Issuu on Google+

faqe 8

100 vjetori i pavarësisë shqipëria, turizëm patriotik më 2012 Agjencitë turistike i kërkojnë ministrisë kalendarin e aktiviteteve. Kërkesa të shumta nga shqiptarët e diasporës

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 29 janar 2012. Numër 489. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Diana Çuli: Historitë e vërteta në romanin tim policesk Shkrimtarja Diana Çuli rrëfen në një intervistë romanin e saj të ri "Hoteli i drunjtë", një histori me detektivë dhe gazetarë FAQE 17

Hapësira ajrore e Kosovës, NATO i kalon administrimin Shqipërisë Aviacioni Civil Shqiptar pritet të marrë administrimin e hapësirës ajrore kosovare deri sa Kosova të jetë gati me burime njerëzore të kualifikuara për të vetadministruar hapësirën e vet ajrore

FAQE 9

Zgjedhjet 2013

PD, negociata sekrete me aleatët, 15 mijë vota për 1 post ministri Partia Demokratike dhe aleatët e saj po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje parazgjedhore, në këmbim të korrektimit të sistemit. Negociatat për ndarjen e pushtetit janë përqendruar tek votat e secilës parti të koalicionit në zgjedhjet e 2013, ndërsa aktualisht në tavolinë është hedhur oferta e 15 mijë votave për 1 portofol ministror dhe e 7 mijë votave për një zv/ministër. Ja partitë më të favorizuara Faqe 3

Kryeministri Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu

Urdhër-arrestet për 21 janarin në Apel, Prokuroria bën gati dosjen për Prendin Skemë mashtrimi me ilaçet, dy mjekë dhe një farmaciste nën hetim

FAQE 4

op-ed / 10-11

Prokuroria e Tiranës dorëzoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për “arrest me burg” për specialistin e IT-së, ndërsa në fillim të javës do të kërkohet e njëjta masë edhe për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe shoferin e tij.

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Drejt një përgjegjësie të përbashkët fiskale evropiane koment Ilia Kristo

Fusnota e Pavarësisë

koment

Alma Lama

2 politikë

Ndrea Prendi

Sherri masiv në Gjirokastër, plagosen 1 i ri dhe një polic Një efektiv policie është plagosur pas sulmit me mjete të forta nga një grup të rinjsh në gjendje të dehur. Punonjësi i policisë tentoi të ndalonte një grindje mes të rinjve

Janë bërë krahasimisht më të shpeshtë zëra...

Është e pabesueshme që disa tipa që i thonë vetes intelektualë të regjur po i shoh së fundi të bëjnë...

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kërkojë sërish burg për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt më 21 janar të vitit të shkuar. Pas rrëzimit të kërkesës për masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, organi i akuzës ka vendosur t’i drejtohet Apelit, ku do kërkojë të njëjtën masë sigurie, duke u bazuar në

Sherri mes një grupi të rinjsh të dehur në kodrën turistike të Këcullës në qytetin e Gjirokastrës, përpak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu, ndërsa është plagosur lehtë edhe një punonjës policie që ka ndërhyrë për ta shuar atë... faqe 7

Këshilla për prindërit

Studimi për internetin, si t’i mbroni fëmijët nga rreziqet Pirromania

Berisha: Të rinjtë më mbështesin 17% më shumë se Ramën, kreu i PS: Bllof i madh Kryeministri takon një grup të rinjsh nga Ballkani. Suksesi në politikë? “Duhet të përpiqesh të jesh realist. Nuk duhet të heqësh dorë nga disa parime. Është e vlefshme t’i mbash ato”

FAQE 14

akt-ekspertimin e FBI-së, i cili tregon se plumbi që i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj është qëlluar nga arma e komandantit të Gardës. Burime pranë prokurorisë thanë se ankimi ndaj vendimit të shkallës së parë do të depozitohet në Apel në fillim të javës së ardhshme. Të njëjtat burime konfirmuan se kërkesa për komandantin e Gardës, por edhe për dy të arrestuarit e tjerë... faqe 5

analizë / 11 Jean PisaniFerry

Strategjia e dhimbjes në eurozonë Mbajtja e Evropës Jugore në një gjendje “tërhiq e mos këput” do të ishte strategji shumë më e besueshme, në rast se shoqërohet nga një program i rritjes nga e gjithë eurozona. Dhe, në këtë pikë, një program i tillë nuk shihet fare në horizont Për të tretin vit radhazi, eurozona paraqet lidhjen më të dobët në ekonominë botërore. Në vitin 2010 vëmendja ishte përqendruar në përgjigjet ndaj krizës në periferinë e eurozonës – Greqi, Portugali dhe Irlandë. Më 2011-ën, kriza u zhvendos në bërthamë, me Italinë dhe Spanjën që nisën të ndiejnë dridhje dhe shqetësimet në rritje rreth qëndrueshmërisë së vet eurozonës...


2

MAPO

e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Reagon Rama: Berisha vetëm çorodi dhe gënjeshtra “Fjala e Kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, kështu e komentoi në blogun e tij në Twitter kryetari i PS-së, Edi Rama, fjalën e mbajtur nga kryeministri Berisha në takimin me të rinjtë.

Berisha: Kam mbështetje 17% më të lartë nga të rinjtë, sesa Rama Suksesi në politikë? Berisha: Duhet të përpiqesh të jesh realist. Nuk duhet të heqësh dorë nga disa parime. Është e vlefshme t’i mbash ato TIRANË Kryeministri Sali Berisha ishte dje i pranishëm në punimet e ditës së dytë të Konferencës Rajonale me temë “Forcimi i të rinjve nëpërmjet hartimit të politikave”, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë të Ballkanit. 30 të rinj e të reja nga Ballkani, të fondacioneve Konrad Adenauer dhe Institutit Kombëtar Demokratik NDI dhe 15 të rinj nga Shqipëria, të Forumit Rinor të PD-së, u mblodhën dje për të marrë pjesë në punimet e kësaj konference. Kryeministri Berisha e shfrytëzoi këtë takim për të thënë se ai vazhdonte të ishte në politikë falë mbështetjes së rinisë. “... Dua t’ju siguroj se, nëse shikoni hartën politike aktuale të Europës, nuk do të gjeni askënd tjetër, nuk do të gjeni asnjë lider që i detyrohet më shumë rinisë sesa Sali Berisha. Kjo është e vërteta dhe nëse unë po vazhdoj të jem në politikë prej vitit 1990 deri tani, është për shkak të mbështetjes së rinisë. Kam lidhje shumë të veçanta me rininë dhe të rinjtë...”, tha dje

Berisha gjatë fjalës së mbajtur. Kreu i ekzekutivit kujtoi gjithashtu se pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 1997 ai erdhi sërish në pushtet falë të rinjve. “...Do të citoj një gazetar të ‘The Economist’, i cili shkroi për zgjedhjet e vitit 2009: ‘rivali i zotit Berisha është më shumë se 20 vjet më i ri se Berisha, por problemi është se Berisha ka mbështetje 17% më të lartë nga të rinjtë sesa zoti Rama’. Por pse ndodh kjo lidhje me rininë? Pasi rrëzuam diktaturën, unë kuptova se ky vend mund të zhvillohej para së gjithash nga të

Nëse shikoni hartën politike aktuale të Europës, nuk do të gjeni askënd tjetër, nuk do të gjeni asnjë lider që i detyrohet më shumë rinisë sesa Sali Berisha. Kjo është e vërteta dhe nëse unë po vazhdoj të jem në politikë prej vitit 1990 deri tani, është për shkak të mbështetjes së rinisë

rinjtë, për të rinjtë...Atyre u mungon eksperienca, por janë njerëz mendje-hapur”, - tha ai. Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve, Berisha tha se për të qenë i suksesshëm në politikë duhet të jesh realist. “...Duhet të përpiqesh të jesh realist. Nuk duhet të heqësh dorë nga disa parime. Është e vlefshme t’i mbash ato. Pavarësisht se mund të jeni në vështirësi, jeta është e tillë, politika është e tillë, unë mendoj se mbajtja e disa parimeve bazë, sipas meje, politika duhet të ketë moral. Kjo është eksperienca, nuk e di vlen universalisht apo jo. Por, realizmi është i pari. Duhet të jesh realist...”, - shtoi ai. Kreu i ekzekutivit u pyet edhe për mënyrën se si mund të mbështeten në rinjtë në rajon. “... Çdo vend ka specifikat e veta, ne shqiptarët kemi problemet tona. Por duke promovuar kauzat e drejta së bashku, kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme, dhe askush nuk mund ta bëjë më mirë se organizatat e rinisë. Kështu që unë besoj se bashkëpunimi rajonal është vendimtar, sepse Forumet nga komunitetet shqiptare në Rajon mundet dhe duhet të punojnë së bashku, në mënyrë që të përballen me të gjitha problemet, por edhe me probleme më specifike për kombet tona, kudo që jemi”, u përgjigj Berisha. Kryeministri Berisha gjatë takimit me të rinjtë e rajonit

Rama në Luginën e Preshevës: Do kërkojmë fond për hapjen e dy shkollave Kreu i PS-së në Twitter: “Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s’mundën të hyjnë në sallë!” TIRANË Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim në Luginën e Preshevës, ku prezantoi edhe librin e tij të fundit “Kurbani”. Kryetari i opozitës ka komentuar herë pas here në faqen e tij në Twitter vizitën që po zhvillonte në Luginën e Preshevës. Rama është shprehur se ka gjetur një mikpritje të ngrohtë, duke zhvilluar takime me qytetarët e më pas me të zgjedhurit. “Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s’mundën të hyjnë në sallë!”,shkruante Rama në Twitter. Ndërkohë, sipas njoftimit për shtyp të PS-së, Rama është shprehur se “Kushtetuta e

Shqipërisë e përcakton qartë se shteti shqiptar duhet të mbrojë dhe të përkujdeset për të drejtat e popullit shqiptar, kudo ai banon. Kësisoj, duhet angazhim dhe vëmendje më e madhe për shqiptarët që banojnë në Luginën e Preshevës. Tashmë që Kosova është një Republikë e pavarur dhe një shtet sovran, tashmë që çështja e Kosovës është një çështje e zgjidhur, angazhimi i Shqipërisë në raport me shtetin serb duhet të përqendrohet te problematika e Luginës së Preshevës”. Duke u ndalur gjerësisht në gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën janë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Edi Rama u është referuar disa propozimeve konkrete që do të paraqesë në Kuvend: “Gjendja e shkollave në Luginë është e vështirë, pak shkolla e shumë nxënës, pra shkolla të mbipopulluara, duke qenë se në Luginë mungon një maternitet dhe nënat e Preshevës detyrohen të sjellin në jetë fëmijët e tyre 70 km larg Luginës, Partia Socialiste do propozojë vendosjen e një fondi të veçantë nga Parlamenti

Gjendja e shkollave në Luginë është e vështirë, pak shkolla e shumë nxënës, pra shkolla të mbipopulluara

Edi Rama dje në Preshevë

Shqiptar për të ndërtuar dy shkolla dhe një maternitet në Preshevë gjatë këtij viti”. Kryetari i PS-së, Edi Rama, është pritur në takim të veçantë nga Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, Besim Abduli - kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, Shaip Kamberi, dhe Faik Jashari, zv. kryetar i Këshillit Kombëtar

shqiptar në Luginën e Preshevës. Në këtë takim Edi Rama falënderoi të zgjedhurit për mikpritjen dhe ndau me ta ide për zhvillimet politike rajonale, si dhe diskutuan mbi zhvillimet politike të Luginës. Rama ashtu si dhe në takimin me shqiptarët e Preshevës, zhvilluar në sallën e Kuvendit komunal, u shpreh për atë se çka do të bëjë

Partia Socialiste përmes programit të ri “Për një Rilindje shqiptare”. Duke u fokusuar në këtë takim në riorganizimin shërbimit konsullor, Rama theksoi se “PS në krye të punëve të vendit, do të hapë një konsullatë shqiptare në Preshevë, për të qëndruar më pranë dhe për të ndihmuar banorët e Luginës.” Gjatë këtij takimi me të zgjedhurit e Luginës Edi Rama propozoi një nismë mbarë ballkanike për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në rajon. Kryetari i PS-së mori me vete përshtypje mjaft pozitive për qytetarët e këtij vendi. “Po ikim nga Presheva me mbresa të forta dhe mirënjohje!”, shkruante Rama mbrëmë në Twitter.


e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Axhenda e komisionit për Reformën Zgjedhore � Komisioni ka për detyrë hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011.

� Çdo parti parlamentare ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Mazhoranca parlamentare mirëpret propozimet e opozitës parlamentare të bazuara ne rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensusin në lidhje me to.

� Për çështje të veçanta, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus, konsensusi do të kërkohet me asistencën e ekspertizës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias

Zgjedhjet e 2013-s, negociatat sekrete mes PD dhe partive aleate Kundrejt pretendimeve të vazhdueshme të partive të vogla për të korrektuar sistemin, Partia Demokratike po sheh të tjera mundësi për të kënaqur të vegjlit përmes një formule të llogaritur mirë, që bazohet te votat që secila prej partive do të duhet të përfitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Spahiu: Berisha bashkoi votat me Athinën për shkarkimin tim TIRANË Kryetari i Aleancës Kuq e Zi dhe njëkohësisht nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, akuzoi mazhorancën se i bashkoi votat me ata që ai i konsideron kundër interesave kombëtare. Spahiu iu referua pikërisht bashkimit të votës së Vangjel Dules në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e tij. “Dy ditë më parë një aleancë e qeverisë, e PD-së me grekun Vangjel Dule, një pakt për herë të tretë i qeverisë me Athinën zyrtare. Një akt me të cilin kryeministri i Shqipërisë, Berisha, duhet të jepte provën ndaj Athinës zyrtare, provën e tretë për të pushtuar pushtetin dhe për të shkarkuar një njeri. 73 vota për herë të tretë u bashkuan me Athinën zyrtare. Për herë të parë në marrëveshjen e ujërave për të shitur territoret shqiptare, në rastin e ndryshimit të identitetit tonë kombëtar në ligjin për kombësinë, për t’i hapur rrugë censusit të turpshëm, për të rritur artificialisht grekët në Shqipëri, grekë të cilët nuk

ekzistojnë”, tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së. Gjatë një aktiviteti të Aleancës Rinore, Kreshnik Spahiu tha se në çdo familje shqiptare do të ketë një kontratë Kuq e Zi. Spahiu bëri sërish thirrje për rinovim të klasës politike shqiptare. “Së bashku sot nisim një rrugëtim, jo më shumë se dy-tre javë dhe ne do të jemi më pranë njëri-tjetrit, jo më shumë se dy-tre javë dhe do të na bëjnë që ne dhe unë pranë jush, të jem 24 orë në 24 në një mision historik, që ne të jemi në çdo derë, rrugicë, lagje, pallat, në çdo familje shqiptare, ku të ftojmë të gjithë shqiptarët të nënshkruajnë një kontratë, kontratën kuq e zi. Ju nuk mund të mposhteni, nuk mundet t’ju sfidojnë krokodilët e politikës shqiptare, sepse kuqezinjtë nuk i kanë mposhtur as perandorët, as carët, as krajlët, as vorio-epiriotët, të cilët kërkojnë të poshtërojnë ndjenjat e shqiptarëve”, - tha Spahiu.

TIRANË Korrektimi i sistemit aktual zgjedhor me proporcional kombëtar po shihet si karta e fundit që Partia Demokratike kërkon të hedhë në tryezën e bisedimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Kundrejt pretendimeve të vazhdueshme të partive të vogla për të korrektuar sistemin, Partia Demokratike po sheh të tjera mundësi për të kënaqur të vegjlit përmes një formule të llogaritur mirë, që bazohet te votat që secila prej partive do të duhet të përfitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime pranë PD-së, por edhe partive të vogla, konfirmuan dje për gazetën “Mapo” se po zhvillohen negociata intensive mes përfaqësuesve demokratë dhe të vegjëlve, me qëllim gjetjen e një formule të përbashkët që do të kënaqte të dyja palët. Jo zyrtarisht, mësohet se objekti kryesor i diskutimeve mes tyre janë votat që secila prej partive aspiron të marrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke marrë si referencë paraprake rezultatin që secila prej partive mori në zgjedhjet e 2009-ës. Më saktë, Partia Demokratike po synon të gjejë një zgjidhje të mesme mes partive të vogla lidhur me votat që ato do të marrin dhe në varësi të tyre të përcaktohet edhe

Sali Berisha dhe Fatmir Mediu

përfaqësimi në qeveri. Burimet sqarojnë se aktualisht në tavolinë po hidhet një formulë e diskutueshme, ajo e limitit të votave që një parti e vogël duhet të fitojë me qëllim që të marrë një post ministror. Shifra prej 15 mijë votash duket se do të përcaktojë edhe kufirin që një parti do të duhet të marrë, me qëllim që të ketë një post ministror pas zgjedhjeve të ardhshme. Ndërsa për postin e zëvendësministrit po diskutohet kuota mbi 7000 vota. Megjithatë, kjo është vetëm njëra fazë e diskutimeve, pasi negociatorët shprehen se gjithçka do të jetë e ndërvarur edhe nga faktorë të tjerë. Me ketë formulë, më të favorizuar janë LSI dhe PDIU e diku afër edhe PDK, e cila mësohet se është në negociata të vazhdueshme me Partinë Demokratike. Pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të negocionte me çdo parti të spektrit të djathtë që nuk është ende pjesë e koalicionit, duke shtuar se koalicioni i zgjedhjeve të 20013-ës do të jetë më i madhi i parë ndonjëherë. Sistemi aktual zgjedhor të imponon një koalicion të madh dhe me këtë përbërje aktuale ajo favorizon mbi të gjitha PD-në. Andaj ndryshimi i sistemit është mohuar kategorikisht nga kryeministri Berisha, ndërsa ka lënë

evazive nëse do të ishte i gatshëm që të bënte ndërhyrje në të. Por në takimin e pak ditëve më parë me ekspertë të ODIHR-it, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e la qartazi të kuptohet se fokusi i partive në komisionin e reformës zgjedhore do të ishte pikërisht zbatimi i 52 rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it, rekomandime të cilat në asnjë paragraf të tyre nuk parashikojnë ndërhyrje në sistemin aktual. Ndryshimi i sistemit apo edhe korrektimi i saj nuk po shihen më me ngulm as nga opozita. Korrektimi i sistemit aktual zgjedhor nuk është më një kusht për ecurinë e mëtejshme të reformës zgjedhore. Në takimin e tij të fundit me aleatët, kreu socialist Edi Rama duket se ka arritur t’i bindë ata se për këtë çështje vota që PS-ja ka në komisionin për Reformën Zgjedhore është jo detyruese që pala tjetër të pranojë një propozim të tillë. Andaj zgjidhja për të kënaqur të vegjlit po kërkohet gjetkë. Ndërkohë, komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka miratuar dy ditë më parë kapitullin e parë të draftit që do t’i paraqitet për miratim seancës plenare, me anë të të cilit do të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Ky kapitull i parë tenton të rregullojë situatën e financimit të partive në zgjedhje.

Rebelimi i Braçes, Subashi: Vendimi është unanim TIRANË Vendimi për rishpërndarjen e të deleguarve të kryesisë është marrë me miratimin e shumicës së strukturave më të larta të PS-së. Sekretari për burimet njerëzore në selinë rozë, Armand Subashi, kundrejt kundërshtimit të hapur të deputetit Erjon Braçe për të mos e lënë Beratin, deklaroi dje se kjo masë nuk lidhet me listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por për t’i dhënë riorganizimit të partisë një hov të ri dhe synon rritjen e pranisë së drejtuesve në bazë. “Kjo nuk shikohet dhe besoj nuk duhet parë lidhur me kandidimet e mundshme në listat që priten. Kjo është thjesht një masë që është marrë për t’i dhënë një zhvillim, një hov, gjithë strukturave të partisë në 12 qarqet e vendit dhe padyshim që ka të bëjë me rritjen e pranisë, qoftë të të deleguarve, qoftë të anëtarëve të kryesisë, qoftë edhe të

Armand Subashi

anëtarëve të asamblesë me terrenin”, - tha Armand Subashi, deputet i PS. Në funksion të maksimizimit të rezultatit zgjedhor edhe sekretariati në PS është riorganizuar. Në selinë rozë ka nisur puna për listimin e të gjithë njerëzve që kanë qenë në të shkuarën kontributorë në PS.

