Issuu on Google+

faqe 19

Festina Mejzini: Dua të bëj një duet me Dorina Lekën Prindërit e mi ndjehen shumë krenarë për mua që po vazhdoj traditën familjare

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 8 prill 2012. Numër 554. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rebelohen aleatët: Rama po përsërit gabimet e 2009, kreu i PS: Reagim në tym

ish-kreu i federatës Dosja e mashtrimit me vizat kanadeze, zbardhen SMS dhe përgjimet Si nisi skema e mashtrimit të ish-diplomatit Arben Sorra, i cili premtonte viza kanadeze për persona jashtë skuadrës në këmbim të 7 mijë eurove dhe bisedat telefonike me "viktimat" e tij. SMS e fundit: Nëse nuk më sjell lekët në orën 4 do të denoncoj, se qenke legen burrë. I akuzuari në Prokurori: Mashtroja se më duheshin para për vajzën dhe nënën në spital Ish-sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Pingpongut është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim të disa personave, të cilëve u ka premtuar viza kanadeze në këmbim të parave. Duke i siguruar se vizat

Aleatët e PS-së, Gjinushi, Milo, Koçi e Ndoka i kanë bërë thirrje Edi Ramës të reflektojë për reformën zgjedhore si dhe për prishjen e marrëveshjes me ta. Kreu i opozitës u përgjigjet se mbron të njëjtat bindje me ta, por PS nuk e ka në dorë ta përmirësojë pa konsensus sistemin Faqe 3

Myfarete Laze: Sot muzika shitet me lekë, por i mungon shpirti

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shoqatat e ish-të përndjekurve dhe politika

koment Eugjen Merlika

Shqipëria dhe Oferta Turistike

koment Dritan Zaimi

12 sociale

Turizmi është sot industria me rritjen më të shpejtë dhe zhvillimin...

denca krijoi me të drejtë sqarim dhe vendimi më i mirë ishte revokimi i urdhrit”

Ministri Arben Imami

Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve, dyshohet atentat për shkak të detyrës Eksplozivi, pesë metra nga shtëpia e shefit të Krimeve në Burrel shkakton vetëm dëme materiale. Atentat edhe një qytetari në Fushë-Arrëz

Në një shkrim të shkurtër të një gazete me titull “Dëmshpërblimi ...

Faqe 6-7

Imami: Nuk heq dorë nga reforma në Ushtri, ja pse u shmang dekreti i Topit Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami shpjegon ngërçin me emërimin e kreut të Forcave Detare dhe shpreh vendosmërinë për ristrukturimin e Forcave të Armatosura, me gjithë rezistencën e madhe nga ushtarakët brenda sistemit dhe gjykatat. “Presi-

Këngëtarja e njohur rrëfen jetën e saj por edhe nostalgjitë e së shkuarës. "Mes njerëzve të izoluar ka plot talente" FAQE 16-17

do të merreshin për një aktivitet që kjo federatë do të organizonte në Kanada, ai u ka marrë shuma të ndryshme disa personave, të cilët e kanë denoncuar më pas në prokurori...

Një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme pranë banesës së shefit të Krimeve të rënda në Burrel, Sami Neli. Burime nga policia thanë se eksplozivi në sasi të konsiderueshme ishte vendosur pesë metra larg banesës në të cilën ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes... Faqe 9

dënimi

25 vite burg për “monstrën” e Kolonjës që përdhunoi 8-vjeçaren Boshllëk

Invalidët drejt Kushtetueses: Të shfuqizohet ligji Personat me Aftësi të Kufizuara do t’i drejtohet Gjykatës për të ankimuar dy ligjet e ndryshuara për Statusin

FAQE 9

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami shprehet i vendosur për ta çuar deri në fund reformën në Ushtri, e vonuar sipas tij nga rezistenca që po bëjnë struktura brenda sistemit, por edhe jashtë tij. “Gjithkush duhet ta ketë të qartë... Faqe 5

opinion / 11 Bashkim Muça

Tadiç nuk mundi Presidenti Boris Tadiç është i dyti personalitet në historinë moderne të Serbisë, me të cilin mund të bisedohet për çështjet më delikate mes shqiptarëve dhe serbëve. Sinjalet e para të këtij lloji i pati dhënë ishkryeministri i vrarë, Zoran Xhinxhiç, i cili pati fatin e keq ta pësonte për shkak të disa lëvizjeve të tij që i hapën Serbisë rrugën për në Europë, përfshirë këtu edhe dorëzimin e Millosheviçit në Hagë. I ngjashëm në pamje me Xhinxhiç, por edhe në sjellje, Presidenti Tadiç vazhdon të shihet si njeriu me të cilin Serbia mund të shkojë deri në derën e fundit të hyrjes në Europë. Serbia nën Tadiç, përveçse ka arritur të sigurojë liberalizimin e vizave, së fundi ka marrë statusin e vendit kandidat ...


2

MAPO

e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

politika

Arritjet e Forumit të Gruas, Asambleja indiferente TIRANË Një nga pikat e rendit të ditës së Asamblesë Kombëtare të PS-së ishte edhe riorganizimi strukturor i Forumit të Gruas Socialiste. Megjithatë, anëtarët e asamblesë janë treguar të paduruar për të dëgjuar deri në fund përmbledhjen që paraqiti dje

deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni. Zhurmës dhe mungesës së interesimit nga ana e anëtarëve të asamblesë, Gjermeni i është përgjigjur shkurt: “Më takonte të flisja pak gjatë, se kemi tre vjet që nuk flasim për Forumin e Gruas”. Eglantina Gjermeni

Rama: Roli i çdo deputeti në PS varet nga lidhja e tij me bazën Kryetari i PS-së: “...Ne nuk duam të fitojmë për të ndryshuar Sali Berishën me Edi Ramën dhe ca ministra me ca ministra të tjerë, e për ta vazhduar shfaqjen me drita rozë në vend të dritave blu, ndërkohë që shqiptarët të vazhdojnë të jenë 1 milion të papunë” TIRANË Erion Braçe, Arta Dade apo Pandeli Majko nuk kishin më se çfarë të debatonin dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së për organizimin e partisë apo qëndrimet politike të ditës, sa kohë që këtë gjë e kishin bërë fort mirë dy ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. Dje, Pandeli Majko e ndonjë i pakënaqur tjetër i kryesisë së PS-së nuk folën. Nuk foli as Erion Braçe (zyrtarisht), por nuk munguan komentet e tij të shkurtra nga vendi ku ishte ulur teksa dëgjonte në distancë fjalën e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Bashkë me deputetin tjetër Arben Isaraj, Braçe ka qëndruar në fund të sallës (ku po zhvillohej mbledhja), më shumë si “spektator”, pa qenë aktiv rreth rendit të ditës. I vetmi zë publik i nervozuar dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së ishte kryetari i opozitës, Edi Rama. Fjala e tij fillim e mbarim ishte mesazhi i mbledhjes treorëshe të asamblesë, që në rend të ditës kishte realizimin e disa detyrave organizative që lidheshin me FRESSH-in dhe Forumin e Gruas Socialiste. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka folur jo

fort gjatë, por me tone më të larta duke përcjellë mesazhe të qarta. “Rruga e Programit do të vazhdojë. Është një rrugë e gjatë ku komunikimi me njerëzit përbën edhe aksin themelor të një procesi nga ku PS do të dalë me një plan të detajuar, si asnjëherë një forcë politike në 20 vjet, për t’i ofruar publikut shqiptar një kontratë të qartë angazhimesh. Në këtë rrugë po përvijohen dallimet edhe në katër shtyllat kryesore të programit tonë”,- tha Rama duke sqaruar edhe njëherë shtyllat bazë të programit. Kërkesa

Por kryetari i PS-së u ndal dje edhe në një tjetër çështje, që është po aq e rëndësishme sipas tij, sa vetë rruga e programit. “Rruga e programit dhe ripërtëritja organizative e Partisë Socialiste duhet të jenë e njëjta gjë. Ne nuk kemi nevojë të shtojmë numra. Ne kemi nevojë të shtojmë zemra dhe mendje që t’i bashkohen kësaj rruge të programit dhe që të bëhen garantët e këtij programi përballë gjithë komuniteteve dhe përballë të gjithë atyre që do të shkojnë me politikën e tyre të vogël t’u kërkojnë votën për një ndryshim të madh. Ne nuk duam të fitojmë për të ndryshuar Sali Berishën me Edi Ramën dhe ca ministra me ca ministra të tjerë, e për ta vazhduar shfaqjen me drita rozë në vend të dritave blu, ndërkohë që shqiptarët të vazhdojnë të jenë 1 milionë të papunë, të pasiguruar, ndërkohë që bizneset të vazhdojnë të vuajnë terrorin e administratës fiskale, terrorin e atyre që në zyrat e shtetit dhe të thonë ‘ku është pjesa ime’ dhe me radhë e me radhë e me radhë”, - tha Rama duke shtuar se qëllimi është të

ndryshohet politika dhe mënyra sesi sot qeveriset vendi. Për pasojë, kryetari i PS-së ka kërkuar që tryezat e organizuara për programin t’i shërbejnë qëllimit për të mbledhur, afruar dhe marrë mendimet e njerëzve nga afër. “...Nga televizori dukemi më shumë njëlloj sesa të ndryshëm. Dallimin mund ta bëjnë nga Partia Socialiste që kontakton drejtpërdrejt atje, nga i deleguari që shkon drejtpërdrejt atje dhe është atje, që flet për çka duhet bërë më mirë, nga anëtari i Asamblesë Kombëtare që shkon drejtpërdrejt atje dhe është atje, që i tregon atij tjetrit që nuk është njësoj, që nuk përton të shkojë ta takojë në shtëpi, se nuk përton që të shkojë ta dëgjojë, se nuk përton që të dalë nga mbledhja formale e Asamblesë atje dhe të shkojë të takojë njerëzit që me atë mbledhje nuk kanë lidhje. Dhe me radhë, tek kryetari i rrethit”, - ngriti tonet Rama. Lidhja me territorin, sipas tij, është ajo që e përcakton rolin e secilit, që nga i deleguari i kryesisë e deri tek i fundit anëtar asambleje: “Është sa herë shkon atje në territor dhe sa kontakte ke atje që e definon edhe rolin e deputetit apo deputetes së Partisë Socialiste, edhe performancën e deputetit dhe deputetes së Partisë Socialiste, edhe vlerën e shtuar që deputeti apo deputetja e Partisë Socialiste ka për këtë parti. Dhe këtë nuk e përcaktoj unë, këtë nuk e përcakton kryesia, këtë nuk e përcaktojmë ne këtu. Këtë e përcaktojnë ata që do e përcaktojnë, ata që janë atje poshtë, me të cilët duhet të dominojë lidhja e dashurisë, e besimit dhe sigurisht dhe e respektit reciprok”. Nevila Perndoj

Strukturimi, dështon procesi i zgjedhjeve në parti në rrethe TIRANË Ndryshe nga suksesi i trumb-

etuar nga PS në drejtim të anëtarësimeve të reja, procesi i zgjedhjeve në parti në rrethet dhe njësitë vendore vijon të mbetet problematik. Kështu, nga 117 njësi vendore në të cilat duhet të kryheshin mbledhjet e Asamblesë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të partisë të njësive vendore situata paraqitet kritike, pasi vetëm në 37 njësi ka përfunduar zgjedhja e kryetarëve. “Mbeten 65 njësi vendore për t’u zhvilluar zgjedhjet për kryetar të partisë nga të cilat: a) Në 48 njësi vendore me vendim të kryesisë së Partisë vazhdon procesi i riorganizimit, si rrethet Kukës, Has, Lezhë, njësitë bashkiake Tiranë dhe bashkitë Shkodër, Fier, Vlorë. b) Në 11 njësi vendore, nga të cilat 5 njësi të rrethit Devoll, 2 njësi të rrethit Pukë, 1 njësi në Durrës, 1 njësi në Krujë dhe 2 njësi në rrethin Tiranë, pritet vendimi i kryesisë së Partisë për

fillimin e procesit. c) Në njësi vendore të rrethit të Peqinit pritet vendimi i kryesisë së Partisë për fillimin e procesit nga fillimi, mbasi nuk është zhvilluar asnjë prej fazave të procesit zgjedhor”, - tha dje Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi. Strukturat e partisë kanë përzgjedhur gjithashtu koordinatorët elektoralë për 46 ZAZ, ndërkohë që janë në proces përzgjed-

hje kandidaturat për koordinatorë në 20 ZAZ. Klosi konsideroi dje të rëndësishme edhe mbledhjen e firmave për referendumin për mbetjet urbane. “Me gjithë mangësitë që u vërejtën, në përfundim u arrit që të mblidheshin dhe të dorëzoheshin për t’u paraqitur në KQZ 64 mijë e 200 firma, nga 50 mijë që ishin programuar për t’u mbledhur”,- tha Klosi.

Edi Rama gjatë Asamblesë së djeshme të PS

Klosi: Në PS ka 12 500 anëtarësime të reja TIRANË Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi deklaroi dje se në PS janë anëtarësuar plot 12 500 të rinj.”Në procesin e riregjistrimit janë pajisur me kartën vjetore të anëtarësisë mbi 50 mijë anëtarë aktivë të PS ose 60% e efektivit aktual të partisë. Në këtë proces janë mbledhur mbi 9 milionë lekë (të reja) nga kuotat e anëtarësisë. Janë pranuar në parti rreth 12 500 anëtarë të rinj ose 50% e objektivit vjetor të përcaktuar në Kongresin e PS-së. Një punë e lavdërueshme e strukturave të partisë në të gjitha nivelet, në një periudhë me kushte të vështira të motit gjatë muajve janar - shkurt u mblodhën rreth 64.200 firma për referendumin për mbetjet urbane”, - tha dje Klosi. Sekretari organizativ shtoi se më mirë në funksion të anëtarësimeve të reja janë strukturat e partisë në rrethet Elbasan, Skrapar, Bulqizë, Librazhd,

Pogradec e Lezhë. “Shtimi i efektivit me anëtarë të rinj është proces në vazhdim krahas kryerjes së ristrukturimit të strukturave, riregjistrimit të anëtarëve si dhe organizimit të strukturave të FRESSH dhe FGS”, - tha dje Klosi


e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

3

MAPO

Veliaj: Re:Fressh ka afruar 4500 të rinj TIRANË Sekretari për Rininë në PS, Erion Veliaj deklaroi dje gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare se 200 mijë votuesit që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të bëjnë diferencën. “Ne kemi bërë një aleancë të hapur me të rinjtë e Shqipërisë në programin ‘Për një

Rilindje Shqiptare’. Projekti i hapjes dhe rifreskimit ndaj të rinjve Re:Fressh nisi në Tiranë në 15 janar dhe ka vazhduar me sukses në Fier, Lushnjë, Kavajë, Elbasan, Vorë, Burrel, Berat, Pogradec, Korçë, Poliçan, Librazhd e vazhdon në Divjakë, Vlorë e Krujë javën që vjen. Ky proces ka afruar 4500 anëtarë të rinj që e

bëjnë PS-në më të madhe, më progresive dhe grupin politik më të hapur për të rinjtë. Ky proces do të vazhdojë me konkurrime të hapura për kryetarët e Fressh në komunë, bashki, rreth e vend për t’i dhënë mundësinë çdo të riu idealist për kauzat tona që të garojë për lidershipin e organizatës”, - tha ai. Erion Veliaj

Aleatët - Ramës: Prishe marrëveshjen, do mbash përgjegjësi Aleatët e PS-së i kanë kujtuar dje kryetarit të PS-së, Edi Rama që të reflektojë për qëndrimin që partia më e madhe në opozitë po mban ndaj reformës zgjedhore TIRANË Në zgjedhjet e 8 majit, ata i

PDIU akuza Haxhinastos, reagon Ministria e Jashtme TIRANË Ministria e Punëve të

Jashtme ka reaguar dje ndaj qëndrimit të ashpër të PDIU-së lidhur me deklaratat që shefi i diplomacisë, Edmond Haxhinasto mbajti pak ditë më parë për Çamërinë. Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se ky dikaster ka kërkuar që për personat të cilët në dokumentet e identifikimit kanë vendlindjen Çamëri, të realizohet një marrëveshje me palën greke, në mënyrë të tillë që ata të mos ndalen dhe të kenë mundësinë për të lëvizur të lirë. “Ministria e Punëve të Jashtme, me evidentimin e këtij problemi ka marrë kontakte të menjëhershme me ambasadën greke në Tiranë, ka protestuar dhe ka kërkuar shpjegime se pse qytetarët shqiptarë ndalohen në kufirin grek. Nga ambasada greke është dhënë sqarimi që toponimet zyrtare të Greqisë, të depozituara nga ana e saj

dhanë PS-së 12 mijë vota më shumë në Tiranë dhe fitoren në mbi 100 komuna dhe bashki të vendit. Me këtë rezultat në dorë, aleatët e PS-së i kanë kujtuar dje kryetarit të PS-së, Edi Rama përmes një konference për shtyp, që të reflektojë për qëndrimin që partia më e madhe në opozitë po mban ndaj reformës zgjedhore, më konkretisht ndaj sistemit zgjedhor. Në të kundërt, krerët e partive të vogla, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Petro Koçi kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin lëvizje të reja politike. Në konferencën e djeshme për shtyp, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi u shpreh se PS-ja është përgjegjëse për degradimin e reformës zgjedhore. “Reforma zgjedhore po degradon, ajo është kthyer në një pazar politik. Partia Socialiste, përfaqësuesja e opozitës në komision ka përgjegjësinë e saj për të garantuar një reformë reale. Kujtojmë që e majta ndodhet në opozitë jo për faj të mungesës së votave, por për gabime të lidershipit të PS-së dhe veçanërisht për mentalitetin që ka për aleancat”, - tha dje Gjinushi. Edhe kryetari i PDS-së, Paskal Milo shprehu keqardhjen, duke shtuar se pasojat do të jenë vetëm mbi PSnë. “Ne shprehim keqardhje që Partia Socialiste, aleatja jonë aprovon të njëjtat gabime, nëse Partia Socialiste deri tani na ka konsideruar aleate dhe që sot e tutje nuk dëshiron të na konsiderojë si të tillë, atëherë kjo do të jetë përgjegjësia e saj. Është vetë Partia Socialiste që do të shkëputet nga ne, për vetë faktin se

Aleatët e PS

“Është vetë Partia Socialiste që do të shkëputet nga ne, për vetë faktin se ka bërë disa llogari dhe disa sondazhe që mund t’i fitojë zgjedhjet edhe vetëm” ka bërë disa llogari dhe disa sondazhe që mund t’i fitojë zgjedhjet edhe vetëm”, - tha Milo. Në anën

tjetër, kryetari i PSV 91, Petro Koçi theksoi se është PS-ja ajo që karakterizohet nga një fryme përjashtuese. “Kodi Zgjedhor për të cilin mban përgjegjësi edhe Partia Socialiste, përmban një frymë përjashtuese...Brenda opozitës së bashkuar të hiqet dorë nga politika e përjashtimit”, - tha Koçi. Ndërsa kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka shkuar më tej me deklaratat e tij teksa nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e një koalicioni me PDnë. “Partia Socialiste po hap një hendek të madh në vend me aleatët e vegjël. Partia Socialiste prishi marrëveshjen me aleatët. Partia Demokristiane nuk e ka përjashtuar asnjëherë bashkëpunimin me çdo subjekt politik, përfshirë edhe Partinë Demokratike”, - tha Ndoka.

Rama: Po reagoni në tym, për sistemin duhet konsensus në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk e përfshijnë këtë term. MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke, me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës greke. MPJ shpreh keqardhjen për çdo përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështjeje për qëllime të pastra populiste”, - thuhet në njoftimin për shtyp.

TIRANË Kryetari i PS-së është dorëzuar para kërkesës këmbëngulëse të partive aleate për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kryetari i PS-së, Edi Rama ka mundur të reagojë për qëndrimin e përbashkët të partive të vogla në opozitë vetëm dje pasdite, përmes Twitter-it për shkak të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Në një koment të shkurtër në faqen e tij, Rama sqaron se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është vetëm në dorën e PS-së. Madje, kryetari i

opozitës nuk nguron të shprehë edhe pakënaqësi ndaj asaj që të vegjlit thanë kundrejt PS-së në konferencën e përbashkët për shtyp. “Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve ndaj PS! PS mbron të njëjtën bindje me ta, por s’ka në dorë ta përmirësojë pa konsensus sistemin”, - shkruan Rama. Kjo është deklarata e parë e drejtpërdrejtë e kryetarit të PS-së, Edi Rama, lidhur me pretendimin e vazhdueshëm të partive të vogla.


4

MAPO

e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

Dollari fiton 2 pikë gjatë javës Duket se mbiçmimi i dollarit nuk ka të ndalur. Gjatë kësaj jave monedha jeshile amerikane ka fituar dy pikë ndaj monedhës kombëtare, lekut. Por kjo po ndikon negativisht në çmimin e naftës. Dje, një

dollar amerikan sipas të dhënave zyrtare të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, është shitur në tregun vendas me 106, 69 lekë, ndërkohë që një javë më parë është këmbyer me 105,2 lekë. Agjentët

valutorë e justifikojnë mbiçmimin e dollarit amerikan me efektet e bursës ndërkombëtare. Por për pasojë po rrit edhe çmimin e naftës, me të cilin qytetarët shqiptarë kanë më shumë se 5 muaj që po përballen.

KRRTRSH miraton 8 leje, Berisha: Rama ka fobi nga hidrocentralet Në mbledhjen e djeshme të KRRTRSH-së janë miratuar 8 leje për investime në infrastrukturë. Do të ndërtohet impianti i ujërave të zeza në Tiranë Sabina Veizaj

Politika e qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon po bën që ajo të rrisë numrin e hidrocentraleve të dhëna me koncesion, pavarësisht debateve të nxehta politike mes palëve për kontrata jotransparente dhe të suksesshme. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në mbledhjen e djeshme ka miratuar sheshe dhe leje ndërtimi për dy hidrocentrale të tjera, njëri në lumin Valbonë, tjetri në kaskadën e lumit Mat në komunën Martanesh. Për këto vendime, kreu i qeverisë, Berisha u shpreh se tashmë politika e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon po konkretizohet çdo ditë e më tepër. “Ajo që është specifike në depozitat e naftës, gazit dhe solarit, është se këto ndërtohen me konsensus të plotë të qeverisë dhe të opozitës. Kjo për faktin se kryetari i opozitës vuan nga fobia e HEC-ve ndaj dhe i lutem shumë atij të Martaneshit të ma nxjerrë njëherë në kaptinë të Martaneshit për ta inauguruar, që t’i dalë pak nga pak frika nga koncesionet dhe HEC-et”, - tha kryeministri Berisha. Por në mbledhjen e djeshme u miratua edhe vendimi për leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure (benzinë, gazoil dhe solar) me sipërfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12 200 m3, në fshatin Rinia Porto-Romano, komuna Katund i Ri, qarku Durrës, si dhe një studim urbanistik pjesor Parku Industrial Vlorë me sipërfaqe 12 434 ha, fusha e Jallisë, Nartë, Vlorë. Por gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së, kryeministri Berisha theksoi gjithashtu edhe rëndësinë madhore të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë, duke informuar se ky projekt është një investim prej 90 milionë eurosh. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë projekt si investimin më të madh në trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Ky është investimi më i madh që bëhet në historinë e vendit në trajtimin e ujërave të zeza. Është një investim prej 90 milionë eurosh. Një ndihmë bujare e qeverisë japoneze. Janë hapur procedurat e tenderit dhe projekti fillon së shpejti”,- tha ai. Sipas Kryeministrit, ky pro-

Gjatë mbledhjes së djeshme të KRRTRSH

për rehabilitimin dhe zgjerimin e fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës, në Sharrë, komuna Vaqarr, qa-

Berisha u shpreh se tashmë politika e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon po konkretizohet çdo ditë e më tepër

rku Tiranë. U miratua në të njëjtën kohë një ndryshim në planin rregullues të qytetit të Tiranës për territorin me sipërfaqe 5.5 ha të pistës së ish-aeroportit të vjetër të Tiranës nga “zonë e veçantë”, në “zonë e gjelbër”. Kryeministri Berisha theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për t’i rikthyer Tiranës gjelbërimin, të cilin qyteti e ka pasur, por që qeverisja e babëzitur vendore ia ka shkatërruar. “Është shumë e rëndësishme që të merren të gjitha masat që studimi të kompletohet sa më shpejtë dhe shpreh kënaqësinë që ne sot i rikthejmë disa hektarë gjelbërim kryeqytetit që po mbytet nga betonimi”, - tha Kryeministri. U miratua gjithashtu një shtesë në rregulloren e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës, miratuar me vendimin e KRRTRSH-së, nr.3, datë 23.06.2004. Kjo shtesë ka të bëjë me dy aspekte: e para, për të mundësuar dhe saktësuar vënien në dispozicion të kompleksit të ri të parlamentit shqiptar të hapësirës së vilave në perëndim të rrugës “Donika Kastrioti; e dyta, t’i mundësojë ambasadës zvicerane të ndërtojë një objekt dykatësh në territorin në pronësi të saj, objekt i cili do të shërbejë si konsullatë e ambasadës. Ky ndërtim duhet të respektojë karakterin e gjelbërimit të gjithë zonës.

