M. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 ‘’Statusi i nëpunësit civil” dhe ligjin nr. 9131, dt 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

MARS 2013 VITI VIII BOTIMIT NR. 16 (261),

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 2226 294, ose në adresën: Autoriteti i Mediave Audiovizive, Rr. “Abdi Toptani”, godina ish-hotel “Drini”, kati IV.

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

J

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo PLUS muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rruga "Mustafa Matohiti" Nr.4, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr.”Jul Variboba”, Përballë Top-Channel, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme nga data 15 Shtator 2013 deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Gazi S

urrati i shqiptarit nuk ka qënë gjithmonë si është sot; me tul në qafë, mollëza të fryra, gushë të rënë, ballë prej budallai, sy prej skuthi. Surrati i shqiptarit gjatë shekujve ka qënë surrat si surretërit e botës. Aty kah 44-a u çfaqën çrregullimet e para antropometrike, dhe konfigurimi i surratit shqiptaresk nisi përdhunimin dramatik. Ndodhi pikërisht në atë kohë që, pjerrja e ballit, dalja e mjekrrës pak përpara, futja e syve në thellësi të kafkës, trashja e hundës, lëvizja e beftë e syve, zgjatja e veshëve, bënë që shqiptari të dukej, si majmun, derr, lakuriq nate, skile, gomar. Këto ishin disa nga deformimet shtazarake fillestare përmes të cilave diktatura gjatë viteve surratin e shqiptarit e shqeu. Shqyerja e surratit nuk mund të fshihej. “Surrat qen”, “Surrat derr”, “Surrat majmun”, “Surrat kalë”, “Surrat kunadhe”, “Surrat skile”, “Surrat skuth”, ishin disa nga cilësimet e surretërve shqiptarë gjatë rrugës së mundimëshme të përdhunimit katastrofik. Galeria e pafundme e surretërve të modifikuar diktatorialë përmbante disa surretër që binin më tepër në sy; Surrati i spiunit, apo kryesurrati, ishte si një ledh balte Myzeqeje shkelur kryq e tërthor nga qerret. Surrati i Sekretarit, ishte si në filmat e horrorit kur dikush e pret atë surrat me lëvizje thike lart e poshtë majtas e djathtas duke e ndarë në kuadrate të vegjël mbytur në gjak. Surrati i komshiut ishte si tav dheje e ngrënë përgjysëm. Surrati i Drejtorit të ndërmarrjes, dukej si pjesa e poshtëme e këpucës ushtarake me llokma të mëdhaja gome. Surrati i kujdestarit të Këndit të Kuq ngjante me një trung të goditur nja njëmijë herë me sqepar bam-bam-bam. Kishte dhe surretër të tjerë të spikatur. Si për shembull surrati i kolegut, surrati i pedagogut,

Edhe majtas edhe djathtas

sipas meje Edison Ypi

Më pyesnin mua si inxhinier që jam; Si ka mundësi që me dhjetra vite fabrika që e prodhonte nuk i ndryshoi Gazit asgjë, nuk i bëri asnjë përmirësim, asnjë modernizim, nuk i ndërroi asnjë vidë, asnjë buton, asnjë llamarinë ?! Ore, u thosha, Gazi nuk është bërë që ta ndryshojnë Gazin njerëzit. Gazi është bërë që t’i ndryshojë Gazi njerëzit. Rrugaçi, banditi, krimineli, flliqsiri Gazi nuk erdhi në Shqipëri vetëm. Erdhi me gruan, një zuskë ruse që quhej “Pobjeda”. Kur i shihnin bashkë, thoshin; Ja Gazi dhe hareja. Gazi, duhet ruajtur në muze’. Ta shohin brezat e ardhshëm. Të thonë; Ja pse s’ndjehemi mirë, s’gjejmë derman, s’bëjmë hajër. Qënkemi bastarda. Na i paska përdhunuar gjyshërit një makinë.

surrati i puntorit pararojë, surrati i kunatit, surrati i baxhanakut, surrati i vjehrrit, surrati i shokut të ushtrisë, surrati i shokut të zborit, etj. etj. edhe ata me deformime kataklizmike, po kush rri e merret tani me arkeologji surretërish. Dukej sikur modifikimi i pandalshëm i ushtrisë së surretërve, nuk kishte një spjegim, një fill nga ta kapje për të pasur një ide sado aproksimative se si do vazhdonte rrokopuja e surretërve. Megjithatë, për vërejtësin e kujdesshëm, ky fill ekzistonte. Ta vije re mirë, modifikimi i surratit nuk ndodhte për ndonjë shkak të dukshëm, dhe as, si mund të supozohej, brenda dinamikës të marrdhënies së shqiptarit me shqiptarin apo shqiptarit me njerëzit në përgjithësi. Katastrofizimi i surratit të shqiptarit u bë i mundur si produkt i një marrdhënieje të tjetërllojtë, të panjohur, unikale, të paparë dhe të padëgjuar, i një marrdhënieje me një, luaj vendit, send. Dihen marrdhëniet problematike të shqiptarit me sendet; kërrbaçin, hurin, ushkurin, litarin, sapunin, syzet, briskun, sëpatën, sqeparin, kallashnikovin, barutin, tritolin, kondomin, lahutën, librin. Por, sa i përket produktit, mardhëniet e shqiptarit me këto sende nuk kanë të krahasuar me një tjetër send. Ky send ishte një makinë, një automobil i vogël rus i quajtur GAZ 69. “Shokët” e nomenklaturës kishin nga një Gaz. Ishin të gjithnjohura shprehjet; “Gazi i drejtorit”, “Gazi i sekretarit”, “Gazi i shokut Kadri”, “Gazi i shokut Hekuran” etj. Por Gazi ishte ideuar, projektuar dhe realizuar për tjetër “punë”. Për ndjekje, arrestime, internime. Historia e surratit të shqiptarit nuk bën sens pa mardhënien me Gazin. Posaçërisht me të tmerrshmin dhe më të llahtarshmin “Gazi i Degës”, i Degës së Punëve të Brendëshme, babagjyshes së egër të Komisariatit të sotëm.

Gazi i Degës ishte tmerri i rrugëve, rrugicave, lagjeve, fshatrave në përgjithësi, veçanërisht fshatrave të internimeve. “Erdhi Gazi!” tmerronte të madh e të vogël. Gazi të dilte përpara si ujk, të kalonte anash si dhelpër, të vinte nga mbrapa si hizër. Gazi kalonte dhe frenonte zhurmshëm edhe pa ndonjë shkak të dukshëm, vetëm për t’i futur frikën miletit. Jo rrallë dëgjohej të thoshin; “Më ndali Gazi te këmbët, ma bëri gjakun ujë”. Vinte-ikte Gazi, mbahejlëshohej fryma, paksohej-shtohej fluksi i gjakut, zbardhej-skuqej surrati i shqiptarit. Misteri i shëmtimit dhe shfytyrimit monstruoz të surretërve të shqiptarëve të këqinj, spiunave, servilave, sahanlëpirësve, zorraxhinjve, dhe të gjithë edepsëzëve të tjerë, mund të kuptohet vetëm duke kqyrur mirë surratin e Gazit. Surrati i Gazit, me parafango, fenera, xhama, llamarina, pasqyra, goma, ishte tamam surrat kafshe, surrat bishe, surrat vrasësi, surrat krimineli. E gjithë pështirosja njerëzore, egërsia, ftohtësia, ligësia, memecllëku, qorrllëku, shurdhllëku, budallallëku, tuhafllëku, turpi, llumi, mungesa e stilit, mungesa e elegancës, mungesa e finesës, dhe të gjitha mungesat e tjera, ishin në surratin e këtij përbindëshit metalik. Surrati i Gazit dhe surrati i shqiptarit jepnin e merrnin me njëri-tjetrin. Njerëzit normalë i largoheshin Gazit, dhe i bishtnonin disi mimetizimit. Zagarët i afroheshin, dhe nuk e kishin problem që surrati u bëhej si i Gazit. Të jem a mos të jem si Gazi?! ishte dilema. Të shumtët e shqiptarëve, pa u menduar se çfarë do tu ndodhte