“Funksioni do të jetë mundësia e përfshirjes së tyre në detyra të ndryshme, qoftë në fushatën zgjedhore, qoftë dhe në administratën zgjedhore. Ne jemi parti që synojmë pushtetin, dhe padyshim që e gjithë strategjia, i gjithë organizimi dhe gjithë taktika jonë është e përqendruar drejt këtij synimi”, -tha Subashi. I deleguar në qarkun e Korçës, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka refuzuar t’i bindet këtij vendimi, duke bërë që riorganizimi i strukturave të partisë së këtij qarku të drejtohet nga sekretari organizativ Blendi Klosi. Paralelisht, dy ditë më parë, përmes një konference për shtyp, deputeti i PSsë, Braçe, tha nga selia e PS-së në rrethin e Beratit, se nuk do t’i bindej vendimit të kryesisë për t’u transferuar në qarkun juglindor, pasi nuk mund të tradhtonte socialistët dhe zgjedhësit e Beratit.


4

MAPO

e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

Dhunë seksuale mbi të miturën, pranga emigrantit Një i ri shqiptar përfundoi nën prangat e policisë italiane, pasi kërkohej për përdhunimin e një vajze 10-vjeçare. Allaman Troka, emigranti shqiptar i akuzuar për përdhunim është arrestuar dje nga policia italiane, e cila e kërkonte

që prej vitit 2006 për ngjarjen e rëndë ndaj së miturës. Menjëherë pas prangosjes, Troka u dërgua në ambientet e paraburgimit në Santa Maria Capua Vetere në Caserta. Procesi kundër tij është zhvilluar në vitin 2006, kohë kur

edhe është dënuar me 5 vjet e 10 muaj burg për dhunë seksuale në rrethana rënduese. Sipas policisë thuhet se Troka, asokohe 22 vjeç, ishte afruar me të miturën si shok, e më tej kishte abuzuar me të duke i shkaktuar trauma të rënda.

Skemë mashtrimi me ilaçet, dy mjekë dhe 1 farmaciste nën hetim Prokuroria e Tiranës sekuestron 50 libreza shëndetësore, të cilat dyshohet se janë përdorur për mashtrimin me rimbursimin e medikamenteve nga ISKSH. Farmacistja u denoncua nga rivalët në biznes, të cilët dyshojnë se në skemë përfshihen edhe mjekët Leonard Bakillari

Tiranë Dy mjekë dhe një farmaciste janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve. Pas një kallëzimi penal të bërë nga disa farmacistë, Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim një farmaciste, e cila nga të dhënat e para dyshohet se në bashkëpunim me dy mjekë të poliklinikës nr. 1 jepnin receta fiktive për pacientët, duke përfituar kështu rimbursimin e ilaçeve në shuma të konsiderueshme. Informacionet e para i orientuan hetimet drejt një farmacie në zonën e 9-katësheve në kryeqytet, ku pas një kontrolli të ushtruar me vendim gjykate, policia sekuestroi rreth 50 libreza shëndetësore që u përkasin pacientëve të ndryshëm. Ligji parashikon se të gjithë pacientët që përfitojnë nga lista e barnave të rimbursueshme duhet të paraqiten në farmaci me recetë të mjekut përkatës. Por në rastin konkret, ka qenë farmacistja ajo që ka mbajtur librezat shëndetësore të pacientëve, duke hedhur kështu dyshime se ato mund të jenë mbushur në mënyrë fiktive me qëllim përfitimin e ilaçeve të rimbursueshme. Lidhur me këto dyshime policia ka marrë në pyetje edhe pacientët, librezat e të cilave janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në farmaci. Pacientët kanë deklaruar se farmacistja u ka thënë të lënë li-

brezat aty, pasi ajo është në dijeni të barnave që ata përdorin dhe në këtë mënyrë do i plotësonte vetë librezat e tyre shëndetësore. Por policia dyshon se një skemë e tillë lë vend për abuzime, pasi në libreza mund të shënohen edhe ilaçe të tjera që janë pjesë e listës së rimbursimit nga ISKSH. Për këtë arsye janë administruar me qëllim verifikimin e mëtejshëm të gjitha rimbursimet që farmacia në fjalë ka përfituar gjatë një periudhe prej rreth 9 muajsh. Nga verifikimet rezulton se kjo farmaci ka një mesatare rimbursimi prej rreth 8.5 milionë lekë në muaj, shifër kjo që rezulton relativisht e lartë nëse krahasohet me

aktivitetin që ushtrojnë farmaci të të njëjtave përmasa në Tiranë. Tashmë prokuroria ka nisur verifikimin e të gjitha librezave shëndetësore të sekuestruara në ambientet e farmacisë, duke i krahasuar me diagnozat e secilit prej pacientëve dhe recetat e lëshuara nga mjekët. Aktualisht janë në proces verifikimi rreth 50 libreza shëndetësore, të cilat do t’i nënshtrohen hetimit për të parë nëse në to janë shënuar ose jo ilaçe që nuk kanë lidhje me diagnozat e pacientëve që përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim. Sipas burimeve mësohet se farmacistja së bashku me dy mjekë që kanë ndjekur një pjesë të mirë të pa-

50

Libreza shëndetësore të pacientëve të ndryshëm janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po verifikohen, bashkë me dëshmitë e personave që përfitonin nga ilaçet me rimbursim

8.5

Milionë lekë në muaj fitonte nga rimbursimi farmacia nën hetim, shifër kjo e lartë krahasuar me të tjerat e të njëjtave përmasa. Denoncimi është bërë nga një grup farmacistësh, të cilët implikojnë edhe mjekë në skemë

cientëve janë aktualisht nën hetim. Vendimi për ta pritet të merret pas përfundimit të procesit të verifikimit. Kallëzimi penal për këtë çështje është depozituar pak kohë më parë në prokurori nga një grup farmacistësh, të cilët kanë hedhur dyshime se vlera e lartë e rimbursimit mund të ketë lidhje me një skemë të mundshme mashtrimi duke përdorur pikërisht librezat shëndetësore që përfitojnë nga lista e barnave me rimbursim. Sipas tyre, në këtë proces dyshohet se janë përfshirë edhe mjekë. Të gjitha këto pretendime aktualisht janë në fazë hetimi dhe verifikimi nga ana e policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

Merr peng ish-të fejuarën italiane, arrestohet 26-vjeçari Gabriel Shkina, 26-vjeçari nga Shqipëria që punonte si murator në Itali, akuzohet se së bashku me dy miq të tij kanë mbajtur peng për 5 orë një vajzë 24-vjeçare Merr peng ish-të fejuarën, arrestohet shqiptari së bashku me dy miqtë e tij. Policia italiane ka arrestuar tre personat pas denoncimit të 24-vjeçares nga Milano, se ish-i fejuari shqiptar e kishte marrë me dhunë nga vendi

ku ajo banonte, si dhe e kishte keqtrajtuar. Nga spitali ku ishte shtruar për kurim, ajo ka denoncuar shqiptarin dhe dy miqtë e tij për gjithçka i kishte ndodhur. Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte pasur një histori dashurie me 26-vjeçarin nga Shqipëria, Gabriel Shkina. Ata ishin njohur një vit më parë në Milano dhe më pas ishin transferuar në Maddaloni, ku 26-vjeçari Shkina punonte si murator. “Kam jetuar disa kohë me të, por më pas zbulova se ai më tradhtonte. Ndaj edhe vendosa të

ndahesha prej tij. U riktheva në shtëpinë e nënës sime, por kërcënimet nuk mbaruan me kaq”, -ka dëshmuar viktima e pengmarrjes për policinë. Sipas mediave italiane, Shkina e kishte kërcënuar me vdekje vajzën, nëse ajo nuk kthehej tek ai. E kur nuk e kishte bindur, ishte shfaqur në shtëpinë e nënës së saj, i shoqëruar nga miku i tij 47-vjeçar, Pasquale Di Nuzzo. “Të dy na kërcënonin me vdekje”, - ka shtuar më pas në dëshminë e saj 24-vjeçarja nga shtrati i spitalit ku po kurohet. Historia arriti kulmin pasditen e së

shtunës: Shkina, i shoqëruar nga Di Nuzzo dhe vëllai i tij, e detyruan vajzën të hipte me forcë në një makinë dhe për 5 orë me radhë e kanë mbajtur peng duke mos e kursyer dhunën mbi të. Në gjendje të rënduar, ajo i ka bindur ata ta dërgonin në spital, ku edhe ka bërë denoncimin. Fillimisht i ka treguar historinë një mjeku, ndërsa stafi i spitalit ka telefonuar policinë. Pas kohë më vonë, policia italiane i ka vënë pranga emigrantit Gabriel Shkina dhe dy miqve të tij italianë të implikuar në pengmarrje.


E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

5

Ndrea Prendi: Nuk do të apelojmë masën Ndrea Prendi ka vendosur të mos e apelojë masën e “arrestit shtëpiak”. Ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj ai që ka pohuar se nuk do të apelojë vendimin e masës, duke e bazuar mbrojtjen tek ndjekja në tërësi e procesit. Mbrojtësi u shpreh se masa e sigurisë në të cilën ndodhet gjenerali

u garanton palëve cilësinë e marrjes së provave, duke kundërshtuar kështu edhe apelimin e paralajmëruar nga prokuroria. Tjetër strategji ka ndjekur avokati i shoferit të tij, Margarit Kume, i cili i është drejtuar tashmë Gjykatës së Apelit. Mbrojtja e Kumes bazohet tërësisht në dëshmi-

në e tij, e verifikuar edhe nga organi i akuzës. Margarit Kume ka pohuar para prokurorisë se nuk ka shkrepur asnjë plumb më 21 janar, pasi nuk ka qenë fizikisht në ambientet rreth Kryeministrisë më atë datë. Kjo alibi është verifikuar nga prokuroria dhe ka rezultuar e vërtetë.

Arresti për ish-kreun e Gardës drejt Apelit, Prokuroria bën gati provën për armën Prokuroria e Tiranës do të apelojë në fillim të javës masën e arrestit për ish-komandantin e Gardës, i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt më 21 janar. Në dosje, edhe fletë-dalja e armës në regjistrin e Gardës Leonard Bakillari Tiranë Prokuroria e Tiranës ka ven-

dosur të kërkojë sërish burg për ishkomandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt më 21 janar të vitit të shkuar. Pas rrëzimit të kërkesës për masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, organi i akuzës ka vendosur t’i drejtohet Apelit, ku do kërkojë të njëjtën masë sigurie, duke u bazuar në aktekspertimin e FBI-së, i cili tregon se plumbi që i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj është qëlluar nga arma

e komandantit të Gardës. Burime pranë prokurorisë thanë se ankimi ndaj vendimit të shkallës së parë do të depozitohet në Apel në fillim të javës së ardhshme. Të njëjtat burime konfirmuan se kërkesa për komandantin e Gardës, por edhe për dy të arrestuarit e tjerë do të jetë e njëjtë: caktimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”. Në këtë kërkesë prokuroria pritet të depozitojë edhe provat shtesë, mungesa e të cilave u përdor si argument nga Gjykata e Tiranës për të caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj gjeneralit Ndrea Prendi, edhe pse sipas prokurorisë, ai është autor i dyshuar i një prej katër vrasjeve të ndodhura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar të vitit të shkuar. Arsyeja përse shkalla e parë vendosi një masë më të butë sigurie për Prendin, kishte të bënte me mungesën e një prove bindëse që vërtetonte se kjo armë ka qenë në përdorim të komandantit të Gardës. Menjëherë sapo u njohën

me vendimin prokurorët kryen ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për komandantin e Gardës së Republikës, si dhe administruan në cilësinë e provës regjistrat e armatimit të institucionit të drejtuar prej tij. Mes tyre, hetuesit e çështjes kanë mundur të sekuestrojnë edhe fletë-daljen e armës tip pistoletë me nr. P52796Z, e cila sipas prokurorisë do të paraqitet si provë në Gjykatën e Apelit, ku do të kërkohet sërish burg për komandantin e Gardës. Por gjykata në vendimin e saj thotë se “prokurori pretendon se pistoleta me nr. P52796Z është pistoleta që ka përdorur personi nën hetim, Ndrea Prendi. Por, nga aktet e administruara nga prokuroria deri në këtë fazë hetimi nuk ka një provë të plotë që të provojë saktësisht se kjo pistoletë është përdorur më datë 21.01.2011 nga personi nën hetim. Në “Regjistrin model 34”, ku pasqyrohet pajisja me armatim e efektivave të Gardës, personi nën hetim nuk ka firmosur

Ndrea Prendi “Kam qëlluar në ajër, në mbrojtje të institucioneve”. Kaq ka pohuar dje në Prokurori komandanti i Gardës, duke refuzuar të japë më tej shpjegime për akuzën. Margarit Kume “Më 21 janar të vitit të shkuar nuk kam qenë i pranishëm pranë Kryeministrisë, dhe jo më të kem qëlluar”. Dëshmia e shoferit të Prendit është verifikuar nga grupi hetimor. Armando Kasaj Specialisti i IT-së në Kryeministri ka pohuar para grupit të hetimit se ka kopjuar vetëm pamjet e një kamere që ndodhej në tarracën e godinës. Ai ka mohuar të kishte akses në server.

tërheqjen e kësaj pistolete nga magazina e armatimit”. Sa i përket kërkesës së dytë, që pritet të dorëzohet në fillimjavë në Apel, prokuroria thotë se do të përfshijë edhe provën e munguar: fletë-daljen e armës, me firmë të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. E njëjta masë sigurimi, pra “arrest me burg” pritet të kërkohet nga prokuroria edhe për shoferin e Komandantit të Gardës, Margarit Kume, i cili dyshohet se ka ndërruar tytat e armëve me shefin e tij, me qëllim fshehjen e provave dhe gjurmëve që do të implikonin në vrasje gjeneralin Prendi. Sipas interpretimit të ekspertizës së FBI-së, plumbi i gjetur në trupin e Myrtajt është shkrepur nga pistoleta e komandantit të Gardës, por mban viaskat e tytës së pistoletës së shoferit të tij, Margarit Kume. Ndaj edhe dokumenti që vërteton se pistoleta “Beretta” me nr. P52796Z ishte tërhequr nga Ndrea Prendi, është një provë e rëndësishme për mbarëvajtjen e këtij hetimi.

Ndrea Prendi

Margarit Kume

Prokuroria e Tiranës dorëzon dosjen “Kasaj” në Apel Organi i akuzës dorëzoi të premten kërkesën për masën e arrestit me burg për specialistin e IT, i akuzuar për fshirjen e pamjeve të serverit Prokuroria ngulmon për masën e arrestit me burg edhe për specialistin e IT-së në Kryeministri, i akuzuar për kryerje të veprimeve që pengojnë të vërtetën. Por ndryshe nga ish-komandanti i Gardës dhe shoferi i tij, apelimi për Armando Kasajn është dorëzuar në gjykatë të premten. Burimet nga organi i akuzës bëjnë me dije se të premten e kësaj jave, prokuroria ka depozituar në gjykatë apelimin e masës së sigurimit për

specialistin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, për të cilin shkalla e parë vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kasaj dyshohet sipas prokurorisë, si personi që ka kopjuar dhe fshirë pamjet filmike të demonstratës së 21 janarit, që është filmuar nga 11 kamerat e vendosura përreth godinës së Kryeministrisë. Konfirmohet se edhe për këtë të dyshuar prokuroria ka kërkuar sërish masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë, Armando Kasaj ka mohuar të ketë fshirë pamjet e regjistruara nga kamerat e Kryeministrisë gjatë demonstratës së 21 janarit. Ai ka pohuar

se ka qëndruar në punë deri në orën 23:30 dhe jo deri pas mesnate, kohë kur është riformatuar serveri. Nga ana tjetër, Kasaj ka pretenduar se ka kopjuar vetëm pamjet e regjistruara nga një kamera lëvizëse, e vendosur në tarracën e Kryeministrisë më 21 janar të vitit 2011. Këto pamje iu janë dorëzuar prej muajsh prokurorëve të çështjes. Por prokuroria pretendon se specialisti i IT-së administronte serverin e 16 kamerave të Kryeministrisë dhe se sipas dëshmisë së një gardisti, ai ka qenë në punë pas orës 23:30 të 21 janarit. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për kërkesën e dorëzuar nga prokuroria, e cila kërkon që specialisti i Kryeministrisë të qëndrojë në burg gjatë kohës së hetimeve. L.Bakillari

Armando Kasaj


E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

rrethe

7

MAPO

Digjet shtëpia, e moshuara shpëton mrekullisht Lezhë-Një e moshuar u ka

shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë banesën e saj dje në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, në një moment kur në banesën e Anton Preçit ka qenë vetëm

gruaja e moshuar. Sipas burimeve, kanë qenë fqinjët e familjes Preçi ata që kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikëset dhe kanë ndihmuar gruan të dalë jashtë. Pavarësisht ndërhyrjes së

zjarrfikëses, banesa është shkrumbuar plotësisht. Sipas hetimeve paraprake të policisë, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas së moshuar.

I jepet lamtumira 16-vjeçares që u masakrua në Selanik

Vendi ku ndodhi sherri mes te rinjve dhe policit

Sherri masiv, një i ri plagoset me pistoletë, lëndohet edhe polici Një punonjës policie është plagosur pas sulmit me mjete të forta nga një grup të rinjsh në gjendje të dehur. Punonjësi i policisë tentoi të ndalonte një grindje mes të rinjve Gjirokastër-Sherri mes një grupi të

rinjsh të dehur në kodrën turistike të Këcullës në qytetin e Gjirokastrës, përpak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu, ndërsa është plagosur lehtë edhe një punonjës policie që ka ndërhyrë për ta shuar atë. Një person është plagosur me armë zjarri ndërsa është kërcënuar seriozisht jeta e një punonjësi policie. Dëshmitarë okularë i kanë pohuar policisë lokale se rreth orës 02:00 të së shtunës, në lokalin që ndodhet në kodrën turistike të Këcullës, disa të rinj të cilët ishin duke qëndruar në lokal nën efektin e alkoolit janë grindur me njëritjetrin. “Konflikti ka nisur në mjediset e brendshme të lokalit fillimisht me fjalë dhe më pas grupi i të rinjve ka dalë jashtë lokalit, ku të rinjtë kanë nisur përplasjen fizike me njëritjetrin duke përdorur madje edhe sende të forta”, i ka pohuar policisë një person i pranishëm në vendngjarje. Në këtë situatë, njëri prej të rinjve, i cili më pas është identifikuar nga policia lokale si Ervin Içi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip pistoletë. Sipas dëshmitarëve okularë, qëllimi i tij ka qenë që të trembë bashkëmoshatarët për të ndalur go-

ditjet fizike, por në zënkë e sipër arma është shkrepur aksidentalisht, çka ka bërë që të plagoset lehtë në këmbë një tjetër pjesëtar i grupit, 29-vjeçari Olsjon Cama nga Gjirokastra. Për shkak të situatës së krijuar, të pranishmit në lokal kanë kërkuar ndihmën e efektivave të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër. “Pasi mbërritëm në vendngjarje, ne i dhamë ndihmën e parë të riut të plagosur duke e transportuar në spital, ndërkohë që ndërhymë për ndalimin e sherrit dhe normalizimin e situatës”, - thotë një efektiv policie. Gjatë veprimeve ligjore efektivat blu kanë bërë shoqërimin e pjesëtarëve të grupit të të rinjve për në Komisariatin e Gjirokastrës. Sipas burimeve policore, 29-vjeçari Ervin Içi së bashku me dy të rinj të tjerë, të cilët ishin në gjendje të dehur, kanë kundërshtuar me dhunë efektivat e policisë. Madje, ata kanë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit njërin prej punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Megjithëse në mbështetje të kolegëve të tyre kanë mbërritur ed-

Konflikti ka nisur në mjediset e brendshme të lokalit fillimisht me fjalë dhe më pas grupi i të rinjve ka dalë jashtë lokalit, ku të rinjtë kanë nisur përplasjen fizike me njëritjetrin duke përdorur madje edhe sende të forta

he disa punonjës të tjerë policie, sërish 29-vjeçari Içi së bashku me dy shokët e tij kanë arritur të largohen nga vendngjarja, duke u fshehur në zonën përreth kodrës së Këcullës. Gjithashtu, efektivat e policisë kanë transportuar për në spital edhe kolegun e tyre të plagosur, gjendja shëndetësore e të cilit pas marrjes së ndihmës mjekësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore policia lokale ka bërë të mundur shoqërimin e disa të rinjve të përfshirë në grindje, si dhe të të gjithë dëshmitarëve të ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor në vendin e ngjarjes sekuestroi predhën dhe gëzhojën e qitur nga arma e zjarrit tip pistoletë, ku u plagos aksidentalisht i riu O. Cama. Mbështetur mbi provat e mbledhura, policia e Gjirokastrës ka ndaluar të riun Florin Kore, pjesëmarrës në grindje, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale: “moskallëzim krimi”, “prishje të qetësisë publike”, si dhe “dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, policia arriti të dokumentojë me prova ligjore edhe kundërshtimin me dhunë dhe plagosjen në krye të detyrës të efektivit të policisë, si dhe të O. Camës. Në përfundim të hetimeve, i riu E.Içi është shpallur person në kërkim pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale: “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “goditje për shkak të detyrës”, “plagosje të lehtë me dashje”, si dhe për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Policia e Gjirokastrës vijon punën për ndalimin e tij, si dhe të dy të rinjve të tjerë që u larguan nga vendngjarja. Bledar Shehu

Korçë- I jepet lamtumira e fundit 16-vjeçares të masakruar në Greqi bashkë me një 15-vjeçar grek. Kristina Miçani u përcoll për në banesën e fundit gjatë mesditës të së shtunës nga familjarët e saj, por dhe miq të shumtë të familjes së goditur nga fatkeqësia. Në fakt, familjarët e kanë sjellë trupin e vajzës nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës që gjatë mbrëmjes të së premtes, pasi iu është dorëzuar nga autoritetet greke. Ceremonia mortore është mbajtur larg vëmendjes së medias. 16-vjeçarja fatkeqe prej 10 vitesh jetonte në shtetin fqinj bashkë me babain dhe motrën e saj më të vogël, pas divorcit të prindërve. Ajo kishte qenë në Drenovë, në fshatin e saj, gjatë verës së kaluar. Kristina Miçani u gjet e masakruar në periferi të qytetit të Selanikut dy ditë më parë, ndërsa sipas policisë vendase shkak i vrasjes së saj dhe adoleshentit grek ka qenë xhelozia. Ndërkaq, policia e shtetit fqinj ka arrestuar njërin nga katër personat që dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë krim,

vëllai i të cilit rezulton të jetë një 18-vjeçar rom nga Rumania, që kishte pasur lidhje më parë me 16-vjeçaren shqiptare. Madje mësohet se para vrasjes dy djemtë ishin konfliktuar mes tyre, derisa i riu rom në bashkëpunim me 4 persona të tjerë kanë masakruar adoleshentët teksa ishin së bashku në një stacion autobusi. Në ceremoninë mortore të zhvilluar në Drenovë ka qenë dhe babai i vajzës që ka shoqëruar trupin e së bijës, e cila kishte ikur nga shtëpia 1 muaj më parë, pas një konflikti që kishte pasur në familje.