Përfitoni nga mundësia për të vizituar Greqinë!

AITfton nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme në një udhëtim katër Përfitoni nga mundësia për të vizituar Greqinë! ditor kulturor edukativ nëGreqinë! Greqi Përfitoni nga mundësia për të vizituar Greqinë! Përfitoni nga mundësia për tëdhe vizituar

AIT (Athens Information Technology) nëGreqi, në bashkëpunim me kompanianë INTRACOM Telecom jekt u bë i mundur, pasi “qytetarët e Tiranës AITfton nxënësit e vitit tëtëfundit të shkollave të mesmekatër në një udhëtim katër fton e vitittë të fundit shkollave mesme në të një ekskursion ditor Athinë, Greqi,në një udhëti AITfton nxënësit e vitit tëtëtë fundit shkollave tënëmesme AITfton nxënësit eAlbania, vitit tënxënësit fundit shkollave mesme në një udhëtim katër mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga blloditor kulturor dhe edukativ në Greqi nga data 28 Prill deri në 1 Majdhe 2012. edukativ ditor kulturor dhe edukativ në Greqi kadat e panevojshme dhe të dëmshme për ditor kulturor në Greqi ta. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Ky përfshin transportin menëGreqi, autobus në ngabashkëpunim Tirana në Athinë dhe anasjelltas, qendriminTelecom për 3 netë në AITekskursion (Athens Information Technology) me kompanianë INTRACOM AIT (Athens Information Technology)me nëGreqi, në bashkëpunim me kompanianë INTRACOM Telec Tiranën kompleton ndërtimin e impianteve AIT (Athens Information Technology) nëGreqi, në bashkëpunim kompanianë INTRACOM Telecom një prej hoteleve në qendër secilin vakt, ditorekatër në Athinë njëtjetër vizitë Albania, fton nxënësit e vitit të Athinës, fundit të ushqimin shkollave për të mesme në njëvizitënjë ekskursion ditor nëdhe Athinë, Greqi, të mëdha nga Velipoja në Ksamil.fton Do të bëhet e vititAlbania, fton nxënësit të e vitit të fundit të ekskursion shkollave tëkatër mesme në një ekskursion katër ditor në Athinë Albania, nxënësit të fundit të shkollave mesme në një ditor në Athinë, Greqi, një në Prill ambientet nxënësit do të njihen me risitë më të fundit teknologjike dhe mundësitë e ngaditore data 28 deri nëe1AIT, Maj ku 2012. e mundur që shumë shpejt e bregdetit nga2012. data 28 Prill deri në 1 Maj 2012. ngaujërat data 28 Prill deri në 1 punësimit. Maj Të gjitha shpenzimet për aktivitetet e mësipërme do të mbulohen nga AIT. Shpenzimet personale shqiptar të jenë ujërat më të pastra të brigjeve Ky ekskursion përfshin transportin me autobus nga Tirana në Athinë dhe anasjelltas, qendrimin për 3 netë në Ky ekskursion përfshin transportin me autobus nga Tiranaqendrimin në Athinëpër dhe3anasjelltas, qendrimin pë duhet të mbulohen nga vetënga nxënësit. ekskursionnëpërfshin me autobus Tirana në Athinë dhe anasjelltas, netë në të Adriatikut, Jonit dheKy të Mesdheut tërë- transportin një prej hoteleve në qendër të Athinës, ushqimin për secilin vakt, vizitënjë ditore në Athinë dhe njëtjetër vizitë si”,- theksoi kreu i qeverisë. prej hoteleve në qendër të Athinës, ushqimin për në secilin vakt, vizitënjë ditore një prejKryeministri hoteleve në qendër një të Athinës, ushqimin për secilin vakt, vizitënjë ditore Athinë dhe njëtjetër vizitënë Athinë dhe njët Inkurajohen të aplikuar nxënësit e vitit të tëshkollës të më mesme, që kanë arritur rezultate të lartaenë një ditore nëpër ambientet e AIT, ku nxënësit dofundit të njihen me risitë të fundit teknologjike dhe mundësitë bëri me dije se ky është 15-ti impiant që e AIT, njëku ditore në ambientet e AIT, nxënësit të njihen me risitë më të fundit teknologjike dhe mund njëi ditore në ambientet nxënësit do të njihen meku risitë më të do fundit teknologjike dhe mundësitë e Matematikë dhe Fizikë gjatëvitit akademik aktual dhe atyre të mëparshme dhe me njohuri shumë të mira të punësimit. Të gjitha shpenzimet për aktivitetet e mësipërme do të mbulohen nga AIT. Shpenzimet personale ndërtohet në të gjithë zonën parabregdetare punësimit. Të gjithaeshpenzimet aktivitetet e mësipërme do të mbulohen nga AIT. Shpenzimet punësimit. Të gjitha shpenzimet për aktivitetet mësipërme për do të mbulohen nga AIT. Shpenzimet personale gjuhës Aplikimetkryhennëfaqenzyrtare ne AIT në internet www.ait.gr/4day-greecederimëdatë 13 Prill duhet tëangleze. mbulohen nga vetë nxënësit. dhe bëhet i mundur një realizim i treguesve të mbulohen nga vetë nxënësit. duhet të mbulohen nga vetëduhet nxënësit. më të pastër të ujërave të brigjeve tona. Në 2012. Pas vlerësimittëaplikimeve, nxënësitfituestëkëtijekskursioni, do tëkontaktohenindividualisht. Inkurajohen për tëpër aplikuaraplikuar nxënësit enxënësit vitit të fundit tëshkollës të mesme, që kanë arritur rezultateqë të larta nëarritur rezultate t mbledhjen e djeshme të Këshillit Inkurajohen vitit të fundit tëshkollës të mesme, Inkurajohen për të të aplikuar nxënësit e vitit tëtëfundit tëshkollës të emesme, që kanë arritur rezultate të lartakanë në Përmëtepërinformacion, julutemkontaktoniZnj. Lara Barbour, AIT, në+302106682704, lbar@ait.groseZnj. Matematikë dhe Fizikë gjatëvitit akademik aktual dhe atyre të mëparshme dhe me njohuri shumë të mirame tëIris Rregullimit të Territorit u miratua vendimi Matematikë dhe Fizikëdhe gjatëvitit akademik aktual dhe të mëparshme dhe Matematikë dhe Fizikë gjatëvitit akademik aktual atyre të mëparshme dhe meatyre njohuri shumë të mira të njohuri shumë të Bardhi, angleze. INTRACOM Telecom Albania, në+355 4ne 2265798-9, iris.barshi@intracom-telecom.al. gjuhës Aplikimetkryhennëfaqenzyrtare AIT në internet 13 Prill gjuhës angleze. Aplikimetkryhennëfaqenzyrtare newww.ait.gr/4day-greecederimëdatë AIT në internet www.ait.gr/4day-greecederimëd gjuhës angleze. Aplikimetkryhennëfaqenzyrtare ne AIT në internet www.ait.gr/4day-greecederimëdatë 13 Prill 2012. Pas vlerësimittëaplikimeve, nxënësitfituestëkëtijekskursioni, do tëkontaktohenindividualisht. 2012. Pas vlerësimittëaplikimeve, nxënësitfituestëkëtijekskursioni, do tëkontaktohenindividualisht. 2012. Pas vlerësimittëaplikimeve, nxënësitfituestëkëtijekskursioni, do tëkontaktohenindividualisht.

Projektet e miratuara dje nga KRRTRSH Iris Përmëtepërinformacion, julutemkontaktoniZnj. Lara Barbour, AIT, në+302106682704, ..//.. Përmëtepërinformacion, julutemkontaktoniZnj. Lara Barbour, AIT,lbar@ait.groseZnj. në+302106682704, lbar@ait.gro Përmëtepërinformacion, julutemkontaktoniZnj. Lara Barbour, AIT, në+302106682704, lbar@ait.groseZnj. Iris

Bardhi, INTRACOM Telecom Albania, në+355 4 2265798-9, Bardhi, INTRACOM Albania, në+355iris.barshi@intracom-telecom.al. 4 2265798-9, iris.barshi@intracom-telecom.al. Bardhi, INTRACOM Telecom Albania, në+355 4Telecom 2265798-9, iris.barshi@intracom-telecom.al. 1. Studim urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Hidrocentrali HEC, Valbonë , Komuna Margegaj Kukës. AITështënjëinstitutteknologjik i pavarurdhejofitimprurës, i cilikombinonfakultetin e tijtëtalentuar, lidhjet me 2. Rehabilitimi dhe zgjerimi i fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës, ..//.. industrinëdhepartneritetetpërtënxiturarsimin e avancuaranëteknologjitëinovatore. ..//.. ..//.. e klasitbotërordhekërkimet në Sharrë, Komuna Vaqarr, qarku Tiranë. Fakulteti i AIT me profesorët e mirënjohurndërkombëtarëdheekspertët e industrisë, 3. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura me sipërofronnjëmjedistëjashtëzakonshëmdhefrymëzuarpërkërkimeteknologjike, menaxhimtëinovacionitdhearsimim. AIT faqe 530 798 m2, komuna Kashar, qarku Tiranë. AITështënjëinstitutteknologjik i pavarurdhejofitimprurës, i cilikombinonfakultetin e tijtëtalentuar, AITështënjëinstitutteknologjik i pavarurdhejofitimprurës, i cilikombinonfakultetin tijtëtalentuar, lidhjet m AITështënjëinstitutteknologjik i pavarurdhejofitimprurës, i cilikombinonfakultetin e tijtëtalentuar, lidhjet lidhjet me mee shfrytëzoninfrastrukturën e sajtëavancuar, binjakëzimet me universitetetmëtëmirënjohuranëbootëdhenjë rang 4. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për Hidrocentralin e Martaneshit Likonë-Thekër-Lene- Bulindustrinëdhepartneritetetpërtënxiturarsimin e klasitbotërordhekërkimet e avancuaranëteknologjitëinovatore. industrinëdhepartneritetetpërtënxiturarsimin e klasitbotërordhekërkimet e avancuaranëteknologjitëinova e klasitbotërordhekërkimet e avancuaranëteknologjitëinovatore. programeshakademikedhebursash, përtëmundësuarmësimdhënienmëtëpërparuarpërprofesionistëtdhedrejtuesit e qizë, me sipërfaqe sheshi 12 800 m2, Komuna Martanesh, qarku Dibër . industrinëdhepartneritetetpërtënxiturarsimin Fakulteti i AIT profesorët e mirënjohurndërkombëtarëdheekspertët e industrisë, Fakulteti ime AIT me profesorët e mirënjohurndërkombëtarëdheekspertët e industrisë, Fakulteti i AIT me profesorët e mirënjohurndërkombëtarëdheekspertët e industrisë, ardhshëm. Nëkëtëmenyrë, AIT juofronstudentëvetëkombësivedhekulturavetëndryshmearsim e 5. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për objektin Depozitat Bregdetare Hidrokarbure (benzinë, ofronnjëmjedistëjashtëzakonshëmdhefrymëzuarpërkërkimeteknologjike, menaxhimtëinovacionitdhearsimim. ofronnjëmjedistëjashtëzakonshëmdhefrymëzuarpërkërkimeteknologjike, menaxhimtëinovacionitdhearsim ofronnjëmjedistëjashtëzakonshëmdhefrymëzuarpërkërkimeteknologjike, menaxhimtëinovacionitdhearsimim. AITAIT klasittëparëdhepozicionimtëdallueshëmnëkarrierë. gazoil dhe solar) me sipërfaqe 7000 m2 dhe kapacitet 12 200 m3, në fshatin Rinia, Porto- Roshfrytëzoninfrastrukturën e sajtëavancuar, binjakëzimet me universitetetmëtëmirënjohuranëbootëdhenjë rang shfrytëzoninfrastrukturën sajtëavancuar, binjakëzimet me universitetetmëtëmirënjohuranëbootëdhenjë shfrytëzoninfrastrukturën e sajtëavancuar, binjakëzimete me universitetetmëtëmirënjohuranëbootëdhenjë rang mano, komuna Katund i Ri, qarku Durrës. Microsoft Academic Search e rendit përtëmundësuarmësimdhënienmëtëpërparuarpërprofesionistëtdhedrejtuesit AIT nëkryetëpërtëmundësuarmësimdhënienmëtëpërparuarpërprofesionistëtdhed 13% tëinstitucionevekërkimorëmbarëbotërore. programeshakademikedhebursash, programeshakademikedhebursash, programeshakademikedhebursash, përtëmundësuarmësimdhënienmëtëpërparuarpërprofesionistëtdhedrejtuesit ee 6. Studim urbanistik pjesor Parku Industrial Vlorë me sipërfaqe 12434 ha, fusha e Jallisë, ardhshëm. Nëkëtëmenyrë, AIT juofronstudentëvetëkombësivedhekulturavetëndryshmearsim e ardhshëm. Nëkëtëmenyrë, AIT juofronstudentëvetëkombësivedhekulturavetëndryshmearsim e ardhshëm. Nëkëtëmenyrë, AIT juofronstudentëvetëkombësivedhekulturavetëndryshmearsim e Nartë, Vlorë. klasittëparëdhepozicionimtëdallueshëmnëkarrierë. klasittëparëdhepozicionimtëdallueshëmnëkarrierë. Intracom Telecom Albania, sipjesë e Intracom Telecom, u çelnëShqipërinëvitin klasittëparëdhepozicionimtëdallueshëmnëkarrierë. 7. Zgjatja e afatit të lejes ekzistuese të ndërtimit për terminalin bregdetar dhe infrastruk250m2, ndërkohëqëmagazinat e turën përkatëse portuale për depozitimin e naftës dhe nënprodukteve tëMicrosoft saj në Gjirin e Vlorës Search2001.ZyratqendrorejanëtëvendosuranëqendërtëTiranësnënjëhapësirë Microsoft Search eSearch rendittëinstitucionevekërkimorëmbarëbotërore. AITe nëkryetë 13%nëkryetë tëinstitucionevekërkimorëmbarëbotërore. rendit AIT 13% tëinstitucionevekërkimorëmbarëbotërore. Academic eMicrosoft renditAcademic AITAcademic nëkryetë 13% sajzënënjësipërfaqeprej 600m2. Kompaniaofronzgjidhjetëplotateknologjikedhe u për shoqërinë “La Petrolifera Italo-Albaneze” për 60 muaj të tjerë. mundësonklientëvetësajshërbimetëcilësisësëlartë.INTRACOM TELECOM ALBANIA ka 40 tëpunësuar, tëgjithë me 8. Leje ndërtimi për depozitat bregdetare import-eksport të nënprodukteve të naftës në Intracom Telecom Albania, sipjesë e Intracom Telecom, u çelnëShqipërinëvitin Intracom Telecom Albania, sipjesë e Intracom Telecom, u çelnëShqipërinëvitin Intracom Telecom Albania, sipjesë e Intracom Telecom, u çelnëShqipërinëvitin eksperiencëdhe me aftësishumëtëmiraprofesionaledheqëkonsiderohensiasetimë i çmuar i kompanisë. zonën energjetike dhe industriale të Porto-Romanos Durrës. 2001.ZyratqendrorejanëtëvendosuranëqendërtëTiranësnënjëhapësirë 250m2, 2001.ZyratqendrorejanëtëvendosuranëqendërtëTiranësnënjëhapësirë 250m2, ndërkohëqëmagazinat 2001.ZyratqendrorejanëtëvendosuranëqendërtëTiranësnënjëhapësirë 250m2, ndërkohëqëmagazinat e e ndërkohëqëmagazinat e sajzënënjësipërfaqeprej 600m2. Kompaniaofronzgjidhjetëplotateknologjikedhe u sajzënënjësipërfaqeprej 600m2. Kompaniaofronzgjidhjetëplotateknologjikedhe u sajzënënjësipërfaqeprej 600m2. Kompaniaofronzgjidhjetëplotateknologjikedhe u mundësonklientëvetësajshërbimetëcilësisësëlartë.INTRACOM TELECOM ALBANIA ka 40 tëpunësuar, mundësonklientëvetësajshërbimetëcilësisësëlartë.INTRACOM TELECOM ka ALBANIA ka 40 tëpunësuar, tëgjithë mundësonklientëvetësajshërbimetëcilësisësëlartë.INTRACOM TELECOM ALBANIA 40 tëpunësuar, tëgjithë meme eksperiencëdhe me aftësishumëtëmiraprofesionaledheqëkonsiderohensiasetimë i çmuar i kompanisë. eksperiencëdhe me aftësishumëtëmiraprofesionaledheqëkonsiderohensiasetimë çmuar i kompanisë. eksperiencëdhe me aftësishumëtëmiraprofesionaledheqëkonsiderohensiasetimë i çmuar i ikompanisë.


e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

5

“Unë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni se mund të kishte diçka problematike në lidhje me emërimin e Kreshpanit në krye të Forcës Detare”

Imami: Nuk heq dorë nga reforma në Ushtri, ja pse u shmang dekreti i Presidentit Ministri i Mbrojtjes shpreh vendosmërinë për ristrukturimin e Forcave të Armatosura, me gjithë rezistencën e madhe nga ushtarakët brenda sistemit dhe gjykatat. Emërimi i Kreshpanit? “Presidenca krijoi me të drejtë sqarim dhe vendimi më i mirë ishte revokimi i urdhrit” Intervistoi: Sonila Meço Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami shprehet i vendosur për ta çuar deri në fund reformën në Ushtri, e vonuar sipas tij nga rezistenca që po bëjnë struktura brenda sistemit, por edhe jashtë tij. “Gjithkush duhet ta ketë të qartë se ne do ta kryejmë këtë reformë. Unë nuk tërhiqem nga kjo reformë”, - tha Imami në një intervistë për “ABC News”, duke sqaruar më tej se po shqyrton modelin italian, sipas të cilit ishin shkurtuar 20 % e efektivëve. Në këtë intervistë, ministri i Mbrojtjes ka zbardhur letërkëmbimin me Presidencën për emërimin e kreut të Forcës Detare dhe u është përgjigjur akuzave të opozitës, duke garantuar mbulimin e të gjithë vijës bregdetare. Zoti Imami, le të flasim për emërimet në Flotën Detare. Ju keni revokuar urdhrin. Na e shpjegoni më gjerësisht këtë çështje... Këtu jemi përballë një përpjekjeje të një grupi të caktuar, qoftë brenda apo jashtë Forcave të Armatosura dhe një grupi deputetësh socialistë për të sulmuar personalitete të caktuara në ushtrinë tonë dhe sidomos për të sulmuar qartazi reformat që po kryhen në FA. Megjithatë, le të sqarojmë një herë faktin e mandej kontekstin. Para pak javësh kemi bërë emërimin e Kapitenit të Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani në krye të Forcës Detare. Unë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni se mund të kishte diçka problematike në lidhje me këtë. Në fakt, ne dy apo tri javë më parë kishim bërë edhe emërimin e një koloneli tjetër, kolonel Bardhyl Hoxhës, në krye të Brigadës Logjistike dhe për analogji nuk mendova se do të ketë ndonjë problem. Megjithëse ishit në dijeni të faktit që propozimet tuaja, në këto lloj emërimesh do të kërkonin një dekret presidenti? Jo, sepse ne jemi në një situatë ligjore pak të veçantë lidhur me faktin që Presidenti i vendit emëron gjeneralët, por jo kolonelët. Emërimi është bërë pikërisht duke u mbështetur në një precedent të vitit 2008, kur ministri Fatmir Mediu i kishte propozuar Presidentit Topi emërimin e një koloneli si komandant i Forcës Ajrore, gjë që ishte refuzuar, për mendimin tim, me të drejtë nga Presidenti Topi, kështu që kishim menduar se mund të vijonim me këtë emërim me urdhër ministri. Tashmë është zyrtare, është revokuar vendimi për kreun e FD, Kreshnik Kreshpani? Po. Kemi marrë dhe masat për përgjegjësitë që kanë çuar në këtë gabim, le të themi në këtë gabim material. gjë që mund të ndodhë. Por është e sigurt që nuk është punuar me vullnet të keq së pari, nuk është punuar në dijeni të ministrit së dyti, por përkundrazi është menduar se është zgjidhje më normale, për një zgjidhje anormale. Menjëherë mbas largimit, daljes në rezervë të disa gjeneralëve, ne kemi ngritur Komisionin e Karrierës për gradat e gjeneralëve të rinj, i cili duhet të kishte mbaruar punën në fakt që në fund të muajit të shkuar, por për arsye ngarkese nuk ka mbaruar dhe besoj se do të mbarojë brenda javës së ardhshme, gjeneralë të cilët do të duhet që me propozimin e ministrit t’i miratojë Presidenti me dekret. Mandej, nga këta gjeneralë po ministri do t’i propozojë një gjeneral Presidentit për ta emëruar në mënyrë definitive si komandant të Forcës Detare. Ky ishte një veprim krejtësisht i përkohshëm, i perceptuar si i tillë, dhe nuk nënkuptonte në asnjë rast marrjen e asnjë lloj kompetence. Ministri i Mbrojtjes ka aq shumë kompetenca sa nuk ka nevojë të marrë të tjera, aq më tepër të dikujt tjetër. Përderisa keni emëruar një Kapiten të Rangut të Parë, do të thotë se ju nuk keni një kundëradmiral në dispozicion për ta emëru-

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

ar në këtë funksion. Përse ka ndodhur kjo? Problemi qëndron në faktin se ishte bllokuar procesi i karrierës. Problemi ka nisur disa vite më parë, pasi ishte bllokuar procesi i gradimit të oficerëve të rinj dhe kjo është një nga arsyet e frymëzimeve që vijnë nga Partia Socialiste, sepse unë u detyrova, sigurisht mbasi gjeneralë të caktuar kishin 10 vjet që rrinin me të njëjtën gradë, ose kishin kaluar afatet ligjore të dy gradave, i nxora në rezervë me mendimin që e kishin kryer detyrën e tyre dhe t’i falënderoja për punën, u ngritën dhe thonë pse largohen nga detyra. Opozita shkon edhe më tej, duke ngritur akuzat se çështja ka problem institucional, gjë që na çon në mendje vështirësinë midis Presidentit dhe qeverisë... Opozita ka punën e saj. Marrëdhëniet e mia si ministër i Mbrojtjes me Presidentin kanë qenë korrekte dhe anasjelltas. Më kërkoi me të drejtë sqarim. Në mëngjes mora kërkesën, e cila ishte krejtësisht etike për më tepër dhe i ktheva një përgjigje që ishte zyrtare dhe që faktikisht qëndronte. Por e gjithë çështja qëndron me Flotën tonë Detare. Këtu më lejoni të shpjegoj me dy fjalë se si është problemi. Ne jemi në një proces ristrukturimi. Shtabi i Përgjithshëm po kryen një proces ristrukturimi për të gjithë Forcën e Armatosur. Të gjitha vendet e tjera e kanë kryer, padyshim edhe ne do ta kryejmë. Gjithkush duhet ta ketë të qartë se ne do ta kryejmë këtë reformë. Unë nuk tërhiqem nga kjo reformë. E them sepse janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta dëmtuar dhe për ta penguar këtë reformë. Është një reformë që e kam nisur që në janar të vitit të shkuar, dhe nuk po e mbyll dot pikërisht për shkak të rezistencës që normalisht shfaqin të gjitha llojet e strukturave, siç janë ato të ushtarakëve, të gjyqtarëve, e të tjerë me radhë. Qëllimi i gjithë reformës është balancimi i resurseve me nevojat. Pra kemi kaq para për kaq nevoja. Ne po mbajmë të njëjtin nivel misioni që kemi për Flotën tonë Detare, duke e ngjeshur, duke krijuar një piramidë më të mirë dhe për të ruajtur sa më mirë operacionet dhe misionin e saj. Para një jave lexova një përmbledhje të reformës dhe ristrukturimit që po bën ushtria italiane. Thashë ta marr, ta përkthej dhe ta nxjerr si timen sepse kishte thuajse të njëjtat gjëra me reformat tona. Ato kishin shkurtuar 20% të efektivëve të tyre, ne nuk i shkurtojmë dot 20%. Shkurtojnë dukshëm gradat e larta, sepse janë palosur një mbi një dhe nuk rrisin, por përkundrazi ulin operacionalitetin dhe rrisin koston. Në vend që paratë të harxhohen për operacione, për produkte, harxhohen për veshje, ushqim dhe paga. Pra, reforma është e orientuar drejt efika-