me surratin, u afruan u miqësuan, ranë në dashuri me Gazin si me xhelatin. Kështu ndodhi që me kalimin e kohës surrati i shqiptarit u bë si surrati i Gazit dhe shqiptari u bë si Gazi…i botës. Përafrimi i surratit të njeriut me surratin e kafshës njihet. “Bishat naziste na dogjën kruan” apo “Italianët j’a mbathën si lepuj”, janë cilësime të njohura. Thuhet për njërin e tjetrin, që duket si ujk, si dhelpër, si gjarpër, si zhabë, etj. Ndodh edhe që njerëzit modelohen prej makinave, trashen, ngathtësohen. Por, që një popull i tërë të binte në dashuri me një makinë, dhe ta linte surratin e vet të bëhej si surrati i një makine, kjo vetëm në Shqipëri ka ndodhur. Ka sot jo pak shqiptarë me surrat ende të deformuar nga afërsia me Gazin e dikurshëm që Mitsubishin e Komisariatit të Policisë e quajnë Gazi i Degës. Pa merak. Sot rreziku është i kundërt. Surrati i shqiptarit po i modifikon surretërit e Mitsubishit, Toytoa-s, Benzit. Më pyesnin mua si inxhinier që jam; Si ka mundësi që me dhjetra vite fabrika që e prodhonte nuk i ndryshoi Gazit asgjë, nuk i bëri asnjë përmirësim, asnjë modernizim, nuk i ndërroi asnjë vidë, asnjë buton, asnjë llamarinë ?! Ore, u thosha, Gazi nuk është bërë që ta ndryshojnë Gazin njerëzit. Gazi është bërë që t’i ndryshojë Gazi njerëzit. Rrugaçi, banditi, krimineli, flliqsiri Gazi nuk erdhi në Shqipëri vetëm. Erdhi me gruan, një zuskë ruse që quhej “Pobjeda”. Kur i shihnin bashkë, thoshin; Ja Gazi dhe hareja. Gazi, duhet ruajtur në muze’. Ta shohin brezat e ardhshëm. Të thonë; Ja pse s’ndjehemi mirë, s’gjejmë derman, s’bëjmë hajër. Qënkemi bastarda. Na i paska përdhunuar gjyshërit një makinë.


op-ed

2

Blog / Një ministër fatkeq në qeverinë Rama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Rose Dosti: 45 dëshmi për burgun komunist

11

08.01.2014

Universitet /Arsim i lartë botëror, ekspertët tregojnë për nivele të ulëta të lektorëve

Ndonjëherë demokracia duhet larë në gjak. - Augusto Pinochet

Rëndësia dhe sfida gjeopolitike në Ukrainë N

ë një artikull të shkruar në fund-shtator 1990, shkrimtari disident dhe nacionalist rus A. Sollzhenicin predikonte: “Për të larguar tek Rusia ankthin e forcave të huaja dashakeqëse, apo jomiqësore me të, është e domosdoshme që Moska të ruajë përbrenda sferës një grup shtetesh, pikësëpari Ukrainën, mandej Bjellorusinë dhe pothuajse gjysmën e Kazakistanit” apo gati mbi 80% të ish-perandorisë së saj tradicionale. Pikërisht figurat dhe personalitetet ruse të të gjitha rrymave, qoftë ata që me dhimbje u pajtuan me realitetin e ri të vitit 1991, qoftë pjesa tjetër që e refuzonte kategorikisht këtë realitet, përkonin në një pikë: mospranimin e legjitimitetit të pavarësisë të kurorës së shteteve limitrofe sllave, mbi të gjitha të Ukrainës, e konsideruar si djepi i ortodoksisë ruse. Historia na mëson se ecuria e një vendi, pra rrugëtimi dhe suksesi i tij në histori është i ndërlidhur me zanafillën e formimit, themelimit të tij; kurse gjeografia, pra mjedisi rrethues përcakton jo pak po aq sa interferencat sa edhe fizionominë e politikës së jashtme që shteti në fjalë duhet t’i përmbahet. Gjeografia e Ukrainës, objekti i analizës në fjalë, është domethënëse: Pjesë e asaj që njihet me emërtimin Evropa Lindore, ajo, Ukraina ndan kufij tokësorë me shtete përreth: në perëndim me Poloninë, me Sllovakinë dhe Hungarinë, në jugperëndim me Moldavinë, ajo kufizohet në lindje dhe verilindje me Rusinë, ndërsa në veri me Bjellorusinë. Ajo pu-

thitet me Detin e Zi dhe detin Azov në jug të saj. Ukraina në pikënisje përbënte vatrën e shtetit të parë sllav-lindor, i përmendur dhe cituar në shkrimet perëndimore nën emërtimin Ruthenie, i cili me të gjitha gjasat në shekujt X-XI ishte shteti më i madh për nga përmasa, si dhe më i fuqishmi në Evropë. Përgjatë historisë së saj, territori i saj i rëndësishëm është shkelur dhe ka njohur pushtuesit mongolë, të rivalizuar nga polakët dhe lituanezët, të cilët në shekullin XIV shtrinë dominimin e tyre në pjesën perëndimore të saj. Të gjitha shtetet e fuqishme apo perandoritë e Evropës Qendrore kanë influencuar, kontrolluar apo dominuar në momentet e shkëlqimit apo në kulmin e fuqisë së tyre, territorin e Ukrainës. Shekulli XVIII është ai i sundimit të Rusisë dhe Perandorisë Austriake përreth territorit të Galicesë, e përforcuar në pozitat e saj njëkohësisht nga copëtimi i parë i Polonisë, Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore, sponsorizuese për motive strategjike e pavarësisë së Ukrainës, e legjitimuar në Traktatin e Brest-Litovskit, ku shteti i ri i pavarur u përfshi si firmëtar i Traktatit në fjalë. Në të shkuarën historike perandoritë tradicionale evropiane e konsideronin territorin e Ukrainës si një mundësi apo përftim gjeopolitik në shumëfishimin e territorit të tyre. Qasja dhe filozofia e përhershme e Rusisë përkundrejt Ukrainës ishte dhe vazhdon të jetë e një natyre krejt tjetër. Për Rusinë, çështja ukrainase është e brendalidhur, madje

