Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Mbaron ora e protestës, shpendi në sfidë qeverisjeje Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 3 dhejtor 2013. Numër 1079. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Ish-zv.ministri Poni në Polici, merret në pyetje për auditin e Tahirit

Rama lajmëron buxhet të kursyer, por i hap rrugën legalizimeve falas Ndryshon ligji i legalizimeve / Kryeministri lajmëron deputetët socialistë se qeveria do të sjellë në Kuvend një paketë ligjore për legalizimet dhe tokat bujqësore. Pritet zerimi i tarifës për legalizimet dhe thjeshtimi i procedurave për marrjen e tapive. Rama flet për një buxhet të kursyer më 2014, duke kërkuar që deputetët të ridimensionojnë kërkesat për investime në zonat e tyre Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Buxheti i shtetit i vitit të ardhshëm do të jetë një buxhet i shtrënguar. Kjo jo vetëm në aspektin e rritjes së pagave dhe pensioneve, por edhe në atë të investimeve nga paratë publike. Ka qenë vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, ai që iu ka komunikuar

Ish-numri 2 i Ministrisë së Brendshme ka dhënë dje shpjegime para agjentëve të Antikrimit Ekonomik, pas një auditi të kryer në këtë dikaster. Poni: Jam pyetur si person që ka dijeni për çështjen. Hetuesit dyshojnë për shpërdorim detyre e abuzim me fondet

Faqe 7

Basha: Ne, në krye të zemëratës për fotot e Enverit FAQe 5

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Palestra

blog Gilman Bakalli

Ngutet ai që mendon se kafenetë dhe farmacitë janë të vetmet “institucione” inflacionare në Tiranë...

koment Alma Lama

12 universitet

detyrimisht efekte pozitive në luftën ndaj këtij fenomeni”. Naço paralajmëron ndryshime në KLD dhe Gjykatën e Lartë. Vasili i LSI: Mirëpresim sugjerimet e OPDAT Shtetet e Bashkuara të Amerikës “rrëzojnë” dy projektligjet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë... Faqe 4

Hiqet TVSH për ilaçet, 7 lekë për litër më shumë te karburantet Ministria e Financave në projekt-paketën fiskale për vitin që vjen ka vendosur të zerojë TVSH-në 10 për qind për ilaçet dhe të rrisë me 7 lekë për litër taksën e ndotjes për karburantet. Në rritje edhe taksa e makinave në import

Gratë në politikë dhe perversët online Media të lira e të varura... Media spekulative dhe të dirigjuara... Media biznesi dhe haraçi....

SHBA “rrëzojnë” qeverinë për paketën kundër korrupsionit Misioni i OPDAT, në një letër për kryetarin e komisionit të Ligjeve, thekson se ndryshimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë nuk janë konsultuar me ta dhe me grupet e interesit. “Kalimi i veprës së korrupsionit në tagër të Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk do sjellë

Kreu i PD, komenton mosparaqitjen në kohë nga ana e qeverisë të projekt-buxhetit dhe heshtjen e mazhorancës për fotot e Enverit në 29 Nëntor

op-ed / 10-11

dje deputetëve të tij në mbledhjen e grupit socialist, që të mos kenë orekse të mëdha për investimet në zonat e tyre elektorale. Por nga ana tjetër ai i ka kompensuar deputetët e tij me një lajm tjetër të mirë, dhe që ka të bëjë me... Faqe 3

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi ilaçet pritet të bëhet zero në fillim të janarit të vitit që vjen. Ky është premtimi i vetëm në lidhje me uljen e taksave që qeveria socialiste do të aplikojë në këtë paketë fiskale për TVSH-në, porse pritet të ketë rritje të ndjeshme në taksën e makinave dhe të karburanteve. Teorikisht, në fillim të vitit që vjen çmimet e ilaçeve duhet të jenë... Faqe 6

reagimi i kreut të gjykatës

Goditje e fortë

Arsyet e kredive të këqija dhe të tjera sfida të sistemit bankar Arbi Agalliu, pedagog në Departamentin e Financës në UET, prezanton studimin “Kapitali human përballë sfidave të sistemit bankar në Shqipëri”

Zaganjori hedh poshtë akuzat: Ishte mashtrim i trashë

FAQE 5

koment / 11

Faqe 16

Gjergj Meta

Martesat gay: Kroacia një shembull për t’u ndjekur Të dielën më 1 dhjetor Kroacia ka bërë një referendum, me të cilin, me një rezultat rreth 65,77 % të pjesëmarrësve është shprehur pro futjes në Kushtetutën e republikës të përkufizimit të martesës si diçka që mund të ndodhë vetëm ndërmjet një mashkulli dhe një femre duke përjashtuar kështu de facto martesat gay. Kjo nismë është ndërmarrë nga një lëvizje laike pro familjes, e mbështetur edhe nga ente të tjera. Nisma gëzon sigurisht edhe mbështetjen e Kishës Katolike në Kroaci, por edhe të minorancave të tjera fetare si ortodoksë e myslimanë, si dhe është mbështetur fuqishëm nga qendra e djathtë. Në anën e kundërt janë partitë e majta dhe shoqatat LGBT, që këto kohët e fundit kanë dalë në shesh...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Letra e OPDAT/ SHBA

“rrëzojnë” qeverinë për paketën “Antikorrupsion”

Faqe 4

politikë / Basha: Ne,

në krye të zemëratës për fotot e Enverit

Faqe 5

ekonomia / Hiqet TVSH për

ilaçet, 7 lekë për litër më shumë për karburantet

Faqe 7

“Do të kthehemi këtu të festojmë deri në 2 të natës”, u tha Ahmeti qytetarëve, por kjo sipas tij do të ndodhë kur të jenë vënë në vijë problemet e kryeqytetit me ujin, shkollat e çerdhet.

“Është treguar një pjekuri e madhe politike e qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë dëshmuar se nëpërmjet zgjedhjeve të lira, fer e demokratike e pa keqpërdorime do të votojnë për ndryshim dhe për përparim. Ajo çfarë ka ndodhur në balotazh është një përmbysje politike gjithandej Kosovës dhe fillimi i fitoreve të kualitetit dhe njerëzve me kualitet nëpër komuna”, vlerëson Ilir Deda/ Radio “Evropa e Lirë”.

Shpendi fiton Prishtinën, VV në provë qeverisjeje S

hpend Ahmeti do të jetë kryetari i ri i Prishtinës. Për herë të parë në fakt, kryeqyteti, kala e deritanishme e LDKsë, i kalon një partie tjetër e për më shumë jo PDK-së së kryeministrit Hashim Thaçi siç duhej të pritej në një rotacion normal, por drejt e në duart e Vetëvendosjes. “Kemi me shit ‘Audin Q7”, u tha Shpend Ahmeti atyre që u mblodhën për të festuar fitoren. Ai e ka fjalën për makinën luksoze që përdorte deri tani kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa, njëkohësisht kryetar i LDK-së. Ky sigurisht është premtimi më i lehtë që VV duhet të mbajë, ndërsa partia deri dje forca më e gjallë opozitare në Kosovë, i duhet të provojë veten në pushtet. Për shumë, ajo që ndodhi në Prishtinë dhe që pak e prisnin është shenja e qartë e pakënaqësisë ndaj klasës politike. Fitorja e VV, që bëri jehonë të fortë edhe në Tiranë, ku lëvizja gëzon simpatizantë, duket se është fitore kundër udhëheqësisë politike të Kosovës e akuzuar dhe e përfshirë në skandale jo të vogla dhe gjithashtu jo e suksesshme në trajtimin e problemeve të rënda ekonomike të vendit. Për shumë, sigurisht VV ka siguruar gjithçka për shkak të tezave populiste apo luftës kundër të gjithëve, por ky mund të mbetet hamendësim nëse Ahmeti siç premtoi edhe dje pas fitores, do të mbajë premtimet për ta bërë qeverisjen e komunës një shembull të asaj që VV planifikon për Kosovën. “Do të kthehemi këtu të festojmë deri në 2 të natës”, u tha Ahmeti qytetarëve, por kjo sipas tij do të ndodhë kur të jenë vënë në vi-

jë problemet e kryeqytetit me ujin, shkollat e çerdhet. Por nga ana tjetër, fitorja e VV është diçka më e madhe se sa thjesht humbja e Mustafës. Është e qartë se VV, sipas raundit të parë vështirë i kishte votat për të mposhtur LDK-në në Prishtinë. Ajo që duket se ka ndodhur të paktën pjesërisht është kalimi i votave të PDK-së së Thaçit drejt Vetëvendosjes. Arsye e këtij motivimi politik mund të jetë ndër të tjera fakti se Thaçi do ta kishte shumë më problem të vijonte të qeveriste, nëse do të kishte humbur ndër të tjera edhe Prishtinën ashtu si disa prej komunave kryesore. I motivuar ndoshta më shumë prej idesë se në këtë mënyrë të gjithë do të ishin nga pak të humbur në zgjedhje. VV sidoqoftë shikon te vota masive e raundit të dytë besimin e krijuar pas raundit të parë. Askush në fakt nuk e priste Vetëvendosjen në balotazh dhe pikërisht kjo mund të ketë lëvizur në një farë mënyre kufijtë politikë që dukeshin të pakapërcyeshëm duke e bërë Ahmetin fitues. Por kjo sigurisht nuk do të mjaftojë, madje ndoshta për herë të parë VV ndodhet para rrezikut se duke mos qenë në gjendje të jetë opozitë mund të humbasë pikët e fituara me mund në këto vite. “Nëse tregojmë rezul-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se partia e tij ka përmbysur rezultatet e para katër vjetëve në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Viti, Suharekë, Lipjan, në koalicion me AKR-në edhe në Mitrovicë, por ai ka humbur vetë përballë Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe sigurisht nuk mund të festojë një fitore të madhe.

VV sidoqoftë shikon te vota masive e raundit të dytë besimin e krijuar pas raundit të parë. Askush në fakt nuk e priste Vetëvendosjen në balotazh dhe pikërisht kjo mund të ketë lëvizur në njëfarë mënyre kufijtë politikë që dukeshin të pakapërcyeshëm duke e bërë Ahmetin fitues.

tate në komunën e Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndoshta Vetëvendosje do të ketë edhe efekt më pozitiv”, parashikoi Ahmeti në një intervistë për ‘A1 Report’. Në fakt më shumë se kaq rezultatet e Ahmetit në drejtimin e Prishtinës me gjasë do të vulosin për mirë ose për keq fatin e Vetëvendosjes por edhe transformojnë atë. Ndërkohë përtej kësaj ka një panoramë të ndryshuar të politikës në Kosovë. PDK vazhdon të jetë më e votuara si parti, por ajo ka humbur kontrollin në pjesën kryesore të komunave të mëdha në vend dhe mban prej tyre vetëm Prizrenin. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se partia e tij ka përmbysur rezultatet e para katër vjetëve në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Viti, Suharekë, Lipjan, ndërsa në koalicion me AKR-në edhe në Mitrovicë, por ai ka humbur vetë përballë Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe sigurisht nuk mund të festojë një fitore të madhe. Për radion “Evropa e Lirë”, analisti politik Ardian Arifaj thotë se asnjë subjekt politik nuk ka arsye të festojë, marrë parasysh rezultatin pasi në disa komuna u ndëshkua e në tjerat u shpërblye. “Vota në pothuajse çdo komunë ka qenë votë negative. Ka qenë votë kundër qeverisjes së deritashme. Kjo e tregon një vërejtje shumë të madhe për gjithë klasën politike dhe tregon se qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur fare me mënyrën se si po qeveriset Kosova dhe kërkon një ndryshim rrënjësor të qasjes që ka klasa politike, kërkon një kompetencë më të madhe, një përgjegjësi më të madhe dhe një llogaridhënie më të madhe”, thotë Arifaj.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

3

Ligji i ri për legalizimet dhe tapitë e 7501-it Kryeministri lajmëron deputetët socialistë se së shpjeti qeveria do të sjellë në Kuvend një paketë ligjore për legalizimet dhe tokat bujqësore. Pritet zerimi i tarifës për legalizimet dhe thjeshtëzimi i procedurave për marrjen e tapive. Fejzi Braushi

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Buxheti i shtetit i vitit të ardhshëm do të jetë një buxhet i shtrënguar. Kjo jo vetëm në aspektin e rritjes së pagave dhe pensioneve, por edhe në atë të investimeve nga paratë publike. Ka qenë vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, ai që iu ka komunikuar dje deputetëve të tij në mbledhjen e grupit socialist, që të mos kenë orekse të mëdha për investimet në zonat e tyre elektorale. Por nga ana tjetër ai i ka kompensuar deputetët e tij me një lajm tjetër të mirë, dhe që ka të bëjë me legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe marrjen e certifikatave të pronësisë për tokat bujqësore. Ai u ka bërë të ditur se qeveria ka gati tashmë paketën me ndryshimet e duhura në ligjet bazë që trajtojnë këto çështje, pra legalizimet dhe marrjen e tapive për tokat bujqësore. Buxheti

Kryeministri Rama ka informuar dje deputetët e tij për fazën në të cilën ndodhet hartimi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Burime nga grupi

kanë bërë të ditur se Rama ka informuar deputetët se siç dihet, në hartimin e këtij projektbuxheti ka një vonesë për paraqitjen e tij dhe kjo për shkak të verifikimit që po i bëhet borxhit që u ka shteti kompanive private, si dhe për shkak të konsultimeve të vazhdueshme që po bëhen me FMN-në dhe Bankën Botërore. Rama ka sqaruar se shumë shpejt pritet të bëhet dhe një takim përfundimtar me FMN-në dhe më pas do të zhvillohet një mbledhje e posaçme me grupin për të raportuar mbi përbërësit e këtij projektbuxheti. Megjithatë, ai ua ka bërë të qartë që dje deputetëve të tij që, pavarësisht orekseve të mëdha të mos presin ndonjë çudi nga buxheti i ri sa i përket investimeve publike. Ai mësohet të ketë thënë se, pavarësisht se premtimet kanë qenë të mëdha në fushatë, situata financiare e lënë nga qeveria e kaluar e bën qeverinë që të jetë e matur në drejtim të mbështetjes së investimeve, siç mund të jenë ato në infrastrukturë, ujësjellës, shkolla, spitale etj. Për të ulur apo shman-

