Issuu on Google+

Faqe 12

Skandali Bossi, katër universitete private: Të hetohen të gjithë Rektorët e Konsorciumit Universitar Shqiptar i kërkojnë qeverisë hetime në të gjithë sektorin e arsimit të lartë jopublik, për të qartësuar dyshimet si dhe reforma që garantojnë cilësinë

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 7 maj 2012. Numër 563. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Në francë fiton hollande, greqia në duart e komunistëve e neonazistëve Socialistët francezë kthehen në Elize me Fransua Hollande, ‘thyhet’ Sarkozy. Në Greqi rrëzohen gjigantët e PASOK dhe Demokracisë së Re. Tadiç e Nikoliç në balotazh në Serbi

FAQE 6-7

Ish-ushtarakët, 102 emrat e rinj që marrin pensionet ISSH publikon listën e re të përfituesve për pensionet suplementare dhe të parakohshme FAQE 20

Grabitet selia e PS, sulmohet dhe serveri i të dhënave Dy vjedhje brenda pak ditësh kanë alarmuar selinë rozë që s’ka bërë denoncim në polici. Hajdutët kanë marrë telefona dhe aparate fotografikë, si dhe kanë tentuar të hapin derën e dhomës ku ndodhet baza e të dhënave kompjuterike. Pas grabitjeve instalohen kamera vëzhgimi brenda dhe jashtë godinës. Faqe 3

FSHF: Për plumbat në Peqin presim relacionin, Sula: Dorëzoj mandatin

Kamera e instaluar mbi hyrjen kryesore të PS

Gjendet e masakruar në Itali 30-vjeçarja shqiptare

FAQE 9

op-ed / 10-11

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduart Prodani deklaron se gjithçka është në dorë të Komisionit të Disiplinës, që do të shqyrtojë materialet e gjyqtarit, vëzhguesit dhe

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Pusulle

koment Edison Ypi

Historia e pusulles shqiptare zë fill me një episod modest. Me një pionier me yll në ballë, pra me...

Një udhërrëfyes i dorës së parë në mitologjinë greke

FAQE 16

Me libër shtëpie

Intervista

Flet Zv/drejtori i Përgjithshëm i QKR-së, Raimond Cimbi. Pse interesi i shqiptarëve për një biznes mbetet i lartë

se gruaja ka nevojë për kujdes, pasi vuan nga depresioni; një ditë pas krimit ajo tentoi vetëvrasjen në qeli Faqe 4

recensA e preç zogajt

Një lajm që qarkullonte pardje, të shtunën, në disa portale të koment Shkëlzen Maliqi internetit...

8

Shkumbini dhe tifozi i tij më i zjarrtë, Dashnor Sula, përfundojnë në syrin e ciklonit përsëri. Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk kërkon që të nxitohet dhe do të presë me qetësi vendimin e Komisionit të Disiplinës. Sekretari i Përgjithshëm, Eduard Prodani, konfirmon për gazetën “Mapo” se nuk do të ketë asnjë prononcim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë... Faqe 5

Vrau të shoqin dhe të dashurin, burg për 31-vjeçaren nga Tropoja Prokuroria kërkon mbajtjen në qeli të 31-vjeçares, edhe pse ka dyshime për një vrasës tjetër. Avokati pretendon

Shën Gjergji “katastrofik”

Cimbi: Kriza, Shqipëria një oaz për investitorët e huaj

delegatit të ndeshjes. Deputeti Dashnor Sula: Ishin fishekzjarrët e Bashkisë! Dorëzoj mandatin, sepse e kam aq burrëri. Edi Rama: Në Shqipërinë e Saliut, deputeti qëllon me armë

economicus / 11 Adrian CIVICI

Franca, votë sfiduese apo kthesë historike? Francezët i dhanë fund dilemës së tyre presidenciale. Në pesë vitet e ardhshme, në krye të pallatit Elysée, një nga rezidencat presidenciale më të bukura në botë, do të jetë socialisti Francois Hollande. Mbas një beteje të ashpër elektorale, ku si rrallë ndonjëherë në historinë politike moderne të Francës nuk u kursyen epitetet e rënda apo sharjet reciproke ndërmjet dy kampeve kryesore rivale politike, mëngjesi i “një dite më pas” ka lënë pezull një pyetje të vështirë: një votë sfiduese apo një kthesë historike? Për “cilën Francë u votua”? Për një Francë të fortë, lider në Europë dhe në botë... apo për një Francë, tashmë pa shkëlqimin e dëshiruar dhe...


2 02

MAPO

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

politika

2

herë është shtyrë afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore

15

Reforma zgjedhore, PD-PS nisin diskutimet për KQZ Eksperti demokrat i komisionit të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se po diskutohen variantet lidhur me përbërjen, zgjedhjen dhe kompetencat e komisioneve zgjedhore në të tria nivelet Pavarësisht ngërçit të krijuar për shkak të kutive të materialeve zgjedhore, demokratët dhe socialistët kanë nisur diskutimet për të gjetur një zgjedhje të pranueshme për atë që konsiderohet dhe si pika më e rëndësishme e të gjithë reformës elektorale, administratës zgjedhore. Është eksperti demokrat i komisionit të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi ai që ka konfirmuar dje se kanë nisur diskutimet edhe për përbërjen apo mënyrën e funksionimit të të gjitha komisioneve, përfshi këtu edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Ajo që mbetet është administrata zgjedhore. Ka filluar diskutimi dhe për elemente të caktuara, qoftë për nivelet e mesme e të ulëta të administratës zgjedhore, apo dhe KQZ. Po kështu dhe për kompetencat, pra një përmirësim dhe një qartësim i kompetencave”, - shprehet Bylykbashi, por pa bërë të ditur më shumë elementë nëse do të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, apo do të ketë një riformulim të përbërjes dhe mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve në komisio-

net e dyta dhe të treta. Megjithëse në mbledhjen e fundit të komisionit të reformës u vu re një ndarje e madhe e palëve në çështjen e kutive të materialeve zgjedhore, eksperti demokrat shprehet optimist se janë të gjitha mundësitë që reforma zgjedhore të mbyllet brenda datës 15 maj. “Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që duke bërë propozime të arsyeshme brenda rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe pa kërkuar gjëra absurde apo ekstreme, të cilat janë politikisht të papranueshme, afati i 15 majit është absolutisht i mjaftueshëm”, - u shpreh Bylykbashi. Ndërkohë që duke iu referuar çështjeve për të cilat palët kanë rënë dakord, ai ka evidentuar si tepër të rëndësishme futjen e teknologjisë në kontrollin e mjeteve të identifikimit, si dhe në numërimin e votave. “Në procesin e votimit është futur pajisja, e cila regjistron automatikisht të dhënat e marra nga dokumenti i identitetit të zgjedhësve, duke shkurtuar procedurat dhe kohën në qendrat e votimit. Një ndryshim shumë i rëndësishëm është dhe futja e

Është rënë dakord që të jetë vetëm pjesë e një procesi ankimor në KQZ, duke lehtësuar numërimin

numërimit elektronik apo optik të votave. Futja e teknologjisë në procesin e numërimit bën të mundur që palët, të cilat duhet të shprehin besimin tani në miratimin e Kodit, më pas me të njëjtin besim duhet t’ia japin rezultatit që do dalë nga votimi”, - tha Bylykbashi. Kjo sipas tij do të sjellë një risi në procesin zgjedhor, pasi nuk do të ketë më komisionerë politikë në procesin e numërimit, duke e bërë atë më shumë teknik. “Nga momentet më themelore është heq ja e komisionerëve politikë nga grupet e numërimit”, - u shpreh Bylykbashi duke iu referuar pikërisht procesit të numërimit elektronik të votave. Ndërkohë duke u ndalur tek çështja që të premten e shkuar u bë objekt debati, tek ajo e kutive dhe materialeve zgjedhore, ai bëri të ditur se palët kanë rënë dakord që materialet zgjedhore të jenë objekt vetëm i procesit ankimor. “Materiali zgjedhor, i cili në fillim ishte pjesë e procesit të numërimit, tashmë është rënë dakord që të jetë vetëm pjesë e një procesi ankimor në KQZ, duke lehtësuar numërimin, duke e bërë atë më të njëtrajtshëm, duke eliminuar fragmentimin dhe g jithë lodhjet, tejzg jatjet dhe mundësitë për bllokim që ai krijonte gjatë numërimit në zgjedhjet e shkuara”, - tha Bylykbashi. Komisioni i reformës zgjedhore ka programuar mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ditën e nesërme, ku do diskutohet pikërisht pjesa e ndryshimeve që kanë të bëjnë me kapitullin e procesit të ankimimit.

Maj është afati i fundit për të përfunduar reforma

2

kapitujt të Kodit Zgjedhor kanë mbetur për t’u trajtuar në Komision

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Shalsi pas incidentit me Gjanën: Po e kthen komision në vegël të qeverisë Incidentet e mbledhjeve të fundit që kanë çuar deri në sharje banale në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka detyruar nënkryetarin socialist Eduard Shalsi që të denoncojë dhe publikisht atë që ai e konsideron si përdorimi partiak i postit të kryetarit të këtij komisioni nga deputeti demokrat Jemin Gjana. Nëpërmjet një letre drejtuar Gjanës dhe vënë në dispozicion edhe drejtuesve të më të lartë të Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të dy partive të mëdha, Shalsi akuzon demokratët se e kanë kthyer komisionin në një aneks të qeverisë. “Fillimisht në pozicionin të një anëtari të komisionit, e më pas në atë të nënkryetarit, kam vërejtur, jo pa keqardhje, se puna e këtij komisioni dhe roli i tij janë larg standardeve dhe përgjegjësive që ne, si të zgjedhur, kemi në ushtrimin e detyrimeve përpara atyre që na kanë votuar. Duke menduar se gjërat do të përmirësoheshin me kalimin e kohës, qoftë në thelb qoftë në aspektin etik të komunikimit, kam pritur prej jush një reflektim serioz që do të përmirësonte punën në drejtimin e këtij komisioni të rëndësishëm, gjë që jo vetëm që nuk ka ndodhur, por fat-

keqësisht është përkeqësuar ndjeshëm me kalimin e kohës. Do të mjaftonte një shikim i shpejtë i procesverbaleve të mbledhjeve, për të kuptuar lehtësisht nivelin e ulët në të cilin ka rënë puna e këtij komisioni, që ju kërkoni dhe e keni shndërruar në një aneks të qeverisë”, shprehet Shalsi në letrën dërguar Gjanës. Më tej ai thekson se është bërë tashmë e papranueshme që pyetjeve dhe shqetësimeve të deputetëve të opozitës t’i përgjigjet kryetari Gjana, dhe jo njerëzit përgjegjës të cilëve deputetët e opozitës i janë drejtuar. Dhe për këtë ai i referohet disa rasteve ku ndër më flagrantin konsideron atë në lidhje me privatizimin e ‘Albpetrolit’. “Ministria e Ekonomisë me gjithë premtimin e përfaqësuesit të saj se do t’i jepte me shkrim, nuk iu përgjigj kurrë pyetjeve që ne i adresuam. E në këtë rast nuk mund të lë pa përmendur sjelljen tuaj, e cila, në vend qëe t’i shërbente moderimit të diskutimit në komision, thjesht sa nxiti përfaqësuesit e ministrisë të neglizhonin dhe anashkalonin kërkesat tona. Gjithashtu, i konsideroj aspak normale ndërhyrjet tuaja penguese dhe gjoja shpjeguese gjatë kohës që

Eduard Shalsi

ne kërkonim nga titullari i AKEP-it t’i përgjigjej disa pyetjeve për funksionimin e sektorit edhe në lidhje me një raport monitorimi”, - thekson më tej Shalsi në letrën e tij. Ndaj, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, të cilat për pak sa nuk janë shndërruar në përplasje fizike, Shalsi i kujton Gjanës se kurrsesi komisioni nuk duhet të kthehet në një vegël e qeverisë, pasi

Nuk mendoj se komisioni duhet të shndërrohet në një instrument të qeverisë, me gjithë përkatësinë tuaj partiake

kështu do të humbiste roli kontrollues i legjislativit ndaj ekzekutivit. “Nuk mendoj se komisioni duhet të shndërrohet në një instrument të qeverisë, me gjithë përkatësinë tuaj partiake. Përkundrazi, mendoj se, përpara se të jemi besnikë partie, duhet të jemi besnikë të atyre që na kane zgjedhur dhe na kanë mandatuar për të kërkuar llogari si dhe për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin. E kuptoj pozicionin tuaj të vështirë, në të cilin gjendeni shpeshherë, për të mbështetur propozime të qeverisë edhe kur për to mungojnë transparenca apo argumentet, por e kam të pamundur, në të njëjtën kohë, të pranoj se një gjë të tillë mund ta bëni duke mos lejuar opozitën të ushtroje të drejtat dhe detyrimet e veta parlamentare”, - shprehet më tej Shalsi, ndërsa i kërkon Gjanës që të krijojë kushte të barabarta për deputetët e të dy krahëve në ushtrimin e funksionit të tyre në këtë komision. Ai i kujton Gjanës se është një fakt dhe detyrim i njohur tashmë se një nga 12 kriteret e Komisionit Europian është dhe funksionimi i duhur i Parlamentit, ku përfshihet edhe puna në komisionet e përhershme.


02

1

2 kamera janë vendosur në ambientet e jashtme të Partisë Socialiste

2

2 herë është vjedhur Partia Socialiste gjatë ditëve të fundit

3

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Është tentuar të hapet edhe dera e dhomës ku qëndron serveri

Programi i PS, Xhuvani e Barjaba në Çukë

Partia Socialiste ka nisur fazën e prezantimit të programit politik dhe qeverisës në bazë. Për këtë qëllim PS ka ndërmarrë një tur takimesh të emërtuar “Rruga e Programit”, ku drejtues të komisioneve respektive të programit, si dhe deputetë apo drejtues të tjerë partiakë po marrin kontakt direkt me qytetarët për të shpjeguar se çfarë ofron programi i socialistëve. Komisioni i Programit për Çështjet Sociale zhvilloi një takim me banorë të fshatit Çukë në rrethin e

Sarandës, ku ishte e pranishëm kryetari i tij Kosta Barjaba dhe deputetja e qarkut të Vlorës, Luiza Xhuvani. Barjaba dhe Xhuvani gjatë takimit paraqitën disa aspekte themelor të Programit të PS, duke u fokusuar në zhvillimin social, zhvillimin e kulturës, zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin e integruar rural. Kosta Barjaba në fjalën e tij u përqendrua pikërisht në trajtimin prej Programit të PS të zhvillimit të fshatit dhe perspektivave që u hapen

banorëve të Çukës në vizionin e këtij Programi. Sipas tij, zgjidhja e menjëhershme e problemeve të pronës do t’u paraprijë politikave e programeve të investimeve e zhvillimit në këtë zonë, të cilat do të krijojnë më shumë punë dhe të ardhura për banorët e saj. Gjithashtu, ai ka evidentuar se zhvillimi rural do të mbështetet edhe nga politikat lehtësuese e nxitëse për zhvillimin e prodhimit dhe marketingut të produkteve bujqësore.

Grabitet selia e PS, tentohet marrja e serverit me të dhënat Socialistët nuk kanë bërë denoncim në polici, por kanë instaluar kamera vëzhgimi, si jashtë dhe brenda godinës. Sendet e vjedhura, celularë dhe aparate fotografikë. Dhoma e serverit, e dëmtuar

Ajo që e ka bërë të besueshme grabitjen dhe ka alarmuar drejtuesit e partisë ka qenë tentativa e hajdutëve për të hyrë në dhomën e serverit të PS-së, ku janë të depozituara të gjitha të dhënat sekrete ose jo të partisë më të madhe opozitare

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Partia Socialiste është e bindur se kriminaliteti në Shqipëri ka pësuar rritje muajit e fundit dhe sidomos veprat të karakterit ordiner, si vjedhjet, grabitjet etj. Bindje kjo që nuk buron thjesht nga raportet dhe statistikat reale, por edhe si pasojë e faktit se me këtë fenomen është ndeshur dhe vetë ditët e fundit. Hajdutët kanë mbërritur edhe në selinë rozë dhe ditët e fundit e kanë vizituar atë disa herë duke grabitur sende personale te punonjësve të aparatit partiak, apo edhe kanë tentuar të marrin objekte me vlerë të partisë. Selia rozë nuk i ka denoncuar në polici rastet e vjedhjes së godinës së saj, por mësohet se ka marrë vetë masa parandaluese, duke instaluar kamera sigurie që kanë në vëzhgim 24 orë gjithë godinën, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Vjedhjet Dy javë më parë Partia Socialiste është grabitur më shumë se një herë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga burime të selisë rozë, të cilat kanë konfirmuar gjithashtu se sendet e grabitu-

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

Një nga kamerat e vendosura në Selinë e PS

ra iu përkasin punonjësve të administratës. Kështu mësohet se grabitësit nuk janë vënë re nga askush dhe çdo gjë është mundur të dallohet nga vetë punonjësit, të cilët kanë konstatuar mungesën e pajisjeve apo sendeve personale që i kishin lënë në zyrat e tyre. Sipas burimeve bëhet e ditur se grabitësit kanë marrë objekte të tilla, si aparate elektronikë të zyrtarëve të PSsë, p.sh, celularë dhe aparate fotografikë si dhe sende personale. Por ajo që e ka bërë të besueshme grabitjen dhe ka alarmuar drejtuesit e partisë ka qenë tentativa e hajdutëve për të hyrë në dhomën e serverit të PS-së, ku janë të depozituara të gjitha të dhënat sekrete ose jo të partisë më të madhe opozitare. Baza e të dhënave e PS ku mendo-

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike (mbi 40 vjec) - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

het se ruhen të dhënat për anëtarësinë, programin, strukturat, aktivitetet, programin, situatën financiare etj., ndodhet në katin e katërt të godinës. Mësohet se dera e dhomës së serverit është dëmtuar pas përpjekjeve të grabitësve për ta hapur atë me forcë. Nuk dihet nëse personat që kanë tentuar vjedhjen e serverit e kanë ditur se përse bëhej fjalë, apo thjesht kanë tentuar të hapin një derë të mbyllur për të parë se çfarë kishte brenda. Grabitja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, kur në selinë rozë ka dhe më pak lëvizje. Burimet bëjnë të ditur se grabitësit mund të kenë hyrë në godinë duke përfituar nga lëvizjet që ka pasur ditët e fundit në parti gjatë orëve të pasdites, ku janë zhvilluar jo pak mbledhje organizative të FRESSH apo dhe të strukturave të tjera partiake të Tiranës. Kamerat Pasi kanë evidentuar grabitjet, përfaqësues të PS-së nuk kanë mundur dot të ngrenë dyshime për persona të veçantë. Por nga ana tjetër, nuk kanë bërë as denoncim në organet kompetente, por kanë vendosur që të marrin masa për të parandaluar ndonjë grabitje tjetër. Për këtë qëllim, me pëlqimin edhe të drejtuesve të partisë është kontraktuar një firmë e specializuar sigurie, e cila ka bërë dhe instalimin e kamerave në godinë. Njëra prej kamerave është vendosur që në hyrjen kryesore të PS-së. Bëhet fjalë për një kamera me kënd vëzhgimi 360 gradë. Ndërkohë që një e dytë është vendosur në dritaren e sheshpushimit të shkallëve mes katit të parë dhe katit të dytë. Aty është vendosur një kamera e madhe, por me kënd shikimi më të ngushtë se kamera në hyrjen e selisë. Gjithashtu mësohet se kamera janë vendosur edhe në ambientet e brendshme të partisë dhe s-idomos në korridoret e saj.


4

MAPO

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

rrethe

Makina përplas motoçikletën, vdes 19-vjeçari 19-vjeçari Fatjon Kapaj ka gjetur vdekjen, ndërsa 53-vjeçari Mustafa Avdiaj ka ngelur i plagosur rëndë gjatë një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor kombëtar në ndërtim Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Adë Bunac. Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje deklaruan se 19-vjeçari ishte duke drejtuar një motoçikletë tip “Papaq”, me drejtim

lëvizjeje nga Levani drejt Tepelenës. Ai po shkonte në fshatin e Kashisht ku dhe banonte. Ndërsa ecte, i riu është përplasur ballë përballë me një automjet tip veturë gjashtë plus një, me targa VL6537C, mjet i cili drejtohej nga shtetasi Mustafa Avdiaj, 53 vjeç. Përplasja ka qenë shumë e fortë. Motoçikleta është tërhequr zvarrë së bashku me drejtuesin e saj për një

gjatësi më shumë se 50 metra. 19-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Paraprakisht mendohet se shkaku është humbja e kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të autoveturës furgon. Ai ka devijuar nga kahu i tij i lëvizjes që ishte në drejtim të Levanit dhe është përplasur me motorin që udhëtonte në drejtim të kundërt me të.

Vrau të shoqin dhe të dashurin, gjykata lë në burg 31-vjeçaren Prokuroria kërkon mbajtjen në qeli të 31-vjeçares edhe pse ka dyshime për një vrasës tjetër. Avokati pretendon se gruaja ka nevojë për kujdes pasi vuan nga depresioni; një ditë pas krimit ajo tentoi vetëvrasjen në qeli. Tri ditë pas arrestimit në lagjen “Partizani” të Tropojës, 31-vjeçarja që akuzohet se vrau të shoqin dhe të dashurin, ka dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa sipas burimeve nga gjyqi, ajo ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka folur në seancë. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të, ndërsa avokati kërkoi kujdes të veçantë për gruan dhe tha se ajo kishte probleme me depresionin. Ndërkohë, megjithëse gruaja ka pranuar krimin prokuroria thotë se vazhdon të hetojë për një vrasës tjetër, për të cilin ende nuk ka asnjë të dhënë. Vendimi

Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Manjola Dollapajn, 31 vjeçe, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Eduart Dollapi dhe të dashurit të saj, Kaçanik Gjuriçi. Pasi dëgjoi kërkesën e prokurorisë, e cila formuloi akuzën “vrasje me dashje”, vendosi mbajtjen e 31-vjeçares në masën “arrest me burg pa afat” deri në fund të hetimeve. Një ditë pas arrestimit me akuzën e vrasjes, Manjola Dollapaj tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit të Tropojës. Nëna e një djali 6 vjeç e ka pranu-

Vendi ku ndodhi krimi

ar krimin, ndërsa ka thënë se ka qëlluar pasi ka parë të shoqin duke u përleshur me një të panjohur. Ndërkohë sipas policisë, tabulatet telefonike tregojnë se ajo ka folur me të dy personat në telefon, ndërsa ka marrë Gjuriçin pasi më herët ishte siguruar se i shoqi ndodhej në punë. Dyshimet

Prokuroria e Tropojës, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Partizani” të këtij qyteti, po heton mundësinë e përfshirjes së një tjetër personi në krim. Sipas prokurorisë, dyshohet se Manjola

Dollapaj nuk e ka kryer vrasjen, porse është vetëm personi që e ka marrë përsipër atë. Dyshohet se në skenën e krimit ka qenë i pranishëm edhe një person tjetër, megjithatë organi i akuzës është duke pritur ekspertizën përfundimtare në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë pritet të kryhen edhe verifikime të tjera për këtë rast. Ngjarja

Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se shtetasi Eduart Dollapaj, i cili punonte në Hidrocentralin e Fierzës, është kthyer atë natë në banesë në mënyrë të papritur. Atij i kishte ndodhur një defekt në makinë, ndër-

Prokuroria e Tropojës, në lidhje me vrasjen po heton mundësinë e përfshirjes së një tjetër personi në krim

sa është kthyer në shtëpi për të marrë diçka që i nevojitej. Kur ka hyrë në banesë, 34-vjeçari ka parë se aty ishte i pranishëm Kaçanik Gjuriçi. I zoti i shtëpisë është përleshur me këtë person, ndërsa ai ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar ta qëllojë me të. Pikërisht gjatë kësaj përleshjeje Dollapaj, e përfshirë nga paniku i ka qëlluar të dy, dhe sipas ekspertizës Eduart Dollapaj, i shoqi ka marrë 9 plumba në trup, ndërsa i dashuri pesë plumba. Ajo vetë ka thënë se nuk ka pasur të dashur dhe ka vrarë aksidentalisht të shoqin, pasi ka qëlluar kur e ka parë atë duke u përleshur me të panjohurin.

Zhdukja pasi dha 15 mln me fajde. Nëna: Ju lutem ma gjeni djalin gjallë Armando Avdullaj prej 6 ditësh i zhdukur, sipas policisë nuk ka lënë pas asnjë shenjë, ndërsa është e sigurt që nuk ka lënë Shqipërinë. Dëshmia e nënës: Nuk di çka ndodhur, kam shumë frikë Korçë- Nëna dhe tezja kërkojnë reagimin e menjëhershëm të policisë, pasi mund të jetë në rrezik jeta e njeriut të tyre, i cili rezulton prej 6 ditësh i zhdukur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, por duket se 30-vjeçari është zhdukur në asgjë. Armando Avdullaj është zhdukur në rrethana misterioze prej 6 ditësh, ndërsa familjarët e të riut janë tmerruar nga largimi pa adresë i njeriut të tyre të afërt ndaj dhe bëjnë apel për ndihmë. Nëna e tij që ka ardhur enkas nga Greqia vetëm 24 orë pasi ka mësuar për ngjarjen, ka ende shpresa për të gjetur në jetë të birin

e saj. Armando Avdullaj jeton nga një moshë fare e vogël në shtetin grek, teksa gjatë kësaj periudhe jetonte midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai mësohet të ketë dalë nga shtëpia më 1 maj, ditën e festës, pas një telefonate dhe prej atëherë nuk është kthyer më. Familjarët kanë treguar në polici se 30-vjeçari është njeri i qetë dhe nuk ka pasur konflikte, ndërsa hedhin dyshime të forta tek puna e tij, pasi i riu prej kohësh kishte tërhequr nga banka 15 milionë lekë për t’i dhënë ato me fajde tek një i njohur i familjes. Është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur djalin dhe për ta pasur në shtëpi si përherë. Sulltana Avdullaj tregon në një rrëfim për “Mapo”-n se jeton prej më shumë se 15 vitesh në Greqi, në ishullin e Kretës. Ajo është martuar me një shtetas grek, ndërsa Armando ka gjetur veten në vendin fqinj duke u lidhur shumë me këtë vend. Gjatë kësaj periudhe ai hynte dhe dilte në Shqipëri, ndërsa kishte vetëm disa

javë që kishte ardhur dhe kohën më të gjatë e konsumonte tek tezja e tij në Korçë, Nedime Avdullaj. “Kam ardhur vetëm një ditë, pasi motra ime më njoftoi se Armandoja ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Fillova t’i bie telefonit të tij, por ai dilte i fikur. Këtë gjë e kam bërë dhe gjatë këtyre ditëve, por është e njëjta gjë. Nuk di çfarë i ka ndodhur, por kam shumë frikë. Ju lutem, ju si media të më ndihmoni ta gjej të gjallë. Ju lutem dhe iu përgjërohem të gjithëve për ndihmë”, - ka pohuar gjatë fjalës së saj Sulltana, nëna e Armandos. Ajo qan vazhdimisht ndërsa tregon se nuk fle më gjumë dhe ka në kokë vetëm mendime të frikshme. “Këtu në Shqipëri çdo gjë mund të ndodhë, por im bir është një djalë shumë i edukuar dhe i rregullt. Ai ka dhënë disa lekë me fajde për të fituar ndonjë lek nga interesat tek një i njohuri i familjes. Kishim 15 milionë lekë, i tërhoqi nga banka, por gjithçka është bërë me dijeninë time”, - ka thënë ajo në lidhje

Armando Avdullaj dhe mamaja e tij

me huadhënien që duket për momentin edhe e vetmja arsye pse të riut mund t’i jetë vënë në rrezik jeta. “Di që ka dalë nga shtëpia pas një telefonate, por më tepër nuk di çfarë të mendoj. Nuk kam pasur dijeni të ketë pasur ndonjë lidhje dashurore, por dhe as ndonjë konflikt që mund të mendoja për gjëra të tilla. Ajo që

kërkoj nga të gjithë është ndihma për një bir dhe për një nënë. Ju lutem, nëse keni informacion bëni diçka! I njëjti apel vlen dhe për policinë që të nxitojë se nuk ka kohë”, - thotë nëna në fjalën e saj. Ndërkaq, tezja e të zhdukurit, Nedime Avdullaj tregon se ditën e 1 Majit Armando nuk ka shkuar të festojë apo të ngjitet në mal si gjithë të tjerët. Ai ka qenë në shtëpinë e tij dhe ka shkuar të drekojë tek tezja. Më pas, gjatë pasdites një telefonatë e ka nxjerrë atë nga shtëpia, ku dhe më pas është zhdukur pa asnjë gjurmë. Policia e Korçës nga ana e saj vijon hetimet për të zbardhur të plotë largimin apo zhdukjen e 30-vjeçarit Armando Avdullaj. Burime të saj bëjnë me dije se është kërkuar informacion për tabulatet telefonike, pasi gjithçka mund të zbardhet nga thirrja e fundit që ka pasur në celular i riu. Ndërkaq, të dhënat e tij iu janë dhënë të gjitha pikave të kalimit kufitar, por nuk figuron që 30-vjeçari të ketë lënë Shqipërinë.


