Issuu on Google+

Faqe 2

Berluskoni kërkon të mbijetojë në politikë si antigjerman Për fushatën elektorale para zgjedhjeve europiane më 25 maj, Forza Italia ka shpërndarë në gjithë Italinë postera me sloganin “Più Italia, meno Germania”

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 30 prill 2014. Numër 1196. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Kush përfiton dhe humbet

Majko: Ka militantë të pakënaqur, të anulohet komisioni për ushtrinë Deputeti i PS, Pandeli Majko komenton akuzat për avionët e drogës, qeverisjen “Rama” dhe deklaratën e Blushit për shkelje të statutit të PS. “Politika të merret me politikë, me ushtarakët s’keni punë" FAQE 6

PD kërkon përjashtimin e rastit të Korçës nga amnistia Paloka paraqet amendamentin në Konferencën e Kryetarëve. Xhafaj kundërshton, duke i kujtuar opozitës se amnistia ishte miratuar me konsensus FAQE 3

skema e re e pensioneve, 6.6 mijë lekë edhe për të papunët

Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 70 vjeç, por nuk kanë vitet e punës, do të përfitojnë 66 mijë lekë të vjetra në muaj. Përllogaritja e re për pensionet: Pension social plus 1% të çdo viti. Nëse janë 20 vite të siguruara, do të jetë nga 1% për çdo vit, pra 20% e bazës së vlerësueshme. Veliaj: Një individ që kontribuon për 40 vite, do të përfitojë në pension 40% të pagës së tij mesatare”. Reforma përjashton rritjen e pensioneve, vetëm indeksim i përvitshëm. Faqe 4-5

Art modern në vilën e Enver Hoxhës, fotot nga biblioteka e dhoma e gjumit “Gjuaji, gjuaji!”; Prokuroria zbardh momentet e vrasjes së biznesmenit

FAQE 7

NgërÇ

Vila e Enver Hoxhës është hapur dje për artistët. Shumë njerëz kishin mbërritur pranë kangjellave të hekurt për të shuar kureshtjen se çfarë fshihej përtej tyre. “Çfarë mund të ketë brenda? Si ka jetuar diktatori? A do na lënë të hyjmë që ta zbulojmë? Një grusht njerëzish të mbetur jashtë pyesnin njëri-tjetrin me shpresën se

ushtari te dera, i cili ishte aty për të respektuar listën me emrat e të ftuarve, do të bënte lëshime kur t’i dëgjonte. Ata, ashtu si dhe gazetarët nuk ishin në listën e të ftuarve. Historia po përsëritej, me sa dukej jo kushdo mund të hynte brenda. Hyrja bëhej sipas një liste të paracaktuar nga organizatorët. Pas disa... Faqe 13

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Krimea dhe ‘ hipokrizia e politikës botërore...’ Eugjen Merlika

Zhgënjimet e kërkuara nga “Hëna e Shqipërisë” Belina Budini

Masivi shkëmbor u merr jetën 2 punëtorëve dhe inxhinierit italian Humbin jetën në kanionet e Moglicës punëtorët që po merreshin me ndërtimin e rrugës. Policia nis hetimet për aksidentin e shkaktuar nga shkëputja e masivit shkëmbor Dy punëtorë dhe inxhinieri italian i ndërtimit të rrugës Gramsh-Moglicë

Mblesëri Ndërkombëtare

PD ka nevojë të rikonceptohet

kanë humbur jetën mbrëmë gjatë shembjes së një masivi shkëmbor. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të thellë mes Gramshit dhe Korçës, ndërsa ndihma e dhënë ndaj të dëmtuarve nuk ka mundur t’i shpëtojë ata nga kthetrat e vdekjes. Policia bëri me dije se të vdekurit janë Sokol Elmazi, 33 vjeç, Oltjon Kola, 21 vjeç, si dhe inxhinieri italian i kompanisë që po... Faqe 8

Arjan VASJARI

hetimi

Pas dy atentateve, merret në mbrojtje komunari i Farkës Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje Fatbardh Plakun dhe familjen e tij pas goditjes me shotgun të makinës. Megjithatë, hetimi për atentatorët në vendnumëro, pasi kryekomunari deklaron se nuk ka konflikte Faqe 8


2

afër/larg

1

ekonomi/ Pensioni social

për të gjithë 6 mijë lekë, ja përllogaritja e re

ekonomi/ Reforma

Faqe 4

përjashton rritjen e pensioneve, vetëm indeksim

Faqe 5

inervista/ Majko: Qindra

militantë të pakënaqur, të bëhet nul komisioni për drogën

“Kjo nuk është një ndjenjë mbizotëruese në popullsinë italiane. Nuk ka të dhëna për një gjë të tillë. Janë populistët ata, që me anë të kësaj përpiqen të mbijetojnë politikisht”.

Faqe 6

Asnjë kufi nuk kishte për Berluskonin edhe në një fjalim gjatë fushatës elektorale për partinë e tij Forza Italia në fundjavë në Milano. Në një fjalim për zgjedhjet europiane, ai hodhi akuza kundër kandidatit për presidencën e Komisionit Europian, Martin Schulz dhe bashkatdhetarëve të tij gjermanë: “Gjermanët nuk kanë pranuar asnjëherë ekzistencën e kampeve të përqendrimit”.

Berluskoni kërkon të mbijetojë në politikë si antigjerman Për fushatën elektorale para zgjedhjeve europiane më 25 maj, Forza Italia ka shpërndarë në gjithë Italinë postera me sloganin “Più Italia, meno Germania” (“Më shumë Itali, më pak Gjermani”). Nga Marcus Lütticke

B

erluskoni gjatë një fjalimi akuzoi Gjermaninë se nuk ka pranuar asnjëherë ekzistencën e kampeve të përqendrimit. Ekspertët thonë se kjo është një përpjekje e fundit populiste për mbijetesën e tij politike. Në të vërtetë, ish-shefi i qeverisë italiane, Silvio Berluskoni, i dënuar për evazion fiskal, duhet të bënte orët e para të punës sociale në një azil. Për këtë arsye shumë media italiane kishin shkuar atje. “Ai nuk do të vijë sot”, deklaroi dje në mëngjes drejtori i azilit. Ai do të shkojë atje të premten ose në fillim të javës tjetër. 77-vjeçari kishte deklaruar më parë se do të bënte detyrën e tij me ‘përulësi’. “Unë do të bëj atë që ata më kërkojnë”, tha ai. Në detyrat e tij të mundshme në azil nuk kishte asnjë kufi. “Mund të jetë një lloj animacioni.” Asnjë kufi nuk kishte për Berluskonin edhe në një fjalim gjatë fushatës elektorale për partinë e tij Forza Italia në fundjavë në Milano. Edhe pse për shkak të dënimit të tij ai nuk mund të marrë asnjë post, sërish ngatërrohet në politikën italiane. Në një fjalim për zgjedhjet europiane ai hodhi akuza kundër kandidatit për presidencën e Komisionit Europian, Martin Schulz dhe bashkatdhetarëve të tij gjermanë: “Gjermanët nuk kanë pranuar asnjëherë ekzistencën e kampeve të përqendrimit”. Në një fjalim në vitin 2003 në Parlamentin

Europian, ai shkaktoi një skandal duke deklaruar se Schulz do të ishte aktori ideal për një film në rolin e një oficeri nazist në kampet e përqendrimit. “Unë nuk doja ta ofendoja atë, por për atë Zot, për gjermanët kampet e përqendrimit nuk kanë ekzistuar asnjëherë”, citon Berluskonin agjencia e lajmeve “Ansa”. Përjashtim nga PPE? Socialdemokratët gjermanë kërkojnë që Kancelarja Merkel të kundërpërgjigjet. Heshtja e shefes së CDU-së dhe kolegut të saj të CSU, Horst Seehofer, është skandaloze për sekretarin e Përgjithshëm të SPD-së, Yasmin Fahimi. “Deklaratat e Silvio Berluskonit janë të neveritshme dhe krejtësisht të papranueshme.” Forza Italia e Berluskonit është në të njëjtin fraksion parlamentar europian me partinë e Merkelit, Unioni Kristian-Demokrat, në grupin e Partive Popullore Europiane (PPE). Kandidati kryesor për PPE në zgjedhjet europiane, ish-kryeministri i Luksemburgut, JeanClaude Juncker tha se ishte shokuar nga deklaratat e Berluskonit: “Ndjej neveri për ato që ka thënë Berluskoni”, tha Juncker në Bruksel. Berluskoni duhet të tërheqë mbrapa deklaratat e tij dhe t’i kërkojë falje të mbijetuarve nga Holokausti dhe shtetit gjerman”, tha më tej Juncker. Roman Maruhn, studiuesi i shkencave poli-

Në një fjalim në vitin 2003 në Parlamentin Europian, ai shkaktoi një skandal duke deklaruar se Schulz do të ishte aktori ideal për një film në rolin e një oficeri nazist në kampet e përqendrimit. “Unë nuk doja ta ofendoja atë, por për atë Zot, për gjermanët kampet e përqendrimit nuk kanë ekzistuar asnjëherë”, citon Berluskonin agjencia e lajmeve “Ansa”.

“Me komente antigjermane në Itali gjen mbështetje”, mendon Roman Maruhn. “Thelbi është se populistët bëjnë përgjegjëse qeverinë federale në Berlin për krizën e rëndë që ka përfshirë Europën. Ndoshta mund të ketë diçka të vërtetë, por nuk mund të legjitimohet një përmbledhje e tillë përgjegjësie”, thotë studiuesi i shkencave politike.

tike dhe punonjës pranë Institutit “Goethe” në Palermo, kritikon mosveprimin e PPE-së. “Partia Popullore Europiane duhet të kishte përjashtuar nga familja e saj partiake, të paktën para dhjetë vitesh, Forza Italia-n dhe Berluskonin”. Përkundrazi, ajo përdori numrat e deputetëve italianë për të forcuar fraksionin e saj në Bruksel. Në të njëjtën mënyrë mendon edhe Andrea Tarquini, korrespodenti i gazetës italiane “La Repubblica” në Berlin. PPE nuk është marrë me Forza Italia-n. Së fundmi ajo nuk është parti tradicionale kristian-demokrate. Fushata elektorale e populistëve Për fushatën elektorale para zgjedhjeve europiane më 25 maj, Forza Italia ka shpërndarë në gjithë Italinë postera me sloganin “Più Italia, meno Germania” (“Më shumë Itali, më pak Gjermani”). “Ka sinjale se Berluskoni do të përdorë frymën antigjermane në fushatën për zgjedhjet europiane. Italianët, fatkeqësisht kanë krijuar përshtypjen se Gjermania është shkaktari i problemeve që ka Italia tani”, thotë Tarquini. Me një ton ironik, ai shton gjithashtu se populistët italianë në të ardhmen do të fajësojnë Gjermaninë edhe për masakrën e radhës së mafias. “Me komente antigjermane në Itali gjen mbështetje”, mendon Roman Maruhn. “Thelbi është se populistët bëjnë përgjegjëse qeverinë federale në Berlin për krizën e rëndë që ka përfshirë Europën. Ndoshta mund të ketë diçka të vërtetë, por nuk mund të legjitimohet një përmbledhje e tillë përgjegjësie”, - thotë studiuesi i shkencave politike. Studiuesi gjerman i shkencave politike, Marhun thotë se në Itali në tërësi nuk ka një ndjenjë antigjermane. “Kjo nuk është një ndjenjë mbizotëruese në popullsinë italiane. Nuk ka të dhëna për një gjë të tillë. Janë populistët ata, që me anë të kësaj përpiqen të mbijetojnë politikisht”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.04.2014

3

reforma

Propozimet e kryebashkiakëve të majtë për ndarjen e re

Amnistia e Korçës, PD kërkon anulimin, PS e rrëzon Paloka paraqet amendamentin në Konferencën e Kryetarëve. Por kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj e ka kundërshtuar këtë ndryshim, duke i kujtuar opozitës se amnistia ishte miratuar me konsensus dhe se akuzat për falsifikim të draftit nuk qëndronin TIRANË Opozita kërkon zyrtarisht që të anulohet dhënia e amnistisë për të gjithë të akuzuarit për veprat penale që kanë të bëjnë me krimin zgjedhor. Dy deputetët demokratë, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani kanë depozituar në Kuvend amendamentin, i cili parashikon ndalimin e dhënies së amnistisë për ndjekjet penale për të gjitha veprat të cilat parashikohen të dënohen më shumë se dy vjet, përfshi këtu edhe krimet zgjedhore. Amendamenti është paraqitur dje edhe nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, çka është bërë e ditur edhe nga vetë Kuvendi në njoftimin për këtë mbledhje. Më konkretisht, amendamenti i paraqitur parashikon që të përjashtohen nga amnistia për pushimin e ndjekjes penale të gjitha ato vepra që përjashtohen edhe nga amnistia e dënimeve. Pra bëhet fjalë për të gjitha ato vepra që në ligjin e amnistisë përfshihen te neni i kritereve ndaluese, ku natyrisht janë të përfshira dhe të gjitha veprat e krimit elektoral. “Paragrafi 2, i nenit 6, ndryshohet si më poshtë vi-

jon: Nuk përfitojnë nga parashikimet e nenit 5 të këtij ligji personat që akuzohen se kanë kryer vepra penale të parashikuara nga paragrafi 1 i këtij neni”, - është përmbajtja e nenit 1 të këtij amendamenti dhe që parashikon pikërisht anulimin e amnistisë për ndjekjen penale të këtyre veprave. Ndërkohë që neni 2 i këtij amendamenti parashikon që këto propozime të kenë efekte që nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit të amnistisë, pra që të ketë fuqi prapavepruese dhe duke e bërë të pavlefshme amnistinë dhënë për këto vepra. Në relacionin që shoqëron këto propozime, dy iniciuesit e tij sqarojnë se, ashtu si në amnistinë e vitit 2012 dhe të konfirmuar në vitin 2014, personat e dënuar për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 326, 326/a, 327, 327/a 328, 328/a, 330/a, 331 dhe 332 të Kodit Penal, nuk përfitojnë nga amnistia. Por ata theksojnë se, në kundërshtim me parimin e barazisë, çuditërisht i njëjti rregull nuk aplikohet edhe për dhënien e amnistisë ndaj ndjekjes penale. “Gjatë dis-

kutimeve të projektligjit në komisionin e Ligjeve, deputetët e opozitës gjatë diskutimeve u shprehën për nevojën që ka në trajtimin e barabartë midis personave të dënuar dhe atyre që janë në ndjekje penale. Deputetët e mazhorancës shprehën dakordësinë e tyre për një fakt të tillë. Në funksion të këtij konsensusi u bë e mundur që të amnistohen dhe personat që janë në ndjekje penale për vepra penale që dënohen në maksimum deri në 2 vjet, por me kusht që të mos kenë kryer një nga veprat penale që përbëjnë kriter ndalues për përfitimin nga amnistia të personave të dënuar. Mirëpo në versionin e zbardhur të projektligjit dhe të botuar në Fletoren Zyrtare, rezulton se përfitojnë nga ndjekja penale edhe personat që mund të kenë kryer disa nga veprat penale që përbëjnë kriter ndalues (sipas nenit 6), përfshirë edhe veprën penale të parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal”, - thuhet në relacion. Ata e mbyllin atë duke e vënë theksin se “ky parashikim jo vetëm legjitimon vjedhjen dhe blerjen e votës, por shërben edhe si inkurajim për realizimin

e kësaj veprimtarie të kundërligjshme në të ardhmen”. Por duket se ky amendament është destinuar të rrëzohet, pasi që në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve socialistët kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër. Siç mësohet nga burime pranë mbledhjes, ka qenë kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ai që e ka kundërshtuar këtë ndryshim, duke i kujtuar opozitës se amnistia ishte miratuar me konsensus dhe se akuzat për falsifikim të draftit nuk qëndronin. Por nga ana tjetër, kryetari i grupit demokrat, Edi Paloka ka theksuar se rrëzimi i kësaj nisme do të ishte një turp për mazhorancën. Gjithsesi, nisma në fjalë duhet të futet në procedurë normale ligjore dhe të trajtohet nga komisionet dhe seancë plenare, ku dhe mund të rrëzohet. Qëndrimi i socialistëve duket se bie ndesh me qëndrimin e shprehur një javë më parë nga kryetari i Kuvendit, Meta, i cili gjatë seancës së shkuar u shpreh i gatshëm ta rishqyrtojë këtë çështje, duke theksuar se ishte kundër amnistisë për krimet elektorale.