në një mënyrë organike po aq sa me sigurinë e saj kombëtare sa edhe misionarizmin e saj që përkthehet në imperializëm, pra si një aleancë e shenjtë e përhershme që buron nga lidhjet e gjakut, besimin e njëjtë fetar, ngjashmërinë kulturoro-gjuhësore si dhe afërsinë gjeografike, që sipas këndvështrimit rus është i barasvlefshëm me ndarjen e një vizioni dhe rrugëtimi simetrik në histori, shkurt me atë Vladimir Putini nënkuptonte për Ukrainën, disa javë më parë me termat: “si popuj vëllezër, apo çështje të familjes”. Perëndimi deri diku u ngatërrua, kur i kishte konsideruar revolucionet antikomuniste dhe antiimperialiste të zhvilluara në hapësirat e ishBashkimit Sovjetik si një fenomen unik. Mirëpo, aty diferenca ishte e dukshme. Në të vërtetë, që të dyja premisat e lartpërmendura të lëvizjes vepronin në kahe asimetrike. Ndërsa revolucioni antikomunist gjeti shtrat në mbarë territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, përmbajtja antiimperialiste e revolucionit ishte më e shtrirë në gjirin e popullsive josllave, me një fjalë, me prejardhje etnike jo të njëjtë dhe ishte si dhe është e drejtuar kundër rolit, sundimit apo influencës së Rusisë. Në historinë 20-vjeçare të Ukrainës së pavarur janë mishëruar të dyja karakteristikat e sipërpërmendura të revolucionit në hapësirat e ish-perandorisë sovjetike. Revolucioni paqësor i vitit 2004 në Ukrainë, shkas i të cilit u bë zgjedhja e manipuluar presidenciale nga ana e presidentit aktual Viktor Yanukovic, u “denoncua” si një tentativë e stisur

koment Dritan Hoti

nga shërbimet sekrete perëndimore, në radhë të parë CIA-amerikane dhe MI6 britanike me pikësynim rrethimin gjeopolitik dhe zvetënimin e federatës ruse. Në këtë vazhdë, çfarëdolloj interference e huaj, qoftë politike apo procedurale, pra etapat për integrim apo përafrim me Bashkimin Europian, cilësohet si e rrezikshme nga ana e Moskës. Bashkimi Europian, në rastin e Ukrainës vepron për herë të parë si një strukturë kompakte administrativo-juridike me qëllim vazhdimësinë e negociatave me përfundimin e firmosjes së marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Europian. Rusia aktuale, ajo e Putinit, po ashtu si Rusia cariste, apo leniniste, ndryshe nga kombet e tjera josllave, përbërës të ish-perandorisë së saj, përkundrejt të cilave ajo nuk ka besuar dhe nuk është e predispozuar në ndërtimin e një harmonie në planin etik, për të Ukraina konsiderohet si një pjesë e pazgjidhshme e saj. Si rrjedhojë, Vladimir Putini nxitoi të tërheqë Ukrainën në marrëveshjen e mesit të dhjetorit 2013, me avantazhe gjithëpërfshirëse ekonomike, duke i ofruar asaj një shumë prej 15 miliardë në formën e kredisë,

apo duke zvogëluar me një të tretën çmimin e gazit, instrument i stabilitetit ekonomiko-industrial, sa edhe i diplomacisë së re ruse. Përzgjedhja e Evropës nga ana e Ukrainës do të reduktonte projektin e Putinit për këtë mandat të tij të tretë, atë të rikthimit të një pjese të konsiderueshme të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik në sferën ruse, duke rithemeluar një Bashkim euroaziatik, si një lloj shëmbëlltyre të dytë të ripërsëritur të Bashkimit Sovjetik, në nivel vulgar. Ja sesi një ndër pikat themelore të marrëveshjes së dhjetori Rusi-Ukrainë përmbante bashkëngjitjen e Ukrainës në unionin doganor, të përbërë nga Rusia, Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistani, apo hapësira territoriale e sugjeruar nga A. Sollzenicini. Triumfi i Vladimir Putinit i trumbetuar nga një mori mediash perëndimore nuk është ai përfundimtar. Ravijëzimi etnik i Ukrainës si dhe orientimet politike të dy komuniteteve, atij rusofon dhe atij jo-rusofon janë plotësisht të papërputhshme. Për më tepër mbarëvajtja e idesë dhe projektit të Bashkimit Europian do të përforconte tek komuniteti jo-rusofon bindjen e prirjen e ankorimit politik me Perëndimin, pra me Bashkimin Europian, në të kundërt influenca e Rusisë do të vinte duke u zgjeruar me rezultat vendosjen në rrezik të strukturës apo ekuilibrave europianë. Ja përse në lidhje me ecurinë e çështjes ukrainase nuk mund të flasim për një finalitet, por ndoshta veçse për një fillim të saj.

Aftësitë, në shënjestrën e taksës progresive

N

jë qeveri e majtë, me orientim të theksuar drejt mundësive për të gjithë dhe barazisë sociale, vendos prioritete në termin e asaj që e gjykon si më të rëndësishme, në varësi të kushteve të vendit. Për shembull, të drejtën për të pasur të njëjtin shërbim cilësor shëndetësor pavarësisht të ardhurave ose kontributeve, ose të drejtën për të siguruar të njëjtin arsim cilësor pavarësisht zonës ose grupit social, ose të drejtën që, interesat e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë të kenë të njëjtën peshë, pavarësisht faktit nëse është i varfër ose i pasur. Shembulli i parë lidhet me ëndrrën z. Rama, shprehur gjatë fushatës elektorale, për të pasur shëndetësi falas dhe mbetet ende për t’u diskutuar, sikundër edhe shembulli i dytë, ndërkohë që i treti, pra pesha që kanë interesat e çdo qytetari, lidhet edhe me taksën progresive që do paguajmë dhe është një çështje që po zë përditë e më shumë vend në ligjërime të ndryshme. Fillimisht duhet sjellë në vëmendje se duke qenë se jetojmë në një vend me prejardhje të theksuar komuniste që propagandonte barazi për të gjithë, secili prej shembujve të mësipërm

koment Valbona Nathanaili

duket sikur i bën jehonë asaj kohe dhe fare lehtë mund të biesh pre e etiketimeve, shpesh me ngjyrime të pakëndshme për shoqërinë tonë. Me shpresën se lexuesi është sadopak mendjehapur, ajo që kam dëshirë të theksoj fillimisht lidhet me konceptet primitive që kemi ne për kapitalizmin dhe të kujtojnë Amerikën e viteve ‘930, që do të thotë një dëshirë e përgjithshme për të mos paguar taksa ose për t’i shmangur në maksimum, për të ndarë tërësisht të mirën individuale nga ajo e përbashkët dhe për të gjykuar në mënyrë arbitrare çdo teori ose nismë që propagandon barazinë në disa produkte në fund të procesit. Këta njëzet vjet postdiktaturë shpesh më ngjasojnë me filmat wild west, ku i vetmi kujdes ishte kush merrte më shumë duke dhënë sa më pak. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe faktin që

praktika jonë shtetbërëse në këto vite e ka galvanizuar edhe më shumë një mentalitet të tillë: më lëmsh se kaq nuk kishte si bëhej. Personalisht jam për taksën progresive, pra një taksë që vepron jo njëlloj mbi të ardhurat e krijuara nga aftësitë dhe të mirat materiale të individëve të ndryshëm, në emër të krijimit të disa mundësive të barabarta për të gjithë, që lidhen me një shkollë e shëndetësi më të mirë dhe një shtet më të përgjegjshëm ndaj cilësisë së jetesës dhe mundësive të qytetarëve të tij. Por ideuesit e propaganduesit e kësaj takse këtu te ne duhet të jenë më objektivë në përkufizimin “i varfër, i pasur dhe shtresë e mesme” dhe, për më tepër, taksimi të mos bazohet vetëm në qasjen “aftësi”. Çështja doli gjatë një bisede të zhvilluar me ministrat e Ekonomisë dhe të Financave në një televizion privat. Sipas tyre, një njeri që jeton me një rrogë 130 000 lekë në muaj, i punësuar në një biznes privat falë një shkollimi të mirë marrë jashtë shtetit ose përvoje të gjatë të suksesshme quhet i pasur. Vërtet aftësitë dikujt mund t’i sigurojnë një cilësi jetese më të mirë ose edhe shumë më të mirë se një tje-

