Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Vdekja e klasës së mesme do të minojë demokracinë Nga Susanne Moore / The Guardian

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 30 gusht 2013. Numër 999. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Shtimi i ministrive, Rama “zhvendos” Mbrojtjen te Shkolla e Bashkuar

Zbardhet tabela Vendimi, pagat e reja të mjekëve dhe infermierëve Instituti i Sigurimeve Shëndetësore rrit mesatarisht me 3.1 për qind rrogat e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në qendrat shëndetësore. Zbardhen tabelat e pagave të reja sipas kategorive. Mjekët dhe infermierët do të përfitojnë minimalisht nga 2 mijë lekë të reja rritje në pagë Pagat e mjekëve dhe e infermierëve në qendrat shëndetësore janë rritur dje mesatarisht me 3,1 për qind. Lajmin e dha dje instituti i Sigurimeve Shëndetësore, duke sqaruar se pagat e reja e shtrijnë efektin nga 15 korriku i këtij viti. Përveç stafit mjekësor, rritja e pagës ka përfshirë edhe punonjësit mbështetës, si shoferët, sanitarët etj. Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore, paga e të

Kabineti me 21 anëtarë ndryshon godinat ekzistuese qeveritare, për të strehuar ministrat pa portofol dhe ministritë e ndara më dysh. Një ndër opsionet e diskutuara është zhvendosja e Ministrisë së Mbrojtjes drejt ambienteve të Shkollës së Bashkuar, për të vendosur aty dy ministri. Ushtria ikën nga SHQUP, godina merret nën administrim nga Partia Demokratike Faqe 3

UET mbledh "në shtëpi" të diplomuarit që vazhdojnë studimet jashtë Ritakim në UET i ish-studentëve që vazhdojnë cikle të tjera studimi në universitetet më të mira në botë. Civici: Dikur, Oksfordi dhe Harvardi ishin të paarritshëm, sot studentët tanë mësojnë atje

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Ezani n’Perzeren

koment Blerina Rogova

Ora pesë e mëngjesit. Ezani i sabahut thërret në Prizren. Zëri që kryente lutjen e mëngjesit kishte pushtet...

koment Lorenc Gordani

13 kulturë

Naxhije Karaj rrëfen se i shoqi ishte fyer nga një vajzë e re, pse la disa dërrasa në rrugë. “I dashuri i saj e goditi për vdekje pa asnjë paralajmërim. U mundova ta çoj në spital, por vdiq gjatë rrugës”

tarëve të tjerë, Naxhije Karaj, bashkëshortja e 59-vjeçarit të vdekur tregon se konflikti me fqinjën e tyre nuk ka ardhur për gërvishtjen e makinës. 52-vjeçarja thotë se ka qenë vajza, ajo që e ofendoi bashkëshortin e saj në nervozizëm e sipër dhe më pas i dashuri i saj e qëlloi, duke i shkaktuar plagë në kokë. Sipas bashkëshortes së viktimës, sherri ka nisur për rrugën dhe jo për gërvishtjen e makinës. Faqe 7

Analisti i sondazheve, Maliqi, këshilltar i Ramës për rajonin Rama prezanton Shkëlqen Maliqin si këshilltarin e tij për çështjet e rajonit. Vetëm pak javë më parë, Maliqi shkruante për Ramën se është kokëfortë dhe arrogant

Dilema “e fundit” e reformimit të sektorit energjetik Javët e fundi opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultate...

Bashkëshortja e saldatorit: Sherri jo për makinën, ja si u vra im shoq

Ndryshe nga deklarata e policisë, të arrestuarit si autor të vrasjes apo dëshmi-

Faqe 12

op-ed / 10-11

cilëve nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë, thuhet në njoftimin e ISKSH-së. Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore, paga nga 65.335 lekë, bëhet 67.335 lekë. Ndërsa për mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë të reja, bëhet 84.335 lekë”. Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me Faqe 5 një pagë mujore bruto...

Edi Rama prezantoi dje Shkëlqen Maliqin, si këshilltarin e tij për rajo-

nin, duke hapur mjaft debat rreth kësaj zgjedhjeje. Publicisti Maliqi, që në Shqipëri njihet më së shumti për sondazhet e shumëdiskutuara nën siglën e fondacionit “Gani Bobi”, por edhe për disa qëndrime kundër vetë Ramës, është prezantuar prej këtij të fundit në faqen e tij në “Facebook”. “Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur dhe i mosvarur... faqe 4

zhdukja mister

Pastrim territori

Korça e shek. XX... në 12 mijë negativët e fototekës “Sotiri” Del në dritë arkiva e fototekës “Sotiri”. Janë 12 mijë negativë që i janë nënshtruar procesit të inventarizimit dhe dixhitalizimit

Ditëlindje pa Bleonën, por ende shpresë për rikthimin e saj

FAQE 6

koment / 11

Faqe 16

The Economist

Goditeni! Sulmi ndaj Assad-it dhe tri opsione Spektakli i errët i vuajtjeve në Siri, ku 100 mijë njerëz kanë vdekur në luftën civile, do ta ndjekë botën për shumë kohë. Ndërhyrja kurrë nuk është dukur gjë e lehtë, megjithatë, përgjatë dy viteve e gjysmë të shkuara, të jashtmit kanë humbur shumë mundësi për të ndikuar për mirë mbi pasojat. Tani Amerika dhe aleatët e saj janë shtyrë në veprim nga ajo që duket si përdorim armësh kimike nga president Bashar Assad, gjë që ka çuar në vrasjen e rreth 1 mijë civilëve - e vetmja gjë që edhe vetë Barack Obama ka thënë, se nuk do të toleronte kurrë. Presidenti amerikan dhe aleatët e tij kanë tri zgjidhje: të bëjnë asgjë (ose të paktën të bëjnë aq pak sa ka bërë deri më tash Obama); të nisin...


2

afër/larg

1

politikë

ekonomi

Ditëlindje pa Bleonën

Analisti i sondazheve, Maliqi, ISKSH rrit pagat e mjekëve këshilltar i Ramës për rajonin dhe infermierëve me 3.1% Faqe 4

“Ne jemi të gjithë klasë e mesme tani.” Kjo ishte aspirata. E vërtetë dhe e zymtë.

Faqe 5

Por ende shpresë për rikthimin e saj

Faqe 6

Një shenjë e shqetësimit të tyre është sigurisht të shohësh se Marksi citohet ngado, nga “Daily Mail” te “Spectator”, publikime që as vetë nuk janë kundër luftës së klasave. Tani lufta e tyre është e përvuajtshme. Është për klasën e mesme, për të cilën Marksi thoshte se do të shtypet nga logjika e kapitalizmit

Vdekja e klasës së mesme do të minojë demokracinë Susanne Moore / “The Guardian”

Ndërsa më parë ne kemi dëgjuar shumë të flitet për “shtresën e mesme”, njerëz të denjë dhe punëtorë, të cilët duhet ta shtrëngonin apo lironin rripin e shpenzimeve në varësi të çmimit. Nuk ka më shpenzime të mëdha për Pashkë. Më shumë Lidl, më pak Oscado. Më pak diskutime për çmimet e banesave, më shumë për koston e edukimit dhe e gjitha kjo mbështetet në ankthin e pashqitshëm rreth punësimit afatgjatë. Sigurisht, jeta e lirë është shumë mirë për krijimtari të reja. Jo dhe aq mirë nëse keni fëmijë, nëse sëmureni; ju nuk jeni një krijues, por një punëtor. Që i përket shtresës së mesme, por gjithsesi punëtor. Punëtorët duhet të jenë në gjendje ta shpëtojnë, por duket e pamundur. Shtresën e mesme e kanë shtrydhur. Në të vërtetë, në statistikat e fundit duket se po kërkon sa të marrë frymë. Një shenjë e shqetësimit të tyre është sigurisht të shohësh se Marksi citohet ngado, nga “Daily Mail” te “Spectator”, publikime që as vetë nuk janë kundër luftës së klasave. Tani lufta e tyre është e përvuajtshme. Është për klasën e mesme, për të cilën Marksi thoshte se do të shtypet nga logjika e kapitalizmit. Ai fliste specifikisht rreth asaj se si pronarët e dyqaneve të vogla dhe tregtarët do të dështojnë. Do të lihet një masë e madhe e njerëzve të varfër dhe një minoritet i vogël ultra-të pasurish, dhe pastaj natyrisht do të ketë revolucion të dhunshëm. Pakësimi i klasës së mesme nuk është vetëm një fenomen britanik. Së bashku, Amerika dhe Europa, e kanë shkrirë shtresën e mesme. Të ardhurat mesatare në terma realë nuk janë rritur gjatë 30 viteve të fundit. Ndoshta është e lehtë të shikosh spiralen në rënie të klasave të mesme amerikane teksa

kundron rrënimin e Detroitit. Kjo ka krijuar konfuzion në individë brenda së njëjtës klasë, për të përcaktuar atë çka janë: 46% e amerikanëve besojnë se i përkasin klasës së mesme. Kujtoni se si gjatë viteve të bumit të Laburistes së Re, John Prescott, besojeni ose jo, tha: “Ne jemi të gjithë klasë e mesme tani.” Kjo ishte aspirata. E vërtetë dhe e zymtë. Tani termi “klasë” shpesh rimodelohet si ndarje e gjeneratave. Çdokush që ka lindur pas 1985 nuk ka të njëjtën qasje që kishin prindërit e tij; mjetet tradicionale të mobilitetit social, edukimi, strehimi, të ardhurat e qëndrueshme. Ne mund të ndjekim argumentet e Jaron Lanier, i cili sugjeron një kombinim të softuare dhe globalizimit, i cili ka larguar punën nga klasa e mesme, dhe theksojnë nevojën që kjo klasë të ekzistojë. Ne, ndërkohë, mund të shohim ideologjitë, të cilat e përforcojnë klasën e mesme, vetëdijesimin e të punuarit jashtë orarit. Ata janë në një linjë me rregullin e shurdhët protestant: maturi, kënaqësi, patriotizëm. Punë e vështirë, shpëtim, martesë dhe të blesh një shtëpi. Por vlerat që aktualisht kanë pasuruar bankierët duken të kundërta: lakmi, epsh, konsum për t’u dukur, arrogancë dhe pandershmëri. Shtresa e lartë, pasuria e të cilëve ishte e paluajtshme, u thye nga zotërimet për strehime sociale. Por ideja e të pasurit të një dhome vetëm për vete ishte e njëjtë si të mer-

Punëtorët duhet të jenë në gjendje ta shpëtojnë, por duket e pamundur. Shtresën e mesme e kanë shtrydhur. Në të vërtetë, në statistikat e fundit duket se po kërkon sa të marrë frymë.

Një kabinet plot me milionerë, një elitë në të gjitha profesionet, një e treta e fituesve tanë të medaljeve olimpike të shkolluar në shkolla private. Asnjëra nga këto nuk reflekton punën e vështirë e aq të respektuar nga klasa e mesme; këta janë fëmijët e të fuqishmëve

rje një kështjellë falas. Miti i ndarjes klasore mbizotëronte. Nëse mund të merrje një kredi këtu, mund ta bëje kudo. Dhe deri ku do të arrijmë? Një kabinet plot me milionerë, një elitë në të gjitha profesionet, një e treta e fituesve tanë të medaljeve olimpike të shkolluar në shkolla private. Asnjëra nga këto nuk reflekton punën e vështirë e aq të respektuar nga klasa e mesme; këta janë fëmijët e të fuqishmëve. Ata e kanë rritur pasurinë e tyre, ashtu siç pagat bien. Çfarë do të bëjnë klasat e mesme? Heshtje, dëshpërim? Aspiratat e tyre për pasardhësit kanë qenë thyer mbi shkëmbin e kursimit. Shumë prej tyre kanë fajësuar të varfrit, të cilët janë disi mashtruese në privimet e tyre ata kanë TV të mëdhenj! Cameron mund të përfaqësojë veten si klasë e mesme me vendosmëri, duke luftuar nën një peshqir në Cornuall. Por ai është një burrë, i cili dëshiron t’i kalojë pushimet duke bërë gjueti drerësh, nëse mundet. Ashtu si ky akt zhvlerësohet udha për poshtë e klasës së mesme dhe na lë me pak, por një klasë politike profesionale e cila sillet përreth, duke u përpjekur për të vepruar normalisht dhe duke kërkuar kleçka në proces. Në disa pika në Brazil apo Turqi, ne shohim shtresën e mesme të shtrydhur dhe jashtë në rrugë. Ekspertët kanë filluar të flasin për “panevojshmërinë” e punës. Të marrësh para nga klasa e mesme është si të marrësh karamelen nga një fëmijë në gjumë. Ajo që ka rëndësi, është se sistemi i tyre i vlerave i mban të bashkuar, ashtu si janë të paqartë dhe narcisistë. Sepse pa mendimin e klasës së mesme, ky shtet i qeverisur nga aristokratët duket pak si demokraci dhe më tepër si sistem që nuk e shkundi kurrë feudalizmin.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

Qeveria e re ndryshon godinat, Mbrojtja drejt Shkollës së Bashkuar Shtimi i ministrive në kabinetin “Rama” pritet të ndryshojë edhe godinat e dikastereve. Ministria e Mbrojtjes do të vendoset në godinat e Shkollës së Bashkuar, duke lëshuar për dy ministra godinën ekzistuese Tiranë. Shtimi i numrit të portofo-

lave ministrorë në qeverinë “Rama” ka bërë të nevojshëm edhe riorganizimin apo shpërndarjen e tyre nëpër godinat ekzistuese. Kështu, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk po mendojnë këto ditë jo vetëm për plotësimin e stafit politik në qeveri dhe të programit qeverisës, por edhe për një ndarje të re të selive të ministrive. Tri ministritë që do të ndryshojnë ambient janë Financat, Ekonomia dhe Mbrojtja, të cilat do të zhvendosen në ndërtesa të tjera. “Top-Channel” bëri të ditur dje, se Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset te Shkolla e Bashkuar. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të marrë të gjitha ambientet e kësaj shkolle dhe zhvendosjen e saj në një ambient të ri, apo thjesht për të marrë një pjesë të saj dhe përshtatjen në ministri. Nga ana tjetër, raportohet se ambientet, ku deri tani ka qenë dikasteri i drejtuar nga Arben Imami, do të ndahen në dy ministri,

për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësisë që ofron, duke pasur dy hyrje. Ministria e Financave, që pritet të drejtohet nga Shkëlqim Cani, dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nga Arben Ahmetaj, pritet të zhvendosen atje. Gjithsesi, duhet thënë se, nëse kjo zgjidhje do të bëhet realitet, ajo do të shënonte një tjetër pronë ushtarake më pak, pasi vetëm pak ditë më parë, forcave ushtarake iu mor godina që njihet rëndom me akronimin SHQUP. Ministrja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nuk i është përgjigjur dje interesit të “Mapo”-s, nëse dikasteri që ajo do të drejtojë, do të zhvendoset në ambientet e Shkollës së Bashkuar. Duhet theksuar se, në rast se një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë qeveria e ardhshme do të duhet të heqë nga inventari i pronave të Ministrisë së Mbrojtjes godinën e saj më të rëndësishme, ku dhe janë instaluar jo vetëm Shtabi i Përgjithshëm

i Ushtrisë, por edhe aparatura dhe rrjete të tera satelitore që janë në funksion të Forcave të Armatosura. Një tjetër zgjidhje strehimi po mendohet për tre ministrat e shtetit, që mesa duket do të vendoset në një godinë të vetme. Inovacioni dhe Administrata Publike, ku është propozuar për t’u drejtuar nga Milena Harito, Ministria për Çështjet Vendore, ku është propozuar Bledar Çuçi dhe ajo për për Marrëdhëniet me Parlamentin nga Ilirjan Celibashi do të vendosen te Ministria aktuale e Financave. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku është propozuar Erjon Veliaj, do të vendoset te Ministria aktuale e Punës, ndërsa ende mbetet e paqartë se ku do të vendoset godina e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që pritet të drejtohet nga Eglantina Gjermeni. Pjesa tjetër e ministrive, që nuk ka ndryshuar strukturë, do të mbeten në të njëjtat godina.

Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk po mendojnë këto ditë jo vetëm për plotësimin e stafit politik në qeveri dhe të programit qeverisës, por edhe për një ndarje të re të selive të ministrive

3

reagimi

Energjia, Arvizu takim me Gjiknurin në PS Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, zhvilloi dje një takim me Damian Gjiknurin, i zgjedhur nga Rama si ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës në qeverinë e re. Në këtë takim, që zgjati rreth 1 orë, ambasadori shoqërohej nga stafi i tij i ngushtë, i përbërë nga këshilltarët, si edhe nga zëvendësambasadori i SHBAsë. Sektori i energjisë mësohet se ishte një nga temat për të cilat Arvizu bisedoi me Gjiknurin, por në përfundim të takimit asnjëri prej tyre nuk pranoi të prononcohej për mediet. Ata kanë komentuar shkurt se pritet që SHBA-ja, e përfaqësuar nga Aleksandër Arvizu në Shqipëri, të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re. Më herët, kreu i diplomacisë amerikane është takuar edhe me dy ministrat e tjerë të kabinetit “Rama”, Sajmir Tahirin, i zgjedhur si ministër i Brendshëm dhe Mimi Kodhelin, e cila do të mbajë postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë e re.

Ushtria ikën nga SHQUP, godinën e merr PD PD-ja ka vendosur dje në hyrje të godinës flamurin e saj partiak. Nisin punimet për rehabilitimin e ambientit, ku në fillim të javës do të zhvendosen zyrtarët e PD-së Flamuri i Partisë Demokratike valëvitet prej ditës së djeshme në hyrje të godinës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, në krah të flamurit shqiptar, të NATO-s dhe atij të Bashkimit Europian. Çka simbolizon se kjo godinë, jo vetëm ligjërisht, por edhe praktikisht është tashmë e Partisë Demokratike, për ta përdorur si seli qendrore të sajën. Forcat e ushtrisë pas ditësh të

tëra punë kanë mundur të zbrazin ndërtesën nga materialet që ishin në shërbim të Shtëpisë Qendror të Ushtrisë dhe dje në mëngjes janë larguar prej saj dhe rojet ushtarake. Ndërkohë që janë hequr dhe të gjitha simbolet që tregonin se ky ambient ishte zonë ushtarake. Me largimin e forcave ushtarake, godinën e kanë marrë në dorëzim përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë angazhuar me dhjetëra punonjës për pastrimin e ambienteve rreth saj dhe përshtatjen e godinës nga brenda për funksionet partiake. Kështu, që në hyrje të oborrit janë vënë re dje makineri të posaçme që përdoren për pastrimin në Tiranë, ku punonjës të ndryshëm kanë prerë degë të pemëve që

rrethojnë sheshin përballë. Ndërkohë që një pjesë tjetër e punonjësve kanë nisur me pastrimin e sheshit dhe rregullimin e gjelbërimit. Nga brenda godinës një brigadë ndërtuesish kanë nisur rikonstruksionin e ambienteve të brendshme, duke bërë zëvendësimin e dyerve dhe lyerjen e mureve si të zyrave, ashtu edhe të korridorit. Fillimisht është menduar që të rregullohet kati i dytë i godinës, ku pritet që të ketë zyrën edhe kryetari i ri partisë, Lulëzim Basha. Punimet që po kryen në këto ambiente janë inspektuar nga afër dje edhe nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, që mban dhe postin e sekretarit organizative të PD-së. Gjithsesi, bëhet fjalë për rregullime

sipërfaqësore, që më shumë synojnë ta përshtatin ambientin për aktivitet partiak, sesa për një rikonstruksion të vërtetë të godinës. Burime brenda Partisë Demokra-

tike bëjnë të ditur se në fillim të javës tjetër zyrtarët e PD-së do të zhvendosen në selinë e re dhe procesi i transferimit do të mbyllet brenda pak ditësh.


4

politikë Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar

Analisti i sondazheve, Maliqi, këshilltar i Ramës për rajonin Rama prezanton Shkëlqen Maliqin si këshilltarin e tij për çështjet e rajonit, duke e cilësuar atë si intelektual të mirënjohur dhe të mosvarur. Vetëm pak javë më parë, Maliqi shkruante për Ramën se është kokëfortë dhe arrogant Fejzi Braushi

Edi Rama prezantoi dje Shkëlqen Maliqin, si këshilltarin e tij për rajonin, duke hapur mjaft debat rreth kësaj zgjedhjeje. Publicisti Maliqi, që në Shqipëri njihet më së shumti për sondazhet e shumëdiskutuara nën siglën e fondacionit “Gani Bobi”, por edhe për disa qëndrime kundër vetë Ramës, është prezantuar prej këtij të fundit në faqen e tij në “Facebook”. “Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur dhe i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes: Shkëlzen Maliqi”, - shkruajti dje Rama lidhur me këtë prezantim. Më tej ai sqaron se shpresonte që Maliqi do ta ndihmonte atë në një afrim të madh të Shqipërisë dhe qeverisë së ardhshme me vetë Kosovën, por edhe me shtetet e tjera të rajonit. “Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na ta-

kon ne njerëzve të këtyre territoreve, t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal, pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkëlzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”, shkruante më tej Rama në komentin e tij. Ashtu siç edhe thekson vetë Rama në këtë koment, pra bëhet fjalë për një njeri që i përket shoqërisë civile dhe që shpreh hapur mendimin e tij publikisht, shpeshherë tepër kritike për kryesocialistin, duke u cilësuar nga Rama si i mosvarur. Kujtojmë se Shkëlzen Maliqi mbahet mend për shqiptarët, se ka qenë përfaqësuesi i kompanisë “Gani Bobi”, e cila në dy procese zgjedhore ka kryer sondazhe paraelektorale, të cilat në përgjithësi e nxirrnin PS-në në opozitë. Çka në atë kohë do të bënte që vetë socialistët t’i ironizonin sondazhet e prezantuara nga Shkëlzen Maliqi. Jo vetëm kaq, por edhe deri para pak muajsh, Maliqi, duke komentuar aleancën Meta-Rama, do ta kritikonte këtë fundit si kokëfortë dhe arrogant. Gjithsesi, e shkuara tashmë pak rëndësi ka, pasi që nga mesi i shtatorit, Maliqi do të jetë zyrtarisht një këshilltar i Ramës. Ai është këshilltari i dytë që prezantohet nga Rama, pasi më parë kryeministri i ardhshëm ka pre-

prezantimi

Shkëlzen Maliqi mbahet mend për shqiptarët, se ka qenë përfaqësuesi i kompanisë “Gani Bobi”, e cila në dy procese zgjedhore ka kryer sondazhe paraelektorale, të cilat në përgjithësi e nxirrnin PS-në në opozitë.

zantuar edhe Sandër Lleshin, si këshilltar për Mbrojtjen. Duke iu referuar pikërisht këtyre emërimeve, Rama do të shkruante dje në faqen e tij në “Facebook”, se synimi i tij është që t’i japë fund kabinetit të kryeministrit me shumë anëtarë, duke theksuar se në kabinetin e vet do të ketë vetëm një bërthamë njerëzish të spikatur në fushat e tyre. “Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve, do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes”, - do të shkruante Rama. Sa i përket kabinetit të tij, ai ka përzgjedhur deri më tani edhe sekretarin e përgjithshëm, që do të jetë Engjëll Agasi dhe shefen e kabinetit, Valin Bizhgën.

Vasili: Emrat e zv.ministrave, pas dekretimit të qeverisë Nënkryetari i LSI-së tha se niveli i dytë i qeverisë do të kompletohet pas dekretimit të kabinetit të ri. Ai kritikon edhe situatën e rendit në vend Emrat e zëvendësministrave të rinj do të bëhen publikë vetëm pas betimit të qeverisë së re. Kështu të paktën deklaron nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili, i cili në një konferencë të dhënë dje për mediet, ka theksuar se ky proces do të jetë produkt negociatash, por që do të zhvillohet vetëm pas zyrtarizimit të qeverisë. “Ju duhet ta kuptoni fare mirë. E njihni mënyrën e praktikës zyrtare administrative. Zëvendësministrat janë pozicione, të cilat propozohen nga kryeministri dhe miratohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Dhe ky është një proces, i cili do të kompletohet në javët që vijnë, sigurisht pas votëbesimit të qeverisë së re dhe jo më parë, sepse sigurisht jo

më kot janë nivele të dyta të qeverisjes dhe po me atë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi, konstruktiviteti, por edhe proporcionaliteti politik me të cilin u ngrit qeveria, në po të njëjtën mënyrë do të ndërtohet dhe do të vazhdojë edhe plotësimi i këtyre niveleve të qeverisjes, sigurisht duke pasur preokupacion nivelet më të mira profesionale politike të përfaqësimit në to”, - tha Vasili. I pyetur nëse është vendosur apo jo se si do të ndahen postet zëvendësministrore dhe a do të ketë LSI-ja edhe zëvendësministrat në ministritë ku ka ministrin, Vasili tha se kjo do të negociohet. “Kjo është një çështje e negocimit politik. Prioriteti i yni dhe i të gjithë qeverisjes është proporcionalitet politik dhe realizimi i eficiencës maksimale të qeverisjes në çdo pozicion ku mazhoranca e re do të bëjë ndryshimet e saj. Ky është dhe mbetet prioriteti themelor”, - u përgjigj Vasili. Ndërkohë, duke marrë shkas nga rastet e krimit të ndodhura në Shqipëri, ai i ka bërë

thirrje qeverisë aktuale që të bëjë detyrën e vet kushtetuese dhe të sigurojë rendin për qytetarët. “Kjo situatë jashtë kontrollit e rendit duhet të marrë fund dhe retorikat e një qeverie që bën opozitën, duke qenë në karrigen e qeverisë, duhet të marrin fund dhe duhet të marrin përsipër të kryejnë ato detyra

për të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në ato karrige, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të ndihen të qetë. Sepse ata nuk duan t’ia dinë për problemet apo dëshpërimet që mund të kenë qeveritë përkatëse, por kërkon që ajo të kryejë detyrimet e saj përsa kohë ajo qëndron atje”, - tha Vasili.

takimi

Berisha me Grosruk: Rama do e çojë vendin në recension Kryeministri në largim, Sali Berisha, është i bindur se qeveria e ardhshme e kryeministrit Edi Rama do ta çojë vendin në recesion. Shqetësimin për një krizë eventuale ekonomike, kryeministri Berisha e ndau me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetin austriak Volfgang Grosruk, i cili ndodhet në Tiranë për të konkretizuar një ndihmë prej 500 mijë eurosh për shërbimin zjarrfikës shqiptar. Duke vënë në dukje se, pavarësisht pasojave të krizës europiane, qeveria e tij ia doli që, nëpërmjet reformave, të mos lejojë rënien e ekonomisë në recesion, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo arritje madhore do të zhbëhet nga qeveria e ardhshme. “Partia Socialiste me premtime antiglobaliste dhe jorealiste, si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 për qind të shqiptarëve, legalizime falas etj., si dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri”, - u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e vet. Gjithsesi, kryeministri Berisha theksoi në takim, se Partia Demokratike do të jetë vigjilente dhe do të qëndrojë përballë tyre, duke bërë një opozitë të fortë. Nga ana e tij, deputeti austriak shprehu besimin se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë reformat e nisura nga qeveria e djathtë. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i ri i P a r t i s ë D e m o k r a t i ke, Lulzim Basha.


politikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

5

Një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 57.335 lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë, do të paguhet me pagë mujore rreth 84.335 lekë. 

energjia

Reshjet mbushin basenet e Drinit Situata hidrike në kaskadën e Drinit ka pasur një përmirësim për sa i përket nivelit të grumbullimit të ujit në hidrocentrale. Kështu, reshjet e dy ditëve të fundit e kanë çuar Fierzën në kuotën e 284 metrave. Ndërkohë që Komani dhe Vau i Dejës ndodhen afërsisht 2 metra larg pikës kritike. Sipas KESH-it, furnizimi me energji po bëhet me kapacitetet e vendit, përveç pjesës së importit që kryen CEZ-i për humbjet në rrjet. Deri tani nuk po mendohet nisja e eksportit të energjisë, pasi edhe vetë korporata po ruan një pjesë të rezervës ujore për muajt në vijim. Dy ditë më parë, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka lajmëruar një krizë energjetike në muajt në vijim, duke u përfshirë edhe në replikë me kryeministrin Berisha. Kriza energjetike nëse ndodh këtë vit, pritet të kthehet në një rrezik serioz për financat publike. Por kjo varet nga qeveria e re, e cila në rast të mungesës së prodhimit vendas, do të vendosë të rikthejë kufizimet e energjisë apo të importojë energjinë e nevojshme duke rritur borxhin publik.

ISKSH rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve me 3.1 për qind

Instituti i Sigurimeve Shëndetësore lajmëroi dje rritje të pagave me mbi 2 mijë lekë të reja për të gjithë stafin e qendrave shëndetësore, mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës. Ja tabela e pagave të reja Blerina Hoxha

Pagat e mjekëve dhe e infermierëve në qendrat shëndetësore janë rritur dje mesatarisht me 3,1 për qind. Lajmin e dha dje instituti i Sigurimeve Shëndetësore, duke sqaruar se pagat e reja e shtrijnë efektin nga 15 korriku i këtij viti. Përveç stafit mjekësor, rritja e pagës ka përfshirë edhe punonjësit mbështetës, si shoferët, sanitarët etj. Mjekët

Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore, paga e të cilëve nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë, thuhet në njoftimin e ISKSH-së. Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore, paga nga 65.335 lekë, bëhet 67.335 lekë. Ndërsa për mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë të reja, bëhet 84.335 lekë”. Pra, një mjek në zonën qendrore që mbu-

lon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 57.335 lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore, që kryen 6 vizita në ditë, do të paguhet me pagë mujore rreth 84.335 lekë. Mësohet se nga kjo rritje përfitojnë rreth 1600 mjekë familjeje, me një efekt financiar 5-mujor rreth 17.8 milionë lekë. Ndër të tjera, ISKSH bën me dije se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj. Paga mujore bruto e mjekut specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 54.800 lekë në 58.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milionë lekësh. 

Mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore Paga nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë Mjekët që mbulojnë zonat kodrinore Paga nga 65.335 lekë, bëhet 67.335. Mjekët e zonave malore Paga nga 83.335 lekë bëhet 84.335 lekë Mjeku specialist Paga nga 54.800 lekë bëhet 58.000 lekë Infermierët Paga nga 37.000 lekë arrin në 41.500 lekë

Infermierët

Paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje që varion nga 2.33-4.23%. Nga15 korriku, pagat mujore bruto të infermierëve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë. Për personelin ekonomist dhe personelin tjetër, gjithsej rreth 672 punonjës, është parashikuar një rritje mesatare e pagave nga 2% në 5.25%, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, rreth 5.5 milionë lekë. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekësh. Efektet financiare mbulohen nga buxheti i miratuar nga KA, për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor qysh në fillim të vitit

2013 dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2013. Drejtoresha e ISKSHsë, Elvana Hana, është shprehur se pagat e mjekëve dhe stimulimi i punës së stafit mjekësor ka qenë një ndër prioritetet themelore të qeverisë, i cili reflektohet edhe në këtë rritje pagash që ISKSH miratoi për mjekët e familjes dhe të gjithë stafin e qendrave shëndetësore. Rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermierët vetëm gjatë viteve të fundit, duke arritur deri në 84 mijë lekë të reja për mjekët e familjes në zonat e thella malore. Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22683 lekë, në vitin 2013 bëhet 60098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15044 lekë, në vitin 2012 bëhet 36618 lekë, një rritje prej rreth 2.5 herë krahasuar me vitin 2005. 

Rikthehen zhdoganimet në doganën e Morinës

Abuzimi me abonetë e studentit, gjobiten kompanitë e transportit

Në doganën e Morinës ka nisur tashmë zhdoganimi i mauneve që prej ditësh qëndronin të bllokuara. Pas takimit të përfaqësuesit të bizneseve nga Kosova, Hyzer Gashi, me drejtorin e Përgjithshëm i Doganave, nga ku është rënë parimisht dakord që të gjitha mjetet që transportojnë mallra në këtë pikë kufitare, të mos detyrohen të parkojnë në terminalet e paracaktuara. “Është rënë dakord midis të dyja palëve, se nuk do të ketë pengesa të tilla dhe transporti do të vijojë të kryhet siç bëhej më parë. Gjithashtu, është komunikuar nga krerët e

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka vendosur gjobë ndaj ndërmarrjeve “Ferlut sh.a”, “Tirana Lines sh.p.k”, “Alba Trans sh.p.k”, “Tirana Urban Trans sha.a” dhe “Parku i Transportit Urban të Udhëtarëve sh.p.k” për kufizim të konkurrencës në tregun e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (aboneve) të përgjithshme dhe të studentit në shërbimin e transportit rrugor qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës. Në total, shuma e gjobave të vendosura i kalon 6 milionë lekët. Sipas autoritetit, hetimi ka nisur, pasi pranë Autoritetit të Konkurrencës, ndërmarrja “Alba

doganave në shtetin e Kosovës se brenda muajit tetor do të përpilohen procedura të reja, për të lehtësuar më shumë lëvizjen e mallrave midis dy shteteve”, tha kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi. Nga data 1 gusht 2013, të gjitha automjetet transportuese të mallrave që vinin nga Shqipëria duhet të ndryshonin destinacionin e tyre nga distributorët apo konsumatorët drejt terminalit doganor privat në qytetin e Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinës, ku duhet të kryenin veprimet doganore (zhdoganime etj.)

Trans sh.p.k” ka paraqitur në datën 12.11.2012 një ankesë, nëpërmjet të cilës pretendohet se Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (SHKTQ) e përbërë nga anëtarët e saj: “Tirana Urban Trans”, “Tirana Lines” dhe “Ferlut:, të cilët operojnë në fushën e transportit rrugor qytetas, tregtonin në kushte të padrejta abonetë e përgjithshme, duke mos i njohur abonetë e shitura nga kjo ndërmarrje gjatë muajve tetor-nëntor 2012. 2. Gjithashtu, më datë 27.11.2012, ndërmarrja “Gerard-A sh.p.k” paraqiti pranë Autoritetit të Konkurrencës një ankesë, nëpërmjet të cilës pretendon se, duke qenë që shoqëria

“Gerard-A” nuk është pjesë e SHKTQsë , kjo e fundit vendosi në mënyrë arbitrare mospajisjen me kartonin shoqërues për abonetë për muajin tetor. Në përfundim të hetimit paraprak u konstatua se anëtarët e SHKTQ-së kanë refuzuar dhënien e kartonëve shoqërues të aboneve sipas sasisë së vendosur nga Bashkia Tiranë ndërmarrjes “Gerard-A sh.p.k”, si dhe kanë refuzuar për të njohur abonetë pa kartonin shoqërues me logon “SHKTQ” të ndërmarrjes “Alba Trans sh.p.k”, fakte të cilat mund të përbëjnë pengim, kufizim ose shtrembërim të konkurrencës në tregun përkatës.


6

kronikë

4 vjet e zhdukur

“Dyshimi im nuk më hiqet derisa të vdes. Ngjarja ndodhi më 22 maj të vitit 2010, ditë e shtunë”

Ditëlindje pa Bleonën, por ende shpresë për rikthimin e saj Të afërmit e Bleona Matës kanë festuar ditëlindjen e nëntë, pa vajzën e tyre. Nëna hedh dyshime mbi hallën e vajzës dhe tregon kërkimet që nuk dhanë rezultat. Gjyshi: Do ta presim sa të kemi jetë Bleona Mata, vajza e zhdukur prej 4 vitesh, do të duhej të festonte ditëlindjen dje me prindërit e saj. Megjithatë, të afërmit nuk kanë hequr dorë nga shpresa për gjetjen e vajzës. Bleona ishte vetëm 6 vjeçe, kur u zhduk pa lënë gjurmë në zonën e Zapodit të Kukësit. Nëna e vajzës, Bukurie Mata, rrëfeu dje për “News 24”, se festoi ditëlindjen e vajzës me fëmijë të tjerë. Ajo teksa i rikthehet ngjarjes, akuzon shtetin se nuk po bën maksimumin në gjetjen e vajzës së saj, ndërsa vazhdon të akuzojë hallën e së bijës se ka gisht në zhdukje. “Dhimbje e paduruar. Tragjedi shumë e madhe. Pasi shteti nuk mori masat e duhura për gjetjen e Bleonës. Pasi dëshmitare ishin 5 vajza dhe nuk ishin minorene. Dyshimi im nuk më hiqet derisa të vdes. Ngjarja ndodhi më 22 maj të vitit 2010, ditë e shtunë. Ishte marrë nga Qamilja dhe e çoi në majën e Pikëllimës dhe nuk u kthye më. Akuzoj 5 vajzat dhe më shumë Qamilen, autoren e ngjarjes. E dinë ato çfarë kanë bërë. Ato e dinë... Por shteti nuk ka marrë asnjë masë paraprake, as tortura, as paraburgim. Nga ana ime nuk i ka munguar asgjë Bleonës”, -shprehet Bukurie Mata. Nëna e Bleonës thotë se nuk ka lënë vend pa shkelur, me qëllim g jetjen e vogëlushes së saj, ndërsa nuk beson se Bleona është në Shqipëri. “Rreth e qark botës e kam kërkuar, në çdo shkollë. Në Gjermani, Francë, Frankfurt... nuk kam lënë vend pa shkelur për atë fëmijë. Kam frikë se Bleona ka mbetur viktimë e 5 vajzave. Është kohë e gjatë dhe nuk ma merr mendja se ndodhet në Shqipëri. E kam festuar ditëlindjen me moshatarët e Bleonës, pasi Bleona ka munguar në ditën më të bukur të ditëlindjes së saj”, - tha Bukurie Mata. Nga ana tjetër, gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili jeton me kujtimet e mbesës, thotë se nuk i ka humbur shpresat për gjetjen e saj, teksa u bën

Trupat britanike në Shqipëri, jo për Sirinë Ambasadori britanik merr pjesë në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike dhe hedh poshtë zërat se dislokimi i tyre ka lidhje me konfliktin në Siri

apel organeve të Prokurorisë të zbardhen ngjarjen, për të vërtetuar se nuk kanë gisht në zhdukjen e Bleonës. “Ndihemi keq... në vend që të festojmë ditëlindjen, e përkujtojmë. Në vend që të dëgjojmë këngët dhe recitimet e Bleonës, ne e kujtojmë. Ndihemi të pikëlluar. Tani kemi mbetur unë dhe plaka. Gjithë natën dhe gjithë ditën mendjen dhe zemrën e kemi atje. Ku shkoi, tek shkoi. Na mungon shpirti, e ardhmja dhe shpresa për jetën”. Ai ka hedhur dyshime mbi punën e organeve hetimore, edhe pse nuk ka pasur akuza direkte për ndokënd. “Derisa jam

unë gjallë, edhe ajo do të jetë gjallë. E them me bindje dhe shpresë se ajo do të kthehet një ditë. Mendoj dhe kam besim se është brenda Shqipërisë. Organet e hetimit duhet të jenë më korrekte në hetim”, deklaroi Zenel Mata, teksa i pyetur në lidhje me akuzat që Bukurie Mata ka ndaj hallës së Bleonës, ai theksoi se përgjegjësia e parë bie mbi nënën, pastaj te vajzat që shoqëruan vogëlushen në mal. Bleona u zhduk pa gjurmë pasditen e 22 majit të vitit 2010. Që prej asaj dite, edhe pse sinjalet kanë qenë të shumta, nuk dihet asgjë për fatin e vajzës nga Zapodi i Kukësit.

“Ndihemi keq... në vend që të festojmë ditëlindjen, e përkujtojmë. Në vend që të dëgjojmë këngët dhe recitimet e Bleonës, ne e kujtojmë. Ndihemi të pikëlluar. Tani kemi mbetur unë dhe plaka

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në periudhën 11 gusht-13 shtator 2013 do të zhvillohet stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2013”. Në këtë stërvitje marrin pjesë rreth 3000 trupa britanike, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një efektiv prej 35 vetash nga Forcat e Armatosura holandeze, të cilat operojnë së bashku me trupat britanike. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori britanik, Cannon, kanë inspektuar stërvitjen e përbashkët shqiptaro- britanike në Sazan. Ambasadori britanik vlerësoi bashkëpunimin me Forcat e Armatosura shqiptare. Në një prononcim për mediet, ambasadori britanik hodhi poshtë aludimet e bëra ditët e fundit në medie, se stërvitja ka lidhje me zhvillimet më të fundit në Siri. Ambasadori thekson se stërvitja ishte planifikuar shumë kohë më parë në kuadër të NATO-s. Teatri i stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2013” ka një shtrirje të gjerë gjeografike, duke filluar prej rajonit stërvitor të Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Forcat e Armatosura do të angazhohen në stërvitje me trupa dhe mjete të Forcës Detare, si dhe trupa të Forcës Tokësore, në realizimin e skenarëve të përbashkët.

Plagoset për borxhet një 32-vjeçar në Tiranë Greqi, babë e bir vdesin në aksident Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme në qendër të Alliasit, në Tiranë Mësohet se i plagosuri është Erion Çoba, 32 vjeç, nga Puka. Burime nga policia e Tiranës thanë se 32-vjeçari është konfliktuar me një person tjetër në qendër të Alliasit, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, duke e plagosur në këmbë dhe gjoks. Çoba është përcjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ne gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi i ka prekur mëlçinë. Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka marrë autorit. I plagosuri ka jetuar më parë si emigrant në Angli. Pas krimit, policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes. Ai quhet Simon Leka dhe është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se në momentin e krimit i plagosuri po udhëtonte me një motor me targa “TR 910 F”.

Babë e bir nga Shqipëria kanë humbur jetën në një aksident automobilistik, që ka ndodhur dje në të gdhirë, në rrugën kombëtare Janinë-Kozanë, pranë fshatit Perivleptos në Greqi Makina private me targa greke, ku udhëtonte babai me dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç, të cilët jetonin në Lefkadha dhe po ktheheshin në Shqipëri, për shkaqe ende të panjohura u përplas fillimisht kokë më kokë me një autobus pasagjerësh me targa shqiptare dhe më pas me një autobus tjetër. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që të nxirreshin personat që ndodheshin në makinë. Mësohet se 36-vjeçari kishte vdekur në vend, ndërsa fëmijët u dërguan në spitalin “Haxhikosta” të Janinës, ku djali 10-vjeçar dha frymën e fundit, ndërsa fëmija tjetër 6 vjeç do t’i nënshtrohet opera-

cionit, pasi ka pësuar fraktura në këmbë. Bëhet e ditur se nuk ka asnjë të dëmtuar nga pasagjerët apo shoferët e autobusëve të përfshirë në përplasje. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, që shkaktoi një tragjedi familjare, por paraprakisht mendohet se shkak ishte përgjumja e shoferit.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

7

Mjekësia Ligjore: Karaj u godit me sende të forta Versioni i Mjekësisë Ligjore përjashton rrahjen me duar të 59-vjeçarit. Plaga pas kokës i mori jetën Tiranë. Vdekja e 59-vjeçarit Gëzim Karaj pas sherrit për gërvishtjen e makinës mund të ketë ardhur si pasojë e dëmtimeve me mjete të forta në kokë. Ky është rezultati paraprak i hetimit të kryer nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Mjekësinë Ligjore, duke dhënë kështu një version të ndryshëm nga ai i policisë. Sipas burimeve të prokurorisë, mësohet se saldatori Gëzim Karaj është qëlluar me mjete të forta, por pa specifikuar llojin e

mjeteve të përdorura nga agresori 30-vjeçar Artenc Shehu, tashmë i arrestuar. “Sipas raportit të Mjekësisë Ligjore, konstatohet një plagë në pjesën e pasme të kokës, pas veshit”, - tha një burim i prokurorisë. Të dhënat e deritanishme konfirmojnë se janë paraprake, pasi ende nuk ka një analizë të plotë mbi ngjarjen. Por pavarësisht raporteve formale që pritet t’i bashkëngjiten dosjes hetimore, ajo që konfirmohet është se 59-vjeçari është qëlluar me mjete të forta. Kjo deklaratë e burimeve të rezervuara të prokurorisë është tërësisht e ndryshme me njoftimin zyrtar që policia e Tiranës bëri dy ditë më parë për këtë ngjarje. Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e

policisë, Alma Katragjini, tha se 59-vjeçari Gëzim Karaj është qëlluar me grusht nga i arrestuari Artenc Shehu pas një konflikti të çastit. “Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka filluar pas një konflikti të çastit, ku autori ka goditur me grusht 59-vjeçarin Gëzim Karaj, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen”, - thuhet në deklaratën e policisë. Goditjen me grusht e kundërshtuan menjëherë pas vdekjes së Gëzim Karajt edhe familjarë e të afërm të tij, të cilët thanë se i afërmi i tyre nuk ka vdekur nga grushtet apo shpullat, siç thotë policia, por sipas tyre, ai është goditur me levë. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe njëra nga vajzat e viktimës, e cila duke iu referuar asaj

çka kishte parë nëna e saj, tha se babai ishte qëlluar me levë pas koke. Për këtë ngjarje, 30-vjeçari rrezikon të akuzohet për vrasje me dashje, edhe pse një gjë e tillë ende nuk është përfundimtare nga ana e prokurorisë. Një burim pranë akuzës tha për gazetën “Mapo”, se në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura deri tani, akuza që do të ngrihet ndaj të arrestuarit Artenc Shehu është ajo e vrasjes me dashje. Brenda tri ditësh nga arrestimi i të dyshuarit, prokuroria pritet të depozitojë në Gjykatën e Tiranës kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Artenc Shehu, i cili përfundoi në pranga një orë pas ngjarjes së të mërkurës.

Bashkëshortja e saldatorit: Sherri, jo për makinën, ja si u vra im shoq Naxhije Karaj rrëfen se i shoqi ishte fyer nga një vajzë e re, pse la disa dërrasa në rrugë. “I dashuri i saj e goditi për vdekje pa asnjë paralajmërim. U mundova ta çoj në spital, por vdiq gjatë rrugës” Leonard Bakillari

Tiranë. Ndryshe nga deklarata e policisë, të arrestuarit si autor të vrasjes apo dëshmitarëve të tjerë, Naxhije Karaj, bashkëshortja e 59-vjeçarit të vdekur tregon se konflikti me fqinjën e tyre nuk ka ardhur për gërvishtjen e makinës. 52-vjeçarja thotë se ka qenë vajza, ajo që e ofendoi bashkëshortin e saj në nervozizëm e sipër dhe më pas i dashuri i saj e qëlloi, duke i shkaktuar plagë në kokë. Sipas bashkëshortes së viktimës, sherri ka nisur për rrugën dhe jo për gërvishtjen e makinës. Atë mëngjes, bashkëshorti i saj, Gëzimi, kishte gjetur një raft të vjetër përpara servisit ku punonte. Pasi e kishte çmontuar, dërrasat i kishte hipur në biçikletë dhe ishte nisur t’i hidhte në koshin e plehrave. Por në një moment, rruga ka qenë e ngushtë dhe për të mos e bllokuar, Gëzimi i ka lënë dërrasat në tokë, derisa të kalonte një automjet. Këtu, sipas saj, ka nisur edhe konflikti që përfundoi me vdekjen e bashkëshortit të saj, vetëm disa çaste pasi u godit nga 30-vjeçari Artenc Shehu. “Asnjë fjalë, asnjë sqarim, asgjë, por vetëm një e goditur. E pashë kur e goditi dhe burri ra në tokë”, - tregon mes lotësh Naxhije Karaj. “Ishte mëngjes dhe burri doli si çdo ditë për të shkuar në punë. Përpara servisit që kemi përballë shtëpisë ai gjeti një komodinë të vjetër që e kishin hedhur aty. E mori, e çmontoi dhe dërrasat i ngarkoi në biçikletë për t’i hedhur më pas në plehra”, - thotë bashkëshortja e viktimës, teksa shton se ajo ka qenë dëshmitare në të dyja ngjarjet që

Vajza e sherrit: Sherri nisi, pasi më kishte bllokuar rrugën

Servisi ku u vra 59-vjeçari Gëzim Karaj

ndodhën paraditen e së mërkurës. “Ai u nis me biçikletë për të hedhur dërrasat dhe në një pjesë rruga ishte e ngushtë. Për të mos e bllokuar rrugën ai uli dërrasat në tokë. Në këtë moment ka dalë nga makina një vajzë e re. Ajo ka nisur të shajë dhe ofendojë bashkëshortin, duke i thënë se nuk hidhen plehrat në rrugë”, - tregon 52-vjeçarja. Sipas saj, bashkëshorti ka tentuar ta qetësojë dhe sqarojë vajzën për veprimin e tij, por ajo vazhdonte të shante e bërtiste së bashku me një grua tjetër të moshuar. Pas debatit, Gëzimi është kthyer në shtëpi dhe i ka treguar bashkëshortes së tij çfarë i kishte ndodhur në rrugë. Ai ka

vazhduar i qetë rutinën e ditës, duke vajtur fillimisht te një nga fqinjët dhe më pas në servisin ku punonte si saldator për të mbajtur familjen. “Pak momente më vonë vjen një djalë i ri, vajza që bërtiste dhe gruaja që ishte me të. Sapo vajza pa burrin, i thotë atij djalit: “Ja ky është”. Ai djali niset direkt te burri dhe fillon ta godasë atë. Burri ra në tokë dhe unë zbrita menjëherë te shkallët”, - tregon bashkëshortja e viktimës. Ajo ka tentuar t’i shkojë në ndihmë bashkëshortit, duke i thënë agresorit se po e vriste, por ai ka tentuar ta qëllojë edhe atë. Burri më pas ngrihet dhe nga frika ngjitemi në shtëpi. Pashë që kishte shenja në kokë dhe nxirje në

fytyrë. Pas pak çastesh ai nuk po ndihej mirë dhe filloi të kishte dhimbje koke dhe të vjella”, - tregon bashkëshortja e Karajt. Në këtë moment, sipas saj, ka njoftuar një taksi për ta çuar në spital, por vetëm pak çaste më vonë, 59-vjeçari ndërroi jetë. Naxhije Karaj thotë se të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe në polici, ku ka deklaruar se i riu ka qëlluar pa asnjë sqarim bashkëshortin e saj, i cili ka rënë në tokë. Gruaja tashmë e ve, që duhet të rrisë e vetme dy vajzat binjake, kërkon ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes së bashkëshortit të saj dhe apelon ndaj institucioneve të drejtësisë t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së ngjarjes.

I arrestuari: E qëllova me shpullë, pasi më goditi të dashurën Tiranë. Artenc Shehu, 30-vjeçari i arrestuar për vrasjen e saldatorit Gëzim Karaj, është shprehur i penduar para hetuesve, duke thënë se nuk donte ta vriste të moshuarin. Ai ka deklaruar në polici, se e ka goditur me shpullë Karajn, pasi ky kishte qëlluar të dashurën e tij në konfliktin që kishin pasur në mëngjes. “E kam qëlluar me shpullë vetëm një herë, pasi ai më kishte goditur të dashurën”, - mësohet të ketë thënë para hetuesve Artenc Shehu. Në dëshminë e tij, 30-vjeçari nga Korça me banim në Tiranë ka deklaruar se ka qenë e dashura e tij, Amanda Hoxha, ajo që e ka telefonuar dhe i ka thënë se një burrë e kishte qëlluar në rrugë. “Ajo më tregoi se një

burrë i kishte gërvishtur makinën dhe nuk e kishte lejuar të nxirrte makinën nga parkimi”, - mësohet të ketë thënë Shehu. Sipas tij, ai ka shkuar në servisin ku punonte 59-vjeçari Gëzim Kraj dhe i ka kërkuar atij të jepte sqarime rreth konfliktit që kishte ndodhur me të dashurën e tij. Më pas Artenc Shehu ka thënë se është ofenduar prej Karajt dhe për këtë arsye e ka goditur me shpullë. “I thashë që nuk duhet të maste forcën me një femër dhe e qëllova me shpullë. Ai nuk ra në tokë, por ishte ende në këmbë”, - ka treguar për grupin e hetimit 30-vjeçari Shehu. Sipas tij, kjo ka qenë e gjithë ngjarja për të cilën ai akuzohet, duke shprehur pendesë për gjithçka kishte

ndodhur, pasi qëllimi i tij nuk ishte të vriste 59-vjeçarin, por të sqarohej për atë që kishte ndodhur me të dashurën e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se, kur mësoi vdekjen e të moshuarit, është vetëdorëzuar në polici për të sqaruar gjithçka ndodhi. Por ky version i të arrestuarit bie në kundërshtim me dëshmitë e familjarëve të viktimës. Bashkëshortja dhe vajzat e tij kanë deklaruar se Shehu e ka qëlluar me sende të forta Gëzim Karajn, duke i shkaktuar plagë të rëndë. Nga ana tjetër, policia thotë se Amanda Hoxha, vajza që nisi konfliktin me të moshuarin, ka pasur një të nxirë në sy. Ajo pretendon se është qëlluar me shpullë nga 59-vjeçari.

Pallati ku banonte viktima

Amanda Hoxha, vajza që nisi konfliktin me 59-vjeçarin Gëzim Karaj, ka deklaruar në polici, se i moshuari e kishte qëlluar me shpullë, pasi ajo i kishte kërkuar të hapte rrugën, sepse ishte vonë për në punë. 27-vjeçarja nga kryeqyteti ka treguar në polici, se Karaj nuk kishte reaguar pas kërkesës së saj. Ky ka qenë momenti kur i moshuari e ka qëlluar dhe ajo ka njoftuar të dashurin e saj. Vajza gjithashtu ka thënë, se nuk donte që situata të shkonte k ë sht u d h e k a shp r e hu r pendesë për atë që kishte ndodhur. Vajza thotë se të gjithë të pranishmit e kanë parë se i moshuari e ka qëlluar, por asnjë nuk ka reaguar dhe nuk i ka shkuar në ndihmë. Në këto kushte, ajo i ka telefonuar të dashurit dhe bashkë me të kanë shkuar te servisi ku punonte Gëzim Karaj. “Hipa në makinë dhe do ta nxirrja nga parkimi për të shkuar në punë. Aty po kalonte një burrë me biçikletë, në të cilën kishte disa dërrasa. I them që të hapte rrugën, pasi isha vonë për në punë, por ai më tha të prisja pak. Prita disa minuta, por ai nuk po largohej dhe unë dola nga makina duke i thënë: Qenke i çuditshëm ti, hape rrugën se jam vonë për në punë. Në këto momente ai më qëlloi me shpullë”, - mësohet të ketë thënë para hetuesve 27-vjeçarja. Sipas saj, gjithë ngjarja është parë nga banorët e lagjes, por askush nuk e ka ndihmuar. Ajo është ndier e frikësuar dhe e ofenduar nga veprimi i të moshuarit dhe i ka telefonuar të dashurit për t’i treguar çfarë i kishte ndodhur. Artenc Shehu, i dashuri i saj, kishte ardhur menjëherë dhe të dy kishin shkuar te servisi ku punonte 59-vjeçari. “Artenci i kërkoi sqarim viktimës se përse më goditi. Ai e qëlloi të moshuarin dhe unë me mamanë ndërhymë për t’i ndarë. Më pas zbriti gruaja e tij dhe ne u larguam, ndërsa ata shkuan në shtëpi”, - ka treguar 27-vjeçarja.


