Page 1

faqe 14

Krimi para 15 vitesh Vranë nënë e bir, 3 në pranga, 1 në kërkim Kujtimet e fqinjëve për ngjarjen: Nëna mbuloi djalin me trup, por nuk e shpëtoi dot. Shenjat e plumbave, ende mbi derë Një nga të arrestuarit

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 17 shkurt 2012. Numër 507. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Harasani: LMN u tradhtua nga brenda, pas ikjes së Blushit, pati thyerje

shpërbëhet grupi

17 deputetë të PS bashkojnë votat me PD Vijon rrjedhja e votave në grupin parlamentar të PS. Gjatë votimit të fshehtë për anëtarin e bordit të MFA, Mati Pepa, 14 deputetë socialistë kanë votuar pro dhe 3 kanë abstenuar, ndërkohë që vendimi politik i grupit ka qenë për të votuar kundër. Kalon me konsensus kandidatura e Enkelejda Shehit, bashkëshortes së Dashamir Shehit

Deputeti Andis Harasani tërhiqet nga gara për PS-në e Tiranës, për shkak të standardeve të cenuara në fazën përgatitore. “Nuk mendoj se Tahiri mund të drejtojë si duhet PS-në e Tiranës.Mbështes deklaratën e Ilir Gjonit, i cili kërkon që Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë të mos jetë deputet.” FAQe 5

Ndryshimet në Kod, 8 vjet burg kush falsifikon zgjedhjet Rama: BE-ja nuk duhet të mbyllte sytë për zgjedhjet PD e PS parimisht dakord për përfshirjen e kundërvajtjeve të Kodit Zgjedhor në Kodin Penal. FAQe 4-5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Funksionet institucionale dhe ato dytësore të Presidentit analizë Artan Fuga

Mati Pepa i votuar dje si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

I përndjekuri, incident me Rusmalin: Isha i tronditur nga vdekja e shokut Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko është konfliktuar dje me deputetin Rusmali gjatë homazheve për një anëtar të shoqatës, pranë Parlamentit. Dëshmia në polici: Jam penduar, isha në një moment të vështirë psikologjik Faqe 9

Publikohet Formulari A1 për Maturën, ja rregullat e plotësimit

Gjykata e lartë

Zbardhet vendimi për Metën: Përgjimi s’është origjinal

Faqe 8

editorial / 10 henri Çili Faqe 16-17

Duhet të pretendojmë shumë më tepër nga Europa, i kemi hapur tregjet

Situata në Veri, moment reflektimi

koment Roland Lami

sallën e Kuvendit u kanë rrjedhur jo pak por rreth 17 vota. Fenomeni është vënë re gjatë votimit të fshehtë të kandidaturës së Mati Pepës si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes... Faqe 3

udhëzimi i mash

Ideja është që në një çast ose tjetër shoqëria jonë...

Reshjet e mëdha të dëborës për fat të keq na kanë dhënë mundësinë...

Masa e përjashtimit që iu dha Kastriot Islamit ka vënë në “rresht” deputetët socialistë në votimet e hapura në Kuvend, por jo kur bëhet fjalë për votime të fshehta. Ashtu siç ka ndodhur shpesh kohët e fundit në çdo votim të fshehtë, edhe dje socialistëve në

Nga shiu në breshër

Momenti i parë në lidhje me një mënyrë të re për ta parë integrimin europian, gjë për të cilën ka ardhur koha, është një fushatë ose një...


2

MAPO

e premte, 17 SHKURT 2012 www.mapo.al

politika

8

vjet dënim me burg është ndëshkimi maksimal për të gjitha llojet e krimeve elektorale të parashikuara nga ndryshimet e propozuara në Kuvend

7

vjet burgim është ndëshkimi maksimal për falsifikimin, shpërndarjen ose përdorimi i fletëve të votimit nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor

2

vite burg parashikohet në këto amendamente për ata që ofrojnë lekë apo të mira të tjera materiale, apo vende pune në këmbim të votës nga zgjedhësit

Ndryshimet në Kod, 8 vjet burg kush falsifikon zgjedhjet PD e PS parimisht dakord për përfshirjen e kundërvajtjeve të Kodit Zgjedhor në Kodin Penal. Fejzi Braushi

Në zgjedhjet e ardhshme të gjithë ata votues apo komisionerë që do të tentojnë të kryejnë veprime në kundërshtim me përcaktimet që bën Kodi Zgjedhor, rrezikojnë të përballen me masa të ashpra ndëshkuese që shkojnë deri në 8 vjet burgim. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë parimisht dakord dhe sot pritet të miratojnë një sërë amendamentesh për të kriminalizuar të gjitha veprat elektorale dhe t’i përfshijnë ato në Kodin Penal. Bëhet fjalë për 11 nene që propozohen për t’u përfshirë në Kodin Penal dhe që përfshijnë thuajse të gjitha ato kundërvajtje që deri më sot konsideroheshin edhe si administrative dhe dënoheshin vetëm me gjobë. Komisioni

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të marrë sot në shqyrtim një kapitull të veçantë propozimesh të përgatitura nga ekspertët e të dyja partive të mëdha, me anë të të cilave kërkohet që të gjitha kundërvajtjet ligjore që mund të konstatohen në zgjedhje të trajtohen nëpërmjet Kodit Penal. Pra, thënë më ndryshe, synohet që të gjitha veprat elektorale të trajtohen tani nga Kodi Penal, dhe

për rrjedhojë duke parashikuar forcim të masave ndëshkuese qoftë për zgjedhësit, ashtu edhe për komisionerët e çdo niveli. Sipas këtyre ndryshimeve, falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme, futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet burg. Masë akoma më e ashpër parashikohet kur këtë vepër e kryejnë personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, të cilët propozohet të dënohen me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Masa e ashpër parashikohet t’i jepet veprës së dëmtimit, prishjes, shkatërrimit me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin të pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë, pajisjeve apo çdo materiali tjetër zgjedhor, për të cilat propozohen burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ka sjellë pavlefshmërinë e tyre apo ka cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në

shtatë qind mijë lekë. Administrata

Ndërkohë që nene të posaçme i janë kushtuar në këtë paketë edhe përdorimit të administratës apo fëmijëve dhe nxënësve të shkollave në zgjedhje, të cilat tashmë propozohen të konsiderohen me Kod Penal si kundërvajtje penale dhe që dënohem me burgim. Kështu detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në aktivitete zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim g jer në g jashtë muaj. Ndërkohë që detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në aktivitete elektorale të një subjekti zgjedhor, i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në një vit. Gjithashtu, parashikohet të dënohet me burgim edhe blerja e votës nga subjektet apo kandidatët, të cilët propozohet të dënohen me burg, ndërsa zgjedhësi që pranon ta shesë votën e tij dënohet me gjobë. Ashpërsohen masat ndëshkuese edhe për ata që braktisin detyrën nga anëtarë të komisioneve zgjedhore, të cilët rrezikojnë dënime nga dy deri në pesë vjet burg.

Veprat elektorale që përfshihen në Kodin Penal Neni 325 Pengimi i subjekteve zgjedhore • Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim tre muaj gjer në tre vjet. Neni 326 Falsifikimi i materialit dhe rezultateve të zgjedhjeve • Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta zëvendësimi i të saktave me të rreme, futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 326/a Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor • Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i

pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë, pajisjeve apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. • Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ka sjellë pavlefshmërinë e tyre apo ka cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në shtatë qind mijë lekë. Neni 327 Shkelja e fshehtësisë së votimit • Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Neni 327/a Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar • Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. • Lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorë dënohet me

burgim nga një deri në pesë vjet. • Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në një vit. Neni 328 Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve • Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një subjekti zgjedhor ose kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet. • Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Neni 328/a Detyrimi për pjesëmarrje në aktivitete politike • Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në aktivitete zgjedhore të një subjekti

zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. • Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në aktivitete elektorale të një subjekti zgjedhor, i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në një vit. Neni 329 Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje • Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një subjekti politik ose kandidati si edhe për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj deri në dy vjet • Kanosja, përdorimi i dhunës, ose dhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kandidatit, komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. • Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim

nga një gjer në pesë vjet. Neni 330 Pengimi i zgjedhësit • Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e Kodit Zgjedhor për votimin, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 330/a Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën pa shkaqe të ligjshme nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve ose anëtarët e grupeve të numërimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 6 muaj deri në dy vjet. Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete në kundërshtim me ligjin a duke zhdukur, materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.


e premte, 17 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Votimet në Kuvend � Marrëveshja për parandalimin e armëve kimike � Ligji “Për fondin Kullosor” � Ligji “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” � Ligji “Për krijimin e strukturave për mbrojtjen e tokës” � Ndryshimet në Kodin Civil � Enkelejda Shehi kryetare bordi i AMF � Mati Pepa anëtar i bordit të AMF

133 pro 73 pro/ 59 kundër 73 pro/ 59 kundër 73 pro/ 60 kundër 129 vota pro 117 pro/ 12 kundër/ 2 abstenime 85 pro/ 43 kundër dhe 3 abstenime

PD-PS, unanimitet për Kodin Civil Edhe mes debatit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore që ka mbërthyer vendin, mazhoranca dhe opozita kanë treguar se i mbeten paktit të arritur disa muaj më parë, për miratimin e ligjeve me 3/5. Dje Kuvendi pas debateve të ashpra për situatën në zonat malore, ka miratuar me konsensus absolut të të gjithë deputetëve të pranishëm në sallë ndryshimet e shumëdiskutuara në Kodin Civil. Amendamentet në Kodin Civil kanë marrë 129 vota pro dhe asnjë votë kundër apo abstenim. Por para se të kalohej në votim, opozita kritikoi mazhorancën se nuk ka respektuar paktin e arritur në nëntorin e shkuar, pasi nuk ka ecur në të njëjtin ritëm me reformën parlamentare dhe atë zgjedhore. “Ne jemi këtu

tar socialist, Gramoz Ruçi. Ndryshimet e miratuara në Kodin Civil përcaktojnë një guidë që duhet të ndjekë gjykata në momentin e gjykimit të veprës së shpifjes dhe fyerjes. Kështu, përfundimisht u vendos që veprat e mësipërme parashkruhen brenda një viti nga momenti i botimit a i transmetimit për herë të parë të një lajmi të rremë. Gjithashtu në ligjin e miratuar dje u përcaktua se i dëmtuari mund të dëmshpërblehet nga gjykata në bazë të dëmit jopasuror të shkaktuar, por duke marrë parasysh dhe gjendjen financiare të të paditurit. Në ndryshimet në Kod u vendos për herë të parë dhe vepra e shpifjes dhe fyerjes nëpërmjet mjeteve të informimit elektronik dhe internetit.

për të përmbushur detyrat tona të shtëpisë. Nuk është opozita ajo që pengon rekomandimin, por është mazhoranca që po zvarrit reformën zgjedhore. Është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare. Fundi i marsit erdhi, është afati i fundit për ligjet me shumicë të cilësuar, por dhe për reformën e miratuar dhe të përfunduar të reformës zgjedhore dhe për reformën parlamentare. Ne po ju paralajmërojmë. Fund marsi nuk është larg. Vlerësojeni dhe ju këto dy reforma dhe këtë përgjegjësi politike. Nëse do mendoni që të hidhni lumin dhe të zvarrisni këto se ia hodhët opozitës, përkundrazi bëni gabim. Do ndëshkoni Shqipërinë, nuk do ndëshkoni opozitën”, - tha kreu i grupit parlamen-

“Shpërbëhet” grupi i PS, 17 deputetë bashkojnë votat me PD Kandidatura e ish-drejtorit të QSUT-së, Mati Pepa, për anëtar të bordit të AMF, ka marrë edhe votat e 14 deputetëve socialistë dhe 3 kanë abstenuar, kur vendimi i grupit ka qenë për të votuar kundër Fejzi Braushi

Kuvendi votuar për kryetaren e bordit, bashkëshorten e kreut të LZHK-së, Enkeljda Shehi. Kandidaturë kjo që ka marrë konsensusin e të dyja palëve, duke siguruar plot 117 pro

Masa e përjashtimit që iu dha Kastriot Islamit ka vënë në “rresht” deputetët socialistë në votimet e hapura në Kuvend, por jo kur bëhet fjalë për votime të fshehta. Ashtu siç ka ndodhur shpesh kohët e fundit në çdo votim të fshehtë, edhe dje socialistëve në sallën e Kuvendit u kanë rrjedhur jo pak por afro 17 vota. Fenomeni është vënë re gjatë votimit të fshehtë të kandidaturës së Mati Pepës si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku vetëm 43

Mati Pepa dhe Enkelejda Shehi

deputetë socialistë kanë respektuar vendimin e grupit, duke votuar kundër, ndërsa 17 të tjerë të pranishëm në sallë kanë votuar pro, duke bashkuar votat me mazhorancën, çka ka bërë që kjo kandidaturë të marrë plotë 85 vota pro.

Votimi Në një seancë ku ka munguar sërish kryeministri Sali Berisha, Kuvendi përveç ligjeve në rend të ditës, ka miratuar dhe dy emërime në bordin e Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare. Fillimisht ka votuar për kryetar-

en e këtij bordi, bashkëshorten e kreut të LZHK-së, Enkeljda Shehi. Kandidaturë kjo që ka marrë konsensusin e të dyja palëve, duke siguruar plot 117 pro. Por duket se jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë emërim, pasi 12 deputetë kanë shprehur votën kundër, ndërsa 2 të tjerë kanë abstenuar. Një rast i vështirë ky për të dalluar se nga cili krah kanë qenë votat kundër apo abstenime, përsa kohë votimi ishte i fshehtë dhe kur të dyja palët kishin vendos të votonin pro. Rrjedhja Por surprizë ka qenë votimi për emërimin e Mati Pepës (ish-drejtor i QSUT) si anëtar i këtij bordi, ku pavarësisht se votimi ka qenë i mbyllur, leximi i votës ka qenë më i thjeshtë, për shkak se opozita kishte vendosur të votonte kundër. Kështu, Mati Pepa ka mundur marrë një numër të konsiderueshëm votash edhe nga socialistët, pavarësisht se ata kishin marrë vendim për ta votuar kundër. Më konkretisht, ai ka marrë 85 vota pro, pra gati 12 vota më shumë sesa deputetë kishte mazhoranca në sallë në atë moment, duke marrë të mirëqenë se të gjithë ata mund të kenë marrë pjesë në votim. Pra, në rastin më të mirë për socialistët, nga grupi i tyre i bie që të kenë rrjedhur plot 12 vota, shifër kjo që po të nisesh nga prania e deputetëve të opozitës në sallë duket të jetë më e madhe. Kështu, sistematikisht gjatë votimeve të djeshme opozita ka patur 60 vota në sallë, ndërkohë që kundër Mati Pepës kanë votuar kundër vetëm 43 deputetë, ndërsa 3 kanë qenë abstenime. Pra nëse e marrim të mirëqenë se edhe votat abstenim ishin nga opozita, atëherë, nga grupi parlamentar socialist i bie që të kenë votuar pro kandidaturës së Mati Pepës 14 deputetë socialistë. Pavarësisht se ky është kthyer në një fenomen të përhershëm, tashmë për grupin socialist, duket se drejtuesit e kësaj force e kanë të vështirë të marrin masa përsa kohë votimet kanë qenë të fshehta me elektronik.


4

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

intervista

Kryetari i PS, Edi Rama flet për arsyet pse shqiptarët duhet ta votojnë, vizionin për Kosovën dhe tezën e shkëmbimit të territoreve

Rama: BE nuk duhet të mbyllte sytë për problemet e zgjedhjeve “Njëra anë është ajo që BE dhe Komuniteti Europian mund të kishin bërë më mirë. Jam i sigurt se disa gjëra mund të ishin bërë më mirë. Nuk duhet të mbyllte sytë apo të konsideronte si probleme relative ato që në të vërtetë nuk janë të tilla. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një problem relativ, dhe problemet me zgjedhjet nuk mund të jenë relative”. Intervistoi: Janusz Bugajski Po filloj me një pyetje, e cila paraqet një interes të veçantë në Sh BA dhe në BE. Duke marrë parasysh akuzat e vazhdueshme të opozitës për manipulim me zgjedhjet, centralizimin politik, si dhe të shtënat kundër demonstruesve... Siç i pamë, ngjarjet tragjike vitin e kaluar... Ideja që Shqipëria nuk është një vend plotësisht demokratik, apo që është një demokraci e rastësishme, dhe ka shumë mundësi të jetë një demokraci e dështuar... Si do përgjigjeshit ndaj këtyre konstatimeve? Do të thosha se Shqipëria është një demokraci jofunksionale. Kjo është vërtetuar jo vetëm nga ngjarjet që ju përmendët, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Jo vetëm për sa u përket institucioneve qeveritare, por edhe për sa i përket jetës së përditshme, Shqipëria është një demokraci jofunksionale. Kush është përgjegjës për këtë? Nëse marrim në konsideratë të gjithë procesin dhe të gjithë shoqërinë, apo të gjithë spektrin politik, mund të jetë një përgjegjësi e ndarë, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e duke vazhduar me të gjithë të tjerët më lart. Por nëse e trajtojmë si pjesë të një rruge të ndjekur, siç e thashë edhe më parë, ne nuk mundëm të ndërtonim një demokraci funksionale, dhe tani po përballemi me degradimin e asaj që kemi pasur më parë. Por sigurisht, përgjegjësia është plotësisht e qeverisë. Në emisionin tim të parë intervistova Kryeministrin, dhe ai mendonte se opozita po planifikonte njëfarë grushti shteti në ngjarjet e 21 janarit. Si do t’i përg jig jeshit kësaj akuze dhe, a do merrnit ju dhe Partia Socialiste ndonjë përgjegjësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit? Mendoj se një vit mjafton për të vërtetuar njërin apo tjetrin variant. Provat po ‘bërtasin’ për të treguar përgjegjësinë e qeverisë, vrasjet e njerëzve, si dhe atë që po ndodh me procesin e hetimit. Falë qeverisë amerikane dhe FBI-së, ai ka bërë një përparim të konsiderueshëm, por në të njëjtën kohë është penguar egërsisht nga qeveria. Nga ana tjetër, po, demonstrata u shoqërua në disa rrugë nga dhuna, e cila ishte kryesisht një reagim ndaj provokimit të panevojshëm të forcave të policisë. Por hetimi ka përparuar edhe në këtë drejtim. Shumë protestues janë hetuar, janë paditur, dhe madje janë ndëshkuar, por nuk ka asnjë provë për të besuar variantin e Kryeministrit. Varianti i Kryeministrit është një fotokopje e keqe e asaj që kemi dëgjuar në kohën e regjimit të vjetër për forcat e brendshme që përpiqen të sabotojnë partinë e lavdishme komuniste dhe qeverinë e saj. Përpara se t’ju pyes pak më shumë për Partinë Socialiste, më lejoni t’ju pyes për kualifikimin e Shqipërisë apo mungesën e tij për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në lidhje me problemet që ju përmendët, shumë zyrtarë europianë akuzojnë të dyja partitë për përfshirje në politikë partizane, në nxi t j e n e p o l a r i z i m i t . . . S i do t ’ i u

përgjigjeshit këtyre akuzave? Nuk kam qenë kurrë i kënaqur me këtë gjë, sepse nuk mendoj se termi “përgjegjësi e përbashkët” mund të përdoret për t’i barazuar përgjegjësitë. Sigurisht, siç e thashë edhe më parë, në një proces të tillë, i cili është një proces historik madhor dhe i cili lidhet me ndryshime dramatike për një shoqëri si tonën, të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre, madje edhe një qytetar i thjeshtë. Por askush nuk mund të pretendojë se kjo përgjegjësi është në të njëjtin nivel. Qeveria është përgjegjësia kryesore, dhe qeveria duhet të konsiderohet përgjegjëse për këtë vonesë dhe për dështimin e disatë të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Më lejoni t’ju pyes më specifikisht për Partinë Socialiste. Pse duhet ta mbështesin shqiptarët Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme? Pra, nga ndryshon programi juaj nga ai i partisë tjetër, veçanërisht nga ai i Partisë Demokratike? Pikë së pari, sipas këndvështrimit tim personal, shqiptarët duhet ta heqin qafe këtë qeveri, sepse sot ata janë më pak të sigurt në jetët e tyre personale. Mjafton të shohim shifrat në rritje të nivelit të kriminalitetit, për të kuptuar se sot në Shqipëri askush nuk mund të jetë i sigurt. Së dyti, të gjithë po vuajnë pasojat e politikave të gabuara dhe dobësimin e institucioneve shtetërore në jetët e tyre familjare. Gjithashtu, sepse sot shqiptarët mund të blejnë më pak dhe ata duhet të paguajnë më shumë. Pra në përgjithësi, në aspektin politik, social dhe ekonomik, këto janë të gjitha arsye për të thënë se kjo qeveri ka dështuar. Ne kemi nevojë për ndryshim, për një politikë të re, kemi nevojë për një qeveri të re dhe një fillim të ri, me një sjellje krejtësisht ndryshe kundrejt qytetarëve, institucioneve, Kushtetutës dhe ligjeve, dhe sigurisht me politika të ndryshme dhe novatore. Në programin tonë, të cilin e kemi quajtur “Një Rilindje Shqiptare”, ne përpiqemi të trajtojmë prioritetet e çdo familjeje, të çdo shqiptari të thjeshtë përmes politikave që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore aspekte të rëndësishme, duke filluar nga nevoja për rishpërndarje të barrës që njerëzit janë të detyruar të ndajnë sot për sa u përket taksave. Pastaj do të vazhdojmë me politika të reja ekonomike, me më shumë investime, gjë që do të krijojë më shumë vende pune, me një sistem shëndetësor ndryshe, dhe me siguri me një sistem arsimi ndryshe. Mund të kthehemi sërish tek programi, por dua t’ju bëj një pyetje tjetër për partitë politike, përfshirë partinë tuaj. Shpesh në Uashington më pyesin se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri? Sa demokratike janë këto parti? Cilët janë deputetët dhe liderët e këtyre partive? Si do t’iu përgjigjeshit këtyre pyetjeve? Mendoj se këto pyetje mund të marrin përgjigje të ndryshme, por duke qenë se ato vijnë nga Uashingtoni, do t’u përgjigjesha këtyre pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke thënë se nuk ka asgjë ndryshe nga Partia Republikane aktuale, apo Partia Demokratike, sigurisht nëse bëhet fjalë për Partinë Socialiste. Ndërkaq ka ndryshime mes partive në vend. Të gjithë e dinë se në Partinë Socialiste ne kemi mundësi t’i përmirësojmë mekanizmat demokratikë. Mund të përmirësojmë komunikimin mes anëtarëve të partisë në të gjitha nivelet. Por sigurisht, kemi një parti, ku kushdo mund të thotë atë që mendon. Kemi një parti, e cila i ofron medias debatet e saj të brendshme. Në anën tjetër kemi një parti ku ekziston vetëm një person dhe nga ku nuk ka më lajme të reja prej shumë kohësh. Jam në dijeni se Partia Socialiste është mjaft aktive në median sociale, në Facebook apo Twitter... Po. Unë kam dyshimet e mia për efikasitetin e transmetimit të programeve të ndërlikuara politike përmes mesazheve të çastit. Si e konsideroni median sociale dhe ndikimin e saj në politikën shq-

Për AK Fillimisht, mendoj se kjo lëvizje vjen si shprehje e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj palës së djathtë, por është gjithashtu një lëvizje që mund të tërheqë të rinjtë që nuk kanë një pikë referimi. Siç e thashë, debati publik varfërohet ditë pas dite, presioni shtohet ditë pas dite, frika nga pasojat në jetën e cilitdo po shtohet ditë pas dite.

