Issuu on Google+

FAQE 18

MANDI KOÇI, KAMERAMANI I TRE REGJIMEVE

Kinooperatori i parë shqiptar, i cili jetoi 3 regjime dhe u burgos nga të tre për bindje politike

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MARTË, 31 JANAR 2012. NUMËR 491. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

NË BRENDËSI

MBROJTJA E KRYEMINISTRISË

FIER

ZBARDHET PLANI OPERACIONAL I GARDËS PËR 21 JANARIN

Duket se është rasti i parë në vend kur, pas denoncimit të tezes së të miturit, dy prindërve u është hequr kujdestaria mbi 12-vjeçarin, të cilin e rrihnin sistematikisht.

Plani prej 9 faqesh, i hartuar nga njësia nr.2 e Gardës së Republikës, parashikonte 3 skenarët e demonstratës së opozitës më 21 Janar 2011, ku ishin vendosur njësitë e Gardës dhe si mbahej nën vrojtim territori i Kryeministrisë. Çfarë parashikohej nëse protestuesit hynin në territorin e institucionit, momenti i hapjes së zjarrit dhe kur komandanti mund të jepte urdhra të rinj. BERISHA: 21 JANARIN DO E HETOJË KUVENDI, TË ZBATOHET LIGJI, NËSE GARDISTËT E TEJKALUAN. Kryeministri në mbledhjen me dyer të mbyllura: Do të jetë komisioni hetimor, i drejtuar nga Strazimiri, që do të hetojë 21 Janarin. Ina Rama shkeli ligjin kur hetoi Bashën, duke qenë se kishte imunitet. FAQE 2-3

TAKIMI ME REEKER, BASHA PREZANTON POTENCIALET E TIRANËS Vizita në Uashington, Basha pritet në një takim të nga zv.ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Phil Reeker FAQE 14

Prindërit rrihnin fëmijën, gjykata u heq kujdestarinë FAQE 16

Ndalohet sërish djali i Gramoz Ruçit, iu gjetën 1.5 gram hashash në makinë Gerard Saitner:

Si fotografova Shqipërinë nën vëzhgimin e Sigurimit FAQE 19

OP-ED / 10-11

Policia e Durrësit ka ndaluar sërish Ledion Ruçin, pasi njoftojnë se i kanë gjetur 1.5 gram hashash në makinë. Pak ditë më parë Ruçi u ndalua pasi iu gjet një pushkë sportive pa leje në automjet, por pronësinë e saj e pranoi një nga shokët

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Pesëdhjetë sëmundje të foluri

MAKSIMA ARTAN FUGA

Ai (ajo) kishte kohë që qëndronte i heshtur. Një ditë më në fund foli...

A e ka humbur BE tërheqjen magjike për shqiptarët?

KOMENT

ALBA ÇELA

17 SPECIALE

Jo vetëm duke qenë poet, po thjesht si qenie njerëzore...

I forti i lagjes

Në jetën e një transgjinori shqiptar

Klara: Kam shpirt femre në trup mashkulli

Historia e Klarës transseksualit që pranon të rrëfehet

Ledion Ruçi, djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi, është ndaluar dje sërish nga policia e Durrësit, pasi kjo e fundit i ka gjetur 28-vjeçarit një sasi hashashi. Burime nga policia thanë se ndalimi ishte bërë pas një kontrolli në makinën e këtij të fundit, ku janë gjetur 1,5 gramë kanabis. Edhe pse sasia e gjetur ka qenë shumë e vogël, dhe mund të kla-

sifikohet për përdorim personal, policia ka kryer ndalimin, pasi njofton se po heton prejardhjen e drogës. Sasia e kapur është zbuluar pas një kontrolli në makinën e Ruçit, por nuk dihet ende se përse policia e ka ndaluar atë dhe as nëse ai do të arrestohet apo do të lihet i lirë pas marrjes në pyetje mbi origjinën e drogës që u gjet në... FAQE 6

Berisha: I vetmi vend me kaq biznese të suksesshme. Rama: Flet përçart Debati për ekonominë shqiptare. Kreu i ekzekutivit tha se qeveritë sot në Europë po ndërmarrin masa që Shqipëria i mori kohë më parë lidhur me reformat ekonomike

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se qeveria ka ndërmarrë një model ekonomik të suksesshëm. “Censusi i fundit fakton se në vitet 2005-2009, pra në një hark kohor 4-vjeçar morën jetë, gjalluan, biznese sa në 15 vite të marra së bashku. Pra kemi të bëjmë... FAQE 5

GJYQI

TIRANË

Spahiu hedh poshtë akuzën: S’kam lidhje me Gërdecin FAQE 7

Sulm me armë në bankë, grabiten 2 mijë euro FAQE 7

ANALIZË / 11 ARTAN GJERGJI

A po bëhet më e guximshme politika e BSH?! Duhet pranuar që, pavarësisht presionit publik të ushtruar ndaj Bankës së Shqipërisë nga ekspertë të ekonomisë dhe akademikë, vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, i ndërmarrë para ca ditësh, u konsiderua si surprizë, edhe pse e këndshme. Kjo për faktin se, pavarësisht se politika monetare e aplikuar nga banka qendrore ka qenë gjithnjë korrekte dhe në funksion të objektivave dhe misionit të saj të përcaktuar me ligj, përsëri ka ruajtur për vite një model të tipit konservator. Thënë më fjalë të tjera, në momente të caktuara të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe të luhatjes së tregjeve ndërkombëtare apo spekulimeve të...


2

MAPO

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

f kus

“Topi ka dorë për 21 janarin” Kreu i ekzekutivit nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe rolin që ka luajtur Presidenti i Republikës, Bamir Topi rreth kësaj ngjarjeje. “Në këtë pjesë ka dorë Bamir Topi”,- mësohet të jetë shprehur ai. Duke vijuar ta etiketojë Ina Ramën si “shoqe bulevardi”, Berisha ka garantuar se një hetim i plotë do të kryhet nga komisioni hetimor parlamentar, mandati i të cilit është zgjatur edhe gjashtë muaj.

Berisha: 21 janarin do e hetojë Kuvendi, të zbatohet ligji nëse gardistët e tejkaluan Kryeministri ka akuzuar në mbledhjen me dyer të mbyllura Presidentin Topi dhe kryeprokuroren Rama për 21 janarin: Do të jetë komisioni hetimor, i drejtuar nga Strazimiri, që do të hetojë 21 janarin. Ina Rama shkeli ligjin kur hetoi Bashën, duke qenë se kishte imunitet TIRANË Kryeministri Berisha nuk e ka përmendur në asnjë paragraf të fjalës së tij 21 janarin në pjesën e mbledhjes së grupit kur ishte e pranishme media. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë në takimin me dyer të mbyllura me deputetët demokratë, ku ka folur vetëm ai dhe vetëm për një çështje: 21 janarin. Ashtu si edhe në deklarimet e tij publike, Berisha ka akuzuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura kryeprokuroren se po “prish provat” për këtë ngjarje. Burime nga grupi parlamentar i PD-së thanë dje për gazetën “Mapo” se Partia Demokratike mund të kishte marrë edhe nisma ligjore ndaj Prokurores së Përg jithshme, porse mazhoranca vendosi që të respektonte shtetin ligjor. Kundrejt aku-

zave të njëpasnjëshme që i referohen organit të akuzës mbi mënyrën se si po hetohen ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, Berisha ka siguruar deputetët e PD-së një punë mjaft të mirë në këtë drejtim do të bëjë komisioni hetimor parlamentar për 21 janarin, që tanimë do të drejtohet nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, pas emërimit të Eduard Halimit si ministër i Drejtësisë. Berisha mësohet të jetë shprehur se “do të jetë ky komision që do të hetojë ngjarjen e 21 janarit, si dhe nuk do të lejojë që të prishen provat nga kryeprokurorja”. Berisha është ndalur edhe tek roli që ka luajtur Garda e Republikës, si dhe tek mënyra si është menaxhuar serveri i Kryeministrisë. Referuar deputetëve demokratë,

Berisha është shprehur se kryeprokurorja Ina Rama ka shkelur ligjin edhe në rastin e Lulëzim Bashës, pasi sipas tij, ky i fundit është hetuar kur ka qenë me imunitet

Berisha mësohet të jetë shprehur se gardistët ishin heronjtë e asaj dite që vendosën të ruajnë institucionin e Kryeministrisë, por ka shtuar se nëse është tejkaluar ligji, atëherë kjo duhet vërtetuar nga drejtësia sipas lig jit dhe shtetit ligjor. Lidhur me serverin, Berisha mësohet të jetë shprehur se kryeprokurorja Ina Rama po gënjen, pasi Kryeministria i ka dërguar një raport të hollësishëm për këtë çështje që në muajin maj të 2011. Sipas Berishës, stafi i Kryeministrisë nuk e ka në kompetencën e vet serverin. Sipas tij, ka qenë kompania private që ka bërë konstatimin lidhur me serverin dhe se ky konstatim më pas i është dërguar edhe prokurorisë. Berisha është shprehur se kryeprokurorja Ina Rama ka shkelur ligjin edhe në rastin e Lulëzim Bashës, pasi sipas tij, ky i fundit është hetuar kur ka qenë me imunitet. Kreu i ekzekutivit nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe rolin që ka luajtur Presidenti i Republikës, Bamir Topi rreth kësaj ngjarjeje. “Në këtë pjesë ka dorë Bamir Topi”,mësohet të jetë shprehur ai. Duke vijuar ta etiketojë Ina Ramën si “shoqe bulevardi”, Berisha ka garantuar se një hetim i plotë do të kryhet nga komisioni hetimor parlamentar, mandati i të cilit është zgjatur edhe gjashtë muaj.

“Ekspertiza e FBI-së, bazë solide për hetime të mëtejshme” Carola Müller-Holtkemper komenton hetimet për 21 Janarin, pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së. “Prokuroria duhet të punojë e pandikuar politikisht.” Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carole Müller-Holtkemper, i cilëson komplekse hetimet për ngjarjet e 21 Janarit. Në një intervistë për DW, ajo pohon se ka një ekspertizë voluminoze të FBI-së sa i përket vrasjeve, ndërsa shpreson që të ketë hetime të mëtejshme në këtë bazë. Znj. Müller-Holtkemper, si e vlerëson faktin që edhe pse ka kaluar një vit nga protesta antiqeveritare e 21 Janarit, kur u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ende nuk është zbardhur kjo çështje? Pjesë e një procesi ligjor është

edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra. Në rastin e ngjarjeve të 21 Janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lidhur me shkaqet e vdekjes ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë që të mund të hidhen hapa të mëtejshëm, duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë, nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të

hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje? Organi kompetent për hetimet është Prokuroria e Përgjithshme, dhe, mbështetur në parimet e shtetit ligjor, hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carole Müller-Holtkemper

caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha - në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh. Në një kohë që nga forcat politike ka qëndrime të ndryshme për rolin e Prokurorisë së Republikës në procesin e hetimit të kësaj ngjarjeje, çfarë mendoni Ju znj. ambasadore për atë ç’pritet lidhur me

“Organi kompetent për hetimet është Prokuroria e Përgjithshme, dhe, mbështetur në parimet e shtetit ligjor, hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht.”

Sa i rëndësishëm është në procesin e integrimit europian të Shqipërisë profesionalizmi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë? Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit europian. Në këtë kuptim, strategjia e integrimit për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim u përshtat në atë mënyrë që puna të niste pikërisht me këta kapituj. Por përtej rëndësisë që ka për procesin e integrimit, shteti ligjor i shërben bashkëjetesës harmonike të një shoqërie, bashkëpunimit efektiv dhe zhvillimit ekonomik.


E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Prokuroria dorëzon në Apel urdhrin për Prendin Prokuroria dorëzon në Gjykatën e Apelit kërkesën për arrest me burg për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe shoferin e tij, Margarit Kume. Ndërkohë, apelimin për masën e sigurisë për shefin e IT së Kryeministrisë, Armando Kasaj, prokurorët e çështjes e kanë dorëzuar që të premten e javës së kaluar. Proku-

roria, pasi shqyrtoi rezultatet e akt-ekspertimit të FBI, kërkoi më 23 janar arrest me burg për të sipërpërmendurit, por gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë në arrest shtëpie. Prandaj dje, Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, nga arrest shtëpie, në arrest me

burg. Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, ndërsa shoferi i tij, Margarit Kume akuzohet për bashkëpunim në vrasje, si dhe moskallëzim krimi. Ndërkohë ndaj IT, Kasaj, prokurorët dyshojnë se ai ka fshirë atë pjesë të filmimeve kur Garda ka qëlluar mbi protestuesit.

Kabina e ndërlidhjes, ja si komunikonin gardistët Tiranë Përveç njësive që do të mbronin Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, apo dhe banesat e drejtuesve të këtyre institucioneve, plani i masave të Gardës së Republikës i kushton një rëndësi të veçantë edhe repartit të Ndërlidhjes. Specialisti i ndërlidhjes, që do të ishte në operacionin e Gardës së Republikës, përveç detyrës për të pajisur e kompletuar me mjete komunikimi personelin e planizuar me shërbim, duhet të kishte komunikim të vazhdueshëm me specialistin e ndërlidhjes në Shtabin e Gardës. Për këtë arsye është krijuar Pika e Drejtimit me vendndodhje në Kryeministri, që në plan cilësohet si kabina KRO e pajisur me tri radio

dore me frekuencat përkatëse dhe telefon bllok për transmetimin e urdhrave dhe detyrave nga eprorët. Gjithashtu, një nga detyrat e specialistit të ndërlidhjes ishte edhe komunikimi me shërbimet e Gardës të vendosura në lartësitë kryesore përreth objekteve që ishin marrë në ruajtje. Bëhet fjalë për garantimin e komunikimeve në radio me gardistët e vendosur në tarracën e Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, ‘Hotel Rogner’, Universitetin, pallatin 20-katësh pranë Presidencës, Vilës 30 dhe ‘Kullave Binjake’. Specialisti i ndërlidhjes kishte si detyrë të mbante komunikim të vijueshëm me shërbimin e lartësive, siç cilësohen efektivët e

Gardës të vendosur në këto pika me qëllim transmetimin e detyrave, porosive dhe informimin e Komandantëve të Njësive për gjendjen, si dhe informimin mbi urdhrat apo detyrat e marra. L.Bakillari

Mbrojtja e Kryeministrisë, zbardhet plani operacional i Gardës për 21 janarin Plani prej 9 faqesh, i hartuar nga njësia nr.2 e Gardës së Republikës, parashikonte 3 skenarët e demonstratës së opozitës më 21 janar 2011, ku ishin vendosur njësitë e Gardës dhe si mbahej nën vrojtim territori i Kryeministrisë. Leonard Bakillari

Skenarët e Gardës për protestën e 21 janarit 1 Në rast se situata është e qetë,

pranë objekteve në ruajtje të vijojnë detyrat sipas planëzimit normal, grupet e gatshme të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, komunikimi të jetë periodikisht në pikën e drejtimit për situatën.

2 Në rast se situata precipiton

dhe para objekteve në ruajtje provokohet apo qëllohet me sende e mjete të forta që sjellin shkatërrim, djegie dhe dëmtim të personelit të shërbimit, të ndiqet situata dhe të hapen grupet e gatshme në drejtimet e përcaktuara dhe më të kërcënuara, të hapen pengesat me tel, të merren masat në rast të vatrave të zjarrit për shuarjen e tyre, të merren masa për sigurimin e drejtimeve për evakuim të PLSH ( personaliteteve të larta shtetërore).

3 Në rast se situata është e

dhunshme dhe krahas mjeteve të forta përdoren edhe armët e zjarrit nga persona apo grup personash, si dhe tentohet të hyhet me dhunë në ORV (objekt i rëndësisë së veçantë), të kryhen këto detyra: I gjithë personeli i shërbimit të qëndrojë në gatishmëri të plotë, i pozicionuar dhe të veprojë me urdhër në hapjen e zjarrit, të pengojë me mjete të tjera depërtimin e personave që hyjnë në ORV e të marrin masa për rivendosjen e situatës.

4 Evoluimi i situatave dhe

mospërputhja e detyrave të parashikuara në këtë plan iu lë hapësirë komandantëve dhe drejtuesve të shërbimit, që nëpërmjet urdhrave dhe detyrave që mund të jepen, të ndërmarrin veprime konkrete për situatat që mund të krijohen.

Tiranë Mbrojtja e Kryeministrisë, e Kuvendit apo e institucioneve të tjera të rëndësishme ishte detyra parësore për Gardën e Republikës, më 21 janar të vitit të shkuar. Mënyra e operimit dhe përcaktimi i detyrave për secilën nga njësitë e Gardës së Republikës përshkruhen në një plan të detajuar, të hartuar më 21 janar të vitit të shkuar, ku parashikohej edhe skenari më i keq: ai i ndërhyrjes në rast se protestuesit ishin të armatosur. Plani prej 9 faqesh, i cili disponohet nga “MAPO” është hartuar nga njësia nr. 2 e Gardës së Republikës, që përgjigjet për ruajtjen e Objekteve të Rëndësisë së Veçantë dhe evakuimin e personaliteteve të larta shtetërore, përcakton në detaje ku do të ishin të përqendruara forcat e Gardës dhe çfarë veprimesh do të kryenin, në varësi të veprimeve të demonstruesve. Sipas planit të hartuar nga komandanti i Njësisë 2 dhe të miratuar më pas nga Komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, kjo njësi, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera kanë pasur për detyrë mbrojtjen e perimetrit të sigurisë, të përcaktuar në Kryeministri, Kryesisë e Kuvendit, banesën e kryeministrit dhe atë të kryetares së Kuvendit. Në plan ishte përcaktuar gjithashtu se Garda kishte si detyrë të siguronte dhe evakuonte personalitetet nga godina e Kryeministrisë dhe ajo e Kuvendit. Një pjesë e rëndësishme në plan i kushtohet veprimeve që do të kryheshin nga njësitë e dislokuara në kryeministri, gjatë ecurisë së protestës së opozitës, duke

qenë të përgatitur për çdo situatë. Në këtë pjesë të planit ndahen qartë detyrat e njësive që ndodheshin brenda Kryeministrisë, nëse protestuesit do të qëllonin me sende të forta apo nëpërmjet veprimeve të dhunshme, do të sillnin pasoja në dëmtimin e personelit, apo objekteve të tjera brenda territorit të objektit të rëndësisë së veçantë, në këtë rast Këshilli i Ministrave. “Në rast se situata precipiton dhe para objekteve në ruajtje provokohet apo qëllohet me sende e mjete të forta që sjellin shkatërrim, djegie dhe dëmtim të personelit të shërbimit, të ndiqet situata dhe të hapen grupet e gatshme në drejtimet e përcaktuara dhe më të kërcënuara”,- thuhet në planin e masave. Lidhur me këtë pikë, gjithashtu përcaktohet se njësitë e ngarkuara me detyrat përkatëse duhet të hapnin pengesat e vendosura më parë, të merrnin masa në rastin e shuarjes së vatrave të zjarrit nëse do të

kishte të tilla, t’u jepej ndihma e parë efektivëve që do të dëmtoheshin nga dhuna e ushtruar, si dhe të merreshin masa për sigurimin e drejtimeve që do të shërbenin për evakuimin e Personaliteteve të Larta Shtetërore, që gjendeshin brenda godinës së Kryeministrisë. Por në këtë plan masash, Garda e Republikës kishte parashikuar edhe reagimet në rast sulmi të armatosur nga ana e protestuesve, duke zbatuar kështu detyrat që i ngarkon ligji. “Në rast se situata është e dhunshme dhe krahas mjeteve të forta, përdoren dhe armët e zjarrit nga persona apo grup personash, si dhe tentohet të hyhet me dhunë në Objektin e Rëndësisë së Veçantë, të kryhen këto detyra: I gjithë personeli i shërbimit të qëndrojë në gatishmëri të plotë, i pozicionuar dhe të veprojë me urdhër për hapjen e zjarrit, të pengojë me mjete të tjera depërtimin e personave që tentojnë të hyjnë në objekt dhe të marrin masa për rivendosjen e situatës”, - thuhet në pjesën e planit që përcakton detyrat e Gardës, në rast sulmi të armatosur ndaj perimetrit apo godinës së Kryeministrisë. Një tjetër pikë e rëndësishme e specifikuar në planin që Garda kishte realizuar për të mbrojtur Kryeministrinë kishte të bënte me evoluimin e situatës, e cila në rast se nuk përputhej me detyrat e caktuara në këtë plan masash, u linte hapësira komandantëve dhe drejtuesve të njësive të ndërmerrnin veprime konkrete për situata të ndryshme që mund të krijoheshin gjatë protestës.


4

MAPO

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

politika

Ndryshimi i kategorisë së tokës kalon te Ligjet Komisioni i Ligjeve ka miratuar përmes debateve tre projektligjet që kanë të bëjnë me pyjet dhe fondin kullosor, nëpërmjet të cilave bëhet i mundur krijimi i lehtësirave ligjore për shndërrimin e tokës pyll në tokë buke dhe anasjelltas. Për rastin e parë, atë të kalimit të fondit pyjor në tokë buke, ndryshimet bëjnë të

mundur që kjo të bëhet nëpërmjet një komisioni që do të ngrejë pushteti vendor dhe për rastin e dytë, për kalimin e tokës së bukës në tokë pyll apo kullosore, kjo kompetencë i shkon Ministrisë së Bujqësisë. Sipas specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë, këto nisma janë ndërmarrë për të krijuar mundësinë që të

shtohet toka bujqësore, ndaj dhe procedura e kalimit të tokës pyll në tokë buke është më e lehtë. Por për opozitën kjo praktikë e re krijon mundësinë që të dëmtohet fondi pyjor në favor të ndërtimeve të ndryshme, siç mund të jenë fabrikat, guroret etj., vetëm me leje të kryetarit të njësisë së pushtetit vendor.