Rama mësohet të ketë thënë se, pavarësisht se premtimet kanë qenë të mëdha në fushatë, situata financiare e lënë nga qeveria e kaluar e bën qeverinë që të jetë e matur në drejtim të mbështetjes së investimeve, siç mund të jenë ato në infrastrukturë, ujësjellës, shkolla, spitale etj.

gur pakënaqësitë në popull, ai u ka kërkuar deputetëve që pas publikimit të buxhetit të zbresin në bazë për t’u sqaruar njerëzve situatën, ndërkohë që ministrave u ka kërkuar që të qëndrojnë në Tiranë dhe të organizojnë takime apo veprimtari të tilla që t’u shpjegojnë qytetarëve politikën buxhetore që ka ndjekur qeveria. Legalizimet

Por natyrisht që deputetët do të kenë në dorë në takimet që do zhvillojnë në bazë dhe një kartë tjetër kompensuese për qytetarët, atë të legalizimeve dhe marrjes së certifikatës së pronësisë mbi tokat bujqësore. Rama u ka bërë me dije deputetëve të tij se shumë shpejt do të vijë në parlament një paketë e plotë që ndryshon tri nga ligjet bazë që rregullojnë këto çështje dhe ku parashikohet që t’i jepet zgjidhje si legalizimeve, tokave bujqësore ashtu edhe tokave të dhëna në përdorim. Sipas Ramës, këto nisma kërkojnë të thjeshtëzojnë proceset e legalizimit dhe të marrjes së certifikatës së pronësisë për ato banesa

dhe toka të cilat s’kanë probleme me fqinjët apo me ish-pronarët. Për këto kategori mësohet se Rama ka bërë të ditur se do të krijohen lehtësitë e duhura ligjore për t’u regjistruar sa më parë në ZRPP. Këto synohet të trajtohen të parat, në mënyrë që më pas, qeverisë dhe agjencive të posaçme t’u jepet mundësia që të merren seriozisht me ato praktika të cilat kanë probleme ligjore. Në këtë paketë parashikohen dhe ndryshime të tarifave, ku qeveria pritet të zbatojë dhe premtimin e saj për tarifa falas për procedurën e legalizimit. Gjithësesi duhet theksuar se për të sqaruar këtë paketë pritet që nesër përfaqësues të këtyre agjencive të dalin në një komunikim të posaçëm për mediat për të sqaruar risitë. Në mbledhjen e djeshme të grupit mësohet se ka raportuar edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen “Belle Air”, për të cilën ai ka theksuar se ajo nuk është një problem financiar, por ligjor, për shkak të moszbatimit prej saj të detyrimeve ligjore tatimore.

Naço paralajmëron ndryshime në KLD dhe Gjykatën e Lartë TIRANË Mazhoranca paralajmëroi dje ndryshime drastike në sistemin gjyqësor e konkretisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën e Lartë. Duke folur në komisionin e Integrimit, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço bëri publike mënyrën se si qeveria do të ndërhyjë në reformën për Gjykatën e Lartë, e cila për shkak të numrit të lartë të çështjeve në gjykim, rreth 10 mijë, duket sikur është shndërruar në gjykatë të shkallës së parë. ”Para nesh ngelet ose të shtojmë numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë, gjë që është e papranueshme për një vend të vogël, ose duhet të kufizojmë kompetencat e Gjykatës së Lartë, që jo në çdo rast, çdo

çështje të shkojë në Gjykatën e Lartë”, - tha Naço. Reformë pritet edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë numrin, por kërkojmë të vendosim kritere më të forta të atyre që do të zgjidhen nga konferenca gjyqësore për në KLD. Pra, të mos jetë larje dhe dhënie borxhi me njëri-tjetrin, por të kemi një sistem realisht të përgjegjshëm…Mund t’ju them që vetëm në mbledhjen e fundit për 4 vende vakante në Gjykatën e Apelit në Durrës ishin 61 kandidatura dhe vetëm 4 kandidatë morën nga 11 vota, nuk mori asnjë tjetër. Besoj se kaq flet qartë se mbledhja ishte bërë diku tjetër”, - tha Naço. Sipas tij, nëse ka

vullnet, korrupsioni mund të dalë në dritë edhe mes gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Mjafton të kërkosh deklaratat e pasurive, të shikosh sa herë ikin ata jashtë shtetit, (se tani kanë nisur të ikin edhe nga Prishtina, sepse atje nuk i kap sistemi TIMS), mjafton të ulen të gjithë aktorët, KLD, ministri i Drejtësisë, Presidenti i Republikës, KLD-ja, deklarimi i pasurive, Prokurori i Përgjithshëm dhe të kenë vullnet, të jeni të bindur se gjërat dalin shumë qartë, të jeni të bindur”, - tha Naço. Reformë paralajmëruan edhe dy deputetët e PS-së në këtë komision. Duke folur për fenomenin e korrupsionit, deputetët socialistë Gramoz Ruçi dhe

Taulant Balla iu referuan emisionit investigativ “Fiks Fare”. “Sistemin e drejtësisë ne nuk na e prish një gjykatë, një sekretare, një kancelare, një prokuror, një avokat. Kjo është maja e ajsbergut, që u duk, që u shfaq, që u kap, por është sistemi dhe Puka është rasti i fundit. Por

nuk shikoj çështjen e mungesës së ligjit, çështjen e mungesës së strategjive, unë shikoj çështjen e efektivitetit të institucioneve, në kuptimin e zbatimit të ligjeve dhe kjo është themelore”, tha Ruçi. Ndërsa deputeti Balla u shpreh: “…Në të gjitha kafet që rrethojnë gjykatën ka sekserë pa fund, të cilët bëjnë lojën e gjyqtarëve, të kancelarit e të tjera me radhë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një ndër problemet më të mëdha që ka sot drejtësia në këtë vend… Për Gjykatën e Lartë, po e njëjta situatë, vendimet e Gjykatës së Lartë, ato unifikuese siç thatë ju, numërohen me gishtat e dorës, janë krejtësisht një mungesë efektiviteti, por edhe cilësie në punë”.


4

fokus

ngjarje e ditës

Misioni i OPDAT, në një letër për kryetarin e komisionit të Ligjeve, thekson se ndryshimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë nuk janë konsultuar me ta dhe me grupet e interesit

Letra e OPDAT SHBA “rrëzojnë” qeverinë për paketën “Antikorrupsion” “Kalimi i veprës së korrupsionit në tagër të Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk do sjellë detyrimisht efekte pozitive në luftën ndaj këtij fenomeni” Fejzi Braushi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “rrëzojnë” dy projektlig jet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë, të cilat parashikojnë një sërë masash shtrënguese lidhur me veprën penale të korrupsionit dhe hetimit të zyrtarëve të lartë. OPDAT, një mision i asistencës juridike i Departamentit të Drejtësisë, që vepron prej vitesh në ndihmë të ekzekutivit shqiptar, i ka nisë një letër kr yetarit të komisionit të Lig jeve, Fatmir Xhaf aj dhe për dijeni edhe nënkryetarit Oerd Bylykbashi dhe ministrit Nasip Naço, ku shpreh rezervat për këto dy nisma, si jo vetëm të pakonsultuara me të dhe me aktorët e tjerë të fushës së drejtësisë, por edhe si projekte që nuk sjellin rritje të efektshmërisë në luftën kundër korrupsionit. Komisioni Letra është bërë publike nga nënkryetari demokrat i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi gjatë mbledhjes së djeshme, ku ai iu ka kërkuar përfaqësuesve të mazhorancës që të tërheqin draftet nga kalendari dhe t’ia kthejnë ato për rishqyrtim qeverisë. “Unë gjykoj që këto dy projektligje as nuk duhet të vinin pa u kryer më parë këto konsulta dhe për rrjedhojë nuk duhet të ishin as për shqyrtim”, - tha Bylykbashi. Ndërkohë që kryetari i grupit, Edi Paloka e ka quajtur këtë veprim të mazhorancës si një pozi-

c i o n i m k u n d ë r S H B A- s ë . “Thjesht për të sqaruar anëtarët e komisionit...Amerikanët kanë thënë që ky ligj nuk duhet të hynte as në qeveri. Meqë kjo qeveri ka vendosur t’i thotë vetëm jo amerikanëve, kjo është çështje e kësaj qeverie”, - tha Paloka, teksa ka provokuar një reagim ironik të deputetëve të majtë sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në. Nga ana tjetër kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj ka sqaruar se komisioni s’ka kompetencë t’ia kthejë ligjin prapa ekzekutivit, pasi këtë gjë mund ta bëjë vetëm kr yetari i Kuvendit. “Duke i çmuar dhe i vlerësuar ndjenjat edhe respektin proamerikan të spikatur, të njohur të opozitës, ne do të vazhdojmë me procedurën dhe nesër keni të drejtë t’i bëni pyetje ministrit”, - tha Xhafaj. Letra Letra, e cila u bë dhe objekt debatesh në komision, në afro 9 faqe paraqet një analizë të hollësishme sa i përket dy projektligjeve të qeverisë, duke evidentuar qartazi mungesën e konsultimit nga ana e ministrisë jo vetëm me misionet ndërkombëtare që asistojnë qeverinë tonë në fushën e drejtësisë, por edhe me aktorët kryesorë të këtij sistemi. “Vëmë re se këto ndryshime janë propozuar pa asnjë konsultim publik dhe pa u dhënë mundësinë agjencive të interesuara për të paraqitur kundërshtime ose propozimet e tyre. Diskutimi i këtyre propozi-

“Duke i çmuar dhe i vlerësuar ndjenjat edhe respektin proamerikan të spikatur, të njohur të opozitës, ne do të vazhdojmë me procedurën dhe nesër keni të drejtë t’i bëni pyetje ministrit”, - tha Xhafaj.

meve me Prokurorin e Përgjithshëm dhe KLD-në duhet të kishte qenë një hap i domosdoshëm dhe miratimi i tyre për ndryshimet duhet të kishte qenë faktor vendimtar në procesin leg jislativ. Përndryshe, efektiviteti i ndryshimeve duhet të vihet seriozisht në dyshim”, - thuhet në këtë letër. Më tej OPDAT duke analizuar ndryshimet kryesore thekson se kalimi i veprës së korrupsionit në tagër të Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk do sjellë detyrimisht efekte pozitive në luftën ndaj këtij fenomeni. Përkundrazi, ata hedhin dyshime se shtimi i veprave që gjykon kjo gjykatë, do sjellë për pasojë n j ë m u n ge s ë n ë t r a j t i m i n e çështjeve të krimit të organizuar. Ndërkohë sa i përket ndryshimeve në ligjin antimafia, ata theksojnë se nuk mund të pranohet që të cenohet në mënyrë abuzive prona e personave të pafajshëm, ndaj dhe kërkojnë sërish që barra e provës t’i mbetet përsëri organit të akuzës. Kështu, për të gjitha këto rezerva ata nxisin Kuvendin të marrë kohën e nevojshme për të vlerësuar komentet dhe propozimet e të gjitha institucioneve që punojnë në fushën e të drejtës penale.

Kritikat e OPDAT •

Ne nuk besojmë se ndryshimet pjesë-pjesë të Kodit të Procedurës Penale ndihmojnë në efektivitetin e sistemit të drejtësisë penale.

Ne besojmë se zgjerimi i detyrave të tyre në fusha kaq të ndryshme dhe pakësimi i vëmendjes ndaj krimit të organizuar nuk do t’i shërbejë suksesit të tyre në të ardhmen.

Jemi të mendimit se ndryshimet nuk do të sjellin domosdoshmërisht rritje të numrit të hetimeve dhe dënimeve.

Centralizimi mund të sjellë gjithashtu rritjen e mundësive për kontroll politik ndaj vendimmarrjes së prokurorisë. Centralizimi shpesh ul pavarësinë e prokurorisë që është parim qendror i sistemeve demokratike të së drejtës, në të cilën vendimet bazohen vetëm tek provat dhe ligji.

Do të dëshironim të vinim në dukje edhe që dispozitat e propozuara nuk parashikojnë procedurat që u nevojiten prokurorëve për të kërkuar në mënyrë të efektshme autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e zyrtarëve të lartë.

Duhet të vendosen ndalime konkrete për kontrollin trupor dhe të banesës së anëtarëve të Kuvendit edhe për rastet kur ata arrestohen gjatë ose menjëherë pas kryerjes së një krimi (kjo lejohet edhe për zyrtarë të tjerë të lartë).

Barra e të provuarit të natyrës kriminale të pronës i mbetet prokurorit.

LSI, Vasili: Mirëpresim sugjerimet e OPDAT TIRANË Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi dje se LSI-ja do të mirëpresë çdo sugjerim dhe këshillë nga OPDAT dhe nga të gjitha grupet e tjera të interesit. I pyetur nga media se cili ishte komenti i tij lidhur me vërejtjet që OPDAT kishte për dy nismat e fundit të Ministrisë së Drejtësisë që lidhen me luftën kundër korrupsionit, Vasili u përgjigj: “Ky diskutim nuk ka filluar ende, ku sigurisht të gjitha sugjerimet që do të vijnë dhe ku OPDAT është një nga sugjerimet e çmuara dhe dëgjimi i të cilave do të jetë shumë i vëmendshëm, do të jetë patjetër pjesë e procesit të diskutimit të gjerë që do të ndërmerret në Parlament lidhur

me këto nisma. Unë e kam shprehur edhe në komisionin e Ligjeve si anëtar i tij në mbledhjen e sotme, ku u miratua kalendari dhe ku nuk ka filluar ende diskutimi që të ketë një gjithëpërfshirje të të gjithë aktorëve institucionalë, pra jo vetëm të ekspertëve amerikanë, ndihma dhe mbështetja e të cilëve është e pazëvendësueshme dhe e çmuar, por edhe e përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të realizuar atë dimension që shumica e re e dalë pas 23 qershorit e ka dimension të sajin për t’u konsultuar me të gjitha grupet e interesit dhe me agjencitë qeveritare, dhe jo vetëm”.

