Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

rrënjët shkodrane të ramës dhe ambicia për 'rozafën' e jozefinës Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 11 mars 2013. Numër 853. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Harta e re e pronave, ulet 5-fish fatura e kompensimit financiar

pranga kryebashkiakut

Nevil Dede: Roshi më tha, çfarë ke me komunistët dhe më goditi U denoncua nga trajneri i Tiranës, Nevil Dede, për kanosje dhe dhunë në pushimin e ndeshjes Besa-Tirana. Mbahet për disa orë në komisariatin e Kavajës e më pas sillet në Tiranë. Protestë në Kavajë për lirimin e Elvis Roshit, ndërhyjnë FNSH. Avokati: Kryebashkiaku më tha se arrestimi është inskenim politik. Dede tregon momentin kur është rrethuar nga një grup prej 20 vetash, të drejtuar nga kryebashkiaku Roshi. Skenën e panë i dërguari i FSHF-së dhe ndihmësi im. Nuk bëmë asnjë veprim, edhe kur na provokuan. Faqe 4-5

Atentat në Durrës, vritet 30-vjeçari i përfshirë në procesin “Malushi” Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro: Nga 20 miliardë dollarë që llogaritet borxhi i shtetit ndaj ish-pronarëve, me çmimet e reja kjo faturë nuk është më shumë se 4 miliardë USD. Harta e re e vlerave të pronave e ul ndjeshëm faturën për ish-pronarët, por nga ana tjetër krijon një problem shumë të madh edhe me kompensimin fizik të pronave.

Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Town hall-et janë intervistat e mia

reagimi Sali Berisha

Hallati 176

sipas meje Edison Ypi

ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 15 të Durrësit, kur Nikolin Prenga po kthehej në banesën e tij. Burime nga policia lokale bënë me dije se dyshimet e para mbi të cilat po orientohen hetimet janë ato të larjes së hesapeve. Grupi hetimor bën të ditur se në drejtim të 30- vjeçarit është shtënë me breshëri plumbash, kur ky i fundit po udhëtonte me mjetin e tij tip BMW... faqe 6

Ekzekutohet në Durrës 30-vjeçari Nikolin Prenga, i njohur për përfshirjen e tij në procesin e vrasjes së komisarit Gani Malushi. Atentati

Kreu i Shoqatës së Arkitektëve vret veten pas darkës me miqtë Agron Jano është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në zonën e ish-Bllokut. Policia dhe miqtë: Kurohej prej tri ditësh me ilaçe antidepresive. Familja, e tronditur nga akti i vetëvrasjes

I nderuar zotëri: Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me gërma kapitale....

S’ka parë bota llahtari estetike, ruse, kineze, koreane, kubane, komuniste, staliniste, maoiste, më të përbindëshme...

Nikolin Prenga u ekzekutua në pritë me 9 plumba automatiku. Ishte akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gani Malushit, por u shpall i pafajshëm. Policia: Po hetojmë në pistën e larjes së hesapeve

Kryetari i shoqatës së arkitektëve, Agron Jano, vret veten në mënyrë tragjike. 59-vjeçari Jano, që banonte

prej kohësh në zonën e ish-Bllokut, u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, kur Jano ndodhej në sheshin e pushimit të shkallëve, ndërsa bashkëshortja ndodhej brenda në shtëpi. Ai është hedhur që aty, ndërsa përplasja me tokën ka rezultuar fatale. Ende nuk dihen motivet e vetëflijimit të tij, por burimet e policisë dhe miq... faqe 6

kërkesa

Mospranim

Primalat: Fakte se Aflatoksina ishte një sulm i qëllimshëm, do i drejtohemi gjykatës Faqe 7

7

Mediu: PD të hartojë formulë të re parazgjedhore me aleatët

politikë

Kreu i PR: “…Mendoj se, nëse do të thellohemi dhe kemi mundësi për të gjykuar, ne mund të gjejmë edhe formula të një funksionimi racional. Nuk është shkrirje apo bashkim fizik i partive"

CMYK

editorial / 11

Faqe 16

HENRI ÇILI

Të gjitha sistemet politike kanë komunikim, debat dhe përballje kanë demokracitë Një letër miqësore e kryeministrit Berisha, drejtuar gazetës MAPO, në vijim të debatit të MAPO WEEKEND për përballjet televizive për këto zgjedhje, në fakt ka sjellë një kontribut esencial në raportin e ri të medias me politikën në Shqipërinë e 2013. Më shumë se kaq: prononcimi i Kryeministrit lidhur me këtë debat ka ngritur një pyetje të re: a ka ndryshuar raporti i politikës me median dhe korporatën e gazetarëve profesionistë në kushtet e mediave të reja, kur pak a shumë g jithkush mund të bëhet “gazetar” dhe gjithkush mund të ndërtojë “median e tij”. Siç dhe e rithekson në këtë letër, në përgjigje edhe të prononcimit të disa prej moderatorëve më në zë të...


2

afër/larg

1

Nevil Dede:

Atentat në Durrës

Fatmir Mediu:

Roshi më tha, çfarë ke me komunistët dhe më goditi

Faqe 4-5

PD të hartojë formulë të re Vritet 30-vjeçari i përfshirë parazgjedhore me aleatët në procesin “Malushi” Faqe 7

Faqe 6

“Megjithëse unë kam një lidhje gjaku me Shkodrën, gjyshja ime është motra e piktorit të madh Zef Kolombi dhe është figura qendrore e fëmijërisë time dhe e gjithë edukimit tim në fëmijëri”

Ju e patë fotografinë e shumë viteve më përpara, me portë, me varka, gjithë gjyshërit tanë atje në varkë. Sot liqeni në punën e vet, Shkodra në punën e vet dhe të dy papunë. Ne e kemi angazhimin shumë të qartë, shkodranët ta bëjnë zgjedhjen e vet të lirë si gjithmonë, por një sugjerim i imi është që këtë zgjedhje mos ta bëjnë si tifoz, as në emër të të shkuarës por ta bëjnë si qytetarë që kanë vendosur ta jetojnë këtë qytet dhe si njerëz që duan të zhvillohen duke zhvilluar Shkodrën. O një Shkodër që të ngjajë si posteri i Jozefinës, o një Shkodër që të ngjajë si arkivi i Marubit, zgjidhni e merrni vetë. Edi Rama në Shkodër

Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit në Shkodër

Rrënjët shkodrane të Ramës dhe ambicia për “Rozafën e Jozefinës” N

uk ka pasur ende replikë të drejtpërdrejtë, por qëndrimi dy ditorë i Edi Ramës në Shkodër e ka nga ngacmuar kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila i është përgjigjur me një set fotosh nga Piaca (Pedonalja) simbolike e qytetit të cilin e ndau në faqen e saj në Facebook. “Shkodra pas katër viteve do t’i ngjajë një fotografie të Marubit dhe jo më një posteri të PD-së”, sulmoi Rama në Konferencën Rajonale për Programin “Për një Rilindje Shqiptare”, zhvilluar në Shkodrën që është deri tani “Kala” e demokratëve dhe Topallit. Fotot që u postuan si kundërpërgjigje tregonin pedonalen në qendër të qytetit në kohën e qeverisjes së socialistëve dhe rrugën të rikonstruktuar gjatë viteve të PD- në pushtet. Titulli, “Shkodra e Marubit Modern” edhe pse nuk është vendosur nga vetë kryetarja e Kuvendit dhe figura kryesore e PD-së në Shkodër, ka qenë replika ndaj kësaj pjese të fjalimit të Ramës. Por apo tenton kryesocialisti të rrethojë dhe marrë “Rozafën” e Topallit? Lidhja me Shkodrën

E shtuna nuk ishte dita e parë e Edi Ramës në Shkodër, por ai gjeti pikërisht këtë të shtunë për t’u shfaqur si shkodran. “Megjithëse unë kam një lidhje gjaku me Shkodrën, gjyshja ime është motra e piktorit të madh Zef Kolombi dhe është figura qendrore e fëmijërisë time dhe e gjithë edukimit tim në fëmijëri”, ka thënë Rama në pjesën e parë të fjalimit të tij duke shfaqur lidhjet me piktorin e viteve 30 lindur në Sarajevë me baba shqiptarë dhe rritur bashkë me të motrën gjyshen e Ramës në Shkodër, pas humbjes së prindërve. Kjo lidhje g jaku në një farë mënyre e bën Ramën shkodran. Sigurisht jo aq sa Jozefina e cila për të qenë e tillë s’ka hequr dorë

as nga dialekti që flet në sallën e kuvendit, por që nga ana tjetër krijon një lidhje të munguar mes liderit të së majtës shqiptare dhe Shkodrës e cila deri më tani kurrë nuk ka parë majtas. Kjo zgjedhje e Ramës për të treguar rrënjët shkodrane dhe ndikimin e tyre në jetën e tij, nuk është përpjekja e parë e PS në Shkodër. Më herët socialistët me Nanon, tentuan të merrnin figura të së djathtës dhe i vendosën si kandidatë për të zbutur diferencën e madhe (më shumë se 27 mijë vota në zgjedhjet e fundit) mes tyre dhe PD në qytetin dhe rrethinat e tij. Më tej në 2005 njerëz të rëndësishëm për të djathtën si Paulin Sterkaj e më vonë edhe biznesmenë me histori të djathtë si Tom Doshi iu afruan sërish të majtës. (Sterkaj u rikthye vetëm përkohësisht në PD në 2009, dhe më pas kaloi te socialistët duke bërë që Shkodra për herë të parë të kishte në parlament një diferencë me vetëm 1 deputet mes dy forcave).

“Rama nuk ka mbledhur dot më shumë shkodranë se sa kreu i Aleancës Kuq e Zi. PD vazhdon punën si normalisht.. ne nuk diskutojmë mundësinë për të fituar, por për të thelluar rezultatin. Ky është perversitet, Shkodra nuk i njeh këto” Deputeti i PD Gjokë Uldedaj për MAPO-n

“Rrethimi i Rozafës”

Keti Bazhdari nuk dëshiron të duket shumë entuziaste në telefon, ndërsa komunikon atë që sipas saj janë synimet e Socialistëve në Shkodër. Kryetarja e Grupit të Punës për ish-të Përndjekurit Politikë, vetë me një histori persekucioni nga pas, është ndoshta një nga pikat më të forta të socialistëve në qytetin verior. “Normalisht synojmë më të mirën e mundshme... Ngushtimin e rezultatit dhe në një nivel optimist fitoren”,

“Normalisht synojmë më të mirën e mundshme... Ngushtimin e rezultatit dhe në një nivel optimist fitoren”, Keti Bazhdari për MAPO

na thotë ajo. 32-vjeçarja thotë se socialistët duan të zgjojnë atë pjesë të Shkodrës që deri tani nuk është angazhuar. Nga ana tjetër për deputetin e PD Gjokë Uldedaj, Rama nuk ka mbledhur dot më shumë shkodranë se sa kreu i Aleancës Kuq e Zi. “PD vazhdon punën si normalisht.. ne nuk diskutojmë mundësinë për të fituar, por për të thelluar rezultatin”, thotë Uldedaj. E ndërsa Edi Rama kërkon t’i bëjë Shkodranët të mos shohin vetëm komunistë apo vijues të komunizmin të PS, për Uldedaj në Shkodër asgjë nuk ka ndryshuar dhe qyteti do vazhdojë në të njëjtin drejtim “përpara” siç thuhet në slloganin e Partisë Demokratike, për të synuar mandatin e 8 në qark. Kryesocialisti është shfaqur më shumë Shkodran, jo vetëm duke kujtuar një rrënjë të vjetër shkodrane, por duke u mëshuar në ato që thotë elementëve si të persekutuarit, krimit dhe madje duke hedhur PD në krahun tjetër e duke i akuzuar si pasardhës të komunizmit që u bënë demokratë. Bazhdari sidoqoftë sqaron se ata “nuk duan” vota djathtas. “Ne synojmë atë pjesë te elektoratit që deri tani ka qenë skeptike për ne, por edhe atë pjesë që është e zhgënjyer”, thotë ajo. Kryesocialisti nga ana tjetër ka qenë më goditës. Duke marrë ndoshta parasysh njëfarë “ndarje” mes kryeparlamentares Topalli me Shkodrën myslimane ai e theksoi këtë që në fillim të fjalimit të tij. “ ne jemi këtu edhe për katolikët edhe për myslimanët njësoj”, tha pak a shumë Rama duke tentuar të zgjojë mërinë e atyre që shohin ndoshta një trajtim të ndryshëm. Uldedaj është i hidhur kur ia përmend këtë: “Ky është perversitet” thotë ai, “Shkodra nuk i njeh këto”. E gjithë kjo tregon se lufta për Rozafën ka filluar, askush nuk e di nëse rrethimi do jetë i sukseshëm.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2013

3

Ish-pronarë gjatë një proteste ku kërkojnë kthimin dhe kompensimin e pronave

Shfryhet fatura për ishpronarët, nga 20 në 4 mld USD Nga 20 miliardë dollarë që llogaritet borxhi i shtetit ndaj ish-pronarëve, me çmimet e reja kjo faturë nuk është më shumë se 4 miliardë USD”, tha Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro Blerina Hoxha

F

atura për kompensimin e ish-pronarëve shkon në pikiatë pas hyrjes në fuqi të çmimeve të reja të trojeve që ka miratuar qeveria pak ditë më parë për kompensimin e ish-pronarëve. Nga 20 miliardë dollarë që llogaritet borxhi që shteti iu ka ish-pronarëve për tokat e zëna, me çmimet e reja kjo vlerë nuk do të jetë më shumë se 4 miliardë dollarë”, - tha dje për “MAPO”-n Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro. Ndryshimi

Pak ditë më parë qeveria miratoi një vlerë të re të çmimeve të tokave në të gjithë vendin, e cila do të jetë e vlefshme për tri vitet në vijim. Ajo hyn në fuqi automatikisht pas botimit në Fletoren Zyrtare, pasi me ndryshimet e reja ligjore nuk kalon për miratim në Kuvend. Harta e re e çmimeve ul disafish çmimet e pronave në disa zona në Tiranë, por më së shumti ato në zonat turistike. Por në tërësi çmimet e tokave vijnë me

ulje në të gjithë vendin. Kështu çmimi i një metri katror në zonat më të kërkuara të Tiranës, që përfshin ish–Bllokun, Kryeministrinë dhe vilat rrotull Piramidës, aktualisht është 180 mijë lekë. Ky çmim është vendim qeverie i miratuar në korrik 2008, ndërsa me vlerat e reja të miratuara nga qeveria ky çmim është 55 mijë lekë të reja. Gjithashtu, ulje e madhe e vlerës është hasur edhe në zonat turistike, sidomos në zonën e Jugut, ku çmimi zyrtar i trojeve për efekt kompensimi varion aktualisht nga 35 mijë lekë në 140 mijë lekë për metër katror, ndërsa çmimi i ri i miratuar pak ditë më parë nga qeveria, parashikon një vlerë 1-3 euro për metër katror. Në zonën e Ndroqit në Tiranë çmimi zyrtar aktualisht është 9 500 lekë të reja për metër katror, ndërsa me tarifat e reja nuk është më shumë se 745 lekë. Një metër katror në fshatrat rreth autostradës TiranëVorë, me çmimet aktuale zyrtare është 110-120 mijë lekë për metër katror, ndërsa me çmimet e reja nuk është më shumë se 23 mijë lekë po për metër katror.

