Page 1

faqe 8-9

Spektakël fishekzjarrësh për 92-vjetorin, Basha: Prioritet Tirana europiane Rrëfimi i Kristo Frashërit: Diskutimet që vendosën ta bënin Tiranën kryeqytet. Berisha: Tirana përmbysi bunkerin e Bllokut

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 12 shkurt 2012. Numër 502. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Luiza Xhuvani: Jeta ime mes skenës, dramave të tranzicionit dhe politikës

Gradat shkencore Qeveria rrit pagat e zyrtarëve të lartë me 20-30 mijë lekë në muaj Këshilli i Ministrave vendos t’u paguajë gradat shkencore zv.ministrave, sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve, duke shtuar rrogat e tyre me 20-30 mijë lekë të reja në muaj. Vendimi i qeverisë hyri dje në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Tabelat e plota me kategoritë që përfitojnë dhe shtesat në pagë Qeveria rrit rrogat e zyrtarëve të lartë, që kanë grada shkencore në kabinetin e saj dhe institucionet e tjera qendrore, nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja. Vendimi ka

Elton Deda reagon pas fitores së Rinës: Mjaft komenteve raciale

Elis Nova:I rritur në rezidencë diplomatike, drejt ëndrrës si këngëtar

AK nis shndërrimin në parti, Spahiu: Topalli si Nexhmija

hyrë në fuqi pasi është botuar dje në Fletoren zyrtare. Rikthimi i pagesave për titujt shkencorë dhe akademikë... FAQE 7

Rrjedhja e votave, PS heq dorë nga votimi i fshehtë në Kuvend Në kohën që drafti i reformës parlamentare është i bllokuar, socialistët janë drejt tërheqjes nga kërkesa për votim të fshehtë, në rastet e dekreteve të Presidentit. Shkak, dëmi nga rrjedhja e votave

Një ditë pas dorëheqjes nga KLD, Kreshnik Spahiu shpall ambicien për të marrë në duar qeverisjen e vendit. Sulmon kryeparlamentaren Topalli

Rikthimi i votës së fshehtë në Kuvend nuk është më një betejë e Partisë Socialiste. Kjo të paktën sa i përket votimeve të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimet e drejtuesve të lartë shtetërorë apo të gjyqtarëve të dy gjykatave më të larta në vend. Fenomeni i rrjedhjes së votave që ka shoqëruar grupin parlamentar socialist këtë legjislaturë, sa herë që ka patur votime... Faqe 4

FAQe 5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Fobia prej “fobisë” ndaj të huajve

polemikë Fatos Tarifa

Situatë në përkeqësim në Bulqizë, Kukës, Pukë dhe disa zona të tjera. Dy kushërinj gjenden të ngrirë në një bunker në Has, banorët transport me barela të sëmurëve

Zoti Gjini! Unë nuk besoj se nga komenti kritik që unë botova në këtë gazetë dy ditë më parë...

Pse Hashim Thaçi ka të drejtë ndaj Vetëvendosjes

koment Agim Nesho

Nga dita në ditë Republika e Kosovës po konsolidohet si një shtet i lirë...

Zonat e thella, tre metra nën dëborë, Shkodra në alarm

qëndrimi

misteri i zhdukjes

PS: Proces dialogu për Presidentin, të mos jetë shtojcë e qeverisë

Gjendet në Tiranë djali i policit, u denoncua si i marrë peng

FAQE 5

Kuq e Zi dhe... blu

14

Zbardhet vrasja për hakmarrje e ish-policit në Fier, pranga autorit

kronika

Nëntë muaj pas ekzekutimit në kantierin e rrugës Levan-Tepelenë, të Ylli Kalemajt, policia arreston Gentjan Liçajn si autor të ngjarjes.

Era e fortë dhe reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë sjellë nivele të frikshme izolimi për mjaft fshatra të thella të vendit, në të cilët sipas raporteve shënohet deri 3 metra trashësi dëbore. Ndërkohë prej ditësh qindra familje janë izoluar në zona të ndryshme... Faqe 2-3

FAQE 14

koment / 10 Roland Lami

Kushtetutë, Konsensus dhe Konsultime Debati mbi mënyrën e zgjedhjes së Presidentit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Janë shtuar deklaratat e përfaqësuesve të lartë të institucioneve ndërkombëtare apo selive diplomatike të vendosura në Tiranë, mbi formulën preferenciale të zgjedhjes së kreut të shtetit. Nëse do t’i gruponim këto deklarata, nisur nga përmbajtja e tyre, do të konstatojmë se tre janë variantet që propozohen për zg jedhjen e Presidentit. Një pjesë e deklaratave bashkohen në variantin konsensual të zgjedhjes së Presidentit, mbështetur mbi çfarë përcakton fryma kushtetuese për natyrën e kreut të shtetit si dhe procedura e zgjedhjes me 3/5 në tre raundet e para.


2

MAPO

e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

f kus

Durrës dhe Vlorë, vonesa në nisjen e trageteve Për shkak të motit të keq të natës së premte, që u shoqërua dhe me shkarkesa elektrike natyrore, dy tragetet e linjës Durrës-Bari nuk kanë mundur të nisen në orarin e përcaktuar drejt portit italian, duke regjistruar një vonesë 7-orëshe në nisje, ndërkohë që në mbërritje tragetet ndërportuale nuk kanë pasur vonesa. Gjatë

24 orëve të djeshme kushtet atmosferike kanë qenë të paqëndrueshme dhe mëngjesin e së shtunës reshjet e shiut janë ndërthurur me reshje breshëri në Durrës. Në sallën e shërbimit të kapitanerisë së portit detar bëjnë të ditur se paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë. Ndërkohë nga dispeceria portuale bëhet e ditur se në

radën e portit ndodhet një anije me çimento, ndërsa pritet të mbërrijnë për përpunim dhe 5 anije të tjera tregtare me skrap, pleh kimik, grurë dhe kontenierë. Edhe në Vlorë moti i keq ka sjellë vonesa në tragetet e linjës. Burime nga porti thanë se tragetet e linjës Vlorë-Brindizi kanë mbërritur në portin e Vlorës me 4 orë vonesë.

Moti drejt përkeqësimit, tre metra dëborë në fshatrat e thella Situatë në përkeqësim në Bulqizë, Kukës, Pukë dhe disa zona të tjera. Banorët transport me barela të sëmurëve, 12-vjeçari mbërrin në spital pas 6 orësh Era e fortë dhe reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë sjellë nivele të frikshme izolimi për mjaft fshatra të thella të vendit, në të cilët sipas raporteve shënohet deri 3 metra trashësi dëbore. Ndërkohë prej ditësh qindra familje janë izoluar në zona të ndryshme të vendit për shkak të borës dhe të ftohtit. Moti vazhdon të përkeqësohet, ndërsa situata në zonat e bllokuara është bërë alarmante. Dje gjatë gjithë ditës kanë vazhduar reshjet, ndërsa pritet që temperaturat të bien më shumë sot dhe të hënën, ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë e javës në vijim. Alarmet janë shtuar në të gjitha zonat e bllokuara, ndërsa mundësitë për komunikim janë më të pakta, si pasojë e dëmtimit të rrjeteve nga stuhitë e dëborës dhe era e fortë. Në Bulqizë njoftohet se, pasi kanë udhëtuar për orë të tëra me barela të improvizuara dhe në dëborë, të afërmit kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një djali 12-vjeçar nga Klenja dhe një gruaje shtatzënë nga Dushaj i komunës Fushë-Bulqizë. Më shumë se 6-7 orë banorët e këtyre fshatrave kanë transportuar me krahë, në barela të improvizuara, mes borës mbi 1.5 metra dy të sëmurët. Transportimi i djalit me temperaturë të lartë është

kryer gjatë orëve të natës deri në të gdhirë, ndërkohë ai i gruas gjatë ditës, nga orët e mëngjesit e deri pasdite. Kryetarët e njësive vendore kanë lëshuar sinjalin sos, duke u ankuar se nuk kanë mjekë dhe medikamente në qendrat e tyre shëndetësore. Ndërkohë e rëndë paraqitet gjendja edhe në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur lëvizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike, ndërsa komunat rrethe e rrotull mbeten ndër më të izoluarat. Një situatë po aq shqetësuese vërehet dhe në Kukës. Në qytet trashësia ka arritur 85cm dhe 2.5m në fshatra. Reshjet e dëborës janë aq të dendura sa kanë vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizjen në akset rrugore brenda qytetit të Kukësit, ku është bërë urg jente ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për hapjen e rrugëve

Ndërkohë e rëndë paraqitet gjendja edhe në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur lëvizjen

brenda qytetit. Sot në mëngjes të gjitha zonat rurale në rrethin e Kukësit janë ribllokuar sërish si pasojë e reshjeve të pandërprera të dëborës, që vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Grykë Cajës, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Surrojit dhe Arrnit. Reshjet e dendura të dëbora kanë riizoluar thuajse tërësisht edhe rrethet e Hasit e të Tropojës. Në të dy këto rrethe po punohet nga mjetet borëpastruese për mbajtjen hapur të akseve rrugore që i lidhin këto rrethe me Kosovën, gjë që deri tani është arritur megjithë dëborën e dendur që vazhdon të bjerë. Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit, në Korçë e Pogradec, ku bora po bie me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokuara disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës. Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi.

Banorë të bllokuar nga dëbora, duke marrë furnizimet ushqimore

Gjendja e rrugëve kryesore sipas policisë: Në qarkun Kukës: 1. aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 2. aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 3. aksi B. Curri – Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 4. aksi B. Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 5. aksi B. Curri – Valbonë, i pa kalueshëm 6. aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm 7. aksi Krumë – Qafë Prushi, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm 9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm 10. aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm 11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm Trashësia e dëborës varion nga 70cm në Kukës në 150cm në Tropojë. Në qarkun Dibër: Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon: 1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi 2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë 3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm 4. aksi Krastë – Bulqizë, i pakalueshëm 5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm 6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras, i pakalueshëm

7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm 8. aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm 9. aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm Trashësia e dëborës varion nga 60cm deri në 110cm. Në qarkun Shkodër: Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon: 1. aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm me zinxhirë 2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm me zinxhirë 3. aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë 4. aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm 5. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm 6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm 7. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm me zinxhirë 8. aksi Koplik – Razëm, i pakalueshëm 9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme 10. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme 11. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm 12. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshë. Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150cm. Në qarkun Lezhë: 1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë, me një kalim 2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm 3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme. Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore. Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e lirë. Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë 2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë Në qarkun Elbasan: 1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë 2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm 3. aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale. Në qarkun Korçë: Situata në akset rrugore paraqitet si vijon: 1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë 2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm 3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i pakalueshëm 4. aksi Korçë – Goricë, i pakalueshëm Në qarkun Berat: 5. aksi Bogovë – Skrapar, kalohet pa zinxhirë Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale. Në qarkun Gjirokastër: 1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë, kalohet pa zinxhirë 2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë 3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë 4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, e kalueshme pa zinxhirë Në qarkun Vlorë: 1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me Zinxhirë.


e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Ortekët godasin borëpastrueset, bllokohen dy furgonë me pasagjerë Dy furgonë me pasagjerë u bllokuan dje nga rënia e orteqeve të borës në aksin Kukës-Topojan-Shishtavec. Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe ushtrie, të cilat kanë mundësuar hapjen e rrugës. Ndërsa një ortek tjetër ka rënë dje mbi një borëpastruese në Qafë-Mali të Mirditës.

Mësohet se borëpastruesja është prishur në mes të rrugës, e më pas është përfshirë nga orteku. Drejtuesi i saj Sherfi Mula, nga fshati Lajthizë, është shpëtuar nga banorët e zonës dhe është strehuar në banesën e njërit prej tyre. Ndërkohë ortekë ka pasur edhe në zonën e Shkodrës. Një mjet Bjellorus që po punonte në aksin

Qaf-Hadroi-Benë, pas 2 orëve punë është bllokuar nga orteku. Në fshatin Mzi, në aksin Qafë-Mali-Fierzë, orteku ka bllokuar dy fadroma të firmës që po punonte për hapjen e rrugës dhe nga fshati më i afërt janë nisur disa njerëz në këmbë për të bërë të mundur marrjen e njerëzve dhe transportimin e tyre në shtëpinë më të afërt.

Emergjencat në Shkodër kërkojnë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme Banori i Vermoshit akuzon se zona është harruar, dëbora në fshat arrin deri në 4 metra. Në datën 15 na mbarojnë ilaçet

Tre të vdekur nga orteku në Kosovë, 7 të humbur Autoritetet në Kosovë thanë se tre veta kanë humbur jetën si pasojë e motit të lig në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovën jugore. Një ortek i madh bore ka mbuluar disa shtëpi në këtë fshat dhe ekipet e shpëtimit deri tash kanë konfirmuar se tre veta kanë humbur jetën, ndërsa po bëhen përpjekje për të shpëtuar të paktën edhe shtatë persona të tjerë, që besohet se janë nën ortekun e borës. Forca e Sigurisë së Kosovës janë dërguar në fshat në përpjekje për të ndihmuar fshatin e goditur nga moti i lig. Autoritetet thanë se orteku me një thellësi prej 10 metrash dhe me gjerësi prej 500 metrash ka goditur 15 shtëpi në fshatin Retselicë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cilësoi ngjarje të rëndë dhe të trishtueshme humbjen e jetëve në Restelicë. Në një deklaratë për opinion thuhet se institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka që është e mundur që

të ngujuarit të nxirren sa më shpejt. Edhe qeveria e Kosovës duke shprehur ngushëllimet e saj për jetët e humbura ka theksuar se po ndjek nga afër situatën në fshatin Restelicë, por edhe në zonat e tjera të goditura nga moti i lig. Reshjet e borës kanë shkaktuar shumë vështirësi në komunat perëndimore të Deçanit dhe të Pejës, ndërsa vështirësi ka edhe në disa komuna të tjera, të cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shkodër-Rëndohet situata në qarkun e Shkodrës dhe shtabi i emergjencës pranë prefekturës i ka kërkuar qeverisë shpalljen e situatës së jashtëzakonshme në zonat e bllokuara të këtij qarku. Reshjet e dëborës kanë sjellë bllokim të 70% të qarkut të Shkodrës, ku më e rëndë paraqitet situate në Pukë, në Vermosh dhe Dukagjin. Banorë të këtyre zonave, përmes linjave telefonike japin alarmin dhe kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi situata po keqësohet çdo ditë e më shumë. Gjovalin Pëllumbaj, banor i Vermoshit, shprehet se është e turpshme për shtetin që nuk arrin t’u vijë në ndihmë banorëve të tij. “A nuk e di shteti shqiptar se Vermoshi është pjesë e Republikës së Shqipërisë, pasi askush nuk interesohet. Janë 8km rrugë nga qendra e Vermoshit ku është kisha e deri te pika e kalimit kufitar të Grçarit që është e bllokuar dhe ne nuk lëvizim dot as në drejtim të Malit të Zi, siç bëjmë zakonisht, ndërsa pjesa që na lidh me Shqipërinë ka mbi 3m borë”, tha ai. Në një lidhje telefonike ai ka folur me mllef, ndërsa ka thënë se po “trajtohemi sikur të mos jemi qytetarë të këtij shteti. Energji elektrike nuk kemi. Më 1912 kemi pasë energji e dinamo, sot nuk kemi. Askush, as nga shteti as nga komuna, nuk interesohet për ne”. Ndërkohë Pëllumbaj ka dhënë edhe alarmin se banorëve atje po u mbaronin rezervat ushqimore dhe ilaçet. “Janë dy raste, të sëmurë me zemër, që kanë ilaçe deri më 15. Nuk kemi shërbim telefonik vetëm përdorim atë të Malit të Zi”, ka theksuar Pëllumbaj.

Imami: Të sigurohet baza ushqimore e mjekësore Librazhd-Mblidhet në Librazhd Shtabi i Emergjencave, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ministri ka kërkuar që të minimizohen fatkeqësitë në zonat e bllokuara dhe të sigurohet baza ushqimore dhe mjekësore. “Nuk duam që jetët e njerëzve të vihen në rrezik. Duhet të japim maksimumin për

Ai gjithashtu ka njoftuar rënien e një orteku në Budaç. “I ka mbyt të gjitha bagëtitë dhe askush nuk ka shkua as me e pa, as me i thanë shyqyr që kanë shpëtu njerëzit”, tha Pëllumbaj. Shtëpitë në Vermosh janë larg njëratjetrës dhe në verë shtëpia e fillimit me atë të fundit janë 2 orë larg në këmbë. Familjet nuk kanë mundësi të dalin për të ushqyer bagëtitë që i kanë 300m larg, se bora prej erës i ka kaluar 4 m në disa vende. “Kërkojmë që të zhbllokohet rruga deri te pika kufitare, që të mund të shkojmë në

shpëtimin e çdo rasti”, tha Imami. Në Librazhd, vendorët janë të shqetësuar për mungesën e mjeteve borë-pastruese, ata kanë thënë se nuk kishin mjaftueshëm naftë dhe benzinë për t’i vënë këto në punë, ndërsa fshatrat malorë të zonës vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Plavë e Guci për të marrë ushqime e ilaçe pasi në atë territor, dhe pse Mali i Zi është shtet më i vogël, rruga është e zhbllokuar”, tha Pëllumbaj, ndërsa kërkoi që shteti shqiptar t’i kërkojë palës malazeze ta bëjë zhbllokimin e 8km rrugë në territorin tonë. Ndërkohë situata e rënduar shfaqet dhe në zona të tjera. Sipas drejtorit të Rrugëve Nacionale, Nesti Kiri, në rrugën e Gjegjanit janë bllokuar nga orteku një fadromë dhe një borëpastruese që po punonin aty. Djana Kolaj

Fshati shpëton dy kushërinjtë e bllokuar nga bora, u gjetën të ngrirë në bunker Myrteza Qarri, njëri nga kushërinjtë e zhdukur dhe të gjetur në malin e Oplasit në Kukës, ka mbërritur dje në spitalin e Krumës në veri, ku po i nënshtrohet ndihmës mjekësore për shkak të gjendjes tejet të rëndë shëndetësore nga ngrirja prej temperaturave të ulëta. 35-vjeçari Myrteza Qarri dhe kushëriri i tij 45-vjeçari Isa Qarri u shpëtuan nga banorët e zonës, ndërsa dergjeshin të sëmurë nga ngricat në një bunker majë malit të Oplasit, ku ishin strehuar, e ku u gjetën të gjallë të shtunën në orët e drekës. Edhe Isa Qarri po transportohet me barelë nga dhjetëra burra të fshatit Qarre të Komunës Golaj të Kukësit, që iu ngjitën malit pasditen e djeshme dhe arritën t’i shpëtojnë bashkëfshatarët, ndaj të ngrysur. Më

herët Policia e Kukësit bëri me dije se dy kushërinjtë, të cilët rezultonin të zhdukur prej të premtes, ishin gjetur të gjallë në një bunker në malin e Oplasit, ku ishin strehuar për t’i shpëtuar ngrirjes nga dëbora e dendur. Sipas të dhënave të policisë, dy

kushërinjtë Myrteza e Isa Qarri ishin nisur të premten për të vendosur një antenë në malin e Oplasit nga ku kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre për shkak të izolimit nga dëbora e dendur. Dy kushërinjtë 45-vjeçari Isa Qarri dhe 35-vjeçari Myrteza Qarri janë nga fshati Qarre i komunës Golaj në Kukës. Për shkak të lartësisë së malit të Oplasit, më se 800 metra mbi nivelin e detit dhe trashësisë së dëborës e ngricave atje, transportimi i tyre në qytet ishte tejet i vështirë. Afro 10 burra nga fshati u nisën për t’i shpëtuar dhe zbritur në fshat dy kushërinjtë, të cilët janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore për shkak të ngrirjes nga dëbora dhe temperaturat e acarta.


4

MAPO

E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

2005

U bë ndryshimi i parë i Rregullores. pa konsensusin e opozitës, ku u hoq votimi i fshehtë për shkarkimin e anëtarëve të organeve Kushtetuese.

2009

U bënë sërish ndryshime në Rregullore, duke prekur kompetencat e Kuvendit për procedurën e kalimit të dekretit, duke ia deleguar ato instancave të tjera.