tri, por nuk e bëjnë automatikisht të parin të pasur dhe, një të dytë që merr më pak, të varfër. Sikur vetëm dy muaj të gjendet pa punë, ky lloj “i pasuri” do trokasë te prindërit për ndihmë. Nëse gjykojmë në këtë formë, jemi subjektivë. Kërkesat për një përcaktim të saktë të nivelit të jetesës për një shtresë të caktuar shoqërore duhet të shtrihen në kohë dhe të mos përqendrohen vetëm tek aftësitë, por edhe te përparësitë ekonomike dhe burimet. Nëse taksojmë vetëm rrogëtarët me këto të ardhura dhe përjashtojmë bizneset me të ardhura të njëjta ose u vendosim një përqindje më të ulët, vërtet është shumë më e thjeshtë dhe më e lehtë për administratën tatimore, por nuk është objektive: kërkesa për t’u trajtuar me objektivitet nga një skemë që nuk mbështetet në barazi quhet barazi. Për më tepër, një qasje e tillë taksimi, në vlerësimin e pabarazive sociale, penalizon arritjet në aftësi dhe nxit formula suksesi jo vetëm të dyshimta, por edhe shpesh të përkohshme. Duke qëndruar tek argumenti shtresë sociale, në Shqipëri mund të jetosh në një apartament të bollshëm, të kesh makinë, të kesh TV, të shkosh me

pushime, të quhesh i varfër dhe të marrësh ndihmë sociale 4000 lekë në muaj. Të pasurit e llojit të parë dhe të varfërit e llojit të dytë, vetëm këtu te ne mund të gjenden! Ose të shpallësh falimentin dhe përsëri të jesh i pasur! A është në gjendje skema e re të përfshijë dhe tatojë ose mos tatojë çdo individ e çdo biznes në Shqipëri? Që të mos ndodhë si me dritat, që njëra pjesë e popullsisë paguan edhe mospagesën e tjetrës! Sa i drejtë është një taksim i tillë? Nuk është e tepërt të themi se një pjesë e mirë e shteteve europiane dhe në botë e zbatojnë një skemë të tillë. Pavarësisht kundërshtive për aspekte të veçanta të saj që mendoj se hartuesit do kenë kohë e vullnet për t’i marrë në konsideratë, ky lloj taksimi duhet të bëhet në emër të një shteti më social, jo në emër të mbushjes së arkës bosh të shtetit; duhet të bëhet në emër të një shteti ku kërkesa për reduktimin e pabarazive në aftësi ose të paaftësive të shkallëve të ndryshme që lidhen kryesisht me cilësinë e shkollimit të ofruar/marrë, të shpërndara në një pjesë shumë të madhe të popullsisë, shoqërohet me shkolla e shëndetësi cilësore për të gjithë.


12

st u d i mi

universitet

Duke folur në konferencën vjetore të Shoqërisë për Kërkim në Arsimin e Lartë, të mbajtur në Nju Port në Uellsin e Jugut, më 11 dhjetor, Pr9ofesor Altbach tha se rritja dramatike në arsimin e lartë nëpër të gjithë botën ka shkaktuar uljen e cilësisë në shumë vende.

Arsimi i lartë botëror, nivel i ulët i lektorëve në universitete Lektori mesatar në botë ka vetëm një diplomë Bachelor. Kjo, pasi studimet pasuniversitare nuk kanë mbajtur të njëjtin ritëm me rritjen globale të regjistrimeve në nivelin Bachelor . Kështu është shprehur eksperti i arsimit të lartë Philip Altbach, drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë Ndërkombëtar në Kolegjin Boston, ShBA, i cili gjithashtu ka paralajmëruar se pagesat e ulëta japin mesazhin se akademia është një profesion jo tërheqës për njerëz shumë të kualifikuar.

L

ektori mesatar në botë ka vetëm një diplomë Bachelor. Kjo, pasi studimet pasuniversitare nuk kanë mbajtur të njëjtin ritëm me rritjen globale të regjistrimeve në nivelin Bachelor . Kështu është shprehur

eksperti i arsimit të lartë Philip Altbach, drejtor i Qendrës për Arsimin e Lartë Ndërkombëtar në Kolegjin Boston, ShBA, i cili gjithashtu ka paralajmëruar se pagesat e ulëta japin mesazhin se akademia në të gjithë botën, është një profesion jo tërheqës për njerëz shumë të kualifikuar. Duke folur në konferencën vjetore të Shoqërisë për Kërkim në Arsimin e Lartë, të mbajtur në Nju Port në Uellsin e Jugut, më 11 dhjetor, ai tha se rritja dramatike në arsimin e lartë nëpër të gjithë botën ka shkaktuar uljen e cilësisë në shumë vende. “Mendimi im është se personi mesatar që qëndron përpara një klase në institucione të arsimit post-sekondar nëpër botë sot ka kualifikimin mesatar të vetëm një diplome Bachelor. Shumë tronditëse, por mendoj se është e vërteta”- është shprehur profesor Altbach. Numri me doktoratura është shumë modest dhe madje edhe numri me diploma Master është nën gjysmë”- ka vijuar ai. i pyetur se pse lektorët nuk ishin më mirë të kualifikuar, profesor Altbach ka

Profesioni i akademikut nuk është tërheqës, pjesërisht për shkak të pagave të ulëta. Në vendet ku akademikët nuk janë shumë të kualifikuar, çdokush me një eksperiencë pasuniversitare do të largohet drejt vendeve që i ofrojnë paga më të lata dhe kushte pune më të mira.

shpjeguar se ndërkohë që ka pasur rritje të mëdha në regjistrime në universitet, nuk përputhen me përhapjen në mundësitë pas diplomimi. Nuk ka mjaftueshëm anëtarë fakultetesh të mirë kualifikuar për mësimdhënie, është i mendimit ai. Një tjetër problem është se profesioni i akademikut nuk është tërheqës, pjesërisht për shkak të pagave të ulëta. Dhe në vendet ku akademikët nuk janë shumë të kualifikuar, çdokush me një eksperiencë pasuniversitare do të largohet drejt vendeve që i ofrojnë paga më të lata dhe kushte pune më të mira. Gjatë konferencës u prezantua edhe studimi mbi shtresimin pedagogjik në arsimin e lartë britanik me autor Penny Jane Burke, profesor i arsimit në Universitetin e Roehampton-it , Jacqueline Stevenson, drejtorja e Qendrës për Kërkim Social dhe edukativ në Universitetin Metropolitan të Leeds-it dhe Pauline Whelan, gjithashtu nga kjo qendër. U argumentua se disa akademikë britanikë, që kanë ndjerë presion të fortë për të demonstruar “ekselencën në mësimdhë-