20

Miliardë dollarë llogaritet borxhi që shteti ka ndaj ish-pronarëve me çmimet e pronave në fuqi.

4

Miliardë USD do të jetë fatura me çmimet e reja që qeveria miratoi javën që shkoi, ose 5 herë më e vogël.

180

Mijë lekë kushton një metër katror në ish-Bllok me çmimet aktuale.

55

Mijë lekë do të kushtojë një metër katror në ish-Bllok me çmimet e reja, të miratuara nga qeveria.

Defektet

“Metodologjia e re për përllogaritjen e çmimeve të pronave ka në thelb disa defekte që kanë çuar në një ulje të madhe të çmimeve zyrtare të pronave nga ato që realisht aplikohen në tregun e pasurive”, - tha Toro. Sipas tij, së pari nuk janë marrë në konsideratë kontratat e këmbimit që tregojnë edhe çmimet reale. Në Tiranë toka nuk para shitet por jepet për ndërtim me një koeficient kthimi 40 për qind të vlerës së objektit. Ai theksoi se këto kontrata nuk janë marrë parasysh për të llogaritur çmimet e reja të pronave. “Duke marrë në konsideratë vetëm transaksionet e tjera, ka një hile. Për t’iu shmangur taksave, shpeshherë kontratat e shitblerjeve të pasurive rezultojnë me çmime shumë të ulëta. Mirëpo këto çmimeve janë të vërteta për hipotekat, duke ndikuar kështu në vlerat e reja të pronave. Harta e re e vlerave të pronave e ul ndjeshëm faturën për ish- pronarët, por nga ana tjetër krijon një problem shumë të madh edhe me kompensimin fizik të pronave”, - u shpreh Toro.

Çakordohet kompensimi fizik Me çmimet e reja të pronave shteti del më i fituar dhe ish-pronarët sërish të humbur. Për ndërtimin e një vepre publike, buxhetit të shtetit do t’i kushtojë shumë pak kompensimi. Mirëpo vlerat e reja të pronave krijojnë amulli me kompensimin fizik. Pasi duke ulur me disafish tokat në rrethet periferike të vendit, rritet sipërfaq ja me të cilën do të kompensohen ish-pronarët për tokat e “humbura” në Tiranë. Toro tha se vetëm në

Tiranë janë për t’u kompensuar edhe 21 milionë metër katror tokë. Ndërkohë që fondi fizik i tokave të bëra publike deri më tani nuk është më shumë se 16-17 mijë hektarë. Por edhe këto nuk dihet se ku janë. Por nga ana tjetër ka një edhe një vështirësi të madhe për vetë faktin se qeveria i ka dhënë kompetenca maksimale pushtetit lokal për ndarjen e tokave të shtetit. Toro theksoi se filozofia e qeverisë për kompensim fizik është pylli

kundrejt tokës. Por harta e re e çmimeve nuk i ka ende të afishuara çmimet e pyjeve. Janë afishuar vetëm çmimet për tokat bujqësore dhe livadhet. Nëse do të ketë vlera më të larta për pyjet, pyetja shtrohet ku janë pyjet që do të kompensojnë ish-pronarët. E zëmë se rrethi i Pukës ka sasinë më të madhe, por sa realisht do të mund të bëhen prona të ish-pronarëve, pasi në ato zona ndarjet e pronave janë bërë me Kanun.

Agim Toro

afati Kompensimi fizik përfundon më 2014 Në një intervistë të mëparshme për gazetën MAPO, Juris Avotins, këshilltar pranë ministrit të Drejtësisë për hartimin e hartës së re të vlerave të pronave, ka pohuar se, me strategjinë e re të kthimit dhe kompensimit të pronës që tashmë është në fuqi, çështja e kthimit të pronave do të ketë në themel kompensimin e tyre. Metodologjia e re për çmimet e pronave bazohet në një databazë, e cila do të ketë të dhënat e çmimeve për të gjitha zonat e vendit. Kështu, nëse një ish-pronar kërkon kompensim të pronës së tij, brenda pak minutash atij i propozohen prona të tjera në të gjithë vendin me të njëjtin çmim me pronën e zënë. Për krijimin e kësaj databaze puna ka vazhduar kohë më parë. Janë listuar tashmë 20 mijë pasuri në të gjithë vendin.. “Zbatimi i kësaj metode do t’i japë mundësinë Shqipërisë të finalizojë procesin e kompensimit në fillim të vitit 2014 në masën 95%. Kjo metodë të jep mundësinë të zgjidhësh menjëherë problemin në sasi të mëdha”, - u shpreh Avotins.

metoda Çmimet e reja të trojeve, ja si janë përllogaritur Ministria e Drejtësisë sqaron se grupimi i të dhënave për llojet e pasurisë është bërë sipas zonave kadastrale, nënndarjeve të tyre apo bashkimit, si dhe sipas llojit të pasurisë së paluajtshme. Përllogaritja e vlerës së tregut është realizuar duke përjashtuar përgjithësisht 10% të vlerave më të ulëta dhe më të larta të numrit të kontratave, sipas përcaktimeve të llojeve të pasurisë. Minimalisht, numri i kontratave të shitjes së pasurive të paluajtshme për një zonë kadastrale, për secilin grup të llojit të pasurisë ka qenë 3 kontrata. Rrjedhimisht, vlera e zonës është e barabartë me mesataren e çmimit të kontratave duke synuar kështu drejt çmimeve të tregut, pra dhe ndryshimit të çmimeve të referencës sa më afër realitetit. Për zonat kadastrale ose fshatrat ku nuk ka patur transaksione për një grup të llojit të pasurisë së paluajtshme, vlera për ato zona është përllogaritur sipas metodës indirekte, duke grupuar kontratat e shitjes në një nivel më të afërt përfshirës si komunë, dhe më pas rrethi.


4

në fokus Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Nevil Dede denoncoi në polici Elvis Roshin, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me një kundërpadi.

Nevil Dede

“Në atë moment po hyja në tunel për të shkuar tek dhomat e zhveshjes. Pa arritur tek dhomat e zhveshjes, një grup prej 10-12 vetash. Erdhi i pari kryetari i Bashkisë, goditi, pastaj goditi një tjetër, ndërsa pjesa tjetër shanin dhe kërcënonin”

Elvis Roshi

Kryebashkiaku i Kavajës i ka mohuar akuzat në polici, duke thënë se ishte Dede ai që provokoi tifozët e skuadrës së Besës me një gjest antisportiv. Ai tha se nuk kishte ushtruar asnjë akt dhune ndaj trajnerit të Tiranës, duke mohuar konfliktin

dhuna në stadium

Kryebashkiaku Roshi arrestohet pas konfliktit me trajnerin e Tiranës

Kryebashkiaku i Kavajës u denoncua nga Nevil Dede për kanosje dhe dhunë në pushimin e ndeshjes Besa-Tirana. Mbahet për disa orë në komisariatin e Kavajës e më pas sillet në Tiranë. Avokati i Roshit: Nuk më lejojnë ta takoj Leonard Bakillari Tiranë Kryetari i Bashkisë së Kava-

jës, Elvis Roshi u arrestua dhe u soll në Tiranë pas denoncimit për kanosje dhe ushtrim dhune nga trajneri i Tiranës, Nevil Dede. Sipas Dedes, ngjarja ndodhi në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, kur Roshi e ka qëlluar me grusht dhe u ka bërë presion lojtarëve të Tiranës në dhomën e zhveshjes. Por kryebashkiaku i Kavajës i ka mohuar akuzat në polici, duke thënë se ishte Dede ai që provokoi tifozët e skuadrës së Besës me një gjest antisportiv. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Nevil Dede denoncoi në polici Elvis Roshin, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me një kundërpadi. Ai u mbajt në ambientet e komisariatit të Kavajës deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa policia nuk dha asnjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen. Avokati i Roshit, Plarent Ndreca tha për MAPO-n se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është lejuar të takojë klientin e tij, me urdhër të drejtuesve të komisariatit. Në orët e mbrëmjes drejt qytetit të Kavajës shkoi edhe një përfaqësi e Avokatit të Popullit për të verifikuar pretendimet e mbrojtësit të Roshit. Sipas palëve të përfshira në konflikt mësohet se ngjarja ndodhi rreth pasdites së djeshme, kur sapo kishte përfunduar pjesa e parë e takimit Besa-Tiranë me rezultat të barabartë 1 me 1. Pikërisht në këtë moment Dede

thotë se ka qenë duke shkuar tek dhomat e zhveshjes kur ka parë një grup personash me në krye kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. “Në atë moment po hyja në tunel për të shkuar tek dhomat e zhveshjes. Pa arritur tek dhomat e zhveshjes, një grup prej 10-12 vetash, erdhi i pari kryetari i Bashkisë, goditi, pastaj goditi një tjetër, ndërsa pjesa tjetër shanin dhe kërcënonin”,- tha Nevil Dede. Elvis Roshi e mohoi akuzën duke thënë se situata është acaruar pas gjesteve që trajneri i Tiranës, Nevil Dede bëri ndaj tifozëve të Kavajës. “Nuk ka patur fare, nuk e kam kërcënuar dhe s’kam pse e kërcënoj”,- tha kryebashkiaku i Kavajës para se të shkonte në ambientet e policisë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 2 me 1 në favor të Besës, trajneri bardheblu konfirmoi se kishte depozituar një kallëzim penal në polici ndaj kryebashkiakut Elvis Roshi. “Unë mbroj Tiranën dhe bëra kallëzim penal, përfaqësoj investimin dhe imazhin e këtij klubi, nuk ka të drejtë askush që të nëpërkëmbë imazhin e klubit”, - tha Dede. Menjëherë pas tij është paraqitur në ambientet e policisë edhe kryebashkiaku Elvis Roshi. Mësohet se Roshi është marrë në pyetje për episodin e pretenduar të dhunës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes është mbajtur i shoqëruar në ambientet e komisariatit të Kavajës. I kontaktuar nga “Mapo”, avo-

Kreu i Bashkisës së Kavajës, Elvis Roshi

Ndeshja

Avokati i Roshit, Plarent Ndreca tha për MAPO-n se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është lejuar të takojë klientin e tij, me urdhër të drejtuesve të komisariatit

kati Plarent Ndreca tha se nuk është lejuar të takohet me Elvis Roshin, pasi drejtuesit e komisariatit kanë dhënë urdhër. Ai e cilësoi të paligjshëm këtë urdhër që sipas tij shkel të drejtat e klientit të tij. I pyetur për statusin e Roshit në raport me policinë, Ndreca tha se nuk mund të flitet për arrestim, pasi ai nuk ka asnjë dokument apo procedurë të ndjekur nga policia për arrestimin e klientit të tij. “Nuk kam informacione se Elvis Roshi është i arrestuar, pasi një masë e tillë kërkon zbatimin e një sërë procedurash dhe dokumentacioni për të cilin duhet të vihem në dijeni edhe unë si avokat mbrojtës. Deri tani, unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me një procedurë të tillë. Nuk më është vënë në dispozicion asnjë dokument. Për këtë arsye nuk mund të them që Elvis Roshi është arrestuar”, - tha avokati Plarent Ndreca. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme situata mbeti e pasqaruar, pasi policia dhe prokuroria nuk dhanë asnjë prononcim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes mësohet se Elvis Roshi është nisur drejt Tiranës, i shoqëruar nga dy automjete policie.

