Issuu on Google+

aktualitet

mapo libri

Ide/debat

Nëna e sëmurë helmon të bijën me aftësi të kufizuara dhe veten

Dom Gjergj Meta: Pse shkruaj dhe çfarë lexoj

Idi, essi,uni

Një 45-vjeçare nga Bathorja i jep fostoksinë vajzës për të cilën përkujdesej prej 18 vitesh. Të afërmit: Ishte e lodhur dhe e rënduar nga gjendja psikologjike. Mjekët: Gjendja e tyre, janë rrezikut

Shkrimet e mia nisen gjithmonë nga një situatë jetësore, konkrete që ka ndodhur në mjedisin tim, në vendin tonë ose në botë. Por unë jam munduar gjithmonë që duke u nisur nga një situatë konkrete t’i jap shkrimit ngjyrime atemporale... Faqe 21

Faqe 5

Ylli pango

single & the city Iva tiço

ndërkombëtare Bill Keller

E shtunë-diel 30-31 mars 2013

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 870. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Koha për bilanc Tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, Ilir Meta është në dilemën e vazhdimësisë me PD, kthimit në të majtë apo daljen më vete. Arsyet që e shtyjnë Metën larg kampit të Berishës, dyshimet për të pranuar ofertën e Ramës, dhe pse Poli i Tretë është opsioni më i mundshëm…Deri në shtrëngimin e duarve me fituesin! Nasip Naço: Koalicioni me PD ia arriti qëllimit. LSI të mos bëhet patericë e njërës palë dhe karburant i tjetrës

intervista e javës

editorial

dilema zhvillimi

hylli i dritës

Ilir Meta do të kërkojë patjetër një histori të re politike

Kapitalizmi dhe logjika e “kapitalit”

Deliri si ndërshkim

henri Çili

Faqe 3

aktualitet Dy 25-vjeçarë të humbur në mes të detit, kërkimet pa sukses Deri në mesditë ka pasur komunikim me telefon dhe në kërkime janë angazhuar dy helikopterë e disa mjete të tjera, rreth orës 20:00 kërkimet u ndërprenë pa rezultat për shkak të errësirës. Faqe 4

Zogaj: Rama më siguroi se do të jetë fjalëmbajtës Këtu harrohet një gjë, që votat nuk janë gogla që lëvizen me dorë. Publiku gjykon. Sondazhi i fundit i programit “Sondazhi Social Europian” tregonte se LSI ka humbur 60 për qind të zgjedhësve të vitit 2009 Faqe 10-11

fenomen

Triumfet e vendeve të dyta, Mbretëreshat pa kurorë Kanë shkëlqyer në garat ku kanë marrë pjesë, duke i shkuar më afër se kushdo fitores, por duke ndalur vetëm në vendin e dytë. Por më pas kanë pasur një karrierë prej triumfatoresh, si Marsela Çibukaj e The Voice of Albania 1 që tani po konkurron në The Voice of Italy, kënga jetëgjatë e Aurela Gaçes “Fati ynë shpresë e marrëzi”, apo supermodelja e parë shqiptare, së fundmi nënë e lumtur e një djali, Valbona Çoba... Faqe 19

ADRIAN CIVICI

Ardian ndreca

Faqe 26

planeti single

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star Kur familja e Perlat Mustës u zhvendos në Bukuresht, për Aulonën shtatëvjeçare nisi një periudhë e paharrueshme: kukulla të vërteta Barbie, pushime në hotel me pesë yje, biletë për koncertin live të idhullit të saj. Kush është? Na e tregon bashkë me disa sekrete të tjera dhe kujtime të hidhura e të lumtura në vite... Faqe 18

Faqe 28


2

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 L

Kodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x 40 cm

1.990 L

Kodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

6.450 L

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

7.890 L

Pikturë me kornizë 38 x 37.5 cm

Kodi: 24380

Kodi: 24387

Atmosfera romantike mund të krijohet me përdorimin e elementëve artistikë të cilët përdorin ngjyrën e kuqe apo simbole të dashurisë. Sektori më i ri në MEGATEK, “Korniza dhe Piktura”, ofron mundësinë e zgjedhjeve ekonomike nëpërmjet të cilave ju mund të shprehni dashurinë dhe të krijoni ambjent të dashur. Momentet me të bukura, mund t’i memorizoni në foto të vendosur në korniza me simbolin e zemrës dhe t’ia dhuroni njerëzve të dashur…

1.590 L

Kodi: 24282

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

Kornizë MDF 10 X15 cm

720 L

Kornizë druri 34 x 16.5 x 2.7 cm

720 L

Kodi: 36025

1.290 L

Kodi: 36043

Kornizë druri 18 x 26 x 1.2cm

Kodi: 36028

990 L

Kornizë metalike 21 x 16 x 6 cm

Kodi: 36026

550 L

Kodi: 36023

Kornizë xhami 17 x 22 cm Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

590 L

Kodi: 36027

490 L

Kodi: 36020

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

750 L

Kodi: 36024

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


3

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013 www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Ilir Meta do të kërkojë patjetër një histori të re politike

Henri Çili

Nga shfaqja teatrore "Edipi mbret" Foto :LSA

javore

profil

E shtunë-diel, 09-10 mars 2013 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Aulona

Në brendësi

një fëmijëri prej rock star

Llogaritë e PS me LSI, një disfavor elektoral

Kur familja e Perlat Mustës u zhvendos në Bukuresht, për Aulonën shtatëvjeçare nisi një periudhë e paharrueshme: kukulla të vërteta Barbie, pushime në hotel me pesë yje, biletë për koncertin live të idhullit të saj. Kush është? Na e tregon bashkë me ...

Intervistë e Preç Zogajt për të ardhmen politike dhe pikat kryesore të programit opozitar

4 5 6 6 21 24

Kronikë

Dy 25-vjeçarët mbeten në mes të detit, kërkimet pa sukses

Kronikë

Nëna e sëmurë helmon të bijën me aftësi të kufizuara dhe veten

Politikë

Rama: Berisha po viziton Shqipërinë me programin e PS në dorë

Politikë

PD mbledh sot konventën për punësimin, s'flet ministri i Punës

Mapo Libri

Dom Gjergj Meta: Mes Dostojevskit dhe Servantesit

Mapo Libri

Diana Çuli: Them shpesh Më fal

fenomen Mbretëreshat pa kurorë

Kolona / ide/ debate

26

Dilema zhvillimi

28

peregrinus

23

shënime

29

Idi, essi,uni

28

Hylli i dritës

31

ndërkombëtare

Adrian Civici Ylli Pango

Gjergj Meta

Ardian Ndreca

Arben Theodhosi Bill Keller

…dhe këtë do ta kërkojë patjetër gjetkë nga Sali Berisha, gjetkë nga koalicioni aktual qeveritar, apo së paku krejt ndryshe nga skema aktuale e Koalicionit për Integrimin, me këtë raport pushteti, 80 me 20. Ky është përfundimi i një analize lidhur me çështjen më dilematike politike të vitit të fundit, intensiteti i së cilës është bërë i padurueshëm sa më shumë kalon koha, sa më shumë afrohet fushata elektorale. Askush nuk di asgjë të saktë: LSI dhe vetë Meta shpërndajnë andej-këndej paqartësi, versione kontradiktore, provokime dhe thashetheme, sipas parimit “në mos e mundsh, së paku konfuzoje kundërshtarin”. Kjo është jozyrtarja, pasi publikisht Ilir Meta ka adoptuar pak nga pak një qëndrim në mes, ka marrë prej gati një viti paqen dhe paktin e mos-sulmimit nga Edi Rama, kritikon herë pas here të dyja palët, sikur të mos ishte një parti e koalicionit qeverisës, por një forcë ex catedra. Por logjika e do që Ilir Meta të ndjekë një rrugë të hekurt, atë të një të ardhmeje për vete dhe partinë e vet: shkurt, të kërkojë një histori të re politike për dekadën e re. Ilir Meta nuk mund të vijojë, logjikisht, kështu siç është. Ai nuk mund të vijojë kësisoj, qoftë dhe sikur të ishte koalicion fitues, pjesëtar i një “Koalicioni për Integrim” me një proces integrimi të bllokuar; nuk ka rëndësi se për faj të kujt, edhe pse opozita e Edi Ramës ka instaluar, me mosvotimin e tre ligjeve të famshme, precedentin e shëmtuar dhe dëmsjellës të një opozite që kushtëzon integrimin europian me çështjet e brendshme politike. Të paktën në këto pozicione aktuale, të këtij koalicionit aktual që nisi në 2009. Ndaj, dalja e Ilir Metës nga koalicioni qeverisës para zgjedhjeve, gjatë muajit prill, konkurrimi vetëm në zgjedhje, dhe potencialisht në koalicion me Edi Ramën në këto zgjedhje ose pas zgjedhjeve, nuk është tashmë një mundësi e përjashtuar. Madje është mundësia më e madhe. Një kooperim apo një koalicion mes Edi Ramës dhe Ilir Metës gjatë apo pas këtyre zgjedhjeve, në pushtet apo në opozitë, në fakt do të ishte një lajm, nga ato me “L” të madhe për biografinë e shkurtër të demokracisë së shqiptare të pas 1990-ës. Pas të gjithë atyre që kanë ndodhur mes tyre, pas një bashkëqeverisjeje me kundërshtarin e tij të vjetër, Sali Berisha, pas një konflikti “vëllavrasës” të Edi Ramës ndaj tij dhe të tij ndaj Edi Ramës, një kooperim i tyre potencial do të ishte një ‘imoralitet’ i madh politik, por njëkohësisht një pragmatizëm i madh politik. Në këtë dualitet të kësaj lëvizjeje të pritshme Ilir Meta do të përpiqet të ngrejë fabulën e tij të re politike, për dekadën e re. Kooperimi apo koalicioni potencial Rama– Meta sigurisht do të kishte kushte të tjera, rrethana të tjera nga ato që kemi imagjinuar deri tani rreth këtij kooperimi. Por një kooperim apo koalicion Rama–Meta në këto zgjedhje, pavarësisht se LSI konkurron veç apo në koalicionin e opozitës, nuk është e thënë të jenë apriori një sukses elektoral. Politika nuk është kurrë një bashkim aritmetik e pragmatist. Brenda saj gjendet një arsye mistike që vetëm sovrani e di. Mazhoranca e Sali Berishës mund të gjendej papritur në rrethanat e një lëvizjeje të vetme, kur jo zgjuarsisht, të paktën që pas zgjedhjeve lokale, ka ndërtuar një strategji politike pa plan B, pa rrugëdalje në rast se Ilir Meta nuk do të ishte aleat në zgjedhje me PD-në. Ja pra pse PD-ja dhe Sali Berisha duken në ngërçin e një fushate, të qartë ideologjikisht në program dhe idetë e liberalizmit politik të synuar, por të paqartë dhe pa shpirt politik. Por politika është vazhdimisht një ribërje nga e para, është një rifillim dhe pikërisht tek ky potencial qëndron politika si art i së pamundurës. Na presin tre muajt ndoshta më interesantë të jetës politike të tranzicionit. Edhe pse jo tre muajt më shpresëdhënës, apo ‘të moralshëm’.


4

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

zhdukja në det

www.mapo.al

Helikopteri prej orës 14:00 është ngritur dhe ka nisur patrullimin në të gjithë zonën, nga gjiri i Vlorës, grykëderdhja e lumit Seman dhe ajo e Vjosës

Dy 25-vjeçarët mbeten në mes të detit, kërkimet pa sukses Dy të rinjtë kishin dalë për të peshkuar, kanë pësuar avari dhe janë marrë nga rrymat detare. Megjithëse deri në mesditë ka pasur komunikim me telefon dhe në kërkime janë angazhuar dy helikopterë e disa mjete të tjera, rreth orës 20:00 kërkimet u ndërprenë pa rezultat për shkak të errësirës. Drejtori i Policisë Kufitare, Tema: Shpresojmë të jenë mirë. Kërkimet rifillojnë sot

O

rët e ankthit do të vijojnë në familjet e dy 25-vjeçarëve të humbur në det në Vlorë, ndërsa dje kërkimet u mbyllën pa sukses. Deri në orët e mbrëmjes, disa orë që nga dhënia e alarmit SOS nga dy të rinjtë Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismaili, kërkimet në det nuk kanë pasur sukses dhe prej mesditës nuk pati më as edhe komunikim me celular. Të rinjtë të cilët janë zhdukur në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë mëngjesin e së premtes, nuk u gjetën, ndërsa mësohet se kërkimet intensive të forcave operacionale vijuan deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Raportohet se u mobilizuan 4 mjete lundruese dhe 2 helikopterë, të cilët pritet të rifillojnë punën herët në mëngjes. Kërkimet u përqendruan në trekëndëshin: Porti i Vlorës, Plazhi publik dhe Petrolifera. Kjo zonë e kufizuar është përcaktuar në sajë të një orientimi nëpërmjet gjurmimit të telefonatës së fundit të peshkatarëve. Dy të rinjtë 25-vjeçarë kanë ‘humbur gjurmët’ në det, në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismaili kanë dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Salla operative e policisë së kufirit dhe migracionit ka marrë një telefonatë nga Fatmir Ismaili, i cili ka njoftuar se ishte në det së bashku me një shokun e tij për peshkim, por deti që ishte i trazuar papritur i ka tërhequr në thellësi, pa patur mundësi të ktheheshin në breg. 25-vjeçari Ismaili, i cili ka njoftuar policinë, ka dhënë me përafërsi koordinatat se ku ndodhej mjeti i tyre dhe është shprehur se ndodhej në rrezik për mbytje dhe se shkaku ishte defekti në motorin e vogël të mjetit, që ishte një barkë plastike jo më shumë se 3 metra e gjatë, duke kërkuar ndihmë për shpëtim. Sapo kanë marrë njof-

Fatmir Ismaili

Salla operative e policisë së kufirit dhe migracionit ka marrë një telefonatë nga Fatmir Ismaili, i cili ka njoftuar se ishte në det së bashku me një shokun e tij tim strukturat e policisë kufitare thonë se së bashku me mjetet lundruese të kufirit, të Guardia di Financës si dhe të Rojës Bregdetare kanë filluar kërkimet në det sipas koordinatave të dhëna nga vetë personi i rrezikuar. Pas tri orë kërkimesh nga policia kufitare është kërkuar dhe ndihma nga Durrësi me mjetet e logjistikës të QKR-së, e cila monitoron të gjitha mjetet që ndodhen në det në hapësirën detare nga Velipoja deri në afërsi të ishujve të Fanit në Greqi. Situata u përkeqësua për shkak se nga të rinjtë nuk po gjendej asnjë gjurmë dhe pas kërkesës së nënës së njërit nga djemtë është kërkuar ndihma e

një helikopteri, që mund të identifikonte mjetin detar të vogël, i cili nuk mund të shihej nga mjetet detare pasi dallgët e larta nuk lejonin pamjen. Helikopteri prej orës 14:00 është ngritur dhe ka nisur patrullimin në të gjithë zonën, nga gjiri i Vlorës, grykëderdhja e lumit Seman dhe ajo e Vjosës, zonën e gadishullit të Karaburunit, të ishullit të Sazanit dhe më tej drejt hapësirës detare të Durrësit, si dhe në det të hapur, por deri në orët e mbrëmjes së kaluar nuk ka gjetur asnjë gjurmë të varkës apo personave. Një helikopter tjetër u nis gjithashtu në kërkim pasditen e djeshme, por sërish rezultatet kanë qenë negative. Policia njoftoi se ka mundur të komunikojë me të dy personat për të marrë koordinatat se ku ndodheshin, por kur mjetet kanë shkuar në atë zonë nuk kanë gjetur asnjë shenjë. Sipas personave të angazhuar në kërkim, ata mund të jenë lëvizur prej dallgëve dhe rrymave. Drejtori i Policisë Kufitare për Qarkun e Vlorës, Selman Tema tha se kërkimet vazhdojnë si nga deti me 4 mjete lundruese, po ashtu dhe nga ajri me një helikopter, i cili ka patrulluar disa orë dhe pasi është furnizuar me karburant do të niste sërish kërkimet. “Deri në këto momente ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me dy të rinjtë. Po ashtu, vetëm një herë paradite patëm një telefonatë me njërin nga djemtë, dhe më pas asnjë konfirmim pa sinjal, pasi dhe vetë valët e detit si dhe largësia që ata mund të jenë bëjnë që të humbin valët telefonike. Po ashtu me ardhjen e mbrëmjes, nëse nuk gjendet varka e peshkimit dhe dy peshkatarët, kërkimet mund të ndërpriten si nga deti ashtu dhe nga ajri, për shkak të errësirës, për të rinisur sërish nesër. Shpresojmë që dy 25-vjeçarët të jenë mirë”, tha Tema.

Nëna e të humburit: I bëra gati bukën, kur të kthehej do shkonte në punë Nëna e njërit prej të rinjve të humbur tregon se djali do të kthehej pas peshkimit për të shkuar në punë në ndërtim. Violeta Bashllari apelon që të rinjtë të shpëtohen, ndërsa thotë se i biri e ka marrë herët në mëngjes në telefon për t’i thënë se ishte në rrezik dhe ajo kishte njoftuar menjëherë policinë. Kur është nisur djali juaj për peshkim së bashku me shokun e tij? Mesa mbaj mend, kur ka dalë nga shtëpia ka qenë ora 02 e natës, më pas nuk e di se kur kanë dalë në det për të peshkuar me shokun e tij. Kur morët vesh se djali ishte në

rrezik për jetën në det? Rreth orës 04 e 30, apo pesë, nuk jam e sigurt, më mori djali në telefon e më tha se ishte në det në barkë dhe ishte në rrezik për jetën së bashku me shokun e tij, prandaj njofto policinë të na ndihmojë. E tronditur njoftova menjëherë policinë dhe u tregova se ku ndodhej djali dhe se ishte në rrezik për jetën. Kur ke folur për herë të fundit me djalin në telefon? Aty rreth orës 05 të mëngjesit, më pas nuk kapte linja dhe s’kam komunikuar më me të. Djali dilte shpesh për peshkim?

Kur kishte kohë me ndonjë shok, sepse punonte në ndërtim dhe sot (dje), kur të kthehej nga peshkimi në mëngjes e më pas do shkonte në punë, i kisha bërë gati dhe çantën e bukës për ta marrë me vete për mëngjes dhe drekë. Dua t’u bëj thirrje të gjithave strukturave përkatëse të më ndihmojnë për gjetjen e dy djemve të rinj, sepse ata janë vetëm dy 25-vjeçarë, s’di çfarë të them, jam shumë e tensionuar deri sa dy djemtë të gjenden. I bëj thirrje ministrit të Mbrojtjes të vërë sa më parë mjetet, si nga toka dhe nga ajri për gjetjen e dy 25-vjeçarëve.

Gëzim Bashllari, njëri prej peshkatarëve të humbur

Vëllai: Herën e fundit ishin përballë Sazanit, rrymat i kanë çuar në veri Vëllai i njërit prej të rinjve ka treguar dje bisedën e fundit me të, duke thënë se pas saj sinjali ishte ndërprerë. Ai thotë se ka folur rreth orës 13:15 dhe shton se duhej kërkuar në det të hapur. “Kam kontaktuar për herë të fundit në orën 13:15. Nuk zgjati shumë biseda sepse u shkëput linja. Janë nisur me një gomone të vogël. Janë përplasur dhe është çarë pjesa e poshtme e gomones. Nuk quhet më mjet lundrues, ajo që kërkojnë është thjesht një tubolar që mban dy djem sipër”, thotë Besnik Ismaili. Sipas tij, në zonën ku po kryhen kërkimet nuk

ka shumë gjasa që të jenë dy të rinjtë. “Kërkimet të bëhen në det të hapur, se rryma andej i ka çuar. Helikopteri ka kaluar në gji, atje kemi kërkuar dhe vetë. Në port të Vlorës dhe Petrolifera nuk ka asgjë, sepse po të ishin aty do kishin dalë me not. Kemi patrulluar dhe vetë, nuk ka asgjë. Mundësia e vetme është në det të hapur ose drejt Malit të Zi. Herën e fundit ai më tha se ishte rreth 5 milje larg Sazanit, e shikoj Sazanin ballë përballë më ka thënë. Telefoni aktualisht tregon se nuk ka valë”, - u shpreh Besnik Ismaili.

Shefi i Koordinimit: Kompania celulare na dha koordinatat Sipas shefit të Koordinimit të operacionit të shpëtimit të dy të rinjve, Ali Elezi në një lidhje, trekëndëshi i kërkimeve është përcaktuar në sajë të koordinatave të dhëna nga kompania celulare. Por në të njëjtën kohë ai ka theksuar se koordinatat janë të përafërta, për shkak të verifikimit të sinjalit GSM në det të hapur. Sipas tij, lokalizimi i fundit i sinjalit telefonik të dy të rinjve është bërë në orën 14:00. Ndërkohë

qendra e Burimeve Operacionale bën të ditur se sinjali për ndihmë nga peshkatarët ka ardhur në orën 6:50, ndërsa anija A 05, në ndihmë të tyre është nisur në orën 7:00. Qendra e Burimeve Operacionale jep orën e saktë të lëvizjes së anijes së shpëtimit, ku rreth orës 7:50 minuta ka qenë në afërsi të ishullit të Sazanit, si dhe gjithë itinerarin e mjeteve të shpëtimit deri në orët e pasdites.


5

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013 www.mapo.al arrestimi

Trafik drejt Anglisë për 5 mijë paund, dy në pranga

krimi

Masakrimi i djalit të gardistit, tre në pranga Policia ka ndaluar tre autorët e masakrimit me leva të 17-vjeçarit Gjergji Prenga, djali i një efektivi të Gardës së Republikës. Sipas policisë, autorët janë Skerdilajd Hyka dhe Besart Seçimi, ndërsa si bashkëpunëtor është arrestuar edhe Jetmir Katana. 17-vjeçari u vra të enjten me thikë dhe mjete të forta pas një përleshjeje mes shtatë personave te “Kodra e Priftit” në Tiranë. Një grup të rinjsh, pas një konflikti banal kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin mbrëmjen e së enjtes. Sipas policisë, 17-vjeçari Gjergji Prenga nuk ka mundur që t’u rezistojë dot plagëve të marra nga goditjet dhe ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak. Në sherr janë përfshirë 6 të rinj, të cilët janë zënë me grushte dhe mjete të forta në mes të rrugës. Burime nga forcat blu sqarojnë se sherri ka nisur në momentin që të rinjtë janë parë “shtrembër” me njëri-tjetrin. Sipas policisë, katër të rinjtë i janë afruar viktimës dhe shokut të tij për t’i pyetur se pse i kishin parë disa herë shtrembër atë ditë në një qendër interneti dhe pasi janë zënë me grushte, nuk janë mjaftuar me aq, por kanë nisur që të zihen edhe me leva. Por, goditjet pas koke kanë qenë fatale për 17-vjeçarin Prenga, i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Ushtarak. I plagosur ka mbetur edhe shoku i tij.

Tiranë Dy persona u arrestuan dje si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin klandestinë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Operacioni i koordinuar mes policisë shqiptare dhe asaj britanike përfundoi me arrestimin e Hazir Maçit nga Kukësi dhe Shaqir Saliut nga Peqini, të dy banues në Tiranë. Dy të dyshuarit u prangosën pas hetimeve të kryera, ku sipas policisë ka të dhëna që i implikon ata në trafikun e klandestinëve drejt Britanisë së Madhe kundrejt shumës prej 5 mijë paund për person. “Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka referuar materiale hetimore në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi nga ana e tyre është disponuar informacion për ekzistencën e një grupi të strukturuar personash që realizonin dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve personave të interesuar kundrejt një pagese prej rreth 5000-6000 Paund”- thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme. Nga hetimet që kanë nisur në dhjetor të vitit të shkuar rezulton se dy shtetasit shqiptarë siguronin persona të interesuar për të emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar kundrejt pagesës. “Hazir Maçi, Shaqir Saliu nëpërmjet lidhjeve të tyre në Shqipëri, të cilët luajnë rolin e sekserëve, gjejnë persona të interesuar për të emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Personat e interesuar largohen nga vendi ynë me dëshirë dhe udhëtojnë me dokumentacion të rregullt deri në një vend të Francës dhe më pas me dokumente të falsifikuara ose të fshehur në kamiona hyjnë në rrugë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar”- tha prokuroria. Sipas hetimeve, itinerari i klandestinëve niste në Shqipëri, më pas vazhdonte në Francë për të përfunduar në Angli me dokumente të falsifikuara. Prokuroria ende nuk ka një numër të saktë të personave që dyshohet se janë trafikuar në këtë mënyrë drejt Mbretërisë së Bashkuar, por mësohet se po bashkëpunon edhe me autoritetet britanike për këtë çështje. Dyshohet se në rrjetin e trafikantëve të klandestinëve mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë që ndodhen në Francë apo Britaninë e Madhe. Dy shtetasit shqiptarë të arrestuar ditën e djeshme po hetohen për akuzat e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, me shumë se një herë, në bashkëpunim, në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Nga dëshmitë e marra mjekëve si dhe të afërmve dhe pjesëtarëve të familjes, është mësuar se gruaja 45-vjeçare dhe vajza e saj kishin konsumuar nga një tabletë lëndë helmuese fostoskinë

Nëna e sëmurë helmon të bijën me aftësi të kufizuara dhe veten Një 45-vjeçare nga Bathorja i jep fostoksinë vajzës për të cilën përkujdesej prej 18 vitesh. Të afërmit: Ishte e lodhur dhe e rënduar nga gjendja psikologjike. Mjekët: Gjendja e tyre, janë rrezikut Dashamir Biçaku

Tiranë Një nënë e diagnostikuar me sëmundje të rëndë helmon veten dhe vajzën me aftësi të kufizuara, pas 18 vitesh përkujdesje ndaj saj. Ngjarja tronditëse ndodhi mesnatën e së enjtes në Bathore, ku 45-vjeçarja e pashpresë për të ardhmen i ka dhënë fostoksinë së bijës së paralizuar. Burime nga grupi hetimor thanë për MAPO-n se 45-vjeçarja me inicialet A.P. ia treti helmin së bijës brenda një gote me ujë dhe më pas piu edhe një tabletë fostoksinë për vete. Pak minuta pas konsumimit të helmit, gruaja dhe vajza kanë nisur të ankohen për dhimbje barku dhe për probleme të tjera shëndetësore. Ky fakt është kapur në kohë nga familjarët, të cilët kanë nisur nënë e bijë në drejtim të urgjencës së qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Dy protagonistet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndodheshin dje në mjediset e spitalit, jashtë rrezikut për jetën. Të kontaktuar nga MAPO, familjarët e 45-vjeçares shpjeguan ngjarjen e rëndë. “Vajza kishte mbetur e paralizuar që kur ishte 5-javëshe, nga një temperaturë e lartë që kishte kaluar. Kjo i shkaktoi edhe dëme mendore, pasi ajo ishte me aftësi të kufizuara. Ime motër kujdesej prej 18 vitesh me përkushtim për të”,-tha motra e 45-vjeçares, e cila ndodhej në mjediset e spitalit. Familjarët tregojnë se situata është rënduar pas diagnostikimit të saj me një sëmundje të rëndë, çka duket se e ka lodhur dhe rënduar atë psikologjikisht. Familjarët tregojnë se ka qenë fat që nënë e bijë i shpëtuan helmimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga spitali “Në-

në Tereza”, hetuesit e policisë së kryeqytetit kanë nisur hetimet si në vendin ku ndodhen nënë e bijë, ashtu edhe në Bathore, ku ato banonin. Nga dëshmitë e marra mjekëve si dhe të afërmve dhe pjesëtarëve të familjes, është mësuar se gruaja 45-vjeçare dhe vajza e saj kishin konsumuar nga një tabletë lëndë helmuese fostoskinë. Kjo sipas tyre ishte konfirmuar nga simptomat që paraqisnin pacientet si dhe nga rrëfimet e të afërmve për hetuesit. Një fakt i tillë bëri që policia të dyshonte se nuk kishte të bënte me një rast vetëhelmimi të pastër, siç mund të ishte dukur në fillim. Pas marrjes së deklarimeve të para në spital familjarëve dhe mjekëve, hetuesit e policisë mbërritën në banesën e familjes, ku sekuestruan disa kokrra fostoksinë dhe ambalazhe që besohet se, sipas policisë, janë mbajtur nga e dyshuara e ngjarjes, A.P. Gjithsesi, hetuesit e policisë së Tiranës thanë se pritet që situata të sqarohet në ditët e ardhshme, ndërsa po përfundohen aktet e ekspertimit mjeko-ligjor për të konfirmuar plotësisht shkakun e helmimit të 45-vjeçares dhe vajzës së saj.