iptare? Ajo nuk mund ta zëvendësojë mënyrën tradicionale të komunikimit, por mund të jetë një vlerë e re mjaft e çmuar. Unë mendoj dhe faktet po vërtetojnë se ajo është e thjeshtë, nuk ka kosto dhe është shumë e shpejtë nëse ti do të japësh një mesazh. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një program politik, por mund të jetë një thënie për një moment të caktuar të ditës. A mendoni se ka një përfshirje të mjaftueshme të publikut në debatet politike? Nuk mendoj kështu. Fatkeqësisht, kjo është një nga shenjat e këqija, të cilën mund ta shohë dhe mund ta ndjejë kushdo pas 6 vjetësh me qeverinë e zotit Berisha. Nëse krahasojmë nivelin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe individëve në debatin publik me atë të 6 viteve më parë, ato nuk mund të krahasohen. Nëse krahasojmë mënyrën se si rinia angazhohej 6 vjet më pare për të promovuar ndryshimin dhe nëse shohim boshllëkun e krijuar për shkak të sjelljes që qeverisë, e cila ushtron frikë dhe presion, nuk ka mundësi krahasimi. Mendoj se ajo që na mungon gjithnjë e më shumë është pikërisht pjesëmarrja e publikut në debat apo pjesëmarrja e autoriteteve të tjera jashtë partive politike. Një pyetje që lidhet me këtë mund të jetë... Nëse shohim spektrin politik në Shqipëri, veçanërisht lëvizjet dhe partitë e reja që po krijohen, cili është mendimi juaj për Aleancën Kuq e Zi? A mund të bëhet kjo lëvizje një forcë e rëndësishme politike? A mund të tërheqë ajo disa nga këta të rinj, të cilët janë të lodhur me strukturën politike, mbase të lodhur me të dyja partitë politike? A duhet të tregojmë kujdes për këtë lëvizje? Fillimisht, mendoj se kjo lëvizje vjen si shprehje e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj palës së djathtë, por është gjithashtu një lëvizje që mund të tërheqë të rinjtë që nuk kanë një pikë referimi. Siç e thashë, debati publik varfërohet ditë pas dite, presioni shtohet ditë pas dite, frika nga pasojat në jetën e cilitdo po shtohet ditë pas dite. Nuk më pëlqen që shqiptarët ta fillojnë këtë udhëtim për shkak të mungesës së alternati-

vave dhe për shkak të zemërimit. Ne e dimë mjaft mire çfarë mund të sjellë ky zemërim. Po, ekziston një mundësi, por unë e shoh kryesisht si pakënaqësi dhe zemërim ndaj palës së djathtë. Do kaloja tek Bashkimi Evropian, por më parë po ju bëj një pyetje që lidhet me të. Një nga problemet që e skualifikon Shqipërinë nga një pranim i ardhshëm në BE është perceptimi i një niveli të lartë të korrupsionit në Shqipëri. A do thonit se situata po përmirësohet apo është e kundërta? A do thonit se qeveria nuk po e menaxhon situatën siç duhet, apo ajo nuk po i jep rëndësinë e duhur këtij problemi? Si do ta trajtonit ju këtë problem nëse do ishit kryeministër? Fatkeqësisht, edhe pse unë jam i njëanshëm duke qenë se jam lideri i opozitës dhe merret si e mirëqenë që unë duhet të theksoj pikat e dobëta. Kjo është jo vetëm pika më e dobët e aplikimit tonë për statusin kandidat, por është pika në të cilën Shqipëria po shkon gjithnjë e më poshtë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Le ta harrojmë për një çast atë që themi ne apo atë që mund të themi, dhe le të shohim atë që thonë të tjerët për ne, çfarë thonë të gjithë raportet, duke filluar nga ajo çka thotë progres-raporti i BE-së. Pra, është jashtë imagjinatës së Bashkimit Evropian të pranojë dhe të mirëpresë një vend në të cilin njerëzit vriten gjatë një proteste dhe ku një zv. kryeministër kapet, gjë që u pa nga të gjithë, gjatë një episodi spektakolar korrupsioni. Dhe pastaj të shohësh si shkojnë këto gjëra në gjyq. Në fund të gjithë dalin të pafajshëm. Pra, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë. Për më tepër, është shumë e rëndësishme të shohim dhe të kuptojmë se pa zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat pranohen si të tilla edhe nga standardet ndërkombëtare, kjo është shumë e vështirë. Por kur ne i shohim të gjitha këto, përpiqemi të kuptojmë pse qeveria duhet të cënojë integritetin e zgjedhjeve? Pse qeveria duhet të përgjigjet në mënyrë të dhunshme duke vrarë njerëz? Pse qeveria duhet të mohojë dhe pastaj të falsifikojë një vendim mbi një rast korrupsioni si ai që sapo përmenda? Arsyeja për


E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Harasani ndjek shembullin e Gjonit: Në garë nuk mund të marrin pjesë ata që janë aktualisht deputetë

Harasani: LMN u tradhtua nga brenda, pas ikjes së Blushit, pati thyerje Deputeti tërhiqet nga gara për PS-në e Tiranës, për shkak të standardeve të cenuara në fazën përgatitore. “Nuk mendoj se Tahiri mund të drejtojë si duhet PS-në e Tiranës.” Fejzi Braushi

Ashtu si edhe Ilir Gjoni një ditë më parë edhe Andis Harasani, një prej kandidatëve të përfolur për postin e kreut të Partisë Socialiste për Tiranën, shprehet se në këtë garë nuk mund të marrin pjesë ata që janë aktualisht deputetë, duke përjashtuar veç vetes edhe kandidaturën e Sajmir Tahirit dhe atë të Erion Braçes. Deklaratën Harasani e ka postuar në faqen e tij në internet, ku ka bërë të ditur se mbështet deklaratën e dhënë më parë edhe nga Gjoni, se Statuti i PS nuk lejon që një deputet të konkurrojë për kryetar partie. “Mbështes deklaratën e kolegut Ilir Gjoni, i cili kërkon që Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë të mos jetë deputet. Politika shqiptare dhe gjithë shoqëria shqiptare vuan nga politikanë që kërkojnë të kontrollojnë çdo gjë duke u ulur në 3 e 4 karrige. Le të japim një shembull të gjithë në Tiranë”, - shprehet Harasani. Por gjatë një interviste të dhënë për “Vizion Plus”, ai nuk ka ngurruar të evidentojë një problematikë të madhe të hasur gjatë fazës së parazgjedhjeve të Tiranës, ndërsa ka kritikuar ashpër kandidaturën e Sajmir Tahirit. “Kanë ndodhur shumë gjëra, mënyra sesi u zgjodhën delegatët, mënyra sesi do të zgjidhet kryetari pa u zgjedhur katër kryetarët e minibashkive, gara nuk do të jetë në ato standarde që i takojnë Partisë Socialiste. Nuk mendoj se Tahiri mund këtë është shumë e thjeshtë. Sepse qeveria është aq shumë e lidhur me korrupsionin, sa nuk mund të veprojë ndryshe. A do thonit se Partia Socialiste nuk ka probleme të ngjashme? Partia Socialiste është në opozitë. Sigurisht, ne kaluam në opozitë pasi ishim pjesë e qeverisë. Qytetarët e Shqipërisë vendosën të na çonin në opozitë sepse ata ishin të pakënaqur me mënyrën se si ne qeverisnim, dhe korrupsioni ishte pjesë e kësaj pakënaqësie. Por, le të jemi të sinqertë, nuk ka krahasim mes dy rasteve, dhe ajo që është më e rëndësishme, mendoj se sot ne i kemi marrë mësimet tona, kemi bërë reflektimet tona, kemi bërë reformat tona të brendshme, kemi përtërirë partinë, dhe e kemi përgatitur të përballet me sfidën e ndryshimit, duke u përballur me sfidën e luftës efikase kundër korrupsionit. Për ta mbyllur këtë përgjigje, do thoja se të luftosh korrup-

sionin do të thotë te krijosh një vend më modern. Kjo do të thotë të modernizosh institucionet, do të thotë të modernizosh mekanizmat që nuk do lejojnë askënd të jetë zot i fatit të njerëzve, të cilët trokasin në dyert e shtetit për të marrë atë që u takon. Mendoni se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA dhe BE, duhet të përfshihet më shumë në luftën kundër korrupsionit apo të ndihmojë Shqipërinë në luftën e saj kundër këtij fenomeni? Gjithashtu kjo vlen edhe për problemet e tjera që ju përmendët. Manipulimi i zgjedhjeve, e me radhë... Kjo është një pyetje e vështirë. Për këtë jeni këtu... Është pyetje e vështirë, sepse ajo ka dy aspekte. Njëra anë është ajo që BE dhe Komuniteti Europian mund të kishin bërë më mirë. Jam i sigurt se disa gjëra mund të ishin bërë më mirë. Nuk duhet të mbyllte sytë apo

Spitali Multispecialistik Mjekësor Kirurgjikal italo-shqiptar

Nuk mendoj se Shqipëria e madhe, siç është përfytyruar nga ata që nuk e lanë shekullin e 21-të si një mundësi...Unë mendoj se shqiptarët së bashku, pa kufij, pa asnjë lloj kufizimi, nën qiellin e Bashkimit Europian, janë një vizion dhe një projekt shumë real dhe i prekshëm

Sherbimet:

· · · · ·

Analiza Kimike / Biokimike Analiza Hematologjike Koagulimi i Gjakut Analiza Sierologjike Analiza Bakteriologjike Teste Tumorale Dozimi i Antigjeneve dhe Antikorpeve Hepatike Analiza Hormonale Analiza Toksikologjike / Abuzim Droge Dozimi i Medikamenteve Biologji Molekulare Astrupograme

Salus Tirana Sh.A

ME SALUS POLICLINICO TRIESTINO, CILESIA ITALIANE TANI NE TIRANE!

jnë drejt Europës dhe të gjithë duan që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por si duhet të arrijmë atje dhe me cilin ritëm? A do ta shihnit zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe ndërkombëtare përmes një bashkimi të detyruar me Shqipërinë? Nuk mendoj se Shqipëria e madhe, siç është përfytyruar nga ata që nuk e lanë shekullin e 21-të si një mundësi...Unë mendoj se shqiptarët së bashku, pa kufij, pa asnjë lloj kufizimi, nën qiellin e Bashkimit Europian, janë një vizion dhe një projekt shumë real dhe i prekshëm. Pra, “jo” për një Shqipëri të madhe, por “po” për çështje ekonomike dhe sociale? Absolutisht po, dhe përtej kësaj. Një Shqipëri e madhe në të gjitha këto aspekte, si pjesë e një rajoni që është pjesë e Bashkimit Europian dhe pjesë e një epoke krejtësisht të re. Ne jetojmë në një epokë tjetër. Pra, nuk kemi më mure. Tashmë vendet, komunitetet dhe njerëzit ndahen vetëm nga rrjetat. Ne duhet të përshtatemi me këtë dhe duhet ta shohim bashkimin e shqiptarëve si pjesë të kësaj epoke të re. Sistemi informatik on line me Nuk duhet të kthehemi tek vizionet e Laboratorin Salus Trieste, vjetra, të cilat ishin të kufizuara nga vetë sjell per here te pare ne Shqiperi: koha. Si do t’i përg jig jeshit pro· Diagnostikim të shpejte pozimit që dëgjojmë nga Brukseli · Monitorim on line me dhe Prishtina për shkëmbime terLaboratorin e Triestes ritoriale? E thënë ndryshe, veriu i · Cilesi Diagnostikuese sipas Kosovës në këmbim të Luginës së standarteve europiane Preshevës? · Kalibrim te perditshem te aparaturave Pikë së pari, unë mendoj se ne · Validim- çertifikim të duhet të qëndrojmë pas lidershipit rezultateve nga Mjek Italian kosovar, pas banorëve të Kosovës, por · Minimizim Automatik i ne nuk duhet të ndërhyjmë kurrë me metodave manuale ndonjë mënyrë që mund ta dëmtojë të · Tarifa shume konkuruese drejtën e tyre dhe njëkohësisht detyrën e tyre. Së dyti, mendoj se nga njëra anë Kosova është një shtet i ri. per informacion: Tel. +355 4 2390500 Ajo është një vend me një territor të Mob. +355 662053180 përcaktuar. Ndaj integriteti i shtetit të Fax + 355 4 2390501 Kosovës nuk mund të jetë objekt deMail info@salus.al batesh apo formulash të mundshme www.salus.al kompromisi. Në fund, kjo nuk do çonte asgjëkund. Marrë nga “Albanian Screen”

të konsideronte si probleme relative ato që në të vërtetë nuk janë të tilla. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një problem relativ, dhe problemet me zgjedhjet nuk mund të jenë relative. Sepse pastaj duhet të përballemi me një zinxhir faktesh, të cilat shkojnë njëri pas tjetrit, drejt degradimit të jetës institucionale. Kur dikush, një parti apo një koalicion merr votat e tua edhe kur ti nuk ua jep atyre, atëherë ai mund të të bëjë ty çdo gjë. Sepse sigurisht, kjo nuk varet më nga ty dhe nga pushteti yt për ta ndryshuar situatën. Por ekziston edhe ana tjetër, ku mendoj se komuniteti ndërkombëtar ka bërë shumë për Shqipërinë. BE është munduar shumë t’u bëjë shqiptarëve të kuptojnë se ata janë të mirëpritur, por kjo varet nga ata. Në fund të fundit, gjithçka varet nga ne, gjithçka varet nga shqiptarët. Kjo, jo për të vendosur se ku duan të shkojnë, sepse është e qartë se të gjithë duan të shko-

Laboratori i ri Italian Salus · · · · · · ·

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

të drejtojë si duhet PS-në e Tiranës”, - shprehet Harasani. Gjatë kësaj interviste ai flet edhe për planet që LMN kishte në vitin 2009, për krijimin e një partie me dy drejtues dhe për kontaktet me Fatos Nanon. Duke folur pikërisht për projektin e LMNsë ai sqaron se kjo nismë nuk u konkretizua, pasi u tradhtua nga brenda. “Pas largimit të Blushit, patëm një thyerje, ka pasur diçka që nuk ka shkuar mes nesh”, - shprehet Harasani. Ndërkohë pak ditë më parë në faqen e tij në facebook, Harasani duke iu referuar kësaj lëvizjeje, ai u shpreh “Në autobus kemi lënë ata që kanë dëshirë të udhëtojnë me autobus. Ne jemi me makinat tona. Dhe kur makina na prishet kemi miq e shokë dhe udhëtojmë me ta. Miq e shokë të vërtetë, që dhe kur s’kanë vend në makinat e tyre, i lënë dhe udhëtojnë së bashku me shokët në këmbë. Se ka dhe miq që thonë më fal pak sa të lidh këpucët dhe fshehtas kërcejnë në autobus”.


6

MAPO

e premte, 17 SHKURT 2012 www.mapo.al

f kus

Topalli në Rrëshen: Beteja jonë, me motin Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar Bashkinë e Rrëshenit për të ndjekur situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës, ku për pasojë shumë zona kanë mbetur të bllokuara. Në takimin me autoritetet vendore, kryeparlamentarja u informua mbi masat e marra në zgjidhjen

emergjente të situatës, ndërsa garantoi gatishmërinë e të gjitha mjeteve dhe shërbimeve në ndihmë të banorëve. Zonja Topalli e cilësoi ‘betejë me motin’ emergjencën me të cilën po përballet Shqipëria, duke thënë se “kjo është një situatë që nuk është parë prej dekadash. Kjo situatë është më e rëndë se ajo

e vitit 1985. Dëbora është në lartësi më të madhe, temperaturat janë më të ulëta sesa në vitin ‘85”. Vëmendje të veçantë kryetarja e Kuvendit i kushtoi gjithashtu situatës së krijuar në Orosh, Fan dhe Selitë, duke theksuar se duhet një kujdes maksimal nga ana e vetë banorëve për të pastruar çatitë dhe oborret.

Debati në Kuvend PS paraqet planin e masave, PD: Humbje kohe për ministrat Socialistët dhe demokratët kanë qëndruar dje në “llogore” të ndara sa i përket masave për zonat e izoluara nga dëbora. Replikat RuçiTopalli për mungesën e Berishës në Kuvend, Patozi: Mos nxisni panik! Debatet mbi situatën e krijuar në Veri dhe Verilindje kanë zbritur dje në sallën e Kuvendit, duke i lënë palët në “llogore” të kundërta. Që në fillim të seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ngriti shqetësimin për situatën e emergjencës në një pjesë të madhe të territorit dhe tërhoqi vëmendjen për mungesën e kryeministrit Berisha në sallë. “Vendi po kalon një situatë jo normale, si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë, kreu i ekzekutivit të vendit duhet të vinte në Parlament dhe të informonte për situatën në të cilën ndodhemi e të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathtas. Fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojmë”, - tha Ruçi. Por fjala e tij është ndërprerë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila i ka kujtuar kreut të grupit të PS-së se është jashtë rendit të ditës. “Jeni jashtë rendit të ditës zoti Ruçi. Nëse do ta kishit seriozisht, do të kishit shfrytëzuar mundësitë që ka opozita për interpelancë, por nuk keni bërë asnjë kërkesë”, - tha Topalli. Nga ana e tij, Ruçi ka vazhduar debatin për këtë çështje, por ngulmimi i tij ka marrë si përgjigje ndërprerjen e seancës për disa minuta nga kryetarja e Kuvendit. Plani i masave të PS

Rifillimi i punimeve ka rihapur

Replikat Topalli-Ruçi në Kuvend Ruçi: Vendi po kalon një situatë jonormale, si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë, kreu i ekzekutivit të vendit duhet të vinte në Parlament dhe të informonte për situatën në të cilën ndodhemi e të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathtas. Fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojmë. Topalli: Je jashtë rendit të ditës zoti Ruçi.  Ruçi: Zonjë, është fatkeqësi e madhe….

Plani i PS-së parashikon alokimin e granteve të planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë sërish çështjen e emergjencës që po kalon vendi, ndërsa fjalën e ka marrë deputeti Erjon Braçe, i cili i ka paraqitur Kuvendit planin e masave të PS. “Në kushtet kur Kryeministri refuzon të bëjë detyrën pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke mos informuar Kuvendin, në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë për mungesën e një plani të ndërhyrjes konkrete në terren, një plan masash financiare, ne duke insistuar për të bashkëpunuar, ofrojmë masat që duhen ndërmarrë”, - tha Braçe, i cili lexoi më pas planin afatmesëm e afatg-

Topalli-deputetëve të PS: Mos bëj ciu-ciu... Topalli-Ruçit: Je jashtë rendit të ditës. Nëse do ta kishit seriozisht, do të shfrytëzonit mundësitë që opozita ka për interpelancë. Nuk keni bërë asnjë kërkesë. Ruçi: Kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë.  Topalli: Po thyen rregulloren e Parlamentit.  Ruçi: Bora që ka rënë, nuk pyet për procedurën. Topalli: Je jashtë rendit. Ndërpritet seanca.  jatë. Sipas tij, në këtë fazë duhet të identifikohen kostot e emergjencës, të merren masat për hapjen e të g jitha rrugëve rurale, të ketë furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve, me gaz, qymyr dhe dru, por edhe me ushqime në sasi të mjaftueshme për 3 muaj. Plani i PSsë parashikon alokimin e granteve të planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë. Gjatë fjalës së tij, Braçe kritikoi Kryeministrin që në një situatë të tillë alokoi fondet për komunitetet fetare dhe u bëri thirrje drejtuesve të këtyre komuniteteve që paratë t’ua vinin në dispozicion banorëve të izoluar nga dëbora. Reagimi i PD

Humbje kohe për ministrat dhe deputetët. Kështu e ka cilësuar planin e masave të PS-së, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili shtoi se qëllimi kryesor në këtë situatë është shpëtimi i jetëve njerëzore dhe hapja e rrugëve të bllokuara. “Ky plan vonon minis-

Rama shpërndan 60 ton ushqime në Bulqizë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë të PS, ka vizituar dje zona të bllokuara nga dëbora në Bulqizë, duke shpërndarë edhe 60 ton ushqime. Gjatë ditës së djeshme Rama ka parë nga afër kushtet e banorëve në Fushë-Bulqizë, Gjoricë e Martanesh, duke shoqëruar edhe kamionët me ndihma. “Kjo është ajo që ne mundëm të bëjmë për momentin. Do të donim të bënim më shumë, por kjo është vetëm një shprehje solidariteti njerëzor. Sepse strukturat e detyrimet ligjore

dhe shtetërore i ka qeveria. Ne kemi vetëm zemrën dhe mendjen të përqendruar që të bëjmë gjithçka është e mundur që të lehtësohet sadopak kjo krizë e bllokimit dhe e mungesës së ushqimeve e të ilaçeve, aty ku mundemi, aq sa mundemi. Nuk zgjidhim dot gjithçka, por të paktën të lehtësojmë sa mundemi situatën në familjet tuaja”, - deklaroi Rama. Gjatë shpërndarjes së ndihmave, kamionëve u janë bashkuar dhe ndihmat ushqimore dhe ilaçe nga Bashkia e Laçit.

Gjatë seancës së djeshme parlamentare

trat dhe deputetët që të kthehen pranë zonave të bllokuara, vonon misionin e ndihmës. Opozita do të bllokojë Kuvendin. Plani është kundër banorëve, ata s’kanë nevojë për plan dhe fjalë boshe. Ne miratojmë ligje dhe vendime, nuk merremi me plane, ndërsa njerëzit nuk ndihmohen as në Twitter, as në Facebook”, - tha Patozi gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai theksoi se opozita merret

me plane, në një kohë që qeveria ka përveshur mëngët dhe ndodhet në terren, duke akuzuar Ramën se kërkon të përfitojë politikisht nga kjo situatë. “Mos i mbuloni me dëborë edhe rrugët e zhbllokuara, mos nxisni panik. Çfarë është kjo opozitë që ngre shtab më vete? Rama ka në mendje vetëm pushtetin e vet, nuk i interesojnë banorët në Veri”, - përfundoi Patozi.

Dështon ulja, helikopteri hedh ndihmat nga ajri Helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej në zonat e thella të Tropojës gjatë ditës së djeshme, përshkak se trashësia e dëborës ishte shumë e madhe dhe se terreni ishte shumë i papërshtatshëm. Për këtë arsye ndihmat ushqimore janë hedhur në dëborë. Po kështu dhe tentativat për tu ulur në fshatin Degaj për të marrë një të sëmurë ishin të pamundura. Nisja e Helikopterit është bërë nga pista e aeroportit të Kukësit, i cili është kthyer në një

bazë furnizimi dhe operacionale për situatën e krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta. Në këtë aeroport janë stacionuar makineritë e ushtrisë, autoambulancat, borëpastrueset dhe helikopteri së bashku me një personel të përgatitur për dhënien e ndihmës së parë. Fluturimet e kryera dje ishin planifikuar të çonin ndihmë në drejtim të fshatrave të thellë të Lekbibajt dhe Margegajt në Tropojë.


e premte, 17 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Llogora, probleme nga dëbora e ngricat, bllokohet rruga Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë edhe dëborë në rrethinat e Vlorës dhe në fshatrat e saj. Mëngjesin e djeshëm, rrethinat e Vlorës dhe fshatrat e Labërisë së thellë dhe Lumit të Vlorës janë mbuluar nga dëbora. Dëbora e rënë

gjatë orëve të natës,e që ka vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme, ka bërë që rruga nacionale e Llogorasë të bllokohet, dhe si pasojë dhe trafiku në këtë aks është bllokuar. Situata është rënduar qysh në mesnatë, kohë kur reshjet e

dëborës kanë nisur, dhe si pasojë e temperaturave të ulëta janë krijuar ngrica në rrugë. Reshjet e dëborës kanë prekur edhe qytetin e Vlorës. Kjo ngjarje për qytetarët e Vlorës ka qenë e rrallë pasi Vlora ka vite që nuk ka pasur borë.