“"Sugjerimet e çmuara dhe dëgjimi i të cilave do të jetë shumë i vëmendshëm, do të jetë patjetër pjesë e procesit të diskutimit të gjerë që do të ndërmerret në Parlament"


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

5

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi zhvillimet e fundit politike, që lidhen kryesisht me mosparaqitjen në kohë nga ana e qeverisë të projekt-buxhetit të vitit 2014 vizita në gjermani

Presidenti i Bundestagut- Metës: Shqipëria e ka vendin në Europë TIRANË Në kuadër të një vizite pune në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit dje nga Presidenti i Bundestagut, Prof. Norbert Lammert, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Presidenti i Bu n de st ag u t , P r o f. Lammert, duke vlerësuar mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 q e r sh o r it , shp r e hu bindjen se Shqipëria e ka vendin në Europë dhe për këtë nevojitet një perspektivë e qartë për vendin. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nënvizoi se votimi me konsensus të plotë i Rezolutës për Integrimin Europian në Kuvendin e Shqipërisë gjatë javës së kaluar, është shenjë e qëndrimit të përbashkët të palëve politike në mbështetje të rekomandimit të Komisionit Europian për miratimin e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Basha: Rama-Meta po luajnë me zjarrin. Ne, në krye të zemëratës për fotot e Enverit “Partia Demokratike e refuzon me neveri testin e 29 Nëntorit për “rehabilitimin” në një ceremoni zyrtare të diktatorit. Indinjata që ka shkaktuar provokimi me foton e tij po kthehet në një zemërim të madh mbarëqytetar, prej heshtjes domethënëse që po mbahet nga krerët e shumicës” TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje në mbledhjen e grupit parlamentar se qeveria është e vonuar në përgatitjen e projekt-buxhetit të vitit 2014. Në të njëjtën kohë, kryetari i opozitës foli edhe për shfaqjen e fotografive të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të Ditës së Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve. Reagimi për fotot

“U themi edhe një herë sot dyshes Rama-Meta: po luani me zjarrin! Ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë, ata që e paguan më shtrenjtë se askush terrorin dhe egërsinë e diktaturës enveriste, nuk do t’jua falin!...Harrojeni se Shqipëria do t’ju lejojë të ringrehni në gërmadhat e vitit zero që keni në mendje fantazmën e Enverit. Partia Demokratike e refuzon me neveri testin e 29 Nëntorit për “rehabilitimin” në një cer-

emoni zyrtare të diktatorit. Indinjata që ka shkaktuar provokimi me foton e tij po kthehet në një zemërim të madh mbarëqytetar, prej heshtjes domethënëse që po mbahet nga krerët e shumicës. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krye të këtij zemërimi të ligjshëm...”, - tha dje Basha. Projekt-buxheti

Kryetari i demokratëve deklaroi gjithashtu se janë shkelur parimet e transparencës dhe disiplinës fiskale në vonesat që po i bëhen përgatitjes së projektbuxhetit të vitit 2014. “…Janë shkelur parimet e transparencës, parashikueshmërisë, gjithëpërfshirjes, disiplinës fiskale, respektimi i tërësisë së procesit etj., parime këto të sanksionuara në nenin 4 të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Në kushtet kur

Kryetari i demokratëve deklaroi gjithashtu se janë shkelur parimet e transparencës dhe disiplinës fiskale në vonesat që po i bëhen përgatitjes së projektbuxhetit të vitit 2014.

sipas nenit 13 të të njëjtit ligj, viti buxhetor në Republikën e Shqipërisë fillon më 1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor të çdo viti, si do të jetë e mundur të bëhet efektiv buxheti kur ende nuk ka asnjë lloj diskutimi, drafti, apo edhe komunikimi për dokumentin më të rëndësishëm e më thelbësor të çdo qeverie? Pra, parashikueshmëria është zero në çdo aspekt, duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë si dhe vendimmarrjen për investime, qofshin këto të huaja apo të brendshme, qofshin publike apo private”, - tha ai. Në bazë të ligjit, Basha theksoi se Këshilli Ministrave, brenda datës 25 tetor duhet të miratonte projektbuxhetin vjetor dhe programin buxhetor afatmesëm të rishikuar, ndërsa kryeministri, brenda datës 1 nëntor duhet t’ia parashtronte Kuvendit. “…Me këtë vonesë, as që bëhet fjalë për të patur dis-

kutime të tilla në funksion të transparencës e, larg qoftë, të përmirësimit të projektbuxhetit. Në nenin 32 kërkohet që Këshillat e Qeverisjes Vendore brenda datës 31 dhjetor miratojnë buxhetin vendor, duke u bazuar në vlerësimin e të ardhurave dhe transfertat e përcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor. Por, kjo është e pamundur në këtë situatë që i ka vendosur qeverisja aktuale…”, - tha ai. Për këtë situatë të krijuar, Basha ka dyshimet e tij. “… Kjo fshehje e paprecedent dhe e pakuptimtë e kantierit të buxhetimit, u jep vetvetiu besueshmëri disa lajmeve që kanë rrjedhur në media për një paketë fiskale me ide dhe projekte skandaloze, që mbështeten në improvizime dhe në llogari me kalem të trashë, pa asnjë lidhje me ekonominë dhe realitetin e gjallë”, - tha ai. N.P

Video e “Fiks Fare”, Zaganjori: Ishte mashtrim i trashë Tiranë Analiza e vendimeve gjyqësore mund të jetë një nga mënyrat e zbulimit dhe frenimit të fenomenit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Kjo është një nga idetë që hedh kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i përfolur në një regjistrim të emisionit “Fiks Fare” për një aferë korruptive që zë fill në Gjykatën e Pukës. Në shërbim të kësaj ideje, Zaganjori citon disa vendime, që sipas tij konsiderohen skandaloze dhe lënë vend për abuzim me detyrën nga ana e gjyqtarëve. Duke pranuar se fenomeni i korrupsionit është pjesë e sistemit të drejtësisë, Zaganjori tha se një pjesë e mirë e vendimeve të gjykatave kanë nevojë për analizë të thelluar. “Si mund të ndodhë që në një rast kur personi qëllohet me automatik, plumbat janë në mes

e sipër dhe gjykata thotë që nuk është tentativë vrasjeje, por kanosje?!”- tha Zaganjori, duke cituar edhe një tjetër vendim që i ka kushtuar plot 600 mijë euro buxhetit të shtetit, pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit është e vështirë, por jo e pamundur. Por kur pyetet nëse është analizuar vendimi i Gjykatës së Lartë që mbylli tragjedinë e Gërdecit në dhomën e këshillimit, Zaganjori thotë se nuk ka patur kohë të njihet me këtë vendim. “Nuk komentoj vendimin e Kolegjit, për moskalimin e çështjes në dhomën e këshillimit, nuk kam pasur kohë ta lexoj vendimin. Unë nuk komentoj vendimet e kolegëve të mi”,- tha kreu i Gjykatës së Lartë. Duke u ndalur tek çështjet e rëndësishme, pjesa më e mad-

he e të cilave mbyllen në shkallën më të lartë të gjyqësorit, Zaganjori u pyet edhe për dosjen e 21 janarit, e cila pritet të gjykohet tashmë në Gjykatën e Lartë. “Është një proces tepër i rëndësishëm. Kam urdhëruar që dosja të mbyllet në kasafortë për shkak të sigurisë. Është hedhur shorti, shumë shpejt do të ketë përgjigje”, - tha kreu i Gjykatës së Lartë. Gjatë konferencës për mediat, Xhezair Zaganjori u ndal edhe në rastin e publikuar nga emisioni “Fiks Fare”, ku dy persona janë regjistruar teksa përmendin emrin e tij si personi që ka në dorë zgjidhjen e një çështjeje për të cilën janë paguar 9 mijë euro. “Ju them me përgjegjësi të plotë se nuk kam marrë pjesë në asnjë gjykim penal që është zhvilluar në Gjykatën e Lartë. Ata ishin di-

sa mashtrues të ulur në një tavolinë dhe mashtrimi në këtë rast ishte ekstremisht i trashë”,- tha Zaganjori. Madje ai shkoi edhe më tej, duke thënë se tashmë kafet përreth gjykatave janë shtuar shumë dhe nëse do të përgjohen të gjitha tavolinat, mund të përmenden edhe kryetarë shtetesh. “Pasi të shihet materiali i plotë video, mund të bëj edhe një kallëzim pe-

nal ndaj personave që ndodheshin në atë tavolinë. Këto raste duhen hetuar dhe gjykuar sa më shpejt”,- tha Zaganjori. Ai rikonfirmoi edhe një herë se askush nuk do të arrijë ta korruptojë edhe për gjënë më të vogël. Sa i takon punës së tij si kryetar i Gjykatës së Lartë, Zaganjori tha se janë marrë disa masa, por ende nuk janë të mjaftueshme. Ai tha se gjatë kësaj kohe është rritur ndjeshëm numri i çështjeve të gjykuara, kjo falë dhe një urdhri të nxjerrë prej tij për të futur në gjykim çështjet më të vjetra që kanë mbërritur në Gjykatën e Lartë. “Situata paraqitet problematike pasi është trashëguar një volum pune, 10 mijë dosje, dhe qytetarët presin që nga viti 2008 për një proces gjyqësor që mund të zgjasë edhe vetëm disa minuta”,- tha Zaganjori.


6

fokus

fokus

ngjarje e ditës Doganat 1.3 miliardë lekë më shumë se nëntori 2013 Administrata doganore njoftoi dje se është tejkaluar plani i të ardhurave me rreth 1.3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, sipas së

cilës, rritja e të ardhurave ka ardhur për shkak të luftës ndaj korrupsionit, rritjes së zbatueshmërisë së ligjit dhe përkushtimit të stafit. Duke publikuar numrin jeshil, ku qytetarët mund të denoncojnë për shkelje të ndryshme, Spiropali u zotua se do të

vijohet lufta kundër korrupsionit me qëllim rritjen e të ardhurave. Muajin e kaluar, Administrata Doganore publikoi shifrat e realizmit të planit të të ardhurave me 105%, ku u akumuluan 2.8 miliardë lekë më shumë se në muajin tetor 2012.

Paketa fiskale

Hiqet TVSH për ilaçet, 7 lekë për litër më shumë për karburantet Ministria e Financave në projekt-paketën fiskale për vitin që vjen ka vendosur të zerojë TVSH-në 10 për qind për ilaçet dhe të rrisë me 7 lekë për litër taksën e ndotjes për karburantet. Në rritje edhe taksa e makinave në import Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi ilaçet pritet të bëhet zero në fillim të janarit të vitit që vjen. Ky është premtimi i vetëm në lidhje me uljen e taksave që qeveria socialiste do të aplikojë në këtë paketë fiskale për TVSH-në, porse pritet të ketë rritje të ndjeshme në taksën e makinave dhe të karburanteve. TVSH-ja për ilaçet, zero

Teorikisht, në fillim të vitit që vjen çmimet e ilaçeve duhet të jenë së paku 10 për qind më lirë pasi të ketë hyrë në fuqi ndryshimi ligjor për heqjen e TVSH-në në tregtinë e barnave. Ministria e Financave ka parashikuar të marrë këtë masë, por nga ana tjetër nuk ka siguri se çmimet në treg do të ulen. Për shkak se tashmë në tregjet shqiptare ka një praktikë të tillë që kur rriten taksat, çmimet rriten menjëherë, por kur taksat ulen, nuk ndodh kurrë që të ulen edhe çmimet. Që nga viti 2010, kur qeveria ‘Berisha’ vendosi TVSH-në prej 10% mbi barnat, çmimet e tyre janë rritur mesatarisht 7-10% në vit, duke e kaluar barrën te konsumatori, që nga ana e tij ka reaguar duke ulur konsumin. Ndonëse kur u vendos TVSH-ja e ilaçeve prej 10% u tha se kjo ishte një masë për të luftuar abuzimet dhe informalitetin te shpërndarësit e mëdhenj, çka do të disiplinonte tregun pa rritur çmimet, në fakt ka ndodhur e kundërta.

Që nga viti 2010 ato janë rritur mesatarisht 7-10% në vit, duke e kaluar barrën te konsumatori, që nga ana e tij ka reaguar duke ulur konsumin. Në Shqipëri, tregu i ilaçeve mbulohet nga importi mbi 95 për qind dhe sipas përllogaritjeve nga operatorët, konsumi i produkteve farmaceutike për frymë në Shqipëri është rreth 60 euro vit, një nga më të lartit në Europë. Karburantet, taksa shtesë 7 lekë për litër

Të gjitha qeveritë kur janë zënë ngushtë për të rritur të ardhurat në buxhet, u “turren” taksave të karburanteve dhe të makinave. Taksimi mbi karburantet do të rëndohet së paku me 7 lekë për litër, duke rrezikuar që çmimi për një litër naftë t’i afrohet 2 mijë lekë të vjetra. Në draftpaketën fiskale, Ministria e Financave ka parashikuar që të rrisë taksën e ndotjes në 14 lekë për litër nga 7 lekë që është aktualisht. Ndërkohë që për makinat do të rikthehet taksimi që favorizon automjetet me kilometrazh zero, siç kanë kërkuar koncesionarët. Ministria e Financave, për shkak të ndjeshmërisë që ka taksa e makinave në publik, nuk ka arritur ende në variantin përfundimtar. Por burimet brenda dikasterit theksojnë se pritet të rikthehet skema e vjetër e rritjes së taksës së importit të makinave të vjetra.

