Page 1

FAQE 17

TONIN GJURAJ: JA PSE NEW YORK TIMES VLERËSOI POZITIVISHT UET-in

Rektori i UET flet për zhvillimet e fundit dhe kushtet që ofrohen për studentët. “Tani është koha që të gjitha universitetet publike dhe private të kalojnë te momenti i cilësisë” THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E PREMTE, 2 MARS 2012. NUMËR 521. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Zhdukja e ditarëve, djali i Enverit padit Arkivin dhe Blendi Fevziun në Prokurori

ZBARDHEN TAKIMET E ILIA BASHOS PARA VRASJES, DËSHMIA: ISHTE NË TENSION Lëvizjet 2-orëshe të Ilia Bashos nga biznesi i tij drejt klinikës dentare në sheshin “Avni Rustemi”, ku u njoftua për atentatin ndaj Elenit. Dëshmitarët: E pyetëm nëse kishte ndonjë problem, pasi ishte i përhumbur. Qëndroi 30 minuta, por fliste pak dhe nuk kthente përgjigje. Aty u njoftua me telefon se e shoqja ishte dërguar në spital dhe u nis për atje Alibia e Ilia Bashos për pasditen e 2 shkurtit, kur mbeti e vrarë me dy plumba bashkëshortja e tij, është verifikuar gjatë nga grupi i hetimit. Në dëshminë e tij të parë, 38-vjeçari ka shpjeguar me detaje lëvizjet e tij, të gjitha larg zonës ku u vra Eleni,

Ilir Hoxha, djali i Enverit

Pas pretendimeve për zhdukjen e dorëshkrimeve dhe ditarëve nga Arkivi i Shtetit, Ilir Hoxha dorëzon kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Arkivi paditet për zhdukjen e kujtimeve, ndërsa gazetari FAQE 7 Blendi Fevziu, për publikimin e tyre pa lejen e familjes

PS tërhiqet nga statistikat, Kodi Penal merr 128 vota

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Korrelacioni i munguar midis viteve 1912-2012

KOMENT EMINE BAKALLI

Viti 1912 ka qenë i ngjeshur me ngjarje historike, të cilat...

Në vitin 2011 kriza financiare dhe bankare e KOMENT Europës u ALFRED GUSENBAUER shndërrua...

SOCIALE

Debatet në Këshill, të majtët votojnë tri vendime të Bashës Ujësjellësi dhe buxheti kalojnë vetëm me votat e të djathtëve, të majtët votojnë pro për sportin, pllakën përkujtimore për Kadri Roshin dhe qendrën sociale në Laprakë

Unë di që në komisionin e Ligjeve ka pasur një kohë të gjatë diskutimi, kanë qëndruar me orë dhe janë sjellë disa propozime të tjera, janë bërë disa dëgjesa. Mirëpo për çudinë më të madhe, përpara dy ditësh pati një propozim shumë të madh, ku... FAQE 4

U miratua dje në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës projektligji për deklarimin e të ardhurave personale. Ligji që parashikon nënshkrimin e deklaratave personale në vit nga rreth 360 mijë individë, të cilët nga muaji shtator do të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2012. Me deklarimin e shumës së të... FAQE 8

KONFLIKTI

VENDIMI

Divorci, 55-vjeçari plagos rëndë kunatin, më pas vetëvritet

Gjykata e Fierit i kthen këshillin bashkiak PS-së, rrëzon të djathtët

FAQE 14

Grisje

se ai është tek e majta. Kreshnik Spahiu, karneval”

Nga 1 shtatori, 360 mijë qytetarë deklarojnë të ardhurat, opozita kundër Mazhoranca miratoi dje ligjin për deklarimin e të ardhurave nga 360 mijë shqiptarë nga shtatori i këtij viti, me qëllim taksimin 10% të tepricave. Kundërshton opozita: Do kthejmë taksën progresive

A mund të shpëtohet Europa?

15

Topalli: Oketa iku për karrige, Nano kandidat nëse e mbështet Rama Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli komenton largimin e Oketës nga PD dhe zërat kritikë që kërkojnë ndryshime në qeveri. “Jam e ftohtë për Presidencën, por kandidati do jetë i djathtë. Partia e Topit nuk na dëmton,

Pas tri orësh debat, opozita ka pranuar të votojë pro ndryshimeve. Ruçi: Nuk e pengojmë ne integrimin. Blushi: Si ka mundësi që serbët dhe shqiptarët merren vesh dhe shqiptarët me shqiptarët nuk merren vesh… FAQE 2

OP-ED / 10-11

ndërsa hetuesit e çështjes kanë marrë në pyetje të gjithë personat që kishte takuar ai. “Alibia e Ilia Bashos është e vërtetuar plotësisht, si nga dëshmitarët, ashtu edhe nga operatorët celularë, por dëshmitë e mbledhura kanë sjellë të dhëna... FAQE 7

FAQE 6

KOMENT / 11 ROLAND LAMI

Deputeti njëdimensional Në fillimet e tranzicionit, lidhja deputet-votues ishte shumë e ngushtë. Predispozita e deputetit në shumë raste tejkalonte mundësitë e tij reale për të përmbushur pretendimet apo kërkesat e elektoratit të zonës nga ishte zgjedhur. Ai/ajo për të mbajtur lidhje me votuesin, jo në pak raste merrte përsipër të zgjidhte çështje që kishin të bënin me pushtetin lokal apo institucionet e tjera të shtetit, duke dalë jashtë hapësirës dhe mundësisë që i përcaktonte ligji dhe pushteti. Çdo deputet e kishte të qartë se nga niveli i ndërveprimit me votuesin varej sigurimi ose jo i mandatit të radhës. Madje, jo të pakët ishin rastet kur deputetë të ndryshëm falë mbështetjes dhe simpatisë të votuesve të zonës zgjedhore imponoheshin te strukturat drejtuese të partisë. Në të kundërtën, nuk mungonin rastet kur garonin...


2

MAPO

E premte, 2 mars 2012 www.mapo.al

politika

Shtyhet me dy muaj komisioni i reformës zgjedhore, Mediu abstenon Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë marrë dhe dy muaj të tjerë kohë për të kryer reformën zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 121 vota pro dhe një votë abstenim të republikanit Fatmir Mediu shtyrjen e mandatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore deri në 30 prillin e ardhshëm. Kërkesa për shtyrjen e mandatit ka ardhur me

firmën e dy bashkëkryetarëve, Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri, të cilët kanë rënë dakord edhe për dy muaj të tjerë kohë për të mbyllur të gjithë kapitujt e Kodit Zgjedhor. Megjithatë, po të shihet se për tre muajt e parë komisioni realizoi vetëm tre kapituj, dhe këto jo në mënyrë përfundimtare pasi për pikat më të rëndësishme palët nuk kanë rënë dakord, duket e vështirë që të

përfundojë puna edhe për 2/3 e kapitujve të tjerë të ligjit zgjedhor, kur dihet që kanë mbetur çështjet më të rëndësishme për t’u zgjidhur. Ndërkohë që nuk ka qenë dakord kreu i PR-së, Fatmir Mediu që të shtyhej afati i punës së komisionit, dhe kjo si shprehje e mospajtimit të tij me mënyrën sesi po veprojnë dy partitë e mëdha me këtë reformë.

PS tërhiqet nga statistikat, Kodi Penal kalon me 128 vota Pas tri orësh debat opozita ka pranuar të votojë pro ndryshimeve në Kodin Penal. Ruçi: Nuk e pengojmë ne integrimin. Patozi: Problemi i PS, urdhrat nga lart Opozita është tërhequr nga qëndrimi i saj dhe i ka hapur rrugë miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat kërkonin 3/5-at e votave. Pavarësisht këmbënguljes së socialistëve për ta shtyrë votimin për këtë ligj javën tjetër, për t’iu dhënë mundësi palëve që të ezauronin mundësitë për të gjetur konsensusin për nenin e falsifikimit të statistikave të propozuar nga Ermonela Felaj, mazhoranca nuk është tërhequr dhe ka detyruar edhe opozitën që të japë votën e saj pro pjesës tjetër të ndryshimeve të diskutuara për javë me radhë në komisionin e Ligjeve. Kështu me 128 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka miratuar dje dhe Kodin e fundit, pavarësisht se para se të arrihej në këtë fazë palët e përfaqësuara në sallë kanë debatuar për më shumë se tri orë rresht, sidomos për pikat për të cilat nuk kishin rënë dakord, siç ishte propozimi për statistikat dhe ai për përgjegjësinë penale të anëtarëve të kabinetit qeveritar për aktet kolegjiale. Diskutimet

Pavarësisht se nuk kishte një konsensus paraprak, mazhoranca ka guxuar dhe ka nisur hapur dje diskutimin për Kodin Penal. E para që ka folur për këtë çështje ka qenë pikërisht relatorja socialiste Ermonela Felaj, e cila ka deklaruar se raporti i shpërndarë deputetëve për këto ndryshime nuk ishte firmosur prej saj. Më tej ajo ka bërë një pasqyrim të të gjithë debatit të zhvilluar në komisionin e Ligjeve, duke deklaruar se për dy nga propozimet e socialistëve, ai për përgjegjësinë penale të ministrave dhe statistikat, palët mbajtën qëndrime të kundërta në komision. Megjithatë, ka theksuar Felaj, opozita për të gjetur konsensusin hoqi dorë nga propozimi për përgjegjësinë penale të ministrave dhe këmbënguli në domosdoshmërinë për të përfshirë në Kod një nen, me anë të të cilit të dënohej falsifikimi i statistikave, por pa mundur të gjejë pëlqimin e mazhorancës. Më pas fjalën e kanë marrë dhe deputetë të tjerë nga të dy krahët, ku të djathtët edhe një herë ashtu si në komision kanë denoncuar këtë propozim të socialistëve si përpjekje për të dënuar metodologjinë dhe saktësinë e llogaritjes së statistikave, ndërsa opozita ka këmbëngulur se refuzimi i

mazhorancës ka si qëllim të vetëm mbrojtjen e falsifikatorëve që mashtrojnë opinionin publik. Votimi

Pasi janë ezauruar të gjitha diskutimet e regjistruara për këtë çështje, kryetarja e Kuvendit ka ftuar palët në votim. Por në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar një pushim me qëllim që t’iu jepte mundësi deputetëve të diskutonin dhe një herë qëndrimin që do të mbanin për votimin e Kodit. Mbledhja ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe nga burime pranë saj mësohet se Ruçi thjesht u ka sqaruar deputetëve të tij se opozita do ta votonte këtë projektligj dhe se i gjithë ky de-

Kuvendi ka miratuar dje dhe Kodin e fundit, pavarësisht se para se të arrihej në këtë fazë palët e përfaqësuara në sallë kanë debatuar për më shumë se tri orë rresht, sidomos për pikat për të cilat nuk kishin rënë dakord

bat ishte që të detyronte mazhorancën që të pranonte propozimin për statistikat, por edhe për të nxjerrë dhe njëherë në pah se cila ishte puna e kryer nga deputetët e opozitës në të gjitha këto amendamente. Me rifillimin e seancës fjalën e ka marrë sërish kreu i deputetëve socialistë, i cili dhe njëherë ka sqaruar se opozita do të japë kontributin e saj në procesin integrues, pavarësisht se ligji në fjalë nuk ka asnjë vlerë për të, duke lënë të kuptohet kështu se opozita do të votonte pro. “Ta harroni alibinë se opozita është kundër reformave dhe kundër integrimit, ta harroni alibinë se reformën zgjedhore nuk do ta bëni, ta harroni alibinë se rekomandimet e BE-së i keni përmbushur deri më sot. Nuk keni bërë asnjë hap dhe siç duket s’keni për të bërë asnjë hap. Megjithatë, ne jemi këtu dhe presim reflektimin tuaj, ashtu siç pret Brukseli dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, - tha Ruçi. Pas tij fjalën e ka marrë dhe homologu demokrat, Astrit Patozi, i cili ka akuzuar opozitën si bllokuese të reformave dhe shkaktare të mosmarrëveshjeve. “Problemi juaj nuk është tek profesionalizmi i anëtarëve të komisionit të Ligjeve apo përfaqësuesve tuaj në komisionin e reformës zgjedhore, problemi juaj është tek telekomanda. Telekomanda, e cila ju thotë ‘bajonetë shpo’, apo ‘qetësohu”, - tha Patozi. Më pas Kuvendi ka votuar me 128 vota pro Kodin Penal, pa përfshirë në të nenin për dënimin e falsifikimit të statistikave.

Blushi: Berisha ka mentalitetin e një çifligari të vogël “Ditën më të errët’ për shqiptarët e ka quajtur deputeti socialist Ben Blushi ditën kur Bashkimi Europian i dha statusin e vendit kandidat Serbisë dhe Shqipërisë, jo. Kjo sipas tij, jo thjesht se e mori Serbia, por sepse nuk e mori Shqipëria, e cila ndryshe nga fqinja e saj nuk ka qenë para disa vitesh as në luftë dhe as në embargo të OKB-së. Duke shfrytëzuar diskutimet në Kuvend për Kodin Penal, deputeti Ben Blushi ka gjetur rastin që të denoncojë politikën shqiptare si të pazonjë për të gjetur zgjidhje për të mirën e vendit dhe për t’i bërë shqiptarët europianë. “Dy ditë më parë Serbisë iu akordua statusi i kandidatit për në BE. Besoni, ndoshta është një nga ditë më të errëta dhe më të shëmtuara në këta 20 vjet. Jo për faktin se e mori Serbia, por për faktin se nuk e morëm ne. Ju kujtojmë se para disa vitesh ishte në embargo, ishte në luftë me fqinjët

e vet, para disa vitesh është bombarduar nga NATO. Pyetja është: Si ka mundësi që Serbia përfiton statusin në BE dhe Shqipëria jo? Si ka mundësi që në rastin e Serbisë dhe Kosovës negociojnë serbët dhe shqiptarët, në rastin tonë negociojnë shqiptarët me shqiptarët? Si ka mundësi që serbët dhe shqiptarët në atë rast merren vesh dhe

“Dy ditë më parë Serbisë iu akordua statusi i kandidatit për në BE. Besoni, ndoshta është një nga ditë më të errëta dhe më të shëmtuara në këta 20 vjet. Jo për faktin se e mori Serbia, por për faktin se nuk e morëm ne”

shqiptarët me shqiptarët nuk merren vesh”, - tha Blushi. E në rolin e opozitarit edhe ai e ka gjetur të keqen pikërisht te kryeministri Sali Berisha, i cili sipas tij, nuk është në gjendje të lëshojë apo të negociojë për sistemin zgjedhor edhe kur bëhet fjalë për një çështje madhore siç është integrimi. “Për mua si opozitar, për shumicën e shqiptarëve sot do ishte më e arsyeshme, ndoshta më bindëse dhe më e këshillueshme që unë të thosha, serbët e kanë më të lehtë se ata nuk negociojnë me Berishën, ne që negociojmë me Berishën e kemi më të vështirë. Por kjo nuk mjafton prapë. Problemi është më keq se kaq dhe e kam vrarë mendjen shumë për të gjetur pse. Ka një sindromë, për të cilën nuk është koshient, është sindroma e feudalit të vogël. BE është si perandori dhe feudalët e Shqipërisë prej vitesh as nuk kanë dalë, as nuk kanë dashur të futen. Na lini zotërinj të bëhemi europianë”, - tha Blushi.


E premte, 2 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Fule: Axhenda e BE-së të kthehet në një axhendë kombëtare TIRANË Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule, i kërkoi dje përgjatë një takimi zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, që partitë politike në Shqipëri të ndërmarrin një dialog konstruktiv. “Një dialog politik konstruktiv do të bëjë të mundur që Shqipëria të japë rezultate

konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht përsa i përket reformës zgjedhore dhe reformës së rregullores së procedurave parlamentare. Shqipëria duhet ta çojë më tej përparimin e bërë për përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit, duke theksuar në mënyrë të veçantë krijimin e një historiku të

besueshëm në fushën e sundimit të ligjit si dhe në luftën kundër korrupsionit”, - u shpreh Fule gjatë takimit. Ai ftoi Shqipërinë të përqendrohet në reformat gjithëpërfshirëse të cilat janë të nevojshme për arritjen e objektivit kombëtar të integrimit europian. Për këtë arsye, Fule i kërkoi Haxhinastos që axhenda e BE-së të kthehet në një axhendë

kombëtare: “Unë do të doja të theksoja edhe një herë se, që të ketë sukses në agjendën e BE-së, për një vend është e rëndësishme që kjo të kthehet ne një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proces i vërtetë dhe gjithëpërfshirës është çelësi për suksesin e Shqipërisë në përpjekjen e saj reformuese.”

Samiti i PPE, Berisha: Informova për qëndrimin bllokues të Ramës BRUKSEL Pas pjesëmarrjes në Samitin e Partive Popullore Europiane, kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat se i vetmi qëndrim bllokues ndaj integrimit është ai i kryetarit të opozitës, Edi Rama. “Unë mendoj se kam qenë gjithnjë një intelokutor i besueshëm dhe transparent me miqtë e mi. Unë sjell këtu të gjitha të vërtetat e zhvillimeve në Shqipëri dhe i përmbahem tezës se ky duhet të jetë veçse një proces i merituar. Natyrisht, besoj se është e qartë dhe nuk di ndonjë njeri në familjen e Partive Popullore Europiane që të mos ketë kuptuar me kohë se njeriu që bërtet është edhe ai që vetëbllokon. Kjo tani është evidente. Por përsëri ka pasur një progres. Ka një qëndrim momental, i lidhur me siguri me zhvillimet e kësaj jave në Bruksel, pasi ka një përqendrim të veçantë

mbi reformat në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e tyre. Le të shohim se çfarë qëndrimesh do të mbajnë. Qëndrimi bllokator i tij është tashmë i njohur, jo vetëm nga qendra e djathtë, por nga të gjitha rrymat politike të Europës”,- tha Berisha. Kryeministri shtoi se ishte opozita ajo që bllokoi për dy vite me radhë reformat europiane. “Unë e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnjë pengesë, përveç faktit se opozita shqiptare bllokoi për dy vite me radhë votimin e reformave europiane. Unë e kam theksuar dhe e theksoj: nuk mund t’i kërkoj kurrkujt që të mbështesë statusin për Shqipërinë, në një kohë kur partia kryesore opozitare, në një rast unik në Europë, nuk voton reformat e drejta të kërkuara për procesin e afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Ev-

ropian. Ata që e konceptuan dhe e konceptojnë bllokimin si një mjet për të dëmtuar qeverinë dhe që dëmtojnë vendin e tyre, ata natyrisht do të kenë të gjitha përgjegjësitë para shqiptarëve”, - tha ai.

Kuvendi miraton raportin për shkarkim, Spahiu: Jam i pastër Kërkohet shkarkimi i Kreshnik Spahiut nga pozicioni i anëtarit të KLDtë, ndjekje penale për të dhe kthim të parave që ai ka shpenzuar nga buxheti i shtetit në aktivitetet e Aleancës “Kuq e Zi”

Raporti i komisionit Hetimor u votua pro nga 69 deputetë të mazhorancës, përfshi edhe votën e Vangjel Dules, ndërsa u kundërshtua nga 54 deputetë të opozitës

TIRANË Mazhoranca, bashkë me votën e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka miratuar dje pasdite në Kuvend raportin e komisionit Hetimor parlamentar, që kërkon shkarkimin dhe ndjekje penale ndaj ish-zv.kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Kreu i komisionit parlamentar Hetimor, i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Enkeleid Alibeaj, lexoi në Kuvend raportin përfundimtar ku kërkohej ndër të tjera shkarkimi i Kreshnik Spahiut nga pozicioni i anëtarit të KLD-të, ndjekje penale dhe kthim të parave që ai ka shpenzuar nga buxheti i shtetit në aktivitetet e Aleancës “Kuq e Zi”. Alibeaj deklaroi ndër të tjera në Kuvend se gjatë vitit që shkoi Spahiu ka marrë pjesë në 30 aktivitete

Kreshnik Spahiu

të Aleancës “Kuq e Zi”, ndërsa ka zhvilluar vetëm tetë mbledhje të KLD-së, 7 më pak se në vitin 2009. Sipas tij, komisioni hetimor ka gjetur se në 15 udhëtime të kryera jashtë vendit, Spahiu nuk ka zbatuar rregullat e përcaktuara për udhëtime të zyrtarëve të lartë dhe ka konkluduar se për asnjë prej k ë t y r e u d h ë t i m eve nu k ë sht ë lajmëruar Ministria e Jashtme, siç e kërkon ligji. Raporti i komisionit Hetimor u votua pro nga 69 deputetë të mazhorancës, përfshi edhe votën e Vangjel Dules, ndërsa u kundërshtua nga 54 deputetë të opozitës.

Raporti Në raportin e miratuar thuhet se “Kreshnik Spahiu me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni kushtetues; ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar, si dhe është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike”. Me ndërprerjen e qëndrimit në detyrë (edhe pse Spahiu ka dhënë dorëheqjen), Kuvendi ka kërkuar dje vetëm me votat e mazhorancës që të nisin procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së. Kuvendi pritet gjithashtu që t’i dërgojë një kopje të raportit Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, me qëllim që kjo e fundit të vlerësojë përmbajtjen për ushtrimin e ndjekjes penale. Një kopje e raportit do t’i dërgohet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të mundësuar, sipas deputetëve të mazhorancës, kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga Kreshnik Spahiu. Reagon Spahiu Pas votimit në Kuvend të raportit ka ardhur edhe reagimi i Kreshnik Spahiut. Përmes një deklarate për mediat, Spahiu deklaroi se ka një muaj që është “Kuq e Zi” dhe jo në KLD. Ai theksoi gjithashtu se votimi në Kuvend vërtetoi pastërtinë e aktivitetit të tij politik, ndërkohë akuzoi drejtpërdrejt Partinë Demokratike se po hakmerret ndaj tij. “Votimi i sotëm (i djeshëm) në Kuvend është një bashkim votash të PD-së me Dulen”,- tha Spahiu. Sipas ish-nënkryetarit të KLD-së, hetimi i komisionit nuk nxori asnjë shkelje financiare dhe ligjore. Spahiu shprehu bindjen se populli do të dijë të japë verdiktin e tij më 2013.