Pas 18 ditësh izolim, dhjetëra familje të “humbura” Të afërmit kërkojnë t’u shkohet në ndihmë familjeve të izoluara, që prej ditësh nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme, pasi u mungon energjia dhe celularët Ndërsa ditët në izolim janë zgjatur dhjetëra familje kanë humbur kontaktin që kishin me pjesën tjetër të vendit. Në mjaft fshatra të izoluar ka disa raste kur për shkak të mungesës së energjisë dhe izolimit nga bora, banorët kanë humbur kontaktin me jashtë (celularët), ndërsa nuk kanë më as mundësi të njoftojnë për ndihmë. Pas rastit të Tropojës dje janë denoncuar edhe dy familje të tjera me të cilat nuk është lidhur askush dhe që kishin njoftuar më herët se kishin mungesa në ushqime. Një nga familjet rezulton të jetë krejtësisht e izoluar për shkak të dëborës në një fshat në malin e Sopotit në Librazhd. Vëllai i kryefamiljarit vuri alarmin dje për fatin e familjes së të vëllait i cili së bashku me 6 fëmijët, gruan dhe nënën e moshuar janë të izoluar dhe prej 11 ditësh pa asnjë komunikim. Familja prej nëntë anëtarësh është izoluar në fshatin Gaferr të Komunës Stravaj dhe prej 11 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e saj. Familja e Nazmi Jelinës jeton në Malin e Sopotit, ku trashësia e dëborës është mbi 2 metra. Shtëpia e veçuar nga fshati nuk ka energji elektrike dhe ka humbur kontaktet me të afërmit nëpërmjet tele-

fonit. Vëllai i Nazmi Jelinës kërkon ndihmë për të shpëtuar familjarët e tij. “Vëllai është në një zonë të thellë, zonë malore në komunën Stravaj, fshati Sopot. Kam 10 ditë që nuk kam kontakt me të, ka 6 kalamaj që kanë ngelur pa ushqime, pa asgjë atje. Në kontaktin e fundit më tha që ishte bllokuar, s’kishte as bukë as ushqime, edhe për 1 ditë kishte bukë më tha dhe tani nuk e di gjendjen fare”, thotë Shefki Jelina. Ajo që e shqetëson më shumë Shefkiun është fakti se para disa ditësh, nëna e tij, Hava Jelina, 95-vjeçe, ka pasur probleme

me shëndetin dhe ai druan se ajo mund të mos i ketë rezistuar dimrit. Para katër ditësh 8 persona janë nisur drejt fshatit Gaferr, por pas 4 orë rrugë ata janë detyruar që të kthehen prej dëborës së madhe. Ndërkohë edhe në Sllovë, Dibër, gjendet një familje me të cilën ka qenë e pamundur të bihet në kontakt dhe të kuptohet situata e saj. Telefonatat në media të ndryshme televizive kanë raportuar për raste të tilla të ngjashme në disa zona të vendit, ndërsa ende nuk dihet se si do të veprohet për këto raste. Ende nuk ka të dhëna nëse u arrit të ndërhyhej në familjen që ishte izoluar në Tropojë dhe për fatin e të cilës ende nuk dihet asgjë. Ndërkohë që situata e rëndë e krijuar prej motit vazhdon të sjellë probleme në disa akse rrugore, ndërsa pritet që reshjet të ndërpriten për disa ditë, ndërsa temperaturat do të jenë të ulëta

he pala maqedonase në Qafë-Thanë ka bërë të njëjtin njoftim për mos lejimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë. Por mësohet gjithashtu se aksi Qafë-Thanë-Strugë është i bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Përsa i përket pikës së Goricës, e cila ndodhet në komunën e Liqenasit në rrethin e Korçës, ajo është e bërë e pakalueshme për shkak

të dëborës, ndonëse në të nuk ka patur ndonjë njoftim zyrtar për kamionët nga pala maqedonase. Por teksa pikat e kalimit kufitar janë me probleme, edhe shkollat në juglindje gjithashtu kanë mjaft vështirësi. Mësimi është pezulluar në më shumë se 20 shkolla në fshatrat e qarkut, pasi në shumë raste rrugët janë të bllokuara. Kështu nga DAR në Korçë mësohet se nuk është zhvilluar mësim në shkollat e komunës Lekas, por dhe në Moglicë, në zonën e Mokrës në Pogradec, por dhe në Dardhas, Çlirim etj,. Përsa i përket shkollave të qytetit mësimi ka qenë me orar të reduktuar po nga ana tjetër ka patur dhe mungesa të konsiderueshme të nxënësve. Drejtoria Arsimore, bëjnë të ditura të njëjtat burime, është duke monitoruar situatën, teksa nuk përjashtohet mundësia e pezullimit të procesit të mësimit, ashtu si ka ndodhur gjatë javës së shkuar. të gjitha akset e rrugëve janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa është e bllokuar prej 7 ditësh rruga Korçë-Dardhë.

Kam 10 ditë që nuk kam kontakt me të, ka 6 kalamaj që kanë ngelur pa ushqime, pa asgjë atje

Katër fluturime shpëtojnë dy gra shtatzëna dhe dy të rinj Dëbora mbyll kufijtë, ndalohet kalimi i kamionëve DIBËR-Katër helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë fluturuar dje paradite drejt komunave Ostren, Selishtë e Lurë, për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve në këtë qark. Dy gra shtatzëna nga Selishta e Ostreni janë dërguar që në orët e para të mëngjesit drejt kryeqytetit. Po ashtu një 35-vjeçar nga Ostreni i vogël dhe një fëmijë nga Lura janë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Burime pranë spitalit të Bulqizës thanë se urgjencat nuk kanë mbërritur në

këtë spital për shkak të kushteve mjaft të rënda dhe mungesës së mjekëve specialistë. Fatos Hoxha, drejtor i këtij spitali, theksoi se shumica e urgjencave janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, ndërkohë të tjera në Tiranë me anë të helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai pohoi gjithashtu se dje ka mbërritur në këtë rreth një paketë me ilaçe të rëndësishme. Ndihmë kanë kërkuar po ashtu tre banorë të tjerë të Ostrenit. P. HASA

Tri pikat doganore që ndodhen në zonën e Korçës punojnë me kapacitet të reduktuar. Kapshtica dhe Qafë-Thana mbyllen për kamionët Korçë- Bllokohet lëvizja në tri pika

kufitare për shkak të borës. Rikthimi i situatës së vështirë klimaterike në qarkun e Korçës ka sjellë jo pak probleme. Ndërsa reshjet e dëborës kanë filluar gjatë natës së kaluar, ato vazhdojnë të bien sërish ndonëse me intensitet jo të lartë. Ndërkaq pikat e kalimit kufitar që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Maqedoninë në Korçë, janë të bllokuara për kamionët, ndërkohë që pika e Gorricës është aktualisht e pakalueshme. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë kufitare për gazetën, mësohet se në pikën e Kapshticës kalimi për kamionët është pezulluar nga orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas njoftimit zyrtar të policisë greke. Ndërkaq ed-


8

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Video-përgjimi

Pafajësia

Bazuar në konkluzionet e ardhura nga ekspertët, Kolegji Penal vlerëson se materiali audioviziv që iu nënshtrua ekspertimit nuk është origjinal. Në këtë material audioviziv u vërtetua mundësia dhe probabiliteti i lartë i ndërhyrjeve në përmbajtje si rezultat i anomalive të pashpjegueshme.

“Bazuar në analizën e hollësishme të provave të pranuara për shqyrtim dhe që i janë nënshtruar debatit gjyqësor, Kolegji Penal nuk krijoi bindje se në gjykim u vërtetua që i pandehuri Ilir Meta të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal”

Zbardhet vendimi për Metën: Përgjimi s’është origjinal, akuza nuk provohet Një muaj pas vendimit për pafajësinë, Gjykata e Lartë argumenton në 84 faqe ecurinë e procesit për Ilir Metën. HEC-i dhe ankandi i naftës? “Nuk rezulton e provuar që t’i ketë ofruar Priftit 700 mijë euro, apo favorizuar “Halilaj Holding Group” Leonard Bakillari Tiranë Gjykata e Lartë zbardh vendimin për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, një muaj pasi i dha pafajësinë për video-përgjimin. Vendimi i plotë prej 84 faqesh përshkruan në mënyrë të hollësishme gjithë ecurinë e procesit ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili ka qenë i pranishëm vetëm në një seancë gjyqësore. Më tej, të ndara me çështje paraqiten hapat e ndjekur nga palët, duke filluar nga kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të prokurorisë, tërheqja nga kërkesa për pushimin e hetimit për shkak të afateve, si dhe kundërshtimet e prokurorisë. Shpallja si i pavlefshëm i akt-ekspertimit të kryer nga eksperti amerikan dhe debatet mes palëve në gjykatë mbi këtë akt gjejnë vend në një pjesë të rëndësishme të vendimit. Ar-

gumentet e gjykatës për vendimin e pafajësisë nisin me mendimin shkencor që Kolegji Penal mori për këtë çështje, nga ku rezultoi se ekspertët shqiptarë, në objektin e ekspertimit orë, nuk gjetën asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti, por një material tjetër audio-video. “Bazuar në konkluzionet e ardhura nga ekspertët, Kolegji Penal vlerëson se materiali audioviziv që iu nënshtrua ekspertimit nuk është origjinal. Në këtë material audioviziv u vërtetua mundësia dhe probabiliteti i lartë i ndërhyrjeve në përmbajtje si rezultat i anomalive të pashpjegueshme. Ndërkohë që cilësia e tij është nën nivelin shkencor të kuptueshmërisë së përmbajtjes së tij”,-thuhet në vendimin e arsyetuar të Kolegjit Penal. Mbi këtë bazë, Kolegji Penal vjen në përfundimin se regjistrimi audioviziv i bisedës MetaPrifti nuk përmban gjurmë të vlefshme dhe nuk përmbush kriteret ligjore për t’u konsideruar provë materiale. Nga ana tjetër, Kolegji thekson se dëgjueshmëria dhe kuptueshmëria e tij nuk mundësojnë qartësimin e rrethanave të faktit, që pretendohet se mund të përmbahen në të. Episodet e videos Anëtarët e Kolegjit Penal kanë analizuar dy episode e video-përgjimit mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit; koncesio-

nin për hidrocentralin dhe tenderin e ‘Albpetrolit’. Në episodin e parë, ku prokuroria akuzon se Meta i ka kërkuar ndërhyrje për koncesionet e hidrocentraleve ish-ministrit Dritan Prifti, gjykata shprehet se nuk rezulton i provuar ndikimi i të pandehurit. “Kolegji Penal vlerëson se nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruar e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta, ky i fundit ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme dhe t’i ofrojë dëshmitarit Dritan Prifti një shpërblim prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve të subjektit Bashkimi i Përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k”,-thotë Kolegji Penal. Në të njëjtën përfundim gjykata arrin edhe për episodin e dytë të çështjes, atë të shitjes së 50 mijë tonë naftë nga kompania “Albpetrol” dhe akuzën e prokurorisë se ish-zv.kryeministri kishte ndikuar tek ish-ministri Prifti që ky ankand të përfitohej nga një kompani. “Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruara e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta të jetë biseduar në lidhje me ecurinë e një ankandi për shitjen e naftës bruto nga

“Albpetrol” sh.a., për të ndikuar që në këtë procedurë të favorizohej padrejtësisht subjekti “Halilaj Holding Group” sh.a. dhe përkundrejt një përfitimi të paligjshëm në shumën 1 milion USD për t’u ndarë mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti”thuhet në vendim. Kolegji: Fakti nuk ekziston Kolegji penal analizon dispozitën konkrete për të cilën akuzohet Ilir Me-

HEC-i

Nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta, ky i fundit ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme dhe t’i ofrojë dëshmitarit një shpërblim prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve

“Albpetrol” Nuk rezulton e provuar që në bisedën mes Priftit dhe Metës të jetë biseduar në lidhje me ecurinë e një ankandi për shitjen e naftës bruto nga “Albpetrol” sh.a., për të ndikuar të favorizohej padrejtësisht subjekti “Halilaj Holding Group” sh.a., kundrejt 1 milion USD

ta, por edhe detyrimet e trupës gjyqësore për të dhënë një vendim, lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit. Duke bërë dallimin mes dy termave “fakti nuk ekziston” dhe “fakti nuk provohet se ekziston”, kolegji penal argumenton se në këtë rast, “fakti nuk vërtetohet që ekziston”, çka do të thotë që me provat e shqyrtuara nuk vërtetohet ekzistenca e faktit në kuptim të veprës penale. Në mbyllje të vendimit, katër anëtarët e kolegjit penal shprehen se “bazuar në analizën e hollësishme të provave të pranuara për shqyrtim dhe që i janë nënshtruar debatit gjyqësor, Kolegji Penal nuk krijoi bindje se në gjykim u vërtetua që i pandehuri Ilir Meta të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, për të cilën ndaj tij ishte ngritur akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe u kërkua deklarimi fajtor i tij për kryerjen e kësaj vepre penale”. Ndërsa pjesa argumentuese e vendimit mbyllet me formulimin e Kolegjit Penal: “Duke qenë se, sipas parimeve e normave kushtetuese dhe atyre të ligjit procedural penal, ardhja nga gjykata në përfundimin se fakti penal që i atribuohet të pandehurit nuk vërtetohet se ekziston, sjell natyrshëm disponimin e gjykatës për deklarimin e pafajshëm të të pandehurit”.

Avokatët e Ilir Metës

Dvorani: Ekspertiza e huaj, e vlefshme, pse votova pro pafajësisë Relatori i çështjes shprehet në mendimin paralel se video-përgjimi duhej të dëgjohej në seancë dhe se nevojitej një ekspertim i ri Tiranë Relatori i çështjes, Ardian Dvorani ka argumentuar në mendimin paralel të zbardhur dje se votoi pro pafajësisë për Ilir Metën, por ka qëndrim të ndryshëm për shumë çështje që lidhen me ecurinë e procesit. Ai është shprehur kundër rrëzimit të ekspertizës së amerikanit Glen Bart apo të bri-

tanikut Philips. “Si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme. Ekspertët ishin persona me përvojë të gjatë dhe të spikatur në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar”-thotë Dvorani në mendimin e tij paralel. I kundërt është mendimi i relatorit edhe për radhën e marrjes së provave apo për vendimin për dëgjimin e video-përgjimit në seancë. Dvorani shprehet kundër shumicës për caktimin e ekspertëve shqiptarë, ku shton se eksperti Artur Rrahmani ndodhej në kushtet e përjashtimit dhe

heqjes dorë nga ekspertimi, pasi ai punon në të njëjtën studio me ekspertin Dritan Zoto, i cili kishte dhënë më parë një opinion në media për çështjen. “Kjo sjell vetvetiu papërshtatshmëri ligjore të zotit Rrahmani me detyrën e ekspertit të kësaj çështjeje”,-thotë Dvorani, i cili shton më pas se ekspertët shqiptarë nuk arritën të shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur apo pse kishte ndodhur me këtë video. Në ndryshim nga shumica, kam bindjen se ishte i nevojshëm një ekspertim i ri”-thotë Dvorani në mendimin paralel të zbardhur. Relatori ka shprehur mendimin kundër edhe për vendimin e marrë mbi

Ardian Dvorani

dëgjimin e regjistrimit në seancë. “Kam mendimin se gjykata duhet të realizonte një seancë për dëgjimin dhe regjistrimit audio-video dhe kryerjen e transkriptimit të bisedës Meta-Prifti, sipas vetë videos së ekspertuar”thotë ai. “Në lidhje me përfundimin e çështjes se mbi bazën e provave që u lejuan të merreshin në shqyrtim e vetmja zgjidhje përfundimtare është deklarimi i pafajshëm i Metës, sepse në një gjendje të tillë të provave normat kushtetuese sanksionojnë se çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit, pashmangshmërisht, - thotë Dvorani.


EEpremte, 1313 17qershor shkurt 2012 martë, E premte, shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

Apeli: Rishikim Kodit për përdoruesit e drogës Tiranë Pjesa më e madhe e përfaqësuesve të 6 prokurorive të Apelit kanë apeluar për ndryshime në Kodin Penal, lidhur me të akuzuarit për mbajtje apo shitje narkotikësh, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas prokurorëve, janë përdorues. Në vazhdën e analizave të prokurorive të rretheve gjyqësore, ditën e djeshme është zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme analiza për gjashtë prokuroritë e

Apelit. Ndër problematikat që u analizuan gjatë analizës së punës, sipas burimeve zyrtare, mësohet se është evidentuar numri i madh i çështjeve për lëndët narkotike, ku shumica e të pandehurve rezultojnë përdorues dhe me doza të vogla. Mbi këtë bazë, u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal përsa i përket dispozitave që lidhen me mbajtjen, shpërndarjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

MAPO

11 9 03 19

kronikë

Gjatë analizës së zhvilluar, drejtuesit e prokurorive të Apelit raportuan për punën e kryer nga prokurorët e Apelit, duke evidentuar njëkohësisht dhe problemet të cilat hasen në kryerjen e detyrës. Në bazë të tabelave të paraqitura, vërehet se prokuroritë e Apelit kanë zhvilluar një volum të konsiderueshëm pune, duke shënuar arritje në rezultatet e tyre krahasuar dhe me shifrat e një viti më parë.

I përndjekuri, incident me Rusmalin: Isha i tronditur nga vdekja e shokut Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko është konfliktuar dje me deputetin Ilir Rusmali gjatë homazheve për një anëtar të shoqatës pranë Parlamentit. Policia e arreston për ushtrim dhune ndaj deputetit. Dëshmia në polici: Jam penduar, isha në një moment të vështirë psikologjik Habjon Hasani

Tiranë Deputeti demokrat Ilir Rusmali është përfshirë paraditen e djeshme në një incident të shkaktuar nga një ish-i përndjekur politik, pak metra larg godinës së Parlamentit. Konflikti nisi krejt rastësisht, gjatë homazheve që shoqata “Integrimi i ish-të Përndjekurve” po bënte ndaj njërit prej anëtarëve të vdekur pak ditë më parë, por ka përfunduar me dhunë ndaj deputetit Rusmali dhe arrestimin e njërit prej agresorëve. Zyrtarë të policisë së Tiranës i thanë MAPO-s se kanë arrestuar 47-vjeçarin Lirak Bejko, i akuzuar për sulm fizik

ndaj deputetit, ndërsa është shoqëruar në komisariatin nr.1 edhe kryetari i shoqatës, Gjergji Ndreca. Mësohet se dy ish-të përndjekurit Bejko dhe Ndreca si dhe anëtarë të tjerë të shoqatës ndodheshin poshtë zyrave të Institutit për të Përndjekurit Politikë, në Rrugën e Elbasanit, së bashku me arkëmortin ku ndodhej trupi i ish-të përndjekurit Grigor Zaharia. Ky i fundit mësohet se ka kryer burg gjatë kohës së komunizmit dhe duke qenë se kishte mbetur pa familje, trupi i tij kishte mbetur në morg për disa ditë. Gjatë ditës së djeshme, shoqata e drejtuar prej Ndrecës kishte vendosur të organizonte homazhe për nder të të ndjerit Zaharia. Pikërisht në këtë moment, kur grupi prej 7 vetësh i ishtë përndjekurve ndodhej përpara zyrave të Institutit, ka zbritur nga makina e tij deputeti Rusmali, i nisur drejt sallës së Parlamentit. “Konflikti është ndezur nga Lirak Bejko, i cili ka hedhur fjalë në drejtim të deputetit për parkimin e makinës prej tij. Rusmali thjesht i ka përshëndetur me dorë dhe nuk është zgjatur më tej. Por 47-vjeçari ka ofenduar deputetin dhe ky i fundit ka ndaluar duke

kërkuar shpjegime”, - bëjnë me dije burimet për MAPO-n. Ky ka qenë momenti kur Bejko ka shtyrë disa herë deputetin, duke tërhequr edhe vëmendjen e punonjësve të policisë që ndodheshin aty pranë. Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq. Punonjësit e komisariatit të policisë kanë ndaluar Lirak Bejkon, duke e futur në furgon, ndërsa kreu i shoqatës, Gjergji Ndreca, ka filluar të replikojë me policët, duke kundërshtuar arrestimin e Bejkos. Burime policore thanë dje se agresori Bejko është arrestuar dhe akuzohet për ushtrim dhune dhe sulm ndaj një deputeti. Nga të dhënat dhe dëshmitë e mbled-

“Konflikti është ndezur nga Lirak Bejko, i cili ka hedhur fjalë në drejtim të deputetit për parkimin e makinës prej tij. Rusmali thjesht i ka përshëndetur me dorë dhe nuk është zgjatur më tej

hura, arsyeja e incidentit ka qenë tërësisht banal, ndërsa agresori dyshohet se mund të ketë qenë dhe nën efektin e alkoolit gjatë momenteve kur ka ndodhur sulmi ndaj deputetit Ilir Rusmali, i cili drejton në Kuvend komisionin e Ligjeve. Burime policore thanë dje për MAPO-n se Bejko, gjatë seancës së pyetjeve në komisariat, ka shprehur pendesë për aktin e kryer. “Kam qenë në një moment të vështirë psikologjik, për shkak të humbjes së mikut tim, të cilit po i bënim homazhet”,-tha ai para punonjësve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë. Bejko ka deklaruar në polici se nuk ka ushtruar dhunë apo goditur deputetin, por thjesht në debat e sipër ai e ka shtyrë Rusmalin. Megjithë pendesën e shprehur, ish-i përndjekuri akuzohet zyrtarisht për dhunim të deputetit dhe ushtrim dhune. Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës “Integrimi i ish-të përndjekurve politikë”, Gjergj Ndreca, është marrë në pyetje mbi incidentin e ndodhur dhe më pas është lënë i lirë nga policia. Nga ana e tij, deputeti Ilir Rusmali nuk ka preferuar të komentojë incidentin e djeshëm.

Simon Miraka: Akti dëmton imazhin tonë Kryetari i Institutit të të Përndjekurve, Simon Miraka, tha dje se nuk kishte asnjë dijeni për zhvillimin e homazheve në godinën që drejtohet prej tij. I kontaktuar nga MAPO për incidentin e ndodhur pranë Institutit, në Rrugën e Elbasanit, Miraka tha se ishte njoftuar nga disa ish-të përndjekur për arkivolin që ndodhej në pritje të homazheve. “Jam njoftuar fillimisht se disa ish-të përndjekur, që kanë dhe një shoqatë të tyren, kanë

sjellë një arkivol të një ish-të përndjekuri që kishte vdekur, për t’i bërë homazhe pranë Institutit. Jam habitur, pasi veprimi i tyre ka qenë krejt surprizë dhe ne nuk na kishte njoftuar askush mbi këtë veprim dhe as na ishte drejtuar dikush për të na kërkuar zhvillimin e homazheve. Këtu jam informuar për tubimin, ndërsa më vonë, sërish me telefon, jam njoftuar se një prej pjesëmarrësve në tubim kishte agresuar një deputet” -

tha dje për MAPO-n, Miraka. Më tej ai ka shtuar se nga ana e ish-të përndjekurve që kanë kryer këtë organizim, ka patur një mungesë të madhe përgjegjshmërie, pasi kanë vepruar në mënyrë krejt arbitrare. “Nuk mund të sjellësh arkivolin në një institucion për të bërë homazhe pa njoftuar kurrkënd. Kjo është e tepërt. Shikoni çfarë ndodhi, këto veprime dëmtojnë krejt imazhin e shtresës së ishtë përndjekurve”, - tha dje Miraka.

i përndjekuri

Historia e 47-vjeçarit të incidentit me Rusmalin Historia e agresorit të deputetit Rusmali, Lirak Bejko, me burgjet nis në vitin 1985. Ai u arrestua gjatë një tentative të dështuar për t’u arratisur në Greqi dhe u dënua nga shteti komunist i kohës. Bejko u dënua me 10 vite burgim, por kreu vetëm 6 vite pasi ndryshimet politike bënë që ai të lirohej. I liruar në vitin 1991, Bejko mori statusin e ish-të përndjekurit politik, ndërsa mësohet se gjatë kohëve të fundit ka qenë tepër aktiv në krijimin e njërës prej shoqatave të kësaj kategorie, “Integrimi i ish-të përndjekurve”. Në maj të vitit 2010 Lirak Bejko është rikthyer sërish në vëmendjen e opinionit publik, kur policia e Durrësit njoftoi arrestimin e tre personave që udhëtonin në një automjet tip “Mercedes”, së bashku me 30 kilogramë hashash. Bejko ishte një ndër tre personat e arrestuar në flagrancë. Pas këtij arrestimi, për Bejkon Gjykata vendosi hetimin në gjendje të lirë dhe dy personat e tjerë u hetuan si posedues të drogës së kapur. Së fundmi, Bejko mësohet se ka qenë aktiv dhe i angazhuar së bashku me ish- të përndjekurin Gjergj Ndreca në krijimin e shoqatës “Integrimi i ish-të përndjekurve”, një nga dhjetëra shoqatat që kanë themeluar ndër vite shumë ish-të përndjekur. Incidenti i djeshëm më deputetin demokrat Ilir Rusmali ka shënuar arrestimin e tretë të ish-të përndjekurit.


OpEd

10

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Mendja amerikane, ndryshe nga britanikja, nuk formohet nga librat, por, siç më ka thënë njëherë Carl Sandberg, ...nga gazetat dhe Bibla.

02

Asgjë nuk është më e trishtuar sesa të kesh standarde të sofistikuara, por jo mjete të tilla.