nia” përmes shpërblimeve, vlerësimeve të kënaqësisë së studentëve dhe renditje të tjera ishin gati të hiqnin dorë. Studimi zbuloi se pavarësisht pretendimeve të përsëritura të ekselencës në mësimdhënie ata përdornin terma si “këndvështrimi holistik i të mësuarit” “pasioni” apo “mësimdhënia me në qendër studentin”, sipas profesor Burkeut. Por domethënia pas këtyre termave ishte gjithashtu e paqartë shtoi ajo. Janë si mërmërima që nuk angazhojnë vërtet në atë mënyrë me llojet e betejave, punës emocionale dhe asaj intelektuale që përfshihen gjatë procesit të nxënies dhe mësimdhënies. Akademikët e anketuar gjatë rrjedhës së studimit kishin një ndjesi të shëmtuar frustrimi në “marketizimin, menaxhimin dhe instrumentalizimin” si edhe nevojën për ekselencë në shpërblime dhe vlerësime, është shprehur Dr Stevenson. Disa janë përpjekur të tërhiqen kundër nocioneve utilitariste të mësimdhënies është shprehur ajo, por dukej thuajse dorëheqje mes akademikëve.

ShBA, Nju Jorku synon të bëhet qendra e mendimit sipërmarrës Partneriteti i nxitur nga qyteti i Nju Jorkut mes universiteteve amerikane dhe izraelite synon të themelojë institucionin lider të arsimit teknologjik në botë duke kombinuar më të mirat e dijes nga bota akademike dhe ajo e tregtisë Një marrëveshje mes Universitetit Cornell dhe Institutit të Teknologjisë Technion Israel ka çuar në krijimin e “Cornell NYC Tech”. Universiteti i ri, i specializuar në shkencat e aplikuara, i hapi dyert për 30 studentët e tij të parë në fund të vitit të kaluar në zyrën e Man-

hatanit të dhuruar nga kompania Google. Më 2017-ën, mendohet të hapet një kampus në ishullin Rusvelt në Nju Jork, si rezultat i një investimi 100 milion dollarësh nga qyteti për të pozicionuar veten si një qendër teknologjie dhe arsimi, “Synimi ynë nuk është asgjë më pak sesa krijimi i një kampusi të shquar i fokusuar në teknologjitë dixhitale dhe në teknologjitë e epokës së informacionit” është shprehur Daniel Huttenlocher, dekan i “ Cornell NYC Tech”.“Ne duam të theksojmë një mendim sipërmarrës” –shtoi ai, duke shpjeguar llojin e studentëve dhe të stafit akademik që universiteti synon të tërheqë. Nuk është domosdoshmërisht dikush që nis një biznes, por lloji i per-

sonit proaktiv për t’i bërë gjërat si duhet. Universiteti do të fokusohet në kurset pasuniversitare duke përfshirë programe Master dhe studime doktorale me një fokus në ndërtimin e urave mes akademisë dhe biznesit. Universitetet nuk kanë aftësi apo të dhëna se funksionon bota e biznesit”- thotë said Huttenlocher- “Ky është një vend ku teknologjitë e reja mund të provohen dhe të transferohen në botën e biznesit”. Do të zgjerohen programet tradicionale të internshipe duke u kërkuar studentëve të punojnë në projekte praktike teknologjike. Seksione të kampusit në Ishullin Rusvelt do të përdoren nga kompanitë si hapësira biznesi.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

13

Intervista

Rose Dosti: 45 dëshmi për burgun komunist shprehet se i ka vënë vetes detyrën e vështirë për të mbledhur, arkivuar dhe publikuar dëshmitë e ish të përndjekurve të regjimit komunist në Shqipëri, ashtu siç Stiven Spielberg mb l o d h i m ij ë r a h i st o r i t ë t ë mbijetuarve të Holokaustit, që sot mbahen të arkivuara në pjesë të ndryshme të botës si dëshmi e një të kaluare që nuk duhet të përsëritet kurrë më. Kjo histori duhet treguar, thoni ju. Në fakt, cili ishte qëllimi i themelimit të “Albanian Human Right Project”? Qëllimi ishte të dokumentonim testamentet e njerëzve të burgosur

mundësi të vizitoja Shqipërinë. Për herë të parë erdhëm për të gjetur familjarët e bashkëshortit tim Luan Dosti (djali i Hasan Dostit). I gjetëm në Lushnjë, ata ishin ende në internim. Në atë vizitë të parë ju lindi dhe ideja e këtij projekti? Po atë vit na lindi si ide. Kuptova se nuk ishin vetëm familjarët e bashkëshortit tim që kishin vuajtur. Kishte dhe shumë të tjerë. Për mua ishte e pakuptimtë sesi ishte e mundur që 50 mijë shqiptarë të jenë burgosur, internuar dhe vrarë gjatë regjimit komunist. Si gazetare në profesion mendova se kjo është një nga ato historitë që

Dëshmitë e 45 burrave, grave dhe fëmijëve të persekutuar që përshkruajnë vuajtjet, burgimet, internimet dhe vrasjet e regjimit komunist në Shqipëri nga viti 1944 deri më 1991, janë mbledhur dhe arkivuar nga ish-gazetarja e Los Angeles Times, shqiptaro-amerikania Rose Dosti, si pjesë e një projekti në mbrojtje të të drejtave të njeriut

duhet treguar. Nga puna për dokumentimin e dëshmive filluam në vitin 2004. Ishte vizita e dytë e jona në Shqipëri, bashkë me Tomor Dostin nisëm të merrnim dëshmitë. Tomori kishte idenë që në fillim duhej të filmonim ata më të vjetrit. Unë në fillim kisha vizionin se do mund të merrnim 2001000 dëshmi, duke ecur në gjurmët e Stiven Spielberg që mblodhi rreth 52 mijë dëshmi të të mbijetuarve të Holokaustit dhe themeloi USC Shoah Foundation Institute. Por Spielberg, ndryshe nga ne, kishte një thes me para për ta realizuar projektin e tij. Deri këtu kemi patur mbështetjen e miqve tanë të huaj, që dhe ata mendojnë se

Aida Tuci

50

mijë artistë, shkrimtarë, klerikë, intelektualë dhe vetë anëtarë të lartë të Partisë Komuniste u persekutuan gjatë regjimit komunist. Ata që mbijetuan dëshmojnë për urinë, punën e rëndë, torturat, tronditjet, kryengritjet, sëmundjet dhe vdekjen që panë me sy në dokumentarët: “Prison Nation: Albania 1943-1990” dhe “Lost Voices Making Histor y”. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (Albanian Human Right Project) në SHBA ka mbledhur, filmuar dhe dokumentuar dëshmitë e shqiptarëve të cilët u burgosën politikisht apo internuan nga 1944-1991, g jatë regjimit komunist në Shqipëri. AHRP filloi punën për mbledhjen e dëshmive të ish të burgosurve politikë shqiptarë në vitin 2004. Deri më tani janë realizuar rreth 45 DVD që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, në Muzeun Wende, në Arkivin e Luftës së Ftohtë dhe në USC Digital Repository në Universitetin e Kalifornisë. Shumë pak prej këtyre dëshmive janë bërë publike, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë arkivuar dhe janë të aksesueshme vetëm për qëllime studimore. Rose Dosti, themeluese e Fondacionit,

politikë në Shqipëri nga viti 1943 deri në 1991. Kemi mbledhur rreth 45 testamente dëshmie. Janë dëshmi të gjata rreth 1 orë e 30 minuta, por kemi dhe dëshminë e Liri Belishovës, që shkon gati 5 orë. Kemi realizuar deri tani dy dokumentarë, “Prison Nation: Albania 1943-1990” dhe Lost Voices Making History”. Ky i fundit është realizuar edhe në gjuhën shqipe. Ju vetë jeni lindur dhe rritur në Amerikë. Jeni martuar me Luan Dostin, djalin e Hasan Dostit, dhe ata të mbetur në Amerikë. Sa e njihnit ju historinë e Shqipërisë komuniste? Për herë të parë unë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1991. Para atij viti nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha

Për herë të parë unë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1991. Para atij viti nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha mundësi të vizitoja Shqipërinë. Për herë të parë erdhëm për të gjetur familjarët e bashkëshortit tim Luan Dosti (djali i Hasan Dostit). I gjetëm në Lushnjë, ata ishin ende në internim.

ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit komunist është dhunim i të drejtave të njeriut. Cilat ishin dëshmitë e para që morët? Të shumë familjeve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Lushnjë etj. Në dokumentar janë sjellë dëshmitë e familjes Dosti, Bejkova, Kostreci, Aliko, Kupi, Tereska, Mema, Sejko etj., etj. Hasët vështirësi për t’i bindur që të dëshmonin? Në fillim nuk donin të hapnin plagët. Mua më vjen keq që këta njerëz janë margjinalizuar. Tomor Dosti ka qenë vetë i persekutuar. Ai shkoi në shumë vende, takoi shumë prej ish të persekutuarve dhe shumë

prej tyre pranuan të dëshmojnë sepse kishin besim tek Tomor Dosti. Dokumentari shoqërohet edhe nga foto dhe filmime që dëshmojnë gjyqet dhe vrasjet e regjimit. Si i keni siguruar ato? Më të shumtat janë siguruar nga Arkivi i Shtetit, ndërsa filmimet nga arkivi i TVSH-së. Të gjitha janë marrë me leje. Familjarët nuk kishin filmime, vetëm foto të të afërmve të tyre. Ku janë shfaqur këta dokumentarë dhe si ka qenë reagimi i publikut të huaj? Është shfaqur në disa universitete në SHBA dhe qendra të ndryshme. Për të huajt është një gjë e paimagjinueshme kur i shohin, ata pësojnë shok edhe traumë. Gjatë filmit është një qetësi e madhe dhe pasi përfundon u duhet kohë për të marrë veten. Në disa prej shfaqjeve kemi patur të ftuar edhe ish të përndjekur që kanë rrëfyer historinë e tyre. Kemi patur Hyrie Kupin (Dosti), e cila tregonte vuajtjet e saj dhe të familjes në kampet e internimit. Të huajt qanin kur dëgjonin historinë e saj. Ju thatë se keni mbledhur shumë dëshmi, pak prej tyre janë bërë pjesë e dy dokumentarëve, ndërsa të tjerat ruhen në arkiva të ndryshëm dhe janë të hapura për një publik të kufizuar. Përse? Sepse janë shqip dhe nuk kemi arritur t’i përkthejmë të gjitha në gjuhën angleze. Na duhen fonde të tjera për ta çuar deri në fund projektin. Po dëshmi nga persekutorët keni mbledhur? Jo, sepse nuk e dimë nëse ata janë të gatshëm të dëshmojnë si persekutorë. I keni shkuar Nexhmije Hoxhës? Unë personalisht kam kërkuar një intervistë me të, por akoma nuk kam marrë përgjigje nëse ka dëshirë apo jo të japë një intervistë për mua. Për këtë projekt e keni kërkuar dëshminë e saj? Jo për këtë projekt. Mua më intereson ta intervistoj atë si një grua e njohur, që kishte shumë dorë në qeverinë e Hoxhës dhe kishte influencë në politikën e vendit për gati 50 vjet. Mua më intereson në këtë këndvështrim.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Një tjetër person ngec në lavatriçe 4

5

12 17 20 25

9

10

19 22 2

27

31 35

28

29 33

37

38

42

43

46

47

49

23

32

36

41

11

15

21

30

40

8

14

18

26

34

7

13

16

24

6

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

44

45

48

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht 1. Sëmundje e bagëtive, e cila infekton edhe njerëzit nga konsumi i mishit, a i qumështit. 7. General Motors. 9. Krimb që përdoret si karrem për peshkim. 12. Universiteti Bujqësor. 13. Industria e Rëndë. 14. Frank, futbollist francez. 16. Vajza në dialekt. 17. Shprehja e përkrahjes për qëllimet dhe veprimet e dikujt, me të cilin jemi të një mendjeje. 20. Lloj sporti. 22. Kafshë e madhe përtypëse, e ngjashme me buallin. 24. Në rregull. 26. Sigla e Lushnjes. 27. Ai që është i ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre. 30. Fatos, analist. 32. Ushqime që ruhen për dimër. 33. Bazë Ushtarake. 34. Organizatë Botërore. 35. Thërret dhia. 36. Qytet i madh në Austri. 38. Ministria Ekonomisë. 39. Lëndë për gatim. 40. Ena e ushtarit për të ngrënë. 43. Koncept. 45. Firmë prodhimesh sportive. 46. Organizatë Islamike. 47. Mjete që përdoren si lëndë e parë. 49. Skuadër futbolli italiane. 50. Njeri dorështrënguar, koprrac. 51. Numër rendor.

Vertikalisht: 1. Shkenca që studion dukuritë dhe anët e ndryshme të jetës së shoqërisë, të grupimeve të ndryshme shoqërore e të marrëdhënieve në shoqëri. 2. Ndrekë i kinemasë shqiptare. 3. Arnë, ose... 4. Lera i letërsisë shqipe. 5. Cingu e njohur e valleve. 6. Një shtet i SHBA-së. 7. Mal i vendit tonë. 8. Një ish-stacion në hapësirë. 9. Pjesë loje. 10. E gjitha, komplet. 11. Ndoci, aktore humoriste. 15. Bimë që përdoret për gatim. 18. I ka zona në mes. 19. Enë e madhe për ujë. 21. Njeri që nuk përton. 23. Gëzim, aktor i njohur i humorit. 25. Shtet pranë SHBA-së. 28. Nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehur në mënyrë të përgjithësuar sasinë. 29. Nuli pa të forta. 31. Ambasada Greke. 33. Arti i kërcimit. 37. Kryeqyteti i një shteti fqinj. 39. Bistak rrushi. 41. Periudhë kohe. 42. Përemër vetor. 44. Dajre në dialekt. 45. Gërshetim rrethanash e lidhje ngjarjesh që ndodhin rastësisht në jetën e dikujt. 48. Flori.