Teorikisht, në fillim të vitit që vjen çmimet e ilaçeve duhet të jenë së paku 10 për qind më lirë pasi të ketë hyrë në fuqi ndryshimi ligjor për heqjen e TVSH-në në tregtinë e barnave

FMN, sot në Tiranë për paketën fiskale dhe projektbuxhetin Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e qeverisë dhe Ministrisë së Financave. FMN pritet të japë rekomandimet për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dy dokumente të hartuara nga dikasteri i Financave, por që ende nuk janë bërë publike dhe nuk janë diskutuar me komunitetin e biznesit. Gjithashtu, temë e diskutimeve me FMN-në do të jetë edhe draft-marrëveshja e bashkëpunimit me

Gjiknuri pezullon 17 leje minerare dhe koncesionarin kryesor ACR Ministria e Energjisë ka marrë masa deri në pezullim për 29 leje minerare, pasi janë konstatuar shkelje nga kompanitë. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka prezantuar në një konferencë për shtyp rezultate që janë konstatuar nga kontrolli njëmujor i bërë në 39 miniera. “Nga situata problematike me aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës, një muaj më parë urdhërova ngritjen e një grupi pune për kontrollin e të gjitha koncesioneve në zonën e Bulqizës që është një zonë shumë problematike, e cila ka marrë jetë njerëzish dhe ka qenë një gangrenë e industrisë minerare. Grupi i kontrollit ka nxjerrë konkluzionet dhe unë si ministër kam marrë masat përkatëse. Kontrolli u krye në 39 subjekte, përfshirë edhe koncesionarin kryesor ACR, në një periudhë njëmujore. Pasi u njohëm me raportet e specialistëve, kam urdhëruar pezullimin e pjesshëm të punimeve në shfrytëzimin e rezervave minerare në zonën e koncesionarit të kompanisë

ABKROM deri në realizimin e detyrave”, - deklaroi Gjiknuri. Ministri Gjiknuri e cilësoi Bulqizën si një nga zonat më problematike dhe theksoi se kjo masë është marrë pas kontrollit të bërë nga grupi i punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi. Ministri bëri me dije masat që

janë marrë ndaj kompanive ku janë konstatuar shkelje. Ai theksoi ndërkohë se për arsye të mosplotësimit të kushteve të punës, ka pezulluar me një afat të papërcaktuar 17 leje minerare. Ndërkaq janë revokuar plotësisht 5 leje minerare dhe janë revokuar pjesërisht 5 të tjera. Në të gjitha subjektet ku janë konstatuar shkelje u janë vënë kushte që duhet të plotësohen, në të kundërt, ministri Gjiknuri shprehet se do të bëhet revokim i plotë. “Nga kontrolli preket pjesa më e madhe e subjekteve minerare që punojnë në Bulqizë. Nëpërmjet kushteve të vëna, ne u japim mundësi kompanive të marrin masa dhe t’i plotësojnë mangësitë dhe shkeljet e konstatuara, pasi në të kundërt, në rast se kërkesat që ne u kemi vënë subjekteve nuk plotësohen, do të bëhet revokim i plotë. Është hera e parë që shteti po tregon grushtin e ligjit ndaj të gjithë koncesionarëve që kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë zbatuar kontratat”,- deklaroi Gjiknuri.

qeverinë shqiptare. Në përfundim të vizitës së tij, misioni i FMN-së do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ku do të bëjnë publike konkluzionet e vizitës, rekomandimet për zhvillimin e ekonomisë dhe masat që duhet të marrë qeveria. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka bërë tashmë publik qëndrimin për një rikthim të FMN-se përmes një marrëveshjeje të re trevjeçare.

Reagim i AlbChrome: Do zbatojmë urdhrin e ministrit Shoqëria “AlbChrome”, edhe në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka pezulluar aktivitetin minerar të nënkontraktorit të saj, “Tur-Alb-Krom”. Ky urdhër nënkupton pezullimin e aktivitetit vetëm për Zonën D. Kjo zonë minerare i është dhënë në nënkontraktim subjektit “Tur-Alb-Krom” sh.p.k që në vitin 2012. Burimet zyrtare të kompanisë njoftuan dje se shoqëria “AlbChrome i ka kërkuar nënkontraktorit “Tur-Alb-Krom” sh.p.k të pezullojë menjëherë aktivitetin minerar në Zonën D dhe të marrë masa për eliminimin e mangësive të konstatuara nga kontrollet e RISHMI dhe AKBN, mangësi që janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e “Tur-Alb-Krom” sh.p.k dhe që kanë sjellë pezullimin e Zonës D. Gjithashtu, “AlbChrome” ka caktuar dhe një kompani të autorizuar që të inspektojë Zonën D në funksion të zbatueshmërisë së urdhrit të ministrit. Pezullimi vetëm në Zonën D, në administrim të nënkontraktorit “Tur-AlbKrom”, nuk ndikon në ushtrimin dhe zhvillimin normal të aktivitetit të koncesionarit “AlbChrome”. Vetë “AlbChrome” mbetet e fokusuar në realizimin dhe tejkalimin e parashikimeve të zërave të investimeve sipas marrëveshjes që ka me shtetin shqiptar.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

7

Tiranë e Vlorë, dy të vdekur në aksidente Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash me pasojë vdekjen e dy personave. Njëri nga aksidentet ka ndodhur në aksin Tiranë-Vorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila mund të jetë rreth 65 vjeçe. E plagosura, identiteti i së cilës nuk bëhet ende me dije, është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Pak minuta

më vonë është konfirmuar vdekja e saj, pasi nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në Shkodër, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia bën me dije se

viktima është shtetasi Mërgim Kraja, 61 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në krah të kundërt. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Vezojës”, ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi Olsi Boriçi.  Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Golf” me targa LE7420A dhe po heton më tej aksidentin. 

Auditi i Tahirit, ish-zv.ministri Poni merret në pyetje nga policia Ish-numri 2 i Ministrisë së Brendshme ka dhënë dje shpjegime para agjentëve të Antikrimit Ekonomik, pas një auditi të kryer në këtë dikaster. Poni: Jam pyetur si person që ka dijeni për çështjen. Hetuesit dyshojnë për shpërdorim detyre Një audit i kryer në Ministrinë e Brendshme ka çuar në polici ish-zv. ministrin Ferdinand Poni. Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike është paraqitur pasditen e djeshme në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje nga agjentët e antikrimit ekonomik. Lajmi u konfirmua për MAPO-n nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Florion Serjani, i cili tha se Poni është marrë në pyetje pas një inspektimi të kryer në këtë dikaster. Bëhet fjalë për një aud it të b r en d sh ëm mb i shpenzimin e fondeve, dosja e të cilit i është deleguar më pas nga ministri Sajmir Tahiri, zyrës së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Vetë ish-zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni nuk ka komentuar g jatë mbi këtë shoqërim në polici. I pyetur nga MAPO përmes telefonit, Poni la të kuptohej se nuk kishte ndonjë hetim në adresë të tij. “Jam marrë në pyetje, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes. Nuk jam shoqëruar, por thjesht jam thirrur dhe kam shkuar dhe

kam dhënë sqarimet e mia”, - tha ish-numri dy i Ministrisë së Brendshme, duke mos komentuar se për çfarë çështje bëhet fjalë. Nga ana tjetër, burime nga policia sqaruan dje se hetimi ka nisur nga Antikrimi Ekonomik për akuzën e shpërdorimit të detyrës, megjithatë dosja është në fazën fillestare. Mësohet se Poni është pyetur në lidhje me disa abuzime të vërejtura në drejtim të sektorëve dhe drejtorive që ai ka pasur në varësi si zv.ministër i Brendshëm për Pushtetin Vendor gjatë periudhës 2005- 2013, por nuk saktësohet se cilës periudhë i përkisnin abuzimet e identifikuara. Burime nga Ministria e Brendshme i thanë dje MAPO-s se auditi në këtë ministri ka filluar pak kohë pas ardhjes së Sajmir Tahirit në krye të saj. Përmes një urdhri për inspektim, ministri i Brendshëm ka kërkuar kontroll ekonomik dhe administrativ në të g jithë ministrinë përgjatë gjysmës së parë të vitit të drejtuar nga demokratët. Deri më tani, ministri i Brendshëm ka bërë publike disa prej rezultateve të auditit, si shpenzimin e fondit për emergjencat civile apo edhe boshatisjen e rezervave të shtetit. Një tjetër shkelje e denoncuar nga zyrtarët e rinj ka qenë edhe ajo për shpërdorimin e mijëra litrave karburant apo vaj lubrifikant në ishParkun e Automjeteve. Burimet nga grupi hetimor nuk saktësuan dje episodin mbi të cilin është marrë në pyetje Ferdinand Poni, i cili konsiderohet përgjegjës për një pjesë të auditit të kryer nga Ministria e Brendshme. Nga ana tjetër, MAPO mësoi se

Ferdinand Poni është deri më tani zyrtari më i lartë i PD-së që merret në pyetje për abuzime të pretenduara, pas ardhjes së socialistëve në pushtet.

Prokuroria e Tiranës nuk është në dijeni të këtij hetimi të nisur nga Antikrimi Ekonomik. Të pyetur dje për shoqërimin e Ponit për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, burimet nga Prokuroria thanë se nuk ishin ende në dijeni për çështjen në fjalë. Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni është deri më tani zyrtari më i lartë i PD-së që merret në pyetje për abuzime të pretenduara, pas ardhjes së socialistëve në pushtet.

Tahiri: Nuk duam turizëm me diploma të blera Ministri i Brendshëm pohon për mediat italiane se janë me dhjetëra studentë italianë në Shqipëri, të cilët nuk ndjekin leksione e që po hetohen “Nuk duam turizëm me diploma të blera”. Kështu iu përgjigj ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri gazetarëve italianë. Në një intervistë për “Radio 24”, ai tha se do të hetohen të gjithë studentët italianë që kanë blerë diploma në Shqipëri. “Këta studentë fantazma po hetohen për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe për krime të tjera”, -citohet më tej ministri Tahiri. Gazetat, të cilat i kanë dhënë jehonë kësaj interviste, shkruajnë se ministri Tahiri ka thënë se janë me dhjetëra studentë italianë të diplomuar në universitetet private në Shqipëri, por që në fakt nuk i kanë ndjekur leksionet. Njëri nga rastet italiane që u bë pjesë e mediave shqiptare dhe ato të huaja ishte ai i Renzo Bossi-t, i cili u akuzua se kishte marrë diplomë në universitetin

S h ku rt

Gramsh, një arsenal armësh i fshehur në shkurre Policia e Gramshit ka sekuestruar mëngjesin e djeshëm një arsenal armësh e municionesh. Burime të policisë bëjnë të ditur se armët janë gjetur në anë të lumit Devoll, në lagjen “Sporti” në Gramsh, të fshehura në disa shkurre. Mësohet se policia ka sekuestruar një automatik model 54, një pistoletë shenjëdhënëse, 3500 fishekë model 54, si dhe 500 fishekë model 54. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar e kapur personat që kanë fshehur armët pranë lumit. Deri në orët e vona të mbrëmjes blutë nuk kanë identifikuar ende personat që kanë fshehur armët në zonën ku ato u gjendën.

Hetim Shqipëri-Greqi për zhdukjen e fëmijëve

“Kristal”, në Tiranë, por që rezultonte se nuk kishte marrë pjesë ndonjëherë në leksionet e zhvilluara në auditorët e këtij universiteti. “La Repubblica” shkruan më tej se Tirana zyrtare ka ndërmarrë një operacion për të verifikuar të gjitha bizneset e universiteteve private. Lidhur me këtë, ministri Tahiri shprehet në radion italiane: “Verifikimin e standardeve të universiteteve do t’ia besojmë një shoqërie ndërkombëtare. Studentët fantazma janë një dëm i madh për të gjithë.

Janë me dhjetëra studentë italianë, rreth të cilëve jemi duke hetuar, që kanë marrë diploma në shkencat sociale pa qenë të pranishëm në auditorë as edhe një ditë të vetme”. Por ministri i Brendshëm paralajmëron edhe studentët shqiptarë që blejnë diploma jashtë vendit. “Ky do të jetë një vendim administrativ, dhe ne jemi duke hetuar edhe për ata persona që shkojnë jashtë shtetit dhe paguajnë për të marrë diplomat”, -ka thënë Tahiri për radion italiane “24”. 

Shqipëria po zhvillon një hetim të përbashkët me Greqinë për 502 fëmijët shqiptarë të zhdukur në një institut bamirësie. Fëmijët, pjesa më e madhe e të cilëve i përkisnin komunitetit rom, u zhdukën pa lënë g jurmë nga qendra “Agia Varvara” në Athinë, g jatë viteve 1998-2002. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, g jatë një takimi me studentë të Shkencave Sociale mbi respektimin e të drejtave të viktimave të trafikimit në Shqipëri nën sloganin “T’i japim fund stigmës”. Tahiri bëri me dije se për këtë çështje po zhvillohet një hetim ndërshtetëror. “Trafiku i minorenëve është shumë shqetësues. Kjo çështje që është në hetim ndërshtetëror për fëmijë, të cilët rezultojnë të humbur në një vend fqinj, ka prekur dhe Shqipërinë dhe jemi në procedura hetimore të përbashkëta.


