Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes” Nga Zorica Ilic

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 5 dhejtor 2013. Numër 1081. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Vrasja në shkollë BE vlerëson paketën kundër korrupsionit, opozita: Tërhiqeni! Ndryshe nga misioni i SHBA, OPDAT dhe OSBE, Bashkimi Europian vlerëson me nota pozitive dy ligjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit. Përfaqësuesit e opozitës braktisin komisionin dhe i kërkojnë qeverisë të tërheqë dy nismat FAQE 6

Naço i kërkon KLD-së shkarkimin e gjyqtarit që liroi Paro Laçin Sistemi gjyqësor, në “lupën” e qeverisë së re. Ministri Naço kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Ibrahim Hoxha, për lirimin e të kërkuarit nga drejtësia italiane dhe procedim disiplinor për 6 të tjerë FAQE 9

Autori dhe viktima, foto me armë në Facebook Një 15-vjeçar ekzekuton me automatik në orën e mësimit një nxënës të vitit të dytë të shkollës profesionale në Shkozet. Arrestohet në një lokal në Durrës dhe pohon: E vrava se më ofendonte. Profilet në Facebook të viktimës Adriatik Tota dhe autorit Edrin Varaku zbulojnë pasionin e tyre të përbashkët për armët dhe filmat aksion. Xhaxhai i Adriatikut: Vrasjen e mësuam në TV, na mbyllën derën, se ishte djalë i vetëm

Nis prishja e kompleksit “Jon”, Haxhia: Çështja, deri në Strasburg Majko: Korrupsioni i ish-zyrtarëve? Në një moment do ketë emra konkretë

FAQE 6

op-ed / 10-11

Drejtuesit e INUK kanë marrë në dorë një kërkesë nga ana e Bashkisë së Vlorës, ku i kërkohet Inspektoratit të ndërhyjë për prishjen e ndërtimit të kompleksit “Jon” në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Avokati i banorëve: Ne do të ndjekim rrugët tona, të gjithë së bashku do t’i drejtohemi Prokurorisë

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Rreziku i “të parëve për lajmin e fundit”

koment Gilman Bakalli

Orientalizimi i muzikës shqiptare ose si po prishen shijet

koment Valentin Bruçaj

9 kronikë

Vrasja për varësen e floririt, burg përjetë Aldo Hoxhës 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës.

Denoncimi

Piromania

bienteve ndihmëse të ndërtuara mbi det, një mur dhe pishina para godinës. Drejtuesit e INUK inspektuan dje edhe ambientet e brendshme të pallatit. Më herët, drejtuesit e INUK kanë marrë në dorë një kërkesë nga ana e Bashkisë së Vlorës, ku i kërkohet Inspektoratit të ndërhyrë për prishjen e ndërtimit në zonën e “Ujit të Ftohtë”. INUK... Faqe 3

Mbyllet telenovela e borxhit, Cani: 240 mln USD, ja si do shpërndahen “Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekësh që buxheti i shtetit iu detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. 65 për qind ndaj ndërtuesve, 17% ndaj kompanive farmaceutike dhe 8 për qind në sistemin arsimor. Shlyerja, pas verifikimit të punimeve

Cila është e përbashkëta e Vaçe Zelës dhe e Paul McCartney? Sigurisht që janë të dy këngëtarë...

Ndryshimet e mëdha politike e shoqërore të njëzet viteve të fundit që kanë...

Një ditë pas vendimit të qeverisë për kompensimin e pronarëve të 13 apartamenteve të blera dhe bashkëpronarëve të kompleksit “Jon”, Inspektorati Ndërtimor nisi dje shkatërrimin e disa ambienteve të kësaj ndërtese. Pronarëve të apartamenteve u është lënë afat 5 ditë kohë që të largojnë pajisjet, ndërkohë që INUK nisi prishjen e am-

Tashmë është zyrtare. Biznesi ka për të marrë nga qeveria 24.6 miliardë lekë ose 240 milionë dollarë. Shuma u konfirmua përfundimisht nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas auditit që i bëri borxhit të fshehur kompania “Deloitte”. “Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekë që buxheti i shtetit i detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. Ministri Cani tha se në... Faqe 7

Vizita

Berisha: U zhdukën 4.3 mln Meta: Gjermania, rol deklarata fiskale, kërkoj vendimtar në aspiratën komision hetimor tonë europiane FAQE 6

FAQE 6

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Një erë e re vjen nga Prishtina Vetëm një qytet si Prishtina mund të realizonte të pamundurën duke zgjedhur si kryetar të saj Shpend Ahmetin. Askush nuk do të vinte bast për të përpara 3 dhjetorit, për më tepër që lideri i LDK, Isa Mustafa kryesonte me rreth 13 mijë vota më shumë në raundin e parë. Por Prishtina bëri një përmbysje tronditëse. Një përmbysje që sot ka shumë shpjegime, interpretime e analiza, por që në thelb mbetet vepër e vetë qytetit. Me zgjedhjen e Shpend Ahmetit, prishtinalitë hapën një rreze shprese për gjithë shoqërinë shqiptare se forcat e reja, individët që nuk janë produkt i sistemit politik në fuqi, që përfaqësojnë interesat e një brezi që nuk e gjen veten në realitetin politik shqiptar, mund t’ia dalin nëse besojnë fort në idetë dhe angazhimin...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

“Unë jam një vrasës”; pasioni i viktimës dhe autorit për armët

Krimi në shkollë /

Faqe 4

kronika / Xhaxhai i Adriatikut:

Vrasjen e mësuam në TV, na mbyllën derën

Faqe 5

politika/ BE: Paketa

antikorrupsion e qeverisë, tepër pozitive

Faqe 6

Luftërat dhe diktaturat lënë plagë të rënda shpirtërore, si për viktimat, ashtu dhe për autorët. Në projektin “Trauma - Kujtimi -Besimi” psikologë nga Gjermania, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Bullgaria kërkojnë shërim.

Pjesëmarrësit në projekt duan të shkëmbejnë rezultatet dhe njohuritë në hulumtimin e traumës. Ata trajtojnë këtu si përvojat traumatike, që janë shkaktuar nga lufta, ashtu edhe traumat si rezultat i jetesës në një diktaturë. Projekti është i koordinuar nga “International Psychoanalytic University”, një universitet privat me qendër në Berlin.

Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes”

Nga Zorica Ilic

S

rebrenica, emri i qytetit në lindje të Bosnjë-Hercegovinës kujton masakrën më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1995, pjesëtarë të ushtrisë të serbëve të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiçit, vranë gati 8000 myslimanë boshnjakë që kishin ikur për të gjetur siguri në zonën e mbrojtur nga OKB. Aleksandar Dimitrijeviç jep psikologji në universitetin e Beogradit dhe e ka vizituar Srebrenicën me disa prej studentëve të tij dhe me të tjerë anëtarë të projektit hulumtues: “Trauma - Kujtesa - Besimi” dhe e ka të vështirë, që të përshkruajë ndjenjat e tij: “Kjo ka qenë për ne një përvojë shumë e rëndësishme, sepse kemi konstatuar se vetëm dëgjimi e historive për këtë ngjarje, është i padurueshëm. Sa i tmerrshëm duhet të ketë qenë atëherë realiteti, kur vetëm përfytyrimi i asaj, që ka ndodhur, është i padurueshëm.” Pjesëmarrësit në projekt duan të shkëmbejnë rezultatet dhe njohuritë në hulumtimin e traumës. Ata trajtojnë këtu si përvojat traumatike, që janë shkaktuar nga lufta, ashtu edhe traumat si rezultat i jetesës në një diktaturë. Projekti është i koordinuar nga “International Psychoanalytic University”, një universitet privat me qendër në Berlin. Të çahet “konspiracioni i heshtjes”

Dimitrijeviç thotë, se vetëm pas vizitës në Srebrenicë atij iu bë e qartë, se pse kaq shumë njerëz në Serbi nuk mund të gjejnë forcën për t’u përballur me kujtimet e masakrës, ose për të folur për ngjarjet: “Në Serbi, për mendimin tim, nuk bëhen ende përpjekje për t’u marrë me ngjarjet e të kaluarës sonë të kohëve të fundit.” Por ballafaqimi konstruktiv me të kaluarën është detyrë si e individit, ashtu edhe e kolektivit, thotë neuropsikiatria Amra Deliç, një nga pjesëmarrëset në projekt. Sado e dhimbshme që të jetë kjo, plagët e vjetra duhen hapur dhe

faktet historike duhen zbuluar pa rezerva, përndryshe mund të ketë rigjallërim të konflikteve të pazgjidhura. Kushti paraprak është që të thyhet “konspiracioni i heshtjes”, thotë Amra Deliç: “Kjo vlen të thuhet kryesisht për ato, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar ende, ose i atyre, që ende nuk mund të flasin”. Amra Deliç ankohet se momentalisht e marrin fjalën vetëm ato, që janë aktivë në kuptimin politik. Dhe jo vetëm për të pajtuar, por edhe për të mbajtur gjallë dhe për të nxitur konfliktet ekzistuese në mes të grupeve të ndryshme etnike. Serbë, kroatë, apo boshnjakë, siç e quajnë veten boshnjakët myslimanë, të gjithë i referohen atyre, që grupet e tjera i kanë bërë grupit të tyre etnik, perspektiva e anës tjetër përjashtohet krejtësisht. Studiuesit e shohin problemin në faktin, “se në të gjithë rajonin deri tani nuk ka qenë e mundur të zgjidhen në mënyrë konstruktive përvojat traumatike. Deri tani mungonte edhe gatishmëria për t’u marrë me të kaluarën e përbashkët tragjike, të karakterizuar nga humbje të mëdha personale dhe vuajtje të popullsisë”, shton Deliç.

Në studimet e tij të deritanishme ai është marrë gjerësisht me përvojat e të mbijetuarve të Holokaustit. Përpunimi i së kaluarës në Gjermani ka zgjatur dekada. “Ai ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nëse është fjala për përvojën e luftës, apo për pasojat e diktaturës”. Plagët në Ballkanin Perëndimor janë relativisht ende shumë të freskëta dhe të dhimbshme.

Të ndjekur nga traumat

Plagët shpirtërore nuk prekin vetëm njerëzit, që vetë kanë kaluar gjëra të tmerrshme, por edhe fëmijët e tyre, mendojnë ekspertët. “Ndjenjat, që janë shkaktuar nga përvoja traumatike, transmetohen në mënyrë të pandërgjegjshme nga brezi në brez.” Është e njohur se popujt, që nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara, nuk dalin dot nga kjo e kaluar. “Për ta e kaluara përsëritet vazhdimisht”, thotë Deliç. Për ta çarë këtë rreth vicioz në rrafshin in-

“Puna psiko-analitike do të thotë, t’i hapësh dikujt një hapësirë, ku personi të arrijë vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psychoanalytic University dhe drejtues i projektit hulumtues “Trauma - Kujtesa -Besimi”.

dividual dhe kolektiv, nevojitet psikanaliza. “Puna psiko-analitike do të thotë, t’i hapësh dikujt një hapësirë, ku personi të arrijë vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psychoanalytic University dhe drejtues i projektit hulumtues “Trauma - Kujtesa -Besimi”. “Kur ne ofrojmë një hapësirë të mbrojtur për një bisedë, atëherë ne besojmë, se mund të kapërcehen edhe mekanizmat e ndrydhjes kolektive të gjërave të përjetuara”, thotë Hamburger. Në studimet e tij të deritanishme ai është marrë gjerësisht me përvojat e të mbijetuarve të Holokaustit. Përpunimi i së kaluarës në Gjermani ka zgjatur dekada. “Ai ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nëse është fjala për përvojën e luftës, apo për pasojat e diktaturës.” Plagët në Ballkanin Perëndimor janë relativisht ende shumë të freskëta dhe të dhimbshme. Të hapen plagët dhe të pastrohen

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche ka shkruar një herë, se si njeriu e ndryshon kujtimin, për t’iu shmangur ballafaqimit me fajin e vet: “Këtë e kam bërë, më thotë kujtesa ime. Nuk ka mundësi ta kem bërë unë këtë”, thotë krenaria ime dhe qëndron e paepur. Më në fund kujtesa nënshtrohet”. Në Gjermani në mesin e viteve ‘60 kanë arritur në përfundimin se ndrydhja nuk është zgjidhje, thotë psikanalisti Hamburger: “Ka kaluar shumë kohë, derisa është mundur të flitet për këtë.” Kolegu i tij nga Beogradi Aleksandar Dimitrijeviç pajtohet me të. Konfrontimi me të kaluarën është e vetmja rrugë, sado e dhimbshme që të jetë ajo. Apo për ta shprehur me fjalët e Desmond Tutu, i cili ka qenë për shumë vite në krye të komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut: “Eshtë e nevojshme, që të hapen plagët e të pastrohen, me qëllim që ato të mos infektohen. Dhe psikanalistët mund të shtonin, edhe për të mos infektuar brezat, që vijnë më pas.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

05.12.2013

Nis prishja e kompleksit “Jon”, avokati: Çështja, deri në Strasburg Avokati i banorëve: “Ne do të ndjekim rrugët tona, pronarët, të gjithë së bashku do t’i drejtohemi Prokurorisë, për të ndjekur rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë cenuar qoftë vendimin gjyqësor, qoftë edhe të drejtën e individit…”

TIRANË Një ditë pas vendimit të qe-

verisë për kompensimin e pronarëve të 13 apartamenteve të blera dhe bashkëpronarëve të kompleksit “Jon”, Inspektorati Ndërtimor nisi dje shkatërrimin e disa ambienteve të kësaj ndërtese. Pronarëve të apartamenteve u është lënë afat 5 ditë kohë që të largojnë pajisjet, ndërkohë që INUK nisi prishjen e ambienteve ndihmëse të ndërtuara mbi det, një mur dhe pishina para godinës. Drejtuesit e INUK inspektuan dje edhe ambientet e brendshme të pallatit. Më herët, drejtuesit e INUK kanë marrë në dorë një kërkesë nga ana e Bashkisë së Vlorës, ku i kërkohet Inspektoratit të ndërhyrë për prishjen e ndërtimit në zonën e “Ujit të Ftohtë”. INUK në njoftimin që u ka bërë banorëve u kërkon që të nxjerrin pajisjet e mobilimit, por jo pjesët e tjera që janë të objektit, si dyer, dritare apo instalimet, të cilat janë përfshirë në vlerën e kompensimit për

shpronësim për interes publik. Lidhur me vendimin për prishjen e kompleksit “Jon” reaguan dje edhe avokatët, Maksim Haxhia dhe Erinda Ballanca, të cilët thanë se në këtë rast janë shkelur të gjitha procedurat ligjore. Ata paralajmëruan ankesën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Ajo që ne jemi të shqetësuar sot ka të bëjë me faktin sepse ndërkohë që është marrë ky vendim, jepet edhe një afat 30-ditor, është vepruar dhe ka ndërhyrë forcat e INUK-ut, duke injoruar afatin e qytetarëve për të realizuar të drejtën për një përmbushje vullnetare të tërheqjes së materialeve që ndodhen në pronën e tyre. Gjithashtu mos harrojmë se lidhur me këtë objekt dhe pikërisht për moscenimin e të drejtës të ndërhyrjes nga organet e INUK ka një vendim gjyqësor që ka të bëjë me marrjen e masës provizore, që të pushojë çdolloj cenimi nga organet e INUK lid-

Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave publikoi vendimin për kompleksin “Jon”, ku thuhet se pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 lekësh

hur me ndërhyrjen në këtë objekt… Ne do të ndjekim rrugët tona, pronarët, të gjithë së bashku do t’i drejtohemi Prokurorisë për të ndjekur rrugën ligjore, për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë cenuar qoftë vendimin gjyqësor, qoftë edhe të drejtën e individit”, - tha Maksim Haxhia, avokat i banorëve të kompleksit “Jon”. Ai shtoi se duhet të ndiqet procesi i shpronësimit, dhe jo të kalohet direkt tek shembja. “Problemi i pronës është madhor, delikat. Sot INUK ndërhyri me mjete shkatërruese në objekt, duke mos lejuar banorët të ndërhyjnë në objekt. Ka një vendim qeverie, që tregon se si do të shpronësohen qytetarët. Ka qytetarë që kanë blerë apartamente dhe që ndodhen jashtë vendit. Do të ndjekim ligjin, çështja do të dërgohet deri në Strasburg”, - tha Haxhia. Ai shtoi se, nëse ligjërisht gjatë ndërtimit të godinës, shteti ka evidentuar

shkelje, ai si avokat nuk del kundër shembjes, por kundër shkeljes së interesave të qytetarëve që ditën e djeshme, sipas tij u shkelën nga INUK. Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave publikoi vendimin për kompleksin “Jon”, ku thuhet se pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 lekësh. Nga kjo shumë, 362 919 230 lekë do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 lekë, nga fondi i kontingjencës. Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë. Afati i përfundimit të shpronësimit do të jetë data 28 e këtij muaji.