Protestë për lirimin e Roshit, ndërhyn FNSH Dhjetëra persona janë mbledhur përpara komisariatit duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut Elvis Roshi. Tension pas shpërndarjes së tyre nga forcat speciale Kavajë Menjëherë sapo Elvis Roshi është futur në komisariatin e policisë Kavajë, mbështetës të tij janë mbledhur përpara godinës duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut. Situata është acaruar edhe më shumë kur pas disa orësh policia nuk kishte ende një reagim zyrtar se çfarë po bëhej me Elvis Roshin, i cili kishte shkuar në polici për të sqaruar incidentin me Nevil Deden. Të pranishmit kanë kërkuar lirimin e Roshit, duke hedhur parulla dhe thirrje kundër drejtuesve të policisë. Ata kanë treguar se kryetari i Bashkisë, Elvis Roshi po mbahet pa të drejtë në ambientet e policisë dhe për këtë arsye është

kërkuar lirimi i tij. Protesta ka zgjatur deri rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, kur në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Të paktën 4 makina të forcave speciale kanë shpërndarë protestuesit që kërkonin lirimin e kryebashkiakut Elvis Roshi përpara komisariatit të policisë. Raportohet ka pasur edhe tensione mes policisë e protestuesve. Më sa duket, këta të fundit kanë bërë rezistencë, duke mos dashur të largohen. Mësohet se një pjesë e këtyre protestuesve janë shoqëruar në komisarit. Për shkak të situatës së acaruar me banorët e qytetit të Kavajës, drejtuesit e policisë kanë urdhëruar shoqërimin e Elvis Roshit në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë me dy automjete të blinduara. Sipas avokatit, shoqërimi i Roshit në Tiranë është i pakuptimtë, pasi asnjë prej autoriteteve vendore të policisë nuk ka dhënë informacione për masat e marra ndaj kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Të paktën 4 makina të forcave speciale kanë shpërndarë protestuesit që kërkonin lirimin e kryebashkiakut Elvis Roshi përpara komisariatit të policisë. Protestues para komisariatit të Kavajës

reagimi

Avokati Ndreca: Nuk më lejuan të takoj Roshin Avokati i kryebashkiakut të Kavajës, Plarent Ndreca nuk ka mundur të kontaktojë me Elvis Roshin gjatë mbrëmjes së djeshme. Avokati thotë për MAPO-n se në mënyrë të kundraligjshme, nuk është lejuar të kryejë detyrën e tij si avokat. “Nuk mund ta kontaktoj në cilësinë e avokatit të tij mbrojtës, pasi punonjësit e policisë më kanë komunikuar se ka një urdhër nga drejtuesit e komisariatit, që avokati të mos lejohet të takojë Elvis Roshin. Ky urdhër është i paligjshëm, pasi cenon të drejtën e klientit tim për t’u përfaqësuar nga një avokat. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur sot në stadiumin e qytetit të Kavajës, por unë nuk kam kontaktuar ende me klientin tim që të dëgjoj versionin e tij për ngjarjen”. Avokati Ndreca tha mbrëmë se nuk ishte vënë në dijeni për arrestimin e Elvis Roshit, procedurë që sipas tij merr shumë kohë. “Nuk kam informacione se Elvis Roshi është i arrestuar, pasi një masë e tillë kërkon zbatimin e një sërë procedurash dhe dokumentacioni për të cilin duhet të vihem në dijeni edhe unë si avokat mbrojtës. Deri tani unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me një procedurë të tillë”, - tha ai.


në fokus

12

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2

Persona, mes të cilëve edhe Elvis Roshi, kanë hynë në dhomat e zhveshjes së stadiumit në Kavajë dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e Tiranës. Nevil Dede ka denoncuar se është dhunuar dhe kanosur me jetë

11.03.2013

Makina policia dhe disa punonjës të armatosur kanë shoqëruar Elvis Roshin nga komisariati i Kavajës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Edhe pse mungon një deklaratë për mediat, burimet thanë se Roshi është nën arrest

Nevil Dede (në rreth) përballë tifozëve të Besës, dje në Kavajë

Dede: Roshi më tha çfarë ke me komunistët dhe më goditi Trajneri i Tiranës, Nevil Dede tregon momentin kur është rrethuar nga një grup prej 20 vetash, të drejtuar nga kryebashkiaku Roshi. “Skenën e panë i dërguari i FSHF-së dhe ndihmësi im. Nuk bëmë asnjë veprim, edhe kur na provokuan” Dashamir Biçaku Tiranë Trajneri i Tiranës, Nevil Dede

akuzoi publikisht kryebashkiakun e Kavajës se e kishte goditur me grusht. Në një konferencë për mediat, i shoqëruar nga administratori Tagani dhe drejtori i klubit, Alban Tafaji, trajneri tha se ishte sulmuar nga një grup prej 20 vetash, në krye të të cilit ishte Elvis Roshi. I kontaktuar më pas nga MAPO, Dede shpjegoi gjithë incidentin e ndodhur në dhomat e zhveshjes, për të cilin bëri edhe denoncim. Trajneri Dede shpjegon se pranë tij në atë moment ndodhej ndihmësi Sokol Bulku, si dhe personi i deleguar nga ana e FSHF-së për këtë ndeshje, Hito Hitaj. “Unë ndodhesha në korridor

duke iu drejtuar dhomës së zhveshjeve, ku ndodheshin lojtarët e ekipit të Tiranës. Pranë meje ishte ndihmësi im, Sokol Bulku. Po ashtu, ishte edhe Hito Hitaj, që ishte i deleguari i FSHF-së. Në korridor duhej të ishin plot njerëz, por nja 20 veta u dyndën përpara meje dhe nisën të më ofendonin dhe shanin, duke më thënë: Çfarë ke me komunistët ti? Ndër ta ishin dy persona, një prej të cilëve Elvis Roshi, të cilin e njoh si person publik, por jo personalisht, që më goditi. Pas tij erdhi edhe një person tjetër me flokë të rënë, që më goditi gjithashtu”, -tha trajneri i Tiranës. Sipas Dedes, gjithçka është zhvilluar në pak minuta, ndërsa ai është futur pas kësaj në dhomën e zhveshjes së ekipit. “Nuk e

“Në korridor duhej të ishin plot njerëz, por nja 20 veta u dyndën përpara meje dhe nisën të më ofendonin dhe shanin, duke më thënë: Çfarë ke me komunistët ti?

Salhi Tagani, administrator i Klubit të Futbollit “Tirana”, si dhe Alban Tafaji, drejtor teknik i Klubit, tha për “Mapon” se incidenti është i papranueshëm për natyrën e zhvillimit të një ndeshjeje futbolli. “Lidhur me incidentin jemi informuar nga trajneri, ndërsa unë kam qenë në tribunën e stadiumit, menjëherë pas kësaj kam kontaktuar me trajnerin dhe më pas kemi vendosur të informojmë dhe informuam delegatin e FSHF-së, si dhe vëzhguesin e ndeshjes, të cilët përpiluan raportin në lidhje me reklamimin tonë”. Sipas Taganit, pas incidentit të ndodhur ata kishin vendosur ta tërhiqnin skuadrën nga fusha, por në respekt të tifozëve, në respekt të pres-

identit të skuadrës së Besës si dhe të publikut që po i ndiqte, vendosën të nxirrnin skuadrën në fushë për të përfunduar pjesën e dytë. “Presidenti i skuadrës së Besës, Nexhat Bizhdili na kërkoi vazhdimisht ndjesë për incidentin, duke pohuar se ky ishte vetëm një incident dhe se nuk kishte lidhje me futbollin”. Sipas Taganit, pas reklamimit të bërë në FSHF, ata iu drejtuan Policisë së Kavajës duke dhënë denoncimin për rastin e mësipërm. “Ne denoncuam dhunën e ushtruar ndaj trajnerit të skuadrës së Tiranës, sepse nuk është goditur Nevili si person, por është goditur skuadra e Tiranës, e cila ka një histori në futbollin shqiptar”,- tha Tagani.

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede

Deputeti i PS: Incidenti i Roshit, i inskenuar politikisht Deputeti socialist, Dashamir Peza ka reaguar pas arrestimit të Elvis Roshit. Sipas tij, kjo ngjarje është e inskenuar politikisht, ndërsa shprehet se policia e Kavajës ka shkelur të drejtat e njeriut.  “Kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshitnukiulejuaavokatimbrojtës. Policia ka shkelur të drejtat e njeriut, s’lejoi avokatin e Roshit të hyjë brenda në komisariat. Situata është e inskenuar politikisht, duhettëlirohetmenjëherëElvis Roshi”,- tha Peza. 

kuptova kush ndërhyri për të na ndarë”, - shtoi ai. Dede tregon më tej se pas dhunës, pranë tij kanë ardhur drejtuesit e klubit, të cilët kanë komunikuar edhe me të dërguarin e FSHFsë. “Ata komunikuan menjëherë me delegatin e FSHF-së, Hito Hitajn, si dhe me vëzhguesin e ndeshjes, të cilët u informuan mbi incidentin”. Dede sqaron se mbante mend mirë personin që kishte goditur i pari, i cili ishte kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Sipas Dedes, personin e dytë, që ishte me trup normal dhe me flokë të rënë, ai nuk e njihte për emër. “Ndeshja në pjesën e parë shkoi përgjithësisht e qetë dhe pa probleme. Kishte kontestime të ti-

Tagani: Trajneri më informoi për incidentin, u godit “Tirana”

Salhi Tagani, administrator i Klubit të Futbollit “Tirana”

5

fozëve apo provokime, por ne nuk reaguam në asnjë mënyrë, në asnjë rast, as kur një lojtar i tyre shënoi gol dhe hoqi bluzën, ku tregonte se golin ia dedikonte Parid Carës”, tha ai. Dede tha se nuk është punë e tij të merret me politikën, por se ishte vetëm një trajner futbolli që synonte të argëtonte sadopak njerëzit gjatë një ndeshjeje futbolli që synon të sjellë harmoni dhe paqe ndër njerëz. Trajneri i ekipit të Tiranës shtoi se nuk kishte asgjë personale me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, as me njerëz të tjerë, e as me presidentin e klubit, pasi në çdo rast kur ai ka shkuar të luajë në Kavajë është ndjerë mirë.

precedenti

Kryebashkiaku i Gramshit shkallmoi portat e stadiumit Kjo është hera e dytë brenda këtyre dy ditëve që kryetarët e bashkive bëhen pjesë e lajmeve të dhunës në futboll. Dy ditë më parë, në fund të ndeshjes Gramshi – Mamurrasi, e vlefshme për Kategorinë e Parë, kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici është futur me makinë në fushë duke shkallmuar portat e stadiumit dhe duke rrezikuar jetën e policëve. Ndërsa në stadiumin e qytetit po luhej ndeshja e futbollit Gramsh-Mamurras, Dritan Bici është futur me automjet në fushën e sportit. Kryebashkiaku ka hyrë në fushën e blertë në minutën e 15 të ndeshjes, ndërkohë që mësohet se shkak për një reagim të tillë është bërë njëanshmëria e arbitrit, i cili pretendohet se ka favorizuar skuadrën e Mamurrasit. Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka larguar Bicin pa shkaktuar incidente, ndërkohë që loja është ndërprerë për pak minuta. Kreu i Bashkisë, Dritan Bici do procedohet për shkatërrim prone. 


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kreu i shoqatës së arkitektëve vret veten pas darkës me miqtë

Ditari

Kryetari i shoqatës së arkitektëve, Agron Jano

Kryetari i shoqatës së arkitektëve, Agron Jano, vret veten në mënyrë tragjike. 59-vjeçari Jano, që banonte prej kohësh në zonën e ish-Bllokut, u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, kur Jano ndodhej në sheshin e pushimit të shkallëve, ndërsa bashkëshortja ndodhej brenda në shtëpi. Ai është hedhur që aty, ndërsa përplasja me tokën ka rezultuar fatale. Ende nuk dihen motivet e vetëflijimit të tij, por burimet e policisë dhe miq të arkitektit flasin për një gjendje të rënduar psikologjike dhe depresion. Sipas dëshmisë së gruas dhe miqve të tij, Jano kishte së paku tri ditë që mjekohej me antidepresivë, ndërsa pak kohë përpara se të ndodhte vetëvrasja, ai kishte qenë në një darkë me ca miq të tij. Fqinjë të familjes Jano i thanë MAPO-s se ai ishte kthyer në shtëpi së bashku me të shoqen, kishte ndërruar rrobat, e më pas kishte vendosur të vetëflijohej. “Mos e bëj,

Agron”- mësohet të ketë thërritur e shoqja, por arkitekti e kishte kryer veprimin fatal. Jano jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, ndërsa djali i tyre jetonte në ShBA prej pak vitesh. Të birit i është komunikuar në telefon se i ati kishte probleme shëndetësore, ndërsa ai është nisur me urgjencë nga ShBA. Disa banorë të pallatit, që vunë re me ankth vetëvrasjen e arkitektit, e morën dhe e ndihmuan, duke e nisur me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Pak momente pas mbërritjes së tij në spital, Jano dha shpirt, për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në trup, si thyerje e shembje, por edhe dëmtimeve në kokë. Dyshimet e para të policisë flasin për një akt vetëvrasës, nisur nga rrethanat e ngjarjes si dhe nga gjendja e rënduar psikologjike që ai po kalonte. Hetuesit dhe ekspertët e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, për të nisur veprimet e tyre. Ata

morën dëshmi të familjarëve dhe fqinjëve, që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentet e para pas hedhjes nga kati i katërt i arkitektit të njohur. Sipas rrëfimeve të marra nga policia, gruaja kishte kërkuar ndihmë ndërsa kishte parë të shoqin të hidhej drejt pjesës së boshatisur të shkallëve, duke rënë poshtë. Sipas tyre, ai është rrëzuar dhe ka rënë me kokë, ndërsa është përplasur me një aparat kondicioneri që ishte i instaluar në shkallë. Agron Jano ishte një ndër arkitektët e njohur në Tiranë, i zgjedhur kohë më parë edhe si kryetar i shoqatës. Një ndër punët e tij të fundit ishte dhënia e oponencës për planin urbanistik në Tiranë. Gjatë ditës së djeshme, familjarët ishin tejet të tronditur nga akti vetëvrasës i 59-vjeçarit. Situata është rënduar edhe më shumë me mbërritjen e të birit nga ShBA-ja, i cili ishte njoftuar për fundin tragjik të të atit përmes siteve në internet. Dashamir Biçaku

Ekzekutohet 30-vjeçari i përfshirë në procesin “Malushi” Nikolin Prenga u vra në pritë me 9 plumba automatiku. Ishte akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gani Malushit, por u shpall i pafajshëm. Policia: Po hetojmë në pistën e larjes së hesapeve Elitjona Doko

E

kzekutohet në Durrës 30-vjeçari Nikolin Prenga, i njohur për përfshirjen e tij në procesin e vrasjes së komisarit Gani Malushi. Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 15 të Durrësit, kur Nikolin Prenga po kthehej në banesën e tij. Burime nga policia lokale bënë me dije se dyshimet e para mbi të cilat po orientohen hetimet janë ato të larjes së hesapeve. Grupi hetimor bën të ditur se në drejtim të 30- vjeçarit është shtënë me breshëri plumbash, kur ky i fundit po udhëtonte me mjetin e tij tip BMW, me targa angleze X 234XPJ. Dyshohet që krimi të ketë si motiv një konflikt në të shkuarën e viktimës, i cili njihej si person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën periferike të Spitallës, ku autorët dyshohet ta kenë ruajtur viktimën dhe të jenë favorizuar edhe nga terreni, duke i zënë pritë vetëm pak metra larg banesës së tij. Prenga ka ndërruar jetë në vend, pasi ka

marrë 9 plumba në të gjithë trupin, ndërsa në vendin e ngjarjes janë derdhur mbi 25 plumba automatiku. Sipas policisë, Nikolin Prenga ka qenë për disa kohë në Angli, ku dyshohet të jetë përfshirë në rrjete të trafiqeve të paligjshme. Por emri i tij është bërë pjesë e kronikës së zezë në vrasjen e bujshme të komisarit të Krujës, Gani Malushi. Bashkë me Agim Pepën, policia arrestoi asokohe edhe Nikolin Prengën. Ky i fundit u akuzua për bashkëpun-

Pak momente pas mbërritjes së tij në spital, Jano dha shpirt, për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në trup im në krim, por procesi gjyqësor e nxori atë të pafajshëm për dyshimin e implikimit në vrasjen e Malushit. Pas ekzekutimit të djeshëm në Spitallë, policia e Durrësit po heton të shkuarën e vik-

timës për të kuptuar se kush ishin njerëzit e interesuar për eliminimin e tij. Pista e parë është ajo e larjes së hesapeve, pasi dyshohet se Prenga

ishte i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike, por nuk janë përjashtuar edhe pista të tjera lidhur me këtë ngjarje. Dhjetëra per-

sona janë marrë në pyetje deri mesnatën e djeshme, por autorët e këtij atentati mbeten të panjohur për hetuesit e Durrësit.

