Issuu on Google+

FAQE 16

ROBERT ELSIE, DY FJALORË HISTORIKË PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN Promovohen dy libra të albanologut, përkthyesit dhe studiuesit të kanadez Robert Elsie

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E SHTUNË, 4 SHKURT 2012. NUMËR 495. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Jonida Maliqi: Ju prezantoj tim bir!

VRASJA NË SHKOZË HETIM BIZNESIT KU ELENI BASHO KISHTE 50 % TË AKSIONEVE Grupi hetimor merr në pyetje bashkëshortin e 35-vjeçares, Ilia Bashon, i cili mohon konfliktet në familje dhe në biznesin e materialeve dentare. Zbulohet kontrata e faljes së 50 % të aksioneve, por policia nuk gjen të dhëna për konflikt

Këngëtarja rrëfen emocionet e lindjes dhe bashkjetesës me Danin e vogël 40 ditësh. E vërteta për thashethemin që FAQE 18 shqetësoi çiftin dhe fotoja e parë publike me djalin. REGJISORJA

"NJERIU QË QESH"

Vera Grabocka, pensionistja më seksi në Shqipëri

Një aktor kosovar në krah të Gérard Depardieu

Vrasja e Eleni Bashos që tronditi Tiranën mbrëmjen e së enjtes, vazhdon të mbetet e errët për hetuesit e policisë. 35-vjeçarja me origjinë nga Gjirokastra, e kthyer rreth 4 vite më parë

Kreu i LSI tha dje se është ende herët për të thënë se me kë koalicion do të dalë në zgjedhjet e 2013 kjo parti

Departamenti Amerikan i Tregtisë, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, gati të nxisin me financime amerikanët që duan të investojnë në Tiranë FAQE 15

Kryetari i LSI, Ilir Meta tha dje në “Tonight” të Ilva Tares, se sulmet ndaj prokurorisë duhen ndaluar dhe se prokurorja duhet të jetë më e

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës Në një shkrim në gazetën KOMENT ‘Panorama’, EDUARD ZALOSHNJA Fatos Lubonja...

Festivali për Fëmijë dhe dritë-hijet ndër vite Nuk ishte rastësi që festivali i KOMENT këngës për fëmijë ROBERT PRENNUSHI lindi në Shkodër...

8 EKONOMI

Mbrojtje ndërkombëtare

BSH: Çmimet e shtëpive u ulën me 4 %, qiratë po rriten Zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së banesave kanë filluar të bien, ndërsa qiraja po rritet

Eleni Basho

Meta: Jo sulmeve ndaj prokurores, Ina Rama të jetë më e përgjegjshme

Projektet për Tiranën, Basha fton amerikanët për të investuar

OP-ED / 10-11

nga emigracioni nuk ka lënë pas gjurmë të problemeve familjare apo profesionale, duke e vështirësuar edhe më tej hetimin për... FAQE 2

përgjegjshme. “Absolutisht duhen ndaluar sulmet, por dhe prokurorja duhet të jetë më e përgjegjshme”, - tha Meta duke shtuar se vetë ai i ka dërguar një letër Ina Ramës, ku me nota shumë të sjellshme i kërkon vetëm zbatimin e ligjit. Meta ishte i mendimit se opinioni publik është i lodhur me videot dhe la të kuptohej se 180 orët e përgjimit të lajmëruara nga Spartak... FAQE 5

Rrëfehet i plagosuri: Më qëlluan me kallash nga një "Mercedes" Aleksandër Gocaj tregon skenën e krimit, ku mbeti e vrarë aksidentalisht stomatologia 25-vjeçare. Policia: Dyshojmë se atentati ka lidhje me

serialin e hakmarrjeve në Burrel

DURRËS

VENDIMI

Shantazh me fotot intime, një prostitutë në pranga FAQE 6

Arresti i Prendit, gjykata rrëzon për herë të dytë Prokurorinë FAQE 7

“Atentatori im ndodhej brenda një makine Mercedes me ngjyrë të zezë. Ai hapi zjarr me kallashnikov, me qëllimin për të më vrarë”. Këto kanë... FAQE 3

EDITORIAL / 11 HENRI ÇILI

A ka ndryshuar Arvizu qëndrime? Që nga dalja e fundit në krah të Prokurores së Përgjithshme, një nga ditët e fundit të janarit, ambasadori Arvizu është rikthyer në qendër të vëmendjes, jo thjesht se është kudo prezent në media, por sepse në dy javët e fundit ka thënë, mbështetur dhe bërë pohime esenciale në lidhje me aktualen dhe të ardhmen e politikës shqiptare të momentit. Qëndrimi më kryesor i cili ka shkaktuar debat, ka qenë fakti se sulmet ndaj Prokurorisë nga ana e ekzekutivit janë kualifikuar problematike dhe kanë dërguar erëra të ftohta në Washington, po të citojmë z. Arvizu fjalë për fjalë. Në fakt, deri këtu nuk kemi asgjë të ndryshme, asgjë të papritur nga mbështetja konstante që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë institucioneve të pavarura...


2

MAPO

E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

f kus

Pas vrasjeve tronditëse të dy femrave në Tiranë, policia në udhëkryq. Autorët dhe motivet, ende mister

Ekzekutimi në Shkozë, hetim biznesit ku Eleni Basho kishte 50 % të aksioneve Grupi hetimor merr në pyetje bashkëshortin e 35-vjeçares, Ilia Bashon, i cili mohon konfliktet në familje dhe në biznesin e materialeve dentare. Zbulohet kontrata e faljes së 50 % të aksioneve, por policia nuk gjen të dhëna për konflikt Habjon Hasani Tiranë Vrasja e Eleni Bashos që tron-

diti Tiranën mbrëmjen e së enjtes, vazhdon të mbetet e errët për hetuesit e policisë. 35-vjeçarja me origjinë nga Gjirokastra, e kthyer rreth 4 vite më parë nga emigracioni nuk ka lënë pas gjurmë të problemeve familjare apo profesionale, duke e vështirësuar edhe më tej hetimin për zbardhjen e këtij krimi. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka mundur të zbulojë se nëna e dy fëmijëve ishte aksionere me 50 % e biznesit të familjes, kompanisë “Nova Dental Albania”, që merrej me tregtimin me shumicë të materialeve stomatologjike. Megjithatë, verifikimet e kryera dhe dëshmitë e mbledhura kanë lënë në udhëkryq hetuesit që merren me ngjarjen. Në këto kushte, dëshmia e bashkëshortit të viktimës, Ilia Basho është parë fillimisht si një element i rëndësishëm për t’i dhënë një pistë policisë. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Basho është marrë në pyetje mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pyetjet janë fokusuar tek konfliktet e mundshme që mund të kishte bashkëshortja e tij. Para oficerëve të policisë, Ilia Basho ka mohuar kategorikisht problemet në familje, dëshmi kjo e mbështetur edhe nga familjarët e tjerë të Elenit. Ai ka pohuar se gjithçka ishte në rregull në familjen e tyre e të njëjtën g jë kanë dëshmuar edhe fq- Faksimile e aktit noterial injët e të njohurit e të dhurimit të tyre në Shkozë të aksioneve

Tiranës. Një element i dytë, i verifikuar nga policia ka qenë biznesi i materialeve dentare, që rezulton të menaxhohej nga dy bashkëshortët. Fillimisht, hetuesit janë informuar se viktima Eleni Basho ka qenë aksionere me 50 për qind të kuotave në kompaninë tregtare “Nova Dental Albania” ndërsa bashkëaksioner me të ka qenë shtetasi me inicialet I. B. Nga verifikimet e policisë rezultoi se nëpërmjet një kontrate noteriale, të nënshkruar nga viktima vetëm tre muaj më parë, më 8 nëntor 2011, kjo e fundit i kishte dhuruar bashkë-ortakut të saj 50-përqindëshin e kuotave që zotëronte. Në dokumentin noterial kishte firmosur dhe bashkëshorti i viktimës, Ilia Basho, i cili shprehej se ishte dakord me kontratën e nënshkruar nga bashkëshortja e tij. Fill pas marrjes së këtij informacioni, policia ka pyetur Ilia Bashon dhe bashkortakun e gruas së tij për të interpretuar kontratën dhe për të dhënë sqarime më të detajuara. “Hetimet tona u përqendruan fillimisht mbi këtë kontratë noteriale, por nga deklarimet e bashkëshortit dhe të bashkortakut na rezulton se në ko nt r at ë n n ë fjalë nuk ka asgjë të dyshimtë”, - i tha dje MAPO-s një burim nga Policia e Tiranës. Sipas aktit noterial, vlera totale e 50 për qind të kuotave të dhuruara nga Eleni B a sh o ë sht ë 3

Viktima Eleni Basho

Trupi i Eleni Bashos u gjet 15 minuta pas vrasjes Hetuesit e kryeqytetit kanë përcaktuar si moment të vrasjes së Eleni Bashos orën 18:10-18:15 minuta, ndërsa forcat policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 18:30 minuta. Sipas verifikimeve të deritanishme, autori i krimit ka pasur një kohë të mjaftueshme për t’u larguar pa u parë nga askush nga vendi i ngjarjes. Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm dy gëzhoja pistolete dhe një predhë si dhe sendet personale të viktimës, që mendohet se janë të paprekura. Pas këtij momenti, është përjashtuar edhe pista e vrasjes për qëllime grabitjeje. Burime policore konfirmuan dje për MAPO-n se nuk ekziston asnjë e dhënë nëse ka pasur vetëm një vrasës apo më shumë. Hetuesit thonë se skena e krimit dhe materialet e mbledhura në vendngjarje thuajse kanë nxjerrë jashtë loje mundësinë e zbulimit nëpërmjet ekspertimeve balistike apo gjurmëve në vendin e ngjarjes.

milionë e 336 mijë lekë të reja. Mësohet se bashkëshorti i viktimës, shtetasi Ilia Basho ka sqaruar se “ka qenë një kontratë dhurimi në vullnet të plotë të të gjitha palëve”. Ai ka sqaruar më tej edhe arsyet e kësaj kontrate fiktive, pas së cilës ka mohuar të kenë lindur konflikte, ose të jetë bërë shkak për ekzekutimin gjakftohtë të Eleni Bashos, mbrëmjen e së enjtes. Në këtë pikë, hetuesit janë bindur se dokumentet ekzistuese noteriale të kompanisë “Nova Dental Albania” nuk lënë shkas për ndonjë veprim të dyshimtë, megjithatë nga ana e policisë janë angazhuar disa agjentë kundër krimit financiar, të cilët po

kalojnë në filtër të gjitha veprimet e kryera në emër të kësaj kompanie. Paralel me pistën për një vrasje të motivuar nga interesat ekonomike, hetuesit janë fokusuar edhe në dyshimin se vrasja e nënës së dy fëmijëve mund të ketë ardhur edhe si pasojë e ndonjë mosmarrëveshje serioze mes rrethit të saj të ngushtë, ç’ka është përjashtuar gjatë ditës së djeshme. E gjendur mes këtyre barrierave, policia duket në të njëjtën linjë me dëshmitë e familjarëve të Eleni Bashos, të cilët gjatë dëshmive të tyre në polici pohuan se “gjithçka shkonte shumë mirë e s’mund t’i japim një shpjegim asaj që ka ndodhur”.

Komiteti i Helsinkit: Të shqetësuar për krimet në Tiranë Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon pas vrasjes së dy femrave në Tiranë: Masat për parandalimin nuk janë në nivelin e duhur Tiranë Një ditë pas vrasjes së dy fem-

rave në Tiranë, por edhe pas shtimit të numrit të veprave penale të muajve të fundit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për s it u at ë n . N ë nj ë d e k l a r at ë , shpërndarë mediave sot pasdite, KSHH shprehet se ka ndjekur me

shqetësim rastet e krimeve me rrezikshmëri të theksuar shoqërore si vrasje, grabitje, vjedhje shtëpish të qytetarëve, sulmeve ndaj bankave, vënie tritoli në makina dhe banesa të ndodhura ditët e fundit, me një intensitet më të lartë se zakonisht. Ky komiteti ka renditur vrasjet dhe rastet e krimit në disa nga qytetet e Shqipërisë, ku kanë ndodhur një seri veprash të rënda penale, të cilat kanë cenuar të drejtën e jetës dhe të pasurisë së disa shtetasve. Sipas KSHH, këto të dhëna flasin për një numër të lartë të veprave penale kundër jetës dhe pronës së shtetasve.

“Pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë e po bëhen për zbulimin e krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, KSHH konstaton se masat për parandalimin e veprave penale të mësipërme nuk kanë qenë në nivelin e duhur. KSHH sjell në vëmendje të organeve përkatëse se për parandalimin e krimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi më i mirë midis tyre, ndërsa nga organet e specializuara kërkohet zbulim, hetim dhe gjykim i shpejtë. Zvarritja në këtë drejtim ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj organeve të policisë dhe atyre të drejtësisë në

Kryetarja e KSHH, Vjollca Meçe

përgjithësi si dhe krijon një situatë pasigurie për jetën, shëndetin dhe pasurinë e shtetasve”, thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas këtij komiteti, shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe t’u ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen. E drejta për jetën garantohet nga neni 21 i Kushtetutës dhe neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Shteti ka detyrimin pozitiv për t’u siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte.


E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Në dëshminë e tij për llogari të hetimit, 27-vjeçari ka shpjeguar skenën e përplasjes me armë, një plumb i së cilit goditi aksidentalisht për vdekje 25-vjeçaren Megi Jokiçi.

Vrasja e Megit

Rrëfehet Gocaj: Atentatori më qëlloi me kallashnikov nga një “Mercedez” i zi

18: 15

U ekzekutua me 3 plumba në një rrugicë të errët pranë shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve. Policia gjen pranë trupit të saj çantën me sendet personale. Autorët mbeten mister

Lamtumira për Eleni Bashon, në fshatin e lindjes Trupi i 35-vjeçares së ekzekutuar në Shkozë të Tiranës u përcoll dje në banesën e fundit, në fshatin e lindjes në Gjirokastër. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin “Andon Poçi”, Gjirokastër. Megjithëse viktima, bashkëshorti i saj si dhe familja ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë, sërish të afërmit kanë kërkuar që banesa e saj e fundit të jetë në fshatin e lindjes “Andon Poçi”. Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të familjes, të afërm, banorë të fshatit. Mes dhimbjes dhe lotëve për nënën e dy fëmijëve, familjarët e saj kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë. Elena së bashku me bashkëshortin e saj Ilia Basho, edhe ai nga fshati “Andon Poçi” ishin vendosur prej disa vitesh në Tiranë, ku merreshin me biznesin e materialeve dentare. B. Shehu

Aleksandër Gocaj tregon skenën e krimit, ku mbeti e vrarë aksidentalisht stomatologia 25-vjeçare. Policia: Dyshojmë se atentati ka lidhje me serialin e hakmarrjeve në Burrel

Tiranë “Atentatori im ndodhej brenda një makine Mercedes me ngjyrë të zezë. Ai hapi zjarr me kallashnikov, me qëllimin për të më vrarë”. Këto kanë qenë fjalët e Aleksandër Gocajt 20:30 për oficerët e Breshëri plumbash shkaktojnë policisë, të cilët e panik në rrugën “Komuna e Parisit”, morën në pyetje ku mbeti i plagosur shënjestra e mbrëmjen e së atentatit, Aleksandër Gocaj, si dhe enjtes në spitalin 25-vjeçarja Megi Jokiçi. Kjo e fundit Ushtarak. Në ndërroi jetë në mesnatë në spital dëshminë e tij për llogari të hetimit, 27-vjeçari ka shpjeguar skenën e përplasjes me armë, një plumb i së cilit goditi aksidentalisht për vdekje 25-vjeçaren Megi Jokiçi. Gocaj ka mohuar të kishte njohur autoAnaliza rin, kur është pyetur nga oficerët e Dy drejtues të Policisë së policisë, megjithëse këta të fundit Shtetit, Agron Kuliçaj dhe besojnë të kundërtën. Megjithatë, Tonin Vocaj kanë zbarkuar dje 27-vjeçari ka shpjeguar gjithë skenë policinë e Tiranës, pas dy nën e krimit, duke i lënë policisë si ngjarjeve të rënda, të ndoddetyrë identifikimin dhe kapjen e hura mesnatën e së enjtes. autorit. Gocaj ka vazhduar dëshmiAta kanë analizuar ngjarjet, në e tij, duke thënë se ndodhej në ndërkohë që autorët mbeten makinën e tij “Toyota” së bashku me ende mister. mikun e vet, kur janë gjendur mes breshërisë së plumbave. Gocaj ka thënë para hetuesve se nuk kishte një emër për atentatorin dhe se nuk ishte në gjendje të identifikonte personin që goditi nga Mercedezi me ngjyrë të zezë. Paralelisht me dëshminë e Gocajt, hetuesit e ngjarjes i kanë varur shpresat tek pamjet Vrasjet e ndodhura filmike të fiksuara nga kamerat e dimbrëmjen e së enjtes në sa bizneseve në rrugën “Komuna e Tiranë, ajo e Eleni Parisit”, të cilat mendohet të kenë Bashos dhe e fiksuar momentin e atentatit. Burime policore konfirmuan dje se 25-vjeçares Megi Jokiçi janë sekuestruar disa pamje filmike,

2

mbeten ende pa autor

Atentati, dyshime për lidhje me të fortin e Burrelit Halit Dedja, i cili kishte lidhje miqësore me të plagosurin te “Komuna e Parisit”, Aleksandër Gocaj ka një histori të gjatë hakmarrjeje me familjen Kolaj. Dy fiset janë përfshirë në konflikte të armatosura që prej pranverës së vitit 1997, kur në sheshin “Demokracia” në Burrel ekzekutohet me armë zjarri vëllai i vogël i Halitit, Gazmiri, baba i dy fëmijëve. Mësohet se për vrasjen e tij, policia e shtetit dhe prokuroria kanë akuzuar Faslli Kolën, tashmë i dënuar me 17 vjet burg. Kola është ekstraduar nga Anglia dhe vuan dënimin në burgun e Burrelit. Burime pranë drejtorisë së policisë Qarkut Dibër kanë pohuar se në fillim të muajit qershor 1997, mes forcave spe-

ciale dhe Halit Dedes regjistrohet një përplasje e armatosur. Nga shkëmbimi i plumbave mbeti i vrarë Albert Muharremi. Atëherë u tha se vrasja u krye nga forcat speciale, por 13 vjet më pas nuk ka ende të dhëna të plota për ngjarjen e rëndë. Në fund të muajit qershor vriten pranë ish-lokalit të çifteve Fiqiri Kola dhe një i afërm i tyre. Megjithëse autori i ngjarjes dihej, u hodhën dyshime se Halit Dedja kishte dorë në këtë vrasje të dyfishtë. Mes dy fiseve vazhdonte “lufta”. Palët qëndronin të mbyllur, ndërkohë kishin grumbulluar rreth vetes “ushtarë” të shumtë, të cilët mendohet të jenë përdorur në vrasjet e ndodhura në Burrel apo aksin rrugor Burrel-Milot. Më 12

mars 1999, Halitit i vritet babai, teksa udhëtonte nga shtëpia drejt qendrës së qytetit, në rrugën e gjimnazit. Familja Dedja akuzoi për këtë vrasje familjen Kola. Kjo bëri që një vit më pas, më 24 qershor 2000 të vritet në afërsi të-ish repartit ushtarak Medi Kola dhe një kushëri i tyre. Edhe Kolajt i thanë policisë se vrasja ishte kryer me “porosi” të Halit Dedes, mirëpo organet e drejtësisë në rrethin e Matit nuk e kanë zbardhur këtë ngjarje, duke mos vënë para ligjit autorët e saj. Pak më vonë, në rrethana misterioze vritet në Tapizë Altin Kola, kushëri me familjen Kola, ndërsa kalvari i gjatë i vrasjeve mbërriti në Tiranë, me ekzekutimin e Halit Dedjes në dhjetor të vitit 2010.

Megi Jokiçi

ndërsa ka të dhëna operative për identitetin e personit që plagosi Aleksandër Gocajn dhe vrau me një plumb në fytyrë stomatologen Megi Jokiçi. Por cili është motivi i kësaj përplasjeje të armatosur, që solli vdekjen e 25-vjeçareje që ndodhej aksidentalisht në vendngjarje? Hetuesit e policisë së Tiranës besojnë se atentati i së enjtes në Tiranë është në vazhdën e një seriali të gjatë hakmarrjes, me zanafillë qytetin e Burrelit. Ndonëse në deklarimet e dhëna për hetuesit, Gocaj është shprehur se “nuk e kishte idenë se kush ishte i interesuar për ta eliminuar”, drejtuesit e hetimit dyshojnë se ai e ka të qartë se kush janë të interesuar në eliminimin e tij. Megjithatë, agjentët janë duke gjurmuar edhe në lidhje me aktivitetin e kohëve të fundit të Gocajt dhe miqve të tij, për të parë nëse ky atentat lidhet me ndonjë histori përplasjesh apo mosmarrëveshjesh të kohëve të fundit. Gocaj ka qenë i skeduar prej kohësh nga policia si një person me lidhje të dyshimta. Në momentin e atentatit, ai ka qenë në automjet së bashku me shokun e tij, Genti Mara, ndërsa mësohet se ky i fundit nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Të dy miqtë kanë qenë në një kazino në “Komunën e Parisit” përpara se t’i hipnin makinës. Në momentin që kanë nisur të dalin nga parkingu, ata janë gjendur në breshërinë e plumbave, njëri prej të cilëve i mori jetën Megi Jokiçit, e cila ndodhej në një tjetër makinë së bashku me të fejuarin e saj. Pasi është goditur me plumba, fuoristrada e drejtuar nga Gocaj ka ecur me shpejtësi dhe rreth 70 metra më tej, është përplasur me një automjet tip ‘Mercedes’. Edhe pse i plagosur lehtë, shënjestra e atentatit dhe miku i tij kanë tentuar të largohen nga “kurthi” i ngritur për ta, por janë gjetur nga policia pak metra më tutje. Policia dyshon se atentati ndaj Gocajt mund të jetë dhe i porositur nga kundërshtarët e tij, pasi shënjestra njihet si një ndër miqtë më të afërt të Halit Dedjes, i vrarë më 17 dhjetor 2010 në Tiranë.


4

MAPO

E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Kompetencat e Topit, Kushtetuesja nis shqyrtimin më 16 shkurt TIRANË Gjykata Kushtetuese do t’i hapë rrugë zgjidhjes së konfliktit mes Presidencës dhe Parlamentit për emërimin e anëtarëve të gjykatave më të larta në vend. Më 16 shkurt, Kushtetuesja do të nisë shqyrtimin e çështjes që do të ndajë qartë kompetencat e Presidentit dhe Parlamentit, që për shkak të mosmarrëveshjeve kanë shkaktuar bllokimin e rinovimit të një pjese të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në muajin

tetor të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompetencat e institucionit që ai drejton, dhe ato të Kuvendit. Më konkretisht, Presidenti i Republikës ka kërkuar shfuqizimin e një prej vendimeve të Kuvendit, që vendos pezullimin e dekreteve të presidentit për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e presidentit përmban disa argumente: Së pari,

anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u ka mbaruar mandati 9-vjeçar, por që janë ende në detyrë, mandati u zgjatet de facto deri në 13 vjet. Së dyti, kjo zgjatje de facto e mandatit të atyre gjyqtarëve që u ka mbaruar, bëhet jo me një ndryshim ligjor, por me një vendim dhe së treti, duke pezulluar procedurën e shqyrtimit të dekreteve të presidentit, Kuvendi i thotë kreut të shtetit të mos i dërgojë më emra.