6

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

aktualitet

www.mapo.al

“…Ne jemi më se të kënaqur që po i japim mundësinë kryeministrit të vizitojë Shqipërinë se këto 8 vjet nuk ka qenë në mes të shqiptarëve

Berisha: Preokupimi ynë, si të ndihmojmë të papunët TIRANË Kryeministri Beri-

Edi Rama dje në Fier

Rama: Berisha po viziton Shqipërinë me programin e PS në dorë “Do t’i japim fund çimentofobisë, miellofobisë, qumështofobisë dhe patatefobisë, që e kaplojnë kryeministrin sa herë që nga Kosova shfaqet ndonjë produkt që cenon lidhjet korruptive të qeverisë me një klient”

K

ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha se po kopjon programin e opozitës. Në konferencën rajonale të zhvilluar në Fier, Rama tha se Berisha po viziton Shqipërinë me programin e PS-së në dorë. “…Ne jemi më se të kënaqur që po i japim mundësinë kryeministrit të vizitojë Shqipërinë se këto 8 vjet nuk ka qenë në mes të shqiptarëve, nuk ka qenë në Shqipërinë reale, nuk ka qenë në Shqipërinë që vuan varfërinë, papunësinë, korrupsionin, rrënimin e gjithanshëm. Padyshim që është krenari për ne që këtë vizitë të Shqipërisë, 8 vjet pasi s’ka qenë këtu fare, kryeministri po e bën me programin tonë në dorë. Përmes programit tonë po zbulon edhe çfarë mund të kishte bërë. Mirëpo tani është shumë vonë. Thotë po bëj town-hall. Ne në fakt kemi qysh prej 5 nëntorit të vitit 2011 që jemi angazhuar në atë që e kemi quajtur rruga e programit dhe ky program sot, që është më i detajuari që një parti ka pasur ndonjëherë në këto 22 vjet, është një

Tahiri : “Brenda 300 ditëve të para ne do ta rilindim Policinë e Shtetit, për ta kthyer atë në krye të detyrës. Ligjshmëria do të fillojë nga vetë kupola e Policisë së Shtetit. Ne angazhohemi që nuk do persekutojmë opozitën e nesërme nëpërmjet Policisë së Shtetit, s’do ta baltosim, siç ndodh

program që e kanë sintetizuar pjesëtarët e skuadrës së programit, por është një program i shkruar mbas një dëgjimi të gjatë me muaj e muaj të tërë shqiptarëve në të gjithë Shqipërinë, të grupeve të interesit, të shqiptarëve në qytet dhe në fshat, të sipërmarrësve, të grave, të të rinjve dhe në radhë të çdo shqiptari që kërkon me plot të drejtë ndryshimin…”, - tha dje Rama. Në qarkun e Fierit ku aktualisht banojnë edhe shumë kosovarë, Rama përmendi konfliktin e fundit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. “…Do t’i japim fund çimentofobisë, miellofobisë, qumështofobisë dhe patatefobisë, që e kaplojnë kryeministrin sa herë që nga Kosova shfaqet ndonjë produkt që cenon lidhjet korruptive të qeverisë me një

klient apo me një tjetër të interesuar për të mbajtur situata monopol në tregun e ushqimit shqiptar. Albanofobi...albanofobi...Nuk ka albanofobi! Ka miellofobi të kryeministrit, ka patatofobi të kryeministrit, ka çimentofobi të kryeministrit ndaj produkteve që shfaqen në kufi nga Kosova. Ja pse ne do bëjmë bashkimin doganor me Kosovën. Ja pse për ne çdo produkt do kalojë nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, siç kalon nga Fieri në Vlorë dhe nga Vlora në Fier. Ai kufi nuk do të ekzistojë për produktet bujqësore, blegtorale dhe çdo produkt tjetër të prodhuar nga shqiptarët këtej dhe andej kufirit…”, tha ai. Në takimin e djeshëm folën edhe përfaqësues të tjerë të PS-së, ndër ta edhe deputeti Saimir Tahiri, i cili preku ndër të tjera domosdoshmërinë për reformim në polici. “…Brenda 300 ditëve të para ne do ta rilindim Policinë e Shtetit, për ta kthyer atë në krye të detyrës. Ligjshmëria do të fillojë nga vetë kupola e Policisë së Shtetit. Ne angazhohemi që nuk do persekutojmë opozitën e nesërme nëpërmjet Policisë së Shtetit, s’do ta baltosim, siç ndodh sot. Do reformojmë strukturën dhe retorikën e Policisë së Shtetit, duke caktuar një zinxhir profesionistësh që bëjnë punën e tyre, që matet në bazë të meritokracisë. Do t’i japim garanci dhe paprekshmëri punonjësit të policisë që bën detyrën. Brenda mandatit tonë të parë do sigurojmë rritjen e rrogave duke filluar nga inspektori i policisë, komisari, nënkomisari, deri tek drejtori i përgjithshëm i policisë…”, tha ndër të tjera Tahiri.

sha bashkëbisedoi dje iniciativat në lidhje me tregun e punës, me përfaqësues të agjencive të punësimit, kryetarë të qarqeve, të cilët kanë aplikuar disa instrumente të reja për aktivizimin e këtij tregu. Bashkëbisedimi u ndërtua mbi diskutimin e përshtatjes së modelit ‘Hartz’ në Shqipëri. Ky model konsiston në reformimin e sistemit të shërbimeve të punësimit, krijimin e qend ra ve o n e - s t o p - s h o p , heqjen e kufizimit për punën me kohë të pjesshme, përsëritjen automatike të kontratës për moshat mbi 52 vjeç, financimin e fillimit

të një biznesi të vogël (Kompania “Ime”), krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet reduktimit të taksave etj. “Preokupimi ynë madhor është si të ndihmojmë me eficencë njerëzit e papunë; si të vendosim një qëndrim më aktiv ndaj tyre; si të sjellim në epiqendër të veprimtarisë sonë këto çështje; si të përdorim ndihmën për papunësinë dhe ndihmën ekonomike; si të bëjmë shumë më aktiv rolin e agjencisë së punësimit, bashkëveprimin e tij me të papunin; si të dinamizojmë kualifikimin dhe trajnimin…’, tha dje Berisha gjatë bashkëbisedimit.

Kryeministri Berisha

Bregu-Ramës: Hiq dore nga bllokimi, voto tri ligjet TIRANË Nga zyrat e Minis-

trisë së Integrimit, ministrja Majlinda Bregu ka kërkuar dje që opozita të votojë tri aktet e kërkuara nga Brukseli, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sot na ndajnë vetëm 23 ditë nga mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohet zgjerimi i vendeve të Ballkanit, por fatkeqësisht jo Shqipëria, sepse nuk kemi votuar ende 3 ligjet që u vunë kusht për integrimin. Sot, kur kanë mbetur më pak se 8 seanca parlamentare, i bëj thirrje Edi Ramës ta lejojë opozitën në Parlament të votojë 3 ligjet që mbajtën peng statusin për tre vjet. Edi

Rama, bllokove për 3 vjet aspiratën europiane të shqiptarëve, urdhërove opozitën të bojkotojë e të mos votojë vetëm këto 3 ligje, ndërsa ka votuar gjatë kësaj legjislature jo pak, por plot 133 ligje”, - tha dje Bregu. Gjatë deklaratës, Bregu theksoi se Shqipëria e ka merituar denjësisht statusin e vendit kandidat. “… Të ftoj Edi Rama, të gjesh forcën dhe vullnetin që të heqësh dorë nga bllokimi. Sot humbet edhe më shumë duke këmbëngulur tek bllokimi i votimit të tri ligjeve. Mos mbaj më inate për interesa të ngushta personale siç ke bërë deri më sot. Voto tri ligjet”, - tha ajo.

Majlinda Bregu

PD mbledh sot konventën për punësimin, s'flet ministri i Punës TIRANË Partia Demokratike starton sot konventën e saj të parë, e cila do të fokusohet tek punësimi. Në këtë konventë pritet që të flasin ministrat dhe figurat kryesore të PD-së, si Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Genc Ruli e Majlinda Bregu, kryetari i Grupit parlamentar, Astrit Patozi, nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, deputeti Gent Strazimiri, nënkryetarja e Bashkisë, Jorida

Tabaku etj. Në këtë listë deri mbrëmë vonë nuk figuronte emri i ministrit të Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i cili edhe dje ka vijuar takimet e tij në qarkun e Gjirokastrës për të siguruar një tjetër mandat deputeti. Në vend të tij është parashikuar të flasë zv/ministri i Punës, Kastriot Sulka. Ndërkohë, Partia Demokratike ka përcaktuar si prioritare për këtë fushatë punësimin. Thuajse në çdo takim të zhvilluar

Berisha është shprehur se PD-ja do të ketë në programin e saj një vizion të qartë lidhur me punësimin. Ai ka premtuar gjithashtu hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës, ndërsa konventa e sotme pritet të specifikojë shtyllat kryesore ku do të bazohet rritja e punësimit. Në anën tjetër, opozita ka akuzuar mazhorancën se ajo nuk mbajti premtimin e 2009-ës për hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës.

Në këtë konventë pritet që të flasin ministrat dhe figurat kryesore të PD-së


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Preç Zogaj Llogaritë e PS me LSI, një disfavor elektoral A thua të jetë një nga ato rastet fatale: andej nga shkon Preç Zogaj është fitorja? Nuk duket të jetë ashtu, por edhe ai vetë nuk duket se lëviz nën këtë shenjë arrogance.

Berisha-Meta, koha për bilanc MEDIA/DEBAT

Deri ku duhet të shkojë kamera e fshehtë? Përballja e dy gazetarëve Denisa Haxhiaj, Top Channel dhe Arben Muka, Deutche Welle për përdorimin e kamerave të fshehta në zbulimin e historive

Tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, Ilir Meta është në dilemën e vazhdimësisë me PD, kthimit në të majtë apo daljen më vete. Arsyet që e shtyjnë Metën larg kampit të Berishës, dyshimet për të pranuar ofertën e Ramës, dhe pse Poli i Tretë është opsioni më i mundshëm… Deri në shtrëngimin e duarve me fituesin! Faqe 7

Para katër viteve, mëtonte të shkatërronte politikisht Edi Ramën dhe të nxirrte në pension Sali Berishën. Dje nuk foli për përmbysje, as për 35 deputetë, por për një gjë të padiskutueshme, që sipas tij e dinë të gjithë: “LSI do të imponojë Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme”. Ilir Meta ka revizionuar shumë nga retorika e fushatës së 2009, por jo ambicien kundër të mëdhenjve. Ose Rama, ose Berisha, në sajë edhe të votave të LSI, nuk do të jetë në skenën e pas 23 qershorit. Për ta bërë të mundur këtë, Meta dhe të tijtë në Konventë, deri në 10 prill duhet të vendosin një nga tri opsionet: vazhdimësi me PD, kthim në të majtë, apo dalje vetëm në zgjedhje. “Jemi në dilemë dhe duke arsyetuar se cilin variant do të zgjedhim. Më mirë ta ndajmë këtë pas zgjed-

hjeve”, -tha Ylli Manjani, sekretar për çështjet ligjore në LSI. Edhe Meta ka thënë se vendimin për koalicionet do ta marrin qytetarët në periudhën prill-korrik dhe me votën e tyre. Një lojë fjalësh me dy kuptime, që parathotë se ai mund të garojë me koalicionin e tij, si 2009 dhe më tej të presë i qetë shtrëngimin e duarve me fituesin. Pothuaj katër vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Berishën, tani në shtëpinë e LSI është koha për të bërë bilancin! Sërish bashkë, apo me Ramën? Të rrijë apo të ikë nga qeveria… Berisha korrekt, por a mjafton? Të enjten në Kuvend, tabela elektronike shënoi tri herë 69 vota për mazhorancën, ndërsa tre dekretet e Presidentit Nishani për gjykatësit u hoqën nga rendi i ditës.


8

30-31 mars 2013

zgjedhjet

www.mapo.al

Pothuaj katër vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Berishën, tani në shtëpinë e LSI është koha për të bërë bilancin! Sërish bashkë, apo me Ramën? Të rrijë apo të ikë nga qeveria…

Berisha-Meta, koha për bilanc Tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, Ilir Meta është në dilemën e vazhdimësisë me PD, kthimit në të majtë apo daljen më vete. Arsyet që e shtyjnë Metën larg kampit të Berishës, dyshimet për të pranuar ofertën e Ramës, dhe pse Poli i Tretë është opsioni më i mundshëm…Deri në shtrëngimin e duarve me fituesin! Arion Sulo

P

Ky konflikt, në kohë të tjera mund të ishte zgjidhur shumë shpejt nga Berisha dhe Meta, duke i dhënë këtij të fundit lëshimin e radhës, por tre muaj para zgjedhjeve dhe në prag të shpalljes së koalicioneve, është një sinjal për drejtimin që pritet të marrë LSI. Gjykatësit e lartë dhe kushtetues në fakt nuk janë e vetmja pikë e dobët e martesës katërvjeçare mes LSI e PD

ara katër viteve, mëtonte të shkatërronte politikisht Edi Ramën dhe të nxirrte në pension Sali Berishën. Dje nuk foli për përmbysje, as për 35 deputetë, por për një gjë të padiskutueshme, që sipas tij e dinë të gjithë: “LSI do të imponojë Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme”. Ilir Meta ka revizionuar shumë nga retorika e fushatës së 2009, por jo ambicien kundër të mëdhenjve. Ose Rama, ose Berisha, në sajë edhe të votave të LSI, nuk do të jetë në skenën e pas 23 qershorit. Për ta bërë të mundur këtë, Meta dhe të tijtë në Konventë, deri në 10 prill duhet të vendosin një nga tri opsionet: vazhdimësi me PD, kthim në të majtë, apo dalje vetëm në zgjedhje. “Jemi në dilemë dhe duke arsyetuar se cilin variant do të zgjedhim. Më mirë ta ndajmë këtë pas zgjedhjeve”, -tha Ylli Manjani, sekretar për çështjet ligjore në LSI. Edhe Meta ka thënë se vendimin për koalicionet do ta marrin qytetarët në periudhën prill-korrik dhe me votën e tyre. Një lojë fjalësh me dy kuptime, që parathotë se ai mund të garojë me koalicionin e tij, si 2009 dhe më tej të presë i qetë shtrëngimin e duarve me fituesin. Pothuaj katër vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Berishën, tani në shtëpinë e LSI është koha për të bërë bilancin! Sërish bashkë, apo me Ramën? Të rrijë apo të ikë nga qeveria… Berisha korrekt, por a mjafton?

Të enjten në Kuvend, tabela elektronike shënoi tri herë 69 vota për mazhorancën, ndërsa tre dekretet e Presidentit Nishani për gjykatësit u hoqën nga rendi i ditës. Deputetët e LSI, përveç Nasip Naços, nuk ishin në sallë për të bërë shumicën. Një ditë më parë në prapaskenë, Meta kishte kërkuar nga PD edhe kalimin në seancë të Artan Hoxhës, një kandidaturë e sjellë një vit më parë në Kuvend nga ish-presidenti Topi, por që nuk u pranua nga mazhoranca. Si kundërpërgjigje, Meta nuk votoi të zgjedhurit e Berishës dhe Nishanit. Ky konflikt, në kohë të tjera mund të ishte zgjidhur shumë shpejt nga Berisha dhe Meta, duke i dhënë këtij të fundit lëshimin e radhës, por tre muaj para zgjedhjeve dhe në prag të shpalljes së koalicioneve, është një sinjal për drejtimin që pritet të marrë LSI. Gjykatësit e lartë dhe kushtetues në fakt nuk janë e vetmja pikë e dobët e martesës katërvjeçare mes LSI e PD. Këmbëngulja e Berishës në vjeshtën e 2010 për të kufizuar mandatin e kreut të SHISH edhe përkundër amerikanëve, u spraps në momentin e fundit nga refuzimi i Metës për të votuar ndryshimit e ligjit. Roli i protagonistit në gjysmën e parë të ndeshjes për Presidentin në 2012, sërish i vuri dy aleatët në pozita delikate, deri në pikën që kreu i grupit parlamentar të PD, Patozi kërcënoi LSI-në se pas raundit të tretë, zgjedhjet e parakohshme

ishin një opsion i mundshëm. Në provën gjenerale para zgjedhjes së Presidentit, në votimin për nënkryetarin e KLD-së mes Elvis Çefës dhe Adrian Vishës, LSI nuk votoi kandidaturën e Nishanit dhe doli hapur pro Vishës së propozuar nga PS. Fërkimet nuk kanë munguar jo vetëm për institucionet kushtetuese dhe gjykatat, për të cilat Meta ka thënë se është normale që LSI të ketë dallime me PD. Ishte kreu i LSI-së, ai që në kulmin e etheve që kapën mazhorancën për 850 milionë eurot e shitjes së Albpetrolit, kërkoi kujdes në përzgjedhjen e kompanive, duke vërejtur se më shumë se oferta, duhen vlerësuar partnerët seriozë. Ulje-ngritjet e një aleance

I ngjizur në verën e 2009, koalicioni me Berishën ishte një zgjidhje e vështirë në planin moral për Metën, por e vetmja zgjidhje në rrafshin politik për t’i dhënë peshë prezencës së LSI. Dy partitë shfaqen sot njësoj, kur pyeten për funksionimin e koalicionit, duke e quajtur një marrëdhënie korrekte. Pak thatë, si për të vënë në dukje vështirësinë e sensit politik të një koalicioni tashmë parazgjedhor (të dëshiruar më shumë nga PD) mes një partie të djathtë dhe një partie të majtë. Në gjykimin e Berishës, ky koalicion ka realizuar në 4 vjet ndryshimet më të mëdha se në çdo mandat tjetër të 20 viteve. Kryeministri i njeh qeverisjes PD-LSI meritën që Shqipëria nuk ra në krizën e rëndë europiane, heqjen e vizave, rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe masivizimin e burimeve të energjisë së parinovueshme. Meta është dakord me Berishën se koalicioni ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe se LSI do t’ i qëndrojë marrëveshjes për të mbyllur mandatin katërvjeçar. Përtej marrëdhënieve zyrtare, Meta ka meritën e thyerjes së tabuve për Berishën në lidhje me darkat private. Ajo mes tyre u bë qëllimisht publike në shtëpinë e kryetarit të LSI. Jo rastësisht darka ishte në vigjilje të dhënies së vendimit të Gjykatës së Lartë për video-përgjimin Meta- Prifti. Por a mjaftojnë të gjitha këto për një tjetër kontratë katërvjeçare? Pohimit të Sokol Ballës se Berisha ka qenë korrekt me LSI, Ylli Manjani iu përgjigj “OK korrekt, por problemi është se çfarë do të bëjmë në të mirë të vendit”. Më pas një batutë: Gjithë burrat e mirë janë në varreza, të mirët dhe këqijtë janë gjallë”. Përballë distancës që po mundohet të mbajë LSI, dëshira e PD edhe për një xhiro tjetër 4-vjeçare duket konstante. Demokratët kanë pranuar tashmë edhe publikisht se LSI mund të dalë e vetme në zgjedhje, por nxitojnë të shtojnë se pas 23 qershorit, ata do të jenë sërish bashkë. “Besoj te pragmatizmi elektoral dhe eksperienca e Ilir Metës dhe LSI-së si forcë politike”,tha Patozi para pak ditësh, duke nënvi-

zuar se PD do të ishte në koalicion me LSI-në, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte para apo pas zgjedhjeve. Dashuri-Urrejtja me Ramën

Rama-Meta Në PS janë të ndarë për nevojën e bashkimit me Metën, por Rama ia ka lënë derën hapur. Rezultatet e 2009 flasin se një aleancë PSLSI është fituese, por jo pa cene morale. “S’bëhet fjalë për diçka mes dy njerëzve, po për një investim strategjik që synon rikompaktësimin e gjithë forcave me vota majtas”

E nëse me Berishën kronikat raportojnë një darkë zyrtare jo më të gjatë se dy orë, të tilla “kundërshtarët” Meta-Rama kanë konsumuar të paktën tre a katër. Një marrëdhënie e vështirë që shënjohet prej vitesh nga shenja e mosbesimit. E nisur me revansh në 2007, me fitoren e tretë të Ramës në Bashkinë e Tiranës, kontrata e xhentëlmenëve u gris shumë shpejt nga kreu i PS, që s’mbajti premtimin për të shpërblyer me poste në bashki votuesit e LSI. Kulmi i acarimit mes tyre do të vinte në ditët e para të janarit 2011. Pas videos Meta- Prifti, për të cilën Rama ishte në dijeni prej kohësh, demonstrata e opozitës përfundoi me katër të vrarë nga gardistët. Dorëheqja e ish-zv/kryeministrit dhe procesi gjyqësor ishin ngjarjet ku Rama dhe Meta ishin armiq të betuar. Hakmarrja e Metës nuk vonoi të arrinte në zgjedhjet e majit, ku 20 mijë votat e LSI iu bashkuan atyre të Bashës dhe përmbysën rezultatet e 2007-s. Një verë më pas, me presidentin te dera dhe me një LSI më të fortë numerikisht, Rama e Meta konsumojnë darkën e famshme të Lalzit. Ajo u pasua me euforinë e kryetarit të PS për rrëzimin e qeverisë në parlament me anë të një mocioni mosbesimi PS-LSI . Editoriali i atyre ditëve provokoi kthesën e Metës, i cili mëtonte se zgjedhja e presidentit konsensual dhe rrëzimi i qeverisë janë dy çështje krejt të ndryshme. I zhgënjyer nga telenovela e ‘Gjirit të Lalëzit’, Rama uli tonet rozë për një bashkim të shpejtë me Metën. Me afrimin e zgjedhjeve, takimet dhe kontaktet janë shpeshtuar: Brukseli, varrimi i Arbën Xhaferrit, Torino, komunikim me SMS, të gjitha pa ndonjë rezultat, të gjitha të lëkundura nga mos-


30-31 mars 2013

9

www.mapo.al

Për bashkëpunimin “Nuk besoj se do jemi paterica e njërës dhe karburanti i tjetrës. Thashë që mendimi im personal është që të jemi të vetëm në zgjedhje dhe të marrim ato vota që të japë elektorati. Ne kemi qenë pjesë e qeverisjes, por s’kemi qenë gjithë qeveria. Pra, shumë gjëra kemi dashur t’i bëjmë dhe ndryshe, por nuk kemi pasur mundësi për shkak të votave që morëm më 2009.”

Për Beratin “Nuk ka qenë ky rezultat i vitit 2009 që u përfaqësua vetëm nga 1 deputet, por të dyja forcat e mëdha politike aq vota na numëruan dhe na lanë sa për të nxjerrë një mandat deputeti. Rezultatet e pushtetit lokal treguan se ne jemi në rritje. Dhe unë mund të them me plot gojën se LSI sot është lokomotiva e së majtës në qarkun e Beratit.”

Për koalicionin “Për mua personalisht, ne duhet të hyjmë të vetëm në këto zgjedhje, pa u bërë me asnjë palë. Flas në emrin tim personal. Sigurisht unë nuk jam deputet i pavarur, jam brenda një force politike, i respektoj vendimet e saj dhe do t’ respektoj vendimet që do të marrë konventa apo institucionet e tjera të rëndësishme që ka LSI.”

Nasip Naço:

LSI, jo patericë e njërës palë dhe karburant i tjetrës Intervista/ Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço, thotë se personalisht mendon që LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. “Mendoj se ky koalicion ia arriti qëllimit të vet” Intervistoi: Fejzi Braushi

N

besimi për paktin që s’po arrihet. “Ka ende kohë për LSI-në. Duket sikur e shkuara na pengon, por është ajo që në fakt na bashkon”, - do të thoshte Ben Blushi në një panel me Manjanin në ‘TopStory’-n e së enjtes. Në PS janë të ndarë për nevojën e bashkimit me Metën, por Rama ia ka lënë derën hapur. Rezultatet e 2009 flasin se një aleancë PS-LSI është fituese, por jo pa cene morale. “S’bëhet fjalë për diçka mes dy njerëzve, po për një investim strategjik që synon rikompaktësimin e gjithë forcave me vota majtas”, -argumenton Rama, që për akuzat e dikurshme ndaj Metës ka dalë me teorinë e sistemit që korrupton njerëzit. Për t’i dhënë kuptim një koalicioni jo shumë të moralshëm, PS ka vënë si kusht ikjen e LSI nga qeveria. Sulmet për programet elektorale të këtyre ditëve duken hiçmosgjë në PS para lajmit të shumëpritur për tymin e bardhë. Tymin e ikjes së Metës nga Berisha… Poli i Tretë, më i mundshmi

Është varianti më i mundshëm me stacion zgjedhjet. I distancuar nga PD e PS, Meta me të paktën katër mandate në xhep është në pozitën komode për të përcaktuar kryeministrin e nesërm. Theksi i diskursit të tij politik kohët e fundit është i moderuar, integrues, plot me ftesa për bashkëpunim, por edhe me shigjeta për dy të mëdhenjtë. Është kundër premtimeve populiste për rritje pagash dhe pensionesh të PD dhe kundër premtimeve për ulje taksash të PS. Sa më shumë mandate, aq më mirë. Në funksion të tyre është plani për një grupim të ri me LSI, FRD e PBDNJ. Refuzimi i ishpresidentit Topi është pika ku ngecin planet e mëvetësisë së kreut të LSI, që duket në mëdyshje për t’iu futur aventurës vetëm me PBDNJ. Por dilema nuk duket kaq e thjeshtë. Ajo nuk mbaron me numrin e mandateve të sigurta të LSI, pasi më së shumti në këto zgjedhje, për LSI është në dilemë e ardhmja dhe kuptimi politik i partisë dhe kryetarit të saj.

Koalicionet "Për mua personalisht, ne duhet të hyjmë të vetëm në këto zgjedhje, pa u bërë me asnjë palë. Flas në emrin tim personal. Sigurisht unë nuk jam deputet i pavarur, jam brenda një force politike, i respektoj vendimet e saj dhe do t’i respektoj vendimet që do të marrë konventa apo institucionet e tjera të rëndësishme që ka LSI"

ënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Nasip Naço, vlerëson me pozitivitet bashkëqeverisjen e LSI me PD në këto katër vite. Por, për një nga 4 deputetët e LSI, ka ardhur koha që kjo forcë politike të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Naço thotë se koalicioni me demokratët, pavarësisht sforcimeve ideologjike e programore, ia arriti qëllimit të tij. Lidhur me koalicionet e ardhshme elektorale, ai thekson se personalisht nuk do ishte për të bashkëpunuar me asnjërën prej dy forcave të mëdha politike. Zoti Naço, jemi thuajse tre muaj para zgjedhjeve, pra gati 4 vjet pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes PD dhe LSI-së. Ndaj besoj se është koha për të bërë një bilanc apo analizë të kësaj bashkëqeverisje. Si do ta vlerësonit atë? Unë besoj se në rrethanat në të cilat u krijua ky koalicion, ia arriti plotësisht qëllimit të vet, gjithmonë po të kemi parasysh rezultatin e vitit 2009, ku koalicioni i PD-së mori 70 deputetë, koalicioni i PS 66 deputetë dhe LSI 4 deputetë. Sigurisht para nesh alternativa ishte nëse do të bashkonim votat me PS-në, siç erdhën dhe ofertat, për ta kaluar vendin në një krizë për 4, 5 apo 6 muaj dhe për të kaluar në zgjedhje të reja të parakohshme, gjë që do sillte një dëm të konsiderueshëm në stabilitetin e vendit, si në aspektin politik ashtu dhe në atë ekonomik. Ne ishim në prag të heqjes së vizave, dhe ishim të ndërgjegjshëm për gjithçka kanë hequr gjithë shqiptarët duke ndenjur për muaj të tërë para ambasadave, para hekurave të tyre, përballë arrogancës e atyre zyrtarëve të ambasadave që nuk jepnin viza për shqiptarët. Ne kishim parasysh kur bëmë koalicion me dhjetëra djem, të rinj dhe vajza që kalonin qoftë me skafe për të ikur për një vend pune në Itali, apo nëpër male për në Greqi apo në vende të tjera të botës. Përballë këtyre neve na u krijuar bindja që duhet t’i jepnim vendit stabilitetin ekonomik dhe politik, të silleshim si politikanë dhe vendosëm për këtë koalicion. Tashmë mendoj se ky koalicion ia arriti qëllimit të vet. Megjithatë, po ta shikosh sloganin tonë në zgjedhjet e këtij viti, është që të ecim më shpejt. Pasi mendojmë se shumë gjëra sigurisht mund të ishin bërë më mirë, si në ekonomi, në miratimin e më shumë ligjeve, apo për ndikimin që duhet të kishim në sistemin gjyqësor. Unë besoj se në ditët që do vijnë LSI do mbledhë dhe konventën dhe do bëjë një analizë të rëndësishme dhe do të vendosim nëse ne do të jemi më vete apo do të vazhdojmë koalicionin me PD-në. Për ju personalisht, duhet të vazhdojë ky koalicion? Për mua personalisht, ne duhet të hyjmë të vetëm në këto zgjedhje, pa u bërë me asnjë palë. Flas në emrin tim personal. Sigurisht unë nuk jam deputet i pavarur, jam brenda një force politike, i respektoj vendimet e saj dhe do t’i respektoj vendimet që do të marrë konventa apo institucionet e tjera të rëndësishme që ka LSI. Gjithsesi, a ka pasur gjera që nuk kanë shkuar mirë në këtë bashkëpunim?

Pra, çfarë do të veçonit diçka që për LSI-në nuk ka shkuar siç duhet në bashkëqeverisjen me PD-në? Po përmend një datë dhe një fakt, që për ne si LSI është simbolike. Pra, po flas për 28 dhe 29 Nëntorin. PD feston 28 dhe ne festojmë 28 dhe 29. Pra, është një aspekt që na ka ndarë me PD-në. Ju jeni në pritje të Konventës, por këto ditë në opinionin publik janë hapur fjalë se LSI do tërhiqet shumë shpejt nga qeveria dhe për të dalë e vetme në zgjedhje, mundësisht në një koalicion me PBDNJ-në. Sa të vërteta ka në këtë mes? Nuk besoj, nuk merrem me thashetheme përsa kohë nuk është shtruar në strukturat e partisë për ta analizuar koalicionin 4-vjeçar me gjakftohtësi për rezultatet që kemi pasur në këta 4 vjet. Gjithsesi, a do ishte një variant largimi nga qeverisja në këtë fazë, a do kishte logjikë politike dhe elektorale në të njëjtën kohë? Nuk e di, nuk është shtruar ndonjëherë ky opsion para nesh. Nuk e di nëse do shtrohet, secili do japë mendimin e vet në strukturat e veta dhe do gjykojmë avantazhet dhe disavantazhet që ka kjo. Po nëse nuk do dilnit të vetëm dhe do duhet të zgjidhnit mes PD-së dhe PSsë si aleate në zgjedhjet e ardhshme, kë do zgjidhnit? Nuk besoj se do jemi paterica e njërës dhe karburanti i tjetrës. Thashë që mendimi im personal është që të jemi të vetëm në zgjedhje dhe të marrim ato vota që na jep elektorati. Ne kemi qenë pjesë e qeverisjes,

por s’kemi qenë gjithë qeveria. Pra, shumë gjëra kemi dashur t’i bëjmë dhe ndryshe, por nuk kemi pasur mundësi për shkak të votave që morëm më 2009. Në rast se rezultati ynë do dyfishohet apo do trefishohet, sigurisht që pesha jonë do jetë më e madhe dhe sigurisht dhe vendimet do të jenë më të mira dhe të drejta në favor të qytetarëve shqiptarë. Kur flisni se duhet të dilni vetëm, keni parasysh që të dilni vetëm si forcë politike apo me një koalicion tuajin? Do doja që personalisht këto gjëra t’i parashtroja në Konventë, por në fund vendimi i saj do jetë i detyrueshëm dhe për mua. Si e parashikoni rezultatin në Berat? Unë mund të them me siguri të plotë, nuk jam euforik, por LSI është një forcë që është rritur nga viti 2009. Nuk ka qenë ky rezultat i vitit 2009, që u përfaqësua vetëm nga 1 deputet, por të dyja forcat e mëdha politike aq vota na numëruan dhe na lanë sa për të nxjerrë një mandat deputeti. Rezultatet e pushtetit lokal treguan se ne jemi në rritje. Dhe unë mund të them me plot gojë se LSI sot është lokomotiva e së majtës në qarkun e Beratit. Dhe rezultatin do ta dy dhe trefishojmë. Parlamenti të enjten pati në rend të ditës tre dekretet e Presidentit për të emëruar 2 gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese dhe 1 në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që votimi nuk u realizua. U raportua që LSI nuk ishte dakord të votonte pa u përfshirë dhe kandidatura e Artan Hoxhës... Unë kam qenë i pranishëm dje në seancë, ndryshe nga deputetët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk ishin. Pra, unë si deputet i LSI-së kam qenë në seancë, nuk pashë që të ishin në rendin e ditës dekretet e Presidentit. Ato kanë kaluar në komision të Ligjeve dhe kanë ardhur për t’u futur në seancë, por unë nuk pashë mbi tavolinë që rendi i ditës të kishte dhe dekretet. Të paktën çfarë kam pasur unë mbi tavolinën time si deputet. Por në të gjitha rastet në këta 4 vjet LSI ka votuar në mënyrë individuale, siç janë dekretet individuale. Nuk ka votuar politikisht asnjëherë, ndryshe nga forcat e tjera politike. Dekretet janë me emra nominalë dhe votimi bëhet nominal në Parlament. Kur u ndryshua rregullorja e Parlamentit, ne nuk e kemi kundërshtuar, ndryshe nga PS. Por në përgjithësi emrat që janë sjellë nga Presidenti janë votuar nga ana jonë, ose unë personalisht që i kam votuar në shumicën e rasteve, sepse kam menduar që janë kandidatura që janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Pastaj vlerësimet e tjerat bëhen nga opinioni publik dhe është çështje vlerësimi dhe jo çështje ligji. Por këto tre dekrete do jenë sërish në seancën e ardhshme në rend të ditës. Do t’i votojë LSI? Në momentin që do kem CV-të e tyre në tavolinë, do t’i lexoj, megjithëse pjesën më të madhe të tyre i njoh, dhe do gjykoj, dhe pastaj do vendos në mënyrë nominale.