“Primalat” viktimë e suksesit, Aflatoksina e shfaq për ta dëmtuar

Sami Gjergji, tha se, pavarësisht vështirësisë me të cilën u përballën fabrikat e qumështit në Shqipëri, situata ka ardhur në përmirësim gjatë këtyre ditëve

Pa frikë është industria më e suksesshme në sektorin e Agropërpunimit. Vetëm 1 vit e gjysmë nga krijimi, “Primalat”, kompania shqiptare e prodhimit të qumështit, zotëron 40 për qind të tregut në Shqipëri dhe 35 për qind të tregut të Kosovës. Pikërisht ky sukses, iu kthye në bumerang kompanisë, e cila, sipas drejtuesve të saj, u godit në mënyrë të qëllimshme për nivelin e Aflatoksinës. Dëmi është kolosal. 2500 fermerë pa të ardhura. 1.5 milionë euro të humbura për impiantin modern të “Primaltatit”, fjala e fundit e teknologjisë e ngritur në Sukth. Aksioneri kryesor i “Primalat”, Sami Gjergji, tha se, pavarësisht vështirësisë me të cilën u përballën fabrikat e qumështit në Shqipëri, situata ka ardhur në përmirësim gjatë

këtyre ditëve, si efekt edhe i kryerjes dhe publikimit të analizave që vërtetojnë se qumështi nuk paraqet asnjë rrezik. “Ndaj atyre që shkaktuan gjithë këtë situatë, do të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, qoftë edhe duke iu drejtuar gjykatave, për të vënë edhe fajtorët dhe përgjegjësit e vërtetë para përgjegjësisë”, shtoi ai, duke sqaruar se ka të gjitha faktet dhe argumentet se Aflatoksina ishte një sulm i qëllimshëm kundër imazhit dhe suksesit të kompanisë. Puna në fabrikë është ndërprerë, por tregu ka nisur të japë sinjalet e para pozitive. Me Shkodrën bëmë dy kontrata të reja dhe është lajm i mirë për ne, por edhe për fermerët me të cilët punojmë, të cilët janë nga Fieri, Lushnja, Kruja, Durrësi, Shkodra dhe Tirana”, tha Gjergji.

Për një vit e gjysmë punë “Primalat” ka sot gjashtë artikuj në treg, nga të cilët 3 për fëmijë me shije çokollatë, banane dhe luleshtrydhe. Ndërsa ishte në prag prezantimit të makiatos së gatshme, e një cilësie shumë të lartë. Por dëmi më i madh sipas ortakëve të “Primalat”, Vigan Dervishit dhe Sami Gjergjit, i është bërë konsumatorit. Duke i bërë antireklamë qumështit të paketuar, konsumatorët janë drejtuar te konsumi i qumështit me bidon, duke rriskuar shumë rëndë. Sipas tyre, institucionet tona mbase nuk e menaxhuan si duhet situatën, sepse aflatoksina vetë nuk prodhohet në fabrikë, por është në qumësht dhe qumështi vetë prodhohet në ferma dhe ky qumësht sot në gjithë Shqipërinë është nga i njëjti burim.

Sami Gjergji dhe Vigan Dervishi, pronarët e "Primalat"


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2013

7

Kërkesa

Qëndrimi i PD

“Unë jam për një marrëdhënie, që të kemi një të djathtë sa më të integruar. Kjo do të thotë që, një subjekt që garon apo një individ që garon, të jetë sa më i motivuar për garën elektorale

Në selinë blu skepticizmi qëndron ende. Kjo edhe për vetë faktin se përfshirja e tyre në listat e PD-së do t’i fuqizonte ata jo pak pas zgjedhjeve, për shkak të diferencës së ngushtë të raportit të deputetëve mes mazhorancës dhe opozitës që ta imponon vetë sistemi.

zoom

Topi: Politika e vjetër, problem për qytetarët

Kryetari PR-së, Fatmir Mediu

Mediu: PD të hartojë formulë të re parazgjedhore me aleatët Kreu i PR: “…Mendoj se, nëse do të thellohemi dhe kemi mundësi për të gjykuar, ne mund të gjejmë edhe formula të një funksionimi racional. Nuk është shkrirje apo bashkim fizik i partive. Jam për një marrëdhënie integrale të partive” TIRANË Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkon një formulë të re koalicioni parazgjedhor me Partinë Demokratike. “Unë mendoj se duhet të jetë një koalicion që t’u japë shanse dhe mundësi subjekteve politike dhe individëve që garojnë, dhe jo të jetë një koalicion thjesht i rreshtuar në krah të PD-së, ku kostot i kanë subjektet politike dhe përfitimet i merr vetëm PD-ja”,- tha Mediu. Kryetari i republikanëve e bazon pretendimin e tij tek rezultati i zgjedhjeve të 2009-ës, ku për shkak të sistemit zgjedhor, sipas tij nuk pa-

ti një përfaqësim të drejtë proporcional mes peshës elektorale dhe vendeve në parlament. “PR-ja pati mundësinë që në 2009 të përfaqësohej në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse votat i jepnin tri mandate, morëm vetëm një. Ne do të jemi, sa të shpërndarë në të gjithë territorin, aq edhe racionalë për të bërë një politikë më të përqendruar atje ku mendojmë të fitojmë. Por marrëdhëniet me PD-në, nëse do të ketë një koalicion, do të kushtëzohen nga këto lloj raportesh elektorale. Jo për t’i marrë, as për të na marrë, por për të patur një raport të drejtë e vlerësues, në mënyrë reciproke”,- shtoi Mediu. Edhe pse kryetari i republikanëve nuk jep një zgjidhje se si mund të ishte ky koalicion parazgjedhor, Mediu lë të kuptohet atë që në fakt flitet prej kohësh mes aleatësh të PD-së, përfshirja e tyre e sigurt në listat e PD-së. “Unë jam për një marrëdhënie, që të kemi një të djathtë sa më të integruar. Kjo do të thotë që, një subjekt që garon apo një individ që garon, të jetë sa më i motivuar për

garën elektorale. Sepse, nëse do të ishte një shtojcë formale, të paktën në 70 për qind do të kishte firo të votave të elektoratit të vet, si individi garues edhe subjekti. Pra, mendoj se, nëse do të thellohemi dhe kemi mundësi për të gjykuar, ne mund të gjejmë edhe formula të një funksionimi racional. Nuk është shkrirje apo bashkim fizik i partive. Jam për një marrëdhënie integrale të partive”, tha ai. I këtij mendimi prej kohësh është shprehur edhe kryetari i PDKsë, Nard Ndoka. Ky i fundit ka dhënë pikërisht këtë zgjidhje për aleatët kryesore të PD-së, ndërkohë që vetë në selinë blu skepticizmi qëndron ende. Kjo edhe për vetë faktin se përfshirja e tyre në listat e PD-së do t’i fuqizonte ata jo pak pas zgjedhjeve, për shkak të diferencës së ngushtë të raportit të deputetëve mes mazhorancës dhe opozitës që ta imponon vetë sistemi. Deri më tash në PD diskutohet që secili prej aleatëve të dalë me listat e veta, ndërkohë që vlerësimi i tyre do të bëhet më pas në bazë të rezultatit që ata do të kenë në zgjedhje.

POLIÇAN Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte dje në Poliçan për të prezantuar projektin politik dhe ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi u tha të pranishmëve se politika e vjetër është shndërruar në problem për qytetarët shqiptarë. “Ky kryeministër, - u shpreh kryetari i FRD-së, - është në hall, sepse ndjen fundin e tij dhe të politikës antiqytetare”. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa shprehu bindjen se më 23 qershor vota e qytetarëve të Poliçanit dhe të të gjithë Shqipërisë do të rrëzojë filozofinë e vjetër dhe se fitorja e FRD-së, sipas tij, do ta vërë shtetin në funksion të qytetarëve. Anëtari i kryesisë i deleguar në Berat, Edmond Dragoti theksoi se FRD do të mundësojë demokracinë reale për të nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni i tejzgjatur. Ndërsa kryetari i FRD së Poliçanit, Shkëlqim Ismaili u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin me votë masive Frymën e Re Demokratike.

Zgjedhjet, sot misioni i parë i ODIHR-it TIRANË Me ftesë të misionit tonë të

vërejtja “Unë mendoj se duhet të jetë një koalicion që t’u japë shanse dhe mundësi subjekteve politike dhe individëve që garojnë, dhe jo të jetë një koalicion thjesht i rreshtuar në krah të PD-së, ku kostot i kanë subjektet politike dhe përfitimet i merr vetëm PD-ja”

përhershëm në OSBE, sot në Tiranë mbërrin një ekip vlerësues i ODIHR-it, “Needs Assesment Mission”, i cili do të qëndrojë për një vizitë treditore me qëllim vlerësimin e nevojave të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Pas takimeve në Tiranë, ky mision do të bëjë një raport vlerësues, se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj. Sipas rregullave të procedurës së Organizatës se OSBE-së, ODIHR-i është ftuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Misioni i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të 23 qershorit 2013. Ftesa është bërë menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

Rama në Malësinë e Madhe: Do transformojmë fshatin shqiptar TIRANË Partia Socialiste angazho-

“…Me votën për Partinë Socialiste në 23 qershor, të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do të japin një votë për tifozllëk

het që të ndryshojë situatën në fshat, në rast se shqiptarët do t’i japin asaj më 23 qershor mandatin për të qeverisur vendin. Ka qenë kreu socialist, Edi Rama, ai që duke bashkëbiseduar me banorët e Malësisë së Madhe ka prekur më së shumti problematikën që shqetëson sot fshatin shqiptarë, duke u premtuar atyre se PS-ja do ta transformojë fshatin në një vend ku të rinjtë të mos kërkojnë më të largohen në emigracion, por të qëndrojnë aty për të punuar dhe zhvilluar pronën e tyre. “Trans-

formimi në fshat do të jetë i jashtëzakonshëm, sepse njerëzit do të fillojnë t’ia shohin hajrin prodhimit të mundit dhe të sakrificave të tyre, duke u bërë kështu zot në shtëpinë e tyre, jo me çifte për të mbrojtur shtëpinë nga hajdutët, por me punën e tyre dhe me respektin që vjen nga puna”, tha mes të tjerave Rama gjatë fjalës së mbajtur gjatë këtij bashkëbisedimi ku i pranishëm ishte dhe deputeti i zonës, Paulin Sterkaj. Më tej Rama ka theksuar se në programin që ka PS për fshatin parashikohen disa ndërhyrje që do të

nxisin zhvillimin rural, duke kthyer tek banorët e fshatit shpresën se produkti i tyre nuk do shkojë më kot. “…Me votën për Partinë Socialiste në 23 qershor, të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do të japin një votë për tifozllëk, por do japin një votë për një program që do të ndryshojë situatën ekonomike, do të ndryshojë situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do të ndryshojë situatën në fshat, ku ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë disa politika shumë të reja nxitëse…”, - tha Rama.


CMYK CMYK

11.03.2013 8 28.02.2013 IV

MAPO Gazeta MaPO

www.mapo.al // gazetamapo@gmail.com gazetamapo@gmail.com www.mapo.al

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2013

9

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika >> Ditore

>> Javore

Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë: Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj.

>> Mujore

sektOri i Marketingut: Punonjës marketingu me eksperiencë në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”. >> Mujore

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut. MaPO Online kërkOn të PunësOjë: Gazetarë, web-master, web-designer dhe editor fotografie me eksperiencë në median e shkruar, vizive apo atë online. Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: gazetamapo@gmail.com. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi.

