Issuu on Google+

faqe 15

hajdutët thyejnë në garazh makinën e deputetit Bello Alarmi i Prokurorisë së Tiranës: Vjedhjet në kryeqytet po shtohen, 450 më shumë këtë vit

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 16 shkurt 2012. Numër 506. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Intervista/ Baraku:

Ja pse duhet të shfuqizohet dënimi për prostitucionin. PS: Burg edhe për klientët

Udhëzimi i bodes

Llogaritja e re e pagave për administratën Ministria e Financave publikoi dje një bordero të re tip për të gjithë punonjësit buxhetorë. Ja tabelat me të gjitha shtesat dhe ndalesat në paga. Bode: Asnjë nëpunës nuk mund të përfitojë shtesa mbi pagë apo shpërblime, të cilat nuk janë të parashikuara në udhëzim. Sipas Ministrisë së Financave, nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat e njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit. Ministria e Financave nxori dje në qarkullim borderonë e re të pagave, e cila është unike për të gjitha institucionet buxhetore. Modeli i saj është shpërndarë nëpërmjet

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku

Dënimi i prostitucionit ndez debatin te Ligjet. Socialistët dorëzojnë në Kuvend propozimin për rritjen e dënimit për prostitutat deri në 5 vjet, si dhe burg për ata që përfitojnë nga seksi me pagesë. Xhafaj: Është i papranueshëm propozimi për heqjen e dënimit. Kryetarja e KSHH: Neni dënon dyfish viktimat FAQe 2-3

Gara për kreun e PS

Hapet debati i mospërputhjes së postit të kryetarit të degës me atë të mandatit të deputetit. Me këtë rregull favorizohet Ilir Zela, që s’është deputet FAQe 5

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Mjafton dëshira

koment Ardian Vehbiu

Po i kthehem çështjes së bashkimit kombëtar, të Shqipërisë “natyrale” ose të Shqipërisë...

koment Elinda Gjata

7 rrethe

Rrjedhja e gazit, asfiksohen 15 studentë në Universitetin e Kukësit Një orë leksioni në fakultetin e Infermierisë në Kukës për pak është kthyer në tragjedi për studentët

Ky propozim i bërë nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, vjen në një kohë kur Kina vlerësohet si një superfuqi botërore gjithnjë e më dominuese në arenën ndërkombëtare. Kryeministri sugjeron mësimin e gjuhës... Faqe 14

arsimi

moti i keq

Ligji i ri, ndryshon mosha për 9-vjeçaret dhe gjimnazet

Nëntë banorë në Tropojë të izoluar prej 15 ditësh, alarmohen të afërmit

FAQE 14

Prit, të presim

Ata që kanë legalizuar objektet pa leje me lekë në dorë, do të rimbursohen për pjesën që duhej ta paguanin me bono. Vendimin e mori qeveria dje dhe përfitues janë të gjithë ata persona që kanë paguar para përfshirjes së bonove të privatizimit në procesin e legalizimit. Procesi i rimbursimit zgjat vetëm 15 ditë nga dorëzimi i faturës financiare pranë ALUIZNI-t... Faqe 9

Berisha: Gjuha kineze të bëhet e dytë në shkolla Kinezçja mund të jetë një nga gjuhët e huaja që nxënësit mund të zgjedhin për të mësuar në gjimnaz.

Fekondimi in vitro apo bebet në epruvetë Adhuroj atë që ëndërron të pamundurën, thoshte Goethe...

Legalizimet, rimbursohen personat që paguan me lekë në dorë tokën Qeveria rimburson qytetarët për pagesën e legalizimit të objekteve informale. Kjo do të bëhet sipas një procedure të caktuar dhe në këmbim të pagesës me bono privatizimi brenda 15 ditësh

Gjoni tërhiqet nga Tirana: Deputetëve s’ua lejon statuti

op-ed / 10-11

një udhëzimi të posaçëm dje të ministrit të Financave, Ridvan Bode, në zbatim të buxhetit 2012. Borderoja është ndarë në dy pjesë. Njëra ka 24 ndarje... Faqe 8

FAQE 6

analizë / 11 artan fuga

Halli i Presidentit: Eklektika në statusin institucional Jam nga ata që mendoj se përgjatë këtyre viteve të fundit të tranzicionit, përgjegjësia që opinioni publik ka kërkuar te funksioni i Presidentit nuk duhet lidhur me njeriun që ka qenë në këtë apo atë kohë në këtë detyrë. Sigurisht roli i personalitetit të individit ka ndikimin e vet, por sipas meje nuk është aspak përcaktues. Personalizimi i analizave nuk është veçse rrafshi i fundit i nivelit të tyre. Kryesisht, pamundësia lidhet me faktin që vetë statusi institucional i këtij funksioni është kaq kontradiktor, kaq i ndërlikuar, kaq i keqkonceptuar saqë mendoj që asnjë individ në atë post, ashtu sikurse ai është ravijëzuar...


2 18 16 SHKURT MAPO

enjte, 1613 shkurt 2012 E shtator 2011 premte, 1527 17 mars maj maj2011 2011 13martë, qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

f kus

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com ëëë.gazetamapo.com

Diskriminimi

Neni 113 i Kodit Penal vendos grupin e grave dhe të vajzave në kushte jo të favorshme për shkak të gjinisë së tyre, një shkak ky i mbrojtur nga ligji në raport me personat që përfitojnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme

MAPO

03 11

Legalizimi

Legalizimi ose jo i prostitucionit është një çështje që nuk mund të vlerësohet nga Komisioneri. Çështja është parë në këndvështrimin e vendosjes apo jo të grupeve të ndryshme të personave në kushte jo të barabarta dhe diskriminuese

Baraku: Dënimi për prostitucionin diskriminon, ja pse duhet të shfuqizohet Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku shpjegon arsyet që e shtynë t’i kërkonte komisionit të Ligjeve shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal. “Legalizimi i prostitucionit nuk është një çështje që mund të trajtohet nga ne. Qëllimi ynë, trajtimi i barabartë me përfituesit e seksit me pagesë” Intervistoi: Habjon Hasani

K

omisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku shprehet me bindje se neni 113 i Kodit Penal duhet shfuqizuar, pasi diskriminon. E ndërgjegjshme për rekomandimin delikat që ka dërguar në komisionin e Ligjeve, ajo thotë megjithatë se legalizimi ose jo i prostitucionit nuk është një çështje që mund të vlerësohet nga ajo, e as që ka qenë qëllimi i Komisionerit. “Qëllimi ynë është trajtimi i barabartë i grave dhe vajzave që e ushtrojnë atë, me përfituesit e seksit me pagesë”, - thotë Baraku në një intervistë për “MAPO”-n. Tepër diskrete për ta shtrirë debatin mbi pasojat që mund të sjellë shfuqizimi i dënimit të prostitucionit, Baraku sugjeron megjithatë praktikat e ndjekura në disa vende të BE-së, si Suedia apo Islanda, që trajtojnë me pozitivitet grupet vulnerabël siç janë gratë dhe vajzat. Znj.Baraku, në cilësinë e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i keni rekomanduar Kuvendit shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal, që dënon ushtrimin e prostitucionit. Nga mori shkas ky propozim? Në zbatim të kompetencave që ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” i ka dhënë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga ana jonë, bazuar në nenin 33/1ë të ligjit, sipas të cilit parashikohet se Komisioneri ka kompetencë t’u bëjë rekomandime autoriteteve kompetente, duke propozuar miratimin e legjislacionit të ri, ndryshimin apo reformimin e legjislacionit ekzistues, i jemi drejtuar komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ky rekomandim i yni mori shkas nga një informacion i ardhur nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), organizatë kjo jofitimprurëse, e cila ka në misionin e saj mbështetjen, ndihmën dhe edukimin e shtetasve, me përparësi gratë dhe vajzat. Në bazë të ligjit dhe duke e vlerësuar këtë informacion të ardhur si të besueshëm, nga ana jonë janë marrë në shqyrtim të dhënat dhe informacioni i përcjellë. Përveç informacionit të përcjellë, Komisioneri ka marrë në shqyrtim raportet e organizatave ndërkombëtare dhe konkretisht konkluzionet përfundimtare që ka dhënë Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për eliminimin e diskriminimit ndaj grave (CEDAW), në lidhje me raportimin III periodik të Shqipërisë më 26 korrik 2010. Në këtë raport, Komiteti nga njëra anë vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga shteti shqiptar në drejtim të luftës kundër

trafikimit të grave dhe vajzave, dhe nga ana tjetër përsërit shqetësimin e tij, të përfshirë dhe në vëzhgimet e mëparshme, se prostitutat dhe viktimat e trafikimit vazhdojnë t’i nënshtrohen dënimit penal në pajtim me Kodin Penal. Shqipëria ka aderuar që prej vitit 1993 në Konventën e OKB-së “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave” dhe raporton pranë CEDAW, mbi zbatimin e Konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave” dhe theksojmë këtu se Komiteti CEDAW është organi kompetent që mund të bëjë interpretimin përfundimtar të Konventës “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”. Bazuar në neni 116 dhe 122/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj nga Republika e Shqipërisë, kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit, të cilat nuk pajtohen me to. Në rekomandimin tuaj thoni se neni 113 diskriminon vajzat apo gratë që ushtrojnë prostitucion. Nga shqyrtimi që ju keni kryer, a e parashikon Kodi aktual dënimin e klientëve? Në referim të Kodit Penal, shohim se veprat penale lidhur me prostitucionin janë përfshirë në Seksioni VIII “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit”. Ky nen sanksionon se: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Veprimet krimi-

Duke iu referuar eksperiencës së vendeve të BE-së, pjesa më e madhe e tyre, pavarësisht mënyrës se si e rregullojnë prostitucionin, trajtojnë në mënyrë të barabartë personat që me veprimet e tyre konsumojnë elementë të kësaj vepre penale

nale me të cilat konsumohet vepra penale e parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, kryhen në fakt jo vetëm nga përfituesi i shpërblimit, por edhe nga personi që përfiton marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme, apo edhe nga persona që mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme nga ushtrimi i prostitucionit. Pra, edhe pse veprimet me të cilat konsumohet kjo vepër penale kryhen si nga vajzat apo gratë, ashtu edhe nga personi që përfiton marrëdhënien seksuale, të cilën legjislacioni e konsideron të dënueshme, ky i fundit, pra klienti, sipas mënyrës së ndërtimit të kësaj dispozite nuk i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Nëse synimi i legjislatorit me sanksionimin si vepër penale të këtyre sjelljeve është mbrojtja e moralit të shoqërisë, atëherë edhe ndëshkimi duhet të ishte i njëjtë. Pra, efekti i kësaj dispozite është i ndryshëm për këto dy grupe personash dhe konkretisht i vendos gratë dhe vajzat nën një trajtim më pak të favorshëm. Për këtë arsye dhe bazuar në kompetencat e Komisionerit si dhe në përkufizimin që ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” i bën diskriminimit të tërthortë, si “formë diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person ose grup personash në kushte jo të favorshme, në lidhje me shkaqet e parashtruara në nenin 1 të këtij ligji, në raport me një tjetër person ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter a praktikë nuk justifikohen objektivisht nga një synim i ligjshëm, ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë”. Neni 113 i Kodit Penal vendos grupin e grave dhe të vajzave në kushte jo të favorshme për shkak të gjinisë së tyre, një shkak ky i mbrojtur nga ligji në raport me personat që përfitojnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme, të cilët edhe pse me veprimet e tyre konsumojnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, nuk ndëshkohen. Zonja Baraku, shfuqizimi i këtij neni, a nuk i hap “de facto” rrugën legalizimit të prostitucionit edhe në Shqipëri, apo lehtësimit të rrethanave të tij? Qëllimi i ligjit të miratuar nga Parlamenti shqiptar në datën 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi’, është të sigurojë të drejtën e çdo personi për trajtim të barabartë. Ky ka qenë në fakt edhe qëllimi ynë me këtë rekomandim. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojë një mbrojtje efektive nga diskriminimi,

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku

duke mos i ekspozuar personat për çfarëdo shkaku të mbrojtur nga ligji, ndaj një trajtimi më pak të favorshëm, në ushtrimin apo gëzimin e të gjitha të drejtave vetjake, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që na garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe nga ligjet në fuqi. Komisioneri në ushtrimin e kësaj kompetence, duke dërguar këtë rekomandim, duke mbajtur parasysh Kushtetutën dhe hierarkinë e normave juridike të sanksionuara në të, ka synuar reformimin në mënyrë të tillë të legjislacionit që të shmangë trajtimin e pabarabartë dhe për ta sjellë atë në linjë me parashikimet e ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Rekomandimi ynë nuk ka pasur këtë qëllim. Çështja është parë në këndvështrimin e vendosjes apo jo të grupeve të ndryshme të personave në kushte jo të barabarta dhe diskriminuese. Legalizimi ose jo i prostitucionit është një çështje që nuk mund të vlerësohet nga Komisioneri. Me se mund të zëvendësohej ky nen në rast se rrëzimi i tij miratohej, në mënyrë që të mos ketë diskriminim, por edhe parandalim të fenomenit? Nëse institucionet përgjegjëse do të vlerësonin një gjë të tillë, ajo që është e

rëndësishme është që në çdo rast të mbahet parasysh ekzistenca e një qëllimi legjitim dhe një lidhje proporcionaliteti midis qëllimit legjitim që synohet të arrihet dhe mjetit të përdorur për arritjen e tij. Propozimi juaj mbi këto ndryshime ligjore nxit debat publik, sikundër ka ndodhur edhe në vende të tjera. Nga eksperienca juaj, si janë praktikat e vendeve të tjera kryesisht të BE-së, dhe nga ndryshojmë ne me ata deri në këto momente? Rekomandimi i dërguar nga ana jonë pranë Komisionit për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk ka pasur, siç jemi shprehur me sipër, shprehjen e një opinioni mbi legalizimin ose jo të prostitucionit. Megjithatë, duke iu referuar eksperiencës së vendeve të BE-së, pjesa më e madhe e tyre, pavarësisht mënyrës se si e rregullojnë prostitucionin, trajtojnë në mënyrë të barabartë personat që me veprimet e tyre konsumojnë elementë të kësaj vepre penale. Disa vende të Europës, legjislacioni i të cilave nuk trajton në mënyrë të barabartë këto dy kategori, janë të orientuara nëpërmjet legjislacionit drejt masave pozitive ndaj grupeve vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat, p.sh. në Suedi, Norvegji dhe Islandë.


E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

enjte, 1313 16qershor shkurt 2012 EEmartë, E premte, shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

11 3 03 19

Kodi Civil kalon me konsensus: Gjobat, sipas gjendjes financiare Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje me konsensus ndryshimet në Kodin Civil. Pas një numri të gjatë seancash, demokratët dhe socialistët në komisionin e Ligjeve kanë mundur të arrijnë një produkt final, duke përfshirë në Kodin Civil edhe veprën e shpifjes dhe atë të fyerjes. Faktikisht, ndryshimet e miratuara dje edhe me asistencën e shoqërisë civile përcaktojnë një guidë që duhet të ndjekë gjykata në momentin e gjykimit të veprës

së shpifjes dhe fyerjes. Përfundimisht u vendos që veprat e mësipërme parashkruhen brenda një viti nga momenti i botimit apo i transmetimit për herë të parë të një lajmi të rremë. Pas këtij afati, i dëmtuari nuk ka të drejtë ta çojë më këtë vepër në gjykatë. Gjithashtu, në projektligjin e miratuar dje dhe që javën e ardhshme pritet të kalojë në seancë plenare, u përcaktua se i dëmtuari mund të dëmshpërblehet nga gjykata në bazë të dëmit

jopasuror të shkaktuar, por duke marrë parasysh dhe gjendjen financiare të të paditurit. Për këtë pikë gjatë seancës ka pasur dhe qëndrime të ndryshme, madje edhe midis vetë deputetëve socialistë. Deputeti i PS, Arben Isaraj ka këmbëngulur se gjykata nuk mund të vendosë masa gjobe për autorin e veprës në atë masë që mund të shkaktojnë rrënim financiar të tij. Duke mbrojtur këtë mendim, ai ka debatuar edhe me

deputeten Shega Ligori, e cila disa herë këmbënguli se qëllimi i Kodit nuk është të mbrojë autorin, por të dëmtuarin. Megjithatë, në fund komisioni pa të arsyeshme që gjykatës t’i vendosë një përcaktim ligjor, ku në masën e gjobës që do japë në këto raste të marrë parasysh gjendjen financiare të autorit, pra gazetarit, si dhe në rastet kur gjoba i faturohet gazetës apo televizionit, ajo të jetë në atë masë sa të mos çojë në falimentim.

Dënimi i prostitucionit ndez debatin te Ligjet, PS: Burg edhe për klientët Socialistët dorëzojnë në Kuvend propozimin për rritjen e dënimit për prostitutat deri në 5 vjet, si dhe burg për ata që përfitojnë nga seksi me pagesë. Xhafaj: Është i papranueshëm propozimi për heqjen e dënimit. Kryetarja e KSHH: Neni dënon dyfish viktimat

Propozimi i OJF-ve: Përdoruesit e drogës të mos dënohen Në komisionin e Ligjeve, ditën e djeshme u diskutuan dhe kërkesat nga disa OJF për amendimin e disa neneve të Kodit Penal, që parashikojnë penalizimin e poseduesve të drogës edhe në sasi të vogla. Përfaqësues të shoqërisë civile u shprehën se Kodi Penal aktual krijon lehtësi për ata persona që rezultojnë përdorues dhe kapen me doza të vogla, por në Kod nuk sqarohet në mënyrë të qartë deri në sa gramë doza quhet e vogël. “Ne jemi për zbutjen e disa ligjeve, kryesisht jemi të interesuar për nenin 283 të Kodit Penal. Jemi për ndryshime dhe për amendime të nenit 283 dhe 283 pika B. Në nenin 283, aktualisht thuhet se:”nuk dënohet personi që kapet me doza të vogla të drogës për përdorim personal”. Fakti që nuk ka një përcaktim si çdo Kod Penal në botë që përcakton qartësisht me gramaturë se deri ku shkon

një dozë e vogël, bën që shpesh pjesa më e madhe e personave që janë realisht përdorues droge, të futen në burg duke rritur koston e shoqërisë që nga sistemi policor deri te sistemi i drejtësisë dhe sistemi i burgjeve”,- u shpreh dje përpara ligjvënësve përfaqësuesi i organizatës STOP-AIDS, Arian Boçi. Organizatat propozuan që në Kod të ketë një përcaktim të qartë të gramaturës për përdorim personal. Sipas përfaqësuesve të OJF-ve, në rastet kur vërtetohet që personi i ndaluar nuk e ka për qëllim trafikimi, por në dozë të vogël lëndën narkotike, duhet që pas verifikimit të lihet i lirë dhe të referohet në shërbimet sociale shëndetësore. Sipas përfaqësuesve të OJF-ve, ndryshimet e kërkuara janë në harmoni dhe me strategjinë e re europiane të drogave, të cilat po punojnë për dekriminalizimin e përdoruesve të drogës.

Tiranë Propozimi mbi heq jen e dënimit për prostitucionin ndez debatin në komisionin e Ligjeve. Edhe pse rekomandimi i dërguar nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal është caktuar për ditën e hënë, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj jo vetëm që ka shprehur qëndrimin e tij kundër, por ka dorëzuar në Kuvend amendime për ashpërsimin e masës së dënimit. Për femrat që ushtrojnë prostitucion, por dhe përfshirjen në Kodin Penal të dënimit për përfituesit e seksit me pagesë. Ky qëndrim paraprak por edhe propozimet e reja kanë nxitur debat me përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm dje në komisionin e Ligjeve, të cilët kanë ngulmuar në rishikimin e nenit. Duke e cilësuar të papranueshëm shfuqizimin e dënimit për ushtrimin e prostitucionit, përfaqësuesi socialist, Fatmir Xhafaj ka shprehur që dje qëndrimin e tij mbi këtë çështje. Debati në komision “Meqenëse janë përfaqësuesit e shoqërisë civile këtu, unë bisedova edhe me kryetarin dhe vendosëm të hapim një temë, e cila ditën e hënë do jetë në këtë tavolinë. Ka ardhur një propozim në komision për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal. E keni parasysh që bëhet fjalë për ushtrimin e prostitucionit, që dënohet me gjobë deri në tre vjet burg. Propozimi është që të shfuqizohet kjo dispozitë. Në logjikën time është e papranueshme. Në logjikën time, se do ta them kur të bëhen debate, pasi ka ardhur propozimi”, - është shprehur dje Xhafaj lidhur me propozimin e Komisioneres Irma Baraku. Por menjëherë pas tij, fjalën në komisionin e Ligjeve e ka marrë kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçe, e cila shprehu një qëndrim të kundërt me deputetin socialist. “Neni 113 i Kodit Penal shpeshherë penalizon viktimat dhe duhet rishikuar. Lidhur me ushtrimin e prostitucionit, ka pasur ide dhe nga shoqëria civile që të shfuqizohet dispozita. Ne kemi konstatuar se sa herë bëhen goditje lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, në fakt ato degradojnë dhe në vend që të ndëshkohen dhe arrestohen shfrytëzuesit, faji shkon te viktima. Sepse ai është momenti që konstatohet dhe atje është më kollaj të kapet prova,

113

Ky nen i Kodit Penal shpeshherë penalizon viktimat dhe duhet rishikuar. Lidhur me ushtrimin e prostitucionit, ka pasur ide dhe nga shoqëria civile që të shfuqizohet dispozita. Ka ardhur një propozim në komision për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal. E keni parasysh që bëhet fjalë për ushtrimin e prostitucionit, që dënohet me gjobë deri në tre vjet burg. Propozimi është që të shfuqizohet kjo dispozitë. Në logjikën time është e papranueshme. Në logjikën time, se do ta them kur të bëhen debate, pasi ka ardhur propozimi”

pra kapet dikush që është duke prostituuar”, - tha Meçe. Sipas saj, por edhe përfaqësuesve të tjerë të shoqërisë civile, të konsideruar si grupe interesi në diskutimet për ndryshimin e Kodit Penal; neni 113 që parashikon dënimin e ushtruesve të prostitucionit penalizon dyfish viktimat. Amendimet e PS Në propozimet e dorëzuara në komisionin e Ligjeve nga Xhafaj parashikohet ndryshimi jo vetëm i nenit 113, por edhe 114 i Kodit Penal. Partia Socialiste kërkon titullimin e nenit 113 me “shfrytëzimi i prostitucionit”, ku përcakton: “Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet”. Socialistët kërkojnë gjithashtu edhe ndryshimin e nenit 114, ku përfshijnë dënimin edhe për klientin e prostitucionit. “Përmbajtja e nenit 114 ndryshon si më poshtë: Shtytja, ndërmjetësimi, dhënia dhe marrja shpërblim për prostitucionin dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, - thuhet në propozimet e PS. Por këto propozime pritet të hasin kundërshtimin e shoqërisë civile, e cila ka shprehur që dje qëndrimin e saj kundër. “Në praktikën ndërkombëtare është pranuar që edhe kur viktima, pra ajo që ushtron prostitucionin pranon të ushtrohet, pra ka dhënë pëlqimin, përsëri kemi shfrytëzim për prostitucion, sepse dihet që shpesh ka rrethana sociale, psikosociale që e detyrojnë të japë një pëlqim. Së dyti, është një argument shumë i rëndësishëm fakti që ne duam të kemi një shoqëri puritane dhe të ndëshkojmë atë që ofron trupin e saj, por asnjëherë s’kemi menduar që të dënojmë atë që paguan për ta marrë atë shërbim”, - deklaroi dje përfaqësuesja e KSHH-së, Vjollca Meçe.


