Issuu on Google+

MA X ANDCO.COM ADRESA: RRUGA VASO PASHA 7/1 TIRANE

Nr. 1, Viti I botimit 3 Qershor 2011 Çmimi 300 Lekë

Nr. 1, Viti I botimit 3 Qershor 2011 Çmimi 300 Lekë

TEL: + 355 4 2272 882

KINKALERI DIANA ÇULI

Përtej trotuarit ILVA TARE

Tonight ngjarjet e javës, psikologu dhe juristi

Dossier

Udhëtim në pranverë Personazhe, stil, këshilla

Ditar

Zana Turku, jeta në foto

Moda

Botim i Media MAPO shpk

Elia Zaharia

Ditari i Princeshës Jeta e ëmbël në oborr

Trendy me këmishën e atij


2

27 maj 2011


3


SiFillim

E para dhe e fundit mbetet fjala (në variant tredimensional)

N

uk ka femër në botë që të mos mendojë, qoftë dhe shkujdesshëm, “ç’do vesh sot?”. Nuk ka femër në botë që të mos ndiejë një fërgëllimë të lehtë, teksa mendon se një fustan i duket bukur në trup. Nuk ka femër në botë, sado e shkujdesur, që të mos rrijë përpara pasqyrës e të mendojë si mund të duket më bukur. Nuk besoj se ka femër në botë, sado indiferente dhe anti-fashioniste qoftë, që të mos i hedhë një sy, edhe përciptazi, një vitrine dyqani apo faqeve të një reviste mode. Prandaj, në këtë revistë të re, nuk mund të bënim çudira e ta linim jashtë modën, ndonëse shumëkush lajmin për daljen e “Madame” e ka shoqëruar me një mbledhje supesh të tipit: “Një tjetër revistë mode!!!!...” Në fakt, e ndiej të domosdoshme ta sqaroj që në këtë takim të parë, se ne nuk jemi revistë mode. Jo se kemi ndonjë gjë kundër këtyre të fundit. Dhe largqoftë ndonjë gjë kundër modës...! Por jemi shumë më tepër se kaq: revistë femërore. Gjë që do të thotë se e kemi ndërtuar një revistë duke menduar se ç’do donte të gjente aty një femër; personazhet, historitë, letërsinë, këshillat, kuriozitet, vanitetet, pyetjet pa përgjigje, përgjigjet pa pyetje, thashethemet, xhinglat..., madje edhe politikën. Dhe sigurisht modën, në një pjesë goxha të rëndësishme. Por, kurrsesi vetëm atë. Në një vend si Shqipëria, ku mungon industria e veshjeve, në një vend ku sfilatat janë thjesht spektakël, në një vend ku modelet nuk kanë ndonjë privilegj më shumë se vajzat e bukura të “Bllokut”, të pretendojmë të bëjmë një revistë mode, është sikur të mblidhemi me njëra-tjetrën e të luajmë “shpiash”. Plus që mua vetë nuk më është zbehur ende besimi se ata që blejnë një revistë, duan ta lexojnë.

Besoj se, megjithë krizën e madhe që erdhi nga televizioni dhe interneti, megjithë armikun e ri që është shfaqur në formën e ebook-ut, ipad-it dhe çdo gjëje që fillon me “e” dhe kërkon një ekran, ka akoma nga ata që vazhdojnë ta duan letrën e printuar. Dhe mbi të gjitha, që duan fjalën e shkruar. Prandaj jam e lumtur, që në këtë aventurë të përjavshme, me revistën “Madame” më ka mbështetur një staf gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh, që të parën dhe të fundit kanë fjalën e shkruar. Por, që, megjithë këtë dashuri për leximin, dinë të çmojnë dhe fotografinë dhe dizajnin. Për ta vërtetuar këtë, numrin e parë të revistës e kemi realizuar të gjithin tredimensional. Syzet që shoqërojnë revistën jua kthejnë shfletimin e saj në një përvojë të paharrueshme. Por shpresojmë të mbetemi në kujtesën tuaj jo vetëm se ishim të parët që ju sollëm në Shqipëri teknikën “3D” për shtypin e shkruar. Shpresojmë të na pëlqeni me gjithë ç’kemi. Sepse takimi i radhës është të shtunën tjetër. ivatico@gmail.com

4

3 qershor 2011


www.pennyblack.com

5

Rruga Vaso Pasha, 7/1 Tel: + 355 4 227 2899


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA Drejtore: Iva Tiço Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi Redaktore: Arta Çano Gladiola Bendaj

PERMBAJTJE

Një koktej për çdo kërcimtare VIP të Dancing with the Stars

18

Fashion Editor: Elda Memishaj Fotografë: Armand Sallabanda Edvina Meta Art Designer dhe konvertimi në 3D: Suad Barbullushi Bashkëpunëtorë: Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri

Zaharia 24 Elia Princess Diary

Marketing & Menaxhim: Vera Përleka Cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com

6

Menaxher shitjesh: Robert Mane Cel.: 068 20 55 440

8

Llogaritë bankare: Banka Kombëtare Tregtare: 402167411CLPRCLALLJI ALL 402167411CLPRCFEURYL EURO

10 11

Banka CREDINS: 67524 ALL 239126 EURO

12 16

Raiffeisen Bank: 0002076051 ALL

17 20

Anti-editorial Gjërat që (nuk) mëson nga revistat femërore Ngjarjet e javës Përtej trotuarit Gratë që e humbin betejën në tavolinë Kinkaleri Punë burrash Ilir Shaqiri Këtu ka festë Kur shpërthejnë yjet Në vetë të parë Zana Turku. Kujtim ditësh jo të trishta

Jeta e një aktoreje brenda një pallati mbretëror. Studimet në Francë dhe njohja me Princ Lekën, që e riktheu në Tiranë

KOPERTINA ta Foto: Edvina Me Elda Memishaj Fashion Editor: ” “Lili Beauty Salon Grimi dhe flokët:

3 qershor 2011


DOSSIER DITË PRANVERORE 35 36 38 40 44 46 48

Në piknik Alergjitë pranverore. Mbajini fëmijët larg! Rri në diell. Dhe mos u bëj me njolla. Problemet e lëkurës në dritë të diellit Grimohu bukur në stinën e bukur Çelin idetë e dekorit Editorial: Një shportë me pranverë

Parfume nga kopshtet e pranverës

43

32

. Duke vogëlushen Sara e h d n zi e R i e m a Me m të. Nga ato që, m h ro g n të vë ja d rit shijuar një fun iljen e Rezi Skifte m fa ë n s, rë ve n ardhjen e pra zakonshme. të se ë m rë ë b ë jan

STIL

56

Alla garçon Këmishën vidhja atij

6 Sh 2

oppin

g

54 Stil Personal Next Orinda 58 Stil yjesh blu Denimologjia. Një palë xhinse për çdo shenjë 60 Stil pafajësie Mos gabo me të bardhat (pantallonat)

ADRESA PER T’U NDALUR

64 Horoskopi n në vijim Ç’thonë yjet për javë 65 Mes fletësh Propozime leximi 67 En Prive Ermira Danaj Liu-Jo, Vesa Center, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë; Alviero, Pranë Librit Universitar, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë; La Grieffe, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Jardin De Paris, Rr. Vaso Pasha, Tiranë;

Dolce Casa, Rr. Vaso Pasha, Pall Fratari, Tiranë; Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Migato, Rr. Myslym Shyri, Tiranë, City Park, Km.5,Autostrada Tiranë-Durrës, Riviera Center, Vlorë;

Glamorous, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; In Style by Genta, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; American Apparel, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; Glamour, Qendra Galeria, ETC, Tiranë; Geraldina Sposa, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë.

7


16

AntiEditorial

gjërat që (nuk) mëson nga revistat femërore

KA CA GJËRA QË ËSHTË E PAMUNDUR TË MOS I GJESH NË NJË REVISTË FEMËRORE (MEQENËSE TI KE NË DORË NJË REVISTË TË TILLË, PAK A SHUMË KËTO GJËRA DUHET T’I DISH MIRË). NE QË KEMI LEXUAR SHUMË TË TILLA, PO T’I RENDISIM EDHE NJËHERË. PO T’I THEMI TË GJITHA QË NUMRIN E PARE, QË MOS T’I PËRSËRISIM PASTAJ NË VITET NË VIJIM…

2

8

3

Jennifer Aniston është me të vërtetë seksi, por ajo është gjithashtu shumë patetike. Të gjitha do donim të kishim flokët e saj të derdhur apo krahët e palestruar, por jo lidhjet e saj të dështuara.

Njih formën e fytyrës. Forma përfshin: fytyrën ovale, lehtësisht ovale, të gjatë, katrore dhe atë të Tyra Banks. Përcaktimi i formës e fytyrës do të të ndihmojë të vendosësh se çfarë syzesh dielli të blesh… dhe sa fëmijë të shëmtuar ke gjasa të bësh!

Kur drekon në restorant, duhet të porositësh fileto pule në skarë, të shoqëruar me perime. Pastaj mund të hash dhe një kafshatë ëmbëlsirë, ama vetëm një. Por mos e kufizo veten me asgjë. Po të japim edhe recetën e një kokteji, që përmban nja 500 kalori.

5

6

1

4

Blerja e ca jastëkëve koti me ngjyra, për t’u hedhur andejkëndej është një mënyrë seksi e që nuk kushton shumë, me të cilën mund të dekorosh apartamentin tënd copë – copë. Mbush edhe ca vazo qelqi me gurë. Kjo të ndihmon shumë!

7

Buzëkuqi i kuq nuk të bën të dukesh si baxhellë e lirë. Të bën të dukesh si gratë e kohës së xhaxhit, si kërcimtare kabareje apo si baxhellë elegante.

Metalixatot janë prapë në modë këtë vit!

Ke nevojë të hash salmon. Ha ca nga ai dreq salmoni! Përmban shumë yndyrna të dobishme. Kurse për mëngjes ha vetëm të bardhat e vezëve! Gjalpin? Vetëm me gramaturë. 3 qershor 2011


8

Kjo është një fotografi, që zakonisht përdoret kur një vajzë tregon atë historinë me ca gjëra të tmerrshme dhe të frikshme që i kanë ndodhur. Kemi edhe fotografinë e një politikaneje, që tregon se me sa mund ia ka dalë mbanë në këtë botë meshkujsh. Kemi dhe një 28–vjeçare e cila ka një biznes në botën e modës. Femrat nuk paguhen aq sa meritojnë dhe ato të botës së tretë e kanë edhe më të vështirë… Sepse këto janë faqet serioze të revistës (fill pas tyre janë këshillat e seksit!)

12

14

15

9

10

Depilimi me dyllë të dhemb në shpirt, por nëse pi një qetësues të lehtë më parë, nuk do të të dhembë më shumë se një grusht në surrat. Të mos depilohesh fare me dyllë? Kjo as që llogaritet si opsion.

Po t’i dërgosh partnerit një mesazh seksi, e ke të sigurt që në mbrëmje vonë, ai do të jetë shumë i ndezur. Të tjera mënyra për mbrëmje hot? Ja ku ke nja 86 pozicione seksi (të cilat janë thjesht variante të atij klasik, ose ca të tjerë ku duhet një jastëk për të ngritur vithet pak lart, apo një kënd ku duhet të mbash ekuilibrin, sepse vetëm aty mund të ndjesh pikën G!).

11

Arsyeja numër 346 se përse duhet të pish pilulën, nuk ka të bëjë fare me faktin se ti je nga ato që bën seks të pambrojtur. Një zonjë e vërtetë nuk bën kurrë seks të pambrojtur. Gjithsesi, të duhet edhe një plan B.

Këtu kemi një histori nga ato që të bëjnë me turp. Për shembull se si një herë shkova në punë me një bluzë të tejdukshme. Apo se si dikur kam dëgjuar prindërit që bënin dashuri. U FUTA NË DHE!

Edhe një më e bukur! Ty të pret një e ardhme si në përralla. Ti do gjesh një burrë që është fiks si babi yt.

Vendi më i mirë për të gjuajtur janë lokalet ku shihet sport. Vendi më i mirë ku mund të njohësh dikë është parku. Duhet të kesh besim tek vetja. Mos e bëj ti hapin e parë. Mos ki frikë t’u afrohesh meshkujve. Duhet të shfaqesh pak e ndrojtur. Vish taka të larta. Mos u bëj shumë seksi. Merr shoqe me vete. Mos merr shumë shoqe me vete. Mënyra më e mirë për të nisur një bisedë është ____. Duhet të jesh vetvetja. Këtu ka disa mënyra grimi për të krijuar efektin “smoky eye”. Çfarë janë lezbiket?

13

Bli ca dreq çizmesh! Vishi me të gjitha fustanet verore që të kemi sugjeruar pranverën e shkuar dhe atë trikon e papame dhe BAM - ja ku e ke gardërobën verë-vjeshtë!

16

Eshtë zbuluar një tjetër sindromë e rrezikshme që shkakton vdekjen. Nuk ka asnjë simptomë dhe është e pakurueshme, por mos u shqetëso, vetëm një në katër burra e ka! E shtunë, 28 maj 2011

9


JavaNë pesë minuta

Basha-Rama; dueli, numrat dhe një Kadare në mes

NGA alfred

lela

NËSE KOLEGJI SHKON KUNDËR KQZ-SË DHE SHPALL FITUES RAMËN, PYETJA DO TË ISHTE: Ç’DO TË KISH NDODHUR NËSE BASHA DO TA KISH FITUAR BASHKINË? GARA E TIRANËS Shumë interpretime, vetëm një dilemë Gara Basha-Rama për Bashkinë e Tiranës në shumëçka i ngjan përballjes presidenciale amerikane Bush-Gore të vitit 2000 dhe rinumërimit të votave në shtetin e Floridas. Kandidati i djathtë ka fituar pas numërimit të votave të kontestuara dhe pret vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ku është ankimuar Partia Socialiste. Në Amerikë, Gjykata e Lartë në respektim të afateve kushtetuese, shpalli fitues George W. Bush-in. Kur ky i priu vendit në dy luftra, pyetja që bëhej rëndom ndër amerikanë ishte: si do të kishte qenë Amerika me Al Gore-n si president? Nëse Kolegji shkon kundër KQZ-së dhe shpall fitues Ramën, pyetja do të ishte e njëjta: ç’do të kish ndodhur nëse Basha do ta kish fituar bashkinë? E kundërta, nëse KQZ-ja certifikon Bashën: askush nuk do të pyesë “si do të kishte qenë Tirana me Ramën si kryetar?”. Sepse të gjithë e dinë. Sepse atë Tiranë, nën Ramën, e kanë parasysh. LETRA E SHKRIMTARIT “Maji i thyer” i Kadaresë Ka dashur të vendoset përmbi, por ka përfunduar në mes. I ka ndodhur, sigurisht jo për herë të parë, shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka zgjedhur një letër të hapur drejtuar kandidatit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, për t’u munduar e zgjidhur ngërçin ku dukej se ishte mbërthyer gara e kryeqytetit. Por nuk kish si ndodhte ndryshe; nga kullat, si në librin e tij “Prilli i thyer”, kanë dalë me pushkën krahëqafë dhe ahtin e gjakut të pamarrë politik, palët. Vetë Kadare i ka quajtur dy partitë e mëdha, PD e PS, si “dy kulla hakmarrëse”. Pyetja mbetet kreshpërane dhe e papërgjigje: ç’e shtyu shkrimtarin brilant të futej në mes të këtij kryqëzimi zjar-

10

Sipas një përllogaritjeje të të shtypit të shkruar, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr, rrogë e dieta bashkë, përafërsisht 3 milion lekë të vjetra. Ndërsa një polic i thjeshtë paguhet me rreth 320 mijë lekë të vjetra. Në hierarkinë e rrogave, afërmendsh, deputetët janë më lart. Këtë supremaci, siç duket, ligjvënësit duan ta ruajnë edhe fizikisht. Në foto: një deputet i Partisë Socialiste duke ecur përmbi kokat e policëve për t’u futur brenda rrethimit të Pallatit të Kongreseve. Tiranë, maj 2011. Foto:LSA

ri? Pikërisht atë që përkthyesi David Bellos, duke iu referuar jetës së tij në diktaturë, e ka quajtur “mjeshtër të mbijetesës”. KRONIKË (JO)FAMILJARE Enfant terrible i Xhuvanëve Kostandin Xhuvani është një prej atyre që rëndom njihen si “fëmijë arti”. Ai është i biri i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani. Prej tre muajsh ky “fëmijë arti”, i kthyer në enfant terrible, ishte një i kërkuar i drejtësisë shqiptare dhe që prej së hënës një i paraburgosur në pritje të gjykimit. Xhuvani (i riu) akuzohet për vrasjen e ish-shokut të tij Alfred Musabelliu. Pas tre muajve në arrati, me ndërmjetësimin e familjarëve, 22- vjeçari është dorëzuar. A do të mjaftojë pendesa, dorëzimi dhe bashkëpunimi me drejtësinë për t’ia kthyer një djalosh rrugëve të Tiranës dhe kohës kur ai ishte një “fëmijë arti”? Kurrë nuk kalojmë dy herë në breg të të njëjtit lumë, ka thënë Herakliti! KONTROVERS Arben Ristani si Desperados Arben Ristani ka qenë individi më kontrovers në Shqipëri, gjatë këtyre dy javëve. Një e përditshme ka dhënë

një skenar hollywood-ian të largimit të Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, nga godina e Pallatit të Kongreseve: me helikopter. Po t’i shtosh kësaj edhe hobin e Ristanit për shëtitje me Harley Davidson, ke portretin e një “bad boy”. Por, kur një burrë përmend vazhdimisht, vend e pa vend, moshën një gruaje, siç bëri ai me nënkryetaren e KQZ-së, Dëshira Subashi, nuk është më epiteti “bad boy” që e përshkruan. “Jack ass” do të ishte më me vend. Meqë e nisëm si në Amerikë. LIBRI TOTAL Historia e Bukurisë nga lashtësia te… Eco “Historia e Bukurisë”, një tekst i Umberto Eco-s, vjen në shqip si shenjë fati: jo vetëm se është e shkruar nga Eco, por edhe se është përkthyer nga Shpëtim Çuçka; për të mos thënë se edhe enti botues “Dituria” është treguar dorëlëshuar për t’iu përgjigjur estetikisht një teksti mbi estetikën. Është pothuajse një “libër total” për bukurinë; jo vetëm për faktin e shtrirjes kohore në trajtimin e subjektit. Por, Bukuria… do bëhej më e plotë nëse do kishim në shqip edhe tekstin tjetër të Ecos “Mbi shëmtinë”. alfred.lela77@gmail.com

3 qershor 2011


PërtejTrotuarit

Gratë që e humbin betejën në tavolinë

(dashuria na mbetet për më vonë) MË DUKET SIKUR I DËGJOJ TË MË VËRSULEN; GRATË NUK E FITOJNË DOT BASHKINË, SE BETEJAT POLITIKE DHE FUSHATAT JANË SHUMË TË ASHPRA, DUHEN KLANE, GRUPE DHE PARA, GJËRA QË GRATË NUK I KANË. PASTAJ, SHTOJNË DHE ATË FRAZËN SHABLLONE, TË PËRCIPTË, CINIKE DHE TË PAVËRTETË - GRATË NUK I VOTOJNË GRATË SE JANË XHELOZE