Kontakt / E-mail: gazetamapo@gmail.com

>> Online


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Hallati 176 S

’ka parë bota llahtari estetike, r u s e , k i n e z e , ko r e a n e , kubane, komuniste, staliniste, maoiste, më të përbindëshme se “Hallati 176”. “Më lehtë j’a nxjerr sytë vetes me pirun, se të vete të shoh këtë pocaqi’ kutërbuese, këtë fëlliqësirë të pashoqe, këtë turp të paparë, këtë gjoja çfaqje teatrale të quajtur “Hallati 176”.” “Të ma presin mishin me gërshërë e duroj duke qeshur, vetëm të mos shoh dy minuta nga ky Hallat i fëlliqur.” “Preferoj më mirë të më hedhin të gjallë në një gropë gëlqereje të pashuar, ose të më zvarrisin në mes të Tiranës lidhur me tel pas një traktori, se sa ta shoh këtë kolerë artistike, këtë fundërrinë estetike, këtë trutharje, këtë llurbë, pa asnjë fantazi, me zero imagjinatë.” Deklaratat e mësipërme u bënë një mbrëmje me shi në shtëpinë e Ilir Strazimirit nga, respektivisht, Iliri, unë dhe Tim Beja, tek flisnim mbarë e prapë për kurvin, kurvizmin, kurvistat. Nexhi, tezja e Ilirit, për të evituar çdo të papritur, pasi kishte siguruar dritaren e dhomës me batanije na kishte përgatitur qofte me mish kali që e sillte Tok Xhokaxhiu nga Instituti i Veterinarisë ku punonte part time roje nate. Tim Beja ndërhynte me ndonjë batutë. Toku mundohej të na bindëte se mishi i qofteve që po hanim nuk ishte mish prej kali të sëmurë apo të ngordhur. Unë bërtisja me sa kisha në kokë çfarë kishte thënë tek RAI një natë më parë Jash Gavronski ose Demetrio Volcic. Iliri kërkonte mes të çarave të dërrasave të dyshemesë një tranzistor BF 272 që i kishte rënë nga dora duke ngjitur një kanoçekonvertitor UHF-VHF pllakat e antimonit të së cilës i sillte Ben Rexha nga Poligrafiku. Në fakt, para nesh, një tjetër miku ynë i këtyre muhabeteve, një ishullar i dorës së parë edhe ai, i quajtur Gon Nallboni, pat deklaruar se si një ditë i ishte dashur ta pastronte ekranin e televizorit me acid dhe rërë nga shtresa e trashë e pështymave hedhur me gjithë bullçinj mbi ekran prej vëllait dhe babait të tij të cilët pështynin televizorin sa herë që dikush nga familiarët gabimisht ose rastësisht e çonte

sipas meje Edison Ypi

Na erdhi haberi se një anti-kurvist që nuk i përkiste ishullit tonë por një ishulli tjetër, kishte bërë diçka të padëgjuar nga askush, të pa lexuar në asnjë libër, të paparë në asnjë film. Një miku i tij, një nga të shumtët “as kurvist as antikurvist”,  kishte rënë në dashuri me “Hallatin 176”. Ky fakt tepër poshtërues për një ishullar, e kishte vënë në siklet të madh ishullarin antikurvist. Dhe ç’kishte bërë; Gjatë shumë e shumë netëve pa gjumë, kishte menduar hollësisht një plan të cilin e realizoi fare thjesht; Hapi fjalë sikur miku i tij i rastësishëm, budallai simpatizues i “Hallatit 176”, nuk shprehte simpati për “Hallatin 176” sepse e pëlqente, por përkundrazi, sepse e urrente...

televizorin “tek Tirana”. Goni, pastrimin me acid të ekranit, e bëri pikërisht ditën kur familiarët e tij panë shkarazi disa sekuenca nga “Hallati 176”, dhe u tmerruan aq tepër sa nisën ta pështyjnë e ta pështyjnë pa u ndalur ekranin derisa shtresa e pështymave u bë aq e trashë sa mbi atë ekran nuk mund të shihej më asgjë. Për mënxyrën teatrale “Hallati 176” qarkullonin edhe plot mesele të tjera. U muar vesh, për shembull, se një Zonjë e sofistikua nga Tafajt, një pianiste me kulturë të gjerë mbaruar dy universitete një në Paris tjetrin në Vjenë, kur ndërkohë që luante në piano një Shopen në një moment i vajtën sytë tek ekrani i televizorit dhe pa pak sekonda nga i neveritshmi “Hallati 176”. Zonjës i kishte rënë të fikët në vend. J’a kishin lagur fytyrën me ujë, e kishin shkundur që ta sillnin në vete, por s’kishin mundur. Zonja foli përçart tre ditë e tre netë rresht duke shqiptuar në mënyrë të përsëritur një fjalë të vetmë turp-turp, derisa dha shpirt. Natyrisht që të afërmit e Zonjës nuk mund të thoshin se Zonja vdiq ngaqë pa Hallatin kur luante Shopenin. Ata thanë formulën standarde për kësi rastesh; “Kishte ca kohë që vuante nga zemra”, që në fakt s’ishte plotësisht gënjeshtër. Një tjetër episod kurioz lidhur me “Hallatin 176” ishte ky; a erdhi haberi se një antikurvist që nuk i përkiste ishullit tonë por një ishulli tjetër, kishte bërë diçka të padëgjuar nga askush, të pa lexuar në asnjë libër, të paparë në asnjë film. Një miku i tij, një nga të shumtët “as kurvist as antikurvist”,  kishte rënë në dashuri me “Hallatin 176”. Ky fakt tepër poshtërues për një ishullar, e kishte vënë në siklet të madh ishullarin antikurvist. Dhe ç’kishte bërë; Gjatë shumë e shumë netëve pa gjumë, kishte menduar hollësisht një plan të cilin e realizoi fare thjesht; Hapi fjalë sikur miku i tij i rastësishëm, budallai simpatizues i “Hallatit 176 ”, nuk shprehte simpati për “Hallatin 176” sepse e pëlqente, por përkundrazi, sepse e urrente. Aq u desh. Një ta marrë budallanë e Hallatit një ta rrasur brenda 7 vite burg për Agjitacion e Propagandë kundër shtetit. Kjo dromcë kaq e lezeçme

N

Mospranim

fryt i nja fantazie paksa perverse por me plot humor brenda, na bëri të ndjeheshim sikur kishim pirë nga një cisternë me verë. Muhabetet për këtë dromcë plot me humur të zi brenda, na mbajtën gjallë disa muaj. Desh luajtëm mendsh nga qefi kur morëm vesh se denoncuesi ishullar, të cilin gjithsesi e mundonte pakëz krimbi i dyshimit nëse bëri mirë a keq që e vuri në zbatim atë plan pervers, kishte nisur të thoshte lart-eposhtë; “I luftova me armët e tyre”. Pas ca kohësh u muar vesh diçka tronditëse. Autori i vërtetë i kësaj manovre madhështore që rrasi në burg budallanë e Hallatit, ideatori apo frymëzuesi i saj, nuk kishte qënë antikurvisti ishullor në fjalë, por një tjetër. Zbatuesi i planit të denoncimit të tërthortë, para se të vinte në zbatim planin, ishte konsultuar paraprakisht me të madhin S. Gj., një burrë i moçëm fort’ i squt që e kishte njohur kurvin në fëmijëri, por që, më vonë, për shkak të distancimit me kurvin, kishte bërë edhe disa vite çmendinë në formë burgu. Pas atij konsultimi, realizimi i planit kishte qënë një intepretim i lirë i këshillave të S.Gj. Kur më vonë realizuesin e këtij plani të çuditshëm arritëm ta kontaktojmë, nga rrëfimet e tij mbetëm të shtangur. S.Gj., që tani nuk jeton më, përveçse një antikurvist i tërbuar, paskish qënë një largpamës i madh që kishte profetizuar shumë gjëra; Se pas pak vitesh shtatoren e kurvit do ta heqin zvarrë dhe do ta pshurrin; se në Shqipëri do formohen parti politike nga më të ndryshmet; se burgjet e Burrelit, Spaçit, Ballshit do hapen; se mes të burgosurve që do lirohen do ketë edhe jo pak simpatizuesa të “Hallatit 176”; se këta simpatizuesa budallenj që do mbahen për të persekutuar politikë më vonë do pretendojnë diçka sa të pabesueshme, të padenjë dhe poshtëruese për ishullarët; ekuivalentimin e vuajtjes më lekë; se ndonjëri apo disa prej tyre në emër të kësaj çmendurie të paimagjinueshme edhe mund të vetflijohet, për shembull duke i vënë flakën vetes etj. etj. Tek dëgjonte këto profeci që dolën të gjitha të vërteta, një mik u mahnit aq tepër sa j’u hap goja dhe nuk j’u

mbyll më, i mbeti hapur. Sot askush nuk e di ku është ai ishullar. Ca thonë në Kanada, ca të tjerë në Afrikën e Jugut. Nëpër botë nga njëra tek tjetra klinikë e specializuar për mbyllje goje. dërkohë që flitej me mllef të pafundëm për “Hallatin 176”, Iliri s’kishte të ndalur. Thoshte papushim; Kurvi nuk la sipër varrit litar por Hallat që populli shqiptar do vazhdojë ta mbajë brenda edhe për një kohë të gjatë. S’qe e vështirë për kurvin t’ja rraste Hallatin popullit. E vështirë është për qeveritë e ardhëshme t’ja nxjerrin popullit hallatin e kurvit që popullit i pëlqen ta mbajë brenda. Ja prisja unë; Mburren bota me vepra madhore. Mburren për shembull, francezët me “Hiroshima, mon amour”, italianët me “La dolce vita”, amerikanët me “Gone ëith the ëind”. Po ne me çfarë të mburremi ? Me Hallatin e kurvit brenda popullit? Apo me popullin e Hallatit brenda teatrit? Pika që s’na bie. Brezat që do vinë do mendojnë se të parët e tyre ishin kafshë, gomerë, budallenj me brirë,  që art paskan quajtur zgjyrat. Nga Shkodra, Laçi, Erseka, vinin habere mbi baste ishullarësh; Sa kohë vallë populli shqiptar do ta mbajë brenda Hallatin e kurvit ? Sa kohë do vazhdojë qefi i popullit. A do ta heqi vetë populli Hallatin sepse do t’i mërzitet, apo do duhet t’ua heqi dikush tjetër, ndonjë Doktor për shembull. Në ato ditë të paharruara i madhi Shaban Kallçiu shqiptoi sentencën e pavdekëshme; Shqiptarët nuk kanë për të gjetur rehat po s’nxorrën “Hallatin 176” që ua futi kurvi. Kafshëria teatrale “Hallati 176” na habiste më së tepërmi me një gjë që na ka mbetur mister edhe sot e kësaj dite; Një nga mjetet më efikase që kurvi përdorte për zbrazjen e truve të popullit ishte teatri. Për këtë fakt, jo vetëm nuk thuhet asgjë, por arteficierët e këtij makabriteti me efekte shkatërruese kolosal kombëtare mbahen ende për artistë të mëdhenj, legjenda të skenës dhe ekranit, titanë të Artit, etj. etj. Asg j ë p ë r t ’u ç u d it u r s o t përderisa atëhere Shqipëria ishte plaga, teatri ishte qelbi.

N


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog/ Rasti i Kavajës: Sport/ Roura: Gati Fushë e blertë, strategjia kundër çorape të bardha Faqe 15 Milanit

Faqe 13

Të gjitha sistemet politike kanë komunikim, debat dhe përballje kanë demokracitë N

jë letër miqësore e kryeministrit Berisha, drejtuar gazetës MAPO, në vijim të debatit të MAPO WEEKEND për përballjet televizive për këto zgjedhje, në fakt ka sjellë një kontribut esencial në raportin e ri të medias me politikën në Shqipërinë e 2013. Më shumë se kaq: prononcimi i Kryeministrit lidhur me këtë debat ka ngritur një pyetje të re: a ka ndryshuar raporti i politikës me median dhe korporatën e gazetarëve profesionistë në kushtet e mediave të reja, kur pak a shumë g jithkush mund të bëhet “gazetar” dhe gjithkush mund të ndërtojë “median e tij”. Siç dhe e rithekson në këtë letër, në përgjigje edhe të prononcimit të disa prej moderatorëve më në zë të emisioneve politike në vend: konferenca shtypi periodike, town hall meetings dhe Facebook, dhe jo studiot televizive, intervistat apo debatet me gazetarët profesionistë të vendit, janë strategjia e re e Berishës. Në të vërtetë, mediat e reja dhe format e reja të komunikimit, të ardhura vrullshëm edhe në Shqipëri si ndikim i praktikave të reja komunikative amerikane, ose siç mund të quhet ndryshe “revolucioni on-line OBAMA”, (në fakt i vetmi revolucion që mundi të bëjë Presidenti i parë me ngjyrë amerikan), duket se kanë krijuar një mundësi të re komunikimi për politikanët: shmangien e “ndërmjetësve të opinionit publik” që janë gazetarët dhe komunikimi direkt me popullin. Por kjo nuk është veçse një iluzion. Sado defektoz, sado të blerë apo të shitur, sado servilë apo guximtarë, sërish gazetarët, sidomos ata më në zë në vend, janë përfaqësuesit më të mirë të opinionit publik, të interesit publik për arsyen e thjeshtë se një gazetar profesionist, ka aftësinë të përballë me politikanin, cilindo qoftë, esencën e pyetjeve apo “pyetësorin imagjinar” të opinionit publik, atë që ishte në njëfarë mënyre tërësia e pyetjeve apo kundërpyetjeve që çdo votues normal do të kishte për politikanin. Të gjitha format e tjera, këto aktualet që dhe Kryeministri bën me dije se ka adoptuar, duke shpallur ���pavarësinë” nga studiot televizive klasike të mediave shqiptare, apo nga emrat me peshë të gazetarisë shqiptare, janë forma deri diku të simuluara, fortësisht të kontrolluara dhe spontane, por sigurisht tepër të pamjafta për të përfaqësuar mirë opinionin publik në një moment të dhënë, pra interesin publik. Sado problematike të jetë media shqiptare, ajo është një nga arritjet

editorial

HENRI ÇILI

Ndaj, komponentja mediatike është dhe mbetet një nga shtyllat e forta të fushatës kudo dhe kurdoherë. Edhe pse ndoshta kësaj radhe prania në studiot televizive nuk do t’i japë dikujt fitoren apo humbjen, pasi problemi i përmbajtjes së kësaj fushate do të jetë kryesor në raport me formën. Por sigurisht, lënia e karriges bosh është apriori një minues për këdo që e aplikon. Sepse komunikim në një formë apo në një tjetër kanë patur dhe kanë të gjitha sistemet politike. Debati me kundërshtarin, përballja, janë tipare vetëm të demokracisë.

dhe ndoshta arritja kryesore e demokracisë së re shqiptare, ajo ka krijuar një kuadër pluraliteti, profesionalizmi dhe përfaqësimi të interesit publik në nivelin e demokracive të pjekura perëndimore. Ndaj si e tillë, ajo është e paevitueshme. As me ndihmën e teknologjive të reja dhe as nga strategjitë e konsulentëve amerikanë apo europianë qofshin. E njëjta gjë vlen, jo thjesht për kryeministrin Berisha por edhe ministrat dhe zyrtarët e lartë të këtij shteti. E njëjta gjë vlen për këdo që kërkon një post publik. Sidomos në zgjedhje.