Berisha: Shqipëria,vendi ku duhet të kalojnë gazsjellës të mëdhenj Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në konferencën e 48 të Sigurisë, që po zhvillohet në Gjermani. Berisha u shpreh se kundrejt krizës në eurozonë, Shqipëria njohu rritje ekonomike TIRANË Në Konferencën e 48-të të Sig-

urisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Sali Berisha e ka filluar axhendën e tij me një takim të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Australisë, Kevin Rudd. Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria e drejtuar prej tij. Gjatë takimit Berisha ka theksuar se pavarësisht krizës financiare dhe ekonomike botërore dhe veçanërisht asaj në eurozonë, Shqipëria ka vazhduar të njohë rritje ekonomike. Kryeministri konsideroi reformat strukturore për liberalizimin e ekonomisë, të ndërmarra me kohë nga qeveria shqiptare, si arsyen bazë që vendi i rezistoi kësaj krize të paprecedent. Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Kevin Rudd biseduan dhe ndanë gatishmërinë e plotë edhe për krijimin sa më shpejt të kornizës ligjore bilaterale të nevojshme për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes. Në këtë kuadër, Ministri Rudd bëri me dije planin për të vizituar

Shqipërinë në muajt e ardhshëm, i shoqëruar me përfaqësues të kompanive australiane të interesuara për të investuar në Shqipëri. Ai theksoi se Australia, si një vend mik ofron një pikë të rëndësishme mbështetjeje në lidhje me vendet në zhvillim të shpejtë në Azi. Ndërkohë, dita e parë të punimeve të Konferencës së Sigurisë trajtoi dy tema; “Roli i Gjermanisë në Evropë e në botë”, si dhe “Energjia, burimet dhe ambienti: si Parametra për një siguri të re?”. Pas punimeve, kryeministri Sali Berisha u shpreh ndër të tjera se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha, por “është një vend gjithashtu, të cilën duhet se do të kalojnë dhe gazsjellës të mëdhenj, që do të sjellin gazin Kaspik drejt Evropës”. “Bisedova me faktorë kryesore siç është presidenti Azerbajxhanit, ku unë së shpejti do të kem një vizitë zyrtare në këtë vend mik, por dhe me faktorë dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e energjisë. Shqipëria dihet që është një vend me

Dita e parë të punimeve të Konferencës së Sigurisë trajtoi dy tema; “Roli i Gjermanisë në Evropë e në botë”, si dhe “Energjia, burimet dhe ambienti: si Parametra për një siguri të re?”

potenciale serioze në energjinë e rinovueshme dhe unë do t’ju them se një nga qëllimet më kryesore të miat është të takoj përfaqësues të biznesit të interesuar për investime në energjinë ujore, të erës, gjeotermike dhe të diellit, në një vend që i ofron të gjitha këto në sasira të konsiderueshme. Kam takuar sot pasdite biznesmene që janë në Londër dhe vende të tjerë, të cilët po tregojnë interes të madh për burimet e energjetike të Shqipërisë”, tha dje Berisha. Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e themeluar në vitin 1962, ka një traditë të gjatë në diskutimin e politikave të sigurisë dhe është kthyer në evenimentin më të madh botëror në këtë fushë. Çdo vit ajo bashkon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet bota, për të identifikuar sfidat e ardhshme të sigurisë dhe për të gjetur zgjidhjet e tyre. Në sesione të veçanta të saj, Konferenca do të trajtojë tema të ndryshme si roli i Gjermanisë në Europë e në botë; energjia, burimet dhe ambienti si parametra të një sigurie të re; ndërtimi i një komuniteti të sigurisë euroatlantike; Amerika, Evropa dhe ngritja e Azisë; kriza financiare dhe konsekuencat e saj për sigurinë ndërkombëtare etj. Konferenca drejtohet nga Ëolfgang Ischinger, i cili ndër të tjera ka qenë përfaqësues i Bashkimit Europian në trojkën për statusin e Kosovës, para shpalljes së pavarësisë së saj.

Kryeministri Berisha dje në Konferencën e Sigurisë në Gjermani

Austri, Rama merr mbështetje për taksën progresive Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Shtetit për Financat, Andreas Schieder dhe një grup deputetësh austriakë VJENË Në ditën e dytë të vizitës së tij, lideri i opozitës, Edi Rama zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Shtetit për Financat, Andreas Schieder. Sipas njoftimit për shtyp të Partisë Socialiste, gjatë këtij takimi Rama ka marrë mbështetje të plotë për modelin e taksimit progresiv që PS synon të vendosë në qeverisjen e saj. Në intervistën e tij, Schieder thotë se “taksimi progresiv është rruga më e drejtë”. “...Sot ne folëm për ekonominë, në veçanti në lidhje me krijimin e një sistemi taksimi më të favorshëm e më të drejtë. Unë besoj se aplikimi i një takse të sheshtë në nivel të ulët nuk është një ide e mirë, pasi vetëm favorizon të pasurit dhe iu merr paratë njerëzve të varfër. Siste-

mi i taksave duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm; kjo do të thotë: taksa progresive; çështjet e taksave që lidhen me të ardhurat; gjithashtu aplikimi i tatimit mbi fitimin kapital etj; kjo sepse duhet të sigurohemi që shoqëria jonë të mos ndahet, por të qëndrojë e bashkuar, kjo është e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme si për Austrinë ashtu edhe për Shqipërinë dhe, duke qenë se kemi marrëdhënie shumë të mira, ideja është që të diskutojmë më tej mbi shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e ideve, shkëmbimin e eksperiencave mbi sesi do të krijojmë një sistem taksimi të drejtë e të favorshëm që gjithashtu mbështet rritjen ekonomike e punësimin. Ky është një debat që po ndodh tashmë në nivelin europian dhe unë jam i lumtur që në të ardhmen e afërt do ta thellojmë këtë debat edhe me miqtë tanë në Shqipëri”, tha pas takimit, Sekretari i Shtetit të Austrisë për Financat Andreas Schieder. Ai ofroi gjithashtu mbështetje të ekspertëve austriakë

në fushën e financave publike për programin e ri të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”. Po dje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me një grup të deputetësh të SPO të kryesuar nga Sekretarja e Grupit Parlamentar Socialist për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën, Christine Muttonen. Në takim ishin po ashtu të pranishëm edhe sekretarët për çështjet e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, informoi përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist austriak mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit europian. Duke u ndalur në këtë çështje, Rama u kërkoi deputetëve austriakë një mbështetje sa më të gjerë për Shqipërinë në proceset integruese duke i siguruar ata po ashtu mbi vullnetin e opozitës shqiptare për të ndihmuar maksimalisht në përmbushjen e të gjitha kritereve

“Ky është një debat që po ndodh tashmë në nivelin europian dhe unë jam i lumtur që në të ardhmen e afërt do ta thellojmë këtë debat edhe me miqtë tanë në Shqipëri”

në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama i njohu deputetët austriakë edhe me programin e ri të PS, “Për një Rilindje Shqiptare”. Sfida veçanërisht të rëndësishme, i quajti Rama, garantimin e funksionimit normal të shtetit të së drejtës e pavarësisë së institucioneve. Menjëherë pas takimit, Christine Muttonen Sekretare e Grupit Parlamentar Socialist austriak për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën u shpreh se temat e diskutuara lidheshin me procedurat ligjore dhe qeverisjen në përgjithësi, por edhe çështje që kanë të bëjnë me arsimin dhe atë universitar në veçanti, çështjet që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, si dhe për papunësinë. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të luftohet korrupsioni dhe për të pasur një sistem ligjor funksional, por gjithashtu është shumë e rëndësishme që të ndihmohen të rinjtë për t’u punësuar dhe në këtë drejtim ju duhet të fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja”, - tha ajo pas takimit.


E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

5

PS regjistron anëtarësinë me karta të reja Partia Socialiste do të nisë riregjistrimin e anëtarësisë së saj. Kjo së pari për të pastruar listat e saj nga anëtarësia fiktive, por edhe për të bërë një kategorizim të saj, sipas kontributeve dhe aktivitetit që kryen gjithsecili. Për këtë qëllim selia rozë ka përgatitur dhe ka nisur shpërndarjen për në çdo rreth të një kartele të posaçme të anëtarit të partisë. Kartela në fjalë përmban një sërë hapësirash, të cilat duhet të mbushen nga anëtari i partisë, duke filluar që nga të dhënat identifikuese,

arsimi, profesioni, viti i anëtarësimit në parti, përshkrim i jetës së partisë etj. Por përveç kësaj, kartela do të jetë dhe një lloj evidence për punën dhe aktivitetin që do të kryejë çdo anëtar partie që nga ky regjistrim i ri e në vazhdim, kjo për të bërë të mundur vlerësimin e gjithsecilit në bazë të kontributeve që jep në funksion të partisë. Gjithmonë në funksion të rritjes së efektivitetit të partisë, PS do të shpërndajë dhe karta anëtarësie të posaçme, ku ai që punon më shumë në funksion të

rritjes së rezultateve të partisë do të jetë më i privilegjuar edhe në momentin kur kjo forcë politike do marrë pushtetin. Ndërkohë që nga ana tjetër, këtë vit PS e ka shpallur si vit të anëtarësimeve të reja, duke i vënë qëllim vetes që ta shtojë anëtarësinë e saj me 30 %. Për të gjithë ata individë që do të anëtarësohen këtë vit, PS ka programuar që t’i pajisë dhe me një kartë të veçantë, e cila do të ketë dhe simbolikën e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

Ilir Meta: Sulmet ndaj prokurores duhet të ndalen Kryetari i LSI, Ilir Meta tha dje në “Tonight” të Ilva Tares, se sulmet ndaj prokurorisë duhen ndaluar dhe se prokurorja duhet të jetë më e përgjegjshme. “Absolutisht duhen ndaluar sulmet, por dhe prokurorja duhet të jetë më e përgjegjshme”, - tha Meta duke shtuar se vetë ai i ka dërguar një letër Ina Ramës, ku me nota shumë të sjellshme i kërkon vetëm zbatimin e ligjit. Meta ishte i mendimit se opinioni publik është i lodhur me videot dhe la të kuptohej se 180 orët e përgjimit të lajmëruara nga Spartak Braho nuk do të bëhen publike. Meta kundërshtoi deklaratën e kryeprokurores Ina Rama për vrasjet e 21 janarit, kur tha se ato nuk janë vraje me dashje. “S ka komandant garde që të vrasë me dashje”. Kreu i LSI-së ndërkaq theksoi se “në parim jam për taksën progresive, por nuk mund të bëjmë kaos në ekonomi duke ndryshuar politikën fiskale çdo katër vjet. “S’mund të dekurajojmë bizneset e mëdha dhe firmat e mëdha që kanë bërë plane biznesi afatgjata”, - shtoi ai. Dhe për këtë duhen bërë stu-

Kreu i LSI-së, Ilir Meta

dime dhe diskutime me grupet e interesit. “Mund të shtrohen alternativa vetëm pasi të bëhen këto sondazhe dhe jo për të bërë një lajm dhe demagogji sikurse po bëhet, pasi thelbi duhet të jetë rritja e punësimit”. Sipas tij, nuk mund të bëhen eksperimente me ekonominë e vendit, pasi të prekurit, në rast të ndryshimit të taksës së sheshtë, më të dëmtuarit janë të punësuarit. I pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe se a ka ambicie ai për këtë post, Meta u përgjigj se figura e

presidentit duhet të jetë sa më e pavarur nga politika. Ndërkaq për kandidaturën e Fatos Nanos, Meta tha se procesi nuk ka filluar akoma, “kam respekt për të gjithë kandidatët”. Edhe për pritshmërinë e rihyrjes së tij në qeveri pas mbylljes së procesit gjyqësor, kreu i LSI-së u tregua i rezervuar kur tha se “s’kam asnjë plan në këtë drejtim, plani im është ai që ka të bëjë me rivitalizimin e LSI-së dhe për të çuar para proceset integruese të vendit”.

Dokle: Duhet konsensus me PD për 12 kushtet e BE-së

PS e Vlorës: Eltar Deda të kandidojë sërish për krytar Socialistët e Vlorës kërkojnë që deputeti i Vlorës, Eltar Deda të vijojë të mbetet edhe kryetar i degës së PS-së në qytetin bregdetar. Dje në mbledhjen e asamblesë së Vlorës, ku ka qenë e pranishme dhe e deleguara e kryesisë, deputetja Valentina Leskaj, pjesëtarë të këtij forumi pasi janë njohur me vendimet e qendrës kanë insistuar që Eltar Deda të ketë të drejtën të kandidojë sërish për një mandat tjetër për kreun e PS-së së Vlorës. Por ky post është në kundërshtim me vendimet e fundit të asamblesë së madhe, që parashikojnë se deputetët nuk duhet të kandidojnë për kryetarët e degëve në bashki e komuna. E deleguara e kryesisë për qarkun e Vlorës, Valentina Lekaj pasi ka dëgjuar kërkesën e anëtarëve, ka garantuar se do ta përcjellë këtë kërkesë pranë

Eltar Deda

kryetarit dhe kryesisë së madhe. Më tej mbledhja ka vijuar me prezantimin e masave organizative për qytetin e Vlorës, ndërsa sot do të mbahet edhe mbledhja e asamblesë së rrethit.

“Do ishte shumë pozitive që të arrihet një konsensus sidomos për zgjidhjen e atyre problemeve që janë shtruar në tavolinë dhe që kanë të bëjnë me 12 prioritetet. Qëndrimet e fundit të mazhorancës kam përshtypjen se mund të krijojnë shqetësim” Partia Socialiste është e gatshme që t’i përmbahet paktit të nënshkruar me demokratët dhe të miratojë ligjet me 3/5-at që kanë mbetur në axhendën parlamentare brenda afatit të përcaktuar, pra brenda muajit mars. Por para se të japë votën e saj, PS pritet të paraqesë një paketë të plotë propozimesh, të paktën për Kodin Penal dhe për Gjykatën Administrative. Ndaj për hartimin e tyre në selinë rozë janë ngritur grupe të posaçme pune, të cilat falë edhe tryezave të organizuara me grupe interesi, do të bëjnë dhe amendamentet konkrete. Një fakt të tillë e ka konfirmuar dje nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle, i cili në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur mes të tjerash edhe për reformën parlamentare, apo edhe për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Ligjet me 3/5-at Duke folur lidhur me zbatimin e paktit PD-PS për ligjet me 3/5-at, nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle është shprehur i sigurt se nga ana e PS-së ekziston i gjithë vullneti që ai pakt të respektohet dhe ligjet në fjalë së bashku me reformat përkatëse të përfundojnë brenda muajit mars. Duke evidentuar Kodin Penal dhe projektligjin për Gjykatën Administra-

Namik Dokle

tive, Dokle theksoi se për këto PS po punon, që kur të vijë momenti të bëjë një diskutim serioz të tyre duke paraqitur dhe amendamente përkatëse. “Për kodet dhe Gjykatën Administrative është bërë një plan që ato të përfundojnë së miratuari në fund të muajit mars të këtij viti. Po punohet me seriozitet, dhe PS, ashtu si dhe për Kodet e mëparshme ka organizuar disa tryeza me specialistë për të qenë sa më e gatshme në kohën e diskutimit në parlament dhe për ta mbyllur procesin e miratimit të këtyre ligjeve në muajin mars”, - tha Dokle. Ndërkohë që në kuadër të këtij pakti ai ka bërë të ditur se puna po ecën edhe për reformën parlamentare, për të cilën deri më tani ka siguruar se ka pasur mirëkuptim mes palëve në grupin e punës të ngritur për këtë qëllim. “Për fat të mirë, deri tani në grupin e punës ku janë përfaqësues të PS dhe PD, elementët e diskutuar kanë pasur një konsensus dhe mirëkuptim. Ne kemi përcaktuar tri drejtime kryesore: drejtimi i parë janë disa ndryshime në rregullore, që vijnë si rezultat i ndryshimit të mëparshëm të rregullores pa konsensus. Së dyti kemi rënë dakord të dy palët edhe për problemin e buxhetimit të brendshëm të Kuvendit,

në mënyrë që roli i komisioneve dhe i grupeve politike të jetë më i madh në planifikimin dhe përdorimin e tij. Së treti, do të shihen disa elementë të statusit të deputetit dhe për të cilin ka mirëkuptim”, - tha Dokle, ndërsa ka konfirmuar se kanë nisur konsultimet edhe me përfaqësues të huaj. Ndërkohë lidhur me reformën zgjedhore, Dokle bëri të ditur se PS mbështet kërkesën e partive të vogla për të korrektuar sistemin zgjedhor, duke evidentuar në të njëjtën kohë se PD është kundër kësaj. 21 Janari Në emër të procesit të integrimit, Dokle shtroi nevojën që mes palëve politike në vend të ketë një konsensus më të gjerë për të realizuar 12 prioritetet e BEsë. Por ai ka shprehur frikën se me zhvillimet e fundit politike në vend, me ‘presionin’ siç e quajti ai, që po i bëhet sistemit të drejtësisë për hetimin e 21 janarit, gjërat mund të shkojnë për keq. “Do ishte shumë pozitive që të arrihet një konsensus, sidomos për zgjidhjen e atyre problemeve që janë shtruar në tavolinë dhe që kanë të bëjnë me 12 prioritetet. Qëndrimet e fundit të mazhorancës kam përshtypjen se mund të krijojnë shqetësim”, - tha Dokle.


6

MAPO

13 QERSHOR 2010 WWW.GAZETAMAPO.COM

rrethe Policia e Durrësit ka arrestuar 48-vjeçaren dhe bashkëpunëtorin e saj, pas denoncimit të një të moshuari që i bëhej presion për 15 mijë euro

Shantazh me fotot intime, një prostitutë në pranga Durrës Një prostitutë dhe bashkëpunëtori i saj kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi u bënin shantazh klientëve nëpërmjet fotove komprometuese. Policia e Durrësit njoftoi pasditen e djeshme se ka arrestuar 48-vjeçaren me inicialet D. Sh dhe 39-vjeçarin Teki S., të cilët u bënin shantazh klientëve që kryenin marrëdhënie seksuale me 48-vjeçaren. Çifti, pasi fotografonte klientët e së arrestuarës, u kërkonte atyre shuma të konsiderueshme parash në këmbim të mospubli-

kimit të fotove intime. Operacioni për ndalimin e të dyshuarve është kryer pasditen e djeshme nga policia e qytetit bregdetar, pas denoncimit të një 70-vjeçari nga Kavaja. Denoncuesi, emri i të cilit nuk bëhet publik nga policia, ka deklaruar se gruaja 48-vjeçare dhe bashkëpunëtori i saj i kanë bërë shantazh me disa foto komprometuese, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të tyre. Sipas burimeve të policisë mësohet se 70-vjeçari nga qyteti i Kavajës ka denoncuar se pasi kishte

kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me të arrestuarën, ajo vetë dhe bashkëpunëtori i saj i kishin kërkuar 15 mijë euro në këmbim të mospublikimit të fotove intime. Por ky nuk është rasti i vetëm. Dyshohet se të arrestuarit kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet kësaj skeme edhe më parë, ndaj policia ka nisur hetimet. Tashmë dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa policia po verifikon rastin e denoncuesit, i cili ka dhënë detaje mbi skemën e përdorur nga çifti.

KRONIKA

Kapen 4 kg marijuanë në autobus, pranga korrierit Lënda narkotike kishte si destinacion Kallamatën e Greqisë. Policia identifikon mes pasagjerëve shoqëruesin e drogës Kakavijë Policia e Kakavijës ka sekuestruar në një auto-

bus udhëtarësh 4 kilogramë marijuanë, e cila kishte si destinacion Greqinë. Gjatë veprimeve të tyre, blutë e kufirit në bashkëpunim edhe me kolegët e antidrogës në Gjirokastër kanë ndaluar edhe pasagjerin e dyshuar si transportues të ngarkesës me lëndë narkotike. Si nxitje e këtij operacioni antidrogë ka shërbyer një informacion i marrë orët e vona të ditës së enjte nga policia e Kakavijës. “Sipas këtij informacioni të marrë në rrugë operative, me një nga autobusët e linjave ndërkombëtare Tiranë -Kallamatë do të tentohej të trafikohej në drejtim të Greqisë një ngarkesë me lëndë narkotike”, - thonë burime policore në Kakavijë. Përgjatë mbrëmjes së enjte, policia e Kakavijës ka përforcuar shërbimet dhe kontrollet në autobusët e pasagjerëve që udhëtonin në drejtim të Greqisë.  Rreth orës 23:00, në stacionin kufitar të Kakavijës ka mbërritur autobusi me targë TR 68 18 U, i cili i është nënshtruar kontrollit rutinë të policisë kufitare. “Gjatë kontrollit që ushtruam në bagazhet e pasagjerëve ne gjetëm një çantë pa biletën shoqëruese. Brenda saj kishte një pako të madhe, në formë të çrregullt, e mbështjellë me letër natriban transparent dhe letër alumini, me të cilat ishte paketuar rreth 4 kg marijuanë”, thotë një prej efektivave të policisë kufitare, pjesëmarrës në këtë operacion. Pas zbulimit të ngarkesës me lëndë narkotike, policia e Kakavijës ka shoqëruar shoferin e autobusit, si dhe dy pasagjerë të dyshuar si të implikuar në këtë rast të transportit të marijuanës. Më pas u zbulua se çanta ku u gjetën 4 kg marijuanë i përkiste pasagjerit të autobusit, Argjent Shametaj 37 vjeç, nga Mallakastra, i cili u arrestua. B. Shehu

Një i vdekur nga dëbora në Bulqizë, 63-vjeçari gjendet 1 km larg shtëpisë Xhevat Muka, i zhdukur prej tri ditësh nga familja, është gjendur i ngrirë në fshatin Çereneç të Bulqizës. Policia shpëton 40 pasagjerë të një autobusi të bllokuar në Qafë-Muzinë, emergjenca në të gjithë vendin Bulqizë Një 63-vjeçar i zhdukur prej tri ditësh nga familja është gjetur i vdekur nën dëborë në rrethin e Bulqizës. Prej tri ditësh, familjarët e Xhevat Mukës janë shqetësuar për  humbjen e 63- vjeçarit dhe kanë nisur kërkimet, por janë hidhëruar dje kur e kanë gjetur vetëm 1 kilometër larg shtëpisë, në mes të dëborës. Ngjarja e rëndë, e cila shënon viktimën e parë nga i ftohti në Shqipëri, ndodhi në fshatin Çerenec të Bulqizës. Familjarët tregojnë se Muka kishte vajtur në komunën e Gjoricës për të plotësuar disa dokumente dhe ka nisur udhëtimin për t’u kthyer në shtëpi, por moti me reshje të dendura bore, temperaturat disa gradë nën zero dhe sidomos era e fortë kanë shkaktuar vdekjen e tij. Mësohet se dje paradite, familja Muka është ndihmuar nga policia lokale dhe ndërmarrja e rrugëve rurale për hapjen e rrugës, pasi trashësia e borës kishte arritur mbi 60 cm. Për tri ditë familjarët kishin tentuar të kontaktonin me telefon me njeriun

Autobusi ku u kap droga

Gjendet në lumë një foshnje e sapolindur Fier Dy fëmijë romë kanë gjetur poshtë urës së

Gjanicës një foshnje të vdekur, mbështjellë me një qese plastike. Fëmijët kanë pohuar për policinë se janë përpjekur të hapin thesin për të parë se çfarë kishte brenda tij dhe janë tmerruar kur kanë parë aty një trup foshnje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë këqyrur vendin e ngjarjes ku ndodhej  trupi i  pajetë i foshnjës. Ata e kanë dërguar atë në morgun e qytetit. Trupi i është nënshtruar ekspertizës së kryer nga mjeku ligjor. Burime nga morgu i Fierit deklaruan se foshnja i përket seksit mashkull dhe dyshohet se ai ka lindur brenda harkut kohor të 24 orëve. Specialistë të grupit hetimor kanë pohuar se janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes në disa pista, ku më kryesoret janë ato të lindjes së fëmijës në kushtet e shtëpisë dhe më pas, flakjen e saj në lumë. 

e tyre të afërm, madje u kishin telefonuar edhe miqve, por nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Nga të dhënat e para të grupit hetimor mendohet se Muka ka humbur jetën për shkak të të ftohtit. Gjirokastër Një situatë emergjente për shkak të motit kanë kaluar edhe punonjësit e policisë së Gjirokastrës, të cilët u kanë ardhur në ndihmë 40 pasagjerëve të një autobusi, të mbetur mes 1 metri dëborë. Të lajmëruar për rrezikun që u kanosej pasagjerëve, efektivat e policisë kanë transportuar duke përdorur edhe automjetet e tyre private me dhjetëra persona që ndodheshin në mjetet e bllokuara nga dëbora, lartësia e së cilës llogaritej në rreth 1 metër. “Ndërhyrja jonë ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve të rreth 40 pasagjerëve që udhëtonin në një autobus të linjës së Sarandës, i cili u bllokua nga dëbora në Qafën e Muzinës”, -thotë Xhemil Biraçi, shef i Sigurisë Rrugore. Autobusi në të cilin ndodheshin edhe fëmijë të moshës 6-muajshe ishte nisur nga qyteti i Sarandës orët e para duke u gdhirë dita e enjte dhe udhëtonte për në Tiranë. Por furia e dëborës bëri që gjatë udhëtimit  autobusi së bashku me pasagjerët të bllokohet në Qafën e Muzinës. “Autobusi kishte ngelur në mes të dëborës, e cila vazhdonte të binte me furi. Ndërkohë gjendja vështirësohej edhe më

shumë, pasi era sillte nga maja e malit masë dëborë duke e rritur lartësinë e saj në zonën ku ishte bllokuar mjeti”, - përshkruan situatën e krijuar efektivi i policisë rrugore. Fillimisht, në drejtim të autobusit është hapur një rrugëkalim këmbësorësh, ku efektivat e policisë kanë nisur të nxjerrin nga mjeti gratë dhe fëmijët. Gjatë këtij operacioni emergjence, mes 40 pasagjerëve nuk pati asnjë të lënduar apo me probleme si shkak i dëborës. Shkodër Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Dukagjin, ku emergjencat civile i kanë ardhur në ndihmë një 18-vjeçareje me probleme shëndetësore. Nga prefektura e Shkodrës është angazhuar një mjet i FNSH-së, i cili rreth orës 11:30 është nisur drejt Prekalit, shoqëruar nga një mjek i urgjencës. Ndërkohë, në komunat Pult, Shalë, Shosh,Temal  e Shllak ka bllokim total të rrugëve, si dhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Shkollat janë të mbyllura. Në rrethin e Malësisë së Madhe situata më e vështirë mbetet në komunën më veriore të vendit, në atë të Kelmendit, ku trashësia e dëborës është 1 metër. Situata paraqitet mjaft e rënduar edhe në rrethin e Pukës, ku vazhdojnë të jenë të mbyllura të gjitha shkollat. Në këtë rreth, të gjitha rrugët komunale janë të bllokuara nga bora. P.Hasa, B.Shehu, D.Kolaj

Dëbora, 50 kamionistë gdhihen në kufi

@ www.mapo.al

rrethe

Qafë-Thanë Më shumë se 50 drejtues të automjeteve të tonazhit të rëndë gdhijnë natën në kufirin Shqipëri-Maqedoni, të izoluar nga dëbora. Reshjet e shumta të dëborës kanë prekur edhe shtetin fqinj, Maqedoninë. Segmenti rrugor Strugë-Qafë Thanë ka një trashësi që kalon gati një metër, ndërkohë që kjo ka

sjellë jo pak probleme për dhjetëra maune që lëvizin në drejtim të Shqipërisë kryesisht me targa shqiptare, por dhe ato që kalojnë tranzit në vendin tonë. Automjetet e tonazhit të rëndë janë bllokuar për më shumë se 20 orë në afërsi të kufirit shqiptar, në territorin e vendit fqinj. Shoferët e kamionëve që

kanë mbetur peng i dëborës, kanë kërkuar ndihmë në policinë maqedonase nëpërmjet disa telefonatave me të, por kjo e fundit ndonëse u ka ardhur në ndihmë duke shkuar pranë tyre, ka qenë e pafuqishme t’i bëjë ata të lëvizin. Rrugët janë hapur vetëm në orët e mbrëmjes së djeshme. I. Vreto


e shtunë, 04 SHKURT 2012 www.mapo.al

kronikë

7

MAPO

Vjedhja e argjendarisë, grabitësit mbajnë peng shitësen Shitësja e një argjendarie në Berat është mbajtur peng për më se 15 minuta, ndërsa dy persona të armatosur kanë grabitur 10 milionë lekë nga arka e saj. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen Mangalem, në dyqanin e Pal Shkarpes. Policia ka gjetur në rrugicat e lagjes një armë zjarri të tipit kallashnikov dhe një maskë. Sipas uniformave blu, kjo është vjedhja më e madhe e regjistruar vitet e

fundit në këtë qytet. Edhe në Lezhë, një pikë këmbimi valutor u bë pre e maskave. Rreth orës 14 të ditës së djeshme, dy persona të armatosur kanë hyrë në argjendarinë e djalit të ish-prefektit të Lezhës, Armelon Reçi, ku kanë vjedhur 70 mijë lekë dhe 3 mijë dollarë. Sipas pronarit të pikës, grabitësit kanë qenë pa maska. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e agresorëve.

Arresti i ish-kreut të Gardës, gjykata rrëzon për herë të dytë Prokurorinë Gjyqtari Shkëlqim Mustafa ka lënë në fuqi “arrestin shtëpiak” për Ndrea Prendin, duke ia kaluar Apelit shqyrtimin e provave të reja, të siguruara nga Prokuroria. Seanca me dyer të mbyllura zgjati 30 minuta Leonard Bakillari

Tiranë Prokuroria e Tiranës është

rrëzuar për herë të dytë nga gjykata lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i dyshuar për vrasjen e Faik Myrtajt në demonstratën e 21 janarit. Paraditen e djeshme, gjykatësi Shkëlqim Mustafa ka rrëzuar kërkesën e dytë të bërë nga prokuroria për dërgimin në qeli të Ndrea Prendit. Gjykata ka shfrytëzuar shqyrtimin e kësaj çështjeje nga Gjykata e Apelit për të mos marrë në konsideratë provat e reja të paraqitura nga ana e prokurorisë. Në një seancë me dyer të mbyllura, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta, prokuroria paraqiti provat e reja, të siguruara menjëherë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës. Por këto prova nuk janë shqyrtuar nga gjykata, pasi kjo çështje do të gjykohet javën e ardhshme në Gjykatën e Apelit. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se dy prokurorët, Genci Qana dhe Marjeta Zaimi kanë paraqitur në gjykatë një fletë-dalje të armës tip pistoletë që është firmosur nga ishkomandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Sipas prokurorëve, kjo prove e re e rëndon edhe më shumë pozitën e ish-kreut të Gardës në lidhje me dyshimet se ai ka qëlluar me pistoletën e shërbimit demonstruesin Faik Myrtaj në protestën e 21 janarit të vitit të shkuar. Gjatë seancës së djeshme, prokurorët kanë deklaruar se kjo provë së bashku me aktekspertimin balistike të kryer në laboratorët e FBI-së, tregon se pis-

Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi në seancën gjyqësore

toleta që ka kryer vrasjen ka qenë në përdorim të komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Prokuroria e akuzon se më pas, në dijeni të plotë Prendi shkatërroi armën e tij duke ndryshuar tytën me armën e shoferit të tij dhe gjatë seancës së djeshme, përfaqësuesit e akuzës thanë se kjo akuzë vërtetohet edhe me provën shkresore të paraqitur ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Nga ana e tij, avokati mbrojtës, Genci Gjokutaj kundërshtoi kërkesën, duke këmbëngulur në mosndryshimin e masës, duke e argumentuar me faktin se procesi është paralel edhe në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve vendosi të rrëzojë kërkesën e organit të akuzës. Sipas tij, kjo

çështje nuk mund të gjykohej në Shkallën e Parë deri sa për të pritej një vendim në apel. Gjykata nuk ka pranuar as të marrë në shqyrtim provat e reja të prokurorisë, duke shpjeguar se kjo kërkesë do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Vetë ish-komandanti i Gardës nuk mori pjesë në seancën e djeshme. Të mërkurën e javës së ardhshme pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit kërkesa e prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ndrea Prendit, pasi janë siguruar provat e reja: fletëdalja e armës dhe dëshmia e magazinierit të armëve të Gardës, i cili ka deklaruar për prokurorinë se pistoleta e dyshuar është tërhequr nga komandanti i Gardës. Dy javë më parë, prokuroria kërkoi arrestimin e ko-

Të mërkurën e javës së ardhshme pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit kërkesa e prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ndrea Prendit, pasi janë siguruar provat e reja

mandantit të Gardës, pasi aktekspertimi i FBI-së tregonte se arma e tij ka qëlluar Faik Myrtajn. Por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Prendit, me argumentin se nuk provohet që pistoleta tip “Beretta” me nr. P52796Z, është e komandantit të Gardës. Të njëjtën masë gjykata dha edhe për shoferin e tij, Margarit Kume, i cili sipas prokurorisë ka ndërruar tytën e armës me Prendin, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit. Për ngjarjet e 21 janarit prokuroria kërkoi edhe arrestimin e specialistit të ITsë në Kryeministri, Armando Kasaj, pasi dyshohet se ka kopjuar dhe më pas fshirë pamjet e protestës, të cilat ishin regjistruar nga kamerat e Kryeministrisë.

Mbrojtja 260 faqe e Ylli Pinarit: S’kam përgjegjësi për Gërdecin Ish-drejtori i MEICO ka kërkuar pafajësi në gjykatë, pasi sipas tij furnizimi me armë i Gërdecit bëhej përmes VKM-së Tiranë Ish-drejtori i ndërmarrjes

së import-eksportit të armëve, Ylli Pinari është mbrojtur dje në Gjykatën e Tiranës lidhur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij pas tragjedisë të 15 marsit 2008 në Gërdec. Në një mbrojtje të detajuar prej 260 faqesh, avokati i tij ka renditur të gjitha provat dhe faktet mbi të cilat i pandehuri Pinari kërkon pa-

fajësinë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe vetë ish-kreu i MEICO-s, avokati i tij mbrojtës, Bashkim Asllani ka lexuar vetëm pjesën e parë të mbrojtjes, për të vijuar më tej në seancën e radhës. Në raportin voluminoz thuhet se ndërmarrja MEICO ishte pjesë e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në varësi të kësaj ministrie, ndërsa në vijim theksohet se në bazë të ligjit për ndërmarrjet shtetërore përcaktohet si organ drejtues i ndërmarrjes shtetërore Këshilli Drejtues i tyre, i cili funksionon në mënyrë kolegjiale. Në këtë mënyrë, mbrojtja preten-

don se vendimet në MEICO nuk merreshin vetëm nga një person, por nga Këshilli Drejtues i përbërë nga 5 anëtarë, të cilët janë dhe kryetarët e Degëve të Ndërmarrjes. Nga ana tjetër, Pinari ka pretenduar se furnizimi me armë i fabrikës së demontimit në Gërdec është rregulluar përmes VKM-së së Këshillit të Ministrave. Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari është konsideruar nga prokuroria si personi kyç në tragjedinë e Gërdecit, për shkak edhe të pozicionit të tij. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Pinarin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008, në

Ylli Pinari

ish-fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Mbrojtja e ish-drejtorit të MEICO-s pritet të vijojë seancën e ardhshme dhe në varësi të saj gjykata do të dëgjojë edhe konkluzionet e mbrojtjes për të pandehurin e fundit të këtij procesi, Mihal Delijorgji. Delijorgji është i pandehuri i vetëm i cili nuk ka bërë ende mbrojtjen për akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij. Në këtë proces gjykohen 29 të pandehur, të cilët akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008. L.Bakillari


8

MAPO

e shtunë, 04 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Opozita: I pamundur përpunimi i deklarimit të të ardhurave Megjithëse opozita në parim është pro deklarimit individual të të ardhurave, gjykon se është herët implementimi i tij për arsye teknike. Pritet që rreth 100 mijë qytetarë të plotësojnë këtë vit deklaratën individuale të të ardhurave, në të cilën do të deklarojnë pasurinë dhe të ardhurat për vitin 201, projekt ky që zbatohet për herë të parë në Shqipëri. Arben Ahmetaj, deputet i Partisë Socialiste, ashtu siç theksoi edhe ditë më parë në komisionin kuvendor të Ekonomisë

dhe Financave, gjykon se është herët aplikimi i këtij ligji, pasi mungon sistemi i përpunimit të deklaratave të të ardhurave. “Ligji duhej të parashikonte detaje të tjera që do të mund të sillnin efekte edhe më pozitive”, - thotë ai. Sipas tij, kategoria e shpenzimeve të zbritshme duhej të zgjerohej. Ligji për tatimin mbi të ardhurat parashikonte përfshirjen në skemë të të gjithë qytetarëve me të ardhura 200 mijë lekë në vit. Arben Ahmetaj

BSH: Çmimet e banesave ranë 4 për qind më 2011 Banka e Shqipërisë thekson se zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së tyre kanë filluar të bien, ndërsa qiraja po rritet. Ja tendencat e tregut Blerina Hoxha

Çmimet e banesave në fund të vitit që shkoi shënuan vlerë negative -3.8 për qind. Shifra është dhënë nga Banka e Shqipërisë pas një vëzhgimi në këtë treg. Kështu, një apartament me vlerë 100 mijë euro ka rënë mesatarisht me 4 mijë euro. Mirëpo sipas agjencive imobiliare në Tiranë, rënia më e madhe deri në 100 euro për metër katror ka ndodhur në zonat periferike të Tiranës, si Kombinati, zona e Freskut, Farka e tej. Ndërsa brenda unazës është shënuar një rritje e lehtë e cmimeve. Mirëpo rënia e cmimeve të banesave është shoqëruar me rritje të cmimeve të qirave. Kjo dukuri ka një lidhje, pasi të interesuarit hezitojnë të blejne shtëpi, duke rritur kërkesën për qira dhe për rrjedhojë edhe ccmimin. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2011, indeksi i qirasë (IQ) për Tiranën shënoi një rritje të theksuar me rreth 8.8% në terma nominalë vjetorë. Kjo rritje konfirmon trendin rritës të nisur që nga tremujori i kaluar. Në terma vjetorë realë, IQ shënoi rritje prej 6.1%. Krahasuar me tremujorin e kaluar, indeksi i qirasë shënoi rritje me rreth 17.3% në terma nominalë dhe rritje me rreth 16.0% në terma realë. Banka e Shqipërisë thekson se zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së tyre kanë filluar të bien, krahasuar me çmimin e qirasë së tyre. Raporti i indeksit të çmimeve dhe të qirasë shënoi vlerën 1.86 ose rreth 20% më i ulët, krahasuar me

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

tremujorin e mëparshëm dhe rreth 9.2% më i ulët, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Megjithëse në rënie, ky raport vijon të qëndrojë mbi trendin e tij historik. Në tremujorin e tretë të vitit 2011, treguesi i besimit në ndërtim rezultoi lehtësisht më i përmirësuar krahasuar me një tremujor më parë, si rrjedhim i porosive dhe kërkesës më pozitive në këtë sektor. Megjithatë, tkurrja e të ardhurave të mbledhura nga TVSh-ja gjatë tremujorit të tretë dhe mirati-

mi i një numri më të ulët lejesh ndërtimi gjatë tremujorit të dytë, mund të sugjerojnë se ecuria e sektorit ndërtues vijon të mbetet e ngadaltë edhe në gjysmën e dytë. Në këtë linjë janë edhe rezultatet e vrojtimeve, sipas të cilave, bizneset shprehen pesimiste lidhur me ecurinë e ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2011. Luhatshmëria e vlerës së shtuar në sektorin e ndërtimit nuk u stabilizua në tremujorin e dytë të vitit 2011. Pas kontraktimit të shfaqur në vitin

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2011, indeksi i qirasë (IQ) për Tiranën shënoi një rritje të theksuar me rreth 8.8% në terma nominalë vjetorë

2010 dhe rritjes së moderuar në tremujorin e parë të vitit 2011, në tremujorin pasues sektori i ndërtimit gjeneroi një vlerë të shtuar 1.7% më të ulët në terma vjetorë dhe 7% më të ulët në terma tremujorë. Kërkesa e ulët ka ndikuar në tkurrjen e vëllimit të ndërtimit me 9.7%. Duke iu referuar vlerës të lejeve të ndërtimit të miratuara rezulton se rënia vjetore e kësaj vlere për tremujorin e dytë ka ardhur kryesisht nga tkurrja e ndërtimeve për qëllime banimi.

Punësimi më 2011 u tkurr në shtet, u rrit në privat Zgjerimi i punësimit gjatë vitit që shkoi është ndikuar kryesisht nga kërkesa e sektorit privat jobujqësor, ndërsa kërkesa e sektorit publik ka ardhur në rënie. Banka e Shqipërisë vëren se punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit mesatarisht me rreth 5.4%, ndërsa në sektorin shtetëror ai ra mesatarisht me 0.7% në terma vjetorë për gjashtëmujorin e parë të vitit. Të punësuarit në sektorin bujqësor, i cili tërheq pjesën më të madhe të ofertës për punë, janë rritur mesatarisht me rreth 2.1% gjatë gjashtëmujorit të parë. Kjo rritje

reflekton më së shumti efektin bazë të krahasimit me një vit më parë5. Sipas Bankës, përballja e kërkesës dhe ofertës në tregun e punës rezultoi në një rritje më të ngadaltë të pagave në tremujorin e dytë. Bazuar në të dhënat sasiore të statistikave afatshkurtra, paga mesatare në sektorët prodhues dhe në atë të shërbimeve u rrit me 2.2% në terma vjetorë nominalë, gjatë këtij tremujori. Ky tregues u rrit me një normë vjetore më të ulët se inflacioni vjetor i tremujorit të dytë, gjë që përkthehet në një pagë mesatare reale në rënie (-1.8%). Në sektorin

shtetëror, paga mesatare regjistroi ritme rritjeje më të larta krahasuar me treguesin e pagës mesatare për ekonominë. Më konkretisht, paga mesatare shtetërore u rrit me 6.3% në terma nominalë dhe me 2.1% në terma realë, gjatë tremujorit të dytë. Rritja e pagës minimale (në 20,000 lekë) në tremujorin e tretë të vitit 2011, ka të ngjarë të reflektohet në një rritje të pagës mesatare në ekonomi. Ky sinjal konfirmohet edhe nga rezultatet e vrojtimeve të besimit të bizneseve, sipas të cilave vlerësohet rritje e pagave në të gjithë sektorët e ekonomisë për

tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit. Për rrjedhojë, vlerësohet se kushtet aktuale të tregut të punës kushtëzojnë rritjen e moderuar të pagave dhe të kostove të punës, duke mos prodhuar presione të shtuara inflacioniste nga kostot e punës dhe duke shmangur rrezikun e një spiraleje të ardhshme inflacioniste nga pagat në ekonomi. Zhvillimet në inflacion, në pritjet inflacioniste dhe në treguesit e tërthortë të kërkesës gjatë pjesës së dytë të vitit 2011, evidentojnë vlerësimin mbi presionet inflacioniste nga kostot e punës në ekonomi.


e shtunë, 04 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Ekspertët: Kursi i këmbimit, i stabilizuar Ekspertët e bankave gjykojnë se kursi i këmbimit në vend po njeh stabilizim dhe po ndikohet nga luhatjet. Ata konstatojnë se qëndrueshmëria e kursit të këmbimit ka sjellë ndikim në stabilizimin e inflacionit të importuar. Sipas tyre, kjo i

faturohet stabilitetit të monedhës vendase, e cila gjendet në mënyrë konstante në një pozitë të favorshme dhe si e tillë siguron kursimet dhe shpenzimet e qytetarëve. Gjithashtu, kohët e fundit kreditë në lekë kanë nisur të shtohen në

raport me kreditë e dhëna në monedhat e huaja. Orientimi më i madh i bankave, sikurse edhe i qytetarëve drejt kredive në monedhën vendase, erdhi pas thirrjeve të përsëritura të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

SHKURT

Ekspertët e FMN-së: Greqisë i duhen 20 mld dollarë më tepër Ekspertë financiarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar gjykojnë se Greqisë mund t’i nevojitet një shtim likuiditeti prej 20 miliardë dollarësh. Ky gjykim vjen duke marrë parasysh edhe nëse negociatat me huadhënësit e saj privatë për të përgjysmuar shumën e parave që ajo u detyrohet atyre, do të përfundonin me një marrëveshje. Prej disa javësh, qeveria e Athinës po përpiqet të mbyllë negociatat me 32 institute financiare të mëdha për të shkurtuar 130 miliardë dollarë të borxhit të saj. Objektivi që kërkohet të arrihet

Bankat ulin normat e interesit të depozitave, por jo të kredive Edhe pse Banka e Shqipërisë uli për të katërtën herë radhazi brenda një kohe shumë të shkurtër normën bazë të interesit me qëllim uljen e normave të interesit të kredive, kjo nuk ndodhi. Stimuli monetar i Bankës Qendrore u reflektua vetëm në një kah, atë të uljes së normës së interesit të depozitave Sabina Veizaj

Marrëdhënie të mira me bankën? Kredi apo depozitë? Për çfarëdo shume të mundshme të bëhet fjalë, në monedhën vendase apo të huaj nuk mund të fitosh nga kursimet në bankë po aq sa fitoje të paktën 4 muaj më parë. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë për rënie të normave të interesit të depozitave për çfarëdo shume të hollash dhe çfarëdo afati maturimi. Rezulton se edhe pse Banka Qendrore përdori për të katërtën herë radhazi brenda një kohe shumë të shkurtër stimulin monetar të uljes së normës bazë të interesit me qëllim uljen e interesit të

or, në sistemin bankar të vendit janë aplikuar ulje të lehta dhe të njëpasnjëshme të interesave të depozitave në lekë për të gjitha afatet e maturimit, në linjë me lehtësimin e kushteve monetare. Sipas BSH-së, ajo ka regjistruar rritje deri në muajin tetor, si pasojë e rritjes së normës referencë dhe e promocioneve verore për t’u ulur lehtësisht më pas. Norma mesatare e interesit për depozitat në lekë në muajt korrik – gusht arriti në 5.26%, duke u rritur me 0.55 pikë përqindje mbi mesataren e tremujorit të dytë të vitit 2011. Rritja erdhi si pasojë e ofertave të sezonit veror, por edhe si rrjedhojë e flukseve të reja hyrëse në depozitat afatgjata me normë më të lartë interesi . Në muajt në vijim ajo ka regjistruar ulje; në muajin nëntor, deri në nivelin 4.91%. Të dhënat paraprake tregojnë gjithashtu se interesi i depozitave ka vazhduar në rënie edhe në muajin dhjetor. Rëniet e normës mesatare të interesave kanë qenë të ndryshme, sipas afateve të maturimit. Ato janë aplikuar kryesisht në afatin e shkurtër për depozitat 1- dhe 3-mujore, ndërkohë që në afatin e gjatë bankat vijojnë të shfaqin konkurrencë për pozicionet e tregut. Interesi mesatar i ponderuar për depozitat e reja në euro shënoi 2.73% në muajt korrik gusht, 0.43 pikë përqindje më lart se mesatarja e tremujorit të dytë të vitit

Depozitat e reja korrik-gusht tetor –nëntor 2.73% 2.47% janar-qershor korrik-nëntor Kreditë e reja 7.3 % 7.51% kredive, kjo u reflektua vetëm në një kah, atë të uljes së interesit të depozitave. Bankat Tregtare, që prej vjeshtës së vitit që lamë pas kanë nisur uljen e interesit për të gjitha depozitat e reja. Pas prirjes rritëse deri në fund të muajit gusht, si pasojë e efektit sezonal ver-

2011. Më pas ato janë ulur në tremujorin e fundit të vitit, duke shënuar mesatarisht 2.47%, në muajt tetor - nëntor. Normat e interesit për kreditë e reja Edhe pse qëllimi primar i BSH-së për uljen e normës bazë të interesit ishte ulja e normës së interesit për

kreditë me qëllim rritjen e kreditimit në vend, kjo nuk ndodhi me kreditë e reja. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se periudha korriknëntor 2011 ka vazhduar të karakterizohet nga tendenca lehtësuese në çmimet e kredidhënies në lekë në sistemin bankar. Interesat për kreditë e reja në lekë kanë reflektuar qëndrueshmëri pranë niveleve të ulëta në këtë periudhë. Nga ana tjetër, kreditimi në euro ka shënuar rritje të lehtë të mesatares së interesave. Në gjysmën e dytë të vitit 2011, norma mesatare e interesit për kreditë në lekë ka rezultuar me një ulje prej 0.79 pikë përqindje, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit. Ajo shënoi mesatarisht vlerën 11.60% këta muaj. Pjesa më e madhe e kredisë së re në lekë ka mbështetur plotësimin e nevojave për investime të bizneseve dhe individëve. Sipas afateve të maturimit, ulja më e madhe e interesave është aplikuar në afatin e shkurtër (01 vit) dhe afatin e mesëm (1-3 vjet). Interesi mesatar i kredive në lekë është rritur në muajin nëntor (12.17%), por mbetet në nivele të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Rritja është udhëhequr nga kushtet speciale të disa bankave të sistemit për klientë të veçantë në kreditë për kapital qarkullues dhe investime. Norma mesatare e interesit për kreditë në euro është rritur në muajt korrik – nëntor duke regjistruar vlerën mesatare 7.51% ose 0.21 pikë përqindje më lartë, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar të vitit 2011. Kjo prirje ka rrjedhur kryesisht nga niveli pak më i lartë i normave referencë, si dhe nga aplikimi i çmimeve më të larta për kreditë për kapital qarkullues në euro. Interesi për këto të fundit është rritur me 0.15 pikë përqindje në vlerë mesatare, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Në afatin e gjatë mbi 5 vjet (kryesisht për pasuri të paluajtshme), bankat vazhdojnë të aplikojnë interesa relativisht të larta për kreditë e reja në valutë.

është shkurtimi i borxhit të Greqisë, në mënyrë që në vitet e ardhshme të përbënte jo më shumë se 120 për qind të prodhimit vjetor të vendit. Por zyrtarë evropianë të FMN-së arritën këtë javë në përfundimin se, edhe nëse huadhënësit privatë pranojnë humbje që do të ishin edhe më tepër se dy të tretat e shumës që i kanë dhënë Greqisë, kjo nuk do të mjaftonte për të rikthyer vendin në një rrugë të qëndrueshme ekonomike. Agjenci lajmesh cituan zyrtarët të kenë thënë se bëhet fjalë për një mangësi të parashikuar prej 20 miliardë dollarësh.

Venizelos: Marrëveshja për borxhin përfundon të dielën Në një deklaratë të dhënë për shtyp, Evangelos Venizelos ka deklaruar dje se marrëveshja për reduktimin e borxhit të Greqisë përfundon të dielën. Ai ka theksuar se afati i fundit është të dielën dhe gjithçka në lidhje me marrëveshjen e borxhit do të vendoset mbrëmjen e së dielës. Venizelos ka thënë se në esencë, negociatat mbi

marrëveshjen për reduktimin e borxhit kanë përfunduar. Gjithashtu, deri të dielën pritet edhe një takim i kryeministrit Papadimos me krerët e partive politike. Ndërkohë, më herët zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Olli Rehn ka deklaruar se marrëveshja për borxhin është kusht që Greqia të marrë ndihmën e radhës.

Evangelos Venizelos

CEZ: Tiranë, ja ndërprerjet e energjisë CEZ-Shpërndarje njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në kryeqytet. Sipas kësaj kompanie, do të instalohet transformatorin e ri 10 MVA në nënstacionin ‘Dinamo’ në Tiranë. Për këtë arsye, nga ora 09:00 deri më 13:00 do të ketë

@ mapo.al/

ekonomi

ndërprerje të energjisë për zonat afër me shinat e trenit, Rr. “Jordan Misja”, një pjesë e rrugës “Siri Kodra”, Paskuqan, Kodër-Institut, lagjet 2,3 dhe 5 në Bathore, zona pranë ish-“Josif Pashkos”, Babrru, Paskuqan, komuna Zall-Herr dhe zona e Kodrës së Kuqe.


OpEd

10

MAPO

E SHTUNË, 4 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Një epokë quhet e errët jo sepse drita nuk arrin të shkëlqeje, por sepse njerëzit refuzojnë ta shohin.

02

Karakteri është çka ti bën në përpjekjen e tretë dhe të katërt.

03

Shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz si Emily Bronte, që ulen në një dhomë dhe shkruajnë mbështetur në përvojën dhe imagjinatën e tyre të kufizuar. James A. Michener, shkrimtar amerikan

BUJAR KAPEXHIU NGA

Festivali i Këngës për Fëmijë dhe dritë-hijet ndër vite N

uk ishte rastësi që festivali i këngës për fëmijë lindi në Shkodër. Edhe para Lufte Shkodra kishte një jetë artistike muzikore edhe për fëmijë. Bashkë me krijimet e para, kompozitori At Martin Gjoka, në fillimet e viteve 20të shkroi edhe këngë për fëmijë. Edhe mësuesi i ri Prenkë Jakova, shkroi këngët e para për fëmijë. Madje edhe në folklorin e Shkodrës e të krahinave përreth, kënga për fëmijë ishte e pranishme. Në botimin folklorik të vitit 1911, me titull “Kangë popullore gegnishte”, kemi të dokumentuara edhe 35 këngë posaçërisht për fëmijë, secila me melodinë e vet, që këndoheshin edhe për të shoqëruar lojërat e fëmijëve në rrugicat e oborret. Në vitet e para pas Luftës pati një mpirje të jetës muzikore në Shkodër. U mbyllen shoqëritë kulturore Antoniane, Dom Bosco, Schola Cantorum, u arrestua Dom M. Koliqi, për disa muaj edhe P. Jakova, u pushkatua muzikanti me vlerë, At Benardin Pali, madje edhe Tirana “thithi” nga Shkodra një pjesë të mirë të muzikantëve si Ç. Zadeja, T. Daija, A. Grimci, R. Sokli, S. Gjoni, Z. Gruda etj. Por ishin nxënësit e asaj Akademie të pashpallur muzikore shkodrane të para Luftës (të krijuar nga kompozitori F. Ndoja, P. Kurti, At M. Gjoka, Dom M. Koliqi, Z. Kurti), si P. Jakova, T. Harapi, T. Daija, Nd. Shllaku, Z. Leka, Z. Alimhilli, L. Deda, T. Zadeja, Gj. Kapidani dhe i muzikantëve K. Gjinaj, Z. Barbullushi, A. Velaj, M. Kaftalli, M. Bylo, Gj. Vata, S. Laca etj., ata që bënë të mundur fillimin e një tradite të re, siç ishte festivali i këngës për fëmijë - një pasuri kulturore për qytetin dhe më vonë për të gjithë vendin. Shkodra muzikore po rilindte edhe njiherë si Fenixi, edhe pse u shikua gjithnjë “me synin e njerkës”( Mjafton të shënojmë se klasa e parë e Shkollës së Muzikës u hap në Shkodër 14 vite më vonë se Liceu Artistik i Tiranës, madje 13 vite pas shkollës së muzikës të Prizrendit(!)... Por Shkodra kishte krijuar orkestrën simfonike, kishte venë skenë operën “Mrika” të kompozitorit P. Jakova, ndaj dhe organizimi i një festivali për fëmijë ishte plotësisht i mundur. Festivali nuk u vendos “nga lart”. Ishte iniciativa e muzikantit Tonin Daija dhe kujdesi i veçantë i P. Jakovës, që u kujdes deri në “hollësitë” e përgatitjes së tij. Festi-

KOMENT ROBERT PRENNUSHI

Festivalet e këngës për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme, sepse u rrit edhe interesi i kompozitorëve profesionistë për këtë këngë. U rrit edhe llojshmëria e këngës, duke filluar nga ajo e destinuar për vogëlushët, deri tek fëmijët më të rritur; nga kënga-përrallë, këngalodër, ajo e tipit popullor, e tipit tregimtar të baladës, deri tek kënga hymn (që nga viti në vit, mjerisht, u rrit). Këngët e krijuara, në përgjithësi, patën ngjyrimin e frymëzimin nga folklori ynë i pasur. Madje u krijua edhe një formacion me instrumente popullore përgatitë nga Z. Gruda. Por nga ana ritmike, në kuptimin më të gjerë të këtij termi, kënga mbeti mbrapa...

vali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër me 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio. Shkodra muzikore, si të gjithë muzikantët e përparuar shqiptarë, edhe pse jetonin në bllokun e Lindjes, shikonin e dëgjonin ç’bëhej edhe në anën tjetër të Adriatikut (është fjala për Sanremon e Zecchino D’Oro-n). Festivali i parë kishte “farën” dhe pikësynimin për t’u bërë kombëtar. Cilësia e krijimeve dhe prania gjithnjë më e madhe, nga festivali në festival, e kompozitorëve nga rrethet e tjera, e tregon këtë. Në Festivalin e tretë, shumica e kompozitorëve ishin nga rrethet dhe, për herë të parë, Pallati i Pionierëve Tiranë, nën drejtimin e R. Radojës, që më pas kishte filluar festivalin e vet, dërgoi edhe dy soliste: S. Turku dhe Y. Mujo. Por de jure, festivali u bë kombëtar në vitin 1966, pra në Festivalin e katërt. Çmimin e parë e mori kompozitori A. Paparisto me këngën “Lulëkuqet”. Më vonë të gjithë rrethet filluan organizimin e festivaleve lokale. U bëmë, ndoshta, vendi më prodhimtar në botë për krijimtarinë e këngës. Festivalet plotësuan një boshllëk të ndjeshëm në edukimin muzikor të fëmijëve, sepse fillimi i viteve ’60-të përkon edhe me fundin e mbrëmjeve shqiptaro sovjetike, që kishin sjellë një repertor të mirë, por që kishin lënë në minorancë këngën shqiptare për fëmijë, jo vetëm si numër por edhe në cilësi. Festivalet e këngës për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme, sepse u rrit edhe interesi i kompozitorëve profesionistë për këtë këngë. U rrit edhe llojshmëria e këngës, duke filluar nga ajo e destinuar për vogëlushët, deri tek fëmijët më të rritur; nga kënga-përrallë, kënga-lodër, ajo e tipit popullor, e tipit tregimtar të baladës, deri tek kënga hymn (që nga viti në vit, mjerisht, u rrit). Këngët e krijuara, në përgjithësi, patën ngjyrimin e frymëzimin nga folklori ynë i pasur. Madje u krijua edhe një formacion me instrumente popullore përgatitë nga Z. Gruda. Por nga ana ritmike, në kuptimin më të gjerë të këtij termi, kënga mbeti mbrapa. Një përpjekje e Alfons Balliçit, pas festivalit të 11, “të shumë përmendur”, nuk u vazhdua më. “Tring zilja”, një formacion vogëlushësh, bënte më shumë “folklor” me paraqitjen e vet.

Mbrojtje ndërkombëtare Megjithëqë fëmijët e kanë në gjak (në lojërat e tyre) sinkopen, kjo figurë ritmike shihej shumë rallë…. E njëjta gjë mund të thuhet për harmoninë që mbeti shumë tradicionale, gjë që u pasqyrua edhe në orkestracionet. Pra mund të themi se, deri ne vitet ’90-të, kënga për fëmijë ishte pak si shumë serioze (për të përdorë një eufemizëm…). Nëse kënga për solistë gjeti shprehje e zhvillime gjithnjë të reja, kënga për koro nuk e pati zhvillimin e duhur, si cilësi. Për këtë ndihmoi negativisht edhe kalimi i festivaleve në të ashtuquajturin Pallat i Sportit (Katedralja më e madhe e Ballkanit), që kërkonte një koro me përmasa të mëdha, në dëm të cilësisë, e shërbente më shumë si klishe. Koralet ishin vetëm me dy e pak herë me tre zëra dhe këto të vëna vertikalisht, pra pa linja të vetat. Kjo solli edhe mungesën e koraleve të mirëfillta, pra edhe të ndonjë kënge që mund të këndohej “a cappella”. Por, mbi të gjitha, ajo që po i mungonte gjithnjë e më shumë këngës, ishte tematika thjeshtë fëminore (kur lexojmë programet e netëve të festivaleve ndër vite, nganjiherë na ngjan se lexojmë edhe historinë e PPSH...). Parullave të mëdha të regjimit: “Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën”,“Në gojë të ujkut hedhim valle” duhet t’i bënte jehonë edhe festivali, madje edhe me masivitet gjithnjë e më të madh. Censura dhe autocensura (frika) bënte të veten. Madje këto tema “donin forcë” edhe në ekzekutim. Lindi nji problem që u trajtua, në atë kohë, edhe në shtyp. Fëmijët, u tha, nuk duhet të këndojnë me impostim “si bën Shkodra e kori i Pallatit të pionierëve”, por vetëm me zë gjoksi, pra me patos revolucionar, sepse “me impostim këndohet në kishë...”. Kulmi! Fatmirësisht ky diskutim u mbyll pa u nxjerrë ndonjë konkluzion zyrtar. Të vjen me të vërtetë keq që shumë këngë-xhevahire nga ana artistike, kanë tekst shumë të politizuara e kjo pasuri e paçmuar artistike e krijuar në vite, sot, mjerisht, nuk mund të shfrytëzohet e gjitha. Mendoj se është vepruar drejtë me disa këngë që janë shpëtuar. Është një problem që duhet shikuar me dashamirësi e pa paragjykime. Kujtojmë këtu se populli në krijimtarinë e vet, ka ndërhyrë shpesh në tekste. Kujtojmë që se në disa këngë të ahengut shkodran, më shumë se njëqind vite më parë, as që “shihej” vajza e dashuria

për te. Por pavarësisht nga politizimi i skajshëm, duke i shikuar festivalet nga lartësia e 50 viteve dhe me objektivitetin që vetë koha të lejon, duhet pohuar se këto veprimtari ishin të dashura për publikun. Meloditë e këngëve, interpretimi i mrekullueshëm i fëmijëve, shkonin “përtej” ideologjisë së regjimit dhe këtë populli e kuptonte; ndjente tek këngët atë që donte: melodinë dhe interpretimin, ashtu si bënte me edhe me dramat e filmat. Pra edhe fëmijët, me këngën e tyre, bashkë me artistët tanë të mrekullueshëm, na bënë të harrojmë, të paktën për pak kohë, ferrin ku jetonim. *** Kënga për fëmijë, e krijuar me dashuri e pasion në 50 e më shumë vite, sidomos pas viteve ‘90-të, duke qenë e çliruar nga pengesat artificiale dhe e lirë në shprehjen tematike, sot ka fituar edhe ngjyra të reja në shprehjen artistike muzikore. Qendra Kulturore në Shkodër me dirigjentin Kujtim Alija e stafin e vet të apasionuar e të përgatitur, me R. Guli, B. Hysa, A. Kastrati e M. Lloja, duke siguruar bashkëpunimin e emrave më të njohur të këngës shqiptare të të gjitha trevave: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e diasporë, si A. Kaçinari, Sh. Saraçi, R. Guli, Xh. Ujkani, N. Krasniqi, K. Gajtani, E. Zhulali, A. Hila, K. Qafoku etj., po punon për ta sjellë çdo herë të freskët e me kualitet këngën bashkëkohore për fëmijë. Vërtet Festivalin “e bëjnë” autorët, pra kompozitorët, poetët dhe këngëtari, por mbrapa tyre është “një ushtri” që punon për realizimin artistik të tyre, që shpesh mbetet gati anonime…Në këtë përvjetor të rëndësishëm meritojnë falënderim e mirënjohje redaktorët letrarë A. Zeka, Zh. Lazri, P. Shtjefni, P. Selimi, K. Petriti; koreografët S. Cani, N. Ujka, L. Hysi, V. Seiti, A. Nika e mbi të gjithë mësuesit e muzikës: H. Shahini, L. Balca, P. Gjyshja, Rr. Çefa, A. Grimci, H. Shpuza, F. Keraj, M. Gera, L. Muça, A. Lekaj, V. Paçrami, A. Jubani e L. Jakova, që punuan në vite me solistët e korin. *Autori ka punuar për 10 vjet si përgjegjës muzike në Shtëpinë e Pionierëve në Shkodër, organizatore e nismëtare e festivaleve për fëmijë, ku ai ka qenë gjithashtu dirigjent, udhëheqës artistik, e krijues.


E SHTUNË, 134QERSHOR SHKURT 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Për shembull nuk është problem që kryeministri Berisha sulmon Prokuroren e Përgjithshme, pasi Kryeministri është palë dhe flet si i tillë. Është po aq normale që Berisha sulmon Prokurorinë, sa ç’është kur Edi Rama sulmon Gjykatën e Lartë për vendimin në lidhje me Ilir Metën, dhe kjo nuk u duhet marrë për kapital sepse janë palë politike. E rëndësishme është si do ta zgjidhë, çfarë do të bëjë politikisht Sali Berisha për të zgjidhur, qoftë edhe sipas asaj që thotë vetë, që ne nesër të kemi një Prokurori të pavarur. — HENRI ÇILI

A ka ndryshuar Arvizu qëndrime?

Vështirësitë për realizimin e propozimit të Lubonjës

N

ë një shkrim në gazetën ‘Panorama’, Fatos Lubonja i rikthehet propozimit të tij të preferuar: “Pa Berishën dhe pa Edi Ramën!” (Vite më parë, Lubonja trajtonte të njëjtën temë, me ndryshimin se emri i Fatos Nanos ishte në vend të emrit të Ramës). Sipas Lubonjës, shqiptarët janë bërë të vetëdijshëm se është mirë që të dy u d h ë h e q ë s it ko n f l i kt u a l ë t ë zëvendësohen me të tjerë, por janë të pafuqishëm për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo, argumenton Lubonja, kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy udhëheqësve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër mes të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj udhëheqësit, apo pse nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre. Por a është ky koagulim rreth udhëheqësve të fortë i kufizuar vetëm tek një grup mercenarësh të korruptuar, që kanë interes për të mbajtur kryekomandantët aktualë në krye të ushtrive përkatëse? A mos ka diçka më të thellë në zhvillimin tonë historiko-kulturor, që e bën shumicën e shqiptarëve të pajtohen me njërin apo tjetrin udhëheqës? Dhe më tej akoma, a mos ka edhe diçka gjenetike këtu? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjes së fundit, le të shikojmë se çfarë na thonë studimet psikologjiko-gjenetike. Ngaqë u dihet saktësisht përqindja e gjeneve të përbashkëta, binjakët konsiderohen në psikologji si “kaviet” më ideale për të verifikuar hipoteza të ndryshme rreth rolit që kodi gjenetik luan në krijimin e profilit psikologjiko-moral të njeriut. Është kjo arsyeja pse shumica dërrmuese e studimeve rreth këtij roli bazohen në testime të binjakëve. Në të tilla studime, zakonisht, krahasohen rezultatet e testeve psikologjike-morale të binjakëve identikë me të atyre joidentikë. Nëpërmjet këtij krahasimi synohet të verifikohet hipoteza se profilet psikologjiko-morale të binjakëve identikë, ngaqë i kanë gjenet 100% të njëjta, duhet të jenë më të ngjashëm me njëri-tjetrin, ndërsa binjakët joidentikë, të cilët kanë të njëjta vetëm 50% të gjeneve, duhet të jenë më pak të ngjashëm. Ky lloj krahasimi, sidoqoftë, ka një problem -ai vuan nga “papastërtia” statistikore. Binjakët joidentikë, ndryshe nga ata identikë, kanë prirjen që të mos rrinë shumë bashkë. Pra, diferencat që mund të vihen re mes dy binjakëve joidentikë mund të jenë pasojë e rretheve të ndryshme shoqërore të secilit, e jo të faktit se ata ndajnë vetëm gjysmën e gjeneve me njëri-tjetrin. Por në analet e shkencës së

KOMENT EDUARD ZALOSHNJA

psikologjisë, është regjistruar edhe një studim binjakësh që ka arritur të realizojë krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm -- atë mes binjakëve identikë të rritur veças. Duke filluar nga viti 1979, profesori Thomas Bourchard dhe kolegët e tij në Universitetin e Minesotës identifikuan dhe ndoqën zhvillimin psikologjiko-moral të 60 çiftesh binjakësh identikë, të cilët, për arsye të ndryshme, ishin ndarë nga njëri-tjetri që në lindje. Nga bateritë e testeve të zhvilluara me ta, grupi studimor konstatoi se, edhe pse të rritur në mjedise të ndryshme historikomentalitare, sjellja, personaliteti, dhe vlerat morale kishin ngjashmëri tek binjakët e çdo çifti. Ndër rezultatet e publikuara nga profesori Bourchard, i një rëndësie të veçantë është ai i seksionit të vlerave morale të testeve. Në këtë seksion, ngjashmëria mes binjakëve të ndarë që në lindje kapte shifrën mbi 50%. Po të aplikohet ky rezultat në një shembull nga jeta e përditshme, mund të thuhet se një zyrtar i pandershëm është i tillë ngaqë ka predispozicion gjenetik për të mos qenë i ndershëm, ose sepse është ndikuar nga mjedisi historiko-mentalitar në të cilin jeton. Dhe gjasat që predispozicioni gjenetik të jetë shkaku i pandershmërisë së tij janë të barabarta me gjasat që mjedisi rrethues ta ketë bërë atë të pandershëm. Ose, thënë më thjeshtë, i bie që gjysma e asaj që jemi varet nga gjenet që kemi. Megjithëse i bazuar në një mostër relativisht të vogël statistikore, studimi i Universitetit të Minesotës është shumë e fuqishëm statistikisht, ngaqë bën krahasimin më të pastër statistikor të mundshëm. Për këtë arsye, rezultatet e studimit, sado që vlejnë drejtpërdrejt vetëm për shpjegimin e problemeve psikologjiko-morale të individëve të veçantë, tërthorazi, mund të përdoren për të hedhur dritë mbi vështirësitë që hasin shoqëritë e pazhvilluara demokratike në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë liberale funksionale. Le të bëjmë këtë silogjizëm: Që të funksionojë demokracia liberale, shumica dërrmuese e zyrtarëve publikë duhet të jenë të ndershëm. Duke ndjekur logjikën e rezultateve të nxjerra nga ekipi i drejtuar nga profesori Bourchard, i bie që, në vendet ku numri i zyrtarëve të pandershëm është shumë i ulët (Danimarkë, p.sh.), të kenë ndikim si rrethanat historiko-mentalitare, ashtu edhe mbizotërimi i gjeneve pozitive ndër anëtarët e shoqërisë. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet negative, pavarësisht nga mjedisi pozitiv historiko-mentalitar, niveli i korrupsion-

it nuk do të ishte aq i ulët sa ç’është. Ndërsa duke ndjekur të njëjtën logjikë, i bie që, në një vend si Shqipëria, për shembull, të mos jetë vetëm mjedisi negativ historikomentalitar shkaku i përhapjes së gjerë të korrupsionit, por edhe mbizotërimi i gjeneve negative. Pse? Sepse, sipas asaj logjike, po të mbizotëronin gjenet pozitive, pavarësisht nga mjedisi negativ historikomentalitar, niveli i korrupsionit nuk do të ishte aq i lartë sa ç’është (Me një gjuhë më të thjeshtë, mund të themi se një zyrtar që e ka ndershmërinë në gjak do të bëjë atë që është e drejtë të bëjë, pavarësisht se kolegu i tij i pandershëm mund ta shtrembërojë të drejtën). Po të pranohet ekstrapolimi i rezultateve të studimit të Universitetit të Minesotës nga niveli individual në atë të një bashkësie të madhe njerëzish (në këtë rast, të popullsisë së një shteti), mësimi që mund të nxirret për Shqipërinë është se përpjekjet për ndryshime institucionale dhe mentalitare duhet të dyfishohen. Pse? Për faktin e thjeshtë se këtyre ndryshimeve u bie edhe barra e rëndë e balancimit të negativitetit që, sipas rezultateve të ekipit Bourchard, mund të jetë i skalitur ndër shekuj në kodin gjenetik të shumë shqiptarëve. Për ta vënë në perspektivë magnitudën e përpjekjeve që kërkojnë ndryshimet institucionalo-mentalitare në Shqipëri, mjafton të mbahet parasysh se të tilla ndryshime u arritën në Europën Perëndimore si rezultat i disa zhvillimeve të rëndësishme historike siç ishin Rilindja Europiane, Iluminizmi, dhe forcimi i shtresave të mesme qytetare pas maturimit të kapitalizmit. Por a do të thotë kjo se edhe Shqipërisë do t’i duhen shekuj për të realizuar ndryshime të ngjashme? Përgjigjja, falë Zotit, është: “Jo domosdoshmërisht”. Duke qenë një vend i vogël, Shqipëria nuk ka nevojë ta shpikë rrotën nga e para. Trysnia dhe ndihma e Bashkimit Europian, i cili synon të na përfshijë eventualisht në gjirin e vet, ka gjasa të mëdha që ta përshpejtojë procesin e emancipimit institucionalo-mentalitar të Shqipërisë. Trysnia e tij mund të shërbejë si një darë shtrënguese që do ta detyrojë klasën tonë politike të kryejë gradualisht reforma institucionale të ngjashme me ato që janë përfunduar me kohë në Europën Perëndimore. Ndërsa ndihma e Bashkimit Europian mund të shërbejë si një katalizator për ndryshimin gradual të mentalitetit të sëmurë shqiptar. Duke u kthyer te propozimi i Lubonjës, mund të thuhet se ai, përveç arsyeve që Lubonja parashtron, është praktikisht i parealizueshëm edhe për arsyet e parashtruara në këtë shkrim. Prandaj, gjëja praktike që mund të shpresojmë e urojmë është që të kemi rotacione paqësore pushteti, të cilat, hap pas hapi e hap pas hapi, do të na afrojnë tek demokracia liberale funksionale. *Botuar së pari në respublica.al

EDITORIAL

HENRI ÇILI

Ato janë përballë së njëjtës sfidë për besueshmërinë e tyre në opinionin publik, për zbatimin e ligjit, apo për të qenë mbi palët në raport me detyrat që u njeh ligji dhe Kushtetuta.

Q

ë nga dalja e fundit në krah të Prokurores së Përgjithshme, një nga ditët e fundit të janarit, ambasadori Arvizu është rikthyer në qendër të vëmendjes, jo thjesht se është kudo prezent në media, por sepse në dy javët e fundit ka thënë, mbështetur dhe bërë pohime esenciale në lidhje me aktualen dhe të ardhmen e politikës shqiptare të momentit. Qëndrimi më kryesor i cili ka shkaktuar debat, ka qenë fakti se sulmet ndaj Prokurorisë nga ana e ekzekutivit janë kualifikuar problematike dhe kanë dërguar erëra të ftohta në Washington, po të citojmë z. Arvizu fjalë për fjalë. Në fakt, deri këtu nuk kemi asgjë të ndryshme, asgjë të papritur nga mbështetja konstante që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë institucioneve të pavarura në Shqipëri, pavarësisht diskutueshmërisë së tyre, pavarësisht besimit të diskutueshëm të tyre në opinionin publik shqiptar, apo për gjendjen e luftës në të cilën këto institucione ndodhen me ekzekutivin apo me opozitën. Deri këtu çështja është me gjithë mend parimore. Pse është e tillë? Sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në demokraci si kjo e jona, në një demokraci të re, kanë një tjetër regjistër kooperimi me palët politike, me qeverinë dhe opozitën, dhe një tjetër regjistër kooperimi me institucionet e pavarura. Parimi amerikan i demokracisë është se përtej imperfeksioneve, përtej asaj që duket dhe nuk duket, dhe nga gjërat që nuk duken amerikanët dinë shumë më tepër se gjithë të tjerët, këto institucione duhet të mbështeten, sepse pa to e kemi të vështirë të zgjidhim krizat e ardhshme, e kemi të vështirë të menaxhojmë demokracinë ose funksionimin e jetës publike në një demokraci të re si Shqipëria. Ndaj mbështetja që ambasadori amerikan i jep Prokurorisë apo institucioneve të pavarura nuk do të thotë asgjë për besueshmërinë e tyre. Ato janë përballë së njëjtës sfidë për besueshmërinë e tyre në opinionin publik, për zbatimin e ligjit, apo për të qenë mbi palët në raport me detyrat që u njeh ligji dhe Kushtetuta. Mbështetja amerikane për Prokurorinë, dhe paralel me këtë, kritika për të gjithë ata që kritikojnë ose që nuk i mbështesin këto institucione, (lexo këtu kritikat e ashpra të rimarra nga z. Berisha), në të vërtetë nuk përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si një ambasador amerikan operon në Shqipëri. Në fund të fundit kështu ka qenë gjithmonë. Gjithmonë ambasadorët amerikanë i kanë mbështetur institucionet e pavarura, pavarësisht fatit të këtyre institucioneve në javët apo muajt në vazhdim, në raport me lojën politike vendase, e cila është e prirur të zhvillohet pavarësisht kësaj mbështetjeje. Ajo që ka rëndësi të thuhet në shtjellim të argumentit se pse qëndrimi i ambasadorit amerikan nuk ka ndryshuar, është fakti që institucione të kësaj natyre mbeten për t’u rishtjelluar në axhendën publike të muajve të ardhshëm, për të zgjidhur, apo për të vendosur në vend pretendimet e palëve në lidhje me funksionimin e tyre. Duke filluar nga Presidenti i Republikës, nga Prokurorja e Përgjithshme e kështu me radhë. Kjo do të thotë se është procesi politik ai që do të zgjidhë të ardhmen e statusit të krerëve të këtyre institucioneve. Shkurt, ajo që duket sikur ka ndryshuar tek ambasadori amerikan, në fakt nuk është një ndryshim, është një vijim i parimit amerikan për të mbështetur institucionet e pavarura, për të punuar me to, si mënyra më efikase dhe e vetme për të administruar situatat e nesërme politike. Por problemi politik për të ardhmen e këtyre institucioneve të pavarura, për kontekstin në të cilin ato ndodhen, duke filluar nga Presidenti i Republikës, mbetet përsëri i hapur. Ai është pjesë e axhendës së muajve në vijim. Këtu ndoshta, për principet e zgjidhjes politike të fatit të këtyre institucioneve, ia vlen të diskutojmë. Për shembull nuk është problem që kryeministri Berisha sulmon Prokuroren e Përgjithshme, pasi Kryeministri është palë dhe flet si i tillë. Është po aq normale që Berisha sulmon Prokurorinë, sa ç’është kur Edi Rama sulmon Gjykatën e Lartë për vendimin në lidhje me Ilir Metën, dhe kjo nuk u duhet marrë për kapital sepse janë palë politike. E rëndësishme është si do ta zgjidhë, çfarë do të bëjë politikisht Sali Berisha për të zgjidhur, qoftë edhe sipas asaj që thotë vetë, që ne nesër të kemi një Prokurori të pavarur. A ka koherencë mes kritikës që Berisha i bën Prokurorisë aktuale dhe mënyrës si ai kërkon ta zgjidhë çështjen e Presidentit, duke folur për një President të shumicës së thjeshtë, ose një president që del nga PD. Këtu nuk ka koherencë dhe këtu është problemi i vërtetë për të cilin bien këmbanat e alarmit të z. Arvizu. Pra, përtej kritikës aktuale ose kontekstit aktual të marrëdhënieve midis ekzekutivit dhe gjyqësorit, apo Prokurorisë dhe Presidentit, cila është perspektiva e zgjidhjes politike të këtij problemi në verën e këtij viti. Në këtë kuptim, qëndrimi i Arvizusë, më shumë se sa rikonfirmon mbështetjen që Shtetet e Bashkuara u japin institucioneve të pavarura, është një kontribut në debatin publik, për mënyrën si do të korrigjohet situata kritike në këto institucione. Situatë për të cilën flet mazhoranca dhe për të cilën ajo ka të drejtë.


14

MAPO

e shtunë, 04 SHKURT 2012 www.mapo.al

sociale

Zvicra jep 2.2 milionë euro për arsimin profesional Qeveria zvicerane jep 2.2 milionë euro për të financuar arsimin profesional në vendin tonë. Për këtë qëllim u nënshkrua dje një marrëveshje mes ministrit të

Arsimit, Myqerem Tafaj, atij të Punës, Spiro Ksera dhe ambasadores zvicerane, Yvonna Enzler. Projekti do të vazhdojë deri në qershor të vitit 2014 dhe

parashikon që në kualifikimin profesional të përfshihen edhe bizneset private për praktika dhe formim në punë. Ky është projekti i dytë i financuar nga qeveria

zvicerane në fushën e arsimit profesional. Sipas ambasadores Enzler, gjatë projektit të parë u zhvilluan kurse profesionale me rreth 30 mijë vetë.

Dyfishohen të prekurit nga kanceri, 5 mijë raste të reja për një vit Mjekët: Kujdes nga rrezatimet, po bëhen shkaktari kryesor i sëmundjes

Diagnostikimet në vit • 500 raste të reja me tumore në gji • 400 raste të reja me tumore në tru • 300 raste të reja me tumore në mitër

Jonida Tashi

Dyfishohet numri i personave të prekur nga tumore të ndryshme. Të dhënat zyrtare flasin për 5 mijë raste të reja brenda një viti, shifër kjo dy herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Mjekët onkologë bëjnë apel për diagnostikim në kohë, kur dhe shanset për të shpëtuar jetë janë më të mëdha, pasi nëse do të ecet me këto ritme, kanceri do të jetë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, duke lënë pas edhe sëmundjet kardiovaskulare që janë në krye të listës. “Në Shqipëri, viti që shkoi ka pak më tepër se 5 mijë raste të reja. Përpara 5-6 viteve kemi pasur të paktën 2 mijë raste të reja. Mos harroni, vetëm për 5-6 vjet janë dyfishuar rastet me kancer. Para disa vitesh kanceri ka qenë në vendin e pestë ose të gjashtë, dhe për 20 vitet e fundit kanceri ka zënë vendin e dytë për nga numri i vdekjeve. Të dhënat tregojnë që në Shqipëri, shumë shpejt ky numër mund të zërë vendin e parë”, - pohon drejtori i Shërbimit Onkologjik në Banesë, Herik Zotaj. Lidhur me shkaqet që kanë çuar në rritjen e numrit të të prekurve, studimet e fundit tregojnë se tashmë ndikim kryesor në përhapjen e këtyre sëmundjeve po japin rrezatimet. Sipas mjekëve, teknologjia dhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve që lëshojnë rrezatim, si kompjuteri apo celulari, po kalon çdo parashikim. Ndërsa faktorët gjenetikë, përdorimi i duhanit dhe alkoolit janë shkaktarë të kancerit, që po kalojnë tashmë në plan të dytë. “Një ndër faktorët kryesorë janë rrezatimet e

Pacientë te Onkologjiku

gjithëllojshme. Ka dhe faktorë gjenetik në këtë, po nuk është ai që trashëgon kancerin. Persona të sëmurë, ose që kanë pasur të sëmurë me kancer në familje kanë një element tjetër. Ata kanë predispozicion më shumë se të tjerët, që do të thotë të kenë kujdes më tepër se të tjerët, të kontrollohen më shpesh se të tjerët”, - thotë Zotaj. Duke qenë se të rinjtë janë përdoruesit më të mëdhenj të pajisjeve teknologjike, Autoriteti Shëndetësor Rajonal organizoi dje një aktivitet sensibilizues me gjimnazistë të kryeqytetit. Mjekët u folën të rinjve për sëmundjet tumorale, si dhe u dhanë këshilla për rrugët e parandalimit të kancerit. Për sa i përket llojit më të përhapur të tumoreve, sipas shifrave, në krye të listës renditet kanceri i gjirit, pasuar nga ai i qafës së mitrës. Kështu, çdo vit në vendin tonë regjistrohen 500 raste të reja të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit dhe, si-

pas mjekëve, në këto dy dekada shifrat janë rritur ndjeshëm, duke sjellë deri në dyfishim të rasteve. Po ashtu, edhe numri i grave me kancer në qafën e mitrës

Përpara 5-6 viteve kemi pasur të paktën 2 mijë raste të reja. Mos harroni, vetëm për 5-6 vjet janë dyfishuar rastet me kance

Romët, nis përgatitja e godinave në Sharrë Ministria e Punës merr në pronësi godinat në Sharrë të cilat do të rikonstruktohen për t’u kthyer në banesa për familjet rome. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur se tashmë ka nisur puna për rregullimin e njërës prej ndërtesave, ku do të strehohen 8 familjet rome në kryeqytet, të cilat prej disa ditësh kanë mbetur pa asnjë strehë. Ministri i Punës, Spiro Ksera ka bërë të ditur se kjo është zgjidhja emergjente, pasi në një plan më afat gjatë, do të ngrihen shtëpi sociale në të gjithë vendin, në ndihmë të romëve. Ministri Ksera u shpreh se për romët janë parashikuar miliona euro, për një periudhë 3-vjeçare, që shkojnë deri në 8 milionë euro, ndërkohë që ato tashmë janë alokuar. Por, kreu i Avokatit i Popullit, Igli Totozani, pas inspektimit nga afër të godinave në Sharrë, tha se ambientet në repartin ushtarak janë të papërshtatshme dhe tejet të amortizuara. Ai u shpreh se me Bashkinë e Tiranës shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje. Familjet rome vazhdojnë të qëndrojnë të strehuara në ambientet e Avokatit të Popullit. Ato nuk kanë pranuar të

Familje rome tek Avokati i Popullit

shpërngulen në palestrën e shkollës “1 Maji” në Tiranë, një zgjidhje kjo emergjente e ofruar nga Bashkia e Tiranës. Por, gjatë ditës së djeshme, drejt Avokatit të Popullit janë dyndur familje të tjera rome të cilat kanë kërkuar strehim. Vendosja e familjeve rome në zyrat e Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtareve, të cilët jo vetëm kanë vizituar familjet rome, por kanë dhënë edhe disa ndihma për ta.

po rritet me ritme të shpejta. Autoritetet shëndetësore flasin për rreth 300 raste të reja në vit dhe më të prekura janë gratë mbi 40 vjeçe,

ku intensiteti më i lartë vihet re në moshat mbi 45-49 vjeç. Këto shifra e rendisin Shqipërinë si vendi me vdekshmërinë më të lartë nga kjo sëmundje, pasi çdo vit vdesin 140 gra nga ky kancer. Shërbimi Onkologjik në Banesë (SOB) trajton mbi 500 të sëmurë në stade tejet të avancuara të sëmundjes. SOB është e vetmja strukturë publike në vendin tonë, e cila ofron shërbim në shtëpi për të sëmurët me tumore. Po ky shërbim mbulon vetëm Qarkun e Tiranës, ndërkohë nëpër rrethe për këtë kategori të sëmurësh nuk ka asnjë institucion që t’i trajtojë.

repuBlika e shQipËrisË keshilli i Qarkut elBasaN krYetari

Njoftim pËr shpallje koNkurimi pËr veNd tË lirË puNe Në zbatim të Ligjit Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin për një vend të lire pune, në pozicionin e specialistit në Drejtorinë e Financë-Buxhetit te Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbeshtetëse, në institucionin e Këshillit te Qarkut Elbasan. Çdo kandidat duhet të plotesoje kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të Ligjit Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nepunësit civil”. Kërkesat e veçanta për kandidatët - Të ketë mbaruar studimet e larta, dega ekonomi - Te ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë e aftë të punojë në grup. - Te njohë programet bazë në kompjuter. - Te zotërojë një gjuhë të huaj. Paga për pozicion: ështe në kategorinë IV-a Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim do të paraqesin brenda datës 9.03.2012 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentat e mëposhtme: • Kerkesën për aplikim • Curriculum Vitae • Fotokopje të kartës së identitetit. • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara. • Formular Vetëdeklarimi te gjendjes gjyqësore. • Vertetim mjekësor • Dëshmi të gjuhës së huaj. • Dëshmi kompjuteri • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët në Keshillin e Qarkut Elbasan më datë 12.03.2012, do të shpallet lista e kandidateve të cilët do të vazhdojnë konkurimin, data e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista me gojë. Çdo kandidat do të testohet ne lidhje me: njohuri mbi Kushtetuten e Republikes se Shqiperisë, Ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”, Ligjin Nr.8485 datë 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqiperisë”, Ligjin Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunesit civil”, Ligjin Nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratës publike”, aktet nënligjore për nëpunësin civil, Ligji nr.9936 datë 26.06.2008 „Për menaxhimin e Sistemit të Buxhetit në Republikën e Shqipërisë“, Ligjin nr.9720 datë 23.04.2007 ‚ Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik“ krYetari eugen isaj adresa : këshilli Qarkut elbasan; tel:++355 54 52344, 52696, fax: 52144


e shtunë, 04 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Ndërtimet, ambientalistët: Parku i Liqenit, zonë e mbrojtur Ambientalistët kërkojnë që Parku Kombëtar pranë Liqenit Artificial të gëzojë statusin “Zonë e Mbrojtur e Kategorisë së Katërt”, për të mos lejuar më shkatërrimin si pasojë e ndërtimeve. “Nëse jep një zonë të mbrojtur, atëherë ti e konturon, e kufizon, e bën që një ndërtim do ta kesh me një leje shumë specifike, kur i shpërben

didaktikës, çlodhjes. Te kompleksi ‘Dinamo’ duhet të ketë një ‘Luna Park’, një muze natyror dhe kopsht endogjen botanik”, - shprehet ambientalisti Sazan Guri. Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit thonë se në një projektvendim që i kanë paraqitur qeverisë në vitin 2010, është parashikuar që ky park të

gëzojë statusin e parkut rajonal. “Duhet thënë që duhet përmbysur kjo gjendje që kemi sot në Parkun e Tiranës dhe duhet të krijojmë një park ashtu siç e ka edhe gjithë bota. Është një park ndërqytetas dhe kemi bërë një nen të veçantë dhe mundësia është të krijojmë një park rajonal”, - pohon Bujar Dragoti.

Projektet për kryeqytetin, Basha fton amerikanët për të investuar Kreu i Bashkisë së Tiranës takohet me drejtues të institucioneve të rëndësishme amerikane në fushën e biznesit. Departamenti Amerikan i Tregtisë, Korporata e Investimeve Private dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, gati të nxisin me financime amerikanët që duan të investojnë në Tiranë Jonida Tashi

Kreu i Bashkisë së Tiranës fton biznesin amerikan që të vijë në kryeqytetin shqiptar për të investuar në projektet strategjike. Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ka realizuar takime me zëvendësndihmës-sekretarin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Azinë, Jau Burgess, me zv/presidenten ekzekutive të Korporatës së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, “OPIC”, Mimi Alemayehou, si dhe presidentin e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff. Në takimin me Burgess, Basha ka diskutuar për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. “Exim Bank” dhe “OPIC” janë konsideruar si dy mekanizma të kësaj mbështetje. Basha ka bërë një prezantim të projekteve dhe vizionit të tij, për një Tiranë të zhvilluar të shekullit të 21. Në mënyrë të veçantë, Basha u ndal tek projektet strategjike, të cilat mund të zbatohen nga kompani amerikane, të cilat kanë shprehur tashmë interes, siç është ndërtimi i linjave të tramit, zgjatimi i bulevardit, ndërtimi i terminalit etj. Po kështu, Basha theksoi angazhimin e tij, për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv dhe miqësor për

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë takimit në Departamentin e Tregtisë dhe OPIC

investimet e huaja, “ku ato amerikane janë të mirëpritura”, - tha Basha. Zëvendës-ndihmës Sekretari i D e p a r t a m e nt it A m e r i k a n t ë Tregtisë për Europën dhe Euro-Azinë, Jau Burgess vlerësoi arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në këto kohë të vështira për ekonomitë e zhvilluara botërore. Në mënyrë të veçantë, Burgess nënvizoi faktin, se Shqipëria renditet ndër të vetmet vende që vazhdon të ketë rritje ekonomike. “Asnjë vend, sipas Burgess, nuk ka ecur kaq shpejt në një kohë kaq të shkurtër, sa Shqipëria”. Burgess garantoi Bashën, se do të shikojë me kujdes të gjitha mundësitë, për të mbështetur dhe nxitur kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se inves-

timet amerikane në Shqipëri janë histori suksesi dhe motivim për kompani të tjera, për të investuar në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë. Në takimin me zv/presidenten ekzekutive të Korporatës së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, “OPIC”, themeluar si një Agjenci e Qeverisë së SHBA-ve në vitin 1971, dhe që mbështet kompanitë amerikane, në më shumë se 150 vende të botës, Basha e ka njohur zonjën Alemayehou me projektet strategjike të Bashkisë, siç është trami, rehabilitimi i lumit të Tiranës dhe zonës përreth apo ndërtimi i terminalit të ri të trenit, tramit dhe linjave urbane e interurbane, për zbatimin e të cilave mund të përdoret edhe partneriteti publik-privat apo inici-

Basha ka diskutuar për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. “Exim Bank” dhe “OPIC” janë konsideruar si dy mekanizma të kësaj mbështetje

ativa të tyre personale, por edhe më mundësi të tjera që ofron Tirana për investitorët amerikanë. Alemayehou u shpreh e gatshme për të asistuar kompanitë amerikane që duan të investojnë në Shqipëri. Ndonëse deri tani nuk ka pasur ndonjë projekt me Shqipërinë, Alemayehou shprehu gatishmërinë e OPIC, për të shqyrtuar mundësitë e angazhimit dhe mbështetjes, në zbatimin e projekteve të rëndësishme për jetën e një qyteti, të parashtruara nga Basha. Në këtë takim u ra dakord për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës, për të garantuar mbështetjen financiare të kompanive amerikane, të interesuara për t’u bërë pjesë e realizimit të projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës.

Plani i ri Urbanistik, nisin më 10 shkurt konsultimet Basha: Duke nisur nga shtatori i këtij viti, për çdo leje ndërtimi do të nevojiten 45 ditë Nisin më 10 shkurt konsultimet, fillimisht me grupet e interesit për Planin e ri Urbanistik të Tiranës, ku përfshihen edhe disa prej investimeve strategjike për kryeqytetin. Deklarata për hapjen e diskutimeve publike për planin është bërë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ai zhvilloi me biznesmenë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff. Ba-

sha bëri të ditur se zhvillimi ekonomik, punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës janë shtyllat mbi të cilat bazohet programi i tij, i cili nuk mund të realizohet pa dëgjimin e zërit të qytetarëve. “E njëjta praktikë do të ndiqet edhe sa i përket Planit Urbanistik të Tiranës, konsultimet për të cilin do të nisin që me datë 10 shkurt (plani i fundit urbanistik është ai i 1999-ës, i miratuar nga Adil Çarçani). Nuk ka kompromis për këtë plan. Plani i ri do të hartohet dhe do i përmbahet standardeve më të larta të mundshme. Ky plan është një plan për brezin e ri dhe jo për zgjedhjet e reja. Ky plan do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e qytetit, zhvillimi ekonomik i qytetit të Tiranës është prioriteti numër një

për mua si kryetar i Bashkisë. Kjo është një punë voluminoze dhe kërkon pjesëmarrjen e biznesit, kërkon infrastrukturë që t’i përgjigjet ambicieve të këtij plani, dhe kërkon forcë pune të kualifikuar dhe ne do të punojmë fort në të tre këto drejtime”, - u shpreh Basha. Duke folur për biznesin dhe ndërtimet e reja që do të bëhen në Tiranë pas hartimit të Planit të ri Urbanistik, Basha tha se 360 ditë për një leje ndërtimi nuk është mënyra e duhur për ta kthyer Tiranën në qytetin më atraktiv për të bërë biznes. “Qëllimi im është që duke nisur nga shtatori i këtij viti, për çdo leje ndërtimi do të nevojiten 45 ditë, as më pak dhe as më shumë, pas aplikimit për të”, bëri të ditur Basha, duke theksuar se

projektet strategjike, si: ndërtimi i terminalit, tramit, zgjatimi i bulevardit, rehabilitimi i lumit të Tiranës i japin qytetit një frymëmarrje të re dhe shumë mundësi për investime e punësim. “Plani Urbanistik i qytetit

të Tiranës përfshin disa punë të rëndësishme publike dhe në këtë kërkoj vëmendjen tuaj (disa prej jush janë aktorë të rëndësishëm në këtë fushë). Në këtë drejtim, ne kërkojmë dhe kemi nevojë për vëmendjen dhe prezencën e kompanive të mëdha amerikane”, - pohoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff garantoi mbështetjen e Fondit për projektet e Bashkisë, duke theksuar se dy janë gjërat për të cilat si Fondi ashtu dhe komuniteti shqiptaro-amerikan është i fokusuar, çuarja më tej e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për të ndihmuar sa më shumë Shqipërinë dhe njerëzit atje.


16 18

MAPO

LIBRI

E 4 SHKURT 2012 MARTË, PREMTE, 15 17 27MAJ MARS MAJ2011 2011 13 E SHTUNË, MARTË, QERSHOR 24 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

U promovuan dje dy libra të albanologut, përkthyesit dhe studiuesit të njohur kanadez Robert Elsie, “Fjalori historik i Shqipërisë” dhe “Fjalori historik i Kosovës”

Kur mori përsipër të shkruante fjalorin e Shqipërisë, botuesit i sugjeruan 150 faqe. Kur e mbaroi, ishin 500 faqe. Redaktori i shtëpisë botuese u ankua se vëllimi i Shqipërisë do të dilte kështu më i madh se vëllimi i Rusisë, por përsëri me këmbënguljen e tij libri u botua

Robert Elsie, dy fjalorë historikë për Shqipërinë dhe Kosovën Përkthyesi dhe albanologu Robert Elsie ishte vetëm 20 vjeç kur interesi për të mësuar gjuhën shqipe e solli në Tiranë dhe Prishtinë. Që nga ajo kohë, albanologu do t’i kushtonte pjesën më të madhe të punës së tij Shqipërisë. Së fundmi, ai i ka kushtuar Shqipërisë dhe Kosovës dy fjalorë historikë, që u promovuan dje në mjediset e Ministrisë së Jashtme. Janë dy fjalorë enciklopedikë që së pari janë botuar në Amerikë për studiuesi anglishtfolës. Në fakt, ky ka qenë dhe target-i të cilit i drejtohet Robert Elsie me këta dy fjalorë historikë. “Quhen fjalorë historikë, por në fakt janë më shumë enciklopedi të përgjithshme të shteteve të botës. Në vëllimet për Shqipërinë dhe Kosovën jam përpjekur të përfshij zërat për të cilët një studiues i huaj, një student i huaj mund të kërkojë informacion për figura dhe dukuri për të cilat ai mund të ketë lexuar apo dëgjuar, dhe për të cilat ai dëshiron të dijë pak më shumë. Këto vëllime do të shfrytëzohen si doracakë të standardeve të bibliotekave publike dhe universitare në botën anglishtfolëse dhe do të shërbejnë kështu për të përhapur të dhëna të sakta për Shqipërinë dhe

për Kosovën, vende të cilat janë ende relativisht të panjohura dhe të pakuptuara”, - tha Elsie në promovimin e dy fjalorëve. Dhe me sa duket, duke njohur mirë mentalitetin shqiptar Robert Elsie nuk lë asnjë shteg për ta pyetur se përse atëherë këta libra janë sjellë në shqip kur ai i ka shkruar për një lexues të huaj. “Për përkthimin në shqip të këtyre vëllimeve, dikush mund të më thotë: Anglisht. Mirë, dakord. Por përse në shqip? Unë e kuptoj mirë vërejtjen, por do të dëshiroja të nënvizoja diçka. Në botën shqiptare ka një mori librash me mendime, me interpretime, me qëllime, me dëshira, me kritika, me frymëzime artistike, por ka shumë pak libra me të dhëna të sakta, pra me informacion bazë objektiv. Kjo është një mungesë kolosale, e cila pengon ecurinë e botës shqiptare, mungesa e një informacioni të saktë. Marrim për shembull figurat historike. Në librat shqip shkruhet shpesh se filani ishte atdhetar i flaktë, i cili luftoi me shpatë në dorë për të mbrojtur çështjen kombëtare, por pavarësisht nga atdhetarizmi i tij i flaktë, kush ishte kjo figurë konkretisht? Kjo nuk dihet

dhe shpeshherë as nuk i intereson lexuesit. Mjafton që ishte patriot. Synimi im në këto libra për Shqipërinë dhe për Kosovën, anglisht dhe tani edhe shqip, është për t’i ofruar lexuesit të huaj të dhëna të sakta dhe informacion, ndër të tjera, për të korrigjuar shumë gabime dhe keqinterpretime që përsëriten në shtypin e huaj për shqiptarët. Nëse lexuesi shqiptar mëson diçka më shumë për vendin e tij, atëherë akoma më mirë”, - u shpreh Elsie. Por nuk ka qenë e lehtë për Elsie për të përgatitur dhe sjellë në gjuhën angleze dy vëllimet enciklopedike për Shqipërinë dhe Kosovën. Shtëpia botuese që kishte marrë përsipër të botonte veprën e tij i sugjeroi që mundësisht vëllimin e Shqipërisë ta mbyllte në 150 faqe, duke i lënë një hapësirë në deri 250 faqe, por me sa duket, ai kishte shumë më shumë për të thënë rreth Shqipërisë. “Kur mora përsipër vëllimin e Shqipërisë, më sugjeruan 150 faqe dhe më dhanë një kufizim prej 250 faqe. Kur mbarova punë me kishin dalë 500 faqe. Redaktori i shtëpisë botuese u ankua se vëllimi i Shqipërisë do të dilte kështu më i madh se vëllimi i

Rusisë, por përsëri me këmbënguljen time libri u botua pa shumë kufizime. Botuesi amerikan u tregua gjithashtu shumë dashamirës për fjalorin e Kosovës, botimi i parë i të cilit në anglisht doli në vitin 2004, përpara njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, ku na mungoi vetëm një flamur për kopertinën”, - tha Elsie. Të shumtë janë dhe miqtë e tij në Shqipëri, Robert Elsie madje prej vitesh mban dhe pasaportë shqiptare. Prandaj dhe janë të shumtë miqtë shqiptarë të cilët dëshiron t’i falenderojë në këtë vizitë të radhës në Shqipëri. “Falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministrin Edmond Haxhinasto për promovimin e këtyre dy vëllimeve. Gjithashtu falënderoj profesorin Mark Marku për fjalët tepër të ngrohta që ‘nuk i meritoj’, edhe një falënderim të veçantë e kam për mikun tim Visar Zhiti, i cili më ka nxitur të vij dhe të promovohem, nëse mund të themi kështu. U jam mirënjohës gjithashtu botuesve të mi dhe kam nderin të kem 2 botuesit këtu, Xhevahir Lleshin për vëllimin e Shqipërisë, ‘Fjalor historik i Shqipërisë”, dhe Flutura Haskan për

vëllimin e Kosovës “Fjalori historik i Kosovës’. Të mos harroj edhe përkthyesit, sepse unë jam vetë përkthyes dhe përkthyesit shpesh harrohen, kështu që përmend me emër: Eva Bani, që ka përkthyer vëllimin e Shqipërisë dhe Majlinda Nishku, që ka përkthyer vëllimin e Kosovës”,tha Elsie. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë, studiues, shkrimtarë, gazetarë dhe personalitete të tjera. Analisti Mark Marku i cilësoi këta fjalorë të rëndësishëm në studimet kulturore shqipe. Fjalorët përmbajnë një sasi të madhe informacioni për Shqipërinë dhe Kosovën, duke lënë në plan të dytë analizën. Ndërsa zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto vlerësoi se Robert Elsie mund të konsiderohet si një enciklopedi e kulturës shqiptare, që me kontributin e tij poliedrik dhe shumë profilik ka lëvruar të gjitha aspektet e kulturës sonë, si përkthimin, kërkimin shkencor, ka studiuar mitet, ligjet shqiptare, ka sjellë vepra të jashtëzakonshme të kulturës botërore në fondin e asaj shqiptare dhe këtë e ka bërë me një dashuri të veçantë. Aida Tuci

100 VJETORI I PAVARËSISË

Përmendorja e Ismail Qemalit do të vendoset në Milano Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, shoqata të ndryshme shqiptare në Itali janë mbledhur dhe kanë shpallur projektin për ngritjen e përmendores së Ismail Qemalit në sheshin “Tirana” në Milano. Kjo nismë ka marrë udhë falë bashkëpunimit të disa shoqatave shqiptare në Itali si, Fondacioni “Ibrahim Kodra”, shoqata kulturore “Shqipëri-Itali” në Milano, shoqata Rilindja “Cassano D’adda”, shoqata “Kosova e lirë, “Magenta”, shoqata e studentëve shqiptarë në Milano dhe shoqata “Scanderbeg” në Parma, e cila ka koordinator arbëreshin prof. Demetrio Patetuci. Të gjitha së bashku ato kanë vendosur që statuja e Heroit

shqiptar të ngrihet në sheshin “Tirana” në Milano. Sipas anëtarëve të këtyre shoqatave, vlen të theksohet që kësaj nisme i janë bashkuar edhe shumë qytetarë, biznesmenë e shoqata që jetojnë e punojnë në Italinë e Veriut. Gjithashtu, një mbështetje të veçantë për këtë nisme e ka dhënë dhe trashëgimtari i familjes Vlora, Darling Vlora, i cili do të ndihmojë me foto të ndryshme nga arkivi i familjes për realizimin e kësaj skulpture. Për këtë projekt është vendosur të shpallet një konkurs, ku do të marrin pjesë artistë shqiptarë dhe të huaj. Ndërkaq, për realizimin e shtatores do të ndihmojë komuniteti shqiptar në Itali. Në këtë vit që i

kushtohet 100-vjetorit të Pavarësisë, çdo krijues është i preokupuar për të nxjerrë nga duart e tij vepra që përjetësojnë ngjarjen, aq më tepër në Vlorë. Shumë prej tyre kanë hedhur ide, ku kanë realizuar figurën e Ismail Qemalit. Konkursi që tashmë është i hapur për vendosjen e bustit të tij në Milano do të mbledhë artistë shqiptarë dhe të huaj. “Ajo që na jep frymëzim dhe na bën ta çojmë deri në fund këtë projekt është edhe pjesëmarrja e zotit Nikolla Prifti 88 vjeç, i biri i patriotit Spiro Papa, delegat i “Kongresit të Lushnjës” 1920 dhe senator i Parlamentit të parë shqiptar”, - shprehen anëtarët e shoqatave nismëtare.


MAPO

Prej etësh tre vj ka është raboc e saj Vera G she. Vajza erikë m gjy bërë jeton në A ve të ë e q j m Linda ënë e dy d ërë b n është jël, duke e g ve ckën Grabo e gjysh

GRABOCKA

PENSIONISTJA MË SEKSI NË SHQIPËRI Regjisorja është e kujdesshme që dhe në intervistat e dhëna së fundmi nuk i përmend 61 vitet Sikur ta kishin pyetur me siguri që Vera Grabocka nuk do kishte dashur kurrë ta fusnin në listën e personaliteteve që trajtohen me pensione speciale nga qeveria shqiptare. Jo vetëm sepse është në formë të shkëlqyer fizike dhe duket shumë larg asaj fjalës vrastare “pension”, por edhe për faktin se është ende mjaft aktive në punën e saj si regjisore spektaklesh të mëdha televizive, së fundmi në megaproduksionin e televizionit Klan “X Factor”. Por mesa duket askush nuk e ka pyetur. Dhe hartuesit e Vendimit të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e të mërkurës, kanë menduar se nuk kishte si të mbetej jashtë listës prej 15 emrash të artistëve e shkrimtarëve dhe një emër si ky i Grabockës. Në vendimin “Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”, mes personaliteteve të artit,kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare Vllasova Musta, Ermir Krantja, Zyliha

Miloti, Vladimir Prifti, Gulielm Radoja, Zef Shoshi etj, spikaste emri i Vera Grabockës. Për arsyen e thjeshtë, sepse pamja e saj fizike nuk e tregon aspak moshatare me asnjë nga personalitetet e mësipërme. Përkundrazi, shfaq një freski të admirueshme dhe forma fizike që me siguri duhet t’ia kenë zili edhe konkurrentët njëzetëvjeçarë të “Faktorit X”. Prej tre vjetësh Vera Grabocka është bërë gjyshe. Vajza e saj Linda që jeton në Amerikë është nënë e dy djemve të vegjël, duke e bërë Grabockën gjyshe. Regjisorja nuk e ka fare kompleks këtë fakt, përkundrazi, është mjaft e lumtur që po shijon këtë rini të dytë me nipërit në krah. Ndonëse është e kujdesshme që dhe në intervistat e dhëna së fundmi nuk i përmend 61 vitet. Dhe as atë fjalën pension, sepse është aktive si gjithmonë. Dhe me siguri nëse do e kishin pyetur, kurrsesi nuk do pranonte të “nderohej” nga qeveria me pensionin suplementar.

"NJERIU QË QESH"

Një kosovar në krah të Gérard Depardieu

Regjisori francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film - xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.

JONIDA MALIQI:

JU PREZANTOJ

TIM BIR!

Rona Nishliu

Do të përfaqësoj dy shtete dhe një komb

DITAR / HERMES NIKAJ

UNË DJALI ME FIZIKUN LATIN

EROS/ POZICIONI STRATEGJIK PËR TË FITUAR ORGAZMËN


18

E SHTUNË, 4 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

JONIDA MALIQI:

Ju prezantoj tim bir! HERMES

“Nuk e besoja dot që kishte qarkulluar një thashethem i tillë. Nuk di se ç’mendje e sëmurë mund ta ketë shpikur, nuk e besoj dot që ka njerëz të tillë që të përgojojnë dhe një ëngjëll të porsalindur”

Dan sapo ka mbushur dyzetë ditët dhe mami Jonida Maliqi ka hedhur pas krahëve gjithë supersticionet që shoqërojnë lindjen e një bebeje dhe që vënë këtë kufi ditësh, pas të cilit mund t’ua tregosh fëmijën... Ka gati një muaj e gjysmë që është bërë nënë Jonida Maliqi dhe bashkë me bashkëshortin Gent Prizreni janë duke kaluar një nga fazat më të lumtura dhe më impenjuese në jetë, lumturinë e buzëqesh jeve dhe gugatjeve të para të djalit të tyre bashkë me të qarat dhe netët e pagjuma. Gjithçka do kishte qenë si me çdo çift të ri nëse lumturia e tyre nuk do shqetësohej një ditë më parë kur dëgjuan për të parën herë një lajm që qarkulloi brenda pak ditëve si legjendë urbane nëpër Tiranë, se fëmija i tyre kishte probleme shëndetësore... Lajm që shtohej nga në tavolinë në tjetrën me skenarë se si Genti dhe Jonida kishin hedhur në gjyq mjekun e njohur Halim Kosova apo se si ishin zënë me të... Me shumë hezitim, sepse nuk është normale të marrësh në telefon një këngëtare që sapo është bërë nënë nga një gazetë për ta pyetur se si është fëmija e saj, duke shfrytëzuar njohjen personale me Jonidën, guxojmë të pyesim. “Dan është shumë mirë, sapo ka mbushur dyzetë ditët dhe është një shpirt i vërtetë”, përgjigjet Jonida. Pastaj rrëfen se vetëm një ditë më parë dikush ka guxuar më në fund t’u thotë dhe atyre atë thashethe min e tmerrshëm që po qarkullon nëpër Tiranë. “nuk e besoja dot që kishte qarkulluar një thashethem i tillë. Nuk di se ç’mendje e sëmurë mund ta ketë shpikur, nuk e besoj dot që ka njerëz të tillë që të përgojojnë dhe një ëngjëll të porsalindu r”. E mësuar prej vitesh të jetë në

qendër të vëmendjes, që fëmijë kur është ngjitur për të parën herë në një skenë festivali, i ka ndodhur të dëgjojë thashetheme apo dashakeqëse nga më të ndryshmet për veten, por kurrsesi as në ëndrrën më të keqe nuk ka menduar se do vinte një dit�� që njerëzit janë të aftë të përgojojnë dhe një të mitur. “pasi kaloi tronditja e parë, u shqetësova dhe për fjalët e hapura që ne kishim mosmarrëveshje me Halim Kosovën. Për më tepër që kam kaluar një shtatëzëni fantastike në sajë të kujdesit të doktor Halimit, i cili pak nga pak erdhi e u shndërrua në një nga njerëzit tanë më të afërt, tashmë është një nga miqtë më të çmuar të familjes”. Jonidës nuk i kanë munguar këshillat e Halim Kosovës as gjatë shtatëzënisë, as gjatë lindjes natyrale dhe as tani gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj dhe çuditet se si ata që shpikën një histori të tillë, nuk u mjaftuan vetëm me hapjen e fjalëve për anomali të lindura të bebes, por u desh ta kthenin në telenovelë, me grindje e me gjyqe... Edhe pse e gjithë kjo histori i ka lënë një shije të keqe jo vetëm asaj dhe Gentit, por dhe gjithë miqve dhe familjarëve, gugatjet dhe buzëqeshjet e Danit të vogël nuk lënë aspak vend për trishtim. Përkundra zi, vetëm 24 orë pasi Jonida dhe Genti kanë mësuar ligësitë që qarkullonin nëpër Tiranë, janë mjaft të qetë dhe e kanë ruajtur shpirtin e humorit. E sjellshme si gjithmonë, Jonida thotë “patjetër” kur i kërkojmë një foto me të voglin. Si çdo nënë e re, edhe ajo është e lumtur t’ua tregojë të gjithëve me krenari ëngjëllin e saj, dyzetë ditë pas lindjes, siç dhe thuhet se mund të botohen fotot e të vegjëlve.

Beckham: “Tanimë kam një vajzë! Nuk dal më nudo” David Beckham e ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij duke reklamuar kompani të të brendshmeve për meshkuj. Ka patur raste edhe kur ka pozuar nudo apo thuajse krejt i tillë por tanimë jo. Ai insiston se që pas ardhjes në jetë të vajzës së tij Harper ka vendosur që të mos pozojë më nudo. “Nuk mund të shfaqem më nudo tanimë kur kam vajzën e vogël. Jam në rregull me të brendshmet, por jo më nudo. Mendoj se për djemtë nuk ishte problem pasi ata rrinë nudo shpesh herë, por tanimë me vajzën gjithçka ndryshon”.

Heidi Klum “harron” divorcin, pozon në “InStyle” Heidi Klum është rrëfyer së fundi për ndjenjat e saj dhe për atë çka u cilësua përpjekje për të mos humbur lidhjen martesore me bashkëshortin e saj. Supermodelja pranoi se marrëdhënia në fakt ka qenë vazhdimisht pasionante por mbase kjo ka qenë edhe arsyeja e problemeve në martesë. Çifti deklaroi ndarjen në 22 janar, pas shtatë vitesh martesë. Heidi tanimë ka pozuar për kopertinën e “InStyle”.

Katherine Heigl e pakënaqur me dukjen e saj

Gwyneth Paltrow kundër botox-it

Katherine Heigl konsiderohet si një nga aktoret më të bukura në qarkullim, por edhe ajo nuk është e kënaqur me pamjen e saj të jashtme. 33-vjeçarja e ka pranuar këtë gjë gjatë premierës së filmit të saj më të fundit me titull One For The Money, në Paris (Francë). “Kishte skena të filmit që duhet t’i xhironim në temperatura shumë të ulta dhe nuk ndihesha rehat. Thjesht nuk ndihem mirë me pamjen time kur bën ftohtë, por ato skena ishte e rëndësishme të xhiroheshin në ato kushte”, theksoi Heigl për ‘E!’. “Atë ditë u mundova shumë, por sado që u ushqeva pak stomaku im u fry”, shton protagonistja e ‘The Ugly Truth’.

Lista e të famshmeve kundër përdorimit të botoksit, përkundër atyre që janë përdoruese të injeksionit ‘çudibërës’ është modeste. Mirëpo, kësaj liste i shtohet edhe aktorja e Hollywood-it, Gwyneth Paltrow, e cila ka deklaruar se asaj i pëlqen më shumë plakja natyrale. Në një intervistë të fundit, aktorja ka qenë e prerë kundër botoksit duke thënë se do të preferonte rrudhat dhe jo përdorimin e botoksit dhe as ndërhyrje kirurgjikale, të cilat shumë prej të famshmeve kanë nxituar t’i bëjnë në emër të bukurisë së përjetshme. “Do i pranoja rrudhat. Nuk më pëlqen aspak botoksi. Sigurisht që përpiqem të bëj sa më shumë kujdes për ta ruajtur lëkurën time, por kjo s’do të thotë që nuk ha gjithçka çfarë më pëlqen”-ka deklaruar Paltrow për edicionin e muajit mars për revistën “Harper’s Bazaar”. Ndonëse ajo ka një fizik për t’u pasur zili, aktorja ka deklaruar se nuk mundohet shumë për të pasur linja perfekte. “Nuk mbaj ndonjë regjim të ashpër dietik edhe pse është e natyrshme që kujdesem për imazhin tim”, ka përfunduar një ndër aktoret më të famshme të Hollywood-it, Gwyneth Paltrow.

NIKAJ

UNË DJALI ME FIZIKUN LATIN ...Ja ku kaluan ditet dhe sërish jemi bashkë. Kjo javë ka qenë intensive për mua, pasi kam marrë sezonin e jam me provime, megjithate çdo gjë ka rëndësinë e vet. Kësaj jave do ju flas për Modelingun, eksperiencat e mia si model, dhe eventet tek të cilat kam qenë pjesëmarrës. Në moshën 17 vjeçare nisa bashkëpunime me shumë fotografë, për sete të ndryshme fotografike. E më pas arrita të bëhem protagonist në disa spote publicitare. Mendoj që për të qenë një model, duhet të kesh një talent të lindur, si për çdo fushë të artit. Dhe kjo është një dhunti që të fal Zoti. Ndihem i bekuar që dhe unë e kam një talent të tillë. Nëse nuk do ishte kështu, nuk do kisha mundur të spikatja. Falë këtij talenti në maj të vitit 2009 u përzgjodha si model për të përfaqësuar Shqipërinë në Javën e Modës në Milano ku tiparet dhe fiziku im u përkufizuan look i tipit latin. Më u riktheva në Tiranë, ku mu bë një oferte nga Agjenci Icon, për të punuar si Model në këtë kompani. Tashmë u bënë dy vjet që jam pjesë e Icon-Agency dhe kam realizuar shume sete fotografike dhe sfilata te ndrsyhme. Modelingu është pasioni më i madh i jetës time e ku unë ndihem më mirë.


19

E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

Flash

Rona Nishliu Një aktor kosovar në krah të Gérard Depardieu

V

ictor Hugo qe në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L'Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër - të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” - ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film - xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. ”Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, ka thënë Bajraktaraj nëpërmjet telefonit. Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi MarcAndré Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man ëho laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s. Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl. “Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, ka thënë Bajraktaraj. Aktori Depardieu në krah të të cilit do të luajë Bajraktaraj është fitues i çmimit “Oscar” në vitin 1990 për rolin e tij kryesor në filmin “Cyrano de Bergerac”. Depardieu është edhe fitues i dy çmimeve “BAFTA” dhe Palmës së artë. Sipas Bajraktarit - që luan edhe në filmin “Heroi” të Luan Kryeziut që është në postproduksion - roli në filmin e Jean-Piere Améris është vetë ai që strukturon ngjyrën e personazhit kryesor.

“Gjithçka po shko n mirë dhe në mënyr ë profesionale. Jem i një ekip që bashkëpu nojmë. Besoj se do të dalë një film i realizua r shumë mirë”, ka th ënë Bajraktaraj “E mbi të gjitha ky film është edhe një homazh për aktorët, sepse Hugo e ka njohur shumë ngushtë artin”, ka thënë Bajraktraj. “The man ëho laughs” është i zhvendosur në Anglinë e shekullit XVII, ku në mënyrë maestrale shpërfaqen marrëdhëniet mes borgjezisë dhe aristokracisë, të cilat komplikohen nga distancimi i vazhdueshëm nga klasa e ulët. Hedhja në film e këtij rrëfimi ka një buxhet prej 15 milionë dollarësh dhe do të jetë një film francez me distribuimin e “EuropaCorp”. Regjisori Jean-Piere Améris është i njohur për filmat e tij “Romantic Anonymus”, “C’est la vie”, të cilët janë fitues të çmimeve të ndryshme. Bajraktaraj - i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të “Taken” dhe në dy seritë e “Harry Potter” - angazhimi në filmin “The man ëho laughs” është një përvojë jashtëzakonisht e rëndësishme për karrierën e tij. “Filmi është një legjendë historike me filozofi e me poezi. Një rrëfim intim, sepse ka qenë edhe vetë rrëfim intim i Hugos që e ka shkruar kur i ka vdekur vajza”, ka thënë Bajraktaraj. Sipas aktorit kosovar, të luash në filmin me regji të Améris është një privilegj. “Gjithçka po shkon mirë dhe në mënyrë profesionale. Jemi një ekip që bashkëpunojmë. Besoj se do të dalë një film i realizuar shumë mirë”, ka thënë Bajraktaraj. E xhirimet e këtij filmi nuk janë puna e vetme e Bajraktarajt. Ai do të udhëtojë në Berlin për të prezantuar

Fansi i Adelinës

kërcënon me vetëvrasje Një fans i zjarrtë i këngëtares Adelina Ismajli, është bërë objekt i një çështje serioze ne FB, pasi ka kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk takohet me idhullin e tij, e cila për momentin ndodhet në Zvicër. Ka reaguar menjëherë pas deklaratës së tij “bombë” zëdhënësja zyrtare e saj, Rudina Idrizaj, duke tentuar të neutralizoj të riun, i cili me sa duket është në depresion. Kushdo që njeh familjen e Granit Behramit, ju lusim të kontaktoni menjëherë. Jeta e dikujt është në rrezik dhe çdo kërcënim për vetëvrasje duhet marrë seriozisht. Graniti është fans i Adelinës dhe ka disa ditë që kërcënon me vetëvrasje nëse nuk e takon Adelinën. “Ne nuk kemi mundësi që menjëherë sot të bëjmë të mundur takimin, ndaj ju lusim të na ndihmoni lidhur me Granitin. Granit të lutem mos ndërmerr asgjë, do të mundësojmë takimin me Adelinën, vetëm prit”, - thotë zëdhënësja e Adelinës.

filmin bashkëprodhim ndërmjet tri shteteve e që do të prezantohet në këtë festival. Përfaqësimi i kinematografisë kosovare në Festivalin e Filmit në Berlin këtë vit do të mbetet vetëm në prezantimin e përgjithshëm në një stendë. Organizatorët e Festivalit kanë bërë publik programin e sivjetmë të filmave në kategori të ndryshme në konkurrencë dhe jashtë saj. Mirëpo në asnjërën nga to nuk është as filmi “Kolona” me regji të Ujkan Hysajt e as “Shkurta” i Arzana Krajës. Të dy këta filma të shkurtër, në nëntor të vitit të kaluar kanë kaluar fazën e paraseleksionimit për njërin ndër festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë. Kryetari i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë se këta dy filma kanë marrë përgjigjen negative nga festivali që sivjet mbahet për të 62-ën herë. Por do të jetë aktori kosovar, Arben Bajraktaraj, ai që do të jetë në “Berlinalen” e këtij viti. Filmi “The Ëoman Brushed off Her Tears” me regji të Teona Strugar Mitevska, një prodhim i tri shteteve (Maqedonisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë) do të prezantohet në kuadër të programit “Panorama” që nuk është garues. Arben Bajraktaraj së bashku me aktoren e njohur spanjolle Victoria Abrill, maqedonasen Labina Mitevska dhe Jean Marie Galey përbëjnë kastën e aktorëve kryesorë në këtë film që flet për Helenën, një franceze që tenton ta marrë veten pas vdekjes së djalit të saj. Për Bajraktarajn kjo pjesëmarrje është e rëndësishme sepse roli i tij është i rëndësishëm. Sipas tij, edhe prezantimi i kinematografisë kosovare në “Berlinale” nëpërmjet stendës mund të ndikojë në ndërkombëtarizimin e saj. “Shyqyr që filmi kosovar po ecën mirë, sepse me sa kam lexuar, në teatër situata është shumë e keqe me ndryshime të ligjit dhe ndërhyrje të ndryshme politike”, ka thënë Bajraktaraj.

Do të përfaqësoj dy shtete dhe një komb

Rona Nishliu do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong, i cili këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Kënga e titulluar "Suus" është vlerësuar nga juria si këngë e punuar në mënyrë profesionale dhe e realizuar shumë mirë artistikisht. Rona Nishliu nga Kosova, pjesëmarrëse në festivalin e 50-të të Radio Televizionit të Shqipërisë (RTSH), la pas 20 këngë të tjera duke rrëmbyer trofeun për të vazhduar tutje. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Rona premton se do t’i prezantojë denjësisht gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku janë ata. Ju jeni kosovarja e parë që do ta përfaqësoni Shqipërinë në "Eurosong". Çka do të thotë kjo për ju? Është nder i veçantë që do të jem atje - do të jem përfaqësuesja e dy shteteve dhe një kombi. Do të mundohem t’i përfaqësoj denjësisht të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku janë ata dhe do të mundohem të bëj më të mirën për një prezantim sa më dinjitoz. Kënga "Suus" ka ngritur debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke u diskutuar se në "Eurosong" kërkohen këngë më ritmike? Për mua secila kritikë pozitive dhe negative, është e rëndësishme, sidoqoftë kënga është ajo që është dhe unë besoj jashtëzakonisht shumë në të, ashtu siç kam besuar gjatë konkurrimit. Synimi është prezantimi sa më i denjë, dhe unë zakonisht kur kam punuar, nuk kam punuar me këngë vardisëse dhe nuk i jam përshtatur kornizave të festivaleve ose ngjarjeve ku kam marrë pjesë. Kam prezantuar veten ashtu si di ta bëj më së miri dhe si është më së miri. Nuk e di se cilat janë ato këngë adekuate të Eurovizionit dhe mendoj që kënga "Suus" më prezanton mua dhe bashkëpunëtorët e mi jashtëzakonisht mirë. Besoj se do të jap një imazh të mirë edhe për vendin, të cilin e prezantoj. A keni shumë punë para se të prezantoheni në skenë, duke e marrë parasysh që shtetet pjesëmarrëse në festivalin evropian "Eurosong", i kushtojnë shumë rëndësi edhe publicitetit, për këngët e tyre? A do të bëhet një gjë e tillë edhe me ju dhe ekipin tuaj? Është një ekip i tërë që do të punojë, për çdo fazë të punës, nuk është versioni përfundimtar i këngës, apo videoklipi. Janë edhe shumë e shumë faza të tjera që unë do t’i publikoj me kohë, dhe po ju siguroj për një gjë - do të bëhet punë intensive dhe më e mira, për të bërë një prezantim sa më të mirë të mundshëm. Rona, a prisni të shkoni në finale? Dua ta përsëris vetveten, nuk besoj që puna e mirë, e sinqertë dhe me shumë dashuri ndonjëherë nuk është vlerësuar. Unë synoj më të mirën, prandaj edhe po bëj përgatitje intensive duke planifikuar çdo detaj të mundshëm jo vetëm unë, por edhe ekipi që është përkrah meje.

Martina Ivezaj fillon vitin me foto të reja! Modelja e njohur shqiptare që prej viteve jeton në Gjermani, Martina Ivez aj fillon këtë vit me një fotosesion shum ë sensual të realizuar tek fotografi Den ise Zenk. Ajo është bërë shumë e njohur në Gjermani dhe në disa vende të Evro pës për shkak se ka fituar shumë çmim e bukurie gjatë karrierës së saj. Shpesh është gjendur në faqet e para të gazetave gjermane, duke u lavdërua r për fizikun dhe talentin e saj. Martina është me prejardhje nga Mal ii Zi por me prindërit dhe familjen e saj të ngushtë jeton në shtetin gjerman.


20

E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

Pozicioni strategjik për të fituar orgazmën Për kë nuk e di, pozicionet e Kamasutrës janë 64. Dhe po aq janë edhe mënyrat, në teori, për të ndjerë kënaqësi. Sepse, cilido qoftë seksual level-i ynë (nga fillestare në supereksperte), të gjitha ne kemi një pozicion shumë personal për të pasur orgazmë të garantuar. Deri sa...Nodh, që ç’ke me të: me kalimin e ditëve, ai pozicion që dikur na garantonte orgazmën nuk funksionon më. Por nëse mekanizmi ngec, për shkak të stresit, rutinës apo të një partneri të ri, nuk duhet të të kapë paniku. Psikoseksologët na spjegojnë si të zhbllokojmë ingranazhet dhe t’i bëjmë të rifillojnë punën nga e para. 1.Merri masat

“Çdo burrë ka të tijat: po flasim për penisin dhe për faktin që nuk ka një të tillë të njëjtë me tjetrin”, fillojnë psikoseksologët. Është fare normale, atëherë, që një formë apo një kënd i ndryshëm nga ato me të cilat ishe mësuar mund të shkaktojë një dështim, por nuk është e thënë që pozicioni yt i preferuar mos të funskionojë kurrë më. Nëse nuk e humb durimin që herën e parë, të jesh e sigurt që shumë shpejt do arrish versionin deluxe të kalit të vjetër të betejës. Provo lojën e karrigeve. Duhet të ulet partneri e pastaj, pa ia ndarë për asnjë çast vështrimin, të ulesh kaluar sipër atij. Pse funksionon Është një nga pozicionet në të cilat klitori stimulohet shumë. Për më tepër, femra ka pushtet të plotë dhe mund të drejtojë lëvizjet: është një version më soft i amazonave (ai i shtrirë me shpinë dhe ajo sipër kaluar), sepse i lejon atyre që njihen prej pak kohësh të mos shfaqin shumë pjesë nga trupi. 2.Kariko trurin

“Po karikoje me mendime të dobishme, duke dëbuar ato ngacmueset e çasteve të vështira, kur gjumi e orgazma zhduken fare”, thonë psikologët. “Dhe atëherë: në vend që të përpiqesh të çlirosh mendjen (sipërmarrje jo gjithmonë e lehtë), provo ta mbushësh me energji të re (mund të jetë më e thjeshtë). Bëje kështu: përqëndrohu në pjesën që partneri po përkëdhel/ puth/ prek. Ngadalë-ngadalë do ndërgjegjësohesh për trupin tënd dhe stresi do largohet. Kujdes ama: mos u fikso në arritjen e orgazmës, përndryshe ajo s’do vij kurrë”. Provo...lojën me jastëkë. Shtrihu me shpinë si në pozicionin misionar. Por përveç jastëkut poshtë kokës, vendos një nën vithe, në nivelin e

kofshëve, për ta ngritur baçinin me ca centimetra. Pse funksionon. Është një pozicion që të lejon të stimulohesh më mirë, por edhe të shtendosesh, dhe, në këtë mënyrë, të përqendrohesh në kënaqësitë e çastit. Ndrysho përbërësit

“Mendo të hash diçka që të pëlqen shumë, por për një kohë të gjatë”, vazhdojnë psikologët. “Ja: tani nuk të pëlqen më dhe aq, apo jo? Ja, e njëjta gjë ndodh dhe me seksin. Nëse përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, herët a vonë do mërzitesh. Dhe partenri, që si të gjithë burrat, ka prirjen të përsëris të njëjtin veprim që ka rezultuar i suksesshëm, nuk do bëjë asgjë për të ndryshuar ide dhe mënyrë. Tani bëhet fjalë për të shtuar një detaj. Një shembull? Herës tjetër mos i hiq mbathjet, por thjesht spostojini pak. Është një gjest prej gruaje shumë të sigurt seksualisht dhe për më tepër, copa do japë një stimulim krej të ri”.

Pozicioni (mendor) i atij Ja çfarë mendojnë kurrë bëjnë seks me një femër (herën e parë, po dhe të njëqindtën)

Provo lojën e tralalave

Shtrihu barkas dhe përpiqu që koka jote dhe e partnerit të jenë aq afër sa për të dëgjuar dhe pëshpërimat e njëri-tjetrit. Duke vazhduar së bëri dashuri fillo të imagjinosh ndonjë fantazi seksuale dhe kërkoji atij të bëjë të njëjtën gjë. Pse funskionon Përveç se është një ushtrim i ndarjes së gjërave bashkë, kjo strategji është një mënyrë shumë e mirë për të arritur eksitimin. Rri në zonë

“Ca e quajnë deaf effect, efekti i shurdhët”, gjithmonë sipas specialistëve. “Ndodh kur një zonë e përcaktuar e trupit, zakonisht klitori, bëhet krejtësisht i pandjeshëm ndaj stimulimit. Për t’u rikthyer së qëni super e ndjeshme (dhe për të rigjetur pozicionin e humbur) duhet të kërkoni ndihmën e partnerit. Provo, bashkë me të, të ngacmosh zonën që rrethon pjesën e fjetur, pa e prekur drejtpërdrejt. Vazhdoni kështu për pak... hë, si e ndien tani? Provo lojën e harkut. Shtrihuni të dy në brinjë: ti ktheji shpinën partnerit. Mbështete shpinën në gjoksin e atij, ngri këmbën që nuk mbështetet në dyshek dhe kështu krijo një hark mbi trupin e tij, duke e kalëruar. Pse funksionon Në këtë mënyrë do i japësh mundësinë partnerit të ketë rrugë të lirë për në zonat e tua erogjene: nga qafa deri te pubisi, duke kaluar nga gjoksi dhe barku. Tani mund të zgjedhësh nëse do i japësh dorë të lirë apo do e drejtosh ti.

“Mendo të hash diçka që të pëlqen shumë, por për një kohë të gjatë”, vazhdojnë psikologët. “Ja: tani nuk të pëlqen më dhe aq, apo jo? Ja, e njëjta gjë ndodh dhe me seksin. Nëse përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, herët a vonë do mërzitesh. Dhe partenri, që si të gjithë burrat, ka prirjen të përsëris të njëjtin veprim që ka rezultuar i suksesshëm, nuk do bëjë asgjë për të ndryshuar ide dhe mënyrë. Tani bëhet fjalë për të shtuar një detaj.

Para: Këtë herë do të bëjë të provosh diçka të rrallë. Gjatë: Po e di që misionari nuk është aspak keq. Pas Mmmh, herës tjetër, do sajoj diçka të rrallë. Po çfarë? Ndërkohë po ia fus gjumit se ndoshta shoh ndonjë ëndërr për këtë punë. Para: Ku dreqin e kam vënë pakon e prezervativëve? Gjatë: Mallkuar qoftë ai që i ka shpikur këto. Pas: Zot faleminderit që bëre të vija atë gjënë e urryer që do më shpëtojë nga gjëra më të rënda! Para: Po pse dreqin duhet të masturbohesha një orë përpara? Gjatë: E gjitha kjo është një mijë herë më mirë se ajo që arrij të bëj vetë. Pas: E, në fund të fundit, nuk ishte ide e keqe që u masturbova. Se përndryshe, nuk do duroja kaq shumë...


Situata

sport

E shtunë, 4 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Roberto Mançini mund ta rifusë Tevezin në skuadër Karlos Tevez mund të rikthehet të luajë sërish për Mançester Sitin. Lajmi i bujshëm ka dalë nga vetë goja e trajnerit të “Citiziens”, italianit Roberto Mançini. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, ishtekniku i Interit ka dekalruar: “ Për momentin Karlos nuk është një prej opsioneve

tona, por në të ardhmen mund të jetë e mundur ta rishohim sërish në fushën e lojës me fanellën tonë. Shpresoj që të jetë stërvitur në 3 muajt e fundit në mënyrë që të jetë në kushte të mira fizike. Në mendjen tij është vetëm fitimi i titullit kampion në Premier League

dhe nëse rikthehet në formë të mirë ekziston mundësia të aktivizohet”, ka dekalruar Roberto Mançini. Që prej ndeshjes në Champions League me Bajern Mynihun, ku Tevez refuzoi të aktivizohej, marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit të Sitit kanë qënë tepër të tensionuara

Disiplina, korçarët 8 ndeshje ekzil, vlonjatët -3 pikë në Kupë 34

Është pezulluar nga aktiviteti futbollistik edhe Geri Çipi. Një vit dënim për shefin e vlonjatëve, që sipas disiplinorit, ka nxitur braktisjen e fushës gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë Jeton Selimi

Flamurtari ndoshta priste tjetër gjë, Skënderbeu mbase ndonjë dënim më të vogël. Por Komisioni i Disiplinës, pasi ka shqyrtuar me vëmendje Kodin e Drejtësisë Sportive dhe Rregulloren e Lojës, përveç raporteve të zyrtarëve të ndeshjes, vendosi që të ndëshkojë ashpër si Skënderbeun, ashtu edhe Flamurtarin. Madje, ai që e ka pësuar me keq ka qenë Geri Çipi. Pritej që gjithçka të vendosej dje dhe ashtu ndodhi. Kjo pasi më parë debatet e ashpra mes Skënderbeut dhe Flamurtarit ia kanë bërë punën të vështirë disiplinorit, që ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion. Kështu ndodhi edhe kësaj here. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e klubit Flamurtari për të marrë fitoren në tavolinë, pas incidenteve në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në fakt, ka bërë të kundërtën, duke i hequr edhe tri pikë të tjera nga klasifikimi çerekfinal kuqezinjve të Vlorës, në këtë kompeticion. Skuadra vlonjate kërkonte tri pikët duke argumentuar këtë me

faktin se ndeshje nuk duhet të vijonte pas goditjes së arbitrit anësor Ridigert Çokaj, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Komisioni i Disiplinës. Ky i fundit nuk është kursyer aspak në vendimet e tjera në lidhje me ngjarjet anti-sportive që u regjistruan në këtë takim. Për hedhje të sendevë të forta në fushën e lojës, duke shkaktuar goditje te zyrtarit të ndeshjes, Sknderbeu është dënuar me tetë ndeshje

Ibra dhe Murinjo mund të ritakohen te… Çelsi! Ibrahimoviçit i janë kthyer dhimbjet e barkut. Në pritje për të gjetur mënyren sesi ta zgjidhë kontratën me Milanin, Mino Raiola po lëviz në disa fronte në kërkim të një page përrallore. Ibrahimoviç, sic shkruan “Corriere dello Sport”, mund të bashkohet me mikun e tij Mou, te Reali ose... diku tjetër. Por edhe Galiani nuk po rri duarkryq. Nëse ikën Ibra, do synohet përforcimi me Karlos Tevez dhe Mario Balotelin, por veç Ibrës, duhet te largohet edhe Pato, për të cilin PSG nuk ka hequr dorë. Ndërsa situata e trajnerit është më ndryshe. Rrugët e Murinjos dhe Çelsit mund të takohen shpejt. Trajneri nga Setubali është në krizë me ambientin në Madrid dhe në “Stamford Bridge” janë të pakënaqur me Villas Boas. Deklaratat e një burimi pranë “Special One” kanë hapur skenarë interesantë. “Mou është gati të kthehet te Çelsi, por më parë kërkon të qartësojë disa gjëra me Abramoviç. Me Romani do të formojë një dyshe perfekte”. Murinjo, pas zhgënjimit të radhës në kupë me Barçën, ka hyrë në rrugën e prishjes së marrëdhënies me

lojtrarët dhe tifozët e Real Madridit. Ky ambient nuk është i lehtë për një person me ego të madhe që i do të gjithë nga ana e tij. Çelsi, nga ana tjetër është jashtë luftës për titulln dhe ka një trajner me moshë të re që nuk po di ti japë skuadrës një lojë dhe një pozicion dinjitoz në tabelë. “Zhosz është i gatshëm të kthehet te Çelsi - shkruan The Sun -. E di që në këtë moment po mbizotëron kaosi në “Stamford Brigde”. Për këtë arsye, përpara se të pranojë një ofertë të bluve, kërkon të qartësojë disa gjëra me Romanin. Do t’i thoshte: Roman, ti je pronari, unë shefi duhet të punojmë bashkë për rezultatet”.Por më parë duhet të fitojë La Ligan, që të lërë edhe në Spanjë kujtimin e tij “të urryer”

jashtë fushe. Nuk ka shpëtuar as Flamurtari, të cilit i janë zbritur 3 pikë në Kupën e Shqipërisë, pasi la lojën në minutat e fundit të ndeshjes. Komisioni i Disiplinës ka pezulluar për 1 vit edhe shefin e klubit Flamurtari, Geri Cipi për nxitje të braktisjes së ndeshjes. Po ashtu, me 2 ndeshje pezullim dhe 1 milion lekë gjobë është ndëshkuar edhe zëvendëstrajneri i Skënderbeut,

Lorenc Hysi i cili gjatë ndeshjes u përfshi në një polemikë të ashpër me drejtuesit e skuadrës kundërshtare. Në moment, ai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i sfidës në fjalë, Migen Masha. Por, masa ndëshkimore janë dhënë edhe për Flamurtarin. Të cilit, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i ka hequr 3 pikë nga klasifikimi në Kupën e Shqipërisë, për reagimin

pasiv që pati pas rifillimit të lojës në Pogradec dhe përpjekjeve për ta braktisur ndeshjen. Që do të thotë se për momentin, kuqezinjtë e Vlorës janë minus 3 pikë në renditjen e Grupi B, të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Pra, një fitore e radhës e tyre në kupë do të shërbejë për t’i zeruar pikët në këtë kompeticion, i cili pret të konsumojë këtë fundjavë ndeshjet e dyta të turit çerekfinal.

Skandali i basteve

Dalin fakte të reja për ndeshjet Lacio-Xhenoa dhe Leçe-Lacio “Pa asnjë rrugë shpëtimi”. Ishte fati që kishte fajtori në një film të 1987 me protagonist Kevin Kostner, por mbase keshtu do të jetë edhe për shumë futbollistë të përfshirë në hetimin e basteve ilegale. Çdo herë nga pak zbulohen fakte të reja që konfirmojnë deklaratat e të penduarit Xhervasoni, që po vendosen në perfeksion në një puzzle të përbërë nga mijëra copa që sa më shumë merr formë aq më shumë dhuron surpriza dhe të reja. Nga informacionet e fundit zbulohen emra të rinj në ndeshjen që po hetohet Lacio – Xhenoa dhe emrat janë ato të Milanetos dhe Dainelit, që e shikojnë veten në të njëjtën situat si Mauri, Ferrario, Korvia dhe të tjerët që po hetohen për ndeshjen tjetër Leçe – Lacio. Për ndeshjen Lacio – Xhenoa, të dhënat janë interesante pasi përpara takimit të zhvilluar më 14

maj, në qëndrën stërvitore të Lacios, Formello, është vënë re prezenca e të arratisurit Ilievski që më pas ka shkuar menjëherë në hotelin ku qëndronte skuadra e Xhenoas. Përgjimet e telefonatave zbulojnë se edhe Zamperini ishte në të njëjtat vende. Por ka e d h e m ë s h u m ë . Ja e r e j a e rëndësihme: ditën e kësaj ndeshje Ilievski telefonon shumë herë bosin e Singaporit por edhe Zamperinin që ka diskutuar edhe për ndeshje të tjera madje edhe Bjellorusi – Nigeri e më pas fluturon drejt Milanos. I drejtohet Una Hotel atje ku Belavista, kapiteni i Barit, tashmë i arrestuar, kishte prenotuar një dhomë. E kush shfaqet ditën e nesërme në të njëtin hotel? Dy lojtarë të Xhenoas: Daineli dhe Milaneto, dy emra që ishin përmëndur edhe nga Xhervasini si futbollistët e përfshirë në fiksimin

e rezultatit. Hetuesit nuk kanë shumë dyshime, takimi në hotel ka shërbyer për t’u dhënë paratë futbollistëve për shërbimin e kryer.


22

MAPO

E SHTUNË, 4 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

GRUAJA QË DËSHIRON 120 KILOGRAMË MUSKUJ Rene Campbell (35-vjeçare) nga Britania e Madhe, pranoi se është bigoreksike (e varur nga buildingu) dhe se nuk ka ndërmend të ndalet para se të arrijë qëllimin, të bëhet 120 kilogramë. Nëna e dy fëmijëve dikur peshonte 50 kilogramë, ndërsa para katër vitesh filloi të stërviste nga dy orë pesë herë në javë dhe të konsumojë një numër të madh të kalorisë dhe arriti peshën 85 kilogramë. “Çdo ditë ajo përpiqet të konsumojë rreth 4200 kalori, ndërsa gjatë drekave nëpër restorante ajo merr edhe peshoren me vete për t’i matur saktë kaloritë”, - shkruan “Daily Mail”. “Nuk do të ndalem derisa të mos shtoj edhe më muskuj. Çdo ditë shoh meshkujt në sallën e bodybuilding-ut, të cilët kanë nga 120 kilogramë dhe muskuj të fortë dhe se vërtet kam dëshirë të dukem si ata. Më pëlqen forma e trupit si e zotëve grekë”, - tha Rene. 

“MUSLIM TAXI” I NDAN UDHËTARËT SIPAS GJINISË Gjermani Selim Reid, prindërit e të cilit vijnë nga Iraku, e zgjodhi problemin e myslimanëve, të cilët nuk dëshirojnë të hipin në taksi me femra. Reid themeloi kompaninë “Muslim Taxi”, e cila ndanë udhëtarët sipas gjinisë, për ta respektuar traditën myslimane se burrat e gratë nuk mund të udhëtojnë bashkë. “Reid tha se për këtë punë ishte inspiruar që në vitin 1996, kur prindërit e tij po udhëtonin me taksi, ndërsa një taksist i kritikoi për shkak të traditave myslimane”, shkruan “Huffington Post”. “Shoferi i taksisë më shumë ankohej për të huajt që vinin në Gjermani dhe për faktin se nëna ime mbante një shall rreth qafës”, - tha Reid. Edhe pse “Muslim Taxi” tingëllon si shumë restriktiv, Reid thotë se kjo kompani do të sigurojë për myslimanët më shumë të drejta dhe më shumë respekt për emigrantët. 

Do ketë xhelozi në qiellin e çifteve,porkjonukdoketë pasoja shumë të rënda. Gjithsesi tregohuni të kujdesshëm nëse vërtet doni që lidhja të shkojë mirë. Edhe ata që do ju tërheqin me shikimin e parë dhe që do ju pëlqejnë shumë do kenë diçka që çalon për ju.

DEMI (21/IV-20/V)

Në jetën tuaj në çift merrini gjërat më seriozisht dhe mos lejoni debatet të bëhen pjesë e kësaj dite. Duke qenë vigjilentë do keni mundësi të krijoni një klimë të këndshme. Për beqarët dashuriçkat dhe flirtet do jenë të shumta.

1

2

3

15

22

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ata që kanë një lidhje do shpresojnë edhe sot që partneri t’iu kushtojë më tepër vëmendje. Nëse nuk do e arrijnë këtë do i hedhin sytë tek dikush tjetër. Kujdes nga aventurat. Nëse jeni vetëm nuk do i shpëtoni dot një tërheqjeje sensuale.

Ambienti në lidhjen tuaj, gjatë gjithë ditës do jetë i gëzuar e i lumtur. Ju mund të përfitoni sa më shumë nga momentet e kënaqësisë pranë partnerit. Beqaret nuk do vendosin kollaj për ata që do takojnë, megjithatë aventurat e shkurtra do ju tërheqin.

Do ketë një përmirësim të ndjeshëm në jetën tuaj në çift sot. Jupiteri dhe Venusi do iu mbrojnë mjaft. Do jeni më tolerantë me njëritjetrin dhe do bashkëpunoni më tepër. Mendja e beqarëve nga ana tjetër do të pushtohet nga dashuri e martesa.

Çështjet e zemrës ka shumë mundësi të marrin për mirë gjatë kësaj dite, falë ndikimit të Venusit dhe të Marsit. Më në fund do mund ta fitoni tërësisht zemrën e të dashurit tuaj. Beqarët do kenë fat, por nuk duhet menjëherë ta bëjnë publike lidhjen.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Nuk ka asgjë të veçantë për t’u shënuar në jetën sentimentale të çifteve. Në këtë mënyrë do keni mundësi ta jetoni atë qetësisht dhe sipas qejfit tuaj. Për beqarët, planetët nuk do jenë aspak aktivë dhe nuk do favorizojnë takimet.

Shumë planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift. Disave do iu duket edhe sikur janë në muaj mjalti. Besimi ndërmjet jush dhe partnerit do të rritet dhe respekti do jetë reciprok. Nëse jeni vetëm do bëni kërkime dhe do gjeni entuziazmin që kërkonit.

Jeta në çift do jetë më e animuar sot, por kujdes nga Marsi, i cili do ju shtyjë të bëni edhe ndonjë gjë me forcë. Mos e shkatërroni ambientin e krijuar sepse do jetë e vështirë ta rikrijoni përsëri. Beqarët nuk do jenë me vetëm.

Urimet më të mira për ju çifte. Sot lidhja juaj do ketë një fund të lumtur, i cili do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Gjithçka falë ndikimit të Venusit. Shijojeni sa të mundni lumturinë dhe vazhdoni më pas punën për ta ruajtur kaq të ngrohtë si sot ambientin.

18

9

11

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

20

2

24

25

26

29 32

33

35 41

10

19 23

31

36

42

37

38

43 47

48

51

39

44

45

48

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

52

43

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Vetëdija e njeriut të lirë për të drejtat e detyrat që ka në një shoqëri e

1. Lëndë djegëse. 2. Manifestimi, a demontrata. 3. Vë në lojë dikë, ose

në një shtet. 6. Ngurrimi për të bërë diçka. 13. Markë makine. 14. Teli i lla-

e ... 4. Çani i televizionit. 5. Shkurre përherë e gjelbër e vendeve të

mpës elektrike. 15. Thirrja e shtetasve nën armë. 19. Alumini në kimi. 20.

ngrohta, me lule të vogla ngjyrë qiell ose të bardha. 6. Mbetet pas dj-

Juria Tiranës. 21. Përemër dëftor. 22. Christofer, aktor i njohur. 24. Ka

egies. 7. Tase e njohur e volejbollit shqiptar. 8. Breg lumi me gurë të

Shkodra dhe Pogradeci. 27. Bakër në dialekt. 28. Lënda që përdoret për

vegjël. 9. Përemër pronor. 10. Mjet për të parë larg. 11. Që të tërheq, a

ta vënë në gjumë të thellë e pa ndjenja një të sëmurë. 29. Yndyra. 30. Një

që meriton vëmendjen. 12. Targa e makinave të Burreli. 14. Humbjet në

ujë mineral i njohur. 32. Zotëri anglez, mbrapsht. 33. Gëzim i madh. 34. E

prodhim. 16. Një nga kryeveprat e Shekspirit. 17. Enë për ujë, a për çaj.

kundërta, ngre. 35. Hrushov, ish-udhëheqës i Bashkimit Sovjetik. 38. Za-

18. Mira, shkrimtare e njohur e letwrsisw shqipe. 23. Teza pa të forta.

deja i muzikës. 40. Williams i kinemasë amerikane. 43. Orendi të vjetra.

25. Shet farmacistja. 26. Simboli kimik i natriumit. 31. Një nga vëllezërit

45. Metal i çmuar. 46. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore. 48. Spiun i dikur-

Frashëri. 36. Ka një të tillë gjeometrik. 37. Mjete ambalazhi. 39. Burim,

shëm. 49. Ndërmarrje Ushqimore. 50. Fieri në makina. 51. Merre! 52. Gen-

ose... 41. Bimë që mbin në lëndina. 42. Nënndarje e një ligji. 44. Letër

ta, gazetare e televizionit. 53. Pelingu e kinemasë.

bixhozi. 47. Baba, shkurt. 49. Pak formalitete.

Sudoku | nivel mesatar

9 LUANI (23/VII-22/VIII)

8

28

27

50

Ditë plot shkëlqim për çiftet kjo esotmja.Dokaloniorëtëpaharrueshmepranë atij që doni. Përfitoni sa të mundni! Nëse keni mundësi organizoni edhe një darkë romantike. Beqarët, falë mjedisit yjor do të provojnë ndjenja dhe emocione të forta.

7

14

22

46

Venusi do ndikojë mjaft pozitivisht tek jeta juaj në çift. Marrëdhënia me partnerin nuk do ketë probleme dhe bashkëpunimi do të shtohet. Beqarët do hapin një faqe të re në jetën sentimentale. Do tërhiqeni shumë nga një person joshës.

6

17

21

40

GAFORRE (21/VI-22/VII)

5

16

34

BINJAKET (21/V-20/VI)

4

13

30

HOROSKOPI I DITËS

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

3

9

9 4 8

4

3 5

1 8

8 6

6

3 9

1 3

1

5

6

5 4 1 6

5 2 3

6 2

1 2

4 5

7

5

3 6

7 9

4

9

3 1 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1

2 6

3

5

7

3

8

1 6 4

5

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

2

Shah | nivel mesatar

5 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

M

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 3 shifra: 044, 178, 255, 642. Numra me 4 shifra: 1235, 1526, 1652, 2452, 2456, 2521, 2927, 5090, 5126, 5320, 5658, 5741, 5987, 6352, 8286. Numra me 5 shifra: 01232, 05437, 16507, 18515,

O

O L

O

E I

V

R

R

P

O

I O

R

I E

N

R

L I

N

I

P

S

G

L

I

O

T

H

O

M

O N

O

N

K

A

J

S

I

N

O

Z

A

L

L

I

R

S

K

I

V

E

E

J

A

G

A

R

O

K

I

I A

N

T A

I

K

O

O

A

I

G

I

L

O

I

V

G J

F

A

S

A

D

F

I

T

I

L

I

O

N

I

M

E

I

A S

C

A

N

U

S

I

A

B

U

Z

21524, 23118, 35224, 38255, 52638, 52648, 62012, 65201. Numra me 6 shifra: 023026, 084523, 171641, 202026, 254152, 263201, 295555, 469695, 457795, 458798, 558352, 695147, 727216, 784795.

A

2

1

0

6

2

5

3

6

2

5

9

7

8

4

5

1

5

2

6

3

2

5

8 1

6

5

2

4

8

9

5

6

2

5

1

5

3

2

1

0

2

1

5

6

3

2

5

4

8

7

9

5

8

6

5

2

1

4

5

9

2

5

1

3

0

2

1

9

7

8

5

1

6

2

3

0

2

1

5

6

2

41

8 5

K

S

4

F

I

4

5

2

0

1

9

6

3

2

0

8

6

2

5

3

4

1

5

2

6

3

2

1

0

5

1

6

9

8

5

1

4

5

6

2

K

A

U

D A

H

I

M

I

K U

4

1

5

0

1

2

3

6

5

8

9

1

6

9

8

5

4

8

7

4

5

1

2

6


retro 1789 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E SHTUNË, 4 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

4 S HK U RT

Presidenti i parë i ShBA

Kolegji Elektoral zgjodhi George Washingtonin në unanimitet si Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 shkurt 1789. Gjatë inaugurimit ai bëri betimin e detyrës si President i parë i ShBA-së, më 30 prill 1789 në Federal Hall në New York City. Kongresi i parë i Shteteve të Bashkuara votoi që Presidentit t’i jepej një pagë prej 25 mijë dollarësh në vit - një shumë e konsiderueshme për kohën. Washington - një pasanik, ndërkohë, e refuzoi rrogën, sepse ai e shihte veten si shër-

bëtor të publikut. Me nxitjen e Kongresit sidoqoftë ai e pranoi rrogën për të shmangur vendosjen e një precedenti ku Presidenca do të shihej si një post i rezervuar vetëm për individët e pasur të cilët mund të shërbenin pa u shpërblyer financiarisht. Presidenti, duke e ditur se çdo gjë që bënte ai kthehej në precedent, tregohej i kujdesshëm ndaj ceremonive dhe pompozitetit të zyrës, duke u siguruar se titujt dhe stilemat të ishin republikane dhe jo imitime të oborreve mbretërore europiane. Për këtë qël-

lim, ai preferoi titullin Zoti President, përkundër sugjerimeve të tjera më pompoze që iu dhanë. Washington-i provoi se ishte një administrator i aftë dhe një gjykues i shkëlqyer i talentit dhe karakterit; ai fliste rregullisht me krerët e departamenteve të Shtetit dhe dëgjonte këshillat e tyre para se të merrte një vendim final. Washington-i, pa shumë dëshirë, pranoi edhe një mandat të dytë, por refuzoi të tretin, duke themeluar standardin e një Presidenti që shërben një maksimum prej dy mandatesh.

ANDONI ATHANAS

Siç e kam njohur Van Christo

Jeni i pari njeri me të cilin jam dakord në shije artistike (Martin Camaj i shkruan Krist Malokit) Fort i Nderti Z. Profesor, Mora letrën t’Uej të datës gjashtë të këtij mueji. U falenderoj dhe U lutem të falni për heshtjen t’ême. Nuk e kam lanë për asnji arsye pa U shkrue vetëm pse kam dashtë që mos të U a merzis, së parit, dhe së dyti Anton Çeta, miku i êm i ngushtë, më ka pasë premtue kaherë se donte me U shkrue nji letër të gjatë mbi punën intelektuale këtu, mbasi ai âsht shum mâ ekspert se unë të flasë mbi këto gjana. Me vrejtje dhe interesim kam shikue korrigjimet e dy poezinave që më derguet. Ndër disa vende jam dakord /sidomos aty ku mendimin t’em e bâni mâ të kjartë/ prandej, si mbmas lejes s’Uej, me qefë do t’i shfrytzoj. Por gjâja, që më intereson mâ fort asht mendimi i Juej, të cilin në përgjithsi ma dhatë në letrën e fundit. Pajtohem kryekput me mendimin t’Uej. Qellimi i êm âsht qenë dhe âsht që të përgatis nji koleksjon vjershash për shtyp. Kur i kam nda ato poezina nga tjerat, kam pasë para sysh deri dikund dhe shijen e lexuesave këtu. Por po e shof se ky mendim âsht plotësisht i gabuem, aq sa gjysën e poezinave që U dergova i kam tërhjekë nga grumbulli i zgjedhun. Shof se të tana punimet e mija që kanë nji ton deklarativ me të vertetë janë “ të shtyeme me gisht”, shkurt: nuk i ndij ashtu si RRASHTËN, FLAKËN E PISHËS etj. Këto vargje i përpunoj penda dhe kur të më duket se janë të deja për botim do t’Ua dergoj. Jam shum i gëzuem pse jeni i pari njeri me të cilin jam krejtsisht dakord në shijen artistike. Për këshilla t’Ueja do të jem shum mirënjofës gjithmonë. Shum më ka interesue mendimi i Juej në lidhje me pikpamjet gjuhsore të Z. Selman Rizës. Selmanin si njeri e çëmoj dhe due mbasi kam njohje dhe të shkuem me tê, por këjo gjâ nuk më përvetson aq sa të jem i mendimit të tij në lamën e gjuhsis. As këtu nuk janë shumica dakord me tê, por asgjamangut për tek ne asht auktoritet dhe pikpamjet e tij shkojnë tue u shpërnda, pjesërisht, në krejt rinin intelektuale. Nji sherbim sa s’thohet do t’u bânte po qe se këjo qeshtje vihet në rendin e ditës. Z. Selmani âsht zhvillue në pikpamje gjuhsore tepër individualisht dhe e terpon me logjikë në qështje gjuhsore. Aman mos e leni pa bâ diçka në lidhje me këtê gjâ, për dashni të gjuhës s’onë. Nji përleshje këso dore do të interesonte këtu me mija e mija shqiptarë, të cilët janë të djegun të ndigjojnë nji herë fjalën e Veteranve. Veç kisha me dishrue fort që punët të ndreqen pa shamatë pse dhe Selmani flet tepër “troq”. Pra kam shpresë se kadalë kadalë po i kuptoni për së largut nevojat t’ona dhe do të na

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

jepni ndihmën e duhun. Revistën JETA E RE prej tashit do t’U a dergoj çdo numër sa të dalë. Për kolekcjon kam pasë folë me Esad Mekulin, drejtorin përgjegjës, dhe ai, si U kam pasë shkrue ma pat dhanë premtimin se do t’U a dergonte. Por duket se më qiti rrenc para Jush z. Esadi, pse në Redaksi s’kanë tjetër ceç dy tri kolekcjone komplete dhe duket se janë pendue për premtim të dhanun. Mjerisht as unë nuk e kam komlet, pse për Zotin do të U a kisha dergue. Gazetën FLAKA E VLLAZNIMIT nga Shkupi do të U a dergoj tue fillue nga numri i kësaj vjete. Sa për punë të shpenzimeve nuk âsht nevoja të më dergoni asnji send. Kur të më bij nevoja për ndonji botim shqip ase në lidhje me gjuhën shqipe, që mund të dalin andej, kam me U lutë që të ma dergoni. Të tana këtyne redaksinave u kam pasë dergue adresën t’Uej tue i lutë me U a dergue Revistat ase gazetat përkatëse, natyrisht tue derdhë në bankë në llogarin e tyne të hollat. Sod do t’u shkruej të tanve tue U parapague për të tanë vjetin. Të jeni të bindun se suma âsht shum e vogël, pse të përkohëshmet këtu relativisht kushtojnë shum pak. Mbrenda pak muejve kam me U çue kolekcjonin e poezinave, të cilat kam me i pregatitë për shtyp. Nja pësëmbëdhet prej tyne janë ndër ato të U kam pasë dergue, prandej tash për tash mos U lodhni me to. Tash dy muej punoj në fjalorin e Kristo(foridhit, vër e A.R.). Jam vendosë me e pregatitë si ribotim tue transliterue dhe tue përkëthye besnikisht spjegimet e auktorit, i cili këto spjegime ai i bân - si e dini - greqisht. Përkëthimi do të dalë përbri tekstit greqisht ndër kllapa. Gjithashtu ndër kllapa do të jenë edhe fjalët që i shtoj si synonime të origjinalit. Qe si përshembull nji fjalë ç’farë do: ARÍTHI. Adv. 1. Fjalët me të mëdhaja janë ato t’origjinalitetit të transliterueme 2. Tekstet greqisht - spjegues - âsht i përshkruem dhe 3. fjalët ndër kllapa me germa të vogla âsht përkthimi i êm. Në këtê punë tash tri vjet punoj dita me ditë. Këtê fjaluer e kam kalue tri herë. Nji kopje të tij e kam të përkëthyem krejt frengjisht. Më duket se këjo mënyrë e nalt paraqitun âsht mâ e përshtatëshmja, pse del Krist. âshtu si âsht dhe i plotsuem. Me nji fjalë “mishi piqet e helli nuk digjet”. Frengjishten e laç pa e shti pse kishte me u bâ puna “llallë”. Fjalët e fjalorit e kam rregullue si mbas alfabetit të soçëm t’onin. Me kaq, Zotni Profesor, po i ap fund tue U përshndetë përzêmersisht. Me nderime i Jueji Martin Camaj Beograd - 11- I- 1954

Kafe e konjak Tiranë, viti 1989 © Martin Parr

Kam patur fatin e mirë që ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) për më shumë se 50 vjet; së pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si dhe unë, me të cilin më bashkonte insktitivisht vendlindja e përbashkët, Korça, dhe pastaj, si një mik të ngushtë, model jete dhe vizionar. Andoni, një burrë i pashëm, kishte shumë sqimë e cila qe, pa përjashtim, e dukshme në çdo takim me të ku, çdo herë, ishte i veshur me stil dhe sipas modës më të fundit të burrave shoqëruar kjo me sjellje elegante dhe një buzëqeshje kordiale. Garderoba e zgjeruar e Andonit frymëzohej, pjesërisht, nga aktorja amerikane Elizabeth Taylor e cila kishte shprehur miratim të fortë për një xhaketë blu dopiopetë me kopsa-rruaza të bardha që Andoni pat veshur njëherë. E taova së pari Andonin në vitet ’50 në restorantin e tij popullor General Glover Inn në Swampscott, Massachusetts. E njihja prej së largu, sigurisht, pasi kisha lexuar për të në gazetat e Boston-it dhe e kisha parë gjatë meshave në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në South Boston apo veprimtari të tjera shqiptare në Massachusetts dhe New York. Njëherë, teksa po darkoja në General Glover, kur Andoni kaloi nga tavolina ime e thirra me hezitim Hello, Anthony. Më pa dhe me një buzëqeshje të lehtë tha: Vë bast se je shqiptar! Qesha dhe u përgjigja: Po, por nga e kuptove? Me një nënqeshje në fytyrë, u përgjigj: Ma merr mendja se ishte forma e fytyrës tënde dhe hunda dhe ktheu kokën në profil duke treguar tiparet e veta. Pastaj u ul në tavolinën time dhe më tha t’i tregoja për veten. U lumturua kur i thashë se edhe unë isha lindur në Shqipëri, në Korçë në fakt, afër fshatit të tij. Andoni mbërriti nga Shqipëria në Amerikë në moshën 5 vjeçare, në vitin 1916. Familja e tij u vendos në New Bedford, Massachusetts. Ai punoi në restorante të ndryshme nëpër New England dhe New York ku mori njohuri të çmuara (dhe receta gatimi) që do t’i shërbenin shumë më vonë. Pasi bleu restorantin e tij të parë, në vitin 1938, në Lynn, Massachusetts, për 1 800 dollarë, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’. Më vonë ai themeloi kompaninë Anthony’s Fine Restaurants në Massachusetts përbërë nga Anthony›s Hawthorne në Lynn, Anthony’s Pier 4 Café, General Glover Inn, Hawthorne by the Sea Tavern në Swampscott, dhe Anthony›s Cummaquid Inn në Yarmouth Port, Cape Cod, duke arritur kulmin në vitin 1963 kur ai hapi restorantin, botërisht të famshëm, Anthony’s Pier 4, aty ku qyteti i Boston-it takohet me oqeanin Atlantik. Andoni dha një ndihmesë monumentale për rindërtimin dhe zhvillimin përfundimtar të vijës bregdetare të Boston-it. Si të gjithë vizionarët, Andoni pa një mundësi ku të tjerët shihnin një pengesë. Zona përreth vijës bregdetare të Boston-it ishte e pistë, e rrëgjuar dhe aspak tunduese. Vendi që zgjodhi Andoni në vitin 1962 për të ndërtuar restorantin e tij ishte një risk i madh pasi ndodhej në një mol të braktisur prej kohësh. Anthony’s Pier 4 u bë një sukses i menjëhershëm dhe mori lëvdata e çmime nga e gjithë bota. Brenda pak vitesh Anthony’s Pier 4 u bë i njohur si restoranti më fitimprurës në Amerikë dhe vendi i preferuar i krerëve të shteteve, presidentëve amerikanë, liderëve fetarë, shkrimtarëve dhe artistëve të shquar, atletëve etj. Kur ndodheshin në Boston, Anthony’s Pier 4 ishte vend i parapëlqyr darkimi për një grup njerëzish të njohur, përfshirë Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, Sammy Davis, Jr., Presidentin John Kennedy, Senatorin Ted Kennedy, Mohammed Ali dhe shumë të tjerë. *Marrë me shkurtime nga revista MAPO. Të plotë e lexoni në numrin e janarit të kësaj reviste, në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë e rrethe. Van Christo është aktivist i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan të Boston-it. Ai është themelues i Frosina Network në ndihmë të emigrantëve shqiptarë e të tjerë. Familja e tij u shpërngul nga Korça në Amerikë kur ai ishte 1-vjeç. Ka shërbyer në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Gazeta Mapo