Page 1

Faqe 19

Zbulimi i Arkeologëve polakë: Kryeqendra ilire ka qenë Rozafa

Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, shprehet se kryeqendra e parë ilire nuk është Kotorri

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 5 qershor 2012. Numër 592. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Dështon Raundi i dytë

Prendi: qëlluam në ajër me plumba luftarakë, pasi mbaruan manovrat Ish-komandanti i Gardës akuzon Prokurorinë se viktimat i ka përshkruar si spektatorë dhe se ka paragjykuar hetimet. “Përdorën prestigjin e FBI-së për akt-akuzën”

FAQE 7

Raiffeisen Bank: Dalja e Greqisë e zbret euron në 110 cent Banka Raiffeisen parashikon një rënie të euros në 110 cent në këmbim me USD, në rast se Greqia del nga eurozona FAQE 9

Kandidimi i Nanos, Ruçi zbardh replikat Berisha-Rama Kreu i grupit ka informuar deputetët e PS-së se Berisha gjatë takimit të së dielës ka pyetur disa herë Ramën për arsyen se pse nuk kandidon zotin Nano për President ose ndonjë emër tjetër. Berisha: E mirëkuptoj qejfmbetjen për tërheqjen nga kandidatura politike. PS të sjellë kandidatin e saj Rama: Japim konsensusin nëse PD heq dorë nga Zaganjori Meta: Zaganjori edhe në raundin e katërt, opozita të bëjë propozime Ngjela: Berisha-Rama, konsensus otoman, duhet garë në sallë. Nano- 7 këshilla Ramës e Berishës: Si të mos digjet raundi i tretë. Faqe 2-5

Paloka: I sugjeroj Berishës që në raundin e katërt të dalim me kandidaturë politike Met Bozi

Masakra e Cërrikut, Apeli liron dy të dënuarit me burgim të përjetshëm FAQE 8

op-ed / 10-11

Intervista/ Deputeti i PD hap debatin për ndryshimin e strategjisë në raundin e katërt. “Unë do t’i sugjeroja z.Berisha që në raundin e katërt, përderisa duket qartë që PS-ja nuk ka ndërmend që të japë konsensus, do të ishte mirë që ne të riktheheshim në pozicionin tonë politik”

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Xhezofina, mon Amour

koment Sokol Balla

sipas meje Edison Ypi

©

I dënuari për vrasje të dyfishtë të dy vëllezërve Grerëza e priti në sheshpushimin e shkallëve dhe e qëlloi me kaçavidë në sy dhe në bark. Motivet e sulmit ende të

Sa bukur!

testi i letërsisë

paqarta, përmendet politika dhe krushqia e prishur. Shoqërohen edhe 6 gardistë, ShKB hetim paralel për të zbuluar nëse ka tolerim nga punonjësit e burgut Faqe 6

Protesta e maturantëve, MASH: Do e korrigjojmë sipas logjikës

S’ka as politikë as politikanë të mirë apo të këqij. Politika dhe politikanët nuk janë shkak, janë pasojë...

Faqe 15

Ditë festive

Si mund të sigurohet njerëzimi që vrasja në masë...

që PD-ja të dilte me një kandidaturë nga radhët e politikës. Kërkesa e Palokës është deri më tani në formën e sugjerimit, por mund ta zyrtarizojë në rast se Presidenti i ri i vendit nuk zgjidhet edhe në raundin e tretë me konsensus. Megjithatë, Paloka sqaron se përpos diskutimit që mund të marrë kjo çështje, në fund ai do t’i bindet vendimit politik të PD-së...

Plagoset në burg kryekomunari i arrestuar për italianët

Sesa ka ndikuar takimi Berisha-Rama në klimën politike në vend, mjaft të shikoje sallën...

E ndjektë çdo komb ‘besën’ e tij

koment Sali Berisha

Nëse në raundin e tretë nuk ka konsensus për Presidentin, kryeministri Sali Berisha do të përballet me një tjetër debat brenda PD-së, që presidenti me 71 vota të zgjidhet nga radhët e kësaj force politike. Deputeti demokrat ndër vite, Edi Paloka, deklaroi dje në një intervistë për gazetën “Mapo” se, në rast se shkohet në raundin e katërt, atëherë do të ishte mirë

koment / 11 artur Zheji

Impass dhe urgjencë për shtegdalje! Me sa duket, 48 orë mbas takimit, llogoret kanë thirrur palët për t’u strehuar. Mazhoranca përkëdhelet tek emri i Zaganjorit, i cili ka konsensusin e shumëdëshiruar të Koalicionit qeverisës. Opozita e refuzon këtë kandidaturë, në të vërtetë ende virtuale, sepse ende nuk janë nënshkruar 20 firmat që parashikohet nga procedura dhe kërkon t’i shmanget ‘garës’ së emrave. Rama këmbëngul, pa i hyrë diskutimit, mbi profilin e Zaganjorit, se kërkon një proces nga pika 0. Procesi nga pika 0, sipas asaj që Rama tha në Top Story dje, nënkuptohet të jetë rifillimi i dialogut...


2

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

politika

Ngjela: Berisha-Rama, konsensus otoman, duhet garë në sallë Kreu i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela, tha dje në “Shqip” të Rudina Xhungës se për zgjedhjen e Presidentit duhet konsensus parlamentar, me kandidatë në sallë. Rama e Berisha po e shtrojnë këtë mënyrë konsensusi otoman. Të hënën Parlamenti mbajti raundin e dytë, nga

pesë mundësi që i ka dhënë Kushtetuta, për të zgjedhur Presidentin e ardhshëm të vendit. Por seanca nuk zgjati as 3 minuta dhe raundi u krye. Kësaj seance parlamentare i parapriu takimi Berisha-Rama, mbrëmjen e së dielës në Kryesinë e Kuvendit.

Berisha-deputetëve: Kuptoj qejfmbetjen për tërheqjen nga kandidatura politike Kryeministri: Zaganjori është një personalitet me karrierë të gjatë, për gati 31 vjet është pedagog universiteti... PS-ja të sjellë kandidatin e saj TIRANË Ka zgjatur fare pak mbledhja

e djeshme e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa mesazhi i kryeministrit Berisha ka qenë i qartë: Mazhoranca vijon të mbështesë kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, duke kërkuar që opozita ta sfidojë me një emër të saj. Për herë të parë, kreu i ekzekutivit preku edhe një tjetër çështje, lidhur me një pakënaqësi të brendshme në PD për tërheqjen e Berishës nga kandidatura politike për President. Këtë situatë Kryeministri është përpjekur ta përcjellë me batutë, duke iu referuar një prej deputeteve më të reja të grupit parlamentar demokrat, asaj të qarkut Lezhë, Paulina Hoti. ”Unë e kuptoj dhe e mirëkuptoj, që të gjithë politikanët përveç Paulinës, që s’e ka mbushur moshën për të qenë kandidate për presidente, janë pak zemër thyer... Majlinda (Bregu) dhe Paulina, ju të dyja të paktën të më çonit mesazhin, mesazh nuk më çuat mua se këtej thoni nuk kemi moshën...”, - tha Berisha, batutë të cilën e ka përsëritur edhe në fund të fjalës së tij, teksa është kujtuar se një tjetër deputete nuk ka mbushur moshën 40 vjeç. “... Majlinda nuk e beson kush, që nuk je në moshë të zgjedhjes, nuk je as ti, edhe Mesila (Doda). Pra, në tërësi unë e kuptoj adrenalinën që qarkullon te politikanët në këtë periudhë, por e vlerësoj shumë edhe mirëkuptimin që keni treguar dhe që tregoni, se ky do të jetë një proces sa më i gjerë i mundshëm”, - tha ai. Për këtë arsye, edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreu i ekzekutivit është përqendruar fort tek arsyet që e shtynë atë të mos paraqiste në garë një kandidaturë politike, një argument që Berisha e ka parashtruar edhe në takimin që ai zhvilloi dy ditë më parë me kryetarin e opozitës, Edi Rama. “Ajo çka spikat në përzgjedhjen tonë është një vlerësim pozitiv, i qartë për kandidaturën e përzgjedhur. Unë u përpoqa të argumentoj mbështetjen që ne i japim kësaj kandidature si një mbështetje të merituar, si një mbështetje jo partiake, sepse qoftë edhe një ditë të vetme nuk ka qenë në Partinë Demokratike. Është një personalitet me karrierë të gjatë, për gati 31 vjet është pedagog universiteti, janë me qindra e qindra juristët shqiptarë që u ka dhënë mësim dhe e njohin, po kështu në diplomaci, po kështu në Gjykatë”, - tha ai. Kryeministri shtoi se përkundrejt pretendimit të opozitës, emri në fjalë është përcjellë përmes një procesi transparent, duke kërkuar që të njëjtën

gjë të bëjë edhe opozita: “...Siç jeni dëshmitarë, qoftë edhe njëherë të vetme nuk kam deklaruar dhe nuk kam menduar se partia kryesore opozitare nuk duhet të propozojë, nuk duhet të paraqesë kandidatura dhe se kandidaturat e saj do të paragjykohen. Jo. Preokupimi ynë duhet të jetë një proces thellësisht,

“Po vjen dhe raundi i tretë, uroj që të votojmë së bashku në raundin e tretë kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm, sikundër dhe një vetëdije e thellë për çdo qytetar, për çdo politikan ekziston, se Kryetari i Shtetit duhet të ketë integritetin, dhuntinë dhe të gjitha vetitë dhe aftësitë për ta përfaqësuar me dinjitet”

plotësisht kushtetues. Besoj se jemi dakord që posti është posti i parë i shtetit. Çfarë dua të them me këtë? Nuk mundet që të shkojmë poshtë, ose të kërkojmë poshtë për të zgjedhur personin, jo më lart, ndaj dhe në këtë kontekst ju garantoj se ne, dhe unë në mënyrë të përsëritur theksova në takim, do të bëjmë vlerësimin e kandidaturës së paraqitur nga Partia Socialiste. Natyrisht duke besuar se kandidati i përzgjedhur meriton të gjithë mbështetjen tonë të plotë”. Duke vlerësuar se takimi me kryetarin e opozitës, Edi Rama, ishte një përpjekje për të gjetur konsensus, Berisha uroi që në raundin e tretë të votohet kandidatura më e mirë. “Sot shqiptarët prisnin votimin. Nuk ndodhi. Po vjen dhe raundi i tretë, uroj që të votojmë së bashku në raundin e tretë kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm, sikundër dhe një vetëdije e thellë për çdo qytetar, për çdo politikan ekziston, se Kryetari i Shtetit duhet të ketë integritetin, dhuntinë dhe të gjitha vetitë dhe aftësitë për ta përfaqësuar me dinjitet sa më të madh vendin dhe kombin e tij, dhe të tillë Shqipëria ka. Ndaj dhe duke i shprehur mbështetjen e plotë kandidatit të përzgjedhur, ftojmë opozitën të shqyrtojë kandidatin, sikundër e ftoj të paraqesë kandidatin e vet dhe të angazhohemi në një proces konsultimesh civile, të përgjegjshme në interes të procesit dhe të vendit”, - tha ai. Nevila Perndoj

Rama: Japim konsensusin nëse PD heq dorë nga Zaganjori Kryetari i PS: “Ne i themi palës tjetër: na jepni mundësinë, t’ju japim konsensus, duke na krijuar kushtet për një zgjedhje më të gjerë, pra përtej një emri të vetëm”. TIRANË Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar dje se opozita nuk do të propozojë kandidat të sajin, ndërsa pret që mazhoranca të tërhiqet nga kandidatura e Zaganjorit, për të sjellë në tryezë të tjera alternativa. “Ne i themi palës tjetër: na jepni mundësinë, t’ju japim konsensus, duke na krijuar kushtet për një zgjedhje më të gjerë, pra përtej një emri të vetëm. Në momentin kur kjo ndodh, pa dyshim që krijohen kushtet që ne të jemi pro-aktivë, edhe në një proces identifikimi të produktit. Presim që pala tjetër të hapet përtej Zaganjorit dhe

të një modaliteti, që e shmang atë historinë ‘ngri emra e ul emra’, të kontribuojmë konkretisht qoftë për të dhënë konsensus, për një emër të përshtatshëm që propozohet nga pala tjetër, apo palët e tjera, qoftë për të kontribuar edhe ne, në kushtet kur kemi rënë paraprakisht dakord, se do ta zgjedhim Presidentin me konsensus dhe për këtë arsye po hapemi përtej këtij kandidati”, - tha dje Rama në një intervistë për “TCH”. Kreu i opozitës shtoi se në radhe të parë duhet të bihet dakord për procesin dhe më pas për emrat. “Këtu nuk bëhet fjalë që ne të përzgjedhim mes listës që sjell PD-ja, këtu bëhet fjalë që në radhë të parë ne të biem dakord për një kornizë brenda së cilës ndërtohet, pastaj edhe një ofertë me një numër të caktuar emrash. Kjo kornizë është shumë e rëndësishme, çfarë presidenti duam dhe cili është presidenti potencial, që plotëson ato kushte për të cilat të dyja palët kanë nevojë në një konsensus, por më shumë se kaq që plotëson

“Këtu nuk bëhet fjalë që ne të përzgjedhim mes listës që sjell PD-ja, këtu bëhet fjalë që në radhë të parë ne të biem dakord për një kornizë brenda së cilës ndërtohet, pastaj edhe një ofertë me një numër të caktuar emrash”

kushtin për të qenë një garant i palëve, i institucioneve dhe i unitetit kombëtar. Duam të japim konsensus dhe duhet të krijohen kushtet që ne të japim konsensus, nuk mund të vihemi në pozitë të vështirë dhe të pamundur praktikisht, për të na u imponuar një kandidat i njëanshëm, por nuk mund të vëmë në pozitë të vështirë palën tjetër, duke i thënë: jo kandidati yt, apo kandidati im. Kjo është humbje e kohës, qoftë çështjen e imunitetit, qoftë çështjen e reformës parlamentare ne mund t’i zgjidhim brenda një dite”,- shtoi ai. Rama shprehu bindjen se çështjet e mbetura të reformës zgjedhore, ata mund t’i zgjidhin në shumë pak ditë. “Unë jam i bindur po ashtu që në rast se ne i zgjidhim të katër këto çështje, përpara përfundimit të sesionit të Kuvendit, jemi në të drejtën tonë si përfaqësues të popullit shqiptar, qeveri dhe opozitë, t’i drejtohemi Komisionit Europian dhe t’i kërkojmë përgjigje pozitive”,- tha Rama.


E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Arvizu: Berisha dhe Rama meritojnë vlerësim për takimin TIRANË Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur takimin e krerëve të dy partive të mëdha në Shqipëri, si dhe produktin e këtyre bisedimeve. Ambasadori i ShBA-së, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar dje dy takime me protagonistët e këtij takimi, kryetarin e opozitës, Edi Rama, dhe kryeministrin Sali Berisha, të cilët i ka inkurajuar për të vijuar dialogun për të zgjedhur një president konsensual. Fillimisht Arvizu është takuar me kreun e socialistëve Edi Rama, në

zyrën e këtij të fundit, dhe pas takimit ka deklaruar për mediat se dy liderët e politikës shqiptare meritojnë vlerësim për qëndrimet e mbajtura në këtë takim dhe ato të deklaruara më pas për mediat. “Raundi i tretë ka përsëri hapësirë për 84 vota, por para së gjithash PS dhe kryetari Edi Rama meritojnë vlerësim që ata nuk po insistojnë që kandidati të jetë një person që i përket së majtës. Mendoj se PD dhe veçanërisht kryeministri Sali Berisha meritojnë vlerësim që e kanë bërë të qartë

që ai po bën përpjekje për të prezantuar kandidat dikë me të cilin ai të ndihet komod për të punuar dhe mund të punojë, por që nuk përfaqëson interesat e ngushta dhe vetëm të partisë”, - theksoi Arvizu. Më tej ai ka vlerësuar se palët janë në rrugën e duhur dhe se po punojnë për të gjetur një kandidat të pranuar prej tyre. “Për mua, të dyja palët po përpiqen që të nxjerrin një kandidat dhe besoj se duhet t’i inkurajojmë”, u shpreh Arvizu për mediat.

Raundi i tretë për Presidentin, të premten Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës me shumë gjasa do mbahet të premten. Ky të paktën është vullneti i mazhorancës, e cila ka kërkuar dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që votimi për raundin e tretë të zhvillohet në datën 8 qershor në orën 10:00, ndërkohë që opozita s’ka qenë dakord me këtë afat, duke kërkuar në fillim ditën e hënë dhe më pas të dielën si kohën kur duhet të mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit. Kështu, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, menjëherë pas seancës plenare u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën e zhvillimit të

raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit. Siç bëhet e ditur dhe në njoftimin për shtyp, të djathtët mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të zhvillohet ditën e premte, datë 08.06.2012, ora 10:00. Por siç thuhet në këtë njoftim, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të tretë. Fillimisht mësohet se propozuan që seanca e radhës të mbahet ditën e hënë datë 11.06.2012, ora 10:00. Dhe këtë, ata mësohet se e kanë argumentuar me nevojën për t’i lënë më shumë kohë për të gjetur një konsensus për emrin e ri të presidentit. Por një datë e tillë është kundërshtuar nga mazhoranca, e cila ka vënë në

dukje se mbajtja e raundit të tretë ditën e hënë del jashtë afatit kushtetues prej 7 ditësh, duke e llogaritur këtë kohë nga e hëna e djeshme kur u mbajt raundi i dytë. Megjithëse nuk janë pajtuar me këtë logjikë, socialistët mësohet se janë tërhequr nga ky propozim dhe kanë kërkuar që raundi i tretë të mbahet ditën e diel, datë 10.06.2012, ora 10:00. Por sërish mazhoranca ka kundërshtuar, ndërsa ka theksuar se, nëse palët kanë vullnet për të arritur konsensusin, kjo mund të bëhet brenda së premtes. Ndaj për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit në seancën e ardhshme plenare.

Sërish pa kandidat, por PD e PS respektojnë takimin Berisha-Rama Ka zgjatur vetëm pak minuta raundi i dytë i votimit për presidentin. Berisha mungon në seancë. Ndryshe nga një javë më parë, nuk mbahen fjalime dhe akuza politike Fejzi Braushi

Për shkak se palët ende nuk kanë gjetur akordin për një emër të pëlqyer përtej mazhorancës aktuale. Pavarësisht kësaj seanca, ashtu siç edhe e përcakton ligji themeltar i shtetit, është mbajtur, por vetëm në mënyrë formale sa për t’u konsideruar si raund votimi i kryer

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Dita e hënë kur është mbajtur dhe raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, nuk ka sjellë asnjë zhvillim pozitiv. Ashtu siç pritej, edhe ky votim është konsumuar bosh, pasi asnjëra palë nuk tentoi të paraqesë një emër kandidati shoqëruar me firmat përkatëse. Dhe kjo për shkak se palët ende nuk kanë gjetur akordin për një emër të pëlqyer përtej mazhorancës aktuale. Pavarësisht kësaj seanca, ashtu siç edhe e përcakton ligji themeltar i shtetit, është mbajtur, por vetëm në mënyrë formale sa për t’u konsideruar si raund votimi i kryer. Në zbatim edhe të vendimit të Kuvendit të së enjtes së shkuar, dje është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjes së kreut

Dje gjatë seancës në parlament

të ri të shtetit. Por njësoj si një javë më parë procedurat kanë qenë krejt formale dhe pa përmbajtje. Kështu, fillimisht në orën 09:00 të mëngjesit është mbledhur komisioni i Ligjeve, i cili ka konsumuar një mbledhje pa objekt konkret, pasi në të nuk ishte paraqitur asnjë kandidaturë zyrtare, së cilës në bazë të ligjit duhet t’i verifikoheshin kriteret formale ligjore. Ka qenë relatori i këtij komisioni, Viktor Gumi, ai që ka lexuar relacionin përkatës, duke bërë të ditur se për shkak se nuk kishte një kandidaturë zyrtare, komisioni i drejtohej seancës plenare me një raport ku theksonte faktin se votimi

Imazheria e Avancuar Italiane Salus Sherbimet: · Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla · Tomografi e Kompjuterizuar (CT Scanner) 16 detektorë · CT Scanner Dentar

Imazheria e Avancuar Italiane Salus eshhte e pajisur me nje sistem informatik on-line me Spitalin Salus Trieste duke sjelle keshtu per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim dhe perpunim te ekzaminimeve nga Radiologet Italiane te Spitalit Salus ne Trieste

· Rreze-X Dixhitale

· Cilesi dhe teknologji sipas standarteve Europiane

· Ekografi / Eko-Doppler

· Perdorimi i lendes se kontrastit Italian

Tarifa shume konkuruese Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

duhet të konsiderohej i kryer, pasi nuk kishte emra konkretë për të zhvilluar procedurat normale të votimit. Seanca Vetëm pak minuta më vonë, pra rreth orës 10:00 të paradites së djeshme është çelur dhe seanca plenare, në të cilën deputetët duhet të votonin për emrin e presidentit të ri. Por ndryshe nga një javë më parë, ajo është çelur vetëm që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli të lexonte vendimin e komisionit të Ligjeve, ku përcaktohej se raundi i dytë i votimit, ashtu si e përcakton dhe Kushtetuta, konsiderohej i kryer, pavarësisht se nuk kishte emra për t’u votuar. “Komisioni i Ligjeve është mbledhur para një ore. Ka një raport, i cili u është shpërndarë të gjithëve. Në raundin e dytë nuk ka një kandidat formal për të zhvilluar votimin. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, votimi quhet i kryer”, - u shpreh Topalli ndërsa lajmëroi dhe mbylljen e seancës. Por në ndryshim nga seanca e mërkurës së shkuar kur edhe u mbajt raundi i parë, dje grupimet e mëdha politike të përfaqësuara në Kuvend janë rezervuar në deklaratat politike dhe kanë zgjedhur të heshtin për të respektuar linjën e dialogut të vendosur dy ditë më parë në takimin Berisha-Rama, që ka nisur të funksionojë mes tyre. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk kanë kërkuar fjalën as për procedurë, ndërkohë që as kryeministri Sali Berisha nuk e ka parë të arsyeshme që jetë fare i pranishëm. Kjo është hera e dytë që Kuvendi konsumon votimin pa kandidat, pavarësisht se mazhoranca në mënyrë publike ka përzgjedhur kandidatin e saj, juristin Xhezair Zaganjori.


4

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

intervista

“Nëse ata nuk bien dakord me një kandidaturë të tillë, atëherë ne nuk kemi pse qëndrojmë të tërhequr, mund të rikthehemi shumë mirë në pozicionin tonë të mëparshëm politik”

Paloka: I sugjeroj Berishës që në raundin e katërt të dalim me kandidaturë politike “Unë do t’i sugjeroja z. Berisha që në raundin e katërt, përderisa duket qartë që PS-ja nuk ka ndërmend që të japë konsensus, do të ishte mirë që ne të riktheheshim në pozicionin tonë politik” TIRANË Nëse në raundin e tretë nuk

ka konsensus për Presidentin, kryeministri Sali Berisha do të përballet me një tjetër debat brenda PD-së, që presidenti me 71 vota të zgjidhet nga radhët e kësaj force politike. Deputeti demokrat ndër vite, Edi Paloka, deklaroi dje në një intervistë për gazetën “Mapo” se, në rast se shkohet në raundin e katërt, atëherë do të ishte mirë që PD-ja të dilte me një kandidaturë nga radhët e politikës. Kërkesa e Palokës është deri më tani në formën e sugjerimit, por mund ta zyrtarizojë në rast se Presidenti i ri i vendit nuk zgjidhet edhe në raundin e tretë me konsensus. Megjithatë, Paloka sqaron se përpos diskutimit që mund të marrë kjo çështje, në

politike? Unë e thashë që ky është një sugjerim i imi personal, nuk është, le të themi, qëndrimi politik i partisë, dhe sugjerimi im është për z.Berisha, pasi ky ka qenë qëndrimi ynë politik. Unë kam respektin më të madh për z.Zaganjori, e njoh pak edhe personalisht dhe nuk mund të them përveçse fjalë të mira dhe fakti është që edhe PS-ja nuk ka thënë qoftë edhe një argument kundër kandidaturës së z.Zaganjori, por nëse ata nuk bien dakord me një kandidaturë të tillë, atëherë ne nuk kemi pse qëndrojmë të tërhequr, mund të rikthehemi shumë mirë në pozicionin tonë të mëparshëm politik. Nëse kandidatura e Zaganjorit do të shkojë në raundin e katërt, ju do ta votoni? Unë do t’i bindem vendimit politik të PD-së, por ky ishte vetëm një sugjerim personal për z.Berisha. Do ta parashtroni këtë kërkesë edhe zyrtarisht? Edhe në mbledhje grupi mund ta bisedojmë... akoma nuk është diskutuar diçka e tillë.

fund ai do t’i bindet vendimit politik të PD-së. Z.Paloka, sot dështoi një tjetër raund që imponon zgjedhjen e një presidenti konsensual, palët sa duket janë në të njëjtat pozicione, duke lënë ende në lojë kandidaturën e Xhezair Zaganjorit. A jeni i prirur për t’i shkuar deri në fund kësaj kandidature? Unë mendoj se faktet janë të qarta. Mesa duket, z.Rama nuk do të pranojë kandidaturën e z. Zaganjori deri në fund, madje, siç ka deklaruar edhe vetë, nuk ka ndër mend as të propozojë ndonjë kandidaturë tjetër, kështu që në rast se do të shtyhen raundet në këtë mënyrë, unë do t’i sugjeroja z.Berisha që në raundin e katërt, përderisa duket qartë që PS-ja nuk ka ndërmend që të japë konsensus, do të ishte mirë që ne të riktheheshim në pozicionin tonë politik dhe kandidatura jonë të ishte një kandidaturë politike. A ju duket jo serioz fakti që deri më tani keni këmbëngulur për kandidaturën e Zaganjorit, duke ia imponuar edhe opozitës, dhe më pas në raundin e katërt t’i riktheheni një kandidature

Intervistoi: Nevila Perndoj

Meta: Zaganjori edhe në raundin e katërt, opozita të bëjë propozimet e saj Kryetari i LSI, Ilir Meta thotë se nuk do të ishte serioze për mazhorancën të propozojë kandidat tjetër në raundin e katërt. “Kandidatura e Zaganjorit gëzon konsensus më të gjerë se mazhoranca, opozita të jetë aktive dhe të bëjë propozimet e saj” Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mbështet idenë se mazhoranca duhet të kandidojë zotin Zaganjori edhe në raundin e katërt. Në një komunikim me mediat ai ka përshëndetur takimin Rama-Berisha, ndërsa ka ftuar opozitën që të bëjë propozimet e saj për postin e Presidentit. “Nuk do ishte serioze për mazhorancën të bëjë propozime të tjera”, - thotë Meta në mbështetje të kandidaturës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, ndërsa shton se LSI do të ishte e lumtur nëse PD dhe PS arrijnë një marrëveshje për emrin e Presidentit. Z. Meta, si do të veprohet në raundin e tretë të votimit për Presidentin e ri të vendit, mazhoranca do t’i qëndrojë kandidaturës Zaganjori apo do të kemi një proces të ri, ku përfshihet dhe opozita në konsultime me emra të rinj? Në radhë të parë do të doja të vlerësoja takimin midis z. Berisha dhe z. Rama dhe vullnetin e shprehur përsëri nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje konsensuale. Në këtë drejtim, mendoj që ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo zgjidhje të vijë në

raundin e tretë, pasi dhe përqendrimi i të gjithë faktorëve mendoj që do të jetë më i lartë në ditët që vijnë. Kjo kërkon dyfishimin e përpjekjeve nga të gjithë për të ecur drejt kësaj zgjidhjeje. Lidhur me qëndrimin e mazhorancës, dua të theksoj faktin që mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh, i cili duhet vlerësuar, duke dalë nga kandidaturat politike, të cilat mazhorancës natyrisht nuk i mungojnë, dhe duke përzgjedhur, pas diskutimit të emrave të tjerë, gjithashtu një figurë tepër bindëse si kjo e z. Xhezair Zaganjori, me bindjen se përfaqëson standarde të larta për postin e Presidentit, por edhe njëkohësisht me bindjen që është një figurë që nuk ka asnjë arsye të rëndësishme për të mos u pranuar apo për t’u kontestuar. Megjithatë, ky është një proces. Procesi është i dyanshëm. Procesi nuk ka qenë perfekt deri më tani, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë tek paragjykime, të cilat mund të ktheheshin në pengesë për gjetjen e konsensusit. Në këtë drejtim është e rëndësishme që opozita njëkohësisht të jetë interaktive që edhe ajo nga ana e saj të bëjë propozimet e veta, sepse mazhoranca nuk është refraktare. Nëse edhe në raundin e tretë nuk zg jidhet Presidenti, do të kemi po këtë kandidaturë në raundin e katërt? Nuk do të heqë dorë mazhoranca nga kjo kandidaturë? Në çdo rast, unë jam i bindur që kan-

“Në çdo rast, unë jam i bindur që kandidatura e z. Zaganjori gëzon një konsensus më të gjerë sesa ai i mazhorancës parlamentare...”

didatura e z. Zaganjori gëzon një konsensus më të gjerë sesa ai i mazhorancës parlamentare, pra në mënyrë të veçantë me opinionin publik apo qoftë dhe me partnerët ndërkombëtarë. Pra është një figurë tepër dinjitoze. Është e rëndësishme që opozita njëkohësisht të jetë aktive, të bëjë edhe ajo propozimet e saj dhe të bëhet pjesë aktive e këtij procesi. Z. Rama nuk është shprehur që do të ketë kandidat, ai kërkon të jetë bashkautor me të vetmin emër që duhet të dalë nga tryeza e koalicionit. A do t’i qëndroni Zaganjorit në negociatat që do të vijojnë? Asnjëra palë nuk kërkon një kandidat të vetin, sepse edhe mazhoranca nuk kërkon një kandidat të vetin, se do kishte propozuar një kandidaturë

politike. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një kandidat, i cili është votuar nga Partia Socialiste përpara shumë vitesh si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe përderisa nuk ka pasur paragjykime në atë moment për këtë kandidaturë, të jeni të sigurt që nuk ka as sot. I vetmi ngërç është më shumë psikologjik, që ka të bëjë me mënyrën jo perfekte të komunikimit të mazhorancës ndaj opozitës për komunikimin e emrit në fjalë, e cila ka ardhur për arsye të pamjaftueshmërisë së kohës, jo të dëshirës për të diktuar ndaj opozitës. Megjithatë, mazhoranca mbetet e hapur që opozita të kontribuojë jo vetëm me refuzime ose me kritika, apo me vërejtje, me ide, por edhe me propozime konkrete në këtë proces, i cili dëshirojmë të jetë konsensual. A do të ketë propozime të tjera nga mazhoranca z. Meta? Natyrisht që nuk do të ishte serioze për mazhorancën për të kaluar si mazhorancë në propozime të tjera. Sepse propozimi që mazhoranca ka bërë, ka qenë i diskutuar gjerësisht dhe i mirëmenduar dhe nuk ka asnjë arsye serioze për të kontestuar këtë kandidat të propozuar nga ana e mazhorancës. Kjo nuk do të thotë që mazhoranca është refraktare për të diskutuar dhe për të vlerësuar propozimet konkrete që mund dhe që duhet të vijnë nga ana e opozitës. Z. Meta, në qoftë se PD me PSnë gjejnë një emër për president pa marrë mendimin e LSI-së, ç’do të bëni? Lëvizja Socialiste është shumë e lumtur. E rëndësishme është që të arrihet konsensusi.


E martë, 5 13 qershor 2010 E enjte, 13qershor qershor 5 prill 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.gazetamapo.com www.mapo.al

politikë

MAPO

11 5 05

Kreu i Grupit, Gramoz Ruçi informon deputetët për takimin e së dielës

Kandidimi i Nanos, Ruçi zbardh replikat Berisha-Rama “Berisha kërkoi disa herë që opozita të propozojë emra kandidatësh për president dhe sidomos insistoi se pse PS nuk kandidon Fatos Nanon. Rama nuk iu përgjigj asnjëherë direkt për emrin e Nanos, por theksoi se para emrave duhet procesi konsensual për kriteret” Fejzi Braushi Pavarësisht insistimit të liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nano, për t’iu imponuar familjes së vet politike për ta kandiduar për postin e lartë të kreut të shtetit, kjo e fundit nuk është e prirur ta bëjë një gjë të tillë. Me gjithë këmbënguljen e vazhdueshme të kryeministrit Sali Berisha në takimin që ai pati me kryetarin e opozitës Edi Rama dy net më parë, për të marrë një përgjigje pse Partia Socialiste nuk propozon emra dhe konkretisht Fatos Nanon për president, kreu i socialistëve i është shmangur një debati të tillë, ndërsa ka kërkuar në vazhdimësi proces. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje në mbledhjen e Grupit kryetari i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi, i cili i ka informuar ata lidhur me rezultatet e takimit të dielës me dy përfaqësuesit e mazhorancës.

Grupi Ndërsa komisioni i Ligjeve kishte thirrur mbledhjen formale për të diskutuar rreth kandidaturave për President të Republikës në funksion të raundit të dytë të votimit, deputetët socialistë nuk kanë marrë pjesë. Kjo pasi në të njëjtën kohë, në selinë e Partisë Socialiste mbahej një mbledhje jashtë radhe e Grupit parlamentar për të diskutuar pikërisht për çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Megjithatë, mbledhja që ka nisur në 09:00 të paradites ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe ajo i është kushtuar plotësisht takimit të së dielës, ku Edi Rama dhe Gramoz Ruçi u takuan në ambientet e Kryesisë me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Pavarësisht se në mbledhjen e Grupit ishte i pranishëm dhe Rama, ka qenë Ruçi ai që ka informuar deputetët lidhur me produktin e këtij takimi. Kështu, burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se Ruçi në fjalën e tij ka zbardhur pjesë nga takimi, duke theksuar se kryeministri Sali Berisha në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar që opozita të paraqesë emra në tryezë, për t’i përballur ato me emrin e mazhorancës. Gjithashtu, Ruçi bëri të ditur se Berisha duke i kërkuar opozitës të paraqesë emra, ka pyetur Ramën pse nuk propozonte Fatos Nanon dhe pse nuk i jepte atij firmat për të qenë kandidat zyrtar. Pyetje kjo, që sipas Ruçit, iu bë përfaqësuesve të

opozitës në këtë tryezë disa herë. Por po aq herë ka bërë të ditur Ruçi, kreu socialist Rama i është shmangur një debati të tillë dhe ka këmbëngulur te procesi dhe miratimi i një kornize me konsensus për kriteret e presidentit. Zaganjori Gjithashtu, Ruçi ka bërë të ditur se në tryezë dy përfaqësuesve të mazhorancës iu komunikua se konsensusi nuk mund të ngrihet mbi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, dhe kjo sipas tij, për shkak të procesit nëpërmjet të cilit ai është përzgjedhur. Më tej Ruçi ka theksuar se Rama i bëri të ditur kryeministrit se PS është e gatshme që të marrë pjesë në një proces përzgjedhës konsensual të një kandidature për president nëse mazhoranca heq dorë nga Zaganjori dhe rihap edhe një herë procesin, duke përcaktuar fillimisht kriteret dhe më pas për të gjetur emrin. Ruçi ka informuar deputetët se në takim Kryeministrit iu premtua se në rast se zgjidhet një president konsensual dhe më pas realizohen dhe tri pikat e tjera: reforma parlamentare, ajo zgjedhore dhe heqja e imunitetit, atëherë opozita do ndihmojë qeverinë që t’i drejtohet Brukselit për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat. Deputetë të pranishëm kanë bërë të ditur se Ruçi ka qenë optimist në arritjen e një konsensusi para raundit të tretë dhe kjo pasi sipas tij, tashmë është hapur rruga për të arritur në këtë pikë.

Nano, 7 këshilla Ramës e Berishës: Si të mos digjet raundi i tretë Ish-lideri i së majtës, Fatos Nano, premton se, nëse do të zgjidhet ai President, takime si ai mes Berishës e Ramës do të kthehen në rutinë. “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje për emrin, të hapin garën e ndershme në Kuvend” Ish-lideri i së majtës, Fatos Nano, ka përshëndetur takimin Berisha-Rama, duke premtuar se evente të tilla do të kthehen në rutinë, nëse përmbushet ambicia e shpallur e tij për t’u zgjedhur President. Përmes një njoftimi për mediat, të firmosur nga “Lëvizja Nano President”, ai ka vlerësuar se takime të tilla duhet të jenë normalitet për liderët shqiptarë. “Fatos Nano siguron se, nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të angazhohet me të gjitha kapacitet politike, institucionale e kushtetuese që mbart detyra e Kreut të Shtetit që të instalojë në njërën prej ditëve të javës një traditë të përjavshme e të përhershme Mëngjesi pune, reflektimi dhe Lutjesh, mes Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës”,-shprehet ai, duke e cilësuar këtë zotim një domosdoshmëri për përmirësimin e klimës politike. 7 sugjerimet e Nanos për Ramën dhe Berishën 1. Të jenë këmbëngulës dhe mirëbesues për takime e negociata të vazhdueshme parimore, transparente e qëllimlarta me njëri-tjetrin e të tjerët, për të mbërritur në produktin më të mirë, duke zgjedhur Presidentin më të mirë për shqiptarët.  2. Të mos funksionojnë axhendat politike partiake, të mos lejojnë lojërat meskine për pushtet, planet e projektet për ekulibra të politikës së ditës qeverisëse apo opozitare, apo në funksion të zgjedhjeve të vitit 2013, të errësojnë rëndësinë parësore që ka zgjedhja e Presidentit të Republikës, si hap i parë për të vazhduar me përmbushjen e të gjitha reformave të cilat do të bëjnë të

mundur që Shqipëria ta meritojë Statusin Kandidat në BE. “Fatos Nano siguron se, nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të bëhet garant i Kushtetutës, garant i përmbushjes së të gjitha reformave, si edhe garant e i përkushtuar që, të gjithë së bashku, Presidenti dhe Liderat Politikë të angazhohen plotësisht që në vitin 2013 në Shqipëri të organizohen zgjedhjet e para themeluese të lira, të ndershme e të pakontestuara, si shprehje e vullnetit, kulturës politike dhe standardeve më të mira europiane”-shkruhet në deklaratë. 3. Të mos fetishizohet konsensusi, sikurse u fetishizua derimësot procesi. President Republike nuk do të zgjidhet as Konsensusi, e as Procesi. President Republike do të zgjidhet emri dhe personi konkret.Të mos përdoret fjala konsensus si alibi për të përmbushur profecinë e shqiptarit të mençur e të madh Arbën Xhaferri, kur ka paralajmëruar disa ditë më parë se “… Ata që kanë ndi-

kim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin…” Konsensusi duhet të sjellë një President si Simbol të Unitetit Kombëtar të shqiptarëve, e jo si Simbol të unitetit të Kryetarëve… 4. Konsensusi, pra procesi i mirëbesimit, mirëkuptimit për bashkërendim dhe bashkëvendosje, ndërsa synon daljen me një kandidat të bashkëvotuar dhe gjithëpranuar nga të gjitha palët, nuk ka pse të përjashtojë mundësinë e një dakordësimi që, në pamundësi të marrëveshjes për një kandidat të përbashkët, të lejohet me njëmendësim dhe vullnet mirëbesues, një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, gjë që do të sjellë që, nga konkurrimi i Kandidatëve më të mirë, të fitojë ai që merr besimin e shumicës së vullneteve të lira të deputetëve. Një kandidat i përbashkët dhe i bashkëvotuar do të dëshmonte pjekurinë e klasës politike shqiptare, por edhe dakordësimi e mirëbesimi për një garë të lirë e të ndershme do të dëshmonte

pjekurinë e demokracisë shqiptare. “Fatos Nano është i gatshëm për të dyja mundësitë. Fatos Nano e sheh veten si inkurajues dhe ndërtues i një Aleance të Madhe të Mirëbesimit”,-shkruhet në platformën e Nanos. 5. Fatos Nano, ndonëse i lënduar dhe mosaprovues nga ngurrimi i Edi Ramës për ta mbështetur politikisht dhe me firma, deri tani, emrin e tij në mundësinë për të kandiduar për President, shprehet mirëbesues deri në përfundim të procesit, dhe e inkurajon Edi Ramën që të jetë vijë e hapur komunikimi, këshillimi dhe ndërshkëmbimi idesh dhe opinionesh me të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, qoftë me ata që janë të thirrur për të marrë vendime, qoftë me ata që kanë shpallur ambicien dhe përgjegjshmërinë për të konkurruar për detyrën e Kreut të Shtetit. Fatos Nano e fton Edi Ramën që të mos i shmanget garës dhe konkurrimit me mazhorancën, me emra dhe

vlera më të mira e më përfaqësuese, si edhe e këshillon që të mos e përjetojë të qenit në pakicë si gjendje mentale dhe psikologjike pamundësie, por si gjendje politike shansesh dhe mundësie për kontributin dhe rritje. 6. Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë te Fatos Nano një Instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës. Fatos Nano prej vitesh nuk konkurron e as bën pjesë më në jetën aktive dhe të politikës së ditës nën ndonjë sigël partie. Fatos Nano është i vetëofruar për të shërbyer, bazuar në të gjitha dijenitë, përvojën, dijet, kapacitetet e tij si politikan parësor, por mbi të gjitha si shërbëtor publik e shtetar. Fatos Nano është g jithashtu i ndërgjegjësuar dhe ndien përgjegjshmërinë se një klasë politike që nuk jep dot produkte apo jep produkte të këqija për popullin e saj, meriton të konkurrohet.  7. Fatos Nano shfrytëzon rastin për të falenderuar dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për misionin e tyre mjaft të çmuar dhe qëllimmirë ndaj Shqipërisë, tejkalimit të krizës e ngërçit politik, inkurajimin e zhvillimeve pozitive në Shqipëri, si edhe për përparimin e axhendës së integrimit në BE. Fatos Nano shpreson e uron që klasa politike shqiptare do të dëshmojë maturi të mjaftueshme që, në respekt të kujdesit dhe ndihmës së vyer të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të ambasadorit të ShBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadorit të BE-së, Etore Sekui, dhe ambasadorit të OSBE-së, Eugen Volfarth, të arrijë marrëveshjen e shumëpritur për ta mikpritur me meritë dhe pjekuri të dërguarin e komisionerit Stefan Fule, Stefano Sanino, i cili vjen në Shqipëri në dt. 7 qershor. 


6

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

rrethe

Motivet e sulmit ende të paqarta, përmendet politika dhe krushqia e prishur. Shoqërohen edhe 6 gardistë, ShKB hetim paralel për të zbuluar nëse ka tolerim nga punonjësit e burgut

shkurt

Sherri për gardhin, 70-vjeçari vret vëllanë

Kleves Muja

Theret në paraburgim kryekomunari i arrestuar për llogari të italianëve Kleves Muja rëndë në spital. I dënuari për vrasje të dyfishtë të dy vëllezërve Grerëza e priti në sheshpushimin e shkallëve dhe e qëlloi me kaçavidë në sy dhe në bark. Kryetari i komunës rrethina, Kleves Muja, i arrestuar pak ditë më parë, është plagosur rëndë dje në mesditë nga një i dënuar me 25 vjet, në ambientet e paraburgimit në Lezhë. Kryekomunari i arrestuar pasi kërkohej në Itali me akuzën e trafikut të drogës, është qëlluar me kaçavidë në qafë pak pasi kishte dalë nga një takim me avokatin e tij dhe mësohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Personi që e ka qëlluar është identifikuar si Xheladin Kruja, i dënuar 25 vjet, ndërsa motivet janë ende të paqarta. Policia lokale, duke iu referuar të dhënave nga burgu i Shënkollit në Lezhë ku ndodhi ngjarja, tha se kanë izoluar të dyshuarin, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në Shkodër. 6 gardistët e burgut janë shoqëruar nga ShKB, që ka nisur një hetim paralel me atë të policisë dhe prokurorisë për krimin, për të parë nëse ka pasur tolerim apo bashkë-

punim në momentin e krimit. Ndërkohë mësohet se i plagosuri para se të futej në këtë burg ka thënë se nuk kishte konflikt me të dënuarit aty, pasi ishte njohur më herët me listën e tyre. Ngjarja

Plagosja ka ndodhur në katin e dytë të godinës trekatëshe të burgut, ndërsa Muja po kthehej nga takimi me familjarët e tij dhe avokatin, për në dhomat e paraburgimit në katin tretë të ndërtesës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se Klevis Muja kishte tri ditë që ishte vendosur në godinën e sigurisë së lartë, në burgun e Shënkollit në katin e tretë, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë me 40 ditë burg, pasi për të kishte një urdhër arresti nga Italia. Sipas policisë, ai ka qëndruar për rreth një orë, nga ora 13.00 deri në orën 14.00 në takim me të afërmit e tij dhe avokatin. Pikërisht në këtë orë ka qenë në dhomat e ajrimit edhe Xheladin Kruja, 30 vjeç nga Shkodra. Në momentin që kryekomunari Kleves Muja po kthehej për në katin e tretë të ndërtesës, Xheladin Kruja i ka kërkuar policit që ruante të burgosurit në dhomat e ajrimit që ta lejojë atë të kthehej në dhomën e tij në katin e dytë të godinës, pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Polici i shërbimit në vend që ta

të dhëna Autori i dënuar 25 vjet për vrasjen e 2 vëllezërve Xheladin Kruja u dënua fillimisht me burg përjetë për vrasjen e dy vëllezërve Eliton dhe Enton Grerëza, por më pas në shkallët më të larta dënimi i është ulur në 25 vjet burg. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna sesi dy të dënuarit janë përplasur, pasi, sipas policisë, i plagosuri kur është njohur me listën e të dënuarve ka thënë se nuk kishte konflikte me asnjë prej tyre.

shoqëronte atë e ka lënë të lëvizte lirshëm, nga kati i parë i ambienteve të ajrimit në katin e dytë. Ndërsa në katin e dytë, sipas burimeve të sigurta të informacionit, Xheladin Kruja ka qëndruar në sheshin e shkallëve ndërmjet katit të dytë me të tretin, duke pritur mbërritjen e kryekomunarit Klevis Muja. Me t’u afruar Muja, Xheladin Kruja e ka qëlluar tri herë me një kaçavidë të sajuar nga shqyerja e dyerve të dhomës ku ai qëndronte. Policia tha se ai e ka qëlluar një herë te syri, ndërsa kaçavida ka dalë afër veshit, ndërsa dy plagë

të tjera ia ka shkaktuar në bark. Hetimi

Kruja e ka lënë Mujën për të vdekur dhe është nisur për te dhoma e tij, por kërkesa për ndihmë pak minuta pas plagosjes nga ana e Kleves Mujës ka alarmuar policinë, e cila ka prangosur agresorin tij Xheladin Kruja. Pas ngjarjes drejtuesit e burgut kanë urdhëruar edhe ndalimin 6 punonjësve të policisë të cilët ndodheshin me shërbim në këtë godinë në momentin e ngjarjes. Ndërkohë që shërbimi i kontrollit të brendshëm, por edhe prokuroria, po hetojnë intensivisht edhe përfshirjen e punonjësve të policisë në këtë ngjarje, pasi mbetet për t’u zbardhur se kush ka urdhëruar futjen në dhomat e paraburgimit të sigurisë së lartë të kryetarit të Komunës, Klevis Muja, dhe si ka mundësi që Xheladin Kruja ka mundur të organizojë në mënyrë perfekte tentativën për vrasje të kryekomunarit. Ende ndërkohë janë të paqarta motivet e krimit, por janë hedhur dyshime se bëhet fjalë për një krim të motivuar politikisht edhe pse kjo ende nuk mund të konfirmohet. Ndërkohë një tjetër pistë e hedhur nga policia bën fjalë për një konflikt personal mes dy personave, ndërsa dyshohet për një krushqi të prishur mes dy familjeve.

Has-Një sherr për një gardh mes dy vëllezërve, në fshatin Brenovë të Hasit, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia thanë se dy vëllezërit edhe pse të kaluar në moshë 60 dhe 70 vjeç, janë grindur edhe më herët për gardhin dhe dje konflikti ka degjeneruar në përdorim armësh. Sipas policisë, viktima është 60-vjeçari Ilmi Shuti, i cili është qëlluar me armë zjarri, pushkë, nga vëllai i tij 70-vjeçar, ngjarje që ka ndodhur në banesën e viktimës. Plagët e shkaktuara nga ama e zjarrit kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të 60-vjeçarit, ndërkohë që sipas policisë dyshohet që shkak i vrasjes të ketë qenë një konflikt për motive pronësie. Menjëherë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e 70-vjeçarit të akuzuar për krimin, ndërsa mësohet se ai ka pranuar autorësinë dhe motivet për këtë vrasje.

Atentat, 32-vjeçari rëndë me plumb në kokë Elbasan- Një person është plagosur rëndë në një atentat me armë në një lokal në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02.00 të mëngjesit, ndërsa policia tha se Fatos Gjeli ka marrë një plumb në kokë, nga një person që ka qëlluar me pistoletë drejt lokalit ku ai ishte ulur. Ende nuk ka të dhëna mbi motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia thotë se ka identifikuar autorin dhe dyshon për një konflikt të çastit. Një person, i identifikuar tashmë sipas policisë, ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të shtetasit Fatos Gjeli, 32 vjeç banues në lagjen ‘Beqir Dardha’, i cili ka qenë i ulur në një lokal në anë të rrugës “Rinia” pranë “Kryqëzimit të Kristoforidhit”. Pas atentatit, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa 32-vjeçari është dërguar në spital. Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e rënduar, pasi një nga plumbat e ka marrë në pjesën e kokës, ai është dërguar menjëherë në spital ku edhe është duke marrë mjekimi, por gjendja e tij shëndetësore është ende e paqartë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ekspertët dhe grupi hetimor, të cilët kanë sekuestruar gëzhojat e armës së përdorur gjatë krimit. Burime nga policia thanë se menjëherë janë angazhuar për të arrestuar edhe të dyshuarin për këtë krim.

Prokuroria i dorëzon gjykatës përleshjen burrë e grua në sallën e gjyqit Prokuroria e rrethit Fier ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rrallë të rrahjes së një gruaje në ambientet e gjykatës Fier. Për këtë çështje ajo ka depozituar disa ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit 47-vjeçar nga fshati Pojan i rrethit të Fierit, Anesti Mëngjesi. Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në Familje”, parashikuar nga Neni 130/a pika 3 i Kodit Penal. Në kërkesën për gjykim të prokurorisë thuhet se i pandehuri Anesti Mëngjesi ka qenë i martuar me shtetasen Zha-

neta Peto dhe nga kjo martesë kanë lindur dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përkatësisht 13 dhe 11 vjeçe. Më poshtë thuhet se më datë 24.04.2012 Zhaneta Mëngjesi (Peto) ka bërë kallëzim ndaj ish-bashkëshortit të saj Anestit, pasi ky i fundit gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore me objekt “zgjatje të urdhrit të mbrojtjes”, e ka rrahur kallëzuesen me grushta duke e përplasur në dyshemenë e zyrës së gjykatës. Prokuroria ka konkluduar në faktin se në momentin kur po zhvillohej seanca për “zgjatjen e urdhrit të mbro-

jtjes”, Zhaneta Mëngjesi (Peto) e ka ofenduar Anestin. Në këtë moment ai e ka kapur ish-bashkëshorten e tij nga flokët dhe e ka rrëzuar në tokë, duke e dëmtuar në hundë, thuhet në kërkesën për gjykim. Po kështu, ai akuzohet se e ka qëlluar me gr ushta dhe shkelma ish-bashkëshorten e tij. Por gjatë konfliktit ka rezultuar se kanë mbetur të dëmtuar të dyja palët. Në aktin mjeko-ligjor thuhet se dëmtimet në turpin Zhaneta Petos klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve që kërkojnë mbi 9 ditë paaftësi të përkohshme

Zhaneta Mëngjesi (Peto)

pune. Gjithashtu, sipas mjeko-ligjorit ka rezultuar se edhe dëmtimet në trupin e Anesti Mëngjesit klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve që kërkojnë mbi 9 ditë paaftësi të përkohshme për punë. Sipas procesverbalit të mbajtur në seancë, nuk ka qenë dhunimi nga ana e një personi, por palët janë përleshur dhe se të dy janë dëmtuar. Madje, shënohet në procesverbal se gruaja e ka quajtur maskara dhe e ka qëlluar me pëllëmbë ish-bashkëshortin, megjithëse në fund qe kjo që përfundoi me shenja dhe hundë të thyer.


E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

7

Gjykata: Ekspertizat mjeko-ligjore, të vlefshme Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmërinë e dy ekspertizave mjeko-ligjore të Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Ndërkohë, po dje, gjykimit iu shtua edhe një padi civile e të afërmve të Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, për dëmshpërblim. Me hapjen e procesit gjyqësor, Prokuroria

lexoi akt-akuzën, duke renditur emrat e dëshmitarëve si dhe provat në të cilat bazohen për të pretenduar fajësinë e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi; efektivit Agim Llupo dhe shoferit Margarit Kume. Përveç ekspertizave të kryera në laboratorët shqiptarë, prokuroria ka paraqitur si

provë ekspertizën e kryer në laboratorët e FBI-së në ShBA, ku rezultoi se arma që vrau Faik Myrtajn ishte në përdorim nga komandanti i Gardës më 21 Janar, Ndrea Prendi. Ky i fundit pretendoi pafajësinë dje, duke akuzuar Prokurorinë për veprime të motivuara e të qëllimshme.

Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi në gjykatë

Prendi: Qëlluam në ajër me plumba luftarakë, pasi mbaruan manovrat Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, akuzon Prokurorinë se viktimat i ka përshkruar si spektatorë dhe se ka paragjykuar hetimet. “Përdorën prestigjin e FBI për akt-akuzën, armët tona u mbajtën përtokë nëpër thasë” Tiranë Ish-komandanti i Gardës,

Ndrea Prendi, e deklaroi veten të pafajshëm në procesin e nisur dje për vrasjet e 21 Janarit. Prendi e ka marrë fjalën pas akt-akuzës së lexuar nga Prokurori në sallën e gjyqit, duke u bazuar në dy argumente për mbrojtjen e tij: përdorimit të armëve konform ligjit dhe paragjykimit të Prokurorisë ndaj tij dhe Gardës së Republikës. I akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt, ish-kreu i Gardës së Republikës ka dhënë shpjegime për momentin e përdorimit të municionit luftarak, pas pesë orësh sulme

të vazhdueshme në drejtim të efektivëve të Gardës. “Efektivat e Gardës, vetëm pasi përdorimi i mjeteve pasive nuk dha rezultat për zmbrapsjen e sulmeve të dhunshme, kanë filluar të përdorin armët e zjarrit, në fillim me fishekë manovër dhe me mbarimin e tyre, me fishekë luftarakë në ajër, duke paralajmëruar më parë dhe të shoqëruar gjatë gjithë kohës me thirrje me zë me altoparlant”,-tha Prendi para gjykatës. Ai ka argumentuar se ligji u lejon punonjësve të Gardës hapësirën e përdorimit të armatimit luftarak, në kushtet kur u shkatërrua vendroja në krah të portës hyrëse, u shpërthye porta, duke rrezikuar shtypjen e efektivëve dhe pati persona që hynë brenda rrethimit, por, sipas tij, kjo gjë nuk ndodhi, pasi gjatë kësaj periudhe nuk kishte asnjë viktimë apo të plagosur. Prendi, akuza Prokurorisë

Një pjesë e gjatë e pretendimeve të Ndrea Prendit lidhet me veprimet e Prokurorisë, e cila, sipas tij, i ka përshkruar viktimat si spektatorë të

për akuzën

“Prokuroria më paragjykon pa prova, duke kërkuar arrestimin tim që një ditë pasi kishte ndodhur ngjarja, si edhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj meje dhe gardistëve të tjerë, për orë me radhë gjatë marrjes në pyetje”

ngjarjes. “Organi i akuzës, për hetim dhe vlerësim real, nuk e lidh pasojën e viktimave me analizën juridike të përdorimit të armës në përputhje me situatën e krijuar gjatë zhvillimeve në demonstratë, por heton duke i konsideruar si veprime të qëllimshme nga efektivi i Gardës, për të pasur viktima”,-ka shtuar më tej ish-komandanti i Gardës. Ndrea

“E plagosa kryetarin e komunës se më hoqi nga puna” Tiranë Vetëdorëzohet një ditë pas plagosjes së kryekomunarit të Baldushkut, i dyshuari për këtë ngjarje, Altin Shabani. 32-vjeçari është dorëzuar pasditen e djeshme në ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë, pasi mbrëmjen e së dielës qëlloi me armë zjarri duke plagosur rëndë kryetarin e Komunës së Baldushkut, Elmi Allmuça. Pas marrjes në pyetje, 32-vjeçari Shabani ka pranuar krimin e kryer, duke treguar para oficerëve të policisë edhe motivet e ngjarjes. Sipas tij, ai ka qenë i punësuar si polic i komunës Baldushkt prej disa vitesh, por pak kohë më parë kryekomunari i ri e ka larguar nga puna. Pasi ka kërkuar sqarime rreth vendimit për largimin nga detyra, Altin Shabani ka vendosur të hakmerret ndaj kryetarit të komunës, duke e qëlluar atë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30,

të mbrëmjes së të hënës në fshatin Mumajes të Komunës Baldushk, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 46-vjeçari Elmi Allmuça. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri u transportua drejt Spitalit Ushtarak, ku pas ndërhyrjes së mjekëve e kaloi rrezikun për jetën, ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Nga hetimet e para policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë 32-vjeçarin Altin Shabani, ish-punonjës i komunës Baldushk, me detyrë polic në këtë komunë. Konflikti mes tyre kishte nisur pas largimit nga puna të Shabanit, i cili kishte kontaktuar disa herë kryetarin e komunës, por pa mundur të rikthehet në detyrën e mëparshme. Për këtë arsye ai ka qëlluar ndaj 46-vjeçarit Elmi Allmuça, duke i shkaktuar plagë të rënda, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Prendi ka akuzuar dje prokurorët se kanë ushtruar presion gjatë hetimeve paraprake, jo vetëm me urdhrin për të arrestuar zinxhirin komandues të Gardës, pa pasur hetime, por edhe gjatë fazës së marrjes në pyetje. “Prokuroria më paragjykon pa prova, duke kërkuar arrestimin tim që një ditë pasi kishte ndodhur ngjarja, si edhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj meje dhe gardistëve të tjerë, për orë me radhë gjatë marrjes në pyetje”,-ka shtuar ai, duke akuzuar kreun e Prokurorisë së Tiranës se i kishte mbajtur deri në të gdhirë, duke firmosur dëshmitë pa i lejuar t’i lexonin. “Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë dhe as vartësit e mi. Jemi treguar shumë të kujdesshëm, edhe pse në territorin e Kryeministrisë janë futur persona të dhunshëm, që rrezikon i n j e t ë n e p e r s o n a l i t e t e ve shtetërore”,-tha ai në fjalën e tij para gjykatës. Ish-kreu i Gardës ka hedhur më tej poshtë mundësinë e marrjes së një urdhri për të qëlluar, duke shtuar se të gjitha vepri-

met kanë qenë të bazuara në ligj. Ekspertiza e FBI

Prendi i ka adresuar një tjetër akuzë organit të prokurorisë, atë të përdorjes së prestigjit të FBI-së për ndërtimin e akt-akuzës. “Që më 21 Janar, vetëm 1 orë pas përfundimit të ngjarjes, organi i akuzës ka marrë nga Garda çfarë ka kërkuar në lidhje me armatimin e përdorur. Më 21 mars 2011 ka kërkuar për hetim armatimin tim dhe të shoferit, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin e kriminalistikës, janë dërguar për ekspertizë tekniko-balistike në laboratorin e FBI, me pretendimin për garanci të akt-ekspertizës”,-tha Prendi. Ai ka aluduar se ekspertiza e armës së tij ka zgjatur mbi një vit, me qëllimin e vetëm për të përligjur akuzën e ngritur kundër tij pak orë pas përfundimit të demonstratës. Ai ka shtuar se armët e Gardës janë mbajtur jashtë të gjitha rregullave nga Prokuroria, në thasë e në tokë nëpër zyra, pa iu nënshtruar elementeve të sigurisë së provës.

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I MJEKËSISË THEMELUAR 1952

NJOFTIM lidhur me Konkursin e Pranimit në Programet e Studimit të Doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë Njoftohen kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në konkursin e pranimit në Programet e Studimit të Doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë se: REGJISTRIMET DO TË BËHEN PRANË ZYRËS SË DOKTORATURAVE TË FM

Nga data 04.06.2012 deri 20.06.2012 prej orës 9.00 deri 14 00 Tel. 2371553 TË INTERESUARIT TË PARAQITEN BRENDA AFATIT Adresa:Rr. Dibrës, 371 – Tiranë/Albania, Tel/Fax: +355 4 236 27 10, / e –mail: facmed@albaniaonline.net


8

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

kronikë

Ministria e Drejtësisë, inspektim blic në Apel Menjëherë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit reagoi edhe Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar një inspektim për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Në një kontakt me mediat, zëdhënësja e

Ministrisë së Drejtësisë tha se inspektimi tashmë ka nisur. “Ministria e Drejtësisë ka nisur inspektimin për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që liroi tre nga të pandehurit e “Bandës së

Cërrikut”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë mbrëmjen e djeshme. Met Bozi dhe Llazar Bicja janë cilësuar nga Prokuroria si organizatorët e masakrës së Cërrikut, por Apeli i liroi dje me argumentin se nuk ka prova.

Masakra e Cërrikut, Apeli liron dy të dënuarit me burgim të përjetshëm Gjykata e Apelit ka liruar dje Met Bozin dhe Llazar Bicjen, të dënuar si organizatorë të masakrës dhe Skënder Canin, i dënuar me 21 vjet si bashkëpunëtor. Ministria e Drejtësisë urdhëron inspektim, Prokuroria: Do të bëjmë rekurs Leonard Bakillari

Tiranë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpalli dje të pafajshëm tre prej të akuzuarve si pjesë e “Bandës së Cërrikut”, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 21 vite burg për rolin e tyre në masakrën e 15 viteve të shkuara. Me një vendim të beftë, Apeli liroi në sallën e gjyqit Meti Bozin, i dënuar si organizator i masakrës ku u vranë gjashtë gardistë, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij Llazar Bicja dhe Skënder Cani. Për të pandehurit e tjerë, një pjesë të të cilëve kanë identifikuar Bozin si organizator të masakrës,

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, që i dënon ata me burgim të përjetshëm deri në 8 vite heqje lirie. Vendimi i djeshëm i Apelit për Krime të Rënda u dha gjashtë muaj pas atij të shkallës së parë, që cilësonte fajtorë nëntë të pandehurit e akuzuar si pjesë e “Bandës së Cërrikut” duke dhënë tre dënime me burgim të përjetshëm dhe gjashtë dënime me mbi 20 vjet burg. Për habinë e të gjithëve, ky vendim u ndryshua dje nga Apeli, i cili shpalli të pafajshëm për mungesë provash një prej të akuzuarve si organizator të masakrës dhe të identifikuar si të tillë nga të paktën 13 dëshmitarë të pyetur në shkallën e parë, përfshi dhe të penduarin Bujar Buzani. Gjykata e Apelit nuk ka dhënë detaje lidhur me vendimin e djeshëm, ndërsa burime pranë prokurorisë thanë se menjëherë sapo të njihen me këtë vendim, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Apelit për Krime të Rënda ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka nisur një inspektim për këtë çështje. Sipas procesit të zhvilluar në shkallën e parë, rezulton se Meti Bozi është dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen

Vendimi i Shkallës së Parë Meti Bozi burgim të përjetshëm Arjan Toska burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu burgim të përjetshëm Llazar Bicja 22 vjet burg Tomorr Buzani 23 vjet burg Alban Toska 22 vjet burg Entel Gashi 22 vjet burg Skënder Cani 21 vjet burg Bujar Buzani 8 vjet burg

gjashtë gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve, përfshi edhe efektivë të policisë që ishin dërguar me shërbim në qytezën e Cërrikut në mars të vitit 1997. Bozi, i liruar dje nga Gjykata e Apelit është identifikuar nga të paktën 13 dëshmitarë në sallën e gjyqit si personi që ka organizuar të pandehurit e tjerë me qëllim mbrojtjen e qytetit nga policët dhe gardistët e dërguar për të rivendosur rendin në qytezën e Cërrikut. Të paktën katër gardistë, dy prej të cilëve janë mbajtur peng nga të pandehurit, kanë deklaruar se personi që drejtonte situatën ishte i pandehuri Meti Bozi, i cili asokohe mbante detyrën e kreut të Komitetit të Shpëtimit. Por edhe i penduari i “Bandës së Cërrikut”, Bujar Buzani ka deklaruar se ditën e ngjarjes, më 23 mars të vitit 1997 ai së bashku me disa persona të tjerë kanë qenë te postblloku, kur aty kanë shkuar Meti Bozi, Llazar Bicja dhe Roland Xhepexhiu, të cilët i kanë marrë me makinë duke iu thënë se do të ruanin qytetin. I penduari ka shpjeguar se ata janë vendosur në tarracën e kinemasë për të qëlluar autoblindat e policisë dhe gardës, të cilët kishin shkuar në qytetin e Cër-

rikut pas rënies së postës së policisë. Sipas prokurorisë, të akuzuarit si autorë të masakrës së Cërrikut kanë vrarë me armë zjarri dhe më pas djegur në autoblindat e policisë gardistët: Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi. Gjithashtu në këtë masakër që njihet si më e përgjakshmja gjatë vitit 1997, kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 16 efektivë policie, mes të cilëve edhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj, i cili ka qenë dëshmitar në këtë proces. Pamjet filmike të transmetuara fillimisht nga mediat dhe më pas të sekuestruara nga policia kanë zbardhur një pjesë të mirë të ngjarjeve të 23 marsit të vitit 1997. Por edhe dëshmia e të penduarit të grupit, të pandehurit Bujar Buzani, ka pasur një rol të rëndësishëm, sipas prokurorisë, në zbardhjen e këtyre ngjarjeve. 9 të pandehurit, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, më 23 mars të vitit 1997 janë mobilizuar duke u pajisur me armë të kalibrave të ndryshëm për të qëlluar ndaj autokolonës së policisë që kishte mbërritur në qytezën e Cërrikut.

Prokuroria rendit provat kundër Prifti-Beqiraj, avokatët kundër Avokatët e dy të akuzuarve për korrupsion, mbi bazën e videopërgjimit të Priftit, kërkuan sërish pushimin e procesit gjyqësor Tiranë Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të

Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe zëvendësit të tij Leonard Beqiraj i kërkuan për të tretën herë gjykatës të pushojë këtë çështje penale, pasi provat e prokurorisë janë të pavlefshme. Seanca e tretë gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Ekonomisë ishte caktuar për administrimin e provave të akuzës dhe mbrojtjes, por avokatët kërkuan sërish nga gjykata të shpallë të pavlefshëm akt-ekspert-

imin e videos Prifti-Beqiraj, pasi ka shkelur procedurën në caktimin e ekspertit të huaj. Por në fjalën e tij përfaqësuesi i akuzës tha se prokuroria ka dorëzuar në gjykatë provat për këtë çështje, duke kërkuar administrimin e tyre nga ana e Kolegjit Penal. Prokurori Bujar Sheshi tha se provat që ai kërkon të pranohen nga Gjykata e Lartë janë procesverbalet e deklarimit të të pandehurve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj. Vendimi për caktimin e ekspertëve amerikanë dhe anglezë, aktekspertimi i përpiluar prej tyre, procesverbali i transkriptimit të bisedës që kryhet mes dy zyrtareve në një ambient privat, raport analizat e tabulateve telefonike si dhe hyrje-daljet në sistemin Tims për dy të pandehurit. Men-

jëherë pas fjalës së prokurorit, që kërkoi nga gjykata administrimin e provave të akuzës, reagoi avokati i Dritan Priftit, i cili kërkoi shpalljen të pavlefshme të akt-ekspertimit dhe gjithë provave të tjera, si dhe pushimin e gjykimit. Avokati Fatmir Braka tha se pavarësisht se janë pyetur mbi 100 dëshmitarë, organi i akuzës vjen në proces pa dëshmitarë dhe se Gjykata e Lartë duhet të shprehet për papërdorshmërinë e të gjitha provave të mësipërme, duke pushuar gjykimin. Ndërsa avokati i ishzv.ministrit Leonard Beqiraj, Vladimir Meçi, tha se në këtë çështje është shkelur një nga parimet më themelore të të drejtave të njeriut, siç është parimi i përjashtimit të vetëinkriminimit të të dyshuarit. Për këtë avokati iu refer-

ua praktikës së gjykatave të huaja dhe sipas tij, përveç mënyrës si janë caktuar ekspertët e huaj, në çastin kur ata zbuluan videon në fjalë, prokuroria duhet të ndërpriste menjëherë pyetjen e Priftit dhe ta vinte atë në dijeni. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Kolegji Penal vendosi të shtyjë për dy javë seancën e ardhshme, kur do të shprehet me vendim për kërkesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës. Më e rëndësishmja ndër kërkesat e avokatëve është ajo për pavlefshmërinë e akt-ekspertimit dhe pushimin e gjykimit, kërkesë e cila u bë që në nisje të këtij procesi gjyqësor. Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim.


E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

ekonomia

MAPO

9

Vendet në zhvillim, bankat qendrore shesin euron Bankat qendrore në vendet në zhvillim kanë shitur euro për të mbështetur monedhat e tyre vendase, duke kontribuar në rënien drastike të euros gjatë javëve të fundit, sipas tregtuesve. Euro humbi pothuajse 7% kundrejt dollarit në maj, rënia më e madhe mujore që nga shtatori, teksa frika rreth një daljeje greke nga monedha e përbashkët u rrit dhe investitorët shitën borxhin qeveritar të shteteve

periferike europiane. Tregtuesit e monedhave thanë se bankat qendrore ishin midis shitësve më të mëdhenj të euros, duke pasur një sjellje të ndryshme nga ajo normale e blerjes së monedhës unike kur ajo dobësohet në mënyrë që të diversifikojnë rezervat e tyre valutore. Banka e Amerikës tha se të dhënat e tregtimit treguan se bankat qendrore kishin shitur euro në mënyrë të pazakontë në maj, ndërsa fondet e mbulimit dhe

investitorët ndërkombëtarë ishin gjithashtu shitës të monedhës. Bankat qendrore në vendet në zhvillim kanë qenë tradicionalisht midis blerësve më të mëdhenj të euros teksa ato kërkonin që të diversifikonin rezervat e tyre në monedhë të huaj, përtej dollarit. Shumë banka qendrore të tregjeve në zhvillim kanë zotërime të mëdha në dollar teksa ato eksportojnë produkte, të cilat janë të vlerësuara në këtë monedhë.

Raiffeisen Bank: Dalja e Greqisë, zbret euron në 110 cent Banka Raiffeisen në Austri në një analizë të fundit për ecurinë e kursit të këmbimit parashikon një rënie të euros në 110 cent në këmbim me USD, në rast se Greqia del nga eurozona. Nëse jo, këmbimi do të jetë 120 cent. Euro rikuperohet në pranverë të 2013 Blerina Hoxha

Raiffeisen Bank në një analizë të fundit për ecurinë e këmbimit të dollarit me euron parashikon se vlera e monedhës së përbashkët do të vijojë në rënie përgjatë vitit në vijim. Banka Raiffeisen ka marrë në konsideratë për ecurinë e këmbimit dy skenarë që lidhen me Greqinë. Skenari i parë parasheh një këmbim mes euros dhe dollarit në vlerën e 120 centëve nga 124 cent që është aktualisht, nëse Greqia i zgjidh problemet e saj duke qenë pjesë e eurozonës. Ky në fakt është skenari normal që banka llogarit, çka nënkupton mosndryshim të marrëveshjes së shpëtimit pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Ndërsa skenari i dytë llogarit se çfarë do të ndodhë me

vlerën e euros në rast se Greqia del nga eurozona. I vlerësuar si skenari i rrezikut, mendohet se rikthimi i dhrahmisë greke do të çojë euron në vlerën e 110 centëve në këmbim me USD. Raiffeisen Bank e vlerëson situatën në Greqi ekstremisht delikate dhe gati të paparashikueshme nga ajo çka mund të prodhojnë zgjedhjet. Me zhvillimet aktuale, mundësia e daljes së Greqisë nga euro është 50 për qind, vlerëson RZB në analizën për ecurinë e kursit të këmbimit “Në opinionin tonë, dalja e Greqisë nga euro do të kishte një efekt të madh në kursin e këmbimit, sidomos në terma afatshkurtër. Kursi i këmbimit të euros do të zbresë në nivelin 110 cent” thuhet në raportin e RZB. Banka austriake parashikon gjithashtu se, nëse Greqia nuk del nga eurozona, këmbimi i euros në vlerën e 130 centëve me dollarin mund të rikthehet në fillim të vitit 2013. Në katër vitet e fundit zhvillimet në kursin e këmbimit të supervalutave janë ndikuar ndjeshëm nga kriza e borxheve në eurozonë dhe sidomos nga situata mjaft e rënduar në Greqi. Gjatë periudhës nëntor 2009 dhe qershor 2010, euro është nënçmuar në me shumë se 20 për qind në këmbim me dollarin, duke rënë në nivelin 1 euro në 120 cent nga 150 cent që ishte në fillim të periudhës. Kjo rënie erdhi për shkak të zbulimeve që iu bënë falsifikimeve që

Këmbimi i euros me dollarin që nga viti 2010

kishte bërë Greqia me shifrat e buxhetit, sqaron RZB në analizën e saj. Ndërkohë që politika europiane dhe institucionet financiare ndërkombëtare si FMN u gjetën të papërgatitura për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë situatës. Më pas, pas miratimit të Paktit të Stabilitetit për eurozonën dhe miratimit të planit të ndihmës për Greqinë, euro kapi sërish vlerat reale të këmbimit të saj me 150 cent. Ndërsa faza e tretë e luhatjes së valutës europiane përfshin fundin e prillit të

Regjistrimi fillestar i pronave nis në Durrës dhe Fier Në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njoftoi dje se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonat kadastrale Nr. 8514 të qytetit të Durrësit dhe Nr. 8534 të Fierit. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e zonës kadastrale Nr. 8514, saktësisht në adresën, rruga “Hafiz Podgorica”, pallati “Niko” sh.p.k, përballë ZRPP-së Durrës dhe në territorin e zonës kadastrale Nr. 8534, saktësisht në adresën, lagjja “Apolonia”, rruga “Xox Andoni” pranë zyrave të rajoneve Fier. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në zonën kadastrale Nr. 8514, Durrës dhe zonën kadastrale Nr. 8534 Fier, janë të ftuara të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze

konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjnë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesin vetë ato brenda afatit të afishimit publik në ambientin e afishimit pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë, respektivisht te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrësi dhe Fier. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik. Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

Ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonat kadastrale Nr. 8514 të qytetit të Durrësit dhe Nr. 8534 të Fierit

Banka Islamike sjell 100 investitorë të huaj në Shqipëri Mbi 100 biznesmenë të huaj nga 30 vendet anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim pritet të shfaqin interesin e tyre për investime në Shqipëri. Përfaqësuesit e kompanive të huaja do të jenë të pranishëm në Forumin e 3-të të Investimeve, që do të mbahet në datat 6-7 qershor në Tiranë nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Banka Islamike për Zhvillim. Drejtoresha e AIDA-s, Eneida Guria u shpreh se kjo

është një mundësi e mirë për lidhjen e kontratave mes kompanive të huaja dhe atyre shqiptare. Kreu i Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ilir Zhilla u bëri apel kompanive shqiptare të aplikojnë për të përfituar kredi apo subvencione nga Banka Islamike për Zhvillim. Në forum do të jenë mbi 300 të ftuar, biznesmenë të huaj dhe shqiptarë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

Banka austriake parashikon gjithashtu se, nëse Greqia nuk del nga eurozona, këmbimi i euros në vlerën e 130 centëve me dollarin mund të rikthehet në fillim të vitit 2013

këtij viti, kur euro humbi plot 25 cent në këmbim me dollarin, duke shënuar një humbje prej 17 përqindësh. Kjo humbje ka ardhur për shkak të dilemave që kanë krijuar rezultatet e zgjedhjeve në Greqi, të cilat mund ta çojnë atë jashtë zonës euro. Nga ana tjetër, parashikimet për një ecuri të këmbimit mbeten jo fort të sakta për shkak të surprizave që mund të sjellin zhvillimet në Greqi dhe rikthimi i problemeve në Spanjë.


OpEd

10

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

01 02 03

Imagjinata imiton. Është shpirti kritik ai që krijon.

Bujar Kapexhiu Nga

Publiku është mrekullisht tolerant. Të fal gjithçka përveç gjenialitetit. Misteri i vërtetë i botës është e dukshmja, jo e padukshmja. Oscar Wilde, shkrimtar irlandez

Opinione dhe Editoriale

Sa bukur! S

’ka as politikë as politikanë të mirë apo të këqij. Politika dhe politikanët nuk janë shkak, janë pasojë. Ka vetëm zgjedhës shkaktarë që kanë gabuar ose s’kanë gabuar duke u dhënë votën njerëzve të përshtatshëm apo të pa përshtatshëm për të bërë politikën. Në këtë këndvështrim, që është i vetmi, t’i futesh ta gjesh nëse politika është e mirë apo e keqe, është njësoj sikur, ngaqë s’të pëlqen dreka, të pyesësh kamerierin në cilin det e ka marrë kuzhinieri kripën që i ka hedhur supës. Jo shpesh, rrallë, ndodh që çka duket dështim është fitore, çka ngjan si vonesë është shpejtim, çka shfaqet si mungesë është prezencë, çka fanepset si shëmti është bukuri. Një nga këto raste të rralla me cilësi të tilla është zgjedhja e Presidentit të ri. Ka, dhe shumë mirë që ka, shqiptarë që s’më besojnë kur them se Shqipëria, e cila sot ka përpara vetëm punë për t’u bërë dhe probleme për t’u zgjidhur, më së fundi u bë. As ferr as parajsë. Një vend si gjithë vendet. Unë, edhe pse tërësisht i bindur në ato që them e që shkruaj, ndonjëherë kur shoh që nxijnë e nxijnë e vetëm nxijnë, edhe lëkundem. Por shyqyr që heraherës ndodhin gjëra që e provojnë se e vërteta nuk është në anën e nxirësve, dhe as të zbardhësve natyrisht, por në anën time. Një nga provat e pakundërshtueshme për këtë është ajo që përmenda në krye: zgjedhja e Presidentit të ri. Që askush në botë nuk e di cili do jetë. Që është argumenti më i qartë dhe më bindës se në Shqipëri Demokracia funksionon. Mendo të kundërtën. Sikur emri i Presidentit të ri të dihej, të njihej, të ishte i vendosur paraprakisht. Nuk do kishte mjerim dhe shëmtim, fatkeqësi dhe mynxyrë, shenjë më të sigurt se demokracia në Shqipëri nuk do ishte e ngecur, por e paardhur, inekzistente. Ka shqiptarë që mendojnë se zgjedhja e Presidentit, me gjithë ato koklavitje dhe zvarritje, kalkulime e kulisa, po i ngjan zgjedhjes së një kapoje prej një numri banditësh. Ka dhe të tjerë që mendojnë të kundërtën: Se procesi po i ngjan garës mes ca princërve që po duan të zgjedhin mbretin, ose kardinalëve që po lodhen të zgjedhin Papën, ndërkohë që të gjithë po

sipas meje koment Edison Entela Ypi Binjaku

presin me ankth tymin e bardhë. S’do mend që s’kanë të drejtë as të parët as të dytët, që janë skajet, dhe as mizëria e të ndërmjetmëve. Presidenti do dalë nga zbatimi i një procedure ligjore kushtetuese me votim parlamentar nga deputetë që s’janë as banditë as princa, as engjëj as djaj, por njerëz realë me të mira e të meta, me teka e trille. Që zbatimi korrekt i kësaj procedure është një rast fatlum, sa për entuziastët e banditëve, ata të princërve, muhabetçinjtë e kafeneve, dhe gjithë të tjerëve; për ta mësuar më së fundi kur emri i Presidentit të dalë, se nxirja dhe zbardhja dhe nuancat s’kanë asnjë vlerë përpara ligjit që vepron. Do jetë ky një mësim për të gjithë. Që do t’i bëjë të gjithë të jenë sa më afër të vërtetës, të lënë mënjanë entuziazmin dhe skepticizmin e tepërt, të jenë më syçelët, më të vëmendshëm, të ridimensionojnë orekset dhe simpatitë, dhe herën tjetër të votojnë me mend në kokë. A s k u j t s ’ i hy n n ë x h e p . Megjithatë, të gjithë kanë mbajtur frymën sikur çoç do ndodhë po të zgjidhet ky, apo ai, apo ai tjetri. Duket si e paarsyeshme gjithë kjo rëndësi për mijëra shqiptarë të pa interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për një event politik pothuaj pa asnjë lidhje apo impakt me jetët e tyre. Mirëpo prapëseprapë ky event është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe i bukur. Sepse, në fund të fundit, nuk është e rëndësishme çfarë njerëzit bëjnë, por fakti që atë që duan ta bëjnë e bëjnë. Me fjalë të tjera, më e rëndësishmja e të tërave është që njerëzit të ndihen të lirë. Tmerri do ishte që shqiptarët të bëjnë atë që nuk duan ta bëjnë, pra të mos ndihen të lirë. Në këto ditë shqiptarët po bëjnë atë që duan të bëjnë. Pra, janë të lirë. A ka më bukur? Është thënë e stërthënë se të gjithë shqiptarët e çdo moshe dhe çdo kohe apo epoke e konsiderojnë veten të aftë për ministra e kryeministra, madje edhe për mbretër e perandorë potencialë, jo vetëm të vendit të tyre, por të cilitdo vend nën diell. Por po na del se edhe re-

fuzuakan po t’u kërkuake të bëhen President. Madje, ky refuzim nuk po vjen nga shqiptarë dosido. Refuzimi Kadare a s’është një dëshmi e bukur, një luks? Shqiptarët, duke mos qenë të fortë në matematikë, për shembull fare pak prej tyre e dinë se cili është rezultati i pjesëtimit të cilitdo numri me zeron ose i zeros me cilindo numër, nuk janë fort të qartë edhe për rëndësinë e madhe të numrave të vegjël në politikë. Jo pak prej tyre, për shkak të foshnjërisë demokratike, ende nuk e kuptojnë se si dhe pse në politikë ndodh që, për shembull, 999999-a krahas 999998-ës, pra për 1 të miliontën, jep rezultate krejt të kundërta. Zhvillimet e befasishme, pse jo edhe të këndshme, mbi zgjedhjen e Presidentit të ri, është një rast për të mos u humbur prej atyre që s’e njohin aritmetikën politike, të cilët, përmes zhvillimeve të këtyre ditëve, që po i ndjekin me aq ankth, e pamundur të mos kuptojnë më së fundi rëndësinë e madhe të numrave të vegjël që në politikë bëjnë hatanë, që është edhe kjo një gjë e bukur. Analistëve dhe opinionistëve të gazetave po u duket sikur po bëjnë politikën, duke folur brigje pas kodrash, ferra pas lepujsh, pilaf pas kafes. Politikanët dhe shoqëria civile po rrahin të bëjnë median, duke ia rrasur si kau buallicës, ariu dhelprës, miu elefantit. Ashtu është vërtet. Por s’ka asgjë të për t’u habitur. Po ta shohësh në mënyrë, si të thuash, më integrale, del e qartë se të gjithë së bashku po bëjnë një punë sa të mirë po aq dhe të bukur. Sepse të gjithë janë si artiljeri ose snajperi. I cili zor se qëllon me të parën, pa gabuar disa herë, pa goditur ndonjë gjë gabimisht, pa lënduar ndonjë të pafajshëm. Gabime këto që janë çmimi i Lirisë. Çmim që paguhet rast pas rasti, gabim pas gabimi, viktimë pas viktime, korrektim pas korrektimi, duke ndrequr thepshqekzën për t’iu afruar gjithë e më tepër gjësë më të bukur, që është vetë Liria. Shqiptarët po pinë kafe, po hanë si derra, po psonisin nëpër supermarkete, po udhëtojnë, po bëjnë biznes, po ndërtojnë, po nderojnë të vdekurit nëpër varreza, po vrasin veten, po vrasin tjetrin, pra po bëjnë gjëra që i ka jeta. Të gjitha, ndërkohë që po vazhdon përballimi i krizës, asfaltimi i rrugëve, inaugurimi i tuneleve. Sa bukur!

Ditë festive

E ndjektë çdo komb ‘besën’ e tij Sali Berisha

S

i mund të sigurohet njerëzimi që vrasja në masë e minoriteteve vulnerabël të mos ndodhë kurrë më? Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja përkujtuan Holokaustin në ceremoni të ngjashme në të njëjtën ditë. Liderët e këtyre vendeve ofruan përgjigje plotësuese - veprim i koordinuar qeverisës dhe zgjedhje morale individuale. Të dyja përgjigjet janë të sakta, dhe asnjëra nuk mund të jetë efektive pa tjetrën. Në një fjalim në Muzeun Përkujtimor Amerikan të Holokaustit, i shoqëruar nga një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit, Elie Wiesel, presidenti Obama në mënyrë elokuente e quajti Holokaustin nazist si një “krim unik në historinë e njerëzimit” dhe i bëri thirrje botës të kuptojë se “përkujtimi pa zgjidhje është një gjest bosh” dhe se “ndërgjegjësimi pa veprim nuk ndryshon asgjë.” Obama propozoi se “shumë mjete - diplomatike dhe politike, ekonomike dhe financiare, inteligjenca dhe zbatimi i ligjit dhe bindja jonë morale” duhet të synojnë parandalimin e krimeve në masë në të gjithë botën. Ai krijoi në Shtëpinë e Bardhë njësinë e parë dedikuar kësaj çështjeje, Bordi i Parandalimit të Krimeve, për të mbledhur burimet e çdo agjencie qeveritare në parandalimin e akteve brutale përpara se të ndodhin. Në masa të tjera, Obama inicioi sanksione të reja kundër abuzuesve të të drejtave të njeriut, të cilët përdorin teknologjinë e informacionit, kërkoi një vlerësim të inteligjencës kombëtare të riskut të krimeve në masë, shtyu Departamentin e Thesarit të dislokojë mjete financiare kundër krimeve dhe urdhëroi ushtrinë të përfshijë parandalimin e krimeve në doktrinën e saj. Ndërkohë, në Muzeun kanadez të Luftës, kryeministri Stephen Harper diskutoi se si, edhe në një vend të vogël, njerëzit mund të gjejnë guximin dhe dhembshurinë për të ndihmuar fqinjët e tyre nga krimet në masë. Duke prezantuar një ekspozitë fotografike lëvizëse nga Muzeu izraelit i Holokaustit Yad Vashem në Muzeun kanadez të Luftës, Harper shpjegoi si shqiptarët - 70% e të cilëve janë muslimanë - shpëtuan 2000 hebrej kur nazistët pushtuan vendin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që njerëzit në vende të tjera me kurajë fshihnin hebrejtë në papafingot ose bodrumet e tyre, shumë shqiptarë shkuan një hap më tej, duke u dhënë hebrejve rroba të reja, dokumente të reja identifikimi dhe emra shqiptarë, dhe i trajtuan ata si anëtarë të familjeve të tyre. Ngaqë njerëzit e zakonshëm shfaqën heroizëm të jashtëzakonshëm, Shqipëria jo vetëm shpëtoi banorët e saj hebrej, por gjithashtu shpëtoi shumë më tepër refugjatë hebrej nga kombet fqinjë. Ndërsa përpara Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri numëroheshin rreth 200 hebrej shqiptarë, në përfundim të konfliktit kishte rreth 2000. Harper pyeti: “Cila është arsyeja e këtij shembulli të mrekullueshëm?” Ai ia atribuoi heroizmin e shqiptarëve kodit të tyre kombëtar të nderit - “besës”, e cila fjalë për fjalë do të thotë “të mbash premtimin.” Por për shqiptarët, nga Kryeministri te një punonjës i postës, fjala “besa” përfaqëson  kodin më të lartë etik në vendin tonë. “Besa” do të thotë mbajtja e fjalës dhe kujdesi për burrat e gratë, cilado qoftë prejardhja e tyre ose besimi, në mënyrë që njerëzit në nevojë mund të na besojnë neve me jetën e tyre. “Besa” shpëtoi jetën e më shumë se 2000 hebrejve në Shqipëri në mes të Holokaustit nazist dhe i gjithë njerëzimi mund të përftojë shpresë nga heroizmi që i shpëtoi ata nga e keqja. Si Kryeministër i Shqipërisë, unë nuk dua të sugjeroj se virtytet dhe vlerat që bashkatdhetarët dhe bashkatdhetaret e mi shfaqën janë të unike për traditën tonë. Historia tregon se në shumë vende - midis tyre Polonia, Holanda, Norvegjia, Franca, Italia, Greqia dhe vetë Gjermania - kanë pasur njerëz të drejtë që shpëtuan hebrejtë dhe anëtarë të minoriteteve të tjera të pambrojtura nga tmerret e Holokaustit. Shembujt e këtyre heronjve nga kaq shumë shoqëri duhet të na prijnë, ndërsa ne përpiqemi sot -individualisht dhe kolektivisht- t’i përgjigjemi thirrjes së Obamës se “kurrë më” është një sfidë e kombeve. Në emër të Shqipërisë, një vend i dhunuar egër nga pushtimi nazist dhe tirania komuniste, dhe i traumatizuar nga krimet etnike gjatë viteve 1990, unë jam dëshmitar i historisë dhe shpresës se krimet më të këqija kundrejt njerëzimit ende mund të zbulojnë më të mirën në shpirtin njerëzor. E zbuloftë dhe e ndjektë çdo komb “besën” e tij. *Botuar së pari në gazetën amerikane The Hill.


E martë,13 5 qershor 2012 qershor 2010 www.mapo.al ëëë.gazetamapo.com

MAPO

Atij, Kryeministrit, i duhet në këto pak ditë të ‘qetësojë’ Grupin e vet parlamentar, të takohet edhe njëherë me aleatët e vet të Koalicionit, dhe të takohet sërish me Ramën, duke pasur jo thjesht një Letër të Bardhë, por një listë me emra alternativë, të filtruar nga Koalicioni dhe në pritje të gjykimit të Ramës. — artur Zheji

Xhezofina, mon Amour S

esa ka ndikuar takimi Berisha-Rama në klimën politike në vend, mjaft të shikoje sallën e Kuvendit në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit. Fillimisht nisur nga kohëzgjatja. Nëse pjesëton virtualisht 60 sekondat që foli Xhozefina, me rëndësinë e seancës, vlera për sekondë sigurisht që dje doli më e lartë, se një sekondë reklamë në Superbowl. Por kishte edhe pamje të tjera që nuk kishin çmim. Toni i mërzitur i Xhozefinës me flokët e ndarë keq në mes, e të lyer keq, me betejën e humbur me thinjat kryeneçe, e që nuk i fliste dot me sarkazëm opozitës, për shkak të klimës së re, si dhe vështrimi i mallëngjyer i Palokës nga rreshti i parë, që shihte sesi linja e ashpër e PD-së kishte nisur perëndimin e shpejtë. Më të shpejtë se mosha e tretë e Doktorit. P o n d ë r ko h ë e d h e l i n j a “properëndimore” e PD-së ishte dje po aq e mërzitur. Aq sa Luli nuk duroi dot, mori makinën dhe shkoi në Kryeministri, aty ku dy baballarët e tij shpirtërorë, Berisha dhe Arvizu, po flisnin kokë më kokë, pasi ambasadori kishte “përplasur” më herët kokën me Kryetarin e gjatë të selisë rozë. Por Berisha e përzuri. Luli shkoi vetëm në paradhomë. Mesa duket, biseda nuk bënte për të. Më pas dihet çfarë ngjau. Berisha shkoi te të tijtë dhe foli me ton tjetër. Nuk është se ky është toni i preferuar i Berishës. Por tashmë, megjithëse të gjitha kartat janë në dorë të tij, ato janë pakësuar. Sigurisht që ai mund të zgjedhë Boden me 70 plus vota (pa Metën, që nuk harron përplasjen e klaneve rivale, siç i ka quajtur vetë, në këto dy muaj të rëndësishëm) për mazhorancën e tij. Sigurisht ai mund të zgjedhë edhe Zaganjorin me Metën, e t’i bëjë naftën agjendës së Brukselit. Ai mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por që ta bëjë këtë duhet reforma. E reforma, përveç Ristanit, ka edhe anëtarin e shtatë të KQZ-së, që teorikisht duhet t’ia japë Metës. Por që ta bëjë këtë, i duhet ta ribesojë aleatin e tij. E për këtë, nga Meta, i duhet më shumë retorikë, sesa kritika pacifiste për editorialet guerilase të Edi Ramës. Ndaj Doktori po mendon rrugën më të thjeshtë: të bëjë konsensus me Edi Ramën. I cili së fundmi u tërhoq nga çdo lojë emrash dhe e reduktoi kërkesën vetëm në dhënie konsensusi për kandidatë të shumicës. Me një “kusht” të vogël: Zaganjori të quhet histori e shkuar. Nisur nga mënyra si shkuan punët, kjo kërkesë duhet thënë se ka një farë sensi logjik. Procesi i negocimit ka nisur. Rama do të japë opinionet e tij për emrat që sjell mazhoranca. Kështu po bën me Xhezair Zaganjorin. Nuk e ka mbështetur. Dhe po pret që t’i paraqesin emrat e tjerë.

koment Sokol Balla

Ndaj sot Meta po nxitet të krijojë nga Xhezairi i mirë, Xhezofinën e tij. Ndaj Rama sot është i qetë e luan me letra në kompjuterin e tij. Se loja e vërtetë po luhet diku tjetër, te Selia Blu. Ai ka kthyer në armën më të fortë, dobësinë e opozitës: mospasjen e numrave në Kuvend. Dhe po pret. Ka ulur kokën, ka shtrirë dorën dhe po merr atë që i japin. Ashtu si ai lypësi i famshëm pa këmbë, që merr lëmoshë në mes të rrugës Fier-Vlorë, ku makinat kalojnë me shpejtësi skëterre pranë, pa e prekur asnjëherë. Por kur ndonjëra prej tyre - ka gjasë ajo që i jep Saliu - do ndalojë e do t’i falë një palë këmbë... Qetë dhe i patrazuar nga shpërthimet e Nanos, të cilit me sukses e pa bujë ka mundur t’i vërë damkën jo plotësisht të merituar, të të qenit një kandidat i Berishës. Berisha në teori duhet ta kishte të lehtë: “Jo Zaganjori? Dakord. Po Vitore Tusha?” Rama, i cili ka tashmë reputacionit e tekanjozit, nuk mund të thotë pafundësisht “Jo”. Diku do ndalej. Por kjo nuk po ndodh. Në fakt po ndodh e kundërta. Te mazhoranca kanë ngelur peng i portretit të butë, e të tejdukshëm të Xhezairit. Duke e transformuar atë në një “Xhezofinë” të procesit të zgjedhjes së Presidentit. Meta, me një protagonizëm të pakuptimtë, ka marrë përsipër të mbrojë një kandidaturë, që në tryezën e aleatëve e kanë hedhur Republikanët (!!). Dakord, para Xhozefinës, “Xhezofina” e Ilirit është më e pranueshme për ndërkombëtarët, e sigurisht më e pranueshme për LSI-në, sesa Bode. Por përse Meta ka kthyer Xhezairin

në “Xhezofinën e Tij”, nuk mund të shpjegohet as thjesht me faktin se ndihet i kapërcyer nga takimi Berisha-Rama, i cili pas gati 120 minutash të sinqerta dhe me bekimin postmortem amerikan, nuk quhet më takim, por flirtim. Ajo çka po ndodh sot, pak lidhje ka me Presidentin. Bile pak lidhje ka edhe me 2013-ën. Gjithnjë e më shumë gjithë lëmshi i ditëve të fundit, ka lidhje me vitin 2017. Vit, kur Presidenti do të zgjidhet pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme. Vit kur për shembull, Xhozefina Presidente, pas pesë vitesh aktive në Presidencë, ku Kushtetuta e lejon të kapë për zhelesh jo vetëm Taulantin, por edhe Lulin e vogël, mund të rikthehet në selinë Blu, ku Berisha 77 vjeçar më shumë gjasa ka të këshillojë Lulin si Daja i Ezelit, sesa të pengojë me forcë Topallin të marrë kreun e PD-së. Por tashmë Luli ka një rival të paparashikuar: Boden. Jo thjesht se ministri i Financave është i pamëshirshëm për akcizën e Birrës dhe rakisë. As sepse Luli tashmë po ngre Klanin e tij mediatik, ashtu si miqtë e Ministrit sot. Por sepse Bode, pas Topallit të goditur keqas nga humbja pa hyrë fare, në garën presidenciale, i ka zënë asaj vendin në krye të lëvizjes së heshtur antiBasha në PD. Dhe më 2017, pas një presidence komode edhe për një Ramë Kryeministër, Bode do ishte edhe më i rrezikshëm sesa Xhozefina për Bashën, në rrëmbimin e fronit blu. Ndaj edhe Basha e hëngri turpin me bukë dhe vuri veshin të dëgjonte nga dera e paradhomës, seç thoshte Arvizu me Berishën në zyrë. Sepse sot në Tiranë loja po bëhet për të zgjedhur kundërshtarin politik të vitit-bombë 2017. Ndaj sot Meta po nxitet të krijojë nga Xhezairi i mirë, Xhezofinën e tij. Ndaj Rama sot është i qetë e luan me letra në kompjuterin e tij. Se loja e vërtetë po luhet diku tjetër, te Selia Blu. Ai ka kthyer në armën më të fortë, dobësinë e opozitës: mospasjen e numrave në Kuvend. Dhe po pret. Ka ulur kokën, ka shtrirë dorën dhe po merr atë që i japin. Ashtu si ai lypësi i famshëm pa këmbë, që merr lëmoshë në mes të rrugës FierVlorë, ku makinat kalojnë me shpejtësi skëterre pranë, pa e prekur asnjëherë. Por kur ndonjëra prej tyre - ka gjasë ajo që i jep Saliu - do ndalojë e do t’i falë një palë këmbë. Nëse ndodh kjo, vendi mund të ketë një president “konsensual” mes Ramës e Berishës, edhe nëse ai zgjidhet vetëm me votat e PD-së. Berisha do marrë presidentin, Rama, rivalin politik që do, për dekadën e ardhshme. Meta vetëm Xhezofinën e tij. E cila, ashtu si Xhozefina, por për arsye të tjera, do hyjë në histori, si dashuria e dytë presidenciale e vitit. Dashuri e njëanshme. Dhe e pamundur sigurisht.

Impass dhe urgjencë për shtegdalje! koment

artur Zheji

Nëse Rama edhe pas kësaj do të kërkonte diç tjetër apo diç ndryshe, me 71 apo 74 vota, Presidenti do të jetë një realitet, pa Ramën dhe përtej Ramës

Me sa duket, 48 orë mbas takimit, llogoret kanë thirrur palët për t’u strehuar. Mazhoranca përkëdhelet tek emri i Zaganjorit, i cili ka konsensusin e shumëdëshiruar të Koalicionit qeverisës. Opozita e refuzon këtë kandidaturë, në të vërtetë ende virtuale, sepse ende nuk janë nënshkruar 20 firmat që parashikohet nga procedura dhe kërkon t’i shmanget ‘garës’ së emrave. Rama këmbëngul, pa i hyrë diskutimit, mbi profilin e Zaganjorit, se kërkon një proces nga pika 0. Procesi nga pika 0, sipas asaj që Rama tha në Top Story dje, nënkuptohet të jetë rifillimi i dialogut, mazhorancë - opozitë, mbi një Letër të Bardhë, në të cilën Letër të Bardhë, me dy palë duar, por vetëm njëra palë, mazhoranca, të hedhë emrat, radhë mbas radhe. Në ndërkohë, kryetari i opozitës, rast pas rasti, të pohojë ose të mohojë emra të caktuar të listës emërore. Ky pozicion i rehatshëm, që ka zgjedhur kryetari i opozitës, prish rehatin e mazhorancës, e cila, nga ana e saj, duket edhe ajo e rehatuar mirë te kandidatura e Zaganjorit. Mazhoranca e di mirë që rihapja e kapakut të ‘tenxheres’ ku ziejnë listat e emrave do të mund të krijonte komplikacione të paparashikuara. Tundimi i Kryeministrit, i cili po shkëlqen këto ditë në strategji dhe taktikë komunikative, është që ta hapë edhe njëherë kapakun e kësaj ‘tenxhereje’, porse, me sa duket, nuk gjen mbështetje as majtas dhe as djathtas krahëve të tij. Në mbledhjen e Grupit parlamentar, Berisha ishte gjithmonë e më i hapur, gjithmonë e më fleksibël, duke shpalosur energji të tjera rezervë, për ta çuar më tej maratonën e ‘konsensualitetit’, pavarësisht rrethanave. Kryeministri me hapa të mëdhenj është, pra, disa hapa para të gjithë të tjerëve, në lidhje me ‘aperturën’ e befasishme dhe befasuese ndaj opozitës. Atij, Kryeministrit, i duhet në këto pak ditë të ‘qetësojë’ Grupin e vet parlamentar, të takohet edhe njëherë me aleatët e vet të Koalicionit, dhe të takohet sërish me Ramën, duke pasur jo thjesht një Letër të Bardhë, por një listë me emra alternativë, të filtruar nga Koalicioni dhe në pritje të gjykimit të Ramës. Nëse Rama edhe pas kësaj do të kërkonte diç tjetër apo diç ndryshe, me 71 apo 74 vota, Presidenti do të jetë një realitet, pa Ramën dhe përtej Ramës. Mazhoranca, pra, në këtë rrethanë, do të ishte krejtësisht në të drejtë të vet për të shpallur se i shteri të gjitha mundësitë dhe të gjitha shanset sipas një ‘loje’ korrekte, ose më saktë akoma sipas një qasjeje të sinqertë, realisht të sinqertë. Kryeministri duhet ‘ndihmuar’ këto orë të rëndësishme, duke mos e interferuar dhe ndikuar artificialisht. Ai e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Rama, ndonëse shmangien ndaj emrave e ka gjysmë të justifikuar dhe gjysmë të ‘detyruar’, nga këmbëngulja për të mos kandiduar Fatos Nanon, as në letër dhe as në Kuvend, është mirë të rrijë akoma më gjatë në ‘llogoren’ e Partisë Socialiste, por, përtej të Majtës dhe të Djathtës, të bëjë gati ‘paketën’ e propozimeve të tij.

11


CMYK

12

MAPO

e Martë, 5 QERSHOR 2012 www.mapo.al

e diel

PLUS

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK e Martë, 5 QERSHOR 2012 www.mapo.al

Nr. 22, Viti II botimit maj 2012

Çmimi 300 Lekë

E përmuajshme Nr. 22, Viti II botimit maj 2012 Çmimi 300 Lekë

FOTO STRAKOSHA

SI ZBUTET NJË BURRË

“Çiftet gay nuk janë të kategorisë së dytë” DOSSIER

Histori personale dhe debat Homoseksualët, pro e kundër

MAPO

13

EXTRA

Qelizat staminale, ja pse dhe si ruhen. 50 ushqimet që të bëjnë të bukur. Receta dhe ushqime

Libra, dekor PERSONAZHE Vajzat e reklamave KINKALERI

Ilva Tare

“Po, unë jam gay!”

Elida Cangonji

“Njih personalitetin e ëmijës” MODA

Nën diellin e Milanos


14

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

sociale

Shtohen pacientët me problemet e frymëmarrjes Luhatjet e mëdha të temperaturave kanë sjellë një problematikë jo të zakontë për stinën ku ndodhemi. Mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT pohojnë se është rritur numri i pacientëve me probleme të rrugëve të frymëmarrjes, një tipar ky i stinëve të ftohta. Brenda një dite vetëm

në urgjencën e këtij spitali paraqiten rreth 50 persona me temperaturë të lartë apo bajame të infektuara. Por muajt e nxehtë që do të pasojnë pritet të rrisin numrin e pacientëve me probleme të tubit tretës. Mjekët këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm me

ushqimet që konsumojnë jashtë, pasi ato duhet të ruhen në kushte të përshtatshme frigoriferike. Më shumë të ndjeshëm ndaj helmimit nga ushqimet janë fëmijët, organizmi i të cilëve reagon negativisht edhe nëse produkti është infektuar nga insektet.

Bashkëpunimi

Ksera pret Sindikatën italiane të Emigrantëve

Punonjësit pa kontrata: Nuk paguhemi për orët jashtë orarit Inspektimet, mbi 11 mijë punëmarrës punojnë pa kontrata individuale të punës dhe afro 8 mijë të tjerëve nuk u ishin paguar sigurimet shoqërore Jonida Tashi Puna jashtë orarit në vendin tonë vijon të mos paguhet me asnjë lek në pjesën më të madhe të rasteve. Shqetësimi i ardhur nga qindra punonjës të profesioneve të ndryshme është ngritur nga kryeinspektorja e Punës, Vikrita Çuto. Ajo thotë se punëmarrësit, kryesisht janë të pakënaqur, pasi u shkelen të drejta që janë të përfshira në Kodin e Punës. Kështu, punonjësit shfrytëzohen për punë jashtë orarit dhe këto orë nuk u paguhen; punojnë pa kontrata pune dhe në kushte jo fort të mira. Kryeinspektorja Çuto sqaron se sektorët më problematikë për kushte sigurie për jetën janë ndërmarrjet e prodhimit, të minierave dhe ndërtimit. “Ankesat kryesisht janë lidhur me legjislacionin e punës, zbatimin e kontratave të punës që bëhen mes pu-

Të dhëna kryesore të inspektimit në rang vendi për vitin 2011 Subjekte të inspektuara Subjekte private të inspektuara Punëmarrës të evidentuar në sektorin privat Mesatare pun/subjekte private Punëmarrës pa kontratë individuale Të rinj të punësuar nën 18 vjeç Punëmarrës të pa deklaruar në tatime Nr. inspektimeve pas orës Subjekte të inspektuara nxitje punësimi Punëmarrës të huaj Punëmarrës të huaj pa leje pune Subjekte të sanksionuara nëmarrësit dhe punëdhënësit apo mosrespektimi nga ana e punëdhënësit të orëve jashtë orarit, të ditëve të pushimit. Ka një numër jeshil, i cili është i deklaruar në faqen e internetit, por dhe nëpërmjet internetit. Ne kemi pasur raste mjaft, sigurisht dhe nëpërmjet rrugës më të thjeshtë duke ardhur direkt pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës”, - pohon drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vikrita Çuto. Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të shkuar nga inspektimet e kryera nga Inspektorati Shtetëror i Punës kanë rezultuar mbi 11 mijë punëmarrës, të cilët punojnë pa kontrata individuale të pu-

14 028 13 956 137 447 9.8 pun/sub 11 317 ose 8.2% 280 1470 22 184 131 1156 145 381

nës dhe afro 8 mijë të tjerëve nuk u ishin paguar sigurimet shoqërore. Ndërsa janë aksidentuar në ambientet e punës 126 persona, nga të cilët 26 kanë humbur dhe jetën. Ndryshimet e reja që parashikohen të bëhen në Kodin e Punës pritet të zgjidhin një sërë problemesh që kanë të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Një nga ndryshimet ka të bëjë me faktin që punëdhënësit do ta kenë të detyrueshme nënshkrimin e kontratave të punës me punëmarrësit, pasi kontratat verbale nuk do të njihen më me ligj. Ndryshimet në Kodin e Punës parashikojnë vetëm kontrata me

shkrim, për t’u dhënë mundësinë punonjësve që në rastet e largimit nga puna të ankohen. Një ndryshim tjetër i rëndësishëm në Kodin e Punës prek edhe pushimet vjetore. Kështu, punëdhënësit e kanë të detyrueshme dhënien e pushimeve vjetore për punonjësit kundrejt pagesës dhe nuk do të ketë asnjë tolerim në këtë pikë. Punonjësit nuk do të kenë më mundësi që ta konvertojnë lejen vjetore me para. Një praktikë e tillë, u përcaktua me një urdhër të ministrit të Financave, i cili kohë më parë ndërpreu pagesat për lejet vjetore për të gjithë ata punonjës të administratës publike që nuk kishin marrë ende pushimet. Vendimi i qeverisë, i cili anuloi ditët e pushimit gjatë javës kur festat zyrtare binin të shtunën ose të dielën, tashmë po kthehet në ligj, i detyrueshëm për t’u zbatuar si nga administrata ashtu edhe nga privati. Ndryshimet që po i bëhen Kodit të Punës kanë përcaktuar se pushimet për shkak të festave gjatë një viti, ishin një barrë më shumë për punëdhënësit. Ndërsa puna e kryer në ditët e festave kompensohet me një shtesë page jo më pak se 125 %. Ndryshimet në Kodin e Punës që pritet të kalojnë në Parlament kërkojnë një shumicë të cilësuar votash.

Ministri i Punës, Spiro Ksera zhvilloi një takim me një delegacion të Sindikatës italiane të Imigrantëve dhe Emigrantëve, i cili shoqërohej nga kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja. Presidenti i Sindikatës së Imigrantëve dhe Emigrantëve (SEI), Luciano Lagamba vlerësoi bashkëpunimin me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë si shumë të rëndësishëm, kjo pasi lëvizja sindikale italiane ka një eksperiencë shumë më të gjatë nga ajo shqiptare, e cila u krijua dhe po njeh zhvillim vetëm në këto 20 vitet e fundit, pas rrëzimit të sistemit komunist. Po ashtu, sipas Lagambo, ekzistenca e një numri mjaft të madh të emigrantëve shqiptarë në Itali e bën të domosdoshme bashkëpunimin e SEI me sindikatat shqiptare. “Sindikata jonë është e interesuar të mbrojë të drejtat e emigrantëve shqiptarë”, - u shpreh presidenti Lagamba. Sipas

kreut të Sindikatës Italiane, kultura italiane e punës në Itali është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe ai u shpreh i gatshëm të sjellë në Shqipëri eksperiencën 50-vjeçare të kësaj sindikate. Ministri Ksera e vlerësoi shumë të rëndësishëm zhvillimin e dialogut social mes strukturave qeveritare dhe partnerëve socialë, përfshi sindikatat. “Hapat pozitivë të ndërmarrë nga ne në fushën e dialogut social janë vlerësuar pozitivisht edhe në Raport-Progresin më të fundit të BE-së për Shqipërinë”, - u shpreh ministri. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se është e domosdoshme arritja e standardeve europiane, jo vetëm për punonjësit e vendeve të Europës së Bashkuar, por edhe ata të vendeve aspirante.

Degë të reja për profesionalet, 22% e nxënësve janë vajza MASH: Teknologjia e informacionit, degë tërheqëse e sfiduese për të dyja gjinitë Numri i vajzave që ndjekin shkollat profesionale në vendin tonë mbetet i ulët. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit parashikon hapjen e degëve të reja në këto shkolla që t’i përshtaten zanateve femërore. Sipas të dhënave, vajzat që studiojnë në sistemin arsimor profesional zënë rreh 22% të totalit të nxënësve në rang vendi. Nga 17 314 nxënës që studiojnë në këto shkolla, vetëm

3540 janë vajza. Në shkallë vendi funksionojnë rreth 41 shkolla të arsimit teknik e profesional si dhe 33 shkolla social-kulturore (5 nga të cilat janë bashkë me shkolla tekniko-profesionale), të shpërndara në 22 rrethe. Për të balancuar dominimin e djemve, Ministria e Arsimit ka nisur një bashkëpunim me programin zviceranoshqiptar, AlbVET, i cili i përket nivelit V të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe rrit larminë e programeve të studimit dhe orientimin e specialistëve të rinj drejt tregut të punës. Ky program ndër të tjera po përqendrohet kryesisht në dimensionin e perceptimit gjinor,

kryesisht për degët e teknologjisë së informacionit. Projekti ka zgjedhur të pilotojë këtë mënyrë të re, duke pasur parasysh përfitimet që mund të kenë të dyja gjinitë, por nga ana tjetër projekti përshëndet edhe metodën zyrtare të përzgjedhjes së kandidaturave që u lejon studentëve me performancën dhe rezultatet më të mira të fitojnë të drejtën për të studiuar. Për AlbVET ka rëndësi barazia dhe promovimi gjinor, por dhe cilësia në arsimin profesional. Diferencimi specifik gjinor i profesioneve ekziston në të gjitha shoqëritë dhe ato janë thellësisht të rrënjosura, ndonëse në shoqëri të ndryshme man-

ifestimi i tyre mund të jetë i ndryshëm. Modelet gjinore të profileve tradicionale profesionale, për shembull, si termo- hidraulika, janë tepër sfiduese dhe kërkojnë zakonisht një gjeneratë të tërë për të ndryshuar pjesëmarrjen e vajzave në këto tipe profesionesh. Por Ministria e Arsimit g jykon se teknologjia e informacionit shfaqet interesante si degë, sepse ajo mund të shfaqet me një konotacion të fortë matematik dhe elektronik, me një përqendrim në dimensionet komunikative, por edhe nën një perspektivë gjuhësore dhe punësimi në një degë tërheqëse e sfiduese për të dyja gjinitë.


E martë, 5 13 qershor 2010 E enjte, 13qershor qershor 5 prill 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.gazetamapo.com www.mapo.al

arsim

MAPO

11 05 15

Testi, 15 pikë për “Albatros” Poezia “Albatros” bën pjesë në kapitullin e dytë të përmbledhjes poetike “Lulet e së keqes” të Sharl Bodler. Kjo poezi ka qenë pjesa e dytë e testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për gjimnazin e vitit 2012. Në vlerësim, pjesa e

dytë e testit zë 30% të pikëve të përgjithshme të tij, ose ndryshe 15 pikë. Pikët maksimale për provimin e Gjuhë-Letërsisë janë 50, nga të cilat, 37 i kanë pyetjet me zhvillim dhe 13 të tjera ato me alternativa.

Maturantët në protestë për Bodlerin, MASH: Do e korrigjojmë sipas logjikës Protesta e të rinjve në Tiranë dhe Korçë për provimin e Letërsisë: Pyetja për poezinë e “Albatros” është jashtë programit mësimor që kemi bërë në shkollë. MASH publikon shpjeguesin e vlerësimit të përgjigjeve në testin e lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, që do të merret në konsideratë për korrigjimin e testeve Jonida Tashi

Dy ditë pas mbajtjes së provimit të parë të Maturës, maturantë nga Tirana e Korça kanë protestuar për tezën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Paraditen e djeshme, qindra maturantë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit për mënyrën e hartimit të testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, konkretisht për përfshirjen në të të poezisë “Albatros” të simbolistit Sharl Bodler, e cila ka një numër të konsiderueshëm pikësh. Maturantët e kontestojnë këtë poezi duke pretenduar se ajo nuk është shqyrtuar asnjëherë gjatë viteve të shkollës. Për këtë arsye të rinjtë kërkojnë që pyetja në fjalë të mos llogaritet në vlerësim. Përpos këtij fakti, maturantët theksuan se niveli i pyetjeve në testin e Letërsisë nuk ishte ai që kishte deklaruar më herët ministria. Sipas tyre, niveli i testit jo vetëm që ishte mbi mesatarin, por pati dhe pyetje nga autorë, veprat e të cilëve nuk kanë qenë në kurrikulën e 3 viteve të gjimnazit. Gjatë protestës para godinës së Ministrisë së Arsimit, maturantët patën dhe një takim me zyrtarë të këtij institucioni, të cilët u thanë se do të gjendet një mënyrë për ta zgjidhur këtë problematikë. Pavarësisht se përgjigja e dhënë nuk është ekzaktësisht ashtu siç parashi-

kohet në çelësin e publikuar nga ministria, por është brenda kontekstit, ajo do të merret parasysh nga grupi i vlerësuesve të testit. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu bëri të ditur se vlerësimi për pyetjen që maturantët e konsiderojnë si të pavend, do të korrigjohet në mënyrë logjike. Korçë Për të njëjtën arsye si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, maturantët e shkollës së mesme të përgjithshme “Themistokli Gërmenji” në Korçë kanë organizuar një protestë, duke kërkuar rishikimin nga Ministria e Arsimit të skemës së vlerësimit. Gjatë paradites të së hënës ata janë hedhur në një protestë para shkollës së mesme “Themistokli Gërmenji”, ku janë 180 maturantë, ndërkohë që kjo nismë e tyre do të përqafohet nga të gjithë maturantët në të katër rrethet e Qarkut të Korçës. Edhe sipas maturantëve korçarë, në provimin e Letërsisë ka pasur një pyetje që lidhej me poezinë simboliste të njërit prej poetëve të njohur të saj, Bodler, të cilin në programin mësimor nuk e kanë studiuar gjatë vitit shkollor që porsa u mbyll. Maturantët pretendojnë se përgjigja e saktë në këtë rast ka tepër subjektivizëm, ndaj në këto kushte ata mund të penalizohen në drejtim të vlerësimit. Ata kërkojnë që hartuesit e kësaj teze të rishohin vlerësimin e saj për sa i përket notave për ta. Ndërsa mësuesit e Katedrës së Letërsisë në shkollën “Themistokli Gërmenji”do të dalin me një peticion, pasi janë duke shqyrtuar tezën e provimit në fjalë, maturantët korçarë iu kanë bërë apel drejtuesve më të lartë të arsimit që të mos i dëmtojnë padrejtësisht interesat e tyre, në kushtet kur vlerësimi do të bëhet për një tezë dhe me një autor që në tekstet e tyre shkollore nuk ka qenë i përfshirë. Skema e vlerësimit Pas pretendimeve të maturantëve për paqartësi në vlerësim, pasditen e

Shembull, si do bëhet korrigjimi për “Albatros” 1.Për pyetjen 15, Varianti A: “Çfarë simbolizon albatrosi në këtë poezi? Në cilin varg shfaqet thelbi i këtij simboli?” Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm: Albatrosi si simbol: - Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenieje njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive, ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar). Vargu: - Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’! - Do të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan: A. Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenieje njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative. Vargu: - Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’! B. Albatrosi është simbol i poetit, me kuptimin dhe moskuptimin që i bëhet në shoqëri. Vargu: - Po i mërguar në tokë, me thumbimin i rënë ndesh, 2.Për pyetjen 16 /a, Varianti A: “Cilat janë dy motivet qendrore të kësaj poezie”? Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm: - shëmtia dhe bukuria e jetës; - mizoria. Do të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan: - moskuptimi - dhuna - mizoria - përbuzja etj.

djeshme, Ministria e Arsimit ka publikuar shpjeguesin e vlerësimit të përgjigjeve në testin e lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, që do të merret në konsideratë për korrigjimin e testeve. MASH sqaron se testi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2012 bazohet tërësisht në programin orientues, të publikuar nga MASH, në janar 2012. “Në të sqarohet qartë se fragmentet e tekstit letrar, që do të bëhen pjesë e testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë do të merreshin nga veprat, lista e të cilave u publikua në të. Testi i Maturës Shtetërore 2012 përmbante poezinë “Albatros” të Sharl Bodler nga vëllimi poetik “Lulet e së keqes”, një fragment nga romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë, të rekomanduara në programet orientuese, si dhe një tekst jo letrar. Qëllimi i lëndës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë nuk është që nxënësit të mësojnë komente dhe analiza fragmentesh të gatshme, për t’i riprodhuar mekanikisht në teste, aq më tepër në ato të Maturës Shtetërore. Qysh në vitin 2008, për shkak të trajtimeve të ndryshme të fragmenteve të veprave të autorëve letrarë, programi orientues i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë është hartuar mbi bazën e veprave të plota të autorëve. Testi shoqërohet me skemën orientuese të vlerësimit. Megjithatë, kjo skemë nuk është fikse. Në qoftë se përgjigja vlerësohet se përkon me logjikën e kërkesës së pyetjes, ajo vlerësohet pozitivisht. Kjo shprehet qartazi edhe pas çdo modeli përgjigjeje të pyetjeve të hapura në skemën e vlerësimit: ‘Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë’”, - sqaron MASH. Provimit të Gjuhë-Letërsisë i janë nënshtruar ditën e shtunë rreth 49 mijë maturantë nga i gjithë vendi, që sipas autoriteteve të arsimit, është numri më i madh i arritur në testimet e Maturës.

procedura

Nis sot procesi i vlerësimit Vlerësimi i 49 mijë testeve të Gjuhë-Letërsisë do të nisë ditën e sotme në gjashtë qendrat e caktuara në qytete të ndryshme nga katër korrigjues të ndryshëm. MASH sqaron se vlerësuesit, si detyrim që rrjedh nga Rregullorja e Maturës Shtetërore, përpara se të fillojnë vlerësimin, i janë nënshtruar një procesi trajnimi të detajuar për përgjigjet e çdo pyetjeje të testit, ku synohet në sqarimin e tyre, veçanërisht përgjigjet e pyetjeve me interpretim të hapur, si në rastin e poezisë “Albatros”. Sipas MASH, ky proces drejtohet nga autorët e testit. Në Rregulloren e Maturës Shtetërore, procesi i vlerësimit trajtohet si më poshtë: në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve të pavarur, përgjegjësi i vlerësimit së bashku me një vlerësues tjetër kryejnë vlerësimin përfundimtar. Pas këtij vlerësimi, pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të testbroshurës dhe firmosen nga të katër vlerësuesit e testit. Qëllimi i këtij sistemi korrigjimi është që të vlerësohet sa më saktë çdo përgjigje që ka dhënë maturanti/ja edhe pse si formulim mund të mos jetë e njëjtë me atë të dhënë në çelësin e përgjigjeve të testit, të përgatitur nga autorët e tij. Sipas rregullores, rezultatet e Letërsisë pritet të dalin në mesin e muajit qershor. Pas shpalljes së rezultateve, maturantët mund të kërkojnë një fotokopje të testit, por nuk mund të ankimojnë vlerësimin e bërë nga 4 korrigjues të ndryshëm.


16

MAPO

e Martë, 5 QERSHOR 2012 www.mapo.al


E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Dokumentari i Nunzio Massimo Nifosì njeh me krijimtarinë e një piktori që nuk ndikohet nga koha

Piero Guccione, piktori i pafundësisë Jorida Pasku

Pasteli i jep lirinë e krijimit dhe realizimit të pikturës që ai do. Në dokumentar shihet puna e vazhdueshme në studio me blunë, për “të shkrirë” në një qiellin dhe detin, me orë të tëra ngulur përballë tablosë. Për kritikët ka diçka metafizike në artin që Guccione bën me orë të tëra i mbyllur. Njerëzit që e njohin rrëfejnë se “ndihet mirë në ato pak metra të studios”

Qëllimi i Nunzio Massimo Nifosì-t, regjisor i filmit dokumentar “Piero Guccione verso l’infinito” (Piero Guccione, drejt pafundësisë) që u shfaq mbrëmë në kinemanë “Millennium”, ishte prezantimi me krijimtarinë e një piktori pak të njohur në Shqipëri, të Piero-s sot 77-vjeçar. Para shfaqjes së dokumentarit, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, kërkoi të mbahej një minutë heshtje në nderim të atyre që humbën jetën në tërmetin e rajonit Emilia Romagna. Për Italinë dje ishte ditë zie. Regjisori Nifosì, që e ka prezantuar dokumentarin edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Romë, si edhe në edicionin e këtij viti të Festivalit të Kanës, do jetë në Tiranë edhe nesër, për një master-class me studentët e Universitetit të Arteve. Për t’u njohur me profilin e Piero Guccione-s, ai kishte ftuar kritikë dhe historianë arti, Maurizio Calvesi-n, Vittorio Sgarbi-n, dijetarin Marc Fumaroli dhe shkrimtarin Tahar Ben Jelloun, artistët Franco Sarnari dhe Sonia Alvarez,

gazetarë dhe njerëz me të cilët Guccione kish punuar dhe i kishin qëndruar afër. Qysh në nisje të dokumentarit, Fumaroli flet për pikturën e një artisti që i rri larg kitschi-t, që nuk ndikohet nga prirjet e kohës. Të tjerë vlerësojnë te Guccione ndjeshmërinë e lartë që shpreh në pikturë. Edhe kur në qendër të kuadros është një Volsvagen, natyra dhe ndjesitë janë aty, ashtu siç në çdo krijim të tijin, ku gjenden të përziera melankolia, kënaqësia, gëzimi. Një kohë të gjatë në kërkimin e artistit në pikturë ka marrë cikli “Blu”. Aty shpërfaqet hapësira dhe pafundësia, deti dhe qielli janë një. Guccione është i interesuar për unitetin e ngjyrës, kurse ai që e sheh veprën ‘njeh’ pafundësinë. Pasteli i jep lirinë e krijimit dhe realizimit të pikturës që ai do. Në dokumentar shihet puna e vazhdueshme në studio me blunë, për “të shkrirë” në një qiellin dhe detin, me orë të tëra ngulur përballë tablosë. Për kritikët ka diçka metafizike në artin që Guccione bën me orë të tëra i mbyllur. Njerëzit që e njohin rrëfejnë se “ndihet mirë në ato pak metra të studios”. Vetë Garrone-s “i

pëlqen të pikturojë, e bën me pasion, është e vetmja që di të bëjë”. Krijimtaria e Guccione-s, nga viti 1960 deri në kohën kur jetojmë, mund të ndahet në këto cikle me rëndësi: “Bluja”, “Peizazhi”, “Njeriu dhe arti”, “Njeriu dhe ambienti”. Vitet e para

Guçione është lindur në Sicili. Ka qenë vendi që e ka frymëzuar më tepër. Nga natyra e saj ka marrë ato imazhe që kujtesa i ka ruajtur gjatë dhe sot ai gjen mënyrën për t’i riprodhuar. Pas përfundimit të mësimeve në Institutin e Arteve të Catania-s, i duhej të punonte më tepër për teknikën dhe ndjek studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, në të cilën do të bëhet asistent i Renato Gutuso-s dhe në një kohë tjetër edhe titullar i katedrës. Përveç ekspozitave që hap gati çdo vit, duke filluar nga 1960-ta, në vitet ‘70 hap ekspozita personale në Paris dhe Nju-Jork. Prezantimi i parë në Bienalen e Venecias vjen më 1966. Është i pranishëm edhe në edicione të tjera, më 1978, 1982 dhe 1988, si dhe në edicionin e fundit.

Një leksion mbi dramën bashkëkohore Graham Whybrow zhvillon sot ora 10: 30 një leksion mbi shkrimin e tekstit dramatik me studentë të Universitetit të Arteve. I ftuar nga pedagogu Arben Kumbaro, Whybrow prezantoi dje para një auditori me studentë, pedagogë dhe regjisorë të dramës dhe filmit përvojën britanike me dramën bashkëkohore dhe me dramaturgët e rinj. Nga viti 1994-2007 ka punuar si menaxheri letrar i Royal Court Theatre në Londër, ku janë shfaqur më shumë se 200 pjesë të reja teatrale dhe doli një gjeneratë prej 50 dramturgësh të rinj. Në fokus të leksionit që

mbahet sot dhe dy ditët në vazhdim ish-menaxhieri i Teatrit Mbretëror do flasë me studentët për elementët formalë: karakteri, aksioni, sfondi tregimtar, aksioni dramatik, koha dhe vendi, teknika verbale, tonaliteti, stili, tema, idea; strategjitë për një pjesë të re: perspektiva, forma, teatri dhe marrëdhënia me spektatorët; krijimtarinë e re dhe traditën: origjinaliteti, pjesët bashkëkohore në kontekstin e një tradite teatrale; zhvillimin e personalitetit artistik: zhvillimi i një vizioni të veçantë, subjekti dhe stili.


18

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

intervistë

Dramaturgu hap debatin e mungesës së dramës shqipe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Shumë regjisorë në përzgjedhjen e tyre i largohen dramës shqipe, duke iu qasur dramës së huaj

Ferdinand Hysi: Drama shqipe vuan mohimin për ekzistencën e saj Aida Tuci

N

ë disa konkurse të organizuara ndër vite për dramën e shkruar ai ka marrë disa çmime, ndërsa së fundi në vitin 2012, me dramën “Misteri i Trekëndëshit të Bermudës” merr çmimin e dytë në Festivalin e dramës shqipe “Katerina Josipi 2011” të organizuar në Kosovë. Në disa festivale mbarëkombëtare të dramës shqipe ai ka marrë çmimin e dramaturgut më të mirë. Në 1994, me veprën “Tri mendje në ankand”; në 2006 me “Shpirtin e Ujkut”. Nga 25 drama që ka shkruar gjatë karrierës së tij, 15 janë ngjitur në skenë dhe janë duartrokitur nga publiku. Por megjithëkëtë, ai pohon se jo gjithmonë kjo ka qenë e lehtë. Sipas dramaturgut, kjo vjen nga disa faktorë, por kryesisht nga një moskuptim jo i drejtë kundrejt realitetit të ekzistencës së dramës shqipe dhe raportit që duhet të ketë ajo me dramën e huaj, sidomos në këto 20 vjet. Jeni ndër dramaturgët më aktivë në konkurset e dramës shqipe. Përse? Po e them që në fillim. Pjesëmarrjen në konkurse të ndryshme që janë organizuar nga institucionet shtetërore, unë e kam parë dhe e shoh gjithmonë si një mundësi që çdo autor të shkruajë dhe t’i jepet mundësia që të marrë pjesë në një kompeticion. Nga ana tjetër, këto konkurse jo rrallë prodhojnë dhe produkte për teatrot e ndryshme. Në rastin tim konkret, si e thate dhe vetë ju, unë kam fituar disa çmime dhe në përgjithësi të gjitha këto pjesë kanë parë dritën e skenës. “Kali i Karrocës”, që në vitin 2002 fitoi çmimin e tretë në Konkursin e organizuar këtu në Tiranë, në vitin 2006 u vu në skenë në Shkup të Maqedonisë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Pjesëmarrjen në Festivalin e dramës shqipe që zhvillohet në Kosovë “Katerina Josipi”, unë e vlerësoj shumë për faktin se përmes këtij festivali promovohet drama shqipe. Kam marrë pjesë për dy vite me radhë në këtë festival dhe këtë vit fitova dhe çmimin e dytë me dramën “Misteri i Trekëndëshit të Bermudës”.  Këtë vit ishin në konkurrim rreth 21 drama nga trevat shqiptare. Vlerësimi në këtë konkurrim unë e shoh edhe si një tregues i asaj, që të paktën në këtë fushë, ne jemi një komb dhe kjo sa vjen edhe më shumë po evidentohet. Ky çmim më dha kënaqësi edhe për faktin se unë u rrethova nga dramaturgë të rinj. Çmimin e parë e mori një vajzë 25-vjeçare dhe të tretin, një djalë rreth të 30-tave. Unë vetë, dramën time të parë e kam sh k r u a r p i k ë r i sht n ë m o sh ë n 25-vjeçare. Pra theksoj se këto konkurse jo vetëm sjellin një promovim të dramës shqipe, por dhe një mundësi për të rinjtë që shkruajnë apo dhe që aspirojnë në këtë drejtim. E them këtë se, në qoftë se sot dikush mund të thotë se kjo vjen për shkak të mungesës së dramës shqipe, më tragjikja është pikërisht mungesa e autorëve të rinj në këtë gjini të vështirë. Tematika që trajton drama juaj? Subjekti është disi i veçantë. Nuk trajton tematikë të përcaktuar shqiptare. Sepse në fakt nuk është e thënë që drama shqipe patjetër të ketë në qendër të saj ambientin dhe personazhin tipik shqiptar. Kështu krijohet një perceptim i gabuar. Në mendimin tim, drama shqipe është ajo e shkruar nga autorë

të trevave shqiptare, ndërsa tematika e saj mund të jetë nga më të ndryshmet. Ka ardhur koha që dhe drama shqipe të jetë gjithëpërfshirëse. Personalisht nga “Tri mendje në ankand”(1994), dramat e mia të pas kësaj periudhe nuk kanë një vend të përcaktuar, apo personazhe që të aludojnë për persona të njohur. Unë kapem pas fenomenit, që ai të jetë përgjithësues, pastaj vetë spektatori le ta bëje lidhjen e vet, qoftë me ngjarje apo personazhe të njohur, por dhe me vetveten dhe ata që ka përreth. Të kthehemi të subjekti për të cilën pyetët. Është thirrja e një nëne që ka humbur djalin e vetëm në një aksident tragjik, dhe organet e tij u janë dhuruar katër njerëzve të tjerë. Këta katër personazhe ftohen në një takim nga nëna që kërkon hakmarrje dhe rikthimin e organeve që këta personazhe i kanë marrë të birit. Këta personazhe vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe janë të panjohur me njëri-tjetrin. Këtu merr udhë dhe kjo dramë që zhvillohet mes reales dhe sureales. Por në thelb kjo dramë është shumë njerëzore. Ajo kap temën e dhurimit të organeve jo si një tabu që sot flitet pak, por si një realitet i të sotmes ku shoqëria duhet të jetë më e hapur dhe më e drejtpërdrejtë, pasi është një luftë e të ardhmes që duhet të kapërcejë personalen, ndjenjat, apo dhe për mosnjohjen dhe perceptimin real të këtij fenomeni. Kur do ta shohë skenën kjo dramë? Do të kisha dëshirën që Teatri Kombëtar i Prishtinës ta vinte atë në skenë, ose edhe ndonjë nga teatrot e tjerë që sot veprojnë në Kosovë. Pavarësisht nga kjo do t’ia propozoj Teatrit Kombëtar për një mundësi vënieje në skenë

për vitin 2013. Njëkohësisht do t’ia propozoj dhe Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, me të cilët kam bashkëpunuar vazhdimisht, por edhe për detyrimin moral ndaj asaj trupe. Kaq e vështirë është të ngjitet në skenë një dramë shqipe? Në gjithë krijimtarinë time kam shkruar 25 drama, nga të cilat janë ngjitur në skenë rreth 18. E konsideroj veten me fat të madh. Më së shumti janë vënë në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës sepse aty ka qenë lidhja ime më e fortë. Drama ime i përket dy periudhave; para ’90 dhe pas ’90-ës. Kam vënë në skenë edhe drama pas ’90-ës, të cilat kanë fituar edhe çmime. Por siç thashë, e konsideroj veten me fat sepse për dramën shqipe ka dy probleme që unë dua të trajtoj. Së pari ka një lloj paragjykimi dhe mosnjohje të dramës shqipe. Kur them mosnjohje, e kam fjalën tek ajo që thuhet se nuk ka dramë shqipe. Dhe me kaq kalohet në probleme të tjera. Në fakt ka dramë shqipe dhe mohimi vjen nga mosnjohja e saj. Unë po bëj një përllogaritje. Në festivalin “Katerina Josipi” u prezantuan 25 drama shqipe. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka hapur me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë konkursin e dramës shqipe, ku janë prezantuar 26 drama nga autorë të ndryshëm shqiptarë. Pra në një vit, nga dramaturgë shqiptarë mund të themi se kemi aktualisht gati 30-40 drama. Por kemi dhe të tjerë autorë që shkruajnë dhe vënë në skenë dramat e tyre, si Bashkim Hoxha, Albi Babrushi, Ilirian Bezhani, Sulejman Mato, Jonila Godole, Kozma Vangjeli, Kasëm Trebeshina e Jeton Neziraj janë duke u vënë

aktualisht në Paris. E ndoshta dhe të tjerë që unë tani nuk po i kujtoj dhe të më falin për këtë. Po, por numri nuk do të thotë cilësi artistike? Po fakti që ky numër autorësh shkruajnë, tregon se kemi dramë shqipe dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mund të diskutojmë nivelin, dakord jam, por e para është të themi që kemi dramë shqipe, pastaj le ta kritikojmë atë që kemi. Jam dakord me konstatimin tuaj, se numri nuk do të thotë cilësi artistike. Po kush do ta thotë këtë?! Por kam frikë se ata që pohojnë faktin që nuk kemi, nuk e bëjnë dot sepse sigurisht as nuk njohin dhe as e kanë lexuar atë që kemi aktualisht. Nga ana tjetër, në këto 40 drama është e pamundur që 2-3 prej tyre të mos jenë artistikisht të arrira. Mund të thuhet se ku është kjo dramë, kur nuk e shohim në skenë...Këtu është tjetër problem. Dihet që dhe shumë regjisorë që në përzgjedhjen e tyre i largohen dramës shqipe duke iu qasur dramës së huaj. E kanë më të lehtë të zgjedhin një dramë klasike apo autorë të huaj të njohur. Dhe kemi një handikap. Nëse para ‘90 regjisorët luftonin shumë për të vënë në skenë një dramë të huaj, pas ’90-ës po ndodh e kundërta. Është bërë shumë e vështirë të vihet në skenë një dramë shqipe. Dhe si e shihni zgjidhjen? Është e rëndësishme që të kultivohet drama shqipe dhe kjo duhet ndjerë së pari si detyrë. Ne e kemi dramën shqipe dhe këtë e tregojnë këto 40 drama që janë shkruar në harkun kohor të një viti. Por jo të themi e kemi dhe kaq, por duhet ta mbështesim që ajo të ngjitet dhe në

skenë të përballet me publikun. Në këtë mënyrë dramaturgët do të nxiten ta shkruajnë dramën shqipe. Unë kam jetuar për shumë vite në Itali. Në Puglia (por dhe në qytete të tjera) bëhet çdo vit një festival me dramën e autorëve puliezë. Pse? Sepse ata duan ta kultivojnë këtë traditë. Edhe konkursin që MTKRS-ja ka hapur për 100-vjetorin e Pavarësisë unë e shoh si nismë për të nxitur dramaturgët që të shkruajnë dramë shqipe. Por kjo duhet të bëhet traditë dhe jo t’u lihet përvjetorëve. Personalisht, konkurset ku kam marrë pjesë dhe çmimet që kam marrë më kanë nxitur akoma më shumë që të shkruaj, prandaj organizimin e festivaleve dhe konkurseve të dramës shqipe e shoh si një zgjidhje që drama shqipe të zhvillohet krahas zhanreve të tjera. Sa më shumë të shkruajnë, aq më shumë rritet dhe niveli artistik. Aktualisht jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe po të bësh një kalim në skenat e teatrove kemi dhe drama shqipe të vëna si në Durrës, drama e Bashkim Hoxhës, fundi i vitit të kaluar në Korçë me Teodor Laçon. Po të tjerat?! Po them një rast konkret: Këtë vit i propozova Teatrit të Vlorës të vija në skenë dramën time “Kali i karrocës”. Përgjigjja ishte se tematika nuk përputhet me këtë vit feste!! Dhe në të njëjtën kohë vë në skenë një komedi angleze (!), që natyrisht dhe ajo nuk përputhej. Pra kur drama shqipe edhe në këtë rast mohohet, duhet të pres 200-vjetorin e pavarësisë, që drejtoria e atij teatri ta quajë brenda temës! Dhe më vjen keq që e them këtë pikërisht me një teatër që unë kam lidhur jetën time profesionale. Por kjo është e vërteta A ka publik drama shqipe? Në lidhje me pyetjen tuaj dua të sqaroj një problem, që më duket i rëndësishëm edhe për të kuptuar atë që thamë pak më parë. Pra, faktin përse drejtuesit e disa institucioneve i largohen dramës shqipe dhe njëkohësisht duke i dhënë një përgjigje atij “fatit” që ju përmendët. Këtu nuk flitet për një individ dhe fatin e tij, por për 5-6 drama të repertorit shqip, si dhe tregon qartë dhe në mënyrë evidente se kur drejtuesit dhe regjisorët duan, drama shqipe gjendet edhe kur është larg, nxitet dhe zhvillohet vetëm kështu! Nga përvoja ime mund të them me bindje se publiku e do dramën shqipe, sigurisht kur ajo është dramë e mirë. Në përgjithësi, publiku i teatrove nuk është më ai i para viteve ‘90. Ka një rënie të këtij publiku në këto 20 vjet. Kjo mbase do një analizë tjetër. Por kur është drama shqipe e mirë, natyrisht që vjen, sepse aty ai sheh veten e tij, problemet e jetës së tij. Shumë drama të fundit por dhe komedi që unë kam vënë në skenë, e kanë afruar publikun në skenë. Publiku nuk është paragjykues; ai nuk e ndan autor shqiptar apo autor i huaj. Nëse shfaqja i pëlqen, ai vjen sërish në sallë, qoftë autor i huaj apo shqiptar. Por teatri sot ka probleme të mëdha sidomos financiare. Shpesh regjisorët tkurren, e kufizojnë konceptin regjisorial sipas mundësive financiare. Për shembull, nëse një dramë është me 7-8 personazhe, ata përpiqen ta reduktojnë në 4-5 që të mos shpenzojmë shumë. Pa le të mendosh për elementë të tjerë që e fuqizojnë shfaqjen si valltarë, figurantë e deri tek kostumet dhe skenografia etj., etj.


E martë, 5 13 qershor 2010 E enjte, 13qershor qershor 5 prill 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.gazetamapo.com www.mapo.al

trashëgimi

MAPO

11 05 19

Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, shprehet se kryeqendra e parë ilire nuk është Kotorri, ashtu siç është thënë, por kështjella e Rozafës

Arkeologët polakë zbulojnë gjurmët ilire në Kalanë e Rozafës

Djana Kolaj

Prof. Piotr Dyczek, arkeolog

Zbulimet më të fundit arkeologjike në kalanë Rozafa në Shkodër dëshmojnë kulturën e lashtë ilire të zonës ku ajo ndodhet dhe zhvillimin e veriut të Shqipërisë. Ekspedita polako-shqiptare që po kryen gërmimet në parkun arkeologjik të Shkodrës ka përfunduar fazën e dytë dhe së shpejti do të largohet. Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, drejtor i Qendrës për kërkime në antikitet për Europen Juglindore në Universitetin e Varshavës në Poloni, shprehet se tashmë puna ka ni-

sur të bëhet shumë interesante. Nga gërmimet arkeologjike në Kalanë Rozafa dhe në qytetin e Shkodrës po dalin çdo ditë fakte të reja. Nga puna e bërë deri tani kemi arsye të besojmë se Kështjella e Rozafës ka qenë një fortesë ilire, me siguri e periudhës së Gentit, kjo për faktin sepse ne kemi gjetur dy mure helene dhe disa gjurmë parahelenistike, dhe kështu ne tashmë e dimë se ka qenë një qendër e rëndësishme në periudhën helenistike të shekullit II dhe III para Krishtit. Pra, është e dëshmuar tashmë se gërmimet tona kanë kuptim dhe se bashkëpunimi mes Polonisë dhe Shqipërisë do ketë një të ardhme shumë të mirë. Të gjitha programet që ne kemi, sidomos programi me Shqipërinë është shumë mirë i organizuar, ka disa nivele, ne në çdo vit planifikojmë hapat që do ndjekim, për të ndjekur gjurmët, duke marrë informacione për kohërat e lashta dhe periudhat e ndryshme në të cilat ka kaluar Rozafa dhe kohërat e lashta të Shkodrës. Viti i parë i gërmimeve, më 2011, ka qenë thjesht vetëm prodhimi i dokumentacionit dhe ndërtimi i rrjetit. Këtë vit ne kemi vendosur disa piketa (gjurmë) me qëllim organizimin e informacionit arkeologjik për Kalanë Roza-

fa dhe të ashtuquajturin Pjesa e Ulët e qytetit, ose siç njihet ndryshe Shkodra e vjetër. Vitin tjetër ne planifikojmë të kemi gërmime më të mëdha në pjesën e së ashtuquajturës Shkodra e vjetër, që ndodhet rreth kalasë dhe vetëm dy gjurmë në kala, dhe po ashtu me anë të gjeo-fizikës dhe fotografive nga ajri”, shprehet profesori polak. Në ambientet e kalasë Rozafa, ku është gërmuar, punimet janë drejt fundit dhe po mbulohen. Arkeologët polakë dhe dy shqiptarë, si dhe arkeologë të parkut arkeologjik të Shkodrës, po përgatisin mbylljen e gërmimeve për këtë vit, ndërsa testet si dhe vitin e kaluar i nënshtrohen analizave në Francë, në institucionet e specializuara me të cilat ka bashkëpunim Universitetit i Varshavës. Drejtori i parkut arkeologjik në Shkodër, Nikolin Shati, shprehet se “jemi në ditët e fundit të gërmimeve të vitit të dytë dhe vërejmë me kënaqësi se kjo është një zonë shumë e pasur me objekte arkeologjike. Qëllimi është gjetja e vërtetimi i rrënjëve ilire të zonës. Kjo është e padiskutueshme por përpiqemi të vërtetojmë se këtu ka patur jetë, qytetërim që nga epoka e bronzit e më pas. Janë gjetur objekte, gjurmë, rrënoja ndërtimesh, muresh etj. Këtë vit janë

bërë gjashtë teste, tre në qytetin antik poshtë kalasë dhe katër brenda në kështjellë në ambientet e saj. Dy nga gërmimet në pjesën e sipërme të kështjellës mbesin pa përfunduar, por kjo do bëhet vitin tjetër, përveç hapjes së testeve të tjera”. Gërmimet në këtë zonë arkeologjike mundësohen nga një marrëveshje 5-vjeçare me të drejtë rinovimi mes Ministrisë së Turizmit, Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Varshavës. Çdo analizë bëhet në Francë dhe raporti del një vit më pas. Sipas Shatit, në këtë zonë, në kalanë e Shkodrës dhe pjesën rreth saj, që përbëjnë dhe parkun arkeologjik të Shkodrës, ka 25 vite që nuk janë bërë gërmime. “Ka qenë këmbëngulja e kryetares së Parlamentit që ka lobuar për disa vite dhe ka arritur që në bashkëpunim me Ambasadën polake dhe Universitetin e Varshavës të krijojë mundësinë e gërmimeve arkeologjike në këtë zone”, shton Shati. Specialistët polakë kanë qenë dhe në Mal të Zi dhe kanë vërtetuar atë që kryeqendra e parë ilire nuk është Kotorri, ashtu siç u është thënë atyre, por kështjella e Rozafës. Gjetjet arkeologjike të periudhës së bronzit janë të njëjta me ato të traditës e kulturës ilire, krejt e ndryshme nga ajo sl-

lave, shprehen specialistët. Profesori Piotr Dyczek shton: “Ne jemi të sigurt dhe jo vetëm se kemi supozuar se këtu është qendra e periudhës Helenistike dhe jo vetëm gjatë sundimit të Gentit, por edhe me herët. Unë mendoj se ka qenë qendra më e rëndësishme ilire në rajonin verior të Shqipërisë. Ne tani kemi të dhëna bazuar nga gërmimet se këtu kanë qenë me të vërtetë ndërtesa të mëdha dhe pikërisht në këtë vend ku ne ndodhemi momentalisht dhe se ka qenë një qytet shumë i pasur. Është e pamundur tani të pretendohet më se kjo Kala ka qenë sllave, sepse të gjitha materialet që kemi gjetur tani dhe ato të mëparshmet na çojnë deri në periudhën e bronzit, por tipike dhe karakteristike për Shqipërinë dhe mandej ne kemi periudhën ilire, që është shumë e vërtetë. Ilirët kanë pasur lidhje me civilizimin grek, që është mëse e natyrshme dhe ne këtu kemi vetëm materiale të civilizimit grek dhe ilir, nga vitet e para dhe më vonë, siç janë otomane dhe veneciane, por këto janë periudha të tjera më të vona. Por që në fillim çdo gjë që kemi gjetur është e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe sidomos me kulturën e kësaj zone, që është zhvilluar në veri të Shqipërisë”.

Pllaka guri të 1538-ës gjenden në kalanë e Ali Pashës Kalaja e gurtë e Tepelenës vazhdon të përbëjë një prej objekteve e cila mbart dëshmi dhe vlera të rralla historike. E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, në periudhën e lulëzimit të Pashallëkut të Janinës, kalaja e Tepelenës është një objekt me vlera të rralla ndërtimore, por edhe një kala e cila mbart dëshmi të rëndësishme historike. Së fundi, studiuesit e kësaj kështjellë kanë evidentuar dy pllaka të gurta, zbulimin e të cilave ata e konsideroj-

në interesant në lidhje me historinë e kalasë së Vezirit të Janinës. Bëhet fjalë për dy pllakata guri të datimeve të hershme, të evidentuara nga studiues shqiptarë në bashkëpunim me historianë të huaj. Sipas studiuesit Auron Tare, para gjetjes në Kalanë e Tepelenës këto pllakata ndodheshin  në bodrumin e muzeut të Tepelenës dhe i përkasin datimeve të ndryshme me histori të veçanta e të hershme të zonës. “Pllakat e gurta u evidentuan një muaj më parë në

bodrumin e muzeut të Tepelenës”, thotë studiuesi Tare. Me qëllim studimin e tyre dhe evidentimin e mbishkrimeve në to, pllakat e gurta u dërguan në Qendrën e Studimeve Orientale, në Universitetin e Venecias. Gjatë kësaj kohe ato iu nënshtruan pastrimit  dhe zbardhjes së përmbajtjes së shkrimeve. Sipas studiuesit Auron Tare, pllakata e parë daton vitin 1538. Ajo është shkruar në osmanisht, nga një person i cili mendohet të ketë

qenë pjesëmarrës në betejën veneciano-turke, e zhvilluar në Preveza. Ndërsa pllakata e dytë është një gur varri, dedikuar një gjenerali të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës. “Rëndësia e saj qëndron në faktin se shkrimi mbi pllakën e gurtë dëshmon  një dokument autentik se ushtria e Ali Pashës ka qenë e pavarur”, thonë studiuesit. Pas studimit dhe restaurimit, të dy këta objekte do të ekspozohen në muzeun e qytetit të Tepelenës. Bledar Shehu


20

MAPO

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

sport

Vlerësimi

Marselo “tradhton Ronaldon: Mesi, më i miri Mbrojtësi i Real Madridit ka vlerësuar maksimalisht yllin e Barcelonës, edhe më lart se bashkëlojtarin Kristiano Ronaldo, ndërsa njoftoi ekipin kombëtar dhe shokët e tij të “Selecaos” për kërcënimin që vjen nga Argjentina në Botërorin 2014, që do të zhvillohet pikërisht në Brazil. Mbrojtësi i majtë Marcelo ka pasur lëvdata të pafundme për Lionel Mesin, duke

thënë se argjentinasi është lojtari më i mirë në planet. “Tani për tani, Mesi është lojtari më i mirë në botë, ndaj ky fakt i pamohueshëm përbën një kënaqësi për të luajtur kundër tij, – ka thënë Marselo për “Globoesporte”. – Ne do të shohim se çfarë ndodh, nëse mund ta ndalojmë atë. Argjentina ka një kombëtare që luan në sulm, më tepër se Meksika, kështu që ne do të kemi

hapësirë ​​për të luajtur. Por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ata mund të shënojnë gola me lehtësi. Nuk mund të flasim për një ose dy lojtarë të vetëm, të cilëve duhet t’u ruhemi shumë, por për një ekip të tërë, që të ndëshkon në çdo moment. Brazili, gjithashtu, ka disa lojtarë të mirë, ndaj do të përpiqemi për të siguruar një rezultat sa më pozitiv.”

Bizhdili akuzon: Duka, si Enver Hoxha, kampionati paracaktohet! Presidenti i Besës, të sapongjitur në Kategorinë Superiore, nuk përmbahet jashtë dyerve të mbledhjes së presidentëve. Sipas tij, mungesa e presidentit të FSHF thotë shumë gjëra, dhe do të ishte më mirë që ai të largohej nga posti Jeton Selimi Superligës i kishte munguar Nexhat Bizhdili, presidenti i Besës së Kavajës, që nuk e përmban veten kur shikon se diçka nuk shkon, duke thyer etiketat dhe normat. Kështu ka ndodhur edhe dje, në dalje të mbledhjes së presidentëve të Kategorisë Superiore, e cila për Bizhdilin ka qenë një zhgënjim total, pasi në të vërtetë as nuk është kërkuar të merret mendimi i shumicës, duke qenë se, sipas presidentit verdhezi, edhe në këtë sezon gjërat do të paracaktohen siç kanë ndodhur në sezonet e fundit. Bizhdili nuk harron të akuzojë Dukën, duke e cilësuar diktator si Enver Hoxha dhe duke e ftuar që të largohet, pasi është “bërë i neveritshëm” në krye të FSHF-së. Zoti Bizhdili, çfarë kërkoni të arrini nga kjo mbledhje? Unë nuk e di se çfarë kërkon të bëjë Federata Shqiptare e Futbollit me në krye zotin Duka. Kjo e sotmja (djeshmja) ishte si puna e asaj ftesës në dasmë, por i zoti i dasmës nuk është aty. Për mua kjo mbledhje nuk ka vlerë fare, është kot. Unë lashë shefin e klubit aty brenda, por kjo ishte një mbledhje pa vlerë. Nëse nuk është ai që drejton futbollin sot, është e kotë që ne të tjerët të diskutojmë. Diskutohet për një superligë me 10 ose 12 skuadra. Ju si mendoni? Qëndrimi im është i hapur, ne gjithmonë kemi pasur ekip solid, ekip për lart. Problemi qëndron në është e aftë

kjo federatë që të përballojë daljen e gjashtë skuadrave. Zoti Duka nuk po e komandon kampionatin me 14 skuadra. Dihet ajo që po ndodh, dihet dhuna që ndodh dhe dihet se kush doli kampion dhe si doli kampion. Mua më duket sikur Duka është marrë peng nga disa presidentë klubesh. Kur nuk e komandoi dot me 14 skuadra, me 10 do e ketë edhe më të vështirë. Unë jam pro kampionatit me 10 skuadra, sepse dihet që ne kemi bërë gjithnjë ekip për superligë, por nga ky institucion nuk kam asnjë lloj garancie më. Ju po thoni që federata nuk e ka menaxhuar siç duhet veprimtarinë? Që kur ka hyrë Korça në lojë, kampionati ka marrë fund. Mirë vitin që shpëtoi, por këto dy vitet e fundi është përcaktuar se kush del kampion, kur merr kupën dhe kush del nga kategoria. Këtë nuk e them sepse dola vetë vjet. Siç dola, hyra. Kavaja ka ekip për superligë, por po e përsëris: Duka është i marrë peng nga disa presidentë. Nëse këta presidentë do të ikin, atëherë Duka mund të vazhdojë punën i qetë. Por për mua duhet të ikë Duka para se të ikin presidentët.

Ju çfarë objektivi keni për sezonin e ri? Objektivat tanë janë për katër vendet e para. Keni diskutuar për limitin e lojtarëve të huaj në kampionatin tonë? Numri i lojtarëve të huaj të lejueshëm ka qenë 8, më pas u bë 6, por më pas u bënë 5. Por për mua kosovarët nuk mund të quhen të huaj, sepse ata flasin shqip. Por po e them që duhet të jetë zoti Duka aty, por duke qenë se ai nuk ishte aty, nuk ia vlen të diskutohet. Çfarë propozoni? Duhet të bëhet një mbledhje tjetër ku të jenë të gjithë presidentët aty dhe të jetë edhe zoti Duka. Sot mungonin 4-5 presidentë, mund të kishin punët e tyre, ose duke qenë se nuk ishte zoti Duka, as ata nuk kanë ardhur. Po nëse nesër (sot) KE merr vendim për ndryshimin e strukturës? Por edhe mund ta marrë, siç i ka marrë. Komiteti është palë, Duka na është bërë si Enver Hoxha. Me një telefon dënon një ekip, me një telefon tjetër liron një ekip nga dënimi. Është bërë i neveritshëm.

Transferimi Cikalleshi drejt Koresë, Besa do të përfitojë 500 mijë dollarë Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, nuk ka ngurruar që të japë edhe të dhëna konkrete për transferimin e Sokol Cikalleshit, talentit 21-vjeçar kavajas drejt Koresë së Jugut, ku pritet të firmosë me Suvon Samsung Blueuings, një ndër ekipet elitare të kampionatit në gadishull që, kur janë luajtur vetëm 14 javë kampionat, renditet e dyta me 29 pikë: 9 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Madje, menaxheri i këtij klubi, shoqëruar me dy drejtues dhe menaxherin serb të Cikalleshit, e kanë ndjekur me shumë interes finalen dhe në fund duket se kanë mbetur të kënaqur, ndaj kanë nisur edhe bisedimet.

Megjithatë, presidenti Bizhdili konfirmon se nëse gjithçka shkon në rregull, në arkat e Besës do të shkojnë diku rreth 400-500 mijë dollarë. “Cikalleshi është 90% i larguar në Kore të Jugut. Edhe ne do të përfitojmë, edhe Cikalleshin e pret një kontratë e majme nëse kjo do të arrihet. Besa mund të përfitojë diku te 400-500 mijë dollarët, por kjo shumë nuk është përfundimtare, ndërsa Cikalleshi do të përfitojë diku te 50 mijë dollarët në muaj,” që do të thotë 600 mijë dollarë në vit për Sokol Cikalleshin, që do të shndërrohej në një prej lojtarëve më të paguar shqiptarë, duke pasur mbi vete vetëm Lorik Canën.

Gjika: Superliga me 10 ekipe, por edhe me fair-play financiar! Një kampionat me dhjetë skuadra dhe “fair-play” financiar. Ky është një nga propozimet e mbështetura të paktën nga klubet më të mëdha të Superligës, që janë mbledhur mesditën e së hënës në Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me ndryshimin e strukturës së kampionatit duke nisur nga sezoni 2013-2014. Aktualisht Superliga përbëhet nga 14 skuadra, që përballen mes tyre në dy faza, ndërsa ndryshimi i strukturës synon të rrisë më shumë cilësinë e kampionatit. “Ishte një takim konsultativ, sepse i paraprin mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ndonëse unë kisha vërejtjet e mia dhe në një farë mënyre u nda dhe u pajtua ky mendim me disa kolegë të tjerë, për shkak të kohës së pakët që patëm në dispozicion për të shqyrtuar materialet dhe për shkak të kohës së shkurtër që ky takim ka me mbledhjen e KE-së. Ndërkohë,

pati edhe tone edhe debate. E rëndësishmja është që ne synojmë të kemi një garë të ndershme dhe korrekte. Duke qenë se të gjitha klubet e superligës janë kthyer në sh.a, duhet të mbizotërojë fair-play financiar. Kështu, edhe Flamurtari ka dhënë ok që kampionati i vitit të ardhshëm të zhvillohet me 10 ekipe. Ne jemi plotësisht dakord me këtë strukturë. Kjo

KE vendos sot

Është parashikuar që të Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, të mblidhet gjatë ditës së sotme për të miratuar ose jo propozimin e klubeve në lidhje me ndryshimin e strukturës. Klubet dëshirojnë që të luajnë një superligë me 10 ekipe dhe katër faza, ndërsa është hedhur edhe një propozim i dytë ku të jenë 12 skuadra dhe tre faza. Sidoqoftë, gjithçka do të bëhet zyrtare sot.

është zgjidhja më e mirë e mundshme, por edhe më e shpejtë e mundshme. Do të dëshiroja të ishte edhe presidenti Duka në këtë mbledhje, nuk ishte, por ramë dakord që të jemi vazhdimisht në kontakte që të prodhojmë një futboll cilësor, sepse në fund të fundit jemi ne që e prodhojmë dhe federata në fund të fundit vetëm administron atë që ne prodhojmë”, deklaroi presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar edhe debatet si dhe kundërshtimet e klubeve të vegjël të futbollit shqiptar, të cilët rrezikojnë më shumë nëse Superliga tkurret me dhjetë ekipe. Mbledhja e aktorëve të futbollit shqiptar kishte vetëm vlera konsultuese, pasi vendimi për ndryshimin e strukturës së kampionatit do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili

Projekti

Interi braktis “San Siron”, Masimo Morati do ndërtojë stadiumin e ri! Inter ka vendosur të lërë San Siron dhe të zhvendoset në një stadium të ri. Një impiant 60 mijë vëndesh po projektohet që do të jetë në të njëjtën linjë me impiantet më modernë të Europës dhe që do të ndërtohet në 4 vjet. Do të ketë një Sky Box, dyqane, restorante madje edhe një vend të veçantë për fëmijët e vegjël, muzeun e zikaltërve dhe internet free në të gjithë zonën. Punimet mendohet se do të fillojnë pas 2 ose 3 muajsh duke braktisur kështu pistën për rikonstruktimin e “San Siros” që do të manaxhohet vetëm nga Milani. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, familja Morati ka vendosur që pas katër vitesh shtëpia e Interit të mos jetë më “San Siro”. Janë studiuar 5 impiante në pesë zona të ndryshme, si

Setimo Milaneze, Pioltelo, Rogoredo, Gratosoljo dhe Roxano, por vetëm një prej tyre do të ketë nderin të presë zikaltërit. Ky ndryshim për Moratin erdhi me bashkëpunimin e China Railëay Construction Corporations, gjigantin kinez që punon me vepra shumë të mëdha, por ka edhe shumë shoqëri të tjera që janë gati të bëhen pjesë e këtij projekti. Stadiumi i ri do të jetë një strukturë moderne e inspiruar nga ai i Arsenalit, i Sitit, i Benfikës apo i Shalkes që Angelmario Morati, djali i Massimos po e ndjek me shumë kujdes. Stadiumi i ri do të sjellë me siguri të ardhura edhe më të mëdha në arkat e zikalterve madje mendohet se mund të dyfishohen kur dihet se “San Siro” i sjell 28 milionë euro në vit klubit zikaltër.


E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

Holanda

MAPO

21

Roben: Kemi potencialet për titullin kampion Arjen Roben shprehet plot besim se Holanda është gati të rikthehet te titulli Kampion Europe. Suksesi i parë dhe i vetëm i portokallinjve është regjistruar në kampionatin e zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1988, ku skuadra tulipane triumfoi 2-0 ndaj Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, Roben e ndien që skuadra e drejtuar nga Van

Marvijk ka kualitetet për të triumfuar, pavarësisht se faza përgatitore nuk shkoi sipas planeve. “Në plan të parë duket sikur ne nuk jemi të përgatitur mirë ashtu si dy vjet më parë në kampionatin botëror. Megjithatë, ne jemi të bindur që mund të përmirësohemi. Besoj se kemi kualitetet për të triumfuar në europian. Kemi shumë lojtarë që janë

në kulmin e karrierës rreth moshave 27, 28 dhe 29 vjeç. Mendoj që ka ardhur koha për të korrur frytet e punës së zhvilluar në vitet e kaluara.” Holanda është në grupin B së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën. Ecuria e tyre në turneun e Polonisë dhe Ukrainës do të startojë më 9 qershor në sfidën ndaj Danimarkës.

Joakin Lëv: Gjermania ime fiton titullin me futboll modern 34

Trajneri i “pancerave” kërkon të udhëheqë skuadrën më të re të veprimtarisë drejt triumfit final Jeton Selimi

Gjermania është skuadra më e re mes 16 ekipeve protagoniste në Euro 2012, por trajneri Joakim Lëv, synon që me këtë grup të rinjsh të dhurojë lojë të bukur dhe të fitojë kompeticionin. “Jemi të rinj, luajmë mirë dhe duam të fitojmë. Titulli në Europian do të ishte qershia mbi tortë, por duam dhe të propozojmë një futboll modern dhe të pëlqyeshëm. Cilësia e lojës është një kriter i rëndësishëm për mua.” Joakim Lëv ëndërron titullin për lavdinë e historisë së Gjermanisë për të hedhur pas krahëve dhe eliminimin e “panzerave” në gjysmëfinalet e Botërorit 2010. “Nuk duhet që të mendojmë gjithmonë vetëm për titullin. Disa vende, si Spanja, pritën 50 vjet para se të fitonin. Ne duam titullin. Skuadra argëton me lojën e saj, ka një identitet të qartë, futbollistët janë ambiciozë. Kanë qenë shumë pranë triumfit disa herë. Por tashmë e dinë se niveli i skuadrës është rritur ndjeshëm dhe tani mund të shfaqin futboll të bukur përballë kundërshtarëve si Holanda apo Brazili.” Lëv beson shumë te sulmuesi i Lacios, Miroslav Klose. “Duket sikur është 25 vjeç. Është i shpejtë, elastik, luan në nivele shumë të larta. Do të ishte bukur nëse do të shënonte 5 gola në Europian, kjo do të ishte e mrekullueshme për skuadrën. Klose është i jashtëzakon-

shëm”. Trajneri i Gjermanisë nuk i kurseu elozhet dhe për Podolskin, Shvajnshtaiger dhe Lahm, te të cilët beson shumë. Samer: Ozil meriton “Topin e Artë”

Ish-futbollsti i kombëtares gjermane dhe fituesi i “Topi të Artë” në vitin 1996, Matias Samer, pranoi se mesfushori i Realit të Madridit, Mesut Ozil në të ardhmen mund ta fitojë këtë trofe. Në intervistën e dhënë për sajtin e FIFA-s, 44-vjeçari deklaroi se

Miqësorja

De Boske: Të ngathët ndaj Kinës, por jemi gati për ndeshjen me Italinë Një fitore e vogël dhe jo një lojë e shkëlqyer. Kjo Spanjë nuk është se i pëlqeu shumë strategut të saj, trajnerit Visente del Boske, që mendon sesi do ta mbrojë titullin në Euro 2012. Pas suksesit 1-0 ndaj Kinës, ka edhe dritë, edhe hije mbi iberikët dhe Del Boske nuk shmanget. “E vërteta është se ne ishim të ngathët ndaj Kinës. Kundërshtari ishte i vendosur mirë në fushë, na shkaktoi probleme dhe gjithashtu pati mundësi të kundërsulmonte. Por, në pjesën e dytë ne ishim më sulmues, më të sigurt në lojën tonë, më të shpejtë dhe patëm raste golash. Ne jemi një javë larg fillimit të Europianit dhe mendoj se jemi përmirësuar, ndaj jam i kënaqur”, u shpreh ai. Gjithsesi, trajneri i Kinës, spanjolli tjetër Hoze Antonio Kamaço, nuk lëkundet në besimin e tij te Spanja. “Spanja ka potencial të madh dhe të gjithë e dinë mirë këtë. Ajo është skuadra për t’u mundur. Dhe logjikisht të gjithë do të

luajnë ndaj Spanjës ashtu siç luajtëm ne, pra duke u mbrojtur dhe duke kundërsulmuar. Mendoj se Spanja do të përmirësohet edhe më shumë”, deklaroi Kamaço. Tashmë nuk ka më miqësore. Kina bëhet gati për eliminatoret e botërorit, ndërsa Spanja ka një detyrë edhe më serioze, pasi finalet e europianit fillojnë të shtunën në Ukrainë e Poloni. Ndërkohë, ndryshe nga Danimarka, Spanja do të lejojë lojtarët e skuadrës të përdorin rrjetet sociale gjatë Kampionatit Europian. Lajmin e shumëpritur për tifozët që duan të jenë në kontakt me idhujt e tyre e dha portieri Viktor Valdez përmes profilit të tij në Facebook, ndërsa më pas e konfirmoi në Twitter edhe mbrojtësi Sergio Ramos. Visente del Boske nuk ishte shprehur kundër përdorimit të rrjeteve sociale, por ishte federata ajo që kishte kërkuar që lojtarët të përqendroheshin vetëm në eventin e futbollit, por më pas ndryshoi vendim.

për të marrë një titull të tillë është e rëndësishme që lojtari të fitoj diçka me klubin ose përfaqësuesen e tij. “Mendoj se në kombëtaren gjermane ka shumë futbollistë që mund ta fitojnë “Topin e Artë”. Ozil është një prej tyre, por nuk është i vetmi. Përgjithësisht është e rëndësishme që lojtarët aspirantë për këtë trofe të fitojnë një titull të madh me klubin ose përfaqësuesen. Unë jam futbollisti i fundit gjerman që e kam fituar ‘Topin e Artë’ dhe do më bëhej qejfi sikur një tjetër

bashkëkombës imi të fitonte titullin individual.” Përsa i përket mundësive që ka ekipi i Joakim Lëv për të fituar Europianin e këtij viti, Samer u tregua i prerë. “Po, sigurisht që mund ta fitojnë, por duhet ta tregojnë këtë gjë. Kemi një grup teknikësh dhe trajner të madh. Megjithatë, është një kompeticion që gjithmonë ka vështirësi dhe nëse paraqitesh mirë tani, kombëtarja do të ketë shanse më vonë.” Ish-trajneri i Borusia Dortmund shtoi se humbja e Bajern Mynih në finalen e

Champios League është një disavantazh për përfaqësuesen gjermane. “Bastian Shvajnshtaiger ende nuk e ka harruar atë episod. Ndihet shumë fajtor dhe një gjë e tillë është pozitive. Në fund të fundit bëhet fjalë për një lojtar të madh, i cili tashmë duhet të përqendrohet tek Europiani.” Në përfundim 44-vjeçari thuri elozhe dhe për ish-portierin Oliver Kahn, duke e konsideruar atë një legjendë për ekipin bavarez dhe kombëtaren gjermane.

Dëmtohet Barzajli, Baloteli braktis stërvitjen, Italia në alarm Shpresat e stafit mjekësor italian janë që mbrojtësi të bëhet gati të paktën për fazën e dytë të turneut Lajm i keq për Italinë dhe trajnerin Çezare Prandeli. Andrea Barzajli rrezikon të hedhë në erë të gjithë shanset e marrjes pjesë në finalet e “Euro 2012”. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim, i cili, sipas mjekëve, nënkupton një ndalesë prej 20 ditësh. Kjo u njoftua nga mjeku i ekipit kombëtar italian, profesor Enriko Kastelaci. Stafi drejtues i axurrëve tani për tani po pret ecurinë e problemit të Barzalit, të paktën në 24 orët e ardhshme, për të vendosur pastaj për zëvendësimin e tij, nëse nuk do të ketë asnjë shans për t’u riaftësuar, vendim që do të merret të premten. Barzali me siguri nuk do të jetë në dispozicion të Prandelit për ndeshjet në fazën e grupit. Shpresat e sta-

fit mjekësor italian janë që mbrojtësi të bëhet gati të paktën për fazën e dytë të turneut, nëse axurrët mbërrijnë në këtë “stacion” të “Euro 2012”. “Ne do të bëjmë gjithçka është e vlefshme për ta riaftësuar atë. Nëse nuk mund të bëhet gati për fazën e parë të Europianit, që është faza e grupeve, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta pasur Barzalin për pjesën tjetër të turneut,”- nënvizoi profesor Kastelaci. Për një dëmtimi të ngjashëm, por në një vend tjetër, edhe Kielini ishte planifikuar fillimisht të ndalohej për 20 ditë, por mbrojtësi i Juventusit bëhet gati disa ditë përpara kohës së parashikuar. Kjo e shtyn stafin mjekësor të Italisë të besojë se Barzali do të jetë gati për raundin e eliminimit direkt të turneut të kësaj vere. Ndërkohë lajme të këqija duket se po vijnë edhe për sulmuesin Mario Baloteli. Lojtari i Mançester Sitit ka braktisur përpara kohe seancën stërvitore të

pasdites, duke e kthyer situatën në përfaqësuesen e kaltër në një alarm të vërtetë. Ende nuk dihet se çfarë ka pësuar Baloteli, por në kampin e Italisë shpresohet që gjithçka të kalojë sa më shpejt. Në të kundërt, lojtarët duhen zëvendësuar 24 orë përpara fillimit të veprimtarisë.


22

MAPO

E martë 5 qershor 2012 www.mapo.al

Ia nxjerrin gurin njëkilogramësh Një gur që peshonte më tepër se një kilogram është hequr nga fshika urinare e një kinezi. Mjekët arritën të heqin me sukses gurin e përbërë nga minerale dhe proteina, nga Zhang Wuhan, banor i provincës kineze Hubei. Stafi mjekësor mbeti i habitur kur pikasi për së pari me rreze X masën 11 centimetra të gjerë, pasi 43-vjeçari u ankua për dhimbje gjatë urinimit. Kirurgu Wu Tianpeng tha se ky është guri më i madh i parë ndonjëherë në qeskën urinare të një njeriu, i dyti më i rëndë i gjetur ndonjëherë në Kinë. Më i rëndi në botë u hoq nga një grua po në Kinë në vitin 2009. Ai peshonte më tepër se dyfishi i gurit të gjetur së fundi, rreth 2.4 kilogramë. Guri ishte kaq i madh saqë operacioni për heqjen e tij, që normalisht do 20 minuta, kërkoi më shumë se një orë. ”Fshikëza e një njeriu normal mund të mbajë 300-500 mililitra urinë, maksimumi 1000. Ky gur zinte një vëllim prej më tepër se 700 mililitrash. Duhet të ketë qenë goxha e dhimbshme”, ka deklaruar Dr. Tianpeng, ndërsa citon Start.

Marrëdhënia në çift sot do jetë herë ekzaltuese dhe herë lodhëse. Ka rrezik të ketë edhe pak tension gjatë kësaj dite. Kujdes mos rendni pas aventurave sepse do të rrezikonit shumë. Për beqarët do jetë ditë e favorshme për takime.

3

4

16

17

24

Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, sot është dita e duhur për të bërë hapat e parë dhe për t’i vendosur gjërat në vend. Do gjeni fjalët e duhura dhe do prekni zemrën e tjetrit. Beqarëve më në fund do u plotësohen dëshirat e dashurisë.

Nëse do ju duhet të debatoni me partnerin tuaj mbi një temë të caktuar, bazohuni tek argumentet përndryshe do dilni të humbur. Ka shumë gjasa që beqarët të fillojnë një lidhje shumë serioze. Më në fund edhe ju do shijoni kënaqësinë e dashurisë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ata që janë në çift do kërkojnë të verifikojnë aftësinë joshëse. Kujdes mos e provoni me të tjerët sepse do keni debate të mëdha me atë që keni në krah. Beqarët do duan të përfitojnë sa më shumë nga liria që kanë.

Edhe gjatë kësaj dite do keni tmerrësisht shumë frikë nga rutina e jetës në çift. Këshilla e yjeve është të flisni sa më shumë me partnerin. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime por pjesa më e madhe do bien në dashuri me të parin që do takojnë.

Në jetën tuaj në çift do të mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Do tregoheni shumë të hapur me partnerin dhe jeta juaj do marrë një drejtim më të bukur. Ju beqarë duhet të pranoni të gjitha ftesat që do ju bëhen nëse doni të gjeni personin e duhur.

Në jetën në çift do kërkoni më shumë qëndrueshmëri. Mos prisni që partneri t’ju thotë çfarë duhet të bëni, por veproni vetë dhe reflektoni më mirë. Beqarët përveç jetës profesionale do i kushtojnë një rëndësi të madhe edhe asaj sentimentale.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Plutoni do ua ndërlikojë jetën juve që jeni në çift. Do doni të bëni gjithçka që mendoni pa marrë mendimin e partnerit dhe ky do jetë gabimi më i madh! Beqarët nga ana tjetër do jenë të pavendosur dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë.

Do jeni mjaft sensualë dhe entuziastë sot. Nëse jeni në një lidhje, reflektoni mirë para se të merrni vendime të mëdha sepse jeta nuk është një lojë. Beqarët do kenë takime. Është në dorën tuaj nëse do pranoni propozimet që do ju bëhen apo jo.

Mosluanimendjenjateatij që keni në krah sot dhe tregohuni më të sinqertë. Nësekadiçkaqënukshkon duhet t’ia thoni atij jo ta bëni muhabet tavoline me miqtë. Beqarët duhet të qartësohen njëherë me veten e tyre e më pas të shohin për një lidhje.

Sektori i dashurisë së çifteve do jetë i privilegjuar sot. Do merrni shumë përkujdesje nga ai që keni në krah dhe do ndiheni për mrekulli. Takimet e beqarëve do të shumëfishohen dhe njëri prej tyre do marrë një kthesë më serioze.

19

7

8

9

33

35

44

11

21 2

31

10

27

22

28

32

23

29

33

36

37

40

38

41

45

46 52

47

53

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

15

20

26

30

48

42

49

50 Koha e fillimit ____:____

54

Koha e mbarimit ____:____

56

57

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ai që shkon të zbulojë vende që nuk njiheshin më parë. 9. Kafshë shtëpiake

1. I barazvlefshëm. 2. Varg kafshësh, të ngarkuara. 3. Skuadër Ushtarake. 4.

ripërtypëse e dythundrake, me trup të madh e të mbuluar me qime të zeza, me

Pjesëmarrja. 5. Kuka, luftëtar patriot. 6. Numër rendor. 7. Përgatitja që bëhet

qafë të shkurtër dhe me brirë të kthyer prapa, që mbahet për punë bujqësore 13.

për raste të shënuara. 8. Notë muzikore. 9. Vend nga del ujë. 10. E kundërta,

I krishterë për myslimanët. 14. Parim sipas të cilit kryhet një veprim. 16. Ushtria

ngre. 11. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive. 12.

Republikane. 17. Marrja e një fëmije për ta rritur. 21. Flori. 22. Enë për të ngrënë.

Pemë e lartë. 15. Në gjendje të përgatitur. 18. Një send a një dukuri çfarëdo e të

24. Ishte cari më i tmerrshëm i Rusisë. 26. Institut Rehabilitimi. 27. Llogore. 30.

papërcaktuar. 19. Gjarpër me trup të madh. 20. Tirana në makina. 23. Lidhje e

Damarët e fryrë të këmbëve. 33. Një qytet i vogël turistik në brigjet e detit Jon.

zhivës me një metal tjetër. 25. Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës. 28. Lloj

34. Agjensi Ndërtimesh. 35. Ushtrime të vështira gjimnastikore. 37. Elsa,

rreshjeje. 29. Bimë shumëvjeçare e vendeve të lagështa. 31. Qerimaj i

këngëtare. 40. Puçrrat e fytyrës. 41. Janë në majë të slitës. 42. Gramë, shkurt. 43.

peshëngritjes. 32. Idetë e larta që përshkojnë veprën artistike. 36. Stiller i kine-

Një nga motrat basketbolliste Alibegaj. 46. Emër italian. 49. Diçka që nuk është

masë. 38. Shkurti, gazetar i televizionit. 39. Ka në kokë. 41. Percepton me anë

fituar me punë të ndershme. 51. Qeliza nervore. 54. Vendosja e çdo gjëje në ven-

të syve. 44. Hapësirë me ujë të kripur. 45. Një grup muzikor shqiptar i viteve

din e vet. 55. Markë pistolete. 56. Shkurre e vogël, me gjethe të imëta e të tulta

‘90. 47. Sokoli, luftëtar patriot. 48. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik.

dhe me lule të merme ngjyrë trëndafili. 57. Kolonja në makina.

50. Repart Industrial. 52. Organizatë Europiane. 53. Pak eufori.

Sudoku | nivel mesatar 6 7 8

LUANI (23/VII-22/VIII)

18

25

55

GAFORRE (21/VI-22/VII)

6 14

51

BINJAKET (21/V-20/VI)

5

13

43

Horoskopi i ditës

Ju që jeni në çift duhet të bëni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër. Nëse i qëndroni besnikë partnerit do kaloni një ditë të mrekullueshme. Nuk do dini se kë të zgjidhni duke qenë se të gjithë personat do jenë interesantë.

2

39

Njerëzit që i duan kafshët e kanë të vështirë ndarjen edhe pas ngordhjes së tyre, ndërsa disa kalojnë kufijtë për të qëndruar sa më gjatë me ta. Macja Orville (e emëruar sipas aviatorit Orville Wright) ngordhi pasi u godit nga një automjet, ndërsa pronari i saj vendosi që të ndërtojë një vepër artistike nga kafsha e tij. Artisti holandez, Bart Jansen, fillimisht e përgatiti macen e tij, ndërsa më pas me ndihmën e Arjen Beltman e dizajnoi dhe ndërtoi një mekanizëm special fluturues, të cilin ia vendosi maces. Projekti është quajtur Orvillecopter dhe është vendosur në ekspozitën e Festivalit të arteve Kunstrai në Amsterdam.

DEMI (21/IV-20/V)

1

34

Nga macja ndërton fluturak

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

6

2 5 5 9

1

3

8

7

4

6

5 1 9 7 4

6

3

1 8 2

4

5 1 3

8

4

8

8

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 8

2

9

9 7 2

9

3

7 4 6

2 6

9

7

1

9 6

2 7

3

8

Koha e fillimit _____:____

5 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

4 9

Shah | nivel mesatar

6 5 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 020, 026, 140, 146, 152, 201, 250, 297, 326, 345, 498, 564, 595, 614, 658, 695, 720, 751, 818, 965. Numra me 4 shifra: 1876, 2416, 5105, 5152, 6068, 6508, 6521, 9658. Numra me 5 shifra: 05457, 20545, 24024, 25661,

I

D

E

N

T

I

F

I

M

E

D

I

A

T

O

R

P

R

U

V

S E

R

T

M U

R

J

O

L

E

L

A

S

N

O

B

Z

I

S

N

I

T

T

O

F

A

G

M

A

H

E

S

E

S

J

E

E

T

M

K

S

R

I

I

0

2

1

6

9

8

7

8

5

4

1

5

2

6

3

2

0

1

A

A

K

2

3

2

5

6

5

9

6

8

5

4

4

4

4

4

4

8

7

4

1

1

1

N

P

A

2

0

9

2

3

2

0

1

5

2

6

3

2

5

69

0

6

5

2

3

2

0

1

5

6

5

7

3

9

1

5

9

6

5

8

7

4

1

5

2

1

0

2

0

K

S

O

K

I

L

E

H

A

P

E

S

S

I

T

I A

3

8

T

H

M

5

O

J S

A

L

F K

I

S

T U

O

I

I

A

K E

K

N

E

26352, 30215, 32505, 35642, 36310, 36517, 38215, 45632, 48514, 50988, 54815, 63201, 77778, 82324, 96186, 96523. Numra me 6 shifra: 205696, 312015, 425666, 552626, 574823, 646502, 874974, 889652.

O

U

H

E

I

D

I

R

A

R

E

N

A

S

K

I

E

I S

N

4

3

0

3

0

3

2

2

2

2

6

9

9

9

9

3

2

6

8

8

7

4

8

7

4

1

7

7

7

7

7

8

9

9

6

5

2

3

2

0

1

5

2

6

3


retro 754 faqja e fundit profil&

qershor

Papa bekon Pepinin II si mbret të Frankëve Në nëntor 753 Papa Stefan II la Romën dhe rrugëtoi përmes Alpeve në një fushatë të dëshpëruar për të kërkuar ndihmë ushtarake nga Pepini II (i njohur gjithashtu si Pepin Shkurtabiqi apo Pepini i Riu). Aty nga shekulli VIII dinastia e Merovingian-ëve, një prej mëkëmbësve mbretërorw të së cilës ishte Pepini, kishte humbur shumë prej pushtetit të saj dhe mëkëmbësit e pallatit ishin në fakt mbretër në gjithçka përveçse titull. Në vitin 750 Pepini kishte dërguar dy emisarë te Papë Zakaria me pyetjen “a është e drejtë të kesh një njeri që mbretëron e një tjetër që sundon?” Papa i dha përgjigjen që dëshironte. Pepini

rrufeshëm e shfronësoi Childeric-un dhe në nëntor 751 u kurorëzua si Mbret, i pari i dinastisë Carolingia-ne nga Arkipeshkvi Bonifac, i dërguar i Papës. Stefani, pasardhësi i Papë Zakarisë, po udhëtonte personalisht në Francë - e para herë që një Papë në detyrë po i kalonte Alpet. Në Itali, Aistulfi, Mbreti i lombardëve, kishte pushtuar Eksarkinë Bizantine të Ravenës dhe po kërcënonte me një sulm kundër Romës. Bizantinët ishin të pafuqishëm për të ndihmuar dhe në dëshpërim e sipër Stefani u kthye nga frankët. Dy burrat u takuan në Ponthion, në jug të Parisit, më 6 janar 754 dhe Pepini ra dakord që të mobilizonte një ushtri

E martë, 5 qershor 2012 www.mapo.al

SOT me të cilën do marshonte kundër lombardëve. Si shpërblim, Papa Stefan ra dakord ta kurorëzonte atë me dekret papnor në Abacinë e Shën Denisit në Paris, në qershor dhe në të njëjtën kohë t’i njihte të bijtë Charles (perandorin e ardhshëm Charlemagne) dhe Carlomanin si trashëgimtarë të fronit. Megjithëse Pepini arriti ta detyronte Aistulfin që të tërhiqej, armëpushimi nuk zgjati shumë. Në një fushatë vijuese frankët i përzunë lombardët nga Ravena dhe ia dhanë Eksarkinë Papës, duke krijuar kështu bazën territoriale për një shtet papnor. – Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

MAPO

23

Tomislav Nikoliç

Serbiada e rilindur e një ish-rojtari varrezash Alfred Lela

Gjuha e bijve të shqipes Faik Konica E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe, edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore, është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet me të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike: dijetarët, sot kaq të shumtë në numër, që “shqipërojnë”, albanologët (meqë kjo fjalë ekziston në gjermanisht) le të lexojnë edhe një herë odën e stërholluar të Ronsarit: Migninne, allons voir si la rose… Le ta përkthejmë në të folmet e pështira që përmendëm më lart, e më pas le t’i hedhim një sy versionit shqip që dhamë më lart, dhe krahasimi do t’u tërheqë vëmëndjen patjetër. E lashtë si “pellazgët hyjnorë”, në buzët e të cilëve ajo lëvrinte kur ata, të parët, përshkonin lirisht Evropën e virgjër, gjuha shqipe mund të pretendojë për lavdi, që ka ndikuar në formimin e fjalorit Helen. “Një gjë e sigurt, thotë Louis Benlowe, është se numri i fjalëve gjeografike të Greqisë së vjetër që shpjegohen me ndihmën e shqipes duket çdo ditë më i madh”. Duke filluar nga nr.5 e 6, ne do të botojmë tabela etimologjike, që do të përcaktojnë në mënyrë të kënaqshme, për mëndjet e lira, se gjuha helene përmban fjalë që kanë rrënjë shqipe, dhe mëtojnë të jemi aq kritikë sa të shmangim kurthin qesharak të ndërrimit të roleve, që të japim si rrënjë shqipe fjalë që, përkundrazi, janë thjesht derivate ose fjalë të prejardhura nga greqishtja. Jo gjithmonë pa sukses, le ta kujtojmë kalimthi, një filolog i shquar gjerman, Otto Blau, u përpoq të shpjegojë me ndihmën e shqipes mbishkrimet likiane. Dhe shikoni tani, këtë gjuhë që bashkon në vetvete një bukuri të brendshme me një farë dobie shkencore (sado relative të jetë kjo dobi), nuk ua japin të drejtën ta lëvrojnë e ta

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

zhvillojnë atyre që e flasin. Në një qoshe të Ballkanit ndodh ky fakt, i vetmi në rregjistrat e përndjekjeve, që disa njerëz, që nuk njohin gjuhë tjetër, rrezikojnë burgun, nëse e shkruajnë këtë gjuhë për veten e tyre, dhe varjen, nëse ua mësojnë të tjerëve. Mund të përmendim emra e data. Nga ana tjetër, gjithkush mund ta vërtetojë me vete në valixhe një abetare të thjeshtë të shqipes. Vërtet kemi dy a tri shkolla, por ato mbahen vetëm me pushkë. Kjo tirani e marrë është aq më e çuditshme, pasi shqiptarët kushdio mund ta vërë re, po të hapë kuturu një libër historie i kanë shkruar me gjakun e tyre faqet më të lavdishme të historisë së perandorisë turke, ata vetë e kanë ngritur këtë ngrehinë madhështore, të vetëm e mbajnë atë dhe do t’u takonte vetëm atyre, që të gjithë presin të bjerë. A do të gjendet në shtypin e lirë të Belgjikës (meqë në dalim në këtë tokë të lirisë), mes gazetave që trajtojnë çështje të botës së jashtme, sidomos në një kohë kur pikërisht një çështje gjuhe e ka apasionuar këtë vend, a do të gjendet një gazetë që t’ia bëjë të njohur publikut, që kërkon të informohet, këto fakte të turpshme, jo për mbrojtjen tonë, por për të shtuar një krim tjetër krimeve kaq të shumta të mizorit Abdyl Hamid, e mbi të gjitha për të shpjeguar qysh më parë disa ngjarje të jashtëzakonshme, që do të ndodhin në skenën e Ballkanit, në një orë të caktuar , ndoshta të afërt? Ajo që mund të themi është se, të çliruar nga çdo frymë propaganda, të lirë në qetësinë e vëzhgimeve për së largu, nëse ndonjëherë na ndodh të ngrejmë zërin tonë, me më shumë forcë se zakonisht, në dobi të një populli të zot e të mirë, që një idiot i pandërgjegjshëm kërcënon ta zhdukë si komb, kjo do të bëhet vetëm pas një leximi të vëmendshëm të ligjeve belge mbi shtypin. Por nuk mund të pohojmë një gjë, atë të bijve të Pirros, ngadhnjimtarit mbi Romën, dhe të Aleksandrit, ngadhnjimtarit mbi botën, ata që Bajroni i entuziazmuar i përshëndeti me vargje të pavdekshme, nga dita në ditë më të ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre dhe për fuqinë e tyre, nuk do t’u humbasë durimi dhe se, në një kohë më të afërt me goditje rrufeje, në sy të Evropës së mahnitur, të gjejnë strehim në Azi.

Teposhtë sokakut Gjirokastër, 1991 © Gerard Saitner

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

E kam Rusinë në zemër, thotë dhe duket sikur ç’ndryn në shpirt i është konturuar edhe në pamje. (Kur je mësuar ta përfytyrosh serbin e mijëvjeçarit të ri përmes portretit telezhenik të ish-profesorit të Psikologjisë dhe ish-presidentit Boris Tadiç, Nikoliç të vjen si një dush i ftohtë në imagjinatë.) Rusia tek ai gjendet edhe në retorikë, edhe në profil, edhe te poret e ashpra në fytyrë, por sidomos te stili politik. Ai është nacionalisti populist, një lloj Putini që e përcjell autoritetin përmes syve të ftohtë dhe frazave të akullta. Më e fundit erdhi para pak ditësh, kur e refuzoi si të tepërt pyetjen nëse do ta vizitonte Srebrenicën ku trupat serbe masakruan mijëra boshnjakë të pafajshëm. “Pse duhet ta bëj këtë? Paraardhësit e mi kanë qenë atje dhe nuk kuptoj se pse çdo president serb duhet patjetër të vizitojë Srebrenicën”. Nikoliç, i sapozgjedhur në krye të shtetit serb, pasi mundi në raundin e dytë pro-perëndimorin Boris Tadiç, e shtyu edhe më tej refuzimin e tij, duke mohuar se ajo që ka ndodhur në Srebrenicë mund të quhet gjenocid. “Në Srebrenicë janë kryer krime të rënda lufte nga disa serbë të cilët duhen gjendur, gjykuar dhe ndëshkuar. Është shumë e vështirë të dënosh dikë dhe të provosh para një gjykate se një ngjarje mund të etiketohet si gjenocid”. Varri masiv i Srebrenicës është dhimbja dhe simbolika e dikujt tjetër, dhe asnjë shenjë e plojës së Bosnjës ndoshta s’e zbut serbin radikal, zyra e të cilit është mbushur me piktura heroike luftëtarësh serbë dhe shenjtorësh ortodoksë. Kjo është simbolika e dhimbjes së tij dhe nën këto shenja ai fut edhe Kosovën, për të cilën është gati t’i ndërrojë edhe kursin vendit të cilin udhëheq. Nëse na duhet të zgjedhim mes Kosovës dhe Europës, preferojmë të parën, ka shpallur ai publikisht. Por ka edhe shenja të tjetra që e bëjnë të ftohtë Presidentin serb, si ndaj jetës ashtu dhe ndaj vdekjes. Kur ishte fëmijë ai pa të vëllanë dhe të ëmën që u elektrizuan kur balona e fëmijës ngeci mes telave të korrentit, shkarkesa e të cilëve i mori jetën edhe nënës që vrapoi të shpëtonte të birin. Më vonë në jetë, në sytë e tij, si shkëmbinjtë në hënë, u konturuan të ftohta kryqet e memorialeve të një varreze në një qytezë industriale ku ai punoi si kujdestar. Për ta bekuar këtë portret të ftohtë ‘serbi e bir serbi’, përveç shenjës së kryqit, duhet spërkatur mbi të edhe ca slivovicë, rakia serbe e kumbullës, pija kombëtare të cilën ai e djeg vetë në fermën e tij në Bajcetina, një fshat në Serbinë Qendrore. Kjo përshpirtje me gjak të ftohtë sllav, ikona të serbiadës, slivovica e ‘Kosovën djep të serbizmit do të mjaftonte për ta ringjallur edhe mentorin e tij Slobodan Miloseviç. Por Nikoliç ngulmon në atë se ai nuk është rimishërimi i Sllobos. “Millosheviçi nuk ishte kriminel, por ai bëri shumë gabime. Problemi i tij ishte se nuk mbaroi kurrë atë që filloi. Të gjitha luftërat që nisi i la në mes. Nuk mund të quhem një tjetër Milosheviç”. Por ata ngjajnë në shumëçka. Sidomos në retorikën për Kosovën dhe prirjet pro-ruse qartësuar nga fraza e Nikoliçit se Serbia do të ishte më mirë si provincë e Rusisë se sa anëtare e BE-së. Por, jo vetëm në to. Serbët, duke votuar për Tomislav Nikoliçin i kthyen shenjave të tyre kombëtare modelin e aparatçikut jugosllav. Me lëvizjet e ngathëta, gjuhën e drunjtë dhe kostume e kravata që kurrë s’janë të lumtura në shtatin e atij që s’është bërë për to.


CMYK

24

MAPO

e Martë, 5 QERSHOR 2012 www.mapo.al

e përmuajshme

Nr. 5 (252), Viti Vii botimit maj 2012 Çmimi 300 Lekë

DORESHKRIMI/ SPARTAK NGJELA: DITA IME E PARë Në bIRucëN E 313

GILMAN BAKALLI: Kryetar Kuvendi një homoseKsual PreÇ zoGAj ‘ZyLOJA…’, ROMANI që NA MëSOI TALLJEN soNILA MeÇo: PuSHTuESI që RIKTHEHET ME TELENOVELA... AFIFe FrAsherI E FuNDIT E ‘DyERVE Të MëDHA’ PAshK PervAthI MARKA FANA, ‘MbRETI’ I ARAbISë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Dosja j.

PROFIL I PAAuTORIZuAR/ Jozefina tjetër. Vajza e bukur që dashuronte matematikën dhe mendonte se do dilte në pension duke punuar arat e misrit në fshatin Dobraç. Dëshmia e Aishe Ahmetagës, shoqes së rinisë. Si erdhi nga Shkodra në listat e PD në zgjedhjet e ’97-ës? Ishte propozim i Ali Spahisë, u zgjodh si identikit i gruas katolike, kujton Mero baze. Jozefina Topalli nuk ka operuar keq si politikane, por nuk përfaqëson humanizimin kristian, thotë Spartak Ngjela.

Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Advertisement