Reagimi

aktualitet

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Rama: Në Shqipërinë e Saliut, deputeti qëllon me armë Siç është bërë e traditës, edhe njëherë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar nëpërmjet rrjetit social Tëitter, ngjarjen e ditës së shtunë, ku mendohet se në stadiumin e Peqinit, përpara dhe gjatë ndeshjes ShkumbiniFlamurtari 1-0, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka qëlluar

me armë për të trembur gjyqtarët e ndeshjes dhe lojtarët e Flamurtarit. “Vetëm në Shqipërinë e Saliut deputeti mund të qellojë me armë në stadium dhe ministri të thotë mos ia vini re, kishte fishekë manovre!”, ka shkruar Rama në Tëitter, duke reaguar kështu personalisht në lidhje me ndodhinë në

fjalë, ku, sipas kryesocialistit, ka qenë i përfshirë edhe ministri i MTKRS-së, Aldo Bumçi, në lidhje me një deklaratë të tij se bëhej fjalë për fishekë manovre (vetë minstri do ta mohonte të ishte shprehur në lidhje me ngjarjen apo të ketë qenë në stadium gjatë ndeshjes së përfolur).

Federata: Plumbat në Peqin, do presim relacionin për ndeshjen Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, deklaron se gjithçka është në dorë të Komisionit të Disiplinës, që do të shqyrtojë materialet e gjyqtarit, vëzhguesit dhe delegatit të ndeshjes Jeton Selimi Shkumbini dhe tifozi i tij më i zjarrtë, Dashnor Sula, përfundojnë në syrin e ciklonit përsëri. Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk kërkon që të nxitohet dhe do të presë me qetësi vendimin e Komisionit të Disiplinës. Sekretari i Përgjithshëm, Eduard Prodani, konfirmon për gazetën “Mapo” se nuk do të ketë asnjë prononcim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë, sepse gjithçka është në dorë të disiplinorit. “Është e kotë të flasim tani sepse Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund të veprojë jashtë kornizave të saj dhe do të ndjekë rrugën ligjore brenda institucionit. Kjo ndodh sepse nuk ka asnjë provë filmike paraprake që të konfirmojë në ka qenë apo jo deputeti Dashno Sula ai që ka goditur me armë dhe në ka pasur të shtëna armësh në stadium. Federata nuk mund t’ia lejojë vetes të gjykojë në bazë të fjalëve,” thekson numri dy në FSHF, që më pas saktëson qëndrimin e qeverisë së futbollit në vendin tonë. “Është Komisioni i Disiplinës ai që do të vendosë masën ndëshkimore për skuadrën e Shkumbinit dhe deputetit Dashnor Sula,” komenton Prodani. Gjithçka pritet të ndodhë sot ose

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eduard Prodani

ditën e martë, në varësi ditës se kur do të mblidhet edhe Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili do ta shqyrtojë ngjarjen duke marrë për bazë materialet që do të kenë dorëzuar zyrtarët e ndeshjes. Sekretari Prodani do të thonte: “Nuk mund të flasim paraprakisht sepse më parë duhen parë relacionet që kanë bërë gjyqtari i ndeshjes, Jubica, delegati dhe vëzhguesi i FSHF-së. Natyrisht, vetëm pasi të shqyrtojë këto materiale, Komisioni i Disiplinës do të marrë një vendim,” ka përfunduar prononcimin e tij Sekretari i Përgjithshëm në FSHF, Eduart Prodani.

Frika e ndryshimit të përmbajtjes Por në federatë dyshohet nëse tre zyrtarët e ngjarjes në fjalë mund të shkruajnë realisht atë që ka ndodhur në stadium. Sipas burimeve të sigurta në FSHF, mund të ndodhë që relacionet të pësojnë modifikime në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka asnjë pamje filmike të incidentit, por gjithçka varet nga ajo që do të shkruajë gjyqtari kryesor, delegati dhe vëzhguesi i ndeshjes. Versioni i policisë Policia e Peqinit ka mohuar të ketë pasur të shtëna me armë gjatë

Çfarë rrezikon Shkumbini NENI 581. Kushdo që kërcënon një zyrtar ndeshjeje do të dënohet me një gjobë me vlerë jo më pak se 1 milionë lekë të vjetër. 2. Nëse kërcënimi kryhet gjatë zhvillimit të ndeshjes, ekipi ku bën pjesë personi që kryen kërcënimin ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të dënohet me humbjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe zbritjen e tri pikëve nga klasifikimi.

ndeshjes Shkumbini- Flamurtari, edhe pse kanë pohuar se tensioni ka qenë mjaft i lartë para dhe gjatë ndeshjes. Sipas një prononcimi dhënë për “Neës 24’ një ditë më parë, policia ka deklaruar se ka bllokuar edhe disa pistoleta lodër. “Ndeshja mes Shkumbinit dhe Flamurtarit ka pasur shumë tension, por në mënyrë absolute nuk është qëlluar me armë nga deputeti. Policia ka dokumentuar ‘incidentin’, ka bllokuar pistoletat lodër, (2) në cilësinë e materialeve të përdorura dhe të fishekzjarrëve”, – thuhej në sqarimin e policisë.

kërkesa

Sula: Ishin fizhekzjarret e Bashkisë! Dorëzoj mandatin sepse e kam aq burrëri PS: Sula të përjashtohet Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike, që lakohet se ka qëlluar me armë përpara dhe në pushim të ndeshjes, e mohon kategorikisht përfshirjen e tij në një situatë të tillë dhe duket i habitur sepse ai jo vetëm që nuk ka shtënë me armë, por as nuk ka ofenduar e fyer asnjë lojtar të Flamurtarit apo zyrtar të ndeshjes. “Sigurisht ka pasur festë dhe bashkia kishte organizuar edhe fishekzjarre, ka patur organizim nga tifozëria, por në mënyrë kategorike nuk ka patur të shtëna armësh, aq më tepër që është vënë gishti tek unë dhe për më tepër, unë e kam aq burrëri për të pranuar diçka të tillë, por nuk ka ndodhur,” është shprehur një ditë pas ndeshjes dhe ka vijuar të tregojë mospërfshirjen e tij, duke deklaruar se nëse vërtetohet që ai të ketë qëlluar me armë, atëherë do të dorëzojë mandatin e tij të deputetit dhe do të ishte i hapur ndaj hetimeve. “Pistoletë? Nuk pak përdorur qoftë një fjalë fyese ndaj arbitrit apo lojtarë të Flamurtarit gjatë

nga Parlamenti

Deputeti Dashnor Sula

gjithë ndeshjes. Unë e them sinqerisht se nëse del vetëm një person që të drejtojë gishtin ndaj meje dhe të thotë se unë kam ofenduar futbollistat apo fyer një person të vetëm, unë ju them se jo vetëm që nuk shkel më në stadium, por jap dorëheqjen edhe si deputet,” theksoi deputeti Dashnor Sula, njëkohësisht sposor dhe mbështetës i flaktë

i Shkumbinit. Në fund, Sula thekson se e gjithë kjo është një sajesë e rivalëve të tij politikë për shkak të ndikimit të tij në qytetin e vogël. “Mendoj se segmente të caktuara të medias, apo kundërshtarët e mi politikë japin ngjyra të tilla politike duke ditur fuqinë time në atë qytet,” përfundoi prononcimin e tij deputeti Dashnor Sula.

Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht dje pas ngjarjes së ditës së shtunë, ku në Peqin, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht sponsor i Shkumbinit, Dashnor Sula, kërcënoi gjyqtarët dhe futbollistët miq të Flamurtarit duke qëlluar me pistoletë në dhomat e zhveshjes. Në një deklaratë për shtyp nga selia rozë, deputeti Fidel Ylli e konsideroi në mesditë ngjarjen si një skandal dhe kërkoi që të merren masa të menjëhershme ndaj kolegut të tij, që nuk e ka për herë të parë përfshirjen në situata të tilla, ndonëse jo në përmasa kaq të mëdha. “ër mua është e pakonceptueshme si ky njeri, pa dashur t’i vë epitete, shkon dhe bën një sjellje të tillë skandaloze të përsëritur nëpër stadiume një ditë më parë dhe të nesërmen, vesh kostumin e vjen midis nesh në Parlament, në

Komisionin e Sigurisë dhe përfaqëson popullin shqiptar. Për mua, është e pakonceptueshme se si zonja Kryetare e Parlamentit apo zoti Kreministër nuk e ka thirrur asnjëherë këtë deputet e as nuk e kanë dënuar ndonjëherë këtë sjellje të tillë të turpshme,” ka thënë në prononcimin e tij deputeti Ylli, që më pas ka vijuar duke këmbëngulur se kësaj radhe kjo situatë nuk mund të kalohet kaq lehtë. “Deputeti Sula është bërë edhe më parë protagonist i sjelljeve skandaloze në stadium, ndërsa kjo e fundit e ka kaluar çdo limit. Nëse ai nuk do të ishte i veshur me imunitetet, por një njeri i zakonshëm, do ta kishte kaluar jetën burgjeve. Me gjestet e tij, ai ka turpëruar Shqipërinë, flamurin tonë dhe qytetin sportdashës të Peqinit, të cilin përfaqëson,” theksoi deputeti Ylli.


6

MAPO

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

f kus

Rezultatet paraprake në 50 për qind të qendrave të votimit � � � � � � � �

Demokracia e Re, 20 për qind/ 112 vende në parlament Syriza, 16 për qind/ 49 deputetë PASOK, 14 për qind/ 42 deputetë Grekët e Pavarur, 10 për qind/ 32 deputetë Partia Komuniste, 8 për qind/ 26 deputetë Agimi i Artë, 7 për qind/ 21 deputetë Demokracia e Majtë, 6 për qind/ 18 deputetë Parti të tjera pa vende në parlament

Greqia në duart e komunistëve dhe neonazistëve Rezultatet mjaft të ngushta mund të rrezikojnë një koalicion mes PASOK dhe Demokracisë së Re, deri tani fituese, që do të vazhdonte rrugën e reformave të kërkuara nga BE. Kriza dhe varfëria e kanë shtyrë drejt ekstremeve Greqinë, ku dy partitë e moderuara që sundonin deri tani jetën politike në vend kanë humbur qartësisht terren, ndërsa vota u ka shkuar ekstremeve të majta e të djathta. Humbja e besimit te dy partitë që kanë drejtuar me rotacion Greqinë për 40 vjet është demonstruar haptazi dje në kuti. Sipas rezultateve paraprake, në 50 për qind të qendrave të votimit, PASOK, deri tani partia drejtuese në vend ka humbur 30 për qind të elektoratit të saj, duke u renditur e treta pas radikalëve të majtë të Syriza-s dhe Demokracisë së Re, që po ashtu ka humbur të paktën 13 për qind të elektoratit të saj, edhe pse pritet të dalë si partia kryesore dhe të marrë drejtimin e vendit me 20 për qind të votave. Rezultatet prodhojnë paqartësi Demokracia e Re e drejtuar nga Samaras, mund të marrë drejtimin e Greqisë në vazhdim, por situata do të jetë shumë më e ndërlikuar dhe gjasat që vendi të mos arrijë të

krijojë një qeveri janë të mëdha. Rezultatet e dy partive pro kursimit dhe qëndrimit në “Euro”, PASOK dhe Demokracia e Re, deri dje partitë më të mëdha në Greqi, të cilat po qeverisnin në një koalicion të përbashkët, janë shumë të ulëta dhe ato mund të mos arrijnë ta krijojnë një koalicion të ri të tillë. Sondazhet e publikuara në televizionet në shkallë kombëtare, tregojnë Demokracinë e Re me 17-20 për qind të votave; Syriza në 15.5-18.5 për qind, dhe PASOK në vendin e tretë, me 14-17 për qind. Ndërkohë që edhe rezultatet paraprake në 50 për qind të kutive japin pak a shumë të njëjtën tablo. Ndërkohë që ndarja e vendeve në parlament

Për herë të parë një parti neonaziste do të hyjë në Parlamentin grek, ndërsa votat që ajo ka marrë janë, sipas analistëve, treguesi më i qartë i dëshpërimit të elektoratit

u jep mundësinë PASOK-ut dhe Demokracisë së Re të krijojnë një koalicion, megjithëse numrat e tyre do të jenë minimalë dhe qeveria do të hasë probleme të mëdha të vazhdojë reformat e ashpra të ndërmarra dhe për të cilat është rënë dakord me BE-në. Komunistë dhe nazistë Për herë të parë një parti neonaziste do të hyjë në Parlamentin grek, ndërsa votat që ajo ka marrë janë, sipas analistëve, treguesi më i qartë i dëshpërimit të elektoratit. Agimi i Artë kishte deri në numërimin e 50 për qind të qendrave të votimit 21 deputetë nga 300 të Parlamentit, por mjaft të rëndësishëm duke pasur parasysh që diferencat mes cilitdo koalicion janë disa herë më të vogla. Ndërkohë Syriza, një koalicion i krahut të majtë, i cili është kundër reformave të ndërmarra dhe kundër marrëveshjes me BE-në, ka arritur suksesin më të madh në këto zgjedhje, duke spostuar për herë të parë PASOKun në vendin e tretë. Syriza ishte deri në orët e vona të natës me 50 deputetë partia e dytë në Greqi dhe bashkë me Komunistët dhe Demokracinë e Majtë, sigurojnë më shumë se 90 deputetë në Parlamentin e ri, duke qenë një opozitë mjaft e madhe kundër planeve të kursimit që kërkon BE, nëse kësaj i shtohen edhe dy partitë e ekstremit të djathtë, që po ashtu kanë parashtruar të njëjtat qëndrime ndaj kursimeve të ashpra.

Presidencialet në Serbi, Tadiç dhe Nikoliç shkojnë në balotazh Raundi i dytë do të zhvillohet më datë 20 maj dhe kandidatë do të jenë Tadiç dhe Nikoliç, që ditën e djeshme sipas exit-polleve kishin një diferencë më pak se 1 për qind Presidenti i Serbisë do të zgjidhet më datë 20 maj në raundin e dytë, kështu sugjerojnë rezultatet paraprake të votimeve të djeshme. Gara më 20 maj do të jetë mes kandidatit të “Koalicionit për një Jetë më të Mirë”, Boris Tadiç dhe Partisë Progresi Serb, Tomislav Nikoliç. Sipas të dhënave paraprake, në raundin e parë Tadiç ka fituar 26.8 për qind të votave, Nikoliç ka marrë 25.6 për qind të votave, Ivica Daçiç ka siguruar 15.2 për qind, ndërsa Voisllav Koshtunica ka marrë 7.7 për qind dhe Zoran Stankoviç ka marrë 7.1 për qind. Balotazhi

Do të jenë Tadiç dhe Nikoliç që

do të garojnë mes tyre më datë 20 maj. Dje u ftuan të votonin 6.7 milionë votues në 8 587 vendvotime, për të zgjedhur në mes të 12 kandidatëve për president dhe 3 065 kandidatëve për 250 vende në parlament nga 18 subjekte politike në raundin e parë. Serbia, sipas ligjeve të saj ka 150 komuna-qytete dhe 24 bashki që kanë mbi 100 mijë banorë, përfshirë edhe ato të Kosovës. Por në 17 qytete nuk mbahen zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Kosovë janë 261 mijë votues apo fletëvotime të firmosura dhe u votua në 90 vendvotime pa pasur asnjë problem. Votat e serbëve të Kosovës do të numërohen në qytetet kufitare, në Rashkë dhe Vranje. Vendvotimet u mbyllën në orën 20:00. Zgjedhjet

Presidenti i deritanishëm serb, Boris Tadiç, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe të bijat, është dukur i qetë ditën e votimit. Ai ka

Boris Tadiç

thënë se puna e parë pas zgjedhjeve është të formohet qeveria sa më shpejt dhe vazhdimi i proceseve të nisura të pajtimit me gjithë rajonin. Tadiç ka thënë se heshtjen zgjedhore e ka kaluar në koncertin e një këngëtari serb dhe ka qenë i bindur për fitore. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve serbë, për rajonin, pasi Serbia është një

Gara më 20 maj do të jetë mes kandidatit të “Koalicionit për një Jetë më të Mirë”, Boris Tadiç dhe Partisë Progresi Serb, Tomislav Nikoliç

vend i rëndësishëm, por edhe për fëmijët e qytetarëve të Serbisë dhe për Europën. Besoj se kemi bërë mjaft për ndryshimin e Serbisë dhe për demokratizimin e saj. Këto zgjedhje kanë përballur argumente dhe ne do të arrijmë fitore”, - theksoi Tadiç. Ndërkaq Tomisllav Nikoliç, i Partisë Progresiste, oponenti kryesor i Tadiçit, ka thënë se përfundimisht ka ardhur koha e fitores dhe ai do të jetë në krye të shtetit: “Rezultatet e para do t’i dimë rreth orës 21:30. Unë do të fitoj numrin më të madh të votave dhe nuk do të jetë kjo hera e parë, por do të jetë fitorja përfundimtare. Serbia ka pritur shumë për ndryshim. Ndryshimet në Serbi janë të nevojshme dhe të gjithë e dinë këtë. Shpresoj të mund të flasim sesi ta çojmë Serbinë përpara, duke filluar që sonte ose pas 14 ditësh”, - është shprehur Nikoliç. Në zgjedhje morën pjesë pak më shumë votues se në zgjedhjet e kaluara, megjithatë numri mbetet i ulët.


e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

Sarkozi uron me telefon presidentin e ri Hollande Sarkozi ka pranuar humbjen dhe uroi përmes telefonit presidentin që zgjodhën francezët, Francois Hollande. “Të uroj fat dhe më të mirën! Ka diçka që është më e madhe se ne: është atdheu ynë, Franca!” – i

ka thënë Sarkozy, presidentit Hollande. Presidenti që la fronin e Elizesë, Sarkozy, në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale është shprehur gjithashtu se duhet një plan për të

MAPO

7

Jam përgjegjës për humbjen, por nuk ka kthim mbrapa. Duhet t’i propozojmë Europës një plan për rritje ekonomike për rimëkëmbjen e saj

rimëkëmbur Europën. “Jam përgjegjës për humbjen, por nuk ka kthim mbrapa. Duhet t’i propozojmë Europës një plan për rritje ekonomike për rimëkëmbjen e saj”, - është shprehur Sarkozy.

Hollande zgjidhet president i Francës, Sarkozy: Jam përgjegjës Kandidati socialist, Francois Hollande është i zgjedhuri i francezëve në krye të Elizesë për 5 vitet e ardhshme. Sarkozi pranon humbjen dhe deklaron që nuk do të drejtojë partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hollande: Kursimi, jo i vetmi opsion i daljes nga kriza Menjëherë pas fitores, presidenti socialist i sapozgjedhur nga francezët është shprehur në fjalimin e parë të fitores se “Europa po na sheh, kursimi nuk është më i vetmi opsion”. Ai ka kërkuar nga të gjithë francezët që ata ta gjykojnë mbi drejtësinë, por edhe nga të rinjtë, që janë dy shtyllat e programit që vetë ai si kandidat për president i socialistëve shpalosi gjatë fushatës elektorale. “Do jem presidenti i të gjithëve. Ndryshimi fillon tani. Marr përsipër t’i shërbej vendit tim me devotshmëri dhe me një mënyrë të veçantë. Ëndrra franceze quhet thjesht progres. Unë gjithmonë kam qenë njeri i së majtës”, – ka deklaruar Hollande nga sheshi “Bastille” i zonës së tij elektorale Tulle. Ai ka përshëndetur republikanin Nicolas Sarkozy, presidentin që humbi mundësinë e një mandati të dytë presidencial. “Përshëndes republikanin Nicolas Sarkozy, i cili drejtoi Francën për 5 vjet dhe meriton gjithë respektin tonë për

këtë”, - i është drejtuar Hollande turmës së mbështetësve. Më parë, gjatë pasdites presidenti në ikje duke besuar exit pollet ka urdhëruar anulimin e festës së organizuar për fitore. Qindra mbështetës të Partisë Socialiste kanë vërshuar në rrugën Solferino, rruga parisiene në të cilën ndodhet selia e partisë, në pritje për të festuar fitoren e kandidatit Francois Hollande. Ashtu siç ishte parashikuar u përshkrua një ecje nga atje deri në sheshin “Bastille” pas konfirmimit të fitores, ku bëri fjalimin e tij edhe Francois Mitterrand në 1981 pas zgjedhjes së tij president. Pak televizione numëroheshin në sheshin “Concorde”, ku Sarkozy bëri fjalimin e tij të parë pas triumfit në zgjedhjet e 2007-ës. Sipas një burimi diplomatik të gazetës “Le Soir”, partia e Sarkozy kishte anuluar festën e fitores disa orë më parë se të mbyllej orari zyrtar i votimeve, pasi Hollande rezultonte fitues nga të gjitha sondazhet.

Fiton fronin në Elize në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale socialisti Francois Hollande, me 52% të votave. Presidenti në ikje, Nicolas Sarkozy lë Elizenë me 4% më pak të votave të francezëve. Sarkozy ka pranuar humbjen duke u shprehur: “Francois Hollande është president i Francës dhe ai duhet të respektohet”. Është vetëm hera e dytë që një president në detyrë ka dështuar në zgjedhjet presidenciale që prej fillimit të Republikës së Pestë në 1958. I pari ishte Valery Giscard d’Estaing, i cili u mund në1981 nga socialisti Francois Mitterrand. Analistët janë shprehur se vota e fitores për Hollande ka implikime të gjera për gjithë eurozonën. Fituesi i presidencialeve franceze, Hollande është betuar se do të punojë për një plan në lidhje me borxhet qeveritare të vendeve të BE-së. Mbështetësit fanatikë të Hollande-s kanë ‘pushtuar’ Sheshin “Bastille” në Paris për të festuar fitoren – një vend tradicional tubimesh për të majtën. Kandidati socialist, tashmë presidenti i zgjedhur i Francës, Hollande, gjatë fushatës elektorale premtoi rritjen e taksave të korporatave të mëdha. Ai gjithashtu kërkon të rrisë pragun e pagës minimale; të punësojë më shumë se 60 000 mësues dhe të ulë moshën e pensionit nga 62 në 60 vjeç për disa kategori punëtorësh. Sarkozy, i cili sapo humbi presidencialet e 2012-ës dhe ka mbajtur postin e Presidentit të Francës që prej 2007ës, sipas agjencisë së lajmeve AFP, i ka kërkuar partisë së tij të rrijë e bashkuar, por njëkohësisht ka deklaruar që nuk do ta drejtojë partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit. “Rrini të bashkuar! Ne duhet të fitojmë betejën e legjislativeve. Unë nuk do ta drejtoj atë fushatë”, - mendohet t’u jetë drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij Sarkozy gjatë një fjalimi. Pjesëmarrja- Në mesditë kanë votuar pak a shumë një e treta e zgjedhësve, 30.66%. Të dhënat tregojnë për një pjesëmarrje në rritje krahasuar me turnin e parë, por jo aq të lartë si në balotazhin e 2007-ës mes Nicolas Sarkozy dhe Segolene Royal. Sipas raportimeve të Ministrisë së Brendshme franceze, pjesëmarrja e votuesve është në rritje krahasuar me 28.29% të turnit të parë dy javë të shkuara. Në 2007-ën niveli i pjesëmarrjes në votime ishte i jashtëza-

Qyetetarë francezë duke festuar fitoren e Hollande

Fituesi i presidencialeve franceze, Hollande është zotuar se do të punojë për një plan në lidhje me borxhet qeveritare të vendeve të BE-së konshëm, më i larti ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve presidenciale franceze (34.11%), pasi Jean-Marie Le Pen nga Fronti Nacional arriti të kalonte në turin e dytë për herë të parë në histori për shkak të shumë zgjedhësve të majtë, të cilët nuk shkuan për të votuar ose i humbën ato në listat e minorancës. Kurse sipas vlerësimeve të dy instituteve të sondazheve Oltralpe, pjesëmarrja e zgjedhësve në balotazhin për presidencialet në Francë variojnë mes 8181.5%. Në 2007, në zgjedhjet e fundit për në Elize përqindja përfundimtare e pjesëmarrësve ishte 83.97%. Në orën 17 të ditës së djeshme, Ministria e Brendshme franceze raportoi që niveli i pjesëmarrjes në votime ishte 71.96%; shifër kjo në rënie të lehtë krahasuar me pjesëmarrjen e të njëjtës orë në vitin 2007 (kur i ishin drejtuar kutive të votimit 75.11% të qytetarëve me të drejtë vote). Sondazhet - Ishin 46 milionë votues francezë që duhej të drejtoheshin drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre në turin e dytë të zgjedhjeve mes Nicolas Sarkozy, presidentit në ikje dhe kandidatit socialist, Francois Hollande.