4

MAPO

E premte, 2 mars 2012 www.mapo.al

intervista

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli flet për situatën politike në vend, largimin e Oketës, partinë e re të Topit dhe zgjedhjen e Presidentit

Topalli: Oketa iku për karrige, Nano kandidat nëse e mbështet Rama Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli komenton largimin e Oketës nga PD dhe zërat kritikë që kërkojnë ndryshime në qeveri. “Jam e ftohtë për Presidencën, por kandidati do jetë i djathtë. Partia e Topit nuk na dëmton, se ai është tek e majta. Kreshnik Spahiu, karneval” Intervistoi: Blendi Fevziu Në fakt ishte interesante ajo çfarë ka ndodhur sot me votimin e Kodit nga ana e PS. E prisnit? Mbas ndërhyrjes së një deputeti të PS-së, po e prisja. Mbas ndërhyrjes së kujt? Unë di që në komisionin e Ligjeve ka pasur një kohë të gjatë diskutimi, kanë qëndruar me orë dhe janë sjellë disa propozime të tjera, janë bërë disa dëgjesa. Mirëpo për çudinë më të madhe, përpara dy ditësh pati një propozim shumë të madh, ku kërkohej dënimi kolektiv i qeverisë dhe ministrave, gjë që në fakt shtjelloi opinionin publik dhe më tronditi mua personalisht se nuk mund ta imagjinoja që në vitin 2012 të vihej me një koncept të dënimit kolektiv. Qe një diskutim që zgjati 20 minuta dhe më pas u tërhoq PS pa bërë koment dhe papritmas erdhi një amendament tjetër që dënonte dënimet për statistikat. Natyrisht ishte antikushtetuese, ishte jashtë çdo doktrine sepse nuk mund të dënohet matematika. Por e gjitha kjo ngjasonte me një propagandë banale dhe apolitike. Foli në fund të seancës dhe një deputet i PS-së, i cili ngriti shqetësimin e mosmarrjes vesh, kur edhe shqiptarët me serbët bëjnë marrëveshje. Papritmas, kur unë kërkoj që të hapet votimi, zoti Ruçi kërkon pushim dhe më pas votojnë Kodin Penal. Pyetja që çdo qenie njerëzore do të shtronte është: Si ka mundësi që pasi e ke lënë të ezaurohet me argument se nuk do të votohet Kodi, jepet urdhri që do votohet Kodi. Çfarë dinjiteti ka një njeri kur 10 orë rresht ka thënë që nuk do ta votojmë dhe më pas papritmas voton. Ku u shkoi dinjiteti këtyre? Gazmend Oketa, ish zv/kryeministër, ish-ministër i Mbrojtjes është larguar nga grupi parlamentar i PD-së. Ai ka deklaruar se mbledhjet e grupit po u ngjajnë mbledhjeve të Byrosë Politike. A është kjo një goditje për Partinë Demokratike, largimi i një personi që ka qenë ministër dhe zv /kryeministër? Realisht unë e kam dëgjuar atë ditë. Nuk kisha ndonjë keqardhje. Për të, jo. As nuk isha e çuditur. Në grupin parlamentar, kolegët e mi thonë për të “e sollën, pa, mori dhe iku”. E sollët në bazë të një vlere të caktuar apo jo? E sollëm, pa, mori iku. Nuk është hera e parë që unë e shoh këtë film as në PD e as në politikën shqiptare. Natyrisht, kur erdhi, erdhi si djalë i ri. Në atë kohë dukej si një yll në ngjitje. Brenda pak muajsh, PD pasi e mori, e bëri deputet, ministër të Mbrojtjes, zv/ kryeministër. Mbi ç’kriter e bëri një funksionar kaq të lartë? Pasi u bë ministër dhe zv/kryeministër, kërkoi që t’i kishte të dyja postet. PD i tha stop! Zoti Oketa ka kërkuar që të bashkohet posti i zv/ kryeministrit me ministrin e Mbrojtjes? Jo vetë zoti Oketa, por përmes të tjerëve. Nëpërmjet zotit Topi? Unë nuk merrem me emra. Pasi

PD-ja e solli dhe në atë kohë ishte yll në ngjitje. Pastaj, natyrisht ishte vetëm një deputet. Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në PD. Ka shumë zëra të tjerë që po ngrihen brenda grupit parlamentar dhe po kërkojnë ndryshime apo jo? Selami Xhepa, Mark Marku, Lajla Përnaska, Paloka, më herët kanë folur për ndryshime. A ka nevojë qeveria e kësaj mazhorance të rifreskohet? Kjo është devijanca e atyre që qenien e tyre në parti nuk e lidhin me misionin, por me pushtetin. Kjo është diçka që unë e refuzoj dhe e dënoj. Do të ketë ndryshime në qeveri, apo do të vazhdohet që qeveria të jetë një klub i disa njerëzve që vazhdojnë të jenë ministra që prej 7 vitesh? Konceptin e rotacionit mbi ambicie unë e refuzoj. A ka nevojë qeveria e PD-së të rifreskohet, jo nën ambicie, po për funksionimin më të mirë? Cili është testi i një qeverie? Unë s’do i lejoja vetes kurrë kriterin e ndërrimit të një ministri bazuar te numri i viteve në detyrë. Matja e performancës bëhet përmes votës së shqiptarëve. 140 mijë vota më shumë tregojnë se kjo qeveri ka besimin e duhur te shqiptarët. A mund të arrihet një president që përfaqëson popullin në bashkëpunim me opozitën, i votuar nga forcat politike? Zgjedhja e presidentit nuk është as 84 vota, as 71 vota. Do të ishte i mjaftueshëm, i nevojshëm me 71 vota, në këtë aspekt nuk ka rëndësi as emri. Të gjejmë një autoritet moral dhe nëse merr 140 vota është magjike, nëse merr 84 vota, shumë mirë. Berisha ka thënë se do të jetë kandidat i mazhorancës. I qëndroni kësaj ideje? Është një vendim i marrë. Pra një deputet i PD? Po. Berisha është shprehur se çdo drejtues i PD-së është kandidat i mundshëm. A do të jeni ju kandidate e kësaj mazhorance? Jeni e gatshme ta merrni këtë detyrë? Jam e ftohtë në raport me këtë. Do të përsëris se kam bindje të thellë se nëse ne fillojmë e hamendësojmë em-

ra... Kur flas për vlera, për moral, për integritet kjo nuk është diçka që blihet në pazar, jam duke folur për diçka shumë më të madhe, shumë më të thellë që na ka munguar dhe që duhet ta rikuperojmë. Autoriteti moral është më shumë se çdo gjë tjetër, nuk mund të jetë kurrë i njëanshëm. Mendoj se kjo shoqëri ka, kjo forcë politike ka autoritete morale.. A jeni një nga këta 73 deputetët që mund të diskutohen për postin e presidentit? Jam kryetare e Parlamentit, kam një punë të rëndësishme, e bëj me pasion, e dua parlamentarizmin. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk më ka shkuar ndërmend të projektoj veten në ekzekutiv, kjo është të mos jesh serioz me Presidencën, nuk ka çështje kënaqësie. Çështja e presidencës nuk është çështje qejfi, ambicieje. Është çështje serioze, parimi, mendoj se është çështje serioziteti dhe do të doja të trajtohet në mënyrë serioze. A do jeni e gatshme ta ushtroni këtë detyrë? Jam fare e ftohtë. Kanë bërë presion ambasadorët që presidenti të zgjidhet me konsensus? Unë jam besimtare e shtetit ligjor. Asnjeri në këtë botë nuk më detyron të shoh ndryshe nga ajo që parashikon ligji. Dhe diplomatët kanë thënë se është çështje shqiptare. Konsultimi nuk është kurrë i keq. A është e nevojshme prania e 3/5 së anëtarëve të Parlamentit për të hapur procedurën? Është një përrallë e pabazë, sepse si kryetare e Parlamentit me qindra herë kam hapur qindra seanca, ka pasur vendime ku ka pasur ligje me 3/5-at. Në qindra seanca, nuk kam pasur 3/5 dhe seanca ka filluar. Kanë nisur negocimet me LSI për të gjetur kandidatë? Kur të vijë koha do të ketë kalendar të veçantë, siç e parashikon Kushtetuta. A është Nano një kandidat i mundshëm për president të vendit? Nuk dua ta lidh me emrin, në bazë të Kushtetutës, nëse Rama e mbështet me votat e duhura, ai do të hyjë në kandidaturë.

Nuk prish punë se ai tek e majta është. Nuk prish punë se për z.Rama është. I ka përdorur të gjitha bateritë kundër Partisë Demokratike në 2009 dhe ju e keni parë me votë në 2011, pa folur pastaj për 21 janarin

Por, a do të kandidohet nga mazhoranca? Për mazhorancën ka folur Sali Berisha. Është e paimagjinueshme që një forcë e qendrës së djathtë të propozojë kundërshtarin e fortë politik për president. Komenti për rolin e z.Topi... ...Ky që ngre zërin për të persekutuarit dhe dekreton pushtetin e persekutorëve se e mira është ti themi ca gjëra, flet edhe në emër të ish-pronarëve... Është edhe vetë ish-pronar... Dhe i ka marrë tokat si ish-kooperativist nga çfarë kam lexuar në media nga trashëgimtarët e familjes Topi. Nuk ka qenë kooperativist Topi? Në bazë të ligjit të asaj periudhe, toka merrej duke qenë anëtar i kooperativës. Trashëgimtarët e kësaj familjeje akuzojnë zotërinë e tij se ua ka marrë

tokat atyre dhe ky u ka hyrë edhe në shkelje të ligjit dhe merr tokat si ishkooperativist, por kjo mua nuk më intereson. Nuk ka qenë, ai ka qenë me studime në Itali mesa di unë... Po si i djathtë ekstrem në ’87, ky bënte edhe doktoraturën për veterinari. Ka qenë i zoti? Po, po ky ka qenë i zoti, kurse ne të tjerët paskemi qenë të pazot. Nuk të çonte njeri me studime në Torino, nëse ishe një i djathtë ekstrem...Si ka mundësi që ky i merr të gjithë tokat. A jam edhe unë ish-pronare si shumë të tjerë. Pse nuk i marr bashkë me shumë e shumë të tjerë ose marr një 10% apo 20%? Shyqyr që i ka marrë.... Po a ka marrë tokat e veta? Atë nuk e di unë. Nëse i ka të vetat, i gëzoftë! Ka një koment në shtyp që për të shmangur pikërisht krijimin e një partie tjetër të Topit, ju mund ta rivotoni sërish në momentin e fundit që të mos ju prishë punë? Nuk prish punë se ai tek e majta është. Nuk prish punë se për z.Rama është. I ka përdorur të gjitha bateritë kundër Partisë Demokratike në 2009 dhe ju e keni parë me votë në 2011, pa folur pastaj për 21 janarin. Nëse z.Topi do të trokasë në derë për një koalicion qeverisës, ju do ta pranoni? Ai nuk është i djathtë. Ai ka votuar për kryetarin e PS-së, ai është i majtë dhe nuk ka asnjë lidhje me të djathtën... është inekzistent. Ka bërë të gjitha përpjekjet duke përdorur prokurorinë, shumë segmente të tjera për të cilat do të vijë momenti që do të flasim. Një rishtar i ri në politikë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se do t’i fitojë i vetëm zgjedhjet? Ky tjetri është një karneval. Si? Një karneval. Unë do të refuzoja të bëja koment mbi një gjë të tillë. Po krijon një parti politike? Nëse kërkon të mbledhësh vota mbi batakçillëkun... Është për patriotizmin... Shqiptarëve nuk ua hedh dot. Batakçiu nuk ua hedh dot shqiptarëve. Marrë me shkurtime nga “Opinion”


kronikë Eleni Basho

e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Pista e parave, 27 mijë euro rezultojnë të zhdukura Pista e parave është një tjetër linjë e ndjekur nga hetuesit për të zbardhur vrasjen e Eleni Bashos. Burime nga policia i thanë MAPO-s se nga verifikimet e kryera, janë 27 mijë euro të marra nga shitja e aksioneve, të cilat nuk dihet ku kanë përfunduar. Pas shitjes së kuotave që kishte në kompani Ilia Basho,

deri në momentin e vdekjes së të shoqes kishte marrë 45 mijë euro në këste të ndara. Kur policia ka shkuar në shtëpinë e Bashos, pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje ka mundur të vërtetojë se familja kishte në gjendje vetëm 16 mijë euro nga lekët që kishte arkëtuar, pas shitjes së aksioneve. “Rreth 4 mijë euro

janë bërë shpenzime nga Ilia dhe Eleni Basho dhe familjarët e tyre, ndërsa hesapet ngecin për të gjetur se ku shkuan 27 mijë euro të tjera”, - tha një burim nga policia. Ilia Basho nga ana e tij ka deklaruar se i ka dorëzuar Elenit rreth 25 mijë euro, duke e udhëzuar t’i depozitonte në bankë.

Zbardhen takimet e Ilia Bashos para vrasjes, dëshmitë: Ishte në tension Alibia e plotë e Ilia Bashos nga biznesi i tij drejt klinikës në sheshin “Avni Rustemi”, ku u njoftua për atentatin ndaj së shoqes. Dëshmitarët: E pyetëm nëse kishte ndonjë problem, se ishte si i përhumbur. Qëndroi 30 minuta, por fliste pak dhe nuk kthente përgjigje

Ilia Basho në gjykatë: Jam i pafajshëm

Habjon Hasani

Tiranë Alibia e Ilia Bashos për pasditen e 2 shkurtit, kur mbeti e vrarë me dy plumba bashkëshortja e tij, është verifikuar gjatë nga grupi i hetimit. Në dëshminë e tij të parë, 38-vjeçari ka shpjeguar me detaje lëvizjet e tij, të gjitha larg zonës ku u vra Eleni, ndërsa hetuesit e çështjes kanë marrë në pyetje të gjithë personat që kishte takuar ai. “Alibia e Ilia Bashos është e vërtetuar plotësisht, si nga dëshmitarët, ashtu edhe nga operatorët celularë, por dëshmitë e mbledhura kanë sjellë të dhëna interesante për hetimin, që tregojnë se ai ishte në tension dhe i shpërqendruar”,-bëjnë me dije burime të policisë për MAPO-n. Por cilat janë lëvizjet e Bashos, që e mbajnë atë larg vendit të krimit dhe e kursejnë nga akuza e vrasjes direkte? Nga hetimet e bëra prej oficerëve të policisë dhe prokurorisë rezulton se në orën 16:40 minuta, Ilia Basho ka qenë në rrugën e Kavajës pranë “Condor Center”, ku ndodhen dhe zyrat e “Nova Dental Albania”. Pasi ka marrë aty disa pajisje dentare, Ilia Basho i ka hipur makinës dhe ka shkuar në rrugën “Don Bosko”, pranë një laboratori dentar ku ka dorëzuar disa materiale të tjera dentare. Rreth orës 17:10 minuta, ai ka lëvizur sërish dhe kësaj here është drejtuar në rrugën “Naim Frashëri”, mes rrugës së Durrësit dhe të Kavajës, ku ka bërë ndalesa në dy klinika të ndryshme, ku ka dorëzuar porosi. Zyrtarët e policisë pohojnë se lëvizja e radhës së Ilia Bashos ka qenë sheshi “Avni Rustemi”, prej nga vjen edhe dëshmia më e rëndësishme për gjendjen e tij në momentet para vrasjes së të shoqes. “Ilia Basho ka ndalur fillimisht në klinikën e Koço Gjinos për gati 10 minuta. Nga verifikimet tona, ora ka qenë rreth 18:00, kur Basho ka arritur në këtë klinikë, pra 20 minuta para vrasjes së Elenit”, - bëjnë me dije burime të policisë. Ai ka qëndruar aty për pak minuta dhe ka shkuar në një tjetër klinikë, në të njëjtën rrugë, në pronësi të mjekut I. Lauka, ku ka dorëzuar porosi dhe është rikthyer më pas në klinikën e mjekut Koço Gjino, ku ka qëndruar pas rikthimit për më shumë se 30 minuta. Ilia Basho ka qenë në këtë klinikë, kur ka marrë edhe lajmin përmes telefonit se Eleni ishte në Spitalin Ushtarak, në gjendje kritike për jetën. Përveç mjekut Gjino dhe Ilia

Ilia Basho gjatë gjyqit

Bashos, në klinikë në atë moment mësohet se kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të gjithë të marrë në pyetje nga punonjësit e policisë. “Deklarimet e personave që kishte takuar Ilia Basho përputhen në një pikë: ai ka qenë nën tension dhe i përhumbur”,-thonë burime nga grupi hetimor. Mësohet se dëshmitarët kanë pohuar se ishte shumë i shqetësuar dhe në tension, si herën e parë, ashtu edhe gjatë rikthimit në këtë klinikë. “Tensioni ishte i lexueshëm, madje ne e pyetëm nëse kishte ndonjë shqetësim apo problem, por nuk e zgjati shumë dhe nuk i dha rëndësi interesimit tonë”, - janë shprehur dëshmitarët. Një element interesant i dëshmisë së tre njerëzve që kanë qenë me Ilia Bashon në minutat kur gruaja e tij po pësonte atentatin ka të bëjë me një situatë të krijuar aty. Një

16:40

prej dëshmitarëve u ka rrëfyer hetuesve një moment krejt komik, por që në njëf arë mënyre tregon shpërqendrimin e Bashos. “Gjatë qëndrimit në klinikë, atij gati i ranë pantallonat, pasi mesa duket nuk i kishte mbërthyer siç duhet. Ne nisëm të qeshim, por ai nuk foli fare dhe në një moment, unë i thashë që kur u largove nga firma, s’po të mbajnë më as pantallonat”, - ka thënë dëshmitari për policinë. Ilia Basho nuk u ka kthyer fare përgjigje atyre, e pak minuta më vonë ka marrë telefonatën për të shoqen e është larguar me nxitim në drejtim të spitalit. Emrat e tre personave me të cilët Basho ndodhej në klinikë janë rrëfyer prej tij gjatë deklarimit të parë në polici, ku pohoi edhe alibinë perfekte që e mban atë larg vendit ku u vra Eleni Basho.

Ilia Basho ka qenë në rrugën e Kavajës pranë “Condor Center”, ku ndodhen dhe zyrat e “Nova Dental Albania”. Ka marrë aty disa pajisje dentare dhe është nisur drejt “Don Bosko”

17:10

Basho ka lëvizur sërish dhe kësaj here është drejtuar në rrugën “Naim Frashëri”, mes rrugës së Durrësit dhe të Kavajës, ku ka bërë ndalesa në dy klinika të ndryshme, ku ka dorëzuar porosi

18:00

Ilia Basho ka ndalur fillimisht në sheshin “Avni Rustemi” në klinikën e Koço Gjinos për gati 10 minuta. Ai është rikthyer aty pak minuta më vonë dhe ka qëndruar për 30 minuta të tjera, kohë kur u lajmërua për Elenin

Spitali Multispecialistik Mjekësor Kirurgjikal italo-shqiptar

Laboratori i ri Italian Salus Sherbimet: · · · · · · · · · · · ·

Analiza Kimike / Biokimike Analiza Hematologjike Koagulimi i Gjakut Analiza Sierologjike Analiza Bakteriologjike Teste Tumorale Dozimi i Antigjeneve dhe Antikorpeve Hepatike Analiza Hormonale Analiza Toksikologjike / Abuzim Droge Dozimi i Medikamenteve Biologji Molekulare Astrupograme

Salus Tirana Sh.A

ME SALUS POLICLINICO TRIESTINO, CILESIA ITALIANE TANI NE TIRANE!

“Jam i pafajshëm. Ndihem i pafuqishëm për të folur”. Kështu ka pohuar Ilia Basho përballë Gjykatës së Tiranës, gjatë masës së sigurisë që e la pas hekurave të qelisë. I dyshuari për vrasjen e së shoqes është përlotur, teksa palët debatonin për qëndrimin e tij në qeli apo jashtë saj, gjatë fazës së hetimeve. Fillimisht, prokurori ka argumentuar se ndaj të dyshuarit duhet të caktohej masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi rrezikshmëria e veprës penale për të cilën dyshohet Ilia Basho është tepër e lartë. Kjo masë, sipas prokurorit Etien Kapo, është në përputhje me dyshimin e arsyeshëm, bazuar mbi provat që prokuroria dhe policia gjyqësore kanë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit. Por avokati mbrojtës, Lazër Sokoli, e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit, duke thënë se një nga kriteret kryesore për caktimin e masës shtrënguese të sigurisë “arrest me burg” është rreziku i largimit të të dyshuarit nga vendi. “Gjatë seancës, në asnjë prej provave të paraqitura nga prokuroria, nuk është argumentuar se Ilia Basho ka tentuar të largohet nga Shqipëria pas ngjarjes ku mbeti e vdekur bashkëshortja e tij”, mësohet të ketë thënë avokati në sallën e gjyqit. Gjithashtu, ai ka shtuar se Basho tashmë duhet të kujdeset edhe për dy fëmijët e tij, çka tregon se ai nuk mund të largohet nga vendi me qëllim shmangien nga përballja me drejtësinë. Në këtë moment mësohet se i dyshuari është përlotur në gjykatë, por pa mundur të thotë asgjë rreth akuzës për të cilën ai dyshohet.

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

Sistemi informatik on line me Laboratorin Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim të shpejte · Monitorim on line me Laboratorin e Triestes · Cilesi Diagnostikuese sipas standarteve europiane · Kalibrim te perditshem te aparaturave · Validim- çertifikim të rezultateve nga Mjek Italian · Minimizim Automatik i metodave manuale · Tarifa shume konkuruese

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al


6 02

MAPO

e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

rrethe

Prefekti që kërkonte pavlefshmëri absolute të vendimeve të marra në mbledhjen e qarkut, të 21 shtatorit

Qarku i Fierit, gjykata rrëzon të djathtët, këshilli bashkiak i kthehet PS-së Vendimi për pavlefshmëri të mbledhjes së 19 shtatorit, ligjëron mbledhjen e qarkut të 21 shtatorit, kur Vangjel Ndreka u zgjodh kryetar. Gjykatat i kthejnë këshilltarët të majtës, rikthehet shumicë në qarkun Fier Gjykata e Shkallës së parë Fier ka vendosur dje të pranojë kërkesëpadinë e kryer nga katër këshilltarët e Partisë Socialiste, padi e cila ka si objekt pavlefshmërinë absolute të të gjitha vendimeve të prodhuara në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 19 shtator 2011. Veç pranimit të kërkesëpadisë, gjykata ka marrë vendim edhe lidhur me objektin e saj, duke i cilësuar si të pavlefshme vendimet e marra më 19 shtator të vitit të kaluar, kur të djathtët kryen rikonstituimin e këshillit të Bashkisë Fier, vetëm dy ditë para mbledhjes së këshillit të qarkut. Në këtë seancë të fundit, ku trupi gjykues kishte paralajmëruar në seancën paraardhëse për dhënien e vendimit, kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e palës paditëse, këshilltarët Alma Bejtja, Alket Merdani, Ylli Shehu dhe e zgjedhura prej të majtëve si kryetare e këshillit të Bashkisë Fier, Donika Jorgaqi, të cilën të djathtët e zëvendësuan me Vasil Ndrekon më datë 19 shtator 2011. Këshilltarët e majtë kanë pasur si përfaqësues ligjor të tyre Andjus Olldashin. Ndërsa të djathtët, të cilët kanë qenë edhe pala e paditur, nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme. Por e veçanta e kësaj seance ishte edhe prezenca e përfaqësuesve të OSBES-së, të cilët kanë asistuar në dhënien e vendimit. Në mbledhjen e thirrur prej të djathtëve më datë 19 shtator të vitit të kaluar u kërkua mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit bashkiak, Donika Jorgaqi, që e kishte zgjedhur mbledhja e datës 29 qershor. Në votimin e datës 19 shtator, ku nuk morën pjesë këshilltarët e majtë, u zgjodh si kryetar i këshillit të bashkisë Vasil Ndreko. Po me votim u zgjodh edhe njëri prej nënkryetarëve të këshillit bashkiak, përfaqësues i “Aleanca për Qytetarin”, Zamira Çaushaj. Më tej mbledhja vijoi me shkarkimin e bordit drejtues të Ujësjellësit. Të

Të majtët tani me mazhorancë në këshillin e qarkut Fier

Bashkia e Fierit

katër anëtarët e këtij bordi: Xhevit Bushi, që është edhe kreu i PS-së së rrethit Fier; Josif Gjonçe, Kozma Sako dhe Asqeri Muhaj u shkarkuan me votat e këshilltarëve të djathtë dhe u zëvendësuan me katër emra të tjerë, përkatësisht: Agim Mero, Asip Demo, Enkeljd Rexhepi dhe Gëzim Hasani. Sakaq në përfundim të kësaj mbledhjeje u zgjodhën edhe këshilltarët e rinj për në këshillin e qarkut: Fatmir Kajolli, Aleksandër Myrtaj, Admirim Shehu dhe Eduart Xhaferri, duke i shkarkuar këshilltarët e majtë, të cilët menjëherë iu drejtuan gjykatës me kërkesëpadi për pavlefshmëri të kësaj mbledhjeje. Pikërisht dje, Gjykata e Fierit i ka cilësuar si të paligjshëm këta këshilltarë të djathtë. Sipas këshilltarëve të majtë dhe përfaqësuesit ligjor të tyre Andjus Olldashi, vendimi i djeshëm i Gjykatës së Fierit, legjitimon edhe një herë vendimet e marra në mbledhjen e qarkut të datës 21 shtator 2011 dhe rrëzon ato vendime që u prodhuan në mbledhjen e 16 nëntorit të po atij viti të thirrur prej të djathtëve. Ndërkohë prefekti që kërkonte pavlefshmëri absolute të vendimeve të marra në mbledhjen e qarkut, të 21 shtatorit, është rrëzuar nga vendim i i djeshëm i gjykatës, thekson Olldashi. Në mbledhjen e këshillit të qarkut të 21 shtatorit 2011, kur u zgjodh si kryetar Vangjel Ndreka, këshilli i Bashkisë Fier u përfaqësua nga këshilltarët e majtë të përftuar në mbledhjen e 29 qershorit 2011. Prefekti kërkonte në kërkesëpadinë e tij se në mbledhjen e qarkut, e datës

21 shtator, këshilli i Bashkisë Fier duhej të përfaqësohej nga këshilltarët e përftuar në mbledhjen e këshillit të datës 19 shtator. Por vendimi i djeshëm i gjykatës ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë rrëzimin e kësaj kërkesë-padie të prefektit, pasi i ka cilësuar si të paligjshëm këshilltarët e zgjedhur më datë 19

Sipas këshilltarëve të majtë dhe përfaqësuesit ligjor të tyre Andjus Olldashi, vendimi i djeshëm i Gjykatës së Fierit, legjitimon edhe një herë vendimet e marra në mbledhjen e qarkut të datës 21 shtator 2011 dhe rrëzon ato vendime që u prodhuan në mbledhjen e 16 nëntorit të po atij viti të thirrur prej të djathtëve

Porti i peshkimit, projekti 16.8 milionë dollarësh fillon në prill Në muajin prill të këtij viti në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit, pritet të nisin punimet për ndërtimin e Portit te Peshkimit. Projekti është realizuar rreth dy vite më parë, nga ana e një kompanie marokene e quajtur CID. Ndërtimi i portit të peshkimit do të realizohet me financimin e Bankës Islamike, me një fond që kap shifrat prej 16.8 milionë dollarë, të ndarë në dy lote dhe punimet për projektin në fjalë priten të përfundojnë brenda janarit të vitit 2014. Ky port do të ndërtohet ngjitur me portin detar të Durrësit, i mbështetur pjesërisht në muret dallgëthyese të pjesës perëndimore të tij. Ai parashikon ngritjen e një skoliere (barriere me gurë) prej 800 metra linear, përballë murit

perëndimor të portit, në krahun e shëtitores “Taulantia”, nga vendi ku ndodhet kapitaneria deri në godinën e stacionit meteorologjik. Sipas projektit, brenda basenit ujor prej 8 hektarë, që do të krijohet mes dy mureve, do të ndërtohen tre pontile (ura) me gjerësi 4 metra dhe me gjatësi 84 metra secila. Ndërtimi i portit të ri do të mundësojë ankorimin e 130 motopeshkatoreve njëherësh, si dhe punësimin e afro 750 personave. Ndërkohë, ky projekt parashikon ndërtimin e godinave të administratës në një territor tokësor prej 2.2 ha, ku do të ndërtohen gjithashtu edhe magazinat frigoriferike për tregtimin e peshkut me shumicë si dhe dispeceria e sektorit të peshkimit .

shtator, për të përfaqësuar Bashkinë Fier në këshillit e Qarkut. Ndërkaq, dy ditë më parë, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur prishjen e pezullimit të gjykimit në themel të çështjes që ka si objekt shqyrtimi vendimet e prodhuara në mbledhjen e qarkut të 16 nëntorit të thirrur prej të djathtëve.