Kryeministri Berisha, ndërsa ka adoptuar një strategji të re komunikimi, sikurse thotë dhe vetë, në fakt më shumë duket se përpiqet të fitojë kohë, në pritje ndoshta të tërësisë së strategjisë politike për këto zgjedhje dhe mandat të tretë. E cila nuk po duket ende gjëkundi. Ajo po shfaq copëza por jo një të tërë, një slogan pa trup të fushatës, disa takime me flamurin shqiptar dhe të Europës në sfond dhe shumë adhurime nga salla për të, por jo konturet e një utopie politike për Shqipërinë e së nesërmes. Ai është vetëm në fushatë apo parafushatë dhe ministrat e funksionarët e tij të lartë të partisë nuk duken as në kor, jo më në panel. Në këtë strategji të re komunikimi duket se diçka megjithatë e ka shpallur: duke mos shkuar gjëkundi, ai së paku tregon se ka braktisur ekskluzivitetet apo preferencat. Por nuk ka arsye që kjo të shkojë deri në tërheqje gjithandej për të komunikuar direkt vetëm me popullin. Sepse ndërsa ekskluziviteti apo preferenca në disa media apo disa emra në media të tjera, i ka krijuar atij kosto të mëdha me pjesën tjetër të peizazhit mediatik shqiptar, nuk është zgjidhje e kundërta: mosdalja askund. Dhe nuk ka arsye vërtet. Sali Berisha ka qenë dhe është një debatues politik i nivelit të lartë. Ai ka pranuar dhe e pranon kritikën, oponencën dhe gazetarinë e lirë më shumë sesa një herë gjithë këto vite. Ai karakterizohet nga thelbi politik dhe nga shkathtësia për të asociuar në moment një shumësi rrethanash dhe strategjish politike, si pasojë e të qenit politikani më me përvojë në këtë vend. Ai ka sigurisht bilanc politik personal dhe të shumicës aktuale qeverisëse të parrëzueshëm dhe nga kritikët më të rreptë e sidomos në një 6 vjeçar krize rreth e rrotull dhe botërore. Mbi të gjitha, ai ka treguar si mund të rilindë politikisht nëpërmjet krijimit të një utopie të re politike. Ndaj, komponentja mediatike është dhe mbetet një nga shtyllat e forta të fushatës kudo dhe kurdoherë. Edhe pse ndoshta kësaj radhe prania në studiot televizive nuk do t’i japë dikujt fitoren apo humbjen, pasi problemi i përmbajtjes së kësaj fushate do të jetë kryesor në raport me formën. Por sigurisht, lënia e karriges bosh është apriori një minues për këdo që e aplikon. Sepse komunikim në një formë apo në një tjetër kanë patur dhe kanë të gjitha sistemet politike. Debati me kundërshtarin, përballja, janë tipare vetëm të demokracisë.

11.03.2013

Universitet/ Përfaqësimi i grave në politikë në sytë e shqiptarëve Faqe 12

11

MaKSima e ditës

Qëllimi ynë krijon realitetin tonë. Wayne Dyer

Town hall-et janë intervistat e mia reagimi

Sali Berisha

Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia nuk më lejojnë asnjëherë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet dhe ekranet e tyre.

Letra e hapur e kryeministrit Berisha për botuesin e së përditshmes MAPO, Henri Çili, pas një editoriali të botuar në numrin e Weekend-it të gazetës, ku vërehej ‘tërheqja’ prej një viti e shefit të ekzekutivit nga përballja me moderatorët kryesorë të debateve televizive në prime time.

I

nderuar zotëri: Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me gërma kapitale por tituj të ndryshëm, shkruani se Berisha heziton të dalë në ekrane, dhe….po iu drejtohet vetëm mediave sociale apo masave. Madje fiksoni një datë të fillimit të hezitimit, Janarin e vitit 2012. Lidhur me sa më sipër dua të theksoj sa vijon: 1- Respekti im i palëkundur, qëndrimi i hapur si dhe pavarësia ime nga mediat dhe e mediave nga unë është ligji i im i parë në raport me to. Kushdo që mendon ndryshe i largohet të vërtetës. 2- Unë nuk hezitoj aspak ekranet. Ato janë pasioni im i tepërt dhe kjo është periudha që unë kam qenë në media më shumë se kurrë, por dhe më i hapur se kurrë në karrierën time ndaj tyre dhe për të ka statistika. 3- Por është e vërtetë se unë kam ndryshuar formën e komunikimit me mediat. Nga biseda në studio unë kam kaluar në takime mujore tërësisht të hapura, jo për një apo tre gazetarë, por me shumë gazetarë, pa dallim, të të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike që ndjekin veprimtaritë  e qeverisë, në të cilat ata janë të lutur të pyesin për çdo gjë që duan. Këto  takime janë të hapura, pa përjashtim, për çdo gazetar që dëshiron të jetë i pranishëm. Këtu veçoj faktin se përveç dy rasteve të fundit që kanë nisur me një deklaratë timen të shkurtër, të gjitha takimet e tjera kanë nisur direkt me pyetje nga gazetarët dhe në çdo rast kanë zgjatur mbi 90 minuta. Unë kam vlerësim të veçantë, mirënjohje dhe respekt të palëkundur për emrat e drejtueseve të emisioneve që ju citoni në shkrimin tuaj, dhe në tërësi kam qenë i hapur dhe mbetem gjithnjë i hapur ndaj tyre. Por më duhet t’ju pohoj, pavarësisht se çfarë mendoni ju për përfaqësuesit e mediave të pranishme në këto takime, se unë personalisht i konsideroj ato formën më të hapur të komunikimit me mediat dhe ekranet e tyre dhe së fundi: 4 – Town hall-et, për mua si kryeministër, janë një tjetër formë e shkëlqyer e komunikimit me mediat dhe qytetaret. Ato janë një detyrim moral dhe ligjor i imi ndaj qytetarëve të këtij vendi pas 8 vitesh në pushtet. Në këto Town hall-e, pas një ekspozeje të shkurtër, unë i përgjigjem çdo qytetari, për çdo problem dhe dëgjoj mendimet, kritikat, propozimet e të pranishmeve  për programin e PD, gjë që realisht më intereson shumë. Gjate dy muajve të fundit unë kam bërë një seri Town hall-esh dhe kam kërkesa të shumta për to saqë e kam të vështirë t’i përballoj. Për mua qytetarët janë të parët! Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia nuk më lejojnë asnjëherë të jem disponibël aq sa do të doja në faqet dhe ekranet e tyre.


12 gratë në politikë

studimi

Një sondazh i perceptimit publik për vendin që zënë gratë në politikë prezanton përfundimet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në UET. Shumica e shqiptarëve kërkojnë më shumë përfaqësim femëror. Gratë synojnë më shumë se katër vjet më parë të afrohen me politikën

Takimi me temë: Pjesëmarrja e grave në politikë dhe vendimmarrje në Shqipëri, zhvilluar më 8 mars në UET

Përfaqësimi i grave në politikë në sytë e shqiptarëve Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Universitetin Europian të Tiranës u prezantuan përfundimet e një studimi të zhvilluar nga Instituti Shqiptar për Inovacion Social me mbështetjen e UN Women në Tiranë dhe qeverisë suedeze për perceptimin e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendimmarrje. Këto të dhëna u sollën si një thirrje për rritjen e përfaqësimit të grave shqiptare në politikë. Studimi është zhvilluar gjatë muajve të kaluar. Në të janë përfshirë 1844 (62%) femra 1142 (38 %) meshkuj të grupmoshës 18 deri në 39 vjeç. Sipas këtij studimi, 85 për qind mendojnë se gratë janë pak të përfaqësuara në politikë. 75 për qind e të pyeturve dëshirojnë të ketë më shumë gra në politikë. Dhe ky është një rezultat inkurajues. Të anketuarit kanë thënë se do donin të votonin më shumë për gratë sepse i besojnë profesionalizmit dhe kontributit të grave në çuarjen përpara të çështjeve specifike të lidhura me arsimin, shoqërinë dhe shëndetësinë. “82 për qind e të intervistuarve besojnë se gratë janë të kualifikuara për t’u bërë anëtare të Parlamentit. Ky është mesazh pozitiv në periudhën përpara zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Zineb Touimi-Benjelloun, koordinatorja rezidente e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e UNDP-së. “Kam shpresën që gjetjet e këtij anketimi do ju inkurajojnë për reflektim dhe veprim për të nisur me ndryshime të vogla deri tek të mëdhatë. Duhet të fokusojmë energjitë institucionale për të dhënë kontribut në forcimin e demokracisë në vend. Gratë dhe vajzat duhet të kenë të drejtën të hapin dyert e tyre për të hyrë në dhomën kur merren vendimet për të gjithë”, është shprehur gjatë fjalës së tij në UET, Robert Nygard, Sekretar i Parë nga Ambasada e Suedisë. Ai ka thënë se të drejtat e grave dhe barazia gjinore është një fushë prioritare për asistencën suedeze në Shqipëri. “Përmes kësaj mbështetjeje dhe asaj të UN jemi të kënaqur të shohim ndryshimet pozitive në fushat mes gjinisë, dhunës në familje, shfrytëzimit ekonomik të grave, si edhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisje”, ka thënë Sekretari i parë i Ambasadës suedeze. “Çdo njeri ka të drejtën që zëri i tij apo i saj të dëgjohet, ka të dre-

jtën t’i marrë vetë vendimet, të ndërtojë të ardhmen individuale dhe të shoqërisë. Prandaj Kombet e Bashkuara mbështesin fuqizimin e grave në të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në politikë. Janë bërë shumë gjëra që nga dita e parë ndërkombëtare e grave dhe kjo i ka dhënë akoma edhe më shumë kuptim kësaj dite. Shekulli i fundit ka sjellë progres në realizimin e të drejtave të grave, si e drejta për punën, votën, akses në vendimmarrje dhe të tjera. Si drejtore ekzekutive e UN Women, Michelle Bachelet tha se ecja përpara e të drejtave të grave mund të quhet si një nga revolucionet sociale më të thella që ka parë bota. Miliona gra, nëna, motra, bashkëshorte dhe bija kanë dhënë jehonën e tyre në këtë frymë në të gjithë globin, duke luftuar dhe duke mbështetur ecjen përpara të të drejtave të grave. Megjithatë, shumë gjëra duhen bërë akoma”, ka thënë gjatë fjalës së mbajtur në UET Zineb Touimi-Benjelloun. Koordinatorja e OKB-së ka theksuar rolin pozitiv në shumë vende të vendosjes së kuotave për përfaqësimin e grave në fusha të ndryshme. Dhe Shqipëria i ka parë rezultatet e këtyre masave. “Në Shqipëri, me përfshirjen e kuotave për personat e zgjedhur dhe personat e emëruar, si për ligjin për barazi gjinore të korrikut të vitit 2008 ashtu edhe për Kodin e rishikuar Elektoral të dhjetorit 2008, në zgjedhjet kombëtare të 2009-ës u pa një dyfishim i numrit të grave në Parlamentin shqiptar nga 7 për qind në 2005 në 15.7 për qind aktualisht. Megjithatë, këto rezultate nuk u japin akoma grave zërin e fortë për të shprehur nevojat dhe shqetësimet si edhe për përparësitë që duhen adresuar në mënyrë efikase”, ka thënë ajo. Vetëm 15 për qind e anëtarëve të Parlamentit janë gra, ndërkohë që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare, edhe në nivel lokal përfaqësimi i grave është i kufizuar në 7 nga 384 krerë të njësive vendimmarrëse lokale dhe me vetëm 12.4 për qind mes këshilltarëve lokalë. Zgjedhjet e ardhshme, përveçse një garë politike, shpresohet të sjellin një rritje në përfaqësimin e grave.

zoom

Gratë, një faktor në mendje kur shkojmë për të votuar

15.7 85

75

për qind e deputetëve të Parlamentit shqiptar janë gra

për qind e të pyeturve dëshirojnë të ketë më shumë gra në politikë

për qind mendojnë se ka pak femra në pozicionet drejtuese dhe vendimmarrëse

Fakte pesimiste, mendësi optimiste 85% e të anketuarve mendojnë se femrat janë pak të përfaqësuara në pozicionet drejtuese dhe vendimmarrëse. Edhe sipas Eurobarometrit 2012, europianët besojnë se postet vendimmarrëse në Europë dominohen nga burrat, megjithëse gratë kanë aftësitë e duhura për t’u përfshirë në postet me rëndësi të lartë. Numri i vogël i grave dhe vajzave në politikë është rezultat i monopolizimit të politikës shqiptare nga meshkujt dhe jo i varur nga aftësitë dhe cilësitë e grave. Gratë e përfshira në politikë perceptohen pozitivisht nga të intervistuarit. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të intervistuarve, 57 për qind, shprehen së dëshirojnë më shumë gra të përfaqësuara në pozicione drejtuese dhe vendimmarrëse, në nivel qendror dhe lokal. Shumica e të intervistuarve dëshirojnë të shohin më shumë gra në politikë për të eliminuar pabarazinë gjinore. Ata besojnë se rritja e numrit të grave dhe vajzave politikane do të ketë ndikim pozitiv në politikë dhe në zgjidhjen e problemeve të lidhura me gratë dhe komunitetin.