10

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al

intervista "Komunikimi dhe ikja nuk rrinë bashkë. Kjo është elementare. Por unë nuk mund t’i ndaloj të pavëmendshmit apo ndonjërin që ka qejf të bëjë Kasandrën të mendojnë si të duan."

Preç Zogaj:

Llogaritë e PS me LSI, një disfavor elektoral Intervistoi: Alfred Lela

A

thua të jetë një nga ato rastet fatale: andej nga shkon Preç Zogaj është fitorja? Nuk duket të jetë ashtu, por edhe ai vetë nuk duket se lëviz nën këtë shenjë arrogance. Duhet t’i ketë pëlqyer medoemos fakti se një javë pas një shenje mospajtimi që lëshoi, të filluar me mungesën në tryezën e partive opozitare, ai u bë qendra e lajmit dhe debatit politik. Aty ka qenë përherë Preç Zogaj, që nga viti 1991, në rrethin e parë ose të dytë të ferrparajsës së politikës shqiptare. Në ç’rreth do të jetë kësaj here: afër me Edi Ramën, për të cilin ka njerëz që thonë se i ka rënë hija e pushtetit, apo Sali Berishës, kryeministrit, për të cilin gjithashtu thonë se ka hije rezervë për çdo rast e qëllim politik? Zogaj nuk u përgjigjet këtyre pyetjeve direkt, por ca shenja i jep… U krijua apo u fabrikua ideja e ikjes suaj nga kampi opozitar; ikje që me gjasë po ndodhte për një vend ose jo tuajin në listat e opozitës… Unë e thashë disa herë se me të drejtën e një opozitari konstant, jam në një proces komunikimi e sqarimi me kryetarin e PS-së, Rama për disa ç ë s ht j e p a r i more. Shtova se duke parë ecurinë e këtij komunikimi, do të më duhet të verifikoj arsyet e mbetur a t ë q ë ndrimit tim në tryezën e tij. Komunikimi dhe ikja nuk rrinë bashkë. Kjo është elementare. Por unë nuk mund t’i ndaloj të pavëmendshmit apo ndonjërin që ka qejf të bëjë Kasandrën të mendojnë si të duan. Për atë publik që ka interes dua ta përsëris se intencioni im është të finalizoj këtë investim katërvjeçar në opozitë,

përkrah Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Opozitës së Bashkuar. Po të vijë puna për të ikur, nuk do të iki si kaçak, por në mënyrë civile, me shpjegimet publike përkatëse. Ndërkohë u fol pak për motivet e ‘kryengritjes’ suaj. A jeni në linjë me platformën e opozitës dhe nëse jo, pse? Nuk është kryengritje. As pakënaqësi. Nuk është në statusin tim të kem pakënaqësi. Kam mendime, qëndrime. Kjo është një opozitë plurale. Ka plot pika në programin e PS-së që nuk përputhen me vizionet e mia liberale. Por as që më shkon mendja të përdor këto mospërputhje për të hapur konflikte. PS është parti e madhe, parti e majtë. Ne që vijmë nga një histori tjetër politike mund të qëndrojmë fare mirë me të, me identitetin tonë në kornizën e një angazhimi përbashkues për zgjedhje të lira, për vendosjen e sundimit të ligjit, për një paketë antikrizë dhe për një projekt zhvillimi. Për këto kemi qenë dhe jemi bashkë. Cilat janë temat e këtij që ju e quani ‘komunikim me kryetarin e PSsë’, por që në fakt përcjell dridhjet e një tensioni që duket më shumë se një komunikim i thjeshtë? Është vendi që do të ketë në programin komun projekti për infrastrukturën dhe detin, paraqitur prej meje në emër të një grupi profesionistësh e intelektualësh. Janë p a st aj t e m at e vlerës së opozitarizmit dhe meritës në peshoren e tij dhe një temë tjetër për natyrën e aleancave të reja. Sqaroj se nuk është një diskutim teorik. A i druhet z. Rama

Preç Zogaj dhe Edi Rama

faktit se ju nuk jeni socialist, e ndoshta opozitar nuk mjafton për të; jeni individ, por nuk përfaqësoni një parti; apo koalicioni i majtë nuk është përfunduar ende dhe ai pret ardhje të reja…? Me këtë status jam ftuar e kam marrë pjesë qysh prej fillimit në tryezën e Opozitës së Bashkuar. Edhe kur jam ftuar të marr bashkëdrejtimin e ndonjë partie në këtë koalicion, zoti Rama më ka sugjeruar të ruaj pozicionin e një opozitari të lirë. Nuk ka si të më shohë ndryshe tani. Në vazhdim të përgjigjes për pyetjen tuaj plot nënpyetje, më lejoni të them se temat e dialogut që përmenda më lart e përjashtojnë personalizimin e çështjes. Përtej kësaj, padyshim që PS dhe Rama presin ardhje të reja në koalicion. Ju e keni takuar Ramën dhe në ç’fazë është, jo vetëm komunikimi juaj, por edhe një ‘kontratë’ e mundshme? Bëhet fjalë për pakt gentleman-ësh, apo do të jetë institucionale? Rama ka gjetur kohën në këtë periudhë të ngjeshur t’u kushtojë vëmendjen e nevojshme çështjeve të shtruara nga unë, duke treguar bonsens dhe mirëkuptim. Jemi marrë vesh për integrimin e projektit të detit dhe infrastrukturës në projektin e PS-së. Për temat e tjera, komunikimi vazhdon. Shikoni. Nuk kam dëshirë të marr role. Por besoj shumë se kjo që po bëj i vlen opozitës dhe politikës. Prandaj Rama ka vlerësim. Po të jetë

fjala për interesin tim, jua them hapur se ai më ka siguruar më shumë se njëherë dhe për herë të fundit para pak ditësh se është dhe do të jetë fjalëmbajtës për paktin që kemi bërë në këtë opozitë. Fjalëmbajtës për çfarë? Për çfarë merren vesh njerëzit që bashkohen në një front opozitar. “Do e prisja me falenderime’, keni thënë për një ftesë të mundshme të Partisë Demokratike në adresën tuaj. Kjo u konsiderua e papërtypshme nga disa gazetarë afër PS-së, që fabrikuan apo folën për ikjen tuaj nga opozita… Mjerisht, ata konfonduan shprehjen e edukatës njerëzore apo nostalgjinë time për Partinë Demokratike me qëndrimet koherente prej opozitari që pasonin këtë paradhënie falenderimi për një pyetje hipotetike. Në këtë episod pashë të dilte sërish në pah mendësia e vjetër e vështrimit bardh e zi të gjërave. Unë bëj pjesë në grupin e atyre njerëzve që ëndërrojnë e përpiqen prej vitesh të themelojnë kulturën e respektit për të ndryshmen, për kundërshtarin. Lexoni, ju lutem, librin e fundit të Brzezinskit “Amerika dhe kriza e fuqisë globale”. Duke folur për gjashtë rreziqet që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara në kohën tonë, politologu i madh rendit edhe sistemin politik tejet partiak, gjithnjë e më shumë i bllokuar, ku kompromisi politik është bërë më i pakuptueshëm, pjesërisht për shkak të ligjërimeve sarkastike dhe man-


11

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013 www.mapo.al

"Mendoj se ai gaboi në përgjigjen që dha për Gjykatën Administrative. Gjykatat kanë probleme, dihet. Por zgjidhja nuk është të hedhësh nga vaska bashkë me ujin edhe foshnjën"

"Rama më ka siguruar se do të jetë fjalëmbajtës"

Kjo është një pyetje retorike nga ana juaj. Mund të shtoj e saktësoj se fjala këtu është për të shkuar me listë të unifikuar, listë të cilën e ka në dorë Rama dhe PS. Më tej, në kuptimin elektoral të fjalës, askush përveç sistemit nuk pengon për t’u regjistruar e për të kandiduar si parti e vogël brenda koalicionit opozitar

ikeane në media. Ai e thotë këtë për një superfuqi siç është SHBA, ku sistemi nuk na duket kaq partiak. Le të imagjinojmë sa i rrezikshëm është për Shqipërinë sistemi partiak i llogoreve dhe luftës. Ku dikush që i thotë vetes gazetar merr rolin e gardianit të PS-së, duke e paraqitur këtë subjekt politik sikur është një kazermë me tela me gjemba, ku kush ikën do të qëllohet nga prapa. Me sa e njoh unë, PS nuk është kazermë. Gardianët vullnetarë janë në keqkuptim. PS është parti e hapur. Dhe e hapur do të thotë për të hyrë dhe për të dalë. A është i mundur një koalicion PS-LSI dhe, a i pikasni shenjat e tij në komunikimin apo moskomunikimin politik? Partia Socialiste dhe Opozita e Bashkuar e këtyre katër vjetëve i ka patur dhe i ka në disfavor elektoralisht dilemat, pritshmëritë dhe hanxhitë me një parti qeveritare si LSI. Këtë bindje e kam thënë dhe e përsëris vazhdimisht. Ekziston një ide sipas së cilës, meqenëse nuk po fitojmë me frymë, le të fitojmë me aritmetikë. Këtu harrohet një gjë, që votat nuk janë gogla që lëvizen me dorë. Publiku gjykon. Sondazhi i fundit i programit “Sondazhi Social Europian” tregonte se LSI ka humbur 60 për qind të zgjedhësve të vitit 2009. Nuk mund të ndodhte ndryshe. PS dhe LSI kanë vendosur një komunikim në nivel lidershipi qëkurse Rama shkoi për darkë në vilën e Metës në maj të vitit të kaluar. Inercia e kësaj darke besoj se vazhdon. Një opozitë që e ka bërë luftën 4 vjet me Zogajn e Ngjelën, por shkon në zgjedhje pa ta, a është luajale me veten, shoqërinë, por edhe me përpjekjen për të krijuar frymë? Kjo është një pyetje retorike nga ana juaj. Mund të shtoj e saktësoj se fjala këtu është për të shkuar me listë të unifikuar, listë të cilën e ka në dorë Rama dhe PS. Më tej, në kuptimin elektoral të fjalës, askush përveç sistemit nuk pengon për t’u regjistruar e për të kandiduar si parti e vogël brenda koalicionit opozitar. Sistemi në fakt nuk jep pothuajse asnjë shans për të fituar me parti të vogël. Sidomos tani që është provuar njëherë. Ne nuk e ndryshuam dot sistemin edhe pse bëmë shumë përpjekje. Komunikimi politik i të dy krahëve i ngjan një gare se kush shpik populizmin më të trashë: premtohen ulje taksash, qindra mijëra vende pune, shëndetësi falas…Kaq e pamundur duket fitorja me mjete të pastra? Fitorja me premtime të thjeshta, të llogaritura me laps të hollë dhe të besueshme për këtë shkak është e vetmja fitore reale në të cilën unë besoj. Kurse të ashtuquajturat fitore në një garë të shfrenuar premtimesh të pambështetura në asnjë kalkulim serioz, nuk janë gjë tjetër veçse licenca

papërgjegjshmërie. A e keni vënë re se nuk ka pothuajse asnjëherë llogaridhënie nga qeveritë në zgjedhjet shqiptare. As kësaj radhe. Kjo ndodh jo thjesht se qeveria nuk ia ka dalë të mbajë fjalën e dhënë për një arsye a tjetër, por para së gjithash sepse qeveria, kur ka kërkuar votën, ka dhënë një fjalë që nuk mbahet. Kjo histeri po e mbaron kohën e saj. Publiku nuk gënjehet më me numra shpejtësie. Kërkon argumente. Në lidhje me taksat, unë, si qytetar, do të ndjehesha thellësisht i ofenduar nëse një politikan vjen dhe më thotë ti nuk do të paguash taksa. Çfarë është ai, çifligar në çifligun e tij? Taksën nuk ia kam detyrim partive apo qeverisë, por shtetit. Taksa është lidhja ombelikale e qytetarit me shtetin. Taksa i jep atij dinjitet dhe zë. Taksa të pagueshme, taksa nga të gjithë. Ky duhet të jetë parimi. Urat që politika mundohet të hedhë me biznesin duken të brishta. Rama është partizan i vendosur i panevojës së Gjykatës Administrative, ndërkohë që është i pavendosur se si do të taksohet biznesi i madh. Kryeministri, në një takim me biznesin e ka quajtur emotive dhe të pabazuar një kritikë të një prej të pranishmeve ndaj qeverisë. A ka krizë në komunikimin politikë-biznes, dhe pse? Kjo parafushatë po nxjerr në pah krizën e komunikimit midis lidershipit politik dhe sipërmarrjes. Këto entitete duket sikur flasin gjuhë të huaja, të pakuptueshme. Lidershipi politik flet gjuhën e vjetër të sloganeve që nuk thonë më asgjë, kurse sipërmarrja flet me gjuhën që shkruan realiteti dramatik në lëkurën e saj. E pamë edhe në takimin e Berishës me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Aty doli qartë në pah se nuk është ligji që sundon, por arbitrariteti. Jam i bindur se me gojën e hapur të Dhomës Amerikane ka folur e do të donte të fliste gjithë sipërmarrja. Vendase dhe e huaj. Shikoni! Ka gjithnjë e më pak sipërmarrës të huaj në Shqipëri. Ky është treguesi më i qartë i mjedisit mbytës që ka krijuar qeveria me modelin e saj pa të ardhme. Ka rënë në nivele më të ulëta entuziazmi dhe dëshira për të synuar suksesin, rritjen, ngjitjen. Nga ana tjetër, meqë përmendët një takim të Ramës me biznesin, unë mendoj se ai gaboi në përgjigjen që dha për Gjykatën Administrative. Gjykatat kanë probleme, dihet. Por zgjidhja nuk është të hedhësh nga vaska bashkë me ujin edhe foshnjën. Analistë të ndryshëm kanë nxjerrë përfundime të ndryshme nga një sondazh i ditëve të fundit të fondacionit SOROS. Por të gjithë janë takuar te një pikë: te diskutimi vetëm i kuadrit politik, duke shmangur elementë të tjerë të sondazhit që kanë patur të bëj-

në me fushat si shëndetësia, arsimi etj… Ky sondazh është pjesë e një programi europian dhe ma merr mendja se është financuar me sasinë e nevojshme të parave. Nuk është sondazh pa lekë, apo me pak lekë, por me aq lekë sa duhet. Kjo është e rëndësishme. Nga ana tjetër sondazhi ka plot të dhëna që përkojnë me atë që dimë të gjithë pak a shumë në mënyrë empirike, siç janë ato për besimet fetare, për mbështetjen e partive të komuniteteve si PBDNJ apo partia e çamëve. Logjika të thotë se, nëse sondazhi qëllon në shenjë këtu, pse të mos qëllojë edhe në pikat ku ka pritshmëri të tjera. Ja përse unë e konsideroj serioz këtë sondazh në tërësinë e tij. Ai provon me gjuhën e shifrave atë që disa prej nesh po e thonë çdo ditë në bazë të analizave logjike se detajet do të kenë një rëndësi të shtuar në këto zgjedhje në lidhje me përcaktimin e fituesit. A ka mësime për të nxjerrë opozita nga ky sondazh? Po, ka disa fusha, si arsimi apo shëndetësia, ku perceptimi i publikut është pak i ndryshëm. Unë mendoj se opozita është në kohë të ripërcaktojë natyrën e problemeve dhe në përputhje me këtë natyrën e premtimeve. Në planin elektoral, të nxish një arritje është sipas meje njëlloj si të zbardhësh një dështim, madje më keq. Ju jeni për taksë të sheshtë, apo progresive? Unë jam për taksën që mbledh më mirë dhe më shumë. Nga ana tjetër, duke respektuar përkushtimin e kolegëve opozitarë për taksën progresive, mendja ime nuk merret shumë me problemin se si ta ndajmë më mirë njëmijëlekëshin që kemi, por si ta bëjmë dymijë këtë njëmijëlekësh. Këtu mendoj unë është thembra e Akilit e zhvillimit. Meqë jemi te zhvillimi, ç’bën një poet me një platformë të zhvillimit të detit dhe bregdetit, ndërkohë që pritshmëritë për të janë të llojit: det, o det…? Prej dhjetë vjetësh punojmë me një grup profesionistësh e intelektualësh për një strategji të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, detare dhe bregdetare. Në thelb, synojmë të themelojmë një koncept të ri ekonomik që mbështetet në shfrytëzimin e resurseve të mëmës natyrë dhe në futjen në shkallë të gjerë të koncesionit në ndërtime rrugësh, portesh e tjerë. Në mendojmë se deti dhe bregdeti përfaqësojnë mundësinë e artë të zhvillimit të shpejtë të vendit në vitet në vazhdim. Një përmbledhje të projekt-strategjisë me një listë projektesh konkrete ia kemi paraqitur zotit Rama. Javën e ardhshme mendojmë të organizojmë një konferencë shtypi për të publikuar iniciativën tonë. Kam bindjen se do të jetë një nga lajmet më të mira për publikun kur të shohë me sy projektet.


12

E shtunĂŤ - e diel, 30-31 mars 2013

2012 UET Press / Ide & Debat

www.mapo.al


E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

13

www.mapo.al

MEDIA/DEBAT

Askujt s’i përgjohet jeta private, vetëm regjistrohen dhe filmohen persona dhe ngjarje ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Është mjet që e kanë gazetarët për të zbuluar korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga njerëzit e zgjedhur, nga njerëzit që kanë pozita shtetërore.

Deri ku duhet të shkojë kamera e fshehtë? Denisa Haxhiaj/ Top Channel

N ë p r a k t i k ë n e i nve s t i g i m i t , gazetarëve iu është dashur të përdorin edhe filmimet me kamera të fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur. Cili është mendimi juaj për këtë praktikë investigimi?  Gjatë përgjigjes sime do t’i referohem punës që bëjmë në “Fiks Fare”, redaksia ku unë punoj prej 10 vjetësh. Në punën tonë të përditshme, gazetarët tanë përdorin mjete të zakonshme regjistruese. Dua të theksoj se gazetarët tanë përdorim mjetet e zakonshme regjistruese dhe jo përgjuese, siç komentojnë jo rrallë dashakeqët, ose ata që janë djegur nga këto kamera. Regjistrimi i të dhënave, i bisedës apo intervistës është në praktikën e punës së çdo gazetari. Çdo gazetar regjistron. Regjistrimi i bisedave nuk është ndonjë problem. Në vend të bllokut gazetari mban një regjistrues, një diktofon, një celular. Regjistrohen dhe filmohen vetëm personat dhe ngjarjet ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Askujt s’i përgjohet jeta private, vetëm regjistrohen dhe filmohen persona dhe ngjarje ku është i pranishëm edhe gazetari ynë. Është mjet që e kanë gazetarët për të zbuluar korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga njerëzit e zgjedhur, nga njerëzit që kanë pozita shtetërore. Si dhe sa e kanë përdorur mediat shqiptare këtë mjet investigimi? Mendoni se ka raste kur është abuzuar me të?  Siç e theksova edhe në përgjigjen e pyetjes së parë, unë mund të jap mendim për redaksinë e emisionit Fiks fare që e ka përdorur me sukses dhe profesionalizëm të plotë kameran e fshehtë dhe investigimi me kamera të fshehta ka patur një efekt të madh në publik. Fiks fare nuk ka abuzuar asnjëherë me përdorimin e kameras së fshehtë, madje edhe në një rast të vetëm që Fiks fare është paditur në Gjykatë (rasti Pango), prokuroria shqiptare për veprimet e gazetarëve të Fiks fare ka theksuar se kanë qenë brenda ligjit dhe nuk shohim ndonjë shkelje të ligjit nga gazetarja e Fiks fare në këtë investigim. Ky është i vetmi rast që na kanë çuar në gjyq pasi nuk kemi raste të tjera në 10 vjet transmetimi dhe përdorimit të kamerave të fshehta. Nuk them që e kemi zbuluar ne këtë gazetari, por mendoj që punën e kemi bërë mirë. A mund të hyjë kudo kamera e fshehtë e gazetarit investigativ? Ku do ta vendosnit ju vijën e verdhë të etikës për kamerën e fshehtë? Pra, cilat mund të ishin ato rrethana, mjedise

apo situata ku kjo kamera, nga pikëpamja etike nuk duhet të hyjë?  Jo, nuk mund të hyjë kudo. Kamera e fshehtë përdoret për të investiguar për abuzimet apo shkeljet e ligjit që mund të kryejnë personat zyrtarë që kryejnë një funksion të caktuar, nuk mund të përdoret për të pasqyruar apo regjistruar jetën e njerëzve të thjeshtë. Madje edhe këta zyrtarë në kohën e lirë nuk mund të regjistrohen me kamera të fshehtë në bisedat apo veprimet e tyre, me përjashtim të shkeljes të etikës dhe në rastet e shkeljes së ligjit, pra kryerjes së një krimi apo korrupsioni, por gjithmonë në funksion të pozicionit zyrtar që ka, kur shpërdoron detyrën.  Në cilat rrethana, mjedise apo situata, kamera e fshehtë apo  incizimet me mikrofon të fshehur mund ta kalojnë vijën e verdhë të etikës?  Për mendimin tim nuk ka vijë të verdhë etika. Ne punojmë gjithmonë brenda një kuadri ligjor dhe regjistrojmë ato fakte apo shkelje të ligjeve në bazë dhe vetëm të atyre informacioneve që kemi. Nëse një zyrtar i shtetit, pasi e takon në zyrë gazetarin e më pas e fton në një ambient tjetër (qoftë edhe privat), ne ndjekim gjithmonë korrupsionin. Nëse ky zyrtar thotë: mos ma jep zarfin me lekë në zyrë, por ma sill në shtëpi”,- ne do ta ndjekim edhe në shtëpi, por gjithmonë në funksion të investigimit dhe vërtetimit të shpërdorimit të detyrës nga ky zyrtar, të zbulimit të korrupsionit përdoret kamera e fshehtë. Mendoj se ku ka shkelje ligji nuk ka privatësi, qoftë ministër, qoftë kryeministër apo kushdo qoftë. Fiks fare nuk e përdor kamerën e fshehtë për çështje private të jetës së një zyrtari apo funksionari shtetëror. Shumë regjistrime me kamera të fshehta ne nuk i kemi transmetuar pasi bashkëpunëtori ynë ofron lekë e këto nuk ia kërkon zyrtari. Pra nuk komprometojmë ne, kjo është etika jonë.

Arben Muka/DW

Në praktikën e investigimit, gazetarëve iu është dashur të përdorin edhe filmimet me kamera të fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur. Cili është mendimi juaj për këtë praktikë investigimi? Askush  nuk mund të trokasë në redaksi dhe të thotë se: “Unë jam i korruptuar!”, apo “Unë shkela ose e injorova  ligjin  për qëllime përfitimi për vete dhe të tjerët”. Atëherë, një reporteri ose ekipi që investigon i duhet të përmbushë misionin për të provuar “mëkatin”. Të  tregojë për publikun  jo vetëm dukjen por dhe thelbin e gjërave. Këtë të gjithë e presin nga media dhe për këtë nuk ka dilema. Ama, si duhet shkuar deri tek  të provuarit e “mëkatit”,  kjo është një temë e diskutueshme brenda dhe jashtë komunitetit të medias. Unë kam bindjen se gazetarët duhet t’i përdorin filmimet dhe regjistrimet audio në mënyrë të fshehtë. Një personi, një grupi personash, një institucioni apo një grupi institucionesh që punojnë duke thyer ose injoruar ligjin për qëllime përfitimi, duhet bërë gjithçka që të parandalohen, të ndalohen, ose të demaskohen publikisht. Ndaj të drejtën e regjistrimeve audio e video fshehtazi nuk mund ta kenë vetëm institucionet e hetimit dhe të inteligjencës, por dhe media. Nga pikëpamja etike dhe profesionale kjo do të funksionojë vetëm kur objekt është abuzimi me përgjegjësitë publike që ka individi apo subjekti që është nën një investigimi gazetaresk. Si dhe sa e kanë përdorur mediat shqiptare këtë mjet investigimi? Mendoni se ka raste kur është abuzuar me të? Nuk mund të them se kam ndjekur gjithçka të investiguar nga gazetarët shqiptarë nëpërmjet regjistrimeve të fshehta. Ndër më të bujshmet i kam përcjellë me shumë vëmendje dhe i kam ndarë në diskutime kolegësh gjatë seancave të trajnimeve. Rasti i gazetarit të televizionit “News 24” Artan Hoxha është më mbresëlënësi.  Filmoi në mes të parcelave me bimë narkotike në rajonin rreth Lumit të Vlorës. Një territor me një infrastrukturë të mjeruar, lënë pas dore, një xhungël mjerane në dukje që nuk shkelej nga këmbë njeriu. Por në fakt reporteri provoi se bëhej fjalë për një oaz të krimit të organizuar, që prodhonte para dhe nuk ishte në axhendën e policisë. Reporteri me pamje të rralla filmoi parcelat dhe makinat luksoze që “shijonin” prodhimin, një denoncim i pazakontë i pleksjen e prodhuesve dhe trafikantëve të lëndëve narkotike me strukturat e shtetit. Po ky reporter i guximshëm shkoi në një nga krahinat e njohura për kultivimin e bimëve narkotike në Jug të vendit. Pak ditë më parë plot eufori ministri i brendshëm, zyrtarë të lartë të policisë dhe të pushtetit lokal plot ngazëllim deklaronin para gazetarëve se ishte “fituar lufta ndaj

krimit”. Por filmimet e fshehta, në kushte rreziku  dhe për vetë strukturat e policisë,  treguan vetëm pas pak ditësh se prodhimi i kanabisit në atë zonë ishte po aq pjellor sa një vit më parë. Më vjen në mendje nga lista e investigimeve brilante të reporterëve të palodhur të programit “Fiks Fare” në TCH rasti  i zbulimit të një linje  të tmerrshme trafiku  të  fëmijëve romë  nëpërmjet Shqipërisë e Greqisë. Mund të listoj dhe raste të tjera të suksesshme  investigimi që kanë goditur në shenjë. Por për fat të keq në morinë e publikimeve investiguese ka dhe raste të abuzimit. Ka pasur joprofesionalizëm, ne rastin më të mirë. Ka pasur hapur “porosi politike” për të goditur kundërshtarin në rastin më të keq. Sikur ka pasur në rastin edhe më të keq nxjerrje në treg të filmimeve policore, apo  shërbimeve inteligjente dhe përdorimi i tyre si “investigim” për të favorizuar pushtetin . A mund të hyjë kudo kamera e fshehtë e gazetarit investigativ? Ku do ta vendosnit ju vijën e verdhë të etikës për kamerën e fshehtë? Pra, cilat mund të ishin ato rrethana, mjedise apo situata ku kjo kamera, nga pikëpamja etike nuk duhet të hyjë? Jo, jo në çdo rast. Regjistrimet e fshehta na nevojiten  vetëm për të provuar përgjegjësitë publike të njerëzve  dhe institucioneve. Nuk na duhen për të provuar përgjegjësitë personale dhe familjare. Këto dy të fundit hyjnë tek privacia, të cilat mund të sjellin shumë andralla për gazetarët dhe redaksitë, por dhe ndëshkime ligjore, pasi Kodi Civil dhe Kodi Penal janë të qartë për këto raste. Në cilat rrethana, mjedise apo situata, kamera e fshehtë apo incizimet me mikrofon të fshehur mund ta kalojnë vijën e verdhë të etikës? E përsëris, kur hulumtojmë një shkelje apo injorim të ligjit për qëllime përfitimi për veten ose të tjerët. Kur dukja e një ngjarje/fenomeni që ka interes për publikun është e ndryshme nga thelbi. Gjatë një diskutimi të para disa muajve mes kolegëve në mjediset e Institutit Shqiptar të Medias “lista” e rrethanave  për nevojën e regjistrimit të fshehtë ishte pak a shumë me këtë rend: kur vidhen e shpërdorohen fonde publike; në trafiqet dhe aktivitet e krimit të organizuar të çdo lloji;  kur për qëllime fitimi “kafshohet” mjedisi, mitmarrja e detyruar ose vullnetare; aktiviteti i biznesit që vëne në rrezik shëndetin e komunitetit  etj., etj. Në një vend si Shqipëria, që renditet në vendet shumë problematike për prezencën e korrupsionit dhe ku ka mangësi në sundimin e ligjit heqja e regjistrimeve të fshehta për gazetarët do të ishte demotivuese për median dhe favorizuese për shkelësit dhe injoruesit e ligjit. *Medi@Link revistë online e Institutit Shqiptar të Medias.


14

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE

FTESË PËR OFERTË Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, i ndryshuar, në VKM, nr. 27, datë 19.01.2007, “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, në VKM, nr. 165, datë 27.02.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, si dhe në VKM, Nr. 268, datë 18.4.2012 “Për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla”. 1.Kërkohet, që projekti të realizohet në segmentin e rrjedhës e poshtëme të lumit Molla e Lurës, nga Hec-et ekzistuese “Lura 1,2,3” deri te liqeni i Hec-it “Skavica”. 2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

2012 UET Press / Kolana historike

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. 4. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. 8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. 9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 29/04/2013, ora 12:00. 10. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave. SEKRETAR I PËRGJITHSHËM DAEL DERVISHI Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, 1001 Faqja web: http://www.mete.gov.al

DRITARE MBI BOTË / Çfarë shohin shkrimtarët nga dritaret e tyre

Nr. 15 (260), Viti Viii botimit shkurt 2013 Çmimi 300 Lekë

PERSIDA ASLLANI Kam një pyetje për Zotin

Jo vetëm politikë si zakonisht

KRISTO FRASHERI Balli Kombëtar dhe ballistët, një histori FAcEBOOK Demotivuesit, ata që tallen me veset tona

10 LIBRA

e përmuajshme

PER T’U DJEGUR RAPORTI BRITANIK ku gaboi Zogu me pakicën greke në shqipëri

Mërgata e qyqeve - Nasho Jorgaqi; Mekami – Kasem Trebeshina; Lufta italo-greke, Diktatorë e kuislingë - Arben Puto; Skënderbeu - Jens Oliver Schmitt; ‘Vepra’ - Moikom Zeqo; Berisha përmes Kasandrave - Fahri Balliu; Të jetosh në ishull - Ben Blushi; 10 ditë që nuk tronditën botën - Aurel Plasari; Librat -Kastriot Myftaraj; Romanet - Brunilda Zllami


30-31 mars 2013

15

www.mapo.al

koleksionisti Të tridhjetë llullat e duhanit që ka në koleksionin e tij i përdor për atë ritualin e përditshëm të izolimit nga bota, i zhytur në çaste meditative të kushtuara krejtësisht unit... Drejtuesi i Departamentit të Shkencave Politike në UET, Klejd Këlliçi, zbulon sesi e ka e shndërruar zakonin e të tymosurit me llullë në pasionin e koleksionimit.