03

Njerëzit e vegjël gjithnjë janë kritikë. Ata janë të vendosur për të dëshmuar sipëraninë e tyre, dijet, aftësitë apo prejardhjen e mirë. Van Wyck Brooks, kritik amerikan

Nga Bujar Kapexhiu

Duhet të pretendojmë shumë më tepër nga Europa, i kemi hapur tregjet

M

omenti i parë në lidhje me një mënyrë të re për ta parë integrimin europian, gjë për të cilën ka ardhur koha, është një fushatë ose një proces dekompleksimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga BE dhe nga Perëndimi në përgjithësi. Së pari, kanë kaluar 20 vjet dhe këto vite kanë krijuar një mentalitet tjetër, një homogjenizim midis individit shqiptar dhe atij perëndimor, gjithnjë e më të afërt, pavarësisht nga diferenca, ½-1/3 e popullsisë ka emigruar, ka pasur një marrëdhënie studimi, punësimi, tregtie etj. me botën dhe, në këtë pikëpamje, Europën duhet ta shohim si të ngjashmen tonë dhe anasjelltas të ndihemi europianë. Së dyti, nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e kushteve personale të secilit dhe të të gjithëve si shoqëri, kanë ndodhur transformime të rëndësishme, të cilat na kanë bërë gjithnjë e më shumë si Europa, si Perëndimi. Ndoshta jo si Finlanda apo Gjermania, por si disa pjesë të Spanjës, si Greqia po e po, si Bullgaria natyrisht, apo të themi si disa pjesë të Italisë, apo të Jugut të Francës. Kjo do të thotë që rritja e pasurisë personale dhe pasurisë publike në tërësi, infrastrukturave, banesave të reja, autostradave, rrjetet e komunikimit etj., kanë krijuar një mentalitet të ri ose, si të thuash, një panoramë thuajse të njëjtë ose drejt njëjtësimit me Europën. Së treti, kemi liberalizimin e vizave, i cili ishte treguesi më i qartë i asaj sesi politika e Europës kundrejt vendeve ‘të lëna jashtë gardhit’, përfshi këtu Shqipërinë, ishte nja 5 a 7 vjet me vonesë. Fakti që numri i azilkërkuesve ishte minimal pas liberalizimit të vizave, i papërfillshëm në rastin e shqiptarëve, tregon sesa e gabuar ishte vonesa, dhe sa rraskapitëse edhe për Perëndimin. Duhet pranuar se ishte e kushtueshme edhe për Perëndimin mbajtja e sistemit të vizave, konsullatave e të gjithë sistemit të policive të caktuara, për të mbajtur brenda disa shqiptarë që të mos udhëtonin lirshëm nëpër Europë. Përkundrazi liberalizimi i vizave ka pasur impakt pozitiv mbi Europën; njerëzit bëjnë më shpesh pazar në Perëndim, më shpesh pushime, udhëtojnë, shpenzojnë etj. Shkurt, janë të gjitha kushtet që në dekadën e tretë të dekompleksohemi nga Europa. Por kjo është aperitivi, hyrja. Një raport i ri që duhet të ndërtojmë në Europë është një raport që orientohet drejt tregjeve: në marrëdhëniet

editorial Henri ÇILI

Dhe në fund të fundit, ajo që e përmbledh të tërën, është kalimi drejt kapitalit prodhues dhe lënies prapa të asaj fazës pasive kur nuk kemi qenë gjë tjetër veçse një frigorifer i madh i Europës. Duhet t’i japim fund të qenit një magazinë dhe një shitore e produkteve me flamurin me 12 yje. Inkurajimi i kapitalit vendës dhe përcaktimi ose ndarja e një pjese në prodhimin e përgjithshëm europian, do të përmirësonin kapitalin, bilancin e pagesave, ose deficitin tregtar, të themi raportin midis eksporteve dhe importeve...

midis shoqërive të caktuara nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa problemi i tregjeve. Tregjet nënkuptojnë gjithçka: nënkuptojnë shërbimet, të ardhurat, ndarjen e mirëqenies midis shitësit dhe blerësit, eksportuesit, importuesit, përdoruesit, punëtorit, pronarit e kështu me radhë. Cila është pozita jonë, në raport me Europën, dhe ku duhet të nisë një dinamikë krejt e re duke liberalizuar praktikisht tregjet, atë europian dhe atë shqiptar, pothuajse pa kushte? Në tregun shqiptar kanë vërshuar dhe vërshojnë mallrat europiane: nga stilolapsi deri tek uji që ne pimë, nga pajisjet hidrosanitare tek ato elektronike. E shumëçka tjetër. Pra, në të vërtetë, Europa ose kapitali europian janë përfituesit e mëdhenj, sepse janë bërë sundues në tregun shqiptar. Pra, janë 3-4 milionë konsumatorë të cilët për 20 vite konsumojnë mallra Made in Europe. Pikërisht hapja e tregjeve duhet të na krijojë mentalitetin për t’i dhënë vetes të drejta shumë më të rëndësishme në raport me Europën. Jemi në pozita inferiore në raport me negocimin dhe Europën, ka një burokraci qesharake dhe të mërzitshme europiane, e cila duhet përmbysur dhe përballuar me një logjikë krejt të re. omenti i parë ose pretendimi i parë është se pas shkëmbimit të tregjeve, të cilat ia kemi hapur Europës, duhet të marrim një avancim shumë më të shpejtë në procesin politik të integrimit. Kjo duhet kërkuar me forcë, vendosmëri, sigurisht duke qenë bindës, duke lënë të hapur mundësinë që kjo është gjëja e parë më minimale si shkëmbim me tregjet që i kemi hapur Europës. Edhe në qoftë se procesi ndodh në kohën e tij politike, pra pa asnjë vonesë, me kushtet e vëna, qofshin këto 12, 4 apo 8 kushte. Duhet të luftojmë që të përfitojmë nga një numër programesh të BE-së, edhe pse nuk jemi kandidatë apo anëtarë. Në këtë listë janë përfshirë të paktën disa programe të cilat nuk kanë të bëjnë me anëtarësimin, por janë paraprake, ndaj të cilave duhet të zgjerohet pjesëmarrja jonë: shuma në dispozicion të Shqipërisë. Do të përmend disa paradokse qesharake: me Greqinë diskutohen paketa të rendit 130, 200, 300 miliardë euro kredi, që nuk shlyhen kurrë, dhe ku dihet se sa miliarda të tjerë janë kredi nga Perëndimi apo Europa, BE ose elemente të BE-së, në “malin” e debitit grek që arrin 300-400 miliardë euro. Pra, imagjinoni se për çfarë shumash bëhet fjalë dhe për një

M

Nga shiu në breshër

vend shumë afër nesh, që nuk është më shumë se 3 herë më i madh se ne në popullsi. Imagjinoni sikur Shqipëria të kërkonte sot nga BE 3 apo 4 miliardë, çfarë ndryshimi rrënjësor do të kishte ekonomia shqiptare. BE diskuton me pikatore disa fonde me 10 milionë euro, disa qindra të themi, të cilat janë fare pak si kompensim i tregjeve që i janë hapur Europës ose në raport me kontributin që BE jep për zhvillimin e fqinjëve tanë ose ka dhënë në faza të caktuara për rajone të caktuara të Europës. Ne duhet të negociojmë fort si një qeveri sovrane, e ligjshme dhe me të drejta të plota për të vepruar, një paketë zhvillimi të Shqipërisë të rendit 5-10 miliardë euro, të cilat nuk janë absolutisht asgjë për kreditimin europian. Këto duhet të jenë kredi zhvillimi për të ndryshuar rrënjësisht dhe për ta kaluar Shqipërinë në një moment që lidhet me parametrat e një vendi të zhvilluar. Sigurisht që konteksti është i vështirë në këto kohë krizash financiare që po kalon Europa, por shuma të tilla janë të papërfillshme. Kjo duke mbajtur parasysh hapjen e tregjeve shqiptare ndaj Europës, e cila prej 20 vitesh përfiton prej tyre; duke mos harruar gjithashtu vështirësinë e Europës me tregjet kineze e të tjera vendeve në zhvillim. Është e pakuptimtë që, përtej disa çështjeve delikate politike ose gjeopolitike, në 360 milionë europianë, rreth 15-17 milionë europianë që kanë mbetur jashtë BE-së, që janë sa një pjesë e Francës, sa 1/3 e Spanjës, sa pjesa jugore e Anglisë, të mos integrohen. Bëhet fjalë për popullatat e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë. Pra duhet dalë në një nivel më ballkanik, por duhet të fillojë të ndryshojë mentaliteti te vendimmarrësit tanë në lidhje me pretendimet që duhet të kemi ndaj BE-së. Sigurisht ky moment sjell në skenë një aktor të ri, me vendosmëri shumë më të madhe, kapitalin vendës. Kemi korporatën e biznesit, e cila është më e diskriminuara, më e dëmtuara nga invazioni i produkteve europiane në tregun tonë. Këtu duhet të ndalemi dhe të kërkojmë benefice/ përfitime në raport me atë që i kemi dhënë Europës me hapjen e tregjeve: duhet të kërkojmë pjesën tonë në këtë treg europian. Duhen riparë ose parë me një koncept krejt të ri kuotat në lidhje me eksportet dhe importet në BE, në funksion të negociatave të reja, apo fazave të reja. Është absolut-

isht e nevojshme që një numër produktesh shqiptare të kuotoheshin më shumë drejt BE-së në raport me kuotat për eksportin e një numri produktesh europiane të cilat duhet të kufizoheshin në Shqipëri. Industria agro-ushqimore është e para që duhet të kufizohej dhe duhet të bëhej Made in Albania. Gjithashtu ne duhet të kërkonim qartësisht subvencione nga Europa për të aktivizuar disa industri të vogla vendëse, që do të na çonin drejt zëvendësimit në një gamë të madhe, sigurisht pa prishur pluralitetin e ofertës së tregut, të drejtën e konsumatorit për të zgjedhur ujin Pana apo ujin Tepelena. Pra, aktivizimi i disa industrive vendëse, subvencionimi, politika mbështetëse për disa produkte të cilat zëvendësojnë importet e mëdha për të përmirësuar disi bilancin tonë tregtar, aktualisht katastrofik për një ekonomi që vetëm importon dhe eksporton fare pak. he në fund të fundit, ajo që e përmbledh të tërën, është kalimi drejt kapitalit prodhues dhe lënies prapa të asaj fazës pasive kur nuk kemi qenë gjë tjetër veçse një frigorifer i madh i Europës. Duhet t’i japim fund të qenit një magazinë dhe një shitore e produkteve me flamurin me 12 yje. Inkurajimi i kapitalit vendës dhe përcaktimi ose ndarja e një pjese në prodhimin e përgjithshëm europian, do të përmirësonin kapitalin, bilancin e pagesave, ose deficitin tregtar, të themi raportin midis eksporteve dhe importeve. Të gjitha këto nuk mund të bëhen e të artikulohen nga elitat të cilat janë kryesisht të implikuara në lojërat e pushtetit, dhe përdorin zyrtarët europianë nga niveli më i ulët deri te më i larti, në sistemin e lobimeve, jo aq për interesat e tregjeve shqiptare dhe korporatës së biznesit shqiptar, por për të negociuar, për avantazhe të pushtetit ndaj kundërshtarit, apo për të fshehur hilet. Kapitali duhet të jetë partneri i ri kryesor, patjetër bashkë me grupet e tjera sociale, në negociimin me BE. Ne kemi vetëm një problem të ri me Europën: duhet t’i pretendojmë asaj më shumë nga ç’na jep, për shkak se i kemi dhënë asaj më shumë nga ç’duhej. I kemi dhënë plotësisht gjënë më të rëndësishme që ka një shoqëri në kohët moderne: tregun. * shkrimi u botua fillimisht në website-n e Institutit Shqiptar të Medias

D


E premte,1317qershor shkurt 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Hipoteza e analizës këtu është që çdo bllokim në kompetencat institucionale që vijnë nga vetë teksti kushtetues e detyrojnë postin presidencial të prodhojë, nxisë, rrisë, veprimtari, dimensione, praktika të tjera, pikërisht për të mbetur lojtar në skenën politike të vendit

Funksionet institucionale dhe ato dytësore të Presidentit (vijon nga dje)

I

deja është që në një çast ose tjetër shoqëria jonë do të vijë drejt rishikimit të anëve të ndryshme të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe në një riformatim të statusit, rolit dhe kompetencave të Presidentit të Republikës. Përse e mendoj këtë? Sigurisht nuk jam nga ata që gjykojnë se Kushtetuta duhet të riformatohet në çdo disa vjet, apo sa herë ka një krizë politike. Kushtetuta ka nevojë për qëndrueshmëri. Mirëpo, kjo ide e drejtë që vjen edhe nga përvojat e vendeve të tjera me përvojë të gjatë historike, nuk duhet marrë kallëp kur flitet për vendin tonë. Kushtetuta që kemi, pavarësisht anëve pozitive që përmban, nuk duhet harruar që vetëm dymbëdhjetë vjet ka që është vendosur në funksionim, biles me një aprovim shumë delikat dhe të dyshimtë, pa pasur gjithsesi konsensusin e forcave politike në Kuvend. Asnjë të keqe nuk ka që, duke vlerësuar anët pozitive, të vështrohet në vazhdimësi se ku janë pikat e saj të dobëta. Nga ana tjetër, para dy a tre vjetësh, forcat kryesore politike në Kuvend ndërmorën disa amendime të neneve të veçanta të Kushtetutës, duke ndryshuar pikërisht elemente normative që lidhen me statusin e Presidentit të Republikës. Kuptohet që pavarësisht drejtimit që ato amendime kishin, dëshmuan se edhe politika është e ndërgjegjshme se pikërisht aty ka disa probleme që duhen ndrequr. Fakti që Partia Socialiste është penduar për atë kompromis që bëri lidhur me ato amendime, dëshmon edhe njëherë që problemi mbetet në rend të ditës. Puna është se ndryshimet kush-

tetuese nuk duhet të bëhen në zjarrin e interesave të ditës, por qetë dhe në mënyrë tepër logjike, formale, juridike. Çfarë e detyron statusi kushtetues i Presidentit, sipas modelit që kemi në fuqi, personin që kryen këtë detyrë të lartë? Meqë gjithandej vendimmarrja presidenciale mund të kontestohet praktikisht, pra të mos arrijë në fund të procesit, duke mos arritur të japë një produkt të caktuar institucional dhe juridik, është vetë figura e këtij posti që ndodhet para vështirësive të mëdha. Ai edhe është kryetari i shtetit, por edhe fuqitë e tij janë formalisht “të thyera” gjithandej. Kjo kontradiktë është e vështirë dhe e pamundur për t’u administruar. Për rrjedhojë, ndodh një dukuri që historianët e institucioneve politike dhe juridike e njohin mirë dhe që, duke e ditur, janë të qartë që ajo nuk ka të bëjë me karakterin apo personalitetin e këtij apo atij individi, por me identitetin juridik të vetë institucionit. Çfarë ndodh? Sa herë që një institucion nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat e veta duke parë edhe frytin e tyre, aq herë, për t’u mbajtur në “lojë”, për t’u legjitimuar”, për të qenë aktor aktiv në jetën politike dhe institucionale të vendit, krijon funksione dytësore, të cilat nisin dhe marrin një rol prioritar, një rëndësi edhe më të madhe sesa vetë funksionet parësore. Ndodh ajo që quhet proces i zëvendësimit të atributeve. Atrofizimi i disa kompetencave sjell si pasojë forcimin e disa funksioneve të tjera, apo tentativën për t’u rishfaqur në skenën politike në forma të tjera. Nuk ka vend ta keqkuptojmë një shembull nga bota e bukur e luleve ose e pemëve. Kur kra-

sitet një degë, bima apo pema bën të gjallërohen të tjera. Në këtë mënyrë ndodh edhe zhvendosja e funksioneve, ato kushtetuese mbesin të pakryera sepse nuk kanë mundësi të japin një produkt, shpesh anulohen krejtësisht nga ana e aktorëve të tjerë, kurse zhvillohen role të tjera që nuk janë të dëmshme, por gjithsesi nuk lejojnë që të shihet qartë boshllëku i krijuar në nivelin institucional. Asnjë fuqi nuk ka Presidenti i Republikës mbi aktorët politikë në Kuvend, asnjë ndikim, mund të anashkalohet në kushtet e krizave politike. Kuvendi mund të funksionojë me shumë probleme në kushtet e një krize politike dhe roli i Presidentit atje mund të mos ndihet fare. Rasti e ka sjellë edhe më 1998, edhe më 2001, edhe më 2011, apo herë të tjera, që pastaj shoqëria, partnerët e huaj, mediat t’i kërkojnë atij të bëjë personin që organizon tavolina të rrumbullakëta ku partitë politike të zgjidhin problemet e tyre. Në këtë mënyrë tenton herë-pashere, siç tregon përvoja e këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit, që t’i kërkohet të bëjë animatorin e tavolinave të dialogut. Po a është ky roli i tij kushtetues i përcaktuar qartë? Aspak. Mbi të gjitha, është edhe e rrezikshme, sepse hyrja në mes të “sherrit” nga ana e kreut të shtetit bën që, në rast dështimi, vetë ekuilibri shtetëror mund të pësojë dëme. Roli i animatorit të tavolinave pastaj dihet se çfarë është. Në një farë mënyre i duhet të lutet për pjesëmarrje dhe në fund të deklarojë se nuk ka mundësi të imponohet. Është e natyrshme. As mundet dhe as duhet të imponohet në dialogun

analizë Artan FUGA

politik. Para disa vitesh, ndërkohë që Presidenti ishte edhe atëherë pa një status të gjetur kompetencash kushtetuese, zhvilloheshin parada ushtarake paksa si më shumë se zakonisht. Edhe atëherë e lexoja këtë veprim më shumë si një zëvendësim funksionesh, në pamundësi për të qëndruar aktiv me anë të kompetencave të njohura ligjërisht si detyra themelore, zhvilloheshin aspekte ceremoniale. Nuk ka asgjë të keqe, por problemi është se ana ceremoniale në vite të ndryshme është kthyer në një aspekt që ka marrë atë rëndësi që nuk mund ta kishte nëse do të kishim një status dhe një rol më të gjetur të funksionit presidencial. Nuk mund të kthehet kryesisht sidomos përpara syve të opinionit publik, ky funksion shumë i rëndësishëm në atë të maître de cérémonies, drejtues ceremonish, ndonëse edhe këto të fundit kanë rëndësi të veçantë në jetën e një shteti. Në këtë mënyrë, funksioni i Presidentit ndien një boshllëk në ndërtimin e një imazhi para publikut, sepse në veprimin e tij të përditshëm juridik dhe institucional ai është gjithandej i “dënuar” me humbje. Ligji që kthen në Kuvend, është Kuvendi që e rivoton; kandidatura që propozon në Kuvend, është Kuvendi që ia kthen; në funksionet e veta ekzekutive nuk mund të ketë

shumë iniciativë, sepse pastaj do të dublojë qeverinë. Por, ndërkaq, nuk mund të qëndrojë pa përpunuar imazhin e vet në media. Dhe këtu aspektet karitative, pjesëmarrja në aktivitete kulturore, mbështetja e shoqatave ose projekte të tjera social-kulturore nisin të bëhen shumë të rëndësishme dhe më të dukshme se funksionet e tjera. Në rastin e fundit, gjykoj se deklaratat e Presidentit aktual për të themeluar një parti politike, ndërkohë që ende është në detyrë, veç të tjerash, mund të shpjegohen edhe me nevojën që ka ndjerë funksioni për t’u bërë i ndjeshëm në lojën politike, kur nuk ka pasur asnjë mundësi institucionale për të qenë i tillë. Sigurisht, duke pohuar këtë analizë, nuk marr përsipër të flas për ambiciet e tij politike, por përpiqem të bëj një analizë institucionale, duke u nisur nga vetë statusi kushtetues i postit. Hipoteza e analizës këtu është që çdo bllokim në kompetencat institucionale që vijnë nga vetë teksti kushtetues e detyrojnë postin presidencial të prodhojë, nxisë, rrisë, veprimtari, dimensione, praktika të tjera, pikërisht për të mbetur lojtar në skenën politike të vendit I gjithë problemi, sipas meje, është pikërisht këtu: Si të bëhet që kompetencat juridike të Presidentit të jenë të tilla që ta bëjnë të jetë një aktor aktiv brenda logjikës të një republike parlamentare, pa e detyruar apo shtyrë që, për të mbushur boshllëkun e krijuar, të krijojë apo theksojë funksione të tjera dytësore apo tretësore që, edhe poqese nuk janë të dëmshme, ndofta janë të padobishme për postin. (vijon)

Situata në Veri, moment reflektimi

R

eshjet e mëdha të dëborës për fat të keq na kanë dhënë mundësinë për të gjykuar në nivel makro mbi efektshmërinë ose paefektshmërinë relative të institucioneve të shtetit shqiptar si dhe nivelin e solidaritetit njerëzor për ta përballuar situatën. Sigurisht, në analizë nuk anashkalohet përmasa e faktorit natyror në përkeqësimin e situatës, për shkak se edhe vende të tjera në rajon dhe më gjerë përballen me vështirësi të mëdha, por kjo nuk nënkupton injorimin e përgjegjësisë së faktorit njerëzor në përballimin e gjendjes. Pasi, siç dihet, natyra për fat të keq ose të mirë nuk administrohet dot nga njerëzit, por këta të fundit kanë mundësi nëpërmjet instrumentalizimit të arsyes të parashikojnë deri diku kapriçiot e saj dhe, çfarë është më e rëndësishme, të shfrytëzojnë eksperiencat e suksesshme në vite për të perfeksionuar mekanizmat në drejtim të minimizimit të dëmeve ose, në rastin më të mirë, eliminimin e tyre. Eksperienca ka treguar se në përgjithësi ngritja e mekanizmave të tillë nuk ndodh nëse mungon nxitja nga brenda dhe vetëdija për vlerën e tyre. Në këto kushte, për fat të keq, nevojitet një ngjarje me përmasa si kjo që po kalojmë këto ditë dimri, që të gjithë të kuptojmë efektet që rrjedhin nëse mungon eficenca e mekanizmave të ngritur nga politika rajonale dhe kombëtare, efikasiteti i administrimit të tyre në nivele lokale dhe qendrore si dhe mungesa e faktorëve kulturorë dhe strukturorë që mundësojnë konsolidimin e këtyre komponentëve ose legjitimojnë paaftësinë e tyre. Komponentë të tillë nga vetë përmasa nuk përjashtojnë nga përgjegjësia askënd, dhe si rrjedhojë nuk mund të anashkalohet askush për nga pesha dhe roli që mund të luajë. Nëse problemi do t’i faturohet vetëm

koment Roland Lami

kapriçios së natyrës, duke anashkaluar faktorin njerëzor, siç ka bërë dhe po bën qeveria, gjasat që situata të tilla në të ardhmen të mos përsëriten duken të pashpresa. Njëkohësisht, qasja e opozitës duke akuzuar vetëm qeverinë për paaftësi, kur situata të tilla edhe në vende me institucione të konsoliduara krijon vështirësi në drejtim të menaxhimit të situatës, nuk duket aspak serioze, aq më shumë kur kjo force politike është përballur me situata shumë më të vogla se kjo në të shkuarën dhe kemi parë indiferencën e saj për ta përballuar atë. Në këtë kontekst, forcat kryesore politike, duke njohur dimensionin e problemit që nuk mund të marrë zgjidhje me një ndërhyrje të pjesshme, siç është vepruar në raste të ngjashme për shkak të buxhetit të limituar, si dhe kostove politike që shkakton një katastrofë e tillë, shtyhen të mendojnë seriozisht për të gjetur rrugët e zgjidhjes brenda logjikës politike dhe asaj publike. Themi brenda logjikës politike, pasi politika nga vetë natyra nuk mund ta anashkalojë interesin e saj, pavarësisht sugjerimeve moralizuese që ofrojmë ne si publik në të tilla raste. Në këtë kontekst, bëhet e kuptueshme tendenca e saj për t’i ikur përgjegjësisë ose për ta faturuar atë te kundërshtari. Mirëpo, problemi në këtë rast është se sa arrin publiku të mos e kuptojë këtë lojë ose ta tolerojë atë, pasi, përsëritja e fenomenit dhe nevoja për të kuptuar faktorët që e

shkaktojnë atë, nuk fsheh dot përgjegjësinë e qeverisjeve në këto njëzet vjet si dhe kërkesën në rritje për të minimizuar dëmet e shkaktuara. Në këtë kontekst, hapësirat për lojë politike reduktohet ndjeshëm dhe merr përparësi interesi publik. Dimensioni i situatës e bën të pavlefshme tentativën e qeverisë apo të opozitës për t’ia faturuar përgjegjësinë njëri-tjetrit, për vetë faktin se reshjet e borës kanë një shtrirje gjeografike që prekin si zona që administrohen në shumicë nga e djathta ashtu dhe zona që administrohen nga e majta. Asimetria në numër njësish vendore nga pikëpamja e subjektit politik që i administron ato nuk fsheh thelbin e problemit të përbashkët me të cilin ato përballen, si: mungesën e eksperiencave në drejtim të parandalimit të fenomeneve të tilla; instrumentet e pamjaftueshme financiare për të bërë një ndërhyrje totale, keqmenaxhim i fondeve të emergjencës për qëllime të tjera, ekspertiza e dobët nga ana e burimeve njerëzore për të përballuar situata të këtij dimensioni, logjistikë e pamjaftueshme, mungesë autoriteti për të ushtruar kompetencat që përcakton ligji i decentralizimit etj. Në këto kushte gjendja e krijuar manifeston kulturën politike të ndërtuar në këto vite nga të dyja qeveritë në pushtetin vendor, e cila ka nevojë për një rikonceptim të elementeve të mësipërme dhe marrje përgjegjësie të të gjithë faktorit politik për ta ndryshuar atë. Një problem të tillë e konstatojmë edhe te niveli i koordinimit të veprimeve ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Në shumë raste jemi njohur nëpërmjet medias për një mungesë koordinimi veprimesh të pushtetit qendror dhe atij lokal. Nuk kanë munguar rastet kur ndihmat e alokuara nga pushteti qen-