I.Vreto

Në ceremoninë mortore të zhvilluar në Drenovë ka qenë dhe babai i vajzës që ka shoqëruar trupin e së bijës, e cila kishte ikur nga shtëpia 1 muaj më parë, pas një konflikti që kishte pasur në familje

Kristina Miçani

E rrallë, në Gjirokastër vjedhin posterat që njoftonin shfaqjen Gjirokastër- Persona të

paidentifikuar në qytetin e Gjirokastrës kanë vjedhur natën e së premtes duke u gdhirë dita e shtunë posterat e shfaq jes më të fundit të teatrit profesionistë të qytetit. Ky duket një krim i rrallë, ndërsa mbetet krejt e paqartë se përse mund të shërbejnë posterat e vjedhur. Drejtori i teatrit, Vasil Çuklla shprehet i shqetësuar se janë vjedhur posterat, të cilët informojnë banorët për shfaq jen. “Për të qenë sa më afër publikut, ne vendosem që për këtë shfaq je posterat t’i përgatisnim në cilësinë e duhur dhe në përmasa të dukshme për publikun”, thotë drejtori

Çuklla. Por pasi disa postera të përmasave të mëdha u vendosën në zona të ndryshme të qytetit, mëngjesin e së shtunës rezultoi se ata ishin grabitur. “Ishin punonjësit e teatrit, të cilët më njoftuan të shqetësuar se posterat e shfaq jes, të vendosur në lagjen “18 Shtatori” dhe në Pazarin karakteristik ishin vjedhur”, - thotë drejtori Çuklla. Madje sipas tij, janë dëmtuar edhe njoftimet e ndryshme për shfaq jen e komedisë, të vendosura përgjatë rrugëve dhe shesheve publike të qytetit. Gjatë këtyre ditëve, aktorët e Teatrit të Gjirokastrës janë duke shfaqur në skenë për artdashësit komedinë “Gënjeshtër për gënjeshtër”.


8

MAPO

e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi Kristine Lagarde

FMN: Masat shtrënguese të përshtaten me çdo ekonomi Reduktimi jo i duhur i shpenzimeve mund të mbysë perspektivën e rritjes ekonomike. Është ky paralajmërimi që ka bërë shefja e FMN-së, Kristine Lagarde, e cila thotë se çdo program masash shtrënguese duhet t’i përshtatet secilës prej ekonomive dhe jo të

jetë një program i përgjithshëm. Kreu i FMN-së ka qenë një prej atyre që ka theksuar nevojën për të shkurtuar borxhet e tyre, por ekziston frika se mund të godasë rritjen ekonomike. Përgjigjja e duhur ndaj krizës në Eurozonë ishte dhe një nga debatet

kryesore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Disa vende duhet ta bëjnë me shpejtësi këtë konsolidim fiskal, ndërsa vendet e tjera kanë hapësirë, ndaj ato duhet të eksplorojnë në mënyrë që të ndihmojnë veten”- tha Lagarde.

100-vjetori i pavarësisë, turizëm patriotik më 2012 Agjencitë i kanë kërkuar Ministrisë së Turizmit kalendarin e aktiviteteve të 100-vjetorit të pavarësisë për të përgatitur në këtë mënyrë paketat e udhëtimeve. Turizmi patriotik pritet të rrisë prurjet turistike këtë vit Blerina Hoxha

Agjencitë turistike bëjnë gati paketat e “turizmit patriotik”. Interesimet paraprake kanë nisur tashmë, nga shqiptarët që jetojnë në diasporë, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Për këtë qëllim shumica e agjencive i kanë kërkuar Ministrisë së Turizmit kalendarin e aktiviteteve, për të përgatitur në këtë mënyrë paketat e udhëtimeve. Eva Rama, nga “Exsplorer Travell and Tours”, pohoi se ky vit veçanërisht pritet të ngjallë më shumë interesin e shqiptarëve për turizmin patriotik. Ajo propozon në këtë kuadër një bashkëpunim më të koordinuar ndërmjet institucioneve dhe operatorëve për zhvillimin e aktiviteteve që brenda sfondit patriotik të kenë edhe atë turistik. Kështu 100-vjetori i pavarësisë mund të jetë një mundësi për të thithur të ardhura shtesë gjatë këtij viti, përveç prurjeve të tjera valutore të turizmit tradicional që ofron vendi. Sipas agjencive, më së shumti do të jenë turistët nga trevat shqiptare, të cilët pritet të vizitojnë vendin këtë vit, në mënyrë periodike, në varësi të aktiviteteve, për të kulmuar në muajin nëntor. Data e pavarësisë së Shqipërisë ka tërhequr vizitorë edhe vitet e shkuara. Shumë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova edhe 28 Nëntorin e kaluar vizituan Tiranën, por në nëntorin e këtij viti do

të ketë lëvizje masive nga trojet shqiptare drejt Shqipërisë. Institucionet artistike e kulturore në vend, që prej fundit të vitit që lamë pas, filluan të mendojnë për shfaqjet, koncertet, ekspozitat etj., që do t’i dedikohen këtij përvjetori të krijimit të shtetit shqiptar dhe historisë së tij. Për organizimin e veprimtarive festive është krijuar dhe një Komision Shtetëror, i cili ka zgjedhur edhe logon e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Institucionet kulturore do të ngjisin në skenë, gjithashtu, vepra që i dedikohen Pavarësisë së Shqipërisë dhe historisë së krijimtarisë artistike shqiptare. Shfaqje, koncerte, ekspozi-

ta, me artistë shqiptarë nga të gjitha trojet, brenda dhe jashtë vendit, do të zhvillohen gjatë gjithë vitit e do të kulmojnë për festimet e 28 Nëntorit 2012. Më 17 janar në Kuvendin e Shqipërisë, u çel kalendari i veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në këtë datë u mbushën plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Data e pavarësisë së Shqipërisë ka tërhequr vizitorë edhe vitet e shkuara. Shumë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova edhe 28 Nëntorin e kaluar vizituan Tiranën, por në nëntorin e këtij viti do të ketë lëvizje masive drejt Shqipërisë

Në këtë seancë të veçantë ishin të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë edhe anëtarë të parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi. Gjatë vitit 2011 vendi ynë është vizituar nga mbi 4 milionë turistë të huaj dhe shqiptarë rezidentë në vende të tjera. Sipas ministrit Bumçi, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë u rrit me 18.7%, krahasuar me një vit më parë. Ai tha se për të llogaritur të ardhurat nga ky sektor është ngritur një grup pune me ekspertë nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Turizmit dhe INSTAT-i, dhe pritet që shifrat të publikohen pas 6-mujorit të parë të 2012-ës.

Bonot e thesarit bien me 25% investimet e individëve Individët gjatë vitit që shkoi ulën investimin e tyre në letrat me vlerë të qeverisë. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, “Blerje nga individët para afatit të maturimit” gjatë vitit 2011 ka patur një rënie prej 1 miliard lekë ose 25.88%, krahasuar me vitin 2010, ndërkohë ka patur një rritje në masën 12.08% të numrit të transaksioneve. Kjo rënie e investimeve të individëve tregon frikën e investimeve në borxhin e qeverisë, për shkak të panikut që ka krijuar kriza në Greqi. Çdo individ mundet të investojë në bono thesari. Mjafton një shumë prej 300 mijë lekësh e bllokuar në një nga bankat shqiptare dhe secili mundet të fitojë interesat që ofrojnë bonot e thesarit, pa marrë përsipër asnjë rrezik. Pjesëmarrësit në ankandet

për bono thesari janë: bankat, institucione financiare ose jofinanciare, si dhe individë vendas apo të huaj. Bonot e thesarit janë një alternativë investimi. Kështu, individi mund të krahasojë interesin e depozitave bankare me interesin e bonove të thesarit dhe të vendosë se ku do t’i investojë paratë e tij: do t’i lërë në bankë në formën e depozitës apo do të blejë bono thesari? Investitorët blejnë bono thesari me një çmim blerjeje që është më i vogël se vlera nominale. Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar. Që një individ apo një institucion të marrë pjesë në ankandin e bonove të thesarit duhet që të paraqesë një vërtetim nga banka apo edhe institucione të tjera të lejuara me ligj, ku të

shprehet se subjekti ka bllokuar një shumë të caktuar fondesh për blerje të bonove të thesarit (minimumi 300 mijë lekë). Ndërsa për individët që kanë planifikuar që kursimet e tyre t’i investojnë duke blerë bonot e thesarit në një nga sportelet e bankave tregtare që ofrojnë këtë shërbim, kufiri për të investuar duhet të jetë mbi 300 mijë lekë, ndërkohë që për shërbimin që të ofron banka në këtë drejtim duhet të paguash një komision që varion nga 1000 deri në 3000 lekë. Tregu me pakicë i letrave me vlerë të qeverisë gjatë vitit 2011 u dominua në masën 94.41% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 5.59% nga instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.72% e të gjithë

transaksioneve të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari. Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë për vitin 2011 flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar”, përkatësisht me 41.56% dhe 27.30% kundrejt volumit të përgjithshëm. Pjesëmarrja në tregun me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.51% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë. Krahasuar me vitin 2010, vihet re një rënie në vlerë absolute e totalit të transaksioneve me rreth 5,792.67 milionë lekë.


ekonomi

e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Tiranë – Prishtinë, fluturimet direkte rinisin së shpejti Pritet që shumë shpejt të rinisin fluturimet direkte Tiranë-Prishtinë. Janë duke u studiuar mundësitë si nga pala shqiptare dhe ajo kosovare për të rivendosur fluturimet direkte mes dy vendeve, pas ndërprerjes që këto patën si rrjedhojë e hapjes së autostradës Durrës–

Morinë dhe më pas Vërmicë-Duhël. Titullarët e ministrive respektive kanë rënë dakord, gjatë një takimi, të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë, për ta bërë konkurruese edhe këtë sektor të transportit.

Prodhuesit e bukës “autokritikë”: Të përmirësojmë standartet

Sokol Olldashi dhe Hashim Thaçi

Shqipëria merr administrimin e qiellit të Kosovës Aviacioni Civil Shqiptar pritet të marrë administrimin e hapësirës ajrore kosovare deri sa Kosova të jetë gati me burime njerëzore të kualifikuara për të vetadministruar hapësirën e vet ajrore. Sabina Veizaj

Agjencia e Aviacionit Civil Shqiptar do të jetë enti i cili do të administrojë hapësirën ajrore në mbi 8500m të Republikës së Kosovës. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë një takimi në Prishtinë me kreun e qeverisë kosovare, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, vendosën të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për administrimin e hapësirës ajrore të Kosovës nga Aviacioni Civil Shqiptar. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin nën dhe mbi 8500 metra administroh e t a k t u a l i s h t n g a NAT O, ndërkohë që Aleanca ushtarake ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritete të Aviacionit Civil. Në këtë

mënyrë, Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin për llogari të Kosovës, derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore. Gjatë takimit, ministri Olldashi dhe ai Mujota ranë dakord të ngrihet gr upi i përbashkët teknik i ekspertëve, që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve. Aktualisht në Kosovë NATOja është përgjegjëse për mbikëqyr-

Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin nën dhe mbi 8500 metra administrohet aktualisht nga NATO, ndërkohë që Aleanca ushtarake ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritete të Aviacionit Civil Shqiptar

jen e hapësirës ajrore mbi dhe nën 3 000 metra. Përfaqësues të NATO-s kanë qenë të interesuar qysh prej vitit 2008 për të kaluar përgjegjësitë tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare të aviacionit, mirëpo kjo u la të ndodhte vetëm pasi NATO-ja të ishte e bindur se hapësira ajrore mund të menaxhohej në mënyrë të sigurt dhe profesionale nga autoritetet vendore. Vendimi i NATO-s për t’i kaluar administrimin e hapësirës ajrore të Kosovës institucionit përkatës kompetent, tregon besimin e NATO-s për arritjet e Kosovës, por njëkohësisht edhe vënien e saj përpara përgjegjësisë që ajo të përgatitë burime njerëzore kompetente për këtë qëllim. Sipas një studimi të mëparshëm të Institutit për Studime të Avancuara, ndryshimi i gjendjes momentale përsa i përket hapësirës ajrore të Kosovës, do të sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike për Kosovën. Që nga viti 1999, hapësira ajrore e Kosovës ka qenë e mbyllur dhe si rrjedhojë njëri prej korridoreve ndërkombëtare, i cili lidh Europën Perëndimore me atë Juglindore, edhe më tutje është i pezulluar, duke shkaktuar fluturime më të gjata dhe më të shtrenjta.

Kreu i shoqatës së prodhuesve të dardizimin e prodhimit të bukës. bukës, Gëzim Peshkëpia, ka kërkuar “Mund të kërkohet një hapësirë ligjore dje në një dalje për mediat standard- që t’i jepet mundësi institucioneve, këizimin e prodhimit të bukës në emër tu hyn edhe Bashkia, për të kontrollutë cilësisë. Sipas Peshkëpisë, stan- ar në ambientet familjare për këta dardizimi do sjellë shmangien e abuz- prodhues buke”, u shpreh Peshkëpia. imeve me peshën e bukës, kurse Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe çmimi do jetë i liberalizuar dhe i për- Mbrojtjes së Konsumatorit, përmes caktuar nga tregu. “Kjo do të rregul- një rregulloreje të miratuar dy vjet më lonte abuzimin nga prodhues të cilët parë, por që nuk është zbatuar kurrë, me të drejtë akuzohen se abuzojnë me parashikon masa për ndalimin e peshën. Qytetari do kishte të qartë tregtimit të bukës në njësite tregtare peshën e saktë të bukës, ndërsa çmimi që nuk janë të destinuara vetëm për shitjen e këtij do ishte në varësi produkti. Sipas të saj”, u shpreh Ministria e Bujqësisë, përmes MBUMK-se, janë kreu i Shoqatës një rregulloreje të miratuar dy rreth 80 për qind së Prodhuesve të vjet më parë, por që nuk është e njësive tregtare Bukës. Ka qenë A u t o r i t e t i i zbatuar kurrë, parashikon masa ushqimore, në të për ndalimin e tregtimit të gjithë vendin, që Konkurrencës, shesin artikullin që herë pas here bukës në njësite tregtare bukë në dyqanet ka bërë hetime paraprake dhe të thelluara në tregun e tyre, ndërkohe që janë të destinuara e prodhimit të bukës. Madje, pak muaj për tregti miks të ushqimeve, frutamë parë konkurrenca ka gjobitur 16 perimeve apo dhe bulmetit. Sipas spesubjekte që prodhonin dhe tregtonin cialistëve të bujqësisë, kjo masë merr bukë në qytetin e Vlorës, të cilët abu- vlera akoma me të rrepta aktualisht, zonin me çmimin në marrëveshje me për vetë faktin e abuzimit që po ndien njëri-tjetrin. Në emër të cilësisë së tregu dhe konsumatori në rritjen artiproduktit jetësor dhe konkurrencës ficiale të çmimit të bukës në vend nga së ndershme në këtë treg, Peshkëpia tregtarët e vegjël. Mirëpo që nga mikërkon ndërhyrjen e institucioneve ratimi i saj ajo nuk është zbatuar në askompetente për të zyrtarizuar stan- një rast.

Makthi i falimentimit nuk i shkitet Greqisë Një memorandum masash të reja shtrënguese nga ana e trojkës për Greqinë me reduktime pagash dhe pensionesh, tatime të reja të pronave, lirime nga puna në sektorin publik dhe hapjen e profesioneve të mbyllura, që në formën e ultimatumit iu dorëzua partive dhe qeverisë për adoptim dhe zbatim. “Do të nënshkruajmë marrëveshjen e kreditimit për të siguruar vijimësinë e financimit që i nevojitet ekonomisë greke, apo jo?” ishte pyetja e shtruar nga zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis, në formën e një dileme të re për forcat politike dhe shoqërinë greke që reagon e shokuar ndaj cunamit të ri të masave. Qeveria shpreson se me “shkurtimin e shekullit” - do të ulë me 4.5 miliardë euro kuotën e përvitshme të kamatave prej 17 miliardë eurosh dhe krijimin e tepricave të para primare për këtë vit, do të fillojë edhe kthesa në ekonominë e saj në recesion të thellë (aktualisht -7%) për të pestin vit me radhë. Por nuk ndajnë të njëjtin optimizëm edhe

qytetarët grekë, që të rrënuar nga papunësia dhe taksat e njëpasnjëshme, bëhen gjithnjë e më mosbesues ndaj kursit të ndjekur. “Kurrë dhe asnjë nuk u ka premtuar grekëve se në qoftë e do të merret edhe ky këst, në qoftë se do të nënshkruhet edhe kredia e re, në qoftë se do të kurorëzohet edhe Ndërhyrja e Sektorit Privat, borxhi do të mund të bëhet i menaxhueshëm”, thotë profesori i së drejtës së punës, Aris Kazakos, i cili si shumë kundërshtarë të tjerë të kursit të ndjekur e cilëson edhe marrëveshjen e NSP “katastrofale” për ekonominë greke. I njëjti skepticizëm edhe në media, ku vështirë se mund të gjesh një fjalë të mirë për programin e trojkës. “Unë besoj se kemi hyrë në një rrugë pa kthim dhe se fundi i saj do të jetë varfërimi i plotë i popullit grek”, i thotë DW analisti politik Fotis Papulias, i cili beson se “edhe kurorëzimi i Ndërhyrjes së Sektorit Privat nuk do ta bëjë të menaxhueshëm borxhin grek”.