CMYK

8 30.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Dilema “e fundit” e reformimit të sektorit energjetik shqiptar J

avët e fundi opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultate e raportit 6-mujor të Bankës Botërore, ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet të jetë plotësimi i reformës së tregut energjetik. Njëkohësisht, edhe duke iu referuar të njëjtit raport, rikujtohet se të paktën vetë procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua në vitin 2008. Si rrjedhim, shihet e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i reformës e cila kërkohet të arrihet. Drejtim që në këtë shkrim do të mundohemi ta vendosim nën dritën e analizës ekonomiko-juridike, ndoshta disi shkurtazi për kompleksitetin që ajo mbart, duke u mbështetur në profilet kryesore, por mbi të gjitha në logjikën e përgjithshme që përçon. Për këtë kuadër, thelbësore bëhet arritja e synimeve, që nga njëra anë synojnë hapjen e plotë të tregut dhe, nga ana tjetër, formimin e çmimeve sipas logjikës ekonomike. I pari do të nënkuptonte që prodhuesi publik të jetë i lirë të shesë në platforma telematike të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale (fillimisht për ditën e nesërme ose DayAhead Market - DAM). Kjo bëhet e mundur duke hequr kufizimet ligjore për furnizuesin publik për të blerë ekskluzivisht nga një gjenerator i përcaktuar dhe, nga ana tjetër, me kufizimin e roli të tij me konsumatorët e vegjël. Targete që do të duhet të përmbushen me transpozimin e plotë të Paketës së Tretë të Energjisë me afat të fundit 1 janarin 2015. Aspekte këto, të cilat siç kuptohet, do të kenë implikime të rëndësishme për të gjithë konsumatorët finalë. Në fakt, për sa u përket konsumatorëve jofamiljarë me reformën e dytë rregullatore të BE-së e më saktësisht me artikullin 21 të direktivës 2003/54/EC, është përcaktuar njohja e plotë e së drejtës për të zgjedhur furnizuesin. Proces që mbetet të përmbyllet tashmë me përfshirjen edhe të konsumatorëve familjarë brenda 1 janarit 2015. Pra, nëse për kategorinë e parë tashmë afati ka kaluar, masa të shpjeta do të duhet të ndërmerren për kategorinë e dytë, nisur dhe nga vetë gjerësia dhe kompleksiteti i përbërjes së saj. Në lidhje me këtë aspekt, më 22

koment

Lorenc Gordani

qershor 2013 u plotësua me rregullat e funksionimit Komiteti Këshillues (Advisory Committee - AC) për Procedurat e Zg jidhjes së Mosmarrëveshjeve. Me këtë hap, komiteti u bë plotësisht funksional dhe është i gatshëm për të nxjerrë një opinion ligjor për çdo rast mospërmbushjeje të acquis communautaire, që do t’i referohet nga Këshillit Ministror (MC). Konkretisht, në maj 2013 u regjistrua edhe rasti i parë, ku sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) paraqiti kërkesën e arsyetuar të Këshillit Ministror (ECS-8/11) në lidhje më legjislacionin e gazit të Bosnjë-Hercegovinës, i cili do të vendoset për t’iu kaluar apo jo AC-së nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e 24 tetorit të po këtij viti. Pra, nga kjo pikëpamje, thelbësor bëhet të kuptuarit e motiveve që bëjnë që shtetet pjesëmarrëse (CP) të kenë vështirësi për t’u raportuar në përmbushjen e objektivave të ndërmarra prej tyre. Shkaqet, të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen në aftësinë e kufizuar në governance politike dhe financiare, sidomos në vendet e EJL-së, për ndërmarrjen e reformave jo pak të vështira edhe për ato vende më me traditë në tregun e liberalizuar. Thelbi i të cilit përkon me rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikave ekonomike, ose e thënë më qartë, rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës së elektriciteti dhe gazit). Por nga sa është vërejtur deri më tani, në jo pak raste edhe konsumatorët e mëdhenj kanë vështirësi t’i përmbahen kësaj paradigme dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë e rregulluar/ mbrojtur. Madje për të evituar këtë ECS, kërkoi që brenda 31 korrikut t’u dërgohet nga shtete anëtare lista e plotë dhe e azhurnuar në vazhdimësi e kompanive që do të duheshin të konsideroheshin “të çliruara/ emancipuara”.

Për sa i përket grupit të dytë të konsumatorëve familjarë dhe atyre të vegjël, çmimet e rregulluara të energjisë elektrike duhet t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të sigurimit të shërbimit universal (art. 3 (3) i direktivës së energjisë elektrike) në përputhje me mbulimin e kostove. Aspekt që nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve reale të furnizimit më energji elektrike, duke përfshirë: kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga prodhimi i brendshëm ose importi, investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme fitimprurëse, kostot e shërbimeve të furnizimit dhe madje borxhet e këqija. Njëkohësisht, edhe në filozofinë e tyre, të gjitha çmimet e rregulluara duhet të jenë të kufizuara në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme, për arritjen e objektivave të shërbimit publik të ndjekura, duke iu përmbajtur frymës së nenit 3 (2) të Direktivës së Energjisë Elektrike (pra, të definuar në mënyrë të qartë, transparente, jodiskriminuese, të verifikueshme dhe garantuese të barazisë së aksesit). Njëkohësisht, Autoriteti Kombëtar Rregullator (në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet me kryerjen e raportimeve vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve të miratuar për klientët finalë. Në mbyllje, e gjitha e “shpëton sektorin”, siç theksohet edhe në raportin e BB-së, pasi e kthen në dinamikat e eficiencës së konkurrencës te tregut. Logjikë që detyron sigurimin e mbrojtjes së kategorive të cilësuar të dobëta nëpërmjet përcaktimeve të qarta normative dhe adresimin real të nevojave të tyre ekonomike. Madje forcon në përputhje me parashikimet e acquis edhe qëndrueshmërinë e sistemit me anë të “Furnizuesit të instancës së fundit”. Pra, siç ka treguar edhe eksperienca e deritanishme, përqasja me logjikën e tregut të këtyre nevojave i plotëson ato më së miri, por se cilat do të jenë kostot me të cilën do të jemi në gjendje ta arrijmë këtë, ndoshta është dilema vërtet e fundit, së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë edhe brenda kornizës së afateve të mirëpërcaktuara të 31 dhjetorit 2014.

Pastrim territori

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Pse i masakroni emrat e huaj? Latinisti

Moxarti kurrë nuk luante në piano, sepse kurrë nuk ka ekzistuar “Moxarti”. Ka ekzistuar kompozitori Mozart, emri i të cilit shqiptohet “Mocart”. Nëse emri i Mozart-it i nënshtrohet nonsensit të “shqipërimit” (= masakrimit) – pse nuk masakrohet edhe emri i Jean Jacques Rousseau (“Zhan Zhak Ruso”)? Dhe emrat e tjerë (“Mantenja”, “Karlo Broski”)? Shqipërimo-masakrimi i emrave joshqiptarë duhet të marrë fund, sepse pothuaj pa përjashtim nuk zbatohet në mënyrë konsekuente dhe pothuaj pa përjashtim bëhet gabim, sikurse shihet edhe në këtë shkrim interesant. *Koment për Kur Moxarti luante në piano për kontin shqiptar Giacomo Durazzo.

Berisha si Koli Ahmet Tusha

Berisha si lider i padiskutueshëm që u ka dhënë aq shumë demokratëve dhe Shqipërisë, do të jetë aktiv në politikë, dhe do të ndodhë si në Gjermani me kancelarin Kol, ku pas humbjes së zgjedhjeve për 16 vitesh që kish udhëhequr Gjermaninë dha dorëheq jen nga partia, por kristian-demokratët “ishin mësuar” me të, dhe i lanë një zyrë në parti, ngjitur me zyrën e kryetares Merkel, ku shkruhej: Zyra e ish-Kryetarit. Për dy vjet rresht askush nuk trokiti në zyrën e Merkelit, kur ajo e pa se nuk po siguronte dot një identitet të sajin, dha urdhër që zyrat e Partisë të rikonstruktohen, dhe kështu Kol mbeti pa zyrë, sepse nuk i thoshin dot “dil”. Kështu do ndodhë edhe me Berishën. Basha e ka nuhatur këtë dhe ka marrë zyra të reja, por të gjithë njerëzit do të trokasin në derën e Berishës nëse ai do të ketë zyrë në PD. Kjo është e kuptueshme. *Koment për Kush e pengon lulëzimin e Bashës

Zotit çka është e Zotit Halle-halle

Z. Ypi, e peshove këtë punë në mënyrë të përsosur, i dhe Zotit atë që i takon Zotit dhe djallit atë që i takon. Kjo çështje që është shumë lehtë për t’u zgjidhur, por me sa duket fqinjëve tanë që na kanë dashur gjithmonë “të mirën” duan të plasë zjarri, si ai zjarr që u ra vetë dhe grekërit harrojnë gjëmën që u ka rënë. *Koment për Kisha e halera.


op-ed

2

Blog Zanati i kanosjes II formë arti

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Si ishte Korça e shek. XX...

Universitet Është bota e vogël apo UET është kudo?

Goditeni! Sulmi ndaj Assad-it dhe tri opsione

S

pektakli i errët i vuajtjeve në Siri, ku 100 mijë njerëz kanë vdekur në luftën civile, do ta ndjekë botën për shumë kohë. Ndërhyrja kurrë nuk është dukur gjë e lehtë, megjithatë, përgjatë dy viteve e gjysmë të shkuara, të jashtmit kanë humbur shumë mundësi për të ndikuar për mirë mbi pasojat. Tani Amerika dhe aleatët e saj janë shtyrë në veprim nga ajo që duket si përdorim armësh kimike nga president Bashar Assad, gjë që ka çuar në vrasjen e rreth 1 mijë civilëve - e vetmja gjë që edhe vetë Barack Obama ka thënë, se nuk do të toleronte kurrë. Presidenti amerikan dhe aleatët e tij kanë tri zgjidhje: të bëjnë asgjë (ose të paktën të bëjnë aq pak sa ka bërë deri më tash Obama); të nisin një sulm të mbështetur, me synimin e qartë rrëzimin e regjimit të Assadit ose ta godasin diktatorin sirian shkurtimisht, por agresivisht, si ndëshkim për përdorimin nga ai të armëve të shkatërrimit në masë. Secila prej tyre bart riskun e përkeqësimit të gjërave, por i fundit është opsioni më i mirë. Asnjë opsion nuk është perfekt

Nga Pentagoni te parlamenti britanik, shumë realpolitikers argumentojnë se të bësh asgjë është i vetmi kurs praktik. Shikoni Irakun, thonë ata: kurdo Amerika futet në një vend pa plan e përfundon si “pronare” e problemit. Një sulm, pashmangshëm do të shkaktonte vuajtje: raketat janë shumë të sakta, por po aq lehtë mund të vrasin edhe civilë. Assad-i mund të kundërpërgjigjet, ndoshta i ndihmuar nga aleatët e tij kryesorë, Irani, Rusia dhe Hezbollahu, milicia libaneze, e cila është praktikuar në artin e errët të terrorizmit ndërkombëtar, dhe që kërcënon Izraelin me 50 mijë raketa dhe armë të tjera. Çfarë ndodh nëse baza britanike në Qipro goditet me raketa “Scud” të prodhuara në Rusi? Ose nëse ndërhyrja mbaron me disa prej armëve kimike që bien në duart e militantëve të afërt me “Al Kaedën”? Dhe përse t’i destabilizosh edhe më tej fqinjët e Sirisë:Turqinë, Libanin, Jordaninë dhe Irakun? Sepse të bërit asgjë bart risqe që janë edhe më të mëdha. Nëse Perëndimi toleron një krim të tillë të qartë lufte, Assadi do të ndihet edhe më i lirë për të përdorur armë kimike. Ai, sidoqoftë, ka shkelur në atë që Obama e ka quajtur “vija e kuqe”, disa herë duke përdorur këto armë në një shkallë më të vogël, edhe pa se Obama dhe aleatët e tij bënë një sy qorr. Një kërcënim amerikan, posaçërisht për armë të shkatërrimit në masë, duhet të vlejë për diçka: është e vështirë të shohësh që Obama do t’i hajë fjalët e veta pa humbur kredibilitet me të ngjashmit e Iranit dhe Koresë së Veriut.

koment The Economist

Para se të shkarkohen raketat, Obama duhet t’i japë Assad-it një shans të fundit: një ultimatum të qartë që të dorëzojë armët kimike, të gjitha dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Koha për inspektime ka kaluar. Nëse Assad-i dorëzohet, atëherë si ai, ashtu dhe kundërshtarët e tij do të mbeten pa helme të tilla, një fitore kjo për Obamën.

Dhe kujdesi i Amerikës ka shkaktuar jetë të humbura. Një vit më parë, “The Economist” argumentonte mbështetjen për ndërhyrje ushtarake: jo për çizme perëndimore në terren, por për armatimin e plotë të rebelëve, krijimin e korridoreve humanitare, caktimin e zonave të mosfluturimit dhe nëse Assad-i i injoronte, një sulm nga ajri mbi sistemin e tij të mbrojtjes ajrore dhe armët e rënda. Asokohe regjimi i Assad-it ishte në gjunjë, shumica e rebelëve ishin relativisht të moderuar, numri i vdekjeve ishte më pak se gjysma e totalit të tanishëm dhe konflikti nuk ishte përhapur ende në vende të tjera. Disa nga këshilltarët e Obamës gjithashtu e cytën t’i armatoset rebelët; i përqendruar te rizgjedhja ai refuzoi - dhe tani përballet, siç edhe ishte paralajmëruar vazhdimisht, me një zgjidhje shumë më të vështirë. Pra, pse të mos bësh tani atë që Obama duhet të kish bërë atëherë, duke përdorur pretekstin e sulmit kimik për të ndjekur opsionin e dytë të ndryshimit të regjimit? Sepse, trishtueshëm, faktet kanë ndryshuar. Regjimi i Assad-it është bërë më solid, ndërsa rebelët, të mbetur pa ndihmën perëndimore dhe të mbështetur kryesisht nga sauditët dhe Qatari janë bërë më islamistë dhe xhihadistët më ekstremë po bëjnë shumicën e luftës. Një kryengritje kundër një tirani brutal i ka dhënë jetë një lufte sektare civile. Sunitët që përbëjnë tri të katërtat e popullsisë, përgjithësisht favorizojnë rebelët, ndërkohë që ata që u përkasin feve pakicë, përfshirë të krishterët, megjithë hezitimet janë në anën e Assad-it. Mundësia për ta shtyrë

këtë luftë drejt një përfundimi të shpejtë ka ikur - dhe nuk është e ndershme ta mbështjellësh atë kauzë me armët kimike. Kështu, Obama duhet të fokusohet në opsionin e tretë: një ndëshkim më i kufizuar i një shkalle të tillë, sa Assad-i të mos e mendojë kurrë më përdorimin e armëve kimike. Të goditurit e rezervave me armë kimike rrezikon si helmimin e më shumë civilëve, ashtu edhe rënien e armëve në duar të gabuara. Shumë më mirë që për një javë raketat të bien si shi në pikat komanduese dhe pallatet e diktatorit. Duke bërë këtë, Obama do të ndihmonte rebelët, megjithëse jo aq sa për të përmbysur regjimin. Me pak fat, sulme të mirëkalibruara mund të frikësojnë Assad-in drejt tryezës së negociatave. Bëje mirë dhe çoje në fund

Por të besosh në fat do të qe një gabim, sidomos në një vend si ky që nuk ka pasur kurrë fat. Nuk ka ndonjë avantazh taktik te nxitimi: Assad-i dhe miqtë e tij janë përgatitur për emergjenca, përfshirë edhe mënyrat për të fshehur armët kimike për disa muaj. Obama duhet të kapërcejë shumë pengesa para se të urdhërojë sulmin. Detyra e parë është skicimi sa më qartë të jetë e mundur i evidencës, shumë prej së cilës pashmangshëm rrethanore, se forcat e Assad-it ishin, në fakt, përgjegjëse për masakrën masive. Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, kishte të drejtë kur tha se refuzimi i Sirisë për të lënë ekipet e inspektorëve të OKBsë për vizituar vendet e helmuara për pesë ditë pas sulmeve ishte i njëjtë me pranimin e fajit. Por, duke pasur parasysh fiaskon e armëve të pagjetura në Irak, nuk është për t’u habitur se skeptikët ende gëlojnë. Obama gjithashtu duhet të mbledhë koalicionin më të gjerë të mundshëm, duke parë se Kina dhe Rusia, e cila është gjithnjë e më shumë armiqësore ndaj politikave të Perëndimit, me siguri do të bllokojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit për përdorim force nën kapitullin 7. NATO-ja, përfshirë Gjermaninë dhe Turqinë, dërkohë është gati. Liga Arabe ka gjasa të pranojë gjithashtu. Dhe, para se të shkarkohen raketat, Obama duhet t’i japë Assad-it një shans të fundit: një ultimatum të qartë që të dorëzojë armët kimike, të gjitha dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Koha për inspektime ka kaluar. Nëse Assad-i dorëzohet, atëherë si ai, ashtu dhe kundërshtarët e tij do të mbeten pa helme të tilla, një fitore kjo për Obamën. Nëse ai refuzon, atij duhet t’i tregohet aq pa mëshirë, sa ai ka treguar ndaj njerëzve, të cilët ai pretendon se qeveris. Nëse një raketë amerikane godet vetë Assad-in, ashtu qoftë! Ai dhe sejmenët e tij janë fajtorët.

30.08.2013

11

Jam i vetmi artist, të cilin natyra e kopjon.

-Salvador Dali

Ezani n’Perzeren

O koment

Blerina Rogova - Gaxha

Gruaja që ruan shtatoret dhe shenjat e shkrimit të tyre, do t’u thotë “Bujrëm, se shtëpia juaj është!” luftëtarëve të dikurshëm e burrave të sotëm, të cilëve jo rrallë nuk ua ka qejfi të paguajnë për të parë burrështetasit e dikurshëm. Zonja që rri nën këmbë të tyre do të pëshpëritë nga afër: “Është mbush Prizreni turqeli!”

ra pesë e mëngjesit. Ezani i sabahut thërret në Prizren. Zëri që kryente lutjen e mëngjesit kishte pushtet dhe hijeshi që të zgjojë gjysmë të vdekurit dhe të të detyrojë respekt për thirrjen që i bënte muzeini secilit “insan” mysliman ose jo. Ndoshta zëri kthehej diku në historinë e në themelet e xhamisë së Sinan Pashës, ndoshta ishte edhe vetë historia e Pashës që e bënte zërin të të ngujojë dhe dhjetëra zëra përcjellës në xhamitë e mëdha e të vogla të Prizrenit. Rrugët e qytetit në thirrjen e sabahut janë të zbrazura, mysafirët flenë, ndërsa nikoqirët pak nga pak nisin punën. Mund të jetë që Prizreni është një perlë e falur nga Zoti, një perlë e ruajtur nga qytetarët, dhe një perlë e shkelur me këmbë nga pushtetarët. Prizreni, qyteti i Lidhjes, Dushanov grad - kryeqyteti shpirtëror i humbësve të tij, ëndrra e madhe e Lindjes Islame, deri vonë qyteti i 1001 dritareve... sot mban po kaq vlera dhe po kaq shenja. I ka të pashlyera edhe shenjat e pushtuesve, edhe të mbrojtësve të tij. Prizreni ndoshta është qyteti më diversitar i Kosovës, prandaj dhe rruga për Prizren është gjithmonë magjike, sepse ky qytet sado i shpërdoruar nëpër kohë, të ofron magjinë. Qyteti i Kalasë, e ka ruajtur atë të stërkequr, i Lidhjes dhe i Konakut, i ka ruajtur ato të sajuara, i kishës dhe i xhamive përreth... me suvanë e re të pas 2004-ës, me kalldrëmin rishtas të rregulluar, me bozën dhe me bakllavanë e mbytur në sheqer, me një universitet të shpifur dhe me “fajdexhitë” e tij, i ka edhe pushtetarët e vet që ndiqen nga ligji, por që nuk i japin pesë pare, për gjithë këto vlera të qytetit e as për ligjin e tij. Por, qyteti ka njohur edhe pushtues të tjerë, dhe ai prapë aty ka mbetur, me gjithë Kalanë dhe Bistricën, Marashin dhe urat e gurta, edhe me 1001 dritaret e tij, ani pse sot jo të gjitha ato shohin nga Shandërvani! Qyteti muze është treguar dinak për të shkuarën e tij. Sado ta kenë vrarë, sado ta kenë shpërfytyruar, ai ka ruajtur me xhelozinë më të madhe shpirtin e tij. Ka ruajtur fuqinë që i ka mveshur ujit të shadërvanit, duke e bërë secilin prej nesh të kthehet e të kthehet sërish. Me gjasë pizrenalinjtë duhet të jenë me fat. Të zgjohesh brenda çepengave të drunjta, të pish kafenë buzë Marashit, të të rrijë mbi kokë kalaja, dhe para syve dikur burrat e mëdhenj të kombit, nuk duket si gjë e vogël në Kosovën e vogël. Ndoshta diku rrugicave të ngushta me kalldrëme sillet fantazma e Ymer Prizrenit, për të gjetur shenjat që ka lënë e shoqja, varrin e saj a të vetin, armët që ia vodhën apo unazën që ia fali mbreti. Ndoshta hija e Pashko Vasës në ndonjërën prej çajtoreve vuan, derisa e mendon se si t’ua thotë shqiptarëve se cila është feja e tyre. Ndoshta Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi e Iljaz Pashë Dibra do të jenë ulur diku në odën e shtëpisë së Lidhjes për të kuvenduar qëndrimin e shqiptarëve. Mbase duke i bërë kundërplanet për “Naçertanian” e serbëve, dhe dhembjen e mospasjes së përkrahjes nga askush. Gruaja që ruan shtatoret dhe shenjat e shkrimit të tyre, do t’u thotë “Bujrëm, se shtëpia juaj është!” luftëtarëve të dikurshëm e burrave të sotëm, të cilëve jo rrallë nuk ua ka qejfi të paguajnë për të parë burrështetasit e dikurshëm. Zonja që rri nën këmbë të tyre do të pëshpëritë nga afër: “Është mbush Prizreni turqeli!” Prizreni i kulturave e i traditave të përziera, hijerëndë siç është, do t’i japë secilit mysafir pak nga shpirti i tij shqiptar, bash si Vaso Pasha dikur, në vargjet që secili nga ne i di përmendsh. Prizreni mund të ketë njëqind e një rastësi dhe më shumë se kaq të vërteta. Ka legjendën e Shadërvanit, uji i të cilit thonë se të lidh përjetësisht në Prizren. Ka kalldrëmin që fsheh gjithë historitë e qytetarëve e të pashallarëve të dikurshëm. Ka xhaminë e Sinan Pashës, në të cilën myslimanet kosovare mund të harrojnë se nuk hyhet këmbë zbathur e me fustane. Ka manastirin e ortodoksëve pothuajse ngjit kësaj xhamie, ku rrinë priftërinjtë e veshur me të zeza. Kalanë qindravjeçare, që me një sy mbyll e një të hapur vëzhgon e vjedh çdo frymë që i kalon nën këmbë; zejtarët e vjetër që gati sa s’po japin shpirt, apo goranët që mburren për mjeshtërinë e përgatitjes së bozës. Prizreni ka edhe “DokuFestin”, që solli në një tavolinë në zemër të tij, dy burrat më të fortë të pushteteve aktuale shqiptare. Burrat me nofkat negative, ndonëse promovojnë majtizmin, qyteti duket se nuk do ta pranojë as të majtin, as të djathtin. Prizreni në emrin e tij ka shtatë shkronja dhe kjo mbase mund të lidhet me fatin e tij të mirë. Prizreni në jetën e tij ka personazhet e kombit, të cilëve më shumë sesa t’u besosh, mjafton t’i njohësh, ashtu siç e dimë se kanë ekzistuar dikur, edhe atëherë kur historia e tyre është trilleplot. Dhe ndoshta kështu do të nxjerrim një mësim më të mirë për veten dhe vendin. Ezani i mbrëmjes thërret. Qyteti vlon. Duket se nuk i ka mbetur asnjë copë tokë bosh. “Bujrëm, bujrëm…” nuk e di në fakt se kush po të thërret e po të pret në odën e tij, por prizrenasit që të gjithë të ofrojnë mikpritje, dhe atë jo me pak dashuri. Duhet të jenë njerëz me fat.


14 12

kompensimi ndërkombëtarizimi

universitet

Dje teksa shihje të takoheshin në një atmosferë miqësore në UET, të rinj që kanë studiuar në të katërt cepat e botës, nuk mund të thoshe që bota është e vogël. Ishte thjesht UET që kishte vendosur të mblidhte në një takim të diplomuarit e tij, që kanë kryer një cikël studimesh jashtë Shqipërisë, për të shkëmbyer përvojat ndërkombëtare e për të kujtuar bazën nga u nisën

Është bota e vogël apo UET është kudo?

Pas takimit të të diplomuarve në UET që kanë studiuar jashtë Shqipërisë

Përfytyroni Manhatanin, pak metra larg “Times Square”. Aty është një kolegj i quajtur “Global Institute of Technology” dhe Adrian Tahiri jep mësim, pas aplikimit që ka bërë për këtë post. Nuk iu desh të ndiqte asnjë semestër më shumë atyre që kishte kryer në Universitetin Europian të Tiranës, ku ka studiuar në bachelor dhe master për marrëdhënie ndërkombëtare. Të 150 kreditet e marra në universitetin jopublik të Shqipërisë së largët iu njohën dhe atij pas aplikimit, testeve të kërkuara, i është dhënë mundësia të jetë lektor në kolegjin e Nju-Jorkut. Është kjo një nga dhjetëra historitë që mund të kapte veshi në hollin e Universitetit Europian të Tiranës gjatë ditës së djeshme, kur u zhvillua një takim me të diplomuarit në UET që kanë vazhduar apo janë duke vijuar një cikël studimesh në universitetet jashtë Shqipërisë. Ishin mbledhur të gjithë aty në hollin, ku për të paktën tre vjet kanë qenë studentë, në një atmosferë ndryshe, me veshje kokteji, ku pedagogët trokisnin gotat me ta për t’u uruar suksesin që i ka shoqëruar gjatë këtyre viteve në universitetet e njohura. Siç tha Ervin Salianji, presidenti i UET-së Alumnit, ata përbëjnë rreth 10 për qind të të gjithë të diplomuarve të UET-së që nga 2009-ta. Disa prej tyre janë kthyer, e disa të tjerë kanë qëndruar në shtetet pritëse. Qëllimi i këtij takimi, në fund të sezonit veror, kur në çdo rast të rinjtë ishte më e lehtë t’i gjeje në Shqipëri, kishte nga ata që vinin për të shkëmbyer përvojat e tyre, por edhe të ktheheshin dhe një herë në bazën e parë, që tashmë krenohet me ta, si një zë më shumë për t’u diferencuar në korin e universiteteve që garojnë me njëri-tjetrin. Prania e atyre studentëve u kthye në dëshminë e gjallë të hovit që ka ndodhur tashmë edhe në mjedisin akademik shqiptar, konkretisht në atë të universiteteve jopublike, të cilat ar-

rijnë të nxjerrin studentë të denjë për t’u përfshirë në universitetet më prestigjioze të botës, siç është “Oksford”, për shembull. “UET më frymëzonte ëndrrat e mia gjatë kohës që isha studente. Unë i kam vazhduar ëndrrat, por ka qenë UET që më ka dhënë bazat, ku kam pasur marrëdhënie të veçantë me pedagogët e mi, kam bërë kërkimet e para, kam pasur bibliotekën e parë. Tani UET po zgjerohet dhe mua më vjen mirë. Universitetet perëndimore nuk kanë asgjë ndryshe nga universitetet shqiptare nëse studentët janë të njëjtët, me të njëjtat pritshmëri”, ka thënë Sashenka Lleshaj, që vazhdon studimet në “Oksford”. “Dikur kur përmendim emrin “Oksford” apo “Harvard” na dukej diçka e largët, shumë cilësore, por e paarritshme dhe sot kemi arritur që studentët tanë që kanë studiuar atje, kthehen për të takuar universitetin e tyre. Do e krahasoja me ingranazhet e një ore, ku in-

Rreth 10 për qind të të diplomuarve në UET kryejnë studimet jashtë Shqipërisë në universitete më të mira perëndimore.

granazhet duhet të jenë të përsosura që të funksionojë sahati dhe po ta zgjeroja në fushën e universitetit, tri etapat e studimeve universitare duhet t’u ngjajnë ingranazheve të sahatit, ku mesazhi është cilësia dhe ne duke i pasur përreth, mendojmë që UET është një institucion që krijon kushtet për të vazhduar jetën universitare në universitete prestigjioze dhe për t’u kthyer prapë për të vazhduar jetën akademike apo profesionale”, - tha presidenti i UET-së, Adrian Civici, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, duke i quajtur këta studentë një pasaportë të UET-it në opinionin publik dhe mjediset akademike. Por, ndërkohë, në përvojën e tyre ndërkombëtare, pasaportë ka qenë pikërisht UET dhe sistemi i tij. “Ndryshimin nuk e kam ndier shumë. Të studiuarit në UET më ka ndihmuar shumë që mos të ndieja ndryshimin mes shkollës në Shqipëri dhe jashtë, për shkak të programit, sistemit, punës në grup, mënyrës si zhvilloheshin leksionet, seminaret. Kemi qenë shumë aktivë në seminare, pasi UET na ka stimuluar shumë dhe ishte e njëjta gjë edhe atje”, shprehet Eneda Xhori, e diplomuar e brezit të parë në Universitetin Europian të Tiranës, që ka vazhduar studimet master në Holandë dhe tashmë është kthyer për të punuar në sektorin privat, në një pozicion drejtues. Ndërkohë, Iljaz Shehu, student në Montpelje, mban ende mend disiplinën e fortë gjatë viteve në UET, që e ka ndihmuar në ecurinë e tij si student, gjë që nuk e gjen në mjediset e universitetit të tij në Francë, me një mjedis më liberal, megjithëse niveli akademik sigurisht që është shumë i lartë në degën që ai ka zgjedhur, atë të Filozofisë Politike. “Para gjashtë vitesh isha studente bachelor në UET. Isha e pasigurt nëse kisha bërë zgjedhjen e duhur. Pas tri vitesh bachelor, e kuptova që kisha bërë zgjedhjen e duhur dhe pas dy

vitesh master, e kuptova që kisha bërë investimin e duhur. Falë atyre pesë viteve në UET, kam arritur të kryej studimet master në Holandë, në Amsterdam”, tha Elona Shehu, duke zgjeruar hartën e destinacioneve të universiteteve ku kanë shkuar studentë të

diplomuar në UET. Takime të tilla, sipas organizatorëve, kanë për qëllim mbajtjen gjallë të frymës së bashkëpunimit mes gjithë ish-të diplomuarve të UET-së, duke qenë se ata janë një faktor përfaqësues për këtë universitet, pasi dalin nga dyert e tij.