Sudoku | nivel mesatar 4 6 3

8 7

4

1 5

5

7

1

4

9

3

6

3

2

9

4 1 6

1

9 8

4 2

1

3 7

2

6

6

8

2 4

5 2

6 5

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

4 2

3

9

5 1

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një 20-vjeçar është bllokuar lakuriq në makinën për larjen e teshave, në Melbourne të Australisë. Djaloshi kishte vendosur ta befasonte të dashurën e tij, prandaj vendosi që të fshihej në lavatriçe. Mirëpo, ai nuk e kishte menduar se si do të dilte nga aty, kurse për ta bërë këtë është dashur të thirren shërbimet emergjente. Punonjësit e shërbimeve emergjente shpenzuan 20 minuta duke u përpjekur që ta nxirrnin, ndërsa si lubrifikant përdorën vajin e ullirit. Nxjerrja e 20-vjeçarit ndodhi shumë më shpejt në krahasim me vajzën 11-vjeçare nga Utah, e cila ditë më parë u bllokua po në lavatriçe gjatë lojës kukafshehthi. Një zëdhënës policie i ka këshilluar të tjerët që të mos provojnë gjëra të ngjashme të rrezikshme në shtëpi.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Yjet do mundësojnë një dite përgjithësisht te qete dhe jo problematike për te dashuruarit. Nuk do i diskutoni sot çështjet qe ju kane shqetësuar dhe situata do jete e qëndrueshme. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te dalin neper takime dhe do qëndrojnë serish vetëm. Me financat nuk duhet te luani sepse ato nuk janë aq te stabilizuara sa duhet.

Marrëdhënia ne çift jo vetëm do jete e mire sot, por bashkëpunimi do filloje te shtohet me tepër. Do i qëndroni besnike partnerit edhe pse shume persona do mundohet t’iu tundojnë. Beqaret duhet te mos nxitohen për asgjë, përkundrazi t’ia lënë gjithçka kohës. Venusi do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju beje te tregoheni te logjikshëm me shpenzimet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Çiftet qe kane shume kohe bashke jo vetëm qe do mendojnë te zyrtarizojne gjithçka, por do bëjnë plane edhe për një bashkëjetesë te mundshme. Ne mbrëmje do ketë një darke romantike. Beqaret do jene sensuale dhe do bëjnë për vete shume persona. Financat duhen pasur me ne vëmendje sepse situata nuk është aspak e favorshme.

Edhe pse do mundoheni shume sot, nuk do arrini dot ta stabilizoni jetën ne çift. Debatet do jene ende te forta dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me aftësinë e tyre joshëse sepse do i bëjnë dem vetes se tyre. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni impulsive sepse shume shpejt do mbeteni pa para ne xhep.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Klima ne çift do jete e ngrohte sot, megjithatë serish ne disa momente do debatoni me partnerin. Ne fakt këto janë gjera normale te cilat nuk mund dhe nuk duhen shmangur. Beqaret do kenë një dite me pozitive dhe me shume gjasa do e takojnë princin e kaltër. Te ardhurat do kenë përmirësime te ndjeshme. Do ndiheni me se miri për këtë fakt.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Për çiftet do jete një dite e veçante kjo e sotmja. Do kujtoni kohës e shkuara dhe do qëndroni akoma me pranë njeri-tjetrit. Disa do kremtojnë një dite te shënuar. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por ata nuk do e kenë aspak mendjen për te tilla gjera. Ne planin financiar do merrni te gjitha masat e duhura qe situata te mos përkeqësohet.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) 6

5

9

87

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 026, 054, 142, 145, 156, 226, 328, 471, 533, 542, 596, 641, 659, 721, 958, 999. Numra me 4 shifra: 0123, 1232, 2156, 2468, 2562, 2631, 5789, 6146, 6548, 7041, 7481, 7484. Numra me 5 shifra:

14821, 15987, 18959, 20721, 23121, 25957, 44945, 48541, 51916, 52385, 86379, 90592. Numra me 6 shifra: 116154, 121727, 134163, 201526, 236050, 249085, 263259, 532556, 541526, 548252, 765246, 790514, 855447, 970221.

Dite shume pozitive kjo e sotmja për te rregulluar te gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet me partnerin tuaj. Secili prej jush do i pranoje gabimet qe ka bere ne te shkuarën. Beqaret do fillojnë lidhje serioze dhe afatgjata te cilat do ua ndryshojnë jetën. Financat pak nga pak do stabilizohen. Mos kërkoni asgjë menjëherë sepse kjo mund t’iu dëmtojë.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe te qete. fatmirësisht as problemet nuk do jene pjese e jetës se tyre. Takimet, flirtet dhe mundësitë për aventura kalimtare do jene te shumta sot për beqaret. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur sepse do keni probleme serioze me pas.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Edhe sot jeta juaj sentimentale do ketë disa probleme. Mundohuni t’i merrni gjerat me qetësi dhe te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë, por takimi me një person interesant do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe do arrini te zgjidhni te gjitha problemet qe ju shqetësonin deri me sot.

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse doni qe lidhja juaj te shkoje me tej nuk duhet t’i mbani te fshehta partnerit dhe nga ana tjetër duhet te tregoheni me te kuptueshëm me te. Mungesa e tolerancës mund te jete shkatërruese. Beqaret nuk duhet te hedhin sot asnjë hap sepse personat qe do i kenë pranë nuk janë për ta. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë shpenzimet duhen kryer me kujdes.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Te shumte do jene planetët qe do ndikojnë tek jeta juaj ne çift dhe do ua bëjnë ditën me te bukur. Momentet e lumtura do jene te shumta kështu qe shfrytëzojini. Për beqaret priten ndryshime rrënjësore. Përgatituni për te reja pa fund. Marsi dhe Hëna mund t’iu përballin me surpriza te këqija ne planin financiar. Te gjitha këto do vijnë si pasoje e mos kujdesit te tregua kohës e fundit.

PESHQIT (20/II-19/III) Kjo dite do jete e mbushur me emocione te forta. Do ketë debatet te zjarrta, por pas tyre pasioni do jete edhe me i furishëm. Here pas here do ju duket vetja sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do marrin vendime me rëndësi te madhe. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te kujdesshëm qe te realizoni objektivat.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.01.2014

8 janar

15

Pushteti politik del nga gryka e pushkës. -Mao Zedong

1337

Vdekja e Giotto-s Giotto di Bondone ishte i njohur në kohën e tij për atë se e çoi pikturën përtej formave tradicionale të stilizuara të kompozimeve bizantine dhe mesjetare. Në kohën kur vdiq, më 8 janar 1337, Giotto ishte i pasur dhe me lidhje të forta, por të dhënat dokumentare rreth jetës së tij janë të pakta dhe argumentet vazhdojnë të shkumëzojnë rreth shumë gjërave që i atribuohen atij. I lindur në një fshat të vogël jashtë Firences në vitin 1260, Giotto u mor në kujdestari nga piktori i madh florentin Cimabue, në punishten e të cilit ai fitoi një reputacion unik për pikturimin në një mënyrë të pazakontë dhe origjinale. Në vitet e para të

shekullit 14, ai pikturoi një cikël të famshëm afreskesh në Kapelën Scrovegni (e njohur gjithashtu si Kapela Arena) në Padua. Figurat në këto skena fetare janë posaçërisht për t’u përmendur sepse ato janë qartësisht tredimensionale. Ato janë natyraliste në stil dhe portretizohen duke ndërvepruar dhe gjestikuluar në një formë të natyrshme. Puna e Giotto-s u admirua shumë edhe për aftësinë e përcjelljes së emocioneve njerëzore. Pas Padua-s Giotto udhëtoi nëpër Itali dhe punoi në Assisi (thuhet se ai pikturoi jetën e Shën Françeskut në Kishën e Epërme të qytetit, megjithëse kjo është kundërshtuar dhe nuk ka

evidenca për të), Firence, Romë dhe Napoli. Në mesvitet 1330 ai u rikthye në Firence, ku vizatoi campanilen (kullën e kumbonës) në anë të katedrales. Një numër i madh i rrëfimeve rreth jetës së Giotto-s vijnë nga libri Jeta e Piktorëve të Giorgio Vasari-t, i cili nuk u shkrua deri në fillim të viteve 1500, kështu që rrëfimet mbështeteshin në histori. Kur vdiq, Giotto me shumë gjasë u varros në katedralen e Firences. Në vitet 1970 u zbuluan eshtra në këtë vend, të cilat janë identifikuar si të Giotto-s. Ato shpërfaqin skeletin e një burri të vogël pak më shumë se 1.2 metra i gjatë, me një kokë të madhe dhe një hundë të kërrusur.