CMYK

8 03.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Gratë në politikë dhe perversët online

M

edia të lira e të varura.... Media spekulative dhe të dirigjuara...Media biznesi dhe haraçi....Media të verdha dhe joetike...Media jomedia… Këto fjalë nuk tentojnë të thurin ndonjë përkufizim. Thjesht një perceptim i imi, si një vëzhguese e rregullt dhe profesioniste e mediave në Kosovë. Thashë të lira, por të varura. A mund të shkojnë bashkë këto dy elemente themelore të gazetarisë? Natyrisht që jo. Por në mënyrë cinike dua të rrëfej vasalitetin vullnetar të disave prej tyre. Jemi dëshmitarë të një gjendjeje të rëndë të mediave në tërësi, të atyre të shkruara dhe elektronike, pasi mbijetesa është bërë e vështirë. Por nga ana tjetër jemi dëshmitarë të humbjes së madhe të etikës profesionale të pothuajse të gjitha mediave në Kosovë. Kanë axhenda politike, spekulojnë sipas këtyre axhendave, kanë interesa ekonomike, dhe po përdoren si armë kundër atyre që ua zënë rrugën për të përmbushur axhendat në fjalë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, tani është shtuar një problem i ri. Ne sërish jemi dëshmitarë të përditshëm të gjendjes së rëndë që po krijojnë mediat online, me spekulimet e pafund dhe me gjuhën e degjeneruar. Këtu do ndalem. Jo për të parën herë, por as të fundit. Sepse shoqëria jonë po rrezikohet nga një degradim total i vlerave morale, degradim i gjuhës dhe komunikimit njerëzor, politik e shoqëror. Mjafton të hedhësh një sy në mediat online dhe do të ndjesh të gjithë neverinë e botës për gjuhën e komenteve. Është e vërtetë se mediat e reja, këto të internetit, të krijojnë komoditetin e anonimatit, pra mund të thuash çfarë të duash pa e marrë vesh se kush je. Por nga ana tjetër, mua dhe kujtdo tjetër i lind e drejta të mendojë se këto media e kanë zhveshur plotësisht këtë shoqëri nga maska apo kamuflimi kulturor. Pra, unë shtroj pyetjen: a këto qenkemi ne të vërtetët? Vulgarë, banalë, të pakulturuar, shovinistë, spekulantë, shpifës? Natyrisht duhet të kemi rezerva kur përdorim përemrin vetor NE.

koment Alma Lama

Mediat online sot nuk ndryshojnë shumë nga rrjetet sociale, të cilat gjithashtu, në vend që të përdoren për informim e komunikim, janë shndërruar në WC publike, ku sharjet, fyerjet, etiketimet, perversitetet janë bërë gjërat më normale. Publiku i gjerë është mirë ta dijë se tashmë baza ligjore është shumë e fortë për të dënuar secilën prej mediave që publikon sharje e fyerje, sepse Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë një vendim për një çështje të tillë, dhe gjykatat e Kosovës, në bazë të Kushtetutës, janë të obliguara të njohin këto vendime. Në vendim thuhet shprehimisht se, komentet janë përgjegjësi e mediave online. Nga ana tjetër edhe në lidhje me rrjetet sociale, vlen ligji kundër fyerjes dhe shpifjes, i cili është në fuqi prej disa vitesh në Kosovë. pra dënohet, pavarësisht se ku të bëhet ajo, në publik apo privatisht.

Sepse komuniteti i njerëzve që zgjedhin zhgarravinat si mjet komunikimi, në vend të gjuhës së civilizuar, është i kufizuar. Në fakt janë dy grupe që po e ndotin më së shumti diskursin publik, dhe këtë e kam thënë edhe herë tjetër, janë disa besimtarë të indoktrinuar dhe mbështetësit e subjekteve politike me prirje fondamentaliste, të cilët janë më të sofistikuar; në fakt propaganda e tyre është tipike fashiste, por që bashkohen në një pikë me të parët, në vulgaritet. Kjo gjuhë veçanërisht është perverse për gratë dhe vajzat, sidomos ato që merren me politikë. Unë mund të them pa frikë se mediat online po luajnë një rol jashtëzakonisht destruktiv e dekurajues për gratë që të merren me politikë, e kjo po na e shkatërron të gjithë punën që po bëjmë ne si gra aktiviste, për t’i nxitur pjesëmarrjen e tyre në këtë sferë. Sepse secila prej nesh duhet të matet mirë kur të hyjë në politikë, të durojë shpifje të ulëta, fyerje të ndyra dhe lloj-lloj vulgariteti e shovinizmi. E gjitha kjo sepse nuk kemi media të përgjegjshme, sepse janë pikërisht këto që po i japin hapësirë mendjeve perverse, vetëm e vetëm për të rritur numrin e klikimeve, sepse klikimet iu sjellin profit. Pra këto media dinjitetin tonë e kanë shndërruar në biznes. Po luajnë me moralin tonë, me emrin tonë, me dinjitetin tonë, në mënyrë që të fitojnë më shumë para. Nuk besoj se janë aq naivë gazetarët që punojnë në këto media, sa të mos e dinë që ajo çfarë publikojnë krijon opinion publik. As komentuesit nuk janë naivë. Ata përpiqen që me anë të gjuhës së tyre degraduese të degradojnë personalitetet tona, pra të krijojnë një opinion të keq për ne tek publiku; duke plasuar gënjeshtra të shtrembërojnë plotësisht realitetin. Tipike ajo që ka thënë Lenini “një gënjeshtër kur përsëritet shpesh, bëhet e vërtetë.” E në Kosovë, fatkeqësisht, nuk mungojnë as ata që lexojnë e frymëzohen prej mësimeve të Leninit. Nga ana tjetër, kjo po ndodh sepse nuk kemi shtet ligjor, nuk kemi gjykata që funksionojnë, që nuk i zvarrisin me vite lëndët, që

Goditje e fortë

Kjo është gjuha e urrejtjes, të cilën më parë Kosova e ka njohur deri diku për regjimin e Millosheviçit, por jo shqiptarët për njëri-tjetrin. Ose paku unë kështu dua të besoj. Kjo që po ndodh është e rrezikshme sepse gjuha e ndërton diskursin dhe diskursi mund të konstruktojë një realitet, e ky realitet mund të degjenerojë edhe në dhunë. Sepse siç thotë populli, gjuha kocka s’ka, por kocka thyen. Personalisht, një popull e vlerësoj edhe nga gjuha që përdor…. japin vendime të drejta. Kemi gjyqtarë që ende nuk janë të edukuar se çfarë është liria e shprehjes dhe kur ajo mund të kufizohet. Disa media të papërgjegjshme po e shfrytëzojnë në mënyrë tinëzare këtë dobësi të sistemit të drejtësisë. Këto media i kanë modelet se si duhet të veprojnë në raport me komentet. Janë gazeta më të njohura në botë qa tashmë kanë krijuar rregullat dhe etikën për këtë fenomen të ri. Por këto nuk janë të interesuara t’i marrin, sepse iu duhet profiti. Kjo është shkalla më e ulët e të bërit gazetari. Mediat në vend që të edukojnë njerëz, po i ç’edukojnë ata. Mediat online sot nuk ndryshojnë shumë nga rrjetet sociale, të cilat gjithashtu, në vend që të përdoren për informim e komunikim, janë shndërruar në WC publike, ku sharjet, fyerjet, etiketimet, perversitetet janë bërë gjërat më normale. Publiku i gjerë është mirë ta dijë se tashmë baza ligjore është shumë e fortë për të dënuar secilën prej mediave që publikon sharje e fyerje, sepse Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë një vendim për një çështje të tillë, dhe gjykatat e Kosovës, në bazë të Kushtetutës, janë të obliguara të njohin këto vendime. Në vendim thuhet shprehimisht se, komentet janë përgjegjësi e mediave online. Nga ana tjetër edhe në lidhje me rrjetet sociale, vlen ligji kundër fyerjes dhe shpifjes, i cili është në fuqi prej disa vitesh në Kosovë. Fyerja

pra dënohet, pavarësisht se ku të bëhet ajo, në publik apo privatisht. Nga ana tjetër të gjithë duhet t’i vëmë gishtin kokës e të bëjmë analiza të thella se si ka mundësi që na është shfaqur ky nivel kaq i ulët i komunikimit, i diskursit publik? Është për shkak të nivelit të ulët të edukimit, arsimimit, traditës familjare, lidhet me shërimin e komplekseve të disa të rinjve, mungesa e lirisë a në fëmijëri apo çfarë? Është më se e qartë se brezi i moshës së mesme ka një kod të komunikimit që e ngërthen bashkë edhe kulturën e qytetëruar, por edhe tradicionalen. Trashëgimia shqiptare përsa i përket kodeve zakonore të komunikimit, unë mendoj se është mjaft e pasur dhe e qytetëruar. Në ditë e sotme duket se s’po mbetet asgjë as nga këto, përkundrazi po importojmë një model të gjuhës krejtësisht skualifikuese dhe perverse. Kjo është gjuha e urrejtjes, të cilën më parë Kosova e ka njohur deri diku për regjimin e Millosheviçit, por jo shqiptarët për njëri-tjetrin. Ose paku unë kështu dua të besoj. Kjo që po ndodh është e rrezikshme sepse gjuha e ndërton diskursin dhe diskursi mund të konstruktojë një realitet, e ky realitet mund të degjenerojë edhe në dhunë. Sepse siç thotë populli, gjuha kocka s’ka, por kocka thyen. Personalisht, një popull e vlerësoj edhe nga gjuha që përdor…. *Deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.


op-ed

2

Blog / Palestra

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Zana Çela: Partnerët e huaj nuk e humbën besimin te ‘Marije Kraja’

03.12.2013

Universitet/ Arsyet e

kredive të këqija dhe të tjera sfida të sistemit bankar

11

Cilësia nuk është kurrë një aksident. Është gjithnjë rezultat i përpjekjeve inteligjente. -John Ruskin

Martesat gay: Kroacia një shembull për t’u ndjekur T

ë dielën më 1 dhjetor Kroacia ka bërë një referendum, me të cilin, me një rezultat rreth 65,77 % të pjesëmarrësve është shprehur pro futjes në Kushtetutën e republikës të përkufizimit të martesës si diçka që mund të ndodhë vetëm ndërmjet një mashkulli dhe një femre duke përjashtuar kështu de facto martesat gay. Kjo nismë është ndërmarrë nga një lëvizje laike pro familjes, e mbështetur edhe nga ente të tjera. Nisma gëzon sigurisht edhe mbështetjen e Kishës Katolike në Kroaci, por edhe të minorancave të tjera fetare si ortodoksë e myslimanë, si dhe është mbështetur fuqishëm nga qendra e djathtë. Në anën e kundërt janë partitë e majta dhe shoqatat LGBT, që këto kohët e fundit kanë dalë në shesh duke akuzuar idenë e referendumit si shprehje e homofobisë. Kjo nismë është e para në realitetin europian, të cilit Kroacia ia ka shkelur pragun vetëm pak kohë më parë. I përgatitur me kujdes dhe në kohë, rezultati i këtij referendumi është shprehje e një veprimi konkret në mbrojtje të familjes natyrore. Jam i mendimit se vlen për t’u përshëndetur edhe për sa i përket guximit që institucionet kroate kanë pasur në këtë rast, duke ditur edhe se një gjë e tillë mund të

çojë në shtrembërimin e shumë fytyrave në Bruksel. Në fund të fundit thyhen edhe disa tabu’ dhe një lloj mendësie se gjithçka që vjen nga institucionet e BE-së (apo nga një lloj kulture europerëndimore) duhet të pësohet pasivisht në legjislacionet kombëtare. Rrallëherë, sidomos në vendet që aspirojnë BE, arsyetohet juridikisht apo kulturalisht se me çfarë popullsie e njerëzish kemi të bëjmë, me çfarë tradite e modeli familjeje është mbrujtur shoqëria ku jetojmë. Kroacia dha një shembull që unë shpresoj shumë shpejt edhe ndonjë vend tjetër, e pse jo edhe Shqipëria ta ndjekë. Është e vërtetë se Shqipëria nuk është e gjitha katolike, por jam i bindur se nismat ligjore për mbrojtjen e familjes, e jo vetëm deklarata dogmatike të institucioneve fetare, do të mbështeteshin nga një numër i madh njerëzish, me një përqindje shumë të lartë, pavarësisht nga pluraliteti fetar dhe kulturor që ka Shqipëria. Dhe të mbrosh martesën natyrore që themelon familjen nuk është homofobi, akuzë të cilën shpesh e dëgjojmë. Është e vërtetë që shpesh personat homoseksualë janë të përndjekur e të diskriminuar, por kjo nuk do të thotë që edhe familja nuk është plagosur dhe e diskriminuar. Patjetër

që nuk janë homoseksualët shkatërruesit e familjes. Familja nuk duhet të mbrohet nga homoseksualët si nga kolera, madje familja duhet t’i mbrojë ata, por familja duhet të mbrohet nga ata që ideologjikisht apo për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me dinjitetin e njeriut dhe të personave me prirje homoseksuale, duan të rimendojnë çka është shkruar në natyrën e njeriut. E këta të fundit janë sidomos shoqatat, lobet e ndryshme dhe avokatët e tyre, që në “tregun” e ideve kanë hedhur shumë sosh që kërkojnë ripërkufizimin e bërthamës familjare. Para disa kohësh Avokati i Popullit në Shqipëri ngulmoi, duke vazhduar logjikën e disa deklaratave të mëparshme të tijat, se do të kërkojë në parlament lejimin e lidhjeve gay dhe njohjen e tyre civile. Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë atë që mendon se është e mirë për të dhe për të tjerët. Unë ama mendoj se Avokati i Popullit duhet të dëgjojë edhe zërin e pjesës dërrmuese të popullit, që në Shqipëri është sigurisht në mazhorancë kundër një gjëje të tillë, jo vetëm pse (akuzohet që) është patriarkalist, por sepse ende ka nuhatjen e asaj çka është natyrore dhe që Zoti ka vendosur në jetën e njeriut. Nëse Avokati i Popullit nuk