4

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Ndoka: PS po bën pazar me PD për Kodin Demokristianët shtojnë presionin ndaj dy partive të mëdha për t’i detyruar ato që të pranojnë një korrektim të sistemit zgjedhor nga proporcional, në kombëtar. Edhe dje kreu i PDK-së, Nard Ndoka është shprehur mosbesues ndaj aleatëve të tij socialistë, të cilët sipas tij po bëjnë marrëveshje me PD në kurriz të partive të vogla. Ndoka shprehet se

vihet re një tendencë nga ana e socialistëve për pazare me Partinë Demokratike, në kurriz të interesave të partive aleate. Ai ka bërë të ditur se përveç asaj që shpreh PS publikisht në lidhje me sistemin, në të vërtetë ajo nuk jep garanci konkrete për këtë çështje. Ndaj nisur nga një situatë e tillë Ndoka, pavarësisht se ka marrë pjesë sistematiki-

sht në tryezat e opozitës, ka shprehur hapur mundësinë për të kaluar në një koalicion tjetër dhe këtu ka përmendur edhe një ofertë të ardhur nga demokratët. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ai tha se ishte në pritje edhe të zhvillimeve të reja politike, siç mund të jetë dhe krijimi i partisë së presidentit Topi.

Xhafaj: Presidenti, s’do kërkojmë interpretim në Kushtetuese “Gjyqtarë të tillë të kapur peng nga kjo mazhorancë, që vazhdojnë të qëndrojnë jashtë funksionit dhe mandatit të tyre kushtetues, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse t’i mbyllin derën opozitës”. Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi dje se kjo parti nuk do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim procedurën e zgjedhjes së presidentit në korrik të 2012-ës. Në një intervistë për “News24” ai thekson se, pavarësisht se duhet të ketë një interpretim në Gjykatën Kushtetuese për sa i përket numrit të deputetëve që duhet të jenë në sallë në raundet e para, PS nuk do kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Sipas sekretarit për koordinimin në selinë rozë, shkaku qëndron tek vetë gjykata, tek disa anëtarë të saj që janë në shërbim të mazhorancës. “Gjykata Kushtetuese, kjo aktuale, me një sërë vendimesh të kohëve të fundit e ka përjashtuar opozitën nga e drejta për të kërkuar interpretimin e normave të caktuara kushtetuese, ia ka prerë rrugën. Më i turpshëm është vendimi i fundit lidhur me çështjen e Piramidës, ku Gjykata Kushtetuese me një shumicë 5 me 4 ka vendosur moslegjitimimin e grupit parlamentar dhe kjo

është e rëndë. Aty ende vazhdon të ketë gjyqtarë kushtetues që janë tej mandatit të tyre kushtetues. Gjyqtarë të tillë të kapur peng nga kjo mazhorancë, që vazhdojnë të qën-

“Gjykata Kushtetuese, kjo aktuale, me një sërë vendimesh të kohëve të fundit e ka përjashtuar opozitën nga e drejta për të kërkuar interpretimin e normave të caktuara kushtetuese, ia ka prerë rrugën”

drojnë jashtë funksionit dhe mandatit të tyre kushtetues, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse t’i mbyllin derën opozitës”, - tha Xhafaj. Për çështjen e interpretimit të kuorumit prej 84 deputetësh në sallën e Kuvendit në tri raundet e para ka pasur një debat në media dhe mes dy forcave kryesore, ku PS normalisht ka mbrojtur idenë se ky kuorum duhej të respektohej dhe se pa të nuk mund të quheshin të ezauruara tri raundet e para. Ndërsa demokratët i kanë mëshuar qëndrimit se në tri raundet e para mjaftonin që në sallë të ishin 71 deputetë. Pas zërave se socialistët do të çonin në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje për interpretim pati një pauzë, e cila siç duket u ka kthyer mendjen atyre. Në fakt, në këtë periudhë të ndërmjetme Kushtetuesja ka dhënë dy-tri vendime duke i rrëzuar paditë e socialistëve, plus kësaj disa anëtarë të Gjykatës më të lartë në vend nuk janë zëvendësuar ende si pasojë e përplasjes së mazhorancës me Presidentin. Por akuza e djeshme e Xhafajt është gjithsesi e rëndë, pasi vjen nga forca kryesore e opozitës, e cila argumenton se nuk do të kërkojë sqarimin e një problematike kaq të rëndësishme, për shkak se vendimi i shumicës së gjyqtarëve është i paravendosur. Deputeti socialist, Xhafaj foli dje gjithashtu edhe për figurën e presidentit të ri të vendit. Sipas tij, ai duhet të jetë një personalitet që të garantojë pavarësinë e institucioneve dhe të jetë mbi palët politike.

PD-PS, ok për kriminalizimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord që një pjesë të mirë të kundravajtjeve elektorale t’i konsiderojnë si vepra penale dhe t’i kalojnë nga Kodi Zgjedhor në atë Penal. Ndërkohë që në të njëjtën kohë me këtë kalim do të bëhet edhe një forcim i masave penalizuese të këtyre veprave, si të gjobave ashtu edhe të masave me burgim. Amendamentet janë përgatitur nga dy ekspertët e PS dhe PD dhe ato do të paraqiten si propozime të Partisë Socialiste, pikërisht nga deputeti socialist, Armando Subashi. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje nënkryetari socialist i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili është shprehur se deputeti Subashi kërkon të depozitojë pranë këtij komisioni një sërë propozimesh që kanë të bëjnë me krimin elektoral. “Armando Subashi ka sjellë disa propozime që lidhen me krimin elektoral. Tani, ato do t’i shqyrtojmë këtu apo do t’i

shqyrtoni përfundimisht atje? Po ia kalojmë komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ai të na i sjellë ne”, - tha Xhafaj. Por të dyja palët kanë rënë dakord që fillimisht këto propozime të kalojnë një herë në komisionin e Reformës Zgjedhore, si një strukturë e specializuar në këtë fushë, dhe më pas të vijnë për miratim edhe në komisionin e Ligjeve, për t’u përfshirë në Kodin Penal. Ndaj pritet që ditën e nesërme, komisioni i Reformës Elektorale në mbledhjen e programuar do të marrë në shqyrtim pikërisht këto amendamente, në mënyrë që t’i diskutojë para se ato të kalojnë për miratim në Kodin Penal. Burime nga dy forcat kryesore politike bënë të ditur se është rënë dakord parimisht për një lëvizje të tillë, megjithëse pritet të ketë diskutime për çështjet konkrete që kanë të bëjnë me numrin e veprave që do të konsiderohen krime penale,

Mësohet se parimisht palët kanë rënë dakord që një pjesë e këtyre veprave të kriminalizohen dhe të rriten masat ndëshkuese. Kjo si shprehje e një vullneti të përbashkët të të dyja forcave të mëdha politike

ashtu edhe për masat e ndëshkimit. Megjithatë, mësohet se parimisht palët kanë rënë dakord që një pjesë e këtyre veprave të kriminalizohen dhe të rriten masat ndëshkuese. Kjo si shprehje e një vullneti të përbashkët të të dyja forcave të mëdha politike për të bërë të

mundur garantimin e një infrastrukture të duhur zgjedhore, që jo vetëm të sigurojë zgjedhje sipas standardeve, por edhe të ndërgjegjësojë të gjithë ata që shkelin ligjin zgjedhor për masat ndëshkuese që i presin. f.b

Komisioni i Reformës Zgjedhiore


E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Spahiu i “Kuq e Zi”, vizitë në SHBA Një delegacion i Aleancës Kuq e Zi, i kryesuar nga Kreshnik Spahiu, u nis dje për një vizitë zyrtare në Uashington. Delegacioni do të pritet në Departamentin e Shtetit dhe do të ketë takime në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e Kongresit Amerikan, si dhe në disa institucione të tjera, njoftohet nga kjo Lëvizje. Përveç Spahiut në delegacion marrin pjesë edhe disa drejtues të tjerë të Aleancës Kuqezi. Kjo vizitë zyrtare e Aleancës Kuq e Zi vjen fill pas dorëheqjes

së Spahiut prej postit të nënkryetarit të KLD-së dhe deklarimit zyrtar si udhëheqës i Aleancës. Para 10 ditësh Spahiu u takua me ambasadorin Arvizu në një takim të gjatë publik. Takimi u bë në një lokal të njohur në qendër të Tiranës. Përveç Spahiut, ambasadori amerikan në një seri takimesh në bllok takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Basha, edhe ky pas kthimit nga një vizitë disaditore në SHBA, si dhe deputetin e PS-së, Ben Blushi. Në mes të këtyre takimeve

Arvizu ishte për rreth një orë e gjysmë kokë më kokë me kreun e PS-së, Rama, me të cilin ndau pikëpamjet për hetimet e 21 janarit dhe presidentin e ardhshëm që do të zgjidhet në korrik. Rama pas një muaji mësohet se do të udhëtojë edhe ai drejt SHBA, gati me të nj��jtën axhendë si ajo e kryetarit të Bashkisë, Basha në Departamentin e Shtetit, ku do të takohet me kongresmenë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë.

Gara për kreun e PS në Tiranë, Tërhiqet Gjoni: S’e lejon statuti Tërheqja e një prej të propozuarve nga baza ka hapur debatin e mospërputhjes së postit të kryetarit të degës me atë të mandatit të deputetit. Me këtë skemë favorizohet Ilir Zela Fejzi Braushi Zgjedhjet për kryetarin e partisë dega Tiranë mund të futen në ngërç. Kjo pasi PS do duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të respektuar statutin e saj, i cili nuk lejon që posti i kryetarit të partisë në rreth, ashtu siç edhe konsiderohet dega e Tiranës, të jetë i pajtueshëm me mandatin e deputetit. Kështu, ndërsa refuzoi në mënyrë kategorike që ta shkelte statutin në rastin e degës së Vlorës, PS do duhet të vendosë pas disa ditësh në mbledhjen e kryesisë nëse do t’i përfshijë në garë katër nga deputetët e saj, të cilët janë dhe nga më të propozuarit nga organizatat, si Sajmir Tahiri, Andis Harasani, Erion Braçe, apo Ilir Gjoni. Dje ky i fundit ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e garës për sa kohë statuti nuk e lejon një gjë të tillë, duke ftuar kështu në mënyrë indirekte drejtuesit e partisë që këtë parim ta zbatojnë edhe për tre deputetët e tjerë. Gjoni Nëpërmjet një komunikimi në faqen e tij në Facebook, deputeti socialist Ilir Gjoni duke marrë shkas nga lajmet në media për një kandidim të mundshëm të tij në garën për kryetar të degës Tiranë, ka sqaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë, pavarësisht se është i propo-

zuar nga organizatat. “Këto ditë kam parë në media se është përmendur emri im si kandidat i mundshëm për kryetarin e Partisë Socialiste për Tiranën. Në fillim mendova se është thjesht një lajm, siç ndodh rëndom me mediat tek ne, por konstatoj se më duhet të sqaroj se unë as nuk e kam pasur e as nuk e kam ndër mend të kandidoj për këtë post”, - shprehet Gjoni në statusin e tij në Facebook. Por ky refuzim sipas tij nuk vjen se nuk e vlerëson postin e kryetarit të PS për degën më të madhe në vend, por për të respektuar statutin që nuk lejon që deputeti mund të kandidojë për një post të tillë. Madje duke i mbetur këtij argumenti, ai kërkon që i gjithë procesi i zgjedhjeve në Tiranë të jetë transparent dhe ky nen i statutit të zbatohet nga të gjithë. “Jo sepse nuk e vlerësoj, por sepse e gjykoj se është shumë i rëndësishëm dhe zgjedhja e kryetarit të PS Tiranë duhet të kalojë përmes një procesi të rregullt, transparent e serioz, duke filluar në radhe të parë nga respektimi i Statutit të partisë që funksionin e deputetit e sheh në mospërputhje edhe me mbajtjen e një funksioni tjetër në parti”, shprehet më tej Gjoni. E megjithatë, ai gjen rastin që t’i falënderojë ata që kanë

mbështetur apo kanë bërë propozim për kandidaturën e tij. “Unë, gjithsesi dëshiroj të falenderoj të gjithë ata kolegë, kryetarë organizatash e socialistë që janë interesuar, duke i siguruar se do të kontribuoj me gjithë fuqitë e mia e pareshtur në funksion të PS, qoftë si deputet, ashtu edhe si përgjegjës për zonën e njësisë bashkiake Nr.3, ku dhe kryej aktivitetin politik e partiak”, - u shpreh Gjoni. Kandidaturat Në rast se kjo klauzolë e statutit do zbatohej edhe për rastin e Tiranës, atëherë edhe tre deputetët e tjerë socialistë Sajmir Tahiri, Erion Braçe dhe Andis Harasani do duhet të tërhiqen nga gara. Ose e vetmja zgjidhje do ishte që dikush prej tyre të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, çka ka pak gjasa ta bëjë ndonjëri prej tyre. Kështu, një situatë e tillë duket se favorizon vetëm Ilir Zelën, i cili e ka shprehur hapur ambicien e tij për të marrë drejtimin e PSsë Tiranë, duke u prezantuar madje edhe në takime me socialistë. Megjithatë, për të parë zgjidhjen që do t’i jepet këtij rasti, do duhet të presim mbledhjen e kryesisë që pritet të mbahet brenda datës 20 shkurt.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Sequi: Prioritetet, politika të veprojë si në rastin e Avokatit të Popullit Bashkimi Europian kërkon nga Shqipëria që të hedhë hapa konkretë në realizimin e 12 prioriteteve. Mesazhi është dhënë nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, dje gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në komisionin e Integrimit, ku u fol pikërisht për planin e veprimit për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Sipas Sequi, Shqipëria dhe më saktë politika shqiptare e ka tashmë modelin që duhet të ndjekë për të ecur përpara në këtë plan, pra bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës për të përmbushur ato prioritete të cilat kanë mbetur ende, si dhe mënyrën sesi u zgjodh Avokati i Popullit. Dhe sipas tij, ky shembull duhet të ndiqet edhe me miratimin e reformës parlamentare dhe atë zgjedhore. “E shoh fluksin e diskutimeve tuaja për integrimin me rëndësi të veçantë, derisa ka vullnet politik edhe rezultatet janë të frytshme. Ne besojmë që e njëjta iniciativë mes partive për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të vazhdojë edhe në punën për komisionin e Reformës parlamentare dhe Zgjedhore”, - tha Sequi. Ndërkaq, ai vlerësoi punën e bërë për re-

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendim Nr. 285/1/a, datë 13.02.2012,  vendosi të shpallë 1 vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

format dhe planin e veprimit, por kërkoi që puna për realizimin e këtij plani duhet të bazohet në rekomandimet e BE-së. Ambasadori Sequi theksoi se vullneti politik është çelësi për realizimin e reformave. Gjithashtu, ai vlerësoi edhe rolin e shoqërisë civile për përmbushjen e reformave në vend. “Shoqëria civile është e lidhur fort me publikun dhe ajo ka rol në demokraci dhe në shtetin e së drejtës”, - tha kreu i delegacionit të BE. Kuvendi në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit kanë hartuar një draft paraprak për mënyrën dhe afatet sesi do të përmbushen porositë e Brukselit. Sipas tij, Parlamenti gjatë 2012-ës do të forcojë rolin e tij kushtetues, siç edhe kërkohet në rekomandimin e parë.

Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 16 Mars 2012. Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.


6

MAPO

e ENJTE, 16 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethet

Topi: Bashkëpunim për situatën, pa ndasi politike Presidenti Bamir Topi kërkon evakuimin e familjes Keqi në fshatin Vile të komunës Temal në qarkun e Shkodrës, ndërsa bën apel për bashkëpunim mes palëve, duke shmangur debatet politike.  Deklarata e tij u bë gjatë vizitës në këtë komunë, e cila ka

pasur probleme të mëdha nga reshjet e dëborës që paralizuan të gjithë Veriun. Kreu i shtetit inspektoi dhe hidrocentralin e Komanit, ku theksoi se koordinimi i punës është mënyra më e mirë për të kapërcyer situatën sa me lehtë dhe pa humbje jete. “Bash-

këpunim në të gjitha nivelet, në atë qendror e vendor, pa asnjë lloj ndarjeje, pozicionimi dhe motivimi politik, për të përballuar të gjithë bashkë situatën e krijuar nga dëbora e temperaturat e ulëta”,- ka bërë apel Topi nga veriu i vendit.

Nëntë banorë në Tropojë të izoluar prej 15 ditësh, alarmohen të afërmit Izolimi i banorëve në Curraj të Epërm alarmon të afërmit dhe kryetarin e komunës. Shembet çatia e një pallati 3-katësh në Martanesh, Puka dhe Dibra bëjnë apel për mjekë dhe ilaçe Nëntë banorë të një fshati të thellë të Tropojës janë izoluar në mbi 4 metra dëborë, duke shkëputur prej 15 ditësh komunikimin me të afërmit. Alarmi vjen nga vëllai i njërit prej banorëve, por edhe nga kryetari i komunës Nikaj Mërtur, Gëzim Meshaj, të cilët kërkojnë ndihmën e strukturave shtetërore për të dërguar 1 helikopter në këtë zonë. Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej të izoluarve, thotë se ka 15 ditë që nuk ka komunikuar me të vëllanë, duke kërkuar të dijë nëse ai është gjallë apo jo. “Tash 15 ditë kam humbur kontaktet me vëllanë e dy djemtë e tij. Janë 4 metra e gjysmë borë në Curraj e Epërme dhe 9 vetë që banojnë atje. Unë dua vetëm t’i shoh me sy. Nëse s’ka mundësi shteti të dërgojë një avion atje, të më tregojë sa bën çmimi që t’i paguaj vetë paratë”,-thotë mes dëshpërimit Prebibaj, duke pritur me ankth lajme nga të afërmit. Nga ana tjetër, kryetari i komunës, Gëzim Meshaj, ka pohuar se u ka shkruar prej 10 ditësh autoriteteve shtetërore, me qëllimin që të dërgojnë atje një helikopter për të parë nëse këta banorë janë gjallë apo jo, por ende nuk është realizuar një gjë e tillë. E ndërsa banorët e Lekbibajt kërkojnë informacione për të afërmit e tyre të bllokuar mes dëborës, disa familje në

Martanesh të Bulqizës kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak të shembjes së çatisë së një pallati. Drejtuesit e komunës Martanesh kanë njoftuar se çatia e një pallati trekatësh në qendër të qytezës së Krastës është shembur për shkak të trashësisë së dëborës, duke dëmtuar shtëpitë e shtatë familjeve. Ata janë evakuar shumë shpejt nga komuna, ndërkohë po mendohet sistemimi dhe ushqyerja e tyre. “Prej vitesh nuk ka rënë kaq borë në Krastë”thonë banorë të zonës, të cilët gjithashtu nuk munden të lidhen me të afërmit e tyre të izoluar në fshatrat e thella të zonës. Gjatë ditës së djeshme në Dibër nuk kanë munguar as emergjencat mjekësore, ku 7 të sëmurë janë ndihmuar nga policitë e Peshkopisë dhe Bulqizës për t’u dërguar në spital. “Një burrë me apendicit, një i ri që vuante nga veshkat dhe një fëmijë me temperaturë të lartë janë transportuar në kushte shumë të vështira drejt spitalit rajonal”-sqaruan burimet e policisë. Mësohet gjithashtu se dy gra

Pëllumb Uka nga fshati Miliskë i komunës Fierzë  të  Pukës shprehet se janë 5 familje që as ujë nuk kanë. Apel bëjnë dhe 80 familje të fshatit Gojan i Vogël në komunën e Gjegjanit në Pukë

shtatzëna nga Fushë-Allie dhe Muhurri janë transportuar nga banorët e zonës dhe më pas nga policia lokale drejt maternitetit të Peshkopisë. Situata vazhdon të jetë e rëndë në zonat e izoluara të qarkut të Shkodrës. Sipas kryetarit të komunës Shalë, Bal Vuksani, ka dy ditë që energjia elektrike është ndërprerë, ndërsa mbulimi i çative nga dëbora vazhdon të mbetet problem për sigurinë e banorëve. “Kanë ardhur dy helikopterë në qendër të komunës, në Breg Lumi, dhe kanë sjellë ushqime, por banorët nuk kanë pranuar t’i marrin, pasi kanë pasur. Ata kërkojnë mjekë e ilaçe, ndërsa ushqimet mund të nisen diku tjetër, ku është më e nevojshme”,-thotë Vuksani. E ndërsa në këtë komunë janë 30 vullnetarë në pritje të helikopterëve për të shpërndarë ilaçet, drejtoresha e shërbimit spitalor në Pukë, Saimira Laçi, shpreh shqetësimin se në këtë zonë ka mungesë personeli mjekësor. “Personeli mjekësor nuk është vendas, por janë banorë të qyteteve të tjera”- ka thënë Laçi. Problematike mbetet situata në qytetin e Pukës, pasi çatitë  rrezikohen të shemben ndërsa mungojnë mjetet për t’i pastruar ato. Vetë banorë të zonave të bllokuara shprehen se situata po vështirësohet së tepërmi, pasi, pavarësisht masave që marrin çdo dimër, kjo që po ndodh nuk ishte parashikuar dhe po zgjat së tepërmi. Pëllumb Uka nga fshati Miliskë i komunës Fierzë  të  Pukës shprehet se janë 5 familje që as ujë nuk kanë. Apel bëjnë dhe 80 familje të fshatit Gojan i Vogël në komunën e Gjegjanit në Pukë. P.Hasa, D.Kolaj

Shtëpi të mbuluara nga dëbora

PS çon në Kuvend planin e masave: Qeveria të ndryshojë buxhetin Socialistët kanë prezantuar planin paralel të emergjencave për situatën e shkaktuar nga moti dhe pritet të kërkojnë sot në Kuvend ndryshimin e buxhetit për t’u ardhur në ndihmë banorëve Partia Socialiste prezantoi dje planin afatmesëm dhe afatgjatë të masave për situatën e shkaktuar nga moti, ndërkohë që u shpreh e gatshme të votojë çdo ndryshim në buxhetin e shtetit, për menaxhimin e shpejtë të krizës. Në mbledhjen e komisionit të emergjencave në PS, të thirrur nga Edi Rama, përfaqësuesit e grupit të posaçëm, Erion Braçe dhe Arben Malaj, bënë me dije masat për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar ditët e fundit. Rama tha se plani i opozitës është larg ndikimit partiak, ndërkohë që, sipas tij, paraprin të sotmen dhe parashikon të ardhmen. “I gjithë ky plan përmban këndvështrim të gjerë

Edi Rama gjatë takimit të djeshëm

me domosdoshmërinë për të parashikuar të sotmen dhe për t’i paraprirë të nesërmes. Është vërtet për të ardhur keq, që në këtë sfidë të madhe ne kemi para syve, shohim degradimin e shtetit tonë, që është i papërgatitur për një situatë të tillë”,-tha Rama, i cili paralajmëroi dërgimin në seancën e sotme plenare të planit të masave, të hartuar nga PS. “Në emër të interesit të vendit, ne jemi të gatshëm të voto-

Rama ka bërë thirrje për një organizim të shpejtë dhe emergjent të të gjitha strukturave, për këtë situatë alarmante

jmë çdo buxhet të vendit, që shkon në adresimin e emergjencave, të votojmë çdo ndryshim që shkon në ndihmë të familjeve”,- tha Rama, duke i kërkuar kështu qeverisë ndryshime në buxhet. Ai ka bërë thirrje për një organizim të shpejtë dhe emergjent të të gjitha strukturave, për këtë situatë që Rama e cilësoi alarmante. Pas fjalës së tij, Rama ua la vendin Braçes dhe Malajt që të lexonin planet e përgatitura prej grupit paralel të emergjencave në selinë e PS. Deputeti Braçe tha se “në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë mungesë dramatike të një plani ndërhyrjesh, ne jemi për një ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë dhe për mbështetje financiare ndaj atyre banorëve”. Sa i përket planit afatmesëm të masave, PS do t’i paraqesë Kuvendit një sërë objektivash, që parashikojnë pastrimin e rrugëve, furnizimin me ushqime dhe veshmbathje, por edhe alokim fondesh për banesat e ndërtuara apo familjet që do të dëmtohen nga kushtet e këqija të motit.