Rrjedhja e votave, PS heq dorë nga votimi i fshehtë në Kuvend Socialistët janë drejt tërheqjes nga kërkesa për votim të fshehtë për dekretet e Presidentit në draftin e reformës parlamentare. Shkak është bërë rrjedhja e votave gjatë kësaj legjislature Fejzi Braushi

Rikthimi i votës së fshehtë në Kuvend nuk është më një betejë e Partisë Socialiste. Kjo të paktën sa i përket votimeve të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimet e drejtuesve të lartë shtetërorë apo të gjyqtarëve të dy gjykatave më të larta në vend. Fenomeni i rrjedhjes së votave që ka shoqëruar grupin parlamentar socialist këtë legjislaturë, sa herë që ka patur votime të fshehta në Kuvend, ka bërë që PS të rishohë dhe njëherë propozimin e bërë disa muaj më parë, për të kaluar nga votimi nominal në votim të fshehtë në rastet e dekreteve. Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende me një qëndrim përfundimtar, socialistët duket se po i bëjnë llogaritë edhe me kohën kur ata do të vijnë në pushtet, gjatë së cilës, ndryshe nga tani, në opozitë çdo rrjedhje vote do të ketë efekte konkrete, çka mund të sjellë si pasojë dhe kriza të panevojshme. Propozimi

Gati katër muaj më parë, grupi parlamentar socialist paraqiti në mënyrë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë një paketë amendimesh për Rregulloren e këtij institucioni, ku ndërmjet të tjerave nenet kryesore ishin ato për procedurën e votimit të emërimeve apo shkarkimeve të anëtarëve apo drejtuesve të institucioneve kushtetuese. Propozime këto që në thelb kanë rikthimin e Rregullores në gjendjen e mëparshme, para se të ndodhnin amendimet e saj në vitet 2005, 2009 dhe 2010, dhe konkretisht rikthimin e votimit të fshehtë në rastin e dekreteve të Presidentit dhe në rastin e votimit të kërkesave për shkarkim të komisioneve hetimore. Por ndërsa për rastin e dytë, pra atë votimit të kërkesave të komisioneve hetimore, socialistët mbeten të vendosur në propozimin e tyre që Kuvendi të mos votojë raportin e komisionit me votim të hapur por të votojë shkarkimin e personit me votim të mbyllur, për rastin e parë, pra atë të votimit të dekreteve, duket se kanë vendosur të heqin dorë. Pra, bëhet fjalë pikërisht për propozimin e nenit 3 të draftit të socialistëve, nëpërmjet të cilit kërkohet që “Në nenin 60 të Rregullores së Kuvendit, pika 1/1 shfuqizohet (Në rastin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit për dekretet e Presidentit të Republikës

për emërim në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë votimi është nominal)”. Burime nga Partia Socialiste kanë bërë të ditur se duke parë se kjo çështje mbetet objekt debati me demokratët, gjatë procesit të reformës parlamentare, mund të heqin dorë prej saj. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se përsa kohë është vënë re dendur fenomeni i rrjedhjes së votave nga grupimi socialist gjatë votimeve të fshehta që janë zhvilluar në Kuvend, sidomos gjatë këtyre muajve të fundit, atëherë është gjykuar se kjo mund të ndodhë edhe kur socialistët të vijnë në pushtet. Por ndryshe nga sa ndodh tani në opozitë, ku rrjedhja e votave ka efekt vetëm moral, socialistët mendojnë se në momentin që do të jenë në qeverisje, çdo rrjedhje vote që mund të ndodhë nga deputetët gjatë votimit të fshehtë do të kishte pasoja direkte në vendimmarrje. Ndaj me shumë gjasë, propozimi për të rikthyer votimin e fshehtë për dekretet mund të bjerë dhe socialistët mund t’i përmbahen vetëm pjesë së amendimit që ka të bëjë me procesin deri në kalimin e dekretit në seancë. Rregullorja

Pavarësisht faktit nëse socialistët heqin dorë apo jo nga ky propozim, reforma parlamentare mbetet ende shumë prapa, në kuptimin e mirëkuptimit të palëve për një sërë çështjesh të tjera. Kjo, pasi deri më tani nuk ka asnjë konsensus për pikat kryesore të draftit, ndërkohë që i vetmi kompromis që mund të gjendet, lidhet me afatin e përjashtimit

të një deputeti dhe kohën se kur kandidaturat për në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj, që zgjidhen nga Kuvendi, kalojnë për shqyrtim në komisionin e Ligjeve. Kundërshtimet për këtë draft mes dy partive kryesore lidhen kryesisht me kufizimin e fjalës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave, vetëm për çështje të rendit të ditës, me reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së sa herë që flet Kryeministri e deri te zgjidhja që ofrohet nga PS-ja në rastin e moszhvillimit të interpelancës nga ana e një anëtari të kabinetit qeveritar. Deri më tash, propozimet sa më sipër konsiderohen nga PD-ja si antikushtetuese, ndërsa nuk pranohet prej saj as propozimi për të kaluar diskutimet e lira në fillim të seancës, ashtu sikurse ka qenë para vitit 2010.

“Në nenin 60 të Rregullores së Kuvendit, pika 1/1 shfuqizohet (Në rastin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërim në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë votimi është nominal)”

Edi Rama: Qeveria po i bën konkurrencë krimit Një ditë pas tryezës për sigurinë e rendit publik, lideri i opozitës, Edi Rama ia ka kushtuar sërish kriminalitetit editorialin e tij. Ai shkruan se tre vitet e fundit, kriminaliteti në shifra është rritur dyfish, vrasjet janë shtuar nga 94 në 137, e të njëjtën kurbë rritëse kanë pësuar krimet kundër pronës, vjedhjet me dhunë apo ato të banesave. “Janë shifra të frikshme, edhe më e frikshme është tendenca në ngjitje e tyre. Ngjitje e vazhdueshme që përkon me rënien e shtetit. Këto shifra janë nxjerrë nga brenda Ministrisë së Brendshme, aty ku është gatuar edhe fshehja e turpshme e tyre. Por rënien e shtetit e tregojnë pa koment lajmet e përditshme që dëshmojnë kthimin prepotent të krimit në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë”,shkruan Rama në editorialin e

javës. Sipas liderit të opozitës, shteti e ka humbur betejën me krimin, pasi pushteti ka rrënuar moralisht dhe profesionalisht policinë. “Në një vend me 1 milion të papunë, ku Policia e Shtetit trajtohet si zyrë për të punësuar shërbëtorët e partive të qeverisë, kushërinjtë apo miqtë krahinorë dhe ende më keq, njerëzit me precedentë penalë për fushata elektorale, s’ka se si krimi të mos e fundosë shtetin nën peshën e vet”,-shkruan Rama. Ai nuk lë pa koment edhe reagimin e Ministrisë së Brendshme, duke thënë se opozita ka zbuluar metodën e manipulimit me shifrat e rreme për të gënjyer publikun. “Në reagimin e vet patetik, Ministria e Brendshme fliste për suksese imagjinare e për mosmirënjohje nga ana e opozitës ndaj policisë. Një reagim absurd, dobësi e dukshme e arrogancës së një

“Janë shifra të frikshme, edhe më e frikshme është tendenca në ngjitje e tyre. Ngjitje e vazhdueshme që përkon me rënien e shtetit

pushteti që ka humbur çdo arsye e qëllim tjetër veç të ndenjurit aty ku është”,-shkruan më tej Rama. Lideri i opozitës, përmes shkrimit në faqen e tij në internet akuzon qeverinë si frymëzuesen dhe konkurrenten e krimit, përmes goditjes, sipas tij, të Kushtetutës e ligjit, përmes plumbave të derdhur ndaj protestuesve opozitarë apo kërcënimeve publike ndaj Prokurores së Përgjithshme. “Sjellja e saj antiligj dhe antishtet e bën natyrshëm krimin më të guximshëm e më të suksesshëm në aksionin e tij barbar dhe në dyert e drejtësisë po ashtu. Kriminelët dhe bandat kriminale e kanë rritur forcën goditëse të tyre, sepse veprojnë në një terren ku muret mbrojtëse të ligjit e të shtetit janë dëmtuar rëndë nga braktisja e detyrimeve kushtetuese e ligjore prej qeverisë”,shkruan Rama.


E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

2010

MAPO

5

60

Kuvendi, sërish pa konsensusin e opozitës, ndryshoj Rregulloren ku u vendos që për dekretet e Presidentit votimi bëhet nominal.

Është neni i rregullores i cili përcakton se dekretet e Presidentit votohen në mënyrë nominale, duke shmangur votimin e fshehtë

PS: Proces dialogu për Presidentin, të mos jetë shtojcë e qeverisë Deputeti socialist Ditmir Bushati përsërit qëndrimin e PS-së për një president që përfaqëson unitetin e popullit. “Qëndrimet e njëanshme janë luks për Shqipërinë që do të integrohet” Partia Socialiste këmbëngul se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të zgjidhet përmes një procesi gjithëpërfshirës, në mënyrë që emri i përzgjedhur të përfaqësojë realisht unitetin e kombit. Megjithëse e konsiderojnë të parakohshëm një debat të tillë, socialistët vlerësojnë se çdo tentativë për ta zgjedhur Presidentin e ri në mënyrë të njëanshme do ishte një luks i tepruar për Shqipërinë, e cila, sipas tyre, ndodhet përballë sfidash të mëdha që kanë të bëjnë kryesisht me integrimin e vendit, ekonominë dhe sigurinë e shqiptarëve. Ditmir Bushati, pjesë e grupit të punës që ka ngritur për Partia Socialiste për të përcaktuar kriteret dhe figurën e Presidentit të ardhshëm, e lidh këtë proces në mënyrë të pashmangshme me procesin e integrimit të vendit. Sipas tij, në situ-

atën në të cilën ndodhet Shqipëria, në raport me angazhimin e saj integrues, janë të tepërta qëndrimet e njëanshme për Presidentin. “Mendoj se të flasësh për kandidatura për postin e Presidentit është e parakohshme. Në kushtet që ndodhet Shqipëria do të ishte luks të flasim për qëndrime të njëanshme e kandidatura që do e kthenin Presidentin në shtojcë të qeverisë”, - u shpreh deputeti Ditmir Bushati dje për “Ora news”. Më tej, ai ka bërë të ditur se PS mbetet për një proces kushtetues dhe dialogu mes palëve, si e vetmja mënyrë për të gjetur një figurë që të jetë simbol i unitetit të kombit, siç e përcakton edhe Kushtetuta. “PS ka shprehur qëndrimin e saj për një proces kushtetues e gjithëpërfshirës në zgjedhjen e Presidentit, që të shkohet drejt një emri që të jetë simbol i unitetit kombëtar, një figurë e gjithëpranuar nga spektri politik. Palët parlamentare duhet të shkojnë drejt një kandidature që siguron unitetin e kombit, nga ky proces do të vijë edhe identikiti i Presidentit të ri”- tha Bushati. Megjithatë, pavarësisht se mazhoranca në bazë të Kushtetutës ka mundësi që ta zgjedhë e vetme Presidentin e ardhshëm, Partia Socialiste ka nisur një proces të sa-

jin për të përcaktuar sesi duhet të jetë kandidatura e Presidentit të ardhshëm. Për këtë qëllim ajo ka ngritur një grup pune i përbërë nga pesë deputetë: Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Por përveç këtij procesi, PS nuk ka përjashtuar mundësinë që, në rast se mazhoranca nuk do pranojë të zgjedhë një kandidat konsensual, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar Kushtetutën në pikën që flet për kuorumin që duhet të jetë në sallë në momentin e nisjes së votimit për zgjedhjen e Presidentit.

AK nis shndërrimin në parti, Spahiu: Topalli si Nexhmija Një ditë pas dorëheqjes nga KLD, Kreshnik Spahiu pohon se pas muajit maj, Aleanca Kuq e Zi do të shihet si alternativa e vetme për të drejtuar vendin. Sulmon Topallin: Nexhmija dilte 5 herë në muaj në TVSH, ndërsa ajo e ka hipotekuar

Shalsi: Pozitive rishpërndarja e anëtarëve të kryesisë Deputeti Eduard Shalsi e sheh si pozitiv debatin e hapur brenda radhëve të socialistëve mbi rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë dhe asamblesë nëpër qarqe. Sipas tij, rishpërndarja e anëtarëve të kryesisë dhe të asamblesë në ato qarqe ku nuk kanë qenë të deleguar më parë, është një proces normal, dhe që ka për qëllim t’i japë më shumë energji punës në bazë. Ndaj ai thekson se edhe ajo që po ndodh sot në PS, ku disa figura të njohura të saj janë shprehur kundra këtij procesi, duhet parë në funksion të zhvillimit. “PS ku unë bëj pjesë, është një forcë energjike, është një forcë progresive, një forcë që edhe debatin e brendshëm e ka në funksion të zhvillimit. Sot ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një kastë politikanësh që e kanë mbizotëruar Shqipërinë e

këtyre 20 viteve”, - tha deputeti Eduard Shalsi. Por pavarësisht përpjekjeve të disa drejtuesve socialistë për të mos e marrë seriozisht këtë debat, figura të njohura të kësaj force kanë kontestuar fort këtë rishpërndarje, duke arritur deri aty sa dhe mos t’i zbatojnë vendimet e forumeve drejtuese. Njëri prej tyre është dhe deputeti Erion Braçe, i cili ka shprehur hapur se nuk e njeh vendimin e kryesisë për të rishpërndarë delegimet, dhe se nuk do të lëvizte nga Berati për në Korçë, ku dhe është deleguar së fundmi. Përveç tij ka patur dhe deputetë të tjerë që nuk i kanë mirëpritur këto lëvizje, ku bie në sy i zgjedhuri i Vlorës, Eltar Deda, i cili gjithashtu publikisht është shprehur i zhgënjyer, ndërsa nuk ka ngurruar ta kundërshtojë këtë vendim edhe në mbledhjen e Asamblesë së qytetit të tij.

Tiranë Aleanca Kuq e Zi merr ngjyrat e një partie, një ditë pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në prani të qindra delegatëve nga të gjitha njësitë vendore, intelektualë, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë, është themeluar dje Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Kjo hap siparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar, i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti, ku pritet të bëhet dhe shndërrimi final i AK-së nga një lëvizje në një forcë mirëfilli politike. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë dhe lideri i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, i cili i çliruar nga detyrimet shtetërore, në daljen e parë jo si nënkryetar KLD-je ka sulmuar ashpër kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Madje, ai nuk ka ngurruar ta krahasojë dhe me të venë e ish-diktatorit Enver Hoxha. “Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo e ka hipotekuar TVSH, i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë” - tha Spahiu. Në fakt, deklarata Spahiut ka ardhur si një reagim ndaj akuzave të kry-

etares se Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila gjatë një interviste të para dy ditëve e konsideroi Aleancën KuqeZi një kërcënim për vendin. Më tej ai premtoi se deri në muajin maj në Kuvendin Mbarëkombëtar, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milion kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”. Sipas tij, Aleanca KuqeZi do t’i japë fund urre-

shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar. Aleanca KuqeZi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës, u shpreh Kreshnik Spahiu përpara sallës së mbushur me mbështetësit e AK. Largimi i sulltanëve të poli“Përkëtoarsyeduhettëpunojmënënnjëstrategjipër tikës, të majtë tëpërgatiturnjëalternativëtërepërTiranën,Tirana dhe të djathtë, KuqeZidhegjithëShqipërinë,ecilakatrearmiq,krimin do t’ sjellin shqiptarëve eorganizuar,korrupsionindhepastrimineparave” gjakun e ri në politikë” - tha jtjes politike në vend, nën premtimin e Spahiu. Për Aleancën KuqeZi Tirana realizimit të një kompromisi historik, nuk ka njohur as në Luftën e Dytë i cili, sipas tij, do të jetë çelësi i stabil- Botërore këtë nivel të lartë kriminalitetit dhe paqes në rajon. Spahiu ka iteti dhe vrasjesh publike që bëhen shprehur besimin se pas muajit maj rrugëve të këtij qytetit. “Për këto arsye AK do të shihet si alternative e vetme duhet të punojmë nën një strategji për nga qytetarët shqiptarë për të drejtuar të përgatitur një alternativë të re për vendin. “Aleanca KuqeZi ka prioritet Tiranën, Tirana KuqeZi dhe gjithë për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë Shqipërinë, e cila ka tre armiq, krimin metropol si hapësira e mendimin in- e organizuar, korrupsionin dhe pastrtelektual dhe trurit të njerëzve të imin e parave”, - tha Spahiu.


6

MAPO

e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Ndërtuesit: Hipotekat për të falimentuarit, përfitojnë qindra qytetarë Ligji i kontrollit të ndërtimeve pa pronar i jep zgjidhje një prej problemeve më të vështira për hipotekimin e pallateve me leje ndërtimi. Shoqata e ndërtuesve të Tiranës e vlerëson pozitive miratimin e këtij ligji, i cili u mundëson qindra familjeve në kryeqytet marrjen e hipotekës së banesave të tyre, mbetur

pezull për shkak të falimentimit, vdekjes apo çregjistrimit të ndërtuesit. Ky ligj prek të gjitha ato ndërtime të cilat kanë një leje të rregullt ndërtimi, sepse Bashkia e Tiranës nuk trajton objekte që janë pa leje ndërtimi, pasi këto janë objekt i ALUIZNI-t. Opozita vendosi të votonte kundër, duke e cilësuar si një ligj që

votohet për interesa personale. Me këto pretendime problemi i qytetarëve mbeti pa zgjidhje gjithë këta vjet. Ndërsa me ndryshimet e reja në ligj pushteti lokal merr përsipër një faturë financiare në të mirë të qytetarëve, për të kryer procesin e kolaudimit teknik dhe më pas regjistrimin e banesës në ZRP.

SHKURT

Energjia, prodhimi dhe importi gjysmë për gjysmë

Pikë shitjeje karburanti në Tiranë

Paradoksi i shifrave

Blerina Hoxha

Importi i naftës ka pësuar një rënie më shumë se 12 për qind gjatë vitit 2011, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, por nga ana tjetër shitja me pakicë e naftës është rritur me 69 për qind, vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Sasia e karburanteve të zhdoganuara për periudhën janar - tetor 2011 është 348.3 mijë tonë, me rënie vjetore 12 për qind”, bën të ditur Ministria e Financave, duke e argumentuar këtë fakt me efektet e krizës dhe me rënien e konsumit të saj. Por shifra krejt të tjera sjell INSTAT. Duke publikuar indeksin e tregtisë me pakicë për tremujorin e tretë të 2011-s, Instituti i Statistikës bën me dije se ”tregtia me pakicë e karburanteve”, për tremujorin e tretë 2011, është rritur 69 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2011-s, indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve” është rritur 33.4 për qind. Shifrat zyrtare zbardhin një paradoks ndërmjet sasive të importuara dhe atyre të konsumuara të naftës në vend, dukë lë-

në të hapur mundësinë për një rritje të kontrabandës. Por ndërkohë që të gjithë treguesit e tjerë të konsumit të mallrave me pakicë ka rënë ndjeshëm vitin që shkoi, artikujt që lidhen me tregtinë dhe mirëmbajtjen e makinave janë rritur. Nëse për korrikgusht të 2011-s indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në total është ulur 5.5 për qind, indeksi i tregtisë së makinave dhe riparimi i tyre është rritur. Për rrjedhojë është rritur edhe punësimi në këtë sektor. INSTAT raporton se indeksi i punësimit në tremujorin e tretë të 2011s u rrit me 3.5 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve”. Nga ana tjetër indeksi total i punësimit me pakicë është ulur me 5.6 për qind. Edhe sipas rezultateve të censusit, biznesi i riparimit dhe tregtimit të makinave është më fitimprurësi në vend, me xhiro prej 43, 4 miliardë lekësh në vit. Me borxh apo jo, familjet shqiptare investojnë në

Instituti i Statistikës bën me dije se tregtia me pakicë e karburanteve, për tremujorin e tretë 2011, është rritur 69 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës

blerjen e një makine, duke rritur çdo vit përqindjen e automjeteve për mijë banorë në vend. Këtë e tregojnë të dhënat e pak muajve më parë të Bankës së Shqipërisë, se rreth 41.6 për qind e borxhit të marrë nga shqiptarët është investuar në pasuri të paluajtshme: blerje shtëpie, rikonstruksion banese apo blerje makine. Në të njëjtën kohë, edhe të dhënat e Open Date Albania, që datojnë deri në vitin 2010, tregojnë se përqindja e zotëruesve të makinave për mijë banorë në vend ka ardhur duke u rritur që prej vitit 2000. Sipas këtij portali, me 126% është rritur numri i automjeteve në Shqipëri në vitin 2010, krahasuar me vitin 2000, pra me 10 vjet më parë. Duke iu referuar studimit në fjalë, rezulton se në Shqipëri gjatë 2010-s ka pasur 121 automjete për 1000 banorë. Studimi citon se numri i automjeteve për 1000 banorë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Ndërkaq, viti me rritjen më të madhe të këtij numri është viti 2000 (20% krahasuar me vitin paraardhës), ndërsa viti me rritjen më të ulët rezulton viti 2005 (3% krahasuar me vitin paraardhës). Gjithashtu edhe të dhënat e INSTAT-it: tregtia me pakicë e karburanteve është rritur me 56 për qind në krahasim me 2008-n. Banka Qendrore nga ana tjetër gjykon se modeli më i mirë për parashikimin afatshkurtër të rritjes ekonomike janë shitjet dhe mirëmbajtja e automjeteve. Të dhënat zyrtare nga censusi i ndërmarrjeve tregon se biznesi i tregtisë dhe riparimit të automjeteve ka një xhiro prej 43 425 mln lekë, duke u renditur e para në 10 linjat e bizneseve më të mëdha në vend.

rreth 25 milionë kilovat orë dhe se turbinat në Fierzë, Koman e Vaun e Dejës po punojnë me kapacitet të lartë. Përsa i përket situatës hidrike, reshjet e fundit të dëborës kanë pakësuar shpresat për prurje në Fierzë. Aktualisht niveli u ujit në basenin më të madh ujor energjetik është 262 metra e 30 centimetra dhe prurjet janë rreth 50 metër kub ujë në sekondë, sasi kjo krejt modeste dhe e rrallë për periudhën. Prurje pothuajse zero janë në liqenin e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Standard & Poor’s zhvlerëson 34 banka italiane

Bie importi i naftës, rritet konsumi me pakicë i saj Sipas INSTAT-it, shitja me pakicë e naftës është rritur me 69 për qind vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2011, ndërsa importi i naftës, sipas Ministrisë së Financave, për 11-mujorin e ra me 12 për qind

Përkeqësimi i kushteve atmosferike po dëmton dhe rëndon financat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Dje të dhënat tregojnë se importi i energjisë vijon të jetë i lartë, ndërkohë që rezervat hidrike pakësohen orë pas ore. Dje importi i energjisë arriti në rreth 12 milionë kilovat orë, ku pjesa më e madhe e energjisë u ble nga KESH. Import të përditshëm po kryen dhe kompania ÇEZ. Të dhënat nga drejtoria e përgjithshme e KESH-it tregojnë se konsumi gjatë ditës së djeshme ishte

Agjencia e vlerësimit, Standard & Poor’s, ka zhvlerësuar 34 banka italiane. Midis instituteve financiare më të goditura nga vala e zhvlerësimit kanë qenë: Intesa Sanpaolo, BNL dhe Banco Popolare. Standard & Poor’s ka ulur vlerësimin për Unicredit, Intesa Sanpaolo dhe Mediobanca, nga “A”, në “BBB+”, ndërkohë UBI ka kaluar nga “A-”, në “BBB+”. Banka Monte Dei Paschi di Siena është zhvlerësuar gjithashtu nga “BBB+” në “BBB”; ndërkaq, Banco Popolare, nga “BBB”, në “BBB-”. Për të gjitha institutet e zhvlerësuara, këndvësh-

trimi i agjencisë ka qenë negativ. Standard & Poor’s e ka justifikuar këtë zhvlerësim masiv, të ndjekur nga zhvlerësimi sovran i Italisë, me frikërat mbi qëndrueshmërinë e instituteve financiare italiane, në lidhje me aftësinë e tyre për të financuar borxhin. “Brishtësia e Italisë dhe rreziqet financiare të jashtme janë rritur së tepërmi” – thuhet në deklaratën e Standard & Poor’s – duke marrë nën shqyrtim borxhin saj të lartë publik, duke shkaktuar, si rezultat, një ulje të ndjeshme të aftësisë së bankave për të financuar borxhin e tyre.