Emërimi është bërë pikërisht duke u mbështetur në një precedent të vitit 2008, kur ministri Mediu i kishte propozuar Presidentit Topi emërimin e një koloneli si komandant i Forcës Ajrore, gjë që ishte refuzuar sitetit? Sigurisht. Ne kemi një vijë detare relativisht të shkurtër, pasi jemi një vend i vogël. Kemi një flotilje në Vlorë, kemi një të tillë edhe në Durrës. Kur flas për flotilje është si të thuash një batalion këtu, një batalion atje, po ta themi në termat e këmbësorisë që një qytetar i thjeshtë ta kuptojë më mirë. Kjo do të thotë që këtu ka një batalion, por një batalion nuk ka vetëm ushtarë dhe forca operacionale, në batalion janë të gjithë oficerët, janë dy palë shtabe etj, etj. Ne kemi konsulencën e një kompanie amerikane, e cila paguhet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së dhe bashkërisht po bëjmë një reformë për ta ngjeshur këtë strukturë të ekzagjeruar me qëllim rritjen e operacionalitetit. Të ndalojmë një moment, opozita mendon që nga ky lloj reformimi, pjesa detare që nga veriu deri në Shqipërinë e Mesme, mbetet e pambuluar. Pra, a duhet të dalë Bisht-Palla nga administrimi i tyre? Kjo s’ka lidhje me çështjen, sepse komandën unë mund ta vendos edhe në Durrës, edhe në Vlorë dhe është e njëjta gjë. Nuk ka të bëjë vendndodhja e Komandës. Unë po them që do të ketë vetëm një flotë të vetme, në kuptimin që do të ketë një shtab dhe kjo nuk ka lidhje me anijet, përkundrazi. Me planin e ri do të kemi 5 vend-bazime të anijeve: një në Shëngjin, një në Bisht-Pallë, në Vlorë, PortoPalermo dhe në Sarandë, por ky vend-bazim i anijeve nuk ka lidhje se ku është komanda, pasi komandimi sot është krejtësisht normal dhe i lehtë për shkak të teknologjisë. Pra këtu po rezistohet, sepse është e kuptueshme që ka interesa që të pengohet sa më shumë kjo ngjeshje e piramidës që ne duam të bëjmë. Interesa përbrenda sistemit? Këto janë interesa nga brenda sistemit. Këto interesa deri dje, në mënyrë shumë negative i ka për-

faqësuar ish-komandanti i Flotës Detare, i cili ishte një ushtarak i vjetruar nga pikëpamja doktrinore dhe që vazhdonte të mendonte me logjikën e Luftës së Ftohtë. Ishte një ushtarak, i cili vazhdonte me idenë e mbrojtjes frontale në rast të një agresioni, kur Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s dhe i gjithë konteksti i sigurisë është krejtësisht i ndryshëm. Ne jetojmë në një mjedis sigurie maksimal sot. Megjithatë përpos kësaj, një çështje tjetër me rëndësi është se po shiten asete.... Kalojmë tek kjo çështje, e cila është e kaq keqpërfolur. Së pari, e kam deklaruar dhe po e rideklaroj që baza e Bisht-Pallës do të mbetet në pronat e Forcave të Armatosura. Nuk është menduar ndonjëherë që do të dalë jashtë planit të përhapjes dhe nuk ka për të dalë, por nuk do të ketë një shtab, por do të ketë një garnizon që të kryejë ato shërbime që duhen në mënyrë që vitin tjetër, maksimumi në vitin 2014, ta rithellojmë portin që ta bëjmë të përdorshëm për të hyrë e për të dalë anijet tona. Mirëpo ka pasur në mënyrë të çuditshme një ide që duan të nxjerrin bazën e Bisht-Pallës jashtë planit të përhapjes, dhe ky është asosacioni i parë që i shkon ndër mend një socialisti. Një opozitari? Jo një opozitari, një socialisti. Nuk mendon për reformë, por mendon çfarë rrjedh nga reforma. Sigurisht që ne kemi një reformë, e cila thotë që 1200 prona që kemi do të shkojnë në 200-250 prona. Ne nuk kemi përse t’i mbajmë ato prona dhe nuk do të mbajmë ushtarët tanë për t’i ruajtur ato prona dhe të harxhojmë paratë e popullit shqiptar për t’i ruajtur ato prona, të cilat nuk na duhen më, por do t’i jepen tregut sipas të gjitha procedurave të shtetit. Ata bërtasin dhe shqetësohen nga privati. Po sigurisht që do t’i blejë privati, sepse kjo pronë nuk është pronë e oficerëve të Shqipërisë, sigurisht që nuk janë as pronë e politikanëve, ato janë prona të popullit shqiptar që duhen përdoruar me sa më tepër efektivitet, për të cilat duhet harxhuar minimalisht për të marrë maksimalisht prej tyre. Ish-kreu i FD dhe dy gjeneralë të tjerë janë shkarkuar nga detyra, shkarkim i cili u dyshua nga opozita se ka lidhje me marrëveshjen e vijës bregdetare dhe se madje origjina e kësaj reforme është e lidhur ngushtë me këtë marrëveshje? Çështja e marrëveshjes nuk është çështje e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është një çështje e Ministrisë së Jashtme dhe është trajtuar prej saj. Ne si ministri kemi dhënë të gjithë ekspertizën tonë dhe unë kam vërejtje negative. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje edhe më e mirë, nëse mund të arrihet.


6

MAPO

E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

f kus

Ish-diplomati do të përballet me gjykatën për akuzën e mashtrimit me vizat kanadaze, për të cilat kërkonte deri në 7 mijë euro

Dosja në gjyq

Vizat kanadeze, zbardhen përgjimet e ish-kreut të Federatës Si nisi skema e Arben Sorrës, i cili premtonte viza kanadeze për persona jashtë skuadrës dhe bisedat telefonike që nxorën në dritë mashtrimet e tij. “Nëse nuk më sjell lekët në orën 4 do të denoncoj, se qenke legen burrë” Leonard Bakillari Tiranë Ish-sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Pingpongut është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim të disa personave, të cilëve u ka premtuar viza kanadeze në këmbim të parave. Duke i siguruar se vizat do të merreshin për një aktivitet që kjo federatë do të organizonte në Kanada, ai u ka marrë shuma të ndryshme disa personave, të cilët e kanë denoncuar më pas në prokurori. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në 2 gusht të vitit të shkuar për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, por në përfundim të hetimeve, Sorra u akuza për mashtrim më shumë se një herë. Fillimisht nën hetim ishte edhe një tjetër person, por nga përgjimet mes tyre ka rezultuar se Çlirim Sukaj ka qenë një nga të mashtruarit e Sorrës, i cili sipas prokurorisë kishte sajuar edhe një problem shëndetësor për moskthimin e parave të marra. Për këtë arsye, prokuroria ka pushuar hetimet ndaj Çlirim Sukajt duke dërguar në gjyq vetëm ish-sekretarin Sorra, i cili fillimisht kishte sajuar gjithçka duhej për të bërë të besueshme marrjen e vizave. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se menjëherë sapo ka marrë paratë, ish-sekretari i Federatës së Pingpongut ka sajuar një sëmundje shëndetësore, duke justifikuar kështu moskthimin e parave. Në morinë e përgjimeve të bëra për llogari të këtij hetimi, Arben Sorra thotë se ka kontaktuar edhe me ministrin dhe zv/ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili i ka thënë se vizat, o do i marrin të gjithë, o asnjë. Por në fund gjithçka ka rezultuar mashtrim. Bisedë e dt. 23.08.2011 mes Arben Sorrës dhe Çlirim Sukajt +111- Po Çimi ? +176- E ja dhashë nuses unë. +111- Mirë, mirë Çimi. +176- Po ato teshat kur kismet herë tjetër. +111- Hë mo, kur të mbarojmë atë punë t’i jap unë ty uniformën (bëhet fjalë për uniformat sportive që do marrin personat që do i bashkohen ekipit për jashtë shtetit) +176- Ok, çiao,ciao.. +111- Komplet tutat të kam rujt edhe një për ty. +176- Ok, hajde çiao, falemnerit…. Bisedë e datës 30.08.2011 mes Çlirim Sukajt dhe F. K. një nga të mashtruarit +176- ……Si ia ke kalu….me katër pesë me ka thënë ai shoku besoj kryjmë punë.. +766- Ia ke dhënë ato letrat ti ? +176- Ia kam dhënë të tana mo vlla, ça ka kërku ai, tash ia kam lan topin në krahë të tij, tash ka me e gjujt ai topin.. +766- E gjë tjetër s’i ke dhënë? +176- I kam dhënë diçka të vogël siguracionet, këto gjanat që i ka pre vetë… +766- Se unë të thashë as edhe një gjë mos t’i kishe dhënë.. +176- Siguracionet dhe kargo u prenë në emër të tij….

+766- Asgjë, duhet t’i prente vete o burrë asgjë, domethënë kot ke bërë gabim që ia ke dhënë… +176- A thua…… është tip mashtruesi a ça? +766- Po tani e shikoj që nuk e ke parasysh se ai është përgjegjësi i federatës, më kupton po asgjë unë i thashë, edhe atë ditë … për mua isha unë garant dhe s’kishte pse merr asgjë nga Çimi i thash, çmimin ta kam lënë do ta jap ty, jo s’dua as edhe një unë, dua të mbarosh punë i thashë. +176- Ai më pruni atë që i ka ardhur konfirmimi Federatës, në rregull e të tana.. +766- Në rregull, në rregull, se ky është përgjegjësi, më kupton, të rrijë ai i karikuar, pse të rrimë ne këtej.. a kupton ? +176- Po hajde o burrë se gjana të vogla janë ato, hajde mo dush…. Bisedë e datës 01.09.2011 mes Çlirim Sukajt dhe Arben Sorrës +176- Hë Beno? +111- Nigjo vlla, ato kanë ardhë, kanë sjellë një letër ato. +176- Po.. +111- Po dy vetë nga ekipi nuk e kanë marrë. +176- Ky i joni, jo e… +111- Po, po e ka marrë, e ka marrë ai, po janë dy ato të ekipit tonë që, kështu do shkoj në Ministri që ti çoj një letër, që t’i çojmë dhe nji kërkesë, o të gjithë, o asnjë më thotë ky zv/ministri, vetëm kështu thotë ai mund t’ia japi edhe ata dy të tjerëve. T’i bëjmë një çikë presion thotë. +176- Po në qoftë se nuk pranojnë, çfarë me bë. +111- Do marrin vizë ata të tjerët, ça të them unë, po janë dy të ekipit Çimo, janë dy të ekipit, ça thu ti? +176- Po ndoshta kanë pasur problemet e veta këta emra? +111- Jo, s’kanë pas probleme ato kanë dale…s’dua të dalë emri i këtij tonit, se bohet nomi në gazetë pastaj..merr ky, më kupton…mire, mirë, hajd se do të bëj në darkë… Bisedë e Sukajt me një prej personave që do pajisej me vizë +628- E Çim ? +176- O Dusho, kismet me ndihmë të zotit në datën nëntë, janë prerë biletat. +628- Aaaa… +176- Po se s’ka pas fond qeveria me u majt nja pesë- gjashtë ditë, jo ma shumë… +628- Përnjimend eee.. +176- Po për zotin, me listë e me tana, në datën nëntë bëhet nisja, kanë pre biletat rezervu biletat e tana.. +628- Me nji fjalë me datën nëntë e… +176- Po bëhet nisja se asht dasht me u nis të hanën, po i takojnë me nejt pesëgjashtë ditë atje i kanë thane s’kanë fond për me nejt atje, se me 11 fillon kampionati atje… +628- E, në 11 fillon… +176- Ne 11 kampionati po nuk ka fond shteti jonë shqiptar për me i mbajt një jave, 10 ditë para.

Arben Sorra, ish-sekretari i Fedaratës së pingpongut

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se menjëherë sapo ka marrë paratë, ish-sekretari i Federatës së Pingpongut ka sajuar një sëmundje shëndetësore, duke justifikuar kështu moskthimin e parave

+628- Dakort mo, mirë mo mirë… +176- E rëndësi ka që ka kry çdo gjë, kjo ka rëndësi… Bisedë e datës 16.09.2011 mes Sorës dhe Sukaj +176- Hë +111- ..Dëgjo me vëmendje, ato presin datën 17 që të mbaroje si aktivitet, më kupto.. +176- Ej, unë s’mundem me duru Beni, lene atë punë krejt dhe ta mbyll.. +111- Shiko.. +176- Unë nuk kam nevojë Beni, unë jam tuj mbyll dyqanin sot.. +111- Shiko, shiko ça do bëjmë.. +176- Lene atë punë krejt, mbylle këtë muhabet! +111- Jo se është turp, jo mor jahu… +176- Po s’më duhet gjo mor Ben, unë s”kam me mbyll dyqanin për hatër të njerëzve s’e kam bërë tash 20 vjet, po e mbyll sot…? +111- Jo mor, mos e bëj atë.. +176- Jo mor burrë jo sot, jo nesër, nuk më interesojnë këto punë hiç, hini kush hini për këto muhabete, nuk më interesojnë dhe pikë Beno. +111- Po mos e prish se asht gjynaf mor… +176- Beno, nuk më intereson me fitu 50 mijë dollarë, nuk më interesojnë këto muhabete…. +111- …dëgjo këtu.. +176- Nisem sot dhe vij në darkë dhe likujdohena dhe bjer ça ke me pru.. +111- ..Dëgjo një sekondë.. +176- Ça kam me dëgju, unë kam mbyll dyqanin, ti më thu dëgjo o burrë i dheut.. +111- Mirë atëherë, ti je në siklet edhe unë jam në siklet.. +176- Jo mor burrë, ti s’je në siklet se i kam unë njerëzit këtu dhe unë kam mbyll dyqanin sot. +111- Dëgjo këtu, ditën e hënë në mëngjes më prit në Shkodër, unë do të vij të sjell porosinë..

+176- Dëgjo, mua s’më interesojnë këto punë mor burr… e bana për hatër të atij… +111- Dëgjo, unë do sjell porosinë që ti ke dhënë, dakort…dhe porosinë e atij do e mbaj unë…. +176- Më thuj nesër, më thuj pasnesër, më thuaj po e vonoj unë.. +111- Ditën e hënë me ken në Shkodër mu në mëngjes.. Bisedë mes Arben Sorrës dhe Çlirim Sukajt +176- Si ia kalove ? +111- Mirë, dëgjo erdha këtu tashti, tërhoqa ato lekët e siguracioneve unë, një milion e gjysëm kam në xhep, dakort? +176- Po. +111- Sot në orën 12 e gjysmë do iki të bëj nji kërkesë që të tërheq dhe 4 milionë e gjysmë të tjera. +176- S’u bë puna e atij? +111- Jo, jo viza do bëhet ore, e ke milion për qind, po unë do të jap këto ty që se më tha dhe ai mua. +176- Po kush është ty të pyet për lekët me burrë, kush të ka thanë.. +111- Jo me, kam hallin se me tha ai mua Çimi, ai thuaje mo tha kshu kshu, mos ia kanë shtrëngu, jo thashë unë, të hënën, sot erdha mora këto tashti, më dëgjo mua, ke nai numer llogarie t’i fus unë këto t’i marrësh ? +176- Po jo mer mik se unë jam në Kukës i tash se kam do punë të mija, por nesër do vij unë atje vetë e flasim gojarisht, unë kam hallin tjetër a kryhet a s’kryhet puna e atij, kush të ka rënë ty për lekët, kush të ka thanë gjo për lekët? +111- Mirë t’u bofsha, hajde nesër flasim këtu flori e ka të marume atë me burrë, po ç’ke ti me burrë, hajde flori hajde… F. K dhe Arben Sorra kanë biseduar në lidhje me lekët që ka paguar Çlirimi tek Arben Sorra +111- O me i madh? +766- E Beno, ça bëre ?


E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

7

SMS e të mashtruarit: Kaq të vështirë e paske të mashtrosh ndonjë tjetër e të m’i japësh 1.400.000 lekë mua. Sot mbasdite bjermë lekët, mos të filloj ndryshe

Dëshmia e Sorrës:

Shpika skemën e vizave për të kuruar nënën dhe vajzën

Ish-sekretari i Federatës së Pingpongut nuk ka hequr dorë nga mashtrimi, edhe përballë prokurorëve të çështjes. Ai ka pohuar se kishte marrë deri në 700 mijë euro në këmbim të premtimit për vizë, pasi kishte nënën dhe vajzën në spital Leonard Bakillari Tiranë I pandehuri Arben Sorra ka pran-

+111- Hiç mirë, mirë. +766- Kur do vimë poshtë ? +111- Erdhi ai e lamë pasnesër që të marri ato, dëgjo jam këtu njëçikë unë te burgu ke njohje ti ? +766- O Beno, të marojmë njëherë këtë muhabet. Fole me Çimin ti? +111- Isha me Çimin dje, erdhi dje.. +766- Kur dje, mbasdite ? +111- E erdhi dje mbasdite.. +766- Po ça ja dhe ato (lekët) ? +111- Po me po, ç’ke tip, he se fola me atë unë erdhi dje më takoi. +766- E hë. +111- Po hajd me tako një çikë në drekë te shtëpia hajde. +766- Mirë, hajde. Menjëherë F. K ka biseduar me Çlirim Sukajn. +766- Tani fola me atë, ka ardh Çimi dje tha, u sqarova tha … +176- Isha dje, e takova unë deri me datën 23 tha…. I thashë me datën 23 në darkë dua o dokumentat, o ato thashë mo… +766- Me datën 23 për ça arsye? +176- Ky e justifikon se me datën 22 mbyllet aktiviteti edhe në i thonë na i kanë dhanë të tana s’munena me i nxjerrë se na nxjerrin në televizor emrat se nja dy kryesorë s’kanë marrë..(vize).. +766- Po ku e ke ti, ma jep atë? +176- Është në ambasadë Kanada, në Romë e burrë.. Është në Ambasadën Kanadeze në Rome. +766- Në rregull, a i ka sjellë ktu ? +176- Jo me, janë në Romë ata. +766- Po pse s’kanë ardhur këtu ? +176- I bien me postë me nji ditë, deri me datë 23 jena tu e prit e burrë..data sot 20, prite mbas dy ditësh, i thashë unë dokumentin, i thashë në shtëpi, i thashë shkurt ndaç me të, ndaç pa të i thashë, me datën 23 e dua dokumentin nuk ka mo, dakort dakort…. +766- O ti, ça është kjo 23 mo burrë, nuk

duhet me shtu se tani ma mbylli më tha..O Fotaq e kam sqaru Çimin…ne e lamë për sot i thashë o vëlla i dashur, aktiviteti po është bërë, ai s’ka si të ikë pas aktivitetit.. +176- Po kështu ja shpjegova unë, ta presim deri më 23, më 23 në darkë vij unë atje dhe shkojmë e takojmë bashkë. +766- ..I q… robt…. +176- Ça kena me ba tash o burrë dhe unë duhet të bëhet ajo punë ka dalë ok, tana, kena pagu mandatin tana, se nuk shkon dot me i tërhek vetë se na del bllofi tjetër se do kanë marrë (vize) do s’kanë marrë thotë. +766- Po s’kanë nai gjo ato vijnë këtu e burrë…jam me Nocin unë këtu, ore ato vijnë me postë në Tiranë thotë nuk vete njeri atje me burrë. +176- Ça di unë, ça di unë, ça më tha, po të them me burrë. Bisedë e datës 03.10.2011, mes Arbën Sorrës dhe Çlirim Sukajt, ku i pandehuri justifikohet për sëmundjen +176- Hë Beno, ça bone? +111- Hë mor dush? +176- Si ja kalove mo, ça të thanë ? (vazhdon ta pyesë për problemet e shëndetit që ka nxjerrë si justifikim shtetasi Arben Sorra) +111- Dëgjo, unë një milion e gjysmë mora sot +176- Pse apo kot s’t’i dhanë? +111- Jo, jo se një milion e gjysmë do marr dhe dy milion të enjten në mëngjes, kur do o hajde nesër, o të enjten në mëngjes, kur të duash… +176- Po jo, po vij të enjten me i marrë të gjitha unë, se të enjten kismet . +111- Në shtëpi do më kesh. +176- A thua të enjten… +111- Po, po… +176- Ça të thanë ty përnjëherë për ashtu.. +111- Ku di gjë, hajde kur të vish të enjten, flasim… +176- Hajde, çiao çiao…

Sipas dëshmisë së tij rezulton se për herë të parë ideja e nxjerrjes së vizave i ka lindur kur ka takuar shtetasin N.Sh, të cilit i ka kërkuar 7 mijë euro në këmbim të një vize kanadeze

uar në prokurori se ka mashtruar të paktën tre persona, të cilëve u ka premtuar viza kanadeze si sportistë në këmbim të parave. Në dëshminë e tij, ish-sekretari i Federatës ka thënë se ka pasur probleme ekonomike, pasi i duheshin para për të kuruar nënën dhe vajzën e tij, të cilat ishin shtruar në spital. Për këtë arsye ai ka sajuar historinë e vizave kanadeze, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash personave të interesuar. Sipas dëshmisë së tij rezulton se për herë të parë ideja e nxjerrjes së vizave i ka lindur kur ka takuar shtetasin N.Sh, të cilit i ka kërkuar 7 mijë euro në këmbim të një vize kanadeze. Personi i interesuar fillimisht i ka dhënë ish-sekretarit të Federatës së Pingpongut shumën prej 1 mijë e 800 eurosh, por nuk i ka nxjerrë vizën. Me qëllim kthimin e parave, Sorra ka pohuar se ka komunikuar me një tjetër person, të cilit gjithashtu i ka premtuar vizë në këmbim të parave. “Arben Sorra pohoi se në momentin që i duhet të gjente paratë për t’ia kthyer N. Sh., ka biseduar me shtetasin F. K. dhe i ka thënë nëse kishte ndonjë person që donte të shkonte në Kanada, duke i thënë se do zhvillohej aktiviteti i pingpongut atje. F. K kishte biseduar me persona të tjerë për këtë çështje dhe e ka prezantuar më pas me Çlirim Sukajn, i cili i ka thënë se njihte dikë që ishte i interesuar për të shkuar në Kanada”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Më pas, i pandehuri ka pohuar se ka marrë prej shtetasit Çlirim Sukaj shumën e 500 mijë lekëve, me premtimin se viza kanadeze do të dilte në një kohë të shkurtër. Duke qenë se premtimi nuk ishte realizuar, Sukaj i ka kërkuar Arben Sorrës kthimin e parave, por në pamundësi ai ka sajuar një sëmundje të rëndë shëndetësore me qëllim përfitimin e kohës për gjetjen e parave. Sipas prokurorisë rezulton se i pandehuri ka mashtruar personat e interesuar për vizë, fakt ky që konfirmohet edhe nga një shkresë e Ministrisë së Kulturës. “Në shkresën shkresa nr.7039/1, datë 25.11.2011, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve konfirmon se në këtë ministri nuk është dorëzuar dhe as është përpiluar ndonjë shkresë për pajisjen me notë verbale për konsullatën kanadeze për pajisjen me vizë të sportistëve të ekipit të pingpongut nga data 1 janar deri në tetor 2011”, - thuhet në dosjen e prokurorisë. Po kështu, prokuroria ka ekspertuar edhe kompjuterin personal të shtetasit Arben Sorra, por nga akti i ekspertimit ka rezultuar se nuk janë konstatuar dokumente dhe në veçanti kërkesa aplikimi për viza apo nota verbale për pajisjen me vizë të sportistëve të Federatës Shqiptare të Pingpongut, drejtuar konsullatës kanadeze në Romë apo ndonjë institucioni tjetër.