M

endoja ta hapja këtë rubrikë me një temë të njohur dhe të vjetër sa bota dhe sa jeta e vetë njeriut - me dashurinë dhe me nëntemat e ndërlidhura me të: besnikëria, tradhtia, xhelozia. Mendoja se sado ta kenë trajtuar, gjithnjë mbetet diçka për të thënë. Por, në përçapje e sipër, ndjeja se ngecja, se nuk po thellohesha si dëshiroja dhe se po shkruaja gjëra ta stërditura. Atëherë thashë me vete se duhet të shkruaj për çka po mendoj më shumë në këto ditë dhe se çfarë po ma mban mendjen të gozhduar: Zgjedhjet. Me siguri lexuesit do të kthejnë faqen tjetër me mërzi - kush nuk po flet për zgjedhjet, i dimë të gjitha që kanë ndodhur, i dimë, i dimë, i dimë... Durim! E kam fjalën diku tjetër, e kam fjalën për gratë që ishin dhe nuk ishin në këto zgjedhje. Ato votuan, nuk iu shmangën detyrës qytetare, ato nuk u futën bashkë me burrat e tyre në kabinë, siç e kanë zakon ndërkombëtarët të thonë, duke përgjithësuar raste të veçanta, ato nuk u shmangën, as nuk u nxehën, as nuk shkaktuan dhunë, as nuk dhanë shkak që ndonjë prej tyre të përmendej si manipulatore votash apo listash, as nuk shtynë, as nuk shanë. Ato thjesht dëshiruan të votonin në mënyrë civile për

njeriun dhe partinë që simpatizonin. Por, ato nuk u përfaqësuan. Numri i kryetareve gra të bashkive dhe komunave është i papërfillshëm, megjithë pompën dhe bujën e drejtuesve politikë dhe të mediave, që i frynë me të madhe faktit që diku fitoi një grua dhe diku tjetër po ashtu. Ato pak gra që fituan na shkaktojnë padyshim admirim. Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i shohim ato dy tre gra si raste të veçanta, sepse në këtë mënyrë do t’i hapnim rrugë mendimit të mbrapshtë dhe diskriminues se gratë nuk janë të përshtatshme për politikën, ndërkohë që Shqipëria është plot me gra të zonjat e të guximshme, që do ta kryenin detyrën e kryebashkiakes edhe shumë më mirë se burrat. Rast i veçantë në Evropë është klasa politike shqiptare, e zotëruar nga burrat dhe e mbizotëruar nga një maskilizëm i theksuar, e cila bën gjoja sikur aprovon ligje me kuota e për-

NGA

diana Çuli

qindje pjesëmarrjesh, bën gjoja sikur është për barazinë gjinore, por, në të vërtetë, në të gjitha qëndrimet e saj dëshmon të kundërtën. Më duket sikur i dëgjoj të më vërsulen; gratë nuk e fitojnë dot bashkinë, se betejat politike dhe fushatat janë shumë të ashpra, duhen klane, grupe dhe para, gjëra që gratë nuk i kanë. Pastaj, shtojnë dhe atë frazën shabllone, të përciptë, cinike dhe të pavërtetë - gratë nuk i votojnë gratë se janë xheloze. Po sikur të vendosin shumë gra kandidate, në të gjithë Shqipërinë, le të jenë ato pa para, pa klane dhe pa grupe dhe të shohim si do shkojë në të vërtetë? Po sikur ato të fitojnë kundër një kundërshtari që ua ka vrarë sytë votuesve me paratë, kapardisjet dhe me “të fortët” e tij? Po sikur të kemi sa më shumë gra në këshilla bashkiake dhe sa më shumë kryebashkiake, a nuk do të ndjeheshin gratë më ngrohtë dhe kur t’u drejtoheshin për problemet e tyre? A nuk do të ndieheshin më të kuptuara, më të vlerësuara dhe më të përfshira, me një grua apo me më shumë gra në bashki? Përse atëhere nuk dashkan t’i votojnë gratë? Këto mendime më vinin nëpër kokë këto kohë të turbullta zgjedhore, duke shpresuar se edhe gra të tjera kanë menduar si unë.Se, edhe shumë burrave mund t’u ketë vajtur në mendje se demokraci do të thotë pjesëmarrje e të gjithëve, se pushteti lokal është tepër i rëndësishëm, sepse mbërrin deri tek banori më i largët dhe se përjashtimi i grave nga ky pushtet do të thotë një hap i madh pas, do të thotë se hendeku mes nesh dhe Evropës po zgjerohet e po thellohet përsëri.

Përfaqësuese të Shoqatave të Grave, gjatë një proteste para Bashkisë së Tiranës

dianachuli@yahoo.co.uk

11


Kinkaleri

Kush jami im

K

am treçerek ore që rri përpër javës tjetër, se është një çikë si e ballë kompjuterit dhe akoma ngatërruar…;) s’po arrij të sajoj dy rreshta. Në vija të trasha, CV-ja ime është kjo. Po më lëshojnë sytë xixa nga Emri dhe mbiemri: Dihen e bardha e ekranit. Ngaqë nuk ia them Mosha: 28 (ja maksimumi 30, jo më dhe aq për të shkruar nga këto si tip shumë... Ju betohem!) CV-je. Edhe kur më është dashur që të Gjendja civile: Single (Domethënë e paraqes të tilla nëpër të gjitha punët ku pamartuar. Jo se jam single fare, fare, kam aplikuar, i kam vjedhur në internet fare,...) dhe pastaj i kam zëvendësuar të dhënat Arsimimi: Diplomuar për Drejtësi (Pse me të dhënat e mia. OK, disa herë nuk e humbur jam unë që mos bëj dot një i kam zëvendësuar të gjitha. Ç’kuptim juridik?) ka të tregosh për veten po nuk gënjeve Eksperienca pune: Asistente juriste nga një çikë? Se mos do shkojë shefi (domethënë, shkur t muhabeti sekretare. të verifikojë të gjitha të vërtetat e të Se që thoni ju, tezja ime është juriste. gënjeshtërtat e mia: shkollën e mesme, Dhe meqë unë nuk gjeta dot një punë për universitetin, masterat e kualifikimet së mbari, punova tek studioja e saj për apo gjuhët e huaja, të cilat as që të ca kohë. Mirëpo mami bëri ca fjalë me bie radha ndonjëherë t’i përdorësh tezen. Domethënë për pak desh u zunë (po gjuhën vllehe, që fliste gjyshja e për flokësh. Çështje pronash. Besoj më mamit, a ta shkruaj që e di dhe unë?! kuptoni). Duhet vallë? Apo që di të flas me “f ”: Gjuhët e huaja: I thashë më lart. këfështufu!). Nuk verifikohen, nuk Aftësi të veçanta: Di të komunikoj verifikohen... ama po nuk i radhite mirë rrjedhshëm (OK, jam paaaak llafazane. e bukur, e zezë mbi të bardhë, vështirë Ose më saktë më pëlqejnë thashethemet) se ndonjë nga shefat t’i hedh sytë. Pra, dhe të përshtatem në punët në grup siç ju thashë, unë nuk jam shumë e aftë (Pale kur në grup ka çuna simpatikë :). për të shkruar një CV. Jo se nuk di të Jam energjike (Sidomos kur vjen puna flas për veten ëëëë! Po do ta kisha më për të bërë shopping. Nuk lodhem gjithë të thjeshtë nëse në një CV do kërkohej ditën po ju them). Jam e gatshme të të shkruaje se sa e ke numrin e këmbës punoj edhe jashtë orarit të punës (Edhe ose më mirë sa palë këpucë ke, cilat pse do më ziente përbrenda inati që do janë lulet e preferuara, kë telefonon lija pa parë telenovelën e pasdites). të parën kur ndahesh nga i dashuri, si (Në fakt, kam edhe aftësi të tjera unë. e kupton kur të tjerët të shohin me zili Për shembull, gjëja që bëj më mirë është apo kur janë duke të gënjyer, cili është të rri gjithë ditën pa bërë asgjë. Di të libri i fundit që të ka lënë pa gjumë dhe kombinoj bukur rrobat. Të harxhoj para. thashethemi i fundit që të la pa frymë, Dhe ca gjëra të tjera, por janë sekret...) sa kilogramë je (apo s’thuhet kjo…?!), Ej, këto gjërat në kllapa lexojini ju, por në ç’vend gudulisesh më shumë, sa mos ia rrëfeni pronarit tim të ardhshëm ke pa bërë seks (kjo thuhet, po po e lë :p.

Ca rregulla të vogla për... Serialet televizivë 1

2 3 4 5

12

Mos iu nënshtroni diktatit të orareve televizive, nuk është më si me telenovelat e viteve ’90. Shikoji seritë në DVD. Por..., kujdes! Të shohësh një sezon të tërë brenda një nate, mund t’ju lerë një ndjesi të vagullt përjashtimi, ose largimi nga realiteti. Jo e dashur, nuk je Carrie Bradshaw shqiptare. “Lost” nuk është një telefilm: është një tallje me seri. Nëse protagonistët kanë filluar të të flasin që nga krahu tjetër i ekranit..., fikeni urgjent dhe përgjithmonë televizorin.

Ditari i munguar në “Madame” Ditët e fundit e kam qortuar shpesh veten për mosmbajtjen e një ditari. Më ndodh që pas çdo ngjarjeje të rëndësishme t’i premtoj vetes se do të bëhem e rregullt në hedhjen në letër të ndodhive. Vetëm tri herë kam mbajtur shënime gjatë gjithë jetës sime dhe të tria kanë qenë udhëtime pune në vende si Kabuli, Pekini dhe Bejruti. Po ç’vlerë ka të mbash ditar në një vend si ky yni, që përsërit gabimet dhe pësimet e së shkuarës në mënyrë ciklike, pa ndryshuar thelbin e formës dhe përmbajtjes. Shqipëria na ka dhënë luksin fatkeq që të mos i referohemi shpesh të shkuarës, për shkak se e tashmja ndryshon pak ose aspak prej saj. Kam vendosur ta prish këtë traditë të së shkuarës sime. Çdo javë do t’ju rrëfej paskuintat e Tonight-it. Telefonatat me të ftuarit, pranimin, hezitimin, refuzimin, këmbënguljen e tyre për të qenë në panel dhe për të trajtuar çështje në një format të hapur për publikun dhe në shërbim të publikut. Pa lënë mënjanë mbështetjen, zilinë, klanet, buzëqeshjet e rreme dhe falënderimet e përzemërta. Do të ndaj me ju emocionet, stresin, kënaqësinë që marr edhe nga mesazhet që vijnë gjatë dhe pas emisionit, për mënyrën si i pyes të ftuarit e mi apo ngjyrën e xhaketës së veshur. Këndi i Tonight në revistën “Madame” është hapësira që zgjodha për të mos mbyllur në sëndukun e harresës ngjarje që, përpos kurizotetit të publikut, mund të jenë çelësi i shpjegimit të “përrallave” të së ardhmes… ilva.tare@gmail.com 3 qershor 2011


LEGAL

DARJEL SINA

Jurist, Shef departamenti i të Drejtës Publike në UET

Pyesni juristin Para 2 muajsh kam filluar punë në një institucion privat me kohë të plotë. Përpara kësaj kam punuar për plot 5 vjet pranë një tjetër kompanie private. Në momentin e ardhjes në punën e re, pas një kontrolli të zakonshëm, vura re se gjatë gjithë vitit të fundit ish-pronari im nuk i ka derdhur detyrimet e tij për sigurimet e mija shoqërore, edhe pse këto m’i ka mbajtur nga paga ime bruto, si gjithmonë. Tani unë jam në muajin e 4-t të shtatzënisë dhe së shpejti do të marr lejen e lindjes. Çfarë më mbetet të bëj, duke qenë se kam këtë vakum prej 1 viti? Duhet të derdh nga xhepi im kontributet në sigurimet shoqërore, apo ka ndonjë rruge legale që më jep të drejtën të kompensohem nga ish-pronari? Klea, Tiranë.

Së pari, zonjë, ju duhet të kryeni një denoncim në Inspektoratin e Punës i cili, sipas nenit 13-14 të ligjit Nr. 9634 datë 30.10.2006 kontrollon pagesën e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë të punësuarit në vendin e punës. Mbas denoncimit ose konstatimit të mospagimit të detyrimeve nga ana e punëdhënësit inspektori dhe kontrollori i punës urdhëron, sipas nenit 15 të këtij ligji, paraqitjen e dokumentit të degës përkatëse të tatimeve për deklarimin dhe pagesën e kontributeve për sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësin. Në mbështetje të nenit 30 të ligjit Nr 9634 inspektori dhe kontrollori i punës gjatë procesit të inspektimit

Ai&Ajo

darielsina2002@yahoo.com

KLODIANA TURHANI

Psikologu përgjigjet Megjithëse unë dhe i dashuri im, prej 2 vjetësh, takohemi rrallë (një herë në çdo 2-3 muaj) për shkak të punës së tij në një tjetër shtet, kur jemi bashkë ai nuk më tregon, në asnjë formë, që e ka marre malli, apo qe i kam munguar gjatë kësaj kohe. Ai ka kohë që shfaqet distant duke u shpjeguar se ka kaluar një ditë të vështirë, apo se punët e tij nuk po i shkojnë shumë mirë. Kam kalitur durimin dhe e kam mirëkuptuar gjithmonë, mirëpo raporti ynë ka mbetur në vend numëro dhe durimi im nuk është më i njëjti. Duhet të insistoj më shumë duke e pyetur? Duhet t’i kërkoj një periudhë reflek-

që kryen në subjekt harton një akt inspektimi dhe vendos sanksionet e parashikuara në nenin 31 të këtij ligji, që janë gjobë për punëdhënësin mbas një paralajmërimi që ka marrë ai për pagimin e sigurimeve shoqërore. Sipas nenit 39 paragrafi i tretë i Kodit të punës, kur ky punëdhënës nuk ka regjistruar punëmarrësin në Sigurimet Shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha dëmet si pasojë e mos regjistrimit, pra do i paguajë tërësisht kohën e mos paguar prej një viti të sigurimeve shoqërore. Punëdhënësi dënohet gjithashtu dhe për veprën penale të parashikuar në nenin 181 të kodit penal (mospagimi i taksave dhe tatimeve) me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

timi? Duhet ta lë...? Jam konfuze... A janë vërtet këto kostot e një marrëdhënieje në distancë? Edhe kur partnerët kanë kohë që i kanë kapërcyer të 30-at...? Egla, Tiranë. Pyetjet që ju ngrini tregojnë ambivalencën që po kaloni midis të qenit empatik apo egoistë në rolin që keni marrë apo do të merrni në çift. Dëshira juaj e brendshme legjitimon kërkesën tuaj për më shumë. Por ngrihet pyetja çfarë me shumë ? Dashuri, përkujdesje, kuptim, amësi, liri etj. Më lart ju pohoni se : « ... Kam kalitur durimin dhe e kam

Psikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UET

mirëkuptuar gjithmonë, mirëpo raporti ynë ka mbetur në vend numëro dhe durimi im nuk është më i njëjti. », ndoshta kjo tregon se ju keni vendosur të mos jeni pasive në marrëdhënien tuaj dhe fakti që i ngrini këto pyetje, tregon se akthi i provokuar kërkon të netrualizohet duke e zgjidhur konfliktin aktual apo paqartësinë që keni mbi marrëdhënien e vetë-krijuar. Ju thoni se « kur jemi bashke ai nuk me tregon, në asnjë formë, që e ka marre malli, apo që i kam munguar gjatë kësaj kohe » mendoj se kjo është një pikë e parë që është e nevojshme ta ridiskutoni. kloturhani@yahoo.com

13


Kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

NE TRYEZE

Spageti me domate të thata 1) Shpëlaj kaperit dhe thaji me letër Përbërësit 480 g spageti 12 domate të thata në vaj 1 lugë kaperi 1 qepë 1 tufë borzilok Vaj dhe kripë

Në këtë rubrikë do të gjesh të gjitha këshillat klasike të gjyshes për të zgjidhur problemet e vogla të shtëpisë. Si për shembull pastrimet në kuzhinë, njollat e vështira, duke përdorur metodat natyrale, tamam siç bënin dikur gjyshet tona

Të pastrojmë njollat NJOLLA ÇOKOLLATE, SALCE, BOJE KËPUCËSH MBI TAPET 1. Tampono lëngun e tepërt. Pastaj kalo mbi njollë një sfungjer të njomur me ujë të ngrohtë, duke hequr pjesën e mbetur të lëngut që ka rënë mbi tapet. 2. Shkri pak shampo në ujë të ngrohtë dhe fërkoje mirë zonën e njollës. 3. Shpëlaje me ujë të ngrohtë. Thaje me një leckë të pastër. NJOLLA YNDYRE Mbi pambuk, lesh dhe mëndafsh: Tamponoje me letër thithëse. Hidh përsipër pudër, lëre derisa copa ta thithë dhe hiqe me një furçë. Nëse njolla mbetet, pastroje me benzinë. Mbi sintetike: Laje menjëherë me ujë e sapun. NJOLLA FONDOTINTE Mbi pambuk, lesh dhe mëndafsh: Pastroje me benzinë dhe thithe me letër thithëse. Mbi sintetike: Përdor vetëm ujë dhe sapun . NJOLLA FRUTASH OSE VERE Mbi pambuk, lesh dhe mëndafsh: Laje me ujë të ftohtë, ku të kesh tretur disa pika amoniak. Mbi sintetike: Laje vetëm me ujë dhe sapun. NJOLLA KAFEJE OSE ÇAJI Mbi pambuk dhe sintetike Pastroje menjëherë me ujë mineral. Mbi lesh ose mëndafsh: Pastroje menjëherë me ujë mineral. Nëse njolla është e vjetër, në fillim përdor glicerinë pastaj tamponoje me disa pika amoniak të tretura në ujë.

14

kuzhine. Qëro qepën, prije hollë dhe përzieje me kaperit. Laj disa gjethe borziloku dhe thaji. 2) Kullo domatet e thata nga vaji i konservës dhe priji trashë. Në një tigan të vogël, ngroh 2 lugë vaj ulliri dhe hidh përzierjen e qepës me kaperit, pastaj shto copat e domateve dhe lëri në zjarr për disa minuta, që ta marrin shijen e njëra-tjetrës, duke i përzier herë pas here. 3) Ngroh tre lugë vaj në një tigan tjetër të madh dhe aromatizoje me gjethet e borzilokut, duke i lënë të skuqen për gjysmë minuti. Vendos spagetit për të zier në një tenxhere të madhe me kripë. Lëri pak al dente dhe pastaj hidhi në tiganin e madh me vajin e aromatizuar me borzilok. Më pas shto salcën e domateve, përzieji dhe lëri të gatuhen për disa çaste. Hiqe nga zjarri, ndaje nëpër pjata dhe shërbeje menjëherë.