OpEd

10

MAPO

E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

01

Heshtja është një nga argumentet më të vështira për t’u përgënjeshtruar. Josh Billings

02

Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim. Charles Caleb Colton

Opinione dhe Editoriale 03

Mos e prekni flautin gjersa daullet dëgjohen vërdallë; kur budallenjtë flasin, të mençurit duhet të heshtin. Johann Gottfried Von Herder

Nga Bujar Kapexhiu

Strategjia e dhimbjes në eurozonë M

bajtja e Evropës Jugore në një gjendje “tërhiq e mos këput” do të ishte strategji shumë më e besueshme, në rast se shoqërohet nga një program i rritjes nga e gjithë eurozona. Dhe, në këtë pikë, një program i tillë nuk shihet fare në horizont Për të tretin vit radhazi, eurozona paraqet lidhjen më të dobët në ekonominë botërore. Në vitin 2010 vëmendja ishte përqendruar në përgjigjet ndaj krizës në periferinë e eurozonës – Greqi, Portugali dhe Irlandë. Më 2011-ën, kriza u zhvendos në bërthamë, me Italinë dhe Spanjën që nisën të ndiejnë dridhje dhe shqetësimet në rritje rreth qëndrueshmërisë së vet eurozonës. Pyetja më e madhe për 2012-ën është nëse këto tensione do të zvogëlohen apo do të arrijnë një pikë të re kulmimi.  Edhe njëherë, kriza greke është në qendër të vëmendjes dhe mishëron dështimet e Evropës. Edhe njëherë, vendimet e vështira duhet të merren për ristrukturimin e borxhit dhe dispozitat e ndihmave të mëpasme për Athinën. Dhe edhe njëherë, evropianët duhet të pranojnë se situata është dukshëm më serioze se sa ata mendonin.  Mirëpo serioziteti i gjendjes së Greqisë nuk duhet ta turbullojë faktin se ajo është një ekonomi e vogël dhe se është, në shumë aspekte, një rast i jashtëzakonshëm, i veçantë. Asnjë shtet tjetër nuk i ka shkelur rregullat buxhetore të Bashkimit Evropian ashtu siç ka bërë Greqia, apo ka akumuluar ngarkesë aq të madhe të borxhit publik, dhe asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk kombinon shtrirjen e njëjtë të një shteti jofunksional me ekonominë private jokonkurruese.  Beteja e vërtetë megjithatë do të zhvillohet në Itali dhe në Spanjë. Kushtet huamarrëse të të dyja shteteve janë përkeqësuar në gjysmën e dytë të vitit 2011. Të dyja janë aq të mëdha, – duke përbërë 17-përqindëshin dhe respektivisht 11-përqindëshin e GDP-së së eurozonës, – saqë financimi i tyre nëpërmjet asistencës multilaterale do të lodhte, nëse jo të dërrmonte burimet e eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të dyja instaluan së fundi qeveri të reja reformuese. Dhe që të dyja kanë vështirësi në rimëkëmbjen e konkurrencës, në nxitjen e rritjes, në garantimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe në pastrimin e bilanceve bankare. Në rast se ia dalin, euroja do të mbijetojë; në rast se dështojnë, atëherë jo, të paktën në formën e saj aktuale. 

koment Jean Pisani Ferry

Beteja e vërtetë megjithatë do të zhvillohet në Itali dhe në Spanjë. Kushtet huamarrëse të të dyja shteteve janë përkeqësuar në gjysmën e dytë të vitit 2011. Të dyja janë aq të mëdha, – duke përbërë 17-përqindëshin dhe respektivisht 11-përqindëshin e GDP-së së eurozonës, – saqë financimi i tyre nëpërmjet asistencës multilaterale do të lodhte, nëse jo të dërrmonte burimet e eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kjo është arsyeja se pse diskutimet e disa muajve të fundit janë përqendruar me të madhe, nëse jo absolutisht, në çështjen se si të mbështeten rregullimi dhe reformat në Itali dhe në Spanjë. Propozimet për të lejuar Bankën Qendrore Evropiane të ndërhyjë më me vendosmëri në tregjet e bonove apo në rritjen e “murit mbrojtës” të Institucionit Evropian të Stabilitetit Financiar (EFSF), kishin për qëllim përcaktimin e limitit më të lartë të normave të interesit që duhet paguar nga Italia dhe Spanja për borxhet e tyre.  Ngjashëm me këtë, propozimet për të krijuar bono të përbashkëta kishin për qëllim zbutjen e pritjeve për paaftësi të pagesës, duke siguruar që këto shtete më në fund të jenë në gjendje që të huazojnë nëpërmjet garancive nga partnerët e tyre të eurozonës. Të gjitha diskutimet ishin bërë në terma të përgjithshëm, mirëpo çdokush kishte të njëjtat shtete në mendje.  Asnjëri prej këtyre propozimeve duket se nuk do të realizohet në një të ardhme të afërt. Banka Qendrore Evropiane ka blerë disa bono italiane dhe spanjolle, dhe mund të blejë edhe më shumë, por ka bërë të qartë se nuk është e gatshme që të angazhohet për tavanin e normave afatgjate të interesit.   Madhësia e EFSF-së do të rritet me përshpejtimin e krijimit të një Mekanizmi të përhershëm të Stabilitetit Evropian dhe duke e lejuar atë që të mbulojë EFSF-në. Mirëpo kapaciteti i EFSF-së do të mbetet përafërsisht në 500 miliardë euro – bukur nën vlerën prej 1 trilion e diçka euro sa ishte parashikuar nga ata që mbronin parimin e një garancie masive financiare (e ashtuquajtura “bazuka zgjidhje”).  Në të njëjtën mënyrë, eurobonot janë zyrtarisht jashtë agjendës, të paktën tani për tani. Në vend të kësaj, Evropa po e vë në lëvizje një marrëveshje të re fiskale për të siguruar që të gjitha shtetet anëtare të eurozonës të adoptojnë dhe përmbushin rregulla më të rrepta buxhetore.   Këto zgjidhje pjesërisht reflektojnë shqetësime pragmatike: të gjitha skemat teknike-financiare që janë propozuar për të mbrojtur Italinë dhe Spanjën nga kushtet e rënduara huazuese paraqesin vështirës ligjore, politike dhe qeverisëse. Mirëpo ekziston një parim edhe në këtë rast po ashtu: mendohet (veçanërisht në Gjermani) se mbrojtja nga presioni i tregut vetëm sa do të ndalojë rregullimin dhe reformat.  Në të vërtetë, një perceptim i

Pirromania përgjithshëm në Evropën Veriore është se vetëm sforcimet serioze ofrojnë stimuj të domosdoshëm për të tejkaluar vështirësitë e brendshme politike dhe shoqërore për ashpërsimin e shpenzimeve publike dhe reformimin e tregjeve të punës. Për Evropën Jugore, vlen parimi pa dhembje s’ka fitime: një recesion i thellë dhe një rritje e theksuar në shkallën e papunësisë mund të jenë çmimi që duhet paguar për përmirësime të qëndrueshme në prodhim dhe konkurrencë.   Ky arsyetim nuk është pa justifikim. Menjëherë pasi BQE-ja nisi të flejë bonot italiane gushtin e kaluar, Qeveria e kryeministrit të atëhershëm, Silvio Berluskoni, bëri një tërheqje prapa në përkushtimin ndaj reformimit të sistemit tatimor. Edhe pse më vonë u distancua nga qëndrimi, episodi ishte konsideruar si një dëshmi e qartë e efektit moral të rrezikimit të mbështetjes së BQE-së.  Vetëm pasi tregu i bonove iu kthye përsëri Berluskonit, ai u zëvendësua nga reformatori Mario Monti. Mirëpo strategjia është një lojë dukshëm e rrezikshme. Qeverive mund t’u duhen stimuj për të vepruar, por ato duhet po ashtu të jenë në gjendje t’u tregojnë qytetarëve të tyre se reformat ia vlejnë mundin. Nëse, pas një mori rregullimesh fiskale dhe reformash të dhembshme, prodhimi është më i ulët, papunësia më e lartë dhe perspektiva më e errët, atëherë qeveritë shumë shpejt mund të humbin mbështetjen publike dhe reformat mund të ngecin, siç ka ndodhur në rastin e Greqisë.  Ekipet reformatore mund të humbin pushtetin ndaj populistëve.  Për më tepër, një ambient i degraduar makroekonomik dhe financiar i shton gjasat për dështimin e bankave, gjë kjo që do të kishte pasoja të menjëhershme për financat publike dhe besimin ekonomik.  Këto rreziqe rriten edhe më shumë nga nevoja për reforma në disa shtete përnjëherë. Në të vërtetë, ekziston një “ide e gabuar e përbërjes” në afrimin aktual: shtetet në nevojë serioze për rregullim dhe konkurrenca e përmirësuar përbëjnë të gjithë Evropën Jugore dhe Francën, dhe bashkërisht përbëjnë më shumë se gjysmën e GDP-së së eurozonës. Ç’është e vërteta, konkurrenca për investim është një shtytje për të vepruar. Mirëpo pavarësia makroekonomike dhe financiare mund ta bëjnë suksesin të paprekshëm, në rast se shtetet reformuese përballen me një të pafavorshëm ra-

jonal të stagnimit dhe kërkesave në rënie.  Është një gjë të besohet në atë se qeveritë veprojnë vetëm nën presion dhe shoqëritë i pranojnë reformat vetëm në rast se besojnë se nuk ka alternativa të tjera, ndërsa një gjë krejt tjetër të besohet se rregullimet dhe reformat do të vazhdojnë vetëm nëse e gjithë Evropa Jugore përballet me recesion. Mbajtja e Evropës Jugore në një gjendje “tërhiq e mos këput” do të ishte strategji shumë më e besueshme në rast se shoqërohet nga një program i rritjes nga e gjithë eurozona. Dhe, në këtë pikë, një program i tillë nuk shihet fare në horizont. 

Këto rreziqe rriten edhe më shumë nga nevoja për reforma në disa shtete përnjëherë. Në të vërtetë, ekziston një “ide e gabuar e përbërjes” në afrimin aktual: shtetet në nevojë serioze për rregullim dhe konkurrenca e përmirësuar përbëjnë të gjithë Evropën Jugore dhe Francën, dhe bashkërisht përbëjnë më shumë se gjysmën e GDPsë së eurozonës.


E diel, 1329 qershor janar 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Në pikën më kulmore të kësaj krize, autoritetet evropiane treguan më shumë se kurrë mbështetje për një monedhë të përbashkët, dhe tashmë nuk ka asnjë zhvillim që të na bëjë të mendojmë se e kundërta mund të ndodhë në vazhdim — Ilia Kristo

Drejt një përgjegjësie të përbashkët fiskale evropiane J

anë bërë krahasimisht më të shpeshtë zëra të njohur të ekonomisë e financës globale, të mbështetur edhe nga disa projeksione të CEBR në Angli, që konsiderojnë gjasat që kriza në Eurozonë në 2012 të sjellë shpërbërjen e Bashkimit Evropian si një Bashkim Ekonomik/monetar në kuptimin e mirëfilltë teknik të tij. Gjykoj dhe shpresoj fort që shpërbërja e bashkimit monetar evropian duket akoma një rrezik i largët, sidomos pas angazhimit të Italisë dhe Greqisë për të konsoliduar më tej financat e vendeve të tyre. Mendoj që zhvillimet e fundit politike duhet të shërbejnë për të ndarë qartë dy anët e kësaj krize: që konsolidimi fiskal dhe patja e monedhës së përbashkët, janë dukuri me pika të përbashkëta, e nuk duhet të shihen si përjashtuese të njëratjetrës. Në pikën më kulmore të kësaj krize, autoritetet evropiane treguan më shumë se kurrë mbështetje për një monedhë të përbashkët, dhe tashmë nuk ka asnjë zhvillim që të na bëjë të mendojmë se e kundërta mund të ndodhë në vazhdim. Në popujt e vendeve përkatëse, qeveritë teknike kanë fituar besueshmërinë e humbur

të qeverive politike që zëvendësuan, dhe kjo u jep atyre një bazë të fortë për të implementuar planet e shkurtimeve buxhetore – një luks që nuk e patën (dhe nuk e meritonin) qeveritë Berluskoni dhe Papandreus. Në vijim, mendoj që diskutimi do të fokusohet në idetë e patjes së një “bashkimi fiskal” evropian (parimisht pjesë e marrëveshjes së Bashkimit Ekonomik Evropian), dhe kjo e ndryshon thelbësisht debatin. Pra krijon një paradigmë të re ekonomike për Evropën. Vendet e Evropës së Bashkuar duhet të krijojnë përgjegjësi të ndërvarura në borxhet që lëshojnë, duke qenë se edhe pasojat e një sjelljeje të papërgjegjshme fiskale do t’i vuajnë po të ndërvarur. Është njësoj si kreditimi konsumator me garantor, dhe ka përfitime të dukshme në minimizimin e rrezikut moral. Kështu që sfida më e madhe që i paraqitet monedhës së përbashkët nuk i vjen nga vetvetja, po nga mundësia që vendet evropiane kanë për të punuar bashkë, sepse ekzistojnë zgjidhje të përbashkëta për probleme të veçanta, dhe të cilat nuk prekin sovranitetin kombëtar apo disa çështje të tjera me ndjeshmëri të lartë në Evropë. Pakti i Ri i Stabilizimit dhe Rritjes

(i njohur si SGP 2.0) përpiqet të bëjë pikërisht këtë. Duke implementuar disa mekanizma të kontrollit dinamik mbi borxhin, deficitin, dhe cilësinë e ndërmjetësimit financiar, vendet janë në korrent me politikat fiskale të vendeve të tjera përpara se gjendja të kalojë në pika kritike. Arsyeja pse kjo nuk ishte bërë më përpara është thjesht çështje paradigmash dhe sjelljesh proaktivie/reaktivite të vendeve të veçanta dhe bllokut të integruar në tërësi, konsideruar prirjet gjeoekonomike dhe politike. Qeveritë dhe shumica e ekonomistëve, në mënyrën se si mendojnë mbi ekuilibrat makroekonomikë, supozojnë racionalitet të agjentëve. Ndonëse kjo është më shumë e vërtetë në nivel individual për çdo agjent, agregimi i racionaliteteve në një sistem nuk është gjithmonë racional. Pra, produkti përfundimtar ekonomik jo gjithmonë i përngjan komponentëve. SGP 2.0, i mbështjell në synimin e tij kryesor e me një mbështetje politike të gjerë, mund të jetë mekanizëm që realizon bashkimin fiskal në Evropë. Ndërsa për efektin në Shqipëri, mjafton të imagjinoni një ekonomi pa euron, me nivel euroizimi zero. Në

koment Ilia Kristo

kuptimin strukturor, lidhjet tona ekonomike me vendet e tjera nuk bazohen në monedhën e përbashkët, por në brumin ekonomik që ajo monedhe e përbashkët blen. Është apo jo euro, rëndësia e saj bëhet dytësore. Rëndësia primare është siguria, konfidenca, dhe qëndrueshmëria që jep një zhvillim i tillë. Pra, mesazhi që mbart ai. Në rastin më të keq, duhet të kalojë një periudhë riorientimi dhe riorganizimi, sigurisht, por nuk duhet të harrojmë që roli i monedhës është të lehtësojë transaksionet. Vlera që qëndron pas ”letrës monedhë” është aty, pavarësisht emrit që i vihet monedhës. Prandaj, nëse ka diçka që duhet të na shqetësojë është të vazhdojmë të përmirësojmë konkurrueshmërinë, dhe të kontribuojmë në zinxhirin e vlerës që krijon ekonomia jonë. Kriza dhe zhvillimet e mësipërme

duket që kanë pasur prirjet për reflektim filozofik, politik dhe një ulje me këmbë në tokë të kontinentit evropian dhe konsiderimin e një globi në ristrukturim e sipër ku vendet e zhvilluara, në zhvillim, dhe ato që janë duke u ngritur në këmbë, duhet të gjejnë vetveten në zinxhirin global të krijimit të vlerave në përputhje me parimet tashmë të njohura të konkurrueshmërisë. E përkthyer në Shqipëri do të thotë vizion, strategji, konkurrueshmëri dhe aftësi dinamike për të reaguar në raste vlerësim-zhvlerësimesh të monedhave kryesore për të minimizuar kostot, maksimizuar përfitimet nga këto lëvizje, apo mbrojtje nga ekspozimet e rastit. Këto janë elemente që do gjenden më shpesh teksa ekonomia jonë fillon t’i ngjajë një ekonomie dinamike, dhe është mbi të gjitha detyrë e bizneseve dhe e institucioneve publike për të krijuar sintoni dhe mjedisin e përshtatshëm për këtë. (Referencë: Ekosistemi i Sipërmarrjes, Kristo.I, Revista Monitor 2011) Prof. Dr. Ilia KRISTO Lektor në Fakultetin e Ekonomisë UT, dhe konsulent ekonomik tek ISN Albania, (www.isnalbania.com)

Fusnota e Pavarësisë Ë

shtë e pabesueshme që disa tipa që i thonë vetes intelektualë të regjur po i shoh së fundi të bëjnë edhe avokatin e FUSNOTËS. Pasi e kanë përmbushur me sukses misionin e baltosësve të ccfarëdolloj vlere apo zëri refuzues që shfaqet si kundërpeshë e këtij realiteti absurd politik, diplomatik, shtetëror e shoqëror në të cilin po sillemi, tashmë po bëjnë atë që nuk bëhet, po mbrojnë procesin e zhbërjes së identitetit, të atij identiteti që Kosova krijoi me 17 shkurt 2008 e të ëndërruar prej vitesh nga shqiptarët e Kosovës. Nuk di se si mund të përceptohet ndryshe lajmi se në bisedimet që po ndodhin në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, pala kosovare ka pranuar një fusnotë në të cilën do të bëhet një shënim për qëndrim neutral ndaj statusit, veccse si dështimi më domethënës i Kosovës në të gjithë këtë proces. Dhe e gjitha kjo, që Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në inicitivat rajonale. Ccfarë hipokrizue e kulluar! E vërteta është krejtësisht e kundërta, kjo po bëhet që Serbisë t’i krijohet komoditeti i nevojshëm të marrë pjesë në iniciativat rajonale, pas pozicionit ngulfatës që ka marrë që prej ditës kur Kosova shpalli pavarësinë. Tashmë zyrtarët serbë, duke filluar nga krerët e shtetit nuk prodhojnë më as lajm me largimin e refuzimin e tyre aty ku ka zyrtarë nga Kosova. Kanë braktisur me mllef konferenca, kanë refuzuar ftesa në ceremoni të ndryshme vetëm e vetëm se pse në to merrte pjesë Kosova. Refuzimi i tyre ka shkuar deri aty sa iu kanë kërkuar edhe palëve të treta tua bëjnë ligjin në

kometn

Alma Lama

shtëpi të vet, tua imponojnë agjendat, e tua zgjidhin miqtë, por kur e kanë parë se nuk iu ka ecur, kanë zgjedhur të mos shkojnë vetë. Mirëpo me siguri e kanë parë se edhe kjo qasje nuk është një opsion që mund të zgjasë pafundësisht pasi Serbia nuk është qendra e botës, e edhe ata si gjithë të tjerët e kanë të nevojshme praninë nëpër aktivitete rajonale e më gjërë. Pra një proces i ngjashëm pak a shumë me atë të tërheqjes së ambasadorëve nga vendet që njohën pavarësinë e Kosovës, në shenjë revolte. Kur e panë se asnjëri nga këto shtete nuk e prishi tymin për ambasadorët e Serbisë, atëherë i rikthyen nëpër vendet respektive. Mirëpo ja që shanci i artë si duket tani u erdhi në dorë që së paku në rajon të ngrenë krye. Qeveria e Prishtinës ua riktheu shancin duke pranuar që të vetëquhet FUSNOTË. E gjithë protesta e palës serbe ka qenë heqja e emrit kushtetues Republikë, e vendosur përpara nocionit gjeografik Kosovë, dhe në vend të saj të të merrte një shënim nga fundi ku thuhet *sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Nuk më vjen cudi që qeveria e Kosovës të mburret para njerëzve për “arritjen” e madhe në dialog, se tani republika e Kosovës nuk do quhet më as UNMIK e as 1244 por do të quhet