Verifikimi i titujve të pronësisë, qeveria shtyn edhe dy vjet afatin Po dje, qeveria propozoi me vendim ndryshimin e përbërjes nominale të bordit drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme TIRANË Këshilli i Ministrave vendosi

dje shtyrjen për një periudhë dyvjeçare të afatit ligjor për verifikimin e titujve të pronësisë. Me ndryshimin e ligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së djeshme që të shtyjë afatin nga data 31 dhjetor që është aktualisht, deri më 31 dhjetor

të vitit 2015. Po dje, qeveria liroi nga detyra anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, me argumentin se janë emëruar në kundërshtim me ligjin. Janë liruar gjithashtu me vendim qeverie edhe disa anëtarë të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe në vend të tyre janë bërë emërime të reja, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike dje nga qeveria. Sipas Këshillit të Ministrave, vendimi synon ndryshimin nominal të përbërjes së bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, për arsye se anëtarët aktualë nuk janë më pjesë e institucioneve qendrore edhe për shkak të ndryshimit të institucioneve të përzgjedhura për t’u përfaqësuar në këtë bord. Po dje,

qeveria propozoi me vendim ndryshimin e përbërjes nominale të bordit drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi anëtarët aktualë nuk janë më pjesë e institucioneve që përfaqësohen në këtë bord si dhe për shkak të ndryshimit të kritereve të caktimit të anëtarëve të bordit. Po me vendim qeverie, Këshilli Kombëtar i Punës do të përbëhet edhe nga shtatë ministra. Një tjetër vendim lidhet me riorganizimin e Sekretariatit teknik të Komisionit Qeveritar të Tokës, duke e përfshirë atë si njësi në përbërje të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe anëtarët e këtij komisioni do të jenë me statusin e nëpunësit civil.

Qeveria liroi nga detyra anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, me argumentin se janë emëruar në kundërshtim me ligjin.


4

fokus

ngjarje e ditës

Armët ishin pasioni i autorit të krimit të djeshëm në Shkozet. “Unë jam një vrasës. Vras njerëz për para, por meqë je miku im, do të të vras falas”, -ishte njëri prej postimeve të Edrin Varakut në Facebook

Krimi në shkollë “Unë jam një vrasës”; pasioni i viktimës dhe autorit për armët Profilet në Facebook të viktimës Adriatik Tota dhe autorit Edrin Varaku zbulojnë pasionin e tyre të përbashkët për armët dhe filmat aksion. Vrasja në ofiçinën e shkollës dhe si ka ndryshuar jeta e adoleshentëve të sotëm Edrin Varaku, një 15-vjeçar nga Shijaku, është futur në ofiçinën e shkollës me një automatik të modifikuar, të fshehur nën uniformë. Ka vënë në shënjestër 16-vjeçarin Adriatik Tota dhe e ka shkrepur pa iu dridhur dora. Njëri prej plumbave ka rrëzuar të vdekur përtokë nxënësin e vitit të dytë të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, duke rikthyer vëmendjen tek siguria në ambientet arsimore, por edhe tek pasionet e rrezikshme të adoleshentëve të sotëm. Ku për t’i zbuluar, më shumë se shkolla, të vijnë në ndihmë profilet në Facebook. Armët ishin pasioni i autorit të krimit të djeshëm në Shkozet. “Unë jam një vrasës. Vras njerëz për para, por meqë je miku im, do të të vras f alas”, -ishte njëri prej postimeve të Edrin Varakut në Facebook. E në këto f aqe virtuale zbulon se 15-vjeçari ishte i tërhequr pas filmave aksion, makinave, motorëve dhe armëve. Në shkollën profesionale në Shkozet të tregojnë se Edrini ishte prej kohësh në konflikt me Adriatikun. Askush nuk di të thotë arsyen e saktë, por

shumë kanë qenë dëshmitarë të gërricjeve të tyre të vazhdueshme. Dy djemtë ishin parë mëngjesin e djeshëm të shkëmbenin sërish fjalë në oborrin e shkollës e në orën 09:50, armiqësia mes tyre mori fund në mënyrën më tragjike të mundshme. Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë të së njëjtës shkollë vdiq prej një plumbi në kokë, pa vajtur ende në spital. Me trup të imët dhe ende pa e nisur jetën, Adriatiku nuk ishte fort i ndryshëm nga djali që e vrau. Në Facebook zbulon edhe dashurinë e Adriatikut për armët, ku ndryshe nga rivali i tij që postonte foto, ai kishte prekur me dorë një automatik të vërtetë e kishte pozuar me të. Djalë i vetëm i një familjeje nga Kukësi, që kishte zbritur në rrethinat e Durrësit për një jetë më të mirë, Tota vdiq dje në ambientet e shkollës së mesme. Të afërmit e tij tregojnë se djali i tyre nuk u kishte shprehur ndonjë shqetësim dhe mëng jesin e djeshëm ishte nisur në shkollë si çdo ditë tjetër. Shokët e tij treguan për MAPO-n se ai ishte një djalë i

Viktima, Adriatik Tota

Në shkollën profesionale në Shkozet të tregojnë se Edrini ishte prej kohësh në konflikt me Adriatikun. Askush nuk di të thotë arsyen e saktë, por shumë kanë qenë dëshmitarë të gërricjeve të tyre të vazhdueshme.

urtë, që nuk mungonte asnjëherë në shkollë. Të kundërtën pretendon autori i krimit në dëshminë e tij dhënë për policinë pas arrestimit. “E vrava se më ofendonte gjithmonë”,- ka pohuar Varaku para hetuesve, duke pohuar se incidenti i fundit mes tyre kishte ndodhur vetëm pak orë para krimit. Autoritetet policore dhe ato shtetërore janë ndalur dje gjatë në mungesën e sigurisë në shkollat tona, por një tjetër element që mbetet për t’u analizuar është tipologjia e adoleshentit të sotëm dhe mënyra se si duhet të ndryshojë edukimi i tyre. Nxënësit e shkollës “Beqir Çela” pranojnë njëzëri se në shkollë ka grindje të shpeshta për motive nga më banalet dhe ky mjedis i dhunshëm është kthyer në përditshmërinë e tyre normale.

Autori kapet në lokal: E vrava se më ofendonte Edrin Varaku arrestohet pas bashkëpunimit të familjarëve me policinë në një lokal në Durrës. Pranon krimin dhe shpjegon arsyet “E vrava Adriatikun se më ofendonte vazhdimisht”. Kështu është përgjigjur para hetuesve të ngjarjes 15-vjeçari Edrin Varaku. Adoleshenti u arrestua brenda një lokali në Durrës, vetëm pak orë pas vrasjes së 16-vjeçarit Tota. Në këtë operacion policisë iu bënë krah familjarët dhe miqtë e 15-vjeçarit, të cilët ofruan bashkëpunimin e tyre për çuarjen para drejtësisë të nxënësit të vitit të parë. Sipas policisë, Edrin Varaku ka hyrë në ofiçinën e shkollës ku zhvillohej praktika i armatosur. Ka zbrazur armën në drejtim të bashkëmoshatarit dhe është larguar me shpejtësi. Sapo ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur rreth 100 metra larg të hedhur në një stol një xhaketë ngjyrë blu, pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila krijoi dhe dyshimet e para se autori mund të ishte nxënës i shkollës. Arrestimi i të riut u bë i mundur edhe falë bashkëpunimit të familjarëve të autorit, i cili është kapur në qendër të qytetit të Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se telefoni i Varakut ka qenë në përgjim gjatë kohës që ai ka komunikuar me familjarët dhe shokët e tij, duke bërë të mundur lokalizimin e autorit të vrasjes së gjimnazistit Adriatik Tota. “Kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar”,- thuhet në njoftimin e policisë. Krahas masave të marra, policia kontaktoi me familjarët e autorit, duke u bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre. Nga deklarimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh.

Në këtë operacion policisë iu bënë krah familjarët dhe miqtë e 15-vjeçarit, të cilët ofruan bashkëpunimin e tyre për çuarjen para drejtësisë të nxënësit të vitit të parë. Sipas policisë, Edrin Varaku ka hyrë në ofiçinën e shkollës ku zhvillohej praktika i armatosur.

I akuzuari për krimin, Edrin Varaku

reagimet Basha: Krimi në shkollë, mesazhi më i keq i qeverisë Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh dje i shokuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën profesionale në Shkozet të Durrësit. “Ndihem tejet i shokuar për ndarjen nga jeta në mënyrë kaq tragjike të Adriatik Totës. Unë, çdo prind dhe jam i bindur çdo qytetar shqiptar e ka përjetuar me hidhërim të thellë vrasjen brenda ambienteve të shkollës të të riut Adriatik Tota. Kjo ngjarje e paprecedentë, e ndodhur brenda ambienteve të shkollës është mesazhi më i keq për sigurinë që po jep sot Policia e Shtetit dhe qeveria, është një fakt tronditës për çdo prind që çon fëmijët në shkollë. Dua të shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit, familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajë për të përballuar këtë dhimbje të madhe”,-shkruante Basha në Facebook. Ndërkohë, deputetët demokratë ishin të pranishëm në familjen e viktimës dhe braktisën punimet në komisionin e Ligjeve, për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Rama: Ngjarja, këmbanë alarmi për të gjithë Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm dhe ministres së Arsimit të shkonin në vendngjarje për t’u siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kishin të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. “Kjo ngjarje tragjike është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit dhe shoqërinë në tërësi”, tha kryeministri. Ai kërkoi të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha dje se duhet reflektim për këtë ngjarje të rëndë. “Kemi gjetur një situatë që nuk i përmbush kushtet e sigurisë në institucionet arsimore, kështu që jemi në fazat që po marrim hapat e duhur lidhur me masat radikale që duhet të marrim për të garantuar siguri absolute për fëmijët në shkolla”,- tha ai.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.12.2013

5

Në këtë intervistë për MAPO-n, xhaxhai i viktimës tregon komunikimet me mësuesen kujdestare dhe babanë e Adriatikut në Itali, por edhe një dyshim të vetëm për nipin, i cili pak ditë më parë kishte ndërruar telefonin me një shok.

shoqërimi

Mësuesi “dëshmitar”, në polici për moskallëzim krimi Një mësues i shkollës profesionale “Beqir Çela” ka përfunduar në polici për moskallëzim krimi. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije mbrëmë se është ndaluar mësuesi Thoma Llazari, i cili në momentin e krimit po jepte mësim për një grup nxënësish të vitit të parë dhe një tjetër të vitit të dytë, ku bënte pjesë edhe viktima. Thoma Llazari ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia, por fillimisht ka pohuar se nuk kishte dijeni se si kishte ndodhur krimi në orën e tij të mësimit. Burime të policisë sqaruan mbrëmë se mësuesi kishte qenë prezent në momentin kur Edrin Varaku qëlloi për vdekje Adriatik Totën dhe nuk ka pranuar të japë dëshmi për grupin hetimor. Nga ana tjetër, stafi i mësuesve po verifikohet edhe për grindjet e tjera që kanë pasur me njëritjetrin dy adoleshentët, por që janë kaluar me lehtësi nga ta. Nxënësit e shkollës profesionale në Shkozet të Durrësit kanë dëshmuar se mes autorit dhe viktimës kishte pasur konflikte të vazhdueshme për shkaqe nga më banalet. Ata ishin grindur edhe 4 ditë më parë para krimit, ndërkohë që mëngjesin e djeshëm kishin shkëmbyer fjalë para se të futeshin në mësim. Por të gjitha këto episode, të cilat mund të linin hapësirë edhe për një parandalim të kësaj ngjarjeje, janë pjesë e hetimeve të mëtejshme për krimin e ndodhur në orën e mësimit.