dror nuk janë menaxhuar si duhet nga pushteti lokal, apo kërkesat e parashtruara nga ky i fundit nuk kanë marrë zgjidhje në kohë nga pushteti qendror, apo më specifikisht nga drejtoritë e linjës. Ky nivel marrëdhënieje dëshmon për një bashkëpunim anemik ndërmjet dy pushteteve. Bashkëpunim i cili nuk është arritur të ndërtohet në këto njëzet vite dhe në këtë drejtim, sigurisht që përgjegjësinë e ka mazhoranca, por edhe opozita duke qenë tetë vite në pushtet nuk ka kontribuar sa duhet për të përmirësuar këtë bashkëpunim. Në këto kushte nuk është realiste të premtosh se të tilla fenomene nuk do të shfaqen nëse unë vij në pushtet, kur dihet që kemi të bëjmë me një aspekt kulturor që kërkon kohë të përmirësohet. E shumta mund të premtosh se do të kontribuosh për ta përmirësuar më tej atë, duke u bërë pjesë e propozimeve apo miratimeve të ligjeve që e përmirësojnë më tej këtë bashkëpunim, por jo eliminuese e tij. Për sa i përket efikasitetit të strukturës së emergjencës, mund të thuhet se ka një eksperiencë shumë modeste për të pretenduar parametra të lartë. Pavarësisht se janë bërë përpjekje serioze për ta përballuar me sukses situatën në fjalë, nuk mund të mos vihet re në disa raste mungesa e eksperiencës për të përballuar ngjarje të përmasave të tilla, burime njerëzore të limituara, një logjistikë modeste, fonde të pamjaftueshme financiare etj. Deri diku e tolerueshme për vetë faktin se strukturat e emergjencës nuk ngrihen në një ditë, por kërkohen vite për t’u konsoliduar. Dhe në këtë logjikë, opozita kur ishte në pushtet ka ofruar shumë pak për ta përmirësuar këtë strukturë. Në këto kushte, kërkohet një bashkëpunim nga të dyja forcat politike për të rikonceptuar rolin dhe funksionet që duhet të marrë struktura e emergjencës, pasi kështu

si është nuk ofron shumë garanci. Njëkohësisht, në të tilla ngjarje një rol shumë të madh luan edhe solidariteti njerëzor. Një komponent shumë i rëndësishëm në përballimin e ngjarjeve të tilla. Në aspektin human mund të themi se solidariteti njerëzor në nivel lokal nuk ka munguar ndërmjet banorëve të prekur nga reshjet e dëborës. Madje, duhet përshëndetur dhe vlerësuar. Por ka munguar solidariteti njerëzor i banorëve të tjerë që nuk janë prekur nga reshjet e dëborës, të cilët e ndjekin situatën orë pas ore nga ekranet e televizionit në kushte shumë komode dhe në të njëjtën kohë me shumë indiferentizëm. Nuk kemi parë ndonjë akt apo aktivitet ku të manifestohet një solidariteti qytetar ndaj situatës së rënduar me të cilën përballen banorët e prekur në ato zona. Njëkohësisht, ka munguar reagimi i shumë OJF-ve që kanë punuar me vite në këto zona, për të ofruar kontributin e tyre vullnetar. Ka munguar reagimi i biznesit, i cili në të tilla raste tenton të dëshmojë përveç prirjes për fitim edhe përgjegjësi sociale ndaj komunitetit apo grupeve në nevojë. Në këto kushte, kërkohet një rikonceptim dhe marrje përgjegjësie jo vetëm e faktorëve politikë, por edhe publikë. Pasi ngjarje me përmasa të tilla nuk mund të përballohen vetëm nga faktori politik apo ai publik. Kërkohet një bashkëpunim i gjithanshëm për të minimizuar kostot që mund të vijnë nga situata të tilla. Sigurisht, politikbërja merr e para iniciativën për të dhënë sinjalin e ndryshimit dhe angazhimit se u duhet dhënë fund praktikave të deritanishme që kanë prodhuar dhe mund të prodhojnë situata të ngjashme. Por edhe shoqëria duhet të reflektojë mbi sistemin e vlerave ekzistuese, për të parë sesa humane janë ato dhe sa nxisin njerëzit për të ofruar ndihmë në rast nevoje.


14

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

rrethe

Maskat grabisin 100 mijë lekë, plagosin me pistoletë biznesmenin Gjirokastër-Pronari i një biznesi të tregtimit të produkteve të mishit në qytetin e Gjirokastrës është plagosur me armë zjarri nga dy persona të maskuar, të cilët kanë grabitur shuma të konsiderueshme financiare në magazinën tregtare në pronësi të tij. Aktualisht biznesmeni i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka arritur të identifikojë të dy maskat e përfshira në këtë vjedhje me armë. Në

këtë situatë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e plagosjes së tregtarit, duke mbledhur provat materiale dhe duke bërë dokumentimin ligjor të saj. Sipas grupit hetimor, pasi janë larguar nga magazina, të dy maskat në vendin e quajtur ish-NSHN-ja, në dalje të qytetit të Gjirokastrës, kanë braktisur furgonin, maskat si dhe kanë hedhur edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën kishin plagosur tregtarin, për t’u fshehur më

pas përgjatë shtratit të lumit Drino. Pas hetimeve, intensive grupi hetimor ka arritur të identifikojë të dy personat e maskuar. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, dyshohet se autorët e kësaj ngjarjeje janë dy të rinj të moshës 23 dhe 25 vjeç, përkatësisht nga Tepelena dhe Gjirokastra, ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur nga policia për arsye hetimi. Bledar Shehu

Atentat binjakëve, një i vdekur, tjetri në spital Dy vëllezër nga qyteti i Milotit në rrethin e Kurbinit janë qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Dy vëllezërit po udhëtonin për në banesën e tyre, ndërsa janë qëlluar me breshëri automatike në afërsi të varrezave të qytetit, rreth 5 minuta nga dera e shtëpisë së tyre. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se viktima e këtij atentati është Alfred Gega, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij Altin Gega. Qytetarë të Milotit bëjnë të ditur se kanë dëgjuar breshërinë automatike, por pakkush e ka besuar se kishte ndodhur vrasja, pasi sipas tyre çdo natë në këtë qytet dhe rrethinat ka të shtëna me armë automatike. Por pak minuta më pas kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë gjetur Altinin duke u përpëlitur në asfalt, dhe pak metra më tutje vëllain e tij, Alfredin të pajetë. Menjëherë kanë njoftuar policinë, e ci-

la ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë edhe rrethimin e vendngjarjes dhe ka nisur edhe mbledhjen e informacioneve të para. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin Laçit e më pas me urgjencë, por duke qenë në gjendje kritike për jetën është përcjellë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, dy vëllezërit janë të papunë, ndërsa viktima Alfredi ka qenë i martuar dhe tri vite më parë është ndarë me bashkëshorten. Aktualisht sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mungojnë pistat e hetimit, pasi në vendin e ekzekutimit të dy vëllezërve nuk ka pasur drita, ndërsa atentatorët dyshohet sipas policisë të jenë larguar me makinë. Policia po heton ndonjë konflikt të mundshëm të dy vëllezërve binjakë gjatë ditës apo ditëve më parë, por nuk përjashton edhe pistën e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

lezhë

Eksploziv shtyllave të tensionit të lartë, 6 në pranga për terrorizëm

Vendi ku u qëlluan dy vëllezërit

Vranë nënë e bir, zbardhet pas 15 vjetësh krimi, 3 në pranga, 1 në kërkim Vajza e viktimës: Dua të di, a u ka ndonjë borxh familja ime atyre që m’i vranë? Kujtimet e fqinjëve për ngjarjen: Nëna mbuloi djalin me trup, por nuk e shpëtoi dot. Shenjat e plumbave, ende mbi derë Shenjat e plumbave që i morën jetën Drita Rrapollarit dhe djalit të saj 12-vjeçar në prill të 1997-ës, ndodhen endë në derën e dhomës së gjumit, ku nënë e bir flinin në katin e dytë të një pallati në Patos. 15 vjet nuk kanë mjaftuar për të shuar ato dhe as për të fashitur kujtimin e ngjarjes së rëndë që deri dje ishte pa autorë dhe të dyshuar. Dje policia e Fierit që rihapi historinë aty ku ishte mbyllur operacioni i koduar “Memoria”, ka çuar në qeli tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Policia e Qarkut të Fierit ka publikuar disa orë pas arrestimit të të dyshuarve, nëpërmjet një deklarate publike të kreut të saj Mërgim Hoxha, emrat e të arrestuarve. Ata janë: 36-vjeçari Eduart Banaj, atëherë 21 vjeç, 45-vjeçari Arben Çela, atëherë 30 vjeç, dhe 36-vjeçari Altin Hoxha, atëherë 21 vjeç, që të tre banues në qytetin e Patosit, ndërsa i shpallur në kërkim është 37-vjeçari (atëherë 22 vjeç) Roland Likaj, banues në Mbrostar të rrethit të Fierit. Që në momentin që mësoi për këto arrestime, vajza e viktimës ka marrë 10 herë në telefon nga Italia të afërmit. “Dua të di, a u ka ndonjë borxh familja ime atyre që m’i vranë?” - pyet ajo, ndërsa fqinjët që kujtojnë ngjarjen dhe kushëriri i viktimave kërkon dënim kapital për të arrestuarit. Zbardhja Ngjarja e rëndë mban datën 3 prill të vitit 1997 dhe ka ndodhur në shtëpinë e viktimave, kati i dytë i një pallati pesëkatësh, në vendin e quajtur lagja “1 Maji” në Patos. Pas ngjarjes kanë lindur edhe dyshimet e para të oficerëve të policisë mbi tre të ndaluarit dhe të kërkuarin, madje njëri prej të dyshuarve ka qenë banor i pallatit ku ndodhi

Eduart Banaj

Arben Çela

Altin Hoxha

vrasja, një kat sipër shtëpisë së viktimave. Edhe pse shteti kishte rënë pas ngjarjeve të vitit 1997, disa të dhëna nga vendi i ngjarjes, dëshmitarë, prova të tjera të mbledhura nga grupi i oficerëve të policisë gjyqësore që këqyrën atë ditë prilli banesën e familjes Rrapollari, kishin krijuar dhe bazën e dyshimeve sidomos mbi fqinjin e viktimave në katin e tretë. Ky i fundit, sipas hetimeve kishte shitur edhe banesën e tij dhe ishte larguar nga pallati ku ndodhi ngjarja e rëndë, në një tjetër shtëpi, larg qytetit të Patosit. Dosja u arkivua në skedarët pa autor për shumë vite. Rikthimi i vëmendjes së policisë mbi dosjet e ngjarjeve të rënda të vitit 1997 hapi edhe punën operative në terren. Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, por edhe ekspertët kriminalistikë, rinisën hetimet. Në terren, sipas dyshimeve u ndoqën edhe metoda bashkëkohore, metoda që përfshinin perceptimin, indikacionin, duke futur mes të dyshuarve edhe të infiltruar nga radhët e specialistëve antikrim. Duke ndikuar për nxitjen e dialogut mes të dyshuarave u arrit deri dhe në ndjekjen e lëvizjeve të të dyshuarve, por edhe në përgjimin telefonik të tyre për një periudhe kohe afatgjatë. Pas përgjimeve u zbuluan

dhe veprimet e kryera atë ditë nga të dyshuarit. Mësohet se asnjë prej të arrestuarve nuk e ka pranuar fillimisht akuzën e vrasjes, duke ngritur alibi që rrëzonin akuzën dhe vendndodhjen e tyre natën e ngjarjes. Sidoqoftë pritet që Gjykata e Fierit të vlerësojë masën e arrestit ndaj të pandehurve, duke i hapur më pas rrugë hetimit gjyqësor të kësaj çështjeje që shkaktoi bujë në qytetin e vogël të Patosit për natyrën e vrasjes së një gruaje dhe djalit të saj. Ngjarja Ngjarja ka ndodhur në datën 3 prill të vitit 1997. Të dy viktimat kanë qenë deri në orën 20:00 në shtëpinë e Rolandit, një komshi që jeton në katin e parë të pallatit. Më pas ata janë kthyer në shtëpi e janë gjendur të vrarë në mëngjes. Gjurmët e para kanë zbuluar një ekzekutim me automatik, motivet mbetën dhe ende janë të paqarta. Shenjat e plumbave edhe sot duken në njërën prej dyerve të dhomës ku flinin nënë e bir. Kjo pas largimit të kryefamiljarit Baftjar Rrapollari në shtetin fqinj Greqi, së bashku me njërin prej djemve të tij. Ndërsa fëmija tjetër, vajza e shtëpisë ishte larguar për në Itali te të tjerë të afërm. Fqinjët pohojnë se Baftjari kishte një shumë të konsiderueshme lekësh borxh për të larë, për

këtë fakt ai kërcënohej për shtyrjen e borxhit. Dhe ky ishte edhe shkaku i largimit të tij nga shtëpia. Rolandi, komshiu tregon se kishte dëgjuar të shtëna armësh, por duke qenë se ato ishin të shumta netëve të prillit të vitit 1997, nuk i kishte marrë parasysh. Ndërsa kishte dëgjuar zhurmë njerëzish që zbrisnin nga ballkoni i katit të dytë, kishte menduar se ishin hajdutë që po vidhnin koka të antenave parabolike. “Nuk e mendova se kishin vrarë Dritën dhe djalin e saj që e kisha si fëmijën tim”, - thotë ai duke derdhur lot edhe pas 15 vitesh teksa rrëfen për këtë ngjarje. “Në mëngjes shkova sipër e trokita. Dritën e pashë ndezur dhe ishte ora tetë e gjysmë. Pastaj pashë derën e hapur dhe trupat e pajetë të të dyve; nëna ishte sipër djalit, siç duket kishte dashur të mbronte me trup të birin dhe nuk kishte mundur ta arrinte këtë gjë”, - thotë ai. I pyetur për zbardhjen pas kaq kohësh të krimit, fqinji i familjes thotë se ndihet i çliruar dhe pret që në fund të fundit të vendoset drejtësia. Vrasja ka ndodhur për motiv ende të paqarta. Kjo sepse në shtëpi nuk është vjedhur, sipas të afërmve të viktimave, asnjë send apo orendi shtëpiake. Kushëriri i viktimave, Flamur Rruzhdia është tashmë banor i shtëpisë ku ndodhi tragjedia.

Gjashtë persona u arrestuan dje nga policitë e Lezhës dhe Shkodrës, të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në këmbët e dy shtyllave të tensionit të lartë. Të dyshuarit, pjesë e një grupi të akuzuar edhe për një sërë vjedhjesh, janë zbuluar pas hetimeve intensive, ndërsa mësohet se bashkë me ta janë ndaluar edhe të paktën 6 persona të tjerë të akuzuar vetëm për grabitje në zonën e Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës mësohet se janë arrestuar Besnik Lugina 25 vjeç, nga Balldreni i Lezhës, Xhevahir Lugina 23 vjeç, nga Balldreni i Lezhës, Mhill Thepi 20 vjeç, nga Spathari komuna Gur i Zi Shkodër, Gazmir Dedaj, 22 vjeç nga fshati Torovicë komuna Balldre Lezhë, Aleksandër Boka 28 vjeç, nga Balldreni i Lezhës dhe Ernest Preçi 47 vjeç, nga Jubani i Shkodrës. Arrestimi i 6 personave është kryer për vendosjen e një sasie eksplozivi në dy shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës në ditët e para të këtij viti. Vepra penale është klasifikuar nga ana e policisë së Lezhës si akt terrorist pasi: “Plani për hedhjen në erë të këtyre dy shtyllave dhe nxjerrjen jashtë funksionit të hidrocentraleve të Komanit dhe Fierzës kishte si qëllim krijimin e një gjendje paniku dhe destabilizim të popullsisë, pasi do të lihej në errësire me shume se 70 % e vendit”, thanë burime nga policia. Plani, sipas policisë, ka qenë i mirë organizuar ndërsa të rinjtë e arrestuar për këtë vepër penale dyshohet se janë financuar. Po kështu mësohet se njëri prej financuesve është vënë në pranga dhe për arsye hetimi emri i tij nuk është bërë publik. Drejtori i Policisë së Lezhës Muharrem Furriku ka sqaruar faktin se personat e arrestuar nën akuzën e vendosjes së lëndës eksplozive në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës janë individë aktivë në protestat e 21 janarit përballë kryeministrisë në Tiranë. Një tjetër detaj i rëndësishëm gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes me date 1 janar të këtij viti në Kallmet të Lezhës ka qenë gjetja ngjitur me sasinë e eksplozivit, që u çaktivizua nga specialët, të dy flamujve atij kombëtar dhe të partisë Socialiste, por pista politike u hodh poshtë në momentet e para. Prokuroria po heton për këtë ngjarje të rëndë dhe zbardhjen e plotë të saj.


e premte, 17 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

15

Defekti, nga Tirana deri në Laç kufizime të energjisë Disa zona të Laçit dhe Fushë-Krujës po përjetojnë kufizime të energjisë elektrike për shkak të një defekti. CEZ-Shpërndarje njofton se një defekt i rëndë ka ndodhur në nënstacionin 220 kv Tiranë, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Prandaj mbrëmë pati kufizime të alternuara të energjisë nga ora 17:00 deri në 21:00 në qytetin e Laçit, Fushë-Gjormë, Fshati Lac, Mali i Bardhë, Shet, Skurraj, Selitë, Gernac, Fushë-Krujë,

Borizanë, Thumanë, Nikël, Derven, Luz, Budell, Bubq, Mamurras, zona e autostradës, Krujë, Malësia Krujë, Bërxullë, Fushë-Kamëz, Tapizë, Laknas, Valias, Çekrez, Domje, Kashar, Unaza e Re, Bathore, Paskuqan, zona e shinave të trenit, Babrru, Paskuqan, Tufinë, Vorë, Fushë-Mëzez. Ekipet e CEZShpërndarjes dhe OST janë duke punuar për riparimin e defektit të shkaktuar në nënstacionin e OST-së.

Ndryshimi i taksave, regjistrimi i makinave 10-fishohet Shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit tregojnë se deri në fund të muajit gushtit 2011 regjistroheshin gjatë një muaji vetëm 1757 mjete transporti, kurse gjatë periudhës shtator-dhjetor 2011 mesatarja mujore ishte 7 979 makina, ose gati 700 % më tepër Ndryshimi i taksave ndaj automjeteve ka rritur në mënyrë drastike numrin e makinave të regjistruara. Sipas dokumentit të analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, që nga muaji gusht 2011, kur taksat e automjeteve ndryshuan, regjistrimi i atyre të përdorura është rritur me gati 10-fish dhe regjistrimi i pronësisë, gati 7 herë më shumë. Kështu, në katër muaj janë regjistruar 32 mijë makina më tepër. Shifrat tregojnë se deri në fund të muajit gusht 2011, mesatarisht në muaj regjistroheshin vetëm 1757 mjete transporti, kurse gjatë periudhës shtator-dhjetor 2011 mesatarja mujore ishte 7 979 makina, ose gati 700 për qind më tepër. Regjistrimet kryhen në drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor dhe me ligjin e ri, drejtuesi i mjetit vetëm sa paguante taksën në bazë të formulës që shkon mesatarisht 10 mijë lekë, kurse më parë do të duhej të paguante taksën e importit dhe dy taksat e tjera. Sipas doganave, nga përllogaritjet del se tashmë makina ka një vlerë më të vogël, gati 70 për qind. Nga të dhënat mësohet se për periudhën janargusht 2011 ishin rreth 14 mijë makina të regjistruara për herë të parë, ndërsa për katër muajt e fundit shtator-dhjetor, numri arrin në 32 mijë,

ose mbi 50 për qind më shumë. Rritje të ndjeshme shënohet edhe me veprimet e ndryshimit të pronësisë së mjetit. Para ligjit, pronarët e makinave kur i shisnin nuk e kryenin aktin, pasi taksat ishin të larta, ndërsa kur u shfuqizua ky detyrim numri pësoi rritje me gati 10-fish. Deri në gusht, mesatarja mujore e regjistrimit të aktit për ndryshimin e pronësisë së mjetit ishte 229, ndërsa në shtator e tutje arriti në 2 952 veprime, ose në katër muajt e fundit, në total rreth 11 808 regjistrime, ndaj 1832 të kryera në 8 muaj. Të marra së bashku të dyja llojet e procedurave, si regjistrimi i mjetit të ri, ashtu dhe ndërrimi i pronësisë, kanë

pasur një rritje me 63 për qind. Amnistia nga ana tjetër fali 42 mijë mjete transporti. Kështu, rreth 8 mijë mjete transporti që ishin në qarkullim përfituan nga falja e taksave, me vlerë rreth 332 milionë lekë. Nga të dhënat rezulton se 4.55 për qind e regjistrit pasiv është bërë aktiv, janë mjete të cilat kanë paguar taksat e vitit 2011 dhe janë rifutur në qarkullim. Pronarët e rreth 33.307 mjeteve të transportit pranuan të dorëzonin targat për makinat që nuk i përdornin, duke iu falur 141.792 vite mospagim taksash të marra së bashku dhe me vlerë 4.3 miliardë lekë. Vetëm në muajin dhjetor janë çregjistruar gjithsej 18.493

Të marra së bashku të dyja llojet e procedurave, si regjistrimi i mjetit të ri, ashtu dhe ndërrimi i pronësisë, kanë pasur një rritje me 63 për qind prej ndryshimit të ligjeve të taksave dhe amnistisë

mjete me 50.406 vite dhe me vlerën 1.5 miliardë lekë, ose gati sa 55.53 për qind e mjeteve të çregjistruara gjithsej. Në total, qytetarët dhe biznesi shqiptar kanë përfituar gjithsej nga taksa të falura gati 4.6 miliardë lekë, për 42 mijë mjete transporti. Vetëm në muajin dhjetor janë çregjistruar gjithsej 18.493 mjete me 50.406 vite dhe me vlerën 1.5 miliardë lekë. Nëse numri i regjistrimit të mjeteve të reja apo të ndërrimit të pronësisë ishte tejet i lartë, nuk mund të thuhet kështu për taksat. Për vitin 2011, të ardhurat e realizuara ishin 1.5 miliardë lekë, me rritje 2 për qind nga plani, ose 11 për qind në raport me 2010-ën.

Greqia kyç transmetimin e energjisë ndaj Shqipërisë Dy ditë më parë edhe Greqia ka mbyllur linjën e interkonjeksionit me Shqipërinë, pas Serbisë. Një masë e tillë nga vendi helen ka ardhur për shkak të emergjencës energjetike, si pasojë e motit. Greqia ka vendosur të ndalojë eksportin e energjisë jashtë kufijve të vendit. Kjo është një tjetër vlerë e shtuar negative për situatën energjetike në vend. Megjithatë, deri në fund të muajit shkurt KESH dhe CEZ i kanë lidhur kontratat përkatëse për importin e energjisë. Burime nga CEZ Shpërndarje dhe KESH bëjnë me dije se edhe pse kjo gjendje ka sjellë vështirësi, kompanitë kanë marrë të gjitha

masat për furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve. Ndërkohë që CEZ-Shpërndarje po importon në ditë 9.6 milionë kilovat/orë për të plotësuar nevojat e vendit me një çmim mesatar prej 70 eurosh për megavat. Sipas CEZShpërndarjes, ky nivel i lartë importi bëhet për të mbuluar humbjet në rrjet që ka kompania dhe për të kompensuar atë pjesë të energjisë që korporata shtetërore nuk mund të mbulojë aktualisht për shkak të vështirësive financiare. Shumë vende të cilat kanë eksportuar vazhdimisht energji elektrike, e kanë ndalur atë për shkak të mbulimit të

nevojave të brendshme. Dy ditë më parë Bullgaria, e cila ka eksportuar energji në vendet përreth saj, ka deklaruar ndërprerjen si pasojë e rritjes së konsumit. Ndërkohë edhe Greqia, e cila ka eksportuar energji elektrike në vendin tonë, ditën e djeshme ka njoftuar bllokimin e saj. Një situatë e tillë ka bërë që çmimet e eksportit të energjisë të pësojnë një rritje. Pavarësisht kësaj gjendjeje, Serbia duket se ka ofruar një zgjidhje interesante për një përdorim më të arsyeshëm të energjisë në vend. Kompania shtetërore energjetike “EPS” ka vendosur të bëjë ulje të çmimit të energjisë për të gjithë ata që e

përdorin atë në mënyrë të kujdesshme. Sipas këtij institucioni, të gjithë konsumatorët, të cilët në muajin shkurt kanë konsumuar 15% më pak energji elektrike në krahasim me muajin janar, do të përfitojnë një ulje prej 30% të faturës së tyre të energjisë. Kompania ka deklaruar se ky vendim ka për qëllim sensibilizimin e konsumatorëve për të kursyer energjinë në këto kohë të vështira. Sipas të dhënave të kompanisë, konsumi i energjisë elektrike në vend është ulur me 5.4% përgjatë ditëve të fundit. Nga ana tjetër, prodhimi ditor i energjisë ka rënë në rreth 9 milionë kwh, nga 17.8 milionë kwh që ishte më parë.