Tashmë të majtët kanë siguruar numrin e mjaftueshëm për të rimbledhur këshillin e qarkut Fier. Në këshillin e Bashkisë Fier, me vendim të gjykatave ata kanë rifituar tre këshilltarë, në komunën e Grabianit të Lushnjës një dhe një tjetër në komunën e Krutjes po në këtë rreth. Një tjetër këshilltar gjykata ua ka rikthyer të majtëve në komunën e Dërmënasit të rrethit të Fierit. Ndërkaq, gjykatat e Fierit dhe të Lushnjës kanë pezulluar tre këshilltarë të Bashkisë së Patosit dhe dy të Bashkisë së Divjakës, të përftuar nga rikonstituimet e kryera prej përfaqësuesve të grupimit “Aleanca për qytetarin”. Sipas të zgjedhurit si kryetar i këshillit të qarkut, më datë 21 shtator, Vangjel Ndrekës, së shpejti ai do të mbledhë këshillin e qarkut.

28 Shkurt, 2012

Grupi Societe Generale Group Informacionin Financiar për vitin 2011:

publikoi

Të ardhura bankare: 25.6 Miliard Euro Fitimi Neto i Grupit: 2.4 Miliard Euro Societe Generale është një prej grupeve financiare më të mëdha në Europë. Ai është prezent në tregun Shqiptar nëpërmjet filialit të tij Societe Generale Albania. Societe Generale Albania i shërben klientëve të saj nëpërmjet 42 degëve në Shqipëri. Societe Generale Albania ofron shërbim të personalizuar për klientët e saj nga të gjithë sektorët e ekonomisë, duke kapitalizuar kështu mbi ekspertizën mbarëbotërore të Grupit. www.societegenerale.al


E premte, 2 mars 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

7

Nexhmije Hoxha paralajmëroi kallëzimin penal “Në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të ditarëve politikë e familjarë të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të kujtimeve të tij. Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashembullt, ne nuk e dimë. Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa

emisione televizive e në shtyp po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pjesëtaren e saj Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse, ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale”, – shkruhet që në hyrje të letrës publike të

Nexhmije Hoxhës. Më tej, Nexhmije Hoxha sqaron se ky konstatim iu bë me dije drejtoreshës së Arkivit të Shtetit, ndërsa kjo e fundit pasi bëri verifikimet e saj, i ka komunikuar familjes Hoxha përmes shkresave të muajit dhjetor 2011 për mosekzistencën e këtyre materialeve në fondet e këtij Arkivi.

Zhdukja e dorëshkrimeve, djali i Enver Hoxhës padit Arkivin dhe Blendi Fevziun Pas pretendimeve për zhdukjen e dorëshkrimeve dhe ditarëve nga Arkivi i Shtetit, Ilir Hoxha dorëzon kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Arkivi paditet për zhdukjen e kujtimeve, ndërsa gazetari Blendi Fevziu për publikimin e tyre pa lejen e familjes Leonard Bakillari Tiranë Debati publik i hapur pak

ditë më parë, përmes një letre të firmosur nga e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, tashmë pritet të kthehet në një çështje juridike dhe penale në Prokurorinë e Tiranës. Djali i madh i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, ka depozituar një kallëzim penal në prokurori lidhur me zhdukjen e dokumenteve origjinale të babait të tij nga Arkivi i Shtetit. Vetë Hoxha konfirmoi për gazetën MAPO se, nëpërmjet postës, ka nisur

një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pa dhënë shumë detaje mbi objektin e padisë. Në prokurori mësohet se një kallëzim i tillë nuk ka mbërritur ende në zyrat e akuzës dhe kjo ndoshta për shkak të postës, pasi prej muajsh organi i akuzës nuk pranon asnjë kallëzim penal dorazi. Sipas burimeve, mësohet se kallëzimi penal është fokusuar në një çështje të bërë publike edhe ditë më parë nga familja Hoxha: zhdukja e dorëshkrimeve origjinale të ishdiktatorit Enver Hoxha nga Arkivi i Shtetit. Shkak për këtë denoncim është bërë publikimi i disa dokumenteve për jetën e ish-diktatorit nga gazetari Blendi Fevziu në librin e tij “Enver Hoxha”, por edhe në emisionet televizive. Menjëherë pas publikimit dhe shfaqjes së këtyre dokumenteve, familja Hoxha ka kërkuar në Arkiv t’i vihet në dispozicion fondi i dokumenteve origjinale të ish-diktatorit, përfshi dorëshkrimet e tij dhe dorëshkrimet e kujtimeve. Por pas kontaktit me drejtoreshën e Arkivit Qendror të Shtetit, zonjën Nevila Nika,

familja Hoxha është njoftuar se dokumentet origjinale nuk ekzistojnë në Arkiv, por ky institucion disponon vetëm kopje të dorëshkrimeve origjinale. Pas kësaj përgjigjeje zyrtare nga drejtoresha e Arkivit, familjarë të Hoxhës e kanë konsideruar si tepër të papranueshme mosgjetjen e dokumenteve origjinale, duke hedhur dyshime për zhdukje të qëllimshme, apo edhe vjedhje të këtyre dorëshkrimeve. Për këtë situatë, e veja e diktatorit bëri përgjegjëse drejtoreshën e AQSHsë, duke paralajmëruar edhe një kallëzim penal ndaj saj. Kallëzimi mësohet se është bërë dy ditë më parë, por prokuroria nuk ka konfirmuar mbërritjen e këtij kallëzimi, i cili gjithashtu si objekt të tij ka edhe denoncimin ndaj gazetarit Blendi Feviziu. Sipas familjarëve të Enver Hoxhës, në një stacion televiziv janë transmetuar pamje filmike nga jeta private e ish-diktatorit dhe kjo gjë, sipas tyre, bëhet pa marrë lejen e familjarëve të tij. “Shohim që nga ndonjë stacion televiziv transmetohen fragmente fil-

Arkivi: Nuk i kemi pasur dorëshkrimet origjinale Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror, Nevila Nika, ka hedhur poshtë pretendimet e familjes Hoxha lidhur me dorëshkrimet origjinale të ish-diktatorit. Në një reagim të pak kohëve më parë për MAPO-n, Nika tha se nuk ekziston asnjë e dhënë apo provë që këta ditarë të kenë hyrë në Arkiv, në vitin 1991. “Në Arkivin Qendror kanë ardhur vetëm disa kopje dorëshkrimesh, të cilat ne ende i kemi, si dhe ka ardhur fondi i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, të cilat janë redaktime dhe përmbledhje të dorëshkrimeve origjinale të Hoxhës, dhe asgjë tjetër nuk rezulton të ketë ardhur në Arkivin Shtetëror”, - tha Nika. Sipas saj, i gjithë fondi i Enver Hoxhës ishte administruar nga ish-Instituti Marksist-Leninist dhe në vitin 1991, kur u shkri ky institut, Partia Socialiste nuk e konsideroi këtë fond si trashëgimi të vetën dhe materialet i kaluan Arkivit.

mash dokumentarë nga jeta private e Enver Hoxhës, pa marrë leje nga familja, siç kërkohet në ligjin përkatës për këto lloj dokumentarësh. Nuk është fjala aspak për dokumentarë që i përkasin jetës zyrtare, politike e shoqërore të Enver Hoxhës”- shkruante në letrën e saj të hapur Nexhmije Hoxha pak ditë më parë. Sipas procedurës, prokuroria me të marrë kallëzimin pritet të nisë verifikimet përkatëse. Fillimisht organi i akuzës do të kërkojë provat që disponon pala kallëzuese, në këtë rast Ilir Hoxha, djali i madh i Enver Hoxhës, dhe më pas do të marrë në pyetje personat e kallëzuar nga ana e tij. Zhdukja e dorëshkrimeve origjinale të ish-diktatorit Hoxha, si dhe publikimi e transmetimi i dokumenteve dhe pamjeve filmike të jetës së tij private, pa marrë leje më parë nga familjarët, është denoncuar publikisht nga Nexhmije Hoxha. Në letrën e saj publike e veja e Enver Hoxhës hidhte dyshime se dorëshkrimet e tij janë zhdukur në mënyrë të qëllimshme dhe të organizuar.

Blendi Fevziu

Ilir Hoxha

Prokuroria dorëzon në gjyq dosjen e drejtorit të stadiumit Gazmend Sallaku akuzohet se ka marrë 150 mijë lekë ryshfet nga një tregtar i një dyqani kancelarie në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Tiranë Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale ndaj ish-drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku, i akuzuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Për më shumë se 7 muaj “Task-Forcë” në Prokurorinë e Tiranës ka hetuar veprimtarinë e Sallakut,

duke siguruar prova që sipas akuzës provojnë kryerjen e veprës penale nga i pandehuri. Në kërkesën për gjykim drejtuar Gjykatës së Tiranës, organi i akuzës thotë se i pandehuri Gazmend Sallaku, drejtor i Ndërmarrjes së Objekteve Sportive, pjesë e së cilës janë stadiumi “Qemal Stafa” dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”, është arrestuar në flagrancë më datë 15.08.2011, për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas hetimeve rezulton se gjatë periudhës 8-15 gusht të vitit të shkuar, i pandehuri ka kërkuar para nga një prej perso-

nave që kishte marrë me qira disa ambiente pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. “Në periudhën 8 gusht 2011 - 15 gusht 2011, Sallaku ka kërkuar para nga Petrit Levendi, pronar i një dyqani kancelarie “Colombo”, për të lidhur një kontrate qiraje me këtë të fundit, për disa ambiente të pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Prokuroria e akuzon Sallakun se ka kërkuar shumën prej 300.000 lekësh dhe nëse pagesa nuk realizohej, ai ka kërcënuar z.Levendi që do t’i prishte investimet paraprake prej 2.000.000 lekësh të realizuara nga ky person në ambientin që do të

Gazmend Sallaku

merrte me qira. Me insistimin e shtetasit Petrit, z.Sallaku ka ulur shumën e kërkuar ne vlerën 150.000 lekë”, - thuhet në kërkesën për gjykim të prokurorisë. Sipas hetimit rezulton

se shtetasit Petrit Levendi dhe Gazmend Sallaku, më 15 mars të vitit të shkuar kishin lënë takim në zyrën e Sallakut, me qëllim dorëzimin e parave të kërkuara nga i pandehuri. “Në datë 15.08.2011, i pandehuri Gazmend Sallaku, në zyrën e tij në stadiumin “Qemal Stafa”, ka marrë prej z.Levendi shumën prej 150.000 lekesh. Në këtë moment është bërë ndërhyrja e organeve të policisë gjyqësore dhe kapja ne flagrancë e z.Gazmend për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.P”, - thuhet në kërkesën e prokurorisë. L.Bakillari


8

MAPO

e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

BE: Mos shpërdoroni fondet që jepen për zonat rurale Bashkimi Europian bën apel që fondet e akorduara për zhvillimin e zonave rurale të mos shpërdorohen nga shoqëria civile. Është mbyllur sot faza e parë e projektit të PNUD-it, i zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që parashikonte rritjen e rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e zonave rurale. Përfaqësuesi i BE-së, Stefano Calabretta u shpreh se Europa e sheh me përparësi

zhvillimin e këtyre zonave. “Bashkimi Europian e shikon me përparësi përfshirjen e shoqërisë civile në zonat rurale dhe periferike të vendit. Së pari, komponenti i parë i IPA i parashikuar prej dy vitesh për këtë projekt, 2011-2013 kishte si qëllim forcimin e rolit të shoqërisë civile. Edhe pse OJF-ve u është dhënë një pjesë e mirë e fondeve, puna e tyre nuk është e mjaftueshme. Është dhënë gjysmë milion euro

në vit, dhe oferta do të jetë e hapur edhe për këtë vit për të gjitha OJF-të që duan të aplikojnë dhe të jenë më pranë zonave rurale. Sigurisht që duhet të jemi realistë, ndonjëherë shikojmë që ka mungesë profesionalizmi në përdorimin e fondeve dhe kjo është e ndryshme nga rasti në rast”, - tha Calabretta. Projekti shtrihet në Qarkun e Lezhës, Elbasanit, Gjirokastrës dhe Beratit.

Kuvendi miraton, INSTAT në varësi të Kryeministrit

Nga seanca e djeshme parlamentare

Kuvendi miraton

Nga 1 shtatori, 360 mijë qytetarë deklarojnë të ardhurat, opozita kundër Mazhoranca miratoi dje ligjin për deklarimin e të ardhurave nga 360 mijë shqiptarë nga shtatori i këtij viti, me qëllim taksimin 10% të tepricave. Kundërshton opozita: Do kthejmë taksën progresive Sabina Veizaj

U miratua dje në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës projektligji për deklarimin e të ardhurave personale. Ligji që parashikon nënshkrimin e deklaratave personale në vit nga rreth 360 mijë individë, të cilët nga muaji shtator do të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2012. Me deklarimin e shumës së të ardhurave të qytetarëve synohet taksimi me 10 për qind i diferencës ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, por individët që kanë të ardhura më të ulëta se kufijtë ligjorë mund të përfitojnë rimbursim. Pikërisht sistemi i taksimit aktual që parashikon tatimin mbi të ardhurat në masën 10%, e quajtur ndryshe nga mazhoranca aktuale, si taksë e sheshtë, nxiti debate të ashpra dje në sallën e parlamentit gjatë seancës plenare të radhës. Gjithashtu, opozita ngriti shqetësimin e gjithëkahershëm se taksa e sheshtë është një padrejtësi shoqërore që i bëhet shtresave në nevojë. “Padrejtësia është tek taksa e sheshtë që paguan qytetari i zakonshëm shqiptar. Shuma që një infermier duhet të paguajë më shumë për taksën e

sheshtë është 300 mijë në vit. Në fund të 10 viteve, 5 mln lekë. Ndërsa ne si deputetë, ju si ministra dhe kryeministri, në 10 vjet nuk i japim shtetit 20 mln lekë”, - tha deputeti socialist Arben Ahmetaj. Sipas tij, që të funksiononte i gjithë procesi me taksën e sheshtë duhej që të shtyhej të paktën deri në 2014-2015 aplikimi i ligjit në fjalë, në mënyrë që të përgatitej sistemi. Në përgjigje të deputetit Ahmetaj, ministri i Financave, Ridvan Bode sqaroi në lidhje me ligjin në fjalë se është ligji më modern nga pikëpamja e drejtësisë sociale. “Një infermiere që merrte në kohën e qeverisjes socialiste 150 mijë lekë të vjetra pagë, në vi-

Deklarimi bëhet i detyrueshëm vetëm për individët që realizojnë të ardhura vjetore bruto të barabarta ose më të larta se 2 milionë lekë. Rritet nga 800 mijë në 1 milion e 50 mijë lekë kufiri i të ardhurave vjetore të deklaruesve që përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme

tin 2010 mori 340 mijë lekë pagë mesatare në muaj. “Kësaj infermiereje i thoni që paguan 20 mijë lekë të vjetra taksë, kur në një muaj i është rritur paga me 170 mijë lekë”, - tha Bode. “Taksa progresive, shpifja më e fundit e kryetarit tuaj dhe taksa më e vjetër nuk ndihmojnë shtresat në nevojë. Keni armiqësi me interesat tuaja të fshehta. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës. I qëndruam krizës sepse ne ndërmorëm një politikë fiskale që na bëri t’i qëndrojmë goditjeve të ardhura nga jashtë. Ju kërkoni të riktheni politikën e monopoleve. Ky ishte modeli juaj”, - iu drejtua ministri Bode socialistëve. Ai deklaroi nga salla e Kuvendit se politika fiskale e qeverisë ka dyfishuar të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe mundësoi që për katër vite të rrisë më shumë se dy herë pagat në arsim e shëndetësi, ashtu sikurse pensionet. Ligji për deklarimin e të ardhurave parashikon që kufiri për këtë proces të rritet nga 200 mijë lekë në 2 milionë. Deklarimi bëhet i detyrueshëm vetëm për individët që realizojnë të ardhura vjetore bruto të barabarta ose më të larta se 2 milionë lekë. Rritet nga 800 mijë në 1 milionë e 50 mijë lekë kufiri i të ardhurave vjetore të deklaruesve që përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme. Ndryshimet konsistojnë edhe në shtimin e kategorisë së deklaruesve tatimpagues, individë rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme jashtë territorit, si dhe për ata jorezidentë që realizojnë të ardhura të tatueshme brenda territorit.

Opozita ka kundërshtuar dje me pasi INSTAT raporton se është ulur forcë ndryshimet në ligjin “Për statis- numri i të papunëve”, - tha Pollo. Ai tikat”, ndërsa mazhoranca e ka argu- ftoi opozitën të bashkëpunonte për të mentuar varësinë nga zyra e Kryem- përmirësuar besimin te institucionet inistrit thjesht si rregullim ligjor. Si- publike, pasi kemi vlerësime në këtë pas deputetit socialist, Erion Braçe, drejtim nga institucionet ndërkomky ndryshim bie ndesh me kërkesat bëtare, ndërsa vuri theksin në faktin që raport-progreset e KE-së i kanë se statistikat janë të rëndësishme. adresuar në vijimësi Shqipërisë lid- Pollo bëri të ditur se në muajin nënhur me pavarësinë e institucionit të tor kur u dorëzua progres-raporti statistikave. “Në raport-progresin e nga Komisioni Europian për ShqKE të 2010-ës thuhet se sistemi i ipërinë është konstatuar se sistemi statistikor shqipstatistikave në tar ka bërë përS h q i p ë r i k a “Në raport-progresin e KE të parime të duknevojë për për- 2010-ës thuhet se, sistemi i shme gjatë viteve mirësim thelbë- statistikave në Shqipëri ka nevojë të fundit dhe se sor, pasi statisti- për përmirësim thelbësor, pasi po i afrohet kat e hartuara statistikat e hartuara ende nuk legjislacionit euende nuk janë të janë të harmonizuara në mënyrë ropian. “Ligji akharmonizuara të kënaqshme me standardet e në mënyrë të BE-së dhe pavarësia profesionale e tual për statistikënaqshme me INSTAT-it nuk është mjaftueshëm e kat shqiptare është një bazë e standardet e BE- garantuar me ligj”, - tha Braçe. fortë ligjore për së dhe pavarësia profesionale e INSTAT-it nuk është prodhimin e statistikave, ndërkohë mjaftueshëm e garantuar me ligj”, - që mbështesim planifikimin e rishitha Braçe duke iu referuar dokumen- kimit të ligjit për të forcuar statusin e tit të KE-së. Ndërsa ministri i Inova- Drejtorit të Përgjithshëm të INSTATcionit, Genc Pollo deklaroi se sistemi it me parimet e pavarësisë profesiostatistikor ka bërë përparime të nale dhe konfidencialitetit statistikor, shumta drejt standardeve të Bash- që janë zbatuar praktikisht nga INkimit Europian. “Kryetari i PS-së, STAT-i”, - tha Pollo. Ndërsa deputeRama deklaroi se në Shqipëri ka 1 ti demokrat, Selami Xhepa sqaroi se milion të papunë. Përveç retorikës ni- të dhënat e INSTAT-it monitorohen hiliste, arsyeja e kësaj deklarate nga FMN dhe Eurostat, e nuk ka mund të jetë edhe mangësi informimi, mundësi të transformohen.

Godina e INSTAT

Punonjësit e PLUS dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë Punonjësit e PLUS Communication kanë marrë pjesë ditën e djeshme në një fushatë të dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të nevojave të fëmijëve talasemikë në vendin tonë. Në përgjigje të thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, dhjetëra punonjës të PLUS kanë marrë pjesë vullnetarisht në seancat e organizuara në disa ditë të plota në ambiente të ndryshme të zyrave të kompanisë në Tiranë. “Punonjësit e PLUS kanë treguar solidaritetin e tyre duke mbështetur nevojën dhe domosdoshmërinë jetike të këtyre fëmijëve në vështirësi. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, ne të gjithë e vlerësuam këtë fushatë si një nismë humane, reale dhe konkrete”, – tha Keti Luarasi, drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore tek PLUS

Communication. Mesatarisht në Shqipëri, çdo muaj, evidentohen të paktën dy lindje me probleme talasemie. Afro 500 është shifra aktuale e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa raportohet një numër akoma edhe më i madh të rriturish të prekur. Mbijetesa e këtyre fëmijëve është e lidhur ngushtë me transfuzimin periodik e të vazhdueshëm të gjakut, dhe ky i fundit mund të gjendet vetëm përmes dhurimit vullnetar, që cilësohet si edhe më i sigurti. Përveç të sëmurëve me talasemi, gjaku i dhuruar nga punonjës të PLUS do të mund të përdoret edhe për të sëmurë me tumore, leucemi e sëmundje të tjera, të cilët e kanë jo vetëm të nevojshme, por edhe tepër emergjente marrjen e gjakut.


e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Moti i keq dhe kriza rrëzuan tregtinë e jashtme Ekspertët e shohin me shqetësim rënien e tregtisë së jashtme të vendit gjatë janarit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Adrian Civici dhe Genti Beqiri thanë dje se moti i keq dhe ulja e kërkesës në tregjet botërore kanë qenë dy nga shkaqet kryesore që

kanë ndikuar në këto shifra. Ndërkaq ekspertët mendojnë se nëse situata në Eurozonë do të përmirësohet, kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare të vendit. Një ditë më parë INSTAT publikoi shifrat më të fundit për tregtinë e jashtme për muajin e

parë të këtij viti, ku vërehet rënie e eksporteve dhe importeve. Sipas të dhënave, gjatë janarit u eksportuan 13,448 miliardë lekë mallra, me ulje 18.8% në krahasim me dhjetorin 2011, ndërsa u importuan 35 miliardë lekë mallra me ulje 33% ndaj dhjetorit.