Ashtu siç ndodhi edhe në turin e parë, televizioni frankofon belg publikoi exit pollet e tij pasdite mbi zgjedhjet presidenciale në Francë, edhe pse votimi përfundonte zyrtarisht në orën 20:00. Referuar këtyre sondazheve të mbledhura nga tri institutet më të mëdha dhe të specializuara, Francois Hollande kishte fituar me 52.5-53% të votave. Presidenti francez në ikje, Nicolas Sarkozy, kandidati që hyri në garë për një mandat të dytë për Elizenë, ka votuar në mesditë në një lice në qendrën administrative XVI në Paris. Me të votoi dhe Zonja e Parë, Carla Bruni. Një numër i madh grupesh televizive kanë rrethuar çiftin presidencial dhe njerëzit prezentë kanë thirrur: “Sarkozy president!”. Kandidati nuk ka lëshuar deklarata për median. Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Brendshme franceze, pjesëmarrja e votuesve në mesditë ishte 30.66%, në rënie krahasuar me 34.11% të së njëjtës orë në zgjedhjet e vitit 2007, kur në sfidë ishin Sarkozy dhe Segolene Royal. Hollande në triumfin e tijNdërsa sfidanti i tij, kandidati socialist Francois Hollande ka votuar në mëngjes në Tulle, Corrèze, në feudin e tij elektoral në qendër të Francës. “Ndjehem si një e diel balotazhi”, - u ka thënë ai gazetarëve. Më pas u ndal gjatë me kalimtarët pas shiritave ndarës në rrugë. Pranë tij ishte shoqja Valérie Trierweiler. Hollande do duhej të përfundonte vizitat në qendrat e tjera të votimit në qytet ku ka qenë kryetar bashkie. Në fund të ditës ai mbërriti në zyrën e tij në Këshillin Rajonal për të pritur rezultatet me të besuarit e tij.


8

MAPO

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

intervista

Zv.drejtori i Përgjithshëm i QKR-së, Raimond Cimbi, shpjegon orientimet më të fundit të sipërmarrjeve shqiptare dhe të huaja në raport me problematikën që dikton kriza ekonomike globale

Cimbi: Kriza, Shqipëria një oaz për investitorët e huaj Interesi i shqiptarëve për të çelur një biznes rishtazi mbetet i lartë. Në katër muajt e parë të vitit 2012 janë regjistruar 254 biznese të reja të huaja dhe kuptohet që edhe për këtë vit premisat janë të qëndrueshme Zoti Cimbi, cili është misioni themelor i QKR? Që nga momenti i krijimit si institucion qendror publik, në shtator te vitit 2007, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) ka për mision të saj lehtësimin dhe minimizimin e procedurave burokratike për regjistrimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë dhe uljen e kostos që shoqëron këtë proces. Sistemi elektronik është shtrati mbi të cilin operon QKR, duke u krijuar mundësinë bizneseve të reja të regjistrohen brenda 24 orëve, proces ky që kushton vetëm 100 lekë. Nga ana tjetër, ajo që mund të konsiderohet një arritje shumë e madhe dhe cilësore në shërbimet ndaj biznesit është dixhitalizimi i të dhënave për të gjitha kompanitë e biznesit që janë të regjistruara në Regjistrin Tregtar në Shqipëri. E gjitha kjo është arritur nëpërmjet një pune kolosale siç është skanimi faqe për faqe i dosjeve fizike të mijëra bizneseve, të cilat përpara krijimit të QKR gjendeshin pranë gjykatave. Sot institucioni ynë posedon arkivin dixhital dhe fizik të biznesit shqiptar. Duke qenë një ent me një bazë të dhënash unike dhe i centralizuar, aktualisht QKR ofron shërbimet në kohë reale ndaj biznesit në të gjithë territorin e vendit. Falë formatit elektronik të integruar dhe intranetit realizohet lidhja ndërmjet të gjitha sporteleve të shërbimit të QKR që gjenden në 29 bashkitë kryesore të vendit me zyrën qendrore në Tiranë. Regjistri Tregtar, në funksion të transparencës, të gjitha të dhënat që zotëron ia ofron publikut të interesuar, vendës dhe të huaj edhe nëpërmjet faqes së internetit të QKR. Kjo reformë e madhe dhe cilësore në regjistrimin e biznesit i ka dhënë fund rropatjeve të gjata nëpër gjykata (në bodrumet e të cilave ndodheshin dosjet fizike të kompanive tregtare dhe të katandisura si mos më keq nga mungesa e kushteve optimale për mirëruajtjen e tyre) dhe pagesave të fryra në favor të atyre të cilët merrnin përsipër procedurat e regjistrimit. Çfarë duhet të ketë parasysh një biznes që regjistrohet për herë të parë në QKR? Procedura e regjistrimit është mjaft e thjeshtë dhe realizohet brenda 24 orëve. Fillimisht plotësohet formulari i aplikimit për një procedurë të tillë. Formulari ofron mundësinë e regjistrimit fillestar sipas llojit të biznesit që do të hapet. Nëse i interesuari kërkon të regjistrohet si person fizik, ai duhet të paraqitet vetëm me dokumentin e identifikimit që në këtë rast është karta e identitetit. Nëse kërkon të regjistrohet si person juridik (sh.p.k; sh.a etj.), duhet që përveç dokumentit të identifikimit të depozitoje edhe statutin e shoqërisë se re. Duke qenë se këto forma ndryshojnë sipas përgjegjësive të tyre ligjore edhe dokumentet e kërkuara sipas ligjit, për regjistrimin e tyre fillestar, janë të ndryshme. Çdo aplikant duhet të zgjedhe dhe të vendosë për formën e biznesit që kërkon të regjistrojë përpara se të aplikojë për regjistrim fillestar, pasi çdo formë ligjore ka kritere specifike për t’u përmbushur, konform ligjit. Personi i autorizuar që aplikon për regjistrimin fillestar të kompanisë kryen pagesën vetëm prej 100 lekësh te sporteli i shërbimit ku ai aplikon. Brenda ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKR, aplikimi për regjistrim fillestar ose do të jetë pranuar dhe miratuar në rast se dokumentacioni është i plotë dhe i saktë, ose do të jetë refuzuar apo edhe i pezulluar, nëse QKR konstaton se dokumentacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore. Tani biznesi nuk po ankohet më për regjistrimin, por më shumë për procedurat e çregjistrimit. Ku bazohet ky shqetësim i tyre? Është e vërtetë. Çregjistrimi shoqërohet me procedura më të komplikuara dhe të zgjatura, pra me më shumë kusure për biznesin. Procedura për t’u fshirë nga Regjistri Tregtar në fakt nuk do të ishte shumë e vështirë dhe e sikletshme nëse biznesi nuk do të kishte detyrime për të shlyer, siç ndodh rën-

Zv.drejtori i Përgjithshëm i QKR-së, Raimond Cimbi

dom, përpara se të fillonin procedurat e çregjistrimit. Nga momenti që një biznes aplikon për t’u çregjistruar, QKR do të informohet brenda një periudhe prej 30 dite pune, nëse ky biznes ka detyrime të pashlyera ndaj zyrës së tatimeve dhe taksave qendrore si dhe atyre të pushtetit lokal. Nëse brenda kësaj periudhe konfirmohet nga këto ente të cilave u dërgohet kërkesa se subjekti nuk ka detyrime financiare të prapambetura, ky subjekt vazhdon më tej procedurat e çregjistrimit. Në rast të kundërt, subjektet që mbartin detyrimet financiare fillimisht shlyejnë këto detyrime në përputhje me legjislacionin në fuqi e më pas vazhdojnë procesin e çregjistrimit. Çfarë thashë më sipër është faza e parë e procesit të çregjistrimit. Më pas, për sa i përket shoqërive tregtare duhet të respektohen edhe disa afate të tjera ligjore deri në çregjistrimin përfundimtar të shoqërisë, të cilat në mënyre sintetike përmblidhen: publikimi në faqen web të QKR i njoftimit të parë për kreditorët e mundshëm të shoqërisë që kërkon të çregjistrohet (30 ditë), publikimi i njoftimit të dytë në web, për të njëjtin qëllim (90 ditë). Pra shihet qartë që ka vend për të ndërhyrë në ligj dhe për të shkurtuar afatet e çregjistrimit të një biznesi. Duke marrë në konsideratë eksperiencat me të cilat është përballur QKR në këto 4 vite e gjysmë aktivitet në lidhje me procedurat e çregjistrimit si dhe ankesat e subjekteve të interesuara, ne i kemi propozuar Qeverisë reduktimin e këtyre afateve dhe shkurtimin e hallkave të tepërta dhe artificiale dhe kemi besimin se do të gjejmë mirëkuptimin për përmirësimin e ligjit në funksion të qëllimit të eliminimit të burokracisë, qëllim i cili mishëron dhe vetë krijimin e QKR. Si ka qenë trendi i regjistrimit të bizneseve gjatë kësaj periudhë të fillimvitit 2012 dhe si ka ndikuar kriza globale në këtë proces? Duhet të pranojmë se aktiviteti ekonomik në vendin tonë zhvillohet në sfondin e krizës së Eurozonës dhe më gjerë. Ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi e izoluar, përkundrazi ajo është e hapur, me raporte të fuqishme, me marrëdhënie të konsoliduara dhe me partneritet serioz në të gjitha fushat e saj. Duhet pranuar për rrjedhoje se elemente të krizës nuk kanë kaluar në mënyrë indiferente në veprimtarinë e bizneseve të cilat operojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër, nëpërmjet masave mjaft efikase të marra nga Qeveria Shqiptare duhet theksuar se Shqipëria i ka rezistuar në mënyrën më të mirë të mundshme krizës dhe për rrjedhojë Shqipëria shihet nga vendet partnere të goditura nga kriza si një vend që ofron oportunitete për investitorët e huaj falë një klime të besueshme dhe të shëndoshë, të një tregu solid e në zhvillim. Janë mjaft kompani të huaja të cilat e kanë transferuar aktivitetin ekonomik në territorin shqiptar për t’iu shmangur pasojave të krizës

Shqipëria konkurron denjësisht në rajon me lehtësitë që ofron ndaj biznesit që nga legjislacioni fiskal, nxitja e investimeve të huaja, legjislacioni mbi koncesionet etj në vendet respektive. Çka thashë më sipër po e ilustroj me shifrat që QKR ofron për regjistrimet e bizneseve të reja për periudhën për të cilën po flasim, krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe kuptohet qartë që hapja e bizneseve të reja vijon me një trend optimist dhe premtues. Kështu, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2012 janë regjistruar 5824 biznese të reja. Për të njëjtën periudhë, në vitin 2011 ishin regjistruar 5566 biznese te reja, pra kemi një rritje prej 4,6%, e cila shpreh qartë tendencën në rritje të interesit për të çelur biznese të reja në Shqipëri. Gjatë vitit 2010 janë regjistruar 16 433 biznese të reja, ndërsa gjate vitit 2011 kjo shifër është 12 706. Duke krahasuar shifrat vjetore të dy viteve të fundit, kuptohet se fillimi i vitit 2012 është mjaft pozitiv dhe premtues. Po çregjistrimet, si kanë ecur? Çregjistrimet janë një fenomen normal në një ekonomi normale dhe që ndodh për arsye nga më të ndryshmet. E rëndësishme është të analizohen shifrat e çregjistrimeve, sidomos të para në raport me regjistrimet e reja për të kuptuar tendencën dhe ritmet e rritjes. Për katër muajt e parë të këtij viti janë çregjistruar 1 893 biznese. Në të njëjtën periudhë të vitit 2011 janë çregjistruar 1 842 biznese, pra kemi një rritje të çregjistrimeve prej 2,7%, por krahasuar me regjistrimet e reja, të cilat për të njëjtën periudhë janë rritur me 4,6%, diferenca regjistrime – çregjistrime pasqyron ritmin e rritjes që është evident dhe pa koment. Si e parashikoni të ardhmen e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve vendëse dhe të huaja në vendin tonë, duke pasur parasysh vështirësitë që po kalon ekonomia globale aktualisht? E ardhmja është optimiste. Ky nuk është mendim subjektiv që unë kam për të ardhmen e bizne-

sit në Shqipëri, por për mundësitë reale që ofron vendi ynë ndaj sipërmarrjeve vendëse dhe të huaja. Ekonomia shqiptare është në zhvillim dhe për pasojë ka hapësira të pashfrytëzuara, të cilat konvertohen në kapacitete potenciale. Nga ana tjetër klima për të bërë biznes është realisht mjaft e përshtatshme. Shqipëria konkurron denjësisht në rajon me lehtësitë që ofron ndaj biznesit që nga legjislacioni fiskal, nxitja e investimeve të huaja, legjislacioni mbi koncesionet etj. Për sa i përket investimeve të huaja, investitorët e huaj kanë trajtime favorizuese për investimet e tyre, të sanksionuara me ligj. Kjo ka bërë që kohët e fundit shumë biznese të huaja ta shohin vendin tonë si një oaz të mbrojtur nga kriza e vendeve fqinjë. Kështu, gjatë vitit 2010 u regjistruan 955 biznese të huaja. Kjo shifër për vitin 2011 ishte 909, pra kërkesat për të hapur biznese të huaja në vendin tonë janë konstante dhe pavarësisht krizës që na rrethon. Ndërkohë që në katër muajt e parë të vitit 2012 janë regjistruar 254 biznese të reja të huaja dhe kuptohet që edhe për këtë vit premisat janë të qëndrueshme. Shifrat e mësipërme tregojnë se interesimi i të huajve për Shqipërinë mbetet i lartë dhe konstant. Në këndvështrimin tuaj, çfarë ofron Shqipëria, në këtë sfond krize, për biznesin në raport me fqinjët? Në një farë mënyre kriza mund të ndihmojë ata që duan të bëjnë biznes në Shqipëri. Po kështu kriza mund të ndihmojë Shqipërinë të thithë investimet e huaja duke ofruar avantazhe të cilat i kam trajtuar më sipër. Sidomos investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend interesant, atraktiv dhe të mbrojtur nga kriza në shumë drejtime. Vendi ka një tipar dallues me vendet e tjera fqinjë: treguesit makroekonomike janë stabël. Gjatë secilit prej viteve 2009-2011 u arrit të evitohej recesioni ekonomik, i cili u përjetua në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit dhe më gjerë dhe ekonomia shqiptare vijoi të performojë me ritme pozitive dhe në rritje. Rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 20002008 (periudha para krizës) ishte në nivelin 6.2%, duke qenë mbi mesataren prej 5.3% të vendeve të EQL, ndërsa norma e inflacionit mesatar po për këtë periudhe ishte 2.7%, ndjeshëm poshtë mesatares prej 8.5% të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Më pas, gjatë viteve 2009-2011 ekonomia e Shqipërisë ka performuar me një rritje mesatare prej rreth 3.1% , dukshëm mbi rritjen mesatare prej 0% të vendeve të EQL, ndërsa inflacioni mesatar ka qenë në nivelin 3.2%, lehtësisht poshtë inflacionit mesatar prej 3.7% të këtyre vendeve. Gjithashtu, Shqipëria ka një sistem bankar të shëndoshë dhe qeveria ka arritur të kontrollojë borxhin, i cili është nën 60% të PBB. Këta tregues e bëjnë Shqipërinë një vend kredibël për perspektivën e biznesit.


02

kronikë

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Nga këqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të copëtuara, ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj

Itali, gjendet e masakruar një 30-vjeçare shqiptare Mariana Marku është gjetur e masakruar dy ditë pasi të afërmit e saj kishin denoncuar në polici zhdukjen e saj Trupi i pajetë, i masakruar i një femre shqiptare, është gjetur përgjatë rrugës “Cese di Avezzano” në L’Aquila, Itali. Mësohet se kufoma është identifikuar si Mariana Marku 30 vjeç, nënë e një fëmije 11-vjeçar. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga këqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të copëtuara, ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj. Mësohet se 30-vjeçarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit, si dhe disa kolege të 30-vjeçares. Por hetimet janë përqendruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub. Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës, pasi prej 2 ditësh 30-vjeçarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmi-

Viktima Mariana Marku

ja i saj.. Mediat italiane shkruajnë se Mariana Marku është gjetur nga policia me dëmtime të rënda në kokë dhe me gjymtyrë të thyera. Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa për nga mënyra se si është kryer krimi, flet për një vrasës shumë të dhunshëm dhe gjymtimi i 30- vjeçares sugjeron si pistë të parë një pistë pasioni. Por hetuesit nuk kanë përjashtuar edhe ndonjë motiv tjetër që mund të ketë lidhje me profesionin e të resë ose me ndonjë konflikt për arsye financiare. Fillimisht shpresat janë përqen-

druar tek të afërmit e viktimës për të hedhur dritë në lidhje me ndonjë problem që ajo mund të ketë pasur në kohët e fundit. Hetuesit kanë kërkuar edhe tabulatet telefonike të viktimës, pasi kanë administruar numrin e saj për të parë

Italianët kapin 229 kg kanabis lazarati, në pranga katër shqiptarë Aksioni i zhvilluar në Venecia, pas informacioneve të marra se garazhi i banesës së shqiptarëve shërbente për magazinimin e drogës Rreth 2 milionë euro drogë janë sekuestruar dje nga policia italiane, ndërsa katër shqiptarë kanë rënë në pranga. Policia e Venecias në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, duke vënë në pranga 4 prej tyre. 229 kilogramë marijuanë, një pistoletë me karikator brenda me kalibër 7.65, gati për përdorim, iu sekuestruan të ndaluarve. Duke parë lëvizjet e tyre të dyshimta prej muajsh, policia kishte marrë në vëzhgim të dyshuarit, ku së fundmi u pikasën duke hapur një garazh, brenda të cilit u gjetën 64 kilogramë marijuanë, 50 gram kokainë dhe pistoleta. Në vijim të kontrolleve policia bllokoi në një garazh të dytë strehë e trafikantëve në Martellago, ku u gjetën 165 kilogramë marijuanë e ndarë në pako prej 5 dhe 10 kilogramësh. Sipas policisë thuhet se nga shitja e drogës shqiptarët do përfitonin rreth 2 milionë euro drogë. Policia italiane është e bindur se ka vënë në pranga vetëm korrierët dhe pritësit e drogës, ndërsa bosët janë ende të lirë. Aksioni i policisë ka ardhur pas një informacioni se një shpërndarës droge mund të kishte të depozituar një sasi të madhe droge në garazhin e shtëpisë. Mësohet se janë edhe 7 shqiptarë të tjerë që mendohet se janë të implikuar në të njëjtin rrjet, i cili siguronte drogën nga Shqipëria për në Itali dhe më pas bënte shpërndarjen e saj edhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian. Hetuesit italianë dyshojnë se kanabisi ka ardhur nga porti i Barit nëpërmjet rrugës detare nga Shqipëria, ndërsa përgjatë

Hetimet janë përqendruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës

edhe thirrjet e fundit që ajo ka kryer. Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur telefonin e viktimës por edhe disa sende të tjera personale, çka ka bërë hetuesit të dyshojnë se vrasësi mund të ketë marrë sendet për të fshehur gjurmët e tij.

Vacancy Announcement Emporiki Bank - Albania S.A., member of Crédit Agricole Group, is seeking to recruit experienced and dynamic employees in Enterprises Unit. We are seeking to recruit: Corporate Sales Managers for North/South regions respectively Location: Fier/Durres Corporate Sales Manager / Main tasks: -

Develop business clientele in the segment of Mid-market and Large Companies in the respective area (south/north. Identify new business opportunities in line with bank’s targets, arrange first contacts and hold frequent meetings with customers. Provide periodical information and reports on meetings with clients and coordinate actions on acquiring new clients. Collects key business and financial data on target clients (customer or prospective customer) and determine needs for banking services, financings etc. Support customers for enhancing the existing banking relationship. Co-ordinate cross-selling opportunities with new or existing clients in coordination with other units of the Bank. Propose tailored offers for new or existing clients. Monitor market developments and inform about changes on products and services offered by the competition.

The ideal Candidates should have:

Shqiptarët e arrestuar janë:

-

1) – Kol Bushpepa, 31 vjeç, lindur në Mirditë 2) - Prelë Pijolla, 23 vjeç, i papunë 3) –Dorian Dodaj, 25 vjeç, rezident në Martellago, i padënuar më parë 4) –Brixhilda Miri, 22 vjeç, e fejuara e Dorianit

-

gjithë ditës së djeshme të arrestuarit janë marrë në pyetje. Një nga drejtuesit e operacionit për kapjen e drogës citohej dje nga mediet italiane teksa thoshte se pronarët dhe padronët e drogës janë në Shqipëri dhe se personat e arrestuar janë veçse punëtorë me pagesë të ngarkesës së kapur. Mediat italiane raportonin dje se të njëjtës organizatë i është kapur në muajin janar një tjetër ngarkesë prej më shumë se 300 kilogramësh kanabis në portin e Barit.

-

Minimum 3 years of banking experience (at least 2 year in relation with business clientele) Prior experience in sales position in banking system or commercial companies (minimum 2 years) Good knowledge of businesses operating in the respective area. Strong communication and interpersonal skills Capability and willingness to take responsibilities Written and communication skills in English University degree in Economic Sciences (preferentially)

Interested candidates are requested to send their resumes within the 15th of May 2012 to the following address: Emporiki Bank - Albania S.A. Human Resources Division, Kavaja Street, Building 27, Entry 1, Municipal Unit No. 10, Postal Code 1001 Tirana Or through e-mail hr@emporiki.com.al


OpEd

10

MAPO

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

01

Një film nuk është kurrë përnjëmend i mirë në qoftë se kamera nuk është një sy në kokën e një poeti.

02

Një artist i mirë duhet të jetë i izoluar. Nëse ai nuk është i tillë, ka diçka që s’shkon.

03

Mos pyet se ç’mund të bësh për atdheun tënd. Pyet se ç’ka për drekë. Orson Welles, aktor amerikan

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Pusulle

H

istoria e pusulles shqiptare zë fill me një episod modest. Me një pionier me yll në ballë, pra me një rrugëhapës, të kohës së luftës. Kur mes dimrit dhe acarit ai pionier u nis të shkonte “te shokët” me një pusulle në gji në anën e zemrës. Gjatë rrugës pionierit i dolën përpara gjermanët. Që pusullja të mos binte në dorë të armikut, pionieri, sapo pa gjermanët, pusullen e nxori nga gjiri dhe e hëngri. Pati në atë kohë njerëz të cilët me të drejtë shtruan pyetjet; Mor po, ata gjermanët dinin gjë, që pionierin e kontrolluan në gji? Apo gjermanët kishin marrë pak më parë një tjetër pusulle qëllimkeqe nga një tjetër pionier a partizan? A e dinte pionieri çfarë shkruhej në atë pusulle? Urdhër pushkatimi për të vrarë pas shpine një shok dhe një shoqe, partizanë që dyshohej se bënin dashuri në fshehtësi më të fshehur se fshehtësia? Udhëzime për të plaçkitur ndonjë fshat bashkë me instruksionet përkatëse për të humbur gjurmët, që të dukej sikur plaçkitjen nuk e bënë partizanët e kurvit por gjermanët e Hitlerit? Kush ia mësoi pionierit zanatin e gëlltitjes së pusulles? Si i vajti filli më vonë atij pionieri? A është ende gjallë ai pionier, apo edhe atë e vranë pas shpine, pak më pas, sipas udhëzimeve të një tjetër pionieri me pusulle në gji, këtë herë nga ana e kundërt e zemrës, që nuk u kap nga gjermanët, dhe pusullen nuk e gëlltiti? Pionieri, pusullen e ngrënë, e volli pas pak, apo e dhjeu të nesërmen në mëngjes? E të tjera. Por ndërkohë që vetë pusullja mori menjëherë rëndësi të dorës së parë, përveç pak zërave të mekur që thanë se pusullja erdhi nga Stepa, pyetjeve lidhur me pionierin dhe zanafillën e pusulles, në entuziazëm e sipër, s’ua vuri kush veshin. Nga kohët që s’mbaheshin mend e deri tek episodi me pionierin që pusullen e hëngri, për shqiptarët, gjërat e shkruara, së pari librat, pastaj fermanët, aktet noterike, tapitë e pronave me vula e firma, dhe dokumentet në përgjithësi, ishin gjëra tepër serioze, që as mund të imagjinohej se do vinte një ditë që dikush mund t’i gëlltiste, villte apo dhiste. Me zbulimin e pusulles dhe efekteve të saj çudibërëse, pamja ndryshoi rrënjësisht. Zbulimi qe tepër i madh. Fara kishte rënë në tokë pjellore. Shembulli, modeli, mostra, kishte ardhur në mënyrën e duhur, nga njeriu i duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur, për të bërë punën e duhur, me perspektivën e pritur. Shenjtërisë së tekstit, fjalës së zgjedhur, mahnitjes së librit, seriozitetit të vulës, unicitetit të firmës, dhe gjithçkaje të shkruar, pusullja u tha: Shporruni, tash e tutje, mbretëresha e tekstit jam unë, copa e letrës.

koment Edison Ypi

Lëre se ç’thonë për Kim Filbin; Diversantët nuk mund të kapeshin pa ndihmën e pa kursyer të pusulleve popullore. Gjurmimi dhe burgosja e mijëra “armiqve”, “kulakëve”, “sabotatorëve”, “njerëzve me lakra në kokë”, “të infektuarve nga kultura borgjeze dhe shfaqjet e huaja”, që u flakën nëpër burgje, do ishin të pamundura pa pusullet e popullit. Triskat, tallonet, autorizimet e gjithfarshme, që edhe ato pusulle ishin, bënë që numri i pusulleve të rritet e të rritet në sasira marramendëse. Aq sa, për shkak të numrit gjithmonë e në rritje të pusulleve, disa, të cilëve për ta dorëzuar pusullen u duhej të prisnin, nisën të përdorin shprehjen: “S’ke ku të hedhësh kokrrën e pusulles”. Shprehje kjo, që me fqinjërinë befasuese të frutit të shëndetit me copën e letrës së spiunllëkut, pra të pusulles me mollën, frymëzoi, bashkë me poetin që shkroi vargun e famshëm: “Moj pusulle ku na mblodhe”, u shkruan të tjera pusulle, që çuan të tjerë njerëz nëpër baltovina, çmendina dhe burgje.