Kosovë me Fusnotë. Pra negociatat mes dy palëve kanë prodhuar një rezultat të negociuar që si duket i lë të dyja palët të kënaqura. Serbia në fakt ka pse të kënaqet, kurse Kosova duhet të “festojë” për emërtimin e ri: FUSNOTË. Dhe për të gjithë ata që kanë dyshimin të vogël, ajo tashmë është bërë gati të nxjerrë në shesh armatën e shkarrashkruesve që janë në gjendje të just i f i ko j n ë e z b u ku r o j ë n c do shkarrashkresë=marrëveshej të arritur në Bruksel prej një viti. Kanë mjeshtëri artistike dha analitike për t’i mbushur mendjen njerëzve se realiteti-politiko-juridiko-absurd i Kosovës, nuk është i vetmi në planet. Se të tillë shembuj ku shtetet nuk i thërrasin me emrat që mbajnë ka plot, se shtete që se njohin njëri-tjetrin tërësisht apo pjesërisht, mund të gjenden në hartë, se reciprociteti nuk është në themel të marëdhënieve ndërshtetërore, se të dobëtit gjithmonë duhet të lëshojnë pe kur tua kërkojnë të fuqishmit, se zhbërja e identitetit tënd qënka mënyra moderne e të bërit politikë fqinjësore, se atë që vendet normale e perceptojnë si absurd, ne u dashka ta perceptojmë si normale. Po ndërsa këta kalorës të justifikimit të absurdit vrëngëllijnë shpatat për të prerë cdo kokë që mendon në mënyrë normale, në mes të Evropës, anëtarët e Parlamentit Evropian janë angazhuar me të madhe për të mos lejuar të zhbëhet identiteti i Kosovës, janë angazhuar për tja hequr barrën e rëndë të fusnotave, Kosovës. E këtu po flasim për fusnota që i përdorin instit u c i o n e t ë n d ë rko mb ë t a r e p ë r

Kosovën, pra të tjerët për ne e jo ne për veten. Vetëm pak ditë më parë Komisioni për Punë të jashtme të Parlamentit Evropian i tha jo 209 amendamenteve, shumica e të cilave ishin bërë nga deputetë të vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e pregatitur nga raportuesja për kosovën Ulriche Lunacek, që u miratua në këtë komision, rezolutë e cila pritet të hidhet në votim në muajin mars në Parlamentin Evropian, në esencë të saj kërkon që ta clirojë Kosovën nga fusnota 1244, kërkon që Bashkimi Evropian të avancojë në njohjen e shtëtësisë së Kosovës nga të gjitha vendet, madje ju bën thirrje 5 vendeve që ta rishqyrtojën pozicionin e tyre, në thelb kërkon një avancim të gjuhës pro-republikë apo pro-shtetërore të institucioneve të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën. Janë një numër i madh europarlamentarësh të cilët janë angazhur dhe të përkushtuar që të ndihmojnë Kosovën të dalë nga gjendja e vështirë, pamundësia për të hyrë në marëdhënie kontraktuale më Bashkimin e Evropian që e krijon ky ambiguitet politik. Vetë personalisht jam në kontakt me disa nga këta njerëz të cilët janë angazhuar pro Kosovës, që po lobojnë për të siguruar votat për rezolutën pozitive, e cila sado pak, shënon një progres në raportet BE-Kosovë. E kujt ia priste mendja se vetë qeveria e Kosovës do të pranojë si pa të keq që ta thërrasin republikën e shpallur me një tjetër emër, që do të heqë dorë nga identiteti, tamam ashtu sikurse po i detyron qytetarët e saj që kur të kalo-

jnë nëpër Serbi të heqin dorë nga identiteti i tyre të fshihen, të bëhen ata që nuk janë, të pranojnë targa e dokumenta serbe. Sërish! Cfarë turpi! Po ku e ka fundin se? Të thuash që ishte një rrufe në qiell të hapur se thua dot, sepse që në momentin që qeveria e Kosovës pranoi të hyjë në bisedime, për të negociuar interesat të saj që t’i hapej rruga për BE Serbisë, priteshin lëshime edhe nga ai pak sovranitet që shpalli Kosova me 17 shkurt. Mirëpo ose nuk e kupton ose nuk do ta kuptojë se këto marrëveshje po shkaktojnë dëmë shumë dimensionale, po rrjedhin shtetësinë dhe po e lëndojnë ndërtimin e shtetit demokratik në mënyrë të pariparushme. Si mund të justifikohet ndryshe votimi i turpshëm në parlament ku u ndryshua vendimi i për reciprocitet, në kundërshtim të plotë me praktikën demokratike dhe parlamentare. Roli i Kuvendit u zëvendësua me marrëveshje për të cilat vendos qeveria. Ajo i nënshkruan, ajo i zbaton, askujt si jep llogari, pra si thotë populli, vetë prêt, vetë qep ose më saktë shqep.Dhe më qesharakja, është po qeveria që vendos për shkallën e reciprocitetit që do të aplikojë me serbinë, e që bie se nuk do të respektojë kurrfarë reciprociteti pasi marrëveshjet janë asimetrike. Këto deformime të mëdha, “sui generis” do të jenë padiskutim objekt i studiuesve nga e gjithë bota. Ata një ditë do të vijnë e do të shkruajnë se si diku në një cep të Evropës, u shpall një republikë, u tentua të ndërtohej një shtet, , por epilogun e pati të cuditshëm, përfundoi në FUSNOTË.


14

MAPO

e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

Deri në 10 vjeç

11-14 vjeç

15-18 vjeç

Fëmijët në këtë moshë duhet t’i mbikëqyrni që të jeni të sigurt se nuk hasin në përmbajtje jopërkatëse. Prindërit, fëmijët e të cilëve janë në moshë deri në 10 vjeç, duhet të shfrytëzojnë vegla për përdorim të sigurt të internetit që ta kufizojnë qasjen në përmbajtje, ueb-sajte dhe aktivitete të caktuara, si dhe të marrin pjesë aktive në aktivitetet e fëmijës në internet.

Fëmijët në këtë moshë janë më të shkathët kur e përdorin internetin. Sidoqoftë, atyre dhe më tej u nevojitet mbikëqyrje që të sigurohet mbrojtja e tyre nga përmbajtjet jopërkatëse. Gjithashtu, fëmijët në këtë moshë duhet të kuptojnë se informatat private nuk duhet të jepen në internet.

Fëmijët në këtë moshë pothuajse nuk duhet të kenë kufizime në aspekt të përmbajtjeve, uebsajteve dhe të aktiviteteve. Adoleshentët janë mjaft të shkathët në përdorimin e internetit. Megjithatë, prindërit, edhe atyre duhet t’u caktojnë disa udhëzime themelore për siguri.

Interneti, si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet Këshilla për prindërit dhe mësuesit. Çfarë bëjnë fëmijët në internet, cilat janë përmbajtjet e papërshtatshme për ta, si mund t’i kontrollojmë dhe mbrojmë nga ndikimet negative “Humbja” me orë të tëra e fëmijëve në internet ka sjellë edhe rreziqe, jo vetëm dobi. Madje, nëse do të bëhej një balancë midis këtyre të dyjave, pa diskutim që peshorja do të anonte nga ndikimet negative të internetit te fëmijët. Arsyeja është e thjeshtë: ata lundrojnë në çfarëdo adresash të mundshme, të cilat i hedhin fëmijët sikurse dallgët e detit nga një breg i panjohur në tjetrin. Shifrat në botë flasin për të dhëna të frikshme të përdorimit të internetit, që i ka çuar fëmijët deri në “gracka” pedofilish, por jo vetëm kaq. Nëpërmjet internetit shumë fëmijë të moshës 13-15 vjeç komunikojnë me persona të panjohur, ku në mjaft raste bisedat vijojnë edhe me takime që përfundojnë në marrëdhënie seksuale. Në kushtet kur përdorimi i internetit nga fëmijët nuk po njeh kufij, ekspertët e fushës së fëmijëve kanë përgatitur një paketë këshillash dedikuar prindërve dhe arsimtarëve për t’i mbrojtur ata nga rreziqet potenciale. Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fjalë që mund ta vënë rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve (sajber), apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues (cyberbullies), të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të

Fakte statistikore nga bota � Çdo i treti fëmijë në shoqërinë e informatikës ka bllogun apo uebsajtin e vet. � Një hulumtim i kryer me adoleshentë nga mosha 15 deri në 24 vjet ka treguar se 59% e tyre mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për atë. � 12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike. � 90% e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjet kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht. � Mosha mesatare kur fëmijët për herë të parë hasin pornografi në internet është 11 vjeç. � Më shumë pornografi në internet konsumohet në moshën prej 12 deri në 17 vjeç. � Industria pornografike në internet tregon se 20-30% të qarkullimit në sajte të tilla e realizojnë fëmijët. � Në ditë dërgohen 2.5 miliarda mesazhe e-mail pornografike. � 26 emra të karaktereve për fëmijë (pokemon, ekshënmen etj.) çojnë në mijëra pornosajte. � 27% e fëmijëve prej moshës 7 deri në 17 vjeç, do tyre, apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.

ta jepnin lirisht adresën e vet të shtëpisë nëpërmjet internetit, kurse 14% adresën e vet të e-mailit. � 40% e adoleshentëve kanë lënë informacione personale në internet që të tjerët të mund t’i kontaktojnë. � Një në pesë fëmijë që përdorin “dhoma për bisedë” janë kontaktuar nga pedofili online. � Dy nga pesë kidnapime të viktimave prej 15 deri në 17 vjeç kanë ndodhur si pasojë e � përdorimit të internetit. � 76% e rasteve të eksploatimit seksual të iniciuar nëpërmjet internetit kanë qenë fëmijë � të moshës 13 deri në 15 vjeç. � 75% kanë qenë vajza. Shumica e rasteve kanë vazhduar me takim të drejtpërdrejtë, kurse në 93% të këtyre takimeve ka pasur seks të paligjshëm. � Gjatë një viti, mesatarisht, një nga pesë fëmijë kanë marrë propozim seksual nëpërmjet internetit, kurse vetëm 25% e tyre u kanë treguar prindërve të vet për këtë gjë. � 89% e të gjitha kërkesave seksuale janë realizuar nëpërmjet “dhomave për bisedë” apo mesazheve instant.

Nuk ka dyshim se ka rreziqe nga përdorimi i internetit, sidomos për fëmijët, por është gabim që për shkak të

kësaj t’ua ndaloni qasjen te të gjitha përmbajtjet dhe mundësitë që i ofron ai. Në këtë mënyrë nuk do t’i mbrojmë

Çfarë bëjnë fëmijët në internet • Komunikojnë me fëmijë të tjerë • Vizitojnë ueb-sajte me përmbajtje argëtuese • E shfrytëzojnë si burim informatash për projektet shkollore dhe për detyrat e shtëpisë. • Edhe pse dobitë e tij i tejkalojnë rreziqet që mbart, megjithatë në internet ekzistojnë edhe këto të fundit. • Ato dalin nga këto karakteristika të internetit: • Mundëson anonimitet, çdokush mund ta fshehë identitetin e vet në internet • Nuk ka kufizim për përmbajtjet që mund dhe lejohen të shpallen Përmbajtje jo e përshtatshme për fëmijë: • Pornografi dhe material tjetër seksual • Fotografi të frikshme të personave të vrarë apo të lënduar rëndë • Urrejtje • Drogë • Armë dhe dhunë • Të dhëna të pasakta dhe irelevante • Nuk ka as kufizim sa i përket përmbajtjeve të cilat mund t’i shpallin fëmijët • Duke shfrytëzuar programet për komunikim apo sajtet për rrjetëzim social, shumë lehtë zbulohen të dhënat personale të tyre, prandaj është i mundshëm dhe keqpërdorimi i tyre nga të tjerë. • Ka hakerë dhe viruse Funksionimi jo i mirë i sistemit, humbja e të dhënave, dëmtimi dhe shkatërrimi i tërësishëm i disa komponentëve të harduerit. • Ka rreziqe ligjore dhe financiare • Shfrytëzim joligjor i përmbajtjeve të mbrojtura, keqpërdorim i mundësisë për kryerje të transaksioneve financiare etj. ata, sepse fëmijët përdorin internet në vende të ndryshme: në shtëpi, në shkollë, te shokët etj., kështu që është e pamundur vazhdimisht të keni kontroll mbi ta, e ç’është më e keqja, do t’ua shkurtoni mundësinë të mësojnë dhe të hulumtojnë shumë gjëra dhe të fitojnë përvoja të reja, të cilat nuk do të mund t’i përjetonin nëpërmjet asnjë mediumi tjetër. Ndaj duhet të vendosni raport miqësor dhe korrekt me fëmijët tuaj, t’ua shpjegoni gjërat për të cilat duhet të kenë kujdes derisa janë online, dhe të ndërmerrni masa të caktuara deri në atë shkallë e cila nuk do ta dëmtojë privatësinë e tyre, lirinë dhe të drejtën e përzgjedhjes.

Rregullat që vendosin prindërit Hapi 1 – Edukimi

Para se dhe vetë t’i ndani rreziqet e internetit prej dobive të tij, së pari duhet të njiheni me disa nocione, të cilat i përshkruajnë karakteristikat e tij, shërbimet, mundësitë e tjera etj.

Hapi 2 – Caktoni disa rregulla themelore

Fëmijët duhet të dinë në cilat kushte, në cilën periudhë dhe në cilën mënyrë mund ta përdorin internetin. Këto kushte përcaktojani ju. Filloni për shembull me atë se internetin mund ta përdorin vetëm pasi t’i kenë përfunduar

obligimet shkollore.

Hapi 3 – Kompjuteri në vend qendror

Vendoseni kompjuterin në vend qendror, në dhomë apo në klasë, që të mund të shikoni kohë pas kohe se ç’bëjnë fëmijët tuaj. Kjo është e rëndësishme që të vëreni në qoftë se fëmijët rastësisht hasin përmbajtje, të cilat nuk korrespondojnë me moshën dhe interesat e tyre. Hapi 4 – Vendosni kufizim kohor

Fëmijëve nuk duhet t’u lejoni të kalojnë më shumë se 1-2 orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Për fëmijët deri në moshë 7-vjeçare, më

mirë është të shfletoni së bashku me ta, ndërsa për fëmijët më të mëdhenj, është e rëndësishme të përcaktoni ku mund të hyjnë dhe ku nuk mund të hyjnë në internet, para se të fillojnë me aktivitetet online.

Hapi 5 – Mësoni fëmijët për sjellje të përgjegjshme dhe të sigurt online

Tregojuni fëmijëve tuaj se nuk duhet t’ua japin të dhënat e veta personale njerëzve të panjohur në internet dhe përkujtoni se duhet t’i përdorin opsionet për privatësi në faqet e tyre personale për rrjetëzim social. Informatat që i lënë aty

duhet të jenë private, gjerësisht të kufizuara për qasje. Mjafton që këto informata të mund t’i shohin vetëm shokët dhe familjet e tyre. Ata nuk do të donin t’i tregojnë informatat që në të ardhmen mund t’u bëhen pengesë në rrugën për në fakultetin ku duan të studiojnë apo punën të cilën duan ta bëjnë. Tregojuni se është e pandershme të zbulohen të dhënat për shokët dhe familjet e tyre. Kur shpallin fotografi, ato duhet t’i bëjnë private dhe të mos u vendosin tag-e (etiketa të cilat i emërtojnë të pranishmit në fotografi).


e diel, 29 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Shkurti nis me temperatura të ulëta Rikthehet i ftohti në të gjithë territorin e vendit. Ditët e para të muajit shkurt priten që të shoqërohen me një ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas meteorologes Lajda Porja, gjatë kësaj fundjave do të ketë mot të kthjellët dhe me temperaturë të qëndrueshme,

ndërsa pas ditës së martë parashikohet që të rikthehet një mot me temperatura të ulëta, shoqëruar dhe me reshje. Megjithatë, sipas meteorologes Porja, pas datës 5 të muajit shkurt pritet një stabilizim i situatës dhe një përmirësim i kushteve meteorologjike. Lajda Porja

Procedura e re, regjistrimi i fëmijëve në Polici Shmangen gjykatat, prindërit duhet të marrin një formular në polici dhe më pas të drejtohen pranë gjendjes civile përkatëse

bashkëpunimit, mënyrën e bashkëpunimit, kohën midis institucioneve, në këtë rast të Policisë së Shtetit dhe ato të pushtetit lokal”, -sqaron zv.ministri i Brendshëm. Ai bën të ditur se kjo urdhërese e Ministrisë së Brendshme bëhet për të përsosur jo vetëm sistemin Shmangen procedurat gjyqësore për të e gjendjes civile, por edhe për të lufturegjistruar fëmijët, të cilat zgjasin më ar trafikimin e qenieve njerëzore. tepër se dy muaj. Tashmë, të gjithë Shqetësimi për fëmijë ende të paregjisfëmijët e paregjistruar brenda 45 ditëve truar në regjistrat e gjendjes civile është nga data e lindjes, do të regjistrohen konstatuar jo vetëm nga Ministria e nga policia dhe nëpunësit e gjendjes ci- Brendshme, por edhe nga organizatat vile. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdi- që punojnë për të drejtat e fëmijëve. Sinand Poni, shpjegon se tashmë çdo- pas procedurave të mëparshme, prindërit që nuk kush që ka një fëmii regjistronin jë të paregjistruar, fëmijët e porpër arsye te ndrysalindur brenda shme, do të shmangë 45 ditëve, duhet procedurat gjyqëta zgjidhnin sore dhe do të regjis- Prindërit që nuk i kanë regjisnëpërmjet trohet pasi të ketë truar fëmijë brenda këtij afati g jykatës këtë plotësuar disa for- kohor duhet të paraqiten pranë mularë në polici dhe policisë për të marrë një formu- çështje. Në vitin 2009 është mig j e n dj e n c iv i l e. lar të posaçëm ratuar ligji “Është një akt totalisht në përputhje me frymën dhe përm- nr.10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen bajtjen e ligjit të gjendjes civile, që gjith- civile”, i cili bëri të mundur heqjen e kush i lindur nga prindër shqiptar, që shumë pengesave të mëparshme, duke duhet të gëzojë të drejtën e shtetësisë, rritur mjaft numrin e regjistrimeve. Si të jetë i regjistruar. Pra, synon që ata rezultat, 7000 fëmijë janë regjistruar. fëmijë ose shtetas që gjenden dhe Megjithatë, mbeten ende një grup i paregjistruar, automatikisht regjistro- regjistrimeve të vështira, që kanë të hen. Përcakton më shumë se kaq, dhe bëjnë me raste të mbartura që i përkanjë skemë të konsoliduar nga pikëpam- sin më së shumti personave të komuja administrative, edhe rregullat e niteteve rome dhe egjiptiane.

45 ditë

Mjekë në QSUT

QSUT, ilaçet do të jepen vetëm nga shefat e shërbimeve Gjendja e të gjitha medikamenteve në spitalin “Nënë Tereza” do të kontrollohet në çdo kohë nga drejtuesit e pavijoneve përkatëse, të cilët do të plotësojnë edhe recetat e pacientëve, duke mos i dërguar ata për çdo rast në farmaci private Jonida Tashi

Gjendja e medikamenteve në spitalin “Nënë Tereza” do të kontrollohet në çdo kohë vetëm nga shefat e shërbimeve. Do të jenë këta të fundit ata që do të bëjnë edhe përshkrimin e recetave mjekësore për pacientët, të cilat në mjaft raste janë plotësuar në mënyrë fiktive nga mjekët edhe për barna që kanë qenë në spital, por që të sëmurët i kanë blerë në farmaci private. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) tashmë ka një sistem online të të gjitha farmacive, duke filluar nga ajo qendrore e deri tek ato periferike pranë pavijoneve. Nëpërmjet një paswordi të veçantë, shefat e pavijoneve do të hyjnë në këtë sistem dhe shohin gjendjen e të gjitha medikamenteve dhe me pas bëjnë përshkrimin e recetës mjekësore. Me sistemin e ri të farmacive shefat e shërbimit kanë mundësinë të zgjedhin ilaçet që disponon institucioni. Sipas drejtorit të QSUT-

së, Saimir Ivziku, kjo mënyrë e re e menaxhimit të barnave do të bëjë të mundur kontrollin e ilaçeve që nga farmacia e deri te pacienti. “Sot ne kemi realizuar lidhjen online të të gjitha strukturave që qarkullojnë medikamentet dhe materialeve mjekësore, kemi një saktësim të plotë, një data-base në lidhje me ilaçet që përdoren në qendrën tonë. Po kështu, në anën tjetër kemi një informacion që është i besueshëm, është online dhe është në kohë reale. Kjo do të thotë se ne në çdo kohë që kërkojmë të dimë fluksin e lëvizjeve të një ilaçi të caktuar, ne kemi të gjithë informacionin e nevojshëm për daljen e tij nga farmacia qendrore, lëvizjen e tij në farmacinë dytësore

Shefat e shërbimeve janë të pajisur në mënyrë konfidenciale me një pasword të tyre, nëpërmjet të cilit do të kontrollojnë në çdo kohë gjendjen e medikamenteve në spital, për t’u dhënë më pas ilaçet pacientëve

dhe më pas në shërbimin e kërkuar. Tashmë kemi forma të përcaktuara të cilat janë online, qoftë modeli i fletë-kërkesës që vjen nga shërbimi, po ashtu edhe fletë-dalja e farmacisë qendrore. Kjo do të thotë që asnjë ilaç nuk lëviz më pa hyrë në sistem”, - u shpreh drejtori i QSUT. Aktualisht, në spitalin “Nënë Tereza” ka nisur puna edhe për hedhjen online të terapisë mjekësore të mjekut për çdo pacient. Kjo praktikë do të implementohet fillimisht në Spitalin Francez dhe më pas në të gjithë QSUT-në. Në momentin që të dhënat e kartelës së pacientit do fillojnë që të hidhen online, do të vërtetohet që medikamenti i kërkuar për pacientin ka vajtur tek ai. Por, derisa të arrihet në këtë pikë, pacientëve të shtruar në QSUT do t’u duhet të presin që spitali të furnizohet me ilaçet dhe materialet mjekësore më të domosdoshme, të cilat i mungojnë prej më shumë se një viti. E vetmja zgjidhje për pjesën më të madhe të pacientëve gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë blerja e barnave dhe gjithçkaje tjetër që u është kërkuar nga mjekët, si shiringa dhe fashë për t’u mjekuar, jashtë spitalit. Tashmë pritet që në fillim të këtij viti kjo situatë të zgjidhet, edhe pse jo përfundimisht, pasi përveç abuzimit me barnat, edhe dyndja e pacientëve nga të gjitha rrethet e vendit në QSUT bën që spitali të mos i plotësojë dot nevojat vazhdimisht.

