Issuu on Google+

FAQE 18-19

100 INTELEKTUALË KËRKOJNË NGRITJEN E MUZEUT TË IKONOGRAFISË Iniciativë private e koleksionistit Gjergji Thimo, i cili mban 150 ikona në shtëpinë e tij në Tiranë

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E PREMTE, 30 MARS 2012. NUMËR 547. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Konsensus PD-PS, rikthehen pas 4 vitesh sekretarët për deputetët

SERIAL-KILLERI NË ÇASTIN E ARRESTIMIT: DO JU VRISJA DHE JU, POR QENKENI SHUMË Viktor Gushi, autori i masakrës në bankë dhe vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj

RRËFIMI NË POLICI I VRASËSIT QË TRONDITI TIRANËN

Deputetët e dy partive të mëdha kanë rënë dje dakord që numërimi i votave në 2013 të bëhet në mënyrë elektronike, që qendrat e votimit të mos jenë në shtëpi private dhe numri minimal i votuesve në një QV të jetë 200 zgjedhës. Hapa përpara dhe për reformën parlamentare, PS tërhiqet nga spostimi i diskutimeve të lira në fund të seancës dhe PD, nga koha e diskutimeve të ministrave. FAQE 2-3

META: PADREJTËSI, NËSE SHQIPTARËT NUK MARRIN STATUSIN PËR NË BE

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Procesi i normalizimit

KOMENT EDA DERHEMI

Një të hëne para pak javësh, një lajm për Sirinë hapej kështu: “Pas një fundjave të qetë me...

Në luftë me Perëndimin

KOMENT BERAT BUZHALA

Pse, për shembull, në Korenë e Veriut nuk lulëzon ekonomia? Po të varej...

Blushi: Negociata me Topin e Spahiun nëse nuk marrim 71 vota në 2013-ën ...Doja t’ju pyesja çfarë ka ndodhur realisht mes teje dhe Ramës. Apo s’ka ndodhur ? Jo, gjërat kanë qenë publike. Ky është një raport që ka qenë shumë publik në ditët e mira dhe të këqija të veta, kështu që nuk ka gjëra poshtë tavolinës, siç e kemi edukuar ne veten dhe njerëzit që të mendojnë këto 20 vite, që politikanët 90 për qind të... FAQE 5

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i PS pranon se i ka dhënë forumeve të partisë më shumë arsye për ta përjashtuar. “Përjashtimi i Islamit i padrejtë, si ai mendonin shumë vetë”

Kryetari i LSI-së, për reformën zgjedhore: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar për të respektuar parimin e barazisë së votës FAQE 4

OP-ED / 10-11

Arrestohet Viktor Gushi, pranon vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe argjendarit Rrapo Sinanaj, plagosjet e Malva Dokës dhe Skënder Elmazit dhe 12 grabitjet me armë në banka, dyqane e filiale poste. Lista e gjatë e krimeve. 44-vjeçari i divorcuar nga Patosi, i pret me pistoletën e krimeve në brez punonjësit e policisë, por dorëzohet pa rezistencë. Rrëfen krimet e përgjakshme dhe pyetjes se pse e vrau arkëtaren Kaloçi i përgjigjet me fjalët: Kush më FAQE 6-7 kundërshtonte, e vrisja bam-bam.

Plot shpresë

Privatizimi i Albpetrolit, peng i përmbajtjes së “listës C”

Shtresat në nevojë, qeveria ndan 1.3 milionë euro kredi pa interesa

Interesi i investitorëve për blerjen e Albpetrolit mbetët i vakët për aq kohë sa qeveria nuk ka sqaruar se çfarë do të përmbajë ‘lista C’ dhe si do... FAQE 8

Nënshkruhet marrëveshja për bizneset sociale, projekti që nis nga 1 prilli do të shtrihet në të gjithë vendin. Shtresat më të varfra do të... FAQE 14

KOMENT / 11 NEW YORK TIMES

Lufta e Ftohë që s’mbaron kurrë Dy dekada pas fundit të luftës së ftohtë Mitt Romney ende e konsideron Rusinë si ‘armikun gjeopolitik nr.1’ të Amerikës. Komentet e tij shfaqin ose një mungesë tronditëse njohurish rreth çështjeve ndërkombëtare, ose janë vetëm politikë e dobët. Cilado qoftë, ato janë të papërgjegjshme dhe poshtë nivelit të kandidatëve presidencialë...

CEZ Shpërndarje kujton klientët se kanë mbetur edhe 2 ditë nga afati i fundit i pagesës së faturës së energjisë për muajin Shkurt. Pagesa në kohë e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor, dhe mos shlyerja në kohë e detyrimeve mund të çojë deri në ndërprerjen e energjisë elektrike. CEZ SHPËRNDARJE


2 02

MAPO

e ENJTE, 29 MARS 2012 www.mapo.al

politika

1

Që nga zgjedhjet e 2013, numërimi i votave do të bëhet nëpërmjet makinerive elektronike

2

Numri minimal i votuesve të një qendre votimi do të jetë 200 zgjedhës dhe jo 150 siç ka qenë

3

Në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më qendra votimi në shtëpi private

PD-PS, konsensus për numërimin elektronik Neni 115/1 që pritet të shtohet: Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, për të gjitha llojet e votimit, si rregull bëhet nëpërmjet Sistemit Elektronik të Numërimit. Rritet në 200 numri minimal i votuesve për një QV Fejzi Braushi

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përveçse do kemi një rezultat shumë më të shpejtë të votimeve, do na mungojnë më në fund edhe skenat e bllokimit të procesit të numërimit apo dhe sherret për vlerësimin apo pretendimet që kanë palët për çdo votë të gjetur në kuti. Kjo pasi dy forcat kryesore politike në vend, PD dhe PS kanë rënë dakord që në këtë proces të përfshijnë numërimin elektronik. Tashmë nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një angazhim publik të tyre, por një propozim konkret që pritet të diskutohet sot në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore. Gjithashtu sot pritet të vendoset edhe për kufizimin e numrit të qendrave të votimit, duke eliminuar ato që kanë më pak se 200 zgjedhës në lista. Numërimi elektronik

Vetëm pak ditë pasi u njohën me teknologjitë që ofrojnë kompanitë e njohura botërore gjatë seminarit të zhvilluar me mbështetjen e OSBEsë, mazhoranca dhe opozita kanë vendosur që të konkretizojnë propozimin për të futur në Kodin Zgjedhor dispozitën që përcakton si të detyrueshëm numërimin elektronik të votave. “Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, për të gjitha llojet e votimit, si rregull bëhet nëpërmj e t S i st e m it E l e kt r o n i k t ë

Numërimit”, - është përmbajtja e nenit 115/1 që propozohet të shtohet në Kodin Zgjedhor. Nen ky që shoqërohet dhe me një numër dispozitash të tjera të shtuara në Kod dhe që kërkojnë të përcaktojnë afatet, detyrimet e institucioneve përgjegjëse, si dhe çdo masë që duhet të merret në rastet e mosfunksionimit të këtyre makinave inteligjente. Kështu përcaktohet që përdorimi i Sistemit Elektronik të Numërimit (SEN) para se të përdoret, do të miratohet nga KQZ dhe ky vendim duhet të jetë konsensual pasi kërkon votë të cilësuar. Ky vendim duhet të miratohet jo më vonë se 6 muaj përpara datës së parë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve dhe në rastin e zgjedhjeve të parakohshme ky vendim merret jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së dekretit për caktim e këtyre zgjedhjeve. Ndërkohë që makineritë përkatëse sipas draftit mund të merren

Pavarësisht përfshirjes së numërimit elektronik të votave, në Kod do lihet si mundësi edhe ajo e numërimit manual

me qira duke kontraktuar kompani private që të ofrojnë këtë shërbim. Por pavarësisht përfshirjes së numërimit elektronik të votave, në Kod do lihet si mundësi edhe ajo e numërimit manual, dhe kjo për rastet kur ndodhin të papritura apo në rastin e rivlerësimit të votave. Qendrat e votimit

Një çështje tjetër e diskutuar në seminarin e para disa ditëve dhe që dy forcat e mëdha kanë vendosur ta trajtojnë edhe në ndryshimet e Kodit Zgjedhor është edhe problemi i qendrave të votimit që kanë një numër të pakët zgjedhësish. Kështu, nisur edhe nga rekomandimet e OSBE/ODIHR është vlerësuar që sot në mbledhje të diskutohet propozimi që tashmë për të ngritur një qendër votimi, një zonë votimi nuk duhet të ketë më si numër minimal 150 zgjedhës, por 200. Me këtë ndryshim pritet që të kufizohet jo pak numri i qendrave të votimit, pasi deri më tani kanë ekzistuar shumë të tilla që kishin në lista një numër të kufizuar votuesish, çka nuk justifikonte ngritjen e një komisioni votimi. Gjithashtu, me propozim të socialistëve komisioni do të diskutojë sot dhe propozimin që qendrat e votimit të mos ngrihen më në shtëpi private. Sipas këtij propozimi synohet që të bëhet një ndarje m e s n d ë r t e s ave p r ivat e d h e shtëpive, një përcaktim ky që nuk ekziston në Kodin aktual.

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Nenet që do të diskutohen sot Neni 115/1 (Numërimi i votave) Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, për të gjitha llojet e votimit, si rregull bëhet nëpërmjet Sistemit Elektronik të Numërimit. Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, në përjashtim nga ky rregull, bëhen sipas procedurave të parashikuara në nenet e tjera. Neni 115/2 (Sistemi Elektronik i Numërimit (SEN) 1. Sistemi Elektronik i Numërimit përbëhet nga tërësia e pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe e programeve të ndryshme informatike, nëpërmjet të cilave në mënyrë, automatike e të pavarur, realizohet numërimi dhe vlerësimi fletëve të votimit, si dhe nxjerrja e rezultatit zgjedhor. 2. Përdorimi i SEN caktohet me vendim të KQZ të miratuar nga jo më pak se 5 anëtarë. Ky vendim duhet të miratohet jo më vonë se 6 muaj përpara datës së parë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme ky vendim merret jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së dekretit për caktim e këtyre zgjedhjeve. Vendimi merret në konsultim me përfaqësues të partive parlamentare në KQZ. 3. Procedurat për blerjen e shërbimit dhe/ose pajisjeve si dhe programeve kompjuterike si pjesë të SEN, janë ato të negocimit pa njoftim të kontratës

publike me shoqëri të mirënjohura që ofrojnë teknologji të ngjashme e të provuara me sukses në zgjedhje, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik. Procedurat zhvillohen në një kohë të përshtatshme përpara zgjedhjeve me qëllim ekzekutimin në kohë të kontratës. Afati i kontratës mund të përfshijë më shumë se një palë zgjedhje nëse ndikon në leverdishmërinë e ekonomike dhe përmirësimin e sistemit. 4. KQZ përcakton me akt normativ të gjitha rregullat në lidhje me përdorimin e SEN, si dhe mbi procedurat e numërimit, vlerësimit të fletëve të votimit nëpërmjet SEN, përfshirë këtu edhe nxjerrjen e rezultatit dhe administrimin e çdo të dhëne të prodhuar nga SEN. Në këtë akt normativ KQZ cakton edhe rregullat për rekrutimin e personelit teknik i cili do të jetë përgjegjës për përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e SEN përgjatë periudhës së numërimit, vlerësimit të fletëve të votimit dhe nxjerrjes së rezultatit. 5. Veçmas sa mundet të përcaktohet në aktin normativ të miratuar nga KQZ sipas pikës 3 të këtij neni, SEN duhet të garantojë realizimin e: a)- numërimit i çdo flete të votimit në mënyrë të njëpasnjëshme dhe pa i dëmtuar ato; b) procesi i përpunimit të fletës nga pajisja të mund të vëzhgohet me sy të lirë; c)- vlerësimi i fletës të votimit sipas

neneve të tjera të kryhet një herë të vetme pavarësisht nga numri i skanimeve të fletës së votimit; cc)- nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve për qendrën e caktuar të votimit dhe ZAZ-së; d)- leximin dhe përpunimin e të dhënave në lidhje me identifikimin e qendrës së votimit; dh)- ruajtjen e imazhit të çdo flete të votimit të skanuar; e) ndarjen fizike të fletëve të vlefshme dhe të pavlerësuara; ë) shfaqjen e imazhit të fletës së pavlerësuar që kërkon vlerësim manual; f) regjistrimin e çdo vendimmarrjeje gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave sipas këtij kodi; g) prodhimin e tabelës së rezultatit për çdo QV, ZAZ, dhe rekordet e vendimmarrjes të hedhura në SEN. gj) ruajtjen e imazhit të çdo flete të skanuar dhe rekordet e vendimmarrjes për një periudhë kohore 12 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve sipas përcaktimeve në aktin normativ të KQZ. Të dhënat përdoren për qëllime auditimi dhe hetimi administrativ gjatë fazës së ankimit. 6. Një kopje e dokumentacionit të prodhuar sipas gërmës “g” të pikës 5 dhe një kopje të imazheve në format “vetëm lexim” për çdo fletë të skanuar për çdo QV u jepet subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre, menjëherë por jo më vonë se 48 orë nga kërkesa pas nxjerrjes

së rezultatit kundrejt tarifës që mbulon koston e riprodhimit 7. Jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve KQZ zhvillon në prani të përfaqësuesve të partive politike, vëzhguesve dhe medias, prova në lidhje me funksionimin e SEN-it. KREU IV ZONA E QENDRËS SË VOTIMIT Neni 62 (Caktimi i zonave dhe vendndodhjes së qendrave të votimit) 1. Zona e qendrës së votimit duhet të jetë brenda një territori kompakt dhe të pashkëputur gjeografik dhe numri i zgjedhësve për çdo qendër votimi nuk duhet të jetë më i vogël se 200 dhe më i madh se 1000 zgjedhës me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 1 të nenit 59 të këtij Kodi. 2. Institucionet e posaçme përbëjnë zonë të veçantë qendre votimi. Qendra e votimit në këto institucione ngrihet kur në to ndodhen mbi 15 zgjedhës. KREU I Neni 93 (Vendndodhja e qendrave të votimit, selive të KZAZ-ve dhe Vendeve të Numërimit të Votave) 1. Qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe Vendi i Numërimit të Votave, për aq sa është e mundur, krijohen në ndërtesa publike me hyrje të lirë. 2. Qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe Vendi i Numërimit të Votave nuk mund të krijohen:

a) në ndërtesa private, pa vendim të KQZ-së. Në çdo rast qendra e votimit nuk mund caktohet në banesa private; b) në ndërtesa që përdoren nga administrata publike, me përjashtim të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore ; ose c) në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi, pjesërisht ose tërësisht, të një partie politike, kandidati, të afërmve të tij, ose kanë shërbyer si zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore. 3. KQZ mund të caktojë qendra votimi në ndërtesa private kur nuk ka mundësi objektive për të përdorur një ndërtesë publike në zonën e qendrës së votimit ose në një zonë qendre votimi fqinje. Propozimi për caktimin e tyre paraqitet me dy objekte alternative, planimetrinë përkatëse ose fotografi të ambientit, një përshkrim për lehtësirat që ofron objekti për zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë nen. Bëjnë përjashtim rastet kur nuk është e mundur gjetja e një objekti alternativ. 4. Me kërkesë të një anëtari të KQZ-së, administrata e KQZ kryen verifikimin perkatës në terren dhe paraqet një raport për plotësimin e kushteve të parashikuara në këtë kod apo në akte të tjera. Vendimi merret në konsultim me përfaqësuesit e akredituar të subjekteve në KQZ. Një kopje e vendimit të KQZ afishohet qartë në hyrjen e QV apo VNV përkatëse në ditën e votimit.


02

4

muaj ishte mandati i grupit të punës për reformën parlamentare

1

prill është data e përfundimit të mandatit të grupit të punës për reformën parlamentare

2

e ENJTE, 29 MARS 2012 www.mapo.al

MAPO

3

çështje kanë mbetur pa u zgjidhur; votimi i dekreteve të Presidentit dhe koha e diskutimit të kryetarit të grupit parlamentar të opozitës

Reforma parlamentare, rikthehen pas 4 vitesh sekretarët për deputetët PD e PS, drejt marrëveshjes për reformën parlamentare. Socialistët tërhiqen nga kërkesa që diskutimet e lira të bëhen në fillim të seancës. Ndërsa PD pranon që ministrat të flasin 10 minuta. Pezull votimi i hapur i dekreteve të Presidentit Fejzi Braushi

PS kërkon votim të fshehtë në rastin e dekreteve të Presidentit për emërimin e gjyqtarëve, si dhe kërkon që kreut të opozitës t’i jepet fjala sa herë që flet Kryeministri për qëndrime politike

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Mazhoranca dhe opozita kanë mundur që të gjejnë konsensusin për shumicën dërmuese të çështjeve për të cilat janë angazhuar në reformën parlamentare. Përjashtim bëjnë vetëm dy pika, që në fakt përbëjnë dhe thelbin e kësaj reforme: së pari çështja e votimit të dekreteve të presidentit dhe së dyti, koha e kryetarit të grupit parlamentar të opozitës. Ndërkohë që palët kanë bërë lëshime reciproke për çështjet e tjera, duke bërë të mundur gjetjen e një konsensus jo të pakonsiderueshëm. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka mundur të gjejë rrugën për një konsensus të mundshëm në ditët në vijim edhe për çështjen e buxhetimit të veprimtarisë parlamentare, që në fakt ka të bëjë me çështjen e statusit të deputetit. Mbledhja Grupi i punës për realizimin e reformës parlamentare dhe që në datën 1 prill i mbaron mandati, ka zhvilluar dje mbledhjen e tij të radhës, ku dhe ka diskutuar për çështjen e statusit të deputetit, apo siç njihet ndryshe, për pjesën e buxhetimit të jetës parlamentare. Për më shumë se dy orë grupi i punës ka diskutuar zgjedhjet e ofruara për sa i përket buxhetimit të jetës parlamentare, ku pas shumë argumenteve dhe kundërargumenteve ka mundur të përafrojë një qën-

shira në të kanë dy çështje kyçe pa zgjidhur. Bëhet fjalë për votimin e dekreteve dhe fjalën e kreut të grupit të opozitës. Socialistët këmbëngulin në këto dy pika, pasi sipas tyre ato prekin bazat e parimeve demokratike mbi të cilat duhet të funksionojë Kuvendi. PS kërkon votim të fshehtë në rastin e dekreteve të Presidentit për emërimin e gjyqtarëve, si dhe kërkon që kreut të opozitës t’i jepet fjala sa herë që flet Kryeministri për qëndrime politike. Por përveç këtyre dy çështjeve, palët e përfaqësuara në këtë grup pune kanë gjetur marrëveshjen për pjesën tjetër të të gjitha propozimeve të bëra nga socialistët disa muaj më parë. Kështu, socialistët kanë hequr dorë nga zhvendosja e 60-minutëshit të diskutimeve të lira nga fundi i seancës në fillim të saj, si dhe nga kërkesa për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kur ministri nuk iu përgjigjej pyetjeve të interpelancave, ndërsa nga krahu tjetër mazhoranca ka pranuar që të përcaktojë në rregullore se anëtari i kabinetit qeveritar (jo Kryeministri) ka të drejtë të flasë sa herë dëshiron, por jo më shumë se 10 minuta.

Vendi bosh i Seserit, debati Ruçi-Topalli Vendi i mbetur vakant nga largimi i deputetes socialiste Rudina Seseri është bërë dje objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës. Faktikisht kjo ka qenë e vetmja çështje me interes, pasi pikat e tjera të rendit të ditës nuk kanë pasur

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

drim konsensual për disa çështje kryesore, por që pritet të konkretizohet në një mbledhje tjetër. Kështu mësohet se grupi ka rënë dakord që të riformatohet sekretariati për buxhetin e Kuvendit, në mënyrë që të rritet kontrolli i shpenzimeve financiare të këtij institucioni, si dhe të rritet roli i këtij organizmi në draftimin e buxhetit. Gjithashtu, një tjetër pikë për të cilën palët kanë rënë në ujdi është edhe financimi i veprimtarisë në komisione nëpërmjet një skeme të posaçme. Ndërkohë që për statusin e deputetit, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që t’i kthehet deputetit sekretari apo asistenti i vet dhe për këtë do jetë Kuvendi ai që do të sigurojë bazën financiare. Kjo në fakt nuk është një risi, pasi deri pak vite më parë çdo deputet kishte ndihmësin e vet në zonën e tij përkatëse, si dhe kishte një zyrë të posaçme, ku banorët e zonës mund të adresonin problemet apo hallet e tyre. Dekretet Por gjetja e gjuhës së mirëkuptimit për çështjen e buxhetimit nuk zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e reformës parlamentare, kjo pasi palët e përf-

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

ndonjë rëndësi të madhe, sa dhe Kuvendi të gjithë diskutimin dhe votimin e tyre e ka mbyllur për vetëm 30 minuta kohë. Në këtë mënyrë opozita, e cila prej 4 muajsh përfaqësohet në sallën e Kuvendit me një deputet më pakë, nuk ka pran-

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale) - Urologji

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

uar të votojë disa zëvendësime anëtarësh në maturitetin e konkurrencës, pa marrë një përgjigje më parë për fatin e mandatit të deputetit të lënë nga Seseri. “Para se të interesoheni për këtë, duhet të interesoheni se këtu në parlament ju po mbani peng një mandat, një vend vakant të një deputeti të opozitës, prej 4 muajsh. Pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin, me Rregulloren. Prandaj, e para e punës na jepni përgjigje për mandatin që mbahet peng të deputetit të opozitës”, - tha kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili gjithashtu duke iu referuar propozimeve për Autoritetin e Konkurrencës ka akuzuar mazhorancën se po shkel marrëveshjen me opozitën dhe se po miraton në vendet që i takojnë të majtës njerëzit e saj. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila për sa i përket zëvendësimit të Seserit është shprehur se ajo ka thirrur Këshillin e Rregullores, por nuk kanë qenë deputetët e pranishëm. “Në gjithë vetëdijen time politike dhe parlamentare prej 17 viteve, është rasti më unik në të cilin një deputet për 2 vite rresht nuk vjen fare në parlament dhe vjen vetëm për të votuar kur i përfundon 6-mujori që i zhduket mandati. Nuk kam parë asnjë tjetër që 2 vite rresht të mos vijë.


4

MAPO

E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

politika

Haxhinasto në Romë për gazsjellësin TAP TIRANË Italia vlerëson pozitivisht progresin e arritur në procesin e integrimit europian nga Shqipëria. Vlerësimi nga shteti fqinj është bërë gjatë një takimi që zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi me homologun e tij italian në Romë, Guilio Terzi.

Idrizi: Dule iu shërben qarqeve të errëta, nuk ka më as elektorat TIRANË Kryetari i PDIU-së, Shpëtim

Idrizi nuk e ka pritur mirë qëndrimin e kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule ndaj popullsisë çame, sipas të cilit, Çamëria nuk ka ekzistuar. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PDIU-së deklaroi se qëndrimet e Dules lidhen me faktin se elektorati i kësaj force politike po tkurret ditaditës. “Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim PDIU, partia jonë që përfaqëson popullin shqiptar të Çamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të të gjithë shqiptarëve... Ky njeri nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, sepse përndryshe ai minoritet do ta votonte masivisht. Përkundrazi, me gjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë që i urti Vasil Melo themeloi dikur”, - tha dje Idrizi. Ai shtoi se Dule është një politikan përçarës dhe se përfaqëson interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinj. “Tezat që ai shpalosi në një emisionin televiziv në lidhje me Çamërinë, me refuzimin

në kufi të gjyshërve dhe gjyshërve tanë që i krijojnë frikë s’dihet se kujt në Greqi, nuk i kemi dëgjuar prej ndonjë autoriteti zyrtar grek. Pra jemi vërtet të çuditur se prej nga ku i merr ushqimet propagandistike ky njeri. Zoti Dule, do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të”, - tha ai duke sjellë edhe disa krahasime: “Ai më ngjan si provokator dhe ngacmues pa shkak me 2 personazhe groteske të viteve ‘80 në Tiranë, si Shaban Qosja dhe Gëzim Kulufi. Dulja që shef nga Athina e i duket vetja europian, le të pyesë qytetarët e vjetër të Tiranës se kush janë ata dhe që mbeten gjithsesi më të mirë se vetë Dulja. Emrat e krahinave, emrat gjeografikë nuk lidhen me sistemet politike. Ata janë të përjetshëm. Vetëm Greqia dhe shtetet që bëjnë genocid kulturor i ndërrojnë emrat e toponimeve. Emri Çamëri është lidhur me një popullsi që i ka dhënë Greqisë bujarisht momente të ndritura të identitetit të vet, këngët, vallet, historinë që mbartin ato troje mbi tokë dhe nëntokë”, - shtoi ai.

Shpëtim Idrizi

Fisher në Shqipëri: Ka ende mendësi të politikës së Enver Hoxhës TIRANË Historiani amerikan Bernd

Fisher ka lëshuar akuza të ashpra ndaj lidershipit shqiptar, duke i konsideruar disa prej tyre si figura të pashkëputura nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha. Gjatë një konference shkencore ndërsa ka analizuar 100 vitet e shtetit shqiptar, historiani Fisher ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha ka trashëguar një pjesë të politikës së Enver Hoxhës, veçanërisht në lidhje me drejtimin autoritar dhe presionin mbi institucionet e pavarura. “Në disa fusha të rëndësishme, ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i fortë tek njerëzit që e pasuan në krye të shtetit. Sali Berisha dhe shumë nga elita e Tiranës në vitet ‘90 kishin frymë autoritare, ishin jotolerantë dhe përjashtonin kompromisin dhe negociatat për të cilat Shqipëria kishte nevojë në mënyrë që të forconte demokracinë. Sali Berisha e përdori PD-në si një

vegël për të forcuar pushtetin personal dhe ashtu si Enver Hoxha nuk lejoi debatin e brendshëm dhe sulmoi ashpër kundërshtarët pavarësisht kostos për demokracinë. Në vitin 2005 kur u rikthye në pushtet pati disa arritje të rëndësishme, si hyrja në NATO dhe liberalizimi i vizave, por sërish trashëgimia e Enver Hoxhës mbetej, pasi shumica e energjive të Berishës iu dedikuan kontrollit të gjyqësorit, Prokurorisë dhe pushtetit vendor”, - u shpreh Fisher. Të njëjtat kritika ai adresoi edhe për ish-kryeministrin Fatos Nano. “Nano, ashtu si Berisha dhe Enver Hoxha, u bë dogmatik, konfrontues dhe shtypi debatin brenda partisë së tij. Nano, si Berisha minoi pavarësinë e gjyqësorit dhe shërbimit civil”, tha ai. Fisher tërhoqi gjithashtu vëmendjen për mungesën e demokracisë në partitë politike shqiptare.

Ky i fundit shprehu gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Italisë dhe mbështetjen e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, bashkëbiseduesit ndanë gjithashtu qëndrimin e përbashkët se bashkëpunimi ekonomik mbetet një kapitull i rëndësishëm

i marrëdhënieve dypalëshe, duke folur edhe për projekte të rëndësishme si ai i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), porti i Vlorës, rruga Shkodër -Han i Hotit etj. Projekti TAP, tha Haxhinasto, “do të ketë një impakt të rëndësishëm për zhvillimin jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon”.

qëndrimi

Statusi, Meta: Padrejtësi, nëse shqiptarët nuk e marrin këtë vit Kryetari i LSI-së, për reformën: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar për të respektuar parimin e barazisë së votës TIRANË Nga SHBA-ja, kryetari i LSI,

Ilir Meta ka deklaruar se do të ishte padrejtësi për Shqipërinë nëse nuk do t’i jepej statusi i vendit kandidat. “Për mendimin tim, do të ishte një padrejtësi e madhe nëse Shqipëria nuk do ta merrte statusin e vendit kandidat”, - tha mbrëmë Meta në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Kryetari i LSI-së e shtjelloi më tej mendimin e tij, duke shtuar se do të ishte padrejtësi në drejtim të qytetarëve shqiptarë dhe të asaj që Shqipëria ka bërë deri më tani. ”Shqipëria, për sa i takon kriterit ekonomik i ka përmbushur thuajse të gjitha detyrimet dhe është një vend që është vlerësuar e vlerësohet sa i takon të gjitha këtyre reformave. Edhe për sa i takon përafrimit të legjislacionit, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kjo është vlerësuar. Për sa i përket disa çështjeve të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me dialogun politik, kuptohet që nuk ka qenë vullneti këtu për të miratuar disa gjëra që u miratuan ditët e fundit, por që mund të ishin miratuar dhe para dy vjetësh, apo dhe gjëra të tjera që pritet të miratohen, por që duhet të ishin miratuar dy vjet më parë, sikurse është dhe rasti i gjykatës administrative, e cila ka të bëjë edhe me rritjen e transparencës, ka të bëjë dhe me luftën kundër korrupsionit, edhe me përmirësimin e klimës së biznesit dhe me shumë elementë të tjerë. Ndaj unë besoj se Shqipëria duhet ta marrë statusin dhe angazhimi ynë është që ne t’i plotësojmë të gjitha këto angazhime, të gjitha këto prioritete, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ka dhe prioritete të cilat do të jenë për një kohë të gjatë si të tilla”, - tha Meta. I pyetur për një tjetër çështje po aq të rëndësishme, ajo e reformës zgjed-

Kreu i LSI-së Ilir Meta dhe

hore, kryetari i LSI-së theksoi se ed- mënyrë shumë të qartë, e cila praktikhe ky kapitull lidhet me të gjithë isht është cenuar dhe cenohet nga i qytetarët. “Për Lëvizjen Socialiste ashtuquajturi model spanjoll i sistepër Integrim, çështja e reformës mit tonë proporcional rajonal. Ne i kezgjedhore nuk është çështje “Shqipëria, për sa i takon kriterit ekonomik, i ka as e dy partive, qofshin këto, përmbushur thuajse të gjitha detyrimet dhe le të themi të është një vend që është vlerësuar e vlerësohet mëdha, siç sa i takon të gjitha këtyre reformave” quhen. Unë mendoj se kjo është çështje e qytetarëve shqiptarë, mi bërë disa propozime, partitë e tjera sepse bëhet fjalë për respektimin e kanë bërë propozime të ndryshme. të drejtës së votës së tyre. Në këtë dre- Shpresoj që ky proces të ecë përpara jtim qëndrimi ynë mbetet i pandrysh- pa paragjykime”, - shtoi ai. Ndërsa për uar për të respektuar dhe këtë parim mundësinë e përfshirjes së tij në qekushtetues që ka të bëjë me barazinë veri, Meta shtoi se nuk është në priore votës dhe që është shprehur në itetet e tij. N.P

Bregu takon Fule: Plani i Veprimit, punë gjithëpërfshirëse TIRANË Gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule, lidhur me ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri, veçanërisht në kuadër të përmbushjes së 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Europian, nën orientimin e Planit të Veprimit të hartuar për këtë qëllim. Pas takimit të zhvilluar, Bregu deklaroi se Plani i Veprimit i dorëzuar tashmë në Bruksel nuk është vetëm një punë e mirë, por edhe

gjithëpërfshirëse. “Plani i Veprimit, të cilin e kemi dorëzuar pranë Komisionit Europian, është vlerësuar jo vetëm si një dokument pune i mirë, por edhe për faktin se gjatë rishikimit të tij është përmbushur ose plotësuar një nga sugjerimet edhe të Komisionerit Fule, që është gjithëpërfshirja. Ky është lajm i mirë, motivues, që na jep mundësi të gjithëve që këtë frymë të bashkëpunimit të vendosur në nëntor mes forcave politike, ta përkthejmë në rezultate konkrete. Nuk ka asnjë mundësi për t’u kthyer mbrap-

sht në momentin që politikanë të caktuar kanë ndërruar mendje dhe kanë vendosur të tregojnë përgjegjësi politike. Kur politikanët të vendosin të tregojnë përgjegjësi politike, nuk ka çështje të cilat mund të mbeten peng i pazgjidhshmërisë... ”, - tha ajo. Nga ana e tij, edhe Komisioneri Fule vlerësoi mënyrën gjithëpërfshirëse në procesin e rishikimit të Planit të Veprimit, si dhe faktin që në këtë dokument janë reflektuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian.


e PREMTE, 30 MARS 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

5

Deputeti i PS-së, Ben Blushi, flet për marrëdhëniet e tij me Ramën, pikëpamjet e tij rreth programit të PS-së, mundësinë e bashkëpunimit me Topin pas zgjedhjeve, për LSI-në dhe zgjedhjen e Presidentit

Blushi: I kam dhënë PS-së më shumë arsye se Islami për t’u përjashtuar “Nëse dikush duhej përjashtua,. mbase duhet të isha unë i pari. Këtë s’e kam thënë ndonjëherë dhe duhet ta them sot. Unë i kam dhënë PS-së më shumë arsye për t’u përjashtuar. Kjo nuk do të thotë se kishin të drejtë apo arsye të më përjashtonin, siç nuk kishin të drejtë kur përjashtuan ata që përjashtuan.” ...Doja t’ju pyesja çfarë ka ndodhur realisht mes teje dhe Ramës. Apo s’ka ndodhur ? Jo, gjërat kanë qenë publike. Ky është një raport që ka qenë shumë publik në ditët e mira dhe të këqija të veta, kështu që nuk ka gjëra poshtë tavolinës, siç e kemi edukuar ne veten dhe njerëzit që të mendojnë këto 20 vite, që politikanët 90 për qind të gjërave i bëjnë poshtë tavolinës dhe 10 për qind i thonë, apo përpiqen t’i thonë të tjerët në emër të tyre. Çdo gjë, për çështje programesh, çështje koalicionesh ka qenë publike. Tani nuk e fsheh dot, ka një mirëkuptim më të madh, sepse ka afrim më të madh qëndrimesh. Nuk është çështje njerëzish, opinionesh, apo mendimesh në përgjithësi. Qëndrimet janë afruar dhe kjo ka afruar edhe njerëzit, është normale. Ju nuk keni qenë pjesë e tryezave që z. Rama ka bërë për prezantimin e pjesëve të ndryshme të PS-së. Ju e konsideroni veten bashkëpunëtor apo rival të Ramës në PS? Unë besoj se ajo që na bashkon më shumë sesa çdo gjë është nevoja për të fituar zgjedhjet më 2013n. Shpesh kam nevojë ta shpjegoj këtë: Jo nevoja për të fituar zgjedhjet si zgjedhje. Ne duhet t’i shohim zgjedhjet si mundësi për të zbatuar pikëpamjet tona për ndryshimin e vendit, për të krijuar një set të domosdoshëm reformash që Shqipëria s’i ka pasur, ose i ka vonuar në 20 vite për arsye kryesisht politike. Ky është qëllimi në fund të fundit dhe nuk besoj se protagonizmi im, apo i kujtdo tjetër në PS, lidhet shumë me daljen në publik, apo pjesëmarrjen në tryeza të ndryshme. Kjo gjë nuk ka shumë rëndësi, nuk është kut matës për vendimet që merren në PS. Pra, kemi një pjekje të pjesës tjetër të PSsë? Kjo nuk ka lidhje vetëm me mua. Mendoj se presioni nga jashtë, nga ndërkombëtarët dhe presioni nga brenda PS-së, nga disa deputetë, nga një pjesë jo e vogël, gati 30 për qind e PS-së, ndikoi që PS të hyjë në Kuvend, të marrë pjesë në votimin e ligjeve, të perceptohet, të paktën si një parti që e mbështet integrimin europian më shumë sesa më parë dhe me një linjë të moderuar që sot po jep frytet e veta. Arsyet që dha Rama për humbjen më 2009n ishin të ndryshme nga ato tuajat. Çfarë ju bën të besoni që ai do jetë fitues këtë herë? Ka arsye më shumë Shqipëria që të votojë për ne. Unë nuk ia bëj këtë pyetje vetes asnjëherë. Besoj se Shqipëria ka më shumë arsye të votojë për opozitën më 2013-n, për të majtën dhe në fund fare për PS-në. Jeni afruar ju më shumë me Ramën, apo Rama me ju? Nuk më shkon për natyrë që të jem kokëfortë dhe të them se ajo që kam thënë është më e mira. LMN e la pezull punën e saj apo i arriti qëllimet? E ashtuquajtura LMN, është një gjë që unë nuk para e përdor si shprehje, arriti të ndikojë që qëndrimi i PS-së të ndryshojë. Për çfarë, PS hyri në Parlament, flasim për një kohë kur ishte në bojkot, të shkojë nga rruga në institucione, të ketë një qëndrim më të moderuar për miratimin e disa ligjeve të domosdoshme për integrimin në BE. Të ketë një nivel më të lartë të demokracisë së brendshme. Këto janë disa nga elementet kryesore, për të cilat ne kemi debatuar përgjatë vitit 2009-2010. Ne kishim më shumë ambicie në atë kohë, kjo nuk diskutohet, në përgjegjësi si të pestë deputetë, por edhe të tjerë të heshtur, më shumë anëtarë forumesh, asambleje, kongres por edhe në bazë, kjo e fundit nuk është matur dot dhe nuk mund ta them. Ne kishim ambicie më të mëdha, por koha të detyron t’i modelosh ambiciet e tua, sepse është e pamundur që në një grup politik ti të arrish 100 për qind të asaj që do. Je i detyruar të negociosh pa pushim. Ka dhe që u përjashtuan? Sigurisht ka që u përjashtuan dhe më vjen keq që dikush pagoi çmimin e të gjithë neve. Nëse dikush duhej përjashtuar, mbase duhej të isha unë i pari.

Deputeti i PS-së, Ben Blushi

Këtë s’e kam thënë ndonjëherë dhe duhet ta them sot. Unë i kam dhënë PS-së më shumë arsye për t’u përjashtuar. Kjo nuk do të thotë se kishin të drejtë apo arsye të më përjashtonin, siç nuk kishin të drejtë kur përjashtuan ata që përjashtuan. Është i padrejtë përjashtimi i Kastriot Islamit? Sigurisht. Pa dyshim, sepse Kastriot Islami është përjashtuar nga partia për diçka që e mendonin si ai shumë vetë. Pse ta marrim si ndikim të LMN. Mos z. Rama gjykoi vetë se ishte më mirë kështu, të fuste një ditë deputetët në Kuvend, një ditë tjetër të votonte ligjet... Do të ishte më mirë nëse është kështu si thoni ju, sepse na jep shpresë se në përgjithësi politikanët marrin vendimet e duhura. Besoj se presioni ndërkombëtar dhe presioni i brendshëm, i disa deputetëve brenda PS-së, kanë ndikuar që të ndryshojë trajektorja. E keni mbështetur Ramën për ndarjen e re të deputetëve në zona? Mund të them se, nuk ka ndonjë gjë për të fshehur, unë jam konsultuar me z. Rama për këtë zhvendosje, për sa më takon mua. Ka qenë diçka që po e them sot, që nëse unë nuk do të doja, kjo nuk do të ndodhte. Nuk mund të ndodhte që unë të zhvendosesha nga territori i Korçës, ku unë jam zgjedhur prej mandatesh, nëse unë nuk do të doja. Kjo nuk do të thotë se është kënaqësi e madhe, sepse nuk kam ikur nga Korça i kënaqur, por kam shkuar në një qark tjetër po aq të rëndësishëm. Ju propozoi Rama apo... Ishte një konsultë e përbashkët. Kishim disa mundësi. Unë zgjodha Elbasanin, për disa arsye që nuk ka rëndësi t’i them, por besoj se është një qark jetik dhe kjo më stimuloi më tepër për ta zgjedhur. Po të keni parasysh në vitin 2009, ne kemi dalë barazim në Elbasan. Z. Blushi më 2009-n kishit arsye të ndryshme nga z. Rama për humbjen? Rama mendonte se disa arsye janë në kuti, unë mendoja se disa arsye janë jashtë kutive dhe ne mund të flasim sot për arsyet që janë jashtë kutive, sepse kutitë s’u hapën. Më vjen mirë ta them, por ajo që thashë më 2009-n sot u vërtetua, ne po flasim për arsyet jashtë kutive. Shkrimi i botuar në gazetën “Panorama” nga shumë komente u quajt platformë, por Rama s’e quajti platformë? Fakti që Rama s’e quan platformë, mua do të më detyronte ta quaja platformë. Por në fakt janë teza, janë opinione, është detyrim im për të menduar dhe për të shkruar. Po pse teza Blushi dhe jo Rilindja Shqiptare. Ku ndryshojnë?

Besoj se presioni ndërkombëtar dhe presioni i brendshëm, i disa deputetëve brenda PS-së, kanë ndikuar që të ndryshojë trajektorja Po ne nuk konkurrojmë në këtë gjë. Ndajmë të njëjtat parime dhe nuk jam futur në garë me askënd në PS. Unë shpreh publikisht mendimet e mia për të majtën dhe diferencën e majtë e djathë. Unë nuk kam arsye të shpjegoj atë që kam shkruar, por, nëse ky tekst ka një arsye, e di kush është: të përpiqet të bindë ata që e lexojnë se përse ia vlen sot të votosh më shumë për të majtën. Pra, është propagandë? Po mirë, mund të jetë kështu për ju. Por këto janë instrumentet e një politikani, të flasë, të mendojë dhe të shkruajë. Këtë gjë po bëj. A shpreson realisht te Topi dhe Spahiu PSja? Do të përgjigjem ashtu siç do të donte z. Topi t’i përgjigjesha. Ku ka futbollist që nuk shpreson në 90 minuta që një nga kundërshtarët do të bëjë gol në portën e vet. Ky është rasti ynë me z. Topi. Pra, z. Topi më 2013-n do të bëjë gol në portën e vet, do të bëjë autogol. Kjo është një shpresë... Kjo është diçka që e shohin të gjithë, sepse ai është nisur drejt portës së vet. Ka marrë topin dhe po shkon drejt portës së vet, jo drejt portës sonë. Këtë gjë e shihni dhe besoj se nuk e kundërshtoni... Rrezikon që Topi dhe Spahiu të marrin vota të majta? Nuk e përjashtoj, por nëse secili prej tyre proporcionalisht ka 10 vota, 8 prej tyre janë nga e djathta, kjo është e padiskutueshme. Sepse njëri ka qenë nënkryetari i PD-së dhe gjithë ditën e prezanton veten si i djathtë për shkak të origjinës, të bindjeve apo të pasurisë, këto janë gjërat që thotë dhe identifikohet z. Topi. Edhe z. Spahiu i përket së djathtës. Janë dy njerëz që kurrë nuk i kanë përkitur të majtës apo të kenë qenë pjesë e PS-së. Mund të bashkëpunojë PS-ja me Topin dhe Spahiun? Unë mund t’ju them një gjë, që me atë që duket sot. Siç janë rreshtuar palët, majtas dhe djathtas, me-

sa duket do të shkohet në këto zgjedhje me tre pole, me tre koalicione, dy të mëdha dhe një më të vogël. Do të jetë koalicioni i Qeverisë, koalicioni i PS dhe koalicioni, nëse do të jetë koalicion, i disa partive që nuk duan të jenë as me ne dhe as me PD-në. Unë ketë mendoj, që do të jenë dy koalicione të mëdha dhe që i treti do të hajë më shumë nga e djathta. Në këtë parashikim që bëni, ku e shihni vendin e LSI-së dhe çfarë raporti do të ketë përballë pushtetit logjika aritmetike e mbledhjes së votave për të arritur drejt pushtetit dhe logjika e moralit? Që LSI-ja të jetë në koalicionin e PS-së duhet të bëjë një gjë që unë nuk shoh ta bëjë tani afër, të dalë nga qeveria. Nuk mund të rreshtohet me ne pa dalë nga qeveria dhe nuk shoh që sot ka arsye për të dalë nga qeveria. Përkundrazi janë dy pjesë të të njëjtit grup politik. E thashë dhe më lart, jo për shkak se është në koalicion me PD-në, por sepse nuk i ka marrë PD-së asnjë koncesion, që zakonisht partitë e majta i bëjnë kur bëjnë koalicione, në lidhje me pensionet, në lidhje me taksat etj. Për shkak se nuk ka bërë qëndrim në asnjë nga këto, është vështirë që LSI-ja të jetë e majtë apo e djathtë. Nëse ka një parti joideologjike, por vetëm strukturore, kjo është vetëm LSI-ja. Kjo do të thotë që do të shkoni në zgjedhje pa LSI-në? Ne do të shkojmë në zgjedhje me koalicionin që jemi sot. Po jua them me bindje, askush prej nesh nuk ushqen paranojën, as frikën dhe as nevojën që pa LSI-në nuk fitohet. Jo, pa LSI-në fitohet ndoshta më mirë. Për shkak të numrave, e shihni të mundshëm një koalicion me Topin dhe Spahiun? Varet për çfarë flasim, para zgjedhjeve, apo pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve? Meqë shumë njerëz e perceptojnë, e perceptojnë sepse nuk është aspak e vërtetë, se z. Topi qenka aleati ynë, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Nëse ne duam t’i bëjmë një dëm z. Topi, është ta marrim në koalicion tonë. Ne nuk kemi arsye ta bëjmë këtë dëm, sepse koalicioni ynë është i mjaftueshëm. Të nesërmen e zgjedhjeve ne besoj se do të kemi 71 vota. E para, besojmë se me anë të ndryshimit të disa elementeve të administrimit të zgjedhjeve do të mbrojmë votat tona më mirë. E dyta, me një program më të majtë, të orientuar më shumë nga papunësia, nga zbutja e varfërisë... E treta, do të kemi një koalicion më të mirë sesa ai i vitit 2009. Me të tre këto elemente, të nesërmen e zgjedhjeve ne do të kemi 71 vota. Sigurisht, nëse nuk do të kemi 71 vota, Parlamenti është një arenë ku ti ke mundësi të negociosh, përveçse me Partinë Demokratike. Marrë me shkurtime nga emisioni “Opinion”


6

MAPO

E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

f kus

Përfundon në pranga autori 44-vjeçar i vrasjeve dhe grabitjeve që tronditën Tiranën

Arrestohet serial-killeri i grabitjeve: Do ju vrisja dhe ju, por qenkeni shumë Viktor Gushi, 44-vjeçari i divorcuar nga Patosi, i pret me pistoletën e krimeve në brez punonjësit e policisë, por dorëzohet pa rezistencë. Rrëfen krimet e përgjakshme dhe pyetjes se pse e vrau arkëtaren Kaloçi i përgjigjet me fjalët: Kush më kundërshtonte, e vrisja bam-bam Leonard Bakillari Tiranë Viktor Gushi i ka pritur me

pistoletë në brez punonjësit e policisë, të cilët e rrethuan në lokalin përballë shtëpisë. “Do t’ju vrisja dhe ju, por qenkeni shumë”, - u tha atyre teksa u dorëzua pa rezistencë e me premtimin se do t’i tregonte të gjitha. 44-vjeçari nga Patosi me banim në Tiranë, u arrestua dje nga policia si vrasësi i arkëtares Leonora Kaloçi, gjatë tentativës së grabitjes së bankës “NBG” dhe i pronarit të argjendarisë, Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur gjashtë muaj më parë në kryeqytet. Por Viktor Gushi ka befasuar hetuesit e çështjes, të cilët e kanë çuar në apartamentin me qira në rrugën “Don Bosko” për të dëgjuar dëshminë e tij. Me pamje gati të shpërfytyruar, Gushi ka nisur të tregojë për policinë të gjitha krimet e kryera pas kthimit nga Greqia, ku kishte qëndruar për disa kohë si emigrant ekonomik. “Ishte krejt gjakftohtë, gjatë dëshmisë së tij. Apartamenti ku jetonte kishte vetëm muret, një dyshek në dysheme një copë bukë përtokë”,i tha mbrëmë “MAPO”-s një burim nga grupi që arrestoi të akuzuarin për dy vrasje, dy plagosje dhe një s e r i a l g r ab it j e sh n ë Ti r a n ë . 44-vjeçari Gushi nuk është arrestuar menjëherë. Vullneti i tij për të rrëfyer krimet i ka dhënë komoditetin e duhur punonjësve të policisë, për të dëgjuar gjithçka ai donte të thoshte. “Unë e vrava arkëtaren dhe pronarin e argjendarisë”mësohet të ketë thënë 44-vjeçari që jetonte prej rreth 10 vitesh në Tiranë. Rrëfimi befasues i vrasësit gjakftohtë ka vazhduar më tej me

detaje nga krimet e kryera. “Kush më kundërshtonte, unë e qëlloja bam -bam”-ka deklaruar Viktor Gushi para oficerëve të policisë, duke pranuar kështu edhe një sërë krimesh, kryesisht grabitje me armë të ndodhura kohët e fundit në Tiranë. Më pas i dyshuari ka treguar detaje për dy ngjarjet e rënda që përfunduan me viktima, duke pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar mbi viktimat, pasi ka hasur në kundërshtimin e tyre për të dorëzuar paratë dhe bizhuteritë me vlerë në ngjarjen ku mbeti i vrarë pronari i argjendarisë Rrapo Sinanaj. Mësohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e 44-vjeçarit, ndërsa arma e krimeve, një pistoletë “TT” ishte e para që u sekuestrua, pasi Gushi e mbante në brez. Arma është dërguar në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike dhe krahasimit me gëzhojat e gjetura në dy grabitjet që përfunduan me vrasje. Sipas burimeve mësohet se pas kontrollit të imtësishëm dhe dëshmisë tronditëse të 44-vjeçarit, ai është transportuar në dhomat e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku dhe është ndërprerë marrja në pyetje. Sipas burimeve mësohet se dëshmia e Viktor Gushit është ndërprerë, pasi hetuesit e çështjes e kanë parë të arsyeshme që vazhdimin e saj ta merrnin në dhomat e paraburgimit. “Fillimisht dyshuam se mund të kishim të bënim me një person me të meta mendore, por i arrestuari nuk shfaqi asnjë shenjë paqëndrueshmërie. Dëshmia e tij mbi krimet e kryera ishte e detajuar,

Burgaj: Gushi, sot grabitje te “21 Dhjetori”

Sulmi i radhës do të ishte një tjetër bankë tek “21 dhjetori”. Kështu ka pohuar dje për mediat kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj lidhur me autorin e dy vrasjeve dhe 12 grabitjeve në kryeqytet. “Viktor Gushi kishte planifikuar të kryente një grabitje sot (dje) në rrugën ‘21 Dhjetori’ në kryeqytet”, - tha dje Burgaj, duke iu referuar mesa duket dëshmisë së 44-vjeçarit, krimet e të cilit kanë shkaktuar panik në kryeqytet. Masakra në filialin e bankës tek “Xhamlliku” duket se ka qenë edhe gabimi i Gushit, që e çoi atë në pranga për një seri krimesh të rënda në harkun e 5 viteve në Tiranë.

Viktor Gushi, autori i vrasjeve dhe grabitjeve në Tiranë

ndërsa besojmë se vrasjet i ka kryer me gjakftohtësi”,-tha një tjetër burim nga policia, i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të Viktor Gushit. Dëshmia e tij, të paktën për dy ngjarjet e rënda përputhet tërësisht me të dhënat që policia ka siguruar gjatë hetimeve, çka tregon se i dyshuari mund të ketë pësuar një tronditje të momentit. Sipas policisë,

44-vjeçari Viktor Gushi ka qenë person i skeduar, pasi më parë ishte dënuar për vjedhje. Prej disa vitesh ai ishte larguar drejt Greqisë, ndërsa në Tiranë ishte kthyer rreth katër vite më parë dhe kishte marrë një shtëpi me qira në lagjen “Don Bosko”. I dyshuari jetonte i vetëm në banesë, pasi disa kohë më parë ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Çaushaj: Autori i masakrës në bankë pranoi krimet Kreu i policisë së Tiranës tha për mediat se është e provuar që Viktor Gushi është autor i dy vrasjeve dhe disa grabitjeve në Tiranë Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj në një prononcim për mediat konfirmoi se Viktor Gushi është autor i grabitjes së filialit të bankës NBG, ku mbeti e vrarë arkëtarja Leonora Kaloçi. Në deklaratën e tij, kryepolici i Tiranës konfirmoi faktin se 44-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e djeshme është autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj, më 21 tetorit 2011. “Ngjarje e rëndë që tronditi opinionin mbarë qytetar kërkoi angazhim të të gjitha strukturave policore Tiranë, të cilat

finalizuan me sukses kapjen e autorit të këtij krimi të shëmtuar, të grabitjes së NBG Bank dhe u plagos dhe punonjësi i sigurisë. Nga intervista e parë rezulton se ai është autor i disa ngjarjeve të rënda, si vrasja e argjendarit dhe disa të tjerave. Prova e parë është arma e kryerjes së krimit, u bë ekspertiza balistika dhe doli autori i të dyja ngjarjeve. Ndërkohë që autori ka pranuar disa krime të tjera, por detajet do të bëhen publike në konferencën për shyp gjatë ditës së nesërme ”,- deklaroi dje kreu i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj. Ndërkohë, burime të tjera nga policia zbardhin edhe mënyrën sesi u arrit në gjurmët e Viktor Gushit. Ashtu siç shpresohej, kanë qenë kamerat

e sigurisë që kanë sjellë elementët e parë të identitetit të vrasësit. Gushi ka qenë i skeduar më parë nga policia për veprën penale të vjedhjes, çka ka bërë të mundur identifikimin e tij. Ndërsa publikimi i fotove në media duket se ka dhënë frytet e veta për hetuesit e çështjes, të cilët kanë zbuluar apartamentin ku Gushi fshihej përmes informatorëve anonimë. Një tjetër pistë e ndjekur për zbardhjen e krimeve të grabitësit-serial ka qenë edhe ekspertiza e gëzhoja të gjetura në vendngjarje, të cilat përkuan me ato të vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj. Një dorë në zbardhjen e krimeve e ka dhënë vetë Viktor Gushi, i cili ka pranuar të rrëfejë krimet e tij për policinë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj

Gushi ka qenë i skeduar më parë nga policia për veprën penale të vjedhjes, çka ka bërë të mundur identifikimin e tij. Ndërsa publikimi i fotove në media duket se ka dhënë frytet e veta për hetuesit e çështjes


E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

MAPO

7

Sulmet e Gushit janë shtrirë në një hark kohor të katër viteve të fundit dhe mes 12 rasteve të grabitjeve, ai e ka shkrepur pistoletën TT katër herë

Rrëfimi tronditës i Gushit:

Kam kryer dy vrasje, dy plagosje e 12 grabitje në Tiranë

Nëntor 2008

Viktor Gushi ka plagosur arkëtaren e postës, Malva Doka në përpjekje për të vjedhur paratë e pensionistëve. Ai e sulmoi në mesditë filialin tek rruga e Medresesë, ku edhe ka lënë të plagosur arkëtaren

Maskimi, Gushi ndërronte shpesh shtëpi Nga grabitja në grabitje, Viktor Gushi ka marrë tiparet e një krimineli serial. Në sulmet e tij të para në Tiranë, ai e ka pasur me vete armën për presion, por më pas ka nisur të plagosë e më pas të vrasë me të, duke neglizhuar edhe paratë. Burime nga policia bënë me dije dje se 44-vjeçari nga Patosi ka rrëfyer krime të kryera përgjatë katër viteve të fundit, kohë kur edhe ka ndërruar një sërë apartamentesh të marra me qira. “Gjatë shtatë

viteve të fundit ai ka jetuar në Tiranë, ku ka ndërruar shtëpinë dhe apartamentin në mënyrë periodike. Ka lëvizur në disa zona të Tiranës si Kombinati, rruga e Durrësit, ‘21 Dhjetori’ dhe ‘Don Bosko”, - tha dje një burim nga policia e Tiranës. Megjithëse i ka shpëtuar prangave për shumë kohë, Gushi u tradhtua nga kamerat e sigurisë së bankës NBG, të cilat e bënë të identifikueshëm portretin e tij.

44-vjeçari nga Patosi pranon për policinë vrasjet e Rrapo Sinanajt e Leonora Kaloçit, plagosjet e Malva Dokës dhe Skënder Elmazit e 12 grabitje me armë në banka, dyqane e filiale poste. Lista e gjatë e krimeve Habjon Hasani Tiranë “Unë jam autor i 12 gra-

bitjeve të armatosura në Tiranë”. Kështu ka Nëntor 2010 de k l a r u a r n ë 44-vjeçari nga Patosi ka pranuar pjesën e parë të gjatë dëshmisë së tij edhe vrasjen dëshmisë së tij e pronarit të argjendarisë, Rrapo Viktor Gushi, Sinanaj. Ngjarja ndodhi në rrugën 44-vjeçari nga “Siri Kodra”, ku ai i është përgjigjur Patosi që akume plumba rezistencës së viktimës zohet për vrasjet e Leonora Kaloçit dhe Rrapo Sinanajt dhe dy plagosje të tjera. Burime nga policia thanë dje se 44-vjeçari ka rrëfyer një e nga një të gjitha krimet e kryera prej tij, duke dhënë edhe 27 mars detaje për grabitjet. Sulmet e Viktor Gushi është autor i maGushit janë shtrirë në një hark sakrës së ndodhur në bankën kohor të katër viteve të fundit dhe NBG, te sheshi “Shtraus” mes 12 rasteve të grabitjeve, ai e në Tiranë, ku mbeti e vrarë ka shkrepur pistoletën TT katër arkëtarja Leonora Kaloçi h e r ë , du ke s h k a k t u a r dy t ë dhe u plagos roja i sigurisë, v d e ku r d h e dy t ë p l a go s u r. Skënder Elmazi. Autori u kap Burime nga policia i thanë dje nga kamerat e sigurisë MAPO-s se në vitin 2008, ai rezulton të ketë grabitur degën e “Raiffeisen Bank” pranë vendit të quajtur “Restorant Durrësi” dhe k a h apu r z j a r r n daj r oj ë s së bankës, por pa arritur ta plagosë atë, ndërsa po dilte me lekët e vjedhura. Dy vite më vonë, në vitin 2010, Viktor Gushi rezulton se ka qenë autori i plagosjes së puGrabitje me armë ka kryer nonjëses së postës, Malva Doka. Viktor Gushi në Tiranë. Më 12 nëntor 2010, Gushi ka 44-vjeçari ka rrëfyer një e nga shkuar rreth orës 12:20 në arkën një të g jitha krimet e kryera e p e n s i o n eve q ë n do d h e t n ë prej tij, duke dhënë edhe rrugën mes Medresesë dhe detaje për grabitjet. farmacisë nr.10. Në momentin e tentativës së grabitjes brenda filialit të postës kanë qenë tri punonjëse në tre sportele të ndryshme. Autori i ng jarjes që u përshkrua asokohe nga dëshmi-

12

tarët si një djalë rreth 20-25 vjeç dhe ezmer, por hetuesit besojnë s e n g at ë r r e s a k a a r d hu r p ë r shkak të shtatit të shkurtër të grabitësit serial. Gushi i është drejtuar 45-vjeçares Doka, të cilën e ka kërcënuar duke i drejtuar pistoletën në mënyrë që t’i jepte paratë. Sipas policisë, grabitësi k a n de shu r n ë r e z i st e n cë n e arkëtares, e cila është përleshur me të dhe në këtë moment ai e ka shkrepur dy herë armën. Një prej plumbave ka goditur arkëtaren Malva Doka në mjekër duke dalë më pas në faqe. Plumbi tjetër ka goditur pjesën anësore të zyrës postare pranë derës hyrëse. I frikësuar nga ajo që ka ndodhur, Gushi nuk ka këmbëngulur më për të marrë paratë por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke vrapuar në rrugicat mes pallateve. Ngjarja e radhës me pasojë e shkaktuar nga Gushi është shënuar në nëntorin e vitit 2011, kur Gushi ka hyrë me armë në dorë në argjendarinë ku punonte 62-vjeçari Rrapo Sinanaj te “Siri Kodra” dhe pasi ka hasur rezistencë nga ky i fundit, e ka goditur atë me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë ngjarje, Gushi duket se ka kapërcye r “ ko r do n i n e ku q ” d h e k a shkaktuar viktimën e tij të parë gjatë grabitjes, duke shtuar dozat e agresivitetit në të gjitha grabitjet pasardhëse ndërsa kulmoi me masakrën e shkaktuar katër ditë më parë në bankën NBG në zonën e ‘Xhamllikut’, ku Gushi ka vrarë me një g jakftohtësi kriminale arkëtaren 43-vjeçare të bankës, Leonora Kaloçi dhe ka plagosur me dy plumba rojën e bankës, Skënder Elmazi. Rreth shtatë vite më parë, policia e Tiranës e ka arrestuar Viktor Gushin për një vjedhje të kryer në kryeqytet, madje rezulton se ai është dënuar në vitin 2005 nga gjykata me disa muaj burgim. Burime policore thanë dje se krahasimi i gëzhojave dhe gjurmëve të armës së përdorur te gëzhojat ka vërtetuar katërcipërisht autorësinë e Gushos dhe në plagosjen e arkëtares së postës shqiptare, Malva Doka dhe të policit të Bankës Raiffeisen në vitin 2008.

Arrestimet Tiranë-Vlorë, Berisha përgëzon policinë Kryeministri Berisha përgëzoi dje forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e kryera në Tiranë dhe Vlorë. Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e Kryeministrit njoftoi se Berisha i ka cilësuar të shkëlqyera operacionet e djeshme. “Kryeministri Berisha përgëzon forcat e Policisë së Shtetit për operacionet e shkëlqyera të kryera në Tiranë dhe në Vlorë. Në Tiranë ato ndaluan të dyshuarin e krimit të shëmtuar, vrasjes së arkëtares së një dege banke në sheshin “Shtraus”

dhe plagosjen e rëndë të rojës së kësaj banke,ngjarje kjo që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin. Në Drashovicë të Vlorës, forcat e Policisë së vendit së bashku me oficerë të Policisë Italiane, ndaluan një të superkërkuar, i dyshuar si autor krimesh të rënda në Itali dhe Shqipëri dhe i arratisur vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë në Itali”,thuhet në njoftimin për shtyp. Ai tha më tej se suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij.

I plagosuri në sulmin e bankës NBG, Skënder Elmazi pohoi për MAPO-n se autori ishte shtatshkurtër, por në zë dukej si burrë i pjekur. Ai shtoi se i qëlloi befasisht, pa asnjë arsye Viktor Gushi në momentin e arrestimit nga policia


8 02

MAPO

e PREMTE, 30 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

asdfasd Borxhet e pazgjidhura të Albpetrolit dhe paqartësia për asetet e “listës C” po mbajnë pezull të interesuarit për privatizimit

Privatizimi i Albpetrolit, peng i “listës C” Interesi i investitorëve për blerjen e Albpetrolit mbetët i vakët për aq kohë sa qeveria nuk ka sqaruar se çfarë do të përmbajë ‘lista C’ dhe si do të zgjidhen borxhet e kompanisë

Vlora dhe Shkodra, gati planet strategjike për turizmin Planet strategjike të zhvillimit të turizmit në qytetin e Vlorës dhe Shkodrës, të realizuara me asistencën teknike të ofruar nga Programi i PNUD-it ART GOLD 2, janë aprovuar nga këshillat e qarqeve të këtyre 2 rajoneve. Këto plane janë konsultuar gjerësisht me partnerët dhe aktorët vendorë, duke përfshirë sektorin privat dhe përfaqësuesit e të gjithë rajonit. Koordinatorja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Zineb Torimi-Benjelloun gjatë konferencës tha: “Kombet e Bashkuara e kanë përqafuar këtë iniciativë, pasi ne besojmë se zhvillimi lokal është thelbësor për zhvillimin e vendit. Shpesh, politikat kombëtare finalizohen dhe krijojnë impakt tek njerëzit në nivel rajonal dhe nënrajonal. Duke respektuar këtë, ne sot jemi krenarë për partneritetet që kemi zhvilluar në Shqipëri. Puna për zhvillimin rajonal në Shqipëri ka promovuar dhe përmirësuar qeverisjen, ka angazhuar partnerët dhe ka përmirësuar komunikimin vertikal për përfitimin e komunitetit. Qëllimi i planeve strategjike është që të angazhohet komuniteti lokal të krijojë vizionin e tij për të ardhmen, të zbulojë mënyrat më të mira për ta zbatuar atë duke ndërthurur aspektet kulturore, mjedisore, aspektet sociale dhe ekonomike të territorit.

Blerina Hoxha

Lista C me vendburimet e reja të naftës në vendin tonë do të jetë vendimtare për interesin që do të kenë investitorët për të blerë Albpetrolin. Lista, e cila është miratuar parimisht në Kuvend, nuk përmban asetet e qarta, por qeveria pritet t’i përcaktojë ato me një vendim të veçantë shumë shpejt. Njëra nga kompanitë e mëdha që operon në nxjerrjen e naftës në vendin tonë pohoi për “Mapo”-n se në gjendjen aktuale Albpetroli nuk përbën interes për blerje. Dhe kjo për disa arsye. E para ka të bëjë me mosqartësimin e zonës C. E dyta, me nivelin e lartë të ndotjes që ka krijuar Albpetroli në zonën e Patos –Marinzës, dhe e treta ka të bëjë me borxhet e shumta që ka kompania ndaj të tretëve. Sipas të interesuarve, në stadin aktual ka shumë gjëra që nuk janë sqaruar rreth zgjidhjes së problematikës së kompanisë, prandaj ajo nuk përbën interes për blerje. Kompanitë po presin me padurim të informohen saktë se çfarë përmban ‘lista C’. E rëndësishme, sipas tyre, është të përfshihet edhe kërkimi i naftës në det. Zona C shtrihet në qarkun e Durrësit sipas hartës gjeologjike të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Por mazhoranca, e cila ka prezantuar këtë zonë në Kuvend, është shprehur se nuk përfshihen kërkimet në det. Me gjithë këto zhvillime, investitorët janë ende të paqartë me ofertën e qeverisë dhe janë në pritje të ‘listës C’ dhe të një përgjigjeje për zgjidhjen e detyrimeve të kompanisë që përfshijnë miliona dollarë. Aktualisht, Albpetrol ka të drejtën e shfrytëzimit të naftës vetëm në tokë, por blerësit e interesuar kërkojnë që të kenë të drejtën e nxjerrjes edhe në det. Sipas dokumenteve të tenderit, të miratuara tashmë nga qeveria, kom-

Kompanitë e interesuara për blerjen e Albpetrolit po presin me padurim të marrin vesh saktë se çfarë përmban ‘lista C’. E rëndësishme, sipas tyre është që të përfshihet edhe kërkimi i naftës në det

panitë që ofrohen për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës Albpetrol, duhet të kenë të paktën 80 milionë euro likuide në cach, ndërsa kapitali i tyre duhet të jetë mbi 100 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, kandidati mund të jetë një kompani e vetme ose një bashkim kompanish. Forma e përzgjedhjes së kandidatëve të interesuar për blerjen e aksioneve të “Albpetrol”-it është tender i hapur me një fazë. Personi juridik duhet të plotësojë standardet e certifikimit ISO 9000, ose standardet e njësuara me to. Kushtet e garës përcaktojnë se kompanitë duhet të jenë shoqëri e specializuar në fushat e kërkimit, zhvillimit, prodhimit, tregtimit të naftës dhe të gazit, e cila t’i ketë ushtruar këto veprimtari në nivel ndërkombëtar për jo më pak se 5 vjet.

Raiffeisen Bank: Kredia këtë vit rritet 1-3% Raiffeisen Bank sheh shenja rritjeje të ekonomisë në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE). Sipas një njoftimi zyrtar dje, parashikimet aktuale të grupit të kërkimit në ‘Raiffeisen’ sugjerojnë një lehtësim të mundshëm të situatës ekonomike, si dhe një përmirësim në kushtet e kuadrit ekonomik. Raiffeisen Research parashikon një rritje të GDP-së në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) prej 2.6 për qind në 2012. Kjo normë rritjeje do të ishte 3 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja e parashikuar për eurozonën. Të dhënat aktuale gjithashtu sugjerojnë që, ndërsa një sheshim është i dukshëm në rritjen e volumeve të kredisë në CEE, kjo rritje gjithsesi mbetet në një nivel më të lartë se ajo në eurozonë. Parashikimet aktuale për 2012-ën e vendosin rritjen e volumit të kredive në 5 deri 10 për qind në Evropën Qendrore dhe në rajonin CIS, dhe në 1 deri në 3 për qind në Europën Juglindore. Gjatë 2012-ës RB pritet të ketë një volum biznesi të qëndrueshëm si rezultat i mjedisit ekonomik dhe kërkesave rregullatore kufizuese. Pavarësisht parashikimit të kujdesshëm të rritjes ekonomike, RBI

NJOFTIM PUNËSIMI Projekti i Administrimit dhe menAxhimit të tokës komPonenti A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit Fillestar, fton kandidatë me formim profesional sipas tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë për punësim të përkohshëm. NR.

Pozicioni

ZRPP

Nr. i Specialistëve

01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11

Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf IT IT

Zyra Qendrore e RPP ZVRPP Tiranë ZVRPP Durrës ZVRPP Shkodër ZVRPP Gjirokastër ZVRPP Fier ZVRPP Elbasan ZVRPP Vlorë ZVRPP Durrës ZVRPP Elbasan TOTALI

6 10 4 2 2 1 2 1 1 1 30

Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve • Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë • Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Dokumentet që duhet të dorëzoni parashikon të shohë një stabilizim në raportin neto të provigjioneve së bashku me një rritje marzhinale në volumet e kredive të këqija. Në kontekstin e zhvillimeve të përgjithshme ekonomike që priten veçanërisht në CEE, RBI synon, duke përfshirë edhe blerjen e ‘Polbank’, një kthim nga kapitali para taksës prej 15 për qind në terma afatmesëm.

• • •

Një kërkesë me shkrim Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës) Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.


E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Vetëvritet aksidentalisht 9-vjeçari, u rrëzua ndërsa luante me çifte Shkodër-Një 9-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht ndërsa luante me armën e gjahut të gjyshit të tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Kodër-Bardhaj të fshatit Bardhaj, në komunën Rrethina të Shkodrës. E.S ka qenë në oborrin e banesës dhe ka parë gjyshin e tij që ka

hyrë tek baraka e bagëtive dhe ka lënë aty armën e gjahut, çifte. Pasi gjyshi është larguar, 9-vjeçari dhe vëllai i tij kanë hyrë tek baraka dhe i pari ka marrë në dorë çiften e gjyshit. Ndërsa vëllai i tij ka dalë jashtë për të lajmëruar se 9-vjeçari kishte marrë armën e gjyshit, ky i fundit është

rrëzuar dhe arma është shkrehur. Një plumb dhe saçmat janë përhapur në trupin e tij dhe ndonëse familjarët e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit, ai nuk ka mundur të jetojë. Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

shkurt

Altin Hoxha dje gjatë arrestimit

Arrestohet në Vlorë grabitësi i vilave, u arratis nga burgu në Itali

Altin Hoxha akuzohet për 50 grabitje dhe arratisjen spektakolare nga burgu “Regina Coeli”. Arrestimi nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana e Roma Vlorë-50 grabitje me dhunë vilash dhe një arratisje nga një burg i sigurisë së lartë në Itali, e bënë Altin Hoxhën (alias Ali Islamaj) një super të kërkuar, aq sa ndalimi i tij dje në Vlorë duket se ka kërkuar angazhim special, ndërsa policia shpërndau si rrallëherë edhe foto të operacionit në një rrugë të qytetit. Hoxha 29 vjeç, kërkohej nga drejtësia italiane dhe në arrestimin e tij kanë bashkëpunuar veç zyrave të Interpolit, edhe forca speciale nga Roma dhe Vlora, të cilat kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e të kërkuarit. Operacioni

Skuadra speciale e Romës në bashkëpunim me Zyrën e Interpol

Tiranës dhe policinë e Vlorës, kanë bërë të mundur realizimin me sukses të operacionit të koduar “I shumëkërkuari”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes më 14 janar të vitit 2011 nga burgu i sigurisë së lartë ‘Regina Coeli’ në Itali. Burime nga policia e Vlorës thanë se prej tri javësh ishin vënë në ndjekje të tij dhe kishin zbuluar lëvizjet dhe vendin ku qëndronte, ndërsa operacioni është realizuar dje në mëngjes. Policia tha se ai kishte ndryshuar identitetin për mos u njohur (nga Altin Hoxha në Ali Islamaj), ndërkohë që mëngjesin e djeshëm ai është arrestuar në fshatin e tij të lindjes, në Drashovicë të Vlorës teksa ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Lancia Thesis”. I kërkuari

Shqiptari është cilësuar person me rrezikshmëri të lartë në Itali, për shkak të brutalitetit dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet dhe njihej si ‘burri me sytë e akullt’ për

shkak të ngjyrës së syve. Në ngarkim të 29-vjeçarit, Gjykata Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane ka kryer më shumë se 50 “grabitje me dhunë” të vilave luksoze në qytete të ndryshme të Italisë, duke përdorur metoda të ashpra dhe dhunë kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë. Ai akuzohet ndërkohë për “mbajtje sendesh të vjedhura”, “kërcënim’ dhe “arratisje”. Kjo e fundit ndodhi disa muaj më parë në burgun e sigurisë së lartë në Itali, ku ai ndodhej bashkë me të arrestuarit e tjerë. Atëherë, Hoxha së bashku me një rumun arritën të pritnin hekurat dhe dilnin nga burgu duke përdorur si litarë çarçafë të lidhur njëri me tjetrin. Policia tha se ai “gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe vepra të tjera shumë të rënda penale në rajone të ndryshme të Italisë dhe është duke u hetuar nga 4 prokuroritë e qyteteve të ndryshme italiane”.

Depresioni, vetëhelmohet 78-vjeçarja, jetonte e vetmuar

Del nga rruga makina, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Vlorë-Një 78-vjeçare në qytetin e

Pesë persona të një familjeje, mes të cilëve dhe një fëmijë 2-vjeç, u plagosën në një aksident automobilistik në autostradën Laç-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Për pasojë, pesë personat që udhëtonin me të kanë marrë plagë të rënda. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve të tjera që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve duke i dërguar drejt spitalit. Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti, i cili humbi dhe kontrollin.

Vlorës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. E moshuara është gjetur e pajetë nga fqinjët në banesën e saj në lagjen “Pavarësia”. Sipas policisë, 78-vjeçarja E.K. në një gjendje të rëndë psikologjike i ka dhënë fund jetës duke konsumuar helmin. Mësohet se viktima jetonte e vetme prej kohësh, për shkak të emigrimit të fëmijëve të saj. Paraprakisht, një gjendje depresive për shkak të vetmisë duket të ketë qenë edhe shkaku i vetëhelmimit.

elbasan

“Tabakane 2”, kapet adoleshentja e seksit Elbasan-Të akuzuarit për trafik droge të arrestuar ditë më parë nga policia e Elbasanit, janë tani edhe nën akuzë “për shfrytëzim prostitucioni”. Zyra antitrafik në Elbasan ka zyrtarizuar dje faktin se veç implikimit në rrjetin e drogës, disa nga anëtarët e grupit janë përfshirë edhe në prostitucion. Sipas këtyre burimeve rezulton se në vijim të operacionit të koduar ‘Tabakane 2” është ndaluar një 17-vjeçare me inicialet S.M. me banim në lagjen “11 Nëntori” në këtë qytet, pasi ajo akuzohet se ushtronte prostitucion në hotele të ndryshme të qytetit kundrejt shumës prej 100-150 Euro. Seksioni kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit pohuan se kishin 9 muaj që survejonin adoleshenten dhe nga hetimet është provuar se ajo shfrytëzohej për prostitucion nga disa anëtarë të rrjetit të trafikut të drogës. Të implikuar në këtë

vepër penale rezultojnë E. Muzhaqi 46 vjeç, i njohur me nofkën Rambo Qerosi, Ilir Rrapi 38 vjeç, i njohur me pseudonimin “Lili i Shajës” me banim në lagjen “Qemal Stafa”, si dhe A. Caka, i njohur me nofkën “Boboli” 29 vjeç me banim në lagjen “Qemal Stafa”. Sektori antitrafik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit theksoi se në operacionin “Tabakane 2” janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. 7 prej tyre janë nën hetim.

Nëna e denoncon të birin për drogën, i gjenden 2 kg hashash Thanas Proko ka sulmuar zyrat e komunës në Dropullin e Sipërm, pasi tentoi të pengonte të ëmën të kryente denoncimin Gjirokastër-Një person i skeduar nga policia e Gjirokastrës si përdorues dhe transportues i lëndëve narkotike, ka shkatërruar zyrat dhe mjediset e punës së komunës Dropulli i Sipërm, ndërsa ka tentuar të ndalojë nënën e tij, e cila e ka denoncuar për mbajtje droge. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, kjo e fundit ka ndaluar 27-vjeçarin Thanas Proko nga

fshati Llongo, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “shkatërrim prone”, si dhe “prishje të rendit dhe sigurisë publike”. I ndaluari, i cili nga informacionet e policisë lokale ishte identifikuar si përdorues dhe transportues i lëndëve narkotike, debatonte vazhdimisht me familjarët e tij, pasi këta të fundit kërkonin të hiqte dorë nga përdorimi i narkotikëve dhe mbajtja e tyre në shtëpi. Sipas burimeve policore, ai mbante të mbyllur në shtëpi nënën e tij, nga frika se mos ajo e denonconte për drogë. Ditën e enjte, nëna e të ndaluarit ka shkuar në mjediset e komunës Dropulli i Sipërm

për të denoncuar faktin se djali i saj mbante në shtëpi lëndë narkotike. “Rreth mesditës ne morëm një telefonatë, sipas së cilës një person kishte shkuar në ambientet e komunës Dropulli i Sipërm dhe po bërtiste duke qëlluar me shqelma e karrige dyert e komunës, me pretendimin se po kërkonte nënën e tij, e cila kishte shkuar në komunë ”, - thonë burimet policore. Në këtë situatë, në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të policisë për të parandaluar rëndimin e situatës. “Pasi mbërritëm në komunë, dëshmitarë okularë na pohuan se 27-vjeçari Proko pasi kishte marrë vesh se nëna e tij kishte ardhur në zyrat e pushtetit vendor të zo-

nës Dropulli i Sipërm, ka shkuar për ta ndaluar të denonconte se në shtëpi kishte fshehur një sasi lënde narkotike. Madje kanë qenë punonjësit e komunës të cilët e kanë fshehur të moshuarën nga i biri për të paran-

daluar ndonjë ngjarje të rëndë”, - pohoi ditën e enjte policia e Gjirokastrës. Por pasi ka parë policinë të afrohet pranë godinave të komunës, ai është larguar për t’u fshehur në shtratin e lumit pranë fshati Vrisera. Në ndjekje të tij janë vendosur punonjësit e policisë së Komisariatit të Gjirokastrës, Patrullës së Përgjithshme dhe postës së policisë në Dropull. “Pas disa orësh ndjekje në këtë zonë, ne bëmë të mundur ndalimin e Th.Prokos”, - thonë efektivat blu në Gjirokastër. Gjithashtu, gjatë një kontrolli në banesën e tij në fshatin Llongo, policia zbuloi të fshehur rreth 2 kilogramë marijuanë. Bledar Shehu


OpEd

10

MAPO

E PREMTE, 30 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Në Los Anxhelos u mblodhën të gjitha objektet e pafiksuara të vendit; sikur Amerikën e pat marrë ana dhe çdo gjë që nuk ishte gozhduar mirë rrëshqiti poshtë në Kaliforninë e Jugut.

02

Nuk më ka ndodhur kurrë që të kthej një gjethe fiku në anën tjetër dhe të mos ketë një çmim në të.

03

Të gjithë kanë nevojë për kujtimet. Ato mbajnë larg ujkun e kotësisë.

BUJAR KAPEXHIU NGA

Saul Bellow, shkrimtar amerikan

Procesi i normalizimit

N

jë të hëne para pak javësh, një lajm për Sirinë hapej kështu: “Pas një fundjave të qetë me rreth 50 të vrarë, luftimet rinisën sot në mëngjes në lagjen Bab Amr të qytetit Homs.” Nuk ishte ironia e hidhur e tipit “Asgjë të re nga fronti X”; ishte një fjali e parë, thënë natyrshëm e seriozisht, gati me një farë çlirimi që fundjava kish shkuar qetë, që pasohej nga një lajm po aq objektivisht përshkrues dhe jo-ironik. Kur e lexoja, në kokë më binin kambanat e normalizimit të vdekjes, më të pamëshirshmes vrastareje të jetës. Ashtu si normalizojmë vdekjen fatkeqe të të afërmit, sepse na duhet të vazhdojmë të jetojmë, ashtu, ne njerëzit që nxitojmë, normalizojmë pa i dhënë fort rëndësi, edhe vdekjen që ka fajtor të kontrollueshëm dhe që vret me ndërgjegje. Ashtu normalizojmë edhe luftërat, normalizojmë vrasësit e hajdutët, normalizojmë çmenduritë sociale të individëve apo grupeve, normalizojmë politikanët hileqarë e të korruptuar, dhe, për të keqen tonë, i hapim udhë së keqes duke e bërë atë normale. Sa njerëz me pozita drejtuese në Shqipëri janë përfolur për korrupsion, e sa të tjerë janë kapur në veprime korruptive e sipër, dhe asgjë s’ka ndodhur?! Pse? Se i themi vetes se s’ka Zot ta kontrollojë korrupsionin te ne… atëherë më mirë të përfitosh ç’mundesh prej tij, se të bëhesh qesharak duke kërkuar ta luftosh! A i bihet murit me kokë?! Sa njerëz zhduken, vriten dhe “aksidentohen” në rrugë të shkreta nëpër Shqipëri, dhe ne pranojmë heshtazi krimin e faktin e zhdukjes me justifikimin se “nuk të zhduk kush pa arsye”! Nuk mund të kish ndodhur diku tjetër (as edhe në B a l l k a n) q ë p a s nj ë G ë r de c i , përgjegjësit, jo veç të dilnin pa lagur, por edhe të bënin një lëvizje nderuese, nga një pozicion prestigjioz, në një edhe më të dëshiruar! Se, helbete, gjynah: ç’lidhje kishte ministri në zyrë në Tiranë, me pakujdesitë e katundarëve të Gërdecit! Nuk mund të mos dihet sesi zhduken apo shpërdorohen shuma kolosale në një rrugë që kishte gjithë vëmendjen, fuqinë dhe kontrollin e qeverisë! Por vjedhja e parave normalizohet nëse themi: këtu s’e merr vesh i pari të dytin, dhe ndoshta të gjithë kanë vjedhur nga pak, ndoshta askush! Pajtohemi me krimet kryer më protestat e 21 Janarit, duke i normalizuar ato si ngjarje ku të gjitha palët ishin të fëlliqura, e madje lajmë duart me një “ç’ju desh atyre që dolën në bulevard!” Sado që të përpiqesh për të kundërtën, sheh paradë shëmtie të normalizuar. Mendoni se heqja e imunitetit deputetëve e zyrtarëve të lartë do mund të çnormalizojë korrupsionin dhe mospërgjegjshmërinë zyrtare, që ne si shoqëri e kemi normalizuar në tipar kulturor kombëtar të spikatur?

KOMENT EDA DERHEMI

E kryejmë normalizimin e diskursit dominant pa e ditur, dhe e kemi të vështirë të realizojmë të kundërtën apo qenien e alternativave ndaj asaj çka kemi tani; dominantja na duket e përhershme, pa datë lindjeje a vdekjeje, natyrale, e dëshirueshme, pra normale. Edhe grupet e interesuara për normalizimin e frymës dominante që i mban në pozitë dominuese, nuk janë domosdo në kontroll të këtij procesi që vetëm konspirativ dhe i organizuar nuk është; nuk është, as po ai grup konkret, as po ata komponentë. Grupi dominues ndryshon vazhdimisht, rifreskohet, dobësohet, ringjallet, por është gjithnjë ai që ka interes të kontrollojë shoqërinë (me disa elementë të rinj që kacavirren lart në të, dhe disa që bien e humbasin), dhe ia del paq nëpërmjet normalizimit, aktorët kryesorë të të cilit jemi ne të gjithë. Diskurset institucionale e dominante janë gjithnjë të normalizuara. Ky është kontrolli më efikas, më pa harxhe e më jetëgjatë që mund t’i bëhet shoqërisë, me masha gati të padukshme. Kulturën, moralin e rregullat dominante të shoqërisë nuk i merr kush në pyetje e as i vë njeri në dyshim, se përndryshe do ishim të çmendur, apo jo?! Gjuha, më shumë se çdo faktor tjetër i padukshëm, mund të luajë rol normalizues.  Një analizë e shkurtër kritike që i bëja para një muaji pasthirrmës “Përshëndetje!” në hapje të një mesazhi të shkruar, u vu në kryq, nga po ata njerëz në kurriz të të cilëve një përdorim i tillë ndërton diskurse përjashtuese; jo sepse janë injorantë apo mendjetrashë, por sepse përdorimi i një fjale të normalizuar dhe ideologjisë po aq të normalizuar që ajo përçon, nuk mund të diskutohen, të dyshohen e as të analizohen. Përndryshe, ç’kuptim do kish fuqia kontrolluese që bart normalizimi?! Viktimat e normalizimit që janë po ashtu edhe aktorët-pësues që kryejnë normalizimin, janë të parët që do bien theror për ta përjetësuar atë gjendje, kur e nëse dikush guxon t’u prekë status quonë e asaj që e kanë pranuar një herë e që e quajnë normale. Pak rëndësi ka se kultura e normalizuar funksionon kundër tyre. Ndaj kontrolli që i bëhet shoqërisë nëpërmjet normalizimit është i plotë, i pavarur, perpetual. Është vështirë ta ndërpresësh e ta thyesh. Përpjekja për çnormalizim gjithnjë kryqëzohet si e paarsyeshme, e çmendur, dashakeqe. A ka faktorë specialë që ndih-

mojnë normalizimin? Ka! Padija është një i tillë (faktor pasiv); padija dhe mungesa e ndjesisë aktive se mund të jetë edhe ndryshe nga sa apo çfarë dimë. Isha e bindur dhe e përcillja artikulueshëm e kudo bindjen time për mirëtrajtimin e fëmijëve nëpër shkollat amerikane. Është për të ardhur keq që nuk e dija se 20 nga 50 shtetet amerikane (sidomos në Jug të ShBA-ve) e njohin si të ligjshëm ndëshkimin trupor të fëmijëve që thyejnë rregullat. E mësova rastësisht para pak ditësh nga një reportazh i thelluar në NPR. Padyshim, mosnjohja më lejonte ta normalizoja një rregull a kulturë që e konsideroj primitive, duke e fshehur atë pas së mirës, duke e maskuar apo injoruar. Mediat dhe sistemi i edukimit kanë rol e detyrë çnormalizuese, si dhe gjithë fuqinë e duhur që të luftojnë padijen normalizuese. utja nën sqetullën e të fuqishmit është një tjetër faktor i tillë (faktor aktiv) normalizues. Pranimi, pëlqimi ose qoftë edhe vetëm njohja nga “i fuqishmi”, ka funksionuar gjithnjë për legjitimimin (dhe normalizimin) e një dukurie, personi, apo politike. Kujtoni tri vizitat e fundit simbolike të tre prej figurave më të diskutuara të politikës sonë, në tempullin e politikës në Washington: së pari, Lulzim Basha; më pas, Kreshnik Spahiu; dhe, së fundi, Edi Rama, si tre dhëndurë mes krushqish. Të gjithë janë përpjekur ta ndërtojnë vizitën e vet si më të veçantën, më të suksesshmen e sidomos më të përfillurën prej palës që vizitohet, për t’i marrë asaj bekimin si dhëndri i preferuar. Por, pavarësisht sesa e besueshme ose jo ka qenë performanca e tyre, dhe sa e ka jehuar ose jo shtypi ynë atë, thjesht ‘prekja prej perëndisë’ ka qenë e mjaftueshme për normalizimin e gjithë figurave të mësipërme dhe diskurseve që ata përçojnë, sado luhatje apo pëshpëritje mosaprovuese të ketë pasur politika shqiptare rreth tyre para asaj vizite. Pas ritualit normalizues, dyshimet e ngrekryet parriten, e mund të vazhdojmë të gjithë së toku të luajmë politikë si më parë, politikë si gjithnjë; gjërat nuk duken keq; nuk ka krizë apo ngecje; personazhet e luhatura i ka cikur fuqia; janë tani të rehabilituara, të pranuara e të pranueshme, … normale. Edhe diçka tjetër: normalizimi në këtë formë, vetëm ngase iu nënshtruan atij, i bën ata njëlloj me njëri-tjetrin në shumë drejtime, gjë për të cilën ata mund të mos jenë hiç të interesuar. Elementi i ri e modern, si moshë, mendësi apo shkollim (apo edhe vetëm i perceptuar si i tillë), që futet në vazhdën e politikës së vjetër, ka aftësinë e potencialin ta ndryshojë atë; por në rastin kur zgjedh të mos reagojë, normalizon në fakt politikën e vjetër. Shpesh më ka bërë përshtypje reagimi normalizues i Pollos apo Bashës kur,

F

Plot shpresë gjendur përballë kamerave e krah Kryeministrit në një nga çastet e tij të përçartjes e mllefit të pakontrolluar për ku n d ë r sht a r ë t , m e s st ë rk l a sh pështyme, urrejtjeje e gjuhe herë të padenjë e herë të pakuptim, ulin kryet e bëjnë sikur po lexojnë apo shkruajnë diçka. U takon atyre të ngrihen e ta lenë vetëm përpëlitësin absurd që çbën edhe politikën më arrogante. (Naive ideja ime? Jo, aspak. Thjesht njerëzore.) Shpërthimet e Kryeministrit janë nga ato dukuri që bëjnë të turpërohen çdo njeri normal veç zonjës Topalli, por ama janë të normalizuara nga shoqëria dhe politika jonë: Kryeministri vazhdon të jetë në të njëjtin funksion, të ndiqet nga plot shqiptarë, të justifikohet për çka thotë a bën. Një nga arsyet është edhe se veglat e normalizimit, si Pollo e Basha, mbajnë sytë ulur e nuk bëzajnë, kur tamam prej tyre, për shumë arsye, pritej e kundërta; dinjitetin, si dhe mendjen çnormalizuese, ua kontrollon një tjetër forcë. he së fundi, mediat, sido që mund të luanin rolin e kundërt përmendur më lart, mund edhe të jenë ndër faktorët më të fuqishëm në procesin e normalizimit (si faktor aktiv); te ne janë të tillë, sidomos shtypi dhe televizioni. Ato kanë fuqinë dhe aftësinë që të thyejnë zinxhirin e normalizimit, por shpesh zgjedhin konformizëm dhe ruajtjen e solidaritetit institucional. Në frymën e normalizuar, ky qëndrim quhet edhe “profesionalizëm”. Dhe, mediat që më shumë vetëreklamohen si objektive, të drejta e të balancuara, janë ato më normalizueset e frymës dominante apo të status quosë. Më bënë përshtypje para do kohe dy shkrime njëri pas tjetrit të Henri Çilit: njëri “Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?” dhe tjetri, “A mund të mbrohet sot Ilir Meta?” I kam lexuar disa herë duke kërkuar në to tendencën për analizë që çon përpara shoqërinë, dhe që çnormalizon dy figura kaq të bëra pis të politikës shqiptare. Unë si qytetare këtë pres nga një njeri a gazetar me eksperiencë, i majtë a i djathtë qoftë. Edhe titujt, më shtynin të prisja dy shkrime kritike e çnormalizuese të mendësive dominante. Por në fakt gjeta se shkrimet ndërtojnë duke doktoruar, imazhin e dy personazheve, në mos pozitivë, të denjë e normalë, të pranueshëm e shëndetplotë në politikë: në rastin e Sali Berishës, si burrë i madh shteti në saje të rolit të vazhdueshëm dominant dhe kontrollit të gjatë në politikën shqiptare, si edhe si “protagonist … të hapave të mëdhenj të Shqipërisë drejt një vendi të ri, të lirë dhe të prosperuar”; në rastin e Ilir Metës, si “politikan ambicioz, rezistent dhe pragmatist” të këtij vendi, të cilit

D

njerëzia nuk mund e as duhet t’i kërkojë dinjitet apo integritet moral, se ai “nuk është as kryebektashiu, e as kryepeshkopi i Shqipërisë”. Shkrimi për Berishën, paçka se normalizues, ka koherencë logjike e formale; ndërsa shkrimi i dytë, vuan nga përdorimi i të njëjtave argumente, si për të rehabilituar imazhin e Metës si burrë politik, ashtu edhe për të nënvizuar dobësitë e tij. Dëmi që Berisha i ka bërë shoqërisë e demokracisë shqiptare dhe kriminaliteti i Metës (me apo pa mandatin e një drejtësie e sistemi gjyqësor herë të korruptuar e herë të paaftë), bëhen krejt të padukshëm në fund të shkrimeve, kur për secilën prej dy figurave, ofrohen edhe mundësi të reja (një rikuptimësim të fuqishëm e pozant të veprimtarive politike), nëse do duan të mbijetojnë e të mbeten në skenën e politikës shqiptare. Duket sikur Çili t’i ketë vënë vetes detyrën që të gjejë rrugë e mundësi t’i mbajë në lojë me çdo kusht kartat e djegura (por edhe që kanë djegur e djegin shoqërinë tonë) të politikës shqiptare. Apo njerëzit që janë në krye të institucioneve (çfarëdolloj institucionesh), e normalizojnë sistemin për hir të obsesionit me të? Ndoshta është në natyrën e species e unë aludoj kot për qëndrim të rreptë etik nga gjithëformuesit e opinionit. adikalizimi i pikëpamjeve tona po normalizohet me vijueshmëri të frikshme. Në mos qofshim ende shoqëri bigote, mund të bëhemi. Blogu “Peizazhe të fjalës” bënte këto ditë pjesën e vet çnormalizuese, duke sjellë në vëmendje dalldinë tonë dominante pro ekstremizmave ideologjikë të llojeve të ndryshme, që nga dashuria e vonuar me “Mein Kampf”, deri te marria totalitare me flamur e AKZ-së. Ndoshta është tani ora që secili në profesionin e vet, në kokën e vet, në shtëpinë e vet, në rrugën e vet, në qytetin e vet, të çnormalizojë. “Tundu!” thoshte gjyshja ime kolonjare kur donte të të thoshte se kish ardhur koha të bëje diçka që s’e kishe bërë më parë, atëherë kur duhej ta bëje.… kish ardhur momenti që moslëvizja nuk qe më as e pranueshme dhe as e mundur. “Luj venit!”, thoshte nona ime tiranase! “Soul searching” (hulumtim e hetim i secilit brenda shpirtit të vet) -u  rekomandonte Obama gjithë amerikanëve para pak ditësh, për të ndryshuar gjendjen dhe çnormmalizuar një kulturë të keqe. Ndoshta edhe për ne fillimi i çnormalizimit të shumë të këqijave është te kërkimi brenda vetes, marrja në pyetje e asaj që besojmë, e asaj që mendojmë, dyshimi tek e përhershmja e te normalja. Tundu, pra! Luj venit!... se vendi ku jemi mban erë! www.respublica.al

R


E PREMTE, 13 QERSHOR 30 MARS 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Por Rusia as nuk mund të denoncohet dhe as të urohet që të zhduket. Duhet sfiduar dhe raporti me të duhet menaxhuar me vigjilencë e skepticizëm. Administrata amerikane kishte të drejtë kur shprehu shqetësime rreth zgjedhjeve parlamentare të manipuluara dhe që u përpoq ta turpëronte publikisht Kremlinin në Siri. Z. Obama gjithashtu duhet të mbështesë më fuqimisht demokracinë në Rusi dhe t’i kujtojë z. Putin se shumë pengesa në bashkëpunim janë vepër e tij. — NEW YORK TIMES

Në luftë me Perëndimin P

se, për shembull, në Korenë e Veriut nuk lulëzon ekonomia? Po të varej zhvillimi ekonomik nga rritja e prodhimeve vendore dhe po të varej rritja e prodhimeve vendore nga shkalla e mbrojtjes së tyre prej shtetit, atëherë kushtet në këtë shtet do të ishin ideale. Në mes tjerash, prej rreth 30 milionë banorëve sa jetojnë në këtë gadishull, ndoshta vetëm banorët e familjes diktatoriale, e tek-tuk ndonjë familje e ndonjë gjenerali kasap, gjatë jetës së tyre kanë arritur të konsumojnë prodhime të huaja. Të tjerët vetëm prodhime vendore po hanë tash e nja një gjysmë shekulli me radhë. Për shkak të bumit ekonomik, si rrjedhojë e mbrojtjes së prodhimeve, në radhën e prodhimeve vendore si ushqim mjaft i popullarizuar hynë edhe rrënjët e pemëve. Në këtë shtet prodhimet vendore jo vetëm që stimulohen nga qeveria, por ato produkte kurrë shoqe nga shtetet tjera afër tyre nuk kanë parë. Sepse ato produkte i ruan shteti, madje me armë. Jo vetëm ato. Shteti i ruan edhe fabrikat. I ruan edhe qytetarët. Shteti ruan çdo gjë në atë territor. Por, deri më tash kjo nuk ka garantuar zhvillim ekonomik. Shkojmë edhe pak më tutje. Zyrtarët kroeano-veriorë janë treguar plot dinjitet edhe kur ka qenë në pyetje raporti i tyre me bashkësinë ndërkombëtare, nëse f are ka prezencë të bashkësisë ndërkombëtare brenda atij territori. Por, as kjo nuk mjafton. Edhe mund “ta duash tënden”, edhe mund të mos i dëgjosh ambasadorët e huaj - por edhe t’i përzësh fare nga shteti - e as kjo nuk është garanci për ekonomi të fortë. Kjo e garanton vetëm një gjë: diktaturën. Mund të kalojmë edhe në një hemisferë tjetër të planetit tonë dhe ta vizitojmë një mashtrues tjetër që flet në “emër të popullit”. Jemi në Venezuelë. Këtu një torollak ka ardhur në pushtet para pothuajse një dekade nën moton “duaje tënden”. Kryetari i këtij shteti, siç do të kishte dëshirë populli ynë të thoshte, është “tarak”. Hugo Chavez nuk e dëgjon bashkësinë ndërkombëtare, madje gjatë gjithë ditës së lume ai tallet me ta, por në fund më së shumti tallet me ata në emër të të cilëve flet - popullin e tij. Por, kjo nuk do të thotë se tash Venezuela është shndërruar në parajsë të ekonomisë. Kur ai i kishte fituar zgjedhjet, ekonomia e Venezuelës kishte qenë në gjendje të mjerueshme. Duke premtuar përmirësimin e saj dhe barazi shumë më të madhe sociale, ai i fitoi zgjedhjet, duke i shporrur prej pushtetit ‘servilët’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke i nacionalizuar kompanitë e privatizuara publike - lexojeni me kujdes nacionalizimin e kompanive të privatizuara - dhe duke krijuar

KOMENT BERAT BUZHALA

kooperativa bujqësore. Prej atëherë, pra prej kur Chavez erdhi në pushtet, ekonomia e këtij shteti u bë edhe më e mjerueshme. Të mos flasim për statistika tjera. Qe vetëm edhe një të dhënë: para nja dy vjetësh më shumë ka pasur të vrarë brenda një viti në Karakas (kryeqyteti i Venezuelës) sesa në Bagdad. Kurse Chavez edhe më tutje po provon të mbrojë prodhimin vendor, të japë naftën falas, ta forcojë aleancën me Kubën e Castros dhe të mos harrojë asnjëherë që brenda një dite të mos tallet në llogari të ShBA-ve në veçanti dhe në llogari të kapitalizmit në përgjithësi. Albert Einstein do të thoshte se gjërat duhet të shpjegohen thjesht, por jo shumë thjesht. Jo më thjesht sesa duhet. Jo në mënyrë banale. Është mashtrim. Është parullë politike që përdoret sa për të rrëmbyer pushtetin, të thuhet kaq thjesht se “ne e dimë passwordin” e zhvillimit ekonomik të vendit dhe ai është me dy shkronja, ose me një. Në rastin tonë, mashtruesit majtistë të Vetëvendosjes përdorin gjysmë të vërteta ose të vërteta të interpretuara banalisht thjesht dhe keq, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e opinionit. Ata e dinë, ose ishte dashur ta dinin, se, nëse fillojnë të tregojnë arsyet reale prej të cilave varet zhvillimi ekonomik i një vendi, do ta humbnin vëmendjen e opinionit publik. Nëse thonë se zhvillimi ekonomik varet kryekëput nga kushtet e brendshme; se këtu duhet të bëhen reforma të thella në gjyqësi; luftim të korrupsionit; infrastrukturë ligjore; se këtu duhet të ketë më shumë kushte për konkurrencë të ndershme dhe para së gjithash bashkëpunim të përditshëm dhe dëgjueshmëri ushtarake në raport me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë ka rrezik që nuk do ta kenë vëmendjen e duhur. Ani pse e vërteta për një zhvillim ekonomik fshihet pikërisht në këto fraza monotone dhe deri diku abstrakte. Mirëpo, mashtruesit e kanë të qartë se nëse moto e protestës së tyre do të ishte “reforma në sistemin e drejtësisë”, atëherë ajo nuk do të ishte sa duhet atraktive për askënd. Prandaj bëjnë drama duke luajtur me ndjenjat e njerëzve, duke mashtruar dhe duke gënjyer ose duke thënë vetëm gjysmë të vërteta. Nëse konstatimi i të vërtetës nuk është garanci për të marrë pushtetin, atëherë hajde të gënjejmë sa të mundemi. Është tepër e thjeshtë, madje banale, është edhe gënjeshtër të thuhet

se hajde t’i bllokojmë mallrat nga Serbia dhe hajde të mos e dëgjojmë më bashkësinë ndërkombëtare dhe mandej patatet e Vushtrrisë do të shiten të gjitha deri në mbrëmje, se keksat e Sempre’s do të bëhen ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijët tanë, se ne do të pimë vetëm qumështin Vita, se mandej si rrjedhojë e kësaj do të rritet numri i të punësuarve, se mandej duke u rritur numri i të punësuarve do të rritet fuqia konsumuese, e kështu më radhë, derisa në mbrëmje ne do të biem në gjumë të varfër e do t�� zgjohemi të pasur. Kurse, për të mos u dukur krejt qesharakë, krerët e VV këto të pavërtetat i përziejnë me disa konstatime të ditura botërisht: se Serbia është armiku ynë - apo gjysmë të vërteta: se ne po e mbajmë në këmbë ekonominë e Serbisë. Mirëpo, përzierja e një të vërtete me një gënjeshtër nuk do të duhej ta bënte gënjeshtrën më të butë ose më të vërtetë. Këtë shkollë e ka kryer dhe kaq thjesht e ka shpjeguar ringjalljen e ekonomisë së vendit të tij edhe matrapazi Hugo Chavez, sa ishte lider revolucionar i opozitës, duke shëtitur nëpër fshatra e qytete të Amerikës Latine. Sepse nuk di nëse e dini, por edhe Chavez sikur Kurti, përpara se ta merrte pushtetin, bënte pak a shumë të njëjtën propagandë. Edhe ai kishte provuar nga pak burgun. Edhe ai ngjashëm sikur këta tanët bënte se gjoja po preokupohej jo vetëm për shtetin e tij, por për gjithë botën latine, e cila, sipas tij, po eksploatohej nga kompanitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Chavez bënte tubime me qytetarët jo vetëm në Venezuelë, por edhe në Bolivi, Argjentinë, Peru… Edhe Chavez fliste kundër privatizimit, sikur Kurti. E sikur Kurti dhe organizata e tij fundamentaliste Vetëvendosje kanë folur dhe flasin të gjithë ata që kanë probleme fondamentale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian dhe vlerat që përfaqësojnë këto dy adresa. Pra, problemi i Vetëvendosjes dhe i Kurtit në esencë nuk është prodhimi vendor e as ekonomia - këto janë pasoja - por është rendi botëror. Ai me apo pa vetëdije po rekruton njerëz të ngarkuar ideologjikisht kundër Perëndimit dhe çdo gjëje që përfaqëson ai. Nëpër tubimet e kësaj lëvizjeje secilën herë e më shumë po shihni dhe do të shihni flamuj dhe parulla fundamentaliste. Sepse Kurti dhe lëvizja e tij janë shndërruar në shtëpi, ku po kërkojnë azil përfaqësuesit e të gjitha grupeve radikale, të cilët tash e sa vite po vuanin për një adresë dhe një zëdhënës që do t’ua përmbushte kauzat e tyre të parealizuara. Duket se tashmë e kanë gjetur një. *Deputet i PDK në Parlamentin e Kosovës. Botuar së pari në Gazetën Express.

Lufta e Ftohë që s’mbaron kurrë KOMENT NEW YORK TIMES

Dy vjet më parë presidenti Obama firmosi një traktat me Rusinë, që mundëson shkurtime modeste në armët bërthamore të secilës palë dhe premtoi se të tjera shkurtime do të pasojnë.

D

y dekada pas fundit të luftës së ftohtë Mitt Romney ende e konsideron Rusinë si ‘armikun gjeopolitik nr.1’ të Amerikës. Komentet e tij shfaqin ose një mungesë tronditëse njohurish rreth çështjeve ndërkombëtare, ose janë vetëm politikë e dobët. Cilado qoftë, ato janë të papërgjegjshme dhe poshtë nivelit të kandidatëve presidencialë. Z. Romney nuk priti për të reaguar kur presidenti Obama i tha presidentit rus Dmitri Medvedev -gjatë një bisede në një samit të armëve bërthamore, e cila u kap nga mikrofonët -se ai do të ishte më elastik në mbrojtjen anti-raketë dhe çështje të tjera pas zgjedhjeve. Së pari, kjo është një shpallje e ndershme e një fakti, siç edhe demonstroi qartësisht reagimi i z. Romney. Atmosfera politike në Washington tani është kaq e helmuar sa bashkëpunimi në çdo çështje do të qe pothuajse i pamundur. Romney e akuzoi Obama-n se po sinjalizonte se pas zgjedhjeve ai do të ‘tkurrej’ sa i takon mbrojtjes bërthamore. Në revistën Foreign Policy pak ditë më parë z. Romney e akuzoi atë për përkulje para Rusisë, sa i takon pakësimit të armëve bërthamore dhe Iranit. Kjo nuk është e vërtetë. Dy vjet më parë presidenti Obama firmosi një traktat me Rusinë, që mundëson shkurtime modeste në armët bërthamore të secilës palë dhe premtoi se të tjera shkurtime do të pasojnë. Megjithëse z. Romney ishte kundër traktatit, 13 senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve për ta kaluar atë. Çdo president, që nga Ronald Reagan, e ka shkurtuar arsenalin bërthamor në mënyrë thelbësore. Thjesht ne nuk kemi nevojë -dhe as nuk na e mban xhepi- për mijëra armët që ende zotërojmë. Deklarata e Obama-s se do të jetë elastik sa i takon mbrojtjes bërthamore nuk do të thotë ‘dorëzim’. Dy vjet më parë ai mori një vendim të fortë strategjik kur shfuqizoi një plan të dyshimtë të presidentit George W. Bush për ndërtimin e një sistemi mbrojtës antiraketë në Poloni dhe Çeki. Pentagoni po zbaton një sistem më pak ambicioz, por më praktik interceptorësh dhe sensorësh, fillimisht në anije dhe më vonë edhe në tokë. Rusia ka objeksionet e saj ndaj një sistemi në Europë, me pretendimin se rrezikon raketat e saj me rreze të gjatë. Ky nuk është qëllimi i Amerikës -targeti është Irani- dhe Obama ka të drejtë që punon në gjetjen e një kompromisi. Sa i takon Iranit, presidenti Obama dhe diplomatët e tij ia kanë arritur ta bindin Rusinë që të pranojë sanksione të kufizuara, por të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ata me të drejtë, pa pyetur Moskën, kanë vendosur sanksionet e tyre mbi Teheranin dhe ato janë më të rënda sesa ato të presidentit Bush. Rusia ka punuar frytshëm me Shtetet e Bashkuara sa i takon Libisë dhe Afganistanit. Rusia nuk është një lojtar i mirë. Në dhjetor partia e Vladimir Putinit u përpoq që të manipulonte zgjedhjet parlamentare; këtë muaj ai u akuzua për mashtrim nga vëzhguesit ndërkombëtarë, pas rizgjedhjes së tij si President. Ai ka shtypur kritikët dhe ka kufizuar demokracinë. Mbështetja e tij për presidentin Bashar al-Assad të Sirisë është e paskrupullt. Por Rusia as nuk mund të denoncohet dhe as të urohet që të zhduket. Duhet sfiduar dhe raporti me të duhet menaxhuar me vigjilencë e skepticizëm. Administrata amerikane kishte të drejtë kur shprehu shqetësime rreth zgjedhjeve parlamentare të manipuluara dhe që u përpoq ta turpëronte publikisht Kremlinin në Siri. Z. Obama gjithashtu duhet të mbështesë më fuqimisht demokracinë në Rusi dhe t’i kujtojë z. Putin se shumë pengesa në bashkëpunim janë vepër e tij. Ndërkohë ekzistojnë kërcënime të njëmendta: Al Qaeda dhe imituesit e saj Irani, Koreja e Veriut, dhe shqetësimet e ekonomisë. Z. Romney u ka borxh amerikanëve një diskutim mbi sfidat e njëmendta me të cilat përballet ky vend dhe zgjidhjet e tij për to.


CMYK e PREMTE, 30 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

13

Shtyrja e rivlerësimit të banesave, bie fluksi në sportele Vendimi i qeverisë për shtyrjen deri më 31 gusht të aplikimit të ligjit të faljes fiskale për zërin ‘rivlerësim të pasurive të paluajtshme’ ka ndikuar menjëherë në psikologjinë e qytetarëve për të mos u dyndur pranë sporteleve të hipotekave. Burime pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë shprehur se vendimi për shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pasurive,

bëri që të eliminohen radhët e gjata të qytetarëve që kërkonin të legalizonin banesat e tyre. Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme sipas ligjit të faljes fiskale parashikon sjelljen e banesës në vlerën e tregut. Rivlerësimi konform ligjit bëhet vetëm me 1% të vlerës totale të pasurisë, ndryshe nga më parë kur ligji nuk kishte hyrë në fuqi, që për të mësuar vlerën reale të

pasurisë së paluajtshme duhet ta rivlerësoje atë me 10% të vlerës totale. Sipas statistikave zyrtare të Hipotekës së Tiranës, brenda një muaji u bënë rreth 10 000 aplikime. Ligji i faljes e mbaronte fuqinë e tij në fund të muajit mars 2012. Ndërsa afati i dytë i shtyrë nga qeveria është 31 gushti 2012, kjo vetëm për zërin ‘rivlerësim pasurish të paluajtshme”.

AMF mbledh grupet e interesit, gjoba të trajtohet si titull ekzekutiv AMF thotë se rekomandimet e grupeve të interesit nuk i ka përfshirë në draftligjin e hartuar, pasi ato nuk janë konform direktivave të BE-së

Sherefedin Shehu

Ekspertët: Rritja e kreditimit, të liberalizohet sistemi bankar Ekspertët e financave publike në vend e vlerësojnë nismën e Bankës Qendrore për uljen e normës bazë të interesit, por, sipas tyre, rritja e kreditimit do të vinte vetëm me liberalizimin e sistemit bankar Sabina Veizaj

Nisur nga fakti se tri nismat e njëpasnjëshme të Bankës Qendrore për të ulur normën bazë të interesit vetëm në tre muaj nuk reflektuan në rritjen e kreditimit në vend, ekspertët gjykojnë se ngërçi i kredidhënies do të zgjidhej vetëm me liberalizimin e sistemit bankar. Eksperti në fushën e financave publike, Artan Gjergji, e vlerëson ndërhyrjen e radhës të BSh-së për uljen e normës bazë të interesit me 0,25%, duke shtuar se duhet të pasojë nga një ulje tjetër. “Unë mendoj se ndërhyrja e Bankës Qendrore ka ardhur vonë, duhet të ishin ndërmarrë më herët këto iniciativa. Në tre muaj, që prej nëntorit, është ulur 3 herë norma bazë e interesit dhe nuk është reflektuar në çlirimin e kredive. Ndërsa iniciativa e fundit e Bankës Qendrore u mor për shkak të rënies së inflacionit. Gjithsesi, unë mendoj se sektori i kredisë mund të çlirohet vetëm me liberalizimin e

sistemit bankar, në mënyrë që të ketë konkurrencë. Kjo duhet të nisë që nga rregullimi i kuadrit ligjor. Të liberalizohet dhënia e licencave bankave, të ulet pragu i shumës së detyrueshme për të çelur një të tillë nga 10mln në 6-7mln, t’u jepet mundësia të pranojnë depozita nga qytetarët edhe institucioneve financiare jobankare etj.”- u shpreh eksperti Gjergji. Në të njëjtën kohë edhe eksperti tjetër në fushën e financave publike, deputeti demokrat Sherefedin Shehu, gjykon se Banka Qendrore ka vepruar në kohën e duhur dhe ka marrë nismën e duhur me uljen e normës bazë të interesit. Sipas tij, kjo do të reflektojë në kreditim dhe në gjithë zinxhirin e fi-

Ekspertët gjykojnë se ngërçi i kredidhënies do të zgjidhej vetëm me liberalizimin e sistemit bankar

nancimeve. “Ndërmarrja nga ana e BSh-së për të ulur për të katërtën herë radhazi çmimin e lekut është në kohën e duhur dhe një nismë e duhur. Kjo do të ndikojë në uljen e interesave, duke rritur kreditimin, pasi deri tani depozitat janë rritur ndjeshëm dhe kreditë me një ritëm të ulët, në financimet e qeverisë dhe do të rrisë në këtë mënyrë likuiditetin në treg”- u shpreh deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Dy ditë më parë Banka e Shqipërisë uli për të katërtën herë radhazi çmimin e lekut në harkun kohor të katër muajve, duke arritur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit me 4.25%. Ulja e normës bazë të lekut nga ana e Bankës Qendrore synon një ulje të mëtejshme të interesave të kredisë në banka dhe, për rrjedhojë, një çlirim më të madh të tyre për ekonominë. Por, pavarësisht nismave makroekonomike të Bankës Qendrore, bankat nuk kanë reflektuar ulje të ndjeshme të interesave për kreditë dhe lirimin e kritereve për kreditim me argumentin e kredive me probleme. Megjithatë, politika nxitëse e BShsë pritet të ndikojë në financime dhe uljen e kostove të borxhit të Artan Gjergji qeverisë.

Gjoba të trajtohet si titull ekzekutiv. Është kjo kërkesa e përfaqësuesve të shoqërive të sigurimit në vend në takimin e organizuar dje me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të diskutuar rreth projektligjit që AMF ka përgatitur në fund të vitit 2011. Trajtimi i gjobës ndaj drejtuesve të mjeteve motorike si titull ekzekutiv do ta bënte të pavlefshëm pezullimin e pagesës. Por sipas drejtuesve të AMF-së, kjo kërkesë është në shqyrtim. Gjatë takimit të djeshëm disa nga çështjet e tjera më të diskutuara ishin mënyra e qeverisjes së shoqërisë së sigurimit me një nivel drejtimi apo me dy nivele, mënyra e vlerësimit nga AMF-ja e kërkesave për përshtatshmëri dhe aftësi të aksionarëve dhe funksionarëve kryesorë në shoqërinë e sigurimit, çështje lidhur me përmbajtjen e kontratës së sigurimit, çështja e trajtimit të provigjonit të barazimit të dëmeve si pjesë e kapitalit, llogaritja e likuiditetit me bazë ditore dhe mbajtja e

kontabilitetit. Ndërsa projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit” në Shqipëri ka synimin kryesor zhvillimin e sektorit të sigurimeve duke krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorit. Projektligji është hartuar në përputhje me Direktivat Europiane të fushës së sigurimeve dhe gjatë hartimit të tij janë marrë parasysh aktet ligjore në fushën e sigurimeve të disa vendeve, si Kroacia, Maqedonia, Austria, Sllovenia, Bullgaria, Italia, Hungaria etj. Projektligji realizon një përshtatje më të mirë të zhvillimeve të reja të tregut me legjislacionin europian, duke sjellë risi si në drejtim të mbrojtjes sa më efektive të konsumatorit, mbikëqyrjes me fokus riskun dhe rregullat e qeverisjes së shoqërive të sigurimit, me theks të veçantë në menaxhimin e riskut. AMF thekson se periudha janar - shkurt 2012 ishte koha kur AMF-ja trajtoi komentet nga grupet e interesit, shoqëritë e sigurimeve. Gjithashtu, AMF thotë se ka shqyrtuar me kujdes komentet e dërguara nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë rreth projektligjit dhe janë reflektuar rreth 26 komente për nene të veçanta të ligjit që janë sjellë nga kjo shoqatë.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi

Olldashi: Rama mashtrues, 270 mld lekë në infrastrukturën rrugore Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, reagon pas deklaratave të kreut të selisë rozë, Edi Ramës, në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore. Në gjykimin e ministrit Olldashi, deklaratat e Ramës janë të pavërteta. “Më 2005 e lanë Shqipërinë pa plan transporti, por më 10 maj 2006 qeveria Berisha ka miratuar planin kombëtar të transportit me financim të KE, informacion minimal që lideri i opozitës duhet ta kishte. Në nëntor 2011 kemi bënë me VKM përditësimin e planit kombëtar në një kuadër 5-vjeçar”- tha Olldashi, duke shtuar se Rama ka mungesë informacioni edhe për sa i përket infrastrukturës. “9 mijë e 100 km rrugë të ndërtuara nga qeveria, të gjitha me standarde. Kemi ndërtuar 302 km autostradë. Sipas Ramës, janë vetëm 900 km rrugë të ndërtuara në Shqipëri. Në fakt janë 270 miliardë lekë të reja të investuara

vetëm nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Në total janë mbi 4 miliardë dollarë që investohen”, u shpreh ministri më tej. Deklaratën e kryesocialistit se është cenuar siguria në rrugë, ministri Olldashi e quajti si një tjetër gënjeshtër të Ramës. Sipas tij, tipologjia e rrugëve është e përcaktuar në Kodin Rrugor.”Kemi investuar 100 mln usd për sigurinë rrugore, ndërsa aksidentet janë reduktuar me 30%. Flasin për rrugët jo se marrin vesh nga rrugët, por sepse janë rrugaçë politikë”-tha ministri Olldashi. Por Partia Socialiste i ka konsideruar këto deklarata si një demagogji, pasi përtej investimeve të kryera në Shqipëri nuk ka standarde rrugore. Replikat mes Ministrisë së Transporteve dhe selisë së PS-së kanë nisur menjëherë pas prezantimit të programit për infrastrukturën nga ana e selisë rozë.


14

MAPO

E PREMTE, 30 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

sociale

Supermarketet, asgjësohen 400 kg ushqime të skaduara Konsumatorët duhet të tregohen të kujdesshëm me produktet ushqimore që blejnë edhe në supermarkete. Ndonëse pretendohet se në këto të fundit malli është më i sigurt, kontrollet e kryera gjatë dy javëve të fundit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në 113 operatorë të biznesit ushqimorë në të 12 qarqet e Shqipërisë kanë treguar të kundërtën. Nga kontrollet ka

rezultuar se shumica e subjekteve ushqimore, supermarkete dhe markete ushqimore, që janë edhe më të frekuentuara nga konsumatorët, kanë pasur mangësi të theksuara në etiketimin e ushqimeve, mungesë dokumentacioni, por edhe mall të skaduar. “Gjatë këtyre kontrolleve janë bllokuar dhe asgjësuar rreth 400 kg produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i

përdorimit, si dhe ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe, si dhe janë marrë masa administrative me gjobë për 2 prej operatorëve të biznesit ushqimor, të cilët nuk kishin respektuar afatet për zbatimin e detyrave të lëna (në lidhje me etiketimin e produkteve të importit), si rezultat i inspektimeve të mëparshme", - shprehet drejtoresha e inspektimeve në AKU, Ariela Struga.

Shtresat në nevojë, qeveria ndan 1.3 milionë euro kredi pa interesa Nënshkruhet marrëveshja për bizneset sociale, projekti që nis nga 1 prilli do të shtrihet në të gjithë vendin. Shtresat më të varfra do të përfitojnë mikrokredi për t’u punësuar dhe vetëpunësuar Jonida Tashi

Për herë të parë në vendin tonë, shtresat më të varfra do të përfitojnë mikrokredi pa interes për të ngritur bizneset e tyre. Granti i parë i akorduar nga qeveria shqiptare është 1.3 milionë euro, shumë që do të ndahet mes përfituesve. Për t’i hapur rrugën ngritjes së bizneseve sociale në vend, një praktikë kjo e njohur në mbarë botën, që u vjen në ndihmë shtresave në nevojë, në Ministrinë e Punës është firmosur dje marrëveshja me kompanitë e huaja “Promovimi i Biznesit Social” (JSC) dhe “Biznesi Social Yunus” (BSY), që do të promovojnë bizneset sociale. Marrëveshja e përbashkët, që parashikon zbati-

min e projektit “Lëvizja e biznesit social në Shqipëri”, do të fillojë zbatimin më 1 prill 2012 me konsultime e trajnime për familjet apo organizatat e interesuara. Më pas ai do të vazhdojë me konkursin për idetë që kanë ata në lidhje me çeljen e bizneseve. Çdokush që do të aplikojë do të konkurrojë për të përfituar paratë. Në garë për këtë fond mund të hyjnë edhe shoqata apo organizata jofitimprurëse, me kushtin e vetëm që në bizneset që do të hapin të punësojnë vetëm persona nga shtresat e varfra. Në fund do të shpallen edhe fituesit që do të marrin fondet për të hapur bizneset e tyre. “Ngritja e biznesit social në Shqipëri ka në bazë të tij akordimin e mikrokredive për më të varfrit dhe grupet e rrezikuara, të cilët janë të përjashtuar nga burimet e tjera të kredisë dhe me implementimin e kësaj lëvizjeje nevojat e të varfërve dhe shtresave vulnerabël në shoqërinë shqiptare nuk do të plotësohen vetëm nëpërmjet mbështetjes financiare nga ndihma ekonomike, por nëpërmjet sistemit

SKEMA E MIKROKREDISË “Lëvizja e biznesit social në Shqipëri” do të përfshijë krijimin e një institucioni të ri mikrofinance për të siguruar mikrokredi, të bazuar në metodën Grameen. Kjo do të ketë tiparet e mëposhtme: • Mikrokredi për më të varfrit, të cilët janë të përjashtuar nga burimet e tjera të kreditimit (përfshirë institucionet e mikrofinancës me kushte komerciale). • Klientët e synuar janë gratë, zakonisht për shkak të ndikimit më të madh që kanë në mirëqenien e familjes. • Kredi pa kolateral, shlyerja e garantuar nga modeli i kreditimit në grup dhe kalimin në kredi më të mëdha. • Kredi për aktivitete që gjenerojnë të ardhura ose gjenerojnë vetëm përmirësimin e aseteve (jo për konsum).

të mikrokredive do të kenë mundësi punësimi dhe vetëpunësimi, duke u shkëputur nga hendeku i varfërisë”,

- deklaroi ministri Ksera. Ndërsa drejtori i Nxitjes së Biznesit Social për Shqipërinë, Alexis Rawlinson, tha se më shumë prioritet do të kenë gratë kryefamiljare, familjet me shumë fëmijë dhe ato më të varfrat. “Në Shqipëri mendoj se bizneset më interesante që sugjeroj të hapin më të varfrit apo OJF-të të jenë agrokulturë, turizëm apo kujdes social kundrejt të moshuarve, grave apo dhe sektor të industrisë. Shtresat e varfra mund të aplikojnë në çdo sektor. Granti i parë i dhënë nga qeveria shqiptare prej 1.3 milionë euro është vetëm për dy vjet, dhe më tej ai mund të zgjerohet”, - tha Rawlinson. Një biznes social është një biznes misioni i të cilit është trajtimi i një nevoje sociale apo mjedisore në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme. Kostot e tij mbulohen nga të ardhurat që ai nxjerr. Koncepti i biznesit social ka lindur nga Prof. Muhammad Yunus, fituesi i çmimit ‘Nobel’ për Paqen në vitin 2006. Prof. Yunus është kryetari dhe pronari i kompanisë “Biznesi Social Yunus”.

Berisha me prefektët: Të rritet taksa e mjedisit Kryeministri kërkoi që qeveritarët vendorë të përcaktojnë për çdo komunë, zonat e hedhjes së plehrave Pushteti vendor duhet të rishikojnë taksën për mjedisin. Kërkesa është bërë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë një takimi që ai ka zhvilluar dje me prefektët dhe kryetarët e qarqeve. Kryeministri tha se edhe pse mbetet një mbështetës i fuqishëm i taksave të ulëta, qeveritarët vendorë duhet të rishiko-

jnë taksën për mjedisin. “Unë dua t’ju siguroj se kam qenë, jam dhe do të mbetem gjithë jetën i vendosur për politikën e taksave të ulëta, por të vetmen taksë që u kërkoj qeverive vendore ta rikonsiderojnë është taksa e mjedisit. Secili duhet të paguajë pak më shumë për një mjedis të pastër, sepse absolutisht i del më lirë, do shpenzojë më pak për ilaçe, do jetojë më gjatë, do ndihet më mirë”, - u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverisë kërkoi që problemi i plehut në zonat rurale dhe ai i mbetjeve urbane të konsiderohet me

prioritet dhe të praktikohen ndërhyrje emergjente, duke përcaktuar vendndodhjet ku do të hidhen ato. Në këtë drejtim, Berisha kërkoi që qeveritarët vendorë të përcaktojnë për çdo komunë, zonat e hedhjes së plehrave, ndërkohë që duhet të bëhet gjithçka për krijimin

"Secili duhet të paguajë pak më shumë për një mjedis të pastër"

e impianteve për përpunimin e tyre. “Detyra juaj më kryesore është gjetja e gropave për vendosjen e plehrave. Nuk duhet ta heqim nga mendja se krimet e mjedisit janë krime të rënda dhe ju duhet të jeni të parët që duhet të vendosni të zbatoni ligjin, ju duhet të procedoni e të dërgoni për ndjekje penale ndotësit”, - tha Kryeministri. Në fund të fjalës së tij, Berisha kërkoi që të shënohet një kthesë rrënjësore në qëndrimin ndaj mjedisit, duke sjellë në vëmendje se “data 20 prill është shpallur si dita e Shqipërisë së pastër”.

SARANDË

AMC shton hapësirat e gjelbra Përfaqësues të AMC dhe të Bashkisë së Sarandës mbollën dje në mënyrë simbolike fidanin e 174-t, i fundit nga pemët që kompania celulare ka mbjellë në qytetin e Sarandës. Ky aktivitet vjen në kuadër të “AMC Green”, programi disavjeçar që ka në qendër kujdesin e AMC për mjedisin. “Kontributi i AMC për zhvillimin e mjediseve të gjelbra në qytetin e Sarandës është pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm, si dhe një përpjekje që, përmes shembullit pozitiv, të ndikojmë tek aktorë të tjerë për të kontribuar në përmirësimin e situatës mjedisore në ambientet e përbashkëta”, - theksoi Pericles Kanellos, drejtor i Divizionit të Shitjeve në AMC. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, falënderoi AMC-në e cila ishte e para kompani që iu përgjigj ftesës së bashkëpunimit. Ai vlerësoi nismën e AMC-së, e cila përbën një kontribut të rëndësishëm për gjelbërimin e qytetit.


E PREMTE, 30 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

Promovimi

MAPO

15

Lagjja e Kombinatit është vendosur në vëzhgimin e sociologut italian, i cili përmes një libri ka risjellë jetën e kësaj zone para viteve ’90 përballë asaj të ditëve të sotme

KUSH ËSHTË LUIGI ZA Sociolog i njohur italian Luigi Za ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992. Ai jep mësim lëndët e “Metodologji dhe teknika të kërkimit social” dhe “Kërkim social dhe i territorit”, në Universitetin e Salentos. Interesat e tij shkencorë dhe aktivitetet e kërkimit teoriko-empirik drejtohen ndaj politikave sociale, kushteve të grupeve të margjinalizuara, zhvillimit social dhe ekonomik të zonave periferike. Një nga publikimet e tij në këtë fushë është ai i vitit 2001 mbi komunitetin, kujtesën, zhvillimin. Këta tre elemente i gjejmë edhe te libri i tij mbi lagjen Kombinat. LIBRAT QË KA SHKRUAR MBI SHQIPËRINË Identiteti kombëtar dhe roli i intelektualëve Shqetësimet rinore në një shoqëri tranzicioni Takim me Shqipërinë Fshatrat e zotit Rodon-pjesë nga jeta rurale në Shqipëri.

Libri për Kombinatin, Luigi Za: Lagjen e mësova nga një inxhinier Sociologu italian Luigi Za promovon në UET librin e tij “KombinatHistoria dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”

K

ombinati, një nga lagjet simbol të Tiranës, që u krijua rreth viteve ’50, pas ndërtimit të kompleksit të madh industrial, është vendosur në vëzhgimin e sociologut italian Luigi Za, i cili përmes një libri ka risjellë jetën e kësaj zone para viteve ’90 përballë asaj të ditëve të sotme. Një lagje si pjesë e një sistemi ndërurban, popullata, raportet sociale, arkitektura, modelet kulturore, mënyra e jetesës, integrimi mes periferisë dhe qytetit dhe ndikimi në jetën e përditshme të individëve, është studimi që sociologu italian Luigi Za e ka trajtuar në librin e tij “Kombinat-Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”, që u promovua dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës (UET). Lagjja Kombinat, e lindur në fund të viteve ‘40 dhe fillimviteve ‘50 në funksion të ndërtimit të një kompleksi të madh industrial, që do të bashkonte sa më shumë fabrika tekstile, i quajtur Kombinati i Tekstileve ‘Stalin’, është shndërruar në objektin e studimit të sociologut të njohur italian Luigi Za. “KombinatHistoria dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës” është titulli i librit studimor që profesor Luigi Za e promovoi dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Në

shoqërinë e miqve dhe kolegëve sociologë nga Universiteti Europian i Tiranës edhe nga ai publik, Luigi Za u shpreh se ky libër veç aspektit akademik, mund të lexohet edhe si një rrëfim. Rrëfim i atyre familjeve të vjetra të zonës së Kombinatit, të vendosur aty me lindjen e fabrikave, historive të larmishme të ish-punonjësve, intervistat e gjata të kryera nga ekipi italian e shqiptar që u përfshinë në studim. Në studimin e tij profesor Luigi Za i është referuar dy shkollave të mendimit: asaj të Çikagos dhe shkollës franceze. “Studimi ka zgjatur dy vjet dhe unë e kam menduar që para tetë vitesh. U kërkoja miqve të mi në Tiranë të më flisnin për Kombinatin, ata më thoshin: ‘Është një lagje periferike, që lindi bashkë me fabrikën e Kombinatit. Ka pasur momentet e kriminalitetit dhe prostitucionit...’ Kaq më thoshin. Por ishte një inxhinier që më bëri një skemë të plotë dhe atëherë kuptova se ç’ishte Kombinati”, - tregon sociologu italian. Rëndësinë e Kombinatit në studimin e tij sociologu italian e ka parë të dyfishtë; e para, lidhja e fortë mes fabrikës dhe lagjes. Raporti mes qytetit dhe fabrikës e lindi atë lagje si një formë e shoqërisë punëtore. “Kombinati ishte ai që ishte, sepse ishte një qytet punëtor. Hapësirat dhe banesat janë krijuar në funksion të atij tipi popullate. Nuk mund t’i gjykojmë gjërat mirë apo keq”, - pohon sociologu italian Luigi Za Libri e trajton Kombinatin që në fillimet e tij, kur lindi si një vepër e madhe në Shqipërinë ende zonë bujqësore dhe blegtorale - me

shumë domethënie për programet e industrializimit në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Krahu i punës që përbëhej nga të rinj të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, në veçanti nga zonat rurale, ku mes tyre dominonin më shumë gratë. Në 40 vitet e periudhës socialiste u ndërtuan fabrika të reja dhe lagjja u zgjerua; erdhën banorë të rinj, thuajse të gjithë të punësuar në fabrikat e ndryshme, u ndërtuan pallate, shkolla, dyqane dhe shërbime të tjera. Ndryshimet që ndodhën në vitet ’90 në Shqipëri përfshinë edhe këtë zonë urbane të Tiranës, duke e modifikuar rrënjësisht funksionin e zonës punëtore e për pasojë përbërjen demografike e sociale. Të gjitha fabrikat u mbyllën; në disa kapanonë morën nismë disa aktivitete prodhuese e tregtare shumë modeste; të tjera ambiente të ish-fabrikave u bënë banesa për të migruarit nga zona të tjera të Shqipërisë, që zunë edhe një pjesë të banesave të vjetra dhe i

"U kërkoja miqve të mi në Tiranë të më flisnin për Kombinatin, ata më thoshin: ‘Është një lagje periferike që lindi bashkë me fabrikën e Kombinatit. Ka pasur momentet e kriminalitetit dhe prostitucionit...’ Kaq më thoshin. Por ishte një inxhinier që më bëri një skemë të plotë dhe atëherë kuptova se ç’ishte Kombinati.”

rimëkëmbën pa asnjë rregullator: kjo ka modifikuar rrënjësisht përbërjen sociale dhe strukturën urbanistike, duke theksuar në mënyrë të shpejtë degradimin. “Ky libër nuk është nostalgji e së kaluarës. Për mua mbledhja, dokumentimi i së shkuarës është i rëndësishëm, në fakt ky libër flet për të tashmen përmes kujtimeve”, - sqaron Za. Për të arritur objektivat e studimit, Luigi Za thotë se ka përdorur dy metodat kërkimore, si teknikat sasiore ashtu edhe ato cilësore. Teknika sasiore ishte mbledhja e të dhënave, pyetësori i strukturuar, me pyetje të mbyllura me një kampionim me 200 familje. Teknikat cilësore të përdorura ishin intervista të thella dhe historitë e familjeve banuese të lagjes. Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, tha se ky libër është kontribut për sociologjinë shqiptare. “Si anëtar i komunitet i sociologëve, mendoj se prof. Za na ka bërë një nder të madh me këtë libër, sepse gjithnjë e më tepër po tentojmë t’i largohemi fokusit teorik të këtyre disiplinave e të mund të jemi më aplikativë. E me të drejtë ky sociolog urban merr dhe zbërthen sociologjikisht ato që sot mund të quhen sociologji të humbura dhe Kombinati është një prej tyre”, - u shpreh Gjuraj. Ndërsa sociologu Fatos Tarifa, pedagog në UET, e quajti librin një studim të mirëfilltë empirik për një ndër qendrat më të njohura të Tiranës, duke u shprehur: “Një libër sa empirikisht i mbështetur në fakte reale, në intervista, statistika po aq edhe i orientuar teorikisht”.

PANAIRI I SHKOLLAVE

Arsimi profesional, Tafaj: 80% e nxënësve janë punësuar Shkollat profesionale janë një mundësi e mirë për të hyrë në tregun e punës. Sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, afër 80 për qind e nxënësve që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri janë të punësuar. Këtë deklaratë kreu i Arsimit e bëri në hapje të panairit ndërkombëtar triditor të firmave ushtrimore të shkollave ekonomike, zhvilluar në Tiranë, ku merrnin pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia. Duke përshëndetur këtë iniciativë të nxënësve të këtyre shkollave për të promovuar dijet që ata përvetësojnë në ambientet e tyre, ministri Tafaj u ka

bërë apel nxënësve të klasave të 9-ta të zgjedhin shkollat profesionale, si një mundësi më shumë për punësimin e tyre në të ardhmen. “Ftoj nxënësit e klasave të 9-ta dhe të prindërit e tyre të zgjedhin arsimin e mesëm profesional. Në këtë mënyrë, që në moshën 18-19 vjeç ata do të kenë mësuar një profesion, do të jenë aftësuar për tregun e punës dhe e kanë rrugën e hapur edhe për të vazhduar shkollën e lartë”, - u shpreh ministri i Arsimit. Më tej ai bëri të ditur se qeveria po investon për arsimin profesional, duke ndërtuar 7 shkolla të reja profesionale, që e rrisin kapacitetin e sistemit të arsimit profesional me 15 për qind. “Kemi një

rrjet konviktesh që u vihet në dispozicion nxënësve të zonave të thella që vijojnë arsimin profesional. Gjithashtu, kemi një paketë bursash për nxënësit e arsimit profesional, po përkthejmë tekstet më të mira të shkollave të huaja, të gjitha programet po përmirësohen dhe po orientohen më mirë për tregun e punës”, - tha ministri Tafaj. Në përfundim, ministri Tafaj theksoi se me mbështetjen e partnerëve po punohet për një reformë të thellë të sistemit të arsimit profesional, për ta orientuar atë drejt tregut të punës dhe për të realizuar një cilësi shumë të mirë të përgatitjes së nxënësve për një punësim sa më të shpejtë.


E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

rajon

MAPO

17

Krasniqi: Nuk kam ambicie për President “Nuk kam ambicie për t’u bërë President. Zgjedhjet presidenciale nuk pritet të mbahen sivjet. Ende nuk kam vendosur nëse do të kandidoj për Kryetar të PDK-së. Por, zgjedhjet në parti duhet të mbahen në pjesën e dytë të vitit. Të gjitha partitë politike duhet të demokratizohen”, -ka thënë për “Express”-in, sekretari

i Përgjithshëm i PDK-së, njëherazi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Duke folur rreth ndryshimeve të Kushtetutës për presidentin, të cilat i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese: Krasniqi tha: “Mendimi im nuk varet këtu, Kuvendi ka krijuar një komision ad hoc, i cili e ka amandamentuar çështjen e

zgjedhjes së Presidentit dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Kanë ardhur amendamentet në administratën e Kuvendit dhe unë e kam kryer obligimin kushtetues për t`ia dërguar Gjykatës Kushtetuese për t`i shikuar a bien amendamentet ndesh me Kapitullin II të Kushtetutës”.

bashkëpunimi

SHBA-Kosovë, firmoset marrëveshja e parë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Dell, në një ceremoni të organizuar në Kabinetin e Presidentes së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshja përfshin bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja, ruajtjen e diversitetit të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore, si dhe mbështetjen për angazhimin e shoqërisë civile në zhvillimin e komunitetit.“Marrëveshja

PE rrëzon fusnotën për Kosovën, thirrje 5 shteteve të BE-së për njohje Parlamenti Europian hedh poshtë propozimin e disa deputetëve, që Kosova të shënohet me shpjegimin përkatës në dokumente. Kritika politikës kosovare për zgjedhjet dhe korrupsionin në vend Parlamenti Evropian refuzoi dje kërkesën e disa eurodeputetëve, që në dokumente Kosova të shënohet me fusnotë si dhe u ka bërë thirrje pesë shteteve të BE-së që s’e kanë njohur atë, ta bëjnë një gjë të tillë. Propozimi i disa deputetëve është hedhur poshtë në votimin e së enjtes në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku është miratuar rezoluta për Kosovën. Rezoluta edhe një herë u bën thirrje pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë. Raporti i raportueses për Kosovën, Ulrike Lunaçek,

tashmë është shndërruar në formë të rezolutës të Parlamentit Evropian dhe ajo përmban disa tema kushtuar Kosovës dhe rrugës së integrimit evropian të saj. Po dje është votuar edhe amendamenti që i bën ftesë komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mundësojë pjesmarrjen e atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Londër këtë vit. Po ashtu, ky raport është edhe kritik ndaj Kosovës edhe në disa fusha. Kërkon që sa më parë merren masa ndaj përgjegjësve për mashtrimet në procesin zgjedhor; kërkon që Kosova të bëjë më shumë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti i miratuar të enjten, me shumicë të madhe votash të deputetëve të Parlamentit Evropian, kërkon nga Komisioni Evropian që sa më shpejt t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe që procesi për Kosovën të jetë i ngjashëm me atë që ka qenë për vendet tjera të rajonit të Ballkanit. Së bash-

Raporti

Parlamenti Evropian kështu vazhdon të jetë i vetmi institucion i Bashkimit Evropian, i cili vazhdon ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe i referohet asaj si Republika e Kosovës, pa përmendur asnjë fusnotë apo ndonjë gjë tjetër krahas emërtimit të Republikës së Kosovës.

ku me rezolutën për Kosovën, dje është miratuar edhe rezoluta për Serbinë. Edhe nga Serbia, sikurse është edhe në raportin për Kosovën, është kërkuar që të përmbahet nga zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë, pra i zgjedhjeve lokale, duke thënë

se një gjë e tillë është në kundërshtim me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është përshëndetur marrëveshja në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por është kërkuar që të ketë implementim të plotë të të g jitha marrëveshjeve që janë arritur. Deputetët e Parlamentit Evropian me rezolutat që kanë miratuar në seancën plenare të djeshme, kanë mbështetur rrugën evropiane të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë. Parlamenti Evropian kështu vazhdon të jetë i vetmi institucion i Bashkimit Evropian, i cili vazhdon ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe i referohet asaj si Republika e Kosovës, pa përmendur asnjë fusnotë apo ndonjë gjë tjetër krahas emërtimit të Republikës së Kosovës. Parlamenti Evropian, po ashtu kërkon nga Komisioni Evropian që të mos vonohet me studimin e fizibilitetit për Kosovën.

Bilaterale i jep edhe një shtysë të mëtejme partneritet të fuqishëm mes Kosovës dhe SHBA, të zhvilluar një kohë të gjatë. Ajo i hap rrugën një bashkëpunimi më të theksuar strategjik në fushën e ekonomisë dhe përfshin fusha specifike”,- thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kabineti i presidentes Jahjaga. Ambasadori amerikan, Kristofer Dell, e ka vlerësuar si një arritje të rëndësishme në partneritetin mes dy qeverive marrëveshjen e nënshkruar. “Derisa SHBA-ja dhe Kosova kanë qenë partnerë të fuqishëm me vite, ky dokument vendos themelet e një vizioni më të gjerë strategjik për të drejtuar bashkëpunimin për programe ekonomike dhe teknike, dhe i qaset fushave specifike të agjendës sonë bilaterale të ndihmës”, ka thënë përmes një deklarate dërguar mediave, ambasadori amerikan Dell.

Arrestimet në kufi, Kosova akuzon Serbinë për sulm politik Ndalimet e kreut të sindikatës së industrialistëve dhe një tjetër personi cilësohen si shkelje e marrëveshjes së lëvizjes së lirë nga Serbia Qeveria e Kosovës akuzoi Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me arrestimin e dy shtetasve kosovarë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa e quajti “kryekëput politik” veprimin e policisë serbe. Këshilltari politik në ministrinë e brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi, i tha Radios “Evro-

pa e Lirë” se veprimi i autoriteteve serbe nuk ka qenë i befasishëm, pasi edhe një herë është dëshmuar qasja anti-evropiane e Serbisë. Rexhepi theksoi nevojën për një reagim të Brukselit zyrtar për këtë çështje. “Ky arrestim është kryekëput politik; është në kundërshtim me marrëveshjen dhe ne presim që të ketë reagim edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues të procesit dhe si ndërmjetësues të kësaj marrëveshjeje”, -u shpreh Rexhepi. Një ditë më parë, autoritetet serbe të rendit arrestuan Hasan Abazin, kryetarin e sindikatës së industri-

alistëve të Kosovës dhe Adem Murselin, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregti me drogë”, bazuar në fletë-arrestet e “gjykatës së qarkut në Gjilan” dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd. Ndërsa, të martën, në pikëkalimin Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës kishte arrestuar katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Te të arrestuarit, në mesin e të cilëve janë edhe punonjës të strukturave paralele serbe në Viti, autoritetet e rendit kishin gjetur material zgjedhor të Serbisë. Arrestimi ishte bërë rrjedhimisht për, siç

Fisnik Rexhepi

thuhet, parandalimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës. Rexhepi tha se duhet bërë dallim në mes të veprimeve ligjore dhe atyre politike. “Pra, këtu qëndron dallimi në mes të veprimeve ligjore të Policisë së Kosovës dhe veprimeve politike dhe anti-evropiane të shtetit serb”,- theksoi ai. Këtë e hodhi poshtë ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, duke paralajmëruar arrestimin e “kujtdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë në periudhën e ardhshme...derisa nuk lirohen serbët e arrestuar në Kosovë”.


18 16

MAPO

MËRKURË, 28 MARS 2012 E 13 SHTATOR 2011 PREMTE, 1527 17 MARS MAJ MAJ 2011 2011 13MARTË, QERSHOR 2010 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM

Iniciativë private e koleksionistit Gjergji Thimo, i cili detyrohet të mbajë 150 ikona të Konstandin Shpatarakut, David Selenicasit, Onufrit, Zografit etj. në një dhomë të vogël në shtëpinë e tij në Tiranë

Aida Tuci

N

ë katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5x6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare. Një muze që në letra është krijuar qysh në vitin 1996, por që kurrë nuk u bë realitet. Muzeologu dhe koleksionisti Gjergji Thimo është dashur të kalojë shumë vështirësi në jetë për të mbrojtur këto 150 ikona, vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë. I shpëtoi një tentative për vjedhje në vitin 1997, por nuk arriti të shpëtonte nga flakët shtëpinë e tij në Korçë, ku mbante gjithë koleksionin e tij të krijuar mbi bazën e një trashëgimie familjare dhe pasuruar vit pas viti prej tij. U detyrua të zhvendosej bashkë me koleksionin në Tiranë, ku prej vitesh jeton në shtëpi me qira bashkë me koleksionin e tij, që e ka shpërndarë në çdo cep të shtëpisë. “Nuk kam ku t’i mbaj. Është një koleksion me vlera të mëdha dhe që do kujdes. Që prej viti 1996 po luftoj për të ngritur të parin Muze të ikonografisë shqiptare, me qëllim ekspozimin por dhe ruajtjen e këtyre vlerave të ikonografisë shqiptare”- thotë Gjergji Thimo. Ai ka ndërmarrë një iniciativë që mendon se do të mund të zgjojë ndërgjegjen e shtetit, duke kërkuar ndihmën e 100 intelektualëve shqiptarë: shkrimtarë, historianë, muzeologë, akademikë etj., që të mbështesin këtë iniciativë të tij. Thotë se ia ka dalë deri tani dhe ka siguruar rekomandimet dhe firmat e 100 intelektualëve, që do t’i bëjë pjesë të dosjes që shumë shpejt do të jetë në dorën e Kryeministrit të vendit. “Mendoj se tani është momenti më i mirë për të ngritur një muze të tillë. Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe këto vepra janë pjesë e identitetit tonë kombëtar”- thotë koleksionisti. Në intervistën e tij për MAPO-n Gjergji Thimo tregon sesi tentuan t’ia vjedhin koleksionin në vitin 1997, që pasoi me djegien e shtëpisë dhe ndërhyrjen e qarqeve greke për t’ia ndryshuar emrin projektit të tij nga Muzeu i Ikonografisë Shqiptare në Muzeu i Ikonografisë së Vorio-Epirit. Si lindi ideja për ngritjen e këtij muzeu? Muzeu është krijuar që në vitin 1996, me mbështetjen e ish-ministrit të Kulturës, Teodor Laço, me një vendim të veçantë të qeverisë shqiptare të asaj kohe. Në aspektin ligjor, ky muze figuron i regjistruar si në gjykatë edhe në Ministrinë e Kulturës që në vitin 1996. Dhe që nga ky vit e deri më sot përpjekjet e mia kanë qemë maksimale për ta konkretizuar projektin e këtij muzeu. Ka qenë dashamirësia e ish-ministrit Teodor Laço, që u bë e mundur njohja në aspektin legjislativ të këtij muzeu. Gjithashtu një dashamirësi shumë e madhe e Dashnor Kokonozit, që është

KËRKOJNË NGRITJEN E MUZEUT TË IKONOGRAFISË një ndër krijuesit e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK). Dhe sidomos iniciativë e shkrimtarit Ismail Kadare, që në një vizitë të asaj kohe në Korçë vlerësoi koleksionin tim privat dhe u bë mbështetës i këtij projekti. Ishte pikërisht mbështetja e disa prej intelektualëve shqiptarë, që në ato vite vuri në lëvizje pushtetin lokal në Korçë, që fillimisht më premtoi një vend për ngritjen e këtij muzeu. Por ndërhyri kisha greke dhe projekti nuk u realizua. Në vendin që më premtuan për ngritjen e këtij muzeu, çuditërisht Bashkia e Korçës ngriti themelet e Muzeut të Artit Mesjetar, një muze që do të shpërngulej nga kisha dhe do të vendosej atje. Por kjo ishte thjesht për të eliminuar projektin tim, sepse dhe sot e kësaj dite ai muze nuk është ngritur dhe kanë mbetur vetëm themelet si relikte në mes të qytetit. Të gjitha këto ndërhyrje erdhën nga konsullata greke në Korçë, prej të cilëve unë fillimisht kërkova dhe mbështetje, duke qenë se bëhej fjalë për art bizantin, si një kulturë shqiptare, ballkanase dhe europiane. Por me të dorëzuar dosjen në ambasadën greke, ata më vunë kushte për mbështetjen e tyre. Çfarë kushtesh ju vunë? Në regjistrimin në MTKRS-së, që i përket vitit 1996, muzeu është emërtuar Muzeu i Artit dhe Kulturës Shqip-

tare. Ata më kërkuan në shkëmbim të mbështetjes financiare që emri të ndryshohej në Muzeu i Ikonografisë së Vorio-Epirit. Unë nuk pranova, kështu që kjo u bë pengesë. Por vështirësitë e mëdha erdhën më pas. Pse, çfarë ndodhi më pas? Në vitin 1997 shtëpinë time në Korçë e sulmuan për ta vjedhur. Ka qenë ndërhyrja e policisë që shmangu vjedhjen e koleksionit. Vetë drejtori i policisë së asaj kohe më dha dy automatikë

Një vepër e Kostandin Shpatarakut, e vlerësuar nga QIPK me 21.000 euro

për të mbrojtur shtëpinë dhe veprat që unë mbaja aty. Në atë periudhë më dogjën edhe shtëpinë në Korçë, në një kohë ku qarkullonin shumë banda të Vorio-Epirit. Bëra dhe denoncim në ShIK. Kam kaluar peripeci deri dhe kërcënime për jetën. Këto objekte janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore? Të gjitha objektet janë të regjistruara në Qendrën e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe janë rreth 150 vepra ikona, piktura etj., që sot mbahen në kushte shtëpie. Pasi mbarova gjithë dokumentacionin e kartelizimit të këtyre veprave iu drejtova edhe Këshillit të Ministrave, që në atë kohë kishte kryeministër Fatos Nanon dhe i prezantova dosjen e plotë të këtij projekti, por as sot e kësaj dite nuk kam marrë një përgjigje. Gjatë këtyre viteve kam çelur shumë ekspozita. Në vitin 1999 në Muzeun Historik Kombëtar u çel e para ekspozitë e ikonografisë shqiptare, ku vlerësimet qenë maksimale. Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe ju kërkoni që në këtë 100-vjetor Muzeu i parë privat i Ikonografisë shqiptare të konkretizohet Në gjithë këto vite përpjekje nga ana ime zhgënjimet kanë qenë të shumta nga ana e institucioneve kulturore, por mendoj se tani është momenti që këto

institucione të ndërgjegjësohen për këto vlera të trashëgimisë sonë. Në këtë i n i c i a t iv ë t i m e n k a m m a r r ë mbështetjen e 100 intelektualëve shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e këtij projekti me rekomandimet e tyre. Mund të përmend këtu ish-ministrin dhe deputetin e Parlamentit Shqiptar, zotin Teodor Laço, i cili i është drejtuar organeve më të larta të shtetit shqiptar me një letër rekomandim. Po ashtu shkrimtari Ismail Kadare më ka dhënë mbështetjen e tij për ngritjen e këtij muzeu, ashtu si Prof. Dr. Ferid Hudhri, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi etj. etj., se lista është shumë e gjatë. Nuk janë vetëm intelektualët e Tiranës, por dhe nga ata në rrethe kam gjetur përkrahje dhe mbështete në këtë iniciativë si dhe nga institucione të ndryshme kulturore, si Muzeu “Onufri” në Berat, Muzeu i Korçës etj. Ngritja e Muzeut Privat Ikonografik me vepra të mjeshtërve të mëdhenj të ikonografisë, si Onufri, David Selenicasi, Kostandin Shpataraku etj. mbart vlera jo vetëm për veprën e që lanë pas këta mjeshtër, por dhe për faktin që një koleksionist privat mbron këto vlera të trashëgimisë sonë. Aktualisht dosja është duke përfunduar dhe shumë shpejt ajo do t’i dërgohet Kryeministrit të vendit. Po çfarë mbështetjeje konkrete kërkoni ju nga shteti?


18

MAPO

E PREMTE, 1 PRILL 2011 WWW.MAPO.AL

EEMËRKURË, MARS MARTË, E PREMTE, 1328 SHTATOR 27 MAJ 2012 2011 WWW.MAPO.AL

MAPO

19

LIBRI

Kushtet në të cilat koleksionisti Gjergji Thimo mban koleksionin e tij

Unë kërkoj vetëm që shteti të më sigurojë 300 metra katrorë dhe të ma japë me qira. Nuk kërkoj që shteti të ma falë, por të ma japë me qira. Unë kam në pronësi rreth 1 shekull trashëgimi vepra ikonografike të kulturës shqiptare dhe mendoj se shteti duhet të më krijojë mundësinë që të hap një muze të Ikonografisë shqiptare. 100 vjet shtet janë identiteti ynë kombëtar dhe këto vepra janë pjesë e identitetit tonë kombëtar, që duhet të ekspozohen. Unë dhe mund t’i shisja këto vepra, që kushtojnë vërtet shumë, por unë jam koleksionist dhe më dhemb ta prish këtë koleksion që është ngritur nga një punë disavjeçare brez pas brezi nga familja ime. Këto vepra nuk janë të miat, janë të Shqipërisë, që do të trashëgohen brez pas brezi. Muzetë më të fuqishëm në botë janë ato private. Po të shikosh koleksionet më të famshme që janë ekspozuar në Luvër apo dhe në Itali, u përkasin koleksionistëve privatë dhe janë këta që i japin vlera kombit dhe jo ata që bëjnë kontrabandë me vlerat e kombit. Po ju, si e keni krijuar koleksionin tuaj? Ndoshta duket e pabesueshme, por unë kam filluar të koleksionoj këto vepra që në kohën e diktaturës. Familja ime i përket ortodoksisë shqiptare dhe në shtëpinë tonë në atë kohë ruheshin ikona të cilat m’u trashëguan. Sigurisht që i mbanim fshehurazi. Gjyshja ime ka qenë dhaskalicë në shkollën shqiptaro-greke, ndërsa gjyshi im ka qenë teolog. Në atë kohë ikonat i mbanim të fshehura në shtëpinë tonë private. Kishim disa musëndra (dollapë të futur në mur), ku mblidhnim të tilla, gjërat me vlerë dhe i ruanim. Edhe babai im ka mbaruar teologjikën në shkollën greke dhe kur janë hapur kishat në Shqipëri ishte themeluesi i parë i Kishës në Korçë, por me një qëllim të ndryshëm nga ajo e Janullatosit që erdhi më vonë. Ai ka qenë kryetar i Kishës Ortodokse “Fan Noli”. Ishte i pari që licencoi dhe shoqatën ‘Fan Noli’. Duke qenë teolog, ai i njihte vlerat e këtyre ikonave dhe i ka ruajtur duke m’i trashëguar mua, ashtu si unë do t’ua trashëgoj fëmijëve të mi. I g jithë ky koleksion është i

trashëguar apo dhe e keni pasuruar ndër vite? Një pjesë është trashëguar, ndërsa pjesën tjetër e kam blerë në ato vite që ikonat shiteshin në Greqi për një vizë. Unë isha biznesmen dhe arrita të siguroja një fond të konsiderueshëm që në fillim të viteve ’90, fond që shkoi i gjithi për të pasuruar më tej koleksionin tim, përveç asaj që kisha trashëguar nga babai. Gjyshërit e mi kanë jetuar dhe punuar në Amerikë. Nëna ime ka pasur një qostek të gjithin prej floriri me monedhat e Zogut. Ajo, duke parë pasionin tim si koleksionist, m’i dha ato monedha që i shita në atë kohë dhe me paratë që sigurova kam blerë shumë vepra në atë kohë. Sidomos në zonën e jugut të Shqipërisë. Zonë ku grekët ua blinin këto ikona shqiptarëve që në këmbim kërkonin vetëm një vizë. Unë shpesh e kam ngritur zërin për këto vjedhje që janë bërë atëherë e vazhdojnë të bëhen edhe tani. Cilës periudhë i përket koleksioni juaj? Në koleksionin tim ka ikona, piktura dhe piktura në beze, që i përkasin shekullit XII deri në shekullin XVII. Ikonat kanë autorë kolosët e ikonografisë shqiptare, si David Selenica, Onufri, Kostandin Shpataraku, që janë shkolla e ikonografisë shqiptare, plejada më e mirë që ka pasur jo vetëm Shqipëria, por gjithë Europa Juglindore e shek. XVII-XVIII. Dhe kjo ka qenë periudha që Shqipëria ka qenë shumë produktive dhe është fat i madh që unë i kam veprat e këtyre ikonografëve të shquar, vlera që kërkoj t’i ekspozoj që t’i shohin të gjithë. Pikërisht këtë periudhë, shek XVII dhe XVIII, vodhi dhe Greqia, sepse ka qenë periudha më deficitare e historisë së saj. Në fund të fundit, një komb e ndërton historinë mbi objekte që flasin dhe këtu në këtë shtëpi me qira në rrugën “Don Bosko” flet një Onufër, një Shpatarak dhe një David Selenica, që nesër pasnesër nuk është çudi që të na dalin që janë grekë në historinë e fqinjëve. Unë i kam veprat e tyre si një dëshmi që përfaqësojnë shkollën e ikonografisë shqiptare dhe për t’i bërë të njohura këto vepra unë kërkoj vetëm 300 metra katror- me qira për t’i ekspozuar.

Një ditë kushtuar letërsisë italiane Gjatë kësaj jave në rrethin e Gjirokastrës janë zhvilluar disa aktivitete, të cilat kanë pasur në qendër botimet, librat dhe letërsinë në gjuhën italiane. Fillimisht në mjediset e universitetit “Eqrem Çabej” është çelur ekspozita “Copy in Italy: autorë italianë në botë, që nga viti 1945 deri në ditët e sotme”.  Ekspozita, e cila u realizua me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Institutit Italian të Kulturës, Konsullatës Italiane të Nderit në Gjirokastër, dhe universitetit “Eqerem Cabej”, në 48 panelet e saj, prezantoi përkthimet e kulturës italiane në botë në 60 vitet e fundit. Në katër sesionet e kësaj ekspozite vizitorët patën mundësi të shikonin botime në gjuhë të ndryshme të autorëve italianë si: Primo Levi, Umberto  Eco,  Italo  Calvino,  Roberto  Saviano etj. “Në versionin dy gjuhësh italisht-anglisht informacioni i prezantuar në këtë ekspozitë ilustron autorë dhe tematika të ndryshme,  të lidhura me përhapjen e kulturës dhe gjuhës italiane në botë, duke u ndalur edhe në zonat gjeo-editoriale më të vëmendshme për prodhimtarinë italiane si dhe rreth rolit të botuesve”, pohoi konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilishi. Më pas programi i aktiviteteve vijoi me një organizim letraro-artistik në qytetin e Libohovës. Në mjediset e Qendrës Kulturore të këtij qytetit u bë promovimi i librit  me  poezi  në gjuhën italiane i titulluar “Parliam anch italian”. Poezitë në  italisht, të përmbledhura në faqet e librit janë krijime të autorëve të rinj libohovitë dhe të përgatitura për botim nga mësuesi i italishtes, Besnik Ismailati. Realizimi i këtij botimi u bë nën kujdesin  e Bashkisë Libohovë, Konsullatës  Italiane të Nderit  Gjirokastër, gjimnazit “11 Shkurti”  dhe  Shoqatës “Agimi”, Libohovë. Në përfundim të programit të aktiviteteve të së martës, konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozi, ka pohuar se “edhe në të ardhmen në Gjirokastër do të vijojnë organizimet në fusha të ndryshme, të cilat synojnë zgjerimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe rajonit të Gjirokastrës”. Bledar Shehu

EKSPOZITE PIKTURE   Në këtë iniciativë timen kam marrë mbështetjen e 100 intelektualëve shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e këtij projekti me rekomandimet e tyre...

Mund të përmend këtu ish-ministrin, zotin Teodor Laço, shkrimtarin Ismail Kadare, Prof. Dr. Ferid Hudhri, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi etj...

 

“Intimiteti Mediterran” i Lian Lutfijas  Me konceptin e ndërthurjes së jetës dhe natyrës mesdhetare, por të transformuar ndryshe dhe me një teknikë të re klasike paraqiten rreth 20 tablo të punuara në vaj në ekspozitën titulluar “Intimitet Mediterran” e piktorit Lian Lutfija, që u çel mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar.  Piktori 34-vjeçar ka nisur të pikturojë që i vogël në Pallatin e Pionierëve, apo në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Më 1997 fiton konkursin në ‘USA Milwaukee Institute of Art & Design’, ku u mbështet edhe me bursë. Kryen studimet në Liceun Artistik ‘I.A.A.G,S’ në Stamboll dhe më 2004 diplomohet në Universitetin e Arteve ‘Arkitekt Sinani’, dega pikturë, po në Stamboll, ku është kualifikuar ‘I Pari’. Më pas karrierën e tij e ka zhvilluar me ekspozita vetjake dhe kolektive kryesisht në Stamboll, njëra prej të cilave është edhe pjesëmarrja në Bienalen e Stambollit, ku ai është vlerësuar edhe nga mediat prestigjioze vendase për ‘këndvështrime të reja pasuruese’ në artet pamore.


20

MAPO

E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

Vlerësimi

sport

Besart Berisha, në ekipin e vitit në Australi Futbollisti Besart Berisha ka zënë vend në ekipin më të mirë të vitit në Australi. Përzgjedhja e ekipit të vitit është bërë nga futbollistët e kampionatit të Australisë “A-League”. Berisha udhëhoqi në edicionin 2011/2012 skuadrën Brisbane Roar.

Realizoi 19 gola për Brisbanen që sezonin e rregullt në A-League e përfundoi në vendin e dytë. Ai barazoi rekordin e ligës golat e realizuar brenda kësaj faze si dhe arriti të thyejë rekordin e skuadrës. Po ashtu vendosi një tjetër rekord të

ligës për tregolëshin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë. Shifra këto që nuk mund ta lënë indiferent Xhani De Biazin, që edhe më parë është shprehur i hapur për ta grumbulluar kosovarin që po militon plot sukses në vendin e kangurëve.

Në Korçë presin Teutën për të ‘kyçur’ gojët e liga Presidenti Zeqo nuk është aspak dakord me akuzat që i bëhen Skënderbeut dhe që ai i cilëson “përbaltje”. Ndeshja me durrsakët është rasti perfekt për t’u hakmarrë në fushën e lojës Irena Vreto

Sfida me Teutën mund të ndryshojë tërësisht skenarët e një kampionati për Skënderbeun dhe në Korçë e dinë mjaft mirë këtë. Ndaj, sfida me Teutën dhe “çbaltosja” e skuadrës juglindore nga akuzat për favorizim ka bërë që të reagojë pas një heshtjeje të gjatë presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo. Ai ka pranuar që akuzat dhe sharjet ndaj ekipit të kampionëve janë të pafundme dhe kanë arritur deri aty sa të jenë të rënda aq edhe të pavërteta dhe të turpshme nga ana tjetër. Por numri një i presidencës së juglindorëve është i sigurt, jo vetëm për një titull të dytë të korçarëve, por dhe për g jendjen mjaft pozitive të ekipit në prag të sfidës me Teutën, ndeshja e cila luhet mbrëmjen e së premtes në Korçë. “Ekipi i Skënderbeut është atje ku duhej të ishte prej kohësh. Tani ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse na duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës, pasi luajmë kundër një ekipi konkurrent siç është Teuta. Jam i sigurt që lojtarët do japin më të mirën, atë që e kanë treguar se janë të aftë ta bëjnë me këtë ekip”, ka bërë të ditur presidenti i Skënderbeut. Për Agim Zeqon, gjërat janë duke ecur në rrugën e duhur dhe këtë e tregon më së miri edhe performanca e lojtarëve. Por sigurisht, ai nuk mund të

Superliga – Java XIX

Të premten Apolonia – Kastrioti Skënderbeu – Teuta Të shtunën Bylis – Tirana Vllaznia – Flamurtari Të dielën Tomori – Kamza Dinamo – Laçi Të hënën Shkumbini – Pogradeci Renditja Skuadra 1) Skënderbeu 2) Tirana 3) Teuta 4) Kastrioti 5) Flamurtari 6) Vllaznia 7) Bylis 8) Shkumbini 9) Laçi 10) Kamza 11) Tomori 12) Pogradeci 13) Apolonia 14) Dinamo

N 18 18 18 18 18 18 18 18 18 18 18 18 18 18

15:00 19:00 15:00 17:00 15:00 18:00 15:00

F B H 12 5 1 12 4 2 11 4 3 9 4 5 8 6 4 7 3 8 6 5 7 6 5 7 7 5 6 5 3 10 5 2 11 5 2 11 2 5 11 2 5 11

P 41 40 37 31 30 24 23 23 20 18 17 14 11 8

pranojë të hidhet baltë mbi një skuadër dhe të shpifet ndaj saj. “Kundër nesh nuk është aspak opinioni publik, por vetëm pesë apo gjashtë karagjozë emisionesh dhe gazetarë, të cilët kanë për qëllim jo vetëm të hedhin poshtë sukseset e Skënderbeut, por edhe të shkatërrojnë futbollin në këtë vend. Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo që ndodh këtu. Këta njerëz bëjnë nëpër media muhabetet që bëjnë nëpër mejhane duke pirë raki e duke ngrënë qofte. Po e shkatërrojnë futbollin dhe po largojnë tifozët nga shkallët e stadiumeve, pikërisht ata tifozë për të cilët kemi dhënë kontributin maksimal për t’i kthyer në stadium. Them janë karagjozë se nga njëra anë të gjithë thonë që Skënderbeu është ekipi më i mirë, nga ana tjetër thonë si ka mundësi që të fitoni. Kush e kupton këtë logjikë dhe këtë lloj arsyetimi, unë nuk e di. Këta per-

Teuta

Lika, probleme me formacionin Sheta dhe Mancaku s’do të jenë Teuta është duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë me kryesuesen e kampionatit, skuadrën e Skënderbeut. Teuta e vendit të tretë kërkon të arrijë maksimumin në këtë ndeshje, duke synuar që të mos largohet në renditje nga dy skuadrat e para, Skënderbeu dhe Tirana. Megjithatë Teuta do te ketë të sigurta dy mungesa në ndeshjen me Skënderbeun, Mancaku dhe Sheta, të cilët për shkak të dëmtimeve nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika. Nga ana tjetër këtyre mungesave u shtohen edhe dëmtimet e tre lojtarëve të tjerë të rëndë-

sona tallen me investimet që kanë bërë ekipet në përgjithësi dhe në veçanti, sidomos me djersën që derdhin lojtarët në fushë. Ne si klub vetëm na bëjnë për të qeshur dhe më të fortë sa herë që shpifin kundër nesh, por ne do vazhdojmë t’i sfidojmë të gjithë me fitoret tona”, - ka shtuar me tej në prononcimin e tij presidenti Zeqo.

Rrënimi i një legjende, Rodman rrezikon burgun Ish-basketbollisti që së bashku me Majkëll Xhordan e Skoti Pipen nënshtroi NBA-në, sot është si mos më keq Denis Rodman është i sëmurë, nuk ka më para dhe nuk është gjendje që ta bëjë mirëmbajtjen e dy djemve (9 e 10 vjeç, që i kishte me gruan e tretë Michelle), për të cilët është prapa me një pagesë prej 808 mijë dollarësh amerikanë, shumë kjo që duhet t’i shtohen edhe 51.441 të tjerë, të cilët duhet t’ia paguajë ish-gruas. Për këtë, ai rrezikon të përfundojë në burg, 20 ditë. Lajmi është bërë i ditur në dokumentet e prezantuara në tribunalin e Orange County të

Californias. Avokati i tij është ankuar për gjendjen fizike dhe për moshën e ish-yllit të NBA-së, i cili kishte vazhdimisht probleme me alkoolin dhe drogën. Dennis Rodman, 51 vjeç më 13 maj, fitues i 5 titujve në NBA, ka lua-

jtur legjendën Michael Jordan te Chicago Bulls, ku së bashku me Toni Kukoc apo Scottie Pippen u shndërruan në gjeneratën e artë të këtij sporti të udhëhequr nga Phil Jackson. Rodman ka një histori të gjatë edhe me policinë lokale të Californias, ku shoqëruar 80 herë në 8 vjet sa e kishte shtëpinë në Seashore Drive. Në momentin e divorcit të tretë e më pas, siç raporton Los Angeles Times, ishte viti 2004, kur Rodman kishte deklaruar se kishte shpenzuar mesatarisht 30 mijë dollarë në muaj. Por, paratë e tij u harxhuan dhe tani ish-basketbollisti që është zgjedhur 7 herë në NBA All-Defensive First Team dhe 2 herë si NBA Defensive Player of the Year ka mbetur në duart e fatit.

sishëm si Çota, Yshmeri dhe Tahiri. Gjithsesi, këta të fundit kanë zhvilluar stërvitje të rregullt dhe me shumë mundësi do të jenë pjesë e formacionit që nga minuta e parë e ndeshjes. Nuk ka pasur prononcime nga ana e drejtuesve të skuadrës si dhe nga lojtarët. Për shkak të pozicionit të Teutës në renditjen aktuale, tekniku i skuadrës po mendon të përgatitet sa m�� mirë për ndeshjen me Skënderbeun në transfertë, duke synuar që të arrijë një rezultat pozitiv. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Durrës në fazën e pare, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0. J.S

Merkato Di Mateos mund t’i ofrohet përfundimisht stoli i Çelsit

Roma dëshiron të blejë uruguajanin Luiz Suarez

Roberto di Mateo mund të emërohet menaxher i Çelsit në baza të përhershme, pasi ka impresionuar pronarin Roman Abramoviç prej kur mori skuadrën si trajner i përkohshëm, sipas “The Mail Online”. Italiani ka udhëhequr shtatë ndeshje prej kur zëvendësoi Andres Villas-Boasin e shkarkuar më herët gjatë këtij muaji. Di Mateo ka fituar pesë dhe ka pësuar humbje në një prej këtyre dueleve nga Mançester Siti në “Etihad”. Por besohet se përveç kandidatëve të tjerë, edhe emri i tij është në garë për postin e menaxherit për sezonin e ardhshëm.

Roma i është bashkuar betejës së shumë skuadrave të mëdha evropiane për transferimin e sulmuesit të Liverpulit, Luis Suarez. “Il Tempo” shkruan se bordi i ri ambicioz i Romës ka në plan që të bëjë transferime të mëdha këtë verë për të ngritur profilin përreth botës, ndërsa Suarez është në krye të agjendës së romanëve. Verdhekuqtë tashmë kanë lënë mënjanë 25 milionë euro për të bindur Liverpulin që të heqë dorë nga uruguajani, teksa në kërkim të tij janë edhe Juventusi dhe Real Madridi.

Siti ka bërë gati 42 milionë euro për Radamel Falkaon Mançester Siti raportohet se është duke përgatitur një mega-ofertë për sulmuesin e Atletiko Madrid, Radamel Falkao. “The Sun” shkruan se City është duke ndarë 42 milionë për të transferuar kolumbianin gjatë verës. Siti mendohet se tashmë ka hapur negociata me agjentin e Falkaos, Horge Mendez, për një transferim të mundshëm në “Etihad”. Dhe sulmuesi 26-vjeçar mendohet se është i paduruar të transferohet në Premier Ligë për hir të karrierës ndërkombëtare.

Bajerni blindon Kros, Badshtuber dhe Filip Lahm Toni Kros, Holger Badshtuber dhe Filip Lahm do të jenë pjesë e skuadrës së Bajern Mynihut në sezonin e ardhshëm. Tre lojtarët gjermanë kanë tërhequr vëmendjen e top-klubeve europiane, mirëpo bavarezët kanë reaguar shpejt për të mohuar mundësinë e largimit. Goal.com raporton se Lahm është në planet e Barcelonës, Badshtuber kërkohet nga Çelsi, ndërsa Interi përcjell situatën e Kros. Sidoqoftë, vendimi i drejtuesve të Bajernit është se asnjë nga lojtarët kyç nuk do të largohet dhe se të gjitha ofertat do të refuzohen.


E premte, 30 mars 2011 www.mapo.al

Interi

MAPO

21

Murinjo këshillon Moratin: Larg Vilas-Boashit Zhoze Murinjo e ka këshilluar presidentin e Interit, Masimo Morati, që të mos e mendojë fare mundësinë e punësimit të Andres Vilas-Boash në postin e trajnerit të Interit, teksa gjasat që Andrea Stramaçioni të mbajë postin e kryetrajnerit të ekipit të pare, janë rritur dukshëm. Interi është tashmë në kërkim të një kryetrajneri për sezonin e ardhshëm

dhe me Moratin që pëlqen shumë Vilas-Boash, ishte këshilltari nga distanca i presidentit zikaltër, Zhoze Murinjo, ai që ia tërhoqi vërejtjen manjatit të naftës që të qëndrojë sa më larg ish-asistentit të tij. “Morati telefonon rregullisht Murinjon për të diskutuar me të gjithçka rreth Interit dhe atij i është tërhequr vërejtja për Villas-Boash. Murinjo beson se

Villas-Boash nuk është njeriu i duhur për Interin”, është shprehur një burim i Goal.com. Më tej burimi shton se Interi kishte telefonuar zyrtarë të Çelsit për t’i pyetur ata se si është sjellë Villas-Boash me lojtarët seniorë, pasi bosët në “Appiano Gentile” janë të dyzuar mbi afrimin që mund të ketë AVB ndaj lojtarëve ikonë si Havier Zaneti dhe Diego Milito.

Ky Bilbao është vërtet “loco”, Shalke dorëzohet përballë baskëve 34

Në sfidat e tjera, triumfojnë skuadrat vendëse, me të njëjtin rezultat 2-1, që premton spektakël në ndeshjet e kthimit Jeton Selimi

Shalke priste befasinë e kësaj Europa League, Atletik Bilbaon, që më shumë sesa emri i kundërshtarit që eliminoi një fazë më parë Mançester Junajtid, kishte befasuar me lojën e shpejtë dhe produktive. Ndaj, edhe ky çift çerekfinalist kishte një tjetër “peshë” përsa i përket anës së spektaklit dhe nuk zhgënjeu aspak. Stivens dhe Bielsa kishin rreshtuar formacionet më të mira të mundshme dhe loja ishte e hapur. Rastet për gol nuk munguan në të dyja portat, por ajo që çeli e para shifrat ishte skuadra baske. Jorente bën gjithçka mirë, beson deri në fund te një top që u duk “i vdekur” dhe arriti ta shtyjë atë në rrjetë, pasi portieri Timo Hildebrand nuk arriti ta kontrollojë sferën rokamboleske, që i përfundoi në zonë. Baskët festojë, por në “Veltins Arena” besojnë dhe bëjnë mirë. Është legjenda Raul që shënon pas vetëm 60 sekondash, duke sjellë barazpeshën. Spanjolli dinak, shtyn një top mes këmbëve të mbrojtësve, i cili shkon në rrjetë. Barazim 1-1, por rastet për gol nuk do të pushojnë. Raul mund të kishte dyfishuar me një aksion të ngjashëm si në të parin, ndërsa Jorente mund të kishte shënuar dygolëshin e tij nëse do të kishte vepruar pak më shpejt në goditjen që u devijua në këndore. Sidoqoftë, gjermanët dominojnë territorialisht dhe e spostojnë lojën në kufijtë e zonës së rreptësisë, ndërsa baskët presin kundërsulmin

perfekt. Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllet në barazim. Në fraksionin e dytë, vendësit do t’i kenë idetë më të qarta. Farfan do të testojë me një predhë reflekset e Iraizoz, ndërsa Raul Gonzales Blanko, si një yll i vërtetë që është, do të çojë peshë Gelshenkirshenin me një të majtë vdekjeprurëse duke goditur rreptësisht nga jashtë zonës e duke mposhtur portierin bask, që hidhet më kot me shpresën se mos ndalë atë top që prehet në rrjetë. Gjermanët bëhen me krahë. Fuks imiton Raulin me një goditje të rreptë, por Iraizoz arrin ta ndalë në çastet e fundit, ndërsa më pas, sheh lobin e Drakslerit që përfundon për pak jashtë. Jorente do të bëjë gjithçka mirë, përveç pasimit të fundit drejt Susaetës, një pasim që do ta nxirrte shtatshkurtrin përballë portierit Shober që zëvedësoi Hildebrand. Por në rastin tjetër, gjiganti bask prej 195 cm do të shtyjë topin në rrjetë nga goditja e këndit, duke e çuar kokën aty ku mbrojtësi dhe portiere vendës nuk arrijnë. 2-2 dhe Bilbao vendos kandidaturën për një vend në gjysmëfinale. Baskët fillojnë vrapin e tyre dhe g jermanët po lodhen për t’i ndjekur. Skuadra e “El Loco” Bielsës është e freskët dhe në një kundërsulm, Susaeta do të godasë, pret portieri Shober, ppor De Markos që ka ndjekur aksionin, shtyn topin drejt rrjetës, duke e rikthyer në avantazh Bilbaon, pas atij të minutës së 20-të. Baskët do shpërdorojnë disa raste të mira për shënim e do të shpërdorojnë shumë. Huntelar do të kërkojë me një të majtë të shënojë, por topi rreh fort shtyllën e Iraizoz, por pa shkuar në rrjetë. Veterani Raul shërbehet në zonë, ul bukur topin dhe godet, por

Bastet

Zhvillime të reja në Apenine, pritet rrëfimi i “ciganëve” Ndoshta kjo histori tronditëse do të marrë një kthesë të fortë në 24 apo 48 orët e ardhshme. Kështu shkruan e flet media italiane pasi dy kroatë, të dyshuar si protagonistë në trukimin e ndeshjeve në Apenine, iu dorëzuan dje autoriteteve. Vinko Saka dhe Alija Ribiç, zbritën në portin e Ankonës ndërsa do të pyeten të shtunën nga prokuroria e Kremonës. Saka dhe Ribiç ishin në kërkim që nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa tani presin seancën në burgun e Kremonës. Seancat e pyetjeve do të nisin që të premten me dy lojtarët e Lacios, Stefano Mauri dhe Kristian Broki, ndërsa më 12 prill do ta kenë radhën Daineli i Kievos dhe Milaneto i Padovës. Më 13 prill do të dalin para prokurorit Guido Salvini edhe Bertani i Sampdorias, por edhe kosovari Rijat Shala, që tashmë e ka lënë futbollin. Ky skandal besohet se ka përfshirë rreth 30 futbollistë dhe në të dyshohen se janë trukuar ndeshje në Serinë B, madje edhe në

Serinë A. Janë plot 3 zyra të prokurorisë italiane që po merren me këtë çështje dhe bëhet fjalë për ato në Kremona, Bari dhe Napoli. Mendohet se ngjarjet më dramatike do të zhvillohen në Bari ku do të merren në pyetje 19 lojtarë, nga të cilët 9 ishfutbollistë të skuadrës bardhekuqe të kryeqendrës puljeze. Në skandal janë përfshirë edhe emra tepër të njohur si ish-sulmuesi i Italisë, Bepe Sinjori dhe ish-kapiteni i Atalantës, Kristiano Doni.

Europa League

Çerekfinalet Të enjten Atletiko Madrid – Hanover AZ Alkmar – Valencia Shalke 04 – Atletik Bilbao Sporting Lisbonë – Metalist Kharkiv

2-1 2-1 2-4 2-1

gjen trupin e Iraizoz, që fiton ndaj tij duelin e parë të mbrëmjes. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të kryesorit portugez, Muniain do të realizojë golin e katërt pas një kundërsulmi perfekt të Perez. 2-4 dhe baskët praktikisht janë skuadra e parë gjysmëfinaliste në këtë Europa League. Por në tre çerekfinalet e

treta, kanë fituar skuadra vendëse dhe me të njëjtin rezultat 2-1. Atletiko e Madridit ka vuajtur shumë përballë Hanoverit të Altin Lalës, duke siguruar një fitore “in extremis”. Radamel Falkao do të shëojë golin e parë, por më pas do të barazojnë gjermanët me anë të Diuf, ndërsa Salvio në të 89-ën do t’u japë avantazhin vendësve në “Vicente Calderon”. Në Holandë, AZ Alkmari arrin një fitore të vështirë me Valencian. Bret Holman ka shënuar golin e parë për tulipannët në fund të pjesës së parë pas asistit Martens. Por me

fillimin e pjesës së dytë, Mehmet Topal shënon golin që mund të jetë vendimtar për spanjollët, ndërsa në të 79-ën, Bret Holman i kthen reston Martensit, duke e nxjerrë këtë të fundit në pozicion të volitshëm, prej nga erdhi edhe goli i fitores. Sportingu i Lisbonës do të shkonte në avantazh 2-0 me anë të golave të Ismailov dhe Insuas, përpara se në shtesë Ribeiro të shkurtonte në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Golat e shënuar nga skuadrat udhëtuese janë një pasuri e vërtetë, pasi në ndeshjet e kthimit mund të përcaktojë vërtet shumë.

Nga frika e eliminimit te kushtet e ‘San Siros’ Post Milan-Barça është një rrëmujë më vete Ndërkohë Mesi i druhet ndeshjes së kthimit në “Camp Nou” Lojtarët dhe stafi teknik i Barcelonës ishin shumë të pakënaqur pas ndeshjes ndaj Milanit me gjendjen e terrenit të ‘San Siros’. Tekniku katalanas Guardiola shprehu keqardhjen që “dy ekipe të mëdha si Milan dhe Inter luajnë në një fushë të tillë”. Edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, pranoi se terreni ku luan ekipi tij duhet zëvendësuar. Por Barcelona nuk e ka lënë me kaq. Klubi spanjoll ka vendosur që të ankohet edhe tek UEFA për terrenin e vështirë të stadiumit milanez. Ankesat i janë bërë publike delegatit të organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian, bullgarit Mikalai Varabjov. Lajmin e ka bërë të ditur F.C Barcelona me anë të një komunikatë në faqen zyrtare. “Varabjov e ka përfshirë ankesën tonë në relacionin e ndeshjes dhe UEFA do i kërkojë shpjegime Milanit”, shkruhet në komuni-

katën e ekipit blaugrana. Çerekfinalja e parë Milan-Barcelona përfundoi me rezultatin 0-0 dhe gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, të martën e ardhshme. Ndaj, ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, e sheh ndeshjen e kthimit ndaj Milanit si në sfidë shumë të vështirë. Kampionët në fuqi të Europës barazuan pa gola në ‘San Siro’ dhe lojtari më i mirë në botë thotë se italianët mund të triumfojnë në këtë sfidë. “Ishte një ndeshje e vështirë, por ne duhet të fitojmë. Ne luajtëm lojën tonë por ishte vështirë për shkak të fushës dhe për shkak se ata janë shumë të fuqishëm. Është një situatë e rrezikshme. Secili ekip mund të shkojë më tej, ne shpresojmë se mund të shënojnë ashtu që të jemi ne. Ne merituam të fitojmë”, ka thënë Mesi. Por mediat iberike ngrenë zërin edhe për dy penallti që i janë mohuar katalanasve, një në dëm të Sançez dhe një tjetër në dëm të Pujol. Galiani: Barcelona ka frikë Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, mendon se Barcelona tre-

goi frikë në ndeshjen e parë që përfundoi në barazim. “Është një rezultat i mirë, veçanërisht nëse marrim parasysh dëmtimet që kishim dhe se disa lojtarë nuk ishin në formë të mirë, si Alesandro Nesta, Kevin-Prince Boateng dhe Robinjo. Barcelona filloi me ashpërsi, pasi ata kanë frikë nga Milani, mendoj. Ne ishim të pafat që barazuam, por Barça mund ta thotë të njëjtën gjë. Ekipi luftoi, tregoi vendosmëri dhe kurajë. Veçanërisht e vlerësoj paraqitjen e Luka Antoninit”, ka thënë Galliani.


22

MAPO

E PREMTE 30 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

KALON ATLANTIKUN ME LUNDËR Hungarezi Gabor Rakonczay është njeriu i parë, i cili e ka kaluar oqeanin Atlantik me lundër. Ai ka lundruar nga Europa deri në Karaibe për 76 ditë, ndërsa rreth 50 ditë ka mbetur pa komunikim, duke qenë se lundra e tij është rrotulluar dhe uji ia kishte dëmtuar radion. Rakonczay e ka filluar aventurën më 21 dhjetor në Lagos të Portugalisë, ndërsa disa ditë ka pushuar në ishujt Kanare, dhe të dielën ka mbërritur në ishullin Antigua. 30-vjeçari ka arritur që ta përfundojë rrugëtimin e tij pa sistem të navigacionit satelitor, i cili do t’ia tregonte drejtimin. Ndërkohë që rreth shtatë javë nuk ka kontaktuar me familjen e tij, por të gjithë kishin shpresuar se ai është mirë dhe se do ta kryejë me sukses aventurën që kishte filluar.

PARKON BRENDA NË DYQAN

Fjalëkryqi klasik 1

2

15

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dashuria e atyre që kanë krijuar tashmë një lidhje do jetë gjate gjithë kohës e mbrojtur nga planetët. Marsi premton edhe disa momente të zjarrta. Përfitoni! Tek jeta sentimentale e beqarëve do të ndikojë Mërkuri.

Nuk do mund të gjeni shpesh ditë të tilla të përshtatshme për të zyrtarizuar lidhjen tuaj. Lumturia do i rrethojë gjithë çiftet, ndërsa ata që kanë fëmije do marrin shumë gëzim prej tyre. Beqarët do kenë shumë momente emocionuese dhe interesante.

Jeta në çift do shkojë më së miri nëse ju ia dilni të qetësoni veten. Në fakt Marsi do ju bëjë shumë dinamikë dhe në disa momente do bëheni agresivë. Kujdes sepse askush nuk është i detyruar t’ju durojë. Beqarët do kenë sukses në dashuri.

Do i lini impulset e momentit t’ju drejtojnë dhe ky do jetë gabimi më i madh. Beqarët nuk do qëndrojnë vetëm sot. Sharmi që do keni me siguri që do sjellë takime interesante dhe ka mundësi të mendoni edhe për një lidhje.

22

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do lundroni në një det të qetë sot ju çifte dhe euforia do ju pushtojë. Marsi do ju nxitë të tregoheni edhe më tolerantë kundrejt partnerit tuaj, por as përkëdheljet e tij nuk do mungojnë. Beqarët do kenë mundësi pa fund për takime interesante.

Planetët kësaj here do krijojnë një atmosferë të tensionuar në jetën në çift. Edhe pse pasojat nuk do jenë shumë të rënda, ato do ju bëjnë paksa konfuzë për vazhdimësinë e lidhjes. Beqarët është më mirë mos fillojnë një lidhje gjatë kësaj dite.

Nëse jeni beqarë të lumtur do shtoni mjaft kërkimet. Dashuriçkat kalimtare do jenë të shumta. Gjithsesi rëndësi ka që zemra do ju rrahë më fort. Nga ana tjetër në jetën e çifteve mund të lindë tensioni sepse ju do filtroni me dikë tjetër.

Mjedisiyjornëtërësidofavorizojësëtepërmidashuritë e beqarëve. Do bini shumë në sy sot, kështu që përfitoni për të zgjedhur atë që do ju pëlqejë më shumë. Klima për ata që janë në çift do jetë shumë e ngrohtë, por bëni kujdes nga influencat e jashtme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Venusidojundihmojësottë krijoni baza më të forta se kohët e fundit në jetën në çift. Nëse lidhja juaj do i rezistojë turbullirave që mund të ndodhin, të jeni të sigurt që do jetë afatgjatë. Beqarët do e kërkojnë me ngulm personin ideal, por as kjo ditë nuk do jetë me fat.

Ambienti yjor do ua bëjë gjërat më të thjeshta në çift dhe do komunikoni edhe më tepër me atë që keni në krah. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë! Beqarët, nën influencën e Marsit do mund të zbulojnë dashurinë me shikim të parë.

Do keni disa divergjenca me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju bëjë të jeni gjithë kohës të mërzitur. Mezi do prisni të rikthehen momentet e qeta,plotharmoni.Beqarët do kërkojnë shumë, por nuk do ta gjejnë dot personin e duhur.

Mërkuri ju këshillon sot të mos i neglizhoni as detajet më të vogla të jetës në çift. Ndonjëherë janë pikërisht këto detaje, të cilat përmirësojnë ose prishin gjithçka. Beqarët do kenë takime interesante, por do duan të kenë thjesht aventura.

7

8

9

10

11

18

23

36

42 46

26

33

35

41

20

29

32

34

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

25

28

31

30

11

19

24

27

37

38

43

47

39

44

48

51

49

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht: 1. Sistemi i rrugëve dhe i llojeve të ndryshme të ndërlidhjes tokësore, detare e ajrore në një vend. 11. Legjenda, ose... 13. Vera, regjizore e njohur e spektakleve televizive. 15. Hunda e elefantit. 17. Trupi Diplomatik. 18. Shkronjë dyshe. 19. Ndërtohet mbi një lumë. 21. Zbulimi amerikan. 22. Pjesë e një filmi të gjatë. 24. Teli i llampës elektrike. 27. Pjesë e aparatit të frymëmërrjes. 29. Lëvizje e forcave ushtarake në fushën e betejës. 30. Notë muzikore. 31. Betim. 32. Kënga më e bukur e një këngëtari. 33. Jo në Itali. 34. Bimë që përdoret për të bërë fshesa. 36. Andrea, gazetar i njohur. 40. Në formë vezake. 42. Huta, këngëtare. 44. Zola i letërsisë franceze. 45. Simboli kimik i natriumit. 46. Shkollë e mesme artistike. 48. Personazhi kryesor te filmi “Njeriu i mirë”. 50. Shko, ose... 41. Përemër pronor. 52. Mjet transporti.

Vertikalisht: 1. Marrëveshje që bëhet ndërmjet një shteti dhe një sipërmarrësi privat për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të një vendi. 2. Vend me ujë të ndenjur e baltë. 3. Copë toke për mbjellje. 4. Industria e Rëndë. 5. Rrëmujë, zallamahi. 6. Heqja dorë nga froni mbretëror. 7. Gjysëm cope. 6. Institut Civil. 9. Dru pylli . 10. Këpucë druri. 12. Afër. 14. Sport i përhapur në Japoni. 16. Organizatë Islamike. 20. Lloj ëmbëlsire. 23. Targa e makinave të Kolonjës. 25. Mushkonja që përhap sëmundjen e malarjes. 26. Trung që përdoret për ndërtim. 28. Emision televiziv. 31. Gjarpër i madh. 34. Ndajfolje sasie. 35. Vajza në dialekt. 36. Sektori Demografik. 37. Baba në dialekt. 38. Skuadër futbolli e kampionatit italian, mbrapsht. 39. Lak peri në të cilin futet kopsa. 41. Lëndë e yndyrshme. 43. Kohë për të bërë një punë pa u ngutur. 47. Instituti Juridik. 49. Ent Financiar.

Sudoku | nivel mesatar 7

2

1

5

5 6 9 6

5 6 9

LUANI (23/VII-22/VIII)

6

17

21

5

DASHI (20/III-20/IV)

5

14

16

45

HOROSKOPI I DITËS

4

13

40

Duke bërë orët e autoshkollës, zvicerania 18-vjeçare, Heidi Beike, në vend të frenave ka shtypur përshpejtuesin dhe e ka “parkuar” automjetin në një dyqan. Vajza është përpjekur që të parkonte mjetin, mirëpo e ka gabuar pedalin. Vetura e ka thyer dritaren e jashtme dhe ka përfunduar në brendinë e dyqanit duke shkaktuar dëm material prej 24.000 eurosh. “Dëshiroja që të parkoja përpara shitores dhe më pas gjithçka shkoi keq. Shitësi ka qenë shumë i qetë dhe i durueshëm. Kam goditur fuqishëm me kokë në xhamin e përparmë, ndërsa shitësi më ka ndihmuar derisa po prisnim ndihmën e shpejtë”, - ka treguar Heidi. Fatmirësisht, në vendin ku ka depërtuar automjeti nuk ka pasur blerës.

3

3 8

2

4

8 9 1 2 6

8

8

7

5 9 5 3

1 2

6 1

9 4 5 3 8 4 8

7 4

3 2

2

3 1

1 7

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 4

2

Koha e fillimit _____:____

8 2

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat 5 2 5 0 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

D

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 3 shifra: 002, 246, 250, 367, 485, 505, 523, 563, 482, 652, 810, 965, 986. Numra me 4 shifra: 0232, 2102, 2185, 2434, 3804, 4152, 4706, 5263, 5382, 5828, 6455, 6817, 7614, 8258, 8485, 8888.

E

A

L

L

E

I

L

L

O

M

M

A

P

O

A

N

A T

U

T

P

R D

E I

I

N

J

E O

T

I

U A F

L L

J

E

U

R

E

D

O

R

I

S

E

R

I

M

E

A

K

N

O

T

J

R I

E

E

S

H

G

P

E

M A

L

L

O

G

A

R

G

B

A

N

E

S

A

U

T

Z

A

R

A R

I

I R

I

A

T

O H

Numra me 5 shifra: 14530, 22914, 32221, 49086, 55325, 59685, 87485, 96854, 98574. Numra me 6 shifra: 265965, 828082, 884515. Numra me 7 shifra: 5166581, 6553494, 6698254, 8541521, 8592642, 9162561.

N

A

T

6

1

5

2

6

3

2

0

1

5

2

4

5

1

5

4

1

0

6

0

2

0

2

2

3

2

0

1

2

5

6

5

1

5

4

2

4

8

1

5

2

1

5

4

6

5

2

4

1

5

2

1

2

0

3

2

6

9

9

9

8

5

8

4

7

5

4

2

1

8

2

5

1

6

5

9

3

5

2

1

0

2

1

5

2

3

6

5

4

8

5 5

T

B

R

1

7

4

8

1

5

1

2

4

5

9

6

I

G

O

G

E

A

E

2

1

5

3

6

2

5

1

5

8

2

5

1

H

U

M

O

R

S

T

4

5

7

8

9

5

8

4

8

5

4

1

5

T

E

8

E

T

A

I

M T

R

A

G

2

1

0

2

6

3

5

2

1

4

5

1

5

9

6

5

2

4

1

5

7

8

4

8

5

9

6

5

2

1

0

2

5

6

3

2

1

5


retro 1853 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E PREMTE , 30 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

30 MARS

Vincent Van Gogh

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tijshitës veprash arti. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrit im-

presionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më vonë. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së

artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët.

HILTON KRAMER

Një provokator intelektual

Myron Magnet/ City Journal

V

Në vitin 1999 Hilton përmblodhi disa nga esetë e tij më të shkëlqyera në një koleksion të mrekullueshëm me titull Muzgu i Intelektualëve. Qëllimi kryesor i librit ishte të çlironte lexuesit nga gënjimi naiv se intelektualët banojnë në një mbretëri të mbytur nga drita e mendimit dhe arsyes, neutralë në kërkim të së vërtetës...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

dekja e Hilton Kramer-it, dy ditë pas datëlindjes së 84-t, e lë botën intelektuale pa një prej dritave më të forta dhe miqtë e tij pa një tregimtar dhe aforist po aq hipnotik dhe konciz sa edhe Doktor Johnson-i; me dije të gjera, sy për detajin dhe elegancë të prozës. Ai ishte një prej të fundmëve të Intelektualëve të New York-ut, ajo bandë shkrimtarësh e mendimtarësh paragjykues, agresivë dhe brutalisht inteligjentë, që bënë kaq shumë për ta formësuar mendjen amerikane të shekullit të 20-të, që e bënë qytetin tonë kryeqytetin e pamohueshëm intelektual të kombit (dhe ndoshta të botës), ndërkohë që statura dhe serioziteti i tyre duket se zmadhohen teksa pakësohen në numër. Hilton-i ishte një intelektual publik, ato ditë kur termi do të thoshte shumë më shumë sesa komentator politik apo i aktualitetit. Ai ishte kritik arti-në fakt kritiku i artit të New York Times, gjatë një epoke kur gazeta gëzonte respekt universal. Edhe asokohe artikujt e Hilton-it ishin si asgjë tjetër në faqet e Times-nganjëherë mbushnin një faqe të tërë në suplementin e artit, plot me ide, të shkruara mrekullisht dhe të strukturuara, me apasionatë të kthjellët dhe me më shumë provokim intelektual sesa mund të prisje nga një gazetë e përditshme, qoftë edhe të asaj kohe. Ndërsa ambicia e tij intelektuale zgjerohej dhe e gazetës tkurrej, ai bëri atë që miqtë e Irving Kristol-it bënin shpesh: themeloi një revistë të vogël The New Criterion, e cila i përmbushi standardet e emrit për ekselencë në kritikën kulturore, seriozitet të thellë dhe prozë sqimatare dhe kjo vazhdon edhe sot. Në vitin 1999 Hilton përmblodhi disa nga esetë e tij më të shkëlqyera në një koleksion të mrekullueshëm me titull Muzgu i Intelektualëve. Qëllimi kryesor i librit ishte të çlironte lexuesit nga gënjimi naiv se intelektualët banojnë në një mbretëri të mbytur nga drita e mendimit dhe arsyes, neutralë në kërkim të së vërtetës. Ndër intelektualët e epokës së Luftës së Ftohtë, që Hilton trajtonte, jeta dhe mendimi nuk ishte shpesh çështje diskursi të arsyeshëm aq sa pozicionime, fantazi, dëshira, besime

pothuajse fetare apo dhe dogma pothuajse fetare. Ne lexojmë në faqet e librit për ‘mite’ dhe ‘mistika’ për ‘sentimentalitete progresive’ dhe ‘mëshirime letrare dhe kulturore’, për të përmendur veç ca fraza të përsëritura. Ne lexojmë për ide që dalin në dritë jo për shkak të logjikës së tyre, por ‘modës’, ‘snobizmit social’nga korrektesa politike, do të thoshte Hilton-i, nëse ky term do të kish qenë pjesë e gjuhës. Sa i takon ndjekjes së painteres të së vërtetës dhe gjykimit të drejtë: ai na ndërmend se sa shpesh vetëm të thuash atë që di mund të jetë një akt kuraje të lartë. Intelektualët e Muzgut janë kryesisht burra e gra të së majtës dhe si të tillë ata ishin përballë një problemi të papërballueshëm sa i takon të thënit të së vërtetës: i vetmi vend ku idealet e tyre qenë bërë realitet ishte Bashkimi Sovjetik dhe Bashkimi Sovjetik ishte një prej tiranive më të përgjakshme e shtypëse të historisë. Si pasojë, shkruante Hilton: faktet e verifikueshme të historisë prej kohësh nuk ishin më relevante për aktin e besimit të progresistëve”. Në

fakt, siç thotë ai në një tjetër ese të librit, “besnikëria e tyre shkon kah diçka që s’ka të bëjë me të vërtetën”. Si gjykim për ortodoksinë intelektuale mbizotëruese të epokës së pasluftës dhe një portretizim të asaj sesi funksiononte në të vërtetë bota intelektuale The Twilight of the Intellectuals mbetet thellësisht i drejtpërdrejtë dhe krejtësisht bindës: si portret për karrierat dhe idetë e shkrimtarëve kaq të shquar si Irving Howe, Lillian Hellman, Mary McCarthy, dhe Dwight Macdonald, ndër të tjerë, mbetet instinktivisht i lexueshëm. Në qartësinë e tij të vizionit dhe të argumentit, trupëzuar në një prozë që ka bukurinë, madhështinë dhe qetësinë e një fregate në det të hapur, është një model i asaj që jeta intelektuale duhet të jetë. Dhe është një model jo më pak i rëndësishëm në këto ditë të pas Luftës së Ftohtë, kur jeta intelektuale jo vetëm është cit me ortodoksi e klishe, dhe jo mendime, por gjithashtu vetë idetë dhe arsyetimet apo e vërteta janë vënë në pikëpyetje. Gjithë kjo nga një kritik arti.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Shpesh pyes veten se pse kjo ishte zgjedhja e tij e parë-dhe pse një burrë kaq ndjeshmërisht konservator, me kaq standarde të larta në shije e gjykim dhe kaq admirim për arritjet e mëdha të së shkuarës, duhej të bëhej kampion i piktorëve abstraktë ekspresionistë. A kishte të bënte kjo, e pyeta njëherë, me faktin se ai ishte në kërkim të një mbretërie të qashtërsisë, bukurisë dhe të vërtetës, në vend të sherreve të politizuara të jetës së përditshme intelektuale? Ai u step para pyetjes dhe tundi kokën me një dorëzim keqardhës. Herën e fundit që e pashë, ai po ecte karfosur teposhtë rrugës kryesore të fshatit të hijshëm të Damariscotta-s, në Maine, ku po kalonte pleqërinë. Dukej si një personazh nga një pikturë e Caleb Bingham-it; pantallona të hekurosura paq (ai vetë nuk do t’i quante xhinse) të kthyera sapak, një pulovër të mbërthyer mirë dhe një kapelë me strehë të gjerë e të ulët-diçka e pahasur në ato anë, më parë. “Sa elegant!” thoshin vendësit për të. “Ç’burrë brilant!” I tillë ishte, në fakt.



Gazeta Mapo