Aq u desh. Zbulimit të rëndësishëm të spiunllëkut të kollajtë vetëm me laps e letër, iu dha menjëherë rëndësia e duhur. Në gjurmët e gjestit heroik të pionierit trim, shkruarja, dërgimi, ngrënia, vjellja, dhjerja e copës së letrës të quajtur pusulle, u kthye në epidemi. Me ngut të madh dhe zell të papërmbajtur, qysh gjatë “luftës”, shqiptarët dërguan qindra pusulla për të vrarë njëri-tjetrin, duke qortuar veten se si kishte ndodhur që më parë s’u kish’ vajtur në mendje një mënyrë aq praktike. Menjëherë pas lufte, mijëra shqiptarë nisën t’i gdhinin netët kërrusur mbi copa letrash, duke pritur me ankth që pusullen ta çonin që pa gdhirë, atje ku duhej, në “organet kompetente”. Përmbajtja e këtyre pusulleve ishte e lemerishme: Denoncime që çuan nëpër burgje, pushkatime dhe varje në litar, pothuaj të gjithë ata pak shqiptarë që kishin bërë shkolla në Perëndim. Dyshime për armiq imagjinarë, kolaboracionistë të sajuar, kuislingë të shpikur, spiunime për mos-denoncim pasurie, fshehje floriri etj. ëre se ç’thonë për Kim Filbin; Diversantët nuk mund të kapeshin pa ndihmën e pa kursyer të pusulleve popullore. Gjurmimi dhe burgosja e mijëra “armiqve”, “kulakëve”, “sabotatorëve”, “njerëzve me lakra në kokë”, “të infektuarve nga kultura borgjeze dhe shfaqjet e huaja”, që u flakën nëpër burgje, do ishin të pamundura pa pusullet e popullit. Triskat, tallonet, autorizimet e gjithfarshme, që edhe ato pusulle ishin, bënë që numri i pusulleve të rritet e të rritet në sasira marramendëse. Aq sa, për shkak të numrit gjithmonë e në rritje të pusulleve, disa, të cilëve për ta dorëzuar pusullen u duhej të prisnin, nisën të përdorin shprehjen: “S’ke ku të hedhësh kokrrën e pusulles”. Shprehje kjo, që me fqinjërinë befasuese të frutit të shëndetit me copën e letrës së spiunllëkut, pra të pusulles me mollën, frymëzoi, bashkë me poetin që shkroi vargun e famshëm: “Moj pusulle ku na mblodhe”, u shkruan të tjera pusulle, që çuan të tjerë njerëz nëpër baltovina, çmendina dhe burgje. Letrat nga populli, me emër e mbiemër ose anonime, që s’ishin veçse pusulle drejt partisë së kurvit dhe Sigurimit të Shtetit, përmbajtja tejet e vyer e brendisë së të cilave ishin hambarët dhe thesarët ku shkriheshin tiparet më të shëndetshme të popullit, urtësia dhe mençuria e tij shekullore, shpërthimi i energjisë pusullore deri atëherë e virgjër për spiunimin e tjetrit, u bënë kontributi më i madh për bërjen e punëve inekzistente dhe arritjen e sukseseve fantazmagorike. Pati edhe raste kur shqiptarë të dëshpëruar, të lodhur dhe të dembelo-

L

Me libër shtëpie

sur, për ta zgjidhur problemin pa luajtur nga vendi, i binin shkurt. Nuk harxhonin kohë dhe mund për të gjetur stol, litar, sapun. Uleshin e shkruanin një pusulle me efekt të dyfishtë, spiunimin dhe varjen e vetes. humica dërrmuese e pusullave dërgoheshin, dhe pranoheshin, në anonimitet të plotë. Si për dërguesin e pusulles, për të cilin i rëndësishëm ishte vetëm shfrimi i epshit shtazarak kundër tjetrit, po ashtu edhe për “organet kompetente”, s’kishte asnjë rëndësi emri dhe mbiemri i dërguesit, arsimimi i tij, mosha, nga fatos deri në babagjysh. Rëndësi kishte rezultati, kalbja nëpër baltëra, futja nëpër burgje. Qëllime këto, të cilat, pusullja, e lënë tinëz nën derë, e dërguar me postë ose me një pëllumb që pusullen e mbante me sqep, apo edhe haptazi, dorazi, në sy të mixhlizit, gjatë dhjetëra viteve i kreu për së miri, dhe gratis. Për përhapjen e pusulles ndihmuan sa mundën sidomos “shkrimtarët”. Ata që bënë soc-letërsinë. Ata të cilët dhanë ndihmesë të pakursyer që luftën e pusulles me librin të mos e fitonte kurrsesi libri, por vetëm pusullja. Interesante ishte çfarë ndodhi me pusullen pas ‘90-ës. Sidomos pasi nisi të përdoret Interneti. Mu atëhere kur u duk se pusulles i iku treni, pusullja kapi aeroplanin, pushtoi qiellin, uzurpoi eterin. Letërsia dhe gazetaria e sotme, si letërsi dhe gazetari mballomash, bashkë me qindramijërat e SMS-ve të sotme me nga dhjetë fjalë që shqiptarët dërgojnë e marrin përditë, deri te dërdëllitjet dhe shpifjet nga më të ndyrat e turlilloj pusulleshkruesve modernë të blogjeve, pasardhës të denjë të pionierit me pusulle në gji, me nick apo pseudonim, a nuk janë edhe ata dëshmia e gjallë se, në gjurmët e pionierit të hershëm, populli ynë pusulleshkrojtës, pusullemarrës, pusullevuajtës, pusullevrasës, pusullengrënës, pusullevjellës, pusulledhjerës, pa dërguar dhe marrë pusulle, s’është në terezi, s’ndihet mirë, koka i dhemb, kurrizi i kruhet, nga ethet fërgëllon, gripi e kap, balli i djersitet, qurrat i ikin tatëpjetë, gjunjët i dridhen, temperatura 410, buka s’i hahet, uji s’i pihet, seksi s’i bëhet, gjumi s’e zë, jeta s’i shijon? A nxori populli ynë emra të spikatur në fushën e pusulleve? Po. Dy. Kurvi. Për të cilin deri sa ngordhi nuk u dërgua asnjë pusulle, dhe vetë ai, vetëm pusulla shkroi. Për kurvin pusullja ishte kryearma. Ka pafund prova që e vërtetojnë se nëpër të gjitha sirtarët,

S

dollapët, raftet e bibliotekave, kasafortat, kamaret e fshehta nëpër mure, deri edhe nëpër tunele të nëndheshëm dhe xhepa pantallonash e xhaketash, s’është çudi edhe brenda benevrekëve, kurvi vetëm pusulle mbante. Që ishin spiunllëqe nga më të ndryshmet, urdhra për vrasje pas shpine, “dekorime” në gjoks me plumb, degdisje, internime, burgime, pushkatime, udhëzime, intriga, mashtrime. Sigurisht që edhe menderlibrat që shkarraviti, s’ishin veçse pusulla. Ismail Kadarea. Në dëm të të cilit u shkruan mijëra pusulle, ndërsa ai vet’ shkroi vetëm libra. Kadarea prej pusulleve, kësaj të keqeje të racës, vuajti ndoshta më tepër se kushdo tjetër. Kundër tij, pusulle nuk dërgonin vetëm individë, por edhe komunitete të tëra. Kolektiva punonjësish pararojë, brigada proletarësh vigjilentë, komitete e zyra burokratësh të pashpirt. Madje, kundër tij dërgoheshin pusulla edhe nga jo-frymorë. Si kombinate, fabrika, kooperativa, SMT-ra, hidrocentrale, turbina, deri edhe mullinj, sharra dhe furra. Këto ditë, një kritik letrar i kohës së kurvit, një censor spiun me nam, i cili, në gjurmët e pionierit që pusullen e solli nga Stepa, s’ka lënë, dhe s’po lë, pusulle pa gëlltitur, dha një intervistë në një gazetë. Deri sa pa lexuar atë intervistë, pata pasur bindjen se përdorimi i pusulleve, si të kaluarës dhe të së tashmes, përmbajtja, shkaqet e dërgimit dhe të marrjes së pusulleve, dhe në përgjithësi kjo mënyrë spiunimi, për më tepër që prej mëse 20 vitesh pusullet e përbindshme të asokohe në sfondin e pusulleve të sotshme qesharake, që janë kartat e ndryshme, faturat e korrentit, telefonit, ujit, po deshe edhe diplomat e universiteteve, me të cilat nuk çon dot askënd në burg, janë gjëra të gjithëditura për shqiptarët. Por s’paskësh qenë ashtu. Sepse kritiku, mes tjerash, për të provuar, luaj vendit, “konformizmin” e Kadaresë, thotë se, në vitin 1969, Kadare në një “diskutim” paska thënë... Jo, prit pak i dashur lexues. Para se të lexosh dhe të mrekullohesh me një nga gjërat me vërtetësi drithëruese që Kadare pati trimërinë ta thotë në një diskutim më 1969, kur pusullet bënin kërrdinë, nëse ke probleme me zemrën, ndale këtu leximin e këtij shkrimi. Por edhe nëse zemrën e ke prej luani dhe mendtë nuk të merren, hidh sytë rrotull gjej ndonjë send të fortë ku të mbahesh që të mos rrëzohesh. Ja! “Në pusullet e luftës së ‘kurvit’ ka më shumë vërtetësi dhe dramaticitet se në dhjetëra faqe të romaneve tona”.


E hënë, 13 qershor 7 maj 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Franca – votë sfiduese apo kthesë historike? F

rancezët i dhanë fund dilemës së tyre presidenciale. Në pesë vitet e ardhshme, në krye të pallatit Elysée, një nga rezidencat presidenciale më të bukura në botë, do të jetë socialisti Francois Hollande. Mbas një beteje të ashpër elektorale, ku si rrallë ndonjëherë në historinë politike moderne të Francës nuk u kursyen epitetet e rënda apo sharjet reciproke ndërmjet dy kampeve kryesore rivale politike, mëngjesi i “një dite më pas” ka lënë pezull një pyetje të vështirë: një votë sfiduese apo një kthesë historike? Për “cilën Francë u votua”? Për një Francë të fortë, lider në Europë dhe në botë... apo për një Francë, tashmë pa shkëlqimin e dëshiruar dhe tradicional të saj, që më shumë se çdo gjë ka nevojë “të vendosë rregull brenda shtëpisë” e të zgjidhë me përparësi problemet e saj të brendshme ekonomike e sociale? Një Francë “doktor” për të shëruar euron, eurozonën e BE-në, apo një Francë “paciente” që ka nevojë të bëjë një kurë të fortë, të mbledhë forcat e pastaj të mendojë për “objektiva e qëndrime më globale”? Përgjigjja më diplomatike që mund të jepet në këtë rast është: një Francë e përmbajtur, e lodhur dhe trembur nga pesha e krizës, që i kthen më shumë sytë dhe vëmendjen nga vetja. Presidentit të ri i takon barra e marrjes së vendimeve dhe zgjidhjes së problemeve më të rëndësishme e jetësore të vendit. Në fund të fundit edhe vetë “Republika V” e krijuar në vitin 1958, duke adoptuar konceptin e konstitucionalistit rus Boris Mirkine-Guetzevich, synonte “parlamentarizmin e arsyeshëm” dhe forcimin e rolit dhe pozicionit të Presidentit, duke e orientuar politikën franceze drejt një regjimi parlamentar “të organizuar” në mënyrë të tillë që të evitonte sa më shumë që të ishte e mundur krizat e qeverisjes dhe mosfunksionimin e institucioneve. Franca është një regjim parlamentar i pajisur me një President shumë të fortë. Këto zgjedhje i përballën francezët me shumë probleme, pyetje e pikëpyetje thelbësore: pse vazhdojmë të humbim terren në raport me ekonomitë më të zhvilluara të botës? Pse vazhdojmë akoma t’i referohemi shembullit gjerman si më i miri, por duke qenë akoma larg tij? Pse rrezikojmë notën AAA për

cilësinë e tregjeve financiare dhe financave tona publike? A po dobësohet vazhdimisht shteti i mirëqenies dhe modeli ynë social që kanë qenë krenaria dhe siguria e shoqërisë franceze në 4-5 dekadat e fundit? A kanë politikanët dhe institucionet tona projekte cilësore e reale për të na garantuar një qeverisje eficente e zgjidhje të gjithë këtyre problemeve? etj. Mobilizimi dhe pjesëmarrja e lartë në dy raundet e votimeve presidenciale (80% në turin e parë dhe rreth 81% në turin e dytë) dëshmuan ndërgjegjësimin e francezëve për situatën mjaft komplekse të vendit, por dhe për karakterin vendimtar të momentit. Në turin e parë, zgjedhësit dërguan mesazhin e pakënaqësisë ndaj dy partive kryesore qeverisëse, PS dhe UMP, duke votuar në masën 34% kundër kandidatëve rivalë për Presidentin e ardhshëm. Ky radikalizim i njërës prej shoqërive më demokratike e më republikane të botës, drejt të djathtës ekstreme nacionaliste dhe të majtës komuniste revolucionare, u vlerësua nga mjaft politologë e analistë politikë si një “zhgënjim përballë platformave të reformave e propozimeve të Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, si një “pastrim llogarish” ndërmjet zgjedhësve dhe Presidentit aktual të gjykuar shpesh si “demagog”, apo frymës më populiste të rivalit të tij kryesor. Ky 34% kundër pretendentëve kryesorë u cilësua si “mungesë idesh origjinale për të bindur e mobilizuar energjitë e qytetarëve drejt një programi cilësor e garantues”, e krahasuar kjo si me “frymën” e zgjedhjeve në shumë vende të tjera të Europës, ashtu edhe me filozofinë e programit politiko-qeverisës “Big Society” të kryeministrit britanik David Cameron, që synonte reduktimin e rëndësisë dhe rolit të shtetit dhe transferimin e sa më shumë pushteteve drejt shoqërisë civile, duke i dhënë kështu fund periudhës së “big government”. Sarkozy e synoi me ngulm një objektiv të tillë, tentoi reformën konstitucionale, transparencën e pushtetit dhe qeverisjes, limitimin e pushtetit të Presidentit dhe “rikthimin e fjalës te qytetarët e republikës”, dhënien e një hapësire më të madhe për tregun dhe “hollimin e shtetit” etj., por pa arritur t’i bindë krejtësisht qytetarët e tij për rezultatet cilësore të synuara

dhe të pritura. Duket se dje francezët nuk zgjodhën thjesht “Presidentin e radhës”, që do të ketë detyrën aspak të lehtë të drejtojë Francën në pesë vitet e ardhshme, që, sipas të gjithë parashikimeve, por dhe të vetë gjuhës e problematikës të paraqitur nga vetë kandidatët, priten të jenë vite mjaft të vështira e sfiduese për objektivat e synimet e Francës. Por, sipas mënyrës dhe zgjedhjes së tyre, votuesit francezë i dhanë një përgjigje “made in France” rrugës që duhet ndjekur dhe kapacitetit të Francës për të përmbushur misionin e ri të saj në këtë dekadë të dytë të shekullit XXI, për të lënë pas tri dekada me rezultate ekonomiko-financiare, politike e sociale dukshëm më të vogla se ambiciet e saj, për t’i dhënë një zgjidhje kompromisi e mbështetjeje euros dhe eurozonës, integrimit të kontinentit të vjetër dhe BEsë. Presidenti i ri ka marrë një mandat “të nxehtë” në një moment mjaft deciziv. “Republika V” e filloi më 1958 “karrierën” e saj në një moment të rëndësishëm historik, duke u përballur deri në ditët e sotme me sfida të mëdha, të tilla si fundi i luftës së Algjerisë, lufta e ftohtë lindje-perëndim, krizat e naftës dhe borxheve, dyshimet për vlerat e “rregullimit keynesianist” dhe rikthimin në Europë dhe ShBA të ideologjisë liberale derregulluese të frymëzuar nga dyshja Reeagan-Thatcher, inflacioni dhe papunësia e lartë, rënia e murit të Berlinit dhe shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ndërhyrja në Kosovë etj. Edhe presidenti Francois Hollande duket se nuk bën përjashtim në situatën e tij për t’u përballur me kriza e probleme thelbësore, në radhë të parë për Francën, por dhe për Europën dhe botën. Të mos harrojmë se Franca është anëtare e Këshillit të Sigurimit, duke gëzuar të drejtën e vetos në OKB, është anëtare e grupit komandues të NATO-s, është fuqia e pestë ekonomike e botës, është në krye të “Organizatës së Frankofonisë”, një grup prej 56 vendesh me rreth 1 miliard banorë, është promotore e aksit “franko-gjerman” që ka një rol mjaft të rëndësishëm në ekuilibrin ekonomik, financiar e politik të eurozonës dhe vetë BE-së etj. Këtë radhë nga kutitë e votimit nuk doli vetëm emri i Presidentit të ri, por dhe përgjigjja e francezëve për sfidat

Shën Gjergji “katastrofik” N

jë lajm që qarkullonte pardje, të shtunën, në disa portale të internetit se kryeministri i Turqisë, Erdogan, kinse e paska kërcënuar me intervenim ushtarak Maqedoninë dhe Serbinë nëse rrezikohen “vëllezrit shqiptarë”, doli se ishte i rrejshëm. Erdogani nuk do të dërgojë ushtrinë turke në brendi të Ballkanit as për t’i ndihmuar shqiptarët muslimanë të rrezikuar, e as nuk e ka ndërmend që t’i bashkojë trevat shqiptare. Kështu u demantuan keqas ithtarët e islamizmit radikal e edhe ata që e duan bashkimin e shqiptarëve e që për çdo ditë palodhshëm dërgojnë komente për kauzat e tyre nëpër portale të internetit. Lajmin bombastik e shfrytëzuan ata për të kritikuar paritë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ngase nuk na qenka në nivel të detyrës, duke ua përplasur fytyrës shembullin e vëllaut të madh nga Ankaraja, i cili ua dha këtë “leksion këndellës” për mënyrën e mbrojtjes së kauzës! Në të vërtetë, vetëm naivët kanë mundur të mashtrohen me këtë lajm. Që nga momenti kur u paraqit, ai dukej i dyshimtë, sepse ishte formuluar tamam ashtu siç do ta thoshin qarqet ekstremiste në Serbi dhe Maqedoni, si dhe në disa vende tjera, të cilat prej kohësh përhapin frikën se shqip-

koment

Shkëlzen Maliqi

tarët janë ata që do ta çelin rrugën për depërtimin e fundamentalizmit islamik në rajon, dhe që Turqinë e Erdoganit po ashtu e shohin si njërin nga sponsorët e fuqishëm të këtij depërtimi. Lajmi mbi “intervenimin” e Turqisë në favor të shqiptarëve me gjasa vinte nga po ajo kuzhinë që kohëve të fundit ka prodhuar dhe pastaj edhe manipuluar me aferat, vrasjet makabre dhe burgosjet e autorëve që akuzohen se bëjnë pjesë në përhapjen e terrorizmit shqiptar dhe terrorizmit islamik, që gati-gati se barazohen si fenomen. Sa i përket vetë krimeve që kanë ndodhur në Maqedoni, nuk dua të spekuloj ose të paragjykoj autorët dhe motivet e tyre. Kushdo që janë, me çfarëdo motivi që janë inspiruar, këto krime duhet të zbardhen dhe autorët e tyre të dënohen. Vetëm se nuk i shërben aspak zbardhjes dhe fitores së drejtësisë, nëse këto krime që në start

futen në skemën që edhe e kanë paramenduar skenaristët që llogarisin në thellimin e ndasive dhe armiqësive fetare dhe kombëtare. Ashtu sikur që qarqet ekstreme maqedone dhe serbe krimin e shohin si një lloj provokim lufte nga shqiptarët ose shqiptarët islamistë, ashtu edhe reagimet shqiptare sikur ndjekin të njëjtën skemë dhe si krimin ashtu dhe provokimin e luftës ua mveshin ekstremizmit dhe fundamentalizmit sllav dhe ortodoks. A ekziston rreziku real që në Maqedoni dhe, praktikisht, tokat shqiptare të ndizet një krizë e tillë që do të na fuste në një konflikt të ngjashëm me konfliktin në Lindjen e afërt? A mund të ndodhë që të realizohet ajo “profecia” e shpeshtë e përsëritur në kohën e regjimit të Millosheviçit, kur pohohej se depërtimi i islamizmit i ngjan një përndezjeje gjarpërore të konfliktit nga Libani, përmes Qipros dhe kufirit të gjatë detar mes Turqisë dhe Greqisë, e deri në brendi të Ballkanit, me pikat nevralgjike në Shqipëri, dhe sidomos Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje? Ringjallja e këtij gogoli mbi depërtimin e islamizimit përmes Turqisë, tani po ndodh në një moment mjaft kritik për Serbinë dhe Greqinë, ku në ditën e Shën Gjergjit, pra dje, janë mbajtur zgjedhjet që mund të sfidojnë

economicus Adrian CIVICI

më të rëndësishme që i presin në vitet në vazhdim. Së pari, revolucionin ekonomik e financiar që po shkakton globalizimi dhe ndryshimet në natyrën, formën dhe “shtëpinë” apo gravitetin e kapitalizmit që po anon gjithnjë e më tepër drejt Kinës apo vendeve me ekonomi emergjente, të cilësuara si BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut). Ndërkohë që “perëndimi” ka mbajtur për mëse 4 shekuj kontrollin dhe dominimin mbi ekonominë, financat dhe tregtinë botërore, shekulli XXI po nxjerr në vijë të parë vendet BRICS, të cilët zotërojnë tashmë 52% të prodhimit industrial botëror, realizojnë 48% të eksporteve globale, dhe zotërojnë gjithashtu 80% të rezervave monetare të botës. Vendet e industrializuara perëndimore, përfshirë këtu dhe Francën, një nga pioneret e “revolucioneve industriale”, ndodhen tashmë në një situatë papunësie të lartë strukturore, deficitesh buxhetore e borxhe të mëdha sovrane, ndodhen në një situatë de-industrializimi, pasi për vite e vite të tëra i kanë investuar kapitalet e tyre për të ndërtuar fabrika e uzina në Kinë, Indi, Brazil etj. Së dyti, përballimi i krizës globale të kapitalizmit liberal, i krizës europiane të borxheve sovrane, tregjeve financiare e bankare, që janë akoma larg stabilizimit dhe qetësimit. Duket sikur Europa po i ngjan çdo ditë e më tepër në dinamikën e saj dinamikës deflacioniste të Japonisë së viteve 1990, ku u përzien bashkë kriza e borxheve, humbja e kompetivitetit dhe rënia e eksporteve, monedha e fortë që penalizonte eksportet dhe favorizonte importet duke destabilizuar bilancin tregtar dhe atë të pagesave, plakja e popullsisë dhe varësia ndaj fuqisë punëtore të emigrantëve etj. Zona euro konsiderohet për momentin si një nga zonat me rrezik për ekonominë botërore, dhe vetë euro akoma duket “me temperaturë”. Europa është e vetmja zonë e

rëndë boshtin e strategjisë që për Ballkanin e ka paraparë si të domosdoshëm integrimin në strukturat euro-atlantike. Në Serbi po zhvillohet mbase njëra prej betejave kryesore mes forcave proeuropiane dhe properëndimore, me ato që fatin e Serbisë e shohin në Lindje, por që duan që muri i rezistencës ortodokse të zgjatet në jug, pra në Maqedoni, Greqi dhe deri në Qipro e më tej në Lindje, si një pararojë kundër depërtimit të islamizmit, por jo si pjesë e aleancës Perëndimore, NATO-s, por me mbështetje në Rusinë. Skenaristët e këtij konfrontimi llogarisin me kthesën që mund të ndodhë në Greqi nëse atje në zgjedhjet, për shkak të krizës së thellë ekonomike, fituese dalin forcat euroskeptike. Nëse Greqia voton kundër masave të BE-së, do të goditet rëndë jo vetëm projekti i shpëtimit të euros, por edhe vetë BEja do të futet në një recesion të rrezikshëm, që sipas disa parashikimeve pesimiste do të mund të çonte edhe në shpërbërjen ose sakatimin e BE-së. Një koincidencë që ngjall këso shpresa katastrofike për Europën janë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë, që balotazhin e kishin po ashtu ditën e djeshme, dhe ku humbja eventuale Sarkozisë, i cili me Angela

rëndësishme e ekonomisë botërore që akoma nuk ka arritur nivelet e prodhimit të vitit 2007, që ka një papunësi rekord në nivelin 10.8% të popullsisë aktive, që ka akoma katër shtete të saj në syrin e ciklonit, Greqia, Spanja, Italia dhe Portugalia, të katra partnere dhe rrotull Francës. Qeverisja europiane dhe “autoriteti” financiar, buxhetor e fiskal i Brukselit ka akoma “xhepa që duhen mbushur”, për ta bërë Europën “Europë të vërtetë”. Së treti, Europa në përgjithësi dhe Franca në veçanti duhet të menaxhojë e absorbojnë efektet e revolucioneve arabe, rritjen e emigracionit drejt BE e veçanërisht drejt Francës, Italisë dhe Spanjës. Ëndrra dhe shpresa europiane, por dhe e vetë këtyre vendeve, se “pranvera arabe” do hapte shpejt dyert për kalimin drejt demokracisë perëndimore dhe ekonomisë së tregut, duket e largët. Politika euro-mesdhetare e iniciuar nga Franca është e tëra për t’u ribërë. Qëndrimi ndaj energjisë atomike dhe reaktorëve bërthamorë përbën dhe ajo një sfidë më vete për Francois Hollande. Presidenti i ri do gjejë në tavolinë një dosje delikate të “shëndoshjes së Francës”: një rritje ekonomike rrotull shifrës 1%, një deficit tregtar prej 70 miliardë eurosh më 2011, një borxh publik në nivelin 85-90% të PBB, një papunësi rekord prej 10% të popullsisë aktive, një rënie e kompetivitetit dhe ritme të ulëta në politikat dhe praktikat inovative, me një model ekonomik e social që vetë francezët e cilësojnë “në krizë”, me një ngarkesë fiskale në nivelet 50-55% të PBB, me një skemë keynesianiste të rritjes ekonomike të financuar kryesisht nga borxhi publik, me një qëndrim dyshues ndaj rolit dhe pozicionit të Bankës Qendrore Europiane dhe politikës së saj monetare, me një qëndrim po ashtu dyshues ndaj “rregullit të artë buxhetor” në BE etj. Sfidat e Francës janë kolosale. Presidenti i ri Francois Hollande dhe socialistët francezë dhanë shumë zgjidhje, mënyra e metoda sesi do t’i tejkalojnë këto pengesa e vështirësi në emër të “Francës reale e të vërtetë” dhe zgjedhësit i besuan. Më shumë sesa një votë anti-Sarkozy, duket se francezët kanë dhënë një votë pro “ndryshimeve historike” për Francën e së nesërmes.