Zyrë e gjendjes civile

Shpëtimi nga erozioni, mbjellja e tokave Erozioni në vendit tonë vazhdon të mbetet një nga problemet më shqetësuese për specialistët e mjedisit. Vitet e fundit harta e shtrirjes së tij si pasojë e dëmtimit të hapësirave të gjelbra është rritur ndjeshëm. Kryesisht në zonat e larta pyjore, por edhe shumë pranë atyre të banimit, duke rrezikuar shpeshherë edhe jetën e qytetarëve. Vetëm vitin e kaluar janë shënuar me dhjetëra shembje shtëpish për shkak të rrëshqitjes së tokës nga ky fenomen. Përfaqësuesit e mjedisit thonë se nga ky fenomen janë reduktuar me qindra hektarë tokë. “Zonat janë edhe të prekura nga prerjet, sidomos nga zjarret. Sepse pas zjarreve fillon një erozion, po themi Lura, por sidomos ka vatra shumë më erotive, siç është zona e Malësisë së Tiranës, Kavajës dhe Elbasanit. Bëhet fjalë për ulje të pjellorisë së tokës. Pra, tokat bujqësore të eroduara nuk janë aq më pjellore sa më përpara, për shkak të

fenomenit të erozionit”, - thotë Arsen Proko, drejtor i shërbimit pyjor në Ministrinë e Mjedisit. Specialistët e mjedisit thonë se ka filluar marrja e masave, si mbjellja e hapësirave pyjore, por edhe nisma të tjera të cilat do të mbështesin ata që do të ndihmojnë në minimizim e dukurisë së erozionit. “Nëpërmjet dhënies së fidanëve falas ose me çmime shumë të ulëta të realizojnë pyllëzime masive në zonat më të eroduara. Pra, fermerit të komunës do t’i jepet një financim për të kryer një pyllëzim. Deri tani është dhënë mbi bazën e preventivit të punës dhe pasi mbilleshin fidanët, asnjë nuk mbante përgjegjësi se çfarë ndodhte me fidanët. Tashmë, duke futur këtë princip të pagesave për shërbime në mjedis do ketë një monitorim të gjatë”, - u shpreh Proko. Studimet tregojnë se çdo vit në Shqipëri gërryhet rreth 20 për qind e sipërfaqes së tokës dhe hidhen në det nëpërmjet rrjetit ujor mbi 60 milionë tonë materiale të ngurta.


MAPO

Diana Çuli “Hoteli i drunjtë”,

kur media shndërrohet në roman

Një histori me detektivë dhe gazetarë. Me nota humori dhe trishtim. Por dhe një histori me të mirat dhe të këqijat që mund të sjellë media. Diana Çuli rrëfen romanin e saj

Iva Tiço Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun. Një detektive e re do te vihet në gjurmë të së zhdukurës, nën të fshehtat rrëqethëse e të habitshme nëpër rrugët e Shqipërisë. Diana Çuli ka zgjedhur që kësaj radhe të vijë me një rrëfim të stilit policesk, një lloj trilleri me ngjarje të të përditshmes dhe me elementë hetimi. Një detektive private dhe një gazetar. Një roman që përtej subjektit dhe zbërthimit të të panjohurave është i mbushur me plot histori të së përditshmes. Një roman nga ata që flasin për Tiranën e Shqipërinë e ditëve të sotme, për njerëz që dalin në televizion dhe ministra të korruptuar. Një nga ata romane që të shtien lehtë në ngasjen për të bërë paralelizma me ngjarje dhe persona konkretë, por që autorja, si gjithë shkrimtarët e tjerë, preferon t’i quajë një “tipizim letrar”. E nëse dikush gjen veten në këto histori, atëherë “ia kam arritur qëllimit”, thotë shkrimtarja. Nuk ka pasur aspak qëllim të provokojë. Thjesht ka rrëfyer një ngjarje. Ose disa ngjarje të lidhura bashkë. Dhe e ka bërë në një gjini ku nuk jemi mësuar ta shohim. Ishte kjo hera e parë që provoni të shkruani një libër me elementë

Nikol, vjen fëmija i tretë në familjen Frangaj

të një rrëfimi policesk? Po, nëse e shohim si një ndërtim tërësor. Megjithatë, kush ka marrë mundimin të lexojë librat e mi, aty gjen gjithnjë elementë misteri dhe kërkimi, sepse mua më tërheq mjaft në një vepër letrare fakti kur diçka kërkohet të zbulohet. Për shumë arsye, edhe sepse kështu vepra ka më tepër tension.  Cila ka qenë fillesa e këtij romani? Frymëzimi apo ng jarja e parë që të çoi tek ai? Gjithçka që na rrethon në jetën tonë të përditshme. Unë do ta zëvendësoja fjalën frymëzim me vëzhgim. Sepse shkrimtarët vëzhgojnë, ky është një tipar i tyre thelbësor. Pra, çfarë kam vëzhguar unë, që më ka shtyrë të trajtoj një temë të tillë? Mund të përgjigjem se, gjatë vëzhgimit tim të mass medias shqiptare, si sillet, si vepron, si i trajton qeniet njerëzore, problemet e tyre dhe si ndikon në shoqëri, më lindi dhe ideja se një roman me një subjekt që lidhet me median, mund të dalë interesant. Përsa i përket ngjarjeve, mjafton të shohësh gjysma spektaklesh e të lexosh faqe gazetash – aty ke një lëndë të madhe për ta përpunuar e për ta shndërruar në materie letrare. Vijon në faqen 18

Animal print i shëmton të gjitha (veç Çiljetës)

20 menuja e së dielës

Këshillat e gjyshes: Si mund ta përdorni tjetër ujin e makaronave


18

E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

Vijon nga faqja 17 

A është më ndryshe shkrimi i një subjekti të tille, ku lexuesi duhet te mbahet pezull nga kapitulli në kapitull? Ju vete e kishit zgjidhjen që me lindjen e intrigës, apo g jërat ndryshuan gjatë rrugës? Padyshim. Duhet një teknikë e veçantë për të shkruar një vepër me subjekt zbulimin e një të fshehte. Duhet t’i mbash frymën pezull lexuesit dhe këtu fillon vështirësia, nevoja e një ushtrimi të mjeshtërisë, për të arritur aty ku dëshiron autori. Këtë roman mund ta kem rishikuar disa herë, e kam “mbajtur vesh” në çdo faqe se sa i binte ritmi, ku ngadalësohej, ku dukej se po zvarritej, ku nuk shkonte intriga dhe dukej e stisur, etj. etj. Shumë gjëra, gjithashtu, ndryshuan gjatë rrugës, tek e shkruaja. Sikur personazhet më tundnin kokat e më thoshin se ata nuk do të vepronin ashtu si i drejtoja unë. Kjo është metaforë, kuptohet, për të shpjeguar sadopak se nuk është aq e lehtë.   Figura kryesore e librit, është një e re, beqare, rreth të tridhjetave. Ndërkohë që rinia juaj ka qene shumë ndryshe nga ajo e personazhit, si keni mundur të futeni në lëkurën e një personazhi të tillë? Rinia ime ka qenë shumë e ndryshme dhe nga ajo e Dorotesë njëzetvjeçare tek Engjëj të armatosur, në vitet “40-’44. Personazhet nuk janë pasqyrim i jetës së shkrimtarit. Ne mund të përshkruajmë njerëz të kohëve të shkuara, deri në antikitet dhe s’ka asnjë problem - është çështje studimi dhe perceptimi. Ndërsa për të rinjtë e sotëm e kam shumë më të lehtë, se i kam para syve. A nuk ka shumë gra të reja sot në karrierë, të zonjat, të pavarura, të bukura, të shkathta? Liliana është njëra prej tyre.   Mbani ditar me ngjarjet që dëgjoni e lexoni apo takoni njerëz të shtresave të ndryshme shoqërore, vetëm me idenë se një ditë mund t’ju duhen për t’i “shfrytëzuar” për letërsi? Nganjëherë mbaj shënime në blloqe, që më vonë i humbas. Çaste, ide që më mbijnë në kokë dhe që sa shkoj në shtëpi mund t’i harroj, ndonjë tipar të veçantë të ndonjë personi, por nuk e kam diçka të përhershme. Unë kam punuar dhe punoj vazhdimisht me njerëz të të gjitha shtresave në Shqipëri. Kam takuar dhe takoj, prej më shumë se tridhjetë vjetësh lloj lloj tipash e personazhesh, sepse kam punuar si gazetare, si veprimtare shoqatash dhe jam futur dhe në zonat më të thella e më ka lidhur puna me gjithfarë tipash. Po ashtu jam marrë edhe pak me politikë, kam bërë fushata zgjedhore deri në zona të largëta rurale, kam patur lidhje pune me njerëz në qeveri, në administratë, në shoqëri civile – e gjithë kjo përvojë është një “ditar i madh”, ku kam të shënuara mijëra faqe tiparesh dhe sjelljesh njerëzore. Libri i merr ngjarjet në përditshmërinë e Tiranës. Është më e thjeshtë të shkruash për të përditshmen? Apo është më thjeshtë të merresh me të shkuarën si tek “Engjëj të armatosur”? Janë dy vështirësi të ndryshme. Në romanet me temë nga e shkuara, duhet studiuar shumë për të njohur periudhën historike, sfondin social, politik, ekonomik, duhet të kuptosh se si e perceptonin lirinë, po jo vetëm atë kombëtare, si ishin raportet burrë grua, ato familjare, të mësosh e të përvetësosh dhe hollësi të tilla si për shembull çfarë hanin njerëzit në atë kohë, si visheshin, si ecnin, pinin kafe jashtë apo vetëm në shtëpi etj., sepse, nga mosdija mund të bësh ndonjë budallallëk. Kjo kërkon punë të madhe, nganjëherë edhe shumëvjeçare. Nga ana tjetër, në librat me temë nga jeta e përditshme, ku këto gjëra i di përmendësh dhe nuk më duhet të studioj, ka një tjetër lloj vështirësie. Lexuesit të gjykojnë më fort, sepse ata e jetojnë vetë

Në roman ka disa nën-histori, ku shumëkush mund të gjejë ngjashmëri me histori të vërteta, siç po gjeni dhe ju tani. Unë nuk mund të pohoj se e kam fjalën për atë histori pikërisht, sepse nuk do të thosha të vërtetën. Ajo i ngjan shumë si histori, por nuk është historia e saj pikë për pikë. I ngjan dhe disa historive të tjera të tilla, sepse fatkeqësisht shoqëria jonë ka përjetuar vuajtje dhe ndodhi të tilla

përditshmërinë , e kanë të vështirë nganjëherë të ndajnë krijimin letrar nga jeta reale dhe të thonë se “ky nuk mund të veprojë kështu” apo “ku ka kështu lloj tipi në shoqërinë tonë!!”. Ta zëmë, më thonë: e ku ka agjenci detektivësh në Shqipëri ! E ku qenka kjo gruaja detektive !! Sepse një temë me ngjarje nga jeta jonë të duket sikur është vetë pjesë e jetës tënde. Libri në pamje të parë është një rrëfim i stilit policesk, por përtej subjektit, duket dhe si një analize e të mirave dhe të këqijave te medias shqiptare. Mendoni se media në Shqipëri mund të ndodhë të shkatërroje jetë të pafajshme? Nuk kam pasur qëllim të bëj analiza, sepse unë kam shkruar një roman dhe jo një artikull mbi rolin e medias në shoqëri. Por, e kuptoj pyetjen tuaj. Subjekti i romanit tim merret me median në shoqërinë shqiptare dhe personazhi kryesor është një gazetar i njohur. Ai përballet me një sërë problemesh, që i shkaktohen nga vetja, po dhe nga të tjerët. E akuzojnë për korrupsion, i ikën gruaja, vuan nga ato që u ka bërë të tjerëve përmes emisionit të tij. Por, nuk mund të them se e kam përshkruar kështu, sepse media jonë ka shkatërruar jetë njerëzish. Unë vetëm ngre një sipar dhe u rrëfej një histori mediatike. Ju takon juve, pastaj të gjykoni, nëse kjo rrëfenjë i ngjan jetës sonë të përditshme apo është thjesht një fantazi e largët. Jeni treguar e kujdesshme që në fillim të librit të shkruani se çdo përkim me ngjarje dhe persona realë është thjesht i rastit. Por nuk është aspak e vështirë që të lexosh aty ngjarje reale. Së paku nuk mund të mohoni për shembull historinë e Safo Markos. Është një nga pjesët më të dhimbshme të librit, jo element thelbësor për subjektin e personazhet... Një ilustrim, por që me disa ndryshime të vogla përputhet shumë mirë me atë që ka ndodhur në të vërtetë. Këtu nuk bëhet fjalë për mohime ose jo. Në roman ka disa nën-histori, ku shumëkush mund të gjejë ngjashmëri me histori të vërteta, siç po gjeni dhe ju tani. Unë nuk mund të pohoj se e kam fjalën për atë histori pikërisht, sepse nuk do të thosha të vërtetën. Ajo i ngjan shumë si histori, por nuk është historia e saj pikë për pikë. I ngjan dhe disa historive të tjera të tilla, sepse fatkeqësisht shoqëria jonë ka përjetuar vuajtje dhe ndodhi të tilla në një numër të madh familjesh. Pra, unë “tipizoj” letrarisht një fenomen të njohur. Këtë mund të pranoj dhe për personazhet të tjerë, që juve ju

Nuk kam pasur qëllim të bëj analiza, sepse unë kam shkruar një roman dhe jo një artikull mbi rolin e medias në shoqëri. Subjekti i romanit tim merret me median në shoqërinë shqiptare dhe personazhi kryesor është një gazetar i njohur. Ai përballet me një sërë problemesh, që i shkaktohen nga vetja, po dhe nga të tjerët.

ngjajnë me persona realë.   Në të tilla histori të së sotmes, a ndjen mbi vete fenomenin e autocensures? Ndoshta do doje të thoshe më shumë, por ke frike mos lëndon njerëz... Po kë lëndoj unë në një roman!? Nuk kam përshkruar në mënyrë letrare një ngjarje të njohur nga publiku. Emrat nuk janë të vërtetë, ngjarjet janë të krijuara prej meje, “të këqinjtë” i kam shpikur unë. Mos vallë ndonjë “ i keq” lëndohet dhe thotë : ej, ky jam unë, pse më ke bërë kaq të keq ? Ose kaq të keqe? Atëherë, paskërkam goditur në shenjë, sepse njerëz të tillë ekzistokan. Prandaj, do të thosha se kur shkruaj një vepër letrare nuk ndjej autocensurë, përsëris, sepse nuk ritregoj artistikisht një histori reale. Nëse dikush gjen veten tek grupi i atyre që të ngjethin mishin, ky nuk është problemi im.   Çfarë jeni duke shkruar për momentin? Tani po merrem përsëri me Sartrin.

Pas përkthimit të trilogjisë “Rrugët e lirisë”, Shtëpia Botuese Fan Noli më ofroi të vazhdoj me dy novela të njohura të këtij autori: “Mizat” dhe “Neveria”. Ndoshta do ta kem si pauzë derisa ta hedh Liliana Dukën, personazhin tim, në zbulime misteresh të reja.   Meg jithë krijimtarinë e pasur viteve të fundit, po të bësh një kërkim të thjeshtë në internet, emrin Diana Çuli do e gjesh menjëherë të lidhur me titullin “Dreri i Trotuareve”. Të vjen keq apo mirë për këtë?  Më vjen shumë mirë që Dreri vazhdon të jetojë kaq gjatë. Pastaj…në internet varet çfarë siti gërmon. Në të tjera vende unë gjej të tjerë tituj librash të mi. Ndoshta duhet të bëj një web të posaçëm, ku lexuesi të gjejë dhe veprat e mija të tjera dhe çfarë thuhet për to dhe të jetë më shumë i informuar. Kur të kem kohë, ndoshta… Por edhe sikur të më mbetet vetëm ky libër, përsëri është një çmim shumë i madh që më jep lexuesi.


19

E diel, 29janar 2012 www.mapo.al

Diellza Kolgeci, Çiljeta Xhilaga dhe Rosela Gjylbegu

Animal print i shëmton të gjitha (veç Çiljetës) Po të ishte për ne, do t’i kishim shpallur dizenjot animal-print të jashtëligshme me kohë e me vakt. Por ja që nuk kemi gjë në dorë, ndërsa industria e modës, herë pas here propozon të tilla dizenjo, i sjell e i risjell në modë duke bërë miliona. Por duke dhënë dhe këshillat shoqëruese. Si ajo kryesorja: Mos e tepro kurrë me të njëjtin motiv. Rregull që vjen dhe për vijat, kuadratat, lulet e çdo gjë tjetër. Sekreti është masa. Por ja që Diellza Kolgeci, që është shquar gjithmonë për shije, kësaj radhe e ka tepruar. Më shumë sesa thjesht tepruar: është veshur që nga pardesyja, tek kepuca dhe canta me lëkurë tigri. E sikur të mos mjaftojë kjo, e ka shtuar dozën e vulgaritetit me një bust të tejdukshëm, nga ku duken reçipetat e së njëjtës dizenjo. Shtoji kësaj dhe vathët... Po të mos ishte fiziku i përsosur dhe fytyra prej kukulle porcelani, nuk do besonim kurrsesi që në këtë foto është pikërisht ajo, Diellza Kolgeci Pa e tepruar me aksesorë, një efekt

të keq jep kjo dizenjo edhe tek këngëtarja Rosela Gjylbegu. Ndërsa ishim mësuar ta shihnim vitet e fundit me një formë të mirë trupore dhe me veshje të stilit rock, kokë e këmbë me të zeza, ja ku kemi një Roselë që ka bërë disa hapa pas në stil. Duke u dukur shumë vjet më e madhe dhe disa kilogramë më e shëndoshë... Nëse kishte pasur për qëllim të tregohej një grua e pjekur në moshë, atëherë ia ka dalë për bukuri. Por kemi një surprizë andej nga nuk e prisnim, për dizenjon animal print: Çiljeta Xhilagën. Ka ditur të ëmbëlsohet me tonet bojëqielli, ndërkohë që dantella deri në gryke i ka dhënë një pamje më romantike, i ka mbuluar dhe dekoltenë. Nëse nuk do ishte dantella e zezë, fustani do dukej banal. Por Çiljeta ka treguar se jashtë klipeve dhe koncerteve, larg shijes së publikut që e do doemos seksi, di të shfaqet edhe me klas. Madje arrin të shndërrojë në klas edhe një veshje animal print. Që po të ishte për ne, do t’i kishim ndaluar me ligj.

Industria e modës, herë pas here propozon të tilla dizenjo, i sjell e i risjell në modë duke bërë miliona. Por duke dhënë dhe këshillat shoqëruese. Si ajo kryesorja: Mos e tepro kurrë me të njëjtin motiv. Rregull që vjen dhe për vijat, kuadratat, lulet e çdo gjë tjetër. Sekreti është masa.