Harasani: Ja si shmanget kriza e energjisë Deputeti Andis Harasani tha dje se Partia Socialiste gjatë hartimit të planit të saj u përqendrua në analizën teknike të situatës. Harasani vlerësoi se qeveria duhet të bëjë një qartësim të marrëdhënies së saj me Korporatën Energjetike, në mënyrë që të shmanget kolapsi në furnizimin e energjisë. “Sa i takon energjisë, u parashikua nga grupi socialist që në fillim të sesionit parlamentar që të kishte rishikim buxheti. Duhet të shihet qartë marrëdhënia me Korporatën Energjetike. Duhet një analizë nga KESH për prurjet e mundshme, që të evitojmë situatat që janë krijuar më parë. Në planin afatmesëm ne mendojmë se duhet krijuar fondi i balancimit. ”,- u shpreh Harasani.


e ENJTE, 16 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Topalli në Shkodër: Solidaritet e përgjegjshmëri Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është njohur nga afër me masat e marra në shtabin e emergjencës në prefekturën e Shkodrës. Topalli ka theksuar se situata që po kalojmë nuk është e lehtë dhe vështirësitë janë të mëdha. “Beteja me natyrën

është e vështirë, komplekse, e jashtëzakonshme, pasi nuk e dimë se deri kur do vazhdojë kjo situatë me dëborë e temperatura të ulëta. Kërkohet bashkëpunim, solidaritet e përgjegjshmëri. Nuk do lemë asgjë mangët. Emergjente është pastrimi i

çative dhe furnizimi me ilaçe”,-ka thënë Topalli në shtabin e emergjencave të Shkodrës. Më pas, ajo është njohur për situatën në të gjithë rrethin dhe masat e marra për t’u qëndruar pranë banorëve në këto ditë të vështira. Jozefina Topalli dje në Shkodër

Pilotët e Farkës shpëtojnë gruan shtatzënë Pilotët e Bazës Ajrore të Farkës shpëtojnë një grua shtatzënë nga fshati Arrën në Kukës. Rreth mesditës, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka tentuar t’i vijë në ndihmë të sëmurës, por për shkak të motit nuk ka mundur ta kryejë këtë mision. Pas kontaktimit dhe bashkëpunimit me Bazën Ajrore të Farkës, në drejtim të fshatit Arrën është nisur një helikopter AB 205, nën drejtimin e vetë komandantit të kësaj baze, kolonel Alfred Beltojës dhe nënkolonel Altin Lama. Ndonëse koha ishte shumë e

Një nga helikopterët e Farkës

keqe, me erë dhe mjegull, helikopteri i FA-së, me shumë vështirësi arriti të ulet në oborrin e shkollës së fshatit Arrën. Më pas është bërë transportimi i gruas nga shtëpia e saj te helikopteri dhe fluturimi ka vazhduar drejt aerodromit të qytetit të Kukësit. Rreth orës 16.00 e sëmura është transportuar me një ambulancë në spitalin e qytetit të Kukësit. Gruaja quhet Nazmie Lekdedaj e datëlindjes 1986 dhe, pas ndihmës mjekësore që iu dha, aktualisht gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Rrjedhja e gazit, asfiksohen 15 studentë në universitetin e Kukësit Një orë leksioni në fakultetin e Infermierisë në Kukës për pak është kthyer në tragjedi për studentët. Rrjedhja e bombolës së gazit ka asfiksuar studentët e pedagogen, shkaktojnë gjendje kaosi në spital

Dëbora rikthehet në Elbasan, ja akset e bllokuara Reshjet e dendura të dëborës  kanë përfshirë sërish qarkun e Elbasanit. Për pasojë, janë krijuar vështirësi në akset nacionale, rrugët rurale dhe zonat e thella malore.  Aksi Elbasan-Tiranë është bllokuar dhe zhbllokuar disa herë, duke u bërë i kalueshëm vetëm me zinxhirë.  Policia ka devijuar automjetet në drejtim të Durrësit. E njëjta situatë ka qenë edhe në Qafë-Thanë. Këto akse të rëndësishme kombëtare janë monitoruar vazhdimisht nga policia dhe borëpastrueset për t’u mbajtur hapur për automjetet. Stuhitë e dëborës kanë ribllokuar zona të thella malore në Elbasan, Librazhd e Gramsh. Shtabi i emergjencës, pushtetet vendore, firmat private dhe vetë komuniteti janë bashkuar për të fituar sfidën ndaj natyrës. Në territorin e komisariatit të policisë Elbasan, në  komunën Labinot Mal e konkretisht fshatrat e saj, si Benë, Shmil, Lugaxhi, Qarret, Qafe dhe Labinot Mal, në të cilat rrugët që lidhin këto fshatra me qendrën e komunës

Qarku Elbasan • Të bllokuar fshatrat Bardhaj dhe Rrajcë Skënderbej • I bllokuar aksi Sterbleve- Bulqizë dhe fshatrat • E bllokuar rruga për në Qarrishtë • Të bllokuara rrugët në fshatrat Prevall, Dranovicë e Kostenjë • Të bllokuara rrugët në fshatrat Gurakuq, Rinas, Ballgjin e Neshte. • Të bllokuara rrugët rurale në fshatrat Gaferr e Sopot Në Gamsh • Të bllokuara rrugët që të çojnë në komunat Poroçan, Kukur, Lenije, Tunjë, Sultë • E bllokuar rruga Gramsh-Korçë

janë akoma të bllokuara nga dëbora, nuk ka dëme në njerëz e materiale si dhe probleme në furnizimin e popullatës me ushqim apo probleme shëndetësore. Mësimi në shkolla vazhdon normalisht dhe pa probleme.

F.Salliu

Kukës Pesëmbëdhjetë studentë të Fakultetit të Infermierisë në Kukës, bashkë me pedagogen e tyre, kanë mbetur të asfiksuar pasditen e djeshme, si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi. Burime zyrtare të policisë së Kukësit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë një ore leksioni në auditorin e Fakultetit të Infermierisë. Shefi i Komisariatit të Kukësit, Flamur Muku, bën me dije se si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit, e cila përdorej për ngrohjen e auditorit, ku po zhvillonin leksion studentët e Fakultetit të Infermierisë, ka shkaktuar marrje mendsh, humbje ndjenjash tek një pjesë e studentëve dhe pedagogia, ndërkohë që pjesa tjetër ka njoftuar menjëherë policinë për gjendjen. Studentët bashkë me pedagogen e lëndës janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit nga policia, ku fatmirësisht gjendja e tyre mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Është krijuar një gjendje kaosi në spitalin e Kukësit, ndërkohë që bluzat e bardha, bënë me dije se studentët kishin mbërritur në spital në gjendje asfiksie si pasojë e gazit. Mjekët bëjnë me dije se studentët bashkë me pedagogen e tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy vajza ndodhen në terapi intensive dhe janë në sallën e reanimacionit, për shkak të problemeve që kanë, por edhe gjendja e tyre nuk është në rrezik. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se studentët nuk janë vetëm vendas, por edhe të ardhur nga zona të tjera kryesisht nga rrethet e Hasit e Tropojës. Sipas dëshmitarëve, mësohet se rrjedhja e gazit ka ndodhur gjatë orës së leksionit, kur studentët kanë përdorur për ngrohje një bombol gazi, e cila sipas dëshmitarëve ka

Spitali i Kukësit

Të gjithë studentët janë transportuar në spitalin e Kukësit, ku 13 prej tyre kanë qenë në gjende të mirë shëndetësore p u nu a r n ë m a ks i mu m du ke shkarkuar në sallë gaz karbonik. Siç tregon njëra prej studenteve, rrjedhja e gazit ka qenë e menjëhershme dhe pedagogia i ka nxjerrë ata me shpejtësi jashtë auditorit, pasi përndryshe pasojat do të ishin akoma më të rënda. Mësohet se studentët më të prekur nga helmimi me gaz janë ata që kanë qenë pranë perimetrit të bombolës, e cila fillimisht ka pasur rrjedhje në masë të vogël, ndërsa në një moment sasia e gazit ka qenë e

madhe. Menjëherë janë shfaqur simptomat e para, ndërsa studentët më pak të prekur nga gazi i shpërndarë në sallën e leksionit kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilat në këto ditë të vështira prej motit të keq janë angazhuar në ndihmë të banorëve. Të gjithë studentët janë transportuar në spitalin e Kukësit, ku 13 prej tyre kanë qenë në gjende të mirë shëndetësore, ndërsa dy vajza janë mbajtur në reanimacion me frymëmarrje artificiale. Sipas burimeve pranë spitalit të Kukësit, bëhet me dije se gjendja e dy vajzave është jashtë rrezikut për jetën, por mjekët kanë vendosur t’i mbajnë nën kontroll deri në normalizimin e parametrave jetësorë të dy studenteve. Nga ana e saj policia ka nisur një hetim për ngjarjen, e cila mund të kishte pasoja fatale për jetën e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Kukës.


8

MAPO

e ENJTE, 16 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Fondi i veçantë, përdorim vetëm me lejen e Financave Udhëzimi i financave dje ka vënë disa limite për përdorimin e fondit të veçantë që institucionet kanë në dispozicion. Ky fond është sa 5 % e fondit të pagave, por mund të mos konsumohet nëse nuk paraqiten nevoja. Fondi i veçantë i njësive shpenzuese nuk është pjesë e fondit të pagave, pasi ky fond do të alokohet dhe përdoret me miratim të

ministrit të Financave. Limiti maksimal i fondit të veçantë i parashikuar për t’u përdorur për çdo njësi të qeverisjes qendrore dërgohet nga Ministria e Financave. Njësitë e qeverisjes qendrore njoftojnë të gjitha njësitë shpenzuese të varësisë për limitin maksimal të fondit të veçantë për t’u shpenzuar prej tyre. Kërkesat për

përdorimin e fondit të veçantë brenda limitit të njoftuar do të paraqiten rast pas rasti nga njësitë e qeverisjes qendrore tek sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, i cili i shqyrton nëpërmjet strukturës përgjegjëse për buxhetin dhe propozon për miratim tek ministri i Financave, saktëson Bode në udhëzimin përkatës.

Udhëzimi i Bodes: Përllogaritje e re për pagat e administratës Rrogat për të gjithë punonjësit buxhetorë do të jepen sipas një borderoje të re, të cilën e nxori dje Ministria e Financave, shoqëruar me një udhëzim të posaçëm. Ja të gjitha shtesat dhe ndalesat në pagë

në institucionet e administratës publike, buxhetore dhe jobuxhetore në Shqipëri është paga e Presidentit të Republikës, e cila përcaktohet çdo vit në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit. Sipas përcaktimeve në ligjin e buxhetit të shtetit, paga e Presidentit të Republikës është 255 000 lekë në muaj. Paga e funksionarëve të lartë shtetërorë të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, përcaktohet në raport me pagën e Presidentit. Pagat e nëpunësve të administratës me arsim universitar, të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, si dhe pagat e nëpunësve të administratës me arsim universitar të të gjitha njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohen me vendimin me Nr.545, datë 11.08.2011, të Këshillit të Ministrave. Asnjë nëpunës nuk mund të përfitojë shtesa mbi pagë apo shpërblime të cilat nuk janë të parashikuara në këtë vendim. Në këtë vendim, vlera e pagës së diplomës është e grupuar në 3 nivele dhe çdo pozicion pune ka një emërtesë të përcaktuar që i përgjigjet detyrimisht një niveli të caktuar të diplomës. Sipas udhëzimit të Bodes, kjo nënkupton që në një funksion i cili ka në emërtesën e tij pagën e grupit, nuk mund të emërohet një nëpunës që ka përfituar një diplomë të grupuar në nivelin 2. Pagat e të gjithë punonjësve të administratës publike q ë k l a s i f i ko h e n s i p u n o nj ë s mbështetës, pavarësisht arsimimit individual të tyre, përcaktohen në vendimin nr.551, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave.

borderoja e re është shoqëruar edhe me disa rekomandime të detyrueshme dhe të sanksionuara me ligj në lidhje me përdorimin e fondit të pagave. Sipas udhëzimit të djeshëm të Bodes, nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit. Bode ka rikujtuar edhe njëherë se nuk mund të hapet asnjë vend i ri pune këtë vit në administratë, përveç krijimit të instituBlerina Hoxha cioneve krejt të reja. Fondi i pagave siMinistria e Financave nxori dje në qa- pas udhëzimit të djeshëm do të jepet në rkullim borderonë e re të pagave, e ci- bazë të numrit të punonjësve dhe orla është unike për të gjitha institucio- ganikës që institucionet kanë dorëzuar net buxhetore. Modeli i saj është vitin e shkuar dhe që janë përfshirë edshpërndarë nëpërmjet një udhëzimi të he në buxhetin e 2012. Kufij janë vënë posaçëm dje të ministrit të Financave, edhe për punonjësit rezervë, të cilët siRidvan Bode, në zbatim të buxhetit pas udhëzimit të djeshëm të Bodes, 2012. Borderoja është ndarë në dy përcaktohen në ligjin vjetor të buxhetit pjesë. Njëra ka 24 ndarje, ku përfshi- dhe alokohet me vendim të Këshillit të het e gjithë paga bruto me të gjitha Ministrave. Fondi i pagave dhe sigurishtesat e mundshme të përfshira për të meve shoqërore përdoret nga çdo ingjitha rastet. Ndërsa në pjesën e dytë stitucion për numrin faktik mujor të që është e ndarë në 24 pjesë të tjera, ja- punonjësve në organikë, brenda numnë të renditura të gjitha ndalesat që rit limit të miratuar. “Nuk lejohet përkryhen në pagë në formën e tatimeve, dorimi i fondit të lirë që rezulton nga sigurimeve etj. Borderoja ka përcaktu- strukturat e paplotësuara dhe vetëm në raste specifike Sipas udhëzimit të Bodes, nuk do të miratohet përdorimi i këtij fondi miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të nga Ministria e njësive të qeverisjes qendrore me efekte Financave” përcaktohet në udfinanciare shtesë në koston e personelit hëzim. Fondi i ar edhe vlerat fikse të shtesave në pagë, pagave dhe sigurimeve shoqërore përqë aplikohen për vjetërsi në punë, për doret për pagesën e punonjësve me vështirësi, për punë jashtë orarit etj., të kontratë të përkohshme pune, kur cilat kanë një vlerë të njëjtë 600 lekë të është parashikuar një fond i tillë nga reja për secilën kategori. Ndërkohë Ministria e Financave. Paga më e lartë

SHTOJCA NR.4 "BORDEROJA E PAGAVE TE NJESIVE TE QEVERISJES SE PERGJITHSHME" Institucioni: Kodi Institucionit

Ministri i Financave, Ridvan Bode

Borderoja e re e pagave për punonjësit buxhetorë 1

S h t e s a t

3

4

5

Emertesa D.pune Kategoria Paga Emri sipas (+L.zako (klasa) grupit Mbiemri struktures se nsh.) miratuar

25

N d a l e s a t

2

26

27

28

29

6

7

Raporte mjekesore te paguara Paga per nga funksion punedhene si (6001002)

30

31

Ndalesat Kufiri pages

11,2% (Sig. shoq.)

Tatim Page

Te Shuma Sig.suple Tjera mentar (telefon Ndalesa etj.)

Shuma Neto

8

9

10

Shtese page per vjetersi ne pune (6001003)

Vite

%

Lek

32

33

34

11

12

13

Shtesa page per veshtiresi dhe rreziqe (600.1004 )

Shtesa page per funksion (6001005 )

Shtese page per turne te dyta dhe te treta (6001006 )

35

36

37

14

15

Shtesa per page per Shtese largesi nga page per qendra e Kualifikim banimit (6001008) (6001007)

38

39

Dite Dite Kontribute per Sigurimet Shoqerore Paga Bruto ne kalenda kale Leke ne Leke rike pa ndari punuar ke te Nga keto: Kontribut Mbi te gjate punu e shtese cilen muajit ara (sigurime (e drejta te Gjithsej llogariten Gjithsej Punedhe Punemarre t kontribut per subj nesi si suplemen et perfitim ekti tare) e nga gjate

Formati i Borderose eshte ndare ne dy pjese, nga te cilat: (i) Per kolonat nga 1-24 jane futur te gjitha elementet perberes se pages me te gjitha shtesat perkatese te saj. Per ato insitutucione te cilat sipas VKM perkatese te pagave nuk I zbatojne te gjitha shtesat e paraqitura ne kete format, mund t'I heqin disa prej ketyre kolonave gjate perdorimit

16

Shtesa per page per gradat ushtarake (6001009)

40

Kontribute per Sigurimet Shendetes ore Gjithsej

17

18

Shtesa page per Shtesa per bashkeshort ushtaraket e et e papuna liruar ne te reforme ushtarakeve (600101) te transferuar (6001011)

41

42

19

Shtesa page dhe page e menjeheresh me per funksionaret e larte (6001012)

43

Paga Bruto mbi te cilen Tatimet mbi llogariten te ardhurat Tatimet mbi Paga mujore nga te ardhurat punesimi nga punesimi


e ENJTE, 16 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Tremujori i tretë 2011, ekonomia rritet 2.6% Aktivitetet në fushën e transportit në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rritën me 19.7 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe 7.9 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Transportet janë fusha që këtë tremujor i ka dhënë më shumë impuls rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së

vendit. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 2.6 për qind në nivel vjetor kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2010, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011 u rrit me 1.8 për qind. Sipas INSTAT, në këtë tremujor degët që kanë pasur rritje

ishin transporti, tregtia, industria dhe ndërtimi. Aktivitetet tregtare rezultojnë të jenë rritur me 6.2 për qind. Aktivitetet industriale me 4.8 për qind. Ndërsa ndërtimi është rritur vetëm me 0.3 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010. Kurse degët që patën një rënie për sa i përket zhvillimit të tyre krahasuar

me të njëjtin tremujor të një viti më parë ishin shërbimet e tjera dhe postë-komunikacioni, me 3.3 dhe 0.5 për qind. INSTAT thekson se krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011 me rritje u paraqitën degët: transporti me 7.9 për qind, industria me 6.5 për qind, tregtia me 4.1 për qind dhe ndërtimi me 1.2 për qind.

Legalizimet, rimbursohen personat që paguan me lekë në dorë Qeveria rimburson qytetarët për pagesën e legalizimit të objekteve informale. Kjo do të bëhet sipas një procedure të caktuar dhe në këmbim të pagesës me bono privatizimi brenda 15 ditësh Sabina Veizaj

Ata që kanë legalizuar objektet pa leje me lekë në dorë, do të rimbursohen për pjesën që duhej ta paguanin me bono. Vendimin e mori qeveria dje dhe përfitues janë të gjithë ata persona që kanë paguar para përfshirjes së bonove të privatizimit në procesin e legalizimit. Procesi i rimbursimit zgjat vetëm 15 ditë nga dorëzimi i faturës financiare pranë ALUIZNI-t. Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, personat që kanë bërë pagesën për legalizimin e pronës informale përpara hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimet dhe që kanë paraqitur kërkesë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe, kanë të drejtën e rimbursimit të shumave të paguara në të holla, në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizimit. Qytetarët që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura për të përfituar rimbursimin e pagesës së legalizimit të objektit informal do të njoftohen me shkrim nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe për hapjen e llogarive bankare dhe vlerën monetare, për të cilën përfitojnë rimbursim. Kurse vetë personat që përfitojnë janë të detyruar të bëjnë pagesën me bono privatizimi të vlerës së rimbursueshme dhe të dorëzojnë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe dokumentacionin financiar, që vërteton kryerjen e kësaj pagese brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit me shkrim. Sipas vendimit, moskryerja e pagesës me bono privatizimi brenda afatit të përcaktuar prej 18

Shtesa page per bashkeshort et e papuna te ushtarakeve te transferuar (6001011)

42

19

20

21

22

23

44

45

Tatimet mbi % te ardhurat Sig.Supleme Paga mujore Sig.Suplemen nga ntar tar punesimi

46

Banka

47

Procesi i rimbursimit zgjat vetëm 15 ditë nga dorëzimi i faturës financiare pranë ALUIZNI-t 10 ditësh, sjell humbjen e së drejtës së rimbursimit të shumës respektive në para. Pra qytetarëve, referuar vendimit u lind e drejta e rimbursimit vetëm me paraqitjen e dokumentacionit financiar. Vendimi parashikon që qytetarët do të rimbursohen brenda 15 ditëve nga data e depozitimit të dokumentacionit financiar, që vërteton kryerjen e pagesës me bono privatizimi. Referuar ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”, qytetarët që kanë legalizuar objektet informale për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha paguajnë në këtë mënyrë: për sipërfaqe deri në 100 m², 100 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 200 m², 150 mijë lekë. Kurse për sipërfaqe deri në 300 m², 200 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 400 m², 300

mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 500 m², 400 mijë lekë. Kurse për pjesën e sipërfaqes mbi 500 m², sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë. Për sa i përket masës së pagesës së rimbursueshme, për efekt të shlyerjes me bono privatizimi, referuar të njëjtit ligj, çdo pronar i ndërtimit pa leje do të rimbursohet duke paguar me bono privatizimi deri në 70% të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha për sipërfaqet 100 metër katror deri në 500 metër katror. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, pra mbi 500 metër katror, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë. Kurse për sa i përket legalizimit brenda vijës së verdhë, çmimi i shitjes për parcelat ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale është për sipërfaqe deri në 100 m², 200 mijë lekë. Për sipërfaqe deri në 200 m², 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 300 m², 400 mijë lekë. Ndërsa për sipërfaqe mbi 300 m², sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.