Raporti i Open Data

Objektet e shtetit me qira, 35 mln euro abuzimi në 5 vjet Abuzimet nga dhënia e pronës shtetërore me qira gjatë viteve 2005-2010 rezultojnë 4.3 miliardë lekë, sipas kalkulimeve të Open Data Albania. Dëmi më i madh është shkaktuar në vitin 2009. Albpetroli dhe Ministria e Mjedisit në krye të abuzimeve Blerina Hoxha

Dëmi që është shkaktuar në të ardhurat publike nga dhënia e pronës shtetërore me qira apo edhe shitja e saj, gjatë viteve 2005-2010, është 4.3 miliardë lekë ose më shumë se 35 milionë euro. Kalkulimi është bërë nga Open Data Albania dhe mësohet se vlera më e madhe e dëmit të krijuar është në vitin 2009, me mbi 3.1 miliardë lekë. Sipas arsyetimit të Open Data, me përjashtim të vitit 2009, vlera e dëmit në fushën e shitjes/qiradhënies të pasurisë shtetërore ka vlera të ulëta. Vlera më e ulët është në vitin 2008, me 11. 9 lekë, vlerë kjo sa 0,3% e dëmit total. Konstatohet se dëmi në këtë fushë, për vitin 2009  përbën 43,68% të dëmit total ekonomik. Ky dëm është 266.7 herë më i madh se dëmi në këtë fushë në vitin 2008 dhe 20.7 herë më i madh se dëmi ekonomik i shkaktuar në shitjen dhe qiradhënien e pasurisë shtetërore në vitin 2010. Ky dëm, sipas Open Data, është shkaktuar kryesisht nga shkeljet e ligjshmërisë nga subjektet Albpetrol sh.a Patos në vlerën 2. 6 miliardë lekë dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Tiranë në vlerën 538, 7 milionë lekë. Open Data Ka hulumtuar mbi dinamikën dhe karakteristikat e dëmit ekonomik në shitjen dhe qiradhënien e pasurive shtetërore. Dëmi ekonomik në fushën e shitjes dhe qiradhënies të pasurisë shtetërore konstatohet si llogaritje apo zbatimi i gabuar i tarifave

Godina e Albpetrolit

të dhënies me qira të pronës publike. Gjithashtu mosvjelja e qirave të objekteve që shfrytëzohen nga privatët pa kontratë dhe mosvjelja e penaliteteve të llogaritura përben dëm ekonomik në këtë fushë. Si veprim abuzim me pasojë dëm konsiderohen detyrimet e papaguara të qiramarrësve, llogaritjet e gabuara të çmimit të shitjes dhe detyrime të papaguara për ujë dhe energji elektrike. Gjatë hulumtimit për periudhën 2005-2010 shënohen si faktor shkaktues të dëmit: mosderdhja e qirasë së objekteve në buxhetin e shtetit; mosarkëtimi i kësteve të privatizimit në afatin e duhur; shitja e apartamenteve në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi etj. Sipas ligjit në fuqi për dhënien me qira të pronës shtetërore, sipërfaqet deri në 200 m2 nuk u nënsh-

trohen proceduarve të konkurrimit. Në këtë rast drejtuesi i ndërmarrjes apo i shoqërisë duhet të bëjë një planifikim, të ambienteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksion-

al, të cilat do të jepen me qira kryesisht njëvjeçare, të ndara sipas kategorive. Dhënia me qira e sipërfaqeve mbi 200m2 u nënshtrohet procedurave të konkurrimit. Drejtuesi i ndërmarrjes apo i shoqërisë

duhet të bëjë një planifikim të ambienteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksional, të cilat do të jepen me qira, të ndara sipas kategorive. Lista e ambienteve të planifikuara, e shoqëruar me gen-planet e miratuara për çdo ambient duhet dërguar për miratim nga Këshilli Bashkiak. Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njoftimi për botim shpallet 4 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike. Në kryeqytet për ndërtesat që do të përdoren si zyra, zyra doganore, dyqane “duty free” dhe agjenci shërbimi në aeroporte dhe dogana, qiraja është jo më pak se 2 500lekë/m2 në muaj. Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lek/m2 në muaj. Për terrenet sportive tarifa dysheme e qirasë mujore është 50 lek/m2 në muaj, brenda qytetit.

Standard and Poor’s: Shqipëria në periferi të krizës së borxheve Agjencia vlerësimit të borxhit, Standard and Poor’s, ka publikuar vlerësimin për 19 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, sipas së cilës Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve më pak e ndikuar nga kriza e zonës euro. Sipas S&P, është bërë një kategorizim prej 19 shtetesh, ku më pak e rrezikuar nga vendet e BE-së paraqitet Rumania. Në kategorinë e dytë përfshihet Bosnja Hercegovina dhe Letonia, të ndjekura nga Polonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Lituania, që kanë një ndikim mesatar. Shqipëria është në grupin e fundit bashkë me Ukrainën, Kroacinë,

Bullgarinë dhe Maqedoninë, Rusinë, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin. Sipas rezultateve të renditjes, sugjerohet që progres është bërë së fundmi në frenimin e deficitit; megjithatë përjashtohen në këtë rast Turqia dhe Ukraina. Risku qëndron që sektori financiar i eurozonës të shkaktojë destabilizim në shpenzimet kapitale në shumë ekonomi në zhvillim të Europës, me efekte negative në rritjen ekonomike dhe financat publike. Raporti vlerëson se Turqia është vendi më vulnerabël që mund të infektohet nga kriza financiare e eurozonës. Indeksi i Turqisë

është më i larti nga 19 vendet e marra në studim, me 2.94. Ajo që e bën Turqinë më vulnerabël është deficiti i viteve të fundit dhe më 2011 llogaritej sa 10% e PBB-së në 2011 (një përkeqësim i ardhur edhe nga rritja e çmimit të karburanteve). Hungaria ka indeksin më të lartë pas Turqisë, duke u renditur në vend të dytë me 2.09, që do të thotë se rrezikohet nga ndikimi i krizës së eurozonës. Rusia (-0.07), Kazakistan (-0.45), dhe Azerbajxhan (-2.19) sipas Stadart and Poors janë vendet më pak vulnerabël që mund të ndikohen nga kriza e Eurozonës.

S&P vëren se që nga kriza financiare e 2009-ës shumë prej vendeve të studiuara kanë bërë progres të mirë kah ribalancimit dhe rishpërndarjes. Ekonomitë e Shqipërisë, Ukrainës, Serbisë, Rumanisë, Maqedonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Hungarisë janë më të hapura (referuar nivelit të eksporteve ndaj PBB-së) më shumë se kurrë më parë. Por një dobësim i kërkesës në Eurozonë për eksportet e tyre, ose mungesë mbështetje nga bankat mëma në Europë, mund të ulë besimin e vendeve në zhvillim të Europës.


OpEd

10

MAPO

E PREMTE, 2 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Çelësi i mbijetesës së lirisë në botën moderne është përqafimi i identiteteve të shumëfishta. Timothy Garton Ash

02

Është më e vështirë të vrasësh sajesën se sa realitetin. Virginia Woolf

03

Dështimi është një rrethrrotullim dhe jo një rrugë pa krye. Zig Ziglar

BUJAR KAPEXHIU NGA

Korrelacioni i munguar midis viteve 1912-2012 V

iti 1912 ka qenë i ngjeshur me ngjarje historike, të cilat pasqyrojnë emancipimin kombëtar të shqiptarëve dhe pjekurinë politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Gjatë këtij viti, Lëvizja Kombëtare Shqiptare e ballafaquar me pamundësinë që të drejtat e synuara kombëtare (autonominë e Shqipërisë) t’i realizojë në suaza legale dhe kushtetuese osmane, organizoi me shumë sukses Revolucionin Kombëtar, të cilin Historiografia jonë e ka përkufizuar si: Kryengritje të Përgjithshme Shqiptare. Përmes kësaj ndërmarrjeje dhe fitoreje historike, shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre me forcat e veta dhe pa ndihmë nga jashtë, arritën që një Perandorie-Perandorisë Osmane- t’i imponojnë kërkesat politike të tyre. Këto kërkesa do të definonin njëherë e mirë Shqipërinë në dy dimensione të saj: Entitet-identitet i veçantë politik me shtrirje të definuar territoriale, pra Shqipëri autonome në kufijtë etnik të saj. Dhe pikërisht, mundësia që Marrëveshja shqiptaro-osmane të jetësohej dhe imponohej edhe në suaza ndërkombëtare, trazoi shtetet fqinje të Shqipërisë dhe përshpejtoi hapat diplomatikë drejt një “aleance” antiosmane, por po aq dhe madje më shumë antishqiptare. Kështu, përkundër vullnetit të Fuqive të Mëdha, nisi Lufta e Parë Ballkanike, dhe shumë shpejt u bë e qartë se rezultatet e saj ishin të pakthyeshme. Në momentin që shqiptarët e kuptuan faktin se koncerti europian përkundër deklaratave të bëra u pajtua me prishjen e status quo-s, nisën organizimin e një Kuvendi Kombëtar, në të cilin do të merrej qëndrim për të ardhmen e Shqipërisë e në harmoni me realitetin e ri që tashmë po definohej në këtë pjesë të Europës. Në Kuvendin Kombëtar në Vlorë (qytet i imponuar si më i sigurti, e jo i përzgjedhuri), përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare, vendosën për hapin e duhur politik, duke shpallur synimin final të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Shqipërinë e Pavarur. Natyrisht, shpallja e pavarësisëkonsensusi gjithëkombëtar lidhur me këtë akt-, është ngjarje kulmore historike, dhe prandaj përkushtimi i shqiptarëve për shënimin e denjë të përvjetorit jubilar të kësaj ngjarjeje është krejt i natyrshëm. Por që në start po shfaqen veprime të nxituara dhe të gabuara. Pa lëvizjen e armatosur për të drejtat kombëtare, pa Revolucionin

KOMENT DR. EMINE BAKALLI

Ka dhe një arsye madhore përse Revolucionit Kombëtar i duhet dhënë vendi që Republika franceze i jep Revolucionit të saj. Kjo ngjarje historike dhe prijësit e saj bashkojnë shqiptarët në mënyrën më të mirë, më sublime, më të natyrshme, pra është element afrimi brendakombëtar. Në këtë kuadër duhet pasur parasysh edhe një moment me rëndësi. Kombëtar të vitit 1912, akti historik i pavarësisë nuk do të ishte as i natyrshëm dhe as bindës... Përse e kemi fjalën? Pse, si historiografe, e ndiej të domosdoshme që të shtroj disa çështje lidhur me jubilarin e vitit historik 1912. Në radhë të parë sepse në reflektimet dhe veprimet e para dhe të nxituara gjithandej (deklarata e manifestime për Pavarësinë që në janar 2012), për çudi (!) askush nuk e përmend Revolucionin Kombëtar Shqiptar. Si është e mundshme?! Çështja është, a bëhet kjo me vetëdije apo pa vetëdije-me mosdije. Nuk jam e sigurt. Nëse nuk kemi të bëjmë me këtë të fundit, a do të thotë kjo që kemi të bëjmë me ndonjë drojë për efekte të mundshme politike brenda botës shqiptare, dhe jashtë saj, në planin rajonal e më gjerë, sepse bisedimet me palën osmane u zhvilluan në Kosovë dhe palën shqiptare e përfaqësoi një kosovar-Hasan Prishtina? Duam të demonstrojmë përcaktim të sinqertë dhe definitiv ndaj realiteteve të krijuara politike, apo? Pra, si është e mundshme që të mos shihet e dihet se Revolucioni Kombëtar Shqiptar ishte hap i madh e konkret drejt formimit të shtetit të

shqiptarëve. Në fakt, pikërisht ky Revolucion i jep përmbajtje vetë Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pa të, akti historik i pavarësisë nuk do të ishte as i natyrshëm dhe as bindës, dhe, do të dukej si i porositur nga jashtë-ashtu siç pretendonte propaganda antishqiptare e fqinjëve. Kur në mbledhjen e Këshillit të Shtetit austro-hungarez, (të mbajtur më 14-18 nëntor 1912 në Budapest), po debatohej për qëndrimin që duhej të marrë Austro-Hungaria ndaj Çështjes shqiptare, anëtarët proshqiptarë të ballafaquar me nënvleftësimin dhe kundërshtimin e kësaj çështjeje nga një pjesë e anëtarëve të këtij Këshilli, si argument me peshë për arsyen e përkrahjes që u duhej dhënë shqiptarëve, shquanin kontributin e tyre për çlirimin e Ballkanit ku spikat Revolucioni në fjalë. Përveç kësaj, ajo që duhet ta dinë edhe ata që ende nuk e dinë, apo aq më keq që nuk duan ta (t’ia) dinë, është fakti se të dyja këto ngjarje, Revolucioni dhe Pavarësia, janë gjithëkombëtare. Pra, Revolucioni Kombëtar Shqiptar nuk mund të “përvetësohet” nga “kosovarët”, për arsye se epiqendra e tij ishte në Kosovë. Në fund të fundi, “Marsejeza” e revolucionarëve “kosovarë” fillonte me “Besa-Besë, besën kemi dhanë, ty Shqipni oh të kena nanë”. Dhe, Kuvendi i Pavarësisë nuk mund të “përvetësohet” nga Shqipëria për shkak se u mbajt në një qytet që në aspektin territorial i përket asaj, sepse në këtë kuvend u përfaqësua dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë në gjithë shtrirjen e saj të natyrshme. Në fakt, sipas mendimit tim, këtij Revolucioni do t’i duhej dhënë vendi që francezët dhe Franca i jep Revolucionit të saj. Sepse kjo ngjarje madhore historike, përveç karakterit kombëtar kishte dhe premisat e një revolucioni që do të prekte në rendin shoqëror-politik. Nuk duhet harruar se bartës të tij ishin fshatarët e lirë të udhëhequr nga prijësi moral-tribuni popullor, shtresa e mesme shoqërore në fshat e qytet, edhe pse në bashkëveprim me shtresën e lartë shoqërore. Ndërkaq, ideja e një rregullimi-sistemi politik jo monarkik, po një lloj republike autentike (përvoja historike në funksion të specifikave të botës shqiptare) të shtetit të ardhshëm shqiptar, tashmë ishte artikuluar në një program konkret kombëtar (Sami Frashëri, 1899), të cilin program shqiptarët e asaj kohe e konsideronin si spiritus

Grisje

rektor të tyre. Hasan Prishtina, prijësi i Revolucionit në fjalë, profili politik i të cilit nuk dallonte nga ai i rilindësve tjerë, për shtypin e kohës (1912) e shpaloste këtë ide me sentencën vijuese: “Përse të mos bëjmë edhe ne një republikë sikundër që është Zvicra?” Në fakt, ideja e një republike autentike shqiptare e shfaqur që në kohën e Lidhjes së Prizrenit (Sami Frashëri), kishte histori edhe më të thellë. Si mund të shpjegohet, interpretohet, ndryshe deklarata e Dervish Carës, edhe ky prijës i një lëvizje të madhe të armatosur 1843-‘44, (si i burgosur në Selanik, më 1844), në bisedën që pati me konsullin francez Grie, se “Francezët janë fisi ynë dhe miq tanë dhe sipas librave që i kam dhe që kam lexuar, është fatkeqësi e madhe pse tani nuk ka asnjë (francez) në Shqipëri”. E Franca në “librat” e përhapura gjithandej Europës, të cilat paskan depërtuar dhe në Shqipëri, simbolizonte revolucionin-republikën. Ka dhe një arsye madhore përse Revolucionit Kombëtar i duhet dhënë vendi që Republika franceze i jep Revolucionit të saj. Kjo ngjarje historike dhe prijësit e saj bashkojnë shqiptarët në mënyrën më të mirë, më sublime, më të natyrshme, pra është element afrimi brendakombëtar. Në këtë kuadër duhet pasur parasysh edhe një moment me rëndësi. Përfundimi i Revolucionit me një marrëveshje me Perandorinë Osmane, ishte premisë për një ndarje miqësore me këtë Perandori, dhe premisë e një aleance të natyrshme shqiptaro-osmane në Luftën Ballkanike, gjë që ndodhi. Sikurse që fqinjët tanë ballkanikë këtë Revolucion duhet ta shohin dhe konsiderojnë si kontribut të shqiptarëve për Ballkanin e lirë. Shkurt, Revolucioni Kombëtar Shqiptar është një ngjarje madhore historike me mesazhe dhe efekte pozitive në plan të gjerë edhe në të sotmen. Në fakt, çështja është se mënyra e reflektimit dhe e organizimit të këtij viti jubilar do të pasqyrojë nivelin e vetëdijes kombëtare-historike, dhe në fund të fundit dhe kulturën politike të shqiptarëve kudo që janë. Apo thënë ndryshe, me mënyrën e shënimit të këtij viti jubilar ose do të krijojmë premisa-vetëdije-kulturë për afrim-konvergim të pjesëve të një tërësie të ndarë (historike, gjuhësore, kulturore, etnike), ose premisa për ndarjen qenësore të saj... Mendoj se jo vetëm arsyet e sipërthëna, logji-

ka integruese dhe ajo historike që na sugjeron organizim në nivel kombëtar, po dhe mesazhet që në këtë rast do të emetohen jashtë botës shqiptare: Shqipëria është ndarë dhe ka mbetur e ndarë, kundër vullnetit të shqiptarëve. Konsensusi brenda shqiptar për pranimin e këtij realiteti politik është një kompromis i madh që shqiptarët e pranojnë në emër të paqes dhe besimit për ardhmërinë e përbashkët brenda Bashkimit Europian. Organizim në nivel kombëtar për shënimin e ngjarjeve gjithëkombëtare Në këtë vit jubilar shtrohet nevoja e organizimeve-manifestimeve me karakter kombëtar në nivel kombëtar. Ndoshta nuk është vonë ta kuptojmë se puna e parë që duhet bërë është formimi i një Këshilli në nivel kombëtar (gjithëkombëtar, këtu hyn dhe diaspora), ku do të përfaqësoheshin entitetet politike kryesore (parti, organe shtetërore, personalitete etj.), Këshill që do të vihej në ballë të organizimit të shënimit të dinjitetshëm të qindvjetorit të Revolucionit Kombëtar Shqiptar. Ky eveniment mund të organizohet, pse jo më 18 gusht 2012, pra në përvjetorin e Marrëveshjes Shqiptaro-Osmane, në Prishtinë. Prishtina e meriton këtë jo vetëm si kryeqendër e Republikës së Kosovës, po dhe si qytetqytetarët e të cilit iu përgjigjën në masë thirrjes për revolucion, dhe të prirë nga paria e saj patriotike ngujuan forcat osmane dhe pritën në mënyrë madhështore forcat revolucionare të komanduara nga gjeneral Isë Boletini. Kur e kemi fjalën te Isë Boletini, përse eshtrat e tij dhe të bashkëveprimtarëve të tij, po dhe ato të Hasan Prishtinës mos të prehen në Varrezat e të Mëdhenjve në Prishtinë? A nuk është ky jubile rast i mirë që të reflektojmë në këtë plan? Një Këshill tjetër Kombëtar analog do të duhej ta merrte barrën e organizimit të jubileut të Pavarësisë. Kësaj radhe gjithçka do të zhvendosej në Tiranë... Të gjitha këto evenimente do të duhej të përshkohen me vetëdije për të arriturat tona në planin kombëtar dhe për faktin se tani është hapur perspektivë e sigurt që edhe shqiptarët të zhvillohen të lirë e në harmoni veprimi me aleatët tanë tradicional, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. *Pedagoge në Fakultetin e Filozofisë-Universiteti i Prishtinës.


E PREMTE, 13 QERSHOR 2 MARS 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Mund të kesh akumuluar shumë eksperiencë në vite apo të kesh krijuar lidhje të shumëfishta me votuesin, mjafton renditja në listën shumemërore për të shpresuar ose jo në sigurimin e mandatit. Është vendi në listë që përcakton mundësinë ose jo të fitores dhe jo puna e gjithsecilit në terren.

Deputeti njëdimensional N

ë fillimet e tranzicionit, lidhja deputet-votues ishte shumë e ngushtë. Predispozita e deputetit në shumë raste tejkalonte mundësitë e tij reale për të përmbushur pretendimet apo kërkesat e elektoratit të zonës nga ishte zgjedhur. Ai/ajo për të mbajtur lidhje me votuesin, jo në pak raste merrte përsipër të zgjidhte çështje që kishin të bënin me pushtetin lokal apo institucionet e tjera të shtetit, duke dalë jashtë hapësirës dhe mundësisë që i përcaktonte ligji dhe pushteti. Çdo deputet e kishte të qartë se nga niveli i ndërveprimit me votuesin varej sigurimi ose jo i mandatit të radhës. Madje, jo të pakët ishin rastet kur deputetë të ndryshëm falë mbështetjes dhe simpatisë të votuesve të zonës zgjedhore imponoheshin te strukturat drejtuese të partisë. Në të kundërtën, nuk mungonin rastet kur garonin si të pavarur. Një raport i tillë për shumë studiues shpjegohej me natyrën e sistemit zgjedhor, kulturën demokratike dhe me egon personale të çdo deputeti. Sot jemi në kushte të tjera, qoftë për sa i përket sistemit zgjedhor, por edhe nivelit të kulturës demokratike në përgjithësi dhe shikojmë se sjellja ka ndryshuar ndjeshëm. Sistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura ka përcaktuar një raport të ndryshëm nga ai i mëparshmi ndërmjet deputetit dhe votuesit. Sot ky i fundit, nëse kërkon të zgjidhë, me të dre-

jtë ose jo, ndonjë hall personal nuk ka kujt t’i drejtohet, pasi nuk e njeh deputetin e zonës së tij. Në krahun tjetër, edhe deputeti nëse preferon të sigurojë më shumë mbështetje për ndonjë mundësi rikandidimi, nuk ka mundësi ta identifikoje atë. Raportet personale në kushtet e listave të mbyllura kanë marrë trajtën e atyre impersonale. Deputeti njeh komunitetin në tërësi, por jo votuesin në veçanti, njeh territorin ku shtrihet njësia zgjedhore, por jo territorin specifik ku banon votuesi i tij. Njeh deri diku problemet kryesore të zonës, por jo ato të votuesve të veçantë. Njeh komunitetin, por jo individin. Në krahun tjetër, votuesi voton për listën e deputetëve, por nuk është i sigurt nëse vota e tij shkon te kandidati i preferuar. Ose, kërkon të penalizojë njërin nga kandidatët dhe nuk e di me siguri nëse vota e tij shkon në destinacion apo jo. Në këtë kontekst, marrëdhënia e mëparshme personale, sot është kthyer në impersonale. Kandidati nuk ka mundësi të dijë peshën e tij elektorale dhe sigurinë për të rikandiduar ose jo në zgjedhjet e ardhshme. Njëkohësisht, votuesi nuk mund ta marrë vesh se sa mbështetje gëzon kandidati i tij i preferuar te të tjerët. Në këtë pasiguri krijohen mekanizma të tjerë kompensimi për t’u siguruar në vazhdimësi për karrierën politike. Tashmë, rruga për të siguruar një mandat nuk kalon më nga votuesi

specifik por nga selia qendrore e partisë. Individi nuk ka më nevojë të krijojë raporte personale me votuesin për të njohur nivelin arsimor, preferencat, kërkesat ekonomike, pasi mjafton ta zhvendosë interesin e tij te njohja personale e liderit. Nëse deri dje i kërkohej të konformohej me votuesin, sot i duhet ta bëjë këtë gjë me liderin. Ai/ ajo duhet të njohë mirë interesat, vizionin, preferencat dhe huqet e liderit për t’u përshtatur sa më mirë me qëllim sigurimin e një vendi të mirë në listën e mbyllur të kandidatëve. Fati i tij nuk varet më nga humori i elektoratit, por nga humori i liderit. Është ky i fundit që përcakton fatin e karrierës së tij politike dhe jo votuesi specifik. Në një kontekst të tillë dekurajohen zërat ndryshe brenda partisë. Njëkohësisht pesha e tyre e diferencuar për shkak të karizmës, eksperiencës, nivelit apo punës në vite në zonat e tyre zgjedhore zerohet, pasi mundësia e sigurimit të mandatit nuk varet shumë nga treguesit e mësipërm, por nga vendi ku do ta vendosë lideri në listë. Mund të kesh akumuluar shumë eksperiencë në vite apo të kesh krijuar lidhje të shumëfishta me votuesin, mjafton renditja në listën shumemërore për të shpresuar ose jo në sigurimin e mandatit. Është vendi në listë që përcakton mundësinë ose jo të fitores dhe jo puna e gjithsecilit në terren.

KOMENT ROLAND LAMI

Pa kuptuar po dalin në pah disa reminishenca të sistemit të kaluar, ndonëse në forma të ndryshme për shkak të kushteve shoqërore që s’janë të njëjta me ato të së kaluarës, por mendësia është e njëjtë. Ky autoritarizëm i ri brenda partive politike po manifestohet në ato taktika politike që nëpërmjet një përqendrimi të konsiderueshëm të pushtetit të lidershipit si edhe përmes cenimeve të ndryshme të disa lirive individuale, po përpiqen të mos e lënë zërin ndryshe dhe me peshë të ketë rol dhe vlerë. Por po imponohet si normë heshtja dhe konformizmi.

Në këtë kuadër, drejtimi i partisë për shkak të logjikës elektorale që të imponon sistemi, po kthehet në një repart të disiplinuar, ku natyrisht nuk mund të favorizohen zërat, apo idetë alternative. Konformizmi ndaj liderit gradualisht është kthyer në normë. Besnikëri në mbijetesë. Shkalla e servilizmit në art. Hipokrizia në zakon etj. E gjitha kjo, po transformon pjesën më të madhe të deputetëve në qenie njëdimensionale, ku POHIMI është kthyer në normalitet dhe MOHIMI në tabu. Pamja e liderit në shumë pak kohë po fillon të ngjizet te pjesa më e madhe e deputetëve. Mbijetesa politike sa vjen dhe po sfumon individualitetin politik. Jo të pakët kanë qenë zërat që po e kritikojnë këtë situatë brenda partive politike. Pa kuptuar po dalin në pah disa reminishenca të sistemit të kaluar, ndonëse në forma të ndryshme për shkak të kushteve shoqërore që s’janë të njëjta me ato të së kaluarës, por mendësia është e njëjtë. Ky autoritarizëm i ri brenda partive politike po manifestohet në ato taktika politike që nëpërmjet një përqendrimi të konsiderueshëm të pushtetit të lidershipit si edhe përmes cenimeve të ndryshme të disa lirive individuale, po përpiqen të mos e lënë zërin ndryshe dhe me peshë të ketë rol dhe vlerë. Por po imponohet si normë heshtja dhe konformizmi. Mos ndoshta duhet t’i rikthehemi debatit për listat e hapura?

A mund të shpëtohet Europa? Gazeta MAPO, për t’u bërë pjesë e ‘mendimit jokonvencional’, dhe për t’u siguruar lexuesve të saj një perspektivë të re e të ndryshme të asaj se ç’po ndodh me fatin e Europës dhe euros, do të sjellë në ditët në vazhdim komente e analiza nga autorë, politikanë e ekonomistë të njohur të huaj.

N

ë vitin 2011 kriza financiare dhe bankare e Europës u shndërrua në një krizë të borxhit sovran. Një problem që filloi në Greqi kulmoi me dyshime rreth ekzistencës së euros e madje edhe vetë Bashkimit Europian. Një vit më vonë, ato dyshime thelbësore mbeten ende. Por nëse i futemi krahasimit të BE me Shtetet e Bashkuara apo Japoninë (ku borxhi publik kap 200% të PBB), imazhi i keq i Unionit është i pajustifikueshëm. Në fakt punësimi në BE mbetet i lartë, siç janë të larta edhe përqindjet e kursimeve private. Për më shumë, tregtia e Unionit është në balancë me pjesën tjetër të botës. Një arsye për ta dyshuar euron dhe BE është se, që nga pranvera e vitit 2010, udhëheqësit e Europës kanë nxituar sa nga një samit mbi krizën në një tjetër, çdo herë duke hartuar zgjidhje të hamendësuara që ofronin pak dhe arrinin shumë vonë. Udhëheqësit e Europës kurrë nuk e kanë futur në punë plotësisht fuqinë e tyre ekonomike dhe politike. Në të kundërt, në vend të zbutjes së tregjeve financiare, qëllimi i tyre i kryeherës, udhëheqësit europianë vazhdojnë të jenë të mbytur prej tyre. Nuk duhet të na habisë fakti se me

KOMENT ALFRED GUSENBAUER

provincializmin vonues të qeverive kombëtare që i vë fre një aksioni të përbashkët të BE, tregjet financiare po përdorin atë që komunistët quanin “taktika sallami” duke përçarë Unionin me anë të sulmeve ndaj vendeve anëtare një e nga një. Në fakt, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë nxjerrë jashtë loje ndërkohë që ka dalë në krye një model i ri menaxhimi të Europës: Gjermania merr vendimet, Franca jep konferencat e shtypit dhe pjesa tjetër tund kokën në pëlqim (përjashto britanikët që edhe njëherë tjetër kanë zgjedhur izolacionizmin). Kjo strukturë menaxhimi nuk është as demokratikisht legjitime dhe as e përligjur nga performanca e saj (e cila duket se përbëhet nga jo më shumë se reagime ndaj trusninë nga tregjet financiare). Në fakt, disa përllogarisin se aty nga viti 2050, Europa do të prodhojë vetëm 10% të PBB së botës me vetëm 7% të popullatës së saj. Deri atëherë as edhe ekonomia gjermane nuk do të jetë domethënëse në terma globalë; për të mos folur pastaj për ekonomitë europiane. Duke filluar që nga sivjet, kur ekonomia botërore pritet të rritet me

vetëm 2.5%, beteja për ndarjen e tortës globale do të bëhet edhe më e egër. Europa po lufton për mbijetesën e saj ekonomike, por nuk duket se është koshiente për këtë. Atëherë, a synojmë ne europianët të mbetemi relevantë në shekullin 21, që do të thotë fuqizimi i pozicionit tonë? Apo jemi të përgatitur për t’iu nënshtruar një regjimi të dhimbshëm, rezultat i nacionalizmave dhe limontisë? Unë jam avokat i një Europe të fortë që i merr në sy sfidat e një bote papushim në ndryshim. Ne kemi nevojë për një kontratë të re ndërmjet kombeve europiane, gjeneratave dhe klasave shoqërore, e cila vjen me zgjedhje të vështira. Ne duhet t’i themi lamtumirë egoizmave kombëtare, interesave, hileve të ulëta dhe iluzioneve. Nëse Europa do që gjërat të mbeten siç janë gjërat duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Së pari, BE duhet të bëhet demokraci e njëmendtë-me një president të zgjedhur direkt dhe një parlament më të fortë-nëse do që vendimet paneuropiane të kenë legjitimitet të plotë. Pakti fiskal për të cilin u pajtuan anëtarët e BE (përjashto Britaninë dhe Çekinë) në dhjetor 2011 nuk mund t’u lihet vetëm burokratëve dhe gjykatave. Europianët, sovranët e vërtetë, duhet që përfundimisht të fitojnë të drejtën për të vendosur mbi politikat europiane nëpërmjet zgjedhjeve. Së dyti, na duhet ta mbyllim hendekun e të ardhurave. Ndarja në rritje mes të pasurve e të varfërve, rrogat e

ngecura dhe pabarazitë e thella rajonale në papunësi janë moralisht të papranueshme dhe ekonomikisht kundërproduktive. Pabarazia në rritje e të ardhurave në BE e keqvendos fuqinë blerëse, për të cilën ekonomia e saj ka nevojë të fortë në mënyrë që të rritet e të hapë vende të reja pune. Dhe, e fundit, shteti social ka nevojë për një rishqyrtim rrënjësor. Aktualisht BE jep një pjesë të madhe të shpenzimeve për pensione dhe kujdes shëndetësor për të moshuarit ndërkohë që arsimimi vuan nga fondet e pakta. Një shtet social që fokusohet kryesisht te të moshuarit dhe nuk u jep mundësi të mjaftueshme brezave të rinj, nuk është funksional. Për më shumë pabarazitë e krijuara nga privilegjet, si për shembull skema e pensioneve të sektorit publik dhe avantazhet për grupet e interesit duhen marrë në konsideratë. Në mënyrë që të bëhen këto ndryshime taksat më të larta për pasuritë dhe të ardhurat kapitale janë të pashmangshme. Por ndërkohë që këto të ardhura shtesë nga taksat do të përmirësojnë financat publike të Europës, ato nuk do të përjashtojnë nevojën e reformimit të shteti social. Në fakt, në rastin më të mirë, ato mundësojnë një tranzicion shoqërisht të përgjegjshëm drejt formave më efektive të mbrojtjes sociale. Është gjithashtu gabim të besosh se masat e kursimit-fokusi kryesor i liderëve europianë deri më tash-do të konsolidojë financat publike. Europa është në buzë të recesionit. Rrjedhi-

misht duhet t’i kufizojnë shkurtimet në shpenzime deri në atë masë që ekonomia të mos tkurret. Ato gjithashtu duhet të rrisin vetëm ato taksa të cilat nuk e pakësojnë konsumin, investimet apo krijimin e vendeve të punës. Veç këtyre një “Plan Marshall europian” që mundëson investime në infrastrukturë, energji të rinovueshme dhe eficiencë energjetike është i nevojshëm. Një nismë e tillë jo vetëm do ushqente rritjen, por gjithashtu do të ulte deficitet e llogarive të shëndosha bankare (sepse importet e energjisë së shtrenjtë do të pakësoheshin). Financat publike do të konsolidoheshin vetëm me anë të rritjes, jo me anët të kursimeve. Banka Qendrore Europiane duhet të përshtatet me rregullat e reja të paktit fiskal. Dobësia e qeverive kombëtare para tregjeve financiare dhe përqindjeve të stërzmadhuara të interesit të tyre duhet kufizuar. Vetëm BQE, duke marrë përsipër rolin e huadhënësit të fundit, mund ta ndalojë rrjedhjen e kapitalit të eurozonës dhe të rikthejë besimin në kapacitetin e Europës për të zgjidhur problemet e veta. Europa nuk ka më kohë. Institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë kreativitetin e tyre me të gjithë forcën-mendimi konvencional nuk do të mjaftojë për ta shpëtuar Unionin. Vetëm kur BE të ketë nxjerrë kryet mbi ujë mund t’i futemi shtegut të vështirë, por të nevojshëm të hartimit dhe përshtatjes së një pakti të ri për një Europë të re. *Alfred Gusenbauer ka qenë kancelar i Austrisë në periudhën 2007-2008.


14

MAPO

e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

rrethe

Operacion për të shpëtuar koranin, Drejtoria e Peshkimit djeg rrjetat Pogradec- Një nga speciet më të rralla dhe

unikale të liqenit të Ohrit, i famshmi peshku koran, për shkak të një peshkimi të pakontrolluar dhe pa asnjë lloj kriteri, madje edhe në periudhën e shumimit të tij, është sot drejt zhdukjes. Për të parandaluar këtë, Drejtoria e Peshkimit në Ministrinë e Mjedisit ka ndërmarrë një aksion gjatë mëngjesit të së

enjtes për mbrojtjen e peshkut koran në liqenin e Ohrit. Gjatë aksionit, i cili është ndërmarrë në qytetin e Pogradecit, janë sekuestruar një sasi rrjetash peshkimi që u gjetën të hedhura në vende të caktuara nga peshkatarët për peshkim. Këto rrjeta pasi janë sekuestruar në liqen, më pas u dogjën. Ministria e Mjedisit ka deklaruar se aksioni në Pogradec do të

vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke bërë të mundur ndërprerjen e peshkimit të paligjshëm. Korani, ky peshk i rrallë që jeton në liqenin më të vjetër të botës, është në një pikë shumë kritike si pasojë e gjuetisë pa kriter. Peshkatarët janë duke preferuar çdo ditë e më shumë koranin në një moshë të vogël, duke nxitur zhdukjen e tij.

Shkodër

Shkrin dëbora, bilanci në Pukë 2.5 milionë lekë dëme vetëm në tubacione

Droga e sekuestruar

Sekuestrohen 60 mijë euro kokainë, do shpërndahej në Shqipëri Policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron në shtëpinë e tij 900 gramë kokainë, lënda e ndarë në doza pritej të shpërndahej në vend. Sekuestrohen edhe armë, fishekë dhe 12 numra të ndryshëm telefoni Durrës-Një person është arrestu-

ar, pasi policia ka gjetur 900 gramë kokainë në shtëpinë e tij gjatë një kontrolli, për vetë faktin se kishte zbuluar se ai kryente shpërndarjen e drogës në Durrës dhe kryeqytet. Edmond Kanakçiu është ndaluar, ndërsa policia thotë se i ka gjetur atij drogën, një sasi parash dhe mjaft objekte që e lidhin me trafikun. “Falë një pune të organizuar disaditore, policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej rreth një kilogram lënde narkotike e llojit kokainë”, njoftoi policia. Sipas saj,

operacioni policor i koduar “Tonight” është bërë i mundur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Seksioni kundër drogës pas një pune intensive në rrugë operative ka sekuestruar rreth orës 05:00 të së enjtes 900 gramë kokainë, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi, Edmond Kanakçiu 45 vjeç, banues në Durrës. “Gjatë një kontrolli të kryer në banesën e këtij shtetasi në lagjen nr.13 Plazh, u gjet një sasi prej rreth 900 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, e ndarë në doza”, ka bërë të ditur policia e Durrësit nëpërmjet deklaratës për shtyp. Ndërkohë, po gjatë këtij kontrolli Kanakçiut iu sekuestruan dhe dy granata difensive, një sasi fishekësh, 6 telefona celularë, 12 karta sim, si dhe sasia prej 6500 eurosh. Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e 45-vjeçarit, familjarët kanë mbetur të shokuar pasi nuk kishin dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike, përveç poseduesit të saj. Burime

Sekuestrimi i kartave telefonike mund të nxjerrë në pah edhe personat me të cilët është i lidhur i dyshuari, ndërsa policia shpreson që me anë të kësaj të mund të zbardhë të plotë skemën dhe grupin që merrej me shpërndarjen e kokainës

zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se lënda narkotike e sekuestruar kishte si destinacion tregun e brendshëm. Ndërkohë që nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e një rrjeti të mundshëm të trafikut dhe shitjes së kokainës. Sipas policisë, droga e sekuestruar dje kap vlerën e 60 mijë eurove dhe ndërkohë policia po heton për vendet dhe mënyrat sesi ajo shpërndahej. Sekuestrimi i kartave telefonike mund të nxjerrë në pah edhe personat me të cilët është i lidhur i dyshuari, ndërsa policia shpreson që me anë të kësaj të mund të zbardhë të plotë skemën dhe grupin që merrej me shpërndarjen e kokainës. Ndërkohë, materialet për çështjen në fjalë iu dërguan Prokurorisë së Durrësit. Në total, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në harkun kohor të tre muajve në Durrës kap sasinë e 1.6 tonëve kanabis-sativa,15.5 kg heroinë, si dhe sasinë e ndaluar së fundmi, rreth 1 kg kokainë.

Pushimi i reshjeve të dëborës ka nxjerrë në dukje dhe dëmet e shkaktuara prej saj. Rrethi i Pukës është dhe më i dëmtuari në qarkun e Shkodrës dhe aktualisht dëbora vazhdon të jetë e pranishme në të. Sipas kryetarit të Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, qyteti i Pukës si një nga zonat më të goditura nga reshjet e dendura të dëborës ka rinisur të marrë veten për t’iu rikthyer jetës normale. Ndonëse trashësia e dëborës është ulur ndjeshëm, në qytet prezenca e saj është rreth 90 cm, e në zona të veçanta ajo ka krijuar tunele që shkojnë në 4 metra. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj thotë se shqetësim mbetet eliminimi i problemeve që kjo dëborë ka lënë pas, siç janë mbetjet urbane, dëmet në objekte dhe rrugë dhe sidomos sistemin e ujësjellës-kanalizimeve. Vetëm në këtë sektor dëmet e llogaritura i kalojnë 2.5 milionë lekë të reja, dëmtime këto në tubacione. “Tashmë që bora ka pushuar duhet të bëhet sistemimi i saj, pasi ajo ende është prezente në të gjithë qytetin, ku në stadium është 90 cm”, - tha kryetari i Bashkisë. Tashmë që situata emergjente ka kaluar, Puka duhet të sfidojë dëmet që ka lënë pas dëbora, të cilat janë të konsiderueshme në aspektin ekonomik. Çatitë e dëmtuara, rrugët në të cilat bora është ende pranishme. Ndërkohë që fshatrat e thella të Pukës vijojnë të kenë probleme dhe atje helikopterët vazhdojnë të dërgojnë ndihma ushqimore dhe medikamente.

Diana Kolaj

Divorci, 55-vjeçari plagos rëndë kunatin, më pas vetëvritet Agim Dida ka qëlluar kunatin dhe, duke e menduar të vdekur, i ka dhënë fund jetës me të n jëjtën armë. I plagosuri në gjendje të rëndë në spital Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në rrethin e Gjirokastrës, kur një person është vetëvrarë me armë zjarri pasi më parë kishte plagosur kunatin e tij duke e qëlluar me pistoletë. Policia tha se

Agim Dida ishte grindur fillimisht me vëllain e bashkëshortes, me të cilën kishte pasur probleme dhe ishin ndarë, dhe e ka qëlluar atë ndërsa ky po shkonte drejt makinës, ndërsa disa orë më vonë ka vrarë veten i përfshirë nga depresioni. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Sofratikë. “55-vjeçari Agim Dida nga Tepelena, ishte duke pirë kafe me ish-kunatin e tij Alket Salaj 38

vjeç, po nga Tepelena. Por duket se pirja e kafes është shoqëruar me debate mes tyre si shkak i marrëdhënieve të acaruara familjare, pasi 55-vjeçari para disa kohësh ishte ndarë me motrën e bashkëbiseduesit të tij”, - thonë burimet policore. Pasi ka dalë nga lokali, 38-vjeçari ka tentuar të hipë në makinë, por Agim Dida e ka qëlluar me pistoletë duke e plagosur rëndë në pjesën e gjoksit. Më pas autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja duke tentuar të fshihet në fushat

Policia e Gjirokastrës

përreth Sofratikës. “Pas marrjes së informacionit për një plagosje me armë zjarri, ne pasi i dhamë ndihmën e parë të lënduarit nisëm punën për ndalimin e autorit të kësaj ngjarjeje”, - thonë burimet policore. Policia ka rrethuar zonën pranë fshatit Sofratikë, duke u vënë në ndjekje të 55- vjeçarit. Disa minuta pas ngjarjes, në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike ai është vetëqëlluar duke humbur jetën. Sipas grupit hetimor, shkak i kësaj ngjarjeje kanë qenë debatet familjare midis këtyre personave.


sociale

E premte, 2 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Akuzat e Dalipit për emërimet në Bashki, Basha: Asnjë printim imagjinar, printim politik nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time

Debatet në Këshill, të majtët votojnë tri vendime të Bashës Replikat e kreut të Bashkisë dhe Dalipit për shkarkimet dhe emërimet në Bashki. Ujësjellësi dhe buxheti kalojnë vetëm me votat e të djathtëve, të majtët votojnë pro për sportin, pllakën përkujtimore për Kadri Roshin dhe qendrën sociale në Laprakë Jonida Tashi Për herë të parë në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës që drejtohet nga demokratët, këshilltarët e majtë kanë votuar pro tri vendimeve të Bashës. Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pesë vendimet e paraqitura nga kryebashkiaku Lulzim Basha, që kanë të bëjnë me kalimin e Ujësjellësit në varësi të Bashkisë, shtimit të buxhetit të vitit 2012 me 375 milionë lekë nga fondet e papërdorura të vitit 2011, dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, hapjes së një qendre të re sociale në Njësinë Bashkiake Nr.11 dhe vendosjes së një pllake përkujtimore në shtëpinë ku ka jetuar Artisti i Popullit, Kadri Roshi. Dy vendimet e para nuk kanë mundur të marrin asnjë votë nga socialistët, ndërsa për tre të tjerët ata kanë votuar pro, ku më shumë kartonë jeshilë janë ngritur për ekipin bardheblu të Tiranës. Por të gjitha këto vendime nuk kanë kaluar pa debate dhe kundërshtime nga këshilltarët e majtë, të cilët kanë shfrytëzuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të folur edhe për çështje jashtë rendit të ditës, siç janë shkarkimet dhe emërimet politike, që janë bërë sipas tyre në Bashkinë e Tiranës. Mbledhja Mbledhja ka nisur me projektvendimin “Për shpërndarjen në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011”, prej rreth 357 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011 do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për njësitë bashkiake. Këshilltarët e majtë, duke e vlerësuar këtë shumë të konsiderueshme parash që sipas tyre tregon

bllokimin që ka pasur më parë Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Ramës, kanë kërkuar garancinë e aktit të rakordimit, në mënyrë që vendimi të mos miratohet pa u bazuar në fonde. Gjatë këtij diskutimi ka ardhur në mbledhje edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një praktikë e ndjekur për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe shpërndarja e fondeve është bërë bazuar edhe në frymën e buxhetit të vitit 2012. Basha ka pohuar se këto fonde do të përdoren për planifikimin e territorit, shpronësimet për zgjerimin e dy varrezave në kryeqytet, që janë Sharra dhe Tufina, shpronësimet e ish-pronarëve për zgjatimin e bulevardit “Bajram Curri” në pjesën e zonës së “Ali Demit”, për gjelbërimin, për çerdhet dhe kopshtet; minibashkitë; për ngritjen e një qendre sociale në Laprakë, e cila do të quhet “Shtëpia jonë e përbashkët”. Debatet Shpjegimet për ndarjen e fondeve të vjetra në buxhetin e ri nuk e kanë bindur aspak kreun e këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, i cili duke anashkaluar çështjen e buxhetit ka folur për emërimet në Bashkinë e Tiranës, duke i cilësuar ato politike. “Zoti Basha kreu spastrime dhe largime në emër të reformës që rezultuan politike, duke i zëvendësuar punonjësit me njerëz të papërgatitur, por të mirorganizuar. Nuk ka ndodhur që brenda 6 muajsh të ikin nga puna 350 punonjës, disa prej të cilëve i kanë fituar gjyqet, të tjerë si ata punonjësit që protestuan jetojnë në varfëri”, ka pohuar Dalipi. Për buxhetin, Dalipi ka pohuar se për tri njësitë bashkiake që drejtohen nga opozita, 5, 6 dhe 7, fondet janë tepër të ulëta krahasuar me njësitë e tjera dhe për këtë arsye ai ka deklaruar se këshilltarët e majtë do të votojnë kundër vendimit për shtimin e buxhetit, duke shtuar se për një kohë të gjatë u tha se arka e Bashkisë së Tiranës u gjet bosh dhe tani janë gjetur lekët. Kreu i Bashkisë iu është përgjigjur akuzave të bëra nga Dalipi, duke u shprehur se “arka ka qenë bosh, performanca fiskale ka qenë e ulët. Sot, Bashkia e Tiranës ka 12 milionë dollarë të papaguar për shpronësimet dhe 8 milionë euro për faturat e papaguara, për gjyqet e humbura te Përmbarimi. Ndaj dhe volumi kryesor i parave do të shkojë për shpronësimet dhe nuk ka e nuk do të ketë diskriminim të njësive bashkiake për arsye politike”. Në këtë moment, kreu i këshilltarëve të ma-

Nga mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak

Vendimet e miratuara Ujësjellësi i kalon Bashkisë Bashkia e Tiranës merr në administrim Ndërmarrjen e UjësjellësKanalizimeve në Tiranë, ku ka 72.5% të aksioneve.

Buxheti shtohet me 357 mln lekë Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2012 do të shtohet me 357 milionë lekë që janë fonde të papërdoruara nga viti i kaluar.

80 milionë lekë Klubit “Tirana” Kapitalit të Klubit bardheblu “Tirana” do t’i shtohet një shumë prej 80 milionë lekësh, e cila do të përdoret për nevojat e klubit. “Artisti i Popullit”, Kadri Roshi Në shtëpinë ku ka jetuar aktori i madh, Kadri Roshi, do të vendoset një pllakë përkujtimore me mbishkrimin: “Këtu ka jetuar ‘Artisti i Popullit’ Kadri Roshi, ‘Nderi i Kombit’”.

Qendra e re sociale “Shtëpia jonë e përbashkët” është qendra sociale që është parashikuar të krijohet në Laprakë, në Njësinë Bashkiake Nr.11.

jtë ka shkuar drejt Bashës, duke i lënë në dorë disa letra të publikuara edhe në media, ku gjendet edhe një listë me disa emra, për të cilët është kërkuar që të punësohen në Bashki. “Merre, është e vulosur nga PD”, - ka pohuar Dalipi, duke ikur drejt vendit ku ishte ulur. Kreu i Bashkisë i është përgjigjur Dalipit, duke e falënderuar për shqetësimin e ngritur nga këshilltarët e majtë për çështjen e faturave të ujit, ndërsa ka bërë të ditur se ky problem do të mbyllet brenda datës 5 mars dhe se qytetarët do të kompensohen në faturën e muajit shkurt. Lidhur me akuzat për shkarkimet dhe emërimet në Bashki, Basha tha se “asnjë printim imagjinar, printim politik nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time. “Brenda datës 5 mars të gjitha familjet e faturuara më tepër nga Ujësjellësi do faturohen më pak në muajin pasardhës, pra do t’iu zbritet shuma e paguar më tepër në muajin paraardhës. Për problemet imagjinare të mos harxhojmë kohën, pasi asnjë intrigë politike nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time. Megjithatë, dera ime ka qenë e hapur, pse nuk më ke kontaktuar duke qenë se paske pasur këtë problem”, - tha Basha, duke theksuar se performanca dhe cilësia do jenë kriteri i vetëm i punësimeve në Bashki. Madje, Basha i ka ftuar këshilltarët e majtë që nëse kanë njerëz të tillë, t’ua referojnë instancave për-

katëse të Bashkisë për t’i punësuar. Pas një ndërhyrjeje të bërë nga anëtari më i vjetër i Këshillit Bashkiak, Maksim Begeja, i cili ka kërkuar mbështetjen nga Bashkia të 6 alpinistëve që do të ngjiten në malin më të lartë të botës, Everest, për të valëvitur flamurin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, që është pasuar edhe me një tjetër të bërë nga këshilltari i PDIU, Tahir Muhedini, i cili ka kërkuar evitimin e debateve dhe kalimin e vendimit në miratim, kreu i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti ka hapur votimin, nga i cili kanë rezultuar 28 vota pro buxhetit. Më pas mbledhja ka vijuar me diskutime për kalimin e Ujësjellësit në varësi të Bashkisë, për të cilët këshilltarët e majtë kanë votuar përsëri kundër, ndërsa kanë vënë dy kushte që të ishin pro këtij vendimi. I pari kishte të bënte me paraqitjen e dy kandidaturave nga këshilltarët socialistë për të qenë pjesë e bordit të Ujësjellësit dhe i dyti, që çmimi i ujit të pijshëm të rishikohej. Për këto propozime Basha ka deklaruar se nuk duhet të politizohet edhe bordi i Ujësjellësit, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që këshilltarët socialistë të propozojnë një emër për bordin, por me kushtin që ai të jetë ekspert i fushës. Mes debateve ka kaluar për miratim edhe vendimi për kalimin e Ujësjellësit, i cili është miratuar me 28 vota pro dhe asnjë kundër.

E drejta e informimit, administrata merr notën 6 Instituti Shqiptar i Medias monitoron aksesin e informacionit të institucioneve publike. Nga 250 kërkesa për informacion, morën përgjigje 152 prej tyre. Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe British Council, ka testuar reagimin e administratës duke pasur parasysh mungesën e të dhënave për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit. Për dërgimin e kërkesave për informacion u krijuan dy grupe, me nga 25 persona: njëri grup përbëhej nga gazetarë të mediave krye-

sore, ndërsa tjetri nga jogazetarë, kryesisht studentë, përfaqësues të shoqërisë civile apo qytetarë. Nga 250 kërkesa për informacion të dërguara pranë niveleve të ndryshme të institucioneve në kryeqytet, u morën përgjigje në 152 raste, ndërkohë që në 98 raste ose u refuzua përgjigjja, ose nuk pati asnjë lloj reagimi. Pra, kemi gati 40% të kërkesave të mbetura pa asnjë lloj përgjigje. Gazetarët patën një përqindje suksesi më të lartë në marrjen e përgjigjes në krahasim me grupin e qytetarëve të thjeshtë. Përgjigjja iu refuzua vetëm 40 gazetarëve, krahasuar me 58 vetë në grupin e qytetarëve. Rreth 35% e gjithë kërkesave për informacion kanë marrë

përgjigje që mund të konsiderohet e plotë, kurse 12% e tyre kanë marrë një përgjigje të pjesshme. Në 8% të rasteve aplikantët janë këshilluar t’u referohen ligjeve apo faqeve të internetit. Në 6% të rasteve aplikantët u këshilluan t’i drejtohen një institucioni tjetër për këtë informacion. Duke llogaritur një mesatare të kohës për të marrë përgjigje për të gjitha kërkesat, janë dashur mesatarisht 9 ditë për të marrë përgjigje. Më shumë se gjysma e përgjigjeve janë dhënë në më pak se 5 ditë, ndërkohë që 9 prej kërkesave kanë marrë informacion që ditën e aplikimit. Megjithatë, për 28 prej kërkesave janë dashur më shumë se 20 ditë që të merret përgjigje. Dy të tjerave edhe më shumë se 30 ditë. Përsa i për-

Remzi Lani

ket lehtësisë në pranim të kërkesave për informim, gati 40% e kërkesave nuk janë pranuar dorazi dhe është kërkuar që ato të dërgohen me postë, pasi vetëm kështu do të quhej procedura e rregullt. Gazetarët kanë hasur me raste pengesa logjistike në protokollimin e kërkesave, ndërsa për qytetarët vështirësia ka qenë edhe më e madhe. Ndër institucionet me përqindjen më të lartë të përgjigjeve ishin Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës si dhe institucione të pavarura si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Avokati i Popullit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit etj. Ato që u përgjigjën më pak ishin Prokuroria, Ministria e Brendshme, Presidenca etj.


EEPREMTE, 1313QERSHOR 227 MARS 2012 E MARTË, PREMTE, SHTATOR MAJ 2010 2011 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM

intervista

MAPO

17 11 03 19

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës flet për zhvillimet e fundit në UET dhe kushtet që ofrohen për studentët. “Tani është koha që të gjitha universitetet publike dhe private të kalojnë te momenti i cilësisë”

Tonin Gjuraj: Ja pse New York Times vlerësoi pozitivisht UET-in Intervistoi: Jonida Tashi Cilat janë kushtet që ofron UET për studentët? Unë do të nënvizoja tre elemente shumë të rëndësishme që kanë kontribuar që sot të kemi këtë gjendje, një universitet me reputacion dhe imazh pozitiv në perceptimin e opinionit publik, por edhe përtej kësaj. Pikësëpari, një institucion si UET, tashmë i konsoliduar, cilësor në rrjetin e arsimit të lartë, në rrjetin e universiteteve jo publike, por besoj në konkurrencë dinjitoze edhe me universitetet publike, ka një staf të qëndrueshëm akademik, me kualifikimet më të mira në universitetet më të mira në Perëndim, kryesisht në shkollën anglosaksone, dhe plot të tjerë që vijnë nga universitetet elitare italiane. Ky është një staf akademik i qëndrueshëm diku mes 80-100 pedagogë, me tituj e grada doktor, profesor të asociuar dhe profesor doktor, dhe kjo është e rëndësishme për një universitet që ka 3300 studentë bashkë me doktoraturën. Ky staf rekrutohet me kritere shumë të forta çdo shtator, në fillim të çdo viti akademik. Së dyti, infrastruktura. Nuk mund të imagjinohet një institucion i arsimit të lartë, një universitet bashkëkohor, pa hapësirat e nevojshme për studentët, administratën dhe pedagogët. Investimi i sivjetshëm, sidomos Godina B, ka krijuar një frymëmarrje krejt tjetër në proporcion edhe me rritjen e numrit të studentëve dhe shtimin e ciklit të tretë të studimeve, shkollën doktorale. UET ka auditorë bashkëkohorë me të gjitha ambientet didaktike që lehtësojnë dhe rrisin eficencën e procesit të mësimdhënies. Një element i tretë janë programet bashkëkohore të diferencuara. Këto janë programe në dukje mjaft të komplikuara, por çdo drejtim shoqërohet me profile që janë të larmishme, të shumëllojshme, çka zgjerojnë gamën e zgjedhjes te studentët që vijnë qoftë në Bachelor, qoftë në Master të Shkencave dhe Profesional, qoftë në Doktoraturë. Drejtime në disa profile, kjo na ka detyruar ne që, duke pasur parasysh tregun dhe kompetencën që kërkojnë institucione të tilla, si banka, shoqata sigurimi, agjenci apo struktura të tjera qeveritare, mbi bazën e kompetencave që ato kanë dhe në bashkëpunim me bordet e tregut të punës, ne kemi ndërtuar programet, që janë të larmishme, të diferencuara dhe u japin përgjigje të diferencuar çështjeve nga më të ndryshmet që ka tregu, shoqëria etj., nisur nga fakti që ne kemi Shkencat sociale, Ekonomikun dhe Juridikun. Unë do të përmendja dy oferta shumë të rëndësishme që ka UET. E para është oferta formative, që ne e nënvizojmë fort metodologjinë e punës kërkimore, e kërkimit shkencor, i vëmë shumë theksin anës metodologjike, që përgjithësisht i mungon shkollave shqiptare dhe punimeve të diplomave. Ne këtë ofertë formative e kemi absolutisht të rëndësishme. Pra, dimensionin metodologjik krahas atij teorik dhe praktik e kemi shumë të rëndësishëm dhe e bazojmë te modeli anglo-sakson. Jemi të bindur që sistemi arsimor britanik dhe amerikan ka avantazhe dhe po përpiqemi që të marrin më të mirën dhe sa më shumë prej këtij sistemi. Së dyti, do të përmendja ofertën didaktike dhe bibliografinë që ofrohet, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Pedagogët, përveçse kanë kompetencën, profesionalizmin, nga ana tjetër gjithçka që ata zotërojnë e ndajnë me departamentin dhe me fakultetin. Nëse përgatisin një modul ose një lëndë, një vit para ata e diskutojnë qoftë në Këshillin e Departamentit apo në Këshillin e Fakultetit dhe pjesë e diskutimit është edhe bibliografia që përdoret për këtë modul, pra e ndajnë me të tjerët. UET ka një traditë, atë që unë e quaj “audit institucional”, ku kontrollohet puna e pedagogëve nga studentët, por edhe e pedagogëve për drejtuesit e tyre. Studentët vlerësojnë çdo semestër pedagogët, punën e tyre, në mënyrë të hapur, të qartë, transparente, duke ruajtur anonimatin. Këtë vit ne do të shtojmë edhe një element të ri, do t’u kërkojmë pedagogëve dhe administratës të vlerësojnë punën e superiorëve. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi në varësi të përgjigjeve që ne marrin kalojmë te kontrata e performancës, në kuptimin që një drejtues do ketë llogaridhënie. Sa të përshtatshme janë diplomat që ofrohen në UET me tregun e punës? Fuqia e një institucioni nuk është te numri i studentëve që mund të ketë, por te numri i të punësuarve që do të jenë nesër. Nëse nga një numër i caktuar i të diplomuarve në UET, pasi përfundojnë Bachelor-in ose Masterin, punësohen në institucione të ndryshme, në agjenci të ndryshme qeveritare ose jo qeveritare, kjo tregon fuqinë e institucionit ose vlerën e diplomës, sepse në procesin përcjellës është vlerësuar diploma që është marrë në UET. Nisur nga fakti që programet tona janë shumë të larmishme, profilet janë të shumta, që mbulojnë një gamë të gjerë të nevojave që mund të ketë tregu, por edhe nga një fakt që diplomat tona të derivojnë drejt një diplome praktike. Në rishikimin e programeve këtë kemi pasur parasysh: që të nënvi-

zojmë aspektin praktik, aplikativ. Besoj se kjo e shton vlerën e diplomës, pra jo thjesht fokusi teorik i diplomës, por fokusi aplikativ dhe praktik. Besoj që këtë vit ne e kemi realizuar, por përsëri kemi nevojë që të rishikojmë disa prej programeve mbi bazën e nevojave të reja që ka tregu. Nisur nga kompetencat që këto institucione kërkojnë, ne do të rishkikojmë programet. Deri tani jemi të kënaqur me numrin e të punësuarve, nga statistikat që ne disponojnë nga Zyra e Karrierës dhe Dekania e Studentëve, por që natyrisht gjithmonë ne do të përpiqemi që çdo vit të rishikojmë në masën e duhur programet, që t’i japim përgjigje preokupacioneve shoqërore. Krahas nevojave të tregut, ne jemi këtu edhe për të parë si funksionon shoqëria shqiptare, si funksionojnë institucionet, demokracia e kështu me radhë. Këto janë disa elemente që e shtojnë vlerën e diplomës. Në vlerësimin tim, tani është koha që të gjitha universitetet publike dhe private të kalojnë te momenti i cilësisë. UET i ka të gjitha programet e akredituara, në të dy ciklet e studimit, sepse Doktoratura do ende kohë për këtë proces, pasi sapo ka nisur. UET i ka bërë thirrje Agjencisë së Akreditimit që akreditimi i të gjitha programeve të universiteteve publike dhe private të jetë përparësi absolute, se është mirë edhe për universitetet publike që janë të akredituara si institucione, por jo si programe. Nëse Publiku në Tiranë hap një program për Psikoterapinë pozitive, ai duhet të akreditohet. Një nga gjërat e përmendura në shkrimin e “New York Times” për UET ishte edhe biblioteka. Sa e pasur është ajo dhe sa në ndihmë u vjen realisht studentëve? Nëse ne flasim për një kurrikul bashkëkohor, kjo duhet të jetë e shoqëruar me bibliografi. Çdo modul ose lëndë që zhvillohet te ne duhet të

ketë bibliografinë e vet sa më bashkëkohore, në kuptimin që përfshihen autorë apo libra që janë botime të rëndësishme, që i kanë qëndruar kohës dhe sidomos te Shkencat sociale, në Ekonomik, por nuk do të kisha lënë jashtë as Drejtësinë. Pedagogët vetë, por edhe përgjegjësit e departamenteve, janë porositur që t’i identifikojnë këto tekste, çdo vit paraqitet një listë e autorëve ose librave më të dëgjuar, më të lexuar, që i përgjigjen edhe nivelit të studentit. Është një bibliografi e diferencuar për Bachelorin, Masterin shkencor dhe Profesional. Listën me autorët dhe librat e nxjerrë ne e përfshijmë në procesin e përkthimit, në mënyrë që studentët t’i kenë ato si tekste bazë, ose si literaturë e rekomanduar apo e detyruar. Po punojmë edhe për bibliografinë online, që të kemi akses në disa kompani të cilat ofrojnë tekste në mënyrë elektronike. Biblioteka jonë jo vetëm në sezone, por gjatë gjithë semestrit është e zhurmshme, është plot dhe këtë element me të drejtë gazetari Guttenplan e përmend në artikullin e tij. Unë do të përmendja edhe avantazhet që na ka krijuar UET Pres pikërisht për të përkthyer librat më bashkëkohorë, autorët më eksponentë të këtyre drejtimeve për t’ua vënë në dispozicion studentëve. Çdo program shoqërohet me këtë literaturë që është absolutisht më e fundit, dhe ky është avantazh i UET Pres. Biblioteka vetë pasurohet me bibliografinë që ka çdo modul ose çdo lëndë dhe bibliografia është më e fundit. Besoj se ky është një avantazh që na njihet edhe nga të tjerët, që është përmendur edhe nga rankimi që bëri vjet kompania gjermane CHE. Takimi juaj me gazetarin e “New York Times” ishte i rastësishëm. Çfarë informacionesh ju kërkoi ai për universitetin, që më pas i pasqyroi edhe në shkrimin e tij? Gazetari i “New York Times”, Gut-

tenplan, e vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së i tij nuk ishte ardhja në UET, por ndërkohë ai ishte informuar që kishte edhe një realitet tjetër në Tiranë. Kishte dëgjuar për UET, kishte kontaktuar një prej pedagogëve këtu, të cilit i kishte shprehur dëshirën për të parë nga afër mjedisin e universitetit dhe për të marrë kontakt me disa prej drejtuesve. Unë e prita, pata një bisedë shumë të hapur me të, diskutuam për reformën financiare në arsimin e lartë që ka nisur. Unë e informova gazetarin Guttenplan me procesin si funksionon arsimi jo publik këtu te ne, nga hapi i parë që është licencimi, akreditimi pastaj rankimi ndërkombëtar, të cilin ne e kërkojmë fortë. Filloi me kompaninë gjermane CHE, shpresojmë që të vijojë. UET shënoi një rezultat shumë të mirë dhe ne jemi të kënaqur me evoluimin që ndodhi. Unë i bëra një panoramë të asaj se si funksionon ky institucion dhe ai i pa vetë mjediset, auditorët, sallat si dhe organizimin e seminareve dhe leksioneve, duke vizituar edhe bibliotekën etj. Gazetari ka qenë shumë realist në ato që ka thënë për UET. Ai përmend një fakt shumë interesant, që është një universitet me kredenciale, ka kuriozitet akademik, që në fakt UET e ka, sepse duke pasur filozofinë analitike, qasjen analitike në themel të funksionimit të tij, kurioziteti akademik është brenda. Gazetari përmend faktin që mjediset janë kaq bashkëkohore, kaq të gjera sa që i ngjajnë një universiteti si i tillë, ku kontaktet e studentëve me njëri-tjetrin në sallën e internetit, me pedagogët, ose midis pedagogëve nuk krijojnë thjesht një lloj perceptimi, por ai ka parë vetë që ky është një realitet tjetër në Tiranë dhe besoj e ka vlerësuar këtë institucion. Duke qenë se ai është gazetar i “New York Times”, ne i jemi shumë mirënjohës atij. Besoj se ka qenë realist dhe objektiv.


18 16 SHKURT MAPO

2SHTATOR MARS 2012 E 13 2011 PREMTE, 1527 17 MARS MAJ MAJ2011 2011 13MARTË, QERSHOR 2010 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM

13 QERSHOR 2010 WWW.GAZETAMAPO.COM ËËË.GAZETAMAPO.COM

MAPO

Regjisori Sotiris Haxakis ka ardhur në Tiranë jo vetëm për të vënë në skenë “Dybbuk”-un, por edhe për të konfirmuar një sërë bashkëpunimesh me aktorët dhe regjisorët e Teatrit Kombëtar

REGJISORI GREK DO NË SKENË VETËM MARGARITA XHEPËN T

"Ne do të kemi shkëmbime përvojash mes dy teatrove mes regjisorëve por edhe aktorëve. Do të shkëmbejmë përvojat e dy shkollave të artit, atij grek dhe atij shqiptar”

eatri Kombëtar i Greqisë së Veriut mbërrin edhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në datat 2 dhe 3 mars do të shfaqet në skenën shqiptare vepra me titull “Dybbuk”, e cila do të interpretohet nga dy aktorë të talentuar. “Dybbuk”, shkruar nga Brus Majers dhe përkthyer nga Luiza Miçaku, vjen me regji nga regjisori i njohur grek Sotiris Haxakis. Regjisori grek ka ardhur në Tiranë jo vetëm për të vënë në skenë “Dybbuk”-un, por edhe për të konfirmuar një sërë bashkëpunimesh me aktorët dhe regjisorët e Teatrit Kombëtar. Mes shumë syresh ai do të veçonte aktoren Margarita Xhepa. Bashkëpunimi i një viti më parë me dramën “Doruntina” e vënë premierë në skenën e Teatrit në Selanik të Greqisë ka lënë mbresa tek regjisori, i cili nuk ka hezituar të evidentojë në prezantimin e tij në skenën e Teatrit Kombëtar aktoren Margarita Xhepa. “Dëshiroj të përshëndes aktoren Margarita Xhepa, me të cilën kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe e falenderoj veçanërisht për punën e bërë. Do të doja shumë që të bashkëpunoja sërish me këtë aktore në projektet që kemi me Teatrin Kombëtar. Ne do të kemi shkëmbime përvojash mes dy teatrove mes regjisorëve por edhe aktorëve. Do të shkëmbejmë përvojat e dy shkollave të artit, atij grek dhe atij shqiptar”, - tha regjisori Sotiris Haxakis, pa u ndalur në ndonjë projekt konkret se për çfarë veprash bëhet fjalë. Margarita Xhepa, e cila ishte ngjitur disa herë në skenën shqiptare me këtë rol, u ftua nga vetë

regjisori i njohur për të interpretuar nënën e Kostandinit dhe Doruntinës. Ai e solli këtë vepër bazuar në romanin e shkrimtarit Ismail Kadare në pesë gjuhë të Ballkanit, duke e parë se motive të kësaj balade ai i kishte gjetur edhe në vende të tjera të Ballkanit, si në Bullgari, Rumani dhe Serbi. Regjisori hulumtoi 15 vjet duke kërkuar elementin tragjik në kulturën popullore, kërkime që e çuan pikërisht tek kjo baladë e njohur, elementë të së cilës ai i gjeti në shumë vende të Ballkanit. Në skenën greke aktorja Margarita Xhepa tërhoqi vëmendjen me interpretimin e saj të fuqishëm, duke u bërë tashmë një emër i njohur edhe në vendin fqinj. Nisur nga kjo eksperiencë, në projektin e ardhshëm që regjisori ka me Teatrin Kombëtar, mes kastës së aktorëve do të jetë padyshim dhe aktorja Margarita Xhepa. Në fakt, bashkëpunimi me Teatrin Shtetëror të Greqisë së Veriut dhe Teatri tonë Kombëtar ka nisur këtu e 3 vjet më parë. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi në Selanik u vu dhe shfaqja “Elektra” me aktoret Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti, një vepër që shënoi suksesin e parë të këtij bashkëpunimi. Falë këtij suksesi, në muajin prill kur dhe organizohet Festivali i Teatrit Ballkanik, regjisori Haxakis ftoi trupën e Teatrit Kombëtar që të bëhet pjesë e këtij festivali. Ndërkohë, regjisori u ndal për të folur edhe për dramën “Dybbuk” që do të vihet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 2-3 mars. “Për veprën që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar, me-

sazhi që përcillet përmes lojës së dy aktorëve është: Dashuria mund të luftojë edhe vdekjen. Kjo vepër ngjitet në skenë edhe në kuadër të një studimi të kulturës popullore ndër vite. Ka elementë të etnografisë dhe elementë tragjikë. Vepra ‘Dybbuk’ është pak mistike, por në thelb udhëhiqet nga dashuria”, - shpjegoi konceptin e tij regjisorial, Sotiris Haxakis. Aktorët që luajnë në këtë vepër janë Dhimitris Papanikolau (burri) dhe Dhespina Kurti (gruaja). Historia e “Dybbuk”-ut është një histori rreth prezencës së fuqishme të dashurisë dhe perëndisë, dhe jo një histori rreth mungesës së tyre. Për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, është i rëndësishëm fakti që për herë të parë në skenën e teatrit shqiptar vjen teatri grek me një vepër të fuqishme si “Dybbuk”. “Ne si trupë kemi qenë në skenën greke me veprën ‘Elektra’ që ishte një sukses. Bashkëpunimi do të vazhdojë duke sjellë autorë grekë dhe dramaturgjinë greke në skenën shqiptare, po ashtu paralelisht, një autor i dramës shqipe do të ngjitet në skenën greke, duke përcjellë kështu kulturat tona teatrore. Sezonin e ardhshëm, vetë regjisori Sotiris Haxakis do të sjellë një vepër në skenën e Teatrit Kombëtar”, tha Skrami. Kështu do të vijojë bashkëpunimi mes dy teatrove, ku vepra shqipe do të vihen nga Teatri Shtetëror i Greqisë së Veriut nga regjisorë dhe aktorë shqiptarë dhe anasjelltas, trupa greke do të sjellë autorë grekë dhe dramaturgjinë greke në skenën e Teatrit tonë Kombëtar. A.Tuci

KARNAVALET E KORÇËS

Regjisorja Doresi: Dështimi, frika ime më e madhe Një mollë e madhe, e kuqe në mes të skenës. Brenda saj, Nikollaqi dhe Olimbia. Personazhe të cilët zbulohen pasi ngrihet bishti i mollës. Kjo është pamja e parë me të cilën do të ndeshet publiku në skenën “Shekspir” të Qendrës Kulturore “Tirana” sonte në mbrëmje, në premierën e “Karnavaleve të Korçës”. “Është hera e parë që punoj me një pjesë shqiptare si regjisore. Ndonëse kam lexuar shumë, njoh shumë dramaturgji, vendosa për Spiro Çomorrën, pasi jo më kot thuhet që është një ndër kryeveprat e dramaturgjisë sonë. Si regjisore u përqendrova te kjo vepër me hallin e familjes së Jorganxhinjve: të martojmë vajzën. Duke i parë këto karaktere, këto situata, skenat sesi zhvillohen ngjarjet, nxora dhe imazhin tim, krejt të ri, i cili është kjo molla e bukur nga jashtë, magjepsëse por e krimbur nga brenda”, shprehet regjisorja Elma Doresi. Ajo ka luajtur shumë me simbolikën, detajin dhe të shoqëruara në çdo kohë me groteskun. “Molla”

është hera e parë që shihet në skenën shqiptare, simbol me të cilin regjisorja ka luajtur mjaft. Për të sjellë konceptin e saj të ri, regjisores i është dashur që fillimisht të ndërhyjë në tekst, madje dhe tek personazhet duke “larguar”{ nga skena disa prej tyre. “Dëshira ime e madhe ishte të largohesha 100 për qind nga vëniet në skenë apo ato që kemi parë deri më sot dhe kjo formë do të sjellë frymë të re dhe energji ndryshe. Puna fillimisht ka nisur me redaktimin e personazheve dhe redaktimin e tekstit me të vetmin qëllim: të përqendrohemi tek halli i familjes. Personazhet si prefekti, Dona Lucia etj., nuk do të jenë më në këtë vepër. E njëjta gjë që ndodh me skenografinë, kostumografinë, lojën aktoreske, grimin, e njëjta gjë ndodh dhe me tekstin ‘Karnavalet e Korçës’ të Spiro Çomorrës, e cila është redaktuar si në tekst edhe në personazhe. Është parë një ngjashmëri me ‘Koprracin’ e Molierit dhe të jep mundësi të madhe të luash, eksperimen-

tosh e të sjellësh risi në teatër”, - shpjegon Doresi. Por me këtë koncept të ri atë e shoqëron një frikë e madhe. “Dështimi është frika ime e parë, ashtu edhe e aktorëve, pasi ‘Karnavalet e Korçës’ është vënë në skenë nga regjisor dhe aktorë të merituar, aq më tepër kur dëgjojmë shprehjen ‘Jeni duke vendosur ‘Karnavalet e Korçës?!’, një e rrahur shpatullave dhe shprehja: ‘Hajt s’ka gjë’. Ka një lloj mosbesimi kundrejt të rinjve ose përgjegjësisë që mund të kemi ne për vënien e kësaj shfaqjeje, përvoja jonë, aftësitë tona. Aq më tepër kur ekziston frika se si do të dalë, pasi kjo vepër është vënë në skenë dhe është vënë shumë mirë, dhe je përballë dy rrugëzgjidhjeve: ose të dalësh fitimtare, ose të pranosh dështimin. Ndërkohë unë kam gjetur një rrugë të tretë: ta sjellim ndryshe”, përfundon regjisorja. “Karnavalet e Korçës”, komedia e Çomorrës do të vihet në skenë në drejtimin artistik të Suela Konjarit, edhe pas premierës në 2 mars.