Një koleksion kushtuar vetes

K

ur hapi derën e zyrës së profesorit të tij të historisë në Universitetin e Torinos, pamja e tij e qetë prej babaxhani që me njërën dorë shfletonte një libër dhe me tjetrën mbante një llullë duhani, do të mbetej i goditur nga ai objekt i drunjtë që i bënte duhmat e tymit të vallëzonin në ajër. Seç kish diçka përtej zakonit të tymosjes, që ia shtyu edhe më kufijtë e kureshtjes... Kanë kaluar disa vite tashmë dhe teksa gjerb si çdo mëngjes kafenë duke shfletuar gazetën, i shoqëruar nga asgjë tjetër veç llullës dhe resë së përhime të tymit që i mbështillet si aurë rreth vetes, Klejd Këlliçi duket se e ka zbuluar atë misterin që e tërhoqi vite më parë rreth vetes “Tymosja e duhanit me llullë është një moment meditimi, kushtuar vetes, që të bën të vetizolohesh. Më shoqëron shpesh gjatë leximeve”, tregon Klejdi, që shpesh tërheq vëmendjen e studentëve apo të kolegëve me atë tablonë e përditshme, i veçuar prej të gjithëve në një cep në barin e Universitetit Europian të Tiranës, duke tymosur me llullën e tij, e cila çdo ditë është një e re. Pasi Klejdi ka plot 30 të tilla, duke e shndërruar zakonin e të tymosurit me llullë në pasion; atë të koleksionimit. Dy të parat ia kërkoi të atit t’ia blinte, për t’ia dhuruar profesorit të tij të historisë me të cilin e lidhnin shpesh biseda rreth Shqipërisë së viteve ’60, kur pedagogu italian e pat vizituar vendin e izoluar komunist. “Nga pamundësia për ta takuar sërish, i mbajta vetë.” Atëherë qe edhe koha kur ka vendosur ta provonte ritualin e të tymosurit me llullë. Ishte vetëm 25 vjeç dhe jo duhanpirës. “Tymosja me llullë nuk lejon që duhani të depërtojë në mushkëri. Ndoshta kjo ka qenë edhe që më ka shtyrë më shumë ta përdor”, thotë ai. Më shumë sesa për zakonin e tymosjes, ishte ana estetike e objektit që e joshi. Ai dizajn sa i thjeshtë dhe klasik aq edhe modern dhe i koklavitur, ku me dy elemente si ajo gjysmë sfera e lëmuar ku digjet duhani dhe tubi i hollë nga ky kalon tymi mund të bëhen vepra të vërteta arti. Nga ato të cilat Klejdi ka parë shumë gjatë kërkimeve në literaturë dhe internet, qysh kur vendosi t’i kushtohet këtij pasioni të ri. Njohu vendet me prodhimin më të madh të llullave, modelet, llojin e drurit nga punohen, procesin artizanal e industrial të realizimit të një llulle, markat më të famshme, historinë e tyre, kulmin e popullaritetit dhe kuptoi se kishin mbetur shumë pak ata që tymosnin duhan me llullë. “Anglia, Danimarka dhe Italia janë prod-

huesit më të mëdhenj të llullave. Kulmin e përdorimit llullat e patën në vitet ’50-’60 dhe shkoi drejt zhdukjes si zakon”, tregon Klejdi, ndërsa informacioni që ka mbledhur gjithë këto vite si përdorues dhe koleksionist është i pafund. Dikur qe habitur shumë kur nga një shëtitje buzë lumit Tamiz, në Londër, i cili i kishte tkurrur ujërat duke e lënë disi zhveshur shtratin e tij, pati vënë re grumbuj njerëzish që kërkonin në pirgjet e baltës. Për britanikët shtrati lumor ishte një thesar i vërtetë, duke zbuluar për ta antikuarë të shekujve të kaluar. U bë kureshtar dhe pa se shumë mbanin në duar llulla duhani, disa të dëmtuara, por me vlerë të madhe historike, si të transportuara në një makinë kohe nga shekujt ‘16 apo ‘17. Ndaj edhe modelet e preferuara që ia shton çdo ditë koleksionit në kabinetin prej druri dhe xhami, në studion e tij, janë pikërisht klasiket angleze, të viteve ’40 dhe ’60. Por të tridhjetë llullat janë nga të gjitha llojet, ka mes tyre dizajnë klasike, por edhe të veçanta, të cilat i kanë kushtuar jo pak secila syresh. “Është një hobi i kushtueshëm. Modelet që kam blerë shkojnë nga 70 në 150 euro mesatarisht. Por ka edhe nga ato modele të shituara në ankand për 60 mijë euro”. Më të shtrenjtën në koleksionin e tij ka një llullë të markës Dunhill, markë e famshme prodhimi duhani dhe llullash luksoze të viteve ’60 të shekullit të kaluar, e cila i ka kushtuar 280 dollarë amerikanë. Vendet e prodhimit janë të ndryshme, po aq sa edhe rrugët me të cilat ai i ble. Ka blerë në dyqane të vjetra kur kryente studimet në Torino për Shkenca Politike, ka blerë edhe në fabrika artizanati në një qytezë të vogël pranë Ankonës, por pjesën me të madhe e ka blerë online. “Interneti ndonjëherë ka edhe ato shakatë e veta. Kur porosita një llullë para shumë vitesh në ShBA nuk isha kartë krediti dhe llulla i vajti tim kushëriri në Detroit, i cili më pa ma postoi në Shqipëri”. Katër të tjera i ka ndodhur t’i blejë jo në faqet e dyqaneve virtuale porse në Flickr, një faqe interneti kushtuar të pasionuarve pas fotografive, ku një prej anëtarëve, një burrë finlandez, e përdorte për të shitur pikërisht llulla. Një koincidencë e mirë kjo për Klejdin si i pasionuar pas të dyjave. Internetin

Dosja Koleksionisti: Klejd Këlliçi Koleksioni: llulla duhani Fillimi: në moshën 25-vjeçare Numri: 30 Elemente të veçanta: modelet klasike angleze të markës Dunhill Burimi: Blerje dhe dhurata Çmimi: 70-150 euro

tashmë e përdor jo vetëm për të pasuruar sfondin e informacioneve rreth pasionit, për blerjen e modeleve që e tërheqin, por edhe për biseda mes të ngjashmish në blogje, për të cilët Klejdi thotë se janë me pakicë, në të gjithë botën. “Është një zakon që thuajse ka humbur. Ka shumë pak përdorues të llullës. Nëse nuk ka gjetur me kë ta ndajë pasionin e tij, nuk ka shpëtuar pa shtënë në ngasje të tjerë. “Kam infektuar një kolegun tim pedagog”. Të cilin prej disa muajsh e sheh vazhdimisht duke tymosur me llullën që vetë Klejdi i ka dhuruar. Megjithëse rituali vetë të bën t’i largohesh botës që të rrethon, dëshira për të koleksionuar llulla bën që shpesh të mblidhesh dhe të socializohesh me njerëz. Kur ishte në Itali kishte themeluar edhe një klub për duhanpirësit me llulla dhe shpesh organizonin takime ku flitej për objektin në vete, për historikun, personazhet e njohura që e kishin përdorur, filozofinë që lidhte ritualin e përditshëm, dhe hera- herës mblidhnin edhe fonde për bamirësi... Kur nuk ble, ndodh që pikërisht atëherë t’i vijë ndonjë dhuratë. Më të fundit e mori nga bashkëshortja Arnisa, e cila në sekret të plotë e porositi një që i pëlqente Klejdit. Ka marrë edhe nga miqtë dhe familjarët që tashmë ia njohin zakonin dhe pasionin. “Për diplomimin tim u kërkova miqve të më dhuronin llulla. Megjithatë, kjo puna e dhuratave është pak e koklavitur. Për t’i porositur duhet t’i njohësh mirë”. Duhet t’i njohësh ashtu si i njeh vetë Klejdi, nga materiali më i zakonshëm tek ai më cilësori, nga format klasike te dizajnët modernë të kohëve të fundit. I pëlqejnë veçanërisht punimet artizanale. Vitin e kaluar porositi një në Itali, ku të gdhendej data e lindjes dhe emri i të birit Davidit, disa muajsh. Klejdi nuk është nga ata koleksionistë që e kthen këtë të fundit qëllim në vetvete. Ai i përdor vazhdimisht të tridhjeta. Duke rrezikuar që ndonjëra t’i dëmtohet apo t’i humbasë. “Para ca kohësh më humbi një dhe më dhembi shumë në fakt”, tregon duke qeshur, ndërsa thotë se i sëmbon saherë sheh fotografinë ku ka dalë me të. – “ndërsa njëra më është thyer, por e ngjis vazhdimisht me super-atak dhe e kam në përdorim”. Në kabinetin ku i ka vendosur llullat ka bërë vend edhe për 15 të

tjera, të cilat ka në plan t’i blejë. Së fundi, ia ka vënë syrin një kopjeje të një artizani që nuk jeton më. “Por nuk kam ndërmend të ble pafund. Dua ta kem nën kontroll, pasi dua t’i përdor të gjitha dhe të blerit pafund nuk të jep mundësinë ta shijosh.” Shija e mirë vjen sigurisht me një duhan të mirë. “Llulla kërkon duhan të përzgjedhur. E ble jashtë kur kam mundësi, veçanërisht në ShBA. Por kam gjetur edhe në Shqipëri në zonën e Shkodrës që mbahet për prodhimin e duhanit. Kam krijuar një rrjet miqsh që i porosis vazhdimisht si t’i kisha agjentë për këtë punë”, zbulon duke qeshur. Ajo që e ka tërhequr edhe më shumë në botën e tymosjes me llullë është edhe emri i një përzierje duhani të quajtur “Balkan”, me lloje duhanesh nga gadishulli ynë. “Kam eksperimentuar shumë; nga aromatikët te natyralët. Tani kam gjetur atë që më përshtatet te duhanet natyralë.” Ka parë edhe lidhje të tjera të llullës me vendin tonë-ku në fakt të ngjashëm në këtë ritual apo pasion nuk ka gjetur, veç memories kolektive të pleqve që tymosin me llullë. Për shembull materiali më i zakonshëm i prodhimit të llullave është shqopa, një dru që rritet në rajonin e Mesdheut. Të tijat janë kryesisht nga ky material, por ai numëron me dhjetëra materiale të tjera nga argjila apo balta te druri i qershisë, i ullirit, e deri te bambuja apo ebaniti e qelibari. Të shpjegon me hollësi sesi pritet druri, kazani i llullës ku digjet duhani, që të ketë formën e flakës apo të rrjetës së merimangës, apo se cila nga dyja prerjet e mban më të ekuilibruar temperaturën. Llulla për të u bë tërheqëse kur pa profesorin e tij të historisë, por si të gjithë nuk mund të mos e shoqërizojë me personazhet më të famshëm fiktivë, ai i detektivit anglez Sherlock Holmes apo komisari francez Maigret. Por kjo nuk do të thotë se tymosja me llullë i kushtëzon edhe pamjen e jashtme stil britanik me ato xhaketat me kuadrate, kapelat prej stofi apo orë me qostek. ���E kam përdorur llullën në mot të nxehtë, veshur me të shkurtra buzë detit dhe në të ftohtë acar”. Por e pranon se, nëse nuk i ka ndikuar stilin e jashtëm, i ka ndryshuar krejt ritualet e brendshme, ku llulla bëhet aleatja më e mirë për të qëndruar vetëm, në të tre oraret ku ai shkëputet për të tymosur, për të medituar apo thjesht për ta llastuar veten mes aromës së duhanit të zgjedhur që vallëzon mbi kokën e tij dhe ndjesisë që lë druri i lëmuar në gishtërinj ... S.Balliu


CMYK

16

E shtunĂŤ - e diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al


planeti single

Edian Gjoni, single edhe për pak

Meshkujt, rregulla përdorimi

I pëlqen stili i jetesës prej single, fundjavat e kaluara jashtë pa u shqetësuar për orën, njohjet e reja... Por çdo gjë me kohë. Spikeri i edicioneve informative në TV Klan zbulon se ka ndërmend të ndërrojë status. Ngaqë po i afrohet moshës kur urimet për martesë merren seriozisht apo...?

Nga Iva Tiço

personzh planeti single privatësi koleksionisti Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Triumfet e vendeve të dyta Mbretëreshat pa kurorë Kanë shkëlqyer në garat ku kanë marrë pjesë, duke i shkuar më afër se kushdo fitores, por duke ndalur vetëm në vendin e dytë. Por më pas kanë pasur një karrierë prej triumfatoresh, si Marsela Çibukaj e The Voice of Albania 1 që tani po konkurron në The Voice of Italy, kënga jetëgjatë e Aurela Gaçes “Fati ynë shpresë e marrëzi”, apo supermodelja e parë shqiptare, së fundmi nënë e lumtur e një djali, Valbona Çoba që në garë me Selimllarin nuk e mori dot kurorën e më të bukurës Përtej privatësisë

Kur familja e portierit Perlat Musta u zhvendos në Bukuresht, për vajzën e tij, Aulonën shtatëvjeçare nisi një periudhë e paharrueshme: kukulla të vërteta Barbie, pushime në hotel me pesë yje, biletë për koncertin live të idhullit të saj. Kush është? Na e tregon bashkë me disa sekrete të tjera dhe kujtime të hidhura e të lumtura në vite...

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star Faqe 17


18

30-31 mars 2013

fenomen

www.mapo.al

Kanë shkëlqyer në garat ku kanë marrë pjesë, duke i shkuar më afër se kushdo fitores, por duke ndalur vetëm në vendin e dytë. Por më pas kanë pasur një karrierë prej triumfatoresh, si Marsela Çibukaj e The Voice of Albania 1 që tani po konkurron në The Voice of Italy, kënga jetëgjatë e Aurela Gaçes “Fati ynë shpresë e marrëzi”, apo supermodelja e parë shqiptare, së fundmi nënë e lumtur e një djali, Valbona Çoba, që në garë me Selimllarin nuk e mori dot kurorën e më të bukurës

Triumfet e vendeve të dyta Mbretëreshat pa kurorë K

anë një lloj sharmi vendet e dyta. Diçka që ndonjëherë u mungon çmimeve të para. Sepse ndonjëherë çmimet e para kërkojnë të zgjedhin më të mirin, por njëkohësisht synojnë të përcjellin një mesazh, të jenë politikisht në rregull... Meqë çështja është delikate, kërkojnë të mbështeten tek ajo që jep gjithmonë siguri: tradita dhe kështu i largohen diçkaje që mund të duket pak si ekstravagante, ose thjesht duke qenë se duhet zgjedhur një dhe vetëm një në vend të parë, ka gjithmonë gjëra shumë të mira në vend të dytë. Të cilat ndonjëherë kanë sukses edhe më të madh se ato që janë shpallur të parat, ose nuk humbasin asgjë duke humbur vendin e parë, përkundrazi e nisin me të dhe fitojnë shumë më tepër gjatë rrugës

Numri me fat i “The Voice”: 2 Marsela Çibukaj, pasi doli e dyta në “The Voice of Albania 1”, po konkurron në një “The Voice” të dytë, atë të Italisë. Por viti në mes ka qenë një sukses i vërtetë për vajzën e renditur të dytën, po që u bë më e famshme seç do e bënte çmimi i parë “Unë nuk shoh shumë TV, -thotë Deona, por vjet kam parë çdo natë të “The Voice”, sepse më pëlqente Marsela. Nuk di ta përshkruaj emocionin që më krijonte ajo kur këndonte. Nuk besoj se ndonjë konkurrent tjetër mund të ma japë”. Ajo, është një nga spektatoret që do kishte vënë bast finalen e shkuar të “The Voice of Albania” për fitoren e Marselës, por nuk ndodhi kështu. Votat e publikut e renditën të dytën. Megjithatë, publiku shqiptar ka treguar se e do këngëtaren 29-vjeçare, zërin e saj të rrallë, stilin jazz dhe blues, prezencën aspak anemike në skenë, imazhin ndryshe, jo të ngrirë në poza të pispillosura, si të shumë këngëtarëve të rinj, që kur shfaqen kërkojnë të bien në sy e të mbeten në kujtesë me gjithçka tjetër përveç zërit. Marsela i ka të gjitha ato që përbëjnë një star të vërtetë, të paktën si profesionistët që ka pasur përballë në The Voice of Albania 1, ia kanë thënë e rithënë, me të parin në radhë Elton Dedën, mësuesin e saj, i cili vazhdoi të punojë me Marselën edhe pas përfundimit të talent show-t. Kënga “Sipar” me të cilën ajo konkurroi në Top Fest 9, vitin e kaluar, fill pas për-

fundimit të spektaklit ku u rendit e dyta, është kompozim i Dedës. Pra humbja e një vendi të parë, që një pjesë shumë e madhe e publikut të “The Voice” ia uronin, nuk ishte humbje për Marselën. Koha tregoi se kjo përvojë në fund të së cilës u rendit e dyta, ishte një fitore e pastër. Një këngë në shqip në Top Fest, e para për të, ishte një nga hapat që hodhi jashtë skenës së The Voice. Pas Top Fest, u ngjit edhe në skenën e Festivalit të Dhjetorit, me këngën “Mijëra Net”. Nuk duhet harruar se me të përfunduar spektakli i talenteve, Marsela u kthye në të lakmuarën e shumë skenave muzikore të lokaleve të kryeqytetit të vendit të saj, nga ajo ishte larguar që tetë vjeç, por e gjeti të gatshëm për ta dashur e për ta mbështetur. Fundjavat kur anonçohej emri i Marselës kishin garancinë e suksesit për vendet ku ajo performonte vetëm apo me artistë të tjerë. Ekrani i Top Channel gjithashtu nuk mund ta linte yllin e zbuluar në një spektakël të tijin të largohej me vetëm një vend të dytë. Kështu, i la një vend në programin tjetër të tij: në Top Show, ku Marsela iu bashkua bandës së këngëtarëve të tjerë të talentuar. Dhe së fundmi, ajo ka marrë përsipër të promovohet për gjithë publikun italian dhe jo vetëm atë të qyteteve ku ka kënduar më parë. Logoja është përsëri “The Voice”, por këtë herë talentshow i Italisë, ku e kaloi fazën e parë dhe fansat e shumtë që ka krijuar tashmë në Shqipëri, kanë nisur të bëjnë përsëri tifo nga e para për Marselën. Fakti që doli e dyta në Shqipëri, nuk do të thotë aspak se nuk e duan mjaftueshëm.

“Fati ynë shpresë e marrëzi” e renditi Aurela Gaçen në vend të dytë në festivalin e dhjetorit ku ajo konkurroi. Por ka një lloj freskie në atë këngë, sa artistët nuk lodhen së rimarri dhe risjelli në versione të reja

Pra humbja e një vendi të parë, që një pjesë shumë e madhe e publikut të “The Voice” ia uronin, nuk ishte humbje për Marselën. Koha tregoi se kjo përvojë në fund të së cilës u rendit e dyta, ishte një fitore e pastër.

Fati i një kënge Sigurisht fatin e një kënge nuk e përcakton çmimi që ajo merr në festival. Çmimi ndikon, por gjithmonë është vetë kënga, muzika, teksti, këngëtari, interpretimi e me radhë që e vendosin nëse ajo do vazhdojë të dëgjohet e të këndohet, apo do mbesë një titull në historikun e festivaleve. Një nga këngët më të suksesshme të festivaleve të dhjetorit të dy dekadave të fundit, është sigurisht ajo e kompozuar nga Ferdinand Deda dhe e kënduar nga Aurela Gaçe, ku autor i tekstit që u mësua shumë shpejt përmendësh nga të mëdhenj e të vegjël, edhe për faktin se kënga u risoll në disa versione më pas, ishte Ilirjan Zhupa. Atë vit, Festivalin e Dhjetorit e fitoi kënga “Larg Urrejtjes” e Elsa Lilës, për vokalin e së cilës dhe për anët e tjera të këngës, askush nuk do ngrinte dorën për të hedhur gurin e kundërshtimit. Ama, është po

aq e vërtetë që kënga tjetër, ajo e vendit të dytë, është kënduar më shumë, është risjellë më shpesh. Sepse, sot, kur çmimet janë ndarë e nuk duhet të zgjedhësh domosdoshmërish njërën për në vendin e parë e tjetrën ta zbresësh në të dytin, mund të thuhet me plot gojë se “Fati ynë shpresë e marrëzi” është një këngë që do meritonte gjithaq vlerësimin maksimal: muzikë mbresëlënëse, tekst jokonvencional, vokal potent, interpretim po aq goditës me një Aurelë të zhytur në një fustan të gjatë që u ngjit këmbëzbathur në skenë, që u gjunjëzua madje gjatë interpretimit... Ndoshta të gjitha këto e bënin pak më shumë moderne interpretimin e Aurelës për një çmim gjithsesi tradicional, ndoshta... Por pak rëndësi kanë arsyet e vendit të dytë! Festivali tani gati është harruar, kënga jo!

Valbona e dytë

N

Janë dy ikona bukurie dy Valbonat e Miss-it të parë. Por ndërsa fituesja Selimllari, përveç çmimit të parë në “Miss World” (jo pak, ë!), e përqendroi jetën dhe karrierën e saj në Shqipëri, Valbona Çoba u kthye në një supermodele ndërkombëtare

ë vitin 1991 kur u vu kurora e parë e Miss Albania-s në kokën e Valbona Selimllarit, kishte disa nga ata që preferonin si fituese Valbonën tjetër, atë me flokët e mbledhur topuz, me tipare të fuqishme, që arriti të fitonte “Miss Fotozheninë” dhe çmimin e shoqërueses së miss-it, por jo titullin e madh! Selimllari është gjithçka çfarë mund të kërkohet nga një miss: gjithmonë e bukur, e re, elegante. Por Valbona Çoba nuk është më pak. Ajo është supermodelja e parë shqiptare, në një formë të admirueshme dhe sot. Menjëherë pas konkursit, u largua në Greqi, ku provoi në fushën e modelingut dhe aktrimit dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer si fotomodele. Rrallë e tek shfaqet në Shqipëri, më tepër për ngjarje personale sesa profesionale, siç ishte dasma me menaxherin e saj Todd, dy vjet më parë. Atëherë nuk mund të mungonte në një kopertinë reviste. E lakmojnë faqet e huaja të modës, ka qenë në kopertinat e “Elle” “Bazar”, nuk mund ta lënë të shkojë aq lehtë, ato shqiptare... Dhe së fundmi ka ardhur sërish në Shqipëri, këtë herë vetëm nëpërmjet kopertinës së revistës Madame Mapo, në ditët e fundit të shtatzënisë, para lindjes së djalit të saj të parë Aiden. Dhe kureshtja u ngrit sërish në zenit. Jo vetëm prej sharmit që kanë personazhet tanë, që kanë sukses jashtë Shqipërisë, por edhe për faktin se Valbona bën pjesë në ata personazhet e dashur, që kur mori pjesë në Miss Albania. Disa madje donin të fitonte ajo, por dhe të tjerët, shumë të kënaqur me Valbona Selimllarin, nuk kish si të mos e pëlqenin vajzën me sy blu e me buzëqeshje dive.


30-31 mars 2013

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Kur familja e Perlat Mustës u zhvendos në Bukuresht, për Aulonën shtatëvjeçare nisi një periudhë e paharrueshme: kukulla të vërteta Barbie, pushime në hotel me pesë yje, biletë për koncertin live të idhullit të saj. Kush është? Na e tregon bashkë me disa sekrete të tjera dhe kujtime të hidhura e të lumtura në vite...

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star Cili është mëngjesi yt rutinë? Zëri i mamit që shërben si zile, në orën 7:50. Mëngjesi i bollshëm të cilin e konsumoj çdo mëngjes, ndryshe nuk funksionoj dot. Grimi, i cili sa më shumë kalon koha aq më minimal bëhet, madje ka mëngjes që dal edhe pa u trukuar fare. Vajtja në zyrë në orën 9, kafja e mëngjesit para kompjuterit, e pastaj me radhë angazhimet e ditës. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Zgjimi në orën 12:00, mëngjesi, një vërdallisje nëpër shtëpi nga gjysmë ore dhe pastaj prapë gjumë në orën 13:00 dhe kështu të kalonte gjithë dita. Kam shumë mangësi gjumi këto kohë, prandaj e vetmja gjë që dua është gjumiii. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Siç thashë edhe më sipër, më shijon shumë kafja që pi në zyrë, më shumë se sa kur e konsumoj në lokal. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Zakonisht kafen e parë e pi vetëm. Pastaj ka gjithmonë një kafe të dytë që gjerbet me persona të ndryshëm në varësi të angazhimeve të ditës, por më shpesh kafen e dytë e konsumoj në shoqërinë e partnerit tim në jetë, Tomit, ose partneres sime në punë, Fatmës. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? E dashuroj! Dhe besoj se ky është Fati më i madh për mua, që mesa kam vënë re jo shumë njerëz e kanë, të dashurosh me gjithë shpirt punën që bën. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Mundohem mos ta bëj. Jam një person që e dua shumë rregullin dhe korrektesën, prandaj përpiqem gjithmonë që gjërat t’i bëj sipas një plani të mirorganizuar, të cilit preferoj të mos i shmangem. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Më doli një punë urgjente, prandaj jam e detyruar ta shtyjmë punën së bashku për më vonë (tani që e zbulova duhet të mendoj për ndonjë “gënjeshtër” tjetër) . A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Vetëm dembele që s’jam. E urrej dembelizmin dhe parazitizmin. Dhe besoj këtë e vërteton fakti që bëj tri punë, ndjek studimet dhe gjej çdo ditë kohën për të kryer aktivitet fizik. Përfundimisht dembelizmi është një sport që s’bën për mua. Ku të zë dreka zakonisht? Varet. Një ditë në zyrat e “Palomës”, një tjetër në xhirimet e “Thumb”, dy herë në javë në radio Nrg, ku kam emisionin “Sillikon”, shpesh në shkollë, por gjithmonë në punë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Të them të drejtën preferoj ushqimet e mamit Në përgjithësi drekën e marr të gatshme nga shtëpia, ose porosis diçka në zyrë.

Nuk jam frekuentuese e mirë e lokaleve. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Zakonisht më ftojnë, edhe pse faturën e paguaj unë (qesh). A je kursimtare? Unë them që jam, por nëse do të pyesni mamin tim p.sh. do të thoshte që jo (qesh). Në fakt mendoj se jam në mes të të qenit kursimtare dhe dorëlëshuar. Nuk e shpërdoroj lekun, ama as nuk kufizohem nga qejfet që mund të kem. Kam kursyer në disa gjëra që mund të më kenë dhembur për momentin, si p.sh blerja e veshjeve shumë të shtrenjta, apo siç kemi qejf t’i themi ne shqiptarët “firmato”, apo ato drekat dhe darkat e përditshme jashtë, që përmendëm më sipër, ama kjo më ka lejuar që në moshën që kam, ende të re, të kem një shtëpi dhe makinë që i kam blerë me shpenzimet e mia. Kjo është ana e mirë e të qenit kursimtare e moderuar. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Me atë ritëm pune dhe jete që kam çdo ditë, gjumi i drekës më duket një luks edhe për t’u ëndërruar, e jo më për t’u bërë realitet. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Hahaha sa pyetje interesante, sepse menjëherë më solli në mendje shumë kujtime nga fëmijëria, sidomos ato të lidhura me gjumin e detyrueshëm të drekës të cilin aq shumë e urrejmë kur jemi fëmijë, pa e ditur që kur të rritemi do ta duam më shumë se çdo gjë dhe s’do ta kemi dot. Patjetër që edhe unë kur isha fëmijë nuk e doja gjumin e drekës, pasi doja të shikoja në televizor filmat vizatimorë që jepeshin në atë orar, por ja që gjumi i drekës ishte i detyruar. Dhe meqë në përgjithësi kam qenë një fëmijë i bindur, nuk më ka punuar mendja për të shpikur ndonjë rreng që ta evitoja, por ashtu siç isha e mërzitur shtrihesha për të fjetur dhe filmat vizatimorë që nuk i shikoja dot në Tv, i bëja në mendje derisa më zinte gjumi. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Albume të shumta me fotografi...dhe patjetër kujtimet. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Kujtimet e mia më të bukura janë ato të lidhura me periudhën kur kam jetuar në Bukuresht, Rumani. Ato tri vite që kam kaluar atje, mund të them pa frikë që janë ndër vitet më të bukura të jetës sime. Ende fëmijë (nga mosha 7 deri 10 vjeç), unë kisha dhe përjetova gjithçka që në Tiranë nuk do të kisha patur mundësi të përjetoja kurrë. Ende sot i kujtoj me nostalgji orët e kaluara nëpër parqet gjigante të lojërave, që kur ua tregoja shoqeve të mia në Tiranë, mendonin se tallesha dhe shpesh nuk më kanë besuar. Kujtoj me nostalgji dhe mall të madh qendrat gjigante tregtare, të mbushura me dyqane të ndryshme, duke filluar nga ato me veshje për fëmijë, e deri tek dyqanet me lodra dhe kukulla Barbi në të cilat përhumbesha për orë të tëra. Kujtoj kukullat e para Barbi, që

Michael Jackson Është idhulli i saj, të cilin ajo ka pasur mundësi ta shohë live në një koncert në Bukuresht.