Eneida Xhelili

një bebe në “Vilën 24”

Eneida tridhjetekatër vjeçare është e fejuar me gazetarin Edmond Kukeli dhe kanë një histori që zgjat prej gati dhjetë vjetësh. Kanë kohë që jetojnë nën një çati, por vetëm këtë fillim-viti vendosën të ngrenë një familje me fëmijë

“Si fillim mendoj se këtë vit do kurorëzoj familjen time, duke jetuar me të fejuarin përfundimisht në një shtëpi tonën dhe shpresojmë, pse jo, që të kemi një bebe (por shshsh mos e përflitni shumë, sepse këto gjëra nuk thuhen para kohe)”. Kështu ka thënë tre javë më parë në suplementin e gazetës sonë Eneida Xhelili. Dhe universi ia ka plotësuar dëshirën, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Eneida është futur në botën e televizionit nga pjesëmarrja në “Miss Albania”, ’99 dhe pas pjesëmarrjes nëpër sfilata mode dhe diplomimit në Akademinë e Arteve, në dramë. Prej disa vjetësh drejton çdo mëngjes emisionin “Vila 24”, në televizionin News 24, një nga emisionet më të ndjekura për shkak edhe të rubrikës së gatimit, ku çdo mëngjes Eneida së bashku me kuzhinierën më të famshme të shqiptarëve, zonjën Tefta, u tregojnë amvisave receta dhe sekrete gatimi. Eneida tridhjetekatër vjeçare është e fejuar me gazetarin Edmond Kukeli dhe kanë një histori që zgjat prej gati dhjetë vjetësh. Kanë kohë që jetojnë nën një çati, por vetëm këtë fillim-viti vendosën të ngrenë një familje me fëmijë. Në një intervistë të mëparshme Eneida ka thënë se, familjen perfekte e mendon me: “dy prindër të realizuar, ose në rrugën e duhur. Sepse është absurditet të sjellësh në jetë fëmijë, kur ti nuk je realizuar vetë, kur je i paplotësuar. Dy njerëz në dilemë nuk është e drejtë të lindin fëmijë sepse as fëmijët nuk do kenë atë çfarë meritojnë, nuk do jenë të lumtur. S’mund të jenë të kënaqur fëmijët e dy prindërve të pakënaqur... Ne nuk do kemi më shumë se dy fëmijë. Nuk mund t’u kushtoja vëmendjen, për të cilën kanë nevojë. As fëmijët nuk i duan prindërit që nuk kanë kohë të merren me ta”. Dhe mesa duket planet për të kanë funksionuar. Ndoshta funksionojnë vërtetë kur i shpreh dëshirat dhe objektivat në fillim të vitit. Objektiva të tjerë? “Dua, gjithashtu t’i kthehem teatrit me ndonjë projekt. Puna e përditshme në televizion ma bën të vështirë këtë, sepse një shfaqje në teatër të kërkon të angazhuar gjatë gjithë kohës, megjithatë i kam premtuar vetes që këtë vit do arrij të gjej ekuilibrin. Kam në mendje edhe të nis doktoraturën në shkollën ku jam diplomuar, në Akademinë e Arteve”... Ndoshta duhet të presë dhe ca për këto objektiva të tjera, sepse bebja që pritet të vijë në jetë do i marrë gjithë kohën e përkushtimin.

Nikol, vjen fëmija i tretë në familjen Frangaj Alba dhe Aleksandër Frangaj e kanë shtuar familjen e tyre me një vajzë javën e shkuar. Nikol është fëmija i tyre i tretë dhe ka lindur pak ditë më parë në një nga spitalet privatë të Tiranës. Mjaft diskrete siç ka qenë gjithmonë, Alba nuk e ka ndarë lajmin me mediat, por vetëm me rrethin e ngushtë të miqve. Por për njerëz që punojnë në media, lajme të tilla nuk mbeten kurrë deri në fund sekret. Shtatëzënia e tretë ka qenë mjaft e mbarë për Albën, e cila gjatë gjithë kohës ka qenë me një formë të përsosur fizike. Për herë të fundit është fotografuar shtatzënë në publik në promovimin e librit të Blendi Fevziut, kur është komentuar nga të gjitha gazetat dhe revistat rozë për formën fizike dhe veshjen e thjeshtë dhe me sharm.


20

E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

Menuja e së dielës Pulë e pjekur me salcë spinaqi Përbërësit Spraj gatimi ose vaj vegjetal Gjysmë gjoks pule pa kocka dhe pa lëkurë 250 gram spinaq i pastruar dhe i grirë, Kripë dhe piper i grirë 1/2 filxhan majonezë light Rrepa tw bardha 1/4 filxhan vermut 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët 2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Sallatë mikse Përbërësit: 2 domate mesatare, të prera 1 avokado, i prerë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1/4 filxhan qepë e kuqe e prerë 1 lugë çaji lëng limoni 1 lugë gjelle uthull balsamike Kripë dhe piper, për shije

Përgatitja Lyej një tigan të madh me vaj. Bëji me kripë dhe piper nga të dyja anët gjokset e pulës. Vendose mishin në tiganin e nxehur sa të marrë ngjyrë të artë në çdo anë dhe të jetë gatuar. Në një përzierës elektrik, përziej spinaqin, majonezën, vermuthin, lëngun e limonit dhe majdanozin. Përpunoji sa të jenë lidhur. Hidh erëza sipas shijes. Hidhe salcën me lugë mbi pulë. Dekoro pjatën. Haje të vakët.

Përdorimet e ujit të makaronave

Përgatitja: 1. Hidhi gjithë përbërësit në një enë të thellë të vogël. Përzieji. 2. Lëri të rrinë afërsisht 5-10 minuta para se t’i shërbesh.

Rizoto me shafran

Cheesecake

Për 4 racione

Baza: 1 filxhan biskota ose vafer i copëtuar (ose çokollatë) 3 lugë gjelle gjalpë 2 lugë gjelle sheqer Mbushja: 250 g krem djathi, normal ose i lehtë 1/2 filxhan sheqer 1/2 filxhan sheqer ngjyrë kafe 3 lugë gjelle miell 1 lugë çaji vanilje ose ekstrakt rumi 3 vezë të mëdha 1/2 filxhan qumësht i ëmbëlsuar me vezë 1/2 lugë çaji arrë moskat e grirë Sheqer ekstra, për sipër (opsional)

Përbërësit: 1 litër lëng pule pak fije shafrani 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë e bardhë, e prerë hollë 2 thelpinj hudhër, e shtypur 1 ½ filxhan oriz arborio 1/2 filxhan verë e bardhë e thatë 20 g gjalpë 1/3 filxhani djathë parmexhan Përgatitja 1. Hidhe lëngun e pulës dhe shafranin në një tenxhere të vogël. Mbuloje. Vëre për të zierë. Lëre të ziejë sa të jetë e nevojshme. 2. Ngroh vajin në një tigan të madh në nxehtësi mesatare. Shto qepën dhe hudhrën. Skuqe, duke e përzierë, për 5 minuta ose sa të zbutet. Shto orizin. Gatuaj, duke e përzier, për 1 minutë. Shto verën. Çoje për të zierë. Lëre për 1- 2 minuta ose deri sa vera të përgjysmohet. 3. Hidh 1/3 e filxhanit me lëng pule në përzierjen e orizit. Lëre në zjarr duke e përzierë, deri sa të përthithet lëngu. Përsërite me lëngun e mbetur, shto nga 1/3 filxhani, sa i gjithë lëngu të përthithet dhe orizi të bëhet i butë dhe kremoz. 4. Hiqe nga zjarri. Përzieje me gjalpin dhe djathin. Hidhi kripë dhe piper. Shërbeje me erëza dhe djathë.

Përgatitja Parangrohe furrën në 180° C. Për të përgatitur bazën, përziej biskotat e shtypura, gjalpin dhe sheqerin dhe shtype përzierjen në fund të një forme rrumbullake të lyer me spraj antingjitës. Piqi për 10 minuta, pastaj lëre. Rrite gradimin në 250 gradë C. Për mbushjen përziej kremin e djathit në një enë të thellë me përzierës elektrik sa të bëhet i lidhur. Shto sheqernat, miellin dhe vaniljes dhe rrihi prapë sa të njëtrajtësohet. Shto vezët, jo njëherësh, duke e rrahur mirë përzierjen pas secilës. Shto qumështin e ëmbëlsuar dhe arrën moskat dhe hidhi sipër bazës. Piqe cheesecake-un për 10 minuta, pastaj ule nxehtësinë në 180°C dhe vazhdo pjekien për 30-35 minuta të tjera. Mund ta kuptosh që është bërë kur anët janë ngurtësuar ndërsa në qendër është i butë. Ajo pjesë do ngurtësohet kur të ftohet. Kalo menjëherë një thikë rreth e rrotull për ta shkëputur nga tava, por lëre të ftohet plotësisht dhe vëre në frigorifer të paktën një orë para se të heqësh bordurën e enës. Priteni me një thikë që e keni zhytur në ujë të ngrohtë, dhe fshiheni pas çdo prerje. 16 racione.

E bërë vetë

Maskë me portokall për fytyrën Si fillim duhet t’ju porosisim që nuk është për lëkura delikate dhe veçanërisht të ndjeshme. Kjo maskë është një përbërje antirrudhë dhe është e përshtatshme për t’i dhënë vitalitet lëkurës së thatë. Përbërësit: 1 kokërr portokall 1 vazo kos 1 lugë miell me krunde

Këshillat e gjyshes

Merrni një portokall, më mirë po të jetë e kuqe, shtrydhni gjysmën dhe nga tjetra gërryeni tulin. Bashkoni lëngun dhe tulin, shtoni një lugë miell, më mirë integral dhe kos: një filxhan do ishte mjaft e do tepronte. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të bëjë efekt për 15 minuta.

Si këshillë e parë, është që të pajiseni me një kullesë praktike që ju ndihmon mos ta derdhni kot ujin e makaronave. Pasi ta keni gjetur këtë kullesë, ujin mund ta derdhni në një tenxhere tjetër dhe ta përdorni për: Ujitjen e luleve: mund ta përdorni për të ujitur bimët, lulet tuaja. Në kuzhinë: Mund të lini në të fasulet ose thjerrëzat para se t’i gatuani. Më pas kulloni ujin dhe gatuajini normalisht. Larjen e enëve: Mund ta derdhni në lavaman mbi pjatat e palara dhe do ju kursejë dorën e parë të larjes. Sugon: Sugoja mund të dalë shumë e thatë, për ta bërë më të lëngshme bëhet i dobishëm uji i makaronave. Sepse është i pasur me shije që e lezetojnë edhe sugon. Zierjen e perimeve: Nëse të duhet të ziesh perime për kontornon, atëherë përdor ujin e makaronave. Hidh në të karotat etj dhe vëri për të zierë. Përgatitjen e bukës: Mund ta përdorni për të përgatitur panine shumë të shijshme, ose bukë integrale. T’i dhënë shije supës: Nëse i shtoni pak ujë nga zierja e pastës supave tuaja , do u jepte më shumë shije dhe kripëra minerale.


E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

Kupa e Shqipërisë

sport

21

MAPO

Kamza merr një pikë, barazon në Krujë Ka startuar zyrtarisht futbolli shqioptar për vitin kalendarik 2012 me ndeshjen e parë të vlefshme për grupin A të Kupës së Shqipërisë, Kastrioti-Bylis. Sikundër edhe në fazën e parë të grupeve, kamzalinjtë tregohen cinikë në këtë

veprimtari, duke rrëmbyer një barazim me shumë vlera në Krujë. Gjithashtu, ky barazim përkon me pankinën e parë shqiptare të italianit De Veçhis. Sot, në orën 13:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Bylis do të presë

Tiranën si dhe ndeshja e parë e grupit B, ku Vllaznia pret Laçin. Ndeshja e fundit e xhiros së parë në grupe të Kupës së Shqipërisë, ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, do të zhvillohet ditën e martë në orën 14:00.

Juve mposht Udinezen dhe shkon në +4 Dy gola të Alesandro Matrit e bëjnë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Floro Floresit dhe i japin tre pikët e radhës Juventusit që shkon në 41 pikë Jeton Selimi

Juventusi priste Udinezen dje në “Juventus Stadium” në kuadër të javës së 20-të të Serie A, ku përplaseshin kryesuesit e kampionatit italian me vendin e tretë. Antonio Konte vendos të mos rrezikojë me aktivizimin e Pepes dhe Markizios, të cilët nuk kishin rikuperuar ende tërësisht, dhe hedh në vend të tyre Estigarribian dhe Xhakerinin, duke bërë të njëjtin rreshtim taktik si në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Romës. Guidolin, nga ana tjetër, kishte vendosur të avancuar vetëm Abdi dhe Di Natalen, ndërsa shpresonte të shfrytëzonte shpërthimet e shpejtësisë së Armeros dhe Fernandez. Ndeshja nis e shpejtë, pavarësisht rreshjeve të dëborës që nuk kishin të ndalur, dhe rastin e parë për gol e ka Juventusi, kur Estigarribia shpërdoron një mundësi të artë ende pa u mbushur 180 sekondat e para të sfidës. Paraguajani shpërthen dhe e sheh veten përballë Handanoviçit, por portieri sllovak i friulianëve e zë mirë rrezen e portës. Juvja kërkon ta tërheqë Udinezen në mesfushën e saj, por edhe mund të rrezikonte, ndonëse miqtë nuk bëjnë asgjë më shumë sesa presioni. Megjithatë, rastet për gol nuk mungojnë dhe, përjashto një gjuajtje të Armeros,

Serie A – Java XX Të shtunën

Katania – Parma

1-1

Juventus – Udineze

2-1

Sot Fiorentina – Siena

12:30

Xhenoa – Napoli

15:00

Palermo – Novara

15:00

Roma – Bolonja

15:00

Kievo – Lacio

15:00

Çezena – Atalanta

15:00

Leçe – Inter

15:00

Milan – Kajliari

20:45

të gjitha janë për Juventusin. Matri në dy raste do e shohë veten përballë Handanoviç, por në të dyja rastet do të jetë portieri i Udinezes që do të fitojë sfidat me të. Estigarribia dhe Lishtajner mund të kishin përfituar në zonë, por gjuajnë të dy keq. Sidoqoftë, ankthi i trajnerit Antonio Konte merr fund në minutën e 42-të. Estigarribia harkon nga e majta dhe Kuajliarela devijon me kokë drejt portës. Kësaj radhe Hanadnoviç nuk do ta zotërojë dot topin, të cilin e shtyn drejt rrjetës Matri, që u jep avantazhin të tijve në çastet e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, bardhezinjtë e Udinezes do të jenë më këmbëngulës dhe do të arrijnë të barazojnë shumë shpejt. Pas një inkursioni të Islas, që rikuperon një horizontale të gabuar të Vidalit në mesfushë, topi do të shkojë te Floro Flores, që gjen këndin më të largët të portës së mbrojtur nga Bufon. 1-1 dhe për Juventusin ndeshja nis nga e para. Konte vendos të ndryshojë dhe përforcon mesfushën me Markizion në vend të Kuajliarelas. Lojtari i përfaqësueses së kaltër e kthen në asist për Matrin një ndër topat e parë që prek dhe sulmuesi

Australia Open

Dilema

Azarenka, mbretëresha e re e Melburnit Derbin lindor në finalen e Australian Open për femra e fiton bjellorusja Viktoria Azarenka, e cila dominoi në të gjitha drejtimet numrin 4 të botës, Maria Sharapova. 22-vjeçarja e lindur në Minsk, kur vendi i saj ishte ende nën diktatin e Bashkimit Sovjetik, bën një hap të madh në karrierë, sepse Australian Open është Grand Slami i parë në palmaresin e saj. Azarenka e nisi përballjen me ndjenjën e inferioritetit ndaj rivales ruse sepse humbi dy lojërat e para, por më pas rikuperoi në mënyrë të frikshme duke e mbyllur setin e parë me

mposht me një diagonale të saktë Handanoviçin duke rikthyer në pak minuta avantazhin për të zotët e shtëpisë. Në pjesën e mbetur të minutave, Juventusi nuk rrezikoi thuajse asgjë në prapavijë dhe e kontrollon shumë mirë avantazhin, që i jep tre pikët e radhës kryesuesëve të Serie A, që shkojnë +4 pikë nga Milani, që luan sot ndaj Kajliarit.

rezultatin 6-3. Freskia fizike dhe mbi të gjitha shërbimet e shpejta të Azarenkas në setin e dytë, e kthyen finalen në një takim pa histori, madje këtë e kuptoi edhe vetë Sharapova kur tabela shënonte shifrat 4-0. Takimi u mbyll me setin e dytë në shifrat 6-0 ku Azarenka i tregoi rivales Sharapova se tashmë epoka e saj po perëndon. Me këtë sukses, tenistja 22-vjeçare ngjitet për herë të parë në krye të klasifikimit botëror. Finalja tjetër, ajo e meshkujve do të luhet mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic sot në orën 09:30.

Salihi ende nuk e di se ku do të luajë Shkodrani i sulmit të kombëtares kuqezi, Hamdi Salihi, është në një dilemë të madhe. Lojtarit të Rapidit të Vjenës, që po përjeton momentin më të keq të karrierës për shkak të marrëdhënies së krisur me trajnerin Shëtel, i kanë ardhur disa oferta, por më konkretja nga të gjitha është ajo nga Kina, ku Salihi do të trajtohej si një milioner i vërtetë në aspektin financiar. Megjithatë, dje shkodrani ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku shprehet se do t’i pëlqente të vazhdonte te Rapidi. Duket qartë se shkodranit nuk ia ka qejfi që të “syrgjynoset” në kampionatin kinez në kulmin e shpërthimit të tij si futbollist. Kështu që, me Rejnxhërsin dhe Sëlltikun që kanë ndezur derbin e Gllasgout dhe Kinën me para plot në tavolinë, Salihi ende nuk e di se ku do të luajë.

Bundesliga

La Liga

Dortmundi e Bajerni fitojnë dhe ruajnë bashkëkryesimin

Real Madridi e përmbus Saragozan në Bernabeu

Kampionët në fuqi të Bundesligas, Borusia e dortmundit, ka mposhtur me rezultatin 3-1 Hofenheimin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit gjerman. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka shënuar tre herë në portën e miqve, përpara se Johnson të realizonte golin e nderit. Kagava, me dy gola, dhe Groshkrojtc, janë autorët e golave për kampionët e Gjermanisë. Edhe Bajerni i Mynihut ka bërë detyrën, ndonëse ka vuajtur disi. Përballë bavarezëve ishte skuadra e Volfsburgut, e cila është mbrojtur mirë, por në minutën e 60-të, Mario Gomez arriti ta çante bunkerin e skuadrës mike. Në minutën e 90-të ka lavdi edhe për kroatin Ivica Oliç, që e festoon me gol rikthimin e tij në fushë pas një periudhe vërtet të gjatë.

Ndonëse është eliminuar nga Kupa e Mbretit, Real Madridi ka mbetur i paluhatshëm në La Liga, duke e regjistruar fitoren e radhës përballë Real Zaragozas. Mysafirët befasuan në minutën e 11-të duke kaluar në epërsi me anë të Lafitas, por ky rezultoi vetëm gol i nderit për Zaragozan. Pas golit të pësuar, vendasit e morën komplet lojën në dorë, megjithatë vështirë gjenin hapësira për të shënuar. Vetëm në minutën e 32-të, ata e barazuan rezultatin. Ishte Kaka, i cili shënoi një gol në stilin e tij për t’i barazuar shifrat dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë. Në fillim të gjysmës së dytë (49’), Mesut Ozil e gjeti për mrekulli Kristiano Ronaldon, i cili nuk e pati të vështirë t’i kalonte vendasit në epërsi. Për rezultatin përfundimtar u kujdes vet Ozil që momri një top nga Kaka dhe duke shënuar golin e tretë për Los Merengues (56’). Kjo fitore e ngrit Real Madridin në kuotën e 52 pikëve.

Bundesliga – Java XIX

La Liga – Java XX

Të premten Hanover – Nurenberg Të shtunën Herta Berlin – Hamburg Bajern Mynih – Volfsburg Augsburg – Kaizerslautern Dortmund – Hofenheim Verder – Bajer Leverkusen Këln – Shalke Sot Mainc – Fraiburg Shtutgart – Borusia M.