Pulë e skuqur Përbërësit

60 gr miell Vaj për skuqje 50 gr bukë e thekur e grirë 1 pulë 1) Pastro pulën dhe kaloje në flakë për të eliminuar ndonjë pupël të mbetur, laje dhe thaje. Prije në copa jo shumë të mëdha, duke lënë të plota vetëm kofshët dhe në fund elimino gjithë lëkurën. 2) Kalo copat e pulës në 2 vezët e rrahura, më pas në miell, duke e shtypur me gishta, në mënyrë që mielli të mos ngelet në sipërfaqe dhe të mos formojë kore, më pas kaloji sërish në vezë dhe në fund në bukën e thekur e të grirë. 3) Hidh vajin në një tigan të thellë

dhe vendose në zjarr me temperaturë të lartë. Skuq copat e pulës përreth 20 minuta, duke i kthyer herë pas herë nga të gjitha anët, që të marrin një ngjyrë uniforme. Hiqi me një lugë të madhe me vrima dhe vendosi mbi një letër kuzhine. Përsipër hidhi kripë dhe serviri të nxehta. 3 qershor 2011


nga duarT e Tua Nga njëra vazo në tjetrën Erdhi momenti për të ndërruar vazon e kaktusit, para ose pas lulëzimit. E nëse vazoja është prej plastike, ose shumë e vogël, atëherë duhet ndërruar sa më shpejt Përzierja ideale Është një miks special për kaktuse, por nëse do ndërrosh vetëm një ose dy vazo, mund të gjesh një zgjidhje më e ekonomike dhe të mos e blesh në dyqanin e luleve, por ta përgatisësh vetë: pak dhè të zakonshëm kopshti, humus me bazë gjethesh, guralecë ose rërë lumi. Vazoja e duhur Nëse dëshiron që bima të ketë jetë të gjatë, braktis vazot prej plastike dhe zgjidh vetëm prej balte poroze. Mjaft që diametri i vazos së re të jetë një ose dy centimetra më i madh se i vazos së vjetër. Lëvizja Përdor gjithmonë një palë doreza. Për të lëvizur bimën, rrotullo me delikatesë vazon drejt fundit dhe shty plisat e dheut me një shkop. Kur të

kesh shkëputur të gjitha rrënjët, elimino prej tyre sa më shumë dhè që të jetë e mundur me anë të një piruni. Në vazon e re Mbush fundin e vazos me pak dhè të trashë, pastaj vendos bimën dhe mbush hapësirat me masën e dheut të përgatitur. Mbulo sipërfaqen e dheut me guralecë të vegjël ose argjilë. Këto materiale e mbrojnë kaktusin nga lagështia e tepërt, por janë edhe dekorativë. Ujitja Para se të ujisësh kaktusin, prit një javë, në mënyrë që rrënjët e prera ose të dëmtuara të kenë mundësi të rikuperohen. Në përgjithësi kaktusi duhet të ujitet vetëm një herë në javë.

Deodorant

Çfarë të duhet: 100 g ujë i distiluar, 1 lugë sodë, 3 pika vaj esencial patchouli, 10 pika vaj esencial portokalli. Tigan i vogël i thellë, Shishe pompë, ku deodoranti mund të konservohet për një vit. Si realizohet Deodoranti që je duke përgatitur, nuk lë njollë dhe nuk ka alkool. Mund ta përdorësh edhe për të aromatizuar ambientin, perdet, jastëkët (kujtohu që ta tundësh para se ta përdorësh). Hapi i parë që duhet bërë është hedhja e ujit në tigan. Vendose në zjarr derisa të ngrohet dhe pastaj shto një lugë të vogël me sodë, që shërben për të përthitur erën. Hidhe përmbajtjen në një shishe qelqi. Mund të përdorësh edhe shishe plastike, mjaft që të jetë larë dhe tharë me kujdes. Më pas shto 3 pika vaj esencial patchouli, për të fiksuar aromën dhe 10 pika vaj portokalli. Lëre të ftohet dhe pastaj vendos tapën me pompë.

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Me dietën e stinës të re

A duhet të ndryshojë dieta ushqimore me ndryshimin e stineve? Cilat janë produktet e sezonit, që duhen shtuar në tryezë, por edhe sasia që duhet konsumuar? Cila prej tyre është më e tretshme dhe cila të krijon probleme me fryrjen, duke qenë se në pranverë edhe veshjet janë më të holla dhe më të ngushta Mënyra e të ushqyerit duhet të jetë në harmoni me stinët dhe me natyrën. Në stinën e pranverës trupi ynë ka nevojë për ushqime më pak kalorike. Është stina e frutave dhe zarzavateve, të cilat duhet të jenë pjesë kryesore e menusë sonë, pasi janë një burim vitaminash, kripërash minerale, fibrash, por edhe janë të pasura me përbërës antioksidues, që ndihmojnë në pastrimin e

organizmit nga radikalet e lira, që shkaktojnë dëmtimin e qelizave dhe plakjen. Por duhet të kontrollojmë sasitë e konsumit të yndyrnave shtazore në formën e gjalpit, të dhjamit, etj., dhe t’i zëvëndësojmë ato me yndyrna të pangopura, që i gjejmë tek vajrat bimore, vaji i ullirt, i lulediellit, etj., tek peshku, tek frutat e thata, bajamet, lajthitë, etj., gjithmonë duke kontrolluar sasinë e konsumit, pasi janë kalorike. Eliminimi i sheqernave të thjeshta, si sheqeri i tavolinës, ëmbëlsirat, etj., ndihmon që të marrim kalori të shtuara dhe boshe, pa përbërës ushqyes. Duhet të zgjidhni sheqernat e përbërë në formën e drithrave dhe nënprodukteve të tyre. Drithrat e papërpunuara janë të pasura

me fibra të patretshme, që ndihmojnë në rregullimin e tretjes. Fryrjet e barkut vijnë si pasojë e problemeve të aparatit tretës, të shkaktuara nga një ushqim i çrregullt. Konsumimi i vakteve të shpeshta dhe të vogla dhe një dietë e pasur me fibra ndihmon në procesin e tretjes dhe të metabolizmit. Por fryrje të barkut mund të shkaktojnë edhe intolerancat ndaj ushqimeve të ndryshme, ndër të cilat ndaj laktozës së qumështit, të cilën organizmi shpesh nuk arrin ta asimilojë. Qumështi mund të zëvendësohet me nënprodukte të fermentuara si kosi, djathi etj. Një problem i tillë ndodh edhe kur konsumojmë disa leguminoze, si fasulet, të cilat duhet të vendosen në ujë për disa orë përpara se të zien. efcut-a@yahoo.com

15


Punë Burrash Me se Merresh: Balerin/Koreograf Mosha: 38 Vendlindja: Tiranë Ku jeTon: roMë sTaTusi ciVil: i MarTuar

Këpucë apo atlete? Atlete Me lidhëza apo pa lidhëza? Pa lidhëza 3. Xhaketë sportive me shumë xhepa apo xhaketë serioze? Xhaketë sportive 4. Prej kashmiri apo të leshta? Kashmir 5. Kapele sportive me strehë apo berretë? Kapele sportive 6. Pranverë apo vjeshtë? Pranverë 7. Diesel apo Hugo Boss? Hugo Boss 8. Halle Berry apo Selma Hayek? Selma Hayek 9. E zezë apo blu e errët? E zezë 10. Kostum sportiv apo kostum serioz? Kostum sportiv 11. Kravatë apo papijon? Kravatë 12. Stof me viza apo me cërka? Me cërka 13. Dardhë apo Dhërmi? Dhërmi l 14. Basketboll apo futboll? Futbol yra Ngj 15. Ngjyra apo neutrale? 16. Pica apo patate me pulë të pjekur? Patate me pulë 17. Rombe apo viza? Viza 18. Pardesy apo pallto e leshtë? Pardesy 19. Pantallona me penca apo pa penca? Pa penca 20. Fuoristradë apo makinë sportive? Furoistradë 21. Të gatshme apo të qepura me porosi? Me porosi 22. Aksion apo komedi? Aksion 23. Birrë apo verë? Verë 24. iPhone apo Blackberry?

1. 2.

16

Ilir Shaqiri iPhone 25. Tuksedo apo kostum i zi? Kos tum i zi 26. Lajme sportive apo debate sportive në studio? Asnjë 27. Pistachio apo kikirikë? Pistachio 28. Bulldog apo Pastor Gjerman? Pastor Gjerman 29. Hotmail apo Gmail? Hotmail 30. Harley apo Honda? Harley 31. Laptop apo iPad? Laptop

32. 33. 34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41.

Sushi apo Thai? Thai Evropë apo SH.B.A? Evropë Plasma apo LCD? Plasma Jazz apo rock? Jazz Çantë apo thjesht portofol? Portofol Shah apo Bilardo? Bilardo DJ apo bandë live? DJ Ngjitje në mal apo not? Not Golf apo shall? Shall Shapka me gisht apo sandale lëkure? Shapka me gisht 3 qershor 2011


t e j y ë n j e h t r ë Kur shp

Dhe ç’të shpërthyer se! Krejt ndryshe nga sa i kemi parë tek spektakli “Dancing with the stars”, mes kostumeve të hekurosur e fustaneve me tyl e xixa, në garën e ashpër të kërcimit, “Madame” ju sjell një tjetër pamje yjesh. Ku nuk kanë munguar as këmishët e zbërthyera e as “koreografitë” në majë të tavolinave, e sidomos nuk kanë munguar marrëdhëniet shoqërore. Sepse një darkë mes miqsh, organizuar nga producentja Holta Dulaku, është tërësisht ndryshe nga shkëlqimi i spektaklit të së enjtes, ku çiftet respektojnë rigorozisht të gjitha lëvizjet e baletit dhe presin me ankth vlerësimet. Pa kostume, grim e mbi të gjitha pa praninë e kamerave (por nën përgjimin tonë), yjet kanë kërcyer edhe në festën e organizuar menjëherë pas skualifikimit të parë, Hervin Çulit, I cili duket se nuk ka kurrfarë pengu që nuk është më pjesë e grupit të yjeve që vallëzojnë. Po çfarë ka ndodhur në atë mbrëmje? Ua sjellim të gjitha detajet një e nga një…

17


Në kohën kur spektakli “Dan cing with the stars Albania”, regjistrohet si një ndër më të ndjekurit në Sh qipëri, ne vend osëm t’ua sjel lim femrat VIP të tij në një m ënyrë krejt tjet Të para me sy ër. rin e një barist eje profesioni që ka studiuar ste, për përgatitje n e koktejeve në Itali. E cila, pasi ka ndjeku r me vëmendj spektaklin, ka e gjetur për seci lën koktejin, ap pijen që i përs o htatet më shum ë. Nëse personazhet Vip-a , do kenë pyet ur ndonjëher veten: “Po unë ë po të isha kokt ej, çfarë koktej do isha?”, këtu i kanë përgjigje n. Ndërsa ju në doni të dini m se ë shumë për ti paret e tyre e njihni më mir t’i ë, shuajeni etje n kureshtare, që u kemi vënë m e gotat pranë

VESA LUMA Vesa është një bionde e ëmbël, e qeshur, e njohur si këngëtare, por edhe si gazetare në Kosovë. Kokteji që i ngjan asaj është Golden Dream. Një koktej i ëmbël, me ngjyrë të verdhë dhe i plotë, si Vesa. Ai është një martini kremoz me lëng portokalli dhe me një nuancë pikante nga sprucimi i Galliano-s. Është një pije që shërbehet në fund, si ëmbëlsirë Përbërësit: 1 porcion krem 1 porcion lëng portokalli 1 porcion Cointreau 1 porcion Galliano Përgatitja: 1. Hidhi përbërësit në një tundës koktejesh me kuba akulli. 2. Përzieji mirë. 3. Shërbeje në një gotë kokteji të ftohtë.

18

ELOISE LE P

ETIT

Një franceze elegante dh e pak e ftohtë njëkohësish t, e tërhequr, e qetë. Për të një ko ktej shumë alkoolik, po r dhe elegan t njëkohësish t, Angelo Azurro, që të bën të fluturosh. Përbërësit: 6 porcione G in 3 porcione Tr iple sec ose Cointreau 1 porcion Blu e Buracao N jë spruco Përgatitja: Përzihet me shaker Bosto n edhe hidhet në kupa mar tini.

3 qershor 2011


THAJ

A VU AGENS

qet e ë shfa q , e r a ël. het si pup i mesd Bukur dhe e butë , i njohur ito ur ndrojt urisht Moj anërisht ig s eç v ë t r Për , po botën ërdoret si ë r ë t p në u he sdhe k er (ed në Me ose predinn edhe pas et aperitiv d të përdor n u m pse . darke) ësit: dhë Përbër e rum të bar n io 2 porc lëng Lime ion 1 porc a Sod te he Men 10 gjet ube akulli k 1 pjesë e m li ë 1 fet heqer 1 çaji s eqerin itja: Përgat entën dhe sh ose të uq m Përziej hto rum (të k onit jeshil S m . li ë e k h n s ba lëngu e fund, h d ë ) bardhë sipër akull. N or gota të hi rd dhe hid r ujë soda. Pë ë ip s hidh ll. Highba mëdha

ÇILJETA XHILAGA Sex bombë, shpërthyese. Nëse do e imagjinonim në një bar, do ishte e ulur pranë banakut, plot sensualitet… Porosit një martini, dhe kthehet me fytyrë nga lokali për ta pirë. Në atë çast të gjithë janë të tërhequr prej saj dhe fokusohen pikërisht te buzët që prekin gotën. Ai që i përshtatet asaj është Cocktail Martini, ndoshta ai që, nga gjithë koktejet, e konturon më shumë sensualitetin. Përbërësit: 2 ½ porcione gin ½ porcioni dry vermut 1 ulli jeshil ose lëkurë limoni Biter portokalli (opsional) Përgatitja: 1. Hidh përbërësit në një gotë përzierëse të mbushur me kuba akulli. 2. Përzieje për 30 sekonda. 3. Hidhe në një gotë martini. 4. Shto biter portokalli nëse dëshiron

OLTA GIXHARI

MIMOZA AHMETI

Aktore teatrale, një Marilyn Monroe shqiptare, e përkëdhelur e kapriçoze. Për të s’kemi një, as dy, por tre kokteje. Sepse asaj i sjell një gotë, nuk e pëlqen, e kthen mbrapsht… i sjell të dytën, as atë nuk e do, duhet t’i sjellësh të tretën që ndoshta t’i mbushet mendja e të pranojë. Kemi zgjedhur kokteje me fruta me një gradë të ulët alkooli, sepse është e shfrenuar mjaftueshëm edhe pa alkool.

Shpirt kreativ, mendje e lirë. I përshtatet një koktej shumë i fortë me katër ose më shumë përbërës, Long Island, që pihet zakonisht pas darke, në diskotekë.

Një propozim për të është Vodka me fruta.

Përbërësit: 1 porcion Tequila 1 porcion gin 1 porcion whiskey 1 porcion rum i bardhë 1 porcion vodka 1 porcion shurup sheqeri Coca-Cola lëng portokalli Përgatitja: I hedh përbërësit në shaker. I përzien mirë dhe pastaj shton Coca-Cola ose nëse dëshiron dhe lëng portokalli

19


DitarNë vetë të parë

Kujtim ditësh jo të trishta

Kur këndonte e recitonte në aktivitetet e fëmijëve. Kur linte orët e mësimit për të parë filma në kinema e kur gjyshja shkonte në lice për t’i justifikuar mungesat. Kur qëndiste apo punonte bahçen e shtëpisë. Kur djemtë e ngacmonin në rrugë, sidomos për sytë e bukur. Kur më në fund gjeti partnerin e saj ideal... Ka shumë kujtime, të memorizuara ose jo nëpër albumet fotografike të Zana Turkut. Ajo na i ka hapur të gjithë sirtarët e kujtesës. Nga ku ne nxorrëm këto foto dhe histori...

Nga ZefiNa HasaNi

qenë vërtet qenë e vogël kanë m ka ë un r ku t hë Ko për mua. sesi më të bukurat ith gj r po a, tir sh vë të nuk mund 1960) në Shqipëri 995 (1 e vit o at Në memorishte fotografi për të ki të j he do en et pr të një fotounë sot nuk kam as aj Nd . et m jti ku ar zu e Pallatit të të parë në skenën e sim s lje da të afi gr r isha vetëm ën “Lepurushi”, ku ng kë e m , rit ie on Pi rt në are kam të ngulitur fo të di ë at a Am ç. vje 6 gjithë ditët time. Ashtu si dhe s ie or em m e n vë ki aktivitete erresha me shumë m r ku , ra tje e et vit e stivalet me këngën e me fe njëherazi.Jo vetëm citime, re e m he dër, por ed e fëmijëve në Shko sh… Se re ko jim edhe dirig teatër, balet, madje nizëm, pi al e m e shumë dh rë ar m m Ja ! va rro ha Shalën. me profesor Luigj

20

3 qershor 2011


Kam pasur një gjyshe shumë të bukur. Quhej Gjyslyme, ndërsa unë i thërrisja Nona. Ajo më ka ndjekur hap pas hapi, ndaj kam shumë kujtime me të. Kur ikja nga mësimi, në lice, sepse kisha një dëshirë të madhe për të parë filmat e rinj që vinin në kinema “Partizani”, ajo vinte gjithmonë e më justifikonte mungesat. Ngaqë në shtëpi nuk kisha piano, bibliotekë muzikore, unë rrija e studioja gjatë në shkollë. Kur mbaronim studimet, kishim qejf të dilmin shëtitje me shoqet dhe unë i thosha gjyshes të vinte të më merrte çantën me libra. Shoqet dhe shokët e mi qeshnin kur shikonin Nonën time me “Sonatat e Bet’hovenit” në duar. E kam dashur shumë! Kam qenë me fat që e kam pasur, unë dhe motrat e mia. Ajo na ka edukuar me një disiplinë të hekurt. Kur ishim të vogla, oraret tona të mësimeve e lojërave i përcaktonte ajo.

Mamaja ime vinte nga një familje tiranase, që njihej si arbanasit dhe shijaksit. E edukuar nga murgeshat, bënte ç’i zinte dora. Pas një pune shumë të lodhshme në kombinatin “Josif Pashko”, ku dihet që në ato kohë punonin njerëzit që kishin probleme me sistemin, ajo vinte në shtëpi, e urtë, yll e bukur, e dashur sa nuk e krahasoj dot me askënd . Ulej e qëndiste gjatë në gjergjef. Kështu e kujtoj mamanë time. Ajo na mësoi, të katërta motrave, të qëndisnim. Në oborrin e shtëpisë sonë, të mbushur me lule, ne uleshim bashkë me fqinjat tona tek “Ali Demi” dhe qëndsinim të gjitha. I kam sot e kësaj dite ato qëndisma.

Moment i paharruar që më ndryshoi rrjedhën e jetës ishte konkursi në Liceun Artistik, për kanto, pasi kisha punuar me profesor Robert Radojën, i cili është promovues i shumë talenteve të reja në Shqipëri. Kujtoj që kam studiuar shumë kanto dhe teorikë dhe e përfundova atë shkollë me rezultate të shkëlqyera. Katër vitet e liceut kanë qenë pa diskutim baza e profesionit që kam sot.

Kam një dashuri shumë të madhe për kafshët, që nga kohët e shtëpisë përdhese, kur kishim jo vetëm qen e mace, por edhe rosa e pula. Unë dhe sot kam qen e mace në shtëpi. Kujtoj me shumë nostalgji jo vetëm oborrin e pellgun me ujë, ku rritnim rikat e vogla, por edhe bahçen me fiq, hurma… me të cilat babai na kishte mësuar të kujdeseshim. Ishte vërtet shumë qejf të merreshe me punët e bahçes.