Në shtëpinë e Adriatikut, pas hapjes së mortit

Xhaxhai i Adriatikut: Vrasjen e mësuam në TV, na mbyllën derën

Ilmi Tota tregon bisedën me mësuesen e Adriatikut dhe babain e tij që ndodhej emigrant në Itali. Dyshimet e tij për ndërrimin e telefonit nga nipi, por edhe apeli për shtetin e policinë që të bëjnë detyrën e vet

Dashamir Biçaku

Xhaxhai i Adriatik Totës e ka mësuar nga televizori vrasjen e të nipit në shkollë. Është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit, por shpresat janë shuar kur ka parë trupin e pajetë. Në këtë intervistë për MAPO-n, ai tregon komunikimet me mësuesen kujdestare dhe babanë e Adriatikut në Itali, por edhe një dyshim të vetëm për nipin, i cili pak ditë më parë kishte ndërruar telefonin me një shok. Ilmi Tota tregon se Adriatiku nuk u kishte shkaktuar asnjëherë probleme dhe se vdekja e tij lë një plagë të hapur në familje, ku 16-vjeçari ishte djalë i vetëm. Ilmi, a jeni në dijeni se në ç’rrethana ka ndodhur ng jarja e djeshme, ku nipi juaj është konfliktuar dhe më pas është qëlluar me armë ? Ne nuk kemi ditur asgjë se ç’kishte ndodhur në shkollë. Gjithçka e kemi mësuar nëpërmjet lajmeve dhe nëpër-

mjet televizioneve që jepnin lajmin se në shkollën ku mëson djali ynë kishte ndodhur një vrasje. Nëpërmjet tyre kemi mësuar se ka ndodhur një ngjarje dhe se kishte mbetur i vrarë Adriatiku. Menjëherë jemi nisur për në spital, sepse na thanë që është nisur për në spital. Kemi shkuar atje dhe në spital kanë sjellë trupin e djalit. Na mori në telefon mësuesja kujdestare dhe më tha: Adriatikun e kemi pasur djalin më të mirë të klasës”… A keni komunikuar më me mësues të shkollës apo shokë të Adriatikut pas ngjarjes ? Ja me këtë mësuesen që po flisja. Ajo më tej më tha se kishin dëshirë që të vinin të gjithë nxënësit e klasës dhe mësuesit në shtëpinë e Adriatikut, njëkohësisht kur të mbërrinte aty edhe trupi i tij. I thashë: Kush e ka vrarë Adriatikun, na tregoni! Për këtë ajo m’u përgjigj: Nuk e di se kush e ka vrarë”. I thashë se, nëse

"Ne nuk dimë të ketë pasur konflikt me ndonjë person. Këtë gjë na e kanë treguar edhe shoferët e furgonëve me të cilët ai vinte çdo ditë nga Shkozeti, nga shkolla për në shtëpi. Këtë duam të dimë edhe ne, por se saktësisht, nuk e dimë një gjë të tillë se si ka ndodhur."

nuk e dinin se kush e kishte vrarë, nuk duhej të vinin fare për vizitë në shtëpi. Kaq ka qenë historia e komunikimit tim me mësuesen kujdestare dhe e mbylla. Djali shkonte gjithmonë në shkollë dhe mund të them se ishte ndër djemtë më të mirë që kishim në lagje. A jeni në dijeni që të ketë pasur ndonjë konflikt me këtë person apo me persona të tjerë ? Ne nuk dimë të ketë pasur konflikt me ndonjë person. Këtë gjë na e kanë treguar edhe shoferët e furgonëve me të cilët ai vinte çdo ditë nga Shkozeti, nga shkolla për në shtëpi. Këtë duam të dimë edhe ne, por se saktësisht, nuk e dimë një gjë të tillë se si ka ndodhur. Një kushëri na tha që një shok i tij paska ndërruar telefonin me Adriatikun. Për këtë dyshuam, por se ka lidhje me këtë gjë, nuk e dimë. Ne nuk kemi pasur ndonjë informacion për ndonjë konflikt me saktësi veç kësaj, por ai ishte korrekt me shkollën dhe

shkonte një javë paradite, një javë pasdite. Një javë bënte praktikën, një javë teorinë. Me këtë vrasje i kanë mbyllur derën babait të tij, sepse ai ishte djalë i vetëm dhe kishte dy motra. Babai i tij është në Itali, punon prej 15 vitesh andej me dokumente të rregullta, bashkë me të vëllanë. Kush e njoftoi babain dhe sa e rëndë është kjo ngjarje për ju? Unë e njoftova. Ai ishte duke punuar atje. I tregova drejt, i thashë kështu, kështu ka ndodhur. I thashë të bëhet i fortë. Ata nuk janë nisur ende, janë në Italia. Janë në Bari, duhet të shkojnë në Romë me avion dhe më pas të vijnë në Shqipëri nga Roma. Pritet të vijnë nesër në orën 12:00. Nga policia a ju kanë thënë ndonjë motiv në lidhje me ngjarjen ? Jo, aspak. Nuk di se çfarë ka ndodhur. Ne presim që policia dhe shteti të bëjnë detyrën e tyre.

Drejtori i shkollës: I tronditur, të dy me sjellje normale Bashkim Shkëmbi pohon se është nisur urgjent nga Tirana ku ndodhej për një seminar, drejt shkollës. “Nuk jam plotësisht në dijeni të motivit, pasi djemtë nuk kishin probleme në mjediset e shkollës” Bashkim Shkëmbi, drejtori i shkollës “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit është ende i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Ngjarja sipas tij ka

ardhur si rrufe në qiell të hapur, pasi edhe pse nxënësit nuk janë të nivelit të lartë në të mësuar, asnjëherë nuk kanë pasur probleme, konflikte apo çështje të këtyre përmasave. Ai rrëfen se gjatë ditës së djeshme kishte qenë në Tiranë, për të marrë pjesë në një seminar për reformën në arsimin profesional në Shqipëri. Menjëherë sapo kishte marrë informacionin mbi ngjarjen e mësipërme, ishte nisur me urgjencë në drejtim të shkollës. “Menjëherë sapo ndodhi ngjarja, më morën në telefon dhe më njoftuan se çfarë kishte ndodhur. Isha tek hotel

‘Grand’, në zonën e Bllokut dhe që atje deri tek “Zogu i Zi” kam ardhur në këmbë, sepse nuk kisha mjet timin. Aty pastaj mora një furgon dhe erdha në shkollë”,- tregon drejtori i shkollës, Bashkim Shkëmbi. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur, kur të gjithë nxënësit ishin në mësim, ndërsa mësuesi ishte duke iu treguar një mësim praktik. Drejtori i shkollës thotë se nuk është plotësisht në dijeni të asaj që ka ndodhur, pasi nuk ka mundur të marrë komunikim të plotë me të gjithë njerëzit që kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes, një pjesë e të cilëve kanë qëndruar

gjatë në polici. “Shkolla jonë ka afërsisht 1300 nxënës, të gjithë djem. Raste grindjesh apo sherresh jashtë shkollës ne nuk mundemi ta marrim vesh dhe s’kemi mundësi të informohemi. Të dy këta persona, nga in-

formacioni që unë kam, kanë pasur një sjellje normale në shkollë. Madje për Adriatikun, mund të them se ishte ndër djemtë më të urtë që kishim në shkollë”,- vijoi drejtori Shkëmbi. Ai shtoi se Ministrja e Arsimit i kishte kërkuar një relacion të detajuar në lidhje me incidentin, të cilin ai e kishte përgatitur dhe do t’i duhej t’ia niste gjatë ditës së djeshme. “Sot kam qenë në familjen e Adriatikut, ku edhe i kam ngushëlluar për humbjen e njeriut të afërt, ndërsa nesër ne do t’i bëjmë respektin e fundit në ceremoninë e varrimit”,- tha Shkëmbi.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Majko: Korrupsioni i ish-zyrtarëve? Do ketë emra konkretë Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i tha “Zërit të Amerikës” se Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit. Duke iu referuar një raporti të organizatës Transparency International, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në perceptimin e korrupsionit, Majko tha se vendi ka ligje shumë të mira, por korrupsioni shihet në publik si një çështje e pashpresë. Ai theksoi se Shqipërisë i nevojiten

prokurorë dhe gjykatës të guximshëm, të cilët nuk mund të justifikohen më se politika është e paprekshme. I pyetur se a po bën mazhoranca aktuale kallëzime në prokurori për dosjet e korrupsionit që ka denoncuar kur ka qenë në opozitë, Majko u përgjigj: “Ne nuk jemi prokurorë, por ka disa indicie fillestare. Tani për tani nuk ka emra konkretë, por në një moment të caktuar do të ketë edhe emra konkretë”. Sipas Majkos, administrata shqiptare

është ‘ku thërret qameti” dhe ndaj ndryshimet në të janë të pritshme. “Po bëhet një balancim. Në kushtet e një politizimi të skajshëm, tani po bëhet një balancim. E rëndësishme është të bëhet në kufijtë e ligjit. Ne kemi një administratë ku thërret qameti. Do të ketë ndryshime në sektorët e politizuar’, - përfundoi ai. Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë.

BE: Paketa antikorrupsion e qeverisë, tepër pozitive “Qëllimi i reformës duhet të vlerësohet shumë pozitivisht: centralizimi i hetimeve dhe gjykimeve për korrupsion për rritjen e eficencës". Braho: Jemi si Italia e Tangentopolit Qeveria ka gjetur më së fundi një opinion pro paketës së reformës antikorrupsion që ka nisur prej ditësh të diskutohet në Kuvend. Dhe bëhet fjalë për opinionin që ka Bashkimi Europian, i cili vlerëson si shumë pozitiv qëllimin e ndryshimeve që kërkohet të bëhen në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin ‘antimafia’, por duke sugjeruar në të njëjtën kohë disa sugjerime teknike. Këto opinione kanë mbërritur në komisionin e Ligjeve në formën e dy materialeve të ndryshme dhe mbajnë firmën e ekspertit të BE-së për reformën në Drejtësi, Joaquin Urias. Pavarësisht kësaj, dje opozita duke u mbështetur në qëndrimet e shprehura më parë nga OPDAT dhe OSBE, ka kërkuar nga qeveria në komisionin e Ligjeve që të tërheqë dy nismat. Komisioni Komisioni i Ligjeve është bërë dje sërish arenë debatesh mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me propozimet që përmban e ashtuquajtura paketa antikorrupsion. Që në nisje të mbledhjes, nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, duke iu referuar pikërisht qëndrimeve të shprehura nga një pjesë e partnerëve ndërkombëtarë, i ka vlerësuar ndryshimet e ardhura si hapa pas në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ndaj ka kërkuar që ato të tërhiqen nga qeveria. Me të shprehur këtë qëndrim, deputetët e opozitës janë larguar nga salla, por duke e justifikuar këtë veprim me ngjarjen që kishte ndodhur në një shkollë në Durrës, ku u vra dhe një nxënës. “Një qëndrim ekstremisht jokonstruktiv i kolegëve të opozitës, të cilëve më shumë sesa fokusi në këtë betejë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, është duke iu interesuar mbrojtja e të mirave ma-

teriale që kanë rrjedhur për shkak të korrupsionit galopant në këto 8 vite”, - tha Fatmir Xhafaj, duke marrë shkas nga largimi i deputetëve të opozitës. Ndërkohë që deputeti i LSI-së, Spartak Braho, ndërsa i ka konsideruar si spekulime qëndrimet kundërshtuese të OSBE dhe OPDAT, ka deklaruar se sa i përket korrupsionit, Shqipëria është si në kohën e Italisë së viteve 1990, ndaj ka deklaruar se duhen reforma radikale. “Ne jemi në fazën e Italisë së viteve të Tangentopolit, jemi edhe në atë periudhë kur pas 11 shtatorit SHBA morën masa të ashpra për të luftuar terrorizmin dhe kështu që neve na duhet të marrim masa të ashpra”, - tha deputeti Spartak Braho. Qëndrimi i BE-së Ndërkohë që kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj ka njoftuar deputetët në lidhje me dy materiale të mbërritura nga ekspertiza e BE-së për reformën në drejtësi në Shqipëri. Në dy materiale të ndryshme, eksperti i BE-së analizonte veças ndryshimet sa i përket çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe një tjetër për çështjen e kalimit të veprës së korrupsionit si kompetencë lëndore e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe sekuestrimit të pasurive të vëna apo të përdorura nga krimi. Por ndryshe nga ekspertiza e OPDAT dhe OSBE-së, BE në këto dy analiza thekson se reforma duhet të vlerësohet shumë pozitivisht. “Qëllimi i reformës duhet të vlerësohet shumë pozitivisht: centralizimi i hetimeve dhe gjykimeve për korrupsion për rritjen e eficencës dhe rritjen e numrit të çështjeve të korrupsionit të hetuara dhe dënuara, shtrirja e mundësisë për masa

BE thekson që të arrihet ky qëllim janë të nevojshme disa ndryshime apo rregullime në draftet e qeverisë, siç është përjashtimi nga kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave të ulëta të korrupsionit

shtesë gjyqësore për konfiskim dhe sekuestrim të pasurive të veprave penale në çështjet e korrupsionit”, - thuhet në kapitullin e përfundimeve të kësaj analize. Megjithatë, BE thekson që të arrihet ky qëllim janë të nevojshme disa ndryshime apo rregullime në draftet e qeverisë, siç është përjashtimi nga kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave të ulëta të korrupsionit, trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të krimeve të rënda në këtë fushë, si dhe rritja e numrit të tyre. “Centralizimi i hetimit për korrupsion tek prokurorët e Gjykatës së Krimeve të Rënda mund të rrisë pavarësinë dhe eficencën e hetimit”, - thuhet në këtë analizë.

Berisha: U zhdukën 4.3 mln deklarata fiskale, kërkoj komision hetimor TIRANË Në zyrën e tij të punës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, në lidhje me atë që ai e cilëson si ndërhyrje të paligjshme në deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve. Në një konferencë për shtyp, Berisha u tha gazetarëve se 4.3 milionë deklarata fiskale janë zhdukur në mënyrë antiligjore. “Persona zyrtarë, në dhunim flagrant të çdo ligji të vendit, kanë shtrirë dorën e zezë të tyre mbi të dhënat, mbi deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve dhe kanë zhdukur në drejtim të panjohur jo më pak se 4.3 milionë deklarata. Të dhënat e një shteti janë të shumëllojta. Në tërësi, Presidenti i Republikës dhe kryeministri i vendit kanë të drejtën e deklasifikimit të tyre, por jo të të gjitha të dhënave. Disa të dhëna nuk mund t’i marrë kurrë asnjë kryeministër, as kreu i shtetit, sepse këtë, ligji ia ka njohur vetëm agjentit tatimor dhe prokurorit e gjykatësit të shtetit kur ka dosje në hetim. Të dhënat janë rrëmbyer në mënyrën më antiligjore. Ky operacion është kryer me urdhër të kryekreut, kryehetuesit, kryeprokurorit, Edi Rama. I vëllai i ministrit Gjiknuri ka shfrytëzuar njohuritë e tij të

IT-së për të penetruar në sistem pa autorizimin e askujt. Ky zotëria ka penetruar në sistem, në thyerje të çdo ligji. Çfarë ka vjedhur dhe çfarë ka bërë? Një gjë është e sigurt. Ky ka dhunuar çdo ligj të këtij vendi. Këshilltari tjetër është një hakers që thonë se ka ndjekje ndërkombëtare për të. Çfarë ka bërë, s’ka pranuar të firmosë, nëse të tjerët kanë firmosur, ky e ka ditur se firma i kushton dhe ka drejtuar të gjithë operacionin pa vendosur firmën. Nga një check-up që unë bëj, ai nuk ekziston as në listë-

pagesat e kryeministrit. Këtë këshilltar IT-je, Rama e përdor për të kontrolluar e-mailet e punonjësve. Janë prekur ose jo të dhënat? Kanë zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale”, - tha Berisha. Krah tij dje në konferencën për shtyp ishte edhe ish-shefi e IT në Drejtorinë Tatimore, Renald Riska, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me dyshimet për fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve. Ky i fundit paraqiti një tjetër version nga ai për të cilin është akuzuar. “Më 15 nëntor, ditën e premte, rreth pasdites janë prezantuar një grup personash si të dërguar të ministrit dhe kryeministrit për të marrë disa të dhëna që dispononte administrata tatimore në formë elektronike. Pavarësisht kërkesës sime për dokumentacionin përkatës, për bazën ligjore ku mbështeteshin, të cilat nuk m’u vunë në dispozicion, atë ditë me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme, këta persona janë futur për të marrë këto të dhëna. Të dhënat, të cilat ligji i procedurës tatimore në bazë të nenit 24 dhe 25 i ndalon rreptësisht, përcakton qartë kush i merr dhe si i merr", tha Berisha.