Barbie Ndryshe nga shoqet e saj në Tiranë, Aulona kishte mundësinë të kishte kukulla të vërteta Barbie. Aq e pabesueshme i dukej sa kontrollonte herë pas here mos iknin…

më dukeshin një ëndërr edhe kur i kisha të miat, në shtëpinë time dhe çohesha natën nga gjumi për t’i kontrolluar në ishin akoma aty apo jo. Kujtoj orët e mësimit që zhvilloja çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në 12, në shtëpi, vetëm me mamin tim, që për ato katër orë shndërrohej në një mësuese të rreptë dhe shumë të dedikuar. Kujtoj pushimet e kaluara në Costanza, hotelin e parë me pesë yje, me pishinë brenda dhe jashtë, me diskoteka gjigante. Kujtoj emocionin më të madh që kam marrë deri më sot në jetë, ngjarjen më të bukur, eksperiencën më të jashtëzakonshme që vazhdon ende të mbajë vendin e parë, mundësinë për të parë live Michael Jackson në koncertin që ende sot mbahet si më i madhi dhe më i bukur i dhënë në Europë, ai në Bukuresht. Kujtoj.....eh sa shumë kujtime që kam! Çfarë nostalgjie e jashtëzakonshme! Po kujtimet e hidhura? Disa vite më parë, kur kam humbur njerëz shumë të shtrenjtë dhe të dashur për mua. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Sekretet më pëlqen t’i ndaj me njerëz tek të cilët kam besim dhe njerëz të tillë patjetër që janë mikeshat e mia më të ngushta, që dinë edhe sekretet e mia më të mëdha. Ka patur një periudhë në adoleshencë dhe në rininë e hershme që kam mbajtur ditar. Ndërkohë që sot si një lloj ditari, jo më në letër por elektronik më shërben blogu që kam, ku përpiqem të ndaj pak nga përditshmëria ime. Edhe pse në këtë rast ato sekretet e mëdha, tregohem e kujdesshme mos t’i ndaj me këtë ditar publik tashmë. Çfarë ka në portofolin tënd? Lekë, karta që tërheq rrogën:P dhe disa kartëvizita që nuk janë përdorur kurrë. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Kam patur gjithmonë “vesin” që veshjet e ditës t’i përgatisja që një natë më parë, sepse në këtë mënyrë shmang edhe stresin e mëngjeseve kur gjithmonë nuk do ta gjesh atë veshje që kërkon. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Portokalli, ka qenë zgjedhja ime që shtëpinë ta lyenim portokalli e kombinuar me bezhë dhe pak jeshile. Tashmë dihet publikisht që unë i dashuroj ngjyrat, kështu që nuk do kishte kuptim që shtëpia ime mos të ishte e mbushur me ngjyra të ndezura . Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Obobo ç’pyetje më ke bërë, sidomos për sa i përket ushqimeve...e di që do të tingëllojë çuditshëm, mbase dhe e shpifur për disa, por

mua më pëlqen shumë era e peshkut. Aq sa mikesha ime e ngushtë më ka thënë gjithmonë me shaka që do të më bëjë dhuratë një parfum me aromë peshku, por nuk ka dalë akoma ai “trim” që ta prodhojë një parfum të tillë (qesh). Gjithashtu më pëlqejnë dhe plot erëra të tjera të çuditshme, si era e shkrepëses së djegur, era e benzinës, era e allçisë, por po e lë me kaq listën përpara se të më vini vizën....hahaha A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Kam tri mikeshat e mia të ngushta. Me njërën prej tyre, atë të ngushtën fare që e kam mike prej 13 vitesh, punojmë së bashku te “Paloma”, kështu që duam s’duam takohemi përditë. Me dy të tjerat, kohët e fundit për shkak të punëve dhe angazhimeve të shumta (njëra sapo është bërë dhe nënë), nuk kemi mundësi të takohemi aq shpesh sa më parë, megjithatë me to kam kaluar disa nga momentet më të bukura të jetës sime, ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme dhe jam e sigurt që do t’i kem pranë vetes deri në fund të jetës. A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Veten time do ta konsideroja njeri shumë miqësor, e hapur për miqësi të reja, edhe pse shumë fanatike e miqësive të vjetra, vendin e të cilave nuk ka miqësi në botë që ta zëvendësojë (përveç Fatmës ha ha ha). Ku rri zakonisht me miqtë? Po aty ku rrinë të gjithë, lokaleve :P Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Në përgjithësi ora 20:00 më gjen në shtëpi. Kam kohë që kam hequr dorë nga të dalat mbrëmjeve. Lodhem aq shumë gjatë ditës, saqë në darkë e vetmja gjë që dua është të mbyllem në shtëpi, duke lexuar ndonjë libër kur jam në shtëpinë time, ose duke parë ndonjë film kur jam në shtëpinë e partnerit tim. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Libra, revista, Tv dhe internet. Po idealja cila do të ishte? Ajo që përmenda më sipër. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shijojnë mbrëmjet e kaluara në shtëpi dhe aq më pak ato nëpër lokale dhe ambiente të zhurmshme. Kur shkon për të fjetur? Rreth orës 12.00 -1.00. Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhama të gjata në dimër dhe të shkurtra në verë kur fle vetëm. Kur fle me partnerin pastaj ndryshon puna...:P Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Një natë familjarëve të mi, e një natë partnerit tim, duke qenë se një natë fle në shtëpinë time, e një natë në të tijën.


20

30-31 mars 2013

www.mapo.al

single and the city

Planeti Single I pëlqen stili i jetesës prej single, fundjavat e kaluara jashtë pa u shqetësuar për orën, njohjet e reja... Por çdo gjë me kohë. Spikeri i edicioneve informative në TV Klan zbulon se ka ndërmend të ndërrojë status. Ngaqë po i afrohet moshës kur urimet për martesë merren seriozisht...?!

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madame Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Meshkujt, rregulla përdorimi

Q

Edian Gjoni Single edhe për pak Me kë jeton? Jetoj me familjen. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Të jesh single mendoj se është gjithçka e bukur. E them këtë sepse nuk e kam provuar ndonjëherë faktin e të qenit i martuar. Kur je beqar në plan të parë ke veten tënde. I merr vendimet vetë dhe po vetë mban përgjegjësitë apo obligimet. Je i fokusuar tek të berit qejf dhe nuk e vret shumë mendjen sesi do jetë e nesërmja. E bardhë, gri apo e zezë! Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë? Kjo është pyetje interesante. Në takim dilet për të njohur dikë të panjohur. Ju thoni i sajuar nga të tjerët, nëse është shaka sigurisht që nuk do të dilja. Por kur është diçka për të cilën më kanë folur me parë, sigurisht që do të dal. Kush e ka “problem” beqarinë tënde? Në Shqipëri e kanë pak problem kur djemtë i kalojnë të 30-tat . Atëherë është momenti kur prindërit fillojnë dhe shqetësohen “na ngeli djali beqar”. Deri tani s’e ka problem asnjeri beqarinë time. Të mitë akoma nuk e kanë filluar këtë avaz, sepse akoma s’i kam mbushur 30. Por nuk besoj se do të ndodhë. Kanë besim dhe e dinë që unë i marr vendimet vetë në kohën e duhur. Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si? Jo. Unë jam tip që nuk gënjej, aq me pak për një takim. Nuk e kam problem të tregoj... Sigurisht në një rreth shumë të mbyllur me miqtë e mi më të mirë. Por kam shokë që kur dalin në një takim gënjejnë edhe tre muaj me radhë, vetëm që të mos e marrësh vesh. Unë jo - nuk e kam bërë dhe nuk besoj ta bëj. Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë? Në fundjavë mund të dal për darkë në ndonjë restorant. Mund të shkoj në pub për të dëgjuar muzike të zhurmshme dhe për të pirë një gotë. Ndodh që edhe mund të mos dal fare. Mjaftohem me ndonjë program televiziv dhe kaq.

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën? Unë mund të kthehem shpejt, por mund të kthehem edhe shumë vonë. Të siguroj që kur kthehem vonë nuk e shoh asnjëherë orën. Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose...diçka tjetër që shpreh urimin për një partnere? Këtë ma kanë thënë gjithmonë. Por më shumë të afërmit, kur mblidhemi për ndonjë rast apo gëzim familjar. Çfarë mendon kur e dëgjon? Ah ku e kanë mendjen këta! Në një vrimë i bien fyellit. Hahaha, bëj shaka! Sigurisht më vjen mirë, sepse e di që herët a vonë do të ndodhë. Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë. Kërcej nga fillimi deri sa mbyllet e gjithë dasma. Po për dasmën tënde a mendon? Kam menduar që do martohem, por dasmë nuk do të bëj. Me duket para e shpenzuar kot. Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single? Pjesa më e madhe janë beqarë, por kam edhe të martuar. Sigurisht që janë më pak. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Shumë rrallë. Por ftoj vetëm shoqërinë e ngushtë. Shokë dhe shoqe kam shumë, por miq shumë pak. Për çfarë shpenzon më shumë? Jam natyrë që shpenzoj shumë. Pjesa më e madhe e shpenzimeve i përket veshjeve, por edhe gjëra të tjera, si shërbime për makinë, telefona etj. Sa herë në javë gatuan? Për kë? Gatuaj shumë rrallë. 1 herë në jave. Kur gatuaj, në recetën time marrin pjesë e gjithë familja. Nuk jam kuzhinier i keq. Ushqimin e kam shumë qejf. Por e di që duhet ta praktikoj më shumë. Faktori kohë më mungon Cili është specialiteti yt? Peshku, sallata dhe makaronat. Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi... Taksi, polici, hidraulik dhe shërbim taksi “pica”. Deri kur do vazhdosh të jesh single? Jo për shumë kohë…

Deri tani s’e ka problem asnjeri beqarinë time. Të mitë akoma nuk e kanë filluar këtë avaz, sepse akoma s’i kam mbushur 30. Por nuk besoj se do të ndodhë. Kanë besim dhe e dinë që unë i marr vendimet vetë në kohën e duhur.

ë meshkujt vijnë nga Marsi dhe ne nga Afërdita, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Por dhe që për gjëra që ne i stërhollojmë ata përgjigjen me “po”, “jo” dhe “ndoshta”, edhe kjo nuk është dhe aq e re. Por ka dhe shumë gjëra të tjera që ne i mendojmë ndryshe nga ata. Më saktë që ne mendojmë se e dimë si mendojnë ata, kur ata mendojnë fiks të kundërtën. Për shembull: - Nëse mendon se mund të jesh e shëndoshë, atëherë pa diskutim që je. Mos e pyet të dashurin nëse dukesh ndopak e shëndoshë, duke shpresuar të të thotë që je si shpirt. Thjesht ngrihu nga divani dhe shko në palestër. - Dietat nuk funksionojnë pa bërë ushtrime fizike. Nëse ti je në dietë, kjo nuk do të thotë që edhe ai është në dietë dhe duhet të hajë barishte dhe karota si ti. Katër llojet kryesore të ushqimit të një burri janë: mishi i bardhë, mishi i kuq, birrë e ftohtë dhe birrë e ftohtë. Ndaj sigurohu që gjatë të gjitha vakteve të ketë një balancë të mirë të të gjithë përbërësve të mësipërm, në sasi të mëdha. Çdo gjë tjetër futet të kategorinë “garniture”. - Mos i prit flokët. Asnjëherë. Sepse nuk do të të pëlqejnë kurrë komentet mbi to. As kur të thonë që i ke mirë (do thuash që po të gënjen) dhe largqoftë kur të thonë që i ke keq. - Ditëlindjet, Shën Valentinët dhe përvjetorët nuk janë rasti për ta vënë atë në provë nëse ai është i zoti të gjejë dhuratën perfekte… edhe njëherë tjetër! Madje nuk janë rasti për ta vënë në provë nëse arrin ta mbajë mend datën. Nëse do të festosh dhe jo të bësh sherr, kujtoja vetë datën e rëndësishme dhe mësoje veten që më mirë ta blesh vetë dhuratën tënde (me lekët e atij, sigurisht) sesa ai të blejë diçka që ti nuk e sheh dot me sy. - Ndonjëherë ai nuk po mendon për ty. Prandaj duhet të mësohesh e të jetosh me këtë ide. - Hiqe qafe macen. Dhe mos të të shkojë mendja t’i thuash se është ndryshe, se macja jote është shumë e mirë. Ajo është si çdo mace tjetër. Dhe për meshkujt qentë janë më të mirë se cilado mace. - E diel = futboll. Në televizor për t’u parë. Apo në kalçeto për t’u luajtur. Por dhe ndonjë sport tjetër. Nuk ke ç’diskuton këtu. Dheeeeeee… shopping-u nuk është sport. Së paku jo për meshkujt me mend në kokë. - Çdo gjë që ti vesh është e bukur. Me të vërtetë. Dhe ti ke shumë rroba. Shumë palë këpucë. Shumica e meshkujve nuk kanë më shumë se dy ose tre. Ndaj as mos e ço nëpër mendje që të pyesësh një mashkull se cilat nga tridhjetë palët që ke do duken më bukur me atë fustanin që po zgjedh për të dalë. - Të qash, domethënë të bësh shantazh. Përdore këtë armë, nëse ke nevojë, por mos prit që ai ta hajë gjithmonë presionin - ‹Po›, ‹Jo› dhe ‹Mmmmmm› janë përgjigje më se të pranueshme. - Nëse i thua të dashurit, që femrat nëpër revista nuk janë aspak të bukura, por janë të rregulluara me fotoshop, kjo thjesht do të të bëjë dukesh xheloze dhe për të qarë hallin. Dhe për më tepër, kjo nuk do e ndalojë atë të shfletojë revistën. Ndërkohë që nuk ke as pikën e ngushëllimit – modelët meshkuj me ata trupat e paparë që ti sheh nëpër revista, janë të gjithë gay. - Lërë të dashurin tënd t’i kullosë sytë gjithandej. Nëse ai nuk ua ngul sytë femrave, nga do e kuptojë ai sa e bukur je ti në krahasim me të tjerat?! (nëse je gocë e zgjuar ti e di që kjo fjalia e fundit është thjesht ngushëllim. Por gjithsesi ai do i kullosë sytë, ndaj ia vlen të ngushëllohesh J) - Nëse është e mundur, thuaje atë që ke në kokë gjatë reklamave dhe jo në mes të filmit. - Kur shtriheni për të fjetur dhe ai duket i lodhur , kjo do të thotë që ai është i lodhur dhe nuk nënkupton që pikërisht në atë moment ai po kërkon të diskutojë se ç’po bëhet me lidhjen tuaj. Por edhe kur jeni duke gatuar, nuk është moment i duhur, as duke ngrënë, nëse nuk doni t’ia ngecni në grykë. Kur sheh sportin, jo e jo, kaq e dinë të gjithë. As kur ai lexon gazetën sportive e as kur shkoni për darkë te mami i tij. Tamam-tamam, asnjëherë nuk është moment i duhur për të tilla biseda. Ai gjithmonë do mendojë: “Mos, e filloi avazin dhe kjo!”


pyetsori

shënime

Diana Çuli: Them shpesh 'Më fal'

Jetërsimi dhe pushteti mbi fatin

Shkrimtarja në një intervistë si rrallë ndonjëherë. Ja se ç’do të thotë lumturi, frikë, rimishërim, vdekje dhe admirim për të

Nga “HYPER-BABEL”, një botim i kolanës së Theodhosit me ese dhe piktura, që do të promovohet së shpejti

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

Kanë thënë Primo Shllaku Ringjallja dhe rithemelimi i Kishës Katolike mbas programit komunist i përngjet haptas një mrekullie. Por mrekullia do të ishte e paplotë nëse, krahas punës baritore, Kisha Jonë nuk do të shfaqte ofertën e saj shoqnore si në vjetët e arta të gjysmës së parë të shek. XX. Vepra publicistike e Dom Gjergj Metës më duket se ka nisë ta realizojë këtë dimension dhe ajo mrekulli për të cilën fola ma nalt, mund të shfaqet në plotninë e saj.

Agron Tufa Është kënaqësi e rrallë kur merr penën Dom Gjergj Meta: arsye e kthjellët, koherencë logjike, sinqeritet, intuitë dhe largpamësi. …Kisha Katolike…për nga dituria, kultura dhe zemra e ndjeshme e shkrimtarëve e shkencëtarëve të saj, mbetet tash për tash i vetmi ideal i papërdhosur ende.

www.mapo.al

Dom Gjergj Meta: Pse shkruaj dhe çfarë lexoj Aida Tuci “Dom Gjergj Meta nuk është një prift tradicional që komunikon vetëm me besimtarët e tij. Ai është nga ata klerikë që çuditërisht ka një marrëdhënie shumë të mirë me median. Tashmë mund të thuhet se Gjergj Meta ka ndërtuar një karrierë në fushën e publicistikës, sepse ai është vazhdimisht prezent në shtypin e shkruar dhe atë viziv qysh në vitin 2002 e së fundmi edhe me një rubrikë të tij në të përjavshmen ‘Mapo’. ‘Ditar periferie’ është libri i tij i parë ku ai ka mbledhur publicistikën e shkruar që nga vitit 2002 -2012. Po si erdhi Gjergji Meta në publicistikën shqiptare? Ishte rastësi, vokacion apo rimarrje e modelit të klerikëve të viteve ’30? Raportet e publicistikës së tij me Kishën dhe të tjerët; cilët janë librat që e kanë formuar dhe autorët e preferuar. Përtej “Ditarit...” Dom Gjergj Meta flet edhe për veten. Një klerik shqiptar që shkruan publicistikë. A është kjo një rimarrje e modeleve të viteve ’30? Unë mendoj se ka dy aspekte. Njeriu shkruan së pari sepse e ndien si vokacion të brendshëm dhe kur merr feedback-un, ky vokacion vjen dhe përforcohet brenda teje. E dyta, sigurisht ka qenë dhe dëshira për ta rimarrë traditën publicistike të klerit katolik të viteve ‘30, por duke e përkthyer në kohë. Unë nuk jam shkrimtar e as poet, por kam kapur aspektin publicistik aty ku jam ndjerë më mirë. Në fakt, përvoja ime me

median është pak më e hershme. Nuk e di nëse e kam thënë këtë fakt ndonjëherë, por unë kam filluar të shkruaj qysh kur kam qenë student në Bari të Italisë. Në vitin 1997 u botua artikulli im i parë në të përditshmen e Ipeshkvisë katolike ‘Avenire’ për situatën e ’97-ës në Shqipëri. Artikulli u botua në formën e një editoriali. Një vit më vonë botova një tjetër shkrim kundër stigmatizimit të shqiptarëve si importues të prostitucionit. Me këtë shkrim kam marrë dhe frytet e një suksesi publicistik. Më erdhën shumë letra në atë kohë nga shqiptarë, italianë dhe spanjollë. Mora edhe letra kërcënuese. Kështu dalëngadalë nisa të kisha një raport me median. gjë që e rifillova edhe kur u ktheva në Shqipëri. Në fillim nisa të shkruaj te gazeta ‘Koha Jonë’. Shkrimi i parë ka qenë për çështjen e martesave homoseksuale. Ishte hapur një debat dhe patëm një seri shkrimesh bashkë me Mesila Dodën, e cila dhe ajo shkruante në atë kohë te kjo gazetë. Si e shihni në raport me kishën modelin e klerikut si imazh publik? Përgjithësisht është një raport i mirë. Por mund të them se që në fillim unë pata një nxitje nga Shenjtëria e Tij Imzot Rrok Mirdita, i cili e ndiente nevojën e klerikëve që komunikonin me publikun. Ai deri në atë moment kishte qenë i vetëm dhe kur erdhëm ne brezat e rinj të priftërinjve ishte ai në një farë mënyre që na

Faqe 21

Shkrimet e mia nisen gjithmonë nga një situatë jetësore, konkrete që ka ndodhur në mjedisin tim, në vendin tonë ose në botë. Por unë jam munduar gjithmonë që duke u nisur nga një situatë konkrete t’i jap shkrimit ngjyrime atemporale, pra reflektime që mbeten në kohë.


22

E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al

kolana 51 ide 51 libra

Të kesh apo të jesh Erika Melonashi

inkurajonte të shkruanim. Zëra kundër, brenda kishës, nuk ka pasur? Ka pasur edhe zëra kundër, por jo të fuqishëm. Në përgjithësi unë kam bindjen që kisha duhet të komunikojë dhe nëse unë e kam këtë dhunti përse të mos e përdor. Unë kam mbuluar edhe detyra institucionale në fushën e komunikimit me median, sepse kam qenë edhe zëdhënës i saj për tre vjet. E përdorni median, por në të njëjtën kohë jeni dhe kritik ndaj saj... Ju mendoni kështu. Unë mendoj se media më përdor mua. Është pra një marrëdhënie reciproke. Por unë mendoj se nuk mund të jesh mik i dikujt nëse nuk di ta kritikosh. Kritika ime deri tani për median ka qenë vetëm konstruktive, sepse dëshiroj një media në lartësinë e duhur. Kryesisht kanë qenë kritika për çështje të dimensionit të saj etik dhe profesional. Unë këmbëngul vazhdimisht që të ketë në Fakultetin e Gazetarisë punë doktorature ose masteri ku gazetarët të keni njohuritë bazë të religjonit. Që të kenë informacion se në Pashkë nuk zbukurohet pema dhe se vezët e kuqe nuk bëhen për Krishtlindje. Redaksitë më të rëndësishme në Europë kanë p.sh një Vatikanist që duhet në pak raste, por ama kur duhet është shumë i rëndësishëm. Pse vendosët që t’i mblidhnit në një libër gjithë publicistikën tuaj të botuar më parë në të përditshme të ndryshme? Çfarë ndryshon kjo në komunikimin tuaj me publikun? Shkrimet e mia nisen gjithmonë nga një situatë jetësore, konkrete që ka ndodhur në mjedisin tim, në vendin tonë ose në botë. Por unë jam munduar gjithmonë që duke u nisur nga një situatë konkrete t’i jap shkrimit ngjyrime atemporale, pra reflektime që mbeten në kohë. Kështu duke i përmbledhur në një libër unë i jap lexuesit tim mundësinë që të shikojë ato ngjyrime atemporale që mund t’i shërbejnë në çdo kohë dhe që e ndihmojnë të reflektojë në çdo kohë. Prandaj dhe në libër i kam ofruar publikut një ndarje të shkrimeve të mia publicistike jo sipas një rregulli kronologjik, por sipas tematikave që kam trajtuar. Një libër gjithashtu është gjithmonë i rëndësishëm dhe për efekte studimore. Çfarë ju ngacmon për të shkruar? Realiteti në përgjithësi, e përditshmja, aspekte sociale dhe ekzistenciale, por edhe politike nganjëherë, edhe pse për mua politika është gjithmonë në funksion të diçkaje tjetër dhe jo të vetvetes. Jam munduar që të mos jem i rreshtuar politikisht, pavarësisht se dhe unë kam bindjet e mia politike. Për një klerik, si është raporti me censurën, e kam fjalën me veten, por dhe me Kishën si institucion? Jo, këtu nuk bëhet fjalë për censurë. Unë kam vetë një lloj autocensure. Shkrimet e mia i rishikoj gjithmonë. Por kam dhe dikë tjetër që mi sheh dhe i lexon para se të botohen,

por nuk ka të bëjë fare me kishën, ky dikush-i është laik. Ka momente që edhe unë jam kritik ndaj impostimit në disa çështje nga ana e bashkësisë kishtare ku unë bëj pjesë, por jam kritik deri në atë pikë sa mund të quhet kritikë konstruktive dhe e shëndoshë jo kritikë për kritikë. Cilat libra e kanë formuar Dom Gjegjin dhe cilët autorë? Në fëmijërinë time kam lexuar shumë letërsi të realizmit socialist, por asgjë s’më ka mbetur. Më vonë pastaj formimi im ka qenë më së shumti filozofik dhe teologjik. Kam lexuar klasikët e mendimit: Aristotelin, Platonin, më vonë Dekartin, Kant-in, Hegel-in. Niçe-n etj. etj. Edhe letërsi artistike kam lexuar. Dy autorët e mi më të preferuar janë Dostojevski dhe Servantesi. Po nga letërsia e sotme shqipe? Letërsinë shqipe e lexoj më pak. Kam lexuar nga Kadareja, jo gjithçka, Martin Camajn, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën. Kam nisur të lexoj dhe Kongolin. Por letërsia shqipe nuk më ngroh. Më duket e ftohtë, nuk arrin të të japë ngrohtësi, nuk të hap ndaj shpresës. Unë jam i ndjeshëm në këtë pikë. P.sh. ti nuk mund të lexosh Dostojevskin pa u entuziazmuar. Unë e lexoj dhe rilexoj ‘Don Kishotin’, që është kryevepër me përkthimin e Petro Zhejit. Në formimin tuaj, por dhe në leximin e përditshëm, si është raporti i letërsisë religjoze me atë laike? Arti por dhe letërsia në veçanti, për mendimin tim, është religjoze. Ajo ka të bëjë me fjalën dhe fjala është kryefjala e religjonit. Zoti krijoi botën nëpërmjet fjalës. ‘Zoti tha: Të bëhet drita dhe drita u bë’. Krishti për ne është fjala. Krishti për ne është fjala e amëshuar e atit, kështu që fjala në vetvete është shprehësja më e mirë e realitetit hyjnor. Dhe kur një njeri krijon letërsi nëpërmjet fjalës, atëherë arrin kulmin e ngjashmërisë së tij me zotin. Kështu që është e pamundur që fjala mos të të çojë në dimensione të përtejme. Çfarë do të thotë edhe përtej autorit, sepse kur një shkrimtar të dorëzon një vepër ajo nuk është më e tij, por është e lexuesit dhe lexuesi aty gjen atë që do dhe e lexon ashtu siç ai do. Kjo do të thotë të shohësh përtej autorit. A kanë ndikuar autorët e preferuar Dostojevski dhe Servantesi në stilin tënd të të shkruarit? Mendoj se i ngjaj vetvetes, por modeli im është Dostojevski. Nuk e imitoj, sepse ai është i paimitueshëm. Për mua Dostojevski është një shkrimtar që të mban pezull dhe më pëlqen shumë ky model. Më pëlqen ta kem edhe kur predikoj. Tundimi më i madh i një njeriu që shkruan dhe predikon është që të jetë shterues. Por ky është një tundim. Të pretendosh të jesh shterues do të thotë se je mendjemadh, arrogant. Si predikues, duhet gjithmonë t’i lësh takim dëgjuesit tënd, që ai të ketë interes për të ardhur sërish aty. E nëse ti je shterues, këtë nuk e bën dot.

Dom Gjergji kundër mëkatit të heshtjes Stefan Çapaliku Dom Gjergj Meta është ndoshta i vetmi klerik shqiptar i gjendur në majë të kreshtës së opinionit mediatik që prej një dekade. Ai jeton si famullitar i Kamzës, atje ku tamponohet qytetërimi kitch i Tiranës me kulturën e hibridizuar të ardharakëve dhe jep meshë në një kishë të improvizuar prej betoni, mbushur plot prej besimtarësh, të cilët duke i dhënë dorën i përcjellin edhe lutjen “Mos na lër vetëm!” Libri i tij “Ditar periferie”, që ju të dashur lexues e keni në dorë, është plotësim i lutjes “Mos na lër vetëm!”. Aty Dom Gjergji merret me historinë dhe restaurimin, me shpresën, me mungesën e drejtësisë, me zgjidhjen që vjen nga vetja, me mungesën e hapësirave publike, me poetin e harruar, me pamundësinë për me heshtë, me dinjitetin e përfaqësimit, me intelektualin e vetëvrarë, me gjykimin juridik, me homoseksualët, me integrimin, me kreshmën, me flijimin, me faljen, me lajmin e mirë, me librin, me antikomunizmin, me zotinlame, me qelizën, me autoritetin, me vëllanë e madh, me shpirtin, me Zef Kolën, me Dom Simonin, me Imzot Prenushin, me hakmarrjen, me klasiken, me nënën, me martesën, me profetin e vdekjes së Zotit, me mungesën e autoritetit moral, me guximin, me kriminalitetin, me kontrabandën, me pikat e referimit, me degradimin moral, me orientimet seksuale, me bamirësinë, me vdekjen, me tempujt e së keqes, dashurinë dhe seksin, me dialogun, me pafajësinë, me besnikërinë, me vetëvrasjen, me pedanterizmin, me përkujdesjen,

me çmimin. Etika sociale, tradita liberale e edukimit dhe e përkujdesjes ndaj vlerave qytetare, lidhjeve dhe mënyrave të jetesës, dhe para së gjithash familja si njësia më e vogël sociale përbëjnë bazat shpirtërore dhe politike që i paraprijnë analizave sociologjike të Dom Gjergjit. Ai përpiqet që megjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjerit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë. Pra Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive të gjithsecilit për veten e tij ashtu edhe përgjegjësisë kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes. Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.