21


DitarNë vetë të parë Gjatë viteve të liceut nuk mund të mos kujtoj ngacmimet e përditshme të djemve. Në fakt, kisha filluar të mësohesha me këto ngacmime që në klasë të katërt e gjatë gjithë 8- vjeçares, por në lice sigurisht që ishin krejt ndryshe. Zakonisht bija në sy e ngacmohesha nga djemtë e lagjeve të tjera, sepse me fqinjët ishim rritur e nuk ndodhte kurrë të na hidhnin ndonjë fjalë. Kryesisht më ngacmonin me komplimente për sytë. E të them të vërtetën ndjehesha e mikluar, e vlerësuar. Kurrë nuk kam ndier fyerje në të tilla situata. Pastaj, duke u rritur mësova të vendosja mburoja përballë çdo ngacmimi. Ndoshta sepse fillova të ndjehesha gjithnjë e më e pambrojtur, të ndjeja mungesën e një vëllai të madh.

Në familjen tonë të madhe ne motrat kemi qenë shumë kompakte me njëra-tjetrën. Un ë jam vajza e dytë dhe ajo që më pëlqen në marrëdhënien tonë është se ne kemi mësua r, jemi rritur nga njëra-tjetra. Nd ër to më e guximshmja kam qenë unë, por gjithnjë dështo ja kur përpiqesha të bëja gjëra të vështira pa kërkuar ndi hmën e tyre. Ndaj unë jam sot kjo që jam në sajë të motrav e dhe familjes sime. Ngaqë merresha me aktivitete, të gjit ha punët m’i bënin motrat, që më kanë bërë të ndjehem gjit hmonë e përkëdhelura e tyre . Kam një peng për motrën e ma dhe, që u detyrua të mos i niste studimet e larta, të hynte në punë, për të na mbajtur ne më të voglat. Sa herë e me ndoj, më vjen shumë keq, megjithëse ajo e kreu më pas shkollën e lartë.

22

3 qershor 2011


Bashkëjetesa e ngushtë me muzikën solli dy gjëra në jetë n time: një vonesë në krijimin e familjes sime, por pastaj dhe një mrekulli. Gjeta Timon, i cili plostësoi në vazhdimësi jetën time. Sot, bashkë me Vanin, djalin tonë, jemi një treshe, një

familje e vogël, por e lumtur. Familja jonë bëhet edhe më e madhe bashkë me vajzat, nipërit dhe mbesat. Ja pra, si qenka puna e fatit. Hyra në një dyqan orësh, pranë Teatrit të Operës, për të blerë orë, takova pronarin për t’i kërkuar një ulje

Të gjithë e dinë se profesioni im është dirigjente, dëshirë kjo që m’u realizua që në vitin 1976. Pas përfundimeve të studimeve të larta, u emërova në Liceun Artistik, ku krijova korin e parë të vajzave të liceut, që do të këndonin “a capella”. Në këto kohë do të merrnim dhe çmime të para nëpër koncertet e majit, e jo vetëm me korin e vajzave por edhe me koret e fëmijëve e të amatorëve. Ishte kjo koha kur do të eksperimentohej në Festivalin e Këngës në RTSH me fomacione të reja vokale, me të cilat u mora unë. Në vitin 1983 do të niste

të çmimit. Uljen e çmimit nuk e mora dot, ama mora pronar in vetë, pra Timon. Me të cilin, pas pak kohësh vendosëm të martoheshim. Me një ceremoni dasme të thjeshtë, vetëm me miq e të afërm, në hollin e Teatrit të Operës.

pastaj karriera ime si dirigjente profesioniste në Teatrin e Operës dhe Baletit. Kujtoj që vepra e parë që kam dirigjuar ka qenë “Traviata” e pas saj “Borana” e Avni Mulës... e shumë e shumë vepra të tjera, derisa në kohët kur ministër kulture ishte Edi Rama, mua dhe shumë artistë të tjerë na larguan nga ai teatër. Por ajo situatë sigurisht që nuk do të më nënshtronte. Përkundrazi, atëherë vazhdova të punoj edhe më intensivisht me të famshmin “Pax Dei”, fillova të jap mësim në Akademinë e Arteve e të specializohesha në vende të ndryshme të botës.

Përfshirja në politikë, afrimi me PD-në, që në vitin 1996, kanë sjellë në jetën time shumë ndodhi, të cilat nuk mund t’i lë pa i kujtuar. Më vijnë ndër mend tani vitet e opozitës, aktivitetet e mitingjet e shumta, ku kemi qenë prezent me korin “Pax Dei”. Por dita më e veçantë ka qenë kur në rrugët e Tiranës u bë një pelegrinazh i madh në kujtim të viktimave të ’97ës, ndërsa “Pax Dei” këndone “a capela”. Ishin vitet kur të gjeje një qendër zëri ishte mision pothuajse i pamundur. Ishin vitet e shtetrrethimit, kur në orën 20:00 duhet të mbylleshim të gjithë në shtëpi. Ndaj dua t’i falënderoj të gjithë ata artistë që kënduan në të tilla kushte. Sot, pas kaq vitesh, unë jam zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Por çdo ditë në atë ministri është për mua thjesht si një vazhdimësi e profesionit tim, pra dirigjimit.

23


Elia Zaharia

r y a i d s s e c i n Pr

Jeta e nJë aktoreJe brenda nJë pallati mbretëror. Studimet në Francë dhe nJohJa me princ lekën, që e riktheu në tiranë. hiStoria e daShuriSë në diStancë dhe përFShirJa në teatër. elia Zaharia i rrëFen në nJë interviStë Nga Iva TIço FoToT EdvINa METa FashIoN EdITor Elda MEMIshaj grIMI dhE FlokET lIlI IsMaIlI 24

3 qershor 2011


25


E

“Elia, nuk të kam parë kurrë më të bukur se sot”, - i thotë shoferi i oborrit mbretëror, sapo dalim nga salloni i Lilit dhe nisemi drejt vilës, që vijon të njihet si ish-Pallati i Pionierëve, ndërsa prej pak kohësh, që kur u është rikthyer pronarëve, i është rikthyer edhe funksionit për të cilin qe ndërtuar: Pallati Mbretëror. Në fakt, nuk është se pritej ndonjë formalitet, as që shoferi të bënte ndonjë referencë alla-mbretërore, e as t’i drejtohej me titullin “princeshë”, e aq më pak të kursente komplimentet për një vajzë aq të bukur e që për herë të parë ka provuar të heqë dorë nga flokët e drejtë e të provojë ondet…

26

Por, megjithatë, se pse mendova se gjithsesi, tani që Elia Zaharia është e fejuara e Princit Leka, diçka do ketë ndryshuar me të. Në mos për njerëzit si unë, që e njohin që kur ishte ende çupëlinë dhe vinte në teatër për të ndjekur të ëmën, Yllka Mujon, duhej të ishte ndryshe për ata që e kanë njohur tani vonë, kur ajo është kthyer nga studimet në Francë, ka marrë të parat role të rëndësishme në teatër dhe mban në dorë një unazë fejese me një diamant të madh… Teorikisht e mban unazën, me të cilën vite më parë Mbreti Leka është fejuar me Mbretëreshën Suzanë, sepse praktikisht, në jetën e përditshme të Elia

Zaharias nuk ka vend as për këtë unazë të çmuar, e as për aksesorë të tjerë. “Eshtë shumë e madhe për ta mbajtur në prova”,- thotë, ndërsa takohemi për intervistën. Bëhet fjalë për provat e teatrit “Dashuri e hidhur”, një variant italian i “Romeos dhe Zhuljetës”, ku ajo ka një rol, i dyti ky pas “Shtrigat e Salemit”, një nga shfaqjet më të suksesshme të viteve të fundit e që e ka bërë Elian protagoniste edhe të medias. Hera e parë në teatër kjo? Në skenën shqiptare, po. Sepse në Francë jam ngjitur disa herë në skenë, gjatë viteve të shkollës. 3 qershor 2011


our” Veshja dhe çanta: Luisa Spagnoli/ “Glam Këpucët / Jimmy Choo Bizhuteritë/ “Jardin de Paris”

Për çfarë ke studiuar? Në fillim kam ndjekur konservatorin në Bordo, pastaj u zhvendosa në Paris dhe vazhdova shkollën private të aktrimit Cours Florent dhe pastaj universitetin shtetëror, nga të cilët kam marrë bagazh teorik dhe praktik. Por duhet të jetë e vështirë të bësh një shkollë të tillë jo në gjuhën tënde, apo jo?! Nuk është e lehtë, por në Francë është më e thjeshtë se gjetkë. Sepse në Francë ka shumë të huaj, ka shumë akcente. Ne nuk jemi mësuar me dialekte në skenë, kurse atje është e kundërta.

Fustani: Pamela / “Alviero” Trikoja / “American Apparel” Këpucët / Migato

27


Po përvoja që kishe në Shqipëri, të ndihmoi? Nuk mund të them se kisha përvojë. Akademinë e Arteve nuk e fillova asnjëherë, u largova fill pas studimeve për pikturë në lice. Prandaj, mund të thuhet se shkova relativisht e vogël për të filluar çdo gjë nga e para, e mbi të gjitha shkova me një dëshirë të madhe për teatrin. Po ndërkohë në Shqipëri kishe rolin e protagonistes tek “Lule të kuqe, lule të zeza”. Rolin në këtë film e realizova në mënyrë intuitive. Ndryshe nga shumë të rinj, që

28

gjenden në një sheshxhirimi për të parën herë, për Elia Zaharian ka qenë më e lehtë të futet në petkun e një personazhi. Jo thjesht sepse në atë sheshxhirim gjendej në krah të Yllkës dhe mund të mbështetej në ndihmën e saj e kolegëve të saj, me të cilët ishte rritur, por edhe sepse që në pelena e kishte ndjekur të ëmën në sheshxhirime dhe kishte ndier erën e skenave të teatrit. Ishte si ta kishte në gjak, si të ishte paracaktuar që ajo do shkonte në të njëjtën rrugë. Prandaj dhe shumëkush duhet të jetë çuditur kur Elia filloi të bëhej e njohur si këngëtare me grupin “Spirit Voice”, e më pas u shfaq me këngë e klipe në kanalet te-

levizive, të realizuara në Francë. Ke menduar të bësh karrierë si këngëtare atje? Ka qenë një angazhim i përhershëm, që nuk është ndërprerë asnjëherë, por që ka ecur paralelisht me teatrin. Për më tepër që në ndryshim nga përvoja që kisha me këngën në Shqipëri, në Francë merrja pjesë edhe në realizimin e këngës. E krijonim këngën bashkë dhe kjo më ka ndihmuar shumë që të thellohem në muzikë. Gjatë kohës së studimeve, ke menduar që thjesht po bën shkollën për të qenë më e përgatitur për skenën shqiptare, apo se do pu3 qershor 2011


Fustani dhe kurora/ “Geraldina Sposa”

noje e jetoje atje? Nuk kam bërë plane. E kam lënë veten të lirë. Gjatë gjithë këtyre viteve kam udhëtuar shumë, sa herë më është dhënë mundësia, dhe kam menduar se kështu do vazhdoj, do udhëtoj dhe do punoj ku të jetë mundësia, të ngjitem në çdo skenë ku di gjuhën. Më është dukur shumë interesante të jetoj kështu. Sa më shumë të udhëtosh aq më shumë mëson. Përpara se të njihesha me Lekën, mendoja se do jem gjithmonë në udhëtim. Po tani ke ndryshuar plane? Jo tamam… Për shembull në verë do përfshihem në një projekt teatror

në Avignon… Do vijoj të udhëtoj, por duke qëndruar shumë më gjatë në stacionin Tiranë. E mendoje që lidhja me Lekën do ndryshonte kaq shumë gjëra? Nuk e di, di vetëm të them se që të dy e patëm shumë qejf njëri-tjetrin që në fillim dhe nuk donim që kjo të mbetej një histori vere. Por as mund të bënim plane. Asnjëri nga ne nuk mund të hiqte dorë nga jeta e vet. Dhe historia vijoi kështu, në distancë, derisa unë mbarova shkollën. Eshtë e vështirë të mbash një lidhje në distancë? Eshtë e vështirë, sepse të merr malli… Por distanca edhe të shër-

ben, mund të shihet edhe si provë se sa e fortë është lidhja. Mua më bëri edhe më të përgjegjshme, më të përkushtuar pas shkollës, i krijoja vetes shumë kufizime, të kurseja për të blerë një biletë më shumë… Sepse doja që të ishim sa më shumë bashkë. Ishte një sakrificë që mendojmë se ia vlejti. Propozimi për fejesë ishte i beftë? Jo, erdhi krejt natyrshëm, siç ndodh mes dy njerëzve që e duan shumë njëri-tjetrin dhe premtojnë se do jenë gjithmonë bashkë, dy njerëz që e kanë marrë shumë seriozisht një lidhje nga pikëpamja e

29


përkushtimit. Si jeni takuar ju të dy? Në një festë në Ibë, ku inaugurohej një fushë golfi. U takuam në koktej. Nuk ishit takuar kurrë më parë? Jo, nuk kishte qëlluar, sepse ardhja e Lekës dhe familjes së tij në Shqipëri, ndodhi pikërisht kur unë u largova për të studiuar. U takuam aty dhe folëm gjatë, praktikisht që kur u takuam dhe derisa ikëm, qëndruam vetëm bashkë. Për çfarë biseduat? Në atë kohë unë isha duke punuar një tezë për teatrin në kohën e mbretërisë. Isha lidhur ndërkohë me zyrën e protokollit të oborrit. Prandaj kur takova Lekën, kisha një rast të mirë për të ecur përpara me temën. Ajo mund të quhet edhe “sebepi”, për të cilin shkëmbyem numrat e telefonit. U lidhëm pas dy ditësh dhe u ritakuam. Dhe pas kësaj dite u takuam çdo ditë, sepse e kuptuam që e kishim shumë qejf njëri–tjetrin. Historia e tyre që në ditët e para ka qenë ndër të parapëlqyerat e gazetave, sidomos suplementeve rozë. As njëri dhe as tjetri nuk kanë bërë minimumin e përpjekjes për ta fshehur. E kanë përjetuar gjithçka më se normalisht, pa u bezdisur në asnjë moment nga shkrepjet e bliceve apo kamerat, që drejtoheshin menjëherë nga ata, edhe kur ata ishin thjesht spektatorë në evente të ndryshme. Dhe po kaq natyrshëm erdhi dhe lajmi i fejesës, me fotografitë e ceremonisë zyrtare, të publikuara sërish në faqet e para. Ishte qejf të organizoje një ceremoni fejese? Në këtë rast, ishte qejf të merrje pjesë. Sepse me përgatitjet unë nuk u mora fare, gjithçka e organizoi motra e Mbretëreshës Geraldinë. Ceremonia u zhvillua në Paris, në Hotel Lutetia, në një sallë të kuqe të stilit barok, me pasqyra të mëdha... Po pse në Paris? Për shkak të të ftuarve, shumica e të cilëve ishin familjarë të Mbretëreshës Geraldinë. Me anën proto-

30

re n Si akto ia r a h a Z elia Jeri. pran n e t ih J n nuk e ë bërë mir a k ë m e daJ dh ë Studimi n am dalë k ia e J t a Francë, uk mia dhe n e t a c r o me F Sh të më kiShte ku e Yllkën m e t n o S kraha kollare u mor Leka, kurse të vetmet punë që bëra unë, ishte stilimi i fustanit dhe u mora pak me shoqet e mia. Të munguan familjarët e tu? Prindërit e mi nuk mundën të vinin, por gjithsesi në fejesën tradicionale, ata ishin. Një tjetër ceremoni kjo? Po, në Tiranë, në shtëpinë e Lekës, në prani të familjeve tona dhe disa miqve. Ishte një ceremoni tipike shqiptare, ku unë ndava llokumet, dola me një tabaka, që mezi e mbaja në dorë, kaq shumë peshonte... Pastaj bëmë dhe një party të vogël me miqtë e ngushtë. Si është jeta në një oborr mbretëror? A ka rregulla protokolli? Nuk ka rregulla strikte në jetën e përditshme, ato zbatohen vetëm kur na vizitojnë antarë të familjeve mbretërore. Por, gjithsesi duhet të ketë shumë njerëz rrotull jush... Jo, stafi merret vetëm me punët e mbretit. Ndërsa unë me Lekën

jemi sistemuar në një apartament të vogël, që gjendet brenda pallatit, dhe aty kemi gjithë intimitetin dhe privatësinë tonë. E kemi arreduar apartamentin sipas shijes sonë, gatuajmë vetë dhe jemi krejtësisht të pavarur dhe të izoluar nga pjesa tjetër e pallatit. Nuk do më pëlqente që të kishte njerëz që do lëviznin nëpër shtëpi. Të qenit e fejuara e Princ Lekës të kufizon në ndonjë mënyrë? Thjesht duhet të mendoj më mirë për gjërat që zgjedh të bëj. Përfshirë këtu dhe zgjedhjen e roleve. Për shembull, duhet të luash role pozitive? Jo si ky ku ishte shtrigë?! JJJ E kam fjalën për seriozitetin e projektit. Shtriga ishte në Teatër Kombëtar J! Megjithatë, princesha të tjera në botë, kanë hequr dorë nga karrierat e tyre kur kanë marrë titull. Ke menduar që fejesa me Lekën mund të të vërë dhe ty përpara një zgjedhjeje të tillë? 3 qershor 2011


Fustani/ “Geraldina Sposa” Këpucët: Sergio Rossi Bizhuteritë/ “Jardin de Paris”

Jo, sepse ato që kanë hequr dorë kanë qenë princesha në vende me regjim monarkie. Nuk di të them nëse kanë pasur rregulla që i detyronin të hiqnin dorë apo jo… Di që ky nuk është rasti ynë. Leka është shumë i lumtur që unë kam pasur mundësinë të ngjitem në skenë, më ka mirëkuptuar gjithë muajt e parë pas kthimit, kur mua më mungonte teatri dhe më jepte shpresë se rolet do më vinin. Isha unë që nuk e dija, nëse do arrija të përfshihesha në projektet teatrore, sepse kisha frikë se pozicioni im si e fejuara e Lekës do t’i stepte regjisorët. Por Spiro Duni nuk u step... Ishte ai që më foli për “Shtrigat e Salemit”. E bija, Elina, më kishte parë në teatër në Paris dhe i kishte thënë për mua. Pastaj bëra audicion, si shumë të tjerë, dhe fitova rolin e Abigeilit. Një rol ky mjaft i rëndësishëm. Në posterat e shfaqjes portreti yt ishte në krah të Timo Fllokos dhe Eva Alikajt. Nuk është e lehtë të krahasohesh me ta, apo jo?! Nuk kam ndier aspak frikë. Ndoshta sepse nuk kam menduar fare të krahasohesha me ta. Ndërkohë që i gjithë stafi më priti krahëhapur, si të mëdhenjtë e skenës, ashtu dhe të rinjtë… Kjo ishte një nga gjërat më të mirë të kësaj shfaqjeje, ndërthurja e brezave. Më tepër sesa frikën e përballjes me emrat e mëdhenj të skenës, unë kisha (s’mund ta them frikë) përgjegjësinë që vija nga një shkollë tjetër. Po dhe përgjegjësinë që ishe vajza e Yllka Mujos, apo jo?! Po aq sa e fejuara e Princ Lekës J. Elia Zaharian si aktore nuk e njihte njeri. Prandaj dhe më ka bërë mirë studimi në Francë, atje ia kam dalë me forcat e mia dhe nuk kishte kush të më krahasonte me Yllkën. Por në skenë nuk mund të mos e vije re ngjashmërinë e madhe fizike me të, jo vetëm në pamje, por edhe në timbrin e zërit? Vërtet?! Sigurisht që më vjen mirë ta dëgjoj këtë. Gjithsesi, im vëlla, Amosi i ngjan shumë më tepër dhe atij askujt nuk ia vë në dukje.