Me duar në xhepa A

ta që pretendonin fitore “me duar në xhepa”, si Isa Mustafa, mbetën me duar në xhepa. Dhe me xhepa thatë. Njerëz të Komunës së Prishtinës ishin vizitorë thuajse të çdoditshëm të lagjes sime pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, veçmas gjatë fushatës për balotazh. Dukshëm të shqetësuar, ata nuk kursenin së premtuari gjithçka – vetëm që vota t’i jepej Isa Mustafës. Na thanë se do të shtojnë kapacitetin e furnizimit me ujë të ndërtesës sonë, na premtuan se do ta heqin njëfarë restoranti të mbirë si kërpudhë mu tek themelet e ndërtesës dhe, po ashtu, u zotuan se do të rregullojnë fasadën e ndërtesës. Duhej vetëm ta votonim Isën. Oferta e tyre po vinte pas sa e sa vitesh, sa e sa kërkesash që ishin bërë në adresë të Komunës, për t’i zgjidhur pikërisht këto probleme, të cilat tash dukej të ishin të zgjidhshme fare lehtë – me një votë për Isën kryetar. Ata nuk shfaqeshin arrogantë si shefi i tyre, i cili nuk gjente kohë as për t’u përballur me kundër-kandidatë në debate. Ata nuk ndiheshin komodë, si

koment

Imer Mushkolaj

para 3 nëntorit. Sejmenët e Isës duket ia kishin ndierë erën humbjes dhe jo vetëm ata, por as kryetari vetë s’po i besonte formulës magjike se Prishtinën do ta fitonte “me duar në xhepa”. Shqetësimi rritej edhe për faktin se humbja e Isës në Prishtinë do të thoshte më shumë se një humbje e zakonshme, duke pasur parasysh se, si lider kryesor opozitar, ai kishte zgjedhur ta “fitonte” vetë edhe një herë kryeqytetin. Nuk e di si votuan të dielën banorët e ndërtesës sime, por ajo që tashmë dihet është se Isa Mustafa u mposht keq nga Shpend Ahmeti. Në humbjen e Isa Mustafës është shkrirë jo vetëm gjashtëvjetëshi i fundit i qeverisjes së tij, por edhe shtatë vjet të tjera të paraardhësve të tij, qeverisja e të cilëve Prishtinën e shpërfy-

tyroi dhe e ktheu në një qytet pa identitet. Në humbjen e Isa Mustafës është shkrirë gjithë arroganca e pushtetit të LDK-së në kryeqytet, arroganca e zyrtarëve të LDK-së, të cilët Prishtinën e shihnin si pronë të veten, që nuk do ta lëshonin kurrë nga dora. Thua se e kishin sjellë me vete nga Llapi a Gollaku. Në humbjen e Isa Mustafës është shkrirë gjithë keqqeverisja, nepotizmi e paligjshmëria. Prishtina është trashëgimia e qeverisjes së keqe të LDK-së, por është edhe shembull se qytetarët dinë t’i thonë boll kësaj lloj qeverisjeje. Humbja e Isa Mustafës në Prishtinë është njësoj sikurse të humbë Hashim Thaçi në Skënderaj a Ramush Haradinaj në Deçan. Është humbje epike. Por, përveç Isa Mustafës, me duar në xhepa nuk mundën të fitojnë as kolegë të tij nga parti të tjera. PDK pësoi debakël në dy komuna që i konsideronte të sigurta, Mitrovicë të Jugut e Ferizaj. PDK humbi në Ferizajn e Bajrush Xhemajlit, të cilin Agim Aliu nuk ia doli ta mbajë më gjatë se një vit e gjysmë. Kurse, në Mitrovicën e Kadri Veselit dhe të njerëzve të fortë të Drenicës u

koment Gjergj Meta

do ta bëjë këtë gjë, unë ftoj entet e tjera, fetare dhe civile, që të ndërmarrin nisma konkrete, pse jo për një ndryshim të Kushtetutës dhe futjen në të të përkufizimit të martesës vetëm ndërmjet burrit dhe gruas. Debati rreth martesave gay edhe në Shqipëri ka gjasa të zërë përsëri vend në të ardhmen në agora-në e debatuesve. Megjithëse aktualisht mbetet një diskutim elitar, pasi për pothuajse 95 % të popullsisë shqiptare është një nga ato çështje që nuk ka nevojë të diskutohen, çështja e lidhjeve gay dhe formës së tyre juridike ka nevojë të diskutohet. Deri tani diskutimi ka qenë i njëkahshëm, çka do të thotë se vetëm shoqatat LGBT dhe Avokati i tyre (që mbulon edhe zyrën e Avokatit të Popullit me raste) po e ngrenë si debat. Në fakt, e këtu duhet ta them me një vështrim kritik, entet e tjera që janë për martesën vetëm ndërmjet

mposht nga një biznesmen që tregon përralla me kërpudha. AAK, ndërkaq, iu rikthye mbylljes në kullat e Deçanit e Junikut, duke humbur rrastë në Pejë, Gjakovë, Suharekë e Rahovec. Sa për ngushëllim mund t’i shërbejë Obiliqi i pluhurosur. “Me vije keq me vije” do të duhej t’i thotë dikush Pal Lekajt në Gjakovë, të cilit si ngushëllim mund t’i shërbejë kënga e Motrave Bushi. Humbësit kanë mbetur me duar në xhepa dhe me xhepa thatë. Sepse, pushteti nënkupton edhe para e privilegje. Pushteti i bën shpesh njerëzit arrogantë e të paskrupullt. “Përtej kalkulimeve partiake e politike, është koha e fundit që qytetarët, me votën e tyre, t’i japin fund qeverisjes së LDK-së në kryeqytet. Ndërrimi i pushtetit do të jetë i shëndetshëm për të gjithë dhe Prishtina më nuk do të shihej si një feud a bastion i një partie, që mendon se e ka në pronësi të përjetshme”. Isa Mustafa në pronësi mund t’i ketë vetëm premtimet e pambajtura, si ai për 45-ditëshin e punimeve në fund të rrugës së Veternikut. Për fundin e rrugës së tij të qeverisjes në

burrit dhe gruas (pa i hyrë edhe çështjes së mprehtë të poligamisë që disa qarqe, për hir të së vërtetës pa ndonjë peshë, me matricë islamike kërkojnë të futet në legjislacion) flasin për këto çështje sa herë që u duhet të reagojnë, por jo sepse kanë një strategji të qartë. Deri tani në fakt mbrojtësit dhe promovuesit e martesave gay kanë qenë nismëtarë e të tjerët vetëm reagues duke shkuar kundër. Kroacia është rasti i një angazhimi afatgjatë e jo vetëm reagues, por propozitiv për t’i bërë bllok një dukurie që së bashku me mendësitë divorciste, abortiste e kështu me radhë duan të minojnë, me dije apo pa dije, bazën e familjes e cila është qeliza e shoqërisë njerëzore. Në një ese më të gjatë që po përgatis për këtë çështje do të shtjelloj edhe më mirë se pse Kisha Katolike dhe katolikët, nëse nga njëra anë duhet të jenë promovuesit e një shoqërie jodiskriminuese, e aftë për të mirëpritur dhe për t’i dhënë ngrohtësi çdokujt që dëshiron të realizohet në jetë, nga ana tjetër duhet të jenë këmbëngulës e të qartë deri në fund se fjalë si martesë, fëmijë, adoptim etj., i përkasin natyralisht dhe pozitivisht vetëm familjes së themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje.

Prishtinë duhet të vendosin qytetarët. Ndryshe, përralla për Prishtinën metropolitane vazhdon dhe rruga do të jetë e gjatë”, pata shkruar në një kolumne para tre muajsh. Tash, tre muaj më pas, Isa Mustafa detyrohet të ikë nga zyra, duke paguar faturën e qeverisjes komode të LDK-së për 13 vjet me radhë. Sepse, leksioni më i mirë i këtyre zgjedhjeve është se nëse nuk ndryshon qasja në qeverisje, votuesit ndryshojnë. Votuesit ndëshkojnë, madje edhe aty ku nuk e pret. Ndërkohë, ajo çfarë presin qytetarët e Prishtinës dhe të komunave të tjera është që të zgjedhurit t’i mbajnë premtimet. Shpend Ahmeti duhet t’i ngopë prishtinasit me ujë, Agim Bahtiri mitrovicasit me punë e Lutfi Haziri gjilanasit me investime… Zgjedhjet vijnë shpejt e votuesit dinë të ndëshkojnë edhe më keq. Aq keq, sa kulla e pushtetit shembet më shpejt se më 1 dhjetor, duke i befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Një erë e re ka nisur të fryjë - erë që mund të shndërrohet në shtrëngatë dhe t’i përlajë të gjithë ata që presin t’i fitojnë zgjedhjet me duar në xhepa.


12

universitet

studimi

Arbi Agalliu, pedagog në Departamentin e Financës në UET, prezanton studimin “Kapitali human përballë sfidave të sistemit bankar në Shqipëri”, që hedh dritë mbi situatën aktuale bankare në vendin tonë, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që e ndikojnë, si dhe jep rekomandimet përkatëse

Arsyet e kredive të këqija dhe sfida të tjera të sistemit bankar N

ë Universitetin Europian të Tiranës, pedagogu i departamentit të Financës, Arbi Agalliu prezantoi një punim mbi problemet e sistemit bankar në Shqipëri. Gjatë prezantimit Agalliu argumentoi disa nga arsyet kryesore pse Shqipëria ka shumë hua problematike. Ai u ndal në rëndësinë e kapitalit human për ecurinë e këtij sistemi. Kapitali human ose punonjësit janë një nga faktorët më të rëndësishëm të ecurisë së biznesit edhe në sistemin bankar, ashtu si edhe në shumë industri të tjera. Kjo është një nga pikat e prezantuara nga pedagogu i Departamentit të Financës në UET, Arbi Agalliu. Sistemi bankar në Shqipëri, sipas studimit të Agalliut, përballet me disa probleme dhe sfida si: huat e këqija dhe problemet në procesin e huadhënies, kolaterali dhe problemet që ai shfaq, problemet e auditimit të brendshëm, shtrirja gjeografike e përqendruar e sistemit bankar, kultura ekonomike dhe lidhja me produktet e shërbimet bankare, parandalimi dhe pastrimi i parave, aspektet operacionale dhe mosfunksionimi i bursës së letrave me vlerë etj. Problemi më shqetësues, sipas Agalliut, është ai i huave me probleme, të cilat vijnë si pasojë e disa faktorëve si: problemet ekonomike të kredimarrësit, si pasojë e keqparashikimit për të ardhmen, abuzimi i kredimarrësit, abuzimi i analistit të kredisë dhe mosprofesionalizmi i tyre, dhënia pa kriter e kredive duke synuar maksimizimin e fitimit, mosha e re e sistemit bankar shqiptar, “korrupsioni” bankar, regjistri i kredive etj. Pse Shqipëria ka shumë hua me probleme?

“Pjesa më e madhe e problemeve shkaktohet nga problemet ekonomike të kredimarrësit, ku shumica e individëve dhe bizneseve të pyetur në anketim (200 individë dhe 150 biznese) pranojnë se kanë probleme me kredinë e tyre, për shkak të gabimit të tyre në parashikimin e së ardhmes”, del nga punimi. Pika e dytë (abuzimi i kredimarrësit) është më evidente në sektorin e ndërtimit. Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e nivelit të huave me probleme është: Abuzimi i analistit të kredisë dhe mos profesionalizmi i tyre. Analisti i kredisë, siç ka paraqitur në prezantimin e tij para studentëve të UET Agalliu, duhet të jetë investigues i mirë dhe të dallojë qartë tri situatat e mëposhtme: rastet kur klienti abuzon, rastet kur klienti nuk është në gjendje të paguajë kredinë, pavarësisht se ai plotëson dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar nga banka dhe rastet kur klienti është në gjendje që të paguajë rregullisht detyrimet e tij. Analisti i kredisë në shumë raste bën një plotësim formal të dokumentacionit që nevojitet për aplikimin e kredisë dhe nuk investigon në mënyrën e duhur, për të kuptuar më tepër rreth klientit dhe situatës së tij financiare, sidomos në rastet kur aplikantët janë individë. Kur aplikanti është biznes, situata është edhe më problematike, për shkak të përdorimit të dy bilanceve: bilanci zyrtar për autoritetet shtetërore (tatim – taksat) si dhe bilanci konfidencial (fletorja e zezë). “Analisti i kredisë duhet të jetë i vëmendshëm për të kup-

tuar sesa real është ky bilanc, ai konfidencial, që shpesh në aplikimet e kredive të biznesit shoqëron në mënyrë joformale bilancin e parë. Ndërkohë që anketimi tregon se shumë shpesh është pikërisht analisti i kredisë që i drejton bizneset drejt falsifikimit apo modifikimit të bilanceve konfidenciale për të përmbushur kushtet e vendosura nga banka për të marrë kredi, edhe për shkak të objektivave të shitjeve, vendosur nga banka. Po ashtu një tjetër arsye se pse analiza nuk kryhet e rregullt është kur analisti nuk ka shkollimin e duhur. Kjo e vështirëson analizën financiare të bizneseve dhe individëve që aplikojnë për kredi”, vazhdon prezantimin Agalliu. Shumë kreditime me probleme janë të mbartura nga vitet e mëparshme, si për shembull viti 2008, kur pati një “boom” kreditimi. Shumë kredi janë dhënë pa kritere gjatë një periudhe disavjeçare duke synuar maksimizimin e fitimit. Sistemi bankar shqiptar ka një moshë relativisht të re (banka e parë private në Shqipëri është ‘Tirana Bank’ e hapur në vitin 2006). Gjysma e portofolit të kredisë përfaqësohet nga kredia për shtëpi me afat maturimi 15 – 25 vite, siç mësohet nga Banka Qendrore. Nga eksperienca botërore, kreditë fillojnë të shfaqin probleme mbas 1/3 së jetës së tyre dhe mosha e re e sistemit bankar shqiptar ka “fshehur” deri tani problemet e kredive, që tashmë janë shumë evidente. Në shumë raste anketimi ka treguar ekzistencën e korrupsionit bankar. Edhe kur klienti plotëson kushtet për të marrë kredi, në disa raste punonjësi i bankës i kërkon një përqindje të caktuar për të aprovuar kredinë. Në disa raste edhe kur klienti nuk ka plotësuar kushtet për të marrë një kredi, e ka marrë atë duke i ofruar ryshfet punonjësit bankar për të mundësuar aprovimin e saj. Një tjetër problem është abuzimi me hedhjen e informacionit mbi kreditë në sistem. Vijojnë problemet në sistemin bankar

Kolaterali i kredisë është një tjetër faktor që shfaq shumë probleme. Edhe nëse do të kryhej ekzekutimi i kolateraleve të kredive të këqija, dihet se ekzekutimi në një kohë i të gjithë kolateraleve zhvlerëson pasuritë e paluajtshme duke shkaktuar një thellim të krizës. Edhe auditi i brendshëm i sistemit bankar shqiptar shfaq probleme siç janë: Mungesa e politikave dhe procedura Mungesa e trajnimeve në fushën e kontrollit të brendshëm Mangësi në bazën ligjore Mungesa e pavarësisë (de facto) Vështirësi komunikimi me punonjësit Audituesi duhet parë si partner e jo si “polic”. Një nga sfidat e sistemit bankar në Shqipëri është edhe mos shtrirja e bankave në të gjithë territorin e vendit që frenon zhvillimin si të bankës, ashtu dhe të zonës. Prefekturat me numrin më të madh të degëve bankare janë: Prefektura e Tiranës më 212 degë. Prefektura e Durrësit më 54 degë. Prefektura e Fierit më 44 degë. Prefektura e Vlorës më 41 degë. Por edhe aty ku degët bankare janë të shtrira, sërish vihet re (nga anketimi) kulturë e mangët ekonomike në lidhje me produktet dhe shërbimet bankare. Kështu nga një anketim me 400 studentë (Prill

Dr. Arbi Agalliu në prezantimin e studimit mbi bankat në UET

Bankat nuk duhet të nxitohen në ekzekutimin në të njëjtën kolë të subjekteve apo individëve të cilët nuk kanë mundur të paguajnë kredinë. Kjo ndikon negativisht në kredimarrësin kryesor, që është sektori i ndërtimit.