Blitz

Flickr

9.5

Milionë kilometra katror është sipërfaqja e Kinës.

1.3

Miliard banorë është popullsia e Kinës.

140.4 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së Kinës.

15.5

Milionë banorë është popullsia e kryeqytetit të Kinës, Pekin.

Titulli: Në durrës foto: Attila Terbócs

Në Facebook Lutfi Dervishi Punët nuk po ecin keq! Elisa Spiropali ka vendosur rend në doganë dhe Saimir Tahiri ka mbushur arkën me gjoba! Duhet vetëm një rrokadë! Tedi Blushi

Katër anëtarë të një familjeje, burri, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 4 dhe 6 vjeç janë ekzekutuar sot në mbrëmje në Gjonomadh të Voskopojës....policia ka prioritet arrestimin e shofereve të dehur, ndërsa “civilët” pa uniformë si “përgjuesiteçiftevetekLiqeni”qëndrojnënësemaforë për të kapur “cullak” shkelësit e dritës së kuqe... Vehap S. Kola

Leja e drejtimit të automjetit është një pasuri e qytetarit. Shenjestrimi i disa qytetarëve dhe ndjekja e tyre me policë civilë për t’ua konfiskuar (edhe përkohësisht) është kaçakëri, është rishfaqje e luftës së klasave dhe e tatimit të jashtëzakonshëm. Irena Shabani

Do më pëlqejë shumë koha e ardhme e botës, ku hashashi do shitet në dyqan si cigare e zakonshme me ndonjë çmim pak të kripur. Sigurisht nuk jam në radhët e atyre që do ta blejnë!!!

gazetamapo@gmail.com

Një ministër fatkeq në qeverinë Rama Alfred Lela

Sajmir Tahiri është ministri më fatkeq i qeverisë Rama. Fatkeq, jo vetëm se administrimi dhe drejtimi që ai i bën punëve të Ministrisë së Brendshme aka Policisë së Shtetit, nuk është diçka që fshihet sepse nuk mund të fshihen aksidentet, vrasjet, plagosjet, rrëmbimet, grabitjet e krime të tjera. Por edhe për atë se gjatë këtij 3-muajshi të tij në krye të punëve të Brendshme, Shqipëria është përfshirë nga një cunam vrasjesh e aksidentesh; me vdekje të shumëfishta e grabitje të gjithfarëllojshme. Krimi, si me thënë, është ulur këmbëkryq në dhomën e ndenjes së çdo shqiptari, kjo falë edhe amplifikimit, ndonjëherë cinik, që i bën media sidomos vizivja kësaj guernike të krimit. Vjeshtën dhe dimrin e 2013-2014 i ka kapur sindroma e verës së krimit. Për të sqaruar sindromën e verës së krimit duhet të kujtojmë, pa shumë vështirësi, zinë e tmerrin që e pllakos Shqipërinë gjatë muajve korrik-gusht. Çdo verë i njëjti skenar: shqiptarë që bien rrugëve nëpër aksidente si gjëja e gjallë që theret për fli në malin e Tomorrit, shoqëruar nga vrasje gjithaq të mnershme e me gjak poaq të shumtë. Te kjo sindromë e verës së krimit e cila e plotëson fatin e keq të ministrit Tahiri që, duhet thënë, është fat i keq i të gjithëve, sepse çdo vdekje e fatkeqësi na mpak të gjithëve,

rri, e errët në ironinë e cinizmin e vet, protagonizmi mediatik i Sajmir Tahirit kur ai ishte deputet dhe eksponent i PS, ose edhe aspirant për ministër. Zoti Tahiri ishte posaçërisht sanguin dhe i zëshëm kur i mëshonte punëve të punëve të Brendshme: vrasjeve, plagosjeve, aksidenteve por edhe episodeve minore. Gjatë një vere shqiptare nuk është e zorshme në fakt të gjesh gjëra të errëta mbi të cilat mund të hedhësh dritë të keqe. Vera ka ikur; pas saj edhe vjeshta e ngadalë pas saj edhe ky dimër i ngrohtë mesdhetar, por kalendari i krimit vazhdon t’i ketë ditët e rrethuara me të kuqe. Megjithëse ministri Tahiri mundohet të luajë rolin e sanguinit gjenuin sa në facebook e sa në konferenca shtypi, mbi pendët e tij dikur prej palloi ka rënë një vesk lagieje që së shpejti mund ta rrëfejë pulë. Nuk mjafton, sigurisht, që për çdo brram! të krimit të vësh në cepa pallatesh me qindra kilogram me dinamit. As një mijë e një gjoba të rrugorëve nuk janë një numër impresionues dhe as më i madh se katra e përbindshme e katër fatzinjve të vrarë dje në një fshat të Korçës. Ajo që verën e shkuar z. Tahiri quante “policia e Mulit”, po bëhet nga dita në ditë ‘policia e Mirit”. Kjo nuk na gëzon. Në fatkeqësi është kapur një ministër i shtetit tonë. Domethënë edhe ne.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 08.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

KETU MUND TË JETË

EMRI JUAJ!

adresa: bulevardi “gjergj fishta”, Nd 70, H1 cel: + 355 68 20 00 000 e-mail: emer.mbiemer@uet.edu.al

DO TË JESH PJESË E STAFIT AKADEMIK TË UET?

APLIKO TANI!

Universiteti Europian i Tiranës synon të zgjerojë stafin e tij akademik me pedagogë në fushat:

• E DREJTË BIZNESI • E DREJTË CIVILE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PEDAGOGUT

DOKUMENTET PËR APLIKIM

1. Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/DR 2. Këshillim i studentëve 3. Angazhimi në veprimtari kërkimore - shkencore 4. Mbështetje për institucionin

• •

KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM

1. Të ketë doktoraturë të fituar në universitete të vendeve perëndimore (OECD) ose titull (Prof. Dr., Prof. Asoc. Dr.) Pranohen aplikime edhe nga kandidatë që janë në përfundim të studimeve të doktoraturës jashtë vendit ose në proces të marrjes së titullit Prof. Asoc. Dr. 2. Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit; 3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë. 4. Të njohë dhe të jetë i familjarizuar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe Kartës së Bolonjës.

www.uet.edu.al

CV e hollësishme e kandidatit (shqip ose anglisht). Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët e synuara. Kopje e dëshmisë së titullit/diplomës PhD. Diploma PhD të shoqërohet me kopjen e vërtetimit të njohjes nga MASH. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagogë / udhëheqës shkencorë të kandidatit, shoqëruar me të dhënat e kontaktit të tyre.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në: bora.trajani@uet.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri në datën 15 janar 2014.

Për më tepër informacion: 068 60 31 551 dhe www.uet.edu.al

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, info@uet.edu.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.