Gazeta Mapo

Page 3

E ENJTE, 2 GUSHT 2012 13 QERSHOR 2010 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM

3 05

MAPO

Rama sqaron se qëllimi i saj është në shërbim të transparencës që ai dhe partia që drejton synojnë për zhvillimin e biznesit në një ambient miqësor, duke çmuar kontributin e bizneseve austriake në vendin tonë

Lotaria Kombëtare, Rama letër Kancelarit të Austrisë TIRANË Kryetari i opozitës, Edi Rama i ka nisur një letër Kancelarit të Austrisë, Werner Faymann, në lidhje me licencën e Lotarisë Kombëtare, dhënë nga tenderi i paracaktuar i kompanisë austriake “Austrian Lottery”. Në fillim të letrës Rama sqaron se qëllimi i saj është në shërbim të transparencës që ai dhe partia që drejton, synojnë për zhvillimin e biznesit në një ambient miqësor, duke çmuar kontributin e bizneseve austriake në vendin tonë. Rama informon Kryeministrin austriak, se dhënia e licencës nga qeveria shqiptare kompanisë austriake ishte e manipuluar kundra çdo interesi publik. Pasi vlerëson punën e “Austrian Lottery” në shërbim të interesave kombëtare të Austrisë, Rama thekson në letër se në opinionin e tij, kjo kompani në lidhje me tenderin në Shqipëri nuk ka aplikuar standarde të ngjashme me ato të cilat operon në Austri. “Unë jam i ndërgjegjshëm se

ndër vite, ‘Austrian Lotteries’ ka qenë e aftë të gjenerojë një vlerë domethënëse për shtetin austriak si edhe për publikun austriak, duke vepruar në një mënyrë të drejtë në këtë sektor, ku integriteti i operatorit është i një rëndësie thelbësore. Megjithatë, unë jam i mendimit se sjellja e tyre në rastin e tenderit shqiptar nuk ka qenë e të njëjtave standarde dhe se ata nuk kanë arritur të aplikojnë të njëjtat kritere që respektojnë dhe përmbushin në vendin Tuaj”, - shkruan Rama në letër. Për pasojë, kryetari i PS-së sqaron se opozita do të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm ligjor për të hetuar të gjithë procesin, trukimin e pretenduar dhe për të riparuar dëmin që i është shkaktuar publikut shqiptar. “Unë dëshiroj t’ju informoj gjithashtu Juve mbi qëllimin tonë për t’i bërë thirrje ‘Austrian Lotteries’ që të tërhiqet nga ky proces, i cili nuk është transparent, që shkon kundër

Werner Faymann

interesave të shtetit shqiptar dhe publikut shqiptar, si edhe të gjitha rregullave e standardeve nën të cilat e njëjta kompani vepron në Austri…”,- shkruan Rama.

FRD, Biberaj: Për koalicionet dhe taktikat elektorale do të vendosë vetëm Kuvendi

Fyle: Heqja e imunitetit, hap thelbësor për integrimin TIRANË Në letrën e dërguar

kryeministrit Sali Berisha, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle shkruan se klasa politike shqiptare është shumë afër plotësimit të implementimit të marrëveshjes politike të nëntorit 2011. Gjatë letrës, Fyle inkurajon klasën politike shqiptare që ta shfrytëzojë këtë periudhë për dialog politik konstruktiv dhe të kompletojë punën për plotësimin e 12 prioriteteve. “Mazhoranca dhe opozita kanë mundësinë për të ndërtuar nëpërmjet këtyre zhvillimeve dhe të përparojnë më tej në dialog politik konstruktiv. Ju si Kryeministër, jeni në pozicionin më të mirë për të inkurajuar këtë proces dhe për të promovuar gjithashtu progresin e Shqipërisë në perspektivën europiane”,- i shkruan Fyle-Berishës. Në letër, eurokomisioneri thekson se rënia dakord dhe votimi për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit në linjë me

standardet europiane është shumë i rëndësishëm. “Rënia dakord dhe votimi për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit do të jetë një hap krucial në drejtimin e duhur. Reformat ligjore janë faktor kyç për të lëvizur drejt rrugës së integrimit europian”,- shprehet Fyle.