Adrian Tahiri, lektor në Nju-York

“Kam përfunduar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare, bachelor dhe master shkencor. Kam drejtuar disa programe të Departamentit të Shtetit dhe kam punuar me arsimin, më pas kam shkuar në SHBA. Tani jap mësim në kolegjin “Global Institute of Technology” në Manhatan të SHBA-së dhe jam kërkues. Gjëja pozitive është që më janë njohur kreditet, të 150ta kreditet e bachelorit, kombinuar me masterin shkencor që kam marrë në UET. Mendoj që më ka ndihmuar dhe mesatarja, 4, që është maksimumi dhe më është konvertuar në 3.75. Unë kam bërë vetëm aplikimin, disa teste dhe kam fituar të drejtën e mësimdhënies në kolegj.”

Bora Hysi, Drejtësi, Pekin

“Jam diplomuar për Drejtësi në vitin 2011 në UET. Kam vazhduar masterin në Pekin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në “China Foreign Affairs University”. Studimet në UET më kanë ndihmuar shumë, por Pekini ka tjetër kulturë universitare, megjithatë unë tani jam përshtatur, jap mësim në një institucion atje dhe do të vazhdoj të jap mësim.”

Eneda Xhori, Studime Europiane, Hollandë

“Të studiuarit në UET më ka ndihmuar shumë që mos të ndieja ndryshimin mes shkollës në Shqipëri dhe jashtë, për shkak të programit, sistemit, punës në grup, mënyrës si zhvilloheshin leksionet, seminaret. Kemi qenë shumë aktivë në seminare, pasi UET na ka stimuluar shumë dhe ishte e njëjta gjë edhe atje.”


kulturË

trashËgimia

Fotografi Kristaq Sotiri

K

ëtë mund ta përjetosh tani përmes 12 mijë xhamave fotografikë të realizuar nga fotografi Kristaq Sotiri, një ndër emrat e njohur të fotografisë shqiptare. Fototeka “Sotiri”, Instituti Shqiptar i Shkencave AIS dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore përmes projektit të dixhitalizimit të fototekës, përveç ruajtjes dhe evidentimit të këtij fondi, kanë si synim edhe promovimin e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë së fotografisë shqiptare. Sipas përfaqësues së Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj, inventarizimi dixhital ndihmon për vlerësimin e traditës kulturore dhe trashëgimisë kombëtare në tërësi. “Ky arkiv i çmuar ka qenë jashtë vëmendjes së institucioneve shtetërore lokale apo qendrore. Vlerat e kësaj fototeke janë po aq të rëndësishme, sa edhe të fototekës “Marubi”, por vëmendja për ta konservuar këtë trashëgimi ka qenë plotësisht e munguar. Projekti u iniciua një vit më parë me përpjekje konkrete, për sigurimin e një fondi modest për të mbuluar shpenzimet për procesin e skanimit dhe inventarizimit, që u realizua nga Instituti Shqiptar i

Shkencave. Është për t’u evidentuar fakti, se thirrjes së institutit për mbledhjen e një fondi që do të ndihmonte në realizimin e këtij projekti, iu përgjigj një grup pasardhësish të familjeve të nderuara shqiptare në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Luis dhe Linda Fundo, Albert Fundo, Diane dhe Perry Pero, Richard dhe Viosa Lukaj, Philip dhe Sally Giantris, Nicholas dhe Dorothy Vangeli, Jason George, Mark Fundo, Steven Fundo dhe Lauren Fundo”, - thotë Arantia Brahaj. Në negativët bardhezi të realizuar nga fotografi korçar Kristaq Sotiri, pjesën më të madhe të fondit e zënë portretet. Në fakt, Sotiri më së shumti është evidentuar si një fotograf portretesh, por në 12 mijë negativë ka dhe shumë portrete, peizazhe, foto familjare, rrugica qyteti, artistë, kalimtarë të rastit, lypsa etj. Të gjithë qëndronin të heshtur në xhama, në një shtëpi të thjeshtë e të harruarnga institucionet dhe krejt të panjohur për publikun. Pas fototekës “Marubi”, kjo është një tjetër trashëgimi e fotografisë shqiptare që duhet ruajtur. Ka shumë vite që është folur për ekzistencën e tyre dhe disa herë janë promovuar vlerat

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

13

Del në dritë arkiva e fototekës “Sotiri”. Janë 12 mijë negativë që i janë nënshtruar procesit të inventarizimit dhe dixhitalizimit, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e një prej fondeve më me vlerë, pas asaj të “Marubit”, të trashëgimisë sonë kulturore

Si ishte Korça e shek. XX... e kësaj fototeke në medien e shkruar, por vetëm tani është kthyer vëmendja ndaj këtij fondi me vlerë për trashëgiminë tonë kulturore. Fototeka e Kristaq Sotirit, realizuar në studion që ai ngriti pas kthimit nga Amerika, është pothuajse e panjohur për publikun. Me këtë projekt Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ka bërë një hap përpara, duke i hapur rrugë inventarizimit të trashëgimisë në filma fotografikë. Projekti i iniciuar në korrik të këtij viti pritet të përfundo j ë b r e n d a mu aj it sht at o r. Ndërkohë, ka filluar puna për skanimin dhe dokumentimin e tyre dhe të 12 mijë negativëve të e fototekës Sotiri dhe duke u inventarizuar, ata shpëtojnë nga procesi i degradimit të imazheve, si pasojë e faktorit kohë. Aktualisht janë skanuar dhe regjistruar 4000 xhamat e parë fotografikë. Janë identifikuar mjete dhe pajisje pune të artistit me vlera për historinë e artit dhe mjeshtërisë fotografike dhe janë identifikuar regjistra dhe mjete arkivuese të fototekës. Përveç kësaj, procesi i inventarizimit dixhital u krijon mundësi studiuesve, institucioneve, por edhe publikut që të njihet me të. Ky fond është ruajtur nga vetë pasardhësit e Kristaq Sotirit. Nuk ka familje korçare të kohës që të mos ketë një foto nga studioja e Sotirit. Personazhet janë nga më të ndryshmet. Shumë prej tyre të paidentifikuar, përveç personaliteteve dhe familjeve të nderuara, ushtarakëve apo personaliteteve të kohës. Kristo Sotiri fiksoi me aparatin e tij edhe portretet e kurbatkave (romeve), endacakëve, banorëve të thjeshtë të qytetit, duke sjellë jetën reale të qytetit. Shumë nga fotot e tij mbanin të lidhura familjet që ishin ndarë për shkak të emigracionit, sidomos në Amerikë. Ngjarje mortore apo evenimente familjare të fiksuara në foto, postoheshin për të shkuar dy apo tre muaj më vonë në Amerikë e për të njoftuar djemtë emigrantë për ngjarje të rënda apo të gëzuara të familjes. Peizazhi jo vetëm korçar, por dhe ai i Pogradecit është gjithashtu prezent në fotot e Sotirit. Bashkë me piktorin Vangjush Mio, ai udhëtonte deri në Pogradec për të pritur agimin atje, në Korçë e fsha-

trat përreth. Kush ishte Kristaq Sotiri? Ka lindur në vitin 1883 në Mborje. Atje qëndroi atje për një vit dhe pastaj familja u vendos në Korçë. Në moshën 17-vjeçare, Kristaqi punoi te kunati i tij, Kristo Solidhi, që ishte një patriot dhe një fotograf i vjetër korçar. Në 1900 Kristaq Sotiri shkon në Amerikë, për t’u kthyer në vitin 1923, pasi kishte punuar për disa vite edhe në studion e një fotografi të madh të kohës, Georges Steckel. Ky ishte mjaft i dëgjuar në Amerikë dhe kishte marrë rreth 12 medalje ndërkombëtare në evenimente të ndryshme. Çarli (pseudonimi i Sotirit) vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 1923. Në fakt erdhi për pak kohë, por fati i keq e solli që ai të mos largohej më nga vendi. Kishte plot 23 vite që kishte qëndruar jashtë atdheut. U vendos në një studio modeste, që sot gjendet afër Mitropolisë në Korçë. Dhe kjo është edhe shtëpia ku sot po punohet për të nxjerrë në dritë arkivin e fototekës Sotiri. A. Tuci

Foto nga arkivi i Fototekës “Sotiri”

Fototeka “Sotiri”, Instituti Shqiptar i Shkencave AIS dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore përmes projektit të dixhitalizimit të fototekës, përveç ruajtjes dhe evidentimit të këtij fondi, kanë si synim edhe promovimin e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë së fotografisë shqiptare

Një lutje për Shpëtim Saraçin Kompozitori Shpëtim Saraçi është nisur për kurim intensiv në Gjermani, pasi pësoi një goditje në tru pak ditë më parë. Kompozitori Shpëtim Saraçi është dërguar dje në Gjermani, për një kurim më të specializuar, pasi pësoi një goditje ishemike në trurin e vogël 10 ditë më parë. Ai ka qëndruar një javë i shtruar në spitalin neurologjik në Tiranë, por mjekët kanë

vendosur që ai duhej të kurohet jashtë vendit. Në të gjitha rrjetet sociale ditën e djeshme qarkullonte lajmi për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej kompozitorit shqiptar, si dhe një mesazh për shpëtimin e tij. “Ju lutem shumë, lutjuni Zotit të Gjithësisë për Shpëtim Saraçin. Shpërndajeni sa më shumë këtë mesazh, pasi nuk dihet kujt ia plotëson Zoti lutjen!...” - kështu shkruante miku i tij, këngëtari Sidrit Bejleri. Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të njohur në vend.

Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve ‘90-të, kënduar nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Vitet e fundit ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Më 2010-ën, kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, “Kënga ime”, e shkruar nga Sokol Marsi dhe e kënduar nga Aurela Gaçe prezantoi Shqipërinë në “Eurosong”. Saraçi është i martuar me këngëtaren Mira Konçi dhe çifti ka dy fëmijë.

“Ju lutem shumë, lutjuni Zotit të Gjithësisë për Shpëtim Saraçin. Shpërndajeni sa më shumë këtë mesazh, pasi nuk dihet kujt ia plotëson Zoti lutjen!...”


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ndërtesë që i janë bërë muret e çatia, por nuk është suvatuar dhe nuk i janë vënë dyert e dritaret. 8. Stil i vjetër në arkitekturë. 13. Lumë i madh i Amerikës Jugore. 14. Ngjarje a ndodhi e veçantë. 16. Kryeqyteti i Zambias. 17. Repart Ushtarak. 18. Kandrra që jetojnë në vendet e nxehta. 22. Së bashku. 23. Hitler i nazizmit. 27. Notë muzikore. 28. Qytet i madh në Spanjë. 30. Shanaj i kinemasë. 32. Ministria Punës. 34. Veshje për femrat. 35. Përemër dëftor. 38. Një puro pa të buta. 37. Grumbull gjërash, të vëna a të hedhura njëra mbi tjetrën pa rregull. 39. Rezervuar i madh prej metali, zakonisht në trajtë cilindri të zgjatur, që shërben për të mbajtur lëngje. 42. Njësia e memories së një kompiuteri. 44. I ka tifozi në mes. 45. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë. 46. Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë. 48. Notë muzikore. 49. Titull që përdoret kur i drejtohemi një funksionari të lartë kishtar. 50. Mjet, objekt.

Butak deti. 2. Qytet i vogël pranë Fierit. 3. Fusha bujqësore. 4. Ndoja i këngës shkodrane. 5. Mëri, zemërim. 6. Jo në Itali. 7. kalamata, aktore e njohur, mbrapsht. 8. Bergkamp, ish-futbollist i njohur hollandez. 9. Tërësia e pjesëve ose e veprave artistike që vë në skenë ose që luan një teatër, një grup muzikor etj. 10. Institut Privat. 11. Basinger e kinemasë. 12. Që është me pore. 15. Arben, poet i njohur. 19. Elbasani në makina. 20. Pllakë e pianos, a fizarmonikës. 21. Muhedin, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare të futbollit. 22. Vangjel, aktor i njohur. 24. Hapësirë e gjerë me ujë të kripur. 25. Shkronjë dyshe. 26. Vepra më e famshme e Gëtes. 29. Garnizon Europian. 31. Këshilltar ligjor. 33. Laço i televizionit. 38. Harrison, aktor i njohur amerikan. 40. Që ka qenë dikur. 41. Lëvizje e rrymave të ajrit. 43. Qendër, ose... 44. Dega më e madhe e lumit Mat. 45. Mama, shkurt. 46. Dëshiron. 47. Tregu Europian.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Majmuni që kujdeset për macen Një majmun i llojit makaku ka adoptuar një mace të braktisur në një pyll në Bali. Bashkëjetesa e veçantë ka tërhequr vëmendjen e njerëzve falë këtyre pamjeve fantastike nga fotografja An Jang, e cila ndodhej për pushime në ishullin indonezian. Në fotografi shihet se si majmuni kujdeset për macen, për të cilën sigurohet që të jetë e sigurt.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do e vlerësoni mjaft ndihmën qe do iu japë partneri juaj sot dhe do kaloni një dite interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptiminukdondaletneasnjëmoment. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene te paqëndrueshme, por me pak durim dhe maturi mund t’ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën.