24

Shtesa per Shtesa page page per Shperblime Te tjera dhe page e Shtese page punonjesit per shperblim Paga menjeheresh qe per pune rezultate ne e per bruto me per jashte orarit rregullohen pune personeli mujore funksionaret (6001013) me akte te (60031) n (60039) e larte vecanta (6001012) (6001014)

43

Zonë informale

48

Nr. Vlera leke Llogarise

Berisha: Më shumë banesa për të pastrehët Kreu i qeverisë, Berisha ka deklaruar dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave se do të hapet një hapësirë tjetër për ndërtimin e banesave sociale në bashkëpunim me ministrinë, por edhe direkt nga autoritetet vendore. “Një ligj tjetër i rëndësishëm amendohet, ligji për programet sociale, për strehimin e banorëve të zonave urbane. Ridimensionohet kështu problemi i detyrimeve të shtetit për strehimin e qytetarëve”,- theksoi Berisha në fjalën e tij. Sipas kreut të qeverisë, një nga arritjet më të mëdha në historinë e këtij kombi është shënuar në 10-vjeçarin 2001-2011. “Shqiptarët, në vitin 2001 kishin banorë për një banesë ose banesa për 1000 banorë, më pak se të gjitha kombet e tjera në vitin 1980 dhe nuk afroheshin me asnjërin prej kombeve europiane. Ndërsa nga viti 2001 në vitin 2011, pra në 10

Sali Berisha

vjet ndërtimi i banesave nga shqiptarët është më i madh se i të gjitha kombeve të tjera europiane, përveç lituanezëve, në 30 vjet të marra së bashku. Shqiptarët, në këtë 10-vjeçar ia dolën të kenë një banesë për 2.6 banorë ose 381 banesa për

1000 banorë dhe të lënë mbrapa në këtë tregues themelor zhvillimi, 5 kombe anëtare të BE”, - u shpreh kryeministri. Kreu i qeverisë garantoi se nëpërmjet ligjit që do të amendohet, qeveria do të bëjë gjithçka për të lehtësuar strehimin e qytetarëve të vendit. “E vërteta është se me këto ritme ndërtimi është fare e afërt koha kur Shqipëria të renditet e para, për sa i përket strehimit dhe ndërtimit të banesave, e cila që kur doli njeriu nga shpella e deri më sot është pasuria e tij kryesore. Pra, do të bëjmë gjithçka që të mundim që ky proces të eci dhe jam i sigurt se është shumë e shpejtë dita kur Shqipëria, e cila sot ka kapërcyer 5 kombe vende anëtare të BE dhe OECD, shumë shpejt do të kapërcejë edhe 10 të tjera së paku, ndaj edhe ky ligj merr një rëndësi shumë të veçantë”, - përfundoi kryeministri.


OpEd

10

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Një burrë do që gruan ta ketë të zgjuar sa për të vlerësuar mençurinë e tij dhe budallaqe sa për ta admiruar atë.

02

New York-u është një shkretëtirë e madhe betoni.

03

Asnjë hebre nuk është aq budalla sa të shndërrohej në të krishterë, përjashto rastet kur ai është një hebre i zgjuar. Israel Zangwill, shkrimtar britanik

Nga Bujar Kapexhiu

Fekondimi in vitro apo bebet në epruvetë A

dhuroj atë që ëndërron të pamundurën, thoshte Goethe. E njëjta gjë mund të thuhet nëse analizon evolucionin mahnitës të mjekësisë riprodhuese gjatë shekullit të fundit. Brenda 70 viteve, kemi kaluar nga tentativat e para të fekondimit in vitro te kafshët, te fëmijët e lindur anembanë globit përmes kësaj procedure. Asistenca mjekësore në riprodhim nënkupton teknika të shumta e të ndryshme, por ajo që ndeshim me shpesh dhe vitet e fundit është e realizueshme edhe në vendin tonë, është Fekondimi in Vitro (FIV). Pikërisht nga debatet dhe diskutimet lidhur me këtë çështje më lindi dëshira dhe nevoja të ndaj eksperiencën dhe ndjesitë komplekse të një mjeku që punon çdo ditë me çifte infertile, me të gjithë ata që nuk e kanë këtë mungesë të stërmadhe dhe nuk mund ta kuptojnë e as t´i afrohen dhimbjes së tyre. Fekondimi in vitro është një nga teknikat e fekondimit të asistuar, që i vjen në ndihmë çifteve infertile për të konceptuar, kur teknikat e tjera kanë dështuar ose nuk mund të realizohen. In vitro do të shqipërohej në xham, fjalë për fjalë nga latinishtja dhe nënkupton bashkimin e qelizës riprodhuese femërore (ovociti) me qelizën riprodhuese mashkullore (spermatozoidi) jashtë organizmit, pra në laborator, ose në epruvete, siç mund të jetë më e thjeshtë të imagjinohet. Realizimi i kësaj procedure kërkon një përgatitje paraprake, që qëndron pikësëpari në kalimin e të gjitha hallkave diagnostikuese sipas protokolleve të infertilitetit për përcaktimin e shkakut, i cili jo gjithmonë mund të gjendet. Ai mund të jetë me origjinë nga femra, mashkulli ose nga të dy bashkë. Shkaku më i shpeshtë te femrat është mungesa e kalueshmërise tubare (që e bën fertilizimin të vështirë ose të pamundur), por mund të jenë edhe ovaret polimikrokistike, mosha e madhe biologjike e gruas, problemet autoimune etj. Ndërsa te meshkujt shkak kryesor është dëmtimi i cilësisë së spermës, sidomos sasia, lëvizshmëria, morfologjia apo dëmtimi i rrugëve përcjellëse të saj. Ky proces kërkon një bilanc analizash të hollësishme paraprake, një kontroll hormonal të ciklit ovulator, monitorim ekografik të vazhdueshëm, marrjen e ovociteve nga vezoret e gruas dhe fertilizimin e tyre përmes spermatozoidëve. Ka dy mënyra për t’i bashkuar këto dy

koment Elinda Gjata

Në vendin tonë lejohet aborti me ligj deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Në këtë rast, ky debat është i tejkaluar tashmë. Sigurisht që për ta kontrolluar ka një sërë rregullash, protokollesh, struktura ligjore kontrolli, që të shmangen abuzimet. Për më tepër, debati mund të shtrihet në mundësinë e kryerjes së kësaj procedure në institucione shtetërore, ku gjërat janë më të kontrolluara, dhe të jenë të rimbursueshme nga strukturat e sigurimit, gjë që do mundësonte përsëri kontroll dhe cilësi e siguri më të lartë, si dhe shmangie të abuzimit mjekësor për mbivlerësim indikacionesh.

qeliza: seleksionim natyral (kur çdo vezë rrethohet nga një numër spermatozoidësh dhe lihet të fekondohen natyralisht, por gjithmonë në mediumin e terrenit laboratorik) apo me anë të metodave më të specifikuara, ku çdo ovocit bashkohet me një spermatozoid përmes ICSI, që e kryen embriologu. Në bazë të kritereve biologjike dhe strukturore të embrioneve, zgjidhen 2 ose 3 më të mirët për t’u transferuar në uterusin e gruas. Embrionet e tjera që mund të ngelen kontrollohen deri në ditën e 5-të . Pjesa më e madhe shpërbëhen deri në këtë ditë. Ato që ngelen mund të ngrihen për t’u ruajtur, nëse procedura nuk është e suksesshme apo për një tentative tjetër më vonë. Jo të gjithë embrionet do jenë në gjendje të mirë pas shkrirjes. Përveç rasteve të mësipërme, ka indikacion për FIV kur njeri nga partnerët nuk arrin të prodhojë qeli z ë n b a z ë , m a sh ku l l o r e ap o femërore. Kjo bëhet e mundur vetëm në shtetet ku ekziston legjislacioni përkatës, ku dhurimi i vezëve apo i spermës është i rregulluar me ligj. Apo në rastin kur gruaja mund të prodhojë vezë, por nuk mund të mbajë barrën për shkak të një sëmundjeje apo problemeve të uterusit, mund të transferohen embrionet te një grua tjetër (surrogate mother ose utero in affito), gjithmonë në prani të ligjeve përkatëse. Thënë shkurt, shumë punë, ekzaminime, stres, para, mundime, në emër të një mundësie për të pasur një fëmijë, për të ndjerë jetën të rritet brenda trupit të një gruaje të dëshpëruar për t’u ndjerë nënë. Dhe ky instinkt jeton te secila grua sa kohë që ekziston njerëzimi. Na shoqëron që së vogli kur përkundim kukullat, kur këndojmë dhe qajmë për to. Ekziston në ëndrrat më të bukura fëmija ynë i preferuar, si do jetë, si do e edukoj, çfarë dua që të bëhet etj. etj. Për fat të mirë, shumica prej nesh e kanë prekur apo e prekin përditë këtë realitet. Po ato që nuk munden, deri ku duhen mbështetur dhe deri ku duhet shkuar për këtë? Ky është një debat social mbarëbotëror, ku shkenca, morali, feja, etika dhe ligji përzihen duke mbizotëruar diku njëra e diku tjetra. Konsultat e çifteve infertile nuk janë të thjeshta, as nga ana profesionale, as nga ana emocionale. Shumë prej tyre kanë vite që presin dhe tashmë janë zhgënjyer disa herë.

Shpëtimtari

Fytyrat e tyre janë dyshuese, të lodhura, të fyera, të keqtrajtuara, përgjëruese, me lot, të egra, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë me ekzaminime të shumëllojshme, nga mjekë të përgjegjshëm e specialistë apo jo, gjykime familjare apo shoqërore se ai apo ajo e ka fajin, janë shpërfytyruar nga ilaçet e marra me apo pa kriter. Tashmë, pas një eksperience prej 8 vjetësh ngushtësisht me infertilitetin, sapo fillon konsulta, mund të kuptohet lehtë kush është fajtori, që nga qëndrimi si në faj, sytë e ulur, heqja e shikimit apo dëshpërimi i gjithëpikëllueshëm që rrezaton gjithë qenia e tij apo e saj. Në raste më të rralla, ai/ ajo bëhet agresiv, por është thjesht mekanizëm mbrojtjeje. Mjeku duhet t’i lerë të flasin, t’i dëgjojë dhe t’ua bëjë të qartë që i kupton dhe mbështet plotësisht, duke i siguruar se nuk janë vetëm dhe nuk janë të vetmit. Thirrjet dhe sugjerimet për ndihmë janë nga më të çuditshmet, që një njeri që ka fëmijë as mund t’i shkojë kurrë nëpër mend. Ata nuk duhen gjykuar, ashtu siç nuk mund të gjykohet një njeri që shkon te mjeku kur është i sëmurë, apo kur kërkon një organ (veshkë, zemër etj.) për transplant në emër të jetës. E drejta e embrioneve disaqelizore nuk mund të jetë mbi të drejtën e një çifti me miliona qeliza. Në vendin tonë lejohet aborti me ligj deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Në këtë rast, ky debat është i tejkaluar tashmë. Sigurisht që për ta kontrolluar ka një sërë rregullash, protokollesh, struktura ligjore kontrolli, që të shmangen abuzimet. Për më tepër, debati mund të shtrihet në mundësinë e kryerjes së kësaj procedure në institucione shtetërore, ku gjërat janë më të kontrolluara, dhe të jenë të rimbursueshme nga strukturat e sigurimit, gjë që do mundësonte përsëri kontroll dhe cilësi e siguri më të lartë, si dhe shmangie të abuzimit mjekësor për mbivlerësim indikacionesh. Sigurisht që ka pasiguri, efekte anësore e komplikacione, si çdo gjë tjetër në mjekësi dhe në shkencë. Ende ka shumë pikëpyetje për të cilat nuk i kemi përgjigjet, por grupe të mëdha studiuesish në të gjithë botën po punojnë çdo ditë. Pavarësisht debateve, tashmë dihet që mundësia e keqformimeve te foshnjet përmes kësaj procedure është

4%, krahasuar me 2% që kanë shtatzënitë fiziologjike. Gjithashtu, njihen efektet anësore të përdorimit të hormoneve te gratë që i nënshtrohen kësaj procedure, sidomos kur ajo përsëritet disa herë, por nuk mund të bëjmë pa to. Çdo ditë ka publikime shkencore të reja në lidhje me modifikimin e protokolleve, për të ulur sasinë e përdorur, pa prishur përqindjen e suksesit. Po kështu, komplikacionet në lidhje me hiperstimulimin janë shqetësuese për gruan dhe mjekun trajtues, por tani e njohim si komplikacion dhe dimë si ta trajtojmë. Apo barrat e shumëfishta, me dy apo tre bebe, janë mjaft më problematike se ato me fetus unik, por edhe për ato ka zgjidhje dhe mundësi zgjedhjeje. Sigurisht që pacientët janë në dijeni për këto, madje mund të çuditeni sa shumë gjëra dinë ata në lidhje me këtë proces. Një grua nga fshatrat e thella të Kukësit më pyeti nëse bëhet transplant uterusi, meqë kishte lindur me një patologji të parikthyeshme. Në atë moment unë nuk e dija se vetëm një rast human ishte realizuar në botë dhe janë duke u përgatitur disa ekipe ndërkombëtare për ta bërë. Ajo e dinte. Çifte të tjera vijnë me publikime të fundit për rolin e x-elementi në fertilitet apo FIV, si rritje e mundësisë së suksesit, kur mjeku mund të mos e ketë lexuar ende atë artikull. Ndërsa të tjerë vijn�� me turpin që, nëse i nënshtrohen kësaj procedure, a do jetë fëmija i tyre? Nganjëherë ata i kundërvihen njëri-tjetrit, si shkaktarë të vuajtjeve; nganjëherë ata ndërmbështeten aq shumë. Të tjerë, të pazotë të përballojnë ankthin dhe humbjen, shkatërrojnë lidhjen. Rastet janë pa fund, ashtu si shpresa dhe përpjekjet. Personalisht, jo vetëm që e konsideroj fat mundësinë e realizimit të kësaj procedure në vendin tonë, por do doja që të gjithë ata që mund t’u duket jo morale, jo etike apo mëkat, të mendohen mirë para se t’i etiketojnë këta prindër apo fëmijë si jo normalë. Le t’ia lemë gjithsecilit mundësinë e zgjedhjes për t’iu nënshtruar apo jo këtyre procedurave, të asistuar nga një infrastrukturë profesionale, e përgjegjshme dhe mbështetëse, duke u munduar t’i japim jetë ëndrrave më të bukura e më njerëzore. *Mjeke obsteter - gjinekologe, specialiste infertiliteti.


E enjte,1316qershor shkurt 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Është kuptuar se “garanti i unitet të kombit” duhet të gjendet i pranishëm në të gjitha pushtetet, por pa pasur asnjë pushtet real të një vendimmarrjeje që të shkojë deri në fund të procesit. Këtu qëndron kontradikta e statusit në planin e një logjike juridike.

Halli i Presidentit: Eklektika në statusin institucional (Vijon nga dje)

J

am nga ata që mendoj se përgjatë këtyre viteve të fundit të tranzicionit, përgjegjësia që opinioni publik ka kërkuar te funksioni i Presidentit nuk duhet lidhur me njeriun që ka qenë në këtë apo atë kohë në këtë detyrë. Sigurisht roli i personalitetit të individit ka ndikimin e vet, por sipas meje nuk është aspak përcaktues. Personalizimi i analizave nuk është veçse rrafshi i fundit i nivelit të tyre. Kryesisht, pamundësia lidhet me faktin që vetë statusi institucional i këtij funksioni është kaq kontradiktor, kaq i ndërlikuar, kaq i keqkonceptuar saqë mendoj që asnjë individ në atë post, ashtu sikurse ai është ravijëzuar institucionalisht, nuk do të bënte diçka që të linte realisht në gjurmë në fatet e vendit. Në aspektin juridik dy janë vështirësitë strukturore që e pengojnë institucionin e Presidentit të Republikës të veprojë qetë dhe me pasoja të qarta mbi jetën e vendit. Së pari, nuk dihet me saktësi, nuk është përcaktuar qartë, se cilin lloj pushteti përfaqëson apo bart mbi veten e vet ai. Pushtetin ekzekutiv? Në një farë mënyre ka edhe disa kompetenca ekzekutive, por krejt të kufizuara dhe që nuk arrijnë kurrë deri në fund të mbërritjes së pasojës së kërkuar. Pushtetin legjislativ? Ka edhe disa kompetenca legjislative, më tepër negative, pra ndaluese, por gjithmonë të drejta të cunguara dhe pa ndonjë ndikim. Pushtetin gjyqësor? Edhe këtu i kanë atribuar një farë roli, por në atë mënyrë sikur kanë pasur frikë se ai do të bëhej gjykatësi kryesor i vendit. Në këtë mënyrë, statusi formal është mbërthyer keqazi në kontradikta që duhet me qenë “xhongler” për t’i lëvizur të gjitha njëkohësisht. Ose Presidenti është i shpërhapur në të gjitha llojet e pushteteve dhe atëherë

na duhet të shtrojmë pyetjen: Ku është pavarësia e pushteteve në sistemin tonë politik? Por nuk ka vend ta shtrojmë këtë pyetje, se del alternativa e dytë: Ose Presidenti si post është i shpërhapur në të gjitha pushtetet, por në asnjërin nuk ka fuqi të bëjë vendimmarrje substanciale dhe vetë statusi është eklektik. Së dyti, dalim pra te ajo që vullneti presidencial është gjithandej i pengueshëm dhe asnjëherë vendimtar në procesin e politikëbërjes. Dikush menjëherë do të rreket të thotë: “Normal, jemi republikë parlamentare.” Këtë e di, por pyetja mbetet, megjithatë: “Cili është roli funksional i Presidentit të Republikës në një republikë parlamentare?” Është kuptuar se “garanti i unitet të kombit” duhet të gjendet i pranishëm në të gjitha pushtetet, por pa pasur asnjë pushtet real të një vendimmarrjeje që të shkojë deri në fund të procesit. Këtu qëndron kontradikta e statusit në planin e një logjike juridike. Është kuptuar dhe sanksionuar roli i tij mbi gjyqësorin, meqë drejton edhe këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe propozon edhe kandidatura të sistemit të të drejtës së niveleve ku duhet vendimmarrja e Parlamentit. Kjo ka bërë që mbarëvajtja e gjyqësorit t’i kërkohet Presidentit. Por, a mundet një njeri, sepse në këtë rast institucioni dhe njeriu bashkohen, të jetë në gjendje të garantojë sistemin e drejtësisë së një vendi? Faktet dëshmojnë se kjo nuk është e mundur. Mbi të gjitha, edhe nëse individi mund të dojë ta realizojë, statusi i tij juridik nuk e lejon edhe aq shumë. Si mund të jetë Presidenti i Republikës me të njëjtën të drejtë vote me anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë? A mund të mbetet ai në minorancë atje? Në këtë mënyrë kemi barazimin e subjekteve institucionale që nuk kanë legjitimitet të njëjtë.

Në këtë mënyrë, tamam për shkak të një statusi të paqartë, të penguar, të dyzuar a “trezuar”, a “katërzuar”, nuk dihet nëse është trupa e gjerë dhe strukturuar e personelit të sistemit të së drejtës që merr “peng” Presidentin që nuk ka veçse një votë në KLD, apo është Presidenti që arrin të garantojë funksionimin adekuat të këtij pushteti? Vërtet ai mund të bëjë propozime për gjyqtarë e prokurorë për t’i votuar më pas Kuvendi, por ky i fundit, pra cilado shumicë kuvendore, është ajo që e thotë fjalën e fundit. Propozimi presidencial është propozim dhe vetëm kaq. Sigurisht që edhe Kuvendi nuk mund të veprojë pa propozimin presidencial, pra një lloj ekuilibrimi është i domosdoshëm, mirëpo në fund dikush të vendosë, përndryshe duhen ndërhyrje jashtë sistemit, presione nga partnerët tanë të jashtëm, për të zgjidhur konfliktin. Asnjë proces nuk përmbyllet shpesh në një vendimmarrje dhe kërkon një ndërhyrje nga jashtë për ta realizuar këtë të fundit. Në këtë mënyrë vetë trupa e sistemit të drejtësisë është e detyruar të orientohet sa nga ndjeshmëritë politike të Kuvendit aq edhe nga influenca hierarkike e Presidentit. Pavarësia merr formën e thjeshtë të influencave politike kontradiktore mbi gjyqësorin. Mbetet pyetja formale, juridike: Ku qëndron ndarja e pushtetit gjyqësor nga vullneti politik që shprehet në Kuvend? Pastaj, pa e parë çështjen në këtë mënyrë thelbësore, është e kotë që dikush të ankohet për një pavarësi më të qartë të pushtetit të gjyqësorit, pra edhe të kërkojë një shoqëri të konsoliduar të së drejtës. I kanë dhënë edhe kompetenca që afrojnë me ushtrimin e një pushteti ekzekutiv. Presidenti është edhe komandant i forcave të armatosura. Sigurisht që kemi të bëjmë me një kompetencë të natyrshme dhe të një rëndësie të veçantë. Po

ashtu edhe për të mbledhur e drejtuar agjenci që kanë të bëjnë me përballimin e gjendjeve të jashtëzakonshme. Edhe kjo është e natyrshme. Mirëpo pyetja që bëhet është se përse edhe në këto fusha pushteti real i Presidentit ka kufizime të rëndësishme? Ka pasur kriza kombëtare të forta edhe në vitin 1998, edhe në vitin 2011, por sigurisht asnjeri nga presidentët e kohës nuk ka pasur mundësi të dalë mbi palët dhe të garantojë qetësinë e funksionimit të shtetit. Apo ka mundur ta bëjë? Kjo vështirësi vjen nga fakti se ushtrimi i një autoriteti presidencial mbi ministritë e linjës menjëherë krijon ndaj tyre një vartësi të dyfishtë, nga Presidenti dhe Kryeministri, çka bën që situata të mos jetë e qartë dhe e sigurt. Mirëpo mund të shtohet se Presidenti, cilidoqoftë ai, ka kompetenca sepse të tilla janë ato që kanë në fushën e procesit legjislativ. Mirëpo çfarë përfaqëson një e drejtë për ta kthyer mbrapsht një ligj të votuar në Kuvend? Jo ndonjë pushtet të madh. Mbi të gjitha, pas një rikthimi ligja rivotohet dhe hyn në fuqi. Edhe më i vështirë bëhet legjitimiteti funksional i procesit të rikthimit të projektligjit të votuar në Kuvend? Nëse ka arsye politike, sa është legjitimiteti i Presidentit të imponojë zgjedhjen e tij politike mbi një shumicë që është votuar nga elektorati i gjerë sovran? Nëse projektligji do të kthehej për arsye kushtetuese, a nuk do të merreshin kështu rolet dhe funksionet e një insti-

me shumicë të madhe); ndërsa në Kosovë të dhënat janë ndryshe. Sipas të dhënave të botuara nga gazeta Express e Prishtinës, të cilat po i citoj siç i pashë te Respublica: Harta etnike e Kosovës është si më poshtë: janë deklaruar shqiptarë 1 milion e 614 mijë e 127 vetë, dhe serbë 25 mijë e 718 persona, por pa llogaritur Veriun. Turqit janë 18 mijë e 711. Boshnjakë ka më shumë se turq: 27 mijë e 488. Ashkalinjtë, romët, egjiptianët e goranët së bashku shkojnë në pothuaj 40 mijë vetë. Po harta fetare? Nga të dhënat del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare muslimane, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, dhe 25 mijë e 685 të besimit ortodoks. Vetëm 1209 qytetarë të Kosovës kanë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk i janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë. Një bashkim i mundshëm i Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e strukturës sociale-fetare, do të forconte në mënyrë dramatike komponenten muslimane ndër shqiptarët e shtetit të ri, jo vetëm numerikisht, por edhe për nga cilësia, meqë kosovarët muslimanë e lidhin besimin islam me identitetin më fort se shqipëritarët muslimanë. Logjikisht feja muslimane do të bëhej feja mbizotëruese në shtetin e ri; dhe brenda kësaj feje, elementi sunit do të mbizotëronte ndaj atij bektashi. Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, që shteti rezul-

