Page 1

Faqe 17

Evi Reçi: Jeta ime mes Shqipërisë, Greqisë e Italisë Këngëtarja e re rrëfen përpjekjet e saj për të punuar si gazetare në Itali dhe projektet muzikore

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 5 gusht 2012. Numër 647. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Ndarja nga e fejuara Kërcënim me jetë dhe “gjobë” 15 mijë euro djalit të Medin Zhegës

Deputeti i PD:

Administrata, defekti më i madh i qeverisë, jo aleancë me Topin dhe Spahiun Intervista/ Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu flet për aksionin politik që duhet të ndërmarrë mazhoranca para zgjedhjeve të 2013, dhe për koalicionet e mundshme. “Mazhoranca duhet të korrigjojë gabimet e këtyre 7 viteve qeverisje dhe të shtojë elementë të rinj, sa i përket ekonomisë. Ndoshta koalicionet paszgjedhore mund të realizohen edhe me kundërshtarët politikë…” Faqe 2 Deputeti i PD, Sherefedin Shehu

Kreshnik Zhega ka denoncuar në polici kërcënimin me jetë përmes telefonit nga vëllai i ish-të fejuarës së tij, i cili i kërkonte 15 mijë euro. Shkak i konflikteve, ndarja me vajzën nga Shkodra. Policia shpall në kërkim të riun

FAQe 5

Imunitetet, Majko: Jemi të hapur për negociata Majko u shpreh pro negociatave të momentit të fundit. Kryeministria akuzon Ramën për sulmin ndaj Volontes

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Presidenti imagjinar i Kosovës

koment Baton Haxhiu

PDK-ja si mandatare për krijimin e Qeverisë së Re i kishte disa...

Wallenberg, diplomat dhe shpëtimtar i hebrenjve Për të janë shkruar libra, profil janë bërë deutsche welle filma dhe...

6 sociale

Vlorë, është lënë i lirë nga prokuroria së bashku me një person tjetër, po ashtu të pranishëm sipas policisë në sherrin ku mbetën të plagosur katër persona. Prokuroria ka lënë të lirë edhe të arrestuarin tjetër Panajot Zoto. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pasi 10 personat e përfshirë në sherr ishin ulur për të diskutuar mosmarrëveshje që kishin filluar dhe që sipas burimeve kishin të bënin me mungesën... Faqe 7

Prokuroria e Vlorës urdhëroi lirimin e Alban Xhillarit dhe Panajot Zotos, si të paimplikuar në përplasjen e armatosur ku u plagosën katër vetë Biznesmeni Alban Xhillari i arrestuar dy ditë më parë pas një përplasjeje me armë me katër të plagosur në

FAQe 4

op-ed / 10-11

Lirohet pas konfliktit me armë në Vlorë biznesmeni i ndërtimit

Numri i dashur

Bashkia nis shtrimin e rrugës te ‘Bërryli’, përfundon në tetor Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në një tjetër aks rrugor, i cili sipas saj do të ndikojë në lehtësimin e trafikut në qytet

Niset për të vjedhur në shtëpinë e dajës, e zë korrenti Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur pranë një pompe uji gjysmë të çmontuar në shtëpinë e dajës së tij në Kamëz. Policia: Po tentonte ta vidhte, ra në kontakt me energjinë

Shkoi të vidhte pompën e ujit në shtëpinë e dajës, vdes në korrent adoleshenti 17-vjeçar. Familja e gjen në mëngjes të vdekur pranë pompës së ujit, ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen. Flogert Muça, 17 vjeç, banues... Faqe 5

ekonomi

elbasan

Raporti i BB: Kriza, bankat japin kredi me “mik”

Përdhunon nusen e kushëririt, në pranga 42-vjeçari

FAQE 9

FAQE 7

editorial/ 11 Artur Zheji

More important things Këto ditë debati po përshkallëzohet për heq jen e imunitetit. Kohë e humbur dhe nerva të shkrehura më kot. Qartazi, lideri i Opozitës është penduar për një palë ndryshime kushtetuese të bëra, Zoti e di se si, në vitin jo të largët 2008. Ndryshim tjetër ai nuk do dhe nuk mundet të dojë. Në vitin 2008, ai, Rama, kishte iluzionin se do të mund t’i fitonte zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, pasiqë ishte i pafshehur entuziazmi i mandatit bashkiak të vitit 2007, që për inerci, e shtynte të mendonte se do të fitonte fët e fët edhe politiket. Qoftë edhe pa Metën. Në këtë kontekst, ndryshimet kushtetuese, ashtu si dhe ndarjen me Metën, ai i mendonte asokohe si një shpëtim për pushtetin e tij, që do të fillonte të marshonte...


2 7465 02

MAPO

13 qershor 20122011 e diel, 5 GUSHT www.gazetamapo.com www.mapo.al

politika

“Një nga defektet më të mëdha që unë shikoj në këtë qeverisje (që në fakt nuk është vetëm e kësaj qeverisjeje) është qëndrueshmëria dhe efektiviteti i administratës publike”

Shehu: Jo koalicion me AK e FRD, pas zgjedhjeve mund të ftojmë edhe të majtët “Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato mund të shkojnë përtej spektrit politik. Ndoshta koalicionet paszgjedhore mund të realizohen edhe me kundërshtarët politikë… Rrethanat mund të sjellin edhe me të mëdhatë, dhe këtu kam parasysh edhe me PS-në” Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu nuk sheh të mundshëm një koalicion parazgjedhor me Aleancën Kuq e Zi dhe Frymën e Re Demokratike, për faktin se ato jo vetëm duhen testuar, por edhe për gjuhën e ashpër që përdorin ndaj mazhorancës qeverisëse. Megjithatë pas zgjedhjeve, nisur nga rezultati i zgjedhjeve, Shehu sheh të mundshëm një koalicion shumë më të gjerë, që mund të shtrihet deri tek partitë e vogla të majta, madje pse jo, sipas tij edhe tek PS-ja. Sa i përket mandatit të fundit qeverisës, Shehu mendon se është punuar mirë, edhe pse e thekson se duhet një rikonceptim i administratës publike. I pyetur për mundësinë e afrimit të figurave të reja në PD ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, Shehu deklaron se garancinë e objektivave për një mandat të tretë qeverisës duhet ta japin edhe ekipet e reja. Z.Shehu, praktikisht kemi hyrë në një vit elektoral, çfarë mendoni se duhet të ndryshojë mazhoranca qeverisëse me qëllim sigurimin e mandatit të tretë? Duke nxjerrë përfundimet nga qeverisja shtatëvjeçare, mendoj se ka dy fusha ku duhet që të punojë mazhoranca; së pari të korrigjojë ato gabime që janë vërejtur gjatë kësaj periudhe qeverisjeje dhe së dyti, të shtojë elementë të rinj, të cilët lidhen jo vetëm me zhvillimet politike, por edhe ato ekonomike, pasi bota ka qenë në një periudhë të turbullt prej pesë vitesh, prandaj mandati i tretë nuk duhet të shihet vetëm si konkurrencë e alternativës politike, por njëkohësisht duhet të ketë një vlerësim dhe gjykim për ofertën e re që mazhoranca do të bëjë për mandatin e saj të tretë. Natyrisht nga pikëpamja politike orientimi është i qartë; integrimi europian do të jetë busulla orientuese dhe në këtë këndvështrim do të parashtrohen të gjitha reformat që janë në proces, si dhe reformat e reja në kuadrin e këtij integrimi. Ndërsa nga pikëpamja ekonomike, mendoj se para qytetarëve tashmë shtrohen politika të reja, si në fushën fiskale, ashtu edhe në aspekte të tjera të ekonomisë publike, meqenëse qeveria më shumë gjykohet në këtë drejtim… Ju thatë që qeveria duhet të ndreqë gabimet që janë vërejtur

Koalicioni me LSI-në

Kryeministri Berisha me aleatët e PD

gjatë mandatit qeverisës, i cili është gabimi thelbësor që mazhoranca duhet të ndreqë domosdoshmërisht? Unë nuk mund të them ndonjë gabim thelbësor, por një nga defektet më të mëdha që unë shikoj në këtë qeverisje (që në fakt nuk është vetëm e kësaj qeverisjeje) është qëndrueshmëria dhe efektiviteti i administratës publike. Ky është një problem i thellë dhe duhet parë se si duhet të rregullohet. Për mendimin tim, së pari duhet të rritet përgjegjshmëria e administratës publike, që do të thotë se qenia nëpunës në administratën publike është privilegj sidomos në kushtet e Shqipërisë, pra duhet vlerësuar qenia në administratë dhe vlerësimi duhet kuptuar përmes ushtrimit dhe kryerjes së kësaj detyre me përgjegjshmëri. Së dyti duhet të ndryshojë mentaliteti i administratës publike, që do të thotë se raportet me qytetarin apo njerëzve që iu shërbehet, duhet të jetë në favor të këtyre të fundit. Prandaj lind pyetja se çfarë duhet bërë? Këto gjëra nuk bëhen me moralizime siç po i them unë, por në sistemet e ekonomisë së lirë ka vend për të zbatuar disa mekanizma në shërbimin civil dhe në administratën publike në tërësi. Mekanizimi kryesor është zbatimi i mobilitetit, pra i lëvizshmërisë së administratës dhe i rotacionit, ndonëse ky term përdoret më shumë në politikë, mendoj se edhe në administratë duhet të ekzistojë dhe duhet parë pikërisht në këndvështrimin e karrierës. Kë-

tu kam parasysh se nuk mund të ketë nëpunës që fillojnë punën dhe dalin në pension në të njëjtin pozicion pune; nuk mund të ketë nëpunës që mund të rrijë dhjetë vjet në të njëjtin vend pune; nuk mund të ketë nëpunës që jetën e tyre provojnë vetëm një lloj pune. Për këtë arsye, mendoj se duhet të ketë një sistem karriere, sigurisht ka edhe një sistem tjetër që përdoret, mobiliteti, pra nëse një kategori nëpunësish që hynë në administratën publike nuk janë të aftë për të ngjitur shkallët e karrierës, ata minimumi duhet të lëvizin në pozicione paralele. Për t’i trajtuar më përmbledhtas do të thosha së fundmi se duhet të ketë dhe një sistem të mirë vlerësimi apo performance, që njerëzit të bëjnë karrierë ose të lëvizin, apo emërohen përmes një sistemi të mirë vlerësimi. Në Shqipëri ekzistojnë, por këto mekanizma janë burokratizuar dhe formalizuar në atë shkallë saqë nuk kanë asnjë vlerë në jetën e përditshme të administratës. Fo l ë m p ë r qeve r i s j e n , ndërkohë në Partinë Demokratike a mendoni se ka nevojë për përmirësim, qoftë në strukturat e saj organizative, ashtu edhe për një hapje të mëtejshme të saj, siç e kanë vlerësuar disa kolegë tuaj deputetë? Unë mendoj se nuk ka vend për përmirësim për sa kohë që strukturat janë funksionale, ato nuk janë ndoshta aq aktive sa ç’mund të jenë në opozitë, sepse drejtuesit ose përfaqësuesit më të lartë politikë

“…Besoj se në këtë fazë tashmë perceptimi i elektoratit është i tillë që e pranon këtë koalicion, sepse bashkëjetesa dhe mënyra e qeverisjes së këtyre dy forcave ka treguar që këto të dyja mund të bashkëpunojnë, nuk kanë konkurrencë dhe konflikte programore. Kështu që, ashtu siç kanë kaluar këtë katërvjeçar, natyrisht që katër të tjera mund të jenë një model edhe për efekt të vazhdimësisë së qeverisjes”.

Deputeti i PD, Sherefedin Shehu

prezantohen vazhdimisht në p ub l i k p ë r m e s p o s t e ve shtetërore në nivele të ndryshme. Ky fenomen është i zakonshëm dhe i arsyeshëm, sepse ata që janë në krye të strukturave politike, natyrisht do të marrin edhe postet duke filluar që nga pushteti lokal. Drejtues të partisë, strukturave, forumeve të ndryshme, pra ata që janë më aktivë politikisht, kanë një probabilitet më të lartë për të qenë në strukturat shtetërore. Prandaj nuk shikoj ndonjë problem, pavarësisht se mund të perceptohet që nga ana organizative PD-ja nuk funksionon mirë, por duhet parë fakti që në PD janë ata njerëz që janë edhe në krye të pushtetit. Ndërsa për sa i përket hapjes, nëse keni parasysh bashkëpunimin politik, unë mendoj që PD-ja dha modelin më të mirë me LSI-në, që pa paragjykime bëri koalicion me një forcë politike të majtë dhe nga ana numerike PD-ja ka pasur koalicionin më të gjerë në zgjedhjet e 2005-ës, por edhe në 2009-ën dhe jo vetëm që ka qenë pragmatiste, por edhe e kujdesshme që zgjerimi i bashkëpunëtorëve apo koalicionit të mos cenojë objektivat dhe vizionin qeverisës dhe sidomos atë që është më e rëndësishme, programin politik të PD-së, sepse në qoftë se do të cenoheshin këto, natyrisht që mund të kishim një sukses të përkohshëm në fitimin edhe të një palë zgjedhjesh, por në një periudhë afatgjatë kjo do të dëmtonte identitetin e vetë PD-

së dhe sidomos elektoratin e gjerë të saj. Duke mbetur tek koalicionet, a duhet të shkojë PD-ja me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, apo secila duhet të masë forcat për të vendosur gjithçka pas zgjedhjeve? Unë mendoj që në tërësi koalicionet janë të rëndësishme, por nuk besoj që janë çelësi i fitores, sepse e tillë është edhe eksperienca jo vetëm botërore, por edhe shqiptare, dhe kur them shqiptare kam parasysh faktin që këtu elektorati nuk është aq i pjekur politikisht për sa i përket gjykimit të tij në procesin e votimit. Pra elektorati në Shqipëri, krahasuar me demokracitë e zhvilluara, voton më shumë politikisht sesa duke gjykuar partinë politike nga programi i saj dhe nga garancia që i jep për mandatin qeverisës. Pavarësisht nga kjo shkallë relativisht më e ulët pjekurie, përsëri ka dominuar vota për konkurruesin më të mirë që qytetarët dinë të zgjedhin, ndaj do të thosha edhe njëherë që koalicionet janë të rëndësishme, por jo çelësi. Mendoj se në rastin e PD-së është më mirë që të jetë në koalicion sa më të gjerë, sepse vetë sistemi zgjedhor i tanishëm është i tillë që favorizon koalicionet, ato të gjerat. Folëm për koalicionet parazgjedhore, megjithatë, a keni ndonjë perceptim se ç’koalicion paszg jedhor mund të imponojë rezultati i zgjedhjeve të ardhshme? Sa i përket koalicioneve


e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

MAPO

3

“Në 2013-ën do t’i japim opozitës një leksion më të fortë se në vitin 2011. Ata do ndëshkohen me votë, siç janë ndëshkuar”

Berisha: Në 2013-ën opozitës do t’i japim një leksion të fortë TIRANË Në një takim të orëve të mbrëmjes me të rinjtë demokratë, kryeministri Sali Berisha nënvizoi nga Dhërmiu rëndësinë që ka kufizimi i imunitetit për luftën kundër korrupsionit dhe të ardhmen europiane të vendit. “Në datën 6 gusht është votim historik se votohet për heqjen e imunitetit dhe heqja e imunitetit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit. Në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve, sepse dekurajon Prokurorinë për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet, e bën të pasigurt përpjekjen e tij të ndershme për të zbatuar ligjin

sepse ka përpara murin e imunitetit…Mosvotimi i imunitetit është akt negativ, një mesazh i keq”, - u shpreh Kryeministri duke iu referuar në këtë rast qëndrimit të prerë të PS-së. “Një nga problemet e mëdha është procesi i integrimit në BE. Ne përballemi me një kundërshtar tonin, i cili beson se duke bllokuar procesin e integrimit, dëmton qeverinë, kundërshtarin. E vërteta është se duke bllokuar procesin e integrimit dëmtohet çdo shqiptar dhe po u dëmtua çdo shqiptar, pa diskutim edhe ajo qeveri që përpiqet me të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrën e tyre... PS-ja është për integrimin, por mendon se nuk duhet të jetë kjo

mazhorancë që të marrë meritën e integrimit. Më duhet t’u them se kjo mazhorancë e ka plotësisht të merituar këtë proces, sepse është kjo mazhorancë e cila shembi murin e komunizmit që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe ne nuk penguam të tjerët kur ishin në pushtet, por i mbështetëm me gjithë forcën tonë”, - tha dje Berisha. Kryeministri shtoi se vendimet e fundit të opozitës po dëmtojnë të ardhmen e vendit dhe se përgjigjja ndaj saj do të vijë me votë në zgjedhjet e ardhshme. “Në 2013-ën do t’i japim opozitës një leksion më të fortë se në vitin 2011. Ata do ndëshkohen me votë, siç janë ndëshkuar”, - tha shefi i qeverisë.

Rama: Lotaria, jo bixhoz ku populli paguan e pushtetarët fitojnë

paszgjedhore, ato mund të shkojnë përtej spektrit politik. Ndoshta koalicionet paszgjedhore mund të realizohen edhe me kundërshtarët politikë. Kjo nuk është vetëm eksperiencë shqiptare, por edhe eksperiencë e vendeve të zhvilluara. E keni fjalën për partitë e vogla, apo në varësi të rezultatit edhe me të mëdhatë? Rrethanat mund ta sjellin edhe me të mëdhatë, dhe këtu kam parasysh edhe me PS-në. Megjithatë, unë besoj që spektri politik në Shqipëri është kaq i gjerë, saqë nuk ka nevojë dhe nuk mund të shkohet në koalicione midis partive të mëdha, siç ka ndodhur në Gjermani apo Austri në këto dy mandatet e fundit. Në pikëpamjen time mendoj se koalicionet paszgjedhore janë të mundshme me të gjithë, por jam shumë më afër partive të vogla, pavarësisht se të cilit spektër janë, kjo për faktin se ne tashmë modelin e kemi, pra mund të qeverisë e majta me të djathtën bashkë. A është e domosdoshme që PDja të ftojë AK-në dhe FRD-në në koalicion para zgjedhjeve? Së pari unë do të thosha që këto parti akoma nuk mund të konsiderohen rivale politike, për shkak se mënyra se si ata bëjnë politikë tregon që nuk kanë alternativë programore, përkundrazi, në disa raste unë mendoj që ata po bëjnë politikë duke spekuluar me ndjenjën kombëtare si Aleanca Kuq e Zi. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë që orientimi i Shqipërisë është BE-ja dhe këto sloganet nacionaliste jo vetëm që nuk i shkojnë kohës, pra janë të tejkaluara dhe abuzive do të thosha. Sa i përket partisë tjetër, FRD-së, mendoj se duhet të presim. Në këtë parti janë angazhuar figura, për të cilat qytetarët e kanë një gjykim dhe nuk

besoj që gjatë kohës që ata kanë qenë në PD të kenë qenë faktorë të fitores së PD-së. Ata natyrisht që mund të kenë disa vota të tyre apo lidhje me elektoratin, por nuk besoj se do të jenë faktor përcaktues. Duke mbetur tek pyetja juaj, unë personalisht para zgjedhjeve nuk e gjykoj të mundshëm një koalicion me ta për dy arsye kryesore; së pari, retorika e tyre është abuzive, dhe së dyti, ata kanë një gjuhë shumë të ashpër ndaj qeverisë dhe PD-së, gjë që nga ana etike nuk do të ishte shumë e natyrshme në një koalicion parazgjedhor. Ju mund të thoni pse po me LSInë, besoj se në këtë fazë tashmë perceptimi i elektoratit është i tillë që e pranon këtë koalicion, sepse bashkëjetesa dhe mënyra e qeverisjes së këtyre dy forcave ka treguar që këto të dyja mund të bashkëpunojnë, nuk kanë konkurrencë dhe konflikte programore. Kështu që, ashtu siç kanë kaluar këtë katërvjeçar, natyrisht që katër të tjera mund të jenë një model edhe për efekt të vazhdimësisë së qeverisjes. A ka nevojë PD-ja për një “KOP” të dytë në prag të zgjedhjeve të ardhshme, pas konsumimit të dy mandateve qeverisjeje? Historia e PD-së natyrisht që është edhe histori e ndarjeve dhe bashkimeve. Brenda PD-së ka pasur njerëz që janë larguar, por edhe rikthyer…Unë mendoj gjithashtu se PD-ja duhet të japë garanci për realizimin e objektivave të saj dhe garancinë natyrisht do ta japin ata që do të jenë ministrat e ardhshëm, drejtorët e ardhshëm, menaxherët e ardhshëm. Në këtë këndvështrim, në rishikimin e programit të saj, PD-ja besoj se do të japë edhe sinjalin që ekipet do të rifreskohen dhe kontributet do të shpërblehen.

Kreu i PS: “Opozita e ndjen detyrë organike të shpallë publikisht qëllimin për të rishikuar nën dritën e Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik, çdo shitje apo transferim të dyshimtë të pasurisë së publikut në duart e të privilegjuarve të pushtetit të sotëm” TIRANË Kryetari i opozitës, Edi Ra-

ma rikthehet me komentin e tij të fundjavës në profilin e vet në Tëitter për një çështje delikate, Lotarinë Kombëtare, duke sqaruar arsyet e dërgimit të një letre për çështjen në fjalë Kancelarit austriak, Ëerner Faymann. Që në fillim të komentit Rama sqaron se shqetësimi i opozitës lidhet jo me kompaninë, por me procedurat e ndjekura, që në këtë rast kanë nxjerrë sipas tij, një fitues të parafabrikuar. “Ne s’mund ta pranojmë që Lotaria Kombëtare të kthehet në një bixhoz ku shqiptarët paguajnë, ndërsa pushtetarët fitojnë. E kemi sqaruar më se një herë se si duam ta organizojmë Lotarinë Kombëtare dhe ta vendosim në funksion të interesit publik. Lotaria Kombëtare është një lojë që e organizon shteti, por jo për të fituar një fatlum e për të dalë i humbur tërë populli me qëllimin që miliona e miliona euro të kalojnë në xhepat e menaxherëve të lojës…”, - komenton Rama. Kryetari i PS-së thekson se qeveria aktuale e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand, “ku me vendime e ligje të qepura enkas, pasuri të panumërta i kanë kaluar blerësit të paracaktuar më parë”. Për pasojë Rama sqaron se: “Asnjë kompani apo individ që ka nënshkruar një kontratë koncesionare me shtetin apo ka përfituar një pasuri publike përmes një procesi privatizimi, nuk duhet t’i trembet transparencës nëse nuk e ka shkelur kontratën apo nuk ka përfituar nga shkelja e ligjit. Përkundrazi, duhet ta mirëpresë

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS: “Opozita e ndjen detyrë organike të shpallë publikisht qëllimin për të rishikuar nën dritën e Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik, çdo shitje apo transferim të dyshimtë këtë proces. Ashtu sikundër edhe çdo investitor i huaj në Shqipëri nuk duhet t’i friket qëndrimit tonë të shpallur për të rishikuar një sërë produktesh të akteve të dyshimta të qeverisë në këtë fushë. Përkundrazi, duhet ta mbështesë këtë qëndrim që buron nga vetëdija jonë se niveli i investimeve të huaja në Shqipëri duhet rritur, por mund të rritet

vetëm përmes çmontimit të sistemit të korrupsionit absolut. Po edhe asnjë shqiptar që do punë, mirëqenie e siguri në këtë vend, nuk duhet ta lexojë këtë qëndrim parimor e largpamës tonin përmes përkthimit të çartur të kryeministrit…”. Rama sqaron ndër radhë se, “opozita e ndjen detyrë organike të shpallë publikisht qëllimin për të rishikuar nën dritën e Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik, çdo shitje apo transferim të dyshimtë të pasurisë së publikut në duart e të privilegjuarve të pushtetit të sotëm”. Sipas tij, askush përveç shitësve të Shqipërisë nuk duhet t’i ndruhet kësaj transparence. “Ky proces do të ketë një vlerë të paçmuar për të krijuar një mjedis demokratik për çdo sipërmarrës dhe për të vënë vlerat e lirisë e të konkurencës në themel të sipërmarrjes në këtë vend. Ne as kemi thënë dhe as kemi menduar ndonjëherë të zmbrapsim çdo vendim që është marrë apo të zhbëjmë çdo gjë që është bërë”, - shkruan Rama.


4

MAPO

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

politika

Klosi: Të diskutohet gjithë paketa e PS-së Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi deklaroi dje se data 6 gusht nuk është datë e vendosur me konsensus dhe as e imponuar nga Brukseli. “Çështja e imunitetit është një çështje e zgjidhur, për të cilën Partia Socialiste ka qenë nismëtare, por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen projektin për kufizimin e imunitetit. Pra, e thënë thjeshtë: Partia Socialiste është pro dhe mbështet kufizimin e imuniteteve. Ajo çka ne kërkojmë është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj

Bashkimit Europian. Një nga detyrat që Brukseli i ka lënë qeverisë së Sali Berishës është të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të çrrënjosë kulturën e pandëshkueshmërisë. Pikërisht këtë kërkon edhe Partia Socialiste: Krahas ndryshimit të Kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe për ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë”, - tha dje Klosi, duke shtuar se PS-ja është pro integrimit europian.

Votimi për imunitetet, Majko: Jemi të hapur për negociata Majko konfirmoi qëndrimin për të mos votuar nesër në seancë, por nga ana tjetër u shpreh edhe pro negociatave të momentit të fundit TIRANË Partia Socialiste shpreson në një kompromis të minutave të fundit me PD-në, para se mazhoranca të mbledhë seancën e së hënës për të votuar draftin për kufizimin e imunitetit. Relatori i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili negocioi për një draft të përbashkët me PD-në, deklaroi dje se opozita ka vullnet të plotë për kufizimin e imuniteteve, por kërkon që në të njëjtën kohë të diskutohet e gjithë paketa e propozuar nga ata për ndryshimet kushtetuese. Ai

konfirmoi gjithashtu qëndrimin e PS-së për të mos votuar nesër në seancë, por nga ana tjetër u shpreh edhe pro negociatave të momentit të fundit që do të shtynin, sipas tij, një veprim të njëanshëm të mazhorancës e që do t’i hapnin rrugë një p r o c e s i t ë p ë rb a sh k ë t . “ Ne kërkojmë sot që flasim, vetëm të drejtën për t’u dëgjuar në publik edhe nga mazhoranca. Mendoj se cilido që edhe nga kolegët e mi të mazhorancës që më dëgjon, e di që e drejta për t’u dëgjuar është e drejta e një opozite në kushtet minimale të përfaqësimit të saj, në një shtet monopartiak, siç është ky i sotmi. Ne po kërkojmë që kjo që kemi ofruar, si propozime shtesë për ndryshimet kushtetuese, që nuk është një shpikje, nuk janë as kushte të panegociueshme, të dëgjohet nga publiku. Pse po e

kërkojmë këtë dhe nuk po e bëjmë në tavolina? Sepse po diskutojmë ligjin themelor dhe ajo që i kemi vënë detyrë vetes është që gjithçka çfarë do të diskutojmë me Partinë Demokratike për Kushtetutën, të mos përsërisim atë që bëmë në 2008. Do të thotë, gjithçka do të diskutohet në publik, pastaj biem, nuk biem dakord, është një arsye tjetër”, - tha Majko në një intervistë për “TCH”. Sipas tij, duhet të ngrenë zërin edhe konstitucionalistët, pasi bëhet fjalë për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit. “Shpresoj, mendoj që ajo që mungon sot që flasim është zëri i konstitucionalistëve, pasi ne politikanët, në një mënyrë apo tjetër do të diskutojmë anën procedurale, por edhe me një lloj afilacioni politik. Mendoj që konstitucionalistët do

“Ne po kërkojmë që kjo që kemi ofruar si propozime shtesë për ndryshimet kushtetuese, që nuk është një shpikje, nuk janë as kushte të panegociueshme, të dëgjohet nga publiku”

të ishte shumë mirë të thoshin, nëse opozita ka të drejtë që nuk pranon të diskutojë Kushtetutën në gusht dhe pastaj në shtator për të dytën herë. Mund të ofrohen mendime dhe opinione të ndryshme për logjikat e një referendumi të nesërm kushtetues, për dispozitat të një natyre të ndryshme. Është momenti që ne ta shohim situatën me gjakftohtësi dhe jo me logjikën se ‘përballë nuk kam më opozitën, por kam armikun që do t’i bëjë keq vendit tim’. Mendoj se kjo është e tepërt, e tepërt për atë nivel kulture që ka niveli mesatar i shoqërisë shqiptare sot”, - tha Majko. Ai shtoi gjithashtu se ka ardhur koha që politika e hedhjes së fajit tek opozita të përfundojë dhe mazhoranca të marrë përgjegjësitë e saj si trupa që udhëheq vendin.

Deputeti i PD, Pandeli Majko

“Volonte”, Mëhilli: Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë TIRANË Zëdhënësja e Kryeminis-

trit, Erla Mëhilli reagoi dje pas deklaratës kritike të kryetarit të PS-së, Edi Rama ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PPE-së në KE, Luca Volonte, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit ndaj opozitës për çështjen e imuniteteve. “Me qëndrimin e tij të djeshëm, z. Rama faktoi falsitetin e thirrjeve të tij për të papunët që vuajnë për kafshatën e gojës të fëmijëve të tyre, ku korrupsioni, përvetësimi dhe fshehja në taksa e dogana të pasurive të tyre të paligjshme nga zyrtarët me

imunitet u errëson shpresën e tyre për punësim. Me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetëm se ai i kërkoi z. Rama të pranojë barazinë para ligjit të zyrtarëve të vendit me qytetarët e thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste, kryesore është pasurimi i paligjshëm i Fidelëve të Partisë dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste, dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike”, - tha dje Mëhilli, duke

kërkuar në të njëjtën kohë që “Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë”. Dy ditë më parë, Luca Volonte gjatë një takimi me kryeministrin Berisha deklaroi se Rama po bllokon statusin e vendit kandidat me vendimin për të mos votuar kufizimin e imuniteteve. Pak minuta më pas, përmes një deklarate për shtyp, kryetari i PS-së e etiketoi Volonten si një funksionar të djathtë të dorës së dytë, duke i kërkuar atij por edhe Berishës, që të mos tregojnë përralla.

Erla Mëhilli

Dy ditë më parë, Luca Volonte gjatë një takimi me kryeministrin Berisha deklaroi se Rama po bllokon statusin e vendit kandidat me vendimin për të mos votuar kufizimin e imuniteteve


e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

kronikë

5

MAPO

I zë dheu në kanal, dy të vdekur në Bërzhitë Tiranë Dy persona mbetën të vdekur pasditen e djeshme në fshatin Lugë të komunës së Bërzhitës, rreth 30 kilometra në juglindje të Tiranës, gjatë një përpjekjeje të tyre për të hapur një kanal kullues. Islam Lika, rreth 53 vjeç, si dhe Kujtim Çakrri, rreth 30 vjeç, të dy banues në fshatin Lugë të Komunës së Bërzhitës, mbetën të vdekur kur një pjesë dheu i mbuloi në brendësi të kanalit. Të dy personat kanë qenë duke punuar për të

hequr dheun në nga kanali i thellë që më pas do mbushej me gurë, kur një masiv dheu u shkëput nga muret e kanalit duke zënë dy personat poshtë. Në ndihmë të tyre janë nisur banorë të zonës dhe persona të tjerë, por përpjekjet e këtyre të fundit nuk kanë mundur t’u shpëtojnë jetën. Nga shembja e dheut fillimisht ka mbetur i vdekur Islam Lika, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në trup. Ndërkaq, Kujtim Çakrri ka marrë gjithashtu plagë të

rënda, por gjendja e tij ka qenë më pak e rëndë nga ajo e Likës. Gjithsesi, për shkak të plagëve të rënda, të marra nga shembja e dheut, edhe Çakrri nuk ka mundur të mbijetojë. Pas shumë përpjekjesh të banorëve të zonës si dhe policisë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, trupat e tyre janë nxjerrë kur ata ishin thuajse të vdekur. Policia ka nisur hetimet paraprake dhe ka konfirmuar se vdekja e këtyre dy personave ka qenë aksidentale.

“Gjobë” 15 mijë euro djalit të Medin Zhegës pas ndarjes nga e fejuara Kreshnik Zhega ka denoncuar në polici kërcënimin me jetë nga vëllai i ish-të fejuarës së tij, i cili i kërkonte 15 mijë euro. Shkak i konflikteve, ndarja me vajzën nga Shkodra Dashamir Biçaku

Tiranë Një “gjobë” 15 mijë euroshe, e shoqëruar nga një kërcënim me jetë, ka çuar në polici Kreshnik Zhegën, djalin e ish-trajnerit të kombëtares së futbollit, Medin Zhega. Kërcënimi ishte bërë përmes telefonit, ndërsa Kreshnik Zhega e njihte mirë emrin e personit që fliste në anën tjetër. Burime nga policia e Tiranës i thanë MAPO-s se Kreshnik Zhega ka denoncuar në polici Oert Fejziajn, duke e akuzuar atë se e kishte kërcënuar me jetë dhe i kishte kërkuar 15 mijë euro. Në dëshminë e tij Zhega ka shtuar se e njihte këtë person, pasi me motrën e tij kishte pasur një lidhje 5-vjeçare, e cila kishte përfunduar pak kohë më parë. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa shpalli në kërkim të dyshuarin Fejziaj, i cili sipas burimeve të policisë është denoncuar me emër nga Zhega. Kërcënimi i djalit të ishkampionit të Shqipërisë në futboll dhe ish- drejtuesit të ekipit kom-

bëtar u konfirmua për “MAPO”-n nga burime të policisë së Komisariatit Nr.3 në kryeqytet, të cilët thanë se Zhega, me banim në rrugën “Dedë Gjo Luli”, prapa Muzeut Historik Kombëtar, depozitoi kallëzimin penal mbrëmjen e së enjtes. “Kreshnik Zhega ka depozituar kallëzimin penal dhe më pas ka treguar lidhjen me personin që e kërcënonte dhe i kërkonte 15 mijë euro”, - bëjnë me dije burimet e policisë për MAPO-n. Sipas tyre, djali i Medin Zhegës kishte pasur një lidhje të gjatë me motrën e Oert Fejziajt. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit dhe i përplasjes mes

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit dhe i përplasjes mes djalit të ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kërcënuesit, por dyshimet e policisë dhe informacionet e saj flasin për një konflikt që lidhet pikërisht me motrën e të denoncuarit

djalit të ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kërcënuesit, por dyshimet e policisë dhe informacionet e saj flasin për një konflikt që lidhet pikërisht me motrën e të denoncuarit. Kjo pasi Zhega dhe motra e Fejziajt kanë qenë të lidhur së bashku. Të dy ata kanë qëndruar për një periudhë kohore prej 5 vitesh të lidhur me njëri- tjetrin, e madje pjesën më të madhe të kohës kishin jetuar në Itali së bashku. Disa kohë më parë Zhega është ndarë nga e fejuara dhe kjo gjë duket se ka shkaktuar konfliktin me vëllanë e saj. Djali ish-yllit të futbollit shqiptar, pas ndarjes me vajzën me të cilën kishte jetuar për disa vite me radhë është kthyer në Shqipëri, për të banuar në apartamentin e tij në r r u g ë n “ D e d ë Gj o Lu l i” n ë kryeqytet. Sipas kallëzimit të tij, ai është telefonuar nga Fejziaj, ndërsa ky i ka kërkuar pagesën e shumës së 15 mijë eurove, ose në të kundërt do ta vriste. Pas administrimit të deklarimeve të Kreshnik Zhegës, policia tha se kishte nisur veprimet për të gjetur e shoqëruar në komisariat 28-vjeçarin Fejziaj, për të marrë prej tij versionin mbi rrethanat e ngjarjes së pretenduar nga Zhega. Po ashtu, policia pritet të kryejë edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e konfliktit të pretenduar nga Kreshnik Zhega.

Kreshnik Zhega gjatë një aktiviteti sportiv

Niset të vjedhë shtëpinë e dajës, vdes nga kontakti me korrentin Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur pranë një pompe uji g jysmë të çmontuar në shtëpinë e dajës së tij në Kamëz. Policia: Po tentonte ta vidhte, ra në kontakt me energjinë Tiranë Shkoi të vidhte pompën e ujit në shtëpinë e dajës, vdes në korrent adoleshenti 17-vjeçar. Familja e gjen në mëngjes të vdekur pranë pompës së ujit, ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen. Flogert Muça, 17 vjeç, banues në rrugën “Berisha” në Kamëz, u gjet mëngjesin e djeshëm i vdekur në afërsi të banesës së dajës së tij, Hysen Kurti. Adoleshenti është gjetur nga të afërmit e familjes së tij në vendin ku ka qenë e montuar pompa e ujit. Burimet e policisë thanë se pompa e ujit nuk ishte në gjendje pune, pasi viktima, sipas dyshimeve të policisë, kishte mundur të kryente

çmontimin e saj të pjesshëm. Adoleshenti nuk mundi ta përfundonte këtë veprim, pasi ai kishte prekur një nga kabllot që furnizonte me energji elektrike pompën, duke rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i shkaktoi edhe vdekjen. Për disa orë me radhë Flogert Muça ka qëndruar në vendin ku ndodhej pompa, ndërsa prindërit dhe familja e tij mësohet se nuk kanë pasur asnjë informacion mbi vendndodhjen e mundshme të djalit. Kjo deri mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8:00, kur familja e tij është njoftuar se Flogerti ishte gjendur i vdekur pranë shtëpisë së dajës së vet. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së këtij të fundit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga hetimi paraprak i kryer nga policia është ngritur dyshimi se 17-vjeçari mund të kishte qenë duke tentuar të vidhte pompën e ujit të dajës së tij, me qëllimin për ta shitur.

Flogert Muça, i gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm

Ky dyshim i policisë ishte ngritur, pasi adoleshenti nuk kishte pasur arsye apo shkak për të qenë në vendin ku ishte instaluar pompa e ujit. Policia ka pyetur të afërm të viktimës nga familja dhe nga daja i tij për të sqaruar kohën e mundshme

17-vjeçari mund të kishte qenë duke tentuar të vidhte pompën e ujit të dajës së tij, me qëllimin për ta shitur

të ngjarjes si dhe rrethanat e saj. Më tej, trupi i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, ku iu nënshtrua autopsisë për të konfirmuar shkakun e vdekjes dhe për të larguar dyshime të ndryshme. Pas kryerjes së autopsisë është konfirmuar se shkaku i vdekjes së adoleshentit ka qenë rënia e tij në kontakt me rrymën elektrike për shkak të prekjes së një kablli elektrik të pompës së ujit pranë shtëpisë së dajës. Mjekët kanë vërejtur djegie që shkaktohen nga tensioni në trupin e viktimës, duke bërë që të konfirmoheshin dyshimet e policisë mbi shkakun e vdekjes së tij. Pas përfundimit të autopsisë, trupi i viktimës iu kthye familjes për të kryer ritet e rastit. Ndërkaq, burimet e policisë thanë dje se hetuesit do të referonin në prokurori dosjen përkatëse, në të cilën vdekja e adoleshentit cilësohet si aksidentale gjatë tentativës së tij për të vjedhur pompën e ujit në shtëpinë e njeriut të afërt. D.Biçaku


6

MAPO

E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

rrethe

Pas pezullimeve, komandohet shef i ri i Komisariatit në Pukë Muhamet Zeka është komanduar shef i Komisariatit të Policisë së Pukës, pas pezullimit të Ridvan Bushatit nga ky post. Prezantimi u bë dje nga drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, i cili bëri të ditur se Zeka do të drejtojë Komisariatin e Pukës deri sa të përfundojë hetimi i ngjarjes së 29 qershorit në fshatin Mardhnac, ku u vranë 2 persona dhe u

plagosen 3 të tjerë. Shefi i Policisë së Pukës, Ridvan Bushati dhe oficerët e policisë Lulzim Latifi dhe Qetësor Gurra u pezulluan nga detyra pas kallëzimit nga Avokati i Popullit, i cili i akuzon për mosndërhyrje në konflikt, gjë që do të shmangte sipas tij ngjarjen e rëndë. Pak javë më parë një konflikt pronësie u shndërrua në tragjedi në fshatin Mardhnac të

Pukës. Pjesëtarë të fisit Përmarkaj ekzekutuan në pritë 58-vjeçarin Hil Markaj dhe vëllain e tij 45-vjeçar Paulin Markaj, ndërsa mbetën të plagosur rëndë bashkëshortet e tyre Tone dhe Anxha Markaj, si dhe nipi i dy viktimave. Pas masakrës, policia arrestoi Fran dhe Bardhok Përmarkajn, të akuzuar për ngjarjen.

Drejtori i Zjarrfikëseve, alarm për zjarret me dashje, asnjë i arrestuar Dilaver Laçi: Analiza e zjarreve të deritanishme tregon se shumë prej tyre janë të qëllimshme. Shqipëria ka mjaft piromanë. Në qoftë se vitin e kaluar patëm 32 denoncime, sivjet akoma nuk është arrestuar ndonjë zjarrvënës Më shumë se 100 nga 158 zjarre të rëna në pyje gjatë këtij sezoni veror janë vënë me dashje nga persona të ndryshëm, ndërsa deri tani askush nuk është ndaluar për një shkelje të tillë. Dilaver Laçi, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, në një prononcim për mediat theksoi se vetëm 50 prej zjarreve kanë si shkak temperaturat e larta apo pakujdesinë, ndërsa gjithë të tjerët janë zjarrvënie me dashje. Sipas Laçit, piromanët vazhdojnë të jenë problemi kryesor

në vend në vënien e zjarreve kryesisht për të liruar pyje dhe kullota. “Analiza e zjarreve të deritanishme tregon se shumë zjarre janë të qëllimshme. Shqipëria ka mjaft piromanë. Në qoftë se vitin e kaluar patëm 32 denoncime, sivjet akoma nuk është arrestuar ndonjë zjarrvënës. Janë de-

noncuar nga ana e Shërbimit Zjarrfikës dhe nga Policia e Shtetit janë në kërkim autorët e vërtetë të këtyre ngjarjeve që kanë shkaktuar pasoja në Berat, Kukës apo zjarri i rënë në komunën e Petrelës, ku pati dëme të mëdha. Ajo që mund të themi ne është t’iu bëjmë thirrje njerëzve për

të patur kujdes”, - tha Laçi. Që prej muajit qershor numërohen 64 raste zjarresh në pyje, të cilat kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë dhe 94 banesa, që fatmirësisht rezultojnë pa dëme në njerëz. Por ndërsa pritet që edhe gushti të jetë mjaft i nxehtë e për pasojë edhe risqet për va-

tra zjarri të jenë më të larta, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës përsërit sërish apelin e tij për përmirësimin e mjeteve që përdorin forcat zjarrfikëse. “Shërbimi Zjarrfikës ka nevojë për mjete të reja. Në veprimet e emergjencës civile morëm disa mjete për të shuar zjarret në zonën e Kukësit, ka kontrata për to. Ne nuk kemi avionë apo helikopterë për shuarjen e zjarreve, mendoj që ka ardhur koha për të patur pajisje të tilla, sidomos për zonat e thella”, - tha Laçi. Ndërkohë policia ende ka në hetim disa prej zjarrvënieve të këtij viti. Pjesa më e madhe e zjarreve të qëllimshme vendosen nga barinj që duan përmes këtyre të lirojnë kullota, ndërsa nuk përjashtohen edhe zjarre nga pakujdesia apo dhe për arsye të tjera. Zjarret që favorizohen edhe nga temperaturat e larta, në një pjesë të rasteve është mjaft e vështirë të bllokohen edhe për vetë faktin se vihen në terrene malore ku nuk ka mundësi ndërhyrjeje me mjete.

Bashkia e Tiranës nis punimet për një tjetër aks rrugor Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në një tjetër aks rrugor, i cili sipas saj do të ndikojë në lehtësimin e trafikut në qytet. “Me një fond prej rreth 40 milionë lekësh kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës ‘Hasan Sufa’ (tek Bërryli). Ky segment i ri rrugor, i cili përfundon në muajin tetor, do të lidh Unazën, bulevardin “Bajram Curri” me rrugën ‘Ali Demi’”, - njoftoi zyra për shtyp e Bashkisë. Sipas saj ndërtimi i kësaj rruge do të çlirojë trafikun, do të ulë koston e lëvizjes dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes. Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash, me një gjerësi prej 15 metrash, katër korsi dhe brez të gjelbër në mes. “Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m. Sipas njoftim-

it, rruga do të jetë e pajisur me ndriçim, trotuare të gjera dhe gjithë sistemin shoqërues. “Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet e tokës e shtëpive dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar 11 familje, si dhe 2 të tjera pritet të konfirmojnë dokumentacionin e plotë, në bazë të VKM nr. 1629 datë 26.11.2008. Shpronësimet janë bërë me vlerën e tregut sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRPP”, - njoftoi Bashkia e kryeqytetit. Ndërkohë në njoftim thuhet se Bashkia e Tiranës do të respektojë çdo pronar, duke i kompensuar për çdo centimetër tokë të prekur nga investimet publike.

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë: Manaxher Rajonal Shitjesh Qëllimi i Pozicionit: Shërbim i shkëlqyer ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve në zonën perkatëse. Detyrat dhe Përgjegjësitë: • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj në zonën përkatëse. • Prezanton në menyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon. • Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit. • Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve, pjesë e katalogut të shumicës. • Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes. • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti. • Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë. • Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve me shumicë mbi ecurinë e punës dhe problematikën e hasur. • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen. Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara: Edukimi: Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet Administrim-Biznes. Eksperiencë pune: Minimalisht 2-3 vjet eksperiencë pune në shitje Aftësitë: • Aftësi shumë të mira komunikuese • Aftësi shumë të mira prezantuese • Aftësi shumë të mira negociuese • Aftësi analizuese. • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup. Aftesi të tjera: • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office. • Te disponojë patentë të klasit B. Megatek është punedhënës i mundësive të barabarta.

“Me një fond prej rreth 40 milionë lekësh kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës ‘Hasan Sufa’ (tek Bërryli). Ky segment i ri rrugor, i cili përfundon në muajin tetor”

Procedura e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë përmendura: 1. CV të detajuar 2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim: 1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com 2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme: MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerëzore Autostrada Tiranë-Durrës km 7. Tirana, Albania


rrethe

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

7

MAPO

Ndalohen 5 hajdutët e Kombinatit të Drurit Elbasan- Gjatë dy ditëve grabitën

kabllot elektrikë e materiale të tjera në Kombinatin e Drurit në Elbasan, arrestohen 5 persona. Policia e Elbasanit përfundoi dje atë që ajo e kodoi si operacionin “Aksioni Veror” duke ndaluar gjatë orëve të natës Fisnik Musajn 46 vjeç ,

ndryshme. Ndaj tyre është ngritur akuza e “vjedhjes në bashkëpunim”. Në të njëjtën kohë janë arrestuar edhe Bashkim Beqiri 49 vjeç, banor i lagjes “Dyli Haxhire”, dhe Avni Seni 52 vjeç, me banim në lagjen “Skënderbej”, pasi akuzohen për përvetësim të mallrave të vjedhura.

R.M, 15 vjeç, K.L. 15 vjeç, S.P. 16 vjeç dhe Dorian Cenollarin 28 vjeç, të gjithë me banim në lagjen “ Skënderbej”, pasi në bashkëpunim mes tyre në datat 1 dhe 2 të këtij muaji akuzohen se kanë vjedhur në bashkëpunim në Kombinatin e Drurit në Elbasan kabllo elektrikë dhe materiale të

SHKURT

Fluks i lartë i lëvizjes në kufi, policia shqiptare shton sportelet

Drejtoria e Policisë në Elbasan

Përdhunon nusen e kushëririt, në pranga 42-vjeçari 29-vjeçarja denoncoi të afërmin e të shoqit, i cili ka hyrë në shtëpi duke përfituar nga njohja dhe më pas e ka dhunuar atë dhe ka kërcënuar nëse tregonte Elbasan-Një 42 vjeçar është arres-

tuar pasi ka dhunuar një 29-vjeçare, që ishte edhe bashkëshortja e kushëririt të tij. Shërbimet e policisë në Elbasan arrestuan dje Pëllumb Ahmatin 42 vjeç, me banim në fshatin Pobrat të komunës Gjinar në Elbasan, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me M.A. 29 vjeçe, e cila është nusja e djalit të xhaxhait të tij. Gruaja me gjithë kërcënimet ka vendosur të denoncojë dhunën, ndërsa policia ka arrestuar 42-vjeçarin. Ngjarja

Gjithçka sipas policisë ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e 29-vjeçares. Pëllumb Ahmati ka

abuzuar me faktin se djali i xhaxhait ndodhej në emigracion në Greqi dhe është futur në banesën e kushëririt, ku ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, e cila ka kundërshtuar. Por me gjithë refuzimin e saj, ai ka këmbëngulur të arrijë synimin dhe sipas policisë ka përdorur dhunë për të shuar rezistencën e gruas. Pas aktit ai i ka kërkuar “partneres” që të mos tregojë, ndryshe do të ishte në telash. Pas “përleshjes”, 29-vjeçarja ka vendosur t’u tregojë familjarëve dhe të kryejë kallëzim penal në polici. Ndaj

Viktima ka pohuar për policinë se 42-vjeçari kishte kohë që ngacmonte seksualisht atë

Kakavijë-Edhe në këto ditë të para të muajit gusht, në doganat kufitare të Qarkut të Gjirokastrës vijon fluksi i lartë i lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në të dyja anët e kufirit shqiptarogrek. Në fundjavë Policia Kufitare në Gjirokastër deklaroi një fluks të lartë të lëvizjes së emigrantëve dhe turistëve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore në vendin tonë. “Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganave kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë këmbësorë dhe 1400 automjete”, - pohoi Policia Kufitare mesditën e së shtunës. Ndërkohë i konsiderueshëm ka qenë

fluksi i lëvizjes edhe në drejtim të tokës greke, ku në sportelet e daljes të doganave shqiptare janë regjistruar rreth 3 mijë persona dhe 700 automjete. Në këtë situatë, me qëllim shmangien e radhëve të pritjes Policia Kufitare e Kakavijës ka rritur në 6 numrin e sporteleve në hyrje të tokës shqiptare, ndërkohë që në dalje funksionojnë 4 sportele. Policia greke e Kakavijës punon me tri sportele në dalje dhe tri të tilla në hyrje. Falë masave të mara nga të dyja policitë, me gjithë fluksin e vazhdueshëm të lëvizjes në kufi sërish nuk janë shënuar radhë pritjeje në sportelet e përpunimit të dokumenteve.

Bledar Shehu

një ditë më pas ajo është drejtuar për në polici, ku edhe ka kryer denoncimin. Denoncimi

Nisur nga dëshmitë e depozituara në polici nga viktima e kësaj dhune rezulton se 42-vjeçari kishte kohë që ngacmonte seksualisht nusen e kushëririt. “ Më ngacmonte vazhdimisht, por unë nuk i jepja asnjë shans për keqkuptime. Doja të mbroja nderin dhe familjen. Doja që të mbroja edhe atë, pasi ai është kushëri me bashkëshortin tim. Por ai priti çastin që burri iku në emigracion dhe abuzoi me faktin se ishin shumë të afërm, duke më ardhur në shtëpi. Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Unë e refuzova, megjithatë ai këmbënguli duke përdorur forcën”. Ndaj Pëllumb Ahmatit është ngritur akuza e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit. F.S.

Emigrantë në Kakavijë

Katër të plagosur rëndë në aksident Fushë-Krujë- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Fushë Krujë–Vorë. Dy automjete me targa italiane janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e rëndë të katër personave. Makinat e përfshira në aksident janë një ‘Fiat’ me targa

AP 583 MW që u përplas me një “Fiat” tjetër me targa BT 724 IF. Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Sipas policisë, shkak për këtë aksident është bërë parakalimi i gabuar i makinës me targa BT 724 IF.

Sherri në Vlorë, prokuroria lë të lirë biznesmenin Biznesmeni Alban Xhillari i arrestuar dy ditë më parë pas një përplasjeje me armë me katër të plagosur në Vlorë, është lënë i lirë nga prokuroria së bashku me një person tjetër, po ashtu të pranishëm sipas policisë në sherrin ku mbetën të plagosur katër persona. Prokuroria ka lënë të lirë edhe të arrestuarin tjetër Panajot Zoto. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pasi 10 personat e përfshirë në sherr ishin ulur për të diskutuar mosmarrëveshje që kishin filluar dhe që sipas burimeve kishin të bënin me mungesën e financave për të vijuar

ndërtimin. Një nga personat e arrestuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë katër të tjerët në tavolinë. Policia tha se nuk është e qartë se si ka degjeneruar konflikti në përplasje me armë, por sipas të dhënave të saj, menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka vënë në lëvizje forcat e rendit. Sipas policisë, 50 forca janë angazhuar menjëherë për të ndaluar dhe bllokuar makinat në të cilat udhëtonin plagosësi dhe ata që e kishin shoqëruar. Sipas policisë, në km e 6-të të autostradës Levan-Tepelenë

është kapur një prej automjeteve tip “Ford” model amerikan, me 4 persona, dhe po në autostradën Levan-Tepelenë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, pas një ndjekjeje të gjatë dhe të pandërprerë nga shërbimet e policisë dhe pas disa përplasjesh të automjeteve të efektivave blu me ato të autorëve, si dhe disa tentativash për t’u larguar, është kapur edhe automjeti tjetër tip BMW X6, me 2 shtetas të tjerë që ndodheshin brenda saj, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, e cila dyshohet të jetë një prej armëve të krimit.

50 forca janë angazhuar menjëherë për të ndaluar dhe bllokuar makinat në të cilat udhëtonin plagosësi dhe ata që e kishin shoqëruar Vendi ku ndodhi ngjarja


e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Leku, java mbyllet me forcim të vlerave të këmbimit Monedha vendase ka fituar pikë në raportet e këmbimit me euron gjatë kësaj jave, ndërsa është nënçmuar ndaj dollarit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, leku e nisi javën duke u kotuar me 137.43 lekë të hënën, për ta mbyllur të premten në nivelin e 137.28 lekëve. Në raport me dollarin, leku është hapur me 111.95 të hënën, ndërsa java u mbyll në kuotat e 112.2 lekëve. Luhatjet në tregun ndërkombëtar duket se kanë qenë

arsyet kryesore që kanë ndikuar në sjelljen e kursit të këmbimit gjatë kësaj jave. Euro ishte relativisht e fortë në bursat ndërkombëtare deri të enjten, teksa tregjet shpresonin për një ndërhyrje të bankës Qendrore Europiane për të zgjidhur krizën e borxheve të eurozonës, pas sinjaleve pozitive nga presidenti i saj, Mario Draghi. Por ato u zhgënjyen të enjten pasdite, pasi sinjalet e BWE-së nuk ishin aq

të forta sa priteshin, çka solli rënie të euros në tregjet ndërkombëtare gjatë ditës së premte. Në tregun e brendshëm gushti është një periudhë ku sezonalisht leku paraqitet i fortë për shkak të prirjeve të emigrantëve dhe turistëve si dhe ngadalësimit të tregtisë. Gjithsesi, kërkesa për valutë është shtuar vitet e fundit për shkak të shtimit të numrit të shqiptarëve që i kalojnë pushimet jashtë vendit.

Depozitat në lekë, interesi mesatar bie në 4.35%

Kriza, bankat japin kredi me “mik” Nga frika e moskthimit të kredisë, bankat po “lëshojnë” dorën vetëm për klientët e besueshëm. Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit për ecurinë e huasë evidenton se për këta klientë ka interesa më të ulëta dhe kushte më të lehta Blerina Hoxha

Rreziku i moskthimit të huasë i ka bërë bankat më selektive dhe të kujdesshme për dhënien e saj. Banka e Shqipërisë në një raport të fundit për ecurinë e kredisë ka vërejtur se bankat aplikojnë politika të veçanta dhe favorizuese për disa klientë. Ecuria e dobët e aktivitetit kreditues dhe rreziqet që shoqërojnë atë janë faktorizuar në përcaktimin e çmimit të kredive të reja akorduar sektorit privat, vërejtën ekspertët e Bankës Qendrore. “Në kushtet e rënies së ritmit të kreditimit, ecuria e normave të interesit është e dominuar nga oferta të caktuara për klientë të veçantë dhe interesa të luhatshme”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore. Fakti se kreditë që nuk kthehen i kanë kaluar të 20 përqindët i ka bërë bankat më të kujdesshme në dhënien e tyre. Klientët e besueshëm janë të parët. Për ata aplikohen procedura më të lehta dhe interesa më të ulëta. Ndërsa për një klient që kërkon për herë të parë hua në një bankë, interesi dhe kushtet janë të panegociueshme. Por edhe në tërësi mua-

jt prill-maj kanë sinjalizuar për një lehtësim të normave të interesit të kredisë në lekë, shprehur në rënien e lehtë të interesave me normat referencë mbi të cilat përcaktohen. Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë zbriti në 11.20% në muajt prill-maj nga 11.55% në tremujorin e parë. Ajo është përcaktuar më së tepërmi nga kredia afatshkurtër deri në 1 vit, e akorduar bizneseve për nevoja likuiditeti. Prirja rënëse e normave të interesit për kredinë afatgjatë në lekë ka vijuar edhe në këtë periudhë. Ndërsa bankat i janë përgjigjur një pyetësori të Bankës së Shqipërisë se gjatë periudhës së mbetur të këtij viti standardet e kredisë për blerje shtëpie do të lehtësohen. Ndërkohë që do të shtrëngohen më tej kushtet për kreditimin e biznesit. Për herë

“Në kushtet e rënies së ritmit të kreditimit, ecuria e normave të interesit është e dominuar nga oferta të caktuara për klientë të veçantë dhe e luhatshme”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore

të parë që nga viti 2008, bankat shprehen më optimiste për të kredituar individët sesa biznesin. Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar lehtësisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, ndërkohë që standardet e kredisë dhënë individëve kanë mbetur të pandryshuara. Kushtet kanë ngelur të njëjta si për kredinë dhënë konsumatorëve për blerje banese, ashtu edhe për financimin e konsumit. Ndërsa, për bizneset, kriteret janë shtrënguar kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe, sipas qëllimit të përdorimit, kryesisht për kredinë e dhënë për financimin e investimeve. Bankat kanë mbajtur pothuaj të pandryshuara standardet e kredisë për ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues. Banka e Shqipërisë bën me dije se faktorët kryesorë që kontribuuan në shtrëngimin e kredive p ë r b i z n e s e j a n ë p r ob l e m e t specifike të sektorit ku operon biznesi, kryesisht situata e kredive me probleme dhe situata e përgjithshme makroekonomike. Ndërsa faktorët që kontribuuan në shtrëngimin e kredive për individët janë kreditë e këqija, gjendja jo e mirë financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Pritjet e bankave sinjalizojnë për lehtësim të mundshëm të standardeve të kredisë dhënë individëve në tremujorin e tretë të vitit 2012. Standardet priten të lehtësohen si për kredinë për blerje banese, ashtu dhe për kredinë konsumatore.

Depozitat në banka u rritën në nëse, duke ecur në të njëjtën linjë me gjashtëmujorin e parë të vitit me normat e interesit në tregun ndër10.3%, kundrejt rreth 11% që rezul- bankar. Kjo lëvizje ka qenë disi më e tonte në fund të vitit 2011. Sipas të ngadaltë nisur nga politikat e disa dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankave për të ruajtur dhe fituar zgjerimi i stokut të depozitave pjesë të tregut të depozitave, duke mbështetet nga referencat e indi- tërhequr kursimet e publikut. vidëve për të kursyer si dhe nga kri- Reduktimi i normave të interesit jimi i parasë nga aktiviteti kreditues. është aplikuar për të gjitha maKy raport u rrit në 82.8% në maj, turitetet. Norma mesatare e interesit përkundrejt 81.8% në fund të vitit për depozitat e reja në lekë ra në 2011. Ecuria e depozitave sipas 4.35% në muajt prill-maj, nga 4.65% monedhës paraqet një rritje mesa- në tremujorin e parë. Në të njëjtën tare vjetore të depozitave në lekë me kohë, niveli i depozitave me afat në rreth 9%, kundrejt mesatares prej lekë ka vijuar të rritet me ritme rela11% në gjashtëmujorin e dytë të vitit tivisht të kënaqshme dhe të qëndrueshme. Nor2011. Kërkesa e mat e interesit të moderuar e sek- Sipas të dhënave të Bankës së depozitave të retorit publik për Shqipërisë, zgjerimi i stokut ja në euro janë mjete monetare, të depozitave mbështetet nga luhatur mesatarsë bashku me zh- referencat e individëve për të isht në të njëjtat vendosjen e fi- kursyer, si dhe nga krijimi i parasë vlera të tremunancimit të tij nga aktiviteti kreditues. Ky raport jashtë sistemit u rrit në 82.8% në maj, përkundrejt jorit të parë, pavarësisht redukb a n k a r n ë 81.8% në fund të vitit 2011. timit të interegjysmën e parë të këtij viti, kanë ndikuar në këtë save për monedhën euro në tregjet ngadalësim. Norma vjetore e rritjes ndërkombëtare. Niveli mesatar i së depozitave në valutë duket të ketë ponderuar i këtyre depozitave shfaqur gjithashtu një tendencë rë- shënon 2.44% në prill-maj nga 2.45% nëse, duke shënuar një normë mesa- në tremujorin e parë, ndërkohë që në tare vjetore prej rreth 12% në gjysmën maj vihet re një rritje e lehtë e këtyre e parë të vitit, njofton Banka e Shq- normave për afatet deri në një vit. ipërisë. Depozitat e individëve mba- Diferenca midis interesave në jnë peshën kryesore të zgjerimit të monedhën vendase dhe atë euro ka stokut total të depozitave. Struktura vijuar të ngushtohet që prej gjysmës kohore e tyre paraqet një rritje të së dytë të vitit të kaluar, por kjo nuk qëndrueshme të depozitave me afat është reflektuar në zhvendosje të detë individëve gjatë gjithë gjashtëmu- pozitave. Depozitat e sistemit bankar jorit të parë të vitit. Nga ana tjetër, in- në gjysmën e parë të vitit kanë ruajteresat për depozitat e reja në lekë ka- tur ritme të qëndrueshme rritjeje në në shfaqur prirje të përgjithshme rë- 10.3% mesatarisht në terma vjetorë.

Draghi zhgënjen tregjet: Nuk ka zgjidhje të shpejtë të krizës Pritjet para mbledhjes së Bankës Qendrore Europiane ishin të jashtëzakonshme. Ishte folur për forcë zjarri të pakufizuar dhe për shpëtim pa limit. Ajo që shpalli më vonë shefi i ECB-së, Mario Draghi, zhgënjeu shumë vetë. Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar. Kjo nuk surprizoi askënd, pasi norma e interesit kundrejt të cilit mund të marrin hua nga ECB-ja bankat, sapo ishte ulur në korrik në nivelin më të ulët historik prej 0.75 për qind. Këtë

herë normat e interesit as nuk ishin tema që i intereson botës financiare. Shumë më e rëndësishme ishte pyetja se, ç’ka ndër mend të bëjë ECB-ja kundër normave të larta të interesit që duhet të paguajnë aktualisht për hua të reja Spanja apo Italia? Presidenti i ECB-së, Mario Draghi i pati rritur vetë pritjet javën e kaluar: “ECB-ja është e gatshme të bëjë gjithçka për shpëtimin e euros”, - pati thënë ai, duke shtuar: “Më besoni, do të mjaftojë”.


OpEd

10

MAPO

E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

“Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”. Maya Angelou

Bujar Kapexhiu Nga

“Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”. Benjamin Franklin “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”? Ayn Rand

Një varg i gjatë letrash të gjata që Veton Surroi i ka botuar në gazetën e tij ‘Koha Ditore’ drejtuar ambasdorit amerikan Christoper Dell, por jo vetëm atij, e ka trazuar skenën mediatiko-politike të Kosovës përgjatë dy javëve të fundit. Nuk ka munguar edhe Berat Buzhala, deputet i PDK-së së Thaçit i cili, plot ngjyra, ka shërbyer edhe ai filipikën e tij lidhur me debatin. Gazeta MAPO sjell, në dy numra, skanerin që i bën gjithë kësaj, por më shumë se kaq skenës politike kosovare gazetari i njohur, Baton Haxhiu.

Presidenti imagjinar i Kosovës Vijon nga numri i djeshëm..

P

DK-ja si mandatare për krijimin e Qeverisë së Re i kishte disa mundësi koalicionesh. Së pari në aspektin matematikor të numrit të mandateve, dhe pastaj të përparësive dhe dobësive, si dhe oportuniteteve dhe pengesave. 1. PDK + LDK + partitë minoritare Ky do të ishte një koalicion i fuqishëm sepse siguron shumicën prej minimum 75 mandateve. Do të ishte një përsëritje e qeverisë së kaluar, që përballë vetes do ta kishte një opozitë shumë të dobët dhe të përimtësuar. Kjo nuk vlerësohej si e shëndetshme për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Pengesë për këtë koalicion paraqiste zotimi deciziv i Isa Mustafës, kryetarit të ri të LDK-së, kundër koalicionit me PDK-në. Ky koalicion do të ishte i mundshëm eventualisht pa Isa Mustafën. Ose me një arsyetim se një koalicion i tillë imponohet për shkak të interesit madhor kombëtar. Po kështu arsyetimi do të mund të ishte edhe marrëveshja për një koalicion që garanton qeverisje tjetërfare, më të mirë, që respekton kërkesat dhe kriteret e LDK-së. Një mundësi tjetër është që Isa Mustafa të mbetet kryetar i Prishtinës, kurse partia të delegojë për poste më të larta Sabri Hamitin dhe një ekip tjetër të LDK-së, që do të ishte i gatshëm për qeverisje me PDK-në. 2. PDK + AKR (me 6 subjekte të tjera) + partitë minoritare Në analizë thuhej se ky koalicion do të mund të siguronte një mazhorancë të mjaftueshme në Kuvend, por jo edhe aq të bindshme dhe stabile. Opozita ndaj këtij koalicioni do të ishte e fortë. E meta e këtij koalicioni do të ishte sigurimi i përkrahjes më të gjerë për procesin e dialogut, dhe fraxhiliteti i saj nëse gjatë dialogut do të ketë rezistencë qoftë të disa deputetëve të partive minoritare, qoftë të disa deputetëve të PDK-së dhe AKR-së. Fraxhiliteti do të mundë të paraqitej edhe për çështje tjera politike dhe ekonomike. 3. PDK + AAK & LIR + partitë minoritare Ky koalicion do të ishte numerikisht pak më stabil se ai i mëparshmi. Nuk është i pamundshëm dhe ka gjasa të negociohet, por është vështirë të jepet një vlerësim i qartë i stabilitetit real, pa e ditur se çka do të ndodhë me Ramush Haradinajn në gjykimin që e pret para Tribunalit. Pa autoritetin e Haradinajt, dhe pëlqimin deciziv të tij, brenda AAK-së do të mund të paraqiteshin fraksione obstruktive edhe gjatë qeverisjes. Nëse Ramush Haradinaj dënohej nga Tribunali, shtrohet pyetja se kush

koment Baton Haxhiu

Një ambasador mund të kritikohet sepse nuk mund të durohej më gjatë ndërhyrja, por nuk mund të fyhet me fjalë që nuk përdoren as në një tavolinë pijanecësh pas mesnatës. Por, pastaj, heshtjen tënde njëvjeçare e bëre publike. Fyerjen do të duhej ta lije në ndotjen e ambientit ku është shkruar. Deklarimi i tij publik, ku fyhej po ashtu Surroi, ishte i panevojshëm. Bile i tepërt. Dhe ky letërkëmbim dhe kjo miqësi kurrë s’kishte qenë e sinqertë, por kishte qenë vetëm një takim i një diplomati dhe një njeriu që kishte pretenduar, që në emër të miqësisë të përfitonte një post. do ta udhëheqë realisht këtë parti. Edhe Lista Ibrahim Rugova (LIR) që udhëhiqet nga Ukë Rugova do të ketë deputetë në grupin parlamentar të AAK-së (sa?)dhe LDK-së, dhe ata ende pretendojnë se janë pjesë e LDK-së. Në rast se vendoset ky koalicion LIR do të obligohej që të ngrejë ambiciet për ribashkimin me LDK-në si parti opozitare për tri vitet e ardhshme. 4. PDK + AAK & LIR + AKR (& 6 part.) + partitë minoritare Një koalicion i tillë më i gjerë do të siguronte një qeveri mjaft stabile për nga shumica që do të kontrollonte në Kuvend. Kohezioni i këtij koalicioni do të ishte me probleme të konside-

rueshme për shkak se partnerët e PDKsë i kanë strukturat dhe ambiciet e përbëra, dhe PDK-ja do të duhej të ngushtonte mjaft pushtetin e vet. Një ngushtim i tillë do të kishte ndikim në kohezionin e brendshëm të kësaj partie, e cila i ka të paktën tri grupacione (me fuqi të fraksionimit?) që kërkojnë pushtet (pos Hashim Thaçit, të dallueshme janë edhe grupimet rreth Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit). Një tjetër moment delikat i këtij koalicioni është se do të ngushtohej mundësia e inkuadrimit të personaliteteve të pavarura dhe nga partitë e vogla jashtëparlamentare (Veton Surroi, dy udhëheqësit e FER-it), sepse kjo do të dukej si përfshirje edhe një partneri të pestë në koalicion, në dëm të fituesit, PDK-së. Për Hashim Thaçin ky do të ishe çmim tepër i madh... Qeveria ideale Ndërkohë flitej edhe për qeverinë ideale: Një qeveri ideale do të ishte nëse Hashim Thaçi si mandatar do të arrinte që në përbërjen e kabinetit ministror dhe të drejtuesve të institucioneve kryesore të përzgjidhte personalitete të respektueshme që garantojnë realizimin e detyrave dhe objektivave kryesore të qeverisë së ardhshme. Kryeministri do të duhej t’i kishte duart e lira në komponimin e skuadrës së parë, duke mos u kufizuar me matematikën e përfaqësimit obligativ partiak. Përfaqësimi sipas fuqisë të partnerëve do të mund të korrigjohej në nivelin e dytë dhe të tretë të posteve. Qeveria ideale, varësisht se cili koalicion do të arrihet, do të duhej të kishte në të paktën 10 emra të dëshmuar dhe me përkrahje dhe ndikim më të gjerë: si p.sh. Vlora Çitaku, Bajram Rexhepi, Hajredin Kuçi, Besim Beçaj, Enver Hoxhaj, Edita Tahiri, Blerim Shala, Memli Krasniqi, Mimoza Kusari, Ardian Gjini, Behgjet Pacolli, Muhamet Mustafa, Agim Çeku, Ferid Agani, Ibrahim Makolli, Veton Surroi. Kjo listë emrash, - postet nuk ishin shënuar, mund të ishin ministrore ose udhëheqës të institucioneve kryesore (Presidenca, Kuvendi) – nënkuptonte arritjen e koalicionit të gjerë (nr. 4). Por, në rast se do të imponohej koalicioni nr. 1 me LDK-në, qeveria ideale do të kishte strukturë tjetër, që vlerësohej se do të komponohej pak më vështirë, nëse pjesë e saj nuk do të ishte Isa Mustafa. Ky është një argument më shumë që të evitohet koalicioni i madh PDK – LDK. Kandidatët për kryetar të Kosovës Në konstalacione të ndryshme qeverisëse, ne shohim 5 kandidatë të mundshëm për kryetar të Kosovës: Këta emra diskutoheshin te ndërkombëtarët varësisht se cilat koalicione ishin.

Numri i dashur

1. Sabri Hamiti ose Isa Mustafa (nëse LDK-ja pranon koalicionin) 2. Blerim Shala 3. Behgjet Pacolli 4. Edita Tahiri 5. Veton Surroi. Hamiti ose Mustafa ishin kandidatë për zgjidhjen që dukej më pak e realizueshme, por duheshin konsideruar si mundësi. Nuk do të kishte problem për zgjedhjen e tyre nëse realizohej koalicioni i dy partive më të mëdha. Blerim Shala imponohej si zgjidhje nëse do të realizoheshin koalicionet 3 dhe 4, ku partneri kryesor i PDK-së do të ishte AAK-ja. Një problem që paraqitej për Shalën ishte se me zgjedhjen në postin e presidentit, do të duhej të largohej nga AAK-ja, dhe kjo parti, në mungesën e Ramush Haradinajt, do të mund të dobësohej ose edhe shpërbëhej. Por ajo qe ndodhi më vonë me Ramush Haradinajn tregoi se ishte e pamundur të bëhej një marrëveshje për Blerim Shalën president. Behgjet Pacolli imponohej si kandidat nëse vendoset koalicioni nr. 2. Kishte disa pengesa serioze për zgjedhjen e tij, bagazhet e vjetra spekulative për bizneset e tij. Kishte pasur shumë hidhërime kur ai kishte hyrë në Parlament dhe kishte nënshkruar pavarësinë, dhe disa pjesëtarë të ORA-s, që për një dekadë kishin dhënë kontribut konkret politik nuk kishin arritur të jenë pjesë e nënshkrimit të pavarësisë më 17 shkurt. Për një moment kishin qenë të gjithë kundër tij që të jetë president, por askush nuk mund të thoshte se definitivisht nuk mund të jetë sepse koalicioni qeverisës po rrënohej nga LDK, AAK dhe “Vetëvendosja”. Por dyshimet në veprimtarinë e tij të biznesit ishin shuar. Ai është qytetar zviceran dhe askush s’mund të thoshte se kishte problem me ligjin, duke ditur se sa i fortë është sistemi i drejtësisë në këtë vend. Prandaj, do të ishte vështirë të thuhet se Pacolli ka problem me ligjin edhe në Kosovë. Nuk do të funksiononin as thashethemet se biznesi i tij është i shtrirë në gjithë pjesën e ish-Bashkimit Sovjetik, sepse ka plot firma europiane që janë atje dhe vetë ish-kancelari gjerman Schroder punonte për firmën e famshme shtetërore ruse “Gasprom”. Por ishte takimi me Millosheviçin që përdorej nga kundërshtarët e tij. Në rast të koalicionit PDK-AKR, dihej se do të ishte i pashmangshëm vendimi që Pacolli të bëhej president i vendit. Nëse koalicioni me AAK-në dhe

AKR-në do të bëhej, atëherë prapë do të imponohej Pacolli për kryetar, por Blerim Shala do të duhej të ishte ministër i jashtëm. Veton Surroi ishte profil i përshtatshëm për kryetar për Christofer Dell, por kishte disa probleme: ishte personalitet jashtë skemave përfaqësuese të koalicioneve dhe nuk ishte e sigurt se a do të votohej as në raundin e tretë të votimit në Kuvend, kur i duheshin 61 vota. Prej vitesh ishte treguar i ashpër me gjuhën e tij ndaj të gjithëve. Afërsia e sapobërë me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së, nuk do të thoshte se ai mund të merrte vota në LDK. Prandaj, ka pasur pak mundësi që të merrte të gjitha votat e PDK-së, me gjithë premtimet e Thaçit. Përjashtohej plotësisht AKR për shkak të qëndrimit të tij ndaj Pacollit dhe AAK. Natyrisht, do të ishte rrezik i madh që të hyhej me kandidaturën e tij. Ai kishte edhe një hendikep të jashtëzakonshëm, sepse kishte humbur zgjedhjet më 2007 dhe kishte lënë partinë dhe anëtarësinë e tij në vetmi duke ikur me aktin e dorëheqjes dhe duke deklaruar se ai nuk do ta kërkonte votën nga qytetarët. Partia Ora tashmë nuk ekzistonte si e tillë. Besimi në Surroin ishte shumë i vogël edhe për faktin se ai tregohej shumë pak kooperues dhe ishte shumë i hidhëruar për faktin se nuk e kishte nënshkruar aktin e pavarësisë. Edhe pse Surroi, sipas Dell-it dhe Feith-it, shihej si më i dobishëm në postin e udhëheqësit të ekipit të dialogut. Edita Tahirin e shihnin si kandidate më serioze për kryetare të Kosovës. Piter Feith e kishte kandidaten e tij për kryetare, kurse Dell ishte i bindur se institucionet e Kosovës që kishin marrëdhënie me perëndimin duhet të udhëhiqeshin nga femrat. Edita Tahiri ishte nga garda e vjetër e politikaneve, bashkëpunëtore e Ibrahim Rugovës, dhe më e përshtatshme ndër femrat për poste kryesore (deri më tash Kosova nuk kishte pasur grua në funksionet më të larta). Pengesë ishte fakti se vinte nga strukturat e subjektit fitues që jep kryeministrin, ndonëse ishte kryetare e një partie të vogël që kishte bërë koalicion parazgjedhor me PDK-në. Pos Veton Surroit, i cili kishte një marrëveshje, gjasa më të mëdha që të jetë në ekzekutivin e pushtetit, mandatari i Qeverisë do të mund të përfshinte në kombinime për poste ministrash dhe zëvendësministrash ose në institucionet tjera qeveritare, disa politikanë të rinj që kanë edukim perëndimor dhe


E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

11

More important things, kërkohen gjith e më shumë në menunë e politikës shqiptare nga vetë shqiptarët. Të paktën, në qofsha unë i gabuar, tirazhi i gazetave, ky sondazh i drejtpërdrejtë e dëshmon këtë fakt pa ekuivok. — Artur Zheji

More important things K

ëto ditë debati po përshkallëzohet për heq jen e imunitetit. Kohë e humbur dhe nerva të shkrehura më kot. Qartazi, lideri i Opozitës është penduar për një palë ndryshime kushtetuese të bëra, Zoti e di se si, në vitin jo të largët 2008. Ndryshim tjetër ai nuk do dhe nuk mundet të dojë. Në vitin 2008, ai, Rama, kishte iluzionin se do të mund t’i fitonte zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, pasiqë ishte i pafshehur entuziazmi i mandatit bashkiak të vitit 2007, që për inerci, e shtynte të mendonte se do të fitonte fët e fët edhe politiket. Qoftë edhe pa Metën. Në këtë kontekst, ndryshimet kushtetuese, ashtu si dhe ndarjen me Metën, ai i mendonte asokohe si një shpëtim për pushtetin e tij, që do të fillonte të marshonte ngadhënjimtar mbas zgjedhjeve të vitit 2009. Do shmangte pra, përmes ndryshimeve kushtetuese, krizën e Presidentit të vitit 2012. Sepse Rama ‘kryeministër’, nuk duhej të rrezikohej me zgjedhje të parakohshme. Do të rritej autoriteti i tij personal në Partinë Socialiste, nga strukturimi i ri i reformës zgjedhore dhe do të nxirrej jashtë lojës politike miku dhe armiku i tij i së majtës, Ilir Meta.

Sot në bilancin politik të fakteve, gjithçka që Rama parashikonte, është një e vërtetë e përmbysur. Krizën për Presidentin, ai, Rama, nuk ia zgjidhi vetvetes, por Berishës. Duke ndryshuar Kushtetutën, nga 84 vota të domosdoshme në 71 vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit, nuk ish Rama, por Berisha që zgjodhi presidentin e ‘vet’, fatmirësisht një burrë të urtë. Njëkohësisht, ishte përsëri Berisha që nuk pati as edhe më të voglin shqetësim për një krizë pushteti. Gjë që, me 84 votat e domosdoshme që kërkoheshin simbas Kushtetutës së ‘vjetër’, sot me siguri do të ishim në valën e zgjedhjeve të parakohshme. Meta, ndryshe nga parashikimi i vitit 2008, është përsëri në politikë, simbas mënyrës së tij, ‘kingmaker’, ‘kërcënues’ dhe pragmatist. E pra, si mund t’i kërkohet Ramës edhe sot, që të japë votat për ndryshimin e Kushtetutës, nën joshjen dhe yshtjen europianiste të Berishës?! Populli thotë se kush është djegur nga qulli, i fryn edhe kosit. Dhe po të mos bënte edhe këtë, Rama, që sot është pa asnjë akses në Presidencë, si dhe në organet e sotme dhe të nesërme të Prokurorisë së Përgjithshme, pale ç’do të mund të shkruanim pas një viti, për të

dhe shokët e tij pa imunitet. Intensifikimi i makinerisë së retorikës apo propagandës politike këto ditë vere, mendoj se është prirur në një sens të gabuar elektoral. Rama nuk mund të demonizohet në sytë e opinionit publik, si një antieuropianist, si një komplotist antieuropian me plane dhe paramendime ‘djallëzore’. Kjo për disa arsye: E para, retorika është e ndërtuar me ngut dhe është hermetike për nga stili. Opinioni i gjerë publik, zor se kupton dot skemën e ndërlikuar, mbi të cilin ndërtohet akuza, grupakuzat apo denoncimet therëse kundër Opozitës. E dyta, efekti mbresëlënës i kësaj retorike, shkon në drejtim me kahje të kundërt nga qëllimi fillestar. Objekti, Lideri i Opozitës, nga ‘fajtor i shumëfishtë’, shndërrohet kësisoj lehtësisht në ‘viktimë’ të kësaj ofensive verore. Dhe kjo bëhet edhe më ironike kur edhe LSI, në mënyrë të pakuptimtë, bëhet pasonjëse e ofensivës qeveritare, nga foltore të ndryshme dhe sqaron të mirat e shumëfishta të heq jes së imunitetit të zyrtarëve, në emër të kauzës së Integrimit. Me përfitim elektoral krejt të paqartë. Sepse mbas ‘darkës së Gjirit’, bashkimi i LSI në një ‘kryqëzatë’ të pasqaruar mirë kundër Ramës

dhe PS, dyshoj të japë ndonjë efekt elektoral pozitiv për të majtët që votojnë LSI-në. E treta, Berisha elektoral i vitit 2013, nuk është më Berisha muskuloz dhe demontues i kundërshtarit politik, porse Berisha ‘ndërtimtari’. ‘Ndërtimtari’ i rrugëve, ndërtimtari i projekteve të mëdha ekonomike dhe energjetike. ‘Ndërtimtari’ dhe negociatori i palodhur dhe i pasionuar i palës gjeostrategjike shqiptare të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline). Pritshmëria e opinionit publik klasikisht pro tij apo zgjedhësi i pavendosur, është për një Berishë paqtues dhe garantues. Si politikani me eksperiencën më të gjatë të pushtetit në Shqipërinë postkomuniste. Pra për ‘more important things’, që janë ekskluzivitete të një lidershipi kaq jetëgjatë, në një nivel kaq të lartë, që mishëron karriera e Kryeministrit Berisha.

Rotativa propagandistike që vihet në lëvizje, në mënyrë të robotizuar dhe automatike dhe që shumëfishon në mënyrë eksponenciale qëndrimet jo gjithmonë më përfaqësueset të Kryeministrit, viktimizon kundërshtarin e tij, duke e shndërruar atë në një ‘Mik të Popullit’ që duhet ‘mbrojtur’, nga ‘sulmi’ i pushtetit me pushtet të pakufishëm. Mjafton të shohësh tirazhin e gazetave. Ato nuk shiten kur në kryetemë kanë ‘Çështjen e imunitetit’ apo grindjet politike me thelb të dyshimtë. Sepse konkurrimi i ofertës më të mirë konstruktive dhe pozitiviste, kjo po, i shkon tamam përshtat frymës së vërtetë europianiste, që shqiptarët e thjeshtë duan edhe më shumë se politikanët e tyre. 6 Gushti, kaq herë i nënvizuar me nervozizëm, tingëllon tashmë si një ultimatum politik dhe jo si një datë takimi parlamentar me qëllimin ‘suprem’, ndryshimin në të mirë të të gjithëve të Kushtetutës së Shqipërisë. More important things, kërkohen gjith e më shumë në menunë e politikës shqiptare nga vetë shqiptarët. Të paktën, në qofsha unë i gabuar, tirazhi i gazetave, ky sondazh i drejtpërdrejtë e dëshmon këtë fakt pa ekuivok.

ekspertizën e shquar. Prej tyre pritet që të japin një kontribut të rëndësishëm politik dhe profesional në realizimin e objektivave të qeverisjes së mirë dhe avancimin e proceseve të integrimeve. I kemi parasysh këta emra: Venera Hajrullahu, Shpend Ahmeti, Ilir Deda, Dastid Pallaska dhe ndonjë tjetër. Pragu i lartë zgjedhor prej 5 % që ishte vendosur nga zgjedhjet e vitit 2007 ka pamundësuar që një shtresë më e emancipuar e shoqërisë kosovare të përfaqësohet në mënyrë adekuate në qeverisje. Dështimi i partisë Ora më 2007, dhe pastaj dështimi i FER, nuk duhej të bëhej faktor ndëshkimi për rininë kreative dhe të edukuar, kryesisht urbane, që është përkrahëse e këtyre subjekteve. Politikanëve nga këto strukturat duhej t’u jepej shansi i afirmimit dhe ndikimit në procese edhe për arsyen se kjo rini po ndihej e frustruar dhe mund të radikalizohej duke u bashkuar me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ose nga dëshpërimi të kërkonin rrugët për t’u larguar nga Kosova. Ndodhi diçka e papritur Dhe kur gjithçka duhej të vendosej… pikërisht në drekën e së dielës së fundit të dhjetorit, gjithçka u shkatërrua. Programi në letër i presidentit të ardhshëm, dërguar në adresë të mikut të tij Dell, se PDK-AAK është miqësia më e mirë për të udhëhequr shtetin, u fundos. Një drekë e lënë në 15:00h në shtëpinë e Ramush Haradinajt nuk ndodhi. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e përmbysi (jo qëllimshëm) një ide të të gjithëve që pretendonin se po ndërtojnë diçka pa LDK-në. Një PO e gjykatës për të udhëtuar Ramushi në shtëpi dhe për ta gëzuar lindjen e djalit bashkë me gruan e tij Anitën - nuk ndodhi. Natyrisht që Ramushi u ndie i mashtruar dhe bëri mirë që hoqi dorë nga koalicioni i ngritur në kokat e atyre që e kishin planifikuar. Nuk ndodhi as dreka, as koalicioni dhe as festa e familjes Haradinaj. Gjithçka u përmbys. U përmbys edhe letra e presidentit konsensual, edhe projekti për koalicionin, aq shumë i dëshiruar nga Dell dhe Thaçi.

Gjithçka filloi nga fillimi. Presidenti konsensual nuk mund të bëhej më. Kaloi gjithçka në planin B. Njeriu që as mendonte të bëhej president, i hidhëruar se kishte fituar pak vota, kishte udhëtuar për në Zvicër. E kishte shkrehur këtë ide, sepse e kuptoi që nuk do të ishte president. I kishin thënë hapur të gjithë. Por ndodhi mungesa e Ramush Haradinajt në Prishtinë dhe asnjëri nuk dëshironte koalicionin me Thaçin. Kur asnjëra nga variantet nuk ndodhi, mbeti vetëm një koalicion i mundshëm PDK-AKR. Natyrisht me Behgjet Pacollin president. Ishte edhe një arsye tjetër. Asnjë parti nuk dëshironte të shkonte në zgjedhje të reja dhe as deputetët nuk dëshironin të hynin në një betejë të vështirë për votat. Kishin vjedhur të gjithë dhe kishin luftuar shpeshherë edhe në mes vete për të gjetur një vend në Parlament. Shumica prej tyre s’kishin profesion tjetër dhe bënë gjithçka që të jenë brenda sallës së Parlamentit. Sistemi zgjedhor ishte i tillë që të gjithë luftonin për votën e tij. Vidhej brenda votave të partisë, sepse kishte konkurrencë brenda partisë dhe vidhej edhe për partinë njëkohësisht. Të gjithë kanë vjedhur dhe kanë blerë vota pa hesap. Kjo betejë e vështirë për votën e çoi Kuvendin në një betejë të paparë për presidentin. Institucioni i parë që duhej të zgjidhej. Më nuk ishte askush kandidat përveç dëshirës së Jakup Krasniqit dhe nevojës për Behgjet Pacollin. Hashim Thaçi u vu përballë kritikave të Fatmir Limajt dhe grupit të Jakup Krasniqit. Doli që 11 deputetë nuk do ta votojnë Pacollin, por në fund u gjet një numër votuesish që të mbulojnë kuotën prej 61 deputetësh. E dimë se si u zgjodh Pacolli për president dhe si ishte para shkatërrimit Partia Demokratike për këtë fakt. As sot e kësaj dite nuk po shërohen plagët e dallimeve në këtë parti për faktin se Pacolli u zgjodh president. Kur kësaj i shtohej se ky njeri shikohej si politikan i parave të shumta, mund ta kuptoni presionin e deputetëve

dhe shantazhet që i bëheshin atij për një votë. Një votë ka kushtuar shumë ato ditë në Prishtinë, por Pacolli zgjodhi variantin e mosblerjes, për faktin se e dinte qartë se PDK-ja nuk kishte partner tjetër koalicioni. Ndërhyrja e domosdoshme Christofer Dell e dinte se duhej të ndërhynte. I trokisnin në derën e tij të pafuqishmit dhe të varurit. Ai thoshte ato ditë se është lodhur nga politika që kërkojnë ndërhyrje edhe për gjërat më të vogla. Kërkojnë ndihmë që të ndërtojnë institucione dhe të ndihmojmë që ato të funksionojnë. Ishin të lodhur me institucionet që nuk e bëjnë asnjë hap pa e pyetur Amerikën. Me këtë rast dua të konstatoj një gjë. Është për të ardhur keq që Christofer Dell nuk mund të flasë deri në detaje dhe nuk mund të thotë atë që do të duhej të thoshte. Sepse do t’iu vinte shumë keq dhe do të humbnim çdo respekt për secilin që është fytyrë publike dhe që bën një punë publike në Kosovë. Të gjithë, një nga një, rrëfehen dhe kërkojnë mëshirë nga ambasadori, gati për të gjitha çështjet. Natyrisht që ambasadori Dell është i veshur me aurën e shtetit më të fortë në botë dhe atë nuk e fsheh, por kjo nuk do të thotë që ai e ka përdorur “hegjemoninë” e shtetit të tij për të ndërtuar institucione të një shteti që sapo ka marrë këmbët. Mirëpo, pa ambasador amerikan, shteti ynë do të ishte hiç më pak se një shtet i dështuar. Një gjë dihet: angazhimi amerikan dhe i ambasadorit Dell lind nga fakti se të gjithë, ama të gjithë, shqiptarë, serbë, përfaqësues të institucioneve, individë, media dhe shefa të tyre kanë një dëshirë dhe një fjali të vetme në kuloaret ku rrinë - lëvdatën se janë parë me të dhe kështu u ka thënë ambasadori amerikan. E kanë referencë edhe për të krijuar fuqi dhe pozicion para tjerëve. E kanë mënyrë për t‘u lavdëruar, e kanë referencë për ta sulmuar tjetrin dhe e kanë, gjithashtu, referencë për të kandiduar në një post publik që, ndoshta, as ëndërr s‘e kanë parë. Kjo “hegje-

moni” e ambasadorit lind nga fakti se individët në Kosovë dhe institucionet e partitë politike i detyron shpëtimin ose ndihmesën ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Pacolli u rrëzua me një vendim të pakuptueshëm të Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë prisnim që Pacolli të binte në janar kur duhej të merrej vendim për procedurën e votimit të tij në Parlament, ku si kryetar i porsazgjedhur kishte ngritur gishtin dhe kishte votuar qeverinë. Me rrëzimin e tij u përcaktua e ardhmja e pasigurt e koalicionit dhe jetës politike në Kuvend dhe Kosovë. Dhe sërish erdhi koha: e zarfit. Të gjithë liderët ishin dakorduar që të votohet një president i ri, por jo Pacolli. Me kushtin që pas gjashtë muajsh të mbaheshin zgjedhjet presidenciale me votën direkte. Të gjithë pas këtij vendimi kishin bërë hesapet e tyre. Nuk e donin një president të përkohshëm me emër të fortë dhe publik. E donin një president kalimtar. Pacolli, Mustafa dhe Thaçi kishin refuzuar emrat e njohur si Ilaz Ramajli, Muhamedin Kullashi etj., sepse e donin një anonimus për të përfaqësuar. Dhe kur s’kishin asnjë emër, Dell e gjeti një. Femër. Emri i saj: Atifete Jahjaga. Dosja e saj e sigurisë dhe bashkëpunimit me Amerikën ishte krejtësisht e pastër. E bardhë. Dhe nuk u desh shumë kohë për ta gjetur emrin e saj. Kjo gjetje ngjau për dy arsye: sapo kishte dalë dosja e Dick Marty-t dhe duhej një përfaqësim i Kosovës në Evropë nga femrat. Treshja Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Mimoza Kusari duhej ta kishte edhe një emër tjetër - Atifete Jahjaga, që së bashku të jenë përfaqësueset e Kosovës në botë dhe Kosova të jetë vendi i parë që në këtë nivel të përfaqësohej nga femrat. Këtu është fundi i rrëfimit të presidentit imagjinar, që e kishte ndërtuar rrëfimin për vete, por kishte harruar se rrugës i duhen votat e jo premtimi vetëm i zarfit. Ndoshta do të ishte edhe president sikur miqësinë ta ruante deri në fund dhe të mos e rrënonte në momentin kur

emri i tij nuk u gjet në zarfin e radhës për president. Krejt tjerat janë fjali boshe. Në këtë histori ka mbetur një deklarim hidhërimi dhe i panevojshëm i një ambasadori që për një vit kishte duruar fyerje nga më të ndryshmet, sepse nuk kishte zgjedhur mikun e tij president, dhe një rrëfim plot thashetheme i shkruar nga margjina e një presidenti imagjinar… Një ambasador nuk ishte dashur të ndihet i fyer nga një gazetar që shkruan nga Qerreti, por do të duhej të ndihej i fyer nga një mik i pretenduar që e kishte ledhatuar deri në pikën sa ta zgjidhte edhe president. Ta quash mikun tënd të ndotur në shtëpinë tënde tregon për mungesën e fisnikërisë. Dhe e kuptoi kur njeriu nuk mund të imagjinojë veten duke u fyer me fjalor të nivelit të ulët për një vit për faktin se ke dërguar një SMS. Një ambasador mund të kritikohet sepse nuk mund të durohej më gjatë ndërhyrja, por nuk mund të fyhet me fjalë që nuk përdoren as në një tavolinë pijanecësh pas mesnatës. Por, pastaj, heshtjen tënde njëvjeçare e bëre publike. Fyerjen do të duhej ta lije në ndotjen e ambientit ku është shkruar. Deklarimi i tij publik, ku fyhej po ashtu Surroi, ishte i panevojshëm. Bile i tepërt. Dhe ky letërkëmbim dhe kjo miqësi kurrë s’kishte qenë e sinqertë, por kishte qenë vetëm një takim i një diplomati dhe një njeriu që kishte pretenduar, që në emër të miqësisë të përfitonte një post. Në shtëpinë e Dellit (rezidencën në Prishtinë) me siguri ka mbetur një pikturë e një gruaje që ai dëshironte ta quante “Painting of the First Lady”. Dhe ai vërtet kishte besuar shumë - gjatë gjithë kohës - se kjo histori do të ndodhte. Tërë kjo histori duhet të jetë një leksion: edhe për Dellin që po shkon, por edhe për pasardhësen e tij dhe për shumë e shumë të tjerë, që të mos kenë nevojë më të krijojnë presidentë imagjinarë. E aq më pak të nxjerrin zarfe me emra… Sidomos kur miku prehet në besë pa fije turpi.

editorial

Artur Zheji


Si të mbrojmë lëkurën nga plakja e parakohshme Sa rrezikojnë temperaturat e larta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit në bukurinë dhe rininë e lëkurës sonë…

www.mapo.al

intervistë

Evi reçi

Puna si gazetare në Itali më ka ndihmuar në bashkëpunime të huaja Evi Reçi, këngëtarja e re e muzikës së lehtë shqiptare, veç këngës është e angazhuar edhe me punën e saj si gazetare në Itali. Jeta e saj përbëhet nga një trinom kulturash, ajo greke, ku ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën, Italia, ku po studion aktualisht dhe Shqipëria, vendi i saj i lindjes.

Në kërkim të identitetit Këngëtaret tona kopjojnë kë të mundin Pas një heshtjeje goxha të gjatë, këngëtaret tona kanë filluar përsëri të kopjojnë yjet botërorë si dhe koleget e tyre. Në fakt është e vështirë të thuash se kush kopjoi kë, pasi modelet merren direkt nga yjet botërorë. Ajo që bën diferencën është vetëm përshtatja sa më afër origjinalit, apo shtimi i disa elementeve për ta bërë kopjen origjinale... Faqe 13


18 16 14

MAPO

martë, shtunë, 15 17 21 mars prill 2011 2012 13 E diel, premte, martë, qershor 24 27maj 2010 janar maj 2011 2012 E 5 gusht 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Po të shohim me kujdes thuajse në pjesën më të madhe të klipeve, këngëtaret tona kopjojnë pozicionet, kërcimin, veshjet e deri tek ngjyra e flokëve, këngëtaret e njohura të shou-bizit botëror

speciale

Në kërkim të identitetit

Këngëtaret tona kopjojnë kë të mundin Pas një heshtjeje goxha të gjatë, këngëtaret tona kanë filluar përsëri të kopjojnë yjet botërorë si dhe koleget e tyre. Në fakt është e vështirë të thuash se kush kopjoi kë, pasi modelet merren direkt nga yjet botërorë. Ajo që bën diferencën është vetëm përshtatja sa më afër origjinalit, apo shtimi i disa elementeve për ta bërë kopjen origjinale. Gjithsesi kopjet ngelen të tilla. Po të shohim me kujdes thuajse në pjesën më të madhe të klipeve, këngëtaret tona kopjojnë pozicionet, kërcimin, veshjet e deri tek ngjyra e flokëve, këngëtaret e njohura të shou-bizit botëror. Ajo që është trend përqafohet menjëherë edhe në vendin tonë. Ndonjëherë ndodh që më shumë se një këngëtare të drejtohen tek e njëjta pikë referimi, gjë që e bën të pamundur pastaj kategorizimin se kush ka kopjuar origjinalin dhe kush kopjen. Moda vërtet është universale dhe ne nuk po flasim për ngjyrat apo prerjet e fustaneve, po për rastet kur në pamundësi për të qenë origjinale rruga më e shkurtër mbetet imitimi. Cilat janë “kopjet” e preferuara? Është e vështirë të bësh një klasifikim korrekt të të famshmëve që kopjojnë artistet tona. Kjo, sepse është gati e pamundur të shohësh çdo performancë apo dalje publike të tyren. Megjithatë, në trojet shqiptare duket se ajo që është më e lehtë për t’u përshtatur është ajo që bën më tepër bujë. Të gjitha duan të duken si Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Thuajse çdo model i flokëve të Beyonce është provuar nga gjysma e këngëtareve tona. Rihanna po ashtu ka ngjallur interes tek këngëtare si Tuna, apo të tjera të cilat kanë shkuar përtej look-ut. Tuna në klipin e fundit dhe në koncertet e saj ka nisur të bëjë të njëjtat gjeste që bën Rihanna, duke prekur veten në pjesët intime. Në fakt kjo strategji ka rezultuar e suksesshme, pasi kudo është folur për këtë dhe madje publiku është ekzaltuar. Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna e deri diku edhe Lady Gaga janë imazhet e preferuara për t’u kopjuar nga artistet tona. Po kjo nuk do të thotë se shou-girl si Kim Kardashian apo modele të tjera të njohura janë më pak të preferuara. Daljet e shpeshta të Kim kudo dhe komentet e shumta për veshjet e saj, kanë intriguar edhe shumë vajza të skenës sonë. Fustani, i cili para më shumë se një viti është veshur nga këngëtarja Rozana Radi, këto ditë përsëri është futur në përdorim. Rozana nuk parapëlqen të mbajë veshur një fustan, të cilin e ka konsumuar nëpër koncerte e mbrëmje muzikore, por të njëjtin fustan këtë herë ia kemi parë edhe Fjolla Morinës. Fustani është i njëjtë me atë që Jennifer Lopez tërboi gjithë botën. Beyonce-n e kopjon gjithmonë edhe Genta Ismajli, e cila nëpër koncertet e saj preferon të mbajë veshur stilet e pop-divës së njohur, ndërsa Rovena Stefa këtë radhë ka zgjedhur show –girl-in Kim Kardashian, e cila me veshjen e saj gjithmonë mahnit publikun.

Elvana Gjata

Jeniffer Lopez

Elvana Gjata, dobësi për Jeniffer Lopez Edhe pse mund të jetë më origjinalja me muzikën që bën, Elvana Gjata ka një dobësi për pop-divën amerikano-latine Jeniffer Lopez. Kjo gjë duket që nga makina që ajo mban, të cilën e ka të njëjtë me atë të Jeniffer Lopez në spotin publicitar për

Rihanna

Fiatin. Elvana nuk është mjaftuar me kaq. Ndoshta edhe për shkak të një fije ngjashmërie në tiparet e saj me Lopez, ajo shpesh provon modele flokësh apo edhe veshje, të cilat e bëjnë të duket një Jeniffer Lopez shqiptare.

Tuna elektrizon me prekjet intime alla Rihanna Tuna duket se këtë verë është “infektuar” tërësisht nga Rihanna. Jo vetëm në klipin e saj por edhe në koncertet që këngëtarja ka mbajtur, ka bërë çdo gjest alla Rihanna. Siç duket ajo e ka kuptuar që prekja në vendet intime shkakton përherë reagim dhe madje njerëzve iu pëlqen. Njëlloj si Rihanna, ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të elektrizuar publikun e saj. Mund të themi që ia ka dalë, edhe pse nuk është ideja e saj origjinale. E sjellë në versionin Tuna, ka rezultuar një gjetje e suksesshme.


E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

15

Tuna në klipin e fundit dhe në koncertet e saj ka nisur të bëjë të njëjtat gjeste që bën Rihanna, duke prekur veten në pjesët intime

Tuna

Nora Istrefi në hapat e Emeli Sande

Tuna

MAPO

Nora Istrefi është ndoshta një nga këngëtaret më të përfolura sa i takon mungesës së një identiteti të saj në pamje. Përherë i ka quajtur këto si gjëra të cilat duan ta dëmtojnë dhe ka pranuar se i pëlqen të ndjekë modën e yjeve të njohur. Së fundmi Nora nuk ka eksperimentuar me veshjen apo make-up e saj, por me flokët. Ajo ka qethur gjysmën e kokës njëlloj si këngëtarja e njohur Emeli Sande dhe Eva Simons. Një guxim i tepruar ky i Norës po të kemi parasysh që përherë është identifikuar me flokët e saj të gjatë. Kësaj tendence nuk i shpëtoi as Elvana, e cila u tregua disi më e përmbajtur në eksperimentin e saj.

Pasqyrat e Leonora Jakupit Fustani i Leonorës me pasqyrat e saj u komentua si shumë i veçantë, por në fakt nuk ishte tërësisht origjinal. Siç shihet në këtë foto ideja ka qenë e Beyonce-s. Siç e përmendëm edhe pak më parë, Beyonce është një nga këngëtaret e cila kopjohet shumë jo vetëm nga personazhet tona, por edhe nga artiste të tjera të njohura, të cilat kërkojnë të kenë shkëlqimin e asaj. Edhe pse duhet kuptuar që më shumë sesa veshjet dhe firmat që ato mbajnë, rrëzëllitëse i bën pushteti që ato kanë mbi njerëzit dhe arti që bëjnë.

Fjolla, një vit mbrapa me fustanin e J.LO

Genta Ismajli njëlloj si Beyonce

Fjolla Morina duhet ta ketë kuptuar që këtë fustan Jennifer Lopez e ka veshur një vit më parë dhe tani nuk quhet më risi nëse vesh diçka të tillë. Po mesa duket këngëtarja është ndjerë mirë brenda këtij fustani, ose të paktën për pak orë i është dukur vetja si Jennifer Lopez.

Është i njëjti fustan. E vetmja gjë që nuk dimë me siguri është nëse firma është e njëjtë apo jo. Gjithsesi, Genta përherë në daljet e saj preferon t’i ngjajë paksa Beyonce-s, ndoshta edhe për shkak të natyrës së saj energjike. Tendencës për të imituar as Genta nuk ka dashur t’i qëndrojë larg.

Adelina Tahiri “sfidon” Lopez Adelina Tahiri në klipin e saj më të fundit duket se ka dashur t’i bëjë një sfidë të vërtetë Jennifer Lopez, edhe pse nuk ia ka dalë. E vetmja gjë që ka mundur të kopjojë nga klipi i saj “Dance again” janë imazhet ku këngëtarja shfaqet tepër “abbronzatissima”. Këtë ka mundur të sjellë edhe Adelina, së cilës të paktën për një moment i është dukur vetja njëlloj si J.Lo, edhe pse nuk mund të krahasohet me të për nga talenti apo fama.

Rovena Stefa zgjedh Kim Kardashian Në fakt nuk kanë asgjë të përbashkët Rovena Stefa dhe Kim Kardashian, po këngëtarja ka zgjedhur të vishet njëlloj si ajo. Nuk e dimë se kush ia ka bërë këtë sugjerim Rovena Stefës, por një veshje e tillë është shumë jashtë mode për në skenë, vetëm nëse Rovena ka qenë duke bërë një belidance.


16 18 4

MAPO

E 5 gusht 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me qumësht dhe tonik me një produkt me veprim të lehtë hidratues

tendencË

Si te mbrojme lekuren nga plakja e parakohshme Sa rrezikojnë temperaturat e larta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit në bukurinë dhe rininë e lëkurës sonë… Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me qumësht dhe tonik me një produkt me veprim të lehtë hidratues. Më pas e ushqen atë me një krem anti-rrudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë të

saktë abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu, irritohet dhe skuqet me lehtësi. Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë.

Plakja Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falendero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjikë gjenetikë të ADN-së tonë, të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës. Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës, të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk. Përdor produkte anti-oksiduese e hidratante dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde. Por pas të 30-ave, një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.

Dielli Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin. Mbrohu gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, madje edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, madje edhe

Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues, të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç. Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Pra, kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por edhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.

Pasojat e duhanit

Ndotja

Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë “fytyre tym” për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe të fibrave elastike. Kështu, lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt. Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për t’u eliminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme. Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai anti-rrudhë.

Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë-betejë padyshim që fytyra jote, në radhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kafe. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme anti-estetike. Moshat më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja. Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje. Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikat. Nëse e ke lëkurën të irrituar ose sensibël, evito ato produkte që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.


E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Në Shqipëri Evi u bë sidomos e njohur pas bashkëpunimit me Flor Mumajesin, e sidomos me këngën që u kthye në hit “Dhe jemi të dy”.

intervistë

Evi Reçi:

Puna si gazetare në Itali më ka ndihmuar në bashkëpunime të huaja Evi Reçi, këngëtarja e re e muzikës së lehtë shqiptare, veç këngës është e angazhuar edhe me punën e saj si gazetare në Itali. Jeta e saj përbëhet nga një trinom kulturash, ajo greke, ku ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën, Italia, ku po studion aktualisht dhe Shqipëria, vendi i saj i lindjes. “Për fat të mirë ndihem për mrekulli në këto tri vende, ndaj kam alternativë të ndryshoj ambient sa herë e ndjej të nevojshme”, thotë ajo lidhur me atë se ku ndjehet më mirë. Megjithatë Evi nuk njihet vetëm si këngëtare, por edhe si modele e së fundmi në Itali duket se i është përkushtuar punës si gazetare, ku ajo thotë se e ka ndihmuar në disa projekte të rëndësishme. “Fakti që në Itali punoj si gazetare në radio dhe në gazetë, më ka ndihmuar shumë edhe në muzikë, siç ndodhi për shembull kur u ftova të këndoj kolonën zanore ‘Whatever dream’ të filmit L.over.S. Këngë kjo e cila u fut dhe në propozimet e reja të RAI-t”, tregon Evi për gazetën “Mapo”. Në Shqipëri Evi u bë sidomos e njohur pas bashkëpunimit me Flor Mumajesin, e sidomos me këngën që u kthye në hit “Dhe jemi të dy”. Evi, je një këngëtare e re që ke qëlluar në shenjë me këngët e tua në Shqipëri, po njëkohësisht edhe në Itali ke pasur bashkëpunime interesante. Si është të nisësh diçka në Shqipëri dhe si është që një vajzë e talentuar t’ia dalë në një vend si Italia? Ende jam në fillimet e mia. Fakti që në Itali punoj si gazetare në radio dhe në gazetë, më ka ndihmuar shumë edhe në muzikë, siç ndodhi për shembull kur u ftova të këndoj kolonën zanore ‘Whatever dream’’ të filmit L.over.S. Këngë kjo, e cila u fut dhe në propozimet e reja të RAI-t. Veç këngës ti ke provuar edhe modelingun. Kush të pëlqen më shumë?

Normalisht unë jam këngëtare dhe do zgjidhja muzikën, ndërkohë që modelingun e bëj për hobi, pasi fotografia është një nga preferencat e mia. Ti studion për gazetari. Mendon se do ta ushtrosh ndonjëherë me kohë të plotë këtë profesion? Jam duke u ushtruar qysh tani që jam ende studente, duke pasur një rubrikë arti në gazetën “Unicitta” dhe një emision në “Radio Fleur” të Firences. Nuk e di nëse një ditë do të jetë puna ime që do ta ushtroj me kohë të plotë, por them se do të jetë me siguri në planin ditor të jetës sime. Kënga e fundit “Zhdukem ngadalë” është më tepër një baladë. Pse pikërisht me një prurje të tillë në verë? Zërit tim i përshtaten shumë këngë pak si të ‘trishta’ le të themi. Pa lënë mënjanë këngë si ‘Dhe jemi të dy’, që ishte një këngë e gjallë dhe me një tekst të lumtur. Por edhe aty kishte një notë melankolie mund të themi. Edhe ju jeni pjesë e “Threedots”. Përse pikërisht nga gjithë kompozitorët shqiptarë ke preferuar Flor Mumajesin? Po, edhe unë jam pjesë e “Threedots” dhe ndihem shumë mirë në një grup të tillë. E kam thënë shumë herë dhe do e them prapë: është mirë të ndihesh mirë me bashkëpunëtorët e tu, dhe unë ndihem mirë kur punoj me Florin. Evi, fama fitohet apo edhe “blihet” në forma të ndryshme? Ajo që fitohet me djersë, zgjat. Ajo që blihet, humb shpejt. Mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, tri vende ku ti ke jetuar, cilin prej tyre do të zgjidhje përfundimisht për të jetuar? Për fat të mirë ndjehem për mrekulli në këto tri vende, ndaj kam alternativë të

ndryshoj ambient sa herë e ndjej të nevojshme. Meqë në të tria vendet kam gjëra për të bërë, atëherë nuk do të veçoj asnjërin prej tyre. Mendon se të jesh e famshme duhet patjetër të bësh edhe disa skandale, ta quajmë kështu? Një skandal të bën të famshme direkt, por në mënyrë negative! Ndaj unë jam kundra këtyre lloj strategjive. Çfarë nuk do të bëje kurrë për të fituar famë? Pikërisht skandale. Mes vlerave dhe komerciales (apo muzikës së momentit) ku e gjen veten më tepër? Mundohem si unë, por dhe bashkëpunëtorët e mi të bashkëngjisim si artin, ashtu dhe komercialitetin në muzikë, që të kemi një rezultat të bukur! A do të këndoje tallava nëse do të fitoje më tepër? Edhe sikur të doja nuk e këndoj dot, pasi zëri im nuk i përshtatet kësaj rryme. Nuk është e bërë në atë formë që të përdor teknikën e këndimit të tallavasë, ndaj dhe nuk e provoj. Si e sheh mentalitetin në Shqipëri? Mentaliteti i Shqipërisë përditë e bëhet shumë e shumë më i hapur dhe jam shumë e lumtur që e shoh këtë gjë si tek të rinjtë, por dhe tek ata që janë pak më të mëdhenj. Janë disa gjëra që ende duhen ndryshuar, si mënyra e të menduarit dhe të vepruarit, por unë sa herë vij në Tiranë shoh një qytet europian që nuk i mungon asgjë! Po lirinë e femrës? Liria e femrës në Tiranë ekziston. Nuk mund të them që është po ashtu edhe në provincat ose qytetet më të vogla në Shqipëri dhe për këtë më vjen keq. Po jemi me shpresën që çdo gjë dalëngadalë do ndryshojë. Jam shumë pozitive!

Liria e femrës në Tiranë ekziston. Nuk mund të them që është po ashtu edhe në provincat ose qytetet më të vogla në Shqipëri dhe për këtë më vjen keq. Po jemi me shpresën që çdo gjë dalëngadalë do ndryshojë. Jam shumë pozitive!


qershor 2010 e13diel, 5 GUSHT 2011 www.gazetamapo.com www.mapo.al

trashëgimi

MAPO MAPO

19 05

Kosova dhe Shqipëria po punojnë të ndara për hartimin e dosjes së Eposit, që Ministria e Kulturës së Kosovës ka planifikuar ta dorëzojë më 2014, kurse homologia e saj shqiptare, në shkurt të 2013

Eposi i Kreshnikëve Dy projekte paralele asnjë dosje gati për në UNESCO

D

Një nga fotografitë e dosjes së Eposit të Kreshnikëve, që do t’i dorëzohet UNESCO-s

Vila e Toptanëve, në galerinë e artit “të humbur”

Fotografia fituese e konkursit “Mbro & Promovo”

Një vajzë me shikim të drejtuar jashtë një dritareje ku gjendet një vilë e vjetër tiranase, që mendohet se është një vilë e familjes Toptani, është fotoja fituese e konkursit “Mbro dhe Promovo”, i organizuar nga revista “Art & Trashëgimi” në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian, në Tiranë. Fotoja është një inskenim i një ekspozite arti, ashtu siç një person shikon një pikturë në ekspozitë, ashtu edhe vajza në foto shikon këtë “art” përtej kësaj dritareje. Në këtë rast bëhet fjalë për një art “të humbur”, që para se dikush të shikonte përtej dritares nuk i njihej ekzistenca, sepse njohim Kalanë e Petrelës që është kilometra larg Tiranës dhe nuk dimë që kemi një ndërtesë ndoshta po me aq vlera në qendër të këtij qyteti. Problemi është se dikush ka vendosur ta quajë tokë të tij, ta rrethojë këtë vilë, apo pse jo të ndërtojë një bllok pallatesh në një të ardhme të afërme dhe ne jemi mësuar të kënaqemi me pak, të kënaqemi duke parë një mur 10 m të gjerë e 5 metra të lartë, që e quajmë Kala të Tiranës. E me këtë nismë organizatorët kërkojnë që të mbrojnë dhe të promovojë artin që po humbet pak nga pak në sytë tanë. Mbi këtë temë është çelur dhe ekspozita “Mbro &Promovo”, që do të qëndrojë e hapur deri më 20 gusht, në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian, për të vazhduar më pas rrugëtimin në Berat, Shkodër dhe Gjirokastër. Në këtë ekspozitë prezantohen me fotografitë e tyre artistët Nagip Ismaili me “Hyrja e Manastirit të Ardenicës”, Jona Hysa me “Veshje popullore shqiptare”, Kleitia Vaso me “Gjirokastra”, Egda Rrapo me “Kështjella e Porto- Palermos”, Sibel Pipa me “Kalaja e një mbi një dritareve”, Muharrem Bendo me “Gjyma”, Edmond Prifti me “Ndër të rrallët lahutarë në Pukë”, Ardian Fezollari me pamje nga “Kisha e Marmiroit”, si dhe Rozafa Shpuza me foton e saj titulluar “Dera”. Mbro & Promovo është slogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjtë.

y projekte paralele, një nga Shqipëria e një nga Kosova, për të përfshirë Eposin e Kreshnikëve në listën e trashëgimive botërore që mbrohen prej saj, po ecin me ritme të ngadalta. Dy projektet që në fakt ishte vendosur se do të ishin një i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë mbetur në vend numëro. Kosova ndërkohë po përgatit “e pavarur” dosjen e saj, ashtu si dhe Shqipëria që tashmë duket se e ka mbyllur dosjen e saj, por projekti ka ngecur në ingranazhet e burokracisë së administratës së Ministrisë së Kulturës. Dosja e Eposit ishte parashikuar që të dorëzohej këtë vit, por duket se ajo duhet të presë dhe ca. Shqipëria kishte planifikuar që dosjen e saj ta prezantonte brenda marsit të këtij viti, por tani e ka shtyrë për shkurtin e vitit që vjen, ndërsa Kosova, më 2014-ën. Dy projektet paralele, një vit më parë u vendos që të bashkoheshin për t’u përfaqësuar me një dosje në UNESCO. Madje për këtë u ngrit dhe një grup pune i përbashkët, i përbërë nga studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, studiuesi Shaban Sinani, Agron Xhangolli dhe Gjovalin Shkurtaj, si përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike; Olsi Lafe, si drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, dhe Esat Ruka, si drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike. Gjithçka filloi në fund të vitit 2010. Në ditët e Trashëgimisë, kryetari i grupit, Vaso Tole u shpreh se dosja është gati dhe se për të është punuar edhe me studiues nga Kosova. Por nga ana tjetër, Kosova po punon e pavarur për hartimin e dosjes së saj. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka akorduar 48 mijë euro për hartimin e dosjes, ku mungon vetëm realizimi i një dokumentari për këtë trashëgimi tonën që është në rrezik zhdukjeje. Eposi i Kreshnikëve përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht

Kryetari i grupit të punës, Vaso Tole

shoqërohen me lahutë. Zonat ku Eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Në qendër të këtij Eposi janë Muji e Halili. Pas isopolifonisë, e cila u përfshi në listën e trashëgimive shpirtërore në mbrojtje të UNESCO-s, pritet që edhe Eposi i Kreshnikëve t’i bashkohet kësaj liste. UNESCO ka një kontribut të madh për Shqipërinë, duke bërë të njohura në botë disa nga vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. “Ne synojmë që brenda marsit 2012 të dorëzojmë në UNESCO dosjen teknike të Eposit, ndërkohë që po punohet për pasurimin e saj me fotografi, dokumentarë dhe informacione shkencore”, – do të deklaronte ministri Bumçi në fillim të këtij viti. Por dosja teknike akoma nuk është dorëzuar dhe duket se puna për pasurimin e saj ka mbetur në vend.

Londër 2012

Olimpiada, Shqipëria “medalje” ari në pikturë Këtë vit Lojërat Olimpike “Londër 2012” janë gërshetuar edhe me një sërë aktivitetesh kulturore. Pas Teatrit të Shekspirit që u zhvillua në prag të Lojërave Olimpike (ku mori pjesë dhe trupa e Teatrit tonë Kombëtar), këto ditë është zhvilluar një ekspozitë pikture ku kanë marrë pjesë artistë nga të gjitha vendet e botës. Shqipëria u përfaqësua me piktorin Alfred Mirashi, (emri i artit, Milot) me banim në Firence, i cili ka fituar dhe “Çmimin e Artë” për pikturën e tij në ekspozitën e zhvilluar në kuadër të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Piktori me banim në Firence ishte ndër dhjetë artistët dhe kritikët në 80 gjithsej në ekspozitën e Londrës që morën çmime. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht. Në këtë ekspozitë ai u prezantua me veprën e tij të titulluar “Këndi mesdhetar”, ku në kontekstin e përgjithshëm piktura paraqet frymëzimin e tij mes kulturës klasike dhe asaj bashkëkohore mesdhetare. Në ekspozitën e hapur në Qendrën Barbican të Londrës, e financuar nga qeveria britanike dhe ajo kineze, morën pjesë më shumë se 80 vende, ku piktori me banim në Itali, Alfred Mirashi përfaqësoi Shqipërinë. I diplomuar në Milano dhe më pas në Angli, Alfred Mirashi ka pasur një karrierë të suksesshme në shumë ekspozita në Itali dhe tashmë në Londër, për të përfunduar së shpejti në Pekin.


20

MAPO

Paris

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

sport

I grabiten 5 mijë euro gruas së Ibrahimoviç Zlatan Ibrahimoviç është blerja më e bujshme e Paris Saint Germain dhe bëhet pikërisht familja e suedezit shënjestra e parë e hajdutëve në rrugët e Parisit, pak

ditë pas transferimit zyrtar. Bashkëshortja e tij Helena Seger ra viktimë e dy personave me motor, të cilët i rrëmbyen çantën me rreth 5 mijë Euro në dalje të një dyqani.

Një ogur jo i mirë për suedezin që gjithsesi me pagën që merr në Francë, do ta ketë të lehtë ta gëlltisë mungesën e përqendrimit të bashkëshortes. Ibrahimovic dhe gruaja e tij

Rubio presion drejtuesve: Pa merkato s’ka objektiva Trajneri i Tiranës ka ngritur tonet në lidhje me prurjet e lojtarëve në skuadër, që ka mbetur në nivele të pakënaqshme për të Jeton Selimi

Bardheblutë kanë përfunduar në syri e ciklonit në lidhje me trukimin e ndeshjeve, teksa nga Norvegjia e largët kanë dalë në shesh, sipas vikëngëve, se 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë pësuar gola me qëllim në humbjen 5-0 me Alesundin dhe gjatë pjesës së dytë të ndeshje janë vërejtur lëvizje shumash të mëdha që prisnin të paktën edhe tre gola të tjerë në portën e Ilion Likës. Dje ka qenë një klimë e tendosur, por Hulian Rubio Sançez nuk ka pasur ndërmend që të rikthejë orët pas dhe të japë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. Ideja e tij është e prerë, fajtorët duhen dënuar me burg, por tani në mendje ka vetëm Tiranës, sepse përderisa gjithçka mbetet në kuadër të fjalëve dhe gazetave, nuk duhet frymë më shumë sesa kaq. Situata në merkaton e kryeqytetasve nuk është më e mira sepse lojtarët e dëshiruar ende nuk po vijnë. Kjo ka bërë që Rubio të zbresë vetë në skenë me një deklaratë që natyrisht shërben si kambanë alarmi për drejtuesit e Tiranës. “Pa

merkato nuk ka objektiva” ka deklaruar dje Rubio, që nuk ka feshur dhe një nervozizëm të lehtë. “Është një situatë që nuk më pëlqen, nuk më pëlqen sepse kampionati po afron dhe ne nuk kemi kolauduar ende shumë gjëra,” nis prononcimin e tij Sançez, që më pas detajon gjendjen. “Ndryshe nga ne, rivalër tanë janë përforcuar. Skënderbeu ka larguar Xhafajn por ka marrë Pejiç, Flamurtari ka larguar Pejiç por ka marrë Memellin, ndërsa ne te Tirana ende nuk e kemmi zëvendëusar Bekim Balën,” shprehet Rubio. I pyetur në lidhje me situatën e bisedimeve në lidhje me emrat më të përfolur për t’u afruar si Gjergji Muzaka dhe Sabien Lilajn, Rubio ngre supet. “Nuk di gjë, janë pyetje që vetëm drejtuesit mund të përgjigjen. Unë mund t’ju them se deri sot (dje) unë nuk i kam këta lojtarë që ju thoni në stërvitje. Duhet që diçka të ndryshojë shpejt sepse kampionati është në prag dhe unë dua që t’i kem lojtarët sa më parë që të përgatitemi ashtu siç duhet. Objektiva? Në këto kushte nuk mund të vë objektiva, e kam të pamundur,” mbyll deklaratën trajneri spanjoll i Tiranës.Ndërkohë, mësohet se Muzaka dhe Tirana janë shumë pranë marrëveshjes, por mesfushori i kombëtares nuk kërkon të nxitohet duke qenë se janë të shumta klubet që e duan në skuadër.

Trajneri i Tiranës, Hulian Rubio Sançez

Cana, lideri i ri i Lacios Mesfushori kosovar Lorik Cana ka fituar besimin e trajnerit të ri të Lacios, Vladimir Petkoviç. Cana, 29-vjeçar, do të jetë lider te skuadra italiane Lacio në edicionin 2012/2013. Kosovari është boshti mbi të cilin trajneri Petkoviç është duke ndërtuar ekipin. “Projekti i Lacios për edicionin e ri nis me Lorik Canën. Trajneri nuk e fsheh aspak admirimin e tij për Canën dhe e pëlqen

“Topi i Artë”

Merkato

Marselo e Mou kundër Mesit, Pastore ia jep patriotit të tij Tekniku i Realit, Zhoze Murinjo, vijon të jetë protagonist me batuat karizmatike, që këtë herë i rezervoi për fenomenin e Barcelonës, Lionel Mesin. Kjo është deklarata më recente e Murinjos drejtuar argjentinasit, mbi çështjen e “Topit të Artë”: “Mesi nuk duhet ta fitojë Topin e Artë, pasi ky vlerësim nuk mund t’i bëhet një lojtari që nuk ka fituar asgjë në aspektin kolektiv. Në bazë të asaj që më kanë thënë ky trofe shkon për lojtarin më të mirë të sezonit, ndaj Mesi nuk mund ta fitojë atë”, përfundon Murinjo. E ndërsa Mou ka në mendje Kristiano Ronaldon, nuk ndodh kështu me Marselon. I impenjuar në Lojërat Olimpike të Londrës me Brazilin, gjatë një interviste, Marselo zbulon se është shumë i kënaqur që gëzon besimin e portugezit Zhozè Murinjo, nga i cili është duke mësuar shumë ashtu edhe atë të Menezes, teknikut të kombëtares: “Kam përfituar

punën e lojën që ai luan”, ka bërë të ditur një burim brenda klubit italian. “Me sistemin 4-2-3-1 dhe 4-3-3, trajneri bosht të skuadrës ka Canën. Ideja e Petkoviçit është që ta nisë nga e para dhe të gjithë të jenë të përfshirë në ekip, e jo siç ndodhi edicionin e shkuar, kur Reja nuk u dha rast disa lojtarëve që të dëshmonin vlerat e tyre”, ka deklaruar i njëjti burim brenda klubit roman.

Mesi dhe Marselo

shumë nga Murinjo dhe dëshiroj të vazhdoj ta bëj diçka të tillë. Për sa i përket Përfaqësueses, në pjesën më të madhe të rasteve Brazili karakterizohet nga një sulm shumë i mirë por është shumë e rëndësishme edhe mbrojtja. I jam me të vërtetë mirënjohës Murinjos dhe Menezes që besojnë tek unë, por gjithsesi detyra ime është që të vijoj të punoj shumë” deklaron

Marcelo. Gjatë të njëjtës intervistë, braziliani gjeti hapësirën për të folur edhe për Iker Kasijas: “Kasijas është portieri më i mirë në botë dhe jam i gatshëm të vë bast se do të jetë ai fituesi i Topit të Artë”. Por ka edhe mendim kundër. Fantazisti i PSG, Havier Pastore del kundër Muurinjo dhe mendon se “Topi i Artë” duhet të shkojë për Leo Mein. Sipas 23-vjeçarit Pastore, ylli i Barcelonës e meriton këtë trofe pasi është futbollisti më i mirë në botë dhe përmirësohet nga dita në ditë. Pastore mendon se Mesi është njeriu i duhur për të thyer rekordin dhe të marrë për herë të katërt radhazi “Topin e Artë”, pas sukseseve të tre viteve të fundit. Edhe pse ka fituar vetëm Kupën e Spanjës me Barcelonën, Lionel Mesi duket të ketë mbështetësit e tij, ndërsa këtë vit parashikohet një luftë midis argjentinasit dhe Kristiano Ronaldos.

Murinjo i tregon derën turkut Nuri Shahin Zhoze Murinjo i shtron rrugën Nuri Sahin drejt Arsenalit. Në të vërtetë trajneri i Real Madridit, shpjegon se tek Los Blancos janë të shumtë lojtarët që kanë më shumë përparësi se sa turku, ndaj për të mirën e tij nëse dëshiron të jetë protagonist dhe aktivë në karrierë është më mirë që të transferohet: “Është një djalë i ri që kërkon të luajë 90 minutat e çdo sfide, por Xabi Alonso, Sami Khedira, Lasana Diarra dhe Mesut Ozil qëndrojnë para tij në garë. Gjërat nuk janë të lehta në ekipin tonë pasi ne kërkojmë shumë nga çdo lojtar. Kemi në ekip lojtarë të mëdhenj, ndaj kur dikush fillon dhe lëshon, është shumë e vështirë të ruaj hapësirën e tij në këtë skuadër”. Mësohet se Arsenali ka nisur tratativat me madrilenët për të arritur transferimin e Sahin.

Argjentinasi Tevez rikthehet në modë te Milani Karlitos Tevez, sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit, rikthehet të jetë një emër i preferuar te kuqezinjtë e Milanit. Sipas spekulimeve të fundit, drejtuesit e Milanit kanë rinisur tratativat duke rivendosur kontaktet me agjentin e lojtarit dhe

drejtuesit e klubit anglez. Objektivi i kuqezinjve, është që të arrijnë të gjejnë formulën e saktë që mund të lërë të kënaqur palën angleze dhe të përmbushë kërkesat e tyre.

Nejmar qëndron te Santosi deri në vitin 2014 E ardhmja e sulmuesit brazilian Neymar do të vazhdojë të jetë tek Santos. Lajmi vjen nga vetë presidenti i klubit paolist, Luis Alvaro De Oliveira, i cili ka bërë të ditur se synimi i Nejmar është që të qëndrojë tek ky klub deri në vitin 2014, që koincidon edhe me zhvillimin e kampionatit botëror në këtë vend. Sipas numrit një të Santosit ka qenë vetë Nejmar që i ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe për presidentin De Oliveira fjala e dhënë mjafton. Ai ka kujtuar që Nejmar ashtu si i babai i tij janë njerëz të fjalës, dhe nëse kanë thënë diçka të tillë, atëherë është e sigurt që 20-vjeçari do të qëndrojë. Madje ai ka theksuar se ekzistojnë të gjitha garancitë financiare për të mbajtur yllin e ri të kombëtares së Brazilit, dhe se klubi i Santosit nuk ka nevojë që ta shesë. Prej kohësh emri i Nejmar është përmendur si objektivi kryesor i merkatos për Realin e Madridit dhe Barcelonën.


E shtunë, 16 qershor E martë, 18 janar 2012 2011 e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al www.mapo.al www.mapo.al

Lochte: Kam urinuar në pishinë

Lojërat olimpike

Skandal në boks Përjashtohen gjyqtarët

Ryan Lochte nuk di të flasë me rezerva. Gjatë një interviste ai rrëfen se ka urinuar disa herë në pishina, por jo në atë të stërvitjes. “Kjo ndodh gjatë nxemjes sepse klori i ujit të shtyn të urinosh pa vetëdije”, shprehet notari.

Një ditë pasi japonezit Satoshi Shimizu iu dha fitorja në tavolinë, arbitri turk i takimit dhe zyrtari azerbajxhanas u përjashtuan nga olimpiada. Gjyqtarët dhanë vendimin në dëm të boksierit edhe pse ai hodhi 5 herë K.O rivalin e tij uzbek.

9.58 19.19 3

21 21

MAPO MAPO

sekonda është rekordi botëror i Bolt në 100 metra sekonda në 200 metra, rekordi tjetër botëror i Bolt medalje ari ka fituar Bolt në Lojëra, të tria në Pekin

Gara e 100 metrave

Bastet shohin si favorit rekordmenin Usain Bolt Edhe pse xhamajkani ka bërë një garë soft në eliminatore duke regjistruar kohën 10:09, askush nuk vë në dyshim shpërthimin e tij në gjysmëfinale dhe në finalen e madhe që zhvillohen nesër Sytë te 100 metrat. Erdhi gara e madhe, më e lakmuara dhe më e shikuara e të gjitha Lojërave Olimpike. Sot, sytë e mbarë globot do të jenë aty, për të ndjekur xhamajkanin Usain Bolt drejt një rekordi tjetër. Pasi regjistroi kohën 9.69 në Pekin katër vjet më parë, Bolt shastisi të gjithë specialistët me kohën 9.58, pasi limiti nën 9.60 shikohej si i paarritshëm. Ndaj, kjo garë ka marrë përmasa të tjera dhe zgjat më pak se 10 sekonda. Zyrtarisht, atletët do të nisin të vrapojnë në orën 22:50, por përpara saj janë gjysmëfinalet që do të kryhen rreth një orë më parë. Dje, janë zhvilluar bateritë e para në garën në 100 metra për meshkuj në Olimpiadën e Londrës. Usain Bolt, kampioni në fuqi ka kaluar tutje duke fituar garën në të cilën mori pjesë. Xhamajkani regjistroi kohë prej 10:09 sekonda, dukshëm më dobët se rivalët nga bateritë tjera. Më i shpejti ishte amerikani Justin Gatlin i cili fitoi baterinë e tij në kohë prej 9:97. Kualifikimin tutje e siguruan edhe sprinterët e tjerë të mirënjohur si Yohan Blake, Asafa Powell dhe Dwaight Cham-

Vizita Ulliam dhe Kejt vizitojnë atletët britanikë Princi Uilliam dhe e shoqja e tij, princesha e shkëlqyer Kejt, vizituan shtëpinë e skuadrës britanike në Fshatin Olimpik. Bëhet fjalë për takime që në pamje të parë janë formale, ndonëse në brendësi kanë mjaft domethënie dhe emocion. Në një moment, në takim janë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura, njerëz që po garantojnë sigurinë e Lojërave, jetën e sportistëve, stafeve dhe spektatorëve.

bers. Por nuk do të ketë asnjë tjetër përveç dy njerëzve nga Xhamajka. Në garën e shpejtësisë maksimale humane në “Londër 2012” parashikimet janë që fitues do të jetë ose Usain Bolt, ose Johan Blake. Në 100 metrat e atletikës, nuk bëhet fjalë as për patriotin e tyre, Asafa Powell, dhe as për amerikanin Tajson Gej, njeriun e dytë më të shpejtë në histori. Mos harroni që jemi në Londër dhe britanikët e kanë vënien bast si sport kombëtar. Ndaj kanë shumë rëndësi parashikimet e kompanive të basteve. “Uilliam Hill”, një nga më të mëdhatë dhe të respektuarat e botës, e jep gjithsesi Usain Boltin si favorit kryesor për të fituar 100 metrat, por tani Blake është shumë pra-

në tij. Që nga 4 vjet më parë dhe madje që nga janari, gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm dhe Blake ka fituar kuota për shkak të triumfit në kampionatin botëror, por edhe të problemeve fizike të kampionit olimpik dhe të rekordmenit botëror. “Do të jetë një garë e madhe dhe e shpejtë, - thotë Blake, - në garë do të jenë shumë djem që vrapojnë shpejt, por askush nuk mendon për rekordin, të gjithë duan medaljen e arit”. Rivali amerikan, Tajson Gej, thotë se “është e vështirë, por duhet të kthehem në shtëpi të paktën me një medalje”. Së fundi, ish-rekordmeni botëror, Asafa Powell. “Kam 9 muaj që stërvitem për këtë ditë dhe nëse nuk do të dal në podium, do të jem

Quhet Junior, por peshon më shumë se gjimnastet japoneze

Oscar Pistorius shkruan historinë në Lojërat Olimpike

Quhet Junior, ose më saktë Ricardo Blas Jr, por aq i vogël nuk është. Në Lojërat Olimpike, xhudoka nga Guam i ka befasuar të gjithë. Peshon 218 kilogramë dhe është më i rëndë se gjithë skuadra femërore e gjimnasteve. Ai është atleti më i rëndë në Londër 2012, por gjithsesi, pesha e tij nuk e bëri dot fitues përballë kubanezit, që peshon rreth 65 kg më pak se ai.

Moment historik për Olimpiadat. Kampioni paraolimpik Oscar Pistorius është prezantuar në pistë për baterinë e parë të 400 metrave dhe ka zhvilluar garën e tij të parë në Lojëra, njësoj si atletët e tjerë normalë. Jugafrikani ka arritur që të kalojë turin duke u klasifikuar në vendin e dytë me kohën 45’’44 (rekord sezonal për të) pas domenikanasit Santos (45’’04’).

Usain Bolt

vërtet i zhgënjyer”, - thotë ai. Usain Bolt mban titullin olimpik dhe rekordin botëror të vendosur një vit pas Pekinit. Ai ka kohën 9”58 dhe padyshim është më i forti sprintier i botës, veçse vetëm kur është në gjendje optimale. Natyrisht, për të pritet të vihen më shumë baste se për çdo gjë tjetër në Londër 2012.

Medaljet Shteti 1) SHBA 2) Kina 3) Britania 4) Korea e Jugut 5) Franca 6) Gjermania 7) Italia 8) Korea e Veriut 8) Kazakistani 10) Rusia

Londra ka të tjera përparësi: “Objektet në Pekin ishin të mahnitshme. Të pabesueshme…! Por, edhe këtu janë të mira. Çdo gjë është e organizuar mirë. Po ashtu është kënaqësi që flitet anglisht”. Jon Fogarty nga Los Angeles thotë se deri më tani Lojërat e Londrës janë të kënaqshme. Por, publiku ishte më i kënaqur në Pekin: “Nuk e di nëse kjo vinte ngaqë qyteti, ndonëse ishte i madh, ishte më i përmbledhur, ndërsa këtu është më i

përhapur… më duket se kudo që të shkoje në Pekin kishte më shumë vëmendje për Lojërat Olimpike”. Natyrisht që për kinezët Lojërat Olimpike të Pekinit ishin një mundësi për të treguar zhvillimin e vendit, ndërsa qeveria kineze mbajti një qëndrim të rreptë për aktivitetet politike, që mund të zhvilloheshin gjatë Olimpiadës. Në Londër aktivistët politikë dhe protestues të tjerë janë të lirë. Për britanikët, Lojërat Olimpike janë thjesht

Argj Br 10 13 16 10 7 8 2 5 6 8 9 6 5 3 0 1 0 0 19 9

Tot 47 48 25 16 22 20 13 5 3 25

Dopingu Akuza ndaj notares Ledecky

Noti olimpik nuk gjen paqe. Pas kinezes Ye Shiwen e cila u akuzua për doping nga amerikanët, në shënjestër të dyshimeve është edhe amerikania 15-vjeçare Katie Ledecky, e cila ra në sy për performancën e shkëlqyer në finalen 800 m stil i lirë. Por adoleshentja amerikane hodhi poshtë çdo akuzë, duke theksuar se gjatë vitit të fundit është stërvitur shumë, duke arritur edhe rezultatin që askush nuk e priste.

Pekini apo Londra? Tifozët të dyzuar për preferencat Për shumë adhurues veteranë të Lojërave Olimpike, përvoja e Londrës ka qenë shumë më e ndryshme sesa ajo e Lojërave të Pekinit në vitin 2008. Amerikani Gary Davis ka ndjekur zhvillimin e nëntë Lojërave Olimpike dhe thotë se stadiumet e ndërtuara për këto lojëra në Londër nuk mund të krahasohen me arkitekturën e stadiumit kryesor si dhe të qendrës së pishinave të ndërtuara për Lojërat Olimpike 2008 në Pekin. Por, ai shton se

Ar 24 22 10 9 8 5 5 4 4 3

një prej ngjarjeve ndërkombëtare sportive, që Londra zhvillon prej vitesh. Adhuruesi i Lojërave Olimpike, lituanezi Alius Bilunas thotë se ai dhe miqtë e tij preferojnë më shumë argëtimin dhe sportet në Londër sesa madhështinë artificiale të Pekinit: “Kina donte të mburrej disi me lojërat. Dhe kjo e bëri të mos dukej aq mirë sa ishte në sytë e të tjerëve. Mendoj se Londra po tregon respekt të vërtetë për secilin”.


t

22

MAPO

E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

Punëtorët e Pentagonit shfletonin faqet pornografike John James Jr., drejtori ekzekutiv i agjencisë së Pentagonit që është kompetente për sistemit e mbrojtjes raketore (Pentagon Missile Defense Agency), i urdhëroi punonjësit që ta ndalojnë përdorimin e kompjuterëve zyrtarë për shfletimin e faqeve pornografike. Në letrën e tij James ka theksuar se ka vërejtur se kompjuterët zyrtarë janë përdorur për “qëllime të pahijshme”. “Më saktësisht, është vërejtur se disa punonjës kanë hyrë në ueb-faqet ku kanë dërguar mesazhe që kanë përmbajtje e fotografi pornografike ose seksuale. Një sjellje e tillë nuk është vetëm joprofesionale që pasqyron kohën e cila nuk është përkushtuar në detyrat reale, por është shkelje e qartë të dispozitave që rrezikojnë sigurinë”, thuhet në letrën e drejtorit. Faqet pornografike janë, në fakt, të njohura për “opusin e begattë” të viruseve. Nga Pentagoni megjithatë theksojnë se mbrojtja e sigurisë nuk ka thyer asnjëherë. Punëtorët e “prapë” që deri tash janë kënaqur me përmbajtje të papërshtatshme mund të presin edhe “masat e duhura disiplinore”: që nga kufizimi në qasjen e të dhënave e madje pushimin nga puna.

Fjalëkryqi klasik 1

2

15

17

7

18

19

20

Sot do jeni të padurueshëm dhe do ju pëlqejë të kapeni me partnerin. Mos e teproni, sepse mund të vijë një moment dhe ai të largohet nga ju. Tregohuni më tolerantë. Për beqarët nuk do jetë ditë shumë e mirë.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sot do ngrini shumë pyetje për sa i përket lidhjes suaj dashurore. Lëreni pas çdo gjë që keni kaluar dhe mundohuni të përjetoni emocione të reja. Lëreni imagjinatën të shprehet. Beqarët do jenë shumë joshës sot dhe do njohin dikë interesant.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Në mënyrë që marrëdhënia juaj me partnerin mos ketëproblemeduhettëjeni më realistë. Gjeni zgjidhje që në moment për çdo paqartësi. Beqarët duhet të përgatiten për një lidhje të qëndrueshme. Në karrierë do ju jepet një mundësi shumë e mirë.

Dashuria nuk do ketë asgjë të veçantë sot. Nuk do lindin konflikte, por as një ditë plot pasion nuk do jetë. Vete e keni në dorë ta ndryshoni apo ta lini kështu si është. Edhe beqarët nuk do kenë aspak një ditë të mirë. Morali do jetë i ulur.

Në dashuri do guxoni shumë sot. Do merrni vendime të rëndësishme për lidhjen tuaj dhe gjithçka do shkojë mirë. Besojini më shumë instinktit. Edhe beqarët sot do kërkojnë me çdo kusht të gjejnë personin e zemrës dhe do kalojnë një ditë të bukur.

Koha kalon dhe në lidhjen tuaj ka ardhur momenti të ktheni një faqe. Harrojini zhgënjimet dhe mundohuni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Edhe beqarët do kenë ndryshime në jetën e tyre sentimentale. Në punë do filloni një projekt në grup.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Sot duhet të flisni më shumë me partnerin për vazhdimësinë e lidhjes suaj. Vetëm kështu do i shmangni konfliktet dhe çdo gjë do jetë e qartë. Do kaloni një ditë mjaft të bukur dhe do përjetoni shumë kënaqësi.

Jeta në çift do jetë e ngatërruar sot. Dhe për të gjitha ju do ia hidhni fajin partnerit. Nëse nuk filloni të pranoni edhe gabimet tuaja, gjërat nuk do përmirësohen. Beqarët duhet të përfitojnë sa më shumë nga kjo ditë sepse do jetë me fat.

Dot do jetë një ditë perfekte për beqarët. Do kenë plot mundësi për takime dhe dikush mjaft i veçantë do ju pushtojë zemrën. Shfrytëzojeni deri në fund këtë ditë me diell. Edhe çiftet do kenë një ditë të qetë dhe pa probleme.

Marrëdhënia me partnerin do shkojë mirë, por ju duhet të mendoni edhe pak për miqtë sot. Mos i kërkoni ata atëherë kur keni nevojë. Beqarët nuk do kërkojnë të kenë takime sepse janë lodhur dhe nuk kane gjetur atë që kanë dashur.

10

38 44

26

27

30

33

31

34

35

39

40

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

22

25

29

41

36

42

46

47 50

49

51

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

52

54

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Dokument, a shkresë që vërteton saktësinë e diçkaje. 6. Bazament i maki-

1. Diçka që kërkon shumë mund, përpjekje a punë për ta bërë ose për ta ar-

nës. 10. Vlora në makina. 12. Repart Ushtarak. 13. Një nga mënyrat e foljes. 15.

ritur. 2. Orendi shtëpiake të vjetra. 3. Frikësoj në dialekt. 4. Pluhur, ose... 5.

Tërësia e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës, e ekono-

Ndenjësja e biçikletës. 6. Ushqehet. 7. Pajtim në një mjet udhëtimi. 8. Ele-

misë etj. 21. Organizata Legalitetit. 22. Jo mirë. 23. Pa mundur ta godasë ose

ment kimik me simbol Si. 9. Institut Teologjik. 10. Helm, ose... 11. Vihen të til-

ta prekë. 24. Skuadër futbolli shqiptare. 27. Notë muzikore. 28. Tre herë më

la për të kapur kafshë të egra. 14. Në rregull. 16. Në mënyre që nuk shihet a

shumë. 30. Harabel në dialekt. 32. Instituti Bujqësor. 33. Xhuvani, aktore e

nuk duket mirë, jo qartë. 17. Vjershë e shkurtër dashurie. 18. Ishull i madh në

njohur. 35. Njeri që bën veprime të çuditshme për të tjerët. 37. I ka baruti në

Paqësor. 19. Institut Privat. 20. Mal i vendit tonë. 25. Organizatë Botërore.

mes. 39. Mundësia a aftësia e diçkaje për t'u ruajtur mjaft kohë pa u lëkun-

26. Pjesë ndërrimi. 29. Pa folur dhe pa lëvizur. 31. Organizatë ekonomike. 34.

dur ose pa ndryshuar. 43. Vegël për të prerë xhama. 46. Bërja e veprimeve si

Vitet e kaluara, koha e shkuar. 36. Lloj perimeje. 38. Lady, këngëtare e njo-

të një tjetri. 47. Kilometra, shkurt. 48. Frazë e shkurtër që përsëritet për të

hur. 40. I ka dita në mes. 41. Pemë e lartë. 42. Hoxhë që drejton një xhami. 44.

propaganduar diçka. 50. Poetesha e antikitetit. 51. Instituti Juridik. 53. Ishull

Pjesëz mohuese. 45. Sferë e vogël metalike. 47. Basinger e kinemasë ameri-

i madh në Mesdhe. 54. Prosper i letërsisë franceze.

kane. 49. Janë në mes të bandës. 51. Besim shpirtëror.

Sudoku | nivel mesatar 6

6

4

1 4 8

LUANI (23/VII-22/VIII)

9

21

53

BINJAKET (21/V-20/VI)

8

14

24

48

Horoskopi i ditës

Keni probleme në çift? Sot ju do bëni ç’është e mundur për t’i kaluar dhe do vendosni një komunikim më të mirë me njëri tjetrin. Beqarët duhet të ruajnë qetësinë nëse takohen me dikë që e kanë menduar prej kohësh.

16

32

43

6

13

28

Nëntëdhjetëvjeçari William Bell ka shënuar një rekord të ri në kërcimin me shkop, në kategorinë e moshës së tij. Gjyshi e kaloi lartësinë prej 218 centimetrash. Babai i sportistit Earl Bell, i cili ka fituar medalje në Lojërat Olimpike të Los Angelesit, ka dëshmuar edhe një herë se gjenet e tij i ka “transferuar” tek trashëgimtarët. Edhe pse ka goxha do vjet, ai ende ushtron kërcimet, së paku tri herë në javë, ndërsa kjo punë e ka bërë fitues të një rekordi të ri. Në një kamp treningu në Arkansas, para kamerave ai arriti ta kapërcejë pengesën 218 centimetra të lartë.

Do keni mjaft energji sot, por duhet të tregoheni edhe të matur në dashuri. Mos i përkeqësoni gjërat, sepse ditët në vijim mund të jenë më të vështira. Beqarët do e ndjejnë shumë nevojën e dikujt. Nëse jeni më të hapur, edhe mund ta takoni sot.

5

23

37

DEMI (21/IV-20/V)

4

12

Gjyshi rekordmen

DASHI (20/III-20/IV)

3

6

5

9

6 2

7 3

3 7

5

1

3

1

8

9 6 4

6

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 4 9

4

1 5

2

4

4 1 5

5

9

5

3 1 8

8 9 3

3

5

7

6

4

7

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

2

Numërkryq 1

5

2

1

4

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

021, 052, 102, 110, 123, 127, 141, 168, 210, 224, 334, 521, 562, 571, 741, 784, 814, 882, 975, 987.

Përgjigjet nr të djeshëm

E

U R

O

E J

R R

B

I

E A

E V

U M

L

O

N

E

A

P

N

J

O

E

L

S

A B

R

N

A

D

O

L

I

M

F

A

K

U

R

S

L

I

Z

A

H

M

E

T

R

D

T

O

R

O

R

A

E

S A

U B

L

U

Z

P

E

N

A

06124, 12012, 23202, 24558, 25896, 26215, 27068, 29031, 31828, 36269, 41247, 45512, 52435, 54787, 55624, 65604, 81611, 85415, 87444, 87851.

1125, 1323, 1546, 2589, 3256, 6567, 7456, 7692.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën N

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra:

O

T

A

T

R H

A

A D

H

E U

I O

D

V

A

I N

Z

G

A

I

I

Q

E

N

A

S

K U

I

R

3

2

6

3

2

1

4

5

2

1

3

2

6

0

2

0

1

1

1

1

2 8

0

3

2

6

9

6

8

5

7

4

8

8

4

5

1

2

1

0

2

3

6

M

2

6

3

2

0

1

5

2

9

5

6

L

A

23

2

5

1

4

8

5

7

4

6

5

I

N

2

1

5

9

6

5

8

8

8

7

4

9

4

4

1

5

2

6

3

2

1

0

2

5

6

5

9

8

7

1

5

2

6

3

2

0

1

5

9

6

5

8

7

8

K R

8

I

G

A

R

U

J

I

I

N

D

I

A

M

I

O

N

4

8

5

4

1

5

2

1

0

2

1

L

I

A

I

3

2

6

5

5

4

7

9

5

7

4

I K

030123, 051744, 125576, 370982, 447963, 598754, 813505, 953836.

Ç


retro 1962 faqja e fundit profil&

5 gusht

SOT

E diel, 5 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Vdekja e Marilyn Monroe

Kjo është një nga vdekjet që ka nxitur aq shumë teori konspirative, përkrah atyre të presidentit Kenedi dhe John Lenonit, saqë vështirë që këto të mund të ndahen sot prej së vërtetës. Një yll i atillë i kohës së saj, saqë askush nuk ka mundur ta zëvendësojë, ndërsa aktoret edhe sot përpiqen ta imitojnë. Marilyn Monroe u

lind më 1 qershor 1926, në Los Anxhelos. Ajo u pagëzua me emrin Norma Jean Baker. Ishte një fëmijë jashtë martese. Ajo fillimisht i tërhoqi vëmendjen një fotografi të ushtrisë dhe shumë shpejt pati sukses për t’u kthyer në një kohë të shkurtër në “të dashurën” simbol të SHBA. Prej kësaj kohe ajo pati një karrierë të

pasur kinematografike dhe si këngëtare. Përflitet dhe ka mjaft gjasa të jetë e vërtetë një aferë e saj me presidentin Kenedi, ndërsa tri martesat e saj dështuan. Ajo pati trajtim psikologjik dhe u bë e varur nga tabletat. Marilyn vdiq më 5 gusht 1962 në moshën 36-vjeçare, nga një helmim prej medikamenteve.

Raoul Wallenberg

Diplomat dhe shpëtimtar i hebrenjve

Kur trupat sovjetikë më në fund marrin Budapestin, gjejnë gati 100 000 hebrenj ende në jetë. Në 16 janar 1945 qeveria suedeze mëson se Wallenberg është vënë nën mbrojtje sovjetike. “Nuk e di nëse jam i burgosuri apo mysafiri i tyre”, - thuhet të ketë bërë shaka Wallenberg, kur është parë për herë të fundit i gjallë në Perëndim. Më pas gjurmët e tij humbasin.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Për të janë shkruar libra, janë bërë filma dhe dokumentarë. Shkolla anembanë botës mbajnë emrin e tij. Raoul Wallenberg u shpëtoi jetën në vitin 1944 mijëra hebrenjve hungarezë. Në emër të humanizmit! Budapest 1944: ndërkohë që aleatët zbarkojnë në Normandi dhe Ushtria e Kuqe rimerr kontrollin mbi territoret sovjetike, Hungaria është e pushtuar nga ushtria naziste gjermane. Me këmbëngulje dhe brutalitet, komandanti i SS-ve, Adolf Eichmann çon përpara deportimin e hebrenjve hungarezë. 437 000 fëmijë, gra dhe burra janë vrarë tashmë, kur Raoul Wallenberg mbërrin në kryeqytetin hungarez. Raoul Wallenberg u lind më 4 gusht 1912. Djali i një familjeje të famshme sipërmarrësish dhe diplomatësh suedezë, ai duhet të bëhet bankier, por për këtë nuk ka as dhunti dhe as dëshirë. Në vend të kësaj, Raoul studion arkitekturë në SHBA, por ndërpret studimet dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore hyn në tregtinë e mallrave ushqimore luksoze në Suedi. Me sukses, falë ortakut të tij hungarez me përvojë, Kálmán Lauer. Por ky i fundit kërkon para së gjithash mbështetje për të afërmit e tij hebrenj të mbetur në atdhe. Nga qeveria suedeze, Wallenberg merr një detyrë të fshehtë: i pajisur me 150 000 dollarë nga komiteti i luftës i SHBA-së për refugjatët, 32-vjeçari duhet të shpëtojë hebrenjtë e fundit të mbetur. “Raoul Wallenberg nuk ishte politikan profesionist, - përmbledh gazetari dhe historiani nga Hamburgu, Ulrich Völklein, - por një burrë i ri që kishte vendosur të angazhohej për hir të humanizmit”. Në rangun e një atasheu të përfaqësisë suedeze, Wallenberg disponon imunitet diplomatik. Dhe ai di si ta përdorë: blen ndërtesa, në të cilat të shpëtuarit gjejnë strehim nën flamurin suedez. Korrupton zyrtarë, josh me kredi milionëshe dhe kërcënon me pasoja politike nëse nuk pranojnë ta ndihmojnë. Më pas i riu suedez krijon sistemin e të ashtuquajturave ‘pasaporta mbrojtëse’ dhe ‘letra mbrojtëse’, me të cilat hebrenjtë hungarezë shpallen pjesëtarë me të drejtë mbrojtjeje të shteteve neutrale. Kjo shpëton disa mijëra hebrenj nga kapja direkte prej SS-ve dhe Gestapos. “Raoul Wallenberg ka punuar në të gjitha nivelet”, - thotë historiani Völklein. “Ai ka krijuar lidhje me komandantë SS, ka negociuar me Eichmann-in. Ka folur me përfaqësues politikë gjermanë në Budapest. Ka ushtruar trysni mbi ta”. Me anë të një shërbimi të vetin informativ, Wallenberg përpiqet të më-

sojë datat e transporteve në kampet e shfarosjes. Ai ndalon personalisht trena të drejtuar për në Aushvic, shpëton hebrenj nga marshimet e vdekjes, pengon komandot e pushkatimit të nacionalsocialistëve hungarezë, të ashtuquajturve “kryqet shigjetë”. Wallenberg është më shumë se një diplomat i pazakontë, ai është një njeri me guxim të jashtëzakonshëm. Kjo u bën përshtypje në disa raste edhe SS-ve. Kur trupat sovjetikë më në fund marrin Budapestin, gjejnë gati 100 000 hebrenj ende në jetë. Në 16 janar 1945 qeveria suedeze mëson se Wallenberg është vënë nën mbrojtje sovjetike. “Nuk e di nëse jam i burgosuri apo mysafiri i tyre”, - thuhet të ketë bërë shaka Wallenberg, kur është parë për herë të fundit i gjallë në Perëndim. Më pas gjurmët e tij humbasin. Moska përhap fillimisht fjalë se Wallenberg është vrarë nga fashistët hungarezë. Por në të vërtetë ai është burgosur dhe është dërguar në kryeqytetin sovjetik. Akuza: Wallenberg ka kryer spiunazh për llogari të SHBA-së dhe ka bashkëpunuar me drejtues të lartë nazistë. “Kjo rezulton nga biseda me ish- ofi-

cerë të marrjes në pyetje të NKWD (Shërbimit të Fshehtë Sovjetik), të cilët janë përpjekur ta rekrutojnë Wallenberg-un të paktën si informant”, shpjegon Ulrich Völklein, i cili ka folur me dëshmitarë të kohës dhe ka kryer kërkime në arkivat rusë rreth fatit të Wallenberg-ut. Të tjerë historianë mbrojnë tezën se Wallenberg nuk e ka pësuar nga gjoja aktivitetet e spiunazhit, por për shkak të lidhjeve familjare me një nga sipërmarrjet më të mëdha suedeze, të cilët gjatë luftës kishin bërë biznes me të dyja palët. Sipas këtyre supozimeve, Wallenberg duhet të shërbente si një lloj garancie e sovjetikëve për negociata me Suedinë dhe koncernin Wallenberg. Veç kësaj qeveria suedeze nuk është interesuar me kohë për zhdukjen e Wallenbergut. Deri më sot nuk është sqaruar ende nëse shkaku ka qenë bindja ndaj sovjetikëve, apo shqetësimi për statusin e shtetit neutral gjatë Luftës së Ftohtë. Në 7 shkurt 1957 sovjetikët informojnë zyrtarisht qeverinë suedeze se Wallenberg ka vdekur nga një infarkt që në vitin 1947 në spitalin e Lubjankës, burgun e Shërbimit famëkeq të Fshehtë

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Sovjetik, NKWD. Në vitin 1989 qeveria ruse iu dorëzon familjarëve të Wallenberg-ut sendet e fundit personale, ndër të cilat një pasaportë, një kalendar dhe një mbajtëse cigaresh. Në 2001, Aleksandër Jakovlev, drejtor i Komisionit të rehabilitimit të Presidentit rus, deklaron se Wallenberg është vrarë me armë. E sigurt është ndërkohë se suedezi nuk ka vdekur në mënyrë të natyrshme, por është vrarë. Dokumentet që flenë në arkivat rusë nuk janë hapur ende plotësisht për publikun. Vetëm ato mund të jepnin të dhëna se sa gjatë ka jetuar vërtet Wallenberg dhe kush e ka vrarë. Sot për të ka shumë libra, filma, dokumentarë, këngë dhe madje një opera. Për aktivitetin e tij të shpëtimit Wallenberg është nderuar nga Mbreti Gustav Adolf me nderimin më të lartë suedez dhe në përkujtimoren e Holokaustit Jad Vashem, ai nderohet si “I drejtë në mes të popujve“. Në 1995-ën Wallenberg mori pas vdekjes “Çmimin europian për të Drejtat e Njeriut”. Në sinagogën e madhe në Budapest gjendet një pllakë përkujtimore në nderim të diplomatit të guximshëm suedez, të cilin disa e kanë quajtur “Engjëlli i Budapestit”.


Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you