Do jeni shume kërkues ne dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri do mundohet shume qe ju te ndiheni sa me mire, por ndonjëherë jo çdo gjë është aq e lehte sa duket. Për beqaret nuk priten ndryshime te mëdha. Do jete një dite e qete dhe pa gjera te jashtëzakonshme. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni me financat.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Pasioni do jete shume i zjarrte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Pas një periudhe te mbushur me peripeci dhe brenga, me ne fund do përjetoni emocionet e shumëpritura. Beqaret duhet ta tregojnë veten si janë me personat qe do takojnë dhe jo t’i gënjejnë ata për gjithçka. Nuk keni për te shkuar asgjëkund kështu. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm.

Dita do filloje me tension dhe debate te shumta për jetën ne çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjerat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem. Beqaret do përballen me surpriza mjaft te këndshme te cilat janë menduar me kujdes nga miqtë e ngushte. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Priten përmirësime te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Te dy me partnerin do tregoheni me te hapur dhe do provoni eksperienca te reja se bashku. Beqaret do jene shume te sinqerte me disa persona qe do i joshin ne mënyrë qe edhe ata te mos lëndohen. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Përfitoni për te bere ndonjë investim.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Surprizat ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Partneri do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do iu lere te lodheni për asgjë. Sot ju do jeni si një princeshe e përkëdhelur. Beqaret do kenë mjaft takime interesante, por do e kenë te vështirë te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i mbani këmbët ne toke dhe te mos bëni shpenzime marramendëse.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 119, 152, 221, 251, 265, 284, 315, 317, 320, 351, 422, 452, 493, 542, 568, 586, 748, 869, 882, 921. Numra me 4 shifra: 1015, 1653, 2105, 2815, 3265, 3415, 6519, 9141.

Numra me 5 shifra.: 11112, 11464, 20146, 21525, 21532, 23457, 25968, 26392, 28212, 39214, 52521, 54444, 54784, 58165, 58659, 62451, 65814, 74848, 82845, 85858. Numra me 6 shifra: 148581, 152152, 231365, 245195, 521521, 706141, 785415, 835505.

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë moment. Përfitoni për te folur edhe mbi te ardhmen për t’i kuptuar me mire synimet e partnerit. Beqaret do i shprehin pa druajtje pëlqimet dhe shume shpejt mund te fillojnë histori dashurie pasionante. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Çiftet do kalojnë një dite mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet ne çift do jene te shumta dhe nga kokëfortësia e te dyve ato do duken te pafundme. Beqaret do gjenden përballë një zgjedhjeje te vështirë. Do jene dy personat qe do i joshin pa fund dhe te dy kane cilësi për t’u adhuruar. Perspektivat materiale do jene te mrekullueshme.Dojeniteqetenekëtësektor.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ata qe janë ne një lidhje do e kenë te vështirë te flasin për çdo gjë me partnerin e tyre sot sepse ai do jete me humor te keq. Prisni orët e pasdites sa te qetësohet. Beqaret duhet te bëjnë akoma edhe me shume durim nëse duan te takojnë personin qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do jete dite me fat. Do kryeni transaksione dhe do hiqni disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Kashumegjasaqepërshkaktemungesësse përkujdesjes nga partneri ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mire sepse mevonemundteplasenjëskandalimadhpër ju. Beqaret do ndihen te kënaqur me jetën qe po bëjnë dhe nuk do kenë aspak nevoje ta ndryshojnë atë. Sektori i financave nuk do kërcënohet aspak. Situata pritet te jete e qëndrueshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse keni një lidhje prej shume kohesh duhet te bëni shume kujdes me impulsivitetin e tepruar. Ne rast tensioni te madh, largohuni nga njeri-tjetri ne mënyrë qe te mos thoni fjalët e fundit. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin shume propozime. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me mire se kohet e fundit. Do e dini sa te shpenzoni dhe sa te mbani ne xhep.

PESHQIT (20/II-19/III) Ata qe janë tashme ne një lidhje do bëjnë çmos qe ta përforcojnë edhe me tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë ne krah kështu qeduhettashfrytëzojnëkëtëmundësi.Beqaret do jene shume krenare për veten dhe nuk dopranojnëçdollojngacmimi.Teardhuratnuk do jene te shkëlqyera, por as shume te këqija. Situata do përmirësohet pak nga pak.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.08.2013

15

Arsimimit e fillon një zotni, por leximet, shoqëria e mirë dhe refleksionet duhet ta mbyllin.

30 gusht

30 p.e.s.

-John Locke

Vdekja e Kleopatrës Tre mijë vjet të një Egjipti të pavarur e të bashkuar morën fund kur, sipas Shekspirit, të paktën, Kleopatra VII ofroi një gjarpër helmues te gjinjtë e vet. Veprimi u cyt nga mundja e ushtrive të saj dhe ato të dashnorit të saj romak, Mark Antonit, nga Oktaviani në betejën e Actium-it dhe vetëvrasja e mëpasme e Mark Antonit. Ajo ishte faraoni i fundit. Megjithëse Cezariani, djali i saj me Jul Cezarin, ungji i Oktavianit, u shpall shkurtimisht si sundimtar, ai u ekzekutua shpejt dhe Egjipti u bë një provincë romake. Oktaviani më pas mori titullin “August”, duke ligjëruar kështu

Perandorinë Romake. Në vitin 51 p.e.s., Kleopatra 17-vjeçare kishte sunduar bashkërisht me të vëllanë 10-vjeçar, Ptolemeun XIII. Megjithatë, ajo u detyrua të largohej nga Egjipti tre vjet më vonë. Pasi Ptolemeu zemëroi Jul Cezarin, duke i prerë kokën rivalit të tij, Pompeut, Kleopatra arriti të gjente rrugën për tek afeksioni i Cezarit, duke u futur në dhomat e tij e mbështjellë me qilim. Ata u bënë dashnorë dhe Cezari e ndihmoi që të rimerrte fronin e Egjiptit. Pas vrasjes së Cezarit në vitin 44 p.e.s., Mark Antoni, një prej triumvirëve, e thirri Kleopatrën

për të vlerësuar besnikërinë e saj dhe ajo e joshi. Ata u martuan në vitin 37 p.e.s. dhe patën tre fëmijë. Hamendësohej se ata po përgatisnin një perandori për të rivalizuar Romën, kështu që Oktaviani i sulmoi, duke çuar në mundjen dhe më pas vdekjen e tyre. Gjykuar nga figurinat e saj, është e dyshimtë se Kleopatra ishte e bukura e famshme e legjendës. Siç nuk ishte as egjiptiane, ajo ishte e fundmja e Dinastisë Ptolemeike greke që ishte themeluar nga gjenerali i Aleksandrit të Madh, Ptolemei I Soter.

Flickr

Blitz

115

Miliardë dollarë në prodhime bujqësore amerikane u eksportuan në vitin 2010.

16

Cent për çdo dollar të shpenzuar marrin fermerët amerikanë. Pjesa tjetër shkon për kostot e prodhimit apo transport.

31

Cent për çdo dollar të shpenzuar merrnin fermerët amerikanë në vitin 1980.

31

Milionë akra tokë kanë dhënë fermerët amerikanë për rezervate, në mënyrë që të mbrohet mjedisi dhe të ketë habitat për kafshët e egra.

*Sipas Byrosë Amerikane të Bujqësisë.

Titulli: Tirana fashion 1958

Në Facebook Hysni Ndreu Meqenëse “Facebook”-u, “Twitter”-i, “Yahoo”-ja, “Hotmail”-i e “Gmail”-i na kanë hequr mundësinë e komunikimit ballë për ballë me tjetrin, mendoj se nuk duhet t’i quajmë më rrjete sociale, por rrjete antisociale. Marsel Lela Ata po bajn’ kesh si po na marrin leje me parku papmorat, na po bajmë kesh si po i ndihmojm’. Lavdrim Lita E kuptoj dëshirën për t’u këshilluar. Nuk kuptoj dot si do t’i këshillojë këta këshilltarët. Ardi Stefa Sot kam postuar shumë këngë greke, të vjetra e të reja. Disa nga këngëtarët kanë vdekur. Thjesht sot më kapi nostalgjia për Greqinë, për diellin e saj, detin, tavernat me ushqimin e mrekullueshëm, muzikën që të ngre peshë, qejfin grek kur shkon i panjohur në një tavernë e argëtohesh e vallëzon me të gjithë, sikur të njihesh prej vitesh... Kjo më mungon vërtet...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Zanati i kanosjes 2. Formë arti Rregulli numër një i kërcënuesve të shkollës së vjetër është ky: kërcënimi gjithmonë duhet bërë ballë për ballë. Ata pohojnë se arti i kërcënimit po zhduket. Këta janë mjeshtër me shpirt zanatçiu, të cilët këtë punë e marrin me shumë seriozitet, pasion dhe përkushtueshmëri. Për çdo ditë, në oraret e tyre ata e ndajnë një kohë të posaçme, gjatë së cilës përqendrohen vetëm në përpilimin e kërcënimeve. Këta janë njerëzit që e kanë shndërruar zanatin e kërcënimit në formë poetike, duke e ngritur atë në nivele respektueshmërie të denjë për të garuar për prestigj krahas soneteve, gazeleve dhe haikuve japoneze. Si një tregtar i thjeshtë në depon time të pijeve, nuk mund të them se i kuptoj mirë këto gjëra, por njëherë një myshteri i imi m’i kishte shpjeguar të gjitha. Jam në gjendje t’i riprodhoj fjalët e profesor doktor Haxhimusës, falë pecetës ku zotëria i vjetër i kishte vizatuar diagramet gjatë përpjekjes për të më shpjeguar teoritë e tij. Këtë e kishte bërë ndërsa priste që Genti, atëherë punëtori im, t’ia përfundonte paketimin e blerjes së tij mujore me shumicë të rakisë vendore. Për një alkoolik kronik, i cili nuk i hap dot sytë pa pirë një teke, më kishte lënë përshtypjen sikur ia kishte idenë asaj çfarë fliste. Akoma e ruaj pecetën në sirtarin e tavolinës që mban arkën, dhe kohë pas kohe e nxjerr për t’i impresionuar myshteritë e tjerë. “Sikur shumë forma të tjera arti, - thoshte Profesor Doktor Haxhimusa, - edhe kërcënimet mendohet se e kanë zanafillën në dashuri. Ose më mirë thënë, në mungesën e saj”. Kritikët e artit shpesh citojnë studime të ndryshme mbi strukturën e këtij zhanri artistik. Përkundër mospajtimeve të shumta, ata bien dakord për elementin strukturor që ata e quajnë “Rrugëtimi i Proto-Kërcënuesit”. Thjeshtësuar, ky “rrugëtim” mund të shpjegohet kështu: Djaloshi e takon vajzën. Djaloshi dashurohet me vajzën. Djaloshi e humb vajzën. Djaloshi përpiqet ta fitojë përsëri zemrën e vajzës. Djaloshi e sheh vajzën me një djalë tjetër. Djaloshi kërcënon djalin tjetër.” Në lagjen tonë të dyqanxhinjve, gjithmonë nga kurioziteti spekulojmë për shkakun e problemit të alkoolizmit të profesor doktorit. Nijazi elektricisti arsyeton se humbja e dashurisë e ka detyruar Haxhimusën të bëhet skllav i gotës dhe rakisë. Kjo mbase edhe ishte e vërtetë, Haxhimusa ishte i ve dhe flitej se akoma pas gjithë atyre viteve nuk e kishte përballuar vdekjen e gruas. Por kushedi se

çfarë ka ndodhur në të vërtetë?! “Shpesh studiuesit e identifikojnë xhelozinë si element që vë në lëvizje këtë proces. Por ata e kanë gabim. Është dashuria e madhe ajo që e ndez këtë kaskadë të komplikuar emocionale, që përfundimisht i jep jetë formës artistike në fjalë. Me kohë, mendohet se kjo trajtë ka evoluuar, për t’u dhënë jetë kërcënimeve, të cilat ne i njohim nga jeta jonë e përditshme.” Nga ana tjetër, Arjetë dentistja ka një teori krejt tjetër për sa i përket problemit të alkoolizmit të profesor doktor Haxhimusës. Ajo beson se, për shkak të dhuntisë së tij intelektuale, ai në të vërtetë është i mallkuar me vështirësi komunikimi me njerëz të thjeshtë. Kjo nuk më duket edhe aq ndryshe nga shpjegimi i Nijaziut. Vetmia e Haxhimusës dallohet edhe pa pasur nevojë për rakinë në të cilën ai i përmbyt hallet. Mbase kjo është arsyeja përse gjatë gjithë kësaj kohe e kam ruajtur pecetën me diagramet e teorisë së Profesorit. Mbase mundohesha t’ia bëja qejfin sikur kuptoja se për çfarë e kishte fjalën. “Me shumë të drejtë mund të kundërshtoni, duke thënë se shumica e kërcënimeve të ditëve tona kanë shumë pak të bëjnë me dashuri. Për t’i dhënë përgjigje kësaj duhet, së pari, të kuptoni se dashuria për vajzën, diku gjatë historisë, është shndërruar në dashuri për ndonjë objekt (për shembull, le të themi një kerr BMW ose shtëpi trekatëshe). Nga dëshira e madhe për ta pasur një të tillë, heroi ynë përfundon duke e kërcënuar personin, i cili ia pamundëson arritjen e qëllimeve të lakmisë së tij.” I vetmi person që e kam parë të jetë kërcënuar ndonjëherë nga Haxhimusa është nipi i tij, Hasani, sepse kishte refuzuar t’i shiste raki nga minimarketi i vet (prandaj ai blen pije nga depoja ime). Nuk e di se si kjo mund të lidhet me teoritë e tij. Mbase gruaja e Haxhimusës ishte personi i vetëm që e kuptonte. Mbase me alkool vetëm sa mundohej ta mbushte zbrazësinë e zemrës, por kjo vetëm se e izolonte më shumë nga familja. Mbase këtu e kishte fjalën kur përmendte zëvendësimin e dashurisë me një objekt (në këtë rast alkooli). Kështu, profesor doktor Haxhimusa vetëm se e ka ndërruar një obsesion të tij me tjetrin, duke u bërë mishërimi i vetë teorive të tij. Por kushedi se çfarë ka ndodhur në të vërtetë?! *shqip.artritbytyci.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 30.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


30 gusht mapo