v iz ita

Meta: Gjermania, rol vendimtar në aspiratën tonë europiane Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerëson se roli i Gjermanisë në rrugën e forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të Shqipërisë mbetet tepër i rëndësishëm, pavarësisht përcaktimeve që ka bërë qeveria shqiptare sa i përket partnerëve strategjikë. Duke folur në një intervistë për radio DW, Meta, i cili zhvilloi një vizitë treditore në Gjermani, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparësitë e tyre. “Dihet se roli i Gjermanisë ka qenë vendimtar për krijimin e Europës dhe mbetet i tillë akoma dhe më shumë edhe për të ardhmen e saj, që do të thotë dhe për përmbushjen e aspiratës sonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, tha Meta. Më tej, duke folur për pritshmëritë e partnerëve tanë europianë dhe në veçanti atyre gjermanë nga politika shqiptare, Meta ka theksuar se në takimet që ai zhvilloi me drejtues të lartë të shtetit gjerman, “u vlerësuan dhe u njohën përpjekjet energjike të qeverisë dhe gjithë institucioneve në këto muajt e fundit për të adresuar me forcë prioritete shumë të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, me luftën kundër korrupsionit”. Në këtë drejtim ai tha se “Gjermania është gjithmonë e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj të vazhdueshme”. Në kuadër të vizitës së tij treditore në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua fillimisht me Norbert Lammert, president i Bundestagut, zv/presidentin e Bundestagut, Johannes Singhammer, deputetin kristiandemokrat, njëkohësisht njohës i Shqipërisë, Roderich Kiesewetter, Sekretaren e Shtetit, Emily Haber.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

05.12.2013

7

Rama, takim me investitorët italianë për klimën e biznesit Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori italian Massimo Gaiani, zhvilloi dje një takim me sipërmarrës italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Kryetari i grupit parlamentar për investimet italiane, Artan Gaçi, premtoi përmirësim të klimës së biznesit dhe bash-

këpunim me investitorët italianë për shfrytëzimin e zonave ekonomike. Kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria është një mjedis i vështirë biznesi për investitorët e huaj, por premtoi përmirësime në drejtim të të drejtave të pronësisë, shtetit ligjor dhe luftës ndaj kor-

rupsionit. Vlerësohet se numri i ndërmarrjeve me kapital italian në Shqipëri është mbi 1200. Qeveria e re duket se ka vendosur një fokus të veçantë në tërheqjen e investimeve italiane dhe për këtë është krijuar edhe një grup i posaçëm parlamentar.

Cani: Borxhi ndaj biznesit 240 mln USD, ja si shpërndahet “Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekësh që buxheti i shtetit iu detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. 65 për qind ndaj ndërtuesve, 17% ndaj kompanive farmaceutike dhe 8 për qind në sistemin arsimor. Shlyerja, pas verifikimit të punimeve Tashmë është zyrtare. Biznesi ka për të marrë nga qeveria 24.6 miliardë lekë ose 240 milionë dollarë. Shuma u konfirmua përfundimisht nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas auditit që i bëri borxhit të fshehur kompania “Deloitte”.

Borxhi i biznesit ndaj qeverisë, mbi 500 mln euro Kriza fut ekonominë në një cikël të rrezikshëm borxhesh. Në fund të vitit që shkoi, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i biznesit ndaj qeverisë kap shifrat e 70 miliardë lekëve. Vetë qeveria i detyrohet biznesit rreth 200 mln euro. Fieri kryeson borxhin në tatimor. Dy vitet e fundit ka bërë lajm fakti që qeveria u ka borxh rreth 200 milionë euro bizneseve, pasi tradicionalisht ndodh e kundërta. Qeveritë nuk borxhojnë, por biznesi dhe individët po, ose qeveritë janë më korrekte se bizneset. Fakti se për herë të parë qeveria ka krijuar një gropë disi të madhe borxhesh me privatët, ka lënë në hije rritjen gjithnjë e më të madhe të borxheve që biznesi i ka qeverisë. Edhe pas një amnistie fiskale që u aplikua ndaj biznesit në vitin 2010, borxhet e biznesit ndaj qeverisë jo vetëm që nuk janë reduktuar, por mbërrijnë në një shifër prej rreth 70 miliardë lekësh, sipas burimeve në Ministrisë e Financave, shumë kjo e barabartë me rreth 500 milionë euro.

Kujt i duhet shlyer borxhi

“Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekë që buxheti i shtetit i detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. Ministri Cani tha se në këtë shifër, pjesën dominuese e zë borxhi ndaj infrastrukturës rrugore, i cili është rreth 65% e kësaj shume. Pjesën tjetër prej 17 përqindësh e zë borxhi në sektorin e farmaceutikës dhe të pajisjeve mjekësore, si dhe arsimi identifikohet me një peshë prej 8.4% në këtë borxh, kryesisht me borxhin ndaj ndërtimit të shkollave të reja. Mirëpo këto përqindje zënë vetëm 90 për qind, ndërsa Financat nuk zbardhin pjesën tjetër. Në procesin e auditimit të borxhit të buxhetit të shtetit, shoqëria “Deloitte”, me ndihmën e Ministrisë së Financave si dhe të të gjitha ministrive të linjës, identifikuan inventarin e gjithë borxhit që këto të fundit kishin ndaj biznesit deri më datën 31 gusht 2013, i cili u konfirmua dhe u rakordua edhe nga 150 bizneset që kishin detyrimet më të mëdha dhe që përbënin 78.2% të borxhit total të identifikuar. “Borxhi ndaj biznesit, - tha ministri Cani, - është vetëm një nga komponentët e këtij borxhit të fshehur, pasi ky borxh ka edhe komponentë të tjerë, siç janë vendimet e pashlyera të Përmbarimit në xhepat e mijëra qytetarëve, të cilat ve t ë m n g a Zy r a e P ë r mb a r i m it shtetëror, janë rreth 1.1 miliardë lekë”. Borxhet e sistemit fiskal të biznesit, detyrimet që ndërmarrjet shtetërore kanë, detyrimet që lindin si rrjedhojë e një sërë ligjesh, si ai i dëmshpërblim-

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dje në konferencë shtypi

Borxhi i biznesit, 24.7 miliardë lekë

Qeveria pretendoi për 700 mln euro borxhe it të të përndjekurve politikë e të shpronësuarve; faturave financiare ndaj vendimeve gjyqësore të Strasburgut etj.

Ndërtuesit Si do të shlyhet

65 %

Ministria e Financave është duke hartuar një strategji, e cila përfshin jo vetëm Shëndetësia identifikimin e borxhit, por edhe mënyrën e shlyerjes së tyre, ku në bazë të saj do të jetë identifikimi, auditimi, cerArsimi tifikimi i këtij borxhi nga të gjitha institucionet që e kanë atë. Tani nis faza e verNuk raportohet ifikimit të punimeve që janë kryer me këtë borxh. Nëse këto punime nuk u përgjigjen standardeve, ka gjasa që

17% 8%

10%

paratë të mos alokohen. Si pjesë e kësaj strategjie, Ministria e Financave së bashku me institucionet ndërkombëtare të zhvillimit po rishikon të gjithë sistemin e financave publike, me qëllim që të mos lejojë përsëritjen e këtij fenomeni në të ardhmen, duke bërë axhustimet e duhura si në sistemin informatik të thesarit, ashtu edhe në gjithë procesin e buxhetimit në tërësi, duke iu dhënë përgjegjësi direkte ligjore njerëzve, që me autoritetin e tyre guxojnë të ndërmarrin angazhime përtej mundësive, apo lejojnë prekjen e fondeve kur këto të fundit të jenë të angazhuara.

Belle Air, borxhi që la pas 20 milionë euro Transparenca mbi falimentin e “Belle Air” ka çuar para komisionit parlamentar të Ekonomisë tre ministrat, Cani, Haxhinasto dhe Ahmetaj. Përveç hendekut që la në treg, ministrat pohuan se kompania ka lënë 20 milionë euro borxhe të papaguara. Sipas tyre, faktorët kryesorë që sollën këtë faliment ishin favorizimi i kompanisë nga qeveria e mëparshme në mospagimin e taksave, monopoli që kishte në treg dhe keqmenaxhimi i saj. Sipas ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po përgatit dosjen e plotë të kësaj kompanie dhe dërgimin për ndjekje penale. Ndërkohë ai iu bëri thirrje drejtuesve të kësaj kompanie që të hyjnë në negociata me qeverinë për shlyerjen

me këste të vlerës prej 6 milionë eurosh që i ka administratës fiskale. “Do të hapim tregun për të zhdukur monopolin”, - tha ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sipas të cilit kanë filluar shqyrtimet e kërkesave nga kompani të tjera. Aktualisht borxhet e kompanisë “Belle Air” në buxhetin e shtetit janë 6 milionë euro, në banka të ndryshme janë 10 milionë euro, ndërsa rreth 4 milionë euro janë detyrime të pashlyera ndaj furnitorëve dhe klientëve të tjerë, përfshirë edhe biletat e prera në avancë nga pasagjerët. Kompania ajrore “Belle Air” shpalli falimentin zyrtar muajin e kaluar. Ndërsa ministri Arben Ahmetaj tha se “Belle Air” siguronte 3.5 milionë euro fitim në vit. Sipas tij, kompania gjatë falimentimit shiti në

avancë 52 mijë bileta. Ahmetaj tha se deri në momentin e falimentit kompania kishte 53%, ndërsa kompanisë i ishte kërkuar që të mos priste bileta, por ajo ka vazhduar. Ndërkaq, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se kompania “Belle Air” kishte pozita monopol, por nuk respektonte asnjë kusht. Për ministrin Haxhinasto, kompania nuk përfillte ankesat e pasagjerëve dhe slotet e fluturimeve. Ministri i Transporteve tha në komisionin e Ekonomisë në Kuvend se qeveria kishte interes që të mos bllokonte kompaninë, pasi kishte prerë 52 mijë bileta, ndërkohë që punësonte qindra njerëz. Sipas tij, kjo kompani nuk ka respektuar dhe nuk ka paguar asnjë detyrim aeroportual.

Në ditët e para të qeverisjes, qeveria pretendoi për 700 milionë euro borxhe. Vetë ministri Cani tha se borxhi i fshehur dhe i padeklaruar deri më tani ndaj biznesit është vlerësuar në bashkëpunim me FMN në ofro 55-60 miliardë lekë. Po të përfshihet kjo shifër në totalin e borxhit, në fundin e 2013-ës detyrimet arrijnë jo më pak se 71%. Ndërsa pritshmëria për nivelin e borxhit në vitin 2014 është për 72-73% e PBB, por kjo do të saktësohet në projektbuxhetin e 2014”, - tha ministri Cani. Ai tha se niveli 60 % i borxhit të shtetit, i deklaruar si normal për mundësitë e vendit, nuk do të arrihet para vitit 2018.


CMYK

8 05.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ndëshkimi

05.12.2013

9

“Si rrjedhojë e vendimmarrjes së gabuar të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Paro Laçi i është shmangur procedurave të ekstradimit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e ekstradimit”

vendimi

Vrasja për varësen e floririt, burg përjetë Aldo Hoxhës

Paro Laçi në gjykatë

Naço i kërkon KLD-së shkarkimin e gjyqtarit që liroi Paro Laçin Sistemi gjyqësor, në “lupën” e qeverisë së re. Ministri Naço kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Ibrahim Hoxha, për lirimin e të kërkuarit nga drejtësia italiane dhe procedim disiplinor për 6 të tjerë Leonard Bakillari Tiranë Një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës rrezikon shkarkimin nga detyra, pasi ka liruar shtetasin Paro Laçi, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço lajmëroi disa ditë më parë se i ka propozuar KLD-së nisjen e masave disiplinore për shtatë gjyqtarë, por pa dhënë masat e kërkuara për secilin prej tyre. Dje, një ditë pasi KLD-ja shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi dhe kërkoi inspektimin e tij, ministri i Drejtësisë tha se është kërkuar shkarkim nga detyra për një tjetër gjyqtar. Ibrahim Hoxha, gjyqtar i seksionit penal në Gjykatën e Tiranës, sipas inspektimit rezulton se ka kryer shkelje shumë të rënda, që sipas ligjit përcaktohet masa shkarkim nga detyra. “Gjyqtari Ibrahim Hoxha, në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat procedurale përgjatë gjykimit të çështjes penale shpallur me vendimin nr. 490, datë 08.03.2013, në të cilin ndër të tjera ka vendosur: Pezullimin e ekzekutimit të ekstradimit të të pandehurit, Paro Laçi, nga Shqipëria drejt Italisë”- tha zyrtarisht Ministria e Drejtësisë. Çështja për të cilën kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Hoxha ka nisur

më 7 dhjetor të vitit të shkuar, kur policia arrestoi shtetasin Paro Laçi, i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vjet burg për akuzën e trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim. Tre ditë më pas, Gjykata e Tiranës caktoi ndaj Laçit masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor, në pritje të procedurave të ekstradimit të tij drejt vendit fqinj. Kjo masë sigurimi apelohet nga avokatët e Laçit, por edhe Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndërsa prokuroria në bashkëpunim me autoritetet italiane nisin procedurat për ekstradimin e tij në Itali. Por tre muaj më pas, prokuroria i kërkon gjykatës të zgjasë afatet e paraburgimit për shtetasin Paro Laçi, pasi drejtësia italiane nuk kishte dorëzuar ende dosjen e ekstradimit të të dyshuarit. Edhe kjo kërkesë shqyrtohet nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, i cili kishte vendosur më parë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë ndaj Laçit. Por këtë radhë, sipas Ministrisë së Drejtësisë, Gjyqtari Ibrahim Hoxha nuk ka pranuar kërkesë e prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit dhe ka vendosur të pezullojë ekstradimin e Paro Laçit, pasi kishte një tjetër çështje penale që po gjykohej në

Gjykatën e Lartë. “Pezullimi i ekstradimit është kompetencë dhe e drejtë ekskluzive e Ministrit të Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni, ku gjithashtu sqarohet se gjyqtari Ibrahim Hoxha ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” duke urdhëruar lirimin e tij. Pas këtij vendimi, prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Apelit, e cila me vendimin nr.186, datë 03.04.2013, ka vendosur të shfuqizojë vendimin e shkallës së parë për pezullimin e ekstradimit të shtetasit Paro

Gjyqtarët për të cilët është kërkuar procedim disiplinor > Ibrahim Hoxha, Gjykata e Tiranës > Andri Ymeri, Gjykata e Shkodrës > Albano Çepele, Gjykata e Shkodrës > Bujar Musta, Gjykata e Elbasanit > Ilir Pashaj, Gjykata e Elbasanit > Markelian Kuqo, Gjykata e Korçës > Engjëllushe Tahiri, Gjykata e Krujës

Laçi dhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” që gjyqtari Ibrahim Hoxha kishte caktuar ndaj të arrestuarit. “Si rrjedhojë e vendimmarrjes së gabuar të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Paro Laçi i është shmangur procedurave të ekstradimit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e ekstradimit”,- thotë ministria e Drejtësisë. Sipas burimeve zyrtare mësohet se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, policia është vënë në lëvizje për të rikthyer në qeli shtetasin Paro Laçi, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe për këtë arsye nuk është realizuar ekstradimi drejt Italisë. Veprimet e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, sipas Ministrisë së Drejtësisë konsiderohen si shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Ibrahim Hoxha është një nga shtatë propozimet që Ministri i Drejtësisë i ka bërë KLD-së për gjyqtarët e kapur me shkelje gjatë inspektimeve të kryera. Por për gjashtë gjyqtarët e tjerë Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë ende publike masat disiplinore të kërkuara në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Tiranë Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm 21-vjeçarin Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës në tentativë për t’i grabitur asaj varësen e floririt, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit të shkuar në Tiranë. Megjithë kontestimet e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila dy seanca më parë kërkoi dënimin e të riut me burgim të përjetshëm. Prova kryesore në këtë proces është analiza e ADN-së së Hoxhës, e cila është kryer mbi gjurmët e gjetura në një kapele të ndodhur në vendin e ngjarjes. Por gjithë akuza është kundërshtuar nga avokati Saimir Visha, i cili në mbrojtjen e tij solli në vëmendje të gjykatës një rast në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pas kërkesës së mbrojtjes u bë riekspertim i dorezës së përdorur në krim, dhe ky i pandehur u shpall i pafajshëm nga drejtësia amerikane. “Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne, të ekspertohet kapela për të cilën Prokuroria thotë se ka gjetur një fije floku”- tha avokati Visha një seancë më parë. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Gjykata, e cila i vlerësoi si të mjaftueshme provat e prokurorisë duke dhënë dënim maksimal për 21-vjeçarin Aldo Hoxha. Menjëherë pas shpalljes së vendimit avokati tha se ky nuk është gjykim, por paragjykim dhe njoftoi apelimin e menjëhershëm të vendimit të shkallës së parë. Ngjarja për të cilën akuzohet 21-vjeçari Aldo Hoxha ndodhi në datën 7 gusht 2012 në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit” në Tiranë, kur dy të rinj që udhëtonin me motor sulmuan Fatbardha Tafën dhe motrën e saj që mbeti e plagosur në ngjarje. Sulmi kishte si objektiv grabitjen e varëses së floririt që mbante në qaftë 40-vjeçarja Tafa, e cila u qëllua disa herë me thikë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, nipi i viktimës gjeti një kapelë në vendin e ngjarjes, e cila u dorëzua në polici dhe nga analizat e ADN-së rezultoi se fija e flokut dhe gjurmët e djersës të gjendura në kapele i përkasin të pandehurit Aldo Hoxha.

Prokuroria rikthen ‘21 janarin’, hetim policisë për dhunë Oficerët e policisë që u përfshinë në dhunën ndaj protestuesve të 21 janarit, pas përfundimit të saj do të hetohen nga organi i akuzës Tiranë Të gjithë oficerët e policisë që dhunuan protestuesit në 21 janar të vitit 2011, janë përfshirë në një hetim të nisur nga prokuroria menjëherë pas vrasjes së katër qytetarëve, por të pezulluar për rreth dy vjet. Ka qenë një takim i drejtuesve të Prokurorisë së Tiranës me drejtuesit e policisë ai që ka sjellë fakte dhe të dhëna të reja rreth dhunës që punonjës civil të policisë ka-

në ushtruar ndaj qytetarëve pas përfundimit të protestës, ku mbetën të vrarë katër qytetarë dhe u plagosën shtatë të tjerë. “Ky nuk është hetim i ri nga ana e prokurorisë. Pranë organit të akuzës ka patur dy procedime të pezulluara për shkak të mungesës së informacionit. Çështja e parë ka të bëjë me vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e disa personave, të cilat nuk kanë ende autor. Ndërsa procedimi i dytë ka nisur pas kallëzimit të bërë nga rreth 100 qytetarë që pretendojnë se janë dhunuar në demonstratën e 21 janarit”, - tha një burim i prokurorisë. Mësohet se krerët e prokurorisë dhe policisë kanë shkëmbyer informacione rreth ngjarjes dhe për hetimin e dhu-

nës së ushtruar nga policia është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Grupi i prokurorëve aktualisht ka nisur të marrë në pyetje të gjithë oficerët e policisë që akuzohen për ushtrim dhune dhe do të shfrytëzojë të gjitha informacionet e referuara nga policia lidhur me këtë çështje. Pas demonstratës tragjike të 21 janarit, në atë kohë shqetësimin e dhunimit të demonstruesve e ngriti edhe Komiteti i Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, pasi mori në pyetje një numër të madh të të ndaluarve në komisariatet e Tiranës. Në raport u tha se përveç dhunës në protestë, personat e ndaluar ishin detyruar të kalonin përmes rreshtave të policisë në komisariate, teksa rriheshin e

më pas pështyheshin nga punonjësit e policisë. Tejkalimin e kompetencave të policisë e pranoi edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në një raport që bërë pas përfundimit të ngjarjes. E ndërsa prokuroria thotë se do të hetojë të gjithë punonjësit e policisë që dhunuan qytetarët në demonstratë dhe pas përfundimit të saj, ende nuk ka informacione për personat që vranë Aleks Nikës dhe plagosjen e disa personave, ngjarje këto që janë ende pa autor. Ndërsa ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe majori Agim Llupo, të akuzuar për tri vrasje janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, pasi Apeli i dënoi për vrasje nga pakujdesia.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Përse Sociologjia? Një dilemë e shoqërisë

K

jo nuk është një pyetje që tundon vetëm nxënësit që zgjedhin, kush i sigurt e kush me ndrojtje, degët e studimit në formularët e aplikimit të universiteteve publike. As vajzat, djemtë dhe prindërit që, pasi bëjnë mirë llogaritë dhe shkundin paratë e fundit që u kanë mbetur në kursimet e pakta, u drejtohen zyrave të pranimit në universitetet private. Në fakt, pyetja “Përse Sociologjia?” është një pyetje që i kapërcen kufijtë e universitetit. Ajo shkon edhe përtej sektorit të politikave e zhvillimit social. Është një pyetje që shoqëria shqiptare duhet t’ia bëjë vetes. Dhe të gjejë përgjigjen e duhur, e cila ende mungon. Kurim apo parandalim? Punë sociale apo Sociologji?

Sociologjia në Shqipëri u prezantua si disiplinë, në fillim kërkimore dhe pastaj edhe në mësimdhënie, në fund të viteve 1980. Megjithatë, nuk mund të themi se ajo ishte fatlume. Në këtë “konkurrencë” ajo pati dy kundërshtarë kryesorë: Filozofinë dhe Punën sociale. Filozofia, duke qenë nën trysninë e akuzave të shoqërisë së re, për shkak të trashëgimisë së saj marksiste, u tregua mjaft e egër në raport me sfidanten e saj të re: Sociologjinë. Më shumë sesa në kontekstin teorik, kjo ndodhi në kontekstin institucional dhe akademik në vend. Sociologjisë iu destinua një vend periferik në të gjitha zhvillimet institucionale, universitare dhe akademike të pasvitit 1990. Kur në fillim të viteve ‘90 u riorganizua ish-Fakulteti i Filozofisë dhe Sociologjisë, midis pesë pedagogëve që u ngarkuan me rithemelimin e tij, katër ishin ngarkuar të rithemelonin Filozofinë, ndërkohë që vetëm një prej tyre, autori i këtyre radhëve, u ngarkua për rithemelimin e degës së Sociolog jisë. Ndërkohë, papritur e pakujtuar, Puna sociale u vendos në krye të vendit. Kjo disiplinë u tregua ekspansioniste për shkak të rrethanave të tjera. Midis tyre ia vlen të përmendet nevoja që kishte shoqëria për të kuruar mjaft nga plagët sociale që pritej t’i hapnin zhvillimet dramatike ekonomike dhe reformat e thella sociale që po ndërmerrte vendi gjatë tranzicionit. Midis një dis-

koment Kosta Barjaba

ipline që formonte kurues dhe një disipline që formonte projektues e parandalues socialë, u preferua e para. Në këto rrethana, Puna sociale ishte fatlume dhe Sociologjia jo e tillë. Perceptimi i përmbysur në politikat sociale

Ky raport i përmbysur midis Sociologjisë dhe Punës sociale ishte pasojë e një perceptimi të përmbysur në politikat sociale që janë zbatuar në vend gjatë tranzicionit. Sistemi i mirëqenies që u përpoq të ndërtohej në Shqipëri vuajti nga një kontradiktë e brendshme: mbizotërimi i politikave sociale pasive krahasuar me ato aktive. Dy aspekte të kësaj kontradikte ishin (dhe vazhdojnë të jenë): i) mbizotërimi i përfitimeve në parà krahasuar me shërbimet sociale; dhe mbizotërimi i shërbimeve rehabilituese në raport me ato riintegruese. Nëse kjo do të ishte një “produkt” vetëm shqiptar, mund edhe të justifikohej. Por duke pasur parasysh që Shqipëria përfitoi asistencë financiare, teknike dhe institucionale prej mjaft institucioneve prestigjioze ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve të zhvilluara, rrezja e gabimit është më e gjerë dhe “pronësia” shqiptare e këtij gabimi zvogëlohet. Për shkak të këtij perceptimi të vjetruar, politikat sociale në vend kanë qenë joeficiente dhe ato janë një nga shkaqet e riprodhimit ciklik të problematikave sociale të grupeve nevojtare të popullsisë. Këto politika nuk kanë parandaluar; ato vetëm kanë kuruar disa plagë sipërfaqësore të shoqërisë, duke shkaktuar përkeqësimin e të tjerave. Në këto rrethana, Puna sociale duket më e dobishme dhe Sociologjia pak e nevojshme. Projektim i vjetruar i zhvillimit ekonomik e social

Perceptimi i përmbysur në politikat sociale ishte, nga ana e vet, pasojë e një perceptimi të gabuar për zhvillimin social të vendit. Modeli i zhvillimit ekonomik, i cili gjatë viteve të fundit po kryqëzohet prej

të gjithëve, është karakterizuar nga një mbivalencë e aspekteve reformuese ekonomike, duke lënë pas dore sektorë të gjerë të zhvillimit social. Reformat strukturore ekonomike, edhe pse me asistencë ndërkombëtare, e vendosën zhvillimin njerëzor dhe social në periferi të shoqërisë, programeve dhe buxheteve të saj. Për këtë arsye, Shqipëria, edhe pse trashëgoi një kapital human të konsiderueshëm, vuajti nga asimetria midis zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kapitalit të ri human. Zhvillimi anemik dhe mungesa e reformave të thella, produktive dhe eficiente në sektorët e portofolit social dhe human, (sidomos arsimit, shëndetësisë, punësimit, politikave sociale) është njëri prej shkaqeve të varfërisë, sëmundshmërisë, mungesës së aftësive dhe papunësisë së lartë në vend. Mendimi ekonomik nuk ia ka dalë dot të projektojë një Shqipëri humane e sociale, një sistem mirëqenieje të qëndrueshme edhe për shkak të mosmbështetjes së tij prej mendimit shoqëror dhe studimeve sociologjike. Kërkesa shoqërore për mendimin sociologjik ka qenë e kufizuar dhe kjo e ka dekurajuar ofertën sociologjike në Shqipëri. Nëse shohim përtej Shqipërisë…

Çfarë mund të dallojmë nëse shohim përtej përvojës së Shqipërisë? Në fakt, Sociologjia si profesion, në nivel global është jo keq në renditjen e profesioneve sipas nivelit të punësueshmërisë. Në vendet e zhvilluara, por edhe në ato në zhvillim, është krijuar prej vitesh një treg i qëndrueshëm në punësimin e sociologëve. Kërkesa për ta është rritur dhe kjo ka rritur ndjeshëm jo vetëm ofertën, por edhe cilësinë e përgatitjes së sociologëve. Zhvillimi i qëndrueshëm, përparësia e sektorëve të zhvillimit human dhe social, proceset integruese e globalizuese kanë ndikuar në rritjen e kësaj kërkese. Por ato janë plotësuar edhe nga një vëmendje më e madhe e shoqërisë ndaj tyre. Sociologjia nuk shihet si një degë e lehtë, që të siguron me jo shumë mund një diplomë. Por si një profesion i dobishëm dhe instrumental në një shoqëri shërbimesh. * Akademik i As. UET

Piromania

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Humnera duket e zymtë Nga Klodi

Që bizneset mbajnë dy bilance kjo i ka rrënjët shumë larg, por në këtë krizë financiare të bankave që stepen të japin kredi apo që thënë ndryshe nuk dinë se kujt t’i japin kredi, po shoqërohet me vështirësi të dukshme likuiditeti edhe për njësite fitimprurëse ose thënë troç, ato pak biznese që i kanë mbijetuar klimës së krizës së sforcuar bankare. Performanca tatimore është me e thjeshtë mjaft të ketë atë disiplinë të ardhurash, që kërkonte edhe ish-ministri i Financave z.Bode, por që pak kush ia vuri veshin. Tatim fitimi dihet që është një llogaritje e detyrueshme për t’u paguar, nisur nga vetëdeklarimi i bilanceve të një viti më parë dhe ku kontrolli tatimor aq shumë i kritikuar nga shoqatat e biznesit, tashmë ka lënë gjurmët e tij zyrtare detyruese për çdo biznes, që mund të përballet edhe me sanksione gjyqësore në rast mospagimi të menjëhershëm, pra humnera duket më e zymtë në të gjithë treguesit financiarë për biznesin. A do ta ndihmonte taksimi i thjeshtë situatën? Duket që jo, vetëm duke u bazuar në historikun e tij në atmosferën fiskale shqiptare. Nga ana tjetër integrimi i munguar tashmë ka si pikë nevrike kryerjen e reformave në administratë, por jo me argumentimin për të zëvendësuar disa militantë me disa të tjerë, objektivi politik integrues i KIE është rritja e performancës profesionale aty ku çalojnë marrëdhëniet e administratës fiskale me biznesin që vetëm paguan taksat. Në shkrimin: Normat e fitimit të biznesit në rënie, por tatimi do të rritet

Berisha do na mungojë Nga Ahon

Jam i befasuar. Është hera e parë që lexoj një kritikë kaq realiste dhe të thukët. Editorialistët zakonisht kanë frikë të përballen me pushtetin, pavarësisht se duken sikur bëjnë analiza. Më në fund dikush po flet. Konkluzioni i gjithë kësaj? Berisha – të cilin Rama e quan ‘katragjyshi’, i kuptoka shumë më mirë punët e qeverisjes dhe problemet e vështira të Shqipërisë. Mund ta urreni sa të doni Berishën, por ai ndoshta do të na mungojë, sidomos kur vendi të jetë zhytur plotësisht në krizë, pas ca muajsh. Lidershipi kërkon energji që Berisha e kishte dhe Rama nuk e ka. Rama është i lodhur pa filluar, ai godet kuturu, në të gjitha anët, nuk ka prioritete prandaj goditjet e tij janë të dobëta. Gjithashtu, Ramës i duhet të justifikojë premtimet e panevojshme që bëri në fushatë. Nëse nuk i justifikon ai mund ta paguajë shtrenjt. Problemi është se Rama nuk i dëgjon këshillat dhe këshilltarët dhe këtu ai nuk ka shërim. Natyrisht, as Berisha nuk i dëgjon, por të paktën Berisha punon shumë më tepër se këshilltarët. Të përgëzoj Armand! Në shkrimin: Kryeministri i munguar


op-ed

2

Blog / Rreziku i “të parëve për lajmin e fundit”