Erik From konsiderohet si një nga përfaqësuesit kryesorë të psikanalizës, sociologjisë, e filozofisë të shek. XX. Tendenca për të kombinuar elemente nga këto fusha të ndryshme të dijes, por edhe për t’u zgjeruar më tej drejt aspekteve politike apo ekonomike, bën që From të jetë tërheqës për një kategori të gjerë lexuesish. Karakteri eklektik i veprës së tij natyrisht ka dobishmërinë e vet në kuptimin e ndërthurjes së perspektivave të ndryshme mbi një problematikë të caktuar. Gjithsesi, një ‘përhapje’ e tillë mbart me vete rrezikun e një argumentimi i cili në përpjekje për të kapur të gjitha elementet, nuk shkon në thellësi tek asnjëri prej tyre. Kjo problematikë është e pranishme në veprën ‘Të kesh apo të jesh’, e cila vjen si vazhdim i diskutimit të veprave të mëparshme të From-it mbi orientimin e qenies dhe karakterit të njeriut. Nëpërmjet këtij punimi autori ka për qëllim të paraqesë analizën sociale e psikologjike të dy mënyrave të të jetuarit: përmes zotërimit apo përmes qenies. Analiza shpaloset në një nivel teorik, duke përdorur argumente apo shembuj të cilët mbështesin apo konfirmojnë idetë dhe qëndrimet paraprake të autorit. Në këtë aspekt From nuk është në rolin e një vëzhguesi të paanshëm shkencor, i cili mbledh evidencë në mbështetje ose në kundërshtim me hipotezën e vet, në mënyrë objektive. Përkundrazi, shpesh në vepër ai bëhet disi imponues i idesë së vet radikale humaniste mbi mënyrën e duhur të të jetuarit. Në fillim të veprës From paraqet mënyrën sesi është zhvilluar diskutim filozofik mes botës materiale dhe asaj shpirtërore, gjatë historisë së njerëzimit duke filluar që nga filozofët e lashtë grekë (shemb. Hedonistët), dhe Shkrimet e Shenjta (Bibla) e duke përfunduar te mendimi filozofik bashkëkohor i Karl Marksit. Nëpërmjet kësaj analize kronologjike autori pranon haptazi se debati zotërim-qenie nuk është i ri në historinë e mendimit filozofik. Gjithsesi, sipas tij, origjinaliteti i punimit lidhet me mënyrën specifike sesi ky debat trajtohet në vepër dhe me nevojën praktike për ta risjellë këtë diskutim në kushtet specifike social-ekonomike (kriza e kapitalizmit në Shtetet e Bashkuara të viteve ‘70). Analiza kronologjike e debatit zotërim-qenie pasohet nga një diskutim më i thellë i dy moduseve, të qenies dhe zotërimit. Diskutimi i From-it në lidhje me modusin e qenies nxjerr padyshim në pah humanizmin e tij radikal. Ai përshkruan dhe njëkohësisht shpreh admirimin e tij të madh për individin i cili përpiqet të realizojë potencialin e vet, të jetë aktiv, të komunikojë dhe ndërveprojë me të tjerët, të japë dhe të sakrifikojë. Kjo pjesë e librit është tejet e ngjashme me shkrimet e humanistëve, si Rogers apo Maslow, duke reflektuar ato që janë quajtur synimet e terapisë humaniste për të ndihmuar individin drejt vetë-aktualizimit. Gjithsesi, ndryshe nga autorët e mësipërm, From nuk ndalet te dobishmëria e këtyre principeve në nivel individual (fokusi i terapisë psikologjike), por thekson rëndësinë e adoptimit të këtyre parimeve nga struktura shoqërore. Pikërisht në momente të tilla të veprës ndër-disiplinariteti i From-it vepron në të kundërt të forcimit të argumentit të tij. Në antitezë me modusin e qenies autori analizon modusin e zotërimit. Kjo mënyrë e të jetuarit paraqitet si e lidhur ngushtë me faktorët biologjikë, të cilët e motivojnë njeriun drejt kërkimit të të mirave materiale me qëllimin e vetëm për të mbijetuar. Diskutimi i autorit zgjerohet përtej nevojave biologjike duke analizuar lakminë, egoizmin, dhe tendencën për të zotëruar jo vetëm sa më shumë të mira materiale por dhe qenie njerëzore. Në këtë pjesë të librit From bën një përpjekje interesante për të kombinuar elemente psikanalitike dhe sociale. Pra autori nga njëra anë argumenton se vetë natyra e njeriut e orienton atë drejt modusit të zotërimit (ide psikanalitike), por nga ana tjetër thekson rolin e rëndësishëm të strukturës sociale në aktivizimin e këtij modusi. Me fjalë të tjera, një strukturë sociale (kapitalizmi) e cila është ndërtuar mbi parimin e fitimit, ruajtjes apo zgjerimit të pronës përcakton si synim dominues për çdo individ modusin e zotërimit. Për të mbështetur argumentin e tij autori sjell shembullin e eksperimentit të madh social në vendet e industrializuara, dhe diskuton atë që ai e quan ‘karakteri i tregut’. Kjo mbase është pjesa më interesante e gjithë veprës, pasi i jep mundësi lexuesit të reflektojë mbi aspekte të caktuara të shoqërisë bashkëkohore, të cilat janë pranuar si të mirëqena. Sipas From-it, karakteri i tregut e shndërron individin e gjallë në mall shkëmbimi, vlera e të cilit varet nga bukuria e paketimit apo eficenca e prodhimit. Në këtë pjesë autori ngre çështje si kriza e identitetit e shoqërisë së sotme, mungesa e autenticitetit, objektifikimi seksual i femrës, apo dëshira e individit për t’u arratisur nga realiteti. Në mbështetje të idesë së vet, From gjithashtu përpiqet të shtjellojë argumente ekonomike duke iu referuar punimeve të autorëve të ndryshëm, si Medouz, Mesarovic, Shumaker dhe Erlich. Ai argumenton sesi zhvillimi ekonomik dhe teknologjik në të mirë të njerëzimit në të vërtetë po e shkatërron vetë njerëzimin të cilit duhej t’i shërbente. Këtu autori përmend çështje si thellimi i humnerës ekonomike mes shteteve të pasura dhe të varfra, shterimi i burimeve të tokës, shkatërrimi i mjedisit, kërcënimi nga armët bërthamore, apo sfidat e reja që ka sjellë zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë. Duke pranuar se shumë nga çështjet e sipërpërmendura meritojnë reflektim, është e rëndësishme të theksohet se niveli i analizës për secilën nga këto çështje specifike mbetet sipërfaqësor. Sërish përpjekja për të kapur sa më shumë dimensione të problematikës, ka prodhuar një argument të cekët, i cili hap shumë shtigje, por ndalet pa i eksploruar ato. Për më tepër, në fund të veprës, mbase tepër i përfshirë nga entuziazmi i ideve të veta, From shkon aq larg sa të servirë një imazh utopik të një shoqërie të ardhshme të ndërtuar mbi një shkencë të re humanitare, e cila kupton nevojat e vërteta të njeriut dhe zotëron struktura të cilat riorientojnë prodhimin drejt konsumit të shëndetshëm. E thënë me fjalë të tjera, From sugjeron një ndryshim në nivelin makro të sistemit dhe braktis idenë e ndryshimit të vetë individit. Ideja e të pasurit struktura elitare të cilat ‘zgjedhin’, ‘mendojnë’, apo e ‘mbrojnë’ individin, e vendos sërish këtë të fundit në një pozicion inferior ndaj strukturës shoqërore. Pavarësisht se vendimet e marra presupozohet të jenë në dobi të këtij individi, From sërish e zhvesh atë nga një pjesë e rëndësishme e të qenit njeri, pra nga kontrolli, përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi për zgjedhjet dhe jetën e vet. Në këtë aspekt, fundi i librit paraqet një kontradiktë e cila mbase është karakteristike e vetë natyrës dhe formimit të autorit sipas dy shkollave divergjente, prirjeve psikanalitike nga njëra anë dhe humaniste nga ana tjetër. Në përfundim, vlen të theksohet se pavarësisht problematikave, ‘Të kesh apo të jesh’ është një vepër e cila stimulon të menduarit kritik (por fatkeqësisht jo shkencor) mbi influencat shoqërore në jetën e individit. Ky libër i drejtohet një lexuesi i cili ka një formim në shkencat sociale (filozofi, sociologji, psikologji), por edhe një intelektuali me njohuri të përgjithshme dhe dëshirë për të reflektuar mbi jetën. Gjithashtu, vlen për t’u përmendur dobishmëria aktuale e këtij libri në kontekstin specifik shqiptar, ku individi duket se është gjithmonë e më tepër i orientuar drejt materializmit, duke anashkaluar vetë esencën e qenies. ‘Të kesh apo të jesh’ është pikërisht një thirrje ndaj këtij individi për të reflektuar mbi jetën e vet dhe për të zbuluar sensin kritik ndaj realitetit shoqëror. *Pedagoge UET.


E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

23

www.mapo.al

shënime Nga “HYPER-BABEL”, një botim i kolanës së Theodhosit me ese dhe piktura, që do të promovohet së shpejti

Rituali mëkatar Arben Theodhosi

K

am përshtypjen se gjatë periudhës sime studentore, “Diktatura Shqiptare e Proletariatit” shkëlqente në planetin tonë së bashku me “mëkatin”. Masa e gjerë popullore, e udhëhequr nga partia-shtet me diktatorin në krye, mëkatonte çdo ditë, nga mëngjesi gjer në darkë, përkundrejt fesë, pronës, qytetarisë dhe të drejtave njerëzore. Mëkati bëhej edhe më i larmishëm, pasi një masë tjetër mëkatonte ndërkohë kundrejt vetë diktatorit, kundrejt partisë-shtet dhe “popullit revolucionar”. Kjo masë konsiderohej “pakicë” dhe këta njerëz ndëshkoheshin rëndë, sa herë që mëkati kryhej hapur dhe përbënte rrezik për shtetin. Varianti i tretë ishin “mëkatarët e privilegjuar”, anëtarët e familjeve të pushtetshme, ndaj të cilëve shteti mbyllte sytë për sa kohë që mëkati konsiderohej i tolerueshëm dhe nuk rrezikonte sistemin. I favorizuar nga toleranca e përkohshme, unë bëja pjesë në variantin e tretë, pra mëkatoja me lehtësi, duke frekuentuar artin e ndaluar, librin, muzikën apo ndonjë fenomen tjetër të ndaluar… Ndër ngjarjet mbresëlënëse të asaj periudhe mund të veçoj këtu fjalët e tim-eti, kur tolerancës dhe pushtetit të tij po u vinte fundi. Pak kohë përpara ndëshkimit të tij nga “Miqtë e Ngushtë të Diktaturës”, ai vizitoi atelienë e artit tim të “padenjë” dhe më ofroi këshillën e fundit atërore: “Gjykoje vetë si të duash, por ritualet e tua nuk i shkojnë mjedisit ku jeton”. Kisha dëgjuar dhe lexuar mbi rolin e arteve si “rituale mëkatare” në situata të caktuara historike, por vetëm kaq. Atë ditë të shënuar, vështrimi i preokupuar prindëror më zgjoi për herë të parë kënaqësinë mëkatare të artistit që funksionon. Jetërsimi dhe pushteti mbi fatin Rrëzimi i shtetit diktatorial shqiptar në vitin 1990 i bashkëngjitej atyre momenteve sublime të historisë botërore, kur ideja e kontrollit mbi fatin ringjallej nën një harmoni të re midis individit dhe komunitetit… Shteti diktatorial shqiptar rezistoi për shumë kohë si një formacion i izoluar dhe intolerant, por, në kundërshtim me ç’mund të mendohet apriori, një pjesë e mirë e subjekteve të tij realisht nuk e jetuan aspak sistemin zyrtar. Jetën e njerëzve nuk e përbëjnë ushqimi, streha dhe idetë që u ofrohen atyre nga një sistem i caktuar politik. Sado i egër dhe çnjerëzor që të paraqitet pushteti i një sistemi, ai nuk mund ta transformojë natyrën njerëzore përtej caqeve të caktuara. Në Shqipërinë “komuniste” e ngrysën jetën qindra ish-studentë të laureuar përpara lufte në Perëndim. Ata u kthyen në mëmëdhe të armatosur me ideale dhe iluzione nga më të bukurat për jetën, për familjen dhe për shoqërinë e re shqiptare. Alelujah, por zhgënjimi nuk është aspak një dukuri e panjohur në historinë e njerëzimit. Të mbërthyer në rrjetën e sistemit diktatorial, ata ish-studentë dhe familjet e tyre veshën gradualisht “maskat e hidhura” të mbijetesës, duke u shndërruar kush më shumë e kush më pak në “persona” të pranueshëm nga një mjedis që nuk do të përputhej asnjëherë me kulturën, me mendësinë dhe tendencat e tyre perëndimore. “Privacia” dhe raportet e tyre shoqërore informale ishin thellësisht konfliktuale jo vetëm me normat zyrtare në përgjithësi, por edhe me produktin zyrtar të vetë krijimtarisë së tyre. Ndërkohë, produkti i tyre zyrtar ndërtoi tërësinë e realitetit jetërsues që ushtroi dhunë mbi vetë fatin e tyre sipas stilit komunist-diktatorial për 45 vjet. Instalimi i demokracisë në vitin 1990 ofroi kështu momentin historik sublim, ku fati i njeriut të dhunuar nga

pushteti i padrejtë i dorëzohet një pushteti të drejtë që pretendon të respektojë natyrën njerëzore… Gjithsesi, duke shfletuar një Histori Botërore tepër të begatë me lojën e “pushtetit të drejtë dhe të padrejtë” dhe duke qenë të sigurt që kjo histori ka ende udhë për të bërë, është e kuptueshme përse mendimi ekzistencialist vazhdon të na intrigojë. Risku i fatit njerëzor është egoizmi, dhe shprehja më ideale e egoizmit është ideja e pushtetit mbi fatin… Ç’është e vërteta, dashuria jonë shamaniste ndaj koncepteve të pushtetit dhe kontrollit mbi fatin nuk do të ishte edhe aq e fuqishme, nëse fatin nuk do ta përfytyronim si një varg ngjarjesh kohëhapësinore ku dominon jeta materiale. Ne e kemi të vështirë që fatin dhe shpirtin t’i kuptojmë si realitete esenciale jo kohë-hapësinore. Ne as që duam ta mendojmë se ideja e pushtetit mbi fatin mund të jetë një iluzion dhe se fati thjesht krijohet në formën e historisë së njerëzimit, në formën e realitetit krijues dhe të krijuar ku ideja e pushtetit dhe jetërsimi janë një proces i vetëm dhe vetëm e njëjta gjë. Këndvështrimi i një pjesëmarrjeje në të shkuarën, në të tashmen apo në të ardhmen është çështje e horizontit relativ kohë-hapësinor. Unë jetoj të tashmen, dhe nëse flas në të shkuarën, këtë e bëj thjesht për kënaqësi estetike… Nën kapitalizmin shqiptar të korporatës, konsumatori po shndërrohej si kudo në një target dhe subjekt të përdorur. Interesat e monopoleve kontrollonin median dhe për pasojë kulturën që i ofrohej publikut të varur nga media. Shija ishte e diktuar menjëherë pasi subjekti aklimatizohej me frymën mediatike dhe televizive. Zgjedhja reduktohej, duke u kornizuar përmes emrave të firmave nën parimin “ne jemi ajo që veshim”. Konsumerizmi shndërrohej me shpejtësi në një religjion shekullar, i cili kufizonte lirinë e zgjedhjes nëpërmjet një dhune që nuk dukej aspak e dhunshme. Imazhet e publicitetit mediatik bëheshin obsesion kërcënues ndaj proceseve të vetë-njohjes dhe vetëkontrollit. Joshja mediatike e kapitalizmit të ri influenconte individuacionin e një personaliteti që identifikohej tashmë me fantazinë e reklamës dhe me idealet e konsumatorit, duke humbur si pa e vënë re aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur nga motivet e konsumerizmit. Natyrisht, kjo joshje e publikut për interesa komerciale kërcënonte simbolikën e vlerave të vërteta. Shou mediatik mund të “zbukuronte” brandin ordiner me backgrounde muzikore nga Mozart, Beatles apo Dylan, pa u bërë hiç merak për situatën e vet komike përkrah madhështisë së këtyre veprave. Efekti i simboleve sociokulturore venitej, shtyhej dhe vonohej, sa më shumë që “magjia e reklamës” rrëmbente pa qënë e denjë për të rrëmbyer dhe rrezikonte pa qenë e denjë për të rrezikuar esencën e simbolikës së Artit. Shprehja politike, fjala dhe shtypi shndërroheshin si me magji në produkte jetërsuese gjithnjë e më të sofistikuara, më të fuqishme dhe më të polarizuara. Zeusi me Poseidonin nuk ishin më hyjnitë mitologjike që mishëronin dëshira dhe pasione të fuqishme njerëzore, por pushtetet politike të një jetërsimi që hidhte zaret për të ndarë Qiellin dhe Tokën mes individualitetesh ordinerë… Tani, në mëmëdheun e ringjallur, unë mund të shijoja gjithçka nga e para dhe gjithçka në vazhdim: rrëfimet mitologjike të gjyshit, horizontin relativ ku qielli me detin ofronin iluzione të mahnitshme, si edhe kullat konike të milingonave që rrafshoheshin dhe rindërtoheshin pambarimisht.

Komunikoja me çdo skaj të rruzullit dhe mezi e besoja që ky hap i komunikimit me Universin ishte i vërtetë. Vështroja nga ekrani pllakat e hartës 120 milion vjeçare të Uraleve, dhe lexoja me ëndje mesazhin e Dr. Shuvyrov: “Sa më shumë mësoj, aq më shumë marr vesh që nuk di asgjë”. A ishte e mundur që harta të sofistikuara miliona vjeçare të thërrmoheshin si lodra fëmijësh përballë këtij Njerëzimi Modest që “nuk dinte asgjë”? Lexoja nga Baudrillard mbi imperializmin e simulatorëve të sotëm që “tentojnë ta bëjnë realitetin, të gjithë realitetin, të përputhet me modelet e simulimi të tyre” dhe lumturohesha përkundrazi nga një idè shumë herë më e thjeshtë, sipas së cilës modelet e simulimit njerëzor nënkuptojnë vetë realitetin, të gjithë Realitetin që është Një dhe i Vetëm. Filozofia e hiperrealitetit më intrigonte së tepërmi, por “pajtimi i teorisë me realitetin dhe i subjektit me qëllimet” më ngjante si proces dhe jo si “pamundësi”. Historia Botërore e Artit dhe e Filozofisë më servirte shprehjen e mrekullueshme të një realiteti unik, ku subjekti përputhej totalisht me qëllimësinë e ndriçimit. Veprat autentike të Artit projektonin përpara meje “tablonë e famshme të jetës njerëzore në situatat më të ndryshme, me qëllime të shumëllojshme, me ngjarje dhe fate që nuk i përngjanin njeri-tjetrit. Kudo shihja gjëra që më

përkisnin dhe që për këtë arsye ngjallnin interesimin tim në favor ose kundër tyre; herë më tërhiqte e Bukura, herë gjallëria, herë të tjera edhe vesi mund të shfaqej si diçka tërheqëse. Shquaja masën vigane të ndonjë interesi të përgjithshëm tek bënte përpara me vështirësi, por edhe më shpesh një ndemje të pafund forcash të vogla, ku diçka në dukje e parëndësishme mund të prodhonte efekte madhështore: një tablo kjo kurdoherë e larmishme, ku mjafton një gjë të zhdukej që diçka tjetër menjëherë të zinte vendin e saj. Nën fenerin magjik të këtij vargu të pafund ngjarjesh më lindte natyrshëm edhe pyetja: a është e mundur që çdo ngjarje dhe fakt të kufizohet me një qëllim të veçantë apo, përkundrazi, nën cipën e sipërme të kësaj zhurme të jashtme bëhet një punë dhe kryhet një vepër, një vepër e brendshme, e heshtur dhe e fshehtë ku ruhet forca qenësore e të gjitha fenomeneve kalimtare?... Në fund të fundit, ajo që konsideroja me bindje të plotë ishte se “Bota nuk mund të jetë një viktimë e rastit…” Synoja të isha artist, dëshiroja të isha artist, shpresoja në Artin dhe nuk mund të besoja në një “Grey goo”, “ekofagi” apo “gëlltitje të vetvetes”. Drama dhe komedia fenomenologjike e një qytetërimi 5000 vjeçar nuk do ta justifikonin dot kurrsesi pesimizmin e artistëve me një histori Realitetesh të Krijuara Bukur prej së paku 30000 vjetësh. I mësuar me rrugët e ashpra dhe pavarësisht nga rrugët e ashpra, në mëmëdheun e ringjallur unë mund të shijoja gjithçka nga e para dhe gjithçka në vazhdim... Tendencat kulturore të kohës po krijonin edhe tek shqiptarët përshtypjen iluzive, sipas së cilës teknologjia dhe komunikimi elektronik rrezikonin raportet normale njerëzore! Njerëzit nxitonin, migronin drejt qytetit nga ana e anës, ndërtonin në mënyra të ligjshme dhe të paligjshme, gëzonin, ankoheshin dhe tundoheshin nga një gjuhë e vetme ndërkombëtare. Nën efektet e jetërsimit, egoizmit dhe pushtetit të përkohshëm, bashkëqytetarët e mi po ndërtonin sipas modeleve të përtejdetit “një reale pa realitet dhe pa origjinë” me majën drejt qiellit. Bijtë e njeriut po ngatërronin sërish me hov të madh dhe përpara kohe disa perandori tokësore me Universin! Dhe Zoti atëherë zbriti poshtë, për të parë qytetin dhe Kullën që bijtë e njeriut kishin ndërtuar… (Genesis-11).


24

E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

Pyetësori i Prustit Shkrimtarja në një intervistë si rrallë ndonjëherë. Ja se ç’do të thotë lumturi, frikë, rimishërim, vdekje dhe admirim për të

www.mapo.al

vitrina e librit Kritikë Titulli: Përse të lexohen klasikët Autori: Italo Calvino Shqipëroi: Viola Adhami Shtëpia botuese: Aleph

Italo Calvino i do klasikët

Diana Çuli:

Them shpesh 'Më fal' Cila është ideja jote për lumturinë? Për mua lumturia është krahasim realitetesh. Një ditë duket më e lumtur kur kalon më mirë se e djeshmja. Ose një çast. Lumturia e gjërave të vogla është ajo më e qëndrueshmja. Cila është frika më e madhe? Tjetërsimi i vetvetes. Kë person të g jallë admironi më shumë? Atë që nuk quan antivlerën vlerë. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Servilizmi. Kushedi sa vuan kur i puth dorën atij që e urren. Ekstravaganca jote më e madhe? Një ditë e kaluar pa bërë asgjë. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Ai i mendjes. Udhëtimet e tjera janë të zakonshme. Të ngjashme. Në ç’rast mund të gënjesh? Kur gënjeshtra mund të shmangë vuajtjen, keqkuptimin, kur mund të mbrojë dhe të ruajë të vërtetën. Personi që përçmon më shumë? Ai që të tradhton për qejf, sepse i ke bërë nder, favor ose e ke ndihmuar në hallet që ka pasur. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh? Më fal, është faji im, të lutem... Nuk ua sugjeroj të tjerëve t’i përdorin si unë. Pengu yt më i madh? Koha e munguar për letërsinë. Kur dhe ku ke qenë e/i lumtur? Sa herë një çast është më i mirë se një tjetër i palumtur. Lumturia aksiomatike nuk ekziston. Në ç’gjëndje shpirtërore je tani? Rrëmujë. Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte? Gjysma e saj. Pra, shumë prej saj. Ndoshta treçerekun, po të mendohem edhe ca. Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe? Familjen time. Gëzimin që ne i japim njëri-tjetrit. Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe? Nuk dëshiroj të rimishërohem. Më mjafton pesha e rëndë e kësaj bote. Nuk do ta mbaja dot dhe një tjetër. Nuk do të doja madje të isha as valë, as ajër, se përsëri do të pësoja diçka. Cili është sendi më i çmuar që zotëron? Truri im. Kë quan pikën më të thellë të mjerimit? Poshtërimin për sende materiale. Ku do të pëlqente të jetoje? Aty ku jam. Në imagjinatën time. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj? Nuk ka preferenca - është vetëm letërsia. Të tjerat janë të detyruara ose inte-

resante. Tërheqëse. Të domosdoshme. Cila është karakteristika juaj më e spikatur? Ka raste që arrij të mposht vetveten. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull? Ajo që pëlqej dhe te një grua: karakterin e drejtpërdrejtë. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër? Atë që pëlqej dhe te burrat: natyrën e hapur dhe pa të fshehta mosbesuese. Cilët janë shkrimtarët e preferuar? I fundit që më ka bërë përshtypje. Cili është heroi yt në art dhe kulturë? Koha e heronjve kalon me adoleshencën. Në të vërtetë në art nuk ka heronj. Ka njerëz të talentuar dhe gjeni. Kë ke hero në jetën reale? Kush mund të jetë i përkryer në jetën reale, sipas normave sociale të një shoqërie? Askush. Dorëheq ja nga stereotipi i heronjve është një përparim njerëzor. Mund ta përmendim këtë përcaktim - hero - ndoshta vetëm në gjendje lufte, kur dikush jep jetën e tij për një ideal sublim, si për shembull për të mbrojtur një grup njerëzish apo atdheun e vet. Por edhe kjo është temë për diskutim. Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare? Shumë gjëra. Nuk mund të numërohen. Si do të të pëlqente të vdisje? Të mësohesha me vdekjen, me idenë se ajo do të vijë një ditë dhe të përgatitem për të. Si një përmbyllje e natyrshme e një kohe të kufizuar përmbi tokë, që i është caktuar secilit prej nesh. Me një fjalë, të hap krahun... Cila është motoja juaj? Puna. Çdo gjë tjetër është e përkohshme, efemere, e paqëndrueshme.  

“Mbi të gjitha dua Stendalin, pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është matter of fact, understatement, dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon. E dua Çehovin sepse nuk shkon më larg sesa shkon. E dua Konradin sepse lundron në humnerë e nuk na fundos. E dua Tolstoin, sepse nganjëherë më duket se jam gati për t’ia kuptuar sekretin e në të vërtetë asgjë. E dua Manzonin, sepse deri pak më parë e urreja. E dua Çestertonin sepse dinte të ishte Volteri katolik e unë doja të isha Çestertoni komunit. E dua Floberin sepse pas tij nuk mund të mendosh të bësh si ai. E dua Tueinin e Hakëlberi Finit. E dua Kiplingun e ‘Librit të Xhunglës’. E dua Nievon sepse e kam lexuar shumë herë e jam zbavitur si herën e parë. E dua Xhejn Ostin sepse nuk e lexoj kurrë, por jam i lumtur që ekziston. E dua...”- shkruan Calvino

Roman Titulli: Udhëtarët Autori: Imer Topanica Shtëpia Botuese: Princi

Një rrëfim ndryshe

“Një rrëfim krejt i veçantë që të intrigon që në rreshtat e parë. Me një stil të të shkruarit që e dallon nga shumë krijues të tjerë, Imer Topanica me ‘Udhëtarët’ paralajmëron ardhjen e një shkrimtari të talentuar në letrat shqipe”- thotë shkrimtarja Ilire Zajmi. Për kritikun e Universitetit të Tiranës, Arlind Farizi, poetika e udhëtimit priret nga leximi i teksteve por edhe i imazheve poetike të jetës së brendshme shpirtërore të krijuesit Topanica... ”Udhëtari është interpretuesi i botës dhe historisë, veçmas kur ka dije dhe shpirt filozofik”- shkruan Farizi. Roman Titulli: Mësuesja e pianos Autori: Janice Y. K. Lee Shqipëroi: Hasan Bregu Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Për sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës

“Njëri prej romaneve më të thellë, më elegantë dhe i pasur me atmosferë, që kam lexuar kohët e fundit. Talenti i Janice Lee është i dukshëm; libri i saj lexohet me një frymë.”- shkruan Gary Shteyngart. “Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.” Shkruan Publishers Weekly për librin “Mësuesja e pianos” e autoren Janice Y. K. Lee. Ka lindur dhe është rritur në Hong Kong, ka frekuentuar Universitetin e Harvardit. Ka punuar si botuese e revistës “Elle” për t’u transferuar pastaj sërish në Hong Kong me të shoqin dhe fëmijët. “Mësuesja e pianos”, romani i saj i parë, ka korrur një sukses të madh të kritikës dhe të publikut dhe është botuar në 30 vende të botës.   HISTORI Titulli i librit: Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit - Vetëvendosja “versus” tërësia territoriale Autori: Bashkim Rama Botimet “M&B”

Vetëvendosja “versus” tërësia territoriale

Sot rajoni ka arsye të njohura për të tejkaluar stereotipat historikë të fenomenit të ndërlikuar të "ballkanizimit" dhe të bëhet pjesë e integruar e kontinentit europian. Padyshim, tashmë BE-ja ka marrë përsipër përgjegjësinë për stabilizimin e situatës në rajon, d.m.th. sigurinë e tij dhe modernizimin e thellë politik, ekonomik dhe social. Por, për të fituar një "shans" të tillë, është e nevojshme të kërkosh, para së gjithash, zgjidhje kompromisi në drejtim të kapërcimit të konflikteve ndëretnike, të arrish demokraci të brendshme, prosperitet ekonomik e kulturor, të pranosh në nivel të ndërgjegjes shoqërore tolerancën karakteristike të popujve modernë të Europës... Shumë nga problemet e sotme të ndërlikuara të rajonit të mbipopulluar të Ballkanit mbartin karakter objektiv. Në Ballkan, prej kohësh, kryqëzohen dhe bashkëjetojnë ortodoksia, katolicizmi dhe islami, duke gjeneruar, herë pas here, konflikte të ashpra fetare. Harta etnike e Ballkanit është e pakrahasueshme me ndonjë rajon tjetër të Europës, për nga larmia e prezencës etnike, rrjedhojë e migrimit masiv të grupeve të shumëllojta etnike përgjatë dy mijëvjeçarëve të fundit. Duke qenë, për një kohë tepër të gjatë, nën sundimin e perandorive osmane e austro-hungareze dhe nën trysninë e vazhdueshme të politikave agresive të perandorisë ruse, popujt e gadishullit të Ballkanit u formuan nën ndikimin e kushteve natyroro-ekonomike, historike e kulturoro-politike kundërthënëse.


hylli i dritës

Peregrinus

Deliri si ndërshkim

Mos lejoni t’ju vjedhin shpresën

Ardian Ndreca

Idi, essi,uni

Psikologjia kombëtare shqiptare, çfarë është ajo

Gjergj Meta

Ylli Pango

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

Bill Keller/New York Times

www.mapo.al

Kapitalizmi dhe logjika e “kapitalit” Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Kriza e kishës katolike dhe shpëtimi i saj

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy stupid!

Në fjalorin tonë të zakonshëm, fjalën kapital e përdorim rëndom vetëm në dy raste. Kur flasim apo analizojmë sistemin kapitalist apo individë të veçantë që janë bërë kapitalistë, si dhe në terminologjinë politike kur vlerësojmë aksionin politik të ndonjë partie apo lideri, duke thënë se fitoi apo humbi kapital politik me veprimet dhe vendimet e tij. Natyrisht në këtë ndarje përjashtohen ata që në gjuhën e përditshme çdo shumë parash e konsiderojnë si kapital apo specialistët e financave që janë shkencërisht të qartë kur flasin për këtë element. Qëllimi i përballjes me konceptin kapital është shumë më i gjerë. Sepse nga mënyra sesi e konceptojmë, ashtu dhe e përdorim dhe aq më tepër, ashtu dhe përfitojmë apo humbim prej tij. Kapitalizmi si sistem vepron

Faqe 25

i tëri mbështetur në logjikën e kapitalit. Sistemi i ri ekonomiko-social e politik që po ndërtojmë në këto dy dekada tranzicioni nuk është thjesht ekonomia e tregut siç reduktohet në 99% të rasteve në Shqipëri, por është ngritja dhe konsolidimi i sistemit kapitalist të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Kapitalizmi si sistem ka shumë specifika, dhe vende të ndryshme i kanë dhënë fizionomi e strukturë të ndryshme, por në një pikë të gjithë ekspertët janë dakord: thembra e Akilit të këtij sistemi është kapitali dhe thelbi i suksesit të kapitalizmit është vlerësimi që çdo vend apo shoqëri i bën atij në gjithë specifikat e tij. Sipas teorive ekonomike moderne, ‘kapitalist’ nuk konsiderohet vetëm ai shtet apo individ që investon dhe fiton para nga një aktivitet ekonomik apo tregtar, por çdo shtet apo...


26

E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

www.mapo.al

Dilema zhvillimi

5

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPO Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy stupid!