Merkelin konsiderohej si shtylla e dytë që e mbanë BE-në, do të dobësonte ose edhe shkatërronte kohezionin në BE, kurse në Ballkan do të hapte rrugë për skenarë dhe strategji tjera, jo më vetëm ato nën diktatin e Brukselit të BE-së dhe NATO-s. Kriza e mundshme në eurozonë e edhe në boshtin e aleancës Berlin-Paris, sigurisht se mund të ndodhë dhe do të kishte pasoja të konsiderueshme, por jo aq katastrofike çfarë parashikojnë skenaristët ndjellakeq ballkanas e më gjerë. Në Beograd vegjëlia milosheviçiane mbase ëndërron shkatërrimin e BE-së në formën siç është shkatërruar Jugosllavia, ose Bashkimi Sovjetik, kështu që atyre sërish do t’u hapej rruga për beteja të reja në Bosnje dhe Kosovë, ose edhe në Maqedoni, ku po investojnë në konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonëve. Vetëm se është naivitet të besohet në këtë skenar shkatërrimi të BE-së si i një kulle prej letre. Bashkimi Europian vërtet ka probleme në përfundimin e arkitekturës së vet më unifikuese, por i ka mekanizmat e mjaftueshëm dhe resurse të mëdha që t’u bëjë ballë sfidave ekonomike dhe politike që e çojnë mbrapa. Por, mos të spekulojmë koti para se të shohim se çka do të sjellin zgjedhjet në Serbi, Greqi dhe Francë.


12

MAPO

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

arsim

Prokuroria dhe Ministria e Arsimit nisin verifikimet Prokuroria e Tiranës njoftoi në pasditen e së premtes nisjen e hetimeve për zbardhjen e rastit të marrjes së diplomës nga djali i Umberto Bossi-t, duke bërë të ditur ngritjen e një grupi që do të hetojë për hetim diplomash personat përgjegjës. Fillimisht do të bëhet verifikimi i hyrje-daljeve të Bossit në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri, për të konfirmuar nëse ai ka qenë apo jo fizikisht i pra-

Djali i Bossit student në Tiranë, policia gjen diplomën shqiptare Hetimet në Itali ndaj djalit të një politikani të lartë janë kryqëzuar me Shqipërinë, për shkak të një diplome universitare, të cilën mediat italiane e raportojnë si të dyshimtë. Djali i ish-liderit të ‘Lega Nord’, Umberto Bossi, i quajtur Enzo Bossi, disponon një diplomë shqiptare. Dokumenti u gjet në kasafortën e financierit të ‘Lega Nord’, Francesco Belsito, nga prokurorët italianë, që janë ngarkuar për të zbuluar detaje në lidhje me skandalin e shpërdorimit të fondeve të partisë nga ish-lideri Bossi. Djali i Umberto Bossit rezulton të jetë diplomuar më 29 shtator të 2010-ës në universitetin “Kristal” të Tiranës, për Menaxhim Biznesi. Në dokumentet e publikuara në të gjitha mediat italiane ditën e djeshme thuhet se Renzo Bossi dispononte një diplomë shqiptare universiteti, ndërsa lista e tij e notave flet për një student shembullor, i cili ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha lëndët. Sipas hetuesve italianë, Renzo Bossi rezulton t’i ketë marrë të gjitha lëndët në universitetin shqiptar brenda një viti, pasi diplomën e maturës në Itali e ka marrë në vitin 2009, ndërsa më 2010-ën është pajisur me diplomë universitare. Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossit nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të partisë “Lega Nord”. Përg: Habjon Hasani

"Lidhur me lajmin e publikuar në media, për diplomimin e qytetarit italian Renzo Bossi, në institucionin e arsimit të lartë privat "Kristal", Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se ka kërkuar menjëherë informacion të hollësishëm nga institucioni i arsimit të lartë "Kristal" dhe ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë", thuhet në reagimin e MASh-it.

Skandali Bossi Universitet private: të hetohen të gjithë

DEKLARATa e rektorëve

Ne, rektorët e universitetit “Luarasi”, Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universitetit Europian të Tiranës, Tirana Business University, jemi duke ndjekur me shqetësim debatin që ka shpërthyer në median shqiptare dhe italiane mbi spekulimet e mundshme lidhur me diplomimet fiktive në universitetet shqiptare të shtetasve italianë. Duke kërkuar fort nga autoritetet shqiptare të hetojnë të gjitha këto dyshime në përputhje me legjislacionin shqiptar, ne jemi të shqetësuar për besueshmërinë e sistemit tonë të arsimit të lartë në tërësi dhe të sistemit të arsimit të lartë jopublik në tërësi. Duke njohur kontributin e paçmuar të sipërmarrjes së lirë në sektorin e arsimit të lartë privat në Shqipëri, të dhënë me sakrifica dhe pasion gjatë këtyre 10 vjetëve, që nga ligjërimi i sipërmarrjes private në arsimin e lartë, mendojmë se ka ardhur koha t’i kërkojnë në radhë të parë autoriteteve publike të ndërmarrin veprimet e duhura për të qartësuar të gjitha dyshimet mbi këtë sektor, në secilin prej operatorëve. Po ashtu i bëjmë thirrje Qeverisë të kryejë të gjitha reformat dhe hapat e duhur për të rritur dhe garantuar cilësinë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm në atë privat por dhe në atë publik, duke garantuar standarde bashkëkohore, cilësi dhe integritet në të gjithë sistemin, pavarësisht nga forma e pronësisë. Ne inkurajojmë Qeverinë të guxojë në hapat e mëtejshëm në reformimin e sistemit të arsimit të lartë ku, krahas liberalizimit dhe rritjes së konkurrencës në këtë sektor, të arrijmë sa më shpejt në parametrat optimalë të cilësisë dhe të një edukimi me standarde europiane. Duke iu kundërvënë çdo paragjykimi në bllok për sektorin privat në arsimin e lartë në Shqipëri, ne besojmë plot bindje se arsimi i lartë në Shqipëri ka një rrugë të rëndësishme për të bërë përpara, në shërbim të studentëve dhe familjeve shqiptare, në shërbim të zhvillimit të arsimit tonë kombëtar dhe të zhvillimit të vendit. Pavarësisht nga format e pronësisë dhe menaxhimit, kemi bindjen se institucionet tona janë një investim tërësisht publik, në shërbim të publikut, dhe streha të lirisë së mendimit, streha të ideve dhe në përfitim të të gjithë shoqërisë shqiptare.  Kristaq Traja, Rektor i Universitetit “Luarasi” Kujtim Çashku, Rektor i Akademisë së Filmit MARUBI Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit Europian të Tiranës Dr. Spiro Brumbulli, Rektor i Tirana Business University

nishëm në vendin tonë. Për këtë arsye, Task-Forcë ka nisur verifikimin e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Renzo Bossi-t në territorin shqiptar, dhe nëse rezulton se ai s'ka shkelur kurrë në tokën shqiptare, do të procedohen penalisht lëshuesit e diplomës. Ministria e Arsimit ka reaguar ditën e djeshme për diplomën e Bossit, duke bërë të ditur se ka ngritur një grup pune për verifikimin e rastit.

Consorciumi Universitar shqiptar me anë të një deklarate publike i ka kërkuar qeverisë hetime në të gjithë sektorin e arsimit të lartë jopublik, për të qartësuar dyshimet si dhe reforma që garantojnë cilësinë.

Consorciumi Universitar Shqiptarë është një rrjet prej katër universitetesh jo publike, krijuar për qëllime lobimi dhe bashkërendimi idesh dhe politikash universitare...

Rektorët e katër universiteteve private në kryeqytet kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët rreth asaj që ata e quajnë “debatin që ka shpërthyer në median shqiptare dhe italiane mbi spekulimet e mundshme lidhur me diplomimet fiktive në universitetet shqiptare të shtetasve italianë.” Kristaq Traja, i universitetit LUARASI; Kujtim Çashku i Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI; Tonin Gjuraj, i Universitetit Europian të Tiranës; dhe Spiro Brumbulli i Tirana Business University, nën siglën Consorciumi Universitar Shqiptar, u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare që të hetojnë mbi dyshimet në përputhshmëri me ligjin. Sipas deklaratës së katër rektorëve, autoritetet, duke vlerësuar kontributin e çmuar të sektorit të arsimit të lartë privat në Shqipëri, duhet të marrin vendimet e duhura për të qartësuar të gjitha dyshimet te secili prej operatorëve në këtë treg. “Po ashtu, i bëjmë thirrje Qeverisë të kryejë të gjitha reformat dhe hapat e duhur për të rritur dhe garantuar cilësinë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm në atë privat, por dhe në atë publik, duke garantuar standarde bashkëkohore, cilësi dhe integritet në të gjithë sistemin, pavarësisht nga forma e pronësisë”, thuhet në deklaratë. Consorciumi Universitar Shqiptar e inkurajon qeverinë të hedhë hapa të mëtejshëm në reformimin e sistemit të arsimit të lartë ku, krahas liberalizimit dhe rritjes së konkurrencës në këtë sektor, të arrihet sa më shpejt në parametrat optimalë të cilësisë dhe të një edukimi me standarde europiane. Consorciumi Universitar Shq-

iptarë është një rrjet prej katër universitetesh jo publike, krijuar për qëllime lobimi dhe bashkërendimi idesh dhe politikash universitare. Reagimi i katër universiteteve private vjen pas një debati të gjerë të hapur në shtyp pas zbulimit se djali i liderit të ‘Lega Nord’, Umberto Bossi, ishte pajisur në Shqipëri me një diplomë nga universiteti “Kristal”. Renzo Bossi ishte ‘diplomuar’ brenda një viti në shtator 2010 në universitetin “Kristal” për Menaxhim Biznesi. Në dokumentet e publikuara dje në të gjitha mediat italiane shkruhet se Renzo Bossi dispononte një

diplomë shqiptare universiteti, ndërsa lista e tij e notave flet për një student shembullor, i cili ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha lëndët. Sipas hetuesve italianë, Renzo Bossi rezulton t’i ketë marrë të gjitha lëndët në universitetin shqiptar brenda një viti, pasi diplomën e maturës në Itali e ka marrë në vitin 2009, ndërsa më 2010-ën është pajisur me diplomë universitare. Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossit nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të partisë “Lega Nord”.

Universiteti “Kristal”: Renzo Bossi kreu studimet konform ligjit Universiteti “Kristal” ka pranuar dje, përmes një deklarate për mediat se Renzo Bossi ka kryer studimet konform ligjit. "Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, universiteti "Kristal" dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-

2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin "Kristal", aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti ynë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje," -thuhet në deklaratën e universitetit “Kristal”.


UET-PRESS

Botime

Recensë nga Preç Zogaj

Penat franceze për arbëreshët

Një udhërrëfyes i dorës së parë në mitologjinë greke

të reja

Mbi demonët e diplomacisë Nga Kina te SHBA-ja, nga Rusia te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latinoamerikane drejt qendrës së Europës, për t’u... Faqe 17

Faqe 18-19

MAPO

“Gjithësia, Perënditë, njerëzit”, një libër për zanafillën, nga shtëpia botuese “IDK”

Libri

Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Si u përftua jeta e gjallë, kush ishin banorët e parë të planetit tonë? Nga erdhi njeriu, kur u shfaq dhe si arriti të bëhej qenia inteligjente që njohim? Këto pyetje kanë intriguar, intrigojnë dhe do të vazhdojnë... Faqe 16

Te vepra e Papadiamantit shihet Shqipëria e sotme Përkthyesja Marije Hysko tregon për rëndësinë e shqipërimit të “E Përmalluara”, novelë për plagët sociale, fatin e gruas në një vend të varfër, jetën në skllavëri

Faqe 14-15

2012-ta është viti i përvjetorëve të penave të arta të letërsisë, në veçanti asaj ballkanike. Vetëm pak muaj më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Migjenit, lexuesve iu dha mundësia të thelloheshin më tepër në jetën dhe veprën e “poetit të mjerimit”. Ndërkohë, në Greqi një tjetër përvjetor (me rastin e 100-vjetorit të vdekjes) sjell në vëmendje tregimtarin aq shumë të njohur në botë dhe aspak të njohur në Shqipëri, Aleksandër Papadiamantin. Prozatori klasik prezantohet nga Fondacioni Grek i Kulturës për herë të parë në gjuhën

shqipe me dy vepra; Kapedan Kristo Milioni, përkthyer nga Vasil Dilo, dhe E përmalluara, e përkthyer nga Marije Hysko. Siç e ka vlerësuar edhe poeti Kostandin Kavafis, Papadiamanti ishte maja e majave, ishte shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë greke, i njohur ndryshe dhe si “shenjt” i shkronjave greke. Ai është shkrimtari përfaqësues i shekullit të 19-të në Greqi. Ka shkruar rreth 100 tregime që u botuan në gazeta e revista të ndryshme dhe e përshkuan thellësisht letërsinë greke, siç e dëshmojnë edhe shumë

nga njerëzit e njohur të letrave si: Kavafis, Elitis, Kundera. Proza e tij vlerësohet për stilin, fantazinë dhe përkushtimin fetar. Pas vdekjes e ngritën në piedestal, duke e krahasuar me Solomonin. Athanatosi shkroi se pas Solomonit vetëm Papadiamanti ishte serioz në lidhje me gërmat e reja greke. Edhe Politi e krahason me Solomonin, duke thënë se të dy na kanë lënë pas një vepër të plotë të jetës së asaj kohe. Por edhe pse i njohur si tregimtar e poet, Aleksandër Papadiamanti nuk është sjellë kurrë në parë në gjuhën

shqipe. Edhe këtë radhë, botimi i dy veprave nuk është iniciativë e ndonjë shtëpie botuese, por e Fondacionit Grek të Kulturës. Në fakt, në dy aktivitetet promovuese që u zhvilluan me këtë rast u theksua fakti se është e vështirë përkthimi i veprës së tij, jo vetëm për shkak të gjuhës që ka përdorur, katharevousas, por dhe stilit të tij unik. Marije Hysko është përkthyesja e novelës “E përmalluara” botim i “Elikranon 2012” dhe pohon se i është dashur ndihmë për të qenë besnike e gjuhës dhe stilit të tij...


MAPO

14

Libri

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

Te E përmalluara kuptohet Shqipëria e sotme. Fati i Lialiosë ngjan me atë të shumë grave shqiptare; është fati i shumë e shumë vajzave të varfra shqiptare që i kanë detyruar të martohen. Te Vrasësja, kryevepra e Papadiamantit, jeta e tyre është skllavëri

intervistë

Aleksandër Papadiamanti, prozator i panjohur për lexuesit shqiptarë, për herë të parë në shqip me dy vepra: Kapedan Kristo Milioni dhe E përmalluara. Përkthyesja Marije Hysko: Librat e Papadiamantit duket sikur janë shkruar për këtë kohë

Papadiamanti i flet realitetit shqiptar

Marije Hysko

Aida Tuci 2012-ta është viti i përvjetorëve të penave të arta të letërsisë, në veçanti asaj ballkanike. Vetëm pak muaj më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Migjenit, lexuesve iu dha mundësia të thelloheshin më tepër në jetën dhe veprën e “poetit të mjerimit”. Ndërkohë, në Greqi një tjetër përvjetor (me rastin e 100-vjetorit të vdekjes) sjell në vëmendje tregimtarin aq shumë të njohur në botë dhe aspak të njohur në Shqipëri, Aleksandër Papadiamantin. Prozatori klasik prezantohet nga Fondacioni Grek i Kulturës për herë të parë në gjuhën shqipe me dy vepra; Kapedan Kristo Milioni, përkthyer nga Vasil Dilo, dhe E përmalluara, e përkthyer nga Marije Hysko. Siç e ka vlerësuar edhe poeti Kostandin Kavafis, Papadiamanti ishte maja e majave, ishte shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë greke, i njohur ndryshe dhe si “shenjt” i shkronjave greke. Ai është shkrimtari përfaqësues i shekullit të 19-të në Greqi. Ka shkruar rreth 100 tregime që u botuan në gazeta e revista të ndryshme dhe e përshkuan thellësisht letërsinë greke, siç e dëshmojnë edhe shumë nga njerëzit e njohur të letrave si: Kavafis, Elitis, Kundera. Proza e tij vlerësohet për stilin, fantazinë dhe përkushtimin fetar. Pas vdekjes e ngritën në piedestal, duke e krahasuar me Solomonin. Athanatosi shkroi se pas Solomonit vetëm Papadiamanti ishte serioz në lidhje me gërmat e reja greke. Edhe Politi e krahason me Solomonin, duke thënë se të dy na kanë lënë pas një vepër të plotë të jetës së asaj kohe. Por edhe pse i njohur si tregimtar e poet, Aleksandër Papadiamanti nuk është sjellë kurrë në parë në gjuhën shqipe. Edhe këtë radhë, botimi i dy veprave nuk është iniciativë e ndonjë shtëpie botuese, por e Fondacionit Grek të Kulturës. Në fakt, në dy aktivitetet promovuese që u zhvilluan me këtë rast u theksua fakti se është e vështirë përkthimi i veprës së tij, jo vetëm për shkak të gjuhës që ka përdorur, katharevousa-s, por dhe stilit

të tij unik. Marije Hysko është përkthyesja e novelës “E përmalluara” botim i “Elikranon 2012” dhe pohon se i është dashur ndihmë për të qenë besnike e gjuhës dhe stilit të tij. Shumë studiues apo përkthyes shqiptarë që e njohin greqishten, e kanë lënë jashtë vëmendjes këtë prozator të njohur grek. Ju si jeni njohur me veprën e Aleksandër Papadiamantit? Në Shqipëri është vështirë të vlerësosh vlerën dhe shumë lehtë të vlerësosh materien, njeriun bosh që e ka xhepin plot me atë ndriçimin vezullues, por që në fakt nuk është ar. Shqipëria është vend shumë i vështirë, sidomos për intelektualët. Përveç kësaj, e vërteta është se asnjë përkthyes nuk mund ta sjellë Papadiamantin në shqip pa pasur një ndihmë për shkak të gjuhës dhe stilit të veprës së tij. Unë kam jetuar për 18 vjet në Greqi dhe vjehrri im përdorte gjuhën katharevusa - që është një gjuhë midis greqishtes së lashtë dhe asaj të re. Në atë kohë duke pasur ndikim dhe nga gjuha evropiane e fisnikëve, grekët filluan ta përpunonin gjuhën zyrtare në një gjuhë shumë të vështirë që dallonte nga gjuha e folur nga populli. Shkrimtarët, gazetarët, zyrtarët etj, shkruanin në këtë gjuhë zyrtare, përfshi edhe Papadiamantin. Në thelb katharevusa nuk ka ndonjë ndryshim shumë të madh nga greqishtja e sotme, por ka disa mbaresa që janë të ndryshme. Mua më ishte vrarë veshi nga vjehrri im, kështu që e kisha më të lehtë. Njohja ime me këtë prozator është e kahershme. Kryeveprën e tij “Vrasja” e kam lexuar shumë kohë më parë, madje duke lexuar këtë libër kërkoja dhe shpjegime nga vjehrri për gjuhën katharevusa, me të cilën shkruante Papadiamanti, kështu nisa të njihesha dhe me të. Unë isha emigrante si shumë shqiptarë dhe gjuha që dinim ishte ajo që përdorej në jetën e përditshme. Gjuha ishte e vetmja vështirësi që vepra e tij nuk vinte në shqipe? Të përkthesh Papadiamantin duhet durim. Problemi nuk qëndron vetëm tek gjuha, por edhe tek përpunimi i stilit të tij, sepse ai është një shkrimtar klasik (për ditët e sotme, por modern për kohën e tij) që përveç gjuhës kishte dhe një stil shumë të veçantë. Papadiamanti, përveçse shkrimtar ishte dhe përkthyes. Ai përkthente autorë të njohur të kohës në gjuhën angleze dhe franceze. Dhe në stilin e tij shihen ndikime të letërsisë angleze, por dhe franceze të atyre viteve. Përdorte shumë idioma dhe kjo e bënte akoma më të vështirë përkthimin e veprës së tij. Unë doja të isha besnike e stilit të tij, mirëpo është e pa-

librat

Stili i Papadiamantit është e sigurt që nuk ka ardhur njëqind për qind. Nëse ka ardhur shtatëdhjetëtetëdhjetë për qind, kjo u takon kritikëve ta vlerësojnë.

mundur të jesh njëqind për qind. Çfarë ka humbur gjatë përkthimit në shqip? Greqishtja me shqipen në strukturën e tyre të sintaksës ngjajnë njëra me tjetrën. Nganjëherë vështirësia qëndron tek varfëria e shqipes, sepse greqishtja është shumë herë më e pasur si gjuhë. Nuk dua të më keqkuptojnë për këtë që po them. Nuk them se shqipes i mungojnë elementët shprehës, por shpeshherë 15 sinonime të gjuhës greke përshtaten vetëm me një fjalë në shqip dhe kjo është varfëri për ne përkthyesit që nevojitet ta përpunojmë frazën. Një idiomë në gjuhë të huaj duhet ta sjellim në shqip me një fjali të plotë....Këto janë probleme teknike që unë kam hasur në përkthimin e veprës së tij. Stili i Papadiamantit është e sigurt që nuk ka ardhur njëqind për qind. Nëse ka ardhur shtatëdhjetë-tetëdhjetë për qind, kjo u takon kritikëve ta vlerësojnë. Përse janë zgjedhur Kapedan Kristo Milioni dhe E përmalluara si njohje e parë e lexuesit shqiptar me Papadiamantin? Këta dy libra vijnë dhuratë për lexuesin shqiptar, falë Fondacionit Grek të Kulturës, për të cilët kam një falen-

derim të veçantë. Ai është një urë lidhëse mes dy vendeve, bashkon shqiptarët dhe grekët përmes kulturës dhe artit, që janë gjuha e shpirtit njerëzor jashtë koncepteve politike dhe historive të rëndomta që na ndajnë. Përkthyesi nganjëherë është ai që bashkon kulturat e dy vendeve dhe këta dy libra janë zgjedhje të vetë përkthyesve. Kristo Milionin e solli në shqip Vasil Dilo me një gjuhë shumë popullore, që i përshtatej stilit të asaj kohe dhe vetë personazhit kapedanit arvanitas. Ky fakt ka ndikuar në përzgjedhjen e këtij romani. Unë zgjodha “E përmalluara”. Jetoj larg Shqipërisë dhe e ndjeva mallin që personazhi ka për vendin e lindjes. Ky ishte ngacmimi i parë. E dyta, martesa e saj me një burrë më të madh në moshë...plogështia e jetës bashkëshortore. Burri i saj ishte një njeri që kohën e bjerrte nëpër kafene dhe në shtëpi vinte për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur me gruan. Kështu që ëndrra për të ndryshuar botën e saj ishte një tjetër ngacmim për mua. Së fundmi, flirti që ajo pati me një djalë më të ri. Kujt nga ne të martuarit nuk i ka ndodhur në jetë që të flirtojë?! Për më tepër ky libër ka vlerë për mua edhe për një fakt. Përk-


MAPO

15

Libri

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

E si mund të mos jetë afër realitetit shqiptar, ku pjesa më e madhe e femrave shqiptare kanë jetuar dhe jetojnë si skllave të shtëpisë; kanë dhënë kaq tepër dhe kanë marrë kaq pak. Prandaj Papadiamanti është shumë i vlefshëm për shqiptarët e sotëm. Ai rrëfen realitetin.

Siç e ka vlerësuar edhe poeti Kostandin Kavafis, Papadiamanti ishte maja e majave, ishte shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë greke, i njohur ndryshe dhe si “shenjt” i shkronjave greke. Ai është shkrimtari përfaqësues i shekullit të 19-të në Greqi. Ka shkruar rreth 100 tregime që u botuan në gazeta e revista të ndryshme dhe e përshkuan thellësisht letërsinë greke

Dy libra në shqip

Kapedan Kristo Milioni Tek ky roman bëhet fjalë për një rrëfim në asht të të cilit qëndron një këngë popullore greke kushtuar vdekjes heroike të Kristo Milionit. Konsiderohet si vepra historike më e suksesshme e letërsisë artistike moderne greke. Arvanitasi Kristo Milioni është një luftëtar tipik popullor, që i luftoi këmba-këmbës turqit dhe, pas tyre, aristokracinë e vjetër dhe oligarkinë mbretërore mikroskopike të Greqisë së Otonit dhe pushtetit të Bavarëve. Tregimi “Kristo Milioni” sjell të gjalla vitet heroike të kaçakëve të maleve kundër pushtimit otoman. E përmalluara Tek “E përmalluara” Papadiamanti rrëfen jetën e plogësht bashkëshortore të vajzës së re, Lialio me një burrë plak, që në fshat njihej si xhaxha Vetmushi. Gruaja e re, e mbytur nga rutina e jetës së përditshme “ëndërron” teksa largohet me varkë e përmalluar për vendin e saj. Në përpjekje për t’i dhënë kuptim jetës, ajo ndjen kënaqësi tek flirton me djaloshin e ri Mateo. Në mes të detit me varkën e tij, Lialioja e përmalluar jeton jetën që s’e pati kurrë. Tek E përmalluara shihet Shqipëria e sotme. Fati i Lialiosë ngjan me atë të shumë grave shqiptare, me fatin e shumë, shumë vajzave të varfra shqiptare që i kanë detyruar të martohen. Te Vrasësja, kryevepra e Papadiamantit, po ashtu lexuesi njihet me jetën skllavëruese të shumë vajzave dhe grave shqiptare. Në qendër të rrëfimit është një vajzë që ka lindur në një familje të varfër me shumë fëmijë, skllave e prindërve e që më pas u bë skllavja e burrit, e fëmijëve, madje edhe e nipit, e mbesës, në fund të jetës së saj.

thimin e librit e përfundova pas një aksidenti që pata në Durrës dhe përpunimin e pata shumë të vështirë, ishte një lloj rikuperimi për mua. Çfarë gjen lexuesi te Kapedani dhe tek E përmalluara? Këta libra duket sikur janë shkruar për këtë kohë. Nëse lexon E përmalluara do të kuptosh se është Shqipëria e sotme, do shohësh se fati i Lialiosë ngjan me atë të shumë grave shqiptare; është fati i shumë e shumë vajzave të varfra shqiptare që i kanë detyruar të martohen. E nëse lexon Vrasësen, kryevepra e Papadiamantit, do të njihesh me jetën skllavëruese të shumë vajzave dhe grave shqiptare. Te “Vrasësja”, ai flet për një vajze që ka lindur në një familje të varfër me shumë fëmijë dhe që ishte skllave e prindërve e që më pas u bë skllavja e burrit, e fëmijëve, ashtu si nipit dhe mbesës në fund të jetës së saj. Tek ky personazh mishërohet ajo gruaja e burgut të sotëm që ka vrarë burrin sepse gjithë jetën është torturuar prej tij, është trajtuar si skllave prej familjarëve. Ngjarjet e personazheve të librit sikur i drejtohen mentalitetit shqiptar për sa i përket trajtimit që i bëhet gruas. E si mund të mos jetë afër realitetit shqiptar ku pjesa më e madhe e femrave shqiptare kanë jetuar dhe jetojnë si skllave të shtëpisë, në kuptimin që kanë dhënë kaq tepër dhe kanë marrë kaq pak. Prandaj Papadiamanti është shumë i vlefshëm për shqiptarët e sotëm sepse rrëfen realitetin. “Vrasësja”, kryevepra e tij, kur do të vijë në gjuhën shqipe? Aktualisht unë kam në dorë përkthimin e librit “Vrasësja”, që siç thashë konsiderohet kryevepra e tij. Është një libër që personalisht kam dëshirë që të dalë edhe në treg. Do të dëshiroja shumë që shtëpitë botuese t’u japin një shtysë përkthyesve që kanë durimin dhe kënaqësinë “të torturohen” për t’i përkthyer këto libra. Papadiamanti është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë greke. Këta libra do të pëlqehen nga lexuesit sepse është një gjuhë e thjeshtë, është letërsi romantike ajo që u përcoll në ato vite në Francë dhe në gjithë botën.