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Inis Gjoni rrëfen në skenë se çfarë ndodh pas 10 vjetëve martesë

05.12.2013

Universitet/ Basha: Statusi

i universiteteve private të barazohet me ato publike

11

Të gjitha mendimet madhështore vijnë nga zemra. - Luc de Clapiers

Një erë e re vjen nga Prishtina Vetëm një qytet si Prishtina mund të realizonte të pamundurën duke zgjedhur si kryetar të saj Shpend Ahmetin. Askush nuk do të vinte bast për të përpara 3 dhjetorit, për më tepër që lideri i LDK, Isa Mustafa kryesonte me rreth 13 mijë vota më shumë në raundin e parë. Por Prishtina bëri një përmbysje tronditëse. Një përmbysje që sot ka shumë shpjegime, interpretime e analiza, por që në thelb mbetet vepër e vetë qytetit. Me zgjedhjen e Shpend Ahmetit, prishtinalitë hapën një rreze shprese për gjithë shoqërinë shqiptare se forcat e reja, individët që nuk janë produkt i sistemit politik në fuqi, që përfaqësojnë interesat e një brezi që nuk e gjen veten në realitetin politik shqiptar, mund t’ia dalin nëse besojnë fort në idetë dhe angazhimin e tyre. Ndryshimi në Prishtinë ka shumë elementë brenda. Ai mund të shihet si zhgënjim nga keqqeverisja e qytetit, si ndëshkim ndaj arrogancës së votave të sigurta apo si nevojë për një frymë të re. Por

mbi të gjitha ai është produkt i një mendësie civilizuese që Prishtina e ka tipar dallues në krahasim me të gjitha qytetet shqiptare, përfshi edhe Tiranën. Lëvizja Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti nuk janë një rastësi e bukur që papritur bënë një mrekulli. Ata arritën në krye të kryeqytetit sepse janë pjesë e frymës qytetare, urbane, që i shkon shumicës së banorëve të Prishtinës. Në këtë qytet kemi parë se si angazhohen shoqëria civile, të rinjtë, studentët, gazetarët për të ndikuar fuqishëm në zhvillimet politike. Se si krijohen lëvizje simpatike si Partia e Fortë që ridikulizojnë politikanët dhe vënë në lojë gjithë sistemin politik. Se si në rrjetet sociale e në media denoncohen hapur abuzimet me pushtetin, krimet dhe aferat korruptive. Kemi parë se si muzika dhe arti janë të angazhuara për të kontestuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Një shoqëri që nuk është aspak indiferente, që nuk pajtohet me fatin por kërkon ta ndryshojë atë, pavarësisht fuqisë së

pushtetit. Këtë frymë në Prishtinë e ndesh kudo. Lëvizja Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti janë simbol i saj. Prandaj dhe fitorja e tyre në Prishtinë nuk ishte një aksident. Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku mori pjesë për herë të parë si parti politike, doli forca e dytë në Prishtinë pas LDK. Duke përfaqësuar këtë angazhim të shoqërisë për ndryshim, Vetëvendosje arriti të bëhet partia e vetme shqiptare që duke qenë jashtë sistemit, duke mos qenë pjesë e asnjë krahu politik, duke e goditur njëlloj klasën politike në Kosovë, të dalë fituese në një betejë të fortë si ajo e Prishtinës. Ata që kanë votuar për Albin Kurtin e Shpend Ahmetin, i kanë konsideruar ata si përfaqësues të frymës së re qytetare. Tek Albin Kurti kanë parë njeriun që u qëndron bindjeve të veta, që nuk i braktis idetë e tij edhe në momente tepër të vështira dhe që pavarësisht se hyri në parlament, nuk u bë pjesë e politikës ba-

koment Armand Shkullaku

jate dhe interesave të vogla. Pra që është ndryshe nga ata që qeverisin Kosovën prej 14 vjetësh. Tek Shpend Ahmeti gjendet politikani modern që kontraston me profilin e politikanit të pasluftës. Me formim anglosakson, i gatshëm për t’u angazhuar në studio televizive e debate publike, për t’u përfshirë në çdo çështje që shqetëson shoqërinë. Themelues i një instituti të pavarur, më pas i një partie politike FER që nuk pati jetëgjatësi. Bashkëpronar i një lokali simpatik në lagjen Pejton ku bëhet muzikë e shihet sport, Shpend Ahmeti është prishtinasi tipik që i shkon më së miri qytetit. Bashkimi me Albin Kurtin, duke u zgjedhur nënkryetar i Lëvizjes

Vetëvendosje, nxori kombinimin e duhur për të fituar kryeqytetin. Prishtina më në fund mund të zgjidhte dikë që jo vetëm nuk ishte pjesë e klaneve të vjetra politike, por që kishte edhe fytyrën e qytetit. Dhe e bëri më 3 dhjetor. Rasti i Shpend Ahmetit është vërtet një sinjal se kur përputhet angazhimi qytetar për ndryshim cilësor me forca apo individë që besojnë në të, fitorja është e mundur. Ky fenomen shpjegon se përse sharlatanizma si Aleanca Kuqezi, lëvizje të manipulueshme për interesa meskine si Mjaft apo parti që u mungon vullneti si Ora dhe FER, kanë humbur rrugës. Dhe nga ana tjetër se indiferenca, pasiviteti dhe pajtimi me idenë “se këtu asgjë nuk ndryshon” shërbejnë vetëm për të ndërruar një palë në pushtet me një palë tjetër. Prishtina dha një shembull të fortë që mund ta shkundë shoqërinë shqiptare. Shpend Ahmeti nuk është thjesht kryetar i një qyteti, por model i triumfit të angazhimit të qytetarisë.

Orientalizimi i muzikës shqiptare ose si po prishen shijet

N

dryshimet e mëdha politike e shoqërore të njëzet viteve të fundit që kanë kontribuar pozitivisht pothuajse në të gjitha aspektet, në jetën e shqiptarëve, për muzikën kanë bërë efektin e kundërt. Me përjashtim të viteve të para të demokracisë, ku liria kreative dhe impakti i parë me botën perëndimore solli në muzikën shqiptare shumë grupe të muzikës moderne, si Djemtë e Detit, Albatros, Ritfolk, Tingulli i Zjarrte etj., që ende sot kujtohen si të vetmet nota pozitive të “epokës së re”, periudha postkomuniste për muzikën shqiptare ka qenë periudha që ka shënuar fundin e muzikës që ishim mësuar të dëgjonim. Është shumë e vërtetë se edhe muzika botërore është duke kaluar një periudhë reflektive, që grupe shumë legjendare si Pink Floyd, Eagles apo Led Zeppelin, nuk ekzistojnë më, dhe për të dëgjuar një këngë të bukur duhet t’i kthehemi periudhës kur ata ishin në aktivitet. Por kjo është një krizë fiziologjike, ku Perëndimi është duke e kaluar edhe në fusha të tjera. Ndërsa për muzikën shqiptare, problemi është pak më kompleks, kriza duket më shumë si një produkt i përgatitur nga dikush, në bazë të një strategjie të caktuar. Nëse muzika e lehtë në njëfarë mënyre i ka mbetur besnike muzikës që ishim mësuar të dëgjonim gjatë periudhës komuniste, ku mund të thuhet se kishte një nivel dinjitoz për një vend të vogël si Shqipëria, pavarë-

koment Valentin Bruçaj

sisht censurës që ishte e detyruar të kalonte - edhe se shumë larg nga niveli i muzikës botërore - muzika popullore, ajo folklorike dhe polifonia janë duke kaluar një periudhë të paprecedent. Muzika popullore e një vendi nuk është thjesht një zhanër që, për motive të caktuara në periudha të caktuara mund të kalojë momente reflektimi. Kjo lloj muzike është diçka më shumë se disa nota në pentagram, ajo është kultura e një populli, që në periudha të caktuara ka shërbyer si i vetmi mjet për të treguar historinë e atij populli. Sot si asnjëherë më parë, muzika popullore, ajo folklorike dhe polifonia janë në rrezik të humbjes së identitetit, që për shqiptarët do të ishte një goditje në kulturën e tyre. Dhe ky fenomen nuk është produkt i modernizmit të shoqërisë ku brezat e rinj përqafojnë zhanre të tjera të muzikës bashkëkohore, ku muzika folk konsiderohet e vjetër dhe e tejkaluar, siç ka ndodhur edhe në vende të tjera që kanë evoluar me kohën. Problemi është se muzika jonë popullore, që ka përfaqësuar kulturën tonë, është duke u zëvendësuar me muzikë të vendeve

dhe kulturave të tjera, kryesisht orientale, ku u ofrohet njerëzve si i vetmi produkt. Historikisht shqiptarët kanë jetuar në mes dy “civilizimeve” të mëdha, dhe për këtë motiv kanë qenë gjithmonë në dilemë nëse i përkasin Lindjes apo Perëndimit, por kultura e tyre ka qenë pothuajse totalisht perëndimore. Me përjashtim të kuzhinës që ka patur ndikime orientale, që dalëngadalë edhe ato janë duke i lënë vendin kuzhinës perëndimore, të gjithë komponentët e kulturës shqiptare kanë qenë me karakter perëndimor, si veshjet, gjuha dhe mbi të gjitha letërsia. Edhe muzika ka spikatur gjithmonë për karakterin e saj rajonal, si në instrumente ashtu edhe në stilin e saj, por duke ruajtur njëfarë autonomie që është identifikuar me identitetin shqiptar. Situata që kalon sot muzika popullore shqiptare të jep përshtypjen e një kaosi të madh kulturor, ku qarqe të caktuara tentojnë ta përdorin si mjet të ndryshimeve të mëdha kulturore. Individë, të ashtuquajtur këngëtarë, të paaftë dhe të patalentuar, të ndihmuar nga disa shtëpi diskografike që nuk do të duhet as të ekzistonin, ku të pashqetësuar nga ligjet mbi plagjiaturën dhe të drejtat e autorit, kanë uzurpuar skenën shqiptare duke u shndërruar në një kërcënim kulturor. Sot, të bëhesh këngëtar nuk lypet talent dhe as të dish të shkruash muzikë; mjafton një tekst i shëmtuar, një muzikë turko-arabe, dhe ‘suksesi’

është i garantuar. Por plagjiatura në këtë rast është problemi më i vogël, sepse këta individë nuk janë njohës të muzikës dhe nuk sjellin në skenën shqiptare pjesë nga kryevepra të mëdha të muzikës klasike apo moderne, të cilat mund të ishin një pasuri për vetë kulturën tonë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se muzika që ka uzurpuar skenat tona, që na ofrohet sot si i vetmi produkt i vlefshëm, nuk është muzika jonë, nuk ka qenë kurrë muzika jonë, dhe aq më pak nuk duhet të jetë nesër muzika jonë. Vetë fakti se e vetmja muzikë që sot prodhohet është ajo e stilit oriental, dëshmon se problemi është shumë më i madh se ai estetik. Edhe se këto këngë nuk do t’i rezistojnë kohës, ashtu si kjo lloj muzike që do të rezultojë vetëm një aksident kalimtar në kulturën shqiptare, fenomeni meriton një vëmendje më të madhe, sepse muzika orientale është duke zëvendësuar muzikën tonë popullore e folklorike. Dhe të zëvendësosh muzikën popullore të një populli me një muzikë të një populli tjetër, do të thotë të ndryshosh tradita e kostume, të mohosh realitete të shumta historike që janë transmetuar nëpërmjet asaj muzike, me fjalë të tjera të ndryshosh kulturën e një populli. Dhe është shumë paradoksale që koha për muzikën shqiptare vazhdon të ecë së prapthi. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në të kaluarën që muzika popullore (sot e shndërruar në orien-

tale) të dominojë mbi të gjitha zhanret e tjera të muzikës bashkëkohore. Edhe këngëtarë shumë të respektuar të muzikës së lehtë, që kanë bërë epokë në muzikën tonë, kanë qenë të “detyruar” që t’i përshtaten realitetit të ri duke u bërë pjesë e stilit të ri oriental. Ku, natyrisht, edhe ata mund të konsiderohen si përgjegjës të këtij revolucioni kulturor kaq negativ. Fakti që një fenomen i tillë ka marrë përmasa të këtij niveli, të jep përshtypjen e një produkti të përgatitur. Prioriteti që shtëpitë diskografike i japin “stilit” të ri muzikor, që ka pothuajse ekskluzivitetin në skenën shqiptare, është motivi i vetëm që e shëmtuara pëlqehet, ose tentojnë të na bindin se ajo pëlqehet. Do të ishte tejet tragjike nëse shijet muzikore të gjeneratave të reja janë pikërisht këto, kur ne adoleshentëve të viteve ‘80 na duhej të sfidonim censurën e regjimit për të admiruar Beatles e Rolling Stone. Apo atyre të viteve më parë, të Festivalit të njëmbëdhjetë, mbi të gjitha të organizatorëve që u përballën me reagimin e regjimit që i persekutoi e burgosi vetëm se donin t’i ngjanin me çdo kusht të bukurës, të ishin pjesë e muzikës moderne perëndimore. Po pse mos të mendojmë edhe për brezat e djeshëm, që natyrisht sot janë duke menduar se: çfarë mëkati kanë bërë që dikur dëgjonin Vaçe Zelën e Nexhmije Pagarushën, dhe sot janë të dënuar të durojnë shëmtinë e disa Medave e Sinanëve çfarëdo?


12

marrëveshja

universitet

Lulzim Basha gjatë takimit në UET ftoi universitetet jopublike të nënshkruajnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës që studentët të përfitojnë kartën e studentit. Ai këmbënguli që universitetet të mbështeten pa diskriminim nga fondet e taksapaguesëve shqiptarë

Karta e studentëve, njëlloj si për universitet private dhe publike K

Gjatë prezantimit të kartës së studentit dy vjet më parë

“Studentët janë studentë kudo ku shkojnë dhe brenda mundësive të mia jam përpjekur të mos ketë asnjë diskriminim dhe statusi i universiteteve private të barazohet me atë të publikeve"

arta e studentit është ende një proces i papërfunduar për studentët e Tiranës, por kjo sipas Bashës, jo për neglizhencë të Bashkisë. I ftuar para dy ditësh në Universitetin Europian të Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha u pyet nga të rinjtë e këtij universiteti për mundësinë e pajisjes me këto karta, të studentëve të universiteteve private, të cilët deri tani nuk mund të përfitojnë nga uljet në pagesa për shërbime të ndryshme, përfshirë pajisjen me abone për transportin urban. “Në raport me çështjen praktike, u kemi kërkuar universiteteve private që të nënshkruajnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës për Kartën e studentit, që studentët të përfitojnë nga kjo kartë, me të cilën do të zëvendësohet procesi jotransparent i aboneve të studentit, që shpesh abuzohet dhe çon në konflikte të vazhdueshme të shoqatës së

transportit urban me Bashkinë e Tiranës. U bëj thirrje universiteteve që të përfundojnë procedurat. Ne e kemi prioritet zëvendësimin me shpejtësi të abonesë me Kartën e studentit. Do të modernizohet edhe procesi i aboneve dhe biletave, që mund të karikohet me kredi ose të marrë vlerën e aboneve dhe do të jetë projekt që do të mbarojë brenda vitit të ardhshëm”, i është përgjigjur Basha interesimit të studentëve. Ai shprehu bindjen e tij që studentët shqiptarë, qofshin në universitete publike apo jopublike, duhet të përfitojnë njëlloj nga fondet e grumbulluara nga taksapaguesit shqiptarë. “Studentët janë studentë kudo ku shkojnë dhe brenda mundësive të mia jam përpjekur të mos ketë asnjë diskriminim dhe statusi i universiteteve private të barazohet me atë të publikeve. Ka akoma rrugë për të bërë. Të gjitha universitetet

kanë të drejtën të mbështeten njëlloj nga fondet e taksapaguesve shqiptarë”,- u shpreh Basha. Çështja e trajtimit të barabartë të studentëve të universiteteve publike dhe jopublike është ngritur dhe më parë, mbështetur në faktin që prindërit e tyre paguajnë njëlloj taksa dhe njëlloj duhet të përfitojnë prej fondeve të tyre. Për sa i takon çështjes së kartave studentore, në faqen e Bashkisë së Tiranës thuhet që deri tani Bashkia ka nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me pesë universitete publike dhe është në pritje të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me universitetet jopublike që veprojnë në kryeqytet, pasi ato janë hartuar tashmë. Në këtë fazë janë edhe memorandumet e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, Postën Shqiptare dhe mjaft subjekte private të kryeqytetit.