Kapitalizmi dhe logjika e “kapitalit” N

ë fjalorin tonë të zakonshëm, fjalën kapital e përdorim rëndom vetëm në dy raste. Kur flasim apo analizojmë sistemin kapitalist apo individë të veçantë që janë bërë kapitalistë, si dhe në terminologjinë politike kur vlerësojmë aksionin politik të ndonjë partie apo lideri, duke thënë se fitoi apo humbi kapital politik me veprimet dhe vendimet e tij. Natyrisht në këtë ndarje përjashtohen ata që në gjuhën e përditshme çdo shumë parash e konsiderojnë si kapital apo specialistët e financave që janë shkencërisht të qartë kur flasin për këtë element. Qëllimi i përballjes me konceptin kapital është shumë më i gjerë. Sepse nga mënyra sesi e konceptojmë, ashtu dhe e përdorim dhe aq më tepër, ashtu dhe përfitojmë apo humbim prej tij. Kapitalizmi si sistem vepron i tëri mbështetur në logjikën e kapitalit. Sistemi i ri ekonomiko-social e politik që po ndërtojmë në këto dy dekada tranzicioni nuk është thjesht ekonomia e tregut siç reduktohet në 99% të rasteve në Shqipëri, por është ngritja dhe konsolidimi i sistemit kapitalist të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Kapitalizmi si sistem ka shumë specifika, dhe vende të ndryshme i kanë dhënë fizionomi e strukturë të ndryshme, por në një pikë të gjithë ekspertët janë dakord: thembra e Akilit të këtij sistemi është kapitali dhe thelbi i suksesit të kapitalizmit është vlerësimi që çdo vend apo shoqëri i bën atij në gjithë specifikat e tij. Sipas teorive ekonomike moderne, ‘kapitalist’ nuk konsiderohet vetëm ai shtet apo individ që investon dhe fiton para nga një aktivitet ekonomik apo tregtar, por çdo shtet apo individ që çdo faktor prodhimi, shpërndarje, shërbimi, qeverisje apo administrimi e trajton si kapital, pra është në gjendje ta konceptojë si një sistem të qëndrueshëm dhe ta investojë me fitim. Në analizat e shumta që bëhen për “konceptin kapital” gjen rëndom shprehjen se kapitali është me një natyrë shumë komplekse, që mund të marrë forma të ndryshme.. .ne mund të flasim për kapital tregtar, kapital industrial, kapital financiar... ai merr formën e patentave për inovacione të ndryshme, formën e kredisë, formën e ligjeve dhe institucioneve, formën e mënyrës së sjelljes dhe veprimit politik e organizativ etj. Po shoqëria, politika, shteti, mediat apo

mjedisi akademik shqiptar në çfarë raporti qëndrojnë përballë këtij konkluzioni? A mund të pretendojmë se politika, strukturat vendimmarrëse, mjediset akademike, shoqëria dhe institucionet tona e kanë kuptuar dhe e trajtojnë në kuptimin e tij thelbësor dhe të mirëfilltë konceptin “kapital”? Përgjigjja më direkte është se ne kemi koncept dhe kuptim shumë të kufizuar për kapitalin, dhe në rastin më të mirë e barazojmë atë vetëm me kapitalin financiar. Përveç “kapitalit financiar” dhe deri diku atij “politik”, në Shqipëri flitet e analizohet pak ose aspak për “kapitalin intelektual”, “kapitalin social”, “kapitalin institucional”, “kapitalin administrativ”, “kapitalin infrastrukturor”, “kapitalin organizativ”, “kapitalin dije e njohuri”, “kapitalin teknik”, “kapital natyror”, “kapital reputacional” etj. Natyrisht, që gjithë këta terma e koncepte nuk duhen parë e vlerësuar thjesht në optikën e modernizimit të gjuhës, por mbi të gjitha në optikën e konceptimit dhe përdorimit praktik të tyre në jetën tonë të përditshme, në programet ekonomike e sociale dhe strategjitë e zhvillimit, në argumentet për debat politik e institucional, në analizat e institucioneve të specializuara, në vlerësimin e politikave dhe rezultateve të tyre të qeverive dhe institucioneve tona etj. Le të analizojmë disa prej tyre. Po e fillojmë me kapitalin intelektual që në thelbin e përmbajtjes së tij nënkupton nivelin e zotërimit dhe përdorimit nga një institucion, qeveri, biznes apo organizatë të cilësisë së ekspertizës, cilësisë së njohurive dhe eksperiencës etj. Shumë studime të realizuara nga Banka Botërore, OCDE-ja, Komisioni Europian etj., kanë arritur deri aty sa të prodhojnë atë që tashmë quhet formalizimi kontabël i kapitalit intelektual ose siç quhet ndryshe kapitali jomaterial. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë si faktorë bazë të krijimit të pasurisë e mirëqenies, ashtu si këto dy të fundit zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Për më tepër, progresi teknologjik i shekullit XX e ka transformuar pjesën dërrmuese të punës që krijon pasuri nga një bazë fizike në një bazë dije e njohurish. Kështu p.sh. në mesin e shek. XIX, kapitali fizik përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës, ndërsa në fund të shek.

Presidenti i UET, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

Kapitalist nuk konsiderohet thjesht dhe vetëm ai vend apo individ që investon dhe fiton para nga një aktivitet ekonomik apo financiar, por çdo shtet, biznes apo individ që çdo faktor prodhimi, shpërndarje, shërbimi, qeverisje apo administrimi e trajton si kapital, pra është në gjendje ta konceptojë si një sistem të qëndrueshëm dhe ta investojë me fitim.


E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

27

www.mapo.al

Qëllimi i përballjes me konceptin kapital është shumë më i gjerë. Sepse nga mënyra sesi e konceptojmë, ashtu dhe e përdorim dhe aq më tepër, ashtu dhe përfitojmë apo humbim prej tij. Kapitalizmi si sistem vepron i tëri mbështetur në logjikën e kapitalit. Putman i tronditi të gjithë me vizionin e tij të veçantë për rëndësinë e kapitalit social, kur nënvizonte se, “nëse në ShBA do të kishte një degradim të kapitalit social, kjo do të shkaktonte një dobësim të pjesëmarrjes politike dhe angazhimit të shoqërisë civile duke goditur rëndë vitalitetin e demokracisë dhe ekonomisë amerikane”. I zhvilluar më tej nga autorë si Coleman, Bourdieu, por dhe nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OCDE, BERZH, OKB etj., kapitali social konsiderohet si një faktor me impakt determinues në ritmet e zhvillimit ekonomik, eficencën e investimeve dhe projekteve të zhvillimit, nivelin e mirëqenies, cilësinë e shëndetit publik, stabilitetin dhe kohezionin social të një shoqërie, shteti apo territori, nivelin e korrupsionit, informalitetit e kriminalitetit. Sipas OCDE, rezulton që nocioni i kapitalit social është shumë i nevojshëm në ecurinë dhe rezultatet e punës qeverisëse… se kapitali social ndikon ndjeshëm në reduktimin e pabarazisë sociale dhe prodhon efekte shumë pozitive në nivel makroekonomik. Pyetja që gjithkush bën është: a mund të kthehet kapitali social në një forcë dhe motor zhvillimi? Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të kësaj pyetjeje është ai i krahasimit të ecurisë së dy vendeve të vogla të BE-së, Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990 Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë përsa i përket treguesit të PBB/banor, por një apo dy dekada më vonë Irlanda krijoi një distancë të konsiderueshme pothuajse në të gjithë treguesit e zhvillimit ekonomik e social, ndërkohë që të dy vendet kishin pasur të njëjtën shkallë përfitimi nga fondet strukturore europiane. Sipas analistëve europianë të zhvillimit, diferenca mund të shpjegohet me efektin shumë pozi-

Në Shqipëri, jo vetëm që nuk i masim në mënyrë të qartë statistikisht tregues të tillë për të ditur nëse po e përdorim mirë, mjaftueshëm apo keq kapitalin tonë intelektual, social, institucional, administrativ etj., por akoma nuk po e bëjmë atë pjesë thelbësore të debatit politik dhe refleksionit publik mbi sfidat e zhvillimit dhe cilësinë e kapitalizmit që po ndërtojmë. XX, ai përfaqësonte vetëm 20-25% të këtij kontributi. Shek. XXI po e thellon akoma më shumë këtë tendencë duke e zbritur nën 20% kontributin e kapitalit fizik. Teknologjia dhe dija konsiderohen si faktorët çelës të prodhimit dhe rritjes. Ekonomistët kanë filluar të mendojnë se tashmë është e nevojshme të realizohet një revolucion i tërë dhe në treguesit e matjes dhe shprehjes së kësaj ekonomie të re gjithnjë e më jo-materiale. Në këtë kuadër, të gjitha vendet e zhvilluara kanë ndërtuar një sistem të plotë indikatorësh për të matur efektin e përdorimit të këtij kapitali në gjithë zhvillimin ekonomiko-social të vendeve apo rajoneve të tyre. Në Gjermani është normale të analizohet sesa për qind e rritjes së prodhimit ka ardhur si pasojë e efektit të kapitalit intelektual; në Francë, sesa ka ndikuar cilësia e ekspertizës apo ekonomia e dijes në përballjen me efektet e globalizimit; në Japoni, sesa për qind e aftësisë konkurruese të ekonomisë japoneze varet direkt nga kapitali intelektual; në Slloveni, sesa për qind e kostos së integrimit europian të vendit u përballua nga kapitali dije etj. Në Shqipëri, sado që të kërkosh nëpër botimet me natyrë statistikore apo analizat e institucioneve të ndryshme të qeverisjes e zhvillimit, zor se mund të shpresosh që të gjesh tregues e indikatorë të kësaj natyre, zor se me të dhënat që kemi në dispozicion mund të bësh përpunime për të përllogaritur tregues të tillë. Aq më pak të kesh mundësi e të shpresosh që indikatorë të tillë të bëhen së afërmi pjesë e politikave dhe strategjive të zhvillimit, që më

shumë sesa shpenzime e investime kërkojnë kulturë e mendësi menaxheriale moderne. Ne shpesh herë shqetësohemi e diskutojmë shumë për investime disa dhjetëra apo dhe qindra milionë dollarësh apo eurosh që na duhen për të zhvilluar ekonominë dhe vendin, por nuk analizojmë sesa dhjetëra milionë të tjerë shpërdorojmë apo nuk i përdorim me eficencën e duhur, duke abuzuar apo mos qenë të kujdesshëm me “vlerësimin sasior e të matshëm” të kapitalit tonë intelektual. E të njëjtës rëndësi është dhe kapitali human ose siç quhet shpesh kapitali social. Ideja kryesore e këtij nocioni është vlerësimi i relacioneve bashkëpunuese, procesit të pjesëmarrjes, normave dhe vlerave sociale si një stok kapitali në nivel makrosocial. Promovimi i tij është bërë nga politologu amerikan Robert Putnam më 1995, në librin Alone: America’s Declining Social Capital, libër që bëri shumë bujë në gjithë botën për këndvështrimin e tij të veçantë.

tiv të kapitalit social (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, konsolidimit të institucioneve, sistemit ligjor dhe transparencës qeverisëse, respektim i kompetencave ndërmjet shkallëve të ndryshme të pushteteve, organizim i qëndrueshëm institucional i grupeve të ndryshme sociale apo kategorive të biznesit etj.) dhe kapitalit human (kapaciteti inovator dhe futja masive e teknologjive të reja, financimi intensiv i ekonomisë së dijes dhe informacionit nëpërmjet politikave publike, zhvillimi i kërkimit dhe cilësia e lartë e universiteteve, përhapja e arsimit profesional në shërbim të strukturës ekonomike të vendit etj.). Në rastin e Shqipërisë, eksperienca dëshmon se kapitali social nuk duhet të zhvillohet me fushata shpesh me natyrë elektorale, subjektivisht, konjukturalisht apo pjesërisht, por duhet të bëhet objekt i qartë i politikave publike, të figurojë në prioritetet kombëtare e sektoriale të financimit e zhvillimit, të jetë objekt i analizave shkencore e publike, të jetë gjithashtu objekt i statistikave kombëtare e lokale me indikatorë të qartë, të matshëm e lehtësisht të aksesueshëm e të përdorshëm në masë të gjerë. Sot, kapitali social, mirëqeverisja dhe konsolidimi i institucioneve konsiderohen si më të rëndësishëm se vetë pasuritë fizike të vendeve apo popujve të ndryshëm, dhe për këtë arsye në mjaft raste kanë vende më prioritare në publikimet me natyrë statistikore. Nën këto këndvështrime mund të analizohen dhe dy llojet e tjera të kapitalit, ai institucional dhe ai administrativ, të cilët në thelb nënkuptojnë efektin që jep qëndrueshmëria dhe cilësia institucionale dhe ajo administrative në zhvillimin e një vendi. Kështu p.sh. në përgjigje të konceptimit si një “kapital” dhe faktor zhvillimi të këtyre dy treguesve, në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Gjermani, Austri, Holandë, Angli etj., ekzistojnë indikatorë të qartë e të matshëm statistikisht për kohën e veprimit të një ligji dhe amendimet e tij brenda një legjislaturë, për “numrin e ligjeve të ndryshuara – sidomos ato që kanë lidhje me kapitalin, pronën apo biznesin – brenda periudhave të caktuara kohore”, për “qëndrueshmërinë institucionale dhe mënyrat e strukturimit dhe reformimit të strukturave qeverisëse e institucionale”; në Republikën Çeke, Poloni, Sllovaki, Hungari, Slloveni etj., aplikohen gjerësisht indikatorët të matshëm për lidhjen dhe raportin ndërmjet cilësisë së institucioneve dhe nivelit të investimeve të huaja, “cilësisë së ligjeve e vendimeve dhe thithjes së IHD”, “ndikimi i qëndrueshmërisë / paqëndrueshmërisë së sistemeve fiskale e tatimore në hyrjen apo daljen e kapitalit të huaj” etj.; në Kanada janë shumë të vëmendshëm ndaj koeficientit të stabilitetit dhe përqindjes së ndryshueshmërisë të kapitalit administrativ, ndaj qëndrueshmërisë dhe cilësisë së administratës etj.,; në Angli mjafton të ndjekësh debatin politik dhe mund të dëgjosh të debatohet shumë shpesh për uljen apo ngritjen e përqindjes së cilësisë së kapitalit institucional dhe ndikimin e tij të matshëm e të shifruar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë angleze; në statistikat portugeze ndeshesh normalisht me tregues si përqindja e drejtuesve kryesorë të institucioneve publike apo biznesit privat të ndryshuar brenda një periudhe 4 ose 5-vjeçare, niveli i influencës së kapitalit profesional në zhvillimin rajonal, niveli i përputhjes së kompetencave profesionale të drejtuesve të ndryshëm administrativë me kërkesat e sektorit që ata drejtojnë e menaxhojnë etj. Por ajo që është më e rëndësishme të evidentohet është fakti se mbrapa shifrave, përqindjeve apo indikatorëve të kësaj natyre qëndrojnë politika e përvoja të qarta për thelbin e vetë konceptit “kapital” dhe rolit të tij në zhvillimin e një shoqërie apo ekonomie. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk i masim në mënyrë të qartë statistikisht tregues të tillë për të ditur nëse po e përdorim mirë, mjaftueshëm apo keq kapitalin tonë intelektual, social, institucional, administrativ etj., por akoma nuk po e bëjmë atë pjesë thelbësore të debatit politik dhe refleksionit publik mbi sfidat e zhvillimit dhe cilësinë e kapitalizmit që po ndërtojmë.


E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

29

www.mapo.al

Idi, essi,uni PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE

4

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPO W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

Psikologjia kombëtare shqiptare, çfarë është ajo Ylli PANGO

E

kziston ajo që mund të quhet psikologji e shqiptarëve, sikurse ka psikologji të çdo populli, a ndryshe psikologji kombëtare a nacionale. Wundt, psikolog i njohur gjerman i shekullit 19, u mor i pari dhe përdori termin psikologji e popujve. Psikologjia kombëtare është ajo çka i dallon popujt nga njëri-tjetri (veç tipareve të përbashkëta) në tërësinë e tipareve psikologjike të personalitetit, në sensin e vlerave, emocioneve e ndjenjave, besimeve, qofshin fetare në sensin më të gjerë, qofshin të besimeve më të specifikuara në një aspekt më të ngushtë, në aspektin e mentalitetit, moralit, qëndrimeve karshi fenomeneve a ngjarjeve të caktuara. Të gjitha këto tipare formësohen, mbështeten, e zhvillohen edhe nga familja, edukata që jep ajo, shkolla, gjuha që i mishëron këto vlera të përbashkëta, mjedisi kombëtar etj. Normat, reagimet tipike emocionale kanë gjithashtu tipare dalluese, veç të përbashkëtave, për popuj a grupe popujsh. Kështu flitet për temperamentin mesdhetar, me tipare si gjaknxehtësia, dinamizmi që i karakterizon ata. Në këtë shembull mund të flitet pra edhe për psikologji grup-popujsh, të atyre mesdhetarë. Dhe temperamenti e emocionet janë pjesë e psikologjisë, kjo dihet. Virtytet e veset dhe koncepti për to në popuj të ndryshëm, i dallojnë ata gjithashtu nga njëri-tjetri. Tek ne, fjala vjen, është bërë mbizotërues këta 23 vjet mentaliteti i vlerësimit a mbivlerësimit të të fortit, të më të fortit, fituesit, qoftë ky edhe jo në anën e së drejtës a moralit të gjithëpranuar formalisht. Nga ana tjetër del në pah në jo pak raste edhe përbuzja, a së paku shpërfillja e viktimës e humbësit. Por ka padyshim ndikim edhe reminishenca e regjimeve totalitare. Shumica e popullit, në mos i gjithi, duhet të ishte me një ideologji, një parti, një bindje. Me atë fituese. Madje edhe në fushën e sportit, një pjesë më e madhe e njerëzve ishte tifoz, fjala vjen, me Partizanin si ekip i pushtetit dhe shumë pak me të tjerët. Po kështu ne flasim për një qëndrim të veçantë karshi punës së popullit gjerman dhe kjo bindje për këtë tipar kombëtar gati-gati është aq e vjetër, saqë edhe në historinë e Francës pranohet roli e ndikimi i kësaj psikologjie disipline gjermane të punës në viset e Francës Veriore, banuar kryesisht nga fise me prejardhje gjermanike. Ne flasim gjithashtu për bindje të thella fetare të popullit rus në shekujt e carëve, për besim të tillë që e bënte fshatarin e thjeshtë rus, megjithë jetën e skëterrshme, të vdiste kurdoherë i qetë me sigurinë e thellë se e priste paqja e amshuar. Turgenievi ka një tregim të mrekullueshëm për këtë Si vdes rusi. Ne njohim gjithashtu qëndrime a raporte të caktuara tepër specifike të japonezëve karshi grupit a kolektivit. Që në shkollimin e hershëm, dikur, ky formim i jepte japonezit mentalitetin e ekzistencës brenda një të tëre, grupi, duke e njësuar a identifikuar veten me të deri në vetëflijim. Individi në vetvete ishte shumë i parëndësishëm në këtë raport. Kjo përbënte,

të paktën deri vonë, një tipar tërësisht kombëtar të psikologjisë japoneze. Krenaria e shtetasit amerikan, kompleksi i superioritetit kudo në botë, thjesht për faktin se është amerikan, qytetar i një shteti me rol primar në botë, sidomos pas Luftës së dytë Botërore, është kthyer gati-gati në tipar të fituar, të mësuar, të psikologjisë kombëtare. Dembelizmi, a tradita e rehatisë në disa vise shqiptare të Shqipërisë së Mesme, është gjithashtu një tipar lokal, ndoshta i trashëguar nga periudha e pushtimit turk. Të gjitha këto janë shembuj të dallimeve të psikologjive të kombeve a popujve të ndryshëm që janë trashëguar gjatë, a janë fituar e zhvilluar edhe në kohëra moderne. Padyshim që brenda popujve ka pastaj dallime nga individi në individ, psikologji individësh, ndryshime individuale, motivime a gjendje shpirtërore të ndryshme, aftësi a bindje që ndryshojnë nga njeri individ te tjetri, qëndrime krejt të ndryshme karshi politikës, jetës, fesë, ideologjive etj. Por ka edhe paragjykime e diskriminime tepër dalluese për të tjerët brenda psikologjive kombëtare; ka racizëm e diskriminim që i bashkon, siç bashkonte dikur jo pak njerëz në ShBA në raport me racat e tjera Edhe brenda së njëjtës familje ka dallime e njëjtësime. Brezat e rinj karshi të vjetërve, emigrantët e rinj dhe përqafimi syresh i tipareve kombëtare të vendit ku janë, të folurit, konsideratat, mentaliteti, ndryshimi i tyre në varësi të vendit ku rrojnë e rriten, flet gjithashtu për huazim a marrje të tipareve të psikologjisë kombëtare të atij vendi ku jeton, dhe humbje të një pjese të atyre tipareve që karakterizojnë popullin të cilit i takojnë prindërit tuaj. Por sot krahas dallimeve të psikologjive kombëtare ka edhe tendencë për kozmopolitizëm, afrim psikologjish kombëtare me njëra-tjetrën, në një lloj psikologjie ndërnacionale që i kundërvihet gjithnjë e më shumë psikologjive nacionale, ka edhe amerikanizim, ka edhe njësime... Psikologjia është e gjerë dhe nuk përfshin vetëm mentalitete, por edhe ndjenja, emocione, qëndrime, modë, kopjime, ndryshime të tyre, huazime nga të tjera psikologji zotëruese etj. Për rrjedhojë, kemi edhe psikologji shqiptare kombëtare, që është me mjaft me vlerë të studiohet dhe të analizohet. Nuk është e lehtë... Dhe për mua është një premtim i vjetër që ia kam bërë vetes ta kryej në një të ardhme nëpërmjet një libri. Gjithsesi, sa për një ide paraprake kemi edhe ne tipare tonat të ngulitura brez pas brezi, disa të tjera të sjella nga pushtuesit a regjimet shtypëse a diktatoriale, tipare të tjera në ndryshim të vijueshëm e të tjera fort të ngulitura. Si të tilla ka gjithashtu syresh negative e pozitive. Sa më shpejt t’i rilevojmë, studiojmë, njohim, aq më mirë do të jetë për një ringritje të mëtejshme të ndërgjegjes e personalitetit kombëtar, identitetit e anëve pozitive të tij, por edhe të mënjanimit të aspekteve negative.

Ylli Pango, skicë nga Bujar Kapexhiu

Edhe brenda së njëjtës familje ka dallime e njëjtësime. Brezat e rinj karshi të vjetërve, emigrantët e rinj dhe përqafimi syresh i tipareve kombëtare të vendit ku janë, të folurit, konsideratat, mentaliteti, ndryshimi i tyre në varësi të vendit ku rrojnë e rriten, flet gjithashtu për huazim a marrje të tipareve të psikologjisë kombëtare të atij vendi ku jeton, dhe humbje të një pjese të atyre tipareve që karakterizojnë popullin të cilit i takojnë prindërit tuaj.


28

E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

Hylli i dritës

www.mapo.al

Peregrinus

Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u turpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja.

nga Ardian Ndreca

Deliri si ndërshkim

D

ikur motit Fishta ka pasë thanë: “Ka qitë dreqi pushkë mbi né, mos me u bâ dy vetë në nji fjalë”. Ky mallkim na ndjekë edhe sot. E keqja kajhere asht ma kreative në format e veta sesa e mira njerëzore me thjeshtësinë e saj. Në fund të fundit e keqja mbetë nji përçudnim i së mirës, diçka parazitare që lëshon shtat falë së parës dhe rritet vërtet atëherë kur e mundë përkohsisht të mirën. “Me u ba në nji fjalë” – si thotë Fishta – domethanë mos me vijue me mohue evidencën, atë që duket në dritë të diellit, mos me e shlye etjen për të vërtetën dhe farën e saj hyjnore në zemër e në mendje. Para pak ditësh nji shkrimtar që ka qenë gjithmonë i rendit të dytë ase ma mirë të tretë në të gjitha pikëpamjet, tue promovue nji libër të tijin në Shkup, ndër të tjera u shpreh: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thashë ma parë se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”. Vetëm nji delirant mund të bajë pohime të tilla, e në ketë rast deliri asht ndërshkimi për diçka të padukshme që i rrin në sfond edhe vetë marrisë! E vërteta asht e idhtë e qëndron krejt ndryshe. Mjerisht shqiptarët në Maqedoni gjithnji e ma shumë po deshqiptarizohen, jo tue u kthye në sllav, siç mund të diktonte logjika e afërsisë gjeografike dhe presioni i gjithanshëm, por tue u turqizue randshëm. Përfytyroni nji rumun të Bukovinës që gjermanizohet sot, pse deri para 100 vjetësh vendi i tij ka qenë nën Perandorinë austro-hungareze, apo nji holandez që spanjollizohet pse në shek. XVI-XVII vendi i tij ka qenë pjesë e Perandorisë spanjolle!! Edhe pse kontakti gjeografik me Turqinë mungon, mes nesh endet si nji shpirt i keq gërmadhash nji frymë që s’asht tjetër veçse gërbula që na ka lanë barbaria otomane. Ka 100 vjet që e tërheqim zvarrë mbas nesh ketë hije të zezë ase kufomë që na e qelb rrugën, tue shpresue gjithnji që të shkundet ma në fund prej jermit të etheve të liga, por më kot. Që asimilimi i sotëm kulturor në Maqedoni dhe pjesërisht edhe në Kosovë bahet prej emisarësh fetarë islamikë dhe ka si busull Turqinë islamike, jo atë kemaliste, ketë gja e tregojnë edhe protestat e kinse-shqiptarëve të atyne trevave që dalin pa pikë turpit me flamur jeshil në krah e me shashije në krye, e tregon edhe ma gjanësisht zhdukja e zakoneve dhe e kostumeve kombtare e ndërrimi i tyne me xhybe e me do veshje tjera që s’i përkasin arbnorëve dhe përkatësisë sonë europiane, e tregon poshtnimi shpirtnor përpara pushtuesve të djeshëm turq/otoman, të djeshëm pse në histori 100 vjet janë si me qenë dje. Në Maqedoni nji pjesë e madhe e shqiptarëve e ka humbë krejtësisht vetëdijen etnike tue u asimilue kulturalisht e tue u ba turq e në ketë gja nji rol tejet negativ e ka luejt mënyra e paemancipueme sesi e konceptojnë besimin e tyne, tue mos e nda “dinin” prej kombësisë. Vetë lutjet në arabisht janë tregues i nji unjisimi shpirtnor me nji botë që gjithnji e ma tepër po shkatrron indin e shqiptarizmës. Edhe ata që janë shpërgulë në katër valët kryesore të emigracionit drejt Turqisë e kanë humbë krejtsisht gjuhën dhe zakonet shqiptare, në nji kohë që kemi arbëreshët që tash pesë shekuj i ruejnë me fanatizëm këto visare. Traktati i Lozanës i vitit 1923 i trajtonte myslimanët shqipfolës të Maqedonisë si turq, e kështu për-

katësia turke u pat kthye në nji farë mburoje vetvrasëse për ata të mjerë. Kosova e vuejti edhe ma shumë plagën e emigrimit drejt Turqisë, tue qenë se Ahmet Zogu në vitet ‘20 e braktisi në fatin e saj për hatër të miqsisë me Pashiqin. Mos të harrojmë se ishte Zogu ai që ktheu mbrapa në Shëngjin nji vapor me armë të sigurueme prej Hasan Prishtinës me ndërmjetësinë e Gabriele D’Annunzio-s për me luftue kundër pushtuesve jugosllavë në Kosovë. Ma vonë, marrëveshtja e vitit 1938 dhe ajo e vitit 1953 mes Turqisë dhe Jugosllavisë do ta dobësonte elementin shqiptar tue nxitë rishtas emigracionin masiv drejt Turqisë, vend ku nuk lejohej as mësimi i gjuhës shqipe. Në ketë rast kleri mysliman luejti nji rol negativ tue nxitë emigracionin dhe si rrjedhojë humbjen e identitetit etnik. Direktivat e tyne përputheshin kryekëput, me ose pa vetëdije, me ato të Rankoviqit që kishte ndërmarrë nji spastrim të thellë etnik në ato treva. Për këto arsye e për do tjera edhe ma të idhta, pohimi i masipërm i shkrimtarit Kim Mehmeti asht kryekëput i rremë. Prandaj m’u kujtue Fishta: dreqi ka qitë pushkë edhe ndër shkrimtarë, pse herë mbas herë do si puna e Mehmetit flasin në jerm, por jo në jerm të shenjtë frymzimit letrar, në jerm e në delir marrijet. Në vend të mbylljes Këto ditë asht ba publik peticioni kundër ndërhymjeve arbitrare në historiografinë shqiptare nga ana e autoriteteve turke. Nuk mund të pranojmë që shteti turk të na tregojë sesi duhet ta shkruejmë historinë tonë. Për shembull s’mund të harrojmë e të heshtim para faktit se Stambolli paguente damshpërblimet e luftës së humbun me rusët në Kongresin e Berlinit me toka shqiptare. Plava, Gucia e Ulqini u dhanë prej tyne pse s’iu dhimbte aspak trolli jonë; s’mund të harrojmë as faktin se po ata nuk lejuen deri me ardhjen e xhonturqve mësimin e gjuhës shqipe. Këto dhe shumë akte tjera mizore nuk mund t’i quejmë ndryshe veçse krime ndaj kombit shqiptar. Mbështetja e gjanë e peticionit, sidomos prej të rinjve shqiptarë, qe nji surprizë e bukur edhe për vetë promotorët e tij: intelektualët kosovarë, të cilët duhen përgëzue. Megjithatë nuk mungoi edhe ndonji gjykim anodin e i pakrypë në shtypin shqiptar. Ka nji markë gazetarësh që e kanë kthye cektësinë në kult, e tue qenë logorroikë për vokacion shpalosin protagonizmin e tyne provincial sa me ta neveritë gazetarinë. Janë po ata që marrin zjarrm si pushka e jegvut për vogëlsina kote, por kthehen gjoja në zjarrfikësa sa herë bahet fjalë për çështje me randësi siç asht shkrimi i historisë. Kah ana tjetër ky peticion ishte i intelektualve të rinj dhe jo i Ismail Kadaresë, i cili iu bashkue rrugës, ai lindi si nismë e disa të rinjve kosovarë dhe s’i përkiste mumjeve të kohës së komunizmit që shtrembnuen menjiherë buzët apo fytyrave të bronzta që bërtasin “gjithmonë gadi” sa herë që u çon fjalë “shefi” apo “shefja” për me nënshkrue marrinë e rradhës; nuk ishte peticioni i atyne që me shpirtin e llogaritarit kalkulojnë deri në cent përfitimet dhe humbjet që mund të kenë si pasojë e nji firme të thjeshtë; nuk ishte peticioni i do forcave politike si AKZ-ja apo PDIU-ja që na shesin leskra patriotizmit sa herë që bahet fjalë për Greqinë, por kur u preket Turqia e otomanizmi heshtin për faqe të zezë tynen. Kësaj rradhe s’bahej fjalë për kashturina që i merr era e i çon kah të dojë, kësaj here foli vetëdija kombtare e këtu s’ka asgja për me u turpnue. Turpi asht i atyne që s’kanë rranjë e ndjeshmëní qytetare, që janë gjithçka tue mos qenë kurrgja.

