Issuu on Google+

FAQE 17

EUROPA DHE BALLKANI: “E BUKURA DHE BISHA” NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Flet Enika Abazi, drejtoreshë e Institutit të Studimeve Ballkanike në UET

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E PREMTE, 4 MAJ 2012. NUMËR 561. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Përleshja për tradhtinë, vret të shoqin dhe aksidentalisht të dashurin

ABSTENON PËR GJYKATËN

ALIBEAJ, VOTA E DYTË KUNDËR MAZHORANCËS BRENDA NJË JAVE

Ish-ministri i Drejtësisë ka qenë deputeti i vetëm dje që ka abstenuar për ligjin e Gjykatës Administrative, i cili mori 122 votat e PD dhe PS. Sqarim me kreun e grupit Astrit Patozi pas votimit. Pak ditë më parë “rrëzoi” ndryshimet e qeverisë në ligjin për pronat Oponenca e shprehur nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj për ndryshimet në ligjin e pronave, disa ditë më parë në relacionin e tij, duket se nuk është një rast i shkëputur dhe që lidhet thjesht me përmbajtjen e kësaj nisme ligjore. Duket se kemi të bëjmë me një pakënaqësi që deputeti demokrat ka

ndaj drejtuesve të mazhorancës, çka e ka detyruar që ta shfaqë hapur atë edhe publikisht. Një gjë e tillë është bërë më e besueshme dje, kur deputeti Enkelejd Alibeaj ka qenë i vetmi që ka prishur konsensusin total në miratimin e ligjit “Për organizimin... . FAQA 3

Policia në vendgjarje

Tropojë/ Krim i dyfishtë në Bajram Curri, ku 31-vjeçarja Manjola Dollapaj ekzekutoi me kallashnikov bashkëshortin dhe një 27-vjeçar, që dyshohet se është i dashuri i saj. Dorëzohet në polici dhe pohon: I vrava unë! Policia: Të shoqin e ka qëlluar në përpjekje për t’u vetëmbrojtur, ndërsa 27-vjeçari është vrarë gabimisht. Historia e plotë e një lidhjeje jashtë martese që u kthye në tragjedi FAQE 5

Berisha pas takimit me Fule: Negociata për presidentin Komisionieri për Zgjerimin e BE: Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit. Berisha: Negociatat me Ramën pas 24 majit. Ndryshe nga një vit më parë, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule,

Djali i Umberto Bossit, me diplomë shqiptare, “Kristal”: Studioi konform ligjit Renzo Bossi është diplomuar me nota shumë të mira, ndërsa i ka mbyllur studimet brenda 1 viti. Reagon universiteti: Është regjistruar FAQE 19 sipas ligjit, si shumë studentë të huaj FAQE 7

deklaroi dje se shansi për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria mund të kthehet në realitet këtë vit

Berisha dhe Fule

OP-ED / 10-11

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Pse Liria e Medias i bën Shoqëritë më të Shëndetshme

Prokuroria zbardh skemën e falsifikimit të dokumenteve, në një bazë të fshehtë pranë bllokut të ambasadave.

Informacioni është pushtet. KOMENT Pak njerëz mund ALEKSANDËR A. ARVIZU të përballojnë...

“Trapi” i Umberto Bossi-it me diplomë shqiptare KOMENT

ALBERT P. NIKOLLA

4 POLITIKË

Umberto Bossi ka qenë deri para pak ditësh...

Skema e falsifikimeve, si mund të blesh një kartë me emrin Robert Papa

Partia e Topit

KEQTRAJTIMI I TIMOSHENKËS, TOPI BOJKOTON SAMITIN E UKRAINËS Topi i është bashkuar disa vendeve të tjera të BE-së, në mbështetje të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko, e cila është keqtrajtuar në burgun ku po vuan dënimin

Agjentët e infiltruar dhe përgjimet e të pandehurve dokumentuan aktivitetin e paligjshëm FAQE 6

LEGALIZIMET

PRESIDENTI

Bozho: Personat që do të tërheqin faturat për të marrë tapitë FAQE 16

Pas çamëve, Nano siguron dhe votën e Dules të PBDNJ FAQE 4

Në përfundim të vizitës së tij njëditore në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Europiane... FAQA 3

KOMENT / 11 ARJAN VASJARI

Rrezikojmë të kemi një president pakice Titulli ka nevojë për një shpjegim të menjëhershëm: nuk e kam fjalën për rrezikun e një presidenti nga opozita. Përkundrazi: shëndetit demokratik të Shqipërisë do t’i shkonte përshtat një president i tillë. “Pakica” në këtë rast, ka të bëjë me një lloj aglomerati partitokratik i cili, më shumë se për peshën e vet politike, është i pavetëdijshëm për modifikimin gjenetik që mund t’i shkaktojë anatomisë së sistemit. Dje, për shembull, u konsumua “delikti” i radhës në dëmtimin e kësaj gjenome. Vangjel Dule, përfaqësues i një partie që në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë ka vetëm 1.4%, në një sfidë të qartë ndaj dy...


2

MAPO

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

politika

Dita Botërore e Shtypit, Fule: Duhet ligj për median TIRANË Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi dje se Shqipërisë i duhet ligji për median. “Dëshiroj të them se ne dëshirojmë të shikojmë të vazhdojë puna për ligjin e medias dhe do të vazhdojmë ta

mbështesim këtë proces edhe me anë të organizimit të një konference në Tiranë, që do t’i kushtohet pikërisht kësaj sfide kaq të madhe e të rëndësishme, e cila nuk është sfidë vetëm për Shqipërinë”, - tha Fule. Nga ana e tij, kryeministri Berisha u

shpreh: “Shfrytëzoj rastin t’ju uroj sot ditën tuaj të shtypit e të shpreh kënaqësinë që jemi shndërruar ndër vendet e para që kemi hequr shpifjen nga Kodi Penal, si vepër penale, dhe kjo përbën në arritje të vërtetë për lirinë e shtypit”.

Fule: Presidenti të jetë konsensual, ja kushtet për të marrë statusin Ndryshe nga një vit më parë, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi dje se shansi për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria mund të kthehet në realitet këtë vit TIRANË Në përfundim të vizitës së tij njëditore në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fule, mori dy garanci nga drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare, Berisha e Rama. Në takimin me kryeministrin Sali Berisha, Fule mori angazhimin se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Republikës do të jetë një proces i negociueshëm. “Unë nuk kam ardhur në Shqipëri që të jap këshilla, madje e leksione për t’ju treguar juve si duhet bërë kjo gjë, por kam ardhur këtu për të parë përpara. Nga ana tjetër, unë nuk dëshiroj ta lë këtë rast të më ikë pa ju thënë se ajo që është e rëndësishme është që, zgjedhja e Presidentit do të thotë se në atë zyrë të vijë dikush i cili pasqyron qartë frymën e Kushtetutës, por edhe faktin se ai person do jetë dikush që do të përfaqësojë, siç e thotë edhe Kushtetuta, unitetin e popullit shqiptar”, - tha dje Fule pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa në takimin e zhvilluar dje herët në selinë rozë, komisioneri për Zgjerimin u sigurua nga kryetari i opozitës, Edi Rama, se reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare do të mbyllet para fillimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit, pra para 24 Majit. Duke vlerësuar dialogun politik mes palëve, komisioneri Fule nënvizoi se, ndryshe nga vizita e fundit e tij një vit më parë, sot rezultatet e Shqipërisë janë më të dukshme. “Duhet thënë se viti 2011 nuk ishte një vit i mirë përsa i përket rezultateve që duhej të jepte Shqipëria në lidhje me 12 prioritetet kyçe që nxori Komisioni Europian në opinionin e vet të vitit 2010. Por, tashmë, unë shoh erën e ndryshimit dhe shpresoj shumë që kjo mundësi, ky shans të kthehet në realitet, më vonë gjatë këtij viti”, - tha Fule. Kushtet për statusin

Por përpos optimizmit të shprehur pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, komis-

Për 21 Janarin “Është gjithashtu themelore të hidhet dritë mbi ngjarjet e 21 Janarit 2011, përmes një procesi gjyqësor të besueshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.” ioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, radhiti sërish dje gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë, fillimisht për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe më pas anëtarësinë në Bashkimin Europian. “Progresi i mëtejshëm do të varet nga ju: Së pari, do të varet nga stabiliteti dhe qëndrueshmëria e dialogut mes forcave politike; Së dyti, do të varet nga aftësia juaj për të gjetur konsensus në Parlament; e di që arritja e konsensusit është mjaft e vështirë, sepse ndonjëherë kërkon kompromise të vështira. Por përvoja jonë me zgjerimin tregon se anëtarësimi mund të arrihet vetëm kur ka konsensus për çështjet kyçe gjatë një periudhe afatgjatë; Së treti, do të varet nga arritja e rezultateve konkrete dhe të prekshme nga ana e Shqipërisë në trajtimin me efikasitet të reformave të rëndësishme që lidhen me

Bashkimin Europian, të identifikuara në Opinionin e Komisionit”, u tha Fule deputetëve, ndërkohë që Plani i Veprimit, sipas tij, mbetet baza për zbatimin e përparësive sa më sipër gjatë muajve në vijim: “Është vendimtare që Shqipëria ta përdorë mirë periudhën deri në raportin e progresit të Komisionit në tetor, për të demonstruar vullnetin e duhur politik për integrimin e mëtejshëm europian. Lidhur me këtë, dëshiroj të theksoj katër pika me rëndësi të jashtëzakonshme: 1) reforma elektorale; 2) roli që Parlamenti mund dhe duhet të luajë; 3) e drejta ligjore dhe 4) të drejtat e njeriut”. Duke shtjelluar secilën prej pikave, komisioneri për Zgjerimin nënvizoi se mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare mbetet një përparësi qendrore për Shqipërinë, lidhur me aspiratat e saj për në Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerimin theksoi gjithashtu se nevojitet një sistem gjyqësor i p a v a r u r, e f i k a s d h e i përgjegjshëm. “Nuk ka kohë për të humbur dhe Shqipëria duhet të fokusohet në dhënien e rezultateve konkrete, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, - tha Fule, duke u fokusuar dhe mbi ngjarjet e 21 Janarit: “Në këtë kontekst, është gjithashtu themelore të hidhet dritë mbi ngjarjet e 21 Janarit 2011, përmes një procesi gjyqësor të besueshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike”. N.Perndoj

Stefan Fule në Parlament

Berisha: I vetmi nga krerët e partive që kam deklaruar se s’garoj për President TIRANË Kryeministri Sali Berisha

nuk i hoqi asnjë presje qëndrimit të mbajtur nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një proces i negociueshëm dhe të respektojë Kushtetutën. Por kryeministri Berisha nuk sqaroi nëse nga ky proces negocimi ishte i mundshëm edhe varianti për zgjedhjen e Presidentit me 71 vota. “Unë mendoj se askush nuk duhet të paragjykojë një proces të negociueshëm, por duhet të urojmë që të japë rezultatin më të mirë. Përndryshe, nuk do ishte e vyer që të ndërmerrej”, ishte përgjigjja e Berishës. Kryeministri Berisha garantoi gjithashtu se për zgjedhjen e Presidentit ai do të zhvillonte një takim edhe me kryetarin e opozitës, Edi Rama, por vetëm pas 24 Majit, kohë kur ligjërisht hapen procedurat për

Presidentin. “Çdo ftese, unë i përgjigjem pozitivisht dhe e vlerësoj ftesën e zotit Rama. Por theksoj se Kushtetuta përcakton një afat se kur fillon procesi kushtetues dhe si unë, zoti Rama e të gjithë, për hir të respektit të postit të Presidentit, duhet ta respektojmë këtë”, - tha Berisha. Një deklaratë interesante e kreut të ekzekutivit ishte ajo se nga krerët aktualë të forcave politike vetëm ai kishte deklaruar se nuk garonte për postin e Presidentit, duke lënë të kuptohet se ka ndër ata që edhe e pretendojnë një gjë të tillë. ”Unë mendoj që ju të gjithë duhet vlerësoni faktin se nga të gjithë kryetarët e forcave politike në Shqipëri jam i vetmi që kam deklaruar se nuk do të kandidoj për postin e Presidentit të Republikës. Por në fakt asnjë prej jush nuk e ka shënuar këtë fakt...”, - tha ai.


e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Kuvendi, 1 minutë heshtje për Ardian Klosin Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje dje për ndarjen nga jeta të publicistit Ardian Klosi. Ka qenë deputetja socialiste, Valentina Leskaj, e cila ka kërkuar që Kuvendi të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të Ardian Klosit. “Shqipëria, - është shprehur Leskaj, - ka humbur jo vetëm një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, por edhe

një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci. “Ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, Ardian Klosi. Shqipëria humbi një prej personaliteteve që u shqua si historian, përkthyes, publicist. Ardian Klosi njihet si një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci, përfshirë edhe kontributin e tij në gazetën

e parë opozitare, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Botues të saj. Ai mbetet një kontributor i vijës së parë të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut, të mjedisit e të kulturës shqiptare. Për këto arsye i kërkoj Parlamentit të mbajë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij”, - është shprehur Leskaj në fjalën e saj.

Konomi i PS bën betimin si deputet Ka marrë fund dhe odiseja e çështjes “Seseri”. Kuvendi i Shqipërisë ka mundur të plotësohet dje me deputetin e 140-të, pasi Edison Konomi ka bërë betimin dhe ka plotësuar vendin e mbetur vakant pas dorëzimit të mandatit nga ana e ishdeputetes Rudina Seseri. Para se të

bënte betimin në seancë, mandati i Konomit është verifikuar nga Këshilli parlamentar për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin. Ndërkohë që në fund të seancës, para se të kalohej në diskutimet e lira, kryetarja e Kuvendit ka ftuar në sallë Edison Konomin që të zërë vend dhe për të

bërë betimin. I ulur në mënyrë provizore në vendin e deputetit Ben Blushi, Konomi pasi ka dëgjuar formulën e betimit të lexuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka thënë vetëm ”Betohem!”, duke u zyrtarizuar kështu si deputeti i 140-të i Kuvendit të Shqipërisë.

Alibeaj sërish kundër mazhorancës, abstenon për Gjykatën Administrative Merr fund odiseja 3-vjeçare e ligjit për Gjykatën Administrative, kalon me 122 vota. Patozi sqarohet me Alibeajn për votën abstenim të ish-ministrit të Drejtësisë Fejzi Braushi

Me një konsensus paraprak, Kuvendi ka diskutuar dje dhe më pas ka votuar ligjin “Për organizimin e drejtësisë administrative”.

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Oponenca e shprehur nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj për ndryshimet në ligjin e pronave, disa ditë më parë në relacionin e tij, duket se nuk është një rast i shkëputur dhe që lidhet thjesht me përmbajtjen e kësaj nisme ligjore. Duket se kemi të bëjmë me një pakënaqësi që deputeti demokrat ka ndaj drejtuesve të mazhorancës, çka e ka detyruar që ta shfaqë hapur atë edhe publikisht. Një gjë e tillë është bërë më e besueshme dje, kur deputeti Enkelejd Alibeaj ka qenë i vetmi që ka prishur konsensusin total në miratimin e ligjit “Për organizimin e drejtësisë administrative”, i njohur ndryshe si ligji i Gjykatës Administrative. Kështu, Kuvendi ka miratuar dje me 122 vota pro dhe votën abstenim të Alibeajt, ligjin për Gjykatën Administrative, që qëndroi në sirtarët e Kuvendit për më shumë se 3 vite rresht. Diskutimi Me një konsensus paraprak të dhënë edhe gjatë miratimit në komisionin e Ligjeve, Kuvendi ka diskutuar dje dhe

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

Enkelejd Alibeaj në parlament

më pas ka votuar ligjin “Për organizimin e drejtësisë administrative”. Por ndërsa nuk kanë pasur asnjë pretendim për ndonjë dispozitë të veçantë të këtij ligji, palët kanë shfrytëzuar seancën e djeshme për të akuzuar njëratjetrën si shkaktare të vonesës së krijuar në miratimin e tij. Në emër të grupit parlamentar të opozitës ka folur nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili mosdakordësinë e opozitës për të votuar ligjin gjatë këtyre 3 viteve e justifikoi me faktin se ligji i përgatitur atëherë ishte i dobët dhe se gjatë diskutimit të tij muajt e fundit në komision ai u ndryshua në pjesën më të madhe të tij. “Në maj të vitit 2009, ligji i paplotë erdhi për votim në Kuvend. Projekti nuk u miratua, akuza të shumta iu artikuluan

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike (mbi 40 vjec) - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

opozitës vetëm sepse opozita tha një të vërtetë, që ju nuk deshët ta pranonit. Ligji ishte i dobët. Jo rrallëherë është përdorur për të fajësuar opozitën dhe ca më shumë si alibia e qeverisë për të justifikuar ngecjen e reformave të integrimit”, - tha Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që në emër të mazhorancës është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili theksoi se opozita në mënyrë të gabuar mendoi se duke mos votuar ligjin gjatë kësaj kohe do t’i bënte dëm kundërshtarit politik. “Deputetët e opozitës iu bindën vullnetit të kryetarit të tyre, i cili nuk lejoi asnjë nga deputetët e tij të ulej e të diskutonte, jo vetëm për një ditë, por për 3 vjet. Në mënyrë naive e pa vizion politik për vendin, ky kryetar opozite besonte se mosvotimi i ligjit do t’i bënte gjëmën kundërshtarit politik”, - u shpreh Halimi. Votimi Më pas Kuvendi kaloi në votimin e ligjit, duke e kaluar së pari në parim, ku ai mori plot 124 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim. Por nuk ndodhi e njëjta gjë gjatë procesit të votimit në tërësi të këtij ligji, pasi votat pro tij kanë zbritur në 122, ndërkohë që është regjistruar dhe një votë abstenim e ishministrit demokrat, Enkelejd Alibeaj. Madje gjatë procesit të votimit, kolegët e tij demokratë e kanë marrë këtë votë të shprehur si një lapsus në pulsimin e butonit të votimit elektronik nga ana e Alibeajt, por janë gabuar. Kështu, është parë se ka qenë deputeti Edi Paloka ai që i kujtuar Alibeajt se ka votuar gabim, por ky i fundit ka qenë i sigurt në votën e shprehur. Megjithatë, Alibeaj nuk e ka sqaruar votën e tij, as në seancë dhe as gjatë tentativës së gazetës për të shprehur arsyet pse abstenoi kur gjithë grupi i tij por edhe opozita votuan me konsensus pro këtij ligji.


4

MAPO

E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

politika

Meta: Konfliktet politike na kanë mbajtur larg BE-së Gjatë manifestimit të bërë dje për zgjedhjen e kryetarit të LRI- së, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se objektivi i politikës shqiptare duhet të jetë antarësimi në BE, prandaj ka kërkuar që aktorët politikë të “largohen nga veprimet e mbrapshta”. Më tej ai nënvizoi se tashmë Shqipëria duhet të ishte anëtare e BE- së, por shkak i mosanëtarësimit kanë qenë konfliktet mes partive politike. “Për shkak të një politike konfliktuale, imazhi i

vendit është dëmtuar në mënyrë të padrejtë. Është koha t’i përgjigjemi nivelit më të lartë që ka shoqëria jonë, që është meritë e brezit të të rinjve dhe të rejave shqiptare. Projekti dhe motivi që duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët është të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot 15 muaj nga dhjetori 2010, kur shqiptarët gëzuan mundësinë për të lëvizur pa viza, rezultati është spektakolar; shqiptarët i respektuan detyrat e BE-së. Shqiptarët dinë jo vetëm të kërkojnë

të drejta, por dhe të përmbushin detyrimet”, tha Meta duke shtuar se të rinjtë e kësaj force tashmë ndodhen në qindra këshilla bashkiakë dhe komunalë në mbarë vendin. “Integrimi europian i Shqipërisë por edhe i vendeve të tjera të këtij rajoni është një qëllim kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, – deklaroi më tej Meta. Më pas, anëtarët e LRI- së votuan për kryetarin e ri midis dy kandidaturave, atë të Endrit Brahimllarit dhe Kejdi Mehmetajt. e.s

Presidenti Bamir Topi dhe homologun e tij i Malit të Zi, Filip Vujanoviç

Keqtrajtimi i Timoshenkës, Topi bojkoton Samitin e Ukrainës TIRANË Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është bashkuar disa vendeve të tjera të BE-së për të bojkotuar Samitin e Ukrainës, në mbështetje të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko, e cila është keqtrajtuar në burgun ku po vuan dënimin. “Samiti i Ukrainës, i parashikuar për t’u zhvilluar në datat 11-12 maj të këtij viti normalisht duhej të ishte vazhdimi i traditës së takimeve të presidentëve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe në themel të filozofisë së këtij ko m u n i k i m i t ë p ë r v i t s h ë m padyshim janë arritja e standarteve të demokracisë në të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE”, sqaroi Topi. Më tej ai shtoi: “Unë mund t’ju them sot që, dje në mëngjes unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të m o s m a r r ë p j e s ë , d u ke i u bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet

bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Timoshenko, e cila natyrisht, sikurse dihet edhe nëpërmjet përcjelljes që ka bërë media, po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor. Kështu që, në mënyrë të qartë jemi shprehur që do të bojkotojmë këtë takim. Kuptohet bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës, por pikërisht standardit të demokracisë, që sot vërtet është në krizë të ushtrimit të tij”. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e mbajti këtë deklaratë në konferencën për shtyp të zhvilluar me homologun e tij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Ky i fundit ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Nga ana e tij, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, nuk komentoi Samitin e Ukrainës, por u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Gjatë takimit, të dy pre-

Ish-kryeministrja e Ukrainës Timoshenko

Në mënyrë të qartë jemi shprehur që do të bojkotojmë këtë takim. Kuptohet bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës

sidentët u angazhuan për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushat me interes të ndërsjellë, ku më kryesori mbetet bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy vendeve drejt BE-së. “Duke bërë një rikapitulim të të gjitha marrëdhënieve në pesë vitet e fundit, kemi konstatuar se në të gjitha fushat ato janë më të mira dhe janë çuar në nivelin më të lartë, dhe se e ardhmja na obligon që këto marrëdhënie të vazhdojnë dhe të çohen edhe në fushën ekonomike... Ne mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit europian në marrjen e statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave. Suksesi i Shqipërisë për vete është edhe suksesi rajonal dhe ne jemi shumë të gëzuar që për vend fqinj kemi Shqipërinë dhe jemi të gatshëm, dhe i jemi mirënjohës për mbështetjen që na japin drejt NATO-s, por ne jemi të gatshëm që në rrugën e integrimit europian t’i ndajmë eksperiencat tona”, - tha ndër të tjera Vujanoviç.

Presidenti, Nano siguron votën e Dules Ambicia e ish-kryeministrit Fatos Nano për President ka marrë dje një tjetër votë në parlament. Këtë herë është kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili pas takimit me Nanon deklaroi se vota e PBDNJ-së është për ish-kryeministrin dhe kreun e PS. “Vota jonë do të jetë për kandidaturën e zotit Nano. Gjithashtu është fakt se kandidatura në vetvete dhe procesi i nisur prej zotit Nano është një benefit për demokracinë, jetën politike, për atë që edhe sot me të madhe zoti Fyle e theksoi nga tribuna e Parlamentit”, – u shpreh Dule. Nga ana

tjetër, Nano u shpreh entuziast për faktin se projekti i tij presidencial po shkon drejtë një konsensusi. “Vlerësoj siç dëgjuat zotin Dule, se procesi po gjeneron konsensus, në mbështetje të iniciativës kombëtare që na bashkojnë me Europën dhe detyrat që duhet të kryejmë. Besoj që të gjithë stimujt që vijnë në këto takime, në një ditë që dëgjova dhe konvergjencën e mesazheve të komisionerit Fyle për një proces konsensual, janë ato që i duhen vendit”, – tha Nano. Më tej ai deklaroi se i ka të sigurta 20 firmat që e lejojnë të kandidojë për kreun e shtetit. Firma këto që sipas tij, nuk janë

siguruar nëpërmjet kulisash. “Unë mbërrij tek deputetët edhe këtë herë nëpërmjet takimeve publike me drejtuesit e partive parlamentare dhe nuk më shkon fare në mëndje të sjell një fraksionim apo një konflikt më shumë në situatën politike, – tha Nano duke shtuar se - procesi po gjeneron gjithmonë e më shumë konsensus, në mbështetje të iniciativave kombëtare që na bashkojnë me Europën”. Ndërkaq ai ka theksuar se është në pritje të takimit të radhës me kryeministrin Berisha dhe kreun e PR-së, Fatmir Mediu. “Të shikojmë se kush do ta fitojë garën nga këta të dy”, - tha Nano me humor. e.s

“Vota jonë do të jetë për kandidaturën e zotit Nano. Gjithashtu është fakt se kandidatura në vetvete dhe procesi i nisur prej zotit Nano është një benefit për demokracinë”

takimi

Berisha- Vujanoviç, bashkëpunimi për infrastrukturën Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka zhvilluar dje një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Në takim është biseduar për forcimin e bashkëpunimit në ato fusha që përbëjnë interes për të dyja palët. Berisha i ka premtuar kreut të shtetit malazez mbështetje për anëtarësimin në NATO dhe ka shtuar se sfida e të dyja vendeve mbetet anëtarësimi europian. Kryeministri shtoi gjithashtu se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë hapësira të gjera bashkëpunimi mes tyre, sidomos në fushën e energjetikës, infrastrukturës rrugore dhe turizmit. Duke bërë një ekspoze të zhvillimeve politike dhe ekonomike të vendit, shefi i qeverisë e njohu Presidentin e Malit të Zi me ndërtimin e infrastrukturës strategjike, ku theksoi suksesin e arritur nga projekti TAP, që sipas këtij të fundit ka një rëndësi strategjike edhe në nivel rajonal. Së fundi një tjetër pikë e prekur nga kreu i shtetit është rëndësia e projekteve të qeverisë shqiptare për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit në fushën e turizmit.


E PREMTE, 13 QERSHOR 4 MAJ 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

kronikë

11 5

MAPO

Grabitën turistët çekë, 9 të shoqëruar në Kukës Nëntë persona janë shoqëruar nga policia e Kukësit në lidhje me grabitjen e turistëve çekë, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga turistët çekë, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së

Policisë së Qarkut Kukës. Policia tha se ka kryer gjatë ditës disa kontrolle banesash të personave të dyshuar si autorë dhe u shoqëruan në ambientet e policisë 9 persona me karakteristika e moshë të ngjashme sipas përshkrimeve. Grabitja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e

Tejdrinit”, në komunën Ujmisht. Njoftohet nga policia se turistët kanë rënë pre e grabitjes në kohën kur po flinin në  automjetin e tyre. Personat e armatosur u kanë marrë atyre sendet  personale, celularë, aparate fotografike, si dhe një sasi të konsiderueshme financiare.

Përleshja për tradhtinë, 31-vjeçarja vret të shoqin dhe aksidentalisht të dashurin Tropojë/ 31-vjeçarja Manjola Dollapaj kapet “mat” nga i shoqi dhe në përpjekje për t’u mbrojtur, e ka vrarë atë me kallashnikov. Plumbat i marrin jetën edhe të dashurit 27-vjeçar. Dorëzohet në polici: I vrava unë, doja të vetëmbrohesha Tropojë Një histori jashtë martese është kthyer në tragjedi mëngjesin e djeshëm në Tropojë, ku një 31-vjeçare ka vrarë të shoqin dhe më pas të dashurin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani” të Bajram Currit, ndërsa breshëria e kallashnikovit ka shkaktuar panik tek banorët. Policia e njoftuar për krismat ka mbërritur në shtëpinë e Eduart Dollapajt, por tepër vonë. 34-vjeçari Dollapaj dhe

27-vjeçari Kaçanik Gjuriçi ndodheshin të vdekur në banjën e apartamentit, ku autorja e krimit është dorëzuar pa asnjë rezistencë. “I vrava unë”, -i ka pohuar Manjola Dollapaj policisë, teksa prangat i shtrëngoheshin në duar. Një burim nga grupi hetimor i thanë mbrëmë MAPO-s se shkaku i krimit fshihet pas një historie tradhtie, e zbuluar nga bashkëshorti i 31-vjeçares Manjola Dollapaj pak minuta para se të vdiste. Duke dyshuar prej kohësh për një lidhje jashtë martese të së shoqes, Eduart Dollapaj kishte vendosur t’i ngrinte kurth asaj për të vërtetuar dyshimet. Mbrëmjen e së mërkurës, 34-vjeçari i ka thënë së shoqes se po nisej për në punë, por dyshohet se në të vërtetë ka qëndruar poshtë pallatit të tij, në pritje të asaj që do të ndodhte. Pak kohë më vonë, diku pas mesnatës ka parë të hyrë në shtëpinë e tij të riun Kaçanik Gjuriçi dhe nuk e ka bërë të gjatë: ka vendosur të kapë ‘mat’ të

“Në shtëpinë ku ndodhi krimi kemi sekuestruar një thikë dhe një kallashnikov, me të cilat është kryer vrasja e dyfishtë”, bëjnë me dije burime nga policia, të cilat po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes...

shoqen. Burime nga policia lokale shtojnë se në panik nga mbërritja e të shoqit, Manjola Dollapaj e ka fshehur të dashurin e saj në banjën e shtëpisë. 27-vjeçari kishte tentuar më herët të arratisej, por dritaret e apartamentit në katin e parë ishin me hekura dhe nuk ia ka dalë. “Në shtëpinë ku ndodhi krimi kemi sekuestruar një thikë dhe një kallashnikov, me të cilat është kryer vrasja e dyfishtë”, - bëjnë me dije burime nga policia, të cilat po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes. Dëshmitarja kyç në këtë histori është autorja e krimit, e cila kishte pohuar se pasi i shoqi kishte hyrë në apartament, kishte rrëmbyer thikën dhe kishte tentuar të vriste atë të parën. “Po vinte drejt nesh dhe donte të na vriste. Rrëmbeva kallashnikovin dhe qëllova në drejtim të tij”, - ka thënë Manjola Dollapaj për policinë. Grupi hetimor ka rindërtuar skenën e krimit, bazuar mbi dëshminë e autores, duke arritur në përfundimin

paraprak se 31-vjeçarja ka qëlluar me vetëdije në drejtim të të shoqit, ndërsa i dashuri i saj 27-vjeçar është vrarë gabimisht. Burimet e policisë tregojnë se Eduart Dollapaj i ka marrë plagët në gjoks, ndërsa Kaçanik Gjuriçi në pjesën e shpinës. E pyetur për këtë fakt, Manjola Dollapaj ka pohuar për policinë se ata ishin shumë afër, ndaj edhe plumbat u kanë marrë jetën të dy burrave. Gjatë gjithë ditës së djeshme, Dollapaj është marrë në pyetje nga policia e Tropojës, edhe për faktin se gjendja e saj emocionale ishte e rëndë. “Por ajo e ka pranuar krimin dhe kemi prova të pakundërshtueshme se është ajo autorja e vrasjes së dyfishtë në banesën e saj”,bëjnë me dije burime nga grupi hetimor. Pas arrestimit, 31-vjeçares i është komunikuar akuza e “vrasjes së dyfishtë”, ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të zbardhin plotësisht këtë krim pasioni që tronditi dje qytetin e Bajram Currit.

Trafik heroine me taksi, arrestohet shoferi nga Berati Policia e Kakavijës ka bllokuar 1 kilogram heroinë në një taksi me të cilën udhëtonin 4 pasagjerë. Arrestohet shoferi i saj Gjatë dy operacioneve të veçanta antidrogë, policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 1 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë marijuanë, në tentativë për t’u trafikuar në drejtim të Greqisë. Policia ka ndaluar edhe dy personat e dyshuar si transportues të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, ngarkesa prej 1 kilo-

grami heroinë është zbuluar e fshehur në një automjet taksi. “Ne dispononim informacione të marra në rrugë operative se ditën e enjte, një automjet taksi do të tentonte të transportonte në drejtim të Greqisë një ngarkesë me lëndë narkotike”, thonë specialistët e policisë kufitare në Kakavijë. Rreth orës 11:30, në stacionin kufitar të Kakavijës është paraqitur për t’iu nënshtruar kont r o l l i t r u t i n ë au t o m j e t i t i p “Benz”  taksi, me targa AA 470 BK, që drejtohej nga Sokol Dulla, nga Berati. Në automjet udhëtonin edhe katër persona të tjerë nga zona e Beratit. “Gjatë kontrollit,  në hapësirën mes dy sediljeve të para, në pjesën

plastike ne zbuluam dy pako në formë katrore, të mbështjella me letër natriban  ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, - thonë burimet policore. Në automjet janë gjetur 1 kilogram heroinë dhe 500 gram përzierës. Në vijim të veprimeve ligjore, policia ka shoqëruar të pesë personat që udhëtonin në mjetin taksi. Në përfundim të hetimeve mesditën e së enjtes, policia e Gjirokastrës deklaroi se 1 kg heroinë e gjetur në taksi i përkiste drejtuesit të mjetit, S.Dulla, ndërkohë pasagjerët nuk kishin asnjë lidhje me këtë trafik dhe janë lënë të lirë. Sipas grupit hetimor, sasia e heroinës ishte blerë në Berat dhe

destinacioni përfundimtar i saj ishte kryeqyteti grek, Athinë. Antidroga e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Beratit vijon punën për ndalimin e personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këtë rast të trafikimit të 1 kg heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Gjithashtu ditën e enjte, policia e Kakavijës sekuestroi në një autobus udhëtarësh të linjës ndërkombëtare Vlorë-Athinë, rreth 2 kilogramë marijuanë. Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë kontrollit të policisë së Kakavijës, ndërkohë që i dyshuar si transportues i saj u ndalua pasagjeri Ergys Latifi, 29 vjeç nga Vlora.  Bledar  Shehu


6

MAPO

E PREMTE, 4 MAj 2012 www.MAPO.AL

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

7

Banda e vjedhjeve, në pranga 6 adoleshentë Gjashtë të mitur janë vënë në prangat e policisë së Kavajës, të akuzuar për vjedhje të lokaleve, bizneseve dhe banesave. Pas kallëzimit nga ana e të dëmtuarve, policia u vu në veprim dhe bllokoi në banesat e tyre 16-vjeçarin A. Sterniqi; 16-vjeçarin A. Merhori; 17-vjeçarin G. Isha; 16-vjeçarin E. Berdufi; 16-vjeçarin A. Zhugri; dhe

20-vjeçarin Gëzim Myzeqari; që të gjashtë me banim në Kavajë. Burime zyrtare nga policia thanë se të ndaluarit vepronin si grup duke bashkëpunuar për realizimin e shumë vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në Kavajë dhe Durrës. Në vijim të hetimeve rezultoi se të sipërpërmendurit akuzohen se janë autorët e 15 vjedhjeve të banesave,

lokaleve dhe bizneseve të vogla. Policia e këtij qyteti u bën thirrje qytetarëve që janë të dëmtuar nga këto vepra penale të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre pranë Komisariatit të Kavajës, me qëllim evidentimin e të tjerave vjedhjeve apo marrjen e sendeve të vjedhura nga këta shtetas.

Skema e falsifikimeve, si agjentët e infiltruar blenë kartën me emër të rremë Prokuroria zbardh skemën e falsifikimit të dokumenteve, në një bazë të fshehtë pranë bllokut të ambasadave. Agjentët e infiltruar dhe përgjimet e të pandehurve dokumentuan aktivitetin e paligjshëm Leonard Bakillari TIRANË Një lokal i thjeshtë, nga ata që

nuk bien shumë në sy, në një lagje të populluar, mund të jetë streha perfekte për një bazë të tërë falsifikimesh, madje edhe karta identiteti. Pas arrestimit të katër të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve zyrtare, prokuroria zbardh skemën sesi ra në gjurmët e të dyshuarve dhe infiltrimin e një agjenti, që bëri të mundur “blerjen” e disa dokumenteve të falsifikuara. Për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, policia arrestoi shtetasit: Mariglen Ni-

kaj, 61 vjeç; Qazim Hysko, 62 vjeç; të dënuar më parë për të njëjtën akuzë, si dhe Lulzim Murthin, 57 vjeç; dhe Behar Matën, 36 vjeç, dy prej të cilëve janë ende në qeli. Hetimi për këtë rrjet nisi në datën 11 nëntor të vitit të shkuar, në bazë të informacioneve operative për një person me pseudonimin “profesori” ose “Geni”, i cili dyshohet se kryente falsifikim të dokumenteve. Zbulimi i skemës

Në duart e policisë fillimisht ra një “kartë identiteti” në emër të shtetasit Robert Papa, dokument i cili pas ekspertimit teknik rezultoi i falsifikuar. Kaq mjaftoi që prokuroria të autorizonte blerje të stimuluar të këtyre dokumenteve, nëpërmjet një agjenti të infiltruar me emrin e koduar “Beni”. Për llogari të hetimit, “Beni” ka kërkuar nga të dyshuarit një leje drejtimi mjeti (patentë) me emrin Detmir Broshmi, ndërsa ky person nuk ekziston. Personi me pseudonimin “Geni”, i identifikuar

si Maringlen Nikaj, ka mundur të sigurojë patentën, e cila sipas akt ekspertimit nr.9845 datë 24.11.2011 ka rezultuar e falsifikuar. Më tej, në këtë çështje është angazhuar një tjetër person, gjithashtu agjent i infiltruar, i cili ka kryer një tjetër blerje të stimuluar te shtetasi Maringlen Nikaj, që sipas hetimit bashkëpunonte me shtetasin Qazim Hysko. Me lejen e gjykatës, është vendosur përgjimi i numrave celularë të të dyshuarve, ndërsa më pas, po me vendim gjykate, përgjimet ndaj të dyshuarve janë zgjatur për të verifikuar gjithë veprimtarinë e tyre. Përgjimet

“Nga përgjimi i këtyre numrave telefonikë rezultoi se shtetasi Maringlen Nikaj bashkëpunon haptazi me shtetasin e quajtur Qazim Hysko, i cili ka përdorur numrin telefonik 06964… Konkretisht, në datën 28.03.2012 ora 14.35 numri telefonik 06951... ,që e përdor agjenti i policisë, ka udhëzuar shtetasin Maringlen

Nikaj, se mbiemri i personit Artur Kola në një nga dokumentet false të porositur nga policia nuk ishte Bala po Kola”- thuhet në vendimin Gjykatës për këtë çështje. Po atë ditë, i dyshuari Maringlen Nikaj i ka telefonuar shtetasit Qazim Hysko, duke i transmetuar udhëzimet e “porositësit”, i cili në fakt ishte agjenti i infiltruar i policisë. “Në këto rrethana rezulton se shtetasi Maringlen Nikaj bashkëpunon me shtetasin

Hetimi për këtë rrjet nisi në datën 11 nëntor të vitit të shkuar, në bazë të informacioneve operative për një person me pseudonimin “profesori” ose “Geni”, i cili dyshohet se kryente falsifikim të dokumenteve

Qazim Hysko, ku ky i fundit ndërmerr aktin e falsifikimit fizik të dokumenteve. Është sekuestruar dokumenti në emër të Artur Kolës dhe me akt ekspertimi ka rezultuar i falsifikuar”- thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithë kjo veprimtari dyshohet se është kryer në një lokal pranë shkollës “Avni Rustemi” në kryeqytet, pas bllokut të ambasadave. Për këtë arsye, prokuroria i ka kërkuar leje gjykatës të ushtrojë kontroll në ambientet e këtij lokali, ku është zbuluar edhe baza e falsifikimit. Pak ditë më parë, gjatë operacionit të koduar “Patenta 2”, policia vuri në pranga katër persona si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve. Nga kontrolli i ushtruar policia sekuestroi një printer “Epson” të cilësisë së lartë, dokumente të ndryshme mjetesh të falsifikuara, pasaporta greke dhe shqiptare, vërtetim hyrjedalje të doganës së Durrësit në emër të shtetasve të huaj, USB etj.

21 Janari, amerikanët marrin në dorë dosjen e Prokurorisë Dy prokurorët që asistuan hetimet për 21 Janarin kanë marrë një kopje të kërkesës për gjykim, që iu dorëzua Gjykatës së Tiranës TIRANË Përfundimi i hetimeve për

ngjarjet e 21 Janarit ka ngjallur një vëmendje të veçantë tek amerikanët, të cilët kanë mbikëqyrur dhe asistuar procesin hetimor të kryer nga Prokuroria Shqiptare. Kërkesa për gjykimin e të akuzuarve për vrasje, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi; dhe ish-majori i Gardës, Agim Llupo; përveçse nga palët, është marrë edhe nga dy prokurorë amerikanë, të cilët kanë

shprehur interes për çështjen. Sipas burimeve, mësohet se menjëherë sapo është njoftuar përfundimi i hetimeve, në prokurorinë e Tiranës kanë shkuar dy prokurorë amerikanë, të cilët kanë kërkuar kërkesat për gjykimin e të pandehurve. Prokurorët amerikanë kanë asistuar dhe këshilluar grupin hetimor të kësaj çështjeje, qysh në nisje të hetimeve nga prokuroria, sidomos në momente të veçanta, siç ishte mosekzekutimi i urdhër-ndalimeve për drejtuesit e Gardës. Duke qenë se amerikanët kanë dhënë një ndihmesë të veçantë për hetimin e këtyre ngjarjeve, ata kanë kërkuar të njihen edhe me konkluzionet e prokurorisë në mbyllje të hetimeve, sikundër pritet

të asistojnë seancat gjyqësore që do të zhvillohen ndaj të pandehurve. Menjëherë pas nisjes së hetimeve, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu në krah të kryeprokurores Ina Rama ofro i mbështetjen dhe asistencën e nevojshme teknike të qeverisë që ai përfaqëson në hetimet e ngjarjeve të 21 Janarit. Vetëm gjashtë muaj më vonë, prokuroria dërgoi për ekspertim në laboratorin e FBI-së katër pistoleta dhe predhat e gjetura në trupat e viktimave, që iu nënshtruan ekspertizave të detajuara. Po ashtu, Prokuroria Shqiptare kërkoi asistencën e FBI-së edhe për serverin e kamerave të Kryeministrisë, i cili siç rezultoi më pas se ishte riformatuar,

pasi ishin kopjuar pamjet filmike të marra nga kamerat e vendosura përreth godinave. Një moment i rëndësishëm që mori zgjidhje me këshillat dhe negocimin e amerikanëve ishte konflikti prokurori-qeveri, veçanërisht me policinë, e cila refuzoi të ekzekutonte urdhër-ndalimet për gjashtë drejtuesit e Gardës së Republikës, me pretendimin se në përmbajtje të tyre kishte gabime. Kjo çështje mbeti pezull për disa ditë, derisa zinxhiri komandues i Gardës “u dorëzua” në Prokurori dhe pas dy orësh të gjithë u lanë të lirë, edhe pse që në fillim kishte dyshime se një nga të dyshuarit për vrasje ishte vetë komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.


E PREMTE, 4 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

kronikë

MAPO

7

Grabitësit i vjedhin pistoletën policit të Burgjeve Grabitësit mësyjnë në shtëpinë e një polici të Burgjeve, ku vjedhin armën e shërbimit dhe një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në shtëpinë private të punonjësit të Burgjeve, Arben Hoxha, në një lagje të Tiranës. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se nga hetimet që kanë kryer kolegët e policit Arben Hoxha, gjatë natës duke zbardhur dita e

djeshme, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë pistoletën e shërbimit, të llojit “TT”, si dhe shumën prej 5 000 lekësh. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa mësohet paraprakisht se hetuesit nuk kanë mundur dot të gjejnë gjurmë gishtërinjsh të hajdutëve në vendngjarje. Duket se grabitësit,

ende të paidentifikuar, kanë shfrytëzuar faktin se shtëpia përdhese ku banonte polici kishte një nivel modest sigurie. Hajdutët kanë hyrë nga dritarja lehtësisht dhe kanë bastisur shtëpinë e Hoxhës. Ndonëse nuk kanë vjedhur një shumë të madhe lekësh, ata duket se nuk e kanë privuar veten nga luksi për t’u “armatosur”, pasi kanë gjetur rastësisht pistoletën e policit të burgjeve.

Djali i Umberto Bossit, student në Tiranë, policia gjen diplomën shqiptare Mediat italiane raportojnë se Renzo Bossi është diplomuar me nota shumë të mira, ndërsa i ka mbyllur 4 vitet e studimit brenda 1 viti. Hetuesit dyshojnë se diploma është blerë me fondet e fushatës së Lega Nord Hetimet në Itali ndaj djalit të një politikani të lartë janë kryqëzuar me Shqipërinë, për shkak të një diplome universitare, të cilën mediat italiane e raportojnë si të dyshimtë. Djali i ishliderit të Lega Nord, Umberto Bossi, i quajtur Enzo Bossi disponon një diplomë shqiptare. Dokumenti u gjet në kasafortën e financierit të Lega Nord, Francesco Belsito, nga prokurorët italianë, që janë ngarkuar për të zbuluar detaje në lidhje me skandalin e shpërdorimit të fondeve të partisë nga ish-lideri Bossi. Djali i Umberto Bossit rezulton të jetë diplomuar në 29 shtator të 2010ës në universitetin “Kristal” të Tiranës, për Menaxhim Biznesi. Në dokumentet e publikuara në të gjitha mediat italiane ditën e djeshme thuhet se Renzo Bossi dispononte një diplomë shqiptare universiteti, ndërsa lista e tij e notave flet për një student shembullor, i cili ka ar-

ritur rezultate shumë të mira në të gjitha lëndët. Sipas hetuesve italianë, Renzo Bossi rezulton t’i ketë marrë të gjitha lëndët në universitetin shqiptar brenda një viti, pasi diplomën e maturës në Itali e ka marrë në vitin 2009, ndërsa më 2010-ën është pajisur me diplomë universitare. Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossit nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të partisë “Lega Nord”. Në dokumentet e sekuestruara pak kohë më parë u gjet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro, ky i fundit mik i ngushtë me Renzo Bossin. Edhe diploma e Moscagiuros është siguruar në të njëjtin universitet, në Shkenca Politike me drejtim Sociologji. Diploma e Moscagiuro-s mban datën 29 qershor 2010. Prej afro tre muajsh, skandali i abuzimit me financimet në “Lega Nord” ka pushtuar vëmendjen e vendit fqinj. Hetimet e prokurorëve zbuluan se krerët më të lartë të kësaj partie dhe sidomos enturazhi dhe familjarët e kreut të saj, Umberto Bossi, kishin plotësuar çdo nevojë dhe kapriçio vetjake me fondet e partisë “Lega Nord”, fonde që më së shumti kjo parti i përfiton nga buxheti i shtetit. Apartamente, diamante, shëtitje fundjave me

REAGIMI

Universiteti “Kristal”: Renzo Bossi kreu studimet konform ligjit Universiteti “Kristal” ka pranuar dje, përmes një deklarate për mediat se Renzo Bossi ka kryer studimet konform ligjit. "Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, universiteti "Kristal" dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin "Kristal", aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti ynë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje," -thuhet në deklaratën e universitetit “Kristal”. jaht, por deri edhe blerje pampersash duket se janë kryer me fondet e partisë. Dy javë pasi plasi skandali, Umberto Bossi ka dhënë dorëheqjen si kreu i LEGA-s. Tashmë të gjithë janë përqendru-

ar te djali i tij Renzo Bossi, pasi deklaratat e këtij të fundit në media rezultojnë më interesante se shpenzimet e tij. Pak kohë më parë shefja e administratës së partisë Lega Nord, Nadia Dagrada,

deklaroi në prokurori se në listën e shpenzimeve të partisë rezultonte edhe shkollimi i djalit të Umberto Bossit, i cili, sipas saj, po studionte në një universitet në Londër. Nadia Dagrada shpjegoi se shkollimi i Renzos do të kushtonte rreth 130 mijë euro, por jo të gjitha shpenzimet do të mbuloheshin nga fondet e partisë. Renzo Bossin në Itali shpesh e thërrasin me nofkën “Trofta”. Në fakt, ka qenë i ati i tij Umberto Bossi, që e thirri i pari në këtë mënyrë dhe më pas shtypi italian vazhdoi duke e lakuar sipas mënyrës së preferuar të të atit. Historia e nofkës “Trofta” zë fill një ditë kur një gazetar italian e pyeti senatorin Umberto Bossi nëse Renzo - i cili kishte ngelur në klasë tri herë gjatë gjimnazit - do të ishte “delfini” i tij, një fjalë që në italisht përdoret për të nënkuptuar pasardhësin. Dhe Umberto Bossi u tregua i pamëshirshëm atë kohë: “Ai më shumë se delfin, është troftë”, citohet të ketë thënë. Duket se “Trofta” ka gjetur frymëzimin për të studiuar në Shqipëri, pasi, siç tregon libreza e notave që shoqëron diplomën e tij për Menaxhim Biznesi, në vendin tonë ai rezulton të ketë qenë një student shembullor, me notën më të ulët 8 në diplomën e tij. Përgatiti: Habjon Hasani

Mallra ‘high-tec’ kontrabandë, pranga tregtarit

Tritol ujësjellësit për inat të fqinjëve, arrestohen autorët  

Pogradec Një tregtar ka rënë në pranga dhe një hetim i gjerë antikontrabandë ka nisur nga policia e Pogradecit gjatë ditës së djeshme. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kanë arrestuar në kushtet e flagrancës Julian Tonën, 36 vjeç, banor i lagjes 2 në qytetin e Pogradecit. Tona është pronar i një lokali në qendër të qytetit të tij, ndërsa dyshohet se përfshihet në një rrjet të organizuar të kontrabandës së objekteve të ndryshme elektronike. Pas sinjalit që policia lokale ka pasur për këtë gjë, ka kryer një kontroll të papritur në lokalin e të lartpërmendurit. Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 aparate telefonike celularë, 20 kamera

Hedhin në erë ujësjellësin e fshatit, në pranga dy autorët. Shërbimet e Drejtorisë së Policisë në Elbasan, në bashkëpunim me komisariatin Librazhd kanë arrestuar dje Gëzim Topin, 37 vjeç dhe Petrit Buzrën, 58 vjeç me banim në fshatin Gizavesh në komunën Qendër Librazhd, pasi kanë vendosur një sasi eksplozivi në ujësjellësin e këtij fshati, duke lënë pa ujë 50 familje. Operacioni i koduar “Tornado 2012” përfundoi brenda pak orësh pas ngjarjes së ndodhur. Policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar shpejt autorët, të cilët janë arrestuar nën akuzën e “shkatërrimit të pronës me eksploziv, të kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e lëndëve

dixhitale, 12 aparatura modem për lidhje me internet, si dhe pajisje të tjera. Këto mallra nuk kanë pasur asnjë lloj dokumentacioni shoqërues, ndërsa mendohet se kanë hyrë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet vendkalimit kufitar të Qafë-Thanës, por dhe të Tushemishtit në rrethin e Pogradecit. Blutë kanë ndaluar Julian Tonën, i cili akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë, ndërsa disa persona të tjerë janë nën hetim. Të njëjtat burime i kanë bërë të ditur gazetës “Mapo” se dyshohet që një rrjet i organizuar të funksionojë në këtë zonë prej disa kohësh, duke shfrytëzuar dy pikat doganore në rrethin e Pogradecit që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë. I.Vreto

plasëse”. Hedhja në erë e ujësjellësit duket se është kryer për “inat” të komshinjve. Sipas informacioneve të marra në fshat rezulton se në banesat e të pandehurve vinte shumë pak ujë e kishte ditë që mungonte fare. Për këtë qëllim, ata kishin njoftuar edhe pushtetin vendor. Komuna kishte garantuar se problem i ujit do të rregullohej, por thjesht ata duhet të kishin pak durim. Por nga dëshmitë e deklaruara në polici autorët janë shprehur se nuk kishin shpresa se uji do t’u vinte një ditë, ndaj ndërmorën edhe aktin e hedhjes së tij në erë, në mënyrë që të mos kishte i tërë fshati. Dy bashkëfshatarët rrezikojnë ta paguajnë me burg veprimin e kryer. F.S. 


8

MAPO

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

ekonomi

Negociatat me TAP, krijohet “ushtria” e ekspertëve Leja e koncesionit të gazsjellësit TAP do të negociohet nga një grup i madh ekspertësh nga Shqipëria, që përfaqësojnë linjat kryesore të infrastrukturës. Përfaqësia e eksperteve që do të negociojë me TAP është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përbëhet nga përfaqësues

të Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Financave, të Transportit, të Turizmit, të Kulturës, të Mjedisit. Ministritë do të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre që do të negociojnë për sektorët përkatës me përfaqësuesit e TAP-it. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se

negocimi me ekspertët e TAP-it është futur në faza intensive diskutimi. Nga ana tjetër pala shqiptare po përgatit të gjitha udhëzimet dhe kuadrin rregullator për të përmbushur detyrimet ligjore në shërbim të realizimit të projektit më të madh rajonal të dekadës.

TAP në Shqipëri përmes Korçës, Beratit dhe Fierit

Gazsjellësi TAP, Shqipëria nis testimin e tregut TAP bën gati garën për kapacitetet rezervuese në vendet ku kalon gazsjellësi. Konsorciumi TAP-AG përjashton aksesin e palëve të treta. Hyn direkt në marrëdhënie me privatët. Ja kushtet Blerina Hoxha

Shqipëria do të testojë kapacitetet rezervuese dhe alokuese të gazit që pritet të kalojë në vendin tonë ndërmjet gazsjellësit TAP, nga Azerbajxhani. Në një udhëzues të përbashkët që është miratuar nga autoritetet rregullatore të Shqipërisë, Greqisë dhe Shqipërisë, testimi i kapaciteteve rezervuese nga kalon gazsjellësi duhet të bëhet para se ai të nisë nga puna. Ndërkohë që kompania TAPAG i ka paraqitur autoriteteve kombëtare të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë aplikimin e saj për përjashtimin prej të drejtës se aksesit të palëve të treta për projektin e gazsjellësit

Trans Adriatik Pipeline, që shtrihet përgjatë tre vendeve dhe kualifikohet si linjë interkonjeksioni. Ky status i jep monopolin TAP-it për tregtimin e gazit, i cili do të shfrytëzohet ndërmjet privatëve, duke përjashtuar ndërhyrjen e shteteve ku kalon gazi. TAP pritet të fitojë këtë të drejtë në bazë të Direktivës 2003/55/EC që është e zbatueshme për Shqipërinë si Palë Kontraktuese e Komunitetit të Energjisë dhe është transpozuar në legjislacionin kombëtar. Neni 36 i Direktivës 2009/73/EC dhe legjislacioni kombëtar kërkojnë që, në rastin kur infrastruktura në fjalë shtrihet në territorin e më shumë së një vendi, çdo vendim për përjashtim prej të drejtës së aksesit të palëve të treta, duhet të merren në bashkëpunim mes Autoriteteve Kombëtare të vendeve përkatëse. Në këtë kuadër Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë kanë përgatitur bashkërisht këto udhëzime për menaxhimin dhe alokimin e kapacitetit të projektit TAP, faza e parë e të cilit ka të bëjë me ftesën e palëve të interesuara për të shpre-

hur interesin për të rezervuar kapacitetet. Para se të vendoset mbi përjashtimin nga e drejta e aksesit të palëve të treta, Autoritetet duhet të vendosin mbi rregullat dhe mekanizmat për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve. Këto Rregulla kërkojnë që të kryhet paraprakisht një test i tregut. Për projektin TAP, testi i tregut është i strukturuar në dy faza: Faza e Shprehjes së interesit dhe faza e Rezervimit. Në fazën e shprehjes se interesit të gjithë përdoruesit e mundshëm, institucionet dhe TSOtë janë të ftuar të shprehin interesin e tyre, sipas këtyre udhëzimeve, për kontraktimin e kapaciteteve ose për t’u lidhur me infrastrukturën dhe u kërkohet që të paraqesin të dhëna dhe informacione në mënyrë që Autoritetet të vlerësojnë përmbushjen e kritereve të përcaktuara. Si rezultat i fazës së rezervimit, alokimi i kapacitetit me terma afatgjatë do të kryhet sipas kontratave transporto-osepaguaj, në vartësi të vendimit përfundimtar për kryerjen e investimit nga ana e TAP-AG dhe aksionareve të tij që do të çojë në realizimin faktik të in-

frastrukturës. Procedurat për kryerjen e fazës së shprehjes së interesit të testit të tregut, përfshirë tekstin e ftesës për shprehje interesi, do të propozohen nga TAP-AG brenda 20 ditëve prej miratimit të këtyre udhëzimeve dhe do të miratohen nga Autoritetet brenda 15 ditëve pas marrjes së propozimit. Autoritetet do të verifikojnë, në veçanti, që procedurat të jenë të hapura, jo-diskriminuese, transparente dhe në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe me legjislacionin kombëtar të Vendeve Pritëse. Faza e shprehjes së interesit e testit të

Kompania TAP-AG i ka paraqitur autoriteteve kombëtare të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë aplikimin e saj për përjashtimin prej të drejtës se aksesit të palëve të treta për projektin e gazsjellësit

 Gjurma e gazsjellësit “Trans Adriatik Pipeline” në Shqipëri përshkon qarkun e Korçës, Beratit dhe Fierit. Tubacioni do të nisë nga komuna Miras në Devoll, për të kaluar më pas në Vithkuq, Çorovodë, Poliçan, Berat, Mbrostar dhe Topojë të Fierit. Komuna Topojë është stacioni fundor i gazsjellësit ku dhe do të ndërtohet stacioni i pompimit të gazit. Dy stacione pompimi do të bëjnë tranzitimin e gazit nga Korça në Fier e më pas nga bregdeti i Semanit në rrugë nënujore drejt Italisë.  Ka dy variante për stacionin e pompimit në Seman, duke marrë parasysh rreziqet nga përmbytjet. Me kompanitë e konsorciumit është rënë dakord që Shqipëria të mos jetë vetëm vend tranzit, por të ruajë rezerva gazi edhe për nevojat e saj të brendshme. Shtrirja e tubacioneve të gazit nuk do të pengojë fermerët e komunave të kultivojnë kulturat e tyre bujqësore. Një tjetër avantazh për komunat nga do të kalojë “Trans Adriatik Pipeline” është dhe punësimi i specialistëve vendas si dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore.

tregut do të kryhet nga TAP-AG, e cila është përgjegjëse për zbatimin korrekt të procedurave, sikurse ka rezultuar prej miratimit të Autoriteteve. Aksionarët e TAP-AG do të marrin pjesë në fazën e shprehjes së interesit të testit të tregut, dhe në fazën pasardhëse të rezervimit, nën të njëjtat kondita dhe kushte të zbatueshme për palët e tjera të interesuara, sikurse është përcaktuar në tekstin e ftesës për shprehje interesi. Brenda 15 ditëve pas përfundimit të fazës së Shprehjes së interesit, TAP-AG do t’i dorëzojë Autoriteteve një raport që përmbledh rezultatet e fazës së shprehjes së interesit, përfshirë vlerësimin e tij për rezultatet e kësaj faze, duke iu referuar në mënyrë specifike implikimeve që ajo ka në projekt. Vlerësimi i TAP-AG nuk është detyrues për opinionin që do të jepet nga Autoritetet. Kështu të tre Autoritetet ( Shqipëria, Greqia dhe Italia) do të japin opinionin e tyre rreth fazës së Shprehjes së interesit brenda 30 ditëve pas marrjes së raportit.

TAP do të ketë monopolin e transmetimit të gazit TAP do të ketë monopolin e transmetimit të gazit nga Shqipëria, sipas direktivave ndërkombëtare në këtë fushë. Si në Europë, Britani dhe ShBA, ka raste kur lejohet që për një periudhë të caktuar të mbajë një pozitë dominuese në treg për shkak të investimit kolosal që bën, si në këtë rast TAP-i. Ndërsa ligji “Për sektorin e gazit natyror në Republikën e Shqipërisë” parashikon që OST-ja t’u sigurojë hyrje pa diskriminim palëve të treta në sistemin e transmetimit, brenda kufijve të kapaciteteve trans-

metuese dhe kërkesave të rregullave teknike. Referuar ligjit, OST-ja publikon kushtet dhe termat e miratuar nga ERE, përfshirë rregullat dhe tarifat për sigurimin e hyrjes së palëve të treta në sistemin e transmetimit. Por, po sipas ligjit “Për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”, OST mund ta refuzojë hyrjen në sistemin e transmetimit për mungesë kapaciteti ose kur hyrja mund të shkaktojë efekte negative në zbatimin e detyrimit të shërbimit publik, si dhe vështirësi serioze,

ekonomike e financiare, për kontratat “take-or-pay”, të cilat kanë qenë efektive përpara kërkesës për hyrje në sistem. Për sa i përket tranzitimit të gazit natyror, sipas ligjit, ai kryhet nga OST-ja. Kontratat e tranzitimit dhe çdo alokim kapaciteti për këtë qëllim realizohen në përputhje me kërkesat e licencës dhe me rregullat e ERE-s, për të drejtat e palëve të treta për akses në rrjet. ERE thotë se po e shikon dokumentacionin të paraqitur nga TAP me seriozitet, përgjegjësi dhe prioritet, pasi ky është një

Tubacionet e gazit

projekt shumë i rëndësishëm që pritet t’i sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomisë shqiptare. Negociatat vazhdojnë dhe ERE nuk ka përcaktuar një datë konkrete për marrjen e vendimit. Ndërkohë që në qershor pritet që të përzgjidhet një nga projektet e Korridorit të Veriut mes NABUCO-s dhe SEEP-it. Fituesi do të hyjë në garë me projektin e gazsjellësit të jugor TAP. Pritet që vendimi për projektin përfundimtar që, nga do të përcillet gazi për në Europë, të vendoset diku në mes të vitit 2013.


7465 02

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

ekonomi

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Autoriteti i Konkurrencës zbardh mënyrat sesi krijohen monopolet në ekonominë shqiptare SHKURT

Mali i Zi, zyrtarisht anëtar i OBT Mali i Zi është bërë zyrtarisht anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë. Përfitimet më të mëdha nga anëtarësimi në këtë organizatë përfshijnë zgjidhje konstruktive të marrëveshjeve tregtare, shpenzime më të ulëta jetese, eksporte më të mëdha, përmirësim të cilësisë së mallrave e shërbimeve dhe luftë më e madhe ndaj korrupsionit. Disa përfitime të

Lindita Milo

Udhëzimi

Konkurrenca: Ja tri skemat si krijohen monopolet Pasi ka ndjekur një sërë hetimesh të thelluara në tregje të ndryshme në vend, Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar një udhëzues i cili tregon mënyrën sesi krijohen monopolet në treg. Konkurrenca paraqet disa skenarë, një ndër të cilët është llogaritja e xhiros. Sabina Veizaj

Autoriteti i Konkurrencës zbardh skemën sesi krijohen monopolet në tregun shqiptar dhe sesi mund të identifikohet përqendrimi dhe shkelja e ligjit të konkurrencës. Rasti më i fundit i penalizimit të shoqërisë koncesionare “Romano Port” nga ana e konkurrencës, ka treguar edhe një herë për ekzistencën e monopoleve në tregun shqiptar. Hetimi i thelluar e nxori fajtore shoqërinë, e cila nuk u jepte mundësi manovrimi subjekteve të tjera të shkarkonin gaz në port. E njëjta gjë ka rezultuar pak kohë më parë nga hetimi paraprak për Petroliferën në Vlorë, por shoqëria rezultoi e pafajshme për shkak të mënyrës së hartimit të ligjit dhe kontratës koncesionare, që i kanë dhënë të drejtë shoqërisë, ndërsa ka detyruar autoritetin të tërhiqet, por duke mos harruar të vërë në dukje se tregu ka probleme. Në këtë mënyrë, në udhëzuesin e bërë publik, Konkurrenca vëren se ekzistenca e monopoleve në treg mund të identifikohet nga përqendrimet ndërmjet bashkimit të dy ose më shumë ndërmarrjeve ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga njëra-tjetra dhe llogaritjes së xhiros. Përqendrimi mes ndërmarrjeve Një monopol në treg ndodh kur dy ose më shumë ndërmarrje, ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga njëra-tjetra bashkohen (shkrihen së bashku) në një ndërmarrje të re dhe pushojnë së ushtruari aktivitet si njësi të ndara ligjore. Një përqendrim mundet gjithashtu të ndodhë kur një ndërmarrje është përthithur

Mënyrat e kontrollit �Kontrolli nga përftimi i aksioneve apo aseteve �Kontrolli mbi baza kontraktuale �Kontrolli nëpërmjet mënyrave të tjera

Mënyrat e krijimit të monopoleve �Mes ndërmarrjeve �Përqendrimi sipas xhiros �Përqendrimi përmes kontrollit nga një tjetër, ku kjo e fundit mban identitetin ligjor, ndërsa e para pushon së ekzistuari si një njësi ligjore. Një përqendrim mundet gjithashtu të ndodhë edhe kur nuk mund të identifikohet përmes ligjit kombinimi i aktiviteteve të ndërmarrjeve të pavarura më parë, që çon në krijimin e një njësie ekonomike të vetme. Kjo mund të ndodhë kur dy ose më shumë ndërmarrje, ndërsa ruajnë personalitetet e tyre individuale ligjore, themelojnë nëpërmjet kontratës një manaxhim të përbashkët ekonomik, ose strukturën e një shoqërie të listuar si dyshe. Nëse kjo çon në një bashkim de facto të ndërmarrjeve në fjalë, në një njësi të vetme ekonomike, transaksioni konsiderohet si një përqendrim. Një kërkesë për përcaktimin e një përqendrimi të tillë de facto është ekzistenca e një menaxhimi të përhershëm dhe të vetëm ekonomik. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë përftimet e brendshme dhe kompensimet nga humbjet ose një shpërndarje e të ardhurave si ndërmjet njësive të ndryshme brenda grupit, edhe përgjegjshmërisë së tyre të përbashkët ose ndarje të riskut të jashtëm. Përqendrimi sipas xhiros

Konkurrenca identifikon si një element të rëndësishëm në vlerësimin e monopoleve kufirin e xhiros që duhet të plotësojnë ndërmarrjet në mënyrë që të jenë ob-

jekt shqyrtimi nga Autoriteti. Referuar udhëzimit, kufiri i xhiros llogaritet për të përcaktuar nëse një përqendrim duhet njoftuar apo jo dhe nuk shërben për të vlerësuar as pozicionin e tregut komercial të palëve pjesëmarrëse në përqendrim as ndikimin e transaksionit: ato përfshijnë xhiron që vjen prej të gjithë sektorëve të aktivitetit të palëve. Pra, burimet që janë vënë në dispozicion në të, dhe jo vetëm xhiron dhe burimet e drejtpërdrejta të përqendrimit në fjalë. Kur një ndërmarrje pjesëmarrëse në përqendrim është pjesë e një grupi, nuk merret në konsideratë vetëm xhiroja e ndërmarrjes pjesëmarrëse por edhe ajo e ndërmarrjeve me të cilat ndërmarrja pjesëmarrëse ka lidhje të rëndësishme në aspektin e të drejtave dhe kompetencave, për të përcaktuar nëse ajo i përmbush kufirin e xhiros. Në llogaritjen e xhiros duhet që të zbatohet “zbritja e tarifës së uljeve të lidhura me shitjet si edhe të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me xhiron”. Monopoli nëpërmjet kontrollit

Konkurrenca sqaron se një tjetër mënyrë e krijimit të monopolit në treg ndodh edhe përmes kontrollit. Një kontroll i tillë mund të përftohet nga një ndërmarrje që vepron e vetme ose nga disa ndërmarrje të cilat veprojnë bashkërisht. Kontrolli gjithashtu mund të përftohet nga një person në rrethanat ku ky person tashmë kontrollon të paktën një ndërmarrje tjetër ose ndryshe, nga një kombinim i personave dhe ndërmarrjeve. Përftimet e kontrollit nga personat fizikë konsiderohen se sjellin një ndryshim të qëndrueshëm në strukturën e ndërmarrjes në fjalë, vetëm nëse këta persona fizikë ndërmarrin aktivitete të mëtejshme ekonomike për llogari të tyre ose nëse ato kontrollojnë të paktën një ndërmarrje tjetër. Përsa i përket përfituesve, kontrolli zakonisht përftohet nga persona ose ndërmarrje të cilët janë mbajtës të të drejtave ose u janë caktuar të drejta duke u dhënë kontrollin sipas një kontrate përkatëse.

cilat ka njohur Mali i Zi janë sinjalet pozitive të pritshme nga investitorët e huaj dhe liberalizim më i madh i tregut. Të gjitha këto pika janë diskutuar më përpara në procesin e anëtarësimit dhe përmirësimi i mallrave e shërbimeve mund të çojë në rritje ekonomike, duke pasur parasysh se një gjë e tillë përfaqëson 2/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto në botë.

Venizelos: Dalja nga eurozona do ta bëjë Greqinë si Shqipëria Lideri socialist grek Evangelos Venizelos shprehu frikën për një dalje nga eurozona, në qoftë se Greqia nuk do të formonte një qeveri pas zgjedhjeve legjislative më 6 maj.  Venizelos deklaroi se dalja nga eurozona do ta kthejë Greqinë në një vend si Shqipëria. “Partia e dhrahmisë ekziston, ka nga ata të cilët kanë vënë bast për dështimin dhe për Greqinë e dhrahmisë”, deklaroi Venizelos në një konferencë shtypi

të publikuar në kanalet televizive greke. Sipas tij, zgjedhjet e të dielës janë shumë të rëndësishme, sepse populli duhet të vendosë për fatin e vendit për 20 vitet e ardhshme. Sipas sondazheve të fundit, rezultati i zgjedhjeve është tepër i pasigurt, për shkak të rritjes së partive të vogla dhe përqindjeve të ulëta të marra nga dy partitë kryesore, partia e djathtë ‘’Demokracia e Re’’, që është favorite dhe socialistët e PASOK-ut.

Evangelos Venizelos

Serbia, e para në rajon për investimet e huaja Në vitin e kaluar Serbia ka qenë vendi me investimet e Huaja Direkte më të larta në Rajon, të cilat kanë arritur në 2.2 miliardë euro. Lajmi është bërë publik nga Ministria serbe e Financave. Sipas këtij institucioni, edhe përgjatë këtij viti pritet një vlerë e përafërt e këtyre investimeve. Ministri i Financave, Nebosja Ciriç,

gjatë një tryeze të rrumbullakët, të titulluar “Investimet e Huaja Direkte Serbi 2001 - 2011”, deklaroi se gjatë dhjetë viteve të fundit, investimet e Huaja Direkte në Serbi kanë arritur në 17 miliardë euro. Sipas tij, vlera neto e këtyre investimeve ka arritur në 15.1 miliardë euro.

Ministri serb i Financave, Nebosja Ciriç


OpEd

10

MAPO

E PREMTE, 4 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

01

Vetia e gjeniut është ti furnizoj me ide budallenëjt e njëzet viteve më vonë . ARAGON

02

Ka shumë menyra që njeriu të pasurohet dhe këto janë kryesisht të këqija. BEKON

03

Suksesi zakonishtë është rezultat i hapit të gabuar në drejtim të duhur. BERNSHTAJN

BUJAR KAPEXHIU NGA

Opinione dhe Editoriale

Pse Liria e Medias i bën Shoqëritë më të Shëndetshme I

nformacioni është pushtet. Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’u kërkojnë llogari qeverive të tyre dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni. Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura, të cilave të mund t’u besojnë. E njëjta gjë mund të thuhet për bizneset dhe tregjet. Po kështu edhe qeveritë. Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët vuajnë. Shoqëritë vuajnë. Ekonomitë vuajnë. Megjithatë, teksa njerëzit anembanë botës nderuan Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizuar nga UNESCO në Tuniz këtë vit, kërcënimet kundër gazetarëve vijnë duke u rritur. Deri dhjetorin e shkuar, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve numëronte 179 gazetarë në burgje anekënd botës. Dhe gazetarët vazhdojnë të kërcënohen, të sulmohen, të zhduken, apo të vriten sepse përpiqen të raportojnë lajmet. Gjatë vitit të kaluar bota ishte dëshmitare si e premtimit ashtu edhe rrezikut ndaj një shtypi të lirë. Kudo në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, gazetarët, blogerat, regjisorët dhe analistët u bënë kronikanë të protestave që rrokën të gjithë rajonin, ndërkohë që disa qytetarë, të armatosur me asgjë tjetër veç telefonave celularë, rrezikuan jetën për të ngarkuar të vërtetën – me tekst, Twitter, and piksel. Duke bërë këtë, po ushtronin një liri themelore të shenjtëruar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila deklaron: “Cilido ka të drejtën ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime pa ndërhyrje prej ndokujt si dhe për të kërkuar, marrë dhe përcjellë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdolloj media dhe pavarësisht prej kufijve.” Megjithatë, tepër qeveri përpiqen të censurojnë median, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Shumë gazetarëve investigues po u mbyllet goja, shumëve prej tyre sepse ekspozojnë korrupsionin – në nivele të qeverisjes vendore,

KOMENT ALEKSANDËR A. ARVIZU AMBASADOR I SHBA-së

Ambasada e ShBA-së në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët – Parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët – do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara lirinë e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur. Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Anembanë botës liritë e medias janë gërryer. Në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojnë, kanosin dhe kërcënojnë gazetarët. Janë edhe kriminelët – kartelet e drogës – terroristët apo fraksionet politike.

shtetërore dhe kombëtare. Shumë sulme e vrasje të gazetarëve mbeten pa u ndëshkuar. Në Shqipëri panorama ka qenë e përzier. Nga ana pozitive, u pa përparim në miratimin e legjislacionit të rëndësishëm për shpifjen, në muajin shkurt. Ky ishte një hap i vërtetë përpara. Megjithatë, nga ana tjetër, Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut vërente një numër fushash që kanë nevojë për përmirësim, duke vënë në dukje: “…Media ishte aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur dhe gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë…” Më tej raporti vëren se “Vazhduan forma të ndryshme të kanosjes ndaj medias. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në përgjigje të presioneve politike apo të biznesit. Shumë gazetarë u ankuan se mungesa e kontratave të punës për ta shpesh pengonte mundësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive.” Ambasada e ShBA-së në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët – Parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët – do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara lirinë e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur. Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Anembanë botës liritë e medias janë gërryer. Në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojnë, kanosin dhe kërcënojnë gazetarët. Janë edhe kriminelët – kartelet e drogës – terroristët apo fraksionet politike. Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e lajmeve.

Partia e Topit

Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë. Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha qeverive që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të krijuar hapësirë që gazetarët e pavarur të bëjnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo përndjekja. Përshëndesim në veçanti ata gazetarë, blogera dhe qytetarë të guximshëm që kanë sakrifikuar jetën, shëndetin, apo lirinë e tyre me qëllim që të tjerët të mësonin të vërtetën. Po ashtu, nderojmë rolin e medias së lirë dhe të pavarur për të krijuar demokraci të qëndrueshme dhe shoqëri të hapura e të shëndetshme.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha qeverive që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të krijuar hapësirë që gazetarët e pavarur të bëjnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo përndjekja. Përshëndesim në veçanti ata gazetarë, blogera dhe qytetarë të guximshëm që kanë sakrifikuar jetën, shëndetin, apo lirinë e tyre me qëllim që të tjerët të mësonin të vërtetën. Po ashtu, nderojmë rolin e medias së lirë dhe të pavarur për të krijuar demokraci të qëndrueshme dhe shoqëri të hapura e të shëndetshme.


E PREMTE, 13 QERSHOR 4 MAJ 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Është shumë e qartë se Fatos Nano ka vendosur të jetë produkt i një mekanizmi të tillë që denatyron themelin e sistemit. Ai ka vendosur t’i imponohet me arrogancë popullit shqiptar si një president pakice. Megjithatë, ka kush mund ta ndalë. Janë ata që kanë detyrimin për ta ndalur. Janë kacafytur me njëri-tjetrin, janë plagosur me njëri-tjetrin, janë vrarë me njëri-tjetrin. Por asnjëherë nuk kanë mundur të delegjitimojnë njëri-tjetrin. Dhe kur nuk kanë arritur të delegjitimohen mes tyre, afërmendsh që nuk mund të lejojnë të delegjitimohen nga dikush tjetër... — ARJAN VASJARI

Rrezikojmë të kemi një president pakice T

itulli ka nevojë për një shpjegim të menjëhershëm: nuk e kam fjalën për rrezikun e një presidenti nga opozita. Përkundrazi: shëndetit demokratik të Shqipërisë do t’i shkonte përshtat një president i tillë. “Pakica” në këtë rast, ka të bëjë me një lloj aglomerati partitokratik i cili, më shumë se për peshën e vet politike, është i pavetëdijshëm për modifikimin gjenetik që mund t’i shkaktojë anatomisë së sistemit. Dje, për shembull, u konsumua “delikti” i radhës në dëmtimin e kësaj gjenome. Vangjel Dule, përfaqësues i një partie që në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë ka vetëm 1.4%, në një sfidë të qartë ndaj dy forcave që mbartin ekuilibrin tonë politik, pothuajse urdhëroi se “...partitë duhet të institucionalizojnë mbështetjen për Fatos Nanon...”. Tri ditë më parë, me një stil pak a shumë të ngjashëm, të njëjtën gjë bëri edhe Shpëtim Idrizi. LSI e zotit Meta, nuk ka shkuar deri këtu, por nuk është asfare e vështirë të interpretosh ambiguitetin e saj. Brenda të njëjtit delir vërtiten edhe disa parti të tjera periferike. Mirëpo, asnjëra nga këto nuk ka faj. Ato janë brenda lirisë së tyre të përdorin një të drejtë demokratike dhe për këtë nuk ka pse t’i marrin dorën askujt. Për këtë arsye, targeti i kundërshtimit të arsyeshëm duhet të jetë pretendenti për detyrën e kryetarit të shtetit, Fatos Nano. Sikur u morëm shumë me strategjinë e tij dhe për një çast na shpëtoi taktika. E cila, nuk është e denjë për dikë që tenton

EDITORIAL ARJAN VASJARI

Fatos Nano nuk mund dhe nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë president pakice. Fatos Nano nuk mund dhe nuk duhet t’i lejojë vetes që të jetë president pa mbështetjen e Sali Berishës ose Edi Ramës. As Ilir Meta, as Shpëtim Idrizi, as Vangjel Dule dhe as gjithë dishepujt e tjerë së bashku nuk kanë legjitimitet politik për të prodhuar një president republike. Ata mund të kenë numra që të kushtëzojnë Sali Berishën apo Edi Ramën për të zgjedhur kreun e shtetit, por nuk kanë stofin elektoral për t’i imponuar popullit shqiptar një president që nuk zgjidhet nga shumica e dhomës së përfaqësuesve të tij...

t’i qaset detyrës më të lartë të Republikës. Sepse nuk është as e urtë dhe as politike. Është vetëm e pandershme. Fatos Nano nuk mund dhe nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë president pakice. Fatos Nano nuk mund dhe nuk duhet t’i lejojë vetes që të jetë president pa mbështetjen e Sali Berishës ose Edi Ramës. As Ilir Meta, as Shpëtim Idrizi, as Vangjel Dule dhe as gjithë dishepujt e tjerë së bashku nuk kanë legjitimitet politik për të prodhuar një president republike. Ata mund të kenë numra që të kushtëzojnë Sali Berishën apo Edi Ramën për të zgjedhur kreun e shtetit, por nuk kanë stofin elektoral për t’i imponuar popullit shqiptar një president që nuk zgjidhet nga shumica e dhomës së përfaqësuesve të tij. Kandidati Fatos Nano po bën pikërisht këtë. Pothuajse i pamundur në misionin e tij për të marrë mbështetjen e këtyre të dyve, i është drejtuar përmes një diversioni të kulluar partive të pakicës popullore. Të cilat nuk kanë ndonjë përgjegjësi politike, nuk kanë se kujt t’i japin llogari. Për pasojë, e kanë shumë të thjeshtë të thonë “po”. Një “po” që është krejt e pavlerë brenda procedurës aritmetike parlamentare, por që kthehet në një thesar për të shantazhuar mazhorancën dhe opozitën e këtij vendi. Nderi dhe korrektesa e sipërmarrjes politike e donte që Fatos Nano, më së pari të merrte mbështetjen e qartë publike të Partisë Socialiste ose Partisë Demokratike dhe më pas të kërkonte ta zgjeronte bazën e legjitimitetit të tij me partitë e tjera. Kjo ishte

dhe mbetet e vetmja rrugë morale nga ku mund të kalohet për në Presidencë. Padyshim që ka edhe shtigje të tjera, të cilat mund ta ulin Fatos Nanon tek ëndrra e tij. Madje janë saktësisht këto shtigje që ai po shkel. Nuk është habi që Ilir Meta, apo Shpëtim Idrizi, apo Vangjel Dule t’i imponojnë Sali Berishës dhe Edi Ramës një president që këta të dy nuk e duan. Kjo është një sagë që ka filluar të rrëfehet përditë e më paturp brenda shoqërisë. Mirëpo kjo do të ishte sinjali më i tmerrshëm i dekadencës së demokracisë sonë. Sepse, mbase do t’i kishim dhënë një zgjidhje çështjes së Presidentit, por do të kishim delegjitimuar sakaq binomin mazhorancë-opozitë. Do të kishim poshtër uar vullnetin e shoqërisë që ka mandatuar me shumicë absolute për ta përfaqësuar Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë. Është shumë e qartë se Fatos Nano ka vendosur të jetë produkt i një mekanizmi të tillë që denatyron themelin e sistemit. Ai ka vendosur t’i imponohet me arrogancë popullit shqiptar si një president pakice. Megjithatë, ka kush mund ta ndalë. Janë ata që kanë detyrimin për ta ndalur. Janë kacafytur me njëri-tjetrin, janë plagosur me njëri-tjetrin, janë vrarë me njëritjetrin. Por asnjëherë nuk kanë mundur të delegjitimojnë njëri-tjetrin. Dhe kur nuk kanë arritur të delegjitimohen mes tyre, afërmendsh që nuk mund të lejojnë të delegjitimohen nga dikush tjetër. Qoftë ky pakicë apo, aq më pak, një president pakice.

Nuk është habi që Ilir Meta, apo Shpëtim Idrizi, apo Vangjel Dule t’i imponojnë Sali Berishës dhe Edi Ramës një president që këta të dy nuk e duan. Kjo është një sagë që ka filluar të rrëfehet përditë e më paturp brenda shoqërisë. Mirëpo kjo do të ishte sinjali më i tmerrshëm i dekadencës së demokracisë sonë...

“Trapi” i Umberto Bossi-it me diplomë shqiptare

U

mberto Bossi ka qenë deri para pak ditësh udhëheqësi i “plot’hir” dhe i padiskutueshëm i partisë Lidhja e Veriut (Lega Nord) në Itali. Një ndër shtyllat e forta të aktivitetit politik të Lega Nord ka qenë lufta ndaj korrupsionit dhe përqendrimit të pushtetit qendror në Romë. “Roma ladrona” (Roma hajdute) ishte bërë një shprehje e përditshme në gojën e çdo mbështetësi të Lega-s. Mjaft votues shikonin tek Lega një mënyrë për të luftuar korrupsionin e madh me natyrë “jugore italiane” e madje, nëse kjo luftë do të ishte e pafrytshme, një mundësi ndarjeje përfundimtare nga shteti italian për të krijuar shtetin fantomatik padan. Kur plasi skandali korruptiv i kësaj partie dhe kur dolën fakte të abuzimeve të Bossi-it dhe familjes së tij, pati një thyerje të madhe të kohezionit të kësaj partie dhe një zhgënjim të popullit mbështetës të saj, bashkë me një turbullim ndjenjash kundrejt udhëheqësit. Disa “kocka të forta” e mbrojnë

KOMENT ALBERT P. NIKOLLA

akoma, të tjerë kërkojnë me ngulm largimin e tij. Fakte skandaloze dalin përditë në pah dhe krijojnë një pështjellim të madh në opinionin publik italian, pasi duket sikur asnjë parti, sado “puritane” të paraqitet, nuk i reziston dot korrupsionit. Një detaj interesant në përfshirjen e Bossi-it në politikë ka të bëjë me politikën e tij “etnografike”. Shumë i lidhur pas elementëve etnografikë të “popullit lumbard”, siç preferonte t’i quante mbështetësit e tij, ai i përdorte mjeshtërisht ato në funksion të suksesit politik. Jo vetëm kaq, një kujtesë e kohëve të arta mbretërore të lumbardëve i futi në kokë idenë e “mbretërimit familjar” në politikë. Ndoshta

mund të ketë luajtur rol edhe emri i tij: “Umberto”! Këtu fillon edhe komedia e tij politike që i solli pashmangshmërisht fundin politik. Bossi ka një djalë që quhet Renzo Bossi. Pa asnjë ndjesi përbuzjeje apo ofendimi për të, ai është krejt idiot. Aq idiot është Renzo i shkretë, sa babai i tij Umberto e quan publikisht pa pikë problemi “trota”. “Trota” është një fjalë që në shqip përkthehet me fjalën “troftë”, por në kontekstin italian ka kuptimin, pak a shumë, “trap”. Ndoshta ka qenë kjo mënyrë humori e Bossi-it për t’u hedhur hi syve njerëzve, pasi ai, duke e ditur sa idiot është djali i tij, e ka mbështetur tej mase në një karrierë politike të rrufeshme. Ky injorant i pashkollë bëhet, pak kohë pasi ka kaluar moshën 20-vjeçare, këshilltar rajonal i Lombardisë me një rrogë 10 000 euro në muaj. Për të kuptuar diferencën, për lexuesit, vërej se pensioni minimal në Itali është rreth 470 € në muaj. Mirëpo “trapi” i Bossi-it kishte një

problem: ishte pa diplomë universitare dhe ky fakt nuk përputhej aspak me nivelin tejet të lartë politik. Në këtë pikë vjen në ndihmë solidariteti shqiptar dhe Renzo Bossi, nga “trap” i thjeshtë, bëhet “trap me diplomë shqiptare”. Në fakt, gazeta italiane “Corriere della Sera” në version e sotëm “on line” dëshmon me argumente të pakundërshtueshme se ai është pajisur me diplomë në një universitet privat shqiptar. Unë, në argumentimin tim, nuk nisem nga fakti nëse ai ka marrë ose jo një diplomë të rregullt nga ana procedurale e juridike, por nga fakti se “trapi” nuk ka pasur nivelin intelektual për të marrë një diplomë në Itali dhe kjo gjë duhet të na bëjë të mendojmë seriozisht për vlefshmërinë reale të diplomave shqiptare. Ndërkohë që në Itali ka mbi 15 000 studentë universitarë shqiptarë që kërkojnë një diplomë që vërtetë vlen, “trapi” vjen nga Italia e merr diplomë shqiptare. Kohët ndërrojnë e bashkë me to edhe zakonet.

Në fakt, gazeta italiane “Corriere della Sera” në version e sotëm “on line” dëshmon me argumente të pakundërshtueshme se ai është pajisur me diplomë në një universitet privat shqiptar...


CMYK

02

rajoni

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

MAPO

13

Avokati mbrojtës, Naser Raufi deklaroi për agjencinë INA se tashmë kanë mbetur në paraburgim vetëm 3 të akuzuarit e drejtpërdrejtë për vrasjen si dhe 4 të tjerë

Rrëfimi i 60-vjeçares: Tmerri i arrestimit si terroriste nga policia e Shkupit Feride Bilali tregon pas lirimit operacionet e dhunshme të policisë për masakrën e Smilkovicës. Gjykata liron 13 prej të arrestuarve, zbulohen emrat e tre të dyshuarve kryesorë të operacionit “Monstër” “Tmerri i së martës që përjetova, mos i ndodhtë askujt”. 60-vjeçarja Feride Bilali nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, e cila u arrestua bashkë me dhjetëra shqiptarë të tjerë, e nis kështu rrëfimin e saj mbi akuzat për terrorizëm. E liruar pas 24 orësh keqtrajtim në stacionin e policisë në Shkup, Ferideja thotë se asnjëherë në jetë nuk e kishte menduar se do të akuzohej për “vrasje”. “I lutem Zotit të mos i ndodhë askujt ajo që unë përjetova. Më morën në orën 4 të mëngjesit, e trishtuan mbesën 3-vjeçe, ndërsa nusen e djalit tim, e cila është shtatzënë, nga tmerri dhe frika e policëve, e shtruam në spital. Akoma nuk e kam parë nusen”,- tregon Ferideja për gazetën “Koha”. Ajo tregon më pas se fillimisht kishin kontrolluar shtëpinë, ku nuk banon asnjeri, pasi dy djem i ka në Zvicër dhe një në Belgjikë.”Kishin thyer derën e hyrjes dhe kur kanë parë se askush nuk gjendet aty, erdhën në shtëpinë ku ishim duke fjetur unë, nusja e djalit dhe mbesa ime 3-vjeçe. Kur u futën me turr, u kërkova të kontrollojnë ngadalë, sepse ma tmerruan mbesën, e cila filloi të dridhej nga frika”, - thotë 60-vjeçarja nga fshati Hotël. Pas arrestimeve

Deri dje pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave të liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovicë të Shkupit. Avokati

Serbia hyn në ditët e heshtjes zgjedhore

Feride Bilali pas arrestimit

mbrojtës, Naser Raufi deklaroi për agjencinë INA se tashmë kanë mbetur në paraburgim vetëm 3 të akuzuarit e drejtpërdrejtë për vrasjen e pesëfishtë si dhe 4 persona të tjerë, që dyshohen për vepra bashkëveprim, ndihmë dhe posedim armësh pa leje. Mëngjesin e djeshëm u liruan 3 veta, pas skadimit të paraburgimit 48 orësh, ndërsa 60-vjeçarja Feride Bilalli u lirua për shkak të problemeve shëndetësore. Paraburgimi 30 ditor është vendosur për 3 të dyshuar që konsiderohen nga policia si vrasës të drejtpërdrejtë, Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu. Këta janë dërguar në burgun e Manastirit. Masa e paraburgimit është vendosur edhe për Afrim Ismailoviç dhe Halil Demiri, që janë në arrati. Arrestimet u bënë më 1 maj, në mesin e të cilëve edhe 4 va-

jza e gra shqiptare që u morën në pyetje nga gjykatësi hetues, të cilëve të mërkurën në mbrëmje iu caktua masa e paraburgimit 48 orësh. Në paraburgim mbeten 4

Deri dje pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave të liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovicë të Shkupit

DASH: Mafia, e lidhur me politikën në Mal të Zi Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se mafia ka lidhje deri në instancat më të larta të Podgoricës zyrtare Një raport i Departamentit amerikan të Punëve të Jashtme publikoi një analizë për Malin e Zi, në të cilin shteti fqinj konsiderohet si i zotëruar nga mafia me lidhje deri në instancat më të larta të Podgoricës. Siç raportoi e përditshmja “Vijesti”, autori i studimit, Moises Naim vlerësoi se shumë politikanë, jo vetëm që janë të përfshirë në veprimtari mafioze, por janë vetë drejtues të grupeve të krimit të organizuar. Sipas raportit në fjalë, shtetet e tjera në botë që janë të kontrolluara nga mafia janë Bullgaria, Ukraina, Venezuela, Guineja-Bissau dhe Mianmari. “Përqark globit, mafiozët kanë depërtuar midis qeverive në një shkallë të paprecedentë, por edhe më shqetësues është fakti i luftimit të klaneve të ndryshme, vetëm për të marrë bizneset e tyre nga ana e qeveritarëve”,- shkruhej mes të tjerave në raport. “Ndryshe nga një shtet i zakonshëm, shtetet e zotëruara nga mafia nuk mbështeten në grupe të krimit të organizuar për të përmbushur interesa të

ndryshme, shpeshherë të lidhura me politikën e jashtme. Në këto vende, ndodh shpesh që të jenë vetë politikanët ata që diktojnë këto interesa dhe udhëheqin klanet mafioze”. Megjithatë, në analizën e Departamentit të Shtetit theksohet se ka edhe shumë raste të tjera të lidhjeve me mafien në shtete të ndryshme në botë, midis të cilave edhe në Rusi, ku vërehet një veprim i përbashkët midis disa rrjeteve mafioze dhe institucioneve në aspekte lokale.

persona, tek të cilët policia ka gjetur nga një pistoletë, si dhe 3 persona të tjerë, të cilët dyshohen se kryen ekzekutimin e 5 personave në Smilkovicë.

Partitë politike në Serbi janë në orët finale të prezantimit të programit të tyre qeverisës në të tria pushtetet, ku serbët do të votojnë këtë të diel. Në mesnatë, vendi shkon në heshtje elektorale dhe të gjitha spotet televizive, ato në internet, fletushkat apo banderolat elektorale ndalohen, ashtu sikundër e kërkon ligji i zgjedhjeve, 18 parti do të konkurrojnë me kandidatët e tyre për ripërtëritjen e parlamentit dhe 12 kandidatë do të garojnë për presidentin e Serbisë. Sipas autoritetit zgjedhor, pak më shumë se 7 milionë është numri i personave me të drejtë vote, por në këtë numër përfshihet edhe popullsia shqiptare në Kosovë, edhe pse Kosova tashmë është shtet i pavarur. 8587 janë qendrat e votimit në Serbi, përfshirë këtu edhe ato që do të hapen në Kosovë, por në ndryshim nga zgjedhjet brenda Serbisë, në Kosovë nuk do të votohet për zgjedhjet lokale, por vetëm për presidentin dhe parlamentin e ardhshëm serb. 


sociale

E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Bashkëpunimi, Basha pret Presidentin e Malit të Zi Tirana dhe Podgorica do të bashkëpunojnë midis tyre në disa fusha të rëndësishme për të dyja vendet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti në një takim Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në takim, Basha dhe Vujanoviç nënvizuan rëndësinë e vendosjes dhe intensifikimit të një bashkëpunimi mes

Tiranës dhe Podgoricës. Kreu i Bashkisë theksoi se afërsia gjeografike dhe infrastruktura e përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit që i lidh dy kryeqytetet, është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, artit, kulturës dhe investimeve. Ndërsa Vujanoviç tha se Tirana është bërë një

qytet atraktiv për turistët, çka e dëshmon dhe numri i madh i grupeve që ai ka parë gjatë vizitës në Tiranë. Ndër të tjera, Basha dhe Vujanoviç diskutuan për bashkëpunim mes operatorëve turistikë për përgatitjen e guidave dhe planifikimin e tureve të përbashkëta turistike të Tiranës dhe Podgoricës.

Taksat 2012, ja si është llogaritur xhiroja për biznesin e vogël Basha: Nga 23 000 subjekte biznes i vogël, vetëm 9 800 kishin bërë deklarimet parashikuese të qarkullimit vjetor për vitin fiskal 2012. 64 % e subjekteve në zonat larg qendrës janë të vlerësuara në 2 nivelet më të ulëta të xhirove, 0-2 dhe 2-3 milionë Jonida Tashi

Vlerësimi tatimor për biznesin e vogël në kryeqytet, për detyrimet e këtij viti është bërë në bazë të xhirove vjetore që subjektet kanë deklaruar në tri vitet e mëparshme. Sektori i Verifikimit në Terren dhe Sektori i Kontrollit Tatimor dhe Analizës së Riskut në Bashkinë e Tiranës, mbas përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës parashikuese kanë bërë investigimet përkatëse për subjektet “Biznes i vogël”. Nga kjo analizë është konstatuar se nga 23 000 subjekte biznes i vogël, vetëm 9 800 kishin bërë deklarimet parashikuese të qarkullimit vjetor për vitin fiskal 2012. Procesi i vlerësimit të detyrimit tatimor është kryer bazuar në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tati-

more në Republikën e Shqipërisë. Nga verifikimet e kryera si dhe nga të dhënat e sistemit, 64 % e subjekteve në zonat larg qendrës janë vlerësuar në dy nivelet më të ulëta të xhiros 0 deri në 2 milionë dhe 2 deri në 3 milionë lekë në vit, ndërkohë që 0-2 dhe 2-3 ka qenë në disa raste edhe qarkullimi vjetor i subjekteve në zona, si: Blloku, Tirana e Re dhe rrugët qendrore. Shifrat janë bërë të ditura nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak që është mbajtur pasditen e së mërkurës. Kreu i Bashkisë ka dhënë sqarime lidhur me pretendimet përse xhiroja e përllogaritur për një numër subjektesh është më e lartë, duke bërë të ditur se ka ngritur një komision të posaçëm për të parë rastet një për një, dhe se çdo përllogaritje bëhet vetëm duke u bazuar në vendimet e Këshillit Bashkiak. Në bazë të këtij vendimi, në momentin kur subjektet nuk bëjnë vetëdeklarimin, atëherë është administrata tatimore, e cila ka të drejtën, në mënyrë krahasimore të bëjë vlerësimin e xhiros. Kjo analizë është bërë për mbi 23 400 subjekte dhe vetëm 9 800 subjekte kanë bërë deklarimet parashikuese të deklarimit vjetor. “Vlerësimi tatimor nga administrata është bërë në bazë të xhirove të deklaruara nga

Të dhëna 23 000 subjekte biznes i vogël janë kontrolluar për vlerësimin e xhiros së deklaruar 9 800 e tyre kishin bërë deklarimet parashikuese të qarkullimit vjetor për vitin 2012 23 400 njoftime për detyrime tatimore janë shpërndarë nga Bashkia për vitin fiskal 2012 1096 është numri i ankesave që janë shqyrtuar nga Drejtoria e Tatim-Taksave 745 ose 68 % e kërkesave të shqyrtuara kanë qenë dakord me vlerësimet e bëra 351 ose 32 % prej tyre kanë rezultuar si kërkesa të drejta të bëra nga ana e subjekteve 1440 subjekte të reja tregtare janë regjistruar në këtë 4-mujorin e parë të këtij viti

të njëjtat subjekte për vitin 2009, 2010 dhe pjesë të vitit 2011, deklarime të bëra para autoriteteve tatimore të kësaj bashkie, ndonëse jo të kësaj administrate aktuale. Përveç kësaj, të gjitha subjekteve iu dha e drejta e ankimimit efektiv, jo formal. Në Bashkinë e Tiranës, 1096 subjekte sollën ankimet e tyre për sa i përket nivelit të xhiros. Këto ankimime u trajtuan sipas ligjit në fuqi dhe rezultoi se 745 ose 68 % e kërkesave të shqyrtuara ranë dakord me vlerësimin fillestar, sepse është e vështirë të argumentosh, jo e pamundur nuk përjashtohet, por si rregull të arsyetosh se xhirot e 2009 dhe 2010 të kenë qenë më të larta se xhiroja e 2011 apo fillimit të 2012, por në ato raste kur kjo u argumentua në mënyrë faktike siç e parashikon ligji, 351 prej subjekteve që ankimuan, 32% prej tyre rezultuan kërkesa të drejta, të bëra nga ana e subjekteve dhe të reflektuara sipas ligjit, nga organet tatimore të Bashkisë së Tiranës në raportet fiskale që ka me këto subjekte”, shpjegoi Basha. Në kuadër të luftës kundër informalitetit, në katër muajt e parë të këtij viti pranë Bashkisë së Tiranës janë regjistruar 1440 subjekte të reja tregtare, pjesa më e madhe e të cilave e kanë ushtruar aktivitetin e tyre duke mos i shlyer taksat.

Taksa e pastrimit

Mblidhen 101 milionë lekë në tre muaj Plot 101 milionë lekë të reja janë mbledhur për 3-mujorin e parë të këtij viti nga taksa e pastrimit. Për subjektet juridike kjo taksë mblidhet nga Drejtoria e Tatimeve pranë Bashkisë së Tiranës, ndërsa për subjektet fizike, familjarët apo individët, nga Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se me këtë performancë, në fund të vitit 2012 do të paguhet kostoja e pastrimit të qytetit me taksën e pastrimit që paguajnë qytetarët. “Nga mënyra e re e mbledhjes së tarifës së pastrimit nga familjarët, të ardhurate arkëtuarapër3-mujorineparëtëvitit 2012arrijnënëshumënprej101.000.000 lekëose204%iarkëtimevetëvitit2011, 49.384.147lekë.Nëkëtëmënyrëarrijmë tëmbyllimvakuuminekrijuarmidis kostosvjetoretëpastrimit(afro 10.000.000USD)membledhjene tarifës së pastrimit”, - u shpreh Basha. Deri tani vakuumi i kostos së pastrimit të qytetit është kompensuar nga përdorimi i taksave të tjera.

Gjuha e shenjave, nisin diskutimet për zyrtarizimin Kodra: Shërbimi i interpretit duhet futur menjëherë në institucionet dhe administratën shtetërore, si edhe mjediset me rëndësi publike Nisin diskutimet për zyrtarizimin e gjuhës së shenjave edhe në vendin tonë, që do t’u vijë në ndihmë personave që nuk dëgjojnë dhe s’flasin. Zyrtarizmi i gjuhës së shenjave, si pjesë e plotësimit dhe respektimit të të drejtave të personave që

nuk dëgjojnë ka mbledhur në një tryezë të përbashkët të organizuar nga Ministria e Punës, në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Personave që nuk Dëgjojnë (ANAD) dhe me mbështetjen e projektit të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve, të organizatave jofitimprurëse, organizatave ndërkombëtare dhe grupe të interesit. Zv/ ministrja e Punës, Filloreta Kodra theksoi se “mungesa e standardizimit të gjuhës së shenjave jo vetëm ka krijuar një distancë të pa-

justifikuar deri tani, por ka vështirësuar në të njëjtën kohë arsimin, punësimin, marrjen e kujdesit shëndetësor dhe gjithë shërbimeve të tjera të domosdoshme për personat që nuk dëgjojnë e nuk flasin”. Sipas Kodrës, zyrtarizimi i gjuhës shqipe të shenjave është një hap i rëndësishëm, i cili do të vendosë në kushte të barabarta komunikimi personat me vështirësi në dëgjim me pjesën tjetër të shoqërisë. “Shërbimi i interpretit të gjuhës së shenjave duhet futur menjëherë si

në institucionet edhe administratën shtetërore ku ofrohen shërbime, edhe në të gjitha mjediset e tjera me rëndësi publike si një detyrim ligjor, që t’u sigurojë të drejtat që meritojnë këtij komuniteti”, - u shpreh zv/ministrja Kodra. Në këtë aktivitet, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës, Habit Hajredini, solli eksperiencën pozitive të Kosovës, e cila ka zyrtarizuar gjuhën e shenjave, duke e vënë theksin në rëndësinë e këtij procesi.


16

MAPO

e premte, 4 MAJ 2012 www.mapo.al

Bozho: Ja personat që do të tërheqin faturat financiare për të marrë tapitë ALUIZNI i Tiranës pasi ka përfunduar procedurat për 172 subjekte, të cilat kanë kërkuar të legalizojnë ndërtimet dhe shtesat e pallateve të ndërtuara pa leje, publikon listën e këtyre subjekteve, që duhet të tërheqin faturat financiare. Pas pagesës së faturës, ato do të pajisen me tapi për 30 ditë. Sabina Veizaj

Janë 172 subjekte, nga bashki dhe komuna të Tiranës që duhet të paraqiten pranë ALUIZNI-t në kryeqytet për të tërhequr faturat financiare. ALUIZNI Tiranë publikon emrat 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88

SKENDER,FIQIRI AGRON ASTRIT ASTRIT,JONUZ SURI VIKTOR GENTIAN REFIK HASAN HAXHI FERIK GJON ZENEL VASIP REXH MUHAREM VANGJEL ASTRIT JORGO TAF  ZENEL MEDI,HYSNI FLAMUR GAZMIR,URIM,PERPARIM XHAFER GURI DED ZYLFI SHPRESA NIKOLL BAJRAM RAMAZAN RENJE ARBEN dashamir halil bujar behar kapllan hysen mehmet ME FATURA TE BERA polikseni mirash kol muharrem,zeqir selim myzafer gjin sefer ASQERI SOKOL TETEM ALI AZGAN SADIK

e 172 subjekteve, të cilat pasi të kenë tërhequr dhe shlyer detyrimin financiar që shënon dhe përfundimin e procesit të legalizimit, do të pajisen me tapi për objektin apo shtesën e ndërtuar pa leje, duke e ligjëruar atë si pronë të tyre. Kreshnik Bozho, kreu i ALUIZNI-t Tiranë, shprehet se jo vetëm këto 172 subjekte, por të gjithë ata që e kanë tërhequr faturën financiare të drejtohen pranë drejtorisë që ta shlyejnë atë, me qëllim që të bashkëpunojnë për të përmbyllur me sukses procesin. Sipas tij, procesi po ecën me ritme të shpejta nga ana e administratës, por ngërçi mbetet tek qytetarët, të cilët pasi kanë kaluar të gjitha hallkat e zinxhirit të procesit, po hezitojnë të shlyejnë faturën financiare. Kriza në fakt ka ndikuar në xhepat e qytetarëve, të cilët po ngurojnë të paguajnë detyrimin për legalizimin, pavarësisht se sa kushton. MUHO AQIF JONUS,SUL RAMADAN MUSA ISMAIL DON SELIM NIMAN RAMADAN MARK ADEM BEXHET DAUT RIZA  ENGJELL BEJCE ABDYL KADRI MYFTAR,MEDI NIKOLL ISUF NEVRUS RAIF ZEF LUTFI HASAN PJETER ARIF ALI ASQERI NOVRUZ xhemal zymer tasim zeqir nasibi latif shaqir 27/04/12 koco ded gjergj demir rahman hariz mark beqir HYSEN PALI HAJDER MEHMET ZENUN ZENUN

POJANA DUNGA DOKU SHEHU CALA PAJAZITI KARABRAHIMI BABOCI HOXHA SYLECI TOMORRI LLESHI KUCANA MERHADI METALIA BARDHOCI SPIRO VASHA KORAQI HASA TOPULLI MANUKA MARKU METUKU MANCE LATOLLARI GECAJ SADE RAPOLLARI PRENGA OSMANI MIJA MOLLANJI MEJDANI ramaliu hajdaraj mata kurti shukuli manxhuku mija lulo ndou cuni joca allmuca tarllamishi uka palushi GJONI IMERAJ NAZERAJ LACI SYLAJ SYLAJ

Zonë Informale

89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128

SHKELQIM HYSEN ALTIN ISUF FEHMI DALIP MUSTAFA BARDHYL AGRON ALI FADIL QAMIL ABEDIN GJON FADIL FLLANXA NAZIME NDRICIM ZENEL EURAN NIKOLL PETRAQ HYSEN FIQIRI MIHAL PERPARIM ISUF MEVLAN NIKOLL ALI KUJTIM AISHE,FATMIR BELUL KUJTIM MENDUFKE ISA EDUART PELLUMB MERSIN MYZAFER 

HAXHI RAMIZ MEHMET MUHARREM MYSLYM REXHEP SELMAN ALI DILAVER MUHARREM FIQIRI ABEDIN BAKI MARK XHEMALI BERTASH ISLAM RIFAT ENVER RESMI PJETER KICO RAMIZ LUTFI BEXHET NAZO MUHARREM BISLIM DED XHAFERR IBREAHIM ELMAZ,TAHIR XHEVIT NEZIR RIFAT  AVNI  XHEMAL SHEME HAXHI PETREF

SKENDERI ALIU SALKU DOKOLLI MYSLIMAJ KOCI KOLLAKU LIPO KUKA KAJTAZI DIBRA ABEDINI ZEQIRLLARI LLESHI RROSHI ZENELI MUCO CANI CELA BICAKU PRENGA KARAPANXHA ALIA TRUSHILLA XHIMA BUSHI DOKOLLI MEMISHAJ KUKAJ DODAJ CACA  BICAKU TOPCIU SULA GORDANI SEJATI BELEGU FLAMURAJ TOCKA MEMAJDINI

XHANE LULZIM  XHELAL ERMAL ARDJAN ELMAZ GANI NAMIK MISTO  HAXHI EQREM ZIJA ANEFI

FERIT OSMAN AHMET BAJRAM PETRIT KAJMAK MEHMET ZAIM HAZIZ OSMAN MUSTAFA HAXHI XHEZAR

CELA KILJA KECA HAXHILLARI TOPI TOPI PLAKU SHALCA NORA KURTI MAHMUTI MIFTARI LIPO

SHKELQIM

HAXHI

SKENDERI

129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149

HYSNI RIFAT ELEZ TAHIR LUAN GURKAZI YLLI LUTFI SEJFULLA RIZA AQIF QEMAL MIRELA,ELIDA MAKSIM  ARDJAN,ISMET,KASTRIOT,LUTO ARTUR MYZAFER SOTIRAQ XHEZAR FADIL SHPRESA JANI MEXHIT HALIM BAJRAM

QERIM NASUF RAMADAN ADEM MEXHIT RIZA MUHAREM SULEJMAN SEFEDIN QAMIL RUSTEM SERVET

HOXHA MACKA ELEZAJ HAJREDINAJ BALLA XHEMALI RAMAJ HYSA FISNIKU HOXHA NEZIRI BUNDO CERICA BEZATLLIU HASKAJ BICI MEMAJDINI BUZO DINOSHI KALIQI LAMCE LAMCE PASHA KRAJKA CERPJA

150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172

SHKELQIM

HAXHI

SKENDERI

MUSA SALI,ASTRIT HYSNI MERSIN AZGAN SADIK

BRAHIM BEDRI QERIM HAXHII ZENUN ZENUN

BRAHAJ XHEBRAHIMI HOXHA TOCKA SYLAJ SYLAJ

HYSEN KADRI PETREF KOLI ABAZ BAJRAM FETI ALI QAZIM HYSNI BAJRAM

SIMON

NDUE

NJKOLLI

MUSTAFA YLBER DED AHMET AGRON NURI LULZIM

HAJDAR RAMIS NIKOLL ISLAM RAMIZ MEHMET QAMIL

KODRA ADILAJ MARKU SHAHOLLARI DUBRAKU MULLAI NELI

HATEM,EDMOND,  PRANVERA,ANDI NEXHI  FATMIR QAZIM AFRIM ARBEN VIGJILENT YLBER

NURI HAMIT DEMIR SULEJMAN RIFAT LYTFI SHAQIR

ALUSHLLARI VILA MALAJ ARIFI BACI GORDANI IBRAHIMI CANI

DEFRIM RAM  MUS 

RAMADAN ZEQE ELMAZ

AGOLLI MALAJ CEJKU

AHMET FLORIJE KRISTAQ TONIN FADIL ARBEN HYSEN FETA XHENTIL ILJAZ AGRON BARDHYL

DEMIR RIZA VASIL PRENG HALIL PRENG ABDYL RUSHIT AVNI XHETAN BEDRI IBRAHIM

KODRA AGOLLI KOTI SHPANI SHAHINAJ FRROKU QAZIMI LELA MUSLLINJ KESHI DOKA LLESHI


E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

17

Drejtoresha e Institutit të Studimeve Ballkanike në UET, Enika Abazi, pas leksioneve në universitetet e Francës flet për çështjet e nxehta të Ballkanit në Europë, të cilat u diskutuan edhe me akademikët francezë

Europa & Ballkani: “E bukura dhe bisha” në marrëdhëniet ndërkombëtare “Miti i Ballkanizimit që e sheh rajonin si një sallatë maqedonase, shfrytëzohet nga Europa dhe nga aktorët politikë të vetë shteteve ballkanike. Ndërkohë, Bosnja e Kosova mbeten ende çështje të pazgjidhura në rajon” Universitetet franceze mikpritën Prof. Asc. Enika Abazi, PhD, profesore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, për të trajtuar nga pikëpamja e marrëdhënieve ndërkombëtare disa çështje që lidhen me rajonin. Konfliktet ballkanike, krijimi i rreziqeve vetëm nëpërmjet ligjërimeve të aktorëve politikë, Ballkani përballë Europës, pikat e nxehta, por dhe kapacitetet e reja të rajonit, janë çështjet që ngacmuan interesin e akademikëve francezë. Dhe për një rajon me kaq problematika, UET ka tashmë Institutin e Studimeve Ballkanike, që drejtohet nga vetë profesoresha Enika Abazi. Jeni kthyer nga Franca pasi keni mbajtur atje disa seminare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Çfarë natyre kishin këto aktivitete? Isha e ftuar në Universite de Lille 1 nga Akademik Albert Doja, ish-profesor i Antropologjisë në UET dhe tani profesor i Sociologjisë dhe Antropologjisë në Universite de Lille 1, me qëllim shkëmbimin e përvojës në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor me universitarët e atjeshëm. Krahas mësimdhënies në Shkollën Doktorale të këtij universiteti, menduam që të isha e pranishme nëpërmjet seminareve dhe në disa universitete të tjera në Francë, si në Institutin e Shkencave Politike të Lilës, si dhe në Paris, në Institutin e Studimeve Politike (SciencesPo-Paris) dhe në Qendrën e Studimit dhe Kërkimit Ndërkombëtar (CERI). Jam e kënaqur që realizuam një aktivitet të ngjeshur akademik, sepse nuk është e lehtë të sigurosh oraret, lajmërimet, gjithë organizimin për konferencat, në këto institucione shumë të rëndësishme për sa i përket politikëbërjes së jashtme në Francë. Unë jam veçanërisht e interesuar për çështjet e konflikteve etnike dhe mënyrës sesi ai kuptohet në këndvështrimin e disiplinës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Një nga motivimet e para është që rajoni nga vij, ka qenë i përfshirë në shumë konflikte të quajtur etnike. Unë kisha si qëllim të diskutoja me kolegët në Francë këto problematika, që duhet thënë që nuk janë probleme ekskluzive të rajonit, por në këtë rast shembulli aplikativ ka qenë gjithmonë i orientuar nga rajoni. Dhe në fund mund te them se kisha zgjuar interesin e akademikëve të atjeshëm. Cilat ishin çështjet që zgjuan më shumë interes? Po një nga çështjet që është e re edhe për universitarët atje është sekuritarizmi, i cili në terma të përgjithshëm nënkupton një proces nëpërmjet të cilit një çështje në dukje e zakonshme përkthehet në emergjente me efekte imediate për vetë ekzistencën e grupit etnik. Pra, sekuritarizmi duhet parë si proces i instrumentalizimit të pasigurisë. Kur thoni sekuritarizëm, çfarë duhet të kuptojmë? Procesi i siguritizimit nuk ka të bëjë me një kërcënim që ekziston objektivisht, por me perceptimin subjektiv të tij. Siguritizimi, sipas studiuesit danez Ole Wæver, është inter-subjektiv që nënkupton pranimin e kërcënimit të krijuar, nga një audiencë e gjerë. Në rastin e konfliktit etnik “aktet e të folurit” garantojnë autoritet dhe legjitimitet nëpërmjet argumenteve që përvijojnë identitetin etnik

të kërcënuar, ndryshe nga konceptimi tradicional i dilemës së sigurisë që në qendër ka fuqinë dhe aktet që synojnë rritjen e saj. Në këtë “akt të foluri” që përvijon rrezikun, argumentet përzgjidhen me kujdes, e kaluara historike që sillet në vëmendje mbithekson dramat dhe dallimet etnike në një fryme kundërshtie përkundrejt “tjetrit”, i cili paraqitet si zaptues i asaj që shihet në përkatësi, por që padrejtësisht është në zotërimin e “tjetrit”. Kjo përpjekje bëhet me qëllim legjitimimin e konfliktit me “tjetrin”zaptues, për rikthimin e gjësë së pretenduar, në shume raste territorin e zaptuar. Territori shihet si një element i rëndësishëm në ligjërim, pasi grupi etnik i kushton rëndësi jetike, duke qenë se elementet dallues të identitetit etnik i referohen shpesh një territori apo vendbanimi të caktuar. Në rast të siguritizimit të identitetit etnik, çdo shoqëri detyrohet të besojë se mirëqenia e saj kushtëzohet nga përjashtimi i shoqërive të tjera dhe se zhvillimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet nxjerrjes jashtë loje të të tjerëve. Dhuna mendohet se shpërthen për shkak të radikalizimit të dilemës së sigurisë që përshkallëzohet si rezultat i rritjes së frikës së brendshme dhe dyshimit në lidhje me ekzistencën identitare të grupit shoqëror, që bashkëshoqërohet me gjenerimin e kundërvlerave të bashkëpunimit dhe solidaritetit dhe inkurajimit në fjal�� të fundit të fragmentarizimit. Një situatë të cilën e kemi përjetuar jo rrallë në rajon gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, por jo vetëm. Termat e përdorur patën shumë impakt, sepse ishin rrethanat kur ish-Jugosllavia po shpërbëhej. Dhe pikërisht kjo mendohet se shpjegon më mirë atë që ndodhi në rastin e Jugosllavisë. Sigurisht këtë nuk mund ta bëjë kushdo. Janë elitat politike që kanë fuqi ta bëjnë ligjërimin të besueshëm. Kjo bëhet e mundur pasi elitat influencojnë përkufizimin e interesave kombëtare, duke i paraqitur ato si shprehje e “së mirës së përbashkët,” nëpërmjet përdorimit të autoritetit të dijes dhe institucioneve formale. Si ilustrim mund të përdorim “Memorandumin” e botuar nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencës, që mundësoi udhërrëfyesit pseudo-shkencorë për zgjidhjen e “çështjes serbe” në kuadrin e Jugosllavisë. Sigurisht një sipërmarrje e tillë ka për qëllim të mobilizojë mbështetje për kapjen, rritjen apo konsolidimin e pushtetit politik nga ana e elitave. Kështu mendohet se Memorandumi famëkeq u bë platforma ideologjike që legjitimoi ngjitjen e Milosheviçit në shkallën më të lartë të pushtetit dhe veprimet e tij. Sidoqoftë, nëpërmjet kuptimit të proceseve sekuritariziuese mund të zhbëjmë shumë pasiguri të formësuar në terma jo vetëm etnikë, por dhe në terma të sigurisë kombëtare, politikave ambientale etj., të cilat në thelb synojnë garantimin e autoritetit dhe legjitimitetit politik më shumë sesa zgjidhjen në kushte normale të tyre, domethënë nëpërmjet procedurave dhe mjeteve demokratike. Po temat e seminareve të tjera, çfarë problematikash prekën? Ndërhyrjet ndërkombëtare dhe integrimi europian i Ballkanit ishte një prej tyre. Një tjetër ishte: Miti i ballkanizimit përkundrejt europianizimit dhe implikimet e një përballje të tillë në rastin e integrimit europian të Ballkanit. Dhe e fundit: Nga teoritë e luftës në praktikën ndërkombëtare të menaxhimit të konflikteve etnike që nuk mund të çonte veçse në dështimin e parashikuar të ndërhyrjes në Ballkan. Po e nis nga e fundit. Pse dështim, aq më tepër i parashikuar? Po të analizohet me kujdes mënyra si u trajtua shpërbërja e Jugosllavisë, që në një mënyrë apo tjetër lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si u kuptuan konfliktet që çuan në këtë shpërbërje, do të kuptohej se ndërhyrja ndërkombëtare do dështonte në paqëtimin e rajonit. Dimë

Drejtoresha e Institutit të Studimeve Ballkanike në UET, Enika Abazi

që ende pas kaq vitesh në Ballkan ka çështje të pazgjidhura. Pas kaq vjetësh nga përfundimi i Luftës në Bosnjë, ndërkohë që edhe Kosova ka shpallur pavarësinë që më 2008-ën dhe u tha se do ishte akti i fundit shpërbërjes së ishJugosllavisë, po ne që jetojmë në rajon dimë që rajoni nuk është ende i stabilizuar. Çfarë do quanit çështje të pazgjidhura? Bosnja është një shtet jofunksional me një sërë problematikash ende të pazgjidhura, Kosova është një shtet që ka deklaruar pavarësinë, është njohur nga një grup vendesh, por me një sërë problemesh në veriun e saj, njëkohësisht pa një karrige në kombet e bashkuara, por dhe me probleme që vijnë nga mospasja e një statusi të plotë sovraniteti, ndërkohë ka edhe një sërë pikash të tjera të nxehta, si Lugina e Preshevës si një kundërpozicion me problematikat që janë zhvilluar në veri të Kosovës. Serbia mundohet të forcojë ndikimin e saj në veriun e Kosovës, ndërkohë që shqiptarët në jug të Serbisë janë ndonëse jo aq të dëgjuar, kanë të njëjtat probleme me Serbinë. Çfarë është në të vërtetë miti i ballkanizimit? Ballkanizimi është një term që përdoret jo vetëm për të kuptuar politikat e rajonit, por tashmë me të identifikohen problematika edhe në shumë fusha të tjera. Ballkanizim me pak fjalë do të thotë ndarje në njësi shumë të vogla të cilat janë në kundërshti dhe papajtueshmëri me njëra-tjetrën. Nuk përbën problem të qenit i vogël, por problemi është që këto njësi janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Ndodh diçka që Frojdi e ka quajtur narcizizmi i diferencave të vogla, që njësitë bien në dashuri me veten dhe bëjnë gjithçka për t’u dalluar nga të tjerët dhe kultivojnë armiqësitë deri në konflikt. Maria Todorova ka shkruar gjatë rreth këtij miti që portretizon rajonin e qëndron si ogur i zi për të. Rajoni kështu prezantohet si një vend që zien, si sallata maqedonase, plot copa të vogla, të përziera, në rrëmujë, që sjell atë ide që njësitë janë në marrëdhënie armiqësore që vazhdon prej një kohe shumë të gjatë, gjë që vë në pikëpyetje rajonin, për sa i përket aftësisë për të bashkëpunuar e për të dalë nga ky qerthull. Vënia në pikëpyetje e aftësisë për të ndryshuar është e rëndësishme. Sepse nëse konsiderohesh i paaftë të ndryshosh, kjo ndikon dhe mënyrën si drejtohen veprimet e të tjerëve ndaj teje, pasi kjo është mënyra se si identifikohesh. Ballkani nuk është një entitet homogjen, por ballkanizimin e kemi peshqesh të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër. Vendet e rajonit mun-

“Në të njëjtën kohë europianizimi duke u paraqitur si e kundërt me ballkanizimin ka krijuar një përthyerje problematike, sepse ka krijuar një kompleks inferioriteti, sipas të cilit ne e kemi pranuar që jemi kështu, jemi nënshtruar dhe kështu veprojmë” dohen t’i përvidhen këtij cilësimi. Kështu, rumunët nuk duan të quhen ballkanas, sllovenët thonë nuk kemi punë me Ballkanin, kroatët thonë i përkasin trashëgimisë austro-hungareze. Në anën tjetër qëndron europianizimi, i cili nënkupton integrim, mirëkuptim, bashkëpunim, mirëqeverisje që do ta dëshironin të gjithë. Europianizimi është një model politik që Europa kërkon ta eksportojë. Një strategji për të rritur ndikimin e saj pasi nëse të tjerët marrin modelin tënd ata janë partnerë, janë si ti. Ballkanizimi dhe europianizimi qëndrojnë në kundërshti të njëri-tjetrit. Duket sikur është shfrytëzuar kjo paraqitje për një vetëfajësim në atë që bëjmë, duke thënë se e bëjmë se kështu jemi e duket sikur europianizimi është diçka që duam ta përqafojmë, të bëhemi më të mirë. Në të njëjtën kohë europianizimi duke u paraqitur si e kundërt me ballkanizimin ka krijuar një përthyerje problematike, sepse ka krijuar një kompleks inferioriteti, sipas të cilit ne e kemi pranuar që jemi kështu, jemi nënshtruar dhe kështu veprojmë. Europa duhet të ndryshojë këtë mënyrë të të parit, të të portretizuarit të tjetrit si “Ballkan”. Dhe kjo ka ndikuar politikat e Europës ndaj Ballkanit, apo jo? Sigurisht. Shembuj për këtë janë disa. Procesi i integrimit, për shembull: asnjë nga vendet e Ballkanit nuk ka qenë pjesë e valës së parë integruese. Apo politikat e kushtëzimeve që duhen përmbushur, si p.sh. kriteret e Kopenhagenit, që për Ballkanin janë gjithmonë Kopenhagen Plus, paraqiten në një mënyrë ku niveli i subjektivitetit është shumë i lartë. Sa duhet të bëjë shteti i Kosovës, që të quhet se po respektohen të drejtat e serbëve në Mitrovicë? Apo sa duhet të bëjë Shqipëria, që të quhet se po respekton të drejtat e komuniteti grek? Dhe sa më shumë subjektivitet aq më

shumë ka vend për rrëshqitje, manipulime, si nga jashtë dhe nga brenda, sidomos kur elitat politike pretendojnë njëra pas tjetrës se duhet të vijnë në pushtet për të rregulluar gjendjen, sepse kështu e kërkon Europa. Futemi në një qerthull pa e kuptuar si jemi ndikuar. Pra, ndikohet edhe faktori i brendshëm. Qëllimi im në këtë diskutim është të tregoj nevojën e koncepteve të qarta teorike që na lejojnë të orientohemi drejt dhe të jemi në gjendje të zhvishemi nga zhurmat mediatike dhe t’u shkojmë problemeve tona në thelb. E ka kuptuar Ballkani se ajo që thuhet për të, apo mënyra si trajtohet, është pjesë dhe pasojë e mitit? Cilat janë kapacitet e reja të rajonit? Unë nuk dua ta krahasoj me të shkuarën. As të marr rolin e historianes. Por nuk duhet harruar se dhe vetë Europa jo më larg se 60 vjet ka qenë e përfshirë në një luftë të tmerrshme dhe tregoi që nuk kishte mësuar nga Lufta e Parë Botërore. Duhet thënë se dhe Ballkani ka bërë përpjekjet e veta, për krijimin e konfederatave, pakteve të bashkëpunimit. Shtetet e Ballkanit duhet të fitojnë besimin se i kanë të gjitha elementet për të qenë shtete funksionalë. E dyta, është që gjërat lëvizin dhe duhen parë në kontekstin global. Shumë studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare do thoshin që kemi lëvizje në drejtim të shpërndarjes së fuqisë në nivel ndërkombëtar, që do të thotë që nuk kemi një shtet të vetëm që mbizotëron dhe këto janë jo vetëm në planin ndërkombëtar, por dhe në atë rajonal. BE është një aktor i rëndësishëm për Ballkanin dhe një nga politikat është që ta integrojë Ballkanin për ta europianizuar po t’i kthehemi termave të mësipërm. Duket se shtetet e Ballkanit janë zgjuar dhe kanë fituar një vetëdijësim që duhet të jenë të vëmendshëm dhe që dhe ata mund të luajnë pjesën e tyre. Është një trend që po zhvillohet. Ndërkohë që BE shfaq shenja të lodhjes së integrimit të vetë, vetë zgjedhjet presidenciale në Francë, meqë vij nga Franca, po vënë në diskutim ecurinë e disa politikave të BE-së që i ka mbështetur më parë Merkel dhe Sarkozi. Fakti që Shqipëria tani lëviz e lirë në Europë tregon për mundësitë e reja. Unë kam marrë pjesë në disa anketa dhe në fillim shqiptarët kanë qenë 96 për qind pro integrimit, tani ka rritje të skepticizmit, përqindja ka zbritur në 80 e pak për qind. Duke njohur gjërat më mirë, nga afër, kupton më mirë dhe pyet veten: po unë ç’përfitoj? Apo rasti i Turqisë, që tani pas kaq notash negative, tregon shumë më pak interes për Europën. Problemi është si do e kapitalizojnë vendet e Ballkanit këtë ndryshim.


kultura 18

MAPO

E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit vazhdon të mbetet një stendë bosh, që pret ekspozimin e tyre.

Veshjet e traditës në rrezik Fatos Salliu

Treva e Elbasanit është ndër më të pasurat në shkallë vendi përsa i përket kostumografisë. Tradita vjen nga thellësia e shekujve dhe arriti kulminacionin e saj në fillim të shekullit të kaluar. Disa familje me emër të besimit musliman në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të ruajnë me f anatizëm veshjen popullore qytetare, që e transmetuar brez pas brezi në shumë prej tyre i ka kaluar të 100 vjetët. Ndër këto familje renditen pasardhësit e Sul Domit, familja Hasekiu, Bumçi, Miraku, Mullajonuzi, Dakli, Stringa, Xhepa, Luniku, Sejdini, Misiri, Gjevori, Selita, Haxhihyseni, Baholli, që vazhdojnë të kenë të paktën një kostum të ruajtur me kujdes nga vjehrrat, nënat, nuset e bijat e tyre. Drejtori i Muzeut Etnografik tregon se tanimë po zhduken veshjet shqiptarçe (siç cilësohet veshja popullore qytetare e Elbasanit), si dhe personat që i punojnë ato. Në muze ndodhet një veshje shqiptarçe, por me vështirësi ekspozimi.  Zonat që kanë kostume me vlera janë Godoleshi, që ka një kostum me rreth 27 pjesë, Shpati, Kërraba etj. Në Muzeun Etnografik vazhdon të mbetet një stendë bosh, që pret ekspozimin e kostumeve popullore.  Drejtori i Trashëgimisë, Kreshnik Belegu, u shpreh se është me rëndësi që të gjendet një mundësi për blerjen e kostumeve, pasi ato janë në zhdukje dhe nuk do të jetë e largët dita kur do të zhduken fare. Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato.“Sot ka shumë që thonë se prodhojnë kostume popullore, por ato janë vetëm imitime, pasi që të realizohet duhet një trashëgimtar i teknikës së realizimit të tyre, që sot thuajse nuk ka më”, vijoi Belegu. Veshja shqiptarçe dhe martesa

Kostumi kishte çerven, çitjanet, linjën, jelekun, fesin me napolonat e floririt,

kamet. Veshja shqiptarçe ishte traditë vetëm në familjet muslimane të Kalasë. Kjo veshje shoqërohej edhe nga aksesorë të tjerë, si sepeti ku mbahej, mbulesa e karriges etj. Njëkohësisht në pajën e nuses, do të bënte pjesë xhybja, që mund të ishte ngjyrë vishnje ose blu, takëmet e pajës, kuverta dhe boçja prej ari. Veshja shqiptarçe vishej vetëm në ceremonitë më të rëndësishme dhe sidomos nga nuset. Kështu, pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë. Një punë e tillë kërkonte dy vjet kohë pa ndërprerje. Ndryshe nga familjet muslimane, ato ortodokse nuk kishin një kostum tradicional të caktuar. Zakonisht vishnin një fustan të gjatë me bisht bezhë ose veshje europiane. Treva e Elbasanit e pasur me kostumografi

Treva e Elbasanit numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor. Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korife të kësaj muzike, si Isuf Myzyri, Leks Vini, Mustafa Bodini etj. Etnologu Thanas Meksi thotë se nga burimet etnografike dhe gërmimet arkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në katër njësi etnografike. Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit, dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës Sipas tij, dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur, “Figura e nuses ilire”. Ajo i përket shekullit II - III dhe është gjetur në fshatin Tërbaç të Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazh-

Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato.“Sot ka shumë që thonë se prodhojnë kostume popullore, por ato janë vetëm imitime, pasi që të realizohet duhet një trashëgimtar i teknikës së realizimit të tyre, që sot thuajse nuk ka më”, vijoi Belegu.

don të ruajë këtë lloj veshjeje, duke u përdorur në kostumet e grave të Kërrabës, Funarit, si edhe Godoleshit. “Elemente të tjera të veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike janë edhe vargonjtë e mesit, tirqet, kallçet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë së Shmilit, Krrabës dhe në atë të Shpatit”, vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që vazhdojnë të përdoren në veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka e zezë me krahë dhe pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Kërrabës së Tiranës, si dhe në Peqin. Tipike në Peqin është veshja me jakuce e burrave të qytetit, të cilën e përdorte edhe Isuf Myzyri (kompozitor, “Artist i popullit”).  Merr hov kostumi popullor i grave

Në shekujt XVI - XVII me zhvillimin e zejtarisë, një zhvillim të madh mori përpunimi dhe tregtimi i mëndafshit. Ai u përdor për eksport, por edhe si lëndë e parë për përgatitjen e kostumeve popullore të grave të qytetit. Ndaj kostumi shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues edhe në Shqipërinë e Mesme. Ai vazhdon të vishet nga gratë e kësaj zone të Shqipërisë dhe zë vend kryesor në garderobën e ansambleve artistike dhe folklorike. Jehonë ky kostum ka bërë edhe në festivalet ndërkombëtare. Shumëllojshmëria e kostumeve popullore në trevën e Elbasanit ka tërhequr interesimin e organizatave ndërkombëtare të Folkut Europian. Sipas Meksit, ai “është një nga trevat më të pasura etno-folklorike të Shqipërisë. Në Elbasan këndohet e kërcehet me shumë pasion kënga e vallja popullore qytetare dhe në të njëjtën kohë

ruhen me shumë fanatizëm e krenari kostumet tradicionale popullore. Kënga dhe vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në çdo hap gëzimet”.   Zejtaria për kostumet popullore

 Në fillim të shekullit XX në Elbasan lulëzonin tregjet e zejtarëve vendës, të cilët ishin të ndarë si më poshtë: 27 kazazë a mëndafshpunues, 27 papuxhinj, 17 rrobaqepës, 13 argjendarë, shajakpunues e të tjerë, të cilët në mënyrë artizane dhe krejt të lirë ndihmonin për prodhimin e kostumeve popullore dhe të qelesheve sheshe. Por në Elbasan dihet se me prodhimin e qelesheve sheshe merrej fisi Myzyri prej vitesh. Edhe artisti Isuf Myzyri, nga kjo familje, ka pasur zanatin e qeleshepunuesit. Fillimisht edhe ai mbajti në kokë qeleshen e gjatë, por më vonë, i ndikuar nga gojëdhënat popullore, ai mbajti qeleshen sheshe, të cilën e prodhoi deri në vitin ‘50. Edhe poeti i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri, që vishte shpesh kostum popullor me fustanellë, në kokë mbante qeleshe të zezë. Një ambasador gjerman në Elbasan, duke vënë në kokë qeleshen sheshe të dhuruar tek kalonte kufirin, u ndalua nga rojet maqedonase tek kalonte kufirin, që kujtuan se ishte shqiptar dhe i kërkuan vizën e kalimit. Ndërsa ambasadori i OSBE-së, G. Ahrens, duke vënë në kokë qeleshen sheshe tha: Tani u bëra shqiptar! Të huajt për kostumet shqiptare

Kush ka vizituar Shqipërinë e nuk ka vlerësuar kostumet popullore shqiptare! Nuk bëhet fjalë vetëm për turistë të kohëve moderne, por edhe për udhëtarë të rastësishëm, bujtës sarajesh, mjekë, gjeneralë e gjuhëtarë, të cilët kanë kaluar nëpër Shqipëri shekuj më


E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

19

60 vjetori i estradës

Veli Rada dhe Marjana Kondi

Histori nga Estrada Veli Rada tregon për vitet ‘80-‘90 në Estradën e Tiranës, risitë që solli trupa e Institutit të Lartë të Arteve, për censurën dhe raportet e artit me pushtetin Jorida Pasku

Pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë

parë. Në ditarët e udhëtimit, në kujtimet që ata na kanë lënë, kanë dhënë mbresat e tyre edhe për kostumet popullore shqiptare, të cilat i quajnë si më të bukurat në botë. Nuk është vetëm poeti Lord Bajron, që përshkroi shqiptarin në vargjet e tij, por edhe shumë të tjerë, si mjeku Henri Holland, që bujti në sarajet e Ali Pashë Tepelenës; Ulliam Martin Lik; për të vijuar me Georg Hahn, Pukëvil, Shuflaj etj. Ata veçojnë kostumin popullor të jugut me fustanellat valë-valë, jelekët, brezat e armët e punuara në ar. Madje, shumë syresh, jo vetëm që kanë shfrytëzuar rastin t’i mbajnë veshur, por u është dhënë rasti të marrin me vete ndonjë element zbukurues. Kur Henri Holland përshkruan veshjet popullore shqiptare, ai thotë se veshjet sarde nuk janë asgjë para tyre. Janë plot hijeshi. Ia vlen të sodisësh; t’i kesh, është  një mrekulli.

Kush ka vizituar Shqipërinë e nuk ka vlerësuar kostumet popullore shqiptare! Nuk bëhet fjalë vetëm për turistë të kohëve moderne, por edhe për udhëtarë të rastësishëm, bujtës sarajesh, mjekë, gjeneralë e gjuhëtarë, të cilët kanë kaluar nëpër Shqipëri shekuj më parë

Kur Veli Rada u emërua në Estradën e Tiranës gjeti aty Darjo Llukaçin, Tonin Kançin, Melpomeni Çobanin, Skënder Sallakun, Vegim Xhanin dhe Xhemal Myftiun. Ai erdhi me grupin që studioi në Institutin e Lartë të Arteve, me Vasillaq Vangjelin, Kosta Kamberin, Besnik Kasën, Agim Bajkon, Rabie Hykën, Marjana Kondin. Prurjet e reja ndihmuan edhe në aplikimin e një shumëllojshmërie zhanresh. “U krijua një trupë artistike që bënte 5 premiera në vit, 4 ishin estradë e mirëfilltë, plus vodëvilet, komeditë”, tregon Veliu për punën në institucion. Ambienti ku do mbruheshin shfaqjet, sipas tij, ishte i duhuri, “regjisorët kërkonin të sillnin një frymë të re, po ashtu pjesa më e madhe e aktorëve e ushqente këtë dëshirë”. U shtrua rruga për të punuar edhe me krijimtari të mirëfilltë. Këto i kujton Rada në përvjetorin e 60-të të Estradës së Tiranës. Pritej që pas takimit me median nëpër tavolina të vogla, artistët e mbledhur te Teatri i Metropolit do i hynin bisedave për ata që nuk jetojnë më dhe për të gjallët që nuk i kanë takuar prej kohësh, do kujtonin ato vite si një kohë që nuk kthehet, “gjithçka bëhej më mirë dikur”. Aktori ynë kujtoi “punën e dy mjeshtërve të penës, që shkruanin materiale të arta”, Skënder Plasarit dhe Tonin Milotit; regjitë e Gjergj Vlashit; dhe ndalet te Vasoja (Vasillaq Vangjeli) miku i tij, aq shumë i talentuar, “me një vesh absolut dhe zë fantastik, që ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët. I kishte të gjitha, trupin, zërin, veshin, dinte të interpretonte në fizarmonikë, kitarë”. Janë të njohura nga ata që kaluan jetën në Estradë, ngjarjet për kontrollin e rreptë të punës, historitë me drejtuesit pedantë, më pikantet ngelen ato me udhëheqjen... Ka rrëfyer jo pak herë Skënder Sallaku. Shkëput një prej morisë edhe Rada. “Shfaqjet i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë ideologjik. Në provën gjenerale, para se të lajmërohej premiera, vinte e shikonte shfaqjen Xhelil Gjoni me një grup njerëzish. Pa miratimin e tyre ajo nuk jepej. Dhe zakonisht, kur vinin ata, rastisnin shfaqjet më të dobëta, se të gjithë rrinin me zemër të ngrirë. Mbaj mend që në një ekspozitë, ku pritej të prezantohej pavijoni shqiptar me “Shqipërinë Socialiste”, me fotografitë e fushave të blerta, me kallëzat e mbushura ‘që ulnin kokën’ për të demonstruar rendimentet e larta. Kur duhej të paraqitej portreti i diktatorit, del në skenë papritur portreti i Hitlerit. Xhelil Gjoni bërtiti dhe u mbyll perdja. Rifilluam edhe njëherë nga e para. E dimë ne sesa mund të ketë shkuar ajo shfaqje, tri orë e ca! ”, rrëfen aktori i humorit dhe kujton se, pas asaj që u shkaktua, ‘askujt nuk i punonte më goja’. Rolet e karakterit i kishte të parat. Përveç

varieteve, në shfaqjen ku interpretoi, kanë lënë gjurmë tek ai: “Tre dhëndurët” e Dionis Bubanit, me regji të Pirro Manit, e realizuar në vitin 1985. I besuan rolin e kapiten, që i shkolluar në Gjermani, ishte “gjermanizuar”- tregon aktori, tashmë te të 70-tat. Një shfaqje e mirë ishte edhe ajo “Gazi i Bilbilit”, me regji të Gjergj Vlashit. Të panumërta pastaj shfaqjet e rretheve.

Jeta

Veli Rada ka ndjekur mësimet në shkollën “Skënderbej”. Në korrik të ‘63-it, u gradua me gradën toger. Lidhjet me teatrin i krijoi përmes lëvizjes artistike amatore. “Mbaj mend që Kujtim Spahivogli atëherë pati vënë dy shfaqje me grupin artistik të ushtrisë popullore. Shfaqja e parë ka qenë “Familja e peshkatarit”, ku unë kam luajtur Petritin. Elementët më të mirë të dy shfaqjeve konkurruan në Institutin e Lartë të Arteve. Rada ka ndjekur studimet në klasën e Gëzim Kames. • • •

• •

• • • • • •

• •

Në Estradën e Tiranës punoi deri në vitin 1995. Përveç estradës, lidhja e tij më e gjatë ka qenë me futbollin. Gjatë mësimeve në shkollën “Skënderbej” ka luajtur me “Partizanin”, në stol dhe në rezervë. Edhe tani që po kap të 70-at, ka dëshirë të mos e lërë në harresë faktin që ka qenë golashënuesi më i mirë i Spartakiadës së Ushtrisë. Në periudhën 1995-1997 u angazhua me grupin artistik të ushtrisë, që e krijoi vetë. Për dy vite punoi si komentator sportiv në televizion. Rikthehet sërish në Estradë deri në vitin 2003. Më 2009 filloi punë në Qendrën Kulturore Artistike të Ushtrisë, me Zerina Kuken. Është në pension, por nga futbolli nuk është ndarë.


20

MAPO

E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

sport

Londër 2012

Olimpistët presin fondin për përgatitjen Kur kanë mbetur gati 3 muaj deri në hapjen e Lojërave Olimpike “Londër 2012”, shteti shqiptar ende nuk ka akorduar fondin për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë, duke penalizuar kështu dukshëm olimpistët kuqezi. “Kemi çuar kërkesë në MTKRS por akoma nuk është lëvruar fondi. Shifra është rreth 35 mijë euro”, thekson

Viron Bezhani, shef i delegacionit shqiptar në “Londër 2012”. Vlera prej rreth 35 mijë eurosh është shumë herë më e vogël se buxheti që qeveritë e vendeve fqinje kanë akorduar për përgatitjen dhe përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve të tyre në “Londër 2012”. Buxheti që do të akordojë qeveria shqiptare për të gjithë ekipin tonë

është sa shpërblimi që mund të marrë një sportist rumun në rast fitimi të një medaljeje. Numri i sportistëve shqiptarë që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në Olimpiadë është 11, ndërkohë që priten dhe rezultatet e dy mundësave Prizreni dhe Baro në turneu europian që po zhvillohet në Finlandë.

Trukimet, UEFA i druhet afrimit mafioz në Shqipëri Pierre Cornu, këshilltar ligjor në UEFA, takohet me Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit, Sokol Ajdinin dhe krerët e FSHF-së Jeton Selimi UEFA i ka shpallur luftë trukimit të ndeshjeve dhe presidenti i saj, Mishel Platini, kërkon dënime ekstreme për njerëzit e sportit që mund të jenë implikuar në manovra të tilla aspak të denja për futbollin. Ndaj, në kuadër të kësaj beteje të ashpër me një prej problemeve më madhorë të futbollit modern, në Shqipëri ka zbarkuar një delegacion i qeverisë së futbollit europian, i kryesuar nga Pierre Cornu, delegacion që ka kryer takime me krerët e FSHF-së dhe drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit. Pas kërkesës së institucionit që drejton futbollin në Europë, shefi i këshilltarëve ligjorë të UEFA-s, Pier Kornu i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të futbollit, Eduard Prodani ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjith-

shme me drejtorin e drejtorisë së hetimit, Sokol Stojani Shkëlqim Hajdarin, drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve dhe sekretarin e përgjithshëm të Prokurorisë, Pandi Madhi. Në këtë takim, u diskutua rreth shqetësimeve dhe dyshimeve për mundësitë e trukimit të ndeshjeve si dhe vendosja e kontakteve të bashkëpunimit në këtë drejtim. Përfaqësuesi i UEFA-s, njoftoi për vendosjen e një sistemi për deduktimin e të dhënave nga vende të ndryshme mbi rezultatet e ndeshjeve, nga ky nisin edhe mundësitë e hetimeve për rezultate të paracaktuara në futboll.Pierre Cornu kërkoi mbështetjen e Prokurorisë Shqiptare në luftën kundër trukimit të ndeshje si dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore për ta vlerësuar seriozisht këtë shqetësim, duke gjetur edhe gadishmërinë për bashkëpunim të institucioneve shqiptare. Gjithashtu, është vlerësuar edhe mundësia për profilizimin e oficerëve të veçantë të policisë gjyqësore nëpërmjet trajnimeve dhe edukimit, për parandalimin e ndeshjeve të trukuara. Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende

të tjera, kryesisht të lindjes dhe me futboll jo shumë të zhvilluar, vuan dyshimet për ndeshje të trukuara me qëllim përfitimin nga bastet. Kjo ka bërë që UEFA t’i dorëzojë sistematikisht FSHF-së lista me ndeshje dhe skuadra që dyshohen për manipulime rezultatesh. Kjo ka bërë që së fundmi UEFA të sjellë raporte me dyshime sipas niveleve të ndryshme, ndërsa vetëm gjatë vitit të fundit në shënjestër kanë qenë mbi 50 ndeshje të kampionatit shqiptar. E gjitha falë një sistemi që monitoron lëvizjen e koeficentëve dhe paratë që luhen në baste për një ndeshje, UEFA dorëzon në FSHF në mënyrë periodike lista me ndeshje të dyshuara. “Drejtori i shërbimeve juridike në UEFA ishte këtu për të folur me Federatën dhe organet përgjegjëse shtetërore për rastet e dyshimeve për trukime. U shpreh vullneti i prokurorisë për të bashkëpunuar. Prokuroria ka hapur në vijimësi çështje për raste të ndryshme, përfshi dhe dyshime për tolerime ndeshjesh më përpara. Janë çështje që ndoshta janë akoma në hetim”, tha Eduard Prodani, Sekretar i Përgjithshëm FSHF-së menjëherë pas takimit që zhvilloi me këshilltarin ligjor të UEFA-s.

Disiplina pezullon pesë ndeshje Plakun fal teatrin e Lezhës, duke ndëshkuar tifozët Skënderbeu duhet t’i bëjë llogaritë në tri ndeshjet e mbetura të këtij sezoni (dy sfidat për kampionat, këtë fundjavë ndaj Apolonisë në Korcë dhe pas një jave ndaj Pogradecit, në transfertë, shto këtu edhe finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën) pa njërin nga sulmuesit e vet kryesorë, Sebino Plakun. Ky i fundit, që është kthyer në një pikë referuese javët e fundit në repartin ofensiv të kuqebardhëve, do të mungojë në pesë ndeshje radhazi, si rezultat i dënimit që ka dhënë Komisioni i Disiplinës ndaj tij, ditn e enjte, për goditjen ndaj kundërshtarit. Më konkretisht, përplasja fizike që pati sulmuesi i mbërritur në merkaton e janarit te kampionët në fuqi të vendit me portierin korëar të mallakastriotëve, Stivi Frashëri, në fund të ndeshjes Bylis-Skënderbeu 0-0, e vlefshme për javën e 24-t të Superiores, i ka kushtuar rëndë Plakut. Ai

humb kësisoji fazën më interesante të sezonit, finishin e kampionatit dhe të kupës, ku vendosen edhe fatet e këtyre dy trofeve. Një humbje e konsiderueshme për trajnerin Stanislav Levi, që duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, në rastin më të mirë, ose të rikompozojë moulin e formacionit të vet, me Dan-

iel Xhafajn në majë të sulmit. Dënim ka dhënë Disiplina edhe për tifozët lezhjanë, që kontestuan fort e publikisht teatrin që po luante skuadra e tyre e zemrës, Besëlidhja, ndaj Kukësit, sidomos në pjesën e dytë, kur vendësit e hapën portën, duke i lejuar verilindorët e Shahin Berberit të dalin me tri pikë të padjersitura nga kjo transfertë. Mospajtimi dhe reagimi i tifozërisë lezhjane me këtë situatë aspak “fair-play”, në dëm të ndershmërisë së garës, si pjesë e tolerimit të hapur në favor të një ekipi, por në dëm të disa të tjerëve, është vlerësuar nga Disiplina si “hedhje e sendeve të forta në fushë”. E thënë ndryshe, organi juridik, që duhet të japë drejtësi në FSHF, ka ndëshkuar “viktimat”, që janë tifozët e Besëlidhjes, duke ligjëruar shkaktarët e pasojave, Besëlidhjen dhe Kukësin, dy skuadrat e Kategorisë së Parë.

Lamtumira e Lalës, tifozët e Hanoverit e falënderojnë

Salihi shënonin golin e parë në kampionatin amerikan

Klubi gjerman i Hanoverit dëshiron t’i bëjë një lamtumirë dinjitoze, një prej ikonave të tij, shqiptarit Altin Lala, pas 14 vjet shërbimesh me të kuqtë dhe me nëj lojë impresionuese me këtë fanelë të klubit gjerman verior. Tifozët po i shkruajnë kartolina të dedikuara për “xhuxhin luftarak”, që sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin e dytë të Bajernit të Mynihut. “Kartolinat e lamtumirës” kanë dalë në treg, dhe tifozët duhet të shkruajnë një mesazh për Lalën, apo “Mister 100%”, siç thirret ai te Hanoveri. Lala ka zhvilluar 317 ndeshje me Hannoverin dhe këtë vit, 36 vjeç, ai ishte lojtari më i vjetër në moshë në Bundesligën gjermane.

Më në fund është zhbllokuar. Pas afro tre muajsh nga transferimi në Major Soçer League dhe shtatë ndeshjeve të luajtura, Hamdi Salihi ka gjetur golin e parë amerikan. Sulmuesi shkodran shënoi në ndeshjen e dhjetë të skuadrës së tij DC Junajtid, që u mposht me rezultatin 5-3 në fushën e San Hoze “Earthquakes”. Salihi u aktivizua si zëvendësues në në minutën e 69-të, kur vendasit kryesonin me rezultatin 4-2. Bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës 19 minuta më pas, duke realizuar rrjetën e fundit të takimit. Salihi e dërgoi topin në rrjetë me shumë klas, ku pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, shfrytëzoi një pasim nga mesfusha shënoi dhe me një parabol të shkëlqyer.

Pierre Cornu

Merkato Roben rinovon me Bajernin deri në vitin 2015 Arjen Roben e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2015 me Bajernin e Mynihut. Marrëveshja e mëparshme mes holandezit 28-vjeçar dhe klubit bavarez do të kishte mbaruar në vitin 2013, por zgjatja dyvjeçare e saj u ka dhënë fund aludimeve të mediave, se Roben, nisur nga sherri që pati me bashkëlojtarin francez, Frank Riberi, po kërkonte një destinacion tjetër. Në këtë mënyrë materializohet zotimi i Rumeniges, se Bajerni i Mynihut nuk do të shesë asnjë nga yjet e veta. Dhe ja ku vjen konfirmimi, me rinovimin e Arien Robenit deri në vitin 2015.

Inter, sa shumë konkurrencë për Bas Dost Konkurrente e re për Inter në garën për të marrë shërbimet e talentit hollandez të Herenven, Bas Dost. Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, edhe Arsene Venger po kërkon të bëjë të tijin bomberin e kampionatit hollandez me 31 gola të shënuar këtë sezon. Edhe skuadra të tjera si: Valencia, Volfsburg dhe Aston Vila kanë shprehur interes për Bas Dost, i cili ka një kontratë me Herenven deri në vitin 2015.

Baloteli, Juventusi refuzoi nisjen e bisedimeve Agjenti i një prej sulmuesve më të talentuar por njëkohësisht edhe më

problematikë, Mario Baloteli, konfirmon se Juventusi e ka snobuar bomberin italian. Në një intervistë për goal.com, Raiola konfirmon se ia ka ofruar lojtarin e Mançester Sitit skuadrës torineze, por drejtuesit bardhezinj refuzuan nisjen e bisedimeve. Në vijim të intervistës, agjenti i Balotelit pranon se e ardhmja e tij mund të jetë në Itali pas problemeve të mëdha që po kalon në Angli ku tashmë është “shkarkuar” nga trajneri Roberto Mançini.

Vilas-Boash, betejë mes Interit dhe Romës Ish-trajneri i Çelsit dhe Portos, portugezi Andre Vilas-Boass, ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë karrierën e tij në Itali. Mediaset shkruan se portugezi është duke joshur Interin dhe Romën derisa përgatitet t`i rikthehet punës për sezonin e ardhshëm. Përfaqësues të Vilas-Boash janë duke nxitur menaxherin e Interit, Marko Branka, të fillojnë bisedat, edhe pse zikaltërit dëshirojnë t`i japin rast Andrea Stramaçonit ta tregojë veten deri në fund të sezonit. Nëse Interi përfundon në pozitën e tretë, ai do të mbetet në drejtim të skuadrës. Vilas-Boash vlerësohet shumë edhe nga drejtori gjeneral i Romës, Franko Baldini, dhe mund të pasojë Luis Enriken, i cili ka dështuar ta kualifikojë klubin për në Ligën e Kampionëve këtë sezon.


Incidenti

E premte, 4 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Grushtet ndaj Ljajiç, Delio Rosi pezullohet 3 muaj Gjykatësi Sportiv në Federatën Italiane të Futbollit, ka vendosur ta ndëshkojë me tre muaj ish-trajnerin e Fiorentinës, për gjestin e tij të shëmtuar, ku, i tradhëtuar nga nervat, ka goditur me grushte lojtarin e tij, Adem Ljajiç, pas polemikave dhe fjalëve që ky i fundit bëri në momentin e zëvendësimit. Ishte minuta e 30-të e ndeshjes Fiorentina-Novara dhe, skuadra e Delio Rosit, ishte në disavantazh të

dy golave, kur trajneri vendosi të largojë nga fusha sulmuesein. Duke u kthyer në stol, lojtari serb iu drejtuar teknikut, fillimisht duke e duartrokitur në mënyrë ironike dhe më pas ka nisur polemikat rreth vendimit për ta larguar nga fusha. Në këtë moment, trajneri Rosi tradhëtohet nga nervat dhe ka humbur kontrollin. Ai iu kthye në mënyrë të pabesueshme futbollistit, duke e gjuajtur me grushte dhe

shuplaka, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i stafit teknik dhe i lojtarëve rezervë të Fiorentinës, që evituan më të keqen për Ljajiç. Në fund, takimi përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në mënyrë të paevitueshme, presidenti Dela Vale lajmëroi shkarkimin e trajnerit Delio Rosi. Ndërkohë, klubi i Fiorentinës ka ndëshkuar edhe lojtarin, të cilin e ka lënë jashtë skuadre.

Juventusi dhe makthi Van der Xhixhi Gabimi i portierit Bufon, ka bërë që tifozët bardhezinj të kujtojnë fantazmat e së shkuarës me portierin holandez që i dorëzonte titullin 2000-2001 Romës së Fabio Kapelos Jeton Selimi

Makthi i Van der Sar po rijetohet në shtëpinë e Juventusit. Gabimi i Bufonit kundër Leçes ka rihapur kampionatin dhe ka ushqyer shpresat e Milanit. Por, mbi të gjitha, ka bërë që t’u dridhet shtylla kurrizore të gjithë tifozëve bardhezinj, që po e presin prej vitesh titullin e ëndërruar. Mëkati i lehtësisë së Xhixhit, ngjan shumë me ato që kolegu holandez bëri në sezonin 200-01, duke i dhuruar titullin kampion Romës. “Janë gjëra që ndodhin, të mos e bëjmë dramë. Mendoj se Xhixhi, në mos e ka harruar, e ka lënë pas vetes. Të dielën nuk do të ketë asnjë shqetësim”. Fjalë të Dino Xofit, që si legjendë që është, duhet dëgjuar. Sidoqoftë, mbetet një realitet i hidhur që duhet marrë në konsideratë. Pa vënë aspak në dyshim historinë dhe rendimentin e Bufonit, ai kontroll i gabuar topi që i dha mundësinë Bertolaçit për të barazuar, do të peshojë jo pak kur kanë mbetur edhe 180 minutat e fundit të sezonit. Dhe, Juvja, që shpresonte ta festonte titullin përpara ndeshjes së fundit, duhet të ribëjë hesapet. Ja pra, që përballë një gabimi të rëndë të bërë nga një portier, nuk mbetet gjë tjetër veçse të kthehet fantazma e më të keqit, qytetar nderi i qytetit të Gabimeve, të paktën në aventurën e tij italiane. Në vitin e tij të dytë me fanellën e Juventusit, Van der Sar u bë protagonist i disa gabimeve të pafalshme – dy mbi të tërë – që i ka kushtuar titullin Juventusit

Galiani: E mbaj në celular golin e Muntarit Gafa e së mërkurës e kryer nga portieri i Juventusit, i ka dhënë mundësi Milanit që të rikuperojë dy pikë të vlefshme, dhe kur kanë mbetur 180 minuta nga fundit, të shpresojë te titulli kampion, natyrisht duke ëndërruar një tjetër hap fals të Juves, e cila duhet të jetë goditur psikologjikisht në këtë fund kampionati. Megjithatë, administratori kuqezi, deklaron se e mban ende në telefonin e tij, golin e pavlerësuar të Muntarit në sfidën e dytë ndaj Juves. “E mbaj ende në cellular atë gol. Edhe Barezi nga tribuna e pa, ndaj habitem sesi nuk e panë gjyqtarët.” Më pas, drejtori i Milanit e mbyll edhe me një batutë. “Kam folur me Berluskonin në telefon. Më pyeti se në çpikë isha në bisedimet me Guadiolën,” përfundoi administratori i Milanit, Adriano Galiani.

të Ançelotit. I pari është regjistruar në datën 11 nëntor 2000, kur në “Delle Alpi” erdhi Lacio kampione në fuqi. Portieri holandez nuk ndalon një top të lehtë pas gjuajtjes nga distanca e Salas. Topi i kalon mes këmbëve: ndeshja përfundon 1-1 dhe janë humbur dy pikë. Historia përsëritet, në një mënyrë më të rëndë, mbrëmjen e 6 majit 2001. Në Torino vjen Roma kryesuese. Ju-

Renditja

Murinjo për rekord! Katër tituj në katër kampionate Reali i Madridit ka fituar titullin kampion në Spanjë duke marrë për herë të 32-të në historinë e tij trofeun më të rëndësishëm në Primera Division. Skuadra e Murinjos ka zyrtarizuar triumfin e saj dy javë përpara mbylljes së sezonit pas fitores së pastër 3-0 në fushën e Atletik Bilbaos. Golat e Higuain, Ozil dhe Ronaldos kanë vulosur suksesin e formacionit madrilen, protagonist i një kampionati të mbushur me rekorde. Zhoze Murinjo bëhet trajneri i parë në histori që fiton titullin në katër kampionate të ndryshëm të Europës, në Portugali, Angli, Itali dhe së fundmi në Spanjë. Ky kampionat do të mbahet mend edhe për ecurinë rekord të madrilenëve, të cilët dy javë nga fundi kanë pësuar vetëm dy humbje, ndërsa kanë shënuar 115 gola dhe kanë pësuar vetëm 30 të tillë. Triumfi në Bilbao është shoqëruar me festën e tifozëve që kanë push-

tuar rrugët dhe sheshet kryesore të Madridit. Mijëra fansa të skuadrës madrilene, të cilët kanë pritur katër vjet për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në kampionatin Spanjoll, kanë festuar ashtu si g jithmonë në sheshin Cibeles në qendër të Madridit.

vja që nisej me -6 para takimit, shënon dy herë në pjesën e parë me anë të Zidan e Del Pieros. Pastaj ndodh e paimagjinueshmja. Verdhekuqtë barazojnë me një gol nga distanca të Nakatas dhe nga një gafë e të zakonshmit Van der Sar, që nuk arrin të frenojë dot një goditje të japonezit, duke i dhënë mundësi Montelës që të barazojë 2-2, çka solli edhe titullin kampion. Histroria ëshë shumë e njohur për të gjithë tifozët bardhezinj, që tani duhet të luten që të mos përsëritet. Bufon, sigurisht që nuk është Van der Sar: por gabimet e njerëzve, ashtu si edhe ato të portierëve, mund të kushtojnë shtrenjtë.

Tifozët dhe shokët falin portierin bardhezi E pranoi menjëherë fajin. Në fillim në fushë duke i kërkuar falje tifozëve, të cilët i dhanë po menjëherë mbështetjen duke e duartrokitur gjatë, dhe më pas në dhomat e zhveshjes ku i kërkoi falje shokëve të skuadrës. Xhixhi Bufon gjen mbështetjen e Klaudio Markizios pas gabimit të rëndë që kreu në ndeshjen ndaj Leçes. “I kërkoj falje

grupit, por është diçka që mund ti ndodhë kujtdo. Normal që u ndje keq dhe i zhgënjyer por ka një karakter të fortë dhe besoj se do ta kalojë. Tani duhet të ngrihemi dhe të luajmë për fitore përballë Kajliarit. Gabime të tilla u ndodhin të gjithëve”, u shpreh mesfushori i Juventusit. Markizio më pas foli edhe për derbin e Milanos teksa tha: “ Milan? Presim lajme të mira nga derbi. Por fillimisht duhet të mendojmë vetëm për vete”.

Morati: Kë të favorizoj mes Milanit dhe Juves? Asnjërin Presidenti i Interit, Masimo Morati, tha se nuk do t’i bëjë nder Juventusit, as Milanit, teksa shtoi se skuadra e tij do të luajë për vete, pasi refuzoi t’i përjashtonte zikaltrit nga mundësia që të zënë vendin e tretë në fund të garës në Seria A. Megjithatë, që të ushqejë shpresat në këtë drejtim, të besuarit e tij duhet të triumfojnë në derbin e Madoninës, kundër kuqezinjve të Alegrit në funjavë. Kujtojmë se Milani do të përballet të dielën në mbrëmje me Interin, në ndeshjen e parafundit të Seria A, ndërsa Juventusi është mysafir i Kaljariit në të njëjtën ditë dhe orë, ndërkohë që vijon mes tyre beteja e ashpër për titullin. Pas barazimit të fundit të bardhezinjve dhe fitores së kuqezinjve, torinezët e Anbtonio Kontes janë vetëm një pikë përpara, ështu që cdo gjë është plotësisht e mundur. Klubi nga Torino pret të kurorëzohet kampion për herë të parë që nga dëbimi i tij i diskutueshëm nga Seria A, në vitin 2006. “Ky sezon e ka dashur, sikurse duket, që ne t’i bëjmë nder njërit

prej tyre, dy kryesuesve të Seria A, Milanit apo Juventusit, – vuri në dukje Morati, sipas “Corriere dello Sport”. – Cilit, do të ishte më mirë? Unë vërtet nuk e di, sepse kjo do të ishte e njëjtë.” Humbja e së mërkurës në Parma ka bërë që Interi të mos marrë tri pikë të arta, që do ta afronin ndjeshëm me vendin e tretë, apo sic njihet ndryshe zona e Championsit. Me dy ndeshje të mbetura, Morati ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë që skuadra zikaltër, në fund të garës, të rnditet e treta. “A është ëndrra Champions e gjallë akoma për ne? Vështirë ta thuash, me këtë kampionat që po zhvillohet. Në këtë drejtim, me siguri nuk e kemi ndihmuar vetveten natën e së mërkurës, me humbjen në Parma. E bëmë mirë detyrën tonë në gjysmën e parë të ndeshjes, por nëse bën ashtu gabimesh, atëherë je drejtuar drejt rrezikut të humbjes. Tani do të përballemi në derbi me të njëjtën frymë, si gjithmonë. Kjo është një lojë unike dhe nuk ka asnjherë favoritë”.

Plas çështja “Stankoviç” tek Interi Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, shpërthen çështja Stankoviç tek Interi. Mesfushori serb i zikaltërve ka polemizuar me trajnerin Andrea Stramaçoni në momentin e zëvëndësimit gjatë ndeshjes kundër Parmës në mesjavë. “ Pse unë?”, kanë qënë fajlët që Stankoviç i ka drejtuar teknikut zikaltër dhe bëri një gjest antisportiv, duke lënë këpucët në tokë dhe larguar. Vetëm përqafimi i trajnerit të portierëve të Interit, Nista ka qetësuar mesfushorin serb të skuadrës zikaltër, që me humbjen ndaj Parmës, praktikisht i ka thënë lamtumirë një vendi në Champions sezonin e ardhshëm.


22

MAPO

E PREMTE 4 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

PAPAGALLI I HUMBUR TREGON ADRESËN E PRONARES Një papagall i humbur në Japoni i është kthyer pronares së tij, pasi ka arritur ta tregojë adresën para atyre që e kanë gjetur. Shpendi ishte larguar nga banesa e tij në qytetin Sagamihara dhe i ka rënë në supe një mysafiri në një hotel të afërt, i cili e ka dërguar në polici. Zëdhënësi i policisë lokale ka treguar se papagalli e kishte përsëritur tri herë pa u ndalur qytetin nga vinte, lagjen në të cilën banonte, si edhe numrin e shtëpisë së pronares së tij. Pronarja e tij, një 60-vjeçare, kohë më parë e kishte humbur një papagall, prandaj kur ka marrë tjetrin, punën e parë që ka bërë, ia ka mësuar adresën.

VENDOS TË PUSHOJË – E KONSIDEROJNË TË VDEKUR Një punëtor ndërtimtarie në Poloni ia futi gjumë në ulësen e pasme të veturës së tij – ndërsa kur zgjua mori vesh se e kishin raportuar në polici si “trup të braktisur”. Bartek Bablewski, 36 vjeç, ishte shtrirë të pushojë në automjetin e tij në Poznan, mirëpo trupi i tij i zhveshur u kishte rënë në sy kalimtarëve të tmerruar. “Zakonisht fle gjatë pauzës së drekës... E kisha larguar këmishën sepse kisha të nxehtë dhe gjithmonë fle me krahët e vendosur mbi gjoks”, ka shpjeguar Bablewski. Ai ka thënë se policia dhe ekipi paramjekësor kishin tentuar ta hapnin derën duke e frikësuar atë tej mase, ndërsa edhe ata janë frikësuar pasi ai ka lëvizur. Policët kanë kërkuar falje për aktin e tyre duke thënë: “Kishim disa thirrje nga njerëzit që thoshin se ishte një trup në veturë”. 

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

15

9

10

19

24

28

29

34

30

26

31

32

37

40

41

44

45 49

48

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Edhe nëse keni kohë që jeni bashkë, edhe nëse jeni të sapo lidhur, planetët do të sjellin paqen te ju. Së bashku me familjarët do festoni edhe një ngjarje të rëndësishme. Beqarët do ndeshen me personin që kanë ëndërruar gjithmonë.

Duke qenë se edhe influenca e planetëve do jetë e ndryshueshme humori juaj nuk do jetë i njëjtë në momente të ndryshme të ditës. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë plot pasion, por nuk do doni që të angazhoheni seriozisht.

Venusi do ju mbrojë sot dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ngrohtësia dhe sensualiteti do ju rrethojë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni vetëm do keni një surprizë shumë të këndshme. Do joshni pa pushim dhe do ndieni gëzim në shpirt.

Jeta në çift do jetë prioriteti për ju sot. Do hidhni pas krahëve të gjitha problemet dhe konfliktet që keni pasur dhe do mendoni për të ardhmen. Takimet për beqarët do jenë të shumta. Disa do mund të fillojnë edhe ndonjë lidhje afatgjatë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Nësekenikaluarnjëlidhjetë këndshme dhe të qetë deri më sot, kjo situatë do të vazhdojë.Bashkëpunimika mundësi edhe të përforcohet. Beqarët do kenë një ditë mjaft entuziaste dhe dopërfitojnëngamundësit që do kenë për të takuar persona interesante.

Sensualiteti do të rizgjohet dhe do gjeni mënyra të reja për ta joshur pa pushim partnerin. Nëse keni një lidhje të fortë kënaqësitë do jenë më të mëdha. Ka mundësi të ketë edhe takime të veçanta që do ju bëjnë të ndiheni si në ëndërr.

Të gjithë ata që janë në çift do kalojnë së bashku eksperienca të reja. Problemet do të harrohen dhe do i jepni më tepër rëndësi jetës seksuale. Për beqarët do ketë jo vetëm takime por edhe dashuri me shikim të parë.

Në jetën në çift do keni probleme me komunikimin dhe mund të lindin debate të vogla. Mundohuni të bëni kujdes me ato që do thoni sepse do pendoheni më vonë. Për beqarët nuk do jetë ditë mefatdheatanukdotakojnë personin e ëndërrave.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Nëse keni kohë që keni probleme me partnerin diskutojini hapur ato me partnerin pa shkuar menjëherë në debate të zjarrta. Vetëm kështu do mund të gjeni zgjidhjet e duhura. Beqarët do kenë një ditë të bukur.

Kjo ditë nuk do jetë aspak e mirë për ata që janë në çift. Do keni zënka, debate dhe disa edhe mund të ndahen.Tregohuni shumë të kujdesshëm. Beqarët do zgjohen nga gjumi dhe do kërkojnë kudo personin ideal. Ka shumë mundësi që disa ta gjejnë.

Nga njëra anë Jupiteri do e mbrojë jetën tuaj në çift dhe nga ana tjetër Marsi do e ndezë zjarrin e pasionit. Rini të qetë sepse nuk do keni asnjë zënkë apo debat. Beqarët do flirtojnë së tepërmi, pornukdogjejnëpersonat që u përshtaten më tepër.

Ata që janë në një lidhje do ndihen paksa bosh gjatë kësaj dite dhe morali do jetë i ulur. Flisni me ndonjë mik sepse ai mund t’ua ndryshojë gjendjen shpirtërore. Beqarët ka shumë mundësi të goditen nga shigjetat e Kupidit.

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Makineri, mjet, vegël, orendi, aparat etj, që shërben për të kryer një punë. 7. Kryeqyteti i Kolumbisë. 13. Vlora në makina. 15. Robben, futbollist i njohur hollandez. 16. Ai që është i ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre. 18. Tepsi e madhe dhe e cekët me buzë të kthyera. 19. Guri i mullirit. 21. Pije alkoolike e ëmbël. 23. Përsëri, sërish. 24. Bukuri, hijeshi. 25. Simboli kimik i heliumit. 26. Firmë e njohur prodhimesh elektronike. 27. Raki orozi. 29. Ndërmarrje Industriale. 31. Lëndë ndërtimi. 34. Tirana në makina. 35. Kënga simbol i një kombi. 36. Duhet t’i jepet atij që ka nevojë. 38. Adis, kryeqyteti i Etiopisë. 39. Përmes. 41. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 42. Merre! 43. Sheqerka, ose... 45. Gëzim i madh. 47. Aftësi për ta kapur diçka menjëherë e drejt. 49. Të vegjlit e rosës. 51. Enë për të ngrënë. 52. Tuist, romani i famshëm i Dikensit. 53. Mënyra e ushtrimit të lëvizjeve në një lloj të caktuar sporti.

1. Shtet në Azi. 2. Turp të kesh! 3. Grandi, këngëtare e njohur italiane. 4. Sektori Juridik. 5. Shtet në jug të gadishullit Arabik. 6. Popi i televizionit. 7. Dritan, aktor i njohur. 8. Zonë malore ne rrethin e Korçës. 9. Pak goditje. 10. Organizatë Neutrale. 11. Sjellje e ulët, diçka që të bën për turp, që të nxin faqen. 12. Nuk ka gjë, s’prish punë. 14. Njeri që përgatitet e merr masa me kohë për diçka, të cilën e parashikon se do të ndodhë në të ardhmen. 17. Teatri Kombëtar. 20. Koha pa të forta. 22. Elbasani në makina. 25. Vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth një are, në anët e rrugëve, etj. 28. Osmani, prezantuese. 30. Njeri me sjellje të ulët. 32. Daija i muzikës. 33. Psherëtimë që shpreh lodhje, dhimbje, shqetësim. 35. Stërmilli i letërsisë shqipe. 37. Këshilla që përsëriten e bëhen të mërzitshme. 39. Plaku i “Njeriut me top”. 40. Luarasi, ish-portier i Dinamos. 44. Përemër vetor. 46. Babai. 48. E kundërta, ngre. 50. Pjesëz mohuese.

Sudoku | nivel mesatar 4 8 9 2

3 5

6

4 8 2

9

6 3

4 8 LUANI (23/VII-22/VIII)

46

50

52

DEMI (21/IV-20/V)

33

36 39

43

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

14

22

25

35

42

DASHI (20/III-20/IV)

13

21

38

HOROSKOPI I DITËS

12 17

20

23

47

11

16

18

27

8

7 5 4

4

2 1

9

1

5

4 8 1

5 2

9

1

4

8

1 8 9

1 5 2

7 6

2

3 6 7

3 8

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

7 5 2

6 7

Koha e fillimit _____:____

8 1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

2

3

2

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

D

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 3 shifra: 080, 149, 152, 191, 197, 201, 232, 541, 558, 574, 652, 852, 958. Numra me 4 shifra: 2125, 2142, 2156, 2415, 2634, 4011, 4141, 4789, 4878, 5413, 6246, 6251, 6429, 8149, 9074, 9541. Numra me 5 shifra:

E

K

K

O

U

I A

T

J

A

D

D

E

R

G

E

J

A

V

O

K

A

D

O

M

O

L

U

S

K

U

R

K

I

L

K O

A

N

E

S

T

T

E

S

H

A

G E

Z

I

A

E

T

T

E

J

M

A

U

V

K

A

R

A

C

A

M

I

A

D

E

K

A

T

A

U

U

N

P

F

A

Z

01226, 11928, 14546, 21023, 45987, 51698, 63208, 96321, 99275. Numra me 6 shifra: 013021, 510131, 896541. Numra me 7 shifra: 2507282, 5632596, 6428373, 6485835, 7484514, 9551464. 3

6

2

1

4

8

5

9

6

5

2

1

4

4

4

4

8

7

9

5

8

5

4

8

5

4

5

2

1

0

2

3

3

3

6

2

5

9

6

8

5

7

8

4

8

5

4

1

5

2

0

2

0

2

0

2

3

0.

3

6

0

6

6

6

9

9

5

2

1

1

1

1

0

0

E

R

P

U

K

O

F

I

N

1

M

A

L

I

5

R

O

K

1 6

E

A

R

I

S

U

S

T

A C

0

A

L

I

7

O

K

A

4 3

G

A

S

4

Z

E

V

O

K A

K

O

A

L

I

S

T

A

N

T

0

0

3

2

6

5

1

5

4

8

7

9

5

6

2

4

5

8

9

6

3

2

5

1

4

5

1

1

2

3

2

6

6

3

5

5

5

5

4

8

6

5

2

1

4

7

7

7

7

8

8

4

8

8

8

5

5

4

5

2

1

0

2

0

1

5

2

6

9

5

3

5

2

1

5

8

7

8

5

4

8

5

4

1

5

2


retro 1455 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E PREMTE , 4 MAJ 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

4 MAJ

Lufta e Trëndafilëve për fronin e Anglisë Lufta e trëndafilave ishte një seri betejash civile mes mbështetësve të dy kaheve të ndryshme të dinastive për fronin e Anglisë. Ka pasur luftime në disa episode sporadike mes viteve 1455 dhe 1485. Fitorja finale shkoi në krahun e pretenduesit Lancastrian, Henri Tudor, i cili mundi të fundmin mbret

Jorkist Richard III. Më pas, ai u martua me vajzën e Edward IV për të bashkuar dy dinastitë. Shtëpia e Tudorëve mbretëroi më pas Anglinë dhe Uellsin për 117 vjet. Megjithëse përplasjet e armatosura kishin nisur kohë më parë, beteja fillestare mes dy dinastive konsiderohet ajo e 1455, e njohur si

Beteja e Parë e St.Albans. Shumë pasardhës të Lancastrianve u vranë, por ata që mbetën, vazhuan një gjakderdhje të ashpër me mbretin Riçard. Emri “Lufta e Trëndafilave” i referohet simboleve të dy dinastive, i kuqi për Jorkët dhe i ziu për Lancasterët.

DESAR SULEJMANI

Në piano si në shtëpinë e tij

“Të pasurit e një djali si Amelio im, të përjetuarit çdo ditë i ndjenjës prindërore ndaj tij së bashku me Xhesikën (Jessica), shoqen time të jetës, përbën për mua një përkëdhelje të pafund të fatit ndaj Desarit”, thotë ai dhe shton: “Dua gjithashtu të theksoj faktin e të jetuarit dhe mundësisë për të punuar në Gjermani, gjë që unë e shikoj si një favor të madh në jetën time”.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

Ai bën shumë gjëra. I bie bukur pianos, dirigjon me pasion, përpunon këngë popullore shqiptare, organizon koncerte dhe ka edhe pamjen tërheqëse, të qeshur e gazmore, që i duhet suksesit. E gjitha kjo vjen, sepse ai e ndjen vetën në shtëpinë e tij në profesion. Pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani ka bërë emër në Gjermani dhe është shumë i njohur gjithashtu në trojet shqiptare.Kur e takon pas koncertit në hollin e sallës së koncerteve “Robert Schumann” në Dyseldorf, ai duket i emocionuar, por plot gëzim dhe me një energji të pashtershme, e cila është ngjitëse, reflektohet dhe kaplon edhe të tjerët. Fytyra e tij është e hapur dhe e qeshur, shtrëngimi i dorës i përzemërt. Plot motivacion. Kjo është në natyrën e tij, por pas koncertit edhe më tepër. “Çmimi më i madh për mua si artist është gjithmonë publiku, duartrokitjet e tij, emocionet e mrekullueshme që përjetoj përherë pas çdo koncerti, takimet me njerëz të njohur dhe të panjohur po pas koncerteve, fjalët e tyre, përjetimet personale të tyre nga muzika që unë transmetoj përherë. Ky për mua është çmimi më i madh që një artist mund të marrë në jetën e tij”, buron nga Desari. Përveçse nga publiku ai është vlerësuar disa herë me çmime edhe nga juritë. Zhanri i preferuar, muzika klasike Prej vitesh Desari është shumë aktiv në skenë, me organizime koncertale nga më të ndryshmet, qoftë si pianist apo si dirigjent, kryesisht në koncerte me muzikë klasike: “Që kur kam filluar të kuptoj dhe të dëgjoj muzikë, jam përfshirë në rrjedhën e pafundme të muzikës klasike”, tregon ai. “Është ky zhanër me të cilin unë tashmë kam shumicën absolute të aktiviteteve të mia artistike. Por kam qenë gjithmonë i hapur për projekte muzikore edhe jashtë kornizave të muzikës klasike. Gjatë viteve të qëndrimit në Gjermani kam pasur të bëj me muzikantë shumë të talentuar të muzikës jazz, musical dhe pop. Projektet që kam zhvilluar me këta muzikantë të shkëlqyer, e kanë zgjeruar mjaft interesimin tim mbi zhanret e tjera të muzikës”.Talenti, dashuria për muzikën kanë qenë për të udhërrëfyesit në rrugën e tij në jetë. Ai ka fatin ta perceptojë si mision, si qëllim të jetës së tij të marrurit me art, me muzikë. Prindërit e tij kishin vënë re se ai që në moshë parashkollore interesohej për muzikën. Desari kujton se ashtu 2-3 vjeçar, kur dëgjonte muzikë në televizor apo radio, gjithmonë linte çdo gjë tjetër që mund të kishte në dorë dhe dëgjonte tepër i vë-

mendshëm. “Edukatorja ime në kopshtin “Tom Alimhilli” në qytetin e lindjes Shkodër i thoshte gjithmonë mamasë sime që unë duhej të shkoja patjetër në shkollë të muzikës. Edhe kështu ndodhi më pas”, tregon ai. Ai shkoi në shkollën e muzikës “Preng Jakova”, e më vonë në liceun “Jodan Misja” dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka pasur fatin të ketë pedagogë shumë të mirë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Evropë. Me disa, të cilët kanë qenë mësuesit e tij, ai më vonë edhe ka bashkëpunuar. Ndër bashkëpunimet më të spikatura të deritanishme ai mund të veçojë eksperiencat e mrekullueshme me ikonën e pedagogjisë pianistike prof. Peter Feuchtëanger, dirigjentin londinez Sir Roger Norrington apo me ish-profesorin e tij të muzikës së dhomës, violinistin Andreas Reiner. Për të arritur deri këtu Desarit i është dashur punë, disiplinë, përkushtim dhe moskompromis me mediokritetin artistik. Interesimi për këngën shkodrane Këngët e ëmbla, melodioze të Shkodrës janë muzika e parë që ai ka dëgjuar, prandaj ato e shoqërojnë dhe e ngazëllejnë edhe sot. Në kuadrin e javës së kulturës shqiptare në maj

2009 ai i solli publikut në Dyseldorf një koncert me këngë dhe muzikë instrumentale nga Shkodra. “Në rastin tim, interesi për këngën shkodrane gjendet në genet e mia, si të thuash ka lindur me mua. Si djalë shkodran, siç jam, dhe që njëkohësisht ndihem me shumë krenari, kam pasur gjithmonë dëshirë të hulumtoja, të dëgjoja, të këndoja dhe së fundmi edhe të përpunoja muzikën popullore shkodrane, këngët qytetare dhe meloditë e mrekullueshme të kësaj perle të kulturës shqiptare. Pasuria artistike e këngës shkodrane, gjenialiteti i krijuesit popullor, si dhe pafundësia e melosit shkodran janë disa nga arsyet pse interesi im për këngën shkodrane ka qenë, është dhe do të jetë për mua i madh”, shpjegon artisti. Arie të operës të kompozitorit shkodran Preng Jakova, Mrika, të cilën Desari e ka për zemër, ka shfaqur së fundi në Kosovë së bashku me kolegen e tij, sopranon e mirënjohur Ermonela Jaho. Desari thotë se çdo takim artistik me një koleg të ri apo të vjetër plotëson gjithnjë e më shumë botën e tij artistike, përfytyrimin dhe njohjen e tij personale në familjen e madhe të artistëve. Një ushqim dhe shtysë të brendshme të qenies së tij ai ndjen

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

kontaktin e vazhdueshëm me zhvillimet e fundit artistike në trevat shqiptare. Desari gjendet shpesh me veprimtari muzikore në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri. Në prill të 2011-s së bashku me muzikantë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia formuan Orkestrën Filarmonike Mbarëshqiptare. “Ky organizim i ri në trevat shqiptare në Evropën Juglindore është shtëpia e madhe, ku do të gjejë veten çdo muzikant, çdo instrumentist, çdo kompozitor e dirigjent shqiptar apo edhe i huaj, i cili e shikon kultivimin e mëtejshëm të muzikës shqiptare dhe të huaj në mënyrën e saj më të mirë”, thotë Desari. I përkedhelur nga fati? Aty ku kaq shumë gjëra në angazhimin profesional shkojnë në rregull, edhe fati personal nuk ngelet prapa. “Të pasurit e një djali si Amelio im, të përjetuarit çdo ditë i ndjenjës prindërore ndaj tij së bashku me Xhesikën (Jessica), shoqen time të jetës, përbën për mua një përkëdhelje të pafund të fatit ndaj Desarit”, thotë ai dhe shton: “Dua gjithashtu të theksoj faktin e të jetuarit dhe mundësisë për të punuar në Gjermani, gjë që unë e shikoj si një favor të madh në jetën time”.



Gazeta Mapo