Ndoshta sepse tek femrat vihet re më shumë ngashmëria fizike... Kishte momente në skenë që dukej sikur koha ishte kthyer mbrapsht, sikur atje ishte Yllka Mujo. Vetëm se me ngjyra të tjera... Po, sepse ndonëse kam hijen e saj, flokët, sytë, i kam ndryshe... Them sa mirë që i ngjaj! Kjo është një mrekulli. Por është Elia ajo që këndon, Elia që aktron. Të jesh e sigurt se, nëse do dilja bllof, do thoshin gaboi Elia. Jo vajza e Yllkës.

Dhe sigurisht as e fejuara e Princit. Sepse do mjaftonin ndoshta këngët që ajo ka kënduar me “Spirit Voice” apo rolet e filmave dhe të teatrit, që tani nuk i mungojnë, për ta bërë Elia Zaharian të njihet thjesht me emrin e saj. Me atë emër që e thërrasin të gjithë, miq dhe të njohur të vjetër dhe shumë të rinj. Siç i thërrasin edhe brenda Pallatit Mbretëror, ku loja me princesha, që mund të jetë ëndërr e të gjitha vajzave, për të është thjesht rutinë e përditshme.

31


Dossier Udhëtim në pranverë

Rezi nën rreze NË NJË DITË PRANVERE. MBI NJË LËNDINË TË BLERTË. ME MAMI REZIN DHE VOGËLUSHEN SARA. DUKE SHIJUAR NJË FUNDJAVË TË NGROHTË. NGA ATO QË TANIMË, ME ARDHJEN E PRANVERËS NË FAMILJEN E REZI SKIFTERIT JANË BËRË MË SE TË ZAKONSHME. NGA KLAUDETA SKËNDERASI FOTO EDVINA META AKSESORËT E PIKNIKUT: “DOLCE CASA”

M

ami, babi dhe Sara Ata të tre nuk është se janë në pritje të pranverës, që të shijojnë fundjavat me diell. Dalin çdo fundjavë, edhe kur është ftohtë, edhe kur bie shi, në çdo muaj e stinë të vitit. Sepse kështu është rregulli në familjen e tyre. Pasi Sara e vogël ka mbyllur të premten e kopshtit, mami Rezi stilimet në atelie dhe babi Geni punët në zyrë, dy ditë pushimi shijohen gjithmonë jashtë. Sara iu bashkua “grupit” menjëherë sapo mbushi 2 vjeç, ndërkohë që mami dhe babi e kishin rit të përhershëm daljen jashtë Tirane në fundjavë edhe para edhe pas lindjes së vajzës. Vetëm se tani që me ta është bashkuar edhe vajza e tyre e vogël, fundjavat sigurisht që shijojnë më shumë. “Është një mënyrë për të shkarkuar stresin dhe energjitë negative. Pastaj ne të treve na pëlqen natyra”, tregon Rezi, ndërsa mbush enën prej porcelani plot me luleshtrydhe të freskëta.

32

DITË PRANVERORE

Që në fund të marsit kanë filluar piknikët e pranverës, që kur rrezet e para të diellit filluan të ishin më të ngrohta e të dielat mund të kalohen edhe mbi barin e freskët, mbi një mbulesë të kuqe me katrorë, ose në breg të detit, ku siç tregon Rezi, Sara kënaqet shumë. “shëtisim rreth kopshtit zoologjik, gjejmë ndonjë lëndinë të qetë për t’u ulur e për të luajtur me tullumbace. Sepse lodrat e Sarës nuk mungojnë kurrë. Mami Rezi nuk harron kurrë që të marrë me vete kukullat e të voglës, ose fletoren e vizatimit dhe lapsat me ngjyra, ku Sara shkrin gjithë talentin e saj. Madje ndonjëherë bëjnë edhe gara të dyja. Vizatojnë fustane dhe pastaj i paraqesin para babi Genit, është juria. Gjithmonë Sara merr pikët maksimale! ME LOOK-UN E ËMBËL

Veshja mund të jetë e fundit gjë që të vjen ndër mend teksa bëhesh gati për

3 qershor 2011


33


Dossier Udhëtim në pranverë

të dalë piknik. Sepse në një rast të tillë dilema mund të zgjidhet fare thjesht me një palë xhinse e një t-shirt. Por jo kur bëhet fjalë për Rezarta Skifterin. Ajo nuk ia lë në dorë kurrë rastësisë veshjen, qoftë edhe kur bëhet fjalë për një fundjavë pikniku. “Veshja ime e fundjavës është gjithmonë praktike, por pa hequr dorë kurrë nga eleganca: taka ortopedike dhe veshje me ngjyra, të përshtatshme me stinën e ngrohtë por edhe me tendencat e sezonit”. Por nuk mjaftohet vetëm duke kombinuar veshjen e saj nga koka tek këmbët. Të njëjtën gjë përpiqet që të bëjë edhe me Sarën, vetëm se në këtë pikë has një çikë vështirësi. Ndaj edhe mëngjesi para nisjes fillon gjithmonë me një “sherr” të vockël. “Nuk pranon thuajse kurrë që të vishet ashtu siç dua unë. Bën gjithmonë pas kokës së saj. Kërkon të veshë përherë të kundërtën e asaj që i them unë. Unë dua ta kombinoj, ajo vesh çfarë t’i dalë përpara. Ndonjëherë ka edhe teka: kërkon të veshë në verë

34

çizme prej pelushi dhe në dimër fustane roze me kopsa, që të duket si princeshë. Madje ndonjëherë ka dëshirë të vërë në kokë veshë lepurushi dhe unë e marr ashtu, sepse përndryshe ajo do qajë”. Megjithatë, në fund është gjithmonë mami Rezi ajo që vendos. Ose ndonjëherë është babi Geni ai që vendos qetësinë. Si? Duke mbajtur anën e Sarës, sigurisht, e duke “qortuar” mami Rezin: “Lëre vajzën rehat!”. NË SHPORTËN E PIKNIKUT

Domosdo që nuk nisen duarbosh nga shtëpia. Rezi një ditë më parë gjithmonë e gjen pakëz kohë për të përgatitur një kek me fruta dhe ca biskota që do të merren me vete bashkë me një shportë të madhe mbushur plot me frutat e stinës. Patjetër nuk mungojnë edhe ëmbëlsirat me forma të bukura për të voglën Sara, e cila e shijon me shumë dëshirë një lëpirëse të madhe në ngjyrë të kuqe shege. Se ç’kuptim do kishte pikniku pa kënaqësitë e të ngrënit? 3 qershor 2011


dinën n ë l e m u j g Gju më

r ë p ë z a b t a l l Rregu r o r e v n a r p k i n k një pi

E kush nuk e ka ndierë ende aromën e pranverës! Zgjohuni! Pas shirave tekanjoz e të gjatë dimëror, tani është koha e piknikut. Në mal, në pyll, në bregdet, buza liqenit, në fshat. Kudo ku pranvera ka shpërthyer duke përzënë nga faqja e dheut edhe “plakat gërnjare të marsit”. Argëtimi është i gjithi atje jashtë që pret. Nga shtëpia duhet të sjellim me vete vetëm një drekë pikante dhe simpatike. Nga ato që, sado modeste qofshin, shijojnë kaq shumë kur i shtrojmë gju më gju me lëndinën. Piku i piknikut në pikun e pranverës! Për ta bërë speciale edhe një ditë të vetme, me pak fare, ose edhe me asgjë. Nuk duhen një palë pushime disa ditore, mjafton e diela e bekuar e fundjavës së

radhës. Mjafton një lëndinë, një pemë, pak diell, ca gjëra të mira për të ngrënë, ca miq simpatikë dhe të vullnetshëm, një top, fëmijë dhe qenushë...dhe ja ku u bë! Por, kini gjithmonë parasysh që, nëse gjërat nuk organizohen siç duhet, një piknik mund bëhet i parehatshëm dhe harmonia të përmbysë humorin tuaj në çast! Por nuk është aspak rasti për panik. “Madame” prezanton 10 rregulla të thjeshta për ta kthyer piknikun tuaj pranveror në një ditë të paharrueshme. PARA SË GJITHASH pajisuni me një shportë të thurur me thupra, ose një kosh apo çantë mjaftueshëm të madhe për të sistemuar të gjitha gjërat që ju nevojiten. PËRGATISNI USHQIME të shpejta, pa teprime në shpenzime,

Dossier Udhëtim në pranverë

por mbi të gjitha të jenë nga ato që janë shumë të shijshme edhe kur i ha të ftohta. Sugjerim? Ndalohen sanduiçët: është më mirë të gostitemi me produkte të freskëta, sepse në fillim të pranverës metabolizmi ynë përgatitet të përballet me ritme të reja. KUJDES! SISTEMOJINI ushqimet në kuti, tasa apo kavanoza hermetikë, duke i vendosur në shportë sipas radhës së përdorimit. Kur të vij momenti i drekës, të mos rrezikojmë t’i përmbysim të gjitha për të gjetur njërën. MOS NEGLIZHONI detajet që duken të panevojshme. Një mbulesë mushamaje (kundër lagështirës së terrenit) nja dy batanije të holla, një thikë sharrë e një tjetër e mprehtë, kripë, piper dhe vaj ulliri, peceta letre, pjata, gota e pirunë plastik (më mirë akoma nëse nuk janë shumë të lehtë, sepse nëse flladi pranveror fillon e bëhet erë....lamtumirë qetësi!). NJË ÇANTË TERMIKE për të ruajtur në temperaturë ideale pijet, të ngrohtat dhe të ftohtat: verë, birra, çaj dhe kafe (këto të fundit duhet t’i keni sheqerosur që në shtëpi) dhe ujë. MOS HARRONI TË merrni me vete qese të mëdha plastike për të hedhur mbeturinat. (Turp për të gjithë ata që nuk respektojnë ambientin!). MOS U LIMITONI vetëm tek gjërat e domosdoshme: ca lule në shportë, në flokë... do ta transformonin një “sofër” modeste në natyrë, në një ngjarje shumë origjinale, të ëmbël dhe argëtuese. RREGULLI I ARTË: nisuni me miqtë e zemrës dhe shoqërinë e duhur!!! Po të bësh llogaritë, mund të duket sikur po shpërngulni me vete gjysmën e shtëpisë, por nëse secili do të dijë të japë kontributin e tij “të vyer”, pa pritur t’i bëjë të gjitha “ajo”, gjithçka do të jetë më e thjeshtë! Piknik të këndshëm të gjithëve!

35


Dossier udhëtim në pranverë

Mbajini fëmijët larg pranverës!

J

o të gjithë e kanë domosdoshmërisht të preferuar pranverën, por është e sigurt ama që ata që vuajnë nga alergjitë, nuk e E ftohur apo alergji? Ndonjëherë, ndodh që prindërit nuk e dallojnë alergjinë nga një kanë! E nëse të e ftohur në fillim të stinës së re. Si dallohen këto dy gjendje rriturit janë më- krejt të ndryshme? Nëse simptomat zgjasin më shumë se tre suar me këtë muaj, shqetësojnë gjumin e fëmijës, ndikojnë në jetën dhe akproblem shën- tivitetet e tij, atëherë ka shumë mundësi që të ketë alergji. detësor (alergjia shkaktohet kur sistemi imunitar ndeshet me një substancë të dëmshme për të si p.sh poleni), alergjitë te fëmijët janë një problem shumë Nëse të rriturit jaNë mësuar të silleN Në stiNëN e më delikat. Por që sa vjen e shfaqet më shpesh. alergjive, problemi më i madh jaNë të vegjëlit. si ta kuptoStudiuesit thonë se në ditët tona, të vegjëlit janë të ekspozuar ndaj një numri dy herë më të madh alergjentësh se sa disa vite më parë. Prandaj, edhe kujdesi i prindërve duhet të jetë disa herë më i madh. Teoria e parë që spjegon këtë rritje, ka të bëjë me ndërtimet. Tani jetojmë në shtëpi shumë më të mira, nga ku alergjentët nuk dalin lehtë. Një tjetër hipotezë, për këtë dyfishim është higjiena. “Njerëzit gjithmonë kanë fajësuar gjenet për alergjitë. Por duke qenë se në të kaluarën kishte shumë infeksione, duket se sistemi imunitar i njerëzve ishte i ‘zënë’ duke luftuar këto infeksione dhe alergjia nuk shfaqej”, thonë mjekët. Sot, fëmijët janë kaq mirë të vaksinuar saqë iu mbetet shumë energji për të reaguar ndaj alergjentëve. Te fëmijët më pak se pesë vjeç shpesh është e vështirë të dallo-

36

Ni që fëmijët tuaj vuajNë Nga alergjia? Çfarë duhet bërë? këtu do gjeNi disa këshilla shumë të vlefshme hen shenjat e alergjive. Te ata më të mëdhenj se pesë, shenjat nuk kalojnë pa u dalluar sepse ata mund të vuajnë nga sytë e skuqur, sekrecione pa ngjyrë nga hundët, tështima të shpeshta, kollë kronike, ekzema dhe bllokim të hundëve natën, por mund të kenë edhe probleme sekondare. Megjithatë, gjëja e parë që duhet bërë është sigurisht një vizitë për të zbuluar alergjentët. Dhe pasi t’i keni zbuluar, të bëni çmos për t’i mbrojtur fëmijët nga ato. Si t’i shmangni alergjentët e pranverës: - Lajini fëmijët para se të shkojnë të flenë që të hiqni pjalmin nga flokët dhe lëkura e tyre.

- Mbajini dritaret dhe dyert të mbyllura gjatë pikut të sezonit të alergjisë së fëmijës, siç është periudha e pjalmimit. Kur shmangia e alergjentëve është e pamundur, duhet të këshilloheni me mjekët që t’ju japin medikamentet e duhura që lehtësojnë simptomat, veçanërisht lirojnë kanalet e bllokuara të hundës. Imunoterapia, është një formë tjetër e trajtimit të alergjive. Një sasi e vogël alergjenti injektohet nën lëkurë. Me kalimin e kohës, doza rritet dhe trupi i fëmijës krijon tolerancë ndaj alergjentit. “Është një mënyrë për ta mësuar sistemin mbrojtës si ta bëjë më të dobët alergjinë”, po kjo nuk e bën të sigurt që fëmija do jetë gjithmonë imun ndaj atij elementi. 3 qershor 2011


37

www.vatra.net


Dossier udhëtim në pranverë

Rri në diell e

për alergjitë e lëkurës, skuqjet e mbi të gjitha për të frikshmet Njolla kafe. ti Nuk muNd të dalësh më jashtë, e pambrojtur Nga dielli, sepse taNi ai është bërë i rrezikshëm. Ndërsa ti Nuk je më fëmijë. por ama zgjidhjet jaNë edhe kur e ke kaluar moshëN kur Nuk të duheshiN kremrat. dhe Ne do t’i tregojmë...

D

ielli ende nuk është bërë përvëlues, të paktën jo si në verë, por mos bëj gabim të gënjehesh prej kësaj. Jemi zyrtarisht në pranverë dhe mjekët, po zyrtarisht, kanë shpallur të hapur sezonin ku nuk duhet të nxjerrësh hundën nga shtëpia, pa krem mbrojtës. Përndryshe, njollat nuk do vonojnë të shfaqen. Sipas mjekëve dermatologë, nuk është kurrë herët për të nisur mbrojtjen e lëkurës nga dielli. “Shpesh, pacientët pësojnë djegie lëkure që në fillim të pranverës”, thonë dermatologët. “Njerëzit mezi e kanë pritur ngrohjen e motit dhe ekspozohen gjithmonë e më shumë ndaj diellit, por nuk mendojnë për të vënë krem mbrojtës deri sa shkojnë në plazh.” Prandaj para se të dalësh vërdallë me të shkurtra dhe T-shirt, kujtohu që të kesh veshur edhe fytyrën me produktet e duhura. Për një mbrojtje maksimale, zgjidh dy kremra dielli: një krem të përditshëm që mund ta aplikosh poshtë makeup-it dhe një locion waterproof që e vë mbi lëkurë kur del jashtë. Sigurohu që të zgjedhësh një locion që i përshtatet llojit të lëkurës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato me lëkurë të ndjeshme. Shumë linja produktesh bukurie, që nga ato që tregtohen në farmaci deri te ato që janë marka të shtrenjta, kanë kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme, por jo poret. Shiko për produkte ku shkruhet “oil-free” ose “sheer”. Nëse lëkura jote nuk reagon mirë ndaj locioneve, mund ta shmangësh këtë hap dhe të kërkosh një pudër, fondotintë me minerale dhe SPF. Nëse vuan nga acarimet apo skuqjet e

38

lëkurës, dermatologët rekomandojnë kremra dielli me përqindje të lartë vitamine B, e cila vepron si një hidratues natyral. Mund të përdorësh hidratuesit me bazë niacine që reduktojnë njollat dhe e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme. Kremrat mbrojtës që përmbajnë sojë ndihmojnë njerëzit që kanë njolla kafe në lëkurë të shkaktuara nga shtatzënia ose nga dielli. Soja vepron si një zbardhës natyral duke ndihmuar që të kthejë lëkurën në gjendjen e saj origjinale. Për njerëzit me alergji lëkure, zgjedhja ideale do ishte një krem mbrojtës farmaceutik, i njohur si sunblock. Ndërkohë që kremrat e tjerë filtër janë kimike, që do të thotë për shembull që locioni ka një kombinim molekulash që thithin energjinë diellore, kremrat farmaceutike bllokojnë rrezet UVA dhe UVB. Këto produkte me bazë oksid zinku ose dioksid titani janë joalergjike, kështu që ka shumë pak gjasa të të bëjnë reaksion. Ekzistojnë gjithashtu edhe shampo dhe locione flokësh mbrojtëse nga dielli, shumë të rëndësishme veçanërisht për ato që lyejnë ose drejtojnë flokët. “Drita e diellit mund të shpërbëjë përbërësit kimik në flokët tuaj dhe madje të ndryshojë dhe ngjyrën”, thonë dermatologët.

3 qershor 2011


mos u bĂŤj me njolla

39


Dossier Udhëtim në pranverë

Problemet e lëkurës në dritën e diellit SEPSE KJO ËSHTË KOHA QË ZBULON, NJË NGA NJË, PROBLEMET E LËKURËS. NJOLLAT, STRISHAT, VENAT, QIMET…POR MOS LEJONI QË KËTO T’JU SJELLIN STRES. NE JU KËSHILLOJMË ZGJIDHJET

M

aji, dhe jo prilli, është në të vërtetë muaji më i pamëshirshëm: shenjat e para të zbehjes së lëkurës, venat e theksuara, kallot e këmbëve dhe ca qime që dalin papritur, ju bëjnë të ndiheni sikur nuk e keni trupin gati për stinën. Maji, sipas specialistëve të dermatologjisë, është muaji i zbulimit të vetes. Moti i ngrohtë dhe i lagësht krijon probleme me yndyrën dhe aknet, pa harruar që disave iu shfaqen alergjitë që në kontaktin e parë me rrezet e nxehta. Për fat të mirë, lëkura zbutet po ta trajtosh me dashuri. Trajtimet e duhura janë burimet e shpresës-diçka të paktën që pranvera e sjell pa kursim. Më poshtë ne po kujtojmë problemet më shqetësuese që shfaqen në pranverë për lëkurën dhe, sidomos, zgjidhjet për to.

LËKURA JUAJ NGJAN ME ÇANTËN LËKURË KROKODILI “Dy zgjidhjet janë hidratuesit dhe produktet që e bëjnë lëkurën të ndritshme, si eksfolianti për shembull”, thonë specialistët. Fillo me një fërkim në dush me një copë pak të ashpër me pastrues hidratues trupi. Mos u shqetëso për t’u bërë skrab këmbëve nëse përdor brisk për t’i depiluar sepse brisku e largon lëkurën e vdekur. Sigurisht që pas eksfoliantit, ti mendon se duhet të përdorësh një krem

40

të pasur, por kjo është një lëvizje jo e zgjuar (përveçse te këmbët e sapodepiluara me brisk) sepse në mot të ngrohtë dhe djersitja më e lehtë do krijonte rrëshqitje të kremit në lëkurë. Ju mund ta shmangni këtë problem duke përdorur një krem zbutës gjatë natës. Ose në të kundërt, ndonjë locion i lehtë që përmban acid glikolik, alfa hidroksid, ose acid frutash do rikthente shkëlqimin në lëkurën që ngjan si pa jetë. (Locioni Alyria Resurfacing Body Care përmban acid glikolik që minimizon irritimet.) Për një eksfoliant më intensiv për pjesën e krahëve dhe kraharorit mund të bëni një trajtim me mikroabrazion, që ofrohet në shumë qendra estetike. Aty përdoret një pajisje me vibracione në vend të kokrrizave abrazive.

ous Radiance, për të ulur kontrastin mes lëkurës dhe qimeve. Heqja e qimeve me laser bën që rrënjët të mos nxjerrin më qime.

PO KRAHËT PSE JANË KAQ TË VRAZHDË ME JU?! Fajtori ka shumë mundësi të jetë keratosis pilaris, një gjendje gjenetike që e bën lëkurën të duket si “pulë e saporrjepur” (puçrrat e vogla janë ose të bardha ose të kuqe) dhe shfaqet në krahët, këmbët ose vithet e një pjese shumë të madhe të grave në përgjithësi. “Qelizat e tepërta të lëkurës përqendrohen rreth rrënjëve të qimeve dhe lëkura bëhet me kokrriza dhe duket pikapika”, thonë mjekët. Dhe pse nuk ka kurë, një hidratues i përditshëm që përmban ure, acid glikolik ose laktik mund të zbusë acarimin. Një skrab trupi mund t’i largojë të ngriturat mbi lëkurë, por dermatologët predikojnë të jemi të moderuara në këtë pikë, sepse skrabi i tepërt mund të shkaktojë të skuqura dhe inflamocione shtesë. “Kokrrizat natyrale, fara ose lëvozhga arrash të shtypura, kanë konture të ashpra që mund të dëmtojnë lëkurën”, thonë estetistët. Nga ana tjetër, kokrrizat sintetike, ka më pak gjasa të dëmtojnë lëkurën. Nëse do një përmirësim të menjëhershëm, apliko një krem shkëlqyes që pasqyron dritën.

VENAT E KËMBËVE NË KRYENGRITJE

“Pak rëndësi ka nëse jeni atlete; nëse i mbani këmbët njëra mbi tjetrën, nëse i vishni të gjitha të ngushta: 90 për qind e problemeve “Ato gra që janë besnike të brisme enët e gjakut janë gjenetike”, kut, mund t’i presin edhe gjysmë thonë dermatologët. Gratë shumë milimetri më shumë qimet nëse largpamëse mund ta parandalojnë përdorin një krem ose xhel krijimin e variceve duke veshur geta të mirë para briskut”, thonë të plota dhe duke i ngritur këmbët dermatologët. Pastaj duhet sa herë munden. Ne të tjerat, veaplikuar një hidratues që nat mund t’i maskojmë me locione përmban një ekstrakt soje për shkëlqyese, ose auto-abronzues, që të ngadalësuar mbirjen e qiminimizojnë kontrastin e ngjyrës meve dhe një autoabronxues, s i ndaj ngjyrës së hapur apo të mesme për shembull Aveeno Continu - të lëkurës.

NDËRKOHË QË TI DEPILON NJË KËMBË, TJETRA NUK ËSHTË MË E LËMUAR

3 qershor 2011


ZONA BIKINI DO TË BËJ PIKNIK. ËSHTË VESHUR ME PIKA TË KUQE Në atë zonë, qimet dalin nga lëkura thjesht për t’u zhytur brenda saj. “Lëkurës i duket se qimja është një trup i huaj dhe irritohet”, sqarojnë dermatologët. Disa sugjerojnë depilimin me lazer i cili në të vërtetë është pak i kushtueshëm dhe me disa seanca arrin 80-90 për qind reduktim të qimeve dhe të atyre që dalin të reja. Shumë gra parapëlqejnë të depilohen me dyll sepse lëkura rri e lëmuar për disa javë dhe qimet dalin më të buta dhe të holla. Por specialistët thonë që ky lloj depilimi ka shanset më të larta për qimet nën lëkurë sepse jo të gjitha shkulen. “Rrënja mund të rrotullohet brenda lëkurës kur një pjesë e qimes mbetet brenda saj”, thonë dermatologët. Për të mos u krijuar qimet nën lëkurë nga dylli, dermatologët këshillojnë që ta lani zonën me një sapun antibakterial ditën që bëni depilimin dhe një ditë më pas dhe pastaj të aplikoni një krem me kortizon për të eleminuar skuqjen. Depilimi me brisk shkakton më pak kokrriza dhe qime nën lëkurë nëse bëhet siç duhet, që nënkupton, me një sapun të lëngshëm antibakterial. “Brisku i vjetër mund të mbjellë baktere në lëkurë dhe të shkaktojë inflamacion” , thonë dermatologët (përdorini makinat depiluese për zona të tjera të trupit, ato e këpusin qimen direkt poshtë lëkurës duke e lënë shumë të shkurtër dhe “kur qimet janë rreth 5

mm të gjata kanë më shumë shanse për t’u mbledhur nën lëkurë”, vazhdojnë ata). Por pak rëndësi ka çfarë metode përdorni nëse puçrrat janë shfaqur, sepse në këtë rast ju duhet të bëni një skrab në zonën bikini, që shërben si eksfoliant për poret e bllokuara dhe të inflamuara (përdorni duart, jo sfungjerë që mund ta infektojnë më keq zonën ose të sjellin baktere që do i shtonin qimet e nënlëkurës) dhe vendosni nga një pikë xhel ose shkumë me benzoil peroksidi mbi çdo pikë të kuqe. Dhe sigurisht mos përdorni

briskun mbi zonën e irrituar sepse mund ta acarojë më keq lëkurën.

STRETCH-I BËN MIRË PËR JOGËN, POR JO PËR LËKURËN Kur lëkura tërhiqet nga shtatzënia ose shtimi në peshë, “kolagjeni dhe fibrat elastike në shtresat e thella dhe të mesme tërhiqen dhe mund të këputen”, thonë mjekët. “Nga ana anatomike, - shpjegojnë dermatologët,- nuk ka dallim mes një plasaritjeje apo një shenje të ngelura nga një prerje”. Shumica e kremrave nuk i parandalojë dot këto shenja, por disa mjekë

41


Dossier Udhëtim në pranverë sugjerojnë përdorimin e një kremi të njohur, Relastin, për sytë, që përmban antioksidantë, hidratantë dhe përbërje zinku dhe ndihmon për përshpejtimin e prodhimit të elastinës nga lëkura. Gjithashtu një krem specifik me retinoid, që aplikohet për gjashtë muaj çdo ditë përgjithësisht është efikas për të minimizuar dhe zbehur shenjat e plasaritjeve ngjyrë rozë te afërsisht 80 për qind e grave. Trajtimi me laser kundër shenjave të kuqe gjithashtu mund ta largojë ngjyrën. Por nëse shenjat marrin ngjyrë të argjendtë, laserat, e çdo lloji, janë ndoshta nga të paktat zgjidhje që mund të ndihmojnë. Disa seanca mund t’i zbehin shenjat tek rreth gjysma e njerëzve, sipas dermatologëve.

AKNET SHPËRTHEJNË PAPRITUR E PAPANDEHUR

Sikur të mos ju bezdisnin mjaftueshëm puçrrat që dalin në kurriz, shfaqen dhe aknet. “Lëkura është më e trashë në këtë periudhë dhe ka më pak enë gjaku, gjë që bën që dhe shërimi të jetë më i ngadaltë”, thonë specialistët. Ata këshillojnë ta lani fytyrën me një pastrues me benzoilperoksidi (mund t’ia kërkoni farmacistit). Por duhet të keni kujdes që këto kremra ose xhela të thahen plotësisht para se të visheni sepse mund të zbardhin rrobat. Ju mund të merrni në konisderatë edhe trajtimet me laser ose me mënyra të tjera, nëse mjekët jua rekomandojnë. Disa trajtime duhen përsëritur vazhdimisht ndërsa disa të tjera sjellin rezultat menjëherë, sepse hapin momentalisht poret duke

42

i zhbllokuar ato nga papastërtitë dhe bëjnë që të hyjnë rrezet me një gamë të gjerë e të shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë aknet.

JO KALLO, SHUALL THUAJ!

Takat e larta ose këpucët e parehatshme mund të kontribuojnë në formimin e kallove për shkak të fërkimit që krijohet. Por problemi, sipas specialistëve, mund të zgjidhet duke vendosur një shtrojë të hollë në këpucë. Ekzistojnë të disa madhësive, por edhe mund t’i prisni në mënyrë që të jenë të përshtatshme edhe për këpucët e prera te gishtat. Për të hequr kallot, në fillim vendosini në ujë të ngrohtë ose thjesht bëni një banjë të gjatë që të zbutet lëkura dhe pastaj fërkojini me gur sfungjeror ose me fasha që përmbajnë kremra antikallo. Më pas aplikoni një krem që përmban ure, e cila largon “qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën të duket e lëmuar”, thonë mjekët. Për një trajtim më intens, kërkojini mjekut tuaj një krem që përmban 40 për qind ure 6 për qind acid salicilik.

të kishit një pasqyrë që nuk zë avull në dush që të shikonit me kujdes gjithë zonën. Depilimi më i mirë arrihet duke e mbajtur briskun në drejtim të rritjes së qimeve, që zakonisht, do të thotë nga poshtë lart (Dhe pse kjo mund të shkaktojë irritime dhe rritje të qimeve nën lëkurë). Po të përdorni dy herë në ditë një krem farmaceutik, Vaniqua p.sh., për minimizimin e qimeve ai do ngadalësojë rritjen e qimeve, por specialistët kanë vetëm 3 fjalë për ato që këtë çështje e kanë vërtet shqetësuese: “laser, laser, laser”. 4 deri në 6 seanca janë standarde, por shumë paciente që depilojnë sqetullën janë të kënaqura që më përpara. Po megjithëse, rezultatet nuk janë të njëjta te të gjitha, “shumë persona marrin një rezultat të shkëlqyer pas 3 seancave, sepse qimet që dalin përsëri, dalin më të holla” dhe mund të pastrohen me mënyra të thjeshta, thonë specialistët.

QIMET E SAPODALA NË MJEKRËN E GEORGE CLOONEY? SEXY. NË SQETULLAT E TUA? JO. Tehu i një brisku të papërdorur (nëse ju përdorni brisk) mund të bëjë gjithë ndryshimin. “Shumë gra e lënë atë dreq brisku në tualet për ditë, javë e muaj të tërë”, nervozohen specialistët. “Për të pasur një depilim vërtet të pastër, brisku duhet të jetë i ri, kështu që shko në supermarket dhe bli një pako të madhe. Përdore njëherë dhe flake”, thonë mjekët dhe pse tjetër mesazh japin reklamat. Më e mira do ishte 3 qershor 2011


Dossier Udhëtim në pranverë

Në kopshtet e lulëzuara

E ÇLIRËT Miss Dior Cherie L’Eau, elegant, i freskët dhe i lulëzuar me gadrenie, aroma drurësh dhe me një fund të papërsëritshëm, që bashkohet me patchouli. Christian Dior Parfums.

NGA KOPSHTI DREJT E NË PARFUMERI: NJË BUQETË LULESH TË FRESKËTA DHE SHUMËNGJYRËSHE. SHIJOJE PRANVERËN MBI TRUP!

AMOUR FOU Parlez-moi d’Amour, është një eau de toilette romantike, tamam si një letër dashurie, nga e cila frymëzohet flakoni. Aromat? Jasemin, myshk, xhenxhefil dhe gjethe qiparisi. Nga John Galliano.

MINIMALISTE Eau d’Issey Floreale, krijuar në vitin 1992, vjen i rinovuar me aromat delikatë të esencave të luleve. Përbërësi kryesor është gonxhja e trëndafilit Firnat. Nga Issey Miyake.

INTIME Mon Jasmine Noir ka një zemër të sofistikuar lulesh, jasemin, cedër dhe zambak i egër. Një miks i gjallë, dedikuar për një grua të sigurt dhe dinamike. Nga Bvlgari.

FLOWER POWER! Daisy Eau So Fresh është fragranca e re Marc Jacobs, që bashkon aromën e trëndafilit të egër, qitros së kuq dhe kumbullës. Flakoni është i zbukuruar me gjashtë margarita.

AROMË VERE Eternity Summer është fragrancë floreale, e karakterizuar nga aroma të freskëta dhe diskrete zambakësh, vjollcash, koriandri, lotusesh dhe gardeniesh. Calvin Klein Parfume.

HIMN PËR BUKURINË Calvin Klein Beauty është një eau de parfum, që evokon feminilitet: nota kalie, jasemin dhe dru cedri, të mbyllura në një flakon.

43


Dossier Udhëtim në pranverë

E bukur në stinën e bukur

Kemi hyrë zyrtarisht në stinën e bukur dhe dielli i ditëve të ngrohta të josh drejt ngjyrave të ëmbla, që kanë lulëzuar në produktet e make up-it. Stilistët propozojnë. Kopjoni tendencat e reja

BUZË TË KUQE

Chubby Stick Moisturizing Lip është një laps që i bën buzët si qershi. Për një efekt spektakolar, mjafton pak shkëlqyes mbi të. Nga Clinique. MARC JACOBS PV 2011 Amosferë floreale dhe truk i rëndë: mbi pasarelë shohim sy të plumbtë, me efekt të fuqishëm dhe buzë bordeaux, shoqëruar me një shtresë të bollshme blushi rozë.

RIKTHEHET VJOLLCA SHPËRTHEN ÇIKLAMINI Sheen Supreme, në nuancën Behave Yourself, një buzëkuq i disponueshëm në 14 nuanca të ndryshme, që nga tonet e perlës deri tek të kremit. Nga MAC.

JIL SANDER PV 2011 Lëkurë e pastër dhe e paprekur, sy në gjendje natyrale, pa gjurmë grimi dhe fokusi bie tek buzët, me një nuancë rozëçiklamin me efekt mat.

44

Hijezues Luminizing Satin Trio n. BL308 – Bouqet, tre tonalitete të vjollcës me dy aplikues për të krijuar një make up në ngjyrë të thellë. Nga Shiseido. JASON WU PV 2011 Një vështrim magnetik: sfumime lejlaje me shkëlqim brilant dhe me ngjyrë më të çelët në zonën mbi qerpikët e sipërm.

3 qershor 27 maj 2011


NET TË PURPURTA

Cremeblend Blush në nunacë Poesy, blush në formë kremi si për fytyrën ashtu edhe për vështrimin, duke u përdorur si hijezues. Nga MAC CAROLINA HERRERA PV 2011 Trendi i kësaj stine që sapo ka nisur kërkon një make up me sy që nuk kalojnë pa u vënë re: fantastike dhe aspak të tepruara nuancat e kuqe me tone portokalli.

NË TONET E PJESHKËS

Rouge Pur Couture n.23 Corail Poetique, buzëkuq me nuancë të ëmbël korali, me bazë pigmentesh mikrokristaline. Nga Yves Sanit Laurent.

SI FLUTUR

La Rose Butterflies është një shkëlqyes universal me tone pastel, rozë dhe livandë. Mund të përdoret edhe si blush. Nga Lancome.

ALBINO PV 2011 Një pamje si kjo nuk mund të mos imitohet për stinën e pranverës. Buzë ngjyrë pjeshke me efekt shkëlqyes.

BLUGIRL PV 2011 Një look i freskët pranveror: flokë të kapur dhe të shtrënguar nga një foulard romantik, kombinuar me një make up të lehtë dhe të ëmbël.

ZHYTU NË BLU

Hijezues me efekt të mëndafshtë n.5 Italian Look, nuancë plot ngjyrë, blu xhins elektrike, që zgjat për orë të tëra. Nga Collistar. ROCHAS PV 2011 Këta po që janë sy të kaltër: truk blu elektrik me efekt mat dhe i sfumuar me teknikën e grimit smoky. Si ju duket?

45


Dossier Udhëtim në pranverë

1 NJË VAZO E LULËZUAR NË SALLON Tashmë ka arsye për ta dashur dy herë më shumë këtë kolltuk. Kolltuku dy vendësh BigBaboll është versioni i ri i kolltukut një vendësh Baboll (gjë e mirë kjo sepse njerëzit në shtëpi do ziheshin kush të ulej më parë në një kolltuk kaq të bukur dhe kështu të paktën kënaqen dy!). Janë përdorur elemente origjinalë në dizenjim duke e bërë një objekt vërtet unik dhe mahnitës: këmbët e shndritshme metalike, detajet kapriçoze “bobble” dhe dizenjot moderne drithëruese nga stilisti Ken Scott www.altamodaitalia.it

Çelin idetë e dekorit NGA BOTA E PASHTERSHME E RISIVE AJO E DIZAJNIT DHE DEKORIT, KEMI SJELLË DISA PROPOZIME PRANVERORE. NGA SALLONET E KOMPANIVE MË TË NJOHURA BOTËRORE DHE NGA DYQANET MË ROMANTIKE TË TIRANËS

4

2 NJË LULE E ÇELUR NË GARDËROBË Çdokush mund t’i japë pak ngjyrë gardërobës me këtë varëse plot ngjyra nga Bonaldo. Eos ka një dizenjo si lule që do sillte pak pranverë në stilin e arredimit. Dizenjoja unike e Mario Mazzer është surprizuese, me një formë të frymëzuar nga lotusi gjysmë i lulëzuar, gati për të varur trikot, xhaketat që mbahen në dorë këtë stinë. I realizuar me polietilen të shkrirë, varësja e xhaketave Eos ka një pamje moderne dhe vjen në ngjyra të bardha, gri të akullt, portokalli, jeshile, të kuqe dhe blu e hapur-nuanca shumë interesante për sallonin, dhomën e gardërobës apo verandën ballore. www.bonaldo.it

46

NJË FLUTUR MBI SHTRAT Kompania italiane inovatore Adele sjell këtë kokë krevati moderne... bashkë me ëndrrat e ëmbla të dizenjatorit. Mariposa e tejdukshme (spanjisht “flutur”) e karikon dhomën e gjumit me delikatesë dhe ëndrra. Kjo pjesë plotësuese është e ajërt e plot dritë, falë materialit të saj thuajse të padukshëm prej metakrilatesh, që përcjell një shkëlqim të zbehtë që e ndriçon tërë dhomën. Krahët kanë disa elemente të vogla që ndriçojnë me një dritë përrallore. Mariposa është ideale për dhomat e vajzave të vogla ose dhe për njerëzit ëndërrimtarë. www.adele-c.it

NJË RRUGË QUMËSHTI NË KOPËSHT

3

Kopshti mund të shihet në një dritë krejt tjetër, me këtë korridor ndriçues të realizuar nga një kompani inovatore për ndriçimin. Krijuesi Roberto Paoli është frymëzuar nga videoklipi i Michael Jackson për Billy Jean (ku lëvizjet e tij të kërcimit koincidonin me ndriçimin e dyshemesë), dhe kështu këto Jacko Steps u krijuan. Këto drita dyshemeje janë në grupe prej 5 copësh të lidhura me fill, të cilat mund të sistemohen në modele të ndryshme: si një bordurë lineare që ndan parcelat e mbjella me lule, ose si një korridor i ndriçuar tre “gure” i gjerë. Ky korridor i ndriçuar do shndërronte çdo kopësht në një oaz plot vezullim. Më shumë informacion gjeni në site-n me të njëjtin emër të kompanisë Serralunga.

27 maj 2011


Nga kopshtet e Parisit në shtëpinë tuaj Buqeta, kuti kozmetike, vazo dhe kompozime…gjithçka me lule. Ashtu siç është brenda mjediseve të Jardin de Paris. Frymëzohu për të sjellë dhe ti pranverë në shtëpinë tënde.

Jardin de Paris, Rr. Vaso Pasha

së ëmbël Shtëpia e stinëstë ma masë apo të gjyshes për

ët e tu, Mund të rrëmosh në dollap lce Casa. nverore. Ose të shkosh në Do pra të gjetur objekte të vogla t në saten ura dis qën në gjithmonë, ato të Dhe të gjesh lulet që lulëzoj të… qof o kud e sh porcelane filxhanë jastëkësh, të stamposura në

Dolce Casa, Rr. Vaso Pasha

47


Dossier Udhëtim në pranverë

Një shportë me pranverë Modelja: Iden HoxHa HaIr and Make up: MonIka “TrusT your HaIrdresser” sTylIng: enkeleda MeMIsHaj FoTograFIa: edvIna MeTa Kur ëmbëlsia e natyrës, ngjyrave dhe veshjeve krijojnë një përrallë. Kur sythat e luleve të qershisë dhe kumbullave shpërthejnë në ngjyra të buta dhe të ëmbla. Dhe kur gjithçka të fton t’i largohesh qytetit, atëherë krijohen imazhe të tilla. Me modë të ëmbël, tipike pranverore, make –up ujë e sapun, në har-

48

moni perfekte me barin dhe qiellin. Një cep i lulëzuar me pemë e lëndinë, ndërmjet Elbasanit dhe Tiranës, na i ofroi të gjitha sfondet perfekte, për të mbërthyer pranverën në fotografi, mes luleve të harlisura e jetëshkurtra dhe kohës së ngrohtë me diell të sapolindur. Ju servirim pranverë. Shijojeni! 3 qershor 2011


Fustani lamorous, Aftershock/G hyri S Rr. Myslym

49


Dossier Udhëtim në pranverë

Fustani Aftershock/Glamorous, Rr. Myslym Shyri

Pantallonat e shkurtra Amy Gee, 50 Euro/Alviero, pranë Librit Universitar; Xhaketa Amy Gee, 125 Euro/Alviero, pranë Librit Universitar; Kanotira Pamela, 79 Euro/ Alviero, pranë Librit Universitar

50

Bluza dhe varësja, 110 Euro/ Liu Jo, Vesa Center Pantallonat: Maeva/La Griffe, Rr. Vaso Pasha

3 qershor 2011


Fustani Aftershock/ Glamorous, Rr. Myslym Shyri

51


Dossier Udhëtim në pranverë

Fustani: Z igZag, 89.9 Euro/ Tres Jolie, Rr V aso Pasha

52

3 qershor 2011


Bluza 5.200 Lek/ Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha Jeleku 3.900 Lek/ Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha Pantallonat e shkurtra xhins 215 Euro/ Liu Jo, Vesa Center Këpucët Migato/Rr. Myslym Shyri

53


StilPersonal

Next Orinda VAJZA E ËMBËL E MUZIKËS, QË TANIMË PO SHFAQET EDHE SI PREZANTUESE E SUKSESSHME, NA KA RRËFYER DISA SEKRETE TË VOGLA TË PAMJES SË SAJ. VESHJA, GRIMI DHE KUJDESI PËR LËKURËN. JA KUJT I BESON ORINDA Çfarë nuk do vishje kurrë? Recipeta konike… hahaha… Nuk e di, vërtet. Nuk mund të them me bindje se çfarë nuk do vishja kurrë. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Parfumi. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Booo, nuk e di firmën, por nga ngjyra besoj se buzëkuqi i kuq. Ke një aksesor fatsjellës? Jo. Asnjë objekt nuk mund të më sjellë fat. Nuk besoj në të tilla bestytni. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Çdo pjese të trupit i kushtoj vëmendje, por me fytyrën merrem më shumë. Përdor linjën Clinique.

emisionin “Next”, nuk i rezistoj dot blerjes së dy veshjeve në muaj dhe ndjehem aq në faj shpesh herë , sepse në të shumtën e rasteve pendohem, por e marr veten me të mira, duke i thënë: “Mos e vrit mendjen, kjo ishte hera e fundit” . Stili yt me tre fjalë? Casual, colorful, strange.

Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Galliano për Dior, me Buzëkuqi i të gjitha kohërave për Orindën është pranverë-verë 2011. sigurisht ai klasiku. I kuqi Më pelqen Galliano pa fund, mënyra se si ai i sjell veshjet është ndryshe nga çdo stilist tjetër. Ngjyrat që ka përzgjedhur për këtë sezon janë shumë të bukura dhe i gjen edhe te stilistët e tjerë këtë sezon, por Galliano është ndryshe. Linja e Guess Jeans për këtë sezon është fantastike. Dhe mezi pres të vesh fustanet me topa Ray Ban është marka e syzeve që Orinda  . Dsquared2 preferon sjell gjëra të bukura për se-

Jean Paul Gaultier- Clasique, Thierry Mugler- Angel dhe Miss Dior Cherie janë aromat që përkëdhelin nuhatjen e Orindës

Parfumi i preferuar? Jam në trilemë . Jean Paul Gaultier-Classique, Thierry Mugler - Angel, Miss Dior Cherie. Këto janë të preferuarit e mi, nga një listë e gjatë parfumesh që mbaj dhe më pëlqen t’i pershtas me veshjen...  . Bëj shaka… Blerja e fundit? Fustan alla Coco (nuk e kujtoj firmën), xhinse, bluzë (Guess). Meqenëse vishem çdo ditë me veshje që vijnë nga qendra tregtare, për

54

27 maj 2011


zonin pranverë-verë, që më pëlqen pa masë, edhe më shumë kur tendencat e modës plotësojnë dëshirat e mia… Këpucët dhe çanta kult? Nuk kam ndonjë stilist që më pëlqen në veçanti për këpucët, ndërsa për çantat nuk do zgjidhja stilist më të mirë sesa babain tim, që prej vitesh ka krijuar me shumë mjeshtëri çantat për mua. Pra, mban firmën Huta…

Jo, nuk jam tipi që i ndjek me përpikmëri tendencat për ngjyrën e flokut. Duhet të bindem për shumë kohë, në rast se dua të ndryshoj ngjyrën e flokut. Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Jo, nuk kam përdorur maskë frutash në shtëpinë time. Nuk ekspeimentoj me këtë pjesë të trupit.

Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila “Mezi pres është veshja e të vesh parë që të vjen në mend? fustanet Fustan… fustan me topa” dhe vetëm fustan. Për mendimin tim, kjo është zgjidhja.

Thonjt onjtë, natyralë apo fals? Natyralë, por me përkujdesjen maksimale të manikyristes. Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Sport. Asgjë nuk e shmang më shpejt sesa palestra apo vrapi celulitin.

Tre produktet bazë të grimit Produktet e linjave Dior ose Clinique kanë rezultuar të suksesshëm tek unë. Make-up, rimel, shkëlqyes ose buzëkuq.

Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Ray Ban, here pas here Vogue.

Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë?

“Uniforma” e fundjavës? Nuk ndryshon shumë nga ajo e javës. Maksimumi, ndryshimi duket te xhinset e gjera dhe bluzat sport me ngjyra.

Tre produktet bazë të grimit: make up, rimel, shkëlqyes nga Dior ose Clinique

Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Çdo bizhu merr rëndësinë e vet,

Galliano, Disquared2 dhe Guess Jeans kanë ngacmuar imagjinatën e Orindës këtë pranverë

nëse kombinohet mirë me pjesën tjetër të veshjes. Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Xhinset nuk i mbaj vetëm në fundjave dhe i vesh të gjitha modelet. Ndjehem më shumë komode me të gjera, sepse mund t’i kombinoj më lehtë dhe të mos e vras shumë mendjen nëse kam shtuar ndonjë kilogram më shumë …

55


Natalie Portman dhe Ashton Kutcher në filmin “No strings attachet”

Këmishën? Vidhja atij! Ose merrja borxh. Sepse një këmishë mashkullore, ndryshe nga sa mund të mendosh, është sensuale dhe femërore. Pse kot i veshin këmishat e të dashurve ato vajzat në të gjithë filmat amerikanë. Si Natalie Portman, për shembull. Ah, nuk ke një të dashur? Punë e madhe. Mjafton këmisha… e cila nuk vishet vetëm pasi je zgjuar në mëngjes në shtratin e tij.

56

EKSPOZO LËKURËN

Jo vetëm tënden, duke lënë këmbët jashtë. Por kombino këmishën e bardhë me veshje të lëkurta. Si Hermes.

COW GIRL

Kombinuar me lëkurë kafe, rrip të trashë me tokëz të madhe dhe thekë, që bien mbi gju. Nga Ralph Lauren. 3 qershor 2011


Stil Alla-garçon VETËM KËMISHË

Një detaj 100 për qind mashkullor, që mbulon bustin, por zbulon pjesën më joshëse dhe femërore, këmbët. Martin Margjela.

NË TË MËNDAFSHTA

Si në sfilatën e Dries Van Noten. Kombinuar me pantallona mëndafshi, sandale me ngjyrë dhe kuletë mbrëmjeje.

E AJËRT

E bardha është ngjyra e stinës së ngrohtë. Nuk duket kurrë e tepërt edhe nëse e gjithë veshja është e bardhë. Nga Michael Kors

SI ÇUN

Të gjithë detajet mashkullore, por me sharm tërësisht femëror. Jo vetëm këmisha, por i gjithë look-u është i frymëzuar prej tij. Nga Paul Smith

SI JONIDA DHE MANJOLA

Nuk është një truk. Kësaj radhe as Jonida Maliqi e as Manjola Nallbani nuk janë kuruar me veshjet e ndonje butiku sa për të pozuar para aparatit fotografik. Këmishat e bardha secila i ka marrë në gardërobën e shtëpisë, por ama nga ana ku qëndrojnë varur veshjet e bashkëshortëve. Shshshtttt është sekret...

57


Stil Yje blu

ME SHTRAT TË ULËT PËR AKREPIN OSE TË ZBARDHURA PËR BINJAKËT. THONI ÇFARË SHENJE JENI DHE DO JU THEMI ÇFARË XHINSESH TË VISHNI. NA VIJNË NË NDIHMË YJET (EDHE HOLLIWOOD-IANET) Jennifer Garner

Gwyneth Paltrow

DASHI Është shenja që nuk duhet të pyesë kurrë. Me grintë, shpesh pak Neanderthal, është mirë me xhinse të ashpra, “të vërteta”, komode. Me zinxhir (për djalin) për të lehtësuar marrëdhëniet e tij pubike.

PESHORJA Preferon modelet e çmuara, me ngjyrë të njëtrajtshme. Edhe më mirë nëse janë të firmuara nga stilist (i shtrenjtë). Të zbardhura? Si të vjetra? Të grisura? Absolutisht jo! Ato ia lënë shenjave më popullore.

Penelope Cruz

Julia Roberts

DEMI Sexy dhe çlirues ferromonesh, duket bukur me xhinse moderne që bien në sy, që vënë në pah faktin se kodrat e pasme janë në lulëzim. Shtrat i ulët? Në rregull, por jo kur sipër ke vënë bark.

AKREPI Model me shtrat të shkurtër, për të vënë në pah kërthizën e asaj dhe kraharorin e fuqishëm të atij. Edhe më mirë nëse kanë shirita të dukshëm në xhepa për të theksuar format e rrumbullakosura.

Angelina Jolie

Julianne Moore

BINJAKËT Rinorë deri 120 vjeç, sikur ta shpenzonin të gjithë rrogën për vitamina, Binjakët kërkojnë xhinse të zbardhura. Prerja e drejtë iu përshtatet. Ndoshta me ndonjë qëndisje.

SHIGJETARI Xhinset ideale? Komode, për të fshehur kofshët që në dy shigjetarë nga tre kanë pak formë balone. Një material stil wild west është ideal ndoshta dhe me një prerje casual, më shumë se sa koleksionet spitullaqe.

Gisele Bundchen

Kate Moss

GAFORRJA Ka ijë të gjëra dhe pjesën e barkut që tenton të rrumbullakoset, por imazhi është i kuruar dhe format janë të buta. Për të dy, më mirë një palë xhinse komode, klasike, edhe pak të gjëra poshtë…

BRICJAPI Prerje e drejtë ose tub, Bricjapi eklektik mban xhinse markë dhe shumë të shtrenjta nëse ia dhurojnë. Pak më të lira, të blera në dyqane të thjeshta nëse ai ose ajo i blen vetë.

Madonna

Jennifer Aniston

LUANI Të fortë dhe me trup të formuar, luaneshave dhe luanëve u pëlqejnë xhinset seksi pavarësisht nga forma, ngjyra, lartësia e shtratit. Në disa raste vajzat nuk i refuzojnë teminat apo gurët.

UJORI Adhuron stilin hippie, që bëhen të gjëra në fund, me thekë, me ndonjë qëndismë, dizenjo, aplikacion lëkure. Shtrati i lartë apo i ulët nuk bën asnjë ndryshim dhe marka që dallohet në etiketë është fakultative.

Beyonce Knowles

VIRGJËRESHA E prerë, shpërthyese dhe energjike do kërkojë një palë xhinse të forta, jo shumë të shtrenjta, por të përthyera në mënyrë të përpiktë. Pa grisje apo qëndisma. Të thjeshta!

Drew Barrymore

Xhinset: Liu Jo / Vesa Center

58

PESHQIT I duan të bardha e komode, si retë në të cilat vënë shpesh kokën. Por në fund vajzat peshk parapëlqejnë të veshin funde. 3 qershor 2011


59


Stil Në pafajsi

Mos gabo me

TË BARDHAT

sh Pantallonat e bardha. Ku në a till të ë pal një nuk i ka k nu sh ku e Dh ë? gardërob e rën ny më r pë me ka dyshi tetë, kombinimit? Është e vër ë pantallonat e bardha jan ë Nj . ate lik de më shu vërtet ë fije e hollë e ndan një gaf , ku nga një look i këndshëm onë protagoniste ngelen gjithm ët dit pantallonat e bardha. Në një r me diell janë perfekte pë të mos veshje pranverore. Po si mgaboni me to? Ja disa ko at e binime që vijnë nga sfilat dhe 11 sezonit pranverë-verë 20 nd të dy propozime se ku mu a në gjeni pantallona të bardh këtë stinë

Liu Jo Vesa Center

60

Amy Gee tek La Griffe

3 qershor 2011


Dr. Hamid Peseschkian (Gjermani)

Dr. Thomas Becker (Gjermani)

Arno Remmers (Gjermani)

Gabriela Hum (Rumani)

Dr. Nawid Peseschkian (Gjermani)

Enver Cesko (Kosovë)

Dr. Ivan Kirillov (Rusi)

Dr. Gabriele Emmerich (Gjermani)

Dr. Maxim Goncharov (Rusi)

Christian Henrichs (Gjermani)

Dr. Gunther Huebner (Gjermani)

Dr. Sheyda Rafat (Gjermani)

Institucionet zbatuese: Universiteti Europian i Tiranës (UET) dhe Akademia për Psikoterapi e Visbadenit (www.wiap.de ) në bashkëpunim me Shoqatën Botërore për Psikoterapi Pozitive (WAPP), Akademinë Ndërkombëtare për Psikoterapi Pozitive (IAPP – Fondacioni Peseschkian),Shoqatën Gjermane për Psikoterapi Pozitive dhe Transkulturore (DGPP) dhe Federatën Evropiane të Qendrave për Psikoterapi Pozitive (EFCPP).

Grup i fokusuar Stdentët dhe personat me formin në shkencat humane dhe me interes për t’u bërë Këshillues Psikologë, Psikoterapistë, Këshillues për fëmijët dhe të Rinjtë, Psikologë Klinikë, Këshillues në Familje dhe në Shkollë, Trajnerë, Menaxhues Konfliktesh ose fusha që lidhen me to, dhe që duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në teoritë moderne psikologjike dhe psikoterapeutike të orientuar nga kërkimi.

Gjuha e punës është anglishtja. Kredite: 120

Qëllimet dhe objektivat e Programit Mësimor të Gradës Master

PËRSHKRIMI I KURSIT

Pjesëmarrësit në këtë Master të Shkencave do të mësojnë dhe përgatiten të ofrojnë:

Kërkesat: Të paktën, BA ose BSc në shkenca sociale, këshillim, shkenca humane, fusha e psikologjisë, arsimit, shëndetit ose e mjekësisë Pjesëmarrësit: 30 pjesëmarrës (pjesëmarrësit do të intervistohen para pranimit për në programin M.Sc.) Orari: Çdo muaj një modul trajnimi 5-ditor ( 24 module në total) Kohëzgjatja: 2 vjet (24 muaj) Kostoja: 3.500 € në vit / 7.000 € në dy vjet Gjuha: Anglisht (aftësi në të folur, lexuar dhe shkruar në gjuhën angleze është një kusht i pashmangshëm për pjesëmarrejn në program)

► Këshillim, trajtim dhe psikoterapi për individët, familjet, grupet dhe organizatat; ► Parimet e terapisë së traumave dhe të ndërhyrjes në rastet e krizave; ► Terapi familjare dhe këshillim; ► Menaxhim konflikti në rastet e konflikteve individuale, të grupit dhe etnike; ► Mbështetje këshillimore në një shoqëri në tranzicion; ► Psikoterapi individuale afatshkurtër;

Pas diplomimit, dy vite praktikë profesionale e mbikëqyrur në një klinikë psikiatrike, qendër mjekësore ose një qendër psikoterapie do të jetë e mjaftueshme, përveç Gradës Master dhe punës si Psikoterapist në përputhje me standardet ndërkombëtare të Shoqatës Botërore për Psikoterapi Pozitive (shih: pwww.positum.org). Ky program Master është një pjesë kryesore e Certifikatës Evropiane të Psikoterapisë (ECP) të Shoqtës Evropiane të Psikoterapisë (shih: www.europsyche.org). Certifikata Evropiane e Psikoterapisë është hapi i parë. Mbajtësit e saj mund të aplikojnë përmes WAPP për Çertifikatën Botërore të Psikoterapisë të Këshillit Botëror të Psikoterapisë (WCP) (shih: www.worldpsyche.org). Të gjitha lëndët do të zhvillohen në gjuhën Angleze nga Pedagogë të WISBADEN ACADEMY OF PSYCHOTHERAPY. Numri i pjesëmarrësve në këtë Master Shkencor është i kufizuar. Shënim: Njohuritë e çertifikuara pranë Qendrës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive do të konvertohen në kredite në lëndet përkatëse të Masterit.