2012) të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës si dhe në Universitetin Europian të Tiranës: 81% (324) pohojnë se nuk kanë informacion se sa banka të nivelit të dytë operojnë në Shqipëri. 24% (96) pohojnë se nuk kanë nevojë për sistemin bankar si dhe nuk i njohin produktet dhe shërbimet e tij. 74 % (296) nuk mund të përmendin më tepër se 3 shërbime ose produkte që ofron sistemi bankar. 90% (360) nuk kanë informacion mbi koston e produkteve dhe shërbimeve bankare. 10% (40) pohojnë se prindërit e tyre përdorin sistemin bankar për të kryer transaksione (minimalisht pagesa faturash të ndryshme). 70% (280) pohojnë se kanë shkuar minimalisht një herë në një sportel banke dhe kjo për të paguar detyrimin për studimet e larta, ose për të shoqëruar ndonjë të afërm të tyre. 37 studentë punonin gjatë kohës së studimeve Rëndësia e kapitalit human në sistemin bankar

Kapitali human në sistemin bankar është tejet i rëndësishëm. Duke qenë se banka është institucion besimi, kapitali human e forcon ose e zbeh besimin ndaj bankës. Për këtë arsye, banka duhet të nxisë dhe përkrahë zhvillimin profesional dhe akademik të stafit. Autorë të ndryshëm vërtetojnë dhe argumentojnë lidhjen e fortë dhe pozitive midis motivimit të kapitalit human dhe zhvillimit të institucionit bankar, e më pas ekonomisë së vendit në tërësi. Në sistemin bankar shqiptar vihen re shumë mangësi të dukshme në trajtimin e kapitalit human. Banka si institucion besimi duhet të jetë transparente. Ajo duhet të publikojë CV-të apo BIO-t për

stafin e saj. Ndërkohë, nga studimi i kryer vihet re se janë publikuar vetëm emrat për individët në bordet drejtuese. Një tjetër problem është mospërputhja e pozicionit me edukimin (kualifikimin). Kështu sipas të dhënave të siguruara për studimin (deri në fund të vitit 2012) bankat kanë të punësuar si vijon: Raiffeisen: (1375) 1031 F, 344 M; mosha mesatare 35.3, 1237 arsim të lartë; BKT: (965) 627 F, 338 M; 61 arsim të mesëm; 844 arsim të lartë; 54 punonjës me master; 6 punonjës me doktoraturë; Tirana Bank: (463) 319 F, 144 M; 55 arsim të mesëm; 396 arsim të lartë; 11 master; 1 doktoraturë; NBG: (265) 182 F, 83 M; 5 arsim të mesëm; 216 arsim të lartë; 44 master; Alpha Bank: (384) 236 F, 148 M; 7 arsim të mesëm; 303 arsim të lartë; 67 master; 7 doktoraturë; Intesa San Paolo: (550), 91 arsim të mesëm; 418 arsim të lartë; 41 master; Credit Agricole: (254) 160 F 94 M; 15 arsim të mesëm; 215 të lartë; 24 me master; Banka Credins: (578) 411 F 167 M; 75 arsim të mesëm; 439 arsim të lartë; 61 master; 3 doktoraturë; Societe Generale: (387) 263 F, 124 M; mosha mesatare 33.46; 34 arsim të mesëm; 301 arsim të lartë; 52 master. Në përfundimit të punimit në bazë të studimeve përkatëse jepen disa rekomandime për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ato sugjerojnë një njohje të mirë të situatës financiare të klientëve para dhënies së kredisë, dhënie përgjegjësie të plotë të analistëve të kredisë për rastet që trajtojnë etj. Për sa i përket shpërndarjes së bankave në territorin e Shqipërisë ato duhet të kenë një shpërndarje sa më të madhe në të gjithë vendin dhe nuk duhet harruar motivimi i vazhdueshëm i stafit nëpërmjet trajnimeve dhe shpërblimeve të drejta.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

13

Mbyllet edicioni i 13-të i Festivalit “Marije Kraja”. Bass-baritoni nga Koreja e Jugut, Jisang Ryu shpallet zëri i këtij viti

Zana Çela: Partnerët e huaj nuk e humbën besimin te ‘Marije Kraja’ “Ky edicion vinte pas një viti mungesë, e për këtë arsye, mua personalisht por edhe një pjese të stafit, na mundonte gjatë gjithë vitit ideja se ndoshta partnerët e huaj e kishin humbur paksa besimin në bashkëpunimin tonë. Por shumë shpejt kuptuam se në angazhimin e tyre asgjë nuk kishte ndryshuar”

Një skulpturë .5 tepër e lartë, 4 zonte metra, simboli ortretin e “Operan” me p e theksuar një femre, duk uzat” dukshëm se “m monë e Operas gjith rat kanë qenë fem

F

ituesi i edicionit të 13-të të Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marije Kraja” është bass-baritoni nga Koreja e Jugut, Jisang Ryu. Pas interpretimit të fundit të aries nga opera ‘Aleko’ e Rahmanoinov, Ryu i bindi mjeshtërit e muzikës që ishte ai zëri i këtij viti. Shqipëria për këtë vit u rendit e treta. Studentja e Akademisë së Arteve, Enkeleida Kamani, me interpretimin e Xhulietës nga opera ‘Monteg & Kapulet’ të Bellini-t u vlerësua nga juria ndërkombëtare me çmimin e tretë, ndërkohë që çmimi i dytë shkoi për amerikanen Jesica Cambo. Por vlerësimet nuk përfunduan me kaq. Ashti siç producentja dhe ideatorja e këtij festivali, Zana Çela e kishte shprehur edhe më parë, këtë vit festivali mes shumë risive kishte renditur dhe një çmim të ri, që u dha në bazë të vlerësimit të interpretimeve të këngëve klasike. Të gjitha këngët klasike interpretuar nga 8 këngëtarët finalistë u shoqëruan në piano nga Genc Tukiçi. Me “Song Prize” u vlerësua meksikani Rodrigo Trosino pas interpretimit të “Granada”. Pasi ka lënë pas muaj të tërë angazhimesh për organizimin e një eventi të tillë, Zana Çela bën një rezyme të 13 viteve të Festivalit Operistik “Marije Kraja”. Znj. Çela, si do ta vlerësonit këtë edicion të 13-të të Festivalit Operistik “Marije Kraja”, që vjen pas një shkëputjeje 1-vjeçare nga edicionet e kaluara? Ky edicion vjen pas një viti mungesë, e për këtë arsye mua personalisht por edhe një pjese të stafit na mundonte gjatë gjithë vitit ideja se ndoshta partnerët e huaj e kishin humbur paksa besimin në bashkëpunimin tonë…Por shumë shpejt kuptuam se në angazhimin e tyre asgjë nuk kishte ndryshuar, përkundrazi, ata më sugjeruan që tashme dhe festivali ynë duhet të kishte juri në disa shtete dhe procesi i seleksionimit të shtrihej përgjatë gjithë vitit. Ishte një ndihmë shumë e madhe që e dha rezultatin, pasi me bindje e them se konkurrentët e këtij viti ishin në nivelin më të lartë se çdo edicion tjetër. Në pamundësi për të pranuar më shumë, 15 këngëtarët që u përzgjodhën për fazën e skenës, fazën gjysmëfinale të festivalit, ishin ndër zërat e rinj që sot debutojnë me shumë sukses në teatrot operistikë të Bostonit, Çikagos, Sidnejit, Mynihut, Brukselit, Seulit, Bolonjës, Sofjes etj. Konkurrentët përfaqësonin edhe një shtrirje të gjerë gjeografike nga 4 kontinentet: Europë, Azi, Amerikë dhe Australi. Dekori këtë vit ngjalli shumë kureshtje, madje dhe mes vetë konkurrentëve. Përse u zgjodh femra si simbolikë? Duke qenë të ndërgjegjshëm se edhe skenat operistike, ashtu si të

Në pamundësi për të pranuar më shumë, 15 këngëtarët që u përzgjodhën për fazën e skenës, fazën gjysmëfinale të festivalit, ishin ndër zërat e rinj që sot debutojnë me shumë sukses në teatrot operistikë të Bostonit, Çikagos, Sidnejit, Mynihut, Brukselit, Seulit, Bolonjës, Sofjes etj. gjitha skenat e artit tashmë kanë ndryshuar imazhin duke zëvendësuar skenat reale me imazhe elektronike, ne menduam të sillnim një dekor kontemporano-klasik. Për këtë u angazhua një staf i gjerë; skenografi Bashkim Zahaj, skulptorët Pjerin Kolnikaj e Dylber Neziri, piktori Ardit Boriçi, e të gjithë nën drejtimin e regjisorit Pali Kuke, sollën në skenë një dekor i cili nuk do të ofronte vetëm një pamje statike, të përhershme përgjatë dy netëve të festivalit, por çdo arie do prezantohej dhe në dekor, duke sjellë imazhet e personazheve operistike, si përfaqësuese të çdo epoke. Por krahas këtyre imazheve elektronike, në dekor një skulpturë tepër e lartë, 4.5 metra, simbolizonte “Operan” me portretin e një femre, duke theksuar dukshëm se “muzat” e Operas

gjithmonë kanë qenë femrat. E kështu, përgjatë festivalit spektatorët dhe teleshikuesit veç repertorit me ariet më të bukura, ndoqën me kënaqësi dhe “minidebatet” e konkurrenteve për këtë simbolikë. Përse këtë vit u shtua “lista” e çmimeve të Festivalit? Po një tjetër risi e këtij festivali ishte edhe çmimi “Song Prize”. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ne vendosëm të përfshinim në konkurrim edhe repertorin e këngës, e kështu në pjesën e dytë të konkurrimit, performancat e finalistëve u “impostuan” në partiturat e legjendave botërore të këngës. Një repertor i cili rrëmbeu duartrokitjet e zjarrta të publikut, sepse për çmimin “Song Prize” juria ndikohej shumë dhe nga duartrokitjet e publikut. Por sigurisht, gara e festivalit kulmoi me konkurrimin për tri çmimet kryesore të festivalit, të cilat vlerësonin vetëm repertorin operistik të konkurrentëve. Një tjetër risi këtë vit ishin edhe titujt e rinj që iu shtuan repertorit të përvitshëm të festivalit. Drejtori muzikor i festivalit, profesor Robert Radoja së bashku me partnerët e huaj rekomanduan këtë vit mbi 25 arie të reja, të cilat iu shtuan listës prej 140 ariesh që ne ofrojmë çdo vit për konkurrentët e këtij festivali. Dhe sigurisht, një risi tjetër e madhe ishte rikthimi në TKOB dhe shoqërimi i konkurrentëve nga orkestra e këtij Teatri, e cila për ne gjithmonë është konsideruar si një partnere tejet e kualifikuar, por dhe Orkestra e TVSH-së ka qenë dhe mbetet shumë e vlerësuar në bashkëpunimin e këtij festivali.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Njeriu që është arrestuar mbi 1.500 herë

5

14

6 1

18

19

7

8

15

16

20

23

24 26

30

31

27

32

9

38

42

43

21

22

24

25

28

12

13

35

36

29 34 39

44

45

49

40

46

53

47

48 Koha e fillimit ____:____

51 54

Horizontalisht: 1. Largimi në masë e punonjësve nga një institucion. 9. Veprimi me të cilin vërtetojmë se një llogaritje është e përpiktë. 14. Lloj rrjete peshkimi. 15. Notë muzikore. 16. Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie. 18. Simboli kimik i radiumit. 19. Kombëtare, ose... 22. Metal me ngjyrë të verdhë me vlerë shumë të madhe. 23. Prirje dhe mjeshtëri që ka dikush për të kryer mirë e shpejt diçka. 24. Lloj sporti. 25. Vëllai i nënës. 26. Kuke e njohur e televizionit. 30. Lloj rreshjeje. 33. Prerja e degëve të tepërta të një peme. 35. Errësisë. 37. Roja i haremit. 39. SHBA në origjinal. 41. Heton pa të buta. 42. Ministria Arsimit. 43. Fletë të holla dërrase. 47. Tirana në makina. 48. Sigla e Hasit. 49. Rruzulli tokësor. 50. Klasifikimi i skuadrave. 52. Peshk i ujërave të ëmbla. 53. Korça në makina. 54. Këshilli Europës. 55. Armë gjahu.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

50

52

11

17

33

37

10

Koha e mbarimit ____:____

55

Vertikalisht: 1. Heq dorë nga diçka duke mos e përballuar dot, tërhiqem. 2. Edit, këngëtare franceze. 3. Agjensi Ndërtimesh. 4. Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha. 5. Rrugë e trenit. 6. Përemër pronor. 7. Vangjush i pikturës. 8. Ndërtesë me shumë kate. 9. Sigla e Përmetit. 10. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 11. Livadh në mes të korijeve. 12. Vend i cekët për të kaluar lumin. 13. Shpend i madh detar. 16. Ce Dun i Kinës. 17. Dajre në dialekt. 20. Rrugë që shërben për gara automobilistike. 21. Copë toke për mbjellje. 27. Industria e Rëndë. 28. Merre! 29. Lëndë ngjitëse. 31. Ka edhe gjuhë të tilla. 32. Industria Ndërtimit. 34. Përemër vetor. 36. Në gjendje qetësie. 38. Vrapim në natyrë. 40. Veprimtaria e njeriut në kërkim të së bukurës. 44. Me të vërtetë. 45. Njësi monetare. 46. Nënë në dialekt. 49. Baba, shkurt. 51. Juria Franceze.