Afatet e regjistrimeve në universitetet private Studentët që ende nuk janë regjistruar për studimet e larta në nivelin Bachelor dhe Master kanë ende mundësi për ta bërë këtë në universitetet private. Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit njofton datat deri kur mund të bëhen regjistrime. Sipas këtij udhëzimi: • Regjistrimet në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri, për ciklin e parë të studimeve (Bachelor), vazhdojnë deri në datën 15 dhjetor 2013. • Regjistrimet në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri, për ciklin e dytë të studimeve (MSH dhe MP), vazhdojnë deri në datën 15 dhjetor 2013 për semestrin e parë dhe deri në datën 15 mars 2014 për semestrin e dytë. • Transferimet e studimeve nga universitetet shtetërore në ato private, bëhen në periudhën 15 shkurt 2014- 15 mars 2014.

Europë, më shumë universitete në anglisht Kurset e masterit në Anglisht– në të gjitha disiplinat– tani llogariten të zënë pothuaj një të tretën e kurseve të reklamuara në Evropën kontinentale. Franca ka pasur një rritje prej 43 % në kurset e mbajtura në anglisht, megjithë legjislacionin që kërkon që gjithë mësimdhënia në vend të bëhet në frëngjisht, i cili ka pasur një shtrëngim të lehtë. Hapja – në një studim nga Instituti i Arsimit Ndërkombëtar në New York – do shihet si një tentativë për të joshur studentët potencialë ndërkombëtarë të

largohen nga Anglia drejt Evropës kontinentale. Lëvizja mund të inkurajojë gjithashtu numrin në rritje të studentëve britanikë të shkëmbejnë kurset në këtë vend për ato në kontinent, të cilat shpesh kanë tarifa më të ulëta. Elias Faethe, i sajtit Study Portals, i cili jep informacion mbi kurset në 1200 universitete në Europë, ka thënë për revistën Times Higher Education: “Interesi për Britaninë e Madhe nga studentët potencialë të masterit është ende i fortë dhe në rritje, por nuk po rritet aq shpejt sa në shtetet e tjera. Në qoftë se sheh

shtetet kryesore konkurrente të Britanisë në Europë, ato të gjitha janë duke forcuar përpjekjet për të tërhequr studentë ndërkombëtarë të standardit të lartë dhe kurset në anglisht janë një mënyrë për ta bërë këtë”. Studimi ka treguar se 6 407 programe masteri janë mbajtur në anglisht në qershor të këtij viti – nga 4 644 vetëm 18 muaj përpara. Kurset në anglisht tani llogariten gati një e treta e 21 000 programeve master të reklamuara në Study Portals në Evropën kontinentale, sipas informacioneve të dala. Edhe pse studimi ka

mbuluar vetëm kurset pasuniversitare, ka të ngjarë që një numër në rritje i diplomave universitare po jepen në anglisht. Përfundimet ndjekin publikimin e kërkimit të Bashkimit Europian që konfirmoi se anglishtja ishte lingua franca e kontinentit – cilësuar si gjuha më popullore përveçse në pesë shtete. Një numër i madh nxënësish në shtete të tjera në botë gjithashtu studiojnë anglisht si gjuhë të dytë kryesore. Shifrat shprehin që Holanda ka numrin më të lartë të degëve të masterit në Anglisht, 946. Ai është

rritur me 16 për qind gjatë një viti. Ajo ndiqet nga Gjermania (733), Suedia (708), Franca (494), Spanja (373), Danimarka (327), Italia (304), Zvicra (281), Finlanda (261) dhe Belgjika (253). Daniel Stevens, një nga studentët e huaj zyrtarë në Unionin Kombëtar të Studentëve ka thënë se “destinacionet klasike të studimit në anglisht si SHBA, Britania e Madhe dhe Australia nuk janë më të vetmet. Shtete të tjera po kuptojnë benefitet e tërheqjes së studentëve ndërkombëtarë”. Anglishtja po e ndjen efektin.


kulturë

Teatër

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.12.2013

13

Autori i veprës është Halil Vardar, një dramaturg shqiptaro-francez, tek i cili regjisorja Gjoni duket se ka gjetur atë që kërkohet më shumë nga spektatori në një skenë teatri, komedinë bashkëkohore

Inis Gjoni rrëfen në skenë se çfarë ndodh pas 10 vjetëve martesë Regjisorja sjell premierë në Teatrin Kombëtar komedinë “10 vjet martesë”, të autorit shqiptaro-francez Halil Vardari

Arti përtej kufijve të brishtë Andi Tepelena ‘Kontakt’ lind në Venecia, një rrugëtim i gjatë dialogu ndërkulturor, që më vonë do të merrte emrin ‘Art Kontakt’ për t’iu përkushtuar shkëmbimit midis kulturave dhe fenomeneve artistike në rajonin e Adriatikut. Ballkani konsiderohej ende si pjesa e errët e kontinentit. Duke patur parasysh faktin se mund të përfaqësonte një model referimi, së bashku me një gjykim të vëmendshëm mbi përfytyrimin e shqiptarëve dhe ballkanasve në imagjinatën kolektive të Evropës Perëndimore, jemi përpjekur të ngremë një ide mbi Evropën në tërësi përmes njohjes së saj nga Ballkani.  Që në fillim, ky qëllim është konkretizuar me realizimin e aktiviteteve kulturore shumëdisiplinore, duke përqafuar letërsinë, artin bashkëkohor, historinë, poezinë, traditën etj. Figura e Ismail Kadaresë ka qenë në qendër të aktiviteteve kërkimore, të cilat kanë vënë theksin tek rëndësia ndërkombëtare e veprës së tij. Që në vitet e para të krijimit, ‘Art Kontakt’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në hulumtimin dhe nxitjen e fenomeneve artistike bashkëkohore të para si faktor i fuqishëm bashkimi midis njerëzve e shoqërive, zhvillimit social e ekonomik. Prej vitit 2007 ‘Art Kontakt’ filloi të veprojë kryesisht në Shqipëri, ku ka dhe qendrën e tij dhe ka përqendruar vëmendjen ndaj përmasave artistike bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimit. Gjatë këtyre viteve janë realizuar festivale arti dhe janë përdor teknika të reja dhe gjuhë krijuese në fusha me interes historik, me ngarkesë simbolike, kujtese dhe identiteti të përbashkët historiko-kulturor duke i dhënë publikut një vizion të ri krijues mbi monumentet e kulturës. Natyrisht, është një sfidë e madhe të veprosh në fushën e artit bashkëkohor në një vend si Shqipëria, ku ka një mungesë mbështetje thelbësore të muzeumeve dhe galerive të artit, por kjo nuk na penguar që ta përdorim forcën e artit bashkëkohor, i cili falë punës së artistëve, kuratorëve, kritikëve dhe drejtuesve nëpërmjet artikujve, reflektimeve, librave dhe debateve, kanë krijuar një sistem origjinal prodhimi kul-

turor. Art Kontakt është angazhuar në komunikimin e ideve gjithnjë eksperimentale dhe të risive, të afta të ngrenë debate dhe të gjallërojnë çështjet mbi rolin estetik dhe etik të artistit bashkëkohës, duke nxitur vetëreflektim mbi dinamikat dhe kontradiktat e kohës sonë. Me rastin e 10-vjetorit të krijimit, Art Kontakt paraqet “Fragile Limits” (Kufij të Brishtë), tre ditë të gjalla e të pasura me aktivitete të përgatitura nga disa nga miqtë tanë më të mirë, që do të kenë në qendër kryesisht performancat, një disiplinë artistike kjo, që ka patur një rëndësi të madhe në historinë e aktiviteteve tona e që duam të festojmë. Titulli merr frymëzimin nga projekti artistik i konceptuar nga ‘VestAndPage’ e që bazohet në brishtësinë e sferës biologjike, psikologjike dhe shpirtërore të njeriut bashkëkohor. Një brishtësi që Art Kontakt dëshiron ta zbulojë edhe në kufijtë fizikë, kufijtë realë dhe fenomenet shoqërore. Nuk pretendojmë t’u japim zgjidhje problemeve, por jemi të bindur se gjuha e artit mund të përmirësojë në vizionin për botën dhe të rrisë mirëkuptimin midis njerëzve.  *themelues i “Art Kontakt”

Në fillim ishte pasioni nga u ngjiz dashuria e kurorëzuar më pas me lindjen e një fëmije... pas kësaj gjithçka kthehet në rutinë, pasojë e së cilës është tradhtia, zhgënjimi, xhelozia dhe në fund, pas dhjetë vjetëve martesë çifti e sheh veten teksa bën kompromise për hir të familjes...Kjo është skaleta mbi të cilën ka ngritur gjithë historinë e saj regjisorja Inis Gjoni në komedinë “10 vjet martesë”, që do të vihet premierë më 16 dhjetor në Teatrin Kombëtar. Autori i veprës është Halil Vardar, një dramaturg shqiptaro-francez, tek i cili regjisorja Gjoni duket se ka gjetur atë që kërkohet më shumë nga spektatori në një skenë teatri, komedinë bashkëkohore. Me të njëjtin autor, Inis Gjoni u rikthye suksesshëm në skenën e Teatrit të Komedisë një vit më parë me komedinë “Klani i të divorcuarave” dhe sërish ajo zgjedh po këtë autor për një skenë të madhe, siç është skena e Teatrit Kombëtar. Komedia vjen e përkthyer në shqip nga shkrimtari Ylljet Aliçka. Shfaqja trajton jetën bashkëshortore të një çifti, Liza dhe Aleksi, të cilët përballen me situata komike po aq dhe konfliktuale që vijnë si pasojë e tradhtisë dhe xhelozisë. Nën petkun e Lizës vjen aktorja Eni Jani dhe në atë të Aleksit, bashkëshorti i saj aktori, Genc Fuga. Një çift aktorësh i zgjedhur jo pa qëllim nga regjisorja Inis Gjoni. Për dy aktorët ky ka qenë sezon i ngjeshur artistik. Ndërkohë që punonin për vënien në skenë të dramës “Me dyer të mbyllura”, të Jean Paul Sartre, ku aktorja Jani debutoi si regjisore, ndërsa Fuga ishte një ndër aktorët e shfaq jes, çifti nisi menjëherë punën me regjisoren Inis Gjoni për të vënë në skenë komedinë “10 vjet martesë”. “Kjo është një komedi, ngjarjet e së cilës zhvillohen në ditët e sotme”,- shprehet regjisorja Inis Gjoni. Në fakt, spektatori do të mund të shohë veten në shumë situata që krijohen në këtë komedi. Shumë gra do të shohin veten teksa Liza (personazhi) në ditën e përvjetorit të 10-të të martesës po mundohet të krijojë një atmosferë sa më romantike, duke u munduar të paraqitet përpara Aleksit sensuale dhe

joshëse. Por po atë ditë Aleksi i rrëfen se e tradhton dhe se kërkon të ndahen. Përmes situatave dhe grindjeve që krijohen, shpërfaqen personazhet që nisin të zbrazin të vërtetat e pathëna të bashkëjetesës, duke shprehur zhgënjimet e pësuara, tradhtitë, xhelozitë, pakënaqësitë dhe dëshirat e tyre në përpjekje për të gjetur fajtorin. Ndaj autori në këtë moment kthehet në retrospektivë dhjetë vite më parë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre, duke treguar një pamje të qartë të kësaj bashkëjetese. Përgjatë këtij rrugëtimi ndeshim situata tradhtie dhe konflikte, por nga ana tjetër shohim dhe momente të bukura të jetës bashkëshortore. Atmosfera tensionuese, konfliktuale dhe pasionale përçon gjithë komedinë. Por në vorbullën e kësaj situate të pashpresë mosmarrëveshjesh ku gjithçka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese duke na çuar shumë vite para e ku na paraqet këtë çift tashmë të moshuar, ku shihet se e kanë kaluar jetën bashkë. Me sa duket, kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar.

Kim Mehmeti për çmimin letrar “Penda e argjendtë”, Ministria stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare Vetëm pak ditë pas shpalljes së kandidaturave për çmimin kombëtar letrar “Penda e argjendtë”, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në faqen e tij në facebook ndaj Ministrisë së Kulturës, që është dhe ideuesja e çmimit të përvitshëm letrar. “Juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Pendën e Argjendtë’. Ja pra, ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare!? Siç duket, shteti amë aq i është përkushtuar ruajtjes së  stabilitetit rajonal, sa i frikohet edhe integrimit tonë kulturorë brenda vetvetes. Dhe që të duket ky përkushtim i saj proevropian, Tirana zyrtare i sforcon kufijtë mes ‘principatave’ tona kulturore e të cilat, në numër janë aq sa edhe shtetet ku jeton populli ynë! Që të dihet se nuk ka dimension personal: le që nuk jam i çmimeve, por në vitin 2012 nuk kam botuar asnjë libër!”- e mbyll komentin e tij shkrimtari Kim Mehmeti.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Pushohet nga puna se i fshiu duart për pantallonash 4

5

12 17

18

19

20

27

37

9

10

15

16

24

25

29

33

34

35

36 40

43 47

48

51

26

30

39

42

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

21

28

38

46

8 14

23

32

7

13

22

31

6

41

44

45

49

Koha e fillimit ____:____

50

52

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Koha e veprimtarisë së parlamentit nga mbledhja e tij e parë pas zgjedhjeve e deri në zgjedhjet e reja. 9. Vendi më i ulët në kurrizin e një mali. 12. Fusha të mbjella. 13. Tutje. 14. Qendroj. 16. Repart Industrial. 17. Ndjenjë pëlqimi. 21. Arritja e marrëveshjes midis dy palëve. 22. Helm. 23. Humbja e të drejtës për të vazhduar më tej një kompeticion. 25. Kosova në makina. 27. Tregu Amerikan. 28. Merre! 29. Valbona, aktore. 30. Zë, ose... 31. Gabriel, aktor italian. 34. Shkop që përdorej si mjet për të mbajtur llogaritë midis blerësit e shitësit. 36. Janë në fillim të lojës. 37. Përemër vetor. 38. Vija e drejtë që lidh qendrën e një rrethi me një pikë çfarëdo të periferisë së tij. 40. Teatër i vogël i mbuluar në Greqinë e lashtë. 42. Mal i vendit tonë. 43. Organizatë Turke. 44. Është pjesë e dorës. 46. Gomone në mes. 47. Është shpend ujor, mbrapsht. 49 Simboli kimik i heliumit. 50. Mama, shkurt. 51. Metal shumë i fortë. 52. Shtet në Azinë Perëndimore. 53. Gosti, që shtrohet për nder të dikujt.