tat i këtij bashkimi të mundshëm do t’i ngjajë Kosovës, nga pikëpamja që po analizojmë, shumë më tepër se ç’do t’i ngjajë Shqipërisë. Historikisht, kjo do të thotë që shtetit të ri, ose super-Shqipërisë (më pëlqen ta quaj kështu) t’i fuqizohet edhe fillesa osmane, ose raportet e tij me të shkuarën osmane. Nëse Rilindja Kombëtare, në aspektet e saj kulturore, synonte t’i shkëpuste shqiptarët nga Perandoria Osmane jo vetëm politikisht, por edhe historikisht, duke bërë të pamundurën për të sendërgjuar një bypass me periudhën paraosmane (Skënderbeu etj.), në shtetin e ri, supershqiptar, kjo do të rivështrohet detyrimisht. Përveç gjuhës dhe traditave folkloristike, Shqipërinë dhe Kosovën i afron, para së gjithash, e kaluara e përbashkët shumëshekullore nën sundimin osman. Tani, kur flitet për bashkimin Shqipëri-Kosovë, zakonisht sillet për krahasim Gjermania; meqë ne si rregull matemi me hijen e mëngjesit – edhe pse asgjë të përbashkët nuk ka mes çështjes sonë në Ballkan, dhe çështjes gjermane në Europën e Pasluftës II Botërore. Përkundrazi, meqë shqipëritarë dhe kosovarë kanë jetuar së bashku, si një popull, nën hijen e Portës së Lartë, atëherë ndoshta krahasimet duhet t’i bëjmë me raste kombesh që kanë pasur fat të ngjashëm me tonin: kanë jetuar së bashku nën osmanët, por më pas janë ndarë në entitete politike të ndry-

analizë Artan FUGA

tucioni tjetër kushtetues, pra të Gjykatës Kushtetuese? Shpesh, në situata krizash del përcaktimi “përfaqësues i unitetit të kombit” dhe i kërkohet Presidentit të bëjë të mundur kompromisin politik përreth tavolinave të rrumbullakëta të aktorëve politikë. Asnjëherë nuk janë arritur të realizohen për pasojë të ndërhyrjes Të ndonjë Presidenti. Jo për përgjegjësinë e këtij posti. Ai nuk ka asnjë kompetencë apo detyrim funksional të organizojë këto tavolina të rrumbullakëta kompromisi midis përfaqësuesve të partive politike. Partitë politike janë agjenci parashtetërore dhe parajuridike. Asnjë detyrë apo e drejtë e Presidentit nuk shtrihet atje. Biles atij i ndalohet të ushtrojë detyra që i përcakton si të tilla Kushtetuta. Por, edhe po të ketë vullnetin të japë një kontribut, kush i detyron aktorët politikë të vendit t’i përgjigjen thirrjes shpesh të dëshpëruar të Presidentit. Pra edhe roli i tij politik është i tillë që i kërkon për të realizuar misione, por pa i dhënë mjetet e duhura për këtë qëllim. Kuptohet që ka një problem lidhur me qartësinë e asaj se çfarë lloji pushteti përfaqëson Presidenti në një republikë ku pushtetet formalisht duhet të jenë të ndara. Ose do t’i bashkojë këto pushtete në një unitet të vetëm shtetëror dhe atëherë do të bihet në kundërshtim me parimin bazë demokratik të ndarjes së pushteteve. Ose vetë statusi i Presidentit do të thërrmohet duke u shpërndarë gjithandej ngapak në të gjitha llojet e pushteteve dhe për këtë arsye nuk do të ketë mundësi të veprojë në mënyrë adekuate askund. Çfarë mund të bëjë njeriu në këto kushte? Kuptohet se mund të jetë legjitime të supozohet që kompetenca e Presidentit duhet riparë, me një ndryshim “të vogël”. (vijon nesër)

Mjafton dëshira

P

o i kthehem çështjes së bashkimit kombëtar, të Shqipërisë “natyrale” ose të Shqipërisë së shqiptarëve (ose çfarëdo tjetër që do të duam ta quajmë), me mendimin se kjo çështje kurrsesi nuk duhet debatuar në mënyrë sentimentale, ose nga njerëz që dalin në podium të mbështjellë me flamurin kuqezi. Doemos, kjo çështje sot për sot shtrohet, në rrafshin praktik, si bashkim apo jo i Shqipërisë me Kosovën – që janë edhe dy shtetet shqiptare në Ballkan. Në një shkrim të mëparshëm përmenda faktin që shqipëritarët (po i quaj kështu shqiptarët e Shqipërisë) dhe kosovarët (shqiptarët e Kosovës) kanë të përbashkët mes tyre gjuhën dhe deri diku zakonet, por ndahen në disa karakteristika të tjera, mes të cilave spikat trashëgimia historike. Pyes: sa histori kanë të përbashkët këto dy grupe (nuk po i quaj popuj – më luajti mendsh vetëcensura)? Pyetjes do t’i ndryshojë përgjigjja në vartësi të nëse marrim parasysh kohën që shqiptëritarët dhe kosovarët kanë kaluar së bashku nën Perandorinë Osmane. Nëse nuk e përfillim atë periudhë, atëherë do të përfundojmë se histori të përbashkët praktikisht nuk ka pasur, meqë ato pak vjet gjatë Luftës II Botërore, kur u realizua bashkimi, nuk mjaftojnë për të themeluar ndonjë unitet ose traditë të përbashkët. Tani, nëse do të vendosim të marrim parasysh entitetin shqiptar nën Pe-

koment Ardian Vehbiu

randorinë Osmane, atëherë do të duhet të shohim edhe nëse mjafton vetëm trashëgimia e luftës së përbashkët antiosmane ose për ruajtje të trojeve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve sllavë (Lidhja e Prizrenit etj.), apo mos duhet të rivështrojmë këtu edhe krejt narrativën e shqiptarëve nën osmanët. Vështirësia këtu ka të bëjë, mendoj unë, me atë që Rilindja Kombëtare shqiptare, për shqipëritarët, është vepër fort e ngjyrosur me kontributin e ortodoksëve shqiptarë të Jugut, që nga Naum Veqilharxhi deri te standardi gjuhësor i vitit 1972, pa harruar këtu De Radën dhe arbëreshët, që kulturorisht i përkasin ortodoksisë; kontribut që te kosovarët as është ndier, as ka vepruar shumë. Ky dallim, kritik në vetvete, lidhet edhe me strukturën sociale-fetare, e cila te shqipëritarët paraqitet si një ekuilibër delikat mes tre grupeve fetare (muslimanë, ortodoksë, katolikë, pa përfshirë këtu ndonjë nënsekt, si ai i bektashinjve, ose edhe agnostikët dhe ateistët, të cilët ndër shqipëritarë i gjen

shme dhe të pavarura, sidomos pas ndërhyrjeve të fuqive koloniale; dhe këtu vijnë në vështrim para së gjithash arabët. Sikurse shqiptarët, edhe arabët kanë një gjuhë të përbashkët (arabishten); madje më shumë se shqiptarët, ata kanë edhe një traditë kulturore shumëshekullore. Sikurse shqiptarët, edhe arabët janë të ndarë në shtete të ndryshme, me kufij të përbashkët mes tyre; dhe lëvizjet për bashkimet e arabëve në shtete më të mëdha (pan-arabizmi) janë më të vjetra se tonat. Natyrisht krahasimi çalon – çdo krahasim çalon; por mua më intereson këtu, sepse di që, në të kaluarën, nuk kanë munguar përpjekjet për bashkime shtetesh arabe – si Republika Arabe e Bashkuar (Al-Gumhuriyah al-Arabiyah alMuttahidah/Al-Jumhuriyah al-Arabiyah al-Muttahidah), e lindur nga martesa e Egjiptit dhe e Sirisë më 1958, së cilës do t’i bashkohej, më pas, edhe Iraku. Ky bashkim jetoi vetëm tre vjet dhe ndoshta do të kish interes, për temën tonë, të shiheshin arsyet e dështimit ose të kolapsit të tij. Një tjetër përpjekje, edhe më e dështuar se e para, ka qenë ajo e frymëzuar nga Ghedafi, për të krijuar një Federatë të Republikave Arabe, midis Libisë, Egjiptit dhe Sirisë. Përkundrazi, Emiratet Arabe të Bashkuara kanë mbijetuar; por shembulli i tyre largohet shumë nga konteksti ynë, në të cilin njësia e gjuhës dhe e kulturës ndërthuret me të kaluarën e përbashkët otomane. Marrë nga respublica.al


14

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

rajon

Kuvendi i Kosovës e shpall të paligjshëm referendumin Kuvendi i Republikës së Kosovës e shpalli dje të paligjshëm e të pavlefshëm referendumin serb kundër Kosovës në katër komuna veriore me drejtues zgjedhjesh të organizuara nga Beogradi. Në një deklaratë të miratuar pasditen e djeshme theksohet mes tjerash se “Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton, e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm referendumin e strukturave paralele në komunat veriake të Kosovës të financuara e drejtuara nga Republika e Serbisë

kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”. Deklarata u miratua me 64 vota pro dhe me 9 abstenim, kundër nuk kishte. Pro deklaratës është deklaruar edhe grupi parlamentar i Partisë Liberale të Pavarur (SLS), nga komuniteti serb. Në komentet e tij gjatë seancës së Kuvendit, para votimit, kryeparlamentari Krasniqi për strukturat paralele serbe në veri tha se “emri i tyre i vërtetë është agresion i Serbisë në një pjesë të

territorit të Republikës së Kosovës”. Gjatë debatit abstenimi në votim u paralajmërua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkonte edhe disa plotësime në deklaratë, përfshirë zotimet dhe veprimet për pasojat që mund të ketë referendumi. Qeveria e Republikës së Kosovës pardje në një deklaratë shprehte zhgënjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të vendit.

Referendumi i serbëve, i suksesshëm apo i pavlefshëm Radoviç: “Tri fshatra të komunës së Zveçanit ku jetojnë shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në referendum. Ne i kemi njoftuar ata, por nuk kanë dashur të marrin pjesë” Përfaqësuesit politikë të serbëve të Veriut vlerësojnë se referendumi i tyre, me anë të cilit i kundërshtojnë institucionet dhe shtetin e Kosovës, ka pasur sukses. Qeveria, Kuvendi dhe analistët politikë në Prishtinë thonë se ky referendum nuk do të ketë efekte legale e politike për të ardhmen e kësaj pjese të Kosovës. Referendumi është kundërshtuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, i cili përmes një deklarate e shpall këtë referendum të pavlefshëm dhe pa efekte juridike. Qeveria, ndonëse ka vlerësuar se veprime të tilla cenojnë integritetin e Kosovës, megjithatë përmes zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi thotë se referendumi është ilegal dhe pa efekte juridike. Ai me këtë rast ka fajësuar edhe Serbinë për ndikimin e saj në organizime të tilla ile-

gale në veri. “Një referendum i tillë nuk ka efekte juridike. Në anën tjetër është ilegal, ngaqë është organizuar nga njerëz që nuk kanë kompetenca të tilla. Është një orvatje e Qeverisë së Serbisë që të bëjë një lojë me atë pjesë të territorit tonë. Po ashtu, do të thosha një orvatje e disa serbëve që identifikohen me strukturat ilegale të fitojnë legjitimitet demokratik apo ta përdorin si mjet politik në të ardhmen. Por jemi të bindur se ashtu siç është mbajtur shpejt edhe do të harrohet shpejt”, është shprehur Kuçi. Referendumi i serbëve në veri është përcjellë nga afër nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Analisti i këtij Grupi, Naim Rashiti thotë se me anë të referendumit, serbët e veriut duan që të përdorin instrumentet politike për fuqizimin e pozicionit të tyre në negociatat e ardhshme rreth çështjes së veriut. “Sa i përket Kosovës, nuk besoj se ka ndonjë efekt legal. Shumë referendume në Ballkan janë mbajtur dhe kanë mbetur aty ku janë mbajtur 20 – 30 vjet më herët. Prandaj është vetëm një lloj sondazhi zyrtar për agjendën politike të udhëheqjes lokale të veriut”, - vlerëson Rashiti. Analisti Rashiti men-

don po ashtu se me këtë referendum liderët e serbëve të veriut duan të avancojnë pozicionin e tyre politik. Ndërkaq, një zhvillim tjetër i rëndësishëm për veriun dhe qasjet separatiste atje, sipas tij, do të jenë zgjedhjet e ardhshme lokale në Serbi dhe mbajtja eventuale e tyre edhe në Kosovës. “Kjo do të tregojë menjëherë me zgjedhjet, nëse Beogradi nuk mban zgjedhje në Kosovë dhe në veri është sinjal shumë i qartë për veriun. Sa i përket referendumit, Beogradi nuk ka përkrahur fare” - thotë Rashiti. Gjatë ditës, anëtari dhe zëdhënësi i komisionit për organizimin e referendumit, Lubomir Radoviç tha se votimet kanë kaluar qetë dhe nuk janë shënuar ankesa apo incidente. Sipas tij, referendumi ishte i suksesshëm, përderisa ka konfirmuar se tri fshatra të Zveçanit të populluara me shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në votime. “Tri fshatra të komunës së Zveçanit ku jetojnë shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në referendum. Ne i kemi njoftuar ata, por nuk kanë dashur të marrin pjesë”, ka thënë Radoviç. Përfshirja e komuniteteve tjera në referendum ishte një

nga qëllimet e organizatorëve. Liljana Lumoviç thotë se kanë dalë edhe ekipe mobile në Lagjen e Boshnjakëve në mënyrë që edhe ata të votojnë, por nuk ka dhënë statistika nëse ka pasur përgjigje apo jo nga qytetarët. “Për shkak të pamundësisë së tyre për të dalë në këtë kohë ngase ata janë njerëz të moshuar, kryesisht boshnjakë e goranë, por ne kemi dërguar ekipe mobile në mënyrë që t’u mundësohet votimi”, tha Lumoviç. Në anën tjetër, pjesëtarët e komunitetit serb votuan edhe të mërkurën në referendumin e

“Sa i përket Kosovës, nuk besoj se ka ndonjë efekt legal. Shumë referendume në Ballkan janë mbajtur dhe kanë mbetur aty ku janë mbajtur 20 – 30 vjet më herët”

organizuar nga strukturat paralele të pushtetit në veri. Me këtë referendum presim që populli edhe njëherë t’i thotë jo të ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe ta themi edhe njëherë se përveç Serbisë ne nuk pranojmë shtet tjetër në këtë pjesë” tha Millosh Deniq, një qytetar që sapo kishte mbaruar votimin. “Presim t’i tregojmë botës se në veri të Kosovës nuk janë kriminelët, por është populli ai që me barrikada ka dashur të dëshmojë se është kundër institucioneve të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, thotë një qytetar tjetër nga Mitrovica, Jovan Millosheviç. Më 14 dhe 15 shkurt, nën organizimin e strukturave paralele serbe, mbi 35 mijë banorë të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veriu i Mitrovicës janë ftuar të votojnë në i pranojnë apo jo institucionet e Republikës së Kosovës. Pas referendumit mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrin serbët lokalë në veri, përkatësisht nëse do të ndërmarrin veprime politike separatiste apo do të vazhdojnë me organizmin paralel të pushtetit në veri, karshi institucioneve të shtetit të Kosovës.

Themelohet Këshilli kundër Korrupsionit Jahjaga: E kam vullnetin dhe përkushtimin që punët t’i çoj deri në fund - nuk do të ndalem përpara asnjë sakrifice dhe nuk do të kursehem nga asgjë. Jam plotësisht e bindur se në punën tonë, pra në punën e Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit do të kemi sukses të plotë” Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Kosovë, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka themeluar Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit. Me këtë

rast, Presidentja e Kosovës, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ka deklaruar se ky këshill është një nismë dhe një mekanizëm i autoritetshëm dhe i nevojshëm krahas të gjithë mekanizmave të tjerë ekzistues në luftën kundër korrupsionit. “Si presidente e vendit do të ndërmarr çdo veprim kushtetues dhe ligjor që shton efikasitet dhe efektivitetin e punës së institucioneve, të shoqërisë civile, të mediave dhe të çdo qytetari, për t’u angazhuar dhe për të dhënë kontributin konkret në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit. E kam vullnetin dhe përkushtimin që punët t’i çoj deri në fund - nuk do të ndalem përpara asnjë sakrifice dhe nuk do të kursehem

nga asgjë. Jam plotësisht e bindur se në punën tonë, pra në punën e Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit, do të kemi sukses të plotë”, - tha presidentja. Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit, i themeluar me iniciativën e Presidentes Jahjaga, ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve të institucioneve dhe të agjencive në kuadër të kompetencave dhe fushëveprimeve të tyre për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Presidentja Jahjaga tha se institucioneve të vendit, në drejtim të luftës kundër korrupsionit, nuk u lejohet dështimi as nga qytetaret e as nga ndërkombëtaret “Neve nuk na lejohet dështimi. Këtë nuk na e lejojnë qytetarët e Kosovës.

Këtë nuk na lejojnë miqtë tanë ndërkombëtarë që presin shumë dhe që i kanë dhënë përkrahje pa rezerva kësaj nisme të presidentes. Qytetarët presin qe shteti të jetë në shërbim të tyre. Që ne të jemi në shërbim të tyre. Qytetarët presin që të qeverisim me duar të pastra. Qytetarët presin që plotësisht ta realizojmë parimin askush mbi ligjin. Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, - tha presidentja Jahjaga. Të pranishëm në takim, me rastin e fillimit të punës së këtij këshilli, ishin kr yeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, ambasadorë e krerë të institucioneve gjyqësore dhe organizatave joqeveritare.


E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

15

Ngjarjet e 21 janarit, pak vëmendje në analizë Tiranë Ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër vetë dhe u plagosën të paktën 6 të tjerë me armë zjarri, janë trajtuar si një statistikë e përgjithshme në analizën e djeshme të Prokurorisë së Tiranës. Për këto ngjarje është folur fare shkurt në analizë, ku drejtuesi i

prokurorisë tha se këto ngjarje ishin një eksperiencë e re për Prokurorinë e Tiranës, por sipas tij situata është përballuarmesuksesngaana eprokurorisë.Suksesikishtetëbëntemeveprimete kryeranëkohërekordngaanaeprokurorëvelidhurme ndaliminedemonstruesvetëdyshuarpërushtrim

dhunegjatëprotestësdhedërgimiimaterialevenë gjykatëpërcaktiminemasavetësigurimit,në përputhjemeprovatedorëzuarangapolicia.Ky proces,icilikaqenëtepërvoluminoz,kryesishtnëditët eparaqëpasuanngjarjen,ështëmenaxhuarme sukses nga ana e prokurorisë.

Gjatë analizës së djeshme në Prokurorinë e Tiranës

Alarmi i Prokurorisë së Tiranës: Krimi i rrugës në rritje, 450 vjedhje më shumë Drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj ka shprehur shqetësimin për situatën alarmante me vjedhjet dhe krimet kundër jetës në Tiranë. “Nuk kemi pasur asnjë referim nga KLSH, jemi të mbingarkuar” Leonard Bakillari Tiranë Prokuroria e Tiranës ka dhënë dje alarmin për rritjen e krimit të rrugës, i etiketuar si “vjedhje e hapur” nga drejtuesi i Prokurorisë, Sokol Malaj, gjatë prezantimit të analizës së punës 1-vjeçare të këtij institucioni. Sipas tij, krimi ordiner, kryesisht vjedhjet apo grabitjet në rrugë, autobus apo mjedise të tjera publike kanë shënuar rritje, ndërsa zbulueshmëria është gati e papërfillshme. Edhe pse për pjesën e zbulueshmërisë së këtyre krimeve nuk u bë asnjë përgjegjës, sërish situata mbetet në nivele alarmante. Prokurori i Tiranës, në analizën e prezantuar para Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe një pjese të stafit të akuzës së kryeqytetit vuri theksin tek statistikat për vitin 2011, të cilat tregojnë se prokurorët janë bërë më të kujdesshëm në materialet që traj-

tojnë gjatë punës së përditshme. Problematike sipas tij mbetet rritja e krimeve kundër jetës, kryesisht vrasjet, grabitjet, apo kanosjet, edhe pse sektori kundër krimeve ndaj jetës në polici, sipas Malajt ka punuar mirë, duke specifikuar se për çdo ngjarje është vënë në dijeni prokurori i gatshëm. Moszbulimi i autorëve të këtyre krimeve mbetet një çështje problematike, edhe pse në analizë nuk u adresuan përgjegjësitë për moszbardhjen e vrasjeve apo krimeve të tjera të rënda që godasin drejtpërdrejt jetën apo pronën e qytetarëve. Në referimin e veprave penale, vendin e parë, sipas rezultateve të analizës e zënë kallëzimet e bëra nga drejtoria e policisë, ndërsa kallëzimet e qytetarëve zënë vendin e dytë në materialet që janë referuar në prokurori për vitin 2011. Sipas Malajt rezulton se për një vit me radhë, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka referuar në prokurori asnjë material për hetim, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor për këtë institucion. Duke folur për marrëdhëniet mes institucioneve që kanë detyrimin të referojnë kallëzime në prokurori, Malaj tha se gjatë një viti Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka referuar gjithsej 5 materiale në prokurori, pjesa më e madhe e të cilave janë problematike gjatë trajtimit në gjykatë. Nga pesë referimet e

0

Kallëzime apo referime ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit në prokurori përgjatë vitit 2011

5

Referime ka bërë ILDKP për fshehje pasurie apo mosdeklarim gjatë 2011. Çështjet janë pushuar nga gjykata

300

Dosje në një vit shqyrton një prokuror i rrethit Tiranë përgjatë 1 viti. Malaj i kërkoi Ina Ramës shtim të prokurorëve bëra nga ILDKP, katër të pandehur për refuzim për deklarim, apo fshehje të ardhurash kanë marrë pafajësi në Gjykatën e Tiranës. Në një vit, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar plot 10 mijë e 555 materiale, nga të cilat 7165 kanë qe-

në procedime penale të regjistruara, të cilat janë hetuar apo janë duke u hetuar nga prokurorët përkatës. Për një pjesë të mirë është vendosur mosfillimi i procedimit penal, kryesisht për rastet e mashtrimit, të cilat janë trajtuar nga prokuroria si marrëdhënie civile mes palëve dhe në të gjitha këto raste është sugjeruar ngritja e padive civile në gjykatë. Por sipas Malajt mbetet problem koha e verifikimit të kallëzimeve, e cila ka qenë tepër e lartë, pasi sipas tij oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë vepruar me efikasitet në këtë drejtim. Për këtë arsye, gjatë vitit të shkuar janë proceduar me masë disiplinore shtatë oficerë të policisë gjyqësore, një prej të cilëve pjesë e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa 6 të tjerët efektivë të komisariateve të policisë, të cilët nuk kanë realizuar detyrat e ngarkuara nga prokurori. Numri i çështjeve të pezulluara apo pushuara ka qenë thuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë, ndërsa janë mbartur në vitin 2012, 1864 procedime, të cilat do të vijojnë të hetohen. Në përfundim, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, tha se puna e këtij institucioni ka qenë në kushtet e një ngarkese të lartë pune për secilin nga prokurorët, me një mesatare prej rreth 300 dosje në vit, duke përjashtuar rastet kur prokurorë të caktuar kanë trajtuar më shumë se 420 dosje.