Kushtet e reja për Greqinë, bien bursat

@ mapo.al/

ekonomi

Bursat europiane ranë në ditën e djeshme, pasi ministrat e Financave të Eurozonës vendosën kushte shtesë për Greqinë, në këmbim të miratimit të paketës së dytë të ndihmës 130 miliardë euro. Ky vendim ka shkaktuar më shumë ankth dhe konfuzion në mesin e investitorëve, të cilët janë ende të paqartë për rrugën e zgjidhjes së krizës europaine të borxheve sovrane. Indeksi paneuropian FTSEuro first 300 ra 0.6% në 1 mijë e 67.27 pikë. Sektori bankar për shkak të ekspozimit ndaj bonove me probleme të eurozonës është edhe perfor-

muesi më i dobët për momentin. Treguesi për bankat në indeksin e gjerë STOXX Europe 600 ra 1.6%. Një ditë më parë, pas lajmit për përfundim e marrëveshjes së shkëmbimit të borxhit të Athinës me investitorët privatë, kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, tha se Greqia duhet të përmbushë edhe 3 kushte të tjera, duke përmendur domosdoshmërinë që Parlamenti grek të ratifikojë paketën, qeveria të kursejë 325 milionë euro të tjera në këtë vit dhe duhet garanci politike që plani do të zbatohet.


e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

7

Avokatëve të shtetit u rritet rroga 10 mijë lekë Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe Avokati i Shtetit sipas vendimit më të fundit të qevrisë përfitojnë një pagesë mujore shtesë 100 mijë lekë për kushtet e punës. Nëpunësit e emëruar në Avokaturën e Shtetit, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfitojnë pagat, sipas përcaktimit të ri. Nëpunësit aktualë të Avokaturës së Shtetit, të cilët deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi përfitonin një pagë më të lartë sesa

vendimi aktual do të vazhdojnë të përfitojnë pagën aktuale. Nëpunësi i emëruar jashtë vendit, në pozicionin “Jurist pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, i cili është përfaqësues i përhershëm pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, ka statusin financiar të përfaqësuesit të ministrisë së përfaqësuesit të ministrisë së linjës në përfaqësinë tonë diplomatike pranë BE-së.

Qeveria rrit rrogat e zyrtarëve të lartë me 20-30 mijë lekë në muaj Një vendim i qeverisë i botuar dje në Fletorën zyrtare rikthen pagesat për titujt shkencorë dhe akademikë të zyrtarëve të lartë. Shetsat fiske të pagave mujore variojnë nga 20 -30 mijë lekë në muaj Blerina Hoxha

Qeveria rrit rrogat e zyrtarëve të lartë që kanë grada shkencore në kabinetin e saj dhe institucionet të tjera qëndrore nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja. Vedimi ka hyrë në fuqi pasi është botuar dje në Fletorën Zyrtare. Rikthimi i pagesave për titujt shkencorë dhe akademikë vjen pas një pezullimi vitin që shkoi, ku Këshilli i Ministrave me udhër të vecantë pezulloi të gjitha pagesat për gradat shkencore për shkak të mosrealizimit te të ardhurave buxhetore. Mirëpo vendimi i fundit sjell shtesa më të mëdha se, vlera e rrogës minimale për nëpunësit në pozicionet sekretarët e përgjithshëm”, anëtarët e organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura, drejtorë drejtorish etj. Nëse këto zyrtare mbajnë titullin profesor marrin menjëherë një shtesë mujore në pagë 30 mijë lekë, ndërsa zyrtarët me titull profesor i asociaur marrin një shtesë 250 mijë lekë. Ndërsa për zyrtarët e lartë me doktoraturë do të aplikohet një shtesë 20 mijë lekë në muaj. Në bazë të vendimit përfitojnë rritje page titullarët dhe zëvendëstitullarët i institucioneve qendrore, në varësi të Kryeministrit apo ministrave të linjës”, “prefekt”, “nënprefekt”, si dhe funksionarët politikë “zëvendësministër”, e anëtarë të kabineteve politike përfitojnë shtesën për kualifikimin, gradën apo titullin shkencor. Sipas vendimit të qeverisë, kjo shtesë jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhen me përshkrimin e punës së nëpunësit, por pas miratimit, rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të lartë se, ai i përcaktuar në këtë vendim përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të ulët se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, përfiton shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin shkencor që ka. Në çdo rast pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli shkencor që ka nëpunësi, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka. Gjithashtu në një vendim të tjetër të botuar në fletorën zyrtare parashikohet edhe hierarkia e pagave në Teatrin Kombëtar dhe Drejtorinë Artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit në Teatrin Kombëtar të Operës,

Nëpunësi i emëruar jashtë vendit, në pozicionin “Jurist pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, i cili është përfaqësues i përhershëm pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, ka statusin financiar të përfaqësuesit të ministrisë së linjës në përfaqësinë tonë diplomatike pranë BE-së.”. e) Në pikën 11/1, pas fjalëve “…Teatrin Kombëtar të Komedisë…”, shtohen fjalët dhe “…Cirkun Kombëtar…”. f) Lidhja nr.7/1 (pjesa I dhe II), që përmendet në pikën 11/1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtën numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Punonjësit e tjerë mbështetës të Avokaturës së Shtetit, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit, Sarandë dhe Cirkut Kombëtar, të paguhen sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës. 3. Efektet financiare të këtij vendimi janë, si më poshtë vijon: - Për Inspektoratin Qendror dhe Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, fillojnë nga data e emërimit në punë të nëpunësve/punonjësve. - Për shtesat për kualifikimet, fillojnë nga data 1 janar 2012. - Për të gjitha parashikimet e tjera, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 4. Vendimi nr.407, datë 19.6.2003 i Këshillit të Ministrave “Për pagat në Avokaturën e Shtetit”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Tabela për rritjen e pagave sipas gradave POZICIONI Zëvendësministër Drejtor i Kabinetit të Presidentit/Kryetarit të Kuvendit/Kryeministrit/Zëvendëskryeministrit Këshilltar i Presidentit/Kryetarit të Kuvendit/Kryeministrit/Zëvendëskryeministrit Ndihmës i Presidentit/Kryetarit të Kuvendit/Kryeministrit Sekretar i Përgjithshëm Prefekt Titullar i institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit, apo ministrave të linjës Anëtar i organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura të përcaktuara në pikën 1/1 të vendimit Ndihmës i Zëvendëskryeministrit Drejtor Kabineti i Ministrit/ titullarëve të institucioneve të pavarura të përcaktuara në pikën 1/1 të vendimit Këshilltar i Ministrit/ titullarëve të institucioneve të pavarura të përcaktuara në pikën 1/1 të vendimit Zëvendëstitullar i institucioneve qendrore në varësi 98 të Kryeministrit, apo ministrave të linjës Nënprefekt Drejtor Departamenti Drejtor i Përgjithshëm Drejtor Drejtorie dhe pozicionet e veçanta të punës, të kategorizuara në kategorinë II-b, ose më të lartë, sipas këtij vendimi, në institucionet e përcaktuara në pikën 1/1 të vendimit.

KUALIFIKIMI/ GRADA/TITULLI SHKENCOR Profesor Profesor i asociuar

Lidhja nr. 2/1 SHTESA (LEKË/MUAJ) 30.000 25.000

Studime post master sipas përcaktimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, apo të barazvlefshme me to në vendet e përcaktuara sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrit të Financave

20.000

Doktor i Shkencave

20.000

Doktor i Shkencave në vendet e përcaktuara sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrit të Financave

25.000

Lidhja nr. 7/1 NIVELET E PAGAVE TË PUNONJËSVE TË TRUPËS ARTISTIKE NË TEATRIN KOMBËTAR, TEATRIN KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR,

Vendimi i fundit sjell shtesa më të mëdha se vlera e rrogës minimale për nëpunësit në pozicionet sekretarët e përgjithshëm”, anëtarët e organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura, drejtorë drejtorish Baletit dhe Ansamblit Popullor. Niveli pagavve për artistët nis nga 76.300 lekë për drejtyuesit artistikë dhe 46.700 lekë për skenografët dhe orkestrantët. Gjithashtu hierakia e pagave është rregulluar edhe Për Drejtorinë Artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Drejtorinë e Teatrit të Fëmijëve në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe Cirkun Kombëtar. Niveli i pagave fillon për drejtuesit e lartë me 68.100 lekë bë muaj dhe për aktorët e nivelit të dytë 46.700 lekë në muaj.


8

MAPO

e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

sociale

Rama: Festojnë ata që vodhën votat Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në simpoziumin e mbajtur nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të 92-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, nuk kanë kaluar në heshtje nga lidershipi i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kreu i socialistëve ka reaguar menjëherë pas mbajtjes së këtij simpoziumi, nëpërmjet

rrjetit social twitter. Rama u shpreh se ata që festojnë sot, janë ata që e bllokuan qytetin e më pas i vodhën edhe votat. “Festojnë 92-vjetorin e Tiranës ata që e penguan barbarisht për synime politike e pastaj ia vodhën votat ditën për diell. Hipokrizia në pushtet”, - shkruan Rama në Twitter. Tirana

është krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetëm një xhami, aty ku sot është Ushtari i Panjohur, një han (hotel), një pus dhe një furrë. Krijimi i qeverisë së parë me Sulejman Delvinën e ktheu dhe Tiranën kryeqytetin e vendit, qendrën kryesore politike të mbarë vendit.

Festohet 92-vjetori, Basha: Prioriteti ynë, Tirana europiane Bashkia e Tiranës organizon simpoziumin “Tirana, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”. Festime deri në mbrëmje, sheshi “Skënderbej” ndizet nga fishekzjarrët

ferencën historike me temë: “Tirana, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”. Në këtë konferencë u evidentua kontributi i Tiranës dhe figurave të saj në këtë ngjarje kombëtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se krahas kujtimit të kësaj date historike për Tiranën dhe nderimit të veprës atdhetare të familjeve të shquara dhe Jonida Tashi patriotike të Tiranës, është momenPlot 92 vjet nga shpallja si kryeqyte- ti për të filluar projektimin e Tiranës ti i Shqipërisë, Tirana ka festuar për Europiane: “Jemi mbledhur sot këherë të parë një përvjetor të saj. Me tu, për të kremtuar 92-vjetorin e një dokumentar me pamje nga Tira- shpalljes së Tiranës kryeqytet. Ky na e vitit 1914, ka nisur kremtimi i është një moment për t’u ndalur, ku92-vjetorit të shpalljes së Tiranës jtuar se çfarë ka ndodhur 92 vjet më kryeqytet i Shqipërisë, në një cere- parë dhe për t’u përulur me nderim, moni të organizuar nga Bashkia e Ti- respekt dhe mirënjohje para veprës ranës, ku morën pjesë politikanë, atdhetare të familjeve të shquara dhe historianë, përfaqësues të trupit patriote të Tiranës, Toptanëve, Gjidiplomatik në vendin tonë, përfaqë- nalëve, Kalliu, Beshiri, Petrela, sues të familjeve autoktone tiranase, Bakiu, Turdiu, Jarani, Preza, Llagadrejtues të komuniteteve fetare e të mi, Fortuzi, Dalliu, Myderizi, Mara, tjerë etj. 92 vjet më parë, qeveria e Ndroqi, Hallulli, Këlliçi, Karapici, sapokrijuar e Sulejman Delvinës Stërmasi, Begeja e shumë të tjerë, zgjedh si kryeqytet të Shqipërisë Ti- por është po kështu momenti për të ranën. Anëtarët e Këshillit të Lartë, filluar projektimin e Tiranës europine, si një Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim kryeqendër të denjë të shqipBasha, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak tarëve”. Basha që kjo të jetë dita e qytetit shprehu angazhimin, për ta së bashku me pjesëtarët e qeverisë bërë Tiranën, qytetin më mikpritës dhe Këshillit Kombëtar, hynë në Ti- të shqiptarëve, shpresën e qytetarëve ranë, duke filluar kështu jetën e Ti- të saj, qytetin e shanseve dhe mundëranës si kryeqytet, më 11 Shkurt sive më të mëdha për të gjithë. “Që 1920. Në përkujtim të kësaj date his- nga 1913-ta, Tirana u shndërrua në torike dhe në jubileun e 100-të të Pa- qytetin më mikpritës të shqiptarëve. varësisë së Shqipërisë, Bashkia e Ti- Për dekada me radhë, Tirana ishte ranës me mbështetjen e Muzeut His- qytet i shpresës për çdo shqiptar, por torik Kombëtar organizuan dje kon- sot detyra jonë është që ta bëjmë Ti-

ranën shpresën e qytetarëve të saj, qofshin autoktonë apo të ardhur, banorë të përhershëm apo të përkohshëm, ta bëjmë atë qytetin e shanseve dhe mundësive më të mëdha për të gjithë. Tirana europiane është prioriteti ynë dhe nuk mund të ketë destinacion tjetër për kryeqytetin tonë. Tirana ka një mision dhe unë jam i lumtur që ne të gjithë jemi pjesë e tij. Misioni është ‘Tirana europiane’, për banorët e saj dhe gjithë shqiptarët”, - u shpreh Basha. Në konferencë është kumtuar historia e qytetit, që nga fillesat në paleolitin e vonë e deri në shpalljen e saj kryeqytet i Shqipërisë, me zhvillimin e dinamikën e saj ekonomike, urbanistike, sociale e kulturore. Referues në këtë konferencë ishin studiuesit dhe historianë si: Neritan Ceka, Nevila Nika, Valentina Duka, Ilira Çaushi. Konferenca u shoqërua nga shfaqja e filmit të marrë nga arkivi, me Tiranën e viteve 1914-1935, foto historike nga ekspozita: “Tirana nga fototeka ‘Marubi’”. Aktivitetet kanë vijuar deri në darkë, ndërkohë që në orën 20.00 të mbrëmjes së djeshme Bashkia e Tiranës ka hedhur qindra fishekzjarrë në sheshin “Skënderbej”, duke krijuar kështu një atmosferë festive për Tiranën. Pavarësisht temperaturave të ulëta, qindra banorë kryeqytetas por edhe kalimtarë të rastit i janë bashkuar me entuziazëm ceremonisë së fishekzjarrëve. Për t’i dhënë rëndësinë që meriton 11 shkurtit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që kjo të jetë dita e qytetit.

Nga ceremonia e djeshme për 92-vjetorin e Tiranës kryeqytet

Berisha: Është qyteti i parë që përmbysi diktaturën Kryeministri merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës për 92-vjetorin e Tiranës si kryeqytet. Berisha vlerëson punën e Bashës për frymën që i ka kthyer Tiranës “Tirana është epiqendra politike e shqiptarëve, është zemra dhe truri i kombit, por mbi të gjitha është ëndrra e shqiptarëve”. Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Sali Berisha, në ceremoninë e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Kryeministri shprehu kënaqësinë që përshëndeste qytetarët e Tiranës dhe çdo shqiptar, në ditën e lindjes së kryeqytetit të vendit, të cilën e cilësoi si një nga datat më të mëdha të historisë së përpjekjeve për ndërtimin e shtetit, si dhe të

Sali Berisha gjatë takimit të djeshëm

përpjekjeve për liri dhe dinjitet kombëtar. “Përzgjedhja e Tiranës për kryeqytet të kombit ishte një nga aktet më madhore, në përpjekjet e shqiptarëve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, si një komb i lirë. 92 vjet më parë Sulejman Delvina, Ahmet Zogu

dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të zgjedhur në Kongresin e Lushnjës, kreu kolektiv i shtetit, Imzot Luigj Bumçi, Abdi Toptani, Aqif Pashë Elbasani, Mihal Turtulli morën një nga vendimet më të mençura, në tërë historinë tonë, vendimin për ta bërë Tiranën kryeqytetin e

Tirana është epiqendra politike e shqiptarëve, është zemra dhe truri i kombit

Shqipërisë, kryeqytetin e shqiptarëve. Cilido që lexon Sami Frashërin do të gjejë se ky profet tokësor i shqiptarëve, në përshkrimin e kryeqytetit të kombit të tij kishte parashikuar një kryeqytet, i cili në të gjitha trojet e vendit nuk mund të ishte tjetër përveçse Tirana, për pamjen, për rrugët, për të gjitha karakteristikat”, - tha Kryeministri. Ndërsa ka vlerësuar punën e kryetarit të Bashkisë, Lulëzim Basha, dhe ekipin e tij për frymën që i ka kthyer Tiranës, Kryeministri theksoi se Tirana, para së gjithash dhe mbi të gjitha, ishte kryeqyteti politik i shqiptarëve dhe i udhëheqjes së lëvizjeve të mëdha politike të kombit. “Tirana është epiqendra politike e shqiptarëve, është zemra dhe truri i kombit, por mbi të gjitha Tirana është ëndrra e shqiptarëve, ëndrra më e bukur e tyre, ndaj dhe zoti kryetar, duhet


e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Dalipi: Të ngremë flamurët për Pavarësinë Me rastin e 92-vjetorit të themelimit të Tiranës, si kryeqytet i Shqipërisë dhe 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak u bëjnë thirrje qytetarëve të vendosin të gjithë një flamur në banesat e tyre. Në ekspozitën e hapur me fotografi të figurave më të shquara tiranase dhe atyre që kontribuan për

Tiranën, këshilltarët kanë shprehur mirënjohje familjes Rreli, që me objektivin e aparatit kanë mundësuar një ekspozitë të tillë. “Meqenëse dita e themelimit të Tiranës, përputhet me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do t’i japim si simbol familjes Rreli flamurin tonë kombëtar, duke u përçuar një mesazh gjithë

qytetarëve të Shqipërisë, gjithashtu edhe qytetarëve të Tiranës, që në këtë 100-vjetor të Pavarësisë këtë flamur ta vendosin në banesat e tyre, për të respektuar historinë, kontributet dhe të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Europian”, - tha kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldin Dalipi. Aldrin Dalipi

Kristo Frashëri: Si u bë Tirana kryeqytet Historiani i njohur Prof. dr. Kristo Frashëri, i ardhur në Tiranë që në moshën 7-vjeçare, tregon sesi është zhvilluar kryeqyteti që nga koha kur ai e gjeti me baltë e deri në ditët e sotme Prof. dr. Kristo Frashëri

t’ju përgëzoj për frymën qytetare që keni rikthyer me të gjithë ekipin tuaj, në një kohë të shkurtër, në këtë qytet të mrekullueshëm, i cili para së gjithash dhe mbi të gjitha kërkon t’ju frymëzojë ju, të na frymëzojë ne, të frymëzojë gjithë politikanët, drejtuesit, me virtytet e shpirtit dhe zemrës së saj”, - u shpreh Kryeministri. Duke iu drejtuar kryebashkiakut Basha, Berisha tha se Tirana pret vazhdimin e veprave të mëdha që i dhanë qytetit drejtimin e saj perëndimor dhe e projektuan si epiqendrën perëndimore të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Berisha theksoi se Tirana ra në kthetrat e një grupi, e një bande barbare, e cila u përqendrua në Bllok dhe nuk u integrua dot në qytetin e Tiranës, por shtoi se vërtet nga bunkeri u projektuan të gjitha planet, veprimet e katastrofave barbare për shqiptarët, por në rastin më të parë Tirana i dha përgjigje, dhe e përmbysi diktatorin në rrugë dhe

rrugicat e saj. “Tirana ra në kthetrat e një grupi, e një bande barbare, e cila u përqendrua në Bllok dhe s’u integrua dot kurrë në qytetin e Tiranës, ndërtoi bunkerin e vet, por nuk penetroi dot kurrë, në rrugët, rrugicat, në mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Tiranës. Vërtet nga bunkeri projektoi të gjitha planet dhe veprimet katastrofale, barbare për shqiptarët, por, në rastin më të parë, Tirana u dha përgjigjen e merituar, pasi do të ishte qyteti që do të përmbyste diktatorin, do të udhëhiqte Shqipërinë, do të themelonte partinë e parë opozitare, do të përmbyste diktatorin në rrugët dhe rrugicat e saj, do të shndërrohej sërish në një udhëheqje të progresit, në një promotor të madh të udhëheqjes dhe zhvillimit”, - u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë. Në përfundim ai tha se në këto vite përpjekjet kanë qenë të mëdha, ndër të cilat ai veçoi se sot e festojmë 92-vjetorin e lindjes së kryeqytetit si një vend anëtar i NATO-s.