Drafti i qeverisë, Bumçi: S’ka legalizime falas. Ndreu: Do përfitojnë 67 mijë familje TIRANË Partia Demokratike i mbetet qëndrimit se, kryeministri Edi Rama ka mashtruar qytetarët me premtimin e tij paraelektoral për legalizime falas. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi iu referua projektligjit të fundit për legalizimet, të hartuar nga mazhoranca. “…Çdo shqiptar e ka kuptuar sot se legalizimet falas ishin kryemashtrimi i Ramës, legalizimi falas është tullumbacja e tij, e cila ka plasur dhe si e tillë, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, nuk e fryn dot më. Në asnjë prej 26 neneve të projektligjit me firmë e vulë të kryeministrit, nuk flitet për legalizim falas. Sipas nenit 9 të projektligjit, vetëm tarifa do paguhet nga shteti. Kjo tarifë për ata që nuk e kanë paguar, është maksimumi 20 mijë lekë. Qeveria ka planifikuar të arkëtojë nga pagesat e legalizimeve të ndërtimeve pa leje afërsisht 52 milionë

dollarë deri në vitin 2017. Legalizim ‘falas’, për Edi Ramën do të thotë që qytetarët të paguajnë mbi 1.3 miliardë lekë çdo vit, për vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017. Nuk ka sot shqiptar që beson se një qeveri mund të arkëtojë një shumë të tillë nga një proces falas”, tha dje Bumçi. Më tej ai shtoi se “të gjithë ata që kanë ndërtuar banesa, lokale apo garazhe pas 15 janarit 2009, apo nuk kanë aplikuar deri tani për legalizim, sipas nenit 1, pika 1 dhe pika 5 e projektligjit, nuk do të legalizohen, dhe investimet e tyre do të prishen. Të gjithë ata që në zonat me studim urbanistik kanë banesa më pak se 5 kate, nuk do të legalizohen. Këtë thotë pika 4 e nenit 1 të projektligjit të firmosur nga Edi Rama Kryeministër. Ata që kanë ndërtuar pallate mbi 5 kate do legalizohen, ndërsa ata fukarenjtë, emigrantët,

që mezi kanë ndërtuar 1 kat për të futur kokën, apo dhe banesa më pak se 5 kate, nuk do të legalizohen”. Menjëherë pas deklaratës së Bumçit ka reaguar

edhe PS-ja. “…Pasi iu doli turpi për çka nuk kanë bërë tetë vjet rresht, kanë filluar të na kërkojnë edhe llogari për dështimet e tyre. Premtuan tetë vjet rresht legalizime e sot që legalizimet po kryhen, derdhin lot krokodili. Nga projektligji i ri përfitojnë legalizime falas plot 67 mijë familje në Shqipëri. Ashtu siç kemi premtuar, kjo qeveri do i kryejë legalizimet. Mazhoranca iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me qetësi të presin dhe të mbështesin ekipet e ALUIZNI-t në Kamzë e në periferitë e Tiranës, në Paskuqan e në –ishKënetën e Durrësit, në Lezhë e Shkodër, në Elbasan e buzë Gjanicës në Fier, në Vlorë e në Sarandë”, - tha dje deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiakët e majtë kanë paraqitur propozimet e tyre për ndarjen e re administrative. Krerët e bashkive të Durrësit, Elbasanit, Fierit, Lezhës dhe qyteteve të tjera e kanë cilësuar të domosdoshme reformën. Vangjush Dako u shpreh se reforma është e domosdoshme dhe se duhet të realizohet sa më parë. Ai propozoi që Qarku i Durrësit të ketë vetëm dy bashki; atë të Durrësit dhe të Krujës. “Të gjithë e përkrahim dhe ka ardhur koha dhe është e domosdoshme reforma territoriale. Unë mendoj se në këtë situatë që jemi, nuk iu ofrojmë dot të gjithë qytetarëve të njëjtin shërbim. Ajo që kemi objektiv është zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve tona. Çdo rajon ka një konkurrencë mes njëri-tjetrit, nuk mund të presim para vetëm nga qeveria”, - tha kryebashkiaku i Durrësit, i cili hodhi edhe idenë e shkrirjes së Prefekturës dhe Qarkut. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini propozoi zvogëlimin e këshillave, si dhe heqjen e pagesës për këshilltarët. “Kjo reformë duhet të bëhet njëherë e mirë. Bashkia duhet të ngrihet në bazë rrethi, ndërsa është i nevojshëm edhe zvogëlimi i këshillave për të ulur kostot. Nga ana tjetër, qarku i Fierit duket se do të ndahet në tri bashki. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj propozoi që Fieri, Lushnja dhe Mallakastra të jenë bashki, e në këtë mënyrë realizohet një menaxhim më i mirë i territorit. Më tej, Baftjar Zeqaj ka propozuar që kryetari i këtyre njësive të jetë edhe administrator i tyre. Kjo është mbledhja e dytë e komisionit të Reformës Territoriale pa opozitën. Mazhoranca dhe opozita nuk arritën konsensusin për realizimin e reformës, e cila po bëhet në mënyrë të njëanshme. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta, duke pohuar se nuk do të njohë asnjë reformë të njëanshme.

vendimi

Konferenca , shtyhet seanca e së enjtes TIRANË Seanca parlamentare e kësaj të enjteje pritet që të shtyhet për javës tjetër. Konferenca e Kryetarëve vendosi dje shtyrjen e saj, për shkak se dita e enjte përkon me 1 Majin. Për shtyrjen e kësaj seance ka kundërshtuar dje kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. “Dita e enjte është pushim, pasi është festë kombëtare, 1 Maji dhe ftoj opozitën që së bashku mund të vendosim për zhvillimin e dy seancave javën që vjen, nëse ju jeni dakord”, - reagoi Meta gjatë mbledhjes. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka paraqiti disa kërkesa lidhur me kalendarin. “Kemi kërkuar që nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut, në komisionin e Ligjeve të fillojë një hetim për gjobat e vëna nga policia, kemi kërkuar informacion për tenderat e zhvilluar nga ministritë, për lëvizjet në administratë, kemi depozituar në parlament një amendament lidhur me ‘Amnistinë’. Gjithashtu nuk jemi dakord për futjen në kalendar të ligjit ‘Për Nëpunësin Civil”, është shprehur Paloka. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sqaroi se të gjitha çështjet e ngritura nga ana e opozitës do të ndiqen nëpërmjet procedurave parlamentare.


4

në fokus Sipas draft-reformës, pensionet do të llogariten në këtë mënyrë: Pension social plus 1% të çdo viti. Nëse janë 20 vite të siguruara, do të jetë nga 1% për çdo vit, pra 20% e bazës së vlerësueshme, e nëse janë 40 vite të siguruara, do të jetë 40% e bazës së vlerësueshme.

Pensioni social për të gjithë 6 mijë lekë, ja përllogaritja e re Aktualisht janë rreth 5 mijë vetë që nuk kanë asnjë të ardhur, të cilët do të përfitojnë pension social nga janari 2015 rreth 66 mijë lekë të vjetra. Ja si përllogaritet pensioni me skemën e re Duke nisur nga viti që vjen, të gjithë ata që nuk kanë plotësuar vitet e punës për pension do të marrin një pagesë të përmuajshme prej 66 mijë lekësh. Kjo pagesë e cilësuar si pension social do të përfitohet nga të gjithë 70-vjeçarët dhe është një nga risitë themelore të skemës së re të pensioneve të prezantuar për publikun nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Personat që kanë 15 vite punë dhe që paguajnë kontribute, do të përfitojnë mbi pensionin social edhe 1% më shumë për çdo vit pune dhe ky është pensioni i plotë. Përllogaritja e pensionit

Reforma e pensioneve parashikon dy opsione, por duket që do të merret në konsideratë i pari. Sipas këtij varianti nuk do të ketë më pensione të pjesshme apo pensione të plota, kurse periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 15 vjet. Por ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. Kështu pensioni do jetë: pension social plus 1% të çdo viti pune. Nëse janë 20 vite të siguruara, do të jetë nga 1% për çdo vit, pra 20% e bazës së vlerësueshme, e nëse janë 40 vite të siguruara, do të jetë 40% e bazës së vlerësueshme. Pra, sa më shumë të kontribuojë një qytetar, aq më i lartë do të jetë pensioni. “Një individ që kontribuon për 40 vite, do të përfitojë në pension 40% të pagës së tij mesatare”, - tha ministri Veliaj. Më ketë skemë për të pasur një pension sa më

të lartë, gjithkujt i intereson të deklarojë sa më shumë vite pune por edhe pagën reale. Opsioni i dytë që parashikon reforma është shumë i ngjashëm me të parin, por masa e pensionit varet nga historia e kontributit të sigurimeve shoqërore. Në bazë të kontributit përcaktohet dhe niveli i përfitimit. Pensioni social

“Sipas draftit të reformës së pensioneve, pensioni social do të jetë i barabartë me 15/35 të pensionit minimal plus kompensimet. Për vitin 2015, masa e tij do të jetë 6646 lekë dhe më pas kjo masë do indeksohet çdo vit me inflacionin”, - ministri Veliaj. Aktualisht, pensioni minimal në qytet është 12 024 lekë, së bashku me kompensimet shkon në 14 174 lekë. Në kompensime përfshihen subvencionet që qeveria u jep pensionistëve për ndryshimin e çmimit të bukës, për energjinë elektrike apo edhe shtesa të tjera. Duke u fokusuar në një nga risitë e reformës së pensioneve, pra tek pensioni social, Veliaj tha se futja e këtij koncepti është bërë për të ndihmuar kategorinë e atyre personave që janë mbi 70 vjeç, por që aktualisht nuk kanë asnjë të ardhur. “Sot kemi rreth 5 mijë vetë në këtë moshë që nuk kanë asnjë të ardhur, të cilët do të përfitojnë pension social nga janari 2015. Ky element tregon fytyrën njerëzore të qeverisë, e cila i jep diçka kësaj kategorie për të siguruar minimumin jetik”, - tha Veliaj. B.Hoxha

Formula: P=Ps+Sh P-Masa e pensionit mujor Ps-Pensioni Social Sh-Shtesa = 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit të siguruar

Reformat e pensioneve, ja drejtimet kyçe • Pensioni social do të jetë i barabartë me 15/35 të pensionit minimal plus kompensimet. Për vitin 2015 masa e tij do të jetë 6646 lekë.

të 20 viteve, nëse janë 40 vite të siguruara, do të jetë 1% e 40 viteve.

• Shtesa do të jetë e barabartë me 1% të bazës së vlerësueshme për çdo vit të siguruar. • Periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 5 vjet, por ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. • Pensioni do jetë pension social (6 mijë lekë) plus 1% të çdo viti, nëse janë 20 vite të siguruara do të jetë 1%

• Sa më shumë të kontribuojë një qytetar, aq më i lartë do të jetë pensioni. • Me reformën, paga minimale kontributive do të jetë sa paga minimale zyrtare. • Mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit për gratë, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. • Nga viti 2032, rritja e moshës për burrat dhe gratë bashkë do të vijojë për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056

Rritja e moshës penalizon gratë, 2 muaj në vit deri më 2032 Mosha e pensionit do të rritet në përputhje me rritjen e jetëgjatësisë, me dy muaj në vit për gratë, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të rritet mosha e burrave dhe grave bashkë për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056. Ministri Veliaj sqaroi se rritja do të jetë në mënyrë graduale për femrat, ndërsa për meshkujt ajo do të rritet vetëm pas vitit 2032. “Për burrat, vetëm në vitin 2032 do të fillojë një rritje, e cila synon të shkojë në 67 vjeç, por vetëm në 2032-shin. Ata që në 2032 do të fillojnë të dalin në pension, duhet të fillojnë të mendojnë sot dhe të kontribuojnë më shumë. Ne do të ndërtojmë një skemë ku përfitimi varet nga kontributi. Rritja e arsyeshme, graduale për gratë, është në fakt të shkojmë drejt një pensioni dinjitoz për këto të fundit. Pensioni dinjitoz është thelbi i kësaj reforme. Nuk mundet të vazhdojë më edhe 30 vjet të tjera duke i konsideruar njerëzit që dalin në pension si qenie që mbijetojnë me një grusht lekësh, që duhet të dridhen kur ndezin dritën dhe të maten kur pinë një gotë ujë”,- u shpreh kryeministri Rama. Kryeministri e quajti emergjente bërjen e reformës së pen-

sioneve, e cila sipas tij është kthyer në plagë për vendin. “Na takon neve që ta bëjmë këtë reformë, edhe pse koha i ka ardhur me kohë, siç po bëjmë reformën territoriale, legalizimet dhe një tjetër reformë në vijim për pronën dhe me radhë një paketë reformash të munguara me një kosto marramendëse për vendin”, - tha ai. E pranishme në këtë takim, përfaqësuesja e Bankës Botërore, ngriti shqetësimin se përfitimi i një pensionisti në krahasim me kontributin që paguan nuk është i lartë. “Jepen kontribute të shumta që nuk marrin të njëjtën përgjigje sa i përket përkthimit në pension”. Duke iu referuar një krahasimi me vendet e tjera të Evropës, përfaqësuesja e Bankës Botërore tha se meshkujt në Shqipëri marrin pension për shumë pak vite. Ndërsa një skemë pozitive paraqitet për gratë, të cilat marrë pension për një kohë më të gjatë, për vetë faktin se dalin në pension më herët dhe jetojnë më gjatë. Prandaj Banka Botërore, duke marrë në referencë jetëgjatësinë e grave në Shqipëri, ka propozuar që rritja e moshës për to të hyjë në fuqi qysh vitin që vjen.

Dy variantet e reformës

Opsioni i parë

Opsioni i parë fokusohet tek përmirësimi i sistemit aktual. Sipas formulës së këtij opsioni, masa e pensionit mujor do të jetë e barabartë me pensionin social plus shtesën. Pensioni social do të jetë i barabartë me 15/35 të pensionit minimal plus kompensimet. Për vitin 2015, masa e tij do të jetë 6646 lekë, dhe më pas kjo masë do indeksohet çdo vit me inflacionin. Shtesa do të jetë e barabartë me 1% të bazës së vlerësueshme për çdo vit të siguruar. Këtu kemi një ndryshim thelbësor. Me skemën aktuale, për të përfituar një pension të pjesshëm duhet të kesh 15 vite të siguruara, ndërsa për të përfituar një pension të plotë duhet të kesh 35 vite të siguruara. Sipas opsionit të parë të propozuar, nuk do të ketë më pensione të pjesshme apo pensione të plota. Periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 15 vjet, por ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. Kështu, pensioni do jetë pension social plus 1% të çdo viti, nëse janë 20 vite të siguruara, do të jetë 1% të 20 viteve, e nëse janë 40 vite të siguruara, do të jetë 1% e 40 viteve.

Opsioni i dytë

Banka Botërore, duke marrë në referencë jetëgjatësinë e grave në Shqipëri, ka propozuar që rritja e moshës për to të hyjë në fuqi qysh vitin që vjen.

Opsioni i dytë konsiston në një reformim rrënjësor duke shkuar drejt llogarive nocionale. Ky sistem, njësoj si skema aktuale dhe ajo e propozuar në Opsionin 1, vepron sipas parimit Pay As You Go, ku me kontributet aktuale paguhen pensionet aktuale. Ky sistem është krijuar për të imituar skemat private, edhe pse ai mbetet një sistem publik, pasi masa e pensionit përcaktohet nga kontributet e individëve plus normën e tyre të fitimit. Sipas Opsionit 2, të gjithë individët që kanë filluar punë pas 1 janarit 1994, do të kalojnë në skemën e llogarive nocionale. Të gjithë ata që kanë filluar punë para vitit 1994, do të vazhdojnë në skemën aktuale të reformuar sipas Opsionit 1. Edhe kjo skemë parashikon vendosjen e një pensioni social për ata që nuk kanë kontribute të mjaftueshme. Sa u përket skemave suplementare, skemat profesionale dhe fondet private do të reformohen sipas propozimeve në Opsionin e parë.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.04.2014

5

Sipas draftit të reformës së pensioneve, mosrritja e pensioneve duhet të jetë një rregull strikt, që duhet të respektohet me rigorozitet në vitet e ardhshme rapo rti

FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit, 2.1% Fondi Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar dje në Stamboll “Raportin Ekonomik Rajonal” për Evropën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE, për disa shtete. Sipas raportit, rritja ekonomike për Shqipërinë parashikohet të arrijë këtë vit 2.1 për qind, ndërsa përmirësime priten në 2015-ën, ku rritja e ekonomisë parashikohet në 3.3 për qind. Ndërkohë që parashikimet e FMN-së japin të dhëna për rritje të borxhit të jashtëm, ndërsa borxhi publik pritet të ulet nga 71.7% në 71.2% për 2015ën. Borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2% përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 39.7% në 2013-n. Rritja reale e konsumit privat pritet të kthehet në pozitive në 2014, në 0.5%, nga -2% në 2013-ën. Edhe rritja reale e kërkesës së brendshme parashikohet pozitive në 2.9% në 2014-n, nga -0.9% në 2013-n, për t’u zgjeruar ndjeshëm në 5% në 2015-n. “Raporti Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore “CESEE” i referohet shteteve: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia., Sllovenia, Turqia dhe Ukraina. Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh. “Kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE-së, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin e tretë të 2013-ës, për herë të parë që nga viti 2009.

Reforma përjashton rritjen e pensioneve, vetëm indeksim Reforma e pensioneve ka si parakusht strikt mosrritjen e pensioneve siç është aplikuar deri më tani. Do të aplikohet vetëm indeksimi i përvitshëm me inflacionin Blerina Hoxha

Me aplikimin e skemës së re të pensioneve nuk do të ketë rritje të përvitshme të tyre, siç jemi mësuar të ndodhë deri më tani. Pensionet do të indeksohen çdo vit vetëm me inflacionin. Kështu, nëse inflacioni gjatë vitit 2014 është 2 për qind, në këtë masë do të jetë rritja e pensioneve për vitin që vjen. Pse nuk do të rriten

Ministri Veliaj tha se “reforma kërkon përcaktimin e disa rregullave strikte. Një nga këto rregulla është që, masa e pensionit të indeksohet vetëm me inflacionin, dhe së dyti, do të hiqet

pensioni tavan. Me reformën e re, paga minimale kontributive do të jetë sa paga minimale zyrtare. Ndërsa paga maksimale kontributive do të jetë saç është edhe sot, por në të ardhmen do të indeksohet sipas rritjes së pagës mesatare në shkallë vendi”, tha ministri Veliaj. Kjo do të thotë se, të gjitha ata që dalin në pension këto vite dhe nuk preken nga reforma, nuk do të përfitojnë rritjet e përvitshme, siç është aplikuar deri më tani. Pensionet do të rriten as sa do të rritet edhe niveli i përgjithshëm i çmimeve gjatë një viti (inflacioni). Sipas draftit të reformës së pensioneve, mosrritja duhet të jetë një rregull

strikt, që duhet të respektohet me rigorozitet në vitet e ardhshme. Modeli aktual

Kjo do të thotë se, të gjitha ata që dalin në pension këto vite dhe nuk preken nga reforma, nuk do të përfitojnë rritjet e përvitshme siç është aplikuar deri më tani. Pensionet do të rriten aq sa do të rritet edhe niveli i përgjithshëm i çmimeve gjatë një viti (inflacioni).

Vitet fundit pensionet në shkallë vendi janë rritur me ritme dyshifrore sidomos për fshatin, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Por ka vijuar me rimet 5-7 për qind edhe në vitet e fundit. Megjithatë duket se tashmë kjo rritje nuk do të aplikohet më, për shkak se krijon një deficit shtesë në arkën e pensioneve. Shpeshherë rritja e pensioneve dhe aplikimi i shtesave për kategori të veçanta janë përdorur nga politika për qëllime elektorale. Përdorimi në këtë mënyrë ka krijuar shpenzime të larta në

buxhet për pensionet, të cilat aktualisht arrijnë më shumë se 1 miliard dollarë ose një e treta e buxhetit të shtetit. Nevojën për rishikimin e skemës aktuale të pensioneve e shtrojnë të gjithë ekspertët e ekonomisë, të majtë dhe të djathtë, mirëpo miratimi i saj kërkon 84 vota në Kuvend. Ndërkohë reforma e pensioneve kërkon përveç votave edhe konsensus politik, për shkak se do të shtrihet për zbatim të paktën në 40 vitet e ardhshme. Mazhoranca aktuale ka marrë përsipër të realizojë këtë reformë kyçe para qershorit të këtij viti. Vetëm vitin që shkoi rritja e pensioneve i kushtoi buxhetit të shtetit 15 milionë dollarë.

Kontributet, për dy vite fshati do të paguajë njësoj si qyteti Në dy vitet e ardhshme kontributet e fshatit do të barazohen me kontributet e të vetëpunësuarve në qytet. Ministri Veliaj nënvizoi se nuk ka më kuptim që të kemi dy skema paralele, një për fshatin e një për qytetin. Sipas tij, deri më sot të vetëpunësuarit në bujqësi kanë derdhur shumë më pak kontribute se të vetëpunësuarit në qytet, ndërkohë që marrin një pension thuajse të barabartë me ta. “Rreth 60% të kontributeve për fermerët i derdh shteti për ta, ndërkohë që me kontributet direkte të fermerëve përballohen vetëm 19% të shpenzimeve për përfitime që ka skema e fshatit”, - tha Veliaj. Aktualisht një i vetëpunësuar në bujqësi që banon

në zonat fushore, derdh kontributet për sigurimet shoqërore kundrejt detyrimit tremujor të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 17 280 lekësh. Ndërsa fermerët në zonat malore mund t’i derdhin ko nt r ib u t e t p ë r s i g u r i m e t shoqërore kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 11 232 lekësh. Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkërisht. Ndërsa në qytet, derdhja e kontributit vullnetar bëhet duke marrë në konsideratë pagën minimale për efekt sigurimi, e cila tashmë është në nivelin e 19 mijë lekëve. Reforma e re e pensioneve detyron edhe fermerët që për dy

vitet në vijim të paguajnë sigurime duke marrë për referencë me pagën minimale. Ndërsa për profesionet e vështira, si minatorët dhe profesionet e tjera që kërkojnë dalje më herët në pension, si artistët, do të hartohet kuadri ligjor për skemat profesionale. Në këto skema do të derdhet një kontribut shtesë prej 5% të pagës (3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëdhënësi). Pjesëmarrja në këto skema do të bëhet me anë të kontratave kolektive dhe fondet do të investohen në kompani private e menaxhohen nga AMF. Në këtë mënyrë këta individë do kenë mundësinë e të ardhurave më të larta në një moshë më të hershme, thuhet në draft-reformën e pensioneve.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Dy kryetarët, Meta dhe Leko vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kroacisë, që sipas tyre, reflektohet dhe nga zhvillimi i dialogut politik intensiv, i shkëmbimeve gjithnjë edhe në rritje, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë në kuadër të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë

Meta: Me Kroacinë në BE, Shqipëria ka një aleat të madh TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko. Dy kryetarët, Meta dhe Leko vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kroacisë, që sipas tyre, reflektohet dhe nga zhvillimi i dialogut politik intensiv, i shkëmbimeve gjithnjë edhe në rritje, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë në kuadër të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë. Ata nënvizuan gjithashtu rëndësinë e përfitimit të përbashkët nga projekte të rëndësishme, madhore sikurse është projekti i TAP-it dhe përfshirja edhe e vendeve të tjera të rajonit, përfshi Kroacinë në këto projekte. Një vend i veçantë në takim iu kushtua edhe integrimit të Shqipërisë në BE . “Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Europian një vit më parë është një ngjarje e madhe historike, jo vetëm për

popullin kroat, por ka një domethënie kuptimplote për të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe padyshim edhe për Shqipërinë. Me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian, Shqipëria ka fituar një aleat të rëndësishëm brenda Unionit, tek i cili mbështetemi në përshpejtimin e axhendës sonë europiane”, - tha Meta pas takimit, mbështetje e cila u konfirmua edhe nga homologu i tij kroat. “… Kroacia është e pikëpamjes, që jo vetëm në Tiranë por edhe në Bruksel të përpiqet që Shqipëria në muajin qershor të jetë pra kandidate për hyrjen në Europë. Ne mendojmë që kjo nuk është vetëm interesi i Shqipërisë apo i Kroacisë, por është në interes edhe të Bashkimit Europian, që Shqipëria e meriton plotësisht që të jetë kandidate për Europën e Bashkuar”, - tha kryetari i Parlamentit të Kroacisë.

Vizita e Gjoshës, Austria konfirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë TIRANË Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha takoi dje në Austri Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme austriake për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Miachel Linhart. Gjatë takimit, ministrja e Integrimit është shprehur se qeveria shqiptare dhe e gjithë shoqëria shpreson për një vendim pozitiv në muajin qershor. “ Statusi i vendit kandidat do u jepte shtysë reformave dhe do të nxiste qeverinë dhe shoqërinë shqiptare për të punuar më shumë për progresin e vendit”, - tha ministrja Gjosha. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme austriakë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, z. Michael Linhart inkurajoi qeverinë shqiptare, për vazhdimësinë e reformave duke vlerësuar arritjet që vendi ka bërë deri tani. “Mbështesim Shqipërinë dhe shpresojmë që ta marrë statusin e vendit kandidat këtë qershor. Komisioni ka parë progresin tuaj dhe ne mendojmë që është bërë një punë e mirë deri tani. Jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën tonë në aspekte teknike të procesit. Ju inkurajojmë të vazhdoni me reformat”, tha Linhart.

Majko: Qindra militantë të pakënaqur, të bëhet nul komisioni për drogën Intervistoi: Eni Vasili

Deputeti i PS, Pandeli Majko kërkon që komisioni parlamentar për hetimin e akuzave për trafik droge me avionë të bëhet nul. “Parlamenti duhet ta bëjë nul komisionin hetimor dhe t’u kërkojë ndjesë Forcave të Armatosura”, - thotë ai. Majko komenton edhe qeverisjen e Ramës në 6 muajt e parë, aleancën me Metën, por edhe debatin mes Ben Blushit dhe kryeministrit për zgjedhjet në PS. Një nga çështjet që ka mbajtur pezull publikun është çështja e trafikut të drogës, i cili mund të ketë ndodhur në infrastrukturën e FA. Ju keni thënë se është përrallë. Si i cilësoni këto akuza?  Kam deklaruar në Parlament se është një gjest i rëndë, pasi akuzohet një element i rëndësishëm, siç janë Forcat e Armatosura. Duke e futur veten tek njerëzit që e njohin mirë FA, akuzat janë një sajesë, një gënjeshtër, dhe një mashtrim ordiner. Dhe deklarata e SHISH-it për të përgënjeshtruar lajmin në fjalë, që u krijua si një indicie e një lajmi të identifikuar në media, erdhi një ditë pas krijimit të Komisionit të Hetimit në parlament. Është një komision, i cili që në titull është i rëndë.  Komisionin e krijuat ju si mazhorancë, apo jo?  Kjo u gjet si një zgjidhje e fundit,. Megjithatë, e keq ja ndodhi. Pasi sot është krijuar një komision, i cili implikon FA-në. Mendoj se deklarata e SHISH-it dhe tërheqja e opozitës janë një gjë shumë e rëndë.  Përse është tërheq je?  Tërheq je është vetë fakti i akuzave të opozitës. Deklarata e SHISH-it vjen pas 24 orësh të krijimit të komisionit. Forcat e Armatosura ndodhen përballë një akuze të tillë, mbledhja e komisionit është e domosdoshme. Presidenti i Republikës duhet të reagonte, pasi është dhe Komandanti i Forcave të Armatosura. E gjithë kjo histori goditi kredibilitetin e Forcave të Armatosura. Goditi institucionin më të lartë të Republikës së Shqipërisë. Forcat e Armatosura nuk i kanë dhënë këtij vendi asnjëherë asgjë të keqe. Parlamenti duhet t’u kërkojë ndjesë Forcave të Armatosura

dhe ta bëjë nul Komisionin e Hetimit për Forcat e Armatosura.  Sa të sigurta janë aeroportet tona ushtarake?  Nëse bëhet fjalë për këta buburrecët e vegjël, mund të ulen kudo. Forcat e Armatosura nuk kanë aq personel sa të thonë që i kemi vënë në ruajtje të gjitha vendet ku mund të ulen avionë. Është e kotë. Në asnjë rast, për asnjë moment nuk mund të nënvizohet ndonjë element për të thënë ‘implikimi i Forcave të Armatosura’. Aeroporti i Gjadrit nuk ka statusin e aeroportit të Kuçovës. Është një aeroport në rezervë. Ajo që ka mbetur është t’i kërkohet ndjesë publike FA-së. Politika të merret me politikë, me ushtarakët s’keni punë.  Qeverisja “Rama”, cili është vlerësimi juaj?  Mendoj që është tepër herët për të dhënë një vlerësim përgjithësues. Është një ekip i ri, që e ka marrë vendin në një situatë të vështirë. Mendoj që është një nga momentet më delikate të qeverisjes së Shqipërisë. Është ndryshe nga gropa e ’97-ës. Nëse atëherë, gropa financiare ishte jashtë sistemit shtetëror, në rastin konkret gropa që gjetëm është brenda sistemit. Guximi është i jashtëzakonshëm. Një shtet, për shumë arsye nuk realizon të ardhurat e veta dhe ky konsiderohet borxh, por që një shtet të marrë borxh të padeklaruar, kjo është thuajse e paimagjinueshme.  Ju pyeta për qeverisjen ‘Rama’, jo ‘Berisha’?  Tani që flasim është shumë e vështirë të bësh edhe oponentin dhe vlerësuesin për 6 muaj. Problemi i madh janë pritshmëritë e larta që ka pasur. Pakënaqësitë vijnë nga militantët, ka qindra njerëz që janë me vendim gjykate në dorë dhe nuk kthehen ende në vendin e punës. Është një proces që ka mbetur i bllokuar nga hyrja në fuqi e ligjit për administratën publike. Elementet e tjera të pritshmërisë janë kthesa e situatës ekonomike. Janë për t’u vlerësuar, por nuk mund të themi që do bëhet për 6 muaj.  Molla e sherrit mbetet harta elektorale, duhet ta pranojmë që është politike...  Shumë gjëra mund të jenë politike, por që të diskutosh që kjo hartë lidhet me

"Problemi i madh janë pritshmëritë e larta që ka pasur. Pakënaqësitë vijnë nga militantët, ka qindra njerëz që janë me vendim gjykate në dorë dhe nuk kthehen ende në vendin e punës. Është një proces që ka mbetur i bllokuar nga hyrja në fuqi e ligjit për administratën publike. Elementet e tjera të pritshmërisë janë kthesa e situatës ekonomike. Janë për t’u vlerësuar, por nuk mund të themi që do bëhet për 6 muaj" 

zgjedhjet e ardhshme politike...S’po bashkojmë këtë fshat të majtë me dy fshatra të tjera të majta, apo të rrethojmë këtë fshat të djathtë me dy fshatra të majta. Nuk po ndodh kjo. Procesi është shumë i rëndësishëm. Do kemi parlamente të vërteta. Lëvizja e kompetencave në drejtim të pushtetit lokal. Fushata elektorale bëhet mbi bazën e qarkut.  Rendi është një nga çështjet më delikate, si e shpjegoni situatën?  Ka pasur një shpërthim shumë të çuditshëm që nuk lidhet me atë që po ndodh brenda strukturave të policisë. Është një reagim që mund ta quajmë sindromë e tritolit. Shpresoj që do jetë një histori e përkohshme, një oshilacion që lidhet me ndërrimin e pushtetit, ku krijohen vakume dhe më pas shteti e merr veten. Duhet ta shohim si arsye për t’i qëndruar në krah policisë dhe jo të kritikojmë.  Si e shpjegoni emërimin e personave me precedentë penalë?  Këto janë gabime të natyrshme. Kjo pasi mund të ndodhë kudo dhe kujtdo.  Keni ndryshuar mendim në lidhje me koalicionin PS-LSI?  Ka ndryshuar reflektimi, kemi bërë zgjedhjen tonë. Gjërat nuk kanë ndod-

hur për shkak të politikës, por për shkak të qytetarëve. Statusi im në Facebook ka qenë pjesë e një kohe të caktuar.  Si ju duket performanca e Ilir Metës në Kuvend?  Mjaft i ekuilibruar. Ka orientuar një Kuvend të ekuilibruar dhe nuk është vënë në funksion të situatave. Zgjedhjet në PS, përplasjet mes Ramës dhe Blushit. Kush ka të drejtë në këtë debat? Nuk besoj se diskutohet kështu. Në PS, tani që po flasim, na duhet të ndërtojmë një bashkëjetesë midis logjikës politike dhe logjikës teknike. Qeverisja prevalon. Aksionin kryesor kemi qeverisjen. Po s’mund t’u shmangemi rregullave të Partisë Socialiste. Kjo do zgjidhet në kongres, në mënyrë të natyrshme, pasi ne po diskutojmë për zhvillimin e një kongresi. Sot flasim për trauma të natyrave që kemi një palë dhe një palë që po zihen. Fokusi është si t’i bëjmë gjërat më mirë dhe më me efikasitet. Megjithëse nuk thuhet, kemi marrë një vend në emerg jencë dhe po qeverisim në emergjencë.  Marrë me shkurtime nga “Studio e Hapur”


Aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ditari

30.04.2014

Në përballjen me gjyqtarin Julian Haxhi, të arrestuarit Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, duke mos pranuar akuzën e prokurorisë...

“Gjuaji, gjuaji”; Prokuroria zbardh momentet e vrasjes së biznesmenit Konflikti i nisur për një borxh në Itali shkaktoi vrasjen e Ariel Zenkës dhe plagosjen e Agron Goxhit. Por 7 të implikuarit në ngjarje dyshohet të kenë pasur armë. Gjykata lë në burg pesë prej të arrestuarve, edhe pse ata mohojnë krimin Leonard Bakillari Tiranë Ariel Zenka, biznesmeni 35-vjeçar i vrarë të premten në Tiranë është viktimë e një krimi të nxitur nga palët në konflikt. Prokuroria tha dje në gjykatë se viktima është gjendur rastësisht në mes të konfliktit, për një borxh të marrë vite më parë në Itali e të pashlyer. “Ariel Zenka është ndjerë i fyer nga veprimet dhe fjalët e personit nën hetim, Edison Kajtazi, i cili po bënte presion me armë në dorë. Edhe viktima Ariel ka nxjerrë armën që kishte me vete. Në këtë moment është dëgjuar një zë nga personat e tjerë që ishin me Edison Kajtazin, që thotë: ‘gjuaji, gjuaji’ dhe pas këtij momenti janë dëgjuar disa të shtëna armësh zjarri”, - tha dje prokuroria në gjykatë. Skena e të shtënave ka zgjatur pak minuta, ndërsa Ariel Zenka ka mbetur i vdekur e Agron Goxhaj është plagosur. Palët në konflikt kanë pasur kohë të mjekojnë plagët e Goxhajt në vendin e krimit, para se të iknin nga sytë këmbët. Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli pesë nga shtatë të dyshuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit Ariel Zenka, i vrarë të premten e javës së shkuar në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Pesë të dyshuarit u arrestuan tri ditë më parë në një banesë në qytetin e Durrësit, teksa po përgatiteshin për t’u larguar jashtë vendit. Në përballjen me gjyqtarin Julian Haxhi, të arrestuarit

7

Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, duke mos pranuar akuzën e prokurorisë. Në seancën për masën e sigurimit mungonte i dyshuari Edison Kajtazi, i cili dyshohet se është autori kryesor i vrasjes dhe nxitësi i konfliktit. Por, pa-

varësisht qëndrimeve të ndryshme të të arrestuarve, gjykata vendosi t’i lërë atë në qeli deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë. Gjatë seancës së djeshme, e cila zgjati për rreth tri orë, disa nga të arrestuarit i thanë gjykatës se ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes. Ata mohuan të kenë qëlluar

mbi 35-vjeçarin Ariel Zenka, duke thënë se në vendin e ngjarjes kishin shkuar për të shoqëruar miqtë e tyre për sqarimin e një konflikti. Por prokurori tha se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Edison Kajtazi, i cili do të përballet me gjykatën të mërkurën e kësaj jave. Sipas hetimeve paraprake rezulton se Kajtazi, i shoqëruar edhe nga të arrestuarit e tjerë, kishte lënë takim me shtetasin Besnik Mansaku, për të cilin dy ditë më parë Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “arrest shtëpie”. Takimi mes Kajtazit dhe Mansakut, sipas prokurorisë ishte lënë për shkak të një borxhi të pashlyer, i cili dyshohet se është edhe motivi i konfliktit që përfundoi me vrasjen e biznesmenit 35-vjeçar. Mansaku mësohet se ka qenë i shoqëruar nga viktima Ariel Zenka, i cili në debat e sipër dyshohet se ka nxjerrë i pari armën për të qëlluar në drejtim të Kajtazit. Në këtë moment ka ndërhyrë shtetasi Agron Goxhaj, i cili ka tentuar t’i heqë armën Zenkës, por ka mbetur i plagosur në krah. Menjëherë më pas, sipas prokurorisë, Edison Kajtazi ka qëlluar disa herë në drejtim të 35-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të arrestuarit e tjerë, sipas prokurorisë dyshohet se kanë kryer veprime aktive, qoftë në vendin e ngjarjes apo edhe në përkrahjen e autorit të dyshuar të krimit.

hetimi

Kontrabanda, dy doganierë në pranga Policia e Korçës ka arrestuar 7 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës. Mes të prangosurve janë tre efektivë të policisë kufitare, dy doganierë, si dhe dy tregtarë. Të gjithë këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë kaluar një sasi të konsiderueshme malli nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Goricë pa kryer me parë zhdoganimin e ngarkesës, e cila vinte nga Maqedonia. Dy doganierët e arrestuar nuk kishin as një muaj që kishin filluar punë në këtë shërbim. Policia e Korçës dhe dogana nuk bëjnë të ditur sa ka qenë shmangia e detyrimit doganor. Sipas policisë mësohet se arrestimi i të dyshuarve u bë nga policia e Korçës, pasi të ndaluarit akuzohen për futjen e mallrave kontrabandë nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore të Goricës në Korçë. Sipas hetimit mësohet se të arrestuarit dyshohet se kanë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar disa shishe verë dhe uthull, të cilat nuk kishin dokumente shoqëruese. “Bëhet fjalë për 160 shishe vere dhe 160 shishe uthull, që dy tregtarët i kaluan në doganë pa faturën e zhdoganimit”, thanë burime të policisë. Pas arrestimit të tregtareve në kushtet e flagrancës, policia vuri në pranga doganierët Altin Cenolli dhe Niko Vurmo, si dhe punonjësit e policisë Pirro Bendo, Gazmor Bregu dhe Dëfrim Agastra. 

arrestimi

Pedagogu 23-vjeçar, 15 mijë lekë ryshfet për një provim Arrestohet Fatmir Çeka, i akuzuar se merrte ryshfet në këmbim të një note kaluese në Universitetin e Peshkopisë Një pedagog vetëm 23 vjeç është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se merrte para nga studentët. Fatmir Çeka u arrestua mëngjesin e djeshëm, sepse ishte denoncuar nga disa studentë për marrje ryshfeti në këmbim të notës. 23-vjeçari u arrestua nga policia e Dibrës, e cila tha se Çeka ishte pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, filiali i Peshkopisë. Policia tha se ndalimi i Fatmir Çekës, 23 vjeç, banues në rrethin e Matit, me detyrë pedagog i jashtëm, u bë për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “mashtrim”. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në detyrën e pedagogut të jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu” filiali Peshkopi, iu merrte studentëve të këtij universiteti shuma të konsiderueshme parash, të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese. Policia thotë se ka mundur të provojë të paktën 9 raste kur 23-vjeçari kishte marrë shuma parash nga studentë të ndryshëm vetëm për nota kaluese, çka e vështirëson pozitën e Çekës në raport me drejtësinë. Burime të policisë thanë se pedagogu ishte mbajtur nën përgjim prej disa kohësh, pas denoncimit të disa studentëve se i dyshuari u kërkonte para në këmbim të notave kaluese. Pas arrestimit të tij, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës kanë nisur nga puna për dokumentimin e të gjitha rasteve të dyshuara. Përveç rasteve të denoncuara, pedagogu dyshohet se mund të jetë im-

TAKIMI I DYTE I HAPUR I BORDIT LOKAL KËSHILLIMOR I PROJEKTIT INTERMODAL Ne date 29 Prill 2014, Ministria e Transportit dhe Infrastruktures ne kuader te projektit Intermodal organizoi takimin e dyte të hapur, mbi Transportin Intermodal në Shqipëri. Projekti Intermodal financohet nga programi IPA Adriatic Cross Border Cooperation 20072013 ne bashkëpunim me Ministrine e Transportit dhe Infrastrukturës. Ne këtë takim u pasqyruan arritjet e deritanishme dhe kontributi I dhene nga ky projekt ne fushën e transportit intermodal, qëllimet e tij për dhënien e zgjidhjeve më të mira për të lehtësuar transportin në zonën turistike të Adriatikut, e cila merr rendesi te vecante me afrimin e sezonit veror. Gjithashtu u permend kontributi i projektit ne zhvillimin e turizmit në zonën bregdetare të Adriatikut duke implementuar modele te transporti intermodal. Pjesëmarrësit diskutuan për inisiativën e këtij aktiviteti me interes të gjerë në fushën e transportit dhe turizmit. Ata e shohin me mjaft vlerë këtë takim te 2-te periodik i cili ka per qellim hartimin e strategjise per zhvillimin dhe promovimin e transportit intermodal si nje mjet per te rivitalizuar lëvizjen e turisteve. Hartimi i kesaj strategjie ka nisur me studimin e indicatoreve lokal , situatën atuale te infrastrukturës dhe matjen e eficences se sistemit te transportit te kryera deri tanimë ne kuadër te këtij projekti.

Policia thotë se ka mundur të provojë të paktën 9 raste kur 23-vjeçari kishte marrë shuma parash nga studentë të ndryshëm vetëm për nota kaluese, çka e vështirëson pozitën e Çekës në raport me drejtësinë... plikuar edhe në raste të tjera korrupsioni, të cilat do të hetohen nga policia. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh kur policia vë në pranga pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Vetëm pak kohë më parë efektivat blu arrestuan dy pedagogë në Durrës, të cilët u dyshuan për korrupsion.

Nga ekspert të fushës u theksua nevoja për ndërtimin e infrastrukturës së duhur për transportin lokal dhe atë ndërqytetas qe lidhin zonat turistike që mund t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar, por duke ruajtur dhe parametrat mjedisore. Gjatë diskutimit u rishikuan problemet kryesore të transportit lokal/urban kryesisht në zonat e synuara të projektit dhe u vunë ne dukje vështirësitë që hasen në zinxhirin e transportit intermodal në këto zona si dhe u diskutua për zgjidhjet e mundshme. Ky takim i hapur do t’i shërbejë mjaft zgjidhjes së problematikave të shumta për të lehtësuar ngarkesën e trafikut të krijuar gjatë sezonit turistik, mungesës aktuale të transportit alternativ, jo vetëm për lëvizjen nëpër qytet po dhe lidhjet me qytetet e tjera. Në përfundim të takimit u mirëprit hartimi i strategjise per te zhvilluar dhe promovuar transportin intermodal i cili do te ndikoje ne forcimin e sistemit t e transportit publik, si dhe ne rritjen e qëndrueshmërise dhe standartet e lëvizjes


8

30.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

aktualite

3 viktimat janë zënë poshtë nga një masiv gurësh në kanionet e Moglicës. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, ndërkohë që bëhet e ditur se personat që humbën jetën kanë qenë punonjës të firmës që po ndërton rrugën Gramsh-Kondovi-Moglicë.

Shembet shkëmbi, godet për vdekje 2 punëtorë dhe inxhinierin italian Dy punëtorë dhe inxhinieri italian i ndërtimit të rrugës Gramsh-Moglicë kanë humbur jetën mbrëmë gjatë shembjes së një masivi shkëmbor. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të thellë mes Gramshit dhe Korçës, ndërsa ndihma e dhënë ndaj të dëmtuarve nuk ka mundur t’i shpëtojë ata nga kthetrat e vdekjes. Policia bëri me dije se të vdekurit janë Sokol Elmazi, 33 vjeç, Oltjon Kola, 21 vjeç, si dhe inxhinieri italian i kompanisë që po kryente punime në rrugë. Burimet policore tha-

në se të tre ata kishin përfunduar punën dhe po ecnin në një rrugë malore kur janë goditur nga një masiv shkëmbor. Të tre punëtorët, të specializuar për ndërhyrje në masivet shkëmbore ishin duke punuar për ndërtimin e rrugës Gramsh-Moglicë.  3 viktimat janë zënë poshtë nga një masiv gurësh në kanionet e Moglicës. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, ndërkohë që bëhet e ditur se personat që humbën jetën kanë qenë punonjës të fir-

mës që po ndërton rrugën Gramsh-Kondovi-Moglicë. Trupat e pajetë janë dërguar në spitalin e Gramshit, pasi ka qenë edhe zona më e afërt me vendin ku po kryheshin punimet. Mjekët konfirmuan se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shumta, të shkaktuara nga rrëzimi i gurëve. Policia po kryen hetime për të zbuluar kushtet e sigurisë në punimet e rrugës Gramsh-Moglicë. Hetimet kanë vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Pas dy atentateve kërcënuese, merret në mbrojtje komunari i Farkës Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje Fatbardh Plakun dhe familjen e tij, pas goditjes me shotgun të makinës. Megjithatë, hetimi për atentatorët në vendnumëro, pasi kryekomunari deklaron se nuk ka konflikte Dashamir Biçaku Tiranë Policia e Tiranës merr në mbrojtje kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, pas atentatit me shotgun kundër makinës së djemve të tij. Burime të policisë bënë me dije për MAPO-n se po shqyrtojnë një mbrojtje të posaçme për kryekomunarin e Farkës. Deri atëherë, një furgon policie patrullon pranë shtëpisë së tij, e cila një muaj më parë u qëllua me antitank. Një veprim i tillë është ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës menjëherë pas incidentit të denoncuar nga kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, sipas të cilit persona të paidentifikuar dhe të maskuar që lëviznin me një motoçikletë, goditën me armë gjahu shotgan veturën me të cilën udhëtonin dy djemtë e tij ndërsa ktheheshin nga shkolla. Marrjen në mbrojtje nga policia e konfirmoi edhe vetë Plaku, por pa bërë komente të tjera. Ai pranoi se kishte kërkuar mbrojtje të posaçme nga policia për shkak të problemeve të krijuara, si dhe pas dy incidenteve të njëpasnjëshme pranë banesës së tij. Incidenti i fundit u njoftua se kishte ndodhur të hënën më 28 prill, rreth orës 15:30, ku sipas Plakut, dy persona goditën me armë gjahu veturën me të cilën udhëtonin dy djemtë e tij, përkatësisht 19 dhe 14 vjeç. Sipas Plakut, djali i tij 19-vjeçar

kishte shkuar për të marrë nga shkolla vëllain e tij më të vogël në fshatin Sauk të komunës së Farkës, dhe kur dy vëllezërit kanë qenë duke u kthyer për në banesë, në një distancë prej rreth 1 kilometër larg saj mjeti i tyre u sulmua me armë nga dy persona. Ndërkaq, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe të mjetit që denoncohej i goditur, ka nisur menjëherë hetimet si dhe ka marrë dëshmitë e personave që mendohet se kanë dijeni mbi atentatin. Hetuesit e policisë kanë sekuestruar kamerat e disa objekteve të zonës së Farkës, për të identifikuar ndonjë mjet të ngjashëm me atë të përshkruar nga Plaku dhe djemtë e tij. Ekspertët e policisë mbeten skeptikë lidhur me atë nëse arma e përdorur ishte armë gjahu shotgan, apo armë sportive me plumba plastikë. Kjo pasi sipas ekspertëve, shotgani mund të shkaktojë pasoja më të rënda në mjet nga sa i janë shkaktuar makinës luksoze që drejtohej nga djali 19-vjeçar. Nga ana tjetër, hetimet janë në vendnumëro sa i përket personit që qëndron pas atentateve kundër Fatbardh Plakut. Si në rastin e sulmit me antitank kundër vilës, ashtu edhe goditjes së makinës dy ditë më parë, kreu i Komunës së Farkës ka pohuar se nuk e njeh “armikun” e tij. “Unë nuk kam konflikt me askënd, e gjithashtu nuk kam marrë ndonjë kërcënim për asnjë arsye”, - ka pohuar në të dyja rastet kryekomunari prej 17 vitesh i zonës së pasur të Farkës. Policia po heton me burime informative dyshimet për konflikte që mund të kenë ardhur si pasojë e detyrës që kryen Plaku, apo problemeve të tjera të krijuara në administrimin e gjatë të zonës së Farkës. Megjithatë, policia pohon se pa një denoncim konkret të kryekomunarit, do ta ketë të vështirë të zbardhë se kush është i interesuar për të goditur Fatbardh Plakun.

Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku

Lezhë Hetimet janë në vendnumëro sa i përket personit që qëndron pas atentateve kundër Fatbardh Plakut. Si në rastin e sulmit me antitank kundër vilës, ashtu edhe goditjes së makinës dy ditë më parë, kreu i Komunës së Farkës ka pohuar se nuk e njeh “armikun” e tij.

Një shqiptar arratiset nga burgu i Zvicrës Një shqiptar është arratisur nga një burg në Zvicër. 25-vjeçari është larguar nga dhomat e paraburgimit, një kontejner në Liestal, kantoni Baselland, ku ndodhej në hetim, nën akuzën e tregtimit të drogës. Arratisja e shqiptarit është realizuar pa përdorur dhunë ndaj të tjerëve, mbrëmjen e së hënës. Me gjithë angazhimin e qenve policorë, hetuesit ende nuk kanë mundur t`i bien në gjurmë të ikurit. Ai duket të jetë lënduar gjatë ikjes dhe këtë e tregon fakti se janë gjetur gjurmë gjaku. Për rastin janë njoftuar edhe spitalet e afërta. Mbetet ende e paqartë mënyra sesi i riu, i gjatë vetëm 1.64 centimetra, ka mundur të ikë. Kjo është objekt i hetimeve të mëtejme. Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes i është dashur të kalonte dy pengesa. Sipas drejtorisë për sigurinë, kriteret e sigurisë në burgun e improvizuar do të ashpërsohen, edhe pse ky do të jetë muaji i fundit para heq jes së tij, shkruajnë mediat zvicerane. 

Procedim infermierit për gjymtyrën e flakur në lumë Një gjymtyrë njeriu, e hequr me operacion, është flakur në ujërat e lumit Mat. Por gjetja e saj i ka kushtuar procedimin kryeinfermierit të spitalit të Lezhës. Duke marrë shkas nga gjetja e një këmbe anës detit, janë vënë në lëvizje strukturat e policisë së Lezhës për të nisur hetimet se kujt i përkiste gjymtyra. Lidhur me këtë fakt, ditën e djeshme policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Enkeled G., vjeç 32, me profesion kryeinfermier i Spitalit Rajonal Lezhë. Kryeinfermieri akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës”. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se më datë 12 mars, në spitalin e Lezhës është operuar një 74-vjeçar nga Mirdita. Pas operacionit, në kundërshtim me rregullat gjymtyra u është dhënë familjarëve, të cilët e kanë hedhur në lumin Mat. Ndërkohë, materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k Zhvillon ankandin e dytë për pasurinë:

Njoftim për ankand Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi fillestar: 1.532.185 (një milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë. Përfundon më datë 26.05.2014, ora 16.00, Adr : Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.04.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Krimea dhe ‘hipokrizia e politikës botërore...’ K a të ngjarë që viti 2014 të mbetet në historinë botërore si “viti i Ukrainës”. Kjo ish-republikë e BRSS, dhe sot shtet i pavarur që shërben si një jastëk ndarës ndërmjet Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse, ka më shumë se katër muaj që ka pushtuar faqet e para të gazetave të mbarë botës. Me emrin e saj lidhet sot për sot e ardhmja e marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin. Duket sikur, befasisht në mënyrë të rrufeshme, kohët historike të botës së vjetër janë kthyer mbrapa, kur merreshin vendimet në tryezat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha mbi fatet e popujve e të vendeve të kontinentit. Është i dukshëm fakti se një e katërt shekulli demokracie në hapësirat e tij, nuk ka qenë i mjaftueshëm për të rivendosur klimën e qëndrueshme të besimit të ndërsjelltë mes Rusisë e pjesës tjetër të Evropës. Ndryshimet vullkanike të vitit 1989 i shfytyruan projektet globale të përcaktuara në Jaltë nga krerët fitues të Luftës së Dytë Botërore. Tërmeti që pasoi qe vendimtar, jo vetëm për të përligjur shembjen e një sistemi shoqëror, i cili nuk ishte më në gjendje të garonte me kundërshtarët e tij për hegjemoni botërore, por edhe për të nxjerrë në shesh dobësinë e theksuar të njërës superfuqi, Bashkimit Sovjetik, që e pa veten të copëtuar, të pafuqishëm, të deklasuar në të gjithë treguesit ekonomikë, politikë, ushtarakë, ashtu sikurse në pohimin e vlerave demokratike. Sa hap e mbyll sytë Rusia mbeti e vetme mbasi 15 republikat e tjera, që së bashku përbënin “kështjellën e pamposhtur të socializmit” në botë, u vetëshpallën shtete të pavarura. Qe ai çasti i bing-bangut të asaj pjese të botës, që do të niste nga zeroja rrugën e saj në një kuadër botëror në ndryshim të shpejtë e të vazhdueshëm. Në nënvetëdijen e saj Rusia nuk u pajtua kurrë me gjendjen e re dhe, në strategjinë e saj afatgjatë, ajo vuri si synim rivendosjen e gjendjes së mëparshme edhe pse në kushte e forma të ndryshme. Këtu zë fill problemi i Ukrainës dhe zhvillimet e tij në ditët tona. Për dy dhjetëvjeçarë marrëdhëniet ruso– ukrainase patën luhatjet e tyre, por ishin të kontrollueshme nga ana e Kremlinit, nëpërmjet forcës politike ish-komuniste e filoruse, mjaft të fuqishme në kuadrin politik të përgjithshëm e, kryesisht, në krahinat lindore të vendit. Madje kjo parti, e kryesuar nga ish- presidenti Janukoviç, një shembull korrupsioni e kundër demokracie, mori një vendim, i cili u bë fatal për të dhe që ndezi fitilin e një gjendjeje shpërthyese, së cilës askush nuk është në gjendje t’i përcaktojë përmasat e pasojat. Vendimi qe ai i ndërprerjes së bisedimeve me BE dhe i mos nënshkrimit të traktatit të shoqërizimit me të në shkëmbim të një traktati

koment

Eugjen Merlika

ndihme nga ana e Rusisë. Për të qenë objektivë në interpretimin e ngjarjeve duhet pranuar se në këtë vendim ndikoi në mënyrë përcaktuese gjendja tepër e vështirë ekonomike e vendit dhe ngurrimi i Evropës dhe SHBA-së për të ndihmuar shëndoshjen e saj. Këtu u vu në veprim dhelpëria politike e presidentit Putin, që vuri peng 15 miliardë dollarë në altarin e sendërtimit të synimit për të kthyer “delet e humbura” në vathën e tyre. Por dhelpëria e presidentëve rus e ukrainas, të formuar me mendësinë komuniste të nënshtrimit të popujve ndaj vullnetit të kastave drejtuese, nuk pati aftësinë të kuptojë se një e katërt shekulli kishte nxjerrë në skenën e Ukrainës një brez të ri që nuk ishte i gatshëm të bënte fli dëshirën për t’u bashkuar me Perëndimin, në një “perandori” të re të markës ruse, jo shumë e ndryshme nga ajo që kishte provuar në shekullin e fundit. Shoqëria civile ukrainase dhe partitë properëndimore të vendit u ngritën në protesta të fuqishme që nuk u mposhtën nga dhuna e qeverisë, por që çuan në rrëzimin e saj dhe të presidentit Janukoviç, duke zhvleftësuar edhe marrëveshjen me Rusinë. Kundërveprimi rus qe i menjëhershëm dhe u pasqyrua në organizimin e referendumit për Krimenë, këtë gadishull të tartarëve të bashkuar me Rusinë nga perandoresha Katerina e Madhe. SHBA-ja dhe Evropa nuk e pritën mirë këtë veprim të Rusisë e, megjithë qëndrimet e ndryshme të shteteve europiane, vendosën fillimin e sanksioneve kundër saj. Ky veprim duhet të ishte më shumë një parapritë për politikën zgjeruese të Putinit në të ardhmen sesa një përgjigje për faktin real. Për këdo që njeh historinë e Krimesë dhe rëndësinë e saj strategjike për interesat ruse, qëndrimi rus nuk do të përbënte një të papritur të madhe. Në këtë vështrim demonizimi i tij nuk është shprehje e realizmit politik, për pasojë mendoj se rezultati i referendumit nuk duhet quajtur i paligjshëm. Por nëse e kundërta e tij mund të quhet shprehje e hipokrizisë politike të Perëndimit, ajo e Rusisë është një varg shfaqjesh të tilla, në të cilat nuk mbetet pa u përmendur shpesh edhe Kosova e pavarësia e saj. Diplomacia dhe shtypi rus, në këta muajt e fundit, kanë vënë në të njëjtin plan çështjet e Krimesë e të Kosovës. Në mënyrë të habitshme ato vazhdojnë ta quajnë “të paligjshme” pavarësinë e krahinës shqiptare, duke lobuar

në gjithë botën kundër njohjes së saj, por nga ana tjetër, e instrumentalizojnë atë për të ligjëruar bashkimin e Krimesë me Rusinë, të cilën ish-presidenti Gorbaçov e quan si “ndreqjen e një gabimi të historisë”. Është shprehje e një mendësie tregtare që nuk ka parime, por i kthen ata në një funksion të ndryshueshëm të interesave të çastit apo të perspektivës të shtetit apo kastës së tij drejtuese. Rusët e dinë mirë se Kosova dhe krahinat e tjera në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi janë të banuara nga popullsi etnike shqiptare që, në trevat e tyre, arrijnë përqindje mjaft të larta. Por edhe atëherë kur ishin zyrtarisht mbrojtësit dhe siguruesit e kampit socialist nuk nguronin t’i blatonin Titos bashkimin e Shqipërisë si “republikë e shtatë”. Ky propozim nuk shqetësonte bashkëpunëtorët e tyre komunistë shqiptarë që përgjëroheshin për Stalinin, por për të cilët çështja kombëtare ishte një koncept “reaksionar” e “fashist”, që binte ndesh me internacionalizmin proletar të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Çuditërisht edhe termat që përdorin sot zyrtarët rusë, duke filluar nga presidenti Vladimir, për të etiketuar drejtuesit e sotëm të Kievit janë “nacionalistë, neonazistë, rusofobë dhe antisemitë”. Duket se komunistët, kudo në botë, vazhdojnë ende t’i quajnë kështu kundërshtarët e tyre, siç bën edhe një ish-shofer autobusi, sot president i Venezuelës. Por hipokrizia e Putinit arrin në kufijtë e mbrojtjes dhe nxitjes së krimit shtetëror, kur me paturpësinë më të madhe, duke bërë krahasimin me Kosovën nuk sheh asnjë ndryshim mbasi, simbas tij, mijëra të vdekurit që çuan në ndarjen e saj nga Serbia “nuk përbëjnë një element juridik të parashikuar nga e drejta ndërkombëtare”!! Qeveria e Kievit, me një dozë të fortë realizmi politik, i lëshoi institucionet e Krimesë administratës ruse pa një të shtëne arme, ndërsa qeveritarët rusë, mbështetësit më të zellshëm të Millosheviçit dhe klikës së tij kriminale më 1999, nuk harxhuan as edhe një fjalë për dënimin e terrorit serb në Kosovë, por e quajtën ndërhyrjen e NATO-s si një “agresion kundër një vendi të pavarur”. Sot bashkimi me Krimenë, edhe se jo zyrtarisht, gjeti njëfarë ligjërimi në opinionin publik, por taktika e shtrirjes së veprimeve antishtetërore e antikombëtare në zonat lindore të Ukrainës nuk ka asnjë lloj justifikimi, as juridik, as moral dhe as historik, por është tregues i strategjisë së rikrijimit të BS. A do të pajtohet Perëndimi me ringjalljen e BS kundër dëshirës së popujve të atyre vendeve, që tashmë kanë bërë zgjedhjet e tyre proeuropiane? Ukraina, për pozitën e saj, mbetet hallka e dobët e atij zinxhiri, për një seri arsyesh, por vullneti i popullit të saj të vendosur do të ngrinte shumë

pikëpyetje para botës së sotme. Përgjigja e real-politikës europiane nuk besoj se do të krijojë një tjetër “korridor të Gdanskut” për ta mbrojtur. Qëndrimi i aleatëve perëndimorë, në sajë të hipokrizisë së politikës së tyre që luhatet ndërmjet interesave dhe parimeve, duke i dhënë përparësi të parave, lë shumë për të dëshiruar. Ekziston një rreshtim transversal në politikën europiane që përfshin të gjitha ngjyrat e saj, të ashtuquajturit “mirëkuptues”, siç i quan shtypi gjerman, ku bëjnë pjesë politikanë, diplomatë, biznesmenë, që përkrahin Rusinë dhe kryetarin e saj. Në këtë rreshtim spikasin emra të njohur të politikës, si ish-kancelarët socialdemokratë gjermanë Schmidt e Schröder, ish-kryeministri i djathtë italian Berlusconi, themeluesi i frontit Kombëtar francez Jean-Marie Le Pen, drejtuesi i partisë euroskeptike angleze Nigel Farrage, ish-kryeministri golist francez Francois Fillon, për të përmendur vetëm pak prej tyre. Në bazë të këtij qëndrimi “mirëkuptues” ndaj kërcënimit të dhunës ruse janë interesa vetjake e kombëtare në fushën e tregtisë e të energjisë, simpati vetjake apo vlerësime të “qëndrueshmërisë” së sistemit putinian, bindje mbi rolin e “pazëvendësueshëm” të Rusisë në zgjidhjen e problemeve botërore kur dihet se qëndrimi i saj më shumë spikat në mbrojtjen e diktaturave të formave të ndryshme në rruzull. Për JeanMarie Le Pen “Zoti Putin nuk ka bërë as edhe një gabim të vetëm, ndërsa amerikanët dhe evropianët kanë kaluar nga një lajthitje në tjetrën”. Të kundërtat në rreshtimin klasik të politikës gjejnë pikat e takimit. Këto lloj qëndrimesh, që ndikojnë sektorë të opinionit publik, kushtëzojnë dhe politikat valëzuese të qeverive gjermane e italiane, që janë të një mendjeje se Putin nuk duhet të izolohet, çfarëdo që të bëjë. Një tjetër rrymë mendimi europiane është ajo që “mirëkupton” frikën ruse nga një përparim i NATO-s në kufijtë e saj. Në dukje ka njëfarë logjike, por askush në NATO nuk ka synime agresive ndaj Rusisë. Po të ishte ky thelbi i problemit ukrainas do të ishte e thjeshtë të zgjidhej, nëpërmjet traktatesh serioze e të respektueshme, madje as nuk do të ishte krijuar.

Ukraina më 1996 nënshkroi një marrëveshje me Rusinë dhe SHBA-në për asnjanësinë e saj, në rastin e heqjes së armëve bërthamore, nën garancinë e tyre për sa i përket mbrojtjes së saj. Nuk kaluan as njëzet vjet dhe Rusia e hodhi në kosh atë marrëveshje, duke vënë në diskutim edhe vetë qenien e shtetit ukrainas. Nëse Helmut Schmidti, në kundërshtim me çdo enciklopedi të botës, shpreh mëdyshje për historinë e shtetit ukrainas që daton në shekujt X – XIII, duke qenë i pari shtet sllav i organizuar në atë hapësirë, gjen terren një aventurier i politikës, si “liberal-demokrati” Zhirinovskij të propozojë sot një ndarje të Ukrainës ndërmjet Rusisë dhe Polonisë. Ringjallen fantazmat e vjetra të pakteve të tipit Ribbentrop – Molotov në Evropën e shekullit 21, në sajë të mendësive të përjetshme të arsyeve të më të fuqishmëve. A do të mjaftojë vullneti i Barack Obamës për të shmangur, vetëm nëpërmjet sanksioneve ekonomike, rrezikun e një agresioni rus në drejtim të Ukrainës? A do të mbarojë me atë agresion të mundshëm etja e Rusisë për perandorinë e humbur? Janë pyetje që të lënë në mëdyshje, por që krijojnë një ankth të madh tek të gjithë. Kujtoj një tjetër çast historik të luftës së ftohtë, që vuri në rrezik paqen botërore. Ishte fundi i gushtit 1968. Mbas mësymjes së Çekosllovakisë së “Pranverës së Pragës” u duk në horizont një tjetër sulm. Isha ushtar në një repart pune, por edhe te ne gatishmëria ushtarake ishte në kuotën zero, në më të lartën. Pritej një sulm i ushtrive të paktit të Varshavës nga kufijtë e Rumanisë në drejtim të saj, të Jugosllavisë e të Shqipërisë, për të dalë në Adriatik, duke siguruar krahun jugperëndimor të kampit socialist. Atë natë që mendohej se do të fillonte mësymja ushtarake, presidenti Lindon Johnson improvizoi një konferencë shtypi në Texas, në të cilën deklaroi: “Çdo aventurë e re ushtarake sovjetike në Ballkan do të ketë pasoja të pallogaritshme për fatet e botës”. Mësymja sovjetike nuk u krye. Nuk di pse ndryshoi plani i Traktatit të Varshavës, sa ndikuan fjalët e presidentit amerikan në atë ndryshim, çfarë ndodhi realisht në ato orë. Të tjera kohë, të tjerë shtetarë, të tjera situata...


op-ed

2

Blog / Pak për “Shkë***atën me..., jo, jo, për “SHKËRDHATËN ME KAPELE”!