SMS-të e shkëmbyera gjatë kohës që i pandehuri ishte në përgjim Çlirim Sukja “Sa japin fundja? Që me i pas cash sonte!”. Përgjigja “Po 7 mijë euro kanë dhanë në Stamboll, na kanë dhanë dje pa heq ftesën e mikut të Tiranës. Unë i thashë me e nis këndej”. Çlirim Sukja “Me kenë 7.500 euro, ok? Si thua?”. Përgjigja “Jo o dush, ta binë këtu, atëherë loz unë teatro me tiransin”. SMS-Sorrës “Të honën n’orën 4 pasdite, nuk më dhe lekët dhe pasaportën do shkoj të denoncoj, paske qenë legen burrë.” “ U bone ti me u tall, do ta shohim nesër po nuk të denoncova.” “ O mashtrues, kaq të vështirë e paske të mashtrosh ndonjë tjetër e të m’i japësh 1.400.000 lekë mua. Sot mbasdite bjermë lekët, mos të filloj ndryshe.” SMS e Sukajt “ Jam duke ardh për Tiranë. Ti bëj si të duash. Unë po vij e rri te shtëpia, nuk kam rrugë tjetër. Më vjen keq, por kështu më janë krijuar kushtet”


8

MAPO

e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

Kadareja: Ekonomia po rritet nën mundësitë e saj “Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit u mor për të nxitur ekonominë, ndërsa norma e inflacionit është pranë kufirit të poshtëm, të synuar nga BSH”. I ftuar në emisionin “Elite Business” në RTV SCAN, Arjan Kadareja, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, deklaroi se niveli i inflacionit është nën kontroll dhe kjo mundëson uljen e normës bazë të

interesit në nivelin 4.25 %. “Ekonomia reagoi ndaj ndërhyrjeve të mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe normat e interesit për kreditë në lekë janë sot 2 % më të ulëta. Megjithatë do të duhet ende kohë për të parë efektet e uljes së fundit të normës bazë të interesit”, - deklaroi Kadareja. Sipas tij, Banka Qendrore është e kujdesshme në ndërhyrjet e saj dhe gjithnjë reagon në masën 0.25 % për të mos krijuar lëvizje të forta në treg.

“Ekonomia shqiptare është duke u rritur nën mundësitë e saj, për shkak të ndikimeve nga partnerët tanë kryesorë. Duhen nxitje të tjera për ekonominë për të ripasur një rritje ekonomike mbi 5%”, - u shpreh Arjan Kadareja. Sipas tij, niveli i kredive është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2011, ndërsa kreditë me probleme janë shqetësuese, por bankat janë treguar efikase për të marrë masa mbrojtëse.

Bode jep me koncesion kontrollin e taksave në tregun e karburanteve

Ministri i Financave, Ridvan Bode

Financat: Shqiptarët shpenzojnë 8 900 USD në vit, deklarojnë gjysmat Në bazë të përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, shpenzimet e shqiptarëve për frymë në fillim të vitit që shkoi kanë qenë 8 900 USD në vit, ndërsa të ardhurat për frymë vetëm 4 600 dollarë në vit Blerina Hoxha

Për çdonjërin nga ne është më e lehtë të tregojë se sa shpenzon për veshjet, argëtimin, shkollimin etj, por pak nga ne kanë qejf të tregojnë lirshëm se sa e kemi pagën mujore. Në fakt, kjo sjellje e natyrshme e njerëzve është pasqyruar nga Ministria e Financave në shifrat zyrtare, e cila për herë të parë këtë vit ka bërë të ditur Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të shqiptarëve sipas shpenzimeve. Në bazë të përllogaritjeve të Financave, shpenzimet e shqiptarëve për frymë në fillim të vitit që shkoi kanë qenë 8 900 USD në vit, ndërsa të ardhurat po për frymë, vetëm 4 600 dollarë në vit. Duke iu referuar dy rezultateve të të njëjtit dikaster, shqiptarët rezultojnë të kenë shpenzuar plot dyfishin e atyre që deklarojnë se fitojnë. Hendeku gati 50 për qind në fakt nuk ka se si lexohet ndryshe, por vetëm si ekonomi gri apo informalitet. Ekonomia informale në vendin tonë, sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it është 28 për qind. Informaliteti pasqyrohet së pari në pagat e sektorit privat, ku deklarimet për efekt sigurimesh janë më të ulëta se pagat reale që jepen. Kështu funksionon

edhe me aktivitetin e bizneseve që operojnë me më shumë se dy bilance, një për shtetin dhe një për nevojat e vetë biznesit. Ministria e Financave sqaron se gjatë dekadës së fundit, ekonomia shqiptare ka njohur një progres të qëndrueshëm dhe relativisht të kënaqshëm krahasuar me vendet e rajonit. Proceset e transformimit ekonomik dhe ristrukturimit, si dhe politikat makroekonomike të ndjekura në dhjetë vitet e fundit kanë rezultuar në një nga ritmet më të larta të rritjes në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL). Me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.6 për qind, PBBja për frymë është rritur me rreth 2.3 herë gjatë periudhës 2000 – 2010; nga 171 mijë lekë në vitin 2000, në 385 mijë lekë për banor në vitin 2010. “Ndërsa PBB-ja për frymë e shprehur në dollarë amerikanë të indeksuar me Paritetin e Fuqisë

Informaliteti pasqyrohet së pari në pagat e sektorit privat, ku deklarimet për efekt sigurimesh janë më të ulëta se pagat reale. Kështu funksionon edhe me aktivitetin e bizneseve që operojnë me më shumë se dy bilance, një për shtetin dhe një për nevojat e vetë biznesit

Blerëse (USD-PPP) është rritur me rreth 2.5 herë gjatë kësaj periudhe (nga 3 500 USD-PPP në vitin 2000, në 8 900 USD-PPP në fund të vitit 2010”, - bën të ditur Ministria e Financave. Sipas Financave, në këtë rritje ka ndikuar ulja e barrës tatimore dhe lehtësirat administrative kanë ndihmuar biznesin për të rritur produktivitetin e tij. Zhvillimet pozitive në sektorin e biznesit, veçanërisht në atë industrial dhe në atë të orientuar drejt shërbimeve, kanë rezultuar në një rritje të punësimit dhe të të ardhurave familjare. Të ardhurat në rritje, të mbështetura edhe nga zgjerimi i kredisë në ekonomi, kanë kontribuar për një kërkesë të fortë të brendshme, e cila ka sjellë nxitjen e investimeve kapitale dhe zgjerimin e prodhimit. Gjatë secilit prej viteve 2009-2011, u arrit të evitohej recesioni ekonomik, i cili u përjetua në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit dhe më gjerë, dhe ekonomia shqiptare vijoi të performojë me ritme pozitive rritjeje. Rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 2000-2008 ishte në nivelin 6.2%, duke qenë mbi mesataren prej 5.3% të vendeve të EQL, ndërsa norma e inflacionit mesatar për këtë periudhe ishte 2.7%, ndjeshëm poshtë mesatares prej 8.5% të vendeve të rajonit. Gjatë viteve 20092011, periudha e krizës dhe pas saj ekonomia e Shqipërisë ka performuar me një rritje mesatare prej rreth 3.1% , dukshëm mbi rritjen mesatare prej 0% të vendeve të EQL, ndërsa inflacioni mesatar ka qenë në nivelin 3.2%, lehtësisht poshtë inflacionit mesatar prej 3.7% të vendeve të rajonit.

Kontrolli për pagesën e taksave ndaj tria e Financave, me qëllim kontroltregut të karburanteve do të jepet me lin e pagimit të taksave të aplikuekoncesion. Ministria e Financave ka shme për karburantet dhe parandafilluar tashmë procedurat e garës për limin e evazionit fiskal nëpërmjet dhënien me koncesion të shërbimit mospagimit të tyre, do të zhvillojë një të markimit dhe monitorimit të kar- procedurë konkurruese për dhënien buranteve, që synon të sigurojë dhe me koncesion  të “Shërbimit të Margarantojë pagesën e taksave dhe tati- kimit dhe Monitorimit të Karburanmeve të parashikuara nga legjisla- teve”, që të përzgjedhë nga ofertuesit cioni i Republikës së Shqipërisë për një shoqëri më të cilën të lidhë Kontratën Koncetregtimin e karsionare”, - ka buranteve në Ministria e Financave ka filbërë të ditur diterritorin shqip- luar procedurat për dhënien kasteri i Bodes tar nëpërmjet me koncesion të kontrollit në ftesën për kontrollit të treofertë. Ofertat gut të karburan- për pagesën e taksave (akdo të hapen më t e ve ( a kc i z ë , cizë, TVSH, taksë karboni) T VS H , t a k s ë dhe tatimeve të parashikuara datë 14 maj në Ministrinë e Fikarboni). Sipas Ministrisë së Fi- nga legjislacioni për tregtimin nancave dhe më pas do të nisë nancave, ky kon- e karburanteve procesi i troll bëhet i mundur pikërisht me anë të sistemit vlerësimit. Me anë të këtij koncesioni, të markimit të karburanteve ofruar qeveria synon të përmirësojë cilësinë nga shoqëria propozuese, i cili vër- e karburanteve që tregtohen në venteton jo vetëm nëse përbërja e kar- din tonë dhe shmangien e evazionit buranteve ka ndryshuar pas pagesës fiskal në këtë treg. Karburantet dhe së taksave, por edhe nëse karburan- tregtia e tyre janë një ndër bizneset më ti në qarkullim është i shënjuar, pra të mëdha dhe me më fitim në vendin ka paguar taksën, apo është karbu- tonë. Reduktimi i informalitetit në rant i pashënjuar, pra i futur kontra- këtë linjë të tregut pritet të rrisë edhe bandë në tregun shqiptar. “ Minis- të ardhurat për buxhetin e shtetit.

Pikë karburanti

Oli Rehn: Bashkimi i Greqisë në ‘euro’, gabim i madh Komisioneri europian për Ekonominë, Oli Rehn deklaroi në stacionin televiziv finlandez se “hyrja e Greqisë në eurozonë, ishte një gabim i madh”. “Unë nuk do përmend emra dhe nuk do kritikoj askënd, por fakti që Greqia mundi të bashkohet me eurozonën në vitin 2001, ishte ndoshta që atëherë një gabim i madh”, - tha ai. Rehn theksoi gjithashtu se eurozona duhet të forcohet përpara se të zgjerohet, për të shmangur krizat e ardhshme financiare. “Aftësia e zonës së euros për të vepruar duhet të përmirësohet në masë të madhe, përpara se ajo të mund të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme”, - tha ai. Ndërkohë, Komisioneri europian sqaroi se

Lituania, Letonia dhe Polonia janë kandidate për anëtarësim në bashkimin monetar, por duket se 3 vendet do të qëndrojnë për një kohë të mjaftueshme në listën e pritjes. Për sa i përket situatës spanjolle, komisioneri i BE-së ka shprehur optimizmin e vet mbi vendosmërinë e shfaqur nga Spanja për daljen nga kriza. Vendi po aplikon reforma ekonomike thelbësore që mund të krijojnë një model të rritjes më të qëndrueshme përveçse krijimit të vendeve të punës. Këto reforma sipas Rehn, duhet gradualisht të fuqizojnë besimin e tregjeve në ekonominë spanjolle dhe të përmirësojnë perspektivat e qytetarëve.


e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Mallakastër, gjendet i vrarë një i ri, dyshohet se u vetëqëllua Një i ri është gjetur i vdekur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:00, në fshatin Drenovë të rrethit Mallakastër, pasi rezulton të jetë qëlluar me armë zjarri gjuetie në kraharor. Lajmi është bërë nga burime të policisë së Fierit, të cilat sqaruan se viktima është identifikuar me emrin A.Velaj 34 vjeç,

lindur dhe banues në fshatin Drenovë të rrethit të Mallakastrës. Ndërkaq, pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca policore të Komisariatit të Ballshit, të cilat kanë nisur hetimin për rrethanat dhe motivet e vdekjes së 34-vjeçarit. Nga hetimet paraprake mësohet se

janë ngritur dy pista për sa i përket motivit të ngjarjes. Për shkak se viktima është gjetur pranë banesës së tij, janë ngritur dyshimet se 34-vjeçari Velaj mund të jetë vetëvrarë. Por policia nuk ka përjashtuar as pistën e një vrasjeje aksidentale të mundshme.

shkurt

Aksident në autostradë, vdes kalimtarja Një aksident automobilistik u regjistrua mesnatën e kaluar, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Luleve” në aksin rrugor ElbasanMetalurgji. Automjeti tip “Benz” me targë EL 2594 C, me drejtues Ardian Cërrikun 23 vjeç, ka përplasur për vdekje këmbësoren Hava Koleci 63 vjeçe, me banim në Elbasan. E lënduara

është dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, por nuk ka pasur asnjë mundësi për të mbijetuar. Në vendin e ngjarjes shkuan policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit, Ardian Cërrikun, si dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

F.S.

Vetëhelmohet 40-vjeçari, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion Foto ilustruese

Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve, dyshohet atentat për shkak të detyrës Ngjarja

Eksplozivi pesë metra nga shtëpia, shkakton vetëm dëme materiale. Atentat edhe një qytetari në Fushë-Arrëz Një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme pranë banesës së shefit të Krimeve të rënda në Burrel, Sami Neli. Burime nga policia thanë se eksplozivi në sasi të konsiderueshme ishte vendosur pesë metra larg banesës në të cilën ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes, por edhe pse shpërthimi ka qenë i fuqishëm, fatmirësisht askush nuk është dëmtuar. Ndërkohë po dje, një sasi tjetër tritoli u vendos në një apartament në Fushë-Arrëz, këtë herë në banesën e një qytetari të thjeshtë dhe sërish pa shkaktuar viktima.

Policia tha se shpërthimi i fuqishëm ka qenë rreth 5 metra larg godinës ku banon Neli, ku duket se atentatorët kanë menduar se për shkak të sasisë së eksplozivit largësia ishte e mjaftueshme. Fati duket ka ndihmuar familjen e shefit të Krimeve, pasi tritoli megjithëse në sasi të mëdha nuk ka sjellë lëndime në njerëz, edhe pse ka shkaktuar dëme për rreth duke thyer edhe xhama të banesave që ndodheshin pranë kësaj shtëpie. Burime nga policia thanë se nuk ka pasur dëshmitarë okularë që mund të kenë parë personat që kanë vënë tritolin dhe ende nuk ka ndonjë të dhënë konkrete mbi motivet e tij. Hetimet

Hetimet deri tani nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë konflikt tjetër të Nelit, veç

mundësisë që kjo të jetë një hakmarrje për shkak të punës së tij në polici. “Pista e parë ku po hetohet është ajo e konflikteve për shkak të detyrës”, - tha policia. Burime nga kjo e fundit thanë se po kalojnë në “sitë” ngjarjet të cilat ka hetuar shefi i krimeve, për të piketuar të dyshuarit e mundshëm. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën e Nelit dhe të fqinjëve të tij. Ndërkohë shpërthimi tjetër ndodhi në Fushë-Arrëz, ku sipas policisë lokale, në orët e para të mëngjesit të djeshëm është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në hyrjen e banesës së shtetasit Leonard Doda. Të njëjtat burime njoftuan se nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale në të gjithë pallatin.

Fier-Një 40-vjeçar, banor

i fshatit Qarr i komunës Levan të rrethit të Fierit, ka tentuar t’i japë fund jetës mesditën e së shtunës duke u vetëhelmuar me pesticide. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime pranë spitalit të Fierit, ku ka mbërritur në gjendje të rëndë 40-vjeçari, S.F, baba i dy fëmijëve. Ndërkaq, nga burime të policisë mësohet se tentativa e vetëvrasjes së 40-vjeçarit ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. Nga burimet e gazetës bëhet e ditur se ai është i martuar

me një shtetase rumune dhe dje ata duhej të ishin nisur për në vendlindjen e saj. Por pikërisht pak para se të niseshin, ai ka ndërmarrë tentativën e vetëflijimit duke pirë një sasi të madhe pesticidesh. Ndërkaq, burimet pranë spitalit pohojnë se me gjithë ndërhyrjen e shpejtë që është bërë, 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në repartin e reanimacionit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve që e kanë çuar 40-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt.

Digjet transformatori për Pashkë, CEZ sjell të riun pas 5 ditësh Fushë-Krujë- Prej së premtes një lagje e tërë në zonën e Fushë-Krujës është lënë pa drita, pasi është djegur transformatori dhe kompania CEZ nuk ka mundur të sigurojë një tjetër për ta ndërruar. Banorë të zonës thanë se dritat i mungojnë

thuajse gjysmës së qytetit, ndërsa mjaft prej tyre janë ankuar se nuk mund as të festojnë normalisht Pashkët. Ndërkohë, CEZ u ka thënë banorëve se do të bëjë ndërrimin e transformatorit vetëm të martën dhe deri atë ditë kjo zonë do të jetë pa drita.

25 vite burg për “monstrën” e Kolonjës që përdhunoi 8-vjeçaren E mitura njohu pedofilin në rrugë: “Ky xhaxhi më rrahu mua”. “Ai m’i lidhi duart me një leckë dhe në gojë më vuri një rrip. Unë ecja vetë, ai nuk më mori në krahë. ” 25 vjet burg dha gjykata dje për Bardhi Dervishanin, i akuzuar për dhunimin e një vajze vetëm 8 vjeçe, ndërsa është zbardhur edhe ngjarja prej rrëmbimit deri në dhunimin e të miturës. Prokurorisë së Lushnjës i është dashur rreth një vit hetim e shqyrtim gjyqësor për të vënë në pranga “monstrën”, i cili dhunoi seksualisht një 8-vjeçare nga Kolonja më datë 27 qershor të vitit 2010, ndërsa mësohet se pedofili është njohur nga vetë vajza, e cila më pas ia ka treguar së ëmës. Identifikimi

Midis të tjerash në këtë vendim thuhet se, pasi kishin kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë, e mitura me inicialet M.Sh. ka dalë nga spitali dhe atëherë ka njohur në rrugë dhunue-

sin e saj. E ëma e së miturës ka deklaruar para trupit gjykues se me të vënë re të pandehurin, e bija që në atë kohë ende nuk kishte mbushur nëntë vjeçe, i ka thënë se personi që e kishte dhunuar po kalonte para tyre. “Ky xhaxhi më rrahu mua”, është shprehur vogëlushja sapo e ka parë, duke identifikuar autorin e veprës penale, i cili pas ndalimit u mësua se quhej Bardhi Dervishani. Ky i fundit plotësonte tiparet e identikitit të policisë; ishte me mustaqe, flokët i kishte të gjata dhe kaçurrele pak, në gishta mbante unaza serme, ndërsa në qafë një varëse me dy kryqe.

Vendi ku u rrëmbye 8-vjeçarja

Por më rrëqethëse në këtë histori është vetë dëshmia e së miturës, e cila duket se mban mend gjithçka ka ndodhur atë ditë qershori të vitit 2010. “Ai m’i lidhi duart me një leckë dhe në gojë më vuri një rrip. Unë ecja vetë, ai nuk më mori në krahë. Unë ikja me duart e lidhura prapa. Unë doja që të ikja me vrap, por nuk ikja dot pasi ai më kapi krahun me dorë që unë të mos ikja…Ai

xhaxhi, duart m’i zgjidhi lart tek pylli. Ma hoqi edhe rripin nga goja. Ai mbante rripa ngjyrë jeshile, pasi lidhte hardhitë. Ai më kishte kapur krahun me dorën e tij dhe nuk ma lëshonte…… çantën blu nuk e kishte atë ditë dhe kapele nuk kishte...I thashë se gjyshi im të njeh dhe e di ti se çfarë të bën ai. ..Unë nuk bërtita kur xhaxhi më çoi në pyll, se unë kisha frikë, sepse ky nuk më linte rehat, duke më thënë “mos

Dëshmia

bërtit” se “këtu e kam thikën”, unë qaja dhe thërrisja “o mami”. Vinte erë e keqe shumë te goja. …vinte erë si raki dhe duhan”. Hetimet

Ndërkaq, Prokuroria e Lushnjës ka zbardhur gjithë itinerarin e dhunimit seksual të së miturës, që iu parashtrua edhe gjykatës. Në vendim thuhet se ngjarja “ka ndodhur në orët e pasdrekes së datës 27/06/2010, kur e mi-

tura M.Sh. ka qenë viktimë e marrëdhënieve seksuale me dhunë që i kanë shkaktuar asaj pasoja të rënda për shëndetin. Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur ajo ishte duke u kthyer për në shtëpinë e saj, pasi kishte shkuar në dyqanin e shtetases A. N. për të blerë speca. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, autori i dhunimit seksual, pasi e ka parë rastësisht në rrugë të dëmtuarën, duke përfituar edhe nga fakti se përreth nuk kishte njerëz të tjerë, ka vendosur që të realizojë këtë vepër penale. Për të gënjyer të dëmtuarën, ai i ka kërkuar asaj që t’i tregonte rrugën për në Manastirin e Ardenicës, që ndodhet në kodrat mbi fshatin Kolonjë. Pasi janë afruar tek një ullishte që ndodhet mbi fshatin Kolonjë, autori duke kërcënuar të dëmtuarën se do ta vriste me thikë nëse kundërshtonte dhe bënte zhurmë, e ka detyruar që të futet mes shkurreve. Në vijim, pasi i ka lidhur gojën dhe duart, ai e ka detyruar që të zhvishet”, thuhet në procesverbal, ndërsa theksohet edhe akti i dhunimit.


OpEd

10

MAPO

E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

01

Cdo dashuri q eka si shkak jo lirine shpirterore por diqcka tjeter , lehtesisht shendrrohet ne urrejtje. Spinoza

02

Njeriu eshte enigme dhe ne bazen e njerzellakut, gjithmon ndodhet admirimi para kesaj enigme. T.Man

03

Vetem ai qe i ka bindur njerezit per dashurin e tij ndaj tyre, ka te drejte dhe e meriton tu beje atyre kritik te rrepte. M.Gandi

Opinione dhe Editoriale

Nga Bujar Kapexhiu

Shoqatat e ish-të përndjekurve dhe politika

N

ë një shkrim të shkurtër të një gazete me titull “Dëmshpërblimi ndan në dy pjesë ish-të përndjekurit”, njoftohet mbi qëndrimin e dy shoqatave apo grupimeve të ish-të përndjekurve, rreth çështjes së dëmshpërblimeve të viteve të punës së papaguar në burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste në Shqipëri. Është një problem me të cilin po ballafaqohemi që prej 22 vitesh, me rezultate tepër të varfra, të shoqëruara nga një demagogji e përsëritur e pa kufij. Është një histori e gjatë premtimesh të pambajtura e shpresash të zhgënjyera që, sigurisht, nuk u bën nder atyre që kanë qeverisur Shqipërinë në këta vite, por që fatkeqësisht, nuk u bën nder as shoqatave përfaqësuese të ish- të përndjekurve politikë. Në tërësi, kjo histori mban erë mashtrimi të përmasave të mëdha, që e ka zanafillën në të famshmin fjalim të Ramiz Alisë në tetor 1989. Pa hyrë në hollësitë e atij fjalimi e të zbatimit të mësimeve të tij në praktikë, për të cilin besoj se të gjithë shqiptarët e kanë të qartë të vërtetën, janë pak bindëse qëndrimet e vetë të përndjekurve në gjithë këto vite. Edhe pse legjislacioni komunist nuk e parashihte dhe madje as e shpallte në vendimet e gjyqeve për “krime politike” punën e detyruar, ajo zbatohej gjerësisht. Madje, shteti kusar që, në këtë rast vepronte edhe kundër ligjeve të veta, e llogariste si një zë të fuqishëm të ekonomisë së tij, punën e skllevërve që mbanin etiketën e “armiqve të klasës”. Ishte dhe ky një nga motivet e fabrikimit të tyre në doza herë-herë marramendëse, si në vitet e para apo në hapësirën kohore 1974 – 1982. Parimi i kompensimit të të dënuarve si pasojë e gabimeve gjyqësore, i panjohur në komunizëm, në sajë të ndryshimeve të sipërfaqshme të tjetërsimit të sistemit, u pranua me vështirësi në demokracinë tonë. U pranua me një vendim Kuvendi, ndoshta më i rëndësishmi i gjithë periudhës pas-komuniste, se dënime t p o l iti ke k i sh i n qen ë t ë jashtëligjshme, por nuk u mendua asnjëherë seriozisht për pasojat e atij vendimi. Vetë politika u nda, për sa i përket vënies në jetë të parimit të dëmshpërblimit, që do të thonte evidentimi, përllogaritja e financimi i projektit, zbatimi i të cilit do t’i jepte sistemit të ri paraqitjen në përputhje me normat e ligjet e një demokracie të përparuar.

koment

Eugjen Merlika

Edhe pse legjislacioni komunist nuk e parashihte dhe madje as e shpallte në vendimet e gjyqeve për “krime politike” punën e detyruar, ajo zbatohej gjerësisht. Madje, shteti kusar që, në këtë rast vepronte edhe kundër ligjeve të veta, e llogariste si një zë të fuqishëm të ekonomisë së tij, punën e skllevërve që mbanin etiketën e “armiqve të klasës”. Ishte dhe ky një nga motivet e fabrikimit të tyre në doza herë-herë marramendëse, si në vitet e para apo në hapësirën kohore 1974 – 1982.