Historiani i njohur Prof. dr. Kristo Frashëri, në 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka treguar në një rrëfim të veçantë që nis me historinë dhe përjetimin e tij personal sesi u bë Tirana kryeqytet. “Unë nuk kam lindur në Tiranë, kam ardhur në Tiranë kur isha 7 vjeç, para 85 viteve, më 1927. Në atë kohë, Tirana kishte vetëm puse, ujësjellës nuk kishte. Thoshin në atë kohë, pleq të thjeshtë tiranas që thoshin ‘Tironë’, që ‘po pive 40 kova ujë je bërë tiranas’. Unë kam pirë jo 40, por kam pirë nja 4000 kova ujë, kështu që unë e ndiej veten tiranas. E bëj këtë për të thënë se e ndiej veten krenar që jam tiranas dhe ia kushtoj këtë dashuri punës që bëra për historinë e Tiranës. Tirana ka qenë një qytet i qetë, qytet i dashur me njerëzit që e vizitonin, qytet i thjeshtë, qytet me një sistem urbanistik të krijuar nga shekujt dhe pikërisht te ky sistem urbanistik i Tiranës unë mora fillin sesi është origjina e qytetit. Tirana nuk është nga ato qytete që krijohen nga pozitat strategjike, apo nga ato qytete që krijohen nga pozita e trafikut, ekonomike. Tirana nuk është si gjithë ato qytete që i kanë krijuar njerëz të shquar, Tirana është qytet që e krijoi treva ku është. Është një trevë shumë interesante. Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje. Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti, qyteti bregdetar, vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” e lidhte Malësinë me detin. Qe një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar, po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi e vinte nga Kavaja e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në Rrugën e Dibrës e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni. Po t’i shikosh në hartë këto tre rrugë kryesore, të shikosh ato takohen në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, prandaj Tirana lindi si qytet, kur u gjallërua krahina, treva dhe treva u gjallërua, kur u krijuar stabiliteti. Dy herë është krijuar stabiliteti në këtë zonë, një herë në antikitetin e vonë, atëhere shikoje Tiranën si gjë që del me një kala, që është zbuluar atje ku është pranë Akademisë dhe rruga “Murat Toptani”, pastaj erdhën dyndjet barbare, u zhduk Tirana, pastaj erdhën përsëri turqit, u vendos stabiliteti dhe në shekullin e 17-të, Tirana u ringjall përsëri, se e ringjalli treva. Prandaj,

Kristo Frashëri duke folur në simpozium

Kur erdhëm ne më 1927 në Tiranë, Tirana ishte akoma një qytet, siç i thoshin, “me baltë”; nuk kishte rrugë të shtruara, nuk kishte ujësjellës, nuk kishte korrent elektrik, por pastaj u zhvillua...

kjo vijë, këto rrugë janë edhe sot pak të deformuara, rruga e Shkodrës quhej qëmoti, sot është rruga “Mine Peza”, Rruga e Durrësit e ka ruajtur emrin, Rruga e Kavajës e ka ruajtur emrin, Rruga e Dibrës po ashtu, Rruga e Elbasanit po ashtu, Rruga e Shën Gjegjit, ajo është rruga që vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë dredhat që ka vazhdon të lidhë Malësinë. Më 1912 Tirana ishte qytet, por ishte vetëm nënprefekturë, varej nga Prefektura e Durrësit, e cila kishte 3 mijë banorë, kurse Tirana kishte 12 mijë banorë dhe prapë varej nga një Prefekturë që ishte shumë më e vogël. Kur u bë kryeqytet Tirana, më 1920, Tirana ishte qytet, në kuptimin “ballkanik” të fjalës, ishte qytet sepse nuk merrej me bujqësi, me bujqësi merren fshatrat apo qytezat që janë ende fshatra, merrej me zejtari dhe me tregti, edhe me kopshtari, se kopshtaria ishte pjesë e pandarë e jetës qytetare. Tirana në Kongresin e Lushnjës nuk ishte nga ato që u vendos menjëherë të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. Problemi ka qenë i tillë që kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë ishte Durrësi dhe ligjërisht ishte Durrësi dhe me statut ishte Durrësi, por Durrësin e kishin pushtuar italianët dhe ushtritë italiane lajmëruan qeverinë që u formua në Lushnjë, “po të afrohen në Lush-

një i pret mitralozi.” Dhe këta nuk deshën gjakderdhje dhe vendosën ku të venë përkohësisht, si kryeqytet sa të liroheshe Durrësi. U hapën biseda, jo do venë në Shkodër, jo në Krujë, jo në Elbasan, jo në Vlorë, pika të forta kishte Vlora, se Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë, por Vlora thoshin ishte shumë larg Shqipërisë veriore, shumë larg Kosovës, shumë larg Maqedonisë, thanë Shkodra, por Shkodra ishte shumë afër Malit të Zi, ishte një qytet me shumë banesa, qyteti më i madh i Shqipërisë, por u vendos Tirana. Tirana u vendos, se kur u pyet atje: “Po Tirana ka banesa?” - e pyetën Abdi Toptanin, a ka banesa për zyra, do vejë Kryeministria, do vejë Parlamenti, do vejë qeveria, ministria, legatat, zyra, gjykata, a ka ndërtesa? Dhe tiranasit u përgjigjën: “Ka dhe po të jetë nevoja ia krijojmë” dhe u vendosën në Tiranë përkohësisht. Tirana i mirëpriti, fotografia e hyrjes së organeve qeveritare shqiptare në Tiranë, ekziston fotografia kur hynë krerët e shtetit dhe u vendosën në Tiranë, u sistemua Tirana dhe kur u lirua Durrësi nga ushtritë, nuk deshën të shkonin më. Këtu qenka mirë, në mes të Shqipërisë, me lidhje gjithandej, me këto rrugë që lidhin rrugët e Tiranës, rrugët e lidhin Tiranën me gjithë viset e Shqipërisë, kështu që Tiranë u bë kryeqytet, megjithëse me statut është vendosur kryeqytet më 1925, sidoqoftë Tirana e meritoi të ishte kryeqytet i Shqipërisë, për historinë e saj të mëvonshme. Ajo, po e mbyll edhe njëherë, kur erdhëm ne më 1927 në Tiranë, Tirana ishte akoma një qytet, siç i thoshin “me baltë”, nuk kishte rrugë të shtruara, nuk kishte ujësjellës, nuk kishte korrent elektrik, por pastaj u zhvillua, eci përpara, u pajis me mjete moderne dhe lulëzoi me hapa, siç po lulëzon sot me hapa të paparë, ndaj në këtë rast unë përshëndes të gjithë banorët e Tiranës që kanë qenë kaq të ngrohtë dhe dashamirës, ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë”.


OpEd

10

MAPO

E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

01

Paratë nuk mund ta blejnë dashurinë, por mund të na përmirësojnë pozicionin në Pazar.

02 03

Fjalimet le t’i mbajnë shpatat tona.

Nga Bujar Kapexhiu

Nuk ka mëkat tjetër veç injorancës. Christopher Marlowe, shkrimtar anglez

Opinione dhe Editoriale

Kushtetutë, Konsensus dhe Konsultime D

ebati mbi mënyrën e zgjedhjes së Presidentit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Janë shtuar deklaratat e përfaqësuesve të lartë të institucioneve ndërkombëtare apo selive diplomatike të vendosura në Tiranë, mbi formulën preferenciale të zgjedhjes së kreut të shtetit. Nëse do t’i gruponim këto deklarata, nisur nga përmbajtja e tyre, do të konstatojmë se tre janë variantet që propozohen për zgjedhjen e Presidentit. Një pjesë e deklaratave bashkohen në variantin konsensual të zgjedhjes së Presidentit, mbështetur mbi çfarë përcakton fryma kushtetuese për natyrën e kreut të shtetit si dhe procedura e zgjedhjes me 3/5 në tre raundet e para. Pjesa tjetër i qëndron variantit të interpretimit formal të Kushtetutës, ku përfshihet edhe zgjedhja me tre të pestat, si një variant i pëlqyeshëm po jo i detyrueshëm për t’u konsideruar legjitim. Pra, te ky variant nuk nënkuptohet si formë kushtore zgjedhja me 3/5, sikundër theksohet në qëndrimin e parë, por më shumë në atë dëshirore. Varianti i tretë është ai i propozuar nga ambasadori Arvizu, i zgjedhjes së Presidentit nëpërmjet një procesi konsultativ me të gjitha palët e interesuara. Nëse këto qëndrime të faktorit ndërkombëtar do t’i krahasonim me deklaratat e shprehura nga eksponentë të rëndësishëm të dy forcave kryesore, do të vinin re se qëndrimi i parë përputhet më shumë me atë të shprehur nga opozita, e cila e vë theksin te konsensusi si e vetmja formulë e përshtatshme dhe e pranuar për të zgjedhur kreun e shtetit. Këtë gjë, sipas saj, e dikton në radhë të parë vetë formula e zgjedhjes e përcaktuar në Kushtetutë, pra tre raundet e para me 3/5, së dyti natyra e kreut të institucionit që duhet të jetë mbi palët, dhe së treti një figurë e paanshme që nuk do të përzgjedhë një kandidaturë të Prokurorit të Përgjithshëm apo drejtorit të ShIShit vetëm nga një forcë politike. Duke e prezantuar formulën e saj si të vetmen zgjidhje të mundshme për zgjedhjen e Presidentit, pavarësisht se Kushtetuta ka përcaktuar edhe dy raunde të tjera (ku jo detyrimisht varianti opozitar është e vetmja zgjidhje, për sa kohë nuk kemi një interpretim nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë pikë). Pra, vendoset theksi te tre raundet e para, për të justifikuar formulën konsensuale si detyrim kushtetues, me qëllim që çdo kandidaturë që nuk kalon nëpërmjet kësaj formule, për opozitën, konsiderohet si antikushtetuese dhe tendencë për të uzurpuar institucionet e pavarura. Një lexim i njëanshëm i frymës kushtetuese për të ndër-

koment

Roland Lami

E thënë më shkoqur, mos vallë ambasadori nënkupton me konsultim një seri takimesh brenda së djathtës për të zgjedhur Presidentin me shumicë të thjeshtë dhe kështu mazhoranca është në rregull edhe me Kushtetutën, edhe me ambasadorin Arvizu edhe me objektivat e saj të bëra publike kohë më parë mbi origjinën politike të kandidaturës së Presidentit. Apo lë të kuptohet varianti tjetër që mazhoranca, pasi shpall kandidaturën ose përcakton sesi do të dëshironte profilin e kandidaturës së Presidentit të ardhshëm, siç po vepron, ndërmerr një seri takimesh formale me opozitën, për të faktuar fazën konsultative.

tuar një taktikë politike Ndërsa qëndrimi i dytë i disa ndërkombëtarëve përafron më shumë me deklaratat e mazhorancës, se kjo forcë politike e vë theksin më shumë te zbatimi germë për germë i Kushtetutës, e cila jo detyrimisht zgjidhjen e Presidentit e kërkon në tre raundet e para, pasi, sipas tyre, nuk përjashtohet mundësia që opozita nën justifikimin e 3/5 të bllokojë çdo kandidaturë të përshtatshme, sipas mazhorancës, për kreun e shtetit apo të imponojë kandidaturën e saj, pavarësisht nëse i pëlqen mazhorancës apo jo, ose të shfrytëzojë formulën me 3/5 për ta bllokuar procesin me qëllim konsiderimin e tij si antikushtetues (siç ndodhi në Kosovë). Në këtë rast, mazhoranca e shikon zgjidhjen te propozimet e PS-së ofruar më 2008, ku raundi i katërt dhe i pestë nuk kërkojnë votat e opozitës dhe japin mundësinë e zgjidhjes së ngërçit. Mirëpo, ajo që është e dukshme në qëndrimin e mazhorancës është dëshira për ta zgjidhur vetë Presidentin, meqë këtë gjë nuk e pengojnë dy raundet e fundit që kërkojnë një shumicë të thjeshtë. Jo më kot kandidatura jozyrtare e mazhorancës znj. Jozefina Topalli, apo deklaratat e krerëve të lartë të PD-së, që kandidatura për President do të vijë nga radhët e nivelit drejtues të kësaj force, tentojnë të përcaktojnë origjinën politike të kandidaturës, tipologjinë e tij/saj. Më shumë vihet theksi tek imponimi i profilit të kandidaturës sesa te konsensusi paraprak për ta përcaktuar atë, më shumë kërkon t’i japë një rol formal opozitës sesa substancial, i përcakton asaj një rol inferior sesa të barabartë, duke lënë të nënkuptohet se kjo forcë preferon më shumë t’i mëshojë dy raundeve të fundit sesa tre të parave. Edhe këtu vërehet një lexim gjysmak i Kushtetutës, për të justifikuar një taktikë politike. igurisht, në këto pozicione të distancuara të palëve, ku secila synon të diktojë variantin e saj duke e justifikuar leximet e njëanshme të Kushtetutës, vjen propozimi i ndërmjetëm i ambasadorit Arvizu, i cili, ndryshe nga dy qëndrimet e mësipërme, tenton të ofrojë një variant të tretë, atë të konsultës paraprake, jo të konsensusit dhe jo zbatimit formal të Kushtetutës. Pra, nuk preferon të përdorë fjalën ‘konsensual’, pasi mendon se mund ta pozicionojnë propozimin e tij në krah të opozitës; dhe as respektim të Kushtetutës, siç ka deklaruar mazhoranca, por fut një term ndryshe ‘konsultim paraprak’. Mirëpo vetë koncepti, pavarësisht se lë vend për keqkuptim, po të analizohet

S

Kuq e Zi dhe...blu

situata në shumë dimensione, kuptimi del qartë. Le ta shpjegojmë. Po t’i referohemi qëndrimit të parë, pra atij konsensual, dallimi ndërmjet konsensusit dhe konsultimit, në shikim të parë, duket pa kuptim. Por nëse do ta interpretojmë konceptin ‘konsultim’ në funksion të rezultatit, do të vërejmë se rezultati i prodhuar nga konsensusi jo detyrimisht është i ngjashëm me atë të që mundëson konsultimi. Konsensusi në thelb i jep shumë rëndësi rezultatit, pasi vlera e saj nënkupton cilësinë e ngritjes së procedurës. E thënë me fjalë të tjera, nuk mund të kemi një procedurë të ndërtuar mbi një pjesëmarrje të gjerë të aktorëve politikë, nëse produkti i saj nuk përfaqëson shumicën e këtyre vullneteve. Vlera e procesit konsensual matet me elementet konsensuale që mbart rezultati i prodhuar nga ky proces. Ndërsa konsulta i jep rëndësi fazës së procesit dhe jo shumë produktit. Pra, ka rëndësi që palët të konsultohen me njëratjetrën për të bërë më të mirën e mundshme, por jo detyrimisht mendimi i tyre duhet të reflektojë te produkti final. Mirëpo, nëse do ta kuptojmë kështu, mund të ndodhë që nën emrin e konsultimit të abuzohet dhe procesi të kthehet në farsë. E thënë më shkoqur, mos vallë ambasadori nënkupton me konsultim një seri takimesh brenda së djathtës për të zgjedhur Presidentin me shumicë të thjeshtë dhe kështu mazhoranca është në rregull edhe me Kushtetutën, edhe me ambasadorin Arvizu edhe me objektivat e saj të bëra publike kohë më parë mbi origjinën politike të kandidaturës së Presidentit. Apo lë të kuptohet varianti tjetër që mazhoranca, pasi shpall kandidaturën ose përcakton sesi do të dëshironte profilin e kandidaturës së Presidentit të ardhshëm, siç po vepron, ndërmerr një seri takimesh formale me opozitën, për të faktuar fazën konsultative. Edhe në këtë rast është në rregull formalisht me formulën e ambasadorit, pasi konsultat u zhvilluan, por edhe me Kushtetutën apo objektivat e saj politikë. Të jetë vallë kjo çfarë nënkuptohet me konceptin konsultim? Pra, ofrohet në treg një koncept për t’u nënkuptuar, një procedurë e cila në thelb krijon hapësira për ta interpretuar sipas taktikave politike të shpallura nga palët politike? Sigurisht, dallimi kuptimor ndërmjet koncepteve ‘konsultativ’, ‘konsensus’ dhe ‘kushtetutë’ është shumë i hollë dhe interpretimi i saj varet nga niveli kulturor, qëllimi politik, përgjegjshmëria politike, dhe eksperienca e mëparshme

në raste të ngjashme për ta vënë në zbatim atë. Pra, shumë mirë ky koncept mund t’i interesojë opozitës, e interesuar ta shikojë si zëvendësues të konceptit ‘konsensus’, ku në fakt nuk nënkupton të njëjtën gjë. Pra, i jep rëndësi konsultimeve paraprake që palët të mund të merren vesh me njëratjetrën, po jo detyrimisht konsensusi për opozitën të nënkuptojë kushtëzim për mazhorancën. E thënë ndryshe, “meqë unë kam mundësi t’i bëj nul tre raundet e para, duhet të mbështetet vetëm kandidatura ime ose mund ta shfrytëzoj këtë moment për ta futur në ngërç zgjedhjen e Presidentit dhe si rrjedhojë edhe vendin.” Njëkohësisht, nuk nënkupton një konsultë formale për të biseduar për atë që mazhoranca ka vendosur paraprakisht dhe opozita thjesht duhet ta miratojë ose mund të shikojë për një kandidaturë tjetër të ngjashme me karakteristikat e para, nëse opozita dëshiron të bëhet pjesë e procesit. Ose përndryshe, e zgjedh vetë me një shumicë të thjeshtë. ra, koncepti lë të kuptohet që palët duhet të ikin nga pozicionet aktuale ku njëri përjashton tjetrin dhe të ofrohen për të gjetur një zgjidhje të mesme të artë. Sa më shumë palët do t’u largohen pozicioneve aktuale dhe do të tentojnë të japin një zgjidhje të mesme ku palët më shumë të punojnë për të mos e humbur rastin e përfshirjes në konsulta për një kandidaturë të përshtatshme, sesa të përjashtojnë njëra-tjetrën, aq më i qartë do të bëhet mesazhi i ambasadorit. Sa më shumë palët do të bëhen të përgjegjshme në lidhje me situatën, për të mos e kthyer zgjedhjen e Presidentit në një moment për të prodhuar krizë politike, por një marrëveshje politike e cila shtyn përpara reformat e nisura, aq më mirë do të kuptohet vlera e formulës së propozuar nga ambasadori. Sa më shumë t’i jepet rëndësi procesit nga pikëpamja substanciale dhe jo thjesht formale, aq më shumë garanci ofrohen për një kandidaturë të pranuar nga palët dhe të përshtatshme për institucionin e Presidentit. Mirëpo, kjo është çfarë sugjeron ambasadori dhe nuk jemi të sigurt nëse palët politike kërkojnë këtë gjë. Ngjarjet e viteve të fundit na kanë treguar se axhendat e partive politike dhe ajo e dashamirësve të vendit tonë jo gjithmonë përputhen. Nuk është çudi që palët të insistojnë në qëndrimet e tyre aktuale dhe ta trajtojnë propozimin e ambasadorit si të ngjashëm me atë të qëndrimit të tyre. Çdo gjë mund të ndodhë: jemi në politikë.

