Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Bilanci i zgjedhjeve dhe një zhgënjim për mirë Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 7 gusht 2013. Numër 980. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Ekskluzive në Revistën MAPO Basha: S’jemi Partia

Komuniste e Kubës, diversiteti i mendimeve, vlerë për PD

Shifrat e 23 qershorit Si ka ndryshuar vota mes PS, LSI e PD KQZ mbyll zyrtarisht kapitullin e zgjedhjeve; E majta 83 mandate, e Djathta 57. Diferenca mes dy koalicioneve është 313 mijë vota. Demokratët humbasin 82 mijë vota nga 2009, ndërsa PS rritet me 92 mijë dhe LSI me 106 mijë. Vetëm 9 parti nga 66 siguruan më shumë se 10 mijë vota. PD: Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS Ashtu siç edhe pritej pas ndarjes së mandateve për çdo qark nga Kolegji Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli zyrtarisht dje kapitullin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke miratuar tabelën përfundimtare të rezultateve. Në fund të këtij procesi, e majta rezulton fituese me 313 mijë vota më shumë se e djathta. PS-ja është partia e parë në vend me 713 mijë vota ose 185 mijë më shumë se Partia Demokratike e cila radhitet e dyta me rreth 528 mijë vota. Partia e tretë në rang vendi renditet LSI-ja me rreth 180 mijë vota. Në

përqindje ASHE ka marrë 57,63 % të votave ndërsa APMI, 39, 46%. Për PD-në rezulton dramatike edhe humbja në vota e saj krahasuar me rezultatin që ajo pati në zgjedhjet e 2009-ës, (plot 82 mijë vota). Katër vite më parë, PD-ja mori 610.463 vota duke u përfaqësuar në Kuvend me 68 mandate. Ndryshe është situata në shifra për Partinë Socialiste. Kjo e fundit ka marrë 92 mijë vota më shumë krahasuar me rezultatin që ajo mori në zgjedhjet e vitit 2009. Rritje të konsiderueshme të votave ka pasur edhe LSI-ja... Faqe 4

Vëllai: Dallëndyshja dyshonte se i shoqi shkonte me grua tjetër Shefi i ri i PD në një intervistë për numrin e ri të revistës MAPO (që nga sot në treg) skicon modelin e opozitës që do të bëjë, balancat në PD dhe rolin e Berishës. “Nuk ka garë pa kontestime. Komentet pas procesit janë pjesë e debatit të brendshëm. Sali Berisha, shkollë politike për brezin tim në PD” Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shpresa për të ardhmen mes trazirave në Lindjen e Mesme

koment Tony Blair

Diplomacia e rakisë

12 arsim

Dallëndyshe Jazxhiu, e vrarë tre ditë më parë nga i shoqi

Arratia e tretë e Ilir Kupës, policia greke: Hyri në Shqipëri Me dhjetëra policë nga pas, Ilir Kupa dyshohet se ia ka dalë të kalojë kufirin për t’u fshehur në Shqipëri. I arratisuri i Trikalas i shpëtoi arrestimit ditën kur policia greke vrau Marjan Kolën

Gjendja në Siri i përngjan ankthit. Egjipti ndodhet buzë greminës...

Në gjashtë muajt e fundit ka pasur një “rendiment” në rritje të skandaleve në koment shërbimet Muharrem Nitaj diplomatike...

Rrëfimi i Xhevahir Fejzos për marrëdhënien e acaruar të motrës së tij me Edmir Jazxhiun. “E takova para një muaji, por nuk më tregoi gjë për konfliktet me të shoqin. Nuk ma merrte mendja se do të shkonte deri këtu”

Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas, dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar. Deklarata është bërë nga policia greke, e cila tha se i arratisuri ia ka dalë të kalojë kufirin pa u arrestuar nga policia. Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke, pas katër muajsh arrati, 27-vjeçari arriti t’i shpëtojë ndjekjes policore dhe të... Faqe 6

ekonomi

Dhe vjen një ditë

Regjistrimet, MASH publikon programet e akredituara në universitetet private Universiteti Europian i Tiranës, universiteti privat me të gjitha degët e akredituara

Rritja e pagave ndryshon masën e kontributeve

FAQE 5

Xhevahir Fejzo, vëllai i Dallëndyshe Jazxhiut, gruas së vrarë nga bashkëshorti i saj ishte në dijeni të marrëdhënieve të acaruara mes tyre. Fejzo tregon se ka pasur dijeni për mosmarrëveshjet e së motrës me bashkëshortin, por jo deri në atë pikë sa ata të rrezikonin të ndaheshin apo të kishin një fund të tillë. Burri i moshuar tregon se gjithçka që ka... Faqe 7

koment / 11

Faqe 16

Dashnor Kokonozi

Meshkujt “alfa” Njerëzit ndihen më mirë. Shumë vetë po zbulojnë një dimension tjetër të jetës, qetësinë. Kanë filluar t’u kthehen gjesteve të harruara, të interesohen për njëri- tjetrin, të pyesin të afërmit se çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe, t’u kthehen punëve të tyre. Të tjerët ndehin veshët, për të dëgjuar qetësinë dhe thonë: ç’na paskan çarë kryet! Vendi është bërë më i jetueshëm, sepse dy krerët e politikës shqiptare kanë heshtur, nuk po i dëgjojmë të ulërijnë, të mallkojnë, të gënjejnë, të premtojnë, të mashtrojnë, të hungërojnë, të kërcënojnë, nuk i shohim në manifestime militantësh duke përsëritur vetveten e duke u sjellë rrotull një numri frazash e temash tepër të kufizuara, pa interes, që mund të shiten vetëm në Shqipëri, por të afta të ngrenë në zonë të kuqe parametrat e stresit kombëtar. Fatkeqësisht, nuk është një heshtje apo qetësim...


2

afër/larg

1

Shifrat e 23 qershorit

ekonomi

TiranË

Si ka ndryshuar vota mes PS, LSI e PD

Rritjaepagavendryshonmasën ekontributeve,japagesatminimale

Arratia e tretë e Ilir Kupës, policia greke: Hyri në Shqipëri

Faqe 4

Faqe 5

Pasi nisën me një vrasje në mëngjesin e 23 qershorit, përtej kësaj u kthyen në zgjedhjet më të mira të Shqipërisë.

Faqe 6

Dështimet teknike në zgjedhje ishin vetëm pak. Më i rëndësishmi ishte mungesa e të dhënave ditën e zgjedhjeve për numrin e pjesëmarrësve në votim. KQZ-së iu deshën tri ditë të publikonte një numër të plotë të atyre që morën pjesë në zgjedhje dhe kjo për shkak të mosvjeljes së informacioneve nga qendrat e votimit. Të dhënat mbetën gjysmake në ditët e para dhe askush nuk e dinte saktësisht numrin e atyre që votuan, deri sa kjo u arrit të konfirmohej pas hapjes së kutive dhe numërimit të votave.

Bilanci i zgjedhjeve dhe një zhgënjim për mirë Vladimir Karaj

Bilanci i zgjedhjeve përtej rezultatit që u bë publik sot, nuk ka qenë ndoshta ndonjëherë më i mirë në vend dhe prapë shumë njerëz mund të thonë se ato nuk ishin zgjedhje të mira. Vetë Partia Demokratike që mbajti edhe peshën e organizimit të tyre, por që duket se nuk pajtohet lehtë me humbjen, edhe pse thotë se ajo bëri përpjekje të mëdha për të arritur standardet dhe zgjedhje të lira, i quan ato të shënuara me “vulën e turpit”, duke pasur parasysh transferimin e 1200 votave në Lezhë, që fillimisht i kishin hequr një mandat, por që iu rikthye pas rinumërimeve në KQZ dhe më tutje në Kolegjin Zgjedhor, për të cilin PD ankohet se ishte në varësi të socialistëve deri para zgjedhjeve në opozitë. Në anën tjetër, socialistët edhe pse të kënaqur me zgjedhjet dhe fitoren, sigurisht kanë po aq ankesa për procesin e zvarritur sipas tyre prej KQZ-së. Në fakt, ashtu siç dhe pritej, edhe pse jo përmes ndonjë beteje aq të ashpër sa zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, rezultati nuk doli sërish brenda afateve ligjore. Ca prej një KQZ-je të përgjysmuar që sidoqoftë ishte e detyruar t’i kalonte vendimet drejt Kolegjit Zgjedhor e ca prej strategjive partiake për të mbajtur pezull procesin dhe ndezur gjakrat e militantëve. Ajo që ra në sy sidoqoftë dhe i bën këto zgjedhje më të mira se të kaluarat është numri i vogël i ankesave dhe madje fakti që vetëm një prej këtyre ankesave solli ndryshim të rezultatit dhe kjo thuajse e pranuar botërisht nga palët në momentin kur PS që doli e humbur nga rinumërimi u tërhoq prej rivotimit që në fakt do shtynte më shumë shpalljen e rezultateve dhe ndoshta krijimin më vonë të qeverisë së saj. “Zgjedhjet ishin të mira, jo për shkak të një KQZ gjysmake, por për shkak të vullnetit të popullit shqiptar”, tha Genci Gjonçaj, përfaqësues i kësaj partie në institucion që në fakt u braktis prej përfaqësuesve të zgjedhur prej propozimeve të opozitës, pas

shkarkimit të anëtarit të LSI në këtë institucion. KQZ me katër anëtarë pati një problem serioz në një pjesë të mirë të vendimeve që duhej të merrte edhe pse duket se ja doli të administrojë zgjedhjet normalisht edhe pse mjaft herë nuk ishte në gjendje të merrte vendime që kërkonin sipas kodit 5 vota. Dështimet teknike në zgjedhje ishin vetëm pak. Më i rëndësishmi ishte mungesa e të dhënave ditën e zgjedhjeve për numrin e pjesëmarrësve në votimi. KQZ iu deshën tre ditë të publikonte një numër të plotë të atyre që morën pjesë në zgjedhje dhe kjo për shkak të mos vjeljes së informacioneve nga qendrat e votimit. Të dhënat mbetën gjysmake në ditët e para dhe askush nuk e dinte saktësisht numrin e atyre që votuan deri sa kjo u arrit të konfirmohej pas hapjes së kutive dhe numërimit të votave. Nga ana tjetër përtej presionit dhe akuzave të opozitës KQZ duket se nuk qe aq e varur ngaq mazhoranca të paktën deri kur mori vendimet për rinumërimin në Lezhë dhe Shkodër edhe pse ligjërisht nuk kishte të drejtë ta bënte këtë. Në rastin e parë ankesa u provua e drejtë dhe duket se është alibia më e fortë e qeverisë që i humbi zgjedhjet mbi rezultatin që ishte mjaft i thellë në disfavor të saj. Ndërkohë pas zgjedhjeve pati dy shfaqe politike që ndryshonin krejtësisht nga njëra tjetra. E para ishte ajo e një politike katërcipërisht shqiptare dhe mjaft e kritikuar. Partitë politike, fillimisht Edi Rama dhe me pas Majlinda Bregu për PD shpallën rezultatin në më pak se 30 minuta nga mbyllja e kutive të votimit. Të dyja palët pretendonin se kishin fituar. Deklarata të ngjashme fitoreje

Ajo që ra në sy sidoqoftë dhe i bën këto zgjedhje më të mira se të kaluarat është numri i vogël i ankesave dhe madje fakti që vetëm një prej këtyre ankesave solli ndryshim të rezultatit dhe kjo thuajse e pranuar botërisht nga palët në momentin kur PS, që doli e humbur nga rinumërimi, u tërhoq prej rivotimit, që në fakt do shtynte më shumë shpalljen e rezultateve

Opozita e re, edhe pse ishte ajo që i organizoi zgjedhjet, akuzoi PS dhe LSI fillimisht se kishin blerë vota dhe më pas edhe se i kishin vjedhur ato me mafia dhe drogë. Kryeministri Berisha që më herët kishte pranuar rezultatin, doli të thoshte që në fakt ato kishin qenë “Fund e krye të manipuluara”.

u kryen edhe në ditën në vijim, deri kur numërimi që eci ngadalë, por nuk u bllokua bëri të dukshme se cila palë kishte fituar. Ishte paradoksale në fakt që ndërsa mungonte shifra e pjesëmarrjes në zgjedhje palët shpallnin fituesit. Dy exit-polle dolën po ashtu menjëherë pas zgjedhjeve, dhe duket se rezultuan të pasaktë. Njëri prej tyre arriti vetëm të parashikonte krahun fitues por jo shifrat e fitores, ndërsa tjetri duket se ishte krejtësisht i gabuar. Ndërkohë kur çështja e rezultatit u duk e mbyllur, Shqipëria për pak ditë mundi të ëndërronte se ishte një vend evropian. Fjalimi i fitores i kryesocialistit Rama dhe ai i humbjes i ish-kryetarit të PD Berisha u dukën më normalët prej vitesh, për një vend që hynte e dilte nga zgjedhje të kontestuara dhe procese të stërzgjatura dhe të lodhshme. Dorëheq ja e Berishës ishte dhe akti më i fortë i paszgjedhjeve. Shumë njerëz e kishin vënë në dyshim se do të ndodhte. Për socialistët dhe LSI kjo ishte në fakt e detyruar prej humbjes së thellë. As fituesit vetë nuk e kishin parashikuar të arrinin në 83 mandate. Sidoqoftë, akuzat për vjedhje dhe ankesat e zgjatën procesin edhe një muaj përtej asaj që pritej se ai mund të mbyllej. Opozita e re edhe pse ishte ajo që i organizoi zgjedhjet akuzoi PS dhe LSI fillimisht se kishin blerë vota dhe më pas edhe se kishin vjedhur ato me mafia dhe drogë. Kryeministri Berisha që më herët kishte pranuar rezultatin doli të thoshte që në fakt ato kishin qenë “Fund e krye të manipuluara”. Përtej gjithë kësaj bilanci i zgjedhjeve duket pozitiv ato nuk i arritën standardet sigurisht, akuzat ishin po ashtu të shumta (Blerje vote nga të gjitha palët, presion për të punësuarit dhe gjuhë urrejtje), por ishin më shumë se një hap përpara. Ndërkaq, ato për herë të parë duket se zhgënjyen për mirë edhe skeptikët. Pasi nisën me një vrasje në mëngjesin e 23 qershorit, përtej kësaj u kthyen në zgjedhjet më të mira të Shqipërisë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.09.2013

3

Basha: S’jemi Partia Komuniste e Kubës, diversiteti vlerë për PD Shefi i ri i PD flet për herë të parë pas zgjedhjeve në revistën MAPO. “Nuk ka garë pa kontestime. Komentet pas procesit janë pjesë e debatit të brendshëm. Sali Berisha, shkollë politike për brezin tim në PD” Shefi i ri i PD-së, Lulzim Basha flet për herë të parë për median, pas garës që ngjalli mjaft debat. Në një intervistë ekskluzive për numrin e ri të revistës MAPO (që nga sot në treg), Basha skicon modelin e opozitës që do të bëjë. Është i kujdesshëm kur flet për balancat e reja në PD dhe refuzon që fitoren e tij me 80 për qind të votave ta konsiderojë si shenjë për një ‘përmbysje’ të raporteve në parti. Objektivi i tij është mazhoranca e re Rama-Meta, mes të cilëve ai nuk sheh asnjë dallim. “Ky rezultat, për mua është një inkurajim shumë i madh. Partia Demokratike bëhet gati të zbarkojë në një terren opozitar, përballë një mazhorance të ardhur në pushtet nëpërmjet një deformimi të votës më 23 qershor”, - thotë Basha në këtë intervistë ekskluzive për revistën. Zgjedhja e tij në krye të PDsë nuk kaloi pa kontestime, por për

kryetarin e ri, ato janë tipar i natyrshëm në një strukturë demokratike. “Nuk ka pra garë pa kontestime. Dhe vetë zërat e komentet pas procesit, janë pjesë e kulturës së hapjes dhe debatit të brendshëm të çdo anëtari”,-pohon i pashqetësuar ai. Në këtë kontekst, Basha nuk mund të mos pyetej për rivalin e tij në parti, Sokol Olldashin. “Kemi patur një bisedë telefonike, ku më ka uruar”, - thotë ai shkurt. Kryetari i ri i PDsë nuk sheh asnjë rrezik çarjeje në PD, megjithë kritikat që figura të njohura të PD i kanë bërë procesit. “Nuk jemi Partia Komuniste e Kubës, apo e Koresë së Veriut. Jemi krenarë për trashëgiminë që kemi”, - përgjigjet Basha, duke e cilësuar vlerë për Partinë Demokratike, rrahjen e mendimeve apo diversitetin e tyre. Raportet me Berishën, para dhe pas zgjedhjes në krye të PDsë mbeten në fokusin e kësaj bisede

“Në politikë, gjithsecili hyn me vlerat e veta njerëzore, me kapitalin personal apo profesional. Por, në Partinë Demokratike, i gjithë brezi të cilit unë i takoj, e kemi rritur shtatin në një shkolle politike, dhe kjo shkollë politike e ka emrin Sali Berisha”

për revistën MAPO. “Në politikë, gjithsecili hyn me vlerat e veta njerëzore, me kapitalin personal apo profesional. Por, në Partinë Demokratike, i gjithë brezi të cilit unë i takoj, e kemi rritur shtatin në një shkolle politike, dhe kjo shkollë politike e ka emrin Sali Berisha”, përgjigjet ai. Por, si do të jetë opozita “Basha”? Dhe, a do të rihapet kapitulli i zgjedhjeve të humbura nën udhëheqjen e tij? Kryetari i ri garanton se kjo analizë duhet të bëhet e plotë dhe e thelluar, por pa u ligështuar brenda këtij procesi, në mënyrë që PD të ketë fokusin dhe energjinë e duhur për të ndërtuar strategjinë e re opozitare. “Do të jetë një proces organik dhe gjithëpërfshirës, ku çdo anëtar do të thotë hapur dhe pa doreza mendimin e tij”, - shton ai. Basha nuk e cilëson problem dualitetin mes drejtimit të PD-së dhe atë të Bashkisë dhe as një ndryshim

qëndrimi mbi ato që ka thënë për Ramën në fushatën e 2011. Ai garanton se do të përmbushë të gjitha angazhimet ndaj qytetarëve të Tiranës dhe nuk do t’i lejojë për asnjë moment vetes shpërdorimin e besimit të tyre, duke përdorur bashkinë në funksion të luftës dhe përballjeve politike. Por, ç’mendon ai për mazhorancën e re, ku me njërin prej drejtuesve, Ilir Metën, ka pasur bashkëpunim të frytshëm për Bashkinë. “Kundërshtari ynë politik, ndonëse përbëhet nga dy formacione politike, sillet si një i vetëm. Ndaj, do të ishte iluzive dhe absolutisht joproduktive për opozitën në tërësi, për Partinë Demokratike në veçanti, për anëtarësinë tonë, të ushqejmë veten me iluzione, një muaj pas rezultatit të 23 qershorit”, - u shpreh Basha. (Intervistën e plotë e gjeni në revistën MAPO)

Zgjedhjet në PD, Martens dhe Orban urojnë Bashën Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha ka marrë dje mesazhe urimi për zgjedhjen e tij të pak javëve më parë. Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Wilfried Martens dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë shprehur përgëzimet për zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për bashkëpunime në të ardhmen. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Europiane, organizata më e madhe politike në Ev-

ropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, i ka uruar suksese Bashës për punën e tij në të ardhmen. “Dua t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”, shkruan Martens. Ndërsa kryeministri Orban, njëherazi kryetar i FIDESZ, ka shprehur dëshirën për të vazhduar bash-

këpunimin e shkëlqyer me Bashën kryetar. “Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”, - shkruan Orban. Që pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së, Basha ka marrë disa mesazhe urimi nga kryetarë të partive të djathta.


4

politikë

Shifrat e 23 qershorit

Diferenca mes dy koalicioneve është 313 mijë vota. Demokratët humbasin 82 mijë vota nga 2009, ndërsa PS rritet me 92 mijë dhe LSI me 106 mijë. Vetëm 9 parti nga 66 siguruan më shumë se 10 mijë vota. PD: Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS

Rezultati i 2013 ASHE APMI PS PD LSI PBDNJ PR PDIU PKD PDK LZHK

83 deputetë 57 deputetë 65 deputetë 46 deputetë (pa emrat e aleatëve në listë) 16 deputetë 1 deputet 4 deputetë 5 deputetë 1 deputet 1 deputet (në listën e PD) 1 deputet (në listën e PD)

Aleanca për Shqipërinë Europiane

Si ka ndryshuar votat mes PS, LSI e PD Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli zyrtarisht dje kapitullin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke miratuar tabelën përfundimtare të rezultateve: e majta 83 mandate, e djathta 57 TIRANË Ashtu siç edhe pritej pas ndarjes së mandateve për çdo qark nga Kolegji Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli zyrtarisht dje kapitullin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke miratuar tabelën përfundimtare të rezultateve. Në fund të këtij procesi, e majta rezulton fituese me 313 mijë vota më shumë se e djathta. PS-ja është partia e parë në vend me 713 mijë vota ose 185 mijë më shumë se Partia Demokratike e cila radhitet e dyta me rreth 528 mijë vota. Partia e tretë në rang vendi renditet LSI-ja me rreth 180 mijë vota. Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % të votave ndërsa APMI, 39, 46%. Krahasimi Për PD-në rezulton dramatike edhe humbja në vota e saj krahasuar me rezultatin që ajo pati në zgjedhjet e 2009-ës, (plot 82 mijë vota). Katër vite më parë, PD-ja mori 610.463 vota duke u përfaqësuar në Kuvend me 68 mandate. Ndryshe është situata në shifra për Partinë Socialiste. Kjo e fundit ka marrë 92 mijë vota më shumë krahasuar me rezultatin që ajo mori në zgjedhjet e vitit 2009. Rritje të konsiderueshme të votave ka pasur edhe LSI-ja, e cila katër vite më parë garonte nën siglën e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”. Në zgjedhjet e 2009-ës, LSI-ja mori 73.678 ndërsa në zgjedhjet e fundit, kjo forcë politike është rritur me 106 mijë vota. Mandatet Socialistët do të përfaqësohen në parlamentin e ri me 65 deputetë. Ndërsa demokratët me 46 deputetë, pa përfshire këtu katër drejtuesit e partive aleate, që janë formalisht pjesë e listës së PD-së. Në koalicionin e majtë, LSI-ja është partia aleate që ka marrë më shumë vota pas

PS-së. LSI-ja ka marrë 180 470 vota e ndjekur nga PBDNJ me 14.722 vota. Ndërsa tek koalicioni i djathtë dallojnë dy parti aleate që ndjekin njëra tjetrën në shifra. PR-ja e drejtuar nga Fatmir Mediu me 52.168 vota që do të përfaqësohet në Kuvend me 4 deputetë dhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit me 44 957, e përfaqësuar në Kuvend me 5 deputetë. FRD-ja nën anën tjetër është partia që ka marrë më shumë vota jashtë koalicionit, 29.310 vota. Partitë me pak vota Në tabelën përfundimtare të zgjedhjeve vihen re disa forca politike rezultati i të cilave lë për të dëshiruar. Ndër to mund të veçojmë Partinë Lëvizja Punëtore Shqiptare me 316 vota, Lëvizja Ambientaliste me 452 vota, apo edhe Partia Toleranca e Re e Shqipërisë me 287 vota, të tria këto parti aleate të koalicionit të majtë. Më ndryshe duket situata e votave nga partitë aleate të djathta, ku disa prej tyre janë në kufirin e 500 votave përjashto këtu Partinë e Pensionistëve me 406 vota. Ndërsa Arben Malaj dhe Dritan Prifti kanë marrë më shumë vota sesa shumica e partive aleate të dy koalicioneve të mëdha, respektivisht 3044 vota për Malajn, dhe 6164 vota për Priftin. Dy kandidatët e pavarur Prifti dhe Malaj, morën së bashku 9.208 vota, aq sa morën 17 parti të vogla që garuan në dy kampet majtas e djathtas. Përçarja e të vegjëlve Në listën përfundimtare të partive vihet re fenomeni i ndarjes së votave tek partitë e vogla, të cilat, si rezultat i fraksioneve që kanë pësuar së fundmi, kanë garuar për të dy koalicionet. Kështu dy parti demokristiane kanë garuar për koalicionin e djathtë; Lidhja Demokristiane dhe

PDK, ndërsa dy parti të tjera të dala nga kjo e fundit, Partia Kristian Demokrate dhe Aleanca Demokristiane garuan për koalicionin e majtë duke marrë të dyja bashkë 8898 vota kundrejt 13 mijë votave të PDK-së tek koalicioni i djathtë. Çamet po ashtu kanë qenë fenomeni i ngjashëm. Aleanca Popullore në koalicionin e majtë ka marrë 8927 vota kundrejt PDIU-së që garoi në koalicionin e djathtë me 44 mijë vota të fituara. Edhe republikanët nuk kanë bërë përjashtim. Në koalicionin e djathtë PR-ja ka marrë rreth 52 mijë vota, ndërsa një tjetër parti e ngjashme me të, Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ka marrë 489 vota për koalicionin e majtë. Reagimet Pak minuta para shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj, tha se zgjedhjet ishin të mira për shkak të vullnetit të vetë zgjedhësve dhe jo punës së KQZ-së. Sipas tij, “KQZ-ja i shërbeu humbësit, krijoi alibira duke u munduar të bëjë pis procesin”. Lidhur me procesin e numërimit, Gjonçaj u shpreh se procesi vërtetoi vetëm gabimet njerëzore që ishin bërë. Në anën tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka për të bërë të pamundur funksionimin normal KQZsë. Në fund të shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, foli edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu keqardhjen për dështimin e dy projekteve pilot në qarkun Fier dhe Tiranë, përshëndeti për bashkëpunimin Këshillin e Ministrave, disa institucione të tjera, median gjithashtu, por nuk përmendi në asnjë fjalë të saj përshëndetëse, partitë politike.

Vorpsi: Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS TIRANË Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi deklaroi dje se mazhoranca organizoi zgjedhje sipas standardeve, ndryshe nga PS-ja. “…Vendimi i sotëm dhe vullneti i dëshmuar i PD dhe aleatëve të saj, për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë”, - tha Vorpsi. Në deklaratën e lexuar prej saj thuhet gjithashtu se “Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS”. “Në Lezhë, PS tentoi t’i vidhte një mandat PD-së, që të arrinte shumicën e cilësuar me 84 vota, njësoj siç bëri me Dushkun, në 2001. Në

Shkodër u zbuluan qindra vota të vjedhura nga koalicioni PS-LSI. Një transparencë e plotë, e bazuar në provat që disponohen, do tregonte qartë mënyrën se si Partia Socialiste tjetërsoi votën e qytetarëve, pas angazhimit për fitore me çdo mjet, përfshirë përdorimin e parave të pista dhe angazhimin e kontingjentëve kriminalë”, - tha ajo. Vorpsi shtoi se, Kolegji Zgjedhor u tregua i njëanshëm, ndërsa siguroi se PD-ja do të vijojë transparencën. “Pa këtë proces, demokracia dhe shteti ligjor do të futen në një spirale të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për fatet e vendit dhe të çdo qytetari shqiptar!”, - tha ajo.

Aleanca Popullore 8927 Partia Mendimi i Djathtë Liberal 1210 Partia e Punës së Shqipërisë 955 PBDNJ 14.722 Partia Ligj dhe Drejtësi 2489 Partia Unitetit Kombëtar 513 Partia Socialiste e Vërtetë’91 6135 Partia G 99 2977 Partia Shqiptare Atdheuq 555 Partia Pajtimit Kombëtar 545 Partia Komuniste e Shqipërisë 901 Partia e Gjelbër 2084 Partia e Punës e Shqipërisë 623 Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 489 Partia Rruga e Lirisë 808 Aleanca Arbnore Kombëtare 3575 Partia Demokracia Sociale 11891 Partia Kristian Demokrate 7993 Aleanca për Barazi dhe Drejtësi 728 Partia Ambientaliste 452 Partia e Çështjeve Shqiptare 476 Partia Reformave Demokratike 1371 Partia Komuniste e Shqipërisë 1352 Lëvizja Socialiste për Integrim 180470 Partia Socialpunëtore Shqiptare 2174 Partia Demokrate për Integrim. 4550 Partia Socialiste e Shqipërisë 713407 Partia për Mbroj. Emigrantëve 2275 Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 508 Partia Personat me Aftësi të Kufizuara 459 Partia Aleanca Demokristiane 905 Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 316 Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 10.220 Partia Ardhmëria Shqiptare 2284 Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 287 Partia Socialiste e Moderuar 3119 Partia Lëvizja Demokratike 1159 Shuma 993904

Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 1065 Partia Demokracia e Re Europiane 970 Aleanca Demokratike 1384 Partia Emigracioni Shqiptar 2325 Partia Demokratike 528373 Partia Republikane Shqiptare 52168 Partia Minoriteti Etnik Grek 3305 Partia e të Drejtave të Mohuara 554 Partia Ora e Shqipërisë 770 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 5429 PDIU 44957 Balli Kombëtar Demokrat 2242 Partia e të Drejtave të Mohuara 550 Partia Lëvizja e Legalitetit 6089 Partia Demokristiane e Shqipërisë 13288 Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 635 Partia Lëvizja Shqipëria e Re 2320 Partia Balli Kombëtar 4868 Bashkimi Liberal Demokrat 2681 Partia Bashkimi Pop. Pensionisteve 406 Partia Konservatore 633 Partia Lidhja Demokristiane 1190 Partia Agrare Ambientaliste 2640 Aleanca e Maqedonasve 1229 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 606 Shuma 680677 Aleanca Kuq e Zi 10196 Fryma e Re Demokratike Arben Qamil Malaj 3044 Dritan Vlash Prifti 6164

29310

Rezultatet e partive kryesore në dy zgjedhjet e fundit parlamentare 2009 PD 610.463 PS 620.586 LSI 73.678

2013 528 373 713 407 180.470


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.09.2013

5

Ndikimi i prodhimit vendas, inflacioni në korrik vetëm 1.6% Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndërsa në bazë vjetore, krahasuar me korrikun e vitit që kaloi, niveli i përgjithshëm i çmimeve është rritur në vetëm 1.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 për qind. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera

të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendet ulja në nëngrupin “qumësht, djathë e vezë” me 1.0 për qind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.7 për qind” etj. Ndërsa çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 7.3 për qind. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.9 për qind. Indeksi i grupit “qira, ujë lëndë djegëse dhe energji”

shënoi një ulje prej 0.1 për qind, ku mund të veçohet ulja e çmimit të lëndëve djegëse me 0.4 për qind. Grupi “shëndeti” ka shënuar një ulje prej 1.0 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të medikamenteve me 1.4 për qind. Indeksi i grupit “transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimi i

naftës shënoi një ulje prej 0.5 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 për qind. Indeksi i grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.8 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave. Në grupet e tjera ndryshimet variojnë nga -0.1 për qind në 0.1 për qind.

Policia Tatimore gjatë një kontrolli

Rritja e pagave ndryshon masën e kontributeve, ja pagesat minimale Rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi ka ndikuar edhe në rritjen e pagesave minimale të sigurimeve. Ja tarifat e reja për të gjitha kategoritë e të punësuarve Për shkak se pagat gjatë muajit korrik janë rritur edhe për kufijtë ekstremë, pagë minimale dhe pagë maksimale, është rritur edhe masa e kontributeve të sigurimeve shoqërore që të punësuarit dhe vetëpunësuarit do të paguajnë çdo muaj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën 1 gusht e në vijim është 5308 lekë. Sigurimet

I vetëpunësuari, në ortakëri ose që punëson të tretë, duke filluar nga ky muaj e në vazhdim paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shën-

detësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 19 026 lekë, të barabartë me 5 708 lekë. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, nga ky muaj e në vijim paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 5 708 lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante do të paguajnë në shumën 2 500 lekë. Ndërsa personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, të paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor në masën 7 për qind të pagës mini-

male. Të vetëpunësuarit në bujqësi, do të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 30 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është

23 000. Ndërsa kontributi i de t y r u e sh ë m p ë r s i g u r i m e t shoqërore për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga 1 gushti e në vijim do të jetë 2 500 lekë në muaj.” Përfitimet

Për shkak të rritjes së masës kontributeve ndryshon edhe përlloga-

Tarifat e reja minimale të sigurimit Shuma minimale mujore Kontributi minimal mujor sipas degëve : Dega e sigurimit të sëmundjeve Dega e sigurimit të barrë-lindjeve Dega e sigurimit të pensioneve Dega e sigurimit të aksidenteve Dega e sigurimit të papunësisë Sigurimet shëndetësore 1-I vetëpunësuari 2- Ambulantët 3-Të vetëpunësuarit në bujqësi 30 000 lekë, në Veri 23 000 lekë. 13. Punëtorë shtëpie

5 308 lekë 57 lekë 4266 lekë 4110 lekë 57 lekë 171 lekë 647 lekë 5 708 lekë 2 500 lekë 2 500 lekë

ritja e pensioneve dhe masës së përfitimeve për barrë lindjeje. Shuma bazë e përfitimit nga data 1.8.2013 e në vazhdim të jetë 12 024 lekë në muaj. Shuma e përfitimit për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit do të jetë 8 233 lekë në muaj. Baza mujore, për efekt të llogaritjes të të ardhurave për barrëlindje, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesja nuk ka pagë gjatë gjithë muajve të vitit të fundit kalendarik, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 12 muaj. Shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1 gusht e në vazhdim është 8 233 lekë në muaj. Këto tarifa tashmë kanë nisur të aplikohen.

Kreditë me probleme arrijnë në 10% të PBB Kreditë me probleme në fund të tremujorit të dytë arritën në 24.4% të totalit, duke u rritur me 0.4 pikë përqindjeje në raport me tremujorin e parë, nga 22.8% që ishin në fund të vitit 2012. Të dhënat u bënë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Në vlerë absolute, kreditë e këqija po i kalojnë 1 miliardë euro, shumë që është e konsiderueshme, pasi përbën 10% të totalit që ekonomia prodhon në një vit, prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Që nga fundi i vitit 2008, kur

ishin rreth 4% të totalit të kredive në sistem, huatë e pakthyera në afat po rriten me shpejtësi. Problematike në tremujorin e dytë të vitit është bërë rritja e huasë së humbur (Kredi të humbura quhen ato mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit,

apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar.) Këto kredi kanë arritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë 2013, nga 7.96% në fund të tremujorit të parë dhe 7.7% në dhjetor 2012. Pikërisht rritja e kësaj kategorie me 1.27 pikë përqindje në tremujorin e dytë në raport me të parin ishte ai që çoi në përmirësimin e treguesit në total, ndërkohë që huatë e dyshimta (deri në 365 ditë vonesë) janë ulur me gati 1 pikë përq-

Në vlerë absolute, kreditë e këqija po i kalojnë 1 miliardë euro, shumë që është e konsiderueshme, pasi përbën 10% të totalit që ekonomia prodhon në një vit, prodhimit të brendshëm bruto (PBB)

indje dhe ato nënstandarde (deri në 180 ditë vonesë) janë rritur vetëm me 0.07 pikë përqindjeje për të njëjtën periudhë. Ndryshimet në Kodin Civil në fillim të muajit prill, të cilat përmirësuan dhe përshpejtuan procedurat e ekzekutimit të kolateralit nuk po arrijnë që të frenojnë shtimin e huave që bankat nuk kanë shpresë se do t’i rikuperojnë më. Në vlerë absolute, huatë e humbura të sistemit bankar kanë arritur në mbi 400 milionë euro.


6

Kronika e ditës

Ditari

Që nga mëngjesi i 21 korrikut, kur nga përplasja me policinë mbeti i vrarë Marian Kola, Ilir Kupa arriti të largohet dhe ka qenë objektivi kryesor i policisë greke. 27- vjeçari shqiptar nuk ka ndonjë çështje të hapur në Shqipëri, por është shpallur në kërkim nga Interpoli

Arratia e tretë e Ilir Kupës, policia greke: Hyri në Shqipëri Me dhjetëra policë nga pas, Ilir Kupa dyshohet se ia ka dalë të kalojë kufirin për t’u fshehur në Shqipëri. I arratisuri i Trikalas i shpëtoi arrestimit ditën kur policia greke vrau Marjan Kolën Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas, dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar. Deklarata është bërë nga policia greke, e cila tha se i arratisuri ia ka dalë të kalojë kufirin pa u arrestuar nga policia. Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke, pas katër muajsh arrati, 27-vjeçari arriti t’i shpëtojë ndjekjes policore dhe të kalojë kufirin. Edhe pse autoritetet shqiptare nuk e kanë konfirmuar këtë informacion, policia greke ka të dhëna se Kupa fshihet tashmë në vendin tonë. Që nga mëngjesi i 21 korrikut, kur nga përplasja me policinë mbeti i vrarë Marian Kola, Ilir Kupa arriti të largohet dhe ka qenë objektivi kryesor i policisë greke. 27vjeçari shqiptar nuk ka ndonjë çështje të hapur në Shqipëri, por është shpallur në kërkim nga Interpoli. Mbrëmjen e 22 marsit, nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë, ndërsa për 8 të tjerët vazhdoi ndjekja policore. Ermal Lita u arrestua pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri, 31-vjeçari Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, ndërsa sipas policisë greke, Flaulent Luli ndodhet ende në territorin grek. Policia beson se edhe Admir Murataj, 41 vjeç dhe Klement Cala, 26 vjeç, të cilët dyshohen si grabitësit e 1 milion eurove në bankën e Larisas, kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Shqipëri. Por ngjarjet më të rënda kanë qenë ato të vrasjes së Marjan Kolës dhe Ermir e Flamur Likës, gjatë operacioneve policore. Kola u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit pranë fshatit Frosini të Sulit, në një moment me mjegull të dendur. Kamerat termike i kanë diktuar të arratisurit ende pa gdhirë, duke ecur në këmbë pranë lumit Kalama, në

shkurt Makina përplaset me shtyllën, vdes djali i shoferit Një aksident i rëndë është regjistruar dje në Durrës, ku një fëmijë 10- vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se në aksident është plagosur rëndë edhe babai i fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezë të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një shtyllë betoni. Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa ka shkatërruar mjetin, ndërsa djali 10-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se, trupin e drejtuesit të mjetit, i cili ishte rreth 30-vjeç, e kanë nxjerrë me vështirësi nga makina. Është dashur rreth 30 minuta që ta lëviznin nga vendi, duke sharruar derën kryesore. Dy autoambulanca më pas kanë transportuar trupin e të atit në spitalin e Durrësit, ndërsa atë të djalit të tij në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Babë e bir, gjobë 100 mijë euro biznesmenit

I arratisuri Ilir Kupa

drejtim të Shqipërisë, zonë ku ata arritën të humbisnin nga sytë e policisë rreth 15 ditë më parë. Policia greke pretendoi se Marian Kola qëlloi mbi policët që e kishin rrethuar me një breshëri prej 4 plumbash. Ndërsa sipas mjekut ligjor, një plumb në shpinë nga një distancë 20-30 metra, ishte ai që shkaktoi vdekjen e tij. Marian Kola ka mbetur i vrarë në vend, ndërsa Ilir Kupa arriti të shpëtojë. Nga plumbat e shqiptarëve u plagos në këmbë një polic, i cili u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale, jashtë rrezi-

kut për jetën. Sipas mediave, pranë trupit të Marian Kolës u gjet një armë tip kallashnikov, krehëra me fishekë, një granatë si dhe ushqime të gatuara. Por familjarët e tij në Shqipëri akuzuan policinë greke për vrasje të kundraligjshme. Ata thanë se nuk janë lejuar të shohin trupin e Marjanit dhe se i biri nuk ishte kriminel, siç pretendohej nga grekët. Qëndrime të ashpra kanë mbajtur edhe të afërmit e dy të vrarëve të tjerë, ndërkohë që e gjithë vëmendja e policisë është përqendruar tashmë tek Ilir Kupa.

Azilanti në Irlandë, trafik droge në Itali Policia e Rinasit arreston Luan Smalajn, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Italia për trafik lëndësh narkotike Tiranë Arrestohet në Rinas një shqiptar i kërkuar nga autoritetet italiane të drejtësisë për akuzën e “trafikut ndërkombëtar të drogës”. Luan Smalaj, 38-vjeçari nga pasaportë irlandeze u arrestua në Rinas, ndërsa dyshohet se ai i kishte përfituar dokumentet duke u prezantuar me emër kosovar. Ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane të drejtësisë. Burimet e Policisë së Rinasit thanë se ai u arrestua në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Rinas, ndërsa udhëtonte me pasaportë irlandeze me emrin Bledi Sadikaj, i datëlindjes 1974. Sipas policisë, i arrestuari mësohet se je-

tonte prej më tepër se dhjetë vitesh në Irlandë, ku ishte regjistruar si shtetas kosovar. Burimet thonë se ai kishte jetuar një pjesë të kohës në Itali dhe më pas kishte kaluar në Britaninë e Madhe dhe që andej në Irlandë, ku ishte regjistruar si emigrant dhe kishte kërkuar azil e strehim për shkak të problemeve që kishte pasur në Kosovë. Sipas policisë, pasi kishte fituar lejen e qëndrimit, më pas Smalaj kishte fituar edhe të drejtën për t’u pajisur me pasaportë irlandeze, pasi kishte plotësuar kriteret përkatëse. Ndërkaq sipas policisë, gjatë kësaj kohe ai dyshohet se ka punuar paralelisht në Itali, në organizimin dhe trafikimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike në drejtim të kësaj të fundit, drejtësia e së cilës e kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim për akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Edhe pse autoritetet shqiptare nuk e kanë konfirmuar këtë informacion, policia greke ka të dhëna se Kupa fshihet tashmë në vendin tonë

Kërcënuan dhe i vunë gjobë një biznesmeni, pranga tre autorëve në Lushnjë. Historia e gjobëvënies nisi 1 javë më parë, kur Elis e Kujtim Taullau, atë e bir, së bashku me shtetasin Lorenc Bilali kanë hedhur në oborrin e ambienteve të biznesmenit J. Ç. një zarf, ku sipas burimeve policore i kërkohej të paguante një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetra, në rast të kundërt do t’i kushtonte jetën. Pas marrjes së kësaj letre biznesmeni ka njoftuar në polici, ndërsa tre personat e kishin marrë në telefon me numër të panjohur, duke e kërcënuar përsëri. Ka qenë kjo telefonatë që kanë bërë që tre personat të identifikohen dhe me pas të arrestohen në flagrancë, në momentin kur biznesmeni u deklaroi vendin ku duhet t’i çonte paratë. Në momentin e arrestimit policia e Lushnjës gjeti në automjetin e tyre dy armë të tipit kallashnikov dhe një sasi fishekësh. Gjithashtu, policia e Lushnjës thotë se po heton për ngjarje të tjera kriminale që mund të kenë lidhje tre të arrestuarit.

Xhaxha e nip mbyten në gropën 8 metra Një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur dje në Macukull të Matit, si pasojë e rënies në një gropë me ujë. Policia tha se gropa e ujit prej 8 metrash ka thithur xhaxhanë Ramazan Pili dhe nipin 14–vjeçar. Mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër. Ai ka kërkuar më pas ndihmë dhe i pari që ka mbërritur aty ishte xhaxhai. Por as 52-vjeçari dhe as i mituri nuk kanë arritur të dalin nga gropa e ujit që ka një thellësi prej 8 metrash. Gropa ku kanë gjetur vdekjen xhaxha dhe nip, ishte hapur në afërsi të banesës së tyre para disa kohësh për nxjerrjen e kromit, por që është mbushur me ujë. Gjatë ditës së sotme 14-vjeçari është futur për t’u larë për shkak të vapës, por kjo ka rezultuar fatale për të. Aktualisht policia ka izoluar gropën dhe po bën të mundur nxjerrjen e dy viktimave.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.08.2013

7

Edmir Jazxhi

Vendi ku Edmir Jazxhi vrau bashkëshorten dhe më pas veten

Masakra në familje

Dallëndyshe Jazxhi

Vëllai: Dallëndyshja dyshonte se i shoqi shkonte me grua tjetër Rrëfimi i Xhevahir Fejzos për marrëdhënien e acaruar të motrës së tij me Edmir Jazxhiun. “E takova para një muaji, por nuk më tregoi gjë për konfliktet me të shoqin. Nuk ma merrte mendja se do të shkonte deri këtu” Dashamir Biçaku Tiranë Xhevahir Fejzo, vëllai i Dallëndyshe Jazxhiut, gruas së vrarë nga bashkëshorti i saj ishte në dijeni të marrëdhënieve të acaruara mes tyre. Fejzo tregon se ka pasur dijeni për mosmarrëveshjet e së motrës me bashkëshortin, por jo deri në atë pikë sa ata të rrezikonin të ndaheshin apo të kishin një fund të tillë. Burri i moshuar tregon se gjithçka që ka ndodhur e ka marrë vesh nëpërmjet televizioneve dhe të afërmve të tij, të cilët e kanë marrë në telefon dhe iu kanë treguar se çfarë kishte ndodhur. Dje, të afërm, miq e dashamirës të familjes iu dhanë lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve të vrarë tragjikisht një ditë më parë. Vëllai i Dallëndyshes rrëfeu mosmarrëveshjet dhe problemet e së motrës me bashkëshortin e saj. Kur e keni takuar motrën tuaj për herë të fundit? Unë e kisha takuar një muaj përpara motrën, Dallëndyshen. Ajo erdhi me të birin dhe ndenjën tri-katër ditë në Korçë. Ata ishin te ne në fshat, ndenjën tek unë një natë dhe nga një natë tek motrat e tjera e vëllezërit. Ajo erdhi aty, mua m’u duk normale. Ose më saktë, m’u duk pak e vrarë, pak e vrenjtur në fytyrë. E pyeta si shkonin punët, por mua s’më tha gjë. Ja, si zakonisht, më tha, por jo se kishte ndonjë problem të madh. Me time shoqe kishte biseduar dhe i kishte thënë, por nuk donte ta merrnim vesh ne. Ajo nuk donte të na tregonte ne vëllezërve për problemet e saj. Po mbase edhe tani ishte kohë e gjatë që ajo jetonte këtu e ne ishim larg e s’donte të na shqetësonte. Por edhe kështu nuk është se na bëri të dyshojmë sepse nuk dukej e tensionuar, por thjesht e vrenjtur. Dyshova se kishte diçka që s’shkonte, por kur më tha që s’kishte ndonjë problem nuk e ngacmova më tej. E pyeta: A ke ndonjë

shqetësim?- Jo, vëlla, -më tha. Po të kem, do të të them. I biri ju tregoi për ndonjë gjë? Jo, jo, ai s’na tha gjë fare. Por edhe ai i mërzitur dukej. Kjo gjë duhej të jetë afërsisht në kohën kur ka ndodhur edhe denoncimi i Dallëndyshes ndaj të shoqit në polici. Edhe i biri dukej që ishte pak i mërzitur, por as ai nuk tregoi ndonjë gjë. Për çfarë kishte folur me gruan tuaj? Po ja, se kishin folur për problemet që kishin bashkë. Gruas sime i ishte hapur. I kishte thënë se ai kishte grua tjetër, dilte me të e prishte paratë me të. Ja për këtë kishin folur. Ajo s’më tregoi mua sepse po ta kisha ditur, e kisha marrë motrën time në shtëpi unë, nuk e lija aty... Motra erdhi vetëm në atë kohë, apo erdhi bashkë me të shoqin ? Jo, jo, i shoqi nuk ishte. Ajo erdhi bashkë me djalin. Thashë, qëndruan një natë tek unë dhe tek motrat e vëllezërit e tjerë. Qëndruan katër net gjithsej. Por ai nuk vinte prej vitesh e ne po ashtu nuk shkonim me të, që kur

Ajo i qe hapur shumë gruas sime, kunatës së saj. Me të kishte biseduar, por mua s’më pati thënë asnjëherë, se siç ju thashë, nuk donte të fliste me ne për të. E gjitha ishte për xhelozi. Ajo i kishte thënë se i shoqi dilte me grua tjetër. Por kjo situatë duket që ka qenë konflikt i vjetër, jo i ri.

ai nisi nga këto problemet e tij. Po herë të tjera, a ju kishte thënë juve që kishte ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje? Ajo i qe hapur shumë gruas sime, kunatës së saj. Me të kishte biseduar, por mua s’më pati thënë asnjëherë, se siç ju thashë, nuk donte të fliste me ne për të. E gjitha ishte për xhelozi. Ajo i kishte thënë se i shoqi dilte me grua tjetër. Por kjo situatë duket që ka qenë konflikt i vjetër, jo i ri. Ju ishit në dijeni që marrëdhëniet e tyre kishin arritur në një pikë të tillë? Absolutisht jo. Unë dija që ata nuk po shkonin mirë, si zakonisht, por jo që marrëdhëniet ishin acaruar. Pastaj ai rakinë dhe pijen i ka pasur qejf gjithmonë, po këto kohët e fundit i kishte shtuar së tepërmi. Unë nuk e dija çfarë po ndodhte, se do i kisha kërkuar motrës sime të ndahej. Para një muaji, Dallëndyshja kishte denoncuar të shoqin në polici për ushtrim dhune. Ju jeni në dijeni se përse e kishte tërhequr kallëzimin ajo ndaj të shoqit? Këtë veprim të saj nuk e di fare. Unë dje kam ardhur dhe dje e kam marrë vesh këtë problem të saj. Dje kam marrë vesh që ata ishin grindur para një muaji, siç thoni ju, dhe po dje e kam marrë vesh se çështja nuk ka shkuar fare në gjykatë. Edmirin, kur e keni takuar për herë të fundit? E kam takuar shumë kohë më parë. E kam takuar mbase gjashtë vite të shkuara. Por që kur nisi nga këto problemet, unë nuk e takoja më. Më përpara vija tek ata thuajse një herë në gjashtë muaj, apo dy tri-herë në vit. Por para gjashtë vitesh u ftohëm. Unë nuk para vija më dhe që atë herë pastaj nuk e kam takuar më. Edhe asokohe ata nuk i kishin marrëdhëniet e mira.

dëshmitë

Edmiri nxori jashtë djalin para se të vriste të shoqen Kushërinj dhe të afërm të Dallëndyshe Jazxhit (Fejzos), dje në mesditë thanë se djali i çiftit, Enea, ishte i pari që kishte dëgjuar krismat e armës që vinin nga shtëpia e tij dhe menjëherë ai kishte hyrë në shtëpi, ku kishte parë të atin me pistoletë në dorë të shtrirë në korridor dhe të ëmën në dhomën e ndenjes. Një nga të afërmet e Dallëndyshes tregon se kishte dëgjuar se Enea kishte tentuar t’i merrte pistoletën të atit dhe më pas të futej në banjo. “Kishte tentuar të vetëvritej sepse për një moment ishte futur në banjo dhe kishte mbyllur derën dhe nuk donte të dilte që andej”,- tregon e afërmja e familjes. Sipas saj, policët dhe njerëzit e tjerë që kishin qenë brenda e kishin bindur Enean të dilte nga banja dhe të mos kryente asnjë veprim. Sipas tyre, vetëm ai është në dijeni për vdekjen e së ëmës, pasi e motra e tij, Erda di se ajo është ende në spital. Sipas të afërmve, pak përpara ngjarjes djali i çiftit, Enea kishte qenë në shtëpi brenda dhe i ati vetë e kishte nxjerrë dhe i kishte dhënë 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë që të dilte me shokët e t’i konsumonte ato para për hesap të vet. “Vetëm pak kohë pasi djali doli në oborrin e lagjes e po fliste aty me ca shokë të tij, ai kishte dëgjuar të shtënat dhe pastaj kishte parë prindërit e tij të vrarë në shtëpi”, - rrëfen e afërmja, e cila kërkon të mos identifikohet.

Të afërmit e Edmirit: U zunë për paratë që ajo futi fshehur në bankë Pjesëtarë të afërt të familjes së Edmir Jazxhiut mohuan dje që njeriu i tyre dhe e shoqja e tij, Dallëndyshja, të dy të vrarë tashmë, të kishin pasur problem apo mosmarrëveshje që lidheshin me motive xhelozie mes tyre. “Edmiri nuk ishte xheloz fare për të shoqen dhe nga ky drejtim ata nuk kanë pasur asnjëherë probleme. Po kështu edhe e shoqja nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla dhe madje në asnjë moment ata nuk kanë pasur grindje për çështje të tilla”, - tha një pjesëtar i rrethit familjar të Edmir Jazxhiut. Sipas tij, ai vazhdimisht ishte shprehur tek njerëzit e tij se marrëdhënia me Dallëndyshen nuk po shkonte mirë dhe se kishin probleme që lidheshin me paratë. “Herën e fundit që Edmiri kishte marrë pagën nga firma ku punonte si shofer kamioni, ajo i kishte marrë paratë dhe i kishte futur në bankë. Ja për këtë janë zënë. Jo se ajo ka bërë ndonjë veprim të keq, por se ai donte që ajo t’i thoshte. Dhe në këtë rast ajo nuk i ka thënë”. Kështu u shpreh dje një nga të afërmit e familjes, ndërsa pohoi se edhe të hënën Edmiri nuk kishte konsumuar alkool, por se kishte shkuar vetëm të blinte ca fruta tek një dyqan në lagje dhe pasi i kishte blerë ato ishte kthyer dhe kishte bërë atë që ndodhi.


CMYK

8 07.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


CMYK

Njoftime/ reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.08.2013

9

Nr. 20 (265), Viti Viii botimit korrik 2013 Çmimi 300 Lekë

Speciale/ anthony’S pier 4, një ikonë më pak për BoStonin

Jo vetëm politikë si zakonisht

primo ShllakU Ka ardhë koha me e standardizue gegnishten ema anDrea Leximet bëhen në shtrat si dashuria

numri i ri në treg

DeShmia arkitektura dhe diktatura sipas petraq kolevicës eni VaSili Çfarë kryeministri do të isha...

LULZIM BASHA

e përmuajshme

Lideri i ri i opozitës

INTERVISTE EKSKLUZIVE: Shefi i ri i i demokratëve flet për herë të parë për shtypin pas garës për postin e Berishës. Jeta e 39-vjeçarit në pole position: kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike. Si e sheh raportin e ri me Berishën dhe vendin e liderit historik në parti. Telefonata me Sokol Olldashin. A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës? Çfarë do të thotë me ‘rivitalizim’ të PD, dhe pse i quan ‘iluzione’ zërat për aleancë me Metën? Rama e Meta, sipas Bashës, janë një.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Meshkujt “alfa” N

jerëzit ndihen më mirë. Shumë vetë po zbulojnë një dimension tjetër të jetës, qetësinë. Kanë filluar t’u kthehen gjesteve të harruara, të interesohen për njëri- tjetrin, të pyesin të afërmit se çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe, t’u kthehen punëve të tyre. Të tjerët ndehin veshët, për të dëgjuar qetësinë dhe thonë: ç’na paskan çarë kryet! Vendi është bërë më i jetueshëm, sepse dy krerët e politikës shqiptare kanë heshtur, nuk po i dëgjojmë të ulërijnë, të mallkojnë, të gënjejnë, të premtojnë, të mashtrojnë, të hungërojnë, të kërcënojnë, nuk i shohim në manifestime militantësh duke përsëritur vetveten e duke u sjellë rrotull një numri frazash e temash tepër të kufizuara, pa interes, që mund të shiten vetëm në Shqipëri, por të afta të ngrenë në zonë të kuqe parametrat e stresit kombëtar. Fatkeqësisht, nuk është një heshtje apo qetësim i vullnetshëm. Nuk është një benefic i evolucionit të species. (Me sa duket, ky proces ka përfunduar). Është thjesht një heshtje që vjen si pasojë e një fakti procedural që përgjysmon fuqinë e krerëve të politikës: njëri po lë pushtetin, ndërsa tjetri nuk e ka marrë ende. Gjithsesi, kohët e fundit u vërejt edhe një herë se nga agresiviteti i skajshëm i tyre një popull i tërë pësonte dhunë të paparë psikike, vetëm dy vetë gjeneronin pa masë e pa mëshirë një mjedis të paparë korroziv që shthurte rrezikshëm indin kombëtar, ato pak fije që na lidhin ende me njëri-tjetrin. Kurrë ky vend nuk ka qenë më i armiqësuar dhe i përçarë se sa  në përfundim të zgjedhjeve të fundit politike.  Dhe kjo vetëm për shkak të përleshjes  pa mëshirë të dy individëve që synonin t’i merrnin bananen njëri-tjetrit! Të kalojmë gjetiu, se vetëm kaq mjafton të na rivijë në gjuhë përshtypja e hidhur e një periudhe, nga e cila, e kuptoj, ka edhe nga ata që nxjerrin përfitimet e tyre. Hienat janë të pranishme në çdo shoqëri. Fenomeni është i vështirë të kuptohet në thellësinë e tij pa një sinergji disiplinash. Për një kohë të gjatë, studimet e Prof. Robert Sapolsky-t mbi stresin, sa kohë që zhvilloheshin në laboratorët e universiteteve

koment Dashnor Kokonozi

Ajo që dua të them (dhe këtu historia e majmunëve u afrohet asaj të njerëzve), është se pas kësaj ngjarjeje, shënimet e R. Sapolsky-t shprehin gjëra të çuditshme. Surprizat janë njëra më e madhe se tjetra. Ai thotë se pas ngordhjes së dy meshkujve alfa, komuniteti i babuinëve nisi të përjetojë ditët e tij më të mira. Përditshmëria e tyre kishte ndryshuar rrënjësisht, jeta qe bërë më e qetë, më e jetueshme, anëtarët e komunitetit nisën të interesohen dhe afrohen me njëri-tjetrin, ushqimet ndaheshin më barazisht, savana u bë me e pranueshme, më pak armiqësore. E mbi të gjitha, në epruvetat e R. Sapolsky-t indikatorët e stresit në gjakun e të gjithë komunitetit u ulën në mënyrë drastike dhe arritën në nivele normalë, se pak stres, gjithsesi, është i dobishëm.

amerikane (MIT), e kisha të vështirë t’i ndiq ja. Diçka ndryshoi kur ai vetë, për të kuptuar më mirë rolin dhe origjinën e stresit në komunitete të ndryshme brenda shoqërisë njerëzore, braktisi laboratorët universitarë dhe shkoi e u vendos në Kenia, ku ngriti çadrën e tij në prani të habitatit të një çete babuinësh. Ajo që zbuloi aty do të sjellë një informacion që do të revolucionarizojë dijet. Që në fillim Profesori vërejti se kishte të bënte me një komunitet mjaft hierarkik, të njëjtë me atë të shoqërisë njerëzore. U interesua t’u merrte vetë etalonë gjaku të të gjithë primatëve të tufës dhe vërejti për herë të parë se individët e shkallëve të ulëta pësonin në çdo çast të ditës presionin e meshkujve alfa, të meshkujve dominantë të tufës, të meshkujve riprodhues, të shefave të luftës dhe paqes, të atyre që kishin gjithçka në dorë, ushqimet më të mira, vendin më të mirë për të fjetur, femrat më të mira të tufës etj. Ndërkohë, analizat e vetë meshkujve alfa, Prof. Sapolsky qe i detyruar t’i përsërisë disa herë se i dukej e pabesueshme që indikatorët e stresit në gjakun e tyre të ishin mjaft më të ulët se ato të “nënshtetasve”, të rajave, të atyre që pësonin. Por e vërteta ishte tamam ashtu. Meshkujt dominues injektonin një overdozë stresi në të gjithë popullatën që kishin nën vete, por vetë nuk vuanin fort nga stresi. Më tej R. Sapolsky vuri re se subalternët, vartësit, individët e thjeshtë, pa poste e grada, mëditësit, duke iu nënshtruar një stresi të vazhdueshëm vuanin nga tensioni i arterieve dhe nga një ritëm kardiak mjaft i lartë, gjë që edhe kjo nuk vihej re te meshkujt dominues alfa, te gjeneruesit e vërtetë të stresit brenda komunitetit. Dhe erdhi një ditë kur ndodhi diçka që R. Sapolsky e cilësoi si “ fatkeqësi të tmerrshme”, por që rezultoi të jetë e një rëndësie të pamasë shkencore. Dy meshkujt alfa të tufës, që ai kishte nën vëzhgim, kishin zakonin t’u afroheshin plehrave të qendrave të banuara. Natyrisht edhe të tjerë, por kur ndeshnin në ndonjë ushqim të majmë, ishin dy shefat që e rrëmbenin menjëherë me forcë dhe e shqyenin pa u dhënë asgjë të tjerëve.

Dhe vjen një ditë

Kështu ndodhi që një ditë ata ranë në një copë të madhe mishi të infektuar nga tuberkulozi. Dhe ashtu siç ishin të babëzitur, morën dhe e hëngrën të gjithë për vete. Nuk u lanë as edhe një llokëm të vogël të tjerëve, subalternëve, vartësve, mëditësve, atyre që rrethojnë tribunat, të themi. Kjo qe arsyeja që disa kohë më vonë, të dy meshkujt alfa ngordhën nga tuberkulozi, ndërkohë të që tjerët nuk pësuan asgjë. Por nuk ishte kjo që desha të tregoj këtu, histori me majmunë ju keni dëgjuar mjaft edhe pa këtë që solla unë. Ajo që dua të them (dhe këtu historia e majmunëve u afrohet asaj të njerëzve), është se pas kësaj ngjarjeje, shënimet e R. Sapolsky-t shprehin gjëra të çuditshme. Surprizat janë njëra më e madhe se tjetra. Ai thotë se pas ngordhjes së dy meshkujve alfa, komuniteti i babuinëve nisi të përjetojë ditët e tij më të mira. Përditshmëria e tyre kishte ndryshuar rrënjësisht, jeta qe bërë më e qetë, më e jetueshme, anëtarët e komunitetit nisën të interesohen dhe afrohen me njëri-tjetrin, ushqimet ndaheshin më barazisht, savana u bë me e pranueshme, më pak armiqësore. E mbi të gjitha, në epruvetat e R. Sapolsky-t indikatorët e stresit në gjakun e të gjithë komunitetit u ulën në mënyrë drastike dhe arritën në nivele normalë, se pak stres, gjithsesi, është i dobishëm. Akoma më e çuditshme ishte se jeta e komunitetit jo vetëm që u qetësua, por ajo përparonte mrekullisht. “Femrat”, ndaheshin në mënyrë më “racionale” dhe “të drejtë” dhe kjo bënte që të ulej niveli i tensionit dhe grindjeve brenda komunitetit. Brezat e rinj që lindnin, nuk u nënshtroheshin presioneve dhe stresit që kishin jetuar prindërit e tyre nga meshkuj e ngordhur luftarakë e dominues të tufës, nga meshkujt alfa. Për pasojë, të gjithë silleshin më “njerëzisht” (se nuk e di nëse mund të them ‘babuinisht’), ishin edhe më të shtruar, më të përmbajtur. Duket ishte këputur zinxhiri i një dhune të trashëguar, zinxhiri i së keqes. Shamatat, grindjet, humbjet, vjedhjet dhe gjithçka tjetër që karakterizon-

te më parë jetën e tyre, u bënë më të pakta. Shkurt, kishte mjaftuar një copë mishi e infektuar për të larguar perspektivën e zymtë, dramatike e të pandryshueshme të jetës së një komunitetit të tërë. Babuinët kishin kuptuar (me aq sa kishin mundësi), se as nuk banonin në një vend të mallkuar dhe as ishin një komunitet i mallkuar. Ata vetëm se kishin patur mbi krye babuinë të mallkuar. Ngjarja që ndodhi pa vullnetin e kërkujt e nxori në një dritë të re rolin e vërtetë të shefave të komunitetit, ajo tregoi se ata janë jo vetëm të padobishëm, por edhe të dëmshëm (dikur thoshim, nuk ishin vetëm pjesë e së keqes, por ishin vetë e keqja!) Thamë në fillim të këtyre shënimeve se edhe ne po jetojmë ditë më të qeta (gjatë fushatës së fundit disa të njohur ndërprenë pushimet e çanë e ikën nga Shqipëria, pa kërkuar t’u ktheheshin as paratë e ditëve të pashpenzuara). Dhe sot kjo qetësi është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se këto ditë janë të numëruara. Ne e dimë se është vetëm një bunacë në prag të stuhisë së ardhshme, fatkeqësisht. Golgota e re që na përgatisin alfat të politikës nuk është larg, ka filluar të duket me sy. Në këto kushte, mendoj se vetë krerët e politikës nga eksperimentet e R. Sapolsky-t duhet të kenë mençurinë të kuptojnë se janë vetëm pjesa më e keqe (jo për fajin e tyre) e një mekanizmi demokratik (përqendrimi i pushtetit), aq shumë i diskutuar dhe zhvleftësuar (të paktën në rastin shqiptar, rus, bjellorus e ndonjë tjetër), duhet të kuptojnë se njerëzit i njohin dhe me aq sa mbajnë mend,  kurrë nuk kanë mbetur ndonjëherë gojëhapur me inteligjencën e tyre, se janë barazisht fajtorë për hapat e ngadaltë të integrimit  dhe, me këtë rast, e pakta gjë që mund të bëjnë është që të ndryshojnë në mënyrë radikale etikën politike me qëllim që t’i kursejnë një populli të tërë mëkatin e ëndërrimit të një cope mishi të infektuar (me nja dy-tre bacile të vogla Koh-u), duke zbarkuar një ditë të bukur feste në pjatën e tyre të madhe.


op-ed

2

Blog Tridhjetë për qind fitore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Ja si do të jetë Muzeu i Luftës së Ftohtë

Shpresa për të ardhmen mes trazirave në Lindjen e Mesme

G

jendja në Siri i përngjan ankthit. Egjipti ndodhet buzë greminës. Por, siç dëshmon edhe rifillimi i javës së kaluar i procesit paqësor në Lindjen e Mesme, ka arsye për optimizëm. Dhe ndonëse mund të mos tingëllojë korrekte, nën të gjitha trazirat, problemet rrënjësore të rajonit më në fund janë shpërfaqur në atë mënyrë që ato do të mund të tejkalohen. Për ne ka ardhur koha jo për dëshpërim, por për angazhim aktiv. Të gjithë mendonin se gjasat për ringjalljen e procesit paqësor në Lindjen e Mesme ishin minimale. Por një gjë e tillë ndodhi javën e kaluar në Washington. Dhe, fjala nuk është vetëm për bisedimet rreth bisedimeve, por për trajtimin e plotë të negociatave për statusin final, me zotimin e të dyja palëve që të angazhohen rreth procesit për të paktën nëntë muaj. Për të gjithë ne që jemi munduar gjatë viteve të kaluara, shpesh pa arritur ndonjë rezultat, është ky një sukses i madh i John Kerry, që u tregua i vendosur deri në fund, ashtu si edhe dy liderëve, të cilët kanë rrezikuar, me gjithë skepticizmin e qytetarëve të tyre. Shumë më pak bëri bujë vizita e presidentit jemenas në Washington. Jemeni, me gjithë vështirësitë, është duke kaluar nëpër një proces të transformimit politik, me 500 delegatë nga të gjitha segmentet e shoqërisë që janë duke punuar në planet për demokraci, drejtësi dhe barazi. Në Irak, ndonëse numri i viktimave të dhunës sektare kishte rënë vazhdimisht vit pas viti, gjendja sërish ka filluar të përkeqësohet, pjesërisht për shkak të luftës në Siri. Megjithatë, edhe atje kohë më parë është bërë një deklaratë e rëndësishme nga ajatollahu i madh, Ali al-Sistani, imami më me ndikim shiit në Irak, që theksoi domosdoshmërinë për një shtet civil, e jo fetar, në të cilin të gjithë njerëzit kanë liri të barabartë për të marrë pjesë dhe për të mos u pajtuar me ata që janë të afërt me Iranin, që duan që shiitët të shkojnë në Siri për të luftuar për Assadin. Në fillim të Ramazanit, mbreti i Arabisë Saudite, që është po ashtu kujdestar i dy xhamive të shenjta, bëri një deklaratë të fuqishme, duke thënë se Islami nuk u takon atyre që e shtrembërojnë për shkak të politikës. Gjendja në Libi dhe Tunizi është larg të qenit e rregulluar, siç tregojnë edhe vrasja e politikanit kryesor opozitar në Tunizi dhe prania e militantëve në qytetet libiane. Por, demokratët nuk po dorëzohen. Në tërë pjesën veriore të Afrikës së nën-Saharasë ka sfida të mëdha prej grupeve të armatosura dhe të financuara terroriste, që e kanë importuar ideologjinë toksike nga Lindja e Mesme. Shtetet si Nigeria kanë pësuar shumë nga terrorizmi i bazuar në

koment Tony Blair

11 shtatori, Afganistani, Iraku, revolucionet arabe, Irani, Siria, Egjipti dhe përhapja e terrorizmit ekstremist fetar kanë të përbashkëta. Një nga ato është se si shtetet dalin nga vitet e represionit, për të ndërtuar institucione që janë në gjendje t’u përgjigjen nevojave të botës moderne. Tjetra është se si shumica e shteteve myslimane e përkufizojnë vendin e fesë në shoqërinë politike. Kemi interes të madh për një rezultat pozitiv. ekstremizmin fetar, që është i huaj për shoqërinë e tyre. Megjithatë, shteti është duke përjetuar rritje të shpejtë ekonomike, derisa ka pasur reforma të mëdha në pushtet, gjë kjo të cilën njerëzit e kanë konsideruar të pamundur pak kohë më parë. Egjipti mund të kthehet në rrugën drejt demokracisë, me një kushtetutë që përfshin të gjithë dhe që zbatohet në mënyrë objektive. Ekziston premtimi për zgjedhje në fillim të 2014-s dhe të gjitha partitë, përfshirë “Vëllazërinë Myslimane”, mund të marrin pjesë. Ose Egjipti mund të paralizohet, duke mos qenë në gjendje të lëvizë përpara, duke mos qenë në gjendje ta rikthejë ekonominë në binarë dhe të rivendosë rendin, pa të cilat progresi është i pamundur. Por, pikërisht këto ndasi në Egjipt ilustrojnë një ringjallje më të thellë në rajon, e cila tani e ka rëndësinë e vet. Leksionet rreth qeverisë, qeverisjes dhe demokracisë, të cilat Perëndimit i janë dashur me shekuj për t’i mësuar, tani po mësohen me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani është e qartë se status quo-ja nuk do të mund të mbahet në rajon. Ideja e qeverisë së “diktatorit” që mban rendin dhe me të cilin pjesa tjetër e botës ka qejf të punojë, tani është zhdukur. Nuk ka rëndësi nëse “diktatori” është i tipit psikopatik si Saddami ose i moderuar si Hosni Mubaraku, që e mbante paqen në rajon. Ky është shekulli 21-të dhe njerëzit duan që të marrin pjesë në politikat

e shtetit të tyre. Ata duhet të zgjedhin midis evolucionit dhe revolucionit. Është njësoj e qartë se evolucioni është i preferuari, po qe se mund të mbahet. Sinqerisht, kjo do të kishte qenë më e mirë për Sirinë. Në tërë rajonin ekziston lodhja nga kaosi dhe mungesa e rendit që sjell politika. Shumica kanë filluar ta pranojnë se ndryshimi shoqërohet më së miri nga stabiliteti dhe demokracia funksionon vetëm nëse debati zhvillohet në një atmosferë të arsyeshme, ku fjalët mund të jenë edhe madje të ashpra, por jo të provokojnë dhunë. Ekziston pranimi se liria fetare është pjesë e domosdoshme e shoqërive të lira dhe të hapura. Diskutimet rreth vendit të fesë në qeveri dhe shoqëri tani janë duke u zhvilluar me të madhe. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e shëndoshë. Për herë të parë është duke u zhvilluar një debat i nxehtë rreth kësaj çështjeje, që qëndron në themel të problemeve të Lindjes së Mesme. Po ashtu, ekonomitë e mbyllura nuk e kanë vendin në shoqëri të hapura. Nevoja për reforma ekonomike, të cilat do të siguronin vende pune, është absolute. Një sektor funksional privat dhe një sistem arsimor që do të arsimonte popullatën e re për një botë të ndërlidhur paraqet parakusht për progresin. Çështja izraelito-palestineze është vendimtare për arsye të dukshme. Por ajo paraqet edhe testin për kapacitetin e rajonit për të pasur një të ardhme tjetër fare dhe më të mirë. Po qe se këta dy popuj mund të gjejnë një bazë të përbashkët për të krijuar dy shtete, demokratike dhe të lira, pas gjakderdhjes dhe armiqësisë shumëvjeçare, atëherë shpresat janë të mëdha. Por, java e kaluar nuk do të mund të kishte ndodhur pa angazhimin e plotë të SHBA-së dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë. Ky është leksioni për ne. Është leksioni që duhet ta kemi parasysh, derisa Siria po shkatërrohet para syve tanë dhe derisa po vazhdon debati se cila palë përdori armët kimike në Khan al-Assal. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa do të donim t’i mbyllnim sytë, pasojat e gjakderdhjes në Siri do të jenë absolutisht katastrofike për rajonin dhe për sigurinë tonë. 11 shtatori, Afganistani, Iraku, revolucionet arabe, Irani, Siria, Egjipti dhe përhapja e terrorizmit ekstremist fetar kanë të përbashkëta. Një nga ato është se si shtetet dalin nga vitet e represionit, për të ndërtuar institucione që janë në gjendje t’u përgjigjen nevojave të botës moderne. Tjetra është se si shumica e shteteve myslimane e përkufizojnë vendin e fesë në shoqërinë politike. Kemi interes të madh për një rezultat pozitiv.

11

07.08.2013

Universitet / Regjistrimet në universitete, MASH publikon programet e akredituara

Njerëzit ndahen në dy llojë: të parët mendojnë e pastaj flasin e veprojnë, të dytët një herë flasin, veprojnë, e pastaj mendojnë. – Tolstoi

Diplomacia e rakisë koment

Muharrem Nitaj

Çuditërisht, në këtë muaj të Ramazanit dhe në Natën e Madhe të Kadrit, në vend që të lutemi për mëshirën e Zotit, ne s’kemi çare as derman pa u lutur: “diplomatë e hoxhallarë ruana Zot nga kjo farë”.

N

ë gjashtë muajt e fundit ka pasur një “rendiment” në rritje të skandaleve në shërbimet diplomatike të Kosovës dhe secili prej tyre ka qenë më “majhosh” se tjetri dhe, për çudinë e të gjithëve ne, Ministria e Jashtme e Kosovës, në mbarim të tyre rezultoi të ishte në “nivelin e detyrës” dhe na “pshtoj me ftyrë”. Skandali me të ngarkuarin në zyrën diplomatike në Beograd dhe intervenimi urgjent i Ministrisë së Jashtme për të na shpëtuar nga një “spiun i shumëfishtë”, më pastaj vendi i boshatisur nga burgu i ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, këmbët “thik përpjetë” të një zonje në një ambasadë në Perëndimin (për ne të egër) evropian, dhe së fundi diplomati i “shtrirë përtokë” në Zagreb, në rastin më të keq të mundshëm, do të duhej të hapnin “kurbën” e përgjegjësisë institucionale shtetërore, që do të fillonte nga Presidentja e do të përfundonte te Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme. Presidentja, Ministria e Jashtme apo edhe Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, do të duhej ta sqaronin opinionin për secilin nga këto skandale veç e veç, dhe të flasin se cila është përgjegjësia e tyre në këtë mes. Ka një varg pyetjesh që kërkojnë përgjigje dhe po nuk u dhanë, llogaria për to më vonë do të jetë e pamatshme. E para, cila ishte sjellja e organeve të shtetit kroat ndaj një diplomati me imunitet të Kosovës në Zagreb dhe si ndodhi që pamjet e “poshtërimit të tij” të bëheshin publike, dhe, a ka mundur të kishte një version tjetër të kësaj ngjarjeje, përpos asaj të palës kroate. E dyta, kush janë ata njerëz që i nxjerrin në publik fotografitë e “zonjave me këmbë përpjetë” në ambientet e ambasadave, dhe, a ka nevojë diplomacia kosovare që ta vrasë veten deri në këtë masë, vetëm për të shkarkuar një zyrtare ambasade që i paskësh “qitur këmbët mbi tavolinë”? Skandali nuk ka ndodhur nga këmbët e saj, por nga publikimi i këtyre këmbëve. A ka njohuri Komisioni Parlamentar se kush janë ata që në emër të shtetit, i “shpërfytyrojnë” ambasadat e Kosovës në publik, dhe për hesap të kujt punojnë...? Në mungesë të zbardhjes së këtyre informatave, të gjithë ata mund të jenë njëlloj. Në Natën e Kadrit Në Natën më të madhe të Kadrit, e kam dëgjuar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, të flasë për islamin tradicional dhe ta përmendë Tora-Borën. E kam dëgjuar të thotë se Bashkësia Islame, në krye të së cilës është ai vetë, të ketë bërë 1001 punë të mira. Po të njëjtën Natë të Madhe të Kadrit, e kam dëgjuar një imam të tij, Irfanin, të flasë si rrugaç e i paditur, për kombin e për njerëzit, për besimtarët dhe për fenë. E kam dëgjuar të mos dijë të flasë shqip, të mos dijë të komunikojë si njeri, të mos dijë të jetë imam, të mos ketë as fytyrë, as njerëzi dhe në çdo fjalë të tij të shkaktojë neveri dhe gërdi. I veshur si “xhamall”, e kam dëgjuar të flasë në emër të “Zotit” e të besimit që e përfaqëson edhe Myftiu i Kosovës. Por këtë të fundit nuk e kam dëgjuar të flasë për imamët e tij dhe për disa syresh që “në emër të All’llahut”, i janë sulur popullit fatzi. Myftiu i Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij, nëse kanë mbetur që hala të flasin në emër të Zotit gj.sh, e kanë për detyrë t’i “urtësojnë” imamët e tyre dhe t’i nxjerrin jashtë predikimit në emër të Bashkësisë Islame, ata të sojit të Irfanit. Ose të bëhen të ndershëm e të mos flasin për islamin tradicional e për Tora-Borën. Çuditërisht, në këtë muaj të Ramazanit dhe në Natën e Madhe të Kadrit, në vend që të lutemi për mëshirën e Zotit, ne s’kemi çare as derman pa u lutur: “diplomatë e hoxhallarë - ruana Zot nga kjo farë”. Pamjet skandaloze të një diplomati kosovar të shtrirë përtokë, dhe fjalori, për të satën herë denigrues, i poshtër e ofendues i një hoxhe “dallkauk” që nuk ka tru më shumë sesa një vemje, më detyrojnë që të kërkoj prehje e ngushëllim te mjeshtri i madh i letrave, Faik Konica dhe tek “ajeti” i tij: “Shqipëri moj të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”!


12

udhëzuesi

universitet

Ndër udhëzimet e MASH-it është informimi mbi programet e dëshiruara, nëse janë të akredituara ose jo, numri i studentëve që diplomohen çdo vit dhe sa janë punësuar, mbi provimet dhe kreditet e lëndëve të transferueshme brenda dhe jashtë vendit, nëse programi bën pjesë në profesionet e rregulluara, mbi kualifikimin e stafit akademik, mjediset e mësimdhënies etj...

Regjistrimet në universitete, MASH publikon programet e akredituara Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në faqen e vet zyrtare një udhëzues për ata të rinj që presin të nisin studimet e larta këtë vit, duke listuar edhe programet e degët e akredituara në të gjitha universitetet private. Janë rreth 396 degë në të gjitha universitetet, dhe shumë prej institucioneve të licencuara nuk u janë akredituar të gjitha programet. Universiteti Europian i Tiranës i ka të akredituara plotësisht të gjitha degët që ofron në të tria fakultetet. Për t’u ardhur në ndihmë atyre që nisin studimet e larta këtë vit akademik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka menduar të publikojë online një udhëzues sesi të rinjtë e interesuar të zgjedhin institucionin ku do të kryejnë vitet e studimit. Duke iu drejtuar të gjithë të rinjve në trojet shqipfolëse që duan të nisin ciklin Bachelor, por edhe atyre që synojnë nivele si master apo doktoraturë si hapa të rëndësishëm në karrierë, në faqen e saj MASH sqaron se institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri ofrojnë shumë programe studimi. Është shumë e rëndësishme- bën thirrje MASH - që studentët të jenë të mirinformuar para se të vendosin mbi emrin e institucionit, si edhe jep detaje mbi dokumentet që nevojiten dhe afatet e aplikimeve. Ndër udhëzimet e MASH-it është informimi mbi programet e dëshiruara, nëse janë të akredituara ose jo, numri i studentëve që diplomohen çdo vit dhe sa janë punësuar, mbi provimet dhe kreditet e lëndëve të transferueshme brenda dhe jashtë vendit, nëse programi bën pjesë në profesionet e rregulluara, mbi kualifikimin e stafit akademik, mje-

diset e mësimdhënies, zyrat e kujdesit ndaj studentit, mbi tarifat e studimit, si edhe mbi statusin ligjor të shkollës së lartë dhe programit të studimit. Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Prandaj, përpara zgjedhjes kërkoni nga shkolla e lartë vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për akreditimin e programit”, - u këshillon MASH të rinjve, duke shtuar që të sigurohen përpara diplomimit që programi i tyre të jetë i akredituar. Për t’ua lehtësuar më shumë zgjedhjen dhe për t’u ardhur në ndihmë, praktikisht MASH ka publikuar edhe një listë me programet dhe degët e studimit të akredituar për të gjitha institucionet e arsimit të lartë privat. Deri më datën 8 korrik 2013, në listën e MASH-it rezultojnë 396 degë të akredituara në të gjitha universitetet private. Po ashtu edhe në faqen e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë gjendet lista e universiteteve publike dhe private të licencuara si edhe programet e akredituara. Nga kjo listë rezultojnë 44 Institucione të arsimit të lartë privat të licencuara dhe degët përkatëse, ku degët e akredituara variojnë nga 1 degë e akredituar si në rastin e shkollës së lartë private Nehemia e deri në 88, në rastin e Universitetit Europian të Tiranës, i cili rezulton me të gjitha programet e akredituara në ciklet Bachelor dhe Master. Universitetit i Nju-Jorkut në Tiranë, me 15 degë të akredituara; 34 degë “Albanian University”; “Polis” me 13, “Marin Barleti” me 11, “Kristal” me 49, “Epoka” me 18, 10 janë degët e akredituara për Shkollën e Lartë amerikane të Tiranës etj. Në këtë listë studentët kanë mundësi të shohin se cilat nga degët e ofruara kanë marrë akreditim nga MASH.

MASH udhëzon studentët të informohen mbi programet e dëshiruara, nëse janë të akredituara ose jo, numri i studentëve që diplomohen çdo vit dhe sa janë punësuar, mbi provimet dhe kreditet e lëndëve të transferueshme brenda dhe jashtë vendit, nëse programi bën pjesë në profesionet e rregulluara, mbi kualifikimin e stafit akademik, mjediset e mësimdhënies, zyrat e kujdesit ndaj studentit...

UET, universiteti privat me të gjitha degët e akredituara Ndër universitetet private, UET vazhdon të shënjojë rrugën i pari në arritje dhe cilësi. Përveçse është i pari universitet që ka të drejtën e ciklit të tretë të studimeve, doktoraturës, në vitin 2013 UET ka arritur të akreditojë në 100 për qind programet e studimit në nivelet Bachelor dhe Master dhe sipas të dhënave të rektorit të këtij universiteti, z.Tonin Gjuraj, është në rrugë të mbarë për akreditimin e plotë edhe të programeve doktorale. Kombinimi i programeve akademike me standardet që kërkon sot tregu i punës ka bërë të mundur punësimin e menjëhershëm të të diplomuarve nga Universiteti Europian i Tiranës. Veç kësaj, të diplomuarit në Universitetin Europian të Tiranës, nga të dhënat

zyrtare shënojnë një numër të madh të të punësuarve fill pas përfundimit të studimeve, tregues ky i vlerësimit të diplomës së lëshuar nga UET. Rigoroziteti mbetet i standardeve të larta; jo të gjithë ata që hyjnë në dyert e UET-it kanë mundësinë t’ia dalin në krye. Për vitin akademik 20132014, UET po planifikon të zgjerohet me programe të reja, ndër të cilat 5 programe në Bachelor: Histori, Filozofi, Arsim fillor, Shkenca edukimi, Shkrim krijues dhe Gazetari. Në ciklin Master Profesional në të Drejtë biznesi, E Drejtë private, E Drejtë penale, Siguri njerëzore dhe Qeverisje e mirë, Studime të sigurisë dhe strategjisë dhe Statistikë Aktuaristike dhe Menaxhim risku. Një master i ri në Shkenca do të jetë E Drejta Penale dhe master i riorganizuar në Diplomaci.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.08.2013

13

P r o j e kt i Një muze për të gjithë, por që nuk do të ketë karakteristikat e një muzeu të zakonshëm, po do të përshtatet me strukturën e tunelit. Do të punohet me një sistem projeksionesh dhe materialesh të dala nga arkivat.

Ja si do të jetë Muzeu i Luftës së Ftohtë Vendimi më i fundit i kryeministrit Berisha për t’i kaluar Ministrisë së Kulturës tunelin e nëndetëses në Porto-Palermo, i dha udhë projektit të tre arkitektëve të një studioje në Itali për ngritjen e një muzeu që do të emërtohet “Panorama e Luftë së Ftohtë” Kur tre arkitektë të huaj prezantuan dy vite më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës projektin për ngritjen e një muzeu të Luftës së Ftohtë në Porto-Palermo, shumë menduan se ky propozim do të mbetej aty. Por në fakt, Elisabetta Terragni, Jeffreu Schanpp dhe Daniele Ledda i shkuan deri në fund kësaj ideje. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha i dha udhë projektit të tyre, ku me një vendim të posaçëm i ka dhënë në përdorim të përkohshëm (për 20 vjet) Ministrisë së Kulturës të ashtuquajturin “Tunel të nëndetëseve” për ta përdorur për realizimin e projektit të muzeut “Panorama e Luftë së Ftohtë”. Paradoksi qëndron në faktin se janë shumë zona ushtarake, pjesa më e madhe e tyre në qytete me peizazhe të bukura, por që kjo strukturë duket shqetësuese në mes të bregdetit shqiptar. Por si mund t’i kthejmë edhe këto struktura problematike, aq më tepër kërcënuese, siç mund të jenë p.sh bunkerët e diktaturës apo tunelet dhe zonat ushtarake në zona turistike,

dhe njëkohësisht që të përshtaten me peizazhin që ofron bregdeti shqiptar. Përgjigjen për këtë na e jep Elisabetta Terragni, që bashkë me dy kolegët e saj e kanë gjetur mënyrën sesi të sjellin të shkuarën në të tashmen dhe ta përshtatin me të. Tashmë që ky objekt i kaloi në varësi Ministrisë së Kulturës (e kishte Ministria e Mbrojtjes), ai do mbyllet brenda vitit që do të jepet ‘Ok’ për të filluar punë për zbatimin e projektit nga ky institucion. Ajo shpreson që ky projekt të mund të realizohet në vitin 2014. Të tre arkitektët kanë punuar mbi këtë projekt të veçantë muzeal, analog me atë që arritën të realizonin disa vite më parë në Trento, ku një tunel lufte e kthyen në një vend turistik dhe të vizitueshëm për turistët. I ashtuquajturi “Tuneli i nëndetëseve” është 650 metra i gjatë e 12 metra i lartë dhe ndodhet në pjesën veriore të PortoPalermos, ku njëherë e një kohë ankoroheshin nëndetëset tona, ndërsa tani mirëpret anije, jahte apo skafe. Porta e tunelit, e tëra beton, peshon rreth 32 tonë. Pikërisht këtë

I ashtuquajturi “Tuneli i nëndetëseve” është 650 metra i gjatë e 12 metra i lartë dhe ndodhet në pjesën veriore të Porto-Palermos, ku njëherë e një kohë ankoroheshin nëndetëset tona, ndërsa tani mirëpret anije, jahte apo skafe

tunel grupi i arkitektëve ka menduar ta kthejë në një muze, por jo në një muze të zakonshëm kur vizitori hyn dhe e vetmja gjë që i ofrohet është përshkrimi i atyre pak kilometrave tunel. Projekti ka një tjetër qëllim, atë që panorama që ofron ai vend i jashtëzakonshëm në mes të ujit dhe ajrit do të tërheqë shumë vizitorë. Muzeu do të jetë një reflektim përmes

Aromë shqiptare në Festivalin e Venecias Festivali i Filmit në Venecia e mban gjithmonë “hapur” një derë për shqiptarët. Edhe pse kinemaja shqiptare nuk është prezente në këtë event të rëndësishëm të kinemasë botërore, temat dhe personazhet shqiptare nuk kanë munguar. “Picola Patria”, një prodhim italian, do të çojë edhe pak aromë Shqipërie në edicionin e 70-të këtë vit, që nis më 26 gusht. Filmi do të përfaqësohet në sesionin “Horizonte” në Festivalin e Venecias. Mes kastit të aktorëve, regjisori Alessandro Rossetto ka përzgjedhur edhe dy aktorë të rinj shqiptarë, Vladimir Dodën, aktor i diplomuar

në Akademinë e Artit Dramatik “Nico Pepe”, dhe Mateo Çilin, i cili debuton në një film me metrazh të gjatë pas disa prezantimeve në një sërë filmash me metrazh të shkurtër. Filmi është një histori dashurie, racizmi dhe paragjykimi. Protagonistë janë tre të rinj, dy vajza italiane dhe një emigrant shqiptar, që jetojnë dhe luajnë me ndjenjat e forta të dashurisë dhe miqësisë. Filmi është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë dhe shpreson të përcjellë një emocion ndryshe në Venecia. Është një gërshetim mes filmit dokumentar dhe fiction-it. Në një histori shantazhi ku përf-

shihet gjithë komuniteti fillojnë dhe zbërthehen ndjenjat e dashurisë, miqësisë por edhe të racizmit dhe paragjykimit ndaj tjetrit. Sipas regjisorit Alessandro Rossetto, filmi prezantohen në sesionin e prurjeve të reja në kinemanë botërore, çka do të thotë se mënyra sesi ai e ka konceptuar realizimin e filmit është diçka e re në kinema. Një film ku pjesa dokumentare dhe ajo artistike ndërthuren për të rrëfyer një histori të vërtetë, të ndodhur diku në veri të Italisë, e që ai është përpjekur ta prezantojë artistikisht. Ky film është një prodhim i “Trentino Film Comission”.

dokumenteve që përcjellin ngjarjet e Luftës së Ftohtë. “Në Shqipëri ka me qindra struktura të braktisura të Luftës së Ftohtë, siç është edhe tuneli në një zonë mjaft të bukur në jug të Shqipërisë. Ka shumë struktura të tilla që prishin në njëfarë mënyre panoramën, që i përkasin së kaluarës dhe për të cilat ministria nuk di se çfarë të bëjë. Ne, me eksperiencën tonë botërore kemi nisur këtë aventurë, që është në fakt një projekt për ta kthyer këtë tunel në një muze të Luftës së Ftohtë. Një muze për të gjithë, por që nuk do të ketë karakteristikat e një muzeu të zakonshëm, po do të përshtatet me strukturën e tunelit. Do të punohet me një sistem projeksionesh dhe materialesh të dala nga arkivat. Na është dashur shumë punë në fakt. Aty do të shfaqen filmime origjinale, fotografi, grafika dhe do të hapet një web për ta përfshirë edhe këtë pjesë të izoluar në perspektivën që ajo zonë ka për zhvillimin e turizmit”, - u shpreh ideatorja e projektit, Elisabetta Terragni.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

14 18

Katërvjeçari zgjidhet për të dytën herë kryetar bashkie 5

6

7

10

21 26

30

27

31

28

29

32

33 37

39

40

44

45

49

13

23

36

38

12 17

22

25

35

11

16

20

24

43

9

15

19

34

8

46

41

42

47

50

48 Koha e fillimit ____:____

51

52

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e mbarimit ____:____

53

54

Horizontalisht:

1. Lidhje që bëhet rastësisht, në rrethana të paparashikuara, bashkim i rastit. 10. Sela, aktor i njohur. 14. Organizatë Islamike. 15. Tip që i shfaq ndjenjat e mendimet dhe që vepron në mënyrë të qetë, të matur e të ngadaltë. 17. Besim shpirtëror. 18. Mjet transporti. 21. Agjensi Civile. 22. Notë muzikore. 23. Vend ku shitet e blihet. 24. Pjesë e një ndërtese banimi, që ka hyrje me vete. 28. Pak soditje. 29. Repart Mekanik. 30. Që s'ka përmbajtje fetare. 31. Burim me ujëra të nxehta ose me avuj uji, që shpërthejnë herë pas here si shatërvan. 33. Tren Ekspress. 34. Lloj bagëtie. 36. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës. 37. Njeri anglez. 38. Dru gardhi. 39. Sferë e vogël metalike. 40. Shkalla e lartë e vlerave ose e dobisë së diçkaje. 43. Një pikë turistike në jug të vendit tonë. 45. Gjo Luli, luftëtar patriot. 47. Dru frutor i llojit të agrumeve, që bën kokrra të ngjashme me portokallin. 49. Në formë vezake. 51. Tërësia e orendive që vihen në skenë. 52. Notë muzikore. 53. Kuka, luftëtar patriot. 54. I ka pusi në mes. 55. Pjesa ku përfundon diçka.

55

Vertikalisht:

1. Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi. 2. Gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt. 3. Konsumohet shumë në verë. 4. Ndërmarrje Franceze. 5. Goxha, shumë i madh. 6. Një mizë e rrezikshme që jeton në Afrikë. 7. Instituti Gramatikës. 8. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 9. Famë. 10. Federatë Italiane. 11. Ashtu është Timo Flloko. 12. Propozim për çmimin e mallit që shitet. 13. Pjesë e një drejtëze, e kufizuar nga dy pika. 16. Përemër vetor. 19. Ent Privat. 20. Tërësia e normave të sjelljes. 25. Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të njëkohshëm. 26. Mbetem në vend e nuk lëviz dot. 27. Tokë që s’mban lagështi. 28. Ai që ndërhyn në një shitblerje. 32. Është veshje e sipërme. 35. Zgavër e vogël prej dylli, që bëjnë bletët për të grumbulluar mjaltin. 37. Biaggi i garave me motorë. 39. Ia mblodhi, ia bëri ... 41. Perëndia e dashurisë në Greqinë e Lashtë. 42. Gjoni, ish-balerinë. 44. Sëmundje e dhënve. 46. Umberto i letërsisë italiane. 48. Përemër vetor. 50. Tirana në makina. 51. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 4

6

5

6

8

6

6

7 5

6 7

6 1

1 9

9

3 8 4

4

1

4

9 6

3

2

3 8

7

1 5

8

8

6

7

8 1

4

5

9 3 1

6 3

3

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 1 9

5

2 7 1

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Robert Bobby Tufts akoma nuk ka edukimin parashkollor, ndërsa deri më tani është zgjedhur dy herë kryetar bashkie në një vend të vogël turistik në Minnesota të SHBA-ve. Të dielën, Tufts është zgjedhur për të dytën herë kryetar i qytezës Dorset, ku jetojnë 28 njerëz. Qyteza nuk ka udhëheqësi formale, prandaj secili ka mundur të votojë sa herë që të dojë, por me kusht që të paguajë një dollar në cilindo vendvotim. Bobby ishte vetëm tre vjeç kur i fitoi zgjedhjet në vitin e kaluar, ndërsa sërish ka dalë fitues i postit. Nëna e tij, Emma Tufts, ka thënë se puna e djalit të saj përfshin edhe grumbullimin e parave për organizatat bamirëse.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do jeni shume realiste sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri me partnerin. Edhe ata qe kane kaluar dite te vështira do kenë përmirësim te situatës. Beqaret do kenë njohje te reja me persona interesante te cilët do i bëjnë t’i harrojnë zhgënjimet e se kaluarës. Ne planin financiar nuk rekomandohen transaksione apo investime te mëdha.

Sot do i jepni një rëndësi shume te madhe jetës suaj ne çift dhe do bëni çmos te gjeni sa me tepër kohe për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Perspektivat sentimentale te beqareve do jene përgjithësisht te mira. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takim. Ne planin financiar mos u mundoni te plotësoni te gjitha kapricot qe keni sepse do përballeni me vështirësi me vone.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do keni disa debate te vogla me partnerin tuaj sot, por ato do i japin edhe me shume bukuri lidhjes qe keni krijuar. Ne mbrëmje emocionet do jene te forta fale një surprize te këndshme qe do merrni. Beqaret nuk do jene ende gati te krijojnë një lidhje. Vazhdoni te tregoheni po aq te matur dhe te kujdesshëm sa me pare dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.

Edhe pse do mundoheni shume sot nuk do arrini dot ta vendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift. Mosmarrëveshjet do jene te shumta edhe pse për gjera te kota. Kujdes! Beqaret do jene te paarsyeshëm dhe mund te bëjnë zgjedhje te gabuara. Nuk mund te hidhni hapa te nxituara vetëm për inat te të tjerëve. Financat do jene te privilegjuara dhe situata do jete e qëndrueshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ata qe janë ne një lidhje do marrin vendime shumeterëndësishmesebashku.Eardhmja e tyre pritet te jete e ndritur. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura dhe duhet te përfitojnë sa te mundin nëse ato i tërheqin pa mase. Financat do kenë nevoje për me shume vëmendje dhe përkujdesje. Nëse shpenzoni kuturu do keni probleme te mëdha me vone.

PESHORJA (23/IX-22/X)

3 6 3 7 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do thoni apo me hapat qe do hidhni sepse çdo gabim sado i vogël mund t’iu kushtoje rende. Beqaret nuk do kërkojnë askënd sot sepse do ndahen shume mire pranë miqve te tyre te ngushte. Ne planin financiar do ia plotësoni qejfin vetes dhe do kryeni shpenzime marramendëse.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 038, 056, 094, 112, 152, 236, 415, 520, 522, 548, 631, 635, 637, 646, 652, 748, 786, 836, 885, 895. Numra me 4 shifra: 1459, 2501, 5271, 5369, 7225, 9136, 9854, 9911.

Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite dhe do konfliktoheni here pas here me partnerin tuaj. Beni mire te flisni hapur me te dhe Numra me 5 shifra: 02531, 02572, 04320, 15088, 15632, t’ia tregoni si është puna mënyrë qe edhe 20204, 21052, 21632, 35218, 35568, ai t’iu kuptoje. Beqaret do kenë takime te 44345, 48574, 51548, 52563, 56591, mrekullueshme dhe do jene ne humor te 58314, 63254, 85326, 87485, 91863. mire. Ne planin financiar do merreni me Numra me 6 shifra: tepër me përmirësimin e situatës. Po i vute 106321, 314541, 455955, 526968, vetes një qellim keni për ta arritur. 527425, 531502, 575975, 965234.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Pas një periudhe me debate te shumta dhe zënka për jetën tuaj ne çift, sot gjithçka do filloje te zgjidhet. Do e falni partnerin për gabimet e bëra dhe do jeni me tolerante. Beqareve do iu pëlqejnë ende vetmia dhe nuk do dëshirojnë te krijojnë asnjë lidhje. Ne planin financiar mos hidhni hapa te nxituara pa qene te sigurte.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos u bëni shume kapricoze sot ne jetën tuaj sentimentale sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Mos u mundoni ta kaloni atë sepse do kenë probleme serioze. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat pritet te jene delikate. Do e keni te vështirë ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve dhe kjo do jete pika me e dobët e juaja.

AKREPI (22/X-21/XII)

Ka shume gjasa qe jeta juaj ne çift te jete një rutine e vërtetë sot. Flisni me partnerin sa me pare dhe mundohuni ta ndryshoi këtë situate. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori te bukur dashurie, por nuk do jene ne humor dhe mund ta humbin këtë mundësi. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume me te matur se me pare ne mënyrë qe t’ia dilni.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte atij. Kjo do beje qe lidhja juaj te ece ne rruge te mbare. Beqaret nuk do kenë surpriza te mëdha megjithatë nuk duhet te bien ne pesimizëm për këtë fakt. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta përmirësoni situatën.

PESHQIT (20/II-19/III) Do kuptoheni shume mire me partnerin tuaj sot dhe nuk do keni debate me te. Do i flisni atij për çdo gjë qe mendoni dhe se bashku do merrni vendimin e duhur. Beqaret do dëshirojnë te argëtohen sa me shume dhe jo te krijojnë një lidhje serioze e cila mund te kërkojë shume angazhime. Financat duhet pasur me ne qendër te vëmendjes.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.08.2013

15

“Të varesh te të tjerët për të shpëtuar është negative, të varesh te vetja jote, është pozitive” - Buda

527p.e.s

Buda arrin ndriçimin shpirtëror Në moshën 35-vjeçare, rreth vitit 527 p.e.s, Siddhartha Gautama, princi i Lumbinit (një rajon në veri të lumit Gang, sot Nepali) u ul në meditim nën një pemë, në një vend që quhet Bodh Gaya. Ai kishte vendosur të mos lëvizte prej aty deri sa të arrinte ndriçimin e plotë. Pas 7 javësh pritjeje, në një natë me hënë të plotë meditimet e tij zbuluan arsyen e mirëfilltë të ekzistencës. Prej asaj kohe e në vazhdim ai u njoh si Buda ose I Ndriçuari. Thelbi i asaj që Buda arriti të kuptonte u bë i njohur si “Katër të vërtetat e shenjta”, ato vërtetojnë pashmangshmërinë e humbjeve dhe vuajtjes që vjen si një produkt i lidhjeve që njeriu ka me sendet apo

njerëz të tjerë. Ai arsyetoi se lidhja dhe nevoja (dëshira) që vjen prej kësaj mund të thyheshin vetëm përmes besnikërisë së pastër ndaj disa shtyllave që ai i prezantoi si: Shtegu drejt nirvanës (Eightfold Path). Jeta e Budës është përshkruar vetëm në tekste të shkruara prej të devotshmish të tij dhe në mënyrë të dukshme mbushur plot me ngjarje të mrekullueshme, ndërsa nuk dihet ende qartësisht koha kur ai jetoi apo vdiq. Sipas legjendës, ai u rrit në një pallat pa pasur asnjë eksperiencë për dhimbjet e jetës. Një ditë ai doli prej pallatit dhe u has për herë të parë me sëmundjet, plakjen dhe vdekjen. I prekur prej kësaj ai hoqi dorë

nga jeta e privilegjuar dhe vendosi të jetonte si asket dhe si njeri i shenjtë. Pas një periudhe kohe të gjatë të jetës prej asketi, ai kuptoi se kjo nuk çonte te ndriçimi që kërkonte dhe adaptoi një formë më të moderuar të jetesës, e cila në fund e çoi atë drejt 7 javëve të meditimit dhe gjetjes së ndriçimit shpirtëror që kërkonte. Ai i kaloi 45 vitet e tjera të jetës duke udhëtuar dhe predikuar njerëzve të të gjitha shtresave për rrugët e jetës, duke tërhequr pas vetes mjaft ndjekës. Në kohën e vdekjes së tij, në moshën 80-vjeçare ai kishte arritur të hidhte themelet e një lëvizjeje gjigante filozofike dhe fetare, e cila vijon edhe në ditët tona.

Blitz

Flickr

0.2

mg ar mban trupi i një njeriu që peshon 70 kilogramë.

30

mijë gradë celsius është temperatura që arrihet kur godet rrufeja.

66

për qind të jetës një mace është duke fjetur gjumë.

10

kilogramë çokollatë në vit konsumon një njeri në Zvicër.

Titulli: Tiranë Shoe Shop foto: Tony Bowden

Në Facebook Dardan Malaj Të shkosh në seminare dhe leksione, apo në seancë Kuvendi dhe komisione? Kjo po që është dilemë e madhe.

Ardit Rada Kur i lashti thoshte se ‘burri matet nga fjalët’, nuk e kishte në kuptimin se kush merret më shumë me llafe, është më shumë burrë. Këtë po e them për ata që nuk më lexojnë, se friends-at i kam të mrekullueshëm. Lutfi Dervishi Kur shoh si janë veshur disa vajza këtë vapë në kryeqytet - më duket Tirana si qytet bregdetar!’ Mediaelire Lajmi i mirë i ardhjes së PS-së në pushtet, është që komentatorët anti-berishistë do të kthehen atje nga kanë dalë, te instituti i Marksizëm Leninizmit. Teza e tyre aktuale: Qeveria e Ramës nuk ka vjedhur ende. Duhet të presim që të vjedhë njëherë, pastaj ta shajmë. Në këndvështrimin e tyre, çfarë kanë vjedhur socialistët në të shkuarën, janë amnistuar. PS ka kaluar një farë purgatori gjatë kohës kur ka qenë në opozitë

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Tridhjetë për qind fitore Nga Tropizma Nisim ta formulojmë veten edhe njëherë brenda kuadrit të Lindjes së numërueshme: shoqëri e kuotave gjinore të paarritshme, e statistikave të dhunës në familje, e numrit përherë të paregjistrueshëm të vajzave të trafikuara, e numrit rekord të ministreve të gjinisë femërore, shifra që herë na bëjnë me turp e herë na ngazëllejnë të gjithëve në grup, si rasti i numrit të fundit, që shkaktoi gëzim harmonik në pozitë dhe opozitë. Aty ku nuk mjaftojnë shifrat tentojnë shembujt: një grua kryetare parlamenti në Shqipëri, një grua kryetare shteti në Kosovë, këtu një grua kryeprokurore, aty një deputete sypatrembur. Dikush më i kujdesshëm sugjeron një farë kritike cilësore: çfarë mashtrimi fshehin numrat? Një nëse që mes nesh nuk trajtohet thuajse hiç. Shoqëria shqiptare akoma nuk është përballur me krizën e riprodhimit që kontinenti i vjetër mbulon me emigrantë, që emigrantët nga ana e tyre zgjidhin me një ndarje të caktuar gjinore të punës në familje. Tre pyetjet e ngritura në tre paragrafët e parë kërkojnë mbi të gjitha një sinqeritet në përgjigje nga femrat vetë, të cilat deri më tash nuk kanë treguar se si grup, përfaqësuar nga intelektualet dhe aktivistet mes tyre, kanë dëshirë të pyesin pyetjet e vështira që lidhen me ato vetë. Gratë tona të spikatura akoma merren veç me gratë e periferisë, gratë “e tjera”: të varfrat, të dhunuarat, gratë e fshatit. Mund të shkohet aq larg sa të sugjerohet se gratë mund të flasin vetëm për gratë e tjera po ashtu si burrat mund të flasin, në perspektivë gjinore, vetëm për të tjerat e tyre, gratë. Vajzëria delikate e kopertinave dhe e ekraneve – të mos harrojmë

zëdhënëset e bukura për shtyp ose veshjen me anë të asaj të fjalës së atij – gëlon në territorin e gruas-vajzë, që i merr borxh kohën gruas-nënë, asaj që sot i hekuros këmishën dhe asaj që një ditë ajo vetë ëndërron të jetë. Gruaja-vajzë shkakton një ankth të ri në gruan-nënë, duke i kujtuar kësaj njëherazi kohën e humbur dhe konkurrenten e padrejtë, sepse ende pa përgjegjësi të mëdha, të parapëlqyer prej meshkujve prej lehtësisë së këndshme të të qenit. Nuk është rastësore që mes grave të politikës shqiptare nuk sheh atë kalim stafete, atë marrëdhënie mësuesnxënës apo babë-bir që gjen tek politikanët meshkuj. Ministret dhe deputetet tona janë, si të thuash, pa pasardhëse. Duke qenë kritika e përqendruar mbi shoqërinë e spektaklit dhe peshën e pabarabartë që mbajnë femrat në të, krijohet ideja se krejt gratë e politikës janë krejt shfaqje. Rrjedhimisht, përsa i përket formimit profesional të deputeteve në parlamentin shqiptar, mund të vijë si surprizë që rreth gjysma e tyre vijnë nga fushat e drejtësisë dhe ekonomisë, dy janë mjeke, një informaticiene, një gjuhëtare, një historiane dhe një e specializuar në filozofi. Është më mbresëlënës fakti që diçka më pak se gjysma e grave deputete në legjislaturën aktuale, 10 nga 22, kanë gradën shkencore “doktor(eshë)”, po aq kanë kryer specializime pasuniversitare, e vetëm dy aktoret Bulku e Xhuvani nuk deklarojnë të jenë arsimuar më tej. Ndërkaq, ndër meshkujt e parlamentit grada shkencore kanë vetëm 23, pra rreth 20 për qind e tyre. Deputetë të paspecializuar në studime të mëtejshme numërohen 44, ose 37 për qind. Marrë me shkurtime nga peshkupauje.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 07.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

...me Kosovën vetëm 25 Lekë/min

7 gusht mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you