Aleksandër Papadiamanti “Shenjtori” i letrave greke Aleksandër Papadiamanti konsiderohet si “shenjtori i letrave greke”. Të tjerë e kanë quajtur “murgu i njerëzve”. Lindi në Skiathos të Egjeut në vitin 1851 nga një baba prift. Jetoi në një familje të madhe, e cila kishte nënë fëmijë. U njoh shumë herët me besimin dhe të gjitha këto formuan tek ai një të ri me temperament kristiano-ortodoks. Kishte dy pasione të mëdha: ritet ortodokse dhe pijen. Ishte një njeri i veçuar dhe i mënjanuar, pak psalt, pak intelektual, pak i jetës së natës, së tepërmi i shkujdesshëm, gjithmonë indiferent për pamjen e tij të jashtme, por dorëlëshuar sa herë që “Akropoli” e paguante mirë për tregimet dhe përkthimet e tij. Për të përballuar jetesën përkthente dhe shkruante për gazeta të ndryshme të kohës. Vetë filloi t’i botonte tregimet e para në gazetën “Akropoli”. U kthye në vendin e lindjes më 1908-ën duke u betuar se nuk do të shkelte kurrë më në Athinë, në qytetin “e skllavërisë dhe pasanikëve”, siç e quante ai. Nga streha modeste e shtëpisë që i kishte lënë i ati, ai nisi të shkruante tregime, novela e poezi derisa duart iu ënjtën dhe nuk pati mundësi të shkruante më. Vdiq në moshën 60-vjeçare. Vdekja e tij tronditi mbarë Greqinë. Odisea Elitisi i kushtoi elegjinë më solemne prozatorit. “Kudo që t’ju gjejë e keqja vëllezër/ kudo që të turbullohet mendja juaj/ kujtoni Dionis Solomone dhe kujtoni Aleksandër Papadiamantin”. Papadiamanti mbetet dhe sot njohës i thellë i shpirtit popullor, gjuhëtar si dhe përdorues i shkëlqyer i një gjuhe të veçantë të përzier “popullore dhe katharevusa”, që nuk hezitoi të huazonte fjalë nga gjuha e lashtë greke si dhe nga e folura laike e greqishtes, me idioma dialektologjike vendase. Edhe sot 100 vjet pas vdekjes mbetet një nga shkrimtarët më të paarritshëm të Greqisë. Vepra e tij

Vepra e tij e plotë është mbi 15 vëllime, me tregime, novela, romane dhe disa poezi. Kryesisht shkroi tregime. Në 180 tregime mbizotëron tematika sociale. Janë shkruar me thjeshtësi, por me thellësi shpirtërore dhe dramacitet. Papadiamanti shkroi edhe vepra të tjera dramatike, psikoanalitike, ku shpesh spikat pasioni lirik. Ndër novelat që shkroi, më emblematikja, ndoshta dhe kryevepra e tij ishte “Vrasësja”. Të njohur janë edhe romanet: “Emigrantja”, “Tregtarët e kombeve” dhe “Evgjitka”. Vitet e fundit shkroi edhe poezi. Tematika e tregimeve të tij ishte jeta e thjeshtë e bujqve, e njerëzve të fshatit. Kujtimet e paharruara të fëmijërisë së tij, hallet e popullit, mendimet e njerëzve të varfër, gëzimet e vogla. Personazhet e tij janë peshkatarët, vejushat dhe jetimët, vajza të varfra e të bukura, pasanike e të shëmtuara, sharlatanë e priftërinj... etj. Për këtë arsye u quajt dhe shkrimtari i parë i prozës në krijimtarinë përshkruese të traditës dhe të moralit.


MAPO

16

Libri

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

E pleksur ngushtë me qytetërimin antik grek, duke qenë krema e tij, mitologjia greke paraqitet në këtë libër si një lidhje legjendash, në zbërthimin e të cilave autori ndriçon rrënjët e qytetërimit tonë dhe njëherësh kuptimin e një morie simbolesh, që ne i përdorim sot e kësaj dite me shumicë në komunikimin tonë, pa e ditur gjithmonë historinë dhe domethënien e tyre fillestare.

“Gjithësia, Perënditë, njerëzit”, një libër për zanafillën, nga shtëpia botuese “IDK”

Një udhërrëfyes i dorës së parë në mitologjinë greke Preç Zogaj

Në këto tregime të realizmit magjik, siç do t’i quanim në të folurën e sotme, shohim të ngrihet madhështor kulti i bukurisë së femrës, që dihet se ka qenë një koncept gjithashtu bazik i civilizimit antik grek, civilizim i cili me mitologjinë, me filozofinë, me artin dhe me demokracinë ka pllenuar kulturën perëndimore deri në ditët tona.

Është shumë e drejtë të thuhet e të përsëritet se kush kërkon një rrëfim të dorës së parë për domethënien dhe zanafillën e miteve greke, si dhe një narrativë sa të freskët aq edhe rrëmbyese, s’ka udhërrëfyes më të mirë sesa Jean-Perre Vernant, autori i librit tonë.

Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Si u përftua jeta e gjallë, kush ishin banorët e parë të planetit tonë? Nga erdhi njeriu, kur u shfaq dhe si arriti të bëhej qenia inteligjente që njohim? Këto pyetje kanë intriguar, intrigojnë dhe do të vazhdojnë të intrigojnë kërshërinë e çdo njeriu me një minimum interesi për botën ku jetojmë. Brezat e rinj, edhe ata që duken sikur nuk duan t’ia dinë fare nga vijmë e ku shkojmë, kanë orën apo sabatin e tyre të përballjes me pikëpyetjet e zanafillës. Ndërkaq, brezat e më të rriturve, ata që kanë dëgjuar, lexuar apo mësuar diçka dikur, kthehen vazhdimisht t’i kalojnë nga e para, t’i freskojnë dhe thellojnë dijet që kanë marrë. Janë dije të cilat përsëritja nuk i bën të mërzitshme. Për fat në këtë mësim të gjallë e të pambaruar të njerëzimit mbarë nuk kemi vetëm një libër të vetëm apo një variant të vetëm të Zanafillës. Në një anë kemi librat e mbështetur në studime mbi historinë dhe evolucionin e jetës në tokë. Këta, në përgjithësi, janë libra që shkruhen sot për atëherë në bazë të dokumenteve, dëshmive dhe zbulimeve shkencore. Në anë tjetër kemi librat e mbështetur në rrëfimet mitologjike-historike dhe në besëtytnitë e popujve të ndryshëm, siç janë për shembull libri i Zanafillës i popullit hebre apo mitet greke për të njëjtën temë. Këta mund të konsiderohen libra “të shkruar” atëherë për atëherë, në kuptimin që përmbajtja e tyre, e transmetuar dhe e ruajtur në forma orale për shekuj me radhë, referon një formë të mitit para se një tregimtar ta tregonte apo një shkrues të ulej e ta shkruante. Një libër i tillë për Zanafillën sipas mitologjisë greke është “Gjithësia, perënditë, njerëzit”, shkruar, sistemuar, rrëfyer apo ritreguar-merreni si të doni-me mjeshtëri të jashtëzakonshme nga Zhan Pjerre Vernant, dijetar francez nga më të famshmit e kësaj fushe, që ia kushtoi gjithë jetën studimit të mitologjisë greke. E pleksur ngushtë me qytetërimin antik grek, duke qenë krema e tij, mitologjia greke paraqitet në këtë libër si një lidhje legjendash, në zbërthimin e të cilave autori ndriçon rrënjët e qytetërimit tonë dhe njëherësh kuptimin e një morie simbolesh, që ne i përdorim sot e kësaj dite me shumicë në komunikimin tonë, pa e ditur gjithmonë historinë dhe domethënien e tyre fillestare. Gjea, domethënë Toka që u krijua nga Kaosi; martesa e Uranit me Gjean, tredhja e Uranit, lufta e Titanëve, Perënditë e Olimpit, vendosja e hegjemonisë nga Zeusi në një përpjekje të gjatë për të mposhtur me forcë dhe me dinakëri armiqtë e tij të fronit olimpik, epopeja dhe dredhitë e Prometheut, historia e Pandorës, gruas së parë, pse ajo e hapi kutinë e të këqijave që u përhapen në Tokë përgjithmonë, pasionet e hyjnive, lindja e të vdekshmëve, koha e artë e bashkëjetesës së të vdekshmëve me të pavdekshmit, jeta vetëm rinore e të vdekshmëve, vdekja e tyre si një rënie në gjumë për të mos u zgjuar më, krijesat gjysmë hyjnore dhe gjysmë njerëzore, siç ishte Akili apo Helena, fati i parashkruar i Princit të humbur Paris, aventurat e Odiseut në rrugën e kthimit në

Itakë, Kalipsoja, Perëndesha e vetmuar në fund të botës, legjenda e Andromedës, fati i tmerrshëm i Edipit si përmbushje e një mallkimi, epopeja e Perseut me kokoren e Hadesit në kokë, që e bënte të padukshëm, përballja e tij heroike me Gorgonat, që kur të shohin të grijnë në vend - këto janë disa prej legjendave që autori i rrëfen një nga një, pjesë-pjesë, me një stil jashtëzakonisht origjinal dhe tërheqës. Ai e di përmendësh si një përrallë të gjatë këtë lidhje mitesh. Di detaje, të cilat i ka qëmtuar si një zbulues i madh i palodhur nga pluhuri i prehistorisë dhe historisë për t’i vënë në vendin që kanë pasur në krye të herës. Është familjarizuar me rrëfenjat e tij të mrekullueshme, por nuk ka humbur magjepsjen, aq sa kur i tregon duket se është edhe dëgjuesi i parë i tyre. Ai të mban peshë tek tregon për zotat madhështorë të Olimpit, për perëndeshat e magjishme atje, për Athinanë që Zeusi e lindi nga koka e tij, pasi ia hoqi nga mitra gruas së tij të parë Metisës, nga frika se ajo do të lindë një djalë që do të vriste babanë, për Afërditën që u përftua nga bashkimi i shkumës së detit me farën e Uranit të tredhur, për Europën, vajzën e magjishme të një dere mbretërore, me të cilën Zeusi u dashurua marrëzisht dhe emrin e së cilës mendohet se ka marrë kontinenti ynë, për Hermesin me sandalet fluturuese proverbiale, sende që përcjellin simbolikën e shpejtësisë së informacionit edhe në botën e hyjnive, pra, për gjithë një botë të krijuar, me gjasë si nga një supernova e fantazisë njerëzore, në mosekzistencën e së cilës kemi dyshuar më pak sesa kemi besuar në ekzistencën e saj. Është shumë e drejtë të thuhet e të përsëritet se kush kërkon një rrëfim të dorës së parë për domethënien

Ai të mban peshë tek tregon për zotat madhështorë të Olimpit, për perëndeshat e magjishme atje, për Athinanë që Zeusi e lindi nga koka e tij, pasi ia hoqi nga mitra gruas së tij të parë Metisës nga frika se ajo do të lindë një djalë që do të vriste babanë; për Afërditën që u përftua nga bashkimi i shkumës së detit me farën e Uranit të tredhur; për Europën, vajzën e magjishme të një dere mbretërore, me të cilën Zeusi u dashurua marrëzisht dhe emrin e së cilës mendohet se ka marrë kontinenti ynë; për Hermesin me sandalet fluturuese proverbiale, sende që përcjellin simbolikën e shpejtësisë së informacionit edhe në botën e hyjnive.

dhe zanafillën e miteve greke si dhe një narrativë sa të freskët aq edhe rrëmbyese, s’ka udhërrëfyes më të mirë sesa Jean-Perre Vernant, autori i librit tonë. Këto mite në të vërtetë nuk janë thjesht rrëfenja tërheqëse, përralla të magjishme me personazhe epiko-lirikë të sferave më të larta të qiellit dhe tokës. Ato, siç ka vërejtur Jacques Roubaud, një tjetër studiues i njohur i fushës, “përmbajnë visarin e ideve, të trajtave gjuhësore, të përfytyrimeve kozmologjike, të rregullave morale e tjerë, që përbëjnë trashëgiminë e përbashkët të grekëve të epokës paraklasike”. Prandaj lexohen me interes të veçantë sot e gjithë ditën: për vlerën e tyre të dyfishtë si krijime artistike të dorës së parë dhe njëherësh si kode ku është shprehur një filozofi e caktuar për burimet dhe qëndrimin ndaj së mirës dhe së keqes njerëzore. Në këto mite ne dallojmë promovimin e qëllimeve të mira, sikurse dallojmë efektet shkatërrimtare të mallkimit hyjnor. Rasti tipik është fati tragjik i Edipit, të cilin do ta zëre mallkimi që i kanë bërë t’et dhe s’ëmës për t’u vrarë nga i biri, i pari; dhe për të fjetur me të birin, e dyta. Asgjë nuk mund ta ndalojë zinxhirin e ngjarjeve që është vënë në lëvizje për të përmbushur këtë mallkim të tmerrshëm që do të çojë në shkatërrimin e Edipit, megjithëse vetë ky nuk kishte ndonjë faj. Fëmijët e tij do ta trajtojnë si qen dhe vetë Edipi do të lëshojë mbi ta një mallkim po aq të rëndë që do të përmbushet gjithashtu. Në ketë mit shumë të njohur dhe në të tjerë të ngjashëm, përmbushja e mallkimit është si një akt drejtësie ndaj një urdhri të shkelur apo një padrejtësie të kryer. Është, si me thënë, pagëzimi në formën ekstreme i drejtësisë dhe duket qartë se mitet kanë dashur t’u flasim me ton të lartë njerëzve për nevojën e një sjelljeje të përmbajtur dhe korrekte. Lidhur ngushtë me vendin që ka mallkimi në këto rrëfime të vjetra është edhe roli që i jepet shortit, paracaktimit, parathënies. Zotat shikojnë përpara dhe prapa ngjarjeve. Zotat u japin formë ngjarjeve. Ata përfshihen shpeshherë në debate dhe në beteja force apo dinakërie për të mbrojtur apo shtyrë drejt rrënimit personazhe të ndryshme. Gjithsesi, asgjë nuk i shpëton parathënies, e cila në tërësi mbështetet në një arsye të caktuar, madje edhe të përligjur, përse do të jetë ashtu siç do të jetë. Është sërish koncepti i drejtësisë, që duket se është një koncept bazik në brendinë e tregimeve mitologjike. Së fundi, por jo e fundit sigurisht, në këto tregime të realizmit magjik, siç do t’i quanim në të folurën e sotme, shohim të ngrihet madhështor kulti i bukurisë së femrës, që dihet se ka qenë një koncept gjithashtu bazik i civilizimit antik grek, civilizim i cili me mitologjinë, me filozofinë, me artin dhe me demokracinë ka pllenuar kulturën perëndimore deri në ditët tona. “Gjithësia, Perënditë, njerëzit” rekomandohet si një libër shumë i bukur për t’u marrë me vete në pushimet e fundjavës apo të stinës. Është përkthyer mjaft mirë nga Luan Canaj dhe, për më tepër, ka përfituar përkujdesjet e veçanta të një botuesi me përvojë e shumë serioz si Pirro Misha.


MAPO

17 19

Libri

E hënë, 7 27maj shkurt 2012 2012 www.mapo.al

UET-press

Një temë e veçantë, që nuk i ka shpëtuar syrit të autorit, është ajo e hapjeve të dosjeve të agjentëve të shërbimeve sekrete në vendet e Lindjes ishkomuniste. Shabani e ka vëzhguar këtë fenomen dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për skema analoge në të gjitha vendet e Europës Lindore.

Mbi demonët e diplomacisë Nga Kina te SHBA-ja, nga Rusia te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino- amerikane drejt qendrës së Europës, për t’u ndalur te gadishulli i trazuar ballkanik. Kjo është panorama analitike e diplomatit Shaban Murati në librin “Profile të diplomacisë evropiane në Ballkan”, botuar nga UET Press. Një libër, i cili meriton vëmendje jo vetëm për kohën kur është shkruar, por edhe më tej. Shaban Murati, diplomat me përvojë dhe nga ekspertët më të mirë të problemeve ndërkombëtare e sidomos të Ballkanit, veçanërisht si njohës i spikatur i skenarëve të zhvillimeve ballkanike të Serbisë, si autor hulumtues i enigmave diplomatike të pavarësisë së Kosovës, sjell librin “Profile të diplomacisë evropiane në Ballkan”, botuar nga UET Press. Ndryshe nga dy librat e parë, edhe pse përqendrohet sërish në tematikën e tij të preferuar: Serbia- Kosova- Ballkani, është zgjeruar edhe me subjekte të tjera, gjithaq interesante, si vendi dhe roli i Shqipërisë dhe i Kosovës në këtë skakierë zhvillimesh, BE-ja, vende të veçanta anëtare të saj, SHBAja, Rusia, vendet islamike, Kina dhe shumë të tjera. Që në shfletimin e parë dallon lehtë se spektri i vështrimit është i gjerë dhe, megjithatë, i përcaktuar. Autori e ka drejtuar shikimin nga skaje diametrale të hapësirës politike europiane e botërore, nga Kina te SHBA-ja, nga Rusia te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino- amerikane drejt qendrës së Europës, për t’u ndalur te gadishulli i trazuar ballkanik. Në të gjithë këto pika gjen elementë, faktorë veprues e ndikues në zhvillimet ballkanike, por sidomos në qëndrimet kapricioze e tekanjoze të Serbisë. Gjithçka ai e fokuson tek interferencat e tyre në të ardhmen e Kosovës dhe konfigurimet e mozaikut të brishtë ballkanik. Autori e quan krijimin e tij antologji të eseve dhe analizave diplomatike, por ai mund të konsiderohet edhe si enciklopedi diplomatike sintetike mbi çështje dhe tendenca të kohës dhe aktorëve europianë e ballkanikë. Aty gjen thuajse gjithçka mbi BE-në, Ballkanin dhe Serbinë. Analiza përbëhet nga disa kapituj, që nisin nga Ballkani për të shtegtuar më larg. Njohës kompetent i Serbisë, ambasadori Murati ka qëndruar gjatë në zbërthimin e ngjarjeve, qëndrimeve, fakteve që lidhen me diagnostikimin dhe prognozat e së ardhmes së saj, për shkak të përplasjeve dhe efekteve me çështjen shqiptare. Analizon dhe ngulmon të nxjerrë domethënien e qëndrimeve serbe ndaj Perëndimit, por edhe një farë shqetësimi. Autori këmbëngul të gjejë përgjigjen përse Serbia vihet në epiqendër të skenarëve politikë të projektuar nga Perëndimi për të ardhmen e gadishullit. Ai analizon fenomenin se përse në mendjen e disa funksionarëve në Bruksel vazhdon të endet fantazma jugosllave. Ai i përcjell lexuesit shqetësimin pse Europa politike ose segmente parciale të saj duan t’i japin Beogradit rolin e liderit rajonal. Ndalet gjerësisht me gjykime realiste te marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni, ku të bëjnë përshtypje pretekstet e acarimeve të herëpashershme si akuza bullgare ndaj maqedonasve për agresion ndaj historisë së kombit bullgar, ose trajtimi i tyre si bullgarë të humbur në aksidente historike. Objekt i një analize të thelluar janë edhe marrëdhëniet Athinë-Shkup, ku autori duke përshkruar si aks qendror debatin për emrin e shtetit maqedonas, konkludon se lypset më shumë sesa mirëkuptim dhe aspak veprime pro-

Daniel Pennac

"Parajsa e gogolëve"

vokuese në trajtën e dueleve historike e politike, jo të lehta për t’u përballuar. Dora e zgjatur e Rusisë dhe politika e saj pansllaviste, me trajta protektorati ndaj Serbisë, shfaqet jo rrallë në deklarime të egra dhe kërcënuese, duke kanosur pavarësinë e Kosovës. Enigma e kufijve të Evropës, titullohet një prej shkrimeve, i cili lidhet me shumë të tjera. Pyetja shtrohet konkrete dhe e hapur: ku janë kufijtë e sotëm të BE-së, sepse një entitet politik nuk mund të jetojë pa kufij. Autorin e shqetëson dilema se në cilën anë të kufirit të BE-së do të ndodhet Shqipëria? Murati e sheh qartë përmes fjalëve të një zyrtari të lartë të BE-së, i cili deklaron se kufijtë kufizojnë mendjen, bllokojnë veprimin dhe pakësojn�� ndikimin. Një temë e veçantë, por që nuk i ka shpëtuar syrit të autorit, është ajo e hapjeve të dosjeve të agjentëve të shërbimeve sekrete në vendet e Lindjes ish-komuniste. Autori e ka vëzhguar këtë fenomen dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për skema analoge në të gjitha vendet e Europës Lindore. “Me këtë libër, Shaban Murati na prezantohet sërish si mjeshtër i analizave të thelluara politike, të mbështetura fuqimisht në zhvillimet aktuale, por edhe përvojat historike, si edhe forcën e logjikës konkluduese. Ambasadori Murati është vëzhgues kurioz, i hollë dhe i thellë, si analist i kujdesshëm dhe mjaft i matur në konkluzione”, - shprehet në parathënien e librit, juristi dhe diplomati i njohur, Ksenofon Krisafi.

Profili i një diplomati Me një bagazh përvoje specifike, ku gërshetohet ajo e analistit dhe diplomatit, Shaban Murati është nga të paktët autorë shqiptarë që ndjek prej dekadash jetën dhe zhvillimet ndërkombëtare, duke ballafaquar rregullisht analizat, mendimet dhe prognozat e tij. Si analist dhe diplomat i mprehtë kap ato sinjale të fenomenit, qëndrimit të shtetit, diplomacisë apo ngjarjes ndërkombëtare që në pamje të parë nuk bien në sy, por të paralajmërojnë për zhvillime dhe tendenca në politikën dhe diplomacinë e një shteti apo rajonit, të cilat meritojnë vëmendje publike e shtetërore, jo vetëm kur është shkruar libri, por edhe më tej.

Humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë. “Për sa i përket familjes, mamaja u zhduk përsëri, duke më lënë në derë kalamajtë dhe Pëtija filloi të ëndërrojë babagjyshër gogolë. Për sa i përket zemrës, teto Zhylia u josh nga natyra ime prej dashi (dash kurbani). Për sa i përket punës, bomba e parë shpërtheu në repartin e lodrave, pesë minuta pasi kalova unë. E dyta, pesëmbëdhjetë ditë më vonë, në repartin e pulovrave, përballë meje. Meqë isha i pranishëm edhe në shpërthimin e tretë, të gjithë e morën me mend të vërtetën. Po pse më bien të gjitha mua xhanëm? Duhet të kem ndonjë dhunti...”. Kryetari i një familjeje sa të madhe aq dhe të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet kështu i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani. Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani... Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve. Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet. Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë... e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta. Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve. Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky. “Është një libër që në fakt i drejtohet një lexuesi 30 vjeç e lart, mbi të gjitha dashamirës i romaneve policekse dhe romaneve të lehta. Është një libër që kam dashur ta sjell në shqip që herën e parë që e lexova.”thotë Loreta Bërhami, përfaqësuese e botimeve “Pegi”. Kritika e huaj, gjithashtu, ka dhënë disa vlerësime për romanin e Daniel Pennac, që më së shumti vlerësohet si publicist. “Do të qeshni derisa t’ju dalin lot... një roman i një kategorie të veçantë.”- shkruan “Le Monde”… ”Në shtëpinë e lagjes arabe të Belvillit, Beni luan rolin e babait të një turme të çrregullt gjysmëvëllezërish e gjysmëmotrash. E gjitha kjo është shumë e këndshme, madje tërheqëse...”- shkruan “Publishers Weekly”… ”Një histori gazmore, idiosinkratike.”- shkruan “Daily Telegrahp”. Ky djalë ishte një rast i pashpresë në shkollë, por u bë një shkrimtar i mirë Shkrimtari francez Daniel Pennac (pseudonim i Daniel Pennacchioni) ka lindur më 1944 në Kazablanka, Marok. Në vitin 2007 ai fitoi çmimin e famshëm Renaudot për esenë e tij “Chagrin d’école”. Pennac filloi të shkruante për fëmijët dhe më pas gjeti famën me serinë e librave të sagës Malosen, që tregojnë aventurat e Beniamin Malosenit (një dash kurbani) dhe të familjes së tij atipike. Stili i tij është gazndjellës dhe me fantazi të shfrenuar, si në sagën Malosen. “Parajsa e gogolëve” është titulli i parë i Daniel Pennac-ut i përkthyer në gjuhën shqipe. “S’ka asgjë për t’u çuditur nëse, tek hyni në shtëpinë e një shkrimtari, gjeni, që në dhomën e parë një mal me libra, nga dyshemeja deri në tavan. Libra me lidhje speciale e me lidhje të thjeshtë, nja dy rafte me letërsinë klasike franceze, së bashku me një fotografi të Proust-it etj. Për t’u çuditur është fakti që kjo dhomë e përmbytur nga librat, në Paris, është shtëpia e dikujt, të cilit, kur ishte fëmijë, iu desh një vit i tërë për të mësuar germën A.”Edhe 25 vjet përpjekje, dhe ndoshta do ta mësojë gjithë alfabetin”, e nënqeshte thatë i ati. Për mësuesit, ky djalë ishte një rast i pashpresë. Një katranjos. Por kjo nuk e ndaloi Daniel Pennac-un, i cili kishte lindur mes librave, që të bëhej një shkrimtar falë të qenit një lexues... Pennac ka botuar mbi 30 libra, duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me vizatime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë një autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë. Përgatiti: A.Tuci


MAPO

18

Libri

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

Me “Milosaon” dhe veprat e tij, De Rada, jo vetëm do të ngacmonte vëmendjen dhe ndjeshmërinë e personaliteteve të shquara të Evropës për t’u interesuar nga afër për fatin shqiptar, nga Lamartini e nobelisti i ardhshëm Mistral e gjer tek Louis Benloew, Dora d’Istria e Legrand, por ai do të vendoste lidhje të fuqishme me vetë patriotët shqiptarë të shekullit XIX, duke e bërë Rilindjen arbëreshe pjesë përbërëse e të fuqishme të vetë Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Studim Antologjia “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007” u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Penat franceze për arbëreshët Boshti qendror i kësaj antologjie që i dhurohet sot lexuesit, është pa mëdyshje, vlera e mirëfilltë shqiptare, zhvendosur historikisht në Apenine, kryesisht në Kalabri e Sicili, ku ndodhet pjesa më e madhe e ngulimeve arbëreshe. Fotaq Andrea

Antologjia e ilustruar “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007” nën penën e autorëve francezë vjen në këtë vit të shënuar të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë si një vëllim i dytë i Antologjisë “Pena të arta franceze për Shqiptarët”, vepër tashmë e njohur nga lexuesi. Ideja për hartimin e kësaj antologjie u hodh dhe u ndoq nga afër nga prof. Francesco Altimari, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, dhe i filologjisë arbëreshe, pas çeljes së Ekspozitës me gravura të vjetra “Shqiptarët në shekuj” në fund të muajit maj 2009 në Kozenca. Sikurse është e njohur, valët historike të emigracionit shqiptar që prej shekullit XIV kanë përfshirë në radhë të parë vendet fqinje të Shqipërisë, Greqinë, gadishullin Apenin, brigjet e Dalmacisë, por edhe më në thellësi të Ballkanit, Bullgarinë, Rumaninë, për t’u përhapur gjer në brigjet e Detit të Zi, në Theodozi e Odesa, vende që do rrezatonin e shpërndanin në mbarë Evropën e më tej diasporën historike shqiptare. Prania e ngulimeve të shumta arbëreshe në Itali, arvanitase në Greqi, arnaute në Turqi, Egjipt, Siri, Maltë dhe në krejt brigjet e Afrikës së Veriut, familjet e mëdha fisnike shqiptare nga Spanja, në Francë, Belgjikë, Transilvani, Bohemi e gjer në Holandë, flasin dhe dëshmojnë për gjakun shqiptar që gufon prej shekujsh në damarët e Evropës, për kontributin e vyer të mendjes e të krahut të Shqiptarit në qytetërimin evropian, për frymën e tij të komunikimit e të bashkëpunimit me popuj të tjerë, në proces marrëdhënieje të ngushtë, përmes tallazeve të një mbijetese etnike, sa titanike, aq edhe sizifiane. Në fakt, historiku i këtyre marrëdhënieve daton përtej Mesjetës së hershme, që nga Lashtësia, me fiset ilire e epirote që këmbenin mallrat e tyre në gadishullin italik, me ekspeditat e mirënjo-

Kriteri themelor i ndërtimit të veprës është kriteri tematik, mbi bazën e kronologjisë historike (dhe jo koha kur është hartuar shkrimi nga ana e autorit). Vepra është ndërtuar në tre pjesë: Pjesa e parë – shekujt XV-XVII; Pjesa e dytë – shekujt XVIII-XIX; dhe Pjesa e tretë – shekulli XX e në vijim.