16

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

sociale

Spitalet, ISKSH: Skemë të re pagesash për shërbimet Shqipëria duhet të ndryshojë metodën e pagesave në spitale duke hequr dorë nga buxhetimi historik. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) propozon një skemë të re pagesash në spitale, për shërbime të ndryshme. Sipas kësaj skeme, spitalet nuk duhet të financohen më nga shteti me buxhet historik, pjesa më e madhe e të cilit nuk menaxhohet si duhet, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti në shërbimin që u ofrohet pacientëve. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana thotë se tashmë ka ardhur koha që në spitale të paguhet për ditë qëndrimi apo për shërbim dhe çdo diagnozë duhet të ketë një çmim të caktuar. “Ka ardhur koha që

të kalohet nga mënyra e pagesës me buxhet fiks historik, në pagesë për performancë, që do të thotë pagesë për numrin e pacientëve, ditëqëndrimin në spital dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet. Dy propozimet tona kanë të bëjnë me pagesë me buxhet global për ditëqëndrimi dhe shërbim (pagesë që i jepet për menaxhim spitalit, por bazohet në efektivitetin e shërbimit) si dhe DRG (pagesë për diagnozë), një sistem që e kanë sot shumë spitale europiane, e kombinuar me buxhetin global”, - u shpreh drejtoresha e ISKSH-së gjatë takimit të organizuar dje me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” , fokusi i të cilit ishte përmirësimi dhe

Matura

            

Jonida Tashi

Ministria e Arsimit publikon Formularin A1 dhe A1Z, si dhe udhëzuesit për plotësimin e tyre. Sipas afateve të vendosura nga MASH, shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1 dhe A1Z fillon më 20 shkurt dhe përfundon më 10 mars. Këtë vit, maturantët do të kenë plot 38 lëndë të ndryshme për të zgjedhur, nga 17 të tilla që ishin listuar një vit më parë në Formularin A1. Sipas ndarjes së bërë bazuar në

programet mësimore, 16 prej lëndëve me zgjedhje i përkasin kurrikulës bërthamë dhe 22 të tjerat saj me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit, çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja si lëndë me zgjedhje, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë (10 kredite), ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë (6 kredite). Gjuha e huaj e parë do të konsiderohet ajo që maturanti zgjedh si të tillë, me kusht që jetë e përfshirë në planin mësimor. Në Formularin A1 dhe A1Z janë listuar pesë gjuhët e huaja që mund të zgjidhen si gjuhë e huaj e parë dhe e dytë. Ato janë: Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Spanjisht. Po kështu, çdo maturant ka të drejtë të zgjedh nga lista e lëndëve me zgjedhje një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo/i janë ofruar ose jo nga shkolla gjatë viteve

FORMULARI A1 

nga mësuesi kujdestar) ____________(Plotësohet

të studimit në shkollën e mesme. Sipas udhëzimit nr.40, datë 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”, maturantët e Maturës 2012 duhet t’i zgjedhin lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve: shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8 dhe numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2 ose 3. Katër kriteret për lëndët me zgjedhje, nga të cilat varet edhe konkurrimi për në universitet do të jenë: për provimin në lëndët me zgjedhje, nxënësi mund të përzgjedhë nga lëndët bërthamë, përveç Matematikës bërthamë, Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe gjuhës së huaj të parë, nga lëndët me zgjedhje të detyruar; të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e lëndëve me zg jedhje; numri më i vogël i krediteve për t’u fituar nga nxënësi

_______________

____ 2. Emri i qytetit/fshatit: ____

___________ ________________________ 3. Emri i shkollës: ________ n kujdestar) në bashkëpunim me mësuesi _____________ (Plotësohet 4. Indeksi i profilit/degës: ________________ _______Mbiemri: ________ Atësia:__________________ ____ ____ ____ ____ ____ 5. Emri: ____ __/ ______/ ________

____ 6. Datëlindja: (dd/mm/vvvv)

________ t ____________________ 7. Vendlindja e maturanti Mashkull

Femër

8. Gjinia:

______________________

________ ___ adresa email ________

____________ 9. Telefoni I kontaktit: 06__ ime 10. Do të aplikoni për stud E, 11. Klasa III/V: ( A, B, C, D,

F, G, H, H, I, J, K, L, M, N,

O, P, Q, R, S, T)

ohen lëndët, së bashku me

qark 12. Lëndët me zgjedhje: (të

numrat përkatës)

27. Sociologji nologji (Gj e huaj e parë) 14. Tek 28. Histori e thelluar ike j e parë) 15. Histori muz hua e (Gj ht Italis 2. 29. Gjeografi e thelluar parë) 16. Harmoni e j hua e Gj t gjish 3. Frën 30. Psikologji j e parë) 17. Histori arti 4. Gjermanisht (Gj e hua 31. Filozofi tomi (Gj e huaj e parë) 18. Ana 5. Spanjisht 32. Ekonomi e thelluar 19. Histori baleti 6. Kimi 33. Teknologji e thelluar 20. Teori profesionale (Gj e huaj e dytë) 7. Fizikë 34. Anglisht 21. Letërsi e thelluar (Gj e huaj e dytë) 8. Biologji 35. Italisht ematikë e thelluar Mat 22. (Gj e huaj e dytë) 9. Shkenca e tokës 36. Frëngjisht 23. Fizikë e thelluar j e dytë) 10. Qytetari 37. Gjermanisht (Gj e hua 24. Kimi e thelluar j e dytë) hua e (Gj 11. Histori t 38. Spanjish 25. Biologji e thelluar 12. Gjeografi 26. Trashëgimi kulturore in 13. Ekonomi dt 12.10.2011 ”Për zhvillim t parasysh Udhezimi Nr 40, lëndëve me zgjedhje, të kihe Shënim. Për përcaktimin e tërore 2012” e provimeve të Maturës Shte 2 ose 3) numri i lëndëve duhet të jetë jetë jo më e vogël se 8 dhe (shuma e krediteve duhet të

1. Anglisht

___________________

______________________

___________________

Drejtori i shkollës

Mësuesi kujdestar

Firma e maturantit

FORMULARI A1Z 

           në provimet e lëndëve me zgjedhje një nxënës ka dhënë në provimin me S SHTETËRORE 2012 NË PROCESIN E MATURË DIDATËVE IN E KANme RIM është 8; për provimin në lëndët zgjedhje këto lëndë: Biologjia PËR REGJIST KShMSh) ari i kredite), tësohet nga anët(4 zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedbërthamë Biologjia e _____________(Plo 1. DAR ose ZA ____________ hë jo më pak se dy lëndë dhe jo më zbatuar (2 kredite) dhe Biologjia e ___ ____ ____ i qytetit/fshatit: ____________ 2. Emrilëndë. shumë se katër Për shembull, thelluar (2 kredite), por mbetet vetëm ___________

____________________

3. Emri i shkollës: ____________

UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1

MSh ) këpunim me anëtarin e KSh

_____ (Plotësohet në bash

____________________

___________Mbiemri: ____ ____ Atësia:______________

5. Emri: ____________________ 6. ID e kandidatit

__/ 7. Datëlindja: (dd/mm/vvvv) ____

II. UDHËZIME TË VEÇANTA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1 Në hapësirat e lëna bosh në pikat 1 – 10, tek Formulari A1, të plotësohet:

Jo

Po

jashtë vendit?

____ 4. Indeksi i profilit/degës: ____

I.UDHËZIME TË PËRGJITHSHME 1. Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, vetëm nga maturantët e vitit 2012. 2. Formulari A1 plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit. 3. Formulari A1 konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. 4. Pasi të jetë plotësuar, Formulari A1 dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh). 5. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1 fillon më 20 shkurt 2012 dhe përfundon më 10 mars 2012. 6. Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër Formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim. 7. Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. 8. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.

2

URËS SHTETËRORE 201

IN E MAT URANTËVE NË PROCES PËR REGJISTRIMIN E MAT

____ 1. DAR ose ZA ________

Del Formulari A1 dhe rregullat e plotësimit Dy gjuhë të huaja provime me zgjedhje. Plot 38 lëndë me zgjedhje janë listuar këtë vit në formular, pesë prej të cilave janë gjuhë të huaja. Ja si duhet bërë përzgjedhja për të plotësuar mbi 8 kredite

zhvillimi i metodave të pagesave në spitale. Nga monitorimi i kontratave me spitalet janë vënë re një sërë treguesish, siç është shfrytëzimi i shtratit, për të cilat spitalet që financohen janë në një nivel të ulët. Sipas Hanës, metoda aktuale e financimit nuk i stimulon spitalet që të jenë të interesuara në ofrimin e shërbimeve eficiente dhe produktive, prandaj ka ardhur koha që ajo të ndryshojë. Në konferencë ishin të pranishëm ambasadorja gjermane në Tiranë, znj.Holtkemper, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deputetë, përfaqësues të Kryeministrisë, drejtues të profesoriatit të Mjekësisë etj.

PO

JO

______/ ________ __

________________________

didatit Vendlindja e maturantit/kan 8.10.numri i telefonit të kontaktitl të maturantit dhe adresa e 1. emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës Mashkul ër Fem a: 9. Gjini email-it maturanti do të aplikojë me Formularin A1; __________ ________________________ _______ adresa email ____ ____ ____ 06__ : aktit kont I Telefoni 11.qarkohet III ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, 2. emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla; 10. Jo Po ime jash studM, G,tëH, N,tëO,vend P,it?Q, R, S, T. (P.sh. nëse jeni në klasën për L, 3. emri i shkollës ku studion; oniK, aplikI, 11. Do _______ meshkronja III-B, qarkohet III dhe B dhe nëse jeni në klasën 4. bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni së mes ) 12. Viti i përfundimit të shkollës ësohet nga anëtari I KShMSh e shkallëzuar D1 _____ (plot Nota V-D, qarkohet V dhe shkronja D). ___ indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega ____ ____ ____ D1 a ) MSh 13. Lëndët e detyruara: Lënd KSh I ari _ (plotësohet nga D2 ____ Në rastin kur shkolla ka përdorur emërtimin e anët që ju po ndiqni, p.sh: Gjimnazi 2012, në tabelë ka indeksin shkallëzuarpër Nota enumra Lënda D2 ________________ klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në 04, në formular ju do shënoni numrin 04. ku me numrat përkatës) : (të qarkohen lëndët, së bash Lëndët me zgjedhje 14. shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar). do të mbarten zgjedhjee që ët me 12. B azuar listën lëndëve me zgjedhje të shënuar në 5. EMRI ATËSIA MBIEMRI . Lëndnë 14.1 ______, viti _____, llëzuar Z1__ I shkalëndët simi Vlerë _ Formularin A1, qarkoni me zgjedhje që do të jepni Kujdes! ________________ Lënda Z1 _ llëzuar Z2________, viti ____ I shka Vlerësimiqë provim dhe numrat u korrespondojnë atyre. - Të dhënat të shënohen në përputhje me dokumentin e Lënda Z2 ________________ hkë me numrat përkatës) japësh (bas që doetëhuaj P.sh. 1. ANGLISHT e parë) identifikimit. dhje(Gj 14.2. Qarko lëndët me zgje 21. LETËRSI E THELLUAR - Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. 6. datëlindja e maturantit, duke plotësuar përkatësisht me dy Shënim shifra ditën dhe muajin dhe me katër shifra vitin, sipas - Lëndët me zgjedhje të përcaktohen sipas udhëzimit nr.40, datë formatit dd/mm/vvvv; 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 7. vendlindja e maturantit; 2012”. 8. me shenjën X në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh: nëse i - Maturanti firmos në hapësirën e përcaktuar për të. përkisni gjinisë femërore shënoni X në kutinë përbri fjalës - Mësuesi kujdestar shkruan emrin dhe mbiemrin dhe “Femër”; firmos në hapësirën e përcaktuar për të. 9. me shenjën X në kutinë PO, nëse do të vazhdoni studimet - Drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin, firmos dhe vulos jashtë shtetit, ose në kutinë JO, nëse nuk do të vazhdoni stume vulën e shkollës në hapësirën e përcaktuar për të. dimet jashtë shtetit;


E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

17

MAPO

Basha takohet me Mustafën, “Dëshmorët e 4 Shkurtit” merr emrin “Ibrahim Rugova” Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të cilin sot do ta presë në një takim të veçantë në zyrën e tij. “I nderuar zoti Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës, për mua është kënaqësi e veçantë, që në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës t’ju përcjell juve dhe përmes jush, të gjithë popullit të Prishtinës e mbarë Kosovës, urimet më të përzemërta në përvjetorin e katërt të shpalljes së

Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Prishtina ka njohur një progres të admirueshëm. Ju, zoti kryetar i Komunës keni arritur të implementoni standardet europiane të qeverisjes vendore në administrimin e kryeqytetit të Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre. Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj për të përmirësuar sa më shumë

jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t’ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, do të gjeni mbështetje dhe përkrahje për të gjitha projektet tuaja”, - shkruhet ndër të tjera në urimin e Bashës për Mustafën. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se pas takimit në orën 10:00 të paradites së sotme të Bashës me Mustafën, ata do të dalin edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas në orën 11:00, pranë pallateve të ‘Shallvareve’ do të

zhvillohet ceremonia e dhënies së emrit “Ibrahim Rugova” të një prej rrugëve të rëndësishme të kryeqytetit, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Sali Berisha. Në mbledhjen e tij të fundit për vitin 2011, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi riemërtimin e një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, përkatësisht segmentin e aksit nga rruga e Kavajës deri në fund të Gardës së Republikës, me emërtimin “Ibrahim Rugova”. Nga ky vendim i Këshillit Bashkiak, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” do të riemërtohet “Brigada VIII”.

Shënim. Për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje, të kihet parasysh Udhezimi Nr 40, dt 12.10.2011 ”Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”

UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1Z (shuma e krediteve duhet të jetë jo më e vogël se 8 dhe numri i lëndëve duhet të jetë 2 ose 3) Firma e maturantit

Mësuesi kujdestar

___________________

I.UDHËZIME TË PËRGJITHSHME 1. Formulari A1Z plotësohet, për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011-2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit. 2. Formulari A1Z plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit. 3. Formulari A1Z konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ai është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidati humbet të drejtën e regjistrimit. 4. Formulari A1Z dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh), ku kandidati ka mbaruar shkollën. Në çdo rast tjetër, ky formular dorëzohet në KShMSh-në e përcaktuar nga DAR/ZA-ja 5. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1Z, fillon më 20 shkurt 2012 dhe përfundon më 10 mars 2012. 6. Në rast se maturanti/kandidati ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër Formular A1Z, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm e duke asgjësuar formularin e plotësuar gabim. 7. Formulari A1Z, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti/kandidati, anëtari i KShMSh-së dhe drejtori i shkollës. 8. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.

te Biologjia e thelluar. Në vitin ose vitet pasardhëse të Maturës ai duhet të plotësojë shumën e të paktën 8 krediteve. Nxënësi mund të rijapë në provim Biologjinë e thelluar ose ndonjë lëndë tjetër, si Psikologjinë ose një gjuhë të huaj të dytë etj. Por nxënësi nuk ka të drejtë të rijapë provimin për të përmirësuar notën në rastet kur është kalues. Maturantët e viteve të mëparshme që e kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2012, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë më të madhe se 4.50, mund t’i mbartin ato me kusht që kreditet e secilës prej tyre të llogariten sipas atyre të sivjetshme. Në qoftë se numri i krediteve të lëndëve të dhëna rezulton më i vogël se 8, atëherë kandidatët janë të detyruar të japin edhe një lëndë tjetër me zgjedhje për të plotësuar shumën e krediteve që nuk mund të jetë më pak se 8. Në rastet kur kandidati i Maturës 2012 ka fituar vetëm njërin nga provimet me zgjedhje ai mund të mbartë atë dhe të japë aq provime të tjera sa parashikohen këtë vit. Formulari A1Z do të plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011-2012. Këtë formular do e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit.

Disa nga përzgjedhjet që mund të bëjnë nxënësit Biologjia bërthamë Kimia bërthamë 8 kredite

(4 kredite) (4 kredite)

Biologjia bërthamë Kimia bërthamë Kimia e thelluar 10 kredite

(4 kredite) (4 kredite) (2 kredite)

Gjuha italiane (6 kredite) Historia e klasës së 11-të (2 kredite) 8 kredite Gjuha italiane Historia bërthamë 11 kredite

(6 kredite) (5 kredite)

Psikologjia Filozofia Sociologjia Qytetaria 9 kredite

(2 kredite) (2 kredite) (2 kredite) (3 kredite)

Matematika e thelluar (5 kredite) Gjuha shqipe e letërsia e thelluar (5 kredite) 10 kredite Gjuha angleze (bërthamë) (9 kredite) Gjuha frënge (6 kredite) 15 kredite

II. UDHËZIME TË VEÇANTA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT Në hapësirat e lëna bosh në pikat 1 – 11, tek Formulari A1Z, të plotësohet: 1. emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti/kandidati do të me Formularin A1Z; 2. emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla; 3. emri i shkollës ku maturanti/kandidati është caktuar të aplikojë me Formularin A1Z; 4. bazuar në tabelën e indekseve e profileve/degëve, shënoni numrin që përfaqëson dega që ju keni ndjekur; P.sh: Gjimnazi-drejtimi shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. (Plotësohet në bashkëpunim me anëtarin e KShMSh) 5. EMRI ATËSIA MBIEMRI Kujdes! - Të dhënat të shënohen në përputhje me dokumentin e identifikimit. - Emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. 6.ID që maturanti/kandidati ka patur në Maturën Shtetërore para vitit 2012. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, të shënohet në kutinë e parë vetëm ID e vitit të fundit. (Plotësohet nga drejtori i shkollës). Në qoftë se nuk keni patur ID, kutia para “JO”-së, plotësohet me X. 7. datëlindja e maturantit/kandidatit, duke plotësuar përkatësisht me dy shifra ditën dhe muajin dhe me katër shifra vitin, sipas formatit dd/mm/vvvv; 8. vendlindja e maturantit/kandidatit; 9. me shenjën X në kutinë që i përket gjinisë së maturantit/kandidatit. P.sh: nëse i përket gjinisë femërore shënon X në kutinë përbri fjalës “Femër”; 10.numri i telefonit të kontaktit të maturantit/kandidatit dhe adresa e email-it 11. me shenjën X në kutinë PO, nëse do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë JO, nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit; 12.viti i përfundimit të shkollës së mesme (vetëm për kandidatët); 13.lëndët e detyruara që maturanti/kandidati ka dhënë. Në rast se nuk keni dhënë asnjë ose vetëm një provim, shënoni X në të dy hapësirat ose vetëm në atë që nuk keni dhënë. 14.Maturanti/kandidati nuk lejohet të rijapë provimet me zgjedhje të detyruar, nëse ka rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur

Drejtori i shkollës

______________________

___________________

FORMULARI A1Z 

            

PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE NË PROCESIN E MATURËS SHTETËRORE 2012

1. DAR ose ZA _________________________(Plotësohet nga anëtari i KShMSh) 2. Emri i qytetit/fshatit: _______________________ 3. Emri i shkollës: ___________________________________________ 4. Indeksi i profilit/degës: _____________ (Plotësohet në bashkëpunim me anëtarin e KShMSh ) 5. Emri: ________________________ Atësia:_________________________Mbiemri: ________________________ 6. ID e kandidatit

PO

JO

7. Datëlindja: (dd/mm/vvvv) ______/ ______/ ________ 8. Vendlindja e maturantit/kandidatit __________________________ 9. Gjinia:

Femër

Mashkull

10. Telefoni I kontaktit: 06_________________ adresa email ______________________________________ 11. Do të aplikoni për studime jashtë vendit?

Po

Jo

12. Viti i përfundimit të shkollës së mesme _______ 13. Lëndët e detyruara: Lënda D1 _______________ Nota e shkallëzuar D1 _____ (plotësohet nga anëtari I KShMSh) Lënda D2 ________________Nota e shkallëzuar D2 _____ (plotësohet nga anëtari I KShMSh)

14. Lëndët me zgjedhje: (të qarkohen lëndët, së bashku me numrat përkatës) 14.1.

Lëndët me zgjedhje që do të mbarten

Lënda Z1 _________________ Vlerësimi I shkallëzuar Z1________, viti _____, Lënda Z2 ________________ Vlerësimi I shkallëzuar Z2________, viti _____ 14.2.

Qarko lëndët me zgjedhje që do të japësh (bashkë me numrat përkatës)

1. Anglisht

(Gj e huaj e parë)

14. Teknologji

27. Sociologji

2. Italisht

(Gj e huaj e parë)

15. Histori muzike

28. Histori e thelluar

16. Harmoni

29. Gjeografi e thelluar

17. Histori arti

30. Psikologji

18. Anatomi

31. Filozofi

6. Kimi

19. Histori baleti

32. Ekonomi e thelluar

7. Fizikë

20. Teori profesionale

33. Teknologji e thelluar

8. Biologji

21. Letërsi e thelluar

34. Anglisht

(Gj e huaj e dytë)

9. Shkenca e tokës

22. Matematikë e thelluar

35. Italisht

(Gj e huaj e dytë)

10. Qytetari

23. Fizikë e thelluar

36. Frengjisht

(Gj e huaj e dytë)

11. Histori

24. Kimi e thelluar

37. Gjermanisht (Gj e huaj e dytë)

12. Gjeografi

25. Biologji e thelluar

38. Spanjisht

13. Ekonomi

26. Trashëgimi kulturore

3. Frengjisht

Gj e huaj e parë)

4. Gjermanisht (Gj e huaj e parë) 5. Spanjisht

(Gj e huaj e parë)

(Gj e huaj e dytë)

Shënim. Për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje, të kihet parasysh Udhezimi Nr 40, dt 12.10.2011 ”Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012” (shuma e krediteve duhet të jetë jo me e vogël se 8 dhe numri i lëndëve duhet të jetë 2 ose 3) Firma e maturantit/kandidatit

Anëtari I KSHMSH

Drejtori i shkollës

__________________

______________________

___________________

rezultatet e tij janë nën 4.50. Në rast se maturanti/kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012. 14.1.Në hapësirën bosh, të shënohet emri i lëndës/lëndëve me zgjedhje që do mbartet/n dhe vitin kur është/janë dhënë provim kjo/këto lëndë. Shënoni përkatësisht lëndën/lëndët me zgjedhje të detyruara që keni dhënë. Në rast se nuk keni dhënë asnjë/një provim, shënoni “X“, në të dyja /njërën hapsirat/ hapësirë. 14.2.Nëse keni mbartur dy lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve të mëparshme, kërkesa 14.2 e këtij Formulari, nuk plotësohet. a. Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e para vitit 2012 dhe në tjetrën keni marë më pak se sa 4.50, atëhere, në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkoni një lëndë, në përputhje me kriterin e plotësimit të 8 krediteve të parashikuara në udhëzimin nr.40, datë 12.10.2011. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni, në listën e lëndëve me zgjedhje, mund të jetë edhe gjuhë e huaj e dytë, por e ndryshme nga ajo që do të mbartni. b.Nëse nuk keni dhënë lëndë me zgjedhje në Maturat Shtetërore para vitit 2012 atëhere duhet të qarkoni më poshtë, lëndët me zgjedhje sipas udhëzimit nr.40, datë 12.10.2011 . P.sh: 8. BIOLOGJI 27. SOCIOLOGJI Shënim - Lëndët me zgjedhje të përcaktohen sipas udhëzimit nr.40, datë 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”. - Maturanti/kandidati firmos në hapësirën e përcaktuar për të. - Anëtari i KShMSh shkruan emrin dhe mbiemrin dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të. - Drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin, firmos dhe vulos me vulën e shkollës në hapësirën e përcaktuar për të.