TIRANË Fryma e Re Demokratike deri më tash është e bindur se nuk mund të ketë koalicion as me PD-në dhe as me PS-në. Një prej anëtarëve të grupit nismëtar të FRD-së, Aleksandër Biberaj deklaroi dje se partitë në fjalë përfaqësojnë “dy gjysmat e kalbura të klasës politike të tranzicionit që vjen nga komunizmi dhe ish-Sigurimi i Shtetit”. Megjithatë, Biberaj sqaron në një intervistë për gazetën “Mapo” se vendimi përfundimtar për koalicionet, taktikat dhe strategjitë që kjo forcë politike do të ndjekë në zgjedhjet e ardhshme, i takon vetëm Kuvendit të partisë që pritet të mblidhet në vjeshtë. Zoti Biberaj, kur pritet të jetë zyrtar angazhimi i zotit Topi në FRD, është folur madje edhe për një takim në funksion të këtij qëllimi mes z. Topi dhe drejtuesve të FRD-së brenda kësaj jave? Siç dihet tashmë, këtë javë do të ketë një takim ndërmjet z. Topi dhe drejtuesve të FRD-së për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet FRD-së dhe z.Topi. Po punojmë pa pushim, ndërkohë që duke filluar nga vjeshta, FRD do të ndezë motorët deri në përfundimin me sukses dhe në fitoren në zgjedhjet e vitit 2013. Ditët e fundit po përflitet shumë çështja e koalicioneve. Ka një ftesë të hapur nga zoti Rama, e përforcuar dje edhe nga deputeti i PSsë, Pandeli Majko, i cili në një intervistë televizive tha se për këtë çështje pritet që të ketë zhvillime politike në të ardhmen. A shihet si mundësi koalicioni me PS-në për të rrëzuar Berishën nga qeveria dhe për të shkuar tek rotacioni i 2013-ës, siç ka deklaruar edhe zoti Topi pas lënies së detyrës së Presidentit? Siç jemi shprehur, ne nuk bëjmë koalicion as me PS-në dhe as me PDnë, koalicioni ynë do të jetë me qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të ndryshojnë këtë realitet. Synimi ynë

është që të jemi forcë kryesore, forcë e rëndësishme vendimmarrëse në politikën shqiptare pas zgjedhjeve të vitit 2013, gjë që do të sjellë edhe rotacionin në qeverisjen e vendit. Me çfarë kushtesh mund të vijë një koalicion me njërën prej dy partive të mëdha? E përsëris që, nuk bëjmë koalicion as me PS-në dhe as me PD-në, pasi që të dyja përfaqësojnë dy gjysmat e kalbura të klasës politike të tranzicionit që vjen nga komunizmi, nga PPSH dhe ish-Sigurimi i Shtetit. Ndërkohë, parti të vogla të majta e të djathta shpesh janë shprehur për mundësinë e një poli të tretë në politikën shqiptare… A e sheh veten pjesë të këtij opsioni FRD? Është shumë shpejt për të folur për koalicione, për taktikat dhe strategjitë që do të ndjekë FRD-ja në zgjedhjet e vitit 2013, aq më tepër që do të jenë fo-

rumet e FRD-së që do të zgjidhen në vjeshtë, të cilat do të vendosin për koalicionet e mundshme, taktikat dhe strategjitë e fushatës së ardhshme elektorale. Ju jeni në fazën fillestare, atë të hapjes së degëve nëpër rrethe, megjithatë, a keni arritur të krijoni ndonjë perceptim për nivelin e mbështetjes që kjo parti ka në elektorat deri në këtë fazë ku jeni? Jemi totalisht të përqendruar në organizimin dhe po punojmë me qëllim shtrirjen e FRD-së në të gjithë territorin, nga niveli i qarkut, rrethit, bashkisë, komunave dhe deri në qendrat e votimit. Janë hapur shumë degë dhe po vazhdojmë me hapjen e degëve të reja. Jemi pritur shumë mirë dhe ka një perceptim shumë pozitiv për FRD-në, pasi qytetarët shqiptarë po shohin tek FRD-ja një shpresë të re, një besim të ri. Intervistoi: Nevila Perndoj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.