Dihet që shumica votojnë logon e partisë, megjithatë studimi flet se edhe përfaqësimi i grave për disa është i rëndësishëm. Një pjesë shumë e vogël e të intervistuarve pohojnë se votuan për partinë politike që kishte më shumë gra dhe vajza në strukturat e saj. Shumica e të intervistuarve nuk janë të kënaqur me politikat gjinore të partisë që ata mbështesin ose nuk janë në dijeni të këtyre politikave. Shumica e të intervistuarve, 68 %, veçanërisht gratë dhe vajzat, janë të gatshme të votojnë një kandidate femër për kryetare bashkie apo komune. Arsyet më kryesore për të votuar një kandidate femër janë profesionalizmi dhe reputacioni, qëndrimi ndaj vlerave të grave etj. Një numër i madh (49 %) janë të gatshëm të votojnë për partinë me më shumë gra në zonën e sigurt të listës shumemërore. Megjithatë edhe përqindja e atyre që hezitojnë mbetet e lartë (37%).

Kuotat, një detyrim i detyrueshëm Janë komentuar shumë megjithatë, siç ka thënë edhe përfaqësuesja e OKB-së, kuotat kanë sjellë rezultate në shumicën e vendeve ku janë aplikuar. Shqipëria e ka parë rezultatin e kësaj mase me një ngritje të numrit të deputeteve pas vitit 2008. Duket se dhe opinioni publik ka qëndrim favorizues ndaj tyre. Pjesa më e madhe e të intervistuarve që kanë dijeni për kuotën gjinore janë pro zbatimit të kësaj kuote. Mbështetja pro kuotës gjinore është rritur ndjeshëm pas vitit 2008. Pritshmëritë drejt kuotës gjinore janë pozitive, pasi fuqizon roli i grave në politikë, motivon angazhimin e tyre politik, rrit solidaritetin femëror dhe krijon kushte për identifikimin e figurave të reja femërore.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

sport

11.03.2013

13

Garet Bejl admiron Barcelonën, Realin dhe Bajernin Ylli i Totenhemit Garet Bejli nuk e fsheh admirimin e tij për Barcelonën, Realin e Madridit dhe Bajernin e Mynihut. Mesfushori i majtë ka bërë një paraqitje shumë të mirë në tetë sfidat e fundit, duke shënuar 10 gola dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve me të mëdha të Europës. PSG dhe Mançester Siti janë në ndjekje të lojtarit, por ai shprehet se klubet duan ende kohë të quhen të mëdha. “Po, PSG është ekip i madh. Ata kanë bërë blerje ashtu si edhe Siti, por nuk janë në nivelin e Barçës, Realit dhe Bajernit. Heroi

im i fëmijërisë ka qenë Rajan Gigsi, kurse tani më pëlqen të shikoj Mesin dhe Ronaldon”, tha uellsiani. Reali i Madridit e kërkon me ngulm Beilin dhe ka gati një paketë prej 10 milionë stërlinash për të. Ata do të paguajnë 60 milionë stërlina për kartonin e lojtarit, dhe pjesën tjetër të parave, rreth 10 milionë stërlina në vit për rrogën e uellsiantit në 5 vite. Edhe Totenhemi mendon ta mbajë lojtarin, nëse arrin kualifikimin për në Ligën e Kampioneve dhe do t’i japë atij 170 mijë stërlina në javë.

shkurt

Katër fitore radhazi, Real nuk do të ndalojë

Roura: Gati strategjia kundër Milanit Zv/trajneri i Barcelonës thotë se ekipi është përgatitur psikologjikisht për të përmbysur rezultatin 2 me 0 të ndeshjes së parë. Alvesh: Mund ta përmbysim Barcelona është e fokusuar e gjitha në takimin e vështirë ndaj Milanit, ku do duhet të fitojë me 3 gola për të vijuar në çerekfinale. Milan ka fituar në “San Siro” në takimin e parë me rezultatin 2-0, por në Barcelonë janë të bindur tek përmbysja. Zëvendës/trajneri Hordi Roura është i bindur tek triumfi i ekipit të tij në sfidën e dytë të 1/8 të Champions-it. “Fakti që kemi pësuar dy gola ka bërë që ne të prekemi nga kjo, për më tepër që nëse s’do të kishim pësuar gol do të ishim më të qetë. Por pavarësisht kësaj, ne jemi tërësisht të përqendruar në

këtë ndeshje”. Ai sqaroi se është gati strategjia për të thyer “Djallin” në stadiumin “Kamp Nou”. “Pa dyshim që ne i jemi referuar sfidës së kaluar ndaj Milanit dhe tani i kemi shumë të qarta idetë se si duhet që të veprojmë ndaj tyre. Përbërja taktike është shumë e rëndësishme për ne, por jemi gjithashtu të qartë se si të luajmë dhe se si t’i mundim ata. Edhe nga ana e mentalitetit, për ne është më e lehtë që ta përgatisim këtë sfidë të vështirë, sepse të gjithë lojtarët janë të gatshëm që të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Ka një emocion të madh tek futbollistët, të cilët duan që të shkojnë më tej në Ligën e Kampioneve”, vazhdoi ai. Zv/tekniku i Barçës kërkon nga ekipi i tij që të jetë gati të gjejë balancën ndërmjet intensitetit dhe përshpejtimit të ritmit të lojës. “Për skuadrën është e rëndë-

Roura theksoi se ka një përkushtim të madh nga ana e futbollistëve të Barçës, që janë shumë të egër për të fituar. Zv/trajneri ka lënë disa prej titullarëve pushim për takimin që kishte me Deportivo, me qëllimin që të jenë të freskët me Barçën.

sishme që të lërë pas këtë periudhë jo fort të mirë dhe ta zmadhojë shpejtësinë e qarkullimit të topit, që është pika më e fortë e lojës sonë”. Roura theksoi se ka një përkushtim të madh nga ana e futbollistëve të Barçës, që janë shumë të egër për të fituar. Zv/trajneri ka lënë disa prej titullarëve pushim për takimin që kishte me Deportivo, me qëllimin që të jenë të freskët me Barçën. Ndërkohë edhe mbrojtësi brazilian, Dani Alvesh ka besim të plotë se Barcelona do të kalojë në çerekfinalet e Champions-it. “Në futboll fiton gjithmonë skuadra që rrezikon. Ne do të luftojmë deri në fund. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Milanit, por ne i kemi aftësitë që të përmbysim atë rezultat të pësuar në sfidën e parë. Për këtë jam i bindur. Unë s’e vë dorën në zjarr, por hidhem i tëri në flakë për këtë”, tha Alvesh.

Conte: Nuk iki nga Juve, jemi në një nivel me Bayern Në prag të sfidës ndaj Catania, Antonio Conte siguron tifozët e Juventusit se nuk do të largohet sezonin e ardhshëm tek Chelsea: “Nuk shoh asnjë mundësi që unë të braktis Juven në fund të sezonit. Jam në një klub të madh dhe ndihem shumë mirë në Torino.” “Vlerësimi i skuadrave të mëdha europiane të gëzon sepse do të thotë që unë së bashku me lojtarët e mi po bëjmë një punë të mirë, por unë nuk largohem sepse mendoj se jam në një klub të madh. Juventusi dhe Bayern Munchen për shembull janë në të njëjtin nivel për mua”, theksoi tekniku italian. Conte deklaroi se objektivi është të fitohet sërish

titulli kampion në Serinë A pasi triumfi në Ligën e Kampioneve është shumë i vështirë. “Do të ishte e jashtëzakonshme të fitonim sërish kampionatin sepse në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është vështirë të mendosh për Champions. Edhe Ancelotti (PSG) ka thënë se duhen disa vite që skuadra e tij të fitojë Champions-in, edhe pse ata nuk kanë probleme parash. Kemi diferencë me skuadrat më të mëdha europiane. Nëse vitin e ardhshëm do të kem 120-150 milionë euro në d i s p o z i c i o n p ë r m e rk at o n , atëherë do të marr përgjegjësinë për të fituar Ligën e Kampioneve”, shprehet Conte.

“Vlerësimi i skuadrave të mëdha europiane të gëzon sepse do të thotë që unë së bashku me lojtarët e mi po bëjmë një punë të mirë, por unë nuk largohem sepse mendoj se jam në një klub të madh”

Real Madridi mori dje fitoren e katërt radhazi, këtë herë ndaj Celtas në transfertë në kampionat, pas dy ndeshjeve kundër Barcelonës dhe triumfit në “Old Trafford” me Mançesterin. Kristiano Ronaldo me dygolëshin e realizuar i ka dhënë galaktikëve fitoren, ndërsa ka shkuar në 26 gola në kampionat. Në fushë ka qenë një Celta kërcënuese, kjo edhe për shkak të situatës jo të favorshme në klasifikim. Madrilenët duan rreth 20 minuta që të hyjnë në lojën e tyre, por në fund marrin tri pikë të merituara. Reali vuajti në fillim presionin që vendasit bëjnë, por pas 20 minutash, merr në duar lojën dhe nis të sulmojë në portën e mbrojtur nga Varas. Ky i fundit në vazhdim ia ka dalë të presë gjuajtjet e Ronaldos, Benzemasë, Marselos dhe Kalejonit. Në fund gardianin e shpëton fati, kur Ronaldo një metër larg portës, e godet me kokë topin në traversë. Në pjesën e dytë, Ksabi Alonso futet në vend të Khedirës, ndërsa Ronaldo rrezikon me një të majtë të fortë. Më pas gardiani Varas pret saktë gjuajtjen ultas të Benzemasë. Por përpjekjet e ‘galaktikëve’ për gol, do të shpërblehen në minutën e 61’, kur Ronaldo çon topin në rrjetë pas një goditjeje këndi. Por lojtarët e Seltas reagojnë menjëherë e barazojnë me anë të Aspasit, dy minuta më pas, me një të djathtë të devijuar nga Pepe. Por do të jetë Kaka ai që do të sjellë fitoren. Braziliani pak minuta pasi hyn në lojë fiton një penallti, e Ronaldo e realizon në të 71’. Në 5 minutat e fundit, vendasit kanë raste të mira goli me anë të Aspasit, Fernandezit, Bermejos dhe Parkut, por këta të fundit shpërdorojnë. Takimi i djeshëm ka qenë i veçantë edhe për teknikun Murinjo, që bëri 103 sfida tek Reali, njësoj sa tekniku Miljaniç, i pesti në histori.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 17

5

6

7

8

13

18

14

19

9

10

15

16

20

21

22

23

24 28

29

30

35

31 36

25 32

26 32

37

34 39

43 46

27

33

38

42 45

11

40

41

44

47

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Materiale që u shtohen ushqimeve të parapregatitura, që ato të mos prishen. 9. Një periudhë kohe shumë e shkurtër. 12. Fejton pa të buta. 13. Fushë që shtrihet jo më lart se dyqind metra mbi nivelin e detit. 16. Mbetet pas djegies. 17. Bajko, ish-trajner Kombëtares. 20. Këngë djepi. 21. Gjokutaj i letërsisë. 22. Notë muzikore. 23. Fieri në makina. 24. Makinë e vogël. 26. Lojë me letra. 28. Rivënie anësore në futboll. 32. Nënë në dialekt. 33. Përpjekje për të kryer a për të arritur diçka, mundim. 34. Përemër vetor. 35. Kryeqyteti i Sllovakisë. 39. Ka tipare si të një tjetri. 42. Që nuk varet nga diçka tjetër. 43. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerëzish. 45. Satelit, shkurt. 46. Hënes i futbollit gjerman. 47. Njësi monetare. 49. Arjan i televizionit. 50. Rend i gjitarëve të detit. 51. Numër rendor.

1. Vegël muzikore. 2. Lakmi e tepruar për të shijuar diçka. 3. Caci i njohur i përkthimeve. 4. Gjysëm vule. 5. Qytet i lashtë ilir pranë Prishtinës. 6. Ent Tregtar. 7. Dëftesë me të cilën vërtetohej marrja e një huaje me kamatë. 8. Lloj sporti. 9. Metal shumë i fortë. 10. Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me zhardhok si të qepës, me shije shumë të hidhur. 11. Përemër vetor. 14. Notë muzikore. 15. Repart Ushtarak. 18. Enciklopedia Amerikane. 19. Uzinë Mekanike. 22. Shtresa mbrojtëse e dhëmbëve. 25. Armë zjarri. 27. Pjesë funksionale të trupit. 29. Autobuz që bën linjat brenda një qyteti. 30. Pllaka të pianos, a fizarmonikës. 31. Porcelan në dialekt. 36. Sigla e Torinos. 37. Jetimi që u vra te filmi “Lulëkuqet mbi mure”. 38. Vegël, mjet. 40. Juria pa të forta. 41. I menjëhershëm në mjekësi. 44. Shkova. 48. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 1

6

2 8 7

3

1

4

5 6

6 8

3

7

9

7

2 5 8 9

9

5

9

2 1 6 7

7 9

1 2

1 8

3 8 2 9

4 2

5 6

8 2

6 7

7 3

3

8 3 9 4

6 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7

9

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Terelynn Russel nga Illinois i shtetit Missouri ka një të veçantë. Ajo që një kohë shumë të gjatë nuk i ka shkurtuar flokët. Ato tashmë prekin tokën. Por, duket se të një dëshire janë edhe vajzat e saja. Russel gjithmonë fiton çmimin e parë në garat lokale që organizohen për flokëgjatat, kurse të njëjtën tashti e bëjnë vajzat e saj. 43 vjeçarja e cila është nënë e pesë vajzave dhe një djali, është e lumtur që vajzat e saj i duan flokët sikurse ajo. Edhe pse financiarisht kjo kushton, për shkak të shamponëve që blejnë dhe tharësve të flokëve, ato janë të bindura se mbajtja e flokëve të gjatë u sjell lumturi. Russel kujton se ishte në klasën e katërt kur ka prerë flokët për herë të fundit. Kam qenë në klasën e katërt kur së fundi më kujtohet që i kamë pasur flokët e shkurtra”, thotë ajo. Flokët e shkurtra janë vetëm një kujtim për të, pasi për flokët e gjatë ajo thotë se janë “jeta e saj”

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Mjedisi yjor do të favorizojë kapriçot e atyre që janë në çift. Kujdes mos e teproni me asgjë, sepse një fjalë e gabuar mund të ndezë edhe debate. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me surpriza të bukura.Venusi do e bëjë jetën tuaj më të animuar dhe do të nxitë takimet. Mbajini shënim gjatë kësaj dite të gjitha shpenzimet dhe kontrolloni buxhetin herë pas here.