18 16 SHKURT MAPO

17shtator shkurt 2012 E 13 2011 premte, 1527 17 mars maj maj2011 2011 13martë, qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com ëëë.gazetamapo.com

MAPO

03 11

Kopertina e librit “Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë bashkëkohore” e Paolo Rago-s

Paolo Rago në promovimin e librit të tij “Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë bashkëkohore”, ndër të tjera, në analizën e shkaqeve të ardhjes në fuqi të Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, nxjerr në pah lidhjen e ngushtë të saj me vlerat e shprehura në kodet zakonore

Enver Hoxha dhe Kanuni Italiani provokon në Tiranë P

aolo Rago, i cili prej 20 vjetësh jeton në Shqipëri, madje mban dhe nënshtetësinë shqiptare, sjell këndvështrimin e tij mbi rrënjët, tiparet dhe mitet e historisë moderne shqiptare në librin “Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë bashkëkohore”, i cili u promovua dje në Tiranë. Prezantimi i librit u bë nga një panel i nderuar profesorësh nga universitetet shqiptare dhe italiane, ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi; ambasadori italian në vendin tonë, Masimo Gaiani; shefi politik i delegacionit europian në Tiranë, Klaiv Rumbold; drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika; avokati i popullit, Ilgi Totozani; studiues, historianë etj. “Jam i pasionuar pas Shqipërisë. Momentin e parë të takimit me të e kam patur në një moment shumë të rëndësishëm të këtij vendi që përpiqej të kalonte nga një sistem diktatorial në atë me liri.”- u shpreh Rago. Libri është një këndvështrim historik i Shqipërisë në raport me vendet e tjera të Ballkanit, ku, sipas autorit, studimi i ngjarjeve dhe historisë së popullit shqiptar duhet të konsiderohen si një pjesë e veçantë e mozaikut që përfaqëson Gadishullin e Ballkanit. “Viktima të paragjykimeve të të tjerëve, shqiptarët janë përshkruar përgjithësisht me një stil retorik të tipit

fantastiko-legjendar, që u bëhej atyre nga udhëtarë që kalonin nëpër ato rrugë në fillim të viteve 1800. Nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët janë mbartës të disa specifikave të veçanta, ku më e dukshmja është padyshim mbijetesa fetare, një karakteristikë që i dallon ata nga vendet e tjera fqinje. Bashkëjetesa fetare dhe mungesa e konflikteve mes katolikëve, ortodoksëve, muslimanëve dhe bektashinjve nuk i ka shpëtuar syrit vëzhgues të të huajve, ku të gjithë në këtë pikë bien dakord me rëndësinë e lidhjes etnike në respekt të faktorit fetar. E gjithë kjo ka gjetur mbështetje në përkufizimin e mendimtarit Pashko Vasa se “feja e shqiptarit është shqiptaria”- shkruan ndër të tjera në hyrje të librit të tij autori. “Këtë libër, për të cilin kam punuar gjatë, e kam konceptuar përgjithësisht edhe për lexuesin shqiptar, në mënyrë që të kuptohet më mirë historia e këtij vendi, pa paragjykime dhe larg ideologjive të së shkuarës”- tha italo-shqiptari Paolo Rago në promovimin e librit të tij në Tiranë. Në këtë kontekst, në libër paraqiten si një dukuri origjinale, si një produkt i reagimit ndaj rreziqeve të jashtme, ngjarjet që rrodhën gjatë shekullit të 19-të, vitet lidhur me monarkinë e mbretit Zog dhe regjimin komunist që pasoi. Për të shpjeguar më mirë këto momente historike, autori nxjerr në pah el-

Në analizën dhe interpretimin e shkaqeve të ardhjes në fuqi të Partisë Komuniste në Shqipëri dhe drejtuesit të saj Enver Hoxha, ai nxjerr në pah lidhjen e ngushtë me vlerat më të thella të shprehura në kodet zakonore, ku më i rëndësishmi mes tyre mbetet, sipas tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit

ementet kulturore të shqiptarëve, duke i vënë përballë me ato të vendeve të rajonit. Në mënyrë të ngjashme, në analizën dhe interpretimin e shkaqeve të ardhjes në fuqi të Partisë Komuniste në Shqipëri dhe drejtuesit të saj Enver Hoxha, ai nxjerr në pah lidhjen e ngushtë me vlerat më të thella të shprehura në kodet zakonore, ku më i rëndësishmi mes tyre mbetet, sipas tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit. “Edhe gjatë regjimit komunist, Enver Hoxha ka aplikuar shumë aspekte të këtij kanuni, në linjën e tij udhëheqëse”- u shpreh autori. Libri i Paolo Rago-s sjell këndvështrime mbi historinë e Shqipërisë në analizë me vendet e tjera të rajonit në rreth 270 faqe të ndara në 7 kapituj: Lindja e Nacionalizmit në Ballkan; Ringjallja kombëtare e shqiptarëve; Shqiptarët mes të vërtetës dhe mitit; Feja-Shekulli i nacionalizmit; Tradita dhe e drejta zakonore; Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe komunizmi i Enver Hoxhës. Kësisoj kolanës së studimeve të politikës ndërkombëtare mbi Shqipërinë i është shtuar edhe një tjetër botim i vlefshëm për studiuesit dhe lexuesit që duan të thellojnë njohuritë e tyre mbi Shqipërinë. Një libër që, sipas autorit, është shkruar me paanësi, pa paragjykime dhe larg ideologjive të së shkuarës. A.Tuci

Teatri Metropol

Një mbrëmje me Lasgush Poradecin Një mbrëmje e veçantë është rezervuar për publikun kryeqytetas. Një takim romantik me poezinë e Lasgush Poradecit, që është poeti i dytë i përzgjedhur nga qendra kulturore “Tirana” për mbrëmjen poetike, pas Naim Frashërit. Aktorët e njohur të teatrit, Yllka Mujo, Fatos Sela, Anila Bisha, Rozi Kostani dhe Kastriot Ramollari, të shoqëruar në violonçel nga Iljard Shaba, do të sjellin 16 poezi të përzgjedhura. “Vdekja e Nositit”, “Poradeci”, “Përjetësia”, “Ku shtrohet vala”, “Dremit liqeri”, “Trashëgimi”, “Kënga Pleqërishte”, “Përse të

dua” etj., janë disa nga poezitë e përzgjedhura për mbrëmjen e 22 shkurtit. Nuk do të jetë një interpretim i thjeshtë i poezisë, por rrekja për të krijuar një atmosferë lasgushiane nën regjinë e Arjeta Dhimës, dhe me drejtor artistik Suela Konjarin. Kjo mbrëmje poetike do të tejkalojë perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit të butë që vargjet e vetë Lasgushit përcjellin. Aty ka ngjyra jete, ngjyra dashurie, ngjyra të vërteta. Në këtë performancë do të gërshetohen së bashku arti i fjalës, muzika dhe kërcimi.

Kjo mbrëmje poetike do të tejkalojë perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit të butë që vargjet e vetë Lasgushit përcjellin


E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

EEpremte, 1313 17qershor shkurt 2012 martë, E premte, shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

19 11 03

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie ka mbërritur në Sarajevë në premierën e filmit të saj “In the Land of Blood and Honey”. Filmi i ri, një rrëfim dashurie që i kundërvihet genocidit në luftën e Bosnjës, është ndaluar të shfaqet në Beograd

Jolie: Nuk do të shkel kurrë në Beograd A

Regjisoroja Angelina Joli gjatë xhirimeve të filmit "In the Land of Blood and Honey" që u tha premier në Sarajevë dhe u ndalu në Beograd

ktorja hollivudiane, Angelina Jolie ndodhet në Sarajevë për premierën e filmit të saj “In the Land of Blood and Honey”, i cili flet pikërisht për luftën në Bosnje. Pak orë para premierës, aktorja, që këtë radhë prezantohet për herë të parë si regjisore e një prodhimi kinematografik, dhe ekipi i saj kanë mbajtur një konferencë për mediat. Në tapetin e kuq para sallës olimpike “Zetra” ajo ka parakaluar bashkë me bashkëshortin Brad Pitt pak minuta para shfaqjes së premierës. Ajo e ka përshëndetur publikun në gjuhën boshnjake e pastaj është ulur në sallën e përgatitur për konferencën për shtyp, ku ishin mbledhur gazetarë nga media vendase dhe të huaja. Dukej e qeshur dhe mjaft e qetë, aq sa dukej se asgjë nuk kishte dëgjuar dhe parë nga “sulmet” e shumta mediatike të Serbisë për filmin e saj “Në vendin e gjakut dhe të mjaltit”. Por qetësia e saj në dukje (siç do të konfirmohej pak minuta më pas) nuk i ka stepur gazetarët për ta trazuar plagën e vjetër. “Është e trishtueshme. Kjo tregon se rajoni edhe më tej është i ndarë. Më vjen keq për këtë, sepse aktorët më kanë treguar për ndjenjën e bashkësisë që ka ekzistuar gjatë kohës së Jugosllavisë”. Angelina ka theksuar se tema e filmit është universale dhe tregon se çfarë ka ndodhur me njerëzit në luftë, tregon vuajtjen e femrave dhe se silueta ndikon në raportet ndërnjerëzore. Filmi i parë që Angelina Jolie ka bërë si regjisore, In the Land of Blood and Honey, ka sjellë shumë debate dhe duket se ka rikthyer dhe një herë mëritë e vjetra të serbëve. Fabula e filmit është marrë nga lufta në Bosnjë, rreth 20 vjet më parë, dhe në qendër të fabulës është dashuria e një artisteje myslimane me një serb të Bosnjës, oficer policie. Ai është polici serb që bie në dashuri me të burgosurën dhe viktimën e tij, një grua myslimane. Kush do ta shohë filmin do të ballafaqohet me skena të forta e tronditëse.... “E tillë ka qenë lufta në Bosnjë”, - thotë Jolie.

Kërcënimet ndaj aktores

Ajo ka marrë kërcënime online nga serbë të zemëruar prej mesazheve, sipas tyre, jo të balancuara të filmit. Përpos kësaj, filmi i saj dhe debutimi si regjisore janë pritur mirë nga kritika. Në stafin e aktorëve është një numër i madh që vijnë nga Serbia. Madje, njëri prej tyre, Goran Kostiç, është djali i një oficeri të vërtetë që ka marrë pjesë në atë luftë”, - thotë Jolie. Por s’ka bërë krime, - saktëson Kostiç për të atin. Bashkë me të në konferencë kanë qenë edhe aktorët kryesorë në filmin e Jolie: Zana Marjanoviç, Goran Kostiç, Rade Sherbexhija, Vanesa Glogjo, Fegja Shtukan, Boris Ler, Ermin Sijamija, Alma Terziç. Aktori i njohur kroat, Sherbexhija ka thënë se “arti nuk e ka për detyrë të sqarojë situatat politike, por të zbulojë gjëra të çuditshme e të tmerrshme”. Por nacionalistët serbë në Beograd, në SHBA apo kudo gjetkë, e kanë marrë për një film që i nxjerr ata qëllimisht në një dritë të keqe. “Mua dhe aktorëve serbë na kanë mbërritur

Në filmin tim tregohen me gisht ndërkombëtarët E në konferencën e premierës së filmit në Sarajevë Jolie u është përgjigjur akuzave të palës serbe, si dhe kërcënimeve që asaj dhe aktorëve u kanë ardhur shpesh së fundmi, ku përveç fjalëve fyese e cilësojnë filmin si anti-serb. Sipas portalit sarajavo-x.com, Jolie është shprehur se, nëse është dikush që tregohet me gisht në filmin e saj, ata janë vetëm ndërkombëtarët. “Ajo që tregohet me gisht në këtë film është bashkësia ndërkombëtare, e cila katër vjet bënte sehir kur agresori serb masakronte. Tema e filmit merr shkas nga një ngjarje reale, por që është universale”, - tha ajo.

mesazhe jo të lezetshme në inbox-et tona; aktorët nuk më janë ankuar, por unë e kam marrë vesh; dhe në këtë mes nuk është problemi i kërcënimeve; por i instrumentalizimit politik të filmit”, - tha për gazetën britanike The Guardian aktorja e regjisorja Angelina Jolie.  Por ajo i ka deklaruar të përditshmes britanike se nuk do të jetë në premierën e filmit që ishte parashikuar edhe në Beograd, madje ka shtuar se nuk do të shkelë kurrë në Serbi. “Nuk do të shkoj, për shkak të komenteve armiqësore dhe agresive të përfaqësuesve të fuqisë së shtatë në Serbi”, - citohet të ketë thënë Jolie. Filmi i Jolie prej kohësh ka shkaktuar debat. Myslimanët boshnjakë kanë thënë se presin që “In the Land of Blood and Honye” të përqendrohet në gjendjen që ata kanë përjetuar në luftën e vitit 1992 deri më 1995. Distributori i filmit në Serbi ka prishur kontratën dhe ka deklaruar se nuk do ta shfaqë filmin, sepse aty serbët portretizohen të dhunshëm. Në premierën në Sarajevë në sallë ishin rreth 5 mijë shikues. Filmi po ashtu do të shfaqet edhe në pjesën kroate-boshnjake të këtij vendi. Ndërsa në Beograd serbët kanë refuzuar ta shohin. Këtë e deklaroi përfaqësuesi i shtëpisë distributore Vladimir Ljevar, i cili për “The Associated Press” u shpreh se “In the Land of Blood and Honey” nuk do të shfaqet në kinematë e këtij vendi. “Thjesht nuk ka interesim për këtë film dhe nuk mund t’i shes biletat. Fakti se serbët janë djemtë e këqij të filmit është arsyeja pse nuk ka interesim. E kam parë këtë film. Shfaqja e tij është rrethuar nga shumë kritika negative. Edhe në këtë kontekst është një prodhim që nuk sjell asnjë fitim për kinemanë”, - tha ai. Në shenjë proteste pas vendimit që filmi i aktores hollivudiane të mos shfaqej në Serbi, “The Associated Press” zbuloi se një qytetare e Prijedorit e ka shfaqur ilegalisht filmin e Jolie në banesën e saj, duke ftuar aty të afërmit, miqtë, kolegët dhe komshinjtë për ta parë. Përgatiti: A.Tuci


20

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

sport

Bajer Leverkusen

Zihen për fanelën e Mesit, Fëler e nxjerr në ankand Drejtori sportiv, i Bayer Leverkusen, Rudi Fëler, mbyll çështjen e fanelës së Lionel Mesit që krijoi një zhurmë të madhe në shtypin gjerman, pasi dy prej lojtarëve të skuadrës u përplasën në ndeshjen me Barcelonën për të marrë fanelën e “Pleshtit”. Fëler u kërkoi dy lojtarëve Kadlec

e Friedrish që t’i shesin në një ankand bamirësie fanelat që i morën sulmuesit argjentinas. Gjithçka nisi në pjesën e parë të ndeshjes kur Kadlec u tregua më i shpejtë se Friedrih duke i marrë fanelën Mesit në 45 minutëshin e parë edhe pse ky i fundit arriti ta pronësonte në dhomat e zhveshjes.

Por në fund të takimit të dy ngelën të kënaqur sepse Mesi u dha një tjetër fanelë. Sidoqoftë, mediat gjermane nuk e kanë pritur aspak mirë këtë përplasje të lojtarëve të skuadrës së “Aspirinave”, ndaj Fëler ka gjetur një zgjidhje krejtësisht origjinale për të sheshuar gjithçka.

Milani dhe ndeshja perfekte, tani synohet kupa dhe kampionati Në ndeshjen 4-0 të fituar ndaj Arsenalit, kuqezinjtë kanë konfirmuar atë çka gjetën në Udine. Madje rikthimi i Boateng, rigjetja e golit nga Robinjo dhe përmasat prej njeriuskuadër të Ibras, bëjnë që oreksi të rritet Jeton Selimi

Ndeshja perfekte. Si MilanMançester Junajtid e majit 2007. Sepse në imagjinatën e Masimiljano Alegrit, sfida me Arsenalin duhej të ishte e tillë. Urdhra të saktë: organizim në mbrojtje, sakrificë, presing i egër, shpejtësi, të shënosh shumë gola pa pësuar. Kuqezinjtë i kanë aplikuar në perfeksion teoremat, duke i vënë “topçinjtë” me shpatulla pas murit. Arsen Venger e cilësoi humbjen “shokuese” dhe mbrëmjen në total si më poshtëruesen që klubi londinez mban mend. Hendek i thellë

Mjeshtri që mposhtet nga nxënësi është thuajse në non sense sepse Monsieur Veger, një zotëri i futbollit, një nga ekspertët më t ë m ë d h e nj t ë s e kt o r it , n g a ndeshja e “San Siros” nuk ka kuptuar asgjë. Nga minuta e parë në të 90-ën ai është shokuar nga paraqitja e tmerrshme e djemve të tij, përjashtim bëri vetëm Van Persi që të paktën provoi të sajonte diçka, trajneri që stërvit Arsenalin që prej vitit 1996, ka paguar të g jithë limitet e skuadrës së tij, e varfër në ide dhe e tmerrshme në mbrojtje. Pra, Milani ka bërë një hap gjigant duke hipotetikuar çerekfinalet. Milani i iluminuar

Pokeri në “Meazza” është rezultat i një paraqitjeje korale: shkatërrimtar dhe spektakolar si Boateng, inteligjent si Tiago Silva e Van BomeL, i pamarkueshëm si Ibra. Me ta, të gjithë ingranazhet e Milanit kanë nisur të funksionojnë. Vendimtar rikthimi i ganezit, goli i të cilit frymëzoi skuadrën. Por edhe rikthimi te goli i Robinjos pas një serie paraqitjesh deri diku të sikletshme. Mbrëmja magjike e Champions ka përmbysur një thënie që po transformohej në leg jendë metropolitan, ose më saktë, paaftësia e Ibrahimoviç për t’u bërë protagonist në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë. Suedezi, përveçse shëoi një gol (nuk kishte ndodhur kurrë nga 1/8 e më tej), ka dhuruar dy asiste, duke bërë repart i vetëm. Nga “topçinjtë” te Çezena

Por rezultati 4-0 është pjellë e fitores ndaj Udinezes, në të cilën

Alegri nuk u ngop, donte edhe golin e pestë Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka shprehur kënaqësinë me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 4-0 ndaj Arsenalit, por mendon se skuadra e tij duhej të shënonte më shumë. “Pendimi im i vetëm është se ne krijuam disa raste të mira në fund dhe nuk i shfrytëzuam për të thelluar avantazhin tonë. Sigurisht jam i kënaqur, por nëse ne do të shënonim edhe golin e pestë, do të ishte edhe më mirë. Ne luajtëm mirë si ekip, krijuam shumë dhe i ndaluam lojtarët kundërshtarë. Pozicionimi ynë në fushë ishte i shkëlqyer dhe kjo e parandaloi Arsenalin për të krijuar hapësira”, ka thënë Alegri. Ndeshja e dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet më 6 mars në “Emirates Stadium”.

skuadra gjeti kompaktësinë e kohëve të të shkuara me dy “outsiders” si El Sharaui dhe Maksi Lopez. Mbrëmje e shkëlqyer nga çdo këndvështrim që ta shohësh, pasi këtu futet edhe barazimi i Juventusit në Parma, i mjaftueshëm për të mbajtur vendin e parë në klasifikim, çka rrit besimin. E po, sepse Alegri e kishte mendjen te Çezena ende pa mbaruar festimet për fitoren në Champions, ndeshje e cilësuar si vendimtare për të ardhmen. Por nëse Milani aplikon të njëjtat teorema në kampionat siç bën në Champions, atëherë fatet duken të shënuara. Mediat angleze sulmojnë Arsenalin

“Poshtërim”- kjo është fjala që h a s ë t m ë shp e sh n ë f aq e t e gazetave dhe faqeve ëeb të mediave angleze, të cilat komentojnë humbjen 4-0 të Arsenalit në “San Siro”. Të përditshmet britanike kanë kryqëzuar formacionin e drejtuar nga Arsene Venger, duke cilësuar turpëruese paraqitjen kundër Milanit në Ligën e Ka mpioneve. “HuMIL iated” , është titulli i “Sun” që luan me gërmat e para të Milan. Nuk kursehet as “Mirror” që në komentin e saj shkruan: “Arsenali vdiq nga turpi në San Siro”.

reagime

Silvio Berluskoni lumturon tifozët: Do rikthehem si president i Milanit Tifozët e Milanit duhet të ëndërrojnë, jo vetëm për fitoren spektakolare ndaj Arsenalit, por për rikthimin si president të klubit të Silvio Berluskonit. “Do të rikthehem president, ndoshta që pas asamblesë së ardhshme. Vajza ime Barbara ma kërkon me insistim dhe unë nuk mund t’i them jo vajzës” shpjegoi pronari kuqezi pas sfidës me Arsenalin. Lidhur me ndeshjen spektakolare, Berluskoni gjen vetëm elozhe për skuadrën. “Kur fiton me një rezultat kaq

të thellë duhet të jesh i kënaqur, ishte një ndeshje shumë e bukur dhe nuk di kujt t’i jap çmimin e lojtarit më të mirë. Ne si Barcelona e Reali? Janë dy skuadra të jashtëzakonshme që dominojnë me meritë në Europë, por unë do të preferoja një duel me Barcelonën më shumë sesa një përballje me Real Madridin.” Berluskoni thuri elozhe edhe për Ibrahimoviç ndërsa për duelin me Juventusin për “Skudeton”, pronari kuqezi tha se Milani është superior ndaj bardhezinjve.

Arsen Venger ndjehet i pashpresë: Kualifikimi është çështje e mbyllur I dorëzuar dhe pa asnjë shpresë për t’u kualfikuar. Kjo është pamja e trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger pas humbjes 4-0 kundër Milanit. “Një humbje shokuese. Ishte të varfër në çdo aspekt të lojës sonë. Milani na dominoi dhe meritoi fitoren. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë në ndeshjen e kthimit, por kualifikimi është një mision i pamundur”- ka përfunduar Venger, i pakursyer në kritikat e tij në drejtim të skuadrës. Sidoqoftë, francezi kërkon ta

lërë pas shpine këtë moment jo të mirë dhe kërkon të fokusohet në veprimtaritë e tjera. Sezoni nuk ka përfunduar. Ne kemi një ndeshje të madhe të shtunën (në Kupën FA kundër Sunderlandit) dhe kjo është një mundësi që ne të tregojmë karakterin dhe fuqinë mentale, se mund të përgjigjemi pas një disfate aq tronditëse. Duhet të punojmë shumë e s’kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e të shtunës, ku duhet të tregojmë diçka ndryshe”, tha francezi.


E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

Novara

sport

MAPO

21

Ujkani: Kam se çfarë të mësoj nga Mondoniko Samir Ujkani, i grumbulluar me kombëtaren kuqezi për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, është tashmë një pikë referimi për Novarën prej tre vjetësh, duke u ngjitur në Serie A nga Serie C. Novara ka fituar në Milani ndaj Interit dhe të

gjithë po flasin nëse Mondoniko do të bëjë më mirë se Teser. “Grupi ishte shumë i lidhur me Teser dhe unë i detyrohem shumë. Por jam i ri dhe dua të mësoj nga të gjithë. Mondoniko ka një eksperiencë të madhe dhe ka shumë vjet që është

në botën e futbollit. Ai mund të na ndihmojë shumë dhe unë kam se çfarë të mësoj prej tij,” ka deklaruar Samir Ujkani, që me Novarën e tij ka shijuar fitoren e tretë në këtë kampionat, dy prej të cilave i ka arritur ndaj Interit.