Hajdutët thyejnë në garazh makinën e deputetit Bello Sulmi i hajdutëve të Tiranës vazhdon të dëmtojë pronat e politikanëve. Makina e deputetit Bello, e dëmtuar bashkë me 3 të tjera Hajdutët vazhdojnë të mos kursejnë pronat e politikanëve në Tiranë. Pas vjedhjes së shtëpisë së ministrit Spiro Ksera, gjatë ditës së djeshme është dëmtuar makina e deputetit socialist, Marko Bello, por nuk është vjedhur gjë brenda saj. Burime nga policia bënë me dije se në garazhin

ku parkon deputeti automjetin, në afërsi të kompleksit “Dinamo”, hajdutët kanë “inspektuar” disa nga automjetet e parkuara. Dje në mëngjes policia konstatoi se janë thyer xhamat e tri automjeteve, përfshirë dhe atë të deputetit Bello. Në automjetin e deputetit hajdutët nuk kanë gjetur asgjë me vlerë dhe e kanë lënë me aq, ndërsa pronari i një tjetër makine të dëmtuar raportoi vjedhjen e një celulari “Nokia”, të cilin e kishte lënë brenda në makinë. Policia e Tiranës shprehet se po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes. Në mua-

jt e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e grabitjeve të pronës edhe në radhët e personazheve të njohura dhe sidomos atyre të politikës. Më datë 11 shkurt, forcat e komisariatit nr.3 arritën të arrestonin një 24-vjeçar, i cili kishte arritur të grabiste shtëpinë e ministrit Spiro Ksera, ku kishte marrë një I- PAD. Pasditen e 21 dhjetorit të vitit 2011, përpara Ministrisë së Kulturës një person grabiti makinën e kreut të kësaj ministrie, Aldo Bumçi. Automjeti model AUDI tip A6 është parë për herë të fundit nga forcat e rendit në zonën e

Gjirit të Lalëzit, por makina ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Ndërsa mbrëmjen e 19 dhjetorit, në rrugën “Mine Peza” është grabitur makina tip ‘Opel Astra’ e nënkryetarit të grupit të PSsë, Eduart Shalsi, gjatë kohës kur ndaloi në një dyqan. Disa ditë më pas, autorët e grabitjes kanë lajmëruar deputetin Shalsi se makina e tij gjendej në afërsi të Lezhës e braktisur.

Greqi

Bllokohet gomonia me 1 ton hashash Lazarati Një ton hashash, një gomone e sekuestruar dhe një skafist shqiptar i arratisur. Ky është bilanci i një aksioni të Rojës Bregdetare greke, e cila ka kapur pas disa orë ndjekjesh gomonen me 1 ton hashash Lazarati, të ardhur nga brigjet e Sarandës mbrëmjen e së martës. Policia e Sarandës konfirmoi ditën e djeshme se supergomonia 11 metra e gjatë dhe me dy motorë nga 350 kubikë, e ngarkuar me 1 ton hashash u bllokua në plazhin e quajtur “Riza Antirio”, pranë qytetit të Patrës në Greqi. Burime të policisë së Sarandës saktësuan se drejtuesi i mjetit detar ka tentuar dy herë të hyjë në ujërat territoriale shqiptare, por policia kufitare, në bashkëpunim me policinë greke kanë nisur një aksion të përbashkët për ndalimin e trafikantëve “Kur gomonia është futur në brendësi të ujërave të Korfuzit, në ndjekje të saj është vënë edhe policia e Lefkadhës”, sqaron policia, duke shtuar se pas disa orë ndjekje, gomonia është gjetur e braktisur në Patra. Blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se drejtuesi ka braktisur gomonen për t’i shpëtuar ndalimit, ndërsa gjatë kontrolli u bllokua edhe një armë zjarri automatike e tipit kallashnikov.


16

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

arsim

Dokumentet e përfundimit të shkollimit 1. Dokumenti i përfundimit të arsimit bazë është dëftesa e arsimit bazë, e cila lëshohet nga drejtori i shkollës pas përfundimit me sukses të provimeve kombëtare të arsimit bazë. Dokumenti i përfundimit të arsimit të mesëm të lartë është diploma e maturës shtetërore, e cila lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve

pas përfundimit me sukses të provimeve kombëtare, të detyruara dhe me zgjedhje, të maturës shtetërore. 2. Në përfundim të çdo klase, nxënësi pajiset me dëftesë klase. Kriteret për lëshimin e dëftesës përcaktohen me udhëzim të ministrit. 3. Një shkollë private e arsimit të mesëm të lartë e licencuar mund të

lëshojë një diplomë të një institucioni arsimor të huaj ose të ngjashëm me të. Ministri përcakton procedurat e njehsimit të këtyre diplomave. 4. Kriteret dhe procedurat e njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave të nxënësve të ardhur nga jashtë vendit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Ligji i ri

Ndryshon mosha për 9-vjeçaret dhe gjimnazet Miratohet projektligji i ri për arsimin parauniversitar. Arsimi fillor bëhet 6 vjet, futet gjuha e huaj në provimet Maturës dhe Lirimit

moshë dhe nuk e ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. Qeveria ka miratuar dje ligjin e ri për arsimin parauniversitar, në të cilin është përcaktuar struktura e re e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Sipas ligjit të ri, arsimi parashkollor mund ndiqet nga fëmijët e moshës Jonida Tashi nga 3-6 vjeç. Fëmijëve të moshës 5 Duke filluar nga viti shkollor vjeç u mundësohet ndjekja e klasës 2015-2016 arsimi bazë në të gjitha përgatitore edhe pranë shkollave shkollat e vendit do të fillojë në të arsimit bazë, me synim integrimoshën 6-vjeçare dhe do të për- min në arsimin e detyruar. Më pas fundoj në atë 16-vjeçare. Për herë do të kalohet në arsimin fillor që të parë në vendin tonë, sikurse përbëhet nga 6 klasa. Fëmijët do ta ndodh në rreth 2/3 e vendeve të nisin klasën e parë nga mosha 6 OECD, arsimi bazë do të funksion- vjeç, ndërkohë që i gjithë arsimi i ojë sipas strukturës 6+3. Kjo do të mesëm i ulët, që përbëhet nga tri thotë se arsimi i detyruar për t’u klasa, më konkretisht nga e shtata ndjekur nga të gjithë nxënësit do deri në të nëntën duhet të përfuntë jetë 6 vjet dhe mosha për ta për- dojë deri në moshën 16 vjeç. Me funduar atë me kohë të plotë deri përfundimin e arsimit 9-vjeçar, në 16 vjeç. Kush prej nxënësve që nxënësit kanë të drejtë të vijojnë ka mbushur këtë moshë, nuk e ka arsimin e mesëm të lartë, ku përfshihen: g jimArsimi i detyruar për t’u ndjekur nga të n a z i , a r s i m i i mesëm profegjithë nxënësit do të jetë 6 vjet dhe sional dhe arsimi mosha për ta përfunduar atë me kohë i mesëm i orientuar. Në projektë plotë deri në 16 vjeç tligjin e ri përpërfunduar klasën e 9-të, ka të caktohet që në klasën e dhjetë të drejtë të regjistrohet në shkollat e arsimit të mesëm të lartë me kohë mesme me kohë të pjesshme. Duke të plotë pranohen nxënës të m a r r ë n ë ko n s i d e r at ë e d h e moshës jo më të madhe se 18 vjeç. mbetjen në klasë, nxënësi ka të Nxënësi deri në moshën 21 vjeç ledrejtë ta ndjekë arsimin bazë me johet të ndjekë arsimin e mesëm të kohë të plotë deri në moshën 17 lartë 3-vjeçar, kurse deri në vjeç. Nxënësi, që ka arritur këtë moshën 22 vjeç arsimin e mesëm

mundësohet ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë. Një risi e rëndësishme në ligjin e ri për arsimin parauniversitar është edhe futja e dy gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm. Projektligji përcakton që në arsimin e mesëm do të zhvillohen dy gjuhë, njëra si gjuhë e parë dhe tjetra si

të lartë 4-vjeçar. Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën 21 vjeç në arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar apo 22 vjeç në atë 4-vjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor. Nxënësve, që kanë mbushur 21 vjeç dhe nuk e kanë përfunduar g jimnazin, do t’u

Berisha: Gjuha kineze, e dytë në shkolla Kryeministri: Ligji i ri për sistemin arsimor parauniversitar, zhvillim madhor në reformimin e këtij sistemi Kinezçja mund të jetë një nga gjuhët e huaja që nxënësit mund të zgjedhin për të mësuar në gjimnaz. Ky propozim i bërë nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, vjen në një kohë kur Kina vlerësohet si një superfuqi botërore gjithnjë e më dominuese në arenën ndërkombëtare. Kryeministri sugjeron mësimin e gjuhës kineze, si të dytë në shkolla, meqë, sipas tij, realiteti i ri botëror dhe ndikimi global kinez do të ndihmojë shqiptarët në komunikimin me popujt e tjerë. Duke folur gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë për projektligjin e ri të arsimit parauni-

versitar, kryeministri vlerësoi mësimin e dy gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm, duke u shprehur se shqiptarët për definicion janë poliglotë të lindur. “Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapen më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë. Sistemi ynë arsimor duhet të pasqyrojë botën në të cilën jetojmë dhe kjo botë flet vetë, ndaj dhe është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor në përqindje të caktuar, krahas gjuhëve të tjera të mëdha, detyrimisht të jetë si e dytë edhe gjuha kineze”, - u

shpreh kreu i qeverisë. Duke theksuar se ligji për arsimit parauniversitar parashikon standarde të reja për përgatitjen e mësuesve, Kryeministri u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka për ta shndërruar mësuesinë në profesionin më serioz të shoqërisë. “Për një familje dhe një shoqëri nuk ka asnjë më serioze sesa shkollimi i fëmijëve të tij dhe kjo mund të realizohet vetëm e vetëm te përgatitja, arsimi, kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve, pasurimi i tyre me arritjet e fundit të

dijes, në fushat ku ata mësojnë fëmijët”, - u shpreh Kryeministri. Më tej ai vuri në dukje se ligji rrit në mënyrë të ndjeshme autonominë në shkolla dhe vendos një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve në sistemin tonë arsimor. Sipas Krye m i n i st r it , p r o j e kt l i g j i k r ij o n hapësirat e mëtejshme për pjesëmarrjen e sektorit privat në edukimin e fëmijëve, që, siç u shpreh ai, “përfill një realitet që ekziston, por vendos mbi baza më solide ligjore një realitet të mirëpritur që duhet të konsolidohet”. Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe zhvillimet e rëndësishme që merr parasysh ligji në drejtim të arsimit profesional. “Sipas tij, rritja me 11% e nxënësve në këto shkolla është shumë premtuese dhe ky është një kusht i domosdoshëm për përshtatjen e arsimit ndaj tregut.

matura Provimi i gjuhës së huaj i Maturës Shtetërore i shtrin efektet e zbatimit në Maturën 2014. Provimi i gjuhës së huaj i arsimit bazë i shtrin efektet e zbatimit në vitin 2015

Komunitetet fetare, 99 mln lekë për vitin 2012 Qeveria do t’u japë rreth 99 milionë lekë komuniteteve fetare për vitin 2012. Vendimi “Për përcaktimin e masës së financimit, në buxhetin e vitit 2012, për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave” është miratuar dje nga qeveria, ndërkohë që edhe këtë vit më shumë fonde do të shkojnë për Komunitetin Mysliman me rreth 28 milionë lekë. Shuma e miratuar me vendim qeverie do të përdoret për investime në ndërtimin e objekteve të kultit, për financimin e shkollave fetare dhe pagat e mësuesve që japin mësim në to si dhe për punonjësit e administratës.

Fondet

Komuniteti Mysliman 28 160 000 lekë Kisha Ortodokse Autoqefale 24 370 000 lekë Kisha Katolike 24 720 000 lekë Kryegjyshata Botërore Bektashiane 21 993 000 lekë Shuma 99 243 000 lekë


E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Diplomat që kërkohen për t’u punësuar 1. Mësuesi në institucionin arsimor duhet të ketë fituar diplomën e mëposhtme në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të: a) Mësuesi i arsimit parashkollor: diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “Bachelor”; b) Mësuesi i arsimit fillor, mësuesi i arsimit të mesëm të ulët dhe mësuesi i gjimnazit: diplomë e ciklit të dytë të studimeve universitare. 2. Mësuesi i shkollave të arsimit profesional, që jep lëndë profesionale, ai i arsimit të orientuar dhe

mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara, duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit. 3. Diplomat e njëvlershme me diplomat e sipërpërmendura përcaktohen me udhëzim të ministrit. 4. Mësuesi i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesionale dhe të ketë kaluar në provimin e shtetit, siç parashikohet në ligjin nr.10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e

projektligji i ri

rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. 5. Institucionet arsimore, që shërbejnë për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve të mësuesisë dhe të praktikave profesionale të atyre që janë të diplomuar për mësues, përzgjidhen në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit. 6. Mësuesi që ka të drejtën e ushtrimit të profesionit, regjistrohet në ministri.

punësimi

Arsimi parashkollor • Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. • Fëmijëve të moshës pesë vjeç u mundëso-

het ndjekja e klasës përgatitore edhe pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin në arsimin e detyruar.

Arsimi bazë • Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. • Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. • Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë. • Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. • Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë

deri në moshën 17 vjeç. • Nxënësi që ka mbushur moshën 17 vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. • Nxënësit, që kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme. • Nxënësi, që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit.

Arsimi i mesëm i lartë gjuhë e dytë. Grupi i gjuhëve që mund të zgjidhet si gjuhë e parë ose e dytë përcaktohet nga aktet nënligjore. Më pas, gjuha e huaj e parë që do të mësohet do të përcaktohet nga shkolla dhe e dyta nga vetë nxënësi. Maturantët e parë që do të testohen për gjuhën e huaj do të jenë ata të Maturës 2014, ndërsa në arsimin bazë ky provim do të futet një vit më vonë. “Struktura e re e arsimit bazë i shtrin efektet duke filluar nga viti shkollor 2015- 2016. Provimi i gjuhës së huaj i Maturës Shtetërore i shtrin efektet e zbatimit në Maturën Shtetërore 2014. Provimi i gjuhës së huaj i arsimit bazë i shtrin efektet e zbatimit në vitin 2015”, - thuhet në ligjin e ri të arsimit parauniversitar. Sipas ligjit të ri, në provimet kombëtare të arsimit bazë, që janë ato të Lirimit, nxënësit vlerësohen në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. Kurse në provimet e Maturës, me të cilat mbyllet edhe arsimi i mesëm, nxënësit japin një numër lëndësh të përbashkëta dhe një numër lëndësh me zgjedhje. Lëndët e përbashkëta për të gjithë nxënësit janë: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe një Gjuhë e huaj. Ndër të tjera, në ligjin e ri është riformuluar edhe neni për ndalimin e simboleve fetare në shkolla. Në nenin 7 të ligjit të ri thuhet se arsimi parauniversitar është laik, përveçse në shkollat private ku zhvillohen edhe lëndë fetare.

• Llojet e arsimit të mesëm të lartë janë gjimnazi, arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i mesëm i orientuar. • Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç. • Nxënësi deri në moshën 21 vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të

lartë 3-vjeçar, kurse deri në moshën 22 vjeç arsimin e mesëm të lartë 4-vjeçar. • Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën 21 vjeç në arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar apo 22 vjeç në atë 4-vjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor.

Llojet e arsimit të mesëm të lartë 1. Gjimnazi përbëhet nga tri klasa. Nxënësve, që kanë mbushur moshën 21 vjeç dhe nuk e kanë përfunduar gjimnazin, u mundësohet ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë. 2. Arsimi i mesëm profesional është me kohëzgjatje 2 deri 4-vjeçare dhe është i strukturuar në tre nivele kualifikimi, në

përputhje me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. 3. Shkolla të arsimit të orientuar janë shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera të të nxënit. Pranimi në shkollat e arsimit të orientuar bëhet sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Emërimet në arsim, konkurs për drejtorët dhe mësuesit marrjes së pëlqimit të këshillit të mësuesve. E njëjta procedurë me drejtorët do të ndiqet për emërimet në arsim edhe për mësuesit. Sipas nenit 60 të ligjit të ri, “Pranimi dhe largimi nga puna i mësuesit”, në institucionin arsimor publik, për një vend të Emërimet në arsimin parauniversitar lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i nga mësuesit e deri te drejtorët e shkollave institucionit me konkurrim të hapur, pas do të bëhen me konkurs të hapur. Minis- propozimit të kandidaturave të komisiontria e Arsimit ka vendosur nëpërmjet ligjit it përzgjedhës. Komisioni ka në përbërje të ri të arsimit parauniversitar procedurat të tij një përfaqësues nga njësia arsimore që do të ndiqen për emërimet, ku, para se vendore, një përfaqësues nga njësia përtë futen në konkurrim, kandidaturat do të katëse e qeverisë vendore, kryetarin e shqyrtohen nga një komision i posaçëm. ekipit lëndor përkatës, kryetarin e bordit Sipas ligjit të ri, drejtori i shkollës do të të institucionit dhe një mësues me mbi pesë vjet përvojë në ushtremërohet nga kreu i arimin e profesionit dhe me s i m i t ve n d o r p ë r k a t ë s arritje të spikatura në atë (drejtorisë arsimore ose Kualifikimi i mësuesve institucion, i cili caktohet zyrës arsimore), pas pro1. Kategoritë e kualifikimit të nga drejtori i institucionit pozimit të dy kandidatëve pas konsultimit me këshilqë do të përzg jidhen me mësuesve janë tri: lin e mësuesve. Drejtori i konkurrim të hapur nga “Mësues i kualifikuar” shkollës ka të drejtë ta larko m i s i oni përzg jedhës. “Mësues specialist” gojë mësuesin nga puna Komisioni do të përbëhet “Mësues mjeshtër” pasi është konsultuar me nga një përfaqësues i njëkomisionin e përzgjedhjes, sisë arsimore vendore, një për: shkelje të dispozitave përfaqësues i njësisë përkatëse bazë të qeverisë vendore, kryetari i të Kodit të Punës, të këtij ligji e të akteve bordit të institucionit, kryetari i qeverisë të tjera nënligjore; shkelje të etikës e të së nxënësve për arsimin e mesëm të lartë, sjelljes në institucion; arritje të ulëta e të si dhe një mësues me përvojë dhe me ar- përsëritura të nxënësve, krahasuar me arritje të spikatura në atë institucion arsi- ritjet që kanë kolegët e tjerë me këta nxëmor, i cili zgjidhet nga këshilli i mësuesve. nës a me nxënës të tjerë në klasa analoge. Kriteret dhe procedurat për emërimin dhe/ Në ligjin e ri MASH ka përcaktuar edhe ose shkarkimin e drejtorit të institucion- skemën e re të kualifikimi të mësuesve, që it do të përcaktohen me udhëzim të min- nuk do të jetë më me numra, por me tituj: istrit. Por, përveçse ta emërojë, titullari “Mësues i kualifikuar”, “Mësues speciali njësisë arsimore ka të drejtë edhe ta ist”, “Mësues mjeshtër”. Rritja në kategoshkarkojë drejtorin e shkollës për shkelje ri e mësuesit bëhet nëpërmjet përvojës, të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të trajnimit dhe pasi të ketë dhënë me sukses tij nënligjore, shkelje të etikës e të sjel- provimin përfundimtar të kategorisë përljes në institucion, si dhe për mosreal- katëse të kualifikimit. Çdo kategori kualiizime të institucionit. Ndërsa nëndrej- fikimi shoqërohet me një shtesë në pagë, torët do të jenë kompetencë emërimi dhe masa e së cilës përcaktohet me vendim të shkarkimi i drejtorit të shkollës, pas Këshillit të Ministrave.

Kandidaturat që do të konkurrojnë do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë edhe kreu vendor i arsimit si dhe ai i pushtetit lokal


18 16 SHKURT MAPO

enjte, 1613 shkurt 2012 E shtator 2011 premte, 1527 17 mars maj maj2011 2011 13martë, qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com ëëë.gazetamapo.com

MAPO

03 11

Projektligji

Etore Sequi: Në Shqipëri situata është kritike. Bashkimi Europian mbështet me rreth 1.8 milionë euro për përafrimin e legjislacionit sipas propozimeve të BE-së

K

oha ka treguar se “Ligji për të drejtën e autorit” ka mangësi, por Shqipëria shumë shpejt do të këtë një projektligj të ri për mbrojtjen e të drejtës së autorit. Aktualisht në Shqipëri konstatohet se situata është kritike dhe se pirateria është një “biznes” që po lulëzon. Në këtë situatë nevoja për përshtatjen e ligjit aktual me standardet europiane ka detyruar Ministrinë e Kulturës të hartojë draftin e ri me mbështetjen e BE-së. “Bashkimi Europian mbështet me rreth 1.8 milionë euro për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. E drejta e autorit është një çështje shumë e rëndësishme e cila dëmton ekonominë e vendit. Mungesa e respektit për punën e tjetrit dëmton kreativitetin në shoqëri. Në Shqipëri është bërë progres, por ka ende shumë për të bërë sidomos në bashkëpunimin mes ministrive dhe rritjen e survejimit të tregut “- tha dje ambasadori i delegacionit të BE- së, Etore Sequi, në aktivitetin përmbyllës të organizuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) dhe Human Dynamics Consortium, të Projektit të financuar nga BE, për asistencë teknike në këtë fushë. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, projektligji i ri për të Drejtën e Autorit e përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me atë të BE-së. "Ky draft merr në konsideratë të gjithë situatën aktuale dhe kërkon zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, të cilat kanë qenë efikase në vende të tjera."- tha Bumçi, duke pranuar se ka patur vështirësi në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Aktualisht projektligji i ri për të Drejtën e Autorit i është dërguar ministrive të linjës për të dhënë dhe ata mendimin e tyre. Si ministri Bumçi ashtu dhe ambasadori i delegacionit të BE- së, Etore Sequi, vendosën theksin në ndryshimin e Kodit Penal, por edhe në rritjen e bashkëpunimit me ministritë e tjera. Në këtë pikë drejtoresha e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Nikoleta Gjordeni, kërkoi në këtë takim më shumë bashkëpunim ndërinstitucional. 

Në Shqipëri vazhdojnë të shkelen të drejtat e autorit, pavarësisht nismave të ndërmarra për të mbrojtur pronësinë intelektuale. Mbizotëron pirateria e disqeve muzikore, filmave etj., dhe jo rrallë krijuesit janë shprehur publikisht për vjedhje të krijimtarisë së tyre

E Drejta e Autorit

Për piraterinë, gjoba deri dënime me burg

Ndryshimet që parashikohen në ligj Projektligji që ka hartuar MTKRSja në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe mbështetjen financiare por dhe teknike të BE-së synon fuqizimin e masave që ndërmerren për të parandaluar cenimin e së drejtës, por edhe masave ndëshkuese deri me burg për të gjithë shkelësit, që e përdorin produktin artistik pa autorizimin e mbajtësve të së drejtës. Po kështu synohet edhe forcimi i pozicionit të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA), që ka të bëjë me kompetencat e saj lidhur me konflikte të së drejtës së autorit. Në këtë kontekst, do të bëhen amendime edhe të legjislacionit penal shqiptar, duke synuar rritjen e sanksioneve kundër atyre që kryejnë veprime të tilla, që përbëjnë figura të veprave penale në fushën e pronësisë intelektuale. Projekti prek dhe të drejtën e transmetimit të televizioneve sekondarë kabllore por dhe ristrukturimin Esat Musliu: Propozimet tona nuk e di nëse janë marrë parasysh Shqipëria ka nënshkruar disa konventa për mbrojtjen e të drejtave të autorit, si atë të Romës, Bernës dhe Konventën Universale etj. Mbrojtja e të drejtave të autorit përbën një nga direktivat e Bashkimit Europian, që Shqipëria duhet të vërë në jetë në bazë të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa në kuadër të kësaj nuk kanë munguar dhe tryezat me përfaqësues të huaj. Por në Shqipëri vazhdojnë të shkelen të drejtat e autorit, pavarësisht nismave të ndërmarra për të mbrojtur pronësinë intelektuale. Mbizotëron pirateria e dis-

qeve muzikore, filmave etj., dhe jo rrallë krijuesit janë shprehur publikisht për vjedhje të krijimtarisë së tyre. Këtyre akuzave nuk i kanë shpëtuar as televizionet e ndryshme, përgjithësisht ata që transmetojnë filma shqiptarë, me të cilat forumi i Mbrojtjes së autorëve vizualë ka dhe çështje gjyqësore të hapura. Kryetari i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Vizualë (FMAA), Esat Musliu, ka qenë një ndër ata që herë pas here ka ngritur si nevojë emergjente rishikimin e ligjit. “Ka 3 vjet që bëhen këto takime. Gjatë këtyre 3 viteve kanë ardhur shumë lektorë të huaj dhe specialistë të së drejtës së autorit, me të cilët kemi diskutuar dhe kemi shkëmbyer mendime sesi duhet të ishte ligji shqiptar. Ne si forum kemi dërguar mendimet tona për ndryshimet që nevojiten në këtë

ligj, nëse ato janë marrë parasysh do të flas vetëm pasi ta kem këtë projektligj në dorë, ta kem lexuar dhe studiuar.” – thotë kryetari i FMAA-së, Esat Musliu. Por fakti që ky projektligj është hartuar nën vëzhgimin e specialistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri këto 3 vjet konsiderohet një hap pozitiv në përmirësimin e ligjit mbi të drejtën e autorit në Shqipëri. “Lektorët e huaj kanë ardhur në çdo forum apo shoqatë që operon në fushën e mbrojtjes së të drejtës së autorit, me të cilët kemi shkëmbyer mendimet tona për përmirësimet e ligjit. Është e rëndësishme që ky ligj është hartuar nën mbikëqyrjen e lektorëve të huaj dhe të forumeve më të larta që ka Europa, sepse ata e dinë mendimin tonë për ndryshimet që kërkon ligji”- thotë Musliu. Aida Tuci

Nga takimet e zhvilluara në kuadër të projektligjit për të drejtat e autorit


SHKURT MAPO 18

E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

enjte, 1313 16qershor shkurt 2012 EEmartë, E premte, shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

19 11 03

Emërimi

Frrok Çupi, kryetari i Qendrës Kombëtare të Artit Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, institucion i cili që në ide ngjalli debat mes artistëve, do të ketë kryetar gazetarin dhe analistin Frrok Çupi. Me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Frrok Çupit në detyrën e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës. Me herët kjo ministri pati shpallur një konkurs për kryetarin e QKA, duke ngritur më pas një komision për shqyrtimin e dosjeve, dhe duket se dosja fituese ka qenë pikërisht gazetari dhe analisti Frrok Çupi. Që në hartimin e ligjit, i cili u miratua në dhjetor të 2010, Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës është konceptuar si një institucion që do të mbulojë disa gjini artistike, do të drejtohet nga një kryetar dhe disa borde që do të vendosin për projektet dhe një fond vjetor të konsiderueshëm. Ligji i ri vendosi strukturën e re institucionale për artet, jashtë Ministrisë së Kulturës, për të administruar financimin për projektet kulturore, pjesë e së cilës është dhe themelimi i Qendrës Kombëtare të Artit. Frrok Çupi e nisi karrierën si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit” deri kur u themelua gazeta e parë opozitare në vend RD, ku ai u bë kryeredaktori i parë i saj. Më pas ai ka qenë drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku qëndroi deri nga viti 2005. Prej disa vitesh ai drejton gazetën “Agon”, e cila shpërndahet falas për lexuesin.

teatër

Marina Marinova Ndahet nga jeta përkthyesja e parë e Kadaresë “Marina Marinova, figurë kryesore në kritikën e letërsisë ballkanike në vitet mes dy luftërave botërore dhe përkthyese e shumë romaneve të Kadaresë në gjuhën bullgare, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare”- njofton Radio Bullgaria. Ishte vitit 1966 kur Marina Marinova i solli për herë të parë lexuesit bullgar letërsinë e shkrimtarit Ismail Kadare me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ishte pikërisht kjo përzgjedhje mes shumë romaneve të Kadaresë e përkthyeses Marinova që e etiketoi menjëherë Kadarenë në sytë e lexuesit bullgar si një prej shkrimtarëve më të mirë të Ballkanit. Përkthimi i shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhën bullgare është i pari në një gjuhë të huaj. “Botimi i parë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ ishte gjë e paparë në letërsi, jo vetëm për letërsinë në Bullgari apo atë ballkanike por edhe për botën. Atëherë, në vitin 1966, kritika ka qenë pa zë në Bullgari, kuptohet nga frika se Shqipëria ka qenë e damkosur, si e larguar nga kampi ‘socialist’. Në këto rrethana askush nuk guxonte të shkruante diçka.”- është shprehur ajo në një intervistë të saj. Marina Marinova ka përkthyer në bullgarisht veprat e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, “Legjenda e legjendave”, “Eskili, ky humbas i madh”, “Koncert në fund të dimrit”, “Qorrfermani” e shumë të tjera. Lexuesve bullgarë ajo u solli vepra të Besnik

Mustafajit, Dritëro Agollit, Rexhep Qosjes. Ajo që e ka drejtuar së pari te letërsia e Kadaresë kanë qenë novelat e tij dhe motivi i folklorit në to. Pikërisht këtu ajo ka gjetur pika të përbashkëta mes letërsisë bullgare dhe asaj shqipe, sidomos me veprën “Kush e solli Doruntinën”, e cila në Bullgari konsiderohet si kryevepër e Kadaresë. Marina Marinova njihet si përkthyesja e poezisë së Migjenit në gjuhën bullgare, për poezitë e të cilit, siç është shprehur vetë ajo në vizitat e saj të shpeshta në Tiranë, ka patur një dashuri të veçantë. “Kjo më erdhi nga profesori im, i cili na jepte letërsinë shqipe. Ai ka qenë gjithashtu një shkrimtar, poet shkodran, dhe në sy i shkonte aq shumë dritë për Migjenin sa kur na jepte leksionet më kanë dalë pa dashje lot në fund të syrit. Kur mbarova shkollën kisha vetëm një dëshirë, të shikoja varrin e Migjenit. Vajta atje dhe gjeta varrin e Migjenit. Lashë me dashuri një lule dhe mora një grusht dheu nga varri i tij. Migjeni është poeti im i parë që kam përkthyer, më i madhi klasik shqiptar”- është shprehur ajo në një intervistë të saj. Në vitin 2005 Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi me urdhrin “Medalje mirënjohjeje” për kontributin e saj në njohjen e letërsisë shqiptare në Bullgari dhe veprimtarinë e saj shumëvjeçare në dobi të kulturës shqiptare

 

Gjenerali i ushtrisë së vdekur i përkthyer në gjuhën bullgare në vitin 1966 është romani i parë i shkrimtarit Kadare në një gjuhë të huaj

Historia e Kosovës nën Jugosllavi vjen me dramën e vëllezërve Gërvalla Shfaqja “Kur loti ngrin në qepallë”, e cila u kushtohet  vëllezërve Gërvalla, do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të aktiviteteve kulturore “Një komb një kulturë”. Teksti i dramës është ndërtuar sipas motiveve të librit të Ismail Kadaresë dhe shkrimeve të Jusuf Gërvallës, të cilat u dramatizuan nga Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiut, që është njëkohësisht edhe regjisor i shfaqjes. Dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë në Gjermani më 17 janar 1981 në një atentat. Regjisori Jahi Jahiu e ka konceptuar dramën të ndarë në dy pjesë; në të parën ai e trajton vrasjen e vëllezërve gërvalla dhe Kadri Zekës si një krim të bërë nga serbet, ndërsa në pjesën e dytë, ai përmes poezisë epike përcjell dhimbjen e nënës për humbjen e djalit. Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiu kanë përshtatur një dramë biografi mbi motive politike dhe të historisë së Kosovës nën Jugosllavinë, përmes historisë së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.


20

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

sport

Lëvizja

Maldini te PSG? Babai Çezare e mohon Në Francë janë pothuajse të bindur: Paolo Maldini do t’i bashkohet Karlo Ançelotit në stafin teknik të Paris Saint Germain. Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, ish-kapiteni legjendar i Milanit do të jetë përforcimi

i radhës për Leonardon dhe do ketë si detyrë stërvitjen e repartit mbrojtës të skuadrës pariziene. Zëra të tillë kanë qarkulluar prej kohësh por ato u bënë më të realizueshme në momentin kur

Paolo Maldini u pa në shkallët e stadiumit të PSG për të ndjekur ndeshjen kundër Touluse më 14 janar. Por kalimi i Maldinit te francezët është mohuar pak orë më parë nga babai i tij, Çezare Maldini.

Ilion Lika: Jemi të fokusuar tek objektivi, titulli Gardiani i portës bardheblu nuk kërkon të shpërqendrohet me polemikat e ditëve të fundit dhe kërkon nga shokët e tij impenjim maksimal Jeton Selimi

Tirana nuk po kalon ditë të qeta. Pavarësisht se 24 herë kampionët dolën kryelartë në transfertën delikate të “Niko Dovanës”, ambienti mbetet disi i turbulluar për shkak të përplasjeve të fundit mes trajnerit spanjoll Hulian Rubio Sançez dhe mesfushorit Klodian Duro. Ky i fundit është pezulluar nga drejtuesit e skuadrës dhe kjo gjë mund të sjellë humor të keq që e ka nisur fazën e dytë më mirë se fazën e parë. Megjithatë, Ilion Lika beson se skuadra do të jetë në gjendje që të fokusohet vetëm te detyra e saj primare, që të fitojë ndeshjet. “Është e vërtetë që vendimet në një skuadër i merr trajneri. Unë personalisht shpresoj që kjo përplasje të zgjidhet sa më shpejt në të mirë të skuadrës, pasi Tirana nuk e ka luksin as që të ketë polemika të tilla në grup dhe as të humbasë lojtarë si Duro. Megjithatë, ne nuk duhet ta mbajmë mendjen te kjo çështje, por të shohim vetëm përgatitjen tonë në kuadër të ndeshjeve të radhës”, u shpreh për gazetën gardiani i Tiranës, Ilion Lika. Por kur kthehesh te kampionati, natyrisht që gjëja e parë që të shkon ndërmend është rivaliteti. Për Likën, Tirana do të luftojnë vetëm me Teutën që ka përpara në renditje,

por duhet të ruhet shumë edhe pas shpine, ku Skënderbeu dhe Flamurtari janë gati të përfitojnë nga çdo rrëshqitje e saj. “Teuta është një skuadër shumë e mirë, me një organikë të pasur, por nuk është i vetmi kundërshtar i yni për titull. Mendoj se edhe Skënderbeu me Flamurtarin janë skuadra që kanë në përbërje lojtarë cilësorë dhe që do luajnë edhe ato deri në fund për të fituar titullin. Nuk duhet të harrojmë se Skënderbeu e nisi kampionatin keq dhe rikuperoi shumë. Gjithashtu, edhe ne kemi bërë një nisje shumë të mirë të fazës së dytë. Mos harrojmë se në fazën e parë Teuta na mundi në “Qemal Stafa” që në start të kampionatit, ndërsa ne arritëm të rikuperojmë disavantazhin që kishim me ndeshjen e kthimit. Kjo fitore erdhi në momentin e duhur dhe padyshim që do të na japë shtysën e duhur drejt objektivit tonë, titullin kampion,” analizon ish-portieri i skuadrës ruse të Terek Groznit. Por mos harrojmë, Tirana lufton në dy fronte: kupë dhe kampionat. Padyshim që akumulimi i lodhjes do të bëjë punën e saj dhe, po të shtojmë këtu edhe ngjeshjen e ndeshjeve për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të kësaj jave të kupës dhe kampionatit, atëherë situata duket disi shqetësuese, pasi menaxhimi i energjive duhet bërë në mënyrën e duhur. “Padyshim që do të jetë e lodhshme, por për një skuadër si Tirana që synon t’i fitojë të dy trofetë, kjo nuk përbën justifikim. Ngjeshja e ndeshjeve do të thotë më shumë lodhje, por e gjithë skuadra është e gatshme të sakrifikojë,” përfundon prononcimin e tij Ilion Lika, portieri i 24 herë

kampionëve të Tiranës. Tirana tashmë do të luajë më 23 shkurt ndeshjen e tretë të Kupës së Shqipërisë dhe më 3 mars atë të javës së 15 të të kampionatit, pasi në fund të muajit është në program ndeshja miqësore Gjeorgji-Shqipëri.

Renditja FIFA

Shqipëria e 78-ta, parakalohet nga Haiti! Sikundër edhe një muaj më parë, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka humbur pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFAs. Ndonëse nuk ka zhvilluar ndeshje qysh nga nëntori i kaluar, pozicioni i skuadrës që tashmë drejtohet nga italiani De Biasi vijon të pësojë rënie, kësaj radhe duke shkarë me një vend. Renditja e shkurtit e klasifikon Shqipërinë në vendin e 78-të, teksa një muaj më parë renditej e 77-ta. Është pikërisht Haiti, që ka fituar 9 shkallë në renditje, që ka ndikuar në renditjen e Shqipërisë një vend më poshtë. Pritet një përmirësim i pozicionit të kuqezinjve muajin e ardhshëm, pas miqësores me Gjeorgjinë në Tbilisi, sigurisht duke besuar te një rezultat pozitiv. Në muajin prill të kaluar Shqipëria shënoi rekordin historik pas fitores me Bjellorusinë, duke u renditur e 50-të në botë.

Merkato Reali do shesë Higuanin, Çelsi gati ta blejë

Agjenti: Laveci mund të shkojë te Liverpuli

Çelsi është duke pritur lajme nga Real Madridi rreth situatës së Gonzalo Higuain. AS bën të ditur se Reali është duke u përgatitur që ta shesë argjentinasin në fund të sezonit, nëse ata gjejnë një zëvendësues cilësor. Menaxheri i Çelsitt, Andre Vilash-Boash, është një tifoz i flaktë i Higuain dhe bëri përpjekje për ta sjellë argjentinasin në “Stamford Bridge” që në afatin kalimtar të janarit. Juventusi po ashtu është i interesuar për lojtarin, edhe pse burime thonë se nënshkrimi me sulmuesin e Romës, Marko Borrielo, ka hequr Higuainin nga lista e dëshirave të “Zonjës së Vjetër”.

Agjenti argjentinas Hose Alberti thotë se ylli i Napolit, Ezekiel Laveci, mund të jetë lojtar i Liverpulit në sezonin e ardhshëm. “Dy vite më parë, kam përcjellë një takim në mes të presidentëve të Liverpulit dhe Napolit. Ne diskutuam një marrëveshje të mundshme për ta çuar Lavecin në Angli. Asgjë nuk ka ndodhur, por e di se klubet angleze ende kanë një interesim të madh në lojtarin, veçanërisht pas paraqitjeve të tij këtë sezon. Unë jam i mendimit se nëse ata dështojnë të përmirësojnë kontratën e “El Pocho”, pas këtij sezoni ai mund të largohet”, ka thënë agjenti.

Benatia ëndërron të luajë për “Djajtë e Kuq”

Ndryshime në klasifikimin e FIFA-s ka pasur edhe në 10-shen më të mirë. Spanja në fakt, vijon të jetë përfaqësuesja më e kuotuar në botë, ndërsa e dyta vjen Gjermania, e cila ka shkëmbyer vendin me Holandën. Uruguaji dhe Anglia, përkatësisht në vendet 4 dhe 5 nuk kanë lëvizur nga pozi-

tat e tyre. Brazili ka zbritur një shkallë më poshtë nga një muaj më parë, duke ia lënë vendin Portugalisë. Edhe Italia është ngjitur një shkallë, duke ia marrë vendin Kroacisë, ndërsa surpriza mbetet Danimarka, që e ka nxjerrë Argjentinën jashtë 10-shes më të mirë.

Qendërmbrojtësi i Udinezes, Mehdi Benatia ka pranuar se ëndërron të luajë për Mançester Junajtidin. Lojtari maroken spekulohet se është objektiv i menaxherit të Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, dhe e ka mirëpritur mundësinë e transferimit në “Old Trafford”. “Kalimi te Mançesteri do të ishte ëndërr e realizuar për mua. Ata janë klubi më i madh në botë, të kem mundësinë të luaj në “Old Trafford” do të ishte e jashtëzakonshme, më besoni”, deklaroi Benatia për tabloidin britanik “The Sun”.

Guardiola: Shallin ma dha një mik, jo Interi Gjatë fitores 3-1 kundër Bajer Leverkusenit në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola mbajti një shall me ngjyra zikaltër. E pashmangshme të mendohet se bëhet fjalë për ngjyrat e Interit. Por, Guardiola ka mohuar një lidhje të tillë duke thënë se: “Shalli im ka ngjyrat e Interit? Është një dhuratë nga një mik. Unë jam trajner i ekipit më të mahnitshëm që ekziston”. Guardiola spekulohej se mund të marrë drejtimin e Interit në fund të këtij sezoni.


E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

Champions League

sport

MAPO

21

Lioni i kënaqur, Apoel ëndërron përmbysjen Lioni hodhi një hap të rëndësishëm drejt fazës çerekfinale të Champions League, pas fitores në “Gerland” ndaj Apoel Nikosias, me një gol të Lakazaet në minutën e 58-të. Një sukses që lë padyshim të kënaqur francezët, pavarësisht se në konferencën për shtyp të pas ndeshjes, trajneri Remi Garde shpreh keqardhje që skuadra e tij nuk arriti të

shfrytëzojë të gjitha rastet që ju paraqitën: “Duhet të kishim shënuar dhe një gol të dytë sepse krijuam vërtetë shumë. Megjithatë jemi të kënaqur me rezultatin sepse e dinim që kundërshtari ynë ishte i vështirë për t’u mundur. U përpoqëm të bënim disi kujdes në mbrojtje, pasi Apoel ka treguar që është një skuadër që di të shfrytëzojë shumë mirë

kundërsulmin. Mendoj se sot dhamë më të mirën në fushë, ndaj përgjithësisht jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”. Rezultati u cilësua si i pranueshëm dhe nga trajneri i Apoelit, Ivan Jovanoviç, por që nuk kërkon të dorëzohet pa luajtur edhe ndeshjen në Nikosia, ku Lionin e pret një ferr i vërtetë në stadiumin 32 mijë vendësh të Apoelit.

Milani, leksion Championsi për Arsenalin Kuqezinjtë kanë shpartalluar 4-0 skuadrën londineze duke arkivuar në favor të tyre edhe çështjen e kualifikimit. Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Zeniti mposhti me vështirësi portugezët e Benfikës Jeton Selimi Ka qenë një nga ato ndeshjet që do të mbahen mend gjatë. Milani ka shkatërruar 4-0 Arsenalin dhe nuk e ka vënë kurrë në dyshim supremacinë e tij, ndërsa sulmuesit kundërshtarë janë bllokuar në mënyrë të shkëlqyer nga mbrojtësit. Edhe duelin e sulmuesëve e ka fituar Milani, teksa Ibrahimoviç ka fituar përballjen personale me Van Persin në fillim, por edhe me Henrin më pas. Milani e ka futur menjëherë ndeshjen në kanalin që donte. Kuqezinjtë lëvizin lirshëm në mesfushë dhe arrijnë të vertikalizojnë saktësisht për sulmuesit, ku Ibra ul çdo top dhe i shndërron aksionet në të rrezikshëm. Në një aksion të nisur nga e djathta, Noçerino lëshonn një asist të gjatë për Boateng, që futet në zonë dhe godet rreptësisht me të djathtën dhe topi, pasi përplaset në traversë, futet në portë. Minuta e 25-të e ndeshjes dhe Milani është në avantazh. Por kuqezinjtë nuk kanë aspak ndërmend të tërhiqen, madje i rrisin marshet për të fituar më shumë shpejtësi në aksione. Ibrahimoviç do të marrë krahun e majtë dhe do të pasojë saktë në qendër për Robinjon. Braziliani devijon me kokë dhe dyshifon golat për Milanin. Me këtë rezultat skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa edhe pjesën e dytë skuadra e Alegrit e nis siç e mbyllli të parën. Ibra pason për Robinjon në hyrje të zonës dhe Binjo, pasi i hap rrugën topit gjuan rreptë duke e mposhtur portierin e Arsenalit në shtyllën e tij. 3-0 dhe tifozët kuqezinj të pranishëm në “San Siro” janë në delir. Shifrat 3-0

Champions League 1/8 e finaleve Të martën Bajer Leverkusen – Barcelona

1-3

Lion – APOEL Nikosia

1-0

dje Zenit Shën Pjetërburg – Benfika

3-2

Milan – Arsenal

4-0

Serie A

Juvja ngec në Parma Milani mbetet i pari Skuadra e Juventusit e ka gjetur edhe njëherë autobusin kundërshtar të parkuar përpara portës, por pavarësisht kësaj, ka mundur të krijojë ndonëse nuk ka finalizuar dot. Në “Tardini” bardhezinjtë kanë provuar shumë, por nuk kanë arritur të shënojnë golin e fitores. Ndeshja nis e shpejtë dhe Juvja sulmon, duke iu afruar golit që në çastet e para. Kielini do të devijojë me kokë, por topi do të përplaset në shtyllë. Më pas do të provojnë edhe Vuçiniç e Matri, por portier kundërshtar është në një ditë të mirë. Në pjesën e dytë, torinezët vijojnë sulmet, por gjithnjë gjejnë shumë lojtarë në prapavijë. Rastet nuk do të mungojnë, por shenjestra e mesfushorëve Pirlo e Markizio shkojnë në korne vetëm pas devijimeve të portierit apo këmbëve të mbrojtësve kundërshtarë. Momentin më të mirë do ta ketë Xhakerini, që përballë portier-

it, do të gabojë fatalisht. Nga një moment i dyshimtë për secilën skuadër. Parma proteston për një faull të Barzajlit ndaj Xhovinkos, ndërsa Juventusi për një ndërhyrje të Zakardos ndaj Pirlos. Sidoqoftë, Juventusi e lë Milanin përpara në renditje, ndonëse bardhezinjtë kanë për të rikuperuar edhe një ndeshje tjetër. Aktualisht, kuqezinjtë kanë 47 pikë, ndërsa Juventusi ka 46 pikë dhe një ndeshje më pak.

i japin qetësi skuadrës vendëse, e cila tashmë rri në pritje dhe kërkon të shfrytëzojë kundërsulmin. Van Persi do të synojë të shënojë, por Abiati bën një hedhje spektakolare duke ruajtur rrjetën e paprekur. Megjithatë do të ketë prapë një gol, por shënon sërish Milani. Ibrahimoviç do të arrijë ta vendosë gjurmën e tij në këtë mbrëmje. Suedezi do të

depërtojë në zonë, gjen kontaktin me Xhurun dhe rrëzohet. Për kryesorin është penallti, të cilën do ta kthejë në gol vetë sulmuesi. 4-0 dhe gjithçka merr fund, jo vetëm për këtë ndeshje, por mbase edhe për çështjen e kualifikimit. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Zeniti i Shën Pjetërburgut mposht Benfikën 3-2. Një ndeshje me shumë gola dhe përm-

bysje. Të parët e gjejnë rrugën e rrjetës portugezët, por rusët do të përmbysin gjithçka. Kardozo do të barazojë në 2-2, por në limitin e ndeshjes rusët do të shënojnë avantazhin dhe golin e fundit të sfidës. Me shifrat 3-2, sidoqoftë, Benfika ka mundësi të mira për të kaluar më tej, pasi ndeshja e dytë do të luhet në Lisbonë.

E çuditshme, Reali mbyll “Bernabeun” për finalen e kupës, Franca ofron “Saint Denis” Federata Spanjolle ka zbuluar gjithashtu se kjo finale e shumëpritur nuk mund zhvillohet as në “Vinsente Kalderon” të Madridit dhe as në La Cartuja të Seviljes, çka do të thotë se opsioni i vetëm mbetet Mestaja e Valencias. Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 25 maj, 6 ditë pas finales së Ligës së Kampionëve, ku protagonistë mund të jenë Reali dhe Barcelona. Polemikat mbi impiantin e finales së Kupës së Mbretit shpërthyen pas eliminimit të Realit nga Barcelona. Madje gjakrat u nxehën sidomos pas deklaratës së Pep Guardiolës, i cili kërkonte që finalja të luhej në “Bernabeu”, duke qenë se është stadiumi me kapacitetin dhe sigurinë e duhur për të pritur një numër të madh tifozësh. Mirëpo drejtuesit madrilenë nuk dëshirojnë që

rivalët historikë të festojnë pikërisht në shtëpinë e tyre, madje vetëm pak ditë pas finales së Championsit, ku madrilenët mund të jenë protagonistë. Federata Soanjolle e Futbollit, për të shmangur trazirat e mundshme në kryeqytetin Madrid, sigurisht pas konsultave edhe me presidentin Florentino Perez, vendosi përfundimisht kundër zhvillimit të finales në “Bernabeu”. Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë një ofertë për të zhvilluar finalen e Kupës së Mbretit në Paris, pikërisht në stadiumin “Saint-Denis”, i cili ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh. Federata spanjolle është munduar që ta bindë Realin e Madridit që finalen ta zhvillojë në “Santiago Bernabeu”, por këta të fundit nuk janë dakord, për shkak të rivalitetit që kanë me Barcelonën. Katalanasit do përballen me

Atletik Bilbaon në finalen e kupës, ndërkohë që me shumë mundësi dy alternativat do jenë stadiumi “Saint-Denis” ose “Mestalla” i Valencias.


22

MAPO

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni. Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat. Grupi i shkencëtarëve ka kryer eksperimentin mbi kuaj, e përmes vëzhgimit kanë arritur deri te përfundimi se mënyra në të cilën e reflektojnë dritën qimet e errëta në mënyrë jashtëzakonshme tërheq mizat. Për shkak të kësaj kanë vendosur ta bëjnë një eksperiment në të cilin kanë mbaruar modele të kuajve me ngjyra të ndryshme, duke i lyer ata me ngjitës ashtu që më pastaj të mund të numërojnë mizat e tërhequra nga ekzemplari i caktuar. Modelet e kuajve ishin me ngjyrë tërësisht të zezë, tërësisht të bardhë, dhe me disa kombinime të këtyre dy ngjyrave. Përmes vrojtimit është arritur në përfundim se më së paku miza kishte tërhequr modeli i cili ishte më i ngjashëm me vijat e zebrave, madje më pak edhe se modeli që ishte krejtësisht i bardhë. “Ishim të befasuar nga ky rezultat për shkak se në këtë model kishe vija të zeza të cilat reflektojnë dritën në mënyrën që tërheq mizat”, tha profesori Matthew Cobb, por edhe theksoi se kjo teori nuk përjashton të gjitha teoritë tjera.

Android dhe Nokia, lider global për telefona Platforma mobile e Google, Android po vazhdon me rritjen marramendëse, dhe këtë e konfirmon edhe një raporti i fundit nga Gartner për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, i cili thotë se sistemi operativ Android tani është prezent në 50.9 për qind të telefonave të mençur mobil në

mbarë botën. Në vendin e dytë është pa dyshim iOS nga Apple me 23.8 për qind të tregut, ndërsa Symbian i Nokia’s është në vendin e tretë me 11.7 për qind. Siç edhe është pritur, RIM dhe sistemi i saj operativ BlackBerry OS është në vendin e katërt me 8.8 për qind të pjesës së tregut.

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Falë mosndikimit të asnjë planeti në lidhjen tuaj dita do jetë mjaft e qetë dhe do mundoheni ta thelloni edhe më tepër marrëdhënien e krijuar. Beqarët nga ana tjetër do influencohen nga Venusi. Nëse duan të bien në sy do ia dalin mbanë.

Dielli dhe Mërkuri do kenë ndikim shumë të madh në jetën e çifteve dhe do i bëjnë ata që janë të kujdesshëm dhe bujarë, të mendojnë më shumë për veten sesa për partnerin. Beqarët do e kenë mendjen tek dashuria, por sot nuk do jenë të favorizuar.

Nëse keni qenë të stresuar kohët e fundit dhe keni pasur përshtypjen se partneri nuk ju kuptonte, sot dita do jetë më e mirë. Do keni mundësi të rivendosni dialogun dhe ka mundësi të kaloni edhe çaste të lumtura.

Do dëshironi më shumë qetësi në jetën në çift sot dhe kjo do ij sigurohet nga planetët. Kujdes! Mos u mbyllni në heshtjen tuaj sepse më vonë do keni keqkuptime. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e beqarëve do fillojnë aventura të reja.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

14 18

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Në përgjithësi jeta sentimentale do jetë e mbrojtur.Vetëm disa do mund të mërziten pak nga rikthimi i disa fakteve të së shkuarës. Pjesa tjetër do lundrojnë në një det të qetë dhe pa asnjë histori. Nëse jeni beqarë, Venusi do jetë mjaft premtues.

Venusi do jetë në aspekt harmonik në lidhjen tuaj. Sensuale dhe pasiononte ju do e bëni jetën në çift një oaz të vërtetë lumturie. Kënaqësitë që do merrni do jenë të paimagjinueshme. Edhe beqarët do influencohen nga yjet.

Do jenë të shumtë planetët që do e forcojnë temperamentin tuaj të zjarrtë në dashuri. Edhe ata që kanë shumë vite së bashku do kalojnë momente mjaft pasiononte. Shumica e beqarëve nuk do duan të krijojnë lidhje.

Përmirësim i ndjeshëm në planin sentimental të çifteve. Do filloni sërish të qeshni. Të gjithë ata që kanë kaluar një periudhë të tensionuar, me debate dhe zënka do gjejnë qetësinë. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Urani do ndikojë negativisht në jetën në çift. Për disa vështirësitë do vijnë për shkak të influencës së familjarëve. Tundimet e jashtme mund të sjellin gjithashtu probleme. Beqarët do jenë të paqëndrueshëm dhe cinikë.

Do kaloni momente të paharrueshme të cilat zor se do i harroni aq kollaj. Nëse keni mundësi, dilni jashtë qytetit ku jetoni që të ndryshoni atmosferën. Beqarët do jenë ekzotike dhe do marrin më tepër nga sa prisnin.

Do e adhuroni partnerin tuaj sot. Ai do tregohet mjaft tolerant dhe dëshirat tuaja do jenë prioriteti i tij. Mundohuni edhe ju t’i kushtoni pak më tepër vëmendje. Beqarët me shumë gjasa do mund të njohin personin që kane pritur prej kohësh.

Besojini Neptunit sot që do jetë shumë i kujdesshëm për çështjet e dashurisë. Ai do ju japë sharm dhe do bëni për vete të gjithë ata që dëshironi. Pushteti juaj joshës do shtrihet jo vetëm në rrethin shoqëror por edhe në atë profesional.

5

6

7

9

19

10

11

16

20

22

28

33 39

43

29

30

31

35

40

36

41

44

47

26

34

38

37

42

45

46 49

48 53

52

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

23

25 27

12

17

21

24

32

8

15

50

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Marrja e pasurisë së dikujt nga shteti. 9. Njeri që ishte pronë e një njeriu tjetër. 14. Pak gogla. 15. Tavëll duhani. 17. Një ditë më parë. 18. Luan i famshëm i boksit. 21. Moshë e re e popullsisë. 23. Organizatë Tregtare. 24. Liço i televizionit. 25. Lakore që bën një sërë rrotullimesh rreth një pike a një boshti duke u zgjeruar në mënyrë të njëtrajtshme. 27. Fjalë, prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër. 30. Sigla e Torinos. 31. I ka veza në mes. 32. Aq më shumë, madje. 34. Shkëmb i madh dhe i thepisur. 35. Shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore. 38. Dega Ekonomike. 39. Vegël bujqësore. 42. Gyp i lakuar. 43. U rrëzua. 44. Skuadër futbolli greke. 45. Kafshë e madhe gjitare. 46. Qazimi e këngës, mbrapsht. 47. Argëtim me saze. 49. Një kafshë marsupiale. 52. Tingulli që përhapet në një sallë. 53. Markë pistolete. 54. Udhërrëfyes.

2. Pa u nxituar. 3. Mbeturina të ngurtësuara të kafshëve parahistorike. 4. Këngëtar i njohur britanik. 5. Në këtë sasi. 6. Shkoj, ose... 7. Ministria Ekonomisë. 8. Institut Tregtar. 9. Zef i letërsisë arbëreshe. 10. Bojë për flokët. 11. Lidhja Demokratike. 12. Përemër vetor. 13. Mjek për kafshët. 16. Kafshë e vogël gjitare. 18. Shoqatë a organizatë e njerëzve të një profesioni ose të një rrethi shoqëror. 19. Notë muzikore. 20. Ndërtoi një arkë të famshme. 22. Sëmundja e tokës, epilepsia. 25. Në një vend më të lartë në krahasim me një tjetër. 26. Pjesë e aparatit të tretjes, si gyp. 28. Masë e vjetër peshe. 29. Pjesë e një ndërmarrjeje. 33. Shtet në SHBA. 36. Repartet speciale të Hitlerit. 37. Fjalë e thënë me shpoti. 39. Është pjesë e pemës. 40. Radio Kukësi. 41. Rrezik, ose... 43. Këngëtar i njohur italian. 44. Nuk ka gjë, s’prish punë. 48. Ent Ndërtimi. 49. Pak klor, 50. Alumini në kimi. 51. Merre!

Sudoku | nivel mesatar 8 5

7

2 9 LUANI (23/VII-22/VIII)

4

5

4

4

1

5

7

1

6 3

1

3

6 8

2

5 1

4 1

7

2

6

4 9

5 6

6

2

8

9 7

7

8 7

9

3 2

5

4 2

6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

Koha e fillimit _____:____

6

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

3

9

9

0

1

5

8

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

S

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 072, 143, 319, 905. Numra me 4 shifra: 0723, 0925, 2012, 3656, 3699, 4152, 4236, 5391, 7318, 7471, 7854, 8325, 8511, 8956, 9987. Numra me 5 shifra: 03030, 04721, 05904, 10236,

U

U

P

L

L

I

I

E

P

L

A

T

E

R

O

T

E

R

E M

P

O

R

O

A

N

A

S

P

I

T

E L

A

I

I

M

D

E

N

L

A

B

U

A

M

T

T

P T

I

E

U

L

Q

R

I

E

A

S

I

T

R

I

I

R

N O

T

R

E

M Q

A

A

N

T

A

O

F

L R

J

O

A

L

R

K

R

O

Ç

E

T

A

Z

E

A

D

U

T

I

M

A

E

O

T

P

R

T

R

D

E

N

G

A

E

C

16927, 26817, 29135, 35508, 48409, 56564, 65295, 66237. Numra me 6 shifra: 152239, 156329, 186546, 230265, 280382, 320123, 341656, 478485, 521020, 555285, 646242, 682915, 848410, 958778. A

4

2

1

A

I

5

6

2

1

5

3

5

2

1

0

2

4

8

7

8

4

8

5

4

1

5

2

6

3

5

2

1

0

2

1

5

2

0

1

5

2

6

5

9

8

5

1

5

2

6

2

3

7

4

8

3

1

3

5

7

1

5

2

6

3

5

4

0

1

8

2

4

5

9

6

8

5

7

4

8

5

4

1

5

2

7

0

2

3

2

0

1

5

6

5

2

4

1

5

0

1

2

3

0

G

R

I

2

6

5

9

8

7

4

8

5

1

5

2

0

I

J

E

S

1

5

6

2

3

2

0

1

5

4

9

8

7

A

K

E

5

8

4

8

5

1

5

2

6

3

2

6

5

2

1

4

45

5

1

2

4

5

9

6

8

5

L

I

N

2

0

1

3

2

2

1

1

1

1

1

1

O E


retro 1934 SOT faqja e fundit profil&

E enjte, 16 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

23

16 shkurt

Lufta Civile Austriake

Lufta Civile Austriake, e njohur gjithashtu si Kryengritja e Shkurtit, është një term që nganjëherë përdoret për përleshjet disaditore ndërmjet socialistëve dhe fashistëve konservatorë ndërmjet 12 dhe 16 shkurtit 1934. Përplasjet filluan në Linz dhe u përhapën kryesisht në qytetet e Vjenës,

Gracit, Bruk an der Murit, Judenburgut, Wiener Neustadtit dhe Steyrit, por gjithashtu në disa qytete të tjera industriale në Austrinë lindore dhe qendrore. Disa qindra njerëz (përfshirë paraushtarakë, anëtarë të forcave të rendit dhe civilë) u vranë përgjatë konfliktit të armatosur; më

shumë se një mijë u plagosën. Autoritetet nxorën në gjyq dhe ekzekutuan nëntë udhëheqës të Socialdemokratëve (Schutzbund). Përveç këtyre u bënë edhe 1 500 arrestime dhe politikanët kryesorë socialistë, si për shembull Otto Bauer, u detyruan të emigronin.

Juli Ndoci

Shkolla pa diplomë e mërgimit Anila Shuka/DW

Në cepin e dhomës së saj është e varur një kostum grash i Malësisë së Madhe. Me krenari ajo tregon tapetin e punuar me dorë në Dukagjin, mbulesën e tryezës, gjithashtu punim duarsh shqiptare. Gjuha e parë e saj me të bijat është shqipja, e megjithatë ajo nuk e frekuenton Shqipërinë aq shpesh. Juli e di pse...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Juli Ndoci ka kaluar gjysmën e parë të jetës në Shqipëri dhe gjysmën e dytë në Gjermani. Këngëtarja e lindur në Shkodër sapo ka mbushur 40 vjeç. Në Shqipëri mund të kishte një karrierë profesionale më fitimprurëse, por ajo preferon të qëndrojë në Gjermani me të shoqin aktor dhe dy vajzat, e të shijojë liritë private dhe frymën eksperimentuese në art. Që prej dy vjetësh ajo banon në dy katet e sipërme të një vile në qendër të Hildesheimit. Rruga ku është vendosur familja katëranëtarëshe mban emrin e dramaturgut gjerman “Friedrich Schiller”. Edhe pse jo patjetër veprat e Schillerit, teatri është pjesë e pandashme e jetës së saj. Kjo jo vetëm për shkak të roleve të shokut të saj dhe të atit të Jolindës, Oliverit, që është aktor dhe regjisor. Edhe ajo vetë e ka gjithmonë një rol në teatrin e qytetit: Herë duke parodizuar Lady Gagan, herë duke kënduar në një operë vokale fantastiko-shkencore të frymëzuar nga filozofi polak Stanislav Lem, herë duke hapur valixhen e kujtimeve të kohërave kur binte “muri shqiptar”, kur ajo këndonte në kuartetin “Hapni dritaret”, siç bëri në maratonën teatrore të 2009-ës në Berlin. Në këto role Juli nuk del shumë nga vetja. Por të dalit nga vetja për t’u pëlqyer të tjerëve nuk ka qenë kurrë në katalogun e ambicieve të saj. “Parimi i jetës sime është të jem e lumtur. Dhe e di që lumturinë nuk ta dhuron kush, por duhet ta bësh vetë, e kjo do të thotë, në radhë të parë të jesh vetvetja”, thotë ajo. Kjo është një përvojë që Juli e ka mësuar sidomos në vitet e para të mërgimit, ku në fillim vetvetiu u mundua t’i përshtatej shoqërisë gjermane, derisa e kuptoi se ky lloj asimilimi nuk i jepte aspak kënaqësi: “Atëherë unë u çlirova dhe fillova të sillesha ashtu si e ndieja unë, e që në atë moment pata shumë më tepër miq”, kujton.  Larg festave folklorike Ky ishte fillimi i saj në Hildesheim. Një qytet si shumë të tjerë në Gjermaninë Veriore: me një pjesë të vjetër, të shkatërruar në luftë e të rindërtuar e mirëmbajtur pas luftës, me një kala e një katedrale, me buxhet kulturor, skenë alternative të përmbajtur dhe thuajse asnjë skandal. Por ky Hildesheim i pabujshëm i pëlqeu Julit kur erdhi këtu 20 vjet më parë, sepse aty nuk kishte komunitete shqiptarësh si në Hamburg, Stuttgart a Munih. Asokohe ajo

nuk ishte e panjohur në Shqipëri, sapo kishte fituar, në treshen me Manjola Nallbanin dhe të vëllanë Frederik Ndoci, çmimin e parë në festivalin e këngës në radiotelevizion (Toka e diellit, 1989). Ashtu si shumë kolege të saj në mërgim, ajo nuk do ta kishte të vështirë t’i kthehej repertorit folklorik e të këndonte për bashkëkombësit migrantë nëpër klube e festa kombëtare. “Në Hildesheim ku nuk kishte shqiptarë të organizuar do t’i shpëtoja kësaj joshjeje, sepse nuk ishte repertori i njohur i folklorit shqiptar ai që më kishte shtyrë të vija në Gjermani”, rikujton argumentet e asokohe. Ishte ajo pjesë e panjohur e botës muzikore e artistike që i kishte munguar në Shqipërinë komuniste dhe që ishte jashtë paradës së hiteve në RAI: Që nga grupe kult hardrocku e heavy metal si Mothers Finest, Skid Row e Motor Head e deri te legjendat e reja e të vjetra vokale si Zap Mama e Bobby McFerin. “Kolegët më jepnin muzikë ta dëgjoja dhe unë nuk ngopesha e më vinte keq që ky thesar i muzikës botërore më kishte munguar në Shqipëri”, kujton këngëtarja. Ajo mundohet të ecë në gjurmët e mjeshtërve të adhuruar prej saj, çka kuptohet menjëherë, mjafton të dëgjosh emrat e gru-

peve ku ajo ka kënduar gjatë dy dekadave. Ato pasqyrojnë njëkohësisht edhe zhvillimin e saj muzikor: “Mary Trouble” e “Papa brand News” (Hardrock), “Coustik light” (eksperimentale), “Exile Lounge” (vokal). Një përmbledhje e ndërmjetme e këtij zhvillimi është albumi i saj i parë si kantautore e grupit “Goja Mars” - një përzierje stilesh, rrymash, gjuhësh, e përbashkëta e të cilave është se kanë dalë nga dora e saj: Në të këndon në sfond edhe e motra, Rita, e cila është tërhequr prej disa vitesh në lumturinë private në Mannheim. “Goja Mars” - projekti i fundit i Julit para se të lindte Jolindën - fitoi në vitin 2009 në një festival të etnomuzikës në Hamburg. E pasur shpirtërisht Në aspektin material jeta e saj nuk është luksoze, por e vetëdijshme për shëndetin dhe mjedisin. Kjo do të thotë ushqime organike dhe sa më pak mbeturina plastike. “Këto janë pasoja të vetëkuptueshme të përvojës së jetesës në një shtet të kamur”, thotë Juli tek ushqen dy lepurushat në oborrin e kopshtit. Karriera muzikore nuk i ka sjellë aq të ardhura sa për të mbijetuar pa kokëçarje. Paralelisht i është dashur të bëjë edhe karrierën e zakonshme të mërgimtarit të suksesshëm: kameri-

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ere, këshilltare për refugjatë, përkthyese nëpër gjyqe nga gjermanishtja dhe anglishtja. “Këto të ardhura më kanë mundësuar të merrem me ato gjëra që dua unë”, thotë artistja. Dhe aftësitë e saj janë të shumëllojshme: Përveç muzikës dhe aktrimit, është edhe fotografia dhe dezajnimi i rrobave. “Talenti më i madh i Julit është arti i të jetuarit”, thotë një nga miqtë e saj nga Hildesheimi. Elementi bazë i këtij talenti është humori, një veti karakteristike e gjithë familjes Ndoci. Është ndoshta kjo natyrë mirakandëse e shkodranes që ka bërë të grumbullojë rreth vetes një rreth shumë të madh shoqëror. Në vitin 2000 një gazetë lokale e qytetit me mbi 100 mijë banorë do ta radhiste ndër fytyrat më të njohura të qytetit. Fotografi i së përditshmes rajonale Hildesheimer Allgemeine Zetiung, Andreas Hartmann, ka një dosje të tërë digjitale me emrin e Julit në kompjuterin e tij. Një pjesë të adhuruesve të Julit janë mysafirë të vazhdueshëm nëpër festat e darkat që organizon familja shqiptaro-gjermane. E pyet Julin për integrimin e saj në Gjermani: “Kam kaluar këtu gjysmën e jetës, dreqi ta hajë në se nuk qenkam integruar!”, thotë. Mërgimi, shkollë që nuk i njihet diploma Në cepin e dhomës së saj është e varur një kostum grash i Malësisë së Madhe. Me krenari ajo tregon tapetin e punuar me dorë në Dukagjin, mbulesën e tryezës, gjithashtu punim duarsh shqiptare. Gjuha e parë e saj me të bijat është shqipja, e megjithatë ajo nuk e frekuenton Shqipërinë aq shpesh. Juli e di pse. “Shqipëria për të cilën unë kam mall nuk ekziston më, ajo ka ndryshuar shumë e nuk është më ajo që kam lënë”, kujton. Dhe zhvillimi i Shqipërisë sikur nuk korrespondon me atë të Julit: Nuk është vetëm mungesa e hapësirës për artin alternativ, komercializimi i tepruar dhe etja për konsum, por para së gjithash homofobia, ajo që e shqetëson më së shumti kur kthehet në vendlindje: “Kur kalon një homoseksual, menjëherë do të dëgjosh shprehjen ‘kujdes, se po ta njet!’ Aty më bëhet e qartë varfëria shpirtërore e shoqërisë që nuk është në gjendje të tolerojë dikë që është ndryshe”, thotë Juli me keqardhje. “Në këto momente e di që mërgimi më ka dhënë diçka: një pasuri shpirtërore, një shkollë të tërë. Vetëm se, për fat të keq, diploma e saj nuk të njihet”.



Gazeta Mapo