Çift arbëresh

hura ushtarake të Pirros së Epirit në Itali, me ato të Cezarit e të Pompeut në Shqipërinë e sotme qendrore, më pas, me marrëdhëniet e ndera të Teutës me senatin romak për kontroll të Adriatikut, gjer në tensione e përplasje dhe gjer në pushtime një pas një e përfundimisht të krejt Ilirikumit. Sigurisht, procesi historik i hapjes së botës iliro-epiro-shqiptare drejt dy boshteve të kryqëzuar Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim në kontinentin e lashtë është shoqëruar paralelisht me të kundërtën e vet, me atë proces po aq historik shqiptar të mbrapsjes, tërheqjes, tkurrjes e izolimit në zonat e thella të maleve shqiptare, si fole të përhershme të mbijetesës etnike, për të ruajtur gjakun dhe shpirtin e Arbrit të pastër, të kulluar, të rifuqizuar e të rihovshëm drejt sfidave të kohës dhe hapjeve të reja. Boshti qendror i kësaj antologjie, që i dhurohet sot lexuesit, është, pa mëdyshje, vlera e mirëfilltë shqiptare zhvendosur historikisht në Apenine, kryesisht në Kalabri e Sicili, ku ndodhet pjesa më e madhe e ngulimeve arbëreshe. Kjo vlerë shqiptare e transpozuar që herët, veçanërisht para dhe

pas epopesë skënderbejane, do merrte me kalimin e kohës rëndësi të dyfishtë: së pari, do përcillte gjithë thelbin e vet në mjedisin e ri ku do ngulej, tek popullsitë italiane, në një proces sa shkëmbimi, aq edhe përplasjeje e përshtatjeje; së dyti, do ruante të paprekur, në gjendjen e vet origjinale gjithçka të mbartur historikisht, gjuhën, doket, zakonet, etj. për t’i sjellë të tilla gjer në kohët moderne, duke i bërë kështu një shërbim të vyer vetë etnosit shqiptar në evolucion e sipër në kufijtë e trungut amë. E cilësuar tashmë arbëreshe, kjo vlerë do shndërrohej kështu gradualisht në perlë më vete në gjerdanin me lot Afërdite të historisë, kulturës dhe traditës shqiptare. Dhe jo vetëm kaq, por kjo vlerë arbëreshe shpejt do t’i tejkalonte kufijtë e Apenineve, për të rrezatuar më gjerë në Evropë, që në shekujt XV-XVI, duke vendosur kontakte me Humanizmin dhe Rilindjen Evropiane, me botën e artit e të kulturës së përparuar, me figura të shquara të pararojës së shkencave historike e filologjike të Perëndimit, të interesuara nga afër për botën shqiptare dhe diasporën e


MAPO

19

Libri

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

Veçse malli, dhembja, dashuria për tokën mëmë, në lëngim prej shekujsh pushtimi të egër, nuk ishin gjithçka për Arbëreshët; ato përfaqësojnë anën më shpirtërore edhe si një nxitje për veprim, për të bashkuar e shpërthyer sa e sa herë energjitë e tyre në ndihmë të Shqipërisë, gjë që do arrinte kulmin e vet me plejadën e figurave të shquara arbëreshe të shekullit XIX, përqendruar rreth figurës emblematike të Jeronim De Radës.

Protret i Skëndërbeut në një nga botimet e Lavaradinit, shek XVI Dora D'istria dhe De Rada

saj. “Skënderbeu” i Barletit do të vetëtinte tre shekuj me radhë nën penën dhe penelin e një plejade të tërë historianësh e artistësh, duke u shndërruar madje gjer edhe në figurë qendrore të romaneve, poemave apo operave. Po ashtu, figura e stradiotëve shqiptarë, me kapelën e tyre historike “albanua”, tek shtrëngonin radhët rreth prijësve të tyre, do të shkëlqente në kalorësinë e lehtë italiane e evropiane, si dhe në gardat e mbretërive të Evropës, duke nxjerrë nga gjiri i tyre emra të shquar kapedanësh shqiptarë, Mërkur Buan me shokë, gjer te gjeneralisimi Gjergj Basta, strategu i hartimit të Traktatit evropian të Kalorësisë së lehtë. Figura të tjera të shquara arbëreshe, si piktorët e famshëm të Rilindjes Italiane, Alban, Karpaçi, Bazaiti, do të rreshtoheshin përkrah filozofit L. Tomeu dhe poetit M. Maruli, anëtarë të Shkollës shqiptare të Venedikut “Santa Maria degli Albanesi”, themeluar që më 1442. Këto figura do të vendoseshin kështu në altarin e nderit të Rilindjes italiane, ashtu sikurse do të vendoseshin më pas në altarin e shenjtërisë edhe vetë papa shq-

iptar Klementi XI dhe kardinalët Albani. Në rrjedhë të historisë italiane, i shohim më tej Arbëreshët të shtrëngojnë radhët rreth Garibaldit për pavarësinë dhe bashkimin e Italisë, si dhe të nxjerrin nga gjiri i tyre politikanin dhe dy herë kryeministrin e Italisë Francesco Cripsi, i cili luajti një rol të dorës së parë gjatë ekspeditës së “Një Mijëve”. E teksa pleksej e shkrihej energjia e pashtershme arbëreshe me vetë energjinë e popullit italian në atdheun e dytë, nuk do harrohej për asnjë çast toka e Arbrit, dheu i të parëve, tek përcillej prej gjashtëqind vjetësh, brez pas brezi, gjithë mall e dhembje, himni arbëresh “Moj e bukura More”, ashtu si ruheshin me fanatizëm krejt këngët e gëzimit dhe hidhërimit, vetë gjuha, doket, feja, e gjer te fustanet piktoreske të nusërisë qëndisur me fijeza ari, kostumet kombëtare, armët me filigrame argjendi, madje edhe ikonat e kandilat e pashuar. Vetë ikona më shpirtërore e Arbërve, e Shkodrës loce, Zoja e Këshillit të Mirë, pajtorja e mbarë Shqipërisë, do të strehohej e ruhej, që pas pushtimit oto-

Parapëlqyem që Antologjinë për Arbëreshët e Italisë nën penën e autorëve francezë ta nisnim pikërisht me vajtjen e Skënderbeut në Itali e Romë, duke kaluar më tej në fazën e fundit të qëndresë shqiptare në Skutari kundër dyndjeve dhe pushtimit osman, gjë që do të shkaktonte edhe valët një pas një të mërgimit të Arbëreshëve drejt brigjeve apenine.

man të vendit, në Genacano pranë Romës, duke u ngjitur në altarin më të lartë, tek do shndërrohej në shenjtore e vetë papëve të Romës dhe tek do frymëzonte në mbarë Evropën, e gjer te kontinenti i ri, në Kanada etj. pagëzimin e mjaft kishave dhe dioqezave me emrin e saj të artë. Veçse malli, dhembja, dashuria për tokën mëmë, në lëngim prej shekujsh pushtimi të egër, nuk ishin gjithçka për Arbëreshët; ato përfaqësojnë anën më shpirtërore edhe si një nxitje për veprim, për të bashkuar e shpërthyer sa e sa herë energjitë e tyre në ndihmë të Shqipërisë, gjë që do arrinte kulmin e vet me plejadën e figurave të shquara arbëreshe të shekullit XIX, përqendruar rreth figurës emblematike të Jeronim De Radës. Me “Milosaon” dhe veprat e tij, De Rada, jo vetëm do të ngacmonte vëmendjen dhe ndjeshmërinë e personaliteteve të shquara të Evropës për t’u interesuar nga afër për fatin shqiptar, nga Lamartini e nobelisti i ardhshëm Mistral e gjer tek Louis Benloew, Dora d’Istria e Legrand, por ai do të vendoste lidhje të fuqishme me vetë patriotët shqiptarë të shekullit XIX, duke e bërë Rilindjen arbëreshe pjesë përbërëse e të fuqishme të vetë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kësisoj, energjia arbëreshe do vihej në themel të zgjimit kombëtar, për të shkundur vargonjtë e pushtimit, drejt një Shqipërie të pavarur. Orvatjet e sotme për ta katandisur këtë rizgjim kombëtar në një lëvizje romantike, janë thjesht foshnjore, të destinuara për t’u shuar me turp. Antologjia “Arbëreshët e Italisë” përfshin shtatëdhjetë e pesë autorë dhe burime franceze, përzgjedhur si për tematikën e veçantë të shkrimit, për të dhënë një kuadër sa më të gjerë të botës arbëreshe, ashtu dhe për analizën e dukurive historike, etnografike, gjuhësore, artistike, etj. që ka shoqëruar procesin e shpërnguljes e të vendosjes së kësaj diaspore shqiptare në Itali, duke mbuluar një periudhë historike prej mbi shtatë shekujsh. Po ashtu, përfshihen në të mbi treqind e pesëdhjetë ilustrime, edhe këto me tematikë të gjerë, që nga portretet e figurave historike, gjer te peizazhet, kostumet, madje dhe faksimile dorëshkrimesh të fushës epistolare. Është përcaktuar simbolikisht viti 1413 si pika e parë e kontaktit të Arbrit me Venedikun dhe Italinë, vit kur i është lëshuar diploma e qytetarit venecian Gjon Kastriotit, të atit të Skënderbeut. Dhe në këtë rast, parapëlqyem që Antologjinë për Arbëreshët e Italisë nën penën e autorëve francezë ta nisnim pikërisht me vajtjen e Skënderbeut në Itali e Romë, duke kaluar më tej në fazën e fundit të qëndresë shqiptare në Skutari kundër dyndjeve dhe pushtimit osman, gjë që do të shkaktonte edhe valët një pas një të mërgimit të Arbëreshëve drejt brigjeve apenine. Portreti i Heroit Kombëtar, si figura qendrore e shpirtit shqiptar, epirot dhe arbëresh gjen mishërimin e vet në mori autorësh, qoftë studiuesish, qoftë artistësh, dhe për herë të parë botohet këtu një portret i Skënderbeut nga Giorgione, i cilësuar ky si piktori i parë i madh venecian i Cinquecento-s italiane. Kriteri themelor i ndërtimit të veprës është kriteri tematik, mbi bazën e kronologjisë historike (dhe jo koha kur është hartuar shkrimi nga ana e autorit). Vepra është ndërtuar në tre

pjesë: Pjesa e parë – shekujt XV-XVII; Pjesa e dytë – shekujt XVIII-XIX; dhe Pjesa e tretë – shekulli XX e në vijim. Pjesa e parë shërben si një prelud për krejt veprën, ku figura e Skënderbeut në Itali dhe pushtimi otoman i vendit pas vdekjes së tij pasohen nga përpjekjet për të rifituar pavarësinë e vendit nëpërmjet një rizbarkimi të mundshëm në Vlorë të Shqiptarëve që nga brigjet e Otrantos. Shfaqet këtu figura e stradiotit shqiptar nëpër ushtritë venedikase dhe evropiane në fillim të shekullit XVI, sidomos nën penën e kronikasit francez De Bayard, personazh historik, i konsideruar si hero kombëtar në Francë, si dhe jepet një episod i veçantë për Skënderbeun e ri, nipin e Heroit tonë kombëtar. Nga ana tjetër, del në pah ideja se në këtë fazë të parë historike të mërgimit, Shqiptarët dhanë me shpirt për Rilindjen italiane e evropiane gjithçka që kishin më sublimen në kulturën, artin, fenë dhe traditat e tyre të trashëguara. Pjesa e dytë përbën kockën e fortë të vëllimit, kur ngulimet arbëreshe në Itali i kanë rezistuar tashmë kohës, në proces përshtatjeje e mbijetese të fuqishme ndaj luftërave pushtuese, banditizmit, frymës armiqësore lokale në ndonjë rast e gjer te sëmundjet e egra epidemike dhe fatkeqësitë natyrore, si tërmetet. “Ata janë punëtorë, mikpritës... dinë si të respektohen prej hordhive të egra, ndaj të cilave ruajnë gjithnjë vigjilencën. Bashkimi dhe qetësia që sundojnë ndër ta [Arbëreshët], duhet të shërbejnë si model për vendin që u ka dhënë strehë”, shkruan Duret de Tavel, Kalorës i Legjionit të Nderit të Francës. Udhëpërshkrues, shkrimtarë e studiues të tjerë të shquar francezë, si Houel, Malte-Brun, Didier, A. Dumas, Lejean, M. Du Camp, etj. pleksin penën e tyre me penelin e piktorëve të shquar si Corot, Deveria, Magaud, për të dhënë kështu të kristalizuar e të pastër figurën e Arbëreshëve, në mjedisin e tyre, me doket e zakonet që kanë, ku nuk mungojnë mjaft elementë ekzotikë, që nga piktoresku i kostumeve, e deri te këngët, arti kulinar, ceremonitë fetare, martesore e mortore. Element i rëndësishëm i veprës që shfaqet në pjesën e dytë është edhe letërkëmbimi, ku shquhen letrat e Lamartinit dhe të Mistralit për De Radën, si dhe korrespondenca e tij me mjaft filologë të shquar francezë. Po ashtu, në këtë pjesë të Antologjisë, dalin në pah portrete figurash të mirënjohura arbëreshe, si Francesko Kripsi dhe At Mateo Liberatore. Theksojmë këtu edhe një studim interesant mbi gjuhën shqipe të Princit L.L.Bonaparte të vitit 1884, “Arbëreshët në Terra d’Otranto”. Pjesa e tretë, më pranë kohëve moderne, përqendruar rreth shekullit XX, ka për objekt kryesisht studimet filologjike rreth gjuhës, letërsisë dhe historisë shqiptaro-arbëreshe, ku shquhen në radhë të parë shkrimet analitike të M. Rocque, F. Thiriet, A. Zotos, A. Ducellier, H. Bresc, J.de Miceli e N. Clayer. Vazhdojnë edhe në këtë pjesë të antologjisë udhëpërshkrimet, si dhe del në pah një shkrim kritik i M.B.Romoeuf rreth veprës së shkrimtarit të njohur arbëresh Carmine Abate, ilustruar me mjaft afreske dhe vepra po të piktorëve arbëreshë, ku nuk mungojnë ilustrimet nga fshatrat arbëreshe të piktorit të shquar I. Kodra e N. Martini.


20

MAPO

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

Ish-ushtarakët, 102 emrat e rinj që marrin pensionet ISSH publikon listën e re të përfituesve për pensionet suplementare dhe të parakohshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat e 102 ish-ushtarakëve që u janë lidhur pensionet deri në fund të javës së shkuar. Përfituesit e listës së re i përkasin kategorisë së pensioneve suplementare të pleqërisë, si dhe pensioneve të parakohshme. ISSH bën të ditur se pensionet për përfituesit e radhës janë kaluar në llogaritë e qendrave përkatëse paguese, ndërkohë që ata u përkasin qyteteve të ndryshme të vendit, si: Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier dhe Gjirokastër. Procesi i llogaritjes së pensioneve për ish-ushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë, ka nisur që prej muajve të fundit të vitit 2011. Deri më tani, sipas të dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e

Nr.

Emer 1 Abaz 2 Adem 3 Adriana 4 Agim 5 Agron 6 Ahmet 7 Alesandro 8 Androkli 9 Apostol 10 Aristir 11 Artur 12 Asqeri 13 Astrit 14 Astrit 15 Aziz 16 Bajram 17 Baujar 18 Beshir 19 Bilbil 20 Cobo 21 Demir 22 Dhori 23 Egber 24 Fahri 25 Faik 26 Fehim 27 Ferit 28 Ferit 29 Fiqiri 30 Fitim 31 Gezim 32 Gezim 33 Gezim 34 Gezim 35 Gjenci 36 Gjergj   37 Gjergji 38 Gjergji 39 Haluk 40 Hektor 41 Hysen 42 Hysen 43 Hysen 44 Hyso 45 Ilir 46 Iljaz 47 Ismail 48 Jemin 49 Jorgji 50 Kastriot 51 Kastriot

Atesi Smajl Sulejman Shaban Xhemal Rakip Ali Rufet Llazo Zarik Abedin Agush Hajdar Kanan Ramadan Mustafa Bajram Mehmet Selman Nazif Riza Sal Sako Xhelal Kamber Iso Hasan Rexhep Shyqyri Hysen Nazif Avni Cuf Ferit Selman Lame Gjon Dhionis Sulejman Ethem Bari Adem Kajmak Riza Myslym Shefik Muharem Sait Xhafer Miter Abedin Habip

pensioneve suplementare për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Kategoria për të cilën procesi i përllogaritjes së përfitimeve po shkon drejt përfundimit është ajo e pensioneve të parakohshme. Ndërkohë, ISSH dhe organet e saj vartëse në të 12 DRSSH-të po vijojnë punën për llogaritjen dhe dhënien e përfitimeve për të gjitha ato kategori ushtarakësh që janë subjekt i ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Sipas drejtuesve të ISSHsë, me këtë ligj janë vënë në kushte përfitimi jo vetëm ushtarakët apo familjarët e tyre, kur ushtarakët ndërpresin karrierën, por përfitojnë pensionin suplementar të ushtarakut dhe ata ushtarakë, të cilët për efekt të moshës janë në pension pleqërie. Kështu, sipas të dhënave nga ISSH-ja, nga data e fillimit të zbatimit të ligjit deri më tani janë llogaritur, rillogaritur e janë vënë nën pagesë: 4100 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe 4000 pensione suplementare.

Mbiemer Zagani Copani Sadushi Cara Orhani Krasniqi Rukaj Peci Nasi Hysaj Sinani Hysko Mataj Mehmeti Babasi Lilo Xhakolli Cala Saliaj Veipi Karasani Martiri Dhrami Kaso Hakollari Goxha Rada Zeneli Lika Pajaj Bregu Molla Bakiu Punavija Doni Marku Zhaka Tako Dibra Sherifi Mullalii Asabella Kola Merkaj Dosti Spahiu Kullolli Rremi Cauli Nikaj Zholi

Lloji Perfitimit P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem

Ish-ushtarakët në protestë

Rajoni Shkoder Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Gjirokaster Tirana Fieri Gjirokaster Tirana Tirana Sarande Tirana Tirana Tirana Tirana Fieri Tirana Tirana Tirana Tirana Gjirokaster Tirana Tirana Fieri Tirana Tirana Sarande Sarande Lezhe Tirana Tirana Gjirokaster Lezhe Sarande Tirana Tirana Gjirokaster Tirana Tirana Gjirokaster Tirana Lezhe Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana

52 Kristaq 53 Kristofor 54 Kujtim 55 Lefter 56 Leonidha 57 Lico 58 Liri 59 Llambi 60 Luan 61 Luan 62 Mahmet 63 Mark 64 Mehmet 65 Muhamet 66 Muharrem 67 Musa 68 Mustafa 69 Naturel 70 Ndreko 71 Nikolla 72 Novruz 73 Pasho 74 Pavllo 75 Petro 76 Pjeter 77 Qerime 78 Qzim 79 Roko 80 Sami 81 Sami 82 Seit 83 Shaban 84 Shefqet 85 Shkurte 86 Skender 87 Skender 88 Sotir 89 Spiro 90 Theodhor 91 Thoma 92 Toto 93 Trifon 94 Veledin 95 Veri 96 Vladimir 97 Vladimir 98 Vlash 99 Vullanet 100 Xhevat 101 Ylli 102 Zalo

Uani Thoma Izet Sheme Llazi Maliq Kanan Jorgji Ferit Muharrem Hysen Preng Ali Selman Dino Nuredin Hamit Braho Sotir Mihal Saliko Mehmet Miro Mitro Rrok Hasan Zaim Petraq Haxhi Lutfi Rushan Shamet Rakip Tahir Cane Kalo Vangjel Gligor Aleks Kristo Muharrem Naun Kasem Ismail Nesip Njazi Nikoll Hamit Adem Ali Ismail

Liço Rrapo Silaj Leskaj Gjata Kopaci Baboci Mone Qeraj Gega Ramaj Pjetri Mancellari Kaso Rexhepi Caca Qepa Mici Kocillari Bushi Turhani Zhupa Matja Cimboku Shkreli Dede Halilaj Fociro Kola Tota Taulla Ligu Skenderi Taullla Alikaj Pulaj Bibo Papa Lako Davidhi Baçaj Rista Xhaferaj Haruni Cenko Dervishi Cacurri Dede Ibrahimi Hysi Bajraktari

P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Familjar Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie

Vlora Tirana Sarande Tirana Fieri Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Fieri Tirana Gjirokaster Tirana Gjirokaster Gjirokaster Tirana Tirana Tirana Tirana Shkoder Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Gjirokaster Tirana Fieri Tirana Sarande Tirana Gjirokaster Gjirokaster Tirana Tirana Vlora Tirana Sarande Gjirokaster Gjirokaster Tirana Lezhe Tirana Shkoder Tirana Tirana


sport

e HëNë, 7 MAJ 2012 www.mapo.al

Mesfushori

21

MAPO

Lorik Cana, supergol kundër Atalantës Mesfushori dhe kapiteni i skuadrës sonë kuqezi, Lorik Cana, ka shënuar golin e tij të dytë në Serie A, teksa në minutën e fundit të sfidnës AtalantaLacio, ka realizuar një gol shumë të bukur. Mesfushori, që edhe dje është aktivizuar për gjatë gjithë ndeshjes, ka

befasuar të gjithë stadiumin “Atleti Azurri” kur me një silur nga thuajse 30 metra, do të lërë gjurmën e tij në javën e parafundit të Serie A dhe do të sigurojë një trepikësh jetik për formacionin e Edi Rejas, duke e ngjitur këtë të fundit në vendin e katërt me 2 pikë më pak

sesa Udineze. Sfida e djeshme ka qenë shumë nervoze, por mediat italiane vlersojnë shumë lojën e shqiptarit, që ka treguar kujdes maksimal në fazën mbrojtëse, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e Lacios.

Juve kampione e Italisë Interi mposht Milanin e shtyn titullin drejt Torinos Bardhezinjtë fitojë përballë Kajliarit 2-0 ndërsa zikaltërit mposhtin 4-2 kuqezinjtë në një finale të çmendur të Serie A Jeton Selimi

Juventusi është kampioni i Italisë! “Zonja e Vjetër” kthehet në majë të Italisë, aty ku ishte deri në vitin 2006 dhe arrin ta bëjë duke fituar një duel të fortë e të ashpër me Milanin, një duel që u mbyll vetëm 90 minuta përpara fundit të sezonit. Për juventinët, ky është titulli i 30-të, për të tjerët i 28-ti por tani askush nuk e ka mendjen te shifrat. Polemikat janë shtyrë për më vonë.Juventusi luan me Kajliarin në Trieste dhe shënon shpejt me anë të Vuçiniç, që duket se është jashtëloje, por në fakt është në linjë me mbrojtësin dhe arrin të mposhtë portierin e sardëve duke kaluar në avantazh bardhezinjtë. Një avantazh që duket se shokon Milanin, pasi kuqezinjtë do të ndëshkohen nga Milito, që bën stadiumin e Triestes dhe Torinon që të shpërthejë nga gëzimi. Juvja është e stresuar, sepse i ka sytë e veshët në “San Siro” dhe kjo reflektohet në lojë, që nuk është aq e rrjedhshme sa zakonisht. Por pak rëndësi ka! Tani qendra e vëmendjes është Milano. Janë interistët që nuk janë pajtuar me asnjë dhe asgjë e luftojnë për tifozët e tyre, të cilët kanë mbushur “San Siron” si rrallëherë në këtë sezon. Kambiaso do të shënojë një gol, por që do të arkivohet njësoj si ai i

Muntarit, duke bërë që zikaltërit të shpërthejnë në protesta. Por nuk mbaron me kaq, sepse kryesori ka vendosur t’i hedhë benzinë zjarrit. Një penallti, të cilën vetëm ai e pa, kthehet në gol nga Ibra dhe që i çon skuadrat në pushim me barazimin 1-1. Juventusi nga ana tjetër do të tregohet i kujdesshëm dhe eviton një tjetër moment si ai me Leçen. Një autogol i kajliaritanëve do të vulosë fitoren bardhezi, por ajo që po ndodh në Milano është për t’u bërë film. Ibrahimoviç do të bëjë gjithçka mirë dhe do t’i japë avantazhin për herë të parë Milanit në këtë 90 minutësh. Por gjashtë minuta më pas, Milito do të kthejë në gol një penallti të fituar vetë, sikundër do të bëjë edhe në minutënn e 80-të, duke kthyer avantazhin zikaltër dhe titullin kampion te Juvja. Megjithatë, ka ende, një supergol i Maikon do të vulosë shiffrat 4-2 për derbin ndoshta më të dhimbshëm për Milanin dhe për shpresat zikaltër për një vend në Champions. Konte: Ky, një titull i luftuar me një kundërshtar të madh

Konte është një qiellin e shtatë. Ishkapiteni i Juventusit nuk mbahet më dhe, pasi titujve të fituar si lider i “Zonjës së Vjetër”, ka futur në xhep edhe të parin si

Serie A Të shtunën Roma – Katania Leçe – Fiorentina Të dielën Siena – Parma Atalanta – Lacio Bolonja – Napoli Novara – Çezena Palermo – Kievo Udineze – Xhenoa Kajliari – Juventus Inter – Milan

2-2 0-1 0-2 0-2 2-0 3-0 4-4 2-0 0-2 4-2

trajner në krye të skuadrës së tij të zemrës. Pas ndeshjes, Konte u shpreh shumë i lumtur për mediat. “Ndjenjat? Janë të bukura, e jashtëzakonshme, e mrekullueshme. Jemi të lumtur që e kurorëzuam kështu këtë vit, ka qenë super i jashtëzakonshëm. Ua japim meritën tifozëve që kanë besuar që në fillim te ne. Lavdi edhe të mundurve, që janë kundërshtarë të mëdhenj”. Më pas ai rrëfen emocionet direkte. “Kur ishim -2, e kuptuam se mund t’i arrinnim. Të mërkurën, barazimi me Leçen na vuri në vështirësi. Nuk duhet t’i themi falëminderit askujt, jemi kampionë të Italisë për meritën tonë duke qenë se fituam. Goli i Muntarit? Nuk më intereson, tani dua që ta mbyll si i pamposhtur dhe jemi për 37 ndeshje në kampionat. Nuk dua të bëj polemika, u mund një shoqëri e madhe dhe drejtues të mëdhenj”.

Siti kalon provën e parafundit Jaja Ture prenoton titullin kampion Mançester Siti ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm drejt titullit kampion në Angli, teksa ka mundur të kalojë me një shpirt të jashtëzakonshëm provën e zjarrit që e vendoste përballë Njukastëllit në fushën e “qymyrxhinjve”. Siti ka qenë më dominues sesa vendësit, por edhe këta të fundit nuk kanë ngurruar që të sulmojnë dhe të kërcënojnë seriozisht kuadratin e mbrojtur nga Xho Hart në disa episode të ndryshme, që mund të kishin befasuar keqazi pretendentët për kurorën e kampionit. Pjesa e parë do të jetë shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat, por në fundin e saj skuadra e Roberto Mançinit do të rrisë ndjeshëm presionin dhe do të krijojë një mori rastesh, por topi nuk do të hyjë asnjëherë në rrjetë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ritmi bie disi dhe këtë e imponon Njukastëlli, që kërkon të befasojë “Citizens” me kundërsulmin e

Jaja Ture

shpejtë të Demba Ba dhe Pape Cise. Minutat kalojnë dhe duket se Siti ka rënë në atë ngërçin psikologjik që të karakterizon në sfida të tilla. Sidoqoftë, do të jetë lojtari më me eksperiencë dhe me më shumë

trofe në radhët e miliarderëve të sheikut Mansur, Jaja Ture, ai që do të marrë për dore të tijtë. Pas një kombinimi të mirë me Agueron, bregfildishtasi do të lëshojë një goditje të kalibruar në portën e “qymyrxhinjve”, duke shënuar golin e parë të ndeshjesh. Topi niset nga jashtë zone dhe ka një saktësi milimetrike, aq sa e nxjerr jashtë loje hedhjen e portierit Krul. Është minuta e 70-të dhe tifozët që kanë ardhur nga Mançesteri festojnë si të çmendur. Njukastëlli do të kërkojë të barazojë, por Siti do të shfrytëzojë më së miri hapësirat e lëna bosh në mbrojtjen e vendësve dhe Jaja Ture do të fusë në kasafortë fitoren pas asistimit të Najxhëll De Jong in extremis. 0-2 dhe Mançester Siti është fare pranë titullit të dytë në histori, por duhet ta mbyllë me sukses edhe ndeshjen e fundit, sepse Junajtid nuk u dorëzua dhe arriti të fitojë ndaj Suonsit

Gëzimi i Juventusit

Kategoria e Parë

Luftëtari shpallet kampion, Kukësi dhe Lushnja, duel për superligën Kukësi bën njëlloj harakiri në fushën e vet, duke minuar në njëfarë mase tërë edicionin, për faktin se barazimi në shtëpi ndaj Luftëtarit ka bërë që titulli kampion të marrë udhën për në Gjirokastër, ndërkohë që vihet në rrezik edhe vendi i dytë dhe kalimi direkt në Superiore. Ai gol i Llukës, shënuar që në minutën e shtatë, nuk është rikuperuar dot plotësisht nga verilindorët, që kanë humbur edhe një penallti në pjesën e dytë, e shpërdoruar nga Hamzai, që e ka dërguar topin jashtë kuadratit të Selimajt. Vendësit janë shfaqur të paqartë në misionin e tyre, ka n ë q e n ë t e p ë r t ë n g a r ku a r psikologjikisht dhe për pasojë nuk kanë dalë në lojën e tyre. Sidoqoftë, goli i Thanës, shënuar në minutën e fundit të lojës, ka rikthyer sadopak qetësinë te të besuarit e Shahin Berberit, sepse ruajnë distancën prej 3 pikësh karshi Lushnjës, me golaverazh më të mirë se formacioni i Malkos. Verilindorët kanë dështuar të fitojnë në ndeshjen më të rëndësishme të tyre, që është paraprirë me një festë të madhe nga drejtuesit e klubit, por nuk është kurorëzuar si duhet në këtë drejtim nga futbollistët në fushën e lojës. Duke parë se Lushnja ka fituar 2-1 në Velipojë, ankthi nuk mbaron për kuksianët. Ata duhet të luajnë një tjetër finale në javën e fundit, në fushën e Lushnjës, ku do të vendoset edhe fati i skuadrës që ngjitet direkt në Superiore. Në “Roza Haxhiu” kuksianëve u mjafton edhe një baraz-

Kategoria e Parë Të dielën Himara – Elbasani Vlora – Skrapari Mamurrasi – Besëlidhja Kukësi – Luftëtari Ada – Lushnja Gramozi – Butrinti Gramshi – Burreli Ilira – Besa

Renditja

Skuadra 1) Luftëtari 2) Kukësi 3) Lushnja 4) Besa 5) Besëlidhja 6) Elbasani 7) Gramshi 8) Ada 9) Burreli 10) Butrinti 11) Mamurrasi 12) Iliria 13) Himara 14) Gramozi 15) Vlora 16) Skrapari

N 29 29 29 29 29 29 29 29 29 29 29 29 29 29 28 28

F 22 21 19 16 15 11 10 9 11 9 10 10 8 9 6 3

3-2 S’u luajt 1-0 1-1 1-2 2-1 5-4 2-0

B H 3 4 3 5 6 4 4 9 6 8 6 12 8 11 9 11 3 15 7 13 4 15 3 16 5 16 2 18 6 16 9 16

P 69 66 63 52 51 39 38 36 36 34 34 33 29 29 24 15

im, për të mos iu nënshtruar “play-out”it, ndërsa lushnjarëve u bën punë vetëm fitorja me rezultatin 3-0, të paktën, sepse i duhet edhe golaverazhi për t’i superuar kuksianët. Por, duke ditur se luhet në fushën e lagunarëve, aty ku vështirë të triumfojë kush, mund të hamendësohet e përsëritet përcaktimi i fillimit të këtij shkrimi, që Kukësi ka bërë një harakiri të dielën në fushën e vet dhe tashmë duhet të përveshë mirë mëngët në finalen e fundit tëkëtij sezoni, në Lushnjë.


22

MAPO

E hënë 7 maj 2012 www.mapo.al

Festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi Një grua nga Britania e Madhe ka rrezikuar jetën teksa vizitonte një park kafshësh në Afrikën e Jugut, pasi ajo u sulmua nga dy leopardë të zbutur. Start njofton se Violet D’Mello, së bashku me burrin e saj zgjodhën të udhëtonin në Afrikën e Jugut për të festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Por dita e tyre shkoi tmerrësisht keq dhe për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Gjatë momentit që D’Mello përkëdhelte kafshët, këto të fundit e kanë shtrirë atë në tokë dhe kanë filluar ta sulmojnë në kokë me dhëmbët e tyre të mprehtë. Sapo kanë parë ngjarjen, turistët aty pranë janë afruar për t’i ardhur në ndihmë 60-vjeçares, duke trembur leopardët, të cilët më pas iu vërsulën një turisteje të vogël tetëvjeçare, duke e sulmuar atë nga këmbët. Fatmirësisht vogëlushja shpëtoi. D’Melo së bashku me vajzën e vogël janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin dhe qepjet e nevojshme pas plagëve në kokë, këmbë dhe stomak.

Fjalëkryqi klasik 1

2

4

13

5

6

14

17

7

10

11

19 23

26 29

28

31

34 39

40 45

27

30

33

32

35

36

41

42

46

47

37

43 Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

49

Një student i ka dalë përpara një autobusi në një kamp universitar në Teksas dhe gjithçka është kapur nga kamerat. Në xhirim shihet djali i quajtur Nick, i cili në një moment tenton ta kalojë rrugën dhe atë e godet autobusi. Disa nga komentuesit kanë thënë se autobusi ka kaluar në të kuqe para se ta godiste atë. Sido që të jetë, Nick ka shpëtuar pa lëndime serioze nga kjo goditje.

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Fillimi i një projekt te ri – i cili ndoshta kërkon një avokat ose noter – është një ide e shkëlqyer sot. Energjia juaj është tamam ajo e duhura për ti bere shokët qe te shikojnë se idetë tuaja janë ato qe duhen bere realitet.

Ju duhet te kënaqni veten, edhe pse kjo mund te kuptohet si një lakmi nëse ju e luani atë ne mënyrën e gabuar.Thjesht përpiquni qe te kujdeseni për veten – dhe nëse te tjerët gjithashtu marrin diçka te mire prej saj, akoma me mire!

Ju keni nevoje qe te lëvizni sot – gjerat janë me te vërtetë te çmendura, por ju mund ta ktheni këtë ne një çmenduritekëndshmepër aq kohe sa jeni te gatshëm tevepronimevendosmëri. Energjia juaj e mire ehte thjesht ajo e duhura për te marr drejtimin.

Juve sot duhet te merreni me një diçka vërtetë te madhe ne shtëpi – kjo mund te jete një tub i çare, një fature e harruar pa paguarosenjëfëmijëkokëfortë, por ne një mënyrë ose një tjetër, vëmendja juaj tërhiqet përsëri ne frontin e shtëpisë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Rrjedha e lehte e energjisë suaj bene çdo gjë ne një kohe te bukur, kështu qe bëni një pushim dhe kënaquni! Njerëzit tuaja janë te impresionuar nga mënyra juaj kaq e relaksuar, dhe ju mund ti frymëzoni ata te lirojnë dhe hapin paksa veten e tyre.

Provoni diçka krejtësisht te re – dhe ndoshta paksa befasuese! Energjia juaj është tamam ajo e duhura për gjithçka qe nga te ftuarit për darke një personi te panjohur deri tek bërja e dickaje te madhe dhe luksoze thjesht sepse ju mundeni.

Aftësia juaj për te vene re te bukuren është e theksuar sot, dhe ju duhet te jeni ne gjendje te bëni qe shokët tuaj qe t’ju kënaqin pa pasur shume probleme. Shikoni nëse mund ti jepni vetes diçka te re dhe te shndritshme!

Aftësia juaj për te pritur konkurrencën është aseti juaj me i mire, prandaj sigurohuni qe te keni sjell diçka për te lexuar ose bëjeni këtë gjate kohës qe te tjerët dështojnë si budallenj. Ju se shpejti duhet te jeni ne një pozicion shume me te mire.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Siguroni drejtësi ne te gjitha marrëdhëniet tuaja sot – edhe nëse kjo do te thotë se ju duhet te luani ne disavantazh. Është një nga ato dite kur njerëzit te jene duke kë r ku a r m ë n y ra t e padrejta për te kaluar përpara, ndërsa juve jo!

Ju duhet te jeni shkëndija e cila ndez zjarrin sot – energjia juaj është ajo e duhura për ti bere gjerat qe te fillojnë , pavarësisht nëse këto janë romanca te reja ose ide një milion dollarëshe. Mos t’ju vije turp prej gabimeve!

Ju e filloni këtë sot me një person tepër befasues, qe nga një fëmijë i padurueshëm ne tren deri tek një koleg mjaft i rezervuar. Energjia juaj e madhe sociale lehtëson gjithë këto transaksione dhe ndërveprime.

Mikujuaj,shokumeingushtëosepartneriibiznesitpapritur fillon dhe ngatërrohet – dhe juve do t’ju duhet ta trajtoni këtë menjëherë! Kjo mund te jete një rregullimmjaftithjesht,por ehte e sigurte qe me pare do përfshijë disa konflikte te drejtpërdrejta.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

20

22

25

38

9

16

21 24

8

15

18

44

I mbijeton goditjes së autobusit

3

50

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Qëndrim shumë mospërfillës e përçmues ndaj dikujt. 6. Dagllas, aktor i njohur amerikan. 9. Targa e makinave të Shkodrës. 11. Enciklopedia Europiane. 12. Mbret i Rusisë. 14. Gërshetim rrethanash e lidhje ngjarjesh që ndodhin rastësisht në jetën e dikujt. 16. Organizatë Komuniste. 18. Arif, këngëtar popullor. 19. Drejtim. 21. Bëhet për të vërtetuar diçka. 24. Gaz shumë i lehtë. 26. Shtet në Amerikën Latine. 29. Institut Privat. 31. Lëng që del nga syri. 32. Federatë Italiane. 33. Jetë e njeriut. 34. Zog i vogël. 37. Përemër pronor. 38. Skuadër Ushtarake. 39. Arratisje nga burgu. 42. Lloj perimeje. 44. Lloj dreri me brirë shumë të degëzuara. 46. Gjata, këngëtare. 49. Lumi i Parisit. 50. Male të larta në kufirin ndërmjet Francës e Spanjës. 52. Mbështjellja e një përçuesi elektrik. 54. Flori. 55. Nënë në dialekt. 56. Gropë që hapet zakonisht nëpër kopshte për të mbledhur ujë për ujitje.

1. Kokëposhtë, së prapthi. 2. Armë zjarri. 3. Mes i trupit të njeriut. 4. Fushë e madhe në rrethin e Lezhës. 5. Lëviz në këmbë! 6. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora. 7. Repart Francez. 8. Tërësia e parave dhe vlerave materiale të një sipërmarrjeje. 10. Vrull, ose... 13. Agjensi Kulturore. 15. Nuk ka shumë budallai. 17. Që zgjat vetëm për pak kohë, e përkohshme. 20. Lëndë e hidhur, e rrezikshme për jetën. 22. Olimpiku Marsejës. 23. Fill për të ndezur diçka. 25. Djalë në dialekt. 27. Bedri, ish-futbollist i Kombëtares sonë. 28. Grandi, këngëtare e njohur italiane. 30. Test, ose... 32. E dashura e Shrekut. 35. Është simboli i fejesës. 36. Bujar, ish-futbollist i njohur. 40. Enë gjaku. 41. Profesione, zanate. 43. Betim, ose... 45. Lëvizja e rrymave të ajrit. 47. Lëvizje në ujë. 48. Thirrje telefonike. 50. Lumë në Itali. 51. Ent Ndërtimi. 53. Institut Rehabilitimi.

Sudoku | nivel mesatar 2 1 3

7 5

3

1

3

1

4

2

2

9

5

7 9

6

7 9

5

6

2 9

7 4

3 4

1

4

4

5

9

6

3 7

1

6

2 7

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1

6

8

8

3

1 2

9 1

3

6

5

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2 4 9 1 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

215086, 235259, 291457, 325636, 390810, 461528, 515487, 519020, 548747, 568027, 602106, 675250, 696325, 704104, 815605, 854152, 914425.

007, 012, 128, 156, 155, 306, 352, 452, 538, 552, 553, 914.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 4 shifra:

0211, 1320, 1560, 1821, 2620, 5847, 6359, 8541.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Gjeni 10 ndryshimet

M

A

E R K

E R

U R

K

I

A

N

P

A

I

J

2652958, 2675138, 4620524, 6345695.

032690, 057784, 207643, N

R E

S

A

C

N

U

A

C

S

A

T

E

T

I

N

A

V

A

N

E

S

V

L

L

A

M

A

L

T

I

G

Numra me 7 shifra:

Numra me 5 shifra:

I

I

T A

H

U

R

E

P I

N

S

O

B

O

N

E

T H

S

R

O

D

E R

E

A

K

S

K

R

A

T

U

E

S

G

R

R

E

I

P

P

F

T

A

P

J

A

T

A

A

N

E

L

L

E

G

K U

S

T

T

R A

I R

R

O

E

A

A

I N

E

C

C

I Z

D

I

I

M

M

I M

5

2

1

6

2

3

0

2

1

5

4

7

8

5

4

8

5

9

6

5

2

1

5

2

6

3

2

0

1

2

0

3

2

6

5

1

4

5

8

7

9

5

3

8

5

1

5

2

6

3

2

0

1

5

2

6

3

5

2

1

4

5

9

5

8

7

5

4

1

5

2

6

3

2

0

1

5

2

6

3

5

3

8

4

8

5

9

6

5

2

1

0

2

3

6

2

5

1

4

8

5

7

5

6

2

1

5

2

0

3

2

1

4

5

6

5

2

1

6

3

2

0

1

5

9

7

7

8

4

5

5

1

9

0

3

2

6

5

1

5

2

3

0

1

5

2

6

3

5

2

9

5

7

1

5

1

2

0

2

3

1

5

6

2

0

1

2

5

9

8

7

5

4

8

5

1

5

2

6

3

2

0

1

5

6

2

3

0

2

1

5

4

4

7

8

5

6

5

4

1

5

2

3

0

2

1

5

6

9

8

7

4

5

8

4

5

1

5

0

1

0

1

2


retro 1954 SOT faqja e fundit profil&

E hënë, 7 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

23

7 maj

Franca humbet Vietnamin

Ho Shi Min e krahasoi përplasjen mes fuqisë koloniale franceze dhe gueriljeve të tij vietnameze si ajo mes ‘një elefanti dhe një karkaleci’. Gjenerali francez Henri Navarre mund të ketë qenë dakord kur, në nëntor 1953, nisi fortifikimin e fshatit Dien Bien Phu, në thellësi të territorit armik. Synimi ishte tërheqja e guerilasve në një betejë të pazakontë të hapur, në të cilën makina luftarake franceze do

të fitonte. Gjenerali Giap e pranoi sfidën. Rreth 50 mijë fshatarë formuan zinxhirin mbështetës, duke sjellë armatime kineze në veri dhe njerëzit e tij rrethuan fshatin, bombarduan dy pistat ajrore dhe i ndanë pa mëshirë trupat kundërshtare. Rrethi zgjati 55 ditë, derikur më 7 maj fortesa e fundit franceze ra. Vetëm 3 mijë ushtarë francezë në një garnizon prej 16 mijë të tillësh mbijet-

uan. Disfata shënoi fundin e përpjekjes 8-vjeçare franceze për të rimarrë koloninë e dikurshme. Ndërmjetësuesit francezë në Gjenevë vendosën të tërhiqeshin nga Azia Juglindore dhe Vietnami u nda. Komunistët nën Ho Shi Minin dhe gjeneralin Giap morën kontrollin e Veriut dhe republika antikomuniste e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara u ngrit në Jug.

NEXHMIJE HOXHA

Një Lady Makbeth televiziv për të gjitha moshat Alfred Lela

Nuk ka ndodhur kështu e as ka për të ndodhur, me sa duket. Sa keq që zonja Hoxha është edhe komuniste, çka do të thotë se në frymën e fundit nuk do të kërkojë te kryet as një hoxhë a prift, për ta ndarë me një sish sëmbimin e fundit në zemër apo shpërndarë njollën e fundit nga ndërgjegjja. Ndërkohë që të gjithë kanë pritur diçka, ajo stoikisht do i gabojë edhe njëherë të gjithë, duke mos u dhënë asgjë....

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Amerikani P. J. O’ Rourke ka një maksimë fantastike për Marksizmin: Seç ka diçka ky Marksizmi që të nxjerr lytha; lloji i vetëm i rritjes që inkurajon ky sistem ekonomik. Lytha të dalin gjithashtu kur një komuniste shqiptare, marksiste në rini e staliniste me kalimin e kohës, del në televizion e për nja dy orë të mira e mbush frekuencën me të vërteta që historia është mjaftuar duke i dëshmuar si jo të tilla. Është një vejushë që di shumë nga historia, sepse ka qenë pjesë kyçe e historisë 45-vjeçare të këtij vendi nën komunizëm, e bash për këtë arsenal njohurish, shumë gazetarë janë gabuar prej saj. I fundit deri më tash, por jo përfundimisht i tillë, ka qenë një amerikan i njohur më shumë si studiues se si gazetar, Janusz Bugajski. Edhe z. Bugajski ka rënë pre e këtij gënjimi prej Nexhmije Hoxhës. Me instinktin e studiuesit ai ka shpresuar se gruaja e diktatorit Hoxha, pas dredhive të shumta në ballafaqime të mëparshme mediatike, pa asnjë mea culpa, do të thotë më në fund diçka që guxon ta kapërcejë dogmën enveriste. Nuk ka ndodhur kështu e as ka për të ndodhur, me sa duket. Sa keq që zonja Hoxha është edhe komuniste, çka do të thotë se në frymën e fundit nuk do të kërkojë te kryet as një hoxhë a prift, për ta ndarë me një sish sëmbimin e fundit në zemër apo shpërndarë njollën e fundit nga ndërgjegjja. Ndërkohë që të gjithë kanë pritur diçka, ajo stoikisht do i gabojë edhe njëherë të gjithë, duke mos u dhënë asgjë. Ashtu si komunizmi shqiptarëve, edhe Nexhmija gazetarëve u ka dhënë, të gjithëve barabar, një herë në aq vjet, kockën e racionit të zakonshëm të dokrrës e dogmës komuniste. Pak a shumë, kjo dogmë mbahet te Lufta Nacionalçlirimtare dhe te ndërtimi i Shqipërisë socialiste. Pasuksesin e së dytës nuk e justifikon dot as suksesi përgjysmë i së parës; sepse, ndoshta, zonjës Hoxha i duhet bërë një pyetje e thjeshtë: sa vite do u duheshin partizanëve shqiptarë të mundnin italianët ose gjermanët,

nëse fundi i këtyre pushtuesve nuk do të përcaktohej nga një përplasje më e madhe e shkallës botërore? Për ndërtimin e socializmit, elektrifikimin e vendit, arsimimin e të tjera ‘suksese’ të shteteve që kanë përqendrimin e pushtetit deri në totalitarizëm, rrihet gjoksi më kot, sikur, nëse në Shqipëri të mos kishin ardhur komunistët në krye, këto reforma nuk do të ndodhnin kurrë. Le të imagjinojmë për një çast skenarin e fitores së Nacionalistëve dhe zgjedhjeve të lira, ku do të merrnin pjesë Legaliteti, Balli, Komunistët, Socialdemokratët, Demokristianët e të tjerë. Imagjinata e shtyrë edhe më tej na jep një koalicion mes ballistëve e demokristianëve, le të themi. Ndërkohë, Shqipëria në Konferencën e Jaltës, duke qenë se fryma e partive kryesore është europeiste, i kalon bllokut perëndimor. Më vonë vjen edhe Plani Marshall, anëtarësimi në NATO, pranimi në Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik Europian e të tjera. Si mendon zonja Hoxha, Shqipëria nuk do i kishte edhe nën këtë skenar rrugët, dritat, shkollat e të tjera? Logjika ta do se këto e shumë më shumë, bashkë me më kryesoret, lirinë e fjalës, të lëvizjes e zgjedhjet e lira. Për të mos harruar atë tjetrën, e ndoshta kryesoren: fibri social do të ish ruajtur dhe elitave shqiptare të mbrujtura në njëqind vjet nuk do u ish dashur të zhbëheshin për t’ua lënë vendin elitave të ng jitura shpejt e shpejt me mastiçin e ashpër të shkollave të Lindjes. Edhe këta për t’u shfarosur më vonë, për shkak të luftës së brendshme, me qëllim hapjen e krahut për klasën punëtore e fshatarësinë. Pyetja mund të bëhet edhe e llojit: kë shqetëson një grua plakë dhe pse? Nëse performancat televizive të zonjës Hoxha do të ishin të spektrit memuaristik, të njëf arë shkarkimi prej kujtimeve, në

fakt nuk do kishte arsye për t’u shqetësuar. Por ato më shumë se kujtime të treguara, një dritare e hapur në paskuintën e errët të komunizmit shqiptar, kanë qenë përligjje të totalitarizmit dhe shpërfillje e gjithsejtë e nevojës së shoqërisë për dekomunistizim. Herë-herë, dëshmitë e saj janë ngjitur në shkallën e arro-

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

gancës duke sfiduar, në emër të kujtimeve të kastës sunduese komuniste, memorien e dhimbshme të të vrarëve, persekutuarve, burgosurve, internuarve të këtij regjimi. Daljet televizive të zonjës Hoxha kanë qenë një purgë tjetër e komunizmit ndaj shqiptarëve: imagjinoni gruan e një prej shefave të lartë të regjimit nazist që e përligj Holokaustin me frazën ‘e tillë ishte koha’. Për ta mbyllur me një tjetër maksimë, kësaj here të shkrimtarit francez Ernest Renan: Komunizmi është në konflikt me natyrën njerëzore. Një konflikt i vazhduar edhe pasi konflikti ka marrë fund, mund të shtohet. Nuk shpjegohet ndryshe këmbëngulja e zonjës Hoxha për të vazhduar me mbrojtjen e murtajës. Edhe pse murtaja ka qëlluar të jetë trashëgimia e saj dhe e të shoqit.


Flisni falas brenda grupit të institucionit ose biznesit tuaj. Përveç kësaj, mund të flisni me vetëm 5 Lekë/min me të gjitha institucionet ose bizneset e tjera pjesë të Proring.

www.eaglemobile.al


Gazeta Mapo