Sudoku | nivel mesatar 9

1

3

2

3

7

4 6

1

4 4

8 9

4

1

7

3

1 7

3 8

8 2

8

9

5

6 8

9 2

5 1

9 4

5

3 7

5 5

6

5 2

1

5

8 4 6

2 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

Një burrë amerikan, i cili është arrestuar mbi 1.500 herë gjatë jetës, ka kaluar një tjetër Ditë të Falënderimeve prapa grilave. Henry Earl ka kaluar mbi 6.000 ditë në burg gjatë jetës së tij, kryesisht si pasojë e dehjes publike dhe sjelljes së çrregullt. Edhe kësaj radhe dehja ishte arsyeja e arrestimit të 64-vjeçarit që ka edhe nofkën 'James Brown'. Për herë të parë, ai është arrestuar në korrik të vitit 1970 kur ishte 20 vjeç. Që atëherë, numri i arrestimeve u rrit me shpejtësi, ndërsa gjatë viteve të tetëdhjeta u arrestua 230 herë. Duke pasur parasysh numrin e madh të arrestimeve, në vitin e fundit gjykatësit kanë filluar të bëhen të ashpër kundrejt tij, ashtu që për çdo arrestim vuan nga dy deri në tre muaj burg (për vepra, për të cilat të tjerët do t’i kalonin vetëm 24 orë prapa grilave).

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do e shfrytëzoni ne maksimum këtë dite dhe do qëndroni me pranë partnerit se kurrë me pare. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. Beqaret nuk do e dine as vete ta përshkruajnë atë qe do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundeni për ta përmirësuar sa me shpejt situatën. Do ja dilni mbanë!

Dite mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mire. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqareve do ju duhet ende te presin për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do jene paksa delikate, por fale këmbënguljes suaj situata do filloje te stabilizohet dalëngadalë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Me ne fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do filloje te ngrohet. Qe ne mëngjes do keni surpriza nga partneri. Beqaret do takojnë persona mjaft interesante me te cilët ja vlen te krijohet një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën.

Venusi do jete planeti qe do favorizoje jetën tuaj ne çift sot. Komunikimi do jete i mire dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni ditën për te folur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse situata do jete e paqëndrueshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret nuk duhet t’i gjykojnë personat qe do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken te papërshtatshëm. Plutoni do ju nxite te shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Kriza qe ju kishte pushtuar do marre fund dhe tashme do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin sa me shume ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te matur.

AKREPI (22/X-21/XII)

2 Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Edhe beqaret me ne fund do ndihen te lumtur fale një takime mbresëlënës qe do kenë. Me financat duhet te bëni shume kujdes nëse doni qe situata te mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim.

4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 222, 340, 459, 768.

Numra me 4 shifra:

0656, 1415, 1478, 1515, 2722, 3015, 3201, 3526, 4044, 4805, 4896, 5232, 7896, 8315, 8485.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

08485, 19172, 23365, 37155, 42135,

44789, 52632, 56541, 58744, 76422, 82812, 83712.

Numra me 6 shifra:

015674, 201596, 214788, 245210, 351134, 484144, 456523, 478451, 519121, 548965, 552102, 598584, 625555, 665697.

Nëse nuk doni te keni debate dhe mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift duhet te tregoheni paksa me tolerante me partnerin dhe te mos e teproni me kritikat. Beqaret do fillojnë te njihen me një person te thjeshte, por qe ka mjaft vlera. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire do ishte te mos investoni shuma te mëdha për objekte te panevojshme për momentin.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Mos hezitoni te bëni deklarata dashurie gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte. Beqaret do kenë shume fat dhe do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe situata do vije duke u përmirësuar.

Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do kërkoni ne çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mire ne krahët tuaja dhe do ju beje edhe disa deklarata te forta. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do gjejnë një person me te cilin do ja vleje te krijohet një lidhje. Financat nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa kohe me pare.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Priten ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet qe ju kishin mbetur. Beqaret ka gjasa te njihen me disa persona ne ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

PESHQIT (20/II-19/III) Sektori i dashurisë do jete mjaft i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh debate te forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbani. As për beqaret nuk është dita e favorshme për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Financat do jene ne një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.12.2013

3 dhjetor

15

Aty ku dështojnë ndjesitë, arsyeja duhet të futet në punë. - Galileo Galilei

1469

Epoka e artë e Mediçëve Nuk kishte dyshim se cili nga dy vëllezërit ishte i pashmi. Giuliano lehtësisht ia kalonte vëllait të madh në hijeshi, siç edhe në sporte. Hunda e të shëmtuarit Lorenzo ishte kaq shumë e shtypur në drejtim të fytyrës sa ai nuk dallonte dot aromat dhe ishte vazhdimisht i kapluar nga shëndeti i keq. Megjithatë ishte Lorenzo, kah i cili populli i Firences shihte për lidership kur Piero de Mediçi vdiq më 2 dhjetor 1469 duke lënë dy bijtë si bashkëpasardhës. Një ditë pas vdekjes së Pieros, jo më pak se 700 mbështetës të Medicit vizituan vëllezërit e rinj në

pallatin Medici në qendër të Firences për t’i kërkuar Lorenzos që të merrte pushtetin. Nën lidershipin e tij filloi një periudhë 24-vjeçare e njohur si epoka e artë. Shumë njerëz shpejt menduan se Il Magnifico nuk ishte vetëm sunduesi ideal i Rilindjes, gjë e debatueshme, por gjithashtu princi i Firences, gjë e cila është shumë e pavërtetë. Mediçët ishin bërë familja më e pasur në qytet, por Firencja e Lorenzos ishte një republikë dhe pushteti ekzekutiv gjendej te Signoria që përbëhej nga 9 burra, e cila zgjidhej ende nga familjet kryesore çdo dy muaj. Lorenzo-s iu desh të punonte

shumë dhe me shumë talent për të ndikuar elektorët dhe të gjente fijet me konsujt. Pashmangshëm kishte edhe familje rivale dhe familja fisnike toskane Pazzi arritën të vrasin Giulianon në vitin 1478. Por Lorenzo jetoi deri në vitin 1492 dhe vdiq paqësisht. Në kohën e vdekjes së tij Firence ishte bërë qendër e lulëzimit të veprave artistike dhe kjo falë patronazhit të Lorenzos ndaj shkollarëve të mbledhur në Akademinë Platonike dhe artistëve, përfshirë Botticelli dhe Leonardo da Vinci. I riu Michelangelo jetoi në pallatin e Lorenzos për disa vjet dhe trajtohej si anëtar i familjes.

Blitz

Flickr

114.7

Mijë kilometra katror është sipërfaqja e Beninit.

9.1

Milionë është popullsia e Beninit.

79.3

Banorë për kilometër katror është dendësia e popullsisë së Beninit.

315

Mijë banorë është popullsia e kryeqytetit të Beninit, Porto Novo.

Titulli: Everything for my comfort... foto: Lubardhi

Palestra

Në Facebook Ermir Topi Prandaj kur të vjen vdekja, populli thotë “Të ka ardh Ora”. Tedi Blushi Dhe mos u dehni si mikro-borgjezë me pije të huaja por si proletarë e partizanë: me raki Skrapari. Saimir Sulaj Duke parë Oktapodi IV. A thua do më vijë për të qarë kur të vrasin komisar Katanin...  Mediaelire Imagjinoni pak. Një qeveri që ka 84 vota (apo ato të kaluarat që mund të pajtoheshin per drejtësinë) mundet fare mirë të mundesojë një reformë rrënjesore në drejtësi, por perse nuk e ben?? Eh, sa mire do ishte sikur ne burg te perfundonin vetem ata/ato te opozites dhe jo edhe aleati apo ndonje kodosh nga mazhoranca? Erald Kapri Arben Ahmetaj tha ne Top-Channel se nuk kemi pakete fiskale ende dhe se fajin e ka opozita qe flasin njerezit ne rrjete sociale

gazetamapo@gmail.com

Gilman Bakalli Ngutet ai që mendon se kafenetë dhe farmacitë janë të vetmet “institucione” inflacionare në Tiranë. Me të njëjtën shpejtësi të zhdukjes së hapësirave të gjelbra, një tjetër institucion po pushton lagjet e betonizuara të kryeqytetit. Palestrat! Ndoshta si një revoltë e heshtur ndaj zhdukjes së gjelbërimit, palestrat janë po ashtu një përgjigje efikase ndaj ngeshmërisë proverbiale të kafeneve dhe përpjekje për t’i shpëtuar sindromës së shëndetit të lig përballë farmacive të panumërta. Palestrat janë një manifestim ideal i nevojës së kryeqytetasit për ta ndjerë herë pas here ekzistencën e trupit të tij, të cilin gjithnjë e më shumë ia ka lënë në dorëzim teknologjisë. Sa më e pasforcuar, sa më e lehtë puna, aq më tepër energji duhen për ta kompensuar sforcimin e domosdoshëm për trupin. Këtë kompensim njeriu i qytetit mund ta arrijë vetëm në kohën e tij të lirë. Por, ironikisht, edhe koha e lirë dominohet pikërisht nga ato aparate, të cilat e kanë çmaterializuar punën. Në çdo palestër rreh pulsi i teknologjisë së lartë. Në çdo palestër zhurmojnë aparatura high-tech, monitorë dhe mikroprocesorë që masin pulsin, frekuencën e rrotullimit të pedaleve, shpejtësinë e lëvizjeve të këmbëve në pedanën e vrapimit dhe rezultatin e dixhitalizuar të kalorive të harxhuara. Palestra përfaqëson në thelb, raportin tejet paradoksal që ka shoqëria me trupin. Këtë e ilustron më së miri koncepti i mobilitetit. Avantazhin evolucionar ia dedikojmë padyshim aftësisë sonë për të lëvizur, për të qëndruar drejt mbi këmbë, aftësisë për të parë larg në horizont dhe për të përdorur lirisht duart. Revolucioni teknologjik e redukton aftësinë e trupit për të lëvizur dhe, njëkohësisht, rrit në mënyrë të jashtëzakonshme shpejtësinë për ta lëvizur trupin. Mjetet

tona transportuese bëhen gjithnjë e më të shpejta, ndërkohë që ne vetë bëhemi gjithnjë e më të ngurtë e të palëvizshëm. Modusi i lëvizjes sonë është “të lëvizësh duke qenë i lidhur, të lëvizësh duke qenë i palëvizshëm”: në makinë, aeroplan apo mbi karrigen me rrota të kompjuterit. Shkurt: nuk lëvizim por lëvizemi palëvizshmërisht nga njëra pikë në tjetrën. Megjithëse shpejtësia mbetet ideologjia sunduese e shoqërisë, kurrë më shumë se sot nuk kalojmë më shumë kohë ndenjur. Sa më shumë kohë kalojmë ngujuar nëpër sedilje makinash apo kompjuterash, aq më i fortë bëhet malli i trupit për lëvizjen. Vendi ideal ku trupi kënaq mallin për veten dhe për lëvizjen është palestra. Ato na lejojnë që të mos e braktisim ambientin e zakonshëm – hapësira të mbyllura, aparatura, ekrane televizive – dhe në të njëjtën kohë të bëjmë të kundërtën e asaj që bëjmë zakonisht. Ta djersijmë trupin pa e zhvendosur atë aspak nga vendi. Në palestër gjymtyrët e trupit tashmë janë aktive, por makineritë që ai përdor qëndrojnë aty, të gozhduara e të palëvizshme. Këmbët lëvizin, trupi prodhon energji, por pa na zhvendosur asnjë centimetër përpara. Po të duam, tek numri i madh i palestrave në Tiranë dhe tek masa në rritje e frekuentuesve, të cilët, atje simulojnë lëvizjet e vrapit, biçikletës apo ngjitjes në mal, mund të shohim të vërtetën e mobilitetit aq të fetishizuar të shoqërisë sonë: gjithçka është në lëvizje të pareshtur, gjithçka synon më shpejt, gjithçka më përpara, e, në fund të fundit, asgjë s’ka lëvizur realisht. Palestrat nuk janë thjesht vendi ku formohen muskujt, ku forcohet zemra dhe temperohet qarkullimi i gjakut. Palestrat janë simbolika perfekte e stanjacionit frenetik të shoqërisë sonë të përshpejtuar, në të cilën duhet të vraposh fort për të qëndruar në vend.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 03.12.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Mapo 03 dhjetor ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare,.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you