Dy krahët e politikës e panë në dy këndvështrime të ndryshme problemin dhe zgjidhjen e tij. Ndërsa PD dhe aleatët e saj e bënë një “flamur” çështjen e ish-të përndjekurve politikë, kryesisht për interesa votash dhe imazhi, PS dhe satelitët e saj, si “komunistë parimorë” e të patundur në “istikamin” e urrejtjes klasore, e shmangën nga programi si një çështje që nuk u takonte atyre. Madje, në fjalorin e tyre, që ishte ai i baballarëve, problemi nuk ekzistonte mbasi ish-të përndjekurit duhet t’ia kërkonin Enverit në varr paratë e punës së papaguar, në një jetë dënimesh arbitrare “simbas ligjeve të kohës”, para që kishin hyrë të gjitha në buxhetin e shtetit të cilin ata e trashëgonin. Kësaj bindjeje i qëndruan besnikë për më se 20 vjet, në pushtet apo në opozitë. Bënë vetëm një përjashtim: kur u dënuan jo për krimet kundër njerëzimit, por për shpërdorime financiare si hajdutë, jo me punë të detyruar, por me një qëndrim komod, simbas standardeve europiane, pjesëtarët e nomenklaturës së lartë komuniste, PS, fill mbas ardhjes në pushtetin e kallashnikovëve, nxituan të shpërblejnë menjëherë arkitektët e diktaturës me shuma tepër të majme. Ndërkaq PD, ndërmjet premtimeve pa fund e “letrave me vlerë”, kaloi dy legjislaturat e saj duke dhënë vetëm 200.000 lekë për të pushkatuarit apo ata që kishin patur dënime të rënda. Sigurisht, ishte një ndryshim nga simotra PS, por askush nuk mund të bindë se ishte një angazhim serioz i shtetit demokratik, për t’iu kthyer sadopak drejtësi viktimave të shtetit diktatorial komunist. Askush nuk mund të mos mbajë parasysh vështirësitë financiare të kësaj ndërmarrjeje, por hartimi i përllogaritur i një projekti të shtrirë në kohë do të ishte një zgjidhje e problemit. Me ritmet e ecjes së kërmillit, problemi u përballua me rikthimin në pushtet të demokratëve të cilët, më së fundi, mbas shtatë vitesh kanë filluar të shpërndajnë paratë, duke mos patur përfunduar ende as këstin e parë e duke reduktuar vetëm në tetë vitet e shpërblimit. Njerëzit kanë vdekur apo janë duke vdekur, pa provuar shijen e parave të gjakut të tyre, edhe se kanë qenë për ta shpesh mjet mbijetese. Njerëzit, si krijesa e si qytetarë, meritojnë më shumë drejtësi e dhembshuri në trajtimin nga institucionet e zgjedhura prej tyre.... Dy fjalë për thelbin e problemit, që vlejnë për politikën shqiptare,

Boshllëk por edhe për ndërkombëtarët e institucionet e tyre, të pranishme në Shqipëri, që nuk e hapën kurrë gojën për këtë çështje të stërmadhe të shoqërisë sonë. Ish-të përndjekurit nuk kërkojnë lëmoshë, por një të drejtë të ligjshme e të shenjtë, shpërblimin e punës së papaguar të një jete të gjymtuar nga barbaria e një sistemi kriminal, që mbeti i padënuar e me të cilin, në të shkuarën, shpesh u flirtua. Krahas këtyre konsideratave duhet të shqyrtojmë dhe qëndrimin e ish-të përndjekurve e shoqatave të tyre. Që në fillim ata i besuan demagogjisë e premtimeve të pushtetarëve, u huajtën atyre imazhin, duke u bërë pjesë e luftës politike për të marrë ndonjë thërrime si shpërblim. Kredia qeverisëse demokratike që, duhet pranuar, në vitet e para bëri diçka për ta, kryesisht në punësim në organet e rendit dhe në shkollimin në arsimin e lartë, pësoi një rënie të dukshme në verën e vitit 1994. Dihet si përfundoi greva e urisë dhe ai ishte çasti i ndërgjegjësimit dhe fshirjes së iluzioneve. Por ish-të dënuarit bënë të kundërtën, u ndanë në dy shoqata, simbas parimit të hershëm romak “Përça e sundo”, duke u bërë lodër e politikës, që vazhdonte të tallej me naivitetin dhe paaftësinë për të kërkuar sa e si duhej të drejtën e ligjshme. Sot gjendja paraqet një element të ri, qëndrimin e ndryshuar të PS e Kryetarit të saj. Koha do të provojë nëse është një konvertim i vonë në një parim universal e demokratik, apo demagogjia e radhës. Nëse është mundësia e parë, do të jetë diçka pozitive për të gjithë, nëse është shprehje e dhelpërisë politike kuptohet shpejt, kur të ballafaqohet me faktet. Por qëndrimi i ngjyrës politike, refuzimi a priori për të biseduar, nuk më duket se i shërben çështjes rrënjësore të ish-të përndjekurve, për të cilët duhet të jetë parësore arritja e objektivit, marrja e dëmshpërblimit nga Shteti për jetët e shkatërruara. Shteti mund të ketë fytyrën e Berishës, të Ramës apo të ndonjë tjetri e shoqatat duhet të bisedojnë me secilin prej tyre, sepse ata kanë në dorë financën, pra sendërtimin e kërkesave të tyre. Shoqatat nuk kanë për detyrë të bëjnë politikë, por të ballafaqohen me Shtetin, që është shprehje e politikës, për të drejtat, ende të nëpërkëmbura, të viktimave të komunizmit, të njerëzve që përfaqësojnë. Propozimet e ndryshme, të bëra nga grupimi i “Ish-të dënuarve” apo

të “Shoqatës antikomuniste të ish-të përndjekurve politikë”, përmbajnë ide e kërkesa, në pjesën dërmuese, bindëse e të dobishme, por e mira e përbashkët kërkon që ato, së pari të diskutohen ndërmjet shoqatave, të dilet me një program të përbashkët, me të cilin, pa paragjykime, të ketë ballafaqim me të gjithë përbërësit e politikës. Duhet vepruar kështu nëse ato zonja e zotërinj, kanë më përzemër çështjen për të cilën janë zgjedhur se sa miklimet e politikës, madje duke kthyer vështrimin mbrapa, në qelitë e burgjeve e në mundimet e kampeve të internimit, të kujtojnë se vlen shumë më tepër solidariteti njerëzor i atyre provave sesa interesat meskine të së sotmes, se gjërat që i bashkojnë janë shumë herë më të fuqishme se ato që i ndajnë. Është e pafalshme dhe tregues i një mungese të theksuar realizmi e përkushtimi ndaj tragjedisë së ishtë përndjekurve politikë, kjo përçarje e përfaqësuesve të tyre edhe në çaste të rëndësishme siç është ballafaqimi i detyrueshëm me politikën, në funksion të sendërtimit të kërkesave të tyre.

Sot gjendja paraqet një element të ri, qëndrimin e ndryshuar të PS e Kryetarit të saj. Koha do të provojë nëse është një konvertim i vonë në një parim universal e demokratik, apo demagogjia e radhës. Nëse është mundësia e parë, do të jetë diçka pozitive për të gjithë, nëse është shprehje e dhelpërisë politike kuptohet shpejt, kur të ballafaqohet me faktet.


E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

11

Tadiç mund të konsiderohet i suksesshëm në drejtim të përmirësimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Europës. Por Presidenti demokrat serb nuk mundi ta kapërcente mentalitetin tradicional serb në raportet me Kosovën. — Bashkim Muça

Shqipëria dhe Oferta Turistike T

urizmi është sot industria me rritjen më të shpejtë dhe zhvillimin më dinamik në botë. Menaxherëve, planifikuesve dhe politikbërësve iu duhet të jenë shumë vigjilentë, mendjemprehtë, praktikë dhe efiçentë në marrjen e masave të duhura dhe zbatimin e tyre në kohë, kjo pasi tendencat e reja në një turizëm me rritje të shpejtë tentojnë të zhvlerësojnë shpejt shumë strategji, të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me hapin e zhvillimit të turizmit. Një plan veprimi i vonuar mund të dalë jashtë lojë apo të jetë jo aktual nëse vonon të prodhojë veprim dhe reagim në kohën e duhur. Për Shqipërinë, kjo është edhe më shumë e vërtet��. Futur në tregun e turizmit pas një kohe të gjatë izolimi, ku nuk pati mundësi të eksperimentonte apo të ndërtonte një produkt të vetin turistik, është e vështirë të përcaktosh çfarë mund të ofrojë më mirë Shqipëria në mënyrë që të diferencohet, të krijojë një avantazh konkurrues dhe të tërheqë sa më shumë nga vizitorët e rajonit dhe më gjerë. Nëse do të marrim turizmin tradicional të diellit dhe rërës, Shqipëria nuk mund të konkurrojë me vendet e rajonit, të cilat ofrojnë shumë më tepër për nga pikëpamja e infrastrukturës apo cilësisë së shërbimeve dhe produkteve turistike. Ndërkohë në botë, turizmi i diellit dhe rërës po humbet terren ndaj turizmit kulturor, aventurier dhe ekoturizmit, ai po përjeton rritje jo më shumë se 2-4%, krahasuar me 1520% rritje vjetore të turizmit kulturor. Sot, në këtë fazë ku jemi, nuk mund të themi dot çfarë profili turistik përfaqëson destinacioni Shqipëri, në është më shumë destinacion i pushimeve në det apo në mal, i turizmit kulturor apo i ekoturizmit, apo i ndonjë lloji tjetër. Ndërkohë që çështja që unë dua të ngre është, a ka nevojë tani Shqipëria për një marketim të tillë vetëm në njërin apo në tjetrin produkt turistik, nëse nuk kemi mundur ta bëjmë deri tani dhe të nxirrnim përfitimet përkatëse?! Ndoshta, në këtë kontekst realisht duhet të luajmë rolin e dhelprës me rrushtë, as që nuk duhet ta synojmë, sepse mund të ketë shtigje të tjera për t’u takuar me konkurrentët tanë në kushte edhe më të favorshme dhe duke kompensuar në këtë mënyrë kohën e humbur. Për këtë duhet të jemi vizionarë dhe të synojmë të plotësojmë atë që do të duan më shumë turistët në 20 vitet e ardhshme dhe jo atë që kanë dashur në 20 vitet e fundit. Kjo për faktin se ritmi i rritjes dhe prirjet e turistëve tani kanë pësuar një evoluim mjaft cilësor drejt një pakete eksperiencash sa më të pasura. Turistët sot janë bërë shumë më tepër kërkues dhe të sofistikuar në kërkesat e tyre, janë

koment Dritan Zaimi

Në këtë fazë ku jemi, nuk mund të themi dot çfarë profili turistik përfaqëson destinacioni Shqipëri, në është më shumë destinacion i pushimeve në det apo në mal, i turizmit kulturor apo i ekoturizmit, apo i ndonjë lloji tjetër. Ndërkohë që çështja që unë dua të ngre është, a ka nevojë tani Shqipëria për një marketim të tillë vetëm në njërin apo në tjetrin produkt turistik, nëse nuk kemi mundur ta bëjmë deri tani dhe të nxirrnim përfitimet përkatëse?!

me përvojë, nuk mjaftohen më lehtë vetëm me pushime pasive në det pranë rërës dhe plazhit, por duan një paketë me një mori përvojash të larmishme, dhe një sërë aktivitetesh për të mbushur ditët e tyre të pushimeve. Një ditë në plazh, pasdite një vizitë në një park arkeologjik, në mbrëmje një koncert, të nesërmen një shkëputje për një shëtitje në një park tërheqës natyror, një vizitë në muze etj. Një varietet eksperiencash të reja dhe

intriguese, si vlerë e shtuar ndaj pushimeve tradicionale në bregdet, është ajo çfarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë turistët sot në botë. Destinacione të suksesshme turistike janë ato që ofrojnë sa më shumë, në një hark kohor dhe distancë sa më të shkurtër nga njëratjetra, gjë që Shqipëria i ofron më së miri. Mosprofilizimi dhe si rrjedhojë mosspecializimi në një produkt të caktuar turistik nga ana e Shqipërisë, ka avantazhin dhe disavantazhin e vet. Disavantazh për faktin se duke mos u diferencuar me një produkt apo ofertë të caktuar, shton pasiguri në radhët e turistëve që dëshirojnë të prenotojnë pushime në Shqipëri duke ushqyer frikën e mospërfitimit të kënaqësisë dhe cilësisë maksimale në asnjërën nga atraksionet e synuara, dhe si rrjedhojë mospërmbushje të pritshmërive dhe zhgënjim. Dhe avantazh për faktin se turistëve nuk u ofrohet një Shqipëri e pjesshme, por Shqipëria e plotë, me të gjithë larminë dhe potencialet e saj të shumta turistike, si një sofër bujare, ku çdo vizitor do të ulet, do të marrë dhe do të shijojë atë pjesë të ofertës që pëlqen më shumë. Në fakt, kjo është ajo çfarë duhet të jetë Shqipëria. Është mendimi im se nuk do të jemi ne shqiptarët që do të formësojmë Shqipërinë turistike, Shqipëria turistike nuk është ajo që ne do të duam të shesim si të tillë, përkundrazi, do të jenë vetë turistët, vit pas vit e ndoshta dekade, në sajë të përzgjedhjes dhe vlerësimi të tyre, ata që do t’i japin markën Shqipërisë turistike. Në një ofertë të pasur turistike, me diell e det, me male dhe lugina, me arkeologji dhe histori, me tradita dhe folklor, me natyrë dhe biodiversitet, me aktivitete dhe larmi, me moderne dhe antikitet, me zona të zhvilluara por edhe me zona të paprekura fare nga zhvillimi dhe të virgjëra, me njerëz bujarë dhe mikpritës, luksin dhe sfidën e përzgjedhjes e ka turisti. Ne duhet të jemi vëzhgues, sigurues të cilësisë së kërkuar dhe garantues të zhvillimit të qëndrueshëm. Që të kemi sukses, duhet të investojmë ndjeshëm në rritjen totale të cilësisë në të gjitha dimensionet e ofertës sonë turistike. Kjo duhet të jetë detyra jonë, të përkrahim zhvillimin, të mos paragjykojmë se cila formë zhvillimi na përket më shumë, dhe të synojmë që çdo turist të përftojë një eksperiencë befasuese e mbresëlënëse në çdo kontakt të tij me ofertën tonë. Që ta realizojmë, duhet të jemi vizionarë dhe të shohim larg, duke kombinuar dy trajektoret e lëvizjes; tonën, dhe atë të turistëve kudo në botë, duke synuar në këtë mënyrë që kur ne të jemi afër qëllimit tonë final, atje do të takojmë turistin që kemi synuar.

koment

Bashkim Muça

Asnjë personalitet në Serbi nuk do të mund të fitonte simpatinë e shumicës, për t’u ngjitur në postin e Presidentit,  nëse do të pranonte Kosovën si shtet më vete. Kjo as që pritet të ndodhë hëpërhë. Por Tadiç ka mundur të shmangë fjalën “kurrë” në deklarimet e tij për pavarësinë e Kosovës, për të mos marrë përsipër përfaqësimin e gjeneratave të reja politike që vijnë pashmangshëm

Tadiç nuk mundi P

residenti Boris Tadiç është i dyti personalitet në historinë moderne të Serbisë, me të cilin mund të bisedohet për çështjet më delikate mes shqiptarëve dhe serbëve. Sinjalet e para të këtij lloji i pati dhënë ish-kryeministri i vrarë, Zoran Xhinxhiç, i cili pati fatin e keq ta pësonte për shkak të disa lëvizjeve të tij që i hapën Serbisë rrugën për në Europë, përfshirë këtu edhe dorëzimin e Millosheviçit në Hagë. I ngjashëm në pamje me Xhinxhiç, por edhe në sjellje, Presidenti Tadiç vazhdon të shihet si njeriu me të cilin Serbia mund të shkojë deri në derën e fundit të hyrjes në Europë. Serbia nën Tadiç, përveçse ka arritur të sigurojë liberalizimin e vizave, së fundi ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, pasi ka imponuar fusnotë për Kosovën duke e lënë atë në një pozicion që prodhon një situatë të interpretueshme në të dy krahët. Në Serbi, fusnota konsiderohet zhbllokim i procesit të afrimit drejt BE-së duke ruajtur qëndrimin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa për këtë të fundit, është hapi i parë i njohjes nga Serbia dhe kompromis për të dyja palët në këmbim të integrimit europian. Sipas të gjitha gjasave, brenda një mandati tjetër të mundshëm presidencial të Tadiçit pritet që Serbia të ketë aplikuar për vend anëtar me të drejta të plota për në BE. Tadiç mund të konsiderohet i suksesshëm në drejtim të përmirësimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Europës. Por Presidenti demokrat serb nuk mundi ta kapërcente mentalitetin tradicional serb në raportet me Kosovën. Ai ka qenë gjithnjë konstant në përsëritjen e deklaratave se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Nëpërmjet një diplomacie relativisht të butë, por mjaft intensive, ia ka dalë të mbajë në ngërç Veriun e Kosovës dhe ka vijuar me mbështetjen e strukturave paralele në këtë pjesë, me shpresën ta rimarrë. Asnjë personalitet në Serbi nuk do të mund të fitonte simpatinë e shumicës, për t’u ngjitur në postin e Presidentit,  nëse do të pranonte Kosovën si shtet më vete. Kjo as që pritet të ndodhë hëpërhë. Por Tadiç ka mundur të shmangë fjalën “kurrë” në deklarimet e tij për pavarësinë e Kosovës, për të mos marrë përsipër përfaqësimin e gjeneratave të reja politike që vijnë pashmangshëm. Serbia nuk do të mund të bëhet vend anëtar i BE-së pa gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën. Në vijim të këtyre zhvillimeve mbetet të shihet se si do të lëvizin influencat e faktorëve politikë radikalë, përkatësisht në Kosovë dhe Serbi, derisa procesi të ketë ardhur në pikën e fundit. Beteja ndërmjet reformatorëve dhe radikalëve, në të dyja vendet, do ta shoqërojë vazhdimisht procesin e afrimit të tyre me BE-në. Reformatorët, dashje-padashje, do të jenë përkatësisht aleatë të njëri-tjetrit, po aq sa do të jenë radikalët armiq me njëritjetrin. Përparimi i Vetëvendosjes në Kosovë do të sillte përparimin e forcave ultranacionaliste matanë. Kjo situatë mund të sillte njërën nga të dyja: rrezik për destabilizim, ose shpejtim të një procesi tjetër në qendër të të cilit do të mbetej rikonfigurimi i Ballkanit Perëndimor. Thënë shkoqur, nëse reformatorët nuk do të arrijnë të merren vesh për ta pranuar Kosovën kështu siç është si një zgjidhje përfundimtare, atëherë zgjidhja do të kalonte në dorë të radikalëve ekzistues ose forcave të tjera ekstreme që mund të shfaqeshin. Dhe dihet që zgjidhjet e shpejta kanë ardhur më së shumti nëpërmjet rrugëve radikale, por me çmime shumë të larta. Tadiç, me gjithë përmirësimin që i bëri imazhit të Serbisë, nuk mundi ta shkëpusë shoqërinë serbe nga mentaliteti i vjetër i dominimit mbi të tjerët, nuk mundi të japë një mesazh të përmasave europiane, të njohjes së realiteteve të reja të pakthyeshme. Me shanset për të konsumuar edhe një mandat tjetër presidencial, të fundit të tij, Tadiç, nëse nuk do të mundet akoma, me siguri kur procesi i njohjeve për Kosovën të ketë përfunduar mjaftueshëm, do të jetë i detyruar të thotë  “ne nuk e lëshuam, na e morën”. Ky do të jetë justifikimi i fundit në Serbi kur të ketë përfunduar ai proces, të cilin Tadiç nuk mundi ta kryejë.


CMYK

12 02

MAPO

e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

sociale

Të verbrit kundërshtojnë edhe vendimin e qeverisë që i përjashton ata nga asistenca sociale, pasi si të tillë llogarit pagesën mujore të invaliditetit

Kompensimet, invalidët në Kushtetuese: Të shfuqizohet ligji Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar dy ligjet e ndryshuara për Statusin e Invalidëve dhe të Verbërve

Panariti: Bashkia e Tiranës, mbështetje moshës së tretë

Jonida Tashi

Beteja e personave me aftësi të kufizuara me institucionet shtetërore për ndryshimin e statuseve të trajtimit të kësaj kategorie nuk ka marrë ende fund. Pas dekretimit të dy ligjeve për Statusin e të Verbërve dhe Paraplegjikëve, edhe nga Presidenti i vendit, Bamir Topi, Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar dy ligjet e ndryshuara për Statusin e invalidëve dhe të verbërve. Vendimi bëhet i ditur nga kreu i këtij këshilli, Sinan Tafaj, i cili thotë se çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet shfuqizimi i këtij ligji. “Çështjen e ndryshimeve në ligj do ta paraqesim urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese, duke u kërkuar dhe pezullimin e zbatimit të tij”, - deklaroi Tafaj. Nga ana tjetër, të verbrit kundërshtojnë fort dhe vendimin e qeverisë që i përjashton ata nga asistenca sociale, pasi si të tillë llogarit pagesën mujore të invaliditetit. Sipas tyre, ky vendim i cili ka hyrë në fuqi më 1 prill, bie në kundërshtim pikërisht me ligjet që u miratuan pak javë më parë në Kuvend. Paralelisht me betejën ligjore, personat me aftësi të kufizuara njoftojnë dhe

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara

mbajtjen e protestave. “Së fundmi ka hyrë në fuqi një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave, për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike, sipas të cilit, personat me aftësi të kufizuara nuk do ta përfitojnë më këtë ndihmë. Ky ndryshim bie ndesh me ligjin 9355, neni 4, pika 13, në të cilën përcaktohet se pagesa e aftësisë së kufizuar nuk llogaritet si e ardhur familjare, për efekt të ndihmës ekonomike. Qeveria në të gjitha format dhe mënyrat po tenton që pagesën e aftësisë së kufizuar ta konsiderojë si pagesë ekonomike dhe jo pagesë të kompensimit të aftësisë së kufizuar. Ne do të konsultojmë dhe një herë me Ministrinë e Punës dhe qeverinë. Nëse ata nuk do të tërhiqen, ne do të vazhdojmë protestat si më parë”, - u shpreh kreu i Këshillit Kombëtar

të Personave me Aftësi të Kufizuara, Sinan Tafaj. Sipas tij, pagesat që iu bëhen personave me aftësi të kufizuara nuk mund të konsiderohen të ardhura, pasi ato janë për të kompensuar disi ato që i privon aftësia e munguar. “Ky është një prolog i ndryshimeve që do të sjellë ligji integral, sipas të cilit po synohet që pagesa e aftësisë së kufizuar

“Çështjen e ndryshimeve në ligj do ta paraqesim urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese, duke u kërkuar dhe pezullimin e zbatimit të tij”

Rritet jetëgjatësia, Vasili: Tani rrojmë 22 vjet më shumë Specialistët japin këshillat për moshën e tretë se si duhet ta mbajnë në gjendje të mirë shëndetin e tyre Shqiptarët tani rrojnë mesatarisht 22 vite më shumë. Shifra është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, sipas të cilit, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është rritur me 22 vjet, krahasuar me 60 vjet më parë. Në një konferencë sensibilizuese në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë duke folur edhe për problematikat e moshës së tretë ka dhënë edhe disa shifra rreth jetëgjatësisë së shqiptarëve sot, krahasuar me vite më parë. Sipas të dhënave, shqiptarët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 75.1 vjet, përkatësisht 72.1 vjet për meshkujt dhe 78.6 vjet për femrat. Pra, çdo person që ka mbushur moshën 60 vjeç ka shpresë për të jetuar edhe 20.6 vjet, ndërsa një person që ka mbushur 65 vjet, ka shpresë për të jetuar edhe 16.5 vjet. Në vitin 2007, mosha mesatare e popullsisë ishte 32.5 vjeç nga 27.4 vjeç në vitin 1990. “Thuajse 1/3ta e popullsisë së globit moshohet, hyn në kategorinë e moshës së tretë. Kudo në botë, po në mënyrë të dukshme edhe në Shqipëri ajo ka kaluar 78 vjeç. Çështjet e moshës së tretë janë problematika tepër komplekse, njohja e problematikave të moshës së tretë dhe trajnimi i mjekëve në territorin e Shqipërisë për të njohur specifikat e moshës së tretë dhe në pikëpamjen mjekësore do të vazhdojë të jetë një prioritet”, - tha ministri Vasili. Ai bëri të ditur

Petrit Vasili nga aktiviteti i djeshëm

se për të trajtuar problematikën e moshës së tretë po përgatitet një plan kombëtar veprimi i detajuar, në mënyrë që mjekët e familjes të jenë më të informuar për sëmundjet që prekin këtë moshë. Sipas ministrit Vasili, problematikat e të moshuarve janë të shumta si sociale ashtu edhe shëndetësore, dhe ajo çfarë duhet bërë është bashkëpunimi i të gjithë aktorëve në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Në Ditën Botërore të Shëndetit, specialistët bëjnë apel për më shumë kujdes për një shëndet të mirë. Ata rekomandojnë të konsumohen më shumë fruta dhe perime, të pihet sa më shpesh ujë, shëtitje të paktën 30 minuta në ditë, aspak duhan dhe alkool i kontrolluar. Të moshuarit, sipas specialistëve kanë nevojë për ushqyerje me pak kalori për të mbajtur në gjendje të mirë shëndetin e tyre. Në të gjithë botën, 4-6% e të moshuarve janë të rrezikuar nga keqtrajtimi. Përafërsisht 25 deri 30 % e të moshuarve pas moshës 85 vjeç pësojnë një nivel rënie të kujtesës.

të llogaritet si një pagesë ekonomike dhe të kushtëzohet në të ardhura të tjera. Në këto kushte, jeta e këtyre njerëzve po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, - theksoi Tafaj. Në fund të deklaratës, ai bëri të ditur se i gjithë informacioni mbi shkeljen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara i është përcjellë edhe Bashkimit Europian.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti priti në zyrë përfaqësuesit e disa shoqatave të pensionistëve dhe moshës së tretë. Në këtë takim, Panariti shprehu angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe kreut të saj, Lulzim Basha për jetësimin e programit të tij për një asistencë më të mirë ndaj të moshuarve në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë tha se krahas hapjes të sa më shumë qendrave ditore për shërbim ndaj të moshuarve, Bashkia do të synojë të asistojë të moshuarit edhe në banesat e tyre. Sipas një përllogaritjeje të bërë nga Bashkia e Tiranës, janë 25 mijë të moshuar që kanë nevojë emergjente për ofrimin e shërbimeve mjekësore, psikosociale, kulturore për zbutjen e problemeve të tyre.


CMYK e DIEL, 8 PRILL 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

13

Pashkët katolike, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët Besimtarët katolike festojnë këtë të diel ringjalljen e Krishtit. Besimtarët kanë nisur përgatitjet, ndërsa simbol i festës është jeta e re. Imzot Rrok Mirdita, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore uron besimtarët katolikë për Pashkët. “Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm Krishtërimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin

në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin, ka njohur dashurinë

që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri”, - deklaroi Imzot Rrok Mirdita. Në Tiranë, mesha do të mbahet në Katedralen e Shën Palit nga Imzot Rrok Mirdita. Këtë vit, Pashkët ortodokse janë një javë pas atyre katolike. Besimtarët ortodoksë festojnë ringjalljen e Krishtit më 15 prill.

Gjakmarrja, 700 familje jetojnë të ngujuara Kreu i Shtëpisë së Pajtimit të Gjaqeve, Agim Loci: Gjatë vitit 2011 kemi realizuar 22 pajtime dhe janë në proces edhe 43 të tjera

Gjakmarrja në shifra • 5 500 është numri i njerëzve që jetojnë të ngujuar

• 921 është numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë

Jonida Tashi

Frika e vrasjes për shkak të gjakmarrjes po mban të ngujuara rreth 700 familje në vendin tonë. Shifra bëhet e ditur nga drejtues të Shtëpisë së Pajtimit të Gjaqeve, të cilët thonë se gjatë vitit të shkuar janë realizuar vetëm 22 pajtime, ndërkohë që vijojnë negociatat për shuarjen e konfliktit në 43 raste të tjera. “Në vendin tonë, rreth 700 familje janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes dhe nga viti 2011, në analizën që kemi bërë bashkë me misionarët dhe koordinatorët e rretheve kemi realizuar 22 pajtime dhe kemi në proces dhe 43 të tilla. Këtë muaj do të realizohen dhe dy pajtime të tjera dhe shpresojmë që të tjera pajtime t’i mbyllim brenda këtij muaji”, - tha kreu i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, Agim Loci, gjatë mbledhjes së djeshme të asamblesë. Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar gjatë kësaj mbledhjeje ka hartuar një paketë rekomandimesh, të cilën do t’ua dërgojë institucioneve qendrore dhe vendore me qëllim minimizimin e pasojave të fenomenit të gjakmarrjes deri në eliminimin e tij. Për sa i përket procedurave të pajtimit, ato zgjasin nga 3 muaj deri në 3 vjet dhe vështirësitë që hasen në këtë proces janë të shumta. Sipas drejtuesve të Shtëpisë

• 700 është numri i familjeve që jetojnë të fshehura

Nga asambleja e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”

së Pajtimit, kryesisht pengesat vijnë nga të moshuarit e familjeve, ndërsa të rinjtë janë më të predispozuar të falin. Familjet e ngujuara në vend, përveç jetesës tepër të fshehtë mes frikës të hasmit përballen me shumë probleme, pasi u duhet të jetojnë me të ardhura të pakta dhe me ndihma nga të afërmit e tyre dhe organizatat humanitare. Sipas një raporti të vitit 2011, të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, numri i personave që janë vrarë me vetëgjyqësi në 21 vjet të tranzicionit për tokën, pronat, nderin, grindjet e çastit dhe konfrontimet politike është 10 070 (680 prej tyre të pazbuluara e të shpallur si persona

të zhdukur, ndërsa 240 si persona të vetëvrarë). Sipas Komitetit, 80 % e vrasjeve për tokën dhe pronën janë shkaktuar nga ligji përkatës i mirat-

Numri i personave që janë vrarë me vetëgjyqësi në 21 vjet të tranzicionit për tokën, pronat, nderin, grindjet e çastit dhe konfrontimet politike është 10 070

Berisha: Brenda vitit inaugurojmë xhaminë e re Muça: Të nisë sa më shpejt puna, ta vëmë gurin e parë themel të xhamisë Bajramin që vjen Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi për të shtatin vit radhazi programin festiv në përkujtim të Profetit Muhamed, i cili sipas fesë islame është dhe vula e profetëve. Në këtë koncert festiv ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të komuniteteve fetare, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë etj. Në këtë ceremoni, kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e xhamisë së re për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. “Kryeqyteti pret me padurim xhaminë, shumë shpejt me kryetarin e Bashkisë do ta inaugurojmë atë. Liria e të gjitha lirive është liria e besimit, besimi tek Zoti është burimi më i pashtershëm i forcës shpirtërore të njeriut”, - u shpreh kreu i qeverisë. Një nga risitë e këtij eventi ishte pjesëmarrja e këngëtarit të suksesshëm mysliman, Sami Yusuf, i cili do të sjellë për publikun shqiptar ilahi të reja, por dhe ato që e bënë të famshëm në botën e artit, kryesisht nga albumi “Mualim”, i cili ka shitur më shumë se 5 milionë kopje. Dashuria e tij për Zotin dhe “anën shpirtërore”, siç ka pranuar ai, luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e muzikës dhe teksteve të tij. Pas performancave të artistëve shqiptarë dhe të huaj, kryetari i KMSH-së, Haxhi Selim Muça i ka kërkuar

Sali Berisha gjatë ceremonisë së djeshme

kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të përshpejtojnë fillimin e ndërtimit të xhamisë së madhe në kryeqytet. “Dëshiroj të falënderoj nga zemra, në emër të gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, Kryeministrin, Bashkinë e Tiranës, për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në veçanti për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë, e cila shpresojmë që pas kaq vitesh do të bëhet realitet. I ftoj të vëmë gurin e parë themel të xhamisë Bajramin që vjen”, - tha Haxhi Selim Muça. Gjatë këtij aktiviteti, kryeministrit Berisha i është dhuruar nga artistja turke Gulsen një pikturë me flamurin shqiptar, e bërë me një lloj teknike orientale që quhet Ebru.

uar me konsensus nga dy partitë kryesore parlamentare. Numri i njerëzve që sot janë të fshehur e të ngujuar për shkak të gjakmarrjes

është 5 500. Numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë për shkak të gjakmarrjes është 921, ku 190 prej tyre qëndrojnë të ngujuar e në rrezik të lartë për jetën, ndërsa 731 kanë lëvizur nga vendbanimi për t’u fshehur në metropole së bashku me familjet dhe punojnë për t’u ardhur në ndihmë prindërve që nuk dalin nga shtëpitë. Të gjitha këto familje presin rastin e volitshëm për t’u larguar nga vendi, sepse vendndodhja e tyre dekonspirohet nga çasti në çast në Shqipëri.


Academia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave Albanian Academy of Arts and Sciences

Forumi i Parë Publik

Shoqëria e sotme shqiptare: Realitete dhe sfida Tiranë, 13 Prill 2012, ora 10.00 - 13.00 Hotel Sheraton, Salla Illyria 1 Diskutantë Ksenofon KRISAFI, Integriteti territorial i Shqipërisë dhe kufiri detar me Greqinë Isuf KALO, Ç’duhet të reformohet në shërbimin shëndetësor në Shqipëri dhe si? Fatos TARIFA, Kriza e arsimit dhe e qëllimit në universitetin shqiptar Përparim FUGA, Kujdes! Energjia elektrike! Që nesër të mos jetë shumë vonë Limoz DIZDARI, Liria e krijimit dhe estetika e muzikës së një kombi Luljeta BOZO, Ndërtimet dhe impakti i tyre në mjedisin e vendit Adrian CIVICI, Sfidat e rritjes ekonomike në Shqipëri: Ç’model ekonomik na duhet?

Moderatorë: Marenglen SPIRO dhe Xhevat LLOSHI


Myfarete Laze:

Njeriu që ka prirje për art, di të dhurojë gjëra të bukura

MAPO

Të ndihesh e vlerësuar dhe e veçantë është shumë, ky është suksesi. Këngëtarja e dashur rrëfen jetën e saj të tanishme dhe punën e re në shërbim të njerëzve të izoluar

Tendencë

Si të gjejmë xhinset e përshtatshme për trupin tonë

Festina Mejzini: Dua të bëj një duet me Dorina Lekën

Prindërit e mi ndjehen shumë krenarë për mua që po vazhdoj traditën familjare

Tri stile flokësh që të kujtojnë romanticitetin

Ajo është një nga konkurrentet më të forta të “X-Factor”, e nga shumë shihet si një pretendente për çmimin e madh. Vajza nga Gjakova i ka çuditur të gjithë me zërin e saj të veçantë dhe profesionalizmin që po tregon në skenë. E, s’ka sesi të ndodhë ndryshe, pasi Festina është rritur në një familje artistësh.

Faqe 13


16 18 2

MAPO

E 8 prill 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervista

Të ndihesh e vlerësuar dhe e veçantë është shumë, ky është suksesi Këngëtarja e dashur rrëfen jetën e saj të tanishme dhe punën e re në shërbim të njerëzve të izoluar

Myfarete Laze: Njeriu që ka prirje për art, di të dhurojë gjëra të bukura Jonida Hitoveizi

T

ë rrëfejë jetën e saj artistike sigurisht që nuk mjafton. Do të duhen më shumë orë për të dëgjuar e më shumë faqe për të shkruar. Në fakt kjo ndodh përherë me njerëzit që e kanë kaluar gjithë jetën në skenë, mes artit dhe dashurisë për të. Myfarete Laze, këngëtarja e dashur e muzikës së lehtë shqiptare, në këtë intervistë flet jo vetëm për artin e brezit të saj, por edhe për punën e saj aktuale.

Një shkollë e madhe për mua ka qenë bashkëpunimi me të ndjerin Agim Prodani. Pata fat.

Zonja Myfarete, duket sikur jeni larguar disi nga skena. Ju ka lodhur? Jo. Skena nuk të lodh kurrë, përkundrazi të jep kënaqësi dhe të mban gjallë. Mund të mos jem prezente në disa aktivitete, por e ftuar kam qenë në të gjitha. Tani së fundmi kemi dhënë një koncert në prag të 100-vjetorit në qytetin e Shkodrës. Kam qenë e pranishme në aktivitete të ndryshme artistike në Kosovë, Itali etj. Nuk e lë jetën artistike deri sa të më lërë ajo... Ndoshta përzgjedhjet për aktivitete bëhen pak me klane dhe jo sipas aftësive, e ky nuk është faji ynë. Jeni nga ato artiste që keni lënë gjurmë dhe njerëzit vazhdojnë t’ju duan. Si ka qenë për ju gjithë kjo rrugë? Për të ndjekur pasionin gjithmonë është e vështirë. Sidomos për një femër është më e vështirë, pasi bëhesh nënë etj. Kur e do diçka gjen mundësinë për ta realizuar, ndoshta jo ashtu siç ke pritur, por e realizon me shumë sakrifica. Herë duke bërë sakrifica për familjen, herë për artin, herë për shoqërinë. Megjithatë, jeta e artit është e bukur, kontaktet me njerëzit janë të mrekullueshme. Unë di të them vetëm këtë: kam vetëm gjashtë vjet që kam ardhur në Tiranë dhe isha mësuar

Mundësia për t’u dhënë shpresë, për t’i bërë të ndjehen të vlerësuar ata që ndoshta e kanë humbur shpresën, është arti më human. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm njerëzit me zemër të madhe, me shumë dashuri brenda vetes. Ata që në një mënyrë apo tjetër nuk rrinë dot pa u shërbyer njerëzve. Këtë po bën edhe Myfarete Laze, e cila si për ta përmbyllur gjithë këtë cikël, po përgatit dy albume me krijimtarinë e vet për t’ua dhuruar adhuruesve të saj.

ndoshta në qytetin tim që njerëzit më shihnin dhe nuk më bënte përshtypje. Ardhja në Tiranë më ka befasuar me shumë gjëra, me shumë pritje, puthje duarsh, njerëz të panjohur që më përqafojnë, kërkojnë që unë të jem në aktivitete. Megjithatë, unë mendoj se ne kemi zëra të mrekullueshëm në Shqipëri. Janë në kohën e tyre dhe bravo, sepse e vazhdojnë rrugën me shumë sakrifica. Arti do përkushtim por edhe një forcë të madhe ekonomike. Unë nuk mund t’i ndaj. Ndoshta tani kam më shumë kohë se asnjëherë për veten time. Nuk bëhen të gjitha bashkë. Këtë pyetje jua kanë bërë ndoshta shumë herë, por a e mbani mend këngën e parë që keni kënduar? Kënga e parë është si dashuria e parë, fëmija i parë, si gjithë gjërat e para, e paharrueshme. Mbetet gjithmonë në kujtime shumë e freskët. Kënga e parë ka qenë “Nën kurorën e ullirit” dhe “Shoqet ilegale”. Të dyja u vlerësuan

me çmim, njëra me çmim të parë dhe tjetra me çmim të dytë. Pavarësisht vështirësive, fakti që vinit nga Shkodra e kulturës dhe këngës, ishte më e lehtë për ju? Në librin e tij, Isa Alibali thotë se në Shkodër të gjithë këndojnë. Unë kam pasur fat që kam lindur dhe jam rritur në Shkodër, pasi ky qytet më ka dhënë shumë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Prej Shkodrës kanë dalë aktorët e parë meshkuj edhe femra, sportistet e para, klubet e para sportive, opera e parë shqiptare e shumë e shumë të tjera. Unë e gjeta rrugën e shtruar. Atë thyerjen e fanatizmit e gjeta të shtruar nga Tinka Kurti, Vitore Nino, Zyhdi Miloti, Marije Kraja… Falë këtyre figurave që na hapën rrugën, nuk ekzistoi kurrë pengesë për ne. Ne e gjetëm rrugën të shtruar. Ju kanë hequr ndonjëherë vëmendjen për ndonjë këngë “jashtë kornizave”? Ajo kohë ka

pasur kufizimet e veta, kjo dihet. Ne kemi pasur kompozitorë të mrekullueshëm. Krijimtaria për ta ishte shpirt, Na kanë dhënë shpirt, jo vetëm kompozimin. Bashkëpunimi me ta ka qenë një shkollë e madhe. Poetët si Betim Muço, Xhevahir Spahiu, Agim Doçi etj, kanë ditur të luajnë kaq bukur me fjalën. Kanë ditur ta sjellin poezinë për dashurinë, në atë formë që ato jetojnë edhe sot. Një vlerë e madhe është e kompozitorit, poetëve që e kanë sjellë aq bukur, por edhe e jona që e kemi kënduar me shpirt. Në Shqipëri nuk ka një shkollë të lartë për muzikën e lehtë ose muzikën zbavitëse. Ndaj për ne, një shkollë e madhe ka qenë brezi paraardhës, por një shkollë e madhe ka qenë puna në piano me kompozitorët dhe poetët. Kompozitori, këngëtari, orkestruesi dhe poeti në atë kohë ishin një. Ndoshta në prova gjenerale orkestra ishte e vetëdijshme dhe nuk i binte fort, por lehtë që të kaloheshin ca gjëra pa gjurmë, që mos të hiqej kënga në këto prova. Mandej kur kalonte provat gjenerale, kalonte në publik dhe s’kishte çfarë të bëhej më. Cili ka qenë miku juaj që ju ka mbështetur më shumë? Një shkollë e madhe për mua ka qenë bashkëpunimi me të ndjerin Agim Prodani. Pata fat. Mund të kisha rënë


E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Mua më intereson të gjej gjërat më të bukura të tyre dhe t’i vë në dukje. Mendoj se nëpërmjet terapisë së artit, terapisë së punës, edhe atyre njerëzve u ikën stresi

në dorën e çdokujt kompozitori, ata ishin të gjithë punëtorë. Gjithë ai brez kompozitorësh ishin shumë punëtorë. Unë pata fat të punoja këngën e parë me Agim Prodanin, aq sa kam përfituar prej tij më ka shoqëruar gjithë jetën time. I jam mirënjohëse! A keni nostalgji për atë kohë? E di për çfarë kam nostalgji? E para, më mungon melodia e këngës sot. E dyta, më mungon teksti. E treta, mungon ai bashkëpunim i mrekullueshëm, kompozitor-poet-orkestrueskëngëtar. Shpirti mungon. Nëse tani këngën e shesin me para, po të ishte Agim Prodani gjallë nuk do e shiste këngën e vet. Ashtu siç nuk e shet sot Limoz Dizdari, Flamur Shehu etj. Nëse do të vazhdojmë të flasim për jetën tuaj artistike, jam e sigurt që nuk ka fund, ndaj dua të ndalem pak tek ajo që ju bëni tani. Puna juaj në burgjet shqiptare… Unë nuk jam mjaftuar kurrë duke qenë vetëm këngëtare. Unë kam ideuar dhe organizuar shumë koncerte në qytetin tim të Shkodrës. Një prej mrekullive ka qenë “Dita e Luleve”, “Shën Gjergji”. Ne kemi bërë bashkë me grupin e punës, kemi ndërtuar një koncert për “Shën Gjergjin”. Lulet janë të të gjithëve, s’kanë dallim. Shkodra ka një veçanti pasi ka 150 këngë për lulet. Nuk i ka asnjë qytet në Ballkan. Kjo sepse duke dashur të krahasojnë femrën, nga fanatizmi e kanë krahasuar me lulen. Lidhur me këtë ne kemi bërë edhe një album me tri pjesë: lulet e gjalla, lulet në pikturë dhe këngët për lulet. D.m.th, nuk mjaftohem vetëm të këndoj, por edhe të organizoj. Kur erdha në Tiranë, kuptohet ishte krejt tjetër dhe unë kërkova të punoja tek burgjet dhe falë mirëkuptimit të drejtorit dhe ministrit në atë kohë, gjeta bashkëpunimin e tyre. Më pritën me shumë ngrohtësi. Në fillim kam qenë e qartë se çfarë do bëja. Mbaj mend nga Tinka Kurti që një bariton i mrekullueshëm shkodran, në atë kohë kishte krijuar në burg një kor me tre zëra. Imagjino me çfarë vështirësie. Megjithatë, ata janë njerëz dhe burgjet janë riedukuese. Pse e kërkuat këtë punë? Po ju them vetëm çfarë kam bërë nga muaji janar deri tani bashkë me stafin e punës. Kemi bërë 12 panaire me punime artistike nga të burgosurit, 7 ekspozita në pikturë në burgje të ndryshme. Kam krijuar grup artistik polifonik në burgun e Peqinit. Një grup të mrekullueshëm me çifteli në Fushë-Krujë. Kam grupin teatror të grave në burgun 325, po kështu tek burgu i grave 313. Tek të miturit në Kavajë është një formacion kaq i ëmbël repist… Mua më ngacmon fakti që t’u gjendesh njerëzve në nevojë, që ata të mos ta humbasin besimin. Të rikthehen në jetë, mos të jenë më rrezik për shoqërinë

besoj se është detyra jonë më humane. Kur ju shohin që jeni ju, Myfarete Laze, si reagojnë? Nuk e besojnë. Në fillim nuk e besonin, kurse tani u janë krijuar mundësitë për të bërë shumë gjëra në kohën e lirë, kurse artizanale, rrobaqepësie, hidrauliku, mekaniku etj. U jepet mundësia atyre njerëzve që prirjet e tyre t’i shfrytëzojnë aty ku janë. Puna është edhe një ndihmë e madhe ekonomike për ta, pasi të gjitha këto punime shiten.

A ndjeheni e realizuar në këtë moment të jetës suaj? Jo. Me keqardhje e them, por unë ndoshta ndryshe nga të tjerët nuk e kam ndërtuar jetën duke kënduar nëpër klube dhe nëpër dasma. Nuk e kam për fyerje. Ajo është pjesë e punës sime. Unë kam pasur kushte të tjera. Kam pasur nënën e paralizuar për 20 vjet dhe nuk kam pasur shumë mundësi. Të kesh dikë të sëmurë për 20 vjet në shtëpi, të rritësh dhe dy fëmijë nuk është e kollajtë. Do doja të kisha një jetë më të vrullshme artistike, sepse jam në formë vokale. Megjithatë kurrë nuk është vonë. Unë ndihem e nderuar në ato aktivitete ku shkoj. Të ndihesh e vlerësuar dhe po aq e veçantë nuk është pak.

Ka ndonjë histori që ju ka prekur më shumë aty brenda? Ka shumë dhe historitë janë nga më të ndryshmet, pa dashur t’i hyj kësaj teme. Aty ka njerëz që janë A keni ndonjë peng në jetë? të dënuar. Është një djalë i Njeriu ka pengje, edhe qajmë, edhe dënuar për krime të rënda, me qeshim. Janë gjëra të jetës. burgim të përjetshëm dhe ka hyrë shumë i ri në burg. Aty ka Bashkëshorti juaj është trajner nisur të shkruajë dhe ka botuar basketbolli dhe mësues i vëllimin e 8-të me poezi. Para edukimit fizik. Si ka qenë disa ditësh bëmë promovimin e marrëdhënia juaj? librit të tij. Mua më ka bërë E mrekullueshme. Ai e dashuronte përshtypje në librin e tij të parë sportin e vet dhe e ka pasur më të që e fillon kështu: “O Zot! Tani e lehtë të ma kuptojë mua dashurinë di çfarë është vetmia. Tani që për artin. kam mall për familjen, tani që jam i mbyllur në këto Gjithmonë jeni në një katër formë të shkëlqyer. Si mure. ia bëni? Tani e Është Kur e ke shpirtin e kam kuptuar një de tyrë mirë je rehat. E sesa dhimbje morale t’u dhu dyta, janë rritur kam roj diçka n vajzat. Tani kam shkaktuar. A ga vetj më shumë kohë kam fytyrë këtyre a fansav për veten. Edhe t’u kërkojë e të mi që më këshillat e njerëzve të kanë n vajzave janë si më falin?! Zot, djekur g jithë ndërhyrje veç ty të lutem. jetën kirurgjikale që Veç ti më fal merren me çdo detaj qetësi”. Poezitë e timin. Unë kam pasur tij janë fjalë të një fat që më ka dhuruar Zoti dy pendese të jashtëzakonvajza. shme. Unë nuk i pyes kurrë se çfarë vepre penale kanë bërë. Mua Së fundmi, zonja Myfarete, a do më intereson të gjej gjërat më të të shfaqni diçka të re për bukura të tyre dhe t’i vë në dukje. publikun? Mendoj se nëpërmjet terapisë së Unë gjatë këtyre viteve kam artit, terapisë së punës, edhe atyre punuar vazhdimisht. Kam krijime njerëzve u ikën stresi. të reja nga Edmond Zhulali dhe shumë të suksesshme. Kam Besoni se arti mund ta krijime të reja nga Alfred Kaçinari ndryshojë botën? Po. Është i ndjeshëm. Është shpirt. që janë shumë të bukura. Falë kujdesit që Ardit Gjebrea ka për Një njeri që ka prirje për art, është artistët e brezit tonë, kam pasur një fije më i butë se të tjerët. Është disa bashkëpunime të mrekulmë paqësor. Ai di të dashurojë, di lueshme me të. Tani po mbledh të të flasë, di të dhurojë gjëra të gjithë krijimtarinë time të vjetër bukura. dhe të re dhe besoj se do dalin dy albume së shpejti. Unë do t’i bëj me U merr shumë kohë kjo gjë? Nuk është e kollajtë, por unë e kam shpenzimet e mia dhe do t’ua dhuroj gjithë dashamirësve të mi. pasion. Ata ndihen të vlerësuar, ndaj dhe ne përpiqemi të krijojmë Pse po e bëni këtë, ndoshta një jetë aty brenda burgut. sepse nuk jeni mësuar ta komercializoni muzikën? Të kërkojnë ndonjëherë të Jo. Arti në vetvete është art, por këndosh aty? është edhe jetesë. Problemi është Po, shpesh. Një kënaqësi tjetër që se jam borxhlie karshi publikut më jep kjo punë është se të gjithë dhe fansave të mi. Jam e detyruar artistët shqiptarë janë shumë që ta bëj këtë gjë të bukur për atë humanë. Ata vijnë dhe japin rreth që më ndjek në gjithë koncerte në burgje pa asnjë lloj aktivitetet e mia. Është një detyrë shpërblimi, siç erdhi Tinka Kurti morale t’u dhuroj diçka nga vetja në dhjetor në atë të ftohtë…. Këtë e këtyre fansave të mi që më kanë bën vetëm një artist i madh. Janë ndjekur gjithë jetën. shumë artistë që vijnë, shumë….


18 16 6

MAPO

E 8 prill 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

tendencë

Shpeshherë dëgjojmë që xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton shumë deri sa të arrihet.

Tri stile flokësh që të kujtojnë romanticitetin Flokët tërheqin vëmendjen ndaj fytyrës, prandaj duhet të kujdeseni më shumë për to pa marrë parasysh modën dhe stilin, ata gjithmonë duhet të jenë të pastër dhe të mirëmbajtur. Këtë sezon gjithçka është në shenjë të spikatjes së feminilitetit, për këtë arsye më modern është stili i flokëve të dredhura pak, kështu do të keni një dukje të zakonshme romantike, por me shumë përkushtim. Meqenëse aktualisht stili më modern i formës retro të flokut është në përputhje me këtë stil të vjetër dhe modern. Moderne janë stilet retro të flokëve që na kujtojnë romantikën dhe dukjen e pafajshme.

Topuz

Si të gjejmë xhinset e përshtatshme për trupin tonë E keni të vështirë të gjeni xhinset e duhura për trupin tuaj? Mos u shqetësoni! Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh, duhet të dini se çfarë ju shkon dhe përshtatet vërtet. Ja disa rregulla që do t’ju ndihmonin menjëherë.

Një problem tjetër mjaft i përhapur në lidhje me xhinset është edhe pjesa e fundshpinës, por akoma nuk ka mbërritur modeli perfekt i xhinseve, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të provoni, provoni, provoni!

1. Gjetja e xhinseve të përshtatshme për trupin e gjithsecilit prej nesh mund të shndërrohet në një odise të vërtetë. Shpeshherë dëgjojmë që xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton shumë deri sa të arrihet. Duhen nerva dhe kohë që të gjenden xhinset e duhura që në provën e parë, sepse me siguri që do ta kenë qoftë edhe një defekt! 2. Një gjë e tillë është një problem që përfshin pjesën më të madhe të femrave. Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga një qendër angleze, arriti në përfundimin se një përqindje e madhe e femrave nuk janë të kënaqura nga blerja e xhinseve dhe kritika është unanime: Edhe xhinset më të shtrenjta të nxjerrin në pah defektet e trupit? 3. Praktikisht, zgjedhja e duhur e një problemi të tillë është që të dish t’i kombinosh xhinset me veshjet dhe aksesorët e duhur. Rregulli numër një është që të mos blini asnjëherë xhinse shumë të ngushta nëse nuk keni një linjë perfekte, sepse xhinse të tilla nxjerrin në pah edhe defektin më të vogël. Nëse keni një fizik të tillë, ju mbetet që të keni kujdes vetëm me gjatësinë. 4. Nëse jeni të gjata, mund të vishni xhinse deri te kavilja e këmbës dhe të dukeni tamam si balerina.

Por nëse keni një gjatësi mesatare këshillohet që të evitoni gjatësinë sipër kaviljes dhe të përdorni xhinse të gjata me taka të larta. Nëse jeni të gjera tek pjesa e vitheve dhe doni të fshihni defektet tuaja, ka dy mënyra për ta bërë një gjë të tillë. 5. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të vishni një bluzë të gjerë që të mbuloni defektin tuaj dhe të krijohet ideja që është bluza ajo që është e gjerë. Dhe nëse keni kavilje të holla mund të zgjidhni një palë xhinse, të cilat i nxjerrin në pah dhe t’i kombinoni me një palë taka të larta, duke larguar edhe vëmendjen nga ai që ju mendoni se është defekti juaj.

Stili i flokëve në formë të topuzit është trend që vazhdon qysh nga vera e kaluar dhe do të jetë i pranishëm edhe këtë sezon. Ky stil i thjeshtë bëhet vetëm për disa minuta. Nëse gjatë verës moderne ishin topuzet e ngritura lartë, tani vendosini të bëni një topuz mesatar dhe elegant. Për të arritur këtë dukje interesante mund të thurni një gërshetë. Ktheni gërshetën dhe do të keni një stil elegant e modern të flokëve tuaj.

Bisht

Bishti është stili më i thjeshtë dhe shpëtim për “ditët dhe jo aq të mira” të flokëve. Kjo paraqitje që kohëve të fundit ishte shumë prezente në javët e modës, është e të gjitha kohërave. Bishti kujton brishtësinë dhe pafajësinë. Një stil retro interesant i flokëve që kërkon vetëm disa minuta të qëndroni para pasqyrës. Gratë më të moshuara që dëshirojnë të kenë këtë stil të flokëve, duhet të jenë shumë të kujdesshme që të mos i shtrëngojnë të gjithë flokët, por pranë fytyrës të lëshojnë vetëm disa fije, sepse në të kundërt nëse floku është shtrënguar shumë, i thekson akoma më tepër rrudhat në fytyrë.

6. Xhinset të cilat kanë një prerje që ngjason me ato të djemve, mund të jenë të përshtatshme për të gjitha ato femra të cilat nuk kanë më një fizik adoleshenteje, por që vazhdojnë ta kenë trupin në formë. 7. I gjithë sekreti qëndron në faktin e të mos futurit të bluzave apo këmishave brenda xhinseve, sepse kështu evitohet si defekti i të gjitha atyre femrave që mund të kenë pak bark dhe njëkohësisht një gjë e tillë ju bën që të dukeni më të reja. Evitoni në maksimum xhinset e grisura apo ato të gjera me stil reperi, të cilat nuk i shkojnë pothuajse asnjë femre. 8. Një problem tjetër mjaft i përhapur në lidhje me xhinset është edhe pjesa e fundshpinës, por akoma nuk ka mbërritur modeli perfekt i xhinseve, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të provoni, provoni, provoni!

Flokë të dendur, të ngritur lart

Ky stil është krejtësisht retro-stil i flokëve. Ju duhet më shumë kohë për ta bërë këtë, mirëpo pasi ta keni përforcuar me llakun për flokë, nuk duhet më të kujdeseni për të. Në fillim flokët duhet të krihen mirë që në rrënjë dhe më pas të përforcohet me llak. Një grua me një stil të këtillë flokësh duket tërheqëse dhe jo e zakonshme, prandaj këtë stil jua rekomandojmë sidomos kur dilni në mbrëmje.


E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

Vajza nga Gjakova i ka çuditur të gjithë me zërin e saj të veçantë dhe profesionalizmin që po tregon në skenë. E, s’ka sesi të ndodhë ndryshe, pasi Festina është rritur në një familje artistësh

Festina, cilat janë emocionet e tua në këtë pikë të garës? Përkrahja e publikut dhe vlerësimi pozitiv më kanë bërë gjithnjë e më tepër t’i mposht emocionet.

Miqtë e tu në Gjakovë, a të ndjekin? Çfarë të kanë thënë? Jo vetëm që më ndjekin, por më kanë thënë që i emocionoj shumë kur këndoj.

Mendon se ka qenë fat apo punë rezultati i deritanishëm në “X-Factor”? Unë mendoj që të dyja. Puna nuk është asnjëherë e suksesshme pa fat.

Miqtë e tu më të mirë këto kohë kush janë? Miqtë më të mirë dhe njerëzit me të cilët kaloj shumicën e kohës në “X-Factor”, por edhe konkurrentët e këtij spektakli.

Ti ke gjyshin muzikant të njohur, sa krenar janë ndjerë prindërit e tu për ty? Gjyshi im ka qenë Mazllom Mejzini, këngëtar, kompozitor dhe instrumentist i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Kur isha e vogël më tregonte se këngët e tij janë dëgjuar kohë më parë shumë edhe në Radio-Kukësi dhe Radio- Tirana. Ndërsa prindërit e mi ndjehen shumë krenarë për mua që po vazhdoj traditën familjare. Cilat janë këshillat që të kanë dhënë? Modestia dhe disiplina në punë. Për kë të ka marrë malli më shumë? Për familjen dhe shoqërinë në Gjakovë.

Prindërit e mi ndjehen shumë krenarë për mua që po vazhdoj traditën familjare Jonida Hitoveizi Ajo është një nga konkurrentet më të forta të “XFactor”, e nga shumë shihet si një pretendente për çmimin e madh. Vajza nga Gjakova i ka çuditur të gjithë me zërin e saj të veçantë dhe profesionalizmin që po tregon në skenë. E, s’ka sesi të ndodhë ndry-

she, pasi Festina është rritur në një familje artistësh. Një artiste që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë drejt suksesit. Në këtë intervistë për “MAPO”-n ajo tregon shumë për muzikën, botën e saj, miqtë por edhe emocionet e një gare të tillë, ku ajo po fiton zemrat e shqiptarëve.

19

x factor

Festina, ti ke lënë gjimnazin për të qenë në Tiranë. Si ia ke kaluar këto kohë? Me gjimnazin, shokët dhe profesorët asnjëherë nuk kam shkëputur komunikimin falë edhe internetit. Kështu jam e informuar dhe sadopak e plotësoj mungesën e tyre.

Festina Mejzini: Dua të bëj një duet me Dorina Lekën

MAPO

Emocionet më të forta kur i ke pasur? Në performancën e parë në “X-Factor”, ku kam tentuar të këndoj një këngë të kompozuar nga gjyshi im.

Si ndihesh për krahasimin që të kanë bërë me Amy Winehouse? Është një privilegj dhe përgjegjësi. A mendon se një ditë do të jesh po aq e rëndësishme sa ajo në tregun muzikor shqiptar? Nuk e di. Koha do ta tregojë. Festina, kujt ia ke frikën nga anëtarët e jurisë? Kam respekt për të gjithë, por jo frikë. Deri ku mendon se do të shkosh? Tani mendoj që ia kam arritur qëllimit, kur marr lëvdata nga publiku dhe mentorët e mi. Pas kësaj, ke ndonjë projekt për ndonjë bashkëpunim? Kam disa oferta, por njëherë nuk janë prioritet i imi. Tani jam e përqendruar në “X-Factor”. Me kë nga këngëtarët shqiptarë do të doje një duet? Me Dorina Lekën. Sipas teje, një këngëtarë ka më shumë mundësi në Kosovë, apo në Shqipëri për t’u lançuar? Shqipëria është vendi ku profesionalisht vlerësohet muzika dhe muzikantët.


20

MAPO

E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

Portieri

sport

Ujkani: Shpresoj të kthehem sa më shpejt Portieri kosovar Samir Ujkani shpreson që të kthehet sa më shpejt në portë për të ndihmuar skuadrën e Novarës në luftën për mbijetesë në Serie A. Ujkani u operua të mërkurën në dorën e djathtë, pasi në fundjavë pësoi një

dëmtim në ndeshje kundër Romës. “Operacioni shkoi mirë dhe unë pres të kthehem sa më shpejt në fushë. Dua të kthehem shpejt, por më e rëndësishme është të shërohem mirë nga dëmtimi. Deri në fund të këtij edicioni, nuk do të dihet se cila

skuadër do të bjerë nga Serie A, pasi me pikë nuk jemi shumë larg me ekipet e tjera”, ka thënë Ujkani për faqen zyrtare të klubit. Portieri kosovar i Shqipërisë, këtë edicion në fanellën e Novarës, ka regjistruar 24 paraqitje.

Teuta është mbretëreshë për 24 orë Durrsakët ngjiten në kuotën e 43 pikëve, dy më shumë sesa Skënderbeu dhe 3 më shumë sesa Tirana, të cilat do t’i zhvillojnë sot ndeshjet e tyre Një gol i Tahirit i ka mjaftuar Teutës që të gdhihet në vend të parë që kur e humbi atë tre javë më parë. Në “Niko Dovana”, durrsakët e Hasan Likës kanë regjistruar fitoren e 13-të në këtë kampionat, më shumë se gjithë të tjerët, falë rrjetës së shqiptaro-maqedonasit, i cili ka mposhtur Ervin Llanin në minutën e 58-të të lojës. Me 43 pikë, që kanë momentalisht “djemtë e detit”, parakalojnë korçarët dhe bardheblutë. Ndeshja ka filluar e barabartë për të dyja skuadrat, me palët që studiojnë njëra-tjetrën në çerekorëshin e parë. Më së shumti beteja zhvillohet në mesfushë, ku trajnerët respektivë synojnë të bëjnë diferencën dhe të ftillojnë manovrën ofensive, për të gjetur edhe golin. Tomori duket i vendosur mirë në mbrojtje, ku pozicionohet me forca të shumta, mbulon rreptë dy sulmuesit e vendësve, Çotën dhe Pepën, ndërkohë që Dosti, që vjen pas krahëve, nuk spikatur dot me lojën e tij, si në sfidën paraardhëse, në Korçë. Ndërkohë, Gjoka është i vetëdijshëm për forcën goditëse të vendësve dhe u kërkojnë të tijve që të bëjnë shumë kujdes me hapësirat në fushën e lojës. Sfida do të jetë pa shumë raste, por në minutën e 21-të do të vijë rasti i parë vërtet i rrezikshëm, kur Çota driblon dy-tre mbrojtës të Tomorit, vihet përballë Llanit te vija e 16-metrave dhe

Europa League

Të premten Pogradeci-Vllaznia 2-1 Të shtunën Teuta-Tomori 1-0 Të dielën Flamurtar-Bylis 15:00 Kastrioti-Skënderbeu 15:00 Tirana-Apolonia 17:00 Të hënën Laci-Shkumbini 16:00 Kamza-Dinamo 16:00 Renditja Skuadra 1) Teuta 2) Skënderbeu 3) Tirana 4) Kastrioti 5) Flamurtari 6) Vllaznia 7) Bylis 8) Shkumbini 9) Laçi 10) Tomori 11) Kamza 12) Pogradeci 13) Apoloniar 14) Dinamo

N 20 19 19 19 19 20 19 19 19 20 19 20 19 19

F 13 12 12 9 8 8 7 7 7 6 5 6 3 2

B 4 5 4 4 6 3 5 5 6 2 3 2 5 6

H P 3 43 2 41 3 40 6 31 5 30 9 27 7 26 7 26 6 21 12 20 11 18 12 17 11 14 11 9

godet fuqishëm, por “gardiani” beratas pret, i gjendur në pozicion. Përpjekjet e “djemve të detit” vijojnë të intensifikohen, edhe gjuajtjet drejt kuadratit mik shpeshtohen, por pa pasur shënjestrën e duhur. Beratasit mendojnë fare pak, pas minutës së 30-të, për të ngacmuar mbrojtjen durrsake, Dy sulmuesit e Tomorit, Mile, që mban edhe shiritin e kapitenit, dhe Bakiu, janë të izoluar në gjysmëfushën vendëse, ata janë të shkëputur nga repartet e tjera të skuadrës së tyre, kështu që forca ofensive beratase është minimale. Duhej të vinte minuta e 37të, që sulmuesit miq të bënin goditjen e parë në portën e Rizvanit. Eshtë Mile, që impenjon seriozisht portierin durrsak, i cili eviton një gol thuajse të

Teuta-Tomori 1-0

sigurtë. Menjëherë vjen reagimi i Teutës, që kulmon aksionin e vet koral me një goditje predhë të stafës, por shtylla pingule i vjen në ndihmë Llanit, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e Tomorit. Trajnerët do t’u besojnë të njëjtëve lojtarë dhe kjo manovër do të rezultojë më e suksesshme për Hasan Likën, pasi të tijtë dominojnë. Shkodrani Nika do të gjuajë rreptë, por jo në kuadrat. Por në aksionin tjetër Tairi do të godasë miqtë me gold he me dëmtimin e portierit Llani, që detyrohet të braktisë fushën. Miqtë mundohen të reagojnë pas disavantazhit, por thyhen shpejt, që në mesfushë në

manovrën e tyre ofensive. Durrsakët nuk lejojnë hapësira, ndaj miqtë vuajnë për të dalë nga gjysmëfusha e tyre, ku Teuta vijon të ushtrojë presion, si para shënimit të golit me Tairin. Në ndeshje ka disa minuta vend edhe për veteranin Mancaku, i cili hidhet në fushë në vend të Dostit nga trajneri Lika, në minutën e 78-të. Synimi është i qartë, Mancaku duhet ta mbajë sa më tepër në kontroll topin, që minutat të kalojnë dhe epërsia e të tijve të mbetet në fuqi, sepse një gol vlen 3 pikë dhe përkohësisht kreun e Superiores, pavarësisht se Çota do të shpërdoronte një 11-metërsh në kohën shtesë.

Rudi Vata – Vllaznia, të ndarë në shtëpi Trajnerit nuk do t’i ofrohet rinovimi, por as ai nuk ka ndërmend ta kërkojë Prej disa kohësh kishte marrë fund marrëdhënia e cilësuar simpatike mes Rudi Vatës dhe drejtuesve të Vllaznisë. Madje, që në fillim kanë nisur fërkimet e para, për të shpërthyer me nisjen e fazës së dytë, ku Vata, dukëshm i pakënaqur nga mekatoja e janarit, nuk ngurroi të akuzonte administratorin Shaba si “shkatërrues të Vllaznisë”. Por nëse Vata fliste vetë, drejtuesit shkodranë nuk prononcoheshin (deri pak ditë më parë) personalisht, por shfrytëzonin satelitët-lojtarë të larguar nga klubi kuqeblu. E, sikur të mos mjaftonte që grupi i lojtarëve t’i kantadisej si kokoshi një thelë, me të cilët ishte e pamundur të synohej zona e Kupave të Europës, në apelin e Vatës mungojnë mjaft pikë, të cilat ish-kapiteni i kombëtares i gjen te golat e anuluar padrejtësisht. Por, fakti se në këtë pikë Vata e drejtuesit janë dakort, nuk ka

ndikuar aspak në humorin e palëve. Diçka është mëse e sigurt: Rudi nuk do të rinovojë me klubin dhe as klubi nuk ka ndërmend që t’ia ofrojë këtë rinovim. Pavarësisht se në kontratën e nënshkruar, ka një klauzolë që në rast shkarkimi shkëputet pa asnjë dëmshpërblim edhe marrëdhënia financiare, duket se krerët shkodranë nuk do ta vënë në zbatim, pasi për ta sezoni është i përfunduar dhe do ta lënë kontratën në fuqi deri më 18 maj. Debat në këshill, por aprovohet fondi prej 250 mln lekësh

Por Vllaznia është kthyer në një çështje të nxehtë edhe brenda strukturave të Bashkisë. Duke qenë se Bashkia Shkodër është aksioneve e vetme e skuadrës kuqeblu, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ka pasur mjaft debate në lidhje me investimet e bëra në skuadër dhe me faktin se këto para janë djegur kot. Kjo është një arsye më shumë që Bashkia të mos rinovojë me Vatën. Sidoqoftë, këshilli sërish nuk ka ngurruar ta ndihmojë skuadrën,

duke aprovuar një tjetër fond prej 250 milionë lekësh. Trajneri: Do të flas në kohën e duhur

Deklarata e fortë e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ka kaluar në heshtje dje nga ana e trajnerit Vata. Ai nuk ka pasur dëshirë të flasë në lidhje me atë çështje por sigurisht që nuk është pritur mirë nga ana e tij. “Do të jap një prononcim kur të përgatis në qetësi çdo detaj të

faktuar dhe të vërtetuar gjatë gjithë periudhës së tij në krye të Vllaznisë. Dhe këtë do ta bëj në një komunikim me të gjitha mediat në ditët e ardhshme”. Sigurisht që ka shumë gjëra për të thënë dhe prandaj duhet pritur deklarata e tij. Ai sigurisht që do të flasë. Madje pritet të akuzojë edhe drejtuesit e klubit për mosmbështetjen aq sa duhet në punën e tij. Po ashtu do flasë edhe për mosblerjen e Da Silvës, Singbos, Dimos, Da Silvës së Apolonisë etj.

Brazil 2014

De Biazi zgjedh Luzernën si selinë e përfaqësueses Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi, i shoqëruar ka mbyllur të gjithë axhendën e skuadrës kuqezi për takimin me Zvicrën. Gjithçka është prenotuar në Luzernë të Zvicrës, sepse ky qytet është caktuar nga Federata Helvete e Futbollit për takimin Zvicër-Shqipëri, 11 shtator 2012, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014. De Biazi, megjithëse ka qenë i pritur dhe i mirorientuar për të zgjedhur rezidencën e kuqezinjve për këtë takim, përsëri ka bërë një “xhiro” të gjatë në Luzernë për të zgjedhur akomodimin më të përshtatshëm për skuadrën e Shqipërisë. Jashtë planit teknik, akomodimi për këtë ndeshje është shumë i rëndësishëm pasi në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë nga Kosova e nga Shqipëria, të cilët janë edhe ithtarët më të flaktë për ngjyrat kuqezi të përfaqësueses sonë. Ky takim, shumë i rëndësishëm për grupin tonë eliminator, parashikohet të ketë të pranishëm mijëra mbështetës shqiptarë, të cilët urojnë rezultat pozitiv për skuadrën e tyre të zemrës.


E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

sport

MAPO

21

Europa League drejt mbylljes UEFA ka gati mega-Champions Do t’i jepet fund një turneu me shumë pak të ardhura si Europa League, dhe do të riformatohet një Champions League, e cila do të zgjerohet në 64 skuadra duke filluar nga viti 2016. Ky është projekti ambicioz europian për presidentin e UEFA-s, francezi Mishel Platini. Vullneti i madh i francezit është që të heqë turneun e dytë kontinental duke i dhënë terren

kampionateve të dorës së dytë apo të tretë, si Shqipëria, të kenë mundësi të jenë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë. Sipas këtij plani, La Liga, Premier League, Serie A dhe Bundesliga do të kenë nga 6 skuadra secila në Champions League. Në këtë mënyrë, Kategoria Superiore shqiptare, do të ketë një vend në fazën e

grupeve në Champions League, bashkë me vende si Bjellorusia, Gjeorgjia apo Letonia. Kreu i UEFA-s, Platini po kërkon ende mbështetës për të çuar numrin e ekipeve nga 32 në 64, dhe këta të fundit nuk mungojnë. Kështu, skuadrat dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta shohin dhe shijojnë Champions League jo vetëm nga televizioni.

Juventusi kthehet aty ku ishte 2-0 Palermos dhe vendi i parë 34

Bardhezinjtë nuk e kanë lënë rastin t’u ikë nga duart, duke mposhtur në “Renzo Barbera” siçilianët dhe tashmë janë +1 pikë nga Milani Jeton Selimi

Parakalim. Juventusi mposht Palermon 2-0 në Siçili dhe kthehet në krye të klasifikimit. Përpara Milanit. Hera e fundit që ishte përpara të gjithve dhe e vetme ishte më 5 shkurt, pas javës së 22-të. Më pas e mori stafetën “Djalli”, që u shkëput me dy pikë. Tani bardhezinjtë me një pikë, por kanë mbetur 7 javë dhe gjithçka është në favor të skuadrës së Kontes: aspekti psikologjik dhe përballjet direkte nëse mbyllet me pikë të barabarta. Juventusi merr fitoren e katërt radhazi me të njëjtat cilësi të shtrenjta për Konten. Luan topin në tokë, mban zotërimin dhe është agresiv në presing. Vuan, si gjithnjë, ndaj një kundërshtari që mbyllet në guackën e tij, sepse paguan mbrëmjen e keqe të Vuçiniç dhe Kuajliarelas, që zhgënjen deri në momentin e golit të dytë, të atij goli që vulos ndeshjen. Por në prapavijë Juvja nuk trembet kurrë dhe ruan traditën. Nuk pëson gol në kampionat prej 523 minutave. Juventusi dominon por nuk shënon. Palermo lejonn thellësinë në 20 minutat e para dhe Juvja krijon raste pa fund. Estigarribia sajon një asist për Kuajlan, që godet keq përpafra Vivianon, pastaj gabimi difensiv që i dhuron topin Vuçiniçit, por malazezi nuk gjen portën pasi ka dribluar edhe Vivianon. Palermo gjuan për herë të parë në minutën e

la liga

Juventus feston fitoren

46-të. Por skuadra e Mutit, me kaq dëmtime, ka bërë maksimumin për pjesën e parë. Por Juventusi do ta gjejë golin në minutën e 11-të të pjesës së dytë. Bonuçi shënon me kokë pas këndores së Pirlos. Gol që çel menjëherë hapësirat për bardhezinjtë. I sapofuturi Matri, bën një spond të bukur për Kuajliarelan, që shënon golin e dytë me radhë, kësaj here me një të majtë të ëmbël që shkon në këndin e poshtëm të Vivianos. Ndeshja mbyllet. Juventusi mbetet ende i pamposhtur dhe tashmë edhe në vend të parë.

Borusia Dortmund dhe Bajerni ruajnë distancat

E ka parë veten keq Barcelona në ndeshjen e djeshme ndaj Saragoëz, por kur ke në skuadër një “plesht” që quhet Leo Mesi, atëherë edhe problemet më të vështira bëhen të zgjidhshme. Kjo sepse Saragoza ka kërkuar që të befasojë skuadrën e Gurdiolas dhe ia ka dalë mbanë. Aranda do të shënojë golin e parë pas një presioni disaminutësh të Saragozës, por katalanasit do të reagojnë shpejt. Pujol barazon në të 36-ën dhe tre minuta më pas Mesi bën një tjetër gol të shkëlqyer, duke i dhënë avantazhin Barcelonës. Në pjesën e dytë, argjentinasi do të realizojë edhe një herë.

Mario Gomez realizoi një dygolësh në fitoren 2-1 të Bayernit ndaj Augsburgut në “Allianz Arena”. Sulmuesi bararez shënoi qysh në minutën e parë, por Ko Ja Cheol i Augsburgut barazoi në të 23-ën. Goli i fitores për bavarezët erdhi në minutën e 60-të pas asistit të Arjen Roben. Por distanca me Borusian e Dortmundit mbetet në +3 sepse skuadra e Klopp nuk di të ndalet. Kampionët fituan 3-1 në transfertë ndaj Volfsburgut, duke ruajtur diferencën me Bajernin. Levandovski hapi serinë e golave në minutën e 22-të, ndërsa 4 minuta nga pjesa e dytë Gyndogan dyfishoi rezultatin.

La Liga

Bundesliga Të shtunën 2-2 2-0 6-0 1-3

Këln – Verder Bremen

Të shtunën Milan – Fiorentina Atalanta – Siena Kajliari – Inter Çezena – Bolonja Kievo – Katania Leçe – Roma Novara – Xhenoa Udineze – Parma Palermo – Juventus

1-2 1-2 2-2 0-0 3-2 4-2 1-1 3-1 0-2

Milani befasohet nga Amauri

Milani pësoi një humbje të paparashikueshme në “San Siro” me Fiorentinën që luan për mbijetesë. Golit të Ibrahimovic nga pika e

bardhë në minutën 31-të, pas një penalltie inekzistente, iu përgjigj Jovetiç në fillim të pjesës së dytë. Loja u ndez shumë, por ata që do të shënojnë janë miqtë vjollcë, që me anë të Amaurit (një ish-lojtar i Juventusit) do të sigurojnë një trepikësh in-extremis. Të kota tentaviat e kuqezinjve për të “vjedhur” ndonjë penallti, pasi gjyqtari nuk do të akordojë më asgjë, ndonëse ndaj K a s a n o s m u n d t ë j e p e j nj ë 11-metërsh. Milani mbetet në kuotën e 64 pikëve dhe me 5 ndeshje në kolonën e humbjeve.

Të tjerat

Interi i Stramaçonit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Kajliarit në takimin e luajtur në Trieste. Astori shënoi në minutën e 5-të për vendasit, por Milito barazoi pas 60 sekondave. Në të 61’ Kaljari kaloi sërish në avatnazh me Pinilën, por Kambiaso barazoi shifrat në të 64-ën. Ndërkohë, Roma u ndal në Leçe 4-2, Çezena barazoi 0-0 ndaj Bolonjas, Kievo mundi 3-2 Katanian, Novara dhe Xhenoa ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 dhe Siena mori një 3 pikësh me shumë vlera në transfertën e Atalantas me fitoren 2-1.

Arsenal – Mançester Siti

Bundesliga

Barcelona fiton dhe i bën presion Realit të Madridit

Të shtunën Espanjol – Real Sociedad Getafe – Sporting Gijon Rajo Valekano – Osasuna Zaragoza-Barcelona Të dielën Levante – Atletiko Madrid Majorka – Granada Atletik Bilbao – Sevilja Real Madrid – Valencia Të hënën Malaga – Satander

Serie A

1-1

Bajern Mynih – Augsburg

2-1

Freiburg – Nurenberg

2-2

K’Lautern – Hofenheim

1-2

Shtutgart – Mainc

4-1

12:00 16:00 18:00 21:30

Volfsburg – Dortmund

1-3

M’Gladbah – Herta Berlin

0-0

Shalke – Hanover

15:30

21:00

Hamburg – Bajer Leverkusen

17:30

Të dielën

Roberto Mançini beson te titulli, Venger ia dorëzon atë Junajtidit Roberto Mançini ka pranuar se e ardhmja e tij mund të mos zgjasë shumë te Siti, edhe sikur të mund t’i garantonte suksese skuadrës. Pozicioni i tij është bërë objekt spekulimesh së fundmi pas një serie negative në luftën për titullin kampion. Mançini, që zëvendësoi Mark Hjuxh në dhjetor 2009, thotë. “Jemi rritur shumë si skuadër dhe si klub. Kur zgjedh një detyrë, duhet të mendosh se mund të ndodhë gjithçka, por unë nuk kam probleme me këtë gjë.” Pavarësish se skuadra nuk fiton një titull lige që prej vitit 1968 dhe triumfi në FA Cup sezonin e shkuar i dha fund një thatësire 35-vjeçare, Mançini e di se gjërat mund të ndryshojnë shpejt, pasi emri i Zhoze Murinjos po lakohet shumë qark stadiumit “Etihad”. Siti duhet të fitojë nesër me Arsenalin, pasi mendohet se Junajtid do ta ketë rritur dife-

rencën në 8 pikë sepse luan në “Old Traffod” me QPR-në. Gjithashtu, ai e ka të qartë se nëse Junajtid fiton dhe Siti humbet, atëherë titulli ka shkuar te “djajtë”. “Nëse Junajtid i fiton të gjitha ndeshjet, atëherë përgëzime, e kanë merituar të fitojnë titullin. Por janë 7 ndeshje deri në fund dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne kemi humbur 4 pikë në dy ndeshje. Kjo mund t’u ndodhë edhe atyre Nga ana tjetër, menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, beson se Junajtid do të fitojë titullin e 20-të. “Mançester Junajtid u ngjit befasisht në majë të renditjes dhe askush nuk e priste sepse ata nuk kanë qenë aq të fortë këtë sezon. Por Junajtid ka lojtarët që e nxjerrin nga situata. Gigs u fut në fushë kur kishte ende 15 minuta lojë dhe ndeshja ishte 0-0. Më pas Junajtid fitoi 2-0. Kjo tregon shumë,” deklaroi Venger.

Premier Liga

Të premten Suonsi Siti – Njukastëll Të shtunën Sandërlend – Totenham Bolton Uonderers – Fulham Çelsi – Uigan Atletik Liverpul – Aston Vila Noruiç – Everton Uest Bromuiç – Blekbërn Stoke Siti – Ulvërhempton Të dielën Mançester Junatid – QPR Arsenal – Mançester Siti

0-2 0-0 0-3 2-1 1-1 2-2 3-0 2-1 14:30 17:00


22

MAPO

E diel 8 prill 2012 www.mapo.al

Protestojnë me masturbim masiv Njëri nga kandidatët republikanë për president të SHBA-ve, Rick Santorum ka thënë se nëse ai e fiton postin, do t’i kundërvihet fuqishëm industrisë pornografike. Këto qëndrime të tij kanë nevrikosur yjet pornografike të studios së njohur “Vivid Entertainment”, prandaj kanë vendosur të bëjnë thirrje për protestë edhe atë me një masturbim masiv krahas një videoje të preferuar. Protesta në të gjithë botën është caktuar të mbahet më 1 maj. Padyshim, në këtë protestë mund të marrin pjesë edhe të gjithë ata që nuk kanë të drejtë vote (gjegjësisht edhe njerëzit nga vendet jashtë Shteteve të Bashkuara).

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Fustani bëhet i tejdukshëm kur femra eksitohet Fustani i teknologjisë së lartë bëhet tërësisht i tejdukshëm kur femrës që e mban të veshur i rreh zemra shpejt. I quajtur “Intimacy 2.0”, fustani është i ndërtuar nga materialet e mençura dhe bëhet i tejdukshëm kur elektrizohet krahas shpejtimit të të rrahurave të zemrës. Kjo veshje është vepër e dizajnerit holandez, Daan Roosegaarde, i cili për një kohë të gjatë është duke e promovuar atë, ndërsa përveçse në pistat e modës, fustani së shpejti mund të shihet edhe nëpër rrugë. Gjatë krijimit të fustanit futuristik është përdorur teknologjia “wireless” dhe elektronika LED, ndërsa stili i modës së Roosegaarde quhet “Tekno-poezia”. 

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Saturnidomerretveçanërishtsotmejetëntuajnëçift. Do ndiheni më afër atij që dashuroni dhe do e keni më të lehtë t’ia shprehni ndjenjat. Edhe ai do kujdeset më shumë për ju. Ambienti për beqarëtdojetëidyzuardhe ju nuk do dini se ku të mbështeteni .

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse tregoheni më realistë në jetën në çift do përjetoni kënaqësi më të mëdha falë mbështetjes së Uranit. Beqarët falë Hënës do kenë mundësinë të takojnë partnerin e duhur dhe që do ju përputhet shijeve të tyre. Tregohuni modestë dhe mosumburrni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Sido që të jetë situata në jetën në çift sot do ndodhin ndryshime të mëdha. Nëse jetoni bashkë, do kaloni një ditëpaksadelikate,plotkonflikte dhe mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë planetët do jenë premtues. Ka mundësi të ndodhë një takim premtues.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Gjate kësaj dite do jeni shumëstriktenëjetënsentimentale dhe nuk do i lini partnerit aspak liri veprimi. Kujdessepsesituatamund të përkeqësohet dhe ju do vuani më shumë. Beqarët do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë që kanë në mendjen e tyre.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ambientinëçiftdojetëpaksapështjelluesdhengamomenti në moment mund të lindin debate me partnerin. Beqarët do mobilizohen mjaft për të krijuar sa më shumëmundësipërtakime. Do jetë ditë me fat dhe ju mund të ndesheni me persona mjaft interesantë.

Kaardhurkohatëqëndroni paksa larg partnerit tuaj dhetëreflektonipëratëqë dëshironi vërtet të bëni në të ardhmen. Në fakt gjithçkadovaretngamënyrasesi ju veproni dhe ato që do thoni. Kujdes! Beqarët do kalojnë shumë momente të veçanta dhe të bukura.

Jetanëçiftnukdoketëprobleme gjatë kësaj dite, por mos prisni që ajo të jetë shumë euforike. Çdo gjë do jetë si zakonisht dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion shumëtëveçantë.Beqarët, pasnjëperiudhepritjeje,më në fund do kenë mundësi të takojnëpersonineëndrrave.

Duke qenë shumë të kujdesshëmnëjetënnëçift,as sot nuk do lejoni që grindjet tëbëhenpjesëejetëssentimentale. Venusi nga ana tjetër do bëjë të mundur që ju të përjetoni mjaft emocione. Beqarët do hedhin poshtëçdomundësitëmirë qëmundt’jujepet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Duke qenë se Dielli dhe Marsi do jenë të mirëpozicionuar në qiellin tuaj, ju do afroheni më tepër me atë që keni në krah dhe do e shihni që sensualiteti do të rritet më tepër. Për beqarët duket në horizont një aventurë romantike.

Të nxitur nga Marsi ju do mundohenitëkrijoninjëambient romantik në jetën në çift.Partnerinukdoirezistojë dot këtij operacioni të madh joshjeje. Për beqarët klima e momentit do jetë mjaftengrohtë.Kënaqësitë që do përjetoni nuk i keni takuarasnjëherë.

Nëplaninsentimentaldokeni mundësi t’i konkretizoni projektetebëraparashumë kohësh dhe shumë nga dëshirat tuaja do të plotësohen. Gjithsesi që kjo harmonitërezistojë,juduhet të tregoheni më të hapur. Ju beqarë do i jepni fund këtij statusi.

Në planin sentimental ju premtohen kënaqësi të mëdha dhe momente të paharrueshme. Do e shprehni të gjithë entuziazmin dhe do ndiheni të lumtur. Ju beqarë duhet të përgatiteni të takoni dashurinë e madhe.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Prezantimi i një libri në publik. 9. Stanley, regjizor i famshëm. 14.

1. Njeri, me gjendje mendore të sëmurë. 2. Smira. 3. Organizatë Letrare.

David, piktor ikonograf shqiptar. 15. Dëshiron. 16. Fëmijë, djem. 17.

4. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë. 5.

Institut Studimesh. 18. Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve me

Janë në mes të fronit. 6. Vazhdon. 7. Institut Civil. 8. Kondi, aktore. 9.

gjethe të gjata e të dhëmbëzuara, që përdoret për sallatë. 22. Pak

Njësi ushtarake në Romën e lashtë. 10. Tufë lulesh. 11. Instituti Bujësor.

lozonjare. 23. Rajon i madh i Spanjës. 26. Pajisje shtëpiake. 28. Bul-

12. Kush? 13. Përemër dëftor. 15. Departamenti Drejtësisë. 19. Agjensi

ka i njohur i letërsisë shqipe. 29. Pa para, gratis. 31. Barrelë e ndër-

Ajrore. 20. Organizatë terroriste. 21. Vasili, gazetare e televizionit. 24.

tuar me mjete rrethanore. 32. Bëj pis, ose... 33. Përemër vetor. 34.

Stemë e një organizate. 25. Pak ndikim. 27. Cigarja e famshme e Dur-

Gjarpër me trup shumë të madh. 38. Lule në letrat e bixhozit. 40.

rësit. 29. Kafshë gjitare. 30. Mbretëresha e bukurisë. 31. Vend i shenjtë.

Ferdinand i muzikës shqiptare. 42. Është pasuria e fshatarit. 43.

33. Shkëputja dhe kundërvënia e dy palëve. 35. Viron, folës i radios e

Dopio E. 44. Mama, shkurt. 45. El Sajed e televizionit. 47. Tregu Eu-

televizionit. 36. Gaz që mbush llampat e ndriçimit. 37. Plot e përplot.

ropian. 48. Mbledhje e gjerë me karakter kombëtar a ndërkombëtar.

39. Djali, ose... 40. Shtrat për foshnje. 41. Enciklopedia Danimarkës. 44.

50. Ndajfolje sasie. 52. Grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një

Qendër. 46. I ka keci në mes. 48. Korça në makina. 49. Ent Rural. 51.

rrokje e vetme. 53. Një shtet mysliman. 54. Copë dheu.

Pjesëz mohuese.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

019, 032, 174, 228, 235, 286, 292, 375, 522, 595, 737, 812.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Numra me 4 shifra:

0236, 1478, 2320, 2535, 4841, 6521, 9521, 9682.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me6 shifra:

022223, 028405, 049963, 125625,

212330, 215104, 216187, 295875, 304166, 320651, 321041, 451927, 501601, 521222, 524512, 526320, 555958, 558264, 792514, 857484.

Numra me 7 shifra:

2355248, 3166102, 4586521, 5342854.


retro 1973 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 8 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

23

8 prill

Vdekja e babait të kubizmit

Pablo Pikaso lindi më 25 tetor 1881 në Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15 000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika. Bashkë me Georges Braque ai themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë, ku edhe vdiq. Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”. Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid, bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e

artit botëror. Atje banoi me Max Jacob, një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sadopak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën “Arte Joven” në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t’i nënshkruante veprat e tij vetëm “Picasso”. Në vitet e para të shekullit të 20të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të, ai e shprehu në shumë

prej veprave të tij kubiste. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tri gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17vjeçaren MariaThereseWalter. Gjithsesi, qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti, Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura, edhe pse në një moshë të thyer.

Hermann Hesse

Ose poet, ose asgjë, dhe duket se ia doli

L

Ai e kishte marrë vendimin: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë”. Rruga drejt të shkruarit qe një odise e vërtetë. Hesse shkoi në shkolla të ndryshme, nuk mundi të përshtatej, në një fazë depresive u përpoq të vriste veten në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Më vonë punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate kullash dhe në librari

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

aureati i çmimit “Nobel”, Hermann Hesse vdiq para 50 vjetësh. Por vepra e tij jeton. Ai është një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë në botë. Edhe pse e kishin harruar për një kohë të gjatë. Kur duan të tregojnë sa pa vlerë është bërë diçka, atëherë gjermanët përdorin shprehjen popullore për saksitë e luleve. Kështu, gazeta e respektuar gjermane, e përjavshmja “Die Zeit” shkruante në vitin 1962: “Me Hermann Hesse -n nuk mund të fitosh më asnjë saksi lulesh”. Hesse kishte vdekur në atë kohë në moshën 85-vjeçare nga një hemorragji cerebrale. Por koha vetë do t’i ndëshkonte si gënjeshtra fjalët e gazetës “Koha”, “Die Zeit”. Hesse zë ndërkohë vend në shumë biblioteka personale. Tirazhi i veprave të tij në botë arrin të paktën 125 milionë ekzemplarë. Librat e Hesse-s janë përkthyer në gati 60 gjuhë. Se ai do të bëhej shkrimtar një ditë, e kishte të qartë, por prindërit e tij i shihnin gjërat ndryshe. Hermann duhej të bëhej klerik, si ata vetë: Babai i tij punonte që para se të lindte ai, si misionar në Indi, nëna e tij ishte e bija e një misionari. Më 2 korrik 1877 ajo lindi Hermann-in. Hermann u lind në Calw, pranë Shtutgartit dhe u rrit në një shtëpi shumë fetare. Prindërit e tij e dërguan në vitin 1891 në seminarin protestant Maulbronn. Pas disa muajsh ai u arratis që andej, sepse nuk mundi ta duronte edukimin kristian. Ai e kishte marrë vendimin: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë”. Rruga drejt të shkruarit qe një odise e vërtetë. Hesse shkoi në shkolla të ndryshme, nuk mundi të përshtatej, në një fazë depresive u përpoq të vriste veten në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Më vonë punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate kullash dhe në librari. Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker e shpjegon kështu interesin mbarëbotëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe”. Në vitin 1904, me romanin “Peter Camenzind” Hesse pati sukses, papritmas ai mund të jetonte nga të shkruarit. Ai u martua me fotografen Maria Bernoulli, u vendos me të në Bodensee, lindi fëmijë. Por për gjithmonë kjo nuk mund të ishte për Hesse-n. Qëndrimi në një vend, rehatia dhe siguria e lidhur me to, ishin për të shumë monotone. Ato u kthyen në torturë. Martesa e tij ishte me probleme dhe nuk do të mbetej e fundit për të. Nga ferma në Bodensee Hesse mori arratinë në botë, shkoi në Sri Lanka dhe Indonezi. Këto udhëtime në Azi influencuan shumë veprat e tij të mëvonshme, për shembull tregimin e tij “Siddhartha”. Pas kthimit të tij, Hesse u vendos në Zvicër dhe në vitin 1914, në fillim të Luftës së Parë

Botërore, u regjistrua vullnetarisht në shërbimin ushtarak. Për shkak të shikimit të dobët, nga i cili vuajti gjithë jetën, ai u shpall i paaftë për ushtri. Në vend që të shkonte në front, punoi pastaj në përkujdesjen për robërit gjermanë të luftës, në Berlin. Por lufta dhe propaganda e saj iu neveritën. “O miq, jo këto tone!” e titulloi ai një artikull në “Neue Zürcher Zeitung” në fillimin e luftës, me anë të të cilit donte të porosiste intelektualët gjermanë për më pak polemikë nacionaliste dhe më shumë humanizëm. Rezultati: armiqësi, urrejtje dhe tallje. Kritika dhe ngjarjet e luftës e tronditën Hesse-n. Këtyre iu shtuan problemet personale. Babai i tij vdes, djali i tij më i vogël sëmuret rëndë. Hesse bie në krizë dhe në vitin 1917 kërkon ndihmë profesionale. Përvojën me psikoanalizën Hesse e përshkruan nën pseudonimin Emil Sinclair, në romanin “Demian”. Martesa e parë e Hesse-s mori fund përfundimisht, ai u largua nga familja dhe guxoi të fillonte nga e para. Në shtëpinë e tij të re në Tessin të Zvicrës lindën disa nga veprat e tij më të rëndësishme, si “Ujku i stepës” dhe “Narcisi dhe Goldmundi”. Në vitin 1924 ai mori shtetësinë zvicerane dhe u martua me Ruth Wenger, prej së cilës u nda sërish pas tre vjetësh. Gruaja e tij e tretë, historiania e artit Ninon Dolbin, u martua me Hesse-n në vitin 1931 dhe qëndroi me të deri në fund. Marrjen e pushtetit nga nazistët në Gjermani, Hermann Hesse e shikonte me shqetësim dhe re-

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

fuzim. Gjatë luftës ai përkrahu refugjatët gjermanë të regjimit nazist, si Thomas Mann dhe Bertolt Brecht, i strehoi ata. Gjatë luftës ai shkroi veprën e tij të fundit, “Loja e perlave prej qelqi”. Në vitin 1946 mori çmimin “Nobel për Letërsinë” me arsyetimin: “Për krijimtarinë e tij frymëzuese poetike, që përfaqëson në zhvillimin e saj të guximshëm dhe të thellë idealet e humanizmit klasik, si dhe artin e lartë të stilit.” Librat e Hesse-s ishin literaturë e kërkuar pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermaninë që kërkonte orientim dhe vetëreflektim. Kur Hermann Hesse vdiq në vitin 1962 në shtëpinë e tij në Montagnola të Zvicrës, duket se popullariteti i letërsisë së tij të nderuar me çmim ishte zhdukur. Kritikët e përshkruan punën e tij si një mbledhje imitimesh pa nivel. Ishte lëvizja e hipive në SHBA që i risolli popullaritetin letërsisë së tij. Fëmijët e luleve rizbuluan veten në personazhet e tij, që luhateshin në mes të ekzistencës si individ artistik dhe anëtar i një shoqërie qytetare, solide. Ashtu si Harry Haller, protagonisti i “Ujkut të stepës”. Libri shitet pafund. Popullariteti i Hesse-s kalon më në fund nga SHBA në botë dhe nuk ka të sosur as sot. Shtëpia botuese “Suhrkamp”, e cila boton një pjesë të madhe të veprave të Hesse-s, shkruante në vitin 2005, duke iu referuar nekrologjisë së atëhershme për Hermann Hesse-n në gazetën “Die Zeit”: ‘Me asnjë autor tjetër shtëpia botuese ‘Suhrkamp’ nuk ka fituar aq saksi lulesh sa me Hermann Hesse-n’. Nga Laura Döing/ DW



Gazeta Mapo