Kulturë / Art modern në vilën e Enver Hoxhës, foto nga dhoma e gjumit dhe biblioteka

Zhgënjimet e kërkuara nga “Hëna e Shqipërisë” H

ëna e Shqipërisë”, libri-ese i Ben Blushit, po bën ca ditë që qarkullon anëve tona. Sa në media, sa në librari. Ca në kafene, ca në politikë. Ka kush e lexon dhe nuk do të përzihet, si dhe nga ata që nuk lënë vend pa e përmend. Që nga Panairi i Librit offline deri te FaceBook-u dhe rrjetet sociale online, e sigurt është që promocionit të librit të Blushit nuk i ikën dot këto ditë, ashtu siç nuk i ikën dot promocionit të gjithkujt dhe të gjithçkaje ngado dhe kurdo. Aq më pak ky artikull, që nuk e fsheh përzgjedhjen e subjektit të librit të Blushit ndër një mori subjektesh dhe librash të tjerë. Me qëllimin e mbrapshtë për të gjetur në të jo thjesht kumte dhe mesazhe që meritojnë vëmendje, por “zhgënjime të arsyeshme”. Duke u futur enkas në radhët e “të zhgënjyerve” nga “Hëna”, edhe pse, në të vërtetë, më tepër zhgënjime me kah pozitiv mund të pohoj. Të zhgënjyerit e parë nga libri duhet të kenë qenë ata me pretendime shkencore nga një sprovë me titull “Hëna e Shqipërisë”. Nuk ka asnjë përpjekje të autorit në drejtim të shkencës. Si metodologji jo e jo, por as në terminologji formale apo citueshmëri instrumentale. Është e qartë që në vend të lupës së shkencëtarit, Blushi ka zgjedhur penën e shkrimtarit si stil dhe përmbajtje. Fatmirësisht! Përndryshe një kategori si ajo e “izolatrikëve”, që përbën ndoshta termin më origjinal të librit, as që mund të përfytyrohej. Me “izolatrik” autori i referohet një specieje shqiptare që zor se mund ta kapësh me studime etnografike, kulturore apo politike, sado të sofistikuar ta kesh aparatin shkencor. Izolatriku i Blushit është “një e mesme e feudalëve orientalë të përzier me borgjezët e rinj kapitalistë… Një njeri i cili mendon si evropian, por sillet si oriental. Ai do të bëjë mirë, por së pari nuk di dhe së dyti, edhe nëse di, ka frikë, sepse mirësia do t’i merrej për dobësi. Ai ëndërron të jetë xhentëlmen, por pastaj kujtohet se, duke u sjellë si feudal, mund të jetë shumë më tërheqës dhe i pushtetshëm. Izolatriku e di se mund ta humbasë pushtetin duke ndryshuar…” Disa prej këtyre “izolatrikëve” që autori i identifikon edhe vetë, thuajse konkretisht, janë “burra të pasur dhe të fuqishëm që drejtojnë provincat dhe qytetet… Ata kanë fuqinë për të ndikuar mbi vendimet politike, ata presin dhe përcjellin udhëheqësit e lartë, u bëjnë konak… Ata janë një model karriere që lulëzon në lagje, fshatra dhe qytete … Shpejt, tipari kryesor me të cilin do mund të identifikohen, do jetë izolimi. Ata nuk duan të afrohemi me Evropën, sepse e ndiejnë se Evropa nuk është një vend ku mund të jetojnë duke konsumuar të gjitha zakonet e ditës, nga takimi me berberin në mëngjes e deri tek shëtitja me shoferin në mbrëmje…” Në kategorinë e izolatrikëve, që është relativisht e gjerë, mund të shtiesh mjaft nga zyrtarët politikë në qarkullim, përfshirë ndoshta edhe vetë kryeministrin, pavarësisht se libri nuk e sugjeron këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk di pse më kujtohet gjesti tipik oriental i shkuljes së veshit një të riu shqiptar në mjediset diplomatike të Vjenës ndërsa lexoj për izolatrikët shqiptarë me mejtime oksidentale dhe sjellje orientale… Edhe pse i ngjan një loje, identifikimi i gjithnjë e më shumë “izolatrikëve” rreth e përqark nesh flet për kahjen serioze të këtij fenomeni, për sa kohë pengues të tillë socialë të zhvillimit përcaktojnë mënyrën si administrohemi dhe drejtohemi të gjithë ne

koment

Dr. Belina Budini

në hapësirën publike. Duket se një radhë tjetër të zhgënjyerish, disa prej të cilëve edhe janë shprehur për librin me artikuj kritikë, janë mëtuesit e intelektualizmit tejet të specializuar. Pa dyshim në teologji, por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomi, gjeo-politikë dhe ndoshta gjithësi, ata që shpalosin ngado flamujt e erudicionit të “google”-it apo të “wikipedia’-s” si provë të mençurisë së tyre. Një sprovë ose ese prej 140 faqesh si “Hëna e Shqipërisë” nuk i përmbush dot pritshmëri të tilla “lunatike” sado e ushqyer me kreacion dhe erudicion të jetë. Mirëpo, rryma e “të gjithë gazetarë”, “të gjithë opinionistë” apo “të gjithë autorë” dhe “më të mirë se vetë autori” karakterizon mjedisin e sotëm komunikues, duke lehtësuar jo vetëm qarkullimin e ideve, teksteve, autorëve, por edhe të vrasësve së ideve, teksteve, autorëve. Duket i pandalshëm vërshimi i “eruditëve” që “iluminojnë” autorët e publikuar të cilët hiç, po hiç, nuk ua mbushin mendjen, sepse pa dyshim ata mendjen e kanë gjithnjë të mbushur më përpara. Ndaj këtyre radhëve të zhgënjyerish, që gjejnë tek çdo tekst një verdikt apo një finalitet praktik, si të ishte kundër-bota e tyre, zor se ua mbush mendjen perspektiva e Blushit apo e ndonjë autori tjetër (sidomos shqiptar). Ja për shembull, perspektiva mbi krizën e Evropës aktuale dhe tiparin e saj gjermanocentrik, që zë nja 5-6 faqe të esesë, mund të skualifikohet lehtësisht si grandomani. Qasja ndaj islamit si organizim politik në Kosovë dhe turqizimi i Shqipërisë, si edhe perspektiva nacionaliste mund të zhvlerësohen si provokacione ligjërimore. Qasja ndaj pabarazisë si majtizëm esencialist. Perspektiva për shkollat, shëndetësinë dhe cilësinë e jetesës si nihilizëm, etj. Ja ku e asgjësuam përmbajtjen e gjithë sprovës me një të rënë të lapsit. Mirëpo asnjë diskutim nuk lind nga sa më sipër. Asnjë mundësi komunikimi ndërmjet perspektivash ose refleksionesh alternative. Qëllimi i këtyre radhëve nuk është për të thënë se duhet të jesh dakord me “Hënën” e Blushit, aq më tepër që çështjet pykë ose ato që më tepër ndajnë sesa bashkojnë, janë më të rëndësishmet në libër. As nga dritarja ime hëna nuk duket njëlloj, por një lexim alternativ i realitetit, nuk ka pse të mos jetë i mirëpritur, më e pakta që mund të thuhet. Aq më tepër kur ky interpretim është i shprehur me stil të pamohueshëm. Pa i ndarë, asesi, atributet e formës nga ato të përmbajtjes (se ka edhe nga ata që s’di si janë në gjendje ta lexojnë veç formën dhe veç përmbajtjen e një teksti), “Hëna e Shqipërisë” mund edhe të zhgënjejë me ndonjë gjë që thotë, por prapë ka diçka tjetër që e kompenson. Dhe nuk e kam fjalën për atë dreq stili, por për perspektivën futuriste apo këndvështrimin në një pikë të largët dhe distante, më të ftohtë dhe më tërësore që i hedh zhvillimeve të botës shqiptare “Hëna” e Blushit. Kështu, megjithëse personalisht nuk prirem ta shoh kaq të largët sa ai bashkimin e Shqipërisë me Evropën, nuk

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mund të mos e marr në konsideratë perspektivën sipas të cilës “në Shqipëri do të shtohen anti-evropianët. Në elitën politike dhe financiare” për ta futur kësisoj Shqipërinë “në një izolim të ri… “A nuk janë shtresa e atyre “izolatrikëve” për të cilët flet Blushi garantë për këtë? Edhe pse, sërish, ndryshe nga autori, nuk shoh tek lobimi i hapur ligjor i grupeve të interesit mungesë demokracie, por më shumë demokraci; nuk mund të mos ndalem në llogarinë e thjeshtë të autorit sipas të cilit elita financiare dhe ajo politike, të dyja kanë dalë të fituara në këta njëzet vjet “nga korrupsioni, deformimi i drejtësisë, mungesa e konkurrencës së lirë, shkalla e ulët e arsimimit të punëtorëve dhe dekurajimi i investimeve të huaja. Njëra ka fituar konsumatorë dhe tjetra, votues. Prandaj çdo reformë do vazhdojë të kundërshtohet nga klasa e biznesit me përjashtim të atyre pak reformave që nuk prekin atë, por kryesisht klasën e varfër të punëtorëve dhe shtresën e mesme që punon dhe do punojë për ta, siç edhe ndodhi me ndryshimet e fundit fiskale…” Megjithëse nuk i ndaj specifikisht dhe esencialisht qëndrimet ose bindjet ideologjike, ekonomike dhe religjioze të Blushit, konstatimet e tij në perspektivë shfaqen të besueshme dhe realiste kur shprehet se “Problemet e pazgjidhura të pronësisë së tokës do të shtyjnë investimet… varësia e Shqipërisë ndaj importeve do të rritet dhe ekonomia e saj do ta ketë të pamundur të kthehet, edhe për disa dekada, në ekonomi prodhuese. Çka do të thotë se papunësia nuk do të ketë gjasa të ulet dhe zbutja e pabarazisë po ashtu”. Që një politikan i një formacioni që premton “Rilindjen” të bëjë parashikime të tilla, kjo nuk është aspak politikisht korrekte. Pohime si këto, që janë të shumta në libër, pa dyshim që e shpallin Blushin politikan jashtë linje, por nga këndi i interesit publik nuk ka pse të shihet si problem. Përkundrazi. Shenja e barazisë që Blushi vendos mes islamit dhe traditave shqiptare në raport me punën, me familjen dhe me shtetin mund të jenë problematike në thelb, mirëpo perspektiva e organizimit politik me frymëzim fetar do të ishte edhe më shqetësuese po të mos mbahej parasysh, sepse sipas Blushit “në dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme, partitë me tendencë islame do të jenë prezente në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm duke provokuar krijimin e partive me karakter fetar të besimeve të tjera, por edhe duke dominuar koalicionet e reja elektorale. Shqipëria e ka mbjellë farën e partive me karakter etnik dhe është shumë afër ditës për të pritur, madje mirëpritur, parti me theks të fortë fetar. Kosova ka sot dy parti islamike të regjistruara legalisht dhe një deputet të zgjedhur në parlament. Kur kjo erë të fryjë, do jetë e pamundur të ndalet dhe, klasa politike, do hyjë në garë se kush do t’i mbështesë më shumë, për t’i pasur aleatë për vota dhe pushtet”. Po kaq e errët shfaqet “Hëna e Shqipërisë” edhe në lidhje me arsimimin, punësimin, zhvillimin kulturor dhe nivelin e jetesës si edhe të ndjerit e shqiptarëve. Nuk mund të mos provosh zhgënjim për sa më sipër, por kjo nuk ka lidhje me librin e Blushit. Kjo ka lidhje me perspektivën e gjithsecilit ndaj realitetit, që mund të mos përkojë me atë të autorit të “Hënës”. Mirëpo, siç mëtojnë edhe filozofët post-modernë, nuk ka gjë më reale sesa gjasmimi i realitetit, ndaj përpjekja për ta njohur realitetin e tjetrit nuk është kurrë një betejë për tjetrin, por për veten.

30.04.2014

Universitet / Menaxhimi i burimeve njerëzore në universitete, sfida e re e arsimit të lartë

11 Nuk e di, zotni, nëse ishte Bacon ai që shkroi veprat e Shakespeare, por nëse nuk e ka bërë, më duket mua, atij i ka ikur rasti i një jete. - James M. Barrie

PD-ja ka nevojë të rikonceptohet

koment

Arjan VASJARI

23 qershori ndodhi jo thjesht për shkakun se PD-së iu konsumuan fytyrat e hierarkëve të saj, por mbi të gjitha, sepse hyri në krizë modeli i saj. Prandaj PDja e zotit Basha duhet rikonceptuar. Madje, për të qenë i drejtpërdrejtë, zoti Basha ka detyrimin ta rikonceptojë.

N

ga Sikur kryetar të mos ishte Lulzim Basha, do të ishte pothuajse e pamundur të bëje dallimin mes partisë së “tij” dhe partisë së ish-kryetarit. Me pak përjashtime, që afërmendsh Lulzim Basha i ka qoftë për shkak të moshës e qoftë për shkak të konstitucionit human,”të dyja partitë” janë gati-gati si në kalk. Për shembull, Lulzim Basha, në ndryshim nga ish- kryetari i PD-së, përpiqet të jetë i kufizuar në pathos, instinktin primordial të agresionit verbal nuk e ka dhe aq të zhvilluar, përpiqet të kontrollojë plastikën e gjestit, të moderojë kantilenën kërcënuese në ligjërim etj. Në këtë vështrim, pa dyshim, Lulzim Basha ka sjellë ndryshim në partinë “e tij”. Çështja është se ky përbën të vetmin ndryshim. Gjithçka tjetër është, zëre se njësoj. Në formë dhe substancë, partia e zotit Basha vijon të ngelet si partia e zotit Berisha. Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në një gjykim vlerash, nëse është kjo apo ajo më e mirë. Ajo çfarë ka rëndësi në analizë është se, për momentin, ngjajnë shumë. Mirëpo, partia e zotit Basha është e detyruar që të transformohet, për të mos u shkatërruar. Është në dialektikën e gjërave kjo. Edhe sikur tentacionet (imagjinohet nga vijnë) për konservimin e species të jenë të forta, prapëseprapë PD-ja është e dënuar të ndryshojë. Virtyti dhe domethënia historike e një partie moderne verifikohen pikërisht tek kapaciteti për të mundur tentacionet e saj. Kështu që, më parë se lista e anëtarësisë, më parë se zgjedhja e strukturave, më parë se përditshmëria e aksionit të saj, PDja ka nevojë të rikonceptohet. Sot për sot, partia e zotit Basha nuk përfaqëson asgjë më shumë se zgjatimin e modelit politikëbërës të partisë së zotit Berisha. Në formë dhe substancë. Është një stereotipi sjelljeje, të cilën e ka ndërtuar ish-kryetari i partisë kur PD ishte në opozitë e që vijon si e tillë edhe sot. Sot, njësoj si edhe gjatë gjithë kohës kur kryetar ishte zoti Berisha, libreti politik i PD-së nuk ka pësuar asnjë ndryshim: mbledhje e grupit parlamentar ditën e hënë, ku flet kryetari dhe një aglomerat fytyrash me dhe pa përmbajtje konsumojnë në letargji fjalët e tij; konferenca shtypi mesatarisht çdo ditë për gjithfarë çështjesh apo ngjarjesh me apo pa interes publik; ndonjë prononcim i paparashikuar për njerëz të parashikueshëm për çfarë do thonë, tek dera e parlamentit...Me pak fjalë, një spektakël i stërparë dhe vjetëruar në ekstrem. Mirëpo, t’i hysh përmbajtjes së sjelljes, situata bëhet edhe më dëshpëruese. Njësoj si atëherë kur kryetar ishte zoti Berisha, edhe partia e zotit Basha sot, në emër të opozitarizmit aktiv shpall si të sajën çdo kauzë, mjafton që në mes të jetë një konflikt me pushtetin. Nuk ka rëndësi nëse kauza nuk përputhet me filozofinë e saj. Javën që shkoi, për shembull, në konflikt të hapur me ndërgjegjen e saj politike, doli të kundërshtojë reformën në institucionet kulturore në emër të një solidariteti me “artistët që po flaken në rrugë”. Ndërkohë që bëhet fjalë për një reformë, e cila në frymën e saj, përveçse e koncepton artin dhe kulturën si një fenomen cilësor dhe jo si një kapanon ku strehohen masovikët dhe parazitët, përmban dy nga kapisaldet e filozofisë politike të Partisë Demokratike: tregun dhe meritokracinë. Të njëjtën gjë bëri edhe pardje dërgata e parlamentarëve të saj kur shkoi të solidarizohej me një grup studentësh, të cilët kishin ngelur pa mësim ngaqë pronari i universitetit ishte një evazor fiskal dhe financat, me të drejtë, i kishin sekuestruar godinën. Po, a nuk është në themel të programit të saj politik parimi i legalitetit? Lulzim Basha është vonë me ristrukturimin e Partisë së tij. E ka pranuar edhe vetë këtë gjë. Sidoqoftë, herët a vonë, PD-ja do t’i ketë strukturat e saj të reja. Më në fund pas disfatës së 23 qershorit do të kemi një PD me look të ri. Do ketë edhe njerëzit e saj të rinj, sigurisht. Por kjo është më e pakta gjë që Lulzim Basha mund të bëjë. Dhe më e thjeshta, me thënë të drejtën. 23 qershori ndodhi jo thjesht për shkakun se PD-së iu konsumuan fytyrat e hierarkëve të saj, por mbi të gjitha, sepse hyri në krizë modeli i saj. Prandaj PD-ja e zotit Basha duhet rikonceptuar. Madje, për të qenë i drejtpërdrejtë, zoti Basha ka detyrimin ta rikonceptojë.


12 debat

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

universitet

Autori Stefano Bartolini trajtoi çështje të dallimit mes kamjes dhe mirëqenies. “Kapitalizmi, komunizmi, neoliberalizmi kanë mbaruar, nuk funksionojnë. Duhet të provojmë diçka të re, duhet të synojmë te shoqëria”.