Gjërat nuk do jenë aq të bukura sa i kishit menduar ju në planin sentimental, por gjithsesi do mbështeteni tekVenusi, i cili do i japë jetës në çift më tepër ngjyra. Falë ndikimit negativ të Mërkurit, beqarët do e humbasin drejtimin dhe rrezikojnë të mbeten përsëri vetëm. Nëse ju duhet të bëni shpenzime apo një operacion financiar mundohuni ta shtyni sepse nuk është dita e duhur.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ata që janë në çift mund të përjetojnë një ndjenjë plogështie. Do ju duket sikur ai që keni në krah nuk ju do aq sa duhet dhe nuk ju kupton aspak. Do lindin edhe debate! Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe më në fund do arrijnë të bëjnë për vete dikë që ju pëlqen. Ata që kanë pasur probleme kohët e fundit me menaxhimin e buxhetit do ia dalin më mirë sot falë ndihmës së Venusit.

Mundohuni të hiqni dorë nga autoritarizmi i tepruar sepse mosmarrëveshjet që mund të lindin me partnerin mund të jenë të mëdha. Kujdes! Beqarët do jenë shumë kërkues. Do ketë edhe një dashuri me shikim të parë dhe personi që do takoni do zërë një vend mjaft të rëndësishëm. Fati nuk do jete në anën tuaj për a u përket financave, por gjithsesi mundoheni pak të ruani ekuilibrin.

LUANI (23/VII-22/VIII)

51237, 54080, 54887, 68274, 69666, 78485, 87451. Numra me 6 shifra: 015263, 173514, 182130, 185715, 210001, 365968, 551556, 586425, 591489, 632596, 634612, 808245, 865345, 925455.

Dita do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar për të gjithë ata që janë në çift. Venusi, perëndesha e dashurisë do ju premtojë një klimë harmonike, ndërsa Marsi do favorizojë dëshirat dhe seksualitetin. Beqaret, me mbështetjen e Diellit duhet të presin surpriza të këndshme në planin sentimental. Fati do ju buzëqeshë!Mosshpenzonishumë ndërkohë që e dini sa e keni buxhetin.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Pasioni por edhe turbullirat do të jenë në programin e kësaj dite. Gjithsesi e rëndësishme është që rutina do të largohet dhe ju nuk do mërziteni. Tregohuni më të arsyeshëm dhe të matur! Beqarët do takojnë dikë mjaft të veçantë që kishin kohë që e kishin ëndërruar. Më në fund dëshirat do të plotësohen. Në planin financiar, falë pozicionit të Mërkurit, të ardhurat do të rriten.

Jupiteri do jua bëjë më të bukur jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të mrekullueshme, të cilat do jua shtojnë edhe më tepër dëshirën për të krijuar një familje. Dialogu dhe qetësia do jenë edhe ato në meny. Beqarët është më mirë të mos mundohen për të gjetur shpirtin binja, sepse do takojnë dikë që do i lëndojë. Kujdes me financat! Nëse tregoheni të pamatur do keni probleme.

Për çiftet, rreziku për debate të zjarrta do jetë shumë i madh. Bëni kujdes! Nuk është asnjëherë e këshillueshme të ngatërrosh punën dhe çështjet financiare me dashurinë. Mirëpo sot kjo do jetë ajo që do bëjnë pjesa më e madhe e beqarëve dhe do lëndohen. Situata financiare do të përmirësohet dhe ju do mund të bëni edhe ato shpenzime që kishit kohë që i kishit menduar.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do keni ndryshim të shpeshtë të humorit sot dhe kjo falë ndikimit negativ të Plutonit. Hëna nga ana tjetër do ju japë mundësinë që gabimet qe do bëni t’ju falen. Përfitoni! Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri por kjo nuk do të thotë që të dorëzohen menjëherë. Do kujdeseni më tepër për buxhetin tuaj gjatë kësaj dite dhe do e riorganizoni atë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

5

Numra me 3 shifra: 054, 145, 202, 262, 266, 321, 402, 452, 465, 541, 555, 635, 748, 796, 865, 926. Numra me 4 shifra: 0628, 2151, 3538, 4526, 4562, 5265, 6321, 6325, 8523, 9568, 9587, 9658. Numra me 5 shifra: 24265, 28251, 37096, 41526, 47440,

Familja me flokë të gjata

Çiftet do kenë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre sentimentale. Rutina do të largohet, nuk do keni debate të mëdha dhe do komunikoni më tepër me atë që keni në krah. Beqarët, falë pozicionimit të yjeve nuk do jenë më vetëm. Sot do fillojë një romancë shumë e këndshme! Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Në çift gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë gjatë kësaj dite. Disa mund të zbulojnë edhe tradhti të partnerit. Kujdes, mos bëni asgjë para se ta vërtetoni gjithçka. Beqarët do bëjnë takime interesante, por do kenë frikë të krijojnë një lidhje duke menduar se mund të humbin lirinë e tyre. Tregohuni më të matur në planin financiar. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangni surprizat e këqija.

PESHQIT (20/II-19/III) Në dashuri ju pret lumturia. Ata që janë në një lidhje do jenë mjaft pasionantë dhe do bëjnë gjithçka që ta kënaqin partnerin e tyre. Nëse jeni ende vetëm, do mund të bëni një takim mjaft të bukur. Përfitoni nga ndihma që do ju japin planetët në planin financiar. Urani do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

11.03.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11 mars

15

Historiani është një profet që sheh mbrapa.

2004

Karl Wilhelm Friedrich Schlegel

Bomba në Madrid Një radhë shpërthimesh mbollën terror në kryeqytetin spanjoll. Bombat -më vonë u kuptua se kish patur 10 shpërthime- u detonuan brenda apo përreth stacioneve hekurudhore; stacioni i linjës kryesore Atocha dhe dy të tjerë më të vegjël në Santa Eugenia dhe El Pozo. Terroristët goditën në orën e pikut në mënyrë që të maksimalizonin numrin e viktimave. Në total 191 vetë u vranë dhe më shumë se 1800 të tjerë u plagosën. Kaq të tmerrshme ishin plagët sa spitalet duhet të bënin thirrje për dhurues të tjerë gjaku. Policia paralajmëroi se mund të mos ishte e mundur që pjesët e ndara nga trupat t’u shkonin të zotëve të tyre

dhe të kishte ngatërresa. Rrjetet e telefonisë pothuajse ranë në kolaps nga telefonatat e shumta të të afërmve të alarmuar që kërkonin të dinin për gjendjen e të dashurve të tyre. Qeveria spanjolle nuk dukej se kishte dyshime rreth autorëve të akteve terroriste dhe ministri i Brendshëm,Angel Acebes shpalli se grupi separatist bask ETA ishte përfundimisht përgjegjës. Kjo shkaktoi skepticizëm imediat. Shkalla e terrorit por edhe mungesa e një paralajmërimi me telefon praktikë e ETA-s, e largonin organizatën baske nga shpërthimet. Qeveria spanjolle ishte një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pushtimin e

Irakut, duke e bërë fundamentalizmin islamik një shpjegim më të bindshëm. Kur të nesërmen në afërsi të Madridit u kontrollua një furgon i dyshimtë dhe u gjetën prova që sugjeronin një përfshirje islamike, pati zemërim të madh. Qeveria me sa dukej kishte fajësuar ETA-n për të fshehur faktin që ata nuk e kishin marrë seriozisht kërcënimin islamist. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura tri ditë pas shpërthimit, Partia Popullore në qeveri u mund papritur dhe kryeministri i ri socialist, Jose Luis Rodriguez Zapatero konfirmoi menjëherë premtimin e tij elektoral për të tërhequr trupat spanjolle nga Iraku.

Blitz

Flickr

1

Renditja e Arabisë Saudite ndërmjet vendeve të botës me shikues-për-frymë të faqes youtube.

2

Përqindja e njerëzve të vrarë nga goditjet me drones (avionë të telekomanduar amerikanë) në Pakistan në vitin 2012, që ishin udhëheqës të Talebanit apo Al Kaedës.

1/3

Pjesa e të diplomuarve në shkollat amerikane të jurisprudencës në 25 vitet e fundit që nuk punojnë si juristë.

-20

Ndryshimi në përqindje i sasisë së parave që u jepet fituesve të çmimit Nobel për Paqe që nga viti 2011.

Titulli: Sharje në kor Foto: Gjino Production

Në Facebook Alfred Lela

Jola Foto

Një gjë e thjeshtë dhe e bukur siç është vetëm kirurgjia plastike...- Arbana.Na kënaqi këtë herë... Ervin Goci

Ky është lajm: Kapen 10 klandestinë që po kalonin kufirin nga Greqia për në Shqipëri... Aldona Luari

E kshu, kshuuuu!! Iku dhe e djelaaaa. Rama, më raftë pika, edhe sot në punë ishte. Seç u thoshte ca njerëzve që e dëgjonin me vëmendje, “po doni punë pushojeni Saliun nga puna”. Po t’ju them të drejtën sesi u ndjeva në ato momente. Si Zoti vetë. Po më mbajti edhe ca kjo valë, nesër, me çadër në dorë, më keni para Kryeministrisë duke i ulëritur të madhit: -JE I PUSHUAR! Papapa çfarë kënaqësie, nuk e keni idenë. Shpresoj që edhe nesër të jem kaq trime sa jam sot. Nejse.., Unë, të them të drejtën, e nisa që sot kurën e ballokumeve. Kot mo, t’i kem njëherë në bark se kush e di ç’ndodh deri të enjten...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Fushë e blertë çorape të bardha Në Amerikën e vitit 1919, ashtu si dhe sot, sporti i preferuar ishte bejsbolli. Mitet bëheshin e zhbëheshin rreth kësaj loje që kulmonte me World Series, finalen që kurorëzonte kampionin e Amerikës. Të fiksoje rezultatin e një ndeshjeje të tillë do të thoshte të cenoje mitin amerikan të konkurrencës dhe të suksesit bazuar mbi talentin dhe garën. Por pakënaqësia e lojtarëve të skuadrës së Chicago-s White Sox ndaj pronarit të tyre që i paguante pak, kombinuar me epshin për fitime dhe sigurisht për të bërë një nga ato gjërat e mëdha të jetës, Arnold Rothstein, një bos i krimit të organizuar, njohur ndryshe si underworld, çoi në atë që njihet si Black Sox Scandal. Tetë lojtarë të skuadrës së Chicago-s e bënë me fjalë që ta humbnin ndeshjen finale ndaj Cincinati Reds. E gjithdo të luhej në baste me mbështetjen financiare të Rothstein aka the Brain (truri). Në Shqipëri, rreth 100 vjet pas skandalit amerikan të bejsbollit, sportin dhe gjërat në përgjithësi ende i kemi në primitivitet: mitet, konkurueshmërinë, suksesin e ndërtuar mbi talentin e të tjera, vazhdojnë të jenë ëndrra amerikane për ne. As të fortët nuk i kemi underworld. Ata janë bërtitës, të pagdhendur e invazivë derisa udhëtimi nëpër këtë vrazhdësi t’i përplasë me hundleshin e tyre. Ca prej tyre i kemi edhe në politikë; kryetarë komunash, bashkish apo deputetë. Duke qenë se janë tipa lokalë, si në kulturë ashtu dhe në botë mundohen t’i shpëtojnë kësaj duke u lidhur me politikën dhe futbollin. U pëlqen shumë rënia, si dardha nën mollë, direkt ose indirekt, në sindromën Berlusconi, megjithëse janë shumë më të ngjashëm me liderët ose bi-

znesmenët e republikave të vogla kaukaziane të ish-Bashkimit Sovjetik. Si këta të fundit kanë edhe pisqollat që vringëllojnë nëpër stadiume. Kështu, ata plotësojnë së jashtmi atë që nuk kanë së brendshmi: pushtet, një skuadër lokale futbolli dhe një hekur në brez. Sa më i zymtë mjedisi ku gjallojnë, aq grotesk pluhuri i aksioneve të tyre. E rëndësishme është që ata të fitojnë: gara, një mjet demokratik i shpikur për ta nxjerrë barutin dhe forcën e padrejtësisë nga triumfi dhe suksesi nuk ekziston në formimin e tyre mendor. Nuk janë aq ambiciozë dhe gjenialë që të kërkojnë lavdinë as në truket e mëdha: nuk e kanë grintën amerikane të Arnold Rothstein dhe nuk dinë të jenë underworld. Kështu ata mbeten te grimca e tyre lokale, si kryetari i Bashkisë së Gramshit që shpërtheu dyert e stadiumit për t’u futur në fushë me makinë; shenjë proteste ndaj gjykimit të ndeshjes. Pa kaluar as 24 orë nga ringjallja e Chukck Norris-it në Gramsh, bubullin ke shkëmbi i Kavajës. Elvis Roshi, kryebashkiaku socialist, të paktën sipas një dëshmie të trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, është futur në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes mes Besës dhe Tiranës duke goditur Deden dhe kërcënuar futbollistët e ekipit mik. I arrestuar nga policia, mbështetës të tij kanë protestuar para komisariatit të qytetit. Ky nishan i fundit prej sejmeni politik, nuk e ka sofistikimin e Black Sox Scandal. Sa shumë Kavajë e sa pak Chicago që është. Është një skandal çorapesh të bardha. Një kronikë e radhës nga mjerimi tjetër i një tjetër njeriu në outpost.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Vera Perleka Cel: 068 20 55 437 E-mail 1: v_perleka@yahoo.com E-mail 2: vera_perleka@hotmail.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 11.03.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo