Issuu on Google+

Faqe 15

Recensa e Preç Zogajt

Greku “i humbur” i Shqipërisë, kthehet “Ballkani i dehur”, shënime, artikuj, skica e tregime nga Janis Lilis

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 8 tetor 2012. Numër 711. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rikthehet Ngjela: Vitet në burgun e Burrelit, kur me babanë shkëmbenim kartolina

Vrasja e gruas

Fqinji: I biri i lutej të atit të mos e vriste Rolandën Rrëfimi i fqinjëve që panë se si Edmond Doku vrau në sy të djalit 10-vjeçar gruan e tij dy net më parë: E priti në shkallë me thikë në dorë, filloi ta kërcënonte dhe pastaj e goditi disa herë në bark. Kur ajo u rrëzua, u ul pranë saj dhe thërriste që askush të mos afrohej pa i dalë shpirti. Edmond Doku në polici: Herë pas here e kam rrahur, por nuk kam pasur qëllim ta vras. Kam qenë i dehur dhe nuk mbaj mend se përse e kam qëlluar. Doja ta godisja, pa menduar se do ta vrisja “Mos e vrit mamin tim”. Kjo qe lutja e fundit në lot e djalit 10-vjeçar të Rolanda Dokut, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:30 të mbrëmjes, kur bashkëshorti i saj, Edmondi nisi ta godiste në pjesën e djathtë të barkut me një thikë kuzhine të

UET Press hedh këtë javë në treg vëllimin e dytë të refleksioneve të Spartak Ngjelës, “Përkulja dhe rënia e Tiranisë shqiptare”. Ngjarjet dhe kujtimet e burgosjes në Burrel nga viti 1975 deri në 1991. Ceremonia e promovimit të librit të ri, të mërkurën në “Sheraton” Faqe 16-17

Ramiz Alia:

Ramiz Alia rrëfen sesi arriti të shmangte përplasjen me armë pas rrëzimit të bustit të Enverit. Ish-presidenti flet për Berishën, Nanon, Metën, Rulin etj.

FAQe 16-17

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Çarjet Kjo çka po ndodh sot me PDK-në, është diçka që ka ndodh me LDK-në më parë. Jo vetëm në koment Shkëlzen Maliqi kuptimin...

3 politikë

Zgjedhjet, Berisha negociata me aleatët për koalicionin e 2013

Kur u afrova me Lëvizjen Socialiste për Integrim isha...

Në më pak se një vit qeverisjeje të mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike ka filluar vrullshëm negociatat me qëllim fitimin e një mandati të tretë. Nuk bëhet fjalë për LSI-në, partinë kryesore në koalicionin qeverisës, për të cilën Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se mund të dalë edhe e vetme në zgjedhje, por për partitë... Faqe 4

Shpërthen bombula, 10 shqiptarë të plagosur, mes tyre dhe tre fëmijë Shpërthimi i një bombule gazi ka rrezikuar jetën e një familjeje shqiptare në Formia të Italisë, një 25-vjeçar dhe një 22-vjeçare janë në gjendje të rëndë, ndërsa të plagosur mbetën edhe 2 fëmijë dhe 1 foshnje

Në LSI nuk ka të humbur, por vetëm të fituar

debat Geron Ibrahimi

Gruaja e vrarë të shtunën në mbrëmje, Rolanda Doku

Pikëpyetjet për përfshirjen në koalicionin e djathtë të LZHK-së dhe formulat për çamët e Mediun. Si ndryshojnë raportet brenda së djathtës nëse LSI e Ilir Metës del vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013

Socializmi ynë dështoi, si e shmanga kasaphanën në ‘90-ën

op-ed / 18-19

shoqen, me të cilën kishte afërsisht 18 vite që jetonte që nga koha kur ai ishte dashuruar e më pas u martua me vajzën e lagjes së tij. Kështu tregon për gazetën “Mapo” një nga dëshmitarët e ngjarjes së rëndë... Faqe 5

Dhjetë persona, të gjithë shqiptarë, u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi në një apartament në Formia ku ata jetonin. Policia italiane thotë se nga hetimet e para është zbuluar se shpërthimi ka ardhur nga prishja e rubinetit të bombulës së gazit, gjë që më pas ka sjellë edhe shpërthimin, duke plagosur rëndë 2 persona, një 25-vjeçar që ka djegie në 25 për qind... Faqe 8

pagesat për drejtorët

Dilemë partiake

ERE detyron CEZ-in të shkurtojë me 5.5 miliardë lekë rrogat

FAQe 6

Balla: Imami po shet pronat e Ushtrisë, Mbrojtja: Nuk janë në kompetencën tonë Vijojnë akuzat e PS-së ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, kësaj here për pronat e Ushtrisë

Faqe 3

CMYK

koment / 19 Rudina Xhunga

E drejta për të treguar e Spartak Ngjelës “Unë jam i bindur se një ditë njerëzit do t’i marrin vesh të gjitha. Ato do të tregohen. Dhe ne që jemi të pafajshëm, duhet të dimë mirë një gjë: duke na burgosur me vite të tëra pa asnjë faj, duke na keqtrajtuar gjer në poshtërim e uri, në të njëjtën kohë na kanë dhënë një mundësi të madhe: të drejtën për të treguar…”


2

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

politika

05 19

MAPO

Kryeministri, në proces negociatash me partitë e koalicionit por edhe jashtë tij. Në diskutim, përfshirja e dy-tre prej drejtuesve të partive të vogla të djathta në listat e PD-së

Zgjedhjet e 2013, Berisha negociata me partitë e djathta Pikëpyetjet për përfshirjen në koalicion e djathtë të LZHK-së dhe formulat për çamët e Mediun. Si ndryshojnë raportet brenda të djathtës nëse LSI e Ilir Metës del vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013 TIRANË Në më pak se një vit qe-

verisjeje të mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike ka filluar vrullshëm negociatat me qëllim fitimin e një mandati të tretë. Nuk bëhet fjalë për LSI-në, partinë k r ye s o r e n ë ko a l i c i o n i n q e verisës, për të cilën Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se mund të dalë edhe e vetme në zgjedhje, por për partitë e tjera, që janë ende në koalicion dhe jashtë saj. Duke marrë të mirëqenë çdo vendim që LSI-ja do të marrë për zgjedhjet, kreu i ekzekutivit po shtrëngon radhët brenda së djathtës. Deri më tash mësohet se bisedimet janë shtrirë tek PR, PDIU, PDK e LZHK-ja, porse me asnjërën prej tyre negociatat nuk kanë përfunduar, kjo edhe për shkak të qëndrimit që do të mbajë LSI. Kështu nëse partia e Metës del vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, atëherë kryeministri Berisha do të përqendrohet më së shumti tek partia që ka elektoratin më të madh tek të vegjlit, PDIU-ja, bisedimet me të cilën kanë filluar, por ende nuk kanë përfunduar. E njëjta g jë mund të thuhet edhe për republikanët. Nëse LSI-ja nuk bëhet pjesë e koalicionit, atëherë kryetari i PR-së, Fatmir Mediu do të garojë me listat e veta brenda koalicionit të djathtë për të siguruar mandatin ose mandatet për në Kuvendin e ardhshëm. Në të kundërt, (për shkak të sistemit aktual) po shihet mundësia që Mediu të bëhet pjesë e listës së PD-së. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetarin e demokristianëve, Nard Ndoka. Ende pa u firmosur marrëveshja, Ndoka pranoi firmën e shpejtë të kryeministrit Sali Berisha për ta çuar në postin e zv/ministrit të Brendshëm. Kur u pyet nga media se pse e ndërmori një hap të tillë ende pa letër të shkruar, Ndoka u përgjigj me pak fjalë se kishte besim tek Berisha. Por përpara besimit të shprehur publikisht, kryetari i demokristianëve zhvilloi dy takime me Berishën, në të cilat është diskutuar konkretisht mbi pozicionin që do të ketë PDK-ja dhe vetë ai në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këto takime nuk është përjashtuar mundësia që Ndoka të garojë me listat e PD-së në një qark të madh, aty ku ka probabilitet më të madh që ai të marrë një

Çfarë kanë deklaruar për koalicionet Ilir Meta: “…Kur të vijë koha dhe të ulemi në tavolinë, do të diskutohet në lidhje me këtë çështje. Në Shqipëri koalicionet i vendosin qytetarët. Ne do të respektojmë votën e qytetarëve, ashtu sikurse e kemi respektuar edhe në të kaluarën”. Fatmir Mediu: parlamentare ku nuk u morën parasysh kërkesat e partive të vogla për sistemin zgjedhor, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu deklaroi me nota kritike se PR-ja nuk kishte një bashkëpunim apriori me demokratët: “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e Partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare”.

mandat deputeti. Edhe me këtë forcë politike teknikalitetet nuk kanë përfunduar, edhe pse Ndoka e ka thënë publikisht se do të dalë në koalicion me këtë forcë politike. Një tjetër parti e qendrës së djathtë është edhe LZHK-ja, elektorati i së cilës nuk para lëviz nga një palë zgjedhje në tjetrën. Edhe me kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehi, bisedimet kanë filluar, por mbetet në pikëpyetje fakti (kryesisht nga PD-ja) nëse do të ishte më mirë që kjo forcë politike të mos përfshihej në koalicion me qëllim dëmtimin elektoral të Frymës së Re Demokratike të Topit, meqenëse shtyllat e pro-

Shpëtim Idrizi: “…Do të ketë zgjerim apo konsolidim, do të jetë në varësi të zhvillimeve që ne kemi parashtruar me kohë dhe në përputhje me peshën tonë politike…Siç dihet PDIU-ja është një parti programore, një parti e çështjes sonë kombëtare, ku çështja çame është më kryesorja për shkak se ajo është ende e pazgjidhur. Nard Ndoka: “…Ishte ndryshimi i kursit i PS-së dhe i Ramës, çfarë na bëri që të largohemi dhe të mos e shohim PSnë si një parti aleate e sfidave tona të së ardhmes. Për pasojë, ishin më tepër qëndrimet e PS-së dhe domosdoshmëria në fund të fundit edhe e PDK-së për të parë aleanca të tjera përtej PS-së…”.

gramit dhe elektorati bazik i dy partive është pothuaj i njëjtë. K r ye m i n i s t r i B e r i s h a ë s h t ë shprehur prej kohësh se PD-ja do të dalë me koalicionin më të gjerë të mundshëm. Ai ka sqaruar gjithashtu se jo çdo parti e koalicionit do të kënaqet me mandat deputeti, porse përfaqësimi i tyre në qeverisjen e ardhshme do të jetë i sigurt dhe në varësi të votave që ato do të marrin. Me daljen e mundshme më vete të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2013, Berisha duket se po i bën mirë llogaritë mes veti, duke parë si prioritare për herë të parë partitë brenda së djathtës. N.Perndoj

Berisha me aleatët

Strategjia e PS, Klosi: Koalicioni dhe mbrojtja e votës Socialistët po përgatiten për strategjinë që do të përdorin në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës për të qenë fitues pas 8 vjetësh në opozitë. Grupet e punës të ngritura disa muaj më parë nga PS kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë për një strategji të mirë për një rotacion të mundshëm në vitin elektoral. Sipas Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, identifikimi i zgjedhësve, ruajtja e votës dhe shtimi i radhëve të koalicionit opozitar përbëjnë boshtin kryesor të strategjisë së PS-së për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Të gjithë funksionarët e lartë të partisë janë të ngarkuar, të mirëorientuar, mirëstrukturuar, për të pasur mundësi që në çdo kontakt me qytetarët të shpalosin mirë arsyet përse njerëzit duhet të votojnë programin “Për një rilindje shqiptare”. Kemi një punë të madhe për të bërë në terren për të evidentuar zgjedhësit shqiptarë. Rezultatet e para kanë dalë dhe

shifrat janë të frikshme e për këtë PS duhet të bëjë një punë shumë të madhe. Kemi shumë punë për të zbutur informalitetin e madh në infrastrukturën zgjedhore”, deklaroi Klosi. Ndërsa duhen edhe tetë muaj për të shkuar në zgjedhje, është planifikuar nga strukturat drejtuese socialiste angazhimi në një aksion intensiv antiqeveritar i drejtuesve, deputetëve si dhe figurave emblematike të kësaj partie të grupuar në Këshillin e të Urtëve. Ndërkohë që menaxhimi i votës ditën e zgjedhjeve përbën shqetësimin kryesor për socialistët. “Mendoj që Kodi i ri Zgjedhor na ka dhënë më shumë hapësira dhe mendoj që me këtë Kod përfaqësuesit e PS-së kanë më shumë më tepër hapësira për të marrë informacion. Gjithë kjo luftë shkon në një gjë që duhet të ishte detyra kryesore e shtetit, t’u japë informacion forcave politike për të shkuar në këtë garë. Ne këtë informacion e morëm me një luftë shumë të madhe dhe tani kemi

Blendi Klosi

“Të gjithë funksionarët e lartë të partisë janë të ngarkuar, të mirëorientuar, mirëstrukturuar, për të pasur mundësi që në çdo kontakt me qytetarët të shpalosin mirë arsyet përse njerëzit duhet të votojnë programin “Për një rilindje shqiptare”

detyrën të zbatojmë strategjinë tonë, që është puna”, - deklaroi Klosi. Pjesë e strategjisë elektorale të PS-së renditen edhe marrëdhëniet me aleatët dhe përpjekjet për aleanca të reja. Synimi është rreshtimi në koalicion me PS-në i sa më shumë partive politike, qofshin këto edhe me program të djathtë, siç është edhe FRD e drejtuar nga Bamir Topi.


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Vijojnë akuzat e PS-së ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, kësaj here për pronat e Ushtrisë.

Balla: Po shiten pronat e Ushtrisë. Mbrojtja: Nuk janë në kompetencën tonë Balla: Ushtria është zhveshur pothuajse tërësisht nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj, përmes një procesi tërësisht jotransparent. Kulluri: “Ministria e Mbrojtjes nuk shet dhe nuk e ka në tagrin e saj ligjor shitjen e pronave që ka nën administrim”. Fernada Cenko

Përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë vijuar dje me një temë tjetër. Shitja e pronave dhe procesi jotransparent i tyre kanë qenë në qendër të akuzave për ministrin Imami. Kësaj here deputeti socialist, Taulant Balla në një komunikim për median ka akuzuar ministrin Arben Imami se po zhvesh Ushtrinë shqiptare nga pronat nëpërmjet një skeme korrupsioni. “Prej tri vitesh nën drejtimin e Arben Imamit, ministër i Mbrojtjes, Ushtria Shqiptare është zhveshur pothuajse tërësisht nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmes një procesi tërësisht jotransparent, janë hequr nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, janë nxjerrë në privatizim, janë shitur me vlera qesharake, objekte dhe troje të divizioneve, brigadave, batalioneve, reparteve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, shtëpive të ushtarakëve. Pa asnjë ligj, duke anashkaluar tërësisht Kuvendin e Shqipërisë, në errësirë të plotë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka kryer dhe po kryen një proces zhvatjeje të pronave të Ushtrisë shqiptare”, - është shprehur socialisti. Balla radhiti emrat e bazave ushtarake që po tjetërsohen, ndërsa shtoi se këto tro-

Halimi: Gjykata Administrative, mbyllet brenda dhjetorit Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka thënë se brenda muajit dhjetor do të jenë gati godinat e Gjykatës Administrative. “Brenda muajit nëntor, kompanitë që kanë kontraktuar gjykatat kanë premtuar që do të përfundojnë procesin e ndërtimit të këtyre gjykatave. Në qarkun e Tiranës dhe për apelin administrativ që është një për të gjithë Shqipërinë, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera infrastruktura është e ngritur

sepse gjyqtarët do të akomodohen në godinat ekzistuese të gjykatave. Gjithë ky proces do të përfundojë maksimumi brenda muajit dhjetor, pra do të kemi të ngritur trupën gjyqësore, do të kemi të ngritur infrastrukturën për Gjykatën Administrative dhe sigurisht që do të pritet vetëm çelësi i Gjykatës së Lartë, pra Kolegjit Administrativ, në mënyrë që të fillojë funksionimi i këtyre gjykatave”, - tha Halimi.

Taulant Balla

Shitja dhe transferimi i pronave Numri i pronave të transferuara nga viti 2003 deri në 2012 është 71 Ministria e Financave raporton se deri në vitin 2012 në total janë shitur vetëm 23 prona Nga viti 1992-2012 janë nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes të FA 1006 prona

je mund të përdoreshin për ish-pronarët. Reagimi i ministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri i ka kthyer përgjigje dje pasdite deputetit socialist, se MM nuk ka në tagrin e saj kompetencën për të shitur pronat e Ushtrisë. “Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se nuk shet dhe nuk e ka në tagrin e saj ligjor shitjen e pronave që ka nën administrim. Shtabi i Përgjithshëm i FA-s�� vlerëson se cilat prona duhet të mbeten në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura”, - u shpreh

Kulluri në një kundërpërgjigje ndaj Ballës. Sipas tij, pronat që nuk i nevojiten FA, i nënshtrohen procedurave ligjore të tjetërsimit sipas disa prioriteteve ligjore, duke listuar edhe një sërë institucionesh që merren me tjetërsimin. “Së pari, transferimin e tyre pranë pushtetit lokal ose institucioneve të ndryshme të pushtetit qendror e bën Këshilli i Ministrave me VKM, bazuar në kërkesat e tyre, prona këto që përdoren për shkolla, qendra sociale, shërbim shëndetësor e nevoja të tjera të komunitetit. Numri i pronave të transferuara nga viti 2003 deri në 2012-ën është 71. Së dyti, një pjesë e pronave të tepërta i kanë kaluar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensim fizik të pronarëve kur mbi truallin e pronës nuk ka objekte ndërtimore. Ndërkohë që pjesa e mbetur i kalohet Ministrisë së Ekonomisë, e cila është pronare ligjore e pronave shtetërore. METE është organ përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e procesit të kalimit të pronës shtetërore në pronë private. Ministria e Financave është organi përgjegjës për realizimin e procedurave të shitjes së pronës”, u shpreh Kulluri.

Bushati: Vota ‘pro’ në Asamblenë Parlamentare, një njollë turpi Vota e ‘pro’ e rreshtuar në krahun e Rusisë dhe të Azerbajxhanit në Asamblenë Parlamentare e tre anëtarëve të Shqipërisë për rezolutën që përcaktonte termin “ish- i përndjekur politik” ka sjellë reagime të ashpra nga Partia Socialiste. Deputeti i opozitës, Ditmir Bushati, njëherësh anëtar i komisionit të Integrimit, në një prononcim për TopChannel tha se “nuk ka as më të voglin dyshim se partnerët europianë s’kanë për ta harruar lehtë këtë veprim të Shqipërisë”, të cilin e quan një njollë turpi nga bërja e “diplomacisë së kaviarit”. Bushati tha se veprimi i së premtes në Asamble ka të bëjë me një projektim të politikës së jashtme në funksion të nevojave të politikës së brendshme. “Nuk do ta konsideroja një rreshtim pro Azerbajxhanit, por do ta konsideroja një rreshtim banal kundër vlerave bazë mbi të cilat është themeluar dhe operon KiE dhe si një hakmarrje ndaj qëndrimeve shumë të kthjellëta që Asambleja e KiE-së dhe institucione brenda këtij organizmi kanë mbajtur në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri apo qëndrime shumë kritike për sa i përket ngjarjeve të pazbard-

hura të 21 janarit. Gjen një rezonancë ndaj qëndrimeve konsistente që KiE ka mbajtur në lidhje me të drejtat që duhet të gëzojnë ish-të përndjekurit politikë”, tha Bushati. Sipas tij, kjo votë në Këshillin e Europës vjen në një kohë kur Shqipëria lobon për Kosovën, nga ana tjetër rreshtohet me Rusinë që ka një qëndrim konsekuent kundër Kosovës. “Në rast

se shohim listën e vendeve me të cilat është rreshtuar delegacioni shqiptar, vëmë re që aty në shumicë të tyre janë shtete, të cilat kanë një qëndrim intert ndaj pavarësisë së Kosovës. Është fatkeqësi që njerëz të cilët dhe mbrojnë çështjen çame si një çështje e lidhur thelbësisht me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, shkojnë dhe japin votën kundër parimeve kryesore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Apo të tjerë, për shkak të investimit të Perëndimit në këtë organizëm monitorojnë dhe bëjnë relacione për sa i përket kredencialeve demokratike të vendeve të Kaukazit, siç është Gjeorgjia dhe në një rast të tillë bashkojnë votën në kundërshtim me interesat strategjike të Perëndimit në këtë zonë”, theksoi Bushati. 


4

MAPO

E hënë 8 tetor 2012 www.mapo.al

kronikë

Kastriot Jaupi akuzon se kontrollet e herëpashershme të policisë i shkatërruan biznesin e riparimit të automjeteve, por kurrë nuk gjetën prova krimi

Babai i Armand Jaupit: Ja e vërteta e vetëvrasjes së tim biri Tiranë- Katër ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz pranë një subjekti ndërtues në rrugën e njohur me emrin “Argjinatura”, pranë fshatit Çekrezë të Tiranës, babai i Armand Jaupit, Kastriot Jaupi, akuzon strukturat e shtetit që sipas tij çuan të birin në vetëflijim. Ndërsa nuk lë pa përmendur edhe faktin se ishbashkëshortja e Armandit vazhdimisht nuk e linte atë të shihte të birin ndërsa prej pak kohësh jetonin të ndarë. Edhe këtë ndarje, sipas tij e shkaktoi shteti, të cilët nuk e lanë një herë të qetë të birin, por vazhdimisht u munduan ta inkriminonin në veprimtari të jashtëligjshme. “Herë pas here e merrnin dhe e shoqëronin në polici, e ndalonin dhe i gjenin një shkak për ta arrestuar, me pretendimin se kishte kundërshtuar policinë apo se i kishte fyer ata”. Kastrioti Jaupi, një burrë rreth të 60-ve, trup imët me flokë të zinj, rrëfen se për herë të fundit të birin e shpallën në kërkim sepse kishte qëlluar me armë në qendër të Kamzës, pranë Bashkisë së qytetit. Është thuajse i vetmi rast kur ai pranon se i biri kishte gabuar me sjelljen e tij, ndërsa pohon se i edhe i biri nuk duhej ta kishte bërë këtë veprim. Burri i moshuar tregon se

Armand Jaupi. Djathtas vendi i vetëvrasjes

ishte në shtëpi kur kishte marrë vesh se i biri kishte qëlluar veten me armë në kokë dhe ishte vetëvrarë. “Kurrë ndonjëherë nuk na pati thënë se do të vetëvritej, apo se kishte probleme”, - thotë ai, ndërsa mohon që i biri të ketë qenë përdorues i lëndëve

narkotike, si heroinë apo kokainë, nga e cila mund të ketë pasur shqetësime apo probleme. Ai shton se në skedën e vdekjes së të birit nuk është shënuar asgjë nëse i është gjetur apo jo përmbajtje e lëndës narkotike gjatë autopsisë së kryer

nga mjekët ligjorë në morgun e Tiranës. “Në skedën e tij të vdekjes kjo gjë nuk është shënuar. Ai nuk ka qenë ndonjëherë përdorues i drogës”, - thotë Kastrioti. Në të kundërt, hetuesit e policisë së Tiranës thanë se 30-vjeçari i

Jaupi i telefonoi një të afërmi dhe vrau veten Me një automatik në dorë dhe telefonin në dorën tjetër, Armand Jaupi i ka dhënë fund jetës pak sekonda pas një bisede të shkurtër me një të afërm të tij. Breshëria e plumbave është dëgjuar në anën tjetër të telefonit të të afërmit të 30-vjeçarit Armand Jaupi. Pas ngjarjes hetues të policisë së Tiranës thanë se Jaupi kishte pasur probleme borxhesh, cilat nuk kishte mundur t’i kthente, si dhe shumë të tjera që atij nuk ia kishin kthyer. Katër ditë më parë burime zyrtare të policisë thanë për MAPO-n se Armand Jaupi, person me precedentë penalë është gjetur i vdekur për shkak të tre plumbave në zemër, në afërsi të ‘Argjinaturës’ së Kamzës, fare pranë një rruge në qendër të qytezës. Vetëvrasja ndodhi rreth orës 15:30, kur Jaupi ka mbërritur me një taksi në zonën e njohur me emrin ‘Argjinatura’ e më pas ka qëlluar mbi veten. Shkak për vetëflijimin, sipas burimeve të policisë është bërë gjendja e rënduar ekonomike për shkak të borxheve. 30-vjeçari është përballur disa herë me gjykatat për shkelje të rregullave të qarkullimit. Të afërm dhe

miq të tij tregojnë se madje në disa prej këtyre gjyqeve ka humbur shumë para. “Dyshohet se kishte borxhe për shkak të problemeve që ka pasur, ndërsa në jo pak raste kishte rënë pre e kumarit. Madje kohët e fundit ishte kthyer edhe në përdorues narkotikësh”, – i tha MAPO-s një burim i policisë në vendin e ngjarjes. Në të vërtetë, vetëvrasja ka ardhur e planifikuar nga Armand Jaupi. I divorcuar, por baba i një djali, Jaupi ia ka dedikuar amanetin e fundit pikërisht të birit. Burime të policisë pohuan se ai kishte telefonuar fillimisht shokun e tij të ngushtë, të cilit i kishte kërkuar të kujdesej për të birin. “Unë po largohem për në botën tjetër. Po të lë amanet djalin, të kujdesesh ti për të. Unë po shkoj të vras veten”, – i ka thënë ai mikut të tij para se të shkrepte automatikun. Më pas i ka telefonuar familjes, duke i komunikuar të njëjtin vendim fatal. Sipas policisë, ai madje kishte lënë telefonin e hapur, ndërsa familja e tij duket se ka përjetuar tmerrin duke dëgjuar të shtënat e automatikut që i morën jetën të birit.

Pas ngjarjes hetues të policisë së Tiranës thanë se Jaupi kishte pasur probleme borxhesh, cilat nuk kishte mundur t’i kthente, si dhe shumë të tjera që atij nuk ia kishin kthyer

Nga 1 tetori

vetëvrarë njihej nga ana e tyre si element e kontingjent krimi por edhe si përdor ues i lëndëve narkotike, ndërkohë që përshkruhej prej tyre edhe si autor i dyshuar i vjedhjeve të automjeteve në kryeqytet. Këtë fakt Jaupi e mohon, ndërsa thotë se policia ka kryer me dhjetëra kontrolle ndaj biznesit të tyre të vogël, një pikë e riparimit të automjeteve në Kamëz. “Më kanë s e ku e st r u a r s ë p a ku d hj e t ë automjete, të g jitha me dokumentacion dhe asnjë prej tyre që nga koha e bllokimit të tyre edhe sot e kësaj dite nuk m’i ka kthyer askush. Askush nuk është kujtuar të më thotë që të shkoj t’i marr”. Sipas tij, një situatë e tillë me të birin ka më shumë se 10 vite që i ndodh. “Në vitin 2005 më sekuestruan të gjithë servisin, sepse dyshonin se ne mbanim mjete të vjedhura aty. Erdhën dhe gjetën se ne kishim të sistemuara targat e makinave, i kishim të çregjistruara dhe të gjitha me dokumente të rregullta”. Burri i moshuar që humbi të birin e vetëm, thotë se ky i fundit nuk i ka pasur borxhe askujt, pavarësisht atyre që ka thënë policia, por se vetëm të tjerët i kanë pasur borxhe atij dhe ende nuk ia kanë kthyer.


kronikë

E shtunë, 16 qershor 2012 E martë, 18 janar 2012 2011 E hënë 8 tetor www.mapo.al www.mapo.al www.mapo.al

MAPO

5

Edmond Doku në polici: Është e vërtetë që kam pasur konflikte me bashkëshorten time, por nuk kam pasur qëllim ta vras

krimi në familje

Edmond Doku: Nuk doja ta vrisja gruan, isha i dehur

Fëmija i çiftit: Të lutem mos e vrit mamin tim

Menjëherë pas dërgimit të tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Edmond Doku ka pranuar autorësinë e krimit, por iu ka pohuar specialistëve të zyrës së hetimit të vrasjeve se nuk kishte pasur qëllim ta vriste gruan. “Është e vërtetë që kam pasur konflikte me bashkëshorten time, por nuk kam pasur qëllim ta vras. Herë pas here e kam goditur apo rrahur, por nuk kam pasur qëllim ta vras. Kam qenë i dehur dhe nuk mbaj mend se për se e kam qëlluar. Unë isha i dehur dhe nuk mbaj

Rrëfimi i fqinjëve: E priti në shkallë me thikë në dorë dhe kërcënoi: Askush të mos afrohet pa i dalë shpirti

mend shumë gjëra, por më kujtohet që doja ta godisja, pa menduar se do ta vrisja, sepse nuk e kisha këtë qëllim”,- mësohet t’iu ketë pohuar Edmond Doku oficerëve të hetimit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit. Këta të fundit i komunikuan të dyshuarit akuzën e “vrasjes me paramendim, me mjete prerëse”. Policia tha se ka administruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një mjet prerës thikë, që sipas tyre plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

Dashamir Biçaku TIRANE- “Mos e vrit mamin tim”. Kjo

qe lutja e fundit në lot e djalit 10-vjeçar të Rolanda Dokut, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:30 të mbrëmjes, kur bashkëshorti i saj, Edmondi nisi ta godiste në pjesën e djathtë të barkut me një thikë kuzhine të shoqen, me të cilën kishte afërsisht 18 vite që jetonte që nga koha kur ai ishte dashuruar e më pas u martua me vajzën e lagjes së tij. Kështu tregon për gazetën “Mapo” një nga dëshmitarët e ngjarjes së rëndë mbrëmjen e së shtunës në Laprakë të Tiranës, pranë stacionit kryesor të lagjes. “Mishi më dridhej kur dëgjova të birin të thërriste ashtu, ndërsa Edmondi nisi ta godiste Rolandën me thikë në bark. Mbeta i ngrirë në vend dhe nuk dija si të reagoja”,- rrëfen A.H, një burrë rreth 45 vjeç, banues në të njëjtin bllok pallatesh me çiftin Doku. Më tej fqinji tregon se prej pak vitesh marrëdhënia e tyre nuk po shkonte mirë, për shkak të problemeve të bashkëshortit, ndërsa kjo kishte sjellë edhe nisjen e çarjes së tyre. Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:30, Rolanda Doku (Shahu), 36 vjeçe banuese në rrugën “Lord Bajron”, u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj Edmond Doku, në hyrje të pallatit kur gruaja po shkonte në shtëpi për të marrë disa sende personale të saj dhe të të birit, ndërsa për shkak të problemeve me të shoqin prej disa ditësh jetonte në shtëpinë e prindërve të saj. “Mbrëmë (të shtunën në mbrëmje) ajo erdhi bashkë me të birin për të marrë librat dhe sende të tjera personale dhe të të birit e më pas do kthehej sërish në shtëpinë e të atit ku ishte duke qëndruar prej disa ditësh. Ai po e priste në hyrje të shkallës me thikë në dorë. Kishte pak kohë që e ruante kur ajo të vinte, pasi pak përpara vrasjes Edmondi shkoi tek berberi me pretekstin për t’u qethur dhe shkonte nga pallati tek dyqani i berberit që ndodhet në cep të rrugës. Në të vërtetë qëllimi i tij paska qenë për të vrarë të shoqen, Rolandën. Kur ajo u afrua tek hyrja e pallatit bashkë me të birin 10-vjeçar, Edmondi u preu rrugën. Nuk e di se çfarë biseduan, por vura re që ajo debatoi me të. Dëgjova të birin që i bërtiti të atit ndërsa i thoshte: Mos e vrit mamin tim”,- tregon fqinji. Sipas tij, kjo situatë nuk zgjati shumë ndërsa gruaja u rrëzua në tokë. Më tej burri tregon se gruaja u rrëzua në tokë e gjakosur nga plagët që kishte marrë, ndërsa për pak momente aty u mblodhën me dhjetëra njerëz që tentuan të ndërhynin

Pallti ku ndodhi ngjarja

Bastet dhe alkooli shkatërruan familjen

Rolanda Doku

për të ndarë çiftin, por qe e pamundur. “Gruaja ishte pranë hyrjes së pallatit, ndërsa Edmondi u ul aty dhe qëndronte pranë me një thikë të madhe në dorë, pikërisht me atë me të cilën e kishte goditur”, - tregon burri fqinj me familjen ku ndodhi tragjedia e së shtunës në mbrëmje. Sipas tij, disa persona tentuan të afrohen ndërsa ai iu drejtua atyre:

Ai po e priste në hyrje të shkallës me thikë në dorë. Kishte pak kohë që e ruante kur ajo të vinte, pasi pak përpara vrasjes Edmondi shkoi tek berberi me pretekstin për t’u qethur dhe shkonte nga pallati tek dyqani i berberit që ndodhet në cep të rrugës

“Askush të mos afrohet pa vdekur, pa i dalë shpirti”. Ndërkaq, djali 10-vjeçar i çiftit nga frika u ngjit lart në katin e tretë, ndërsa i lutej të atit të mos e godiste të ëmën. “Largohu, mos të të dëgjoj ty, mos më çaj kokën!”- mësohet t’i ketë thënë të birit autori i krimit, tashmë i arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes. Më tej fqinji që tregoi se është rritur me Edmondin, tha se një taksist që ndodhej rreth 100 metra më larg vendit të ngjarjes lajmëroi policinë në telefon. “Ata erdhën menjëherë pas njoftimit të dhënë me telefon nga komshiu ynë, por në fakt ngjarja kishte afërsisht 20 minuta që kishte ndodhur. Ambulanca erdhi kur gruaja ishte nisur për në spital, me veturën e policisë”. Një burrë tjetër rreth të 50-ve, që banon aty pranë, pronar i një dyqani tha se menjëherë sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ai u ndalua nga policia. Në fakt nuk pranoi të dorëzohej. Me shumë vështirësi dy policët arritën ta vinin në pranga pasi i ndihmoi një banor i lagjes. Unë u afrova aty dhe i ndihmova ta fusnin gruan në makinë. Ishte ende e nxehtë kur e preka. Nuk fliste fare, ishte krejtësisht pa ndjenja, ndërsa nga barku në krahun e djathtë i rridhte gjak. E futën në makinë, por më vonë mësuam se ajo kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak”,- tregon tregtari.

Çifti Edmond dhe Rolanda Doku, prej pak vitesh sipas banorëve të lagjes, nuk shkonin mirë, ndërsa herë pas here marrëdhënia e tyre kishte ulje-ngritjet e veta. “Një banor fqinj i tyre tregon se prej pak ditësh gruaja kishte hequr dorë nga urdhri i mbrojtjes. Nuk di çfarë të them, se çfarë e shkaktoi krisjen e marrëdhënieve të tyre, por di që herë-herë policia vinte dhe kontrollonte këto kohë. Ai vetë nuk punonte që prej shumë vitesh kur pati punuar në

doganën e aeroportit të Rinasit. Po kështu edhe e shoqja prej kohësh nuk punonte. Nisi një punë, por e la. Ai shpeshherë luante bixhoz nëpër baste sportive e kazino. Pinte dhe herë pas here kjo mbase duhet të ketë sjellë ndarjen e tyre”,- tha fqinji. Ky i fundit tregon se gjatë kësaj kohe kishte parë që gruaja vinte shpesh në shtëpinë e të atit, pasi ata e mbanin me para, me ushqime dhe gjithçka tjetër që i nevojitej.

Vendimi për Edmond Dokun • Pranimin e kërkesë-padisë. • Vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, lëshuar me vendimin nr. 16135 akti, dt. 13.09.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. • Lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për paditësen Rolanda Doku si më poshtë: • Urdhërohet menjëherë i padituri Edmond Doku të mos kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditëses Rolanda Doku dhe fëmijës së tyre, F. Doku, i dtl. 26.07.2002. • Urdhërohet menjëherë i padituri Edmond Doku të mos kërcënojë paditësen Rolanda Doku dhe fëmijën e tyre. • I padituri Edmond Doku të mos cenojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Rolanda Doku dhe fëmijën e tyre. • Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale sipas nenit 320 të Kodit Penal. • Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes. • Nga një kopje e këtij vendimi i jepet palëve. • Një kopje e këtij vendimi dërgohet në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për komunikim. • U shpall sot më dt. 01.10.2012 në Tiranë.


6

MAPO

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

ekonomia Kriza, çmimet e banesave në rreth vicioz Ulja e ndjeshme e transaksioneve të ndërtimeve mjaft i lartë. Por në zona shitblerjes së pasurive të patund- si Kashar, Farkë apo në Dajt, çmimet shme, si dhe frenimi i bankave për janë ulur deri në 380 euro/m² dhe në të kredituar në këtë sektor, i kanë këtë rast, bizneset po punojnë në ndarë në dy kampe të ndryshme kosto”,-thotë Arben Dervishi, ndërbankierët dhe ndërtuesit, shkruan tues vendas. Bankat prej kohësh po në një artikull të saj revista e përja- insistojnë në ekzekutime më të vshme ekonomike “Monitor”. Në një shpejta dhe efikase të kolateraleve, deklaratë zyrtare, Shoqata e Banka- të cilat, në pjesën më të madhe të rasve, përmes kreut të saj, Seyhan Pen- teve, pengohen nga gjykatat. “Ne si cabligil, vë në dukje se çmimet e pa- përmbarues privatë kemi interes të surive të patundshme duhen korri- ekzekutojmë sa më shpejt kolatergjuar, sepse janë të mbiçmuara për alet, por palët shpesh ankimohen situatën e krizës ku ka hyrë e gjithë dhe kjo e zgjat procedurën deri në dy ekonomia. Vetëm kështu do të mund vjet”, thotë Gelaz Yzo, administrator i zyrës private të nxitet tregu përmbarimore dhe kreditimi në “Epsa”. Bankat këtë drejtim. Sikanë bërë tashpas bankierëve, më të ditura ndryshe nga propozimet e ç’ka ndodhur në Sipas bankierëve, ndryshe nga çka tyre sesi mund tregjet ndërkom- ndodhur në tregjet ndërkombëtare, të zgjidhet ky bëtare, kryesisht kryesisht në Shtetet e Bashkuara të ngërç: futja e një n ë S h t e t e t e Amerikës, ku çmimet e shtëpive pëBashkuara të suan rënie të ndjeshme gjatë krizës, në ankandi të tretë në përfundim të Amerikës, ku Shqipëri ato kanë qëndruar stabël dy ankandeve, çmimet e shtëpive pësuan rënie të ndjeshme ku çmimi do të jetë ai i tregut: gjykagjatë krizës, në Shqipëri ato kanë ta të veçanta apo gjykatës të trajnuar qëndruar stabël. Çmimet aktuale të enkas për këto çështje, si dhe liberpronave, duket se janë “jashtë re- alizimi i zyrave të përmbarimit, ku alitetit” në të cilin po përballet eko- taksat e tyre të jenë në funksion të nomia. Por për ndërtuesit, e vërteta suksesit të tyre. Ndërtuesit arguështë krejt tjetër. Sipas tyre, ajo që mentojnë se e kanë thuajse të papërcakton çmimet është kërkesë- mundur të ulin çmimet. Ndërtimet oferta në treg dhe realisht në ato zo- që janë bërë pas 2004-2005 kanë pana ku oferta është e lartë, periferia e sur kosto më të lartë, jo vetëm për Tiranës dhe plazhi i Durrësit, çmi- shkak të rritjes së vazhdueshme të met janë ulur. “Periferia ka qenë çmimit të lëndëve të para, por edhe gjithnjë e lirë, sepse edhe kërkesa ka si pasojë e sipërfaqes së ndërtuar që qenë më e ulët, por edhe numri i i kalon pronarëve të truallit.

çmimet

Britani e Madhe, Cameron kërcënon të bllokojë buxhetin e BE Kryeministri britanik, David Cameron kërcënoi dje se do të vendoste veton për buxhetin e Bashkimit Evropian duke theksuar për gazetën ‘’The Sunday Telegraph’’ se nuk do të toleronte përpjekjet skandaloze për rritjen e buxhetit të BE-së. Në një intervistë të publikuar disa orë para hapjes të kongresit të përvitshëm të partisë së tij konservatore në Birmingam, Cameron deklaroi se do të bllokonte buxhetin nëse nuk do të

ishte konform interesave të britanikëve. Ai shtoi se i konsideronte si skandaloze përpjekjet për rritjen e buxhetit të Bashkimit Evropian gjatë negociatave të ardhshme për periudhën 2014-2020. David Cameron sugjeroi një reflektim me qëllim që 27 shtetet anëtare të BE-së të vendosin dy buxhete të ndara, një për 17 vendet e zonës euro dhe i dyti për 10 vendet e tjera, duke përfshirë dhe Britaninë e Madhe.

Leku mban euron poshtë 140 pikëve Monedha europiane ka shënuar një javë mjaft pozitive në tregun vendas të këmbimit valutor. Ajo është luhatur vazhdimisht në raport me monedhën vendase, duke e nisur javën që shkoi në kuotën e 139. 69 lekëve dhe duke e mbyllur në nivelin e 139.4 lekëve. Euro ka qëndruar e fortë si pasojë e rritjes së

kërkesës nga ana e tregut vendas për të. Kjo ka ardhur kryesisht nga presioni i tregtarëve vendas, të cilët gjatë kësaj periudhe janë duke bërë furnizimet e fundvitit në tregjet apo bursat europiane. Ekspertët e këmbimit valutor thonë se gjithsesi, monedha e përbashkët nuk pritet të tejkalojë

nivelet mesatare të 140 lekëve, kuotë kur Banka e Shqipërisë përgjithësisht ndërhyn për të ruajtur stabilitetin e monedhës vendas. Sjellja e monedhës shqiptare këtë javë nuk ka reflektuar kursin euro-dollar në bursa. Në tregjet ndërkombëtare, euro shënoi ulje ndaj dollarit gjatë javës së kaluar.

keqadministrimi

ERE shkurtoi rrogat e CEZ me 5.5 miliardë lekë Shuma e përafërt me 50 milionë dollarë shkonte për super rroga ndaj drejtorëve dhe anëtarëve të bordit, të cilët merrnin deri në 60 mijë euro në muaj. ERE ka detyruar CEZ-in të ulët kostot operative për shkak të rezultateve të dobëta në menaxhim Enti Rregullator i Energjisë ka d e t y r u a r ko m p a n i n ë C E Z Shpërndarje që të ulë pagat dhe disa shpenzime të tjera operative me rreth 5.5 miliardë lekë. Shuma e përafërt me 50 milionë dollarë shkonte për super rroga ndaj drejtorëve dhe anëtarëve të bordit, të cilët merrnin deri në 60 mijë euro në muaj. Pagat në këto nivele janë bërë objekt debatesh edhe në diskutimet në Kuvend. Mirëpo, veç të tjerash këto paga i kanë krijuar kompanisë vështirësi në financat e saj në kushtet e një administrimi të dobët. Nisur nga kjo situatë, burimet në Entin Rregullator pohuan se kompanisë CEZ i është vënë kusht që të rialokojë për shpenzime të tjera të 5.5 miliardë lekët që shkonin për rroga dhe kosto të tjetra operative. Nëse në prodhimin publik të energjisë elektrike eficienca e kësaj veprimtarie vjen duke u rritur nga viti në vit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ritmet me të cilat po përmirësohet eficienca e konsumit të energjisë elektrike, thuhet në një raportin e ERE-s për çështjet e zhvillimit të tregut të energjisë elektrike. Sipas raportit, faktorët që determinojnë uljen e eficiencës së konsumit të energjisë elektrike janë, niveli i lartë i humbjeve të energjisë elektrike në shpërndarje. “Humbjet totale kanë nivele të papranueshme, çka reflektohet në nivelin e ulët të faturimeve të energjisë elektrike ndaj konsumit të përgjithshëm. Duhet të theksojmë se shkalla e performancës së CEZShpërndarjes ende është larg objektivave të vendosura”, thuhet në raportin e ERE-s. Humbjet neto të energjisë së hedhur në rrjet në shpërndarje janë 50 për qind, nga 30 për qind që ishin në momentin e privatizimit. Për më tepër kompania nuk merr përsipër importin e kësaj sasie në tregun ndërkombëtar, siç e ka të përcaktuar kontrata e privatizimit. Për mospërmbushje të këtij detyrimi ERE e ka gjobitur CEZ-in me gjobë 3.5 milionë euro, e cila është në proces ankimimi nga

kompania. Ministri i Financave, lin e ndërmjetësve të pavarur dhe do Ridvan Bode pak ditë më parë i të përpiqen për të zgjidhur çështjet kërkoi ERE-s të ashpërsojë masat në fjalë, të cilat janë më tepër të një ndaj CEZ-it, i cili po krijon destabilitet kuadri ligjor sesa të një natyre biedhe në financat publike. Në fundjavë znesi. Nga ana tjetër, numri i Grupi CEZ ka vendosur të ndërmar- anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës rë ndryshime në pozicionet e Bordit nga 6 persona u shkurtua në 3, si të tij Mbikëqyrës dhe Bordit të Drej- dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarjes nëpërm- torëve nga 3 persona do të ketë jet sjelljes së ekspertëve të pa- Burimet në Entin Rregullator pohuan se varur nga SCHINDLERS, kompanisë CEZ i është vënë kusht që të një kompani me rialokojë për shpenzime të tjera të 5.5 bazë n ë miliardë lekët që shkonin për rroga dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe kosto të tjetra operative me përvojë të gjatë në negociatat strategjike. CEZ kërkon që nëpër- vetëm 1. Aktivitetet operacionale mjet këtij veprimi të ndihmojë në sht- dhe struktura organizative e CEZensionimin e mënyrës së deritan- Shpërndarjes nuk preken assesi nga ishme të komunikimit dhe gjithash- ndryshimi në organet statutore dhe tu të jetë e dobishme në ndërmarrjen kompania është e angazhuar për të e të gjithë hapave të nevojshëm për ofruar furnizim të pandërprerë me të zgjidhur situatën në Shqipëri. energji elektrike për të gjithë Avokatët me përvojë do të luajnë ro- klientët e saj të rregullt.


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

ekonomia

MAPO

7

Shqipëri - Kosovë, propozohen strategji të përbashkëta zhvillimi Bashkëpunimi ekonomik në mënyrë të integruar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duket se po merret në konsideratë nga institucionet. Guvernatori Fullani gjatë një takimi rajonal në Prishtinë tha se ndërtimi i strategjive të zhvillimit afatgjatë me karakter të theksuar kombëtar përbën një problem të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme. “Është e nevojshme që procesi i lidhjes dhe integrimit të infrastrukturës të

transportit të vazhdojë me integrimin e strategjive të zhvillimit, tregjeve të kapitalit, të punës dhe lëndëve të para dhe infrastrukturës energjetike”, - tha Fullani. Ekonomitë tona janë vulnerabël dhe të kontaminuara nga zhvillimet globale, sepse janë ekonomi të vogla në një rajon ekonomik të fragmentuar dhe të varur nga prurjet valutore në formën e investimeve të huaja, eksporteve dhe dërgesave nga emigrantët. Rritja e

madhësisë së tregut, lehtësia e lëvizjes së kapitalit, fuqisë punëtore, lëndëve të para si dhe integrimi i sistemeve financiare dhe atyre të pagesave nga një këndvështrim rajonal do ta bëjnë rajonin një hapësirë ekonomike atraktive dhe të integruar. Sipas Fullanit, ky integrim do te evidentojë avantazhet krahasuese rajonale, duke rritur njëkohësisht konkurrueshmërinë e secilës prej ekonomive në veçanti.

Fullani: Të ardhurat nga privatizimi ndryshojnë timonin e ekonomisë Guvernatori i BSH-së tha se, nëse procesi i privatizimit përfundon në mënyrë të suksesshme, atëherë mundësitë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmbysja e pritshmërive negative janë të konsiderueshme Blerina Hoxha

Nëse të 850 milionë eurot nga shitja e Albpetrolit do të arrijnë të arkëtohen në buxhetin e shtetit, të gjitha parashikimet për ekonominë ndryshojnë këndvështrim. Kështu është shprehur Guvernatori i BSHsë, Ardian Fullani në një takim me bankat e rajonit të zhvilluar në Kosovë. “Nëse procesi i privatizimit përfundon në mënyrë të suksesshme, atëherë mundësitë fiskale për nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmbysja e pritshmërive negative

janë të konsiderueshme”, - tha guvernatori. Shuma që pritet të arkëtohet është gati sa 30 për qind e buxhetit vjetor. Ajo pritet të sjellë ndryshime të konsiderueshme në të gjithë ekonominë reale të vendit, por edhe në treguesit makroekonomikë. Guvernatori tha se mënyra e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi duhet të mbështesë jo vetëm objektivat afatshkurtër të rritjes ekonomike, por gjithashtu të ndikojë edhe pritshmëritë e operatorëve ekonomikë për një rritje të qëndrueshme të ekonomisë në të ardhmen. Kjo e fundit mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të të ardhurave shtesë për uljen e nivelit të borxhit dhe mbështetjen e reformave strukturore në ekonomi. Guvernatori Fullani vlerësoi se aktualisht ekonomia shqiptare është duke u përballur gjithnjë e më shumë me sfidën e rritjes ekonomike. Ndonëse ajo zhvillohet në kushtet e një stabiliteti të konsoliduar

Guvernatori tha se mënyra e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi duhet të mbështesë jo vetëm objektivat afatshkurtër të rritjes ekonomike, por gjithashtu të ndikojë edhe pritshmëritë e operatorëve ekonomikë për një rritje të qëndrueshme të ekonomisë në të ardhmen

makroekonomik dhe në prani të themeleve të shëndosha financiare, kërkesa ka qenë e zbehtë gjatë nëntë muajve të vitit 2012. Kërkesa e brendshme dhe ajo e huaj vuajnë nga pasiguria e lartë, nga kushtet relativisht të shtrënguara të financimit dhe nga hapësirat e pakta për politika stimuluese. Ndërsa në kontekstin e brendshëm, ekonomia vijon të përballet me një nivel relativisht të ulët konsumi dhe investimesh private, si dhe me një stimul të munguar të sektorit publik, si pasojë e orientimit në rritje të politikës fiskale drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë afatgjatë të borxhit publik. Në këto momente arkëtimi i 1.1 miliardë dollarëve në buxhet zbut dukshëm barrën e përvitshme të buxhetit për uljen e borxhit. Këtë vit buxheti i shtetit ka programuar të shlyejë rreth 400 milionë dollarë interesa për borxhin. Vitet e fundit pagesat për interesat janë shndërruar një ndër tre zërat kryesorë të buxhetit në lëmin e shpenzimeve. Por

duke përdorur të ardhurat nga privatizimi për shlyerjen e detyrimeve, një pjesë e taksave çlirohen dhe shkojnë në drejtim të investimeve. Duke marrë në konsideratë praktikat e mëparshme nëse gjysma e kësaj shume shkon për investime publike, do të thotë të ndërtohen qindra kilometra rrugë, dhjetëra shkolla dhe ujësjellës. Kjo do të gjeneronte me shumë konsum, shpenzime, punësim, e për pasojë në një rritje më të madhe ekonomike të vendit dhe mirëqenie. Konsorciumi Vetro Energy që ka ofruar 850 milionë euro për Albpetrolin nis këtë javë negocimin e kontratës me qeverinë. Ky proces mund të harxhojë dy muaj kohë sipas ligjit të privatizimit. Nëse rezulton një negocim i suksesshëm, derdhja e 850 milionë eurove do të bëhet e gjitha në një këst dhe në fund të këtij viti buxhetor. Kështu që ndarja e kësaj shume për përdorim do të bëhet në buxhetin e vitit që vjen.

Eksporti i naftës, dyfishohen të ardhurat nga renta Eksporti i naftës dhe mineraleve është rritur dukshëm këtë vit, ku veç të tjerash ka sjellë një dyfishim të të ardhurave nga renta minerare. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në fund të muajt gusht të ardhurat progresive nga kjo taksë arritën në 3.6 miliardë lekë. Në bazë të të dhënave nga Doganat, gjatë këtij viti të ardhurat më të shumta janë siguruar veçanërisht në muajin gusht, me 640 mln lekë. Një vit më parë të ardhurat nga kjo taksë për muajin gusht ishin 302 milionë lekë, pra rreth 2 herë më pak. Ritmet e rritjes kanë qenë të larta edhe vitin e kaluar. Por të ardhurat

kanë shënuar veçanërisht progres në pjesën e parë të vitit 2012, duke u shtuar nga muaji në muaj. Këto të ardhura janë rritur më tepër falë vendosjes së taksës që përllogarit rentën edhe për mineralin e nxjerrë, edhe për atë të përpunuar. Por kjo rritje ka ndodhur edhe nga rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar. Një vit më parë, sipas përfaqësuesve të kompanive eksportuese renta u rrit, pasi u rrit edhe sasia e nxjerrjes dhe eksportit të mineraleve. Taksa minerare ka shtuar në mënyrë tradicionale të ardhurat në buxhet, duke konsideruar faktin se bëhet fjalë për produkte, me të cilat nën-

toka shqiptare është e pasur. Shfrytëzimi i lëndëve të para në Shqipëri gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të çmimeve më të larta të naftës e mineraleve në tregun global. Shfrytëzimi i burimeve naftëmbajtëse të jugut është shtuar së bashku me burimet e kromit apo bakrit në veri, ndërsa nuk ka mbetur prapa edhe shfrytëzimi i gurit gëlqeror që shërben si lëndë e parë për prodhimin e çimentos. Sipas të dhënave të INSTAT-it, nafta kryeson eksportet shqiptare këtë vit, e ndjekur edhe nga mineralet, çmimi i të cilave është rritur ndjeshëm në tregun ndërkombëtar vitin e fundit.

Vetëm për muajin gusht të ardhurat nga renta minerare kanë rezultuar 6 milionë dollarë, ndërsa për tetëmujorin, rreth 30 milionë dollarë


8

MAPO

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

rrethe

Arrestohet rumuni me 100 kilogramë hashash Shkodër-Një shtetas i huaj është ndaluar në

pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, pasi në mjetin e tij i është gjendur një sasi rreth 100 kg marijuanë. Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë kapjen e një sasie lënde narkotike në Han të Hotit, por pa dhënë detaje, pasi sipas tyre hetimet vazhdojnë.

Nga burime jozyrtare mësohet se shtetasi i huaj është rumun dhe ka përdorur dokumente false, mes të cilave një kartë identiteti italiane. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në mjet dhe e ndarë në disa paketa. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se ai ka qenë i shoqëruar me

një shqiptar, i cili mendohet se ka zbritur nga mjeti pak para se t’i afrohej pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, duke i shpëtuar edhe arrestimit. Policia tha se arrestimi ka ardhur pas një kontrolli rutinë në makinën e rumunit, që duket se ishte furnizuar me hashash në Shqipëri dhe donte ta kalonte atë në Itali.

shkurt

Bllokohen pesë klandestinë arabë, ndjekje penale taksistit Policia e Gjirokastrës vijon bllokimin e grupeve të klandestinëve arabë, të cilët hyjnë ilegalisht nga Greqia me destinacion përfundimtar shtetet e Europës. Së fundi antitrafiku i Gjirokastrës ka bllokuar një grup prej pesë klandestinësh arabë, si dhe ka proceduar penalisht taksistin, i cili kryente transportimin e tyre. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, katër të rinj nga Algjeria dhe një sirian kishin hipur në automjetin taksi që drejtohej nga 53-vjeçari Nekim Koçi, në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në qytetin e Gjirokastrës dhe kishin udhëtuar në drejtim të Tepelenës. Pasi kishin marrë informacion në rrugë operative për këtë rast të

transportimit të grupit të klandestinëve arabë, specialistët antitrafik kanë mbajtur nën vëzhgim automjetin taksi me të cilin ata udhëtonin. Pasi kanë mbërritur në afërsi të vendit të quajtur ‘Uji i Ftohtë’ Tepelenë, me qëllim shmangien e postbllokut të policisë, drejtuesi i automjetit, rreth 500 metra pranë postbllokut i ka zbritur shtetasit e huaj dhe i ka drejtuar për në shtratin e lumit Drino, me qëllim kalimin më këmbë deri në krahun tjetër të postbllokut të policisë. Porsa shtetasit e huaj janë drejtuar për në shtratin e lumit Drino ata janë ndaluar nga specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të cilët kishin ndjekur nga afër lëvizjet e tyre.

Sipas agjencisë, 10 persona, mes të cilëve 3 fëmijë, (7 deri në 4 vjeç dhe një foshnje 8-muajshe janë dërguar në spital, ndërsa 50 banorët e tjerë të godinës që është kthyer në e pabanueshme pas shpërthimit janë evakuuar

Shpërthen bombula, 10 shqiptarë të plagosur, mes tyre dhe tre fëmijë Shpërthimi i një bombule gazi ka rrezikuar jetën e një familjeje shqiptare në Formia të Italisë, një 25-vjeçar dhe një 22-vjeçare janë në gjendje të rëndë, ndërsa të plagosur mbetën edhe 2 fëmijë dhe 1 foshnje

Luhatjet e tensionit, digjet shtëpia në Shkodër Shkodër-7 anëtarë të familjes Llolla të Shkodrës mbetën të pastrehë dje pas një zjarri të rënë në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Tepe’ të qytetit të Shkodrës, shkak për të cilin dyshohet të jenë luhatjet e tensionit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të së dielës, kur sipas dëshmitarëve, disa luhatje të njëpasnjëshme të tensionit të energjisë elektrike kanë shkaktuar zjarrin. Bahri Llolla së bashku me familjarët e tij nuk kanë qenë në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri, i cili është përhapur shumë shpejt dhe shkak për këtë ka qenë edhe godina e vjetër dykatëshe e ndërtuar rreth 100 vite më parë. Kanë qenë banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, por edhe kanë tentuar që të futen në godinën dykatëshe, e cila po shkrumbohej plotësisht,

nga frika se mos brenda ndodhej ndokush nga pjesëtarët e familjes Llolla. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje pas pak minutash, por ka qenë e pamundur shuarja e flakëve dhe shpëtimi i objektit. Vështirësi zjarrfikësit kanë pasur edhe në lokalizimin e zjarrit, pasi godina e vjetër dykatëshe ishte ngjitur edhe me shtëpitë e tjera të lagjes. Po kështu edhe për të ndërhyrë në afërsi të godinës, e cila përveç djegies rrezikonte dhe shembje të trarëve e pjesëve të sipërme të saj.

Dhjetë persona, të gjithë shqiptarë, u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi në një apartament në Formia ku ata jetonin. Policia italiane thotë se nga hetimet e para është zbuluar se shpërthimi ka ardhur nga prishja e rubinetit të bombulës së gazit, gjë që më pas ka sjellë edhe shpërthimin, duke plagosur rëndë 2 persona, një 25-vjeçar që ka djegie në 25 për qind të trupit dhe një 22-vjeçare që ka djegie të rënda në 5 për qind të trupit. Agjencia italiane AGI njofton se rrjedhja e gazit erdhi nga një apartament ku ishte akomoduar me qira

një familje shqiptare, ndërsa duket parë të apartamentit në Maddona di se edhe në apartamentet e tjera të go- Ponza. E gjithë ndërtesa ku jetonin dinës jetonin po ashtu shqiptarë. Si- 15 familje u trondit nga shpërthimi, pas agjencisë, 10 persona, mes të ndërsa 2 apartamente u shkatërrucilëve 3 fëmijë, (7 deri në 4 vjeç dhe an totalisht dhe një i tretë ka pësuar një foshnje 8-muajshe janë dërguar dëmtime të rënda. Flakët u lokalizuan nga zjarnë spital, ndërsa 50 banorët e tjerë të godinës që është kthyer në e rfikësit, ndërsa 50 personat që banpabanueshme pas shpërthimit janë onin në të, u evakuuan. Sipas polievakuuar. O r i g j i n a e E gjithë ndërtesa ku jetonin 15 familje u zjarrit ka qenë trondit nga shpërthimi, ndërsa 2 apartafunksionimi jo i mirë i bombulës mente u shkatërruan totalisht dhe një i në familjen shq- tretë ka pësuar dëmtime të rënda iptare, që duket se ka pasur defekt në lidhjen nor- cisë italiane, fëmijët që ndodheshin male që duhej kryer me gazin që në apartamentet që morën flakë janë furnizon ndërtesën. Gruaja e kësaj në gjendje të rëndë por jo në rrezik familjeje i ka thënë policisë se bom- për jetën, ndërsa janë dërguar për bulës i ishte prishur rubineti në ko- kurë të specializuar, ndërkohë në hën që ajo po gatuante. AGI shkru- g jendje rreziku ndodhet një an se me të vënë re këtë, gruaja ka 25-vjeçar nga Shqipëria, i cili sipas nxjerrë jashtë apartamentit fëmijët të dhënave të publikuara në mediat dhe burrin, gjë që sidoqoftë nuk i ka e vendit fqinj, ka plagë djegieje në 25 shpëtuar ata pa lëndime dhe as fq- për qind të trupit dhe bashkë me një 22-vjeçare është dërguar në Romë injë të tyre. Shpërthimi ndodhi në katin e për të marrë ndihmë të specializuar.

Pranga 30-vjeçarit, kapet te “Plepat” me 10 kile hashash

@

mapo.al/

rrethe

Rreth 10.3 kg drogë, e konstatuar si masë e thatë bimore, me karakteristika të ngjashme me ato të kanabissativa është sekuestruar gjatë një operacioni të koduar “Plazhi”, zhvilluar paraditen e së dielës në Durrës. Kontrolli i imtësishëm i mjetit është kryer në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Plepave”, ndërkohë që ishte vënë në shënjestër të uniformave blu që gjatë rrugëtimit të nisur nga kryeqyteti. Personi i cili po kryente

transportimin e lëndës narkotike u arrestua në flagrancë dhe është identifikuar si Robert Çepani, 30 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë së qytetit bregdetar, droga është bllokuar pas informacioneve të siguruara nga struktura kundër drogës. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës ‘Benz’ me targa TR 7430 E, poshtë sediljeve u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban, të cilat përmbanin një

sasi mase të thatë bimore, që për nga karakteristikat fizike dyshohet si kanabis-sativa”, - njoftoi policia. Ndërkaq po vijojnë hetimet për identifikimin e origjinës së lëndës narkotike, ku paraprakisht dyshohet të jetë kultivuar në fshatrat e Krujës, ndërsa mendohet se kishte si destinacion tregun e brendshëm, si dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.


botimi Pesë tablo nga Shkolla e Partisë

fenomen

Në paçi durim t’i shpini deri në fund këto shënime me aq pak dritë nga Ylli i Ditës, do të hasni në gjëra të rënda e të pabesueshme, në gjëra të çuditshme e në marrëzira njerëzore të pamatura...

Romani “Mosha e pafajësisë”, një libër që është kthyer në simbol të dashurisë së pavdekshme, vjen në përkthimin e Amik Kasoruhos. Përse ai vendosi të përkthejë këtë roman?

Klasikët nuk vdesin kurrë

Dosje fenomen Vitrina e librit recensë botime

Recensa e Zogajt

www.mapo.al

Spartak Ngjela në burgun e Burrelit

UET Press boton vëllimin e dytë të refleksioneve të Spartak Ngjelës "Përkulja dhe rënia e Tiranisë shqiptare" që vijon me ngjarje nga burgu nga viti 1975 deri në vitin 1991

Spartak Ngjela

Rihap portat e burgut Greku “i humbur” i Shqipërisë, kthehet “Ballkani i dehur”, shënime, artikuj, skica e tregime nga Janis Lilis

Rrëfimi vazhdon pikërisht aty ku e kishte ndërprerë këtu e një vit më parë, me botimin e të parit vëllim mbi refleksionet e një kohe tiranie. Pas një viti avokat Ngjela vjen sërish për lexuesin me "Përkulja dhe rënia e Tiranisë shqiptare 1975-2010" me ngjarjet që vijojnë nga viti 1975 e deri në përmbysjen e sistemit diktatorial, viti 1991... Historia e kap fillin aty ku ishte shkëputur, në kapakun e fundmë të vëllimit të parë; më 15 nëntor të vitit 1975, dita ku Spartak Ngjela kishte

Faqe 9

hyrë në burgun e Tiranës, ndërsa Shqipëria kishte mbushur plot tridhjetë vite nën regjimin diktatorial... Stili mbetet i njëjti; nga kujtimet vetjake, te faktet historike në vend e duke u përhapur si rrathë në ujë te refleksionet e politikës botërore, shtëpia botuese po ashtu. Edhe ky volum i dytë vjen nga “UET –Press” si pjesë e rëndësishme e kolanës “Scripta manent”. Një vit më parë, teksa e prezantonte librin e tij mes miqsh në hollin e Universitetit Europian...

Libri e vijon rrëfimin nga historitë e burgut të Burrelit te rrëzimi i regjimit të terrorit më 1991-shin. “Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj", përfundon Ngjela.


10

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

dosje UET Press boton vëllimin e dytë të refleksioneve të Spartak Ngjelës "Përkulja dhe rënia e Tiranisë shqiptare" që vijon me ngjarje nga burgu nga viti 1975 deri në vitin 1991

Rikthimi

Spartak Ngjela hap portat e burgut të Burrelit "Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik..." Suadela Balliu

Rrëfimi vazhdon pikërisht aty ku e kishte ndërprerë këtu e një vit më parë, me botimin e të parit vëllim mbi refleksionet e një kohe tiranie. Pas një viti avokat Ngjela vjen sërish për lexuesin me "Përkulja dhe rënia e Tiranisë shqiptare 1975-2010" me ngjarjet që vijojnë nga viti 1975 e deri në përmbysjen e sistemit diktatorial, viti 1991... Historia e kap fillin aty ku ishte shkëputur, në kapakun e fundmë të vëllimit të parë; më 15 nëntor të vitit 1975, dita ku Spartak Ngjela kishte hyrë në burgun e Tiranës, ndërsa Shqipëria kishte mbushur plot tridhjetë vite nën regjimin diktatorial... Stili mbetet i njëjti; nga kujtimet vetjake, te faktet historike në vend e duke u përhapur si rrathë në ujë te refleksionet e politikës botërore, shtëpia botuese po ashtu. Edhe ky volum i dytë vjen nga “UET –Press” si pjesë e rëndësishme e kolanës “Scripta manent”. Një vit më parë, teksa e prezantonte librin e tij mes miqsh në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, avokati do të shprehej se e tija, më shumë se një rrokje e letrave shqipe –ishte një përpjekje për të mbushur atë segment bosh të historisë shqiptare. Historia e përjetuar shkruhet, ajo e shkruara përjetohet, është slogani mbi të cilin Ngjela e ka shkruar këtë pjesë të rëndësishme të historisë. E kush më mirë sesa një aktor i ngjarjeve do t’i rrëfente ato më mirë. Për avokatin, datat, ngjarjet, njerëzit, pushtetarët dhe viktimat e regjimit (ndër të cilët ai vetë vuante dënimin në burgjet e Burrelit) marrin ngjyrën e përjetimeve, ngjyrën e vërtetë të ko-

hës. Nën dedikimin për të vëllanë, Sokolin, të atin Kiço, motrën Shpresa dhe nënës Vera, vijnë 29 kapituj dhe një epilog mbi kohën e burgut, në një botim luksoz me 621 faqe. "Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme, që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët", – shkruan Ngjela në hyrje të këtij vëllimi të dytë, i cili nis me librin e tretë (dy të parët janë të përfshirë në vëllimin e kaluar, i cili pati suksesin e pashoq të librave me karakter historik me mbi pesë mijë kopje të shitura, që e bëri shtëpinë botuese UET- Press të shtypte tre mijë kopje të tjera, pasi në vetëm dy muaj libri ishte shitur ndër tre mijë lexues) nën titullin "Të jetoje në Shqipëri ishte dënim". Kur jeta të imponohet, ashtu siç ndodhi me ngjarjet në jetën e Ngjelës "arrestimi, vuajtja e dënimit në burgun e Burrelit, bashkë me të atin dhe shakaja e fatit (sistemit) ua ndalonte të takoheshin. Ngjela thotë se regjimi i ahershëm ishte jo vetëm tirani, por një terror, terror i vërtetë shtetëror. Një terror që e kishte parë nga lart, përbuzur e goditur në rrethin shoqëror, një terror- ashtu siç shkruan Ngjela- që e ktheu edhe atë në objekt të drejtpërdrejtë, kur ai e takoi realisht burgun politik. Ku vuajtja njerëzore dhe izo-

limi merrnin kuptimin më të tmerrshëm. "Atë ditë që hyra e po kontrollohesha në burgun e Tiranës, në 15 nëntor të vitit 1975, regjimi komunist kishte plot tridhjetë vjet që kishte instaluar në Shqipëri një sistem politik të mbështetur tek terrori shtetëror; kishte manipuluar me anë të propagandës iluzive një entuziazëm agresiv si dashuri masive e njerëzve kundrejt "shpëtimtarit imagjinar" të popullit dhe kishte kaluar ndërkaq në të gjitha shtigjet e rrezikut e të konflikteve të brendshme", të shtjelluara tashmë detajshëm në vëllimin e parë. “Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke

ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd. Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur t'i nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tende; kurse gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem?". Libri e vijon rrëfimin nga historitë e burgut të Burrelit te rrëzimi i regjimit të terrorit më 1991-shin. “Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj", përfundon Ngjela.

Dedikim: Vëllait tim, Sokol Ngjelës - Linzit, babait tim, Kiço Ngjela, motrës time Shpresa Ngjela dhe nënës time, spartanes, Vera Ngjela (Pojani)


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

11

Pjesë nga libri

Në të njëjtin burg me babin, komunikuam 5 vjet me kartolina

Libri e vijon rrëfimin nga historitë e burgut të Burrelit te rrëzimi i regjimit të terrorit më 1991-shin. “Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj", përfundon Ngjela.

“Aty nga muaji tetor i atij viti, në Burgun e Burrelit sollën edhe tim atë, por qe e pamundur të takoheshim me njëri-tjetrin. Deri në tetor e kishin mbajtur në një dhomë në Tiranë, bashkë me Rrahman Parllakun, ish-gjeneral i ushtrisë, kurse tani i kishin sjellë të dy në Burrel. Lajmin ma dha i pari Avni Alikoja, dhe menjëherë atë e bir u interesuam që të takoheshim, përderisa jetonim nën një strehë. “E pamundur; e vetmja gjë që mund t’ju lejojmë, - na thanë, - është që t’ju japim të drejtën për të komunikuar me anë kartolinash, sa herë që të doni, për çdo ditë”. Ishte një regjim i rëndë, por s’kisha se çfarë të bëja, duhej duruar. Bisedova me Dautin idenë e një greve urie, por ai më tha që nuk mund të thyheshin me një grevë urie individuale. Kështu që nuk e provova dhe fillova të komunikoja me kartolina, dy apo tri në javë, të cilat u ndërprenë pas pesë vjetësh, kur më në fund pranuan të na linin së bashku në një dhomë burgu. Gjithsesi tani do të ishte më mirë se edhe familja do ta kishte më të lehtë udhëtimin, megjithëse për të ardhur në Burrel, duhej të kaloje nga Tirana. Tre prej nesh ishin në burg, por të paktën dy ishin nën një strehë, pavarësisht se nuk jetonim në të njëjtën dhomë. Askush nuk e kuptonte se përse duhej të ishim të ndarë, dhe çfarë ishte ajo gjë që nuk na lejonte për t’u bashkuar. “Ç’është ky tmerr antinjerëzor”, - më tha nëna disa herë, por pastaj e lamë, sepse ky ishte regjimi politik i Tiranës, dhe kjo ishte koha ku jetonim: ndarje dhe persekucion. Nëse do ta mendoje kështu, atëherë jeta do të dukej më e lehtë. Dhe ne kështu bëmë. Megjithatë, e kisha menduar disa herë pas bashkimit në një burg, që të dy, atë e bir, nga kjo humbellë do t’i prisnim ngjarjet që do të vinin, dhe prej këtu do të liroheshim bashkë. Ndonëse në vitin 1981 ishte ende shpejt për të folur për lirimin tonë. *** I izoluar plotësisht dhe i verbuar, Galileo Galilei, gjiganti i shkencës dhe i sakrificës njerëzore për të vërtetën shkencore, kur po kryente dënimin me burg shtëpiak, sipas dënimit që i kishte dhënë Vatikani, pat thënë: “Unë që e zmadhova universin miliona herë, jam futur i gjithi brenda vetes”. Këtë kishin thënë edhe rilindasit, historianët dhe njerëzit e mëdhenj të Shqipërisë: “Ne që i dhamë Europës dhe qytetërimit perëndimor betejën më të madhe kundër hordhive retrograde otomane, ramë në shkëputjen më të madhe nga Europa, më shumë nga të gjithë ballkanasit e tjerë”. Dikush ishte hakmarrë me sytë e përtejmë dhe universalë të Galileo Galileit, dhe dikush ishte hakmarrë për betejat e lavdisë së Gjergj Kastriotit. Kjo ishte koha që na goditi dhe kjo ishte hakmarrja që po i mbante shqiptarët ende të sakatuar dhe të shpërndarë nëpër katër shtete ballkanike. Por kjo kohë gjithashtu dukej se kish filluar të ecte në favorin tonë. “Po ra Polonia, do të kemi një reaksion zinxhir”, - më tha në fillim të dhjetorit Daut Gumeni teksa ecnim në oborrin e madh të burgut. Ishte shumë ftohtë dhe ai mbante në kokë një kokore nga ato që kishin mbajtur ushtarët rusë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “E ku të ndahet ajo kapela jote Daut”, i thashë unë ndërkaq duke i kujtuar ushtarin rus, e ai duke qeshur, se përherë bënim humor me atë kokore, tundi kokën dhe tha vetëm kaq: “Duhet pritur”. Kishim më se një muaj në të njëjtën dhomë dhe ndiheshim mirë me njëritjetrin. Bisedonim shumë, ndonëse gjatë gjithë ditës na survejonin spiunët, që nuk ishin të pakët. Kaloi dhjetëditëshi i parë i dhjetorit ndërkohë që ne prisnim se çfarë do të ndodhte në Varshavë. Shpresonim shumë tek ajo lëvizje, dhe befas pamë një artikull të “Zërit të Popullit”, ku Enver Hoxha i bënte thirrje Brezhnjevit që të hynte në Varshavë me trupa. Ishte njëlloj si me çështjen çekosllovake. “Moskës i ka dalë në skenë përsëri një Pragë”, thosha me vete, dhe ndihesha si trembëdhjetë vjet më parë, kur me rrethin tim shoqëror në Tiranë prisnim edhe atëherë një reaksion zinxhir që të përmbyste Moskën. Por tani, ndryshe nga hera e parë e Dubçekut, kur bisedoja e prisja me djalin e kryeministrit shqiptar që të triumfonte Praga kundër Moskës,

tani, si i burgosur në Burgun e Burrelit, bashkë me Daut Gumenin, një të burgosur politik që kishte goditur hapur regjimin tamam në kohën e Dubçekut, prisnim reaksionin zinxhir të mbetur përgjysmë në vitin 1968. *** Unë vetë ndenja vetëm dy muaj pa kontakt me familjen time. Aty nga fundi i muajit korrik befas më njoftuan se dikush kishte ardhur nga familja dhe donte të më takonte. Dola te vendi i takimit dhe aty pashë që po më priste vëllai im, Lizi. Nuk e kisha parë që prej dhjetë muajsh, ndaj kur u takuam e ndjeva se jo vetëm që kishte ndryshuar, ishte edhe më i rritur, por se thellë thellë në fytyrë kishte një hije trishtimi. Ai kishte qenë një njeri shumë inteligjent, i talentuar dhe mezi priste që të vijonte studimet për mjekësi, sepse e kishte pasion. Kishte një memorie fenomenale dhe e kishte ndierë që, në një shkencë aq empirike sa mjekësia, memoria do ta ndihmonte që të shkëlqente. Qysh i vogël shkruante shumë bukur, dinte mijëra vargje përmendësh dhe ishte i dhënë pas letërsinë e gjuhëve të huaja. Ishte me humor të veçantë dhe unë kisha shumë besim te shkëlqimi i tij: njohës i apasionuar i muzikës dhe i gjuhës italiane qyshse kishte qenë fare fëmijë, ai njihte deri në imtësi çdo gjë nga kultura italiane. Por fliste mirë edhe anglisht, e më vonë edhe frëngjisht. Kishte një intuitë të jashtëzakonshme për ngjarjet dhe unë e dija se e mbante me humor edhe nënën, edhe motrën. Sa më pa i shndriti fytyra dhe sikur u çlirua nga një ankth i gjatë pritjeje. U takuam nga një derë e hapur midis kangjellave që na ndanin dhe e ndjeva se që të dyve sikur na u kthye sërish një ndjesi e vjetër, që na e kishin larguar me përdhunë të tjerët. Ishte po ai që kisha lënë, por tani një afro njëzetvjeçar që e kishte kuptuar qartë se ku jetonte. Qysh i vogël ishte pozicionuar kundër atij regjimi dhe, i hedhur siç ishte, kishte pasur gjithmonë një shpirt aventuresk që e shtynte drejt çdo hapi, mjafton që ky të ishte kundër udhëheq jes shqiptare. Njihte shumë mirë gjeografinë e botës, sepse e kish pasion; lexonte histori, duke regjistruar në mendje data dhe ngjarje, që i përdorte shumë mirë, por dhe në një kontekst të veçantë, të cilin e fuste natyrshëm nëpër bisedat që bënte. Ishte shumë simpatik dhe e kishte filluar dashurinë shumë i ri; ishte i shkathët dhe elokuent dhe i shkonte çdo gjë, madje edhe alkooli i shkonte kur e pinte, ndonëse këtë e kishte nisur që 14 vjeç. Ulej rregullisht nëpër lokale edhe me shokët e mi, ndonëse ishte shtatë, ose tetë vjet më i ri sesa ata. Edhe në ato çaste që po takoheshim në një dhomë të vogël dërrase, që ishte në fakt kasollja e takimit të të burgosurve me familjarët e tyre, filluam të bënim humor me njëri- tjetrin e të talleshim me gjendjen. Më tha se të gjithë, ai, nëna dhe motra, ishin të internuar në Selenicë të Vlorës, se ai nuk

kishte dalë ende në punë, kurse nënën e kishin lejuar të punonte si mjeke. Nuk ishin ende në ngushtësi ekonomike, sepse kishin shitur shumë sende me vlerë që kishin, por ishin në merak për gjendjen e të dy të burgosurve të familjes, për mua dhe për Kiçon, nga i cili ende nuk kishin marrë asnjë lajm. Atëherë unë i thashë se, nga burimet e mia kisha marrë vesh që Kiçoja nuk kishte pranuar asgjë dhe isha i bindur se nuk do të pranonte, prandaj nuk shihja ndonjë rrezik për një dënim me vdekje. Linzi më tregoi ndërkaq se nga grupi ushtarak ishin dënuar me vdekje të tre krerët: Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako. Kjo ishte frika e tij dhe e Verës se, ndoshta edhe nga “grupi i ekonomisë” mund të dënonin me pushkatim gjithashtu tre. Por unë e qetësova duke i thënë se Kiçoja ka psikikë të fortë, prandaj do të fitojë. Nga takimi e kuptova se në internim ai, motra dhe nëna kishin krijuar një unitet të lartë me njëri-tjetrin. Nga ana ime, i thashë se nuk kisha më asnjë rrezik dhe se durimi dhe rezistenca ishin për mua dhe Kiçon arma jonë e vetme. I kujtova ndërkaq një thënie të famshme të Mark Aurelit, se “asgjë nuk mund t’i ndodhë dikujt që nuk e ka në natyrë durimin” dhe ai qeshi e u lehtësua edhe më shumë. Isha i sigurt për këtë tek ia thosha edhe Linzit, sepse Kiçoja nuk kishte qenë kurrë një tip sentimental dhe profesioni e kishte bërë që të ishte i saktë dhe pragmatist, në funksion të përzgjedhjes kohore të ekzistencës. Linzi më dëgjonte me vëmendje, dhe e pashë që më besonte për ato që po i thosha, sepse kishte qenë shumë i lidhur me mua dhe më kishte besuar gjithmonë në analizat që kisha bërë. E pashë që sikur ndryshoi edhe në fytyrë, sepse ato që i thashë për Kiçon, ndonëse me kod, i pëlqyen dhe sikur e lehtësuan. Ndonëse ai nuk e njihte atëherë as izolimin dhe as burgun, e pashë që e kapi si letërsi apo si një pjesë romani, se ashtu duhej të ishte. E kishte pasur shumë qejf Balzakun dhe ia pat lexuar disa herë të gjitha romanet që ishin përkthyer në shqip. Kisha vënë re se tek ai autor, Linzit i pëlqente gjithmonë karakteri psikologjik i interpretimeve të shpirtit njerëzor dhe i akteve që kryenin personazhet i tij. Folëm gjithashtu edhe për të ardhmen time. I thashë se “do të vij shumë shpejt në shtëpi” dhe e pashë që edhe për këtë më besoi. Pastaj, duke e ditur se unë prisja zhvillime politike në Kinë nga Ten Hsiao Pini, më pyeti me takt se a isha mërzitur për ndodhinë e sheshit Tenianmen; i thashë se po. Por ai më tregoi shkurt dhe qartë që, komentet italiane ishin se Teni do të kthehej. “Vdekja e Maos pritet me ditë”, më tha, si për të më bërë lidhjen logjike me kthimin e Tenit sërish në pushtet. Pastaj folëm edhe për gjendjen e tyre në Selenicë dhe e pashë që ishte moskokëçarës dhe nuk e ndiente atë që në fakt duhej të përjetonte si gjëmë. Më foli gjatë për Verën e për motrën, dhe e ndjeva se të tre mbaheshin mirë. “Thuaja edhe Verës, dhe Shpresës këtë që të thashë”, shtova unë pas pak, dhe ai m’u përgjigj: “Mos ki merak, se ato mezi presin që të dëgjojnë diçka prej teje”. Sidoqoftë, fakti që Kiçoja ishte ende në proces hetimor, sigurisht që të treve, ashtu sikundër edhe mua, iu shkaktonte një ankth të vazhdueshëm. Ai ishte një regjim që të vriste dhe këtë e dinim të gjithë ne. Sidoqoftë, njëri nga pengjet kishte shpëtuar nga duart e terroristëve dhe tani duhej të shpëtonte edhe tjetri; për këtë e sigurova, sepse në fakt kështu i thashë: “Njëri nga pengjet shpëtoi, jam i sigurt se do të shpëtojë edhe tjetri”. Dhe Linzi qeshi, sepse i pëlqeu krahasimi dhe figura që përdora. E vazhdimisht më pas, sidomos pas daljes sonë nga burgu, në vitet 90-të, e kujtonim shpesh bashkë këtë figurë me pengje e terroristë. Në fakt, Enver Hoxha, gjithmonë dhe gjithkënd që kishte pranë, e kishte të nënshtruar ngaherë me anë të pengjeve që ai i mbante tamam si një sulltan. Ai e kërcënonte gjithkënd, e sidomos bashkëpunëtorin dhe kundërshtarin e tij me çdo lloj dhune dhe sidomos, mundësisht me pengje e me fëmijët. Ishte një shkollë e veçantë terroristike ajo që krijoi Hoxha me fëmijët e atyre që godiste. Kjo pengmarrje fëmijësh sigurisht që ishte një otomanizëm i kulluar i rrënjosur thellë në të gjithë sun-


CMYK

12

MAPO

e hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

13

Botimi Romani “Mosha e pafajësisë”, një libër që është kthyer në simbol të dashurisë së pavdekshme, vjen në përkthimin e Amik Kasoruhos. Përse ai vendosi të përkthejë këtë roman?

Pesë tablo nga Shkolla e Partisë

Daut Gumeni

Klasikët nuk vdesin kurrë Amik Kasoruho Pasi u përkthye një ndër pjesët më të bukura të romanit, darka e lamtumirës, mendova se edhe kësaj here më shkau rasti të shkruaja për sakrificën e ndier të një personazhi burrë, për hir të dashurisë. Por e gjithë historia mbeti si një qëndismë e bukur, e rrallë, e papërdorur, në një sënduk të mbushur me aromën e Nju-Jorkut fillimit të viteve ‘80. Do të dëshiroja shumë të përktheja një Njulend Arçer të magjishëm. Që lexuesi ta donte dhe ta adhuronte. Ndërsa, në gjithë romanin e mrekullueshëm të Edith Wharton-it, kam parë një Njulend, i cili e deshi një grua dhe nuk guxoi deri në fund, i cili jetoi në qytetin e NjuJorkut, por e ndjeu si të ishte një nekropol dhe jo një metropol; kam përjetuar me emocion historinë e dashurisë që fillon nën tingujt e një opere në një teatër njujorkez dhe përfundon, pas shumë vjetësh, me ngurrim në një stol poshtë dritares së gruas që e drithëronte sa herë e shihte. Një mjedis shoqëror i mbushur me thashetheme, me paragjykime, një shoqëri e kushtëzuar të kuptonte dhe të njihte jetën e tjetrit pa u shprehur, një dashuri që lind dhe mbetet e ngujuar brenda guaskës së konservatorizmit dhe ngushtësisë marramendëse që përcjell shoqëria e lartë amerikane e asaj kohe, mjaftojnë për të krijuar idenë se çfarë qëndisje letrare të rrallë i bën autorja historisë së Elen Olenskës, Njulend Arçerit dhe Mejit. Pasi e mbarova përkthimin, gjykoj se sa vlerë ka pasur çmimi “Pulitzer” që i është dhënë këtij romani dhe autores së tij, të parës grua që fiton këtë çmim. I shkruar në vitin 1920, romani jo vetëm e paraqet shoqërinë e NjuJorkut si një varrezë ndjenjash dhe sinqeriteti, por edhe dashurinë e përshkruan si një dhimbje. Është një histori lineare, e rrjedhshme, por njëkohësisht shumë komplekse, e mbushur me figura dhe me përshkrime të cilat meritojnë vëmendjen dhe vlerësimin e lexuesit. Romani rrëfen një shoqëri që fshihet mjeshtërisht poshtë dukjes, maskon hipokrizinë nën një etikë pothuaj mbytëse, nuk pranon asgjë jashtë zakoneve dhe ligjeve të veta, njësoj si një fije mulineje të mos dalë jashtë kufijve të modelit të një fustani prej mulineje që zonjat e Nju Jorkut e kishin pjesë të dukjes dhe krenarisë. Mësojmë për lindjen e një dashurie kaq

përvëluese dhe mungesën e vullnetit për ta jetuar atë deri në fund. Ndërsa Njulend Arçeri mbetet një personazh i padashur (të paktën për mua), kontesha Olenska është një figurë e realizuar mrekullisht nga autorja. Guximtare, plot dëshirë për të qenë vetvetja, e sinqertë dhe e pakrahasueshme, ajo arrin të na rrëfejë ç’është një shpirt i trishtuar dhe i ndrydhur që jeton gjithmonë pa asnjë kompromis me vetveten dhe që nuk ndien marre për ndjenjat e saj. Vuajtja e saj është se nuk arriti ta njihte deri në fund dashurinë. Njulend Arçeri u dashurua marrëzisht me Elen Olenskën, por gjesti më intim ishte prekja e dorës, një puthje apo një mbështetje e kokës sa saj në gjoksin e tij për pak çaste. Ai nuk ka kurajën të ngrihet kundër shoqërisë dhe kundër rregullave të saj dhe ta jetojë deri në fund dashurinë. Njulendin e mbyt ambienti në të cilin ai u rrit, por nuk i mjaftoi tërë jeta për ta harruar Elen Olenskën. Elen Olenska përfaqëson atë që do të donte dhe që nuk do ta donte kurrë, atë që e dashuroi e që i ngjalli frikë; që e mbushi me ndjenjë dhe me emocion. Një dashuri të cilën mund ta shtrëngonte fort, por nuk guxoi ta mbante kurrë. Pafajësia nuk është një kusht i lehtë dhe i natyrshëm aq sa mund të duket. Ajo është përgjegjshmëri, kërkon flijim. Elena është si kënga e një sirene të cilën Arçeri nuk e ka kurrë, por e ndien gjithmonë. Stili i përshtatet mrekullisht kohës dhe vendit ku janë venduar ngjarjet. Gjuha e vënë në gojë të protagonistëve jo vetëm që është në funksion të personazhit, por shpreh për bukuri edhe kufizimet që vendosin përkatësia shoqërore dhe ligjet (hera herës edhe të pashkruara) të një etike që nuk shkëputet dot nga hipokrizia që fshihet pas sjelljeve të hijshme. Dhe kemi kështu një tablo të shoqërisë njujorkeze të shekullit XIX pa moralizime, pa asi fjalësh që do të dukeshin si një ndëshkim për një pjesë të shoqërisë amerikane të asaj kohe. Autorja nuk kishte pse ta bënte një moralizim të tillë, sepse arti i të shkruarit të saj na çon aty ku ka dashur ajo: të njohim një botë që, e zhytur në hipokrizi, nuk ka dashur dhe nuk ka ditur të pranojë vlerën e një dashurie të vërtetë. “Shënime nga Shkolla e Partisë”, i autorit Daut Gumeni, sjell tek lexuesi pesë tablo të shkruara nga një njeri që jetoi për vite me radhë në burgjet e komunizmit

Stili i përshtatet mrekullisht kohës dhe vendit ku janë venduar ngjarjet. Gjuha e vënë në gojë të protagonistëve jo vetëm që është në funksion të personazhit, por shpreh për bukuri edhe kufizimet që vendosin përkatësia shoqërore dhe ligjet të një etike që nuk shkëputet dot nga hipokrizia që fshihet pas sjelljeve të hijshme.

Në paçi durim t’i shpini deri në fund këto shënime me aq pak dritë nga Ylli i Ditës, do të hasni në gjëra të rënda e të pabesueshme, në gjëra të çuditshme e në marrëzira njerëzore të pamatura, në gjëra për të qarë e në gjëra për të qeshur… Ja që këto punët tona njerëzore, edhe kur na pikojnë shtarë në zemër, kanë gjithmonë diçka për të qeshur. Ndoshta edhe vetë ne, si qenie me arsye, nuk jemi gjithnjë as aq të arsyeshëm e as aq seriozë në punët, në bëmat, në heqjet e në vuajtjet tona. Mbase dhe për këtë duhet t’ia dimë për nder këtij fatit tonë levarash e tekanjoz njëherësh. Këto shënime mbase arrijnë të thurin njëfarë ndorte me ato që u ndodhin vërtet çdo ditë udhëtarëve të detyruar të Shkollës së Partisë, me ato që dëshirojnë e që përfytyrojnë ata, pasi i kanë të ndaluara në udhëtimin e tyre sa të mundimshëm dhe të habitshëm, me ato që thonë ëndrrat e të lidhurve dhe fanitjet e të vdekurve, që kanë dhënë shpirt në terrin e birucave të akullta apo që janë varrosur me tepër ngut pas mureve të qelive, si dhe me ato analizat, të quajtura dhe “shkencore”, që pushteti i kohës u bën raportimeve të ndryshme të këtij udhëtimi me hekura në duar e me kokë në torbë. Është në dorën tuaj të vlerësoni se në cilën fije të kësaj ndorte ka më tepër vend jeta e në cilën ka më shumë vend vdekja. Sido që të jetë gjykimi juaj, do të ishte një fat i bardhë për mua, po të gjenit kohë t’i bënit të njohura për të gjithë ato gjykime. Pak rëndësi ka edhe nëse të dyja palët nuk arrijmë dot të bëjmë kureshtarë më shumë njerëz - si unë me shënimet, edhe ju me gjykimet për to. Mjafton të jemi të çiltër me njëri- tjetrin. Si me veten tonë. Si me vetë jetën. Këtu do të mundohem të rrëfej për ju një pjesë të gjatë të asaj jete të thurur mbase më shumë me fillin e hekurt të telave me gjemba sesa me atë fillin e lehtë artistik, që është gjithnjë i nevojshëm për ta bërë leximin tuaj më pak të lodhshëm e, mbase edhe për t’i dhënë asaj jetës në Shkollën e Partisë edhe një fije jetë më shumë. Të rendim pak tok nëpër terr pas bukureve... Po rastisi që dikush mund të shohë shumë ngjashmëri me ndonjë nga personazhet e këtyre shënimeve, nuk kam ç’i bëj unë që ne vdekatarët ngjajmë me njëri-tjetrin. Madje thonë se secili prej nesh ka në këtë botë dhe sozinë e vet... E di që shumë gjëra mbase do t’i bëja më ndryshe, po të mund t’i nisja këto shënime edhe një herë nga e para, sikurse e di që kjo tashmë është e pamundur. Duke e hapur për gjykimin tuaj atë copë të jetës së rëndë të brezit tim, uroj me zemër që brezat e rinj të mos presin të mësojnë vetëm pasi ta kenë pësuar. Kam bindjen se pësimet na e bëjnë udhën e jetës më të shkurtër, kurse mësimet na e bëjnë më të gjatë e më të durueshme. Uroj këtë të dytën për gjithë ata që do të kenë durimin t’i lexojnë këto shënime. Gjithnjë me besim tek e Mira dhe tek e Bukura, me nderim të thellë për mendimin e lirë e me mall për njeriun guximtar, ju uroj sa më shumë durim e shëndet të mirë, edhe pasi t’i keni mbaruar së lexuari këto shënime.


Libra të rinj

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive. Roman

Kujtime

Titulli “Akabadora - Nëna e fundit” Autore: Michela Murgia Shqipëroi: Beti Njuma Botimet “Pegi”

Titulli “Bashkëjetesë me kohën” Autori: Teodor Laço Shtëpia botuese “Tirana Times”

Kujtimet e një politikani në “demokraci”

Një histori që gjallon si shqiptare Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Jeta e tyre do të rridhte e qetë, e përzier herë pas here me skandalet e vogla dhe thashethemet e pashmangshme të një komuniteti të vogël si ai i Sorenit. Por diçka erëndësishme turbullon ujërat e vakëta të fshatit dhe jeta e Marias tronditet pakthyeshmërisht. Ajo do të gjendet para një dileme, dhe vetëm një jehonë e largët dhembshurie e dashurie do të mund t’ia tregojë rrugën e drejtë. Në këtë roman, sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, vështrimet vjedhacake, lakmitë e naivitetet e ishullorëve sardenjas, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët. “Acabar” në spanjisht do të thotë ‘përfundoj’. Në gjuhën sarde Acabadora (Akabadora) quhet ajo që i jep fund.

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe “demokraci”, ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne, që e hapëm epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes. Bota (perëndimore, siç thuhet rëndom) na hapi shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëri – tjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri – tjetrit dhe ca më keq, duke u përleshur e kacafytur dhe kemi mbërritur tek ata kur drita jeshile ishte shuar. Kështu... vazhdojmë të jemi në pritje që të shuhet drita e kuqe. Meqenëse fati, por edhe mëtimi e ambicia, e sollën që edhe unë të jem pjesë e politikës si deputet, ministër, ambasador, drejtues i një partie të vogël, që ia doli të jetë e përfaqësuar në parlament, në këtë këndvështrim do të mundohem ta shoh veten dhe të tjerët në dekadën që përfshihet te ky libër.

Kritikë letrare

Roman

Titulli “Pesë fytyrat e modernitetit” Autori: Matei Calinescu Shqipëroi: Gëzim Qëndro Shtëpia botuese “Dituria”

Titulli: Majkëlli, vëllai i Xherrit Autori: Xhek London Shqipëroi: Aleksandër Koli Shtëpia botuese “Ombra GVG”

Moderniteti jo vetëm si nocion

Një vepër testament e Xhek Londonit

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i “modernitetit”. Moderniteti si nocion do të ishte krejt i pakuptimtë në një shoqëri, e cila nuk përdor konceptin kohor të rrjedhës së rregullt e të njëpasnjëshme të historisë që i organizon kategoritë e kohës sipas një modeli mitik dhe gjithëpërtëritës, i njëjtë me atë që përshkruan Mircea Eliade në librin “Myth of the Eternal Return”. Megjithëse ideja e modernitetit është e lidhur pothuaj vetvetiu me shekullarizmin, elementi përbërës kryesor i saj është ndjenja e kohës së pakthyeshme, dhe ky element nuk do të thotë se nuk përputhet me Weltanschauung-un, qoftë edhe kur lidhet me pikëpamjen eskatologjike judeo, kristiane të historisë. Ja pse, ndonëse nuk kishte qenë aspak e pranishme në botën e lashtësisë pagane, ideja e modernitetit lindi gjatë Mesjetës së krishterë.

Xhek London (1876 – 1916), njëri nga shkrimtarët amerikanë më të shquar, është i njohur për dramacitetin, romantikën dhe betejën e njeriut për mbijetesë, si dhe për depërtimin në brendësinë e plagëve sociale të bashkëkohësve të tij. “Kush beson në fantazmat” ishte prova e parë e suksesit të Xhek Londonit, që u botua në vitin 1895. Ndërsa libri “Majkëlli, vëllai i Xherrit” është vepra e fundit, të cilën e shkroi gjatë udhëtimit të dytë në Havai në vitet 1915 – 1916. Kjo vepër u botua në vitin 1917 nga Macmillan, pas vdekjes së tij. Deri në nëntor 1916 kishte botuar 43 vepra, kryesisht romane dhe prozë e shkurtër. Mbas vdekjes janë botuar edhe 8 vepra të rëndësishme, të cilat mbyllin korpusin letrar. Por studiuesit e veprës së tij janë të mendimit se në testamentin dorëshkrimor të Xhek Londonit ekzistojnë edhe tekste të tjera që duhet ta shohin dritën e botimit.

tregime

poezi

Titulli “Horla dhe tregime të tjera” Autori: Gi dë Mopasan Shqipëroi: Çlirim Gega Shtëpia botuese “Ombra GVG”

Titulli “Mollët politike” Autori: Konstantin Kaiteris Shqipëroi: Edmond Tupja

Vargje të befasishme që jo çdo lexues mund t’i shijojë

Historitë e një njeriu që e ka “tejkaluar” çmendurinë e tij

Vjen në shqip libri me poezi “Mollët politike”, e Konstantin Kaiteris, shqipëruar nga përkthyesi i njohur Edmond Tupja. Kaiteris, poet francez, por me origjinë greke vjen me poezi, të cilat përkthyesi Tupja i quan si vargje të befasishme e që mund të shijohen nga një lexues specifik. Botimi “Mollët politike” publikohet në dy gjuhe, frëngjisht dhe shqip. “Mollët politike” të Kaiteris nuk janë dokudo, ato e kalojnë misterin joshës së mollëve erotike të Evës dhe të përballin me dyshime gërryese. Për mollën, çdo popull ka fjalët e veta të urta, duket se pamja e saj e rrumbullt, ngjyra herë e verdhë e herë e kuqe, kërcitja e dhëmbëve mbi trupin e tultë dhe mashtresa që mund të fshihet pas saj, ka nxitur vazhdimisht fantazinë. E ndoshta kjo e ka nxitur edhe poetin greko-francez për t’iu kushtuar një vëllim më vete pikërisht mollëve. Kaiteris, i lindur në Paris, ka studiuar për Letërsi moderne dhe ka punuar si mësues gjuhe në rrethinat e Parisit, por edhe si atashe gjuhësor ose mësues në Etiopi, Egjipt, Greqi dhe Shqipëri.

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që iu jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit. Henri Renè Albert Gi Dë Mopasan (5 gusht 1850-6 korrik 1893), përmbledhjen e tregimeve titulluar “Horla” e botoi për herë të parë në vitin 1887. “Horla” nuk është një vepër autobiografike, por nëpërmjet stilit konciz dhe vlerave të larta artistike nga Mopasani kemi një novelë të mrekullueshme, e cila të mban në ankth deri në fund të leximit.

Faqe 14


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

recensë

15

përkthimi

Në këtë libër shumë interesant të tipit të mishelanesë, lexuesi do të mësojë edhe se kush ishte autori Jani Lili. Kishte lindur në fshatin Dervician të Dropullit në vitin 1918. Kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç kishte mbaruar shkollën fillore të fshatit dhe kishte ndjekur një shkollë fetare për mësuesi në Vëlla të Pogonit, prej nga u zhvendos në Akademinë Pedagogjike “Zosimea” të Janinës, Greqi

Poezitë e Arian Lekës botohen n ë gjermanisht

Greku “i humbur” i Shqipërisë, kthehet “Ballkani i dehur”, shënime, artikuj, skica e tregime nga Janis Lilis Preç Zogaj Nëse do të pyesnim lexuesit e rubrikës sonë a ju thotë gjë emri Jani Lili, a keni dëgjuar ndonjëherë për të, mendoj se shumica dërmuese do të ngrinin supet si puna ime deri para pak ditësh. Ndërsa ata që do të kishin një përgjigje pohuese, do të mund t’i numëronim me gishtat e dorës. Në rastin më të mirë. Një emër që shndriti si meteor në shtypin shqiptar të fundit të viteve tridhjetë dhe fillimit të viteve dyzet të shekullit të kaluar, Jani Lili, shkrimtari dhe publicisti nga minoriteti grek, u zhduk papritur nga idioma e shqipes. Me emrin e tij humbi dalëngadalë edhe gjurma e mbresës dhe kujtimit që kishte lënë pas si një penë e rrallë, me një të ardhme që kasandrat e kohës duhet ta kenë parashikuar të denjë për majat më të larta të suksesit. Aksidentet e fatit ia bënë peshqesh harresës shqiptare, që ra mbi të përgjatë më shumë se shtatëdhjetë vitesh. Por ashtu siç ndodh me ata xeherorët e çmuar që toka i mban në gjirin e saj për t’i shfaqur sërish në dritë një ditë prej ditësh, erdhi ora që Jani Lili të kthehej nga mërgimi i tij i gjatë letrar dhe t’u bëhet i njohur lexuesve të sotëm me librin “Ballkani i dehur”, një përmbledhje me shënime udhëtimi, artikuj estetikë, skica e tregime, mbledhur e përgatitur për botim nga studiuesi i njohur, Panajot Barka. Në këtë libër shumë interesant të tipit të mishelanesë, lexuesi do të mësojë edhe se kush ishte autori Jani Lili. Kishte lindur në fshatin Dervician të Dropullit në vitin 1918. Kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç kishte mbaruar shkollën fillore të fshatit dhe kishte ndjekur një shkollë fetare për mësuesi në Vëlla të Pogonit, prej nga u zhvendos në Akademinë Pedagogjike “Zosimea” të Janinës, Greqi. Që në moshë të re bashkëpunoi me disa gazeta të kohës. Përveç greqishtes, fliste shqipen dhe italishten. Provoi të ndiqte studimet e larta në Romë për Histori-Filologji, por qe detyruar t’i ndërpriste studimet për shkak të luftës. Kthehet në Shqipëri, ku rasti e ndihmon të njohë Veriun e Shqipërisë teksa ngarkohet të shërbejë si shoqërues i një ushtaraku bjellorus, thirrur nga mbreti Zog për të ndihmuar në organizimin e ushtrisë mbretërore. Ndërkaq regjistrohet në Shkollën e Oficerëve në Tiranë. Me statusin e oficerit të ri, bashkë me shokët e tij shqiptarë do të presë me armë në dorë zbarkimin e ushtrive pushtuese të Musolinit më 7 prill 1939 në Durrës. Qëndresa burrërore nën flamurin kuqezi do t’i kushtojë, por më në fund do të gjejë njëfarë qetësie dhe do të zhvillojë një veprimtari të ngjeshur publicistike dhe letrare në gjuhën shqipe, duke shkruar e botuar dendur në gazetat e kohës. Jani Lili nuk është më shumë së 22 vjeç, por emri i tij tërheq vëmendjen dhe afirmohet si një zë novator shumë premtues i letrave shqipe; rreshtohet denjësisht krahas emrave më të spikatur të kohës. Në shumë aspekte të kredos dhe stilit ka shok Migjenin, që tashmë ka vdekur nga tuberkulozi; është dishepull i epikës së Gjergj Fishtës, gjykon me masën e rreptësisë, si kritik profesionist, poetët dhe shkrimtarët e traditës dhe ata bashkëkohorë, Naimin, Çajupin, Lasgushin, Koliqin, Shuteriqin e të tjerë. Në vitin 1944 largohet nga Tirana dhe rikthehet në Dropull. Pas një

qëndrimi të shkurtër në vendlindje shkon në Athinë, ku do të shkruajë e botojë librat e parë në gjuhën greke. Në vitin 1948 mërgon përgjithmonë në Australi. Nuk do të reshtë së shkruari e së përkthyeri në gjuhën greke, do të afirmohet si një prej personaliteteve më të spikatura të komunitetit grek në Australi dhe i tillë do të mbetej edhe pasi të mbyllte sytë në Melburn, në vitin 1965, në moshën 47-vjeçare. “Ballkani i dehur” është libri i dytë që Jani Lili botoi në greqisht në vitin 1946. Ky është një libër i llojit të udhëpërshkrimeve, i gërshetuar me elementë të esesë. Megjithëse autori ka dashur t’u japë një rrezonim ndërballkanik përsiatjeve të veta për jetën e vendeve dhe popujve të gadishullit tonë në periudhën 1937-1946, ngjarjet dhe shënimet e këtij libri kanë në fokus Shqipërinë dhe shqiptarët, sidomos trevat veriore të vendit, ku siç e theksuam më sipër, Jani Lili kishte shoqëruar një ushtarak të huaj në një lloj anabasi njohës të territorit. Në thelb “Ballkani i dehur” është një ditar i kujtesës, një dëshmi dhe njëkohësisht një libër nostalgjie i autorit nga udhëtimi i tij i rrallë në Shkodër, Pukë, Kukës, Mirditë, Burrel dhe Lezhë. Megjithëse fare i ri, ai ka në mendje imazhet kundërthënëse të Eposit, të Fishtës apo Migjenit për Veriun e Shqipërisë. I gjen dhe i prek në masa të ndryshme këto imazhe në tablonë plot kontraste të trevave që viziton. Me vështrimin e tij të mprehtë ai shkon shpeshherë përtej stereotipeve, duke dalluar cilësi dhe nuanca të panjohura më parë në natyrën e malësorëve të veriut. Romantik, realist, futurist, Jani Lili sheh, idealizon, vuan, pohon, ëndërron. “Kjo tokë ngjan shumë krenare”, - shkruan ai. Në figurën e malësorëve ai takon “zemrën e hapur dhe ndjenjat e pastra që i ushqen kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën dhe që nuk di të shtiret”. Në shënimet e tij, nga më interesantet dhe më të çiltrat që unë kam lexuar për Shqipërinë e epërme të viteve ‘30, Jani Lili i paraqet Greqisë dhe Ballkanit një popull fisnik, tek i cili nuk ndihet i huaj, pavarësisht se vetë i përket një race tjetër, asaj greke. Vizioni humanist për njeriun dhe botën e vendos këtë intelektual në rendin e urëndërtuesve të mëdhenj të miqësisë midis fqinjëve,

në rastin konkret midis Shqipërisë dhe Greqisë. Siç thekson në parathënien që ka shkruar për këtë libër prof. Nasho Jorgaqi, libri “Ballkani i dehur”merr vlera historike në kapitullin kushtuar pushtimit fashist të Shqipërisë. Me penalata të forta, ai sjell atmosferën që sundon anembanë vendit në prag të pushtimit fashist, vendosmërinë e popullit dhe rinisë shqiptare për të mbrojtur atdheun në një luftë të pabarabartë, por heroike. Si oficer shqiptar, ai shkon të luftojë me armë në dorë në vijën e parë të frontit në kodrat e Durrësit. Dëshmia e Jani Lilit nga rezistenca e rinisë shqiptare në përballjen e parë me pushtuesin fashist është autentike. Ne penën e autorit skenat e kësaj qëndrese kanë ngjyrimin e heroizmit antik. Por ai do të bjerë në dëshpërim të thellë kur të marrë urdhrin e tërheqjes bashkë me trupat që ka nën komandë. Mbreti është duke u larguar nga Shqipëria. Politikanët kanë kandisur një qëndresë simbolike sa për t’i thënë botës se ushtria fashiste po vjen si pushtuese dhe jo si çliruese. Gjithsesi, dëshmia e Jani Lilit për këto ngjarje, përveçse lartëson trimërinë dhe shpirtin liridashës të shqiptarëve, mes të cilëve luftoi për disa orë në mbrojtje të tokës shqiptare, ka vlerën e paapelueshme të mospajtimit të shqiptarëve me okupimin fashist. Në libër janë përfshirë disa artikujt që Lili ka shkruar e botuar në vitet dyzetë në gjuhën shqipe për probleme të letërsisë dhe estetikës, për autorë shqiptarë, grekë dhe italianë. Të habit vërtet me njohjen e thellë te peizazhit letrar grek, italian dhe shqiptar, me mprehtësinë dhe thellësinë e analizës, me shijen e pagabueshme, me saktësinë dhe bukurinë e shprehjes në gjuhën shqipe. Megjithëse vetë ishte antifashist në bindjet politike, ai është i lirë nga ideologjitë kur vjen puna për të gjykuar vlerat artistike të shkrimtarëve të tillë, si Ernest Koliqi apo Gjergj Fishta. Por “testi” i veçantë i shijes së tij moderne janë konsideratat që ka dhënë për Migjenin në një kohë kur njihte prej këtij poeti vetëm pak poezi të botuara në një antologji të kohës. Jani Lili sheh te Migjeni poetin e madh, të pangjashëm me asnjë prej paraardhësve dhe pasardhësve. Nuk mund të mos e dallonte ndër njëqind të tjerë talenti talentin. Dhe të mendosh se ishte tepër i ri kur guxonte të shkruante plot siguri dhe autoritet për autorë dhe fenomene letrare të destinuara për shkencën. Me librin e parë “Ballkani i dehur”, ma merr mendja se Jani Lili kthehet për të zënë në letrat shqipe vendin që pati lënë kur iku prej këtu në vitin 1944, si një nga penat më të mrekullueshme që minoriteti grek i ka dhënë Shqipërisë dhe kulturës në përgjithësi. Me botimin në të ardhmen të librave të tjerë të shkruar prej tij në Greqi dhe Australi, me siguri do të zbulojmë një përmasë akoma më të gjerë të këtij shkrimtari dhe një nivel akoma më të lartë të pjekurisë. Për rikthimin në Shqipëri të këtij greku të Shqipërisë lexuesit duhet t’i falenderohen Panajot Barkës që ka përgatitur lëndën e librit, ministrit Spiro Ksera, që ka sponsorizuar botimin e tij, dhe padyshim edhe Prof. Nasho Jorgaqit, që ka nxitur kërkimet për këtë autor dhe ka shkruar një parathënie të gjerë për këtë libër.

Kemi të bëjmë me një libër të ndërtuar mbi motive të ndryshme të një teme të vetme, unike, detit, ku ndërthuret deti i brendshëm: “Adria” dhe deti i gjerë që shkon gjer te kufijtë mitikë të “Mare Nostrum” Poezia e Arian Lekës paraqitet tashmë edhe te lexuesi austriak përmes një libri dygjuhësh, shqip dhe gjermanisht, nën titullin “Ein Buch Ein Meer” (Një libër, një det). Përkthimi i poezive është kryer nga origjinali nga Lindita Arapi dhe Loreta Schilock. Vëllimi poetik është botuar nga “Edition Thanhauser” dhe vjen si pjesë e kolanës Ranitz Druck, një seri botimesh kjo që ka nisur në vitin 1995 dhe që drejtohet nga Ludwing Hartinger, i cili njëkohësisht është dhe lektor i librit poetik të Lekës. Botimi përmban poezi dhe proza poetike kushtuar detit, përzgjedhur nga librat “Anija e zgjimit”, Strabizëm” dhe Libër deti”. Kemi të bëjmë me një libër të ndërtuar mbi motive të ndryshme të një teme të vetme, unike, detit, ku ndërthuret deti i brendshëm: “Adria” dhe deti i gjerë që shkon gjer te kufijtë mitikë të “Mare Nostrum”. Kjo materie letrare është vështruar në disa fushëpamje: deti si peisazh, deti historik në kujtesën e shqiptarëve, deti metaforik, deti si pjesë e kulturës së brigjeve, deti si pengesë dhe deti si mundësi. Janë fragmente të 12 muajve kushtuar detit, kushtuar njerëzve që i qëndruan përballë dhe atyre që i kthyen shpinën detit. Në këtë libër gjenden përkatësia dhe bashkëjetesa me këtë det. Është përjetimi i një marrëdhënieje të gjatë, ku ndjesitë ndërthuren dhe ku asgjë nuk është e lehtë për t’u përkufizuar: çfarë është për ne ky det: është dashuri, është frikë, është ndjellje, është fobi, është aventurë, është pengesë apo një mundësi. Akademik Ali Aliu thotë kështu për librin. “Evokimi i kujtimeve, i përvojës jetësore të folësit lirik, me këtë rast sistemuar si projekt poetik, realizohet në ecje, si proces kohor të cilit i paraprin seleksionimi i pandërprerë i lëndës. Kemi një diskurs poetik që lëviz mes emocionit dhe refleksivitetit, mes nostalgjisë dhe luciditetit, mes ekzaltimit dhe zhgënjimit, gjithnjë në provokim të ndërsjellë folës-det. Brenda hapësirës së kësaj lëvizjeje, Arian Leka shfaq përkatësisht ndjeshmërinë ndaj mundësisë së fjalës për të prodhuar reflekse kuptimore dhe emocionale të pashtershme. Në këtë libër është deti si kuptim i ekzistencës njerëzore”. Botimi në gjermanisht shoqërohet me një cikël grafikash të teknikës mbi dru të gdhendur, realizuar nga artisti Christian Thanhauser, të cilat ilustrojnë librin nga tematika dhe ndajnë llojet e cikleve për detin; detin historik nga deti metafizik.


16

MAPO

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

Ramiz Alia:

Socializmi dështoi, unë e shmanga kasaphanën e ‘90-s Në vijim të dialogut mes Ramiz Alisë dhe intelektualit kosovar Januz Januzaj, në librin “Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia” kemi shkëputur momentet e para ku sapo kishte filluar të frynte era e demokracisë. Ramiz Alia rrëfen sesi arriti të shmangte një kasaphanë të mundshme pas rrëzimit të bustit të Enverit. Por ish-presidenti i parë shqiptar ka diçka për të thënë edhe për politikanët e sotëm Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Genc Rulin etj.

“Plenumi i Komitetit Qendror për sistemin shumëpartiak, është vendim i marrë nën drejtimin tim dhe ky është një fakt. Nuk mund ta mohojmë dot. Ngjarjet kishin marrë një rrjedhë të frikshme”

Januz Januzaj - Për një ngjarje, për të cilën personalisht ty ta kam inat, dhe po ashtu ua kam inat udhëheqësve të tjerë, bashkëpunëtoreve tuaj, kur më 2 qershor të rinjtë janë futur nëpër ambasada dhe pas dy a tri ditësh në Tiranë keni mbajtur një miting ... Ramiz Alia - E di, e di, e mbaj mend mirë. E kuptoj, por shiko! Domethënë, kur është bërë ai miting, foli ky Xhelil Gjoni. Xhelil Gjoni ishte Sekretar i Tiranës, unë nuk kam qenë në atë miting kur është bërë, por kam qenë në Tiranë. Tani duhet pasur parasysh një situatë e tillë, domethënë 5000 veta ikën, u futën në ambasada, kështu. Ne iu hapëm rrugë të 5000 vetave, iu dhamë pasaporta, i përcollëm dhe i hipëm në vapor. J. J- I vetmi veprim i arsyeshëm ka qenë dhënia e pasaportave për secilin. R. A. - Po pra, po. J. J. - Aty asgjë tjetër normale nuk ka pasur! Të ka munguar hapi vendimtar! Intelekti e ka mundur të ardhmen - guximin njerëzor! Ju ka ikur një çast i lartë demokracie ... R. A.- Po mirë, mirë. Edhe ikën ata. Tani problemi ishte se, të mos harrojmë, në atë periudhe, jemi në periudhën e fundit, po them, ishte rreziku që ajo histori të përsëritej dhe të përsëritej shpejt, bile. 5000 ikën, thoshin, të shkonin, të sulmonin 5000 të tjerë në ambasada. Ishte krejt e mundshme, aq më tepër që ... J. J. - …Të rinjtë e futur nëpër ambasada më 2 korrik 1990 “e vranë frikën”, e kapërcyen murin e veçimit e të vetmisë, gardhin e pakuptimtë të

kohës së ndalur. Para se të rinjtë të ikin, pse e keni sjellë gjendjen deri në atë shkallë? R. A. - Ah, dakord! Ashtu mund të thuash, pse e keni sjellë gjendjen, po gjendja ishte. Jo, jo, unë ë kuptoj, por kjo gjendje ishte që më 1945, po e more kështu. J. J. - Si? Tash, për një çast, vjen puna dhe doni të fshiheni pas një periudhe 45-vjeçare! Ato vite kanë qenë tuajat ... ! R. A. - Jo, është praktike. Domethënë, sistem shoqëror i yni, që nga viti 1945 e deri në vitin 1990 nuk qe efektiv. Masat nuk i bëri të kënaqura, përkundrazi, kupton? Pati varfëri, nuk pati ushqim, nuk pati bukë, nuk pati veshje, nuk pati ... shumë gjëra. Edhe njerëzit u dyndën, një pjesë e madhe e rinisë që donte të shpërthente, që donte të dilte jashtë, një kërkesë legjitime e saj, dhe bëri atë. J. J. - J u keni thënë vazhdimisht që kemi mirëqenie ... dhe mandej i quajtët vagabondë… R. A. - E, nuk e di se si u quajtën në miting, vagabondë nuk ma merr mendja ... J. J. - Po, po, besa edhe me fjalë më të rënda, me sa kuptoj unë, me sa mbaj mend unë. R. A.- Mundet, mundet edhe t’i ketë quajtur në kuptimin: njerëz ... J. J. - Huliganë. R. A. - Huliganë, në kuptimin njerëz që tradhtuan vendin, shkuan, u hodhën në trevën e armikut për ta lënë vendin e tyre. Ne nuk mundnim ta përkrahnim atë lëvizje. J. J. - Ka qenë mjeshtëria jote që nuk

ka pasur gjakderdhje. Ti e ke marrë përgjegjësinë që të jesh Kryetar i të gjithëve, por është dashur nganjëherë, ose një herë të vjen një çast historik që, edhe për të gjithë, ta presësh, t’i biesh shkop. R. A. - Po s’pritet dot me shpatë, prandaj ... se ishte rreziku në atë kohë. J. J. - Prej kujt? Byrosë Politike? R. A. - Jo, jo, jo, nuk ishte aty problemi, sepse Politbyronë e kisha në darë, unë e bindja kollaj. Por ishte problemi: ne, unë dhe shokët e mi duhet të thoshim në atë çast sipas teje boll më, socializmi mori fund! J. J. - “Enver Hoxha ishte një dogmatik”, ke thënë në një rast. Ti edhe vetë ke qenë i tillë... R. A. - Po mirë, pse bëjmë lojë fjalësh? Boll me kështu, do të thotë, boll me socializëm. J. J. - Nëse deri atëherë nuk keni arritur ta ndërtoni socializmin, atëherë le të shkojnë në bisht të sorrës socializmi, kapitalizmi, diktatura, demokracia ... Jo, nuk ishte edhe faji i socializmit! Shkelja, shtrembërimi, tkurrja, përshtatja vetjake, ikja prej parimeve themelore të arritura me mund prej njerëzimit janë marrje, zbatim dhe klasifikim i socializmit dhe jo vetëm ... R. A. - I kujt? Ai socializëm ishte i yni! J. J. - Komplet i të gjithëve, i udhëheqësisë, i sistemit teorik, i një praktike disiplinore: herë me sukses dhe herë me dështime .... R. A. - Jo, jo, të lutem, ai sistem ishte! Të lutem mos bëj kështu, mos i vij rrotull, ne duhet të themi ... J. J.: - Po pse Hungaria e kaloi më lehtë, pak edhe Jugosllavia ...

Atëherë u krijuan, në qoftë se ju e mbani mend, vullnetarët e Enverit, një lëvizje. Vullnetarët e Enverit ishin një lëvizje e tërë. Unë, kur i kam mbledhur ata, përfaqësuesit e tyre, në një nga sallat e mëdha në Pallatin e Kongreseve, kërkesa e tyre ishte: Përse nuk qëlluam! Përse nuk u mbrojt me armë, përse nuk u bë kjo?


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Nga kuadrot e vjetër kanë mbetur Nano, Berisha dhe Ruçi R. A. - Po mirë, ato ishin parathënie, kështu ishte ajo, kupton? Hungaria e ndërroi kursin që në fillim. Unë pajtohem me ty, duhet të pranonim që falimentoi. S’është kjo më rruga jonë, do të kalojmë në një rrugë tjetër. Të bëhej ajo pune siç e bëmë në fundin e vitit 1990. Atë që bëra unë ... J. J. - Me studentët? “Është shumë herët të flasësh… R. A. - Po, me studentët. Ishte, pak a shumë, e njëjta situatë. Unë studentët nuk i sulmova, përkundrazi, unë vajta nga ora dy e natës te studentët. Edhe në dy të natës diskutova me ta, sepse gjykova se duhej medoemos të diskutonim për ta zbutur frymën e tyre dhe të pajtohesha me ta. J. J. “Politikani komunist që ndikoi në hapjen e Shqipërisë për aq sa diti, deshi dhe u detyrua...Po, në njërën anë, a kishte logjikë, kuptim, politikë në anën tjetër? Çka kishte mbetur më prej arritjeve? R. A. - Ky është problemi! Unë nuk po kthehesha, unë aty isha! Nuk ishte doemos, duhej një rrugëdalje tjetër, dhe rrugëdalja tjetër ishte: socializmi iku, tani duhej futur në një rrugë tjetër, në rrugën e demokracisë popullore, po them, ose demokracisë sociale, a si të duash ti. Po, domethënë, duke e mbyllur kapitullin e socializmit. Këtë e bëra që të mos kishim vrasje, sepse nami do të ishte bërë. Plenumi i Komitetit Qendror për sistemin shumëpartiak, është vendim i marrë nën drejtimin tim dhe ky është një fakt. Nuk mund ta mohojmë dot. Ngjarjet kishin marrë një rrjedhë të frikshme ngaqë ishte në interesin

“Unë studentët nuk i sulmova, përkundrazi, unë vajta nga ora dy e natës te studentët. Edhe në dy të natës diskutova me ta, sepse gjykova se duhej medoemos të diskutonim për ta zbutur frymën e tyre dhe të pajtohesha me ta”

e vendit që të merreshin vendime të qarta, të menjëhershme për një të ardhme demokratike. J. J. - Po t’i kishin marrë armët si më 1997, kasaphanë do të ishte? R. A. - Po, kasaphane ishte. Atëherë u krijuan, në qoftë se ju e mbani mend, vullnetarët e Enverit, një lëvizje. Vullnetarët e Enverit ishin një lëvizje e tërë. Unë, kur i kam mbledhur ata, përfaqësuesit e tyre, në një nga sallat e mëdha në Pallatin e Kongreseve, kërkesa e tyre ishte: Përse nuk qëlluam! Përse nuk u mbrojt me armë, përse nuk u bë kjo? Dhe u ngritën, ishin nja 200 veta, dhe ta them sinqerisht, rashë në pozite shumë të vështire, sepse filluan shumë egër, shumë ashtu, dhe atje m’u dha një gjë instiktive që bëra, kapa njërin nga ata që e kisha përpara dhe i them: “Ore, ke fëmije ti?”, ja, kështu siç po bisedojmë,. “Po, ma ktheu, - kam një vajzë”. “Ku është ajo?”, kështu me këtë ton, që të gjithë të heshtnin, ta dëgjonin këtë dialog. “E kam në Universitet”, - tha. “Mirë, - i thashë, - ti më thua tani pse nuk qëlluam për monumentin e Enverit?”. “Po sikur të kishim qëlluar e të ta vrisnim vajzën tënde që qenka studente, çfarë do të më thoshe sot ti mua?” “Uuu”, mbetën të tërë ata. Mbetën, sepse ky menjëherë tha: “Jo, se unë nuk them të qëlloni sa për të vrarë njerëz!”. “Epo, - i thashë, tashti, dëgjoni ju mor burra, si të qëllosh, të vrasësh a të mos vrasësh?!”. Dhe ashtu, ai vrull menjëherë filloi të bjerë. Unë kam qenë në situata tepër të vështira, nuk është se kalohej thjesht problemi.

Ish-presidenti Ramiz Alia flet dhe për politikanët e sotëm. Si u pasuruan ata dhe kë cilëson ai si kuadër të vjetër në politikë. “ Përsa i përket këtyre kuadrove, në këtë sistemin e ri, shumë pak kuadro të vjetër kanë marrë pjese. Hiq, si puna e Fatos Nanos, ose ai, Gramoz Ruci, sidomos në krahun socialist, ka disa kuadro të vjetër, kurse në krahun e Partisë Demokratike, me përjashtim të Sali Berishës nuk ka” J. J. - Dëshiroj ta kem një mendim tëndin për këtë, përvetësimin e pasurisë shtetërore prej pushtetarëve në Shqipëri pasi ke dhënë dorëheqje: normalisht, fatkeqësisht dhe mjerisht edhe në Kosovë pushtetarët shqiptarë po e përvetësojnë. Kanë bërë pasuri, krejt është pasuri publike, pasurinë e popullit, pasurinë e shtetit po e marrin ... R. A. - Tash në Shqipëri kanë bërë pasuri, kanë bërë që jo vetëm kanë marrë pasuri e kanë blerë shtëpi, por kanë marrë edhe shumë toka. Në bregdetin tonë, një pjesë e madhe e tokave janë blerë, jo, por janë kapur nga këta, udhëheqës, Domethënë, në daç Sali Berisha, në dac Ilir Meta, në daç të tjerët, kupton? Kështu, të gjithë kanë marrë toka, të gjithë janë pasuruar, ky është fakt real. Domethënë, disa me familje. Shembull: Berisha me familjen, me dhëndrin, me djalin, me gruan, kështu kanë bërë, kështu është bërë. Edhe unë nuk di ndonjë nga ata që të jetë njeri për të qenë, pastaj, Rulin për shembull. J. J. - Genc Rulin? R. A. - Genc Ruli ka bërë namin! Përveç pallateve të mëdha që ka ndërtuar, po ka marrë shumë edhe

kështu, pasuri kombëtare, tjetër. Po kështu janë të gjithë. Ky Ilir Meta ka marrë edhe miniera, ka bërë edhe uzina të veçanta, fabrika të veçanta që merren me nxjerrjen e pllakave të gurit në malin Tomor edhe i çon në Greqi. Të gjithë kështu. Po ju e dini që ai Dritan Prifti nxori një material të regjistruar të bisedës së tij me Ilir Metën që tregonin për çfarë vjedhjesh bëhej fjalë. Për mijëra dollarë etj. J. J. - Q ysh e ke mendimin për ishpolitikanët? R. A. - Tash; për sa i përket këtyre kuadrove, në këtë sistemin e ri, shumë pak kuadro të vjetër kanë marrë pjese. Hiq, si puna e Fatos Nanos, e si puna… J. J. - Po, po, fol. R. A.- Ose, ku di unë, ka pasur ndonjë nga ata, kështu, ose ai, Gramoz Ruci, sidomos në krahun socialist, ka disa kuadro të vjetër, të cilët kanë marrë pjesë në këto që kanë mbetur në sistemin e tashëm, kurse në krahun e Partisë Demokratike, me përjashtim të Sali Berishës nuk ka pasur ndonjë, kështu ... J. J. - Nuk ka në pushtet njeri. R. A. - Nga ata të vjetrit? J. J.- Po. R. A.: - Jo, nuk ka.


OpEd

18

MAPO

E hënë 8 tetor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

“Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”. Robert Bosch

02

“Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”. Jim Rohn

03

“Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”. Henry David Thoreau

Bujar Kapexhiu Nga

Çarjet Gjendja në shoqëri dhe në skenën politike është tepër e komplikuar, të mos them edhe konfuze, që të priten si të sigurta sqarimet dhe spastrimet e mëdha. Kjo çka po ndodh sot me PDK-në, është diçka që ka ndodh me LDK-në më parë. Jo vetëm në kuptimin e nxitimit të çarjes mes liderëve që shkakton çarjen e partisë, por edhe në burimet dhe shkaqet e çarjes. Kuptohet, këto dy parti janë zhvilluar në kontekste të ndryshme historike, politike dhe sociale, andaj edhe ka dallime në formën si është paraqitur kriza përçarëse në menaxhimin e tyre. Por ajo që dua të prezantoj në këtë shkrim është forma esencialisht e njëjtë e manifestimit të mungesës së vazhdueshme të demokracisë së brendshme në raportin mes autoritetit kryesor dhe strukturave partiake, që më vonë solli krizën e autoritetit, luftën për pushtet dhe çarjen e partisë. Në rastin e LDK-së asnjëherë nuk janë bërë analiza të thella pse pas vdekjes së liderit historik, Ibrahim Rugovës, partia përjetoi kolaps dhe përgjysmoi fuqinë e saj. Unë mendoj se shkaku kryesor për rënien drastike të LDK-së ka qenë hendeku që ishte krijuar në këtë parti ndërmjet Rugovës, si autoritet praktikisht i pakontestueshëm brenda LDK-së, dhe strukturave udhëheqëse të kësaj partie. Pa hyrë në arsyet pse Rugova gjithnjë e më shumë largohej nga Kryesia dhe Këshilli drejtues i LDKsë, duke i kontaktuar shumë rrallë dhe duke mos i pyetur fare për vendimet e rëndësishme, të cilat i merrte në një rreth bashkëpunëtorësh të ngushtë që nuk i zgjidhte partia por i emëronte ai vetë, është fakt se edhe në vitet ‘90, por sidomos në vitet pas çlirimit, LDK-ja funksiononte si një organizëm me dy koka, i Presidencës nga njëra anë, që nuk i jepte asnjë llogari Partisë, por vetëm Rugovës, ose edhe Rugova ishte bërë pothuajse peng i një grupi joformal, dhe Partisë që i kishte organet e veta qendrore dhe degët, por që vegjetonte në hijen e autoritetit të Rugovës. Ka shpjegime që thonë se Rugova injoronte strukturat e partisë ngase ishte i vetëdijshëm se sa të paaftë dhe ngatërrestare janë ato. Madje, ia japin për të drejtë duke marrë si dëshmi performancën shkatërruese të LDK-së pas vdekjes së Rugovës. (“E ka dit me kë ka punë!) Sidoqoftë, kur Rugova nuk ishte më, u pa hen-

koment Shkëlzen Maliqi

Në krahasim me Ibrahim Rugovën, autoriteti i Hashim Thaçit ndaj strukturave të partisë ka qenë shumë më i vogël dhe më i kushtëzuar, sepse Thaçi, edhe pse akuzohej si autokrat, në të vërtetë në shumicën e rasteve nuk ka arritur që të imponojë idetë ose të preferuarit e vet, pasi në vetë Kryesinë e PDK-së e kishte një “opozitë” të fortë jo vetëm të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, por edhe të individëve dhe grupeve të tjera që favorizonin promovimin e meritokracisë, ose të linjave të interesave speciale politike dhe ekonomike që siguron pushteti me bordet dhe agjencitë e ndryshme. deku dhe raportet anomalike mes organeve legale të partisë dhe parashutistëve që Rugova i kishte mbledhur rreth vetës në Presidencë, por që pa te nuk e kishin më fuqinë imponuese në parti, ndonëse patën ndikime turbulluese. LDK-ja si strukturë që nuk ka pas demokraci të brendshme pas kuvendit të parë në dukje demokratik për nga procedurat, përfundoi turpshëm me rrahje masive dhe çarje në dy parti. Në PDK, edhe pse deri vonë Partia është perceptuar si strukturë stabile, ka ndodhur në vitet e fundit i njëjti proces i tëhuajësimit të liderit Hashim Thaçi, nga strukturat partiake. Edhe pse gjithnjë mbetej Kryetar i Partisë, nuk ka qenë më partia qendër e pushtetit të tij, por ai

ngjashëm si Rugova, mblodhi rreth vetës një grup bashkëpunëtorësh, që nuk delegoheshin nga organet e partisë, por i rekrutonte vet Thaçi nga “prurjet” në parti, që në shumicën e rasteve anëtarësoheshin në PDK sipas shijes së tij, dhe jo pa rezistencë nga Kryesia e PDK-së. Pasi që u zgjodh Kryeministër, distanca mes Thaçit dhe Kryesisë së Partisë thellohet gradualisht, sepse në Qeveri gjithnjë e më shumë poste merrnin “prurjet”, në “dëm” të meritokracisë partiake, ose kundër interesave dhe shijes së liderëve historikë të PDK-së. Në krahasim me Ibrahim Rugovën, autoriteti i Hashim Thaçit ndaj strukturave të partisë ka qenë shumë më i vogël dhe më i kushtëzuar, sepse Thaçi, edhe pse akuzohej si autokrat, në të vërtetë në shumicën e rasteve nuk ka arritur që të imponojë idetë ose të preferuarit e vet, pasi në vetë Kryesinë e PDK-së e kishte një “opozitë” të fortë jo vetëm të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, por edhe të individëve dhe grupeve të tjera që favorizonin promovimin e meritokracisë, ose të linjave të interesave speciale politike dhe ekonomike që siguron pushteti me bordet dhe agjencitë e ndryshme. Reagimi ekstrem i Jakup Krasniqit që publikisht në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, që vetë e kryeson, denoncoi rëndë Partinë e vet dhe Kryeministrin Hashim Thaçi për autokraci, mosrespektim të demokracisë së brendshme, vjelljen e votave, dështimet në privatizimin, korrupsionin etj., është një ngjarje e paprecedentë dhe, edhe pse i takon një zhanri të retorikës emocionale dhe inflatore në “luftimin e krimit dhe korrupsionit”, mund të ketë pasoja të mëdha. Këto akuza të rënda, që madje delegjitimonin edhe vetë Kuvendin (Jakup Krasniqi përbuzej si delirant që “e prenë degën në të cilën është ulur!), mund të kenë pasoja të mëdha për PDK-në, por edhe fuqizimin e fushatës ligjore kundër korrupsionit dhe krimit në instancat e larta të pushtetit. Pas dorëzimit të Enver Sekiraçës, pritjet janë që do të hapën edhe dosjet tjera të krimeve të rënda të së kaluarës, që do të legjitimojnë spastrimin e madh të skenës nga mujsharët që kanë bërë krime. Vetëm se gjendja në shoqëri dhe në skenën politike është tepër e komplikuar, të mos them edhe konfuze, që të priten si të sigurta sqarimet dhe spastrimet e mëdha. Madje, nuk është e sigurt, pas gjithë zhurmës, që PDK-ja do të dobësohet dhe çahet si LDK-ja.

Dilemë partiake

A jemi të gjithë...piratë? Beqë Cufaj Është për t’u shënuar dhe për t’u diskutuar strategjia e Qeverisë së Kosovës dhe e Ministrisë së Kulturës për luftimin e piraterisë. Nuk e dimë sesa dhe para së gjithash sesi do të luftohet ky fenomen sa i pështirë aq edhe në sy të parë i pakalueshëm, por ajo që në këtë mes qysh tashti duhet ta ndajmë është aspekti ligjor, ose thënë edhe më mirë eficienca e (pa)mundshme që përmes instrumenteve ligjore të luftohet kjo, jo dukuri as fenomen, por thjesht trend tregtar, dhe ana tjetër e këtij problemi jemi vetë ne, konsumatorët e këtij arti dhe kësaj mënyre të të jetuarit. Në këtë mes, kushdo që bën këtë punën që e bëjmë ne- të gazetarit, shkrimtarit, artistit, këngëtarit etj., etj., s’ka si të mos jetë në anën e qeverisë. Dhe s’ka si të mos jemi për këtë iniciativë të aprovuar dhe synim që njëherë e përgjithmonë të luftohet kjo, e cila vendin tonë, nën qiellin e pëshkllirë me moralizma eteri e mejhane përsiatjesh e monologësh, ta çlirojë nga imazhet filmike të rrjeteve globale televizive si në Kabul apo fotoaparateve të reporterëve të njohur botërorë. Është diçka e shëmtuar. Në të cilën të gjithë ne, në një mënyrë a tjetrën, jemi bashkëpjesëmarrës në blerjen e mallit të lirë, të keq dhe para së gjithash të vjedhur! Nuk ka asnjë vend në Europë (pos Moldavisë ndoshta) ku sikurse në Kosovë DVD-të me filma, muzikë dhe “gjësende” tjera të këtij lloji qarkullojnë shlirë dhe pa asnjë problem- nga dyqanet përmes “tezgave” shitëse e deri tek dhomat tona të ndejave, fjetjeve e fëmijëve. Që e keqja të mos përfundojë këtu, njeriu sheh sesi e kapim, zëmë njëri-tjetrin pikërisht në këto dyqane, duke blerë këtë mall dhe pastaj ankohemi... po, po, ankohemi sesi “bota” a “Perëndimi” po na e nxjerr faqen e zezë për mënyrën e të jetuarit dhe të konsumuarit. Nga restorantet në të cilat vazhdojmë të pimë cigare (përkundër “ndalesave”) e deri tek filmat e muziçkat të cilat na i do qejfi që t’i blejmë sa më lirë dhe sa më shpejt. Ta Hollywood-izojmë veten tonë. Në mes të Prishtinës. Në cep të Gadishullit. Në Hinterhof të Europës. Të kuptohemi: nuk është që edhe shtetet e kombet tjera, me shumë më shumë takëm, kanë probleme piraterie dhe (mos)mbrojtje të të drejtave të autorit. Por në ato pjesë të asaj bote të civilizuar ka mënyra të sofistikuara por edhe efektive të luftimit të këtyre dukurive. Apo ta kemi harruar sesi FBI-ja amerikane me një aksion të shpejtë si vetëtima pushtoi ishullin e Zelandës së Re për të arrestuar gjermanin e njohur si Kim Dotcom (e që quhet Schmizt), i cili industrisë së filmit në Hollywood, për disa vite sa mbajti serverin e tij Megauploud i pati shkaktuar një dëm prej disa miliarda eurosh! Ai server sot është gjysmë i vdekur dhe Kim Dotcom zor që do të mund të bëjë edhe më tej të njëjtin biznes. Së paku jo si deri më tashti. Këso fenomenesh e gangsterësh të cilët në “emër” të lirisë së shprehjes bien trup e tërthorë botës për të gjetur strofullat e tyre prej ku më pas në “emër” të po asaj lirie fitojnë miliona e miliona dollarë a euro, ka patur, ka dhe do të ketë. Por ata përcillen, luftohen dhe nxirren para gjyqit. Gjithandej ku ka shtete dhe ligje. Por që të jemi të sinqertë: edhe nëse njeriu do të aprovonte këtë punën e këtyre platformave të mëdha të Kim Dotcom-ëve s’ka si të mos e vërejë një dallim esencial, bile-bile të pakrahasueshëm me tonin. Sepse ajo që Kim Dotcom-i dhe shokët e tij ofrojnë ka bile kualitet. Është një diçka që njeriu edhe mund ta shohë dhe dëgjojë, shijojë dhe ndiejë. Kurse kjo që këta “Kim”-ët tanë ofrojnë në shumicën absolute të rasteve ose është kualitet çorbe ose nuk ia vlen fare të shihet a dëgjohet. Të mos flasim këtu për mënyrat përkatësisht “kualitetin” e mallit që ta ofrojnë: nga kualiteti i DVD-ve, xixat që dalin e deri tek titrim-përkthimet, të cilat shihet qartë që janë bërë nga njerëz që s’i kanë kryer as tetë vjet shkollë! Krejt këto janë të diskutueshme dhe çështje morali ndër ne- kur pranojmë të fusim këmbën në këto “dyqane” (gjë që kurrë në jetën time s’e kam bërë dhe s’e kam ndërmend ta bëj!) por ajo, ajo që më së shumti irriton në këtë drejtim është arroganca e këtyre “vetë/prodhues/shitësve” ambulantë të filmave e muzikës pas aprovimit të ligjit në fjalë. Mënyra sesi ata në “reagimet” për mediat e Prishtinës flisnin dhe krekoseshin për atë që “nuk u ha palla” se çfarë Qeveria thotë dhe aprovon… dhe se ata do të vazhdojnë me “punën” e tyre. Këtu, sidomos këtu duhet ndalur dhe vënë gishtin kokës. Mirë që këta reagojnë kështu sepse me ato punë mbajnë ndoshta familje apo të afërm dhe ushqejnë veten e tyre. Por të ketë rënë kaq poshtë ky katundi ynë që më askujt, ama askujt të mos i ha “palla” për një vendim qeverie.. i cili do që njëherë e përgjithmonë t’ia heqë një njollë të madhe këtij vendi?! Piraterinë pra! Dhe ajo pirateri fillon ngado dhe çdo mëngjes, mesditë e mbrëmje, rrugëve e rrugicave të Prishtinës, Pejës, Gjilanit a Gjakovës… Arsyeja pse ndjehen të fortë natyrisht që është afër zemrës. Ata janë aty sepse ne i duam t’i kemi aty. Sepse ne kërkojmë “shërbimet” e tyre. Epo, na bëfshin mirë. Sepse në këso rastesh, as Qeveri e as dreq i mallkuar nuk mund t’i ndihmojë një populli e aq më pak një kulture- kur ky/kjo s’e do këtë gjë!


E hënë 8 tetor 2012 www.mapo.al

MAPO

“Në Spaç e në Ballsh kam njohur persona që e kishin pasion spiuninë. S’mund të jetonin dot asnjë çast pa menduar si të gjenin një rast për të informuar. Dhe shkruanin, shkruanin gjithë ditën, e në më të shumtën e herës ca gënjeshtra, ... mitomanë që ndihmojnë me gënjeshtra për të mbajtur gjallë terrorin”, shkruante Ngjela një të diel prilli të ’85, për grafomanët mitomanë që vazhdonin luftën e klasave në burg. Ndërsa për vete, nuk ta thotë, por i pëlqen ta dëgjojë se është tregimtari që ndihmon të mbash gjallë kujtesën. Sepse mesa duket, kjo është thembra jonë e Akilit. Ne nuk mbajmë mend. — Rudina Xhunga

E drejta për të treguar e Spartak Ngjelës U

në jam i bindur se një ditë njerëzit do t’i marrin vesh të gjitha. Ato do të tregohen. Dhe ne që jemi të pafajshëm, duhet të dimë mirë një gjë: duke na burgosur me vite të tëra pa asnjë faj, duke na keqtrajtuar g jer në poshtërim e uri, në të njëjtën kohë na kanë dhënë një mundësi të madhe: të drejtën për të treguar…” Kështu shkruante Spartak Ngjela në fletën e ditarit të 9 majit, e mërkurë 1984. Një fletë e papërfshirë në librin e tij për burgun. Në fakt nuk ka përfshirë asnjë fletë ditari, asnjë letër burgu, asnjë kujtim patetik. Avokati është sfidant, jo viktimë. Kur i them që duhet t’i fusë patjetër, në ribotim, më bën të besoj se gaboj, ngaqë si gjithë femrat bëhem me viktimën. Mëshiroj kë ankohet. Ngjelës nuk i pëlqen të ankohet në vëllimin e dytë, që pason të parin me të njëjtin titull: “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, të cilin UET Press e nxjerr në librari këtë javë. Nuk është as Guliver, as Odise, është mjaftueshmërisht Ngjela, që rrëfen udhëtimin e Ngjelës së ri, në ferr. Nga blloku i parajsës së vëllimit të parë, direkt në burgun e ferrit. Nga udhëtimet në Paris, në Spaç edhe Ballsh. Pse, çfarë ndodhi, çfarë bëri? Sonte në mbrëmje po pres me shumë kënaqësi ta dëgjoj në studion e emisionit “Shqip”. Ai është vetë audienca, kur bën debat. Sonte do të jetë ndryshe. Do të vijë për të rrëfyer. Fjala rrëfim e ka humbur kuptimin në televizionet tona, sepse nuk mund të ketë rrëfim kur nuk ka njerëz. Njerëzit që kanë ende për të thënë, kanë mbetur pak në këtë vend. Të shumtët janë të padurueshëm. Por Spartak Ngjela nuk është nga të shumtët. As historia e tij nuk është nga të shumtat. Jo për faktin se është e rrallë. Por ai e ka përjetuar me aq krenari dhe di ta tregojë me aq dinjitet, sa e bën të rrallë. Nuk e di ende nëse avokati është iluzionist apo ëndërrimtar, apo dashnor i fjalës, apo tjetër. Dhe nuk më është e rëndësishme çfarë njerëzit janë, por çfarë ata ngacmojnë tek unë. Ngjela është nga ata që të shtyn sinorët. Kufijtë e imagjinatës, të harresë, të debatit. E bën aq lehtësisht, aq normalisht sa ti pas bisedës me të, e quan produkt tëndin, idenë e tij. Jo, është kimi e bisedës me Spartak Ngjelën. Ky yni është një vend dhe kjo jona është një kohë ku çfarë të mungon më shumë është orientimi. Jemi si në një rrugë pa semaforë e vija të bardha, ku përplasen makina e njerëz dhe ti s’kupton më kush është fajtori e kush viktima. Ngjela nuk është as semafor, as vijë e bardhë. As mëton të jetë. Por

koment Rudina Xhunga

“Në Spaç e në Ballsh kam njohur persona që e kishin pasion spiuninë. S’mund të jetonin dot asnjë çast pa menduar si të gjenin një rast për të informuar. Dhe shkruanin, shkruanin gjithë ditën, e në më të shumtën e herës ca gënjeshtra, ...mitomanë që ndihmojnë me gënjeshtra për të mbajtur gjallë terrorin”, shkruante Ngjela një të diel prilli të ’85, për grafomanët mitomanë që vazhdonin luftën e klasave në burg. Ndërsa për vete, nuk ta thotë, por i pëlqen ta dëgjojë se është tregimtari që ndihmon të mbash gjallë kujtesën. Sepse mesa duket, kjo është thembra jonë e Akilit. Ne nuk mbajmë mend.

ka stofë, ka sfidë. Di të thotë jo, di të mos pranojë ta fyejnë. Di të të nxisë krahasimin me ç’burra politikë ka përreth. Duke e lexuar, të bëhet edhe i besueshëm. Duke e lexuar, unë iu riktheva kohës së regjistrimit të dialogut të tij me Berishën. Kush tjetër veç Ngjelës mund ta bënte?! Këtë bën edhe në libër. Nuk ka frikë të tregojë, të sfidojë. Edhe veten. Nuk kam lexuar së fundmi kujtime politikanësh shqiptarë që nuk gënjejnë, ose nuk zbukurojnë, ose nuk mendojnë përse iu shërben ajo që do të thonë më pas. Ngjela nuk i jep llogari as vetes për çfarë do të thotë. Nuk shqetësohet, kë do të shqetësojë. Nuk kërkon asgjë nëpër rreshta. Kërkon vetëm të tregojë. Dhe ia del. Ia del të tregojë burgun e tij. Burgun e një burri të çuditshëm, që nuk ke për ta njohur dot, nëse nuk e lexon. Po qe se do ta njohësh. Me gjithë largësinë dhe distancën që ai ka nevojë të krijojë mes vetës dhe teje si lexues. (Distancë higjienike e quante Arbën Xhaferi). Dhe sërish nuk e njeh dot plotësisht, por një ide më shumë e krijon, nëse ia del të hysh në ato faqe, nëpër ato dhoma, ato burgje, ato monologje të brendshme, ato dialogje me njerëz të mençur e të çmendur, që popullonin Burrelin e viteve të burgut të Ngjelës. Njerëz që flasin për kapitalizmin, socializmin, Enverin, Marksin, Kinën, marrëdhëniet ndërkombëtare, fenë, nacionalizmin. Njerëz që jo të gjithë ia dolën të dalin. Edhe kush doli, mbeti aty gjithsesi, në Burrel. Aty ku hyn e s’del. At y ë s h t ë e n d e S h p ë t i m Karamuça. Ndonëse fizikisht lëngon në grevën e urisë, pa pranuar të shkojë në spital. Ai s’ka ç’të kurojë. Kanceri i tij është Burreli. Ka qenë bashkë me Ngjelën atje. Ka qenë gjithë besim e shpresë kur la burgun. Tani s’ka as zë për të treguar. Ngjela ka zë. Ka edhe detyrimin të tregojë. Edhe për Shpëtimin, edhe për Daut Gumenin, edhe për... Siç di vetëm ai, burri që të sfidon ta lexosh. “Në Spaç e në Ballsh kam njohur persona që e kishin pasion spiuninë. S’mund të jetonin dot asnjë çast pa menduar si të gjenin një rast për të informuar. Dhe shkruanin, shkruanin gjithë ditën, e në më të shumtën e herës ca gënjeshtra, ...mitomanë që ndihmojnë me gënjeshtra për të mbajtur gjallë terrorin”, shkruante Ngjela një të diel prilli të ’85, për grafomanët mitomanë që vazhdonin luftën e klasave në burg. Ndërsa për vete, nuk ta thotë, por i pëlqen ta dëgjojë se është tregimtari që ndihmon të mbash gjallë kujtesën. Sepse mesa duket, kjo është thembra jonë e Akilit. Ne nuk mbajmë mend.

Në LSI nuk ka të humbur, por vetëm të fituar koment

Geron Ibrahimi

Çështja nuk është a fiton Luan Rama apo Ilir Meta. Çështje nuk është a fiton apo nuk fiton LSI në 2013... Çështja nuk është u takua Ilir Meta me Edi Ramën; me kë do të jetë LSI në 2013-ën etj., etj.

K

ur u afrova me Lëvizjen Socialiste për Integrim isha ende student dhe më kujtohet si sot dita kur një mik më tha krejt rastësisht se po hapej zyra e LSI-së dhe se kërkoheshin djem e vajza të rinj, të cilët kishin një ideal të majtë pa krimbin e korrupsionit, në atë kohë fytyrë e qeverisjes socialiste. Kurioziteti ishte më i fortë atëherë sesa arsyetimi apo ndonjë kalkulim interesash pragmatist. Askush nuk ishte optimist në atë kohë se Ilir Meta do ia dilte, madje shumë më thanë “tani që po mbytet anija shkove ti?!” Por kur je i ri ndodh që shpesh të bëhesh me anijet që luftohen nga të gjitha anët e detit, është prirja shko atje ku të gjithë po të thonë jo. Skepticizmat për Lëvizjen ku bëj pjesë s’kanë munguar deri vonë. Ishin tek-tuk pas koalicionit të 2009-ës por që më pas, koha jo vetëm i fshiu, por ndjesat edhe pse të paartikuluara por të kuptueshme mirë nga krerët e PS-së dëshmuan se LSI nuk ishte delja e zezë, por një anije e luftuar padrejtësisht dhe një nga ato anije që gjithmonë ka ditur të kthehet në liman e rinis sërish udhëtimet e saj, pa pritur ditët me diell e pa u trembur nga shtrëngatat. Pikërisht në kohën kur pikëpyetjet, ndjesat dhe përkushtimi i rivalëve për të qenë pranë  asaj force që tashmë quhet “The King maker” janë shtuar si metastaza (jo domosdoshmërisht kancerogjene), LSI shpalli garën për kreun e partisë. Ilir Meta dhe Luan Rama garojnë për kryetarin e Partisë. Do thoni ju, pa u bërë gara e dimë fituesin se kush do të jetë. Gara nuk po zhvillohet për të treguar se kush do të jetë fituesi, e sigurisht, as suspansa nuk është qëllimi i saj. Në një proces të tillë, ajo çka duhet parë në këtë histori është demokracia dhe kuraja që brenda kësaj forca gjendet. Kurajë politike që kthehet në aksion e sigurisht pretendon respekt e vlerësim. Çështja nuk është a fiton Luan Rama apo Ilir Meta. Çështje nuk është a fiton apo nuk fiton LSI në 2013... Çështja nuk është u takua Ilir Meta me Edi Ramën; me kë do të jetë LSI në 2013-ën etj., etj. Çështja qëndron në faktin se roli i kësaj force ka kaluar kufijtë dhe ka thyer disa mite të kalbura politike. Është përtej kompromiseve të vogla dhe të fryra me ballkanizma dhe interesa të vegjël. Suksesi ose çështja qëndron tek kuraja për të respektuar ligjet, demokracinë që kërkon koha ku jetojmë. Standardet janë më të rëndësishme sesa vetë rezultati i çdo pikësynimi. Nuk ka rëndësi ç’do thotë Brukseli në tetor, por mënyra si do e thotë dhe mënyra si Shqipëria dhe politika kanë ndërvepruar kur LSI në asnjë rast nuk është bërë forca pengesë. Pavarësisht stërkëmbëshve politikë, LSI dhe lidershipi i saj kanë bërë thirrje vetëm për integrimin dhe parimet e demokracisë. Kush më shumë është qëlluar në ballë se LSI? Sa skenarë janë ngritur netëve për ta zhdukur këtë forcë që gjeneronte simpati në popull. LSI është si një kockë e fortë në pushtetin qeverisës. Kjo, jo sepse ne kemi një shkop magjik të cilin e mban kryetari në zyrë apo një llambë Aladini. Kemi përtej zyrave, ministrive dhe drejtorive (të gjitha të përkohshme) votues që besojnë në premtimet e mbajtura. As edhe një votues nuk është larguar nga LSI dhe këtë jo vetëm e dëshmoi më së miri 8 Maji, madje-madje e solli edhe më suksesshëm. Sepse siç thotë populli, “bëje në det dhe gjeje në kripë”.

19 11


20

MAPO

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

Dorëheqja

sport

Dede: Humbja për fajin tim, largohem Nevil Dede është larguar nga detyra e tij si trajner i Luftëtarit dhe për këtë ka mjaftuar humbja me Besën në Gjirokastër. Trajneri tiranas, që ishte në vitin e tij të dytë në drejtimin e skuadrës jugore, nuk e ka kapërdirë humbjen, mbi të gjitha për mënyrën sesi kishte ardhur ajo, ndaj, sapo është

mbyllur sfida ka deklaruar për mediat se ka vendosur që të largohet nga drejtimi i skuadrës. “Skuadra nuk iu përgjigj asaj që unë kërkova dhe për këtë përgjegjës jam vetëm unë,” ka deklaruar Dede jo pak i mërzitur me gjithë situartën që prodhoi fusha e lojës. Me drejtimin e Nevil Dedes

skuadra gjirokastrite ka mundur të grumbullojë shtatë pikë, dy fitore, një barazim dhe tre humbje. Mes rezultateve më të spikatura, padyshim që mbetet triumfi 4-0 ndaj Teutës. Si për koiçidencë, kjo humbje i kushtoi stolin Hasan Likës, që u shkarkua nga presidenti Hysenbelliu.

Besa e Vllaznia, ‘pullë poste’ kreut të tabelës Një gol i Dragoit u ka mjaftuar kuqebluve për të mposhtur Laçin. Teuta merr maksimumin në Krujë sikundër kavajasit në Gjirokastër Besa ka tronditur Gjirokastrën me fitoren 2-0, duke sjellë edhe shkarkimin e trajnerit Nevil Dede. Morali tek të dyja skuadrat ishte i lartë. Luftëtari vinte pas fitores 3-0 në Fier, ndërsa nga ana tjetër kavajasit pas barazimit heroik në Tiranë 1-1. Sa i takon lojës së zhvilluar, në tetë minutat e para janë verdhezinjtë që marrin iniciativën dhe shqetësojnë mbrojtjen bluzi. Por vetëm kaq, sepse më tej gjithcka vihet nën kontrollin e të besuarve të Nevil Dedes, që organizohen mirë në mesfushë dhe dalin rrjedhshëm në fazën ofensive. Në minutën e 11-të është Ramadani, që që gjuan nga rreth 20 metra, por pak mbi traun e portës kavajase. Nuk kalojnë shumë, teksa në minutën e 13-të, Nikolic i jep një asist Çaços, që godet fort, por topi përplaset në trupin e portierit mik, Hoxha, e përfundon jashtë. Besa aplikon një mesfushë të ngjeshur, duke mos e lejuar Luftëtarin të organizohet e të ftillojë sulmin e rrezikshëm, ndaj repartet e gjirokastritëve nuk gjejnë koordinimin e duhur. Pjesa e dytë nis me gol për miqtë, teksa një goditje këndi shkon në kokën e malazezit Pedrag Poçuça, që e përplas fillimisht në tokë e prej andej përfundon në rrjetën e Selimajt, i pavëmendhsëm në këtë rast, ashtu si edhe mbrojtja e vet. Reagimi i bluzinjve është i menjëhershëm dhe i fuqishëm, pasi nuk pajtohen me disavantazhin, megjithatë i mungon qetësia dhe qartësia taktike. Kavajasit vijojnë të mbrojnë në thellësi, duke ngritur një mur të pakalueshëm që në mesfushë, cka e mban portën e Hoxhës të paarritshme për vendësit. Duhej të vinte minuta e 77-të, kur shkodrani Rraboshta t’i afrohej ndjeshëm golit të barazimit. Sulmuesi bluzi godet shtyllën e portës së Hox-

Superliga

Java VI Të shtunën Apolonia – Bylis Kukësi – Tomori Skënderbeu – Shkumbini Flamurtari – Tirana Të dielën Luftëtari – Besa Kastrioti – Teuta Vllaznia – Laçi Renditja Skuadra 1) Skënderbeu 2) Tirana 3) Besa 4) Vllaznia 5) Kukësi 6) Teuta 7) Laçi 8) Kastrioti 9) Luftëtari 10) Flamurtari 11) Bylis 12) Shkumbini 13) Apolonia 14) Tomori

N 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6

F 4 3 3 3 2 3 2 2 2 1 1 1 0 0

B 2 3 2 2 4 1 2 2 1 3 2 2 3 1

0-1 3-1 2-0 1-1 0-2 0-1 1-0

H 0 0 1 1 0 2 2 2 3 2 3 3 3 5

P 14 12 11 11 10 10 8 8 7 6 5 5 3 1

hës, por nuk barazon dot shifrat, duke lënë kavajasit në epërsi, që vijojnë ta mbrojnë me fanatizëm golin e Poçuçës, të cilit i shtohet edhe goli i “nokautit” nga Dita, shënuar në minutën e 84-t, i asistuar nga Berisha, duke shtuar tri pikë të tjera në llogarinë e Besës, e cila e sheh veten tashmë në një “gjatësi vale” me Vllazninë, me nga 11 pikë secila. Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, dhe të besuarit e tij kishin udhëtuar drejt Krujës me synimin e vetëm, marrjen e pikëve të plota. Goli i mbrojtësit Akil Jakupi, shënuar në minutën e 70të. Përmes një roveshiate të bukur, mbrojtësi kryeqytetas mposht portierin vlonjat të Kastriotit, deri në atë minutë i pakalueshëm e shpëtimtar i vërtetë nga ndëshkimi i të tijve. Përfundimisht, “djemtë e detit” marrin një fitore të cmuar në një transfertë të vështirë, teksa e shohin veten tashmë në kuotën e dhjetë pikëve, në pozita të mira në klasifikim, ndërsa krutanët mbeten në kuotën e 8 pikëve pas 6 javësh kampionat. Vllaznia dhe Laçi kanë dhuruar një spektakël të vakët, megjithatë, goli do

të dilte në dritë nga rumuni Dragoi, që kthehet kësisoji në shpëtimtarin e nderit kuqeblu. Futbollisti më i spikatur te Vllaznia e këtij sezoni mposht pas disa rastesh portierin kurbinas Bakaj, në minutën e 79-të. Çlirohet trajneri Duro në stolin drejtues, ekzaltohen edhe tifozët shkodranë në stadium, sepse skuadra e tyre është tashmë afër kreut, në kuotën e 11 pikëve, një më pak se bardheblutë dhe tre më pak se korçarët.

Fetel, perandor në Japoni! Alonso përfundon jashtë Reduktohet diferenca mes spanjollit dhe gjermanit në vetëm 4 pikë Sebastian Fetel triumfon në Çmimin e Madh të Japonisë dhe në të njëjtën kohë hap garën për titullin kampion në këtë Botëror të Formula 1. Në cirkuitin e Suzuka, piloti gjerman i Red Bull ka dominuar të gjithë garën, duke e kaluar finishin përpara Masas dhe Kobajashit. I nisur nga vendi i parë, kampioni i botës në fuqi konfirmoi formën e shkëlqyer të tij dhe njëvendëshes Red Bull, dukshëm superior ndaj makinave të tjera rivale. Modifikimet e fundit kanë funksionuar në

mënyrën më të mirë për skuderinë austriake, ndërsa kombinimi më talentin e Fetel, për të gjithë të tjerët ka qenë e pamundur të rivalizonin. Pas këtij suksesi, piloti gjerman ka hapur garën për titull, ndërsa tani numëron vetëm katër pikë më pak se Fernando Alonso, i cili braktisi

garën që në kthesën e parë, pas kontaktit me Raikonen që e nxorri jashtë piste. Gjithsesi, Ferrari mund të krenohet me pilotin tjetër Felipe Masa, i cili kaloi i dyti vijën e finishit. Një pod i rëndësishëm për pilotin brazilian, i cili kërkon të bindë skuderinë italiane për të rinovuar kontratën e tij që skadon në fund të këtij viti. Një surprizë e vërtetë ka qenë vendi i tretë i Kamui Kobajashi. Piloti japonez i Sauber i bëri një dhuratë tifozëve japonezë, të cilët kanë parë bashkëatdhetarin e tyre të ngjitet në podin e fituesëve. Dështon McLaren, që pas paraqitjes së shkëlqyer në provat e lira të ditës së premte, në garën për Çmimin e Madh të Japonisë duhet të kënaqet me vendin e katërt të Xhenson Baton dhe të pestin e Ljuis Hamilton.

Merkato Nejmar: Unë te PSG? Do të isha i nderuar Superylli i Santosit, Nejmar nxit sërish spekulimet për të ardhmen e tij, duke deklaruar se do të ishte i nderuar të luante për Paris Saint-Germain. Prej kohësh flitet për një largim të mundshëm të brazilianit me destinacion Europën, ku lufta zhvillohet me Barcelonës dhe Real Madridit. Sulmuesi deklaroi për “Telefoot” se PSG është bërë një ekip i fortë me mundësi të mëdha financiare, megjithatë nënvizoi se ndihet i lumtur te Santosi. “Mendoj vetëm për të tashmen, për më vonë të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Ibrahimoviç është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ëndrra ime është të luaj përkrah lojtarëve si ai”, u shpreh Nejmar.

Marsejë, Remi te Liverpuli në janar Sipas medieve angleze, Liverpuli është në kërkim të një sulmuesi dhe ka identifikuar yllin e Olimpik Marsejës, Loik Remi si objektivin kryesor për afatin kalimtar të janarit. Remi ishte pranë largimit nga Marsejës edhe

gjatë verës kur kërkohej me ngulm nga Totenham Hotspur. Por, palët nuk arritën marrëveshje dhe ai mbeti në Velodrome. Tani, lojtari francez thuhet se kërkohet nga menaxheri i Liverpulit, Brendan Rodgers për të shërbyer mbulesë për Luis Suarezin në repartin ofanziv të Reds. Remi ka kontratë me Marsejën deri më 2015.

Falkao: Më pëlqen të luaj në Premierligë Sulmuesi i Atletiko Madrid, Radamel Falkao ka pranuar se mirëpret mundësinë e transferimit në Angli. Lojtari kolumbian vazhdimisht spekulohet me largim nga “Vicente Calderon” kurse si destinacion i ardhshëm për të është përmendur Premierliga ku kërkohet nga Çelsi. Falkao ka pranuar se nëse vendos të largohet nga Atletiko, do të mund të vazhdojë karrierën në Angli. “Anglia? Një ditë, mund të shkoj. Është ligë të cilën e përcjelli tashmë një kohë të gjatë dhe do të më pëlqente ta provoj”, deklaroi Falkao gjatë një interviste për The Times.


E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

Deklarata

sport

MAPO

21

Krojf: Mesi e Ronaldo, vite dritë larg të tjerëve Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Mançester Junajtid, Xhordi Krojf mendon se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë shumë larg lojtarëve të tjerë, kur bëhet fjalë për më të mirët në botë. Djali i legjendës holandeze, Johan Krojf, konsiderohet i kualifikuar për të dhënë vlerësime, duke marrë parasysh faktin se

gjatë karrierës së tij ka luajtur me yje si Romario, Hristo Stoiçkov, David Bekam dhe Roj Kin në Camp Nou dhe Old Trafford. “Është e vështirë të zgjedhësh mes tyre. Janë dy lojtarët më të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për numrin e golave që kanë realizuar. Bota e futbollit duhet të presë ende për dikë që të krahasohet me ata

sepse debati do të vazhdojë edhe për 3-4 vite të tjera. Mesi dhe Ronaldo janë vite dritë përpara pjesës tjetër të lojtarëve”. Eshtë ky mendimi i Xhordi Krojf cili duke folur më pas për Barcelonën, tha se loja e katalanasve varet nga lojtarët dhe është vështirë të ndryshojë, pavarësisht se cili është trajneri.

El Clasico mbyllet në paqe, por Barcelona mund të buzëqeshë Katalanasit, nën thirrjet për pavarësi të tifozërisë së tyre, kanë mundur të ruajnë 8 pikët e avantazhit ndaj Realit të Madridit

La Liga

Të premten Selta Vigo – Sevilja

2-0

Të shtunën Valekano – La Korunja Zaragoza – Getafe

2-1

0-1

Vajadolid – Espnjaol

1-1

Betis – Sociedad

2-0

Të dielën

Jeton Selimi

Levante – Valencia

1-0

Majorka – Granda

1-2

Përfundoi barazim, por mund ta themi me plot gojën se ishte Barcelona fituesja e El Clasicos të radhës. Jo vetëm sepse arriti të ruajë avantazhin +8 ndaj rivalit të përjetshëm, por edhe sepse arriti të bëjë një lojë bindëse, me gola e ritëm pavarësisht mungesave të shumta që kishte në mbrojtje. Vilanovës do t’i duhet që të bëjë pa dyshen e qendrës, PikePujol, të dy të dëmtuar, ndërsa sfida ishte në 0-1 për Realin, do të shohë edhe Dani Alvesh të largohet për arsye shëndetësore. Nga ana tjetër, Murinjo do të hedhë në fushë më të mirët e mundshëm, duke kërkuar që të bëjë një goditje nga ato të hidhurat ndaj armikut më të madh. Dhe siç e thamë, ishte 0-1 pas golit të Ronaldos, që mposht në shtyllën e tij Viktor Valdez. Janë minuta të mira për madrilenët, që do të hanë me dhëmbë edhe dy raste të tjera për shënim si dhe shtyllën e Benzemas. Pas kësaj situate janë të zotët e shtëpisë që nisin të kontrollojnë fushën dhe të qetësojnë tifozërinë e tyre që nuk harroi për asnjë çast të kërkonte nga tribunat e Camp Nou pavarërisë e Katalunjës. Një kombinim disi me fat për të zotët e shtëpisë do ta nxjerrë Mesin përbal-

Bilbao – Osasuna

Barcelona – Real Madrid

1-0

2-2

lë portës dhe argjentinasi do të rikthejë menjëherë barazpeshën. Barça ndez turbinat dhe nis të shtyjë drejt kuadratit të Kasijasit, por do t’i mungojë saktësia në çastet e fundit. Pjesa e dytë do të nisë pa ndryshime dhe do të jetë blaugrana. Barcelona lëshohet e gjitha në sulm dhe do të kërkojë golin e avantazhit, ndërsa Reali qëndron në pritje të kundërsulmit perfekt. Loja e të zotëve të shtëpisë është e rrjedhshme dhe, pavarësisht presionit afër zonës, situata do të zgjidhet nga një goditje dënimi. Është Ksabi Alonso ai që do të shkaktojë faull ndaj asit argjentinas, ndërsa vlen të theksohet se lojtari spanjoll falet nga gjyqtari, pasi ndërhyrja e tij ishte mëse e ndëshkueshme me kartonin e verdhë, ndërsa Alonso e zotëronte një të tillë. Sidoqoftë është Mesi që bën të shpërthejë Katalunjën. Minuta e 61-të dhe Pleshti do të ekzekutojë në perfeksion goditjen e dënimi të fituar nga vetë ai. Kasijas hidhet më kot, ndërsa blaugranat

Premier Liga

Junajtid nuk lëshon pe, mposht Njukastëllin 3-0 Mançester Junajtid ka shënuar tre gola në shtëpi të Njukastëllit dhe nuk ka pësuar asnjë, duke regjistruar fitore bindëse në javën e shtatë të Premier Ligës. Në takimin e zhvilluar në “Sports Direct Arena”, skuadra vendase nuk luajti keq në fraksionin e parë, mirëpo pësoi dy gola falë aksioneve të sakta të kundërshtarëve. Një harkim nga këndi të Robin van Persit e shfrytëzoi Xhoni Evans, i cili shënoi me kokë golin e epërsisë për mysafirët (8’). Portieri vendas Harper mbrojti gjuajtjen e lirë të Uejni Runeit, mirëpo nga korneri pasues, Patris Evra e dyfishoi epërsinë e Djajve të Kuq (15’). Në gjysmën e dytë, Junajtid luajti edhe më mirë, ndërsa arriti të shënojë vetëm një herë. Tom Kleverli dërgoi një top në formë harkimi, i cili përfundoi në rrjetë (71’). Mançester Junajtid mban pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Mançester Sitin që gjendet një

vend më poshtë, ndërsa është katër pikë prapa liderit Çeslit. Krizë të Liverpuli Mesfushori Stjuart Dauning ka kritikuar menaxherin Brendan Rodgers i cili dyshoi në gatishmërinë e tij për t’u bërë futbollist i rëndësishëm për Liverpulin. Rodgers sfidoi Dauningun të luftojë për të ardhmen e tij në klub pas një fillimi të dobët të aventurës së tij në skuadër. Por, Dauning ka theksuar se deklarata të tilla duhet të bëhen privatisht dhe jo në publik. “Isha i hidhëruar sepse guximi është i rëndësishëm. Duhej të ma thoshte mua dhe jo mediave. Nëse dëshiron ndërhyrje dhe vrapim poshtë dhe lart, kjo nuk është loja ime”, deklaroi Dauning.

festojnë. Barça duket se ka ndeshjen në dorë, por një vendosje e gabuar e mbrojtjes vendëse, do ta mbajë në lojë Ronaldon që shënon golin e barazimit në të 66-ën. Pas këtij momenti do të nisë fushata e radhës katalanase ndaj madrilenëve. Mesi me shokë do ta vënë në katror mbrojtjen kundër-

shtare, ndërsa depërtimet do të jenë aq të shpeshta, sa madrilenët nuk do të dinë kë të markojnë. Minutat e mbetura do të jenë plot emocione. Një aksion përrallor i Barcelonës, me topin që kalon disa herë zonën madrilene, nuk do të finalizohet me gol, sepse është traversa ajo që do ta ndalë sferën. Në fund, një kundër-

sulm perfekt do ta nxjerrë Pedron në pozicion të shkëlqyer, por topi do të qethë shtyllën dhe do të lejojë Kasijasin që të marrë frymë thellë për herë të fundit, sepse gjithçka mbyllet në barazim. Me këtë barazim, Barcelona ruan pozitat në krye me 19 pikë, 8 më shumë se Reali kampion.

Derbi i Milanos vishet zikaltër, Juve e Napoli ruajnë kryesimin Milani dhe Interi përballeshin në situata të ndryshme. Kuqezinjtë donin fitoren e prestigjit për t’u rikthyer në kampionat, ndërsa Interi donte tre pikët për të ruajtur distancën me Juventusin kryesues. Ndeshja do të nisë më mirë për zikaltërit, që do të shënojnë shumë shpejt. Që në minutën e tretë do të zhbllokohet derbi, ndërsa do të jetë Valter Samuel autor i golit, që do të shënojë në zhvillimet e një goditjeje të lirë. Ky do të jetë edhe goli i vetëm i sfidës, ndonëse mundësitë për të parë të tjerë do të ishin të shumta. Zikaltërit mund të kishin realizuar edhe njëherë me anë të Militos, që vetëm ai dhe Fryma e Shenjtë e dinë sesi gaboi. Pas këtij momenti, duket sikur do të zgjohet Milani. Madje do të shënojë, por goli do të anulohet nga kryesori pas një faulli të Emanuelson në dëm të Handanoviç. Në pjesën e dytë, Interi do të mbetet me 10 vetë pas të kuqes së Nagatamos, ndërsa kuqezinjtë, pavarësisht këmbënguljes së madhe, nuk do të arriijnë të shënojnë

dhe do të largohen kokulur nga ky derbi. Të tjerat

Juventusi ruan hapin e skuadrës kampione duke fituar edhe pse me vuajtje në fushën e Sienas. 2-1 shënoi rezultati në fund të 90 minutave ku djemtë e Kontes hasën jo pak vështirësi, madje duke rrezikuar edhe humbjen. Golit të shënuar nga Pirlo iu përgjigj Kalaio në fundin e pjesës s ë p a r ë . M ë p a s Juve nt u s rrezikoi disa herë por edhe Sie n a vuri në provë mbrojtjen bardhezi. Goli i fitores erdhi në minutën e 85-të pas ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit. Më këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 19 pikëve. Fitore me peshë edhe për Lazion që “shkërrmoqi” 3-0 Peskaran në transfertë me një dopietë të Kloses dhe një perlë të Hernanes. Ndërkohë, Torino u mund 1-0 në shtëpi nga Kajliari, Katania kaloi 2-0 Parman dhe Fiorentina u mjaftua me një gol të Jovetic për të marrë 3 pikët ndaj Bolognas.

Serie A Të shtunën Kievo – Sampdoria

2-1

Xhenoa – Palermo

1-1

Roma – Atalanta

2-0

Katania – Parma

Të dielën

2-0

Fiorentina – Bolonja

1-0

Peskara – Lacio

0-3

Siena – Juventus

1-2

Torino – Kajliari

0-1

0-1

2-1

Milan – Inter Napoli – Udineze


22

MAPO

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

Macja më e zymtë në botë

Fjalëkryqi klasik

‘Koloneli Mjau’ ka mijëra fansa në të gjithë botën, por shumë pak persona mund të kenë guximin për ta përkëdhelur nëse do e kishin pranë për shkak se pamja e maçokut nuk është aspak miqësore. Pikërisht zymtësia e tij e ka bërë Kolonelin të famshëm në Facebook, ku faqja e tij ka mbi 32 mijë LIKE. Mes përdoruesve të internetit ai njihet edhe si Diktatori. Fotot e postuara nga pronarja e tij shoqërohen me komente të tipit: “Vini re, të nënshtruarit e mi. Kam mësuar si të prek hundën time me gjuhë. Tani përkuluni para kësaj arritjeje!” Pronarja e maçokut tashmë synon që Kolonelin Mjau ta dërgojë në Los Angeles për ta bërë një yll të vërtetë

1

2

3

4

14

15

16

17

21

5

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Ktheni sytë tuaj drejt ditës së re dhe shikoni se çfarë është duke ardhur. Gjërat janë duke u dukur mirë për ju, dhe nëse ju mund të lundroni trendët e se nesërmes duhet të jeni në gjendje të mbani lart momentin tuaj.

DEMI (21/IV-20/V)

Ju duhet të merreni me dikë i cili me sjelljet e tij të këqija është duke krijuar probleme, ka të ngjarë në punë. Një kujtim i lehtë se ata duhet të sillen mirë mund të jetë e gjitha ajo që duhet, prandaj kursejini masat drastike.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Humori dhe opinionet tuaja janë të shpërqendruara tani, por shumica pozitive dhe shumica me vlerë për t’u eksploruar. Është një kohë e mirë për të rimenduar besimet kryesore dhe ide të tjera të mëdha,sepsejukeninevojë për hapësirë për të luajtur.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sot përpiquni që të punoni me intelektin e kolegëve tuaj në vend sesa me emocionet e tyre, pothuajse të gjithë përreth jush janë të mençur dhe të ftohtë. Kjo mund të funksionojë në avantazhin tuaj nëse ju jeni i shpejtë mjaftueshëm.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju mund të përshtateni me pothuajse çdo gjë, por më parë duhet të vendosni se kjo është ajo që doni në të vërtetë. E sotmja sjell një situatë që është e pa tolerueshme, por dhe një ndryshim mjaft të bukur të sjelljes suaj.

Provoni diçka të re sot, pavarësisht se çfarë. Rutinat mund të jenë shumë efikase dhe të rehatshme, por në dite si kjo e sotmja, ju jeni në të vërtetë në më të mirën tuaj kur jeni duke eksperimentuar të bëni gjëra të reja.

Ju keni filluar në të vërtetë ta merrni përzemërsisht atë person të ri, pavarësisht nëse ata janë të brendshëm ose kanë një interes dashurie. Energjia juaj sociale do t'ju ndihmojë për t’ua shpjeguar këtë të tjerëve të cilët nuk e kanë fare idenë.

Jeni duke u mërzitur me pamjen e gjërave përreth shtëpisë ose zyrës, por mos shkoni të blini një dyqan të tërë akoma! Ju keni nevojë ta bëni këtë një projekt bashkëpunues, nëse doni që me të vërtetë të funksionojë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Duhet të jeni në gjendje që të lidheni me të vërtet me njerëzit sot, ata mund t'ju shikojnë ju për atë çka ju jeni në të vërtetë dhe anasjelltas. Takimet dhe intervistat e punës duhet të shkojnë mjaft mirë, po ashtu dhe dhënia fund e armiqësive të vjetra.

Situata juaj e rrjedhjes së parave ka nevojë për vëmendje, por kjo nuk është aq e vështirë për ju. Për ndonjë gjë duhet të jeni në gjendje të nxirrni disa lekë me tepër nga paga juaj mujore ose të gjeni mënyra të reja për të kursyer nga buxheti juaj.

Energjia juaj mendore është pothuajse e përkryer sot, dhe ju duhet të jeni në gjendje të dilni me të gjitha llojet e ideve të bukura. Është një kohë e mirë për ju që t’i tregoni botës (dhe shefit tuaj) se nënkuptoni biznes.

Ju sot keni shumë gjëra për të cilat duhet të mendoni, veçanërisht në lidhje me të ardhmen tuaj. Kjo mund të jetë një gjë romantike, karriera juaj ose madje dhe një rrugë shpirtërore, por në një mënyrë ose një tjetër, ju duhetqë ta planifikoniatë.

8

22 25

28

9

11

12

19

20

27

30

31

34

33

32

35

39

36

37

40

42

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

24

26

29

38

10

23

41

43

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

44 46

45

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, bren-

1. Makineri e rëndë që shërben për të gërryer, ose për të shtyrë dheun. 2.

da të cilave gjenden farat. 7. Rregullim, ndreqje e diçkaje. 14. Përemër ve-

Kallëp që përdoret për të prodhuar sende në seri. 3. Gënjeshtra, mashtrime.

tor. 15. Martina, ish-teniste e famshme. 16. Pacino i kinemasë amerikane.

4. Në cep. 5. Qytet i madh në Greqi. 6. Mjet transporti. 7. Qytet në Itali. 8.

18. Vasili, gazetare e televizionit. 18. Skuadra Turke. 19. Përemër pronor. 21.

Industria Tekstile. 9. Me njolla, me pluhur. 10. Gatishmëria për të flijuar të

Përmasat, ose... 25. Ndërmarrje Ndërtimi. 26. Pablo, shlrimtar i famshëm.

mirën vetjake për të mirën e të tjerëve. 11. Reparti Okulistik. 12. Firmë e njo-

28. Ulje e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë. 30. Pjesëz

hur për pije freskuese. 13. Infermiere në maternitet. 20. Vëmendje e kujdes

mohuese. 31. Repart Italian. 32. Simboli kimik i hekurit. 33. Në fillim të er-

i veçantë që tregojmë për dikë a për diçka që ka rëndësi ose që na pëlqen.

rësirës. 35. Ndjenjë kënaqësie që kemi kur arrijmë të plotësojmë një

22. Autoriteti që ka dikush mbi dikë. 23. Tregu Europian. 27. Pranimi i hapur

dëshirë. 38. Klasifikimi, ose... 40. Erë e vrullshme dhe e ftohtë, shpesh ed-

i një të fshehte ose i të metave e i fajeve të veta, tregim i çiltër për veten.

he me borë a me shi të hollë. 42. Ent Monetar. 43. Ndalimi i makinës. 44. I

29. Pemë halore. 34. Një pije e ngrohtë. 35. Palltoja e barinjve. 36. Kafshë e

ka pusi në mes. 45. Dalje në ajër të pastër për t'u çlodhur. 46. Agjensi Mar-

vogël gjitare. 37. Notë muzikore. 39. Happësirë e gjerë me ujë të kripur. 40.

tesash. 47. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë.

Pak servil. 41. Fije pa rrymë.

Sudoku | nivel mesatar 9

9 4

6 7 8 7 2 4

LUANI (23/VII-22/VIII)

7

18

Facebook detyron pagesë për promovim të postimeve Facebook që nga fillimi ka deklaruar se “është pa pagesë dhe gjithmonë do të jetë”. Ende është – por jo në rast kur doni që më shumë nga shokët tuaj të shohin se çka ke për të thënë. Gjiganti i medias sociale, është duke futur në përdorim një shërbim të ri në SHBA i cili lejon përdoruesve të paguajnë për të promovuar postimet tek shoqëria e tyre, sikurse reklamuesit. Facebook ka testuar shërbimin e ri në Zelandë të Re, ku ka provuar shumë tipare të reja, dhe gradualisht është duke prezantuar këtë shërbim në më shumë se 20 shtete tjera. Kompania ka thënë të mërkurën që promovimi i postimeve si psh lajmërimi i një tregu të makinave, ngjarje bamirësie ose ndodhi të mëdha si fejesa, do të jetë në krye të faqes së lajmeve tek shoqëira juaj. Facebook nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtoj promovimi i postimeve, vetëm se ka thënë se është duke konsideruar një variacion çmimesh si pjesë e testimit të shërbimit. Megjithatë, të mërkurën, disa përdorues kanë vërejtur koston prej 7 dollarëve për çdo promovim.

6

1

6

3

4 5 7 9

4 6

7 4 1

1 5

9 8 5 3

1 6 8

6 9 8 8 3 5 9

2

5 3

2

8 5

7 4 2

7

8 3 2 5 1 2

9

4

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

Koha e fillimit ____:____

5 1

6

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

5

4

1

5

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

M

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 060, 145, 166, 201, 215, 230, 325, 326, 425, 436, 526, 532, 541, 632, 748, 854. Numra me 4 shifra: 0622, 1001, 1110, 1145, 1202, 2903, 3320, 4025, 5100, 6326, 8965, 9652. Numra me 5 shifra: 01569, 02635, 08592, 18127, 20123,

A

L

L

A

E K

A

R

K

A

L

I

U

N

S

A

I

A

D

E

N

G

M

O

J

A

L

E

C

I

N

A

J

E

Z

R

E

C

M

I

K

K

O

R

B

I

M

P

T

K

A

T

R

U

V

E

T

R

E

F

I

S

U

M

A

T

E

M

U

T

A

N

F

I

J

E

O

K

O M

J

A I

S

P

T

G

M

G

R

A

J

O

D

I

N

E

V

E

H I

A

Q

B

E

S E

M A

R

R

R

A

U

L

T

E

R

Z

I

I

M

I

Z

O

A

M

A

N

R Z

R

20854, 27154, 29022, 34461, 36425, 56847, 62532. Numra me 6 shifra: 115352, 150106, 215623, 251082, 251581, 263695, 314161, 395509, 427220, 485412, 496574, 534661, 625251, 640663. 4

9

5

6

3

2

0

1

5

2

4

7

8

5

9

6

5

8

8

8

7

4

8

5

7

4

5

1

4

5

1

2

0

1

5

2

6

3

2

5

9

6

5

2

6

3

2

5

8

8

8

7

4

5

4

1

2

1

0

7

1

2

5

6

5

2

3

2

0

3

2

6

3

2

5

9

6

5

2

3

2

1

4

5

5

2

1

5

9

6

5

8

7

4

8

4

1

4

1

0

0

1

1

1

2

0

3

2

2

6

3

8

5

9

6

5

2

3

2

0

1

5

2

5

6

3

2

5

8

7

4

8

4

7

4

1

5

1

5

9

6

5

2

3

6

5

9

8

5

4

7

8

4

5

2

1

4

5

3

2

0

1

5

9

6

5

2

3

1


faqja e fundit

SOT 1895

E hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

23

MAPO

8 tetor Lindi Ahmet Zogu, president e mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I, Skënderbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet të Matit, në shtëpi të fortifikuar të ndërtuar rreth shekullit të XV. Ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar 1920 – 14 nëntor 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator 1928 de fakto 7 prill 1939, pas pushtimit italian, ndër-

sa de jure më 2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë. Ai ishte djali i dytë i Xhemal Pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije Toptanin. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Pas vdekjes së t’atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri. Më 1 Shtator 1928, Asam-

bleja Kushtetuese proklamoi: “Mbret të Shqiptarëve” nën emrin “Zog I”[6]. Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony. Më 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

Günter Wallraff

50 vjet gazetari investigative

Në këtë mënyrë Günter Wallraff kishte mundësi t’i përjetonte lodhjet, mundimin apo abuzimet në botën e punës mbi trupin e vet, për t’i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij. Për ciklin e tij me titullin Reportazhe nga Industria (1963-1965), ai punoi si punëtor i zakonshëm në konvejerin e një fabrike ku prodhoheshin automobila apo në një kantier detar.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Günter Wallraff mbush 70 vjeç. Për mbi 50 vjet duke marrë identitete të tjera ai futej në fabrika, përjetonte abuzime mbi trupin e vet, për t’i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij. Edhe pse para dhe pas tij ka pasur gazetarë investigues, Günter Wallraff ka fituar një rëndësi të madhe për gazetarinë investigative, falë mënyrës së tij tipike të punës si gazetar investigativ, e cila është e mirënjohur, jo vetëm në Gjermani. Për gati një gjysmë shekulli ai i ka veshur vetes identitete të ndryshme dhe futej nëpër ndërmarrje për të mbledhur informacionet që i duheshin për reportazhet e tij, jo si gazetar, por si punëtor i zakonshëm. Në këtë mënyrë Günter Wallraff kishte mundësi t’i përjetonte lodhjet, mundimin apo abuzimet në botën e punës mbi trupin e vet, për t’i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij. Për ciklin e tij me titullin Reportazhe nga Industria (1963-1965), ai punoi si punëtor i zakonshëm në konvejerin e një fabrike ku prodhoheshin automobila apo në një kantier detar.

Madje gazetarit investigativ gjerman Günter Wallraff u hyri edhe mundimeve të punës me akord në një makineri për prerjen e tubave apo të fonditorit në një fabrikë çeliku. Pasi i kishte provuar këto lloj punësh vetë në kurriz ai përshkruan në reportazhet e tij kushtet e mjerueshme të punës nëpër fabrikat gjermane. Që në fillim të viteve 60-të Wallraff merrte mbi vete misione rraskapitëse për të tërhequr vëmendjen për kushtet e papranueshme të punës dhe të jetesës së punëtorëve, të të pastrehëve, apo të emigrantëve në Gjermani. Kjo prirje për të marrë identitete të tjera dhe për t’i provuar dallohej që në fillim te Günter Wallraff-i, tregon studiuesi i medias Bernhard Përksen nga Universiteti i Tübingenit: “Ka një shënim në ditarin e tij kur ishte në moshën 17 vjeçare, që thotë: “Unë jam maskuesi im i fshehtë, vë vazhdimisht maska të reja, për të kërkuar vetveten.” Në këtë kërkim të vetvetes Wallraff gjithmonë alternoi kërkimin e rolit tij si gazetar investigativ dhe shkrimtar. Qëllimi ishte i qartë që

nga fillimi, thotë gazetari dhe biografi i Wallraffit, Jürgen Gottschlich. Wallraff gjithmonë është përpjekur të trajtonte tema tabu dhe t’ia paraqiste ato një audience sa më të gjerë.” Dhe këtë edhe e ka arritur. Si me historinë për gazetën “Bild”, ashtu edhe me librin “Fare poshtë” për emigrantët turq në Gjermani, ai ka dhënë kontributin e tij, që është krijuar një vetëdije e re. “Në Suedi fjala “wallraffen” ka hyrë madje në fjalorin zyrtar, me kuptimin “zbuloj diçka, hedh dritë mbi diçka”, - sqaron Bernhard Përksen. “Në fakt, pas gjithë atyre që kam përjetuar, pas gjithë atyre pengesave, pas gjithë atyre situatave të rrezikshme për jetën dhe aq shumë armiqsh unë nuk duhet të isha më në jetë” - thotë gazetari investigativ. Librin e tij bestseller “Fare poshtë” që u botua në vitin 1985 ai e shkroi pasi duke u hequr sikur ishte punëtor emigrant turk, me emrin Ali, i përjetoi vetë përvojat dhe problemet me të cilat përballen emigrantët në Gjermani. Ky libër vazhdon të lexohet edhe sot në shumë vende.

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Ditëlindjen e tij ai do ta festojë sikurse thotë me të bijat: “Unë kam pesë vajza fantastike nga tri martesa me nëna të mrekullueshme. Ato të gjitha duan ta festojmë ditëlindjen së bashku. Unë gjithashtu.” Ai tregon se nuk i pëlqen të festojë ditëlindjet dhe sidomos ato jubilare dhe se në raste të tilla shpesh një natë përpara është “zhdukur”. Dhe Günter Wallraff dukset se ka përvojë me zhdukjet e papritura. Kështu me rastin e 50-vjetorit të ditëlindjes botuesi i tij kishte përgatitur për të një festë të madhe. “U bëra keq”, thotë Wallraff, sepse “kur ka grumbullime njerëzish e ndjej veten jashtë mase keq”. Prandaj në vend që të merrte pjesë në ceremoninë festive ai shkoi në Rostock-Lichtenhagen, ku një grup vietnamezësh mezi sa i kishte shpëtuar një sulmi me sfond ksenofob, dhe e kishte festuar ditëlindjen me ta. Ndryshe nga 50-vjetori për ditëlindjen të 60-të ai kishte përgatitur një ceremoni. Në këtë ceremoni ai ja dhuroi të hollat që kishte marrë prej sigurimit të jetës një shkollë për vajza në Afganistan. Marrë nga DW

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e hënë, 8 tetor 2012 www.mapo.al

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 9 (256), VITI VII BOTIMIT TETOR 2012 ÇMIMI 300 LEKË

ALBERT P. NIKOLLA

NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESË ARTUR ZHEJI

HAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPES RAPORTI BRITANIK ‘23

MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE PERSIDA ASLLANI

KËRKOHET NJË HEROINË

E PËRMUAJSHME

LIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

PËR BURGUN DHE HISTORINE Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë. Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri


Gazeta Mapo