Bartolini dhe Lubonja në UET

Shoqëria shqiptare më shumë kritike ndaj kapitalizmit I ftuar për një leksion të hapur me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bashkë me autorin e librit “Manifest për Lumturinë”, Fatos Lubonja shpjegoi se një ndër arsyet që e çuan të përkthente në shqip këtë libër ishte nevoja e shoqërisë shqiptare për kriticizëm ndaj sistemit kapitalist, si një sistem në krizë. Më 1989-ën përfundoi iluzioni se shteti mund të funksiononte si organizator i vetëm i shoqërisë, më 2007-ën përfundoi iluzioni se do të ishte tregu ai që organizon shoqërinë. Kapitalizmi, komunizmi, neoliberalizmi kanë mbaruar, nuk funksionojnë. Duhet të provojmë diçka të re, duhet të synojmë te shoqëria...ky ishte një nga mesazhet e autorit të librit “Manifest për Lumturinë”, Stefano Bartolini, në një leksion të hapur me studentë të Universitetit Europian të Tiranës. I shoqëruar nga gazetari dhe publicisti i njohur, Fatos Lubonja, i cili është edhe përkthyesi i librit në gjuhën shqipe, leksioni trajtoi çështje të dallimit mes kamjes dhe mirëqenies, teza kryesore mbi të cilën edhe është ndërtuar libri për të kaluar nga një shoqëri e kamjes tek ajo e mirëqenies. Lubonja shpjegoi se një ndër arsyet që e çuan të përkthente në shqip këtë libër ishte nevoja e shoqërisë shqiptare për kriticizëm ndaj sistemit kapitalist. “Mora iniciativën për të përkthyer në shqip këtë libër, për shkak të nevojës që ka shoqëria shqiptare për t’iu rikthyer disa kritikave të sistemit kapitalist apo neoliberal që kemi ndër-

tuar, në mënyrë që të kemi më shumë alternativa, më shumë këndvështrime të botës. Aq më tepër që unë mendoj se ky sistem që ne kemi sot është në krizë”, - u shpreh Lubonja. Për rreth 90 minuta, profesor Bartolini u shpjegoi studentëve dhe pedagogëve në auditor tezën e librit të tij rreth kapitalizmit dhe mirëqenies. Sipas tij ekzistojnë një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve funksionojnë mirë e të tjerë u bëjnë keq njerëzve. Në këto të fundit bën pjesë edhe kapitalizmi amerikan i 30 viteve të fundit. “Kapitalizmi i Europës Perëndimore ndryshon shumë prej kapitalizmit amerikan. Ai është më social dhe funksionon më mirë. Ne europianët duhet ta thellojmë këtë ndryshim dhe jo të imitojmë amerikanët, siç në fakt jemi duke bërë”,- tha Bartolini. Ai shpjegoi përmes shembujsh se joshja e Europës Lindore ndaj Amerikës është iluzore, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej shumë dekadash janë mbërthyer në një krizë sociale të fortë, që së fundmi prodhoi edhe krizën ekonomike aktuale. Ëndrra amerikane ka filluar të ngjasojë gjithnjë e më shumë me një makth jo vetëm për amerikanët, për të cilët ka kohë që është e tillë, por edhe për europianët e Lindjes, u tha ndër të tjera gjatë leksionit. Ky libër nënvizon rreziqet që mbart ky lloj kapitalizmi për relacionet dhe kulturën e njerëzve. I pyetur nga pedagogu i Shkencave të Edukimit në UET, Edi Puka, se si mund të ndryshohet kjo gjendje përmes proceseve edukative, Bartolini u shpreh se në shkolla mesazhi kyç nuk duhet të jetë terrorizimi, bindja, vendosja e ritmeve, por pjesëmarrja. Ata duhet të kuptojnë se mund të ndryshojnë gjithçka që i rrethon, pasi është produkt njerëzor. “Duhet t’u mësojmë se mund të ndryshojnë ekonominë, shoqërinë, madje edhe globalizimin. Thuhet për globalizimin

Kapitalizmi, komunizmi, neoliberalizmi kanë mbaruar, nuk funksionojnë. Duhet të provojmë diçka të re, duhet të synojmë te shoqëria... ky ishte një nga mesazhet e autorit të librit “Manifest për Lumturinë”, Stefano Bartolini, në një leksion të hapur me studentë të Universitetit Europian të Tiranës.

se nuk mund ta kontrollojmë dot. Por ne e kemi shpikur vetë dhe po nuk na pëlqeu, mund ta ndryshojmë. Objekti i ndryshimit të mundshëm është ajo që kultura jonë, formimi dhe shkolla t’u mësojnë fëmijëve”. Mesazhi që Bartolini përsëriti, ishte nevoja për ndryshimin e demokracisë. “Kjo që po jetojmë tani edhe në vendet e zhvilluara perëndimore është post-demokraci. Pushteti iu është kthyer edhe njëherë elitave. Vendimet më të rëndësishme merren kundër interesave të popullit dhe kjo mund të ndryshojë”, - shtoi ai. Pyetjes së një studenti se si mund të bëhet t’ia mbushim mendjen shumicës që nuk e kuptojnë këtë nevojë, Bartolini iu përgjigj se

janë shumë ata që e kuptojnë. “Është një përqindje e vogël e popullsisë që nuk i kupton. Sistemi ekonomik i shpikur për t’u shërbyer njerëzve ka përfunduar aty ku njerëzit i shërbejnë sistemit ekonomik. Këtë e kuptojnë të gjithë. Kanë shkuar gjërat kështu për shkak të evolucionit të historisë. Historia e 900-ës ka qenë një kundrapozitë e shtetit kundër tregut. Kemi harruar se mes tyre ekziston shoqëria, marrëdhëniet dhe ato e furnizojnë mirëqenien dhe kapacitetet produktive. Unë jam pjesë e një kulture që po shfaqet në të gjithë kulturën perëndimore: duhet të synojmë te shoqëria. Kjo është risia”, - ka përfunduar Bartolini.

Menaxhimi i burimeve njerëzore në universitete, sfida e re e arsimit të lartë Seminari përkon me fazën përgatitore të ligjit të ri“Për arsimin e lartë” dhe synon të japë kontributin e tij në këtë reformë të rëndësishme, duke përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime për autoritetet vendimmarrëse. Seminari “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në IAL-të shqiptare” i zhvilluar ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, nga Erasmus+ në bashkëpunim me HERE-t mblodhi së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Korçës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. U trajtuan çështje të menaxhimit të burimeve njerëzore në universitetet shqiptare dhe sfidat përkatëse nga disa këndvështrime si stafet drejtuese, akademike, administrative dhe teknike. Ky seminar përkoi gjithashtu me fazën përgatitore të ligjit të ri “Për arsimin e lartë” dhe synon të japë kontributin e tij në këtë reformë të rëndësishme, duke përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime për autoritetet vendimmar-

rëse. Të pranishëm në seminar ishin zv/ministër i Arsimit dhe Sportit, Arbi Mazniku, kryetar i Komisionit Kombëtar për Reformën e Arsimit të Lartë, Arjan Gjonçaj, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, Francois Begeot, shef i Sektorit 2 të Operimeve të Delegacionit të BEsë Shqipëri, Flamur Bidaj, kryetari i grupit HERE etj. Gjatë takimit u fol mbi gjendjen aktuale të burimeve njerëzore në IAL-të shqiptare dhe çështjen e menaxhimit të burimeve njerëzore në kuadër të Reformës së arsimit të lartë në Shqipëri. Koordinatorja e Erasmus + për Shqipërinë, Edit Dibra prezantoi studimin ‘Tempus’ “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në arsimin e lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Në raport ishin përfshirë çështje si konteksti politik, proceset dhe praktikat e rekrutimit, menaxhimi i karrierës, kushtet e punës, thithja e trurit, demografia, punët tërheqëse, aftësitë, paga, motivimi, dalja në pension, mosha e të punësuarve, balanca mes gjinive etj. Vendet e punës në arsimin e lartë konsiderohen si punë të pëlqyeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor; pagat konsiderohen relativisht të pëlqyeshme dhe orët e kontaktit me studentët janë mes më të ulëtave në vendet ‘Tempus’. Mungesa e integrimit të universiteteve në disa vende është një pengesë për harmonizimin e praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore brenda institucioneve. Proce-

set e përzgjedhjes janë kryesisht të hapura ndaj kandidatëve të kualifikuar dhe ndryshimeve të rëndësishme për të rritur transparencën që janë implementuar në shumë vende të rajonit. Megjithatë, disa lidhje personale ndonjëherë vazhdojnë të luajnë rol në caktimin e takimeve. Rektorët zgjidhen nga institucionet, ndonjëherë duke përfshirë të gjithë stafin dhe studentët në proces. Ka shumë pak trajnim sistematik për stafin në institucionet e arsimit të lartë publik. Ndërsa shihet një qëllim për përmirësim në aftësitë e gjuhëve të huaja, çështja kryesore në rajon konsiderohet mungesa e fleksibilitet të stafit dhe përshtatja me kërkesat e reja. Stafi në institucionet e Ballkanit Perëndimor është relativisht i ri –ku Kosova kryeson me një staf në moshë mesatare nën 30 vjeç –dhe ikja e trurit është një

çështje për shqetësim në shumë vende të rajonit, gjë që ka bërë të ngrihen disa skema kombëtare për të luftuar fenomenin si “Brain Gain” në Shqipëri.  Një tjetër shqetësim i ngritur nga ky studim ishte dy punësimi- një fenomen që sipas raportit të Reformës për arsimin e lartë, prezantuar ditën e hënë, duhet eliminuar. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë të stafit akademik mbajnë mes një dhe tri punëve. Edhe kontratat e punës ishin një çështje e prekur në studim, ku në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku stafi kishte kontrata të qëndrueshme, stafi administrativ dhe teknik kishin kontrata të rinovueshme afatshkurtra, megjithëse punët konsiderohen të qëndrueshme. Sipas të dhënave, në Shqipëri kohëzgjatja e kontratës varet nga institucioni, por zakonisht kontrata për stafin administrativ është 3-mujore. Këto kontrata afatshkurtra janë adoptuar në Shqipëri për t’u bërë të mundur institucioneve të rekrutojnë stafin më të mirë dhe t’i motivojnë në performancë. Ndërsa balanca e gjinive dukej një tjetër shkak për shqetësim në vendet e vëzhguara. Kryesisht në vendet e Ballkanit ka më shumë akademikë meshkuj sesa femra, me Kosovën që paraqet balancën më të keqe në rajon, me vetëm 28 për qind staf femëror akademik në institucionet publike. Në Shqipëri, rreth 57 për qind e stafit administrativ janë femra.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.04.2014

13

Në Vilën e Hoxhës, artistët rrëzojnë perden e hekurt Aida Tuci

V

ila e Enver Hoxhës është hapur dje për artistët. Shumë njerëz kishin mbërritur pranë kangjellave të hekurt për të shuar kureshtjen se çfarë fshihej përtej tyre. “Çfarë mund të ketë brenda? Si ka jetuar diktatori? A do na lënë të hyjmë që ta zbulojmë? Një grusht njerëzish të mbetur jashtë pyesnin njëri-tjetrin me shpresën se ushtari te dera, i cili ishte aty për të respektuar listën me emrat e të ftuarve, do të bënte lëshime kur t’i dëgjonte. Ata, ashtu si dhe gazetarët nuk ishin në listën e të ftuarve. Historia po përsëritej, me sa dukej jo kushdo mund të hynte brenda. Hyrja bëhej sipas një liste të paracaktuar nga organizatorët. Pas disa telefonatave dhe ndërhyrjeve, gazetarët të paktën u lanë të zbulonin çfarë ndodhte brenda vilës së Enver Hoxhës. Në oborr ishin ngritur çadra, ku për të ftuarit artistë ishte shtruar një koktej që shërbehej pikërisht nga punonjëset e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të cilat dikur kishin shërbyer në familjet e ish-Bllokut. Njëra prej tyre madje i kishte shërbyer familjes së Mehmet Shehut, e mbrëmë iu zgjaste gotat me verë dhe pije freskuese disa të rinjve të veshur modernë e me pirsing. Sipas njërës prej organizatoreve, aktores Ema Andrea, kjo ngjarje artistike është konceptuar të jetë e tillë, si një proces individual i artistëve në raport me të kaluarën, me kujtesën dhe të tashmen në një hapësirë që i bashkon të gjitha perceptimet në një moment të vetëm dhe këtë moment personal, artistët do ta ndajnë me publikun. “Projekti do të ketë një kahje multidisiplinore bashkëkohore si: performancë, instalacion, videoart”. Kështu i ftonte aktorja të pranishmit, të cilët gjatë gjithë kohës shihninvetvetentëpasqyruarnënjëseripasqyrash që ishin vendosur përballë tyre. Para se të fillonte shfaqja, një shëtitje në oborrin e vilës ku ishte instaluar dhe një videowall, i cili transmetonte live gjithçka ndodhte brenda vilës për spektatorët jashtë saj. Në sfond dëgjohej muzikë kineze dhe sovjetike e viteve ‘60-’70. Siç shpjegon Rudin Beqo, disqet e vjetra janë marrë nga fondi i Radio Tiranës, të hedhura pirg në një cep të një dhome e të harruara aty qysh nga vitet e vëllazërisë me sovjetikët e më pas me kinezët. Kjo muzikë është zgjedhur nga artistët posaçërisht si fond muzikor i këtij aktiviteti. “Në fondin e Radio Tiranës janë rreth 8 mijë disqe që nuk janë të klasifikuara. Që kur muzika kaloi në shirit, këto disqe nuk ishin përdorur më dhe fatmirësisht, duke qenë disqe, nuk ka patur rrezik që të degradohen nga koha. Kjo muzikë është pjesë e kësaj performance që japin sot artistët. Qëllimi ynë ka qenë të nxirret ky fond që është fondi ynë i përbashkët, duke qenë se ne nuk kemi patur kurrë relacion me këtë lloj muzike. Asnjë njeri nuk ka patur mundësi t’i dëgjojë këto disqe qoftë në shtëpinë e tij, qoftë diku tjetër. Siç ka qenë në atë kohë, njerëzit nuk krijonin dot një përjetim përmes muzikës. Askush nuk kishte mundësi të dëgjonte këngën që donte, në momentin që donte dhe në varësi të gjendjes së tij emocionale, sepse ato transmetoheshin vetëm në radio dhe ti ishte i detyruar të dëgjoje çfarë të servirej nga pro-

gramacioni. Arsyeja tjetër që risollëm këtë muzikë ishte dhe një kuriozitet për të dëgjuar se kush ishte tingulli dhe muzika e asaj kohe”, thotë Beqo me kufjet në vesh dhe me looku-n e një DJ. “Fondacioni për Artin M.A.M nis aktivitetin e parë duke u drejtuar tek e ardhmja dhe, për fatin tonë të madh, evenimenti do të bëhet pikërisht në këtë shtëpi, ndoshta aty ku kanë mbetur kohët dhe ku procesi ndoshta ka mbetur për dikë. Ndoshta kjo do të jetë një formë dhe besoj forma më e bukur është arti, për t’ia hedhur sytë ndryshe midis së kaluarës dhe së ardhmes dhe këndvështrimi i parë do të jetë ai i disa artistëve që pranuan të ishin pjesë e këtij projekti, të cilët do të mbajnë procesin e tyre artistik, të gjitha ndjesitë e tyre në këtë hapësirë, ndjesitë, perceptimet e tyre midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, midis kujtesës së manipuluar dhe të manipulueshme dhe asaj çfarë ata kanë nxjerrë si përfundim. Ata me ju sot do mbajnë një proces”, - tha aktorja Ema Andrea. 15 minuta pas kësaj njerëzit gjithë kureshtje mësynë brenda vilës. Në mes të korridorit, artisti i parë Klodian Deda qëndronte brenda një dhome xhami i zhveshur dhe mbuluar deri te gjunjët me copa akulli. Ndërkohë vihej re se kureshtja më e madhe ishte për të parë objektet e vilës. Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së fillimit: Si kishte jetuar diktatori? Në paradhomë performonte Ema Andrea. Mbi një tavolinë rrethuar me drita dhe plastmas, veshur me fustan të zi, ajo dukej sikur luante me disa kokrra vezë. Procesi artistik, instalacion dhe performancë titullohej “The end & The Beginning”. Në dhomën ngjitur, Brigel Gjoka kishte krijuar “ringun” e tij prej hekurash, brenda të cilit ai zhvillonte ‘luftën’ e tij për mbijetesë me një thes mielli dhe një thes me fasule. “Nowhere” titullohej performanca e balerinit. Procesi artistik i Heldi Pemës titullohej “Monumenti”. Artisti shfaqej i mbuluar me një copë të bardhë, pas së cilës shquheshin lëvizjet e tij brenda saj. Në katin e sipërm të vilës, impakti i publikut me instalacionin dhe performancën e artistes Heliona Ruli ishte i befasishëm. “Kthim në të ardhmen, si rojtare e kujtesës” titullohej instalacioni dhe performanca e Rulit. “Do të gëzohem kur të vdesësh ti mor horr!”- ishte çka transmetonte tek publiku artisti Edit Pula, ndërsa një foto e vejushës së zezë Nexhmije Hoxha dhe një video në dhomën e televizorit ishin çka artistët kishin përgatitur për publikun që për herë të parë shkelte aty ku ka shkelur për 45 vjet Enver Hoxha, në vilën e tij në mes të Bllokut, e cila vazhdon të ruhet e rrethuar me hekura dhe me ushtarë të Gardës. Ky projekt, sipas organizatorëve do të jetë një kthesë konkrete e rivlerësimit të objekteve “të izoluara” si edhe artistëve. Hapja e vilës së shumëpërfolur nga artistët shihet si një ngjarje e rëndësishme në vetvete për të filluar një raport të ri me të kaluarën. Vizita e publikut dhe performanca në vilën e Enverit nga artistët rrëzon sipas tyre edhe mentalitetin e komunikimit jo vetëm me të kaluarën, por edhe me komunikimin shtet-artist.

Në sfond dëgjohej muzikë kineze dhe sovjetike e viteve ‘60-’70. Siç shpjegon Rudin Beqo, disqet e vjetra janë marrë nga fondi i Radio Tiranës, të hedhura pirg në një cep të një dhome e të harruara aty qysh nga vitet e vëllazërisë me sovjetikët e më pas me kinezët.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

“Bin Laden Bar” në Brazil 4

13

5

6

14

17

8

22

23 28

31

32

42 48

52

53

12

24

25

29

3

33

34

37

36

47

11

20

27

41

10

16

19

21

30

9

15

18

26

7

38

43

44

49

39 45

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

40

46

50

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

1. Ai që drejton një debat në një studio televizive. 7. Lumë që kalon pranë Peshkopisë. 13. Organizata Gruas. 14. Vendim Ushtarak. 15. Që i përket kohëve të lashta. 17. Amvisë e mirë. 20. Pandi i njohur i teatrit. 21. Lëndë ndërtimi. 23. Rrugë e trenit. 26. Lëvdata të tepruara. 28. Lule me erë të mirë. 30. Zotëri anglez. 31. Agjensi Transporti. 32. Lëndë e fortë plastike. 34. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 36. Rrymë ajri që lëviz në drejtime të ndryshme. 37. Romani më i njohur i Sterjo Spasses. 38. Përemër pronor. 39. Qytet në Hollandë ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare. 41. Industria Tekstile. 42. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka. 45. Mbishkrim mbi një varr të vjetër. 47. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit. 49. Agjensi Juridike. 50. Komedi e shkurtër me një akt. 51. S'ka problem në dialekt. 52. Ushqehet. 53. Shkrihet së qeshuri. 54. Rita, këngëtare e njohur.

Vertikalisht:

1. Mosqenia e dikujt në një vend të caktuar. 2. Grada më e lartë shkencore. 3. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ. 4. Afrohet. 5. Jaja, futbollist i njohur. 6. Repart Prodhimi. 7. Arben i politikës. 8. Mik francez. 9. Detyrimi i dikujt nga një tjetër për të vepruar në kundërshtim me dëshirën e vet. 10. Kokrra e pemës, mbrapsht. 11. Gjysëm kile. 12. Janë në majë të avionit. 16. Studim i gjatë me karakter kritik. 18. Kujdestari i pasurisë së një beu. 19. Koliqi, publicist. 22. Shkova. 24. Përemër vetor. 25. Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 27. Një nga gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare. 29. Fletë e hollë dërrase. 33. Betim. 35. Organizatë kriminale. 37. Luftar, aktor. 39. Mbetet pas djegies. 40. Përemër vetor. 43. Gabim i rëndë. 44. Njësi e matjes së fuqisë, që i përgjigjet një pune prej një xhauli të kryer në një sekondë. 46. Matersaker i futbollit gjerman. 47. Sigla e Shkodrës. 48. Jugu pa dyshen. 50. Besim shpirtëror.

Sudoku | nivel mesatar 6

3

8 5

3 1 9 7

5

9 8 4 3 7

4 2 5 1 8

7 4 4

5

9 8

8

4

2 6

7

9 6 8 2

6 3 1

2

2 9 1

5

7 3 4 6 7 9 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Turistët që do të shkojnë në Sao Paulo për të parë Kampionatin Botëror në futboll, mund të freskohen me pije në barin “Bin Laden”. Falë pamjes së ngjashme me Osama Bin Laden, braziliani Ceara Francisco Helder Braga Fernandes është bërë i famshëm në qytetin e tij, ndërsa me hapjen e dyerve të lokalit, ai është bërë shumë i popullarizuar edhe për turistët. Në kohën e sulmeve në SHBA, kur Bin Laden ishte më i kërkuari në botë, një person kishte telefonuar policinë duke thënë se “Osama gjendet në Sao Paulo”, pasi Fernandes përngjante me të. Bari “Bin Laden” që gjithmonë është i mbushur me mysafirë, mbledh shpesh edhe grupe të ndryshme muzikore, ndërsa muzika gjatë tërë kohës është e zhanrit rok dhe metal. Të shumtë janë mysafirët që bëjnë fotografi me ‘Xhaxhin Bin Laden” siç e quajnë vendasit, ndërsa nuk mungojnë edhe emrat e famshëm të skenës që kanë vizituar këtë lokal.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ne dashuri çdo gjë do iu shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’i shprehni ndjenjat dhe nuk do keni komplekse si me pare. Edhe për beqaret klima do jete e ngrohte. Do jeni gati te pranoni çdo lloj ftese për te dale e për t’u njohur me sa me shume persona. Ekuilibri financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Do e keni me te lehte te shpenzoni.

Sot do i dëgjoni shume ato qe do iu thonë njerëzit rreth e rrotull dhe marrëdhënia ne çift mund te ketë probleme. Beqaret nga ana tjetër do kalojnë momente te mrekullueshme fale një takimi mbresëlënës qe do realizojnë qe ne mëngjes. Personin do jete me i përshtatshmi për ju. Me financat nuk do i keni punët mire. Do shpenzoni shume marramendëse.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Te dashuruarit do zbulojnë një ane tjetër te partnerit te tyre e cila do i beje ta dashurojnë edhe me shume atë. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me tepër këshillat qe do iu japin disa miq sepse ata iu flasin nga përvoja e tyre. Ne këtë mënyrë do i kenë gjerat edhe me te thjeshta. Financat do jene te stabilizuara. Përfitoni nga kjo për te kryer te gjitha investimet e domosdoshme.

Gjithë përkujdesja dhe vëmendja qe keni treguar këto dite ndaj partnerit do iu shpërblehen sot. Surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqareve do iu ndodhin gjere qe as nuk i kishin menduar. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Për te ardhurat duhet te kujdeseni me shume se kurrë. Beni një riorganizim pa qene tepër vone sepse me pas nuk do dini nga t’ia mbani.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do keni goxha vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve sepse te dy do jeni ne humor jo te mire. Kujdes! Beqaret do kenë takime interesante, por nuk duhet absolutisht te nxitohen. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni edhe sikur situata te jete e qëndrueshme. Do keni probleme serioze me vone.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2 1 0 7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

0

Jeta ne çift do jete shume e mërzitshme sot. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër ne disa momente. Beqaret ka mundësi te takojnë disa shoke te fëmijërisë me te cilët do bien koke e këmbë ne dashuri. Ne planin financiar mos kryeni shume shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 020, 107, 201, 346, 520, 532, 632, 944. Numra me 4 shifra: 1110, 1301, 3138, 3332, 5409, 6154, 9321, 9871. Numra me 5 shifra: 09351, 10158, 17770, 20616, 24240,

37159, 37532, 48541, 53210, 63201, 63537, 68280, 75932, 90999, 95854, 98548. Numra me 6 shifra: 071919, 111202, 217067, 230666, 236669, 320147, 420156, 451319, 612177, 626437, 632000, 774515, 875490, 916120, 937051, 990713.

Dite mjaft e bukur dhe harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume mire pranë partnerit dhe do dashuroheni si kurrë me pare. Beqaret do realizojnë një takim te veçantë i cili jo vetëm qe do ua ndryshoje jetën, por do ua shtoje edhe dëshirën për te jetuar. Për financat do jete një dite pozitive. Do kryeni te gjitha transaksionet qe dëshironi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Klima ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni me te dale vetëm e juaja, por do respektoni edhe mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te dalin sa me shume sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Po u mbyllet ne vetvete nuk do keni ndryshime te statusit.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme sot. Do i shihni gjerat me një sy tjetër. Edhe për ata qe kane pasur një periudhe te veshure priten përmirësime. Beqaret nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lirinë e tyre duke qene se edhe ashtu ndihen mire. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shume shpejt fale këmbënguljes qe do tregoni.

AKREPI (22/X-21/XII)

Edhe pse kohet e fundit nuk jeni sjelle mire me atë qe keni ne krah, sot marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat ne planin financiar janë te mira. Përfitoni për te shlyer te gjitha borxhet dhe për te bere investimet me urgjente.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ju qe jeni ne çift duhet te qëndroni besnike edhe sikur një person tjetër t’iu tundoje tej mase. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe te parrezistueshem. Ftesat do i kenë te shumta, por do jene ata qe pasi te mendohen mire do bëjnë zgjedhjen e duhur. Gjendja e financave do jete e mire për aq kohe sa shpenzimet te mos kryhen kuturu. Tregohuni me te matur.

PESHQIT (20/II-19/III) Do keni debate shume te forta sot me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do ecin aspak si e kishit menduar. Vendosini pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Beqaret do joshen nga shume persona, por nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Lërjani çdo gjë kohës. Financat do kenë goxha përmirësime nga disa dite me pare.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.04.2014

Viti

15

Një konservator është dikush që beson në reforma. Por jo tani.  - Mort Sahl

1003 p.e.r

Davidi bëhet mbret i Izraelit Pasi Filistinët mundën Izraelin, duke vrarë si Saulin, mbretin e parë të Izraelit, dhe të birin Jonathan, Davidi u shpall mbret në rajonin prej nga kishte edhe origjinën Judea. Më pas ai pushtoi qytetin e Jerusalemit dhe e bëri kryeqytet duke zhvendosur atje edhe Arkën e 10 Urdhëresave. Përgjatë viteve vijuese ai e shtriu pushtetin e Izraelit në veri drejt Sirisë, duke bashkuar mbretëritë e Izraelit dhe Judeas. Si bari riosh, Davidi kishte vrarë Goliathin. Davidi ishte futur në shtëpinë e Saulit ku zuri miqësi me Jonathanin, por u përzu nga Mbreti gjithnjë e më i papërmbajtshëm. Davidi u

bë mercenar i Filistinëve, megjithëse e shmangu betejën ku Filistinët vranë Saulin. Pavarësisht dobësive njerëzore, Davidi paraqitet në Bibël si monark me përcaktim hyjnor, aktet ushtarake dhe politike të të cilit - po aq sa edhe veprimtaritë e tij shpirtërore (thuhet se ai ka hartuar shumë prej psalmeve) janë shprehje të reagimit të tij ndaj vullnetit të Zotit. I biri i tij, Solomoni zgjeroi ndikimin e Izraelit në mbarë Lindjen e Mesme. Hebrenjtë besonin se mbretërit e Izraelit dhe Mesia do të rridhnin nga pasardhësit e Davidit. Ai mban një vend të rëndësishëm në traditat hebraike, kristiane dhe

myslimane. Jashtë Biblës ka shumë pak të dhëna solide historike për ekzistencën e Davidit. “Dera e Davidit” përmendet në një tekst aramaik, që daton diku nga viti 850 p.e.r. dhe në vitin 2005, një arkeolog zbuloi disa rrënoja në Jerusalem, për të cilat pretendonte se ishin të pallatit të Davidit, megjithëse kjo është kundërshtuar nga akademikë të tjerë. Historianët ende debatojnë rreth asaj nëse Judea e Epokës së Bronzit kishte gjasa të formonte mbretëri kaq të unifikuara siç paraqiten në rrëfimet e Biblës, të cilat ka mundësi të jenë shkruar diku nga fundi i shekullit VII p.e.r.

Blitz

Flickr

10

Javë në burg u dënua një gazetar polak në vitin 1992 për arsye se i quajti liderët e Solidarnostit ‘karrieristë’ dhe ‘drogaxhinj’.

3

Milionë numri i përafërt i faqeve të internetit ‘fyese’, të cilave programi Cyber Patrol ua bllokoi aksesin.

1644

Numri mesatar i kërkesave të Aktit të Lirisë së Informimit që u bënë çdo ditë të vitit të shkuar.

75

Për qind e këtyre kërkesave u përkisnin kompanive që kërkonin informacion rreth kontratave të qeverisë dhe ambiguiteteve rregullatore.

Foto: Victoria c Barret Titulli: Shoe shine

Pak për “Shkë***atën me..., jo, jo, për “SHKËRDHATËN ME KAPELE”! Meqenëse nga natyra dy kunguj nën një sqetull nuk më dalin, po gjithmonë kam vend edhe për ndonjë të shtatë a të tetë, koha këto ditë për mua është luks i madh. Megjithatë, nuk mund të rrija pa shkruar për “Shkë***atën me kapele” me regji të Kledi Kapexhiut, se sado e shtyja për të mbaruar punët, seç kam një si ngut të brendshëm që më shtyn ta hap thesin e të flas për shfaq jen që shijova aq shumë mbrëmë. E di, jua prisha surprizën, madje jam e sigurt se ca kanë filluar ndërkohë të mendojnë, po pra, vdes kjo për këto me “llafe të pista”, por po jua them që në krye që arsyeja nuk është fare kjo.  Mbrëmë pashë djem e vajza të reja që guxuan ta merrnin skenën e Teatrit Kombëtar e ta kthenin kokëposhtë, duke thyer çdo rregull të mundshëm të pashkruar mbi “moralitetin” e kësaj salle dhe e bënë me kaq finesë sa m’u duk se piva një gotë verë të fortë, që më la një si amëz rrushi

gazetamapo@gmail.com

të zgjedhur nëpër qiellzë për disa orë me radhë. Të them të drejtën, kur hyra nuk e dija vërtet ç’më priste dhe për as edhe një çast ndërsa e shihja shfaqjen nuk e dija ku do të shkonte: ishte e paparashikueshme, e gjallë, kishte një energji të re që e jetonte pjesën deri në fund, pa e çarë kokën nëse “morali” ynë do ta gëlltiste dot apo jo. Xheki (Marin Orhanasi), Ralfi (Indrit Çobani), Veronika (Eglantina Ceno), Hulio (Ervin Bejleri) dhe Viktoria (Ina Gjonçi) nuk thoshin “llafe të pista”, as shanin njeri, ata ashtu ishin, ashtu jetonin, madje po t’ua “pastroje” gojën do të ta shpifnin. As e morën mundimin të na dukeshin bukur, as të na sqaronin si do u vinte filli i jetës, jetuan një copë jetë aty në skenë dhe e jetuan deri në fund!  Zgjidhja skenografike ishte shumë e gjetur, dinamike, shkonte sahat me pjesën, ato pemët ishin si kripa me karar. Etydet e vogla të shpërfaq jes së secilit karakter ishin kaq pikante, sa me zor

Në posterin e shfaqjes thuhet “mbi moshën 16 vjeç”, të isha unë do kisha shkruar: Vareni “moralin” tek portmantoja tek dera e teatrit dhe merreni kur të shkoni, nëse do t’ju pëlqejë akoma ta mbathni.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

prisja të shikoja se ç’do të kishte secili personazh (pati njerëz rreth meje që i përjetuan me shpirt disa prej tyre, reagonin vërtet fort), karakteret ndërtuar me shumë kujdes kishin nëntekste të forta të asaj çka fshihte secili brenda vetes, një vënie e qëndisur me dashuri e pasion nga secili pjesëtar i trupës, që lexohej shumë qartë në skenë. Në posterin e shfaq jes thuhet “mbi moshën 16 vjeç”, të isha unë do kisha shkruar: Vareni “moralin” tek portmantoja tek dera e teatrit dhe merreni kur të shkoni, nëse do t’ju pëlqejë akoma ta mbathni. Jeta është kjo që është, njerëzit janë ata që janë, po të doni hajdeni ta shohim bashkë në sy. P.S. Shfaqja nuk këshillohet për ata që nuk i thërrasin “bukës-bukë”, por kanë emra më të sofistikuar për t’i ardhur nga Kina, le më për ata që bëjnë si puritanë, sepse kanë lindur nga lakra apo lejleku. @Blogu: opjeshke.blogspot.com.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 30.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


30 prill mapo ok