1-0 1-2 2-0 2-2 3-1 1-1 1-4 15:30 17:30

Të shtunën Espanjol – Majorka Valekano – Bilbao Real Madrid – Saragoza Sot Betis – Granada Sociedad – Sporting Gijon Levante – Getafe Satander – Valencia Malaga – Sevilja Të hënën Osasuna – Atletiko Madrid

1-0 2-3 3-1 12:00 16:00 16:00 18:00 21:30 21:00


22

MAPO

E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

Tetë vjeçarja që e ‘luan mendsh’ kitarën Zoe Thomson është një vajzë shumë e veçantë nga Britania e Madhe. Kjo vajzë tetë vjeçare e “luan mendsh” kitarën elektrike, ndërsa ka edhe grupin e saj me të cilin përpunon të gjitha këngët e ‘heavy metal’ grupeve. Bota e zbuloi Zoen dhe grupin e saj që në vitin 2011, ndërsa ripërpunimi i këngës Enter Sandman i Metallicas pati më shumë se tre milionë klikime, bile Metallica incizoi edhe një video të vogël ku lavdërojnë grupin e ri. Në ëmbëlsirën më të re të cilën na ka përgatitur kjo vashë e veçantë mund ta shihni duke luajtur një këngë të grupit Stratovarius. Videoja e saj e re sërish ka pushtuar YouTube dhe tashmë ka mbi 800.000 klikime.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

E “harruan” në qeli, fitoi 22 milionë dollarë dëmshpërblim Amerikani Stephen Slevin fitoi dëmshpërblimin me vlerë prej 22 milionë dollarësh, sepse pa u gjykuar kishte kaluar dy vite në burg i izoluar. Pasi më në fund iu kujtua autoriteteve, ai u lirua nga të gjitha akuzat. Slevin ishte arrestuar më 2005 në New Mexico, me akuzën se kishte vozitur në gjendje të dehur. U dërgua drejtë e në qeli ku në dy vitet e ardhshme autoritetet thjeshtë “e harruan”. Rasti përfundoi më 2007, kur gjykata hodhi poshtë të gjitha akuzat. Avokati i Slevinit dëshmoi në gjykatë se klienti i tij ishte arrestuar gabimisht dhe ishte lënë të vuajë në burg. Ai tha se Slevin në një moment u detyrua ta nxjerrë dhëmbin vetë, pasi iu refuzua kërkesa për ta vizituar stomatologun. Autoritetet e New Mexicos thonë se në kohën e arrestimit të Slevinit dosja kriminale ishte shkruar në 26 faqe. Ata planifikojnë të parashtrojnë ankesë lidhur me dëmshpërblimin e tij.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Ata qe jane ne cift do jene metegatshemsesazakonisht dhe me te kujdesshem per te plotesuar deshirat e atijqekanenekrah.Beqaret duhet te mbyllin cdo porte te se shkuares dhetehapin njefaqeterenejetenetyre. Sharmi nuk do iu mungoje, perfitoni!

DEMI (21/IV-20/V)

Dielli do te ndricoje me shume ne jeten e cifteve sot, sidomos ne mengjes. Edhe Jupiteri, planeti i fatit do jete ne anen tuaj. Gjithsesi vigjilencen nuk duhet ta humbisni! Merkuri do jete mjaft i favorshem per beqaret.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Hena do jete e pozicionuar mire ne qiellin e binjakeve. Ajo do iu sjelle mjaft perfitime, ndryshime pozitive dhe do e perforcoje marredhenien me partnerin. Do i kushtoni shume kohe atij qe dashuroni. Drite jeshile edhe per beqaret.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Neptuni do sjelle peshtjellime ne jeten sentimentale te cifteve. Disa do kene edhe shume veshtiresi per te komunikuar me njeri-tjetrin. Nese tregoheni me tolerante dhe te kuptueshem situata mund te permiresohet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Gjithcka do shkoje per mrekullisotpertelindurite kesaj shenje. Do ndiheni rehatdheambientidojetemei kendshemdhemeingrohte. Beqaretdokenetakimeedo tregohenmjafttesjellshem mepersonatqedotakojne. Neketemenyremundtearrini ate qe doni!

Persa iu perket ceshtjeve te zemres, Marsi do jete mjaft i favorshem.Ata qe jane ne cift do kalojne njeditetemire,tembushur me bashkepunim dhe lumturi. Beqaret do marrin shume propozime. Tregohunitehapursepsedokeni nje surprize te kendshme.

Per ciftet qe kane kaluar nje faze delikate do kete ndryshimepozitive.Venusi nga ana tjeter do iu sjelle me shume ngrohtesi dhe sensualitet. Nen influencen e Merkurit jo te mirepozicionuar,shumebeqare rrezikojne te ngaterrohen me ndjenjat e tyre.

Mos u shqetesoni me shume sesa duhet nese nuk arrini ate qe keni dashur ne lidhjen tuaj. Gjithcka do te rregullohet. Nese ende jeni beqare mos u deshperoni! Sot Venusi do iu beje te shkelqeni dhe dashuria do te vije tek ju.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Pasion apo tension? Te dyja jane te mundura sot. Marsi do iu beje mjaft sensuale por mund te sjelle edhe debate te zjarrta. Alternoini konfliktet dhe pajtimet. Dashuria e beqareve do mbeshtetet nga Venusi dhe Marsi.

Nukdoekenifareteveshtire tekrijoninjeklimeteqetene marredhenien tuaj. Edhe nese ne nje moment dicka mund te nderlikohet ju do merrni menjehere masat e duhura. Beqaret, duke kthyer koken sa majtas djathtas rrezikojnetezhgenjehennga personatqedotakojne.

Te nxitur nga Jupiteri do mundohenitabenijetenne cift edhe me te bukur. Do thoni vetem te verteta dhe dojenimjaftromantike.Bravo!Beqaretdokenedeshire te pelqehen nga te tjeret, te joshin dhe ta shfrytezojne sharmin. Do lundroni ne nje oqeankenaqesie.

Planetet do perkujdesen mjaft per ata qe jane ne cift. Ju mund te perfitoni qetesishtdukeqendruarnefolene e dashurise. Ne mbremje mundtekeniedhesurprizate kendshme.Beqaretdokene flirtimeporjolidhjeafatgjata. Mosmendoniperteardhmen porshijonimomentin!

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Pajisje që përdoret për të mënjanuar lëkundjet e tensionit dhe për t’iu dhënë

1. Dhimitër i letërsisë shqipe. 2. Dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e

rrymë të qëndrueshme aparateve. 10. Përfitimi që vjen nga një punë. 12. Çudi. 13.

në mënyrë krijuese. 3. Agjensi Bujqësore. 4. Mjet që mbajnë fëmijët e vegjël në

Dru a shkurre e vendeve të ngrohta mesdhetare, me gjethe të gjera në trajtë

gojë. 5. Drithërat që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës. 6. Asl-

zemre. 15. E kundërta, ngre. 16. Alibali, këngëtar. 20. Që ka kohë që është gatuar.

lani, poet. 7. Alberto, ish-skiator i famshëm italian. 8. Organizatë Financiare. 9.

22. Shkumës në dialekt. 23. Një insekt me krahë. 24. Institut Turk. 25. I ka pena

Harabel në dialekt. 10. Stoikoviç, futbollist i Interit. 11. Aparat që shërben për

në mes. 26. Mënyra e rregullt, sipas së cilës bëhet a zhvillohet diçka. 28. Dallgë

matjet e thellësive detare. 14. Vizatim në lëkurë. 17. Është letër bixhozi. 18. Kën-

e madhe që nghrihet pas një tërmeti. 30. Radio Tirana. 31. Kundër. 32. Zotëron.

ga e një kombi. 19. Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare. 21.

33. Njësi monetare. 34. Ndërmarrje Grumbullimi. 36. Instituti Informatikës. 36.

Rregullat e jashtme në marrëdhëniet me të tjerët. 27. Gjysëm kile. 29. Pacino i

Fshat në Tiranë me një kala. 40. Tregu Amerikan. 42. Lëviz në këmbë. 43. Cipa e

kinemasë amerikane. 35. Richard, aktor i njohur. 37. Zogaj, poet i njohur. 38. Baraz-

jashtme e fortë, që zë buka kur piqet. 45. Simboli kimik i zhivës. 46. Skuadër fut-

im në shah. 39. Prodani i muzikës shqiptare. 41. Në atë vend. 44. Organizatë

bolli italiane. 49. Zonjë e dikurshme. 51. Notë muzikore. 52. Gatim me petë. 53.

Ndërkombëtare. 47. Ndërmarrje Bujqësore. 48. I kishte vera në mes. 40. Dru

Fëmijë e vogël në dialekt.

gardhi. 50. Elbasani në makina.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 085, 146, 294, 303, 501, 590, 642, 687. Numra me 4 shifra: 2609, 2632, 3515, 5874, 6919, 8132, 8361, 8963. Numra me 5 shifra: 06329, 14521, 15895, 36596, 39341, 51452, 51462, 53651, 63251, 65556,

66147, 75723, 79528, 86541, 95363, 95652. Numra me 6 shifra: 023206, 123625, 150481, 253868, 361516, 422584, 465251, 536251, 560562, 596523, 632457, 685487, 721742, 881436, 895621, 922341.


retro 1886 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 29 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

23

29 j an a r

Dita kur lindi ‘Benz’ ose më mirë, makina Historia e automjetit modern nis më 29 janar 1886. Në këtë ditë, inxhinieri Karl Benz nga Manhajmi regjistroi patentën për makinën e vet me motor. Është një mjet me tri rrota, i pajisur me një motor me djegie të brendshme. Kjo makinë ka një fuqi prej 0.8 kuaj fuqi, ndizet me manivelë dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 18 km/h. Thuajse në të njëjtën kohë armëtari Gottfried Daimler ndërton pavarësisht nga Karl Benzi në Shtutgart një automjet të vetin. Të paktën ai ka katër rrota. Nga pamja i ngjan një karroce të modifikuar me kuaj. Daimleri bashkëpunon me ndërtuesin e motorëve Wilhelm Maybach

- deri sot një partneritet legjendar. Me siguri ishin dy rrugë paralele që çuan tek lëvizja, por krejt të ndryshme. Derisa Karl Benzi u mor që prej fillimit me njësinë automjet, Gottlieb Daimleri me konstruktorin e tij Wilhelm Maybach donte thjesht të vërtetonte gjenialitetin e motorit të tij pa dyshim shumë të mirë. Natyrisht, ai donte edhe ta tregtonte këtë motor. Se ç’do të bëhej një ditë nga kjo shpikje e makinës me motor, kjo nuk mund të përfytyrohej para 125 vjetësh. Fabrikat e para të automjeteve krijohen rreth vitit 1890 në Evropë dhe në SHBA, ku bën histori njëfarë Henry Ford. Derisa për një kohë të gjatë au-

tomjetet janë në gjendje t’i blejnë vetëm të kamurit, Ford Motor Company në Detroit investon në automjete që mund t’i paguajë edhe njeriu i zakonshëm. Ndërkohë në vitin 1926 bashkohen dy firmat e para të makinave Daimler dhe Benz. Gottfried Daimleri ka vdekur që në vitin 1900, Karl Benzi është ndarë prej kohësh në grindje nga sipërmarrja e vet fillestare. Me që bie fjala: Sa ishin gjallë, Daimleri dhe Benzi nuk u takuan kurrë, por makinat që ata shpikën dhe që ndërtohen nga Daimler-Benz, mbajnë të gjitha emrin “Mercedes” dhe kjoështënjëngamakinatmëtëfamshmenëbotë, ndoshta më e famshmja.

Newt Gingrich Keku në qiell, dhe kandidati që ëndërron koloninë në Hënë

Për Shtetin dhe Kombin Dr. Phil. Krist MALOKI Çdo njeri i ka sytë në vend dhe merr me i studiue pak mâ hollë dallaveret e politikës shqiptare në dekaden e fundit mundet me vërejtë orë e çast: se Tirana ènde s'ka kuptue që Shteti nuk âsht Kombi, dhe sidomos: se Tirana s'ka kurrfarë njohunie që shteti shqiptar ndryshon qind për qind me kombin shqiptar..... Po t'ishim të frymzuem nga shejtanllëket e sarkazmës, do të thoshim se mexhelexhinjt e Tiranës, të marrun mendsh nga Theorija (theokratike-afetare!!) e totalitetit të Shtetit, të cilën e kanë kapërdie me garuzhd nder hukuke mexhelexheane, sot nuk janë të zotët me e kuptue dualizmin që ekziston mes Kombit dhe Shtetit ... Po t'ishim malicjozë mund të thoshim se përputhja e jonë e tepërme me Aleaten e Madhe andej detit! (âsht fjala për marrëdhaniet e mira mes Shqipnis së viteve `30 dhe Italisë. Shën. i red.) - dhe sidomos me kulturen oksidentale franceze - edhe mâ àndej detit! - i ka ba savantat e Tiranës me ândrue për njí identifikim KombShtet, ashtu si e lypte theorija e shtetit demokratiko-liberal apor edhe e shtetit nacional por jo-kombëtar... Malum i gjithë masllahati Kombi-Shteti - si çdo dardhë shkencëtare që s'âsht gorricë zoi-xoxeane - e ka bishtin përmrapa ... dhe këtë bisht s'e kupton dot Tirana. Dhe bishtit i thonë ... komb! ... një totalitet dinamik, një gjallesë metafizike, që buron nga fshehtësinat e qindmijëra vjetëve, që gjallnon mbas ligjve krejtësisht të veta, që qindron mbi kavaljete e fortuna të shekujve e që tallet dhe përkalon plot përbuzje mbi tertevertimet e një shteti heterogjen ... Kaptimi komb âsht njí nga ata kaptime që nuk mund të thjeshtëzohen mâ, si kaptimi jeta, njeriu, Zoti ... Kombi âsht kombi ... njí ndjesí që vlonë nder zemrat e njí grumbulli njerëzish që e përbajnë at komb ...njí ndjesí që: ose âsht ose s'âsht ... që s'mund të blehet, as të shitet, as të merret me qirá ... Dhe para së gjithash: kombi âsht njí totalitet ashtetnor (jo: antishtetnor!) dhe nuk mund të kufizohet me gardhet politike të njí shteti sado përparimtar apor edhe oriental ... Kombi rrnon, kombi gjallnon ... dhe ndersa qent lehin, karvani kalon ... Dhe këtu shpresojmë të merremi vesht! - Disa nga shkrimtarët gjermanë e kanë përngjâ kombin me një copë natyrë; kombet, simbas përfytyrimeve të tyne, na çfaqen si livadhe, fusha, male, zabele, bjeshkë, ograja, pyje të dendun

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

apor shkretina të thata ... sejcili simbas natyret që ia ka falë Zoti, sejcili simbas vetive që vlojnë ne zemër të tij, sejcili me ndjesina e forca shpirtnore fare të veçanta, fare individuale ... Dhe sejcili prej tyne ka njí qëllim historik të veçantë - çdo komb përmbush njí mision në këtë botë! - dhe sejcili prej tyne mund të gjallojë, të rritet e të naltësohet vetëm simbas natyres së vetë, simbas ligjeve të njatij shpirti objektiv (Hegel) që e pershkon si njí lum i gjallë nder lashtësinat e kavaljeteve.... Dhe âsht njí budallallëk i trashë kur kujton ndokush se të gjithë kombet janë të njí lloji ... Dhe âsht njí budallallëk edhe mâ i trashë i shekullit xix, që, me gjithë savantllëkun e tij ibrid, ka kujtue se përnjeherësh të gjithë kombet mund të durojnë mbi kurriz të vet binanë e shtetit demokratiko-liberal, apor edhe të shtetit nacional por jo-kombëtar ...Dhe sot na shfaqet kriza shtetnore an-e-kand kësaj bote, ajo krizë që nëpër dridhje t'etheve të veta ândrron e fantazon për ca cezarizma, mussolinizma, hitlerizma, stalinizma, bolshevizma e planshtetizma ... kombëtarë ... Sepse secili popull apor komb e kuptoi kah pragu i shekullit tonë e sidomos mbas purgatorit të luftës së përbotëshme, se themelet e shtetit demokratiko-liberal nuk kanë qëndrim në çdo vend, në çdo tokë ... sepse nuk asht hepësi bir t'e ngrehë të njajtën bina shtetnore, njëherë mbi truellin e ndonjí livadhi e mandej mbi thepina të ndonjí bjeshke kombëtare.... Dhe shka e ka kuptue mendja primitive e popullit tonë malcor - i cili simbas vendit e ban edhe kuvendin - atë s'ia hangri mendja as inteligjencës sonë nacionaliste - jo vetëm atëherë kur i erdhi radha me e ngrehë shtetin nacional, por as sot që do me e shkatërrue ... Dhe kësodore vjen puna që encikllopedistat tonë - mbrenda e jashtë Shqipnie ândrrojnë e fantazojnë edhe për shtetin demokratiko-liberal apo edhe për shtetin nacional por jo-kombëtar ...,( pa vlerësue realisht kushtet e veçanta të vendit). Dhe Tirana, e cila me njí gjenialitet të veçantë e përvetësoi ushtrimin e formalizmave të shtetit nacional, sot i ferkon duert mbi budallallekun tonë ... pse na - gjoja ajka e kombit! - tuej tredhë qen nëpër theoriena të thata mbi shtet e nacion, kemi lanë fare në mungesë zgjimin dhe përvetimin e shpirtit kombëtar ... Dhe sot daullja nacionale ushton an-e-mbanë Shqipnis ... dhe kombi s'ndien gjâ...

Pazari i vjetër i Tiranës

Politikanët na kanë premtuar tokën për dekada me radhë, por Newt Gingrich, rivali kryesor i Mitt Romney në garën republikane për një vend si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, e ka ngritur më lart stekën e premtimeve – në fakt 240 000 milje më lart. Gjatë javës, në të cilën Presidenti Obama njoftoi se “Amerika ishte kthyer”, rivali i tij republikan tha para një grupi dëgjuesish nga Florida që “para fundit të mandatit të tij të dytë, ne do të kemi një bazë të përhershme në Hënë, dhe ajo do të jetë amerikane”. Përpara se të duartrokasim sensin e tij të humorit – dhe të buzëqeshim për përmendjen e mandatit të dytë (kur ende nuk ka një mandat të parë)– është me vend të themi që ai është shumë serioz në këtë premtim. Tridhjetë vjet më parë, pasi bashkëthemeloi, “Space Caucus” në Kongres, ai shkroi disa herë për transferimin e punës në Hënë, dhe tha se një çmim prej 20 bilionë dollarësh do t’i dërgonte njerëzit më shpejt në Mars sesa burokratët e Nasa-s. Gingrich duket se tenton të zgjojë tek amerikanët shpirtin “gjithçka e mundur” të viteve 60’, por këta mund të vendosin mbi argumente, që ai nuk është Kenedi. Dhe kështu, ai duhej të mirëpritet në listën e aktorëve të serialit “Doctor Who”. Mirëpo gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Kandidati republikan e mbajti fjalimin afër qendrës Kenedi të Nasas, dhe dihet që ai është një entuziast i hapësirës dhe ka prej kohësh plane që deri më 2020-ën Amerika të ketë një koloni hënore. Ai madje ka propozuar që kur kjo koloni të ketë 13 mijë banorë, të mund të aplikojë për të qenë shteti i 51 i SHBA. Ndërsa fliste, ai ka vënë në shënjestër edhe rivalin e tij Romney, i cili i quan projektet hapësinore si prodhime të një mendjeje kaotike, duke thënë se kjo ishte diferenca mes një romantiku dhe njerëzve të ashtuquajtur praktikë. Gingrich tha: “Unë dua që çdo amerikan i ri t’i thotë vetes që ‘do të jetë një prej atyre 13 mijë të parëve, që do të jetë një pionier’”. Por nga salla kanë ardhur të qeshura dhe Gingrich ka pranuar se propozimi për një shtet të SHBA-së në Hënë ishte “gjëja më e çuditshme që ai kishte bërë ndonjëherë, por kjo ishte pjesë e një plani të madh për të zgjuar potencialin e amerikanëve”. Ai madje shtoi se Hëna nuk do ishte destinacioni i fundit, por premtoi një program për në Mars. “A do të thotë kjo që unë jam një vizionar? Mund të vini bast për këtë”, - tha ai, ndërsa krahasoi fjalimin e tij me atë të Kenedit para se SHBA të kryente zbritjen e parë në Hënë, gjë që krijoi mjaft zhurmë në internet, por mund të jetë mjaft e zgjuar politikisht para përzgjedhjeve të së martës. Industria e hapësirës ka një numër të jashtëzakonshëm vendesh pune në Florida, dhe ky shtet e priti me mërzi të dukshme vendimin e Presidentit Obama për t’i dhënë fund programit të udhëtimeve hapësinore. Dhe sa i përket këtij fluturimi në Hënë, ja ku vjen edhe keku: Gingrich ka fituar mjaft pikë në sondazhe dhe mund të fitojë në parazgjedhjet e Floridës, që ashtu siç pranon rivali i tij, është ‘Shteti i Hapësirës’.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Gazeta Mapo