P


E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

11

Nëse duam ta quajmë të perënduar atë kohë, duhet të çmojmë më shumë lirinë intelektuale dhe të udhëhiqemi vetëm nga e vërteta, e cila nuk buron nga autoriteti, dhe të cilën nuk mund ta zbulojnë as qeveria, as historianët e huaj, por vetëm integriteti, puna e palodhur, talenti dhe profesionalizmi i studiuesve tanë — Fatos Tarifa

Fobia prej “fobisë” ndaj të huajve Z

oti Gjini! Unë nuk besoj se nga komenti kritik që unë botova në këtë gazetë dy ditë më parë ju keni mundur të kuptoni qëndrimin tim në lidhje me historinë e Shqipërisë dhe nevojën e rivlerësimit dhe të rishkrimit të saj, siç pretendoni në replikën tuaj të djeshme dhe meqenëse këtë nuk e keni kuptuar, më vjen mirë që më dhatë rastin të bëj të njohur publikisht qëndrimin tim. (1) Historia e çdo populli nuk shkruhet vetëm një herë, ajo rishkruhet, por jo sa herë që ndërrohen partitë politike në pushtet, siç kërkohet aktualisht në Shqipëri. (2) Çdo shkencë, pra dhe ajo që studion historinë, nuk “prodhon” ose zbulon kurrë të vërteta përfundimtare. Një shkencë që pretendon se ka zbuluar të vërtetën e fundit nuk është shkencë; ajo është fe. Shkenca e vërtetë nuk njeh kufij përfundimtarë në atë sferë të realitetit që ajo studion dhe as autoritete shkencore të padiskutueshme. As historiografia nuk mund të pretendojë kurrë se mund të thotë fjalën e fundit, ose që mund të zbulojë të vërtetën “përfundimtare” për ngjarje, për periudha, ose për personalitete historiket që ajo studion. Ajo, përkundrazi, synon dhe bën përpara duke zbuluar fakte të dokumentuara përtej çdo dyshimi dhe të vërteta që i sqarojnë më mirë, ose në një mënyrë të re ngjarjet historike dhe rolin historik të personaliteteve dhe të grupeve të caktuara shoqërore.

(3) Rishkrimi i historisë së një populli është një projekt kolosal, i jashtëzakonshëm dhe, e përsëris, nëse perifrazoj filozofin David Hume, një projekt i jashtëzakonshëm kërkon dokumentacion të jashtëzakonshëm. (4) Si një projekt i tillë për nga përmasat dhe rëndësia, rishkrimi i historisë moderne të popullit shqiptar nuk mund t’u lihet në dorë historianëve të huaj; një ide e tillë, për mua, është një naivitet dhe një marrëzi intelektuale, me të cilën do të qeshnin të gjithë ata intelektualë perëndimorë që unë njoh. Ajo nuk ka të bëjë aspak as me atë që ju, në një mënyrë gjithashtu naive, në replikën tuaj e quani “fobi ndaj të huajve”, as me mungesën e vlerësimit për ndihma dhe për bashkëpunimin e Europës me vendin tonë. Madje, në këtë pikë të fundit, unë jam veçanërisht sensitiv dhe shumë herë kam deklaruar se atë që ju dhe shumë të tjerë e quani ndihmë të Europës, unë e konsideroj ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë. Këtu kam parasysh sidomos sindromin “Doris Pack”, simbolin më të mirë të mediokritetit të Europës brukseliane, si edhe “leksionet” publike të disa ambasadorëve të huaj në Tiranë. (5) Ka shumë periudha dhe ngjarje të historisë së Shqipërisë, të cilat është e domosdoshme të rivlerësohen seriozisht dhe të rishkruhen. Ju përmendni vetëm ngjarjet e vitit 1997 (dhe opinionin tuaj personal për to), ndërsa

unë mendoj se, mbi të gjitha, duhet të rivlerësohet dhe rishkruhet periudha e socializmit shtetëror (1945-1990), si edhe të rivlerësohen figurat historike kryesore të saj. Unë nuk mendoj se historianët shqiptarë apo ndonjë historian i huaj kanë zbuluar deri mësot dokumente historike të reja dhe kaq të rëndësishme sa që të bëjnë të domosdoshme sot rivlerësimin e ngjarjeve që çuan në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912, ose rolin e figurave të tilla të shquara dhe madhore në historinë e kombit tonë, si Ismail Qemali, Fan Noli, Luigj Gurakuqi etj., dhe as të figurave të tilla famëkëqija, si Esat Pashë Toptani etj. (6) Rishkrimi i historisë së një populli dhe revizionimi i saj janë dy gjëra krejt të ndryshme; duke pranuar të parën, unë jam kundër të dytës, domethënë kundër revizionimit të historisë, të cilin e kuptoj si shtrembërim të qëllimtë, ideologjik të saj. (7) Atë që ju e quani “fobi ndaj të huajve”, unë e konsideroj qëndrim realist, sepse bindja ime më e thellë është që historinë e Shqipërisë mund ta kuptojnë më mirë dhe ta rishkruajnë vetëm historianët shqiptarë. Ka qenë një kohë kur për historinë e Shqipërisë, ose për ngjarje të veçanta të saj, shkruanin studiues, udhëtarë dhe diplomatë të huaj (disa prej të cilëve kanë edhe kontribute me vlerë), por koha e sotme (dhe kjo kohë është shekulli i 21-të), nuk është as shekulli i 19-të dhe as fillimi i shekullit të 20-

polemikë

Fatos Tarifa

të. Sot shqiptarët nuk janë më 95 për qind analfabetë; sot Shqipëria ka një klasë intelektuale të sofistikuar (një pjesë e së cilës e arsimuar në Perëndim) dhe sot Shqipëria ka një përvojë të vyer në fushën e studimeve historike dhe albanologjike dhe traditën e figurave të tilla të ndritura në këto fusha, si Buda dhe Çabej, të cilët nuk i ka prodhuar në këto 60-70 vitet e fundit as qendrat “albanologjike” dhe as universitetet gjermane, austriake, angleze apo amerikane. Objeksioni im ndaj propozimit tuaj bëhet edhe më kritik kur mendoj sesa absurd do t’u dukej francezëve që historinë e tyre t’ua linin në dorë ta rishkruanin historianët gjermanë, apo që historinë e Spanjës ta rishkruanin italianët, historinë e Shteteve të Bashkuara ta rishkruanin, fjala vjen, kanadezët apo që

historinë e Serbisë dhe të Maqedonisë ta rishkruanin një grup historianësh, ose universitete europiane “të tenderuara” nga Brukseli, me paratë e Bashkimit Europian. (8) Ju propozoni që qeveria shqiptare t’ua japë fondet për studimin e historisë së vendit tonë universiteteve amerikane apo atyre britanike, çka realisht do të thotë që ajo të mos paguajë për këtë punë ata dhjetëra e qindra historianë shqiptarë që studimin e historisë dhe historishkrimin e kanë ekspertizë dhe profesionin e tyre, pra edhe mjet jetese. Ajo që unë propozoj është që qeveria shqiptare të mos futë hundët në çështjet shkencore që kanë të bëjnë me vlerësimin dhe rishkrimin e historisë së Shqipërisë dhe të mos bëjë presion mbi historianët shqiptarë për ta rivlerësuar historinë kombëtare dhe për të shkruar tekstet e saj sipas interesave të politikës së ditës, përndryshe do të përsërisnim atë që, edhe ju vetë, z. Gjini, e keni frikë dhe nuk e dëshironi, historinë e vjetër, kur Enver Hoxha vendoste se kush ishte Haxhi Qamili dhe pse duhej shpallur armik Sejfulla Malëshova. Nëse duam ta quajmë të perënduar atë kohë, duhet të çmojmë më shumë lirinë intelektuale dhe të udhëhiqemi vetëm nga e vërteta, e cila nuk buron nga autoriteti, dhe të cilën nuk mund ta zbulojnë as qeveria, as historianët e huaj, por vetëm integriteti, puna e palodhur, talenti dhe profesionalizmi i studiuesve tanë.

Kalorësit e vonuar të çështjes kombëtare: Pse Hashim Thaçi ka të drejtë ndaj Vetëvendosjes N

ga dita në ditë Republika e Kosovës po konsolidohet si një shtet i lirë, i pavarur, demokratik e multietnik, pjesë e bashkësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspiron t’i bashkohet strukturave euro-atlantike në të ardhmen e afërt. Ky realitet është i pakthyeshëm për disa arsye. Së pari, krijimi i shtetit të Kosovës vendosi në vend një padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar. Së dyti, rasti i Kosovës ishte një rast unikal në të drejtën ndërkombëtare, ku komuniteti ndërkombëtar duke vepruar përmes “ndërhyrjes humanitare”, për të mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik, jo vetëm mbrojti parimet bazë mbi të cilat është krijuar OKB-ja, por aprovoi edhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës si një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për paqen dhe stabilitetin rajonal. Mbrojtja dhe suksesi i këtij subjekti të ri ndërkombëtar është i lidhur pazgjidhmërisht me aksionin ndërkombëtar të botës së qytetëruar për të vënë në vend disa standarde të reja ndërkombëtare dhe ridimensionuar sovranitetin shtetëror në favor të sovranitetit popullor. Së treti, respektimi i vullnetit të popullit shqiptar për vetëvendosje, në kushtet e pamundësisë së bashkëjetesës dhe prishjes së kontratës sociale juridike me shtetin paraardhës, me dëshirën dhe të drejtën për të krijuar shtetin e lirë, demokratik dhe multietnik te Kosovës. Që prej themelimit të Republikës së Kosovës, lufta politike e diplomatike po bëhet në planin e njohjes së saj të plotë në arenën ndërkombëtare dhe legjitimitetin e saj si shtet me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Njohja e Kosovës po përparon pozitivisht nga dita në ditë

koment

Agim Nesho

dhe njohja e saj si shtet i pavarur e sovran po avancon në arenën ndërkombëtare. Arsyetimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në favor të Republikës së Kosovës është një argument kryesor bazë që argumenton dhe legjitimon njohjen e këtij shteti të ri. Por ky proces ka edhe pengesat e tij që vijnë kryesisht nga këmbëngulja e Serbisë për të mos pranuar këtë realitet të pakthyeshëm. Për serbët beteja e humbur e Kosovës vazhdon të mbetet një kalë beteje politik si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Në planin e brendshëm politikanët serbë mbeten të pafuqishëm të reflektojnë pozitivisht ndaj realiteteve të reja në një ambient nacionalist që vazhdon të mbetet dominues në politikën serbe. Mbijetesa politike e partive serbe vazhdon të mbetet peng i politikës tradicionale nacionaliste, ideve te mbivlerësimit të administrimit të territoreve ndaj platformave moderne të zhvillimit të shoqërisë, nevojës për të mbijetuar në pushtet, duke bërë kompromis me politikën tradicionale. Në planin e jashtëm Serbia kërkon të luajë kartën e Kosovës për negocimin e shpejtë të statusit të saj kandidat në BE, të përfitimit në arenën ndërkombëtare përmes statusit të “të viktimizuarit” si dhe ruajtjen e mentalitetit të saj të vjetër për rol domin-

ues e primar në rajonin e Ballkanit. D u ke k ë r c ë nu a r ko mu n it e t i n ndërkombëtar, se janë lojtarë të aftë për të provokuar një ndarje të re gjeografike të Ballkanit, ata duan të jenë përfituesit e mëdhenj të kontratës së re europiane me vendet e rajonit. E gjithë kjo strategji e Serbisë reflektohet edhe në aksionin politik ndaj shtetit të Kosovës, negocimeve për Veriun e saj, lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve deri edhe në propozimin prej katër pikësh të Tadiç-it. Politika dhe diplomacia e tyre agresive ndaj Republikës së Kosovës ka gjetur një përgjigje të matur, asimetrike dhe diplomaci moderne nga Qeveria e Kosovës. Duke luajtur me përgjegjësi dhe në funksion të stabilitetit dhe paqes rajonale, Thaçi ka arritur të de-legjitimojë dhe të kthejë në avantazh të Kosovës gjithë veprimin diplomatik të Serbisë. Hapja e negociatave me Serbinë për probleme që kanë të bëjnë me rregullimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve sovrane dhe të barabartë, bërja e një politike moderne, pa-paragjykime dhe shumë aktive e të hapur, duke mbajtur qëndrime parimore të drejta e qëndruar fort në rastet kur Serbia tejkalon të drejtat e saj, si në rastin e Korrikut 2011, tregon qartë vizionin largpamës të Qeverisë dhe kryeministrit Thaçi për të konsoliduar shtetin e ri të Kosovës dhe drejtuar atë drejt të ardhmes europiane. Në këtë situatë agravimesh diplomatike, politike midis Serbisë dhe Kosovës vihet re rritja e aktivitetit politik te Lëvizjes Vetëvendosja në skenën politike Kosovare. E parë nga larg si një lëvizje që sjell “presion” ndaj institucioneve vendimmarrëse të vendit si dhe si një lëvizje që sensibilizon

komunitetin ndërkombëtar për të arritur ekuilibrat e nevojshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, Lëvizja Vetëvendosja është vlerësuar si një lëvizje e pranueshme dhe e nevojshme në stadet e zhvillimit të Shtetit të ri të Kosovës. Duke vepruar në një ambient politik akoma të brishtë, duke shfrytëzuar me qëllim pasigurinë dhe sensibilitetin qytetar për një të ardhme të sigurt, Lëvizja Vetëvendosje e ka përparuar agjendën e saj politike drejt një platforme politike të avancuar. Ky projekt politik tashmë tejkalon rolin e saj politik të një balancuesi pozitiv në të drejtën e vendit për identitet kombëtar dhe ushtrues i sovranitetit popullor drejt një lëvizjeje nacionaliste dhe zgjidhjeje mbarë shqiptare. Duke marrë këtë pozicion politik, i cili mund të ketë avantazh në fillimet e tij në mbledhjen e elektoratit të lëkundur dhe skeptik ndaj arritjeve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosja paraqet një projekt të ri pengues për të ardhmen europiane të Kosovës dhe konsolidimin e shtetit të saj. Është një projekt që komuniteti ndërkombëtar nuk do ta shikojë në Ballkan, një projekt që nxit zgjidhje të reja gjeostrategjike në rajon dhe rikthen konfliktin dhe urrejtjen nacionaliste, një projekt që Serbia aq shumë e ka propaganduar si qëllimin e vetëm të shqiptarëve në luftën për krijimin e shtetit të tyre të Kosovës. Pozicioni diametralisht i kundërt i Vetëvendosjes me Qeverinë e Kosovës dhe programit të saj integrues europian, është një plan pragmatik elektoral, por i dëmshëm për projektin aq të nevojshëm të Kosovës për të ardhmen e saj. Patriotizmi nuk është monopol i askujt dhe për më tepër vlerë e një grupimi të caktuar. Në të kundërt, nacionalizmi është një ideologji e

tejkaluar për kohën tonë dhe me pasoja për konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës. Liderët e Vetëvendosjes duhet ta kuptojnë se realpolitika që ndihmoi krijimin e shtetit të Kosovës nuk mund të pranojë projektet “idealiste“ të kalorësve të vonuar romantikë të kombit-shtet. Çfarë është e nevojshme dhe duhet të përkrahet në qëndrimet e lidershipit të Kosovës? Së pari; zgjidhja e problemeve të Kosovës dhe çdo shteti tjetër në Europë dhe rajon do të kryhet përmes negociatave dhe bashkëbisedimit mes shteteve. Europa e Bashkuar është krijuar nëpërmjet negociatave e kompromiseve dhe kjo qëndron në filozofinë e Unionit. Qeveria e Kosovës do të negociojë dhe të arrijë zgjidhjet e nevojshme për çdo gjë dhe në interes të popullit të saj, pa u paragjykuar nga nacionalistët e sëmurë. Së dyti; në kushtet e procesit të vazhdueshëm të njohjes së Republikës së Kosovës, lufta politike për pushtet duhet të përqendrohet në drejtim të “unitetit” në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. Sot më shumë se kurrë kërkohet një veprim unik në drejtim të konsolidimit të Republikës së Kosovës. Së treti; nacionalizmi si ideologji, pavarësisht formës dhe vlerave “patriotike” të cilave do t’u shërbejë, mbetet një ideolog ji politike e tejkaluar për shekullin e 21-të, shekullit të demokracisë, globalizmit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Përdorimi i ideve të tilla nacionaliste në rastin më të mirë sjell konfuzion dhe tension politik, në rastin më të keq, siç ka thënë edhe George Orwell, tregon “uri për pushtet të farkëtuar nga vetëmashtrimi ”.


14

MAPO

e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

Aksidentoi për vdekje kalimtarin, arratiset Aksidentoi me vdekje një 60-vjeçar, zhduket autori. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Përroi i Thanës”, në afërsi të qytetit të Cërrikut. Xheladin Hasa, me banim në Elbasan, u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në kanalin në anë të rrugës nga kalimtarë të rastësishëm. Menjëherë pas

informacionit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbime të policisë dhe një grup hetimor. Nga deklarimet e marra të kalimtarëve të rastit rezulton se aksidenti është shkaktuar nga një makinë “Benz”, por askush prej tyre nuk ka mundur të identifikojë targën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur pjesë të automjetit që mund të

çojnë në identifikimin e autorit të kësaj ngjarje. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit dhe është identifikuar më pas nga familjarët e viktimës. Xheladin Hasa punonte si elektricist. Policia është në kërkim të autorit të aksidentit.

F.S.

shkurt

Bie nga shtylla, humb jetën elektricisti nga Laçi

Vendi ku u vra Ylli Kalemi

Zbardhet vrasja për hakmarrje e ish-policit në Fier, pranga autorit Nëntë muaj pas ekzekutimit në kantierin e rrugës LevanTepelenë të Ylli Kalemajt, policia arreston Gentjan Liçajn si autor të ngjarjes. Shpallet në kërkim Xhezmi Hyka, dyshohet si bashkëpunëtor në krim Fier Policia e Fierit zbardh vrasjen

e ish-policit Ylli Kalemaj, krim ky i ndodhur më 14 maj të vitit të kaluar në Selishtë të Cakranit. Burime zyrtare të policisë së Fierit thanë dje se në kuadër të operacionit të koduar “Kobra” kanë arrestuar autorin e krimit, ndërsa një i dytë është shpallur në kërkim. “Në bazë të provave dhe fakteve të grumbulluara është bërë i mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Ylli Kalemaj. Është arrestuar Gentjan Liçaj, 36 vjeç, banuas në Buzmadh të Fierit, si njëri prej

të dyshuarve, ndërsa është shpallur në kërkim i dyshuari si bashkëpunëtor, Xhezmi Hyka, 50 vjeç, banues në Gorishovë”,-njoftoi përmes një deklarate për mediat policia e Fierit. Si motiv të vrasjes, grupi hetimor ka përcaktuar atë të hakmarrjes, pasi të dhënat e mbledhura deri më tani tregojnë se autorët kishin dyshime për përfshirjen e Ylli Kalemajt në një krim të vjetër. Liçaj dhe Huka akuzohen për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Policia deklaron se vetëm marrja në pyetje e të dyshuarit të arrestuar mund të nxjerrë në pah motivin e vërtetë dhe të vërtetojë se çfarë i lidhte viktimën dhe autorët. Ylli Kalemaj, baba i tre fëmijëve, u ekzekutua teksa punonte si roje i mjeteve të kompanisë ndërtuese të autostradës Levan-Tepelenë. Policia deklaroi asokohe se viktima u gjet nga një emigrant që ishte nisur drejt Kakavijës dhe më pas u njoftua policia. Trupi i viktimës u

Për nëntë muaj me radhë, vrasja e ishpunonjësit të policisë, Ylli Kalemaj, mbeti e pazbardhur nga policia, por me arrestimin e Gentjan Liçajt hetuesit e Fierit pohojnë se janë në rrugë të mbarë për dokumentimin e plotë të ngjarjes

gjet me vonesë, për shkak se rruga ka qenë në ndërtim e sipër, e rrjedhimisht ka pasur pak lëvizje makinash në të. Gjatë nëntë muajve të hetimit, burime nga policia e Fierit zbuluan përmes tabulateve telefonike se 46-vjeçari Kalemaj pati një telefonatë nga një numër i panjohur dhe më pas mendohet se la takim me ekzekutorin e tij. Sipas hetimit, viktima kishte patur përleshje me autorët dhe më pas mendohet të jetë ekzekutuar. Për nëntë muaj me radhë, vrasja e ish-punonjësit të policisë, Ylli Kalemaj, mbeti e pazbardhur nga policia, por me arrestimin e Gentjan Liçajt hetuesit e Fierit pohojnë se janë në rrugë të mbarë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Pas arrestimit, grupi hetimor ka marrë në pyetje Gentjan Liçajn, ndërsa janë realizuar kontrolle të shumta për të dyshuarin e dytë të ngjarjes, gjetja e të cilit nuk është bërë e mundur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Një elektricist ka gjetur vdekjen në rrethin e Kurbinit, ndërsa po përpiqej të riparonte një defekt në një shtyllë elektrike. Ngjarja aksidentale ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16.00, kohë kur edhe është lajmëruar vdekja. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 45-vjeçari Pal Teska nga Laçi është ngjitur në  një shtyllë elektrike, për të riparuar këputjen e një teli përcjellës të energjisë, çka kishte sjellë edhe ndërprerjen e saj. Kushtet e motit, si dhe era e fortë kanë bërë që Teska të humbte kontrollin, duke rënë nga shtylla dhe përplasur me tokën. Kolegët e tij, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, e kanë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit 45-vjeçarin, por dëmtimet në kokë i kanë shkaktuar vdekjen. Burimet nga policia thanë se dy vjet më parë, i njëjti elektricist kishte rënë nga shtylla, por asokohe i shpëtoi vdekjes.

Përmbyset autobusi Tiranë-Athinë, tetë të dëmtuar Autobusi i linjës Athinë-Tiranë ka pësuar dje një aksident në afërsi të zonës së Janinës. Raportohet paraprakisht se janë tetë personat e plagosur, që janë dërguar menjëherë në spitalin e Janinës e gjithsesi nuk kanë probleme me rrezik për jetën. Autobusi me rreth 50 pasagjerë brenda doli nga rruga dhe u përmbys. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë akulli dhe kushtet e vështira të motit. Pas përmbysjes së autobusit, të dëmtuarit janë nisur menjëherë në drejtim të spitalit të Janinës, ku edhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burimet sqarojnë se paniku mes 50 pasagjerëve brenda autobusit ka qenë i madh, por fatmirësisht, dëmet e shkaktuara nga aksidenti janë pa pasoja për jetën e pasagjerëve.

Gjendet në Tiranë djali i policit, u denoncua si i marrë peng I zhdukur prej 48-orësh pa asnjë gjurmë, 17-vjeçari Bako, është shfaqur në shtëpinë e së motrës në Tiranë. Hetimi vazhdon nga Krimet e Rënda Fier Gjendet tek e motra në Tiranë adoleshenti i denoncuar si i marrë peng nga familjarët e tij. I larguar tri ditë më parë nga shtëpia, i biri i punonjësit të policisë, S.Bako është shfaqur mëngjesin e djeshëm në portën e

shtëpisë së të motrës, e cila jetonte në Tiranë. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë prindërit dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë marrë në pyetje 17-vjeçarin e denoncuar si të zhdukur. Burimet zyrtare sqaruan se 17-vjeçari me inicialet L.B, është gjetur në Tiranë, në gjendje të mirë shëndetësore nga shërbimet e komisariatit nr.4 të kryeqytetit. “Hetimi i kësaj çështjeje ndodhet në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po verifikon rrethanat e zhdukjes 2-ditore të adoleshentit”,-i thanë MAPO-s

zyrtarë të policisë së Fierit. Por burimet konfidenciale sqaruan se djali i efektivit të policisë së komisariatit të Fierit ishte larguar vetë nga banesa, pa marrë parasysh pasojat e këtij veprimi. Ai nuk është kthyer në shtëpi, mbrëmjen e të enjtes dhe pasi nuk kanë pasur asnjë informacion, familjarët janë shqetësuar, ku nga verifikimet që ata kanë kryer vetë, kanë ngritur dyshimet se 17-vjeçari mund të jetë marrë peng dhe për këtë arsye kanë kryer kallëzimin përkatës në komisariat. Menjëherë pas denoncimit të tyre, kanë nisur

Drejtoria e policisë së Fierit

kërkimet në pyllin e Darëzezës gjatë gjithë natës së të premtes dhe në të njëjtën kohë është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka nisur hetimet për zhdukjen e 17-vjeçarit. Nga burime të afërta të familjes, mësohet se nëna e 17-vjeçarit, pasi ka kaluar rreth 24 orë pa marrë asnjë lajm prej të birit, ka pasur probleme shëndetësore, për të cilat është kuruar në spital. Megjithatë, e vërteta e zhdukjes pritet të zbardhet pas dëshmisë së plotë të adoleshentit për rrethanat e largimit nga shtëpia.


MAPO

Jam pjesë e dramave të njëjta të shoqërisë sonë

Luiza Xhuvani, një nga aktoret më të spikatura të kinemasë dhe teatrit vjen në një rrëfim për rolin e saj në filmin serial, i cili sapo ka nisur të shfaqet në ekranin e “Top-Channel”. “Në kërkim të kujt” është një prodhim i ri, i cili ka mbërthyer para ekranit teleshikuesit, në një dramë brenda të njëjtit tranzicion shqiptar të njëzet viteve të fundit. Aktorja, e cila në këtë film ka rolin e doktoreshë Afërditës, tregon sesi e sheh ajo rolin e saj brenda kësaj drame, marrëdhëniet me kolegët, por mbi të gjitha si e sheh veten në gjithë tranzicionin shqiptar. “Jam totalisht brenda kaotizmit, absurdit, zhgënjimit, shantazhit, padrejtësisë nga kjo shoqëri.

Elton Deda Mjaft me komente raciste Këngëtari dhe trajneri i The Voice reagon pas fitores së Rinës

18

faqja

18 spektakël

Elis Nova Nga rezidencat diplomatike, drejt ëndrrës si këngëtar

Intervista

Djali tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut, jo vetëm për paraqitjet e veçanta në skenë, por mbi të gjitha për jetën e tij, pjesën më të madhe të së cilës Elisi e ka jetuar jashtë realitetit shqiptar.

faqe 16-17

Luiza Xhuvali


16 18 4

MAPO

E 12 17 shkurt 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervista

Luiza Xhuvani rrëfehet për filmin e saj më të ri, politikën si dhe "copëza" nga jeta e saj

Luiza Xhuvani:

Jam pjesë e dramave të njëjta të shoqërisë sonë Politika dhe aktrimi flenë të qeta me njëra-tjetrën brenda një konflikti në zhvillim për t’i pasuruar reciprokisht Jonida Hitoveizi

Luiza Xhuvani, një nga aktoret më të spikatura të kinemasë dhe teatrit vjen në një rrëfim për rolin e saj në filmin serial, i cili sapo ka nisur të shfaqet në ekranin e “Top-Channel”. “Në kërkim të kujt” është një prodhim i

Sot mund të them se që të dyja, politika dhe aktrimi pse jo edhe obligime të tjera sociale, flenë të qeta me njëra-tjetrën, brenda një konflikti në zhvillim për t’i pasuruar reciprokisht

ri, i cili ka mbërthyer para ekranit teleshikuesit, në një dramë brenda të njëjtit tranzicion shqiptar të njëzet viteve të fundit. Aktorja, e cila në këtë film ka rolin e doktoreshë Afërditës, tregon sesi e sheh ajo rolin e saj brenda kësaj drame, marrëdhëniet me kolegët, por mbi të gjitha si e sheh veten në gjithë tranzicionin shqiptar. “Jam totalisht brenda kaotizmit, absurdit, zhgënjimit, shantazhit, padrejtësisë nga kjo shoqëri. Ndërkohë mbart edhe dashuri, edhe dhimbje, edhe shpresë. Pikërisht kjo shpresë e bën këtë jetë të bukur. Dhe në dhimbjen më të madhe, në trishtimin më të madh ka gjithmonë një fije optimizmi”, - shprehet Luiza. Ndërkohë ajo flet edhe për marrëdhënien e saj me politikën dhe sesi arti shpeshherë mund t’iu paraprijë ndryshimeve në shoqëri. Luiza, jeni rikthyer pranë publikut si aktore. Përse zgjodhët të ishit pjesë e serialit “Në kërkim të kujt”? Në fakt është hera e parë që marr pjesë në një serial. Le ta quajmë premierë dhe jo rikthim. Mendoj se aktori duhet të provojë të gjitha zhanret. Mbi të gjitha më tundon sheshi i xhirimit, që është pjesë e jetës sime. Po ashtu nuk zgjodha, por pranova të marr pjesë në një serial për disa arsye profesionale dhe njerëzore. E para, sepse është një film bazuar në një skenar, i cili shpërfaq realitetin e vendit tonë në një periudhë të vështirë, ashtu siç është me të mirat dhe të këqijat e tij. E dyta, personazhi që unë interpretoj përfaqëson atë kategori shoqërore, që krahas potencialit të tyre profesional mbartin edhe vlera të mëdha humane e që në të shumtën e rasteve janë të padukshëm, janë heronjtë e heshtur. Njerëz që kontributin e tyre e fshehin me modestinë si një virtyt i pavlerësuar. Të gjithë e dimë se sa përgjërohemi tek mjeku në ditën e hallit dhe sa shpejt e harrojmë kontributin e tij, ku mbi të gjitha ai është edhe human. E treta, sepse isha pjesë e një ekipi aktorësh, më të mirët e tregut shqiptar.


E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Jam totalisht brenda kaotizmit, absurdit, zhgënjimit, shantazhit, padrejtësisë nga kjo shoqëri. Ndërkohë mbart edhe dashuri, edhe dhimbje, edhe shpresë. Pikërisht kjo shpresë e bën këtë jetë të bukur

Pamje nga seriali "Në kërkim të kujt"

Si jeni ndjerë brenda gjithë asaj drame që zhvillohet në këtë film serial? Dramën e këtij filmi, në një formë apo në një tjetër e kanë përjetuar të gjithë shqiptarët. Në rastin konkret, sa i bashkëngjitem si qytetare aq edhe distancohem në aspektin profesional. Ka dy momente të rëndësishme në krijimtarinë e një aktori. Impakti i parë me skenarin ose dramaturgjinë është të jetë social. Merresh me idetë, mesazhet, qëndrimet e më pas kur vjen momenti i realizimit merresh me atë që thuhet thjesht profesion. Unë pranova profesionalisht një doktoreshë, në pamje të parë e ftohtë dhe e rezervuar, herë-herë edhe skeptike në marrëdhëniet shpirtërore. Pra doja të fshihja këtë mesazh nën petkun e një korrektësie profesionale, për ta bërë disi të veçantë jo një mjeke me një dashuri evidente tejet emocionale, me sy të përlotur e me dhimbje (elemente të cilat i kam ezauruar në rolet e mëparshme). U menduat përpara se të pranonit rolin në një serial së pari dhe pastaj atë të doktoreshës? Padyshim. Përpara çdo pune aktori bën një analizë të të gjithë faktorëve, të cilët e bëjnë të pranojë apo refuzojë një rol. Por gjithçka nuk kishte të bënte me faktin se është një film serial televiziv. Është film artistik. Ajo që më intrigoi më shumë ishte se personazhi i doktoreshës ka një karakter të thellë human. Duke ditur një veçori specifike të filmit televiziv, që ngjan si një dialog i drejtpërdrejtë me spektatorin e thjeshtë, madje me atë më të thjeshtin, që në të shumtën e rasteve i mungon privilegji ta shohë filmin në sallat kinematografike. Si e shihni kinemanë shqiptare sot? Çfarë e ka ndalur disi tempin e saj duke e krahasuar edhe me vitet e para ‘90-ës, ku dukej se prodhohej më shumë? Kjo është një analizë që ia vlen për t’u diskutuar, por në thelb është tejet e thjeshtë. Si kudo, por në veçanti ka një tkurrje ekonomike karshi kulturës dhe artit. Ka tendenca për vepra artistike propagandistike, gjë që ul ndjeshëm stimulimin krijues. Kjo tkurrje fondesh ka dy kahe. Atë të krizës së përgjithshme ekonomike dhe atë të një mentaliteti politik që kurrë në këto vite të fundit s’e ka parë artin dhe kulturën të paktën si një

gjysmë-prioritet. Njerëzit duhet të shikojnë dramat e tyre, të shohin emocionet e tyre, të gjejnë pika referimi, të justifikojnë dështimet e tyre, të motivojnë vlerat e tyre e për më tepër të rikonfirmohen mes tyre dhe brenda vetes. Këtë e bën vetëm arti. Fatkeqësisht, kjo është tepër e vakët në kohën që po flasim. Cilat skena në këtë film ju kanë prekur në shpirt përtej rolit? Për momentin që po flasim nuk e kam parë filmin. Ndjej në mënyrë instiktive se seria e katërt dhe e pestë do të jetë amplituda më e madhe emocionale, por nuk mund të gjykoj sepse jam pjesëtare e jo shikuese e tij. Ju duhet ta dini se filmi xhirohet i fragmentarizuar. Nuk mund të jap një gjykim të saktë. Filmi flet për dramat e tranzicionit shqiptar….Po ju vetë a ju ka përfshirë në ndonjë moment kjo gjë? Edhe unë jam pjesëtare e kësaj shoqërie. Bëj një jetë sociale si gjithë të tjerët, sigurisht me specifikat e mia. Vetëkuptohet që jam brenda totalisht kësaj shoqërie. Jam totalisht brenda kaotizmit, absurdit, zhgënjimit, shantazhit, padrejtësisë nga kjo shoqëri. Ndërkohë mbart edhe dashuri, edhe dhimbje, edhe shpresë. Pikërisht kjo shpresë e bën këtë jetë të bukur. Dhe në dhimbjen më të madhe, në trishtimin më të madh ka gjithmonë një fije optimizmi. Pikërisht këtu e kam lidhur personazhin tim, e kam shtrënguar fort. Ne artistëve të të gjitha zhanreve na takon misioni që t’u dhurojmë njerëzve edhe përmes trishtimit – gëzimin, edhe përmes dështimitfitoren. Në ditët më të zeza të kujtojmë ato më të bukurat. Kjo që po them unë ka të paktën 3000 vjet që ekziston që në legjendën e Iasonit. Dukeni përherë e më në formë. A ka ndonjë sekret për hijeshinë e saj Luiza Xhuvani? Do ta them shkurt. Ne nga jugu kemi një shprehje (me humor) ‘Qofsha siç më dinë, mos qofsha siç jam’. Qofsha siç më shohin e mos qofsha siç shoh veten!!! Luiza, a është e vërtetë që ju jeni aktorja e preferuar e Gjergj Xhuvanit? Duhet t’ia bëni Gjergjit këtë pyetje. Nuk është përgjigje që mund ta jap

“Vlera kryesore e kinemasë është të fiksosh kohën”. Kjo për artistët e aftë tashmë është një aksiomë. Ka dhe raste disi të rralla kur arti i paraprin politikës, por kjo vlen për shoqëri tej mase të emancipuara. Le të shpresojmë që arti shqiptar nesër t’i vendosë vulën e kohës së sotmes.

unë. Por me sa di unë, ka edhe aktore të tjera të preferuara që janë evidente edhe në këtë serial. Në gjithë filmat që keni luajtur a ka ndonjë personazh, i cili ju është bërë pjesë e jetës më shumë se të tjerët? Çdo rol që kam interpretuar ka qenë pjesë e jetës sime. Për sa kohë ti jeton me të, me shqetësimet e gëzimet e tij, me koshiencë apo subkoshiencë, ai dashur padashur të ka rrëmbyer pjesën e tij të jetës. Kjo është e bukura e profesionit tonë. Jetojmë jetë të ndryshme, marrim dhe japim me ta e natyrisht rritemi profesionalisht por edhe në aspektin intelektual e njerëzor. Luiza, aktrimi është jo vetëm pasioni por edhe profesioni juaj. Politika ç’vend zë tek ju? Një vend shumë të rëndësishëm. Jam përkushtuar me të njëjtin pasion dhe çuditërisht nuk më ka penguar në krijimtarinë time artistike, përkundrazi më ka ndihmuar shumë. Kjo, pasi më ka bërë të shikoj fenomenet, individët, pra thithjen e burimit njerëzor në këndvështrime të reja. Kam përfituar një këndvështrim të ri në evoluimin e karaktereve, në botëkuptimin mes moralit dhe prakticizmit, mes së vërtetës dhe hipokrizisë. Jam mësuar që gjërat që bëj t’i dua. Sot mund të them që të dyja, politika dhe aktrimi, pse jo edhe obligime të tjera sociale, flenë të qeta me njëra-tjetrën brenda një konflikti në zhvillim për t’i pasuruar reciprokisht. Kinemaja dhe politika duken si të ndryshme, por në njëfarë pike të dyja kanë fuqinë e ndikimit dhe të

ndryshimit tek shijet apo mendimet e njerëzve. Cila ka më tepër fuqi apo imitohet më kollaj sipas jush? Kinemaja fikson politikën. Shpesh histori të caktuara politike, për të mos thënë gjithmonë koha i sjell nëpërmjet kinemasë. Do të jetë e bezdisshme të jap shembuj për politika të paktën 2000-vjeçare, që nga Greqia e lashtë e deri në ditët e sotme. Deri tek drejtues shtetesh, që ende janë gjallë, vijnë nëpërmjet kinemasë. Siç ka thënë Çaplini: “Vlera kryesore e kinemasë është të fiksosh kohën”. Kjo për artistët e aftë tashmë është një aksiomë. Ka dhe raste disi të rralla kur arti i paraprin politikës, por kjo vlen për shoqëri tej mase të emancipuara. Le të shpresojmë që arti shqiptar nesër t’i vendosë vulën e kohës së sotmes. Luiza, së fundi a ishte e vështirë të gjeje kohën për në sheshxhirim duke parë edhe angazhimet e tjera që ju keni? Një nga gënjeshtrat më të mëdha është kur njeriu thotë s’kam kohë. Në një ditë 24-orëshe, le të përjashtojmë 6 orët e gjumit, ka kohë gjithmonë për të bërë një mori gjërash që do. Pothuajse të gjithë politikanët shqiptarë kanë një të dytë që merr prioritet sipas momentit. Dikush jep mësim, dikush shkruan, dikush pikturon, dikush vrapon, dikush intrigon, dikush shtrohet në dreka e darka e dikush përfiton. E tillë është jeta. Jo vetëm unë, por edhe kolegë të tjerë kemi kaluar edhe 48 orë pa gjumë duke iu përkushtuar politikës. Personalisht, dua të përmend një shprehje hungareze që thotë: ”Zemra është e vogël, por ka shumë qoshe. E rëndësishme është që ajo të furnizohet me gjak”.


18 16 6

MAPO

E 12 shkurt 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Elisi ka vendosur që ëndrrat e tij t’i realizojë në Shqipëri, si një këngëtar dhe arkitekt, duke “ia prishur” qejfin të atit për t’u bërë diplomat

intervista

Elis Nova:

Jeta ime nga rezidencat diplomatike drejt ëndrrës si këngëtar Jonida Hitoveizi

“Jeta e një diplomati nuk është aq e lehtë sa mund të duket”, shprehet Elisi, i cili në netët live të “The Voice” arriti të shfaqte një personalitet të veçantë artistik. Djali tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut, jo vetëm për paraqitjet e veçanta në skenë, por mbi të gjitha për jetën e tij, pjesën më të madhe të së cilës Elisi e ka jetuar jashtë r e a l i t e t i t s h q i p t a r. Megjithatë, ai ka vendosur që ëndrrat e tij t’i realizojë në Shqipëri, si një këngëtar dhe arkitekt, duke “ia prishur” qejfin të atit për t’u bërë diplomat. Elis, si ishte për ju pjesëmarrja në “The Voice”? Ishte një përvojë e cila vërtet mbetet në “krateret” e kujtesës së njeriut. Një aventurë që nuk ka fillim dhe fund, sepse shija e saj të shoqëron gjatë gjithë kohës. Ndihem shumë më ndryshe pas kësaj aventure që më prezantoi me botën e muzikës. Ju keni pak kohë, të themi, që jetoni në Tiranë. Si i shihni bashkëmoshatarët tuaj këtu? Jeta ime, me ardhjen në Shqipëri, ishte një pikënisje. Pashë aspekte të një jete që nuk e kam njohur shumë, sepse në Shqipëri kam jetuar shumë pak. Bashkëmoshatarët e mi, duke përfshirë këtu shoqërinë time, i shoh si persona me ëndrra të mëdha dhe mundësi të vogla! Kanë shumë ide dhe vizione, të cilat tregojnë pjekuri dhe zhvillim mirëpo fatkeqësisht kufizohen nga realiteti i cili na rrethon. Keni lindur në Rumani, për shkak të detyrës së babait tuaj si ambasador. Si ka qenë jeta juaj në shtetet ku jeni “detyruar” të jetoni? Arsyeja pse unë kam lindur në Rumani, është sepse babai im vazhdonte studimet pasuniversitare për Diplomaci. Pjesa tjetër e jetës sime, ku jam “detyruar” të lëviz, është për arsye të profesionit të babait. Jam përpjekur gjithmonë që këto lëvizje nëpër vende të ndryshme t’i merrja me sportivitet dhe të mësoja nga kulturat e vendeve të ndryshme dhe të mësoja gjuhët e vendeve përkatëse. Nga ana tjetër, fakti që duhet të mësohesha me idenë se jeta që kisha krijuar do “thyhej”, më lëndonte në shume aspekte! Çfarë e ka bërë interesante të jetuarit në rezidencat diplomatike? Edhe pse të jetuarit në rezidenca diplomatike mua më ka bërë që ndoshta të kisha kushte që fëmijët e moshës sime nuk i kishin, në familjen time nuk ka humbur thelbi i të qenit shqiptar. Këtu duke përfshirë faktin që në shtëpinë time është folur gjithmonë shqip, pavarësisht vendeve ku kam jetuar! Për mua “rezidenca diplomatike” ishte thjesht një shtëpi, duke marrë parasysh që kam qenë fëmijë dhe nuk arrija ta perceptoja si rezidencë. A ka qenë e vështirë përshtatja me kulturat e ndryshme të vendeve ku ke-

ni jetuar? Mendoj se për një njeri “muri” që e ndan nga kultura e një vendi është gjuha! Me kalimin e kohës, kuptova që kisha fituar aftësinë për t’i mësuar gjuhët relativisht shpejt. Duke mësuar gjuhët, arrija të kuptoja thelbin e një shoqërie dhe sesi kultura ndryshonte nga ajo e jona. A ka qenë e vështirë? Po, por njeriu mëson të përshtatet dhe e ka vetë në dorë ta pëlqejë këtë fakt ose jo. Sh q i p j a j u a j është shumë perfekte. Meritë e kujt ka qenë kjo? Absolutisht meritë e prindërve! Ata kanë këmbëngulur që në shtëpi të flitej vetëm Shqip. U jam shumë mirënjohës, sepse më kanë mbështetur dhe përkrahur gjithmonë në lidhje me zgjedhjet e mia. Kush ju ka mbështetur në rrugën drejt muzikës? Duke qenë se kam jetuar jashtë vendit, nuk kam pasur kurrë mundësinë që të merresha me muzikë ashtu siç mund të merrej dikush në vendin e tij, sapo mora vesh për “The Voice”, ishin përsëri prindërit ata që më dhanë “shtysën” e parë. Ata pak miq që kam në Shqipëri duhet t’i falënderoj për përkrahjen që më kanë dhënë vazhdimisht në këtë rrugëtim. A ka dashur babai juaj që në një të ardhme dhe ju të bëheshit një diplomat dhe jo këngëtar? Ka qenë dëshirë e te dyve që unë diplomacinë ta kisha plan të parë, por siç përmenda pak më parë e di që ata më përkrahin për çdo nismë që unë marr. Jeta e një diplomati nuk është aq e lehtë sa mund të duket, duke marrë parasysh që njeriu duhet të kthehet në një “kameleon” dhe të përshtatet me një jetë shumë të vrullshme! Një arkitekt që këndon. Mes të dyjave, kë doni më shumë? Të dyja kanë lidhje me artin dhe të japin mundësi që të shprehesh. Nuk i ndaj dot nga jeta ime! Elis, çfarë do të bëni pas “The Voice”? Plane kam shumë, por si fillim më duhet të organizohem. Ky është një rrugëtim që sapo kam nisur. Ëndrrat janë të shumta, por dua të mbetem me këmbë në tokë! A do të merrni pjesë në ndonjë kompeticion muzikor së shpejti? Kam dëshirë të marr pjesë në festivale si “Top Fest”, që ëndrra ime të mos mbyllet me kaq. Në qoftë se do të realizohet, atëherë mendoj se do të jetë një fillim i mbarë për mua! Si i keni raportet me fanset femra tani që jeni bërë i njohur? Fatmirësisht, shumë të mira! Gjej hapësirën për t’i falënderuar nga zemra për përkrahjen dhe kënaqësinë që më kanë dhuruar.

Të jetuarit në rezidenca diplomatike mua më ka bërë që ndoshta të kisha kushte që fëmijët e moshës sime nuk i kishin, në familjen time nuk ka humbur thelbi i të qenit shqiptar. Për mua “rezidenca diplomatike” ishte thjesht një shtëpi, duke marrë parasysh që kam qenë fëmijë dhe nuk arrija ta perceptoja si rezidencë.

Elton Deda reagon pas fitores së Rinës: “Mjaft me komente raciste” Mbrëmja e së premtes shpalli edhe fituesin e shout “The Voice of Albania”. Nga katër konkurrentët, Lundrim Paçuku, Enrika Derza, Marsela Çibukaj dhe Rina Bilurdagu, fitoren e rrëmbeu vajza nga Prizreni me trajnere Alma Bektashin. Lufta në fund u zhvillua mes Rinës nga skuadra e Almës dhe Marselës nga skuadra e Eltonit. Pritshëmritë ishin disi më shumë për Marselën, nëse do të nisemi nga pëlqimet dhe komentet e bëra në Facebook. Pikërisht lidhur me këtë ka reaguar edhe Elton Deda në profilin e tij, duke shkruar: “Duke lexuar komente raciale drejtuar së njëjtës racë, me dhimbje konstatoj se fisnikëria e kombit është në zhdukje e sipër. “The Voice of Albania” i ka shërbyer bashkimit dhe jo përçarjes. Thirrini mendjes sa nuk është vonë!”. Ky ka qenë komenti i Eltonit, duke iu përgjigjur kështu me tone disi të ashpra fansave të tij dhe të Marselës dhe të gjithëve atyre që kanë bërë komente mbi Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkohë në një intervistë për “Mapo mania”, trajnerja e Rinës, Alma Bektashi, ka thënë se Rina padyshim është një këngëtare për tregun botëror të muzikës, pasi në Shqipëri ende mbizotërojnë antivlerat. “The Voice” mbyll kështu me sukses edicionin e tij të parë, duke i shërbyer jo vetëm shijeve muzikore të shqiptarëve, por njëkohësisht duke sjellë në këtë treg këngëtarë të mirëfilltë dhe shumë të talentuar.


E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

“Vajza si djalosh” është më shumë tërheqëse dhe sensuale. “Mund të veshë një xhaketë meshkujsh dhe të duket më joshëse se kurrë”

MAPO

19

Tendencë E zeza dhe kombinimet e saj Kombinimi i të zezës me të bardhën do të ishte ideale për këtë stinë. Në rast se keni një palë pantallona të zeza vishini me një këmishë të bardhë, një shall i lehtë ngjyrë pastel ose panë, do të krijonte një sintoni perfekte. Këtë sezon e zeza e veshur komplet me ngjyrat e tjera do të duket shumë bukur, kështu kombinimet edhe me ngjyrat e tjera. Nga ana tjetër, ajo shumë mirë mund të kombinohet edhe me dy ngjyra të tjera, por edhe vetëm me një.

Si të dukesh seksi duke u veshur si mashkull

Bardh e zi Edhe pse mbetet kombinimi klasik i ngjyrave, bardh e zi, me të do të dukeni gjithnjë shik, pasi edhe vitin që vjen do të jetë në modë. Edhe pse duhet ta pranojmë se mënyra më e thjeshtë për të bërë modë është bardh e zi.

X

Xhaketat e stilit mashkullor janë një burim i përhershëm frymëzimi për stilistët, të cilët, gjatë viteve të fundit, nuk i kanë nxjerrë asnjëherë tërësisht nga moda. Mund ta vishni me një palë xhinse dhe kambale për një pamje rrok, mund ta vishni me një palë pantallona të stilit Hepburn për një look klasik

haketat e zeza të mbrëmjes, të cilat mbizotërojnë në mbrëmjet festive, të veshura mbi trupat e zhveshur. Është përzierja që shoqërohet me taka tepër të larta. Me ndryshimin e herë pas hershëm të modës, femrat i janë rikthyer këtë herë gardërobës mashkullore. Xhaketa sportive, xhaketat dopio pet, pantallonat me prerje të ngushtë, që kishin përfunduar në fund të raftit, sepse të bënin të dukeshe si një femër menaxhere e viteve ‘80, por që tani janë rikthyer në modë së bashku me smoking. Në interpretimin e ri të “look”-ut, përbërësi seksi është lartësuar përsëri. “Vajza si djalosh” është më shumë tërheqëse dhe sensuale. “Mund të veshë një xhaketë meshkujsh dhe të duket më joshëse se kurrë”, shpjegon Xhorxho Armanië që në sfilatat e Parisit ka prezantuar një smoking tepër tërheqës, me xhaketë e pantallona të gjata dhe këmishë mëndafshi ngjyrë lulevath. “Si gjithmonë - shpjegon - është një çështje proporcioni. Një xhaketë, nëse është e prerë mirë, mund të jetë më shumë joshëse sesa një veshje mbrëmjeje, që lë të zbuluar shpinën”. Sigurisht, nëse e bën me stil dhe sensualitet femëror. E një femër duket më seksi se kurrë kur zhytet në një xhaketë të stilit boyfriend. Xhaketat e stilit mashkullor janë një burim i përhershëm frymëzimi për stilistët, të cilët, gjatë viteve të fundit, nuk i kanë nxjerrë asnjëherë tërësisht nga moda. Mund ta vishni me një palë xhinse dhe kambale për një pamje rrok, mund ta vishni me një palë pantallona të stilit Hepburn për një look klasik. E rëndësishme është ta keni të tillë në gardërobën tuaj. Mund t’ju hyjë në punë për çdo rast.

E zeza Jo vetëm me rroba, por e zeza në rroba mund të kombinohet shumë mirë edhe me aksesorët me ngjyra, ku shumë bukur mund të duken rrobat e zeza me bizhu të verdha, neon, edhe me një çantë jeshile të ndezur.


sport

e DIEL, 12 SHKURT 2012 www.mapo.al

21

MAPO

Barcelona humbet në Osasuna, lamtumirë titull?

La Liga Të shtunën Satander – Atletiko Osasuna - barcelona Të dielën Espanjol – Zaragoza Valekano – Getafe Malaga – Majorka Valencia – Gijon Vilareal – Granda Real Madrid – Levante Të hënën Sociedad – Sevilja

0-0 3-2 12:00 16:00 16:00 18:00 19:45 21:30

21:00

Djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola kanë dështuar në Palompie duke u mundur 3-2 nga modestët e Osasunës. Skuadra vendëse, e cila një sezon më parë ka pësuar plot 8 gola nga katalanasit, dje është shfaqur në superformë dhe e ka nënshtruar Barcelonën që në pjesën e parë.

Osasuna ka shkuar në avantazh të dy golave në minutat 5' dhe 22' falë golashënuesit Lekiç. Në minutën e 51-të Garsia rikthen avantazhin prej dy golash të vendësve. Barcelona përpiqet shumë, por ndryshe nga kthjelltësia të cilën jemi mësuar të shohim, blaugranat kanë gabuar edhe pasimet më të

thjeshta. Një gol i Tejos në të 73-ën rihap ndeshjen, por vetëm kaq, pasi Barcelona regjistron një tjetër humbje në këtë sezon dhe, nëse Reali fiton nesër, atëherë avantazhi i akumuluar nga Los Blancos do të shkonte në 10 pikë dhe praktikisht do ta mbyllte betejën për titullin kampion.

Flamurtari i mban ison kreut, paqe në Peqin Vlonjatët kanë fituar falë një goli të Nexhbedin Selimit në minutën e 80-të dhe ruajnë hapin e Tiranës e i afrohen Teutës. Shkumbini dhe Bylisi e mbyllën në një barazim 1-1 Jeton Selimi

Flamurtari e nis në mënyrë të shkëlqyer këtë fraksion të dytë kampionati, teksa ka arritur të marrrë një fitore në një fushë shumë të vështirë, sikundër është ajo e Kamzës. Ndeshja ishte interesante, pasi të dyja skuadrat kanë treguar se dinë të bëjnë futboll të bukur. Veçanërisht mbetej të shihej si do të performonte Flamurtari i Shkëlqim Mucës dhe i përforcimeve mjaft cilësore në merkaton e dimrit në një transfertë si ajo e Kamzës, ku vendësit kanë në timon tashmë një trajner italian, De Vekis. Në fakt, kuqezinjtë e Vlorës u janë falur këmbëve të sulmuesit të ardhur në merkaton e dimrit, nga Laci, Nexhbedin Selimit, i cili ka bërë edhe diferencën në këtë 90-minutësh, të luftuar fort. Minuta e 80-të ka prishur balancën e shifrave të fillimit të lojës, kur portieri vendës, Bytyci, është dorëzuar më në fund, pasi Selimi e ka dërguar topin në rrjetën e tij. Kësisoji, janë shpërblyer vlonjatët pragmatistë dhe më të pjekur në filozofinë e tyre të lojës, që në pjesën e parë kanë qenë disi më pritës në fushën e blertë, ndërsa në të dytën kanë krijuar volum loje, por edhe raste, me anë të gjigandit të tyre, kroatit Pero Pejiç. Ky i fundit ka humbur disa raste të volitshme për shënim, e cila ka ndodhur sa për mungesë shënjestre të tij, po aq edhe për meritë të Bytyçit. Pavarësisht se ka merituar më shumë, Kamza ka dalë duarbosh nga kjo ndeshje, të luajtur në fushën e vet,

Superliga – Java XIV Ndeshjet

Të premten Laçi – Vllaznia Teuta - Tirana Të shtunën Kamza – Flamurtari Shkumbini – Bylis Të dielën Tomori - Skënderbeu Pogradeci - Kastrioti Të hënën Dinamo – Apolonia

1-0 1-2 0-1 1-1 14:00 14:00 14:00

Renditja Skuadra 1) Teuta 2) Tirana 3) Skënderbeu 4) Flamurtari 5) Kastrioti 6) Bylis 7) Shkumbini 8) Vllaznia 9) Laçi 10) Kamza 11) Pogradeci 12) Tomori 13) Apolonia 14) Dinamo

N 14 14 13 14 13 14 14 14 14 14 13 13 13 13

F 10 9 7 7 7 5 5 5 5 4 5 3 2 0

B 2 3 5 4 2 4 4 2 5 2 1 2 2 4

H 2 2 1 3 4 5 5 7 4 8 7 8 9 9

P 32 30 26 25 23 19 19 17 14 14 13 11 8 1

ndërsa Flamurtari merr 3 pikë tepër të arta, që e fusin atë bindshëm në luftën për titull. 25 pikët që ka në grumbullim skuadra vlonjate e pozicionojnë atë në vendin e katërt në klasifikim, duke parakaluar përkohësisht Kastriotin, i cili do ta luajë sot në Elbasan sfidën e javës së 14-të, ndaj Pogradecit. Në Peqin, Bylisi i trajnerit Shensoji e ka parë veten në avvantazh, por në fund dhet të kënaqet me pikën e marrë. Vendësit kanë arritur të barazpeshpojnë rezultatin me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Mustafaraj. Një ndeshje e zhvilluar në një terren të rënduar, për shkak të shirave të shumta, ku lufta sportive në ndonjë moment edhe i ka kaluar caqet. Duhet përmendur fakti se loja është përshkruar nga një dialog gjatë mes sulmit peqinas dhe mbrojtjes ballshiote, sidomos në pjesën e dytë, në të cilët, megjithtë, nuk ka dalë në dritë

Kamza - Flamurtari 0-1

goli. Bylisi i ka përdorur të gjitha mënyrat për ta mbrojtur barazimin, duke simuluar pa fund dhe vonuar lojën, çka e ka detyruar kryesorin Kridens Meta që të japë shumë minuta shtesë, plot 9 të tilla. Në të cilat gjithcka është zhvilluar në zonën e rreptësisë së ballshiotëve, por pa mundur dot të nxjerrë në dritë golin e tretë. Në këtë mënyrë, Shkumbini dhe Bylisi kanë ndarë nga një pikë mes tyre, me mallakastriotët një vend më lart në klasifikim se peqinasit, me një pikë diferencë, në mesin e artë të renditjes.

Milani përmbys Udinezen dhe merr vendin e parë Milani ka arritur një fitore të mundimshme në “Friuli” pasi ka vuajtur gjatë gjithë 90 minutave presionin e vendësve, të cilët deri në minutën e 77-të kishin në xhep tre pikët dhe vendin e dytë në tabelë bashkë me kuqezinjtë. Goli i shënuar nga Antonio Di Natale ka qenë në fuqi deri kur Maksi Lopez ka barazuuar shifrat pas një topi të kthyer në zonë nga portiere Handanoviç. Por, pavarësisht se pësoi gol, Udineze ka vijuar të shtyjë drejt portës së Amelias në kërkim të golit të fitores, por në një rast të humbur të Armeros, Emanuelson do të nisë kundërsulmin që solli golin e dytë për kuqezinjtë. Maksi Lopez do të shërbehet dhe do të marrë krahun e djathtë, për të filtruar një për El Sharuin, i cili do të mposhtë Samir Handanoviçin, çka përkthehet në një trepikësh për Milanin. Duke qenë se ndeshja e Juventusit u anulua për shkak të kushteve atmosferike, kuqezinjtë marrin vendin e parë me 2 pikë më shumë sesa

Serie A Udineze – Milan Të dielën Inter – Novara Atalanta – Leçe Katania – Xhenoa Parma – Fiorentina Bolonja – Juventus Të hënën Siena – Roma Napoli – Kievo

Milan-Udineze 1-2

bardhezinjtë, por skuadra e Kontes ka dy ndeshje për të rikuperuar. Dëbora shtyn edhe dy ndeshje Kushtet e rënduara atmosferike dhe dëbora që ka pushtuar Italinë, vazhdojnë të bllokojnë Serinë A. Liga e Futbollit njoftoi shtyrjen e dy ndeshjeve të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit: bëhet fjalë për takimin BolonjaJuventus dhe sfidën Parma-Fiorentina. Bolonja-Juventus ishte parashikuar të

1-2 15:00 15:00 15:00 U shty U shty 20:45 20:45

luhej sot në mbrëmje në “Dal’Ara”, por dëbora ka bërë që terreni i lojës të jetë i papraktikueshëm. Vendimi erdhi nga grupi i sigursë në stadiume, pas një mbledhjeje ku morrën pjesë përfaqësues nga të dyja skuadrat dhe nga forcat e rendit. Për skuadrat bëhet fjalë për ndeshjen e dytë të shtyrë, pas ParmaJuventus të 31 janarit dhe Bolonja-Fiorentina të një dite më pas. Gjithmonë për shkak të dëborës, është shtyrë edhe takimi Parma-Fiorentina, i parashikuar të zhvillohej të dielën në orën 15.00.

Premier Liga

Bundesliga

Junajtid merr përkohësisht keun

Dortmundi dhe Bajerni, krah për krahu

Mançester Junajtid - Liverpul ka qënë kryendeshja e kësaj jave e kampionatit anglez dhe si e tillë e ka justifikuar pritshmërinë. Pjesa e parë ka qënë e bukur, e tensionur, plot fërshëllima të “Old Trafford” ndaj Luis Suarez, por pa gola Junajtid del i karikuar nga dhomat e zhveshjes dhe këtë e tregon që në shkëmbimet e pare të topit. Në minutën e 47-te, Runi i gjendur i pamarkuar në qendër të zonës, do të godasë saktë duke i dhënë djemve të Fergusonit avantazhin. Ende pa u shuar mirë entuziasmi i golit të parë, vjen goli i dyte i Runit. Valencia vjedh një top dhe pason saktë për sulmuesin e kombëtares së Anglisë, që godet saktë duke e kaluar sferen mes këmbëve të Pepe Reinas. 2-0 dhe Junajtid e sheh veten 1 pikë sipër Sitit në renditje, pasi goli i Suarez vetëm sa dha një shkëndijë për Liverpulin, por asgjë më shumë.

Dy klubet që i prijnë kampionatit gjerman, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, kanë regjistruar fitore respektivisht përballë Bajer Leverkusenit dhe Kaizerslauternit. Lideri i Bundesligas dhe kampioni në fuqi, Dortmundi, me një gol të vetëm të shënuar nga Kagava (45’) ka grumbulluar tre pikë që ia sigurojnë vendin e parë në tabelë pasi ruan distancat me ndjekësen e saj, Bajernin e Mynihut. Sidoqoftë, djemtë e trajnerit Jurgen Klop nuk e kanë vendosur asnjëherë në dyshim fitoren, pasi kanë kontrolluar fushën e lojës dhe mbajtjen e topit. Ndërkohë, Mario Gomez (6’) dhe Thomas Mylerit (30’) ishin lojtarët që i mundësuan Bajernit të siguronte fitoren që në pjesën e parë në “Allianz Arena” dhe të qëndrojë vetëm dy pikë pas kryesuesit dhe kampiones në fuqi, Borusias së Dortmundit, si dhe t’i shkëputet Shalkes që u mund nga G’Ladbah.

Premier Liga

Bundesliga

Të shtunën Mançester – Liverpul Bolton – Uigan Blekbërn – QPR Everton – Çelsi Fulham – Stoke Suonsi – Noruiç Sandërlend – Arsenal Totenhem – Njukastëll Të dielën Ulves – Uest Bromiuç Aston Vila – Man Siti

2-1 1-2 3-2 2-0 2-1 2-3 1-2 5-0 14:30 17:00

Të premten Volfsburg – Freiburg Të shtunën Shtutgart – Herta Bajern – K’Lautern Verder – Hofenheim Dortmund – Leverkusen Mainc – Hanover M’Gladbah – Shalke Të dielën Augsburg – Nurenberg Këln – Hamburg

3-2

5-0 2-0 1-1 1-0 1-1 3-0 15:30 17:30


22

MAPO

E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

Kinezëve edhe gjeli u bën vezë Shkencëtarët kinezë po studiojnë rastin e një gjeli i cili filloi të bëjë vezë, pasi pronari gjatë dimrit kishte ngrënë të gjitha pulat. Huang Li, 47 vjeç, kishte rritur gjelin dhe shtatë pula në një fermë të vogël në fshatin Chumiao afër qytetit Mengecheng. Ai tha se familja e tij gjatë dimrit i kishte ngrënë të gjitha pulat dhe gjeli mbeti i vetëm. Megjithatë, një mëngjes, në kotec ai gjeti një vezë. Njëjtë i ndodhi edhe ditën tjetër. Fillimisht ai mendoi se kjo ishte një mahi pa kripë e fqinjëve. “Mendoja se fqinjët po talleshin me mua dhe se po i fusnin vezët në kotec sa për t’u argëtuar. Por, ditën e tretë sërish e gjeta vezën. Vendosa të fshihesha dhe të zbuloja se çfarë po ndodhte. Mbeta i habitur kur pashë se gjeli bënte vezë” deklaroi Li. Lajmi për këtë ngjarje të pazakontë shpejt është shpërndarë dhe shkencëtarët vendosën të studiojnë këtë rast. Morën gjelin për t’ia bërë analizat. “Shkencëtarët dëshirojnë të kuptojnë nëse ajo është pulë e cila duket si gjel ose vërtet ka ndërruar gjini dhe është bërë pulë pasi mbeti i vetmuar. E tëra që mund të them është se mirë e ka bërë punën e vet dhe se e zgjonte familjen time me kohë. Me pulat sillej si çdo gjel tjetër”, tha Li.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Vajza e varur nga plastika Seriali “Varshmëria ime e pazakontë”, në programin TLC, u bë edhe më i famshëm kur në emision shfaqën Kailyn (18-vjeçare) nga Sacramento e Kalifornisë, e cila është e varur nga plastika. Kailyn pranon se ka hëngër 60 000 sende plastike, gjatë 11 viteve, dhe se më me qejf ha plastikë sesa ushqim. Ndër sendet e plastikës të cilat i ka ngrënë janë 12 dirigjues televizioni, 1000 shkopinj për kokteje, 100 pirunë plastike, 50 varëse rrobash, 25 kapakë plastike... “Më pëlqen plastika dhe kam nevojë për të. Më pëlqen sesi kërcet në dhëmbë. Nuk ka të bëjë vetëm me shijen, por edhe për teksturën. Më pëlqejnë pullat të cilat nuk i përtyp, por vetëm i kapërdij”, tha ajo.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Për shkak të mungesës së ndikimit të planetëve që sillninproblemenëjetëntuajnë çift, pjesa më e madhe prej jush do kalojnë një ditë të këndshme. Edhe nëse keni pasurproblememekomunikimin gjërat do të zgjidhen. Ju beqarë që po kërkoni ndjenjat e forta do keni fat.

Falë Jupiterit, jeta në çift do jetë e qetë dhe e disiplinuar. Edhe njëherë tjetër do kuptoheni për çdo gjë me të dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët do kenë dashuri platonike. Mos u bini me shkelm mundësive reale që mund t’ju jepen.

Tëgjithëçiftetdotëmarrin bekimineVenusitdhedoia kalojnëpërbukuri.Mundtë ketë edhe përmirësim të marrëdhënies me atë që keni në krah. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë e paqëndrueshme. Do kenë dashuri me shikim të parë.

Juqëkeninjëlidhjedhendihenitëlumtur,Plutonidoju sjellë një fllad romantizmi. Nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk po shkon si duhet, mund të ketë edhe ndonjë ndarje. Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do ju jepen për të bërë takime.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do futeni në një fazë të re sot në jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Mundohuni të përfitoni sa të mundni! Për beqarët dita do jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me premtime.

Saturni do ndikoje në jetën në çift dhe do ju ndihmojë ta kaloni më lehtë krizën që ka filluar. Mos u bëni shumë kërkues dhe të paduruar! Ruani gjakftohtësinë që të mos përsëriten zënkat. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

Falë influencës pozitive të Venusit do mund të krijoni një klimë më të ngrohtë në jetën në çift. Partneri do pranojë t’ju besojë më tepër se më përpara dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Për shumë prej beqarëve do ketë një rilindje të pasionit.

Për shkak se do flirtoni më shumë sesa duhet me dikë dhe partneri do ju shohë, do lindin mjaft debate. Kujdes sepse gjërat mund të shkojnë edhe më keq sesa mendoni. Beqarët do e kenë më të vështirë të ndërtojnë një lidhje gjatë kësaj dite.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Nëse jeni në çift partneri do ju surprizojë dhe do jua ndryshojë tërësisht jetën. Ndihmojeni edhe ju me imagjinatën tuaj. Më në fund do shpëtoni nga rutina! Beqarët do jenë në kërkim të emocioneve të forta dhe drithëruese.

Marsi do ju bëjë shumë të drejtpërdrejtënëlidhjentuaj dhedojumungojëdurimi.Disaedhemundt’ipranojnëkëto, por ka disa që nuk do u pëlqejëaspakkjomënyrëtë sjelli dhe do lindin debate. Beqarët nuk do ndihen më vetëm sepse Venusi do ju sjellënjëtakimtëveçantë.

Apriori,prezencaeVenusit do duhet të mbronte jetën në çift, por në fakt ju do jeni tëshpërqendruardhemendimet nuk do ju përputhen shumë me njëri-tjetrin. Për beqarëtdojetënëprogram joshja. Përfitoni nga kjo për të bërë për vete atë që ju pëlqen.

Mos mendoni se jeta juaj në çift është e shkëlqyer dhe asgjë nuk mund ta prishë ambientin e krijuar. Tregohuni pak më dyshues dhe do e shihni që gjerat do shkojnë më mirë. Nëse jeni vetë, do futeni në një etapë të re me perspektiva të reja.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Vendi ku ecin këmbësorët. 10. Organizatë Sigurimi. 12. Spot dimëror. 15. Skuadër futbolli italiane. 16. Metal shumë radioaktiv. 18. Ndoja, aktore. 19. Sharje kundër fesë. 22. U rrëzua. 23. Ishin banorë të Europës Perëndimore. 24. Mjet transporti pa motor, që tërhiqet nga një automjet. 25. Sektori Ndërtimit. 26. Përemër vetor. 27. Luarasi, aktore. 29. I ka lisi në mes. 30. Letërsia Italiane. 31. Brumë i trashë prej allçie të përzier me bojë, që përdoret për të mbushur vrima e plasa në mur. 32. Ndërmarrje Ndërtimi. 33. Shumë i hidhur. 35. Shërbëtor. 37. Perëndia e Diellit në Egjiptin e Lashtë. 39. Kryeqyteti i Çeçenisë. 41. Metal me ngjyrë të verdhë. 42. Ajo që ka bërë një vepër të lartë trimërie për atdheun e vet. 45. Veshje e romakëve të lashtë. 47. Shkoj, ose... 48. Agjensi detare. 49. Përemër vetor. 50. Brengë ose shqetësim i madh.

1. Janë materiale ndërtimi.2. Shtet në Europë. 3. Në formë vezake. 4. Tregu Europian. 5. Lidhje e ngushtë në një të tërë të vetme. 6. Baba. 7. Ndarje e lëndës në faqet e një gazete a reviste, që përmbledh artikujt kushtuar një teme. 8. Hidi i futbollit. 9. Pasha i Rilindjes Kombëtare. 10. Dëshirë për të ngrënë. 11. Një nga vëllezërit Frashëri. 12. Notë muzikore. 13. Harxhimi i diçkaje me masë e me kujdes. 14. Besim, fe. 17. Juridiksioni kishtar në të cilin ushtron funksionet e tij një peshkop. 20. Mik francez. 21. E re, a sapoblerë. 28. Qytet i vendit tonë. 31. Pjesë e një filmi. 33. Markë makine. 34. Lana pa dyshen. 36. Emanuel, filozof i famshëm gjerman. 38. Një qytet i shenjtë i myslimanëve. 40. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 42. Bukuri, nur. 43. Zakon fetar. 44. Kafshë me brirë. 46. Kryetari Komunës. 49. Ndërmarrje Industriale.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

174, 211, 305, 342, 405, 776, 840, 915.

Numra me 4 shifra:

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

0251, 0262, 1501, 3616, 5608, 6207, 6523, 7777. 02223, 02524, 10526, 20147, 20307, 24127, 25380, 25696, 36956, 55282,

56321, 59689, 66591, 78958, 82065, 89351.

Numra me 6 shifra:

172659, 210061, 306266, 320102, 432565, 453302, 462791, 466236, 562559, 563214, 573697, 655267, 696320, 856514, 915451, 977715.


retro 1809 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 12 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

23

12s hku rt

Charles Darvin

Charles Darvin, një natyralist anglez, pjesëtar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit, sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës, u lind më 12 shkurt 1809 në Shrewsbury. Sipas tij, zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore).

Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin ide shumë përparimtare për kohën dhe, pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt. Megjithatë, vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste, nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi

bazë i evolucionit. E thënë ndryshe, zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave. Libri i tij i publikuar më 1859, “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”), themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës.

Artur Zheji Demagogu si ai Alfred Lela

Kriza e librit Vangjel Koça Ka ca kohë që edhe në Evropë bota këndonjëse e kritika nuk janë të kënaqura nga cilësia e prodhimit letrar. Si shenjë është edhe ajo që thuhet “kriza e librit”. Konkurset që shpallin revistat, reklamat që lajmërojnë çdo javë një “zbulim” në poezi e në roman, komeditë që mezi rrinë me shpirt në buzë dy-tri net në skenë dhe s’hyjnë dot në repertor, - të gjitha këto e kanë bërë turmën e këndonjësve ta humbasë besimin, edhe kanë favorizuar suksesin e romanit rus ose anglez, të jetës së romancuar, të “librit të verdhë”, të kinemasë. Tani mbi këto dergjet meraku i pakënaqur i atyre që kërkojnë a ko m a n g a a r t i nj ë ç a st g ë z i m i o s e h a r r i m i . Ky fenomen hyn në lëmin e problemeve të përgjithshme të kohës sonë: Krizë arti apo krizë shpirti? Të qëndruar në vend apo të kthyer? Letërsia - formë jete dhe që shfaq me travalinë artistike ritmin e përjetshëm të historisë njerëzore - a ka rënë apo ka shterpuar? Apo është prapë në të mbrujtur e sipër dhe paralajmëron një prodhim të pasur për nesër? Epokat e rënies duken në tërë rrjedhjen e veprimit fantastik e krijonjës të njerëzisë, që nga kohët e Helladhës së vjetër e gjer në Evropën e sotme. Turbullimet e mëdha shoqërore, kalimi nga një formë politike e ekonomike në një tjetër, e shpejtojnë lëvizjen dhe caktojnë pamje të papritura, që e bëjnë gjykimin tonë ta humbasë udhën. Sot vërtetohet një ngjarje që e çudiste Napoleonin në kohën e fuqisë së tij më të madhe: fitoret e mëdha të Perandorisë, reformat dhe rindërtimet e admirueshme të jetës shoqërore, nuk dhanë asnjë letërsi të re, as edhe një art të ri. Çmimet dhjetëvjetore nuk pollën asnjë talent të madh. Kjo gjë e zemëronte dhe e ulte pak Agustinin e ri. Kështu edhe në këtë shekullin tonë të paqetë, arti dhe letërsia duket sikur e kanë humbur udhën. Në mes të formave të vjetra, që rëndojnë në prestigjin e një lavdie të vulosur nga koha, dhe të pamjeve të reja që kërcejnë në fantazinë e ndërsyer të shkrimtarëve të rinj, jo vetëm që s’ka lidhje e ngjitje të idealeve, po vihet re edhe njëfarë paralize që e pengon artin të shpëtojë nga tirania e së shkuarës dhe të hyjë me çap të sigurt në udhët e reja. Cilat janë shkaqet e këtij qëndrimi në vend? Kritikët evropianë thonë se disa janë fatale dhe disa të tjera janë të kohës. Më parë nga të gjitha, disa forma letrare janë të destinuara të humbasin, sepse janë pa përmbajtje, kufoma me pudër, kukulla pa shpirt e pa sinqeritet. Një nga këto forma letrare është edhe romani ashtu siç u trashëgua nga tetëqinda dhe u gatua me të gjitha salcat më të reja. Në qoftë se stili është njeriu, një nga gjërat që s’u pëlqen më tepër shkrimtarëve të sotëm është pikërisht kjo mungesë stili, në kuptimin e tij

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

më të thellë. Të gjithë shkruajnë mirë, madje në një mënyrë të standardizuar. Këndoni dhjetë faqe, një faqe nga çdo shkrimtar, dhe nuk do të shquani dot fizionominë, domethënë personalitetin e çdo njeriu; kurse stili është vetë jeta e shkrimtarit, domethënë bota e ideve, e ndjenjave dhe besimeve të tij, botë e përhapur në tërë veprën e tij dhe që dridhet në ritmet harmonioze të fjalës. Sikur t’i përmbledhim vetëm në një shenjë dhe shkaqet e dobësimit artistik të letërsisë evropiane të sotme, këtë shenjë e shkak të vetëm do ta gjejmë në pasinqeritetin - në kuptimin estetik e jo moral - i cili nuk është gjë tjetër veçse mungesë inspirate dhe i bën të errëta e të rënda kaq forma të prodhimit letrar të tanishëm. Gjithë togu i romaneve krahinore, kallëzimet kombëtare, përshkrimi i rretheve borgjeze ose aristokratike, tezat ideologjike, filozofike e politike, temat e panumërta të dashurisë - nuk puthen më me klimën historike që rrojmë. Janë ndryshime të mërzitura temash të mëdha me të cilat janë marrë artistë të mëdhenj që janë bërë klasikë; janë mundim i kotë nipërish dhe imitatorësh pedantë. Dhe ja që po arrijmë përpara një të vërtete të harruar për shumë kohë: romani duhet t’i shtrohet një ligji të hekurt e të pa kuptueshëm: të kallëzojë. Sot nuk kallëzojnë, kurse fantazia narrative është konditë e parë e krijimit letrar, do në historinë e një shpirti ose të një epoke, do në një temë me rreth shoqëror ose çast të shpirtit. Merrni kryeveprat e letërsisë së përbotshme dhe do të shikoni se në palcë janë narrative, domethënë kanë një zhvillim, jo vetëm së jashtmi, por edhe së brendshmi, me dramatizmin dhe lëvizjen e jetës së brendshme. Këtë cilësi e ka vetëm artisti që ka një gjë të re dhe interesante për të thënë. Dikush, në ditët tona, ka thënë se “Arti i madh është ai që i ngre pasionet e mëdha kolektive, që frymëzohet nga një njerëzim i gjallë dhe i thellë, që sjell mbi skenë ose përshkruan atë që ka rëndësi me të vërtetë në jetën e shpirtit ose në qenien e njerëzve”. Kritikët evropianë këshillojnë të kthyerit në sinqeritet si konditë për përtëritjen e letrave. Që ta themi me një përfytyrim të Ungjillit, vera e re duhet të vihet të kaçupe të rinj. S’ka erë sinqeriteti, as në roman, as në poezi, as në mendimin filozofik që përtyp gjithnjë sistemet e vjetra të mendonjësve të mëdhenj të së shkuarës. Kështu narratorë, poetë, filozofë, moralistë, shprehin travalinë e një epoke krize ose më mirë epokë kalimi, që po punon-me veprën e disa mendjeve punëtore e të zgjedhura-format e reja që do të ndritin botën e nesërme. Revista Minerva, 1935

Kronikë në mermer Gjirokastër 1989  Martin Parr

Artur Zhejit i pëlqen e mbitheksuara, dramatikja, efekti zanor dhe pamor, shpluhurosja e asaj që s’duket, por, edhe në u duktë, shumë kanë tutë ta thonë me dridhjen se mos i keqkuptojnë, se mos shkojnë përtej cakut të lejuar imagjinar. Edhe editorialet e tij në këtë gazetë ashtu i ka. Një prej tyre sidomos të tillë. Atë ku identifikonte celula antiamerikane në Shqipëri, një tezë e rimarrë më vonë edhe nga ambasadori amerikan Arvizu në një intervistë për Tonight-in e Ilva Tares. Nëpër shkrime Zheji-disa e thërrasin Turi, por atij më shumë do t’i pëlqente Turzheji-, shkon pas efektit deri në atë pikë sa, disa fjalë, edhe pse me gramatikë nuk lejohet, i shkruan me të madhe: ‘vend’ e shkruan ‘Vend’, për shembull. Nuk i ka qejf redaktorët e korrektorët që i thonë se shqipja ka ca rregulla dhe ato duhen ndjekur. Turzheji nuk ndjek rregulla. Ta merr mendja, ato bash për atë janë bërë: për t’u çrregulluar. As konvencionin e ‘anëtarësimit në Europë’ nuk do ta ndjekë në këtë rast. Ai e do këtë ‘Vend’ në një mënyrë patosi i së cilës i lejon që, siç po bën së fundi, të kërkojë rikthimin e dënimit me vdekje. Shqipëria postulat të këtyre 20 viteve postkomunizëm, ka anëtarësimin në Europë. Dhe, Europa, përveç atyre 12 kushteve që u ka vënë palëve politike, ka edhe një të 13-të ‘serioz sa kanceri’, moslejimin e dënimit me vdekje. Zheji, në një opinion te MAPO, e klithi dhimbjen njerëzore për vrasjen e Megi Jokiçit, vajzën e marrë nga plumbat tek priste, në punë të vet, bashkë me të fejuarin, një shok e një shoqe me të cilët ‘do dilnin për një kafe’. Të rifuqizohet dënimi me vdekje, shpallte Zheji në shkrim, duke bërë ndoshta të vetmen gjë që mund të bënte tek ndihej i pafuqishëm nga një vdekje e parakohshme e kotë dhe e pafalshme: të ngrinte zërin edhe për t’i ikur ‘fajit’ të asaj që përmendte në shkrim, ‘të paktën nuk më ndodhi mua’. Në një përkufizim të shpejtë, ajo që bën Zheji është demagogji: nuk mund të shpjegohet ndryshe nxitimi për t’u bërë promovues tezash të cilat e di se janë popullore, por, në të njëjtën kohë, kupton se janë të pamundura. Një rikthim i dënimit me vdekje, i kërkuar nga analisti i njohur, do ta bënte Shqipërinë shënjestrën e grupeve europiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në çdo klasifikim për ‘shëndetin demokratik’ kjo do i ulte pikë ‘vendit’ që edhe kështu nuk është se i prek toplistat. Por, duke mos qenë në politikë, demagogjia e Zhejit është e llojit të mirë, madje është e domosdoshme për një shoqëri si shqiptarja. Demagogjia është në njëfarë mënyre prezumim i ideales; është një lloj donkishotizmi (jo në kuptimin socrealist që i është dhënë këtij koncepti); është një farë e së mirës në një vend ku lulet e së keqes harlisen përpjetë ngrehinës së shpirtit njerëzor. Kështu, Artur Zheji, me pamjen e një klasiku të letrave, me teshat ku e zeza dhe grija i zënë vendin njëra-tjetrës, me zellin për temat e nxehta të debatit dhe nganjëherë kauzat e humbura, është domosdo demagog. Po ç’do të ishte një qytet, a Vend, pa demagogët e vet? Ç’do të ishte historia, në fund të fundit, pa ta? Demokracia vetë do të ishte e mërzitshme. Liria e fjalës dhe sipërmarrja e lirë, që janë në thelb të saj, do të qenë ‘sa për sy e faqe’, nëse nuk do të ishim të lirë edhe për sipërmarrjen e së pamundurës; të lirë në fjalë e në shpirt për të qenë demagogë. Sigurisht, edhe të talentuar për të qenë të tillë. Aq sa Artur Zheji.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you