► Njohuri të thelluara mbi metodat komplementare të aplikueshme psikoterapeutike dhe të këshillimit; ► Parimet e këshillimit të orientuar ndaj resurseve në investigimet shkencore dhe studimet e fushës; ► Njohuri të thelluara shkencore dhe aftësim profesional si psikoterapistë dhe këshillues.

Për informacione të mëtejshme si dhe për shprehjen e interesit për t’u përfshirë në Master Shkencor dhe Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive, drejtohuni tek adresa elektronike: 61 http://www.uet.edu.al - mshpsikoterapi@uet.edu.al Tel: 00355 689019428


StilShopping

KAPRIÇO PRANVERORE

Tres Jolie 1500 lekë

Ku të gjesh trendet më të reja të pranverës? Ku të kërkosh lookun ideal, ngjyrat që urdhëron stina, prerjet dhe dizenjot e sezonit të ri? Kemi bërë ne për ju shopping një pasdite. Dhe nga dyqanet më “in” të kryeqytetit, ju kemi sjellë propozimet e look-ut pranveror

Tres Jolie 1800 lekë

Tres Jolie Best Manerd, 9800 lekë

In Style By Genta 5.500 lekë

Amy Gee -La Griffe 62

3 qershor 2011


In Style By Genta, 1200 lekë

Amy Gee La Griffe

Liu Jo 175 euro

Derby tek Liu Jo 120 euro

In Style By Genta, 4500 lekë Alviero Martini

63


28 maj - 4 qershor 2011 DASHI

21 mars – 19 prill Shkrimtari anglez i shekullit të 16-të John Heywood ishte një burim proverbash. Të paktën 20 prej tyre përdoren edhe sot: “Larg syve, larg zemrës”, “Roma nuk u ndërtua brenda një dite” dhe “Nuk mund të kesh edhe faqoren plot, edhe gruan e dehur”. T’i them këto, Dash, sepse kam përshtypjen që tani je në një fazë heywood-iane. Gjatë javës në vazhdim, me siguri do të nxjerrësh në dritë një pasuri të tërë parandjenjash që do të të shërbejnë për shumë kohë.

GAFORRJA

21 qershor - 22 korrik E keni parasysh kur të panjphurit të drejtohen duke të thirrur “Zonja X”, të japin të njëjtën ndjesi që provohet kur kasierja e supermarketit të thërret “Zonjë”. Personalisht ndihem sikur më kanë rrasur një tortë surratit, sikur dikush më ka goditur imazhin e shpenguar që unë kam për veten me një shpëlarje të padëshirueshme dinjiteti dhe dekori bashkë. Të jemi të qartë: unë nuk jam një zonjë. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë. Për sa i takon sfidave të javës, Gaforre, parashikoj që edhe ti mund të ndihesh e shtrënguar të jesh formale dhe e kontrolluar. Por, kjo do të të çonte në drejtim të kundërt të asaj ku duhet të shkosh.

PESHORJA

23 shtator - 22 tetor Nuk ka shumë episode argëtuese në Bibël, por një rast që bën përjashtim është ai kur Zoti i thotë Abrahamit që ai dhe gruaja e tij Sara, më në fund, mund të konceptojnë fëmijën e tyre të parë. Abrahami fillon shpërthen në të qeshura, sepse ai vetë është 99 vjeç dhe Sara 90. Kam përshtypjen se Zoti është duke të dërguar një mesazh humoristik, Peshore. Për të mirëpritur këtë shaka kozmike me qetësinë që i takon, sigurohu fillimisht që të mos e marrësh shumë seriozisht.

BRICJAPI

22 dhjetor - 19 janar Tek Teeteto i Platonit, Sokrati flet me përçmim për disa njerëz që janë “eu a-mousoi”, një term antik grek që do të thotë “lumturisht pa muzë”. Iu referohet materialistëve, të cilët nuk kanë etje për frymëzim dhe as nevojë për inteligjencë shpirtërore. Sipas parashikimit tim, Bricjap, në javët në vazhdim nuk mund të lejosh të jesh “eu a-mousoi”. Kënaqësitë mondane nuk do të mjaftojnë për të ngopur zemrën tënde. Edhe për tu zgjuar mëngjeseve do të kesh nevojë për shtysën e ardhur nga një ëndërr e bukur, apo nga një shpresë e madhe.

64

DEMI

20 prill - 20 maj “Nëse do përgatisnim një tortë me mollë nga fillimi fare, para së gjithash të shpiknim universin”, thotë astronomi Carl Sagan në librin e tij “Cosmos”. Me fjalë të tjera, torta nuk mund të ekzistojë për sa kohë nuk ka një yll rreth të cilit rrotullohet një planet ku janë zhvilluar krijesa inteligjente dhe rriten mollë. Kije parasysh Dem, teksa ndjen se je gati të manifestosh ekuivalenten tënde simbolike të tortës me mollë. Në një farë mënyre duhet të krijosh zanafillën e një bote që është gati të pjellë mendjen tënde.

LUANI

23 korrik - 22 gusht Tek “Liza në botën e çudirave”, në një farë pike, një zog që flet, me emrin Dodo, organizon një garë me rregulla të çuditshme. Secili vrapon për ku të dojë dhe vendos se kur e fillon dhe kur e mbaron turravrapin. Natyrisht që në fund të garës është e pamundur të kuptosh se kush mbërriti i pari, kështu që Dodo-ja vetëdeklarohet fitues. Të ftoj të marrësh pjesë në aktivitete të tilla në javët që do të vijnë, Luan. Është një moment i mirë për të korrur fitore argëtuese dhe suksese të thjeshta, jo vetëm për veten tënde, por edhe për gjithë të tjerët.

AKREPI

23 tetor - 21 nëntor Askush, në gjithë rrotën e historisë, nuk ka mundur të pijë të gjithë sasinë e një shisheje me ketchup, me përmasa të zakonshme, në më pak se 39 sekonda. Kështu thotë Guinness-i i primatëve. Por, sipas meje, një Akrep kokëshkretë mund ta thyente shumë shpejt këtë rekord. Tribuja jote ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe gati të mbinatyrshme për të shkëputur me shpejtësi esencën e çfarëdolloj gjëje. Ke instinktin e një fshese me korrent. Di se si të thithësh (në kuptimin e mirë të fjalës), dhe nuk heziton ta bësh këtë për të marrë thelbin e asaj që të duhet.

UJORI

20 janar - 18 shkurt Në “Libri i qenieve imagjinare” Jorge Luis Borges shkruan: “Chang Tzu, një burrë luftëtar, me shumë zell e vështirësi, pas tre vjetësh arriti të mësonte artin e vrasjes së dragonjve. Por gjatë gjithë jetës së tij nuk pati asnjëherë rastin të vinte në provë aftësitë e tij”. Po ta them këtë, Ujor, se ndoshta edhe ti po përgatitesh të mundësh një kafshë që nuk ekziston. Për fat, je edhe përsosmërisht në gjendje për ta kuptuar këtë, për të ndërprerë menjëherë këtë nismë të kotë dhe për të fokusuar energjitë e tua drejt diçkaje më me vlerë.

BINJAKËT

21 maj - 20 qershor Wikipedia thotë: “Lindja e diellit nuk duhet ngatërruar me agimin, që është momenti kur kurora e diellit prek horizontin”. Sepse lindja e diellit vjen përpara se të duket dielli vetë. Është një dritë e zbehtë, e bardhë, që shfaqet si nga hiçi dhe ngjyros të zezën e natës. Binjakë, situata në të cilën ndodhesh tani është e ngjashme me orën e fundit përpara se kurora e diellit të shfaqet. Kur të shquash këtë dritë të zbehtë, mos e ngatërro me yllin tonë, mos vepro para kohe. Prit deri sa të shohësh me të vërtetë kurorën e tij të artë.

VIRGJËRESHA

23 gusht - 22 shtator Në librin “The rough guide to climate change”, Bob Henson flet për “pesë vende që duhen vizituar para se ngrohja globale t’i shkatërrojë”. Një prej tyre është Colorado Rocky Mountain national park. Pemët të tij po shkatërrohen nga koloni insektesh, popullimi i të cilave, para se klima të ndryshonte, ishte mbajtur nën kontroll prej ngricave dimërore. Shkëmbi i Madh Koralor australian dhe akujt alpinë të Zvicrës janë dy bukuri të tjera që po transformohen. Virgjëreshë, asgjë nuk mbetet përgjithmonë njësoj. Ky është një moment i shkëlqyer për të shfrytëzuar “mrekullitë” që janë duke u transformuar.

SHIGJETARI

22 nëntor - 21 dhjetor

“Nuk jam shumë supersticioz”, ka thënë Michael Scott, bosi i Dunder Mifflin në serialin televiziv The Office. “Jam vetëm lehtësisht supersticioz”. Sipas meje, Shigjetar, në javët në vazhdim nuk duhet t’i lejosh vetes të jesh as lehtësisht supersticioz. Sepse ke fatin e mirë të çlirohesh, më në fund, nga disa frikëra të tuat iracionale, disa teori të pabazuara dhe fetisheve të pandreqshme. Nuk jam duke thënë që ke dhunti të jashtëzakonshme, më shumë se kushdo tjetër. Vetëm se tani ke më shumë fuqi sesa ne të tjerët për të thyer magjinë e tyre.

PESHQIT

19 shkurt - 20 mars Do të shohësh një lepurush që frikëson një gjarpër? Kërko këtë video në YouTube: _Ez5QPW-ku4. Nëse për ndonjë problem teknik nuk e sheh dot, atëherë mbylli sytë dhe imagjino një lepurush të adhurueshëm teksa bezdis kaq shumë një gjarpër dy metër të gjatë, derisa e katandis që t’ia mbathë majë një peme. Kur të kesh këtë sekuencë në mendje, shpresoj të gjesh forcën të tentosh edhe ti një invers të roleve në sferën tënde personale. Mos bëj asnjë budallallëk, si t’i pështysh në fytyrë një Hell’s Angel në një bar për motoçiklistë. Zgjidh më mirë një version metaforik të këtij veprimi. 3 qershor 2011


sh

të MesFle

Sepse të dua

Guillaume Musso 334 faqe Çmimi: 1000 lekë Shtëpia botuese: Bota shqiptare Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëritjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në heshtje dhe mister të thellë. Lumturisë së gjetjes së saj i shtohen shumë pyetje: Ku kishte qenë Lajla gjatë gjithë kësaj kohe? Me kë? ...Sidomos: Pse u kthye?

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla dhe të gjitha janë gjëra të vogla Richard Carlson OMBRA GVG 254 faqe Çmimi: 600 lekë

Ekziston një mënyrë tjetër se si e vendosim lidhjen me jetën –një mënyrë më e butë, më e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më shumë të kuptueshëm. Kjo mënyrë tjetër e të jetuarit përfshin të zëvendësosh shprehitë e vjetra të reagimit, me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi të reja na mundësojnë për të pasur një jetë më të larmishme dhe të bukur.

Në feminizmin modern të “Xhunglës së buzkuqeve”

Stili i lehtë, zbavitës, trajtimi me humor i shumë situatave e bën këtë libër të duket disi sipërfaqësor. Por ama eshte një “luftë” për arritje, për të dalë mbi të tjerët, për t’i treguar botës se femrat dinë të qeverisin, janë të zonja t të punojnë dyfish më fort se meshkujt, të bëjnë aleanca dhe të ndihmojnë njëra -tjetrën, që fuqia e një gruaje nuk vjen kur është e rrethuar nga burrat, por kur ka përreth të tjera gra NGA AIDA BARO * Kur kohë më parë lexoja një ditë mund t’i humlibrin “Një grua e dorëzuar” basin, shqetësimin për të shkrimtares dhe një prej mungesën e dashurisë përfaqësueseve më në zë së vërtetë dhe romancës, të feminizimit Simone de tmerrin nga shkatërBeauvoir, ndjesi të ndryshme rimi i familjes dhe nga pështjelluese më pushtonin. divorci, drithërimin dhe Nga njëra anë keqardhja për mposhtjen e idesë se vetminë dhe sakrificën për sado lart të ngjiten femfamiljen që një grua është rat, prapë do të jenë një e aftë të bëjë, nga ana tjetër shkallë më poshtë se meshzemërimi dhe njëfarë vetëdije kujt. Dhe pyesin veten: vërtet ia që një grua mund të bëjë shumë më vlen gjithë ky stërmundim? tepër se të jetojë vetëm për burrin e Faqe pas faqeje, gjatë leximit dhe fëmijët, që një grua më së pari është perkthimit, zbulova se stili i lehtë, njeri, është një individ me të drejtat e zbavitës, trajtimi me humor i shumë veta për të pasur një karrierë, për të situatave e bën këtë libër të duket pasur një jetë të plotë dhe për të qenë disi sipërfaqësor. Por ama eshte një e realizuar në çdo drejtim. “luftë” për arritje, për të dalë mbi të Dhe të tilla janë vajzat e Candace tjerët, për t’i treguar botës se femrat Bushnell në romanin e saj “Xhungël dinë të qeverisin, janë të zonjat të buzëkuqësh”. Ato janë tre femra në të punojnë dyfish më fort se meshkujt, dyzetat, i lidh një shoqëri e vjetër me të bëjnë aleanca dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën, janë të zgjuara, të bukunjëra-tjetrën, që fuqia e një gruaje ra, të hareshme, të talentuara, të suknuk vjen kur është e rrethuar nga sesshme falë punës së tyre të palodburrat, por kur ka përreth të tjera hur dhe të vendosura për të sunduar gra, po aq të forta, entuziaste për qytetin më të fuqishëm të botës, Nju jetën, eshte pikërisht sindroma e Jorkun. kohës sonë. Niko O’Nilli, kryeredaktore e reShpresoj që kushdo që mund ta vistës “Bonfire”, Uendi Heilli, presimarrë në dorë romanin “Xhungël dente e shtëpisë së filmit “Parador buzëkuqësh”, të reflektojë përtej koPictures” dhe Viktoria Ford, stiliste e pertinës, për forcën e jashtëzakonfamshme me një kompani modeste, shme shpirtërore e profesionale, por të vetën, kanë arritur, në njëfarë për guximin për të arritur majat, mënyre, ato çka shumë femra apo aftësinë për të përballuar dhembjen dhe meshkuj ëndërrojnë përditë: e lodhjen, dhuntinë për të pajtuar e paga të majme, jetë sa nga Manpër t’ia dalë mbanë si në karrierë, hatani në jahte luksoze, kanë ndisi në familje, kërkimin e lumturisë, kim dhe fjala u dëgjohet në rrethet gabimet dhe brerjet e ndërgjegjes më të larta njujorkeze, por përgjatë të asaj krijese të brishtë me emrin: gjithë romanit, rrjedh një element i Grua! fshehtë, që ato e shfaqin vetëm me * përkthyese njëra-tjetrën: frikën se këto të mira

65


En privé jtAve të grAve, Aktiviste e të dre dAgoge në sociologe dhe pe opiAn të tirAnës. r v e n ti e it s r e iv n U t” e sAj… ZbUloni “sekrete

j a n a D a r i Erm Tipari kryesor i karakterit tuaj? Të qenit pasionante. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Të qenit pasionante…! Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Faktin që e kam të vështirë të them “jo”. Terapia juaj kundër stresit? Bisedat me njerëzit e mi më të dashur. Cila ëshë gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Njerëzit që dua dhe i kam pranë. Tre detajet bazike të veshjes suaj? Ngjyrë e zezë, jo shumë “elegante”, sipas standardeve shoqërore të elegances, pak gotike. Ç’është eleganca për ju? Është diçka që ndryshon me kohën dhe nga shoqëria në shoqëri. Për këtë arsye, prej shumë vitesh, eleganca për mua është mënyra e të veshurit, folurit, krehurit, etj., me të cilën unë ndjehem mirë… dhe kaq.

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Janë dy personazhe librash, të dy me emrin Andrea, por të ndryshëm nga njëri–tjetri. Andrea tek «Nata e Ustikës» e Petro Markos, dhe Andrea tek «Lufta dhe Paqja» e Tolstoit.

të mos shajnë dhe diskriminojnë të tjerët.

Dhurata që ju pëlqen të bëni? Më pëlqen të bëj dhurata shpesh, por nuk kam ndonjë preferencë. Por, tani që e mendoj, kohët e fundit kam bërë kryesisht libra.

Bëni bilance në fund të ditës? Jo, se shumica do jenë negative.

Për ju, luksi është…? Diçka e panevojshme dhe një mënyrë e pavlefshme për të shpenzuar para, kohë dhe energji. Talenti që do të doje të kishe? Të flisja gjithë gjuhët e botës. Deri ku do arrinit për dashurinë? Deri sa të mos e humbisja. .

Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Për sa kohë i kam marrëdhëniet e mira me veten, edhe me pasqyrën i kam të tilla.

Fjalët që ju hutojnë? “Bëj ç’të duash”, “Nuk më intereson”, “Vrit veten po deshe”, e të tjera shprehje të ngjashme me këto, të cilat më shumë se më hutojnë, më nevrikosin.

Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Klint Eastëood, Charlie Chaplin dhe Roberto Benigni.

Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? Mjafton të mos shprehin paragjykime,

66

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit? Nuk kam asnjë merak për ndonjë epokë tjetër. Më plotëson kjo ku po jetoj.

Ju trembin vitet që ikin? «Ikjen e viteve» e përdor më shumë si batutë. Ende nuk kam filluar t’i ndjej ato shumë që kanë ikur. Frika duhet fshehur? Unë kam shumë frikë t’i fsheh ndjenjat, përfshirë dhe frikën. Vdekja ju tmerron? Duke ditur që do të ndodhë një ditë, nuk kam pse të tmerrohem nga vdekja ime. Më tmerron vdekja e njerëzve që unë dua. Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Nuk i shoh të ndara nga njëra-tjetra, s’ka pse njëra të përjashtojë tjetrën. Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij? Leon. 3 qershor 2011


67


MA X ANDCO.COM ADRESA: RRUGA VASO PASHA 7/1 TIRANE

Nr. 1, Viti I botimit 3 Qershor 2011 Çmimi 300 Lekë

Nr. 1, Viti I botimit 3 Qershor 2011 Çmimi 300 Lekë

TEL: + 355 4 2272 882

KINKALERI DIANA ÇULI

Përtej trotuarit ILVA TARE

Tonight ngjarjet e javës, psikologu dhe juristi

Dossier

Udhëtim në pranverë Personazhe, stil, këshilla

Ditar

Zana Turku, jeta në foto

Moda

Botim i Media MAPO shpk

Elia Zaharia

Ditari i Princeshës Jeta e ëmbël në oborr

Trendy me këmishën e atij


Madame Mapo