nga Gjergj Meta

Mos lejoni t’ju vjedhin shpresën

S

onte është natë Pashkësh! Pashkët janë të lidhura pandashmërisht me popullin hebraik. Pashka është kumti i një kalimi (pesah – pashkë), i kalimit të Hyjit, i cili nuk prek familjet që kishin lyer trarët e shtëpive të tyre me gjakun e qengjave të prerë për natën e madhe të largimit nga Egjipti, nga skllavëria ku regjimi faraonik i mbante. Hyji është protagonist absolut e jo populli. Kalimin e bën Hyji duke shpëtuar popullin e tij të zgjedhur. Në vetvete Pashkët janë një himn çlirimi nga skllavëria. Edhe liturgjia e kësaj nate mbart në vetvete përkujtimin e një nate tjetër në të cilën shlyhet, prej aktit të ringjalljes, edhe vargoi i fundit që mbante Krishtin të lidhur për tokë, vdekja. E megjithatë, Krishti tokën nuk e përçmoi, por në të ndenji edhe 40 ditë të tjera para se të përplotësonte udhëtimin e tij drejt Atit qiellor. E në këto ditë ne të krishterët kremtojmë pikërisht këtë plotësi, e cila ende ka nevojë të përmbushet krejtësisht në jetët tona personale dhe komunitare. Është një lloj cikli që nis me Hyjin e tek ai ka mbërritjen e tij përfundimtare. Por asnjëherë ne nuk harrojmë se këmbët tona janë të ngulura në tokë, tani e këtu jetojmë jetën tonë të përditshme. Në këtë prag Pashkësh papa Françesku, me emrin e të cilit po mësohemi dalëngadalë, ka folur për periferitë ekzistenciale. Periferitë ekzistenciale për të cilat flet Papa, unë kam mundur t’i konstatoj shpesh, por jo në periferitë gjeografike. Periferitë e vërteta shpesh gjenden në qendër të metropoleve të mëdha, pikërisht në mbylljen dhe izolimin e këtyre qendrave të ekonomisë, politikës, kulturës e nganjëherë edhe fesë, në konturet e krenisë e të mendjemadhësisë duke humbur kështu kontaktin me jetën reale, në logjikat e strategjitë pushtetmbajtëse e monopoliste që kanë ngjyrime nga më të ndryshmet. Këto lloj periferish të qendrës në fakt humbin kontaktin ose më mirë nuk e duan atë, me realitetin dhe me veprimin e tyre zymtojnë shpresën e të tjerëve. Prej kohësh (kjo kohë është në vartësi të ambientit ku jemi) në ajër thithet një zymti e cila mbyll shpesh horizontin e shpresës te shumë njerëz, sidomos tek të rinjtë që në mënyrë paradoksale duhet të jenë, për vetë moshën e re dhe entuziazmin e tyre, mbartësit më të mëdhenj të shpresës. Nuk mund të mos konstatojmë një numër vrasjesh dhe vetëvrasjesh të të rinjve, përdorimin prej tyre të lëndëve narkotike, sorollatjen e tyre nëpër qendrat e lotove elektronike, papunësinë, kriminalitetin e të miturve në zonat periferike etj. Këto janë elemente që çojnë drejt një situate shoqërore të të rinjve mjaft problematike. Megjithatë, ne nuk mund të mos konstatojmë edhe shenja të vërteta ringjalljeje. Fara e së mirës së mbjellë në botë prej Zotit nuk mund të zhduket nga ferrat e së keqes. Përditë ka të rinj që shkojnë në universitet e këto të fundit, publike apo private, janë plot. Por jo vetëm, më kap syri shpesh të rinj e të reja që bëjnë punë edhe më të përvujta. Janë p.sh, dy vëllezërit, po i quaj Sajmiri dhe Landi në Kamëz, që punojnë në një lavazh me një përkushtim e korrektësi të jashtëzakonshme, të cilët fitojnë për të mbajtur familjen e tyre dhe kur të dorëzojnë makinën e larë kanë për ty edhe një buzëqeshje e një falenderim që zgjodhe lavazhin e tyre. Është Kristani nga Qinami i cili çdo ditë, pasi ka marrë furgonin nga ky fshat i thellë i Tiranës, nëpër një rrugë të tmerrshme, vjen në Kamëz e prej aty merr autobusin që të shkojë në shkollën e pikturës në Tiranë. Janë djemtë dhe vajzat e famullisë sime që preferojnë ato orë të lira që kanë pas studimeve t’i kalojnë duke ndenjur me njëri-tjetrin, duke luajtur volejboll apo duke ndihmuar në argëtimin e fëmijëve të periferisë. Janë prindërit e tyre që çdo ditë gjejnë forcën dhe kohën mes shumë problemesh e vështirësish për t’u buzëqeshur fëmijëve të tyre e për të qëndruar me ta. Në dy raste këto ditë Papa Françesku ka porositur dëgjuesit e predikimeve të tij: “Mos lejoni t’ju vjedhin shpresën”. Në të dyja rastet destinatarët ishin kryesisht të rinjtë, dy kategori të rinjsh. Të dielën e kaluar ishin të rinjtë të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të kremtuar të Dielën e Larit, që në traditën e krishterë përkujton hyrjen e Krishtit në Jerusalem e gjithashtu fillimin e mundimit të tij që do ta çojë në kryq. Në rastin e dytë, Papa këtë fjalë e ka shqiptuar në një burg të miturish në Romë, ku ka kremtuar meshën e Darkës së Mbrame, duke kryer ritin e larjes së këmbëve me të burgosurit. Dy situata, i njëjti mesazh. Për të dyja këto kategori të rinjsh mesazhi i shpresës bëhet lajtmotivi i një bariu, i cili në këtë prag Pashkësh dëshiron të komunikojë me ta. E ne nuk mund ta lëmë të na vjedhë askush shpresën, sidomos shpresën për të rinjtë që janë e ardhmja e ekzistencës së familjeve e shoqërisë sonë. Dhe shpresë ka, jo sepse ajo vdes e fundit, por sepse një mëngjes i ri ka dalë e unë kam çelur sytë për të vazhduar jetën dhe për të kundruar varrin bosh ku kishin vendosur të kryqëzuarin, shenja e një fillimi të ri.


30

E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

16

10

11

12

13

14

15

17 18

21

19

22

23

26

27 31

28

24 30 33

36

38

42

43

47

48

52

34

37

41

40

25

29

32

35

46

20

48

44

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

45

49

50

53

51

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Rrethanat dhe ngjarjet e kohës së sotme. 11. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm. 16. Kokrriza të disa lëndëve të ngurta natyrore, që janë shumëfaqëshe dhe të tejdukshme. 17. Kryeqyteti i Skocisë. 18. Mariza, këngëtare. 20. Një lagunë pranë Vlorës. 21. Rregull a normë në mënyrën e jetesës, që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull. 23. Njeri që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi. 25. Instituti Gramatikës. 26. Alumini në kimi. 27. Tregu Europian. 29. Lëshonte lotë. 30. Tepsi e madhe dhe e cekët. 31. Dërgohen me celular. 33. Ne në Itali. 34. Flori. 35. Shpërblim për punën e bërë. 36. Mohim për italianët. 38. Fruta të vogla të bardha. 40. Agjensi Ndërtimesh. 41. Të holla që mungojnë në krahasim me vlerën e mallit të shitur. 44. Haxhiraj, aktore. 46. Pallto e ushtarit. 48. Mbretëria e Pirros. 50. Thirrje e stadiumeve. 52. Shkova. 53. Lule e paçelur. 54. Bellova, gazetar sportiv.

1. Pala që ngre padinë në një proces gjyqësor. 2. Kruja në makina. 3. Pantallona prej shajaku për burra. 4. Ushtria Suedeze. 5. Fil ilirësh që banonin në trojet midis Vjosës dhe Osumit. 6. Litar i bërë rreth. 7. Muri i portit, mprapsht. 8. Fletë e hollë metalike. 9. Xixa të fustanit. 10. Njeri i mangët nga trutë. 11. Hathaway, aktore e njohur. 12. Futja e trupave të një ushtria, nga deti, ose nga ajri. 13. Copë shkëmbi. 14. Që bëhen a prodhohen me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët. 15. Gjithmonë. 19. Dhoma në dialekt. 22. Përmbledhje krijimesh letrare ose punimesh shkencore. 24. President amerikan i viteve '60. 28. Pjesë e aparatit të tretjes, si gyp, që çon ushqimin nga goja në stomak. 32. Ent Kulturor. 35. Stërmilli i letërsisë shqipe. 37. Përemër vetor. 39. Grimcë elementare e lëndës. 41. Notë muzikore. 42. E metë e dikujt. 43. Pjesë e mprehtë e thikës. 45. Qendroj. 47. Pjesëz mohuese. 49. Fill për të qepur. 51. Ent Tregtar.

Sudoku | nivel mesatar 1

5

2 7

8

8

6 5 1 4

6

7

1

1 8

2

6 9 2

3 2 5

4 3 6 3

5 8 3

4

3 1

2 7 3 4

9

4

2 7

4 1

1 9 8 1 2

4 9

7 8 5

7 4 5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2

2 1

6

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

3 4 9 9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

9

Modelja braziliane i jep gji viçit Modelja braziliane Sabrina Boing Boing, e cila shumë herë ka provokuar me fotot e saj ekstravagante, këtë herë ka postuar në profilin e saj në Instagram disa foto, në të cilat i jep gji një viçi. Ajo shprehet se e ka bërë këtë veprim për të sensibilizuar njerëzit që të duan më shumë kafshët, por shumë njerëz mendojnë se ajo i ka bërë këto foto për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e medieve. Javën e kaluar ishte e impenjuar duke ushqyer një struc me veshje provokuese.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Falë mjedisit yjor të ndikuar tërësisht nga Venusi, bashkëpunimi në çift do jetë shumë i mirë. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah. Beqarët më në fund do të përjetojnë emocione të forta. Do e njihni edhe ju se çfarë është dashuria e vërtetë. Kujdes nga influenca e Neptunit në planin financiar. Ai do ju nxitë të bëni shpenzime të tepruara dhe ky do jetë gabimi më i madh.

Dielli do jetë shumë i favorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Ai do e mbrojë atë dhe do shtojë komunikimin. Saturni nga ana tjetër do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Do njiheni me një person interesant me të cilin mund të krijoni një lidhje shumë të bukur. Kujdes me financat. Hëna do ju nxitë të shpenzoni pa kufij dhe ky mund të jetë fillimi i rrënimit tuaj.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e favorizuar. Ju jeni ndër ata që i jepni një rëndësi të madhe asaj dhe e gjeni kohën kurdoherë. Do ndiheni mirë sot. Edhe jeta e beqarëve do jetë më e animuar. Do keni takime interesante të cilat mund t’ju ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për më vonë, merruni sot sepse situata mund të ndërlikohet.

Intimiteti do të favorizohet shumë gjatë kësaj dite. Edhe ata që kanë pasur probleme dhe zënka do fillojnë t’i stabilizojnë gjërat. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Nëse jeni ende vetëm do takoni personin që ju përshtatet më së miri. Mos e humbni këtë mundësi. Me financat gjithçka do shkojë mirë nëse ju i menaxhoni ato me kujdes dhe maturi.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 201, 226, 499, 528, 701, 881, 883, 896. Numra me 4 shifra: 0265, 2220, 2314, 2551, 3842, 4844, 5224, 9653. Numra me 5 shifra: 01845, 11212, 20149, 22214, 22402,

24521, 29511, 30921, 31216, 35592, 51514, 52102, 73210, 82041, 85415, 93114. Numra me 6 shifra: 144445, 147122, 161661, 184722, 204513, 242092, 251699, 283071, 321041, 326985, 509030, 521033, 541922, 596320, 916062, 932000.

Atyre që janë në çift do iu duket vetja si në muaj mjalti sot. Emocionet dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri në orën e fundit. Beqarët nuk do e gjejnë as sot atë që po kërkojnë. Mos u dëshpëroni,por dilni me miqtë dhe mos mendoni fare për dashurinë. Financat do jenë të stabilizuara.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Gjatë kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do ju kuptojë dhe do ju mbështesë në gjithçka. Edhe ata që kanë pasur probleme do mund të vendosin paqen. Do keni takime interesante me persona që ia vlen të krijoni një lidhje. Financat do jene të qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për të bërë transaksione.

Nëse jeni në një lidhje, dita e sotme nuk do jetë shumë e qetë. Kujdes, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hidhni sytë diku tjetër sepse do bënit gabimin më të madh. Beqarët do jenë joshës dhe do bëjnë për vete shumë persona. Do keni mundësinë të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Situata financiare do fillojë të përmirësohet. Mund të shpenzoni edhe pak më shumë.

Do jeni mjaft romantikë gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka që lidhja juaj të shkojë më së miri. Edhe partneri nga ana e tij do ketë përgatitur disa surpriza. Beqarët do joshin pa pushim dhe do kenë shumë mundësi për të krijuar një lidhje. Mos u nxitoni dhe mos u influenconi nga pamja e jashtme. Dyfishoni vigjilencën në planin financiar nëse doni që situata të mos përkeqësohet.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Venusi do e mbrojë sot jetën tuaj në çift. Klima do jetë e ngrohtë dhe ju do jeni mjaft sensualë. Do jeni të kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqarët më në fund do vendosin pak rregull në jetën e tyre. Tregohuni sa më të hapur ndaj takimeve dhe mund të ndeshni personin e ëndrrave. Projekti që kishit menduar për të përmirësuar financat do të realizohet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

www.mapo.al

Ambienti yjor do jetë i mirë sot dhe jeta sentimentale e çifteve do shkojë më së miri. Mos mendoni për problemet që keni pasur, por vështroni drejt së ardhmes. Beqarët do kenë takime pa fund sot, po asnjëri nuk do ju bëjë t’ju rrahë zemra fort. Mos krijoni një lidhje kot së koti. Nëse nuk shpenzoni shume, financat do jenë të mira.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Merrni kurajën sot dhe flisni me partnerin për disa tema delikate. Mos i shtyni për më vonë sepse në mos njëherë, njëherë tjetër duhet t’i zgjidhni. Beqarët duhet të bëjnë durim dhe të presin ende pak për të gjetur personin e duhur. Mos ndërmerrni operacione të mëdha financiare gjate kësaj dite sepse nuk është momenti i duhur.

PESHQIT (20/II-19/III) Pasioni do të ndizet për të gjithë ata që janë në një lidhje dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të shumta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Beqarët nuk do kenë fat dhe as sot nuk do takojnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Gjithsesi mos e teproni me lojërat e fatit.


E shtunë-diel, 30-31 mars 2013

31

www.mapo.al

ndërkombëtare

Më në fund, dhe haptazi, kisha mund ta ketë shumë të nevojshme ndihmën e marrëdhënieve me publikun. Lloji i reagimit ndaj kritikave të jashtme apo disidentëve të brendshëm ka qenë kalimi në një kruspullosje mbrojtëse, heshtje totale apo sulm negativ. Kjo mund të shihet si dhunim dhe arrogancë-me fjalë të tjera, jo shumë kristiane.

Kriza e kishës katolike dhe shpëtimi i saj Bill Keller/New York Times

P

ara jush një biznes në telashe—një menaxhim kotmësëkoti, rezistent ndaj forcave modernizuese të moshës së internetit, i njollosur nga skandalet dhe korrupsioni. Ka nevojë të ripërtërijë marketingun e vet, të rregullojë financat e veta, të përforcojë aftësitë rekrutuese dhe të riparojë brand-in e dëmtuar. Ju prezantoj Katolicizmi Inc. Po, biznesi i kishës është shpëtimi i shpirtrave, por gjithsesi një biznes: një konglomerat i lidhur ngushtë nga një forcë pune prej më shumë se një milion dhe me, pak a shumë, 1.2 miliard klientë të rregullt: 10 herë më shumë qendra se Starbucks, më shumë pasuri të patundshme se sa mund të ëndërrojë Donald Trump dhe një lobim që do e kishte zili çdo industri shekullare. Tani Drejtori Ekzekutiv i saj, një 85-vjeçar fizikisht dhe mendërisht i lodhur, u tërhoq, duke krijuar një mundësi për një rifillim serioz. Katolicizmi është më së shumti një industri shërbimesh—Canyon Ranch për shpirtin, nëse mund ta quajmë kështu—dhe produktet e saj i kanë mbijetuar testit të mijëvjeçarëve: udhëzime se si të jetosh një jetë të mirë, kungata për të shenjtëruar momente historike, ngushëllim në kohë të vështira, terapia pastruese e rrëfimit, pendim dhe falje, një ndjenjë përkatësie në urdhrin botëror dhe premtimi për një shpagim mbretëror. Problemet thelbësore nuk janë në katalog. Ka ende një treg të mirë për besimin. Problemi—i dukshëm në besimin në dobësim e sipër të klientëve si edhe numri në rritje i grupeve evangjelike dhe asnjë nga të sipërpërmendurat-është me menaxhimin. Teksa presim për bordin kishtar të drejtuesve për të ulur dikë te Karrigia e Shën Pjetrit, unë kam pyetur konsulentë profesionalë, përfshirë disa të cilët punojnë me kishën, se çfarë mund të mësojë Katolicizmi Inc. nga bota kalimtare e biznesit. Në fund të fundit, ndërsa kisha adaptohet me hap kërmilli, ajo adaptohet. Mësimet e kishës kanë evoluar jo vetëm në liturgji por edhe në çështje shumë delikate si përkora seksuale priftërore, skllavëria, huadhënia, lufta dhe paqja, pasuria dhe varfëria, divorci dhe roli i grave; edhe ajo çështja më përçarëse, aborti, nuk ka qenë gjithmonë e përcaktuar kaq rreptë sa ç’është sot. Si fillim, ekspertët e mi në përgjithësi janë dakord, do të bënte shumë punë një papë që kishte vullnet dhe karizëm për të rindezur misionin, dikush me dhuntinë e bindjes, pak mendjemprehtësi mediatike dhe me mjaftueshëm vite para tij që ta përmbushë atë. ‘Nuk dua ta bëj gjithçka për moshën, por a nuk do të ishte mirë të kishim dikë që ishte më afër të gjashtëdhjetave se

sa të tetëdhjetave?’ tha një konsulent që ka ndihmuar në ndryshimin e fatit të një linje ajrore shumë të njohur dhe një rrjeti fast food global. (Si disa prej ekspertëve të mi, ai preferoi që të mos identifikohej.) Papa Gjon Pali II u bë papë në moshën pesëdhjetë-e-tetë-vjeçare, dhe para se papati i tij të zhytej në skandale dhe Parkinson, ai ishte një njeri energjik shumë i dashur dhe i dalë nëpër botë. Papa Benedikti XVI ishte shtatëdhjetë-e-tetë- vjeç kur filloi dhe dukej pak si kujdestar. Detyra e parë me të cilën do të përballet pasardhësi i Benediktit do të jetë të lërë pas historitë e tmerrshme të priftërinjve grabitqarë, të rifitojë besimin e besimtarëve dhe respektin e publikut në përgjithësi. Bota e biznesit ka shumë për të treguar për mbijetesën e skandaleve. Michael Useem, drejtor i Qendrës për Udhëheqje dhe Ndryshim Menaxhimin në Wharton School, më tha se kisha mund të mësojë diçka nga mënyra se si Warren Buffet pastroi Salomon Brothers pas një skandali për shitje bondesh dhe se si Ed Breen ringjalli Tyco International pasi drejtori ekzekutiv ra në burg për vjedhje. Kurat ishin guximtare dhe të dobishme. Së pari, spastrimi i atyre që janë përgjegjës për abuzimet dhe fshehjen e tyre. (“Menaxhimi jashtë”, siç quhet në zhargonin e korporatave, ka qenë një nga dobësitë më të mëdha të kishës, kështu që ishte inkurajuese të dëgjoje zëdhënësin e Vatikanit të thoshte se tërheqja e Benediktit mund ‘të hapte rrugën për një valë tërheqjesh.”) Së dyti, një hapje e palëkundur me hetuesit, heqja e çdo lloj privilegji. Së treti, caktimi i një oficeri pajtimi me kredenciale të pacen, këmbëngulje etike dhe një mbështetje të spikatur në majat e hierarkisë. Te Tyco, udhëheqja e re bëri një sërë takimesh shumë publike në avanpostet e kompanisë për të përçuar më mirë mesazhin. “E imagjinon dot”, thotë Useem, “sikur Papa i ri të fillonte një tur, dhe në çdo ndalesë të takohej me klerikët vendas dhe të thoshte ‘Është një kishë e re. Kemi disa mijëra vite që vazhdojmë kështu, dhe në këtë pikë na nevojitet që t’i mbajmë parimet që i kemi të shtrenjta, dhe ja 10 hapat se si do e arrijmë këtë’”. Pasi papa i ri të jetë përballur me trashëgiminë e të kaluarës së turpshme, do të jetë koha për të parë përpara. Ted Stenger, një ekspert ndryshimi korporativ pranë firmës këshilluese AlixPartners dhe një katolik i devotshëm, tregon se shumica e kompanive të mëdha i mbledhin drejtuesit e tyre ekzekutivë një herë në disa vite për një përsëritje intensive të strategjive. Herën e fundit që kisha e bëri këtë ishte Këshilli i Dytë i Vatikanit, gjysmëshekulli më parë. “Misioni i kishës nuk ka për të ndryshuar”, thotë Stenger. “Por mënyra se

si i përcakton objektivat dhe taktikat për të përcjellë misionin në fakt mund të ndryshojnë”. Një nga pyetjet në axhendë mund të jetë, për të marrë hua një analogji të Michael Useem-it, a do Vatikani të jetë Nokia apo Apple? Strategjia e Nokia-s është që t’i shesë secilit banor të planetit një telefon 20 dollarë. Ajo e Apple-t është që të reklamojë një produkt shumë më të shtrenjtë në treg shumë më elitar dhe me të ardhura më të larta. Do i ndryshoj Kisha Katolike standardet e veta për të qenë më gjithëpërfshirëse, apo i qëndron besnike vijës së saj dogmatike dhe josh një publik më të vogël, por më besnik? Apo mund të arrijë një balancë? Sido që të jetë, ka ardhur koha për një vlerësim të situatës. Një tjetër pyetje e rëndësishme mund të jetë se sa shumë liri veprimi t’u jepet më shumë se 220000 famullive. McDonald’s ka një meny të thjeshtë që është e njëjtë në të gjithë globin, por u jep degëve lokale licencë për t’u adaptuar sipas preferencave lokale-verë me Big Mac-un tënd në Francë, meze vegjetariane në Indi. Në qytete si New York dhe San Francisco do të gjesh famulli ku çiftet gay janë të mirëpritur, gratë marrin pjesë në liturgji, ku predikimet dhe muzika janë jokonvencionale. Do të gjesh të tjera që pëlqejnë meshën latine, temjanin dhe çdo gjë sipas librit. Roma mund t’i inkurajojë famullitë të jenë laboratorë të adhurimit. Useem vë re se në biznes (meqë ra fjala, edhe në ushtri), t’u japësh oficerëve të terrenit liri në ekzekutimin e misionit jep zgjidhje më kreative dhe ‘gjithashtu është një burim i jashtëzakonshëm energjie’. Një tjetër dhimbje koke që Papa i ri do të trashëgojë është rekrutimi, sidomos në Amerikën e Veriut e në Europë. Në Shtetet e Bashkuara, krahu i punës për kishën tkurret me 50 priftërinj dhe 175 murgesha për muaj. Një famulli në pesë nuk ka pastor. Një zgjidhje e dukshme është të lejosh gratë të bëhen priftëresha dhe priftërinjtë të mar-

E kuptoj që shumë katolikëve të përkushtuar u vjen neveri nga sugjerimet për ndryshim, sidomos nëse sugjerimet vijnë nga tradhtarë si puna ime. Por ndërmarrjet problematike shpesh përfitojnë nga këshillat e vogla që vijnë nga jashtë. Dhe në rastin e pangjashëm që papa i ri do të dojë ta afrojë kishën me shekullin e 21, do t’i duhet gjithë ndihma e mundshme...

tohen. Monopoli mashkullor i përkorisë seksuale, në fund të fundit, është një traditë e vjetër, por nuk është thelbi i doktrinës katolike. Pastaj, nëse kisha vendos të jetë më e vogël (modeli Apple), nuk do t’i duhet të bëjë shumë shërbesë. Siç edhe mund ta presësh nga një institucion që e mat kohën me shekuj, kisha ka qenë e avashtë në bashkimin me botën dixhitale. Papa Benedikti, që cicëron si @Pontifex, ka 1.5 milion ndjekës, që është një numër shumë i mirë, por ai ka cicëruar saktësisht 35 herë-dhe mesazhet janë si një formulë e gatshme e përgatitur nga një praktikant besnik. Bill Derrough, specialist në ristrukturimin korporativ dhe fondengritës për shoqatat bamirëse katolike, thotë se sikur famullitë thjeshtë t’i fusnin emrat e anëtarëve të tyre në kompjuter, ata mund të organizojnë takime, të ndajnë praktikat më të mira, të përhapin lajmin. “Nëse Papa do të donte t’u dërgonte një mesazh të gjithë famullive, unë nuk e di se si do ta bënte këtë”, thotë Derrough, duke mësuar nga reklamimi i produkteve dhe fushatat zgjedhore: “Mendoj se mund të rrisësh numrin e të pjesëmarrësve. Mendoj se mund të rrisësh numrin e donacioneve”. Kisha e gruas sime ka punësuar një shërbim për donacione online, të quajtur ParishPay, për ta vendosur ofrimin e së dielës në një autopilot dixhital, por shumica e kishave ende kalojnë koshin. Më në fund, dhe haptazi, kisha mund ta ketë shumë të nevojshme ndihmën e marrëdhënieve me publikun. Lloji i reagimit ndaj kritikave të jashtme apo disidentëve të brendshëm ka qenë kalimi në një kruspullosje mbrojtëse, heshtje totale apo sulm negativ. Kjo mund të shihet si dhunim dhe arrogancë-me fjalë të tjera, jo shumë kristiane. Një nga shembujt më të kushtueshëm të mesazhit idiot është tendenca e mbrojtësve të kishës për t’i trajtuar murgeshat, dhe gratë në përgjithësi, me shpërfillje. (E vërtetë që Vatikani përjashtoi një urdhër murgeshash nga manastiri i tyre në mënyrë që të kthehej në një shtëpizë për Benediktin që po del në pension? Ideja e kujt ishte kjo?) E kuptoj që shumë katolikëve të përkushtuar u vjen neveri nga sugjerimet për ndryshim, sidomos nëse sugjerimet vijnë nga tradhtarë si puna ime. Por ndërmarrjet problematike shpesh përfitojnë nga këshillat e vogla që vijnë nga jashtë. Dhe në rastin e pangjashëm që papa i ri do të dojë ta afrojë kishën me shekullin e 21, do t’i duhet gjithë ndihma e mundshme. “Ky është një ndryshim shumë më i vështirë nga ata që kam drejtuar unë”, thotë një drejtuese që ka ndihmuar në shpëtimin e më shumë se një kompanie Fortune 500 nga mbytja. “Ndoshta do të duhet të kërkosh ndihmën e atij që ktheu ujin në verë”. Përktheu: Ina Xhani.


CMYK

IV 28.02.2013

32

Gazeta MaPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

CMYK

E shtunë - e diel, 30-31 mars 2013

NJOFTIM / REKLAMA

www.mapo.al

Njoftim punësimi Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë: Gazetarë: Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj. E përmuajshme Nr. 27, Viti II botimit tetor 2012 Çmimi 300 Lekë

DOSSIER

KINKALERI

sektOri i MarketinGut: Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

Eglantina Gjermeni Ilva Tare Xhani Shqerra Single & the city Libra, receta, ide

Seks nëNën takimin ylline parë?

e festave 25 Libra, receta, dekor

gjërat që duhet të bësh para se të shkosh 35

Duhet të kesh

mikesha

Të martohesh me të?

Në çift

Ne që (s’)duam FESTAT

Aritmetika e lidhjes

Kthesa e madhe e Fatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

ZANA ÇELËS

2013

Veshja e festave

Jozefina

Angazhimet eSireja në shoqërinë civile. Ndryshimet e Estela Ujka karakterit por jo të pamjes. Parf�me, Sekretet e zonjës së pamoshë dhurata dekor gatime

Dorëshkrimi Libri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

DITËT E MIA TË ËMBLA

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Nr. 10 (257), Viti Vii botimit NëNtor 2012 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

ARTUR ZHEJI

HAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPES

Ardian Ndreca Iku edhe ky vit, si kalë i çalë

Albert Nikolla Përdor standardin... pa dashuri

RAPORTI BRITANIK ‘23

MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

Çdo operator

200 Min. e përmuajshme

KËRKOHET NJË HEROINË

SPECIALE/ 2013 SHQIPËRIA Dhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, DHE BOTA,zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar. Helena Kadare-Lasgush Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; SMS PORADECI; Odeta SI DO TË JENË... 200 Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida Duma-

Pa

Nr. 11 (258), Viti Vii botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Kur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

MB

KUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

zakonisht

AMIK KASORUHO GJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

MAJLINDA BREGU NË KOHËN E LEXIMEVE

NAsho JoRGAQi

RAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS TASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË Jo vetëm MIQËSI politikë si EUROPIANE

RAPORTI BRITANIK E VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

PRoFil

PikTuRA

JOHN KERRY

SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

e përmuajshme

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

Sali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

PËR BURGUN DHE HISTORINE kufizime 200 Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. REPoRTAZh Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë. Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

Gilman bakalli Shqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca 100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

ÇdoBURRAT E SHEKULLIT 10 kohë NR. 14 (259), VITI VIII BOTIMIT JANAR 2013 ÇMIMI 300 LEKË

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

PERSIDA ASLLANI

E PËRMUAJSHME

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

E PËRMUAJSHME

NR. 9 (256), VITI VII BOTIMIT TETOR 2012 ÇMIMI 300 LEKË

NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESË

LIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Kontakt / gazetamapo@gmail.com; info@mapo.al; Cel: 068 20 55 432

sokol balla

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

ALBERT P. NIKOLLA

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: gazetamapo@gmail.com. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

4

I shkrujanë BABAGJYSHIT HERMES MANIA

Aurela Hoxha dhe Julka Gramo çantat që tronditën Tiranën Ester Hoxha

SIPAS YJEVE Viol Xhafaj

HOROSKOPI

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Monika Kryemadhi Vera Grabocka Kristina Jorgaqi Ardit Gjebrea Saimir Braho Merita Rexha

DOSSIER

Nr. 27, Viti II botimit tetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Nr. 29, Viti II botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Kinkaleri

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

Sa fëmijë?

Ilva Tare Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji “I thuaj ‘jo’” Xhani Shqerra Ku është kufiri?

E përmuajshme Nr. 29, Viti II botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi, detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…


Gazeta Mapo