Opozita bojkot hetimit, komisioni thërret në raport Spahiun Alibeaj: Komisioni nuk ka për qëllim t’i kundrejtohet individit përkatës, t’i kundrejtohet veprimtarisë së tij, ka si qëllim thjesht dhe vetëm të verifikojë ekzistencën e fakteve dhe rrethanave Mazhoranca ka nisur dje hetimin parlamentar për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, me synim fundor shkarkimin e tij nga ky funksion. Mospjesëmarrja e opozitës nuk ka penguar shumicën e djathtë që të konstituojë dje komisionin parlamentar që do të hetojë Spahiun, ndërsa ka vendosur që ta thërrasë atë për të dhënë shpjegimet e veta lidhur me të gjitha pretendimet e ngritura nga 33 deputetët demokratë, mbi të cilat bazohet edhe kërkesa për shkarkim. Mbledhja Me pjesëmarrjen e 5 deputetëve demokratë, komisioni i ngritur të enjten e shkuar me vendim të Kuvendit dhe i drejtuar nga deputeti Enkeljd Alibeaj, ka nisur punën për të hetuar veprimtarinë dhe përputhshmërinë e aktivitetit të nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, me përcaktimet që bën ligji. Opozita, ashtu siç edhe pritej, nuk ka qenë e përfaqësuar në këtë komision, pasi ajo nuk pranoi të paraqesë anëtarë me argumentin se kjo nismë cenon Kushtetutën, ligjin dhe praktikën parlamentare dhe se kërkesa e mazhorancës është e sforcuar dhe e motivuar politikisht. Fillimisht komisioni ka zgjedhur deputeten Pau-

lina Hoti si sekretare dhe ka bërë një detajim paraprak të veprimtarisë së tij, duke planifikuar mbajtjen e seancës së ardhshme, ku do të miratohet dhe plani i hetimit ditën e nesërme, si dhe ka programuar thirrjen e dëshmitarëve apo të personave që mund të ndihmojnë në verifikimin e pretendimeve të ngritura nga deputetët në kërkesën e tyre. Në këtë mbledhje të parë ka folur vetëm kryetari i komisionit, Alibeaj, i cili ka theksuar se veprimtaria hetimore nuk do bëhet ndaj një emri të veçantë, por ndaj veprimtarisë së një nëpunësi të lartë të votuar nga Kuvendi. “Komisioni nuk ka për qëllim jo t’i kundrejtohet individiti përkatës, jo t’i kundrejtohet veprimtarisë së tij, ka si qëllim thjeshtë dhe vetëm të verifikojë ekzistencën e fakteve dhe rrethanave të cilat janë pretenduar në kërkesën e grupit nismëtar në lidhje me kërkesën dhe i janë bashkëshoqëruar vendimit të komisionit. Ka për objekt shqyrtimin, verifikimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me pozitën dhe figurën e funksionarit kushtetues, zv.kryetarit të KLD”, - tha Alibeaj. Kjo, sipas tij, “është njëra arsye e fortë, e plotë moralo-politike, që edhe opozita të marrë përgjegjësinë e saj politike, in-

Do të kërkoja që t’i dërgonim një shkresë nënkryetarit të KLD, zotit Kreshnik Spahiu, që për periudhën e dy javëve në vazhdim të përcaktojë ai vetë kohën në të cilën do të jetë i mundshëm për të na nderuar në komisionin përkatës, për të dëgjuar mendimin e tij

stitucionale në këtë rast, të caktojë anëtarësinë e saj, të caktojë nënkryetarin dhe anëtarët e tjerë që ky komision të përcaktojë dhe verifikojë jo thjesht dhe vetëm pretendimet përkatëse, por të shërbejë edhe si një shembull i mirë për mënyrën jo vetëm të bashkëpunimit politik parlamentar, por sesi mund dhe duhet të funksionojnë komisionet hetimore”. Kërkesa Komisioni ka vendosur që t’i nisë dhe një letër nënkryetarit të KLD-së, i cili është objekt hetimi, duke i dhënë atij të drejtën që të paraqitet në komision kur të jetë i lirë brenda dy javëve të ardhshme, për të dhënë versionin e vet, por edhe për t’u pyetur nga deputetët për pretendimet e ngritura në kërkesën mbi të cilën u iniciua ky hetim. “Do të kërkoja që t’i dërgonim një shkresë nënkryetarit të KLD, zotit Kreshnik Spahiu, që për periudhën e dy javëve në vazhdim të përcaktojë ai vetë kohën në të cilën do të jetë i mundshëm për të na nderuar në komisionin përkatës, për të dëgjuar mendimin e tij në lidhje me propozimin që përmban dhe objekti për ngritjen e komisionit, dhe në lidhje me çështje të tjera të lidhura me veprimtarinë e komisionit”, - tha Alibeaj. Komisioni ka vendosur të mblidhet sërish nesër, për të përcaktuar planin e hetimit dhe institucionet në të cilat do të kërkohen materiale informuese, prova, fakte etj. Alibeaj ka siguruar se komisioni do t’i përmbahet afatit të vënë në vendimin e Kuvendit, për të miratuar raportin që do t’i paraqitet seancës brenda këtij trejavëshi. f.braushi

Anëtarët e ERE, PS-PD debat për zgjedhjen me kompromis Shalsi: Sipas marrëveshjes së nëntorit, emrat duhet të diskutohen paraprakisht. Gjana: S’mund të ndajmë pushtetin në tavolinë, pakti është për institucionet që kërkojnë 84 vota Opozita kërkon zbatimin e paktit të nëntorit me mazhorancën, për emërimin e anëtarëve edhe të institucioneve shtetërore apo bordeve të ndryshme, pavarësisht se zgjedhja e tyre nuk kërkon 84 vota. Kërkesa është bërë dje në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, nga nënkryetari socialist Eduard Shalsi, i cili duke marrë shkas nga një propozim për bordin e ERE-s, i ka kujtuar mazhorancës marrëveshjen e nëntorit, çka, sipas tij, bën të nevojshme që emrat që vijnë në këto institucione duhet të diskutohen paraprakisht mes të dyja palëve. Por një kërkesë e tillë ka marrë refuzim që në komision, kur kryetari i tij, Jemin

Gjana, i ka bërë të ditur se marrëveshja e nëntorit është për ato institucione, anëtarët e të cilave duhet të zgjidhen me 84 vota dhe jo për çdo emërim që kalon nga Kuvend, pasi kjo e drejtë i përket mazhorancës që ka pushtetin. Mbledhja

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje kandidaturën e Adriatik Begos si anëtar i bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë. Por para se të kalonte në proces votimi, komisioni është përfshirë nga debate, pasi përfaqësuesit e majtë në këtë komision, duke marrë shkas nga ky propozim, kanë kërkuar nga mazhoranca që të respektojë marrëveshjen e arritur në nëntor në Konferencën e K r ye t a r ë ve, p ë r e m ë r i m i n e anëtarëve të bordeve dhe institucioneve të tjera me konsensusin paraprak edhe të opozitës. “Meqenëse kemi rënë dakord, të paktën në dijeninë time, dhe ka një vullnet të shprehur edhe nga mazhoranca

që t’i diskutojmë emrat e atyre që do vendosen në institucionet e pavarura, paraprakisht. Shikoj se të gjitha që janë bërë deri tani në ERE kanë qenë paketë e sjellë direkt nga ju”, - tha Eduard Shalsi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të komisionit, Jemin Gjana, i cili si një nga pjesëmarrësit në mbledhjen e konferencës së kryetarëve ku dhe u arrit marrëveshja pozitë-opozitë, ka sqaruar socialistët se marrëveshja së cilës i referohen nuk ka patur si qëllim që të ndajë pushtetin në tavolinë, por t’i japë të majtëve të drejtën të propozojnë emra vetëm në ato institucione që për t’u zgjedhur kërkojnë numër të cilësuar votash. “Në cilësinë e kryetarit të komisionit, nuk jam në dijeni që të ketë ndonjë marrëveshje për të zgjidhur emërimet e këtyre natyrave. Di që ka pasur një marrëveshje që ka të bëjë me Avokatin e Popullit dhe me drejtuesit e niveleve të tjera, për të cilat mazhoranca aktuale nuk ka numrin e domosdoshëm të votave për t’i vo-

Në dijen time nuk di se ka ndonjë vendimmarrje për të ndarë pushtetin në tryezë në të gjitha rastet e emërimeve në administratën publike”, - tha Gjana.

tuar, sepse kërkojnë shumicë të cilësuar. Ndërsa pjesa tjetër e pushtetit është pjesë që me votimet e 2009-s është votuar kjo mazhorancë. D.m.th. në dijen time nuk di se ka ndonjë vendimmarrje për të ndarë pushtetin në tryezë në të gjitha rastet e emërimeve në administratën publike”, - tha Gjana. Të gjendur para një refuzimi të tillë, socialistët i kanë bërë të qartë mazhorancës se nuk ka pse e thërret fare opozitën në diskutime të tilla, pasi ajo i ka votat dhe të emërojë vetë çdo anëtar. “Nëse ju keni vendosur që gjithë anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura t’i shpallni dhe t’i emëroni vetë, atëherë përse kërkoni të na përfshini dhe ne në një proces të tillë? Emërojini, shumicën e keni. Por ama jo në një anë deklaroni se jemi gati të bashkëpunojmë dhe nga ana tjetër po shoh kur janë emëruar dhe si. Nëse e mendoni se duhet t’i emëroni vetëm ju, atëherë mos na bëni pjesë të këtij procesi dhe mos kërkoni që ne të japim pëlqimin tonë për gjitha propozimet tuaja”, - tha Shalsi.


E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Kriza, Turqia vlerëson modelin ekonomik të Shqipërisë TIRANË Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim me një delegacion të Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Volkan Bozkir. Sipas njoftimit për shtyp të

Kryeministrisë, kryetari Bozkir dhe deputetët e tjerë vlerësuan arritjet e qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë për të udhëtuar në BE. “Me reformat e saj ekonomike,

qeveria shqiptare dëshmoi se edhe në kohë krize globale, bazuar në modele të drejta ekonomike, vende si Shqipëria arrijnë të shënojnë rritje pozitive dhe mos të preken drejtpërsëdrejti nga ajo”, theksoi Bozkir.

Korrektimi i sistemit, opozita me qëndrime të ndryshme TIRANË Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur të hënën në mesditë tryezën e aleatëve ku janë diskutuar dy çështje kryesore; 21 janari dhe reforma zgjedhore. Ndërsa për 21 janarin drejtuesit e partive të vogla kanë qenë në një qëndrim se sulmi ndaj organit të akuzës është i papranueshëm, lidhur me reformën zgjedhore ata janë shfaqur në qëndrime të ndryshme.“Korrektimi proporcional është një kërkesë, por nuk mund të themi se e gjithë reforma përmblidhet në këtë pikë. Janë disa pika që ne i kemi bërë të njohura përgjatë komunikimeve që kemi pasur me shtypin. Dhe nuk mund të them se mosgjetja e gjuhës për këtë pikë çon në dështim të reformës zgjedhore. Natyrisht që lë një pikëpyetje të madhe”,- theksoi pas takimit koordinatori i koalicionit

të opozitës, Preç Zogaj. Por kundrejt këtij qëndrimi permanent që është mbajtur zyrtarisht nga koalicioni i opozitës, një tjetër parti aleate, PDS ka shfaqur një qëndrim tjetër. “Kemi marrë edhe njëherë tjetër garancinë e Partisë Socialiste, që do të vazhdojë të qëndrojë fort të diskutojë dhe të mbështesë kërkesën e partive opozitare, të cilat kërkojnë vendosjen e elementit të korrektimit kombëtar në sistemin aktual proporcional rajonal, në kundërshtim edhe me ndonjë interpretim që mund të jetë bërë, sikur në radhët e p a r t iv e o p o z i t a r e k a m o s marrëveshje lidhur me këtë çështje. Ne do të vijojmë të diskutojmë në një tryezë të rregullt të partive tona, me qëllim që çdo gjë që do të flitet atje nga përfaqësuesi i PSsë do të jetë edhe përfaqësues i in-

teresave të gjitha partive opozitare”, - tha Milo. Ai ka ftuar edhe partitë e vogla pjesë e koalicionit të djathtë, për t’u bërë aktive, pasi sipas tij, ato ndodhen në një përgjumje të plotë në këtë proces.

Berisha: I vetmi vend me kaq biznese të sukseshme, Rama: Flet përçart Kreu i ekzekutivit tha se qeveritë sot në Europë po ndërmarrin masa që Shqipëria i mori kohë më parë lidhur me reformat ekonomike TIRANË Kryeministri Sali Berisha ka

Meta: LSI, e përfshirë në proces riorganizimi programor dhe ideor TIRANË Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar dje se të gjitha forumet e LSI-së janë në një proces riorganizimi programor dhe ideor. Duke marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Lëvizjes së Gruas, Meta u shpreh se LSI është e vendosur për respektimin e saj në të gjitha nivelet dhe për t’i dhënë në të njëjtën kohë hapësirën që i nevojitet. “100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare është natyrshëm edhe një mundësi angazhimesh dhe reflektimesh të mëdha për të gjitha forcat politike ndaj vendit dhe njëkohësisht ndaj tërësisë së reformave të integrimit europian, në mënyrë që të arrijmë standardet dhe vlerat demokratike që meriton Shqipëria dhe e ardhmja e saj. Prandaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim, në këtë këndvështrim, roli aktiv i gruas dhe pjesëmarrja e saj në të gjitha veprimtaritë dhe vendimmarrje por edhe në të gjithë jetën politike, institucionale, ekonomike e shoqërore të vendit, është një vlerë e jashtëzakonshme

dhe të cilën synojmë të gjithë që ta çojmë në një standard më të lartë”, - tha ai. Duke qenë në fazën e shqyrtimit të ndryshimeve në statut si dhe ndryshimeve në programin e par tisë, Meta i ka propozuar grupit të punës që të shohë të g jitha mundësitë e rritjes së masës së përfaqësimit për gratë dhe vajzat në të g jitha nivelet e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Ju do të zhvilloni konventën tuaj zg jedhore në fund të muajit mars, duke i paraprirë konventës së LRI dhe LSI-së, ndaj kam besim se ju do ta shndërroni këtë moment në një proces angazhimesh të mëdha për të kontaktuar dhe komunikuar me dashurinë e nënës dhe të motrës, me të gjithë qytetarët shqiptarë, veçanërisht me të rinjtë dhe të rejat në të gjithë vendin, për t’ua bërë atyre të qartë se angazhimet dhe përgjegjësitë e LSI-së janë angazhime dhe përgjegjësi që lidhen me të ardhmen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, - shtoi Meta.

deklaruar dje se qeveria ka ndërmarrë një model ekonomik të suksesshëm. “Censusi i fundit fakton se në vitet 2005-2009, pra në një hark kohor 4-vjeçar morën jetë, gjalluan, biznese sa në 15 vite të marra së bashku. Pra kemi të bëjmë realisht me një lëvizje kuantike, apo kërcim kuantik në 4 vite. Këto të dhëna iu referohen viteve 2005-2009, sepse po të shtojmë vitet e këtij mandati, natyrisht janë edhe shumë më të fuqishme e më të rëndësishme. Pra, modeli ynë ekonomik i bazuar në taksat e ulëta, në qeverinë e vogël, në klimën miqësore ndaj biznesit dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit, bëri që bizneset, të cilat janë edhe krijesat më sensitive, natyrisht edhe më të rëndësishmet, të njohin, të gjejnë, të kenë, një klimë, një terren, një mjedis disa herë më të favorshëm se më parë. Nuk ekziston asnjë dhe një vend i vetëm që në një hark kohor 4-vjeçar të ketë themeluar biznese të suksesshme, është fjala për bizneset aktive, më shumë se në 15 vite të marra së bashku”, - tha dje Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Berisha ka folur edhe për krizën në Evropë. “...Do të vini re se qeveritë sot në Europë po lëvizin drejt liberalizimit, masa që ne i ndërmorëm kohë më parë, liberalizimin e lejeve,

financiare nuk mund të mos vendosej ndryshe në piedestal. Në një kohë kur Shqipëria mbylli vitin me inflacion ndër më të ulëtin në Europë, 1.7, nxorën këtë dogmë për të justifikuar mashtrimin periodik që u b ë n i n qytetarëve se “...Do të vini re se qeveritë sot në Europë qeveria nuk do po lëvizin drejt liberalizimit, masa që ne i të ketë para për të paguar. Tani ndërmorëm kohë më parë, liberalizimin e së fundi kanë lejeve, licencave, standarde të reja” problemin e taksave. Duan edhe thjesht si klithma të së shkuarës dhe njëherë t’i rikthehen modelit markpropagandë vulgare. “..U thanë shq- sist, model i cili është edhe një nga iptarëve 2 vjet rresht se në Shqipëri faktorët e krizës së sotme”, - tha ai. ka 1 milionë të papunë dhe nuk u Në anën tjetër, kryetari i opozitës, thanë shqiptarëve se përse mashtru- E d i R a m a r e ago i m e nj ë h e r ë an 1 milionë herë, në një kohë kur përmes faqes së tij në Twitter: “Për “krahët e punës” në vend nuk janë përçartjen e sotme të kryeministrit as edhe një milionë, sipas censusit të për ekonominë, shqiptarët duhet fundit. Bëjnë propagandë, sipas së të pyesin veten: A kanë sot më cilës, Banka e shtetit po pret para për shumë lekë dhe a blejnë dot më qeverinë dhe kjo tregon se injoranca shumë se dje?” licencave, standarde të reja. Unë ju garantoj se kjo frymë është fryma e vetme që do nxjerrë nga kriza këto vende”, - shtoi ai. Ndërsa qëndrimet e PS-së ndaj kësaj çështjeje, Berisha i ka cilësuar


6 18 16 04

MAPO

E 31 JANAR 2012 PREMTE, 15 17 27 MARS MAJ MAJ2011 2011 13 13MARTË, E MARTË, QERSHOR QERSHOR 24 2010 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

rrethe

Përplasja mes bandash shqiptare, 5 të arrestuar Itali-Një përplasje mes dy grupe

shqiptarësh në Itali, ku mendohet se janë përfshirë rreth 30 persona, ka çuar në burg 5 prej tyre, ndërsa mësohet se sherri ka shkaktuar dëme të rënda në lokalin ku ndodhi përplasja dhe makinat pranë tij. Ngjarja ndodhi në një lagje të Reggio Emilias në Itali. Si rrjedhojë e kësaj “përplasjeje” dëmtime të shumta u shkaktuan në makinat e parkuara para barit “2000”, të cilat u dëmtuan natën e lënë pas si rezultat i një grindjeje të shpërthyer mes shqiptarëve. Të telefonuar nga banorët e zonës, në vendngjarje ndërhyri policia e qytetit, por pjesa më e madhe e sherrxhinjve ishte larguar dhe në vend kishin mbetur vetëm 5 persona, të cilët u ndaluan menjëherë nën akuzën për grindje në kushte të rënduara si dhe për terrorizim të banorëve të zonës. Sakaq, ndonëse nuk bëhen ende të ditura arsyet e grindjes mes tyre, në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi disa mjete, mes të

cilëve shkopinj, lopata dhe mjete të vjedhura në parkimin para lokalit. Në qeli përfunduan Basri Kukeli 29 vjeç, Ndok Prebibaj 38 vjeç, Ardit Murrja 28 vjeç, Erakld Zefi 26 vjeç dhe Luan Malja 27 vjeç. Të 5 të ndaluarit ishin të mbuluar me shenja e me gjak, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të arrestuarit thuhet se janë elementë nga të dyja bandat, pasi u prangosën në ikje e sipër.

Antidroga përforcon kontrollet, trafikantët përdorin fshatrat Gjirokastër-Rritja e forcës

goditëse të strukturave të Policisë së Shtetit në Qarkun e Gjirokastrës, karshi tentativave të trafikimit të lëndëve narkotike ka bërë që transportuesit e këtyre ngarkesave të përdorën rrugët e fshatrave apo kafshët e ngarkesës për t’i shpëtuar policisë. Sipas specialistëve të antidrogës, duke konstatuar forcimin e kontrollit nga ana e policisë në rrugët kombëtare apo vijën e gjelbër të kufirit, transportuesit e ngarkesave me lëndë narkotike po tentojnë që të përdorin rrugët rurale të parrahura më parë prej tyre apo transportin me kuaj. “I tillë ishte rasti i fundit i bllokimit të 56 kg marijuanë, e cila ishte marrë në fshatin Lazarat dhe po transportohej me automjet përmes rrugëve rurale të zonës së Picarit”, thonë specialistët e antidrogës. Madje, në këtë rast transportuesit

e lëndës narkotike do të përdornin edhe kuajt për ta transportuar sasinë e marijuanës në zonën e Borshit me destinacion Vlorën. “Itinerare të tilla malore ndiqen nga transportuesit e lëndës narkotike edhe për të trafikuar ngarkesat me marijuanë në drejtim të Greqisë, ku zgjidhen shtigje dhe rrugëkalime të parrahura me parë, me qëllim që t’i shpëtojnë kontrollit të policisë”, thonë specialistët e antidrogës në Gjirokastër. Gjatë ditëve të fundit policia e Gjirokastrës ka goditur tre raste të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të zonave të tjera të vendit apo me destinacion Greqinë. Gjatë veprimeve të saj antidroga e Gjirokastrës ka sekuestruar në total rreth 210 kilogramë marijuanë, si dhe ka nisur procedimin penal për 9 persona, tetë prej të cilëve janë shpallur në kërkim. B.SH

Pengmarrja, policia arreston dy të dyshuarit Krujë-Dy persona nga qyteti i Krujës kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën për rrëmbim personi. 46-vjeçari Estref Cangu dhe 21-vjeçari Flogert Cangu, nga fshati Viron i Krujës, akuzohen se në bashkëpunim edhe me Agim Cangun, i cili vazhdon të jetë ende në kërkim, kanë marrë me forcë duke i hequr lirinë shtetasit S.A. në

një lokal në Tapizë, të cilin më pas e kanë çuar në fshatin Viron. Shpallja në kërkim e tyre është bërë në muajin nëntor, ndërsa për dy muaj rresht ata arritën t’i shmangen drejtësisë. Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, kryer në bashkëpunim.

ARRESTIMI

Ndalohet sërish djali i Gramoz Ruçit, iu gjetën 1.5 gramë hashash në makinë Policia e Durrësit ka ndaluar sërish Ledian Ruçin, pasi njoftojnë se i kanë gjetur 1.5 gramë hashash në makinë. Pak ditë më parë Ruçi u ndalua pasi iu gjet një pushkë sportive pa leje në automjet, por pronësinë e saj e pranoi një nga shokët Ledian Ruçi, djali i deputetit të PSsë, Gramoz Ruçi, është ndaluar dje sërish nga policia e Durrësit, pasi kjo e fundit i ka gjetur 28-vjeçarit një sasi hashashi. Burime nga policia thanë se ndalimi ishte bërë pas një kontrolli në makinën e këtij të fundit, ku janë gjetur 1,5 gramë kanabis. Edhe pse sasia e gjetur ka qenë shumë e vogël, dhe mund të klasifikohet për përdorim personal, policia ka kryer ndalimin, pasi njofton se po heton prejardhjen e drogës. Sasia e kapur është zbuluar pas një kontrolli në makinën e Ruçit, por nuk dihet ende se përse policia e ka ndaluar atë dhe as nëse ai do të arrestohet apo do të lihet i lirë pas marrjes në pyetje mbi origjinën e drogës që u gjet në mjetin e tij. Ky është ndalimi i tretë brenda pak muajve i 28-vjeçarit, i cili vetëm dy ditë më parë u ndalua po në këtë qytet, pasi në makinën që ishte në pronësi të të atit kishte një armë sportive pa leje. Tre ditë më parë Ledian Ruçi u ndalua ndërsa ka qenë duke udhëtuar në shëtitoren e Durrësit me makinën “Touareg” të babait të tij, së bashku me dy shokë. Nga kontrolli i ushtruar në makinën e drejtuar prej Ruçit u gjet një pushkë sportive, e vendosur në sediljen e pasme të saj. Burime nga policia e Durrësit i thanë “MAPO”-s se Ledian Ruçi u shoqërua së bashku me 21-vjeçarin Lori Kelolli dhe 19-vjeçarin Enea Malaj, në ambientet e komisariatit të Durrësit. Mësohet se policia i ka bërë shenjë të ndalojë Ruçit dhe ka kërkuar dokumentet e automjetit “Touareg” dhe Ledian Ruçi nuk ka disponuar gjatë kontrollit dokumente për automjetin, i cili mësohet se i përket babait të tij, deputetit Gramoz Ruçi. Veprimi i dytë i poli-

cisë ka qenë kontrolli i makinës. Në sediljen e pasme të “Tuaregut” policia ka konstatuar prezencën e një pushke sportive, e cila ishte vendosur në fund të sediljes. Menjëherë, policia ka shoqëruar tre të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e tyre në lidhje me automjetin dhe pushkën sportive. Burime policore i thanë dje MAPO-s se një prej shokëve të Ledian Ruçit është shprehur në polici se pushka sportive i përkiste atij. Gjatë dëshmisë në polici, Lori Kelolli tha se pushka i përket atij. Pas kësaj Ruçi u la i lirë, ndërsa shoku i tij u mbaj në qeli. Më herët Ledian Ruçi u shoqërua në polici në muajin nëntor 2011, pa-

si u bë protagonist i një aksidenti automobilistik, ku humbi jetën një vajzë në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, kur janë përplasur automjetet tip BMV X6, me targa të huaja IKY 3939, që drejtohej Ledian Ruçi, me automjetin tip Mini Cooper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Canin, 34 vjeç. Gjatë aksidentit humbi jetën 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, por dosja u dërgua në gjykatë me të pandehur Eduart Canin. Sa i përket Ledian Ruçit, ai u konstatua me shkelje të Kodit Rrugor, por që nuk sollën si pasojë aksidentin ku humbi jetën 27-vjeçarja.

Mbyllet në hotel dhe vetëhelmohet, rëndë në spital 47-vjeçarja Pogradec-Një 47-vjeçare është

gjetur e vetëhelmuar dje në një hotel në Pogradec, ndërsa ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se në datën 30 janar 2012, është gjetur nga policia, e vetme në një prej dhomave të hotel “Enkelana” në qytetin e Pogradecit, në gjendje të rëndë e vetëhelmuar me

fostoksinë, F.P. 47 vjeçe nga Korça. Ajo nëpërmjet një mesazhi telefonik të dërguar te familjarët e vet, ka vënë në dijeni ata për veprimin që do të kryente. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga të afërmit e saj policia ka ndërhyrë, dhe ka transportuar në gjendje të rëndë gruan në spitalin civil të Pogradecit, ku aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm.


SHKURT

kronikë

E MARTË, 13 QERSHOR 30 JANAR 2010 2012 WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

03 7

Gjeneral Shpëtim Spahiu e ka konsideruar veten një viktimë të procesit, madje e ka krahasuar situatën e tij me atë të një filmi hollivudian

Shpëtim Spahiu

Dritan Minxolli

Spahiu mbrohet për “Gërdecin”: VKM-ja e demontimit është në fuqi Ish-gjenerali ka kërkuar pafajësi nga gjykata, duke e cilësuar akuzën tendencioze. Dritan Minxolli: Nuk kam dhënë urdhër për saldimin e karrocës. Akuza për vrasje me dashje, e pavërtetë Habjon Hasani Tiranë Dritan Minxolli dhe ish-gjen-

erali Shpëtim Spahiu, të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, kanë kërkuar pafajësi nga Gjykata e Tiranës, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë. Në seancën e djeshme ka qenë radha e dy të pandehurve për të dhënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, ku si Minxolli, ashtu edhe Spahiu nuk e kanë pranuar akuzën. Minxolli, për të cilin prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm, tha se asnjë moment nuk ka dhënë udhëzim që të saldohej karroca në ditën e ngjarjes, ndërsa mbrojtësi i tij ka kërkuar nga prokuroria se në cilin moment vërtetohet qëllimi i klientit të tij për të vrarë me dashje. “Dritan Minxolli ishte administrator i fabrikës dhe është plagosur edhe vetë nga shpërthimi në Gërdec”, - ka thënë avokati i tij, duke i qëndruar idesë

se akuza për vrasje me dashje nuk qëndron. Nga ana tjetër, gjeneral Shpëtim Spahiu e ka konsideruar veten një viktimë të procesit, madje e ka krahasuar situatën e tij me atë të një filmi hollivudian. “Besoj e keni parë filmin e famshëm ‘A few good men“, ku interpretojnë Tom Cruise në rolin e një avokati dhe Jack Nicholson në rolin e një koloneli të marinsave amerikanë. Aty shihet një debat i fortë mes një njeriu që i ka shërbyer me devocion gjithë jetën vendit të tij dhe një avokati, i cili përpiqet me shumë ambicie dhe profesionalizëm të mbrojë një viktimë të pafajshme. Koloneli është i fokusuar tek interesat e larta të vendit, ndërkohë që avokati fokusohet te viktima. Shpesh herë e kam sjellë nëpër mend këtë film. Unë kurrë nuk mund të përjashtoj mundësinë për t’u përballur me drejtësinë për një situatë të pashmangshme, për shembull për shkak të një aksidenti. Por kurrë nuk e kisha besuar se do të vinte një ditë të akuzohesha për kryerjen e një vepre penale në bashkëpunim”, - është shprehur dje Spahiu. Duke i konsideruar përfundimet e hetimit si tendencioze, Spahiu ka risjellë në vëmendje dje dhe faktin se edhe pas Gërdecit, Ministria e Mbrojtjes ka vazhduar demontimin me të njëjtat procedura dhe bazuar në të njëjtat

DRITAN MINXOLLI “Në asnjë moment nuk kam dhënë udhëzim që të saldohej karroca, e cila shkaktoi shpërthimin në ditën e ngjarjes. Unë isha administrator i punishtes së demontimit dhe nga shpërthimi mbeta i plagosur”. Avokati i tij i ka kërkuar prokurorisë të japë fakte për akuzën e vrasjes me dashje për të cilën akuzohet klienti i tij.

SHPËTIM SPAHIU “Besoj e keni parë filmin e famshëm, ku interpretojnë Tom Cruise në rolin e një avokati dhe Jack Nicholson në rolin e një koloneli të marinsave amerikanë. Unë kurrë nuk mund të përjashtoj mundësinë për t’u përballur me drejtësinë, por nuk e kisha besuar se do të vinte një ditë të akuzohesha për kryerjen e një vepre penale në bashkëpunim”

akte. “Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se edhe pas ngjarjes së Gërdecit, Ministria e Mbrojtjes ka vazhduar të zbatojë VKM Nr. 617, datë 04.12.2002, pika ‘Municione të ndryshme’ autorizohen për heq je nga përdorimi 110 000 tonë municione. Kjo sepse ky vendim qeverie është në fuqi, por akuza e injoron atë, se ndryshe nuk plotësonte dot me argumente akuzën për ne”,- është shprehur Spahiu. Sipas tij, misioni ligjor i Forcës së Bashkuar që drejtohej prej tij nuk i jepte të drejtën që për municionet që ishin hequr nga armatimi dhe përdorimi dhe që menaxhoheshin nga Ministria e Mbrojtjes, të kishte akses në vendimmarrje e kontrata për shitje. “MEICO prej 20 vjetësh ka marrë municione në mënyrë permanente nga Forcat e Armatosura. Për këto municione, armë e pajisje ka praktika urdhrash të dikasterit pa fund, të cilat nga ushtarakët vetëm janë zbatuar e dërguar në destinacionet e kërkuara. Për to, ushtarakët nuk dinin nëse shiteshin apo ku shiteshin, asg jësoheshin apo demontoheshin”, është shprehur dje Spahiu. Dy të pandehurit kanë kërkuar pafajësi nga trupi gjykues, i cili para vendimit ka për të dëgjuar edhe mbrojtjet e Mihal Delijorgjit e Ylli Pinarit.

TIRANË

Traktet antikushtetuese, shoqërohet pronari i një universiteti Nën akuzën e shpërndarjes së shkrimeve dhe parullave antikushtetuese, është shoqëruar mbrëmë në Tiranë 34-vjeçari Edmond Vlashaj, drejtuesi i një universiteti privat në Tiranë. Procedimi penal ndaj Edmond Vlashajt, banues në Tiranë, nisi për shkak se ky shtetas ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës” si dhe “Shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese”. Policia e Tiranës bën me dije se mesditën e të dielës, në xhamat e përparmë të automjeteve të parkuara pranë universitetit në pronësi të tij janë gjetur të vendosura disa fletë palosje me përmbajtje antikushtetuese. Falë hetimeve të ndërmarra nga grupi hetimor u bë këqyrja, fiksimi dhe sekuestrimi i shkrimeve në cilësinë e provës materiale. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sulm me armë në bankë, grabiten 2 mijë euro Dy grabitës kanë mbajtur radhë si klientë të zakonshëm, e më pas kanë nxjerrë armët, duke grabitur paratë nga sporteli. Zhduken me motor përmes rrugicave Tiranë Dy persona të armatosur kanë hyrë si klientë të zakonshëm në filialin e një banke në Tiranë e kanë dalë

që andej si grabitës. Grabitja ndodhi mesditën e djeshme, rreth orës 15.30 minuta te filiali i “Raiffeisen Bank” në Rrugën e Dibrës, në Tiranë. Kanë qenë dy persona, djem në moshë të re, të cilët pasi kanë vjedhur një sasi parash, e cila dyshohet të jetë të paktën dy mijë euro, janë larguar me një motor. Mësohet se autorët kanë hyrë në bankë, madje kanë pritur për pak çaste dhe në radhë si klientë shembullorë. Pak minuta më vonë janë afruar

te një prej sporteleve, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën, duke kërkuar që t’u jepen të gjitha paratë që u gjendeshin në kasë. Sportelistja është bindur menjëherë, duke dorëzuar paratë, ndërsa dy të rinjtë kanë marrë një shumë prej afro 2 mijë eurosh dhe kanë ikur me nxitim. Pesë metra larg derës së bankës, të rinjtë i kanë hipur motorit me të cilin kishin ardhur, për t’u zhdukur pa gjurmë në rrugicat e zonës. Policia nisi dje men-

jëherë hetimet dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të bankës dhe të një argjendarie që ndodhet përballë saj në përpjekje për të identifikuar autorët. Dy djemtë mendohet se mund të kenë veshur paruke dhe mjete të tjera për të fshehur pamjen e tyre të vërtetë, ndërsa si rrallëherë më parë, ata e kishin fytyrën të ekspozuar. Kjo është grabitja e parë e një banke në kryeqytet për këtë vit, ndërsa mbi nëntë të tilla janë regjistruar vitin e kaluar në Tira-

në dhe shkalla e zbulueshmërisë ka qenë thuajse zero. Efektivët e sektorit kundër vjedhjeve me armë në Policinë e Tiranës kanë pyetur dje për gati tri orë dy punonjëset e bankës dhe disa dëshmitarë okularë të ngjarjes, në përpjekje për të siguruar më shumë të dhëna në lidhje me identitetin e autorëve, të cilët pasi kanë kryer grabitjen, janë larguar në rrugicat e lagjeve me motorin e tyre për të humbur plotësisht gjurmët. H.Hasani


8

MAPO

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

ekonomia

BE do të afrojë 6.2 mln euro për bujqësinë shqiptare Bashkimi Europian do të ofrojë për bujqësinë shqiptare një fond prej 6.2 milionë eurosh. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, në përfundim të projektit 28-mujor për

zhvillimin rural të financuar nga qeveria gjermane, tha se zhvillimi i fshatrave do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës. I pranishëm në takim ishte edhe

ministri Bujqësisë, Genc Ruli, dhe ambasadorja gjermane Karola Muler Holtkemper. Qëllimi i këtij projekti është rritja e produktivitetit në sektorin e bujqësisë.

Në një vit, dogana arkëton 10 milionë euro nga gjobat

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjyrmishka

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka arkëtuar në formën e gjobave dhe penaliteteve për vitin që shkoi 1.2 miliardë lekë. Në vijim të këtij procesi janë kallëzuar penalisht 134 subjekte. Gati 10 milionë euro ka qenë shuma që doganat kanë arkëtuar gjatë vitit që shkoi në formën e gjobave dhe penaliteteve. Shifrën e ka dhënë dje drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjyrmishka, në prezantim të rezultateve në procesin e zhdoganimit në vitin 2011. Ajo që në fakt është arkëtuar si gjobë, nis që nga penalitetet që drejtoria ka ndërmarrë për punonjësit e saj, por edhe ndaj bizneseve që kanë tentuar të bëjnë kontrabandë në procesin e zhdoganimit. Drejtori Gjyrmishka tha se nga kontrollet fizike janë penalizuar 194 subjekte me një shume totale prej 107 mln lekë, ndërsa në procesin e monitorimit dhe investigimit janë vendosur penalitete më shumën 1.2 mld lekë. Në vijim të këtij procesi, janë kallëzuar penalisht 134 subjekte. Mirëpo krahas gjobave gjatë vitit që shkoi, është vijuar edhe me bllokime

dhe sekuestro. Drejtori Gjyrmishka tha se gjatë gjithë vitit që shkoi janë sekuestruar 12.4 tonë duhan dhe 637 mijë blansheta, të cilat do të shërbenin për nxjerrjen në treg të 1 274 kolive me cigare të falsifikuara. Po kështu janë sekuestruar 22.4 tonë kafe dhe 3 423 kg lëndë narkotike të llojeve të ndryshme dhe janë ndaluar 25 mjete. Mirëpo duket se kontrabanda ka pasur bashkëpunëtorët e saj edhe brenda administratës doganore. Gjyrmishka tha dje se gjatë vitit që shkoi janë ndëshkuar 74 punonjës, nga të cilët 25 janë larguar nga puna dhe një pjesë e tyre ndiqen penalisht. Vërejtje me paralajmërim për 27 punonjës dhe ulje në kategori, transferim nga pozicioni i punës, gjoba me masë deri në dy paga, humbje të së drejtës së shpërblimeve për 22 punonjës. Arkëtimet e larta prej gjobave janë në një masë më të madhe edhe nga administrata tatimore, por shifra për vitin 2011 ende nuk është zbardhur. Vlera e lartë e tyre rrjedh edhe nga ligjet e procedurave tatimore dhe doganore, ku sistemi i gjobave dhe penaliteteve në tërësi është rritur se tepërmi vitet e fundit, me qëllim frenimin e kontrabandës dhe rritjen e eficensës së grumbullimit të të ardhurave për arkën e shtetit. Por rritja e arkëtimeve nga penalitetet ka edhe një shpjegim tjetër në këtë kohë. Për

Dogana e Peshkopisë e para në tejkalimin e planit, 133% Dogana e Peshkopisë ka realizuar planin për vitin 2011 me 133 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë nga të gjitha pikat doganore të vendit. Nga të dhënat zyrtare të Doganave, mësohet se në këto rezultate ka ndikuar edhe rritja e shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë fqinje. Administrata doganore ka arritur të mbledhë rreth 1.9 miliardë lekë më shumë nga sa kishte planifikuar qeveria për vitin e shkuar. “Në vitin 2011 doganat shqiptare arkëtuan 128.4 miliardë lekë dhe krahasuar kjo me vitin 2010 është 7.2 miliardë lekë më shumë. Konstatohet se trendi i qëndrueshëm i rritjes së të ardhurave është shoqëruar me uljen në vazhdimësi të nivelit mesatar të taksimit. Në vitin 2011, të ardhurat ishin 60% më të larta se në vitin 2006, ndërkohë që norma mesatare e taksimit në vitin 2011 shkoi në 1.5 nga 5.7 që ishte në vitin 2006”, deklaroi Gjyrmishka.

shkak të krizës në Eurozonë aktiviteti i biznesit në vend ka rënë ndjeshëm dhe agresiviteti i administratës fiskale është rritur së tepërmi, duke çuar edhe në zbulimin e shkeljeve ligjore. Drejtoria e Doganave bën me dije gjithashtu se gjatë vitit që shkoi është ulur numri i dokumenteve të domosdoshme në import, nga 8 ne 4, dhe në eksport nga 7 në 3. Është bërë i mundur kanalizimi i deklaratave doganore në sistem që në momentin e regjistrimit nga deklaruesit, duke shkurtuar një nga hallkat e përpunimit të deklaratës si dhe duke rritur transparencën. Gjithashtu është reduktuar niveli i kontrolleve fizikë nga 14.2% në 12.9%, nëpërmjet një sistemi manaxhimi risku të suksesshëm. Është dhënë mundësia për shtyrje të afatit të pagesës së TVSH-së, në masën 3.3 miliardë lekë ose 15% më shumë se në vitin 2010. Është dhënë statusi i “Eksportuesit të Miratuar” 7 subjekteve në vitin 2011, ku në total 13 eksportues të miratuar. Gjatë vitit që shkoi hyri në fuqi shkëmbimi elektronik i informacionit paraprak me vendet e rajonit. Shkëmbimi elektronik i dokumenteve të origjinës preferenciale me Doganat Austriake. U krijua moduli për magazinat e lira në Asycuda World, dhe vendosja e rregullave të detajuara për administrimin e tyre.

Amnistia në dogana, qytetarët përfituan 100 mln euro Nga amnistia fiskale ne dogana qytetarët kanë përfituar 100 milionë euro. Shifrat zyrtare për këtë proces tregojnë se janë falur gjithsej 2 387 subjekte në shumën 12.5 mld lekë. Kanë përfituar nga falja me kusht 177 subjekte, të cilët kanë paguar 92,2 miliardë lekë. Janë zhdoganuar 1 213 automjete, për të cilët është paguar vetëm 50% e detyrimit, 256 milionë lekë, dukë u falur po e njëjta shumë. Doganat kanë bërë të ditur se u është refuzuar përfitimi nga ky ligj 57 subjekteve me detyrim për deklarim pranë ILD-

KP-së, në shumën e 77 milionë lekëve. Buxheti i shtetit arkëtoi për shkak të aplikimit të amnistisë fiskale 5 milionë euro deri në fund të nëntorit 2011. Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, shuma e arkëtuar arriti në 663.7 milionë lekë, ku pjesa më e madhe prej 629.9 lekë erdhi si rezultat i arkëtimeve nga rivlerësimi i banesave të individëve. Mbi 28 milionë lekë të tjera u arkëtuan nga tatimi në burim i legalizimit të depozitave të individëve në banka dhe një pjesë e vogël vetëm prej 2 milionë lekësh

nga rivlerësimi i pasurive të biznesit. Në fakt shoqatat e biznesit që e kërkuan aq me ngulm amnistinë fiskale nuk kanë përfituar pothuajse fare nga amnistia. Shoqatat e biznesit, të cilat e përshëndetën amnistinë dhe morën pjesë në hartimin e ligjit të saj, pothuajse nuk kanë treguar fare interes. E kundërta ka ndodhur me individët, të cilët kanë nxituar të deklarojnë ato pak asete, si makinat dhe banesat, duke përfituar kështu nga ligji i amnistisë, afatin e së cilës qeveria e shtyu deri në fund të muajit mars.

tiranë

Kontrabanda, 100 subjekte kanë falsifikuar të dhënat Gati 1000 subjekte në bashkëpunim me laboratorin e doganave kanë falsifikuar dokumentacionin për të përfituar një tarifë më të ulët doganore nga ajo që u takonte në të vërtete. Flamur Gjyrmishka, drejtori i Doganave tha dje se nga analizat laboratorike janë evidentuar 987 raste keqklasifikimi tarifor. Për verifikimet nga laboratori doganat shqiptare tashmë kanë shumë bashkëpunime me të tjera homologe. Kështu me Kosovën ka marrëveshje ndërmjet “Për kryerjen e procedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje - daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar”. Gjithashtu, funksionon marrëveshja me Administratën Doganore italiane për kryerjen e Analizave Doganore Laboratorike. Ndërsa është rritur ndjeshëm aksesi për të marrë informacion, në kushtet e një informatizimi të lartë të doganave në të gjithë procesin e punës. Gjatë këtij viti në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të realizohet lidhja online me bankat dhe thesarin. Po kështu do akreditohet laboratorit kimik doganor për një grup të caktuar analizash.


E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

ekonomia

MAPO

9

Ekspertët: Varësia e INSTAT do komprometojë të dhënat Ekspertët në dijeni të miratimit të ndryshimeve në projektligjin për statistikat që i kalon kryeministrit Berisha kontrollin e drejtpërdrejtë të shifrave, gjykojnë se kjo do të komprometonte besueshmërinë e të dhënave zyrtare. Sipas ish-drejtoreshës së INSTAT, Milva Ikonomi, ky vendim nuk e ndihmon rritjen e cilësisë së punës në INSTAT.

Ekspertët gjykojnë se vendimi për INSTAT-in shkon përkundër tendencës së përgjithshme të viteve të fundit, kur kryeministri dhe qeveria decentralizuan shumë kompetenca duke ngritur agjenci të pavarura në të gjitha fushat. Ata besojnë se statusi më i përshtatshëm për INSTAT që do të rritte besueshmërinë e të dhënave, do të ishte pavarësia e tij shkencore, e

monitoruar apo nën kujdestarinë e parlamentit. Por shqetësimi i tyre themelor është se INSTAT nuk po arrin dot që të ngrihet në nivelin e standardeve të Bashkimit Europian; Instituti i Statistikave nuk shërben me shpejtësinë, as me saktësinë dhe as me etalone matjeje të krahasueshme me treguesit e Bashkimit Europian.

shkurt

Biznesi ul shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese Bizneset shqiptare kanë ulur shfrytëzimin e kapaciteteve në tremujorin e fundit të vitit 2011. Sipas Bankës së Shqipërisë, ndërtimi është sektori me shfrytëzimin më të ulët të kapaciteteve të veta, ndërsa industria ka përqindjen më të lartë të shfrytëzimit. Bizneset e ndërtimit kanë raportuar se shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ishte 62.5 %, rreth 4.4 pikë përqindjeje më pak krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas sipërmarrësve, ndër faktorët kryesorë që pengojnë shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërtim,

bizneset vijojnë të vlerësojnë pamjaftueshmërinë e kërkesës dhe kufizimet financiare. Rënien më thellë në kapacitetet e shfrytëzuara e shënoi sektori i shërbimeve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor regjistroi vlerën 70.8%, në një rënie me 7.7 pikë përqindjeje nga tremujori i kaluar dhe 1.3 pikë përqindjeje nga tremujori i katërt i një viti më parë. Mbi 90% e bizneseve mendojnë se niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre është i mjaftueshëm, duke konsideruar nivelin aktual të kërkesës dhe porositë në të ardhmen.

Komisioni i Parlamentar i Ekonomisë

Projektligji, shifrat e ekonomisë në “dorë” të Berishës

Eurozonë, janari rrit indeksin e besimit në ekonomi Muaji janar ka rritur besimin e bizneseve dhe konsumatorëve në eurozonë. Indeksi i ndjeshmërisë ekonomike dhe ai i besimit në bizneset kanë shkuar në rritje për herë të parë që nga marsi i vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Europian, indeksi rritet me 0.6 pikë në eurozonë dhe 1.2 pikë për BE. Referuar të dhënave rezulton se në listë kryesojnë vendet si Franca, Gjermania dhe Spanja, ndërkohë që të dhëna negative paraqiten për Italinë. Sipas analizës së Bankës Qendrore Europiane, indeksi i besimit të ndërmarrjeve ka shkuar në trend pozitiv, kryesisht për prodhimet dhe mbi eksportet. Argumentohet se

përmirësimi ka ardhur falë rritjes së besimit në sektorin e shërbimeve, në besimin e konsumatorëve dhe në sektorin e ndërtimit. Gjithsesi, indeksi qëndron mbi mesataren në terma afatgjatë vetëm për Gjermaninë. Për eurozonën, sektori industrial vlerësohet pozitivisht me 0.4 pikë, ai i shërbimeve në rritje me 2 pikë dhe gati 3 pikë për BE. Një tjetër e dhënë e rëndësishme është edhe besimi në shërbimet financiare në rritje për të dy blloqet europiane, Eurozonë dhe BE, respektivisht me 9.1 pikë dhe 6 pikë. Megjithatë, shifrat zyrtare të Eurostatit tregojnë se ka pasur një rënie të normës së kursimeve të familjeve europiane nga 11.7% në 10.9%.

Një projektligj i ri që po diskutohet në Kuvend, kalon Institutin e Statistikës në varësi të kryeministrit Berisha. Opozita kundër. Ja debatet Sabina Veizaj

Mbartja e numrit, Eagle Mobile më e përgjedhur Përdoruesit e telefonisë së lëvizshme rrisin besimin e tyre ndaj Eagle Mobile, duke e bërë atë ndër operatorët më të përzgjedhur për mbartjen e numrit. Numri i abonentëve që zgjedhin shërbimet e Eagle Mobile edhe përmes shërbimit të Mbartjes së Numri vazhdon të rritet ndjeshëm. Pas anonçimit të Shërbimit të Mbartjes së Numrit, i cili u mundëson abonentëve të mbartin numrin drejt një operatori alternativ pa e ndryshuar atë, numri i abonentëve që kanë zgjedhur Eagle si operatorin e tyre të preferuar vazhdon të jetë i lartë. Eagle Mobile në mënyrë të vazhdueshme është fokusuar në rritjen

e ndjeshme të cilësisë së shërbimeve dhe ofrimin e paketave të lerverdishme për abontët e tij. Nga të dhënat zyrtare Eagle Mobile rezulton të jetë operatori i parë, me numrin më të vogël të abonentëve që kanë mbartur numrin nga Eagle Mobile drejt një kompanie tjetër. Kjo dëshmon kënaqësinë dhe besnikërinë e abonentëve të Eagle Mobile krahasuar me abonentët e tjerë të telefonisë së lëvizshme. Direfenca e mes numrave të portuar drejt Eagle dhe atyre drejt operatorëve të tjerë është shumë e lartë dhe e rendit Eagle Mobile në listën e operatorëve më të përzgjedhur dhe më të vlerësuar në treg.

@

gazetamapo.com/

ekonomi

Pas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, kryeministri Berisha do të kontrollojë drejtpërdrejt edhe Institutin e Statistikave dhe Prokurimet Publike. Ndryshimet që i janë bërë ligjit ‘Për statistikat’ dhe ‘Prokurimet publike’, të cilat i japin kreut të qeverisë ekskluzivisht kontrollin e këtyre institucioneve të pavarura, u miratuan dje mes debatesh të ashpra vetëm me votat e mazhorancës në komisionin kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Deputetët socialistë i kundërshtuan të dy projektligjet e propozuara nga përfaqësuesi juridik i Kryeministrisë, Rezart Veseli, duke theksuar se Berisha po kap INSTAT-in dhe Prokurimet Publike, pas gjithë institucioneve të pavarura që ka vënë nën kontrollin e tij. “Sot me këtë ndryshim po sanksiononi de jure, një gjë që ndodh de facto,vartësinë totale të drejtpërdrejtë politike që ka institucioni i INSTAT-it ndaj Kryeministrit, ndaj qëndrimi ynë në këtë rast është totalisht i kundërt me atë që keni sjellë të propozoni. INSTAT duhet të jetë një institucion totalisht i pavarur, totalisht i besueshëm, për fat të keq nuk ka as njërën dhe as tjetrën sot”, - u shpreh deputetja socialiste Mimi Kodheli gjatë mbledhjes së komisionit kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Përfaqësuesi juridik i Kryeministrisë, Rezart Veseli sqaroi se ndryshimi i bërë në ligjin ‘Për statistikat’ është thjesht çështje administrative “ Nuk mund të mblidhet gjithë

kabineti qeveritar kur neve na vjen një kërkesë nga INSTAT për t’u diskutuar për një shtesë në buxhet etj. Duhet të ketë një institucion për të vendosur. Vendimmarrjen e kanë të rregulluar me ligj. Kjo është thjesht çështje administrative”. Në të njëjtën kohë, deputetët socialistë akuzuan kreun e qeverisë, Berisha për kapje të INSTAT-it dhe Prokurimeve Publike. Sipas tyre, është kreu i qeverisë që publikon shifrat e ekonomisë dhe më pas INSTAT i konfirmon. Kjo është arsyeja, sipas deputetëve socialistë, për vonesat e hasura të publikimit të shifrave nga INSTAT prej kohësh. “Shifrat e rëndësishme që INSTAT duhet të nxjerrë janë shifra që dalin fillimisht nga goja e kryeministrit në mbledhjen e radhës të qeverisë”, - tha deputetja e PS-së, Mimi Kodheli. Në përgjigje të opozitës, deputeti demokrat Selami Xhepa u shpreh se INSTAT është institucion i pavarur dhe ndryshimet në ligj u bënë vetëm për çështje administrative. “Të gjithë e dinë shumë mirë që pranë INSTAT-it kanë punuar ekspertë të FMN, të cilët kanë hedhur bazat metodologjike të këtij institucioni dhe është mbi ato baza që ky institucion punon aktualisht. Ekspertët

e FMN-së janë të përhershëm të atashuar pranë këtij institucioni, për të garantuar pikërisht integritetin që meriton”, - tha Xhepa. Mimi Kodheli në emër të deputetëve të PS u shpreh se socialistët, me ardhjen e tyre në pushtet do e anulojnë ligjin dhe do e vendosin INSTAT-in në varësi të parlamentit, pasi sipas Kodhelit, kjo mënyrë kontrolli garanton pavarësinë e këtij institucioni dhe të dhënave që ai publikon. Kurse deputeti demokrat Sherefedin Shehu sqaroi se ligji ekzistues kishte vakuum dhe nuk përcaktonte se nga varej INSTAT. “Rëndom, përdoret ministria në vend të ministrit, si rasti në fjalë; në vend të Kryeministrisë përdoret kryeministri. Duke përdorur emra të përveçëm në praktikën e menaxhimit të përditshëm, këta titullarë në vend të autoritetit dhe të të drejtave, marrin përsipër edhe përgjegjësi; kemi shtimin e përgjegjësive të kryeministrit. INSTAT vetë ka edhe një pavarësi tjetër, sepse treguesit e tij certifikohen dhe prodhohen nga institucione ndërkombëtare”, - u shpreh deputeti Shehu. Me miratimin e të dyja projektligjeve edhe në seancë plenare, INSTAT dhe Prokurimet do të kalojnë nga Këshilli i Ministrave, në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha.

Debatet Kodheli: Sot me këtë ndryshim po sanksiononi de jure një gjë që ndodh de facto, vartësinë totale të drejtpërdrejtë politike që ka institucioni i INSTAT-it ndaj kryeministrit, ndaj qëndrimi ynë në këtë rast është totalisht i kundërt me atë që keni sjellë të propozoni. INSTAT duhet të jetë një institucion totalisht i pavarur, totalisht i besueshëm, për fat të keq nuk ka as njërën dhe as tjetrën sot. Veseli: Nuk mund të mblidhet gjithë kabineti qeveritar kur neve na vjen një kërkesë nga INSTAT për t’u diskutuar për një shtesë në buxhet etj. Duhet të ketë një institucion për të vendosur. Vendimmarrjen e kanë të rregulluar me ligj. Kjo është thjesht çështje administrative. Kodheli: Shifrat e rëndësishme që INSTAT duhet të nxjerrë janë shifra që dalin fillimisht nga goja e kryeministrit në mbledhjen e radhës të qeverisë. Xhepa: Të gjithë e dinë shumë mirë që pranë INSTAT-it kanë punuar ekspertë të FMN, të cilët kanë hedhur bazat metodologjike të këtij institucioni dhe është mbi ato baza që ky institucion punon aktualisht. Ekspertët e FMN-së janë të përhershëm të atashuar pranë këtij institucioni, për të garantuar pikërisht integritetin që meriton.


OpEd

10

MAPO

E MARTË, 31 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Mbaj mend se ti je veç një aktor i dorës së dytë në pjesën e gjithkujt tjetër.

02

Rregullat nuk janë domosdoshmërish të shenjta, parimet po.

03

Kushdo kërkon që të ndërsejë një fe me një tjetër, kërkon të shkatërrojë të gjitha fetë. Franklin D. Roosevelt, president amerikan

BUJAR KAPEXHIU NGA

Pesëdhjetë sëmundje të foluri A

i (ajo) kishte kohë që qëndronte i heshtur. Një ditë më në fund foli dhe u tha të tjerëve frazën e çmuar dhe të shkëlqyer: “Unë po flas!” Pastaj heshti përsëri. *** Gjëja që ai nuk përballon dot është që tjetri të flasë dhe ai të dëgjojë. Prandaj kur e pyetën njëherë se çfarë është “të folurit”? - ai u përgjigj: “Mjeti gojor për ta ndërprerë të folurin e tjetrit.” *** Gjuha e mimikës dhe e gjesteve të tij tregon hipokrizinë e gjithçkaje që ai thotë. Ai zakonisht nuk flet, por çirret. Edhe kur shkon në stadium, vete atje jo se i pëlqen futbolli, por sepse atje kur çirresh nga brohoritjet, duket si gjë normale. *** Për atë nuk thonë kot që është nepërkë. Argumenti: Bashkë me fjalët nxjerr vetëm vrer për të tjerët nga goja. *** Ai (ajo) kur flet në publik kërkon medoemos t’i habisë të gjithë ata që janë rrotull dhe e dëgjojnë. Prandaj thotë gjithmonë budallallëqe. *** Ngaqë lavdëron gjithmonë veten me ato që thotë, njerëzit e përbuzin edhe më shumë sesa kur ai nuk flet fare. *** Ai (ajo) u nda nga kjo jetë pa folur, sepse kishte gjithë jetën që kërkonte të gjente çastin më të volitshëm për ta thënë fjalën e vet. *** Të gjithë njerëzit arrijnë të mendojnë pa folur. Por, ai (ajo) është krejt i (e) veçantë, sepse flet pa menduar. *** Ai bën çfarë thotë, por halli është se nuk kupton çfarë flet. *** Censura është diçka e dhimbshme dhe negative. Por, ndonjëherë, ajo është alibia e dikujt për t’u justifikuar për heshtjen e tij, sepse, nuk fakt, nuk ka asgjë për të thënë. *** Për ta penguar atë që të flasë, nuk mjafton t’i shkulet gjuha, t’i thyhen dhëmbët, t’i çahet gurmazi. Edhe po ta vrasësh, ai vazhdon të flasë nga bota e përtejme. *** Ai thotë se flet kuptueshëm, por janë të tjerët që nuk e kuptojnë kur flet.

MAKSIMA ARTAN FUGA

Një ditë po mendohej duke u përpjekur të zgjidhte çështjen nëse është më mirë të flasësh apo të shkruash? Pastaj arriti në përfundimin që i shkonte për shtat: Më mirë të shkruash, se me anë të të folurës nuk mund të bësh letra anonime, nuk mund të botosh shkrime në gazetë me emra të tjerë dhe nuk mund të fshihesh pas ndonjë pseudonimi në facebook, ku shantazhon e fyen gjithë ata që urren.

*** Ai (ajo) flet gjithmonë në mënyrë të sinqertë, sepse gjithmonë flet prapa krahëve. *** Për të folur lirshëm dhe pa asnjë pengesë, sikurse e kërkojnë të drejtat e njeriut, ai shkoi në pyll dhe filloi të thërriste me zë të lartë. *** Ai (ajo) hedh pështymë kur flet, cërkat e së cilës bien mbi fytyrën e atyre që nuk janë aty. *** Ai (ajo) flet vetëm ato gjëra që lexon paraprakisht në sytë e bashkëbiseduesit. Prandaj, të gjithë janë dakord me të. *** Unë e kuptoj atë shumë mirë se çfarë thotë, problemi është se ai (ajo) vetë nuk kupton se çfarë është duke thënë. *** Ai edhe kur flet mirë për të tjerët, e bën për të lavdëruar veten e vet. *** U afrohet të tjerëve që bisedojnë, jo për të folur me ta, por për të dëgjuar se çfarë thonë, në mënyrë që ato që dëgjon atje t’ua thotë të tjerëve si thashetheme. *** Ai (ajo) në të gjitha bisedat ku prej padijes nuk di çfarë të thotë, nxjerr nga goja shprehjen lapidare: “Eh, çfarë i do llafet, llafet e shumta janë fukarallëk!” *** Njerëzve që nuk ka arsye t’u bëhet servil, u thotë gjithmonë: “Bjeri shkurt, o burrë, përse e zgjat?” *** Ka njerëz që janë i gjithi vesh, ka të tjerë që janë i gjithi gojë. *** Ai o flet, o plas, po të heshtë duke dëgjuar të tjerët, ofendohet. *** Ai që flet ka gjithmonë të drejtë, gabim e kanë ata që vetëm dëgjojnë. *** Ai di të flasë, por puna është se nuk di të heshtë. *** Ai edhe kur flet duket sikur bën seks, sepse u çan veshët të tjerëve. *** Ai (ajo) flet sepse ka frikë që të tjerët kujtojnë se nuk di të flasë. *** Ai (ajo) flet kur hesht dhe hesht kur është duke folur.

I forti i lagjes *** Ai nuk di vërtet të flasë, por di shumë mirë të heshtë. *** Ai flet me ty vetëm që ta dëgjojnë të tjerët. *** Ai (ajo) thotë gjithmonë atë që mendon, puna është se asnjëherë nuk e mendon atë që thotë. *** Ai flet shumë mirë dhe bukur, puna është se ka një ves, nuk dëgjon bashkëbiseduesin çfarë i thotë. *** Ai flet, por nuk dëgjon. *** Ai flet shumë, sepse nuk ka asgjë të veçantë për të thënë. *** Ai po nuk pati qëllim të mashtrojë bashkëbiseduesin, nuk flet fare. *** Ai flet për t’i bërë të tjerët të vuajnë. *** Ai (ajo) hesht kur është aty dhe flet kur ikën. *** Ai hesht dhe ne kujtojmë se nuk di të flasë. *** Ai hesht dhe ne kujtojmë se ka vdekur. *** Heshtja është i foluri më i vështirë për t’u kuptuar. *** Partizanët nuk u thonë gjermanëve se çfarë mendojnë dhe çfarë planesh kanë. *** Thonë që kafshët nuk flasin, por jo çdo njeri që nuk flet është kafshë. *** Qentë që flasin mund të quhen njerëz, kurse njerëzit që lehin nuk janë të gjithë qenër. Thjesht dinë një gjuhë të huaj. *** Jashtëtoksorët që arrijnë të flasin me njerëzit janë me përkufizim njerëz. Pra, jashtëtoksorët e vërtetë nuk i takojmë kurrë. *** Gjërat që ai nuk i thotë nuk është se nuk i mendon. *** Ai (ajo) thotë gjithmonë vetëm ato që i kanë thënë. *** Ai që thotë gjëra të turpshme nuk ka turp për fjalët që thotë, turp duhet

të kenë ata që i dëgjojnë. *** Ai (ajo) flet pa pushim, sepse me fraza të ndryshme thotë gjithmonë të njëjtën gjë. *** Ai është shumë modest dhe pothuajse asnjëherë nuk flet për veten e vet. Bën diçka tjetër: Detyron të tjerët, kryesisht vartësit e tij servilë, të flasin për të. *** Një ditë po mendohej duke u përpjekur të zgjidhte çështjen nëse është më mirë të flasësh apo të shkruash? Pastaj arriti në përfundimin që i shkonte për shtat: Më mirë të shkruash, se me anë të të folurës nuk mund të bësh letra anonime, nuk mund të botosh shkrime në gazetë me emra të tjerë dhe nuk mund të fshihesh pas ndonjë pseudonimi në facebook, ku shantazhon e fyen gjithë ata që urren.

Gjuha e mimikës dhe e gjesteve të tij tregon hipokrizinë e gjithçkaje që ai thotë. Ai zakonisht nuk flet, por çirret. Edhe kur shkon në stadium, vete atje jo se i pëlqen futbolli, por sepse atje kur çirresh nga brohoritjet, duket si gjë normale.


E MARTË, 13 QERSHOR 31 JANAR 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, i ndërmarrë para ca ditësh, u konsiderua si surprizë, edhe pse e këndshme. Kjo për faktin se, pavarësisht se politika monetare e aplikuar nga banka qendrore ka qenë gjithnjë korrekte dhe në funksion të objektivave dhe misionit të saj të përcaktuar me ligj, përsëri ka ruajtur për vite një model të tipit konservator. —  ARTAN GJERGJI

A po bëhet më e guximshme politika e BSH?! D uhet pranuar që, pavarësisht presionit publik të ushtruar ndaj Bankës së Shqipërisë nga ekspertë të ekonomisë dhe akademikë, vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, i ndërmarrë para ca ditësh, u konsiderua si surprizë, edhe pse e këndshme. Kjo për faktin se, pavarësisht se politika monetare e aplikuar nga banka qendrore ka qenë gjithnjë korrekte dhe në funksion të objektivave dhe misionit të saj të përcaktuar me ligj, përsëri ka ruajtur për vite një model të tipit konservator. Thënë më fjalë të tjera, në momente të caktuara të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe të luhatjes së tregjeve ndërkombëtare apo spekulimeve të herëpashershme në tregun vendës, pikërisht atëherë kur realisht është kërkuar një reagim më i shpejtë dhe më i guximshëm i BSH me instrumentet e politikës monetare, ajo ka parë situatën mirë e mirë, dhe jo në pak raste ka ndërhyrë, atëherë kur ndoshta situata emergjente kishte kaluar. Rasti më ideal ishte situata e krizës në tregjet ndërkombëtare, ku BSH rezistoi të ulte normat e interesit për t’i krijuar një mundësi më të butë efekteve të krizës, dhe më pas u detyrua (edhe pse me vonesë) të bënte 2 ulje të kësaj norme me nga 0.5% (2 shkallë njëherësh), pikërisht në datat 28 janar dhe 28 tetor 2009, kur dihet tashmë që normalisht lëvizja e mekanizmit të normave të interesit (instrument direkt i politikës monetare) ndodh me nga një shkallë, ose 0.25 pikë përqindje. Dhe paradoksal është fakti që, pavarësisht se BSH u tregua shumë e shpejtë dhe aktive në drejtim të ndjekjes së shembullit të bankave qendrore europiane për përmirësimin e cilësisë së akteve bankare (aplikoi masa shtrënguese për bankat sidomos në kredidhënie), nuk ndoqi të njëjtën rrugë në drejtim të relaksimit

të politikës monetare nëpërmjet uljes së normave të interesit. Sa për ilustrim, banka qendrore amerikane FED uli normat e interesit nga 4.25% më 2008, në 0.25 në janar të 2009-s, duke ruajtur të njëjtin nivel edhe sot. Identike të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Banka Qendrore Europiane, ndërsa Banka e Japonisë, e cila shquhet për norma të ulëta interesi, ka ulur nivelin nga 0.6% në fund të 2008-s, në 0% në fillim të 2011-s e deri në ditët e sotme. Thënë thjesht, normat e interesit janë normat me të cilat bankat e niveli të dytë marrin hua ditore nga banka qendrore ose nga njëra-tjetra për të përmbushur nevojat e tyre për likuidet. Për këtë arsye, konsiderohen gjerësisht si indikatori që mat koston e parasë në qarkullim, e për rrjedhojë janë një instrument shumë i rëndësishëm në duart e bankës qendrore, si dhe shërbejnë si një indikator i rëndësishëm për të gjithë produktet bankare (sidomos kreditë që jepen për biznesin dhe konsumatorët). Kur banka qendrore rrit normat e interesit (politikë shtrënguese), ka për qëllim pakësimin e parasë në qarkullim (për shkak të rrezikut të inflacionit), pasi një veprim i tillë nxit individët të depozitojnë sa më shumë para në banka, si dhe sjell reduktimin e sasisë së kredisë për shkak të normave të larta. Kur ndodh e kundërta, ulja e normave të interesit (politikë liberalizuese), qëllimi është rritja e parasë në qarkullim dhe bërja e kredive më të lira për qytetarët dhe biznesin, duke i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë. Pavarësisht konservatorizmit të politikave të aplikuara nga BSH ndër vite, çuditërisht nuk ka ndodhur kështu në muajt e fundit, ku duhet thënë se kemi një ndryshim të kursit të politikës monetare me kah liberalizues. Kështu, edhe pse nuk ka një situatë

emergjente, që vjen si pasojë e një rreziku që kërcënon në mënyrë direkte dhe të shpejtë stabilitetin makroekonomik të vendit, BSH ka ulur normat e interesit 3 herë radhazi me nga 0.25% (një shkallë) në vetëm katër muaj (precedent shumë i rrallë). Në anën tjetër, është shumë i rëndësishëm fakti që më datën 30 nëntor 2011 BSH vendosi të thyejë tabunë e uljes së normave të interesit nën nivelin e 5% (për herë të parë në historinë e saj). Për më tepër, kjo ndodhi vetëm 2 muaj pas uljes së shtatorit, dhe ulja tjetër ndodhi në janar, vetëm 2 muaj pas uljes së nëntorit, ndërkohë që në nivel teknik dhe akademik argumentohet që ndikimi që jep politika monetare e uljes së normave të interesit kërkon rreth 6 muaj që të japë rezultatet e saj në treg. Për më tepër, anëtarë të këshillit mbikëqyrës të BSH janë shprehur publikisht që, në varësi të reagimit të tregut,mund të ndërmerret një ulje tjetër e normave në një afat kohor të shpejtë (Civici, Klan TV, 26 janar 2012). Një tjetër element i rëndësishëm që u vu re në vendimin e fundit të BSH ishte gjuha e drejtpërdrejtë e përdorur në deklaratën e Guvernatorit. Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, teksti i deklaratës së miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës ishte ndryshe nga gjuha diplomatike dhe shpesh herë e pakuptueshme që karakterizon deklarata të tilla. Nisur nga rëndësia dhe ndikimi që kanë në tregje, deklarata të tilla nga guvernatorët nëpër botë, janë në përgjithësi me gjuhë të kujdesshme dhe mjaft diplomatike, me mesazhe shpesh herë të lexuar në mes rreshtave vetëm nga teknicienët. Por çuditërisht, kësaj radhe deklarata e Guvernatorit, edhe pse e kujdesshme, ishte e drejtpërdrejtë dhe mjaft informative në lidhje me situatën makro-ekonomike në të cilën ndodhet vendit, si dhe në lid-

ANALIZË

ARTAN GJERGJI

hje me parashikimin për vitin që kemi përpara. Bazuar në analizën e mësipërme, tashmë s’ka asnjë dyshim që BSH ka një ndryshim në filozofinë e sjelljes së saj me tregun jo vetëm në aspektin e politikave, por edhe në atë të komunikimit nëpërmjet përcjelljes më të qartë e të drejtpërdrejtë të mesazheve të saj shumë të rëndësishme. Parë në këtë këndvështrim, pyetja më normale që do i vinte në mendje kujtdo, do ishte: ç’ka ndryshuar në këtë aspekt, pse BSH po ndryshon kahun e politikës së saj? Nëse marrim në konsideratë zhvillimin e ekonomisë së vendit, duhet thënë që, edhe pse e shpejtë në muajt e fundit, ndërhyrja pozitive e BSH është e vonuar, pasi tregu kishte kohë që e kishte të nevojshme. Ka më shumë se 1 vit që ekonomia shqiptare është e kapur nga një “ngërç likuiditeti”, kryesisht për shkak të efekteve negative të importuara nga kriza ndërkombëtare si reduktim i kërkesës së brendshme (më pak të ardhura nga remitancat, më pak besim te tregu, më pak konsum), apo reduktimit të fitimeve të biznesit për shkak të rënies së shitjeve dhe ndikimit të inflacionit të importuar për shkak të rritjes së çmimeve në vendet e origjinës së mallrave. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka kohë që biznesi e ka gjithnjë e më të vështirë të kreditohet nga sistemi financiar, kryesisht për shkak se siste-

mi bankar ka rritur masat e sigurisë dhe kërkesat ndaj tij (e detyruar nga kriza). Në anën tjetër, qeveria, e cila deri në 6-mujorin e parë të vitit që shkoi kishte zëvendësuar mungesën e likuiditetit në treg duke rritur shpenzimet publike (kryesisht për efekte elektorale), kishte filluar të tërhiqej nga ekonomia (dhe mirë ka bërë), ndërkohë që tashmë i ka ezauruar të gjitha mjetet e politikës fiskale për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë (ulja e taksave, reduktimi i shpenzimeve publike, sidomos atyre operative). Kështu, i vetmi instrument i papërdorur ende, për t’i ardhur në ndihmë lehtësimit sado pak të kësaj situate, ishte lehtësimi i politikës monetare nga BSH. Prandaj, edhe pse i vonuar, vendimi i fundit i BSH (ndikuar ndoshta edhe nga rifreskimi me anëtarë të rinj i Këshillit Mbikëqyrës), është një vendim i mirëpritur, sepse gjykohet që do i japë oksigjen ekonomisë së vendit, sidomos gjatë këtij viti, i cili pritet që të jetë një vit i zymtë në aspektin financiar, kryesisht për shkak të vazhdimësisë së krizës në tregjet ndërkombëtare. Liberalizimi i politikës monetare do reduktojë koston e parasë për të gjithë operatorët në ekonominë e vendit, si biznesi, konsumatorët, por edhe Qeveria që është një huamarrëse e drejtpërdrejtë në tregjet financiare. Për rrjedhojë, për shkak të këtij ndryshimi kursi nga BSH, pritet që të rritet niveli i kredisë së biznesit, çka do përkthehet në më shumë investime private dhe më shumë frymëmarrje, si dhe në rritje të kredisë për konsumatorët, çka përkthehet në një rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime. Të dy këto fenomene pritet të gjallërojnë ekonominë e vendit për ta mbajtur në një nivel normal zhvillimi, të mbrojtur nga luhatjet e ekonomisë ndërkombëtare.

A e ka humbur BE tërheqjen magjike për shqiptarët?

N

ë studimin e të përvitshëm të analizës së perceptimeve dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptarë përsa i përket procesit të integrimit evropian të vendit, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare (ISN) thekson se në vitin 2011 vihet re rënia më e fortë  e mbështetjes për integrimin evropian në të gjithë vitet që ky institut ka kryer këtë sondazh. Me një përqindje aprovimi prej 80.6 përqind kundrejt 10 përqind të qytetarëve që shprehen kundër hyrjes së Shqipërisë në BE, ISN thekson se kemi një rënie të theksuar nga viti i kaluar kur niveli i mbështetjes ishte mbi 93 përqind. Para se të përpiqem të përmend disa arsye të mundshme të kësaj rënieje të nivelit të përgjithshëm të mbështetjes, dua të sjell në vëmendjen e lexuesit faktin që në terma absolute ky nivel mbështetjeje është ende shumë i lartë. Asnjë nga vendet e rajonit, perceptimet e të cilave i mat sondazhi ‘Balkan Monitor’ i të së mirënjohurës Gallup International, nuk ka një nivel mbështetjeje kaq të lartë për integrimin evropian. Fakti që mbi 80 përqind e shqiptarëve ende do të votonin me siguri pro hyrjes së Shqiperisë ne BE nuk është për t’u anashkaluar. Megjithatë mbetet interesante të shohim disa nga faktorët e mundshëm që kanë luajtur rol në rritjen e numrit jo vetëm të atyre qytetarëve që nuk e mbështesin integrimin, por dhe në rritjen e atyre që janë të pavendosur

KOMENT ALBA ÇELA

sesi të përgjigjen. Në vitin 2010 më pak se 4 përqind e qytetarëve iu përgjigjën ‘Nuk e Di’ pyetjes nëse ata do ta aprovonin hyrjen e vendit të tyre në BE. Në vitin 2011 ky numër u rrit në 8.8 përqind. Ndaj vec rritjes së kundërshtimit kemi një rritje të hutimit dhe konfuzionit, të pavendosmërisë dhe të paqartësisë së qytetarëve në lidhje me integrimin.  Po ashtu shumica e atyre që do të votonin kundër integrimit, mbi 43 përqind, nuk e thonë ose nuk e dinë arsyen pse do ta bënin këtë gjë. Faktori i parë dhe që del qartë nga analiza e pyetjeve dhe përgjigjeve të tjera që qytetarët japin në lidhje me elemente që lidhen më procesin e integrimit, është lodhja dhe zhgënjimi nga kriza e tejzgjatur politike, efektet e saj paralizuese për vendin dhe sjellja në përgjithësi e politikanëve shqiptarë. Hendeku i madh që ekziston midis retorikës zëlartë pro BE dhe sjelljes aktuale në jetën e përditshme politike në vend i ka shkurajuar qytetarët dhe ka rritur nivelin e pesimizmit dhe për datën e mundshme të anëtarësimit në BE.

Në fakt monopolizimi i frikshëm i debatit të integrimit nga aktorët politikë po jep ndikim negativ në mbështetjen popullore për këtë proces. Përfshirja e ulët lokale e aktorëvë të shoqërisë së gjerë në procesin e integrimit ka bërë që cdo dinamikë e lidhur me këtë projekt të madh kombëtar të shihet si përgjegjësi e vecuar e politikës. Ky projekt që duhet të jetë një sipërmarrje gjithëpërfshirëse e shoqërisë ka ngecur në grackën e ngushtë dhe problematike të pak aktorëve. Faktori i dytë është paradoksalisht lëvizja pa viza e cila u ka dhënë shqiptarëve një nga shpërblimet më të prekshme të procesit të integrimit duke shfuqizuar njëkohësisht një nga motivet tradiconale pse shqiptarët kanë qenë historikisht pro hyrjes në BE. Faktori i tretë lidhet me nivelin e pakët të njohurive që qytetarët kanë dhe me cilësinë e dobët të informacionit që ata marrin në lidhje me BE dhe me statusin aktual të Shqipërisë. Këtu vlen për t’u përmendur roli që ka media për të mbushur hendekun e informacionit, rol që shpesh mbahet peng nga polarizimi i saj, gjuha teknike dhe jo e favorshme për publikun e gjerë e koncepteve të integrimit, si dhe mbulimi mediatik i ngjyruar artificialisht i veprimeve të institucioneve apo aktorëve të BE në vend. Sistemi arsimor gjithashtu ka mangësi në përdorimin e kapaciteteve të tij aktuale për të angazhuar të rinjtë

në marrjen dhe përdorimin e njohurive për BE-në, historikun, institucionet, procesin e integrimit, përfitimet dhe zhvillimet e lidhura me të. Një e treta e qytetarëve të pyetur në sondazhin e ISN që japin përgjigjen e gabuar për statusin e Shqipërisë në BE duke thënë se tashmë Shqipëria është vend kandidat ose më keq, se është bërë vend anëtar, janë të rinjtë e moshës 18-24 vjec. Shumë pak të rinj në këtë sondazh kanë identifikuar përgjigjen e saktë, pra që Shqipëria është vend kandidat i mundshëm, por nuk është ende në këtë fazë. Duke ndjekur këtë shembull, kurrikulumet shqiptare të shkollave të mesme janë një fushë me potencial për t’u shqyrtuar dhe për t’u përdorur sa më shpejt nga ana e institucioneve përkatëse si Ministria e Integrimit dhe ajo e Arsimit. Një nismë e tillë do të mbushte hendekun e njohurive dhe do të përgatiste të rinj që e dinë se kush është dhe cfarë nënkupton familja evropiane pjesë e së cilës themi se duam të jemi me kaq pasion. Nuk duhet anashkaluar gjithsesi faktori i reflektimit mbi krizën financiare të BE dhe të dinamikave politike që kanë shoqëruar krizën e borxhit të Greqisë. Vëmendja intensive mediatike dhe dimensioni negativ i këtyre zhvillimeve i kanë ndikuar qytetarët në vlerësimin e tyre për BE dhe për aftësinë e tij për të manaxhuar krizat. Gjithsesi ky faktor nuk ka atë peshë që ka për shembull faktori i parë, zh-

genjimi me dinamikat e demokracisë në vend. Shqiptarët nuk e shohin BEnë si një entitet që po shpërbëhet apo euron si një monedhë në rrezik. Këtë e tregon dhe kokëfortësia e tregut të këmbimit të valutës në Shqipëri qe e mban nivelin e euros krahasimisht me monedhën vendase të lartë e të palëkundur. Bashkimi Evropian nuk e ka humbur magjinë për qytetarët shqiptarë. Entuziazmi është në rënie për arsye që kryesisht nuk kanë të bëjnë me BE, por me vetë Shqipërinë. Qytetarët shprehen se aktorët më me influencë për ta çuar Shqipërinë pranë dhe drejt BE-së janë partitë politike. Ata janë në kërkim të shpresës përtej ngërçit të brendshëm. Kjo s’do të thotë që rënia e nivelit të mbështetjes nuk është një sinjal alarmi. Ajo është një shënje e qartë për më shumë përgjegjësi politike për ta shfrytëzuar mbështetjen për të kryer reformat e nevojshme dhe shpesh të dhimbshme. Është një sinjal për më shumë informacion dhe njohuri sidomos për më të rinjtë si dhe për më shumë përgjegjësi mediatike. Dhe ndërsa për politikën barra e përgjegjësisë bie tjetërkund, shoqëria civile ka detyrë të investojë në dy aspektet e tjera. *Autorja është zëvendës-drejtore ekzekutive e qendrës House of Europe. Sprova wshtw shkruar enkas pwr debatin ‘Europa jo Eurotopia’ tw organizura nga Instituti Shqiptar i Media me mbwshtetjen e ambasadws sw Mbretwrisw sw Bashkuar.


CMYK fq 12 / 31 janar


CMYK fq 13 / 31 janar

Paul Hollander: Saga e Post-Komunizmit shqiptar

Fatos Tarifa shkruan kujtimet e Washington-it

Ardian Ndreca: Nuk na çliroi as 28 as 29 Nandori

e diel

NR. 1 (248), VITI VII BOTIMIT JANAR 2012 ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

PLUS

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

SEKRETI I NICHOLAS GAGE

E PËRMUAJSHME

NËNËN IA VRANË SHQIPTARËT Dy librat e greko-amerikanit, ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’, që hedhin dritë mbi raportin e vështirë me shqiptarët. Pavlo Arvaniti dhe Arqile Lika pjesë e grupit që i dënoi me vdekje të ëmën gjatë Luftës Civile Greke. Arben Kallamata kujton debatin me Gage në Harvard në vitin 1993: Gage është gjysmë shqiptar, mercenar i paguar nga Federata Panhelenike.

Sot në treg

Kolumna: Mark MARKU - Librashitësit e kryeqytetit / Sokol BALLA - Shëndet, shtet dhe pushtet / Preç ZOGAJ - Kronikë në gur ose ‘libri i librave’ / Adrian CIVICI - Goodbye, homo economicus! / Ardian NDRECA - Ditar fundviti / Belina BUDINI - Rrëfenja si ato të Ngjelës! / Albert P. NIKOLLA Euro-pa-Euro / Gilman BAKALLI - Elozh amatorizmit... edhe në politikë! Të tjera: nga Vladimir KARAJ - Për patriotët, çakejtë dhe elektrizuesit e turmës. Flasin Shpëtim Idrizi, Koço Danaj, Albin Kurti dhe Adri Nurellari / nga Van CHRISTO - Andoni Athanas, siç e kam njohur / nga Aida TUCI - Neritan Ceka, Libra të lexuar në duart e të tjerëve / nga Suadela BALLIU - Dëshmia e Bujar Kapexhiut: Festivali i 11-të, Revolucioni që (nuk) erdhi nga muzika / nga Enada Hoxha & Gerdi Vaso - Të kam thënë ndonjëherë sa të dua?/ nga Elisa Spiropali - Sikur të isha Kryeministre… / nga Armand Sallabanda - Ina

100 faqe

300 LEKË

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


14

MAPO

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

sociale

Ulen temperaturat, të mërkurën borë edhe në Tiranë Moti tepër i ftohtë me temperatura nën zero do të mbizotërojë në vend gjatë gjithë javës, kurse në Tiranë bora e parë për këtë stinë dimri do të trokasë të mërkurën pasdite. Sipas meteorologëve, ditët që vijojnë do të jenë ekstremisht të ftohta në mbarë vendin, duke nisur nga e mërkura dhe deri

në fund të javës temperaturat do të bien ndjeshëm. Në zonat malore, si ato të Dibrës, Korçës, Kukësit, Bajram Currit, temperaturat do të ulen deri në minus 10-12 gradë celsius. Ndërkohë që me fillimin e muajit shkurt në vend, bashkë me temperaturat e ulëta, pothuajse në nivelin e atyre të

janarit do të rikthehen edhe reshjet lokale. I ftohti që pritet të përfshijë vendin ditët në vijim nuk konsiderohet normal për muajin. Specialistët theksojnë se termometri në këto ditë do të shënojë pesë gradë më pak se temperaturat që janë karakteristike e shkurtit.

Reeker pret Bashën: Ndamë me kënaqësi eksperiencat

Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë takimit me Phil Reeker

Vizita në Uashington, Basha pritet në një takim të veçantë nga zv/ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Phil Reeker Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington. Basha u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga zëvendësndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Europën, Phil Reeker. Në këtë takim, Basha e ka njohur Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit. Kreu i Bashkisë tha se qëllimi i vizitës së tij është të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime, por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit. Tirana, theksoi Basha në këtë takim, “mirëpret investitorët amerikanë në

përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21”. Kësaj i shërben, sipas Bashës, edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin Urbanistik, por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi për projektin e të cilit zhvillohet më 9 mars, apo projekti i tramit, rehabilitimi i lumit të Tiranës etj. Reeker ka vlerësuar projektet e Bashës si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar, si kusht për mirëqenien e qytetarëve të saj. Pas takimit me Bashën, Reeker u shpreh: “Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe i urova mirëseardhjen në Uashington. Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiencat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën”. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh: “Gjatë takimit me Riker, e prezantova me platformën time për Bashkinë e Tiranës për hapat që kemi ndërmarrë për një

qytet më miqësor ndaj biznesit, më miqësor ndaj investimeve të huaja, në veçanti ato amerikane, në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Tiranës si dhe rritjes së shanseve të punësimit. Por edhe të pjesëmarrjes së amerikanëve në përpjekjen tonë për një Tiranë moderne e europiane, të një Tirane të shekullit të 21, në veçanti me Planin Urbanistik, për konkurset e ndryshme, siç është konkursi për Bule-

“Gjatë takimit me Riker, e prezantova me platformën time për Bashkinë e Tiranës për hapat që kemi ndërmarrë për një qytet më miqësor ndaj biznesit, më miqësor ndaj investimeve të huaja, në veçanti ato amerikane, në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Tiranës si dhe rritjes së shanseve të punësimit”

vardin dhe përpjekjeve të mia për të përmirësuar performancën e qeverisjes së Tiranës në veçanti në raport në dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje si dhe për transparencën që qeverisja lokale duhet të ofrojë në raport me qytetarët dhe bizneset”. Para nisjes për një vizitë zyrtare në SHBA, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Mesditën e së premtes, ambasadori amerikan ka mbërritur në zyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka qëndruar aty në një takim me dyer të mbyllura me Bashën për rreth 40 minuta. Që të dy kanë biseduar për disa minuta kokë më kokë dhe më pas Basha e ka përcjellë kryediplomatin amerikan deri tek dera e jashtme e institucionit. I pyetur nga mediat në lidhje me arsyet e këtij takimi, ambasadori Arvizu është përgjigjur shumë shkurt, duke u shprehur se kishin diskutuar për vizitën e ardhshme të Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Matura, gati Formulari A1, provimet në universitet Formularët A1 dhe A1-Z pritet të miratohen nga Komiteti i Maturës në MASH, për të nisur më pas plotësimi. Provimet me zgjedhje, nuk ka më përmirësime të notave për maturantët para vitit 2012 Formulari A1, ku maturantët do të listojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës 2012, është gati dhe tashmë pritet vetëm që të bëhet miratimi i tij nga Komiteti i Maturës Shtetërore në Ministrinë e Arsimit. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të

ditur se Formulari A1 dhe A1Z, për maturantët që e kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2012, do të miratohet brenda këtyre ditëve nga Komiteti i Maturës, për të mbërritur më pas në duart e mijëra maturantëve. Për plotësimin e këtij formulari, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë propozuar që ai të plotësohet online, duke evituar kështu procedurat e shpërndarjes së tij në shkolla, që për rrethet e largëta të vendit zgjasnin edhe deri në një javë. Përsa i përket përmbajtjes së Formularit A1, mësohet se ai do të jetë i njëjtë me atë të vitit të shkuar, veçse në të do të shënohen edhe lëndët e reja

me zgjedhje, numri i të cilave ka shkuar në 38, nga të cilat 20 lëndë i përkasin kurrikulës bërthamë dhe 18 të tjerat kurrikulës me zgjedhje. Por në Maturën 2012, ndryshe nga më parë, nuk do të ketë më përmirësime të notave për maturantët që i janë nënshtruar provimeve me zg jedhje g j a t ë v i t e ve t ë m ë p a r s h m e . Ndërkaq, një tjetër risi në Maturën 2012 është edhe fakti që për herë të parë maturantët do t’i përzgjedhin lëndët me zgjedhje, jo vetëm sipas dëshirës, por edhe sipas krediteve. Kështu, maturantët duhet t’i zgjedhin lëndët për provimet me zgjedhje sipas dy kritereve kryesore, që janë:

shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 dhe numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2 ose 3. Po kështu, një ndryshim tjetër do të jetë ai i ambienteve të dhënies së provimeve, nga klasat e shkollave drejt atyre universitare, ndërkohë që pritet që të rinjtë për lëndët me zgjedhje të përballen dhe me koeficiente të reja. Krahas këtyre të rejave, maturantët që duan të konkurrojnë për studimet e larta, duhet të përballen në gjimnaz dhe me mbledhjen e krediteve të detyrueshme, pasi në të kundërt nuk hyjnë në provimet e Maturës, duke djegur kështu mundësinë e vetme për të fituar shkollën e lartë, në një nga 12 universitetet publike.

procesi

Zgjedhjet në universitete, MASH ngre komisionin monitorues Grupi i punës që përbëhet nga 8 anëtarë do të drejtohet nga zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj Ministria e Arsimit ngre grupin e punës që do të monitorojë procesin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese në universitetet publike. Sipas urdhrit të firmosur së fundi nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, grupi i punës do të drejtohet nga zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ndërkohë që në përbërje të tij do të jenë edhe: Edlira Late, Linda Pustina, Rovena Sulstarova, Jurida Dimroçi, Albano Zhapaj, Altea Tahiraj, Jeton Shehu, Dhimitër Bako. Sipas urdhrit të ministrit Tafaj, grupi i punës për monitorimin e procesit zgjedhor do të kontrollojë procedurat dhe afatet e parashikuara në rregulloren e zgjedhjeve. Për çdo shkelje të konstatuar të rregullores së zgjedhjeve, urdhrave dhe udhëzimeve të MASH, dhe rregullave të vendosura nga KQZI-të e institucionit përkatës, gjatë monitorimit të procesit zgjedhor, grupi i punës duhet të informojnë në MASH rast pas rasti dhe të paraqesin ankesat e tyre pranë KQZI-ve. Po kështu, grupi i punës ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e depozituara në MASH, në lidhje me procesin zgjedhor në universitetet publike.


E MARTË, 30 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

sociale

MAPO

15

Zbatimi i ligjit, duhen më shumë psikiatër dhe psikologë Një nga problemet që pritet të dalë gjatë zbatimit të ligjit të ri për shëndetin mendor është numri i mjekëve psikiatër apo psikologëve e punonjësve socialë që do të nevojiten për shërbimet në komunitet. Aktualisht, në vendin tonë numri i psikiatërve dhe psikologëve në raport me popullsinë është i ulët. Sipas specialistëve të shëndetit mendor, 1 psikiatër duhet t’u përgjigjet

afro 34 mijë banorëve, ndërsa 1 psikolog mbi 100 mijë personave. Brenda një viti, vetëm në Spitalin e Neurokirurgjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryhen 50 mijë konsulta që kanë të bëjnë me probleme neurologjike dhe psikiatrike. Sipas të dhënave zyrtare, numri mesatar i konsultave në një vit është 50 mijë, nga të cilat 15 mijë

kryhen në Neurokirurgji me 6 mijë pacientë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia, 15 mijë në Neurologji dhe 20 mijë në Psikiatri. Pas kalimit të fazës së konsultave për problemet neurologjike dhe psikiatrike, më shumë se 22 mijë pacientë u nënshtrohen ekzaminimeve neuro-fiziologjike, që kryhen në departamentin e Neurokirurgjisë.

Draft i ri për të sëmurët mendorë, trajtimi me vendim gjykate Procedura e re, shmangen shtrimet fiktive në psikiatri për të marrë pagesën e paaftësisë. Sanksione edhe për mjekët, gjobat variojnë nga 50 mijë lekë deri në heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit për 3 vjet

SANKSIONET

Jonida Tashi Personat që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor nuk do të shtrohen më në psikiatri, me qëllim shqyrtimin e aftësisë për punë, për të marrë pagesën e ‘Kempit’. Madje, edhe në rastet kur shtrimi në spital do të jetë i nevojshëm, vlerësimi për trajtimin e pacientit do të bëhet nga gjykata, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga mjeku i shërbimit dhe drejtori i spitalit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për shëndetin mendor”, parashikohet që shtrimet e panevojshme të personave me çrregullime mendore, që në fakt është një formë abuzimi nga vetë pacientët, një pjesë e të cilëve qëndrojnë në Psikiatri vetëm për t’u trajtuar me pagesë paaftësie nga shteti, që është ‘Kempi’, të marrin fund. Sipas specialistëve të shëndetit mendor, kjo skemë ka bërë që të ketë vetëm të dhëna fiktive se sa pacientë dalin nga spitali psikiatrik, sepse një pjesë e madhe e tyre shtrohen vetëm për të marrë ‘Kemp’. Ndërkohë që përballë kësaj situate, qëndron edhe e kundërta, pasi shumë nga pacientët e trajtuar në spital dalin të pa kuruar plotësisht prej tij, arsyeja kryesore është kapaciteti i ulët i spitaleve psikiatrike. Nisur nga këto probleme, por jo vetëm, Ministria e Shëndetësisë ka gati projektligjin e ri “Për shëndetin mendor”, i hartuar në bashkëpunim me ekspertë të OBSH-së, i cili ka nisur të diskutohet edhe në komisionet parlamentare, për të hyrë më pas në fuqi. Projektligji i ri korrigjon një praktikë të papërshtatshme dhe abuzive si nga këndvështrimi i ofruesve të shër-

bimit ashtu edhe nga përfituesit, që lidhej me detyrimin e të sëmurit për t’u shtruar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor të specializuar me shtretër, me qëllimin e vetëm të diagnostikimit në spital për t’u shqyrtuar nga KMCAP-ja (shqyrtimi i aftësisë në punë). Shtrimi i detyruar i personit për të përfituar nga skema e sigurimeve shoqërore ka rritur fiktivisht shtrimet, duke sjellë edhe kufizimin e lirisë së personit. Për këto arsye është vendosur që trajtimi i personit me çrregullime mendore, qoftë i vullnetshëm apo i pavullnetshëm, në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor të specializuar me shtretër, nuk mund të shërbejë për asnjë rast për qëllim të shqyrtimit të aftësisë për punë. Projektligji parashikon rastet për të cilat gjykohet që një person me çrregullime mendore duhet të trajtohet në mënyrë të pavullnetshme, të cilat janë: kur ka një çrregullim të rëndë mendor që kufizon aftësinë e tij për të kuptuar ose kontrolluar sjelljen e tij; pa trajtim ta pavullnetshëm personi rrezikon jetën,

shëndetin ose sigurinë e vet ose të të tjerëve; janë shteruar mundësitë ekzistuese për trajtim shëndetësor në komunitet dhe mjekimi i nevojshëm jepet vetëm nëpërmjet shtrimit në spital, në përputhje me parimet e alternativës sa më pak kufizuese. Në projektligj është përcaktuar procedura që ndiqet deri në momentin e marrjes së vendimit nga gjykata kompetente, si dhe rishikimin e trajtimit. Kështu, personi që plotëson kushtet për t’u trajtuar në mënyrë të pavullnetshme dërgohet në spital psikiatrik. Mjeku që vendos trajtimin e tij të pavullnetshëm plotëson kartelën mjekësore të pacientit dhe njofton shefin e shërbimit brenda 24 orëve. Pas kësaj, shefi i shërbimit urdhëron me shkrim në kartelën mjekësore rivlerësimin e gjendjes shëndetësore të personit të shtruar në mënyrë të pavullnetshme brenda 24 orëve nga fillimi i trajtimit. Pas rivlerësimit të gjendjes shëndetësore që kryhet nga mjekë që nuk kanë marrë pjesë në procedurën fillestare të shtrimit të pacientit, verifikohet nëse tra-

jtimi i pavullnetshëm është i bazuar apo jo kur kanë rënë shkaqet që personi të mbahet në kushte të tilla. Në rast se kjo konstatohet, pas rivlerësimit të dytë të gjendjes së pacientit, shefi i shërbimit urdhëron nxjerrjen e tij nga spitali. Kurse në rastin e kundërt, kur pas rivlerësimit shefi i shërbimit konstaton se duhet të vazhdojë trajtimi në spital, brenda 48 orëve, drejtori i spitalit duhet t’i drejtohet gjykatës së rrethit gjyqësor për të vlerësuar procedurën e kryer. Në ndryshim nga ligji i vjetër, në draftin e ri janë parashikuar edhe sanksione për personelin mjekësor që nuk do të respektojë procedurat e vendosura në projektligj, që kanë të bëjnë me zbatimin e afateve të njoftimeve për shtrimet, ruajtjen e të dhënave të pacientit, plotësimin e kartelës së tij mjekësore etj. Më konkretisht, vlera e gjobës që do të vendoset dhe ekzekutohet nga Ministria e Shëndetësisë është 50 mijë lekë, ndërsa vendimi për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet do të merret nga urdhrat profesionistë.

Shkelja e nenit 8, nxjerrja e sekretit profesional, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, dënohet me heqje lirie të së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet. Shkelja e pikës 1, të nenit 21, kryerja e trajtimit të vullnetshëm pa marrë miratimin e informuar, dënohet me heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet. Shkelja e pikës 3, të nenit 22, mosinformimi për të drejtat dhe arsyet e trajtimit, dënohet me gjobë 50 000 lekë. Shkelja e pikës 4, të nenit 24, mosnjoftimi në afat i shefit të shërbimit, dënohet me gjobë 50 000 lekë. Shkelja e pikës 4, nenit 25, mosrespektimi i afateve të vendosura, dënohet me gjobë 50 000 lekë. Shkelja e nenit 27, kryerja e trajtimeve të veçanta mjekësore dhe kirurgjikale, në kundërshtim me këtë nen, dënohet me heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet. Shkelja e nenit 28, kryerja e kërkimit shkencor pa miratimin e pacientit dhe te pacientë që marrin trajtim të pavullnetshëm, dënohet me heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet dhe gjobë 50 000 lekë. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobës është Ministria e Shëndetësisë. Autoritetet përgjegjëse për heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit janë urdhrat profesionistë.

Procedurat e reja për shtrimet në spital Procedura për shtrimin në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër për personat që kanë nevojë për trajtim të pavullnetshëm Personi i gjendur në rrethanat e trajtimit të vullnetshëm dërgohet në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër nga personeli mjekësor i shërbimeve të urgjencës, nga një person i afërt i tij ose nga çdo nëpunës apo person tjetër që vihet në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore. Policia e Shtetit, me kërkesë të personelit mjekësor, e ndihmon atë gjatë kryerjes së vizitave mjekësore dhe transferimit të personit në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, si dhe garanton mbrojtjen e përkohshme të pronës së tij. Në rastet kur mungon ndihma e menjëhershme e personelit mjekësor, Policia e Shtetit

detyrohet të shoqërojë personin në prani të familjarëve ose të afërmve të tjerë në shërbimin e urgjencës mjekësore më të afërt. Mjeku në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, që vendos për trajtimin e pavullnetshëm të personit, informon menjëherë personelin mjekësor ose policor që e ka shoqëruar, familjarët dhe personat e tjerë që shoqërojnë dhe përfaqësuesin ligjor, nëse është i pranishëm. Personi gëzon të drejtën të komunikojë me personat pranë tij apo përfaqësuesin e tij ligjor. Mjeku në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, që vendos për trajtimin e pavullnetshëm, përshkruan në mënyrë të hollësishme në kartelën mjekësore të gjitha procedurat e ndjekura dhe siguron njoftimin e shefit të shërbimit për shtrimin

e pavullnetshëm brenda 24 orëve. Rishikimi i trajtimit të pavullnetshëm Shefi i shërbimit të shëndetit mendor të specializuar me shtretër urdhëron me shkrim në kartelën mjekësore rivlerësimin e gjendjes shëndetësore të personit të shtruar në mënyrë të pavullnetshme. Rivlerësimi kryhet nga personeli mjekësor që nuk ka marrë pjesë në procedurën fillestare të shtrimit dhe trajtimit të pavullnetshëm. Pas rivlerësimit të gjendjes shëndetësore, personeli mjekësor plotëson kartelën mjekësore me të gjitha shënimet e nevojshme dhe referon pranë shefit të shërbimit nëse trajtimi i pavullnetshëm është i bazuar apo i pabazuar ose kanë rënë shkaqet që personi të mbahet në kushte të tilla. Në rast se pas rivlerësimit shefi i

shërbimit konstaton se kanë rënë shkaqet që personi të mbahet në kushte trajtimi të pavullnetshëm, urdhëron nxjerrjen e menjëhershme të personit nga trajtimi i pavullnetshëm. Vendimi i shefit të shërbimit dhe arsyet e tij shënohen në mënyrë të hollësishme në kartelën mjekësore. Në rast se pas rivlerësimit shefi i shërbimit konstaton se nuk kanë rënë shkaqet që personi të mbahet në kushte trajtimi të pavullnetshëm, personi vazhdon të marrë trajtimin e pavullnetshëm në këtë shërbim. Pas këtij vendimi, brenda 48 orëve, titullari i institucionit ku ofrohet shërbimi i shëndetit mendor i specializuar me shtretër referuar nga shefi i shërbimit, i drejtohet gjykatës së rrethit gjyqësor për të vlerësuar procedurën e kryer. Një kopje e kërkesës i vihet në dispozicion

pacientit, një familjarit të afër dhe ose përfaqësuesit ligjor të tij. Trajtimi i pavullnetshëm me vendim gjykate Gjyqtari që shqyrton kërkesën e paraqitur nga titullari i institucionit, ku ofrohet shërbimi i shëndetit mendor i specializuar me shtretër, për vlerësimin e trajtimit të pavullnetshëm, jo më vonë se 48 orë nga paraqitja e saj. Vendimi i gjyqtarit të vetëm zbatohet menjëherë nga shërbimi i specializuar i shëndetit mendor me shtretër. Në çdo rast, kur kanë rënë shkaqet shëndetësore që çuan në shtrim të pavullnetshëm, titullari i institucionit, ku ofrohet shërbimi i shëndetit mendor të specializuar me shtretër, familjarët ose përfaqësuesi ligjor parashtrojnë në gjykatën kompetente kërkesën për revokimin e vendimit të gjykatës.


16 18

MAPO

E 31 JANAR 2012 PREMTE, 15 17 27 MARS MAJ MAJ2011 2011 13 E MARTË, MARTË, QERSHOR 24 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

rrethe

Makina bie në greminë, vdes 23-vjeçari Dibër- Një 23-vjeçar ka humbur jetën në

një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maqellarë. Një automjet tip benz me targa AB 309 AF ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 10 metra të thellë dhe si

pasojë ka humbur jetën 23-vjeçari Robert Sala, pasagjer, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 30-vjecari Ervis Asllani. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe.

SHKURT

Plagosi shoferin e furgonit të policisë më ’97-ën, kapet autori

Prindërit rrihnin fëmijën, gjykata u heq kujdestarinë

Punonjësja sociale Alma Agalliu

Duket se është rasti i parë në vend, kur pas denoncimit të tezes së të miturit, dy prindërve u është hequr kujdestaria mbi 12-vjeçarin, të cilin e rrihnin sistematikisht. Fëmija do strehohet në Tiranë Denoncimi i tezes, e cila ishte kujdesur për nipin për një farë kohe dhe pranimi i të miturit se dy prindërit e rrihnin, ka bërë që gjykata e Fierit t’u heqë këtyre të dyve të drejtën e prindërimit, ndërsa fëmija është marrë në mbrojtje. Ky mund të jetë ndër rastet e para të bëra publike të një vendimi të tillë të gjykatës, ku të dy prindërve u hiqet kujdestaria dhe fëmija merret në mbrojtje nga shteti. Gjykata Fier njoftoi dje se ka nxjerrë një urdhër mbrojtje për një fëmijë 12-vjeç, i cili dhunohej sistematikisht nga prindërit e tij. Vendimi është dhënë pas dorëzimit të dosjes përkatëse nga ana e shërbimit social

në bashkinë Fier si dhe seksionit kundër dhunës në familje në drejtorinë e policisë Qarku Fier. Fëmija A.T. sipas këtij vendimi duhet të jetë i mbrojtur nga ana e shërbimit social shtetëror dhe po kështu duhet të strehohet në një banesë po sociale larg familjes së tij biologjike. Në fakt po kjo gjykatë, për të njëjtin fëmijë, kishte nxjerrë një vendim mbrojtjeje ndaj nënës së tij M.T. në korrik të vitit të kaluar, kërkesa ishte dorëzuar në gjykatë prej tezes së tij me banim në shtetin fqinj Itali. Kërkesa u përpilua dhe me dijeninë e punonjësve socialë. Fëmija ishte mbajtur për disa vjet nga tezja e tij për shkak se familja e tij ishte dobët ekonomikisht dhe pas riardhjes së tij në gjirin e saj, nuk ishte pranuar nga nëna e vet. Këtu lindën edhe konfliktet mes motrave. Nëna e tij biologjike e dhunonte dhe djali kërkoi ndihmë. Pas vendimit të gjykatës fëmija u la nën kujdestarinë e babait të tij. Por edhe babai vijonte të ndiqte rrugën e

bashkëshortes së vet, duke dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht fëmijën e vet. I pyetur nga shërbimi social, fëmija ka deklaruar se nuk mund të qëndronte pranë familjes, sepse i rrezikohej jeta. Tashmë gjykata Fier vendosi që ai të merrej në mbrojtje të shtetit dhe të jetonte larg prindërve të tij në një qendër sociale. Në Drejtorinë e Shërbimit Social Fier deklarojnë se janë në pritje të zbardhjes së vendimit dhe menjëherë do t’i kërkojnë Shtëpisë së Fëmijës në kryeqytet strehimin e tij. Nga ana tjetër kjo zyrë ka deklaruar shifra të frikshme të dhunës ndaj fëmijëve, që janë regjistruar brenda vijës së verdhë të bashkisë Fier për vitin 2011. Drejtoria e Shërbimit Social ka raportuar më shumë së 40 raste të evidentuara të dhunës ndaj fëmijëve. Sipas punonjëses sociale Alma Agalliu, rastet në fjalë janë ndjekur prej këtij institucioni dhe është synuar që gjithçka të zgjidhet brenda familjes nëpër-

mjet këshillimeve sociale. Por pavarësisht këshillimeve të ndërmarra prej punonjësve socialë, në muajin janar të këtij viti janë shënuar edhe tre raste të reja të dhunës kundër të miturve. Punonjësja sociale Alma Agalliu ka pohuar se janë duke mbledhur fakte dhe të dhëna të plota për rastet e denoncuara dhe pritet që të nisë plotësimi i dosjeve edhe për këto raste, për të vepruar nëpërmjet aktorëve lokalë, që të ndalohet dhunimi qoftë psikologjik apo edhe fizik ndaj fëmijëve. Ndërkohë është zhvilluar në ditën e djeshme në Fier një takim me objekt mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Në takim ka marrë pjesë edhe zv.ministrja e brendshme Iva Zajmi, e cila ka kërkuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe kontribut të të gjithëve për ndalimin e këtij fenomeni. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të prefekturës, drejtorisë së arsimit, shoqatave të ndryshme joqeveritare, prindër etj.

Ka përfunduar 9 vite burg për pjesëmarrje në një vrasje në vitin 1997, por sapo ka përfunduar dënimin e parë është arrestuar sërish nën akuzën e plagosjes së një punonjësi policie në të njëjtën ngjarje. Shërbimet e policisë Elbasan kanë ekzekutuar një vendim të Prokurorisë dhe Gjykatës së Apelit në Tiranë, për të ndaluar Agim Çermën, 43 vjeç, me banim në lagjen ‘Çlirimi’ në Elbasan, pasi akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”. Agim Çerma u dënua me 9 vite burg, pasi u akuzua nga policia se ishte i implikuar në një vrasje në vitin 1997. Gjatë ndjekjes nga policia ai ka hedhur një granatë në drejtim të furgonit të grupit të gatshëm, ku mbeti i plagosur rëndë uniforma Ilir Hysi. Pasi përfundoi dënimin e dhënë nga gjykata, ky shtetas fitoi lirinë. Por prokuroria i është rikthyer ngjarjeve të vjetra dhe ka kërkuar riprangosjen e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Apelit ka dhënë për të edhe 2 vite të tjera burg për vrasje me dashje e mbetur në tentativë kundrejt punonjësit të policisë Ilir Hysi. F.S.

Akulli bllokon transportin e kromit nga miniera e Bulqizës Bulqizë - Akulli dhe ngricat kanë

sjellë probleme për minierën e Bulqizës, sidomos për transportimin e kromit drejt Portit të Durrësit. Mësohet se shkak për bllokimin e makinave të tonazhit të lartë janë bërë ngricat dhe akulli në segmentin rrugor Qafa e Buallit-Zona D, disa kilometra mbi minierën kryesore të kromit. Policia rrugore nuk ka lejuar makinat të lëvizin drejt kësaj zone, duke ditur se ajo është e rrezikshme për jetën e drejtuesve të automjeteve. Policia lokale ka njoftuar subjektet minerare dhe firmat e transportit të kromit se puna nuk mund të vijojë pa u përmirësuar kushtet e motit, pra pa u hequr akulli në rrugë. P. H

Vdekja e 22-vjeçares, i shoqi akuzë prokurorisë: Nuk po heton Babai pranon se fëmijën do ta lërë në jetimore, pasi, siç thotë, nuk ka mundësi ekonomike për ta rritur. Këmbëngul se do të kërkojë drejtësi deri në Strasburg Korçë- Mbetet në udhëkryq bebja që mbeti jetim pasi ka ardhur në jetë, ndërsa babai i fëmijës bën apel për drejtësi për të shoqen që humbi jetën në maternitet. Ai akuzon prokurorinë se nuk e ka marrë për asnjë moment seriozisht çështjen, ndërsa lë të kuptohet se ka vendosur të braktisë djalin e sapolindur. Fëmija i seksit mashkull që humbi disa javë më parë nënën e vet në rrethana ende të pasqaruara, duket se do të kalojë një pjesë

të jetës së tij në Shtëpinë e Fëmijës. Ndonëse babai i bebes nuk ka bërë një kërkesë zyrtare pranë institucioneve përkatëse e ka pranuar një gjë të tillë, ndërsa të martën është thirrur nga drejtuesit e maternitetit të Korçës për të dhënë shpjegime nëse do të marrë një vendim të tillë për të braktisur fëmijën e tij. Fatos Dinoshi, babai i djalit që është nën kujdesin e bluzave të bardha në maternitetin e Korçës, në fakt ende nuk ka folur me drejtuesit e spitalit, por është duke u endur dyerve të drejtësisë për të mësuar se cila ka qenë arsyeja e vdekjes së bashkëshortes së tij 22-vjeçare Erjola Dinoshi. Në një prononcim për gazetën Fatosi thotë se nuk do të reshtë së interesuari për të çuar të vërtetën deri në fund, ndërsa thotë se prokuroria tallet me të, madje nuk ka denjuar as të sqa-

rojë nëse po ndodh diçka me hetimet e nisura për çështjen në fjalë apo jo. “Shkoj në prokurori për të pyetur, por as me lënë të hyj dhe as nuk më sqaron njeri se çfarë po ndodh me vdekjen e Erjolës. Ka vdekur një njeri dhe askush nuk do t’ia dijë, megjithëse gruaja ime po kalbet në dhe. Është vërtet e turpshme. Për fëmijën ka shumë mundësi ta lë në befotrof, pasi nuk kam mundësi ekonomike për ta rritur. Megjithatë e theksoj se do të kërkoj deri në pikën e fundit drejtësi për këtë gjëmë që më shkaktuan mua dhe familjes sime dhe fëmijëve të mi”, ka theksuar për “Mapo”-n Fatos Dinoshi. Fatosi tregon se do të kërkojë ndihmë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse nuk vendoset drejtësia dhe prokuroria, sipas tij, vazhdon të heshtë, ndërsa nuk kanë ardhur ende

përgjigjet për ekspertizën që u bë mbi trupin e të ndierës për të zbardhur shkaqet që çuan në vdekjen e kësaj të fundit, pasi solli në kushte normale një fëmijë në jetë. Hetimet tashmë kanë mbetur në vend numëro, pasi janë në varësi të ekspertizës që është duke mos mbërritur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë që u mor me të, ndërsa fëmija nga ana tjetër është duke u braktisur nga i vetmi prind që i ka mbetur në jetë. Babai i tij ka vendosur ta lerë atë në Shtëpinë e Fëmijës, megjithëse nuk i ka nisur procedurat për të, ndërsa gjatë ditës së martë(sot) do të flasë me drejtuesit e spitalit për këtë çështje. Bebja, një djalë, në fakt gëzon shëndet të plotë, ndonëse pas lindjes ka qëndruar për afro 10 ditë në inkubator. Sipas mjekëve, gjendja e tij është normale.


E MARTË, 31 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

speciale

MAPO

17

Për t�� eksploruar problematikën e çështjes së identiteteve gjinore në shoqërinë shqiptare ‘qëmtuam’ historinë e një transgjinori me emrin Klara. Biseda me të nuk ndjek një strukturë të ngurtë, por vijon si një rrjedhje mendimesh dhe opinionesh, megjithëse me kohë dhe me hapësirë të përcaktuar në realitetin shqiptar.

Në jetën e një transgjinori shqiptar Klara: Kam shpirt femre në trup mashkulli Malvina Tema/ Jonida Balla

Preferon që ta quajmë Klara, por ky nuk është emri i vërtetë. Klara e konsideron veten si person transgjinor. Sapo ka kaluar të njëzetat. E pyesim për vendbanimin aktual dhe ai/ajo thotë: ‘Gjithandej nga pak, ku më zë nata, ku me shtëpi-ku pa shtëpi... shfrytëzim prostitucioni, luftë për mbijetesë, luftoj për të mbijetuar’. Këtë gjë Klara na e thotë pa e pyetur fare për këtë çështje. –Ai/Ajo thotë se ka një identitet të ndryshëm nga të dyja palët. Transgjinori ka shumë identitete njëkohësisht. ‘Jam një gjini e tretë, më duket se në veten time kam shumë role...’. Pyetjes nëse është më vështirë të jesh ‘femër’ apo ‘mashkull’, Klara i përgjigjet se ‘unë i luaj të dyja rolet, por mund të them që është më e vështirë të jesh ‘transgjinor’. Gjithsesi mendoj që në realitet jam mashkull. Unë veten e specifikoj ‘fizik mashkulli, me një shpirt femre’. ‘Çiltërsia, besnikëria dhe sjellja ime janë prej femre’’. Thotë që, ashtu si dhe femrat, në përgjithësi është një organizatore e mirë. ‘Rri me javë të tëra duke menduar që në këtë ditë do të bëj këtë gjë dhe javën tjetër këtë gjë’. Me plot krenari na tregon fustanin që po përgatitet të veshë në një eveniment së shpejti. Ngjyrë vjollcë e errët dhe transparent. Fëmijëria e një transgjinori Duke iu kthyer fëmijërisë, Klara thotë që ‘në moshën nëntë apo dhjetë vjeç e shikoja që isha i/e ndryshëm/ ndryshme nga të tjerët. Vishja fustanin e mamit. Familja ime e kuptoi më vonë se çfarë po ndodhte me mua; rreth moshës njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë vjeç’. Kjo ishte deklarata e parë e Klarës. Më vonë kur i rikthehemi së njëjtës çështje me pyetje kontrolluese, Klara thotë që në fakt në moshën katërvjeçare familja e ka vizituar dhe ka kryer teste hormonale. Klara përmend edhe disa përqindje rezultatesh të testeve. ‘Në moshën katër-pesëvjeçare kam pasur probleme me shëndetin, probleme me zërin dhe ndërmjet të tjerave më bënë dhe analizat e hormoneve dhe më dolën 75 për qind hormone femërore dhe 25 për qind hormone mashkullore. Mjekët më dhanë hormone mashkullore, por ky mjekim nuk pati efekt sepse hormonet femërore i mbysnin hormonet mashkullore. Provuan dhe të kundërtën dhe gjithashtu nuk pati sukses. Në fund mjekët vendosën të përdorin taktikën e balancimit të hormoneve...’ Një transgjinor dhe familja

‘Dymbëdhjetë vjeç kam ikur nga shtëpia që kisha në Tiranë. Ika nga shtëpia për një vit e gjysmë apo rreth dy vjet dhe kur u ktheva vëllezërit me pritën ftohtë, ndërsa prindërit më pritën mirë. Familja ime përbëhet nga shumë vëllezër, ndërsa motrat janë martuar jashtë Shqipërisë. Vëllezërit më pritën më keq, me d hunë fi z i ke, me d hu n ë psikologjike. Më kanë rrahur aq shumë sa kam shenja në trup dhe tani. Kur kam qenë gjashtëmbëdhjetë vjeç, vëllai i madh që ishte njëzetekatër vjeç në atë kohë, donte edhe të më vriste. Prindërit i kam akoma. Nuk janë këtu, ndodhen jashtë. Kam dy vëllezër më të mëdhenj se unë, të tjerët janë më të veg-

jël. Nuk më intereson çfarë mendojnë tani, nuk më intereson më... Në rast se do të kisha një problem, nuk do të shkoja tek ata se e di përgjigjen. Do të më thoshin ‘jo’, ua di tipet’. E pyesim Klarën se çfarë mendon mamaja e saj dhe na thotë që ‘mami më do, por e mbysin meshkujt në shtëpi. Kam folur me të, por nuk reagon sepse ka tre meshkuj në shtëpi, dhe nuk del dot përpara tyre. Gjinia mashkullore është më e lartë në shtëpinë time. Me motrat kam kontakte, por janë me burrat e tyre dhe mbaj distancë që të mos iu prish punë. E kam problemin tek pjesa mashkullore’. Një transgjinor dhe shoqëria

‘Shokët apo shoqet i kam të rrallë, vetëm katër’. Klara i quan shokë dhe shoqe me gjini të ndryshme: ‘një shoqe straight, një shoqe les, një shok straight dhe një shok biseks. Kjo është kategoria konfidenciale. Kam dhe një kategori tjetër jo shumë konfidenciale, sa për të pirë kafe. Kategorinë e parë i kam pasur shokë dhe shoqe që nga klasa e parë...’. Kur e pyet për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, Klara preferon të flasë vetëm për rininë ‘se vetëm këtë pjesë njoh më mirë’. I kategorizon si: ‘rinia femër’ dhe ‘rinia mashkull’. ‘Rini me dy fytyra. Njoh shumë straight të lidhur me femra, që pasi pinë një gotë vijnë dhe më ulen në tavolinë’. Shprehet që ‘shoqëria shqiptare dikur ka qenë shoqëri më e lirë...’. ‘Në këto kohë ka marrë shumë kot. Ka filluar të shfrytëzojnë prostitucionin. Njoh shumë që mund të kenë një premisë përpara, por e shesin veten për një shumë lekësh. Ndonjëherë nuk kanë nevojë për ato lekë’. Një gjë e mirë në shoqërinë shqiptare dhe që

Një kontekst për rastin ‘Klara’ Pothuajse të gjithë shqetësohen për ‘përshtypjen e mirë’ që duhet të lënë tek të tjerët, ndërkohë që përmbushin role të ndryshme në shoqëri. Transgjinorët shpesh shihen si personazhe me një të kaluar për t’u eksploruar, me fëmijëri që ngjall kuriozitet, me karakter kompleks, me stil jetese jo të zakonshëm dhe me një psikologji misterioze. Në një përpjekje për të rikonceptualizuar ndarjet gjinore në ditët e sotme, duhet sqaruar se ndryshimet e vrullshme shoqërore, politike dhe ekonomike që kanë çuar drejt fragmentarizimit të shoqërisë dhe individualizmit, kanë sjellë ndryshime tek sjelljet, kategorizimet, zgjedhjet, identitetet etj. Kjo dinamikë qëndron përballë qasjeve tradicionale, sipas të cilave në çdo shoqëri pritshmëritë përkundrejt grave dhe burrave ndryshojnë për secilën kategori, kryesisht bazuar në rolet e ndryshme në lidhje me biologjinë dhe riprodhimin. Kështu, në lidhje me identitetet e ndryshme, përveç ndërgjegjes/pandërgjegjes individuale që i përgjigjet identitetit përkatës, një rol të rëndësishëm luan edhe ajo që konsiderohet si e pandërgjegjshmja kolektive. Sipas përcaktimit që Karl Jung i bën të pandërgjegjshmes kolektive nëpërmjet arketipeve, Anima- është aspekti femëror që është prezent në të pandërgjegjshmen kolektive të burrave dhe Animus- është aspekti mashkullor prezent në të pandërgjegjshmen kolektive të grave. Anima personifikohet si një vajzë e re, spontane dhe me intuitë ose edhe si mëma natyrë. Animus mund të personifikohet si një burrë me logjikë të fortë, racional dhe argumentues. Anima dhe Animus janë arketipe të së pandërgjegjshmes kolektive. Për me tepër, sipas mitit të lashtë grek, ne jemi gjithmonë në kërkim të gjysmës tjetër që Zotat na e rrëmbyen dikur dhe në fakt arrijmë ta gjejmë këtë gjysmën tjetër kur shohim dikë që përmbush arketipin tonë të Anima apo Animus. Në terma të tillë, shoqëria shqiptare përbën një terren mjaft interesant për studim sepse mitet, tabutë dhe institucionet e ndryshme shoqërore janë mjaft të larmishme dhe kjo prodhon efekte të qenësishme në lidhje me gjykimet normative në ditët e sotme në Shqipëri.

duhet zhvilluar më tej? -‘Asnjë lloj gjëje të mirë nuk ka. Duhet të fillojë nga A-ja që të shkojmë te Zh-ja’. Një transgjinor dhe institucionet

Në raport me institucionet e ndryshme Klara thotë që ‘në qoftë se do të shkoja të merrja një certifikatë, do të tallej i gjithë stafi pastaj do të merrja certifikatën. Mbaj mend një rast kur u ankova për një problem në policinë e shtetit shqiptar, jo vetëm që nuk ma zgjidhën problemin por edhe më rrahën.... Në spital një herë nuk më vunë serumin për rreth dyzetepesë minuta se kishin frikë se isha i infektuar me Sida’. ‘Shkollimin e kam vazhduar deri në vit të parë në gjimnaz, por e lashë sepse nuk arrija dot të bëja asnjë orë mësim nga talljet e shokëve dhe shoqeve të klasës. Tallje pa fund. Ka pasur dhe dhunë fizike, por jo shpesh’. Në cilat fusha e ndjen diskriminimin? – ‘Në të gjitha fushat, kudo ku shkoj nuk gjej punë. Edhe për ato punë që kam bërë nuk më kanë dhënë rrogë, ose më kanë përzënë nga puna’. Transgjinor lind, apo bëhesh?

E pyesim Klarën nëse mendon se thelbin e njeriut e ka përcaktuar Zoti, apo mendon se njeriu bëhet ai që zgjedh të bëhet dhe ajo thotë që ‘fatin njeriu e krijon vetë. Zoti ka thënë të kam lindur dhe jeto. Njeriu dhe karakteri i tij formohen me kalimin e kohës. Nuk e ka shkruajtur Zoti që unë do bëhesha ‘prostitutë’. E kam krijuar vetë këtë situatë. Jo vetëm nga drejtimi por edhe nga lidhjet që kam pasur. Familja nuk ndikon asnjëherë për keq, mund të isha pak më i/e shtrënguar, por jeta ime nuk do të ishte ndryshe nga ajo që është tani’. *Pedagoge, Universiteti Europian i Tiranës (UET)


18 16

MAPO

E 31 JANAR 2012 PREMTE, 15 17 27 MARS MAJ MAJ2011 2011 13 E MARTË, MARTË, QERSHOR 24 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

Arkiv

TEATËR

Kinoperatori i parë shqiptar, i cili jetoi 3 regjime dhe u burgos nga të tria për bindje politike, përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

Filmimi i parë i Enver Hoxhës si kryeministër, viti 1948

MANDI KOÇI

Kameramani i burgosur i tri regjimeve Liria ishte e kushtëzuar në atë kohë, ashtu si dhe kinemaja. Kontrollohej çdo film para shfaqjes së tij dhe pasojat e censurës në kinematografi sollën edhe dënime. Emra të dëgjuar kineastësh u dënuan dhe në listën e gjatë është dhe emri i pionierit të kameras, Mandi Koçi. “Sot Arkivi Qendror Shtetëror Shqiptar i Filmit (AQSHF) e përkujton atë në 100-vjetorin e lindjes. Mandi Koçi, një nga operatorët pionierë të kinematografisë shqiptare do të kujtohet nga miqtë dhe kolegët, ku në sfond nuk do të mungojë dhe një kolazh me punët e tij. Ndoshta që nga emri i artit që ai u vuri kur të gjithë e njihnin me emrin MAK, tregonte se ai do të mbetej një njeri i lirë që jetoi në tre regjime dhe që pikërisht për përpjekjet e vazhdueshme për të qenë i lirë u burgos nga të tria”, - thotë zv/drejtori i AQSH-së, Flori Balliu. Ai u lind në Voskopojë, më 12 janar 1912. Mësoi në Liceun e Korçës në fillim të viteve ‘30. Në vitin 1933 shkon në Greqi, ku mëson mjeshtërinë e fotografisë. Në 1936 kthehet në Korçë dhe hap të parën studio fotografike dhe elektrike “MAK”. Është autor i fotove që pasqyrojnë demonstratën e bukës në Korçë në vitin 1936. Merr pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Në 1943 arrestohet, burgoset dhe internohet nga italianët në Porto-Palermo dhe më pas në Poncia, Itali. Pas çlirimit, më 1945 punon si përgjegjës laboratori në ATSH. Në vitin 1947 çel një ekspozitë fotografike në Moskë, Rusi. Po në këtë vit, MAK-u dërgohet në Moskë për t’u përgatitur si drejtues i Kinostudios që do të inaugurohej në vitin 1952. Atje dashurohet dhe martohet me rusen Rozalia Kozakova. Vdiq në vitin 1982... Biografia e tij e shkruar në faqen zyrtare të arkivit të Korçës ndalet pikërisht aty ku do të nisë dhe karvani i vuajtjeve të kameramanit dhe fotografit të parë

Mandi Koçi

Martesa me rusen do të mjaftonte për ta dënuar vite më pas si agjent shqiptar. Martesa me rusen do të mjaftonte për ta dënuar vite më pas si agjent. Por ndërkohë ai ishte operatori që realizoi kinoditarin e parë “1 maj 1947”, që e xhiroi në ditët e festimeve të festës së 1 Majit, dhe po në 1947, në shtator xhiron së bashku me Hamdi Ferhatin dokumentarin mbi vizitën e Enver Hoxhës në Shqipërinë e Mesme dhe të jugut. Në vitin 1951 niset edhe njëherë në ish-Bashkimin Sovjetik për specializim. Në vitin 1960, Mandi Koçi përjashtohet nga Kinostudioja, arrestohet nga Sigurimi i Shtetit dhe dënohet me 20 vjet burg. Akuza: Bashkëpunim me një spiune polake, e cila i sjell një letër nga e bija në Bashkimin Sovjetik. Shkaku ishte gruaja ruse. Por përndjekja për të kishte nisur që kur regjisori Viktor Stratoberda u lidh me skenaristin Dionis Bubani dhe kameramanin Mandi Koçi e Dhimitër Lala për të xhiruar një film ndryshe,

dokumentar me inskenime “Mbi të metat” e vitit 1955, ku u filmuan edhe fenomene negative të shoqërisë shqiptare. Filmi pati reagime të ashpra nga instancat, u pezullua dhe u bë shkak i përndjekjeve. Viktor Stratoberdën e larguan nga puna dhe e internuan në Berat. Aty gjeti një mundësi dhe u arratis jashtë shtetit, prej nga nuk u kthye më. Kameramani Mandi Koçi u burgos në vitin 1961 për motive politike, u keqtrajtua, humbi shëndetin dhe pasi u lirua vdiq i braktisur. Edhe kameramani Dhimitër Lala u burgos. “Pas kryerjes së dënimit, Mandi Koçi lirohet nga burgu i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht në vitin 1980. Vitet e fundit në liri ai i kalon në një azil pleqsh, ku mbyll jetën i vetmuar, i braktisur dhe i harruar”, - kujton ish-nxënësi i tij Ilia Terpini, mësuesin e tij që jetoi tri regjime dhe u burgos nga të tria për bindje politike. Krijimtaria e tij artistike edhe pse e ndërprerë në mes ka mbetur si vlerë e shtuar e kinemasë shqiptare. Që nga vitit 1954 deri në 1960, Mandi Koçi xhiroi rreth 15 filma dokumentarë dhe punoi si operator në filmin me metrazh të shkurtër “Qeshim me veten tonë”, me skenar të Dionis Bubanit, e më pas në filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, (1957). Film, të cilin ai nuk arriti ta përfundonte. Ai është dhe kameramani që filmoi Enver Hoxhën si kryetar i qeverisë shqiptare të sapodalë nga lufta, një video e rrallë që i përket vitit 1948 dhe që ruhet në Arkivin e Korçës. Por ai njihet edhe si një nga fotografët shqiptarë më të shquar të mesit të shekullit XX. Disa prej fotove të tij kanë në fokus Luftën Nacionalçlirimtare dhe ish-diktatorin Enver Hoxha, por tema sociale dhe ajo politike ishin gjithmonë në qendër të vëmendjes së fotografit. Për ironi, kjo e fundit ia shpërbleu me burgim, mohim dhe harrim. A.Tuci

Dy familje shqiptare sjellin humor në Teatrin e Komedisë “Familja në shi” është familja e një shkrimtari, të cilit me gjithë problemet ekonomike, i duhet të bëjë një operacion. Për të shpëtuar jetën e tij, ai merr hua një shumë parash, por të cilat më pas do t’i duhet t’i shlyejë. I shtyrë nga rrethanat, mendja e këtij artisti inskenon rrëmbimin e fëmijës së doktorit, i cili e operoi. Ai mendon se gjithçka do kalojë me mirëkuptim dhe humor pas kthimit të fëmijës në familjen e prindërve të tij. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar ai, pasi djali i vogël i doktorit zhduket. Ndërkohë, paralelisht ngjarjet zhvendosen edhe në një tjetër familje të varfër shqiptare, fqinje të shkrimtarit. Ata kanë shtatë fëmijë, jetojnë vetëm me asistencat e shtetit dhe me ndonjë tregti të vogël të babait. Të detyruar nga kushtet ekonomike, ata bien dakord të birësojnë djalin e tyre më të vogël tek një familje e pasur italiane. “Familja në shi” është komedia që do të vijë si premierë e dytë e Teatrit Kombëtar të Komedisë, institucioni më i ri i kulturës në vend. Regjisori Ilir Bezhani do të rikthejë në skenë aktorët e komedisë: Xhevahir Zeneli, Xhemil Tagani, Andon Qesari, Genc Fuga, Eliona Thomaraj, Esmeralda Kame, Arjeta Dhima, Klodiana Keco etj.

Kamy në Teatrin Kombëtar Drama e Kamy-s “Kaligula” ishte një nga sukseset e Festivalit të të Rinjve që përfundoi pak ditë më parë. E duke pasur faturën e suksesit me vete, regjisores së re Esmeralda Stafa i hapen këtë të mërkurë dyert “e rënda” të Teatrit Kombëtar. “Kaligula” rikthehet në repertorin e Teatrit Kombëtar, duke u zhvendosur nga salla e vogël në sallën e madhe. Vepra do të ngjitet në skenë të mërkurën dhe sipas regjisores Esmeralda Stafa, mesazhi i fortë filozofik i saj është në kohë me aktualitetin shqiptar. Ajo e konsideron një pjesë të vështirë për sa i përket filozofisë që përcjell, por që spektatori do ta gjejë veten pjesë të kësaj filozofie. Vepra e Kamy-s ka në qendër perandorin romak Kaligula, i cili manipulon shkatërrimin e tij. “Drama është një sadomazokizëm i shfrytëzuar në mënyrë krejtësisht ekzistencialiste. Kaligula i nxit njerëzit e tij të vrasin, duke e quajtur vdekjen çlodhje, çlirim të shpirtit”, - shkruan regjisorja në prezantimin e veprës së saj.


E MARTË, 31 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

Ekspozita

NËN VËZHGIMIN E SIGURIMIT Rënia e murit, që kishte ndodhur një vit më parë në Gjermani, nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri, kur dikush më këshilloi që të shkoja Shqipëri. Të them të drejtën nuk kisha asnjë ide çfarë më priste...

19

Gerard Saitner ka studiuar fotografi dhe ka mbrojtur diplomën me fotografi të bëra në vitin 1990 me titullin “Shqipëria, vendi pa nuanca”. Me këto fotografi ka marrë edhe titullin ‘Otto Steiner’, një titull i rëndësishëm në fushën e fotografisë

N

SI FOTOGRAFOVA SHQIPËRINË

MAPO

ë vitin 1990, Shqipëria duket se ka qenë një strehë e lakmuar për shumë fotografë perëndimorë. Britaniku Martin Parr erdhi pikërisht në këto vite i maskuar si turist për të parë se çfarë ndodhte në vendin komunist, që ende nuk e kishte rrëzuar murin e tij të Berlinit. Duket se të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe një tjetër fotograf, gjermani Gerard Seitner. Ishte student në vitin e diplomimit për fotografi, kur dikush i sugjeroi që të udhëtonte në Shqipëri për të realizuar setin fotografik “Shqipëria, vendi pa nuanca” që jo vetëm do t’i jepte diplomën por edhe çmimin “Otto Steiner”, një nga më të rëndësishmit në Gjermani për fotografinë. Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, fotografi Gerard Seitner rrëfen vizitën e parë në Shqipërinë komuniste dhe fotot e realizuara nën vëzhgimin e rreptë të jo pak, por 22 sigurimsave që e shoqëruan në udhëtimin e tij “turistik” nga Tirana në Elbasan, Gjirokastër, Butrint dhe Korçë. “Unë nuk kam fotografuar në Shqipëri për të treguar sa e varfër është Shqipëria, por doja të bëja punime dokumentareske artistike, ndaj përdora formatin 6x7”, - thotë Seitner. Me gjithë syrin vigjilent ai arriti të shkëputej nga grupi i turistëve dhe të dilte në qytet ku fotografonte njerëz të thjeshtë. Diku në Tiranë, një grumbull burrash që kishin ndaluar dhe bisedonin në mes të rrugës. Më tutje një fëmijë që mban në duar një targë makine. “Në Tiranë pashë që nuk kishte makina, njerëzit tërhiqnin biçikletat”,- thotë ai, prandaj me sa duket, targa në duart e djalit i ka bërë përshtypje. Në Gjirokastër, busti i diktatorit në mes të qytetit nuk kishte si të mos fokusohej as nga gjermani Seitner, ashtu siç ndoshta orë apo ditë më parë kishte fotografuar edhe britaniku Parr. Por ndryshe nga kolegu i tij britanik, gjermani Seitner-i nuk iu nda më Shqipërisë. Në vizitën e parë më 1990 ai qëndroi 11-13 ditë, ndërsa që atëherë shkon e vjen në Shqipëri si në shtëpinë e tij. Por Shqipëria e tij nuk është më vendi pa nuanca, nuk është më vendi bardh e zi. Pse shkon një i ri gjerman në Shqipërinë e vitit 1990, një vend komunist?  Rënia e murit, që kishte ndodhur një vit më parë në Gjermani, nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri, kur dikush më këshilloi që të shkoja Shqipëri. Të them të drejtën nuk kisha asnjë ide çfarë më priste. Kërkova të mësoja më shumë për Shqipërinë dhe mësova për DAFG (Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Gjermani). Në atë kohë në Shqipëri mund të shkohej vetëm me udhëtim në grup nëpërmjet DAFG, gjë të cilën bëra dhe unë. Unë

bëra dy udhëtime, në shtator 11 ditë dhe në tetor 13 ditë. Kur mbërrita për herë të parë në Tiranë, fotografia ime e parë ishte në duty free shop. Një fotografi shumë e bukur, ku unë kuptova se “atje prezantohen shumë gjëra, që në fakt nuk janë të pranishme”. Kjo ishte përshtypja ime e parë, në princip. Ç’përshtypje ju bëri ky vend? Në Tiranë pashë që nuk kishte makina, njerëzit tërhiqnin biçikletat. Ne shkuam në një zyrë udhëtimesh në ‘Hotel Tirana’ dhe bëmë një udhëtim në jug të Shqipërisë, në Elbasan, Gjirokastër, Butrint, Korçë, Vlorë dhe shumë shpejt m’u krijua përshtypja se shumica e njerëzve ishin komunistë të vjetër, 22 vetë. Mua m’u desh të ndahesha nga grupi për të bërë fotografitë e mia, kur njerëzit e grupit shkonin për vizitë në një muzeum, ose në Kombinatin e Elbasanit, atëherë unë dola në rrugë dhe me një kamera me format të mesëm bëja fotografitë e mia. Ajo që vija re ishte se isha nën vëzhgim dhe ndiqesha. Më vonë vura re se drejtuesit e grupit ishin njerëz të Sigurimit. Keni qenë herë tjetër në Shqipëri? Në udhëtimin e dytë munda të njihem me fotografin Piro Naçe dhe me gazetarin Fatos Maliqi, të cilët më kanë ndihmuar më 1991 dhe 1992. Rrugëtimi i tretë dhe i katërt u bë pasi mora çmimin “Otto Steiner”, mora një bursë dhe kur shkova dhe atje kishte ndryshuar çdo gjë. Tani mbas 18 vjetësh shkoj sërish në Shqipëri. Çfarë ju ka mbetur nga Shqipëria në mendje? Ajo që dua të them është se nuk i kam njohur njerëzit e aparatit shtetëror, por kam njohur njerëzit e thjeshtë. Unë nuk kam fotografuar në Shqipëri për të treguar sa e varfër është Shqipëria, por doja të bëja punime dokumentare ske artistike, ndaj përdora formatin 6x7. Kam shkuar sërish për t’i bërë fotografitë me ngjyra, ngjyrat në një vend mesdhetar janë të pranishme dhe fotografitë funksionuan edhe me ngjyra, me përjashtim të disa prej tyre. Vendosa megjithatë që fotografitë e zmadhuara t’i bëja bardhë e zi dhe titulli i punës u quajt “Shqipëria, vend pa nuanca”. Deri më sot shumë pak vetë e dinë dhe nuk e kanë kuptuar. Fotografitë janë të tilla që mezi shiten. Shqipëria është një vend që më ka pëlqyer shumë. Ajo që më ka interesuar është “hapësira dhe hapësira në kohë”. Më ka interesuar ajo çka është në moment prezente, që dikur zhduket, nuk ekziston më. Pas Shqipërisë kam fotografuar në Kinë, Laos, Burma, Vietnam, ku kam fotografuar të njëjtat gjëra, komunizmin. Intervistoi: Aida Cama

Fotografi kosovar fiton çmimin ndërkombëtar “The Middle East” Gjurmët e luftës mund të përdoren për të ndërtuar paqen. Metalet e tankeve mund të bashkohen për të krijuar ura që lidhin popujt. Mbi këtë ide, fotografi kosovar Mentor Berisha ka realizuar karikaturën, me të cilën ka dalë fitues i garës ndërkombëtare të karikaturës, të organizuar nga revista “The Middle East Magazine”. Karikatura e Berishës është nderuar me çmimin e parë dhe është botuar në numrin e ri të revistës londineze. “The Middle East”

është një revistë që i jep lexuesit anekënd botës një pasqyrë komentesh të ekspertëve lidhur me botën arabe. Temat që botohen në këtë revistë janë analiza politike, të rejat nga tregu financiar, intervista me liderë e biznesmenë kyç, por edhe art e kulturë të këtij rajoni. Gara “The Middle East – Cartoon Competition” është organizuar për herë të parë dhe në konkursin e hapur në fund të vitit 2011 kanë garuar artistë nga e gjithë bota.

METALET E TANKEVE MUND TË BASHKOHEN PËR TË KRIJUAR URA QË LIDHIN POPUJT


20

MAPO

Vlerësimi

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

sport

Raiola: Ky Ibrahimoviç kushon 150 mln euro! Zlatan Ibrahimoviç edhe një herë tregohet vendimtar për Milanin. Sulmuesi suedez ishte autori i golit të parë dhe një asis në fitoren 3-0 të kuqezinjve kundër Kajliarit , duke konfirmuar në këtë mënyrë gjendjen e mirë që po përjeton. Ndërkohë në ditët e fundit të merkatos të klubit italian, emri i 30-vjeçarit nuk diskutohet të jetë në listën e atyre që

mund të transferohen. Ka qenë vetë agjenti i futbollistit , Mino Raiola që e konfirmon diçka të tillë, duke thënë se Ibra vlen 150 milionë euro. “E shoh kur luan dhe akoma më mahnit. Do ta mbyllë karrierën e tij te Milani? Është jeta e tij dhe nuk dal kundër vullnetit të lojtarit. Marr çdo ditë telefonata për të, por Berluskoni më ka thënë se Zllatan vlen 150

milionë euro.” Emri i dytë që ka thurrur elozhe për suedezin, duke vlerësuar lojën e tij ka qënë pikërisht Adriano Galiani, por që ngre pikëpyetje në lidhje me të ardhmen. “Është e kotë të flasësh për të. Ibrahimoviç është fantastik. Përsa i pëket merkatos mund të them se Maksi Lopez është blerja e fundit. Megjithatë kush e di të ardhmen?”

Konte: Milani favorit, Ibra si Guliveri! Trajneri i Juventusit flet në vigjilje të ndeshjes me Parmën. “Kuqezinjtë fitojnë me lehtësi të madhe dhe kanë një kampion aty në sulm që është gjigant në krahasim me të tjerët, ndërsa ne duhet të vuajmë”

Serie A – Java XXI Sot Parma – Juventus

20:45

Nesër Atalanta – Xhenoa

18:00

Lacio – Milan

20:45

Udineze – Leçe

20:45

Kajliari – Roma

20:45

Inter – Palermo

20:45

Bolonja – Fiorentina

20:45

Napoli – Çezena

20:45

Siena – Katania

20:45

Të enjten

Jeton Selimi

Nëse kampionati do të ishte një roman fantazie, Antonio Konte nuk do të kishte pikë dyshimi se cilit do t’i jepte rolin e protagonistit. “Ibrahimoviç më lë përshtypjen se është Guliveri, një gjigant”. Por sigurisht që Juventusi nuk është liliputi dhe këtë e tregon klasifikimi. Kundër Parmës pritet turnoveri për të ruajtur vendin e parë dhe pathyeshmërinë në kampionat. Kundër gjigantëve

“Juve dhe Milani në arrati? Mungojnë edhe 54 pikë deri në fund, gjithçka mund të ndodhë për 6-7 skuadrat e para. Më befason thjeshtësia me të cilën fiton Milani, pavarësisht mungesave. Ibra është një kampion i madh, ngjan si Guliveri. Kuqezinjtë janë superfavoritët. Rrugët drejt fitores janë të ndryshe, por të gjitha të kalueshme. Alegri bazohet tek individët? Ibra bën diferencën në mënyrë befasuese, është një gjigant. Ne luajmë si dhe për skuadrën. Djersisim për të fituar. Ibra te Juventusi? Unë jam i kënaqur me ata që kam në dispozicion, futbollistët e mi janë më të fortët në botë”. Ndryshohet

“Roli i Lishtajnerit në fushë është i domosdoshëm, ka luajtur 3 ndeshje në 7 ditë dukie shtyrë dhe vrapuar.

Novara – Kievo

20:45

Mbase është pak i rënduar. Vidal? Bëri pasimin horizontal që i dha golin e barazimit Udinezes, por zbriti në fushë me impenjimin maksimal. Nesër (sot), është ndeshja e katërt në 10 ditë, do të bëj vlerësime të kujdesshme dhe do të flas me të tërë, grupi më ka dhënë përgjigje të mira. Skuadra që fiton mund të ndryshohet dhe tani, me ndeshjet e mesjavës është më e lehtë të rikuperosh”. Alarmi nga bora

“Me Udinezen e denim që pasdite se do të binte dëborë. Tani ka mjete dhe insttrumente që të lejojnë ta parashikosh kohën. Futbolli është i bukur nëse i jepet mundësia që të luhet, urojmë që të jemi gjithnjë në kushtet për të luajtur, përtej mjeteve ekonomike dhe interesave. Nëse do të na duhet që të luajmë mbi një pistë patinazhi, atëherë bëhet e vështirë. Kundër Udinezes, nëse nuk do të ishim në stadiumin tonë, nuk do të luanim futboll. Shpresoj që në Parma situata të mos jetë e komplikuar”. Surpriza

“Nuk jam unë surpriza, është Juventusi në tërë sistemin e tij. Të gjithë ne, shoqëria, trajneri dhe lojtarët. Që nga fillimi kam menduar që të luaj për të fituar. Nuk ia dalim

gjithnjë, por nuk e kemi padurimin apo stresin e fitores. Juvja i ka në ADA”. Merkato

“Guarin është një lojtar i mirë, ekstrakomunitar, ne bëmë zgjedhjet tona të merkatos. Kemi pasuruar grupin me Kaseresin në mbrojtje dhe Borrielon në sulm. Nëse vjen një mesfushor mirë, ndryshe do të shkojmë përpara kështu, gjithnjë me hap të kujdesshëm”.

Euro 2012

Polonia, grusht skeptikëve, përuron stadiumin e ri të Varshavës Polonia ka inaguruar stadiumin e ri të Varshavës, i cili do të presë ndeshjen e hapjes së Euro 2012. Me një sipërfaqe prej 204 mijë metrash katrorë dhe me 58 mijë vende, impianti ri ka kushtuar 641 milionë dollarë, ndërsa është cilësuar nga organizatorët si krenaria e re e vendit dhe në të njëjtën kohë një goditje ndaj të gjithë skeptikëve. Koncerte me pjesmarrjen e artistëve më të njohur polakë kanë shoqëruar certemoninë e inagurimit të stdaiumit të ri, që gjatë ndërtimit është përballur me shumë probleme dhe defekte të ndryshme. Konstruktorët nuk lejonin hapjen për publikun deri dy ditë përpara

inagurimit zyrtar si pasojë e problemeve me rrjetin elektrik, por edhe me shkallët në portat hyrëse. Gjithsesi, organizatorët kanë preferuar të shpejtojnë inagurimin e impianit të ri si kundërpërgjigje ndaj gjithë kri-

tikave për vonesat në ndërtimin dhe rikonstruktimin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nevojshme që kërkon një turne si Euro 2012. Polonia do ta organizojë këtë komepticion bashkë me Ukrainën, e cila nga ana e saj vazhdon të hedhë hapa të ngadaltë në plotësimin e kushteve. Stadiumi i ri i Varshavës është i vetmi në Poloni me një cati lëvizëse që mund të mbulojë plotësisht fushën, ndërsa aty do të luhet ndeshja e parë e Euro 2012 mes përfaqësues polake dhe Greqisë. Ndërkohë ndeshja e inagurimit do të jetë miqësorja e 29 shkurtit mes Polonisë dhe Portugalisë.

Merkato Reali dhe Çelsi shkëmbejnë Pepen me David Luiz?

duke thurur elozhe si për teknikun ashtu dhe për Zork.

Real Madridi dhe Çelsi duket se janë në biseda për të shkëmbyer mbrojtësit e tyre. Portugezja “A Bola” shkruan se presidenti i Realit, Florentino Perez, dëshiron ta largojë Pepen në fund të sezonit, pas replikave që kanë shoqëruar portugezin sezonet e fundit. Florentino dëshiron të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Çelsin, e cila parashikon dërgimin e Pepes në Londër në këmbim të David Luizit, që do të bënte kahun tjetër të rrugës. Pepe vlerësohet shumë nga menaxheri i Çelsit, Andre Vilash-Boash, i cili nuk ka arritur t’a përshtasë mbrojtësin David Luiz me sistemin e tij të lojës.

Xhibril Sise largohet nga Lacio. Francezi 30-vjecar mund të konsiderohet pa asnjë dyshim lojtar i Kuins Park Rejnxhërsit, pas gjysmë sezoni të luajtur në Serinë A. Klubi bardhekaltër ka arritur marrëveshjen për transferimin e Sises për shumën 5 milionë eurove. Pas një fillimi të mirë te klubi roman, Sise nuk gjeti hapësirat e nevojshme, duke i hapur rrugë blerjes së një sulmuesi tjetër, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë japonezi Honda.

Borusia blindon trajnerin Klop dhe drejtorin Zork

Endi Keroll: Nuk largohem nga Liverpuli

Borusia e Dortmundit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e saj Jurgen Klop dhe drejtorin sportiv Mikael Zork deri në vitin 2016. Kontrata e mëparshme e Klop dhe Zork përfundonte në vitin 2014, por shoqëria i ka ofruar një marrëveshje të re që do t’i lidhin me kampionët e gjermanisë për dy sezonet e ardhshme, siç bën të ditur klubi në faqen zyrtare të internetit. Ndërkohë në një intervistë menaxheri i përgjithshëm i Borusia Dortmund , Hans-Joakim Vacke u shpreh mjaft i kënaqur nga ky rinovim

Blerja më e shtrenjtë i Liverpulit, Endi Keroll, ka mohuar spekulimet se do të largohet nga “Anfield Road” vetëm 12 muaj pas ardhjes së tij në klub. Keroll, i blerë për 35 milionë stërlina nga Njukastëll nuk po gjen vend në formacionin bazë të Liverpulit dhe së fundmi spekulohej se ishte ofruar te Mançester Siti në shkëmbim me Karlos Tevezin. “Klubi ka qenë i mirë me mua. Kam nënshkruar një kontratë dhe kjo është skuadra për të cilën do të luaj” deklaroi Keroll për mediat angleze.

Lacio shet Sisen te QPR dhe synon të sjellë Hondan


sport

Aventura e re

E martë, 31 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Edhe Wikipedia e “parkon” Hamdi Salihin në Kinë 1.3 milionë euro është shuma që kinezët e Çangçung Jatait janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e tij. Sipas mediave austriake, Salihi do të marrë në Kinë një rrogë prej 450 mijë eurosh në sezon dhe, ndonëse kjo do të ishte një rrogë shumë më e vogël sesa ajo që Lorik Cana merr tek

Lacio, sërish bëhet fjalë për një ofertë të rëndësishme. Vetë Salihi është shprehur se në Kinë do të pranonte të shkonte vetëm për një shumë tepër të madhe financiare. Sulmuesi i Rapidit të Vjenës pret ndonjë trokitje skoceze, pasi Gllazgou Rejnxhërs apo edhe Sëlltik kanë treguar interesim për

të, por edhe enciklopedia on-line, Wikipedia, e ka parkuar bomberin shkodran në Lindjen e Largët, teksa e ka zyrtarizuar tranfserimin e tij në Kinë. Salihi ka mesatare shumë të mirë realizimi tek Rapidi duke shënuar 53 gola në 90 ndeshje, ndonëse shumë herë ka luajtur si zëvendësues.

Trukimet, FSHF nis hetimet në shkurt Në muajin që po troket duket se do të ndërmerren edhe hapat e parë në lidhje me sfidat e futura në dy dosjet e UEFA-s si të kurdisura, pavarësisht se këto ndeshje nuk cilësohen prova

34

Jeton Selimi

Drejtësia sportive në Shqipëri do të nisë zyrtarisht aksionin e saj në muajin shkurt. Duket se kjo është masa kundërvepruese që FSHF ka ndërmend të bëjë në lidhje me sfidat e dyshuara si të trukuara dhe që kanë zënë vend në dy dosjet e dërguara nga UEFA. Falë skemës së re që Komiteti Ekzekutiv do të kalojë për miratim në Asamblenë e Zakonshme vjetore që Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 22 shkurt, pritet që komisionet paralele që do të ngrihen enkas për këtë deytyrë, të nisin zyrtarisht nga puna. Bëhet fjalë për Komisionin e Etikës, organi bazë që do të hetojë ndeshjet e dyshuara si të manipuluara në futbollin shqiptar, i cili do të mbështete nga një Task-Forcë paralele, e cila do të shkojë në sinkron me çdpm sinjal që do të vijë nga UEFA. Ai që e pohon këtë, është një anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Artan Hajdari, që në profesionin e tij është abokat. Vetë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, theksoi pikërisht skemën e menduar të të gjithë hetimit do të merret si Komisioni i Etikës, ashtu edhe një TaskForcë e dytë paralele për çdo raport dhe indicie që vjen nga UEFA. “Ju premtoj që do të merremi shumë seriozisht. Asambleja, keni për ta pare, që do të vendosë struktura stabile të cilat do të merren jo vetëm me problemet e etikës, të të gjithë atyre që ja-

Komiteti Ekzekutiv i FSH-së

në subjektet pjesëmarrëse në garën sportive, por do të ketë edhe një strukturë e cila do të jetë paralele me këtë komisionin e etikës. Do të shohim se ç’emër do të vëmë, por në fakt e kemi të qartë që do të merret vetëm me hetimin e trukimeve”,-tha Hajdari. Sipas avokat Hajdarit, çdo raport që ka mbërritur deri më tani

Mundje

Federata vijon në Fier takimet për zgjerimin e aktivitetit Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba dhe bashkëpunëtorët e tij, do të bisedojnë sot në Fier me kryetarin e Bashkisë, Baftjar Zeqo mbi mundësinë që ka pushteti vendor dhe federata për të zgjeruar veprimtaritë në këtë sport. Takimi do të fillojë në Bashkinë e Fierit në orën 10:00 të datës 31 janar 2012. Ky është takim i i dytë që FSHM zhvillon brenda dy javësh me zyrtarët vendorë. Takimi ka për qëllim bashkërendimin e punës me zyrtarët e zgjedhur vendorë për të mbështetur me infrastrukturë, përzgjedhje talentesh si dhe me financa, ekipet e mundjes. Takim i parë u zhvillua më 19 janar me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i

nga UEFA nuk përbën provë, por thjesht sinjalizon, dhe në këtë pikë, Komiteti do t’i kërkojë Asamblesë ngritjen e dy strukturave paralele për hetim direkt. Sistemi i ri i monitorimit të ndeshjeve nga UEFA, sinjalizon çdo federatë, në çdo moment, për ndeshje të veçanta të kampionatit kombëtar. Ndërkohë, prej mëse

ipërisë. Megjithatë, federata ende nuk ka publikuar asnjë prej ndeshjeve të dosjes së dytë, kjo pasi ambienti është ende i shokuar pas përgjimeve greke, ku doli në skenë emri i kombëtares së Shqipërisë, për të cilën thuhet se ka trukuar ndeshjen kundër Argjentinës dhe Malit të Zi.

Superliga rinis me Teuta-Tirana kreu zbret menjëherë në fushë Trajneri Lika shpreson tek eksperienca e serbit Delibasiç

FSHM-së, Ndriçim Spahiu. Duke qenë një vit me rëndësi të veçantë, si viti i zhvilimit të Lojërave Olimpike Verore “Londër 2012”, përpjekjet e FSHM-së rrisin vëmendjen në përparimin e punës me talentet dhe përmirësimin e rezultateve apo normave olimpike që mundësojnë pjesëmarrje të gjerë në lojëra.

një jave në zyrat e FSHF-së ka ardhur një dosje e dytë ku përfshihen shumë sfida që mendohen si të trukuara. Nëse në dosjen e parë ishin përfshirë 12 ndeshje të sezonit të kaluar dhe një e këtij sezoni, në dosjen e dytë të gjitha sfidat e dyshura i përkasin sezonit aktual dhe kryesisht ndeshjeve të Kupës së Shq-

Superliga është pranë rifillimit dhe Teuta është gjithashtu gati, për të vazhduar rrugën e saj drejt titullit final, pasi ka siguruar atë të kampionit të dimrit. Kryesuesja surprizë e kampionatit është kthyer nga dy javë përgatitje në Antalia, për të sfiduar 24 herë kampionët e Tiranës. Ndeshje delikate, për formacionin e Hasan Likës, për më tepër që bardheblutë janë edhe kundërshtari direkt në objektivat e tyre. Tekniku i bregdetarëve shpreson të përsërisë suksesin e fazës së parë, edhe pse mundohet të ulë presionin, duke e cilësuar takimin aq përcaktues sa edhe ndeshjet e tjera. “Vazhdojnë përgatitjet si gjithë skuadrat e tjera për vazhdimësinë e fazës së dytë dhe sigurisht që qëllon që ndeshja e parë është me Tiranën. Ne përgatitemi

për çdo ndeshje, aq më tepër me një kundërshtar të fortë, me një kundërshtar i cili është dhe ndjekësi ynë më i afërt. Unë mendoj se për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, ashtu si edhe për kundërshtarët tanë. Por kampionati është në fazën e dytë, deri në fund, besoj se jo vetëm ne, por edhe skuadrat e tjera do të luftojnë për të arritur synimet e tyre”,-Lika. Arma plus për Teutën do të jetë sulmuesi, Pavle Delibasiç. Serbi do të japë një ndihmesë repartit të avancuar, duke formuar me shumë mundësi partneritetin me Çotën, ndërsa është shprehur se dëshiron të fitojë një sërisht titull kampion, këtë herë me skuadrën e Teutës, pasi më parë e ka fituar në Bosnje. “Kam dhjetë ditë që ndodhem këtu. Gjithçka po shkon mirë dhe puna e bërë në Antalia është pozitive. Dua të fitoj kampionatin me Teutën, titull që më parë e kam fituar në Bosnje”,tha Delibasiç. Teuta ka konfirmuar

deri tani vetem blerjen e serbit Delibasiç, por Lika ka lënë të hapur edhe mundësinë për ardhje të tjera në “Niko Dovana”, duke theksuar se zyrtarisht merkato e dimrit mbyllet në 31 janar.


22

MAPO

E MARTË, 31 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

BRITANIKJA PRANOI SE KA FJETUR ME NJËMIJË BURRA Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit. Xhelozi e bindshme: Është ai person që përpiqet t’ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike. Xhelozi në ikje: Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale. Xhelozi që kërcënon: Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: “E për çka ai është më i mirë se unë

SHAMPONËT DHE RËNIA E FLOKËVE

Fjalëkryqi klasik 1

2

4

11 13

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

A keni qene duke lëvizur me shume shpejtësi kohet e fundit? Është plotësisht e mundur – por edhe nëse ju mund te jeni te frustruar me mungesën e progresit, ju përsëri duhet te ngadalësoni ritmin sot. Një ritëm i shpejt thjesht bene qe ju te digjeni.

Dikush behet paksa si predikues sot, por jo aq shume sa ju te ndiheni te përjashtuar. Ju duhet te gjeni se energjia juaj është me e mire për te dëgjuar sesa për te rezistuar, dhe ju aktualisht mund te ndiheni disi te lëkundur!

Ju nuk jeni duke u ndier te qarte rreth udhëzimeve tuaja – ose rreth asaj qe shoku juaj është duke u përpjekur qe te përçoje nëpërmjet jush. Lajmi me i keq është se qartësia jo gjithmonë mund te ndihmoje.

Madje edhe kushërinjtë dhe shokët tuaj mete ngushte kane një kohe te vështire pet tu kuptuar juve sot, por kjo nuk do te thotë se ju jeni krejtësisht pa fat. Qëndroni përkrah atyre qe ju i njihni rastësisht nëse ju doni qe te kuptoheni.

19

18

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju keni dike i cili ka nevoje për ndihmën tuaj ne një mënyrë te madhe – prandaj jepini një dore. Edhe nëse ju nuk keni kohe apo energji për te, ju duhet te gjeni se është ajo është tepër e vlefshme ne një kohe afatgjate.

Natyra juaj ambicioze është tejet e motivuar sot, kjo mund te thotë se ju jeni duke punuar me rrjetin tuaj për te pare për koncerte te reja, duke i dhënë shkëlqim risisë tuaj ose planeve për një plan përfundimtar biznesi.

Anajuajebuteështëplotësisht e angazhuar sot, por kjo mund t’ju zvarrisë juve poshtë ne balte. Përpiquni qe te mos shqetësoheni shume nëse ajo qe po bëni është e drejte ose jo – thjesht bëni atë qe ju bene te ndiheni me mire përmomentin.

Ju ndiheni mjaft te qëndrueshëm për te marr një kuptim te pothuajse çdo marrëveshje sot, prandaj shikoni nëse mund te shtyni përpara me atë firmosje te madhe apo marrëveshje legale qe ka qene për shume kohe ne mendjen tuaj.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Gjerat janë paksa te çuditshme sot, por jo aq shume sajunukmundtibëniatoqe te funksionojnë ne rregull. Thjeshte përpiquni qe te merrni ndihme kur ju ofrohet dhe kërkoni për te kur nuk ju ofrohet – gjerat nuk janë aq keq.

Mund te jete koha qe ju te pushoni pak dhe te qëndroni ne pjesën tjetër te arritjeve. Perse jo? Ju jeni afër asaj ku ju dëshironi te jeni, dhe ju keni te ngjare qe te punoni nesër po aq shume sa punuat dhe sot.

Shkaku dhe efekti duket krejtësisht i shkëputur tani,porkjonukdotethotë se jeta është bere e rastësishme – thjeshte e paparashikueshme!Shijojeni udhëtimin,porthjeshtmos u shqetësoni shume rreth asaj se për ku jeni drejtuar.

Lidershipi jo gjithmonë ndihet si një gjë natyrale për ju, por ne një dite si e sotmja, është me e lehte se kurrë për marr vendin e shefit. Mënyra juaj me njerëzit dhe me natyrën emfatike duhet te garantoje rezultate te mira.

8

20

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

17

21 23

27

28 31

9

16

22

32

33

24

29

34

26

36

39 42

25

30

35

38

40

43

44

41

45

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

46

48

49

Horizontalisht :

Vertikalisht:

1. Rruazat e bardha të gjakut. 8. Artikull satirik. 11. Notë muzikore. 12. Emri i Duçes. 13. Lloj pëllumbi i egër. 15. Pak nderime. 16. Zgjidhje e martesës. 18. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore për të mbledhur ujin e shiut. 19. Vozë e vogël druri. 21. Institucion që mbledh materiale me vlerë historike. 22. Tingull që shqiptohet më fort. 23. Juria Letrare. 24. Organizatë e madhe uushtarake. 27. Nuk ka shumë budallai. 28. Mjet kozmetik. 30. Mjet transporti. 31. Gëzim i madh. 35. Emision Televiziv. 36. Masë e vjetër gjatësie. 37. Ngjarje a rrethanë që lind në mënyrë të paparashikuar. 39. Ndërmarrje Ndërtimi. 40. Pandi, aktor i njohur. 42. Dëshirë e fortë për lavdi personale. 46. Skuadër Ushtarake. 47. Nuk hanë vegjetarianët. 48. Fletë ose shpallje e vogël që njofton për diçka. 49. Trung i trashë që përdoret për ndërtim.

1. Dru pylli me gjethe gjithmonë të gjelbra. 2. Përmbledhje rregullash dhe mënyrash për përdorimin e diçkaje. 3. Gjitar marsupial që jeton në Australi. 4. Instituti Bujqësor. 5. Organizohet nga një ndërmarrje për blerjen e një mali. 6. Akoma, ose... 7. Përemër vetor. 8. Njeri mendjemadh. 9. Skuadër futbolli italiane. 10. Përfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka, njohuri e thjeshtë ose fillestare. 14. Universteti Beratit. 17. I ka viza në mes. 19. Që ka trup shumë të madh. 20. Flori, ose... 21. Vegël, send. 25. Ai që krijon vepra arti. 26. Tregu Europian. 29. Lokal ku hanë punëtorët. 32. Një shtet i SHBA-së. 33. Besim shpirtëror. 34. Përputhja e rrokjebe të fundit në vargje. 38. Nuk ka gjë, s’prish punë. 39. Minder, ose... 41. Pyesim për kohën. 43. Janë në majë të Bjeshkëve. 44. Industria e Rëndë. 45. Ent Industrial.

Sudoku | nivel mesatar 2 5

6

9

2 3

1

4

2

8 LUANI (23/VII-22/VIII)

7

15

47

DASHI (20/III-20/IV)

6

12

4

HOROSKOPI I DITËS

5

14

37

Kur njerëzit ndryshojnë shamponin e tyre te rregullt, kondicionerin apo çfarë do produkti tjetër për flokë, ata natyrisht i japin vëmendje shtesë gjendjes së flokëve dhe kokës së tyre. Nëse vërejnë ndonjë përmirësim nga produktet e përdorura, njerëzit, lavdërojnë produktin e ri. Po ashtu, nëse vërejnë ndonjë gjë negative ata fajësojnë produktin. Në qoftë se ata vërejnë se flokët u bien, ata fajësojnë produktin po ashtu – edhe nëse humbja ka vazhduar për muaj. Ata mund të fillojnë të besojnë se do të mbeten pa flokë (alopecia totalis). Hulumtimet tregojnë se përderisa shumë njerëz kuptojnë që rënia e flokëve është një proces normal në ri-rritjen e flokëve, të tjerët e lidhin atë me përdorimin e shamponëve të ‘papërshtatshëm’ në vend të fajësimit të shkaqeve të tjera si krehja apo larja apo ndërhyrjet tjera kimike.

3

6 1 3

6

3 2 4

8 1

8 5

1

7 9

1

6

3

7 8

3

6

4

9

9 8

4

7

4

5 9 5 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 6 7

1

7 5 8

9

2

6 8

Koha e fillimit _____:____

1

4

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

4

6

2

1

0

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

52133, 61193, 62511, 69784, 87848, 93689, 94649.

086, 103, 132, 384, 481, 632, 687, 709.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

044853, 103026, 152632, 258905, 313756, 352621, 401864, 468217, 523654, 623214, 651445, 696321, 754654, 895417, 965334, 968574.

0735, 1823, 3596, 4621, 5142, 6589, 6596, 9898.

Numra me 5 shifra:

01236, 01634, 11464, 13612, 21014, 23158, 32148, 36958, 47627,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

D

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 6 shifra:

Numra me 4 shifra:

O

O M

A

I N

M

E

N

I

K

A

N

E

M

E

T

I

M

I

L

I

Q

I

A

N

E

M

E

N

T

O

A

N

S

K

I

A

T

K

G O

Z O

I

E

D

B

A

N

E

U

N

I

F

A

T

A

S

O

L

G

E

K

D

O

T

A

L

E

T

E

R

O

C

I

K

A

J

M

O

V

A

Q

I

L

A

K

T

O

R

R I

D

M

K

I

M

I

M, O

N

A

R

A

N

I

L

T

O

I

N

A

L

M

I

R

E

I

N

R

I N

I

A R

K

I

O

K

D

E

E U

R

O

3

5

2

5

4

1

6

5

2

1

4

8

5

9

6

5

4

8

2

1

0

2

5

6

3

2

0

1

5

2

4

5

1

5

2

8

5

4

1

5

2

6

3

4

5

1

5

9

8

7

6

3

2

5

1

0

1

4

5

2

2

2

2

2

1

5

2

3

0

2

1

5

6

2

5

4

8

9

5

4

7

8

4

1

5

2

1

0

2

3

0

2

1

5

6

5

4

8

9

7

8

0

5

1

0

1

2

1

0

1

2

3

0

2

0

6

5

4

8

9

8

7

8

4

5

8

2

1

5

9

5

1

4

5

5

5

5

2

6

4

1

5

3

6

6

3

2

1

0

1

4

4

4

7

8

8

8

5

4

5

1

5

2

1

0

3

2

1

5

6

5

1

9

8

7

5

4

8

1

1

4

4

2

6

2

3

0

2

1

5

6

9

5

8

7

4

1

5

2

4

1

2

3

2

6

5

1

4

5

9

5

8

7

4

5

5

4

1

2

0

1

1

1


retro 1797 FAQJA E FUNDIT profil&

31 JANAR

Franz Schubert

Franz Peter Schubert, kompozitor i shkëlqyer austriak, u lind më 31 janar 1797. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni, duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar”, muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano. Schubert u lind në një familje muzikantësh dhe mori trajnim formal muzikor që në fëmijëri. Ndërsa kishte një rreth

të ngushtë shokësh dhe bashkëpunëtorësh të cilët e admironin punën e tij, vlerësimi për muzikën e tij kur ai ishte gjallë qe i kufizuar. Nuk ishte në gjendje për të siguruar punë adekuate të përhershme, dhe për shumicën e karrierës u mbështet te miqtë dhe familja. Vdiq në moshën tridhjetë e një vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër e të pakonfirmuar. Interesi për punën

SOT

E MARTË, 31 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

Schubertit u rrit në mënyrë dramatike në dekadat e pas vdekjes. Kompozitorë si Franz Liszt, Robert Schumann dhe Felix Mendelssohn zbuluan, mblodhën, dhe botuan veprat e tij në shekullin e 19-të. Franz Schubert tani konsiderohet të jetë një nga kompozitorët më të mëdhenj. Schubert u lind në Himelfordgund afër Vjenës.

EDI RAMA

Kurbani, personazhet pozitive, negative dhe ata që ndreqen Alfred Lela

Nëse i bën bashkë të gjithë artikujt e shkruar mbi librin e ri të Edi Ramës, Kurban, pro apo kundër, vëllimi i tyre ia kalon në faqe e fjalë vetë tekstit për të cilin flitet. Kjo bojë, miratim apo kundërshtim, e derdhur me shumicë, është bashkuar megjithatë në një pikë: atë se stili publicistik i Edi Ramës është i pashoq dhe i rrallë për letrat shqipe. Daut Gumeni, në një shkrim panegjirik në të përditshmen ‘Shqip’, ka shkuar më tej duke i rreshtuar edhe nja 40 neologjizma (fjalë të reja) të shqipes, megjithëse të paktën njëri prej tyre (i ububushëm) i përket, në fakt, Ismail Kadaresë. Teksti i Edi Ramës nuk i ka shpëtuar megjithatë banaliteteve. Të paktën në dy raste. Njëri është kur ai quan ‘gazetar të madh’ Filip Çakulin, drejtorin e emisionit parodiko-problemor ‘Fiks Fare’. Edhe pse cilësimin e tij ia kundërvë një epiteti të përdorur nga kryeministri Berisha (çakalli i medias), kjo nuk e bën më pak të... ububushëm, epitetin e Ramës për Çakulin. Shumë vetë në media do të kishin probleme me dy elementet përbërës të togfjalëshit si ‘gazetar’ ashtu dhe ‘i madh’. (Është një teknikë e përdorur së fundmi edhe nga kryeministri Berisha kur, në një dhomë plot me njerëz të medias, evidentoi gazetarinë e Ardit Gjebresë. Si në rastin e Ramës, ashtu dhe të Berishës, bëhet përpjekja për të evidentuar si ‘kalorës të gazetarisë’ personazhe mediatikë afër tyre. Të dy i lejojnë vetes arrogancën e ‘ekspertizës’ në gazetari ose bëjnë diversion të panevojshëm.) Tjetër moment i prezantuar ligsht dhe që stonon me ritmin e përgjithshëm të tekstit të Ramës së Kurbanit vjen kur ai quan bashkëshorten e tij, Lindën ‘gjysma ime më e mirë”. C’mon!! Përveçse është e stërpërsëritur, fraza do të rrinte ngushtë në fjalorin vuajtës

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

të një rioshi, por në diskursin politikointim të kryetarit të gjatë e në moshë të opozitës së një vendi i cili ka kulm të aksionit të tij kredon për t’u bërë kryeministër i vendit, kryen atentat ndaj qëllimit për të cilin është përdorur. Nuk i shkon dikujt që, për të perifrazuar Gumenin, ka futur 40 neologjizma në trupin e shqipes. Mund t’i shkonte, m’anë tjetër, për të perifrazuar vetë z. Rama, Robert Çamçakëzit. A është më shumë se e guximshme dhe ndoshta pretencioze të etiketosh si banalitet diçka që përndryshe, fare mirë, mund të ishte vetëm një rrëfim ‘me zemër të hapur’ i z. Rama? Në rast se ngjarjet dhe personazhet, të sjella siç janë sjellë nën trusninë e penës së

Galeria e personazheve që ndreqen nën penën e Ramës janë edhe banaliteti kryesor i tekstit të tij. Më shumë se ‘gjysma ime më e mirë’ apo ‘gazetari i madh filan fistek’. Sigurisht kjo mund të mbulohet dhe të rrëshqasë nën vetë një prej emërtimeve të gjetura për gjininë e Kurbanit, ‘refleksione’.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Ramës, nuk do të ishin pjesë e peizazhit publik shqiptar, po. Por pjesa më e mirë e tyre janë dhe lexuesit e ‘Kurbanit’, atyre që e lexojnë tekstin pa u zhveshur nga kujtesa kolektive e gjërave, individëve dhe ngjarjeve, i dinë raportet në kohë të Edi Ramës me personazhet e Kurbanit të tij. Këtij lloj lexuesi nuk i duhet ndërmjetësimi i Edi Ramës për të lexuar raportet e Edi Ramës me Mero Bazen, Fatos Lubonjën, Fatos Nanon, Ilir Metën e kështu me radhë. Megjithatë, duke qenë se te kujtimet, siç shkruan Ardian Vehbiu për librin e Ramës, ndikojnë edhe përthyerjet e kohës, shkruesit të tyre i lejohet hapësira që e ndan përthyerjen nga ajo që Fatos Lubonja në një shkrim te ‘Panorama’ e quan kulturë të simulim-manipulimit. Përtej saj kujtimet shndërrohen në rivendikime ose shfrytëzohen për të mbajtur gjallë një kulturë tjetër, atë të qokave. Krijohen kështu dy palë ose dy lloje karakteresh që të kujtojnë tekstet socrealiste me personazhe të këqij, të mirë dhe ata që ndreqen. Për këta të fundit nuk është kursyer pudra dhe as penelatat dashamirëse, por të gjithë e dimë, ashtu si grija socialiste poshtë furçave bojëshuma të pallateve të Tiranës rri, i ftohtë dhe pritës, zemërimi dhe përbuzja e kahershme. Galeria e personazheve që ndreqen nën penën e Ramës janë edhe banaliteti kryesor i tekstit të tij. Më shumë se ‘gjysma ime më e mirë’ apo ‘gazetari i madh filan fistek’. Sigurisht kjo mund të mbulohet dhe të rrëshqasë nën vetë një prej emërtimeve të gjetura për gjininë e Kurbanit, ‘refleksione’. Kjo si për të thënë se si autori, si personazhet, me kohë e pas ngjarjeve, kanë reflektuar e të gjithë bashkë janë pjesë e këtij refleksioni të madh e të përgjithshëm që quhet rrugëtim në politikë. Ose thënë më shkurt e qartë: Inkoherencë. E kujt i duhet koherenca...A nuk është edhe ajo një banalitet? *Botuar fillimisht në revistën MAPO të muajit dhjetor. Revista, që nga nëntori, del si e përmuajshme duke i dhënë një tjetër formë dhe synim paraardhëses së saj të përjavshme me të njëjtin emër.


CMYK fq 24 / 31 janar


Gazeta Mapo