Mançesterët “ok”, Atletiko e Metalist kalojnë në 1/8-at Ndeshjet e para të fazës së 1/32-ave të Europa League kanë dhuruar rezultate surprizë, sikundër është barazimi 0-0 i Udinezes me PAOK-un apo triumfi shtëpiak i Lokomotiv Moskës me shifrat 2-1 ndaj Bilbaos Jeton Selimi

Mançester Junajtid ka arritur një fitore pa shumë mundime të mëdha në transfertën e Amsterdamit, ku e priste Ajaksi vendës. 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-0, duke i afruar kështu gjithnjë e më shumë anglezët me fazën e 1/8-ve të finales. Pjesa e parë u dominua kryesisht nga ekipi anglez, por holandezët rrezikuan nga distanca disa herë, duke bërë që ndeshja të vendoset në pjesën e dytë. Sidoqoftë, ndeshja ishte e pëlqyeshme pasi skuadrat luanin hapur. Megjithatë, Mançesteri do ta dëshmojë menjëherë supremacinë e tij. Fillimisht Eshli Jang do të vallëzojë bukur në qendër të mbrojtjes dhe do të shmangë ndërhyrjen e një mbrojtësi, duke gjuajtur saktë mes këmbëve të portierit dhe do ta prehë topin në rrjetë në minutën e 59-të të lojës. Dominimi i anglezëve do të vuloset në minutën e 85-të, kur meksikani Hernandez do të shënojë golin e dytë. Uejn Runi do të bëjë gjithçka mirë dhe do të befasojë qendërmbrojtësit kundërshtarë me asisitin dhënë Chicharitos. Meksikani gjuan dhe e depozition topin pas shpinës së portierit të Ajakasit. Me këtë rezultat Man-

çester Junajtid është më pranë 1/8Europa League Të martën Rubin Kazan – Olimpiakos

0-1

Braga – Beshiktash

0-2

Të enjten Lokomotiv Moska – Atletik Bilbao

2-1

Viktoria Plzen – Shalke 04

1-1

Legia Varshavë – Sporting Lisbona

2-2

Lacio – Atletiko Madrid

1-3

Ajaks – Mançester Junajtid

0-2

AZ Alkmar – Anderleht

1-0

Salcburg – Metalist Kharkiv

0-4

Udineze – PAOK Selanik

0-0

Hanovet 96 – Klub Bryzh

2-1

Trabzonspor – PSV Eindhoven

1-2

Visla Krakov – Standard Liezh

1-1

Steua Bukuresht – Tvente

0-1

Porto – Mançester Siti

1-2

Stoke Siti – Valencia

0-1

ave të finaleve të Europa League, pasi ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Old Trafford”. Tjetër rezultat befasues është fitorja bindëse, 3-1 e Atletiko Madridit në “Olimpico” të Romës ndaj Lacios vendëse. Miroslav Klose do të realizojë golin e parë për Lacion në minutën e 19-të, por madrilenët do të përmbysin gjithçka brenda pjesës së parë. Në fillim Adriano dhe më pas Falkao do të vulosin shiffrat 1-2 për 45 minutat e para. Në fraksionin e dytë do të shënojë edhe njëherë Radamel Falkao duke hipotetikuar kështu kalimin e spanjollëve në fazën tjetër të Europa League. Befasuese ka qenë edhe humbja shtëpiake e Red Bull Salcburgut, që u shpartallua 0-4 nga ukrainasit e Metalist Kharkivit. Ndeshja më e fortë në program ka q e n ë p a dy s h i m p ë r b a l l j a e “O’Dragaos” ku Porto priste anglezët e Mançester Sitit. Ka qenë një ndeshje vërtet e bukur me lojë e ritëm nga të dyja skuadrat. Të parët

në avantazh do të kalojnë vendësit, kur Hulk do të japë një asisit horizontal për Varelan, që mposht portierin Hart në minutën e 28-të. Megjithatë në pjesën e dytë do të reagojë Siti. Në fillim Baloteli do ta detyrojë Perreiran që të shënojë një autogol në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 84-ët do të vulosë fitoren dhe praktikisht kualifikimin me golin e Agueros.

Boks

Klitçko-Çisora i hedhin benzinë zjarrit Vijon dueli në distancë i boksierëve që do të ndeshen mes tyre nesër në Mynih Në pritje të përballjes gjigante për titullin kampion bote të peshave të rënda mes Vitali Klitçko dhe Derek Çisora, dy boksierët vazhdojnë duelin e tyre në distancë. Deklarata të mbushura me kërcënime kanë ndezur përpara kohe duelin që do të zhvillohet të shtunën në Mynih të Gjermanisë. Boksieri anglez Çisora ka zgjedhur një mënyrë krej origjinale për t’u stërvitur, duke zhvilluar një udhëtim me ski në seancën e fundit, por kjo nuk e ka penguar atë të sfidojë edhe një herë mediatikisht rivalin e tij. “Shkova të bëj ski sot dhe nuk dua t’ia di aspak për kundërsh-

tarin tim. I jap atij vetëm tetë raunde përpara se ta hedh në tapet”,-ka thënë Çisora. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Vitali Klitçkos. Duke ironizuar me fjalët e kundërshtarit të tij, boksieri me origjinë ukrainase ka bërë të ditur se do ta mundë përpara tetë raundeve. “E falënderoj atë që më dha kaq shumë kohë, por duhet të mendojë për veten e tij. Nuk mendoj se do të shkojë kaq gjatë”,-ka thënë Klitschko. Kjo është hera e parë që dy boksierët përballen mes tyre, megjithëse Çisora ka patur më parë në program dy ndeshje me vëllain e vogël të Vitali Klitçko, Vladimirin, i cili është kampion bote në peshat e rënda në të katër federatat më të mëdha të boksit botëror.

Merkato Paris SG ideon Luis Suarezin për sulmin

Spaleti i sigurit: Kapelo shkon tek Anzhi

Ndryshojnë planet e PSG-së për merkaton e verës. Skuadra pariziene mund të heqë dorë përfundimisht nga Karlos Tevez, i cili në janar refuzoi transferimin në Francë, dhe mund të përqendrojë tratativat në Liverpul për Luis Suarez. Për uruguajanin jeta në Angli po bëhet gjithnjë e më e vështirë pas çështjes së racizmit me Evran, por edhe për gjestin jo të hijshëm me francezin të cilit refuzoi t’i jepte dorën. Me drejtuesit e Liverpulit që kritikuan ashpër Suarez, sulmuesi mund të mendojë largimin dhe jeta e tij e re mund të jetë në Paris, ku ekipi i Ançelotit po kërkon një sulmues cilësor për të përforcuar skuadrën për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Trajneri i Zenit Shën Pjetërsburgut, italiani Luçiano Spaleti, pret që Fabio Kapelo të marrë nën drejtim klubin të pasur rus, Anzhi Makhachkala. “E njoh fuqinë e pronarit Sulejman Kerimov. Jam i sigurt se ai do ta bindë Kapelon ta marrë nën drejtim Anzhim. Si do ta bindë? Duke blerë çdo lojtarë të madh që ai kërkon”, ka thënë Spaleti.

Fergi ka zgjedhur pasuesin, është Gigs Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, raportohet se e sheh Rajan Gigs si pasardhës të tij në postin e menaxherit të klubit. Çështja e pasardhësit të Ferguson tashmë një kohë është debat i hapur, me shumë emra që janë lakuar viteve të fundit, përfshirë edhe Zhoze Murinjon dhe Pep Guardiolën. Megjithatë, mediat angleze mendojnë se Ferguson e sheh pikërisht Gigsin si pasardhës të tij në karrigen drejtuese të “Djajve të Kuq”.

Talenti Eden Hazard i shkel syrin Arsenalit Eden Hazard, mesfushori i talentuar belg i Lilës, objektiv merkatoje për gjysmën e klubeve europiane është kthyer për të folur për të ardhmen e tij. “Janë disa klube të ndryshme që interesohen për mua dhe një prej tyre është edhe Arsenal. Te “Topçinjtë” ndodhet një trajner francez dhe një shok i kombëtares belge Vermaelen. Dëshira ime momentale, është që nëse largohem nga Franca, ta bëj vetëm për të shkuar në Premier League”, dekalroi Hazard. Talenti belg kërkohet me ngulm nga klube si Inter, Real Madrid dhe Mançester Siti, por duket se është “gënjyer” nga Arsenal. Eden Hazard, në një intervistë të mëparshme ka deklaruar se ëndërronte të luante për Real Madrid.


22

MAPO

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

Zvicerani e ngroh makinën me stufë me dru Pas prishjes së ngrohjes në makinën e tij Volvo, zvicerani Pascal Prokop mori një aksion drastik për t’i bërë ballë dimrit të ftohtë në Zvicër dhe instaloi një stufë me dru në pjesën e përparme të makinës së tij. Në kohën kur Europa është gjunjëzuar nga i ftohti i madh, motoristët janë këshilluar të ndërmarrin masa shtesë gjatë udhëtimeve të tyre. Pascal vozit një Volvo 240 të vitit 1990 – një model që zakonisht shihet në rrugë me ndonjë qen labrador të zi ose këpucë futbolli me baltë në pjesën e prapme të makinës – por në makinën e Pascalit ju do të gjeni një stufë me dru në gjendje të rregullt. Pascal, i cili jeton në Cyrih, hoqi ulësen e përparme dhe vendosi stufën e metaltë, të cilës më pas i shtoi edhe një oxhak për ta nxjerrë tymin jashtë. Zyrtarët zviceranë nuk kanë asgjë kundër këtij modifikimi, ndërsa i kanë dhënë lejen nga autoriteti i inspektimit teknik.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

13

14

16 21

24

34

40

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Venusi do mbizotërojë në jetën e të gjithë atyre që janë në çift. Disa do kalojnë edhe në një etapë më konstruktive. Ju beqarë duhet të mbroni veten nga zhgënjimet e shkaktuara nga refuzimet dhe neglizhenca e të tjerëve.

Sot do e kuptoni më mirë se deri në çfarë pike mund të arrini vetëm e vetëm për ta bërë partnerin të ndihet mirë. Mos i ndrydhni aspak ndjenjatsepse vetëm kështu do mund të përjetoni emocione të forta. Beqarët duhet të bëjnë zgjedhje vendimtare.

Kjo e premte do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar. Bashkëpunimi në çift do të rritet dhe do bëni projekte mjaft të rëndësishme për të ardhmen. Nëse jeni të martuar me fëmijë mund të mendoni edhe për një fëmijë tjetër.

Nuk do tregoheni shumë të matur sot kur të flisni me partnerin dhe ai nuk do ju kuptojë drejt. Flisni sa më qartë dhe hapur me të nëse doni të merrni vendime të rëndësishme. Nëse zemra juaj është e lirë,njëtakimdomundt’jua ndryshojë ekzistencën.

35

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Sot do dalin më në dritë problemet që ju keni me partnerin tuaj. Mos u shqetësoni sepse ato nuk do kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe harmoninë tuaj.Beqarëtdokenëmundësitëtakojnëdashurinë,por duhet të jenë ata që të favorizojnë shfaqjen e saj.

Klima e sotme yjore do të nxitë tradhtitë në çift. Ju në fakt nuk e keni kërkuar por thjesht ka ndodhur rastësisht. Kujdes sepse situata do jetë mjaft e tensionuar. Beqarët do tërhiqen shumë nga dikush dhe mund të krijojnë një lidhje.

Ditën e sotme nuk do j pëlqejë aspak që dashuria e partnerit të jetë e përgjysmuar për ju por ja që duhet të kënaqeni edhe me aq. Beqarët nuk duhet të shpresojnë për dashuri të mëdha sepse nuk kanë për ta gjetur.

Prioritet gjate kësaj dite do ketë kënaqësia, por kujdes sepse ndonjëherë kjo mund t’ju çojë shume larg. Lidhja mund të destabilizohet dhe partneri mund të “hakmerret” për këtë sjellje tuajën. Beqarët më në fund do mund të realizojnë ëndrrat e tyre.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Nëse jeni në çift do çoni në plan të dyte ndjenjat kundrejt partnerit dhe do merreni me diçka tjetër më të rëndësishme. Beqarët më në fund do njohin një person jo mediokër dhe nuk do e lënë që ai t’u ikë nga duart.

Duke qenë se do jetë Jupiteri ai që do ndikojë në lidhjen tuaj sot, nuk është e sigurt që ju do tregoheni shumë tolerantë. Do ketë kritika, tension, madje edhe skena xhelozie. Fatmirësisht Venusi nuk do ju braktisë.

Kjo ditë do jetë pak e turbullt për çiftet por gjithsesi shumë e keqe nuk do të jetë. Herë do jeni konfuze, herë do ziheni, pastaj do pajtoheni. Beqarët nga ana tjetër do kërkojnë shumë por nuk do mund ta gjejnë atë që kërkojnë.

Nëse jeni në një lidhje do fryjë një fllad i ngrohtë gëzimi. Më në fund do çliroheni nga influenca e keqeeSaturnitdhedokalonimomentemjaftsensuale. Beqarët do të zbulojnë papritur një person shumë interesant që do i bëjë të ndihet mjaft mirë.

28

19

29

30

33

36

37

41

42

38

43

46

39 Koha e fillimit ____:____

44

Koha e mbarimit ____:____

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Përpjekje që bëhen për t`i shtënë frikën dikujt. 6. Armik në dialekt. 10. Krahinë, anë. 11. Në rregull, dakort. 13. Qytet i madh në Hollandë. 16. Ushtrime të vështira gjimnastikore. 20. Rreth në vendin tonë. 21. Gropë që hapet në vendet malore për të mbledhur ujin e shiut. 22. Përfundim. 24. Amba-sada Bullgare. 25. Ha aq shumë sa s’i hahet më. 26. Lëndë djegëse. 27. Shko,ose... 28. Në asnjë vend. 31. Industria e Rëndë. 32. Kokrrizë e disa lëndëve të ngurta natyrore, që është shumëfaqëshe dhe zakonisht e tejdukshme. 35. Madhi i pikturës shqiptare. 37. Ishte burri i Helenës përpara se ta rrëmbente Paridi. 40. Copë e madhe dhe e rëndë e një lëndë të fortë, që ka zakonisht forma të rregullta. 42. Kandili i detit. 44. Plot e përplot, sa s’nxë më. 45. Sëmundje e dhënve. 46. Aliu, kritik i njohur letrar. 47. Titulli i kryetarit të kishës ortodokse të disa vendeve.

1. Lutje me shkrim që i bën zyrtarisht dikush një organi për t’i kërkuar një të drejtë. 2. Tërësia e veprimeve, që bëhen në mënyrë të rregullt për të kryer diçka. 3. Alibegaj e basketbollit. 4. Përurimi. 5. Një kërcim i famshëm. 6. Variant i gjuhës së një populli. 7. Kafshë e madhe gjitare. 8. Metal për bizhuteri. 9. Përfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka. 12. Kardashian, aktore. 14. Organizatë Revolucionare. 15. Bllokadë që i bëhet një vendi. 17. Armë artilerie. 19. Flori. 22. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare. 28. Ai që ka hyrë në një lidhje me dikë. 29. Merret një e tillë në bankë. 30. Bosht i vogël, që mbledh fillin e tjerrë me furkë. 32. Kruja në makina. 33. Regjistri themeltar i shkollës. 34. Pemë që bën lule me erë të mirë. 36. Shaban i volejbollit. 38. Njësi monetare. 39. Asambleja Ndërkombëtare. 40. Koka e bletës. 41. Notë muzikore. 43. Ushtria Popullore.

Sudoku | nivel mesatar 1

7

5

9 3

7 LUANI (23/VII-22/VIII)

27 32

45

DASHI (20/III-20/IV)

23

18

12

25

31 3

17

22

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

9 11

15

20

Franco në frigorifer, ylli i sallonit të artit modern në Madrid

Horoskopi i ditës

8

10

26

Skulptura e ish-diktatorit spanjoll Francisco Franco, në frigorifer, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në Sallonin e Artit Modern në Madrid (Arco), i hapur të mërkurën. Vepra, të cilën e nënshkroi artisti spanjoll Eugenio Merino, paraqet gjeneralin në uniformë, me syze dielli, duke qëndruar në një frigorifer me pllakë të kuqe, ndërsa mbi të është edhe një shirit i bardhë, që i përngjan logos së Coca-Colas. Skulptura e quajtur “Always Franco” (Përgjithmonë Franco) ka për qëllim të përkujtojë se ish-diktatori edhe më tutje është i pranishëm në Spanjë, 37 vjet pas vdekjes. “Kjo paraqet idenë se njerëzit në Spanjë ende kanë kujtime të freskëta për Francon. Ende vazhdojnë debatet për të. Frigoriferi është vendi ku gjërat mbahen të gjalla dhe të freskëta”, sqaroi artisti.

7

1

8

4

2

7

9

4

3

8 4 5

1

9

2 1 4

8

7 9

2 5

3 6

3

9

2

5

7

1

3

6

5

6

9

5 3

7 9 2 8

4 1

8 5

1 2

9

6 8 3

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

1

4

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

K

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 100, 152, 214, 352, 419, 558, 655, 805. Numra me 4 shifra: 2655, 2825, 3215, 4511, 4666, 4857, 9562, 9658. Numra me 5 shifra: 15635, 25654, 37092, 44259,

O

N

F

G

O

I

S

N

S

K

I

M

I

T

A

K

E

T

I

Q

I

R

K

R

A

L

E

D

I

O

N

A

L

E

G

O

I

L

E

K

E

P

D

E

D

R

A

P

E

K

A

R

U B

R

A

A

E

A

H

E

N

G

F

O

N

I

A

S

T

P

I

R

S

K

U

K

E

R

I

N A

I

R

T

O

H

I

L

S

T

K

A

V

4

2

3

6

2

1

0

2

3

6

9

J

E

8

9

5

6

5

4

7

8

4

8

5

O

T

4

1

5

2

6

3

2

0

1

2

3

0

3

0

3

0

32

6

3

6

9

9

L

E

E

9

5

8

7

7

8

4

8

5

1

1

E

Z

R

1

1

2

0

2

3

0

2

6

5

2 4

S

T

O

R

I

0

1

5

6

3

2

9

6

8

5

S

I

F

O

N

7

8

5

4

1

5

2

1

0

2

0

A

M

E

3

6

5

6

5

6

5

6

5

6

4

K

A

N

G

U

R

L

L

A

U

Z

I

A

L D

I

I

R

45979, 47237, 52695, 54253, 55221, 65258, 65316, 65878, 65985, 75185, 85252, 85415. Numra me 6 shifra: 022223, 152152, 152652, 182562, 203521, 243563, 320152, 458555, 524161, 633858, 789521, 854156, 874514, 912404, 921025, 961046.

1

5

2

2

3

9

9

9

9

8

7

8

4

8

4

1

0

1

2

0

1

2

3

6

5

2

9

5

8

7

4

7

1


retro 1992 SOT faqja e fundit profil&

E premte, 17 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

23

17 shkurt

Tangentopoli

Mani pulite (nga italishtja: Duar të pastra) është emri i një proces gjyqësor që nisi në vitin 1992 për shkak të korrupsionit në masë që kishte prekur institucionet më të larta italiane. Për shkak të këtij procesi, u shkrinë dy parti (DK) Demokracia Kristiane

dhe (PSI) Partia Socialiste Italiane. Korrupsioni dhe ryshfetet u pagëzuan si Tangentopoli. Kjo fjalë rrjedh nga tangente, që do të thotë ryshfet dhe polis që do të thotë qytet në greqisht. Tangentopoli nisi më 17 shkurt 1992, kur gjykatësi Antonio di

Pietro arrestoi Mario Chiesa-n, një anëtar i Partisë Socialiste italiane. Bettino Craxi, drejtuesi i kësaj partie, mohoi ekzistencën e korrupsionit politik dhe e quajti Mario Chiesa-n një mashtrues që dëmtoi imazhin e partisë së tij.

Blerim Destani Shqiptaro-gjermani pa adresë Blerim Destani, një aktor i njohur për kinematografinë gjermane dhe shqiptare, e zbuloi shumë herët pasionin për aktrim. Por ai ka ambicie edhe për krijimtarinë kinematografike. Mimoza Kelmendi

N

Blerim Destani nuk e fsheh admirimin që ka për artistin e njohur shqiptar të skenës ndërkombëtare, Bekim Fehmiu. “Për mua ai ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashtershëm. Rrugëtimi i tij drejt një karriere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi edhe mua për ta hedhur vështrimin përtej horizontit...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

uk është e lehtë të marrësh një orar takimi për intervistë me aktorin e ri Blerim Destani. Në këtë përfundim arrin pas tre muaj përpjekjesh për të kontaktuar direkt me të. Arsyeja është fare e thjeshtë, jo sepse atij i mungon dëshira, por angazhimi intensiv e vështirësoi këtë takim. Blerimi “ku mbillet s’korret”. Sot në Ahen, nesër në Berlin, javën e ardhshme në Tiranë, pas dhjetë ditësh në Holandë, prej andej në Los Anxhelos dhe më pas në Tetovë e Prishtinë. Janë këto “vendbanimet” mjaft të dashura të së përditshmes së tij. Suksesi i tij si aktor, por dhe ambicia e tij si producent filmash e bëjnë djaloshin me origjinë nga Tetova mjaft të kërkuar. I lindur në Gjermani, në Stolberg, në vitin 1981, dhe i rritur në Tetovë, talentin e tij për aktrim do ta zbulonte qysh në moshën 14-vjeçare, kur ai interpretoi në rolin e parë të tij në një film televiziv shqiptar (‘Atje ku lind dielli’). Qysh nga vitit 1998 ai jeton dhe punon më shumë mes Gjermanisë dhe Maqedonisë. Studimet e aktrimit ai i kreu në Gjermani dhe në Angli. Synimi: jo vetëm puna para kamerës, por edhe ambicie të tjera

Pas studimeve, Blerimin do ta shohim në një sërë rolesh kryesore, apo të dyta, në filma gjermanë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. “Me pasion kam arritur të realizoj dëshirën time, ëndrrën për të qenë aktor. Punoj me shumë pasion. Unë jam i lumtur që hapat e parë që hodha në kinematografinë gjermane qenë të suksesshëm. Me këtë m’u hap rruga për t’u ngjitur më lart në këtë fushë. Tani që kam edhe përvojën, mund të them së të ardhmen e kam më lehtë.“ Por Blerimi nuk mjaftohet me kaq. Ai ka ambicie edhe më të mëdha për të ardhmen: “Kinematografia është pasioni im, tani për tani aktri-

mi para kamerës më përmbush plotësisht, por në të ardhmen mund ta provoj të gjendem edhe pas kamerës. Pra, më intereson filmi si krijimtari.” Blerimi kohë më parë përfundoi xhirimet e filmit “Gone back” në Holandë, me regjisorin e ri Erest Meholli. I gjithë filmi është xhiruar në gjuhën angleze dhe ai interpreton së bashku me artistë të tjerë shqiptarë. Bekim Fehmiu, idhulli i tij

Për publikun shqiptar Blerimi u bë mjaft i dashur me rolin e Shestanit në filmin “Koha e kometës”. Ky film i hapi shumë dyer Blerimit në kinematografinë ndërkombëtare. Boshti i filmit është mrekullia humane, në të cilën mbizotëron dashuria, që sfidon pushtetet fetare dhe përjashtimin e izolimin që rrjedhin prej tij. Filmi i kineastit Fatmir Koçi është një prodhim gjermano-shqiptar me imazhet poetike dhe baritore të sjella nga mjeshtri irlandez i kamerës, Donal Gilligan. Blerim Destani nuk e fsheh admirimin që ka për artistin e njohur shqiptar të skenës ndërkombëtare, Bekim Fehmiu. “Për mua ai ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashtershëm. Rrugëtimi i tij drejt një karri-

ere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi edhe mua për ta hedhur vështrimin përtej horizontit. Deri tani jam i kënaqur me rrugën që kam ndjekur, por ende ka shtigje në horizonte të reja që dua t’i shkel.” Aktori në kërkim “të suksesit” edhe në jetën private

Aktori i mirënjohur Blerim Destani është nderuar me çmimin “Gladiatori i artë” për kategorinë e interpretuesit më të mirë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës. Juria e festivalit e nderoi për interpretimin e rolit të Nazim Tahirit në filmin belg “Dossier K.” Ky film u vlerësua me shumë çmime ndërkombëtare, dhe u shit në më shumë se 30 vende, ku përfshihen edhe ShBA (promovuar nga Sony Picture Classics). Pas interpretimit në filmat si ‘Metropolet’, ‘Kosova-Desperate Search’, ‘Ein Fall für Zwei’ etj. Blerimi luajti së fundi edhe në filmin e ri ‘Pariser Platz-Berlin’. Djaloshi 30-vjeçar megjthëse mjaft i suksesshëm si artist duket se ende nuk e ka arritur “suksesin” në jetën e tij private. Ai është në kërkim të vajzës që do t’i rrëmbejë zemrën për t’ia ndryshuar jetën prej beqari.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

I lindur në Gjermani, në Stolberg, në vitin 1981, dhe i rritur në Tetovë, talentin e tij për aktrim do ta zbulonte qysh në moshën 14-vjeçare, kur ai interpretoi në rolin e parë të tij në një film televiziv shqiptar (‘Atje ku lind dielli’). Qysh nga vitit 1998 ai jeton dhe punon më shumë mes Gjermanisë dhe


Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Advertisement