E PREMTE, 1 PRILL 2011 WWW.MAPO.AL

EEPREMTE, 1313QERSHOR 227 MARS 2012 E MARTË, PREMTE, SHTATOR MAJ 2010 2011 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM

MAPO

19 11 03

Kantautori është shuar nga një infarkt në zemër, në Montreaux, në moshën 68-vjeçare, në Zvicër, ku ai ndodhej për të organizuar një tur koncertesh

Lucio Dalla Ikën “i tradhtuar” nga zemra L

ucio Dalla, këngëtari i njohur italian, ndahet nga jeta vetëm 3 ditë para datëlindjes së tij të 69-të. Kantautorit është shuar nga një infarkt në zemër, në Montreaux, në moshën 68-vjeçare, në Zvicër, ku ai ndodhej për të organizuar një seri koncertesh. Kishte marrë pjesë së fundmi në Sanremo, ku prezantoi këngën “Nani”, kënduar bashkë me Pierdavide Carone. Të afërmit dhe miqtë e tij nuk arrijnë ta besojnë lajmin e hidhur, pasi, sipas tyre, Dalla ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar ai kishte realizuar me sukses koncertin e planifikuar dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të paralajmëront e f u n d i n e h i d h u r. “ T ë mërkurën në darke

kam folur me të dhe ishte shumë entuziast”thotë miku i tij i vjetër Roberto Serra, i cili nuk u kishte besuar veshëve kur kishte dëgjuar lajmin nga Montreux. “Nuk është e mundur, mbrëmë fola me të, ishte shumë mirë, i lumtur, i qetë, entuziast, në paqe me veten”. Sipas asistentit, Lucio ishte zgjuar si zakonisht, kishte ngrënë mëngjes dhe kishte bërë disa telefonata. Pas kësaj ishte vetëm një moment që ai u ndje keq dhe mbylli sytë njëherë e përgjithmonë. Në rrjetet sociale janë publikuar për pak minuta mesazhe dhimbjeje për largimin nga jeta para kohe të këtij artisti të madh. Ngushëllime kanë shprehur personazhe të botës së spektaklit, të politikës... mes tyre Jovanotti shkruan: “Oh jo, nuk mund ta besoj, vërtet që nuk mund ta besoj”. Miku i tij i ngushtë Gianni Morandi nuk gjen fjalë për të shprehur dhimbjen. “Më duket sikur ka ikur një pjesë e imja”- thotë ai. “Nuk mund ta besoj, nuk mundem, jemi miq dhe kemi qenë bashkë që në vitin 1963. Hera e fundit që e pashë ishte të dielën e kaluar në stadiumin e Bolonjës, ku ishim për të ndjekur ndeshjen. Ishte entuziast dhe gjithë kohës fliste për turneun që do të niste në Europë vetëm pak ditë më pas. Ai ishte vërtet një artist i madh, por mua do më mungojë më shumë miku i ngushtë”- tha Gianni Morandi. Menjëherë pas Sanremos, Dalla u angazhua në një tur ndërkombëtar që do të përfundonte më 30 mars në Berlin. Turneu filloi në Luzern më 27 shkurt dhe vazhdoi një natë më vonë në Zyrih. Pas ndalesës së parë në Montreux, koncertet e tjera do të kalonin në Basel, Bern, Gjenevë, Lugano, Paris, Dusseldorf, Hamburg, Bremen, Frankfurt, Luksemburg, Monako dhe Shtutgart deri në fazën finale në Berlin. Vitet e para me klarinetë Lucio Dalla u lind në Bolonjë më 4 mars të vitit 1943. Në vitin 1962 ai ishte solist (në klarinetë) në grupin e quajtur ‘Fllippers’, një grup i destinuar për botën e spektaklit. Debutimi i tij si këngëtar ishte në vitin 1964 falë përpjekjeve të Gino Paolit, që ka si synim që Lucio Dallan ta bëjë këngëtarin e parë italian të muzikës soul, duke e drejtuar rreth kësaj rryme. Në vitet 1965-1970 ai angazhohet në dy fronte: atë të eksperimentimit duke ndërthurur lëvizjet në skenë dhe të kompozimit, duke marrë tekste nga autorë të njohur si Sergio Bardotti, Gianfranco Baldazzi dhe Paolo Palotino. Në vitin 1970 vjen dhe suksesi i tij i parë si kompozitor: Gianni Morandi interpreton këngën e tij “Occhi di Raggazza” (Sytë e një vajze) dhe kënga është në krye të klasifikimit për shitjet rekord. Në vitin 1971 karriera e tij njeh vetëm ngjitje me Festivalin e Sanremos ku prezanton “4/3/1943”, që nga publiku u pagëzua me titullin “Gesu Bambino” (Fëmija Jezus), e ndjekur me këngën “Piazza Grande”, “Il Gigante e la bambina” (fëmija dhe gjiganti) dhe “Itaca” (Itaka), të gjitha këto, pjesë të repertorit më të mirë të muzikës italiane. Nga vitit 1974-1977 bashkëpunon me poetin bolonjez Roberto Roversi dhe dëshmi e këtij bashkëpunimi është dhe albumi historik “Il Giorno aveva cinque teste” , “Automobili” etj. Pika e kthesës Në vitin 1977 me albumin “Come e profondi il mare” (Sa i thellë është deti), Dalla debuton edhe si autor tekstesh të këngëve të kompozuara prej

tij, duke u bërë autor në të gjitha komponentët e këngëve të veta. Në këto vite popullariteti i tij arrin majat me albume të shitura, turne të zhvilluara etj., që nga “Lucio Dalla” (1978) deri te “Banana Republic”, një turne i madh që u pasua nga albumi me të njëjtin titull në vitin 1979 me Fracnesco de Gregori. Këto u pasuan nga “Dalla” në vitin 1980, Lucio Dalla Q-disc” në vitin ’81-’83, “Bugie” në vitin 1986 etj. Dhe kryevepra e tij “Caruso” unanimisht është pranuar si një nga këngët më të bukura të shkruara në historinë e muzikës bashkëkohore, e shitur në miliona kopje në mbarë botën në dhjetëra versione. Interpretimi i Lucinano Pavarotit i vë vulën e madhështisë kësaj kënge. Dalla-Morandi një triumf Vitet 1988-1989 i janë dedikuar tërësisht projektit Dalla-Morandi; disqet dhe turnetë e regjistruara sjellin një sukses të madh. Në vitin 1990 kënga “Attenti al lupo” (Kujdes nga ujku) përfshirë në albumin “Cambio” (Ndryshim), shënon rekord shitjesh në Itali me 1 400 000 kopje. Ky sukses pasohet nga turne të regjistruar live, si “Amen” apo albumi “Henna”, që shënojnë sërish rekorde shitjesh. Përveç të qenit këngëtar dhe autor i këngëve të tij, Lucio Dalla ka dëshmuar në disa raste të jetë po aq elektik dhe i talentuar edhe në fusha të tjera që ecnin paralelisht me karrierën e tij artistike, si kompozitor i kolonës zanore në disa filma të Moniçeli-t, Antonioni-t, Giannarellit, Verdone-s. Pacido-s etj. Por po aq sukses pati dhe në programe të suksesshme si “Taxi” (Raitre), “Te volgio benne assaje” (Raiuno), “La bella e la besthia” etj. Artisti shumëdimesional Për vite me radhë ka qenë kurator i një galerie arti në Bolonja, “No Code”, duke hapur dyert edhe për muzikën, ndërkohë që nuk mund të përjashtohej edhe zhanri i tij muzika xhaz dhe klasike. Në xhaz nuk njihej shumë bashkëpunëtorët e tij, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur edhe sot anonim, ndërsa përsa i përket muzikës klasike bashkëpunimet e tij janë që me Orkestrën Simfonike, e kryesuar nga Beppe d’Onghia, me të cilin bashkëpunoi për këngët më të famshme të repertorit të tij. Në vitin 2001 albumi “Luna Matana” e vesh Dallan me dimensione tërësisht klasike, prej të cilave ai u frymëzua për kryevepra, si “Kamikaze” dhe Siciliano”, që vazhdon të ruajë suksesin mitik të albumeve të tjetra që mbajnë emrin e tij. Në vitin 2003 vjen momenti i “Toska. Dashuri e trishtueshme”, një vepër totalisht e frymëzuar nga opera “Poska” e Puçiit. Por “Toska” e Dallas në premierën e 23 tetorit në Gran Tetatro në Romë u konsiderua një nga më të bukurat vepra teatrale të realizuara ndonjëherë. Krijimtaria e jashtëzakonshme e Lucio Dallas nuk përfundon këtu: në vitin 2003 del dhe albumi i tij “Lucio” Sanremo e fundit Lucio Dalla ishte afër 50 vjetëve të karrierës artistike. Lindur si një muzikant xhazi, ai regjistroi albumin e vet të parë në vitin 1966. Në të njëjtin vit filloi të shfaqej edhe në skenën e Sanremos me një këngë të shkëputur nga albumi i parë titulluar “Quand’ero soldato e Paff....bum!”. U kthye sërish në festivalin e këngës italiane një vit më vonë me ‘Bisogna saper perdere’. Pas kësaj ai do të merrte rregullisht pjesë në Sanremo. Për herë të fundit në skenën “Artiston” u ngjit në shkurt të këtij viti me këngën “Nanì”, një bashkëpunim me këngëtarin e ri Pierdavide Carone. 


20

MAPO

E PREMTE, 2 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

sport

DC UNITED

Salihi ia merr dorën Amerikës, shënon tjetër gol Hamdi Salihi shënoi golin e radhës për D.C United, në fitoren 3-1 ndaj Charleston Battery, në takimin e vlefshëm për “Carolina Challenge Cup”, të zhvilluar në Blackbaud Stadium. D.C.United shënoi golin e parë me anë të Maicon Santos pas

vetëm 13 minutash lojë. Për Charleston Battery barazoi në minutën e 29-të me anë të Jose Cuevas. Por, D.C. United u kundërpërgjigj pas vetëm dy minutash, me golin me kokë të shënuar nga Ryan Richter në

minutën e 31-të. Goli i Hamdi Salihit erdhi në minutën e 88-të, pas një kombinimi të bukur me Andy Najar. Ky ishte goli i dytë në dy ndeshje për Salihin, pasi të parin e shënoi në fitoren 1-0 të D.C. United kundër Chicago Fire.

De Biazi e ka mendjen te Spanja: Janë kampionët, por s’u druhem Trajneri i Shqipërisë e ka lënë pas tashmë përvojën e hidhur në Gjeorgji dhe kërkon të shohë para, duke filluar nga ndreqja e gabimeve që vuri re. Jeton Selimi Xhani De Biazi duket se e ka gëlltitur poshtë hidhërimin e humbjes ndaj Gjeorgjisë dhe është përqendruar tërësisht në objektivin e radhës: miqësoren me Spanjën, kampionen e botës dhe kampionen e Europës në fuqi. Një miqësore luksi, e cila do të ishte qershiza mbi tortë për tifozërinë shqiptare, e cila gjithnjë ka vuajtur për përballje të këtij niveli. Shkurt, një miqësore që Shqipëria nuk e kishte e përjetuar ndonjëherë: kundër kampionëve të botës. Ndaj, trajneri italian, përpos një “grafie” të shpejtë të sfidës së humbur 2-1 në Tbilisi, kërkon që t’i japë vetes edhe kënaqësinë e të menduarit për ndeshjen e madhe. “Padyshim që do të jetë një ndeshje e bukur për Shqipërinë. Spanja është kampione e botës, por ne nuk kemi përse të druhemi, sepse në fund të fundit nuk kemi asgjë për të humbur,” deklaroi De Biazi, që përveç Spanjës, mund të gjejë shumë shpejt edhe Italinë e tij si kundërshtar. Kjo sepse Shqipëria është në bisedime edhe me Federatën Italiane të Futbollit për një ndeshje miqësore në fund të muajit maj. Këtë e ka konfirmuar vetë Duka, i cili tha disa ditë më parë se po

projektohet një turne miqësor në Palestinë, ku do të marrin pjesë tetë ekipe përfaqësuese, mes të cilave edhe Italia. “Duam që të marrim pjesë edhe ne. Jemi në negociata, por të shohim”, ka thënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërsa, për sfidën e së mërkurës, italiani që ka pasur kroatin Kuzhe në stolin e Shqipërisë, u shpreh se pa një skuadër që pati probleme të theksuara në aspektin taktik. “Ishte një ndeshje me dy fytyra. Punuam pak në aspektin taktik, ndërsa do të thosha se skuadra ishte gati në aspektin psikologjik dhe kishte dëshirë të përgatitej mirë. Pashë gjëra të mirë dhe jam i kënaqur nga përgjigjet që më dha skuadra. në pjesën e parë u paraqitëm mirë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës treguam pak mungesë personaliteti dhe nuk arritëm ta mbanim ndeshjen nën kontroll. natyrisht që kjo ndikoi pjesën e dytë të lojës, edhe pse në rezultatin final ndikoi edhe gjyqtari. penalltia e parë ishte e drejtë, ndërsa nuk i hyj diskutimeve për 11-metërshin e dytë, por duhet thënë se goli i fitores së Gjeorgjisë erdhi në pozicion jashtë loje. edhe mbrojtja u paraqit mirë, gjithsesi, në rastin e golit të dytë, nuk mund të lejosh kundërshtarin të gjuajë katër herë në portë kur portieri ynë ka pritur penalltinë. Duhet të rritemi në aspektin e lojës, të mos kemi frikë të luajmë dhe të shfrytëzojmë më mirë situatat, por ky ishte një hap i parë për të ecur larg”, - u shpreh De Biazi pas mbërritjes në Shqipëri.

Duka: Nuk flas për gjykimin në Tbilisi “Asnjë nga ekipi ynë nuk duhet të mendojë se humbën ndeshjen nga gjyqtari, cili nuk varet nga ekipi. Ajo që varet nga ekipi, është, që mbrojtja jonë nuk mund të lejonte sulmin e Gjeorgjisë, e cila goditi 4 herë portën pas penaltisë. Për trajnerin De Biazi vlerësimi në tërësi që me grumbullimin e deri te mbarimi i ndeshjes është pozitiv dhe me shpresën e optimizmin për një të ardhme më të mirë.

Harmonia, krijimi i grupit, qartësia në pjesën tekniko-taktike dhe komunikimi profesional mbeten armët më të forta të De Biazit,”u shpreh presidenti Duka, që më pas konfirmoi edhe miqësoren kundër Spanjës. “Nuk mund të them zyrtarisht por mund të them që jemi në përfundim të marrëveshjes me Spanjën për të luajtur në datë 30 maj, jo në Shqipëri, por në Zvicër,” -tha Duka.

UEFA “zhduk” miqësoret e gushtit, FSHF do sa më shumë ndeshje në maj Me Shqipërinë që ka nisur të ndërtojë skuadrën e së ardhmes dhe ku arkitekt i saj është italiani De Biazi, eliminatoret për Kupën e Botës Brazil 2014, duhet ta gjejnë skuadrën kuqezi sa më të kolauduar. Por, pas vendimit të së martës të UEFA-s, Shqipëria nuk do të ketë mundësi të zhvillojë ndeshje miqësore në muajin gusht. Ky vendim u mor, pas kërkesës së disa klubeve të mëdha evropiane dhe padyshim që për projektin e ri në FSHF përbën një problem të madh, pasi në shtator do të nisi zyrtarisht fushata kualifikuese dhe fakti se nuk mund të bëhet një ndeshje përgatitore më parë, është një telash më vete. Ndaj, presidenti Duka duket se ka vendosur të përveshë mëngët dhe të garantojë sa më shumë sfida gjatë periudhës së muajit maj, ku kom-

Në të vërtetë, projekti më i rëndësishëm është ai i turneut miqësor të Palestinës, ku mendohet që të marrin pjesë 8 kombëtare dhe që do t’i jepnin mundësi De Biazit që të brumoste edhe më shumë idetë e tij

bëtaret e kualifikuara për në Euro 2012 do të kërkojnë të testojnë lojtarët e tyre përpara nisjes së veprimtarisë. Kështu, në listën e Dukës është deri më tani ndeshja miqësore me Spanjën, e cila do të vuloset zyrtarisht brenda këtyre ditëve dhe do të zhvillohet në fushë neutrale, sipas të gjitha gjasave në Zvicër. Por, në të vërtetë, projekti më i rëndësishëm është ai i turneut miqësor të Palestinës, ku mendohet që të marrin pjesë 8 kombëtare dhe që do t’i jepnin mundësi De Biazit që të brumoste edhe më shumë idetë e tij. Në këtë mënyrë, federata ka vendosur që në një farë mënyre të rikuperojë miqësoret e periudhës së muajit gusht dhe të bëjë çmos që t’i ofrojë trajnerit italian sfidat e nevojshme për të njohur edhe më shumë ambientin kuqezi.

MERKATO Milani mendon për Gebart të Shtutgartit Pas një sezoni të shkëlqyer që po luan me Shtutgartin në Bundesligë, talenti gjerman Timo Gebart, i ndjekur prej kohësh nga Borusia Munshengladbah dhe Shalke 04, së fundmi ka përfunduar edhe në vëmendjen e kampionëve të Italisë, Milan. Sipas asaj që raporton “Stuttgarter Zeitung”, klubi kuqezi ka piketuar gjermanin si një prej elementëve që do të rifreskonin repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm. Timo Gebart ka një kontratë me klubin gjerman që skadon më qershor të vitit 2013 dhe më parë ka tërhequr vëmendjen edhe të dy klubeve të tjera italiane: Juventus dhe Napoli. Mendohet që talenti 22-vjeçar gjerman mund të shitet në merkaton e verës për shifrën e 6 milionë eurove.

Raul mund të largohet nga Shalke në qershor Legjenda e Real Madridit, Raul, është i gatshëm të largohet nga Shalke në fund të sezonit. Raul do të jetë pa kontratë në qershor dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Stacioni i ardhshëm për sulmuesin spanjoll mendohet të jetë Lindja e Mesme, ku ai do të mund të fitojë një shumë prej 10 milionë euro për një sezon. Mundësinë e largimit e ka konfirmuar edhe trajneri i klubit gjerman, Hub Stivens. “Nëse

klubet vijnë me një ofertë të mirë financiare, atëherë ne kemi pak shanse”, ka thënë Stivens.

Çelsi i hap derën Hulkut, largon Drogban Braziliani i Portos, Hulk është shumë pranë një marrëveshje në bazë të së cilës sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Çelsit. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe mendohet që gjithçka të mbyllet para fillimit të merkatos verore. Kuptohet që ngërçi i vetëm mes palëve është shuma e lartë që kërkon Porto për futbollistin, klauzola e largimit e të cilit është 100 milionë euro. Megjithatë, dy klubet po flasin me njëri-tjetrin, në mënyrë që të bien dakord për shumën e transferimit të futbollistit. Shkak për këtë lëvizje të menjëhershme të klubit londinez janë bërë kërkesat e larta të Didier Drogba për rinovimin e kontratës së tij. Sulmuesit nga Bregu i Fildishtë i kanë mbetur edhe 5 muaj në kontratën ekzistuese me Blutë e Londrës dhe ai u ka bërë të qartë londinezëve se do të pranojë të firmosë vetëm nëse i garantojnë 6 milionë stërlina neto në vit.


sport

e premte, 2 MARS 2012 www.mapo.al

Euro 2012

MAPO

21

Mediat gjermane: Lëv, e ke skuadrën gati? Gjermania është mposhtur nga Franca ditën e mërkurë dhe mediat nuk kanë ngurruar që të ngrenë pikëpyetje në lidhje me perspektivën e kombëtares në Kampionatin Europian, që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë.

Disfata e fundit për ekipin e Joakim Lëv ka qenë ajo e Marsit të kaluar përballë Australisë. Gazeta prestigjioze “Bild” i drejtohet teknikut të përfaqësueses me tone dyshuese: Jogi, a duhet të

shqetësohemi për Euro 2012? Më tej “Bild” jep vlerësime me nota minimale për dyshen e mbrojtjes, Denis Aogo dhe Jerome Boateng. Nga ana tjetër, “Sueddeutsche Zeitung” shkruan se miqtë, duke iu

referuar Francës, luajtën sipas stilit të Gjermanisë. Me tone sarkastike, gazeta tjetër “Die Welt” thekson: Duhet t’i jemi mirënjohës Francës që tregoi dobësitë e mbrojtjes gjermane.

Milan-Pato, vjen krisja përfundimtare? Sulmuesi ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë larg fushave për 15 ditë. Lojtari është dëmtuar kështu për të 13-ën herë në vetëm dy vjet! Jeton Selimi

Epo tani është me të vërtetë një rast patologjik. Dëmtimi i trembëdhjetë që prej janarit të vitit 2012. Duket se Pato me këtë ritëm rrezikon ta arkivojë sezonin 2011/2012 si më shkatërrimtarin e karrierës së tij. Problemi i ri fizik, një tërheqje në kofshën e djathtë, do ta mbajë larg fushave të lojës për të paktën 15 ditë dhe sintetizon kështu brishtësinë e brazilianit. Duket se shqetësimet e para i kishte përjetuar në ndeshjen e parë të Champions League kundër Arsenalit, të fituar 4-0, ku Alegri, pas dëmtimit muskulor në kofshën e majtë të pësuar më 18 janar, e aktivizoi vetëm në fundin e ndeshjes. Jo rastësisht u mbajt pushim në ndeshjen në transfertë kundër Çezenës, pasi Alegri donte të tregohej i kujdesshëm, pasi kërkonte që ta rreshtonte ndaj Juves me kohë të plotë në vend të të skualifikuarit Ibrahimoviç. Por, në më pak se 45 minuta lojë, erdhi sërish KO i radhës. Me llogari në dorë, Pato nuk ka luajtur 18 në 36 ndeshje të kalendarit. Nga tërheqja muskulore në kofshën e djathtë në janar të vitit 2010, tek i njëjti dëmtim i para disa ditësh, braziliani nuk ka luajtur për 50 ndeshje, por kjo nuk i kishte bërë drejtuesit kuqezinj që të hiqnin dorë prej tij duke e konsideruar një të ardhme të skuadrës së Milanit, të paktën edhe në merkaton e janarit, ku kërkuan që ta mbanin lojtarin, pavarësisht milionave që vinin nga sheiku Al-Thani i Paris SG. Lista e gjatë

Po sikur është vetëm Pato ai që

Sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato

shqetëson Alegrin. Dëmtimi i ri i sulmuesit është vetëm maja e ajsbergut, sepse infermieria është gjithnjë plot. Madje, përjashto Kasanon që ka një problem tjetër, Patoku, Boateng, Straser, Merkel, Sedorf dhe Akuilani, që diheshin, u janë shtuar edhe Maksi Lopez e Nesta, ku dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, duhet ta mbajë ende larg fushave. Pra, një sezon plot

Boks

Vitali Klitçko kandidon për Bashkinë e Kievit! Është i vetmi boksier që në historinë e këtij sporti disponon një doktoraturë dhe duket se me peshën e viteve në kurriz, Vitali Kliçko, 42 vjeç, nuk ka ndërmend më të hipë në ring, por do të ndërmarrë një sipërmarrje edhe më delikate sesa grushtet e rivalëve. Vitali, vëllai i madh i superkampionit Vladimir, pak ditë më parë mposhti në Mynih britanikun David Chisora dhe arriti të mbrojë me sukses titullin e tij WBC. Siç dihet, të pesta federatat profesioniste të boksit janë zaptuar nga vëllezërit Kliçko, pasi Vladimiri, 35-vjeçar, ka në brezin e tij titujt e federatave WBA, IBF, WBO dhe IBO. Por, tashmë Vitali duket se nuk ka ndërmend të grushtojë më, të paktën vetëm nëse nuk e bën me kundërshtarin e tij në zgjedhjet për Bashkinë e Kievit. Edhe në vitin 2006, Vitali tentoi të bëhej kryetar i kryeqytetit ukrainas, mirëpo humbi përballë

Vitali Klitçko

Leonid Chernovetskyi, prefekti aktual i Kievit. “Do të marr pjesë në garën për kryebashkiakun e Kievit. E kam dhënë programin dhe pres të fitoj”, ka deklaruar Klitschko.

dëmtime, por që nuk e ka dëmtuar shumë sezonin e skuadrës: të parët në klasifikim dhe një hap larg çerekfinaleve të Champions dhe në valle për Kupën e Italisë. Të pushtohet “Barbera”

Meritë e trajnerit livornez që nuk është qarë asnjëherë për dëmtimet, duke shpërndarë optimizmin e tij të pashërueshëm që ka infektuar të gjithë skuadrën. Pikërisht për këtë

motiv, të shtunën në Palermo (ora 18:00), me Ibran dhe Robinjon në vijën e parë, duhet bërë një provë e madhe për të vijuar luftën kundër rivalëve bardhezinj, (që janë të impenjuar në “Juventus Stadium” kundër Kievos në orën 20:45) pasi “Barbera” në katër kampionatet e fundit e ka parë Milanin që të përfundojë në tapet. Markizio: Milani, më i forti

Mesfushori i Juventusit dhe i

kombëtares së Italisë, mendon se skuadra e tij do të fitojë diçka të rëndësishme këtë sezon. “Mund t’ia dalim si në Kupë ashtu edhe në kampionat. Milani i këtij sezoni nuk u nis aspak mirë, por u rrit me kalimin e javëve. Por ne jemi optimistë dhe do të luftojmë deri në fund, ndonëse Milani është favorit dhe Juvja, në letër, është disi më inferiore”.

Çmendet sheiku Al Thani: Do Ksavin te PSG dhe jep plot 80 milionë euro Nëse ikën Guardiola, atëherë mesfushori mund të përfundojë në Paris Paris Saint Germain i ka bërë një ofertë marramendëse mesfushorit Ksavi Hernandez për të lënë Barcelonën në fund të këtij sezoni. Sheiku Tamim Bin Hamad Al Thani kërkon të marrë futbollistin spanjoll dhe nuk do e kishte problem të paguante klauzolën e lëshimit të tij që është plot 80 milionë euro. Sipas ‘AS’, nëse Guardiola do të vendosë të largohet nga Barcelona edhe Ksavi ka shumë mundësi të transferohet në Francë, por nëse ndodh ndryshe 31-vjeçari do të vazhdojë të udhëheqë projektin e teknikut. “Qëllimi ynë është ta bëjmë PSG-në një nga klubet më të mëdha në botë”, theksoi të mërkurën Bin Ha m a m A l Th a n i p ë r C N N. 31-vjeçari është një prej ikonave të Barçës dhe ai ka kontratë me klu-

Ksavi Hernandez

bin “blaugrana” deri në vitin 2014, me opsion për ta rinovuar marrëveshjen edhe për dy vjet të tjera. Megjithatë, sheikët e PSG-së, nuk

kanë ndërmend të presin kaq gjatë. Falë forcës financiare që kanë, ata synojnë ta blejnë sa më shpejt Ksavin dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës së lojtarit, ku shifra e përcaktuar nga Barcelona është pikërisht 80 milionë euro. E përditshmja madrilene theksonte g jithashtu se klubi francez shpreson të shfrytëzojë paqartësitë që ekzistojnë te katalanët rreth së ardhmes së trajnerit Pep Guardiola. Kjo për faktin se edhe vetë Ksavi dëshiron të qëndrojë në “Kamp Nou”, por ai pret lajmin e rinovimit të Guardiolës, për të marrë garanci se projekti fitues I deri më tanishëm do të vazhdojë. Lojtari ëndërrohet edhe nga Milani, megjithatë shifra shumë e lartë që nevojitet për blerjen e kartonit të fantazistit, si edhe rroga e tij e lart, bëjnë që kuqezinjtë të kenë pak shanse në garën për yllin e përfaqësueses spanjolle.


22

MAPO

E PREMTE, 2 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

GRUAJA ‘E VDEKUR’ DEL NGA ARKIVOLI Një 95-vjeçare i ka tmerruar fqinjët e saj në një fshat në provincën kineze Guangxi, pasi ka dalë nga arkivoli gjashtë ditë pasi kishte “vdekur”. Li Xiufeng është gjetur e palëvizshme dhe pa frymëmarrje në krevatin e saj nga një fqinj dy javë pasi ishte alivanosur pas një lëndimi në kokë. Pasi dështoi që ta zgjonte, fqinji Chen Qingwang supozoi se ajo kishte vdekur në gjumë. “Ajo nuk u ngrit dhe shkova ta zgjoj. Edhe pse e shtyja fort dhe e thërrisja në emër, ajo nuk reagonte. Mendova se diçka nuk është në rregull, kontrollova frymëmarrjen, nuk merrte frymë, mirëpo trupi i saj akoma nuk ishte ftohur”, - ka treguar ai. Sipas traditës, gruaja ‘e vdekur’ u la në arkivol në mënyrë që familjarët dhe miqtë të bënin homazhe. Mirëpo një ditë para funeralit, fqinji i saj e gjeti arkivolin të zbrazët dhe trupi ishte zhdukur. Duke kërkuar trupin e zhdukur, bashkëfshatarët u tmerruan kur e panë zonjën Xiufeng duke gatuar në kuzhinën e saj. “Kam fjetur shumë gjatë. Pasi u zgjova, ndjeva shumë uri dhe desha të përgatis diçka për të ngrënë”, - u kishte thënë ajo në atë çast duke u treguar se mezi e kishte hapur arkivolin për të dalë jashtë.

JETOI 41 VJET SI MASHKULL

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

5

18

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Marrëdhënia juaj me personin që keni në krah bazohet tek besimi reciprok dhe bashkëpunimi. Keni vetëm pak më shumë nevojë për harmoni dhe do e gjeni. Beqarët më në fund do shkëpusin çdo lidhje me të shkuarën dhe do mendojnëpërtëardhmen.

Jeta në çift do jetë më e këndshme dhe më harmonike. Do flisni më tepër se disa ditë më parë me njëri-tjetrin. Gjithsesi bëni kujdes nga influenca e Marsit këto ditë, i cili mund të sjellë një shterim të dëshirës seksuale.

Ata që janë në çift nuk do kenë për çfarë të qahen. Partneri do ju mbushë me ledhatime dhe ngrohtësi. Mundohuni ta shfrytëzoni sa të mundni ditën. Beqarët pa pritur do takojnë dikë, por nuk do i kushtojnë shumë vëmendje e duhur si fillim.

Do keni xhelozi të tepruar gjatëkësajdite.Pasojatdo jenë mjaft negative. Midis jush do fillojë të ndërtohet një mur qetësie dhe moskuptimi. Kujdes, reagoni më mirë me fjalë. beqarët do tërhiqen shumë ngapasuriaetëtjerëvedhe jo nga pamja apo njeriu.

22 25 30

26

31

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Klima në çift do të ngrohet edhe më tepër sot dhe ambienti do të behet pasionant. Do keni gjithçka që të jeni të lumtur. Beqarët do kenë tendencë të shumojnë aventurat. Sharmi i tyre dhe aftësia për të joshur do i bëjnë të arrijnë atje ku duan.

Venusi do vërë në pah ndjenjat dhe për beqarët do sjellë aventura dhe takime të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën dhe të përfitoni sa të mundni. Nëse keni fëmijë duhet të merreni pak më shumë me ta dhe t’i këshilloni.

Do keni goxha debate por që shumë shpejt do te sqarohen dhe do te buzëqeshni. Beqarët do jenë më sharmantë dhe do joshen nga të tjerët. Iniciativat që do ndërmerrni ne planin financiar do jenë të rrezikshme por me sukses.

Nuk do i bëni asnjë kritikë partnerit tuaj sot. Defektet e tij, pikat e dobëtaapo edhesjelljaetijeherëpashershmenukdoketërëndësi për ju. E dashuroni tej mase atë që keni në krah dheaipoashtu.Beqarëtdo bëjnë deklarata të zjarrta dashurie.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Në jetën në çift do hiqen të gjitha tabutë dhe do shpreheni më lirisht. Përfitoni sa më shumë nga kjo situatë dhe mos kini as frikë të thoni mendimin tuaj. Beqarët do tërhiqen së tepërmi nga personat më të rinj se ata.

Partneri do ju adhurojë sot. Edhe ju do gjeni tek ai cilësitë e një personi fisnik dhe bujar. Jeni me fat që keni atë në krah sepse do kaloni çaste mjaft të këndshme së bashku. Ka mundësi që të merret vendime edhe për ndonjë fejesë apo martesë.

Gjërat do të qetësohen sot në jetën në çift dhe ju do ndiheni më rehat. Mundohuni të mos e ftohni atmosferën që mezi është ngrohur. Influenca e Venusit do jetë pozitive për jetën sentimentale. Do jeni jo vetëm sharmantë por edhe sensualë.

Planetët do e mbrojnë jetën tuaj në çift sot dhe do ju krijojnë mjedisin e duhur për të dashuruar ashtu si doni. Mundohuni ta shfrytëzoni sa të mundni ditën. Beqarët do kenë shumë dëshirë të dalin dhe të njohin persona të rinj.

11

12

16

13

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

14

17 21 24

27

28

32

29

33

34 38

37 42

43

47

10

23

48

39

35

40

44

45

49

50

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

53

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Bashkimi në një të vetme. 9. Ndoja i këngës popullore. 12. Ngjyrë. 15. Ecuria e zhvillimit dhe e ndryshimit të një dukurie nën ndikimin e vepruesve të jashtëm e të brendshëm. 16. Hoze, shkrimtar i njohur portugez. 18. Kafshë grabitqare. 19. Dëshirë për të ngrënë. 21. Thikë e vogël. 22. Punishtet e para kapitaliste. 25. Një sasi e papërcaktuar, jo e madhe. 27. Pranë në mes. 28. Shpend me trup të madh. 30. Gjë që është bërë njëlloj me diçka tjetër. 33. Gatime brumi. 34. Revolucioni Francez. 36. Kullotë në dialekt. 38. Organizata Botërore e Tregtisë. 39. Kërni i baletit. 41. Emision Artistik. 42. Në atë sasi. 43. Gur kufiri. 45. Italia në tabelën elektronike. 46. Mba-rohet në dialekt. 49. Pjesëz mohuese. 50. Pa ndonjë pengesë a ndalim. 52. Urdhërpagesë, me të cilën dikush ka të drejtën të tërheqë para nga banka. 53. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm. 54. Përemër vetor.

1. Porosi, këshilla që i jepen dikujt për t’i treguar se si duhet ta kryejë një punë. 2. Ndërmarrje Industriale Italiane. 3. Vetia që ka një trup të ruajë gjendjen e qetësisë ose të lëvizjes. 4. Dega kryesore e lumit Mat. 5. Hoxhë që drejton lutjet në xhami. 6. Komiteti Islamik. 7. Piktura shenjtorësh. 8. Barleti i letërsisë shqipe. 9. Lloj sporti. 10. Institut Rehabilitimi. 11. Kryeqyteti i Afganistanit. 12. Luftëtar në male. 13. Pronar i madh tokash. 14. Gjitar i detit. 16. Pjesë e një njësie ushtarake, e cila është shtrirë në thellësi të frontit. 17. Butësi, ëmbëlsi. 20. Ent Financiar. 23. Lakër turshi. 24. Ai që ka rradhën. 26. Përmbledhje hartash gjeografike. 29. Kafshë e vogël gjitare. 31. Ndoshta, ka mundësi. 32. Lloj dushku i vendeve mesdhetare, me trung të shkurtër e të trashë. 35. Murg franceskan. 37. Mysliu, regjizor. 40. Franc, kompozitor i njohur. 44. Boletini i historisë. 47. Në rregull. 48. Teatri Baletit. 51. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 5 2 1

4

2

1

5 9

2

9

1

2 8

5

4

4 8

9

2

3 1

6

7

9 2

4

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 7

7

2 5

3 8

1

6

1 2

3 7 6 4

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

9

20

36

8 LUANI (23/VII-22/VIII)

8

19

52

DASHI (20/III-20/IV)

7

1

46

HOROSKOPI I DITËS

6

15

41

Britanikja Caroline Kinsey nga Lancashire ka lindur si hermafrodit, ndërsa këtë nuk e ka ditur deri kur i ka mbushur 19 vjet. Duke ndjekur këshillën e mjekut, prindërit vendosën që fëmijën e lindur si hermafrodit ta rritnin si djalë dhe ia vunë emrin Carl John Baker. Mirëpo gjatë rritjes ‘ajo’ filloi të ndjehej ndryshe nga të tjerët, megjithatë nuk e kuptonte se ku qëndronte problemi. Ajo kishte menduar se të gjithë e kishin trupin si i saji dhe nuk arrinte ta kuptojë se pse e ngacmonin fëmijët në shkollë. Meshkujt e ngacmonin për zërin e saj femëror, ndërsa femrat nuk e pranonin në shoqëri sepse dukej si mashkull. “Gjithmonë e kam ditur se jam ndryshe, por asnjëherë nuk e kam kuptuar arsyen. Më vonë kam kuptuar se mjekët i kanë këshilluar prindërit e mi që të ma heqin të drejtën për të qenë femër, për të plotësuar anën time tjetër dhe të më rrisnin si mashkull”, citon ‘Daily Mail’ fjalët e Caroline.

4

5

6

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

6 1

9

Numërkryq

Shah | nivel mesatar 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5 2 9 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

24064, 25968, 27131, 49855, 53158, 58264, 88874.

110, 222, 260, 320, 354, 415, 452, 485, 524, 575, 652, 736, 741, 821, 852, 987.

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

1454, 1526, 2352, 3326, 4596, 4866, 5210, 5215, 5295, 5621, 6320, 6352.

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

V

GJENI 10 NDRYSHIMET

Numra me 6 shifra:

Numra me 4 shifra:

E

E

A

A L

M

A

I

12563, 18152, 18463, 18520, 22659, N

D

J

E

E

I

M

I

G

J

E

N

I

G

R

A

S

I

L

L

A

H

H

U

T

A

M

E

A

Z

A G

I

N

D

U

J

S

A

R

D

E

N

J

A

B

I

R

A

R

I

E

N

I

N

I

G

T

O

R

N

N

I

L

I A

N

D

U

A

A

V

V

Z M

E

O

N

N

E

I

E

O

O

G

A

I

A L

R A

9

3

2

6

1

4

5

2

8

7

8

4

8

4

8

5

4

1

0

1

2

0

3

0

2

0

6

5

9

6

5

5

58

7

4

5

4

5

1

6

6

6

5

2

6

3

2 6

A

K

S

5

2

1

0

2

G

O

T

5

6

5

2

3

1

0

7

4

8

5

9

5

2

6

3

2

0

6

4

7

7

7

7

8

4

8

4

8

4

8

5

4

4

4

4

1

5 5

I

T

I

R

R

E

2

1

0

2

0

22

2

2

3

6

2

3

A

M

A

N

E

T

9

6

8

5

4

0

8

5

4

1

5

2

3

A

N

O

D

A

2

0

1

2

5

6

9

8

5

7

4

8

5

E

K

N

A

R I

K

F

L

094451, 111320, 154274, 165437, 166145, 205291, 264557, 282524, 518652, 544444, 561152, 748541, 814525, 824641.

M

C B

E

R

4

1

5

2

6

3

2

0

1

5

9

3

6

2

8

4

7

8

5

4

1

5

2

6

3

2

0

1

4

5

6

9

7

4

5

1

4

7

5


retro 1444 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E PREMTE, 2 MARS 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

2 MARS

Besëlidhja e Lezhës

Kuvendi i Arbërit, i njohur edhe me emërtimet e tjera si “Lidhja Shqiptare e Lezhës” apo Besëlidhja e Lezhës etj., është një tubim i fisnikëve më të shquar shqiptarë të viteve 1400, të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorinë osmane që krijohej me ndikimin ushtarak osman. Kuvendi i Arbëri u mbajt më 2 mars 1444 në Lezhë. Qël-

limet e tubimit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte

edhe fenë islame. Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka. Aty u formua një besëlidhje, e njohur me emrin “Lidhja Shqiptare e Lezhës”. Kryetar u zgjodh Skënderbeu. U krijua ushtria e Besëlidhjes, e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.

LUAN KRASNIQI

Lamtumirë dhe mirësevjen! të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së Luani fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa në kampionatin botëror për amatorë, një vit më parë, ai ka mundur edhe kampionin aktual të botës në boksin profesionist, Vlladimir Kliçko nga Ukraina. Për fat të keq më pas humbi nga boksieri i famshëm nga Kuba, Felix Savon. Por si edhe shumë kampionë të tjerë, edhe Luani ka pasur ngritje dhe rënie dramatike në karrierën e tij. Shkëlqimi dhe hijet e kampionit

Luani ra për dysheme, ndërsa Brewsterin pas duelit e nxorën për krahu nga ringu. “Luan Krasniqi ka luftuar si një luftëtar i vërtetë”, deklaroi promotori më i njohur në botën e boksit Don King. Ndërsa ish-kampioni Dariusz Michalczewski thoshte: “Luani ka humbur në mënyrë fantastike”. Dy orë më vonë në festën e VIP-ave, e takova shkurt edhe vetë Brewsterin

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

Luan Krasniqi vërtet i dha fund karrierës së tij si boksier profesionist. Por ai vazhdon të mbetet shqiptari më i njohur në Gjermani dhe Europë. Shkëlqimi dhe hijet e kampionit! Bahri Cani

Lamtumirë Luan Krasniqi! Kolosi shqiptar me grushtin më të fuqishëm dhe shqiptari më i njohur në Gjermani dhe më gjerë, i dha fund karrierës së boksierit profesionit, në ditët e fundit të vitit 2011. “Der Löwe”

(Luani) nuk e realizoi ëndrrën e tij personale, ëndrrën e shqiptarëve dhe gjermanëve, që të bëhet kampion bote në kategorinë e rëndë në boks. Por në boksin amator dhe profesionist ai ka lënë gjurmë si asnjë shqiptar tjetër deri tani. 40 vjeçari i lindur në Junik të Kosovës (me 10. 05. 1971) ka ardhur me familjen në Rotweil të Gjermanisë në vitin 1987. Në periudhën prej vitit 1997 deri 2008 ai është futur 35 herë në ringun profesional. Ka shënuar 30 fitore, një barazim dhe katër humbje. Më parë ai kishte një karrierë të shkëlqyeshme edhe në boksin amator. Në lojërat olimpike

Titulli më i rëndësishëm në boksin profesionist ishte kampion Europe në kategorinë e rëndë. Këtë titull ai e fitoi në vitin 2002, pasi mundi Rene Monse. Por vetëm disa muaj më vonë ra hija më e rëndë në karrierën e Luan Krasniqit! Më 20 korrik të vitit 2002, në Dortmund të Gjermanisë, ai doli në ring kundër polakut Przemyslaw Saleta. Luani ishte me pikë në epërsi, por në raundin e nëntë, papritur u dorëzua! “Nuk dua të boksoj më, edhe pikë!”, vendosi Luani në qoshen e tij. Nuk mund ta kuptonte askush. As trajneri Michael Timm nuk arriti ta bindë që të vazhdojë ndeshjen. Emri i Luanit u zbeh jo vetëm në Gjermani por edhe më gjerë. Tifozët e “sportit bujar” ishin të dëshpëruar gjithandej - në Gjermani, Kosovë, Shqipëri ... i dëshpëroi ai nga i cili prisnin më së shumti - idoli i tyre. Por karakteristika e kampionëve është që të ngrihen edhe në momentet më të vështira. Dy vjet më vonë ai filloi rehabilitimin. Në ndeshjen e dytë kundër Saletës, polaku nuk kishte asnjë shans. Luani e hodhi tri herë në dysheme që në raundin e parë. Ndërsa me 14 shkurt 2004 rifitoi titullin e kampionit europian, pas fitores me pikë kundër turkut Sinan Şamil Sam. Rruga ishte tani e hapur për majat botërore. Humbja që jehoi më shumë se shumë fitore

Duket absurde, por shkëlqimin e plotë Luanit ia ktheu një humbje

tjetër. Ajo kundër kampionit të botës Lemon Browster, në 100 vjetorin e legjendës gjermane të boksit Max Schmeling, me 28 shtator 2005. Në Hamburg ishin mbledhur mijëra shqiptarë dhe dashamirë të boksit nga Gjermania dhe mbarë bota. Nga të gjitha anët jehonte Luan, Luan... Kam shikuar “live” shumë evenimente sportive dhe ekipe të famshme si Real Madrid, AC Milan, Bajern... apo basketbollistin e famshëm Drazhen Petroviç dhe Cibonën e pathyeshme, por ky ishte për mua një prej momenteve më emocionale. Luani humbi në fund - por humbi si një sportist i vërtetë! Luani ra për dysheme, ndërsa Brewsterin pas duelit e nxorën për krahu nga ringu. “Luan Krasniqi ka luftuar si një luftëtar i vërtetë”, deklaroi promotori më i njohur në botën e boksit Don King. Ndërsa ishkampioni Dariusz Michalczewski thoshte: “Luani ka humbur në mënyrë fantastike”. Dy orë më vonë në festën e VIP-ave, e takova shkurt edhe vetë Brewsterin. Mendova fillimisht t’ia fusja një grusht... por vendosa të fotografohem me të - për të mirën e shëndetit tim! Luan Krasniqi kishte mundësinë që edhe gjatë vitit 2011 të futet në ring dhe të bëhet konkurrent për titullin e kampionit. Por për shkak të sëmundjes, Luani u detyrua të anulojë duelin me amerikanin Jonathon Banks, në shkurt të këtij viti. Kështu që në bilancin e tij përfundimtar mbetet një humbje në fund të karrierës: ajo kundër ukrainasit Alexander Dimitrenko. Luan Krasniqi bëri të ditur në faqen e tij të internetit se përfundimi i karrierës profesioniste nuk do të thotë largim i plotë nga boksi. Ai ka vendosur të ndihmojë talentet e rinj dhe të punojë si komentator në televizion. “Do të bëj gjithçka që t’ia rikthej boksit atraktivitetin”, thotë Luani. Tani pra mund të themi - Mirësevjen Luan Krasniqi!

“Nuk dua të boksoj më, edhe pikë!”, vendosi Luani në qoshen e tij. Nuk mund ta kuptonte askush. As trajneri Michael Timm nuk arriti ta bindë që të vazhdojë ndeshjen. Emri i Luanit u zbeh jo vetëm në Gjermani por edhe më gjerë. Tifozët e “sportit bujar” ishin të dëshpëruar gjithandej - në Gjermani, Kosovë, Shqipëri ... i dëshpëroi ai nga i cili prisnin më së shumti - idoli i tyre.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you