1. Qyteti i bixhozit në Amerikë. 2. Gatim me gjethe rrushi e me oriz. 3. Organizatë terroriste irlandeze. 4. Pëlhurë mëndafshi. 5. Baba, ose... 6. Insekte që jetojnë në vendet e nxehta. 7. Universiteti Juridik. 8. Matematikan i famshëm i lashtësisë. 9. Mjet i thjeshtë ndriçimi. 10. Ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një fatkeqësie. 11. Përemër vetor. 15. Cigani, ose... 18. Institut Rehabilitimi. 19. Titulli i një gazete të përditshme shqiptare. 20. Përdoren për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje. 21. Që ka ngjashmëri të mëahd \më një tjetër. 24. Përemër pronor. 26. Lloj perimeje. 30. Titull fisnikërie. 32. Kanë në përbërjen e tyre elementët kimikë. 33. Ai me të cilin ndan fitimet. 35. Fabulist i njohur i letërsisë antike greke. 36. Lindsay e aktore e njohur e kinemasë amerikane. 39. Zakon fetar. 41. Agolli e kinemasë shqiptare. 45. Mendimi që na lind për të kryer një punë. 48. Pjesëz mohuese. 49. Mbetet pas djegies.

Sudoku | nivel mesatar 1 9 6

4 7 2 2 4 9

4 3 2

8 7

4

9 2

1 3

7 1 8 8 9 3

6 7

9 6 1 2

5 3 9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

6 1 4 3 6 9

8 7 4

2 4 3

6 5 1

2 4 8

1

9 8 5 3 2 5

3

5 1

5

3

9

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një menaxhere në një restorant të ushqimit të shpejtë në Iowa të SHBA-ve e ka humbur punën pasi një kliente postoi foto të saj duke përgatitur zbathur ushqimin dhe duke fshirë për pantallonash duart e djersitura. Sipas Des Moines Register, 31-vjeçarja Melinda Halvorsen është pushuar nga puna pasi Danielle Tiesmessen postoi foton në Facebook. “Kjo grua po përgatit ushqim pa këpucë, pa doreza dhe pa uniformë. Kur djersinte, i fshinte duart në pantallona dhe nuk i lante. Kërkova të flisja me menaxherin dhe u shokova kur mora vesh se ajo ishte menaxheri. Më foli shumë keq pasi unë e kritikova për mënyrën si punonte”, shkroi Danielle në përshkrimin e fotos. Në fakt, Melinda po përgatiste ushqim për vete kur Danielle e fotografoi, por kjo nuk e shpëtoi atë nga largimi nga puna. Pronarja Linda Johnson ka theksuar se puna në restorantin e saj ka rënë për 25 për qind që nga dita kur ndodhi ky incident me menaxheren.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe do e toleroni atë here pas here. Ne çdo rast do bashkëpunoni me te si një ekip i forte. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do i humbni edhe ato para qe keni.

Dite e lumtur kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente fantastike pranë te dashurit te zemrës dhe do dëshironi qe dita te mos ketë një fund. Beqaret do jene te stresuar ne lidhje me një çështje profesionale dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Ne planin financiar Marsi do ju beje me te kthjellet dhe do i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Edhe ju do jeni te përkëdhelur nga yjet ne planin financiar. Nuk do keni asnjë debat sado te vogël, përkundrazi pasioni do jete i zjarrte. Beqaret gjithashtu do fillojnë një etape te re ne jetën e tyre, mjaft romantike dhe te mbushur me emocione. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Dite paksa delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Nuk do pranoni gjithmonë ato qe do ju thotë partneri dhe do veproni sipas mendjes suaj. Kjo do e përkeqësojë situatën. Beqareve do ju ndryshoje jeta brenda disa orëve. Përgatituni për emocione dhe gëzim pa fund. Ne planin financiar nuk do ketë probleme e vështirësi megjithatë kujdes me shpenzimet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Edhe pse here pas here do keni konflikte gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret nuk do jene te privilegjuar ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do kalojnë një dite te mërzitshme. Ne planin financiar situata do jete pështjelluese. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi qe te mos keni vështirësi me vone.

PESHORJA (23/IX-22/X) 2

6

3

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

011, 102, 123, 148, 210, 261, 249, 788, 487, 526, 632, 652, 784, 824, 859, 965.

Numra me 4 shifra:

1120, 2221, 2240, 3259, 4441, 5263, 5415, 5654, 5985, 6202, 8541, 8548.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

00145, 18273, 21596, 25536, 26082,

41251, 59141, 63215, 64915, 70618, 81345, 96854.

Numra me 6 shifra:

042835, 135070, 152508, 254911, 390505, 415618, 521002, 521927, 581521, 596330, 604345, 698652, 854152, 874851.

Do jeni shume te përkushtuar ndaj punës sot dhe nuk do keni kohen e nevojshme për t’ia kushtuar atij qe keni ne krah. Shpjegojani atij situatën para se te mërzitet. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi për te takuar princin e tyre te kaltër. Do ju duhet ende te presin. Financat do jene goxha te mira, kështu qe mund te përfitoni te kryeni ndonjë investim me tepër.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Lidhja juaj ne çift do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do përballeni me disa te papritura te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me atë qe keni ne krah. Nëse ende jeni beqare, sot takimet do jene serioze dhe mbresëlënëse. Mos i humbisni. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi nëse nuk shpenzoni kuturu. Mire do jete te filloni te hiqni disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

2

Dite e turbullt dhe e mbushur me debate te zjarrta kjo për te gjithë te dashuruarit. here pa here do ndiheni shume keq dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen sepse askush nuk do i detyroje me pas te krijojnë një lidhje. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat nuk do jene aspak te mira. Kërkoni ndihmën e familjareve.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos u tregoni ironike me partnerin tuaj sot, por flisni hapur për gjithçka qe mendoni. Ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret nuk duhet ta humbin për asnjë moment shpresën se do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.

Do jeni shume kritike ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta përkeqësoje marrëdhënien ne çift. Tregohuni sa me te matur dhe mos kërkoni perfeksionin. Beqaret do bëjnë mire te mos i besojnë te gjitha fjalëve qe do ju thonë disa persona sepse do zhgënjehen shume shpejt. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe pak nga pak do e përmirësoni situatën.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni shume pesimiste për vazhdimësinë e jete suaj ne çift gjate kësaj dite duke pare ecurinë e saj kohet e fundit. Mos mendoni se te tjerët nuk kane debate sepse ato janë normale për jetën. Beqaret me shume gjase do kenë takime impresionuese me persona te mrekullueshëm. Situata financiare do filloje pak nga pak te stabilizohet.

PESHQIT (20/II-19/III) Do ndiheni te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe te gatshëm te hidhni çdo lloj hapi me tej. Për gjithçka do bashkëpunoni fort. Beqaret do kenë takime pa fund, po nuk do mund te nisin dot një histori serioze dashurie. Ne planin financiar do ju duhet me patjetër te merrni disa para hua qe t’ia dilni mbanë.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 dhjetor

05.12.2013

15

Fati favorizon mendjet e përgatitura. - Louis Pasteur

1770

Gjermani bëhet sundimtar i Danimarkës Karriera e jashtëzakonshme e Streunsee-mjeku gjerman që në dhjetor 1770 u bë sundimtar i një vendi gjuhën e të cilit ai nuk e fliste dhe njerëzit dhe zakonet e të cilit ai përçmonte, në mënyrë që të fuste reformat e Iluminizmit, asokohe në modëështë një histori klasike e ambicies së pafre dhe tundimit të pamëshirshëm për pushtet që solli edhe ndëshkimin e pashmangshëm. I biri i një teologu dhe pastori nga Halle në Gjermani, Streunsee përqafoi idetë ateiste dhe egalitariane të Rusoit (Rousseau) që në moshë të re. Pasi u bë mjek, ai u soll në Danimarkë nga një fraksion politik në mërgim, i zellshëm për të rimarrë

dominancën nga mbreti skizofrenik Christian VII, duke e emëruar Streunsee-n mjekun personal të mbretit. Streunsee e trajtoi sëmundjen e mbretit me njëfarë suksesi duke fituar një lloj dominance ndaj monarkut që u çimentua kur ai u bë dashnori i mbretëreshës së re Caroline Matilda, motër e Mbretit George III të Anglisë. Duke sunduar në fillim nëpërmjet politikanëve kukulla, më vonë Struensee u bë diktator i Danimarkës në dhjetor 1770 duke propozuar mijëra reforma radikale, disa prej tyre progresive (hapjen e spitaleve-jetimore, kufizimin e ndëshkimit me vdekje; shfuqizimin e torturës); të tjera ekscen-

trike (ulje të rrogave të zyrtarëve në mënyrë që të paguhej për ballo e teatro). Sundimi i Struensee e fyeu thellë aristokracinë konservatore daneze dhe ata organizuan një komplot për arrestimin e tij, mbretëreshës dhe kujdestarit të mbretit, Brandt, një aleat i Struensee. Puçi i pallatit u cyt nga lindja e një vajze, Louisa Augusta, nga mbretëresha e cila besohej botërisht se ishte e bija e Streunsee. Në janar 1771 treshja u arrestua. Pavarësisht se e kishin nxjerrë jashtë ligjit torturën dhe dënimin me vdekje, Streunsee dhe Brandt u dënuan me prerje të duarve të djathta dhe më pas të kokës.

Blitz

Flickr

53

Kilometra katror është sipërfaqja e shtetit të Bermudës.

65

Mijë banorë është popullsia e Bermudës.

1 227

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë në Bermuda.

11

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Bermudës, Hamilton.

Titulli: I see you.. foto: Indrit Hoxhaj

Në Facebook Marsel Lela Vdes nga overdoza Skar, vëllai i Mufasës tek filmi “Mbreti Luan”. Mos harroni se e dhashë unë lajmin i pari.

Sokol Shameti Për kët kohë pa sens Delirium tremens.

Lavdrim Lita Fevziu: si ju duket Edi Rama Kryeministër? Spartak Ngjela: Është nën nivelin e detit!

Armand Sallabanda  Shqipëria ka nevojë për politikanë dhe jo për liderë. Këta kërkojnë të bëhen liderë sepse janë të paaftë. S. Ngjela. (Kur do vijë ajo ditë që shqiptarët do ta kuptojnë këtë gjë?)

Vladimir Karaj Më vjen mirë që deputetet e PD po tronditen tashmë nga krimet që ndodhin në vend. Do kishte qënë mirë të ishin tronditur edhe më herët për fëmijët të "vrare" në pirgje kromi kur duhej të ishin në shkollë apo plot raste si ky i sotmi. Po më mire vonë se kurrë. Nga ana tjetër humbja e ndjeshmërisë së deputetëve të PS me habit... deri dje ata shkonin me qirij në komisione (me të drejtë shumë) për krime e vrasje të ngjashme ku mungesa e dorës së shtetit është e dukshme...?

gazetamapo@gmail.com

Rreziku i “të parëve për lajmin e fundit” Gilman Bakalli

Cila është e përbashkëta e Vaçe Zelës dhe e Paul McCartney? Sigurisht që janë të dy këngëtarë. Por tani, ata i bashkon edhe një rastësi fatkeqe. Të dy këngëtarët, mediat i deklaruan të vdekur në të gjallë. Në vitin 1969 revista “Life” hapej me titullin e bujshëm “ Paul McCartney is dead”. Sipas një thashethemnaje, këngëtari britanik kishte vdekur më 1966 gjatë një aksidenti me makinë dhe, anëtarë e Beatles, për ta ruajtur suksesin e grupit, e kishin zëvendësuar atë me një sozi. Merret me mend se ç’gjah u kishte rënë në dorë gazetave të asaj kohe...!!! Merret me mend se me ç’shpejtësi e bluajtën mediat prènë e tyre. 45 vite më pas, një këngëtare e famshme shqiptare, me vendbanim në Zvicër, shpallet e vdekur nga një televizion, i cili rend me shpejtësi për të qenë “i pari për lajmin e fundit”. Merret me mend se me ç’shpejtësi duhet të rendësh për lajmin e fundit, kur ky lajm është me të vërtetë lajmi i fundit për jetën e një individi. E sidomos kur individi në fjalë është artistja e famshme Vaçe Zela! Fatkeqësisht, Vaçe Zela e sëmurë, nuk mundi ta bënte dot atë që kolegu i saj artist bëri para 10 vjetësh në Britani. Në albumin muzikor të vitit 1993, “Paul is alive”, Paul McCartney parodizon elementet që gjoja konfirmonin lajmin e asaj kohe mbi vdekjen e artistit. Si rregull, të parët për lajmin e fundit nuk kanë kohë për pyetje

të esëllta, tipike për gazetarë profesionistë: a është i vërtetë ky lajm, prandaj janë edhe të parët që bien në grackën e atij makthi gazetaresk që njihet me emrin “hoax” dhe që nënkupton akte të qëllimshme mashtrimi me impakt të gjerë publik. Ju kujtohet ajo shkolla e seksit në Vjenë të Austrisë, Austrian International School of Sex? Ishte një “hoax” i mirëfilltë i një grupimi me emrin BirdBase i cili, me aksione të tilla teston pika të dobëta të sistemit politik, mediatik, e social. Shakaja serioze me hapjen e “shkollës së seksit” në Vjenë, u bë për të vënë në lojë paaftësinë e politikanëve austriakë për të reformuar sistemin e pensioneve. Sipas fjalëve të zëdhënëses së këtij grupimi, “zgjidhja do të ishte një shkollë seksi. Meqë politikanët nuk po bëjnë asgjë, atëherë le të bëjmë më shumë seks për të lindur akoma më shumë fëmijë”. Indirekt, hoax-et vënë gishtin në një plagë të pambyllur (shme?) të realitetit mediatik shqiptar: mënyrën e pakujdesshme e të papërgjegjshme, me të cilën mediat trajtojnë informacionet dhe plogështinë e tyre për të verifikuar burimet e informacionit. Në misionin zanafillor të medias – informimin me profesionalizëm të publikut – rendja frenetike për të qenë i pari për lajmin e fundit, nuk është domosdoshmërisht virtyti primar. Shpejtësia (sidomos e medias) vret! Jo vetëm individin e pambrojtur, por sidomos besueshmërinë e gazetarisë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 05.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Mapo 05 dhjetor ok